59
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE Prishtinë Dr. sc. Nexhat Qehaja T E K N O L O GJ I A E M A T E R I A L E V E (Ligjerata pjesa e dytë) Prishtinë, 2009

TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

  • Upload
    others

  • View
    13

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE Prishtinë

Dr. sc. Nexhat Qehaja

T E K N O L O GJ I A E M A T E R I A L E V E (Ligjerata pjesa e dytë)

Prishtinë, 2009

Page 2: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

2

1.1 Hyrje Shkenca e materialeve i ka rrënjët në kohët e hershme njerëzimit. Përparimet

në shkencën e materialeve, njerëzimi i ka shënuar sipas emrit të materialeve kryesore të përdorura, si p.sh. epoka e gurit, bronzit, hekurit, bakrit, aluminit dhe atomit. Çdo përparim teknik i shkencës është e pa para mendueshëm pa përparime në prodhimin e materialeve të nevojshme për realizimin e arritjeve teknike. Bile, edhe artit është e kushtëzuar nga materialet të cilat artisti i shfrytëzon.

Shkenca e materialeve i studion materialet natyrore, ato të cilat njeriu i gjen në natyrë si dhe ato materiale që janë produkt i punës së njeriut, në mënyrë që të përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive dhe përvojave të fituara, materialet primare i përpunon në produkte sekondare, mallra të cilat i përdor për nevojat e tij ose të tjerëve, apo për qëllime të tregut.

Për progresin teknik bashkëkohor, është i nevojshëm zhvillimi i teknikës prodhuese dhe teknologjisë, ky zhvillim është kushtëzuar nga zhvillimi i shkencës së teknikës së prodhimit dhe të teknologjisë. Ngjashëm janë edhe rrugët e zhvillimit të mallrave që gjenden në treg e që mund të jenë tekniko-prodhuese dhe komercialo-ekonomike.

Në zhvillimin tekniko-teknologjik përfshihen këto aktivitete: - ideja e individit apo ekipit (novacioni, patenta, përvoja, njohuria), - identifikimi i nevojave të njerëzimit, ose tregut (hartimi i studimeve e të ngjashme), - dokumentacioni (koncepti, projekti ideor, projekti tekniko-teknologjike ose projekti prodhues), - prodhim (përgatitjen, kontrollin e prodhimit, kontrolli i cilësisë, paketimit, kontrolli i cilësisë së produkteve të përfunduara), - qarkullimi-manipulimi me material (magazinimit-deponimit, paketimit për transport, transportit, cilësia e transportit, ekspeditimi etj.), - tregtia (me shumicë apo pakicë), - përdorimi (reagimit të konsumatorit ndaj cilësisë, sasisë, stabilitetit, servisimit etj.), - analiza e informatave mbi produktin , të marra nga ana e konsumatorit (analiza e vërejtjeve ndaj produktit dhe nxjerrja e konkluzioneve në lidhje me nevojën për ndryshime teknike në prodhimin, qarkullim, në shitje dhe reklamim). Shihet se qarkullimi i materialit lidh prodhimin me tregtinë gjegjësisht

konsumatorët konsiderohet se qarkullimi i materialit është vazhdimësi e prodhimit, si pjesë integrale e tij, deri ne momentin që produktit nuk është pranuar, definitivisht nga ana e konsumatorëve.

Sipas një koncepti tani veç të braktisur, qarkullimi i materialeve i materialeve është shqyrtuar si shkencë komercialo-ekonomike, zakonisht nën emrin e ndërdisiplinore "njohuria e mallrave" ose "teknologjia e mallrave." Të parin libër mësimi për tregtarët i cili i përshkroi disa lloje të mallrave e shkroi arabi Ali al Dimishi në shekullin XI. Në shekullin e XVI, mbi njohuritë e mallrave ligjërohet në Universitetin e Padovës (Itali). Pas Luftës së dytë botërore, njohja e materialeve në komunikacion transformohet, kështu që, përveç njohurive tekniko-prodhuese, mbulon edhe fushën në lidhje me testimin e cilësisë së materialeve në komunikacion, i kushtohet më shumë vëmendje paketimit, sistematizimit, ruajtjes, si dhe vlerës përdoruese të materialit. Ndryshimet në cilësinë e mallit gjatë qarkullimit mund të

Page 3: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

3

jenë të rëndësishme,kështu që kohëve të fundit, përveç analizave sasiore (kuantitative), gjatë ekspeditimit i kushtohet vëmendje edhe analizave cilësore (kualitative) të materialit të transportuar.

Materialet në komunikacion si disiplinë shkencore mund të studiohen si: - materiale për teknikën e qarkullimit, - qarkullimi i materialeve dhe - mjetet për manipulim me material.

1.2. Materialet për tekniken e qarkullimit

Materialet për teknikën e qarkullimit, janë: çeliku, alumini, bakri, titan, magneziumi, dhe e legurat e tyre, druri, ngjitësit, tekstili, masat plastike, goma, izolatorët, përçuesit, gjysme përçuesit, materialet kompozite, si dhe shumë materiale të tjera, të cilat aplikohen në mjetet e qarkullimit modern. Përmirësimet e mëtejshme të vetive të këtyre materialeve ende vazhdojnë. Çdo ditë zbulohen materiale, më cilësore, me veti më të mira në eksploatim dhe konstruktim të për teknikën qarkulluese. Kështu, për shembull, ngjitja e elementeve strukturore të avionëve zvogëlon masën e fluturakes, dhe është vërtetuar se bashkimi me ngjitje ka përparësi në krahasim me gozhdimin, saldimin dhe mënyrat e tjera të bashkimit. Me ngjitje zvogëlohet masa e fluturakes rreth 15%, ndërsa çmimi më shumë se 20%.

Më herët si materiale për ndërtimin e avionëve përdoreshin tekstili dhe druri. Vetëm pas v. 192 . në konstruktimin e aeroplanëve filloi të aplikohet alumini, ndërsa pas viteve 1960 fillon aplikimi masiv i masave plastike.

Në vitet e fundit punohet shumë në materialet kompozite, të prodhuara nga masat plastike dhe fijet e karbonit. Ato e zvogëlojnë përdorimin e metaleve në konstruksionet e avionëve dhe sateliteve si që shihet në figurën. 1. Figura 1. Ndryshimet në pjesëmarrjen e materialeve në prodhimtarinë e mjeteve në komunikacion

Sipas vetive te qendrueshmerisë (afat-shërbimi) materialet konvenciale nuk i plotësojnë kërkesat e zhvillimit te mëtutjeshëm tekniko-teknologjik.

Në zhvillimin e materialeve te reja, ardhmërinë e tyre e presin: - teknologjia informatike dhe elektronika, - bioteknologjia dhe inxhinieria gjenetike si dhe - ekologjia, lëndet e para, energjetika, materialet për konsum të gjere të cilat

janë pasuri tokësore të kufizuara. Zhvillimi i tanishëm i hovshëm i materialeve te reja me veti të cilat i kërkon

konsumatori, vërtetohet, që materialet e reja më së shumti do të zhvillohen në lëmin e qeramikës, metaleve, plastikes dhe materialeve kompozite (tabela 1).

Teknologjia e prodhimit te super qeramikës gjegjësisht qeramikës se pastër zhvillohet në këto faza:

- prodhimi i oksidit pluhur të qeramikës sipas kërkesave, - presimi dhe sinterimi i pluhurit dhe - formësimi final i prodhimit te qeramikës. Për shkak të qëndrueshmërisë së madhe, shtalbesisë, fortësisë, rezistencës ndaj

korrozionit (ndryshkjes), konsumit (brejtjes) dhe temperaturave të larta, materialet e reja prej qeramike shfrytëzohen për prodhimin e pjesëve të motorit prej qeramike, përçuesve të dritës, instrumenteve etj.

Page 4: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

4

Materialet e reja te metaleve premtojnë shume përparësi ne krahasim me metalet konvencionale dhe lidhjet (legurat) e tyre. Kështu p.sh legura e fituar prej nikelit dhe titanit e mban në mend formën e saj, dhe aplikimi i saj pritet ne prodhimin e termometrave, motorëve termik, në stomatologji etj. Legurat e titan-manganit, lantanit-nikelit, magneziumit-nikelit ne rrjete kristalore mund të sigurojnë sasi të konsiderueshme të hidrogjenit, gjë që mundësojnë transport të sigurt, ruajtje dhe përdorim te hidrogjenit.

Qarkullimi i materialit është pjese e shkencës së materialeve, e cila përfshinë sjelljet e materialit, vetitë e tij, kualitetin dhe ndërrimet e kualitetit gjate transportit, paketimit për transport, deponimit, ambalazhimit, prishja dhe shkaqet e prishjes se materialeve në transport. Problemet ekologjike gjate transportit te materialit, që janë edhe teme e studimit në ketë libër. Pasi qe 90% e materialeve që gjinden ne transport si mall u nënshtrohen prishjes gjegjësisht ndryshimit të cilësisë nen ndikimin e kushteve të deponimit dhe transportit, me zgjedhjen e kushteve optimale të transportit te materialeve prej prodhimit deri te konsumatori dëmet do të mund te zvogëloheshin deri ne 70%.

Prodhimtaria masive e materialeve për treg ka shkaktuar rritjen e dëmit të qarkullimit të mallit ndërsa kushtet e transportit te mallit deri me sot nuk janë hulumtuar sa duhet (gjithmonë i mbetet dikujt diçka), çka dukshëm ndikon në këmbimin ndërkombëtare të të mirave materiale. Mosnjohja e natyrës se materialeve që futen në qarkullimin mund të sjelle deri te prishja dhe rënia e kualitetit e disa raste deri te humbja e vlerës përdoruese, gjë që i shkakton dëm prodhuesit dhe organizatave transportuese. Në mënyre që ti iket ndërrimit të kualitetit gjatë transportit janë hartuar standardet ndërkombëtare dhe nacionale dhe kushtet teknike me të cilat rregullohen kushtet e transportit të materialeve.

Ambalazhimi dhe paketimi i materialeve për transport e kanë rëndësinë vendimtare për ruajtjen e kualitetit. Funksionet e paketimit dhe ambalazhimit në transport dhe tregti janë të shumëfishta. Prej paketimit kërkohet që ti sigurojë konsumatorit kualitetin fillestare, që të mundësoje qëndrim sa më të gjatë, si dhe mbyllje te paketës (paketimi) pa dëmtim të materialit duke garantuar edhe sasinë e prodhimit. Mënyra e paketimit varet edhe nga natyra, e metodës dhe mënyrës së transportit gjegjësisht porositjes, si dhe kërkesës së tregut. Zgjedhja e materialit ambalazhues gjithashtu është e kushtëzuar në natyrën e mallit, pasi qe ambalazhi dhe paketimi konsiderohen si pjesë përbërëse të procesit teknologjik, atëherë nuk mund qarte të vendoset kufiri në mes transportit të materialit dhe teknologjisë se prodhimit. Në kuptim tekniko-teknologjik transporti i materialeve mund te jetë i brendshëm dhe i jashtëm.

Transporti i brendshëm, është i definuar me qarkullimin e materialit në procesin prodhues, prej lëndës së parë deri te prodhimi i gatshëm, ndërsa i jashtmi prej depos së prodhuesit deri te depoja e harxhuesit ose konsumatorit.

Shembulli i transportit te brendshëm te materialit është treguar ne fig. 3., ndërsa në fig .4., është dhëne diagram i lëvizjes se materialit prej reparti ne repart duke e nënvizuar gjatësinë e rrugës dhe sasinë e materialit.

1.4 Mjetet për manipulim me material

Mjetet për manipulim me material mundësojnë qarkullimin më të shpejtë dhe më të mirë, produktivitet më të madh në qarkullimin e materialeve. Ndahen në mjetet për bartjen e materialit (pajisjet) për manipulim me dorë, pajisje me lëvizje me motorë

Page 5: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

5

dhe transport si dhe mjetet për transportin rrugorë, hekurudhorë, detarë, ajrorë dhe kozmik. Pasi që natyra e materialeve është specifike edhe gjatë manipulimit, transportit kërkohen kushte specifike për arsye te ruajtjes se kualitetit te materialit dhe konsumit te tij. 2.0 Rëndësia e njohjes së natyrës të materialeve dhe komunikacionit 2.1 Hyrje

Vlera e materialit bazohet në vlerat e lëndëve të para të përdorura dhe punës së harxhuar për prodhimin e tyre, që llogaritet si punë shoqërore e pranuar. Vlera shfrytëzuese e materialit është e përcaktuar ekskluzivisht me vetitë dhe natyrën e materialit.

Materiali i cili e humb vlerën shfrytëzuese mbetet pa vlerë. Për ruajtjen e vlerës shfrytëzuese të materialit gjatë transportit, rendësi të madhe ka njohja e natyrës se tij. Kjo do të thotë që përveç njohurive teknologjike, të nevojshme për prodhim, është e domosdoshme dhe e rëndësishme edhe e njohja e përbërjes dhe vetive të materialit. Dihet që vetitë e materialit kushtëzohen nga përbërja kimike e tij. Prej te gjitha vetive, sa i përket transportit rendësi më të madhe ka ndjeshmëria.

Në princip, ndjeshmëria e ndonjë materiali si mall në transport duhet t’u përshtatet shkallës se ndikimeve të jashtme dhe qëndrueshmërisë se tij gjatë transportit dhe kohës së përdorimit. Kjo d.m.th që materiali duhet te jete i qëndrueshëm, i rezistueshëm prej ndikimeve të jashtme. Zvogëlimi i intensitetit te ndikimeve të jashtme në material gjatë transportit arrihet me paketim dhe ambalazhim, si dhe me përshtatjen e kushteve tjera te transportit, përdorimit dhe manipulimit.

Materialet ne transport mund të jenë të ndjeshëm ne forcat mekanike, lagështi dhe ujë, oksigjen, korrozion (ndryshk), pa-pastërti, e cila ndjeshmëri paraqitet përmes ndërrimit të erës dhe shijes si dhe ndërrimit te pamjes. Njohja e ndjeshmërisë së materialit është bërë veçanërisht e rëndësishme me aplikimin ‘’tranzitikes’’ (transitique) në prodhim dhe në transport.

Tranzitika mundëson që makina të punoj pesë herë më shumë, me më pak punëtorë, me sasi dhe cilësi më të lartë. Në ditët e sotme tranzitika (bartja e materialit) është bërë një tërësi e industrisë prodhuese, si grup i operacioneve të automatizuara.

Operacionet e automatizuara për bartjen e materialit e përfshijnë zhvendosjen e lëndëve të para në depo, zhvendosjen e pjesëve të gatshme në depo si dhe përcjelljen automatike te ndryshimeve te vetive te materialit ne prodhim dhe ne transport.

Me tranzitikën zvogëlohen rezervat e tepërta në depot e lëndëve të para dhe prodhimeve të gatshme, eliminohen ‘’fytet e ngushta’’ në prodhim dhe transport, zvogëlohet numri i prodhimeve me gabime, ndërsa kontrolli i cilësisë rritet deri ne maksimum.

Në përgjithësi : mjetet e prodhimit + tranzitika + informatika asgjë nuk i lihet rastit te harresës njerëzore.

Tranzitika bashkëkohore në transport te materialeve merr parasysh ndjeshmërinë e tyre gjatë bartjes prej prodhuesit deri te harxhuesi duke marrë parasysh të gjitha fazat e manipulimit.

Page 6: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

6

2.2 Rëndësia e njohjes së natyrës se materialeve dhe transportit

Zhvillimi tekniko-teknologjik në 20 vitet e fundit ka kushtëzuar ndryshime te domosdoshme te procesit teknologjik ne prodhim dhe transport. Qëllimi i këtyre ndryshimeve në teknologjinë e transportit-integral te proceseve brenda dhe ndërmjet formave te proceseve që i përfshijnë te gjitha proceset prodhuese, prodhuese-harxhuese dhe proceset tranzitike. Natyra e materialeve të cilat vihen në transport dukshëm ndikon në teknologjinë transportuese. Zgjedhja e teknologjisë transportuese është e kushtëzuar nga forma e materialit dhe stabilitetit te tij gjate transportit.

Të tri gjendjet agregate te materialit si forma fillestare ne transport nuk janë të mjaftueshme për definimin e materialeve që kanë të bëjnë me tranzitiken, për ketë arsye sipas stabilitetit hapësinore të formës dallojmë:

- materialet pa formë, - materialet pluhur, - materialet në formë pastash dhe - materialet me formë të qëndrueshme.

Materialet pa formë janë: gazrat nën presionin atmosferik, gazrat e komprimuar, lëngjet dhe disa sisteme dyfazore. Ne grupin e sistemeve dyfazore p.sh bëjnë pjese : tretjet e gazrave nen presion normal dhe mbi presion, emulsionet si dhe suspensionet. Një veti e ndryshme e gazrave është se nën presion normal dhe nën presion të rritur e plotësojnë tërë hapësirën e cila me komprimim mund të zvogëlohet. Me shtypjen dhe ftohjen nën temperaturën kritike (temperatura mbi të cilën një gaz me shtypje nuk mund të kthehet në gjendje te lënget). Gazrat kthehen ne gjendje agregate te lënget. Për presionin (shtypjen, vëllimin dhe temperature te gazrat ekziston lidhshmëria e përshkruar me relacionet e reduktuara të Berthele-it:

pVm = RT ose pV = nRT

ku janë, p – presioni (ose forca në njësinë e sipërfaqes), Vm – vëllimi molar (vëllimi për njësi të sasisë së materies), R – konstantja e gazrave ( 8,314 JK-1 mol-1, n – numri i moleve të gazrave, T – temperatura termodinamike.

Me ekuacionin e gjendjes së gazrave (J. D Vander Vals) në vitin 1873 lehtë mund të llogaritet presioni i gazrave në enët transportuese gjatë deponimit ose transportit të tyre. Lëngjet, gazrat dhe tretjet e gazrave marrin formën e enës në të cilën ndodhen ato. Mirëpo, lëngjet me komprimim (shtypje) nuk e ndërrojnë vëllimin ndërsa sipërfaqja e lëngut në enë gjithmonë e ruan pozitën horizontale.

Materialet në formë pluhuri janë granulat, kokrrizat etj. Gjithashtu e marrin formën e enës në të cilën ndodhen. Për ndryshim nga lëngjet nuk e marrin pozitën horizontale nën veprimin e forcës së gravitetit mirëpo kundrejt horizontales e marrim një kënd të ashtuquajtur këndi i derdhjes si në figurën 7.

Rezultat i kësaj do të jetë kotangjenti i këndit alfa i cili mbyllet me horizontalen dhe tehun (gjeneratrisa e konit) të materialit i cili formohet kur materiali në mënyre standard zbrazet në pllakën horizontale me sipërfaqe të caktuar. Sa më i madh të jetë kotangjenti i këndit zbrazja mund të jetë m% e mirë dhe e kundërta. Rezultatet e fituara përpunohen në mënyre statistikore dhe janë të besueshme. Matjet bëhen në temperaturë 20 oC dhe 65 % të lagështisë relative sipas barazimit:

Page 7: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

7

mmh

mmctg

50=α

Vetia e zbrazjes, si karakteristike reologjike ka rëndësi të madhe nga aspekti

prodhimit, transportit, deponimit dhe aplikimit. Është normale që në zbrazjen e këtyre materialeve të ndikoj edhe përbërja granulo-metrike dhe vetitë tjera kimiko-fizike.

Ne ‘’tranzitiken’’ e materialeve granulore ndikon edhe masa zbrazese. Ky është raporti i masës dhe vëllimit. Ky raport varet nga madhësia dhe forma e grimcave, at’hezioni në mes grimcave, shpërndarjes dimensionale të grimcave dhe dendësisë së fazës së ngurtë, me vibrimin dhe dridhjen gjatë transportit të materialeve granulore hapësira në mes grimcave zvogëlohet, masa ngjeshëse rritet ndërsa vëllimi bëhet gjithnjë e me i vogël.

Materialet në formë paste janë yndyrat, kremrat e ndryshme, shkumat etj. Këto materiale ne ndikimin e forcës më të madhe se forca e gravitacionit mund te rrjedhin. Kanë formë të qëndrueshme më të madhe se lëngjet dhe materialet granulore. Këto materiale janë kryesisht sisteme dispersive të përbëra nga faza dispersive e ngurtë, më së shpeshti pluhuri dhe fazes dispersive të pandërprerë rrjedhëse si mjet disperzioni. Shkumat janë sisteme dispersive të cilat i kanë të kyçur edhe fazën dispersive të gaztë.

Në ‘’Tranzitikën’’ e lëngjeve dhe materialeve në formë pastash rendësi të madhe ka vetia rrjedhëse e cila shprehet si viskozitet. Viskoziteti si veti e materiale nuk varet nga presioni derisa vetia e rrjedhjes së materialit në formë paste varet nga presioni. Fërkimi i brendshëm në mes grimcave i shprehur si viskozitet, mund te shprehet si:

- viskoziteti dinamik (absolut) njësia (Pa s) - viskoziteti kinematik njësia (m2/s) - viskoziteti relativ i shprehur në shkallë të Engler-it (°E ), në sekonda të Redwood-it (Rs_ dhe sekonda të Saybolt-it (Ss).

Rrjedhja e lëngjeve ideale është e përshkruar me barazimin:

t = hD

ku janë: t – sforcimi në rrëshqitje,

h – koeficienti i proporcianalitetit dhe D – shpejtësia e rrëshqitjes.

Sforcimi në rrëshqitje definohet si:

errëshqitëssipërfaqe

errëshqitësforca=τ ; Pa

m

N=

2

Shpejtësia rrëshqitëse D mund të shpjegohet me modelin e dy ‘’pllakave’’

gjatë së cilës pllaka e sipërme zhvendoset në kahjen e sforcimit t derisa pllaka e poshtme është e përforcuar ne dysheme si në figurën 8.

Shpejtësia rrëshqitëse D definohet sipas barazimit:

y

dvD = ose )s(

s

Vmax 1−

Page 8: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

8

ku janë : V – shpejtësia e pllakës së sipërme (cm/s), y – distanca në mes pllakave (cm).

Koeficienti i proporcionalitetit gjegjësisht viskoziteti dinamik është dhëne me shprehjen:

sPasm

N;

D

vh ==

2

Newtoni- ka supozuar që koeficienti i proporcionalitetit në mes të sforcimit dhe shpejtësisë ishte dashtë me qenë konstant për të gjitha llojet e lëngjeve mirëpo në praktikë kjo vlen vetëm për ujin dhe vajrat minerale ‘’lëngje ideale’’ gjegjësisht ‘’lëngjet e Njutonit’’ (që shihet në figurën nr. 9). Më shumë se 90% e lëngjeve nuk sillen sipas ligjit të Newton-it.

Në viskozitetin dinamik ndikojnë 5 parametra:lloji i lëngut, temperatura, shtypja (presioni), shpejtësia dhe koha e rrëshqitjes.

Në praktikë, gjatë përcaktimit te viskozitetit dinamik, nevojitet që 4 parametra të jenë konstante gjatë zhvillimit te përcaktimit laboratorik të viskozitetit.

Mbushja dhe zbrazja e lëngjeve në “tranzitikë” ka rendësi të madhe. Përveç natyrës së lëngut gjatë manipulimit me te, duhet të merret parasysh edhe sezoni vjetor (temperatura), lloji dhe kualiteti i pompës me të cilën punohet gjate mbushjes dhe zbrazjes se substancave të lëngshme si dhe faktorë të tjerë të përmendur më herët.

Në praktiken transportuese. gjithnjë e më tepër shfrytëzohet viskoziteti kinematik dhe relativ, të cilët në mes veti mund të përllogariten. Viskoziteti bie me rritjen e temperaturës, ndërsa rritet me rritjen e presionit dhe dendësisë.

Viskoziteti dinamik përcaktohet me viskozimetrin sipas Ostwald – it, viskoziteti kinematik me viskozimetrin me kapilar qelqi sipas Vogel – Ossg-ut, ndërsa viskoziteti relativ me viskozimetër sipas Engler-it, Redwood–it dhe Saybolt-it. Në kohën më të re në përdorim është edhe viskozimetri rrotullues i paraqitur ne figurën 10.

Viskoziteti kinematik matet me viskozimetrin sipas Ostwald-it të tregur në figurën 11, duke matur kohën e rrjedhjes (në sekonda) sasinë e caktuar të materies (substancës) në temperaturë të caktuar. p.sh shkala e Engler-it për viskozitet fitohet ashtu që koha e rrjedhjes se 200 ml substance në 20 oC, pjestohet me kohën e rrjedhjes se 200 ml ujë prane temperatures se njejte 20 0C.

Edhe një veti e rëndësishme e materialeve formë paste për “tranzitiken” është pika e rrjedhjes (pikjes), plasticiteti, penetrimi (depërtimi, zhbirimi) dhe separimi (ndarja) gjatë dispersionit (trejtes koloidale) dhe emulsionit.

Pika e rrjedhjes tregon qëndrueshmërinë (rezistencën) e materialeve në formë pastash në temperatura të rritura.

Plasticiteti është karakteristikë e materialeve me viskozitet të ulët dhe shprehet nëpërmjet matjes së forcës së prerjes në plastometrin e treguar në figurën 12.

Penetrimi është veti e materialeve në formë pastash e cila tregon konsistencën (njëtrajtshmërinë)-qëndrueshmerinë. Matet me penetrometrin standard të treguar në figurën 13.

Pasta jomogjenizuese vendoset në një temperaturë konstante 25 oC. Me rënie të lirë lëshohet konusi në pastë dhe ndarjen e instrumentit matet thellësia e depërtimit.

Materiale me formë stabile karaterizohen nga një stabilitet të lartë ndaj ndërrimit të formës dhe volumit. Këto materiale mund të jenë tridimensionale, dydimensionale dhe lineare. Është vështirë të vihet kufiri në mes të materialeve granulore me kokrra të mëdha dhe materialeve me formë të qëndrueshme (stabile).

Page 9: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

9

2.4. Rëndësia e njohjes së vetive fiziko-kimike të materialeve në komunikacion

Është e njohur që me shtypjen e gazrave vjen deri te kondensimi i tyre. Gazrat

mund të kondensojnë nën veprimin e presionit të lartë dhe temperaturës mjaft të ulët. Në këto kushte molekulat afrohen në mes veti, e në mes tyre fillojnë të veprojnë forcat tërheqëse të njohur si forcat e Van der Walas-it. Kështu psh. Uji kondenson në temperaturën 100 oC gjatë shtypjes prej 1 bari. Procesi i kundërt me kondensimin është avullimi. Temperatura mbi të cilën një gaz nuk mund të shndërrohet në gjendje të lëngët pa marrë parasysh madhësinë e presionit që vepron mbi te, quhet temperaturë kritike, Tk. Presioni kritik, Pk është ai presion që ushtrohet mbi ndonjë lëng, gjatë një temperature kritike për ta shndërruar atë në gjendje të lëngët.

Kur një lëng avullon, gazrat mbi sipërfaqen e substancës krijojnë presion, i cili duhet të jetë më i madh se presioni jashtë enës. Nëse ndodh e kundërta, atëherë vjen deri te kondensimi. Kur një lëng avullohet (vlon) ose kur avullon (sublimon) ndonjë substancë e ngurtë, atëherë gazrat mbi substancë bëjnë presion mbi te, i cili mund të matet si presion i avullit. Ky presion matet sipas metodës së Reid-it në të ashtuquajturin aparat të Reid-it, i cili varet nga përbërja kimike e substancës, presionit të jashtëm si dhe nga temperatura. Ky është parametër me rëndësi në “tranzitikë”, pasi që me njohjen e kësaj madhësie mund të parashihen humbjet “kalo”, gjegjësisht saktësisht të flasim për evaporimin p.sh. të lëndëve djegëse të lëngëta gjatë distribuimit të tyre.

Gjithashtu, është e njohur se molekulat e gazrave nuk kanë shpërndarje të rregullt, ndërsa te lëngjet mund të flasim për një rregullshmëri të “shkallës së ulët”. Me uljen e temperaturës së lëngjeve, vie deri te rritja e forcave tërheqëse të molekulave mes veti, për këtë arsye thuhet se materiet e ngurta kanë strukturë të rregullt. Nëse kjo strukturë e rregullt përsëritet në tërë masën e substancës së ngurtë, atëherë bëhet fjalë për kristalin gjegj. ndërtimin kristalor të substancave ( kristal=akull i tejdukshëm). Shumë substanca ne kristalet e tyre përbejnë te ashtuquajturin ujë kristalor, i cili nën kushte të caktuara lirohet prej kristalit (materialit), në ketë rast bëhet fjalë për ajrosjen (efloreshencën). Ato materie të ngurta të cilat e thithin ujin janë te njohura si higroskopike (materialet delikvescente).

Higroskopia rritet me rritjen e presionit të ajrit në ajrin e rrethinës. Materialet higroskopike shfrytëzohen për tharjen si desikatorë, posaçërisht për ruajtjen e materialeve nga lagështia në ‘’tranzitikë’’.

Vetia e tretjes së substancave në ujë edhe tretës të tjerë është si pasoje e ndërtimit kimik të materialeve. Tretja është një përzierje homogjene e materieve të tretura në përzierjen e tretësve ose në tretësin. Sasia e materies së tretur në sasi të caktuar të tretësit njihet si tretshmëri.

Tretshmëria varet prej temperaturës, me rritjen e temperaturës edhe ajo rritet. Gjate tretjes së materies harxhohet energji – nxehtësia e tretjes. Tretjet gjithherë kanë temperaturë të ngrirjes më të ulët, temperaturë të vlimit më të lartë dhe dendshmëri edhe më të lartë se tretësi, që është e rëndësishme të dihet gjatë përcaktimit të kushteve të transportit të tretjes. Në praktikë i hasim këto tipe të tretjes :

- tretja e gazit në gaz (p.sh. propan-butan), - tretja e gazit në lëngje (p.sh. dyoksidi i karbonit në ujë), - tretja e gazit në materien e ngurtë (p.sh. hidrogjeni në legura), - tretja e lëngut në lëng (p.sh. etanoli në ujë), - tretja e substancës së ngurtë në lëng (p.sh. sheqeri në ujë), - tretja e substancës së ngurtë në masën e ngurtë (p.sh. legurat, lidhjet e ngurta).

Page 10: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

10

Koncentrimi i substancës së tretur në tretës shprehet në disa mënyra: - përqindja peshore (p.sh. numri i gramëve të masës tretëse në 100 gram tretje), - përqindja vëllimore ( p.sh. numri i mililitrave të masës së tretur në 100 ml tretje), - koncentrimi molar (numri i moleve të masës së tretur në litra të tretjes), - koncentrimi normal (numri i gram ekuivalenteve të masës së tretur në litra të tretjes).

3. Ndarja e materialeve ne komunikacion

3.1 Hyrje

Qarkullimi i materialeve duke marrë parasysh natyrën dhe vetitë e tyre është mjaft kompleks, ndërsa ndarja varet prej shumë faktorëve. Sot vlerësohet se ka shumë materiale të ndryshme me veti specifikime të cilat kërkojnë trajtim special gjatë përpunimit dhe transportit vështrimi mbi ndarjen e materialeve është i ndryshëm nga aspekti i prodhuesit, konsumuesit, në ‘’Tranzitikë’’ ose ekonomikë. Në përgjithësi, në praktikë dominojnë këto lloj ndarje :

- ndarja e materialeve sipas manipulimit, - ndarja sipas shkalles se përpunimit, - ndarja e materialit sipas vetive, - ndarja e materialit sipas vlerës dhe - ndarja e materialit sipas cilësisë.

3.2 Ndarja e materialit sipas manipulimit (përdorimit)

Nevoja për ‘’tranzitikën’’ e materialeve ekziston në të gjitha fushat njerëzore, gjatë të cilave materialit nuk i ndërron vlera dhe forma.

Sipas aspektit të manipulimit mund të bëhet fjale për: - dokumentet, - materialet granulore, - lëngjet, - gazrat, - materialet mekanike (me copa), - paketimi, - deponimi dhe - transporti i jashtëm.

Manipulimi dhe dokumente, letra me vlerë dhe me para, atje ku kërkohen shpejtësia dhe saktësia nevojitet të përdoret teknikë e posaçme siç është posta pneumatike, ashensorët, shiritat lëvizës, pajisjet elektronike etj.

Manipulimi me materialet granulore në kohet e fundit ka evoluar teknikisht dhe teknoligjikisht, evolucioni, ndërrimi i natyrës kështu që kur është e nevojshme sasi e madhe e materialeve granulore, shfrytëzohen pajisje pneumatike.

Materialet granulore të paketuara në ambalazh adekuat hyjnë në grupin e materialeve mekanike (copa), gazrat, lëngjet dhe materialet granulore të ngurta nga aspekti i ‘’tranzitikes’’ hyjnë në të njëjtin grup .

Page 11: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

11

Materialet mekanike manipulohen copë për copë, gjatë kësaj duhet të kihet parasysh ndjeshmëria e materialit, i cili mund të jetë i paketuar ose pa paketuar, nëse ndjeshmëria në kushtet e ‘’tranzitikës’’ është e pa rëndësishme. Pajisjet për manipulim të këtyre materialeve në 30 vitet e fundit kanë pasur një zhvillim të hovshëm në suazat e transportit të integruar. Sa më shumë copa, gjegjësisht sa më e madhe të jetë masa e materialit që zhvendoset për një kohë të caktuar me një kalim, atëherë do të arrihet një efikasitet më i madh dhe çmim më i lirë i qarkullimit si është treguar në figurën 15.

Paketimi është një operacion teknologjik cili paraqitet si pjesë përbërëse e prodhimit. Qëllimi i paketimit është mbrojtja e prodhimit gjatë deponimit, ngarkimit, transportit dhe shkarkimit, deri te konsumatori fundit. Në zgjedhjen e materialit për paketim (ambalazh) ndikon natyra e mallit e cila paketohet dhe mjetet transportuese që do të shfrytëzohen në “tranzitikë”.

Deponimi në ‘’tranzitikë’’ përfshinë operacionet e shkarkimit, pranimit, harmonizimin me mirëmbajtjen e materialit sipas kushteve të kërkuara deri te përcjellja e materialit te prodhuesi ose te konsumatori i jashtëm.

3.3. Ndarja e materialeve në bazë të shkalles së përpunimit

Sipas shkalles së përpunimit materialet në industri ndahen: - lëndët e para, - gjysmë prodhimet dhe - prodhimet finale.

Lëndët e para janë materiale të cilat në teknologji gjegjësisht prodhimtari paraqesin materiale fillestare. Në përgjithësi lëndët e para janë materiale në të cilat nuk është kryer ndonjë punë në suazat e industrisë përpunuese.

Prandaj ato janë prodhime të fituara nga eksploatimi i pasurive natyrore siç janë :

- prodhimet nga eksploatimi i pyjeve (shfrytëzimi i pyjeve), - prodhimet bujqësore, - prodhimet e xehetarisë, - prodhimet e peshkatarisë, - kripa e detit, - uji i ujësjellësit etj.

D.m.th me lëndën e parë nuk nënkuptohet materiali në të cilin nuk është bërë asnjë lloj pune. Pasi që xehet dhe mineralet në tokë, ajri, uji dhe bimët në të cilat njeriu nuk ka investuar asnjë lloj pune nuk mund të konsiderohen si lëndë të para. Ato janë potenciale burimore të lëndëve të para. Prej kësaj mund të konstatojmë se çdo lëndë e parë është lëndë pune por çdo lëndë pune nuk është lëndë e parë.

Gjysmë prodhimet ose mes fazat paraqesin gjendjen e materialit e cila ndodhet në mes proceseve të veçanta teknologjike. Të gjitha format e lëndëve punuese të cilat rrjedhin në procesin e prodhimit prej lëndës së parë deri te prodhimi i gatshëm mund të konsiderohet si gjysmë prodhime. Është e rëndësishme të ceket se gjysmë prodhimet paraqesin materialin reprodukues (reproduktiv). Karakteri ekonomik – komercial i gjysmë prodhimit e përcakton se një material i përpunuar a do të konsiderohet si lëndë e parë, gjysmë prodhim ose i gatshëm. Prodhimet e gatshme janë ato materiale në të cilat nuk ka nevojë të bëhet përpunimi i mëtutjeshëm.

Page 12: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

12

Prodhimet finale ndahen në: - mjetet e punës dhe - mjetet për konsum personal.

Në sasinë dhe cilësinë e prodhimeve të gatshme ndikim më vendimtarë kanë veglat dhe pajisjet me të cilat ato prodhohen. Mjetet e punës në prodhim dhe ‘’tranzitikë’’ kanë pësuar një zhvillim të vërtetë pas luftës së dytë botërore. Ky zhvillim ka shkaktuar edhe revolucionin e tretë teknologjik i cili është në zhvillimin e sipër. Një zhvillimi i hovshëm teknologjik i mjeteve të punës ka kushtëzuar një kërcim të përnjëhershëm në prodhim të mjeteve.

Ky zhvillim ka lansuar në prodhim dhe aplikimin (përdorimin) e materialeve të cilat nuk kanë ekzistuar në natyrë, në bazë të kësaj materialet mund të ndahen në:

- prodhime natyrore, - prodhime artificiale ose artistike dhe - prodhime sintetike.

Në prodhimet natyrore të fituara nga burimet natyrore të cilat nuk i nënshtrohen asnjë përpunimi teknologjike, bëjnë pjesë prodhimet e xehetarisë, bujqësisë, pylltarisë, gjuetisë, peshkatarisë.

Prodhimet artificiale ose artistike janë prodhime të industrisë përpunuese dhe veprimtarive tjera, të cilat fitohen nga prodhimet natyrore gjegjësisht lëndët e para pa ndryshime të dukshme kimike në përbërjen e tyre Përbëja kimike e tyre është e përafërt me përbërjen kimike të materialeve natyrale prej të cilave rrjedhin ato. Materialet artificiale fitohen kryesisht me veprimin e procese kimiko-fizike dhe fiziko-mekanike në materialet natyrore dhe materie të tjera riprodhuese.

Prodhimet sintetike gjegjësisht materialet sintetike formohen me sinteza kimike gjatë së cilës përbërja kimike, struktura dhe vetitë e materialit të fituar dukshëm ndryshojnë dhe dallojnë prej përbërjes kimike, strukturës dhe vetive të lëndëve të para prej të cilave fitohen ato. Materialet sintetike munden me qenë zëvendësime për ato prodhime që i gjejmë në natyrë (lëkura artificiale-sintetike, fijet sintetike dhe pëlhurat, goma sintetike etj.) ose ato janë materiale për te cilat në natyrë nuk mund të gjinden shembuj për krahasim (masat plastike silikone, yndyrat sintetike, vajrat sintetike etj). Në praktikë është vështirë të vërehet kufiri në mes të materialeve artificiale dhe sintetike. E njëjta gjë vlen edhe për materialet natyrale dhe artificiale. p.sh. birra praktikisht është natyrale ndërsa është fituar artificialisht nga prodhime natyrore.

3.4. Ndarja e materialeve sipas vlerës

‘’Tranzitika’’ e materialeve dhe sipas kësaj materialet sipas vlerës komerciale mund të ndahen në:

- materiale me vlerë të ulët, - materiale me vlerë të mesme, - materiale me vlerë të lartë.

Materialet me vlerë të ulët ekonomikisht nuk mund te barten me një transport të shtrenjtë dhe të gjatë, ku paketimi dhe ambalazhi më së shpeshti shmangen. Më së shpeshti transportohen me transport rrugorë dhe hekurudhore në distanca sa më të shkurta.

Në mënyrë që të kursehet në paketim dhe ambalazhim të materialeve, nga aspekti ekonomik është më e arsyeshme të transportohen të hapura ‘’rinfuz’’ nëse është i mundur (transporti i çimentos, miellit, drithërave etj.).

Page 13: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

13

Materialet me vlerë të mesme mund të bartin çmimin e paketimit dhe ambalazhimit me vlera të mesme, transport me vlerë të mesme etj. Këtu bëjnë pjesë shumë materiale, prodhimet e industrisë përpunuese si mall për konsum të gjerë materialet reprodukuese, prodhimet ushqimore, prodhimet e industrisë, tekstilit.

Materialet me vlerë të lartë bartin edhe paketimin, ambalazhimin dhe transportin më të shtrenjtë . Këtu bëjnë pjesë: paratë, materialet e çmueshme, barnat, kozmetika, prodhimet biologjike, dërgesat postare me vlerë.

3.5. Ndarja e materialit sipas cilësisë

Nga aspekti i cilësisë, në vende të ndryshimeve të botës materialet shënohen dhe kategorizohen në mënyra të ndryshme, të cilat kryesisht mund të jenë:

- materialet me cilësi jashtëzakonisht të mirë, - materiale me cilësi të mirë, - materiale me cilësi të mesme dhe - materiale me cilësi të ulët.

Materialet me cilësi jashtëzakonisht të mirë vijnë në tregjet e zgjedhura me shenja të cilësisë më të lartë si: Extra, de Luxe, Superior, Purisima, Export, Proanalisi etj.

Materialet me cilësi të mirë lajmërohen në tregje me shenja si: klasa e 1, Klasa A, Klasa B kualiteti I dhe Ia, Super, Prima, Original etj.

Materialet me cilësi të mesme lajmërohen në tregje me shenja si: Klasa e 2, Klasa B, Media, Seconda, kualiteti i mesëm etj.

Materialet me cilësi të ulët janë më të dobëta por më të përdorura, të cilat në tregje lajmërohen me shenja si: Klasa e 3, Klasa C, Tercia, ose Uzans, Consum, Merkantil.

Në bazë të konventës së cilësisë dhe rregullimit te konsumatorit në disa materiale mund të flitet për:

- cilësinë tekniko-teknologjike (Qt), - cilësinë estetiko-funksionale (Qe), - cilësinë ekonomiko-komerciale (Qk),

Cilësitë tekniko-teknologjike, estetiko-funksionale, ekonomiko-komerciale si cilësi e tërësishme (Q) vlerësohen në mënyra të ndryshme te materialet e ndryshme.

3.6. Ndarja e materialeve në bazë te vetive

Në bazë të gjendjes agregate materialet ndahen në: - gazra, - lëngje, - të ngurta.

Në çfarë gjendje agregate mund të ndodhet ndonjë material varet prej vetive kimike dhe fizike të tij. Në bazë të ndjeshmërisë materialet mund të jenë:

- të ndjeshëm në lagështi, oksigjen, korrozion, aromë, forca mekanike etj., - ekologjikisht të dëmshëm, siç janë: eksplozivet, materialet e vet ndezëse dhe materialet që lehtë ndizen, materialet agresive, të helmueshme dhe radioaktive dhe materialet me aroma të pakëndshme, - materialet stabile dhe inerte të cilat manipulohen në mënyrë standarde në ‘’tranzitikë’’.

Page 14: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

14

Në bazë të vetive mekanike materialet mund të jenë: - elastike, gjegjësisht plastike, - të thyeshme (brishta), - të shtalbëta dhe - materiale të forta

Në bazë të vetive aplikuese (përdoruese) materialet mund të jenë: - harxhuese, të cilat mund të jenë prodhuese-harxhuese dhe materialet për konsum të gjerë, -investuese, të cilat mund të jenë: mjetet e punës (mjetet themelore) dhe materialet harxhuese lëndët e para dhe gjysmë fabrikatet.

4.0. Klasifikimi i materialeve në komunikacion

4.1 Bazat e sistemimit të materialeve

Sistematizimi i materialeve në epokën e revolucionit të tretë teknologjik

paraqet lëmi të rëndësishme të komunikacionit dhe teknologjisë. Materialet radhiten në grupe me shenja, të cilat kohëve të fundit paraqiten me numra. Sistematizimi ka rendësi të madhe në të gjitha veprimtaritë njerëzore. Në prodhimtarinë materiale, materialet mund të radhiten sipas degëve industriale ose sipas lëmise prodhuese, e në ketë pikëpamje flasim për koleksionin e materialeve (cologere=tubimi, grupimi, bashkimi). Shpeshherë me koleksion nënkuptohet përmbledhja e materialeve të llojit të njëjtë.

Pjesa e koleksionit të materialit e një dege prodhuese që gjendet në tegeti quhet sortiment (sortiman) (sorti=zgjedhje). Dallohet sortimenti prodhues dhe i tregtisë. Materialet, të cilave të gjitha vetitë me rendësi u përputhen, i takojnë një lloji. Në një lloj të caktuar të materialeve me sistematizim mund të ndahen nënllojet, ndërsa në nënlloje sortat, në sorta radhët, në radhë kategoritë, në kategori grupet, në grupe ekzistojnë klasat dhe tipet.

Sortet përfshijnë më shumë gjini të materialeve gjegjësisht klasa tregtare të materialeve.

Gjinia përfshinë më shumë lloje materialesh me veti të njëjta shfrytëzuese. Rradha – përfshinë më shume lloje gjegjësisht gjini te materialeve, Kategoria – përfshinë më shumë radhë të materialeve në të cilat ekziston

dallueshmëri e caktuar mes tyre. Grupi – përfshinë më shumë kategori nga aspekti i aplikimit të tyre. Në tabelën 5. Janë dhëne emrat e kategorive (kryesisht latinisht) ne

sistematizimin e materialeve

TABELA 5 Shqip- Latinisht, shembull:Ndarja-Divisio/Mall i konsumit të gjere//Grupi (nendarja)-Subdivisio(Gjerat shtëpiake)/Kategoria (klasa)Classis/Malli Kozmetik/Rradha-Ordo (Mjetet për higjienë/Gjinia-GensSapunatLlojiSpecies (Sapunat Medicinal) /NenllojiSubspecies/Sapun i zgjedhur, delikat /Sorti-Sorta (Sapun me arome) /Klasa e Cilësisë-Classis qualitis (Sapun luksoz ).

Page 15: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

15

Për një material sot ekzistojnë më shumë emra ose një emërtim, përfshinë më shumë materiale. Shumë shpesh hasen edhe emërtime të gabueshme të ndonjë materiali e cila bëhet me qëllim për arsye te efekteve komerciale dhe reklama të mira.

Materialet radhiten sipas përdorimit (materialet ndërtimore, veshja, mbathja, kozmetika etj), mandej sipas natyrës (metalet, plastikat, ngjitësit, ngjyrat, qeramika etj.) Është me rendësi që termat e përdorura për sistematizimin në ‘’tranzitikë’’ të jenë të logjikshëm, të thjeshtë dhe të qartë.

Në kohë të fundit gjithnjë e më tepër përdoret klasifikimi numerik me përdorimin e numrave arab.

Në tabelën nr 6. është paraqitur klasifikimi numerik dekad i lirë dhe numerik decimal (dhjetorë).

TABELA 6. Klasifikimi numerik dekad i lirë Klasifikimi numerik decimal Shkalla e parë Shkalla e dytë Shkalla trete11.1.1.1.11.1112.2.1.1.11.2123.2.2.1.11.3134. 14 2 21 22 2219.2.9.1.11.9.221110.2.10.1.11.10.2311.2.11.1.11.11.

Në klasifikimin e lirë numerik dekad, për shkak të kontrollimit, shfrytëzohen deri dhjetë grupe më të larta dhe më të ulëta që i kufizon mundësitë e tij.

Në klasifikimin decimal numerik nuk ka kufizime siç shihet në figurën 16. Shfrytëzimi i klasifikimit decimal numerik në ‘’tranzitikën’’ bashkëkohorë mundëson aplikimin e kompjuterëve edhe në prodhim edhe në artikulimin e materialeve.

Për një kohë të gjatë në ‘’tranzitikë’’ është në përdorim klasifikimi ndërkombëtar i cili mund të jetë: - klasifikimi universal decimal (KUD), - nomenklatura e Bruxel-it për klasifikim të tarifave, - klasifikimi ndërkombëtar standard tregtar (CTCI), - nomenklatura standarde e statistikës së tregtisë së jashtme (NSST).

4.2. Klasifikimi universal decimal (KUD)

Qysh prej kohëve të lashta njeriu ka tentuar që ti klasifikoj gjërat për rreth vetes, në mënyrë që disi ti grupoj (radhis), që ti identifikoj ose që tua caktojë ndonjë veti, tua përshkruaj ndonjë përbërje, tua përcaktojë gabaritet (dimensionet), tua përcaktojë cilësinë etj.

Klasifikime të materialeve ka pa numër, shumë, por më të njohura janë dy sisteme: - sistemi hierarkik dhe - sistemi analitiko-sintetik.

Sistemin hierarkik të klasifikimit e përbejnë klasat e materialeve të cilat sikurse lisi i degëzojnë nënklasat e kështu me radhë deri te detajet më të imta sipas nevojës.

Sistemi analitiko-sintetik i klasifikimit e përjashton sistemin hierarkik dhe materialit i ofrohen pika të ndryshme të vështrimit.

Sistemet e klasifikimit mund të jenë: - të përgjithshëm dhe - të veçantë.

Page 16: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

16

Sistemi i përgjithshëm i klasifikimit përfshinë të gjitha veprimtaritë e mendjes njerëzore. Është i ndarë në dhjetë lëmi, të cilat më tutje ndahen në degë. Këtë sistem e ka pranuar Federata Ndërkombëtare e Dokumenteve (FID) dhe është shndërruar në klasifikim unik decimal (KUD).

Sistemi i veçantë i klasifikimit (KUD) i dedikohet vetëm një mjeti ose disa mjeteve të ngjashme. Ekziston një numër madh i sistemeve të veçanta (KUD).

I pari, që e ka përdorur klasifikimin decimal është libraristi Melvin Deway nga SHBA në klasifikimin e librave dhe revistave ne vitin 1873.

Sipas KUD-it të gjitha veprimtaritë njerëzore ndahen në dhjetë lëmi: Lëmi 1. Industria dhe xehetaria; Lëmi 2. Bujqësia dhe peshkataria; Lëmi 3. Pylltaria; Lëmi 4. Ndërtimtaria; Lëmi 5. Komunikacioni dhe lidhjet; Lëmi 6. Tregtia dhe hoteleria; Lëmi 7. Qarkullimi; Lëmi 8. Veprimtaritë komunale dhe banesore; Lëmi 9. Veprimtaritë kulturore dhe sociale; Lëmi 10. Veprimtaritë e organeve dhe shërbimeve shoqërore.

Sipas KUD-it komunikacioni bie në degën 656 e cila është e ndarë në kaptina: Kaptinat kryesore:

656.1 Komunikacioni rrugorë; 656.2 Komunikacioni hekurudhorë; 656.3 Komunikacioni në binaret special hekurudhorë, hekurudhat industriale, hekurudha e uzinave; 656.4 Komunikacioni në hekurudhat lokale; 656.5 Pajisjet tjera komunikuese në tokë; 656.6 Komunikacioni në ujë; 656.7 Komunikacioni ajrore; 656.8 Posta, shërbimi postare; 656.9 Lloje e tjera të komunikacionit. Nëse dihet kaptina kryesore e degës së komunikacionit, në tabelat e KUD-it, të cilat vazhdimisht plotësohen, çdo materiali mund ti gjendet numri. Shembulli: 656.56 Bartja e lëngjeve dhe gazrave me gypa; 656.073.436 Materialet e rrezikshme; 656.073.436.6 Malli i rrezikshëm në frigoriferët etj.

4.3. Klasifikimi standard ndërkombëtarë i tregtisë (CTCT)

Shoqata e kombeve në vitin 1938 në raportin e komitetit statistikorë të ekspertëve të vet ka shpallur “listën statistikore minimale të mallrave për tegeti të jashtme’’, e cila ka qenë e bazuar në ‘’Projektin e nomenklaturës doganore të shoqatës së kombeve’’ të vitit 1937.

Klasifikimi standard ndërkombëtare për tregti (CTCI) e ka sjellë sekretariati i kombeve të bashkuara në vitin 1950, e përmirësuar më 1960. Teksti përfundimtarë i CTCI-së është aprovuar në vitin 1968. Të gjitha prodhimet janë ndarë në 10 sektorë (kaptina), ndërsa sektorët në degë. Gjithsejtë janë 56 degë. Degët ndahen në grupe,

Page 17: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

17

ndërsa këto në nëngrupe dhe pozicione. Principi i përshkrimit të numrave duket kështu:

- vendi i parë (numri i pare) - sektorë (kaptina) - dy vendet e para - dega - tri vendet e para - grupa - katër vendet e para - nëngrupi - të gjithë pesë vendet - pozicioni

Ne 656 nëngrupet e reviduara të klasifikimit tregtarë janë përfshire të gjitha llojet e mallit, të cilat lajmërohen në tregtinë ndërkombëtare.

Prej tyre 257 nëngrupe me tutje janë ndarë në 944 pozicione, ose për të ofruar hollësirat të interesit ekonomik, ose për të mundësuar përputhjen në nomenklaturën doganore të Bruxel-it.

Në ketë mënyre në klasifikimin e reviduar tregtarë ka 1312 pozicione. Nëngrupet janë të tubuara në 177 grupe, të cilat ofrojnë shënime të cilat më së

shpeshti kërkohen në tregtinë e jashtme ndërkombëtare. Grupet janë të bashkuara në 56 degë dhe më tutje në dhjetë sektorë, të cilat

paraqesin elementet tregtare sipas kategorive ekonomike të caktuara. Sektori 0 – industria ushqimore 1 – pyjet dhe duhani 2 – lëndët e para 3 – lëndët djegëse minerale, vajrat e të ngjashme 4 – yndyrat dhe vajrat me prejardhje bimore dhe shtazore 5 – prodhimet kimike 6 – prodhimet e industrisë punuese (prodhimet sintetike) 7 – pajisjet dhe mjetet transportuese 8 – prodhimet e tjera të gatshme 9 – transaksionet e ndryshme dhe mallrat që nuk janë përmendur askund shembull: Lëmi 1- industria dhe xehetaria Dega 111 prodhimi, transporti dhe distribuimi i energjisë elektrike; 121 industria e materialit ndërtimorë; 131 hulumtimet gjeologjike të xehetarisë.

4.4. Nomenklatura ndërkombëtare e Bruxel-it

Në shumicën e vendeve evropiane dhe jashtë evropiane nomenklatura e tarifave doganore bazohet në nomenklaturën doganore të këshillit për bashkëpunim doganorë (“nomenklatura për klasifikimin e mallit dhe tarifave doganore’’, Bruxelles 1955).

Ajo është nomenklatura e cila bazohet në marrëveshjen ndërkombëtare dhe në të prodhimet radhiten sipas natyrës së materialeve prej të cilave janë punuar, pasi që kjo ka qenë traditë në nomenklaturën doganore.

Kjo nomenklaturë shumë u lehtëson punë organizatave prodhuese gjatë plotësimit të shënimeve në fletëparaqitjet për punët e kontraktuara, eksport dhe importit, si dhe shmangë vështirësitë që deri tani janë paraqitur në praktikë. Kjo, para

Page 18: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

18

së gjithash, sepse te çdo pozicion janë dhënë komente të thuktë, të cilat mundësojnë klasifikim të rregullt.

Sot, në më se tridhjetë vende të zhvilluara rreth 90% e rrjedhave të mallit përfshihet me klasifikimin unik të mallit për konsum të gjerë. Përcjellja e shpejtë e qarkullimit të mallit dhe realizimin e vëllimit të shitjes ekonomia botërore dhe evropiane pas viteve të shtatëdhjeta e kryejnë me sistemin unik ndërkombëtarë numerik gjegjësisht me sistemin EAN.

Në SHBA dhe Kanada shfrytëzohet tjetër sistem (UPC-Universal Product Code), i cili është kompatibil me EAN-sistemin. Qarkullimi i mallit ne BEE prej vitit 1987, nuk është i mundur pa numrin e EAN.

4.5.2. Sistemi EAN në qarkullimin e mallit

Prej kohës kur në mënyrë intensive ka filluar aplikimi i mënyrës automatike të përcjelljes së shënimeve në qarkullimin e mallit, shtëpitë e mëdha tregtare, në pretendim që me depërtua në tregun ndërkombëtarë, kanë filluar të punojnë me sistemin unik ndërkombëtarë të shënimit numerik të të gjitha llojeve të materialeve.

Arsye kryesore e futjes se EAN-sistemit te çdo vendi është nevoja e rritjes se eksportit, rritja e produktivitetit te punës dhe qarkullimit të mallit dhe shërbimeve në qarkullimin ndërkombëtarë dhe të vendit. Vendet të cilat importojnë kushtëzojnë dhe kërkojnë që prodhimet që i blejnë të jenë të shënuara në mënyre parimore me simbole te EAN-it, pasi që prodhimet e pashënuara iu paraqesin pengesa në afarizëm.

Përparësia e aplikimit të mënyrës unike të shënimit dhe identifikimit të mallit me EAN/UPC- simbolet, është në atë se në mënyrë unike jashtëzakonisht shpejt malli arrin deri te konsumatori.

Me ketë mënyrë të punës gabimet sillen në zero, pasi që kompjuteri dirigjon me rezervat, e me kohë sinjalizon ndërrimet e ndodhura. Pajisjet elektronike të cilat shfrytëzohen mund te dirigjojnë deri 10.000 copë të prodhimeve të ndryshme në depo, ndërsa vlera e pajisjeve në kohë të shkurtër mund të shpaguhet, më së shumti për dy vjet, vetëm nga kursimet e deponimit.

Shënimi i mallit sipas EAN-sistemit bëhet me ndihmën e simboleve shiritore-kodeve dhe numrave, sipas rregullave dhe principeve të caktuara. EAN-sistemi i ka pranuar për simbole shiritat (shufrat) ose BAR kodin, i cili paraqet grupin e shiritave me ngjyrë (të zezë, të gjelbër, kaltër, dhe kuqe) dhe hapësirat mes tyre me ngjyrë të bardhë, si në figurën 23.

Bazën e EAN-sistemit e përbejnë numrat dhe kodi standard, i cili në raste të caktuara mund të shkurtohet.

EAN-numri përbehet prej 13 shenjave numerike-numrave të cilët janë të ndarë në 4 grupe:

FFF PPPP AAAAA C = 860 0002 00239 6

Tri vendet e para (FFF) paraqesin organizatën anëtare të EAN të shtetit

përkatës, katër vendet e ardhshme (PPPP) janë paraparë për prodhuesin, që bashkërisht paraqesin anën e majtë të BAR-kodit. Në anën e djathtë të simbolit pesë vendet (AAAAA) shënojnë prodhimin ndërsa e fundit (C), e trembëdhjeta paraqet numrin kontrollues.

Page 19: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

19

Simboli standard EAN në figurën 24 e përmban: prejardhjen e shtetit, emrin e prodhuesit, numrin e prodhimit dhe numrin kontrollues, që është karta bazë e ndonjë prodhimi e cila identifikohet me tregun e përgjithshëm botërorë.

Numri EAN në mënyre unike transformohet në shirita kodues të sistemit EAN, i cili mund të lexohet nga pajisjet skenuese elektronike.

Sot në shfrytëzim janë katër variante të simboleve me shirita, EAN-13, EAN-8, UPC-10 dhe UPC-5 si në figurën 25. Në figurën 27 është treguar leximi i simboleve EAN me anë të skenerit në pozita të ndryshme.

Simbolet e EAN vendosen në mallin e paketuar në mënyra të ndryshme: me shtypjen e simboleve në ambalazhe, me ngjitjen e tiketave me simbole, varjen e tiketave etj. Që të mund të kryhet te prodhuesi ose në tregti në shtypësin e kodeve të treguar në figurën 28.

Simbolet me shirita janë treguesit më të saktë të shënimeve mbi mallin në prodhim, deponim, dërgim, transport dhe shitje. Ai siguron, marrje të informative të shpejta, precize, dhe të lehta mbi qarkullimin e mallrave.

Me aplikimin EAN simboleve me shirita në çdo moment mund te fitohen informatat mbi gjendjen e rezervave në depon e prodhuesit, në transport ose edhe në shitore. Me një kalim të thjeshtë me një tufë rreze drite përmbi simbolet në mall, lexuesi i aparatit i përcjell shënimet në kompjuter për përpunim, e ai me kërkesën tonë automatikisht na jep pasqyrën e gjendjes së rezervave.

Simbolet EAN mundësojnë mbikëqyrje të saktë mbi dokumentet, veglat, materialet e klasifikuara dhe informojnë mbi atë se sa dhe kush i shfrytëzon ato dokumente, vegla, materiale ose p.sh. libra gjegjësisht revista.

5.0 KUALITETI

5.1. Hyrje

Fjala kualitet rrjedh nga fjala latine qualitas (veti, karakter) dhe qualis ( lloj,

gjini, cilësi). Kualiteti i ndonjë materiali përmbledh në vete, të gjitha vetitë, të cilat ndikojnë në vlerën shfrytëzuese të tij. Nocioni i kualitetit ndonjëherë mund të lidhet edhe me vetëm një veti, e cila përfaqëson karakteristiken më me rëndësi në shfrytëzimin e materialit të vlerësuar. Prandaj, kualitativ (cilësorë) do të jetë ai material, i cili në nivel të caktuar i përmbush kërkesat e konsumatorit gjegjësisht kualitativ do të konsiderohet ai material, i cili është i përshtatshëm për përdorim. Për këtë arsye, mund të jepet definicioni, që kualiteti është masë e vlerës shfrytëzuese të materialeve. Prandaj, kualiteti i materialeve paraqet një shprehje të gjerë të aspekteve prodhuese, ekonomike dhe konsumuese.

Në praktikë, kualiteti i ndonjë prodhimi mund të rangohet në dy kategori: - kualiteti punues i fabrikës dhe - kualiteti i konceptimit të prodhimit (ku bëjnë pjesë të gjitha komponentët e

kualitetit të cilat nuk janë përfshirë në kualitetin prodhues të fabrikës). Në “ tranzitikë”, detyrë themelore është ruajtja e kualitetit të prodhimit prej

prodhuesit deri te konsumatori gjegjësisht prej lëndës së parë deri te konsumuesi i prodhimit të gatshëm.

Page 20: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

20

5.2. Kualiteti punues

Përparimi në prodhueshmërinë e materialeve kualitative është i kushtëzuar me evoluimin e instrumenteve dhe metodave të kontrollimit të kualitetit. Për këtë arsye, në prodhimtarinë primare kujdes i veçantë i kushtohet kualitetit të lëndëve të para, kontrollimi të kualitetit punues në fabrikë dhe kualitetit të prodhimeve finale.

Duke pasur parasysh kualitetin e prodhimeve të gatshme, kualiteti punues i fabrikës mund të kuptohet si:

- kualiteti i konceptit të prodhimit dhe - kualiteti i prodhimit ose përpunimit.

5.2.1 Kualiteti i konceptit të prodhimit

Kualitet i konceptit të prodhimit është i kushtëzuar me aftësinë e shërbimeve

zhvillimore në organizatat prodhuese. Që të vihet deri te konceptimi i ndonjë prodhimi, shërbimet zhvillimore duhet të përcjellin dhe mirë të njohin të gjitha vetitë shkencore, tekniko-teknologjike dhe funksionalo-eksploatuese të prodhimit të planifikuar.

Kështu, p.sh., në përgatitjen e prodhimit të ndonjë bari (ilaçi) të ri, shërbimi zhvillimor, mirë i pajisur materialisht dhe me kuadro, nuk do të mundej të arrij të gjitha njohuritë e nevojshme për një kohë shumë të shkurtër. Për këtë është e nevojshme një kohë afërsisht prej pesë vitesh pune të mundimshme të ekipeve të ekspertëve të profileve të ndryshme profesionale dhe shkencore.

Kualiteti i konceptit të prodhimit përfshinë projekte me dokumentacion të plotë, zgjidhje teknologjike, receptura, projekte ekologjike, projekte të eksploatimit të prodhimit, funksionimit, estetikës, karakteristikave ekonomike dhe komerciale të prodhimit final. Në konceptin e prodhimit duhet të përcaktohet edhe teknologjia e paketimit dhe si dhe “tranzitika” prej lëndës së parë deri te prodhimi final. Prandaj, konceptimi i prodhimit mund të ketë tri aspekte:

- tekniko-teknologjik, - funksionalo-eksploatues dhe - dizajni.

Koncepti tekniko-teknologjik i kualitetit të prodhimit pasqyrohet në besueshmërinë e prodhimit në eksploatim dhe “tranzitikë”, kohën e eksploatimit dhe manipulim të lehtë. Tregues me rëndësi i këtij koncepti është edhe mirëmbajtja e lehtë gjatë eksploatimit, të jetë funksional dhe i dizajnuar shembullorë.

Koncepti funksionalo-eksploatues i prodhimit prej materialeve të ndryshme mund të kuptohet në mënyra të ndryshme. Koncepti funksionalo-eksploatues është i ndryshëm për prodhime të ndryshme finale p.sh., të industrisë kondicionuese, metalpërpunuese dhe të tekstilit. Kështu, p.sh., kualiteti funksionalo-eksploatues i automobilit mund të shqyrtohet nga aspekti:

- i prishjes të pjesëve të veçanta, - koha e punës pa ndërprerje dhe prishje, - mundësia dhe përshtatshmëria e evitimit të prishjeve, - koha e servisimit, - ruajtja e kualitetit para dhe pas servisimit, - harxhimi i lëndëve djegëse, pjesët rezervë si dhe

Page 21: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

21

- performansat (parametrat) teknike të motorit dhe automobilit në përgjithësi në eksploatim.

Aspekti i konceptit të dizajnit paraqet detyra komplekse të formësimit estetik (artistik) dhe funksional të prodhimit. Këtu janë përfshirë edhe zgjedhja e materialit, ambalazhit, litografisë, zgjedhja e emrit të prodhimit, markës dhe shumë elementeve tjerë, të cilët ndihmojnë në kualitetin e tërësishëm të konceptit të prodhimit. Ashtu sikur njeriu, që me veshjen e vet i paraqitet rrethit të tij, po ashtu edhe dizajni i prodhimit ose i ambalazhimit përfaqëson “ personalitetin e prodhimit “. Prodhimi kualitativ, i cili paraqitet para konsumatorit me një dizajn të dobët nuk mund të konsiderohet përgjithësisht si prodhim kualitativ. Si faktorë të dizajnit mund të konsiderohen: estetika, motivimi, funksioni, ergonomia (raporti: njeri-prodhim), mekanizmi, prodhimi, struktura, ekonomia dhe prezantimi.

Kompatibiliteti i faktorëve të dizajnit në prodhimtari, shitje dhe shfrytëzim (tabela 10).

Ndikimi në faktorët e dizajnit _________________________________________________________________ prodhimtari shfrytëzim shitje Estetika + + Motivimi + + Funksioni + + Ergonomia + + Mekanizimi + + Struktura + + Prodhimtaria + + Ekonomia + + Prezantimi +

Pasi që secila prodhimtari konceptualisht planifikohet për shitje, faktorët e dizajnit, të cilët e kushtëzojnë at prodhimtari janë: estetika, motivimi për blerjen e re, funksioni (blerja për shkak të shfrytëzimit), prodhimtaria për shkak të shitjes, ekonomia për të realizuar profit dhe prezantimi për të shitur.

5.2.2. Kualiteti i prodhimtarisë ose punimit

Kualiteti i punimit ose prodhimtarisë është kualitet tekniko-teknologjik, i cili

është rezultat i njohurive teknologjike, dijes dhe aftësive në cilin do proces të prodhimtarisë. Kualiteti i punimit i ndonjë prodhimi varet nga njohuritë teknologjike, pajisjet e shfrytëzuara ne teknologjinë e punimit dhe kontrollit, si dhe nga kualiteti (cilësia) i lëndës së parë dhe repromaterialit (materialit reproduktiv) të zgjedhur.

Dituria në prodhimtarinë e prodhimeve të kualitetit të lartë zë një vend shumë të rëndësishëm dhe pa aplikimin e saj nuk është e mundur të flitet për kualitetin tekniko-teknologjik. Dalja e prodhimit në treg paraqet rezultatin përfundimtarë të një pune të gjatë dhe të mundimshme të ndonjë hulumtuesi (zbuluesi). Nga aspekti i tregtisë ‘’Prodhimet e reja’’ mund të jenë:

- prodhime për nevoja të cilat ende nuk ekzistojnë. Ato janë materiale plotësisht të reja dhe prodhime për nevoja të reja të cilat do të paraqesin edhe vlerë të re shfrytëzuese;

Page 22: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

22

- prodhimet të cilat sipas përbërjes, vetive ose sipas prodhimtarisë janë të reja, ndërsa shfrytëzimi i tyre është më i besueshëm, më efikase ose të kualitetit të njëjtë si prodhimet e mëparshme por më të lira;

- prodhimet dukshëm të përmirësuara të cilat veç gjinden në treg. Për të fituar ‘’Prodhimin e ri’’, zbuluesit ose hulumtuesit punojnë në

laboratorët zbërthyes dhe kontrollues të kualitetit si dhe në përcaktimin e parametrave bazë teknologjik. Pas hulumtimeve laboratorike të cilat japin rezultate pozitive, kalohet në ekzaminimet e detajuara teknologjike, punimin e prototipit ose pajisjes gjysmë industriale (Pilot Plani) nëse është fjala për procese teknologjike të prodhimtarisë. Atëherë, kur rezultatet e hulumtimeve paraprake janë pozitive dhe japin rezultate kënaqshme, si dhe nëse ekzistojnë parakushte ekonomiko-komerciale, mund ti qasemi punimit të projektit për ndërtimin e pajisjeve të prodhimtarisë industriale.

Kontrollimi teknik i kualitetit në prodhimtari realizohet në tri faza për të siguruar kualitetin e prodhimit (produktit) final:

Kontrollimi i kualitetit të lëndëve të para paraqet një tregues të rëndësishëm dhe garantues për kualitetin e prodhimit përfundimtarë. Në shumë raste këtë kontrollim blerësi ia beson furnizuesit nëse nuk disponon personelin dhe pajisjen adekuate profesionale. Njësoj veprohet edhe gjatë kontrollimit të materialit reprodukues i cili arrin nga kooperuesit ( bashkpunuesit ). Shumë shpesh, kontrollimi i lëndëve të para nuk guxon t’i lihet vetëm furnizuesit, por është e nevojshme që të para kontrollohen edhe në laboratorët vetanak ose në laboratorët e instituteve të autorizuara.

Kontrollimi i gjysmë prodhimeve gjegjësisht mes-prodhimeve në procesin teknologjik bëhet për të mbikëqyrur prodhimtarinë teknologjike me qëllim të ruajtjes së kualitetit të materialit. Aty, gjithashtu përcaktohen të gjithë parametrat tekniko-teknologjik në material, të cilët munden ose duhet të ndryshohen gjatë procesit teknologjik.

Kontrollimi teknik i kualitetit të prodhimeve të gatshme, ka për qëllim largimin e prodhimeve me gabime të cilat nuk guxojnë të shkojnë në treg, duhet të përcaktohen të gjitha vetitë e rëndësishme për konsumatorin.

Përveç kualitetit të lëndës së parë, gjysmë prodhimit, materialit reprodukues dhe prodhimeve të gatshme në kualitetin e punimit ndikojnë edhe shumë tregues të tjerë, siç janë:

- vërtetimi i vlefshmërisë së analizave të laboratorëve të tjerë, - perfeksionimi i procesit të kontrollit të kualitetit, - futja e metodave të reja të analizës së kualitetit, - trajnimi i punëtorëve të kontrollimit të kualitetit, - njohja e traditave dhe veseve të punëtorëve në prodhimtari dhe kontroll, - njohja me reagimet e tregut në kualitet etj.

Në figurën 32 shihet qartë se kontrollimi teknik i kualitetit të prodhimeve të gatshme të një prodhuesi dominon mbi kontrollimin e kualitetit të të gjitha lëndëve të para, materialit reprodukues si dhe mbi kontrollimin e procesit teknologjik.

Fig 32. Skema standarde e kontrollimit teknik të kualitetit në prodhimtari.

Page 23: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

23

5.2.3 Ruajtja e kualitetit në ‘’Tranzitikë’’

Në komunikacion, gjatë manipulimit, paketimit, transportit dhe manipulimeve të tjera, në material mund të shkaktohen dëmtime të ndryshme. Në varësi nga ndjeshmëria e materialit dëmtimet mund të jenë:

- mekanike, - fizike, - kimike.

Dëmtimet mekanike të materialeve të ndryshme kushtëzohen me madhësinë e forcës dhe natyrën e materialit në të cilën forca vepron. Varësisht nga lloji i forcës dhe intensiteti i saj dëmtimet (deformimet) mund të jenë të përhershme dhe kalimtare, ndërsa sipas natyrës së materialit dëmet janë të ndryshme për materialet elastike, të shtalbëta ose të brishta. Materialet mekanikisht të ndjeshme në ‘’Tranzitikë’’ duhet, posaçërisht, të përgatiten për komunikacion-paketim me jastëkë dhe metoda të tjera të cilat e mbrojnë prodhimin prej çfarëdo lloj të dëmtimeve mekanike.

Dëmtimet fizike të materialit mund të shkaktohen me veprimin e ndotjeve nga ambienti, ndërrimi i temperaturës, ndërrimi i lagështisë etj.

Ndotjet e materialit në ‘’Tranzitikë’’ janë dëmtime të shpeshta dhe të padëshirueshme. Materialet mund të ndoten në mënyra të ndryshme, p.sh. ndotja nga ajri dhe uji, ndotja nga kontakti me duar ose mjetet për manipulim etj. Këto dëmtime primare mund të shkaktojnë dëmtime të mëtejme sekondare të materialit, siç janë p.sh. korrozioni, ndotja biologjike ose disa ndryshime të tjera kimiko-fizike të materialit.

Ndotjet e materialit mund të jenë të dukshme me një shikim të rëndomtë. Mirëpo, shpeshherë numri më i madh i ndotjeve të materialit në ‘’Tranzitikë’’ nuk janë të dukshme me shikim të rëndomtë ( organoleptik ).

Ndërrimi i temperaturës gjatë ‘’Tranzitikës’’ te disa materiale mund të shkaktoj ndryshim të kualitetit. Me rritjen e temperaturës rritet vëllimi i materialit për ç’arsye në disa raste vjen deri te dëmet e mëdha. Shpeshherë, për shkak të zgjerimit termik të vëllimit të mallit hermetikisht të mbyllur në enë prej qelqi ose në kanaçe, ato pëlcasin, gjegjësisht vjen deri te deformimi i kapakut ose i fundit, gjë që flitet për ‘’fryrje’’ termike të kanaçeve. Deri te fryrja e kanaçeve vjen më së shpeshti nëse në to para mbylljes mbetet ajër ose ndonjë gaz tjetër i cili ka koeficient termik të lartë të zgjerimit. Ndryshimet e temperaturës te disa mallra shkaktojnë ndryshime të konsistencës, viskozitetit gjë që në disa raste ka pasoja të përhershme në kualitet e me këtë edhe në vlerën shfrytëzuese të materialit.

Nxehja e materialeve të ngrira shkakton shpesh ndryshime sekondare, siç janë degradimet e ndryshme te mishi, ndotja mikrobiologjike e prodhimeve ushqimore etj.

Te prodhimet me përbërje të ndërlikuar, si ç’janë ngjitësit, pijet joalkoolike dhe tretjet e ndryshme, me ndërrimin e temperaturës mund të vjen deri te ndarja e fazave me ç’rast ato prodhime bëhen të papërdorshme. Në rastet kur si tretës është uji, me ftohjen e prodhimeve të ndërlikuara ai ndahet dhe ngrihet, gjë që shpeshherë sjell deri te pëlcitja e ambalazhit.

Ndryshimi i lagështisë gjatë ‘’Tranzitikës’’ së materialeve shkakton ndryshime në masë. Gjatë ajrit të thatë p.sh. me rritjen e temperaturës, lagështia avullohet dhe prodhimet e humbin masën. Në këtë rast flitet për ‘’Kallo’’ (humbje). Te disa materiale ‘’Kallo’’ mund të parashikohet gjatë ‘’Tranzitikës’’ dhe në një përqindje të caktuar u lejohet organizatave transportuese. Prodhimet me prejardhje bimore dhe shtazore përmbajnë sasi të madhe të ujit. Ato prodhime gjatë deponimit dhe transportit humbin një sasi të caktuar të ujit, gjë që varet prej kushteve të transportimit dhe deponimit. Për këtë arsye sipas konventës ndërkombëtare (marrëveshjes) mbi

Page 24: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

24

transportin e mallrave me hekurudhë (CIM, neni 23; Convention internacional concernant le transport des marchandises par chemins de fer). Transportuesve u pranohet, pavarësisht gjatësisë së rrugës, humbja transportuese (Kallo) e caktuar, ndërsa gjatë deponimit humbja deponuese ( Kallo ). Sipas atyre rregulloreve, gjatë transportimit të mishit, pemëve të thata dhe të njoma, perimeve, yndyrave, peshkut, lëkurës së papërpunuar, sapunit dhe prodhimeve të ndryshme të cilat përbëjnë ujë, transportuesve u pranohet humbja ( Kallo ) prej 2%. Humbja prej 1% u pranohet të gjithë transportuesve dhe depove për mallra të cilat mund të humbin masën në kushte të caktuara të deponimit dhe transportit.

Në vendin tonë nuk ekzistojnë rregulla të cilat përcaktojnë humbjet në masë të cilat shkaktohen gjatë transportit dhe deponimit.

Ndryshimi i lagështisë, përveç kësaj që u shkrua më lart, mund të shkaktojë edhe ndryshime kimike dhe fiziko-kimike të kualitetit si ndryshime sekondare.

Ndryshimi i lagështisë (ujit) në përbërjen e prodhimeve mund ti ndryshojë edhe vetitë transportuese të prodhimit, ku si pasojë vjen deri te ndryshimi i madhësisë së kokrrizave (derdhshmërisë), shndërrimi i kokrrizave në toptha, zvogëlimi i brishtësisë etj.

Ndjeshmërinë kimike të materialeve e rrisin: prezenca e lagështisë, rritja e temperaturës, vibrimet dhe shumë faktorë të tjerë. Ndryshimet kimike në kualitetin e materialeve më së shpeshti mund të vërehen me syrin e rëndomtë ose me nuhatjen e erës. Te artikujt e konsumit të gjerë p.sh. era dhe shija janë komponente të rëndësishme të kualitetit të cilat identifikohen më së lehti. Era e ndonjë materiali e ka prejardhjen e komponentit të cilat ajo i emiton pranë temperaturave të caktuara në sasi të konsiderueshme. Bashkëdyzimet, siç janë eteri, esteri, aldehidi, ketoni, alkooli, terpeni dhe lidhjet aromatike, paraqesin materiale me erë. Ndryshimi i erës së ndonjë materiali më së shpeshti ndodh për shkak të ndërtimit kimik jostabil të prodhimit. Në kavanoza, p.sh., era zhvillohet për shkak të fërgimit gjegjësisht përpunimit termik. Kafeja e bluar më shpejt e humb aromën se sa kafeja e pa bluar, kështu që afati i shfrytëzimi të kafes së bluar është më i shkurtër. Për këtë afat shfrytëzimin më të gjatë mund ta ketë kafeja e pa përpunuar, ndërsa kafeja e fërguar duhet të vakumohet ose të paketohet nën veprimin e gazrave inerte.

5.2.4 Kualiteti i materialeve dhe konsumi

Karakteristika e kualitetit e cila iu nënshtrohet analizave subjektive e objektive është edhe konsumi i materialeve të prodhuara. Për hir të konsumit më të madh të prodhimeve të ndryshme prodhuesit garantojnë kualitetin me ‘’Certifikatë‘’, vërtetimin mbi kualitetin. Përveç këtyre dokumenteve të cilat i lëshon prodhuesi ose institucioni i autorizuar, konsumatori edhe vet e vërteton kualitetin dhe mendimi i tij paraqet masën e drejtë të kualitetit. Në konsumin e materialeve, përveç faktorëve objektiv të kualitetit, ndikojnë edhe prirjet (predispozitat) e konsumatorit, shija e tij etj.

Prirjet e konsumatorit ndaj disa prodhimeve janë shumë komplekse dhe i kanë rrënjët në shprehitë e tyre. Këtu dallohen shprehitë ndaj:

- nevojave ekzistuese, kur konsumatori është i motivuar për blerje, ndërsa prodhuesi i ofron prodhimin me të cilin vjen edhe informata mbi prodhimin dhe instruksionet për shfrytëzimin e tij dhe - nevojave jo ekzistuese, kur konsumatori i ardhshëm në perspektivë, nuk di asgjë mbi materialin. Në këtë rast është e nevojshme të zhvillohet motivimi i

Page 25: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

25

konsumatorit për të blerë; gjë që arrihet nëpërmjet shoqatave profesionale, revistave shkencore dhe profesionale, e nëse prodhimi i dedikohet një rrethi më të gjerë të konsumatorëve, kjo arrihet përmes reklamimit në shtypin ditorë, radio e televizion etj.

5.3 Metodat e përcaktimit të kualitetit të materialit

5.3.1 Hyrje

Sipas karakterit dhe mënyrës së ekzaminimit të komponentëve të kualitetit të materialit gjegjësisht të ndonjë prodhimi mund të flitet për:

- për metodat objektive laboratorike ose racionale të përcaktimit të kualitetit dhe - subjektive, irracionale, motive, gjegjësisht metodat organoleptike.

Me metodat objektive laboratorike kualiteti përcaktohet me matje precize me pajisje të standardizuara dhe të paraqitura me numra në njësitë – IS ose vlerësimi jepet me përshkrim.

Metodat objektive janë të unifikuara në marrëveshjet ndërkombëtare. Gjatë këtij përcaktimi të kualitetit nuk mund të vijnë në shprehje faktorët subjektiv.

Metodat organoleptike të përcaktimit të kualitetit të materialit janë subjektive, emotive dhe irracionale. Rezultatet e këtyre metodave varen nga ekzaminuesi, shqisat e tij të cilat ndryshojnë dukshëm nga shqisat e të tjerëve.

Komponentët e kualitetit në prodhimet e ndryshme kanë rëndësi të ndryshme. Kështu p.sh. te artikujt e konsumit të gjerë janë shumë të rëndësishme karakteristikat organoleptike, ndërsa te pajisjet dhe makinat këto veti nuk është e nevojshme fare të përcaktohen.

Metodologjia e përcaktimit të komponentëve të kualitetit në realitet është metodologji e përcaktimit të vetive, e ato mund të jenë:

- organoleptike, - mekanike, - fizike, - kimike, - teknologjike, - eksploatuese (shfrytëzuese), - biologjike, - fiziologjike dhe higjieno-sanitare, - veti të tjera.

5.3.2 Vetitë organoleptike të materialeve

Në komponentët organoleptike të kualitetit bëjnë pjesë ato veti të materialit të cilat vërehen me shqisat e njeriut. Këto veti subjektive kryesisht përcaktohen me shijim, shikim ose vëzhgim. Pjesërisht mund të shfrytëzohen edhe aparatet dhe instrumentet matës ose p.sh. me pajisje mund të vëzhgohen reaksionet kimike. Vetitë organoleptike të përcaktuara me analizën e senzorëve të disa prodhime është më e rëndësishme se sa analiza objektive dhe konsumatori asaj i jep një rëndësi më të madhe.

Për prodhimet e industrisë ushqimore, prodhimet bujqësore, prodhimet e industrisë së tekstilit dhe konfeksionit, në industrinë e këpucëve, lëkurës dhe gëzofëve (peliçeve), analizat senzorike paraqesin bazën e përcaktimit defenitiv dhe kualitetin

Page 26: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

26

përfundimtarë. Edhe në ‘’Tranzitikë’’ analiza senzorike paraqet faktorë të rëndësishëm të përcaktimit të kualitetit, veçanërisht kur ka të bëj me pranimin, dorëzimin e prodhimit.

Analizat senzorike janë specifike për lëmi të veçanta, të cilat përfshijnë prirjet dhe shijet e konsumatorëve, që nuk është njësoj me analizat objektive, te të cilat fitohen rezultate ekzakte nëpërmjet instrumenteve të standardizuara të kualitetit superior.

Vlerësimi i vetive organoleptike të prodhimit të degëve të ndryshme të prodhimtarisë kërkon metoda specifike të analizës senzorike. Kështu p.sh. dallohen metodat e analizës senzorike të artikujve të konsumit të gjerë, barërave, lëkurës etj.

Analizat senzorike të artikujve të konsumit të gjerë mund të ndahen në tri kategori:

- pamja e prodhimit; forma, dimensionet, ngjyra, kthjelltësia, konsistenca (njëtrajtshmëria), pandryshueshmëria), granulometria, thërmueshmëria, dizajni etj., - vetitë kinestetike; ngacmimet mekanike të pjesëve të gojës, siç është, fortësia, konsistenca specifike, nxehtësia, ftohtësia etj., - shija, era, aroma; janë tregues tipik të kualitetit të kualitetit të artikujve të konsumit të gjerë, e kur të aktivizohet edhe ndjeshmëria sekondare e shkaktuar nga veprimi reciprok i artikujve dhe njeriut, fitohet gjykimi përfundimtarë mbi kualitetin e prodhimit ushqimorë.

Analiza senzorike e kualitetit të ndonjë prodhimi për të krijuar përshtypjen organoleptike rrjedh prej disa ndjesive:

- shijes, - erës, - ngacmimeve mekanike të organeve që rrjedhin nga prekja, - temperatura, -përshtypjeve vizuale (forma, ngjyra, pamja, konsistenca, dizajni) dhe - prirja dhe shija e konsumatorit.

5.3.2.1 Shija e produkteve

Intensiteti i shijes varet nga natyra e artikujve ushqimorë dhe koncentrimi i stimulansit të pranishëm. Sasi shumë të vogla të ndonjë substance mund të shkaktojnë efekte të mëdha në ndjeshmërinë e shijes p.sh., sasi shumë të vogla të kapsaicinit në speca shkakton efekt shumë të fortë të ”të djegësirës”, deri sa sasi shumë të vogla të kofeinës në kafe, nikotinës në duhan, teinës në çaj, krijojnë atmosferë të veçantë organoleptike të shijes. Koncentrime pak më të mëdha të kripës shkaktojnë ndjenjën e njelmësisë, saharoza (sheqeri) shkakton ëmbëlsinë, të cilat mund të maten me indeksin e njelmësisë, ëmbëlsisë, hidhësisë ose tharbtësisë p.sh. indeksi i ëmbëlsisë i ndonjë substance të ëmbël shprehet si ekuivalent i standardit. Ëmbëlsia relative e saharozës është 100, ndërsa në raport me të – e fruktozës është 173, glukozës 74, llaktozës (sheqeri i qumështit) 16, saharina 50 000 etj., në të njëjtën mënyrë vlerësohet edhe njelmësia, hidhësia ose tharbtësia.

Nëse dëshirojmë që në mënyrë organoleptike të përcaktojmë njelmësinë e omletit, ai krahasohet me serinë e tretjeve të kripës së kuzhinës në ujë të destiluar. Nëse njelmësia e omletit është e ngjashme, gjegjësisht e përafërt me 3.5% të tretjes së kripës, atëherë themi se indeksi i njelmësisë është 3,5.

Page 27: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

27

Vlerësimin e pranueshmërisë së artikujve ushqimorë e definojnë më shumë testues duke e krahasuar shijen me standardin, këto rezultate vendosen në shkallën e Hedonit me hap prej 9 deri 1:

9 - shije veçanërisht e pranueshme (p.sh. i njelmët), 8 - shije shumë e pranueshme ( p.sh. i njelmët me ithtësi të papërfillshme), 7 - shije mesatarisht e pranueshme (p.sh. e njelmët me hidhësi mesatare), 6 - shije pak e pranueshme (p.sh. e njelmët me hidhësi më të fortë), 5 - shije neutrale (p.sh. njelmësia dhe ithtësia të barabarta), 4 - shije pak e papranueshme (p.sh. e ithtë me njelmësi më të fortë), 3 - shije mesatarisht e papranueshme (e ithtë me njelmësi mesatare), 2 - shije shumë e papranueshme ( p.sh. e ithtë me pak njelmësi), 1 - shije veçanërisht e papranueshme (p.sh. e ithtë pa njelmësi).

Në vlerësimin organoleptik të pranueshmërisë së artikujve ushqimorë vlera kufitare është 6,5. Standardi i njelmësisë prej 0.05 M i tretjes së kripës së kuzhinës (NaCl) në ujë të destiluar vlerësohet me 8 poenë, ndërsa standardi i ithtësisë i koncentrimit të njëjtë MgS04 vlerësohet mesatarisht 8,5 poenë.

Intensiteti i njelmësisë prej 0.05 M i disa tretjeve të kripërave ( NaCl, KCl, NH4 Cl, CaCl2, KNO3, MgSO4) në ujë të destiluar është treguar në figurën 33, ndërsa ndikimi i koncentrimit molar KCl në omlet sipas ëmbëlsisë, ithtësisë, njelmësisë dhe thartsisë është treguar në figurën 34.

Figura 33. intensiteti i vlerësimit të njelmësisë (1) dhe hidhësisë (2) prej 0.05 M të disa tretjeve të kripërave Figura 34. ndikimi i koncentrimit molar KCl në omlet sipas ëmbëlsisë (1), hidhësisë (2), njelmësisë (3) dhe thatësisë (4) e vlerësuar si e pranueshme

5.3.2.2 Era e produktit

Era e produktit dukshëm ndikon te konsumatori, kështu që për disa materiale paraqet vetinë prijëse. artikujt ushqimorë, produktet kozmetike, barërat, lëkura, gëzofi, mjetet për larje etj. Kualiteti i tyre kualifikohet sipas erës. Shqisat e erës ndodhen në pjesën e mesme dhe të sipërme të zgavrës së hundës, ku ndodhen me miliona receptorë të erës. Receptorët e erës mund të identifikojnë pothuajse edhe sasitë e pamatshme të substancave me erë. Ndjeshmëria e shqisave të nuhatjes varet nga gjendja shëndetësorë e vlerësuesit, koncetrimi i erës, temperatura e produktit, pastërtia dhe temperatura në të cilën punojnë vlerësuesit etj. Ndjeshmëria e receptorëve të nuhatjes veçanërisht është e shprehur në mukozën e hundës, kështu ndodh që pas ndezjeve të gjata e kronike njeriu plotësisht të humbë ndjeshmërinë e erës.

Intensiteti i erës së ndonjë produkti varet nga shkalla e koncentrimit të avujve të substancës me erë në te. Erërat e forta mund ti “mbulojnë” më të dobëtat, kështu që mundësohet “maskimi” i erërave të pakëndshme. Erërat e pakëndshme të artikujve ushqimorë janë tregues të mirë senzorik që lajmërojnë se me kualitetin nuk është diçka në rregull. “Prishja e erës” mund të jetë pasojë e manipulimit të keq me produktin ose produkti veç është dëmtuar në procesin teknologjik, gjegjësisht është prodhuar nga lënda e parë e dobët.

Gjatë kontrollimit të kualitetit të erës të produktit vlerësohet:

Page 28: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

28

- pastërtia në raport me standardin ( normale, natyrore, e pazakonshme), -intensiteti i erës dhe -fisnikëria, pajtueshmëria gjegjësisht harmonizimi.

5.3.2.3 Aroma e produkteve

Ndjeshmëria e përgjithshme organoleptike e cila lajmërohet gjatë përtypjes dhe gllabërimit, në të cilën përfshihen ndjeshmëria e erës, shijes dhe vetive kinestetike, paraqet aromën e produktit, si që shihet në figurën 35.

figura 35. skema e lindjes së aromës Intensiteti i aromatizimit të produkteve të ndryshme vlerësohet me:

• 0-pa aromë, aromë e pakëndshme, • 1- e dobët, • 2-mesatarisht e shprehur ose e butë dhe • 3-e fortë ( shumë e shprehur, intensive).

Intensiteti i aromatizimit ndryshon në funksion të kohës, si është treguar në figurën 36.

Aroma e njëjtë asnjëherë nuk vlerësohet njësoj nga kategoritë e ndryshme të konsumatorëve. Ajo është e kushtëzuar nga standardi i jetesës, kushtet klimatike dhe kushte e tjera të jetesës, të cilat ndryshojnë prej gjenerate në gjeneratë.

Figura 36. intensiteti i “hidhësisë” së birrës (1) dhe “freskisë” së bonboneve-pepermint (2)

5.3.2.4 Përshtypjet vizuale mbi produktin

Ngjyra, forma, konsistenca dhe përshtypjet e tjera të cilat mund vërehen me syrin e rëndomtë paraqesin faktorë të rëndësishëm të kualitetit organoleptik. përshtypjet vizuale rrjedhin kryesisht nga vetitë fizike të materialit. nuk mund të merren si kritere vetme për përcaktimin e kualitetit, por kur të kemi parasysh shijen dhe prirjet (tendencat) e konsumatorëve, ato nganjëherë kanë edhe rolin vendimtarë në përcaktimin e konsumatorëve për të blerë këtë produkt.

Ngjyra e prodhimeve bujqësore tregon pjekjen, ngjyra e ushqimit flet për cilësinë dhe inkurajon njeriun në marrjen e ushqimit. Hulumtimet kanë treguar se, ngjyra ka një veprim specifik të rëndësishëm psikologjik.

Ngjyrën e zezë e kanë trupat të cilët i absorbojnë (thithin) të gjitha ngjyrat e spektrit të dritës së diellit, dhe shkakton ndjenjën e një mërzie(trishtim) dhe errësire të rëndë. nuk preferohet për mjetet transportuese për shkak të dukshmërisë së dobët.

• Ngjyra e hirtë fitohet me përzierjen e ngjyrës së bardhë dhe të zezë dhe krijon një përshtypje vizuale neutrale. Ngjyra e hirtë si simbol i pavendosmërisë, gjithashtu nuk preferohet për mjete transportuese për shkak të dukshmërisë së dobët.

• Ngjyrën e bardhe e kanë ato materiale që reflektojnë të gjithë spektrin e rrezeve të diellit. Ajo i sugjeron konsumatorit pastërtinë, efektin e plotë të mundësive për jetë, por edhe ndjesinë e pafundësisë dhe zbrazëtisë.

Page 29: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

29

Spikatshmëria (dallueshmëria) e mjeteve të transportit varet nga prapavija e tyre.

• Ngjyra e gjelbër e sendeve e ka origjinën nga reflektimi i pjesës së gjelbër të spektrit diellor. Vepron në mënyrë relaksuese, zbutëse dhe pushuese. Ajo nuk është e dallueshme dhe nuk mund të preferohet si ngjyrë e mjeteve transportuese.

• Ngjyra e kuqe e sendeve rrjedh nga reflektimi i ngjyrës së kuqe të spektrit diellor. Te njeriu zgjon ndjenjën e gjallërisë, fuqisë, sharmit (bukurisë), dhe nganjëherë vrazhdësinë ose bamirësinë. Për shkak spikatshmërisë së mirë rekomandohet për mjetet e transportit.

• Ngjyrën rozë e kanë ato objekte që lëshojnë (emitojnë) pjesën rozë të spektrit diellor. Krijon përshtypjen e butësisë, romantizmit dhe druajtjes. Ngjyra rozë shpreh feminitet dhe dashuri, për këtë arsye shumë përdoret në paketimin e prodhimeve kozmetike.

• Ngjyra e kaltër përfaqëson feminitet dhe në disa raste ftohtësi, pjekuri, jetë shpirtërore të pasur etj. Me ngjyrë bojëqielli shpesh ngjyrosen mjetet e transportit edhe pse janë pak të dukshme, këto ngjyra nuk janë të rekomanduara.

• Ngjyrë të verdhë i paraqitet me emitimin pjesës së verdhë të spektrit diellor dhe krijon përshtypjen e jetës. Kjo është ngjyra e rinisë dhe jashtëzakonisht e dukshme. Makinat (pavarësisht nga lloji) me ngjyrë të verdhë janë veçanërisht të dukshme dhe ato kanë numër më të vogël të aksidenteve në trafik.

Në figurën 37 tregohet spektri diellor i rrezatimit elektromagnetik dhe spektrit të dukshëm. Me kombinimi tri ngjyrave bazë (të verdhë, blu, e kuqe), mund të fitohen

niansa të pafundme, të cilat mundësojnë krijimin e kënaqësive estetike dhe psikologjike. Në saje të shprehive konsumuese dhe blerëse konsumatorët, gjithnjë e më pak janë të orientuar drejt vetive reale të produktit, por më shumë nga nazet dhe imazhit personal të cilin e ka krijuar për produktin.

Figura 37. Spektri diellor i rrezatimit elektromagnetik dhe spektri i dukshëm Në shumë degë të teknikës është e rëndësishme që ngjyrat e caktuara të

përcaktohen për shkak të saktësisë së reprodukimit. Ngjyrosësit janë substanca të cilat e absorbojnë (thithin) dritën e pjesës së

dukshme të spektrit diellor. Drita e cila vjen nga Dielli në Tokë, shpërndahet (shkapërderdhet) në formë të

grimcave të fotoneve. Këto grimca të shpërndara në gjithë Tokën i godasin atomet e materieve. Me që fotonet nuk mund të udhëtojnë gjatë brenda atomit, ato i godasin elektronet të cilat qarkullojnë përreth bërthamës. Tani elektronet i absorbojnë fotonet që i godasin dhe në këtë mënyrë e marrin energjinë e fotoneve, e cila u mundëson të kalojnë në luspën (orbitën) tjetër e cila ka nivel energjie më të lartë. Këto elektrone përsëri tentojnë të kthehen në luspën paraprake dhe pasi të kthehen ato i emitojnë fotonet me energji të caktuar, këto fotone të emituara e përcaktojnë ngjyrën e asaj materie (substance), figura 38.

Këto substanca të ngjyrosura kanë aftësi që të lidhem me materiale të tjera të cilave u japin edhe atyre ngjyrën.

Ngjyrën të cilën vëzhguesi e përjeton (vëren) është komplementare me ngjyrën e dritës së absorbuar; për shembull, në qoftë se materiali thith dritën me gjatësi valore

Page 30: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

30

480 nm ajo do të duket blu mirëpo, nëse e njëjta do të ndriçohet me dritë të bardhë do të duket si ngjyrë portokalli në të verdhë.

Materialet, molekulat e të cilave absorbojnë fotonet me gjatësi valore jashtë fushës së dritës së dukshme, në fushën ultravjollce më poshtë se 380 nm ose në fushën infra të kuqe më lart se 760 nm, syrit të njeriut këto materiale do ti duken si të pangjyra.

5.3.2.5. Metodat e analizave organoleptike Metodat e analizave organoleptike të materialeve mund të jenë: - testet e dallueshmërisë (diferencimit), - poentimi dhe - sistemet e klasifikimit. Testi i dallueshmërisë, si metodë organoleptike, shpesh përdoret në

përcaktimin e kualitetit. Mostra paraprakisht e zgjedhur ose standardi krahasohet me materialin e shqyrtuar(testuar). Testi i diferencimit veçanërisht është i përshtatshëm sidomos për vlerësimin e aromës, shijes dhe erës. Mund të përdoren në prodhimtari për zgjedhjen e varianteve më të mira të produkteve, gjatë vendosjes së standardeve etj. Gjatë testeve të dallueshmërisë përdoret një numër më i madh të sistemeve, ndër të cilët më të njohurit janë:

Page 31: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

31

Figura 38

- Testi çift përdoret për të përzgjedhur një mostër më të mirë në bazë të kritereve organoleptike të paracaktuara. Këtu nuk ka mostra standarde, - Testi i trekëndëshit përdoret për të dalluar tri mostra për nga pamja e jashtme

të njëjta, dy nga të cilat janë nga material i njëjtë, ndërsa e treta është e ndryshme.

Detyra e provuesit (testuesit) është që të caktojë dy mostra identike. Gjatë provave treshe janë tri zgjidhje të mundshme prej të cilave vetëm një është e saktë. Saktësia madhe e testimit sigurohet me dyfishimin e mostrave ose me kyçjen e një numri më të madh të testuesve. Mostrat në këtë provë nuk specifikohen me numra por me simbole, të cilave nuk u njihet renditja, siç tregohet në figurën 39.

Figura 39. Shembulli i simboleve për kodimin e mostrave

- Testi me më shumë çifte gjatë të cilit testuesit i prezantohen për provë dy materiale (A dhe B), të cilat nuk kanë shenja dalluese mes veti. Detyra e testuesit është që të veçoj një seri të kampioneve (mostrave), ku numri i mostrave i serive të veçanta mund të mos jetë i barabartë.

- Poentimi aplikohet për të vlerësuar kualitetin përfundimtar të produkteve, ndërsa rrallëherë përdoret për lëndët e para dhe gjysmë-produktet. Gjatë

Page 32: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

32

poentimit është e rëndësishme që qysh në fillim të përgatitjes të përzgjidhet sistemi i përshtatshëm, i cili përbëhet nga disa faza:

- zgjedhja e vetive karakteristike në bazë të të cilave mund të jepet vlerësimi kompleks i kualitetit,

- përshkrimi i detajuar i metodës për secilën veti dhe kriterit të përcaktimit kriteret të saj dhe

- ndikimi i secilës veti në cilësinë e përgjithshme të produktit. Analiza Organoleptike e lëngjeve me poentim mund të zbatohet sipas këtij

shembulli: Atributi Poenat 1. shija 0-10 2. era 0-7 3. ngjyra 0-2 4. shkëlqimi 0-2 Numri maksimal i pikëve 20.

Në praktikë, poentimi (vlerësimi) i cilësisë së materialeve shumë shpesh

kryhet ngjashëm me sistemin e vlerësimit në shkolla (Tabela 11). Tabela 11 Sistemi i klasifikimit gjegjësisht shkalla e klasifikimit të prodhimeve sipas kualitetit (cilësisë) në bazë të mesatares të numrit total të poenëve është standarde: Kualiteti Extra (De Luxe, superior, Export, Purissima), I. Kualiteti (lloji I-rë, Prima), II. Kualiteti (lloji II-të, B, Secundo) dhe III. Kualiteti ( lloji i III-të, Tertia)

Organizimi i analizave organoleptike dhe zgjedhja e testuesve (provuesve)ka

një rëndësi të madhe praktike për të bërë vlerësimet objektive të një materiali që do të shfaqet në qarkullim. Ky vlerësim përfundimtar i kualitetit varet nga profesionalizmi i anëtarëve të komisionit, shijes së tyre si dhe preferencave subjektive.

Gjatë zgjedhjes dhe vlerësimit të produktit komisioni zakonisht përbëhet nga pesë deri në dhjetë anëtarë. Ky mund të jetë një komision i ekspertëve, të personelit teknik, konsumatorëve ose komisioneve të përziera. Kur komisioni është në numër të vogël preferohet përsëritja e testimit. Gjatë zgjedhjes së vlerësuesit, është e nevojshme që nëpërmjet të testimit të përcaktohet ndjeshmëria e shqisave të tyre të shijes, erës, shikimit, dëgjimit etj., ku ata zakonisht bien (dështojnë) më shumë se 60%. Me testime është përcaktuar se në përcaktimin organoleptik të kualitetit mund të marrin pjesë deri në 40% të totalit të popullsisë, nga të cilët vetëm 12% e tyre i ka të zhviluara mirë shqisat organoleptike. Gjatë testimit të artikujve ushqimorë prova mund të përsëritet vetëm pas pesë minutash, ku është e detyrueshme shpëlarja e gojës me ujë të vakët.

Pranimi (shkarkimi) i materialit në “tranzitikë” kërkon në mënyrë të detyrueshme një kontrollë organoleptike, e cila mund të jetë:

Page 33: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

33

- kontrollë organoleptike e përgjithshme e çdo njësie të paketimit gjegjësisht të tërë ngarkimit ose shkarkimit dhe kontrolla organoleptike e numrit të zgjedhur të mostrave me metodën e rastit, kur dërgesa përmban numër të madh të paketimeve. - Kontrolla me komisione e numrit të zgjedhur të mostrave para pranimit të materialit ka karakter të përcaktimit paraprak orientues të kualitetit. Me këtë vlerësim përcaktohen të gjitha gabimet e dukshme në material, siç janë dëmtimet mekanike në paketim, thyerjet, mungesa e pjesëve eventuale, prania e papastërtive, ngjyrat jo të njëtrajtshme, forma jo e rregullt, ndryshimet e dukshme të erës etj. Përcaktimi paraprak i kualitetit ka rol vendimtar gjatë pranimit të materialit në depon e lëndëve të para gjegjësisht në depon e blerësit, i cili vetëm në bazë të kësaj kontrolle mund të bëjë pranimin e materialit.

Komisioni kontrollues i cilësisë së materialit ka rëndësi të madhe ekonomike, dhe mund të konsiderohet si vendimtarë, kur është fjala për marrjen e lëndëve të para për prodhim.

5.3.4. Vetitë fizike të materialeve

Konstruksionet bashkëkohore të mjeteve transportuese ndërtohen me materiale të cilat duhet të plotësojnë një mori kërkesash. Kështu, p.sh., materiali për krahët e aeroplanit duhet të jetë i lehtë dhe i fortë, ndërsa ai për lopatat e turbinës duhet të jetë i qëndrueshëm në temperaturat e larta.

Në vetitë fizike të materialeve bëjnë pjesë ngjyra, dendësia, kohezioni, pika e shkrirjes, nxehtësia specifike, pika e vlimit, përçueshmëria termike dhe koeficienti i zgjerimit termik.

5.3.4.1. Dendësia e materialeve

Masa vëllimore (dendësia) është masa e njësisë vëllimore (vëllimit). Shprehet në kg/dm3 ose kg/m3, dhe shënohet me ρ. Me matjen e dendësisë përcaktohet përshtatshmëria e aplikimit të materialeve. Nga metalet më i lehti është litiumi (0,53 kg/dm3) dhe më i rëndi osmiumi (22.5 kg/dm3). Sa më e vogël të jetë dendësia e ndonjë materiali, nën të njëjtat kushte, me energjinë e njëjtë ngasëse, mjeti transportues mund të bartë ngarkesë të dobishme më të madhe.

Dendësia e disa metaleve është treguar në Figurën 50.

Figura 50. dendësia disa metaleve, [kg/dm3]

Dendësia e substancave të forta përcaktohet duke e matur masën e tyre me anë të peshoreve të precizitetit të caktuar si dhe vëllimit me anë të metodave të ndryshme indirekte. Për matje të shpejta të densitetit të substancave të forta, vëllimi i të cilave vështirë përcaktohet shfrytëzohet një peshore e posaçme e Mohr-Westphalov-it, e treguar në figurën 51. Matet masa dhe vëllimi i lëngut të zhvendosur.

Figura 51. Peshorja e Mohr-Westphalov-it

Dendësia e lëngjeve caktohet në disa mënyra, ndër të cilat më të përshtatshme

janë metodat me ndihmën e aerometrit, piknometrit, peshores së Mohr-Westphalov-it etj. Në dendësinë e lëngjeve ndjeshëm ndikon temperatura gjatë së cilës ajo

Page 34: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

34

përcaktohet. Dendësia zakonisht matet në temperaturën 15 °C ose 20 °C. Dendësia e ujit në 4 °C është e barabartë me 1 kg, e me rritjen e temperaturës ajo zvogëlohet. Matja e dendësisë pranë një temperature standarde të përcaktuar në praktikë nuk është e mundur, por ajo llogaritet nëpërmjet shprehjes:

20

4d = td4 +γ(t-20)

ku është: t - temperatura në të cilën është bërë matja γ – temperatura korrigjuese e dendësisë për 1 °C

Aerometrat janë punuar në bazë të ligjit të Archimed-it. Matja kryhet duke e

zhytur aerometrin në lëngun e marrë testues, i cili ndodhet në menzurë në lëngun që ndodhet në menzurë siç tregohet në figurën 52.

Figura 2. Matja e dendësisë me aerometër

Piknometri është një enë me vëllim të përcaktuar saktësisht, siç tregohet në

figurën 53. Me matjen e masës me vëllim saktë të njohur vihet deri te të dhënat me ndihmën e të cilave llogaritet dendësia sipas shprehjes:

d = V

gg o−

ku është: g – masa e piknometrit të mbushur, go – masa e piknometrit të zbrazët, V – volumi (vëllimi) i shënuar në piknometër.

Figura 53. Piknometri

Me rritjen e dendësisë tek lëngjet rritet viskoziteti, temperatura dhe pika e ndezjes. Lëngjet e tilla më vështirë transportohen nëpërmjet tubacioneve, ndërsa pompat janë dukshëm më të ngarkuara. Gjatë manipulimit me lëngjet dendësia paraqet njërën nga vetitë më të rëndësishme. Dendësia e disa karburanteve të lëngëta është treguar në tabelën 14.

Tabela 14 Densiteti ( 20

4d ) i disa lëndëve të djegshme të lëngëta

Benzina i aeroplanëve 0,606 - 0,710 Benzina mesatar 0,72 - 0,74 Benzina i rëndë 0,750 - 0780 Karburanti diesel 0,850 - 0890 Nafta solvente 0,862 - 0872 Nafta 0,770 - 0,790 Kerozini 0,800 - 0,850

Page 35: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

35

5.3.4.2. Temperatura e shkrirjes së materialeve Temperatura e shkrirjes është temperatura në të cilën disa materiale të ngurta

nga gjendja e ngurtë kalojnë në të lëngët. Temperaturën më të lartë të shkrirjes prej të gjitha elementeve në sistemin periodik e ka volframi (3673 oK).Sa më e madhe të jetë energjia e lidhjes kimike midis atomeve gjegjësisht molekulave, kjo zakonisht do të thotë se materiali do të ketë temperaturë më të lartë të shkrirjes. Temperaturat e shkrirjes së disa materialeve janë treguar në Figurën 54.

Temperatura e shkrirjes së shumicës së substancave në praktikë njihet si temperatura e pikjes. Kështu për shembull, yndyrat të cilat shkrihen midis 10 dhe 100 °C njihen si yndyra mesatarisht të shkrishme. Temperatura gjegjësisht pika e shkrirjes caktohet sipas Ubbelandeu-t, në aparatin i cili përbëhet prej termometrit dhe epruvetës të treguar në figurën 55.

Figura 54. Temperaturat e shkrirjes së disa metaleve Figura 55. Aparati për përcaktimin e temperaturës së shkrirjes sipas Ubbelandeu-t

5.3.4.3. Koeficienti i zgjerimit termik të materialeve

Koeficienti i zgjerimit termik të materialeve karakterizohet me ndryshimin e vëllimit për shkak të ngrohjes për 1°C. Rritja e vëllimit të materialit për shkak të ngrohjes njihet edhe si dilatacion. Te shumë materiale, të cilat përdoren në temperatura të ndryshme, dilatacioni ka një rol thelbësor, zgjerimi i një materiali gjatë ngrohjes mund të llogaritet në bazë të shprehjes:

lt =lo [1+α(t2 –t1 )] ku është: lt - gjatësia e mostrës që matet gjatë t2 [K], lo – gjatësia fillestare mostrës gjatë t1 [K], t2 –t1 - diferenca e temperaturës së ngrohjes së kampionit(mostrës), α - koeficienti i zgjerimit linearë për shkak të ngrohjes për 1 0K.

Koeficient i zgjerimit termik për disa metale është treguar në figurën 56 në 106 K-1

Figura 56. Koeficienti i zgjerimit termik disa metaleve në 106 K-1. Koeficient i zgjerimit termik te metalet është relativisht i parëndësishëm,

ndërsa te masat plastike prej dy deri në dhjetë herë më i lartë. Termoelementet përdoren për të punimin e pirometrave. Si materiale për prodhimin e termoelementeve vijnë në shprehje bakri, hekuri, konstantani, kopeli (Cu me 44% Ni), kromeli (Ni me 10% Cr), kromnikeli, platina, volframi, etj, në kombinime të ndryshme siç tregohet në tabelën 15.

Page 36: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

36

Tabela 15. Fusha e matjes së termoelementeve Kombinimi Laborator °C deri në kombinimin oC

(Industrisë) (në laborator) Cu-Cu-konstante pengojë. W-350 Për 2000 FC-Fe-konsl konstante. 700 W 2500-mo krom-nikel-NiCr konstante pengojë. 800 Ta mo-2500 nikalkrom-nikel-NiCr Ni 1200 W-WMO 2900 platinarodij-platinum PiRh-pt 1600

Për punimin e termoelementeve më së miri përgjigjen legurat e hekur nikelit.

Koeficienti i zgjerimit termik më i vogli është gjatë 36% nikel. Kjo legurë është e njohur si invar. Invari përdoret në njërën anë (faqe) të bimetalit, e tjetra mund të jetë te tunxhi (mesing), konstantan, nikel etj. Invari ka një koeficient termik të ulët deri në 100 °C dhe ndjeshmëria e bimetalit të punuar prej tij është e njëtrajtshme deri në 100 °C, ndërsa, te platini ndjeshmëria është rreth 400 °C. Për përçuesit që vendosen në qelq (xhamat e veturave), duhet të përdoren materiale të cilat kanë të njëjtin koeficient të zgjerimit termik sikur qelqi i përdorur. Legurat (lidhjet) e hekur nikelit zakonisht i plotësojnë kërkesat e koeficientit termik të qelqit. Kabllot (përçuesit) që përdoren tek qelqi i fortë, zakonisht punohen prej volframi dhe molibdeni ose legurave të volframit (me 13% Ni, 5% Co), e cila në kuadrin e tregtisë shitet me emrin Wonico. 5.3.4.4. Përçueshmëria termike e materialeve

Përçueshmëria termike e materialeve, materiali është aftësia për të përçuar

nxehtësinë. Koeficienti i përçueshmërisë termike është nxehtësia që kalon në mes të dy kubëzave nga 1 cm3 për sekondë, në qoftë se dallimi i temperaturave në mes tyre është prej 1 K.

Njësia është W/mK. Materialet me elektrone të “lira” në luspën udhëheqëse janë përçues më të mirë se sa materialet e formuara me lidhje kovalente. Kështu, për shembull, në temperaturën e dhomës përçueshmëria termike (në W/mK) është për argjendin – 420, aluminin – 210, duraluminin – 126, hekurin – 84, çelikun 8-16, qelqin 0,4–1,2, për lesh xhamin dhe asbestin – 0,12 dhe për ajrin – 0,25.

Për shkak përçueshmërisë së ulët termike titani dhe legurat e tij, qelqi, azbesti etj., përdoren me shumicë në teknikën raketore dhe të gjithësisë.

Materialet me përçueshmëri të ulët termike përdoren shumë edhe në ndërtimtari, transport si dhe kudo, si materiale për izolime termike. Për këtë qëllim, më së shpeshti përdoren silikatet e ekspanduara (zgjeruara), silikoni, polystyreni dhe materiale të tjera. Nëse materiali izolues për kohë të gjatë i nënshtrohet veprimit të temperaturave të rritura, atëherë do të ndodhin ndryshime të tilla që do të rezultojnë në dëmtim të përhershëm të vetive themelore të tij. Për shkak të efektit të temperaturës, në fakt, vjen deri te ndryshimet e brendshme në përbërjen kimike dhe strukturë. Duke parë se si material ngarkohet gjatë veprimit të temperaturave të rritura gjatë eksploatimit, paraqitet nevoja që të përcaktohet se pranë cilës temperaturë maksimale, materiale edhe më tutje do të jetë funksional.

Kështu, qëndrueshmëria termike paraqet aftësinë e materialeve që një temperaturë të rritur (lartë) ta përballoj për një kohë të gjatë pa keqësim të dukshëm të

Page 37: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

37

vetive të tij themelore. Këtë keqësim të vetive e quajmë si plakje (vjetrim) termike. Kjo manifestohet në mënyra të ndryshme, varësisht prej llojit të materialit.

Diku do të ndodhin dëmtime mekanike më të mëdha, ndërsa diku izolimin e dëmtuar do ta depërtoj tensioni elektrik. Për plakje relativisht të shpejtë nuk është fajtore vetëm temperatura e lartë por edhe ndikimet e tjera. Më së shumti pjesëmarrje kanë ndikimet atmosferike. Përmbajtja e lagështisë dhe komponimet e ndryshme kimike posaçërisht mund të dëmtojnë materialet izoluese dhe të sjellin deri te keqësimi i vetive të mira termorezistente.

Klasifikimit termik i izolatorëve Klasa: Y temperature e lejuar 90 °C Materiali: pambuk, mëndafshi natyrale dhe artificiale, letër, fije (fibër), gomë natyrore, poliesteri dhe polivinilkloridi (PVC). Klasa: A temperature e lejuar 105 °C Materiali: pambuk, natyrale dhe artificiale mëndafshi, letër, fibër, fletë celuloze, teli i llakosur me vaj dhe vaj i modifikuar, gomë sintetike. Klasa: E temperature e lejuar 120 °C Material: teli i llakosur me llak (zmalt) të polivinilacetatit, poliamidit, poliuretanit, epoxidit dhe zmalte të ngjashme petë-bazuar në triacetin dhe acetobutiratin, celulozës dhe poliamidit, masat e presuara me bazë fenoli, elamina me mbushës organik, maerialet shtresore të presuara me letër dhe pambuk në bazë të rrëshirave fenole dhe melamine. Klasa: B temperatura e lejuar 130 °C Materiali: produktet micanite-liskunit(material si sanë-kashtë etj.), azbestit dhe qelqit, masa e presuar mbi bazën e fenolit dhe melaminës me mbushës organik. Klasa: F temperatura e lejuar 155 °C Materiale: produktet e liskunit, azbestit dhe qelqit me bartës, mikanit. Klasa: H temperature e lejuar 180 °C Materiali: produkte liskuni (micanite), azbest dhe qelq me bartës inorganik, mikanite, silikonet e pastra në formë të lëngjeve, rrëshirave dhe elastomereve dhe politetrafloretilinit. Klasa: C Temperatura e lejueshme me madhe se 180 °C Materiali: liskuni,porcelani, qelqi, kuarci si dhe materiale të ngjashme zjarrduruese (mikaniti, inor, mikaleks etj.)

5.3.5. Vetitë elektrike të materialeve

Sjellja e materialeve gjatë rrjedhës së rrymës elektrike karakterizohet nga

rezistenca elektrike, përçueshmëria elektrike (vlera reciproke e rezistencës elektrike) dhe super përçueshmërisë. Këtu bëjnë pjesë edhe vetitë magnetike të materialeve. Duke pasur parasysh vetinë e përçueshmërisë elektrike, materialet elektroteknike ndahen në:

Page 38: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

38

- përçuese, - gjysmë përçuese, - magnetike dhe - materiale izoluese.

Materialet me përçueshmëri elektrike (përçueshmëri specifike) më të madhe se 107 Sm, janë përçuesit. Gjysmë përçuesit kanë përçueshmëri prej 107 deri 10-5 Sm, ndërsa ato nën këtë vlerë janë izolatorët. Kjo ndarje shihet në Figurën 57. Materialet përçuese janë përçues të mirë të rrymës elektrike dhe nxehtësisë. Vendin e parë të përçuesve e zënë metalet, përçueshmëria e të cilave e kalon vlerën 107 Sm. Këtu përfshihen bakri, alumini, argjendi, dhe disa prej legurave të tyre. Në metalet përçuese numërohen edhe shumë të tjera që me të madhe përdoren në punimin e instrumenteve.

Figura 57. Ndarja e materialeve sipas përçueshmërisë Rezistenca elektrike (R) e kundërshton qarkullimin e rrymës elektrike.

Rezistenca specifike (ρ) është rezistenca e materialit me prerje tërthore l mm2 në gjatësi prej 1 m. Rezistenca elektrike e materialeve varet nga struktura kimike dhe vetitë fiziko-teknologjike. Njësia për matjen e rezistencë omi (l Ω = 1 V/A), ndërsa për rezistencën specifike është (Ω m-1). Me rritjen e temperaturës së materialit rritet edhe rezistenca elektrike. Me uljen e temperaturës në afërsi të zeros absolute (0 oK), materiali praktikisht nuk ka rezistencë elektrike, kështu që në këtë rast flitet për superpërçuesit.

Përçueshmëria elektrike (G) është vlera reciproke e rezistencës (R). Njësia për përçueshmërinë është Siemens-i (S):

G = R

1 [S]

Duke pasur parasysh vetinë e përçueshmërisë elektrike, materialet

elektroteknike ndahen në: - përçuese, me përçueshmëri specifike më të madhe se 107 Sm, - gjysmë përçuese,me përçueshmëri specifike prej 107 deri 10-5 Sm, - izolatorët, me përçueshmëri specifike më të vogël se 10-5 Sm.

Gjegjësisht, mekanizmi i përçueshmërisë elektrike te metalet shpjegohet me lëkundjen e elektroneve të cilat për shkak të tensionit detyrues e depërtojnë rrjetën kristalore hapësinore të kristalit metalik duke u pajisur me jonet pozitive metalike Figura 58.

Figura 58. Skema e mekanizmit të përçueshmërisë te metalet

Me sjelljen e elektroneve (energjisë), elektronet e trasës valente (orbitës

valente) kalojnë në nivel më të lartë energjetik, kur bëhen të lira dhe kështu e mundësojnë përçueshmërinë. Ky nivel i ri energjetik për elektronet të cilat bëhen të lira njihet me emrin orbita e përçueshmërisë (Figura 59).

Figura 59. Trasat e elektroneve

Metalet e pastra kanë rrjetë kristalore të rregullt dhe të njëtrajtshme dhe për

këtë arsye e kanë përçueshmërinë specifike të madhe. Një papastërti e vogël p.sh., te

Page 39: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

39

bakri shkakton ulje të madhe të përçueshmërisë. Prandaj, përçueshmëria elektrike e bakrit është masë e pastërtisë, të këtij metali (Figura 60).

Figura 60. Ndikimi i papastërtive në përçueshmërinë e bakrit Si përçues në teknikën transportuese përdoren argjendi, alumini dhe legurat e

tyre, ndërsa si gjysmëpërçues karboni, oksidet e bakrit, uraniumit, titanit dhe zinkut, si dhe sulfitet e argjendit. Si izolatorë përdoren shumë materiale organike e inorganike.

Gjysmëpërçuesit janë materiale elektrike, të cilat kanë rezistencë të madhe elektrike (rezistencë elektrike specifike) e cila sillet prej 10 deri 106 Ω/m. Këtu bëjnë pjesë karboni, seleni, sulfitet e argjendit dhe taliumit, oksidet e bakrit, zinkut dhe uraniumit, silici, karbititi, germaniumit, dhe materialeve të tjera në kombinime të ndryshme.

Materialet feromagnetike kanë vetinë e mbajtjes së fluksit magnetik. Përfaqësuesit kryesorë të këtyre materialeve janë hekuri, kobalti, nikeli, legurat e tyre dhe shumë okside të metaleve.

Izolatorët ose dielektrikët janë materiale, rezistenca elektrike e të cilave sillet mbi 106 Ω/m, ndërsa dielektrikët e mirë e kanë rezistencën elektrike më të madhe se 1010 Ω/m. Këso materialesh ka shumë.

5.3.6. Vetitë magnetike të materialeve

Vetitë magnetike tregojnë se si sillen materialet në fushën elektrike dhe magnetike. Vetia e disa materialeve që në fushën magnetike gjegjësisht elektrike edhe vet të bëhen magnetike njihet si paramagnetizëm.

Materialet tek të cilat nuk ndikon fusha elektrike gjegjësisht magnetike ose ndikon shumë pak njihen si diamagnetik. Magnetet natyrore janë magnetiti dhe magneti meteorit. Hekuri në vete absorbon një fluks magnetik disa qindra mijë herë më shumë se sa dendësia e këtij fluksi në vakum. Edhe pse, përveç hekurit, dhe në mënyrë të njëjtë sillen edhe kobalti, nikeli, gadoliniumi, dhe një numër i konsiderueshëm i legurave të tyre, këto materiale sipas hekurit marrin emrin feromagnetik (Figura 61).

Në shumë vende në elektro pajisje përdoren materiale prej të cilave kërkohet që sa më mirë ti lëshojnë (mos rezistojnë) forcat magnetike gjegjësisht të krijojnë fushë magnetike sa më të forte. Në rastin e parë është bëhet fjalë për materialet që lehtë mund të përshtaten ndryshimeve të fuqisë së rrymës si shkaktarë i fluksit magnetike. Këtu përfshihen pllakat e transformatorit, shuarësit (qetësuesit) e elektromagneteve, llamarinat e dinamove për pajisjet rrotulluese etj.

Në rastin e dytë bëhet fjalë materialet me veti magnetike të vazhdueshme (përhershme), të cilat përdoren në prodhimin e autoparlanteve (folësve), instrumenteve me pipëz, në fushën e magnetit të vazhdueshëm, zileve (këmbanave) elektrike, poleve të makinave elektrike me pole pozitive me vetë nxitje etj. Për përftimin e magnetit të përhershëm përdoret hekuri, nikeli, kobalti dhe mangani. Materialet magnetike përmbajnë një numër të madh të magnetëve të vogla, d.m.th. atome. Momenti magnetik i atomeve rrjedh nga momenti magnetik i bërthamës, si dhe momenteve magnetike të elektroneve, i cili është rezultat i rotacionit (sjelljes) të elektroneve rreth aksit të vet dhe përreth bërthamë së atomit. Çdo ndryshim strukturorë në rrjetën kristalore metalike shkakton një ndryshim reciprok të forcave

Page 40: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

40

midis atomeve, dhe njëkohësisht duke ndryshuar edhe vetitë magnetike. Paraqitja skematike, e strukturës së materialeve në lidhje me vetitë magnetike është treguar në figurën 62.

Figura 62. Paraqitja skematike, e strukturës së materialeve në lidhje me vetitë magnetike

5.3.7. Vetitë kimike materialeve Materialeve që përdoren në teknikë, vetitë kimike u përcaktohen nëpërmjet: - përbërjes kimike,

- rezistencës kimike ndaj korrozionit, - rezistencës ndaj zjarrit, - rezistencës termike dhe - vetive kristalografike. Në rastin e dytë bëhet fjalë materialet me veti magnetike të vazhdueshme

(përhershme), të cilat përdoren në prodhimin e autoparlanteve (përforcueseve të zërit), instrumenteve me pipëz, në fushën e magnetit të vazhdueshëm, zileve (kambanave) elektrike, poleve të makinave elektrike me pole pozitive me vetënxitje etj. Për përftimin e magnetit të përhershëm përdoret hekuri, nikeli, kobalti dhe mangani. Materialet magnetike përmbajnë një numër të madh të magneteve të vogla, d.m.th. atome. Momenti magnetik i atomeve rrjedh nga momenti magnetik i bërthamës, si dhe momenteve magnetike të elektroneve, i cili është rezultat i rotacionit (sjelljes) të elektroneve rreth aksit të vet dhe përreth bërthamë së atomit. Çdo ndryshim strukturorë në rrjetën kristalore metalike shkakton një ndryshim reciprok të forcave midis atomeve, dhe njëkohësisht duke ndryshuar edhe vetitë magnetike. Paraqitja skematike, e strukturës së materialeve në lidhje me vetitë magnetike është treguar në figurën 62.

Figura 62. Paraqitja skematike, e strukturës së materialeve

në lidhje me vetitë magnetike

5.3.7. Vetitë kimike materialeve

Materialeve që përdoren në teknikë, vetitë kimike u përcaktohen nëpërmjet: - përbërjes kimike, - rezistencës kimike ndaj korrozionit, - rezistencës ndaj zjarrit, - rezistencës termike dhe - vetive kristalografike.

Page 41: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

41

Elektronet janë thermi që rrotullohen rreth bërthamës së atomit ngjashëm me

Tokën që rrotullohet rreth boshtit të vet e njëkohësisht rrotullohet rreth Diellit. Ky rrotullim, sikur atë që bëjnë planetët, realizohet në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsosur sipas trajektoreve që emërtohen orbite. Të bëjmë krahasimin në mes madhësisë së elektronit dhe madhësisë së Tokës: nëse e zmadhojmë atomin deri në madhësinë e Tokës, atëherë elektroni do të kishte madhësinë e mollës.

Page 42: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

42

Të gjitha vetitë për të cilat u shkrua më lart bazohen në përbërjen kimike

materialeve. Nga fizika dhe kimia e dimë se materia për rreth nesh përbëhet prej atomeve, gjegjësisht molekulave. Atomet janë grimcat më të imta të materies, të cilat përbëhen prej protoneve dhe neutroneve.

Thermia (grimca) më e vogël e materies e cila i ruan vetitë karakteristike të elementit kimik është atomi i cili përbëhet prej tri lloj të thërmiave subatomike:

- protoneve, - neutroneve dhe - elektroneve.

Protonet dhe neutronet së bashku e formojnë bërthamën (nukleus-in), ndërsa mbështjellësin e formojnë elektronet.

Numri i protoneve në ndonjë atom paraqet numrin rendor të elementit, i cili është i barabartë me numrin e elektroneve në mbështjella. Prej këtij numri varen vetitë e atomit. Protoni është thermi me ngarkesë elektrike pozitive, elektroni me ngarkesë negative, ndërsa neutroni është thërmi neutrale, masa relative e të cilit është 1.

Llojet e ndryshme të atomeve formohen me kombinime të ndryshme të numrit të protoneve, neutroneve dhe elektroneve.

Deri tani janë zbuluar 109 elemente kimike. E tërë gjithësia, çdo gjë e gjallë dhe jo e gjallë në Tokën tonë është formuar me radhitjen e këtyre 109 elementeve në kombinime të ndryshme.

E dimë se të gjitha elementet ndërtohen prej atomeve, të cilët janë të ngjashëm me njëri tjetrin dhe të cilët përbëhen prej protoneve, neutroneve dhe elektroneve. Prandaj, nëse të gjitha atomet që përbëjnë elementet ndërtohen prej thërmiave të

Page 43: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

43

njëjta, atëherë çka i bënë ato elemente që të dallohen njëri nga tjetri dhe çka është shkaktari i formimit të një numri të pafundmë të substancave të ndryshme ?

Numri i protoneve në bërthamën e atomeve thelbësisht i dallon elementet njëri nga tjetri.

Ekziston 1 proton në atomin e hidrogjenit, elementi më i lehtë, 2 protone në atomin e heliumit, elementi i dytë më i lehtë, 79 protone në atomin e arit, 8 protone në atomin e oksigjenit dhe 26 protone në atomin e hekurit.

Ajo që bënë dallimin në mes arit dhe hekurit, si dhe hekurit dhe oksigjenit është thjesht numri i ndryshëm i protoneve.

Ajri që e thithim, trupi i ynë, bimët dhe shtazët, planetët në gjithësi, gjallesat dhe jo gjallesat, e ëmbël dhe e ithët, e ngurtë dhe e lëngët, çdo gjë...çdo gjë është e ndërtuar prej protoneve, neutroneve dhe elektroneve.

Vetitë kimike të materialeve varen prej strukturës së luspës (orbitës) së jashtme (luspës valente) të atomit.

Molekulat janë thërmiat më të imta të materies të cilat i ruajnë vetitë e tyre, e formohen me lidhjen kimike të më shumë elementeve të njëjtë. Lidhja kimike e atomeve në molekulë mund të jetë me:

- lidhje jonike, - lidhje metalike dhe - lidhje kovalente.

Me lidhje jonike formohen molekulat me elementet elekropozitive nga ana e majtë e sistemit periodik dhe elementeve, elektronegative nga ana e djathtë e sistemit periodik. Atomet elektropozitive kanë numër të vogël të elektroneve në luspën e jashtme, të cilat ia e dorëzojnë atomeve me numër të madh të elektroneve në luspën e jashtme. Të parët bëhen elektropozitiv katione, ndërsa të dytët elektronegativ anione.

Pozitiviteti i katione është i barabartë me numrin e elektroneve të liruara. Komponimet e fituara me lidhjen jonike janë elektrolitet, pasi gjatë shkrirjes në ujë lirojnë ione. Këto komponime përdoren në avioindustri gjatë galvanizimit, në prodhimtarinë e burimeve kimike të rrymës elektrike etj.

Lidhjet kovalente janë më të përhapurat tek komponimet e karbonit dhe ndërtohen prej çiftit të përbashkët të elektroneve, gjegjësisht secili atom e jep nga një elektron në lidhjen e përbashkët. Komponimet e ndërtuara me këtë mënyrë të lidhjes së atomeve janë shumë të përhapura. Këtu bëjnë pjesë masat plastike, pëlhurat, lëndët djegëse, ngjitësit, si dhe shumë materiale të tjera që përdoren në ndërtimin e fluturakeve bashkëkohore.

Gjatë lidhjeve metalike elektronet janë të shpërndarë njësoj në tërë kristalin metalik. Përbërja kimike e materialeve përcaktohet me analiza kimike që mund të jenë volumetrike, gravimetrike dhe elektrogravimetrike. Për përcaktimin e përbërjes kimike përdoren edhe analiza fiziko-kimike (vetitë optike, absorbimin e rrezatimit të nxehtësisë dhe ultratingulli), analiza spektrometrike (spektrometria infra e kuqe, ultravjollce si dhe rezonanca magnetike bërthamore) dhe termoanaliza. Nga të gjitha ekzaminimet e lartpërmendura aplikim më të gjerë kanë metodat për zbulimin e dëmtimeve mirkoskopike me anë të ultratingullit, X-ray metodat (rentgenografike), metodat luminiscentne dhe magnetike. Këto metoda, pa shkatërrim të kampionit, kanë një avantazh të madh për hulumtimin e vetive në krahasim me metodat kimike dhe metodat e tjera tek të cilat nevojitet që kampioni të shkatërrohet gjatë ekzaminimit.

Testimi i përbërjes kimike të metaleve dhe legurave të tyre në kushtet e bashkëkohore bëhet me spektroskopi atomike absorbuese. Kjo metodë e mat numrin i atomeve që mbeten në gjendje të pa ngacmuar, deri sa ngacmimi kryhet nën kushte

Page 44: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

44

standarde me hark elektrik, flakë, shkëndijë ose burime të tjera të energjisë. Nga matja e thithjes së rrezatimit në avullin atomik e dalë nga kampioni (mostra) me gjatësi valore karakteristike për elementin e caktuar mund të përcaktohet përqendrimi i elementit në mostër.

5.3.7.1. Përbërja kimike e materialeve

Përbërjet kimike të materialeve që hasen në komunikacion janë treguesit kryesore mbi mënyrën e ruajtjes kualitative deri te konsumatori. Përbërja kimike kushtëzon materialet ambalazhuese, mënyrën e paketimit, ruajtjes, procedurat gjatë transportimit dhe manipulimit (trajtimit). Ka metoda të ndryshme për përcaktimin e përbërjes kimike të një materiali. Secila metodë që do të përdoret, varet nga shumë faktorë, por më së shumti nga natyra e materialeve. Për "tranzikën" e materialeve janë të rëndësishme informatat që fitohen me njërën nga metodat e me poshtme:

- Analiza elementare e materialeve, - Analiza teknike e materialeve, - Analizat spektroskopike të strukturës së materialeve.

Me analiza elementare përcaktohet përbërja kimike elementare e një materiali me përdorin të metodave të ndryshme të kimisë analitike. Kështu, për shembull, karbonit dhe hidrogjenit në materialet organike përcaktohen në aparatin nga Liebig-u, azoti sipas Kjeldal-it, e oksigjeni zakonisht llogaritet nga ndryshimi. Përmbajtja e metaleve në një material zakonisht analizohet me metoda volumetrike, gravimetrike ose elektrogravimetrike.

Në kohët e fundit përmbajtja sasiore (kuantitative) e metaleve dhe molekulave në një material përcaktohet me metodën e përthithjes (absorbimit) atomike. Është e ditur se atomet dhe molekulat reagojnë ndryshe ndaj rrezatimit nga zona të ndryshme të spektrit. Nga matjet e emitimit apo absorbimit të energjisë së rrezatimit nga atomet dhe molekulat, si dhe me analizën e rezultateve të fituara, vihet deri te pasqyra e vërtetë e strukturës së materialit të analizuar.

Tabela 16 Siç shihet në tabelën 16, përmbajtja e lagështisë dhe hirit në disa karburante

parqet rezultate të rëndësisë teknike, kështu që këtu flitet për analiza teknike. Është e ditur se aktivizimi (ngacmimi-zgjimi) i elektroneve në atome përcillet me dukurinë e emitimit të vijave në spektrin ultra-violet, në spektrin e dukshëm dhe të afërt me spektrin infra të kuq elektromagnetik. Është e ditur se molekulat në të njëjtën kohë i kryejnë tri lloje të lëvizjes. Zhvendosja drejtvizore e molekulave në hapësirë quhet translacion. Molekula pastaj lëviz për rreth një aksi të supozuar, kështu që bëhet fjalë për rrotacion dhe, së fundi, molekula dhe atomi i afrohen dhe largohen pranë njëri-tjetrit e këtu flitet për vibrim (lëkundje). Në praktikë, për testimin e materialeve më së shpeshti shfrytëzohet zona infra e kuqe dhe ultravjollce. Zona ultravjollcë e përthithjes (absorbimit) të materialit është më pak interesante për shkak se ajo tregon për ekzistimin e grupeve funksionale në një material.

Spektrografija infra e kuqe ka gjetur aplikim të gjerë në të gjithë laboratorët ku ekzaminohet përbërja kimike e substancave. Aplikimi i kësaj metode gjatë përcaktimit të përbërjes kimike të materialeve është shumë e rëndësishme, pasi që mund të shfrytëzohet analiza kimike sasiore dhe cilësore e përzierjeve më komplekse.

Page 45: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

45

Me spektroskopinë infra të kuqe matet absorbimi i dritës në zonën 2.5 – 40 mikrona (4000-200 cm-1). Pranë disa gjatësive valore të gamës (intervalit) së caktuar do të absorbohet një lidhje kimike, ndërsa te të tjerat një lidhje tjetër kimike. Në bazë të kësaj merren të dhëna të mjaftueshme për identifikimin e komponimeve dhe lidhjeve.

Spektri infra i kuq paraqet intensitetin e absorbimit të dritës në zonën infra të kuqe i cili është karakteristik për çdo substance të veçantë. Nuk ka substanca të cilat dallohen për nga përbërja kimike dhe të kenë të njëjtë spektrin infra të kuq. Për këtë arsye mund të thuhet që spektri infra i kuq është letërnjoftim i çdo substance.

Kromatografia

Kontrollin e kualitetit të përbërjes kimike në "tranzilikë" nuk e bënë transportuesi, nëse kjo nuk është e përcaktuar shprehimisht me kontratë. Megjithatë, me procedura të këqija të manipulimi me material mund të shkaktohen ndryshime të mëdha në përbërjen kimike dhe vetitë e tyre.

Lagështia në materiale mund të jetë e: - vrazhdë (ashpër), - higroskopike ose të lidhura dhe - kristalore ose strukturore. Pasi që ajri atmosferik përmban një sasi të caktuar të avullit të ujit, kjo do të

thotë se varësisht prej vetive dhe kushteve klimatike, materialet do të përthithin ose lirojnë një sasi të caktuar uji.

Kjo do të ndikojë në vetitë transportuese të materialeve të shkriftë si dhe do të ndryshohen edhe vetitë e tjera të tij.

Lagështia e vrazhdë është ajo përmbajtje e ujit që është thithur në formën e pikëzave të vogla në sipërfaqe dhe zgavrat e materialit të terur në kushtet e dhomës gjegjësisht në temperaturën 20°C dhe në presion normal atmosferik. Lagështia

vrazhdë përcaktohet me tharje të materialit të shtrirë në një shtresë të hollë në një temperaturë midis 15 dhe 25°C në një zonë të mbyllur gjatë 48 orëve.

Lagështia higroskopike ose e lidhur në materiale, më së shpeshti është ajo lagështi e cila edhe pas tharjes afat-gjatë të produktit në kushtet e temperaturës së dhomës nuk lirohet nga materiali. Këtu uji është kondensuar në kapilare dhe zgavrat mikroskopike të materialit.

Lagështia totale e produktit është shuma e lagështisë higroskopike dhe të vrazhdë. Total i lagështisë përcaktohet me tharjen e produktit i cili paraprakisht imtësohet, matet Gv dhe thahet në tertore (figura 71) dy orë në temperaturën 100 - 105 °C. Mostra e terur ftohet në eksikator (Figura 71) dhe matet përsëri Gs, kështu që tani lagështia llogaritet sipas shprehjes:

W= v

sv

G

GG −100

Totali i lagështisë së lëngjeve dhe gazeve si dhe e materialeve të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta përcaktohet me metoda të tjera, të tilla si për shembull:

Figura 71. Tertorja dhe eksikatori për përcaktimin e lagështisë totale

Te materialet, të cilat përmbajnë substanca lehtë të ndezshme si dhe ato që

janë të ndjeshme ne nxehtësi, siç janë derivatet e naftës, lagështia përcaktohet me sukses me metodën e distilimit në aparatin e Thile-ut (figura 72). Si lëng për destilim

Page 46: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

46

përdoret tolueni, ksileni ose etilbenzeni, derisa uji i izoluar ndahet në vazhdim të aparatit ku lexohet sasia e tij.

Metoda e Karl-Fischer-it për përcaktimin e lagështisë totale është e përshtatshme për substancat e ndjeshme në temperatura të rritura, të cilat me at rast edhe zbërthehen (shkatërrohen). Në kohë të fundit, me spektromcetrin infra të kuq shpejt dhe thjeshtë përcaktohet lagështia totale. Kjo metodë është shumë e përshtatshme për testimin e produkteve të pa ambalazhuara gjatë shkarkimit të tyre, pasi për analizë nuk duhet pritur.

Lagështia është element i rëndësishëm e kualitetit të produkteve të cilat shiten sipas masës, pasi që paraqitet si parakusht komercial. Për këtë arsye gjatë pranimit të shumë materialeve veçanërisht atyre higroskopike me marrëveshje përcaktohet sasia maksimale e përmbajtjes së lagështisë. Kështu p.sh. sasia maksimale e përmbajtjes së lagështisë te drithërat është 13%. Gjatë paketimit në ambalazh të letrës në vetitë mekanike të letrës dhe celofanit dihet se ndikon e ashtuquajtura lagështia kondicionuese. Lagështia kondicionuese është ajo lagështi e materialit të deponuar në temperaturë 15-25 0C, gjatë presionit normal dhe lagështisë së ajrit prej 60 deri 75%.

Figura 73. Refraktometri për përcaktimin e materies së thatë.

Te tretjet të cilat përmbajnë materie të thatë me avullim përcaktohet sasia e substancës e cila nuk avullohet, gjegjësisht mbetja e thatë. Mbetja e thatë është tregues i rëndësishëm i kualitetit të artikujve ushqimorë, pijeve alkoolike dhe joalkoolike etj. Përcaktohet me avullim të ngadalshëm të sasisë së caktuar të substancës në 100 oC, ndërsa për pemë, lëngje të pemëve dhe produkte të industrisë kondicionuse majerja e thatë përcaktohet më anë të refraktometrit (figura 73).

Hiri përcaktohet për materialet me origjinë organike. Kampioni (mostra) digjet deri sa të shndërrohet në prush, gjatë kësaj substancat organike digjen dhe lirohen prej kampionit në formë të gazrave, ndërsa substancat kalojnë në okside të metaleve.

Djegia (përcëllimi) i kampionit realizohet në furrën e izoluar laboratorike temperaturën 800 °C deri 1000 °C, në një qeramikë e cila matet para dhe pas djegies. Te hiri gjithashtu përcaktohet edhe:

- Sasia e hirit të tretshëm në ujë (oksidet metalike të tretshëm në ujë), - Sasia e hirit tretshëm në 10% të acidit klorik (mbeten të patretshëm oksidet e Si), - përmbajtja sasiore dhe cilësore e anioneve dhe kationeve si dhe alkalinet e hirit.

Përmbajtja e sasisë hirit në një material tregon sasinë e substancave inorganike. Te materialet në komunikacion, për shembull, tek lëndët djegëse, substancat inorganike janë të dëmshme për vetitë shfrytëzuese, prandaj sasia e tyre duhet të deklarohet.

Figura 74. Stufë për djegie (0 - 1200 °C)

Thartësira te produktet në shumë raste shpreh cilësinë e tij. Por, qëndrimi në

depo për shumë artikuj ushqimore, kozmetike dhe produktet farmaceutike mund të ndryshoj përqendrimin e joneve të hidrogjenit e me këtë edhe rritjen ose uljen e thartësisë. Logaritmi negative i koncentrimit të joneve të hidrogjenit shënohet me pH.

Është përcaktuar se për çdo 550 milion molekula të ujit jonizon vetëm një molekulë, në bazë të shprehjes:

H2O ⇔ H+ + OH-

Page 47: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

47

Mund të llogaritet se në 10 milion litra të ujit është vetëm 1 gram e joneve të hidrogjenit. Pasi një litër ujë përmban 1/10 000 000 pjesë të gramit të joneve të hidrogjenit për shkak të thjeshtëzimit mund të jetë e shkruar si 10-7, dhe thuhet se pH është e barabartë me 7. Një tretje neutrale, si p.sh. ujë i pastër, ka numër të njëjtë të joneve të hidrogjenit dhe hidroksidit. Pasi përqendrimi i joneve të hidrogjenit në ujë është 10-7, gjithashtu edhe përqendrimi i joneve hidrokside do të jetë 10-7. Për shkak se pH është definuar si logaritëm negativ i përqendrimit të joneve të hidrogjenit gjegjësisht: pH =-logH+, mund të vendoset korrelacioni me përqendrimin e joneve OH-

pH 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 U 12 13 14 pOH 14 13 12 11 10 9 8 7 6 5 4 3 2 1 0 e thartë alkaline (bazike)

Metodat për përcaktimin e përqendrimit të joneve të hidrogjenit të një

substance gjegjësisht të disa tretjeve mund të jenë kalorimetrike ose elektrometrike. Nga metodat kalorimetrike më të përhapurat janë përdorimi i indikatorëve dhe i letrës pH (Figura 75), ndërsa shumë e saktë është metoda elektrometrike nëpërmjet të ashtuquajturit pH-metër.

Figura 75. pH letër (a), pH-metri (b) dhe pH-elektrodë e qelqit (c)

Në "tranzitikën" e lëngjeve është e nevojshme që vlera e parametrit pH të

mbahet në nivelet e specifikuara të prodhuesit. Çdo ndryshim i vlerës-pH gjatë transportit mund të konsiderohet se në dërgesë ka ndodhur ndonjë prishje ose ka ardhur deri te zbërthimi me ujë ose me ndonjë tretës të lirë të përshtatshëm.

Shkrishmëria e substancave është një veti fizik-kimike e shumë materialeve. Tretjet (solucionet) janë sisteme homogjene, të cilat përbëhen prej molekulave njëtrajtësisht të përziera të dy ose më shumë substancave, gjatë së cilës njëra ose disa prej tyre janë tretës e të tjerat të tretura. Zakonisht, uji është tretësi që përdoret më së shpeshti, por shfrytëzohen edhe shumë tretës të tjerë organik ose inorganik.

Përqendrimi i tretjeve shprehet në përqindje si tretje molare apo si normale. Tretja molare është ajo e cila në 1 litër të tretësit përmban 1 gram molekule-substance, ndërsa normale ajo e cila në një tretës njëlitërsh përmban 1 gram të substancave ekuivalente.

5.3.7.2. Rezistenca kimike materialeve ndaj korrozionit

Rezistenca kimike ndaj korrozionit (brejtjes) dhe kushteve atmosferike është një karakteristikë e rëndësishme e të gjitha materialeve. Te metalet qëndrueshmëria varet prej strukturës së tyre atomike, për këtë, mbi atë bazë, ato ndahen në fisnike, gjysmë fisnike dhe jo fisnike ose metale korroduese. Rezistenca e metaleve ndaj korrozionit përcaktohet me elementin galvanik, p.sh. me matjen e tensionit në mes bakrit dhe zinkut, siç është treguar në figurën 76. Sa më fisnik të jetë metali, aq më i rezistueshëm kimikisht do të jetë ndaj atmosferës dhe korrozionit.

Figura 76. Matja e tension në mes të bakrit dhe të zinkut

Page 48: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

48

Gjatë qarkullimit të materialeve shpeshherë është e pranishme dukuria e korrodimit meskristalor të legurave metalike, gjatë së cilës vjen deri te paraqitja e nyjeve galvanike siç është treguar në figurën 77 (për zhvillimin e korrozionit të çelikut).

Statistikat në Britani të Madhe, në fillim shekullit XX, sollën deri te përfundimi, se korrozioni brenda një viti heq prej përdorimit gjysmën e prodhimtarisë së industrisë metalike, Ogista De la Riva ia filloi eksplorimit (hulumtimit) të shkaqeve të korrodimit dhe mbrojtjen nga ai. Mbrojtja materialeve nga korrozioni në komunikacion, përveç rëndësisë ekonomike, ka rëndësi të madhe edhe për sigurinë e komunikacionit dhe kohën e eksploatimit. Në një përpjekje për të rritur efektin e peshës së mjeteve në komunikacion, e cila shprehet me raportin e ngurtësisë së konstruksionit ndaj peshës së tij, janë zbuluar materiale të cilat punohen prej llamarinave shumë të holla.

Në raste të tilla, edhe procesi më i zakonshëm i korrozionit sipërfaqësorë mund të rrisë sforcimet në materiale dhe të rrezikojë sigurinë e trafikut. Aplikimi i një numri të madh të materialeve të ndryshme-metaleve në konstruksione e shpejton procesin e korrodimit.

Për këtë arsye kontrolli dhe lufta e përditshme kundër korrozionit mbetet një nga detyrat më të rëndësishme të teknologjive moderne të materialeve. Për të reduktuar dëmet e shkaktuara nga korrozioni i materialeve në komunikacion, është e nevojshme të njihen më detajisht shkaktarët e korrozionit dhe shkatërrimit të materialeve. Sipas Kirchaner-it, ndër të tjera, ekzistojnë këto shkaqe kryesore të korrozionit:

- shkaktarët atmosferik të korrozionit - lagështia, bora, mjegulla, atmosfera detare, gazrat kimike në qytete dhe zonat industriale si dhe përbërësit e tjerë në ajër,

- gazrat dhe grimcat e liruara nga motorët me djegie të brendshme që përmbajnë substanca kimikisht aktive (halogjenët e plumbit, acidi karbonik, acid i sulfurit, bromit etj.)

- trajtimi termik joadekuat i legurave të aluminit për shkak së cilës shkatërrohen vetitë antikorrozive,

- mbrojtja e pamjaftueshme dhe jo e rregullt me mjete lyerëse, - pastrimi i pamjaftueshme dhe jo i rregullt i pjesëve metalike, - përdorimi i ujit për pastrim me sasi të pa lejueshme të klorit, - bashkimi (lidhja) i gabuar i metaleve të ndryshme për çka vjen deri te paraqitja e

elementeve galvanike, - vendosja jo e rregullt (e drejtë) e lavamanëve dhe kanalizimit në ambientet e

qarkullimit të materialit, - mbetjet e ushqimit, lëngjet e frutave dhe lëngje të tjera që vijnë nga ekuipazhet

dhe udhëtarët. Prandaj, korrozioni i materialeve në komunikacion mund të shkaktohet nën

ndikimet fizike, kimike, elektrokimike, biologjike dhe ndikimet komplekse. Shkaktarët fizik të korrozionit janë temperatura,drita si dhe veprimet mekanike

në material. Shkaktarët kimik të korrozionit janë oksigjeni i ajrit, lagështia, thartirat,

alkalinet, kripërat dhe shumë reagensë kimik që mund të vijnë me materialin qarkullues.

Shkaktarët elektrokimik të korrozionit dhe shkatërrimit të materialit qarkullues janë mikro organizmat, kërpudhat, myku, algët, insektet, brejtësit, etj. Ky shkatërrim i materialeve posaçërisht është i shprehur tek artikujt ushqimorë druri, lëkura, goma dhe tekstili.

Page 49: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

49

Shkaktarët kompleks të korrozionit janë të kushtëzuar nga ndryshimet e klimës, tokës, ujit, kushteve të punës dhe faktorëve të tjerë.

Shfaqjet e korrozionit mund të jenë të formave të ndryshme. Korrozioni varet nga lloji i materialit i cili i nënshtrohet shkatërrimit, shkaktarit të korrozionit si dhe prej shumë faktorëve të tjerë më pak ose më shumë të rëndësishëm.

Sipas mekanizmit të procesit të korrodimit, korrozioni ndahet : - kimik (korrozioni në jo elektrolite) dhe - elektrokimik (korrozioni në elektrolite).

Korrozioni kimik ndodh për shkak të afinitetit (afrueshmërisë) kimike midis materialeve dhe të mjedisit. Me këtë proces formohen komponimet kimike si, për shembull, kripërat, oksidet, sulfatet etj. Me veprimin i oksigjenit nga ajri rezultojnë oksidet, ndërsa me veprimin e thartirave kripërat. Aluminit dhe legurat e tij janë veçanërisht të ndjeshme në alkaline (baza).

Korrozionit kimik i takon edhe i ashtuquajturi korrozioni i gazrave i shkaktuar nga gazrat e nxehura në temperatura të larta. Ky është, për shembull, korrodimi i valvolave të motorëve, korrozioni i karroserive të automobilave i shkaktuar nga kushtet atmosferike dhe gazeve të liruar nga motori i makinës.

Korrozioni elektrokimik është më i përhapuri dhe ndodh duke krijuar mikroelemente galvanike në prani të tretjeve të ujit - elektroliteve. Komponimet kimike të tretjeve të ujit qe e përçojnë rrymën elektrike quhen elektrolite. Dukuria që disa substanca të kalojnë në tretje kur ata të vijnë në kontakt me ndonjë materie të lëngët njihet si presion i tretjes. Kur metali apo ndonjë legurë e tij zhyten në një tretje të ujit të një kripe të saj, atëherë lajmërohet ndryshimi i potencialeve.

Një metal mund të tretet në ujë deri sa presioni i tretjes së tij të mos nivelizohet me presionin e tretjes së kripës. Çdo metal e ka aftësinë që në tretje e kripës të emitoj jone. Është e mjaftueshme që në tretje të lajmërohet një numër i vogël i joneve i cili do të shkaktoj një ndryshim potenciali në mes të metalit dhe tretjes. Ndryshimi i potencialit për disa metale në raport me elektrodën normale të hidrogjenit, është dhënë në tabelën 14.

Nëse është i njohur ndryshimi i potencialit EOH njëra portë me elektrodën normale të hidrogjenit, potenciali EH mund të llogaritet sipas shprehjes”:

EH=EOH + cn

log058.0

[V]

ku është: n - numri i valencës metalike, c-përqendrimi [g]

Presioni relativ i tretjes llogaritet sipas ekuacionit:

lnP= 17.30253.0

+HE

Thelbi i veprimit të tretjeve elektrolite korrozive në metale dhe legurat e tyre

shpjegohet me atë se metalet sipas serisë së pakësimit të tensionit tentojnë ti kalojnë atomet e tyre në tretje. Gjatë kësaj çdo atom i metalit gjatë kalimit në elektrolit e lë një ose më shumë elektrone të tij në metal ndërsa vetë shndërrohet në jon-kation me ngarkesë pozitive.

Në Figurën 78 tregohet korrozioni elektrokimik i hekurit e shkaktuar nga një pikë e tretjes së kripës së kuzhinës si elektrolit.

Page 50: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

50

Figura 78. Korrozioni elektrokemik i hekurit i shkaktuar nga tretja e kripës së kuzhinës në ujë Për të ndodhur korrozioni elektrokimik, është e domosdoshme prania e ujit me

qëllim që të krijohet elementi galvanik. Magnezi, zinku, mangani, kromi dhe hekuri i nënshtrohen korrozionit në ujë të destiluar pa praninë e oksigjenit. Këtu procesi i korrozionit zhvillohet në bazë të shprehjes:

Mg

o -> Mg

++ + 2e -> H2+2 (OH)

-

2H2O+2e -> H2+2(OH)

-

_________________________________

Mgo+2H2O -> Mg(OH)2+H2

9.0 Materialet e rrezikshme ne komunikacion

9.1 Hyrje

Materiale te rrezikshme ose restriktive në komunikacion janë ato ngarkesa, të

cilat për shkak të vetive të tyre paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe shtazëve, rrezik për rrethinën dhe rrezik për të mirat materiale. Rreziku nga materialet restriktive në komunikacion mund të jetë me veprim direkt ose indirekt në rrethinën dhe personelin i cili manipulon me to.

Sipas ligjit mbi transportin e materieve të rrezikshme ekzistojnë 14 grupe për transportin e materialeve restriktive:

- materiet eksplozive, - lëndët e mbushura me materie eksplozive, - mjetet për ndezje, - gazrat nën presion, gazrat e lëngshëm dhe gazrat e lëngshëm nën presion, - materiet ndezëse të lëngëta, - materiet ndezëse të ngurta, - materiet vetë ndezëse, - materiet të cilat në kontakt me ujin zhvillojnë gazra të ndezshëm, - materiet të cilat shkaktojnë ndezje me oksidim, - helmet, - peroksidet organike, - materiet e pakëndshme dhe ngjitëse, - materiet radioaktive, - materiet korrozive (brejtëse).

Në tregtinë dhe qarkullimin e përgjithshëm botërorë pjesën më të madhe e përbejnë lëndët djegëse, nafta dhe derivatet e saj, gazrat, kemikaljet, helmet dhe barërat. Për materialet e rrezikshme vlejnë rregulla të posaçme të paketimit, deponimit, të ngarkimit dhe shkarkimit, si dhe të masave mbrojtëse.

Page 51: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

51

9.2 Ndikimi i drejtpërdrejtë i materialeve të rrezikshme në njeriun dhe rrethinën

Si materiale të rrezikshme të cilat veprojnë drejtpërdrejtë konsiderohen ato materie të cilat kimikisht lidhen me organizmin e gjallë ose me ndonjë veprim tjetër fiziko-biokimik shkaktojnë ndryshime të rëndësishme funksionale në materialin në të cilin veprojnë. Kështu p.sh. helmet, të futura në organizëm me frymëmarrje, në mënyre orale ose me resorbim përmes lëkurës shkaktojnë helmimet prandaj flitet për materiet toksike.

Peroksidet organike janë të dëmshme për shumë materiale me të cilat vijnë në kontakt. Kimikisht janë shumë reaktive e shkaktojnë korrozionin e legurave, oksidimin e materialeve organike etj.

9.2.1 Materialet helmuese (toksike)

Materiet helmuese veprojnë në organizëm në atë moment kur të vihet në kontakt të drejtpërdrejtë me frymëmarrjen, në mënyre orale (me ushqimin) dhe resorbohen (thithen) përmes lëkurës. Me frymëmarrje thithen materiet të cilat janë në gjendje të gaztë ose të avullt ose janë të shpërndara në ajër në formë të kripërave ajrore. Në atë rast helmimet primare do të ngjajnë në organe për frymëmarrje të njerëzve dhe shtazëve. Në mënyrë orale, përmes ushqimit dhe pijeve, në organizëm mund të futen materiet helmuese të cilat do të ndikojnë në organet e brendshme të organizmit të gjallë. Materialet helmuese mund të veprojnë në organizëm në mënyrë të veçantë ose në tërë sistemin. Në raport me kohën e veprimit të materieve helmuese në organizëm mund të flitet për veprimin akut (kohë shkurtër) dhe kronik (kohe gjatë).

Shkalla e helmueshmërisë së materieve është e ndryshme dhe përcaktimi i saj paraqet shënim me rendësi për të gjithë ata të cilët punojnë dhe manipulojnë me materiet e rrezikshme. Nga aspekti i helmueshmërisë materialet mund të ndahen në:

- jo helmuese, të cilat në çfarëdo rrethanash nuk shkaktojnë kurrfarë nxitje në organizmin e gjallë dhe u përshkruhet shenja e helmueshmerisë “0’’,

- materialet helmuese ndahen ne 5 kategori: 1. Të dobëta, 2. Mesatare, 3. Të forta, 4. Ekstreme, 5. Supertoksike.

Për materialet helmuese të kategorisë së parë rekomandohet përdorimi i gaz

maskës, për kategorinë e dytë është e obligueshme gaz maska, për kategorinë e tretë është e obligueshme gardëroba mbrojtëse dhe mbrojtja e sistemit të frymëmarrjes ndërsa për kategorinë e katërt dhe të pestë qëndrimi dhe punimi në ato hapësira lejohet vetëm me rroba speciale mbrojtëse dhe me sistem thithës të pavarur. Kategoritë e helmueshmerisë janë dhëne në tabelën 58.

Page 52: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

52

Tabela 58. Shenja; Kategoria e materies toksikeLD50 – oral, për gjallesat me këmbë LD e besueshme për njeriun 70kg 0- Gati jo toksike 26.000 – propilen glikoli >15 gr/kg 1. Toksike e dobët -7.4, thartira- 5.15 gr 2. Toksike mesatare-5.800 – izopropanoli 0.373 gr/kg 3. Toksike e fortë- 320 – hidrokinomi 50-500 mg/kg 4. Toksike ekstreme100 – arsenate i Pb5.50 mg/kg 5. Supertoksike50 – nikotini>5 mg/kg

Njësi matëse e toksicitetit konsiderohet doza minimale vdekjeprurëse (LD-letaldoza) e ndonjë materie e cila shkakton vdekjen e kafshës eksperimentuese. Në praktikë zakonisht përdoret doza letale mesatare (LD550) e cila paraqet atë sasi të materies e cila shkakton ngordhjen e 50% të kafshëve (gjallesave) të eksperimentuara. Në prodhim dhe transport janë të përcaktuara vlerat maksimale te lejuara të koncentrimit (MDC) të ndonjë materie helmuese në ajrin e hapësirës punuese, në atmosferën e vendbanimeve, në ujë, gjëra ushqimore etj.

Shkalla e helmueshmerisë K, është proporcionale me prodhimin e koncentrimit të materies helmuese C dhe kohës së ekspozimit T, që është i njohur si ligji i Haber-it:

K=C T

Gjithashtu, MDC mund të llogaritet edhe barazimi empirik, nëse është e

njohur doza letale dhe masa molekulare e gazit ose avullit helmues:

Log MDC= 1.53 log LD -5.7 + log M [mg/m3]

Rezultate përafërsisht të mira për MDC, të cilat u afrohen rezultateve

eksperimentale, fitohen me shfrytëzimin e formulës empirike:

MDC = 0.01 LD50

Vlerat maksimale të lejuara të MDC-së jepen nëpër tabela. Në praktikë shpeshherë përcaktohen shkalla dhe kategoria e rrezikimit potencial nga materialet restriktive në ujë dhe ajër. Shkalla e rrezikshmërisë A, llogaritet sipas barazimit:

a ) Në ambientin e hapësirës punuese dhe vendbanimeve:

A = logMDC

Cz

b ) Në ujin e ujësjellësit

A = log MDC

S

ku janë: Cz – koncentrimi i ngopshmërisë së ajrit [mg/l], S – tretshmëria [g/100g ujë], MDC – koncentrimi maksimal i lejuar [mg/m3].

Kategoritë e rrezikshmërisë janë dhënë në tabelën 62.

Page 53: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

53

Tabela 62. Kategoritë e rrezikshmërisë Shkalla e rrezikshmërisë Ajri i hapësirës punuese Atmosfera e vendbanimeve Uji I – jashtëzakonisht të rrezikuara A >2.5 >4 >2 II – shumë të rrezikuara A 2-2.5 2.9-4.0 1-2 III – mesatarisht të rrezikuara A -1.9 1.6-2.8 0.1-0.9 IV – pak të rrezikuara A <1.0 <1.6 <0.1

9.3 Veprimi indirekt i materialeve të rrezikshme në njeriun dhe rrethinën

Shumë materie të cilat gjenden në qarkullim, nën kushte të caktuara, reagojnë me oksigjenin nga ajri ( lëndët djegëse si lëngje të ndezshme, gazrat dhe materiet e ngurta, oksidantet, mjetet për ndezje, materiet korroduese ) ose kimikisht shumë shpejt shkatërrohen ( eksplozivet, lëndët e mbushura me eksploziv ) gjegjësisht reagojnë me materie me të cilat vijnë në kontakt të drejtpërdrejt p.sh. me ujin ose me ndonjë materie tjetër. Këto reaksione kimike mund të japin prodhime të cilat mund të paraqesin rrezik për njeriun dhe ambientin.

9.3.1 Materialet e ndezshme dhe mbrojtja nga zjarri

Sipas ligjit mbi transportimin, e materialeve të rrezikshme kemi disa grupe:

gazrat e ndezshëm, lëngjet e ndezshme, materiet e forta, materiet vetëndezëse, eksplozivet dhe lëndët e mbushura me materie eksplozive. Zjarret gjatë deponimit, transportimit, ngarkimit, shkarkimit, me materie të rrezikshme shkaktojnë humbje të mëdha.

Varësisht nga lloji i materies ndezëse, zjarret klasifikohen në 5 klasa: klasa A - lëndët ndezëse të forta, kur lajmërohet prushi siç janë druri, letra, kashta, thëngjilli dhe tekstili etj, klasa B - lëndët ndezëse, kur nuk lajmërohet prushi siç janë benzina, dieseli, yndyrat, llaçet, rrëshira, peshkve (katrani) etj, klasa C - materiet e gazta të cilat digjen dhe shkaktojnë zjarre të klasës C ku bëjnë pjesë hidrokarburet e gazta, hidrogjeni, klori etj, klasa D - metalet ndezëse të cilat digjen dhe shkaktojnë zjarre të klasës D, ku bëjnë pjesë alumini, magnezi dhe legurat e tyre, titani etj, klasa E - të gjitha materialet prej A – D, të cilat ndodhen pranë pajisjeve nën tension të rrymave të ulëta dhe të larta siç janë, elektromotorët, transformatorët etj.

Marrë në përgjithësi, procesi i djegies së materieve djegëse është një reaksion kimik i oksidimit ku energjia kimike në pjesën më të madhe kalon në nxehtësi, ndërsa lënda djegëse shndërrohet në gazra dhe mbetje të ngurta. Ky proces i pakontrolluar është në fakt zjarri i cili shkakton në mënyrë indirekte pasoja për ambientin gjatë procesit të djegies, në fazën e parë vjen te reaksionet kimike të shkatërrimit ose të termolizës ku lirohen grimcat e atomeve të lira. Mjafton një sasi e grimcave aktive që procesi i djegies të vazhdojë. Që procesi i djegies të filloj është e nevojshme që materia djegëse të gjendet nën kushte të caktuara. Kushti kryesore dhe themelorë është që materia të gjendet në gjendje të gaztë. Kjo do të thotë që materiet djegëse të

Page 54: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

54

ngurta dhe të lëngëta nuk mund të digjen derisa të mos transformohen në avull p.sh. druri nuk digjet derisa nga ai të mos dalin gazrat e ndezshme dhe avujt, që ndodhen në mes të temperaturës 220-2500 C, e kjo konsiderohet si temperaturë e avullimit.

Temperatura e avullimit arrihet me nxehjen e sipërfaqes së trupit të ngurtë gjegjësisht lëngët deri te pika e ndezjes. Pika e ndezjes, temperatura e vetëndezjes dhe pika e djegies janë tri vlera të cilat tregojnë vetitë më të rëndësishme të vlerësimit të rrezikut nga zjarri.

Vlerësimi i rrezikut nga zjarri për materialet e rrezikshme ka rëndësi të madhe në ‘’tranzitik ë’’. Prandaj është e nevojshme njohja detale e vetive kimiko-fizike të gjitha materialeve.

Për vlerësimin e rrezikut nga zjarri nga gazrat është e nevojshme të njihen këto karakteristika:

- ndezshmëria në ajër, - shtypja maksimale gjatë eksplodimit, - shpejtësia e rritjes së presionit gjatë eksplodimit, - temperatura e vetëndezjes, - kategorinë e përzierjes eksploduese, - temperaturën minimale të ndezjes, - shpejtësinë e djegies, - mjetet për shuarjen e zjarrit dhe - diametrin kritik të shuarjes.

Te lëndët djegëse të lëngëta për vlerësimin e rrezikut nga zjarri është e nevojshme të dihen, përveç karakteristikave të gazrave edhe shumë veti specifike të cilat kanë të bëjnë me procesin e djegies së lëngjeve.

Te lëndët e ngurta ndonjëherë është e nevojshme të dihen ndjeshmëria e materialeve në goditje, fërkim, indeksin e përhapjes së flakës, koeficientin e lajmërimit të tymit etj.

Në ‘’tranzitikë’’ është e domosdoshme njohja edhe e materialeve të padjegshme pasi që ato në kushte të caktuara mund të jenë shumë të rrezikshme.

Këtu bëjnë pjesë: - oksiduesit, p.sh klori, acidi nitrik, oksigjeni i komprimuar dhe i lëngshëm, peroksidi i hidrogjenit etj. - materiet të cilat me reaksion kimik japin prodhime të ndezshme p.sh karbiti i kalciumit, acidi sulfurik etj., - materiet të cilat në raport me ujin ose ndonjë materie tjetër reagojnë dhe japin sasi të mëdha të nxehtësisë ose eksplodojnë, siç janë acidi klorsulfurik, oksidi i kalciumit (gëlqerja) etj. - materiet të cilat ndodhen në enët nën presion, me nxehje zgjerohen p.sh azoti i komprimuar, dyoksidi i squfurit, karbonati i amoniakut etj. - materiet kimikisht jo stabile, të cilat pa pjesëmarrjen e oksigjenit, me nxehje, fërkim ose goditje shkatërrohen duke eksploduar siç janë acidi i plumbit etj.

Në ‘’tranzitikën’’ e materialeve të rrezikshme është e rëndësishme ndër të tjera edhe njohja e shpejtësisë se djegies. Në hapësirat e hapura, gjatë djegies normale në ajër të materialeve të djegshme, shpejtësia e përhapjes së flakës sillet prej 10-30 cm/s.

Kjo shpërndarje e flakës quhet djegie laminare. Në shtresa të veçanta temperatura e flakës arrin prej 1500-3000 oC.

Sasia e materies djegëse e cila digjet në njësi të kohës për njësi të sipërfaqes paraqet shpejtësinë e djegies, e cila në mënyre eksperimentale caktohet në bure të diametrit 1.3-2 m, kur materiet djegëse janë të lëngëta. Në këto kushte benzina digjet me shpejtësi (60-72) x 106 m/s, dieseli (58-65) x 106 m/s.

Page 55: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

55

Për lëndët e ngurta p.sh. druri – shpejtësia e djegies vëllimore është (7-8) x 106 kg/m2s.

Eksplozivet në ‘’tranzitikë’’ sipas ndarjes komerciale mund të jenë: materie eksplozive, trupa eksploziv dhe trupa për ndezje (inicim).

Materiet eksploduese më së shpeshti janë nitroglicerina dhe përzierjet e saj, nitroceluloza dhe derivatet e saj, trinitrotoluoli dhe shumë materiale tjera eksploduese.

Nga aspekti i përdorimit materiet eksploduese ndahen në: - barot ose mbushje eksplozive, - eksplozive, - detonatorë ose eksplozive incizuese.

Baroti ose mbushjet eksplozive, koha e reaksionit kimik të djegies të të cilave është relativisht e ngadalshme quhen edhe eksplozive deflagrante.

Shpejtësia e djegies së barotit është më e vogël se 1000 m/s. Gjatë detonimit baroti i zi është më i ngadalshëm, ndërsa dukshëm me i shpejtë është baroti i nitrocelulozës, nitroglicerinit dhe baroti i përzier.

Baroti i zi është përzierje e pluhurit karbonik, nitratit të natriumit si burim oksigjeni dhe squfuri. Shpejtësia e detonimit të barotit i zi është 400 m/s, temperatura e eksplodimit 2380 oC gjatë të cilës arrihet një presion prej 2810 bar.

Baroti i nitroglukozës lajmërohet edhe me emrin baroti pa tym. Nitroglukoza prodhohet duke u shkrirë baroti në aceton, formimin e luspave dhe tretjes gjatë së cilës largohet acetoni. Ky barot përdoret për hedhjen e predhave nga armët e zjarrit. Pasi që shpejtësia e djegies është më e vogël se 1000 m/s, nuk vjen deri te pëlcitja e gëzhojës, por gazrat e formuara kanë kohë të shtyjnë predhën nga tyta.

Eksplozivet janë lidhje të përzierjeve të ndryshme të cilat përbejnë grupe atomike jostabile.

Koha e reaksionit kimik te eksplozivet është shumë e shpejtë, p.sh. te nitroglicerina 7450 m/s, trinitrotoluoli 6700 m/s, nitroceluloza e zhelatinuar (eksplozivet plastike) 6350 m/s.

Tek eksplozivet për një moment krijohen sasi të mëdha të gazrave dhe grimcave të padjegura të cilat shkaktojnë presion p.sh. te nitroglicerina 12240 bar, eksplozivi plastik 9616 bar, trinitrotoluoli (TNT) 8080 bar, etj. Eksplozivet e ndjeshëm në lagështi dhe temperatura të rritura gjatë të cilave ‘’djersiten’’, që vjen deri te lirimi i nitroglicerinës e cila në ‘’tranzitikë’’ ashtu i liruar paraqet rrezik të madh.

Eksplozivet inicuese ose detonatorët janë shumë më të shpejtë në detonim, çka paraqesin rrezik të veçantë në ‘’tranzitikë’’. Materialet më të shpeshta për punimin e detonatorëve janë acidi i plumbit (PbN6), acidi i jodit (JN3), fulminati i zhivës Hg(NC)2 etj.

Në ‘’tranzitikën’’ e materialeve, veçanërisht kur ka të bëjë me materialet e rrezikshme, me ligj përcaktohen standardet teknike mbi masat e domosdoshme të mbrojtjes nga helmimi, zjarri dhe eksplodimi.

Mbrojtja nga zjarri është pjesë përbërëse e çdo vendi të punës posaçërisht atje ku ka të bëjë me materialet e rrezikshme.

Fikja e zjarreve është ndalja e procesit kimik të djegies se materialeve djegëse me oksigjenin nga ajri ose oksigjeni gjegjësisht oksidantin të cilin materia e ka në përbërjen e vet. Siç dihet për djegie është e nevojshme materia djegëse, oksidatori (ajri, oksigjeni si dhe oksidantë tjerë), dhe sjellja e materies djegëse deri te temperatura e ndezjes (nxehtësia). Për fikjen e zjarrit (flakës) është e nevojshme të eliminohet njëri nga tri kushtet e djegies. Prandaj zjarri mund të shuhet:

- me zvogëlimin e materies djegëse nga zjarri,

Page 56: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

56

- me zvogëlimin e oksidatorit, oksigjeni, ajrit, - me uljen e temperaturës së materies djegëse nën temperaturën e ndezjes,

Zvogëlimi i materies djegëse nga zjarri nënkupton largimin e tyre nga vendi i zjarrit.

Zvogëlimi i ajrit në zjarr në të vërtetë paraqet fikjen me rërë, me oksid karboni, me shkumë, tetraklorkarbon dhe materie tjera.

Fikja e zjarrit me uljen e temperaturës është në realitet ulja e temperaturës së djegies nën temperaturën e ndezjes me ndihmën e ujit, shkumës dhe materieve të ngjashme.

Aparatet për shuarjen e zjarrit në praktikë ndahen: - aparati për fikje me ujë, - aparati për fikje me shkumë kimike, - aparati për fikje me CO2 dhe - aparati për fikje me pluhur.

Aparatet për fikje me ujë janë të dedikuara për fikjen e zjarreve të klasës A (druri, letra, tekstilit etj.).

Aparati mbushet me 9.51 ujë, 700gr, natriumbikarbonat (NaHCO3) dhe një ampule të acidit sulfurik (H2SO4).

Aparatet për fikje të zjarrit me shkuma kimike janë të parapara për fikjen e zjarreve të kategorisë B (benzinës, vajit, benzenit, eterit, laçeve etj). Me këto aparate nuk fiken zjarret në instalimet elektrike (klasa E), zjarret e materieve të gazta (klasa C) dhe zjarret e metaleve te lehta (klasa D).

9.4. Paketimi, deponimi dhe shënjimi i materialeve të rrezikshme

Materialet e rrezikshme, prej vendit të prodhimit deri te vendi i përdorimit, duhet të përgatiten me kujdes për transport për shkak të sigurisë të jetës së njerëzve dhe te mirave materiale. Kjo përgatitje sigurohet me paketimin adekuat.

Paketimi i materialeve të rrezikshme në rend të parë varet nga gjendja dhe nga grupi gjegjësisht kategoria të cilës materiali i takon.

Sipas vetive fiziko-kimike materialet e rrezikshme ndahen në: - eksplozivet, - materialet e ndezshme, - oksidantet, - materialet e ndjeshme në lagështi me rrezik të ndezjes dhe eksplodimit, - materialet e ndjeshme në thartira dhe avujt e tyre me rrezik të ndezjes dhe eksplodimit, - materialet helmuese, - materialet korroduese,

Materialet e çfarëdo kategorie duhet patjetër të paketohen në mënyrë të veçantë dhe është e dëshirueshme që edhe të deponohen në mënyre të veçantë.

Gazrat e rrezikshme të cilat shpesh hasen në ‘’tranzitikë’’ janë gazrat e komprimuar në bombola (boca) të çelikta, në fuçi (bure) të çelikta dhe rezervuar të çeliktë. Rezervuarët e çelikut mund të jenë të montuar edhe në mjete të transportit, në vagon etj.

Bombolat e rrezikshme të cilat janë të mbushura me gazra të rrezikshme gjithherë janë të ngjyrosur me ngjyrë të përhirtë, ndërsa maja e bombolës ngjyroset për çdo lloj gazi me ngjyrë të veçantë. Kështu p.sh oksigjeni shënohet me ngjyrë të kaltër, hidrogjeni me ngjyre të kuqe, klori me të gjelbër, acetileni me të bardhë,

Page 57: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

57

amoniaku me ngjyre të përhirtë të mbyllur, gazrat e ndezshëm përveç acetilenit me ngjyrë të kuqe ndërsa të pandezshmit me ngjyrë të hirtë të mbyllur.

Cisternat me gaz të komprimuar duhet të shënohen me shirit të gjerësisë 30cm me ngjyrë të portokalltë. Bombolat me gaz të komprimuar me më pak se 100l ruhen në depot e hapura me kulme të lehta dhe të pa përforcuar, që përcaktohet përmes ligjit mbi transportin dhe vendosjen e lëngjeve dhe gazrave të rrezikshme.

Lëngjet e rrezikshme paketohen në bombola, bidonë (kanta), rezervuar, fuçi, cisterna, të punuara prej materialeve të cilat duhet të jenë inerte dhe stabile ndaj lëngut që deponohet në te.

Materialet për ambalazhim janë masat plastike, metalet dhe qelqi. Zgjedhja e materialit ambalazhues varet nga vetitë e materialet të rrezikshëm. Materialet e rrezikshme të ndjeshme me oksigjenin e ajrit ruhen të mbyllura në atmosferën e gazrave inerte siç është azoti ose p.sh oksidi i karbonit. Lëngjet e rrezikshme të paketuara në qelq duhet të paketohen shtesë me anë të jastëkëve, në mënyrë që nëse vjen deri te thyerja e ambalazhit, jastëkët të mund të thithin lëngun e derdhur.

Për helmet shfrytëzohen ambalazhe të ndryshme por vetëm origjinale nga prodhuesi, e cila duhet të siguroj mbrojtje 100% nga derdhja dhe avullimi i materieve prej vendit të prodhimit deri te vendi i përdorimit.

Në pjesën e jashtme të ambalazhit, në deklaratën e prodhuesit, duhet të shënohet mbishkrimi ‘’Helm’’, me shenjën e njohur të kafkës së njeriut të vdekur.

Për materien toksike vihet vetëm mbishkrimi ‘’Helm’’. Kur kemi të bëjmë me helmet më pak të rrezikshëm të grupit IV, në ambalazhe duhet të shënohet mbishkrimi ‘’Kujdes’’.

Përveç kësaj, materiet toksike duhet të shënohen me tiketa ngjitëse të ngjyrave të ndryshme përmes të cilave mund të dihet se cilit grup i takon materia helmuese, si në tabelën nr. 63.

Tabela nr. 63. Grupi i materies helmuese Ngjyra e tiketës Baza Shenja Grupi -I- e zeze e bardhe Grupi -II- e bardhe e kuqe Grupi -III- e verdhe e zeze Grupi -IV- e bardhe e kaltër

Gjatë paketimit të materialeve të ndjeshme në thartira dhe avuj të tyre duhet të kihet parasysh edhe rezistenca e materialit ambalazhues në ato thartira. Rezistencë më të madhe ndaj thartirave ka qelqi (përveç ndaj acidit klorhidrik), mandej plastika e cila përdoret gjithnjë e më tepër.

Deponimi i materialeve të rrezikshme në të shumtën e rasteve është rregulluar me standarde ndërkombëtare dhe nacionale. Saktësisht janë përcaktuar metodat e marrjes, manipulimit, renditjes dhe ruajtjes, si dhe dorëzimit të materialeve të rrezikshme.

Sipas llojit të materialeve të rrezikshme depot mund të ndahen në: - depot speciale për materiale të rrezikshme, - depot për lëngje të rrezikshme, - depot për kmikalje, - depot për gazra.

Sipas standardeve ndërkombëtare dhe kombëtare nuk lejohet grumbullimi i madh i materialeve të rrezikshme në një vend dhe në një depo. Sipas atyre rregullave

Page 58: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

58

janë përcaktuar sasitë maksimale të materialeve të rrezikshme që mund të ruhen në një depo.

10.0. Materialet qe prishen lehtë në komunikacion

10.1 Bazat e qarkullimit te materialeve qe prishen lehtë

Siç dihet, nëse gjatë kohës së ‘’tranzitikës’’ vjen deri te ndryshimet në

materiale, themi në të shumtën e rasteve, që është zvogëluar shkalla e cilësisë (kualitetit). Me ketë zvogëlohet edhe vlera përdoruese e materialit.

Gjithashtu, e dimë që gjatë deponimit dhe transportit prishjen mund ta shkaktojnë mikroorganizmat dhe prodhimet e tyre, enzimet, reaksionet interkimike të komponenteve përbërëse të prodhimit dhe ambalazhit, insektet, brejtësit, ndotja e prodhimit me materiet që vijnë në kontakt gjatë transportit dhe deponimit, ndryshimet në prodhim të shkaktuara nga tharja, ngrirja, veprimi i forcave etj.

Gjatë procesit teknologjik të natyrës transportuese, materialet që prishen më së shumti janë artikujt që nuk janë të konservuara për afat të gjatë, mandej prodhimet kimiko-organike, disa prodhime të industrisë së tekstilit dhe lëkurës, mandej prodhimet e pambrojtura të industrisë metalike. Kushtet e transportit janë të limituara dhe definuar sipas vetive të materialit dhe mjeteve të ‘’tranzitikës’’.

Sipas gjendjes termike prodhimet që prishen lehtë mund të jenë: - prodhimet e freskëta në momentin e fazës përfundimtare pas paketimit

(prodhimet e freskëta ushqimore janë të gjitha prodhimet që pas prodhimit gjenden në temperaturë më të lartë se temperaturë e ngrirjes së tyre),

- prodhimet e ftohura konsiderohen që prishen lehtë kur janë të ftohura afër temperaturës së ngrirjes,

- prodhimet e ngrira janë ato të cilat mbahen në temperaturë prej -8 oC deri në -18 oC,

- prodhimet me ngrirje të thellë janë prodhimet që prishen lehtë nëse ruhen dhe transportohen në temperature më të vogël se -18 oC.

Për materialet që prishen lehtë, regjimi i temperaturës së deponimit vlen edhe për mjetet transportuese të cilat e përbejnë të ashtuquajturin zinxhirin e pandërprerë të ftohjes pa marrë parasysh se a është fjala për transport rrugorë, hekurudhorë, ajrorë apo detar.

Prodhimi artificial i ftohjes është realizuar tek në vitin 1755, pas vështrimit të kimistit Wiliam Cullenea (1710-1790) që me avullimin e eterit zvogëlohet temperatura.

Karl Linde (1842-1934) në vitin 1895 patentoi kompresorin me amoniak si mjet ftohës i cili edhe sot ende përdoret në formë të modifikuar, për ftohjen e artikujve që prishen lehtë gjatë deponimit dhe transportit.

Në SHBA veç 50 vjet përdoret ftohja me CO2, që njihet me emrin ‘’akulli i thatë’’ për ftohjen e prodhimeve që prishen lehtë. Në disa vjetët e fundit është bërë një zhvillim i hovshëm i ftohjes me CO2.

Sot në botë, ekziston një përvojë e madhe në shfrytëzimin e kontejnerëve, anijeve, kamionëve me ftohje vetanake përmes diesel motorëve, energji elektrike, me akull të ujit dhe veçanërisht me ‘’akull të thatë’’.

Temperatura gjatë ‘’transportit të ftohtë’’ të disa prodhimeve të ngrira dhe me ngrirje të thellë janë dhënë në tabelën 67.

Page 59: TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE-II · përmbushë nevojat e caktuara të njeriut. Në shumicën e rasteve, materiet natyrore janë materiale primare. Me shfrytëzimin e njohurive, aftësive

59

Tabela 67. Lloji i artikullit TL TR TM Mishi ......................................................................... 4 ............... -10 ............... -8 Shpezët dhe shtazët e ngrira.......................................4................. -1 ................ -10 Vezët...........................................................................4................ -12 ............... -12 Yndyrat dhe gjalpi..................................................... - ................ -10 ................ - Artikujt me ngrirje të thellë Mishi......................................................................... 4................ -18 ............... -15 Shpezët.........................................................................4................ -18 ............... -15 Peshku..........................................................................4.................-18 ............... -15 Vezët ...........................................................................4.................-18 ............... -15 Pemët dhe perimet.......................................................4................ -18 ............... -15 Lëngjet e pemëve dhe koncentratet............................ 3 ............... -20 ............... -17 Gjellrat e gatshme....................................................... 3 ............... -18 ............... -17 Akullorja e të ngjashme.............................................. 2 ............... -20 ............... -18

Në ‘’transportin e ftohtë’’ të prodhimeve të ngrira deri në momentin e

ngarkimit është paraparë temperatura në Komoret -18 oC ose më e vogël. Gjatë ngarkimit temperatura e ambientit nuk guxon të rritet më shumë se temperatura maksimale TM për vlerën TL, ndërsa temperaturat minimale gjatë shkarkimit mund të ndryshojnë nga temperaturat e rekomanduara TR më së shumti sa vlera e temperaturës së lejuar TL.

Zgjatja e ‘’transportit të ftohte’’ të materialeve që prishen lehtë sipas rekomandimeve të Interfrig-ut (Institutit ndërkombëtare të ftohjes, Paris – IIF) llogaritet koha prej përfundimit të ngarkimit të mjetit transportues deri te fillimi i shkarkimit. Sipas Interfrig-ut ekzistojnë tabelat me temperaturat e rekomanduara për një numër të madh prodhimesh.