181
Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime luſte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë”, përkrahet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë dhe Civil Rights Defenders. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi ekskluzive e Fondit për të Drejtën Hu- manitare Kosovë dhe ajo nuk pasqyron pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë dhe Civil Rights De- fenders. Projekat “Praćenje suđenja za ratne zločine i politički i etnički motivisana krivična dela na Kosovu”, je finansiran od strane Ministarstva Spoljnih poslova Ujedinjenog Kraljevstva, preko svoje Ambasade u Prištini i Civil Rights Defenders. Za sadržaj ove publikacije isključivu odgovornost snosi Fond za humanitarno pravo Kosovo i ista ni na koji način ne odražava stavove Ministarstva Spoljnih poslova Ujed- injenog Kraljevstva i Civil Rights Defenders. e Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically and Political- ly Motivated Crimes in Kosovo” is funded by the Foreign Commonwealth Office through the Embassy of the United Kingdom in Pristina and Civil Rights Defenders. e contents of this publication are the sole responsibility of the Humanitarian Law Center Kosovo and do not reflect the views of the Foreign Commonwealth Office or- Civil Rights Defenders.

The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë”, përkrahet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë dhe Civil Rights Defenders.

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi ekskluzive e Fondit për të Drejtën Hu-manitare Kosovë dhe ajo nuk pasqyron pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë dhe Civil Rights De-fenders.

Projekat “Praćenje suđenja za ratne zločine i politički i etnički motivisana krivična dela na Kosovu”, je finansiran od strane Ministarstva Spoljnih poslova Ujedinjenog Kraljevstva, preko svoje Ambasade u Prištini i Civil Rights Defenders.

Za sadržaj ove publikacije isključivu odgovornost snosi Fond za humanitarno pravo Kosovo i ista ni na koji način ne odražava stavove Ministarstva Spoljnih poslova Ujed-injenog Kraljevstva i Civil Rights Defenders.

The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically and Political-ly Motivated Crimes in Kosovo” is funded by the Foreign Commonwealth Office through the Embassy of the United Kingdom in Pristina and Civil Rights Defenders.

The contents of this publication are the sole responsibility of the Humanitarian Law Center Kosovo and do not reflect the views of the Foreign Commonwealth Office or-Civil Rights Defenders.

Page 2: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore
Page 3: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

KOHA KALON, DREJTËSIA PËR

KRIME LUFTE ZBEHET

Raporti vjetor i FDH Kosovë 2016

Page 4: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore
Page 5: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

5

PËRMBAJTJA

Lista e akronimeve të përdorura ............................................................................... 7

HYRJE ............................................................................................................................ 9

1. Vendosja në lidhje me aktakuzat ........................................................................ 1 81.1. Rasti Ruzhdi Shala - krim i luftës kundër popullatës civile ......................... 18

2. Gjykimet e shkallës së parë .................................................................................. 21

2.1. Rasti Sllavoljub Veliçkoviq - rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe i personelit përcjellës dhe vepra të tjera penale ........................... 212.2. Rasti Xhemshit Krasniqi – krim i luftës kundër popullatës civile ............... 282.3. Rasti Faruk Korenica dhe Dejan Vasiq - pengim i procedurës penale ose të dëshmisë ............................................................................................. 37

3. Rastet në të cilat është vendosur në procedurën e shkallës së parë dhe në procedurën ankimore ..................................................................... 45

3.1. Rasti Oliver Ivanoviqi dhe të tjerët – krim i luftës kundër popullatës civile ....... 453.2. Rasti Milaim Zeka dhe Rrustem Rukolli - shkelja e fshehtësisë së procedurës penale ..................................................................................................... 55

4. Rastet, në të cilat është vendosur në procedura ankimore ........................... 664.1. Rasti Arben Krasniqi dhe të tjerët – krim i luftës kundër popullatës civile ....................................................................................................... 664.2. Rasti Sabit Geci dhe të tjerët - Drenica 1 – krim i luftës kundër popullatës civile ........................................................................................................ 814.3. Rasti Agim Demaj dhe të tjerët – Drenica 2 – krim i luftës kundër popullatës civile ........................................................................................... 914.4. Rasti Radomir Kasaloviq&Sllobodan Sovrliq - vrasje e rëndë dhe veprat të tjera penale me prapavijë etnike ............................................................. 954.5. Rasti Boban Janiqijeviq – rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe i personelit përcjellës dhe vepra të tjera penale .........................109

5. Vendosja në procedura ankimore dhe ato të përsëritura ............................1165.1. Rasti Radić & Vllashkoviq – vrasje e rëndë dhe vepra të tjera penale me prapavijë etnike ................................................................................................1165.2. Rasti Ismet Haxha dhe të tjerët – krim i luftës kundër popullatës civile ....... 128

Page 6: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore
Page 7: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

7

Lista e akronimeve të përdorura:

FDH Kosovë – Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë;

OJQ – Organizatë Joqeveritare;

EULEX-i – Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë;

KFOR - Forcat e sigurisë së Aleancës Veriatlantike (NATO), të cilët ndodhen në Kosovë që nga 12 qershori i vitit 1999;

KB – Kombet e Bashkuara;

TPNJ – Tribubali Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë;

OSBE – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë;

PSRK - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës;

PPS - Padia penale e Prokurorisë Speciale;

PP – Padia penale;

GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake;

KPRK – Kodi Penal i Republikës së Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi me datë 1 janar, 2013;

KPPRK - Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi me datë 1 janar, 2013;

UÇK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës;

KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit është ndryshuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me ligjin nr. 03/L-002 të datës 6 nëntor 2008. Emri është ndryshuar me hyrjen në fuqi të këtij ligji, me datën 21 nëntor 2008, në Kodin Penal të Kosovës. Nuk ka pasur ndryshime rrën-jësore në përmbajtjen e këtij ligji;

KPPPK/KPPK - Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale së Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit është ndryshuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me ligjin nr. 03/L-003 të datës 6 nëntor 2008. Emri është ndryshuar me hyrjen në fuqi të këtij ligji, me datën 21 nëntor 2008, në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës. Nuk ka pasur ndryshime rrënjësore në përmbajtjen e këtij ligji;

LP RSFJ - Ligji Penal i Republikës Socialiste Federative Jugosllave, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 1977. Me rregulloren 1999/24 të UNMIK-ut, e cila ka hyrë në fuqi me 12 dh-jetor të vitit 1999. Sipas kësaj rregulloreje, “ligji i aplikueshëm në Kosovë do të jetë ai i cili ka qenë në fuqi me 22 mars te vitit 1989” apo ligjet të cilat ishin në fuqi para aman-damentimit të Kushtetutës Jugosllave në atë vit;

LP KSAK - Ligji Penal i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 1977;

LPS - Ligji Penal i Serbisë, i cili ka qenë në fuqi gjatë kryerjes së veprave me të cilat të akuzuarit ngarkohen. LPS është përdorur për rastet të cilat nuk janë të specifikuara nga ligji penal i KSA-së;

Page 8: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore
Page 9: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

9

H Y R J E

1. Ky raport përfshin aktivitetet e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH Kosovë), të cilat janë zhvilluar gjatë vitit 2016 në projektin: Monitorimi i gjy-kimeve për krimet e luftës dhe veprat penale me prapavijë politike e etnike, të cilin e mbështesin ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë/Priština dhe Civil Rights Difenders.

FDH Kosovë gjatë vitit 2016 i ka monitoruar të gjitha gjykimet, të cilat para gjykatave kosovare janë organizuar për krime të luftës, gjykimet të cilat kanë qenë të lidhura me lëndët gjyqësore dhe gjykimet më të rëndësishme me prapavijë et-nike dhe politike. Në periudhën raportuese janë bërë analizat dhe kumtesat mbi gjykimet, të cilat janë monitoruar gjatë periudhës së raportimit. Me këtë FDH Kosovë e ka vazhduar praktikën e monitorimit të rregullt dhe analizën e gjyki-meve në lëndët e profilit të lartë, që ka filluar në vitin 2000 dhe falë të cilës deri tash janë përcjellë gjykimet në 44 lëndë lidhur me krime lufte, në të gjitha fazat e procedurës1.

Gjatë vitit 2016, monitoruesit e FDH Kosovë2 rregullisht i kanë monitoruar gjithsejtë dymbëdhjetë (12) gjykime në lëndët e profilit të lartë, të cilat janë mba-jtur ose në shkallën e parë para paneleve gjykuese të gjykatave themelore ose në procedurën e shkallës së dytë të iniciuar nga ankesat e palëve para paneleve anki-more të Gjykatës së Apelit. Në kuadër të gjykimeve para gjykatave të shkallës së parë, FDH Kosovë i ka monitoruar gjykimet të cilat janë mbajtur për herë të parë ose që kanë qenë gjykime të përsëritura, të cilat Gjykata e Apelit i ka kthyer në rigjykim në shkallën e parë.

Në tërësi, monitoruesit e FDH Kosovë gjatë vitit 2016 kanë qenë të pranishëm në gjithsejtë 61 seanca gjyqësore në procedurën e shkallës së parë ose të paneleve ankimore në procedurën e shkallës së dytë, prej të cilave vetëm tri (3) seanca kanë

(1) Prej tyre, në 20 lëndë kanë qenë të akuzuar 63 shqiptarë, derisa në 22 lëndë kanë qenë të akuzuar 43 serb. Lëndët e tjera kanë të bëjnë me akuzat kundër dy malazezëve.

(2) Nga gjysma e dytë e vitit 2011, FDH Kosovë e ka futur praktikën e angazhimit të studentëve të drejtësisë nga universiteti shtetëror dhe kolegjet private në Kosovë, si dhe studentët e studimeve post-diplomike, të cilat përveç monitoruesve të FDH Kosovë janë angazhuar në monitorimin e gjykimeve për krime të luftës. Angazhimi i studentëve ka zgjatur në një cikël prej tri (3) deri në gjashtë (6) muaj. Gjatësia e angazhimit është varur nga interesimi i studentëve dhe aktivitetet e tyre. Krahas pranisë në seanca të gjykatave dhe në seancat e paneleve gjyqësore, në të cilat kanë qenë në gjendje për të verifikuar njohuritë e tyre teorike, studentët kanë qenë të obliguar për të hartuar raporte ditore nga gjykimet, të marrin pjesë në debatet e organizuara me rastin e përcjelljes së gjykimeve nga FDH Kosovë. Po ashtu, ata kanë qenë të përfshirë në përgatitjen e punimeve seminarike në bazë të përvojave të fituara gjatë angazhimit në përcjelljen e gjykimeve.

Page 10: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

10

qenë plotësisht të mbyllura për publikun3. Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore në të dyja instancat gjyqësore janë dëgjuar 31 dëshmitar4. Shumica prej tyre kanë qenë të propozuar nga prokuroria (25). Nga pjesa tjetër, një (1) dëshmitar është dëgjuar me propozimin e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, një (1) sipas detyrës zyrtare, derisa katër (4) prej tyre janë dëgjuar me propozim të mbrojtjes. Me qël-lim të mbrojtjes së dëshmitarëve, edhe këtë vit ka vazhduar praktika e dëgjimit të tyre në cilësi të dëshmitarit të mbrojtur. Gjatë periudhës raportuese, nga numri i tërësishëm i dëshmitarëve të dëgjuar me propozim të prokurorisë, nëntë (9) prej tyre kanë dëshmuar si dëshmitarë të mbrojtur, kryesisht me anë të lidhjes së video konferencës.

2. Në gjykimet e profilit të lartë edhe gjatë vitit 2016-të ka vazhduar praktika neg-ative që dëshmitarët e prokurorisë në shqyrtimet kryesore në veprat më të rënda penale, posaçërisht ato të krimeve të luftës, të zbusin ose të ndryshojnë deklaratat krahasuar me ato të cilat i kanë dhënë në fazat e mëhershme të procedurës dhe me të cilat i kanë ngarkuar të akuzuarit. Në këtë mënyrë, ata në masë të madhe e kanë sjellë në pyetje qëndrueshmërinë e aktakuzave, sepse ato kryesisht janë bazuar në to. Për FDH Kosovë është e vështirë për ta kuptuar se përse ky fenomen përsëritet nga viti në vit. Ai mundet, por vetëm pjesërisht, të shpjegohet me disponimin negativ të mjedisit ndaj atyre të cilët para gjykatës dëshmojnë mbi krimet e luftës. Praktika negative që dëshmitarët në mënyrë drastike të zbusin deklaratat e tyre akuzuese në shqyrtimin kryesor me gjasë mund të jetë rezultat edhe i faktit se ata deklaratat e tyre në procedurën paraprake i japin vetëm para organeve të hetue-sisë, derisa në shqyrtimin kryesor ata këtë e bëjnë ose në prani të publikut ose në kushte ku identiteti i tyre, edhe pse i mbrojtur, dihet për mbrojtjen dhe të akuzuarit në prani të publikut. Ky problem meriton një analizë të veçantë dhe duhet të për-bëjë brengë për organet e gjyqësorit, sepse ai në mënyrë drastike rrezikon dhe kufizon konstatimin e së vërtetës dhe përgjegjësitë eventuale për veprat penale më të rënda në Kosovë. Se sa i madh është mosbesimi i dëshmitarëve se siguria e tyre dhe e më të afërmve të tyre do të jetë e siguruar nga ana e gjyqësorit, përkatësisht shtetit, flet edhe fakti se vitin e kaluar asnjë dëshmitar nuk ka pranuar të hyjë në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve. Raporti mbi progresin i Komisionit Ev-ropian për vitin 2016 konstaton se: „sistemi i mbrojtjes, me gjithë faktin se ka kapacitete adekuate, për momentin nuk ka dëshmitar nën mbrojtje për shkak të mungesës së besimit në sistemin“. Nuk është vështirë të arrihet te përfundimi se dëshmitarët nuk kanë pranuar për t’u përfshirë në programin e mbrojtjes sepse, jo vetëm që nuk i besojnë programit, por edhe atyre, të cilët duhet ta zbatojnë atë.

Duke iu falënderuar standardeve të krijuara ndërkombëtare, Ligji mbi Proce-

(3) Për publikun kanë qenë të mbyllura edhe disa pjesë të caktuara të seancave, kur kjo është vlerësu-ar në interes të dëshmitarëve ose të palëve në procedurë.

(4) Gjatë periudhës raportuese është dëgjuar edhe një ekspert.

Page 11: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

11

durën Penale i kushton shumë kujdes të drejtave të të akuzuarve, gjë që përbënë një standard të rëndësishëm për ndërtimin e një gjyqësori modern të cilin e synon Kosova. Megjithëkëtë, sipas observimeve të FDH Kosovë, kjo mbrojtje nuk funk-sionon, përkatësisht është shumë e dobët, kur është fjala për të drejtat e të dëmtu-arve, posaçërisht kur ata ndodhen edhe në rolin e dëshmitarit. Viktimat kanë më së shumti interes për të vërtetën si dhe për konstatimin e përgjegjësisë për krimet e luftës. Është plotësisht jologjike që ata, pas dëshmive në procedurën paraprake me të cilat i ngarkojnë të akuzuarit, të fillojnë të ndryshojnë këto deklarata në shqyrtimin kryesor dhe t’i zbusin pohimet e tyre mbi përgjegjësinë e të akuzuarit. Kjo vetëm sa e vërteton se në çfarë pozite të palakueshme ndodhen dëshmitarët, madje edhe kur dëshirojnë për të dëshmuar mbi shkeljet e madje edhe për shkeljet drastike të të drejtave të tyre gjatë luftës. Në Kosovë ende nuk mbretëron klima e llogaridhënies për veprat e rënda penale dhe kjo reflektohet në sigurinë e dësh-mitarëve, të cilët për shkak të trysnive të mëdha të rrethit të tyre, publikut të gjerë dhe me gjasë edhe nga qarqet e afërta me të akuzuarit mbi ta ose në familjet e tyre “në momentin e fundit”, në finalen e procedurës penale dhe atëherë kur më së paku pritet prej tyre i ndryshojnë qëndrimet dhe nuk pranojnë të jenë në funksion të aktakuzës, e cila kryesisht është e ngritur mbi deklaratat e tyre. 3. Panelet shqyrtuese të gjykatave të shkallës së parë, në periudhën raportuese, kanë vendosur në katër (4) lëndë për akuzat për krime të luftës, që iu janë vënë në barrë gjashtë të akuzuarve (pesë shqiptarëve, një serbi):

- Prokurori kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve,- Prokurori kundër Xhemshit Krasniqit,5 - Prokurori kundër Ismet Haxhës dhe të tjerëve (gjykim i përsëritur i shkallës së parë kundër tre të akuzuarve, në lidhje me të cilin, pas tërheqjes së prokurorit, është sjellë aktgjykim refuzues)6, si dhe - Prokurori kundër Remzi Shalës (gjykimi ka filluar para Gjykatës Themelore në Prizren me hapjen e procedurës së vlerësimit të aktakuzës nga gjyqtari individual)7.

Gjykata e Apelit në lidhje me aktakuzat për krime të luftës ka vendosur në katër (4) lëndë (kundër tetëmbëdhjetë shqiptarëve dhe një serbi):

- Prokurori kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve,

(5) Të akuzuarit Ivanoviq dhe Krasniqi me aktgjykime të gjykatave të shkallës së parë janë shpallur fajtor për këto akuza dhe iu janë shqiptuar dënime me burgosje në kohëzgjatje prej nëntë (9), përkatësisht tetë (8) vitesh.

(6) Të gjitha këto tri gjykime të shkallës së parë janë mbajtur para Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica.

(7) Në rast se ky gjyqtar vlerëson se aktakuza është e bazuar, dhe se provat ofrojnë baza të mjaftuesh-me për hapjen e shqyrtimit kryesor, ky gjyqtar do të kryesoj me panelin shqyrtues.

Page 12: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

12

- Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve (Drenica 1), - Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve (Drenica 2), si dhe - Prokurori kundër Ismet Haxhës dhe të tjerëve. Në lëndën Prokurori kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve, Gjykata e Apelit me vendim të panelit ankimor e ka hapur para kësaj gjykate shqyrtimin kryesor me qëllim të konfirmimit të disa rrethanave të caktuara, gjatë të cilit është dëgjuar edhe një dëshmitar. Deri në fund të periudhës raportuese, gjykata e shkallës së dytë nuk ka sjellë vendim në këtë lëndë. Në tri rastet e tjera dhe duke vendosur në lidhje me ankesat, Gjykata e Apelit në mënyrë të pjesshme e ka konfirmuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke i modifikuar të njëjtat në lidhje me akuza të caktuara. Njëra lëndë (Prokurori kundër Ismet Haxhës dhe të tjerëve) i është kthyer gjykatës së shkallës së parë për vendosje të përsëritur.

Gjatë vitit 2016, FDH Kosovë po ashtu ka përcjellë edhe gjykimet në tri (3) lëndë, të cilat kanë qenë të lidhura me gjykimet për krime të luftës ose ka qenë fjala mbi rastet e krimeve me prapavijë etnike ose politike. Për këto lëndë është vendosur ose para paneleve të shkallës së parë ose para Gjykatës së Apelit si e shkallës së dytë. Seancat e paneleve shqyrtuese të shkallës së parë në këto lëndë me interes të veçantë për FDH Kosovë janë mbajtur para paneleve ndërkombëtare të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica. Me gjykimet, të cilat në këto lëndë janë zh-villuar para gjykatës në Mitrovicë/Mitrovica, kanë kryesuar gjyqtarët ndërkom-bëtarë, derisa aktakuzat i kanë përfaqësuar prokurorët ndërkombëtarë. Me këtë ka vazhduar praktika, e cila është futur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, që për arsye specifike të sigurisë në panelet shqyrtuese gjyqësore të kësaj gjykate të gjenden në mënyrë ekskluzive gjyqtarët ndërkombëtarë. Për këto arsye, gjyqtarët kosovarë nuk kanë marrë pjesë në sjelljen e vendimeve gjyqësore në lëndët në të cilat shqyrtimet kryesore janë mbajtur në ndërtesën e ish Gjykatës së Qarkut, më vonë Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica në pjesën veriore të qytetit8. Pas muajit qershor të vitit 2014, sipas Ligjit mbi Ndryshimet dhe Plotë-simet e Mandatit të EULEX-it (nr. 04/L-273), si dhe në bazë të marrëveshjes midis shefave të EULEX-it dhe kryetarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës të nënshkruar në datën 18 qershor të vitit 2014, panelet shqyrtues ndërkombëtare, të cilat kanë vendosur para këtyre gjykatave, kanë qenë të formuara me vendimet e kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica. Duke vepruar në lidhje ankesat e palëve në procedurë, Gjykata e Apelit në periu-dhën raportuese ka vendosur në panelet në të cilat shumicën e kanë përbërë gjy-

(8) Sipas marrëveshjes së muajit qershor të vitit 2014, midis shefit të EULEX-it dhe kryetarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, panelet ndërkombëtare të gjykatës në Mitrovicë/Mitrovica do të bartin në vete barrën e vendosjes deri në vendosjen e sistemit gjyqësor shumetnik në veri të Kosovës. Sipas paralajmërimeve, zgjedhja e gjyqtarëve serb, të cilët do të duhej të punonin në këto gjykata, është dashur të përfundoj deri në fillim të muajit tetor të vitit 2016. Për shkak të problemeve të caktuara rreth emërimit të gjyqtarëve, kjo është shtyrë për fillimin e vitit 2017.

Page 13: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

13

qtarët ndërkombëtarë. Këta gjyqtarë kanë kryesuar edhe me panelet shqyrtuese, sepse ka qenë fjala për lëndët, në të cilat gjyqtarët ndërkombëtarë kanë vendosur edhe në panelet para gjykatave të shkallës së parë. Po ashtu, prokurorët ndërkom-bëtarë para kësaj gjykate e kanë përfaqësuar Prokurorinë e Apelit.

4. Prokurorët ndërkombëtarë nuk e kanë ngritur asnjë aktakuzë gjatë vitit 2016-të lidhur me veprat më të rënda penale përkatësisht për lëndët, të cilat janë me in-teres të veçantë për përcjellje nga ana e FDH Kosovë, edhe pse, sipas njohurive të FDH Kosovë, prokurorët ndërkombëtarë pranë Prokurorisë Speciale deri në fund të vitit 2016 kanë planifikuar të ngritin disa aktakuza në lëndët e profilit të lartë. Gjykatat në këtë periudhë kanë vendosur vetëm për lëndët në të cilat prokurorët e EULEX-it aktakuzat i kanë ngritur gjatë viteve të mëhershme dhe për të cilat procedura penale ka filluar në vitet paraprake. Duhet cekur si një risi tejet të rëndësishme se në lëndën Prokurori kundër Remzi Shalës (gjykimi në këtë rast ka filluar në datën 21 nëntor të vitit 2016 para Gjykatës Themelore në Prizren me hapjen e procedurës së vlerësimit nga ana e gjyqtarit individual), për herë të parë pas dy dhjetëvjetëshave të drejtimit ndërkombëtar me gjyqësorin kosovar, përkatësisht kompetencave ekskluzive të prokurorëve të UNMIK-ut dhe të EULEX-it për ndjekje të krimeve më të rënda, posaçërisht të atyre të luftës, një prokuror kosovar ka ngritur një aktakuzë dhe në këtë lëndë e përfaqëson këtë aktakuzë për krime të luftës9. Gjykimi, që ndodhet në fazën preliminare të vlerësimit të aktakuzës, po ashtu zhvillohet për herë të parë para gjyqtarit kosovar. Ai do të jetë kryetar e panelit shqyrtues, nëse konfirmohet se aktakuza është e bazuar dhe se provat e deponuara me të njëjtën janë të pran-ueshme dhe përbëjnë baza të mjaftueshme për hapjen e shqyrtimit kryesor në lëndën Prokurori kundër Remzi Shalës.

Në fund të vitit 2016, nga prokurori vendor është ngritur edhe një aktakuzë për krime të luftës. Procedura e vlerësimit e aktakuzës së dytë lokale të ngritur për krime të luftës është paralajmëruar për fillimin e vitit 2017.

5. Dy aktakuzat e para për krime të luftës, të cilat gjatë periudhës raportuese i kanë ngritur dhe i kanë përfaqësuar prokurorët kosovar (si dhe fillimin e gjykimit para gjyqtarëve kosovar), janë rezultat i bartjes së të gjitha kompetencave kryesore ekskluzive nga gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it në gjyqësorin te vendorët. Ky proces është duke u zhvilluar tash e dy vite me radhë. Me bartjen e kompe-tencave nga gjyqësia e EULEX-it në atë vendore ka filluar në muajin qershor të vitit 2014 kur në bazë të Ligjit mbi Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit që ka të bëjë me mandatin e misionit për sundimin e ligjit të Bashkimit Evropian në Re-

(9) Aktakuza është ngritur në datën 19 tetor të vitit 2016.

Page 14: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

14

publikën e Kosovës të sjellë në datën 23 prill të vitit 2014, prokurorët e EULEX-it nuk kanë mundur më të sjellin vendime mbi hapjen e hetimeve, por vetëm kanë mundur të vazhdojnë me hetimet e filluara më herët në lëndët e rëndësisë më të madhe. Po ashtu, sipas ndryshimeve, gjyqtarët e EULEX-it kanë qenë kompetent për të vepruar në lëndët të cilat më herët i kanë marrë në kompetenca deri në përfundim në të gjitha fazat e procedurës, duke përfshirë edhe mjetet e jashtëza-konshme juridike. Kjo do të thotë se ata qysh aso kohe kanë mundur të jenë në përbërje të trupave gjyqësore ose kanë mundur të kryesojnë me panelet gjyqësore dhe panelet ankimore. Prokurorët kosovarë prej atëherë e kanë pasur të drejtën ekskluzive për të sjellë vendime mbi hapjen e hetimeve të reja për krime të luftës, kurse gjyqtarët kosovarë kanë pasur të drejtë që në lëndët të jenë shumicë dhe të kryesojnë me trupat gjyqësor në të gjitha instancat. Në disa raste të veçanta specifike, lëndët kanë mundur t’iu barten prokurorëve ndërkombëtarë përkatë-sisht gjyqtarëve ndërkombëtarë, sipas vendimit të kryetarit të këshillit prokurorial ose prokurorit shtetëror.

Me marrëveshjen e arritur midis përfaqësuesve të institucioneve më të larta të Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian të datës 14 qershor të vitit 2016 është dhënë drita e gjelbër për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë deri në datën 14 qershor të vitit 2018. Karakteristika më e rëndësishme e mandatit të ri të EULEX-it është se hetuesit e tij, prokurorët dhe gjyqtarët mund të vazhdojnë të punojnë në rastet në të cilat hetimet janë hapur para datës 15 prill të vitit 2014 ose në të cilat procedurat penale janë në zhvillim e sipër. Ata nuk munden më krye në vete dhe në mënyrë të pavarur për të marrë mbi vete lëndë të reja, përkatësisht këtë mund ta bëjnë vetëm në rrethana të veçanta, pas vendimit të këshillit gjyqësor ose prokurorial.

Në bazë të bartjes së fundit të kompetencave të muajit qershor të vitit 2014, gjy-qtarët e EULEX-it pra kanë mundur të zhvillojnë veprimin në procedurat penale të cilat i kanë filluar para datës 15 prill të vitit 2014 përkatësisht të cilat iu janë bar-tur deri në datën 15 qershor të vitit 2016 deri në përfundim të procedurës penale, duke përfshirë edhe veprimet sipas ndihmës juridike. Në këto raste ata munden për të kryesuar me trupat gjyqësor dhe të jenë në shumicë. Megjithëkëtë, lëndët e tyre pas disa fazave të caktuara mund t’iu barten gjyqtarëve kosovarë. Në të njëjtën mënyrë, edhe lëndët e prokurorisë në kompetenca të EULEX-it mund t’iu barten prokurorëve kosovar në cilëndo fazë të procedurës si dhe me të gjitha informa-cionet mbi hapat që janë ndërmarrë në kuadër të këtyre lëndëve. Të gjitha lëndët, për të cilat ende janë të obliguar gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it, nëse deri atëherë nuk do të përfundohen, do t’i barten gjyqësorit kosovar në përfundimin e mandatit të misionit të EULEX-it në datën 14 qershor të vitit 2018. Në këtë mënyrë, gjyqësori kosovar për herë të parë pas luftës është mandatuar që në mënyrë të pavarur të bartë, të hetojë, të ndjekë dhe të vendos mbi veprat më të rënda

Page 15: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

15

penale, duke filluar nga krimet e luftës, për të cilat deri tash kompetencat eksklu-zive i kanë pasur gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë. Në fillim të majit vitit 2015, pranë Prokurorisë Speciale është formuar Departamenti për Krime të Luftës, në kuadër të të cilit deri tash janë angazhuar dy prokurorë, të cilët do të duhej në mënyrë ekskluzive të merren me hetimet dhe me ndjekjen e krimeve të luftës. Është e vështirë tash për ta thënë se sa do të mund të arrijnë vetëm dy prokurorë atë që dhjetëra kolegë të tyre ndërkombëtarë nuk kanë qenë në gjendje për të bërë?

6. Procesi i bartjes së kompetencave për krimet më të rënda nga EULEX-i tek gjy-qësori vendor nuk është mjaft transparent dhe për tash, sipas vëzhgimeve të FDH Kosovë, është e vështirë të vlerësohet se sa është zhvilluar suksesshëm ky proces dhe sa është i suksesshëm. Se gjërat në këtë drejtim nuk qëndrojnë në gjendjen e tyre më të mirë, flet edhe vlerësimi nga raporti mbi progresin i Komisionit Evro-pian për vitin 2016, i cili ka konstatuar: “se sistemi i gjyqësorit në Kosovë gjendet në fazën fillestare të zhvillimit”.

Me transferin e kompetencave ka filluar edhe transferi i lëndëve më të rënda dhe më të ndjeshme nga EULEX-i në gjyqësorin kosovar. Në mesin e tyre, më të rëndësishmet janë ato në të cilat ekziston edhe dyshimi i bazuar se janë kry-er krime të luftës. Sipas zyrtarëve të prokurorisë në kompetenca të Prokurorisë Speciale deri tash nga EULEX-i kanë kaluar rreth 100 lëndë që kanë të bëjnë me krimet e luftës. Prej tyre, 59 lëndë janë në punë e sipër, derisa 44 prej tyre janë pezulluar sepse nuk dihet vendbanimi i të dyshuarve ose i të akuzuarve. Lëndët e pezulluara mund të riaktivizohen nëse në ndërkohë vërtetohet lokacioni i të dyshuarve ose i të akuzuarve.

Në anën tjetër, sipas zyrtarëve të EULEX-it, nga 250 lëndë të krimeve të luftës aq sa i ka hulumtuar EULEX-i ose për të cilat ka ngritur aktakuza nga fillimi i mandatit, Misioni i BE-së për sundimin e ligjit sot i ka në punë edhe 37 prej këtyre lëndëve.

Në vitet në vijim pritet një angazhim më i madh i prokurorisë vendore në pro-cedimin e krimeve të luftës. Kjo nënkupton përgatitjen e tyre shumë më të madhe profesionale për një kryerje sa më të suksesshme të kësaj detyre të rëndë. Gjë që natyrisht ka të bëjë edhe me gjyqtarët e departamentit për krime të rënda, të cilët do të veprojnë në lidhje me aktakuzat për krime të luftës e të cilët po ashtu nuk kanë shumë përvojë në gjykimin e këtyre krimeve.

7. Duhet cekur se edhe gjatë kësaj periudhe të raportimit ka rezultuar deri te ndërrimi i prokurorëve në procedurat penale, të cilat janë zhvilluar para gjykatave të shkallës së parë. Këto ndryshime janë reflektuar në rrjedhën e procedurës, në kualitetin e kryerjes së thirrjes prokuroriale si dhe në efikasitetin dhe profesional-izmin prokurorial. Deri te ndërrimi i prokurorëve me gjasë ka rezultuar edhe për

Page 16: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

16

shkak të kohëzgjatjes së mandatit të prokurorëve ndërkombëtarë në Kosovë pranë EULEX-it. Megjithëkëtë, kjo është dashur të merret parasysh me rastin e caktimit të prokurorëve për lëndë të caktuara. Ndërrimi i prokurorëve në lëndët, të cilat FDH Kosovë i ka përcjellë gjatë vitit 2016, si fenomen ka qenë specifik krahasuar me vitet e mëhershmeje, sepse kjo në masë të madhe është reflektuar në efikasite-tin dhe në suksesin e prokurorëve për ta mbrojtur aktakuzën (Prokurori kundër Radiqit dhe Vllashkoviqit, Zymberi 1; Prokurori kundër Kasaloviqit dhe Sovrliqit, Zymberi 2; Prokurori kundër Ismet Haxhës dhe të tjerëve).

8. Në periudhën raportuese FDH Kosovë e ka konstatuar transparencën e pam-jaftueshme të institucioneve të gjyqësorit. Ka vazhduar vonesa ose vendosja e par-regullt e vendimeve gjyqësore në faqen zyrtare të internetit të EULEX-it. Në ven-dimet e vendosura janë të korrigjuara të dhënat personale të të akuzuarve, gjë që ka shkaktuar probleme shtesë për të kuptuarit e të njëjtave, si për vëzhguesit ashtu edhe për analistët e çështjeve juridike, e posaçërisht në rastet kur është fjala për më shumë të akuzuar ose me rastin e cekjes së shembujve të praktikës së tashme, citime i vendimeve të caktuara. Edhe më e rëndë është situata në faqen vendore. Në faqet zyrtare të internetit të institucioneve të gjyqësorit kosovar madje nuk ka as vendime të vendosura ose qasja ndaj këtyre është së tepërmi e vështirësuar.

9. FDH Kosovë duhet të lëvdojë këtë vit qëndrimin shumë më profesional të pjesëtarëve të shërbimit korrektues përgjegjës për transportin e të burgosurve, i cili ka qenë në nivel shumë më të lartë se sa në vitet e kaluara. FDH Kosovë në raportin e vet për vitin 2015 ka pasur vërejtje në punën e shërbimeve për transport të të burgosurve në rastet e krimeve të luftës. Falë masave të personave kompetent, por edhe monitorimit të EULEX-it, sjellja e pjesëtarëve të shërbimit korrektues në periudhën raportuese ka qenë më e kënaqshme. 10. As edhe gjatë kësaj periudhe nuk është realizuar bashkëpunimi i institucione-ve të gjyqësorit në Kosovë me institucionet e gjyqësorit në Serbi në lidhje me çështjet e krimeve të luftës. Nuk ka lëvizje as në vendosjen dhe ofrimin e ndihmës së drejtpërdrejt juridike midis institucioneve të gjyqësorit të dy shteteve, pos në rastet kur ky bashkëpunim shkon përmes EULEX-it dhe UNMIK-ut.

11. Numri i lëndëve për veprat më të rënda penale, posaçërisht për krime të luftës, që janë procesuar në gjykata gjatë vitit 2016 ka qenë shumë më i vogël krahasuar me vitet paraprake. Për shembull, ai mezi arrin gjysmën e numrit të lëndëve të krimeve më të rënda që janë shqyrtuar para gjykatave gjatë vitit 2015. Në bazë të monitorimit të cilin e ka bërë FDH Kosovë në gjykimet për krime të luftës prej vitit 2000 si dhe dokumentacionit të cilin e posedon mbi këto lëndë, rezul-ton se gjatë vitit 2016 në Kosovë është organizuar numri më i vogël i gjykimeve për krime të luftës nga lufta e deri në ditët e sotme. Gjatë këtij viti është shënuar

Page 17: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

17

numri më i vogël i ditëve gjyqësore, në të cilat në mënyrë efikase është diskutuar mbi krimet e luftës prej kur kanë filluar këto gjykime të organizohen në Kosovë. Numri i ditëve gjyqësore në periudhën e raportimit e ka arritur vetëm një të tretën e këtyre ditëve në vitin 2015. Të dhënat e cekura tingëllojnë si dekurajuese, duke e pasur parasysh se që nga lufta në Kosovë kanë kaluar tetëmbëdhjetë vite. Provat gjithnjë e më shumë zbehen dhe treten, kurse për ato që i kanë dëshmitarët nuk ka klimë të përshtatshme që të vihen në dritë. Humbësit më të mëdhenj në radhë të parë janë viktimat dhe nevoja që ata të jenë të kënaqur me drejtësinë, por edhe sundimi i ligjit. Në anën tjetër, fitimtarët më të mëdhenj janë kryerësit anonim dhe klima e mosndëshkimit.

Page 18: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

18

1. Vendosja në lidhje me aktakuzat

1.1 Rasti Remzi Shala

Para Gjykatës Themelore në Prizren, me gjyqtaren Raime Elezi10 në cilësi të kryetarit të trupit gjykues, në datën 21 nëntor të vitit 2016, është hapur seanca e parë dëgjimore lidhur me aktakuzën e Prokurorisë Speciale (PP. nr. 132/2009 e datës 19 tetor të vitit 2016) në rastin Prokurori kundër Remzi Shalës për veprën penale krim i luftës kundër popullatës civile11. Prokurori i Prokurorisë Speciale, Haki Gecaj, të akuzuarit Shala ia ka vënë në barrë se në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë, në datën 26 qershor të vitit 1998, rreth orës 23:00, në fshatin Duhël/Dulje, komuna e Suharekës/Suva Reka, në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së, i uniformuar dhe i armatosur me armë të gjatë, në bashkëkry-erje me 5-6 pjesëtarë të paidentifikuar, të armatosur dhe të maskuar të UÇK-së, e ka privuar nga liria civilin me emrin Haxhi Përteshi, për shkak të dyshimit se ky ka bashkëpunuar me forcat serbe. Vepra është kryer në atë mënyrë që grupi i cekur i pjesëtarëve të UÇK-së, në mesin e të cilëve ka qenë edhe i akuzuari, në ditën kritike ka shkuar te shtëpia dhe ka hyrë në oborrin e familjes Përteshi, duke kërkuar që të ta-kohen me Haxhiun. Pas bisedës së shkurtër me te, i akuzuari i ka urdhëruar Përteshit që të shkojë me te me qëllim që të bëjë një bisedë më të hollësishme. Pasi që kanë dalë nga oborri i viktimës, dy ushtarë, njëri prej tyre i akuzuari, e kanë kapur Përteshin nën krah, duke e vazhduar rrugën këmbë në drejtim të vendbanimit Çatanovë/Čat-anovo, komuna e Suharekës/Suva Reka. Prej aty kanë vazhduar me automjet drejt vendbanimit Grejçevcë/Grejčevce, komuna e Suharekës/Suva Reka. Prej aso kohe Përteshit i është humbur çdo gjurmë deri në datën 1 korrik të vitit 1998, kur trupi i tij i pajetë (për të cilin aktakuza pohon, pas disa ditësh të mbajtjes të mbyllur në një vend të panjohur) është gjetur në afërsi të rrugës rajonale në fshatin Duhël/Dulje, komuna e Suharekës/Suva Reka. Sipas prokurorisë, i akuzuari në këtë mënyrë dhe në bashkëkryerje ka kryer veprën penale krim i luftës kundër popullatës civile.

Aktakuza e Gecajt përbënë aktakuzën e parë për krime të luftës, të cilën e ka har-tuar një prokuror kosovar që nga vendosja e misionit të EULEX-it në Kosovë. Madje, mund të konsiderohet edhe si aktakuza e këtillë e parë që nga koha kur

(10) Dëgjimi i mbajtur para gjyqtares Elezi, që në rastin konkret ka vendosur si gjyqtar individual, po ashtu, është dëgjimi i parë lidhur me aktakuzën për krime të luftës, i cili nga lufta e këndej është mbajtur para një gjyqtari kosovar. Gjyqtara Elezi, pas vlerësimit të aktakuzës, për të njëj-tën dhe provat, të cilat i janë bashkëngjitur asaj, mund të hapet shqyrtimi kryesor dhe se do të kryesojë me panelin shqyrtues.

(11) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 142 në lidhje me nenin 22 të LP të RSFJ-së në lidhje me nenin e përbashkët 3 të Konventës së Katërt të Gjenevës, po ashtu e dënueshme sipas nenit 152, paragrafët 1 dhe 2 në lidhje me nenin 31 të LPRK.

Page 19: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

19

UNMIK-u ka filluar me inkorporimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve vendor në gjyqësorin vendor dhe qëkur kompetencat ekskluzive për procesimin e veprave më të rënda penale, duke i përfshirë edhe krimet e luftës, i kanë pasur vetëm prokurorët ndërkombëtarë. Aktakuza i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Prizren si gjykatë vendore kom-petente. Kjo gjykatë, në afat ligjor, në datën 21 nëntor të vitit 2016, e ka caktu-ar seancën e dëgjimit të parë. Në seancë kanë qenë të pranishëm i akuzuari me mbrojtësin e tij si edhe prokurori special. Seanca gjyqësore është ndërprerë, sepse mbrojtësi i të akuzuarit ka qenë i angazhuar menjëherë para mbajtjes së kësaj se-ance, nuk ka qenë i njohur me materialin e provave. Prokuroria nuk ka qenë në gjendje për të përmbushur obligimin ligjor dhe me kohë të akuzuarit t’ia dorëzojë materialet e lëndës para seancës së caktuar të dëgjimit të parë. I akuzuari nuk ka pasur mbrojtës në fazën e ngritjes së aktakuzës. Mbrojtësi, i cili e ka përfaqësuar të akuzuarin gjatë procedurës hetimore, nuk i ka mbrojtur më interesat e tij. Gjatë kësaj seance, materialet e prokurorisë i janë dorëzuar mbrojtësit të ri të caktuar. Pasi që ai nuk ka qenë në gjendje që të akuzuarit t’ia ofrojë mbrojtjen adekuate për shkak të pamundësisë që me kohë të njihet me materialin e lëndës, vazhdimi i seancës është shtyrë për datën 7 dhjetor të vitit 2016. Në vazhdim gjatë seancës së dëgjimit të parë, të mbajtur në datën e caktuar dhe në prani të të akuzuarit dhe palëve në procedurë, është lexuar aktakuza në lidhje me të cilën i akuzuari është deklaruar se e kupton, por se në lidhje me të njëjtën nuk e ka pranuar fajësinë ose çfarëdo lidhje me rastin, me të cilin ngarkohet.

Gjatë kësaj seance, i akuzuari dhe mbrojtja e tij janë njoftuar nga ana e kryetarit të panelit shqyrtues në të drejtën e kundërshtimit ndaj aktakuzës dhe ndaj provave, me të cilat mbështetet ajo. Ata janë obliguar që gjykatës me kohë do t’ia dorëzojnë kundërshtimet e veta ndaj aktakuzës dhe provave, krahas vërejtjes se në lidhje me gjithçka do ta mbështesin deklaratën e të akuzuarit të dhënë prokurorit në fazën e procedurës hetimore. Prokurori është obliguar se pas pranimit të kundërshtimeve ose kërkesave të tjera eventuale, përgjigjen do t’ia dorëzojë gjykatës në afatin e paraparë me ligj12 prej një jave.

Aktakuzën në seancë e ka përfaqësuar prokurori Haki Gecaj, i cili në të njëjtën kohë është edhe autor i aktakuzës. Seanca e dytë lidhur me aktakuzën ka qenë e caktuar për datën 16 janar të vitit 2017. Gjykata, në arsyetimin e saj për caktimin e një afati më të gjatë midis dy se-ancave krahasuar me atë të paraparë me ligj13, ka thënë se është vendosur për këtë

(12) Siç është paraparë me nenet 249, paragrafi 2, dhe 250 të LPPK. (13) Neni 245, paragrafi 5 i LPPK parasheh: “Gjatë dëgjimit të parë, gjyqtari individual ose kryetari i

panelit shqyrtues e cakton seancën e dytë për aktakuzën jo më herët se tridhjetë (30) ditë pas se-

Page 20: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

20

hap për shkak të obligimeve më herët të përcaktuara të mbrojtësit të të akuzuarit. Palët, po ashtu, janë njoftuar për datën e mbajtjes së dëgjimit të dytë, i cili do t’iu shërbejë në vend të ftesës së rregullt.

Sipas informatave, me të cilat FDH Kosovë deri tash disponon, procedura penale në lidhje me privimin nga liria dhe vdekjen e pasqaruar të Haxhi Përteshit ka qenë e inicuar në bazë të deklaratave të anëtarëve të familjes së tij të dhëna organeve të ndjekjes. Familja, në lidhje me këtë, kontaktet e para zyrtare i ka vendosur me hetuesit e policisë së UNMIK-ut gjatë viteve 2002 dhe 2003, kur në deklaratat e tyre i kanë cekur emrat e mundshëm të personave – pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët në mbrëmjen kritike e kanë nxjerrë prej shtëpisë Përteshin, ashtu që trupi i tij të gjendet pranë rrugës rajonale, e cila kalon nëpër fshatin Duhël/Dulje, komuna e Suharekës/Suva Reka. Me atë rast, ata, si kryerës i kanë përmendur emrat e të akuzuarit Remzi Shala dhe Bajram Qatani.

Pas marrjes së kompetencave nga ana e EULEX-it për hetimin dhe ndjekjen e krimeve të luftës, procedura hetimore ka vazhduar nga ana e misionit evropi-an. Gjatë vitit 2009 janë ndërmarrë veprime të caktuara hetimore me qëllim të ndriçimit të rastit. Hetimet kanë vazhduar në vitin 2014, kur nga ana e prokurorit ndërkombëtar është sjellë vendimi mbi hapjen e hetimeve kundër të dyshuarve të cekur. Derisa kjo lëndë është gjendur në duart e EULEX-it, nga prokurori ndër-kombëtar kryesisht janë dëgjuar anëtarët e familjes së dëmtuar dhe disa dësh-mitar të caktuar. Rasti i është lëshuar në verën e vitit 2015 prokurorëve vendor të Prokurorisë Speciale. Me vendimin e prokurorit të datës 8 prill të vitit 2016, kanë vazhduar hetimet kundër të dyshuarve Qatani dhe Shala. Gjatë hetimeve nuk janë siguruar mjaft prova, të cilat do të vërtetonin dyshimin e bazuar në lidhje të dyshuarin Qatani. Pas hetimeve të zhvilluara si dhe sigurimit të provave, të cilat e kanë vërtetuar dyshimin e bazuar në lidhje me të akuzuarin Shala, është ngritur aktakuza, me të cilën këtij të akuzuari i është vënë në barrë kryerja e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile.

ancës së parë për aktakuzën si dhe as më vonë se dyzet (40) ditë pas seancës së dëgjimit të parë”....

Page 21: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

21

2. Gjykimet e shkallës së parë:

2.1. Rasti i Sllavolub Veliçkoviqit

Paneli shqyrtues ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Franciska Fisher14, pas shqyrtimit kryesor të mbajtur dhe nënshkrimit të marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë midis palëve në lëndën Prokurori kundër Sllobodan Veliçkoviqit, në datën 29 shkurt të vitit 2016 ka sjellë aktgjykimin, me të cilin i akuzuari Veliçkoviq është shpallur fajtor për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:- rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit shoqërues15, në bash-këkryerje me personin tjetër të identifikuar dhe bashkëpjesëmarrës të tjerë të pan-johur, për çka i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti; - pengim i personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare16, në bashkëkryerje me personin tjetër të identifikuar dhe bashkëpjesëmarrës të tjerë të panjohur, për çka i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh; - sulm në personat zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, të kryer në bashkëkry-erje17, për çka i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh; - dëmtim i pronës së luajtshme18, në bashkëkryerje me personin tjetër të identifi-kuar dhe bashkëpjesëmarrës të tjerë të panjohur, të kryer në bashkëkryerje, për çka i është shqiptuar dënimi me gjobë në të holla në lartësinë prej (1.000) eurosh.

Me zbatimin e nenit 43, paragrafi 2 dhe nenit 44, paragrafi 1 i LPK, gjykata ia ka shqiptuar të akuzuarit dënimin unik me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe dy (2) muajsh dhe dënimin me gjobë në lartësi prej njëmijë (1.000) euro, që nuk do të zbatohen nëse i akuzuari në periudhën prej tri (3) vitesh nuk kryen vepër të re penale.

I akuzuari është shpallur fajtor për arsye se, së bashku me personin tjetër të iden-tifikuar dhe bashkëpjesëmarrës të tjerë të panjohur, në datën 30 maj të vitit 2012, para dite, në qendër të ZubinPotokut/Zubin Potok, rruga e Princave të Kollashinit/

(14) Anëtarët e panelit shqyrtues: gjyqtarët ndërkombëtarë Iva Nikshiq dhe Rene Van Veen.(15) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 142, paragrafët 1 dhe 6.2 në lidhje me nenin 23 të LPK.

Vepra penale mund të kryhet edhe kundër pjesëtarëve të misionit të EULEX-it. Me marrëve-shjet e arritura midis UNMIK-ut dhe EULEX-it, disa kompetenca të UNMIK-ut janë bartur në EULEX-in, gjë që përbënë bazën për zbatimin e këtij neni edhe në pjesëtarët e misionit të EULEX-it.

(16) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 316, paragrafët 1 dhe 3 në lidhje me nenin 23 të LPK. (17) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 317, paragrafi 1 dhe 3 në lidhje me nenin 23 të LPK. (18) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 260, paragrafët 1 dhe 2 në lidhje me nenin 23 të LPK.

Page 22: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

22

Kolašinskih kneževa, ka kryer sulm në policët e EULEX-it (MBi, ChC dhe MChS), të cilët në automjetin e misionit janë gjendur në detyrë zyrtare. Sulmi në automjetin e EULEX-it është kryer në atë mënyrë që në te janë hedhur gurë dhe objekte të tjera të ndryshme të forta, është hedhur ngjyrë në dritaret e atij automjeti me qëllim që të kufizohet fusha e shikimit e policëve të cilët kanë qenë brenda automjetit si dhe me të goditura me çekan nëpër karrocerinë dhe dritaret e automjetit, me qëllim që të thyhen dritaret, të hyhet në veturë dhe të dëmtohen udhëtarët.

Dënimet e cekura, të akuzuarit Veliçkoviq i janë shqiptuar pas nënshkrimit të marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë midis palëve, përkatësisht midis prokurorisë (marrëveshjen, në emër të prokurorisë, e kanë nënshkruar kryeprokurori i Zyrës së Prokurorisë në Mitrovicë/Mitrovica dhe prokurori ndërkombëtar i lëndës) dhe të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij. Palët e kanë nënshkruar marrëveshjen në datën 22 përkatësisht 24 shkurt të vitit 2016.

Me anë të marrëveshjes janë përfshirë veprat penale nën pikën A të aktakuzës së datës 10 tetor të vitit 2014, të cilat, në kuptimin struktural, janë dorëzuar si aktakuzë e ndryshuar e datës 14 tetor të vitit 2014. Ndryshimet në aktakuzë janë kryer sipas kërkesave të të akuzuarve dhe mbrojtjes së tyre, të cilave iu është bash-kuar edhe gjykata.

Pas tërheqjes së prokurorit, paneli shqyrtues ndërkombëtar ka sjellë aktgjykimin refuzues në lidhje me veprat penale të përfshira me pikën B të aktakuzës: rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit shoqërues19, pengim i personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare20, sulm në personat zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, pjesëmarrje në masën, e cila kryen vepra penale, si dhe dëmtim i pronës së luajtshme21. Këto vepra, sipas aktakuzës, janë kryer në datën në datën 3 prill të vitit 2012, kur është zhvilluar sulmi në karvanin e tri automjeteve zyrtare të EULEX-it në afërsi të fshatit Zupç/Zupče/, i cili, me qëllim të kryerjes së detyrës zyrtare, ka qenë duke lëvizur në drejtim të pikës kufitare 31 (Bërnjak/Brnjak).

Aktgjykimi refuzues është sjellë edhe në lidhje me veprën penale pjesëmarrje në masën, e cila kryen vepra penale, e kryer në datën 30 maj të vitit 2012.

Rrjedha e procedurës penale Procedura penale në lidhje me ngjarjet e datës 30 maj të vitit 2012 në rajonin e pjesës veriore të Kosovës (Zubin Potoku/Zubin Potok dhe Zupç/Zupče), gjatë të cilave ka rezultuar deri te pamundësimi i pjesëtarëve të policisë së EULEX-it për

(19) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 142, paragrafët 1 dhe 6.2 në lidhje me nenin 23 të LPK. (20) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 316, paragrafët 1 dhe 3 në lidhje me nenin 23 të LPK. (21) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 260, paragrafët 1 dhe 2 në lidhje me 23 të LPK.

Page 23: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

23

të kryer detyrat zyrtare, zyrtarisht ka filluar me vendimin mbi hapjen e hetimeve, të cilin ish Prokuroria e Qarkut e ka sjellë në datën 19 tetor të vitit 2012. Procedu-ra penale hetuese ka filluar me dëgjimin e dëshmitarëve, të dëshmitarëve okular të ngjarjes si dhe me sigurimin e provave materiale. Hetimet së pari kanë filluar kundër të akuzuarve Sovrliq dhe Veliçkoviq. Me vendim të prokurorit të datës 27 nëntor të vitit 2013 përkatësisht të datës 23 prill dhe 16 korrik të vitit 2014, ato janë zgjeruar edhe në të akuzuar të tjerë22 në drejtim të veprave penale të kryera në datën 30 maj dhe 3 prill të vitit 2012. Me vendim të kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it të datës 13 mars të vitit 2014, rasti i është ndarë gjyqtarëve të EULEX-it. Zyra e Prokurorisë në Mitrovicë/Mitrovica, tash Prokuroria Themelore, në datën 10 tetor të vitit 2014, e ka ngritur aktakuzën kundër Sllobodan Sovrliqit, Slla-voljub Veliçkoviqit, Boban Janiqijeviqit, Dragan Raduloviqit, Zharko Jakshiqit, Branko Gjuroviqit, Urosh Bozhoviqit dhe Radoljuba Tomoviqit. Atyre iu është vënë në barrë shumë prej veprave më lartë të cekura, për të cilat është vërtetuar se i kanë kryer në bashkëkryerje njëri me tjetrin ose së bashku në datën 30 maj, përkatësisht 3 prill të vitit 2012.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Sovrliq dhe Veliçkoviq janë ngarkuar se në datën 30 maj të vitit 2012 i kanë kryer pesë (5) vepra penale në atë mënyrë që në datën e cekur, rreth orës 11:00, në qendrën e Zubin Potokut/Zubin Potok kanë bllokuar, rreth-uar dhe kanë sulmuar automjetin e blinduar të policisë së EULEXI-t, me të cilin tre policë të këtij misioni kanë qenë duke vozitur nga baza logjistike në Mitrovicë/Mitrovica drejt Zubin Potokut/Zubin Potok. Sulmuesit, të cilët me këtë rast i kanë pasur të vëna maskat, kanë hedhur gurë dhe objekte të tjera të forta në automjet si dhe kanë hedhur ngjyrë në automjet, në karroceri dhe në xhamat e dritares, duke pamundësuar në këtë mënyrë dukshmërinë nga brendia e automjetit. Po ashtu, me shkumë poliuretike e kanë mbyllur tubin për ventilim të automjetit me qëllim që të pengojnë qarkullimin e ajrit në automjet dhe që ta ndalin punën e motorit. Au-tomjeti është goditur me çekan. Sipas aktakuzës, automjeti i EULEX-it ka qenë i rrethuar nga ana e grupit prej rreth njëqind (100) njerëzish, prej të cilëve vetëm prej pesëmbëdhjetë (15) deri në njëzet (20) kanë marrë pjesë në sulm. Gjatë sulmit,

(22) Sllobodan Sovrliqi, Bojan Janiqijeviqi, Dragan Radulloviqi, Rodoljub Tomoviqi, Branko Gju-roviqi dhe Urosh Bozhoviqi kanë qenë të bashkakuzuar me Veliçkoviqin. Kundër të gjithë të akuzuarve, shqyrtimi kryesor është hapur në datën 1 korrik të vitit 2015, kur, për shkak të mu-ngesës së Veliçkoviqit, në lidhje me te është ndarë procedura, kurse në lidhje me të tjerët është mbajtur dhe ka përfunduar me aktgjykimin e datës 23 tetor të vitit 2015. Hollësitë mbi këtë pjesë të procedurës, e cila gjatë vitit 2015 është zhvilluar para Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, mund të gjenden në raportin vjetor të FDH-së Kosovë për vitin 2015 Drejtësia ende e paarritshme: http://hlc-kosovo.org/?wpdmdl=4402. Sipas informatave, me të cilat disponon FDH Kosovë, ndaj këtij aktgjykimi ka deponuar ankesë përmes mbrojtësit të tij vetëm i akuzuari Boban Janiqijeviqi. Në lidhje me te ka vendosur Gjykata e Apelit. Kjo lëndë në mënyrë të veçantë është shtjelluar në kuadër të këtij raporti, në pjesën e cila ka të bëjë me vendosjen në lidhje me ankesat. Aktgjykimi është i plotfuqishëm në lidhje me të gjithë të akuzuarit.

Page 24: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

24

në automjetin e EULEX-it është thyer xhami i blinduar në dyert e përparme dhe të pasme të majta, retrovizori, si dhe dy dritat e pasme dhe sulmi ka zgjatur krejt deri sa automjeti nuk ia ka dalë të largohet nga vendi i ngjarjes.

Aktakuza i ngarkon të gjithë të akuzuarit se në datën 3 prill të vitit 2012 e kanë pa-mundësuar lëvizjen e karvanit policor prej katër (4) automjeteve të EULEX-it drejt kalimit 31 (Bërnjak/Brnjak), duke e thyer retrovizorin e njërit prej automjeteve. Së shpejti, i njëjti karvan, në një distancë të shkurtë nga vendi i parë i sulmit, prapë është sulmuar nga ana e një grupi më të madh të qytetarëve, i cili ka qenë edhe më agresiv, duke u përpjekur për të hyrë automjete, duke hedhur gurë mbi ta ose duke synuar që t’i shpojnë gomat e automjetit dhe kështu të pamundësojnë lëvizjen e karvanit. Dëgjimi i parë23 për aktakuzën e ngritur është mbajtur në datën 7 nëntor të vitit 2014. Gjatë këtij dëgjimi, të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre e kanë kundërshtuar mënyrën se si iu është dorëzuar dokumentacioni zyrtar në këtë lëndë, sepse e kanë pranuar si të incizuar në disqe të CD-së. Gjykata dhe prokuroria janë obliguar që të akuzuarve në afat adekuat t’ua dorëzojnë dokumentacionin në formën me shkrim.

Të akuzuarit, gjatë seancës, nëpërmjet të mbrojtësve të tyre i kanë deponuar kundër-shtimet e tyre edhe në konceptin, formën dhe përmbajtjen e aktakuzës si dhe në kual-ifikimin e veprave penale. Kësaj i është bashkuar edhe gjykata, duke i pranuar kundër-shtimet e të akuzuarve dhe duke gjetur se prokuroria në afat prej dhjetë (10) ditësh të riformulojë aktakuzën, në mënyrë që ajo të jetë më e qartë dhe më pasqyruese.

Prokuroria ia ka dorëzuar aktakuzën e datës 12 nëntor të vitit 2014 gjykatës dhe të akuzuarve, e cila për nga forma dhe përmbajtja nuk ka dalluar shumë nga ajo para-prake. Sipas kësaj aktakuzës, ka vazhduar në datën 17 nëntor të vitit 2014 dëgjimi i parë, gjatë të cilit është lexuar aktakuza, kurse pastaj janë deklaruar të akuzuarit se i kanë kuptuar pretendimet e së njëjtës, por se nuk janë fajtor sipas asnjë pike.

Në vend të dëgjimit të dytë të paraparë me ligj, të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre janë obliguar nga gjykata që në afat prej një muaji të dorëzojnë kundërshtimet e tyre eventuale ndaj të njëjtës si dhe ndaj provave, me të cilat ajo është mbështetur. Ata, po ashtu, kanë qenë të obliguar që gjykatës t’ia dorëzojnë provat veta si dhe të propozojnë dëshmitarët e mundshëm të alibisë.

Të akuzuarit, në afat ligjor i kanë dorëzuar kundërshtimet ndaj aktakuzës, duke e propozuar hedhjen e të njëjtës si dhe ndërprerjen e procedurës kundër të akuzuarve. Me këtë rast, ata kanë deponuar edhe provat eventuale, në rast se gjykata e pranon aktakuzën dhe për të njëjtën e hap shqyrtimin kryesor.

(23) Me seancën e dëgjimit të parë ka udhëhequr gjyqtarja ndërkombëtare Franciska Fisher.

Page 25: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

25

Duke vepruar në lidhje me kundërshtimet dhe kërkesat e të akuzuarve dhe të mbrojtjes si dhe ndaj marrëveshjes së tyre sipas kërkesave të prokurorit, gjykata, në datën 15 janar të vitit 2015 ka sjellë vendimin, me të cilin në mënyrë nega-tive është përgjigjur ndaj të gjitha kërkesave të të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre për hedhje të aktakuzës, me përjashtim të kërkesës së të akuzuarit Ra-dulloviq, kundër të cilit gjykata, me vendimin e cekur, e ka ndërprerë procedurën e mëtejme24. Ndaj vendimit të cekur, palët në procedurë kanë deponuar ankesa. Të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre janë ankuar ndaj hedhjes së kundërshtimeve të tyre ndaj aktakuzës, derisa prokurori është ankuar në lidhje me ndërprerjen e procedurës në lidhje me të akuzuarin Radulloviq.

Duke vepruar në lidhje me ankesat e palëve, Gjykata e Apelit, me vendimin e datës 2 dhe 3 prill të vitit 2015 i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve. Gjykata, po ashtu, e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me të cilin janë refuzuar kërkesat e të akuzuarve. Gjykata e Apelit e ka miratuar ankesën e prokurorit në lidhje me të akuzuarin Radulloviq dhe e ka modifikuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, me të cilin procedura kundër këtij të akuzuari ka qenë e ndërprerë.

Shqyrtimi kryesor për aktakuzën e vlerësuar në lëndën Prokurori kundër Sovrljiqit dhe të tjerëve është hapur në datën 1 korrik të vitit 2015 para panelit ndërkom-bëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica. Me panelin ka kryesuar gjy-qtari ndërkombëtar Dariuzs Sielicki. Në seancën e parë të shqyrtimit kryesor nuk ka qenë i pranishëm i akuzuari Veliçkoviq. Mbrojtësi i tij e ka njoftuar gjykatën se ky i akuzuar ndodhet jashtë vendit, me punë të përkohshme. Për këto arsye, pro-cedura në lidhje me te, me anë të vendimit me gojë të panelit gjyqësor shqyrtues, është ndarë nga procedura lidhur me të akuzuarit e tjerë25. Paneli shqyrtues, me të cilin ka kryesuar gjyqtari Sielicki, e ka lëshuar urdhrin në datën 2 korrik të vitit 2015 për burgosjen e të akuzuarit Veliçkoviq. Ky urdhër zyrtarisht është tërhequr në datën 31 korrik të vitit 2015, pas kthimit të të akuzuarit Veliçkoviq në Kosovë, kërkesës së mbrojtjes për heqje të të njëjtit dhe premtimit të të akuzuarit se nuk do ta lëshoj momentalisht vendin e banimit. Me atë rast, të akuzuarit i janë marrë edhe dokumentet e udhëtimit.

Me vendim të ushtruesit të detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 7 shtator të vitit 2015 edhe kjo pjesë e lëndës Prokurori kundër Sllavolub Veliçkoviqit e iniciuar për aktakuzën e datës 7 nëntor, të përmirësuar në

(24) Sipas gjetjeve të kryetarit të panelit shqyrtues, i cili ka vendosur lidhur me kundërshtimet ndaj aktakuzës dhe provave të deponuara, i akuzuari është dëgjuar nga prokurori pas ngritjes së ak-takuzës.

(25) Sllobodan Sovrliqi, Bojan Janiqijeviqi, Dragan Radulloviqi, Rodoljub Tomoviqi, Branko Gju-roviqi dhe Urosh Bozhoviqi.

Page 26: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

26

datën 14 nëntor të vitit 2014, ka mbetur nën kompetencat e EULEX-it. Me urdhër të kryetarit të panelit shqyrtues, gjyqtares ndërkombëtare Fisher, fillimi i shqyrti-mit kryesor ka qenë caktuar për datën 23 shkurt të vitit 2016.

Menjëherë para hapjes së shqyrtimit kryesor, prokuroria ia ka dorëzuar gjykatës në datën 22 shkurt të vitit 2016 marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë. Sipas mar-rëveshjes, i akuzuari Veliçkoviq është deklaruar se është fajtor sipas akuzave të pikës A (që kanë pasur të bëjnë me ngjarjen e datës 30 maj të vitit 2012), kurse prokuroria ka hequr dorë nga akuza nën pikën B (akuzat e lidhura me ngjarjen e datës 3 prill të vitit 2012).

Shqyrtimi kryesor në këtë lëndë është hapur në datën 23 shkurt të vitit 2016 para panelit shqyrtues, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja Fisher. Gjatë ditës së parë të seancës së gjykatës, prokurori e ka njohur gjykatën për marrëveshjen e arritur me të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij për pranimin e fajit të të akuzuarit Veliçkoviq. Po ashtu, është vërtetuar se i akuzuari në mënyrë të hollësishme është njoftuar nga mbrojtësi i tij mbi të drejtat dhe obligimet e tij, të cilat rezultojnë nga marrëveshja, posaçërisht në pikëpamje të dënimit të mundshëm, si dhe të të drejtave procedur-ale të cilat i humb me këtë pranim, p.sh: ta kundërshtojë aktakuzën ose provat ose që të mos ketë mundësi për të thirrur dëshmitarët.

Gjatë kësaj seance është vërtetuar se marrëveshja e arritur ka disa të meta të cak-tuara. Kështu, propozimi mbi pranimin e fajësisë ka pasur të bëjë me dënimin unik të burgosjes, e cila propozohet dhe pranohet me anë të marrëveshjes dhe jo ashtu siç është paraparë me ligj që, me rastin e shqiptimit të dënimit, për secilën vepër penale së pari të shqiptohet dënimi individual dhe, pas kësaj, në bazë të tyre edhe dënimi unik. Po ashtu, është konstatuar se me aktgjykimin e datës 23 tetor të vitit 2015, i cili është sjellë në lidhje edhe me të akuzuarit e tjerë për të njëjtat akuza, pas tërheqjes së prokurorit është refuzuar pika A4 e aktakuzës (pjesëmarrja në masën, e cila kryen vepër penale), kur edhe prokurori, në lidhje me këtë pikë, po ashtu është tërhequr edhe nga akuza kundër Veliçkoviqit. Rrethanat e cekura kanë qenë arsye për nënshkrimin e marrëveshjes së re midis palëve. Për këto ar-sye, shqyrtimi është shtyrë.

Në vazhdim të shqyrtimit kryesor, të mbajtur në datën 29 shkurt të vitit 2016, prokuroria ia ka prezantuar gjykatës marrëveshjen e re dhe të hollësishme mbi pranimin e fajësisë së të akuzuarit Veliçkoviq, të nënshkruar nga palët në procedurë, të cilën gjykata e ka pranuar zyrtarisht. Me marrëveshjen me gjykatën janë propozu-ar dënimet, të cilat do të duhej t'i shqiptoheshin të akuzuarit si dhe ekzekutimi i tyre i shtyrë. Palët në procedurë, nuk kanë pasur propozime të reja. Pas kësaj, gjykata është tërhequr në shqyrtimin e propozimit dhe në sjelljen e vendimit.

Page 27: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

27

Pas pleqërimit dhe votimit panelit të kryer në të njëjtën ditë, gjykata e ka sjellë akt-gjykimin me të cilin e ka pranuar marrëveshjen e palëve mbi pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit.

Të akuzuarit i është shqiptuar dënimi unik më herët i shqiptuar prej një (1) viti dhe dy (2) muajsh dhe dënimi me gjobë në lartësi prej njëmijë (1.000) euro, me afat verifikues prej tri (3) vitesh. Me analizën e marrëveshjes, paneli ka konstatuar se e njëjta mbështetet me fakte dhe me prova materiale si edhe se nuk ka pasur pengesa e as lëshime me rastin e deklarimit të të akuzuarit lidhur me fajësinë.

Paneli, po ashtu, me analizën e provave ka vërtetuar26 se ngjarja, e cila ka qenë objekt i aktakuzës, është zhvilluar në ditën kritike në mënyrën se si kjo ka qenë e përshkru-ar në aktakuzë. Janë vërtetuar roli si dhe veprimet, të cilat i akuzuari i ka kryer gjatë kohës së ngjarjes. Me deklaratat e dëshmitarëve dhe me shikimin në provat materi-ale, po ashtu, është bërë identifikimi i të akuzuarit në vendin e ngjarjes. Me rastin e tërheqjes së prokurorit nga pika A4 si dhe pika B e aktakuzës së muajit nëntor të vitit 2014, gjykata ka sjellë aktgjykim refuzues.

Gjykata, në arsyetimin e vendimit e ka theksuar se me rastin e sjelljes së tij i ka shqyr-tuar kompetencat e veta dhe zbatimin e ligjit. Sipas gjetjeve të panelit, për vendosjen në këtë lëndë është zbatuar Ligji mbi Procedurën Penale, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale (Ligji i Përkohshëm Penal përkatësisht Ligji Penal i Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2004), si dhe Ligji i Përkohshëm mbi Procedurën Penale /Ligji mbi Procedurën Penale, i cili ka hyrë në fuqi në të njëjtin vit, në vitin 2004.

Me gjithë lartësinë e propozuar dhe llojin e dënimit, në bazë të marrëveshjes së palëve mbi pranimin e fajësisë së të akuzuarit, gjykata, në aktgjykim, në mënyrë të hollësishme ka analizuar zbatimin e ligjit penal si ligj më i përshtatshëm për të akuzuarin. Sipas gjetjeve të gjykatës, në lidhje me vepra të caktuara penale për të cilat i akuzuari është shpallur fajtor, më i favorshëm është LPRK dhe edhe për këtë arsye është zbatuar ai. Gjykata, po ashtu, ka analizuar edhe normat ligjore, me të cilat është udhëhequr me rastin e shqiptimit të dënimit unik me burgosje si dhe me vlerësimin e rrethanave lehtësuese dhe vështirësuese, të cilat janë marrë parasysh gjatë llogaritjes së dënimit. Pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit është vlerësuar si rrethanë lehtësuese. Paneli ka vlerësuar se i akuzuari meriton shtyrje të përm-barimit të dënimit me burgosje si dhe përmbarim të dënimit me gjobë në të holla, megjithëse nuk i ka cekur posaçërisht arsyet, të cilat në këtë pikëpamje kanë ndikuar në vendimin e panelit shqyrtues.

(26) Provat materiale dhe deklaratat e dëshmitarit, që janë paraqitur gjatë shqyrtimit kryesor në lëndën Prokurori kundër Sovrliqit dhe të tjerëve.

Page 28: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

28

2.2. Rasti Xhemshit Krasniqi

Gjykata Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me panelin ndërkombëtar penal me të cilin ka kryesuar gjyqtarja Katrien Gabriël Witteman27, me aktgjykimin e datës 8 gusht të vitit 2016, të akuzuarin Xhemshit Krasniqin e ka shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile28, sipas më shumë pikave: - Ndalim të paligjshëm si krim i luftës kundër popullatës civile. I akuzuari ngar-kohet se në kohën e konfliktit të brendshëm të armatosur në Kosovë, në periud-hën prej muajit prill e deri në mesin e muajit qershor të vitit 1999, në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së, në bashkëkryerje me të gjykuarin Sabit Gecin dhe kryerës të tjerë të panjohur nga radhët e UÇK-së, në mënyrë të paligjshme i ka privuar nga liria dëshmitarët A, B, C, D, E, H, I, K, dhe AB, si dhe civilë të tjerë të panjohur dhe në periudha të ndryshme kohore i ka mbajtur në kampet e UÇK-së në Kukës/Kuks dhe Cahan (Shqipëria Veriore); - Kushte çnjerëzore si krim i luftës kundër popullatës civile. I akuzuari ngarkohet se në kohën e konfliktit të brendshëm të armatosur në Kosovë, në periudhën prej muajit prill e deri në mesin e muajit qershor të vitit 1999, në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së, në bashkëkryerje me të gjykuarin Sabit Gecin dhe kryerës të tjerë të panjohur nga radhët e UÇK-së, i ka mbajtur dëshmitarët A, B, C, D, E, H, I, K, dhe AB, si dhe civilë të tjerë të panjohur në kushte çnjerëzore (qeli të vogla, me mung-esë të ujit, të ajrit të pastër, ushqimit sanitari, ajër të pastër dhe trajtim mjekësor) në kampet e UÇK-së në Kukës/Kuks dhe Cahanu (Shqipëria Veriore);- Torturë si krim i luftës kundër popullatës civile. I akuzuari ngarkohet se në kohën e konfliktit të brendshëm të armatosur në Kosovë, në periudhën prej muajit prill e deri në mesin e muajit qershor të vitit 1999, në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së, në bashkëkryerje me të gjykuarin Sabit Gecin dhe kryerës të tjerë të panjohur nga radhët e UÇK-së ka rrahur me shkop gome dhe druri dëshmitarët A, B, C, D, H dhe AB, derisa nuk e kanë humbur vetëdijen. Kjo ka ndodhur derisa dëshmitarët kanë qenë të paraburgosur në kampet në veri të Shqipërisë, në një datë të pavër-tetuar të muajit maj të vitit 1999;- Cenim i integritetit trupor dhe i shëndetit si krim i luftës kundër popullatës civile. I akuzuari ngarkohet se në kohën e konfliktit të brendshëm të armatosur në Kosovë, në periudhën prej muajit prill e deri në mesin e muajit qershor të

(27) Anëtarët e trupit gjykues, gjyqtaret ndërkombëtare Iva Nikshiq dhe Rene van Veen. Çështja e kompetencave të gjyqtarëve të EULEX-it është rregulluar me Ligjin mbi mandatin e gjyqtarëve të këtij misioni 04/L-52, 04/L-53, me Ligjin mbi ndryshimet dhe plotësimet e mandatit të misio-nit të EULEX-it, 04/L-273, me Ligjin mbi vazhdimin e mandatin të këtij misioni 05/L-103, i cili është miratuar në kuvendin e Kosovës në datën 17 qershor të vitit 2016.

(28) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 142, në lidhje me nenin 22 të LP të RSFJ-së, që është e dënueshme edhe sipas neneve 31 dhe 152 të LPRK, për shkak të shkeljeve të nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, si dhe neneve 4 dhe 5 të Protokollit të Dytë Shtesë të vitit 1977.

Page 29: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

29

vitit 1999, në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së, në bashkëkryerje me të gjykuarin Sabit Gecin dhe kryerës të tjerë të panjohur nga radhët e UÇK-së, shpesh dhe në mënyrë të vazhduar i ka rrahur dëshmitarët A, B, C, D, E, F, H dhe AB ose iu ka urdhëruar të tjerëve të veprojnë në mënyrë të njëjtë. Krejt kjo ka ndodhur në kampet në veri të Shqipërisë, në periudhën nga muaji maj deri në mesin e muajit qershor të vitit;- Ndalim i paligjshëm si krim i luftës kundër popullatës civile. I akuzuari ngar-kohet se në kohën e konfliktit të brendshëm të armatosur në Kosovë, në periud-hën prej muajit prill e deri në mesin e muajit qershor të vitit 1999, në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së, në bashkëkryerje me kryerës të tjerë të panjohur nga radhët e UÇK-së, i ka mbajtur dëshmitarët K, L, M, N në kampin e UÇK-së në Cahan (Shqipëria Veriore), në periudhën prej muajit prill deri në mesin e muajit qershor të vitit 1999; - I akuzuari po ashtu ngarkohet se i ka mbajtur në mënyrë të paligjshme dësh-mitarët L dhe N në një garazh Prizren, në një datë të pavërtetuar të muajit qershor të vitit 1999.

Gjykata, veprimet e përshkruara më lart, pas shqiptimit të dënimeve individuale në shtrirje prej pesë (5) deri në shtatë (7) vite me burgosje për pikat e cekura, të akuzuarit ia ka shqiptuar dënimin unik në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh. Koha e kaluar në paraburgim nga data 6 tetor e vitit 2015 do t'i përllogaritet në dënimin e shqiptuar me burgosje.

Gjykata, në lidhje me të akuzuarin ka sjellë aktgjykim refuzues pas tërheqjes së prokurorit special nga akuzat për Krasniqin për cenim të integritetit trupor dhe shëndetit si krim i luftës kundër popullatës civile. Kjo akuzë ka pasur të bëjë me veprën, të cilën siç pretendohet, i akuzuari e ka kryer ndaj një personi të panjohur nga Presheva/Preševo. Në aktakuzë është pohuar se i akuzuari këtë vepër e ka kry-er në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë, në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së, me kryerës të panjohur nga UÇK-ja, në një datë të pavërtetuar në muajin maj dhe qershor të vitit 1999 në kampin e Cahanit.

Me aktgjykimin e datës 8 gusht të vitit 2016, i akuzuari, në mungesë të provave, është liruar nga akuza për vrasje si krim i luftës kundër popullatës civile. Sipas kësaj akuze, Krasniqi, në cilësi të pjesëtarit të UÇK-së, i cili ka pasur një rang të lartë, në bashkëkryerje me të tjerët në kampin e UÇK-së në Kukës/Kuks e ka privuar nga jeta dëshmitarin AB në datën 4 përkatësisht 5 qershor të vitit 1999, në atë mënyrë që e ka rrahur dhe i ka shkaktuar lëndime me armë të zjarrit, në kohën kur vikti-ma ka qenë e paraburgosur në kampin e cekur. Pas keqtrajtimit fizik, viktima ka vdekur.

Page 30: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

30

Gjykata e ka shpallur Krasniqin fajtor edhe për kryerjen e veprës penale pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës,29 (revolver të markës M56 - kalibri 7, 62 mm dhe tri thika të xhepit me kanate), të cilat i akuzuari, sipas pranimit të tij, i ka poseduar në ditën e paraburgimit të tij në datën 06 tetor të vitit 2015. Për këtë vepër penale, gjykata ia ka shqiptuar Krasniqit dënimin me gjobë në të holla në lartësi prej njëmijë e pesëqind (1.500) eurove.

Me vendim të veçantë, të akuzuarit i është vazhduar paraburgimi, në të cilin është ndodhur nga data 6 tetor e vitit 2015, deri në aktgjykimin e plotfuqishëm.

Palët në procedurë kanë deponuar ankesa në këtë aktgjykim, për të cilat Gjykata e Apelit nuk ka vendosur deri në fund të vitit 2016.

Rrjedha e procedurës penale Në lidhje me njohuri të caktuara se një numër i civilëve, shqiptarë nga Kosova që nuk kanë marrë pjesë në konfliktin e armatosur e për të cilët është dyshuar se kanë bashkëpunuar me regjimin serb, pas dëbimit ose vajtjes vullnetare në Shqipëri nga arsye të sigurisë, atje kanë qenë të paraburgosur nga ana e pjesëtarëve të cak-tuar të UÇK-së dhe se janë mbajtur në kushte çnjerëzore pa ushqim dhe ujë të mjaftueshëm, në kushte johigjienike si edhe se me këtë rast kanë qenë të nënsh-truar torturës kurse në disa raste edhe janë vrarë, Prokuroria Speciale në datën 13 qershor të vitit 2009 i ka iniciuar hetimet kundër të dyshuarit Sabit Geci. Me ven-dim të datës 23 dhjetor të vitit 2009, hetimet janë hapur edhe kundër të dyshuarit Xhemshit Krasniqi, pak më vonë edhe kundër disa të dyshuarve të tjerë. Hapja e procedurës hetimore kundër Krasniqit ka ardhur si rezultat i njohurive deri te të cilat është arritur pas disa deklaratave të caktuara të dëshmitarëve të dhëna gjatë hetimeve të zhvilluara kundër tash të gjykuarit Sabit Geci dhe të tjerëve30. Edhe

(29) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 374, paragrafi 1 në lidhje me nenin 120, pika 38 dhe 38.1. të LPRK.

(30) I bashkakuzuari në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve, ka qenë Riza Alija, kun-dër të cilit hetimet janë hapur me vendim të datës 16 qershor të vitit 2010. Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria Speciale kundër këtyre dyve, në datën 05 gusht të vitit 2010 e ka ngritur aktakuzën e parë në këtë rast. Shqyrtimi kryesor për këtë aktakuzë është hapur në datën 14 mars të vitit 2011 para panelit të përzier të ish Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë/Mitrovica. Zhvillimi i shqyrtimit kryesor, për shkak të pjesëmarrjes së gjyqtarit kosovar në përbërje të panelit është zhvendosur në ish hapësirat e Gjykatës Supreme të Kosovës në Prishtinë/Priština. Pas përfundi-mit të hetimeve, kundër të dyshuarve Haki Hajdari, Sali Rexhepi dhe Shaban Hoti janë ngritur aktakuzat në datën 29 dhjetor përkatësisht 18 shkurt të vitit 2011. Procedura penale për këtë aktakuzë është bashkuar dhe ka vazhduar sipas aktakuzës së bashkuar të datës 04 maj të vitit 2010. Kjo procedurë penale para gjykatës së shkallës së parë ka përfunduar me aktgjykimet e datës 29 korrik përkatësisht 13 tetor të vitit 2011. Me aktgjykimet e cekura, të gjithë të akuzuarit janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënime me burgosje me kohëzgjatje të ndryshme në shtrirje prej gjashtë (6) deri në pesëmbëdhjetë (15) vite. Procedura kundër këtyre të akuzuarve ka përfunduar me aktgjykim të plotfuqishëm, që është shqyrtuar edhe sipas mjeteve të jashtëza-konshme juridike. Hollësi më të thella për këto gjykime mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë www.hlc-kosovo.org si dhe në raportet përmbledhëse të FDH Kosovë

Page 31: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

31

i akuzuari Krasniqi ka qenë pjesë e këtyre hetimeve, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me të akuzuarin Geci dhe të tjerët, në periudhën nga muaji prill e deri në mesin e muajit qershor të vitit 1999 ka kryer krim të luftës kundër popullatës civile sipas shumë pikave31 në kampet e UÇK-së në zonën e Shqipërisë veriore (Kukës/Kuks dhe Cahan). Megjithëkëtë, për shkak se organet e ndjekjes nuk kanë pasur qasje, Krasniqi nuk ka qenë i përfshirë në aktakuzën e cila në këtë lëndë ka qenë e ngritur kundër Gecit dhe të tjerëve gjatë vitit 2010. Për këto arsye, kundër tij është lëshuar fletarrestimi në datën 8 tetor të vitit 2010. I akuzuari është paraburgosur në datën 06 tetor të vitit 2015 në Prizren. Të nesërmen i është caktuar paraburgimi njëmujor, i cili është vazhduar në pajtim me dispozitat ligjore, në mënyrë që në fund, pas shpalljes së aktgjykimit të zgjatet deri në plotfuqishmërinë e të njëjtit.

Me aktakuzën e datës 5 nëntor të vitit 2015 (të ngritur në bazë të: provave të sig-uruara gjatë hetimeve në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve32; deklaratave të dëshmitarëve gjatë shqyrtimit kryesor në këtë lëndë; aktgjykimit të shkallës së parë të sjellë pas shqyrtimit të mbajtur në këtë lëndë; vendimit të Gjykatës së Apelit33 dhe vendimit sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike34) i akuzuari Krasniqi ngarkohet se gjatë kohës së konfliktit në Kosovë (kurse në kundërshtim me nenin e përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës, neneve 4 dhe 5 të Protokollit të Dytë Shtesë të vitit 1977, që janë zbatuar për kohën e konfliktit të brendshëm të armatosur në Kosovë), në cilësi të pjesëtarit të UÇK-së me gradë të lartë dhe në bashkëkryerje me Sabit Gecin dhe/ose pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, në periudhën prej muajit prill e deri në mesin e muajit qershor të vitit 1999: (1) ka privuar nga jeta AB; (2) ka privuar nga liria personat, të cilët më vonë do të paraqiten në gjykim si dëshmitarë anonim A, B, C, D, E, F, G, H dhe K, si dhe dëshmitarët K, L, M dhe N, që janë mbajtur në kampet e UÇK-së në Kukës/Kuks dhe Cahan në veri të Shqipërisë. Po ashtu, të akuzuarit i është vënë në barrë se i ka privuar nga jeta dëshmitarët L dhe N dhe i ka mbajtur në kushte çnjerëzore në

mbi gjykimet e monitoruara për krimet e luftës gjatë vitit 2011. (Proceset gjyqësore në Kosovë për krimet e luftës, veprat penale të motivuara etnikisht dhe politikisht - http://hlc-kosovo.or-g/?wpdmdl=1672); gjatë vitit 2013 (Dëshmitarët ende Thembra e Akilit në gjykimet e profilit të lartë - http://hlc-kosovo.org/?wpdmdl=1678); dhe vitit 2014 (Gjykimet në Kosovë: Drejtësia që vonohet - http://hlc-kosovo.org/?wpdmdl=3983); si dhe vitit 2015 (Drejtësia ende e paarritshme - http://hlc-kosovo.org/?wpdmdl=4402).

(31) Në kohën e kryerjes së veprës penale ajo ka qenë e paraparë dhe e dënueshme me nenin 142 të LP të RSFJ-së, i cili ka qenë në zbatim sipas rregullores së UNMIK-ut 1999/24 të datës 12 dhjetor të vitit 1999. I akuzuari Geci, me të njëjtën aktakuzë ka qenë i akuzuar edhe për kryerje të veprës penale posedim i palejuar i armës e gjetur tek ai në ditën e burgosjes së tij në datën 06 maj të vitit 2010.

(32) I akuzuari Krasniqi po ashtu ka qenë i përfshirë në këto hetime.(33) Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit i datës 11 shtator të vitit 2013.(34) Gjykata Supreme e Kosovës, duke vepruar në lidhje me mjetin e jashtëzakonshëm juridik (kër-

kesa për mbrojtjen e ligjshmërisë), ka sjellë në këtë lëndë aktgjykimin e datës 07 maj të vitit 2014.

Page 32: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

32

një garazh në Prizren në muajin qershor të vitit 1999; si edhe se e ka cenuar in-tegritetin trupor dhe shëndetin e të paraburgosurve të cekur si dhe të një personi të panjohur nga Presheva/Preševo. Me këtë, Krasniqi, sipas aktakuzës, ka kryer vepër penale krim i luftës kundër popullatës civile sipas shumë pikave. Me aktakuzë i akuzuari ngarkohet se me datën 06 tetor të vitit 2015 e ka kryer edhe veprën pe-nale pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.

Duke vepruar në lidhje me aktakuzën, Gjykata Themelore në Mitrovicë/Mitrovi-ca, në datën 18 nëntor të vitit 2015 e ka mbajtur seancën e dëgjimit të parë për të njëjtën. I akuzuari ka pranuar fajin për akuzën për veprën penale pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar ose përdorim i armës. E ka kundërshtuar çfarëdo përf-shirje në veprat e përshkruara në akuzat e tjera dhe me shkrim e ka kundërshtuar aktakuzën dhe provat e deponuara me te. Pas kësaj, kryetari i panelit në cilësi të gjyqtarit individual35, me vendim të datës 27 janar të vitit 2016 i ka refuzuar këto kundërshtime si të pabazuara, derisa provat e propozuara nga ana e prokurorit i ka shpallur të pranueshme.

Shqyrtimi kryesor për aktakuzën e konfirmuar është hapur në datën 18 mars të vitit 2016. Shqyrtimi ka filluar me fjalët hyrëse të palëve në procedurë të parash-truara para panelit shqyrtues, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja Katrien Gabriël Witteman. Prokurori, gjatë kësaj seance ka hequr dorë nga pika e akuzës, e cila ka pasur të bëjë me cenimin e integritetit trupor dhe të shëndetit të një personi të panjohur nga Presheva/Preševo.

Gjatë shqyrtimit kryesor, paneli gjyqësor shqyrtues është takuar njëzetë (20) ditë, gjatë të cilave janë dëgjuar trembëdhjetë (13) dëshmitarë të propozuar nga ana e prokurorisë dhe katër (4) dëshmitarë të propozuar nga ana e të akuzuarit dhe mbrojtja e tij. Nëntë (9) dëshmitarë të prokurorisë kanë dëshmuar nën masat e mbrojtjes, në cilësi të dëshmitarëve të mbrojtur. Ata kanë dëshmuar me anë të video konferencës. Statusi i anonimitetit të këtyre dëshmitarëve ka vlejtur vetëm për publikun, sepse i akuzuari dhe mbrojtja e tij kanë pasur qasje në të dhënat personale të dëshmitarëve. Po ashtu, paneli shqyrtues dhe palët në procedurë kanë mundur të shohin figurën e dëshmitarit dhe e kundërta, derisa këta kanë dëshmuar me anë të video konferencës. Krahas këtij kufizimi, shqyrtimi kryesor, shkurtimisht është mbyllur për publikun edhe atëherë kur nga ana e gjykatës janë verifikuar të dhënat personale të dëshmitarëve të mbrojtur. Një nga dëshmitarët e prokurorisë, ekzaminimi i të cilit kishte filluar gjatë shqyrtimit kryesor, pas ditës së parë të dëshmisë, në të cilën është përgjigjur në pyetjet e prokurorit (prokurori nuk ia ka dalë që ta përfundojë ekzaminimin e tij para gjykatës), nuk i është përg-jigjur ftesave të mëtejme të gjykatës për vazhdim të dëshmisë. Prokurori dhe trupi

(35) Gjyqtari ndërkombëtar Vidar Stensland.

Page 33: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

33

gjyqësor nuk kanë qenë në gjendje për ta vërtetuar vendbanimin e tij si dhe për ta siguruar praninë e tij para trupit gjykues në mënyrë që të vazhdohej dëgjimi i tij. Nuk janë ditur as arsyet për një vendim të këtillë të dëshmitarit të cekur. I akuzuari dhe mbrojtja e tij nuk kanë pasur rast që të njëjtin ta ballafaqojnë me anë të pyetjeve të tërthorta si dhe prokuroria nuk ka mundur për të përfundu-ar ekzaminimin e saj. Katër (4) dëshmitarë të prokurorisë, të cilët kanë qenë të propozuar me aktakuzë si dëshmitarë të mbrojtur, kanë shprehur dëshirën që para panelit të dëshmojnë publikisht. Një (1) prej këtyre dëshmitarëve, i cili ka qenë i privuar nga liria dhe i paraburgosur në qendrat e cekura të ndalimit në Veri të Shqipërisë, ka dëshmuar publikisht në sallën e gjykimit para panelit shqyrtues gjatë shqyrtimit kryesor. Ky dëshmitar e ka zbutur dëshminë e tij krahasuar me atë të cilën e ka dhënë në fazat e mëhershme të procedurës. Tre (3) dëshmitarët e tjerë të prokurorisë kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, të cilët kryesisht kanë dëshmuar për organizimin e UÇK-së në Shqipëri. Gjatë shqyrtimit kryesor janë paraqitur shumë prova materiale. Paneli shqyrtues gjatë shqyrtimit, kurse me propozimin e palëve, ka sjellë shumë vendime me gojë e me shkrim, që janë konstatuar në procesverbalin mbi shqyrtimin kryesor dhe me të cilat janë pranuar ose refuzuar propozimet e palëve mbi paraqitjen ose të provave gjatë shqyrtimit kryesor si dhe lidhur me atë se çfarë tretmani do të kenë provat e caktuara me rastin e marrjes së aktgjykimit. Me rastin e marrjes së këtyre vendimeve, sipas pretendimeve në aktgjykim, paneli është udhëhequr me të ashtuquajturat vlera të mbrojtura, siç është e drejta në gjykim publik, barazia e palëve dhe e të drejtës në mbrojtjen e dëshmitarëve. Midis të tjerash, me këto ven-dime janë refuzuar propozimet e prokurorisë që si prova të pranohen deklaratat e disa dëshmitarëve të prokurorisë, të cilët për arsye të ndryshme (kanë vdekur në ndërkohë ose për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, siç është rasti tek dëshmitarët A, G, 5,) nuk kanë qenë në gjendje për të dëshmuar. Disa prej këtyre dëshmitarëve janë dëgjuar gjatë shqyrtimit kryesor, i cili është zhvilluar në vitin 2011 në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve. Si prova janë pranu-ar edhe disa deklarata të dëshmitarëve nga procedura paraprake. Ata nuk janë dëgjuar në shqyrtimin kryesor dhe deklaratat e tyre nga procedura e mëhershme janë shfrytëzuar me rastin e analizës së provave të tjera si dhe me rastin e vërteti-mit të përgjegjësisë penale të të akuzuarit lidhur me pikat e caktuara të akuzës. Si prova janë shfrytëzuar edhe disa procesverbale nga shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve.

Me rastin e paraqitjes së provave gjatë shqyrtimit kryesor përkatësisht me anë të dëgjimit të dëshmitarëve të prokurorisë, është konstatuar se prokurori i lëndës, pas ngritjes së aktakuzës dhe para hapjes së shqyrtimit kryesor, ka pasur kontakte me dëshmitarët e prokurorisë, por se nuk janë mbajtur shënime me shkrim mbi takimet dhe sipas prokurorit ka qenë fjala vetëm për takime jozyrtare. Prokurori

Page 34: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

34

nuk i ka kontestuar këto takime. Sipas tij, takimet i ka organizuar me qëllim të njohjes me dëshmitarët dhe të verifikimit të pretendimeve në deklaratat e dëshmi-tarëve nga fazat e mëhershme të procedurës penale që iu kanë paraprirë këtyre. Siç është cekur tashmë, aktakuza është ngritur në bazë të provave të siguruara gjatë hetimeve dhe fazave të mëvonshme të procedurës në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve.

Gjatë dëgjimit të të akuzuarit para panelit shqyrtues, ai ka vërtetuar se në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë ka qenë pjesëtar i UÇK-së. E ka qartësuar se nga detyra që ka pasur, ai kryesisht është përgjigjur për logjistikën në zonën kufitare. Ka pohuar se kurrë nuk e ka takuar asnjë dëshmitarë, të cilët e kanë ngarkuar me deklaratat e tyre. Po ashtu, ka thënë se kurrë nuk ka hyrë në objektet, të cilat në periudhën nga afër të përshkruara në aktakuzë kanë shërbyer si qendra të paraburgimit ose qendra të ndalimit.

Në fund të shqyrtimit kryesor, palët në procedurë kanë parashtruar argumentet e tyre përfundimtare. Prokuroria në fjalën e saj përfundimtare jashtëzakonisht vëllimore ka filluar nga shqyrtimi i çështjes së konfliktit të armatosur në Kosovë, si dhe ligjet, të cilat kanë qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. Si-pas prokurorit, me deklarata dhe me prova është vërtetuar fakti i ekzistimit të kampeve të UÇK-së në Shqipëri si dhe shfrytëzimi i të njëjtëve për paraburgimin dhe mbajtjen e civilëve. Prokurori, po ashtu, në fjalën përfundimtare i ka shqyr-tuar pikat e akuzës, si dhe provat me të cilat, sipas tij, këto akuza janë mbështetur. Ai, në fjalën e tij përfundimtare ka analizuar në hollësi deklaratat e dëshmitarëve, të cilat kanë vërtetuar ekzistimin e kampeve të cekura, si dhe trajtimin e tyre në to nga ana e pjesëtarëve të UÇK-së. Sipas prokurorit, i akuzuari në kryerjen e veprave ka vepruar në bashkëkryerje dhe, në kuadër të projektit të përbashkët kriminal, ka qenë pjesë e grupit, i cili ka pasur objektiv të përbashkët për të identifikuar, dëgjuar dhe keqtrajtuar personat, për të cilët është dyshuar se janë bashkëpunëtor të regjimit serb. Në fund, prokuroria ka kërkuar nga paneli shqyrtues që në bazë të provave të paraqitura të sjellë aktgjykimi të drejtë në lidhje me viktimat, anëtarët e familjeve të tyre, shoqërinë kosovare, përkatësisht që të akuzuarin ta shpall fajtor sipas të gjitha pikave të aktakuzës.

Mbrojtësit e të akuzuarit, avokatët Haxhi Millaku dhe Meriman Vehapi36, krahas të tjerave kanë theksuar se me asnjë provë të paraqitur gjatë shqyrtimit nuk është provuar se klienti i tyre ka kryer vepra penale, me të cilat ngarkohet, me përjashtim të veprës pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës. Po ashtu, mbrojtja ka theksuar: se deklaratat e dëshmitarit kanë qenë kontradiktore; se prokurori në fjalën e tij përfundimtare gabimisht i ka vlerësuar provat; si edhe se i akuzuari ngarkohet

(36) Fjalën përfundimtare para panelit e ka parashtruar mbrojtësi kryesor Haxhi Millaku.

Page 35: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

35

sipas shumë pikave të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile e në të vërtetë është fjala për veprën penale në vazhdimësi krim i luftës kundër popullatës civile (të njëjtat viktima të veprës penale, objekti i njëjtë, përkatësisht koha, vendi ose hapësira, qëllimi i njëjtë i kryerësit). Ata i kanë propozuar gjykatës që të akuzuarin ta lirojë nga akuzat sipas pikave për veprën penale krim i luftës. Në lidhje me veprën penale, për të cilën i akuzuari e ka pranuar kryerjen (pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës), ata kanë propozuar që të mbrojturit të tyre t'i shqiptohet dënimi me gjobë në të holla si dhe t'i hiqet masa e paraburgimit për shkak të ndër-prerjes së arsyeve, për shkak të të cilave është shqiptuar kjo masë. I akuzuari në fjalën e tij përfundimtare i ka përkrahur pohimet e mbrojtësve të tij dhe e ka përsëritur se është i befasuar edhe me akuzat, sepse kurrë personal-isht nuk i ka parë dëshmitarët, të cilët e ngarkojnë, kështu që është i befasuar me deklaratat e tyre. Ai ka thënë se ndjehet i pafajshëm lidhur me akuzat nga pika 1 deri në pikën 6, se e pranon fajin nën pikën 7 të aktakuzës si edhe se beson në drejtësinë dhe për këtë arsye kërkon drejtësi dhe jo mëshirë.

Paneli shqyrtues me aktgjykimin datës 8 gusht të vitit 2016, të akuzuarin Kras-niqi e ka shpallur fajtor sipas akuzave të përshkruara dhe për to i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh. Aktgjykimi i këtillë, sipas gjykatës, bazohet në provat e paraqitura sipas detyrës zyrtare ose me propozimin e palëve. Sipas gjetjeve të këtij paneli, në mungesë të provave nuk ka mundur për t’u vërtetuar përgjegjësia e të akuzuarit, përkatësisht pjesëmarrja e tij në keqtrajtimin dhe vrasjen e dëshmitarit AB (sipas aktakuzës, Krasniqi, në cilësi të pjesëtarit të UÇK-së, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të UÇK-së e ka privuar nga jeta AB, derisa ky është gjendur në paraburgimin e paligjshëm në kampin e Kukësit/Kuks, ku ka qenë i rrahur dhe i plagosur me armë të zjarrit, pas të cilave edhe ka vdekur. Sipas aktgjykimit, i vetmi dëshmitar i cili në fazat e mëhershme të proce-durës në mënyrë të hollësishme ka dëshmuar mbi këtë ngjarje, ka qenë ai dëshmi-tar i cili për arsye të pashpjegueshme, vetëm pas një dite të dëshmisë para panelit, nuk ka qenë më i qasshëm për gjykatën për të vazhduar dëshminë. Deklaratat e tij të mëhershme, sipas dispozitave të Ligjit mbi Procedurën Penale, nuk mund të shfrytëzohen, sepse i akuzuari dhe mbrojtja e tij nuk kanë pasur mundësi për ta ballafaquar këtë dëshmitar me anë të pyetjeve të tërthorta.

Gjykata ka konstatuar se me provat e paraqitura nuk është vërtetuar ekzistimi i bashkimit kriminal si dhe as se i akuzuari ka pasur pozitë ose gradë të lartë në kampet e UÇK-së në Kukës/Kuks dhe në Cahan, por se ka marrë pjesë në bash-këkryerjen e veprave penale me të cilat ngarkohet, përkatësisht se me sjelljen e tij ka dhënë një kontribut substancial në kryerjen e veprave penale në bashkëkryerje. Po ashtu, gjykata ka gjetur se provat e paraqitura, posaçërisht deklaratat e dëshmi-tarit, ofrojnë bazë të mjaftueshme për provimin e fajit të të akuzuarit sipas pikave

Page 36: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

36

të akuzës për të cilat ai është shpallur fajtor: ka qenë i përfshirë në privimin nga liria të dëshmitarit, në transportin e tij deri te kampet e cekura, në marrjen në pyetje, në keqtrajtimin të cilit i janë nënshtruar gjatë marrjes në pyetje, ekspozimi i të burgosurve ndaj kushteve të rënda të jetës, të cilave ata i janë nënshtruar. Me veprimet e cekura ai ka kontribuuar që të jetë i lënduar integriteti trupor i per-sonave të ndaluar. Me anë të veprimeve të cekura, që ka vepruar në bashkëkryerje me të tjerët, janë shkelur shumë dispozita të rregullave ndërkombëtare, me të cilat është rregulluar statusi i të paraburgosurve gjatë kohës së konflikteve të armato-sura, të cilat nuk kanë karakter ndërkombëtar (neni i përbashkët 3 i Konventave të Gjenevës të vitit 1949, nenet 4 dhe 5 të Protokollit të Dytë Shtesë të vitit 1977).

I akuzuari është shpallur fajtor sipas nenit 142 të LP të RSFJ-së, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. Zbatimi i këtij ligji është i rregulluar me Rregulloren e UNMIK-ut 1999/24.

Sipas gjykatës, dënimi unik i shqiptuar për të akuzuarin përputhet me seriozitetin e veprave penale, për të cilat është shqiptuar. Dënimi me gjobë në të holla për veprën penale pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës është përllog-aritur sipas seriozitetit të veprës penale si dhe mundësitë e kufizuara materiale të të akuzuarit. Gjykata, me rastin e përllogaritjes së dënimit i ka pasur parasysh rrethanat vështirësuese dhe lehtësuese për të akuzuarin.

Sipas gjykatës, takimet e prokurorit me dëshmitarët e prokurorisë pas ngritjes së aktakuzës nuk kanë pasur ndikim në rrjedhën e procedurës si dhe as që i kanë shkaktuar dëm të akuzuarit.

Zbatimi i ligjit për disa vepra të caktuara penale të kryera jashtë territorit të Kosovës nga ana e shtetasve të saj, është i rregulluar me LPRK si dhe me ligjin, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale (LP RSFJ), për të cilat i akuzuari është shpallur fajtor.

FDH Kosovë në gjithçka qëndron pranë gjetjeve të veta të konstatuara në analizën e gjykimeve në këtë lëndë37.

Si lëshimin më të madh të shqyrtimit kryesor, FDH Kosovë gjatë përcjelljes së këtij gjykimi e ka konstatuar situatën e pazakonshme, e cila ka ndodhur me një dësh-mitar të mbrojtur, i cili ka qenë i propozuar nga ana e prokurorisë. Ky dëshmitar ka filluar me dëshminë e tij dhe prokurori nuk ia ka dalë në ditën e parë ta çojë deri në fund marrjen e tij në pyetje. Pas kësaj, ky dëshmitar nuk është paraqitur më në gjykim e as që gjykata ose prokurori ka mundur për ta vërtetuar lokacionin

(37) Të cilën mund ta gjeni në aneksin e këtij raporti, si dhe në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë: http://hlc-kosovo.org/?p=4503&lang=sq.

Page 37: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

37

dhe për ta siguruar praninë e tij të mëtejme dhe dëshminë para gjykatës. Edhe pse dëshmia parciale e këtij dëshmitari nuk ka qenë meritore për gjykatën, sepse i akuzuari dhe mbrojtja nuk kanë qenë në situatë që ta marrin në pyetje në mënyrë të tërthortë, shtrohet pyetja se si ka qenë e mundur që diçka e këtillë të ndodh për dëshmitarin e mbrojtur? Pasi në rastin e këtij dëshmitari ka qenë fjala për një procedurë konfidenciale, FDH Kosovë nuk ka qenë në gjendje për ta ditur se në çfarë mënyre në këtë rast ka funksionuar sistemi i mbrojtjes si dhe se kush ka qenë kompetent për sjelljen e tij dhe garantimin e pranisë së tij në gjykim. Arsyet, me të cilat është udhëhequr ky dëshmitar që të mos paraqitet më në gjykatë, përkatësisht që të mos dëshmojë, nuk janë të njohura dhe ato vetëm mund të supozohen si trysni në te që të mos dëshmojë. Sido që të jetë, në rastin e këtij dëshmitari sistemi i sigurimit të dëshmitarëve para gjykatës plotësisht ka dështuar. Shtrohet edhe py-etja nëse dëshmitarët e mbrojtur janë të pranishëm në gjykatë si edhe dëshmitarët të cilët para gjykatës dëshmojnë publikisht përkatësisht a thua masat e mbrojtjes kanë të bëjnë vetëm me praninë në gjykatë? Ajo që habit është vendimi i gjykatës që nëpër këtë të kalojë me gjakftohtësi, thuajse nuk ka ndodhur asgjë, edhe pse me këtë shembull është treguar se sistemi i mbrojtjes së dëshmitarëve nuk funksionon ashtu siç është menduar dhe siç është përcaktuar me ligj. 2.3. Rasti i avokatëve (Korenica dhe Vasiq)38

Gjyqtari ndërkombëtar Rene van Veen, në cilësinë e gjyqtarit individual në Gjykatën Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, në lëndën Prokurori kundër Faruk Korenicës dhe Dejan Vasiqit (i njohur edhe si Rasti i avokatëve), e ka sjellë në datën 31 gusht të vitit 2016 aktgjykimin me të cilin i ka refuzuar akuzat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë/Mitrovica (PP. nr. 70/13 të datës 22 mars të vitit 2016) kundër dy avokatëve. Vendimi është sjellë pas tërheqjes së prokurorit ndërkom-bëtar Neeta Amin nga e njëjta.

Procedura penale kundër avokatëve Korenica dhe Vasiqit, në periudhën deri sa kanë qenë të angazhuar si mbrojtës të të akuzuarit Zharko Veselinoviq39, është

(38) Në kuadër të projektit Përcjellja e gjykimeve për krimet e luftës dhe veprat penale me prapavijë etnike ose politike, FDH Kosovë ka përcjellë procedurën kundër avokatëve të akuzuar, pasi që ata në kohën e paraburgimit dhe të inicimit të procedurës kundër tyre kanë qenë palë në procedu-rë, e cila është zhvilluar para Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica në lëndën Prokurori kundër Zharko Veselinoviqit (në drejtim të veprës penale vrasje e rëndë në tentativë me prapavijë etnike. Procedura kundër dy avokatëve, të cilët ngarkohen sipas akuzave për pengim të të dësh-muarit ose të procedurës penale, sipas njohurive të FDH Kosovë, është rasti i parë, në të cilin avokatët e Odës së Avokatëve të Kosovës ngarkohen për akuza të këtij lloji.

(39) Procedura penale kundër të akuzuarit Veselinoviq, sipas akuzës për tentim të kryerjes së veprës penale të vrasjes së rëndë, ka qenë në fazën e hapjes së shqyrtimit kryesor para Gjykatës The-melore në Mitrovicë/Mitrovica. Me vendim të kryetarit të trupit shqyrtues, hapja e shqyrtimit kryesor ka qenë caktuar për datën 25 mars të vitit 2014.

Page 38: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

38

nisur pas sigurimit të informacionit nga ana e hetuesit të EULEKS-a se ata kanë organizuar kontakte dhe takime me dëshmitarët të paraparë për të dëshmuar para gjykatës në rastin Veselinoviq. Sipas njohurive të hetuesit, këtyre dëshmitarëve (pjesëtarë të policisë së Kosovës të kombësisë serbe) me rastin e kontakteve me avokatët e dyshuar, iu është sugjeruar për të dëshmuar në dobi të Veselinoviqit, se si të dëshmojnë para gjykatës, si t’i ndryshojnë deklaratat e tyre si dhe që para gjykatës të mos e flasin të vërtetën, por që t’i zbusin deklaratat, me të cilat e kanë ngarkuar Veselinoviqin në fazat e mëhershme të procedurës.

Pas sigurimit të informacioneve të cekura, Gjykata Themelore në Mitrovicë/Mi-trovica, me vendim për zgjerim të hetimeve të datës 24 mars të vitit 2014 në lëndën Prokurori kundër Zharko Veselinoviqit (P.nr. 933/13), i ka nisur hetimet zyrtare kundër avokatëve të dyshuar. Në të njëjtën ditë, me vendim të gjyqtarit të proce-durës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, sipas propozimit të prokurorisë, dëshmitarit kryesor të prokurorisë i është caktuar masa e mbrojtjes në pajtim me nenet 221, paragrafi 440 dhe 22241, paragrafi 1 i LPPK. Ai e ka fituar statusin e dëshmitarit të mbrojtur (dëshmitari A). Sipas deklaratës së dëshmitarit kryesor dhe të mbrojtur të prokurorisë, ai është gjen-dur nën trysni nga ana e të dyshuarve, nga ai është kërkuar që të pranojë skenarin e propozuar të pyetjeve dhe të përgjigjeve, të cilin është dashur për ta përsëritur para gjykatës gjatë shqyrtimit kryesor në lëndën Prokurori kundër Zharko Veseli-noviqit. Dëshmitari i mbrojtur ka pohuar se nga avokatët e dyshuar i është vënë parasysh se, nëse nuk i përcjellë udhëzimet e tyre, do të pasojnë pasoja serioze për te personalisht ose për sigurinë si edhe për jetën, të mirën dhe mirëqenien e tij. Kjo edhe ka qenë baza për caktimin e masës së mbrojtjes së këtij dëshmitari.

Pas sigurimit të informacioneve të cekura si dhe me vendimin e gjyqtarit të pro-cedurës paraprake të datës 25 mars të vitit 2014, është bërë bastisja e zyrave të avokatit Vasiq, ku, sipas informacioneve deri aso kohe të siguruara, avokatët i kanë organizuar takimet me dëshmitarët në lëndën e Veselinoviqit. Pas bastisjes, avokatëve të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit. Pasi që janë dëgjuar para gjyqtarit të procedurës paraprake në datën 27 mars të vitit 2014, iu janë caktu-

(40) Neni 221, paragrafi 4 i LPPK: „Gjyqtari mund ta caktojë masën e mbrojtjes për dëshmitarin e dëmtuar ose për dëshmitarin bashkëpunëtor kur konstaton se:

4.1 Ekziston rreziku serioz për dëshmitarin ose dëshmitarin bashkëpunëtor ose për anëtarët e fa-miljeve të tyre,

4.2. Masat e mbrojtjes janë të domosdoshme me qëllim të parandalimit të rrezikut serioz për të dëm-tuarit, dëshmitarët, dëshmitarët bashkëpunëtor ose anëtarët e familjeve të tyre.

(41) Neni 222 i LPPK parasheh që masën e mbrojtjes e cakton gjyqtari i procedurës paraprake, për procedurën e cila është e rregulluar me këtë nen. Në masat e mbrojtjes për personat e mbroj-tjes mund të caktohen pseudonimet, të përjashtohet publiku me rastin e dëshmisë së tij para gjykatës ose që përkohësisht të largohet i akuzuari nga gjykatorja.

Page 39: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

39

ar masat e mëposhtme: arresti shtëpiak, ndalimi i kontakteve me dëshmitarët, iu janë ndaluar edhe kontaktet e drejtpërdrejta me anë të postës elektronike, me tele-fon ose me mjete të tjera si dhe cilësia e mbrojtësve në procedurën penale kundër Veselinoviqit. Të akuzuarit janë obliguar se nuk do ta lëshojnë vendin pa pajtimin e gjykatës. Iu janë marrë edhe dokumentet e tyre të udhëtimit.

Pas hetimeve të zhvilluara, prokuroria, në datën 22 mars të vitit 2016 e ka ngritur ak-takuzën kundër avokatëve Korenica dhe Vasiq, duke pohuar se ata gjatë muajit mars të vitit 2014, në cilësi mbrojtësve të të akuzuarit Veselinoviq si dhe duke vepruar së bashku, secili personalisht kanë kryer vepër penale të pengimit të të dëshmuarit ose të procedurës penale42 në lëndën Prokurori kundër Zharko Veselinoviqit.

Aktakuza i rëndon avokatët Korenica dhe Vasiq se në fazën e përgatitjeve për hapjen e shqyrtimit kryesor në procedurën kundër Veselinoviqit, në cilësinë e mbrojtësve të tyre, personalisht ose përmes ndërmjetësuesve kanë kontaktuar dëshmitarët e prokurorisë të kombësisë serbe (pjesëtarë të policisë së Kosovës), të njëjtët i kanë ftuar në zyrën e avokatit Vasiq me qëllim që t’iu japin udhëzime se në çfarë mënyre të dëshmojnë para gjykatës, me qëllim të zbutjes së deklaratave të tyre të dhëna në fazat e mëhershme të procedurës, me të cilat e kanë ngarkuar të akuzuarin Veselinoviq. Një nga dëshmitarët e rastit ka pohuar se ka qenë nën trysninë që të pranojë kushtet e avokatëve, përkatësisht që para gjykatës të sjellë disa përgjigje të caktuara të pavërteta, që janë në kundërshtim me gjendjen e vër-tetë të gjërave. Sipas pohimeve të tij, nga avokatët i është përcjellë porosia se, nëse nuk i përcjellë udhëzimet e tyre, ai dhe familja e tij do të jenë në rrezik, se do të ballafaqohen me pasoja serioze për sigurinë, jetën, mirëqenien e tyre, gjë që e tërë kjo ka ndikuar që ai të ndjehet i frikësuar. Prokuroria ka propozuar në aktakuzë që për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore të dëshmitarit të mbrojtur, gjatë shqyrtimit kryesor vetëm të lexohet deklarata e tij nga faza hetimore e procedurës.

Sipas vendimit të kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 12 prill të vitit 2016, kurse në pajtim me Ligjin për Ndryshimet dhe Plotësimet e ligjit në lidhje me mandatin e EULEX-it, si dhe në bazë marrëveshjes midis Shefit të Misionit të EULEX-it dhe kryetarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, vendosja për këtë lënde penale i është caktuar EULEX-it, përkatësisht gjyqtarit individual43 Rene van Veen44.

(42) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 394, paragrafët 1.7 dhe 5 në lidhje me nenin 31 të Ligjit Penal të Republikës së Kosovës (LPRK).

(43) Sipas nenit 19, paragrafi 1, pika 1.25, si dhe me nenin 25, paragrafi 2 i LPPRK, në procedu-rën penale, e cila zhvillohet pranë Departamentit të përgjithshëm të gjykatës themelore, vendos gjyqtari si gjyqtar individual.

(44) Gjyqtari individual ka udhëhequr me procedurën e shkallës së parë dhe e ka sjellë vendimin në rastin e tërheqjes së prokurorit publik nga aktakuza.

Page 40: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

40

Pas pranimit të aktakuzës dhe në pajtim me dispozitat ligjore, gjyqtari individ-ual Van Veen e ka caktuar seancën e dëgjimit të parë. Gjatë saj dhe pas njohjes me akuzat, të akuzuarit janë deklaruar se nuk ndjehen fajtor lidhur me të njëjtat dhe se vet do të përfaqësohen vet në vazhdim të procedurës para gjykatës45. Gjatë rrjedhës së seancës së parë, të akuzuarit janë informuar që qëndrimet e tyre mbi aktakuzën dhe provat e deponuara t’i paraqesin në formën me shkrim.

Të akuzuarit, në kërkesat e tyre me shkrim për hedhje të aktakuzës, midis të tjer-ash, kanë theksuar se veprimi, i cili është objekt i akuzës nuk është vepër penale; se ekzistojnë rrethanat, të cilat e përjashtojnë ndjekjen penale; se nuk ekziston dyshimi i bazuar mirë se ata kanë kryer vepër penale me të cilën ngarkohen, si edhe faktin se aktakuza, në kuptimin formal, nuk është përpiluar në mënyrën e paraparë me ligj. Për këto arsye, ata kanë kërkuar hedhjen e saj dhe ndërprerjen e procedurës kundër tyre. Avokatët, në kundërshtimet e tyre ndaj provave, kanë theksuar se të njëjtat nuk janë siguruar në mënyrën e paraparë me ligj dhe se, së këndejmi, janë jo bindëse. Në lidhje me kërkesat me shkrim të të akuzuarve mbi hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave, me të cilat e njëjta është mbështetur, gjyqtari in-dividual, në datën 10 qershor të vitit 2016 i ka sjellë dy vendime, për secilin të akuzuar në mënyrë individuale. Ai i ka refuzuar kërkesat e të akuzuarve për hed-hjen e aktakuzës dhe të provave të bashkëngjitura me te. Të akuzuarit, me kohë i kanë deponuar ankesat ndaj këtyre vendimeve, duke i kontestuar mbi të gjitha bazat e parapara me ligj si dhe duke propozuar që ankesat e tyre të miratohen, që të ndryshohen vendimet e refuzuara, të hidhet akuza e prokurorisë dhe që proce-dura penale kundër tyre të ndërpritet. Me vendim të datës 28 korrik të vitit 2016, Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e të akuzuarve me arsyetimin se me anë të ankesave nuk janë precizuar bazat ligjore për hedhjen e aktakuzës si dhe as rrethanat, mbi të cilat bazohen pretendimet e të akuzuarve. Gjykata ka gjetur se, sipas përshkrimit të veprimeve të kësaj aktakuze, ekzistojnë elemente thelbësore të veprës penale, të cilat do të vlerësohen me paraqitjen e provave gjatë rrjedhës së shqyrtimit kryesor.

Shqyrtimi kryesor për aktakuzën e vlerësuar është hapur në datën 24 gusht të vitit 2016 para gjyqtarit individual Van Veen. Në fillim të shqyrtimit kryesor, kurse pas ekspozimit të fjalëve hyrëse, prokurori e ka tërhequr propozimin e tij për leximin e deklaratës së dëshmitarit të mbrojtur gjatë shqyrtimit kryesor. Sipas tij, dëshmi-

(45) Në rastin konkret nuk është fjala për veprën penale, për të cilën është e paraparë mbrojtja e obliguar, në pajtim me nenin 57, paragrafi 1, pika 1.3 e LPPK, https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2834, faqe 28.

Page 41: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

41

tari ka shprehur gatishmëri që para gjykatës të dëshmojë publikisht para heqjes së masave të mbrojtjes, për të cilat do të vendoset pas shfaqjes së drejtpërdrejtë të dëshmitarit para panelit.

Shqyrtimi kryesor në vazhdim ka zgjatur katër (4) ditë gjyqësore dhe gjatë rrjed-hës së tij janë dëgjuar pesë (5) dëshmitarë, të cilët prokurori i ka propozuar me anë të aktakuzës. Ata, në deklaratat e tyre gjatë këtij shqyrtimi kanë theksuar se, menjëherë para hapjes së shqyrtimit kryesor në rastin Veselinoviq, kanë qenë të kontaktuar drejtpërdrejtë nga të akuzuarit ose bashkëshortja e të akuzuarit Veseli-noviq si edhe se me të akuzuarit kanë pasur biseda mbi dëshmitë e tyre ekzistuese para panelit shqyrtues, që e ka udhëhequr rastin e Veselinoviqit. Disa dëshmitarë individual kanë theksuar se në formën me shkrim i kanë marrë pyetjet të cilat do t’iu bëhen atyre si dhe përgjigjet e mundshme në pyetje të caktuara, por kanë kontestuar se iu janë bërë çfarëdo kërcënimesh ose se iu janë ofruar çfarëdo përf-itimesh. Sipas fjalëve të tyre, e kanë pranuar takimin me të akuzuarit, sepse i kanë njohur mirë. Me njërin prej tyre, i cili ka qenë një kohë të gjatë edhe gjyqtar e edhe prokuror, kanë bashkëpunuar një kohë të gjatë në mënyrë zyrtare.

Me pajtimin e palëve, është lexuar edhe deklarata e një dëshmitari të prokurorisë, i cili ka vdekur menjëherë para hapjes së këtij shqyrtimi. Me anë të shikimit në aktakuzë mund të konstatohet se prokuroria në aktakuzë thirret në deklaratën e këtij dëshmitari, por të njëjtin nuk e ka propozuar që të dëgjohet gjatë rrjedhës së shqyrtimit kryesor para gjykatës së shkallës së parë në këtë cilësi.

Dëshmitari i mbrojtur i prokurorisë nuk i është përgjigjur ftesës së gjykatës, për-katësisht ai nuk ka qenë i pranishëm në gjykatë në seancën kur ka qenë e plan-ifikuar dëshmia e tij sipas orarit gjyqësor. Sipas informacioneve, me të cilat ka poseduar prokuroria, ai aso kohe është gjendur në mjekim jashtë territorit të Kosovës. Për këtë arsye, kjo seancë ka qenë shtyrë. Dëshmitari i mbrojtur nuk është paraqitur as në seancën e radhës të gjykatës, e cila prapë është shtyrë për shkak të pamundësisë së të dëshmuarit të tij. Në këtë seancë, prokuroria, me anë të paraqitjes me shkrim, e ka informuar gjykatën se heq dorë nga ndjekja penale e dy avokatëve të akuzuar dhe i ka propozuar gjykatës që të sjellë vendimin mbi hedhjen e aktakuzës, duke iu referuar neneve 52 dhe 358, paragrafi 1 në lidhje me paragrafin 1.3 të LPPK46. Sipas prokurorit, dëshmitari i mbrojtur, një kohë të

(46) Neni 58 i LPPK: „Prokurori shtetëror mund të heq dorë nga ndjekja penale para përfundimit para Gjykatës Themelore,... „; Neni 358, paragrafi 2: „Gjyqtari individual ose trupi shqyrtues mund të marrin vendimin mbi refuzimin e aktakuzës edhe pas caktimit të shqyrtimit kryesor “.

Paragrafi 1 i nenit 358 të LPPK parasheh: „Trupi shqyrtues me vendim mund të hedh aktakuzën nëse vërteton se:

- 1.1 procedura zhvillohet pa kërkesën e prokurorit të autorizuar; - 1.2 nëse është pa propozim të të dëmtuarit ose miratim të organit kompetent ose nëse organi

publik kompetent e ke tërhequr lejen;

Page 42: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

42

gjatë është gjendur në mjekim spitalor jashtë territorit të Kosovës. Prokurori e ka parashtruar këtë qëndrim para gjykatës edhe në formën me shkrim. Ai, midis të tjerash, ka pohuar se në periudhën midis dy seancave ka marrë informacionin se dëshmitari i mbrojtur ndodhet në mjekim në Beograd, se gjykatës nuk mund t’ia dorëzojë konstatimin mbi gjendjen shëndetësore të dëshmitarit nga ana e in-stitucionit mjekësor ku ai është i stacionuar para përfundimit të shërimit të tij si edhe se nuk e di se sa gjatë do të zgjasë mjekimi i tij. Ai, po ashtu, ka cekur se ky dëshmitar e ka njoftuar lidhur me disa hollësi të caktuara, të cilat prokurori nuk ka dashur t’i ndajë me gjykatën dhe me publikun, por e ka theksuar se ndriçimi i tyre do ta vinte në rrezik dëshmitarin.

Dëshmitari i mbrojtur ka qenë dëshmitari kryesor i prokurorisë. Në bazë të deklaratave të tij është iniciuar procedura penale kundër dy avokatëve dhe mbi to, kryesisht, ka qenë e bazuar aktakuza.

Gjatë përcjelljes së shqyrtimit kryesor në këtë lëndë, vëzhguesit e FDH-së e kanë hetuar se palët në procedurë, po edhe kryesuesi, krahas cekjes së posedimit të dëshmitarit të mbrojtur, shpesh e kanë përmendur edhe emrin e njërit prej dëshmitarëve. Kjo përkohësisht ka krijuar huti, pasi që nuk ka qenë e qartë nëse është fjala për dy dëshmitarë të prokurorisë, ose për zbulimin e (pa)qëllimshëm të identitetit të dëshmitarit të mbrojtur47. Si avokat profesional, të akuzuarit me shumë shkathtësi i kanë përdorur këto rrethana dhe paqartësitë rreth statusit të padefinuar të dëshmitarit të mbrojtur, gjë që e ka lënë përshtypjen mbi përgatitjen joadekuate, orientimin e pamjaftueshëm e madje, herë pas herë, edhe të njohjes së pamjaftueshme të normave procedurale nga ana e prokurorit të lëndës në këtë rast48. Duke u mbrojtur para gjykatës, avokatët e akuzuar gjatë procedurës, duke e potencuar të drejtën në barazi të palëve në procedurë, e kanë vënë në spikamë se si palë në procedurë nuk kanë pasur qasje në disa prova të caktuara, të cilat i ka poseduar prokurori. Si shembull, e kanë cekur se nuk e kanë pasur deklaratën e dëshmitarit të mbrojtur, sepse nga prokuroria e kanë marrë vetëm deklaratën e redaktuar. Të akuzuarve nuk iu është dorëzuar deklarata e paredaktuar e këtij dëshmitari pas ngritjes së aktakuzës, sepse dëshmitari A në atë periudhë ka qenë nën masa të mbrojtjes, të cilat nga ana e gjykatës nuk kanë qenë të hequra zyrtar-isht deri në përfundimin e shqyrtimit kryesor. Sipas shpjegimeve të gjykatës, edhe pse prokurori, me rastin e shqyrtimit kryesor, e ka njohur gjykatën se dëshmitari A dëshiron të dëshmojë publikisht, gjykata nuk ka dashur për të hequr masën

- 1.3 nëse ekzistojnë rrethana të tjera, të cilat e përjashtojnë ndjekjen penale“. (47) Dëshmitari i mbrojtur dhe emri i tij janë përmendur edhe në disa dokumente të caktuara të

prokurorisë, ndaj të cilave FDH Kosovë ka qasje. (48) Prokurori, i cili e ka përfaqësuar aktakuzën në emër të Zyrës së Prokurorisë në Mitrovicë/Mi-

trovica, nuk është autor i aktakuzës. Ai është, megjithëkëtë, në kuadër të mandatit të EULEX-it dhe ka qëndruar në Kosovë një kohë të gjatë.

Page 43: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

43

e mbrojtjes së tij para qasjes së këtij dëshmitari në gjykatë dhe njohjes së drejt-përdrejtë me qëndrimin e tij mbi masat e mbrojtjes49.

Pas tërheqjes së prokurorit, gjyqtari Van Veen e ka shpallur aktgjykimin, me të cilin e ka refuzuar aktakuzën kundër dy avokatëve të akuzuar. Në arsyetimin e shkurtë të vendimit, gjyqtari e ka cekur se deri te sjellja e propozimit të prokuror-it mbi tërheqjen nga ndjekja penale para dëgjimit të të gjithë dëshmitarëve në dispozicion, ai nuk e ka shqyrtuar pranueshmërinë e provave materiale, të cilat palët i kanë propozuar gjatë procedurës. Gjykata, edhe në kopjen me shkrim të aktgjykimit, po ashtu, i ka cekur arsyet se përse nuk e ka pranuar propozimin e prokurorit mbi hedhjen e aktakuzës me anë të vendimit, por këtë e ka bërë me anë të aktgjykimit. Me këtë rast, gjykata është thirrur në nenin 363, paragrafi 1, pika 1.1 e LPPK50, i cili e parasheh se aktakuza hidhet me anë të aktgjykimit kur deri te tërheqja e prokurorit rezulton gjatë zhvillimit të vet shqyrtimit kryesor. Sipas gjykatës: „Prokurori formalisht e ka tërhequr aktakuzën kundër të akuzuarve para se dëshmitari të ketë dëshmuar para gjykatës“51. Në këshillat për mjetin juridik, gjykata i ka njoftuar palët për të drejtën në afatin ligjor të paraparë me ligj prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pas pranimit të aktgjykimit. Në bazë të përcjelljes së rregullt të shqyrtimit kryesor, FDH Kosovë i ka vërejtur disa lëshime në punën e prokurorisë dhe të gjykatës, të cilat kanë mundur të re-flektohen në të drejtat procesore të palëve në rast se gjykimi do të vazhdonte më tutje. Në lidhje me gjyqtarin, është fituar përshtypja se ai nuk është mjaftueshëm i njohur me rregullat ligjore, të cilat duhet t’i zbatojë. Lëshimet e prokurorit kanë qenë edhe më të shumta, kështu që mund të përfundohet se ai nuk ka qenë në çdo moment në lartësinë e detyrës gjatë procedurës kundër dy avokatëve të akuzuar, duke i ndërruar shpesh qëndrimet e tij.

Për FDH Kosovë, një befasi të veçantë e përbënë vendimi i prokurorit për t’u tërhequr nga ndjekja penale e dy të akuzuarve para dëgjimit të dëshmitarit të tij kryesor dhe kyç, mbi bazën e deklaratës së të cilit është nisur procedura dhe është ngritur aktakuza në këtë lëndë. Shtrohet pyetja nëse kjo ka qenë zgjidhja e vetmja

(49) Gjatë shqyrtimit, prokurori, njëri nga mbrojtësit si dhe kryetari i panelit gabimisht e kanë për-dorur terminin dëshmitar anonim. Sipas qëndrimit të gjyqtarit, me rastin e cekjes së emrit ose të sqarimeve në lidhje me dëshmitarin, i cili në fazën e mëhershme të procedurës e ka pasur statusin e dëshmitarit të mbrojtur dhe i cili me propozimin e prokurorit është ndryshuar në vet fillimin e shqyrtimit kryesor, në rastin e cekjes së dëshmitarit ose të qartësimeve që kanë të bëjnë me te, është dashur të përdor fjalitë: “Personi, për të cilin ka pasur urdhër për masa mbrojtëse”.

(50) Neni 363, paragrafi 1, pika 1.1 e LPRK: „Prokurori shtetëror ka hequr dorë nga aktakuza prej hapjes deri në fund të shqyrtimit kryesor“.

(51) Faqja 6, paragrafi i parë, e aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica i datës 31 gusht të vitit 2016.

Page 44: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

44

dhe më e drejtë për përfundimin e rastit, në të cilin në Kosovë për herë të parë ndiqen penalisht dy avokatë për shkak të dyshimit të kurdisjes së provave në një gjykim të profilit të lartë? A thua për një vendim të këtillë të prokurorisë ka qenë vendimtare siguria e dëshmitarit, edhe pse Ligji mbi Procedurën Penale e parasheh një spektër të tërë të masave mbrojtëse, me të cilat dëshmitarëve mund t’iu ofrohet ndihma52. FDH Kosovë nuk e konteston të drejtën legjitime të prokurorit që lirisht dhe në secilin moment të posedojë me aktakuzën, përkatësisht që në secilin rast të tërhiqet nga ajo. Megjithëkëtë, veprimet e këtilla, jo vetëm që janë të rralla, por, edhe atëherë kur merren, duhet të kihet parasysh se duhet të jenë profesionalisht të bindshme dhe që të mos e rrënojnë autoritetin e institucionit, të cilin e përfaqëson prokurori. Nëse prokuroria njëherë vendos për ta akuzuar dikë, atëherë ajo duhet ta ketë në dispozicion argumentimin bindës dhe provat dhe nuk guxon të lejojë fiasko për shkak të mossuksesit për të siguruar praninë në gjykatë të dëshmitarit kyç. Në anën tjetër, prokuroria duhet të ketë parasysh se me aktakuza të papërgat-itura nuk guxohet të luhet me fatin ose me autoritetin e të akuzuarve. Me aktakuza të papërgatitura ose me mosekzistimin e vullnetit profesional që të ngulet këmbë në to deri në fund të gjykimit vetëm sa rrënohet autoriteti i të akuzuarve në këtë lëndë, të cilin ata e gëzojnë në rrethin e tyre.

Në fund, imponohet pyetja nëse në rastin konkret ka qenë fjala për mungesën e përgatitjes së prokurorit me një stazh të gjatë kohor pranë EULEX-it, të zyrës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë/Mitrovica ose ai si prokuror nuk është gjen-dur në hap, për obligimin që t’i përmbahet normave ligjore në fuqi, mbrojtjen e interesave të dëshmitarit, i cili në procedurën penale ka status të veçantë ose ka qenë fjala për diçka tjetër?

(52) Ligji mbi Procedurën Penale në kreun XIII, në rastet e rrezikut serioz për dëshmitarin dhe anëtarët e familjes së tij, i parasheh masat, të cilat mund të propozohen në cilëndo fazë të proce-durës, që para gjykatës të dëshmojnë si dëshmitarë anonim ose të mbrojtur ose që të sigurohet rilokimi i tyre.

Page 45: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

45

3. Rastet në të cilat është vendosur në procedurën e shkallës së parë dhe në procedurën ankimore:

3.1. Rasti Ivanoviqi dhe të tjerët

Gjykata Themelore në Mitrovicë/Mitrovica në panelin ndërkombëtar, me të ci-lin ka kryesuar gjyqtarja Roxana Comsa53, pas shqyrtimit kryesor të mbajtur në lëndën Prokurori kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve54, në datën 21 janar të vitit 2016 e ka sjellë aktgjykimin, me të cilin i akuzuari Ivanoviq është shpallur fajtor për veprën penale krim i luftës kundër popullatës civile55, të kryer në datën 14 prill të vitit 1999 në Mitrovicë/Mitrovica, në Rrugën Milladin Popoviq (Ulica Mi-ladina Popovića)56 (tash „Ahmet Selaci“), si dhe në Rrugën për Bair (Put za Bajr), kur janë vrarë shqiptarët e Kosovës Fatmir Mustafa, Skender Paqarada, Avni Aba-zi dhe Mehmet Seferi57, për të cilën të akuzuarit Ivanoviq i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej nëntë (9) vitesh.

Me aktgjykimin e datës së cekur, i akuzuari Ivanoviq në mungesë të provave është liruar nga akuzat se në bashkëkryerje me të akuzuarin Dragoljub Delibashiqin në datën 3 shkurt të vitit 2000 ka vepruar në cilësinë e udhëheqësit të grupit paramil-itar të serbëve të njohur si „Rojat e urës“ dhe, në bazë të planit të përbashkët dhe paraprakisht të dakorduar, ka marrë pjesë në dëbimin e shqiptarëve – civilë nga shtëpitë e tyre, duke i detyruar që ta braktisin territorin e Mitrovicës Veriore, me qëllimin që këtë pjesë të qytetit dhunshëm ta spastrojnë nga shqiptarët, kur edhe janë vrarë dhjetë, kurse janë plagosur një numër i madh i civilëve shqiptarë58. Në këtë rast, Gjykata e ka liruar Ivanoviqin nga akuzat për nxitje të kryerjes së ve-

(53) Anëtarët e panelit shqyrtues: gjyqtarët Nino Manuel Ferreira de Modureira dhe Vitor Hugo Pardal.

(54) Të bashkakuzuarit: Dragoljub Delibashiq, Nebojsha dhe Ilija Vujaçiq, si dhe dhe Aleksandar Llazoviq.

(55) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 142 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (LP i RSFJ-së), si dhe në kundërshtim me nenin e përbashkët 3, paragrafi 1a të Konventave të Gjenevës (KGJ) të datës 12 gusht të vitit 1949, që ka të bëjë me popullatën civile në kohën e luftës dhe me nenin 4, paragrafi 2a i Protokollit të Dytë Shtesë të datës 8 qershor të vitit 1977, që ka të bëjë me mbrojtjen e viktimave të konflikteve të brendshme.

(56) Emri i rrugës në kohën e kryerjes së veprës penale, për të cilën i akuzuari është shpallur fajtor. (57) Pasqyrën e hollësishme të zhvillimit të procedurës para gjykatës së shkallës së parë dhe të gjetje-

ve të FDH Kosovë lidhur me aktgjykimin mund ta gjeni në analizën e procedurës, të cilën mund ta gjeni në aneksin e këtij raporti.

(58) Në orët e mbrëmjes të datës 3 shkurt të vitit 2000 në pjesën veriore të Mitrovicës janë vrarë Nderim Ajeti, Nexhmije Xhaka, Sebiha Abrashi, Remzije Canhasi, Muharrem Sokoli, Selime Berisha, Nezir Voca, Shqipe Voca, Bashkim Rrukeci dhe Nimon Sejdiu (Sejdijaj).

Page 46: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

46

prave penale: vrasje e rëndë59, tentim vrasje e rëndë60 dhe shkaktim i lëndimeve të rënda trupore nga shtytje nacionaliste61, në bashkëkryerje.

Sipas të njëjtës bazë, përkatësisht sipas akuzave të njëjta, gjykata e ka liruar të akuzuarin Delibashiq. Gjykata, në mungesë të provave i ka liruar nga akuzat në dre-jtim të veprave penale vrasje e rëndë, tentim vrasje e rëndë dhe shkaktim i lëndimeve të rënda trupor, të kryera në bashkëkryerje me të akuzuarit Ivanoviq dhe Delibashiq. Këta ishin akuzuar, se në datën 3 shkurt të vitit 2000, si pjesëtarë të grupit para-militar dhe sipas planit paraprakisht të dakorduar të shtytur nga motive nacionale kanë marrë pjesë në sulmin me mjete shpërthyese në banesën në Rrugën Ivo Lola Ribar, numër 3, në të cilin kanë jetuar anëtarët e familjes Ajeti dhe në të cilën në momentin kritik janë gjendur disa anëtarë të familjes Xhaka. Me atë rast janë vrarë Nderim Ajeti dhe Nexhmije Xhaka, kurse janë plagosur rëndë Rrezarta, Nexmedin dhe Agon Ajeti dhe Emine Xhaka, në drejtim të veprave penale.

Gjykata ia ka përllogaritur të akuzuarit Ivanoviq kohën e kaluar në paraburgim nga data 27 janar e vitit 2014 deri në shpalljen e aktgjykimit në dënimin e shqiptuar me burgosje. Pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë, të akuzuarit Ivanoviq ia ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak. Gjykata e Apelit, duke vepruar në lidhje me ank-esën e prokurorit, Ivanoviqit ia ka caktuar paraburgimin deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit62. Masat e sigurisë i janë hequr edhe të akuzuarve të tjerë.

Të dëmtuarit, me rastin e realizimit të kërkesës pronësore-juridike janë udhëzuar për padi civile.

Rrjedha e procedurës penale Lidhur me ngjarjet e fillimit të muajit shkurt të vitit 2000 në Mitrovicë/Mitrovica, Prokuroria Speciale me vendim të datës 21 shkurt të vitit 2013 ka hapur hetimet kundër Oliver Ivanoviqit dhe Dragoljub Delibashiqit, për shkak të ekzistimit të

(59) E paraparë me nenin 179, paragrafi 1.10, në lidhje me nenet 31 dhe 32 të LPRK, po ashtu e dënueshme në kohën e kryerjes së veprës penale sipas nenit 30, paragrafi 2 i LP të KSAK, në lidhje me nenet 22 dhe 23 të LP të RSFJ-së.

(60) E paraparë me nenin 179, paragrafi 1.10 dhe nenin 189, paragrafi 2.1 dhe 5, në lidhje me nenet 28 dhe 31 të LPRK, po ashtu e dënueshme në kohën e kryerjes së veprës penale sipas nenit 30, paragrafi 2 dhe nenit 38, paragrafi 2 i LP të KSAK-së, në lidhje me nenet 19, 22 dhe 23 të LP të RSFJ-së.

(61) E paraparë me nenin 179, paragrafi 1.10 dhe nenin 189, paragrafi 2.1 dhe 5, në lidhje me nenet 28 dhe 31 të LPRK, po ashtu e dënueshme në kohën e kryerjes së veprës penale sipas nenit 30, paragrafi 2 dhe nenit 38, paragrafi 2 i LP të KSAK-së, në lidhje me nenet 19 dhe 22 të LP të RSFJ-së.

(62) Neni 367, paragrafi 2 i LPPK parasheh: nëse gjyqtari ose trupi gjykues e shqiptojnë dënimin në lartësi prej pesë (5) ose më shumë vitesh me burgosje për të akuzuarin, caktohet paraburgimi nëse i akuzuari nuk është në paraburgim ose i njëjti vazhdon nëse i akuzuari ndodhet në para-burgim.

Page 47: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

47

dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale nxitje për kryerjen e veprës pe-nale vrasje e rëndë të personit tjetër nga motive nacionaliste dhe për kryerjen e veprës penale nxitje e kryerjes së veprës penale tentim vrasje e rëndë nga motive nacionaliste. Me vendim të datës 1 tetor të vitit 2013, kundër të dyshuarit Ivanoviq hetimet janë zgjeruar edhe në lidhje me veprën penale krim i luftës kundër pop-ullatës civile. Ai është privuar nga liria në datën 27 janar të vitit 2014 et. Hetimet janë zgjeruar edhe ndaj të akuzuarave të tjerë, të cilëve, po ashtu, gjatë hetimeve dhe fazës së shqyrtimit kryesor para panelit shqyrtues iu janë caktuar masat e sigurimit për praninë e tyre para gjykatës.

Pas përfundimit të hetimeve, Prokurori Special Cezary Michalczuk me datën 11 gusht të vitit 2014 e ka ngritur aktakuzën kundër Ivanoviqit dhe të tjerëve. Me të cilën të akuzuarit Ivanoviq i janë ngjarjet e datës 14 prill të vitit 1999në Mitrovicë /Mitrovica, në cilësinë e udhëheqësit të njësive paramilitare/policore serbe, e ka nxitur një grup të vartësve të tij për të kryer krime të luftës në kontekstin e konfliktit të armatosur, i cili nuk ka pasur karakter ndërkombëtar. Përveç kësaj, Ivanoviqi është ngarkuar edhe në cilësinë e udhëheqësit të grupit paramilitar „Rojat e urës“, me të akuzuarin Delibashiq si komandant i policisë në Mitrovicë/Mitrovica, që ka qenë në përbërje të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë, të dytë duke vepruar në bashkëkryerje, në datën 3 shkurt të vitit 2000 në orët e mbrëmjes, sipas planit të mëhershëm të përbash-kët të dakorduar, me paramendim të drejtpërdrejtë i kanë detyruar civilët shqiptarë që të braktisin shtëpitë e tyre dhe territorin e pjesës veriore të Mitrovicës/Mitrovica, me qëllimin përfundimtar që t’i vrasë ose t’iu shkaktojë lëndime viktimave. Me të një-jtën aktakuzë, janë akuzuar edhe Nebojsha dhe Ilija Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviq, sepse në datën 3 shkurt të vitit 2000, nën komandën e të akuzuarit Ivanoviq dhe me qëllime të njëjta të cilat i kanë pasur Ivanoviqi dhe Delibashiqi, kanë kryer sulm në banesën e familjes Ajeti, në Rrugën Ivo Lola Ribar, numër 3.

Për këtë aktakuzë, në datën 26 gusht të vitit 2014 është mbajtur dëgjimi i parë. Me vendim të kryetarit të panelit të datës 31 tetor të vitit 2014, kundërshtimet e të akuzuarve ndaj provave të prokurorisë janë hedhur si të pabaza dhe. Në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe me kërkesat e mbrojtjes për hedhjen e aktakuzës.

Shqyrtimi kryesor për aktakuzën e vlerësuar dhe provat e vlerësuara si të pran-ueshme është hapur në datën 18 dhjetor të vitit 2014, para panelit shqyrtues ndër-kombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica63. Gjatë shqyrtimit krye-sor, paneli shqyrtues gjyqësor është takuar 83 ditë gjyqësore. Gjatë këtyre seancave

(63) Duke vepruar sipas ligjit mbi ndryshimet dhe plotësimet e ligjit i cili ka të bëjë me mandatin e Misionit për sundimin e ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë, me vendim të kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 11 gusht të vitit 2015 për kryetar të trupit gjykues është caktuar gjyqtarja ndërkombëtare Roksana Komsa, e cila e ka udhëhequr panelin shqyrtues në përbërje të gjyqtarëve më herët të cekur. Gjatë shqyrtimit kryesor, trupi gjykues me rastin e paraqitjes së provave i është përmbajtur kornizave të aktakuzës.

Page 48: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

48

janë dëgjuar 81 dëshmitarë. Prokuroria i ka propozuar 55, kurse mbrojtja 26 dësh-mitarë. Dy (2) dëshmitarë të prokurorisë kanë dëshmuar në cilësi të dëshmitarëve anonim. Një (1) prej këtyre ka dëshmuar me anë të lidhjes së video-konferencës, tjetri në seancat plotësisht të mbyllura për publikun64. Edhe katër (4) dëshmitarë të prokurorisë kanë dëshmuar me anë të lidhjes së video-konferencës. Paneli gjyqësor e ka kryer inspektimin e vendit të ngjarjes në pjesën jugore dhe veriore të qytetit.

Të akuzuarit po ashtu kanë parashtruar para trupit gjyqësor deklaratat e tyre në cilësi të dëshmitarëve. Gjatë procedurës së shkallës së parë janë paraqitur provat materiale të propozuara nga palët në procedurë si edhe sipas detyrës zyrtare. Palët në procedurë i kanë shprehur fjalët e tyre përfundimtare në dobi dhe kundër ak-takuzës. Interesat e të dëmtuarve i ka përfaqësuar i autorizuari i plotfuqishëm i angazhuar nga gjykata.

Trupi gjykues gjatë shqyrtimit, duke vepruar lidhur me kërkesat e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre disa herë e ka shqyrtuar parimin ne bis in idem në këtë rast me anë të vendimeve procedurale duke kontestuar pretendimet e mbrojtjes. Këtë çështje gjykata në mënyrë të hollësishme e ka analizuar edhe me aktgjykim.

Sipas aktgjykimit, gjykata ka gjetur mjaft prova se i akuzuari Ivanoviq në datën kritike ka qenë në vendin e ngjarjes, se ka qenë në uniformë, se ka qenë i arma-tosur së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe si edhe se ka pasur sjellje specifike karakteristike për personin i cili jep urdhra. Sipas gjykatës, i akuzuari në uniformë është parë edhe para ngjarjes kritikes së bashku me persona të tjerë serb të armatosur dhe në uniformë. Sipas gjykatës, Ivanoviqi ka qenë hallkë në zinx-hirin ose në makinerinë e cila e ka marrë vendime në veri të Mitrovicë/Mitrovica gjatë ngjarjeve tragjike.

Gjykata, vendimin e saj mbi dënimin e ka bazuar në ligjin, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale65, e me të cilin për veprën penale, me të cilën është shpallur fajtor i akuzuari, parashihet dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej 5 deri në 15 vite. Në dënimin e shqiptuar, Ivanoviqit i është përllogaritur koha e kaluar në paraburgim, si dhe në arrestin shtëpiak prej datës 27 janar të vitit 2014.

Në lidhje me pjesën e aktgjykimit, me të cilën lirohet nga akuzat, gjykata ka thek-suar se me shqyrtimin e provave të paraqitura gjatë shqyrtimit nuk ka gjetur se i akuzuari Ivanoviq i ka takuar grupit „Rojat e urës“ ose se ka pasur rol udhëheqës në këtë grup si dhe nuk e ka vërtetuar as rolin e tij konkret në ngjarjet e datës 3

(64) Në seancat e mbyllura për publikun nuk iu është mundësuar prania as vëzhguesve të FDH-së Kosovë, me vërejtjen se trupi gjykues gjatë zhvillimit të shqyrtimit kryesor ka treguar një tran-sparencë në punën ndaj mediave dhe vëzhguesve.

(65) Ligji Penal i RSFJ-së.

Page 49: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

49

shkurt të vitit 2000 si dhe atë se provat e paraqitura nuk japin mjaft baza për vër-tetimin e përgjegjësisë së të akuzuarve të tjerë.

Procedura ankimore Palët në procedurë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre në ankesë në aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të shpallur në datën 21 janar të vitit 2016 me shkrim të përpunuar në datën 30 mars të vitit 2016. Akuzuari Ivanoviq në datën 18 prill të vitit 2016 e ka deponuar ankesën në pjesën dënuese të aktgjykimit. Në të njëjtën ditë, në emër të tij e ka deponuar ankesën edhe mbrojtja e tij.

Prokurori special në datën 19 prill të vitit 2016 e ka deponuar ankesën në lidhje me të gjithë të akuzuarit, respektivisht në pjesën e aktgjykimit me të cilën Iva-noviq dënohet dhe atë me të cilën lirohet, si dhe në pjesën e aktgjykimit të shkallës së parë me të cilën lirohen të akuzuarit e tjerë.

Prokurori special e ka deponuar përgjigjen në ankesën e të akuzuarit Ivanoviq, si dhe në ankesën e mbrojtjes në pjesën e aktgjykimit me të cilën të akuzuarit dënohen.

Në ankesën e prokurorit, përgjigje në ankesë ka deponuar edhe mbrojtja e të akuzuarit Ivanoviq. Përgjigje në ankesën e Prokurorit Special kanë deponuar edhe i akuzuari Nebojsha Vujaçiq, mbrojtësit e të akuzuarve Dragoljub Delibashiqit, Nebojsha dhe Ilija Vujaçiqit dhe Aleksandër Llazoviqit.

Gjykata e Apelit ia ka dorëzuar gjykatës së shkallës së dytë propozimin dhe men-dimin e asaj prokurorie.

Ankesa e prokuroritProkurori special Romulo Mateus ankesën në aktgjykimin e muajit janar përkatë-sisht muajit mars të vitit 2016 ia ka dorëzuar Gjykatës Themelore për Gjykatën e Apelit në datën 19 prill të vitit 2016.

Prokurori, me anë të ankesës, në lidhje me të akuzuarin Ivanoviq, e ka kontestuar aktgjykimin sipas pikës 1 e ka kontestuar për shkak të: gjendjes faktike të gabuar dhe jo të plotë sipas nenit 383, paragrafi 1.3 në lidhje me nenin 386 të LPPK; vendimit të sanksioneve penale sipas nenit 383, paragrafi 1.4 në lidhje me nenin 387, paragrafët 1 dhe 2 të LPPK, me propozimin që gjykata e shkallës së dytë ta ndryshojë aktgjykimin dhe që të akuzuarit t’ia shqiptojë dënimin më të ashpër.

Prokurori special me anë të ankesës e ka potencuar se Gjykata Themelore nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë dhe adekuate rrethanat vështirësuese, posaçërisht

Page 50: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

50

pozitën e vartësit, të cilën e parasheh edhe praktika ndërkombëtare si rrethanë vështirësuese. I akuzuari Ivanoviq edhe de jure edhe de facto e ka pasur pozitën e udhëheqësit të grupit, pozicionin udhëheqës ndaj forcave serbe paramilitare. Me provat e paraqitura është vërtetuar roli i tij të cilën ai e ka pasur në ditën kritike, kur janë vrarë katër shqiptarë, kurse jetët e nëntë prej tyre janë sjellë në rrezik. Sipas prokurorisë, fjalët e Ivanoviqit e kanë nxitur grupin për likuidim.

Në arsyetimin e qëndrimeve të veta, prokuroria në ankesë ka prezantuar përvojat e praktikës gjyqësore ndërkombëtare në pikëpamje të keqpërdorimit të pushtetit, e cila në parim trajtohet si rrethanë vështirësuese. Prokurori po ashtu e ka potenc-uar se Gjykata Themelore ka gabuar edhe gjatë vlerësimit të rrethanave të caktuara si lehtësuese dhe kur nuk i ka marrë parasysh rrethanat vështirësuese.

Në lidhje me pikën 2, prokurori e ka kontestuar aktgjykimin: për shkak të shkel-jeve thelbësore të procedurës penale sipas nenit 383, paragrafi 1.1 në lidhje me nenin 384 2.1 të LPPK; gjendjes faktike të gabuar dhe jo të plotë sipas nenit 383, paragrafi 1.3 në lidhje me nenin 386 të LPPK me propozimin që aktgjykimin, pas analizës së provave të paraqitura, ta modifikojë, të akuzuarit Ivanoviq dhe Delibashiq të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit. Sipas prokurorit, Gjyka-ta Themelore, me anë të aktgjykimit nuk e ka precizuar qartazi se cilat fakte i ka konsideruar të provuara e cilat të paprovuara. Prokurori në ankesë i ka anal-izuar deklaratat e dëshmitarëve dhe e ka dhënë vlerësimin e tyre, duke theksuar se shumë prova nuk janë vlerësuar nga ana e gjykatës së shkallës së parë, nuk është bërë vlerësimi i secilës provë në mënyrë të veçantë, lidhshmëria e tyre, gjë që ka sjellë deri te gjendja faktike gabimisht e konstatuar.

Sipas prokurorit special, gjykata nuk e ka vlerësuar në mënyrë adekuate planifi-kimin e ngjarjeve të datës 3 shkurt të vitit 2001, që në mënyrë evidente ka ekzistu-ar, rolin e të akuzuarit Ivanoviq, të cilin ai e ka pasur në nxitjen e kësaj ngjarjeje, se nuk është përpjekur për ta qetësuar gjendjen, se ka dhënë instruksione, se aktivisht ka marrë pjesë në grup. Kurse me aktgjykim nuk është shqyrtuar bashkëpjesëmar-rja e të akuzuarit Ivanoviq me „Rojat e Urës“. Sipas prokurorit, lëshimet e cekura kanë çuar deri te lirimi i të akuzuarit nga akuzat.

Pikën 3 të aktgjykimit prokurori e ka kontestuar për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale sipas nenit 383, paragrafi 1.1 në lidhje me nenin 384, paragrafi 2.1 i LPPK; gjendjes faktike të gabuar dhe jo të plotë sipas nenit 383, paragrafi 1.3 në lidhje me nenin 386 të LPPK, me propozimin që akt-gjykimin pas analizës së provave të paraqitura ta modifikojë dhe që në bazë të provave të paraqitura të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit Nebojsha dhe Ilija Vujaçiqi dhe Aleksandar Llazoviqi.

Page 51: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

51

Sipas prokurorit, gjykata e shkallës së parë nuk i ka vlerësuar në mënyrë të rregullt deklaratat e disa dëshmitarëve të prokurorisë, të cilët kanë dëshmuar mbi ngjarjen e datës 3 shkurt të vitit 2000, që të akuzuarit Vujaçiq dhe Llazoviq i kanë vendosur në vendin e ngjarjes, si pjesëmarrës të sulmit në banesën e fqinjëve të tyre.

Përgjigjet në ankesën e prokuroritMbrojtësit e të akuzuarit Ivanoviq, avokatët Nebojsha Vlajiq dhe Ljubomir Pan-toviq në përgjigjet e tyre në ankesën e prokurorit kanë potencuar se ankesa e prokurorit nuk përmban argumente me të cilat do të ishin vërtetuar pohimet e aktakuzës. Sipas tyre, ankesa e prokurorit është e papranueshme, e bazuar në in-terpretimin e gabuar të aktgjykimit. Ivanoviqi në ditën kritike nuk ka qenë në ven-din e krimit. Avokatët kanë pohuar se prokurori me qëndrimet e tij e ka cenuar obligimin për të vërtetuar të vërtetën materiale, qëllimi i prokurorit ka qenë që të dënoj Ivanoviqin. Në anën tjetër, sipas mbrojtjes gjykata në aktgjykimin e shkallës së parë ka nxjerr përfundime të drejta.

Avokati Miodrag Brkljaq mbrojtës i të akuzuarit Delibashiq, në përgjigjen e tij në ankesën e prokurorit, konsideron se ankesa e prokurorit është e pabazuar, se gjykata e apelit duhet të njëjtën ta hedh si të pabazuar dhe ta konfirmojë aktgjyki-min e shkallës së parë. Sipas tij, Gjykata themelore në mënyrë të drejtë dhe të qartë i ka vlerësuar provat, deklaratat e dëshmitarëve, ka nxjerrë përfundime të drejta, nuk i ka shkelur dispozitat e procedurës penale, e ka zbatuar në mënyrë të drejtë të drejtën materiale.

I akuzuari Nebojsha Vujaçiq personalisht e ka parashtruar përgjigjen në ankesën e prokurorit. Ai ka kërkuar që ankesa e prokurorit të hidhet, sepse prokurori nuk ka ofruar asnjë provë të re që aktgjykimi i shkallës së parë të vërtetohet. Gjykata themelore i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë provat, deklaratat e dëshmitarëve të prokurorisë, të cilat, sipas mbrojtësit, kanë qenë jobindëse. Akuzuari në përgjigjen e tij i ka analizuar deklaratat e dëshmitarit, duke e parashtruar vlerësimin e tij për deklaratat e tyre dhe duke e potencuar se nuk është logjike që ta sulmonte banesën e cila gjendet menjëherë afër banesës së tij.

Në ankesën e prokurorit është përgjigjur edhe avokati i të akuzuarit Nebojsha Vujaçiq, Zharko Gajiq, i cili nga Gjykata e Apelit ka kërkuar që ankesa të hid-het si e pabazuar dhe të konfirmohet aktgjykimi i shkallës së parë. Pretendimet e prokurorit janë të paqëndrueshme, kurse deklaratat në të cilat thirret prokurori janë kontradiktore.

Mbrojtësi i të akuzuarit Ilija Vujaçiq, avokati Dobrica Laziq, në përgjigjen e tij në ankesën e prokurorit ka kërkuar që ankesa të refuzohet si e pabazuar, kurse aktgjykimi i Gjykatës Themelore të konfirmohet. Dëshmitarët, në të cilët thirret

Page 52: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

52

prokurori janë jobindës. Disa dëshmitarë të mbrojtjes, që janë dëgjuar, i kanë kon-firmuar pretendimet e klientit të tij.

Mbrojtësi i të akuzuarit Aleksandar Llazoviq, avokati Zhivojin Jokanoviq, duke i kontestuar pretendimet e prokurorit, po ashtu ka kërkuar që ankesa e prokurorit të hidhet, kurse që aktgjykim i shkallës së parë të konfirmohet. Gjykata e shkallës së parë me mjaft vëmendje, në mënyrë të gjithmbarshme i ka vlerësuar provat në mënyrë individuale dhe në lidhje njëra me tjetrin. Gjykata themelore saktë ka arritur deri te e vërteta materiale, përkatësisht deri te vendimi se akuzat nuk janë provuar, duke e potencuar se deklaratat e dëshmitarit të prokurorisë nuk janë të besueshme. Ankesat e të akuzuarit IvanoviqI akuzuari Ivanoviq e ka kontestuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mi-trovicë/Mitrovica për shkak të shkeljeve esenciale të procedurës penale, shkeljes esenciale të ligjit penal, gjendjes faktike të gabuar dhe jo të plotë dhe sanksioneve penale gabimisht të vërtetuara, me propozimin që gjykata e shkallës së dytë të modifikojë aktgjykimin e ankimuar dhe ta liroj nga përgjegjësia penale ose që ta revokojë aktgjykimin e Gjykatës Themelore lidhur me pikën 1 dhe lëndën ta kthejë në Gjykatën Themelore për vendosje të përsëritur lidhur me këtë pikë. Po ashtu, ai e potencuar se i është shqiptuar dënimi tejet i ashpër dhe duke kërkuar që t’i shqiptohet dënim më i butë. I akuzuari Ivanoviq në ankesën e tij në mënyrë të posaçme e ka potencuar se në ditën kritike nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, se në asnjë mënyrë nuk ka marrë pjesë, kontribuuar ose i ka shërbyer asaj që ka ndodhur në vitin 1999.

Ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit IvanoviqMbrojtja e të akuzuarit Ivanoviq (avokatët Nebojsha Vlajiq dhe Ljubomir Pan-toviq) me ankesë e kanë kontestuar aktgjykimin e shkallës së parë për shkak të gjendjes faktike gabimisht dhe në mënyrë jo të plotë të konstatuar, shkeljes esen-ciale të ligjit penal, shkeljeve esenciale të procedurës penale, duke e përfshirë edhe Konventën Evropiane mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, sanksioneve penale gabimisht të konstatuara. Mbrojtësit me anë të kërkesës kanë kërkuar nga gjykata e apelit që ta konfirmojë pjesën e aktgjykimit me të cilën liro-het nga akuzat, që ta modifikojë aktgjykimin në pikën 1, ta lirojë klientin e tij nga akuzat për të cilat është shpallur fajtor ose që në rast të mospranimit të propozi-meve të cekura, ta hedh aktgjykimin e shkallës së parë në këtë pikë dhe që rastin t’ia kthejë gjykatës së shkallës së parë për rigjykim për të njëjtën.

Mbrojtja e Ivanoviqit në ankesë në mënyrë të hollësishme e ka analizuar aktgjyki-min e shkallës së parë, duke e potencuar se konstatimet e tij nuk janë konsekuent, dhe se së këndejmi gjykata e shkallës së parë nuk e ka vërtetuar jashtë dyshimit

Page 53: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

53

përgjegjësinë penale të klientit të tij dhe se ky aktgjykim nuk e shpjegon se në çfarë mënyre gjykata i ka vlerësuar provat. Gjykata e shkallës së parë e ka shkelur parimin ne bis in idem.

Qëndrimet e prokurorisëDuke reaguar ndaj ankesave të mbrojtjes dhe të akuzuarit Ivanoviq, prokurori special Romulo Mateus ka thënë në përgjigjen e tij se këto ankesa nuk janë të ba-zuara. Duke kërkuar nga gjykata që ato të hedhen poshtë, ai ka propozuar që ajo të vërtetoj pjesën e aktgjykimit ku shqiptohet dënimi për të akuzuarin. Lidhur me dënimin e shqiptuar, prokurori ka kërkuar që të akuzuarit t’i shqiptohet dënimi më i ashpër.

Prokurori i apelit Claudio Pala, në propozimin e tij, e ka mbështetur ankesën e prokurorit special, dhe ka kërkuar që ankesa e të akuzuarit Ivanoviq të hidhet poshtë. Sipas Gjykatës së Apelit, i akuzuari Ivanoviq është kryerësi i supozuar, ka qenë në afërsi të drejtpërdrejt të vendit të krimit, me veprimet e tij i ka trimëru-ar vartësit e tij që të kryejnë krime. Vrasja ka ndodh menjëherë pas fjalës së të akuzuarit, pra ai e ka nxitur kryerjen e veprave penale nga pika 2 e aktakuzës.

Procedura para Gjykatës së ApelitMbrojtja e të akuzuarit Ivanoviq, pas dorëzimit të rastit në Gjykatën e Apelit për veprim në lidhje me ankesat e kësaj gjykate, ka kërkuar që vendi i mbajtjes së seancave të panelit ankimor të ndryshojë, që e njëjta të mbahet në ambientet e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/ Mitrovica. Propozimi është refuzuar me ven-dimin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Gjykatës së Apelit. Pas caktimit të se-ancës së panelit ankimor dhe njoftimit me përbërjen e tij, mbrojtja e të akuzuarit Ivanoviq e ka kundërshtuar edhe anëtarin, gjyqtarin kosovar Driton Muharre-mi në përbërjen e panelit ankimor, duke propozuar që procedura ankimore të mbahet para panelit ndërkombëtar të Gjykatës së Apelit ose që në përbërjen e këtij paneli të jetë gjykatësi i kombësisë serbe. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës së Apelit, me vendim të datës 6 tetor të vitit 2016, edhe këtë propozim e ka hedhur si të pabazuar, me çka janë krijuar parakushtet ligjore për mbajtjen e seancës së panelit ankimor.

Seanca e panelit ankimor, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar66 është mbajtur në datën 28 shtator të vitit 2016 dhe në datat 11 dhe 12 tetor të vitit 2016. Në seancën e panelit ankimor nuk kanë qenë të pranishëm të gjithë të akuzuarit, me përjashtim të të akuzuarit Ivanoviq, edhe pse kanë qenë të ftuar në mënyrë të rregullt. Krahas të autorizuarit të plotfuqishëm të palës së dëmtuar, në seancat e Gjykatës së Apelit kanë qenë të pranishëm disa të dëmtuar.

(66) Anëtarët e panelit të përzier ankimor: gjyqtari ndërkombëtar Radostin Petrov, kryetari i panelit, gjyqtarja ndërkombëtare Anna Bednarek dhe gjyqtari kosovar Driton Muharremi, anëtar e panelit.

Page 54: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

54

Gjatë seancës së panelit ankimor, pas refuzimit të kundërshtimeve të mbrojtjes së të akuzuarit Ivanoviq, nga ana e kryetarit të panelit ankimor është prezantuar rrjedha e procedurës penale. Palët në procedurë në tërësi i kanë prezantuar me gojë pretendimet ankimore. Prokurori i apelit e ka mbështetur prokurorin special, duke ia përsëritur propozimin panelit ankimor që ta modifikojë aktgjykimin e shkallës së parë, që ta ashpërsojë dënimin e shqiptuar të akuzuarit Ivanoviq, si dhe që Ivanoviqin dhe të akuzuarit e tjerë t’i dënojë sipas akuzave të aktakuzës.

I akuzuari Ivanoviq në mënyrë të hollësishme i ka prezantuar pretendimet e tij ankimore, dhe posaçërisht duke e theksuar parimin ne bis in idem ka kërkuar nga gjykata që me vendimin e saj ta lirojnë nga akuzat, gjë që e ka kërkuar edhe mbro-jtja e tij,si dhe mbrojtësit e tjerë në lidhje me klientët e tyre.

Pas seancave të mbajtura të panelit ankimor, e ka gjetur si të domosdoshme që para Gjykatës së Apelit ta hap dëgjimin. Shqyrtimi është mbajtur me 22 nëntor të vitit 2016, vetëm me qëllim të qartësimit të rrethanave në lidhje me parimin ne bis in idem. Gjatë dëgjimit, kryetari panelit ankimor i ka paraqitur arsyet hapjes e shqyrtimit, palët në procedurë i kanë parashtruar qëndrimet e tyre në lidhje me këtë parim. Gjatë kësaj seance para Gjykatës së Apelit është dëgjuar në cilësi të dëshmitarit ish gjyqtari hetues i ish Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë/Mitrovica, i cili i ka udhëhequr hetimet në lidhje me ngjarjet e datës 14 prill të vitit 1999. Sipas dëshmitarit, hetimet e atëhershme janë zhvilluar kundër personave të tjerë. Disa dëshmitarë e kanë cekur të akuzuarin Ivanoviq, por hetimet nuk janë zgjeruar në lidhje me te. Rasti i është dorëzuar ish njësisë qendrore të UNMIK-t për hetime penale, e cila është marrë me krimet e luftës.

FDH Kosovë nuk ka njohuri që deri në fund të vitit 2016 Gjykata e Apelit e ka sjellë vendimin e saj për ankesat e palëve në procedurë.

Në bazë të monitorimit të rregullt të këtij gjykimi, FDH Kosovë ka publikuar një komunikatë me rastin e shpalljes se aktgjykimit të shkallës e parë67, si dhe analizën me gjetjet dhe qëndrimet e tij lidhur me rrjedhën e këtij gjykimi dhe aktgjykimin e shkallës së parë në këtë lëndë dhe janë në dispozicion për publikun. Komunikata dhe analiza janë pjesë përbërëse të këtij raporti. FDH Kosovë mbetet pranë gjet-jeve, qëndrimeve dhe vërejtjeve të bëra publike atëherë lidhur me rastin Prokurori kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve.

(67) http://hlc-kosovo.org/?p=4266&lang=sq http://www.hlc-rdc.org/?p=31052&lang=zh

Page 55: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

55

3.2. Rasti Milaim Zeka dhe Rrustem Rukolli68

Paneli ankimor i përzier i Gjykatës së Apelit, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndër-kombëtar Piotr Bojarczuk69, pas seancës publike të mbajtur në datën 30 nëntor të vitit 2016 në lëndën Prokurori kundër Milaim Zekës70, shqyrtimit dhe këshillimi i panelit janë kryer në datën 1 dhe 13 dhjetor të vitit 2016, në datën 13 dhjetor të vitit 2016, e ka sjellë aktgjykimin, me të cilin e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorit special në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 12 shkurt të vitit 2016 dhe në të njërën kohë e ka konfirmuar aktgjykimin e cekur të shkallës së parë. Rrjedha e procedurës penale Për shkak të dyshimeve të bazuara se në veprimet e të dyshuarit Milaim Zeka ka elemente të caktuara të veprës penale, me vendim të Prokurorit Special të datës 6 nëntor të vitit 2013 mbi hapjen e hetimeve, është iniciuar procedura penale kundër të dyshuarit. Hetimet janë zgjeruar në datën 13 janar të vitit 2014 edhe në të dyshuarin Rrustem Rukolli, sepse, edhe në rastin e tij si edhe në rastin e të dysh-uarit Zeka, kanë ekzistuar dyshime të bazuara se me veprime të caktuara e kanë shkelur fshehtësinë e procedurës, duke u përpjekur për të penguar procedurën zyrtare në një lëndë penale, në të cilën hetimet kanë qenë në rrjedhë e sipër sipas akuzave për veprën penale krim i luftës.

Pas përfundimit të hetimeve në lëndën Prokurori kundër Milaim Zekës dhe Rrustem Rukollit, Prokuroria Speciale në datën 24 prill të vitit 2014 e ka ngritur aktakuzën kundër të dyshuarve Zeka dhe Rukolli. Të akuzuarve iu është vënë në barrë kryerja e veprës penale shkelje e fshehtësisë së procedurës71, të cilën ata, sipas aktakuzës, e kanë kryer në bashkëkryerje. Aktakuza në mënyrë konkrete i ngarkon se ata të dytë në periudhën midis 14 korrikut dhe 31 tetorit të vitit 2013, pa autorizim të organeve kompetente gjyqësore, i kanë publikuar informacionet në lidhje me identitetin e dëshmitarëve të caktuar të mbrojtur, përkatësisht personave të cilët në atë periud-hë kanë qenë nën masa të mbrojtjes në procedura të caktuara penale para gjykatës (GJPP 27/12; PPS 88/11). Sipas aktakuzës, Rukolli e ka shfrytëzuar faktin se ka pa-sur qasje dhe i ka pasur në dispozicion disa informata të caktuara konfidenciale,

(68) Me një analizë të këtillë do të përfshihen procedura penale e shkallës së parë në lëndën kun-dër Milaim Zekës dhe Rrustem Rukollit, si dhe procedura ankimore në lidhje me të akuzuarin Milaim Zeka.

(69) Anëtarët e panelit ankimor: Gjyqtari kosovar i Gjykatës së Apelit Fillim Shkoro dhe gjyqtari ndërkombëtar Roman Raab.

(70) Procedura penale kundër të akuzuarit Zeka në fazën e procedurës së shkallës së parë është zhvilluar edhe kundër Rustem Rukollit, në lidhje me të cilin prokurori ndërkombëtar ka hequr dorë nga ndjekja penale në fazën e parashtrimit të fjalëve përfundimtare.

(71) E paraparë dhe e dënueshme me anë të nenit 400, paragrafi 2 në lidhje me nenin 31 të LPRK.

Page 56: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

56

përkatësisht disa deklarata të dëshmitarëve anonim, deri tek të cilat ka arritur si pjesë e ekipit të mbrojtjes së të akuzuarve të caktuar në një procedurë penale (GJPP 27/12; PPS 88/11), por edhe përmes anëtarëve të ekipit të avokatëve të njërit prej të akuzuarve (Sami Lushtaku) në këtë procedurë. Zeka, sipas profesionit gazetar dhe producent, e ka shfrytëzuar mundësinë e shikimit në dokumentacion konfidencial, të cilin e ka poseduar Rukolli dhe në bazë të kësaj ka organizuar takime me njërin prej dëshmitarëve anonim, deri te i cili ka ardhur në datën 29 dhe 30 tetor të vitit 2013 në restaurant në Skënderaj/Srbica, në prani të personave të tjerë.

Prokuroria, në bazë të kësaj, të akuzuarit Zeka ia ka vënë në barrë edhe veprën pe-nale tentim i pengimit të dëshmisë ose të procedurës penale72. Në bazë të kësaj akuze, prokuroria ka pohuar se i akuzuari: (a) midis datës 28 tetor dhe 5 nëntor të vitit 2013 është përpjekur për ta bindur një dëshmitar anonim në një rast penal, i cili në atë kohë ka qenë në fazën e hetimeve, që të heq dorë nga deklarata, të cilën e ka dhënë më herët në procedurën penale dhe e cila ka qenë akuzuese për të dyshuarit në atë lëndë. Me atë rast, Zeka i ka premtuar këtij dëshmitari anonim një përfitim të caktuar. I akuzuari, në shërbim të këtij qëllimi, i ka kryer edhe shumë biseda telefonike me dëshmitarin anonim.

Të akuzuarit Zeka i është caktuar nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake masa e ndalimit të afrimit ndaj vendeve dhe personave të caktuar në periudhën prej datës 25 nëntor të vitit 2013 deri në datën 25 gusht të vitit 2014.

Për aktakuzën e ngritur kundër Zekës dhe Rukollit, para Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, në datën 5 maj të vitit 2014, është mbajtur seanca e dëgjimit të parë73, në lidhje me të cilën të akuzuarit janë deklaruar se nuk janë fajtor për akuzat e ngritura kundër tyre. I akuzuari Zeka, përmes mbrojtësit të tij me shkrim e ka kundërshtuar akuzën dhe provat, mbi të cilat është bazuar ajo74. Pas kësaj, prokurori special është përgjigjur në kundërshtimet dhe kërkesat e këtij të akuzuari. Me vendim të datës 30 korrik të vitit 2014, Gjykata Themelore në Mitrovicë/Mi-trovica pjesërisht i ka pranuar kundërshtimet e të akuzuarit Zeka. Intervista e tij e datës 24 tetor të vitit 2013 (të cilën ai e ka dhënë gjatë procedurës përgatitore në cilësinë e dëshmitarit, pa praninë e avokatit) është shpallur provë e pavlefshme dhe është ndarë nga materialet e lëndës, derisa provat e tjera të deponuara nga prokurori janë shpallur të pranueshme. Kërkesa e mbrojtësit të të akuzuarit për hedhje të aktakuzës është refuzuar si e pabazë.

(72) E paraparë dhe e dënueshme me anë të nenit 28 dhe 394 , paragrafët 1 dhe 1.7 të LPRK. (73) Dëgjimin e ka zhvilluar gjyqtari ndërkombëtar Petar Stoitsev, i cili ka vepruar në cilësi të gjyqta-

rit individual në këtë fazë të procedurës. (74) Një pasqyrim më i hollësishëm i kësaj procedure penale mund të gjendet në raportet e FDH

Kosovë për vitet 2014 dhe 2015 si edhe në faqen zyrtare të internetit: www.hlc-kosovo.org

Page 57: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

57

Duke vepruar në lidhje me ankesat e palëve në procedurë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica mbi aktakuzën, Gjykata e Apelit me vendim të datës 25 shtator të vitit 2014 e ka konfirmuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë mbi aktakuzën e datës 30 korrik të vitit 2014.

Shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Milaim Zekës dhe Rrustem Rukollit është hapur në datën 13 tetor të vitit 2015 para panelit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja ndërkom-bëtare Franciska Fiser75. Pas leximit të aktakuzës (për të cilën të akuzuarit janë deklarua se nuk janë fajtor), janë kryer fjalët hyrëse të palëve.

Shqyrtimi kryesor ka vazhduar pastaj me paraqitjen e provave, përkatësisht me dëgjimin e dëshmitarëve. Paneli shqyrtues gjatë shqyrtimit kryesor është takuar në dhjetë (10) ditë gjyqësore. Para gjykatës janë dëgjuar katër (4) dëshmitarë të prokurorisë. Me propozimin e prokurorisë, gjykata ka pranuar që njëri prej tyre të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur. Ky dëshmitar ka dëshmuar me anë të video konferencës. Shqyrtimi ka qenë i hapur për publikun, kurse figurën e dëshmitarit kanë mundur për ta parë vetëm anëtarët e panelit shqyrtues dhe palët në procedurë, të cilat kanë qenë të njohura edhe me identitetin e tij. Publiku i pranishëm, vëzhguesit, përfaqësuesit e mediave kanë mundur vetëm ta dëgjojnë zërin e dëshmitarit, derisa ka qenë i ndaluar audio incizimi i deklaratës së dësh-mitarit. Para panelit shqyrtues janë dëgjuar edhe dy (2) dëshmitarë të gjykatës sipas detyrës zyrtare. Ata janë dëgjuar në seancat e gjykatës, të cilat kanë qenë të mbyllura për publikun. Edhe gjatë seancave, në të cilat ka qenë e lejuar qasja publikut, disa pjesë të caktuara të shqyrtimit kanë qenë, sipas nevojës, të mbyllura për publikun76. Gjatë shqyrtimit janë paraqitur shumë prova materiale, siç janë incizimet video dhe audio kryesisht të siguruara gjatë hetimeve, si edhe me rastin e bastisjes së shtëpisë dhe të zyrës së të akuzuarit Zeka.

I akuzuari Zeka ka pranuar që para panelit shqyrtues në cilësi të dëshmitarit të përgjigjet në pyetjet e mbrojtësit të tij, prokurorit dhe anëtarëve të panelit shqyrtues. Zeka kryesisht është përgjigjur në pyetjet të cilat kanë pasur të bëjnë me angazhimin e tij si gazetar, për mënyrën e punës së tij si dhe për mënyrën se si

(75) Anëtarë të panelit shqyrtues kanë qenë gjyqtarët ndërkombëtarë Arkadiusz Sadek dhe Vladimir Mikula. Ky panel është formuar pas kundërshtimeve të mbrojtjes ndaj përbërjes së parë të pane-lit ankimor, të cilin e kanë përbërë gjyqtarët ndërkombëtar Vidar Stensland, si kryetar i panelit, Iva Nikshiq dhe Franciska Fiser, si anëtare të panelit. Sipas mbrojtjes, gjyqtarët Stensland dhe Nikshiq kanë qenë anëtarë të panelit shqyrtues në rastin Drenica I, gjyqtari Stensland Drenica I. Mbrojtja ka dyshuar në objektivitetin e tyre në këtë rast. Duke vepruar lidhur me kërkesën në fjalë, kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica e ka sjellë vendimin mbi përbërjen e re të panelit shqyrtues, me të cilin ka udhëhequr Fiser dhe para të cilit është mbajtur shqyrtimi kryesor. Kundërshtimet e mbrojtjes ndaj kompetencave territoriale të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica janë refuzuar si të pabazuara.

(76) Vëzhguesve të FDH Kosovë nuk iu është lejuar prania në këto seanca.

Page 58: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

58

e kryen hulumtimin. Në këtë kuadër, ai ka biseduar edhe për arsyet e takimit me njërin prej dëshmitarëve, i cili e ka pasur statusin e dëshmitarit të mbrojtur në ras-tin Drenica. Duke u përgjigjur në pyetjet, i akuzuari nuk e ka mohuar se në peri-udhën e cekur në aktakuzë është takuar me një person, i cili e ka pasur statusin e dëshmitarit të mbrojtur në një procedurë tjetër penale, por i cili ka dëshmuar edhe në procedurën kundër të akuzuarve Zeka dhe Rukolli. Duke e potencuar se takimin me dëshmitarin e mbrojtur e ka organizuar nga arsye profesionale (në atë periudhë e ka grumbulluar materialin për emisionin e tij), sepse nga kureshtja gazetareske ka dashur për të vërtetuar disa rrethana të caktuara që lidhen me ras-tin Drenica. Si shembull, ka thënë se ka dëshiruar për të vërtetuar nëse personi, me të cilin është takuar, është dëshmitar i mbrojtur i rastit për të cilin ai ka dyshuar se është, çfarë statusi ka, por se nga dëshmitari nuk e ka vërtetuar informacionin (kurse, siç pretendohet, i akuzuari nuk e ka treguar provën me shkrim mbi atë).

Gjatë dy takimeve me dëshmitarin e mbrojtur, i akuzuari Zeka nuk ka pasur suk-ses që me te ta kryejë intervistën. I akuzuari ka thënë se ai nuk është përgjegjës për publikimin e fotografisë së dëshmitarit të mbrojtur me të cilin është takuar, dhe e cila ka ndodhur, jo në kuadër të emisionit të tij, por të një emisioni tjetër të RTK-së, ku punon Zeka. Sipas pohimeve të tij, përgjegjësinë për këtë e bart kryeredaktori. I akuzuari e ka theksuar se në punën e tij shumëvjeçare gjithmonë e ka respektuar kodeksin gazetaresk dhe e ka theksuar se prokuroria e bart përg-jegjësinë që nuk din t’i mbrojë dëshmitarët e saj.

Para paraqitjes së fjalës përfundimtare, prokurori special ka hequr dorë nga nd-jekja kundër të akuzuarit Rukolli. Sipas fjalëve të tij, deri te tërheqja ka rezultuar pas paraqitjes së provave shtesë para panelit shqyrtues, në bazë të të cilave është konstatuar se në veprimet e këtij të akuzuari nuk ka elemente të veprës penale, të cilat me aktakuzë i janë vënë në barrë.

Në fund të shqyrtimit në këtë lëndë, palët në procedurë kanë parashtruar argumen-tet e tyre përfundimtare. Në fjalën e tij përfundimtare, prokurori posaçërisht e ka theksuar se, në bazë të provave të paraqitura, si e pakontestueshme është vërtetuar se i akuzuari Zeka është takuar me dëshmitarin A në periudhën e saktësuar në ak-takuzë (këtë fakt e ka pranuar edhe vet i akuzuar), se i akuzuari e ka ditur se ekzis-ton vendimi gjyqësor se dëshmitari A e gëzon cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur në rastin Drenica77, si edhe se është përpjekur për ta bindur për ta tërhequr deklaratën e tij, me të cilën i ka ngarkuar disa të akuzuar në lëndën e cekur përkatësisht që t’ua

(77) Në kohën kur i akuzuari Zeka ka organizuar takime me dëshmitarin A, rasti Drenica ka qenë lëndë e veçantë e njohur si Prokurori kundër Agima Demajt dhe të tjerëve, dhe rasti, me vendim të kryetarit të panelit shqyrtues të datës 16. prill të vitit 2014, është ndarë në rastet Drenica 1 dhe 2. Mbi këtë do të ketë më shumë hollësi në kapitullin, i cili ka të bëjë me procedurën ankimore, ku këto raste në mënyrë të hollësishme do të përpunohen.

Page 59: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

59

falë të akuzuarve në lëndën Drenica për keqtrajtimet, të cilave iu është nënshtruar gjatë kohës së konfliktit të armatosur Kosovë. Prokurori e ka cekur se i akuzuari Zeka, në kohën kur është takuar me dëshmitarin e mbrojtur në lëndën Drenica, ka qenë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë i njoftuar se dëshmitari A ka qenë dëshmitar i mbrojtur në lëndën e përmendur si edhe se me përpjekjen që me te të bëjë intervistë mbi rrethanat e këtij rasti e ka shkelur vendimin gjyqësor. Sipas prokurorit, sjellja e këtillë e të akuzuarit posaçërisht fiton në peshë kur të kihet para-sysh rrethanat me të cilat ballafaqohet gjyqësori kosovar pikërisht lidhur me çësht-jen e dëshmitarëve e posaçërisht të dëshmitarëve të mbrojtur. Në fund, prokurori i ka propozuar gjykatës që të akuzuarin ta shpall fajtor dhe që ta dënoj sipas ligjit.

Mbrojtësi i të akuzuarit në fjalën e tij përfundimtare, midis të tjerash, e ka theksuar se me asnjë provë të paraqitur para gjykatës nuk janë vërtetuar pretendimet e ak-takuzës. Duke i analizuar provat e paraqitura para panelit shqyrtues, ai ka thënë se klienti e tij nuk është përgjegjës për publikimin e identitetit të dëshmitarit të mbroj-tur, kurse provat të cilat prokuroria i ka prezantuar përbëjnë incizime personale dhe të papublikuara të bëra për nevoja personale. Mbrojtësi i ka propozuar panelit që në mënyrë të hollësishme dhe të përgjegjshme të vlerësojë provat, në bazë të të cilave do të sjellë aktgjykimin, me të cilin do ta lirojë të akuzuarin nga akuzat. I akuzuari Zeka në fjalën e tij përfundimtare, midis të tjerash, e ka theksuar se nuk qëndrojnë dhe se nuk janë provuar pretendimet e akuzës. Sipas vlerësimit të tij, akuza se ai e ka publikuar identitetin e dëshmitarit të mbrojtur as nuk është e bazuar e as e provuar.

Aktakuzën, gjatë rrjedhës së shqyrtimit e kanë përfaqësuar prokurorët e Prokuror-isë Speciale Romulo Mateus dhe Paul Flynn.

Paneli shqyrtues, në datën 12 shkurt të vitit 2016 e ka shpallur aktgjykimin me të cilin është refuzuar akuza në lidhje me të akuzuarin Rrustem Rukolli, pas tërheqjes së prokurorit special nga ndjekja kundër të njëjtit në drejtim të veprës penale shkelje e fshehtësisë së procedurës.

Me aktgjykimin e njëjtë, paneli e ka liruar të akuzuarin Zeka nga akuzat në drej-tim të veprave penale shkelje e fshehtësisë së procedurës penale dhe tentim i pengim-it të dëshmisë ose procedurës zyrtare. Sipas panelit, me provat e paraqitura nuk është vërtetuar se në veprimet e të akuzuarit ka elemente të veprave penale, me të cilat ai ngarkohet. Paneli ka konstatuar se nuk janë plotësuar elementet objektive dhe subjektive për ekzistimin e këtyre veprave penale në rastin e të akuzuarit. Në bazë të provave të paraqitura është vërtetuar se i akuzuari ka pasur njohuri mbi ekzistimin e urdhrit mbi dëshmitarët e mbrojtur, por nuk ka qenë i njoftuar me përmbajtjen e saj si edhe as me listën e dëshmitarëve, të cilët e kanë pasur statusin

Page 60: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

60

e dëshmitarëve të mbrojtur në lëndën penale Drenica në të cilën ka qenë në vazh-dim e sipër procedura hetimore. Paneli ka konstatuar se i akuzuari, në periudhën e saktësuar në aktakuzë, ka pasur kontakte me anë të telefonit me një dëshmitar të mbrojtur si dhe se me te është takuar dy herë. Këtë nuk e ka kundërshtuar as i akuzuari gjatë shqyrtimit kryesor, duke u shprehur se takimet janë organizuar me qëllim të realizimit të intervistës me dëshmitarin në lidhje me vuajtjet, të cilat i ka përjetuar gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. Intervista nuk është realizuar për shkak të refuzimit të dëshmitarit të mbrojtur për t’u përgjigjur në pyetjet e të akuzuarit. Po ashtu, është konstatuar se i akuzuari, me rastin e takimit me dëshmi-tarin e mbrojtur, këtij ia ka treguar dokumentin zyrtar – deklaratën e pretenduar me shkrim të dëshmitarit të mbrojtur në procedurën penale të zhvilluar në rastin Drenica, e cila e ka pasur nënshkrimin e dëshmitarit. Dëshmitari ka pasur vetëm shikimin vizual në këtë dokument, sepse ai ka refuzuar për ta bërë njohjen e do-kumentit të treguar në prani të të akuzuarit. Gjykata ka vërtetuar se i akuzuari e ka respektuar rekomandimin e prokurorit ndërkombëtar në rastin Drenica, që i është sjellë me rastrin e takimit/dëshmisë para prokurorit me ftesën e këtij të fundit. Me atë rast, të akuzuarit i është tërhequr vëmendja që me hulumtimin e tij të jetë i kujdesshëm, posaçërisht me rastin e transmetimit të kontributit në emisionet në të cilat i akuzuari është autor dhe producent, sepse disa dëshmitarë të caktuar në lëndë, që ai i ka hulumtuar, e kanë statusin e dëshmitarit të mbrojtur. Pas vërejtjes së cekur, i akuzuari i ka mjegulluar figurat e dëshmitarëve në ekranin televiziv, duke transmetuar bisedat me te me zëra të ndryshuar.

Gjykata, po ashtu, ka konstatuar se me provat e paraqitura nuk ka vërtetuar se në veprimet e të akuzuarit Zeka ka elemente të veprës penale pengim i dëshmisë ose i procedurës zyrtare, përkatësisht se i akuzuari me rastin e takimeve të tij me dësh-mitarin nuk ia ka dalë ta bind këtë që të tërheq deklaratën e tij, përkatësisht që t’ua fal disa personave të akuzuar në rastin Drenica, për atë që i kanë bërë. Gjykata nuk ka vërtetuar se dëshmitarit A i është ofruar çfarëdo përfitimi material ose jomaterial që të sillet ashtu siç është kërkuar nga ai. Po ashtu, nuk është vërtetuar se i akuzuari me paramendim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë e ka nxitur dëshmi-tarin A për të refuzuar ose që të jap deklaratë me qëllimin për të penguar veprimet gjyqësore. Sipas gjykatës, provat e prezantuara dhe të paraqitura nuk vërtetojnë ekzistimin e elementeve objektive të veprave penale, të cilat të akuzuarit i vihen në barrë. Paneli shqyrtues ka konstatuar se Rukolli nuk ka qenë burim i informacioneve për të akuzuarin Zeka, informacione të cilat kanë pasur të bëjnë me dëshmitarin e mbrojtur, edhe pse si anëtarë i ekipit të mbrojtjes së njërit prej të akuzuarve në rastin Drenica, ai ka pasur qasje në këto informacione. Duke pasur parasysh numrin e madh të të akuzuarve në rastin Drenica (pesëmbëdhjetë), si dhe numrin e avokatëve dhe të personave, që kanë qenë të angazhuar në mbrojtjen e këtyre të akuzuarve dhe të cilët kanë pasur qasje ndaj informacioneve konfidenciale, është

Page 61: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

61

e mundshme për të supozuar se edhe dikush nga ata ka mundur për të qenë burim i informacionit për dëshmitarët e mbrojtur. Sipas gjykatës, Rukolli, po ashtu, ka qenë i njohur me informacionet konfidenciale nga lënda Drenica, por nuk është vërtetuar se e ka pasur në shikim urdhëresën konkrete mbi statusin e dëshmi-tarëve të caktuar.

Në seanca të caktuara të panelit shqyrtues kanë qenë të pranishëm edhe përfaqë-suesit e ambasadës suedeze në Kosovë, sepse i akuzuari Zeka, krahas shtetësisë kosovare, e ka edhe shtetësinë e këtij vendi.

Gjetjet e FDH Kosovë lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë Monitorimi, të cilin e ka kryer FDH Kosovë në gjykimin në lidhje me këtë lëndë ka qenë pjesërisht i hendikepuar me ndalesën e pranisë së organizatës sonë në disa pjesë të caktuara të shqyrtimit kryesor, në të cilat, sipas panelit, janë paraqitur prova të ndjeshme, kështu që nuk e kemi pamjen e plotë në tërë procedurën dhe të gjitha provat materiale të paraqitura në te. Në këtë mënyrë, FDH Kosovë është i limituar në shprehjen e qëndrimeve të hollësishme mbi aktgjykimin e shkallës së parë si dhe lidhur me atë nëse ai është i drejtë dhe i bazuar në ligjin.

Procedura penale kundër të akuzuarit Zeka ka qenë procedura e parë penale në Kosovë, e cila është ngritur kundër një gazetari për shkak të veprës penale shkelje e fshehtësisë së procedurës dhe përpjekje e pengimit të dëshmisë ose të procedurës zyrtare. Me gjithë mundësinë për të qenë e pranishme në disa pjesë të caktuara, të mbyllura të shqyrtimit kryesor, si dhe gjatë paraqitjes së një numri të provave, FDH Kosovë përfundon se palët në procedurë kanë pasur gjykim të drejtë dhe të ndershëm. FDH Kosovë nuk ka bazë as të dyshojë në vlerësimin e provave nga ana e panelit shqyrtues si dhe as të pranojë se nuk është vërtetuar se i akuzuari Zeka ka pasur njohuri mbi ekzistimin e urdhrit gjyqësor zyrtar mbi mbrojtjen e dëshmitarit në rastin Drenica . Ajo që shtrohet si pyetje, e cila kërkon përgjigje, është se përse i akuzuari e ka përgatitur kolazhin e emisioneve mbi disa ngjarje të caktuara, të cilat gjatë luftës kanë ndodhur në rajonin e Drenicës (paraburgimi i personave të caktuar dhe keqtrajtimi i tyre fizik) pikërisht në kohën kur në lidhje me këto ngjarje janë zh-villuar hetimet në rastin Drenica. Përputhja e objektit të hulumtimit gazetaresk me objektin e hulumtimit në njërin prej gjykimeve më të ndjeshme të pasluftës ka mun-dur për të ndikuar në personat, të cilët kanë qenë dëshmitarë potencial dhe që ata t’i dekurajojë nga të dëshmuarit si dhe në vet atmosferën rreth kësaj lënde, e cila, edhe pse nuk ka qenë atmosferë armiqësore, posaçërisht duke pasur parasysh problemet me dëshmitarët, me të cilat ballafaqohet gjyqësori kosovar, tashmë me vite të tëra, gjykata është dashur për ta marrë në shqyrtim mundësinë se kontributet dhe emis-ionet mbi rastin Drenica në televizionin më të madh kosovar në kohën e ngritjes së aktakuzës ndoshta kanë pasur në mënyrë (in)direkte ndikim mbi dëshmitarët ose

Page 62: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

62

madje edhe mund t’i kenë frikësuar ata? Disa dëshmitarë gjatë shqyrtimit kryesor në rastet Drenica 1 dhe 2 deri diku i kanë ndryshuar deklaratat e tyre. A ka ndikuar raportimi i mediave në vendimet e dëshmitarëve që para gjykatës të japin deklarata të tjera krahasuar me ato të cilat i kanë dhënë në fazat e mëhershme të procedurës?

FDH Kosovë e përkrah gazetarinë hulumtuese, por konsideron se ajo duhet të jetë profesionalisht shumë e kujdesshme, posaçërisht kur është fjala për rastet e krimeve të luftës. Shtrohet pyetja se sa ka qenë e mundshme për të mbajtur qëndrim profe-sional dhe të paanshëm në hulumtimin gazetaresk të rastit, i cili në të njëjtën kohë ka qenë lëndë e një procedure hetimore penale? FDH Kosovë konsideron se nuk ka nevojë për një argumentim të posaçëm për të arritur te përfundimi se gjykata dhe procedura penale në këtë rast e gëzojnë prioritetin dhe se nuk guxon të lejohet që me hulumtime të nxituara mediave të vihet në pyetje integriteti dhe suksesi i një i një hetimi penal? Këto pyetje shtrohen si të pashmangshme kur dihet se në mjediset e vogla, siç është ai kosovar, secili e njeh secilin dhe se zbulimi i identitetit të dëshmi-tarit e çel hapësirën për ushtrim të trysnisë mbi ta. Praktika e deritashme gjyqësore në gjykimet e profilit të lartë ka treguar se një numër i madh i dëshmitarëve të prokurorisë në Kosovë, posaçërisht në rastet kur është fjala për krimet e luftës, gjatë shqyrtimeve kryesore i zbusin, i ndryshojnë ose refuzojnë që t’i përsërisin deklara-tat e dhëna në fazat e mëhershme të procedurës penale, sa për shkak të trysnisë së publikut, aq edhe nga frika nga reperkusionet e mundshme për ta dhe për familjet e tyre. Ekspozimi shtesë i këtyre dëshmitarëve ndaj trysnisë së publikut me anë të promovimit të tyre në media para se të paraqiten në shqyrtimin kryesor vetëm sa do t’i bëjë më të vendosur në bindjen që para gjykatës dhe publikisht të mos e përsërisin atë që e kanë deklaruar gjatë hetimeve të fshehta dhe larg nga reflektorët e publikut.

Procedura ankimore Në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica është ankuar prokurori ndërkombëtar dhe atë vetëm në pjesën e cila ka të bëjë me të akuzuarin Zeka në lidhje me veprën penale shkelje e fshehtësisë së procedurës. Ankesa e prokurorit ka të bëjë me gjendjen faktike gabimisht dhe në mënyrë jo të plotë të konstatuar78 dhe me shkeljet esenciale të procedurës penale79. Prokurori në ankesë e ka potencuar se gjykata e shkallës së parë nuk i ka shqyrtuar dhe vlerësuar faktet themelore, gjë që e ka kushtëzuar që gjykata ta vërtetojë gabimisht dhe në mënyrë jo të plotë gjendjen faktike, gjë kjo e cila ka shërbyer si bazë për sjelljen e aktgjykimit, me të cilin liro-het nga akuzat i akuzuari Zeka. Sipas prokurorit, gjykata i ka pasur në dispozicion provat materiale si dhe informacionet se i akuzuari ka pasur njohuri mbi ekzistimin e urdhëresës gjyqësore mbi dëshmitarët e mbrojtur (si dhe se dëshmitari A është një nga dëshmitarët e mbrojtur në rastin Drenica.) Sipas ankesës së prokurorit, i

(78) E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 383, paragrafi 1, pika 1.3 e LPPRK.(79) E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 383, paragrafi 1, pika 1.1 e LPPRK.

Page 63: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

63

akuzuari e ka zbuluar statusin e dëshmitarit të mbrojtur, e ka organizuar takimin me te dhe e ka hulumtuar në lidhje me rrethanat nëse është ose nuk është dëshmi-tar i mbrojtur. Me rastin e refuzimit të dëshmitarit për ta vërtetuar këtë rrethanë, i akuzuari e ka njoftuar se ky ka prova se dëshmitari i mbrojtur e ka statusin e cekur në procedurën e cekur gjyqësore. Sipas prokurorit, i akuzuari ka vepruar dhe e ka pasur për qëllim për ta shkelur vendimin gjyqësor mbi dëshmitarët e mbrojtur. In-sistimi për kontakt me dëshmitarin e mbrojtur si dhe qëllimi që nga ai të marrë in-formacionin pohues se është dëshmitar i mbrojtur ka çuar deri aty sa ky dëshmitar e ka bërë të ditur këtë fakt, përkatësisht statusin e tij. Sipas prokurorit, sikur të mos ekzistonte sjellja e cekur e të akuzuarit Zeka, dëshmitari nuk do ta bënte këtë.

Prokurori special ka pasur kundërshtime edhe në lidhje me formën e aktgjykimit të shkallës së parë, duke pohuar se ai nuk është hartuar në përputhje me dispozitat e LPPRK-së dhe se ai përmban disa kontradikta të caktuara. Ai i ka propozuar gjykatës së shkallës së dytë që ta pranojë ankesën, që ta modifikojë aktgjykimin e shkallës së parë dhe të akuzuarin ta shpallë fajtor për veprën penale cenim i fshe-htësisë së procedurës sipas paragrafit 2 të nenit 400 në lidhje me nenin 31 të LPRK, sepse kjo shkelje e ka detyruar dëshmitarin për ta shpallur identitetin e tij. Në të kundërtën, gjykatës së shkallës së dytë i është propozuar që ta heq aktgjykimin e shkallës së parë dhe që lënën ta kthejë në rigjykim.

Në përgjigjen e tij në ankesën, mbrojtësi i të akuzuarit i ka kundërshtuar pre-tendimet e prokurorit, duke pohuar se me aktgjykim është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë gjendja faktike, përkatësisht se faktet janë analizuar në një mënyrë të gjithanshme dhe të hollësishme. Në bazë të arsyetimit të aktgjykimit si dhe nga provat e paraqitura gjatë shqyrtimit, nuk është vërtetuar asnjë fakt, i cili do të tregonte se i akuzuari Zeka në çfarëdo mënyre ka qenë i përfshirë në rrjed-hën e procedurës penale në rastin Drenica. Sipas mbrojtësit, në bazë të provave të paraqitura nuk rezulton se i akuzuari ka kryer vepër penale, me të cilën ngarko-het. Prokurori nuk ia ka dalë të provojë se i akuzuari ka pasur njohuri mbi ekzis-timin e urdhëresës së gjykatës. Mbrojtësi i ka propozuar gjykatës që ta refuzojë ankesën e prokurorit dhe që ta vërtetojë aktgjykimin e shkallës së parë. Prokurori i apelit në mendimin e tij e ka përkrahur ankesën e prokurorit special, pretendimet e tij dhe arsyet mbi të cilat ai i bazon kërkesat e tij, duke e shprehur të pritmen e tij se ankesa e prokurorit do të konfirmohet. Prokurori i apelit i ka propozuar gjykatës që ta pranojë ankesën e prokurorit special dhe që të akuzuarin Zeka ta shpallë fajtor për veprën penale cenim i fshehtësisë së procedurës nga para-grafi 2, neni 400 i LPRK, e kryer në bashkëkryerje. Për shkak të gjendjes gabimisht dhe jo në mënyrë të plotë të konstatuar si dhe shkeljeve esenciale të procedurës penale, Gjykata e Apelit ka propozuar që gjykata e shkallës së dytë të modifikojë aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë, të akuzuarin ta shpallë fajtor për veprën

Page 64: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

64

e cekur ose që aktgjykimin ta revokojë dhe që lëndën ta kthejë në gjykatën e sh-kallës së parë në rigjykim.

Me aktgjykimin e datës 30 nëntor të vitit 2016, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se nuk pajtohet me pohimet e ankesës së prokurorit special, sepse aktgjykimi i shkallës së parë është i arsyetuar mirë dhe në mënyrë të hollësishme, se e jep përshkrimin e hollësishëm të fakteve vendimtare të cilat gjykatën e kanë çuar deri te lirimi i të akuzuarit Zeka. Gjykata e shkallës së dytë ka gjetur se leximi i aktgjykimit të sh-kallës së parë me materialet e tjera të lëndës krijon një pamje të qartë mbi ngjarjet dhe i vërteton gjetjet e gjykatës së shkallës së parë, gjë që i refuzon pretendimet ankimore të prokurorit si të pabazuara.

Në lidhje me pohimet dhe gjendjen faktike gabimisht të konstatuar, Gjykata e Apelit ka gjetur se Prokurori special gabimisht i ka vlerësuar provat, përkatësisht se nuk qëndrojnë pretendimet më hollësisht të saktësuara në aktakuzë. Gjykata e Apelit në mënyrë të hollësishme i ka analizuar të gjitha provat dhe plotësisht është pajtuar me gjetjet e panelit shqyrtues të gjykatës së shkallës së parë, duke vlerësuar se provat janë vlerësuar në mënyrë të drejtë dhe logjike. Duke e thek-suar se vlerësimi i provave nga ana e gjykatës së shkallës së parë është gjithmonë më i hollësishëm, sepse bazohet në dëgjimin e drejtpërdrejtë të dëshmitarëve ose në paraqitjen e provave, gjykata e shkallës së dytë (në përputhje me standardin e pranuar të Gjykatës Supreme se Gjykata e Apelit duhet të „rezervojë respektimin“ ndaj vlerësimit të provave nga panelet e shkallës së parë, që drejtpërdrejt vendosin dhe i vlerësojnë provat, me përjashtim kur provat, mbi të cilat bazohet gjykata, nuk janë vërtetuar në bazë të vlerësimit të rregullt dhe të arsyetuar ose kur vlerë-simi i tyre është plotësisht i gabuar) i ka mbështetur provat, të cilat në këtë lëndë i ka paraqitur gjykata e shkallës së parë.

Paneli ankimor i gjykatës së shkallës së dytë nuk i ka vërtetuar provat se i akuzuari Zeka me Rrustem Rukollin, pa autorizim ka zbuluar informacione të lidhura me identitetin e dëshmitarit A, i cili ka qenë nën mbrojtje në bazë të urdhrit gjyqë-sor. Prokurori, para fjalës përfundimtare ka hequr dorë nga ndjekja kundër të akuzuarit Rukolli (i cili ka qenë pjesë e ekipit të mbrojtjes së të akuzuarit Sami Lushtaku) në drejtim të veprës penale shkelje fshehtësisë së procedurës, për arsye se sipas akuzave, siç pretendohet, të akuzuarit Zeka i ka dhënë dokumentacion kon-fidencial. Gjykata e shkallës së dytë ka përfunduar se është e pakontestueshme se i akuzuari Zeka është takuar me dëshmitarin e mbrojtur, por se provat e paraqitura gjatë procedurës së shkallës së parë nuk vërtetojnë se ai e ka zbuluar identitetin e dëshmitarit të mbrojtur. Sipas gjykatës së shkallës së dytë, për diçka të tillë është e domosdoshme njohuria mbi ekzistimin e urdhrit mbi masat mbrojtëse dhe përm-bajtjen e të njëjtit. Me provat e paraqitura është vërtetuar se Zeka nuk ka pasur njohuri mbi ekzistimin dhe përmbajtjen e një urdhërese të këtillë. Kjo rrethanë

Page 65: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

65

është vërtetuar me paraqitjen e provave, përkatësisht me dëgjimin e dëshmitarit gjatë shqyrtimit kryesor.

Gjykata e Apelit plotësisht është pajtuar me gjetjet e gjykatës së shkallës së parë se nuk është vërtetuar jashtë çdo dyshimi se Milaim Zeka ka kryer vepër penale shkelje e fshehtësisë së procedurës. Sipas kësaj gjykate, aktgjykimi i shkallës së parë e ka vërtetuar gjendjen faktike në masë të mjaftueshme dhe ajo në mënyrë të ba-zueshme shërben si bazë për refuzimin e ankesës së prokurorit dhe konfirmimin e aktgjykimit të shkallës së parë.

Page 66: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

66

4. Rastet, në të cilat është vendosur në procedura ankimore:

4. 1. Rasti Prokurori kundër Arben Krasniqit dhe të tjerëve (Rasti Kleçka/Rasti Limaj)

Gjykata e Apelit me panelin ankimor në përbërje të përzier, me të cilin ka krye-suar gjyqtari ndërkombëtar Piotr Bojarczuk80, pas seancave të panelit ankimor, të mbajtura në datën 1 dhe 2 dhjetor të vitit 2015 në lëndën Prokurori kundër Arben Krasniqit dhe të tjerëve81, në datën 26 janar të vitit 2016 e ka sjellë vendimin, me të cilin e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e prokurorit special të datës 29 nëntor të vitit 2013 dhe e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština të datës 17 shtator të vitit 2013, të sjellë në procedurën e përsëritur para kësaj gjykate, me të cilin të gjithë të akuzuarit me aktakuzën e prokurorisë së ce-kur të datës 25 korrik të vitit 2011 janë liruar nga akuzat në drejtim të veprave penale krim i luftës kundër popullatës civile dhe krim i luftës kundër të burgosurve të luftës, sipas shumë pikave.

Rrjedha e procedurës penale82

Procedura penale kundër të dyshuarve në lëndën Prokurori kundër Arben Kras-niqit dhe të tjerëve83 është iniciuar me vendimin mbi hapjen përkatësisht zgjerimin e hetimeve të datës 2 dhe 16 shkurt të vitit 2010 kundër AZ, (Dëshmitari X)84, ish pjesëtarin e UÇK-së lidhur me pretendimet për krimet e kryera gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë në qendrën e paraburgimit të UÇK-së në fshatin Kleçkë/Klečka, komuna e Lipjanit/Lipljan. Zogaj, me vendimin e datës 25 gusht të vitit 2010 është shpallur dëshmitar bashkëpunues X.

Pas përfundimit të hetimeve, Prokurori special, në datën 25 korrik të vitit 2011 e ka ngritur aktakuzën85 kundër dhjetë ish pjesëtarëve të UÇK-së: Arben Krasniqit,

(80) Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtari ndërkombëtar Roman Rrab dhe gjyqtari kosovar i Gjykatës së Apelit Vahid Halili.

(81) Lënda në publik është e njohur edhe si Rasti Kleçka ose Rasti Limaj dhe të tjerët.(82) FDH Kosovë e ka paraqitur lëvizjen e procedurës në këtë lëndë, sipas fazave të procedurës, në

mënyrë të hollësishme në raportet vjetore për vitet 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015, si edhe në analizat e procedurave të kryera me rastin e publikimit të aktgjykimeve të shkallës së parë. Raportet dhe analizat mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë www.hlc-kosovo.org

(83) Të bashkakuzuarit: Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Fatmir Limaj, Refki Ma-zreku, Naser Shala, Sabit Shala, Shaban Shala, Besim Shurdhaj.

(84) Procedura penale në këtë rast është iniciuar kundër AZ, i cili, me propozimin e prokurorit kurse me vendimin e gjyqtarit të shkallës së parë, është shpallur dëshmitar bashkëpunues X. Pas vdekjes së dëshmitarit është publikuar emri i tij. Në këtë raport do të shfrytëzohen inicialet e tij.

(85) Aktakuzën e ka ngritur gjyqtari Maurizio Salustro.

Page 67: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

67

Naser Krasniqit, Nexhmi Krasniqit, Behlul Limajt, Fatmir Limajt, Refki Mazrekut, Naser Shalës, Sabit Shalës, Shaban Shalës dhe Besim Shurdhës në drejtim të ve-prave penale krim i luftës kundër popullatës civile dhe krim i luftës kundër të burgo-surve të luftës, sipas shumë pikave. Aktakuza, si e pandryshuar, është konfirmuar me vendim të datës 26 gusht të vitit 201186.

Në fazën e përgatitjeve për fillimin e shqyrtimit kryesor, dëshmitari-bashkëpunues X në datën 28 shtator të vitit 2011 ka bërë vetëvrasje në rrethana të pasqaruara në Gjermani.

Shqyrtimi kryesor për aktakuzën e datës 25 korrik të vitit 2011, para panelit në përbërje të përzier87 të ish Gjykatës së Qarkut në Prishtinë/Priština ka filluar në datën 11 nëntor të vitit 201188.

Me aktgjykimin e ish Gjykatës së Qarkut në Prishtinë/Priština të datës 30 mars të vitit 2012, të akuzuarit Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj janë liruar sipas të gjitha pikave të aktakuzës së datës 25 korrik të vitit 2011, pas vendimit mbi ndarjen e procedurës.

Të akuzuarit Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Fatmir Limaj dhe Naser Shala me aktgjykimin e datës 2 maj të vitit 2012 po ashtu janë liruar nga akuzat sipas të gjitha pikave të aktakuzës së datës korrik të vitit 2011.

Me vendim të veçantë të kësaj gjykate, që i ka paraprirë dy aktgjykimeve të cekura dhe që është sjellë në datën 21 mars të vitit 2012, Gjykata e Qarkut ka vlerësuar se provat e dëshmitarit-bashkëpunues X janë të papranueshme. Prokuroria speciale është ankuar në aktgjykimet e Gjykatës së Qarkut në Prisht-inë/Priština, me të cilat dhjetë të akuzuarit janë liruar nga të gjitha akuzat. Preten-dimet e prokurorisë në ankesë i ka mbështetur edhe zyra e Prokurorisë së Shtetit e Kosovës, me mendimin e saj. Gjykata Supreme e Kosovës me vendim të panelit ankimor të datës 20 nëntor dhe 11 dhjetor të vitit 2012 i ka marrë parasysh ankesat e prokurorit, duke i anuluar aktgjy-kimet e cekura të ish Gjykatës së Qarkut në Prishtinë/Priština si dhe vendimin e kësaj gjykate të datës 21 mars të vitit 2012 mbi papranueshmërinë e provave të dëshmi-tarit-bashkëpunues X. Lënda është kthyer për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.

(86) Gjyqtari për konfirmimin e aktakuzës, gjyqtari ndërkombëtar Ingo Risch.(87) Anëtarët e panelit shqyrtues: gjyqtari ndërkombëtar Jonathan Welford-Carroll (kryetar i pa-

nelit), gjyqtarja e gjykatës së Qarkut Shqipe Qerimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Dean Pinales. (88) Prokurori para vet fillimit të gjykimit të parë të shkallës së parë, në datën 9 nëntor të vitit 2011 e

ka ndryshuar aktakuzën, duke hequr dorë nga pika 2 ndaj të akuzuarit Arben Krasniqi.

Page 68: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

68

Gjykimin e përsëritur para panelit shqyrtues të përzier Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština e ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Malcolm Simmons89 dhe ai ka filluar në datën 18 prill të vitit 2013, ka përfunduar me aktgjykimin e datës 17 shtator të vitit 2013. Me te të gjithë të akuzuarit prapë janë liruar nga të gjitha akuzat sipas aktakuzës së cekur të muajit korrik të vitit 2011. Rrjedha e procedurës ankimoreProkuroria speciale me anë të ankesës së datës 28 nëntor të vitit 2013 e ka kontestuar edhe këtë aktgjykim të shkallës së parë, duke i propozuar gjykatës së shkallës së dytë që të akuzuarit t’i shpallë fajtor sipas të gjitha pikave të aktakuzës. Disa mbrojtës me anë të përgjigjeve të tyre në këtë ankesë i kanë kontestuar pretendimet e prokuror-isë90 duke e propozuar konfirmimin e aktgjykimit, me të cilin lirohen nga akuzat.

Procedura ankimore para Gjykatës së Apelit ka filluar qysh në datën 9 korrik të vitit 2014, kur është mbajtur seanca publike e panelit ankimor të përzier91. Paneli ankimor pas kësaj seance ka vendosur që të hap dëgjimin, duke u thirrur në nenin 411, paragrafi 2 dhe në nenin 412 të LPP. Gjatë shqyrtimit para panelit ankimor, me qëllim të qartësimit të rrethanave të caktuara, është planifikuar dëgjimi i dëshmi-tarëve të caktuar. Shqyrtimi para Gjykatës së Apelit është hapur në datën 17 shtator të vitit 2014, kur është dëgjuar një dëshmitar i prokurorisë, i cili me përgjigjet e tij ka shkuar në përkrahje të akuzave. Ditën në vijim të shqyrtimit, krahas kundërsh-timeve të tjera, mbrojtja e të akuzuarve ka kërkuar përjashtimin e panelit ankimor. Kryetari i Gjykatës së Apelit92 me vendim të datës 30 nëntor të vitit 2014 i ka pranuar propozimet e mbrojtjes së të akuzuarve mbi përjashtimin e anëtarëve të panelit ankimor. Paneli i ri ankimor është emëruar me vendimin e datës 24 prill të vitit 2015. Procedura ankimore ka vazhduar para panelit ankimor, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Piotr Bojarczuk93.

Seanca publike e panelit ankimor të formuar rishtas është hapur në datën 1 dhjetor të vitit 2015 dhe ka zgjatur dy ditë. Gjatë seancës, kryetari i panelit ankimor në cilësinë e gjyqtarit raportues e ka prezantuar rrjedhën e procedurës penale, palët në procedurë shkurtimisht kanë parashtruar argumentet e tyre të precizuara në ank-

(89) Anëtarët e panelit shqyrtues: gjyqtarja vendore Shpresa Hasaj–Hyseni dhe gjyqtarja ndërkom-bëtare Mariola Pasnik.

(90) Disa mbrojtës të të akuzuarve edhe pas zgjatjes së afatit të përgjigjes në ankesën e prokurorit, të deponuara edhe pas këtij afati, e të cilat janë refuzuar si të jashtafatshme.

(91) Kryetari i panelit ankimor, gjyqtari ndërkombëtar Manuel Soares, anëtarët – gjyqtari ndërkom-bëtar Timo Vuojolahti dhe gjyqtari kosovar Fillim Skoro.

(92) I cili është liruar nga kjo detyrë, kundër të cilit momentalisht është në zhvillim e sipër shqyrtimi kryesor për akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

(93) Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtari ndërkombëtar Roman Raab dhe gjyqtari kosovar i Gjykatës së Apelit Vahid Halili.

Page 69: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

69

esën me shkrim edhe me përgjigjet e disa të akuzuarve dhe të mbrojtjes së tyre94 në ankesën e prokurorit, me propozimet për gjykatën e shkallës së dytë. Prokuroria ka kërkuar nga gjykata të modifikojë aktgjykimin e shkallës së parë të procedurës së përsëritur, të akuzuarit t’i shpallë fajtor dhe t’i dënojë sipas ligjit, përkatësisht që, nëse konsideron se kjo është në interes të drejtësisë, lëndën ta kthejë në gjykatën e shkallës së parë para trupit gjykues të ndryshuar. Mbrojtja e të akuzuarve të konfir-mojë aktgjykimin me të cilin të akuzuarit janë liruar nga akuzat.

Prokurori ndërkombëtar Maurizio Salustro, me ankesën e datës 28 nëntor të vitit 2013, e cila gjykatës i është dorëzuar në ditën në vijim, e ka kontestuar aktgjykim-in e shkallës së parë të sjellë në procedurën e përsëritur të datës 17 shtator të vitit 2013 për shkak të shkeljeve esenciale të procedurës penale dhe gjendjes faktike gabimisht të konstatuar.

Ai ka thënë se Gjykata Themelore në aktgjykim ka ardhur deri te përfundimet e gabuara: se dëshmitari AZ nuk ka qenë në dispozicion të gjykatës gjatë shqyrtimit kryesor; se mbrojtja nuk ka pasur mundësi që të njëjtit t’i shtrojë pyetje shtesë; se provat të cilat i ka ofruar dëshmitari bashkëpunues nuk kanë qenë të mjaftueshme e as të bindshme që në bazë të të njëjtave të sillet aktgjykim dënues dhe të akuzuarit të shpallen fajtor; se deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues përmbajnë mospërputhshmëri, përkatësisht se „ditarët“ e tij nuk janë të besueshëm, se ai ka parashtruar të dhëna të pasakta në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore dhe në lidhje me disa ngjarje të caktuara; si edhe se gjetjet e mjekësisë ligjore janë të pa-përputhshme me deklaratat e tij.

Sipas prokurorit, ekzistojnë prova mbi ekzistimin e qendrës së paraburgimit Kleçkë/Klečka, mbi ekzistimin e të paraburgosurve, rolin e dëshmitarit bash-këpunues AZ në këtë Qendër, prova mbi vrasjet e personave të caktuar, po ashtu prova mbi lirimin e personave të caktuar, të cilët kanë qenë të privuar nga liria dhe janë mbajtur në qendrën e cekur të paraburgimit. Ditarët e dëshmitarit AZ nuk e kanë përbërë bazën e vetme për ngritjen e aktakuzës, si dhe as që të gjitha pjesët e të njëjtëve nuk e kanë pasur të njëjtën „peshë“. Sipas prokurorit, gjykata ka gabuar kur pjesë të deklaratave të dëshmitarit AZ i ka nxjerrë nga konteksti dhe në bazë të të njëjtave ka sjellë përfundime të përgjithshme. Gjykata po ashtu ka gabuar kur ka konstatuar se dëshmitari bashkëpunues ka shprehur të pavërteta lidhur me qëndrimin e tij në spitalet në Prizren (nga fund i vitit 2005 deri në datën 4 janar të vitit 2006), si dhe nga fundi i vitit 2006 deri në datën 19 janar të vitit 2007 në Prishtinë/Priština. Sipas prokurorit, deklaratat e tij, që kanë pasur të bëjnë me këto rrethana, e tregojnë sinqeritetin e tij. Po ashtu, disa mospërputhshmëri të

(94) Mbrojtësi i të akuzuarit Limaj, Karim A.A. Khan, i cili gjatë kësaj procedure penale ka udhë-hequr me ekipin e mbrojtjes së tij, gjatë seancës së panelit ankimor qëndrimet e mbrojtjes i ka paraqitur me anë të mediave sociale, skype.

Page 70: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

70

caktuara në deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues, të theksuara në aktgjykimin e shkallës së parë që kanë të bëjnë me mënyrën e ekzekutimit të viktimave të cak-tuara (si dhe disa kundërshti në deklaratat me provat forenzike, përkatësisht me deklaratat e disa personave para GJNPJ), sipas prokurorit janë interpretuar gabi-misht. Prokurori i ka propozuar Gjykatës së Apelit për ta hapur shqyrtimin, në rrjedhë e sipër t’i pranojë dhe të paraqesë në mënyrë shtesë provat e propozuara, që të akuzuarit t’i shpallë fajtor sipas të gjitha pikave të aktakuzës. Si alternativë ai ka propozuar që ta anulojë aktgjykimin e shkallës së parë të sjellë në procedurën e përsëritur dhe ta kthejë në gjykim të përsëritur në Gjykatën Themelore.

I akuzuari Limaj dhe mbrojtja e tij janë përgjigjur në ankesën e Prokurorit special duke e kontestuar atë në të gjitha pikat në të cilat është thirrur ky prokuror. Në fjalën me shkrim, gjatë seancës së panelit ankimor, midis të tjerash ka theksuar: të akuzuarit, me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština, për herë të dytë janë liruar nga akuzat e aktakuzës së Prokurorit Special të fundit të muajit korrik të vitit 2011. Sipas avokatëve të mbrojtjes, me aktgjykimin e ankimuar, gjykata e sh-kallës së parë në mënyrë të rregullt dhe të plotë e ka vërtetuar gjendjen faktike, duke i respektuar dispozitat ligjore. Aktgjykimi në bazë të provave të paraqitura është i arsy-etuar mirë. Të gjitha propozimet e prokurorisë janë vlerësuar drejt. Mbrojtja në tërësi i ka kontestuar pretendimet e Prokurorit special të potencuar në ankesën e tij si dhe në provat në mënyrë shtesë të propozuara. Prokuroria, me propozimet e saj nuk ka sjellë arsye të vlefshme se përse të njëjtat nuk janë propozuar në fazat e mëhershme të procedurës. Sidoqoftë, mbrojtja e të akuzuarit Limaj e potencon se me çfarëdo pro-vash nuk mund të kontestohen gjetjet e gjykatës dhe dëshmitari kryesor i prokurorisë nuk është i besueshëm. Mbrojtja e të akuzuarit Limaj po ashtu ka potencuar se nuk ka përgjegjësi komanduese ose çfarëdo përgjegjësie tjetër ndaj burgut në Kleçkë/Klečka, dhe ka propozuar që ankesa e prokurorit të hidhet si e pabazuar.

I akuzuari Nexhmi Krasniqi dhe mbrojtja e tij në përgjigjen e tyre e kanë thek-suar se nga teksti i ankesës së prokurorit rezulton se e njëjta ka të bëjë vetëm me të akuzuarin Limaj, emri i tij ceket në secilin paragraf të ankesës së prokurorit. Sipas pohimeve të mbrojtësit të këtij të akuzuari, kurrë nuk ka ndodhur që kur një aktakuzë ka të bëjë me më shumë persona, që ankesa të jetë e përqendruar vetëm në një person, e njëjta duhet të sigurojë baza për ankesë dhe prova me të cilat konfirmohet aktakuza në lidhje me secilin person. Ata kanë theksuar se arsy-etimi i prokurorit i aktgjykimit të kontestuar është i qartë, i hollësishëm në lidhje me mospërputhshmëritë e deklaratave të dëshmitarit AZ dhe provat e tjera. Nuk ka shkelje esenciale të procedurës penale. Gjykata e shkallës së parë në mënyrë të qartë dhe të plotë i ka vlerësuar provat, e ka sjellë vendimin e drejtë në lidhje me gjendjen psikike të dëshmitarit kryesor. Kërkesat e prokurorit janë të pabazuara dhe të paqëndrueshme dhe mbrojtja për këto arsye ka propozuar që si i pabazuar të refuzohet propozimi i prokurorit mbi hapjen e shqyrtimit para gjykatës së sh-

Page 71: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

71

kallës së dytë me qëllim të paraqitjes së provave të reja si dhe që në lidhje me të njëjtën bazë të refuzohet edhe ankesa.

I akuzuari Naser Krasniqi përmes mbrojtësve të tij, me anë të përgjigjes në ankesën e prokurorit, midis të tjerash e ka potencuar se Gjykata Themelore në mënyrë të rregullt i ka shqyrtuar të gjitha deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues. Se prokurori gjatë shqyrtimit e ka pranuar se sikur dëshmitari bashkëpunues të ishte i qasshëm gjatë shqyrtimit, ai do të mund t’i qartësonte disa kontradikta. Me rastin e, siç pretendohet, gjendjes së gabuar faktike dhe jo të plotë, prokurori nuk ka prezantuar asnjë provë konkrete që është injoruar nga ana e gjykatës së shkallës së parë, e cila do të çonte deri te një rezultat tjetër, sikur të merrej parasysh. Sipas këtij ekipi të mbrojtjes, gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejt i ka vlerësuar provat, në mënyrë të plotë dhe të hollësishme, nuk ka gabuar kur ka pohuar se dëshmitari AZ nuk është i sigurt. Mbrojtja e Krasniqit i ka propozuar gjykatës të refuzojë ankesën e prokurorit dhe që ta konfirmojë aktgjykimin e shkallës së parë.

Të akuzuarit Naser dhe Sabit Shala po ashtu përmes mbrojtësve të tyre janë përg-jigjur në ankesën e prokurorit dhe me anë të përgjigjeve i kanë kontestuar po-himet e prokurorisë dhe bazueshmërinë e ankesës, duke e potencuar se Gjykata Themelore me anë të aktgjykimit të shkallës së parë në mënyrë të drejtë dhe të bazuar në ligj i ka vlerësuar provat, se me të njëjtin nuk është vërtetuar jashtë dyshimit se të akuzuarit i kanë kryer veprat, me të cilat ngarkohen, se gjykata në mënyrë të rregullt i ka vlerësuar provat me rastin e vlerësimit të besueshmërisë së deklaratave të dëshmitarit bashkëpunues. Ata i kanë propozuar gjykatës që të refuzojë propozimin e prokurorit mbi hapjen e shqyrtimit kryesor para gjykatës së shkallës së dytë dhe paraqitjen e provave të reja, që ankesa e prokurorit të refu-zohet si e pabazuar dhe të vërtetohet aktgjykimi i shkallës së parë.

Mbrojtësi i të akuzuarit Refki Mazreku përgjigjen e tij në ankesë e ka parashtruar pas kalimit të afatit të vazhduar, të cilin Gjykata Themelore më pas ua ka lejuar të akuzuarve për parashtrim të përgjigjes në ankesën e prokurorit, më të gjatë se sa ai i paraparë me ligj prej tetë (8) ditësh. Me anë të përgjigjes, ai, midis të tjerash e ka cekur se deklarata e dëshmitarit bashkëpunues nuk korrespondon me deklaratat e dëshmitarëve të tjerë të dëgjuar gjatë shqyrtimit kryesor. Ai e ka theksuar se pre-tendimet e mbrojtjes janë vërtetuar me anë të aktgjykimit të ankimuar, nuk është e nevojshme që të bëhet kurrfarë vlerësimi i ri i provave. Në fund, ka propozuar që ankesa të hidhet dhe të vërtetohet aktgjykimi i shkallës së parë në tërësi. Gjykata e ka vlerësuar këtë përgjigje në ankesën si të vonuar.

Prokuroria e apelit me anë të kërkesës së datës 3 qershor të vitit 2014 ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që të pranojë ankesën e Prokurorit special, ta ndryshojë aktg-jykimin e kontestuar sipas propozimeve ose që të njëjtin ta revokojë dhe lëndën ta

Page 72: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

72

kthejë në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim. Prokuroria në mënyrë të veçantë e ka potencuar se i akuzuari Limaj ka qenë shef i policisë ushtarake të UÇK-së, ai e ka pasur kontrollin mbi burgun në Kleçkë/Klečka. Sipas kësaj prokurorie, nuk ka qenë bindëse deklarata e dëshmitarit SD në lidhje me pozitën e Limajt dhe ekzis-timin e vrasjeve dhe keqtrajtimeve, të cilave të paraburgosurit iu janë shtruar95. Prokurori i apelit në kërkesën e tij ka përkujtuar qëndrimet e Gjykatës Supreme të Kosovës, që kanë pasur të bëjnë me besueshmërinë e deklaratave të dëshmitarit bashkëpunues, të cilat i kanë mbështetur provat forenzike. Gjykata Themelore ka marrë qëndrim tejet negativ ndaj deklaratave të dëshmitarit, duke iu dhënë rëndë-si hollësive, duke mos marrë parasysh rrethanat objektive dhe thelbësore, sepse ekzistojnë prova të besueshme se njerëzit janë keqtrajtuar, vrarë.

Gjykata e Apelit duke vepruar në lidhje me kërkesat e palëve, ka gjetur se ankesa e prokurorit është e bërë në afatin e duhur dhe e parashtruar nga ana e personit të autorizuar si edhe se disa të akuzuar përmes mbrojtjes së tyre janë përgjigjur në pre-tendimet e ankesës së prokurorit, në afatin i cili iu është mundësuar nga gjykata për parashtrimin e përgjigjeve eventuale në ankesën, në disa raste më të gjatë se sa ai i paraparë me ligj prej tetë (8) ditësh për deponim të përgjigjes. Gjykata i ka pranuar përgjigjet e deponuara deri në afatin e lejuar si të bëra me kohë, me përjashtim të njërës, e cila gjykatës i është dorëzuar pas afatit të lejuar të caktuar nga ana e gjykatës. Gjykata e Apelit, duke u përgjigjur në pretendimet e theksuara në ankesë, me anë të aktgjykimit e ka theksuar se me rastin e shqyrtimit të pretendimeve të ankesës së prokurorisë, përgjigjet në ankesën, me qëllim të vlerësimit të të njëjtave, në mënyrë të hollësishme dhe të gjithanshme e ka analizuar aktgjykimin dhe pro-vat e paraqitura para gjykatës së shkallës së parë, posaçërisht duke u ndalur në besueshmërinë e deklaratave të dëshmitarit bashkëpunues, ditarët e tij, gjetjet e ekspertëve dhe provat materiale.

Në lidhje me pohimet e prokurorisë se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të gabueshme dhe jo të plotë e ka vërtetuar gjendjen faktike kur ka konstatuar se dësh-mia e dëshmitarit bashkëpunues nuk është e besueshme, përkatësisht se deklaratat e tij nuk janë të përputhshme në mes veti, se ai nuk e ka folur të vërtetën në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore si dhe se provat e mjekësisë ligjore janë në kundërshtim me deklaratat e tij, Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata e shkallës së parë ka sjellë përfundime logjike. Sipas gjykatës së shkallës së dytë, gjetjet e gjykatës së shkallës së parë janë të plota dhe bindëse. Në rastin konkret nuk ka mjaft prova mbi bazën e të cilave i akuzuari jashtë çdo dyshimi do të mund të shpallej fajtor për veprat penale me të cilat ngarkohet, për vrasje, rrahje dhe trajtim çnjerëzor të të paraburgosurve serb dhe shqiptarë në qendrën e paraburgimit në Kleçkë/Klečka.

(95) Dëshmitari SD deklaratën e tij para panelit shqyrtues e ka zbutur krahasuar me deklaratat, të cilat i ka dhënë në fazat e mëhershme të kësaj procedure penale kur ka pretenduar ndryshe.

Page 73: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

73

Gjykata e Apelit ka theksuar se gjatë shqyrtimit të vendimit të shkallës së parë i është përmbajtur principeve të përgjithshme të procedurës së apelit të paraparë me ligj, mbi bazën e të cilave kjo gjykatë është kufizuar në pikëpamje të vërtetimit të fakteve në lidhje me gjykatën e shkallës së parë, e cila e ka mundësinë që drejt-përdrejt të vërtetoj provat, të dëgjoj deklaratat e dëshmitarëve dhe të kërkoj shpje-gime. Gjykata e shkallës së dytë në princip i është përmbajtur parimit për pranim të gjetjeve të gjykatës së shkallës së parë, me përjashtim nëse të njëjtit nuk mund të pranohen, përkatësisht kur ato janë plotësisht të gabuara dhe të papranueshme.

Gjykata e Apelit me rastin e pohimeve të prokurorit se gjykata e shkallës së parë ka shfrytëzuar standardin e gabuar me rastin e interpretimit të nenit 157, paragrafi 4, të LPPP të Kosovës96, (kur ka vlerësuar se AZ është dëshmitar i pabesueshëm, se provat, të cilat i ka dhënë dëshmitari bashkëpunues nuk janë të mjaftueshme që mbi to të bazohet vendimi gjyqësor, me të cilin të akuzuarit mund të shpallesh-in fajtor), duke mos u marrë, në të vërtetë, me analizën konkrete të proble-meve, Gjykata e Apelit e ka pranuar qëndrimin e këtillë të prokurorit: „Gjykata Themelore ka gabuar në zbatimin e standardit të gabuar, me konstatimin në lidhje me identifikimin e kryerësve të veprave penale në bazë të provave të siguruara nga dëshmitari bashkëpunues, me konstatimin se askush nuk mund të shpallet fa-jtor vetëm në bazë të dëshmisë së dëshmitarit bashkëpunues“. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore, mbetjet mortore nuk e mbështesin dëshminë e AZ në lidhje me identitetin e kryerësve të atyre veprave penale. Gjykata e Apelit është e men-dimit se ligji me nenin e cekur nuk kërkon vërtetimin ekskluziv të identifikimit të kryerësve, kuptimi dhe qëllimi i zbatimit këtij neni është që të shmanget dënimi i kryerësve vetëm në bazë të deklaratave të dëshmitarit bashkëpunues, që asnjëherë nuk duhet të jetë e vetmja bazë për dënimi. Dëshmitari bashkëpunues duhet të jetë mjaft bindës që ta meritojë besimin. Dëshmitë e tij asnjëherë nuk mund të jenë të nivelit të njëjtë, të cilin e kanë dëshmitarët e rregullt.

Gjykata e Apelit e pranon se deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues mund të jenë bazë për dënimin, por ai gjithnjë duhet të jetë bindës dhe i vërtetuar jashtë dyshimit të arsyeshëm. Kjo gjykatë, për shkak të qartësimit më të mirë të i ka

(96) Neni 157, paragrafi 4 i LPPP: “Gjykata askënd nuk mund ta shpallë fajtor vetëm në bazë të dëshmisë, të cilën e ka bërë dëshmitari bashkëpunues (neni 298 deri në nenin 303 të këtij ligji). Si edhe procedura e deriatëhershme, edhe procedura ankimore në këtë lëndë është zhvilluar sipas dispozitave të ligjit të përkohshëm mbi procedurën penale të Kosovës, aktakuza është ngri-tur në vitin 2011 kur ky ligj ka qenë në fuqi. Kjo çështje është rregulluar me nenin 544 të ligjit mbi procedurën penale të Republikës së Kosovës, i cili parasheh: „Se pas hyrjes në fuqi të këtij kodi, nëse në rast të ankesës ose mjeteve të jashtëzakonshme juridike aktgjykimi është anuluar, shqyrtimi kryesor zhvillohet mutatis mutandis (me ndryshimin e asaj që është dashur të ndrys-hohet /me ndryshimet e nevojshme) në përputhje me ligjin, i cili ka qenë në fuqi para hyrjes në fuqi të këtij ligji“.

Page 74: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

74

prezantuar përvojat vendore97 dhe ato ndërkombëtare98 të praktikës gjyqësore në rastet kur të akuzuarit janë shpallur fajtor në bazë të deklaratave të dëshmitarëve bashkëpunues, duke përmendur se gjykatat janë të obliguara që në secilin rast individual të analizojnë dhe vlerësojnë provat të veçanta, të cilat i mbështesin deklaratat e dëshmitarëve bashkëpunues.

Ngaqë Gjykata Themelore, sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, nuk i ka qartësu-ar disa rrethana të caktuara dhe ka gabuar rreth zbatimit të standardit për identi-fikimin e kryerësve të veprave penale në bazë të deklaratave të dëshmitarit bash-këpunues, gjykata e shkallës së dytë në aktgjykim e ka bërë analizën e provave në dispozicion në këtë lëndë.

Pas shqyrtimit të pranueshmërisë së deklaratave dhe ditarëve të dëshmitarit bash-këpunues, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se deklaratat e tij të parashtruara para gjykatës janë kontradiktore dhe në kundërshtim me provat e tjera, përkatësisht se nuk janë bindëse dhe të besueshme. Sipas Gjykatës së Apelit, vendimi i gjykatës së shkallës së parë është i saktë dhe në mënyrë adekuate i arsyetuar. Këtë qëndrim e ka bazuar Gjykata e Apelit në shpjegimet e dëshmitarit bashkëpunues lidhur me arsyet e mjekimit të tij në fund të vitit 2005 në repartin psikiatrik të spitalit priz-renas. Me këtë rast, dëshmitari AZ ka thënë të pavërteta rreth arsyes se përse aso kohe ka qëndruar në spital, duke thënë se atje ka shkuar që ta rris kërkesën për zhdëmtim pas fatkeqësisë së komunikacionit, kurse pastaj duke thënë se këtë e ka bërë që t’i siguroj provat mbi paaftësinë e tij psikike për mbrojtjen eventuale në rast se do ta privonte nga jeta të akuzuarin , për çka ai në atë periudhë ka menduar.

Në bazë të vlerësimit të provave, përkatësisht të gjetjeve të ekspertëve mbi dësh-mitarin AZ (të cilët përfundimet e tyre i kanë shprehur në bazë të shikimit në dokumentacionin me shkrim mbi mjekimin, të cilit dëshmitari bashkëpunues i është shtruar) se ai në raste të caktuara ndoshta nuk e ka thënë të vërtetën dhe se ndryshimet e caktuara psikike kanë mundur deri diku për të pasur ndikim në

(97) Me aktgjykim është cekur lënda Prokurori kundër Sadik Abazit dhe të tjerëve, me të cilin të akuzuarit janë shpallur fajtor në bazë të deklaratave të dëshmitarit bashkëpunues, por dekla-rata e të cilit nga Gjykata Supreme e Kosovës është vlerësuar si bindëse. Sipas kësaj gjykate, ish Gjykata e Qarkut në mënyrë të gjithanshme e ka vlerësuar besueshmërinë e dëshmitarit bashkë-punues. Gjë që ka qenë arsye për konfirmim të vendimit të gjykatës së qarkut.

(98) Me aktgjykim të GJNPJ në rastin Haradinaj dhe të tjerët gjykata ka konstatuar: „Trupi gjyqësor mund ta shqiptojë dënimin në bazë të deklaratave të një dëshmitari, por deklarata e tij duhet të vlerësohet në mënyrë të kujdesshme dhe të mbrohet nga ndryshimi i mundshëm i motiveve themelore të dëshmitarit“.

Rasti Popoviq: “Trupi gjykues duhet të marrë parasysh faktorët relevant në bazë të secilit rast të veçantë, duke përfshirë edhe sjelljen e dëshmitarit në sallën e gjykimit, rolet e tij në rastin konkret, në besueshmërinë dhe qartësinë e deklaratave të tij, a ekzistojnë mospërputhshmëri në deklaratat e tij, njëanshmëri midis deklaratave të tij dhe deklaratave të dëshmitarëve të tjerë.

Page 75: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

75

aftësinë e dëshmitarit me rastin e dhënies së deklaratave, gjykata ka përfunduar se kjo është e mjaftueshme që të mbështeten gjetjet e gjykatës së shkallës së parë dhe të mos pranohen pretendimet e prokurorit të parashtruara në ankesë.

Gjykata e Apelit gjen se nuk mund të pranojë deklaratat e dëshmitarit si të bindshme, sepse ai ka pasur motive personale për të dëshmuar kundër Limajt. Në mbështetje të këtij pohimi, sipas gjykatës së shkallës së dytë shkojnë, deklaratat e dëshmitarit mbi të cilat ai përgjigjet në pyetjet e mbrojtësit të të akuzuarit Limaj. Në to ai thotë se, për shkak të trysnisë të cilën ia ka bërë „grupi i Limajt“ ai ka qenë jashtëzakonisht i hidhëruar në Limajn, përkatësisht se ai ka dyshuar se ata ia kanë montuar disa fatkeqësi të komunikacionit, të cilat i ka përjetuar. Dëshmitari AZ me këtë rast ka thënë se ka menduar për vrasjen e Limajt, por se e tëra ka mbetur në mendime, kurrë nuk ka ndërmarrë kurrfarë veprimesh në atë drejtim. Për shkak të deklaratave të këtilla të dëshmitarit bashkëpunues, paneli ankimor i Gjykatës së Apelit gjen se deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues nuk janë të bindshme dhe të besueshme. Ky panel nuk i gjen të besueshme as deklaratat e dëshmitarit AZ lidhur me fatkeqësitë e komunikacionit, të cilat i ka përjetuar dhe të cilat dikush nga të akuzuarit ia ka inskenuar, sepse pjesëmarrësit e fatkeqësive të komunikacionit nuk e kanë braktisur vendin e ngjarjes pas fatkeqësisë, kurse në disa prej tyre, sipas gjetjeve të policisë, ai ka qenë përgjegjës

Prokurori në ankesën e tij ka ngulur këmbë se dëshmitari bashkëpunues në mua-jin nëntor të vitit 2006 ka kontaktuar KFOR-in (për çka ka ekzistuar shënimi edhe në ditarin e tij). Ky kontakt nuk ka përbërë dëshmi, ai nuk ka dhënë kurrfarë deklarate, por se vetëm ka pasur bisedë me gojë. Këtë kontakt e kanë konfirmuar KFOR-i, UNMIK-u dhe (GJNPJ) ICTY. Arsye e kontaktit me KFOR-in ka thënë se me atë rast ka qenë dorëzimi i armës, të cilën e ka poseduar dhe e cila i ka mbetur nga lufta. KFOR-i me këtë rast e ka dërguar në UNMIK. Pas disa ditësh, dëshmitari AZ e ka takuar Limajn, të cilin e ka lajmëruar për shkuarjen e tij në KFOR, i cili ka vendosur që të shtrihet në spital me qëllim që, sipas fjalëve të tij, të diskreditohet deklarata e dhënë KFOR-it. Provat mbi kontaktet e dëshmitarit bashkëpunues me KFOR-in, UNMIK-un, prokurori i ka siguruar në muajin shta-tor të vitit 2013, por ua ka dorëzuar Gjykatës së Apelit si mbështetje për provat e reja me ankesën. Provat mbi kontaktet e dëshmitarit bashkëpunues me KFOR-in, UNMIK-un, prokurori i ka siguruar në muajin shtator të vitit 2013, por ua ka dorëzuar Gjykatës së Apelit si mbështetje për provat e reja me ankesën. Gjykata e shkallës së dytë i ka hedhur provat rishtas të propozuara, për arsye se prokurori nuk i ka cekur arsyet përse të njëjtat nuk i ka dorëzuar në fazat e mëhershme të procedurës, por edhe për arsye se, sipas vlerësimit të gjykatës së shkallës së dytë, ato kanë një vlerë të vogël provuese. Kjo gjykatë, po ashtu, dëshiron të theksojë se me rastin e takimit me dëshmitarin bashkëpunues me policinë e UNMIK-ut ai ka refuzuar për të dhënë deklaratë me shkrim, përkatësisht se ka dashur të jap

Page 76: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

76

deklaratë me anë të mediave. Për këto arsye, Gjykata e Apelit gjen se refuzimi i dëshmitarit për t’iu dhënë deklaratë organeve të pavarura ndërkombëtare e zvogëlon vlerën e saj. Me qëllim të vlerësimit të bindshmërisë dhe besueshmërisë së deklaratave të AZ, Gjykata e Apelit e ka analizuar deklaratën e tij, të cilën ia ka dhënë hetuesve të GJNPJ dhe të cilën Gjykata Themelore e ka vlerësuar si pjesërisht jo bindëse. Dëshmitari AZ me këtë rast ka deklaruar se nga anëtarët e familjes së të akuzuarit Limaj i është dhënë deklarata e njërit prej të akuzuarve në rastin Prokurori kundër Limajt dhe të tjerëve që është zhvilluar para Tribunalit të Hagës. Ai ka pohuar se ka pasur shikim në të njëjtën. Në lidhje me këtë pohim të dëshmitarit AZ, gjykata e shkallës së parë ka pohuar se i akuzuari, deklaratën e të cilit, siç pohohet, e ka marrë dëshmitari AZ, nuk ka dhënë deklaratë para GJNPJ. Lëshimi i Gjykatës Themelore në këtë rast është përbërë nga ajo se ky rast nuk mund ta ndrysho-jë vlerësimin e gjykatës mbi kredibilitetin e dëshmitarit AZ, sepse deklarata e tij është pjesërisht e besueshme krahasuar me deklaratat para Tribunalit.

Në bazë të gjithë asaj që është paraqitur, Gjykata e Apelit pajtohet me gjetjet e Gjykatës Themelore të konstatuara në aktgjykimin e muajit shtator të vitit 2013, se dëshmitari AZ nuk është dëshmitar bindës dhe kredibil, që ka dhënë shumë pro-va të cilat nuk janë vërtetuar me provat e tjera. Sipas gjykatës së shkallës së dytë, dëshmitari AZ në deklaratat e tij ka shprehur shumë të pavërteta (gjykata e shkallës së dytë e ka shfrytëzuar shprehjen „gënjeshtra“) dhe është e qartë se AZ ka pasur motive personale për ta akuzuar Limajn dhe të akuzuarit e tjerë, arsye kjo përse deklaratat e tij nuk janë bindëse, përkatësisht janë të dyshimta dhe të pasigurta.

Gjykata e Apelit me anë të aktgjykimit e ka kryer analizën e ditarit të AZ, sepse qëndrimi i Prokurorit special gjatë shqyrtimeve kryesore si dhe në ankesën ka qenë se vetëm një pjesë e ditarit ka vlerë provuese, ato që kanë të bëjnë me periu-dhën e luftës. Ditarët janë analizuar edhe me aktgjykimet e shkallës së parë, kurse lidhur me to është bërë edhe analiza grafologjike e dorëshkrimit, ekspertiza. Sipas aktgjykimit të muajit shtator të vitit 2013, ditarët nuk i ka shkruar AZ dhe ata janë vlerësuar si të pavërtetë, përkatësisht gjykata i ka shpallur si gënjeshtra. Sip-as gjetjeve të gjykatës së shkallës së dytë, gjykata e shkallës së parë ka gabuar në vlerësimin e vlerës provuese të ditarëve të AZ, sepse ky e ka thënë të vërtetën në ditarët nga periudha e luftës. Këta ditarë janë autentik, përmbajnë prova bindëse në lidhje me identitetin e të paraburgosurve, datat e paraburgosjes dhe të lirimit të tyre. Megjithëkëtë, gjykata e shkallës së dytë ka përfunduar se lëshimet e gjykatës së shkallës së parë nuk kanë pasur ndikim në sjelljen e vendimit të drejtë.

Në lidhje me pohimet e prokurorit në ankesë se mungesa e dëshmitarit AZ nuk është dashur të ndikojë në vendimin e gjykatës së shkallës së parë (gjykata nuk ka

Page 77: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

77

qenë në pozitë që të bindet në saktësinë e deklaratave të tij, nuk ka pasur mundësi të bindet në besueshmërinë e tyre, mbrojtja nuk ka pasur mundësi që me pyetje të tërthorta ta marrë në pyetje dëshmitarin), gjykata ka konstatuar se mbrojtjes gjatë hetimeve nga ana e prokurorit i është dhënë mundësia që dëshmitarit t’i shtro-hen pyetje gjatë katër ditëve. Gjykata Supreme, me vendimet e sjella në ankesa në aktgjykimin e shkallës së parë, e ka vlerësuar atë mundësi si të mjaftueshme për përgatitjen dhe planifikimin për marrjen në pyetje të dëshmitarit, kur mbrojtja nuk ka qenë e kufizuar, sepse këto seanca kanë qenë të incizuara. Gjykata e Apelit gjen se gjykata e shkallës së parë ka gabuar në lidhje me pamundësinë e marrjes në pyetje të tërthortë të Dëshmitarit AZ në shqyrtimin kryesor, por se ky gabim nuk ka ndikim të thellë në vendimin e ligjshëm të gjykatës së shkallës së parë, me të cilin të akuzuarit janë liruar nga akuzat.

Prokurori special ka pohuar se ekzistojnë prova të pakundërshtueshme se trupat e vdekur të pesë (5) viktimave-të paraburgosurve janë zhvarrosur nga varreza për të cilën ka folur AZ. Me analizën e ADN-së është vërtetuar se është fjala për persona ushtarak, serb. Trupat janë gjetur në pozitat të cilat i ka përshkruar dëshmitari Z, dy (2) me duart të lidhura me tel, kurse dy të lidhur njëri me tjetrin. Në varrezë është gjetur një kosë. Emrat e të vdekurve janë gjetur në ditarin e dëshmitarit, si edhe data e pranimit të tyre në burgun në Kleçkë/Klečka. Dëshmitari Z, në deklaratat e tij ka dëshmuar se në varrezën e cekur janë varrosur nëntë (9) perso-na, kurse janë gjetur vetëm pesë (5). Sipas pretendimeve të prokurorit, dëshmitari Z kurrë nuk ka pohuar se e ka mbikëqyrur mbulimin e varrit.

Rrethanat e cekura janë vlerësuar si kontradiktë nga ana e gjykatës së shkallës së parë. Gjykata e shkallës së parë po ashtu si mospërputhshmëri të dukshme në deklaratën e AZ e ka vlerësuar edhe mospërputhjen rreth datave se kur ka ndodhur vrasja e këtyre personave si dhe në lidhje me pjesëmarrjen e të akuzuarit Arben Krasniqi në këtë ngjarje. Krasniqi posedon provën se në datën kritike, kur dëshmitari AZ ka po-huar se ka ndodhur vrasja e pesë të burgosurve, ai ka qenë i plagosur në Llapushnik/Lapušnik. Sipas prokurorit nuk ka një largësi të madhe midis Kleçkës/Klečka dhe Llapushnikut/Lapušnik, se Krasniqi ka mundur për të marrë pjesë në vrasje dhe pas kësaj të shkojë në Llapushnik/Lapušnik. Gjykata e shkallës së parë në deklaratën e dëshmitarit AZ ka gjetur mospërputhshmëri edhe rreth datës ekzekutimit të ush-tarëve serb si dhe rreth datës së vrasjes së katër civilëve serb.

Sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit, mospërputhshmëritë në deklaratat e dëshmi-tarit bashkëpunues rreth numrit të personave të vrarë dhe datave kur kanë ndodhur vrasjet e tyre, në mënyrë esenciale ndikojnë në kredibilitetin e dëshmitarit. Mospër-puthshmëritë e cekura, kësaj gjykate, shkojnë në dobi të të akuzuarve. Këto mo-spërputhshmëri midis numrit të viktimave dhe numrit të trupave të gjetur sipas Gjykatës së Apelit janë mospërputhshmëri esenciale. Mungesa e mbetjeve mortore

Page 78: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

78

të katër personave, për të cilët dëshmitari AZ ka pohuar se kanë ekzistuar, e zbeh besueshmërinë e deklaratave të tij. Ky dëshmitar po ashtu ka bërë gabime esenciale rreth datave lidhur me atë se kur kanë ndodhur vrasjet. Sipas gjykatës së shkallës së dytë, AZ ka pasur arsye për të mos e folur të vërtetën, që të veproj kundër Limajt.

Gjykata e shkallës së dytë i ka vlerësuar si mospërputhje edhe deklaratat e dëshmi-tarit lidhur me vrasjet e dy civilëve serb. Për ta ky dëshmitar së pari ka pohuar se ka parë kur janë sjellë dhe i ka dëgjuar të shtënat, në bazë të të cilave ka supozuar se janë vrarë në mënyrë që më vonë të deklarojë se me urdhrin e Limajt me revole vet i ka privuar nga jeta. Ngaqë këto mospërputhshmëri nuk kanë mundur për t’u qartësuar, ato thellësisht ndikojnë në besueshmërinë e deklaratave të tij. Gjykata e Apelit me deklaratat e AZ i ka vërtetuar edhe disa kontradikta të caktuara në lidh-je me komunikimin me dëshmitarin SD, i cili e ka pasur statusin e gjyqtarit pranë gjykatës ushtarake të UÇK-së. Këto deklarata të dëshmitarit, gjykata i ka vlerësuar si mospërputhshmëri evidente.

Gjykata e Apelit i ka konfirmuar gjetjet e gjykatës së shkallës së parë se nuk ka mjaft prova se të paraburgosurit në Kleçkë/Klečka i janë nënshtruar keqtrajtimit, rrahjes për çka, pos deklaratave të dëshmitarit AZ, nuk ka pasur prova të tjera.

Në bazë të provave ekzistuese, Gjykata e Apelit nuk ka mundur për të vërtetuar se kush e ka përbërë zinxhirin komandues në burgun në Kleçkë/Klečka. Dëshmitarët e dëgjuar gjatë shqyrtimit para gjykatës së shkallës së parë kanë dhënë deklarata të ndryshme. Kjo ka qenë arsye për të konfirmuar aktgjykimin e shkallës së parë në këtë pikëpamje, sepse aktakuza nuk supozon në mënyrë specifike përgjegjësinë komanduese në lidhje me asnjërin prej të akuzuarve, edhe pse të akuzuarit Limaj, Naser Krasniqi dhe Naser Shala janë akuzuar sipas përgjegjësisë së eprorëve, sip-as gjykatës është e qartë se ngarkohen sipas përgjegjësisë komanduese. Analiza e provave ekzistuese ka gjetur se nuk ka prova të mjaftueshme, të cilat do të vërtetonin se kush cilin pozicion e ka pasur në Kleçkë/Klečka, se si ka qenë i organizuar zinxhiri komandues. Sipas gjykatës, nuk ka mundur të vërtetohet jashtë dyshimit të arsye-shëm se çfarë pozicioni kanë pasur të akuzuarit e cekur në burgun në Kleçkë/Klečka.

Sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit, në bazë të analizës së gjithëmbarshme të provave ekzistuese, në Kleçkë/Klečka kanë ndodhur krimet e luftës kundër pop-ullatës civile si dhe krimet e luftës kundër të burgosurve të luftës. Sipas gjykatës, kushtet në të njëjtin nuk kanë arritur sjelljen e vrazhdë. Paneli përfundon se rrahja ka arritur përmasa shqetësuese, të cilat mund të trajtohen si sistematike në lidhje me disa të burgosur. Gjykata e Apelit gjen se dëshmitari bashkëpunues AZ nuk ka qenë dëshmitar plotësisht bindës dhe i besueshëm, i cili e meriton besimin. Deklaratat e tij nuk mund të jenë e vetmja bazë për shpalljen e të akuzuarve fajtor. Sipas gjykatës, në deklaratat e tij, të cilat kanë qenë të papërputhshme, ka pasur

Page 79: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

79

shumë zbrazëti dhe mungesa. Edhe pse rrethanat e caktuara, për të cilat ky dësh-mitar ka folur, mund të konsiderohen të vërteta, provat, të cilat ai i ka dhënë nuk kanë qenë mjaftueshëm bindëse. Për këto arsye Gjykata e Apelit ka vendosur të shkoj në dobi të të akuzuarve, me zbatimin e parimit in dubio pro reo. Gjetjet e FDH Kosovë:1. Edhe pas gjykimit të dytë të shkallës së dytë në lëndën Prokurori kundër Arben Krasniqit dhe të tjerëve, nuk është arritur deri te ndriçimi i plotë i asaj se çfarë ka ndodhur në qendrën e paraburgimit, të cilën e ka mbajtur UÇK në Kleçkë/Klečka. Drejtësia për viktimat dhe familjet e tyre nuk është kënaqur. Gjatë këtij gjykimi, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se mund të përfundohet se në Kleçkë/Kleč-ka ka ndodhur krimi i luftës kundër popullatës civile dhe krimi i luftës kundër të burgosurve të luftës, që hyjnë në veprat penale më të rënda, që mund të ndodhin gjatë konflikteve të luftës, por se provat në dispozicion nuk çojnë drejt kurrfarë aktgjykimi tjetër pos drejt asaj me të cilën të akuzuarit lirohen nga përgjegjësia penale. Provat, të cilat janë paraqitur dhe vërtetuar gjatë dy gjykimeve të shkallës së parë dhe të shkallës së dytë në mënyrë të pakundërshtueshme tregojnë se janë vrarë katërmbëdhjetë (14) persona në Kleçkë/Klečka. Pas gjithë këtyre gjykimeve, mungon ajo që e përbënë thelbin e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit e kjo është konstatimi i fajit dhe dënimi adekuat i kryerësve të këtyre krimeve të luftës. FDH Kosovë nuk shikon me optimizëm në mundësinë që në të ardhmen të konstatohet e vërteta mbi atë se çfarë njëmend ka ndodhur në Kleçkë/Klečka dhe që përgjeg-jësit të identifikohen e të dënohen. Kur kjo nuk ka qenë e mundur të arrihet në vitin 2011, atëherë kur ka filluar gjykimi në këtë lëndë, atëherë është vështirë të supozohet se kjo do të jetë e mundshme në të ardhmen, sepse kalimi i kohës shkon në dobi të kryerësve e jo të drejtësisë, pasi që me te provat zbehen dhe treten.

2. Pamundësia e gjykatës që drejtpërdrejt të dëgjojë dhe të marrë në pyetje dëshmi-tarin kyç në këtë lëndë, dëshmitarin bashkëpunues AZ, në mënyrë mbizotëruese e ka përcaktuar rrjedhën e këtij gjykimi dhe aftësinë e gjykatës për ta konstatuar të vërtetën dhe përgjegjësinë për atë që në mënyrë të pakundërshtueshme është vërtetuar se ka ndodhur në Kleçkë/Klečka. Duke mos pasur në dispozicion mjaft prova, që jashtë dyshimit do të vërtetonin përgjegjësinë e të akuzuarve, gjykata në mënyrë të drejtë dhe në bazë të parimit in dubio pro reo/në rast të dyshimit në dobi të të akuzuarit, ka mbetur në anën e të akuzuarve. Askush nuk guxon të shpallet fajtor pa prova të forta.

3. FDH Kosovë konstaton se dëshmitarët edhe më tutje vazhdojnë të jenë pika më e dobët në gjykimet e profilit të lartë në Kosovë, si dhe i gjyqësorit kosovar në tërësi. Tashmë është bërë rregull që që dëshmitarët në fazën e hetimeve të të ngarkojnë të akuzuarit, që dëshmitë e tyre të bëhen bazë për ngritjen e aktakuzave, në mënyrë që në fazën finale të procedurës penale para gjykatës të zbusin, më shumë ose më pak të

Page 80: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

80

ndryshojnë deklaratat e veta ose që t’i refuzojnë të dëshmojnë. Kjo ka ndodhure edhe në këtë lëndë. Në procedurën e përsëritur të shkallës së parë, gjashtë (6) dëshmitarë të prokurorisë në mënyrë drastike i kanë ndryshuar deklaratat e veta krahasuar me ato të dhëna në hetime ose kanë refuzuar për të dëshmuar para panelit shqyrtues. Ligji mbi procedurën penale, sipas të cilit është zhvilluar gjykimi në lëndën Prokurori kundër Arben Krasniqit dhe të tjerëve, e lejon shfrytëzimin e provave nga fazat e mëhershme të procedurës si prova, por në këtë rast është zbatuar parimi mutatis mu-tandis, përkatësisht ka ardhur në shprehje ligji në favor të të akuzuarve.

4. Organet e gjyqësorit, posaçërisht komponenta e gjyqësorit të EULEX-it, pas përfundimit të procedurës penale në këtë lëndë, i kanë mbetur borxh opinionit për shpjegimin se çfarë në të vërtetë ka ndodhur me dëshmitarin bashkëpunues AZ në Gjermani dhe si ka qenë e mundur që ai të vijë në situatën që të përcaktohet për vetëvrasjen si e vetmja zgjidhje? Për shkak të rëndësisë, të cilën ky dëshmitar e ka pasur për prokurorinë, ai është gjendur në programin e mbrojtjes. Programet e mbrojtjes së dëshmitarëve nuk mund t’i mbrojnë dëshmitarët nga vetvetja, posaçërisht nëse ata si Dëshmitari AZ vendosin për të kryer vetëvrasje. Por duhet t’i mbrojnë nga ndikimi prej anash (në rastin e dëshmitarit AZ sipas gjasës më të madhe edhe nga trysnitë e mëdha mbi te dhe familjen për të hequr dorë nga dëshmia) që mund t’i çojnë në atë drejtim sa të vetmen zgjidhje ta shohin në ngrit-jen dorë mbi vetveten. Konstatimi i së vërtetës rreth asaj nëse ky dëshmitar është gjendur nën programin e mbrojtjes ose para vetëvrasjes dhe si ka rezultuar deri ajo që Dëshmitari AZ të kryejë vetëvrasje në datën 28 shtator të vitit 2011 është element tejet thelbësor i lëndës Prokurori kundër Arben Krasniqit dhe të tjerëve dhe kjo duhet të vërtetohet dhe t’i kumtohet publikut.

5. Gjykata nuk ka pasur mundësi për të shqyrtuar fajësinë eventuale të të akuzuarve sipas parimit të përgjegjësisë komanduese, sepse nuk ka pasur mjaft prova mbi atë se në çfarë pozitash të akuzuarit kanë qenë në kohën kritike, gjë që është tejet e rëndësishme për aktakuzën. Gjykata e shkallës së parë dhe ajo Apelit kanë kën-aqur me deklaratat për këtë të disa dëshmitarëve, të cilët kanë dhënë deklarata të ndryshme në lidhje me këtë çështje. Disa prej tyre, madje, i kanë ndryshuar deklaratat lidhur me këtë çështje gjatë hetimeve dhe në gjykim. Për FDH Kosovë shtrohet pyetja se a ka mundur kjo të jetë arsye e mjaftueshme për Gjykatën e Apelit për ta hapur shqyrtimin kryesor para gjykatës së shkallës së dytë dhe të sigurojë të dhëna zyrtare mbi strukturën e brendshme, organizimin dhe zinxhirin komandues të UÇK-së në periudhën kritike në rajonin e Kleçkës/Klečka?

6. FDH Kosovë me keqardhje konstaton se Gjykata e Apelit në terminologjinë, të cilën e ka përdorur për përpilimin e aktgjykimit e ka përdorur edhe fjalën „gënjeshtër“, duke i kualifikuar në atë mënyrë deklaratat e Dëshmitarit AZ, për të cilat ka vlerësuar se nuk i përgjigjen të vërtetës. Kjo është terminologji, e cila nuk

Page 81: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

81

është e denjë për një instancë gjyqësore ashtu të lartë. Kështu ka ndodhur edhe me gjykatën e shkallës së parë, e cila për herë të dytë ka gjykuar në këtë lëndë. Ligji nuk e ndalon shfrytëzimin e kësaj fjale, por e ndalon dinjiteti, me të cilin duhet të karak-terizohet gjyqësori në punën e tij. Aq më shumë kur ka shumë shprehje më adekuate e më akademike, me të cilat mund të përshkruhet kur dikush nuk e flet të vërtetën.

4.2. Rasti Sabit Geci dhe të tjerët (Drenica 1)99

Duke shqyrtuar ankesat e palëve në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mi-trovicë/Mitrovica të datës 27 maj të vitit 2015 në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve (Drenica 1), Gjykata e Apelit, duke vendosur me një panel ankimor të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Roman Raab100, pas seancës publike të mbajtur në datën 11, 12 dhe 13 maj të vitit 2016, si dhe shqyrtimit dhe takimeve të panelit të mbajtura në datën 21, 26 korrik dhe 15 shta-tor të vitit 2016, ka sjellë aktgjykimin, me të cilin:

- e ka pranuar ankesën e të akuzuarit Sami Lushtaku dhe e ka ndryshuar pikën 1 të aktgjykimit, duke e liruar të akuzuarin Lushtaku nga akuza për vrasjen101 e një të paraburgosuri dhe civili të paidentifikuar (i cili ka folur në gjuhën shqipe dhe ka qenë i moshës rreth 40 vjeç), sepse nuk është provuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale;

- pjesërisht e ka pranuar ankesën e të akuzuarit Sylejman Selimi duke e liruar nga akuza nga pika 2 e aktgjykimit të shkallës së parë, me arsyetimin se kjo akuzë, në kuptimin material dhe faktik, është pjesë e një vepre penale në vazhdimësi, për të cilën Selimi tashmë ka qenë më herët i gjykuar dhe i dënuar102 - pjesërisht ka miratuar ankesën e prokurorit special, në atë mënyrë që: 1) e ka ndryshuar pikën 4 të aktgjykimit të shkallës së parë dhe i ka shpallur fajtor të akuzuarit Sylejman Selimin dhe Jahir Demakun për kryerjen e veprës penale krim

(99) Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 16 prill të vitit 2014, është zhvilluar procedura kundër të akuzuarve: Sabit Geci, Jahir Demaku, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Sami Lushtaku dhe Avni Zabeli.

(100) Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Hava Haliti dhe gjyqtari ndërkom-bëtar Jorge Martins Ribeiro.

(101) E paraparë dhe e dënueshme me anë të nenit 30, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të LP të KSAK.

(102) Veprimet për të cilat i akuzuari Selimi ka qenë i dënuar kanë pasur të bëjnë me përdorimin e dhunës, rrezikimin e integritetit trupor, keqtrajtimin dhe trajtimin çnjerëzor të civilëve (dësh-mitari A dhe B) , që kanë ndodhur në një datë të pavërtetuar në muajin shtator të vitit 1998, në Qendrën për ndalim në Likoc/ Likovac gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë.

Page 82: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

82

i luftës kundër popullatës civile103, të cilën e kanë kryer në bashkëkryerje reciproke si dhe me persona të tjerë. Sipas gjykatës, ata këtë vepër penale e kanë kryer duke e cenuar me paramendim integritetin trupor dhe shëndetin e një mashkulli të paid-entifikuar nga fshati Shipol/Šipolje, komuna e Mitrovicës/Mitrovica (i cili, në peri-udhën e saktësuar në aktakuzë, është mbajtur në qendrën e paraburgimit në Likoc/Likovac), si dhe duke e rrahur disa herë, për çka të akuzuarit Selimi i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh dhe tre (3) muajsh, kurse të akuzuarit Demaku dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh;

2) i ka shpallur fajtor të akuzuarit Selimi dhe Sami Lushtaku sipas pikës 9 të akt-gjykimit të ankimuar për krim të luftës kundër popullatës civile, sepse në cilësi të pjesëtarëve të UÇK-së që kanë pasur kontroll mbi qendrën e paraburgimit në Likoc/Likovac, në bashkëkryerje reciproke e kanë cenuar shëndetin dhe integ-ritetin trupor të një numri të paidentifikuar të shqiptarëve, të cilët janë mbajtur në qendrën e cekur në kushte jetësore dhe higjienike joadekuate dhe të cilët i janë shtruar rrahjeve të shpeshta gjatë muajve gusht dhe shtator të vitit 1998. Gjykata, të akuzuarit Selimi ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh, kurse të akuzuarit Lushtaku104 (i cili është shpallur përgjegjës sipas zinx-hirit komandues105), dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej shtatë (7) vitesh.

Duke pasur parasysh dënimin e shqiptuar të akuzuarit Selimi në rastin Drenica 2, Gjykata e Apelit ia ka shqiptuar dënimin e përbashkët me burgosje në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vitesh. Po ashtu, duke pasur parasysh dënimin me burgosje të shqiptuar Selimit në rastin Drenica 2106, gjykata ia ka shqiptuar dënimin e për-bashkët me burgosje në kohëzgjatje prej shtatë (7) vitesh107.Me anë të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, i akuzuari Sahit Jashari është liruar nga akuzat.

(103) E paraparë dhe e dënueshme me anë të nenit 152, paragrafi 1 në lidhje me paragrafin 2, nenet 2.1 dhe 2.2 të LPRK, për shkak të shkeljes së nenit 4, paragrafi 2 (a) i Protokollit të Dytë Shtesë të Konventave të Gjenevës e në lidhje me nenin 33 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

(104) I akuzuari Lushtaku është shpallur fajtor për krim të luftës kundër popullatës civile të paraparë dhe e dënueshme me anë të nenit 152, paragrafi 1 dhe 2 në lidhje me pikat 2.1 dhe 2.2, në lidhje me nenin 161, paragrafi 1, pika 1.1 e LPRK, në lidhje me nenin 4, paragrafi 2 (a) i Protokollit të Dytë Shtesë të Konventave të Gjenevës e në lidhje me nenin 33, pika 2 e Kushtetutës së Repu-blikës së Kosovës.

(105) E paraparë me nenin 152, paragrafi 1 dhe 2 në lidhje me pikat 2.1 dhe 2.2, në lidhje me nenin 161, paragrafi 1, pika 1.1 e LPRK, në lidhje me nenin 4, paragrafi 2 i Protokollit të Dytë Shtesë të Konventave të Gjenevës e në lidhje me nenin 33, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

(106) Të akuzuarit Selimi me aktgjykim të Gjykatës së Apelit të datës 14 shtator të vitit 2016 në rastin Drenica 2 për veprën penale në vazhdimësi krim i luftës kundër popullatës civile i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej shtatë (7) vitesh.

(107) Me aktgjykimin e datës 14 shtator të vitit 2016 në rastin Drenica 2, të akuzuarit Demaku, për veprën penale në vazhdimësi, krim i luftës kundër popullatës civile, i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh.

Page 83: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

83

Me anë të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit janë saktësuar pikat 3 dhe 5 të aktgjy-kimit të shkallës së parë. Me fjalë të tjera, nga teksti i aktgjykimit tek këto dy pika, që kanë të bëjnë me të akuzuarin Selimi, janë hequr formulimet „është bazuar“ dhe „por, megjithëkëtë, këto veprime nuk i kanë demonstruar karakteristikat e shkeljes së rëndë të nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949, ashtu siç është kualifikuar në aktakuzë dhe nga arsyeja e njëjtë nuk përbënë vepër penale në kohën e kryerjes së veprës penale“. Gjykata, po ashtu, e ka zëvendë-suar nenin 364, paragrafi 1, pika 1.1 me nenin 364, paragrafi 1, pika 1.3 e LPRK.

Me vendim të gjykatës së shkallës së dytë, pika 16 e aktgjykimit është precizuar në pikëpamje të kohës të cilën të akuzuarit Selimi, Demaku dhe Lushtaku e kanë kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak deri në sjelljen e këtij aktgjykimi. Ajo do t’iu përllogaritet të akuzuarve në dënimin e shqiptuar.

Pjesa tjetër e gjykimit të shkallës së parë është konfirmuar.

Rrjedha e procedurës penale108

Procedura penale kundër të akuzuarve të caktuar 109 është inicuar me vendimin mbi zhvillimin e hetimeve të Prokurorit Special të datës 19 janar të vitit 2012, në mënyrë që me vendimin e datës 5 korrik të vitit 2013 hetimet të zgjerohen edhe në të akuzuar të tjerë. Pas zhvillimit të hetimeve, prokurori special në datën 06 nëntor të vitit 2013 e ka ngritur aktakuzën kundër pesëmbëdhjetë të akuzuarve110, duke ua vënë në barrë kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile sipas një apo më shumë pikave. Sipas aktakuzës, veprat penale janë kryer gjatë kohës së konfliktit të brendshëm të armatosur në rajonin e Drenicës, në qen-drën e ndalimit ose qendrën e mbajtjes të UÇK-së në Likoc/Likovac, në të cilin janë mbajtur civilët, kryesisht shqiptarë për të cilët është dyshuar se kanë bash-këpunuar me pushtetin serb si dhe disa serb. Ata, pasi që janë privuar nga liria, i janë shtruar rrahjeve, formave të tjera të cenimit integritetit trupor dhe shëndetit, vrasjeve dhe formave të tjera të trajtimit çnjerëzor. Kundërshtimet ndaj aktakuzës dhe provat në të cilat ajo ka qenë e mbështetur janë refuzuar me vendim të kryetarit të panelit shqyrtues të datës 08 shkurt të vitit 2014. Për shkak të numrit të madh të të akuzuarve si dhe për shkak të karakterit të vëllimshëm të rastit, procedura është ndarë me vendimin e datës 14 prill të vitit

(108) FDH Kosovë, aktakuzën dhe rrjedhën e procedurës së shkallës së parë në mënyrë të hollësish-me e ka prezantuar në një analizë të veçantë të procedurës së shkallës së parë si dhe në raportet vjetore për vitet 2014-të dhe 2015-të, të cilat mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë: www.hlc-kosovo.org.

(109) Sabit Geci, Sylejman Selimi dhe Sahit Jashari.(110) Agim, Bashkim, Driton dhe Selman Demaj; Fadil, Jahir, Nexhat dhe Zeqir Demaku; Sabit

Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Sami Lushtaku, Sylajman Selimi, Isni Thaqi dhe Avni Zabeli.

Page 84: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

84

2014 në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve (Drenica 1)111 dhe Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve (Drenica 2)112. Shqyrtimet krye-sore, të cilat janë hapur në datën 22 maj, përkatësisht 27 qershor të vitit 2014, pas dyzet e tetë (48), përkatësisht njëzet e tri (23) ditëve gjyqësore, kanë përfunduar me aktgjykimet, të cilat janë shpallur në datën 27 maj të vitit 2015. Pas pranimit të kopjeve me shkrim të aktgjykimit, palët në procedurë, duke shfrytëzuar të drejtat e tyre të parapara me ligj, në afat ligjor i kanë deponuar ank-esat, duke i kontestuar ato në shumë baza.

Prokurori special e ka kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë:

- në lidhje me pikën 1, përkatësisht në pikëpamje të ri-kualifikimit të veprës pe-nale, për të cilën i akuzuari Sami Lushtaku është shpallur fajtor113. Prokurori ka pohuar se ka ekzistuar gjendja faktike gabimisht dhe në mënyrë jo të plotë e vër-tetuar. Ai ka propozuar se në bazë të gjendjes faktike në mënyrë të drejtë të vlerë-suar dhe kualifikimit adekuat të veprës penale, të akuzuarit Lushtaku t’i shqipto-het dënimi adekuat me burgosje;

-në lidhje me pikën 2, përkatësisht në pikëpamje të lartësisë së dënimit të shqip-tuar për të akuzuarin Selimi;

- në lidhje me pikat 3, 4 dhe 5, në të cilat të akuzuarit Geci, Demaku dhe Se-limi lirohen nga disa akuza të caktuara për krim të luftës kundër popullatës civile. Prokurori ka vërtetuar se provat ekzistuese krijojnë bazë të mjaftueshme që këta të akuzuar të shpallen fajtor për pikat e cekura në drejtim të veprës penale krim i luftës dhe që atyre t’iu shqiptohen dënimet adekuate;

- në lidhje me pikën 9, përkatësisht lirimin e të akuzuarve Selimi, Lushtaku dhe Jashari për këtë pikë. Prokurori e ka cekur se gjatë procedurës shqyrtuese se janë vërtetuar prova të mjaftueshme mbi atë se të paraburgosurit në Qendrën për ndalim kanë qenë të keqtrajtuar nga ana e pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët kanë qenë nën komandën e këtyre tre të akuzuarve. Sipas prokurorit, provat e paraqi-tura gjatë shqyrtimit kryesor para panelit shqyrtues të gjykatës së shkallës së

(111) Të bashkakuzuarit: Sahit Jashari, Jahir Demaku, Sylejman Selimi, Ismet Haxha, Sami Lushta-ku, Avni Zabeli.

(112) Të bashkakuzuarit: Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir De-maku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Sylejman Selim dhe Isni Thaqi.

(113) I akuzuari Sami Lushtaku, me aktakuzën e PSRK të datës 06 nëntor të vitit 2013 është ngarkuar për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile në bashkëkryerje sipas tri pika-ve. Me aktgjykimin e datës 27 maj të vitit 2015 është shpallur fajtor për veprën penale të vrasjes, për të cilën i është shqiptuar dënimi në kohëzgjatje prej 12 vitesh. Në lidhje me pikat e tjera të aktakuzës, ai është liruar me anë të aktgjykimit.

Page 85: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

85

parë kanë dhënë baza të mjaftueshme për shpalljen fajtor të të akuzuarve Selimi, Lushtaku dhe Jashari, sipas përgjegjësisë komanduese, sepse ata, sipas roleve, të cilat i kanë pasur në periudhën kritike, kanë qenë përgjegjës si për sjelljen e vet, ashtu edhe për sjelljen e vartësve të tyre.- Prokuroria speciale, vërejtjet dhe propozimet e veta në pjesët ankimore i ka mbështetur dhe i ka arsyetuar me shumë shembuj mbi provat, që nuk janë marrë parasysh gjatë marrjes së vendimit të shkallës së parë, si dhe duke u thirrur në dispozita ligjore, të cilat është dashur të zbatohen nga gjykata e shkallës së parë.

Në ankesën e bërë në emër të tij, i akuzuari Lushtaku posaçërisht e ka theksuar gjendjen faktike gabimisht dhe në mënyrë jo të plotë të vërtetuar, vlerësimin e gabuar të provave, posaçërisht të deklaratave të dëshmitarëve të caktuar. Ai i ka propozuar panelit ankimor lirimin nga akuzat ose që lënda të kthehet në gjykatën e shkallës së parë për shqyrtim të përsëritur dhe për vendosje. I akuzuari Selimi, me ankesën e tij, nëpërmjet mbrojtjes së tij, ka potencuar posaçërisht lëshimet dhe mungesat e aktgjykimit të shkallës së parë, me të cilat, sipas tij, janë shkelur parimet e gjykimit të drejtë dhe të cilat kanë rezultuar me aktgjykimin e paligjshëm të bazuar në deklarata jobindëse të dëshmitarëve. Me anë të ankesës është propozuar sjell-ja e aktgjykimit, me të cilin lirohen nga akuzat në pikëpamje të të gjitha akuzave.

Të akuzuarit Jahir Demaku, Sabit Geci dhe Sylejman Selimi, po ashtu, janë përg-jigjur edhe në ankesën e prokurorit, duke i kundërshtuar pohimet e së njëjtës dhe duke propozuar që e njëjta në tërësi të refuzohet dhe që të vërtetohet pjesa e akt-gjykimit të shkallës së parë me anë të të cilit lirohen ata. Prokurori special me anë të përgjigjes së tij, po ashtu, i ka kundërshtuar ankesat e të akuzuarve Lushtaku dhe Selimi, me propozimin që aktgjykimi i shkallës së parë të vërtetohet krahas kufizimeve, të cilat dalin nga ankesa e prokurorit.

Prokurori i apelit, me anë të mendimit me shkrim, i ka përkrahur pohimet e prokurorit special dhe ka propozuar që ankesat e të akuzuarve Lushtaku dhe Se-limi të refuzohen në tërësi si të pabazuara, që të pranohet ankesa e prokurorit special si dhe provat të cilat me te janë propozuar. Prokurori i apelit, po ashtu, e ka kundërshtuar lirimin e të akuzuarve sipas disa ose sipas të gjithave pikave të aktakuzës, duke e potencuar përgjegjësinë komanduese të të akuzuarve Lushtaku, Selimi, Jashari dhe Demaku, ekzistimin e bashkimit kriminal, gjë që është saktë-suar në mënyrë të hollësishme në aktakuzë, me propozimin që para gjykatës së shkallës së dytë të hapet shqyrtimi kryesor si dhe që gjatë të njëjtit si prova të pranohen propozimet që kanë të bëjnë me pikat 9 dhe 11 të aktakuzës. Prokurori i Apelit, në mendimin e tij në mënyrë të hollësishme i ka analizuar qëndrimet e prokurorisë në pikëpamje të provave, krahas theksimit të arsyeve, për të cilat të njëjtat do të duhej të pranoheshin nga ana e gjykatës së apelit.

Page 86: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

86

Duke vepruar në lidhje me ankesat, përgjigjet, mendimin dhe propozimin e ce-kur, Gjykata e Apelit ka mbajtur seancë të panelit ankimor, e cila për shkak të numrit të të akuzuarve dhe vëllimit të madh të rastit ka zgjatur disa ditë. Gjatë seancës, palët në procedurë edhe me shkrim i kanë paraqitur dhe i kanë saktë-suar pretendimet e tyre ankimore, duke i potencuar qëndrimet më thelbësore të parashtrimeve të tyre me shkrim. Gjatë kësaj seance janë qartësuar disa rrethana të caktuara dhe gabime, të cilat janë përvjedhur në ankesën e prokurorit special dhe të cilat kryesisht kanë pasur të bëjnë me emrat e të akuzuarve, në lidhje me të cilët ka pasur të bëjë ankesa.

Paneli ankimor me anë të aktgjykimit ka shqyrtuar dhe është përgjigjur në preten-dimet ankimore të palëve në procedurë. Ai nuk ka gjetur lëshime në pikëpamje të përbërjes së panelit shqyrtues gjyqësor, mënyrës së dëgjimit të dëshmitarëve anonim me anë të video – konferencës, mënyrës së mbajtjes së procesverbalit zyr-tar si dhe në vendosjen e kategorisë së „dëshmitarëve armiqësor ndaj gjykatës“. Sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit, zbatimi i këtij koncepti, i cili nuk është i para-parë me Ligjin mbi Procedurën Penale që është në zbatim në Kosovë, e mundëson barabarësinë e palëve në procedurë si dhe vërtetimin e fakteve vendimtare në ras-tet kur dëshmitarët, në bazën e deklaratave të të cilëve është iniciuar procedura penale dhe është ngritur aktakuza, për arsye të ndryshme në shqyrtimin kryesor nuk i mbështesin deklaratat e tyre dënuese nga fazat e mëhershme e procedurës. Ky parim në praktikën gjyqësore është zbatuar si pjesë integrale e sistemit akuzu-es. Ai ka hyrë edhe në praktikën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish Jugosl-lavinë (ICTY)114.

(114) Një nga rastet më specifike është procedura e cila para kësaj gjykate është zhvilluar kundër ish kryetarit të Republikës së Serbisë, Sllobodan Millosheviqit. Prokuroria (duke pritur që dëshmitarët e caktuar të prokurorisë para trupit shqyrtues nuk do të mbesin pranë deklaratave, të cilat do të mund ta ngarkonin para gjykatës Millosheviqin përkatësisht që në lidhje me çështje të caktuara nuk do të dëshmojnë në mënyrë të vërtetë si dhe duke dashur që në mënyrë më të hollësishme t’i hulumtojë), i ka propozuar gjykatës që dëshmitarët kyç t’i hulumtojë si “dëshmitarë të së vërtetës“ dhe jo si dëshmitarë të palëve në procedurë, duke e arsyetuar këtë me qëndrimin se „dëshmitarin tonë mundemi në mënyrë të tërthortë ta hulumtojmë nëse këtë e kërkojnë rrethanat, gjë që në as-një mënyrë nuk guxon të ndikojë që dëshmitari të mos dëshmojë lirisht para gjykatës. Sipas kësaj kërkese të prokurorisë së GJNPJ (ICTY), gjykata ndërkombëtare ka qëndruar pranë pikëpamjes „që dëshmitari, qoftë i prokurorisë ose i mbrojtjes, pasi që ta ketë dhënë deklaratën solemne, bëhet dëshmitarë i së vërtetës, dhe jo, marrë ngushtësisht, dëshmitarë i cilësdo prej palëve, por vetëm dëshmitar i gjykatës“. Me këtë, kjo gjykatë qysh në vitin 2003 e ka dhënë dritën e gjelbër që palët në procedurë munden që „dëshmitarin e vet ta marrin në pyetje në mënyrë të tërthortë“. GJNPJ këtë parim e ka zbatuar edhe në procedurat para kësaj gjykate në lëndët Prokurori kundër Kupreshiqit dhe të tjerëve (Prokurori kundër Drago Josipoviqit, Vlladimir Shantiqit, Zoran Kupreshiqit, Mirja-na Kupreshiqit, Vllatko Kupreshiqit dhe Drago Papiqit) , Prokurori kundër Goran Jelisiqit (i njohur edhe si rasti “Bërçko” („Brčko“). Përndryshe, zbatimi i këtij parimi është gjerësisht i përhapur në praktikën e gjykatave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kredibilitetin e dëshmitarit mundet me e vu në pyetje secila palë në procedurë, duke e përfshirë edhe palën e cila e ka ftuar dhe ku nuk është e domosdoshme që një dëshmitarë të shpallet dëshmitar me disponim armiqësor. Kre-dibilitetin e dëshmitarit mundet për ta vënë në pyetje cilado palë në procedurë. Ky parim është në zbatim edhe në shumë vende të Evropës. Në Skoci lejohen pyetjet sugjestive kur dëshmitari shpreh

Page 87: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

87

Gjykata e Apelit, me anë të aktgjykimit e ka refuzuar propozimin e prokurorit special për pranimin dhe paraqitjen e provave të reja. Sipas vlerësimeve të kësaj gjykate, ka qenë fjala për prova të tërthorta ose të njëjtat gjatë shqyrtimit para trupit shqyrtues gjyqësor janë refuzuar në pajtim me dispozitat ligjore të procesit, të cilat kanë qenë në fuqi në kohën e vendosjes për të njëjtën.

Gjykata e shkallës së dytë, me anë të analizës së provave, mbi të cilat është ba-zuar pjesa dënuese e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, këto i ka vlerësuar si bindëse. Sipas gjykatës, të akuzuarit kanë pasur rast për t’i drejtuar kundërshtimet e tyre dhe për ta kundërshtuar të njëjtat gjatë hulumtimeve të tërthorta. Ata kanë qenë të njoftuar me identitetin e dëshmitarit A. Gjykata e Apelit ka gjetur se nuk ka pasur pengesa që në bazë provave të vërtetuara të vërtetohet përgjegjësia pe-nale e të akuzuarve. Ai e ka shprehur mendimin dhe qëndrimin se një vendim gjy-qësor dënues mund të bazohet edhe në deklaratën e një dëshmitari, nëse palët në procedurë kanë qenë të njohura me identitetin e këtij dëshmitari dhe e kanë pasur mundësinë që deklaratën e tij ta kundërshtojnë me anë të pyetjeve të tërthorta dhe nëse deklarata e këtij dëshmitari është analizuar në mënyrë të hollësishme dhe është vlerësuar si bindëse.

Me rastin e sjelljes së vendimit për ankesat në procedurën e aktgjykimit të shkallës së parë, Gjykata e Apelit në mënyrë të hollësishme ka analizuar deklaratat e dësh-mitarëve, mbi të cilat është bazuar aktgjykimi i shkallës së parë, duke arsyetuar vendimin e saj pikë pas pike në pikëpamje të pjesës dënuese dhe të asaj liruese. Sipas gjetjeve të gjykatës, në pikëpamje të pikës 1 të aktgjykimit të kontestuar, deklarata e dëshmitarit D të prokurorisë, në bazë të së cilës deklaratë i akuzuari Lushtaku është shpallur fajtor, e jep përshtypjen e bindshmërisë vetëm në shikim të parë. Sipas konstatimit të kësaj gjykate, analiza e hollësishme e deklaratave të dëshmitarit D, mbi të cilën është bazuar aktgjykimi dënues kundër Lushtakut, në thelb çon në përfundimin se kjo deklaratë është e paqartë dhe e mjegullt me shumë mospërputhshmëri. Kjo ka qenë arsyeja që gjykata e shkallës së dytë të mos pranojë, përkatësisht që ta vlerësoj të gabueshme. Sipas gjykatës së shkallës së dytë, deklarata e një dëshmitari, i cili nuk ka qenë plotësisht bindës, nuk është e mjaftueshme për shpalljen e një të akuzuari fajtor. Me anë të zbatimit të parim-it in dubio pro reo, gjykata në këtë rast ka gjetur bazë për lirimin e të akuzuarit Lushtaku sipas kësaj pike të aktakuzës. Gjykata e shkallës së dytë e ka shprehur pikëpamjen e saj se identiteti i viktimës nuk është gjithherë i domosdoshëm për vërtetimin e përgjegjësisë kur është fja-

mosgatishmëri ose kur luhatet për të dëshmuar ose tregon se është armiqësisht i disponuar ndaj palës, e cila e ka ftuar.

Kërkesa e prokurorisë për gjykatën në bazë të rregullave 54 dhe 73 në lidhje me marrjen në pye-tje të dëshmitarëve kryesor: http://www.icty.org/x/cases/slobodan_milosevic/pros/bcs/mil-pro-sreq030822b.htm

Page 88: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

88

la për krimet e luftës, nëse elementet subjektive dhe objektive të veprës penale janë të përmbushura. Sipas gjykatës, nuk është gjithmonë e domosdoshme që të saktësohet identiteti i viktimave dhe i personave të cilët mund të jenë viktima të veprimeve që përbëjnë krime të luftës. Edhe praktika e tribunaleve ndërkom-bëtare115 ka treguar se viktimat e krimeve të luftës mund të mbesin të paidentifi-kuara, kurse të vërtetohet përgjegjësia e atyre të cilët i kanë kryer këto krime. Kjo ka përfaqësuar bazë për shpalljen e të akuzuarve Selimi, Demaku dhe Lushtaku fajtor sipas pikave 4, 5 dhe 9 të aktgjykimit. Gjykata e Apelit, po ashtu, ka gjetur se Qendra për ndalim në Likoc/Likovac ka qenë në përbërje të shtabit të përgjithshëm, se të akuzuarit Selimi dhe Lushtaku kanë qenë përgjegjës për zonën e Drenicës si edhe se kanë pasur rol aktiv në sjell-jen e vendimeve në këtë zonë. Sipas pozitës, të cilën e kanë pasur në UÇK, ata kanë mundur për të ndikuar në pozitën e përditshme të personave të paraburgosur116. Gjykata ka vlerësuar se insistimi i prokurorisë në lidhje me ekzistimin e organiza-tës së bashkuar kriminale nuk ka qenë mjaft i mbështetur me provat e paraqitura para gjykatës.

Për shkak të pasaktësisë së ankesës së prokurorit, paneli ankimor i shkallës së dytë nuk e ka shqyrtuar pjesëmarrjen dhe përgjegjësinë e të akuzuarit Avni Zebeli në kryerjen e veprës penale, me të cilën ai ngarkohet sipas aktakuzës. Paneli ankimor ia ka dhënë besimin e plotë deklaratës së dëshmitarit të mbrojtur A, e cila ka qenë e mbështetur me deklaratat e dëshmitarëve të tjerë të mbrojtur.

Gjykata, duke pasur parasysh ndryshimet e shpeshta të ligjit, i ka kushtuar mjaft vëmendje zbatimit të ligjit material me rastin e matjes së dënimit, duke u ud-hëhequr me parimin e zbatimit të ligjit më të butë për kryerësin.

Gjetjet e FDH Kosovë - FDH Kosovë ka gjetur se Gjykata e Apelit në mënyrë shumë profesionale e ka udhëhequr procedurën ankimore, duke e bërë analizën profesionale të provave dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë;

(115) Gjë që mund të shihet nga shumë aktgjykime të GJNPJ-së, posaçërisht për rastet të cilat kanë të bëjnë me krimet e kryera në B dhe H, midis të tjerash: Prokurori kundër Zdravko Tolimirit http://www.icty.org/x/cases/tolimir/cis/en/cis_tolimir_en.pdf; http://www.icty.org/x/cases/toli-mir/acjug/en/150408_judgement.pdf;

Prokurori kundër Radovan Karaxhiqit http://www.unmict.org/bcs/cases/mict-13-55 dhe ven-dimet e tjera të kësaj gjykate, posaçërisht në rastet kur ka qenë fjala për një numër të madh të viktimave.

(116) Koncepti i përgjegjësisë komanduese në mënyrë të veçantë është përpunuar në aktgjykimet e paneleve shqyrtuese ndërkombëtare dhe të përziera, të cilat në instanca të ndryshme kanë vendosur në rastin Prokurori kundër Latif Gashit dhe të tjerëve.

Page 89: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

89

- FDH Kosovë në mënyrë të veçantë e vlerëson qëndrimin, të cilin e ka marrë paneli ankimor në lidhje me „dëshmitarin armiqësor të gjykatës“ dhe me të cilin është mbajtur qëndrimi i gjykatës së shkallës së parë në lidhje me këtë kategori si të re në praktikën gjyqësore117. Përkrahja e gjykatës së apelit në shfrytëzimin e kësaj katego-rie e mundëson në këtë mënyrë futjen dhe implementimin në praktikën gjyqësore, në rastet kur dëshmitarët e prokurorisë gjatë shqyrtimeve kryesore para panelit shqyrtues i ndryshojnë deklaratat e tyre krahasuar me ato të fazave të mëhershme të procedurës. FDH Kosovë me brengosje e thekson se fenomeni i ndryshimit të deklaratave nga dëshmitarët e prokurorisë është bërë pothuajse fenomen i rregullt në gjykimet për krimet e luftës. Mbështetja e Gjykatës së Apelit për vendosjen e kësaj kategorie të dëshmitarëve mund të ketë ndikim dhe mund të jetë bazë për ndryshimet e mundshme të normave pozitive zakonore në këtë drejtim;

- FDH Kosovë, po ashtu, i vlerëson qëndrimet e panelit ankimor të Gjykatës së Apelit në lidhje me viktimat anonime të krimeve të luftës. Me te vendoset drejtësia edhe për viktimat e krimeve të luftës për të cilat është provuar se kanë qenë objekt i krimit, por identiteti i viktimës nuk është i njohur. Në këtë mënyrë, praktika e gjykatave kosovare fillon të barazohet me ato të tribunaleve ndërkombëtare118, të cilat dënojnë edhe për krimet në të cilat identiteti i viktimave nuk është i njohur, sepse nuk ka qenë e mundur për ta vërtetuar, por në mënyrë të besueshme është vërtetuar kryerja e veprës penale;

- Në lidhje me gjetjet e trupit gjykues të shkallës së dytë se deklarata e dëshmitarit D është jobindëse dhe e paqartë shtrohet pyetja nëse gjykata e apelit është dashur apriori për të refuzuar deklaratën e këtij dëshmitari. Gjykata duhet gjithmonë ta ketë parasysh se deklarata e një dëshmitari para panelit shqyrtues në masë të mad-he varet nga mënyra se si atij i shtrohen pyetjet. Për shkak të paqartësive eventuale rreth deklaratës së dëshmitarit D, gjykata ka pasur mundësi që të organizojë dëg-jimin e tij të përsëritur gjyqësor, të hap shqyrtimin kryesor dhe me anë të dëgjimit të drejtpërdrejt të eliminojë paqartësitë eventuale ose që rastin ndoshta në këtë pjesë ta kthejë në rigjykim.

- FDH Kosovë e vlerëson dhe e mbështet praktikën e Gjykatës së Apelit, që bie

(117) Edhe pse ky koncept nuk është paraparë dhe nuk është i përfshirë me Ligjin mbi Procedurën Penale, i cili për momentin është në fuqi në Kosovë, gjykata e shkallës së dytë e ka bazuar vendi-min e saj duke u thirrur në parimin e barazisë së palëve në procedurë, që është e rregulluar me nenin 9 të LPPK, si dhe në obligimin e vërtetimit të plotë dhe të saktë të gjendjes faktike, gjë që është e rregulluar me nenin 7 të ligjit të cekur.

(118) Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë në aktgjykimin e parë kundër të akuzuarit Dragan Nikoliqit, këtë e ka shpallur fajtor edhe për dhunim dhe keqtrajtim seksual të të bur-gosurave të paidentifikuara në kampin e përqendrimit në Sushica (Sušica) në Vllasenicë, Fede-rata e B dhe H. Shih aktgjykimin: http://www.icty.org/x/cases/dragan_nikolic/tjug/bcs/031218.pdf.

Page 90: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

90

në sy këto vitet e fundit, se në rastet e krimeve të luftës në procedurat e shkallës së dytë lidhur me ankesat e palëve ndaj tyre sillen vendime përfundimtare. Me këtë eliminohet zvarritja e panevojshme e procedurës penale, përkatësisht vërte-timi i përgjegjësisë për krimet më të rënda dhe kënaqja e drejtësisë. Kjo është e vërejtshme posaçërisht kur në panelet ankimore në shumicën prej tyre kanë qenë gjyqtarët ndërkombëtarë119. Natyrisht, praktika e këtillë, edhe pse e mirëseardhur, në asnjë rast nuk guxon të shkoj në dëm të vërtetimit të së vërtetës;

- Gjykata e shkallës së dytë në aktgjykimin e saj në mënyrë shumë të hollësishme dhe profesionale e ka analizuar zbatimin e ligjit penal i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale si dhe zbatimin e ligjit më të favorshëm me rastin e përllogaritjes së dënimit për të akuzuarit. Me këtë rast, gjykata ka kon-statuar se zbatimi i ligjit penal nuk është saktësuar qartësisht nga ana e gjykatës së shkallës së parë. Duke e shqyrtuar këtë çështje, gjykata e shkallës së dytë ka gjetur se në kohën e kryerjes së veprave penale, me të cilat të akuzuarit ngarkohen, në fuqi ka qenë LP i RSFJ-së me ndryshimet e Kushtetutës së vitit 1992120 , sipas të cilit dënimi me vdekje nuk mund të parashihet për veprat penale të cilat përcak-tohen me ligjin federal. Me analizën e ligjit të cekur dhe të ligjeve penale, të cilët në Kosovë kanë qenë në fuqi nga koha e kryerjes së veprave penale, gjykata e sh-kallës së dytë ka gjetur se për kryerësit më i favorshmi është LPRK, i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar të vitit 2013 dhe, për këto arsye, gjykata ua ka përllogaritur dënimet të akuzuarve sipas këtij ligji. - Sipas vëzhgimeve të FDH Kosovë, prokurori special me rastin e paraqitjes së ankesës së tij ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica është dashur të jetë më i saktë lidhur me emrat e atyre, posaçërisht kur është fjala për cekjen precize të emrave të të akuzuarve. Afatet e shkurta të ankesave nuk mund të shërbejnë si arsyetime për këto lëshime, sepse gabimet teknike të këtij lloji mund të shkaktojnë pasoja serioze dhe të ndikojnë në rrjedhën e procedurës dhe në saktësimin e përgjegjësisë penale të të akuzuarve, posaçërisht në një lëndë kështu komplekse dhe vëllimore siç është Drenica 1.

- Përkthimi i aktgjykimit të Gjykatës së Apelit nga gjuha angleze në gjuhën shqipe përmban gabime në aspektin material. Gabimet në përkthim mund të ndrysho-jnë përmbajtjen e vendimit. Pa mundësinë e shikimit në versionin origjinal, kjo mund të çojë deri te interpretimi i gabuar i vendimit gjyqësor.

(119) FDH Kosovë qëndrimin e vet e bazon në bazë të përcjelljes së rregullt të procedurave anki-more, në të cilat këta gjyqtarë kanë qenë të angazhuar në shqyrtimin dhe sjelljen e vendimeve.

(120) Me Rregulloren e UNMIK-ut 1999/24 të datës 12 dhjetor të vitit 1999 qartazi është saktësuar se në Kosovë janë në zbatim ligjet të cilat kanë qenë në fuqi në datën 22 mars të vitit 1989. Me këtë rregullore është anuluar dënimi me vdekje.

Page 91: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

91

4.3 Rasti Agim Demaj dhe të tjerët (Drenica 2)

Duke vepruar në lidhje me ankesat e palëve në aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 27 maj të vitit 2015 në lëndën Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve (Drenica 2), Gjykata e Apelit (me panelin ankimor të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Roman Raab121), pas seancës së këtij paneli të mbajtur në datën 16, 17 dhe 19 maj të vitit 2016, shqyrtimeve dhe takimeve të panelit të mbajtura në datën 9 gusht dhe 14 shtator të vitit 2016, e ka sjellë aktgjykimin me të cilin e ka refuzuar si të paba-zuar ankesën e prokurorit special si edhe ankesat e të akuzuarve në aktgjykimin e shkallës së parë. Gjykata, pjesërisht e ka konfirmuar e pjesërisht e ka modifikuar aktgjykimin e shkallës së parë, në atë mënyrë që:

- e ka konfirmuar pjesën dënuese të aktgjykimit të shkallës së parë sipas pikave 1 dhe 2;

- i ka shpallur vepër penale në vazhdimësi akuzat sipas pikave 1 dhe 2 të aktgjyki-mit të shkallës së parë (në pajtim me nenin 81, paragrafi 1 i LPRK ) në lidhje me të akuzuarit Sylejman Selimi, Isni Thaçi, Zeqir Demaku dhe Jahir Demaku;

- e ka ndryshuar pikën 3 të aktgjykimit të shkallës së parë, duke ia shqiptuar të akuzuarit Selimi, për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civi-le122, dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej shtatë (7) vitesh; të akuzuarit Isni Thaçi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh dhe gjashtë (6) muajsh; Zeqir dhe Jahir Demakut në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh. Për të njëjtën vepër penale, gjykata ia ka shqiptuar Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demajt dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej tri (3) vitesh. Me dënimin me të njëjtën kohëzgjatje janë dënu-ar edhe Fadil dhe Nexhat Demaku;

- e ka precizuar pikën 4 të aktgjykimit të shkallës së parë në pikëpamje të kohës së përllogaritur, të cilën i akuzuari Selimi, Thaçi, Zeqir Demaku dhe Jahir Demaku e kanë kaluar në paraburgim deri në sjelljen e aktgjykimit të shkallës së dytë dhe e cila do të llogaritet në dënimin e shqiptuar nga ana e kësaj gjykate;

- e ka ndryshuar aktgjykimin edhe në pikëpamje të lartësisë së shpenzimeve gjy-qësore, në mbulimin e të cilave është i obliguar i akuzuari Jahir Demaku.

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar pjesën tjetër të aktgjykimit të shkallës së parë.

(121) Anëtarët e panelit ankimor: Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Hava Haliti dhe gjyqtari ndërkom-bëtar Jorge Martins Ribeiro.

(122) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 152, paragrafi 1 në lidhje me nenin 31 të LPRK në lidhje me nenin 33, paragrafi 2 i Kushtetutës së Kosovës.

Page 92: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

92

Rrjedha e procedurës ankimore123 Pas pranimit të kopjeve me shkrim të aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, palët në procedurë në afat ligjor e kanë kontestuar të njëjtin.

Prokurori special e ka kontestuar aktgjykimin e shkallës së parë në pikëpamje të lartësisë së dënimit me burgosje të shqiptuar për të akuzuarit. Sipas tij, dënimet e shqiptuara të akuzuarve janë joadekuate; janë në shpërputhje me llojin dhe pe-shën e veprës penale për të cilën të akuzuarit janë shpallur fajtor; si edhe se i afro-hen ose janë nën minimumin e dënimit me burgosje të paraparë për veprën pe-nale, për të cilën të akuzuarit janë shpallur fajtor. Për këto arsye, prokurori ka dalë me propozimin që gjykata e shkallës së dytë të modifikojë dhe që të akuzuarve t’iu shqiptohen dënime me burgosje adekuate me rregullat ligjore si dhe që gjatë matjes së dënimeve më të rënda të ketë parasysh rrethanat vështirësuese, të cilat i ngarkojnë dhjetë të akuzuarit.

Të akuzuarit, me anë të mbrojtësve të tyre, e kanë kontestuar aktgjykimin për sh-kak të: shkeljes së Ligjit mbi mandatin dhe kompetencat e gjyqtarëve të misionit të EULEKS-it; përbërjes së paligjshme të panelit shqyrtues; shkeljes së Ligjit mbi procedurën penale; gjendjes faktike gabimisht të konstatuar; zbatimit të konceptit të „dëshmitarit armiqësor ndaj gjykatës“; vlerësimit të gabuar të provave; si dhe kualifikimit të gabuar të veprës penale për të cilën të akuzuarit janë shpallur fa-jtor. Ata i kanë propozuar gjykatës së shkallës së dytë që ta revokojë aktgjykimin e shkallës së parë, me të cilin kanë qenë të shpallur fajtor, të hedh akuzat dhe që të akuzuarit t’i lirojë nga to ose që aktgjykimi të hidhet dhe rasti të kthehet në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim.Në përgjigjen në ankesat e të akuzuarve, prokurori special e ka propozuar refuz-imin e tyre në tërësi për shkak të pabazueshmërisë së tyre. Prokurori, me këtë rast posaçërisht ka ngulur këmbë në rrethanat vështirësuese të kësaj lënde. Të akuzuarit, në përgjigjet e tyre në lidhje me ankesën e prokurorit special kanë kërkuar nga Gjykata e Apelit që të njëjtën ta hedh si të pabazuar.

Prokurori i Apelit, nga ana e tij, ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që pjesërisht ta ketë parasysh këtë ankesë të të akuzuarit Selimi, duke e korrigjuar kohën të cilën ai e ka kaluar në paraburgim. Ky prokuror, po ashtu, ka kërkuar që aktgjykimi i shkallës së parë të precizohet në pikëpamje të përshkrimit të veprimeve të të akuzuarit.

Në lidhje me pjesën tjetër të ankesës së të akuzuarve, ai gjykatës i ka propozu-ar hedhjen e pretendimeve të tjera të ankesës, duke e mbështetur miratimin e

(123) Zhvillimin e fazave të mëhershme të procedurës penale FDH Kosovë në mënyrë të hollësish-me e ka paraqitur në analizën e bërë pas aktgjykimit të shkallës së parë si dhe në raportet përm-bledhëse mbi përcjelljet e gjykimeve për krime të luftës për vitet 2013, 2014 dhe 2015, të cilat mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë: www.hlc-kosovo.org.

Page 93: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

93

ankesës së prokurorit special posaçërisht në pikëpamje të shqiptimit të dënimeve më të rënda për të gjithë të akuzuarit, si dhe teorinë e „dëshmitarit armiqësor të gjykatës“. Në fund, prokurori i apelit ka konstatuar se ai nuk gjen se me anë të akt-gjykimit të shkallës së parë thellësisht janë shkelur dispozitat e procedurës penale.

Duke u përgjigjur në pretendimet e ankesave, Gjykata e Apelit në aktgjykim, kra-has të tjerave, ka gjetur: se ankesat e palëve në procedurë janë bërë në kohë dhe se janë të pranueshme; se në kohën e ngritjes së aktakuzës, në fuqi ka qenë LP-PRK; se paneli shqyrtues ka pasur përbërje në pajtim me dispozitat ligjore, të cilat në kohën e themelimit të këtij paneli kanë qenë në fuqi; si edhe se dëgjimi i dëshmitarëve anonim me anë të video konferencës është organizuar në pajtim me dispozitat ligjore. Gjykata e shkallës së dytë nuk ka gjetur lëshime as në mënyrën e mbajtjes së procesverbalit të shqyrtimit kryesor, duke konstatuar se palët në procedurë në çdo moment kanë pasur mundësinë e shikimit në procesverbalin zyrtar. Kjo gjykatë e ka pranuar qëndrimin e panelit shqyrtues të shkallës së parë në lidhje me konceptin e „dëshmitarit armiqësor të gjykatës“, edhe pse ai është i panjohur dhe nuk është i përfshirë në LPPRK, gjë që Gjykata e Apelit e ka shpallur si zbrazëti ligjore. Sipas gjykatës së shkallës së dytë, ky koncept e mundëson sjell-jen e vendimeve të drejta dhe të bazuara në ligj, siguron vërtetimin e plotë, të saktë e bindës të gjendjes faktike si dhe se ai siguron barazinë e palëve në procedurë.

Me rastin e kundërshtimeve të të akuzuarve se aktgjykimi i shkallës së parë është bazuar vetëm në deklaratën e një dëshmitari (dëshmitari A), e cila, pos kësaj, nuk është bindëse, Gjykata e Apelit e ka shprehur mendimin se palët gjatë shqyrtimit kryesor para gjykatës së shkallës së parë kanë pasur mundësinë që dëshmitarin kryesor të prokurorisë ta ballafaqojnë me pyetjet e tyre, se kanë qenë të njohur me identitetin e tij si dhe atë se deklarata e këtij dëshmitari është mbështetur edhe me anë të deklaratave të disa dëshmitarëve të tjerë të caktuar të prokurorisë. Gjykata ka konstatuar se në bazë të analizës së shkresave të lëndës është bindur në be-sueshmërinë e deklaratave të këtij dëshmitari dhe se në këto deklarata mund të bazohet vendimi gjyqësor.

Gjykata e Apelit në aktgjykim e ka bërë analizën e ligjit penal, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, me të cilën të akuzuarit ngarkohen, si dhe të ligjit i cili ka hyrë në fuqi në Kosovë pas kryerjes së veprës penale me qëllim që të përgjigjet në obligimin e zbatimit të ligjit më adekuat dhe më të favorshëm. Të akuzuarve iu është vënë në barrë kryerja e veprës penale sipas nenit 142 të LP të RSFJ-së, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës, me të cilën të akuzuarit ngarkohen. Për veprat, të cilat iu vihen në barrë të akuzuarve, me këtë ligj ka qenë tejkaluar dënimi minimal i dënimit me burgosje prej pesë (5) vitesh ose dënimi me vdekje (zbatimi i të cilit ka qenë i kufizuar) si dënimi më i rëndë. Dënimi me burgosje prej 20 vitesh ka mundur të shqiptohet si një zëvendësim për dënimin me vdekje. Minimumi dhe

Page 94: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

94

maksimumi i përgjithshëm ndëshkues i paraparë me këtë ligj ka qenë në vëllimin prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vite. Sipas gjetjeve të gjykatës së apelit, LP i RSFJ-së nuk jep një përshkrim të hollësishëm të popullatës civile, që është objekt i mbrojtjes me këtë ligj, përkatësisht me te është përfshirë mbrojtja e të gjithë civilëve. Ligjet penale, të cilët kanë hyrë në fuqi pas konfliktit të armatosur në Kosovë, janë më të detajizuara në këtë pikëpamje, posaçërisht LPRK. Sipas nenit 152 të këtij ligji, për veprat, të cilat iu vihen në barrë të akuzuarve, është paraparë dënimi me burgos-je në vëllimin prej pesë (5) vitesh ose burgosje të përjetshme. Sipas kësaj analize, LP i RSFJ-së është më i favorshëm për kryerësit.

Gjykata, po ashtu, me aktgjykimin e saj e ka bërë analizën e veprës penale në vazhdimësi në lidhje me të akuzuarit Selimi, Jahir dhe Zeqir Demaku dhe Thaçi. Duke u thirrur në nenin 81 të LPRK, gjykata ka konstatuar se vepra penale, e cila me pikat 1 dhe 2 të aktgjykimit të kontestuar këtyre katër të akuzuarve iu vihet në barrë, është kryer ndaj të njëjtës viktimë, të njëjtit objekt, në të njëjtën situatë dhe në të njëjtat marrëdhënie, në të njëjtën periudhë, në të njëjtin vend të kryerjes si dhe me të njëjtin qëllim të kryerësve. Këto, sipas gjykatës, kanë qenë arsye të mjaftueshme që në këtë rast kjo të vlerësohet vepër në vazhdimësi e një vepre pe-nale të mëhershme, për të cilën tashmë gjykata është shprehur, dhe e ka vërtetuar përgjegjësinë si dhe i ka shqiptuar sanksionet.

Me zbatimin e neneve 43 të LP të RSFJ-së dhe 67 të LPRK dhe duke u thirrur në parimin e zbatimit të ligjit më të butë për kryerësin, gjykata e ka arsyetuar zbutjen e dënimeve me burgosje të shqiptuara nën minimumin ligjor. Në anën tjetër, gjykata, në arsyetimin e vendimit të saj mbi dënimin, nuk ka gjetur rrethana posaçërisht lehtësuese për të akuzuarit, por, për këtë arsye, si rrethanë posaçër-isht vështirësuese e ka gjetur trajtimin çnjerëzor të të akuzuarve ndaj dëshmitarit kryesor, derisa ky është gjendur në paraburgim. Kjo posaçërisht ka të bëjë me të akuzuarin Thaçi, i cili, sipas vlerësimit të gjykatës, posaçërisht është „shquar“ në trajtimin çnjerëzor të viktimave. Gjykata, me sjelljen e të akuzuarit Selimi, si rrethanë posaçërisht rënduese e ka cekur përgjegjësinë e tij komanduese, sepse ai është dashur të shërbejë si shembull i sjelljes për pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, pasi që e ka pasur rangun më të lartë krahasuar me të akuzuarit e tjerë. Përkundrazi, me sjelljen e tij ndaj personave të paraburgosur ai ka shërbyer si „shembull“ për pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, të cilëve, madje, iu ka urdhëruar që t’i rrahin viktimat.

Gjetjet e FDH Kosovë: Në bazë të analizës së aktgjykimit, FDH Kosovë gjen se Gjykata e Apelit e ka zhvil-luar në mënyrë profesionale dhe të bindshme procedurën para panelit ankimor në lëndën Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve, Drenica 2, si dhe se vendimin e ka bazuar në analizën profesionale të provave në dispozicion dhe në vendimin e panelit shqyrtues të shkallës së parë.

Page 95: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

95

Kjo nuk vlen vetëm për pjesën e cila ka të bëjë me shqiptimin e dënimit për të akuzuar të caktuar nën minimumin ligjor. Arsyetimi, të cilin gjykata e ka dhënë lidhur me këtë, vështirë se mund të jetë i qëndrueshëm, aq më shumë kur në ar-syetimin e vendimit të saj mbi dënimin Gjykata e Apelit ka konstatuar se nuk ka gjetur rrethana posaçërisht lehtësuese në veprimet e këtyre të akuzuarve, të cilëve iu janë shqiptuar dënime nën minimumin ligjor.

Gjykata e shkallës së dytë në aktgjykimin e saj në mënyrë shumë të hollësishme dhe profesionale e ka analizuar zbatimin e ligjit penal i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale si dhe zbatimin e ligjit më të favorshëm me rastin e përl-logaritjes së dënimit për të akuzuarit. Me këtë rast, gjykata ka konstatuar se zbatimi i ligjit penal nuk është saktësuar qartësisht nga ana e gjykatës së shkallës së parë. Gjykata e shkallës së dytë në këtë rast në pikëpamje të përshkrimit të veprës penale i ka zbatuar dispozitat e ligjit penal, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, Ligjit Penal të RSFJ-së të vitit 1977 (me ndryshimet e vitit 1992.). Me rreg-ulloren e UNMIK-ut 1999/24 të datës 12 dhjetor të vitit 1999, e cila ka pasur ndikim retroaktiv nga data 10 qershor e vitit 1999, ky ligj është shpallur diskriminues, sepse ka hyrë në fuqi pas datës 22 mars të vitit 1989. Trajtim të njëjtë kanë pasur të gjitha ligjet, të cilat në territorin e Kosovës kanë hyrë në fuqi pas datës së cekur. Me qëllim të vërtetimit të ligjit më të favorshëm për të akuzuarit, gjykata, me anë të analizës së ligjit të cekur si dhe ligjeve penale, që në Kosovë kanë qenë në fuqi nga koha e kryerjes së veprave penale në këtë lëndë, ka gjetur se në pikëpamje të sanksioneve ndëshkuese për veprën penale krim i luftës për kryerësit në këtë pikëpamje më i fa-vorshmi është LPRK, i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar të vitit 201. Për këto arsye, gjykata i ka përllogaritur dënimet për të akuzuarit sipas këtij ligji.

4.4. Rasti Kasaloviqi & Sovrliq (Rasti Zymberi 2)124

Gjykata e Apelit, në panelin ankimor, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja ndërkom-bëtare Hajnalka Veronika Karpati125, në datën 4 gusht të vitit 2016, pas seancës publike të panelit ankimor në lëndën Prokurori kundër Radomir Kasaloviqit (Rasti Zymberi 2)126, ka sjellë aktgjykimin, me të cilin pjesërisht e ka miratuar

(124) Për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë marrë pjesë në sulmin mbi karvanin e PK-së, i cili sipas detyrës zyrtare në datën 26 korrik të vitit 2011 ka lëvizur nga Mitrovica drejt kalimit Bërnjak/Brnjak, kur nga jeta është privuar polici Evner Zymberi, në rastin Zymberi 2 sipas akta-kuzës së datës 12 dhjetor të vitit 2014, procedura është zhvilluar kundër të akuzuarve Radomir Kasaloviqit dhe Sllobodan Sovrliqit. Sovrliqi me aktgjykim të gjykatës së shkallës së parë të datës 10 dhjetor të vitit 2015 është liruar nga të gjitha akuzat sipas aktakuzës, për të cilin nuk ka pasur ankesë. Në kuadër të kësaj analize, lënda do të paraqitet në mënyrë kronologjike.

(125) Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtari kosovar Xhevdet Abazi dhe gjyqtari ndërkombëtar Ra-dostin Petrov.

(126) Vetëm në lidhje me të akuzuarin Kasaloviq në procedurën ankimore.

Page 96: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

96

ankesën e prokurorit. Gjykata e ka përmbysur vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 10 dhjetor të vitit 2015 në pikëpamje të lartësisë të shqiptuar të dënimit me burgosje. I akuzuari Kasaloviq është gjykuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti, me kusht me tri (3) vite.

Gjykata e Apelit, sipas detyrës zyrtare, e ka përmbysur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica në lidhje me emërtimin e veprës penale, për të cilën i akuzuari është shpallur fajtor, duke e kualifikuar si pjesëmarrje në grupin, i cili i pengon personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare127.

Në pjesën tjetër, është konfirmuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica i datës 10 dhjetor të vitit 2015.

Rrjedha e procedurës penale Konstatimi i së vërtetës lidhur me sulmin e armatosur në karvanin e njësisë së specializuar të policisë ROSU, i cili është kryer në datën 26 korrik të vitit 2011 në rrugën rajonale Mitrovicë/Mitrovica-Zubin Potok, me ç’rast është plagosur rëndë pjesëtari i PK-së Enver Zymberi (nga plagët ka vdekur në të njëjtën ditë), nga ish Zyra e Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë/Mitrovica është iniciuar në të njëjtën ditë. Procedura ka filluar me dëgjimin e pjesëtarëve të PK-së, të cilët me të ndjerin kanë qenë pjesë e pjesëtarëve të njësisë operative speciale ROSU, e cila ka marrë pjesë në përmbushjen e detyrës zyrtare, që ka konsistuar në depërtimin deri te kalimi kufitar 31 (Bërnjak/Brnjak) dhe marrja nën kontroll e së njëjtës.

Pas sigurimit të informacioneve preliminare mbi kryerësit e mundshëm, hetimet zyrtare kundër kryerësve të caktuar të mundshëm kanë filluar me vendimin e ish Zyrës së Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë/Mitrovica të datës 10 gusht të vitit 2011. Hetimet kanë filluar kundër të dyshuarve Radomir Kasaloviqit128, Radovan Radiqit dhe Millovan Vllashkoviqit129. Nga që organet e gjyqësorit nuk kanë pa-sur qasje ndaj të dyshuarve, të nesërmen, në datën 11 gusht, kurse me kërkesën e prokurorisë, është lëshuar fletarrestim për ta nga gjyqtari i procedurës paraprake. Për arsye se nuk kanë pasur qasje ndaj tyre, hetimet në lidhje me vrasjen e Zym-berit disa herë janë ndërprerë, sërish janë hapur dhe janë zgjeruar në lidhje me të dyshuar të tjerë të ri. Fletarrestimi është përsëritur nga gjyqtari i procedurës paraprake në datën 6 mars të vitit 2013. Me aksionin e përbashkët të policisë së EULEX-it dhe të PK-së, në datën 3 shkurt të vitit 2014, është burgosur i dyshuari

(127) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 318, paragrafi 1 i LPK.(128) I dyshuari Kasaloviq i është dorëzuar vet policisë së EULEX-it në datën 16 qershor të vitit

2014. FDH Kosovë nuk disponon me informacione nëse atij, pas paraqitjes së tij vullnetare, i është caktuar masa e sigurimit për prani në gjykatë.

(129) Hetimet kundër të dyshuarit Sllobodan Sovrliqit kanë filluar me vendim të prokurorit të EU-LEX-it dhe prokurorit kryesor në Mitrovicë/Mitrovica të datës 16 korrik të vitit 2014.

Page 97: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

97

Millovan Vllashkoviqi, derisa në datën 11 prill të po të njëjtit vit, edhe i dyshuari Radovan Radiqi.

Zhvillimi i hetimeve të sulmit në karvanin e PK-së të datës 26 korrik të vitit 2011 është ballafaquar me vështirësi të shumta, posaçërisht me pamundësinë e qasjes së të dyshuarve. Vetëm pas vlerësimit se ka siguruar prova të mjaftueshme në lidhje me të dyshuar të caktuar, prokuroria ka ngritur aktakuzën e parë të datës 7 maj të vitit 2014 kundër të akuzuarve Radiq dhe Vlashkoviq, me çka është formuar lënda Prokurori kundër Radosav Radiqit dhe Millovan Vllashkoviq130. Aktakuza e dytë lidhur me të njëjtin sulm, këtë herë kundër të dyshuarve Radomir Kasaloviqit dhe Sllobodan Sovrliqit, është ngritur në datën 12 dhjetor të vitit 2014, kur procedura për aktakuzën e parë të datës 7 maj to vitit 2014 tashmë ka qenë në fazën e hapjes së shqyrtimit kryesor.

Me aktakuzën e datës 12 dhjetor të vitit 2014, Zyra e Prokurorisë së EULEX-it në Mitrovicë/Mitrovica, të akuzuarve Kasaloviq dhe Sovrliq ua ka vënë në bar-rë se (në bashkëkryerje me Radovan Radiqin, Millutin Vllashkoviqin, Ratomir Bozhoviqin, Dushan Jovanoviqin131 dhe Sllavisha Ristiqin132) i kanë kryer shtatë vepra penale: vrasje e rëndë133; tentim vrasje e rëndë134; pronësi, kontroll, posedim ose përdorim i paautorizuar i armës së zjarrit135; pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare136; rrezikim i komunikacionit publik me veprime dhe me

(130) Rrjedha e procedurës penale për këtë aktakuzë gjendet në analizën e procedurës në lidhje me këta të akuzuar sipas aktakuzës së datës 7 maj të vitit 2014, të cilin e ka bërë FDH Kosovë, www.hlc-kosovo.org

(131) Në kohën e ngritjes së aktakuzës së datës 12 dhjetor të vitit 2015, ata janë gjendur në arrati. FDH Kosovë nuk ka informacione zyrtare mbi lëvizjen e procedurës kundër këtyre dy të dys-huarve.

(132) Në kohën e ngritjes së kësaj aktakuze, hetimet kundër tij për shkak të dyshimeve të bazuara për pjesëmarrje në sulm në karvanin e policisë, aso kohe kanë qenë në zhvillim e sipër. Është paraburgosur në datën 1 dhjetor të vitit 2014, kur i është caktuar masa e paraqitjes në stacionin policor dy herë në javë. FDH Kosovë nuk disponon me informacionin nëse dhe kur masa e paraburgimit i është zëvendësuar me një masë më të butë si dhe nëse ajo është ende në fuqi.

(133) E paraparë dhe e dënueshme me nenet 146 dhe 147, paragrafët 4, 6, 8 dhe 10 në lidhje me nenin 23 të LPK-së, po ashtu e paraparë me nenet 178 dhe 179 (1.5, 1.7, 1.9 dhe 1.10) në lidhje me nenin 31 të LPRK-së.

(134) E paraparë dhe e dënueshme me nenet 146 dhe 147, paragrafët 4, 6, 8 dhe 10 në lidhje me nenet 20 dhe 23 të LPK-së, po ashtu e paraparë me nenet 178 dhe 179 (1.5, 1.7, 1.9 dhe 1.10) në lidhje me nenet 28 dhe 31 të LPRK-së.

(135) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 328, paragrafët 1 dhe 2 të LPK-së, po ashtu e paraparë si vepër penale me nenin 374 të LPRK.

(136) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 316, paragrafët 1 dhe 3 të LPK-së, në lidhje me nenin 23, po ashtu e paraparë si vepër penale me nenin 409, paragrafi 1 në lidhje me paragrafin 2, në lidhje me nenin 31 të LPRK.

Page 98: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

98

mjete të rrezikshme137; si dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm138 dhe pjesëmarrje në masën, e cila kryen vepra penale.139

Sipas aktakuzës, ata i kanë kryer këto vepra në atë mënyrë që në datën 26 korrik të vitit 2011, rreth orës 13:30, me personat e cekur dhe me të tjerë të panjohur, si bashkëpjesëmarrës dhe si pjesë e grupit i cili ka kryer vepra penale, kanë marrë pjesë në sulmin me armë të zjarrit në karvanin e pjesëtarëve të njësisë speciale të Policisë së Kosovës (ROSU) në rrugën rajonale midis Mitrovicës/Mitrovica dhe Zubin Potokut/Zubin Potok, midis fshatrave Varagë/Varaga dhe Zhupç/Zupče. Karvani është gjendur në kryerjen detyrës zyrtare, i cili është përbërë në marrjen e kontrollit mbi kalimin kufitar 31140. Në këtë sulm të armatosur është plagosur polici Zymberi, i cili në të njëjtën ditë ka vdekur nga plagët si dhe janë vënë në rrezik jetët e pjesëtarëve të PK-së, të cilët kanë qenë në automjet me të ndjerin Zymberi (BM i DP).

Me aktakuzën e re, prokurori, në të njëjtën ditë, gjykatës ia ka dorëzuar kërkesën për bashkimin e këtyre procedurave. Me vendim të kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, për procedurë dhe për këtë aktakuzë është caktuar i njëjti gjyqtar ndërkombëtar, Paulo Teixeira.141 Ky gjyqtar, pas seancave të mbajtura të vlerësimit të aktakuzës të datës 23 dhjetor të vitit 2014, përkatësisht të datës 19 janar të vitit 2015, e ka refuzuar kërkesën e prokurorit për bashkimin e lëndës sipas aktakuzave. Pas kësaj, shqyrtimi kryesor për aktakuzën e parë është hapur në datën 15 dhjetor të vitit 2014, derisa për aktakuzën e dytë (pas seancave të mbajtu-ra dëgjimore) ka vazhduar procedura e ndarë e paraparë me ligj.

Sipas udhëzimeve të panelit shqyrtues, të akuzuarit në seancën e dëgjimit të parë të datës 23 dhjetor të vitit 2014 e kanë kundërshtuar aktakuzën dhe provat e de-ponuara me të njëjtën. I akuzuari Sovrliq, me anë të kundërshtimit me shkrim të datës 14 janar të vitit 2015, i akuzuari Kasaloviq në datën 16 janar të vitit 2015, kanë kërkuar nga gjykata që aktakuzën ta hedhin. Seanca e dëgjimit të dytë për aktakuzën është mbajtur në datën 19 janar, të të njëjtit vit, kur është diskutuar

(137) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 299, paragrafi 1 i LPK-së, në lidhje me nenin 23, po ashtu e paraparë si vepër penale me nenin 380, paragrafi 1 në lidhje me paragrafin 2, në lidhje me nenin 31 të LPRK-së.

(138) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 291, paragrafët 1 dhe 3 të LPK-së, në lidhje me nenin 23, po ashtu e paraparë si vepër penale me nenin 365 në lidhje me nenin 31 të LPRK-së.

(139) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 320, paragrafi 1 i LPK-së, në lidhje me nenin 23, po ashtu e paraparë si vepër penale me nenin 412 në lidhje me nenin 31 të LPRK-së.

(140) Përshkrimin e hollësishëm të veprimeve, të cilat të akuzuarve iu janë vënë me aktakuzë në barrë, mund ta gjeni edhe në raportin vjetor të FDH-së Kosovë për vitet 2014-të dhe 2015-të të vendosur në faqen zyrtare të internetit: www.hlc-kosovo.org.

(141) Gjyqtari ndërkombëtar Teixeira, me vendim të kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 18 dhjetor të vitit 2014, i caktuar për kryetar të panelit shqyrtues edhe në këtë rast.

Page 99: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

99

edhe për kundërshtimet e të akuzuarve, ndaj të cilave prokurori i ka parashtruar qëndrimet e prokurorisë. Prokuroria, edhe me anë të përgjigjes me shkrim ndaj kërkesave dhe kundërshtimeve të të akuzuarve të datës 22 janar të vitit 2015, ka propozuar hedhjen e kundërshtimeve të të akuzuarve. Gjyqtari ndërkombëtar Pablo Teixeira në datën 25 shkurt të vitit 2015 ka dhënë urdhrin, me të cilin nga prokurori ka kërkuar që të njëjtën në afat prej dhjetë (10) ditësh ta precizojë se për sa vepra penale tentim vrasje të akuzuarit ngarkohen si dhe që në mënyrë më të hollësishme të arsyetojë akuzat për pronësi, kontroll, posedim ose përdorim të paautorizuar të armës (lloji dhe kalibri). Prokurori, bren-da afatit ligjor e deri në datën 5 mars të vitit 2015, gjykatës ia ka dorëzuar përg-jigjen, duke e publikuar aktakuzën. Me aktakuzën e përplotësuar, prokuroria e ka zgjeruar listën e të dëmtuarve. Në listën e të dëmtuarve, krahas BM dhe DP, të cilët kanë qenë në automjet me të vrarin Zymberi, është cekur edhe grupi i policëve, të cilët kanë qenë në automjetet policoren në vendin e krimit në ditën kritike: XhZ, IS, FU, NS, ShS, ED, FSh, NS, BM dhe MB. Sipas prokurorisë, ata, në ditën kritike kanë qenë në rrezik të drejtpërdrejtë nga marrja e plagëve të rënda trupore ose humbja e jetës për shkak të veprimeve të palejueshme të të akuzuarve. Në pikëpamje të llojit të armëve, të cilat sulmuesit i kanë përdorur në ditën kritike, prokuroria, përgjigjen e saj e ka bazuar në deklaratat e dëshmitarëve të caktuar nga hetimet se sulmuesit kanë përdorur armë automatike si dhe armë të rënda. Në aktakuzën e përplotësuar është përgjigjur mbrojtësi i të akuzuarit Kasaloviq.

Me vendim të datës 17 prill të vitit 2015, kryetari i panelit shqyrtues, i cili ka vendosur për kërkesat e palëve në aktakuzë, e ka pranuar kërkesën e të akuzuarve Kasaloviq dhe Sovrliq, duke e refuzuar për të dy të akuzuarit akuzën nën pikën katër (4) të aktakuzës së datës 12 dhjetor të vitit 2014, me të cilën atyre iu është vënë në barrë kryerja e veprave penale pronësi, kontroll, posedim ose përdorim i paautorizuar i armëve. Megjithëkëtë, gjykata i ka hedhur propozimet e tyre mbi hedhjen e aktakuzës dhe provave, me të cilat ajo është mbështetur. Gjykata me këtë vendim ka refuzuar edhe propozimin e prokurorit të përfshirë në përgjigjen e tij të datës 5 mars të vitit 2015, i cili ka pasur të bëjë me pjesëtarët e tjerë të PK-së, jetët e të cilëve po ashtu kanë qenë të rrezikuara dhe të cilët sipas aktakuzës së ndryshuar nga prokurori janë propozuar si të dëmtuar. Prokurori është ankuar në vendimin e kryetarit të panelit.

Mbrojtja nuk ka deponuar përgjigje në këtë ankesë. Prokurori i Apelit e ka mbështetur ankesën e prokurorit të EULEX-it, duke propozuar që Gjykata e Apelit ta pranojë aktakuzën e plotësuar të datës 04 mars të vitit 2015.

Me vendim të Gjykatës së Apelit të datës 11 qershor të vitit 2015, ankesa e prokurorit është hedhur si e pabazë. Sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit, në për-

Page 100: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

100

shkrimin e armës mungon tipi dhe kalibri i armës, të cilat në ditën kritike i kanë përdorur, siç pretendohet, të akuzuarit. Identifikimi i armës është i domosdoshëm për ekzistimin e kësaj vepre penale. Sipas Gjykatës së Apelit, shpjegimi, të cilin prokurori e ka dhënë në përgjigjen e tij është i pamjaftueshëm dhe nuk i përmban informacionet relevante plotësuese të lidhura me kalibrin e armës. Me vendim të kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 20 korrik të vitit 2015, gjyqtari ndërkombëtar Vidar Stensland142 është caktuar për kryetar të panelit shqyrtues në lëndën Prokurori kundër Radomir Kasaloviqit dhe Sllobodan Sovrliqit.

Prokuroria, në datën 21 gusht të vitit 2015 ia ka dorëzuar kërkesën gjykatës për shtyrje të fillimit të shqyrtimit kryesor në këtë lëndë, deri te vendimi i Gjykatës së Apelit lidhur me ankesën e prokurorit në aktgjykimin në rastin Zymberi I.

Hapja e shqyrtimit kryesor ka qenë e planifikuar për datën 2 shtator të vitit 2015, kurse ka qenë mbajtur edhe seanca përgatitore e panelit shqyrtues me palët në procedurë. Një anëtar i panelit (gjyqtarja ndërkombëtare Iva Nikshiq), në mo-mentin e mbajtjes së kësaj seance nuk e ka pasur të rregulluar statusin e gjyqtarit në Kosovë. Përjashtimi i tij është kërkuar nga ana e prokurorit dhe e të autor-izuarit të plotfuqishëm të të dëmtuarve një ditë para mbajtjes së kësaj seance. Në këtë seancë nuk është paraqitur i akuzuari Kasaloviq, edhe pse ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt. Prokurori ka propozuar paraburgimin e tij për arsye se i akuzuari ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt dhe nuk e ka arsyetuar mungesën. Para zbatimit të kësaj mase, mbrojtja ka propozuar që gjykata të vërtetojë arsyet pse nuk i është përgjigjur i akuzuari ftesës së gjykatës, duke e vënë në spikamë se ai vet iu është paraqitur organeve të ndjekjes pasi është njoftuar se kundër tij po zhvillohet procedura penale.

Gjatë kësaj seance është shqyrtuar edhe propozimi i prokurorit drejtuar gjykatës për shtyrjen e fillimit të shqyrtimit kryesor deri te vendimi i Gjykatës së Apelit për ankesën e prokurorisë për aktgjykim me të cilin lirohen nga akuzat në rastin Zymberi 1 ( e datës 20 prill të vitit 2015), sepse nga rezultatii kësaj lënde është var-ur strategjia e prokurorisë gjatë shqyrtimit kryesor kundër të akuzuarve Kasaloviq dhe Sovrliq. Prokuroria në këtë propozim e ka potencuar se është fjala për të njëjtën lëndë si dhe për provat e njëjta. Është theksuar se në varësi nga vendimi në lëndën Zymberi 1 prokuroria do ta bënte seleksionimin e provave, gjë që do të ndikonte

(142) Anëtarët e panelit shqyrtues, gjyqtarët ndërkombëtarë Franciska Fiser dhe Iva Nikshiq. Gjyqtari ndërkombëtar Paulo Teixeira e ka përfunduar misionin e gjyqtarit ndërkombëtar në Kosovë pranë EULEX-it.

Page 101: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

101

në gjatësinë dhe efikasitetin e procedurës. Të akuzuarit, përmes mbrojtësve të tyre, e kanë përsëritur qëndrimin e tyre të mëhershëm (të shprehur pas dorëzimit të aktakuzës së dytë në rast se procedurat bashkohen), që fillimi i shqyrtimit krye-sor në këtë lëndë të shtyhet, edhe pse njëri prej të akuzuarve (Sllobodan Sovrliq) ndodhet në paraburgim. Kryetari i panelit e ka refuzuar propozimin e prokurorit për shtyrje, duke potencuar se vendimin e vet do ta bazojë në provat e paraqitura para këtij paneli shqyrtues.

Shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Radomir Kasaloviqit dhe Sllobod Sovrliqit është hapur në datën 18 shtator të vitit 2015 para panelit shqyrtues rish-tas të formuar, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Vidar Stensland143. Paneli shqyrtues është takuar në nëntë (9) ditë gjyqësore dhe i ka dëgjuar shtatë (7) dëshmitarë të prokurorisë. Një nga dëshmitarit e prokurorisë e ka pasur statusin e dëshmitarit të mbrojtur dhe ka dëshmuar në seancën e mbyllur për publikun144, me anë të video konferencës. Me propozimet e të akuzuarve, janë dëgjuar gjashtë (6) dëshmitarë të alibisë145. Po ashtu, është kryer shikimi i vendit të ngjarjes. Gjatë shqyrtimit, paneli dhe palët në procedurë kanë pasur rastin që ta bëjnë shikimin në pamjen e jashtme dhe të brendshme të automjetit të blinduar të PK-së, i cili ka qenë i ngjashëm me automjetin e blinduar, i cili nga ana PK-së është shfrytëzuar në ditën kritike, me qëllim që më nga af-ër të njihen me karakteristikat e tij, posaçërisht me shikueshmërinë nga brendia e automjetit. Gjatë shqyrtimit, famil-jen e dëmtuar e ka përfaqësuar i autorizuari i plotë, i angazhuar nga ana e gjykatës. Gjatë shqyrtimit kryesor janë paraqitur shumë prova materiale146. Pas sigurimit paraprak të mendimit të palëve në procedurë, paneli shqyrtues si prova i ka pran-uar edhe transkriptet dhe aktgjykimin në lëndën Zymberi 1.

Në fund të shqyrtimit kryesor, palët në procedurë kanë parashtruar argumentet e tyre përfundimtare. Prokurori ka thënë se provat e paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor japin baza të mjaftueshme që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dëno-hen sipas ligjit. Sipas tij, vënia e bllokadës për automjetet në vendin e ngjarjes, në të cilën kanë marrë pjesë edhe të akuzuarit, ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e ngjarjes e cila ka pasuar, përkatësisht ka mundësuar hapjen e armëve të zjarrit nga armë të ndryshme në karvanin policor kur policët janë përpjekur për ta hequr bllokadën. Prokurori ka vlerësuar se është fjala për një bashkëkry-

(143) Anëtarët e panelit shqyrtues, para të cilit është zhvilluar procedura e shkallës së parë, gjyqtarët ndërkombëtarë Franciska Fiser dhe Katrien Gabriel Witteman.

(144) Me vendim të panelit shqyrtues të datës 10 nëntor të vitit 2015, vëzhguesit të FDH Kosovë i është lejuar prania.

(145) Para panelit janë dëgjuar nga tre dëshmitarë për secilin të akuzuar. Mbrojtja e të akuzuarit Sovrliq ka hequr dorë nga propozime të caktuara për dëgjimin e dëshmitarëve.

(146) Raporti për shikimin e bërë, një numër i madh i dëshmitarëve, foto-dokumetacionit, doku-mentacioni mjekësor, gjetjet e obduksionit të të ndjerit Zymberi, ekspertiza e provave etj.

Page 102: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

102

erje, pavarësisht se kush ka shtënë, sepse roli i të akuzuarve ka qenë që ta ndalin karvanin. Ai ka thënë se është e qartë se të akuzuarit kanë qenë të njohur me sulmin e planifikuar ndaj karvanit, i cili ka rezultuar menjëherë pasi që ata e kanë lëshuar barrikadën dhe ka zgjatur dhjetë minuta pas plagosjes së Zymberit. Me dëshmi, gjatë procedurës janë vërtetuar këto pohime, kurse dëshmitari FU madje e ka identifikuar të akuzuarin Kasaloviq, derisa të akuzuarin Sovrliq e ka identi-fikuar dëshmitari B. Sipas prokurorit, rrethanat e cekura, si dhe provat materiale, japin baza të mjaftueshme që të akuzuarit të shpallen fajtor për veprat penale, me të cilat ngarkohen dhe të dënohen sipas ligjit.

I autorizuari i plotfuqishëm e ka mbështetur fjalën përfundimtare të prokurorit, duke e theksuar se me anë të provave të paraqitura gjatë shqyrtimit është vërtetuar pjesëmarrja e të akuzuarve në kryerjen e veprave penale, me të cilat ngarkohen. Ai i ka propozuar gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit. I autorizuari i plotfuqishëm, në emër të të dëmtuarve dhe viktimave e ka parashtruar kërkesën pronësore juridike.

Të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre kanë pohuar se provat e prokurorisë nuk japin mjaft baza për të provuar se klientët e tyre kanë marrë pjesë në kryerjen e veprave penale, me të cilat ngarkohen. Mbrojtësi i të akuzuarit Kasaloviq, avokati Miodrag Brkljaç, në fjalën e tij përfundimtare, midis të tjerash, është përqendruar edhe në fjalën përfundimtare të prokurorit, përkatësisht në vlerësimin e prokurorit mbi dëshmitarët e alibisë. Sipas Brkljaçit, klienti i tij, dëshmitarët e mundshëm i ka përmendur me rastin e dëshmisë së parë në polici dhe këtë e ka përsëritur në të gjitha fazat e mëvonshme të procedurës, ashtu siç është paraparë me ligj. Duke po-huar se prokuroria ka qenë e obliguar për të vërtetuar dhe shqyrtuar edhe faktet, të cilat shkojnë në dobi të të akuzuarve, ai i ka propozuar gjykatës që klientin e tij ta lirojë nga akuzat.

Mbrojtësi i të akuzuarit Sovrliq, avokati Dobrica Laziq, në fjalën e tij përfundim-tare po ashtu është fokusuar edhe në fjalën përfundimtare të prokurorit dhe në deklaratat e dëshmitarëve të caktuar të prokurorisë. Ai ka thënë se disa deklarata nuk përputhen me provat materiale, duke i kontestuar deklaratat e dëshmitarëve të prokurorisë. Duke i parashtruar arsyet, për të cilat ka rezultuar deri te mospër-puthshmëria në deklaratat e dëshmitarëve të alibisë me deklaratën e klientit të tij (i cili, sipas mbrojtësit në atë moment nuk e ka kuptuar se është i dyshuar në këtë rast), ai i ka propozuar gjykatës lirimin e klientit të tij nga të gjitha akuzat.

I akuzuari Kasaloviq gjatë deklaratës së tij para panelit shqyrtues e ka kontestuar çfarëdo lidhje me akuzat, duke pohuar se në ditën kritike është gjendur larg nga vendi i ngjarjes. I akuzuari Sovrliq e ka zgjedhur të drejtën që të mbrohet në hes-htje.

Page 103: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

103

Pas takimit të panelit dhe votimit të bërë pas përfundimit të shqyrtimit kryesor dhe paraqitjes së provave, paneli shqyrtues ndërkombëtar në datën 10 dhjetor të vitit 2015 e ka shpallur aktgjykimin me të cilin i akuzuari Radomir Kasaloviq është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale pengim i personit zyrtar në kry-erjen e detyrës zyrtare147 dhe ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh, i cili nuk do të përmbarohet nëse i akuzuari në afat prej dy (2) vitesh nuk kryen vepër të re penale. I akuzuari i dytë Sllobodan Sovrliqi148 me të njëjtin aktgjykim është liruar nga të gjitha akuzat, të cilat me aktakuzë i janë vënë në barrë.

Paneli shqyrtues ka thënë se aktgjykimin e ka sjellë në bazë të provave të paraqi-tura, përkatësisht se në bazë të deklaratës së dëshmitarit të prokurorisë, i cili e ka identifikuar Kasaloviqin si të pranishëm në vendin e ngjarjes në ditën kritike në mesin e personave që e kanë vënë barrikadën (gjë të cilën dëshmitari e ka pranuar në të gjitha fazat e procedurës dhe e ka përsëritur para trupit gjykues). Deklarata e dëshmitarit të prokurorisë, e cila është mbështetur edhe me prova të tjera, ka qenë e mjaftueshme për trupin gjykues që të akuzuarin ta shpallë fajtor për veprën penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. Sipas gjykatës, me vënien e barrikadës, personat zyrtar janë pamundësuar për të kryer detyrën e tyre, përkatësisht që të shkojnë në kalimin kufitar 31. Paneli, në bazë të vëzhgimit dhe shikimit në brendinë e automjetit të blinduar, në të cilin është gjendur dëshmitari i prokurorisë gjatë kohës së ngjarjes kritike dhe i cili e ka identifikuar Kasaloviqin në vendin e ngjarjes, ka konstatuar se dukshmëria nga automjeti ka qenë e mirë.

Paneli shqyrtues në bazë të provave në dispozicion ka vërtetuar rrethanat brenda të cilave është zhvilluar vet ngjarja, nga vendosja e barrikadës, largimi i personave të cilët e kanë vënë barrikadën në vendin e ngjarjes, tërheqja e tyre në pyll, hapja e armëve të zjarrit në karvan, plagosja e një pjesëtari të PK-së, e deri te përgjigjja policore ndaj zjarrit dhe tërheqja e karvanit. Gjykata, po ashtu, ka vërtetuar se vendosja e barrikadës ka qenë e organizuar shumë mirë. Duke e pasur parasysh konfigurimin e terrenit, nuk ka qenë e lehtë që barrikada të anashkalohet. Askush nga dëshmitarët nuk ka pohuar se personat, të cilët janë gjendur në barrikadë, kanë qenë të armatosur. Megjithëkëtë, trupi gjykues ka gjetur se ka pasur njëfarë lidhje midis barrikadës dhe të shtënave, sepse të shtënat kanë filluar menjëherë pas tërheqjes së civilëve nga barrikada.

(147) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 316, paragrafi 1 në lidhje me paragrafin 3 të LPK-së, po ashtu e paraparë dhe e dënueshme me nenin 409 të LPRK-së.

(148) I akuzuari Sovrliq me aktgjykimin e gjykatës së njëjtë të datës 23 tetor të vitit 2015, në lëndën Prokurori kundër Sovrliqit dhe të tjerëve, është shpallur fajtor për më shumë vepra penale për të cilat i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh, me afat të provimit prej katër (4) vitesh.

Page 104: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

104

Gjykata ka konstatuar se nuk është prezantuar asnjë provë, e cila do ta lidhte të akuzuarin Kasaloviq me të shtënat përkatësisht se ai ka qenë i njohur se do të re-zultojë deri te të shtënat. Largimi i tij nga vendi i ngjarjes menjëherë para hapjes së zjarrit të armëve në karvanin mund të shërbejë vetëm si supozim se deri te hapja e zjarrit do të vijë. Po ashtu, nuk është vërtetuar se personat, të cilët janë gjendur në barrikadë, kanë përdorur çfarëdo dhune.

Në bazë të provave të paraqitura nuk ka mundur të konstatohet nëse automjetet (katër ose pesë, paneli nuk ka insistuar në vërtetimin e numrit të saktë të autom-jeteve), të cilat kanë qenë të tërthorzuara në barrikadën, i kanë takuar ndonjërit prej të akuzuarve. Megjithëkëtë, është vërtetuar se në barrikadë kanë qenë më së paku gjashtë (6) persona si edhe se situata politike në atë fushë disa ditë tashmë ka qenë nën tensione.

Paneli gjyqësor nuk ia ka kushtuar vëmendjen dëshmive, të cilat kanë shkuar në dobi të alibisë së të akuzuarit. Sipas vlerësimit të gjykatës, deklaratat e këtyre dëshmitarëve kanë qenë në mënyrë befasuese të ngjashme, me shumë hollësi të cilat normalisht është vështirë të mbahen mend pas disa viteve. Ngaqë në mesin e dëshmitarëve të alibisë ka qenë edhe vëllai e edhe shoku i të akuzuarit, nuk ka qenë befasuese që ata do të dëshmonin në dobi të tij. Gjykata ka vërtetuar se nuk ka prova mbi çfarëdo lidhshmërie të të akuzuarit Kasaloviq me akuzat e tjera të aktakuzës, me përjashtim të akuzës sipas së cilës është shpallur fa-jtor. Sipas gjykatës, me anë të dënimit të shqiptuar do të arrihet qëllimi i dënimit për të cilën shqiptohet, posaçërisht duke pasur parasysh gjatësinë e periudhës provuese. Në lidhje me aktgjykimin me të cilin lirohet nga akuzat i akuzuari Sovrliq, trupi gjykues e ka cekur se nuk ka mundur që këtë të dyshuar ta shpallë fajtor vetëm në bazë të një deklarate të dëshmitarit të mbrojtur149. Prokuroria nuk ka mun-dur t’i ofrojë gjykatës prova materiale ose dëshmitar/ë, i cili të akuzuarin/të i(e) ka ndërlidhur me ngjarjet në vendin e ngjarjes në ditën kritike. Dëshmitari i prokurorisë ED, i cili ka qenë vozitës i automjetit të blinduar i cili ka qenë i pari në

(149) Me gjithë praninë e vëzhguesve në seancën e mbyllur në të cilën është kryer dëgjimi i dësh-mitarit të mbrojtur (vëzhguesit të FDH Kosovë i është tërhequr vërejtja se nuk guxon për të nxjerrë informatat nga seanca e mbyllur), FDH Kosovë në bazë të informacioneve, të cilat i ka poseduar deri në hartimin e këtij raporti (e pa e pasur mundësinë e qasjes në dokumentacionin gjyqësor, për çka do të ketë më shumë fjalë më tutje në raport) nuk ka mundur për të vlerësuar statusin e këtij dëshmitari si edhe nëse palët në procedurë kanë qenë të njohura me identitetin e tij. Rrethana e cekur është shumë e rëndësishme për vlerësimin e vendimit gjyqësor. Në paslët kanë qenë të njoftuara me identitetin e këtij dëshmitari, gjykata në bazë të deklaratave të këtij dëshmitari (sipas aktgjykimit të shkallës së parë) ka mundur që të akuzuarin Sovrliq ta shpall fajtor dhe ta dënon sipas ligjit. Sipas deklaratës së dëshmitarit të mbrojtur, ai menjëherë pas të shtënave e ka parë të akuzuarin Sovrliq në afërsi të vendit të ngjarjes me armë të zjarrit në dorë. Po ashtu, palët në procedurë kanë pasur mundësi që të akuzuarin të pyesin në mënyrë të tërt-hortë. Kjo është e rëndësishme, sepse i akuzuari Sovrliq dhe dëshmitarët e alibisë kanë dhënë informacione kontradiktore mbi atë se ku ka qenë Sovrliqi në ditën kritike.

Page 105: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

105

karvan, në deklaratat e tij nuk ka qenë plotësisht i sigurt nëse në vendin e ngjarjes e ka parë Sovrliqin. Së këndejmi, nuk është vërtetuar lidhja e të akuzuarit Sovrliq me akuzat, të cilat me aktakuzë i janë vënë në barrë.

Gjatë procedurës para panelit shqyrtues, aktakuzën e Zyrës së Prokurorisë së EU-LEX-it në Mitrovicë/Mitrovica, krahas prokurorit i cili i ka udhëhequr hetimet dhe e ka ngritur aktakuzën,150 e kanë përfaqësuar edhe dy prokurorë të prokuror-isë së cekur151, duke zëvendësuar njëri-tjetrin.

Të dëmtuarit, për realizimin e kërkesës pronësore-juridike janë udhëzuar për padi civile.

Në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 10 dhjetor të vitit 2015 me kohë është ankuar vetëm prokurori dhe atë vetëm në pjesën dënuese të aktgjykimit të shkallës së parë në lidhje me të akuzuarin Radomir Kasaloviqin. Me anë të ankesës së prokurorit, aktgjykimi është kontestuar për shkak të gjendjes faktike gabimisht të konstatuar, për shkak të gjendjes gabimisht dhe në mënyrë jo të plotë të konstatuar si dhe shkeljes së ligjit penal.

Prokurori ka ngulur këmbë se gjykata e shkallës së parë ka gabuar në gjetjen e saj në lidhje me qëllimin e të akuzuarit Kasaloviq. Sipas prokurorit, i akuzuari e ka ditur qëllimin e të tjerëve se dëshirojnë t’i lëndojnë policët, është përcaktuar që të marrë pjesë në barrikadën e rrugës dhe, në këtë mënyrë, në bashkëkryerje, me pjesëmar-rësit e tjerë ka marrë pjesë në veprimin e plagosjes së policit. Gjykata themelore, po ashtu, ka gabuar në rikualifikimin e veprave penale. Veprimet e të akuzuarit Kasa-loviq mund të kualifikohen si vepër penale dhunë ose kërcënim se drejtpërdrejt do ta përdor dhunën152, si dhe kërcënime serioze153. Sipas prokurorit, gjykata e shkallës së parë ka gabuar në lidhje me akuzën për vepër penale rrezikim i komunikacionit me veprime ose me mjete të rrezikshme, si dhe në pikëpamje të ekzistimit të veprës penale pjesëmarrje në masën e cila kryen vepër penale, sepse me provat e paraqitura është vërtetuar se në ditën kritike në vendin e ngjarjes kanë qenë 6-8 persona.

Në lidhje me zbatimin e gabuar të ligjit, prokurori, midis të tjerash, ka thënë se gjykata e shkallës së parë ka gabuar kur kalimin e kohës e ka pranuar si rre-thanë lehtësuese, sepse i akuzuari një kohë të gjatë ka qenë në arrati. Gjykata nuk i ka marrë parasysh në mënyrë adekuate rrethanat (praninë e dhunës reale ose kërcënuese, me anë të veprës penale janë sjellë në rrezik shumë persona të

(150) Aktakuzën e ka ngritur gjyqtarja ndërkombëtare Neeta Amin, kurse është nënshkruar edhe nga ana e prokurorit kryesor të rajonit Mitrovicës/Mitrovica.

(151) Prokurorët ndërkombëtarë Lile Oprea Steluta dhe Tomas Skala.(152) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 316, paragrafi 1 i LPK-së.(153) E paraparë me 409, paragrafi 1 i LPRK-së.

Page 106: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

106

përkatësisë tjetër etnike). Prokurori po ashtu e ka kundërshtuar edhe pranimin e pjesshëm të shpenzimeve të procedurës nga ana e gjykatës. Në fund ai ka propo-zuar që gjykata e shkallës së dytë ta anulojë aktgjykimin e shkallës së parë dhe që lëndën ta kthejë në rigjykim në lidhje me të akuzuarin Kasaloviq.

Në përgjigjen e tij ndaj ankesës, mbrojtësi i të akuzuarit Kasaloviq, midis të tjerash ka theksuar: se ankesa e prokurorit është e pabazuar si dhe se me te nuk janë shp-jeguar shkeljet e procedurës e as të ligjit penal. Sipas mbrojtësit, gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar provat dhe i ka vërtetuar faktet dhe, së këndejmi, ankesën e prokurorit duhet hedhur.

Mbrojtësi i të akuzuarit Sovrliq është përgjigjur në ankesën e prokurorit, sepse, si-pas saj, nuk ka qenë e qartë nëse prokurori është ankuar në lidhje me klientin e tij. Kjo ankesë nuk është shqyrtuar nga ana e gjykatës së apelit, sepse është supozuar se prokurori nuk është ankuar në lidhje me klientin e tij. Aktgjykimi në lidhje me Sovrliqin është bërë i plotfuqishëm 15 ditë prej kur ai është pranuar.

Prokurori i apelit në propozimin e vet e ka mbështetur ankesën e prokurorit. Sip-as tij, edhe pse gjykata e shkallës së parë nuk ka mundur për ta vërtetuar lidhjen e pjesëmarrjes së Kasaloviqit në bllokadën e karvanit policor në barrikadë dhe plagosjes së policit Zymberi, ky i akuzuar ka vepruar në bashkëkryerje dhe në pajtim me një plan të bashkuar. Barrikada, të cilën ai e ka vënë në bashkëkryerje me të tjerët, ka qenë faktor vendimtar në vrasjen e Zymberit dhe në tentim vrasjet e rënda. Duke shtuar se kalimi i kohës nuk mund të konsiderohet rrethanë lehtë-suese. Prokurori i Apelit i ka propozuar gjykatës së shkallës së dytë që ta miratojë ankesën e prokurorit, ta heq aktgjykimin e kontestuar dhe që lëndën ta kthejë në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim ose që aktgjykimin ta modifikojë dhe që të akuzuarin ta shpallë fajtor për veprat penale sipas aktakuzës.

Në aktgjykimin e shpallur pas shqyrtimit të ankesës së prokurorit, Gjykata e Apelit ka konstatuar se nuk ka mundur për të konstatuar shkeljet e ligjit mbi procedurën penale të theksuara në ankesë, sepse ajo nuk e përmban arsyetimin e shkeljeve në të cilat prokurori thirret.

Paneli ankimor ka cekur se në bazë të provave ekzistuese nuk ka mundur për të kon-statuar qëllimin tek i akuzuari Kasaloviq në lidhje me sulmin e armatosur në kar-vanin e policisë. Provat ekzistuese nuk janë të mjaftueshme që të përfundohet se i akuzuari Kasaloviq është dashur të di se vendosja e barrikadës dhe pjesëmarrja në te do të çoj deri te të shtënat. Popullata është thirrur që të dalë në barrikadë, kurse gjatë barrikadave të mëhershme janë kryer sulme me gurë në karvanët policorë, ndërsa disa prej barrikadave të mëhershme janë larguar pas negociatave dhe pa dhunë. Bar-rikada, për të cilën ka qenë fjala gjatë gjykimit, është vendosur në momentin kur poli-

Page 107: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

107

cia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe si përgjigje në atë se policia nuk është ndalur në të parën, në barrikadën e përhershme. Fakti se Kasaloviqi është larguar i fundit nga barrikada i shkon në mbështetje faktit se ai nuk ka vepruar me qëllim të paramendu-ar mbi vendosjen e barrikadës me qëllim të sulmit të armatosur në karvanin policor.

Paneli i apelit nuk ka vlerësuar se veprimet e të akuzuarit në barrikadë (gjestet me gishtërinj, britmat) përbëjnë dhunë dhe kërcënim. Për këto arsye, ai, sipas detyrës zyrtare, e ka bërë rikualifikimin e veprës penale, për të cilën të akuzuarit janë shpal-lur fajtor. Në fund është konstatuar se edhe kalimi i kohës ka një peshë të caktuar.

Sipas gjetjeve të gjykatës së shkallës së dytë, Gjykata Themelore nuk i ka dhënë peshën e mjaftueshme llojit të dënimit, posaçërisht dekurajimit të kryerësve që në të ardhmen të kryejnë vepra të reja penale. Nuk ka guxuar të tolerohet shpeshtësia e sjelljeve obstruktive të përshkruara në aktakuzë, që edhe më tutje vazhdojnë, kur të merret parasysh se çfarë dëmi i shkakton shoqërisë një sjellje e tillë. Që me anë të dënimit të arrihet qëllimi i dënimit si dhe me qëllim të dekurajimit të të tjerëve nga veprime të tilla dhe të ngjashme, gjykata e shkallës së dytë të akuzuarit Kasaloviq ia ka shqiptuar një dënim më të gjatë me kusht, për të cilin ka vlerësuar se është më proporcional me seriozitetin e veprës penale si dhe ka caktuar një afat më të gjatë të periudhës provuese.

Gjykata e Apelit konsideron se vendimi i gjykatës së shkallës së parë mbi shpen-zimet e procedurës është i drejtë.

Pamundësimi i FDH Kosovë që të ketë qasje në materialet e lëndësFDH Kosovë e konsideron të obligueshëm për ta qartësuar situatën deri tek e cila ka rezultuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që të mos i lejoj organizatës sonë shikimin në materialet e lëndës së këtij gjykimi.

Pas përfundimit të procedurës së shkallës së parë në këtë lëndë, Gjykata Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me vendim të veçantë të datës 8 shkurt të vitit 2016 pjesër-isht e ka pranuar kërkesën zyrtare të FDH Kosovë për qasje ndaj dokumentacionit zyrtar të gjykatës në lëndën Prokurori kundër Radomir Kasaloviqit dhe Sllobodan Sovrliqit. Sipas këtij vendimi, organizata jonë ka qenë e autorizuar për të marrë kopjet e aktakuzës, procesverbalet zyrtare nga shqyrtimi kryesor, procesverbalet nga seanca e vlerësimit të aktakuzës, të cilat kanë qenë të hapura për publikun, vendimin e kësaj gjykate lidhur me kundërshtimet ndaj aktakuzës dhe provave si dhe aktgjykimin e shkallës së parë.

Në këtë vendim është ankuar prokurori, duke konsideruar se gjykata ka gabuar me vendimin duke i lejuar që FDH Kosovë të ketë qasje ndaj dokumentacionit të cekur. Sipas prokurorit, me lejimin e qasjes mund të komprometohet puna e prokurorisë, si

Page 108: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

108

dhe hetimet, të cilat në atë kohë kanë qenë ende në vazhdim e sipër në lidhje me disa të dyshuar të caktuar154. Prokuroria këtë refuzim e ka arsyetuar me Ligjin mbi Proce-durën Penale, sipas të cilit qasje ndaj dokumentacionit kanë vetëm palët në procedurë.

Paneli ankimor i Gjykatës së Apelit, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Roman Raab,155 me vendim të datës 25 mars të vitit 2016, e ka miratuar ankesën e prokurorit dhe e ka anuluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë me të cilin FDH Kosovë i është lejuar qasja e pjesshme në dokumentacionin gjyqësor. Si ar-sye kryesore për refuzim, kjo gjykatë e ka cekur se FDH Kosovë merret vetëm me mbledhjen e dokumentacionit pa ndonjë interes publik.

Dokumentacionin e nevojshëm, i cili ka qenë objekt i ankesës së prokurorit dhe i vendimit të gjykatës së shkallës së dytë, FDH Kosovë nuk ka qenë në gjendje për ta siguruar as edhe nga palët e tjera në procedurë, për arsye se ka dashur që ta respektojë vendimin e gjykatës.

Vëzhguesit e FDH Kosovë gjatë gjykimit në këtë lëndë si dhe gjykimit në lëndën Zymberi 1, kanë qenë të pranishëm në të gjitha seancat e gjykatës, kurse me lejen e panelit shqyrtues edhe në ato të mbyllurat dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që nga organizata jonë të rrjedhë ndonjë informacion mbi gjykimin, për të cilin gjykata ka përcaktuar që të jetë nën embargo. Gjatë 17 viteve, aq sa i përcjellë gjykimet më të mëdha dhe më të ndjeshme në Kosovë për krimet më të rënda, FDH Kosovë kurrë nuk ka publikuar informatat konfidenciale nga gjykimet, të cilat i ka përc-jellë e me të cilat do të cenonte interesat e të dëmtuarve, të të akuzuarve ose të viktimave, pos nëse gjykata e ka caktuar ndryshe. Në këtë FDH Kosovë është ud-hëhequr nga parimet e gjykimit të drejtë e të ndershëm. Për shkak të monitorimit objektiv dhe profesional të gjykimeve më të rënda në Kosovë, FDH Kosovë deri tash ka marrë shumë mirënjohje vendore dhe ndërkombëtare. Dokumentacioni, të cilin FDH Kosovë e mbledh mbi gjykimet më të mëdha në Kosovë përbënë një bazë unike të të dhënave në një vend mbi këto gjykime në Kosovë. Dokumenta-cioni shfrytëzohet për komunikata, analizë të procedurave gjyqësore dhe vendi-meve të tyre si dhe për raportet vjetore gjithëpërfshirëse mbi gjykimet e përcjella në Kosovë. Për gjetjet e vet të lidhura me rastet e veçanta, FDH Kosovë i informon institucionet, ambasadat e huaja, sektorin civil dhe mediat. Dokumentacionin, po ashtu, e shfrytëzojnë studentët e universiteteve publike dhe private Kosovë për hartimin e punimeve të seminarit si dhe studentët post-diplomikë dhe kandidatët për studime të doktoratës nga Kosova, rajoni dhe edhe më gjerë.

(154) Edhe pse në aktakuzat e deritashme ceken edhe disa emra të tjerë të caktuar si të akuzuar të mundshëm, FDH Kosovë nuk ka informacione zyrtare nëse do të ketë aktakuza të reja në këtë rast.

(155) Anëtarët e panelit ankimor, gjyqtarët kosovar Hava Haliti dhe Driton Muharremi.

Page 109: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

109

4.5. Rasti Boban Janiçijeviq

Gjykata e Apelit, me përbërjen e përzier të panelit ankimor, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Hajnalka Veronika Karpati156, duke vepruar në lidhje me ankesën e të akuzuarit Boban Janiçijeviç ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 23 tetor të vitit 2015 (P.nr. 122/2014), ka sjellë në datën 15 shtator të vitit 2016 aktgjykimin, me të cilin pjesërisht e ka miratuar ank-esën e të akuzuarit të datës 08 shkurt të vitit 2016, duke e ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në lëndën Prokurori kundër Boban Janiçijeviçit.

Me zbatimin e nenit 363, paragrafi 1, pika 1.3 e LPK, gjykata e shkallës së dytë e ka refuzuar akuzën kundër Janiqijeviqit për vepër penale dëmtim i pronës së luajtshme157, sepse në datën 3 prill të vitit 2016, në pajtim me nenin 90, paragrafi 1, pika 6 në lidhje me nenin 91, paragrafi 6 i LPK, ka rezultuar parashkrimi i ndjekjes penale në këtë rast. Pjesa tjetër e ankesës së të akuzuarit Janiqijeviq, e dorëzuar në gjykatë përmes mbrojtësit të tij, avokatit Faruk Korenica, është re-fuzuar si e pabazuar.Gjykata e Apelit, sipas detyrës zyrtare, e ka modifikuar aktgjykimin e datës 23 tetor të vitit 2015 të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, kundër të akuzuarit Janiqijeviq për veprat penale të kryera në datën 3 prill të vitit 2012, rreth orës 11:10, në afërsi të fshatit Zhupç/Zupč, si për vepra të kryera në datën 3 prill të vitit 2012 midis orës 11:00 – 12:05 në afërsi të Zubin Potokut/ Zubinog Potoka, vlerësimin se këto vepra janë kryer si vepra në bashkëpunim dhe në vazhdimësi: - rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe i personelit përcjellës158. Këtë vepër e ka kryer pjesërisht dhe në bashkëkryerje dhe, në pajtim me nenin 23 të LPK, është gjykuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe gjashtë (6) muaj;

- pengim i personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare159, të cilën e ka kryer pjesërisht ose në bashkëkryerje. Në pajtim me nenin 23 të LPK, ai, për këtë vepër penale është gjykuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) muajsh;

(156) Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Abdullah Ahmeti, dhe gjyqtari ndër-kombëtar Radostin Petrov.

(157) E paraparë dhe e dënueshme me anë të nenit 260, paragrafi 1, në lidhje me nenin 23 të LPK, po ashtu e paraparë dhe e dënueshme sipas LPRK, neni 333, paragrafët 1 dhe 4, në lidhje me nenin 31 të të njëjtit ligj.

(158) E paraparë dhe e dënueshme me anë të nenit 142, paragrafët 1 dhe 6.2, në lidhje nenin 23 të LPK. Vepra penale ka të bëjë edhe me pjesëtarët e misionit të EULEX-it. Me marrëveshjet e lid-hura midis UNMIK-ut dhe EULEX-t, disa kompetenca të caktuara të UNMIK-ut janë bartur në EULEX-in, gjë që është bazë për zbatimin e këtij neni edhe në pjesëtarët e misionit të EULEX-it.

(159) E paraparë dhe e dënueshme me anë të nenit 316, paragrafët 1 dhe 3, në lidhje me nenin 23 të LPK.

Page 110: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

110

- sulm në personat zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare160, e kryer pjesërisht dhe/ose në bashkëkryerje. Në pajtim me nenin 23 të LPK, i akuzuari është gjykuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muajsh;

I akuzuari Janiqijeviq është gjykuar me dënimin e përbashkët me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe dhjetë (10) muajsh, me kusht, me zbatimin e nenit 71, paragrafi 2, pikat 2.1 dhe 2.2 të LPK, si dhe nenit 43, paragrafi 2, dhe nenit 44, paragrafi 1 i LPK, me kohën e probacionit prej katër (4) vitesh. Kjo do të thotë se dënimi i shqiptuar për të akuzuarin Janiqijeviq nuk do të përmbarohet nëse ai në periudhën e probacionit nuk kryen vepër të re penale. Aktgjykimi i datës 23 tetor të vitit 2015 i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitro-vica, në pjesën tjetër të tij është konfirmuar nga Gjykata e Apelit.

Rrjedha e procedurës penale Procedura penale kundër të akuzuarit Janiqijeviq ka qenë pjesë e procedurës penale, e cila është zhvilluar para Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica në lëndën Prokurori kundër Sllobodan Sovrliqit dhe të tjerëve161, në lidhje me ngjarjet e datës 30 maj përkatësisht 3 prill të vitit 2012, gjatë të cilave ka rezultuar deri te pengimi dhe sulmi në pjesëtarët e policisë së EULEX-it, derisa kanë qenë duke i kryer de-tyrat e tyre zyrtare. Hetimet në lidhje me këto ngjarje kanë qenë të inicuara së pari kundër të akuzuarve Sovrliq dhe Veliçkiviq, në mënyrë që më vonë të zgjerohen edhe në të akuzuar të tjerë, në mesin e të cilëve ka qenë edhe i akuzuari Janiqijeviq.

Pas hetimeve të kryera, Prokuroria e Qarkut në Mitrovicë/Mitrovica, në datën 10 tetor të vitit 2014, ka ngritur aktakuzën kundër Sllobodan Sovrliqit, Sllavoljub Veliçkoviqit, Boban Janiqijeviqit, Dragan Raduloviqit, Zharko Jakshiqit, Branko Gjuroviqit, Urosh Bozhoviqit dhe Radoljub Tomoviqit. Atyre iu është vënë në barrë kryerja e pesë (5) veprave penale të kryera në datën 30 maj të vitit 2012 në bashkëkryerje njëri me tjetrin ose të gjithë së bashku. Sipas aktakuzës, ata, në ditën kritike, rreth orës 11:00, në qendër të Zubin Potikut/Zubinog Potoka, kanë bllokuar, rrethuar dhe e kanë sulmuar automjetin e blinduar të policisë së EULEX-it, me të cilin kanë qenë në lëvizje tre policë të këtij misioni nga baza e logjistikës në Mitrovicë/Mitrovica drejt Zubin Potokut/ Zubinog Potoka; si edhe se në datën 3 prill të vitit 2012 e kanë pamundësuar lëvizjen e karvanit prej katër (4) automjeteve të EULEX-it drejt kalimit kufitar 31, kur edhe këto automjete janë sulmuar dy herë brenda një intervali të shkurtë kohor dhe në një distancë të shkurtë nga njëri vend i sulmit te tjetri.

(160) E paraparë dhe e dënueshme me anë të nenit 317, paragrafi 1, në lidhje me nenin 23 të LPK.(161) Zhvillimi i procedurës penale në këtë lëndë në mënyrë të hollësishme është prezantuar në

raportin e FDH Kosovë për vitin 2015, i cili mund të gjendet në faqen e internetit: www.hlc-ko-sovo.org.

Page 111: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

111

Dëgjimi i parë162 lidhur me aktakuzën e ngritur ka zgjatur dy ditë, në datën 7 nëntor dhe 17 nëntor të vitit 2014. Me kërkesën e palëve, kurse sipas urdhrit të gjykatës është bërë edhe ndryshimi i aktakuzës. Të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre kanë qenë të obliguar nga gjykata që në afatin prej një muaji t’i dorëzojnë kundërshtimet me shkrim ndaj të njëjtës si edhe ndaj provave, me të cilat është mbështetur ajo.

Duke vepruar në lidhje me kundërshtimet, Gjykata Themelore, në datën 15 janar të vitit 2015, e ka sjellë vendimin me të cilin janë refuzuar të gjitha kërkesat e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre për hedhjen e aktakuzës, me përjashtim të kërkesës së të akuzuarit Radulloviq, kundër të cilit gjykata e ka ndërprerë pro-cedurën e mëtejme. Ndaj vendimit të cekur palët në procedurë kanë deponuar ankesa. Me vendimin e datës 2-3 prill të vitit 2015, Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve, duke e konfirmuar një pjesë të vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me të cilin janë refuzuar kërkesat e të akuzuarve. Gjykata e Apelit, duke e pranuar ankesën e prokurorit, e ka modifikuar vendimin në lidhje me të akuzuarin Radulloviq163.

Shqyrtimi kryesor për aktakuzën e vlerësuar është hapur në datën 1 korrik të vitit 2015 para panelit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica dhe ka zgjatur nëntë (9) ditë. Gjatë tij janë dëgjuar tetë (8) dëshmitarë të prokuror-isë dhe tre të mbrojtjes. Aktgjykimi është sjellë në datën 23 tetor të vitit 2015. Me anë të tij është shpallur fajtor i akuzuari Janiqijeviq për kryerje të veprave të mëposhtme penale të kryera në datën 3 prill të vitit 2012 në bashkëkryerje në afërsi të fshatit Zhupç/Zupče: rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit shoqërues164, për të cilën i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe katër (4) muajsh; pengim i personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare165, për të cilën i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej katër (4) muajsh; sulm në personat zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare166, për të cilën i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh; dëmtim i pronës së luajtshme167, për të cilën i është shqiptuar dënimi me gjobë në të holla në lartësi prej shtatëqind (700) eurosh.

I akuzuari Janiqijeviq, me aktakuzën e cekur është shpallur fajtor edhe për atë se në datën 3 prill të vitit 2012, në bashkëkryerje me të akuzuarin Sovrliq dhe në

(162) Me seancën e dëgjimit të parë ka udhëhequr gjyqtarja ndërkombëtare Franciska Fiser.(163) Gjykata e Apelit e ka modifikuar vendimin e Gjykatës Themelore, me të cilin është ndërprerë

procedura kundër Raduloviqit. Procedura penale edhe në lidhje me te ka vazhduar sipas aktakuzës.(164) E paraparë dhe e dënueshme me anë të nenit 142, paragrafët 1 dhe 6.2 në lidhje me nenin 23

të LPK.(165) E paraparë dhe e dënueshme me anë të nenit 316, paragrafët 1 dhe 3 në lidhje me nenin 23 të LPK. (166) E paraparë dhe e dënueshme me anë të nenit 317, paragrafi 1 në lidhje me nenin 23 të LPK. (167) E paraparë dhe e dënueshme me anë të nenit 216, paragrafi 1 në lidhje me nenin 23 të LPK.

Page 112: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

112

bashkëpunim me 20 deri 30 persona, në intervale kohore midis orës 11:10 dhe 12:05, e ka bllokuar karvanin i cili është përbërë nga një automjet i blinduar dhe tre automobila policor me polic ndërkombëtarë, duke i gjuajtur me objekte të forta dhe duke iu shkaktuar dëme materiale. Sipas gjetjeve të gjykatës, të akuzuarit, me bashkëkryerësit, me veprimet e cekura, i kanë kryer veprat e mëposhtme penale: rrezik i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe personelit përcjellës, në bashkëkry-erje, për të cilat Sovrliqit dhe Janiqijevit i janë shqiptuar dënime individuale me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe gjashtë (6) muajsh; pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare, për të cilat iu janë shqiptuar dënimet indi-viduale me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) muajsh; sulm në personat zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, të kryer në bashkëkryerje për të cilat, secilit për vete, i janë shqiptuar dënimet me burgosje në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muajsh; si dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, për të cilën iu është shqiptuar dënimi me gjobë në të holla në lartësi prej njëmijë (1.000) eurove.

Në pajtim me nenin 71, paragrafi 1, pikat 2.1 dhe 2.2 të LPK, gjykata ia ka shqip-tuar dënimin e përbashkët dhe dënimin me kusht të akuzuarit Sovrliq në kohëzg-jatje prej dy (2) vitesh, i cili nuk do të përmbarohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale në periudhën prej katër (4) vitesh. Të akuzuarit Sovrliq, me anë të aktgjykimit i është shqiptuar edhe dënimi me gjobë në të holla në lartësi prej dymijë (2.000) euro.

Në pajtim me të njëjtin nen të LPK, të akuzuarit Janiqijeviq i është shqiptuar dënimi i përbashkët me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe dhjetë (10) muajsh, i cili nk do të përmbarohet nëse i akuzuari në periudhën prej katër (4) vitesh nuk kryen vepër tjetër penale. Për veprën e cekur penale , të akuzuarit Janiqijeviq i është shqiptuar edhe dënimi me gjobë në të holla prej njëmijë e pesëqind (1.500) eurosh. Ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica është ankuar vetëm mbrojtësi i të akuzuarit Janiqijeviq, duke i cekur si arsye shkeljet esenciale të procedurës penale, shkeljet e ligjit penal, gjendjen faktike të gabuar dhe jo të plotë dhe vendimet mbi dënimin. Sipas ankesës: gjykata i ka shkelë dy dispozita të procedurës penale kur nuk e ka refuzuar aktakuzën e ndryshuar; pjesëtarët e EULEX-it nuk mund të trajtohen si personel shoqërues; gjykata nuk e ka zbatuar Ligjin mbi Amnistinë në lidhje me vepra të caktuara penale, për të cilat i akuzuari Janiqijeviq është shpallur fajtor; identifikimi i të akuzuarit nuk është bërë në mënyrën e paraparë me ligj; si edhe se në lidhje me veprën penale dëmtim i pronës së luajtshme ka hyrë në fuqi parashkrimi i ndjekjes penale. Mbrojtësi i të akuzuarit Janiqijeviq i ka propozuar gjykatës që ta ndryshojë aktgjykimin e shkalës së parë, të sjellë aktgjykim refuzues në lidhje me akuzat për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, në lidhje me veprën penale të dëmtimit të pronës së luajtshme, për të cilën ka hyrë në fuqi parashkrimi i ndjekjes penale, të sjellë

Page 113: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

113

aktgjykim me të cilin i akuzuari lirohet nga akuzat ose që ta heq aktgjykimin e kontestuar dhe që rastin ta kthejë në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim.

Prokurori i EULEX-it, në afat ligjor e ka deponuar përgjigjen e tij ndaj ankesës, duke i kontestuar pretendimet e mbrojtësit të të akuzuarit dhe duke pohuar se aktakuza dhe aktgjykimi janë hartuar në mënyrën e paraparë me ligj. Ai, po ashtu, ka pohuar se veprat penale, për të cilat i akuzuari është shpallur fajtor, nuk hyjnë në kuadrin e Ligjit mbi Amnistinë, duke propozuar që ankesa të hidhet dhe që aktgjykimi i shkallës së parë të konfirmohet.

Prokurori i Apelit, në propozimin e tij në mënyrë të hollësishme ka analizuar pretendimet e parashtruara në ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit. Sipas gjetjeve të tij: nuk është i nevojshëm vlerësimi i pranueshmërisë së fotografive si prova materiale; policëve iu është lejuar dhe ata e kanë obligim për të mbledhur provat; gjykata në mënyrë të rregullt e ka vlerësuar pranueshmërinë e raporteve policore; identifikimi i të akuzuarve është kryer në mënyrën e paraparë me ligj; dispozi-tivi i aktgjykimit i përmban të gjitha elementet e parapara me ligj; nuk ekziston shpërputhja midis dispozitivit dhe arsyetimit të të njëjtit; si dhe kundërshtimet në lidhje me lartësinë e dënimit të shqiptuar janë të pabazuar. Për këto arsye, ai i ka propozuar gjykatës që ankesa e mbrojtësit të hidhet dhe që aktgjykimi i shkallës së parë të konfirmohet.

Pas vlerësimit se është kompetent për këtë lëndë, paneli ankimor i Gjykatës së Apelit në mënyrë të hollësishme e ka analizuar bazueshmërinë e pretendimeve të të akuzuarit Janiqijeviq, të parashtruara në ankesën e avokatit Korenica. Sipas gjetjeve të gjykatës së shkallës së dytë, aktgjykimi i shkallës së parë i kontestuar me anë të ankesës i përmban të gjitha elementet e parapara me ligj si dhe ofron një përshkrim të gjithmbarshëm të fakteve vendimtare, përshkrimin ligjor të ve-prave penale dhe të fakteve, në bazë të të cilave është shqiptuar dënimi. Gjykata nuk ka gjetur kontradikta midis dispozitivit dhe arsyetimit të aktgjykimit të sh-kallës së parë. Me anë të aktgjykimit është bërë vlerësimi i rregullt i provave, në mënyrë individuale dhe në lidhje me secilin të akuzuar. Janë precizuar veprimet e të akuzuarit Janiqijeviq, për të cilat ai është shpallur fajtor, derisa baza ligjore e aktgjykimit është mbështetur me provat e paraqitura në shqyrtimin kryesor.

Gjykata e shkallës së dytë ka vlerësuar se edhe aktgjykimi i plotëson të gjitha ele-mentet ligjore, që para hapjes së shqyrtimit kryesor është pranuar edhe nga ana e Gjykatës së Apelit kur kjo gjykatë ka vendosur në lidhje me ankesat e të akuzuarve ndaj vendimit të kryetarit të panelit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitro-vica të datës 15 janar të vitit 2015, me të cilin janë refuzuar kundërshtimet ndaj aktakuzës dhe provave.

Page 114: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

114

Gjykata e Apelit e ka paraqitur qëndrimin e saj edhe në lidhje me pretendimet e mbrojtjes në ankesë se personeli i EULEX-it nuk mund të konsiderohet personel shoqërues. Sipas gjetjeve të kësaj gjykate, në nenin 142 të LPK qartazi është shp-jeguar shprehja „personel shoqërues“. EULEX-i është themeluar me aksionin e përbashkët të Këshillit 2008/124/CFSP, që është miratuar në datën 4 shkurt të vitit 2008, derisa vendimi përfundimtar është sjellë në datën 16 shkurt të vitit 2008. Në këtë vendim „nga Sekretari i Përgjithshëm (KB) është kërkuar që ta përgatis misionin në biseda me organet kompetente në Kosovë dhe me Kombet e Bash-kuara.... Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara po ashtu ka theksuar gatishmërinë e BE-së për të kryer një rol të përforcuar në Kosovë, siç është cekur në konkluzat e Këshillit të Evropës në Bruksel në datën 14 dhjetor“.

Duke e arsyetuar refuzimin e pretendimeve ankimore se me Ligjin për Amnistinë të datës 11 korrik të vitit 2013 janë përfshirë edhe veprat penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare dhe sulm mbi personat zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, Gjykata e Apelit ka ardhur në përfundimin se këto vepra përfshi-hen në amnisti vetëm në rastet kur janë të lidhura përkatësisht të kryera së bashku me kryerjen e veprës penale thirrje për rezistencë.

Gjykata e Apelit i ka kontestuar edhe pretendimet e mbrojtësit të të akuzuarit se gjykata e shkallës së parë vendimin e saj e ka bazuar në prova të papranueshme, përkatësisht në fotografitë të cilat të dëmtuarit i kanë bërë me rastin e sulmit mbi ta në ditën kritike si dhe në raportet policore. Gjykata i ka vërtetuar gjetjet e gjykatës së shkallës së parë se fotografitë (që gjatë shqyrtimit kryesor janë paraqi-tur para gjykatës së shkallës së parë si prova si dhe në bazë të të cilave është kryer identifikimi i disa të akuzuarve), e bëra nga policët të cilët kanë qenë të sulmuar gjatë kohës së kryerjes së detyrave të tyre, se ata kanë qenë të obliguar për të sigu-ruar informacione të dobishme për procedurën eventuale penale, derisa, në anën tjetër, raportet policore janë shfrytëzuar vetëm për verifikimin e besueshmërisë së deklaratave të dëshmitarëve.

Gjykata, po ashtu, në mënyrë të hollësishme e ka arsyetuar qëndrimin e vet në lidhje me parashkrimin absolut të ndjekjes penale. Ai, sipas gjetjeve të gjykatës së shkallës së dytë, ka rezultuar në lidhje me veprën penale dëmtim i pronës së luajtshme, për të cilën, sipas nenit 260, paragrafi 1 i LPK, është i paraparë dënimi me burgose deri në gjashtë (6) muaj. Sipas nenit 90, paragrafi 1, pika 6 e LPK, parashkrimi për këtë vepër penale ka hyrë në fuqi në afat prej dy vitesh, derisa parashkrimi absolut ka hyrë në fuqi me kalimin e afatit të dyfishtë, që në rastin konkret do të thotë në afat prej katër (4) vitesh. Gjykata e Apelit nuk ka gjetur se ekziston baza për parashkrimin për vepra të tjera penale, për të cilat i akuzuari është shpallur fajtor.

Page 115: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

115

Gjykata i ka zbatuar dispozitat e LPRK kur të akuzuarin Janiqijeviq e ka shpallur fajtor për veprat penale të kryera në bashkëveprim, si vepra penale në vazhdimësi dhe bashkëkryerje të pjesshme. Veprat penale, për të cilat ai është shpallur fa-jtor, janë kryer në të njëjtën ditë, në një distancë të shkurtë kohore dhe kundër të dëmtuarve të njëjtë. Gjykata ka konstatuar se ligji penal, i cili është zbatuar në këtë rast, sipas kohës së kryerjes së veprave penale të LPK, nuk përmban dispozitë lig-jore mbi vazhdimin. Gjykata ka zbatuar parimin e ligjit më të favorshëm, të cilin e njeh LPRK. Parimin e zbatimit të ligjit më të favorshëm e ka njohur edhe LP i RS-FJ-së. Për këto arsye, gjykata e shkallës së dytë ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë e ka vlerësuar në mënyrë të rregullt shqiptimin e dënimeve individuale dhe të atyre të përbashkëta, se ato pasqyrojnë rrethanat lehtësuese dhe vështirësuese si edhe se mund të pritet se me të njëjtin do të përmbushet qëllimi i dënimit. Ngaqë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 23 tetor të vitit 2015 është ankuar vetëm i akuzuari Janiqijeviq, ky aktgjykim është bërë i plotfuqishëm edhe në lidhje me të bashkakuzuarit e tjerë, të cilët kanë qenë të shpallur fajtor me të njëjtin aktgjykim, pas kalimit të afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh për deponim të ankesës nga dita e pranimit të aktgjykimit të shkallës së parë. Megjithëkëtë, ky panel e ka paraqitur edhe qëndrimin e tij se përse nuk e ka hed-hur akuzën dëmtim i pronës së luajtshme për shkak të parashkrimit në lidhje me të akuzuarin Sllobodan Sovrliqin. Parashkrimi absolut për këtë vepër penale në lidhje me te ka hyrë në fuqi pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Ai e ka pranuar aktgjykimin e shkallës së parë në datën 15 shkurt të vitit 2016, nuk është ankuar ndaj të njëjtit, kurse parashkrimi absolut në lidhje me te ka hyrë në fuqi në datën 3 prill të vitit 2016, gjë që ka qenë arsye që të tërhiqet nga zbatimi i nenit 397 të LPRK, i cili parasheh që në rast të vendosjes në lidhje me ankesën e cilitdo të akuzuar, të vendoset në dobi të të akuzuarit. Gjykata e Apelit, sipas detyrës zyrtare është e obliguar për të vendosur edhe në lidhje me të akuzuarit e tjerë thuajse edhe ata i kanë deponuar ankesat.

Page 116: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

116

5. Vendosja në procedura ankimore dhe ato të përsëritura:

5.1. Rasti Radiq dhe Vllashkoviq

Paneli Ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Iva Nikshiq168, pas mbajtjes së shqyrtimit krye-sor në procedurën e përsëritur në lëndën Prokurori kundër Radovan Radiqit dhe Millovan Vllashkoviqit169 (Rasti Zymberi 1), ka shpallur në datën 21 nëntor të vitit 2016 aktgjykimin me të cilin të akuzuarit Radovan Radiq dhe Millovan Vllashkoviq janë shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale pjesëmarrje në grupin i cili i pengon personat zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare170, për të cilën iu janë shqiptuar dënimet e mëposhtme: - I akuzuari Radiq është dënuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh, i cili nuk do të përmbarohet nëse në periudhën provuese prej katër (4) vitesh nuk kryen vepër të re penale;- I akuzuari Vllashkoviq është dënuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti e gjashtë (6) muaj, i cili nuk do të përmbarohet nëse në periudhën provuese prej tri (3) vitesh nuk kryen vepër të re penale.

Të akuzuarit, me anë të aktgjykimit janë të obliguar që pas plotfuqishmërisë së aktgjy-kimit, në emër të shpenzimeve të procedurës, të paguajnë 400, përkatësisht 300 euro.

Rrjedha e procedurës penale171

Në lidhje me vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës (PK) Enver Zymberi, i cili është gjendur në karvanin prej katërmbëdhjetë (14) automjeteve zyrtare të PK me rreth 50 policë, që në datën 26 korrik të vitit 2011 janë gjendur në kryerjen e detyrës zyrtare (marrja e kontrollit në kalimin kufitar 31, Bërnjak/Brnjak), me vendimin e Zyrës së ish Prokurorisë së Qarkut të Mitrovicës/Mitrovica të datës 10 gusht të vitit 2011 janë hapur hetimet penale kundër të dyshuarve: Sllobodan Vuçiniqit, Radomir Bozhoviqit, Dushan Jovanoviqit, Millovan Vllashkoviqit, Ra-dovan Radiqit dhe Millovan Vlashkoviqit në drejtim të më shumë veprave penale.

(168) Anëtarët e panelit shqyrtues të procedurës së përsëritur, gjyqtarët ndërkombëtarë: Franceska Fisher dhe Rene Vaan Ven.

(169) Gjatë vitit 2016, në lëndën kundër Radiqit dhe Vllashkoviqit për ankesën e prokurorit ka vendosur Gjykata e Apelit, si dhe Gjykata Themelore në procedurën e përsëritur. Të dyja fazat e procedurës do të jenë të prezantuara në këtë analizë.

(170) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 318, paragrafi i 1 LPK, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, për të cilën të akuzuarit janë shpallur fajtor.

(171) Me këtë analizë, lëvizja e procedurës zyrtare penale, që është zhvilluar gjatë vitit 2014-të dhe 2015-të, do të prezantohet shkurtimisht. FDH Kosovë, një pjesë të procedurës, e cila është zhvi-lluar në vitet e cekura, në mënyrë të hollësishme e ka përpunuar në raportet vjetore, të cilat mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit: www.hlc-kosovo.org.

Page 117: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

117

Hetimet, në ndërkohë, janë zgjeruar edhe në të dyshuar të tjerë. Për shkak të pa-mundësisë së qasjes së organeve të gjyqësorit ndaj të dyshuarve, hetimet disa herë janë zgjeruar, janë ndërprerë dhe prapë janë hapur në lidhje me personat e cekur si edhe në të dyshuar të tjerë.

Zyra, tash Zyra e Prokurorisë Themelore e EULEX-it në Mitrovicë/Mitrovica ak-takuzën e parë në këtë lëndë e ka ngritur në datën 7 maj të vitit 2014 në lidhje me të akuzuarit Radiq dhe Vllashkoviq172. Atyre iu është vënë në barrë se në bash-këkryerje reciproke si dhe me Radomir Bozhoviqin, Dushan Jovanoviqin173 dhe Radomir Kasaloviqin174, në datën 26 korrik të vitit 2011, rreth orës 13:30, kanë marrë pjesë në sulmin me armë të zjarrit ndaj karvanit të PK-së në rrugën rajo-nale Mitrovicë/Mitrovica – Zubin Potok/Zubin Potoku, midis fshatrave Zhupç/Zupče dhe Varagë/Varage. Me atë rast, polici Enver Zymberi është plagosur rëndë (nga plagët ka vdekur në të njëjtën ditë), derisa jetët e dy policëve, të cilët kanë qenë në automjet me Zymberin, janë sjellë në rrezik. Sipas prokurorisë, ata, me këtë rast, kanë kryer veprat e mëposhtme penale: vrasje e rëndë; tentim vrasje e rëndë; pronësi, kontroll, posedim ose përdorim i paautorizuar i armës së zjarrit; pengim i personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare; rrezikim i komunikacionit publik me veprime dhe me mjete të rrezikshme si dhe shkaktim i rrezikut të përgjith-shëm dhe pjesëmarrje në masën, e cila kryen vepra penale. Gjykata Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, në datën 30 maj të vitit 2014 e ka mba-jtur seancën e dëgjimit të parë në lidhje me aktakuzën, gjatë të cilësi të akuzuarit i kanë kundërshtuar pretendimet e saj. Ata, pretendimet e aktakuzës dhe provat i kanë kundërshtuar në formën me shkrim. Prokuroria, në përgjigjen e saj ndaj këtyre kundërshtimeve, e ka pohuar të kundërtën. Gjykata, me vendimin e datës 18 korrik të vitit 2014 i ka hedhur pretendimet e të akuzuarve.

Me vendim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës të datës 2 korrik të vitit 2014 është miratuar kërkesa e gjyqtarëve të EULEX-it që procedura penale në këtë rast të vazhdohet nga gjyqtarët e këtij misioni, sepse ata para hyrjes në fuqi të Ligjit mbi ndryshimin e mandatit të misionit të EULEX-it i kanë marrë disa veprime të cak-tuara procedurale në këtë lëndë175.

(172) Procedura hetimore në lidhje me të dyshuarit e tjerë ka vazhduar në drejtim të veprave penale të cekura. Arsyeja kryesore e ndarjes së procedurës ka qenë pamundësia e qasjes ndaj të akuzu-arve për organet e ndjekjes, inicimi i procedurës në periudha të ndryshme kohore si edhe të afateve të caktuara me ligj për zhvillimin e hetimeve.

(173) Ata, në kohën e kësaj aktakuze, po edhe sipas informacioneve me të cilat disponon FDH Ko-sovë, edhe më tutje janë të paqasshëm për organet e gjyqësorit.

(174) Në lidhje me të akuzuarin Kasaloviq, aktakuza është ngritur në datën 12 dhjetor të vitit 2014. Procedura penale për këtë aktakuzë, me të cilën është akuzuar edhe Sllobodan Sovrliq, do të jetë e përfshirë në këtë raport.

(175) Me Ligjin 4/L-273 mbi ndryshimet dhe plotësimet e ligjit që ka të bëjë me mandatin e EU-

Page 118: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

118

Gjatë përgatitjeve për hapjen e shqyrtimit kryesor, kryetari i trupit gjyqësor ka kërkuar nga prokuroria që në afat prej dhjetë (10) ditësh të precizojë aktakuzën në pikëpamje të armëve, të cilat, siç pretendohet, janë përdorur në ditën kritike. Po ashtu, ai ka kërkuar që në aktakuzë të përcaktohet se sa vepra penale kanë qenë tentim vrasje si dhe sa policë gjatë sulmit janë gjendur në rrezik për jetën. Prokuro-ria nuk është përgjigjur në kërkesën e gjykatës në afatin e dhënë. Shqyrtimi krye-sor për aktakuzën ekzistuese është hapur në datën 15 dhjetor të vitit 2014 para panelit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica (ka kryesu-ar gjyqtari ndërkombëtar Paulo Teixeira176). Paneli shqyrtues ka mbajtur pesëm-bëdhjetë (15) ditë gjyqësore, i ka dëgjuar 26 dëshmitarë të prokurorisë dhe një ekspert si dhe tetë (8) dëshmitarë sipas detyrës zyrtare. Shqyrtimi kryesisht ka qenë publik, pos disa pjesëve të caktuara gjatë dy seancave të gjykatës dhe një dite gjyqësore. Një (1) dëshmitar i prokurorisë ka dëshmuar në cilësi të dëshmitarit të mbrojtur177, me anë të video konferencës. Paneli, gjatë gjykimit i ka paraqitur provat e propozuara materiale, si dhe e ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes. Palët në procedurë kanë parashtruar argumentet e tyre përfundimtare. Interesat e palës së dëmtuar i ka përfaqësuar avokati i emëruar nga gjykata. Aktakuzën e ka për-faqësuar prokurorja ndërkombëtare Neeta Amin.

I akuzuari Radiq edhe para panelit shqyrtues e ka kundërshtuar çfarëdo lidhje me akuzat, kurse Vllashkoviqi është mbrojtur me heshtje. Palët në procedurë në fund të gjykimi i kanë parashtruar argumentet e tyre përfundimtare.

Me aktgjykimin e datës 20 prill të vitit 2015, të akuzuarit Radiq dhe Vllashkoviq janë liruar nga të akuzat sipas aktakuzës së prokurorisë së Mitrovicës/Mitrovica. Gjykata, në bazë të provave të paraqitura ka gjetur se është jashtë çdo dyshimi se ngjarja e përshkruar në aktakuzë si objekt i veprës penale ka ndodhur dhe atë në mënyrën se si është përshkruar në të njëjtën. Gjykata, po ashtu ka konstatu-ar se sulmi në karvanin policor ka qenë i organizuar në mënyrë profesionale, se secili pjesëmarrës në sulm ka pasur një rol të veçantë, por nuk ka vërtetuar se sa persona kanë marrë pjesë në sulm, nga sa automjete është përbërë barrikada, në çfarë distance është ndalur karvani nga barrikada e vendosur, kush ka shtënë dhe

LEX-it, përkatësisht me të cilin janë rregulluar kompetencat e këtij misioni. (176) Anëtarët e panelit shqyrtues të gjykatës së shkallës së parë, gjyqtarët ndërkombëtarë: Fran-

ciska Fiser dhe Nuno Manuel Ferreira de Modureira. Ky panel, me vendimin me gojë, gjatë seancës së mbajtur në datën 19 janar të vitit 2015, e ka refuzuar propozimin e prokurorit për bashkimin me procedurën për aktakuzën e zyrës së prokurorisë në Mitrovicë/Mitrovica të datës 12 dhjetor të vitit 2014, të ngritur kundër të akuzuarit Radomir Kasaloviqit dhe Sllobodan Sovr-liqit për akuzat për të njëjtën ngjarje, e cila është zhvilluar në datën 26 korrik të vitit 2011, me të cilin rast është privuar nga jeta polici i PK-së Enver Zymberi.

(177) Dëgjimi i dëshmitarit është bërë në prani të palëve në procedurë, të prokurorit, të të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre, të të autorizuarit të plotfuqishëm të të dëmtuarve dhe disa të dëmtuar të caktuar.

Page 119: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

119

sa persona janë gjendur në barrikadë. Disa prova të veçanta të paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor, siç është prova e dëshmitarëve okular, gjykata i ka vlerësuar si të besueshme, por për gjykatën si të pamjaftueshme që në bazë të të njëjtave të akuzuarit të shpallen fajtor. Sipas gjetjeve të gjykatës, me provat e paraqitura nuk është jashtë çdo dyshimi e provuar se të akuzuarit Radiq dhe Vllashkoviq reciprokisht dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale, të cilat me anë të aktakuzës iu vihen në barrë, rast në të cilin është vrarë pjesëtari i PK-së Enver Zymberi, kurse jetët e policëve të tjerë janë vënë në rrezik.

Sipas aktgjykimit, gjykata e shkallës së parë vendimin e saj e ka sjellë pas analizës së të gjitha provave të paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor, të vlerësuara individ-ualisht dhe në marrëdhënie me provat e tjera. Në bazë të tyre, gjykata ka gjetur se nuk ka mundur që jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm të vërtetojë se të akuzuarit kanë qenë pjesë e grupit, i cili e ka sulmuar karvanin e policëve. Gjykata, si një nga arsyet për vendimin e saj e ka cekur se prokuroria në fjalën e saj përfundim-tare është thirrur vetëm në deklaratat e tre dëshmitarëve, kurse sipas gjetjeve të gjykatës vetëm njëri prej tyre i ka identifikuar të akuzuarit.

Duke e analizuar këtë gjykim, FDH Kosovë mbetet pranë gjetjeve të saj (të parash-truara në analizën e kësaj lënde të publikuar në kuadër të raportit vjetor për vitin 2015) se paneli shqyrtues, me gjithë udhëheqjen profesionale të procedurës, nuk ia ka dalë të ndriçojë rrethanat, nën të cilat është zhvilluar ngjarja kritike si dhe nuk ia ka dalë të identifikojë kryerësit. Kësaj i kanë kontribuuar lëshimet, të cilat janë bërë gjatë procedurës hetimore nga ana e të gjithë aktorëve, të cilët në faza të ndryshme të hetimeve kanë marrë pjesë në ndriçimin e rastit të sulmit mbi pjesëtarët e PK-së dhe vrasjen e policit Zymberi178. Në aktgjykimin me të cilin të akuzuarit lirohen nga aktakuzat e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica në afatin e paraparë me ligj është ankuar prokurori i Prokurorisë Themelore kompetente në të gjitha bazat e parapara me ligj. Prokurori e ka kontestuar aktgjykimin për shkak të shkeljeve thelbësore të procedurës penale, shkeljes së ligjit penal dhe gjendjes faktike gabimisht të kon-statuar. Prokurori e ka vënë në spikamë se vlerësimi i provave, të paraqitura nga ana e panelit që ka udhëhequr me shqyrtimin, është irracional, i mangët dhe

(178) Shikimi i vendit të ngjarjes për arsye të sigurisë nuk është kryer menjëherë pas ngjarjes, por në ditën në vijim dhe për arsyet e njëjta ka zgjatur gjithsejtë 15 minuta. Vendi i ngjarjes nuk është siguruar pas ngjarjes, ekziston gjasa e madhe se disa prova nga vendi i ngjarjes janë larguar dhe shkatërruar. Forcat ndërkombëtare, të autorizuara për sigurinë në Kosovë, nuk ua kanë ofruar mbështetjen adekuate organeve të ndjekjes. Prokuroria, për arsye profesionale dhe objektive nuk ka mundur në kohën e duhur për të zhvilluar hetimet dhe as që me provat ekzistuese ta mbështesë aktakuzën si dhe që në mënyrë më të bindshme ta prezantojë para gjykatës ose që të akuzuarve t’ua vë në barrë veprat penale, të cilat me provat ekzistuese ka mundur për të mbështetur.

Page 120: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

120

i gabuar. Si shembull, ai e cek vlerësimin gjyqësor të identifikimit pozitiv të të akuzuarve, të cilin e ka bërë njëri prej dëshmitarëve. Sipas prokurorit, provat e paraqitura drejtpërdrejt i lidhin të akuzuarit me ngjarjen, prej nga rezulton se të akuzuarit kanë qenë drejtpërdrejtë të përfshirë dhe se në mënyrë aktive kanë mar-rë pjesë në veprat e përshkruara nga afër në aktakuzë. Prokurori, po ashtu, me anë të ankesës e ka kontestuar edhe alibinë e të akuzuarit Radiq.

Sipas prokurorit, aktgjykimi është i bazuar në faktet e interpretuara në mënyrë të pasaktë dhe të gabuar. Prokurori ka pohuar në ankesë se shumë përfundime të panelit gjyqësor janë në kundërshtim me dispozitat e LPP, duke i propozuar gjykatës së shkallës së dytë që ta anulojë aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë dhe që lëndën t’ia kthejë Gjykatës Themelore për rigjykim dhe vendosje.

Në ankesën e prokurorit është përgjigjur mbrojtësi i të akuzuarit të parë Radiq. Ai i ka kundërshtuar pretendimet e prokurorit në ankesë, duke e theksuar se aktgjy-kimi i shkallës së parë është bazuar në faktet dhe në provat në mënyrë të rregullt të vërtetuara dhe të vlerësuara. Ai ka thënë se edhe pse prokurori në ankesë pohon se aktgjykimi i shkallës së parë është i gabueshëm dhe subjektiv dhe nëse i shpreh qëndrimet e veta mbi provat dhe deklaratat e dëshmitarëve, sipas mbrojtësit, ai nuk i mbështet argumentet e tij dhe nuk ofron baza për dënimin e të akuzuarve. Për këto arsye, mbrojtësi i ka propozuar gjykatës së shkallës së dytë që ta hedh ankesën e prokurorit dhe që ta konfirmojë aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me të cilin lirohen të akuzuarit nga akuzat. Krahas kontestimit të përgjigjes në ankesën e njërit prej mbrojtësve, Prokurori i Apelit në propozimin e tij për gjykatën e shkallës së dytë e ka potencuar se gjyka-ta e shkallës së dytë nuk do të duhej të lëshohej në vlerësimin dhe shqyrtimin e së njëjtës, sepse nuk është brenda afatit kohor. Prokurori i apelit po ashtu e ka mbështetur ankesën e prokurorit të EULEX-it, duke e theksuar posaçërisht gjend-jen faktike gabimisht të vërtetuar, vlerësimin nëse të akuzuarit kanë qenë ose jo të pranishëm në vendin e ngjarjes, vlerësimin e gabuar të deklaratave të disa dësh-mitarëve të prokurorisë, vlerësimet e gabuara të identifikimit të të akuzuarve nga ana e disa dëshmitarëve të prokurorisë, gjë që sipas kësaj prokurorie ka çuar deri te përfundimi i gabuar dhe jologjik.

Prokurori i apelit i ka propozuar gjykatës së shkallës së dytë që ta shqyrtojë dhe në mënyrë të rregullt të vlerësoj provat, ta shqyrtojë nëse në bazë të provave në ma-terialet e lëndës mund të vlerësohet nëse në veprimet e të akuzuarve ka elemente të veprës penale pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si dhe të vendos lidhur me kërkesën për të drejtën pronësore të përfaqësuesve të të dëmtu-arve, edhe pse kjo kërkesë ka qenë e parashtruar me kohë.

Page 121: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

121

Vendimi i Gjykatës së Apelit Duke vepruar në lidhje me ankesën e prokurorit, Gjykata e Apelit pas mbajtjes së seancës së panelit ankimor të mbajtur në datën 29 prill të vitit 2016, para panelit me përbërje të përzier të asaj gjykate, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja ndërkom-bëtare Elka Filchova-Erminkova179, me vendim e ka miratuar ankesën e prokuror-it të EULEX-it në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës/Mitrovica të datës 20 prill të vitit 2015, duke e përmbysur aktgjykimin e cekur dhe duke e kthyer lëndën në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim. Gjykata e Apelit e ka vlerësuar ankesën e prokurorit si të pranueshme. Gjykata e shkallës së dytë po ashtu ka analizuar edhe përgjigjen në ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Radiq, avokatit Zhivojin Jokanoviqit. Gjykata e ka vlerësuar këtë ankesë si të jashtëafatshme, sepse ka qenë e bërë pas skadimit të afatit prej tetë (8) ditësh nga pranimi i ankesës së prokurorit180.

Paneli ankimor ka vlerësuar se aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mi-trovica nuk është formuar në pajtim me nenin 370, paragrafët 6, 7 dhe 10 LPPRK; se paneli shqyrtues i gjykatës së shkallës së parë nuk e ka arsyetuar mirë vendimin e vet; se faktet nuk janë paraqitur në mënyrë të qartë; se provat dhe kërkesat e palëve nuk janë vlerësuar në mënyrë të rregullt; si edhe se me rastin e sjelljes së aktgjykimit me të cilin janë liruar nga akuzat nuk janë shpjeguar në mënyrë të hollësishme arsyet, për të cilat të akuzuarit janë liruar nga akuzat.

Sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit, aktgjykimi i Gjykatës Themelore është i paqartë. Nga ai nuk rezulton nëse gjykata ia ka dhënë besimin deklaratave të dëshmitarit të prokurorisë FU, i cili në mënyrë pozitive i ka identifikuar të akuzuarit. Deklaratat e këtij dëshmitari gjykata i ka vlerësuar si relevante dhe të sinqerta, por i ka vlerësuar si të pamjaftueshme që në bazë të tyre të akuzuarit të shpallen fajtor jashtë çdo dyshimi. Sipas gjykatës së shkallës së parë, ky dëshmitar është i vetmi i cili i ka identifikuar të akuzuarit në barrikadë në ditën e sulmit. Sipas Gjykatës së Apelit, ky aspekt i rezonim-it lë shumë hapësirë të paqartë. Nuk është e qartë se cili ka qenë qëndrimi konkret i gjykatës në lidhje me deklaratën e këtij dëshmitari si edhe se përse deklarata e tij ka shkuar në favor të sjelljes së aktgjykimit dënues. Përndryshe, ky dëshmitar nuk ka qenë anonim, ka deklaruar në mënyrë publike, identiteti i tij ka qenë i njohur për të akuzuarit dhe për mbrojtjen e tyre, kështu që nga ky aktgjykim i shkallës së parë nuk rezultojnë arsyet për mosmarrjen parasysh të deklaratës së tij. Gjykata e shkallës së parë e ka pranuar deklaratën e këtij dëshmitari, por ka vlerësuar se ai është i pamjaftue-

(179) Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtari ndërkombëtar Piotr Bojarczuk dhe gjyqtari vendor Vahid Halili.

(180) Neni 388, paragrafi 2 dhe neni 478, paragrafi 4 i LPP parashohin që palët në procedurë janë të obliguara që përgjigjen në ankesë ta dorëzojnë në gjykatë më së voni në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e pranimit të kopjes së ankesës.

Page 122: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

122

shëm që dikush në bazë të së njëjtës të shpallet fajtor. Në fund, gjykata e shkallës së dytë ka përfunduar se Ligji mbi Procedurën Penale nuk ndalon që aktgjykimi dënues të sillet në bazë të deklaratës së një dëshmitari, krejt derisa ai nuk është i diskretituar.

Gjykata e Apelit nuk e ka pranuar as qasjen matematikore, përkatësisht paraqitjen potenciale dhe statistikore të pranueshmërisë së provave, sepse të dëshmuarit ose është i pranueshëm ose nuk është, kurse provat nuk mund të vlerësohen në bazë të përqindjeve. Sipas vlerësimit të provave nga gjykata e shkallës së parë, dëshmitari FU është vetëm një nga 50 dëshmitarët, i cili i ka identifikuar të akuzuarit, që për-faqëson vetëm 2% nga numri i përgjithshëm i dëshmitarëve. Sipas gjykatës së sh-kallës së dytë, qasja e këtillë nuk është e pranueshme në të drejtën penale. Deklarata, të cilën vetëm njëherë e ka dhënë një dëshmitar i caktuar ose deklaratat të cilat dhjetë herë i kanë dhënë dhjetë dëshmitarë mund të jenë vetëm të besueshme ose të pabesueshme. Vendimi mbi fajësinë duhet të jetë i bazuar në deklaratat e vlerësuara në mënyrë individuale e edhe me provat e tjera. Gjykata e shkallës së parë nuk i ka sjellë arsyet se përse deklaratat e këtij dëshmitari i ka vlerësuar si provë e dobët ose e pamjaftueshme dhe kjo nuk mund të pranohet posaçërisht nga arsyeja se deklaratat e këtij dëshmitari janë deri diku të përkrahura edhe me provat e tjera të paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor të gjykatës së shkallës së parë, me deklaratën e dëshmitarit të mbrojtur, si edhe me deklaratat e tërthorta të dëshmitarëve të tjerë të prokurorisë. Sipas qëndrimit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë në mënyrë të gjithmbarshme i ka paraqitur bazat për pranimin e të ashtuquajturave fakte të paprovueshme, gjë që ka qenë arsye shtesë që aktgjykimi i shkallës së parë të an-ulohet dhe lënda t’i kthehet gjykatës së njëjtë për vendosje të përsëritur. Gjykata e shkallës së dytë, po ashtu, si vërejtje ndaj gjykatës së shkallës së parë ka gjetur se të akuzuarve me anë të aktakuzës iu janë vënë në barrë shtatë (7) vepra penale të kryera në bashkëkryerje, derisa gjykata e shkallës ë parë me anë të aktgjykimit të ankimuar e ka bërë ndarjen e të akuzuarve, duke e përshkruar në rastin e secilit prej tyre individualisht se çka me provat e paraqitura është provuar e çka nuk është provuar. Në këtë mënyrë, aktgjykimi është bërë edhe më i rëndë për lexim dhe për të kuptuarit. Qasja e këtillë, sipas gjykatës së shkallës së dytë, ka qenë më e kuptueshme në atë se aktgjykimi është dënues, se gjykata e shkallës së parë në bazë të provave të paraqitura ka vërtetuar një gjendje tjetër faktike nga ajo e për-shkruar si dhe se nuk ka ekzistuar nevoja që të hartohen dispozitiv të ri krahas asaj që është paraqitur në aktakuzë. Gjykata e shkallës së parë nuk ka ofruar arsyetim të veçantë për secilën vepër penale, e cila të akuzuarve iu është vënë në barrë, gjë që ka qenë një nga arsyet për kthim të lëndës në vendosje të përsëritur.

Gjykata e shkallës së parë është e obliguar që gjatë gjykimit të ri të shkallës së parë të vendos edhe në lidhje kërkesën pronësore juridike, që është bërë brenda afatit gjatë procedurës së shkallës së parë.

Page 123: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

123

Procedura e përsëritur e shkallës së parë Duke vepruar në lidhje me vendimin e gjykatës së shkallës së dytë, para panelit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me të cilin ka krye-suar gjyqtarja ndërkombëtare Iva Nikshiq181, në datën 7 shtator të vitit 2016, është hapur shqyrtimi kryesor në procedurën e përsëritur në lëndën Prokurori kundër Radovan Radiqit dhe Millovan Vllashkoviqit.

Shqyrtimi është hapur me fjalët hyrëse të palëve në procedurë lidhur me aktakuzën e ndryshuar të datës 7 shtator të vitit 2016, që në përshkrimin e veprimeve jolig-jore dhe të akuzave, të cilat të akuzuarit i vihen në barrë, nuk ka dalluar shumë nga aktakuza e parë e ngritur kundër të akuzuarve Radiq dhe Vllashkoviq e datës 7 maj të vitit 2014. Në aktakuzë janë cekur edhe të dhënat personale të të dyshuarve, të cilët në kohën e ngritjes së aktakuzës janë gjendur në arrati, si dhe të dhënat e të akuzuarit Radomir Kasaloviq, në lidhje me të cilin ka përfunduar procedura penale në mënyrë të plotfuqishme. I vetmi dallim evident midis aktakuzës së parë dhe të asaj të ndryshuar ka pasur të bëjë me propozimin e prokurorit, me të cilin dëshmitarët do të duhej të dëgjoheshin në procedurën e përsëritur. Me aktakuzën e ndryshuar, numri i tyre është reduktuar në tre dëshmitarë182, pjesëtarë të PK-së, të cilët në ditën kritike kanë qenë në përbërje të karvanit.

Gjatë seancës së parë në procedurën e përsëritur, palët e kanë arritur marrëvesh-jen mbi dëgjimin e drejtpërdrejtë të edhe disa dëshmitarëve të tjerë gjatë rrjedhës së këtij shqyrtimi si dhe daljen në vendin e ngjarjes me qëllim të saktësimit të disa parametrave të caktuara. Është hedhur propozimi i prokurorit që të lexo-hen disa deklarata të veçanta të dëshmitarëve, të cilët kanë dëshmuar para panelit shqyrtues në rastin Prokurori kundër Radomir Kasaloviqit dhe Sllobodan Sovrliqit (Rasti Zymberi 2), sepse të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre nuk kanë qenë në gjendje që në mënyrë të tërthortë për të marrë në pyetje dëshmitarët, të cilët kanë dëshmuar gjatë këtij shqyrtimi.

Gjatë shqyrtimit kryesor është bërë shikimi plotësues në vendin e ngjarjes, pasi që paneli e ka merituar propozimin e mbrojtjes së të akuzuarit Radiq. Për shkak të nevojës për qartësime të caktuara teknike, gjatë shikimit janë dëgjuar një dëshmi-tar i prokurorisë dhe tekniku i kriminalistikës, i cili në cilësi të ekspertit ka qenë i pranishëm në shikimin e kryer një ditë pas ngjarjes kritike të datës 26 korrik të vitit 2011. Paneli, po ashtu, me këtë rast ka kërkuar nga i akuzuari Radiq disa qartësime të caktuara, që kanë pasur të bëjnë me lëvizjen në ditën kritike. Krahas ekspertit, dëshmitarit dhe të akuzuarit Radiq në cilësi të dëshmitarit, të dëgjuar gjatë kohës së shikimit gjatë dymbëdhjetë (12) ditëve të shqyrtimit kryesor gjatë

(181) Përbërja e panelit shqyrtues në procedurën e përsëritur është cekur në fillim të analizës. (182) Me aktakuzën e parë të datës 7 maj të vitit 2014, prokuroria i ka propozuar 28 dëshmitarë.

Page 124: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

124

procedurës së shkallës së parë të përsëritur, janë dëgjuar edhe gjashtë (6) dëshmi-tarë të prokurorisë dhe një (1) i dëmtuar, i propozuar nga ana e të autorizuarit të plotfuqishëm të palës së dëmtuar. Dëshmitari kryesor i prokurorisë dëshminë e tij e ka filluar para panelit shqyrtues publikisht në sallën e gjykimit. Gjatë dëshmisë e ka kërkuar ndërprerjen, për shkak të shqetësimit, duke pohuar se nuk mund të vazhdojë dëshminë e tij. Paneli e ka pranuar kërkesën e tij, e ka shtyrë vazhdimin e dëgjimit për ditën e seancës gjyqësore të planifikuar në vijim. Prokurori, me anë të lutjes, ka kërkuar që ky dëshmitar dëshminë e tij ta vazhdojë në seancën e mbyllur për publikun dhe me atë të video konferencës. Mbrojtja e ka kundërsh-tuar propozimin e prokurorit. Paneli shqyrtues me urdhër në datën 4 tetor të vitit 2016 ka pranuar që dëshmitari kryesor i prokurorisë dëshminë e tij ta vazhdojë në seancën e mbyllur dhe me anë të video konferencës183. Paneli nuk i ka parashtruar arsyet e prokurorit mbi masat e mbrojtjes184.

Po ashtu, janë paraqitur edhe provat materiale. I akuzuari Rakiq në deklaratën e tij para panelit shqyrtues ka qëndruar pranë deklaratave të tij të fazave të mëhershme të procedurës, përkatësisht të hetimeve policore dhe të prokurorisë si dhe pranë deklaratës të dhënë para panelit shqyrtues gjatë gjykimit të shkallës së parë. I akuzuari ka refuzuar për t’iu përgjegjur në pyetjet e prokurorit, duke e shfrytëzuar të drejtën e tij që të mbrohet me heshtje. I akuzuari Vllashkoviq ka qëndruar pranë deklaratës, të cilën ia ka dhënë policisë dhe ka vazhduar të mbrohet në heshtje. Në fund të shqyrtimit kryesor, palët në procedurë kanë parashtruar argumentet e tyre përfundimtare.

Prokuroria, kryesisht, e ka përsëritur fjalën përfundimtare, të cilën e ka parashtruar pas provave të paraqitura gjatë rrjedhës së gjykimit të shkallës së parë. Duke e pran-uar se nuk ekzistojnë provat e drejtpërdrejta në lidhje me personin ose personat që e kanë privuar nga jeta policin Zymberi si dhe se prokuroria kurrë nuk ka pohuar se këtë rrethanë do ta vërtetojë gjatë shqyrtimit. Lënda e prokurorisë bazohet në një varg ngjarjesh, të cilat janë të lidhura dhe të gjitha së bashku e tregojnë jashtë çdo dyshimi se nuk do të rezultonte deri te sulmi i armatosur në karvanin policor dhe vrasja e një polici, rrezikimi i jetës edhe i disa policëve të tjerë, të cilët kanë qenë në karvan, sikur më parë të mos kishte veprime paraprake të inkriminuara të të akuzuarve dhe të të tjerëve që janë në arrati, sikur ata të mos ishin pjesë e grupit i cili e ka bllokuar rrugën, sikur të mos krijoheshin rrethana që të ndodhin të shtënat, deri te ato nuk do të rezultonte. Të akuzuarit kanë qenë pjesë e grupit, i cili e ka bllokuar rrugën, pra, kontributi i tij në vrasjen ka qenë vendimtar. I tërë plani rreth pengimit të kryerjes së veprimeve zyrtare të pjesëtarëve të PK-së ka qenë i planifikuar mirë.

(183) Vëzhguesit të FDH Kosovë i është lejuar prania në seancën e mbyllur.(184) Sipas nenit 221, paragrafi 2 të LPPRK, paneli nuk është i obliguar për të njoftuar pje-

sëmarrësit e tjerë në procedurë mbi arsyet e sjelljes së vendimit mbi masat e mbrojtjes.

Page 125: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

125

Të akuzuarit kanë qenë pjesë e grupit, të cilit, sipas prokurorisë, i është bashkëngji-tur e tërë popullata, familjet, meshkujt, gratë dhe fëmijët. Në mënyrë të kujdesshme është zgjedhur pozicioni për bllokadë, përkatësisht kthesa në rrugën me kodra dhe me pyje përreth. Qytetarët, të cilët e kanë bllokuar karvanin, kanë qenë të arma-tosur dhe të pozicionuar mirë. Pjesëmarrësit e bllokadës për komunikim e kanë shfrytëzuar rrjetin e telekomunikimit,185 për të cilin kanë konsideruar se prokuroria nuk mund ta shfrytëzojë për mbledhjen e të dhënave. Vendi i krimit është pastruar para se organet zyrtare ta kryejnë shikimin e tyre. E gjithë kjo, sipas prokurorisë, e ka vështirësuar dhe e ka pamundësuar mbledhjen e provave. Prokuroria ka kërkuar nga paneli shqyrtues që në bazë të provave të paraqitura, në mënyrë të hollësishme të shqyrtojë prapavijë e ngjarjeve. Në fund, i ka propozuar gjykatës që të akuzuarit t’i shpallë fajtor në drejtim të veprave penale, të cilat me anë të aktakuzës iu janë vënë në barrë dhe që të akuzuarit t’i dënojë sipas ligjit.

Krahas të tjerave, mbrojtja e të akuzuarve ka potencuar se prokuroria e ka in-vestuar maksimumin për ta mbajtur aktakuzën e paqëndrueshme, e cila nuk është mbështetur me provat e propozuara dhe të paraqitura. Të akuzuarve iu janë vënë në barrë nga shtatë (7) vepra penale në bazë të pranisë së tyre pasive në vendin e ngjarjes. Sipas mbrojtjes, qytetarët e Kollashinit të Ibrit/Ibarski Kolašin kanë reaguar në përpjekjen e njësisë speciale të ROSU-s për të vënë kontroll të plotë mbi kalimet kufitare pa pajtimin e BE-së, OSBE-së ose KFOR-it. Sipas mbrojtësve, aksioni policor është kryer sipas urdhrit të kompetentëve, të cilët tash heshtin: „A nuk kanë mundur që zërin e tyre ta organizojnë krahas asistencës ose intervenim-it të EULEX-it dhe KFOR-it,“ kanë thënë ata.

Mbrojtësit, po ashtu kanë theksuar se aktakuza i ngarkon klientët e tyre me shtatë (7) vepra penale, por nuk e ka dhënë përshkrimin e këtyre veprave penale të cilat të akuzuarve iu vihen në barrë, përkatësisht nuk ka përshkruar veprimet e tyre aktive ose pasive, si karakteristika themelore të veprave penale. Mbrojtësit i kanë vlerësuar deklaratat e dëshmitarëve jobindëse, duke e theksuar se me prova mate-riale nuk është vërtetuar fajësia e të akuzuarve. Sipas mbrojtjes, prokuroria nuk ka pasur sukses që me provat e propozuara të paraqitura gjatë shqyrtimit të provojë fajësinë e të akuzuarve. Për këto arsye, ata kanë kërkuar nga gjykata aktgjykim, me të cilin të akuzuarit lirohen nga akuzat.

Paneli shqyrtues pas takimit dhe votimit, aktgjykimin në procedurën e përsëritur e ka shpallur në datën 21 nëntor të vitit 2016.

Të akuzuarit me aktgjykim janë shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale pjesëmarrje në grupin i cili i pengon personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyr-

(185) Ofruesve telefonik nga Serbia.

Page 126: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

126

tare186, për të cilat iu janë shqiptuar dënimet e mëposhtme: i akuzuari Radiq është dënuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh, që nuk do të përmbarohet nëse në periudhën provuese prej katër (4) vitesh nuk kryen vepër të re penale; i akuzuari Vllashkoviq është dënuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe gjashtë (6) muajsh, i cili nuk do të përmbarohet nëse në periudhën prej tre (3) vitesh nuk kryhet vepër penale.

Të dëmtuarit, për realizimin e të kërkesës së tyre pronësore janë udhëzuar për padi civile.

Gjykata, vendimin e vet e ka bazuar në provat e paraqitura gjatë shqyrtimit krye-sor, përkatësisht deklaratat e dëshmitarit FU, i cili të akuzuarit Radiq dhe Vllas-hkoviq në ditën kritike i ka parë në barrikadë. Deklarata e këtij dëshmitari është mbështetur me deklaratat e dëshmitarëve okularë ED, IA dje IS, të cilët kanë dëshmuar se kolegu i tyre gjatë dhe pas ngjarjeve iu ka thënë se i ka njohur disa persona të caktuar, të cilët kanë qenë në barrikadë. Këta dëshmitarë po ashtu kanë dëshmuar edhe për sjelljen e civilëve në barrikadë, për largimin e civilëve nga barrikada, përpjekjen për largimin e barrikadës, kur edhe shpejt pas kësaj kanë filluar të shtënat në karvanin policor. Sipas dëshmive të tyre, pas të shtënave të para, kolegu i tyre Zymberi ka qenë i qëlluar, ashtu që i njëjti të vdes nga plagët. Deklaratat e tyre janë përputhur me rastin e përshkrimit të situatës në barrikadë si dhe lidhur me arsyet e largimit nga barrikada.

Paneli ka përfunduar se në ditën kritike, personat zyrtar kanë qenë të penguar në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare dhe se të akuzuarit kanë marrë pjesë në grupin, i cili i ka penguar, gjë që ka shërbyer si bazë për shpalljen e të akuzuarve fajtor për këtë vepër penale.Sipas gjetjeve të panelit shqyrtues, me provat e paraqitura gjatë procedurës së përsëri-tur nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer vepra penale, të cilat atyre me ak-takuzë iu janë vënë në barrë, gjë që ka qenë bazë për lirimin e tyre nga këto akuza187.

FDH Kosovë nuk gjen se paneli shqyrtues gjyqësor në procedurën e përsëritur të shkallës së parë e ka udhëhequr shqyrtimin kryesor duke i respektuar dispozitat

(186) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 318, paragrafi 2 i LPK, po ashtu e dënueshme me nenin 409, paragrafët 1 dhe 2 të LPRK. Sipas procesverbalit zyrtar të gjykatës, nuk është cekur se të akuzuarit janë shpallur fajtor për kryerjen e veprave penale në bashkëkryerje. FDH Kosovë nuk ka pasur shikim në kopjen me shkrim të aktgjykimit si dhe as të aktgjykimit, i cili është lexuar publikisht me rastin e publikimit në datën 21 nëntor të vitit 2016. Ky aktgjykim nuk është ven-dosur në faqen zyrtare të internetit të EULEX-it deri në fund të muajit janar të vitit 2017.

(187) Siç tashmë është cekur, FDH Kosovë deri në fund të periudhës së raportimit nuk ka qenë në mundësi për të siguruar kopjen me shkrim të aktgjykimit të Gjykatës Themelore, si dhe as arsyet e lirimit të të akuzuarve sipas akuzave, të cilat me aktakuzën e muajit maj të vitit 2014 iu janë vënë në barrë.

Page 127: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

127

ligjore dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit mbi Procedurën Penale, i cili ka qenë në fuqi në kohën e ngritjes së aktakuzës188, duke i respektuar të drejtat e palëve në procedurë. Palët kanë pasur mundësinë për të propozuar provat, të cilat shkojnë si në dëm ashtu edhe në dobi të të akuzuarve. Po ashtu, e kanë pasur mundësinë që të propozojnë dhe të deklarohen se cilat prova nga fazat e mëhershme të pro-cedurës drejtpërdrejtë do të paraqiten gjatë rigjykimit. Megjithëkëtë, edhe pas rig-jykimit të shkallës së parë, gjykata nuk ka pasur sukses për të gjetur përgjigjen se kush e ka privuar nga jeta policin e PK-së Enver Zymberi.

Aktakuzën gjatë procedurës së përsëritur të shkallës së parë e kanë përfaqësuar prokurorët ndërkombëtar të EULEX-it në Mitrovicë/Mitrovica Neeta Amin dhe Lilea Oprea Steluta.

Prokurorja ndërkombëtare, e cila është autore e aktakuzës sipas të cilës është ha-pur shqyrtimi kryesor dhe e cila kryesisht e ka përfaqësuar të njëjtën, gjatë gjy-kimit të parë të shkallës së parë si dhe gjatë rrjedhës së gjykimeve të përsëritura, nuk ka qenë e pranishme në seancat, në të cilat ka rezultuar deri tek parashtrimi i argumenteve përfundimtare. Fjala e shkruar përfundimtare vetëm është lexuar nga prokurori, i cili ka qenë në shqyrtim. Sipas vëzhgimeve, fjala përfundimtare e prokurorit nuk ka dalluar shumë nga fjala e mëhershme përfundimtare e parash-truar. Për këto arsye, FDH Kosovë konsideron se prokuroria nuk ia ka dalë që para gjykatës në mënyrë të bindshme të prezantojë argumentet e veta.

Prokuroria EULEX-it në Mitrovicë/Mitrovica, sipas të cilës ankesë procedura është kthyer në rigjykim të shkallës së parë, as gjatë shqyrtimit kryesor të rigjy-kimit nuk i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të prezantuar provat e reja ose që në mënyrë adekuate të shfrytëzojë ato ekzistuese që jashtë çdo dyshimi do të provonin pjesëmarrjen dhe veprimet konkrete të të akuzuarve në ditën kritike. Po ashtu, gjatë shqyrtimit kryesor ka qenë e qartë mungesa e një angazhimi energjik nga prokuroria në mbrojtjen e aktakuzës.

Në tërësi, FDH Kosovë në lidhje me lëndën Prokurori kundër Radosllav Radiqit dhe Millovan Vllashkoviqit mbetet pranë gjetjeve të veta të mëhershme të shprehura189.

Krahas tashmë observacioneve të parashtruara mbi zhvillimin e procedurës në fazat e mëhershme në lëndën, FDH Kosovë në bazë të përcjelljes së rregullt të këtij gjykimi

(188) Ligji mbi procedurën penale i Republikës së Kosovës (LPPRK)ka hyrë në fuqi në datën 01 janar të vitit 2013.

(189) Analiza e procedurës penale e publikuar me rastin e shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë si dhe analiza e procedurës penale dhe e aktgjykimit të shkallës së parë e publikuar në kuadër të raportit vjetor mbi gjykimet e përcjella gjatë vitit 2015, të cilat po ashtu mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë: www.hlc-kosovo.org

Page 128: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

128

pashmangshëm ka qenë në situatë për të arritur shikimin mbi mënyrën në të cilën është zhvilluar aksioni policor për vendosjen e kontrollit mbi dy kalimet kufitare në veri të Kosovës, gjatë të cilit ka ndodhur edhe vrasja e një pjesëtari të policisë. Në bazë të këtij shikimi imponohen shumë pyetje, të cilat kërkojnë përgjigje, nëse jo gjyqësore, atëherë politike ose profesionale po: nëse aksioni „i lirimit të kalimeve kufitare“ ka qenë i përgatitur, i organizuar dhe i planifikuar në mënyrë adekuate, posaçërisht duke pasur parasysh situatën politikisht posaçërisht të tendosur në terren në atë periudhë? Po ashtu, a ka qenë e udhës për të sjellë një vendim të tillë në marrëdhëniet ndëret-nike posaçërisht të çrregulluara? A është zgjedhur në mënyrë adekuate momenti për kryerjen e këtij aksioni në mënyrë që të mos rrezikoheshin jetët e policëve?190 Duke e pasur parasysh jo vetëm ambientin „jomikpritës“, por edhe atë ambient posaçërisht kundërshtues nëpër të cilin është dashur të kaloj, si dhe konfiguracionin posaçërisht të papërshtatshëm të terrenit, nëpër të cilin një kolonë e tillë ashtu e gjatë është dashur të kalojë, a është dashur që për kryerjen e këtij aksioni të angazhohen pikërisht aq shumë policë dhe automjete policore dhe, nëse po, a është dashur që aksionin ta kryejnë me sa më shumë mjete të blinduara apo me automjete të zakonshme policore? Të gjitha këto janë pyetje në të cilat gjykata nuk ka qenë e obliguar të kërkoj përgjigje, por përg-jigjja e plotë në atë se si ka rezultuar deri te vrasja e policit Enver Zymberi në datën 26 korrik të vitit 2011 nuk mund të jepet pa përgjigjen paraprake në këto pyetje.

5.2. Rasti Ismet Haxha dhe të tjerët

Paneli ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja Roxana Comsa191, në datën 1 nëntor të vitit 2016, në rastin Prokurori kundër Ismet Haxhës dhe të tjerëve192, ka sjellë aktgjykimin, me të cilin i ka hedhur akuzat për veprën penale krim i luftës kundër popullatës civile193 në lidhje me të akuzuarit Ismet Haxha, Shefki Hyseni dhe Sylejman Selimi. Gjyka-ta këtë vendim e ka sjellë pas tërheqjes së prokurorit nga akuzat e aktakuzës së PSRK të datës 13 nëntor të vitit 2013, e cila ka qenë e ndryshuar me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të datës 5 prill të vitit 2016194.

(190) Sipas informacioneve, të cilat i posedon FDH Kosovë, kjo ka qenë përpjekja e tretë me radhë e Policisë së Kosovës për të marrë nën kontroll kalimin kufitar 31 (Bërnjak/Brnjak), e organizuar në një afat prej disa ditësh.

(191) Anëtarët e panelit shqyrtues, gjyqtaret ndërkombëtare Franceska Fiser dhe Iva Nikshiq. (192) Të bashkakuzuar në procedurën e përsëritur kanë qenë: Shefki Hyseni dhe Sylejman Seli-

mi. Me aktakuzën e datës 13 nëntor të vitit 2013, ka qenë i akuzuar Nexhat Qubreli, i cili me aktgjykimin e datës 29 maj të vitit 2014 është liruar nga akuzat (si edhe të akuzuarit e tjerë). Gjykata e Apelit në lidhje me të, me aktgjykimin e datës 5 prill të vitit 2016 e ka konfirmuar ak-tgjykimin me të cilin lirohet nga akuzat dhe ky aktgjykimi në lidhje me te është i plotfuqishëm.

(193) E paraparë dhe e dënueshme sipas LP të RSFJ-së, po ashtu e dënueshme me nenin 152 të LPRK, për shkak të shkeljes së nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949 dhe neneve 4 dhe 5 të Protokollit Shtesë të datës 9 qershor të vitit 1977.

(194) Me aktakuzën e cekur i akuzuar ka qenë edhe Nexhat Qubreli. Në lidhje me te, është konfir-

Page 129: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

129

Rrjedha e procedurës penale Me qëllim të vërtetimit të deklaratës së dëshmitarëve A dhe B, të dhëna organeve të hetuesisë gjatë vitit 2012 dhe 2013195, Prokuroria Speciale me kërkesën për hap-jen e hetimeve e ka ngritur procedurën penale kundër personave të caktuar, pas të cilave kanë pasuar kërkesat për zgjerimin e hetimeve në lidhje me të dyshuarit e tjerë, kryesisht ish pjesëtarë të UÇK-së (OVK). Në fillim të muajit qershor, për-katësisht në fund të muajit shtator të vitit 2013, ka pasuar edhe paraburgimi i tyre. Pas zhvillimit të hetimeve nga ana e Prokurorisë Speciale, në datën 13 nëntor të vitit 2013 kundër të dyshuarve ka qenë ngritur edhe aktakuza.

Të akuzuarve iu është vënë në barrë se gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK196, përkatësisht bash-këpunëtor të ngushtë të saj, në fund të vitit 1998 ose në fillim të vitit 1999 kanë kryer vepër penale të krimit të luftës kundër popullatës civile 197. Sipas aktakuzës, veprat penale janë kryer në kohën e konfliktit të brendshëm në Kosovë dhe në dëm të dëshmitarëve A dhe B, civilë nga Kosova.

Dëgjimi i parë në lidhje me aktakuzën para Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica ka zgjatur dy ditë, në datën 27 nëntor dhe 13 dhjetor të vitit 2013198. Me vendim të gjykatës të datës 6 shkurt të vitit 2014 janë refuzuar kërkesat dhe kundërshtimet e mbrojtësve për hedhje të aktakuzës dhe të provave. Me vendim të datës 6 mars të vitit 2014, Gjykata e Apelit e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për aktakuzën.

Shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Ismet Haxhës dhe të tjerëve ka fil-luar në datën 14 prill të vitit 2014. Paneli shqyrtues është takuar në trembëdhjetë (13) ditë gjyqësore199, gjatë të cilave janë dëgjuar katër (4) dëshmitarë të propo-

muar aktgjykimi me të cilin lirohet nga akuzat e datës 29 maj të vitit 2014 lidhur me akuzat për veprën penale krim i luftës sipas disa pikave (për shkak të shkeljeve të integritetit trupor dhe shëndetit të dëshmitarit A dhe torturës së dëshmitarit B). Gjykata e Apelit, po ashtu, e ka kon-firmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica në lidhje me të akuzuarin Ismet Haxha për akuzat për vepër penale krim i luftës kundër popullatës civile (cenim i inte-gritetit trupor dhe i shëndetit të dëshmitarit A dhe torturës së dëshmitarit B). Në pjesën tjetër, procedura është kthyer në rigjykim, për çka do të bëhet më shumë fjalë në vazhdim të raportit.

(195) Sipas pohimeve të dëshmitarit A, rasti për herë të parë është raportuar te organet e ndjekjes (policia e UNMIK-ut) në vitin 2004.

(196) Me përjashtim të të akuzuarit Hyseni, për të cilin, sipas aktakuzës, nuk ka të dhëna zyrtare se ka qenë pjesëtar i UÇK-së, por sipas të njëjtit burim ka bashkëpunuar ngushtë me ta, posaçërisht me të akuzuarin e parë, me të cilin njihet që nga fëmijëria.

(197) E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 të LP të RSFJ-së, nenit të përbashkët 3 të Kon-ventave të Gjenevës të vitit 1949 si dhe neneve 4 dhe 5 të Protokollit të Dytë Shtesë të datës 8 qershor të vitit 1977.

(198) Gjyqtari ndërkombëtar Philip Kanning, i cili në këtë fazë të kësaj procedure penale ka vepruar në cilësi të gjyqtarit individual.

(199) Duke pasur parasysh seancat para kryetarit të panelit shqyrtues gjatë të cilave është bërë fjalë

Page 130: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

130

zuar nga prokuroria. Tre (3) prej këtyre dëshmitarëve kanë dëshmuar në cilësi të dëshmitarëve anonim, me anë të video konferencës. Këta dëshmitarë para panelit shqyrtues kanë dëshmuar gjatë pesë (5) ditëve gjyqësore në seancat, të cilat kanë qenë të mbyllura për publikun200. Mbrojtja e të akuzuarve i ka propozuar disa dëshmitarë. Për të akuzuarin Ismet Haxha ka qenë propozuar një (1) dëshmitar, kurse për të akuzuarin Shefki Hyseni pesë(5) dëshmitarë. Gjatë dëshmisë së njërit prej dëshmitarëve të Hysenit publiku ka qenë i përjashtuar. Të akuzuarit Selimi dhe Qubreli nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën në propozimin e dëshmitarëve. I akuzuari Haxha e ka dhënë deklaratën e tij para panelit shqyrtues. Të akuzuarit e tjerë e kanë shfrytëzuar të drejtën që të mbrohen me heshtje.

Gjatë shqyrtimit janë paraqitur edhe shumë prova materiale. Palët në procedurë në fund i kanë parashtruar argumentet e tyre, me të cilat e kanë mbështetur ose kundërshtuar aktakuzën dhe provat e paraqitura gjatë shqyrtimit. Të akuzuarit i kanë përkrahur parashtrimet e mbrojtësve të tyre, duke e potencuar se nuk janë fa-jtor, se aktakuza është plotësisht e pabazuar si edhe se nga gjykata e presin drejtësinë.

Në bazë të provave të prezantuara gjatë shqyrtimit kryesor si dhe analizës së tyre, paneli shqyrtues në datën 29 maj të vitit 2014 e ka sjellë aktgjykimin, me të cilin të akuzuarit i ka liruar nga të gjitha akuzat sipas aktakuzës së datës 13 nëntor të vitit 2013. Sipas aktgjykimit, me provat e prezantuara nuk është vërtetuar jashtë dyshimit se të akuzuarit kanë kryer veprat penale më afër të përshkruara më herët në aktakuzën e cekur. Sipas gjetjeve të gjykatës, në veprimet e të akuzuarit Hyseni ka elemente të veprës penale të kidnapimit201, për të cilën, sipas nenit 95, paragrafi 1, pika 4 e LP të RS-FJ-së, ka ardhur deri te parashkrimi absolut i ndjekjes penale, gjë që ka qenë arsye e lirimit të tij nga përgjegjësia penale dhe në lidhje me këtë vepër penale202. Në fazën e hetimeve dhe të zhvillimit të shqyrtimit kryesor, të akuzuarve iu është caktuar paraburgimi me qëllim të sigurimit të prezencës së tyre në gjykatë. Me shpalljen e aktgjykimit, me të cilin janë liruar nga akuzat, me vendim të veçantë është hequr paraburgimi për të akuzuarit Hyseni dhe Qubreli. I akuzuari Haxha dhe Selimi janë gjendur në paraburgim gjatë shqyrtimit kryesor në bazë të ven-

mbi aktakuzën dhe provat.(200) Që e ka nënkuptuar praninë e palëve në procedurë. Vëzhguesve të FDH Kosovë, sipas vendi-

mit të trupit gjyqësor dhe me pajtimin e palëve, i është bërë e mundshme prania në seancat e gjykatës të mbyllura për publikun, krahas ndalimit të nxjerrjes së informacioneve konfidenciale nga këto seanca.

(201) E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 64, paragrafi 1 i LPS. (202) Përshkrimin e hollësishëm të zhvillimit të procedurës penale edhe para panelit shqyrtues të

shkallës së parë si dhe të observacioneve dhe të gjetjeve të FDH Kosovë për aktgjykimin e sh-kallës së parë, mund ta gjeni në raportin mbi përcjelljen e gjykimeve për krimet e luftës për vitet 2013 dhe 2014 në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë: http://www.hlc-kosovo.org

Page 131: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

131

dimit mbi paraburgimin të sjellë në një lëndë tjetër penale203, e cila po ashtu është zhvilluar lidhur me akuzat për krime të luftës kundër popullatës civile.

Paneli shqyrtues nuk ka vendosur në lidhje me kërkesën pronësore juridike, që në emër të të dëmtuarve është bërë nga ana e Prokurorit Special dhe jo nga ana e palëve të autorizuara.

Aktakuzën, gjatë shqyrtimit kryesor, e ka përfaqësuar gjyqtarja ndërkombëtare Diana Wilson. Procedura ankimoreNë aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të fundit të muajit maj të vitit 2014 me kohë është ankuar prokurori special, i cili aktgjykimin e ka kundërshtuar për shkak të shkeljeve thelbësore të Ligjit mbi Procedurën Penale,204 si dhe gjendjes faktike gabimisht dhe në mënyrë jo të plotë të konstatuar205.

Prokurori special po ashtu është ankuar në vendimin e panelit shqyrtues të Gjykatës Themelore të datës 22 prill të vitit 2014, me të cilin nuk është lejuar iden-tifikimi i të akuzuarve nga dëshmitarët në sallën e gjykimit gjatë kohës sa ka qenë duke zgjatur shqyrtimi kryesor206.

Prokurori special në ankesë në mënyrë të hollësishme ka analizuar gjetjet e gjykatës, deklaratat e dëshmitarëve dhe provat e tjera të prezantuara. Prokurori me anë të ankesës së tij e ka potencuar se aktgjykimi i Gjykatës Themelore nuk është përpiluar në pajtim me nenin 370 të LPPK, përkatësisht se me të njëjtin nuk është saktësuar qartë se cilat prova dhe për cilat arsye ato konsiderohen të vërtetuara ose të pavërtetuara si dhe cilat fakte dhe për cilat arsye konsiderohen të provuara ose të paprovuara.

Prokurori special po ashtu konsideron se Gjykata Themelore gabimisht dhe në mënyrë jo të plotë e ka konstatuar gjendjen faktike dhe si pasojë ka rezultuar lir-imi i katër të akuzuarve nga akuzat nga afër të saktësuara në aktakuzën e datës 13 nëntor të vitit 2013 si edhe se faktet vendimtare nuk janë arsyetuar në mënyrë të mjaftueshme dhe të qartë në aktgjykim.

(203) Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve, e njohur edhe si Rasti Drenica 1. (204) Për shkak të shkeljeve të parapara me nenin 383, paragrafi 1, pika 1.1. në lidhje me nenin 384

të LPPK. (205) Për shkak të shkeljeve të parapara me nenin 383, paragrafi 1, pika 1.3. në lidhje me nenin 386

të LPPK. (206) Neni 408, paragrafi 3 i LPPK: „Vendimet e sjella në lidhje me përgatitjen e shqyrtimit kryesor

dhe me aktgjykimin mund të anulohen vetëm me anë të ankesës në aktgjykimin, pos nëse me ligj nuk është paraparë ndryshe“.

Page 132: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

132

Në bazë të gjendjes ekzistuese faktike, Prokurori special i ka propozuar Gjykatës së Apelit që ta modifikojë aktgjykimin e Gjykatës Themelore, të akuzuarit t’i shpallin fajtorë sipas të gjitha akuzave me të cilat ata ngarkohen ose që ta revokojnë aktgjy-kimin e shkallës së parë dhe që lëndën ta kthejnë në gjykatën e shkallës së parë në shqyrtim dhe vendim të përsëritur. Ai po ashtu ka propozuar që të hidhet vendimi i Gjykatës Themelore dhe që prokurorisë t’i lejohet që gjatë shqyrtimit kryesor të bëhet veprimi i identifikimit. Në ankesën e prokurorit është përgjigjur mbrojtja e të akuzuarve Haxha, Hyseni dhe Qubreli.

Mbrojtësi i të akuzuarit Ismet Haxha, avokati Mahmut Halimi, midis të tjerash ka theksuar se pretendimet dhe pohimet e prokurorit janë të pasakta dhe të pabazuara. Gjykata e shkallës së parë me anë të aktgjykimit i ka qartësuar mungesat në deklara-tat e dëshmitarëve dhe arsyet për të cilat atyre nuk iu është kushtuar vëmendje nga ana e gjykatës, posaçërisht në veprimin e identifikimit të të akuzuarve. Gjykata e shkallës së parë në mënyrë të vëmendshme i ka vlerësuar provat, duke konstatuar mospërputhjet në deklaratat e dëshmitarëve, për shkak të të cilave nuk ka qenë e mundur për të sjellë aktgjykim tjetër. Ai i ka propozuar gjykatës refuzimin e ankesës së prokurorit special dhe konfirmimin e aktgjykimit të shkallës së parë. Mbrojtësi i të akuzuarit Shefki Hyseni, avokati Gani Rexha, në përgjigjen e tij në ankesë, midis të tjerash ka thënë se aktgjykimi i shkallës së parë është i drejtë dhe se është i bazuar në provat në mënyrë të rregullt të vlerësuara. Ai i ka propozuar gjykatës refuzimin e ankesës së Prokurorit Special dhe konfirmimin e aktgjykimit të ankimuar.

Mbrojtësi i të akuzuarit Nexhat Qubreli, avokati Bajram Tmava, në ankesën e tij është përqendruar në analizën e provave, posaçërisht të deklaratave të dëshmi-tarëve të parashtruara gjatë shqyrtimit kryesor para panelit shqyrtues. Sipas gjet-jeve të mbrojtësit, gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar provat në mënyrë të rreg-ullt, në bazë të të cilave ka gjetur se nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale, të cilat me anë të aktakuzës iu vihen në barrë. Vlerësimi i provave në aktgjykim nga ana e gjykatës është bërë në mënyrën e rregullt, posaçërisht kur janë konstatuar mospërputhjet në deklaratat e disa dëshmitarëve të caktuar, indi-vidualisht si dhe në mes veti. Edhe ky mbrojtës i ka propozuar gjykatës së apelit që ta refuzojë ankesën e Prokurorit Special si të pabazuar dhe që ta konfirmoj aktgjykimin e shkallës së parë.

Pas shqyrtimit të materialeve të lëndës, ankesës së Prokurorit special dhe përg-jigjes së mbrojtësve në të njëjtën, Prokurori i Apelit në propozimin e tij e ka përkrahur ankesën e Prokurorit Special dhe i ka propozuar gjykatës së shkallës

Page 133: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

133

së dytë që të modifikojë aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitro-vica dhe të akuzuarit t’i shpallë fajtor për veprat penale, për të cilat janë akuzuar. Prokurori i Apelit në mendimin e tij po ashtu i ka parashtruar edhe gjetjet e këtij rasti. Sipas tij, gjykata e shkallës së parë ka dështuar që në mënyrë logjike dhe të plotë të bëjë vlerësimin e provave, posaçërisht duke u përqendruar në vlerësimin e procedurës së identifikimit të të akuzusrve, në çka, sipas këtij prokurori, gjykata e shkallës së parë në mënyrë të veçantë ka dështuar. Prokurori me mendimin e tij i ka elaboruar edhe standardet e njohura, përvojat dhe parimet e së drejtës ndër-kombëtare në pikëpamje të identifikimit, veçanërisht disa përvoja të posaçme të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (GJNPJ).

Me aktgjykimin e datës 5 prill të vitit 2016, Gjykata e Apelit pjesërisht e ka pran-uar ankesën e Prokurorit Special të datës 27 gusht të vitit 2014 në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 29 maj të vitit 2014, në atë mënyrë që: - E ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 29 maj të vitit 2014 në lidhje me të akuzuarin Ismet Haxha, në lidhje me veprën penale krim i luftës kundër popullatës civile për akuzat për cenim të integ-ritetit trupor dhe shëndetit të dëshmitarit A dhe torturë të dëshmitarit B; - E ka kthyer në gjykatën e shkallës së parë në vendosje të përsëritur pjesën tjetër të aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 29 maj të vitit 2014 në lidhje me të akuzuarin Ismet Haxha lidhur me veprën penale krim i luftës kundër popullatës civile, sipas akuzës për pjesëmarrjen e tij në ekzekutimin e inskenuar; - E ka konfirmuar në tërësi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mi-trovica të datës 29 maj të vitit 2014 në lidhje me të akuzuarin Nexhat Qubreli, e në lidhje me veprën penale krim i luftës kundër popullatës civile sipas akuzës për cenim të integritetit trupor dhe të shëndetit të dëshmitarit A dhe torturë të dësh-mitarit B; - E ka anuluar pjesën e aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 29 maj të vitit 2014, e cila ka të bëjë me të akuzuarit Sylejman Selimi dhe Shefki Hyseni si dhe duke e kthyer këtë lëndë në gjykatën e shkallës së parë për vendim të përsëritur.

Gjykata e Apelit e ka sjellë vendimin pas seancës publike të panelit ankimor në përbërje të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Elka Filcho-ea-Ermenkova207 dhe e cila ka qenë mbajtur në datën 5 prill të vitit 2016.

Mbrojtësi i të akuzuarit Ismet Haxha, avokati Mahmut Hallimi, e ka kundërshtu-ar përbërjen e panelit ankimor, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare

(207) Anëtarët e panelit ankimor ndërkombëtar, gjyqtari Piotr Bojarczuk dhe gjyqtari kosovar Fi-llim Shkoro.

Page 134: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

134

Filcheaa-Ermenkova dhe shumicën e gjyqtarëve ndërkombëtarë në panelin ankimor. Sipas tij, në përbërjen e panelit ankimor shumicën duhet ta përbëjnë gjyqtarët kosovar në përbërjen e Gjykatës së Apelit. Trupi gjykues e ka refuzuar kundërshtimin e mbrojtësit, me zbatimin e Ligjit mbi Kompetencat, zgjedhjen dhe ndarjen e lëndëve gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it (ligji nr. 03/L-53, me ligjin e ndryshuar nr. 04/L-273, si dhe sipas marrëveshjes së Shefit të Misionit të EULEX-it dhe Kryetarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës të datës 18 qershor të vitit 2014.). Me rregullat e cekura është saktësuar se bartësit e funksioneve të gjy-qësorit të EULEX-it janë kompetent për veprim në panelet në të cilat e përbëjnë shumicën në të gjitha rastet në të cilat hetimet janë hapur para datës 15 prill të vitit 2014. Me marrëveshjen e cekur të muajit qershor të vitit 2014,është saktësuar se gjyqtarët e EULEX-it e përbëjnë shumicën në lëndët në të gjitha fazat e proce-durës e madje edhe në atë mbi mjetet juridike, që ka të bëjë edhe me procedurën në lidhje me ankesat para Gjykatës së Apelit. Ngaqë në rastin konkret hetimet kundër të akuzuarve janë hapur gjatë vitit 2013, paneli i Gjykatës së Apelit ka qenë i formuar në përputhje me ligjin. Vendimi mbi refuzimin e kërkesës mbi kundër-shtimet e mbrojtjes në lidhje me përbërjen e panelit ankimor, sipas aktgjykimit, është miratuar me shumicën e votave të anëtarëve të panelit ankimor si dhe duke u thirrur në nenet 17 dhe 18 të Ligjit mbi Gjykatat, me të cilin në mënyrë të qartë janë saktësuar kompetencat e kësaj gjykate.

Gjykata e Apelit në aktgjykimin e saj një hapësirë të rëndësishme ia ka kushtuar arsyetimit të vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Sipas gjetjeve të kësaj gjykate, pjesa e aktgjykimit me të cilën lirohen nga akuzat, konfirmimi i pjesshëm i aktgjykimit me të cilin lirohet i akuzuari Haxha dhe kon-firmimi i aktgjykimit në lidhje me të akuzuarin Qubreli në mënyrë të mjaftueshme janë arsyetuar. Identifikimi i këtyre të akuzuarve nuk është vërtetuar si dhe as pjesëmarrja e tyre në kryerjen e veprave penale në lidhje me të cilat është sjellë aktgjykimi me të cilin lirohen nga akuzat. Dëshmitarët e mbrojtur A dhe B nuk kanë mundur për ta vërtetuar pjesëmarrjen e këtyre dy të akuzuarve në kryerjen e veprave penale në lidhje me të cilët është sjellë aktgjykimi i cili i liron nga aku-zat e konfirmuar me vendim të Gjykatës së Apelit. Nga arsyet e cekura, gjykata e shkallës së dytë e ka hedhur ankesën e prokurorit në lidhje me këta dy të akuzuar. Gjykata e Apelit i ka pranuar pretendimet e Prokurorit Special se aktgjykimi nuk është përpiluar në pajtim me nenin 370 të LPPRK për shkak të shkeljeve esenciale të procedurës penale të parapara me nenin 384, paragrafi 1, pika 1.12. e po të njëjtit ligj. Sipas gjykatës së shkallës së dytë, me anë të aktgjykimit të gjykatës së apelit nuk janë precizuar në mënyrë të qartë rrethanat e inskenimit të ekzekutimit të pretenduar. Sipas Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë ka dështuar edhe në pikëpamje të konfirmimit të rrethanave lidhur me (mos)ekzistimin e mar-rëdhënieve intime midis të akuzuarit Hyseni dhe dëshmitares së mbrojtur A si

Page 135: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

135

dhe mbi rrethanat mbi kryerjen e aktit të dhunimit, që i vihet në barrë të akuzuarit Hyseni, e që në arsyetim nuk janë paraqitur në mënyrë të qartë.

Sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë është dashur që në mënyrë më precize të vlerësojë deklaratat e dëshmitarëve lidhje me inskenimin e ekzekutimit të pretenduar të dëshmitarit A dhe B si dhe që ta vërtetojë peshën e tyre. Sipas gjetjeve të gjykatës së shkallës së parë, nuk mund të vërtetohet nëse inskenimi i pretenduar ka ndodhur ose jo si dhe as fakti nëse i akuzuari Haxha ka marrë pjesë në te. Gjykata e shkallës së parë nuk i ka vërtetuar dhe qartësuar në tërësi rrethanat në lidhje me këtë akuzë. Gjykata e Apelit e ka vlerësuar të bazuar ankesën e Prokurorit Special në pikëpam-je të identifikimit të të akuzuarit Selimi, që me vendim të panelit shqyrtues në pro-cedurën e gjykatës së shkallës së parë nuk është lejuar gjatë shqyrtimit kryesor208, si dhe në pikëpamje të pjesëmarrjes së të akuzuarit Hyseni në rastin e dhunimit. Me këtë, sipas gjykatës së shkallës së dytë, është shkelur neni 384, paragrafi 2, pika 2.1 e LPPRK, sepse nuk kanë zbatuar në mënyrë adekuate dispozitat e këtij ligji. Sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit, me deklaratat e dëshmitarëve të mbrojtur A dhe B, që në rastin konkret janë edhe viktima edhe dëshmitarë, është vërtetuar pjesëmarrja e të akuzuarit Selimi në rrahjen, të cilës këta dëshmitarë/viktima i janë nënshtruar gjatë kohës deri sa kanë qenë të privuar nga liria dhe derisa janë mba-jtur në Likoc/Likovac. Për identitetin e këtij të akuzuari, dëshmitarët kanë qenë bindës në deklaratat e tyre para panelit shqyrtues. Megjithëkëtë, paneli shqyrtues me anë të analizës së provave ka vlerësuar se nuk ka prova të drejtpërdrejta dhe të bindshme, që do të vërtetonin vendin se ku ka ndodhur ngjarja, me të cilën i akuzuari Selimi ngarkohet. Po ashtu, nuk ka as prova të bindshme, të cilat do të vërtetonin se këta dëshmitarë në periudhën kritike kanë udhëtuar në Likoc/Likovac, si dhe as se kanë pasur kontakt të drejtpërdrejt me të akuzuarin Selimi. Sipas Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë nuk i ka ofruar arsyet se përse nuk ia ka falur besimin dëshmitarëve të mbrojtur si dhe përse nuk është lejuar identifikimi i të akuzuarit në sallën e gjykimit, sepse nuk ekziston dispozita në Ligjin mbi procedurën Penale, e cila e rregullon ndalesën e identifikimit të këtillë. Paneli shqyrtues është i vetëdijshëm për dyshimet, të cilat mund të paraqiten në këtë pikëpamje në lidhje me deklaratat e dëshmitarëve nga arsye të ndryshme, se deklaratat e dëshmitarëve (posaçërisht viktimave) mund të jenë joprecize si edhe se mund të bazohen në vëzhgimet e tyre subjektive. Për këto arsye, këto deklarata duhet të trajtohen me një vëmendje të veçantë.

Me këtë rast, Gjykata e Apelit e ka shprehur habinë se përse sipas gjykatës së shkallës së parë disa pjesë të caktuara të deklaratave të dëshmitarëve janë të

(208) Me vendim të panelit shqyrtues të datës 22 prill të vitit 2014 është refuzuar kërkesa e proku-rorit mbi identifikimin e këtij të akuzuari nga dëshmitari i të dëmtuarve në sallën e gjykatës.

Page 136: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

136

bindshme (mbi kidnapimin nga ana e të akuzuarit Hyseni), kurse disa të tjera jo (në pikëpamje të ngjarjeve, të cilat kanë ndodhur në Likoc/Likovac).

Gjykata e Apelit në mënyrë të hollësishme ka analizuar vendimin mbi lirimin nga akuzat të të akuzuarit Hyseni. Në bazë të provave të paraqitura, përkatësisht vetëm në bazë të deklaratave të dëshmitarëve A dhe B, gjykata e shkallës së parë ka konstatuar se i akuzuari Hyseni i ka kidnapuar këto dëshmitare në fund të vitit 1998, por deklaratat e dëshmitarit A janë vlerësuar si jo bindëse në pikëpamje të pohimeve se ajo gjatë kohës së qëndrimit në Vaganicë/Vaganica është dhunuar nga i akuzuari Hyseni. Arsyeja kryesore për gjetjen e këtillë të gjykatës së shkallës së parë përbëhet nga konstatimi se i akuzuari dhe dëshmitarja A në një periudhë para ngjarjes në Vaganicë kanë qenë në lidhje intime. Sipas Gjykatës së Apelit, ky fakt nuk i kontribuon gjetjeve të gjykatës së shkallës së parë. Është absurde që dikush, i cili është i privuar nga liria, dëshiron të pranojë marrëdhënie vullnetare intime me personat të cilët e kanë privuar nga liria. Sipas Gjykatës së Apelit, për ekzistimin e veprës penale dhunim nuk është thelbësore nëse i akuzuari Hyseni dhe dëshmitarja A para kësaj ngjarjeje kanë qenë në çfarëdo marrëdhënie intime. Për kryerjen e veprës penale, me të cilin i akuzuari Hyseni ngarkohet, nuk është e rëndësishme nëse ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së ose në çfarëdo lidhje me ushtrinë. Për ekzistimin e veprës së këtillë penale është e domosdoshme që në Kosovë ka ekzistuar konflikti i armatosur si dhe që dëshmitarja A i përket kategorisë së per-sonave, që e gëzojnë mbrojtjen ndërkombëtare.

Nga arsyet e cekura më lart, gjykata e shkallës së dytë ka vërtetuar se aktgjykimi i apelit përmban shkelje thelbësore të procedurës penale si edhe se gjendja faktike nuk është vërtetuar mjaftueshëm dhe në mënyrë të saktësuar. Për këto arsye, akt-gjykimi është kthyer në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim, krahas vërejtjes se gjatë procedurës së përsëritur gjykata e shkallës së parë duhet të shqyrtojë në mënyrë të hollësishme kundërshtimet dhe gjetjet e Gjykatës së Apelit.

Rigjykimi i shkallës së parëDuke vepruar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit, në datën 16 shtator të vitit 2016, para panelit shqyrtues ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitro-vicë/Mitrovica dhe në përbërjen e cekur në fillim të raportit për këtë lëndë (me të cilin ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Roxana Comsa), është hapur shqyrtimi kryesor në rigjykim në lëndën Prokurori kundër Ismet Haxhës dhe të tjerëve, si-pas akuzave për të cilat lënda është kthyer në rigjykim. Gjatë seancës së parë, e cila më shumë ka pasur karakter të seancës përgatitore, aktakuza, ma pajtimin e palëve, në procesverbal është konstatuar si e lexuar209. Në lidhje me të akuzuarit

(209) Pas vërejtjes nga ana e kryetarit të panelit shqyrtues, sipas akuzave të të cilit hapet shqyrtimi kryesor në gjykimin e përsëritur, nuk është precizuar se cilat akuza janë konstatuar në proce-sverbal në aktakuzën e lexuar.

Page 137: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

137

janë deklaruar se nuk janë fajtor. Parashtrimi i fjalëve hyrëse të palëve në proce-durë, me propozimin e prokurorit është shtyrë për seancën gjyqësore në vijim. Prokurori e ka cekur si arsye të kërkesës për këtë shtyrje se ekzistojnë rrethana të reja dhe prova të reja, me të cilat mbrojtja më herët nuk ka qenë e njohur. Sipas prokurorisë, provat janë bërë në gjuhën angleze dhe prokuroria nuk ka pasur ras-tin që t’i përkthejë në gjuhën shqipe para hapjes së shqyrtimit kryesor.

Gjatë seancës së parë, është refuzuar kërkesa e prokurorit për të bërë intervistë me dëshmitarin A dhe B para dëshmisë së tyre para panelit shqyrtues. Sipas vlerësim-it të gjykatës, këta dëshmitarë tashmë kanë qenë të dëgjuar në procedurën përgat-itore nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake dhe ndryshimet e prokurorëve nuk e arsyetojnë nevojën për dëgjimin e tyre të përsëritur nga e ana e prokurorit, i cili në këtë lëndë gjyqësore përfaqëson interesat e prokurorisë.

Me kërkesë të prokurorisë, është diskutuar çështja e mbylljes së seancës para trupit shqyrtues, përkatësisht largimi i publikut nga seanca për hir të mbrojtjes së inte-resave të dëshmitarëve. Të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre kanë qenë të pajtimit se vëzhguesit e FDH Kosovë mund të qëndrojnë në sallën e gjykimit, gjë të cilën e ka pranuar edhe paneli shqyrtues, krahas vërejtjes se vëzhguesit nuk guxojnë për të nxjerrë informacionet konfidenciiale nga seanca e gjykatës. Edhe krahas këtij infor-macioni, të cilin e kanë sjellë palët e tjera në procedurë, se vëzhguesit e FDH Kosovë rregullisht i kanë përcjellë të gjitha seancat e gjykimit të shkallës së parë dhe se kurrë nuk kanë publikuar çfarëdo informacioni konfidencial, prokurori ndërkombëtar ka ngulur këmbë në mbylljen e plotë të shqyrtimit kryesor. Kjo është pranuar nga pan-eli shqyrtues me arsyetimin se është fjalë për interesin e mbrojtjes së dëshmitarëve.

FDH Kosovë nuk ka informacione mbi zhvillimin e mëtejmë të procedurës në vazhdim të seancave të gjykatës në rigjykimin e gjykatës së shkallës së parë. Në bazë të planit të gjykimit, për të cilin kompetent janë gjyqtarët e EULEX-it, seanca publike e radhës e panelit shqyrtues ka qenë caktuar për datën 1 nëntor të vitit 2016. Seanca ka qenë publike. Në këtë seancë të panelit, palët në procedurë dhe të pranishmit kanë qenë të njoftuar se prokurori ndërkombëtar midis dy seancave gjykatës ia ka dorëzuar kërkesën me shkrim mbi tërheqjen nga aktakuza, të cilën me gojë e ka përsëritur edhe në fillim të seancës së gjykatës, pa i parashtruar arsyet e tërheqjes nga aktakuza.

Pas tërheqjes, paneli shqyrtues e ka sjellë aktgjykimin me të cilin i ka hedhur aku-zat në lidhje me të cilat Gjykata e Apelit e ka kthyer rastin në rigjykim e të cilat kanë të bëjnë me të akuzuarit Ismet Haxha, Shefki Hyseni dhe Sylejman Selimi.

Aktakuzën, në procedurën e përsëritur, e ka përfaqësuar prokurori ndërkombëtar Damare Elizabeth Theriot.

Page 138: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

138

Gjetjet e FDH KosovëPasi që FDH Kosovë nuk ka shikim në kërkesën e prokurorisë për tërheqjen e aktakuzës dhe nuk është i njohur me arsyet, të cilat e kanë shtytur prokurorin në një vendim të tillë, FDH Kosovë nuk dëshiron të lëshohet në komentime arbitrare ose analizë të tërheqjes së prokurorit. Arsyet e tërheqjes nuk janë cekur as në akt-gjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me të cilin janë refuzuar akuzat, që të akuzuarve iu vihen në barrë. Prokuroria nuk është e obliguar që t’i përmbahet udhëzimeve të Gjykatës së Apelit në lidhje me këtë rast, edhe pse ato kanë qenë më afër qëndrimeve të prokurorisë se sa ato të gjykatës së shkallës së parë. FDH Kosovë duhet të vërejë se ekziston një mo-spërputhje e madhe midis, në njërën anë, asaj që në lidhje me akuzat për dhunim ka konstatuat Gjykata e Apelit dhe, në anën tjetër, tërheqjes së prokurorit për ndjekje të mëtejme në lidhje me dyshimin e këtillë. Shtrohet pyetja se përse është tërhequr prokurori nga këto akuza, kur është dukur se pas vendimit të shkallës së dytë ai mundet me sukses ta dëshmojë fajin e të akuzuarit për dhunim? A kanë refuzuar që më tutje dëshmitarët/viktimat të paraqiten në gjykatë të frikuar për fatin e tyre?  Me tërheqjen e prokurorit në asnjë rast nuk trimërohen viktimat e dhunimit gjatë luftës se kurdoherë do ta realizojnë të drejtën në drejtësi dhe që dhunuesit, të cilët i kanë lënduar, përulur dhe keqtrajtuar ndonjëherë do të dalin para gjykatës dhe të dënohen.  

FDH Kosovë me keqardhje konstaton se me tërheqjen e prokurorit nga kjo ak-takuzë, posaçërisht me tërheqjen nga akuza për vepër penale të dhunimit si krim i luftës, ka vazhduar praktika e mosndëshkimit të kryerësve të këtyre veprave pe-nale, përkatësisht praktika e shmangies së konstatimit të gjendjes së vërtetë fak-tike. Sipas evidencës së FDH Kosovë, të përpiluar në bazë të përcjelljes së rreg-ullt shtatëmbëdhjetë vjeçar të gjykimeve për krime të luftës, deri tash askush nuk është gjykuar si dhe as është përgjigjur për njërën prej veprave penale më të rënda të regjistruara gjatë luftës në Kosovë. Sipas të dhënave të FDH Kosovë, prej luftës e deri tash vetëm pesë prej tyre kanë qenë të akuzuar për këtë vepër penale, por asnjëri prej tyre në fund nuk është shpallur fajtor për dhunimin si krim i luftës. Në anën tjetër, në sektorin joqeveritar dhe në mesin e organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave dhe të barazisë gjinore qarkullojnë shifra, sipas të cilave gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë kanë ndodhur disa mijëra dhunime si dhe vlerësimi se ka qenë fjala për aksionin sistematik të forcave të armatosura serbe, me të cilin është dëshiruar shkatërrimi i popullatës shqiptare dhe që atë ta detyrojnë në ndërprerje të qëndresës.

Sipas FDH Kosovë, edhe kjo lëndë ka treguar se në Kosovë, madje edhe bren-da gjyqësorit, nuk ekzistojnë parakushtet për konstatimin e së vërtetës lidhur me

Page 139: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

139

këto vepra penale, identifikimi i kryerësve dhe dënimi i tyre në pajtim me ligjin. Frika e viktimave për të dëshmuar për shkak të ambientit patriarkal, trysnisë e madje edhe gjykimit nga ana e publikut nuk mund të shërbejë si arsyetim për mungesën e efikasitetit të organeve të gjyqësorit për të konstatuar të vërtetën mbi dhunimet gjatë luftës në Kosovë.

Page 140: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

140

Rekomandimet e raportit vjetor (2016)

Kuvendit të Kosovës: FDH Kosovë i propozon Kuvendit të Kosovës ndryshime dhe plotësime të Lig-jit mbi Procedurën Penale, të cilat do të mundësojnë futjen e institucionit të dëshmitarit armiqësor ndaj gjykatës. Me këtë kategorizim të dëshmitarëve do t’i mundësohet prokurorit (por edhe të gjitha palëve në procedurë) që dëshmitarët – në deklaratat e të cilëve, të dhëna gjatë hetimeve, është ngritur aktakuza dhe të cilat në shqyrtimin kryesor në mënyrë drastike i ndryshojnë ose i zbusin dësh-mitë – që këta dëshmitarë t’i ballafaqojë me deklaratat e tyre të mëhershme si dhe që ta kontestoj besueshmërinë e deklaratave të ndryshuara të këtyre dëshmi-tarëve të dhëna në shqyrtimin kryesor. Kategoria e dëshmitarëve armiqësor ndaj gjykatës është e zbatuar në praktikën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë – ICTY (Prokurori kundër Sllobodan Millosheviqit). Ky princip gjatë vitit 2016 është zbatuar nga Gjykata e Apelit në aktgjykimin në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve (Drenica 1). Institucionalizimi i kësaj kategorie do t’i ndihmojë realizimit të parimit të barazisë së palëve në procedurë si dhe respek-timit të parimeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Prokurorisë:Në lidhje me rekomandimin paraprak, FDH Kosovë iu propozon prokurorëve zbatim më të shpeshtë të institutit të Mundësia hetuese e veçantë (të paraparë me nenin 149 të LPPK) në lidhje me provat e siguruara në fazën e procedurës para-prake. Ky princip e mundëson pranimin e vlerës provuese të provave të grum-bulluara gjatë hetimeve kur ato nuk mund të paraqiten gjatë shqyrtimit para trupit gjykues. Në bazë të përcjelljes shumëvjeçare të gjykimeve, FDH Kosovë e ka regjistruar si posaçërisht për brengosje fenomenin se aktakuzat bien në ujë dhe procedurat penale komplet vihen në pyetje për shkak të mosparaqitjes së dësh-mitarëve të prokurorisë në shqyrtimin kryesor, refuzimit të tyre për të dëshmuar ose për shkak të sëmudjes përkatësisht të vdekjes së tyre. Me zbatimin e shpeshtë të këtij principi, deklaratat e siguruara në fazat e mëhershme të procedurës, me anë të zbatimit të nenit 337, do të mund të ishin të shfrytëzuara si juridikisht të vlefshme në shqyrtimin kryesor.

Prokurorisë: Hulumtimi dhe ndjekja e krimeve të luftës do të duhej të kishin prioritet. Kjo nuk është e mundur për t’u arritur pa rritjen e numrit të prokurorëve, të cilët në mënyrë ekskluzive do të merren me këto vepra penale, si dhe pa aftësimin e vazh-dueshëm profesional të prokurorëve për ndjekje të krimeve të luftës. Prokurorëve për krime të luftës duhet siguruar personel përcjellës profesionalisht të lartë,

Page 141: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

141

posaçërisht hetues. Sistemi i prokurorisë pas kalimit të kompetencave nga EU-LEX-i në gjyqësorin vendor ndodhet para sfidave të jashtëzakonshme dhe do të jetë në gjendje për t’u përgjigjur në ato sfida vetëm nëse do ta ketë përkrahjen e bashkëpunëtorëve të lartë profesional.

Sistemit gjyqësor:Nga viti 2017, Departamenti për vepra të rënda penale në gjykata, për herë të parë do të gjendet në pozitë që në mënyrë të pavarur dhe në pjesën më të madhe pa gjyqtarë ndërkombëtarë të vendosin për aktakuzat për krime të luftës. FDH Kosovë nuk dyshon në profesionalizmin e gjyqtarëve kosovar, por është e pakontestueshme se ata nuk posedojnë përvojë të gjerë në ndjekjen penale të krimeve të luftës. Një numër shumë i vogël i gjyqtarëve vendor deri tash, në formën e anëtarëve të trupave gjyqësor, ka qenë i përfshirë në procedura në të cilat është vendosur për aktakuzat për krime të luftës. Në anën tjetër, është për të pritur se gjyqtarët, të cilët do të jenë të mandatuar për këto krime, do të ballafaqohen edhe me interesimin e madh të mediave dhe të publikut të gjerë, por edhe me trysninë dhe disponimin evident negativ ndaj ndjekjes penale të krimeve të luftës për të cilat dyshohen ish pjesëtarët e UÇK-së. Gjyqtarët e mandatuar për krime të luftës kanë nevojë për përkrahje të sistemit gjyqësor, i cili duhet të tregojë se qëndron pas tyre. Janë të nevojshme edhe përgatitjet profesionale të këtyre gjyqtarëve. Sipas njohurive të FDH Kosovë, nga In-stituti Gjyqësor i Kosovës (tash Akademia e Drejtësisë), që para së gjithash ka rolin për të trajnuar dhe përsosur bartësit e funksioneve të gjyqësorit, deri tash nuk është organizuar asnjë trajnim efikas dhe afatgjatë për gjyqtarët dhe prokurorët në lidhe me ndjekjen penale të krimeve të luftës.

Sistemit gjyqësor:Publiku i gjerë e, posaçërisht, ai profesional ka nevojë të madhe që rregullisht të njihet me aktgjykimet e gjykatave në lëndët e lidhura me veprat më të rën-da penale. Për këtë arsye, në mënyrë të pandërprerë duhet përparuar sistemin dhe praktikën e vendosjes së rregullt të vendimeve gjyqësore të gjykatave në faqet zyrtare të internetit. Edhe pse gjatë vitit 2016 në këtë plan është vërejtur një për-parim i caktuar krahasuar me vitet paraprake, kjo mungesë në masë të madhe e vë në pyetje obligimin ligjor të gjykatave në lidhje me transparencën e punës së tyre. Rekomandimi i dytë në kuadër të nevojës për përparim të transparencës në punën e gjyqësorit kosovar ka të bëjë me nevojën e vendosjes së planeve uni-forme të gjykimeve, të cilat gjykatat janë të obliguara rregullisht t’i publikojnë, si dhe publikimi i tyre i rregullt. Shumë shpesh këto plane nuk përmbajnë infor-macione mbi veprat penale me të cilat të akuzuarit ngarkohen, derisa emrat e të akuzuarve vendosen me anë të inicialeve. Nëse tashmë është pranuar si praktikë e pashmangshme që emrat e të akuzuarve të korrigjohen, këto plane do të duhej në mënyrë të obligueshme të përmbajnë emrat e saktë të veprave penale, me të cilat të akuzuarit ngarkohen. Vetëm në këtë mënyrë, organizatat profesionale dhe sektori

Page 142: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

142

joqeveritar, që mirren me monitorimin e gjykimeve, mund të jenë në gjendje të organizohen për përcjellje të rregullt të gjykimeve, për të cilat janë të interesuar. Sistemit gjyqësor:Sipas Ligjit mbi procedurën penale, të dëmtuarit janë palë në procedurë. (neni 62 i LPPK). Për këto arsye, duhet të futet si një praktikë të rregullt gjyqësore an-gazhimin e të autorizuarve të plotfuqishëm për të dëmtuarit, posaçërisht në rastet e krimeve të luftës. Të dëmtuarit, të cilët në shqyrtimet kryesore për këto vepra penale paraqiten si dëshmitarë, shpesh nuk janë në gjendje për të realizuar të dre-jtat e tyre për kompensim të dëmit, sepse janë të shqetësuar, të frikësuar dhe për arsye të njohura për ta nuk shtrojnë kërkesa për kompensim të dëmit.

Kuvendit të Kosovës:Për shkak të rëndësisë së ndjekjes penale të krimeve të luftës si dhe specifikave të cilat nuk i shkojnë për shtati prokurorive që shpejt dhe në mënyrë efikase të zhvil-lojnë hetimet në këto lëndë, duhet në mënyrën më serioze të shqyrtohet mundësia e zgjatjes së afateve ligjore, deri tek të cilat do të duhej të zgjaste hetimi për krime të luftës. Hetimet për krime të luftës do të duhej të kishin periudhë më të gjatë të kohëzgjatjes si dhe mundësinë, kur për këtë ekziston baza e bindshme, për vazh-dim të hetimeve. Natyrisht, këto hetime nuk mund të zgjasin „përjetësisht“, por prokurorët duhet të kenë „privilegje“ të caktuara në lidhje me afatet për zbatimin e tyre lidhur me hetimet për veprat e tjera penale.

Qeverisë së Kosovës: Për shkak të mosekzistimit të ndihmës reciproke juridike midis Serbisë dhe Kosovës, numri më i madh i krimeve të luftës të kryera në kohën e luftës në Kosovë 1998/99 ka mbetur i padënuar, kurse një numër shumë i vogël i procedur-ave hetimore të iniciuara lidhur me këto krime deri tash nuk ka dhënë rezultate të dukshme. FDH Kosovë e propozon vendosjen e çështjes së ndihmës reciproke juridike në rend të ditës të dialogut, i cili po zhvillohet midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Çështja e ndihmës reciproke juridike duhet të shqyrtohet në nivel bilateral, sepse arritja e një marrëveshjeje mbi këtë bashkëpunim do ta lehtësonte komunikimin e institucioneve të gjyqësorit të Kosovës dhe të Serbisë si dhe ndjek-jen më efikase të kryerësve të krimeve të luftës dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.

Page 143: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

A N E K S I

Komunikatat dhe analizat e publikuara nga

FDH Kosovë për vitin 2016

Page 144: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore
Page 145: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

145

Oliver Ivanoviqi dënohet me nëntë vite burgosje për krimet e luftës kundër popullatës civile210

Pas shqyrtimit kryesor trembëdhjetë mujor në rastin Prokurori kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve,211 trupi gjykues ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë (ka kryesuar gjyqtarja Roxana Comsa,212) në datën 21 janar të vitit 2016 e ka shpallur aktgjykimin, me të cilin i akuzuari Oliver Ivanoviq është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile dhe ia ka shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej nëntë (9) vitesh. Në arsyetimin e shkurtë, të cilin me këtë rast gjyqtarja Comsa ua ka kumtuar palëve në procedurë, gjykata ka gjetur se Ivanoviqi është përgjegjës për krimin e kryer në datën 14 prill të vitit 1999 në Mitrovicë, në rrugën Milladin Popoviqi (tash Ahmet Selaci), si dhe në rrugën Rruga për Bajrë. Me këtë rast, gjatë veprimeve të forcave paramilitare pol-icore serbe janë vrarë shqiptarët Fatmir Mustafa, Skender Paqarada, Avni Abazi dhe Mehmet Seferi.

Në të njëjtën kohë, gjykata, me anë të aktgjykimit të të akuzuarit Ivanoviq, të akuzuarit Dragoljub Delibashiqin, Ilija dhe Nebojsha Vujaçiqin dhe Aleksandër Llazoviqin, i ka liruar nga akuzat në drejtim të veprave penale vrasje e rëndë e kryer nga motivet nacionale, si dhe tentim vrasje e rëndë nga motive nacionale, të cilat, sipas pohimeve të aktakuzës, kanë ndodhur në trazirat e datës 03 shkurt të vitit 2000 në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në të cilat, sipas pohimeve të prokurorisë, kanë marrë pjesë edhe pesë të akuzuarit në krye me Ivanoviqin.

Prokurori ndërkombëtar, në datën 11 gusht të vitit 2014 e ka ngritur aktakuzën kundër Ivanoviqit dhe katër të dyshuarve të tjerë. Me anë të saj, të akuzuarit Iva-noviq i është vënë në barrë se në datën 14 prill të vitit 1999 dhe në cilësi të ud-hëheqësit të njësive serbe paramilitare/policore e ka nxitur grupin e vartësve të tij për të kryer krime të luftës kundër personave, të cilët nuk kanë pasur rol aktiv në armiqësitë si edhe se ka urdhëruar vrasjen e nëntë (9) civilëve, prej të cilëve janë vrarë katër persona. Të akuzuarit Ivanoviq, me anë të aktakuzës së cekur, po ashtu i është vënë në barrë se në cilësinë e udhëheqësit të grupit paramilitar “Rojtarët e urës”, me të akuzuarin Delibashiq, në datën 03 shkurt të vitit 2000, në orët e mbrëmjes, sipas pranimit të mëhershëm për të cilin janë marrë vesh dhe me dash-je të drejtpërdrejtë, i ka detyruar qytetarët e kombësisë shqiptare në veri të Mi-trovicës që t’i braktisin shtëpitë e tyre dhe territorin e pjesës veriore të Mitrovicës me qëllimin përfundimtar që me këtë rast të kryhen vrasje ose që shqiptarëve t’iu

(210) http://hlc-kosovo.org/?p=4266&lang=sq,(211) Të bashkëkuzuarit: Dragoljub Delibashiq, Nebojsha dhe Ilija Vujaçiq, Aleksandar Llazoviq. (212) Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtarja Nuno Manuel Ferreira de Modureira dhe Vitor Pardal.

Page 146: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

146

shkaktohen lëndime trupore. Si pasojë e veprimeve të tyre, me këtë rast i kanë humbur jetët: Nderim Ajeti, Nexhmije Xhaka, Sebiha Abrashi, Remzije Canha-si, Muharrem Sokoli, Selime Berisha, Nezir Voca, Shqipe Voca, Bashkim Rruke-ci dhe Nimon Sejdiu, kurse lëndime të rënda iu janë shkaktuar: Rrezarta Ajetit, Nexhmedin Ajetit, Agon Ajetit dhe Emine Xhakës. Sipas aktakuzës, nga veprimet e të akuzuarve në këtë rast janë rrezikuar edhe jetët e nëntë personave të tjerë. Si-pas të njëjtës aktakuzë, të akuzuarit Nebojsha dhe Ilija Vujaçiqi, si dhe Aleksandar Llazoviqi, në datën 03 shkurt të vitit 2000, nën komandën e të akuzuarit Ivanoviq dhe me qëllime të njëjta, të cilat i kanë pasur Ivanoviqi dhe Delibashiqi, e kanë kryer sulmin në rrugën Llola Ribar nr. 3, me ç’rast janë vrarë dhjetë (10) shqiptarë dhe shumë të tjerëve prej tyre iu janë shkaktuar lëndime të rënda trupore me pa-soja, nga të cilat edhe ka qenë e rrezikuar jeta e tyre. Shqyrtimi kryesor është hapur në datën 18 dhjetor të vitit 2014. Gjatë shqyrtimit, i cili ka zgjatur paksa më shumë se sa një vit, trupi gjykues është takuar 83 ditë, gjatë të cilave janë dëgjuar 81 dëshmitarë, 55 dëshmitarë të prokurorisë, 22 të mbrojtjes. Dy dëshmitarë të prokurorisë kanë dëshmuar në cilësi të dëshmitarëve anonimë. Sipas vendimit të trupit gjykues, identiteti i njërit prej këtyre dy dëshmitarëve nuk iu është bërë i ditur as palëve në procedurë. Po ashtu, katër (4) dëshmitarë të prokurorisë gjatë gjashtë (6) seancave të trupit gjykues kanë dëshmuar me anë të video konferencës. Këta dëshmitarë nuk jetojnë më në Kosovë. Gjatë shqyrtimit janë paraqitur edhe shumë prova materiale nga ana e palëve në procedurë. Trupi gjykues, në kuadër të procedurës së provave, e ka bërë inspektimin e vendit të ngjarjes në pjesën jugore dhe veriore të qytetit. Trupi gjykues, sipas detyrës zyrtare, palës së dëmtuar, si palë në procedurë, ia ka angazhuar të autorizuarin e plotfuqishëm, për shkak të mbrojtjes së të drejtave të tyre gjatë procedurës penale.

Në arsyetim, pas aktgjykimit të shpallur, trupi gjykues e ka theksuar se aktgjykim-in e ka sjellë në bazë të provave dhe të ligjit. Sipas këtij arsyetimi, krimi, për të cilin i akuzuari Ivanoviq është shpallur fajtor, ka ndodhur në datën 14 prill të vitit 1999 dhe gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë. Gjykata ka konstatuar se në bazë të provave të drejtpërdrejta të paraqitura gjatë procedurës, është vërtetuar se i akuzuari Ivanoviq është gjendur në vendin e ngjarjes, i uniformuar dhe i armato-sur si dhe me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe dhe se ka pasur një sjellje specifike. Sipas gjykatës, i akuzuari është parë me uniformë edhe para ditës kritike, së bash-ku me persona të tjerë ushtarak serb. Shumë dëshmitarë e kanë parë të akuzuarin në vendin e ngjarjes, dhe deklaratat e tyre janë të besueshme dhe bindëse. Trupi gjykues ka shfaqur besim shtesë ndaj dëshmitarit kryesor të prokurorisë, pohi-meve të tij, se në momentin kur pothuajse i është shmangur vdekjes së sigurt, kur plotësisht ka qenë i ngarkuar me fatin e familjes së tij, ka dëshmuar mbi praninë

Page 147: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

147

e Ivanoviqit në vendin e krimit, gjë që, sipas gjetjeve të gjykatës, i ka dhënë peshë të veçantë deklaratës së tij. Ky fakt, për gjykatën ka qenë jashtëzakonisht bindës. Sipas gjetjeve të gjykatës, Ivanoviqi ka qenë një hallkë në zinxhirin si dhe në maki-nerinë zyrtare të asaj kohe në veri të Mitrovicës, por nuk është shpallur fajtor sipas përgjegjësisë komanduese. Në fund, gjykata ka konstatuar se në disa deklarata të veçanta të dëshmitarëve ka parë mospërputhje të caktuara, por të vogla, të cilat nuk kanë qenë vendimtare për gjetjet përfundimtare të gjykatës.

Trupi gjykues nuk i ka kushtuar vëmendje mbrojtjes së të akuzuarit Ivanoviq si dhe as dëshmitarëve të mbrojtjes, të cilët janë përpjekur për të vërtetuar alibinë e të akuzuarit, që gjatë rrjedhës së procedurës kanë sjellë deklarata të përgjithshme mbi lëvizjet e të akuzuarit, se ka qenë në vendin e punës, me obligim pune.

Gjykata, vendimin në këtë lëndë e ka bazuar në ligjin, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale213 dhe i cili për veprën, me të cilin i akuzuari Ivanoviq është shpallur fajtor, e parasheh dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej 5 deri në 15 vite. Me rastin e shqiptimit të dënimit, gjykata ka pasur parasysh rrethanat lehtësuese dhe ato vështirësuese, derisa në lidhje me pjesën liruese të aktgjykimit trupi gjykues nuk ka gjetur se provat e paraqitura jashtë çdo dyshimi e vërtetojnë përgjegjësinë e të akuzuarve. Me vendim të veçantë, trupi gjykues ia ka zgjatur të akuzuarit Ivanoviq masën e arrestit shtëpiak, nën të cilën ai është gjetur prej datës 18 shtator të vitit 2015, kurse pas qëndrimit në paraburgim gjyqësor, prej më shumë se një viti e gjysmë. Me Ligjin për Procedurën Penale të Kosovës, në rastet e shqiptimit të dënimit me burg prej pesë (5) ose më shumë vitesh, është i paraparë paraburgimi gjyqësor.214 Të akuzuarve të tjerë iu janë hequr masat e sigurisë.

Vendimi i gjykatës, me të cilin të akuzuarit Ivanoviq i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej nëntë vitesh, nuk është përfundimtar. Palët e pakën-aqura kanë të drejtën e ankesës pas pranimit të aktgjykimit në formën e shkruar.

FDH Kosovë, në bazë të përcjelljes së rregullt të shqyrtimit kryesor dhe qasjes në dokumentacionin zyrtar në këtë lëndë, ka gjetur se shqyrtimi kryesor është zhvilluar me një profesionalistet të jashtëzakonshëm nga ana e trupit gjykues dhe se palët në procedurë kanë pasur rast që të shfrytëzojnë të gjitha të drejtat e tyre procedurale, të cilat iu takojnë në bazë të ligjit dhe konventave ndërkombëtare. Është e pakundërshtueshme se i akuzuari Ivanoviq në ditën kritike ka qenë në

(213) Ligji penal i RSFJ-së. (214) Neni 367, paragrafi 2 i LPPK parasheh: Nëse gjyqtari ose trupi gjykues e shqiptojnë dënimin

me burgosje prej pesë (5) ose më shumë vitesh, të akuzuarit i caktohet paraburgimi, nëse ai nuk është në paraburgim, ose e vazhdon të njëjtin nëse i akuzuari tashmë ndodhet në paraburgim.

Page 148: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

vendin e ngjarjes, por ka mbetur i paqartë roli i tij konkret, nëse ka dhënë urdhra për vrasjen e civilëve, si dhe cilat veprime konkrete i ka ndërmarrë në ditën kri-tike? Qartësimi pritet të bëhet me anë të aktgjykimit me shkrim, në lidhje me këtë FDH Kosovë do ta publikon analizën e detajuar të rastit.

Page 149: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

Oliver Ivanoviqi dhe të tjerët

A N A L I ZË E procedurës së shkallës së parë215

Trupi gjykues ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica (ka kryesuar gjyqtarja Roxana Comsa216), në datën 21 janar të vitit 2016 ka sjellë akt-gjykimin e shkallës së parë në rastin Prokurori kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve217, me të cilin i akuzuari Ivanoviq është shpallur fajtor për veprën penale të krimit të luftës kundër popullatës civile218, të kryer gjatë kohës së konfliktit, që është zhvilluar në Kosovë gjatë vitit 1998 dhe 1999 midis forcave të armatosura serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe i cili është ashpërsuar pas fillimit të bombardimit të NATO-s në datën 24 mars të vitit 1999, kur ky konflikt kishte marrë karakter ndërkombëtar.

Sipas gjetjeve të aktgjykimit, i akuzuari Ivanoviq në datën 14 prill të vitit 1999, në Mitrovicë/Mitrovica, në rrugën „Milladin Popoviq“219 (tash „Ahmet Selaci“), si dhe në rrugën “Rruga për në Bair “(Put za Bajr”), në uniformë të kaltër, i ar-matosur, ka qenë i pranishëm në vendin ku janë vrarë shqiptarët e Kosovës: Fat-mir Mustafa, Skender Paqarada, Avni Abazi dhe Mehmet Seferi. Këta katër per-sona kanë qenë pjesë e grupit prej rreth pesëmbëdhjetë (15) meshkujve, të cilët paraprakisht, me anë të përdorimit të dhunës nga ana e pjesëtarëve të policisë serbe/forcave paramilitare, janë dëbuar nga shtëpitë e tyre familjare, janë ndarë nga anëtarët e familjeve të tyre, të grupuar, dhe, në përcjellje të serbëve të arma-tosur, janë dërguar deri te muri i një shtëpie, e cila është ndodhur në ish rrugën e Njegoshit. Aty ata janë mbajtur dhe janë pyetur për UÇK-në rreth një orë, në mënyrë që pastaj të zhvendosen deri te udhëkryqi midis rrugëve „Milladin Popo-viqi“ dhe „Rruga për në Bair“, ku është gjendur punkti i kontrollit, në të cilin në një grup të serbëve të armatosur është gjendur edhe i akuzuari Ivanoviq. Para se grupi i civilëve të jetë dërguar përtej punktit, një pjesëtar i forcave të armatosura serbe, i cili e udhëhiqte grupin e shqiptarëve, i është drejtuar Ivanoviqit me pyet-jen: “Shef, çka të bëjmë me ta?“ Në këtë pyetje Ivanoviqi i është përgjigjur: “Pse

(215) Analiza e procedurës së shkallës së parë pas marrjes së aktgjykimit të shkallës së parë.(216) Anëtarët e panelit shqyrtues: gjyqtarët Nino Manuel Ferreira de Modureira dhe Vitor Hugo

Pardal. (217) Të bashkakuzuarit: Dragoljub Delibashiq, Nebojsha dhe Ilija Vujaçiq dhe Aleksandar Lazoviq. (218) E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative

të Jugosllavisë (LP RSFJ), dhe në kundërshtim me nenin e përbashkët 3, paragrafi 1a të Konven-tave të Gjenevës (KGj) të datës 12 gusht të vitit 1949, që kanë të bëjnë me popullatën civile në kohën e luftës, dhe me nenin 4, paragrafi 2a, i Protokollit të II-të të datës 08 qershor të vitit 1977, që ka të bëjë me mbrojtjen e viktimave të konflikteve të brendshme.

(219) Emri i rrugës në kohën e kryerjes së veprës, për të cilën i akuzuari është shpallur fajtor.

Page 150: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

150

po më pyet, vepro sipas urdhrave?”. Pas kësaj, grupi i shqiptarëve i radhitur në kolonë njëri pas tjetrit, është dërguar dhe ka kaluar nëpër punkt. Jo larg prej tij, pjesëtarët e forcave serbe kanë filluar me pushkatimin e civilëve të grupit, dy nga dy, duke filluar nga fundi. Pasi që janë likuiduar katër civilët e parë, me urdhër të një personi të uniformuar, i cili ka hasur në vendin e ngjarjes, është ndërprerë vrasja e civilëve shqiptarë.

Gjykata, me anë të aktgjykimit për veprën e përshkruar penale, e cila nga ana e gjykatës është kualifikuar si krim i luftës kundër popullatës civile, të akuzuarit Ivanoviq si person përgjegjës ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzg-jatje prej nëntë (9) vitesh. Sipas aktgjykimit, i akuzuari Ivanoviq, në kohën kur ka ndodh vrasja e katër civilëve shqiptar, ka qenë pjesë e grupit të pjesëtarëve të forcave paramilitare ose të policëve, të cilat kanë qenë në punktin e kontrollit nëpër të cilin janë dërguar viktimat, se ka pasur uniformën e kaltër, se ka qenë i armatosur, se qysh më parë ka qenë në dijeni për operacionin e dëbimit dhe të vrasjes së civilëve shqiptar që atë ditë në mënyrë masive kanë ndodhur në Mitro-vicë/Mitrovica. Sipas gjykatës, Ivanoviqi në ditën kritike ka vepruar plotësisht në mënyrë të përgjegjshme, vullnetarisht është pajtuar me planin e konfirmuar më herët mbi dëbimin dhe vrasjen e civilëve shqiptarë duke qenë në dijeni se çfarë pa-sojash do të shkaktojë ai plan, përkatësisht se do të çojë deri te viktimat njerëzore brenda kategorisë së popullatës, e cila nuk ka qenë e armatosur dhe e cila nuk ka marrë pjesë në konflikt.

Në anën tjetër, gjykata, në bazë të provave në dispozicion, nuk ka qenë në gjendje që jashtë dyshimit të vërtetojë se në ditën kritike i akuzuari Ivanoviq ka vepruar në cilësi të udhëheqësit të njësisë paramilitare/policore në punkt si dhe se e ka nxitur grupin e paramilitarëve në krim, në atë mënyrë që iu ka urdhëruar për të kryer vrasjet e cekura. Me anë të aktgjykimit, po ashtu, gjykata nuk ka qenë në mundësi që jashtë dyshimit të vërtetojë se i akuzuari Ivanoviq, në datën 03 shkurt të vitit 2000 (pas sulmit në kateterin “Bel Ami” në të cilin është plagosur një grup i serbëve), ka vepruar në cilësinë e udhëheqësit të grupit paramilitar serb të njohur si „Rojat e urës“ dhe se në bashkëveprim me të bashkakuzuarin Dragoljub Deli-bashiqin, në bazë të planit të përbashkët dhe për të cilin paraprakisht është arritur pajtimi, ka marrë pjesë në dëbimin e civilëve shqiptar nga shtëpitë e tyre, duke i shtrënguar ata që ta braktisin territorin e Mitrovicës Veriore, me qëllimin që këtë pjesë të qytetit ta spastrojnë nga shqiptarët. Po ashtu, në bazë të provave të paraqi-tura nga ana e gjykatës nuk ka qenë e mundur që jashtë dyshimit të vërtetohet se ai e ka nxitur ose e ka urdhëruar grupin e policëve ose të „Rojave të urës“ për të hyrë në disa ndërtesa (në rrugët: Knjaz Milloshi (Knjaza Miloš), Llola Ribari (Lola Ribar), Tanasko Rajiq (Tanasko Rajić), Sutjeska dhe Kral Petri (Kralj Petar) dhe në banesat në të cilat kanë jetuar shqiptarët, për t’i dëbuar prej aty, kurse në disa raste të veçanta edhe të kryejnë vrasje. Si pasojë e këtij aksioni të dëbimit, janë vrarë

Page 151: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

151

me dhjetëra, kurse janë lënduar shumë civil shqiptarë220. Në këtë rast, gjykata e ka liruar Ivanoviqin nga akuzat për nxitje për kryerje të veprave penale të vrasjes së rëndë221, tentim vrasje e rëndë222, shkaktim i lëndimeve të rënda trupore nga motive nacionale223, në bashkëkryerje.

Sipas bazës së njëjtë, përkatësisht sipas akuzave të njëjta, gjykata e ka liruar nga përgjegjësia edhe të akuzuarin Delibashiq, edhe pse në bazë të provave të paraqi-tura është provuar jashtë dyshimit se ai në periudhën kritike e ka kryer funksionin e komandantit të stacionit të policisë në Mitrovicë/Mitrovica, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Republikës Federale të Jugosllavisë. Sipas gjetjeve të gjykatës, „Rojat e urës“ në ngjarjet e cekura kanë vepruar si “grupe spontane të serbëve”, që aksionin e dëbimit të civilëve shqiptarë e kanë kryer krye në vete. Sipas aktakuzës, tre të tjerë të bashkakuzuar Ilija Vujaçiq, Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviq në datën 03 shkurt të vitit 2000, si pjesëtarë të grupit para-militar dhe sipas planit të përbashkët për të cilin janë pajtuar qysh më herët, kanë marrë pjesë në sulmin me mjete shpërthyese në banesën në rrugën Ivo Llola Ribar 3, në të cilën kanë jetuar anëtarët e familjes Ajeti dhe në të cilën në momentin kri-tik janë gjendur disa anëtarë të familjes Xhaka. Në atë rast janë vrarë Nderim Ajeti dhe Nexhmije Xhaka, janë lënduar rëndë Rrezarta, Nexmedin dhe Agon Ajeti dhe Emine Xhaka. Në mungesë të provave, gjykata nuk ka mundur që jashtë dyshimit të arsyeshëm për të vërtetuar pjesëmarrjen e këtyre tre të akuzuarve në sulmin në banesën e cekur dhe i ka liruar nga përgjegjësia në drejtim të veprave penale vrasje e rëndë dhe tentim vrasje e rëndë të kryera nga motivet nacionale. Përndryshe, sip-as pretendimeve të prokurorisë në këtë sulm kanë marrë pjesë të gjithë të pestë të akuzuarit në krye me Ivanoviqin. Sipas aktgjykimit, nuk është vërtetuar jashtë çdo dyshimi se ata kanë vepruar në bashkëkryerje si dhe as që është vërtetuar pohimi i prokurorisë mbi pjesëmarrjen e tyre në sulmet e cekura me anë të përdorimit të mjeteve shpërthyese. Megjithëkëtë, gjykata, në anën tjetër, si të pakontestueshëm e ka vërtetuar faktin se në ditën kritike në orët e mbrëmjes, grupe të serbëve, duke përdorur mjete shpërthyese ose armë të zjarrit, kanë kryer sulm në banesat e cekura më lartë në rrugët e Knjaz Milloshit, Ivo Llola Ribarit, Tanaska Rajiqit,

(220) Në orët e mbrëmjes të datës 03 shkurt të vitit 2000 në pjesën Veriore të Mitrovicës janë vrarë: Nderim Ajeti, Nexhmije Xhaka, Sebiha Abrashi, Remzije Canhasi, Muharrem Sokoli, Selime Berisha, Nezir Voca, Shqipe Voca, Bashkim Rrukeci, Nimon Sejdiu (Sejdijaj).

(221) E paraparë me nenin 179, paragrafi 1.10 në lidhje me nenet 31 dhe 32 të LPRK, po ashtu e dënueshme në kohën e kryerjes së veprës penale sipas nenit 30, paragrafi 2 të LP të KSAK në lidhje me nenet 22 dhe 23 të LP të RSFJ-së.

(222) E paraparë me nenet 179, paragrafi 1.10 dhe 189, paragrafët 2.1 dhe 5, në lidhje me nenet 28 dhe 31 të LPRK, po ashtu e dënueshme në kohën e kryerjes së veprës penale sipas nenit 30, paragrafi 2, dhe 38, paragrafi 2 të LP të KSAK në lidhje me nenet 19, 22 dhe 23 të LP të RSFJ-së.

(223) E paraparë me nenin 179, paragrafi 1.10 dhe 189, paragrafët 2.1 dhe 5, në lidhje me nenet 28 dhe 31 të LPRK, po ashtu të dënueshme në kohën e kryerjes së veprës penale sipas neneve 30, paragrafi 2, dhe 38, paragrafi 2 i LP të KSAK në lidhje me nenet 19 dhe 22 të LP të RSFJ-së.

Page 152: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

152

Sutjeska dhe Kralj Petrit, si edhe se me anë të përdorimit të forcës kanë hyrë në ato banesa duke i dëbuar dhunshëm shqiptarët. Me atë rast, kanë pësuar me vdekje ose kanë marrë lëndime të rënda trupore shumë shqiptarë.

Gjykata, të akuzuarit Ivanoviq, kohën e kaluar në paraburgim në arrest shtëpiak nga data 27 janar e vitit 2014 deri në shpalljen e aktgjykimit ia ka llogaritur në shqiptimin e dënimit me burgosje. Me anë të një vendimi të veçantë, paneli shqyrtues, pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë, të akuzuarit Ivanoviq ia ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak, në të cilin ai është gjendur nga data 18 shta-tor e vitit 2015, pas qëndrimit në paraburgimin gjyqësor në kohëzgjatje prej pak më shumë se njëzetë (20) muajsh. Me Ligjin mbi Procedurën Penale të Kosovës, në rastet e shqiptimit të dënimit me burgosje në kohëzgjatje prej pesë (5) ose më shumë vitesh është paraparë paraburgimi gjyqësor224. Duke vepruar në lidhje me ankesën e prokurorit, Gjykata e Apelit ia ka caktuar Ivanoviqit paraburgimin deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Të akuzuarve të tjerë iu janë hequr masat e sigurisë të shqiptuara më herët.

Të dëmtuarit, gjatë realizimit të kërkesës së tyre pronësore juridike janë udhëzuar për padi civile.

Gjetjet e FDH Kosovë: 1. FDH Kosovë ka gjetur se në lëndën Prokurori kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve, gjykata e ka udhëhequr shqyrtimin kryesor në mënyrë të drejtë dhe të ndershme si edhe me një profesionalizëm dhe ekspeditivitet të jashtëzakonshëm. Palët në procedurë e kanë pasur të drejtën dhe mundësinë për të shfrytëzuar të gjitha të drejtat, të cilat i kanë në dispozicion në bazë të ligjit mbi procedurën pe-nale dhe normave juridike ndërkombëtare.

2. Duke pasur parasysh se prania e Ivanoviqit në vendin e krimit në datën 14 prill të vitit 1999, në të cilin janë vrarë katër shqiptarë, nuk është e kontestueshme si dhe se nuk janë të kontestueshme roli i tij dhe statusi i theksuar në veri të Mitro-vicës/Mitrovica para, gjatë dhe pas konfliktit të armatosur, FDH Kosovë gjen se dënimi i shqiptuar për Ivanoviqin për veprën penale krim i luftës kundër popul-latës civile, është adekuat për pasojat, të cilat kanë rezultuar me kryerjen e veprës penale, me të cilën ai ngarkohet. Me fjalë të tjera, edhe pse në bazë të provave nuk është vërtetuar përgjegjësia e tij komanduese në këtë rast, vepra penale krim i luftës kundër popullatës civile sipas ligjit mund të bëhet edhe atëherë kur në një “mënyrë tjetër ndihmohet dhe përkrahet planifikimi, përgatitja ose kryerja e ve-

(224) Neni 367, paragrafi 2 i LPRK parasheh: Nëse gjyqtari ose trupi gjykues e shqipton dënimin me burgosje në lartësi prej pesë (5) ose më shumë vitesh, të akuzuarit i caktohet paraburgimi, nëse ai nuk është në paraburgim ose i vazhdohet i njëjti nëse tashmë i akuzuari ndodhet në paraburgim.

Page 153: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

153

prës penale”225. Ivanoviqi, si intelektual, person me përvojë dhe personalitet i cili ka gëzuar një status të veçantë në ambientin e tij në të cilin ka qenë i respektuar, ka mundur për të pritur se veprimet dhe sjellja e tij mund të jenë të përkrahura dhe të pranuara si një model në midisin në të cilin jeton. Prania e Ivanoviqit në afërsinë e drejtpërdrejt me vendin e ngjarjes është e pakontestueshme. Prania e tij është vërtetuar me deklaratat, të cilat para gjykatës i kanë dhënë pesë (5) dëshmitarë të prokurorisë.

Ngjarjet në vet punktin, në të cilin Ivanoviqi është gjendur në ditën kritike, e vër-tetojnë se ai ka gëzuar një status të privilegjuar dhe se serbët përreth tij e kanë pranuar autoritetin e tij. Po ashtu, është vërtetuar se Ivanoviqi, duke iu referuar „urdhrit “, qysh më parë e ka ditur se çka ishte duke u planifikuar me civilët shqip-tarë, në rastin konkret me grupin e shqiptarëve, që ka kaluar nëpër punktin ku ai ka kryer detyrën e tij zyrtare të kontrollit dhe të lejimit të kalimit. Dhe në fund, vrasja e katër shqiptarëve ka ndodhur në afërsinë e drejtpërdrejtë të punktit. Pas të shtënave të para, sikur ai njëmend të dëshironte, Ivanoviqi ka pasur mundësi që t’i kundërvihej zbatimit të „urdhrit“.

FDH Kosovë gjen se i akuzuari Ivanoviq, duke pasur parasysh statusin e tij në kohën e kryerjes së veprës, ka mundur për të pritur që pajtueshmëria e tij me „urdhrin“mund të ketë ndikim në serbët e armatosur përreth tij që t’i nënshtrohen „urdhrit“si edhe se ka mundur për të parashikuar dhe për të pritur pasojat më të këqija të pajtueshmërisë së tij me „urdhrin“. Në veprimet e të akuzuarit Ivanoviq, pra, ekziston paramendimi eventual, për të cilin nuk është e domosdoshme që kryerësi të jetë i vetëdijshëm që me veprimet e tij shkel rregullat e së drejtës ndër-kombëtare.

3. Gjykata ka vërtetuar jashtë çdo dyshimi se ngjarjet e cekura janë zhvilluar në datën 3 shkurt të vitit 2000 si dhe se i akuzuari Delibashiq në periudhën kritike e ka kryer funksionin e komandantit të stacionit policor në Mitrovicë/Mitrovica pranë MPB-së. FDH Kosovë, së këndejmi, gjen se Delibashiqi si bartës i funksionit të cekur ka qenë përgjegjës për mbajtjen e rendit dhe të qetësisë në atë pjesë të qytetit dhe, së këndejmi, edhe për parandalimin e ngjarjeve të dhunshme. Ai nuk mund të lirohet nga përgjegjësia për mosndërmarrjen e cilitdo veprim qoftë për parandalimin e ve-primit të grupit të serbëve, për të cilët pohohet se janë tubuar në mënyrë spontane, si dhe për ngjarjet dhe pasojat, të cilat kanë rrjedhuar nga veprimet e grupit të cekur. Në rastin konkret, është fjala për një zonë të ngushtë të qytetit, përkatësisht për një hapësirë të vogël, të cilën ai si komandant i stacionit policor edhe me vartësit e tij ka mundur për ta kontrolluar, për të vërtetuar se kush është përgjegjës për sulmin me mjete shpërthyese në kafeterinë Bel Ami dhe për të zbatuar procedurën e paraparë

(225) Neni 7 i Statutit të Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish Jugosllavinë.

Page 154: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

154

me ligj. Po ashtu, ka qenë përgjegjës për parandalimin e vetorganizimit të popul-latës serbe të asaj pjese të qytetit, përkatësisht që të parandalojë që ata ta marrin ligjin në duart e tyre në atë mënyrë që dhunshëm kanë hyrë në banesat e qytetarëve të kombësisë shqiptare, i kanë vrarë dhe e kanë shkatërruar pronën e tyre. Edhe pse forcat ndërkombëtare, të cilat në periudhën kritike kanë qenë të obliguara ta mbajnë rendin në qytet (policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i), kanë qenë në radhë të parë të obliguara për ta mbajtur paqen, rendin dhe sigurinë, struktura komanduese e MPB-së në veri e ka pasur obligim zyrtar që të mos lejojë zhvillimin e ngjarjeve të dhunshme, pa marrë parasysh se kush janë viktimat (dëshmitarë të caktuar të prokurorisë para gjykatës madje kanë pohuar se në mbrëmjen kritike e kanë parë të akuzuarin Delibashiq në vendin e ngjarjes). Obligimi i tyre për të reaguar nuk mund të amnistohet me pohimin se ka qenë fjala për një strukturë policore jolegale, duke e pasur parasysh faktin se ajo nuk ka qenë e pranuar nga ana e administratës ndërkombëtare. Kjo strukturë në mënyrë të pakontestueshme ka funksionuar në veri të Mitrovicës, e ka gëzuar rolin dhe respektin në radhët e popullatës shumicë në veri, aksionet e saj kanë qenë të respektuara nga ana e serbëve, kështu që ajo, edhe pse ka qenë de jure ilegale, ka qenë de facto forcë jashtëzakonisht me ndikim për mbajtjen e rendit dhe të paqes në veri të Kosovës. 4. I akuzuari Vujaçiq dhe Llazoviq në periudhën kritike kanë qenë fqinjë të parë të familjes Ajeti, banesa e të cilëve në mbrëmjen kritike është sulmuar me mjete shpërthyes. Gjatë sulmit në këtë familje janë vrarë dy persona, derisa jetët e anëtarëve të tjerë të kësaj familjeje dhe të familjes Xhaka, e cila është ndodhur aty, kanë qenë të rrezikuara. Gjykata, me anë të provave të paraqitura nuk ka mundur për të ndërlidhur të akuzuarit me këtë krim, përkatësisht nuk ia ka dhënë besimin dëshmitarëve, të cilët i kanë ngarkuar. FDH Kosovë i vlerëson gjetjet e gjykatës, sepse në situatën në të cilën nuk ka disponuar me prova më të forta që në mënyrë të bazuar do të ngarkonin këta dy të akuzuar, gjykata nuk ka pasur zgjedhje tjetër pos që t’i liroj nga përgjegjësia. Ky shembull vërteton lëshimet të cilat në këtë rast i kanë bërë organet hetuese ndërkombëtare, sepse po të mos ekzistonte mungesa e hetimeve adekuate dhe në kohën e duhur në vendin e krimit menjëherë pasi që ai është kryer, do të ekzistonin shanse të mëdha që të vërtetohet se kush ka marrë pjesë në sulmin në banesën e familjes Ajeti. Drejtësia për dy të vrarët226 dhe katër shqiptarë të plagosur rëndë mbetet e pakënaqur dhe me pak shanse që pas gjashtëmbëdhjetë vitesh nga kryerja e krimit ndonjëherë të ndriçohet, derisa kry-erësit e këtij krimi mbesin në liri me shanse të mëdha që kurrë të mos zbulohen dhe të mos sillen para gjykatës.

5. Me anë të analizës së hollësishme të shqyrtimit kryesor dhe të aktgjykimit të sh-kallës së parë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, FDH Kosovë gjen se

(226) Numri i viktimave vetëm në lidhje me të akuzuarit Vujaçiq dhe Llazoviq.

Page 155: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

155

prokuroria (me gjithë vështirësitë e cekura në lidhje me hetimet e zhvilluara dobët pas krimeve të kryera, si dhe duke pasur parasysh edhe distancën e madhe kohore nga ngjarjet të cilat i ka hulumtuar), nuk ka pasur sukses që në mënyrë adekuate të hetojë dhe të dokumentojë ngjarjet të cilat janë zhvilluar në mesin e muajt prill të vitit 1999 dhe në fillim të muajit janar të vitit 2000, përkatësisht që në mënyrë të hollësishme të ndriçojë krimet në të cilat janë vrarë katër njerëz227, përkatësisht dhjetë228 shqiptarë, derisa dhjetëra të tjerë janë lënduar dhe dëbuar nga shtëpitë e tyre gjatë këtyre dy ngjarjeve. Me këtë është lëshuar mundësia që viktimat, për-katësisht familjet e tyre, e pakta deri diku të realizojnë të drejtën e tyre në drejtësi.

6. Pasojat e rënda për popullatën civile shqiptare, të cilat kanë rezultuar gjatë ng-jarjeve të cilat janë zhvilluar në fillim të muajit shkurt të vitit 2000, sipas FDH Kosovë në masë të madhe mund të vlerësohen si rezultat i lëshimeve të policisë së UNMIK-ut, e cila ka qenë kompetente për sigurimin dhe ruajtjen e qetësisë në Mitrovicë/Mitrovica, si edhe për ofrimin me kohë dhe në mënyrë adekuate të ndihmës për popullatën, pavarësisht prej kombësisë së tyre. Nuk mund të amnis-tohet as KFOR-i për pasojat e rënda të ngjarjeve të muajit shkurt, sepse ai ka qenë i obliguar për sigurinë dhe paqen në qytetin e ndarë. Në bazë të provave të paraqi-tura gjatë shqyrtimit kryesor, FDH Kosovë gjen se me gjasë nuk do të rezultonte deri te dhuna dhe reaksionet masive nga ana e serbëve si edhe deri te sulmet në fqinjët e tyre me qëllim të dëbimit të tyre të dhunshëm nga veriu i qytetit të ndarë, sikur policia e UNMIK-t dhe KFOR-i të reagonin më shpejtë dhe në mënyrë më adekuate në parandalimin e trazirave dhe të sulmeve të serbëve mbi shqiptarët. Që e tëra të jetë edhe më keq, provat e paraqitura gjatë gjykimit çojnë drejt për-fundimit se shumë viktima të këtyre sulmeve nuk do t’i shtroheshin lëndimeve, të cilat iu janë shkaktuar nga ana e bashkëqytetarëve të tyre të deriatëhershëm, sikur t’iu ofrohej ndihma mjekësore me kohë dhe në mënyrë adekuate.

7. Vëzhguesit e FDH Kosovë gjatë shqyrtimit kanë hetuar se disa dëshmitarë të caktuar të prokurorisë i kanë ndryshuar deklaratat e tyre krahasuar me ato të cilat i kanë dhënë në fazat e mëhershme të procedurës. Kjo posaçërisht ka qenë evi-dente kur ata në shqyrtimin kryesor i kanë zbutur deklaratat e tyre të mëhershme akuzuese dhe madje në masë të caktuar kanë dëshmuar në dobi të të akuzuarve, në atë mënyrë që nuk i kanë ngarkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmendur si përgjegjës për veprat penale, të cilat të akuzuarve iu vihen në barrë. Disa prej këtyre dëshmitarëve edhe më tutje jetojnë në Mitrovicën Veriore/Severna Mitro-vica. Shtrohet pyetja nëse ata i kanë zbutur dëshmitë e tyre në dobi të të akuzuarve

(227) Në datën 14 prill të vitit 1999, kur janë vrarë Fatmir Mustafa, Skender Paqarada, Avni Abazi dhe Mehmet Seferi (Fejzulahu).

(228) Në datën 03 shkurt të vitit 2000, kur janë vrarë: Nderim Ajeti, Nexhmije Xhaka, Sebiha Abras-hi, Remzije Canhasi, Muharem Sokoli, Selime Berisha, Vezir dhe Shqipe Voca, Bashkim Rruke-ci, Nimon Sejdiu (Sejdijaj).

Page 156: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

156

ngaqë janë frikuar, ngaqë dikush mbi ta ka bërë trysni ose kanë ekzistuar disa arsye të tjera? FDH Kosovë konsideron se gjykata nuk ka guxuar që t’i lë këto dilema pa përgjigje.

Hetimet Me rastin e ngjarjeve, të cilat janë zhvilluar në fillim të muajit shkurt të vitit 2000 në Mitrovicë/Mitrovica, me vendimin e Prokurorit Special të datës 21 shkurt të vi-tit 2013, janë hapur hetimet, kundër aso kohe të dyshuarve Oliver Ivanoviqit dhe Dragoljub Delibashiqit, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale të nxitjes për kryerje të veprës penale të personit tjetër nga arsye nacionale si edhe për kryerje të veprave penale të nxitjes për kryerje të veprës pe-nale të vrasjes së rëndë në tentativë nga motive nacionale.

Me vendim të datës 1 tetor të vitit 2013, kundër të dyshuarit Ivanoviq hetimet janë zgjeruar edhe në lidhje me veprën penale krim i luftës kundër popullatës civile, për shkak të dyshimit për pjesëmarrjen e tij në krimet, të cilat kanë ndodhur gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, në datën 14 prill të vitit 1999, derisa me vendim të prokurorisë të datës 10 mars të vitit 2014 hetimet janë zgjeruar edhe në të dyshuarit Nebojsha dhe Ilija Vujaçiq si dhe në Aleksandër Llazoviqin, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale të vrasjes së rëndë dhe vrasjes së rëndë në tentativë nga motive nacionale, tentim vrasjes së rëndë në formë të privimit nga jeta të personit tjetër nga motive nacionale, që ka rezultuar me lëndime të rënda trupore, në fillim të muajit shkurt të vitit 2000.

Gjatë hetimeve, pas marrjes së provave, të deklaratave të shumë dëshmitarëve, prej të cilave shumë prej tyre në të njëjtën kohë kanë qenë edhe të dëmtuar, dëg-jimit të të dyshuarit Ivanoviq, në datën 27 janar të vitit 2014, i njëjti është privuar nga liria. Paraburgimi i është caktuar nga gjyqtari i procedurës paraprake në datën 28 janar të vitit 2024229. Kjo masë i është vazhduar Ivanoviqit në mënyrë të rreg-ullt, së pari në një muaj e pastaj në dy muaj, deri në datën 18 shtator të vitit 2015, kur me vendim të trupit gjykues është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak. Kjo masë për herë të fundit i është vazhduar në datën 18 janar të vitit 2016 në një periudhë prej një muaji. Të akuzuarit Ivanoviq prapë i është caktuar pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga ana e Gjykatës së Apelit, i cili ka vepruan në lidhje me ankesën e prokurorit.

I akuzuari Delibashiq është burgosur në datën 4 shkurt të vitit 2014. Me vendim të datës 05 shkurt të vitit 2014 i është caktuar masa e paraburgimit gjyqësor, e cila

(229) Ivanoviqi në fillim masën e paraburgimit e ka vuajtur në qendrën e paraburgimit në Prishtinë/Priština, ku pas vendimit mbi vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj, Ivanoviqi e ka filluar grevën e urisë. Pas grevës shtatë ditore, Gjykata e Apelit në datën 10 mars të vitit 2014 e ka sjellë vendimin mbi transferimin e tij në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë/ Mitrovica.

Page 157: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

157

është vazhduar deri në datën 18 shtator të vitit 2015, kur kjo masë është zëvendë-suar me arrestin shtëpiak, i cili është vazhduar deri në shpalljen e aktgjykimit.

I akuzuari Nebojsha Vujaçiq është burgosur në datën 15 prill të vitit 2014 dhe në paraburgim dhe në arrest shtëpiak është gjendur deri në datën 05 gusht të vitit 2015, kur kjo masë është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak deri në datën 19 shtator të vitit 2015, kurse më vonë me ndalesën e qasjes ndaj vendeve dhe personave të caktuar.

I dyshuari Aleksandar Llazoviq është burgosur në datën 19 gusht të vitit 2014. Gjatë procedurës, një kohë e ka kaluar në paraburgimin gjyqësor, në mënyrë që masa më e ashpër e sigurimit për gjykatën të zëvendësohet me masa më të buta, me anë të të cilave gjatë procedurës është siguruar edhe prania në gjykatë e të akuzuarit Ilija Vujaçiqit. Masat e përmendura ndaj Vujaçiqit dhe Llazoviqit kanë vazhduar deri në shpalljen e aktgjykimit. Sipas gjetjeve të trupit gjykues, arsyet për vazhdim të këtyre masave kanë qenë rreziku nga ikja ose frikësimi i dëshmi-tarëve. Këtyre të akuzuarve iu janë hequr të gjitha masat e sigurisë pas shpalljes së aktgjykimit lirues. Gjyqtarët e procedurës paraprake dhe kryetari i trupit gjykues në vendimet e tyre ndaj kërkesave të palëve mbi heqjen ose zbutjen e masave të sigurisë për të akuzuarit gjatë hetimeve, në procedurën e vlerësimit të aktakuzës disa herë e kanë shqyrtuar edhe çështjen e potencuar nga ana e të dyshuarve/të akuzuarve, të cilët janë thirrur në rrethanat se hetimet kundër të dyshuarve/të akuzuarve në lidhje me veprat në drejtimin në të cilin janë hapur hetimet përkatësisht procedura në mënyrë ligjore ka përfunduar (Ne bis in idem – Nuk mundet dy herë mbi të njëjtën bazë). Duke u përgjigjur kundërshtimeve të mbrojtjes është konstatuar se procedura penale kundër këtyre të dyshuarve është iniciuar gjatë vitit 2002 ku ka pasur të bëjë vetëm me vrasjen e dyfishtë dhe tentim vrasjen e viktimave të caktuara të cilat po ashtu janë përfshirë me këto hetime, krahas gjetjeve se askush nuk mund të ndiqet e as të dënohet për veprën penale për të cilën është i dënuar ose i liruar me aktgjykim të formës së prerë, edhe nëse hetimet kanë qenë të hapura, nuk ka prova se për të njëjtën është marrë vendim përfundimtar për ndërprerjen e procedurës.

Aktakuza Prokurori ndërkombëtar e ka ngritur aktakuzën kundër të dyshuarve të cekur në datën 11 gusht të vitit 2014, me anë të së cilës të akuzuarit Ivanoviq i ka vënë në barrë:

- se me datën 14 prill të vitit 1999, në cilësinë e udhëheqësit të njësive serbe para-militare/policore e ka nxitur grupin e vartësve të tij për të filluar krime të luftës në kontekst të konfliktit të armatosur i cili nuk ka pasur karakter ndërkombëtar, kundër personave të cilët nuk kanë pasur rol aktiv në armiqësitë e luftës, duke e

Page 158: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

158

urdhëruar vrasjen e nëntë (9) civilëve230. Si pasojë e këtij urdhri janë vrarë katër persona: Fatmir Mustafa, Skender Paqarada, Avni Abazi dhe Mehmet Seferi. - se në cilësinë e udhëheqësit të grupit paramilitar “Rojat e urës”, me të akuzuarin Delibashiq si komandant të stacionit të policisë në Mitrovicë/Mitrovica, i cili ka qenë në përbërje të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPP), duke vepruar në bashkëkryerje, në datën 03 shkurt të vitit 2000, në orët e mbrëmjes, sipas një plani të dakorduar të përbashkët, me paramendim të drejtpërdrejt i ka de-tyruar civilët shqiptar që të braktisin shtëpitë e tyre dhe territorin e pjesës veri-ore të Mitrovicës, me qëllimin përfundimtar për të vrarë ose për t’iu shkaktuar lëndime trupore viktimave. Si pasojë e veprimeve të tyre në mbrëmjen kritike, jetën e kanë humbur: Nderim Ajeti, Nexhmije Xhaka, Sebiha Abrashi, Remzije Canhasi, Muharem Sokoli, Selime Berisha, Nezir Voca, Shqipe Voca, Bashkim Rrukeci dhe Nimon Sejdiu, derisa lëndime të rënda i janë shkaktuar: Rrezarta Ajetit, Nexhmedin Ajetit, Agon Ajetit dhe Emine Xhakës. Sipas aktakuzës, me veprimet e tyre kanë qenë të rrezikuar edhe jetët e nëntë (9) personave231. Me anë të së njëjtës aktakuzë, të akuzuarit Nebojsha dhe Ilija Vujaçiq dhe Aleksan-dar Llazoviqi, në datën 03 shkurt të vitit 2000, nën komandën e të akuzuarit Ivanoviq dhe me të njëjtat qëllime të cilat i kanë pasur Ivanoviqi dhe Delibashiqi kanë kryer sulm në banesën e familjes Ajeti, në rrugën Llola Ribar 3, në të cilin rast kanë pësuar me vdekje disa anëtarë të familjes Ajeti dhe Xhaka. Në të një-jtin rast, disa anëtarëve të këtyre familjeve iu janë shkaktuar lëndime të rënda trupore, kurse disave iu është rrezikuar jeta.

Me aktakuzën e prokurorisë nuk janë përfshirë rastet e të gjitha viktimave të cilat në Mitrovicë/Mitrovica kanë pësuar në datën 14 prill të vitit 1999 si dhe ato të datës 3 shkurt të vitit 2000.

Lidhur me këtë aktakuzë, në datën 26 gusht të vitit 2014, është mbajtur dëgjimi i parë. Të akuzuarit janë deklaruar se nuk janë fajtor. Me vendim të kryetarit të trupit gjykues të datës 31 tetor të vitit 2014, janë refuzuar si të pabazuara kundërshtimet e të akuzuarve ndaj provave të prokurorisë dhe të njëjtat janë vlerësuar si të papranue-shëm. Në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe me kërkesat e mbrojtjes për hedhjen e aktakuzës. Sipas gjetjeve të gjykatës, aktakuza i plotëson kushtet e domosdoshme, të akuzuarit qartazi janë lajmëruar për akuzat, ndaj të cilave mund të përgatisin mbro-jtjen, e njëjta mund të shërbejë si bazë për hapjen e shqyrtimit kryesor gjatë të cilit do të analizohen në mënyrë të hollësishme të gjitha kundërshtimet e të akuzuarve. Të akuzuarit nuk janë ankuar ndaj vendimit të kryetarit të trupit gjykues.

(230) Fatmir Mustafa, Skender Paqarada, Avni Abazi, Mehmet Seferi (Fejzullahu), Isa Mustafa, Xhemshit Smajli, Bexhet Ferizi, Mentor Mehana dhe Shefqet Kasumi.

(231) Samile Ajeti, Urim Rexha, Semsedin Ajeti, Vjosa Ajeti, Gani Xhaka, Gani Rexha, Mrika Hazi-ri, Hysen Ramadani, Hava Sejdijaj.

Page 159: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

159

Shqyrtimi kryesor pranë panelit shqyrtues Shqyrtimi kryesor lidhur me aktakuzën e vlerësuar dhe provat e vlerësuara si të pranueshme, është hapur në datën 18 dhjetor të vitit 2014, pranë panelit shqyrtues ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica232, me leximin e ak-takuzës për të cilën të akuzuarit janë deklaruar se i kuptojnë pretendimet e saj, por se nuk janë fajtor lidhur me të gjitha pikat e aktakuzës.

Shqyrtimi ka vazhduar me fjalën hyrëse të palëve në procedurë, prokurori ndër-kombëtar me prezantimin e pretendimeve të aktakuzës si dhe me provat, me të cilat e njëjta është mbështetur, me dëshmitarët të cilët gjatë shqyrtimit do të dëg-johen. Të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre i kanë paraqitur argumentet e tyre duke i kundërshtuar pretendimet e akuzës, duke e potencuar kredibilitetin e dëshmi-tarëve të prokurorisë, duke i propozuar provat, me të cilat gjatë procedurës do të kontestojnë pretendimet e prokurorisë. Mbrojtja po ashtu ka ngulur këmbë edhe në rrethanat se në rastin konkret bëhet fjalë për rastin, në të cilin nga ana e institucioneve të gjyqësorit lidhur me pretendimet e akuzës janë sjellë vendime gjyqësore të lidhura për ngjarjet, të cilat janë objekt i akuzës. Në këtë fazë të pro-cedurës, mbrojtja ka propozuar prova, të cilat do t’i mbështesin qëndrimet e të akuzuarve, si dhe listën e dëshmitarëve.

Gjatë shqyrtimit kryesor, i cili ka zgjatur pak më shumë se sa një vit, paneli shqyrtues është takuar 83 ditë. Gjatë këtyre seancave janë dëgjuar 81 dëshmitar. Prokuroria i ka propozuar 55, kurse mbrojtja 26 dëshmitarë. Dy dëshmitarë të prokurorisë kanë dëshmuar në cilësi të dëshmitarëve anonim. Sipas vendimit të trupit gjykues, identiteti i njërit prej dëshmitarëve anonim nuk është ndriçuar as për palët në procedurë. Dëshmitari do ta ketë të njëjtin status edhe pas për-fundimit të procedurës penale. Emri i këtij dëshmitari nuk do të paraqitet as në vendimet me shkrim të gjykatës/gjykatave. Ky dëshmitar gjatë procedurës ka dëshmuar me anë të video-konferencës, me zërin dhe me fytyrën e ndryshuar gjatë tri (3) seancave të gjykatës. Dëshmitari tjetër anonim gjatë procedurës është dëgjuar në seancat e panelit shqyrtues (tri seanca) plotësisht të mbyllura për pub-likun.233 Po ashtu, katër (4) dëshmitarë të prokurorisë, gjatë gjashtë (6) seancave të trupit gjykues, kanë dëshmuar me anë të video-konferencës. Këta dëshmitarë nuk jetojnë më në Kosovë. Gjatë shqyrtimit janë paraqitur shumë prova materiale të

(232) Duke vepruar sipas ligjit mbi ndryshimet dhe plotësimet e ligjit, i cili ka të bëjë me mandatin e Misionit për Sundimin e Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë, me vendim të kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 11 gusht të vitit 2015 për kryetare të trupit gjykues është caktuar gjyqtarja ndërkombëtare Rosana Komsa, e cila ka kryesuar me trupin gjykues në përbërje të gjyqtarëve më herët të cekur. Gjatë shqyrtimit kryesor, trupi gjykues me rastin e paraqitjes së provave i është përmbajtur kornizave të aktakuzës.

(233) Seancat e mbyllura për publikun nuk iu janë mundësuar as vëzhguesve të FDH-së Kosovë, krahas vërejtjes së trupi gjykues gjatë zhvillimit të shqyrtimit kryesor ka treguar transparencë të jashtëzakonshme në punë ndaj mediave, vëzhguesve.

Page 160: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

160

propozuara nga ana e palëve në procedurë. Trupi gjykues e ka kryer inspektimin e vendit të ngjarjes në pjesën jugore dhe veriore të qytetit: në pjesën jugore në lidhje me akuzat me të cilat i akuzuari Ivanoviq ngarkohet për kryerje të krimit të luftës kundër popullatës civile në datën 14 prill të vitit 1999, kurse në pjesën veriore në lidhje me akuzat e tjera, në lidhje me akuzën për vepra penale, të cilat kanë ndod-hur në muajin shkurt të vitit 2000.

Të akuzuarit po ashtu para trupit gjykues i kanë paraqitur deklaratat e tyre në cilësi të dëshmitarëve. Palët në procedurë i kanë paraqitur fjalët e tyre përfundim-tare në dobi dhe kundër aktakuzës. Trupi gjykues, sipas detyrës zyrtare, palës së dëmtuar, që, sipas ligjit në fuqi mbi procedurën penale, është palë në procedurë, ia ka angazhuar të autorizuarin e plotfuqishëm me qëllim të mbrojtjes së të dre-jtave të tij gjatë procedurës, i cili po ashtu ka paraqitur qëndrimet e tij lidhur me aktakuzën dhe provat e paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor.

Trupi gjykues gjatë shqyrtimit, duke vepruar lidhur me kërkesat e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre disa herë e ka shqyrtuar zbatimin e parimit ne bis in idem në këtë rast, duke kundërshtuar me vendime procedurale pretendimet e mbrojtjes. Këtë çështje, gjykata në mënyrë të hollësishme e ka analizuar edhe në aktgjykim. Aktgjykimi i shkallës së parë Trupi gjykues ka konstatuar se aktgjykimin e ka sjellë në bazë të deklaratave të propozuara nga palët në procedurë dhe të dëgjuar gjatë shqyrtimit, provave ma-teriale të cilat palët ia kanë propozuar gjykatës si dhe prova të cilat sipas detyrës zyrtare i ka futur në të njëjtat. Në mesin e provave të propozuara të prokurorisë ka pasur shumë prova, të siguruara nga ana e policisë së UNMIK-ut, raportet e KFOR-it, dokumentacioni mjekësor, artikujt gazetaresk, që kanë pasur të bëjnë me ngjarjet e datës 03 shkurt të vitit 2000. Gjykata, gjatë procedurës së provave, i ka paraqitur shumë prova, të cilat mbrojtja e të akuzuarve i ka prezantuar.

Sipas aktgjykimit, krimi, për të cilin i akuzuari Ivanoviq është shpallur fajtor, ka ndodhur në datën 14 mars të vitit 1999, gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë. Në bazë të provave të drejtpërdrejta të paraqitura gjatë procedurës, gjykata ka gjetur se i akuzuari Ivanoviq ka qenë në vendin e ngjarjes, se ka qenë në uniformë, se ka qenë i armatosur së bashku me pjesëtarët e tjerë të forcave serbe, si edhe se ka pasur sjellje specifike, karakteristike për personin i cili jep urdhra. Sipas gjykatës, i akuzuari është parë në uniformë edhe para ditës kritike, së bashku me personat e tjerë serb të armatosur dhe të uniformuar. Një numër i madh i dëshmitarëve e kanë parë të akuzuarin në vendin e ngjarjes, deklaratat e tyre, sipas gjetjeve të gjykatës, kanë qenë të besueshme dhe bindëse. Dëshmitari kryesor i prokurorisë ka dëshmuar për praninë e Ivanoviqit në vendin e ngjarjes, kur ka dëgjuar se një person i është drejtuar Ivanoviqit me fjalën “shef ”. Këtë e ka

Page 161: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

161

vlerësuar si mënyrë e të drejtuarit në shenjë të nderimit, sepse Ivanoviqi aso kohe ka qenë person i cili është respektuar Mitrovicë/Mitrovica. Ky fakt për gjykatën ka qenë shumë bindës. Sipas gjykatës, Ivanoviqi ka qenë një hallkë në zinxhirin ose në makinerinë.

Vepra penale, e cila i vihet në barrë Ivaniviqit, ka ndodhur në rrethana kur banorët shqiptarë të pjesës veriore të Mitrovicës, në datën 14 prill të vitit 1999 janë dëbuar nga shtëpitë e tyre. Fëmijët dhe gratë kanë qenë të ndarë nga meshkujt dhe janë drejtuar nga Shqipëria, derisa meshkujt janë privuar nga liria, kurse disa prej tyre më vonë edhe janë vrarë. Duke i vlerësuar si të pranueshme provat, të cilat Iva-noviqin e lidhin me veprën penale, gjykata ka vlerësuar përgjegjësinë e tij individ-uale, por jo edhe atë komanduese.

Gjykata, vendimin e saj mbi dënimin e ka bazuar në ligjin i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale234, me të cilin, për veprën për të cilin i akuzuari është shpallur fajtor, është paraparë dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej 5 deri 15 vite. Me rastin e shqiptimit të dënimit, gjykata i ka pasur parasysh rrethanat vështirësuese (mënyrën e kryerjes, viktimat kanë qenë të dëbuara nga shtëpitë e tyre, para anëtarëve të familjeve të tyre, janë mbajtur si pengje, janë marrë në pyetje, janë vrarë në mes të fshatit). Si rrethana lehtësuese janë marrë parasysh niveli i përfshirjes së të akuzuarit, kontributi i tij i kufizuar në kryerjen e veprës penale, karakteri i tij i mirë, për të cilin gjatë procedurës kanë dëshmuar shumë dëshmitarë. Në dënimin e shqiptuar Ivanoviqit i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim si dhe në arrestin shtëpiak nga data 27 janar e vitit 2014.

Vendimi i gjykatës, me të cilin të akuzuarit Ivanoviq i është shqiptuar dënimi i cekur me burgosje, nuk është përfundimtar, sepse palët e pakënaqura e kanë të drejtën në ankesë pas pranimit të aktgjykimit të arsyetuar me shkrim.

Sipas informatave jozyrtare, palët në procedurë pas pranimit të aktgjykimit të sh-kallës së parë i kanë deponuar ankesat ndaj të njëjtit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, për të cilat do të vendos Gjykata e Apelit.

Në lidhje me pjesën e aktgjykimit me të cilën Ivanoviqi lirohet nga përgjegjësia, gjykata e ka theksuar se me provat e paraqitura gjatë shqyrtimit, nuk ka gjetur mjaft prova se i akuzuari Ivanoviq i ka takuar ose se ka pasur rol udhëheqës të grupit të „Rojave të Urës“ si dhe as rolin e tij konkret në ngjarjet e datës 03 shkurt të vitit 2000. Disa dëshmitarë, si edhe disa raporte dhe memorandume të KFOR-it dhe të UNMIK-ut e lidhin Ivanoviqin me grupin e cekur dhe atë si udhëheqës ose komandant të formacioneve paramilitare/policore, por trupi gjykues ka pohuar

(234) Ligji Penal i RSFJ-së.

Page 162: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

162

“se nuk ekzistojnë tregues të burimeve të tyre”235, se nuk është vërtetuar jashtë dyshimit të arsyeshëm udhëheqja e Oliver Ivanoviqit me rojat e urës. Si edhe se provat e paraqitura nuk përbëjnë bazë të mjaftueshme për shpalljen përgjegjës të të akuzuarve të tjerë.

(235) Aktgjykimi, në formën e shkruar, i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mirovica i datës 30 mars të vitit 2016, faqja 178, versioni në gjuhën serbe.

Page 163: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

163

Pjesëtari i UÇK-së dënohet me burgosje në kohëzgjatje prej tetë vitesh për shkak të krimeve të luftës236

Trupi Gjykues Penal Ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovi-ca (ka kryesuar me trupin gjykues gjyqtari ndërkombëtar Katrien Gabriël Wit-teman237), e ka dënuar në datën 08. gusht të vitit 2016 të akuzuarin Xhemshit Kras-niqin me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh për kryerjen në bashkëkryerje të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile238 sipas më shumë pikave, siç janë privimi i paligjshëm nga liria, paraburgimi i paligjshëm, cenimi i integritetit trupor, i shëndetit dhe torturimi i dymbëdhjetë personave239. Sipas gjykatës, këto vepra janë kryer në periudhën prej muajit prill e deri në mesin e muajit qershor të vitit 1999 në kampet e paraburgimit të UÇK-së në Kukës dhe Cahan (në veri të Shqipërisë), si dhe në Prizren. Me të njëjtin aktgjykim, i akuzuari, në mungesë të provave, është liruar nga akuza për vrasje të dëshmitarit AB.

Të akuzuarin Krasniqi gjykata e ka shpallur fajtor edhe për kryerjen e veprës pe-nale të mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve240, të cilat i akuzuari, sipas pranimit të tij, i ka poseduar në ditën e paraburgimit në datën 06 tetor të vitit 2015 (revole e tipit M56 – kalibër 7, 62 mm dhe tri thika të xhepit të paluara. Për këtë vepër penale, gjykata ia ka shqiptuar Krasniqit dënimin me gjobë në të holla në lartësi prej njëmijë e pesëqind (1.500) eurosh. Gjykata, për shkak se heqjes dorë të prokurorit nga akuza në lidhje me një person të panjohur nga Presheva/Preševo, me aktgjykim e ka refuzuar ketë akuzë. I akuzuari, gjatë zhvillimit të shqyrtimit kryesor, është mbajtur në paraburgim. Me anë të vendimit të veçantë, paraburgimi i është vazhduar deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. Palët e kanë të drejtën e ankesës ndaj aktgjykimit. Gjetjet e FDH Kosovë: - Gjykata nuk ka qenë në gjendje që ta vërtetoj përgjegjësinë e të akuzuarit Kras-niqi për vrasjen e dëshmitarit AB, dhe provat e prokurorisë nuk kanë ofruar bazë për vlerësimin e këtillë. Në këtë mënyrë, edhe më tutje ka mbetur e paqartësu-ar vepra më e rëndë penale, e cila i vihet në barrë Krasniqit nga prokuroria. Së

(236) http://hlc-kosovo.org/?p=4503&lang=sq (237) Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtarja ndërkombëtare Iva Nikšić dhe Rene Van Veen. (238) E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 në lidhje me nenin 22 të LP të RSFJ-së. (239) Dëshmitarët A, B, C, D, E, F, H, K, L, M, N, si dhe i ndjeri AB.(240) E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 374, paragrafi 1 në lidhje me nenin 120, pika 38

LPRK.

Page 164: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

164

këndejmi, drejtësia nuk është kënaqur, kurse familja e të vrarit, shtatëmbëdhjetë vite pas krimit, i ka të gjitha arsyet për të besuar se fajtori për vrasjen e AB nuk do të identifikohet kurrë dhe nuk do të dënohet në bazë të ligjit.- Me anë të vendimit të gjykatës, me të cilin i akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh, mund të përmbushet qëllimi i dënimit, për të cilin ai është shqiptuar në lidhje me viktimat e tjera, të cilat janë ndodhur në kampet e paraburgimit në veri të Shqipërisë (Kukës dhe Cahan)241 dhe të cilat i janë shtruar trajtimit çnjerëzor dhe keqtrajtimit nga ana e pjesëtarëve të UÇK-së. Me anë të aktgjykimit, këto viktima, e pakta deri në një masë e kanë realizuar të drejtën në drejtësi. - Shqyrtimi kryesor kundër të akuzuarit është zhvilluar sipas dispozitave të para-para me ligj, krahas respektimit të rreptë të të drejtave të palëve në procedurë, posaçërisht të të drejtave procedurale të të akuzuarit. E vetmja vërejtje, e cila nga FDH Kosovë do të mund t’i drejtohej panelit gjyqësor shqyrtues, para të cilit është zhvilluar procedura sipas aktakuzës, është se ai nuk ka qenë në gjendje në çdo moment që qartazi të përkufizoj të drejtat e palëve në procedurë. Kjo posaçër-isht ka të bëjë me dëgjimin e drejtpërdrejtë të dëshmitarëve nga palët në proce-durë, kur palëve iu është lejuar ballafaqimi i dëshmitarëve me deklaratat e tyre të mëhershme dhe jo vetëm e drejta që duke iu referuar deklaratave të mëhershme të dëshmitarëve të freskohet kujtesa e tyre. - Shumica e dëshmitarëve të prokurorisë gjatë shqyrtimit i kanë ndryshuar deklara-tat e tyre krahasuar me ato të cilat i kanë dhënë gjatë procedurës së mëhershme penale, i cili në lidhje me të njëjtën çështje është zhvilluar kundër të akuzuarve të tjerë. Këto ndryshime janë bërë në drejtim të zbutjes së akuzave, të cilat dësh-mitarët i kanë ngritur në llogari të të akuzuarit në procedurën penale të zhvilluar para gjykimit të të akuzuarit Krasniqi. Disa dëshmitarë të caktuar kanë refuzuar të paraqiten para gjykatës si dëshmitar ose që të përgjigjen në pyetjet e tërthorta të të akuzuarit dhe të mbrojtjes së tij. Dëshmitari kryesor i prokurorisë në këtë lëndë, pas dëgjimit pjesërisht të drejtpërdrejt nga prokuroria, ka refuzuar që t’i përgjigjet ftesës së gjykatës dhe që ta vazhdoj deklaratën si dhe ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjet e tërthorta të të akuzuarit dhe të mbrojtjes së tij. Mënyra se si janë sjellë dëshmitarët gjatë këtij gjykimi vetëm sa e përforcon bindjen e FDH Kosovë se fenomeni i ndryshimit të deklaratave nga ana e dëshmitarëve të prokurorisë, kur këta paraqiten në shqyrtimin kryesor, është bërë i zakonshëm në gjykimet për krimet e luftës dhe se përbënë një nga pengesat kryesore për vërtetimin e përgjeg-jësisë për krimet e kryera gjatë konfliktit të armatosur. - FDH Kosovë po ashtu ka gjetur se prokurori, i cili e ka ngritur aktakuzën në

(241) Ligji penal, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale (Ligji Penal i RSFJ-së në fuqi sipas rregullores së UNMIK-ut 1999/24 të datës 12 dhjetor të vitit 1999), si dhe ligjet penale, të cilat në Kosovë kanë hyrë në fuqi në vitin 2004 (ligji i përkohshëm penal i Kosovës, LPK) dhe 2013 (Ligji Penal i cili për momentin është në fuqi) parashohin zbatimin e ligjeve kosovare për qytetarët e Kosovës e të cilët jashtë territorit të Kosovës kryejnë vepër penale. Këto ligje qartazi e saktësojnë zbatimin e ligjeve kosovare për qytetarët e Kosovës.

Page 165: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

165

lëndën Prokurori kundër Xhemshit Krasniqit dhe të njëjtën e ka përfaqësuar gjatë shqyrtimit (aktakuza është ngritur në bazë të rezultateve të hetimit në lëndën Prokurori kundër Gecit dhe të tjerëve), ka qenë i obliguar me rastin e takimeve me dëshmitarët pas ngritjes së aktakuzës si dhe para shqyrtimit kryesor që për këto takime të përpilojë një dokument me shkrim dhe që ta njoftoj palën e kundërt në proces, pa marrë parasysh karakterin e takimit. - Në disa prej seancave të panelit gjatë zhvillimit të shqyrtimit kryesor, është vëre-jtur prania e përfaqësuesve të EULEX-it, të cilët e kanë përcjellë punën e shërbi-mit korrektues të obliguar për sigurimin e prezencës së të akuzuarit në shqyrtim kryesor. Kjo vetëm sa e vërteton karakterin e drejtë të vërejtjeve që FDH Kosovë i ka pasur në lidhje me punën e këtij shërbimi në analizat e mëhershme dhe në raportet vjetore. Rrjedha e procedurës:Procedura zyrtare penale kundër të akuzuarit Krasniqi është hapur nga Zyra e Prokurorisë Speciale me aktvendim të datës 23 dhjetor të vitit 2009. Hapja e pro-cedurës hetimore kundër Krasniqit ka rrjedhur si rezultat i njohurive, deri te të cilat është arritur pas disa deklaratave individuale të dëshmitarëve të dhëna gjatë hetimeve të zhvilluara kundër tash të dënuarit Sabit Geci dhe të tjerëve242. Edhe i akuzuari Krasniqi ka qenë brenda këtyre hetimeve për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me të akuzuarin Geci dhe me të tjerët, në periudhën prej muajit prill e deri në mesin e muajit qershor të vitit 1999, ka kryer krime të luftës kundër popullatës civile sipas më shumë pikave243 në kampet e UÇK-së në zonën e Shqipërisë Veriore (Kukës dhe Cahan). Megjithëkëtë, për shkak se organet e ndjekjes nuk kanë pasur qasje ndaj tij, Krasniqi nuk ka qenë i përfshirë në aktakuza, të cilat në këtë lëndë kanë qenë ngritur kundër Gecit dhe të tjerëve gjatë viteve 2010 dhe 2011. Për këto arsye, kundër tij ka qenë lëshuar fletëarresti.

(242) Për të bashkakuzuarin Riza Alija, sipas aktakuzës së datës 05 gusht të vitit 2010, procedura penale e shkallës së parë e hapur në datën 14 mars të vitit 2011 para ish Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë/Mitrovica, është zhvilluar në ish ambientet e Gjykatës Supreme të Kosovës. Procedura është bashkuar me procedurën kundër të akuzuarve Haki Hajdari, Sali Rexhepi, Shaban Hoti, sipas aktakuzave të datave 29 dhjetor përkatësisht të datës 18 shkurt të vitit 2011 dhe është vazhduar sipas aktakuzës së bashkuar të datës 04 maj të vitit 2011. Kjo procedurë penale para gjykatës së shkallës së parë ka përfunduar me aktgjykimet e datës 29 korrik përkatësisht 13 tetor të vitit 2011. Me anë të aktgjykimit të cekur, të gjithë të akuzuarit janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënime me burgosje në kohëzgjatje të ndryshme, prej 6 deri në 15 vite. Procedura kundër këtyre të akuzuarve ka përfunduar me aktgjykim të plotfuqishëm, e cila është shqyrtuar edhe sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike. Më hollësisht lidhur me këto aktgjykime mund të informoheni në raportet vjetore të FDH-së Kosovë për vitet 2011, 2013, 2014, të cilat mund t’i gjeni në faqen zyrtare të internetit: www.hlc-kosovo.org.

(243) Në kohën e kryerjes së veprës penale, ajo ka qenë e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 të LP të RSFJ-së, i cili ka qenë në fuqi sipas rregullores së UNMIK-ut 1999/24 të datës 12 dhjetor të vitit 1999. I akuzuari Geci, me të njëjtin aktgjykim, ka qenë i akuzuar edhe për kryerjen e veprës penale të posedimit të palejuar të armës, e cila është gjetur tek ai në ditën e burgosjes së tij , në datën 06 maj të vitit 2010.

Page 166: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

166

I akuzuari është paraburgosur në datën 06 tetor të vitit 2015 në Prizren. Të nesër-men i është caktuar paraburgimi njëmujor, i cili është vazhduar në pajtim me dispozitat ligjore.

Me aktakuzën e datës 05 nëntor të vitit 2015 (të ngritur në bazat e: provave të siguruara gjatë hetimeve në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve; deklaratave të dëshmitarëve gjatë shqyrtimit kryesor në këtë lëndë; aktgjykimit të miratuar pas shqyrtimit të mbajtur; vendimeve të gjykatës së apelit244 dhe mjeteve të jashtëzakonshme juridike245), i akuzuari Krasniqi ngarkohet se gjatë kohës së konfliktit në Kosovë (kurse në kundërshtim me nenin e përbashkët 3 të Konven-tave të Gjenevës, nenin 4 të Protokollit të Dytë Plotësues), në cilësi të pjesëtarëve të UÇK-së të rangut të lartë dhe në bashkëkryerje me Sabit Gecin dhe/ose me pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, në periudhën prej muajit prill dhe deri në mesin e muajit qershor të vitit 1999 e kanë privuar nga jeta AB; i kanë privuar nga liria personat të cilët më vonë do të paraqiten në gjykim si dëshmitarët anonim A, B, C, D, E, F, G, H, K, si dhe dëshmitarët K, L, M, N, në kampet në Kukës dhe në Ca-han dhe dëshmitarin L dhe N në një garazh në Prizren në muajin qershor të vitit 1999; i ka mbajtur dëshmitarët e cekur në kushte çnjerëzore; si dhe se e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e të paraburgosurve të cekur dhe të një personi të panjohur nga Presheva. Me këtë, Krasniqi, sipas aktakuzës, e ka kryer veprën penale të krimit të luftës kundër popullatës civile, sipas disa pikave. I akuzuari, me anë të aktakuzës, ngarkohet edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, të datës 06 tetor të vitit 2015.

Gjykata Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me qëllim të vlerësimit të ba-zueshmërisë së aktakuzës, në datën 18 nëntor të vitit 2015 e ka mbajtur seancën e dëgjimit të parë lidhur me të njëjtën. I akuzuari e ka pranuar fajin sipas akuzës për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. E ka kundërshtuar çfarëdo përfshirje lidhur me akuzat e tjera dhe ka bërë vëre-jtje me shkrim ndaj Aktakuzës dhe ndaj provave të deponuara me te. Pas kësaj, kryetari i panelit, në cilësinë e gjyqtarit individual246, me vendim të datës 18 janar të vitit 2016, këto vërejtje i ka refuzuar si të pabazuara, kurse provat i ka shpallur të pranueshme.

Shqyrtimi kryesor lidhur me aktakuzën e konfirmuar është hapur me fjalët hyrëse të palëve në procedurë të shprehura para panelit shqyrtues në datën 18 mars të vitit 2016. Trupi gjykues ka mbajtur njëzetë (20) seanca të shqyrtimit kryesor, janë dëgjuar trembëdhjetë (13) dëshmitar të cilët i ka propozuar prokurori dhe katër

(244) Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit i datës 11 shtator të vitit 2013. (245) Gjykata Supreme e Kosovës, duke vepruar sipas mjetit të jashtëzakonshëm juridik, (kërkesa

për mbrojtjen e ligjshmërisë) me anë të aktgjykimit të datës 07 maj të vitit 2014. (246) Gjyqtari ndërkombëtar Vidar Stanslend.

Page 167: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

167

(4) dëshmitarë të propozuar nga i akuzuari dhe mbrojtja e tij. Tetë (8) dëshmitarë të prokurorisë kanë dëshmuar nën masat e mbrojtjes në cilësinë e dëshmitarëve anonim. Ata kanë dëshmuar me anë të video konferencës. Statusi i anonimitetit të dëshmitarëve ka vlejtur vetëm për publikun, sepse i akuzuari dhe mbrojtja e tij kanë pasur qasje ndaj të dhënave personale të dëshmitarëve. Me përjashtim të këtij kufizimi, shqyrtimi kryesor ka qenë i hapur për publikun. Një nga dëshmitarët e prokurorisë, dëgjimi i të cilit ka filluar gjatë këtij shqyrtimi kryesor, në vazhdim të shqyrtimit nuk i është përgjigjur ftesave të gjykatës për vazhdim të dëshmisë. Prokurori dhe trupi shqyrtues nuk kanë qenë në gjendje për ta vërtetuar vendn-dodhjen e tij, kështu që i akuzuari dhe mbrojtja e tij nuk kanë pasur rast që me të njëjtin të ballafaqohen me pyetjet e tërthorta si dhe, po ashtu as prokuroria nuk ka mundur ta përfundon dëgjimin e tij.

Prokurori, gjatë shqyrtimit kryesor ka hequr dorë nga pika e akuzës për cenim të integritetit trupor dhe të shëndetit të një personi të panjohur nga Presheva.

Në arsyetimin e aktgjykimit, me të cilin Krasniqi është dënuar me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh, trupi gjykues ka konstatuar që në mungesë të provave nuk ia ka dalë të vërtetojë përgjegjësinë e të akuzuarit dhe pjesëmarrjen e tij në keqtrajtimin dhe në vrasjen e dëshmitarit AB, në bashkëkryerje. Me këtë rast, gjykata e ka vlerësuar të arsyeshëm qëndrimin e ligjvënësit se nuk mund të shfrytëzohen provat nga fazat e mëhershme të procedurës në rastin kur i akuzuari dhe mbrojtja e tij nuk kanë pasur mundësi që të ballafaqohen me dëshmitarin me anë të pyetjeve të tërthorta.

Gjykata, po ashtu ka vërtetuar se me provat e paraqitura nuk është vërtetuar ekzis-timi i bashkimit kriminal si dhe faktin se i akuzuari nuk ka pasur pozicion ose gradë të lartë në kampet e UÇK-së në Kukës dhe në Cahan, por se ka marrë pjesë në kryerjen e veprave penale, me të cilat ngarkohet, se me veprimet e tij ka dhënë një kontribut substancial. Po ashtu, gjykata ka gjetur se provat e paraqitura ofro-jnë bazë të mjaftueshme për vërtetimin e fajësisë së të akuzuarit sipas pikave të aktakuzës, për të cilat ai është shpallur fajtor. Sipas gjykatës, takimet e prokurorit me dëshmitarët e prokurorisë pas ngritjes së aktakuzës nuk kanë pasur ndikim në rrjedhën e procedurës si dhe nuk i kanë shkaktuar dëm të akuzuarit. Gjykata, me rastin e matjes së dënimit, i ka pasur parasysh edhe rrethanat vështirësuese e edhe ato lehtësuese të të akuzuarit.

Page 168: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

168

Gjykata e Apelit ka modifikuar aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Mitrovicë në rastet Drenica 1 dhe Drenica 2

Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve (Drenica 1)247

Në procedurën ankimore në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mi-trovica të datës 27 maj të vitit 2015 në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve (e njohur si rasti Drenica 1), Gjykata e Apelit, me një panel ankimor të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Roman Raab248, pas se-ancës së panelit ankimor të mbajtur në datën 11, 12 dhe 13 maj të vitit 2016, si dhe shqyrtimit dhe takimeve të panelit të mbajtura në datën 21, 26 korrik dhe 15 shtator të vitit 2016, ka sjellë aktgjykimin, me të cilin:

- e ka pranuar ankesën e të akuzuarit Sami Lushtaku dhe e ka ndryshuar pikën 1 të aktgjykimit, duke e liruar të akuzuarin Lushtaku nga akuza për vrasjen249 e një të paraburgosuri dhe civili të paidentifikuar, i cili ka folur në gjuhën shqipe dhe ka qenë i moshës rreth 40 vjeç, sepse sipas gjykatës nuk është provuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale, për të cilën është akuzuar;

- pjesërisht e ka pranuar ankesën e të akuzuarit Sylejman Selimi duke e liruar nga akuza nga pika 2 e aktgjykimit, me arsyetimin se kjo akuzë, në kuptimin material dhe faktik, është pjesë e një vepre penale në vazhdimësi, për të cilën Selimi tashmë ka qenë më herët i gjykuar dhe i dënuar250; gjykata, pretendimet e tjera të ankesës së Selimit i ka hedhur si të pabazuara;

- pjesërisht ka miratuar ankesën e prokurorit special të apelit, në atë mënyrë që: 1) e ka ndryshuar pikën 4 të aktgjykimit të shkallës së parë dhe i ka shpallur fajtor të akuzuarit Sylejman Selimin dhe Jahir Demakun për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile251, të cilën e kanë kryer në bashkëkryerje re-

(247) Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 16 prill të vitit 2014, procedura është udhëhequr kundër të akuzuarve: Sabit Geci, Jahir Demaku, ismet Haxha, Sahit Jashari, Sami Lushtaku dhe Avni Zabeli.

(248) Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Hava Haliti dhe gjyqtari ndërkom-bëtar Jorge Martins Ribeiro.

(249) E paraparë dhe e dënueshme me anë të nenit 30, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të LP të KSAK.

(250) Për përdorimin e dhunës, rrezikimin e integritetit trupor, keqtrajtimin dhe trajtimin çnjerëzor të civilëve (dëshmitari A dhe B), i datës së pavërtetuar në muajin shtator të vitit 1998, të cilët kanë qenë të paraburgosur në Qendrën për ndalim në Likoc/Likovac gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë.

(251) E paraparë dhe e dënueshme me anë të nenit 152, paragrafi 1 në lidhje me paragrafin 2, nenet 2.1 dhe 2.2 të LPRK, për shkak të shkeljes së nenit 4, paragrafi 2 (a) i Protokollit të Dytë Shtesë

Page 169: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

169

ciproke si dhe me persona të tjerë, duke e cenuar me paramendim integritetin trupor dhe shëndetin e një mashkulli të paidentifikuar nga fshati Shipol/Šipolje, komuna e Mitrovicës/ Mitrovica (i cili, në periudhën e saktësuar në aktakuzë, është mbajtur në qendrën e paraburgimit në Likoc/Likovac), si dhe duke e rra-hur disa herë, për çka të akuzuarit Selimi i është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh dhe tre (3) muajsh, kurse të akuzuarit Demaku dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh; 2) ka shpallur fajtor të akuzuarit Selimi dhe Sami Lushtakun sipas pikës 9 të akt-gjykimit të ankimuar për krim të luftës kundër popullatës civile, sepse në cilësi të pjesëtarëve të UÇK-së që kanë pasur kontroll mbi qendrën e paraburgimit në Likoc/Likovac dhe në bashkëkryerje reciproke e kanë cenuar shëndetin dhe integ-ritetin trupor të një numri të paidentifikuar të shqiptarëve, të cilët janë mbajtur në qendrën e cekur në kushte jetësore dhe higjienike joadekuate dhe të cilët i janë shtruar rrahjeve të shpeshta gjatë muajve gusht dhe shtator të vitit 1998; gjykata, të akuzuarit Selimi, ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh, kurse të akuzuarit Lushtaku252 (i cili është shpallur përgjegjës sipas zinxhir-it komandues253), dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej shtatë (7) vitesh. Gjykata e Apelit, në fund, të akuzuarit Selimi ia ka shqiptuar dënimin e përbashkët me burgosje në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vitesh, duke pasur parasysh dënimin me burgosje të shqiptuar Selimit në rastin Drenica 2254, derisa të akuzuarit Jahir Demaku ia ka shqiptuar dënimin e përbashkët me burgosje në kohëzgjatje prej shtatë (7) vitesh255, po ashtu duke pasur parasysh dënimin e tij të shqiptuar nga ana e gjykatës së shkallës së parë në rastin Drenica 2.

I akuzuari Sahit Jashari me anë të aktgjykimit është liruar nga kjo akuzë.

Me anë të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, po ashtu, janë saktësuar pikat 3 dhe 5 të aktgjykimit të shkallës së parë; nga teksti i aktgjykimit janë hequr formuli-

të Konventave të Gjenevës e në lidhje me nenin 33 të Republikës së Kosovës. (252) I akuzuari Lushtaku është shpallur fajtor për krim të luftës kundër popullatës civile të paraparë

dhe e dënueshme me anë të nenit 152, paragrafi 1 dhe 2 në lidhje me pikat 2.1 dhe 2.2, në lidhje me nenin 161, paragrafi 1, pika 1.1 e LPRK, në lidhje me nenin 4, paragrafi 2 (a) i Protokollit të Dytë Shtesë të Konventave të Gjenevës e në lidhje me nenin 33, pika 2 e Kushtetutës së Repu-blikës së Kosovës.

(253) E paraparë me nenin 152, paragrafi 1 dhe 2 në lidhje me pikat 2.1 dhe 2.2, në lidhje me nenin 161, paragrafi 1, pika 1.1 e LPRK, në lidhje me nenin 4, paragrafi 2 i Protokollit të Dytë Shtesë të Konventave të Gjenevës e në lidhje me nenin 33, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

(254) Të akuzuarit Selimi me aktgjykim të Gjykatës së Apelit të datës 14 shtator të vitit 2016 në rastin Drenica 2 për veprën penale në vazhdimësi krim i luftës kundër popullatës civile i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej shtatë (7)vitesh.

(255) Me aktgjykimin e datës 14 shtator të vitit 2016 në rastin Drenica 2, të akuzuarit Demaku, për veprën penale në vazhdimësi, krim i luftës kundër popullatës civile, i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh.

Page 170: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

170

met „është bazuar„ dhe „por, megjithëkëtë, këto veprime nuk i kanë demonstru-ar karakteristikat e shkeljes së rëndë të nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949, ashtu siç është kualifikuar në aktakuzë dhe nga arsyeja e njëjtë nuk përbënë vepër penale në kohën e kryerjes së veprës penale“; neni 364, paragrafi 1, pika 1.1 është ndryshuar me nenin 363, paragrafi 1, pika 1.3 e LPRK; pika 16 e aktgjykimit është saktësuar në pikëpamje të kohës, të cilën të akuzuarit Selimi dhe Lushtaku e kanë kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak deri në sjelljen e aktgjykimit të shkallës së dytë dhe e cila do t’iu llogaritet të akuzuarve në dënimet e shqiptuara.

Pjesa tjetër e aktgjykimit të shkallës së parë është konfirmuar.

Gjetjet e FDH Kosovë pas analizës së aktgjykimit të gjykatës së shkallës së dytë:- Gjykata e Apelit në mënyrë shumë profesionale e ka paraqitur nisjen e proce-durës ankimore, duke e bërë analizën profesionale të provave dhe të vendimit të panelit hetimor; - FDH Kosovë në mënyrë të veçantë e vlerëson qëndrimin, të cilin e ka marrë paneli ankimor në lidhje me „dëshmitarin armiqësor të gjykatës“ dhe me të cilin është mbajtur qëndrimi i gjykatës së shkallës së parë. Përkrahja e gjykatës së apelit e mundëson në këtë mënyrë futjen në praktikën gjyqësore të statusit të kategorisë së dëshmitarit armiqësor të gjykatës, në rastet kur dëshmitarët e prokurorisë gjatë shqyrtimeve kryesore para panelit shqyrtues i ndryshojnë deklaratat e tyre kra-hasuar me ato të fazave të mëhershme të procedurës. FDH me brengosje e thek-son se fenomeni i ndryshimit të deklaratave nga dëshmitarët e prokurorisë është bërë pothuajse fenomen i rregullt në gjykimet për krimet e luftës. Mbështetja e Gjykatës së Apelit për vendosjen e kësaj kategorie të dëshmitarëve mund të ketë ndikim dhe mund të jetë bazë për ndryshimet e mundshme të normave zakonore në këtë drejtim;- FDH, po ashtu, i vlerëson qëndrimet e panelit ankimor të Gjykatës së Apelit në lidhje me viktimat anonime të krimeve të luftës, me çka vendoset drejtësia edhe për viktimat e krimeve të luftës për të cilat është provuar se ndaj tyre është kryer krim, por identiteti i viktimës nuk është i njohur. Në këtë mënyrë, praktika e gjykatave kosovare fillon të barazohet me ato të tribunaleve ndërkombëtare, të cilat dënojnë edhe për krimet në të cilat identiteti i viktimave nuk është i njohur, sepse nuk ka qenë e mundur për ta vërtetuar, por në mënyrë të besueshme është vërtetuar kryerja e veprës penale;- Në lidhje me gjetjet e trupit gjykues të shkallës së dytë se deklarata e dëshmitarit D është jobindëse dhe e paqartë shtrohet pyetja nëse gjykata e apelit është dashur apriori për të refuzuar deklaratën e këtij dëshmitari. Gjykata duhet gjithmonë ta ketë parasysh se deklarata e një dëshmitari para trupit gjykues në masë të madhe varet nga mënyra se si atij i shtrohen pyetjet. Për shkak të paqartësive eventuale rreth deklaratës së dëshmitarit D, gjykata ka pasur mundësi që të organizojë dëg-

Page 171: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

171

jimin e tij të përsëritur gjyqësor, të hap shqyrtimin kryesor dhe me anë të dëgjimit të drejtpërdrejt të eliminojë paqartësitë eventuale ose që rastin ndoshta në këtë pjesë ta kthejë në rigjykim. - FDH Kosovë e vlerëson dhe e mbështet praktikën e Gjykatës së Apelit, që bie në sy këto vitet e fundit, se në rastet e krimeve të luftës në procedurat e shkallës së dytë lidhur me ankesat e palëve ndaj tyre sillen vendime përfundimtare me çka po eliminohet zvarritja e panevojshme e procedurës penale, përkatësisht vërte-timi i përgjegjësisë për krimet më të rënda dhe kënaqja e drejtësisë. Kjo është e hetueshme kur në panelet ankimore në shumicën prej tyre kanë qenë gjyqtarët ndërkombëtarë256. Natyrisht, praktika e këtillë, edhe pse e mirëseardhur, në asnjë rast nuk guxon të shkoj në dëm të vërtetimit të së vërtetës; - Sipas vëzhgimeve të FDH Kosovë, prokurori special me rastin e paraqitjes së ankesës së tij ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica është dashur të jetë më i saktë lidhur me emrat e atyre, me të cilët ka të bëjë ank-esa kur është fjala për cekjen precize të emrave të të akuzuarve. Afatet e shkurta të ankesave nuk mund të shërbejnë si arsyetime, sepse gabimet teknike të këtij lloji mund të shkaktojnë pasoja serioze dhe të ndikojnë në rrjedhën e procedurës dhe në saktësimin e përgjegjësisë penale të të akuzuarve, posaçërisht në një lëndë kështu komplekse dhe vëllimore siç është Drenica 1. - Përkthimi i aktgjykimit të Gjykatës së Apelit nga gjuha angleze në gjuhën shqipe përmban gabime në aspektin material. Gabimet në përkthim mund të ndrysho-jnë përmbajtjen e vendimit. Pa mundësinë e shikimit në versionin origjinal, kjo mund të çojë deri te interpretimi i gabuar i vendimit gjyqësor.

Rrjedha e procedurës penale257

Prokurori special kundër pesëmbëdhjetë të akuzuarve258 ka ngritur aktakuzën e datës 06 nëntor të vitit 2013, duku iu vënë në barrë kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile, sipas një ose më shumë pikave. Sipas aktakuzës, veprat penale kanë qenë kryer gjatë luftës në rajonin e Drenicës. Kundërshtimet ndaj aktakuzës janë refuzuar me vendim të kryetarit të trupit shqyrtues të datës 08 shkurt të vitit 2014. Për shkak të numrit të madh të të akuzuarve si dhe për shkak të karakterit të vëllimshëm të rastit, procedura është ndarë me vendimin e datës 14 prill të vitit 2014 në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve (Drenica

(256) FDH Kosovë, qëndrimin e tij e mbështet në bazë të përcjelljes së rregullt të procedurave anki-more, në të cilat këta gjykatës kanë qenë të angazhuar në shqyrtimin dhe në sjelljen e vendimeve.

(257) FDH Kosovë, aktakuzën dhe rrjedhën e proceduarës penale të shkallës së parë në mënyrë të hollësishme e ka paraqitur në analizën e procedurës së shkallës së parë si dhe në raportet vjetore për vitet 2014 dhe 2015, të cilat mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit të FHP Kosovë: www.hlc-kosovo.org.

(258) Agim, Bashkim, Driton, Selman Demaj, Fadil, Jahir, Nexhat dhe Zeqir Demaku, Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Sami Lushtaku, Sylajman Selimi, Isni Thaçi, Avni Zabeli.

Page 172: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

172

1)259 dhe Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve (Drenica 2)260. Shqyrtimet kryesore, të cilat janë hapur në datën 22 maj, përkatësisht 27 qershor të vitit 2014, kanë përfunduar me aktgjykimet, të cilat janë shpallur në datën 27 maj të vitit 2015. Rrjedha e procedurës ankimore Palët në procedurë, pas pranimit të kopjes së aktgjykimit me shkrim, në afat ligjor i kanë deponuar ankesat ndaj të njëjtit.

Prokurori special e ka kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë: - në lidhje me pikën 1, përkatësisht në pikëpamje të ri-kualifikimit të veprës pe-nale, për të cilën i akuzuari Sami Lushtaku është shpallur fajtor261, prokurori ka pohuar se ka ekzistuar gjendja faktike gabimisht dhe në mënyrë jo të plotë e vër-tetuar. Ai ka propozuar se në bazë të gjendjes faktike në mënyrë të drejtë të vlerë-suar dhe kualifikimit adekuat të veprës penale, të akuzuarit Lushtaku t’i shqipto-het dënimi adekuat me burgosje; -në lidhje me pikën 2, kurse në pikëpamje të lartësisë së dënimit të shqiptuar për të akuzuarin Selimi; - në lidhje me pikat 3, 4 dhe 5, në të cilat të akuzuarit Geci, Demaku dhe Selimi lirohen nga disa akuza të caktuara për krim të luftës kundër popullatës civile, ai ka vërtetuar se provat ekzistuese krijojnë bazë të mjaftueshme që këta të akuzuar të shpallen fajtor për pikat e cekura në drejtim të veprës penale krim i luftës dhe që atyre t’iu shqiptohen dënimet adekuate;- në lidhje me pikën 9, përkatësisht lirimin e të akuzuarve Selimi, Lushtaku dhe Jashari, prokurori e ka cekur se gjatë procedurës shqyrtuese se janë vërtetuar pro-va të mjaftueshme mbi atë se të paraburgosurit në Qendrën për ndalim kanë qenë të keqtrajtuar nga ana e pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët kanë qenë nën komandën e këtyre tre të akuzuarve. Sipas prokurorit, provat e paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor të gjykatës së shkallës së parë kanë dhënë baza të mjaftueshme për shpall-jen fajtor të të akuzuarve Selimi, Lushtaku dhe Jashari, sipas përgjegjësisë koman-duese, sepse ata, sipas roleve, të cilat i kanë pasur në periudhën kritike, kanë qenë përgjegjës si për sjelljen e vet, ashtu edhe për sjelljen e vartësve të tyre. - Duke u ankuar për refuzimin e provave materiale, të cilat gjatë procedurës së shqyrtimit i ka propozuar, Prokuroria speciale, vërejtjet dhe propozimet e veta

(259) Të bashkakuzuarit: Sahit Jashari, Jahir Demaku, Sylejman Selimi, Ismet Haxha, Sami Lushta-ku, Avni Zabeli.

(260) Të bashkakuzuarit: Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir De-maku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Sylejman Selim dhe Isni Thaqi.

(261) I akuzuari Sami Lushtaku, me aktakuzën e PRRK të datës 06 nëntor të vitit 2013 është ngar-kuar për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile në bashkëkryerje sipas tri pikave. Me aktgjykimin e datës 27 maj të vitit 2015 është shpallur fajtor për veprën penale të vrasjes, për të cilën i është shqiptuar dënimi në kohëzgjatje prej 12 vitesh. Në lidhje me pikat e tjera të aktakuzës, ai është liruar me anë të aktgjykimit.

Page 173: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

173

në pjesët ankimore i ka mbështetur dhe i ka arsyetuar me shumë shembuj mbi provat, që, sipas prokurorisë, nuk janë marrë parasysh gjatë marrjes së vendimit të shkallës së parë, si dhe duke u thirrur në dispozita ligjore, të cilat është dashur të zbatohen nga gjykata e shkallës së parë.

Me anë të ankesës, e cila është bërë në emrin e tij, i akuzuari Lushtaku posaçërisht e ka theksuar gjendjen faktike gabimisht dhe në mënyrë jo të plotë të vërtetuar, vlerësimin e gabuar të provave, posaçërisht të deklaratave të dëshmitarëve të cak-tuar. Ai i ka propozuar panelit ankimor lirimin nga akuzat ose që lënda të kthehet në gjykatën e shkallës së parë për shqyrtim të përsëritur dhe për vendosje. I akuzuari Selimi, me ankesën e tij, nëpërmjet mbrojtjes së tij, ka potencuar posaçërisht lëshimet dhe mungesat e aktgjykimit të shkallës së parë, me të cilat, sipas tij, janë shkelur parimet e gjykimit të drejtë dhe të cilat kanë rezultuar me aktgjykimin e paligjshëm të bazuar në deklarata jobindëse të dëshmitarëve. Me anë të ankesës është propozuar sjellja e aktgjykimit, me të cilin lirohen nga akuzat në pikëpamje të të gjitha akuzave.

Të akuzuarit, po ashtu, janë përgjigjur edhe në ankesën e prokurorit, duke i kundërshtuar pohimet e së njëjtës dhe duke propozuar që e njëjta në tërësi të refuzohet dhe që të vërtetohet pjesa e aktgjykimit të shkallës së parë me anë të të cilit lirohen. Prokurori special me anë të përgjigjes së tij, po ashtu, i ka kundër-shtuar ankesat e të akuzuarve Lushtaku dhe Selimi, me pikëpamjen se aktgjyki-mi i shkallës së parë të vërtetohet krahas kufizimeve, të cilat dalin nga ankesa e prokurorit. Prokurori i apelit, me anë të mendimit me shkrim, i ka përkrahur pohimet e prokurorit special dhe ka propozuar që ankesat e të akuzuarve Lushtaku dhe Se-limi të refuzohen në tërësi si të pabazuara, që të pranohet ankesa e prokurorit special si dhe provat të cilat me te janë propozuar. Prokurori i apelit, po ashtu, e ka kundërshtuar lirimin e të akuzuarve sipas disa ose sipas të gjithave pikave të aktakuzës, duke e potencuar përgjegjësinë komanduese të të akuzuarve Lushtaku, Selimi, Jashari dhe Demaku, ekzistimin e bashkimit kriminal, gjë që është saktë-suar në mënyrë të hollësishme në aktakuzë, me propozimin që para gjyjkatës së shkallës së dytë të hapet shqyrtimi kryesor si dhe që gjatë të njëjtit si prova të pranohen propozimet që kanë të bëjnë me pikat 9 dhe 11 të aktakuzës. Prokurori i Apelit, në mendimin e tij në mënyrë të hollësishme i ka analizuar qëndrimet e prokurorisë në pikëpamje të provave, krahas theksimit të arsyeve, për të cilat të njëjtat do të duhej të pranoheshin nga ana e gjykatës së apelit.

Duke vepruan në lidhje me ankesat, përgjigjet, mendimin dhe propozimin e ce-kur, Gjykata e Apelit ka mbajtur seancë të panelit ankimor, e cila për shkak të

Page 174: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

174

numrit të të akuzuarve dhe vëllimit të madh të rastit ka zgjatur disa ditë. Gjatë seancës, palët në procedurë edhe me shkrim i kanë paraqitur dhe i kanë saktë-suar pretendimet e tyre ankimore, duke i potencuar qëndrimet më thelbësore të parashtrimeve të tyre me shkrim. Gjatë kësaj seance janë qartësuar disa rrethana të caktuara dhe gabime, të cilat janë përvjedhur në ankesën e prokurorit special dhe të cilat kryesisht kanë pasur të bëjnë me emrat e të akuzuarve, në lidhje me të cilët ka pasur të bëjë ankesa. Paneli ankimor me anë të aktgjykimit ka shqyrtuar dhe është përgjigjur në preten-dimet ankimore të palëve në procedurë. Ai nuk ka gjetur lëshime në pikëpamje të përbërjes së panelit shqyrtues gjyqësor, mënyrës së dëgjimit të dëshmitarëve anonim me anë të video – konferencës, mënyrës së mbajtjes së procesverbalit zyr-tar si dhe në vendosjen e kategorisë së „dëshmitarëve armiqësor ndaj gjykatës“. Sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit, zbatimi i këtij koncepti, i cili nuk është i para-parë me Ligjin mbi Procedurën Penale që është në zbatim në Kosovë, e mundëson barabarësinë e palëve në procedurë si dhe vërtetimin e fakteve vendimtare në ras-tet kur dëshmitarët, në bazën e deklaratave të të cilëve është iniciuar procedura penale dhe është ngritur aktakuza, për arsye të ndryshme në shqyrtimin krye-sor nuk i mbështesin deklaratat e tyre dënuese. Ky parim në praktikën gjyqësore është zbatuar si pjesë integrale e sistemit akuzues. Ai ka hyrë edhe në praktikën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (ICTY).

Gjykata e Apelit, me anë të aktgjykimit e ka refuzuar propozimin e prokurorit special për pranimin dhe paraqitjen e provave të reja. Sipas vlerësimeve të kësaj gjykate, ka qenë fjala për prova të tërthorta ose të njëjtat gjatë shqyrtimit para trupit shqyrtues gjyqësor janë refuzuar në pajtim me dispozitat ligjore procesit, të cilat kanë qenë në fuqi në kohën e vendosjes për të njëjtën.

Gjykata e shkallës së dytë, me anë të analizës së provave, mbi të cilat është ba-zuar pjesa dënuese e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, këto i ka vlerësuar si bindëse. Sipas gjykatës, të akuzuarit kanë pasur rast për t’i drejtuar kundërshtimet e tyre dhe për ta kundërshtuar të njëjtat gjatë hulumtimeve të tërthorta. Ata kanë qenë të njoftuar me identitetin e dëshmitarëve. Gjykata ka gjetur se nuk ka pasur pengesa që në bazë provave të vërtetuara të vërtetohet përgjegjësia penale e të akuzuarve. Ai e ka shprehur mendimin dhe qëndrimin se një vendim gjyqësor dënues mund të ba-zohet në deklaratën e një dëshmitari, nëse palët në procedurë kanë qenë të njohura me identitetin e këtij dëshmitari dhe e kanë pasur mundësinë që deklaratën e tij ta kundërshtojnë me anë të pyetjeve të tërthorta dhe nëse deklarata e këtij dëshmitari është analizuar në mënyrë të hollësishme dhe është vlerësuar si bindëse.

Me rastin e sjelljes së vendimit për ankesat në procedurën e aktgjykimit të shkallës së parë Gjykata e Apelit në mënyrë të hollësishme ka analizuar deklaratat e dësh-

Page 175: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

175

mitarëve, mbi të cilat është bazuar aktgjykimi i shkallës së parë, duke arsyetuar vendimin e saj sipas pikave, në pikëpamje të pjesës dënuese dhe të asaj liruese. Sipas gjetjeve të gjykatës, në pikëpamje të pikës 1 të aktgjykimit të kontestuar, deklarata e dëshmitarit D të prokurorisë, në bazë të së cilës deklaratë i akuzuari Lushtaku është shpallur fajtor, e jep përshtypjen e bindshmërisë vetëm në shikim të parë. Sipas konstatimit të kësaj gjykate, analiza e hollësishme e deklaratave të dëshmitarit D, mbi të cilën është bazuar aktgjykimi dënues kundër Lushtakut, çon në përfundimin se kjo deklaratë është e paqartë dhe e mjegullt me shumë mospër-puthshmëri. Kjo ka qenë arsyeja që gjykata e shkallës së dytë të mos pranojë, për-katësisht që ta vlerësoj të gabueshëm. Sipas gjykatës së shkallës së dytë, deklarata e një dëshmitari, i cili nuk ka qenë plotësisht bindës, nuk është e mjaftueshme për shpalljen e një të akuzuari fajtor. Me anë të zbatimit të parimit in dubio pro reo (në dyshim në favor të të akuzuarit, v.e p.) gjykata në këtë rast ka gjetur bazë për lirimin e të akuzuarit Lushtaku sipas kësaj pike të aktakuzës.

Gjykata e shkallës së dytë e ka shprehur pikëpamjen e saj se identiteti i viktimës nuk është gjithherë i domosdoshëm për vërtetimin e përgjegjësisë kur është fjala për krimet e luftës, nëse elementet subjektive dhe objektive të veprës penale janë të përmbushura. Sipas gjykatës, nuk është gjithmonë e domosdoshme që të saktëso-het identiteti i viktimave dhe i personave të cilët mund të jenë viktima të vepri-meve që përbëjnë krime të luftës. Edhe praktika e tribunaleve ndërkombëtare ka treguar se viktimat e krimeve të luftës mund të mbesin të paidentifikuara, kurse të vërtetohet përgjegjësia e atyre të cilët i kanë kryer këto krime. Kjo ka përfaqësuar bazë për shpalljen e të akuzuarve Selimi, Demaku dhe Lushtaku fajtor sipas pikave 4, 5 dhe 9 të aktgjykimit.

Gjykata e Apelit, po ashtu, ka gjetur se Qendra për ndalim në Likoc/Likovac ka qenë në përbërje të shtabit të përgjithshëm, se të akuzuarit Selimi dhe Lushtaku kanë qenë përgjegjës për zonën e Drenicës si edhe se kanë pasur rol aktiv në sjell-jen e vendimeve në këtë zonë. Sipas pozitës, të cilën e kanë pasur në UÇK, ata kanë mundur për të ndikuar në pozitën e përditshme të personave të paraburgosur. Gjykata ka vlerësuar se insistimi i prokurorisë në lidhje me ekzistimin e organiza-tës së bashkuar kriminale nuk ka qenë mjaft i mbështetur me provat e paraqitura para gjykatës.

Për shkak të pasaktësisë së ankesës së prokurorit, paneli ankimor nuk e ka shqyr-tuar pjesëmarrjen dhe përgjegjësinë e të akuzuarit Avni Zebeli në kryerjen e ve-prës penale, me të cilën ai ngarkohet sipas aktakuzës.

Paneli ankimor ia ka dhënë besimin e plotë deklaratës së dëshmitarit të mbrojtur A, e cila ka qenë e mbështetur me deklaratat e dëshmitarëve të tjerë të mbrojtur.

Page 176: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

176

Paneli, duke pasur parasysh ndryshimet e shpeshta të ligjit, i ka kushtuar mjaft vëmendje zbatimit të ligjit material me rastin e matjes së dënimit, duke u ud-hëhequr me parimin e zbatimit të ligjit më të butë për kryerësin.

Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve (Drenica 2)

Duke vepruar në lidhje me ankesat e palëve në aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 27 maj të vitit 2015 në lëndën Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve (Drenica 2), Gjykata e Apelit (me panelin ankimor të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Roman Raab262), pas seancës së këtij paneli të mbajtur në datën 16, 17 dhe 19 maj të vitit 2016, shqyrtimeve dhe takimeve të panelit të mbajtura në datën 9 gusht dhe 14 shtator të vitit 2016, e ka sjellë aktgjykimin me të cilin si të pabazuar e ka refuzuar ankesën e prokurorit special si edhe ankesat e të akuzuarve. Gjykata, pjesërisht e ka konfirmuar e pjesërisht e ka modifikuar aktgjykimin e shkallës së parë, në atë mënyrë që:

- e ka konfirmuar pjesën dënuese të aktgjykimit të shkallës së parë sipas pikave 1 dhe 2;

- i ka shpallur vepër penale në vazhdimësi akuzat sipas pikave 1 dhe 2 të aktgjyki-mit të shkallës së parë (në pajtim me nenin 81, paragrafi 1 i LPRK ) në lidhje me të akuzuarit Sylejman Selimi, Isni Thaçi, Zeqir Demaku dhe Jahir Demaku; - e ka ndryshuar pikën 3 të aktgjykimit, duke ia shqiptuar të akuzuarit Selimi, për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile263, dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej shtatë (7) vitesh; të akuzuarit Isni Thaçi në kohëzg-jatje prej gjashtë (6) vitesh dhe gjashtë (6) muajsh; Zeqir dhe Jahir Demakut në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh. Për të njëjtën vepër penale, gjykata ia ka shqip-tuar Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demajt dënimin me burgosje në kohëzg-jatje prej tri (3) vitesh. Me dënimin me të njëjtën kohëzgjatje janë dënuar edhe Fadil dhe Nexhat Demaku;

- e ka precizuar pikën 4 të aktgjykimit të shkallës së parë në pikëpamje të kohës së përllogaritur, të cilën i akuzuari Selimi, Thaçi, Zeqir Demaku dhe Jahir Demaku e kanë kaluar në paraburgim deri në sjelljen e aktgjykimit të shkallës së dytë dhe e cila do të llogaritet në dënimin e shqiptuar nga ana e kësaj gjykate.

(262) Anëtarët e panelit ankimor: Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Hava Haliti dhe gjyqtari ndërkom-bëtar Jorge Martins Ribeiro.

(263) E paraparë dhe e dënueshme me nenin 152, paragrafi 1 në lidhje me nenin 31 të LPRK në lidhje me nenin 33, paragrafi 2 i Kushtetutës së Kosovës.

Page 177: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

177

- e ka ndryshuar aktgjykimin edhe në pikëpamje të lartësisë së shpenzimeve gjy-qësore, në mbulimin e të cilave është i obliguar i akuzuari Jahir Demaku.

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar pjesën tjetër të aktgjykimit të shkallës së parë.

Gjetjet e FDH Kosovë: - Në bazë të analizës së aktgjykimit, FDH Kosovë gjen se Gjykata e Apelit e ka zhvilluar në mënyrë profesionale dhe të bindshme procedurën para panelit anki-mor në lëndën Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve, si dhe se vendimin e ka bazuar në analizën profesionale të provave në dispozicion dhe në vendimin e panelit shqyrtues të shkallës së parë; - me përjashtim të pjesës e cila ka të bëjë me shqiptimin e dënimit për të akuzuar të caktuar nën nivelin ligjor, edhe pse në arsyetimin e vendimit të tij mbi dënimin ka konstatuar se nuk ka gjetur rrethana posaçërisht lehtësuese në veprimet e këtyre të akuzuarve; Rrjedha e procedurës ankimore Pas pranimit të kopjeve me shkrim të aktgjykimit të gjyjkëtës së shkallës së parë, palët në procedurë në afat ligjor i kanë deponuar ankesat ndaj të njëjtit.

Prokurori special e ka kontestuar aktgjykimin e shkallës së parë në pikëpamje të lartësisë së dënimit me burgosje të shqiptuar për të akuzuarit. Sipas tij, dënimet e shqiptuara të akuzuarve janë joadekuate; janë në shpërputhje me llojin dhe pe-shën e veprës penale për të cilën të akuzuarit janë shpallur fajtor; apo i afrohen ose janë nën minimumin e dënimit me burgosje të paraparë me për veprën pe-nale, për të cilën të akuzuarit janë shpallur fajtor. Për këto arsye, prokurori ka dalë me propozimin që gjykata e shkallës së dytë të modifikojë dhe që të akuzuarve t’iu shqiptohen dënime me burgosje adekuate me rregullat ligjore si dhe që gjatë matjes së dënimeve më të rënda të ketë parasysh rrethanat vështirësuese, të cilat i ngarkojnë dhjetë të akuzuarit. Të akuzuarit, me anë të mbrojtësve të tyre, e kanë kontestuar aktgjykimin për sh-kak të: shkeljes së Ligjit mbi mandatin dhe kompetencat e gjyqtarëve të misionit të EULEKS-it; përbërjes së paligjshme të panelit shqyrtues; shkeljes së Ligjit mbi procedurën penale; gjendjes faktike gabimisht të konstatuar; zbatimit të konceptit të „dëshmitarit armiqësor të gjykatës“; vlerësimit të gabuar të provave; si dhe kual-ifikimit të gabuar të veprës penale për të cilën të akuzuarit janë shpallur fajtor. Ata i kanë propozuar gjykatës së shkallës së dytë që ta heq aktgjykimin e shkallës së parë, me të cilin kanë qenë të shpallur fajtor, të hedh akuzat dhe që të akuzuarit t’i lirojë nga to ose që aktgjykimi të hidhet dhe rasti të kthehet në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim.

Page 178: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

178

Në përgjigjen në ankesat e të akuzuarve, prokurori special e ka propozuar refuz-imin e tyre në tërësi për shkak të pabazueshmërisë së tyre. Prokurori, me këtë rast posaçërisht ka ngulur këmbë në rrethanat vështirësuese të kësaj lënde. Të akuzuarit, në përgjigjet e tyre në lidhje me ankesën e prokurorit special kanë kërkuar nga Gjykata e Apelit që të njëjtën ta hedh si të pabazuar.

Prokurori i Apelit, nga ana e tij, ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që pjesërisht ta ketë parasysh këtë ankesë të të akuzuarit Selimi, duke e korrigjuar kohën të cilën ai e ka kaluar në paraburgim. Ky prokuror, po ashtu, ka kërkuar që aktgjykimi i shkallës së parë të precizohet në pikëpamje të përshkrimit të veprimeve të të akuzuarit.

Në lidhje me pjesën tjetër të ankesës së të akuzuarve, ai gjykatës i ka propozu-ar hedhjen e pretendimeve të tjera të ankesës, duke e mbështetur miratimin e ankesës së prokurorit special posaçërisht në pikëpamje të shqiptimit të dënimeve më të rënda për të gjithë të akuzuarit, si dhe teorinë e „dëshmitarit armiqësor të gjykatës“. Në fund, prokurori i apelit ka konstatuar se ai nuk gjen se me anë të akt-gjykimit të shkallës së parë thellësisht janë shkelur dispozitat e procedurës penale.

Duke u përgjigjur në pretendimet e ankesave, Gjykata e Apelit në aktgjykim, kra-has të tjerave, ka gjetur: se ankesat e palëve në procedurë janë bërë në kohë dhe se janë të pranueshme; se në kohën e ngritjes së aktakuzës, në fuqi ka qenë LP-PRK; se paneli shqyrtues ka pasur përbërje në pajtim me dispozitat ligjore, të cilat në kohën e themelimit të këtij paneli kanë qenë në fuqi; si edhe se dëgjimi i dëshmitarëve anonim me anë të video konferencës është organizuar në pajtim me dispozitat ligjore. Gjykata e shkallës së dytë nuk ka gjetur lëshime as në mënyrën e mbajtjes së procesverbalit të shqyrtimit kryesor, duke konstatuar se palët në procedurë në çdo moment kanë pasur mundësinë e shikimit në procesverbalin zyrtar. Kjo gjykatë e ka pranuar qëndrimin e panelit shqyrtues të shkallës së parë në lidhje me konceptin e „dëshmitarit armiqësor të gjykatës“, edhe pse ai është i panjohur dhe nuk është i përfshirë në LPPRK, gjë që Gjykata e Apelit e ka shpal-lur si zbrazëti ligjore. Sipas gjykatës së shkallës së dytë, ky koncept e mundëson sjelljen e vendimeve të drejta dhe të bazuara në ligj si dhe se ai siguron barazinë e palëve në procedurë.

Me rastin e kundërshtimeve të të akuzuarve se aktgjykimi i shkallës së parë është bazuar vetëm në deklaratën e një dëshmitari (dëshmitari A), e cila, pos kësaj, nuk është bindëse, Gjykata e Apelit e ka shprehur mendimin se palët gjatë shqyrtimit kryesor para gjykatës së shkallës së parë kanë pasur mundësinë që dëshmitarin kryesor të prokurorisë ta ballafaqojnë me pyetjet e tre, se kanë qenë të njohur me identitetin e tij si dhe atë se deklarata e këtij dëshmitari është mbështetur edhe me anë të deklaratave të disa dëshmitarëve të tjerë të caktuar të prokurorisë. Gjykata

Page 179: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

179

ka konstatuar se në bazë të analizës së shkresave të lëndës është bindur në be-sueshmërinë e deklaratave të këtij dëshmitari dhe se në këto deklarata mund të bazohet vendimi gjyqësor.

Gjykata e Apelit në aktgjykim e ka bërë analizën e ligjit penal, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, me të cilën të akuzuarit ngarkohen si dhe të ligjit i cili ka hyrë në fuqi pas kryerjes së veprës penale me qëllim që të përgjigjet në obligimin e zbatimit të ligjit më adekuat dhe më të favorshëm. Të akuzuarve iu është vënë në barrë kryerja e veprës penale sipas nenit 142 të LP të RSFJ-së, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës, me të cilën të akuzuarit ngarkohen. Për veprat, të cilat iu vihen në barrë të akuzuarve, me këtë ligj ka qenë tejkaluar dënimi minimal i dënimit me burgosje prej pesë (5) vitesh ose dënimi me vdekje (zbatimi i të cilit ka qenë i kufizuar) si dënimi më i rëndë. Dënimi me burgosje prej 20 vitesh ka mundur të shqiptohet si një zëvendësim për dënimin me vdekje. Minimumi dhe maksimumi i përgjithshëm ndëshkues i paraparë me këtë ligj ka qenë në vëllimin prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vite. Sipas gjetjeve të gjykatës së apelit, LP i RSFJ-së nuk jep një përshkrim të hollësishëm të popullatës civile, që është objekt i mbrojtjes me këtë ligj, përkatësisht me te është përfshirë mbrojtja e të gjithë civilëve. Ligjet penale, të cilët kanë hyrë në fuqi pas konfliktit të armatosur në Kosovë, janë më të detajizuara në këtë pikëpamje, posaçërisht LPRK. Sipas nenit 152 të këtij ligji, për veprat, të cilat iu vihen në barrë të akuzuarve, është paraparë dënimi me burgos-je në vëllimin prej pesë (5) vitesh ose burgosje të përjetshme. Sipas kësaj analize, LP i RSFJ-së është më i favorshëm për kryerësit.

Gjykata, po ashtu, me aktgjykimin e saj e ka bërë analizën e veprës penale në vazhdimësi në lidhje me të akuzuarit Selimi, Jahir dhe Zeqir Demaku dhe Thaçi. Duke u thirrur në nenin 81 të LPRK, gjykata ka konstatuar se vepra penale, e cila me pikat I dhe II të aktgjykimit të kontestuar këtyre katër të akuzuarve iu vihet në barrë, është kryer ndaj të njëjtës viktimë, të njëjtit objekt, në të njëjtën situatë dhe në të njëjtat marrëdhënie, në të njëjtën periudhë, në të njëjtin vend të kryerjes si dhe me të njëjtin qëllim të kryerësve. Këto, sipas gjykatës, kanë qenë arsye të mjaftueshme që në këtë rast kjo të vlerësohet vepër në vazhdimësi e një vepre pe-nale të mëhershme, për të cilën tashmë gjykata është shprehur, dhe e ka vërtetuar përgjegjësinë si dhe i ka shqiptuar sanksionet.

Me zbatimin e neneve 43 të LP të RSFJ-së dhe 67 të LPRK dhe duke u thirrur në parimin e zbatimit të ligjit më të butë për kryerësin, gjykata e ka arsyetuar zbutjen e dënimeve me burgosje të shqiptuara nën minimumin ligjor. Në anën tjetër, gjykata, në arsyetimin e vendimit të saj mbi dënimin, nuk ka gjetur rrethana posaçërisht lehtësuese për të akuzuarit, por, për këtë arsye, si rrethanë posaçër-isht vështirësuese e ka gjetur trajtimin çnjerëzor të të akuzuarve ndaj dëshmitarit kryesor, derisa ky është gjendur në paraburgim. Kjo posaçërisht ka të bëjë me të

Page 180: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

180

akuzuarin Thaçi, i cili, sipas vlerësimit të gjykatës, posaçërisht është „shquar“në trajtimin çnjerëzor të viktimave. Gjykata, me sjelljen e të akuzuarit Selimi, si rre-thanë posaçërisht rënduese e ka cekur përgjegjësinë e tij komanduese, sepse ai është dashur të shërbejë si shembull i sjelljes për pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, pasi që e ka pasur rangun më të lartë krahasuar me të akuzuarit e tjerë. Përkundrazi, me sjelljen e tij ndaj personave të paraburgosur ai ka shërbyer si „shembull“ për pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, të cilëve, madje, iu ka urdhëruar që t’i rrahin viktimat.

Page 181: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · 2018-07-26 · KPPK/KPK - Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ... Gjatë 61 seancave të trupave gjyqësore

Botuesi | Izdavač | PublisherFondi për të Drejtën Humanitare Kosovë

Fond za humanitarno pravo KosovoHumanitarian Law Center Kosovo

Për botuesin | Za izdavača | For the PublisherBekim Blakaj

Përgatiti | Pripremila | PreparedAnka Kurteshi-Hajdari

Shtypshkronja | Štamparija | Printing houseGrafika Rezniqi

Tirazhi | Tiraž | Print run500

Prishtinë, Mars 2017Priština, Mart 2017

Pristina, March 2017

Copyright © 2017Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë