28
Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe Aftësimit Profesional Këshilli Rinor Kosovar Dhjetor 2017

Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe Aftësimit ProfesionalKëshilli Rinor Kosovar

Dhjetor 2017

Page 2: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe
Page 3: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

Solidar Suisse Kosova

Këshilli Rinor Kosovar

Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit

dhe Aftësimit Profesional

Dhjetor 2017

Page 4: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe
Page 5: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

Tabela e përmbajtjes

Metodologjia .................................................................................... 5

Gjetjet kryesore ........................................................................... 7

Analiza e të dhënave .................................................................. 10

Historiku dhe të dhënat socio-demografike ..................... 10

Arsimimi i prindërve të nxënësve ....................................... 10

Informata dhe udhëzime për përzgjedhjen e shkollave

profesionale ............................................................................ 11

Mjedisi shkollor dhe procesi mësimor në shkollat

profesionale të Pejës ......................................................... 13

Përvojat personale të nxënësve në shkolla ...................... 18

Perspektiva në karrierë nga shkollat profesionale ............. 19

Rekomandime ............................................................................. 22

Page 6: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe
Page 7: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

1. RIGA CONCLUSIONS 2015, Preamble, Faqe 1, http://ec.europa.eu/dgs/education_culture/repository/educa-tion/policy/vocational-policy/doc/2015-riga-conclusions_en.pdf2. Si më lartë

Metodologjia

Rëndësia e investimit në shkolla për aftësim profesional, jo vetëm që e rritë punsueshmërinë, por ndihmon edhe në zvogëlimin e hendekut në mes aftësive dhe kërkesave të punës, duke siguruar kështu një tranzicion të lehtë drejtë punësimit. Në anën tjetër e promovon zhvillimin personal të individëve dhe kontribuon në rritjen e cilësisë së jetës.1

Si reflektim i rëndësisë që kanë shkollat profesionale, Konkluzionet e Riga 20152 vetëm se i kanë kategorizuar këto shkolla si të rëndësisë së lartë. Duke njohur kushtet e shkollave profesionale në Kosovë, Këshilli Rinor Kosovar me ndihmën e SOLIDAR Suisse – Zyra në Kosovë, ka ndërmarrë një hulumtim “Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe Aftësimit Profesional” i cili është zhvilluar gjatë muajit shtator 2017 në komunën e Pejës me 211 nxënës të shkollave profesionale “Shaban Spahi-ja” and “Ali Hadri”. Hulumtimi ka për synim të masë cilësinë e mundësive, nga perspektiva e nxënësve, që ata e kanë në fushën e turizmit, teknologjisë së informacionit, industrisë ushqimore dhe industrisë së metal-drurit. Prandaj, këto analiza i adresojnë nevojat, mangësitë dhe rekomandimet sa i përket mësimit praktik në mënyrë që të përmirësohet cilësia e shkollave profe-sionale në Pejë.

Gjatë zhvillimit të hulumtimit, është

përpiluar një pyetësor nga ekspert i jashtëm i fushës, i cili përmbajn katër kapituj: udhëzime dhe informata për përzgjedhjen e shkollave profesionale; mjedisi shkollor dhe procesi i mësim-dhënies, përvojat personale të nxënësve në shkolla dhe perspektiva në karrierë e shkollave profesionale. Në thelb, këto kapituj pasqyrojnë situatën sa i përket mësimit praktik. Pyetësori ka përfshirë pikëpamjet e nxënësve të klasës së 11-të dhe 12-të sa i përket më-simit praktik.

Mbledhja e të dhënave është bërë nga 211 nxënës, nga të cilët 59% janë nxënës të shkollës “Shaban Spahija” dhe 41% të shkollës “Ali Hadri”. Sa i përket gjinisë, 57% janë meshkuj dhe 43% femra. Për më tepër sa i përket gjeneratave, 37% janë të klasës së 11-të dhe 63% të klasës së 12-të.

Gjithashtu, për të kuptuar situatën më mirë sa i përket mësimit praktik, KYC ka organizuar gjashtë fokus grupe. Katër nga fokus grupet kanë qene diskutime për mësimin praktikë nga perspektiva e nxënësve të Shaban Spahija dhe Ali Hadri. Ndërsa një fokus grup është mbajtur me nxënës të sapo diplomuar nga shkolla, dhe një tjetër fokus grup është zhvilluar me mësimdhënës. Aq më tepër, dy drejtor të shkollave janë intervistuar për qëllime të hulumtimit.

Më poshtë po ju prezantojmë të dhënat e përgjithshme për kompletimin e pyetësorit.

Faqe 5

Page 8: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

Faqe 6

Page 9: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

I gjithë hulumtimi është kategorizuar në katër të gjeturat kryesore të cilat shpjegohen si më poshtë:

1. Një vëzhgim teleskopik, shpërfaqë njohuritë minimale sa i përket mësimit praktik

Hulumtimi në mënyrë krahasuese ka paraqitur një numër të madhe të nxënësve nga të dy shkollat, si të pa familjarizuar me legjislacionin rreth arsimit dhe kurrikulës. Përgjig-jet e tyre, evidentojnë faktin se burimi i njohurive të tyre është shumë i zbehtë dhe se ata kanë mungesë të informacionit rreth parimeve, kushteve, të drejtave dhe proce-seve në përgjithësi sa i përket mësimit praktik. Ky informacion është shumë thelbësor për çdo individ dhe përgjigjet e tyre sa i përket mësimit praktik janë shqetësuese.

Shumica e nxënësve janë të informuar për rëndësinë e mësimit praktik si një pjesë obligative e programit të tyre mësimor. Sidoqoftë, ka një hendek të kuptueshmërisë në mes të mësimit praktik, siç kërkohet nga kurrikula dhe të asaj që kemi në realitet në të cilën nxënësit janë të përfshirë.

Për shembull: Biseda në mes nxënësit A dhe moderatorit në fokus grupe: "Po kemi mësim praktik! Bëjmë shumë vizita në punëtori dhe fabrika të ndryshme. Prej aty mund të shikojmë se si zhvillohen proceset me orë të tëra. P.sh. më kujtohet njëherë e kemi parë procesin e paketimit të mishit”. Moderatori: “A keni pasur mundësi që ju vetë ta praktikoni këtë proces?”. Studenti: “Jo, jo, ne vetëm kemi shikuar procesin.”

2. Një program më sofistikuar i mentorimit është i nevojshm të përpi-lohet menjëherë

Ne mund të presim natyrshëm që nxënësit do të marrin mësim praktik të adaptuar nga programi i mentorimit që do të ndihmonte në përmirësimin e sjelljes së tyre intelek-tuale në profesionin përkatës. Sipas ligjit Nr. 04/L-138 për Arsimin dhe Aftësimin pro-fesional roli i mentorëve është shumë dobët i shpjeguar, ata janë përmendur vetëm si pjesë e stafit mësimdhënës por detyrat e tyre nuk janë kategorizuar në detaje.

Gjetjet kryesore

3. Strategjia për përmirësimin e praktikës profesionale në Kosovë, Faqe 18, point 3.5, http://masht.rks-gov.net/up-loads/2015/05/a-strategjia-e-pp-ne-kosove-2013-2020-shqip.pdf

Faqe 7

Page 10: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

Në këtë rast mësimdhënësit nuk i mbulojnë përgjegjësitë e tyre si mentor, aq më tepër edhe vetë shkolla nuk ka zhvilluar ndonjë kulturë të mentorimit. Prandaj, të gjitha palët nuk e kanë idenë se si të vendoset një program mentorimi dhe kjo gjë si qështje krijon shumë konfuzion.

Një pjesë a madhe e nxënësve kanë raportuar që shkollat e tyre nuk ndihmojnë ata që të gjejnë punë praktike, apo së paku t’iu lehtësojnë gjetjen e saj.

Për shembull: Mësimdhënësi B tha: “nxënësit nuk janë të sigurt gjatë punës praktike nëpër kompani të ndryshme, askush nuk i mentoron ata dhe ne mësimdhënësit nuk jemi të lejuar t’iu qëndrojmë pranë”.

3. Trajnimi i mësimdhënësve dhe udhëzimi për praktikat e mësim-dhënies dhe mentorimit janë një domosdoshmëri!

Sipas strategjisë për Përmirësimin e Praktikave Mësimore në Kosovë , drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit duhet të pajisen me aftësi dhe njohuri adekuate sikurse duhet t’iu ofrohen materiale shtesë dhe udhëzime në mënyrë që ata të jenë në gjendje ti përvetësojnë këto elemente në metodologjinë e tyre të mësimit. Duke pasur para-sysh të gjeturat e hulumtimit, perceptimi i situatës dhe cilësia e veprimeve të ndërmar-ra deri më tani nuk e kanë arritur këtë qëllim.

Shkollat profesionale në Pejë, nuk ofrojnë kurse jashtë kurrikulare apo aktivitete tjera për nxënës. Gjysma e të intervistuarve kanë raportuar që nuk kanë marrë pjesë në ndonjë aktivitet jashtë kurrikular në shkollë, përderisa vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë raportuar sportin si aktivitet – ku në të shumtën e rasteve është edhe aktivitet jashtë shkollës.

Për shembull: Gjatë fokus grupeve, mësimdhënësi D tha: "Kurrikula po ndryshohet gati çdo ditë! Por ne ende nuk kemi tekste shkollore! Zakonisht përdorim skripta nga tekstet e universi-tetit apo i marrim në internet nga tekstet e Shqipërisë, pastaj i shtypim me paratë tona. Besom, nuk është e lehtë të mësohemi me këto ndryshime të vazhdueshme të kurrikulës."

4. Kurrikula bërthamë për Arsimin e mesëm të lartë të Kosovës, 2012, http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/10/ang-work-ing-3-masht.pdf

Faqe 8

Page 11: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

4. Mungesa e teksteve dhe pajisjeve nuk sjellin rezultate pozitive nga mësimi praktik

Shumë lëndë të mësuara në shkolla profesionale nuk i kanë tekstet shkollore, prandaj mësimdhënësve ju duhet të krijojnë materialet e tyre - qoftë në formë të skriptave apo nëpërmjet diktimit dhe metodës së marrjes së shënimeve me dorë. Në anën tjetër, është e rëndësishme që standardet e Kurrikules Bazë për arsimin e lartë të mesëm në Kosovë nuk mund të arrijnë objektivat e mësimit praktik për shkak të kushteve të dobëta të kabineteve dhe mungesës së pajisjeve në shkolla.

Për shembull: Nxënësi C tha: “Gjatë klasës së 10-të, gjatë gjithë kohës kemi marrë shënime me dorë nëpërmjet diktimit, posaçërisht në njërën nga lëndët, në mungesë të teksteve shkol-lore. Pastaj, në fund të vitit akademik jemi vlerësuar sipas atyre shënimeve.”

Faqe 9

Page 12: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

Historiku dhe të dhënat so-cio-demografike

Pavarësisht faktit që shkollat profesio-nale shikohen si më pak atraktive për nxënëset femra, hulumtimi na tregon që në shkollat profesionale të Pejës ka pothuajse barabartë përfaqësim të meshkujve dhe femrave. Mostra e hulumtimit përbëhet nga 43% nxënëse femra, dhe 57% nxënës meshkuj.

Të dhënat tregojnë që 64% e nxënësve jetojnë në zona urbane, përderisa 36% duhet të udhëtojnë për në shkollë, d.m.th. vijnë nga zonat rurale. Përderisa nga zonat rurale pasqyrohet një për-faqësim i njëjtë demografik sa i përket gjinisë, një dallim më i madh është në mes femrave dhe meshkujve në zonën urbane. Sipas mostrës së hulumtimit, 17% e nxënësve janë femra nga zona rurale dhe 18% janë meshkuj nga zona rurale (nga 36% në total nga zona rurale përfaqësimi është i barabartë). Ndërsa nga zona urbane, 26% të fem-rave kanë më pak interes të kyçen në shkollat profesionale krahasuar me meshkujt ku janë me 39% nga mostra totale e hulumtimit.

Një pjesë a madhe a tyre kanë raportu-ar që janë të papunë (71%) dhe që shkolla është përkushtimi i tyre i vetëm. Pothuajse 29% e nxënësve kanë ose

punë me gjysmë orar (11.37% nga mostra totale) ose punë me orar të plotë (17.53% nga mostra totale).

Sa i përket përfaqësimit gjinor në kate-gorinë e të papunëve janë pothuajse të njëjtë me 35.54% (nga totali i mostrës) femra dhe 35.54% (nga totali i mostrës) meshkuj, përderisa në kategorinë e të punësuarve më shumë ka meshkuj që punojnë (21.32% nga totali i mostrës) krahasuar me femra (7.58% nga totali i mostrës)

Arsimimi i prindërve të nx-ënësve

Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe nënat e respodentëve është shkollimi i mesëm. Më tepër se 50%, kanë thënë që babai i tyre nuk ka vazhduar shkollimin pas shkollës së mesme, ndërsa 40% rapor-tojnë që nënat e tyre kanë mbaruar vetëm shkollimin e mesëm. Në përgjithësi, dallimi mes baballarëve dhe nënave është shumë i vogël sa i përket pjesëmarrjes në shkollim. Studi-met postdiplomike – master ose Ph.D. – janë përfunduar nga baballarët e 9% të respodentëve dhe 7% e nënave të respodentëve. Mbi 19% e respodentëve kanë raportuar që baballarët e tyre kanë përfunduar studimet universitare, dhe 17% e respodentëve kanë deklaruar që nënat

Analiza e të dhënave

Faqe 10

Page 13: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

Numër më i madh i baballarëve (50%) kanë përfunduar shkollimin e mesëm në krahasim me nënat (37%). Për më tepër, diferenca më e madhe vërehet tek për-fundimi i shkollës elemntare. Më shumë nëna të respodentëve janë shkolluar në shkollën e elementare (20%) në krahasim me baballarët (8%) e respodentëve.

Një pjesë e respodentëve kanë refuzuar të përgjigjen për nivelin e shkollimit të përindërve të tyre, ku 8% të respodentëve kanë refuzuar të raporto-jnë shkollimin e baballarëve të tyre, dhe 11% të tjerë shkollimin e nënave të tyre.

Informata dhe udhëzime për përzgjedhjen e shkollave profe-sionale.

Në përgjithësi, interesi i të rinjve të Pejës për tu shkolluar në shkolla profe-sionale ështe në rritje. Ky trend, madje është konfirmuar nga drejtori i shkollës profesionale Ali Hadri gjatë intervistës. Ndër të tjera ai shtoi “Përkundër faktit që interesi për shkollim profesional ështe në rritje viteve të fundit, këtë vit interesi i nxënësve për tu regjistruar në shkollën “Ali Hadri” ka qenë më i vogël”

Të dhënat e hulumtimit tregojnë që pothuajse gjysma e nxënësve që ndjekin shkollimin e mesëm (44.13%), vijojnë mësim në shkolla profesionale. Madje shumica e tyre kanë raportuar që e kanë zgjedhur këte drejtim me dëshirë dhe vullnet të plotë. Më shumë se 74% e respodentëve thonë që shkol-

la profesionale ishte opcioni i tyre i parë pas kompletimit të shkollimit nëntë vjeçar, dhe vetëm 23% raportojnë që shkolla profesionale nuk ishte opcioni i tyre i parë i përzgjedhjes.

Përvec kësaj, një diferencë më e madhe vërehet mes nxënësve që jetojnë në zona urbane dhe zona rurale sa i përket përzgjedhjes së shkollës.

Përderisa vetëm 7.58% e nxënësve që jetojnë në zona rurale raportojnë që përzgjedhja e shkollës profesionale nuk ka qenë opcioni i tyre i parë, rreth 28% e nxënësve nga zonat urbane kanë deklaruar të njejtën gjë.

Në të kundërtën, kur nxënësit janë pyetur për arsyet kryesore për përzg-jedhjen e shkollave profesionale, 40% ( nga monstra e përgjithëshme) e respondentëve deklaruan që nuk kishin opsione tjera, respektivisht shkollat profesionale kanë qenë opcioni i tyre i vetëm.

27%74%

Jo Po

Grafi 1

Grafi 1 - A ishte shkolla ku aktualisht i vijoni mësimet, opsioni juaj i parë?

Faqe 11

Page 14: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

Duke marrë në konsideratë që sistemi arsimor i Kosovës ofron vetëm dy mundësi të përzgjedhjes – shkolla pro-fesionale dhe gjimnaze, është supozuar që nxënësit që kanë deklaruar që shkol-lat profesionale kanë qenë opcioni i tyre i vetëm, ose nuk kanë mundur ose nuk i kanë përmbushur kriteret për apli-kime në shkolla tjera (p.sh. në gjim-naze). Rreth 25% kanë thënë që kanë zgjedhur shkollat profesionale për shkak të kritereve më të ulta për pranim. (p.sh. Krahasuar me shkollat tjera ështe më lehtë të pranohesh në shkollë profesionale: kur ke nota më të ulëta, pikë më të ulta në test të maturës etj.)

Faktori i tretë dhe më i rëndësishm që ndikon në përzgjedhjen e shkollave prosfesionale nga nxënësit është edhe distanca mes vendbanimit të tyre dhe vendndodhjes së shkollave. Në ketë rast, rreth 22% e respodentëve deklaru-an që e konsiderojnë distancën mes shtëpive të tyre dhe shkollës si faktor të rendësishëm. Ndërkaq, vetëm një numër i vogël i respodentëve (14%) raportuan që kanë përzgjedhur të vijo-

40%

22%

14%

25%

Më afër shtëpisë

Tradita familjare

Më lehtë për t’u regjistruar(kriteri më i ulët)

Ky ishte opsioni im i vetëm

Grafi 2

jnë mësimin në një shkollë profesionale si rrjedhojë e traditës familjare.

Po ashtu, reposdentët janë pyetur t’i listojnë faktorët e jashtëm që kanë ndi-kuar në përzgjedhjen e shkollës profe-sionale. Në këtë aspket përgjithësisht, pothuajse 80% e respodentëve janë pajtuar që mundësitë për të u punsuar menjëherë pas përfundimit të shkollës profesionale janë më të mëdha dhe kjo ka ndikuar në përzgjedhje. Ndërsa, fak-tori i dytë më i rëndësishëm kanë qenë prindërit e nxënësve. Me c’rast 75% të respodentëve kanë deklaruar që baballarët e tyre kanë ndikuar në për-zgjedhjen shkollës profesionale, ndërsa 73% të tjerë kanë treguar që nënat u kanë ndikuar në vendim.

Sidoqoftë, 40% e respodentëve deklaruan që kanë përzgjedhur të vazh-dojnë shkollimin në shkolla profesio-nale, për shkak që nuk kanë pasur opci-one tjera. Përderisa, 73% e nxënësve pjesëmarrës në hulumtim pajtohen që vet-motivimi ishte faktor tjetër i rëndë-sishëm në përzgjedhjen e shkollës në të cilën tani janë duke vijuar mësimet.

Grafi 2 - Cili ishte faktori më i rëndësishëm në përzgjedhjen e shkollës në të cilën vijoni mësimet?

Faqe 12

Page 15: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

Mjedisi mësimor dhe Procesi mësimor në shkollat profesio-nale në Pejë.

Infrastruktura shkollore e shkollave pro-fesionale konsiderohet si komponentë esenaciale për krijimin e një ambienti më të volitshëm që siguron proces të zhvilluar teorik dhe praktik karshi drejti-mit së studimit.

Prandaj, përvec posedimit të infras-turukturës bazike shkollore, klasëve të kompletuara sipas standarteve, higjenë dhe libra, është esenciale që shkolla po ashtu të ofrojë hapësirë për zhvillim të praktikës profesionale.

dentëve treguan pakënaqësitë e tyre me infrastrukturën shkollore – ku 11% nga ta deklaruan që janë deri diku të pakënaqur dhe 18% deklaruan që janë shumë të pakënaqur.

Infrastruktura shkollore është përmen-dur edhe gjatë diskutimeve në fokus grupe. Pothuajse njëzëri, pjesëmarrësit në fokus grupe janë pajtuar që shkollat e tyre janë të vjetra dhe nuk janë të mirëmbajtura mirë, duke krijuar kështu një ambient që duket i lënë pas dore. Për më tepër, pjesëmarrësit ngritën shqetësime për nevojat bazike të infra-strukturës që nevojien:

Nxënësit e shkollave profesionale në Pejë raportuan që janë të kënaqur me ambientin dhe paisjet e shkollave të tyre. Në ketë rast, mbi 29% raportuan të jenë shumë të kënaqur me infrastruk-turën e shkollës së tyre, dhe 40% deklaruan që ata janë deri diku të kën-aqur.

Përderisa, pothuajse 30% e respo-

“ Higjena në shkollën time nuk trajto-het në nivelin e duhur. Shumë vështirë mund të përdoret tualeti në shkollë, për shkak të papastërtisë, ose mung-esës së ujit dhe shamponit të duarve që janë produkte esenciale higjenike” ( mashkull / femër, nxënës nga Peja).

Për shkak të natyrës së tyre specifike, kurrikula e shkollave profesionale i

Grafi 3 - A jeni të kënaqur me infrastrukturën e shkollës tuaj?

18%1%

29%

11%

40%

Deri diku i/e kënaqur

Shumë i/e kënaqur

Deri diku i/e pa kënaqur

Shumë i/e pakënaqur

Nuk jam i/e sigurtë

Grafi 3

Faqe 13

Page 16: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

mandaton shkollat të i’u bëjnë të mundur nxënësve që përvec mësimit teorik të përvetësojnë dhe mësimin praktik.

Në esencë, nxënësit e klasëve të 10-ta duhet t’i zhvillojnë së paku 6 orë mësimi praktik në javë, përderisa nxënësit e klasëve të 11-ta së paku 8 orë mësimi praktik në javë. Kur ata arrijnë klasën e 12-të, programi për mësim praktik zmadhohet në mënyrë progre-sive, që nënkupton mësim praktik për të paktën 12 orë në javë.

Si rrjedhojë, respodentët janë pyetur nëse puna praktike llogaritet si kompo-nentë e detyrueshme e planprogramit mësimor. Kësisoj, rreth 85% e tyre

kanë deklaruar që janë në dijeni për faktin që zhvillimi i punës praktike është i obliguar brenda planprogramit mësi-mor, përderisa 7% e tyre nuk mendojnë që është obligative. Ndërkaq, 8% nga ta, theksojnë që nuk e dinë nëse puna praktike ështe obligative ose jo.

Fakti që praktika profesionale konsid-erohet si pjesë e obligative brenda shkollimit profesional, shkolla në këtë rast do të ishte dashur të ofroj kushte për mbajtjen e praktikës brenda objek-tit shkollor ose njëtrajtësisht të asistoj në marrëveshje me kompani ose biznese të ndryshme jashtë shkollës, në mënyrë që nxënësit të kenë mundësinë të ushtrojnë këtë veprimtari karshi planprogramit të tyre mësimor. Për këtë arsye, nxënësit janë pyetur se ku zakonisht ata e realizojnë mësimin praktik.

Në këtë rast, 71% respodentë kanë thënë që praktikën e realizojnë brenda objektit shkollor, 17% të tjerë, atë e

Grafi 4 - A ua kërkon programi mësimor kryer-jen e punës praktike?

Grafi 4

8%

85%

7%

Po Jo I pasigurtë

71%

3%

17%

9%

Në mjedisin shkollorë

Në bizneset që kanë një marrëveshje institucionale me shkollën

Tjetër

Në bizneset që nuk kanë marrëveshje institucionale me shkollën

Grafi 5

Grafi 5 - Ku i kryeni punët tuaja praktike?

Faqe 14

Page 17: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

realizojnë në kompani apo biznese private me të cilat shkolla ka mar-rëveshje. Përderisa, 9% e respodentëve po ashtu janë të angazhuar për praktikë në kompani të cilave u janë qasur per-sonalisht. Gjithashtu, vetëm 3% kanë deklaruar që nuk mbajnë praktikë fare. Megjithatë, nëse i krahasojmë këto përgjigje me diskutimin e zhvilluar në fokus grupe dallojmë një keqkuptim të madh krahas faktit se si realisht nxënësit e nënkuptojnë termin e prak-tikës profesionale. Specifikisht, diskutimi i fokus grupeve na bënë të qartë që nxënësit nëse angazhohen në cfardo aktiviteti jasht-mësimor dhe jo teorik, këtë aktivitet e konsiderojnë si deklaruar praktikë profesionale ose si praktikë në vete.

Përderisa 27% prej respodentëve nuk janë të sigurt nëse shkolla ju ndihmon ose jo.

Kosnideruar faktin, që shkollat nuk janë të pajisuara me mjete dhe kabinete të duhura për realizim të praktikës profe-sionale dhe përgjigjjet e 71% (nga mon-stra e përgjithëshme) studentëve të cilët thonë që realizojnë praktikën brenda shkollës na delë kontradiktore. Mirëpo, vlen të theksohet që nga kjo përqindje 48.40% janë nxënës të drejti-mit të Teknologjisë Informative të cilën zhvillimin e praktikës në shkollë e kanë më lehtë të realizueshëm.Mungesa e teksteve shkollore përgjithësisht ose teksteve shkollore të papërditësuara është ndër të tjera një dukuri tjetër

Megjithatë, më pak se gjysma e respodentëve kanë deklaruar që shkolla i asiston ose ju ndihmon atyre për të gjetur punë praktike në vende bizne-sore me saktësisht 46% nga ta, ndërkaq gjysma tjetër (27%) e respodentëve kanë që realisht nuk ju ofrohet një ndihmë e tillë nga shkolla.

shqetësuese për nxënësit dhe mësim-dhënësit e shkollave profesionaleFat-keqësisht shumë lëndë mësimore nuk kanë fare tekste përkitazi me lëndën, prandaj mësimdhënësve ju duhet të krijojnë materiale për mësim idvidual-isht, qofshin ato skripta marrë nga uni-versitetet dhe duke ligjëruar tutje në

Grafi 6 - A ju ndihmon shkolla juan në gjetjen e një vendi të punës?

Grafi 6

27%

46%

27%

Po Jo I pasigurtë

Faqe 15

Page 18: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

Historiku dhe të dhënat so-cio-demografike

Pavarësisht faktit që shkollat profesio-nale shikohen si më pak atraktive për nxënëset femra, hulumtimi na tregon që në shkollat profesionale të Pejës ka pothuajse barabartë përfaqësim të meshkujve dhe femrave. Mostra e hulumtimit përbëhet nga 43% nxënëse femra, dhe 57% nxënës meshkuj.

Të dhënat tregojnë që 64% e nxënësve jetojnë në zona urbane, përderisa 36% duhet të udhëtojnë për në shkollë, d.m.th. vijnë nga zonat rurale. Përderisa nga zonat rurale pasqyrohet një për-faqësim i njëjtë demografik sa i përket gjinisë, një dallim më i madh është në mes femrave dhe meshkujve në zonën urbane. Sipas mostrës së hulumtimit, 17% e nxënësve janë femra nga zona rurale dhe 18% janë meshkuj nga zona rurale (nga 36% në total nga zona rurale përfaqësimi është i barabartë). Ndërsa nga zona urbane, 26% të fem-rave kanë më pak interes të kyçen në shkollat profesionale krahasuar me meshkujt ku janë me 39% nga mostra totale e hulumtimit.

Një pjesë a madhe a tyre kanë raportu-ar që janë të papunë (71%) dhe që shkolla është përkushtimi i tyre i vetëm. Pothuajse 29% e nxënësve kanë ose

formë diktimi. Për më shumë, në fokus grupe mësimdhënësit kanë deklaruar që ndjehen shumë të shqetësuar me reformat e reja që vazhdimisht ju ofro-hen për mësimdhënje brenda shkollës. Madje një nga mësimdhënësit ka thënë: “Reforma dhe kurrikula të reja krijo-hen për cdo vit. Posa e adaptojmë një reformë të re, menjëherë na vijnë kërkesa të reja reformuese dhe neve na duhet të fillojmë nga e para përsëri” (femër/mashkull, mësim-dhënës/e nga Peja).

Edhe pse ështe shumë e vështirë të

-gramit shkollor, prej nga 56% pajtohen deri diku dhe 20% pajtohen plotësisht. Megjithatë, fokus grupet na lënë të kup-tojmë që realisht nxënësit nuk janë mirë të informuar se cka praktika profesio-nale do të thotë dhe sidomos ata nuk kanë njohuri se si kjo praktikë duhet të jetë e ndërlidhur me planprogramin shkollor. Për shembull, nxënësit e drejti-mit Teknologji Informative kanë deklaruar që e realizojnë praktikën në ETC- ku ata rëndisin rroba gjatë tërë ditës.

Si vazhdimësi, një mentorim më i struk-

gjendet një vend jashtë shkollës për të zhvilluar praktikën profesionale, në mo-mentin që e gjejnë përgjithësisht nxënësit mendojnë që ata e zhvillojnë këtë praktikë karahas planprogramit shkollor. Në këtë rast, në totalitet rreth 76% e respodentëve pajtohen që prak-tika profesionale i përshtatet planpro-

turar konsiderohet si shumë i nevo-jshëm dhe esencial karshi praktikës profesionale, në mënyrë që nxënësit të kuptojnë saktësisht rolin e tyre dhe të përgatiten profesionalisht. Në këtë rast, respodentët janë pyetur nëse ata men-torohen gjatë punës së tyre praktike. Prej ku, një pjesë e madhe e nxënësve

Grafi 7 - Deri në çfarë mase pajtoheni apo nuk pajtoheni me atë se puna praktike është e ndërlidhur me programin tuaj të mësimit?

Grafi 7

10%8%

20%

7%

56%

Pajtohem

Pajtohem fuqishëm

Nuk pajtohem

Nuk pajtohem shumë

I/e pasigurtë

Faqe 16

Page 19: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

Përderisa vetëm 7.58% e nxënësve që jetojnë në zona rurale raportojnë që përzgjedhja e shkollës profesionale nuk ka qenë opcioni i tyre i parë, rreth 28% e nxënësve nga zonat urbane kanë deklaruar të njejtën gjë.

Në të kundërtën, kur nxënësit janë pyetur për arsyet kryesore për përzg-jedhjen e shkollave profesionale, 40% ( nga monstra e përgjithëshme) e respondentëve deklaruan që nuk kishin opsione tjera, respektivisht shkollat profesionale kanë qenë opcioni i tyre i vetëm.

(78%) kanë deklaruar që mentorohen qoftë nga mësimdhënësit ose nga përgjegjësit biznesor. Mirëpo, 17% nga ta kanë thënë që realisht nuk mentoro-hen gjatë punës së tyre praktike. Edhe në këtë kategori diskutimi i fokus gru-peve na orienton në një tentim për keqkuptim nga nxënësit për termin mentorim. Prandaj, nënkuptohet që realisht përgjatë punës praktike nxënësit vetëm mbikqyren nga per-soneli biznesor por nuk mentorohen në drejtim të kuptueshmërisë së profe-sionit.

Gjithashtu përvec mentorimit, nxënësit do të duhej të vlerësohen për punën dhe progresin e tyre karshi praktikës profesionale. Në këte aspekt, 81% e nxënësve kanë deklaruar që vlerësohen gjatë praktikës profesionale përderisa 11% nga ta kanë thënë që nuk vlerëso-hen. Nxënësit të cilët kanë deklaruar që vlerësohen tutje janë pyetur për meto-dat e vlerësimit që përdoren nga më-simdhënësit ose mbikqyrësit. Në këtë rast, një numër i madh i tyre (82%) kanë

deklaruar që vlerësohen gjatë punës praktike. Prej nga 10% tregojnë që vlerësohen përmes testeve dhe 6% nga ta deklarojnë që vlerësohen në mënyrë orale.Megjithatë, hulumtimi nuk i ka matur më thellësisht këto forma vlerësi-mi, prandaj për këtë çështje nevojitet një studim më i thellë për të kuptuar thelbësisht situatën.

Karshi praktikimit të mësimeve teorike dhe krijimit të përvojës nxënësit kanë shumë interes të angazhohen në punë të cilat u mundësojnë certifikimin si mjet vërtetues mbi përvojën e fituar. Mirëpo, shumë nxënës nuk certifikohen për punën e tyre praktike. Në këtë rast më pak se 30% e respodentëve thekso-jnë që janë certifikuar për punën e tyre praktike, ndërkaq 51% e tyre deklarojnë që nuk janë certifikuar. Nga ta, 19% nuk janë të sigurt nëse janë certifikuar ose jo. Vlen të theksohen që nga nxënësit të cilët janë certifikuar për punën e tyre praktike i takojnë drejtimit Teknologji Informatike më saktësisht (16.24%).

Grafi 8

Gjatë praktikës

Ekzaminimi me shkrim

Ekzaminimi oral

Nuk jam i/e sigurtë

6%

82%

2%

10%

Grafi 8 - Si u vlerësua puna juaj praktike?

Faqe 17

Page 20: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

Grafi 10 - Sa shpesh (nëse fare) i lëshoni orët mësimore?

Grafi 9 - A merrni pjesë në ndonjë prej aktivi-teteve të lartpërmendura jashtëkurrikulare në shkollën tuaj (Ju lutemi rrumbullakësoni të gjitha opsionet që ju përshtaten dhe/ose shkruajeni përgjigjen tuaj në opsionin Të tjera)?

Përvojat personale të nxënësve në shkollë

Mendimi i përgjithshëm në lidhje me shkollat profesionale është se ato kanë standarde të ulëta cilësore, qoftë për kriteret e pranimit ose kualitetit të përgjithshëm të nxënësve që ndjekin mësimet në këto shkolla. Fatkeqësisht, shkollat profesionale ende nuk shiko-hen si mundësi për të përfituar aftësi profesionale dhe konkuruese për tregun e punës. Prandaj, vet mendimi që nxënësit e shkollave profesionale nuk trajtohen njejtë si nxënësit e gjim-nazeve, bënë që këta të rinjë të ndihen të turpëruar dhe të sigmatizuar.

Ky shihet si një shqetësim shumë serioz për zhvillimin e përgjithshëm të rinjve.

Përveç kësaj, shkollat profesionale nuk ofrojnë aktivitete ekstra-kurrikulare ku nxënësit do të kishin mundësi t’i shprehnin talentet, idetë, të socializo-hen dhe të përvetësojnë aftësi të reja.

Në këtë aspekt, nxënësit janë pyetur në qoftë se ata marrin pjesë në aktivitete të tilla apo jo. Rezultatet tregojnë se një numër i madh i respodentëve nuk

marrin pjesë fare (59%). Vetëm 16% nga ta raportojnë se janë aktiv në Këshill të Nxënësve, kurse 22% të tjerë në klube sportive.

Nxënësit po ashtu janë pyetur në qoftë se mungojnë në orët e mësimit varë-sisht situatës së qëllimshme apo jo. Në këtë rast, rreth 47% e respodentëve kanë deklaruar që mungojnë në orë mësimore përgjatë vitit akademik, ndërsa 53% nga ta raportuan se nuk mungojnë në orë mësimore.

59%

0%

22%

1%

16%

Nuk marr pjesë në ndonjë aktivitet jashtëkurrikular

Tjera

Klubet Sportive

Departamentet/Klubet e shkollës

Këshillin e nxënësvetë shkollës

Grafi 10

53%

15%

18%

7%

7%Unë nuk ik nga orët mësimore

Refuzoj të përgjigjem

3 - 5 orë në javë

Më shumë se 5 orë në javë

1 - 2 orë në javë

Faqe 18

Page 21: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

Rrjedhshmërisht, nxënësit të cilët kanë deklaruar që mungojnë, janë pyetur më specifikisht se sa e shpesht është kjo veprimtari. Me c’rast rreth 18% të respodentëve u përgjigjën që nuk i ndjekin 1-2 orë në javë, përderisa 14% e tyre mungojnë në 3-5 orë në javë. Paraqitur në hulumtim karshi dallimit gjinor, meshkujt në raport më femrat mungojnë më shumë në orë mësimore. Për rshembull, mes nxënësve të cilët ikin 3-5 orë në javë, 83.61% ishin mesh-kuj, ndërsa vetëm 18.18% ishin femra. I njejti proporcion qëndron për të gjitha kategoritë e tjera. Vlenë të theksohet se, 15% e respodenteve kanë refuzuar të përgjigjën, mundësi kjo e papërcaktuar në pyetësor. Gjithashtu, mes respon-dentëve të cilët refuzuan të pergjigjen, 80% ishin meshkuj dhe 20% femra. Ndërkaq sipas diskutimit në fokus grupe sipas nxënësve disa nga arsyet e mos ndjekjes së orëve mësimore janë që ata i konsiderojnë orët si të mër-zitshme, sidomos për faktin që u duhet të qëndrojnë në klasë gjatë gjithë kohës në pamundësi të praktikës profesionale. Sidomos, një grup nxënësish deklaruan që 2-3 orë të pandara mësimore zhvil-lohen me të njejtin mësimdhënës- “Nuk mund ta imagjinoni se sa e mërzitshme është një ditë e tillë”. Gjithashtu më-simdhënësit e arsimit profesional tregojnë që “shumica e nxënëse humbin orët mësimore gjatë ditëve të ftohta të dimrit për shkak të tempera-turës së ulët brenda shkollës”.

Nxënësit e shkollave profesionale në

Pejë në përgjithësi ndjehen mirë dhe të sigurt përgjatë kohës që janë në shkollë. Shumica e respodentëve ndje-hen mirë dhe të lumtur në klasat e tyre –me këtë gjykim pajtohen plotësisht 53% e nxënësve, ndërkaq, 33% të tjerë pajtohen. Megjithatë, të pyetur se si ndihen ata në shkollë, 16% e nxënësve deklarojnë që nuk ndihen të lumtur në shkollë.

Përvec kësaj, nxënësve u është kërkuar opinioni mbi atë se sa kompetentë i konsiderojnë ata mësimdhënësit e tyre. Ku, nga 86% e respodentëve 50% janë pajtuar dhe 36% nuk janë pajtuar që mësidhmënësit e tyre janë kompetente për lendën që ligjerojnë. Një përqindje e njejtë (89%) konsiderojnë që mësim-dhënësit e tyre janë shumë mvështetës.

Perspektiva në karrierë nga shkollat profesionale

Shumica e respodentëve besojnë që do të diplomojnë në shkollën e tyre profe-sionale, do të pajisen me diplomë dhe se në fakt plan-programi mësimor i ka përgatitur për tregun e punës.

Prej të cilëve (42%) pajtohen plotësisht që do të diplomojnë ndërkaq 39% vetëm pajtohen.

Gjithashtu, 43% e respodentëve pajto-hen që do të jenë të përgatitur për tregun e punës pas diplomimit si dhe 26% janë mëse të bindur që do të jenë

Faqe 19

Page 22: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

Grafi 11 - Sa prisni të fitoni në vendin tuaj të parë të punës, pasi ta përfundoni shkollimin?

të përgatitur pas diplomimit.

Megjithatë, 24% (nga monstra e përg-jithëshme) nuk pajtohen që do të jenë të përgatitur për tregun e punës prej nga 19% nuk pajtohen dhe 5% plotë-sisht nuk pajtohen.

Respondentët shfaqin mendime të ndryshme rreth mundësisë së gjetjes së një pune pas përfundimit të shkollave profesionale apo mundësisë së një pune e cila paguhet mirë. Shumica e respondentëve pajtohen se do to jenë të punësuar brenda gjashtë mujorit të parë pas diplomimit, ku prej tyre, 29% vetëm pajtohen, ndërsa 22% pajtohen plotësisht me këtë gjykim. Sidoqoft, një numër i madhë i respondentëve (24%) nuk janë të sigurtë nëse do të gjejnë një punë pas diplomimit. Gjithashtu, 24% nuk pajtohen se do të gjejnë punë pas diplomimit.

Ngjashëm me qëndrimet mbi punë-simin, të dhënat paraqesin një diferencë të madhe mes pritshmërisë së nxënësve mbi pagën e mundshme si të punësuar.

Një e treta e nxënësve (37%) tregojnë dyshime mbi rrogën poteciale të punës së tyre të parë. Vetëm një përqindje e vogël e tyre besojnë se rroga do të jetë mes 100 – 200 EUR, përderisa 19% besojnë se do të paguhen deri në 300 EUR. Për më tepër, një numër solid i respondentëve (12%) besojnë që do te paguhen deri në 400 EUR, dhe më shumë se 400 EUR (27%). Pas një anal-izimi më të thellë, është vërejtur që respondentët meshkuj paraqiten si më të sigurtë se do të paguhen mirë pas diplomimit krahasuar me respondentet femra. Për shembull, 60% e respodentëve të cilët raportuan se rroga e tyre mujore pas diplomimit, do të jetë 100 EURO – 200 EURO janë meshkuj, dhe 40% femra. Sidoqoftë, diferenca gjinore vërehet dhe në shifrat e larta të pagës mujore të pritur. Ku, 61.11% e respondetëve të cilët besojnë se do të paguhen deri në 400 EUR janë mëshkuj, ndërsa vetëm 38.88 femra.

Duke pasur parasysh diferencat mes pagesave mujore dhe plan programeve mësimore, të dhënat tregojnë se respondetët të cilët vijojnë drejtimin

Grafi 11

27%

57%

5%

19%

12%Më shumë se 400 Euro

I/e pasigurtë

201 Euro - 300 Euro

301 Euro - 400 Euro

100 Euro - 200 Euro

Faqe 20

Page 23: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

Teknologji Informative besojnë që do te kenë të ardhura më të larta krahasuar me drejtime tjera, ndërsa respondetët që vijojnë drejtimin Hoteleri dhe Tur-izëm dyshojnë se do të punësohen dhe se do të kenë pagesë mujore të lartë.

Marrë parasysh kohën pas diplomimit, një numër i madh i respodentëve (55%) kanë deklaruar që planifikojnë të vazh-dojnë studimet universitare. Në këtë rast, për dallim nga drejtimet e tjera profesionale, nxënësit e drejtimit Teknologji Informative dhe Industrisë Ushqimore mëtojnë ti vazhdojnë këto studime më tutje. Më shumë se 23% e nxënësve kanë deklaruar që e mendo-jnë tregun e punës si opsion të parë pas përfundimit të shkollës së mesme. Ky hulumtim ndër të tjera, e paraqet një diferencë të dukshme në mes gjinive mbi planet e së arshmes. Prej nga, 70% e meshkujve deklarojnë që planifikojnë të gjejnë punë ndërkaq 30% e femrave po ashtu e mendojnë të njejtën.

Përvec kësaj, 10% e respodentëve kanë deklaruar që do të migrojnë pas për-fundimit të shkollës së mesme. Prej tyre 85.7% janë meshkuj dhe 14.3% femra.

10%

2%

5%

5%

55%

23%

Do të emigroj

Do të bëj punëvullnetare

Do të punoj nëbiznesin familjar

Do të përkujde-sem për familje

Të vazhdojuniversitetin

Kërkoni punë

Grafi 12 - Pas diplomimit nga shkolla e mesme, unë planifikoj të:

Faqe 21

Page 24: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

Rekomandime

Faqe 22

1. Ngritja e vetëdijes se nxënësve mbi obligimet legjislative të shkollës karshi punës praktike;

2. Roli dhe detyrat e mentorëve duhet të rregullohen dhe specifikohen saktësisht në ligjin 04/L-138 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional.

3. Të zhvillohen programe dhe udhëzues për mentorim si mjet për ligjërim dhe zbatim adekuat të praktikës profesionale;

4. Të organizohen trajnime specifike për mësimdhënës karshi mentorimit, në mënyrë që të fitohen shkathtësi dhe njohuri të nevojëshme mentoruese për mësim praktik brenda shkollave profesionale;

5. Institucionet relevante duhet të rishikojnë kurrikulën bërthamë e cila do të duhej t’i parashihte më saktësisht kushtet e shkollave karshi realizimit të prak- -tikës profesionale ose të dedikohen mjete buxhetore më të mëdha për t’i përmirësuar këto kushte varësisht nevojës së zbatimit të kësaj kurrikule;

6. Botimi ose përditësimi i teksteve shkollore relevante për secilën lëndë dhe drej- -tim të shkollave profesionale;

7. Kushtet e infrastrukturës së shkollave duhet të përmirësohen në mënyrë që tutje mësimi praktik të i përgatis nxënësit mjaftueshëm për tregun e punës;

8. Rritja e kriterit të regjistrimit në shkolla profesionale duhet të aplikohet bazuar në Ligjin 04/L-138 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, nenet 8,9 dhe 10;

9. Neni 9.1 i Ligjit 04/L-138 për certifikimin e nxënësve pas përfundimit të praktikës profesionale duhet të zbatohet;

10. Orientimi në karrierë dhe promovimi i rëndësisë së shkollave profesionale duhet të filloj që nga shkolla fillore. Kjo në mënyrë që të formësohet një pamje pozitive e të ardhmes profesionale që ofrojnë këto shkolla.

Page 25: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe
Page 26: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe
Page 27: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe

Rrjedhshmërisht, nxënësit të cilët kanë deklaruar që mungojnë, janë pyetur më specifikisht se sa e shpesht është kjo veprimtari. Me c’rast rreth 18% të respodentëve u përgjigjën që nuk i ndjekin 1-2 orë në javë, përderisa 14% e tyre mungojnë në 3-5 orë në javë. Paraqitur në hulumtim karshi dallimit gjinor, meshkujt në raport më femrat mungojnë më shumë në orë mësimore. Për rshembull, mes nxënësve të cilët ikin 3-5 orë në javë, 83.61% ishin mesh-kuj, ndërsa vetëm 18.18% ishin femra. I njejti proporcion qëndron për të gjitha kategoritë e tjera. Vlenë të theksohet se, 15% e respodenteve kanë refuzuar të përgjigjën, mundësi kjo e papërcaktuar në pyetësor. Gjithashtu, mes respon-dentëve të cilët refuzuan të pergjigjen, 80% ishin meshkuj dhe 20% femra. Ndërkaq sipas diskutimit në fokus grupe sipas nxënësve disa nga arsyet e mos ndjekjes së orëve mësimore janë që ata i konsiderojnë orët si të mër-zitshme, sidomos për faktin që u duhet të qëndrojnë në klasë gjatë gjithë kohës në pamundësi të praktikës profesionale. Sidomos, një grup nxënësish deklaruan që 2-3 orë të pandara mësimore zhvil-lohen me të njejtin mësimdhënës- “Nuk mund ta imagjinoni se sa e mërzitshme është një ditë e tillë”. Gjithashtu më-simdhënësit e arsimit profesional tregojnë që “shumica e nxënëse humbin orët mësimore gjatë ditëve të ftohta të dimrit për shkak të tempera-turës së ulët brenda shkollës”.

Nxënësit e shkollave profesionale në

Page 28: Formësimi i të ardhmes së shkollave të Arsimit dhe ... · Arsimimi i prindërve të nx-ënësve Niveli i arsimimit në shumicën e rasteve është i arrirë nga babllarët dhe