48
Pergatiti: A.Shtylla MES Te ardhurat nga skema e sigurimit te detyrueshem shoqeror 1.Te ardhurat nga semundjet, aksidentet ne pune dhe semundjet profesionale; 2.Te ardhurat nga sigurimi i papunesise.

Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Te ardhurat nga skema e sigurimit te detyrueshem shoqeror

1.Te ardhurat nga semundjet, aksidentet ne pune dhe semundjet

profesionale;2.Te ardhurat nga sigurimi i

papunesise.

Page 2: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Te ardhurat afatshkurtera

• Te ardhurat nga semundjet jane perfitime afatshkurtera te cilat rrjedhin prej degeve te sigurimit per:a.semundje;b.barrelindje;c.aksidente ne pune dhe semundje profesionale.

• Perfitimet nga deget e sigurimit te lartepermendura kane lidhje te perbashket me njera-tjetren per faktin se ato:a.jepen per periudha afatshkurtera; b.shoqerohen me nderprerje te punes per shkak te gjendjes shendetesore te te siguruarit.

Page 3: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Te ardhurat afatshkurtera-1

• Ne parim perfitimet afatshkurtera fillojne te paguhen ne momentin kur vertetohet nje situate e caktuar e gjendjes shendetesore te te siguruarit, e cila i krijon atij pamundesine per te punuar.

• Pamundesia per pune e te siguruarit eshte e lidhur me disa rrethana te cilat kushtezohen:a.nga lloji i punes qe kryen i siguruari;b.nga mosha e cila ai ka, si dhec. nga shkalla e rëndesës se gjendjes shendetesore te tij. (shembuj)

• Ne kete moment i siguruari nese ploteson kushtet e percaktuara ne ligj, kthehet ne perfitues te te ardhures per semundje, barrelindje, aksidente ne pune dhe semundje profesionale.

Page 4: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Te ardhurat afatshkurtera-2

• Nese individi ne perfundim te perfitimit te te ardhures per semundje nuk eshte ne gjendje te kthehet ne pune (sipas vleresimit te Komisionit Mjeksor te Caktimit te Aftesise per Pune-KMCAP), atehere ai do te vazhdoje te jete perfitues ne skemen e sigurimit te detyrueshm shoqeror, por me nje perfitim tjeter, me pension invaliditeti.

• Perfitimi i pensionit te invaliditetit do te vazhdoje per aq kohe sa individi te jete ne kushtet mjeksore per te marre kete perfitim. (Shembuj)

Page 5: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Kushtet e perfitimit per te ardhurat nga semundjet

• Personi i siguruar përfiton të ardhurat për sëmundje, kur vërtetohet me raport mjekësor se ai është përkohësisht i paaftë për të punuar dhe kjo paaftësi nuk është pasojë e një aksidenti në punë ose e një sëmundjeje profesionale.

• Personi i siguruar ka të drejtën e përfitimit të të ardhurave për sëmundje edhe brenda 30 ditëve kalendarike pas mbarimit të sigurimit të tij të detyrueshëm. Kjo nuk do të zbatohet nëse i punësuari është pushuar nga puna për akt kriminal, sipas vendimit të gjykatës. (Shembuj)

Page 6: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Periudha e perfitimit

• Periudha e përfitimit për paaftësi të përkohshme fillon në ditën e 15 të raportit mjekësor dhe do të zgjatë jo më shumë se 6 muaj nga data e fillimit të pagesës.

• Periudha e përfitimit mund të zgjatet përjashtimisht deri në 3 muaj të tjerë, në rast se komisioni i mjekëve ekspertë (KMCAP) provon që personi i siguruar do të shërohet në këtë periudhë dhe nuk do të deklarohet invalid.

• Periudha e përfitimit të paaftësisë së përkohshme nga sëmundja, për ata që marrin pension invaliditeti të pjesshëm, është deri në 3 muaj nga data e fillimit të pagesës. (shembuj)

Page 7: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Periudha dhe te ardhurat e perfitimit

• Periudha e përfitimit për punonjësit sezonalë dhe të përkohshëm, të cilët kanë qenë të punësuar të paktën 3 muaj në 12 muajt e fundit, është deri në 75 ditë.

• Të ardhurat në rastin e sëmundjes për periudhën deri në 14 ditët e para ose të kujdesjes së fëmijës në ngarkim paguhen nga punëdhënësi, sipas përcaktimit në Kodin e Punës dhe në kontratën e punësimit ose sipas marrëveshjes që ekziston me përfaqësuesit e punëtorëve (kontraten kolektive me sindikaten me te perfaqesuar), por jo më pak se pagesat e përcaktuara në këtë ligj.

Page 8: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Te ardhurat e perfitimit

• Të ardhurat për sëmundje janë 70 për qind të mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik, kur i siguruari ka deri në 10 vjet sigurim, dhe 80 për qind kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim. (Shembuj)

• Për periudhën që përfituesi është shtruar në spital, kur nuk ka njeri në ngarkim, të ardhurat për sëmundje janë 50 për qind të mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik.(Shembuj)

Page 9: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Të ardhurat për kompensim sëmundjeje, kur ndryshon vendi i punës ose redukton orarin e

punës• Personi i siguruar që për arsye shëndetësore, me

vendim të komisionit mjekësor kompetent, ndryshon vendin e punës, ka të drejtë të përfitojë nga sigurimet shoqërore kompensimin e të ardhurave.

• Shuma e të ardhurës që do të përfitohet për kompensim, është e barabartë me diferencën ndërmjet pagës së vendit të punës së mëparshme dhe pagës së vendit të punës së re. Ky kompensim nuk mund të jetë më shumë se 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik. (Shembuj)

• Periudha e përfitimit nuk duhet të kalojë 3 muaj gjatë një viti nga dita e fillimit të sëmundjes, për të cilën është ndryshuar vendi i punës.

Page 10: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Procedura e pajisjes me raport mjeksor

• I siguruari per te marre perfitimin e paaftesise se perkohshme ne pune duhet te paraqese raportin mjeksor, i cili leshohet nga mjeku i familjes ose nga mjeku specialist i institucionit ku ka kartelen i siguruari.

• Mjeku i institucionit ku ka kartelen i siguruari ka te drejte te jape nga 1 dite deri ne 14 dite pushim.

• Komisioni mjeksor ne baze te rekomandimit te mjekut ku ka kartelen personale i siguruari ka te drejte te leshoje raport mjeksor per paaftesi te perkohshme ne pune kur jane plotesuar 14 dite pushime.

Page 11: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Procedura e pajisjes me raport mjeksor-1

• Komisioni Mjeksor (KM) mund te zgjase kohen e pushimit me raport mjeksor per semundje te pergjithshme deri ne 6 muaj nga datat e fillimit te pageses.

• Ky Komision mund te zgjse perjashtimisht periudhen e perfitimit edhe 3 muaj te tjere ne rast se komisioni i mjekeve eksperte (KMCAP), provon qe personi i siguruar do te sherohet ne kete periudhe dhe nuk do te deklarohet invalid.

• Nese paaftesia e perkohshme ne pune eshte si pasoje e nje aksidenti ne pune apo semundje profesionale, provuar nga KM, raporti mund te zgjatet deri ne 12 muaj.

Page 12: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Procedura e pajisjes me raport mjeksor-2

• Nese i siguruari shtrohet per mjekim ne Institucionet Shendetesore Shteterore, raportet mjeksore leshohen nga mjeku qe e kuron dhe mjeku i repartit ne fund te cdo 15 diteshi.

• Mbas daljes nga institucioni, te siguruarit mund ti jepet pushim deri ne 15 dite. Nese mjeket kurues dhe shefi i klinikes mendojne se i siguruari ka nevoje per pushim me te gjate se 15 dite atehere keta se bashku me drejtorin e institucionit apo shefin e klinikes mund te japin deri ne 60 dite pushim njeheresh me raporte te vecanta.

Page 13: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Procedura e pajisjes me raport mjeksor-3

• Te drejten per tu pajisur me raport mjeksor per paaftesi te perkohshme ne pune, e ka edhe i siguruari i cili shtrohet dhe kurohet jashte shtetit me mjetet e tij financiare.

• Per keto raste ne baze te dokumentit mjeksor zyrtar te leshuar nga institucioni shendetesor me te cilin vertetohet shtrimi dhe qendrimi ne spital, drejtoria rajonale e shendetit publik dhe drejtoria rajonale e sigurimeve shoqerore, bejne urdherin per KM, i cili me prapaveprim leshon raportet mjeksore per paaftesi te perkohshme ne pune.

Page 14: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Procedura e pajisjes me raport mjeksor-4

• Nena qe ka femijen e semure ne shtepi nen moshen 7 vjec, i jepet raport per perkujdesje femije deri ne 14 dite, sipas percaktimit ne Kodin e Punes, ne kontraten e punesimit, ose ne kontraten kolektive.

Page 15: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Te ardhurat per barrelindje

• Në degën e sigurimit për barrëlindje paguhen:a) të ardhurat për barrëlindje;b) të ardhurat për kompensimin për barrëlindje, kur ndryshohet vendi i punës;c) shpërblimi për lindje fëmije.

Page 16: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

E ardhura per barrelindje

• E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga ky rregull rasti kur gjatë periudhës së përfitimit të barrëlindjes gruaja ka kushte për një përfitim të ri barrëlindjeje. (Shembull)

• Periudha e përfitimit është 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 35 ditësh para dhe 42 ditësh pas lindjes së fëmijës. Për gruan që do të ketë në barrë më shumë së një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 60 ditë para dhe 42 ditë pas lindjes së fëmijëve.

Page 17: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Masa e te ardhures per barrelindje

• E ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është:a. 80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik për përiudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes;b. 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik për përiudhën tjetër në vazhdim.

• E ardhura për barrëlindje për gratë ekonomikisht aktive është e barabartë me nivelin bazë të pensionit të pleqërisë.

Page 18: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Te drejtat e nenes biresuese dhe nenes biologjike

• Nëna që birëson fëmijën e moshës deri në 1 vjeç dhe që ka qenë e siguruar jo më pak së 12 muaj, ka të drejtë për lejen e paslindjes, e cila fillon ditën e birësimit, por jo më parë se mbas ditës se 42 të lindjes së fëmijës, dhe vazhdon jo më shumë se 330 ditë nga dita e lindjes së fëmijës. Minimumi i lejes për birësuesen është 28 ditë.

• Kur një fëmijë është birësuar gjatë lejes së lindjes, nëna që ka lindur, do të ketë një periudhë përfitimi deri në ditën e birësimit, por jo më pak se 42 ditë pas lindjes.

Page 19: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

E ardhura për kompensimin për shtatzënësi

• Gruaja e siguruar, që me vendim të komisionit mjekësor kompetent ndryshon vendin e punës për arësye shtatzënësie, ka të drejtë të përfitojë kompensim të ardhurash për pakësimin që pëson nga ndryshimi i vendit të punës. Ky kompensim jepet në rast se është derdhur kontribut për një kohë jo më pak se 12 muaj.

• Shuma e të ardhurave që do të përfitoje gruaja shtatzene për kompensim është e barabartë me diferencën ndërmjet pagesës së vendit të punës të mëparshëm dhe pagës së vendit të punës së re. Ky kompensim nuk mund të jetë më shumë së 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik.

Page 20: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Shpërblimi për lindje fëmije

• Shpërblim për lindje fëmije i paguhet një personi të siguruar, i cili është nëna ose babai i një fëmije që lind, më kusht që njëri prej tyre të ketë kontribut për një vit para lindjes së fëmijës. Shpërblimi do të bëhet i pagueshëm vetëm një herë dhe nëna do të ketë përparësi në përfitimin e pagesës, në rast së ajo është e siguruar.

• Shpërblimi për çdo fëmijë të lindur është një shumë e barabartë me 50% te pages minimale mujore.

Page 21: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Procedura e pajisjes me raport per barrelindjen

• Gruas ne lidhje me barren dhe lindjen e femijes i leshohet raport mjeksor per:-35 dite kalendarike para lindjes, nga mjeku gjinekolog ose nga mamia kur nuk ka mjek;-42 dite kalendarike qe fillojne diten qe lind femija, nga mjeku gjinekolog ose nga mamia kur nuk ka mjek. Keto dite raporti jepen njeheresh me raporte te vecanta 15 ditore.

Page 22: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Procedura e pajisjes me raport per barrelindjen-1

• Pas afatit 42 ditor raporti mjeksor leshohet nga mjeku i institucionit shendetesor ku ka kartelen personale femija. Ne keto raste jepen cdo muaj raporte te vecanta 15 diotre.

• Nese gruas i mbaron leja e barres, por akoma nuk ka lindur femijen, per ditet deri sa te linde i leshohet nje vertetim justifikues, ne baze te te cilit punedhesi i jep leje pa te drejte page.

• Nese gruas nga leja e barres i ngelen dite te paperdorura ajo nuk ka te drejte ti perdore pas lindjes.

• Nese gruaja lind femije te vdekur ose femija vdes sapo lind, ajo ka te drejte te marre raport pas lindjes 42 dite.(Shembuj)

Page 23: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Te ardhurat per sigurimin nga aksidentet ne pune dhe semundjet profesionale

• Personat e siguruar që vuajnë nga aksidenti në punë sëmundje profesionale, përfitojnë të drejtën e së ardhurës, pavarësisht nga vjetërsia në punë:a) për kujdes mjekësor shtesë dhe riaftësimi;b) në rast paaftësie;c) kompensim për dëme të arsyeshme;ç) në rast vdekjeje.

Page 24: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Aksidenti në punë dhe sëmundjet profesionale

• Perkufizimi i “aksidentit në punë” ose i lidhur me punën përcaktohet në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, nderkohe qe perkufizimi i “sëmundjes profesionale” përcaktohet nga Ministria e Shëndetësisë.

• “Aksident ne pune”, konsiderohet:a.çdo demtim trupor qe ka ndodhur gjate kryerjes se punes ose i lidhur me punen, si dhe b.çdo demtim tjeter i shendetit qe nuk rrjedh nga semundje te pergjithshme, por qe sjell paaftesi te perkohshme, invaliditet ose vdekje.

Page 25: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Aksidenti në punë dhe sëmundjet profesionale-1

• Aksidenti konsiderohet se ka ndodhur ne pune ose i lidhur me te kur:a.personi i siguruar demtohet gjate kryerjes se punes se zakonshme;b.personi i siguruar demtohet gjate kryerjes se nje pune tjeter pa urdher te punedhenesit, por ne interes te punes; c.personi i siguruar demtohet gjate kryerjes se nje pune tjeter, me porosi te punedhenesit;

Page 26: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Aksidenti në punë dhe sëmundjet profesionale-2

d.personi i siguruar demtohet gjate kohes se pushimit ne vendin e caktuar per pushim ose për venien ne rregull te makinerive, veglave, veshmbathjeve, para ose pas mbarimit te punes;e.personi i siguruar demtohet gjate rruges, ne linjen direkte, nga banesa e tij per te shkura ne pune dhe anasjelltas, si ne rastet kur transporti eshte I organizuar nga punedhenesi edhe kur ai eshte individual.

Page 27: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Dokumentacioni qe verteton aksidentin ne pune

• Aksidenti ne pune vertetohet me ane te procesverbalit, i cili mbahet ne vendin e ngjarjes dhe duhet te jete i firmosur detyrimisht nga ana e punedhenesit.

• Ne mungese te proceverbalit, aksidenti ne pune vertetohet edhe ne rruge gjyqesore.

• Me aksidentin ne pune barazohet edhe çdo demtim shendetesor qe rrjedh si pasoje e semundjes profesionale e cila vertetohet me raportin mjeksor.

Page 28: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Kujdesi mjekësor shtesë dhe riaftësimi

• Një person i siguruar që vuan nga një aksident në punë ose sëmundje profesionale, do të marrë kompensim shtesë ose ndonjë kualifikim - rikualifikim të nevojshëm për të rikthyer aftësinë e humbur, siç përcaktohet në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

• Sipas kesaj rregulloreje ne vendimin e KMCAP krahas percaktimit te perqindjes se humbjes se aftesise per pune, percaktohet edhe rruget qe duhen ndjekur, si dhe periudha e perfitimit te kompensimit dhe kualifikimit.

Page 29: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Të ardhurat në rast paaftësie

• I siguruari që për shkak të aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale humbet aftësinë për punë, përfiton:a) të ardhura për paaftësi të përkohshme;b) të ardhura për invaliditet të përhershëm;c) të ardhura për invaliditet të pjësshëm të përhershëm dheç) të ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël.

Page 30: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

E ardhura për paaftësi të përkohshme

• E ardhura për paaftësi të përkohshme, si pasojë e:a.një aksidenti në punë ose sëmundjeje profesionale, e provuar ngab.një komision mjekësh ekspertë kompetentë (KML) do të jetëc.e barabartë me 100 për qind të pagës mesatare ditore të 3 vjetëve të fundit, paguar për një periudhë përfitimi deri në 12 muaj.

Page 31: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

E ardhura për invaliditet te perhershem

• E ardhura për invaliditet të përhershëm në punë:a. që ka shkaktuar të paktën humbjen e 67 për qind të aftësisë për punë, e vërtetuar ngab.një komision mjekësor i caktimit të aftësisë për punë (KMCAP), ështëc.e barabartë me 80 për qind të pagës mesatare të 3 vjetëve të fundit të punës, por jo më pak se niveli minimal i standardit të jetesës që vendoset nga Këshilli i Ministrave.

Page 32: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

E ardhura për invaliditet të pjesshëm të përhershëm

• E ardhura për invaliditet të pjesshëm të përhershëm në punë:a.që ka shkaktuar të paktën humbjen e 33 për qind të aftësisë për punë, e b. vërtetuar nga KMCAP, është c.e barabartë me një pjesë të 80 për qindshit të pagës mesatare të 3 vjetëve të fundit, në varësi te shkalles se humbjes së aftësisë për punë, por jo më pak se 50 për qind te saj sipas percaktimit te dhene ne Rregulloren e Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

Page 33: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

E ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël

• E ardhura për paaftësi të përhershme:a.në masë të vogël e në më pak se 33 për qind, por më shumë se 10 për qind, eb.vërtetuar nga një KMCAP, është c.një shumë e menjehershme të hollash që jepet dhe caktohet në përputhje me rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

• Per masen 10% te humbjes se aftesise per pune, kjo shume eshte e barabarte me masen e nivelit baze.

Page 34: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

E ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël

• Per çdo perqindje te humbjes se aftesise per pune nga 10 deri ne 32 per qind, 1.mases se nivelit baze i shtohet nje e ardhur qe del nga shumezimi i kesaj mase me koeficientin 0.1, 2. ky koeficient rritet aq njesi sa eshte dhe rritja e perqindjes se humbjes se aftesise per pune, sipas nje tabele te miratuar nga ISSH.

Page 35: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Kompensimet për dëmtimet e arsyeshme

• Dëmtimi material që i ndodh personit të siguruar në lidhje me aksidentin në punë e sëmundje profesionale, do të kompensohet deri në fund sipas rregullores së Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

• Sipas kesaj rregulloreje kopja e procesverbalit te aksidentit se bashku me kerkesen e personit, dergohet ne degen e aksidenteve ne pune ne agjencine rajonale te sigurimeve shoqerore.

• Organet e sigurimeve shoqerore, ne baze te demtimeve te pershkruara ne proceverbalin e aksidentit, kompenson vleren e ketyre materialeve si:veshje, syze, proteza, ore, aparate degjimi, materiale te vlefshme per kryerjen e procesit te punes etj.

Page 36: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Të ardhurat në rast vdekjeje dhe pensioni familjar

• Personi që paguan shpenzimet e vdekjes të një personi të siguruar, që vdes si rezultat i një aksidenti në punë ose sëmundjeje profesionale, ripaguhet plotësisht në nivelet që përcaktohen nga rregullorja e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

• Kur një person i siguruar vdes, personat në ngarkim të tij dhe që kanë lidhje në një familje me të, kanë të drejtë për pension familjar me një shumë që varet nga numri i tyre.

• Personat që kanë të drejtë për pension familjar, janë sipas percaktimeve qe behen per pensionin familjar ne ligjin e sigurimeve shoqerore, pra bashkeshorti pasjetues, femijet dhe paraardhesit e te siguruarit nese ata plotesojne kushtet per kete pension.

Page 37: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Të ardhurat në rast vdekjeje dhe pensioni familjar

• Shuma e pensionit familjar është 50 për qind për personin e ve dhe 25 për qind për fëmijën jetim dhe prindin, nipin dhe mbesën, ose gjyshin dhe gjyshen, objekt i një shume të mbledhur deri në 100 për qind të pensionit të plotë që personi që vdiq merrte a që do të merrte.

• Fëmija jetim ka të drejtën për pension familjar, edhe nëse prindi që jeton është i punësuar ose ekonomikisht aktiv, ose merr një pension sipas të drejtës së tij. Në një rast të tillë pensioni total që i jepet fëmijëve jetim, nuk do të kalojë 50 për qind të pensionit që personi që vdiq merrte ose do të merrte.

Page 38: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

E ardhura e papunesise

• Personat e siguruar përfitojnë të ardhura papunësie, në rast se:

a.kane kontribuar ne sigurimin shoqeror per nje periudhe te pakten 12 mujore per cdo rast perfitimi. b.jane rregjistruar si punekerkues te papune prane zyres kompetente te punesimit;c.kane paraqitur kerkesen me shkrim dhe kane plotesuar dokumentacionin perkates brenda 60 diteve nga data e lindjes te se drejtes per t’i perfituar keto te ardhura. Perjashtim nga ky rregull bejne rastet kur personat e papune jane te semure dhe e vertetojne vonesen e kerkeses me raport mjeko-ligjor.

Page 39: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

E ardhura e papunesise-1

d.paraqiten ne zyren kompetente te punesimit nje here ne muaj, ose sa here qe thirren nga kjo zyre. Ne rast mosparaqitjeje, pa shkaqe objektive, humbasin te drejten e perfitimit te ketyre te ardhurave.e. pranojne te punesohen, kur u ofrohet pune e paguar dhe e pershtatshme nga zyra kompetente e punesimit. f.pranojne te kualifikohen ose te rikualifikohen, kur u ofrohet nga zyra kompetente e punesimit.

Page 40: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

E ardhura e papunesise-1

• Per te perfituar te ardhuren e papunesise personat nuk duhet te marrin përfitime të tjera nga ligji i sigurimeve shoqerore, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.

• Sigurimi i papunësisë mund të paguhet edhe në rastet e pjesëmarrjes në programet speciale publike shtetërore e lokale, më kusht që personi të mos marrë më shumë se paga minimale mujore.

• E ardhura nga papunësia eshte një shumë bazë që siguron të paktën një nivel jetese minimale, çdo vit e indeksuar me vendim të Këshillit të Ministrave, ne perputhje me llogaritjen e indeksit të çmimeve të mallrave të zgjedhura.

Page 41: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

E ardhura e papunesise-2

• Niveli bazë i te ardhures nga papunesia percaktohet cdo vit me Vendim te Këshillit te Ministrave.

• Përfituesit që kanë në ngarkim:a.fëmijë deri në moshën 18 vjeç, oseb.femije qe studiojnë ose janë të paaftë për punë deri në 25 vjeç,

përfitojnë një të ardhure shtesë familjare për çdo fëmijënë masën 5 për qind të të ardhurave nga papunësia, porjo më shumë se 30 për qind.

• Nese njëri nga prindërit është në marrëdhënie pune ose merr pension të plotë, shtesa reduktohet në masën 50 për qind.

Page 42: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Pagesa e te ardhures nga papunesia

• E ardhura e papunësisë paguhet deri në 12 muaj, sipas percaktimit te Vendimit te Keshillit te Ministrave.

• Sipas Vendimit te Keshillit te Ministrave e ardhura e papunesise, personave te cilet plotesojne kushtet e percaktuara u paguhet:a) per 12 muaj, kur ne momentin e lindjes se te drejtes per te perfituar te ardhuren nga papunesia, ata kane kontribuar ne sigurimin shoqeror per nje periudhe prej 12 muajsh, dhe nuk kane perfituar asnjehere te ardhure papunesie;b) per 10 muaj, kur ata kane perfituar me pare te ardhura nga papunesia per nje periudhe prej 12 muajsh, dhe aplikojne per ta perfituar ate per here te dyte brenda nje periudhe prej 24 muajsh nga perfundimi i perfitimit te pare;

Page 43: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Pagesa e te ardhures nga papunesia-1

c) per 8 muaj, kur ata kane perfituar me pare dy here te ardhuren nga papunesia, per periudha kohore respektivisht, per here te pare 12 muaj dhe here te dyte 10 muaj, dhe aplikojne per ta perfituar ate per here te trete brenda nje periudhe prej 24 muajsh nga perfundimi i perfitimit te dyte;

• Nese personat aplikojne per te ardhuren nga papunesia jashte periudhave te percaktuara ne germat “b” dhe “c” te siperpermendura, ata do te paguhen sipas germes “a” te mesiperme, pra per 12 muaj.(Shembuj)

Page 44: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Perfitimi i te ardhures nga papunesia ne periudha te nderprera

• Për personat që punësohen me ndërprerje gjatë periudhës 1 vjeçare të përfitimit të papunësisë, afati i saj mund të shtyhet deri në 2 vjet, por me kusht që gjithsej të mos përfitojnë më shumë së 365 ditë kalendarike.

• Personat që ndjekin kurset e kualifikimit dhe të rikualifikimit, përfitojnë pagesën e papunësisë gjatë gjithë kohës së zhvillimit të kurseve në rast se nuk paguhen për këtë periudhë, por jo më shumë se 6 muaj tej afatit 1 vjeçar të përfitimit të papunësisë. Këtë të drejtë e gëzojnë edhe të siguruarit gjatë kohës së përfitimit të barrëlindjes dhe të pensionit të plotë të invaliditetit.

Page 45: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Rregulla te vecanta per te ardhuren e papunesise

• Ne rastet kur eshte perfituar nje here pagese papunesie, afati prej 12 muajsh i derdhjeve te kontributeve per sigurimet shoqerore llogaritet qe nga momenti i perfundimit te pageses se fundit te te ardhures nga papunesia.

• Personi, i cili punesohet gjate perfitimit te te ardhures nga papunesia, eshte i detyruar te lajmeroje zyren kompetente te punesimit brenda 5 diteve. Nese personi nuk lajmeron brenda ketij afati, ai eshte i detyruar te ktheje shumen e te ardhurave qe ka perfituar gjate kesaj periudhe ne menyre te padrejte, ne kundershtim me aktet ligjore e nenligjore.

Page 46: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Rregulla te vecanta per te ardhuren e papunesise

• Personat te cilet vetepunesohen gjate perfitimit te te ardhures nga papunesia, me marrjen e licences nga organi kompetent, lajmerojne zyren kompetente te punesimit brenda 5 diteve, ne te kundert paguan shumen e te ardhurave nga papunesia qe ka perfituar gjate kesaj periudhe ne menyre te padrejte.

• Nje person qe perfiton te ardhura nga papunesia detyrohet te njoftoje brenda 5 diteve zyren kompetente te punesimit, kur:

a.ka ndryshime ne gjendjen familjare te tij;

Page 47: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Rregulla te vecanta per te ardhuren e papunesise

b.personat qe jane ne ngarkim te tij kane mbushur 18 vjeç, dhe ata qe studiojne apo jane te paafte per pune kane mbushur moshen 25 vjec,

c.kane ndryshuar kushtet e tjera te perfitimit te te ardhurave nga papunesia.

• Nese personi nuk ben deklarimin e mesiperm ai kthen shumen e te ardhurave nga papunesia qe ka perfituar gjate kesaj periudhe ne menyre te padrejte.

Page 48: Te Ardhurat Nga Skema e Sigurimit Te Detyrueshem

Pergatiti: A.Shtylla MES

Nderprerja e te ardhures nga papunesia

• Personat nuk perfitojne apo u nderpritet e ardhura nga papunesia, kur:

a.pa arsye nuk pranojne te ndjekin programe punesimi, me pagese te pershtatshme, te ofruara nga zyra kompetente e punesimit, per aq kohe sa zgjasin keto programe punesimi; b. refuzojne pa argumente te arsyeshme te marrin pjese ne kurse trajnimi e kualifikimi me pagese te ofruara nga zyra kompetente e punesimit, per aq kohe sa zgjat kursi i trajnimit.