24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Ilir Meta i përgjigjet Ruçit, paralajmëron bllokim të KED deri në dhjetor, presidenti skenar për të mbajtur pezull paktin e detit Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen porositë e Ramës në Asamblenë e PS, ndryshimet në qeveri janë çështje ditësh, gjysma e kryebashkiakëve nuk do rikandidohen & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Vetëvetingu, deliri i fundit si gomë shpëtimi Nga Besi BEKTESHI Nga Roland SHUPERKA Femrat dhe duhani Nga Bardhyl BEJKO Opozita me risi, shëtitje nëpër qytete Ç m i m i 2 0 l e k ë Situata në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë duket se vijon te jetë e koklavitur. Teksa u hap rruga për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas shpalljes së garës nga ana e Gjykatës së Lartë, për kandidatë nga Gjykatat e Apelit të Rretheve ku aplikuan dy subjekte... Kryeministri Edi Rama e ka ftuar Bashën në një takim për të diskutuar mbi futjen e politikës në veting. Dje kryeministri doli hapur në mbështetje të idesë së opozitës, ndërsa parashtroi dhe idetë e tij sesi duhet të bëhet ky veting... Organet e reja të drejtësisë, KLP ngelet e bllokuar, rihapja e garës në dorë të Arta Markut, vështirësohet puna për prokurorinë speciale Edi Rama paralajmëron Metën dhe Berishën, kërkon që vetingu të shtrihet deri te presidenti dhe fëmijët e ish-kryeministrit, gati takimi me Lulzim Bashën Faqe 2 Faqe 6 Problemet me librin apo dhe mjerimi që kanë bibliotekat, është një situatë shqetësuese për autorët. Në reagimet e tyre shkrimtarë dhe botues pohojnë mungesën e vëmendjes nga institucionet, duke pohuar se dhe statistikat për leximin janë për të vënë duart në kokë... Prokurorët e Krimeve të Rënda duket se do të jenë emrat e radhës që do të kalojnë në sitën e vetingut. Lista me 57 gjyqtarët dhe prokurorët që iu nënshtruan me përparësi vetingut është në prag të përfundimit dhe për këtë arsye... XHEVAIR LLESHI: Për turp ta kenë të gjithë ata, që vetëdijshëm po e vdesin librin shqip... Rrjeta e vetingut zbret te Krimet e Rënda, hidhet shorti për dosjet e prokurorëve, në sitë emrat që shqyrtuan dosjet e bujshme Faqe 18 Faqe 7 Faqe 8 Bie kauza e Bashës dhe Kryemadhit, kërkojnë veting në politikë vetëm për lidhjet me krimin, kundërshtojnë verifikimin e pasurisë, ja drafti i plotë Faqe 4-5 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është një ndër emrat më të pasur sa i takon rangut të kryebashkiakëve, por edhe politikanëve. Sipas disa të dhënave të siguruara nga Open Data, pasuria eVeliajt... Faqe 3 Si u bë milioner Erion Veliaj? Zotëron 11 llogari bankare me vlerë 150 mijë euro, ja si ka ndryshuar ndër vite pasuria e kryebashkiakut Raporti i CIA, ja si Mehmet Shehu nisi tentativat për të marrë pushtetin pas vizitës së Hoxhës në Moskë, i ndryshoi zyrën dhe nuk e takoi Faqe 12,13 Faqe 9 Mblidhet Asambleja e PS, ndryshojnë sekretarët, anëtarët e Kryesisë dhe përjashtohet deputeti Gjetani, ja si do skanohen krerët e degëve dhe kryebashkiakët Për amerikanët, marrëdhëniet mes Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës kanë qenë gjithmonë të tensionuara. Në një dokument të deklasifikuar së fundmi, tregohet se si u ashpërsuan marrëdhëniet mes tyre... Opozitës shqiptare i ka rënë maska sa i takon projektit për të futur politikën në veting. Kur nisi vetingu në drejtësi, të gjithë kërkuan veting dhe në politikë, pasi gjysma e Parlamenti është e mbushur me milionerë, pasuritë e të cilëve nuk dihet se si janë vënë. Kur Basha deklaroi nga Elbasani se do kërkojë veting në politikë, shumë politikanë u çuditën, pasi dihet që në PD e LSI ka shumë emra që rrezikohen. Por ashtu siç gazeta“SOT”e tha një ditë më parë, e gjitha ka qenë shashkë e opozitës për të larguar disa emra të caktuar nga Parlamenti. Gazeta ka siguruar draftin e depozituar...

Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Ilir Meta i përgjigjet Ruçit, paralajmëron bllokim të KED deri në dhjetor,presidenti skenar për të mbajtur pezull paktin e detitTirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018

Zbardhen porositë e Ramës në Asamblenë e PS, ndryshimet në

qeveri janë çështje ditësh, gjysma e kryebashkiakëve nuk do rikandidohen

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Vetëvetingu, deliri i fundit si gomë shpëtimi

Nga Besi BEKTESHI

Nga Roland SHUPERKA

Femrat dhe duhani

Nga Bardhyl BEJKO

Opozita me risi, shëtitje nëpër qytete

Çmimi 20 lekë

Situata në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë duket se vijon te jetë e koklavitur. Teksa u hap rruga për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas shpalljes së garës nga ana e Gjykatës së Lartë, për kandidatë nga Gjykatat e Apelit të Rretheve ku aplikuan dy subjekte...

Kryeministri Edi Rama e ka ftuar Bashën në një takim për të diskutuar mbi futjen e politikës në veting. Dje kryeministri doli hapur në mbështetje të idesë së opozitës, ndërsa parashtroi dhe idetë e tij sesi duhet të bëhet ky veting...

Organet e reja të drejtësisë, KLP ngelet e bllokuar,

rihapja e garës në dorë të Arta Markut, vështirësohet puna

për prokurorinë speciale

Edi Rama paralajmëron Metën dhe Berishën, kërkon që vetingu

të shtrihet deri te presidenti dhe fëmijët e ish-kryeministrit, gati takimi me Lulzim Bashën

Faqe 2

Faqe 6

Problemet me librin apo dhe mjerimi që kanë bibliotekat, është një situatë shqetësuese për autorët. Në reagimet e tyre shkrimtarë dhe botues pohojnë mungesën e vëmendjes nga institucionet, duke pohuar se dhe statistikat për leximin janë për të vënë duart në kokë...

Prokurorët e Krimeve të Rënda duket se do të jenë emrat e radhës që do të kalojnë në sitën e vetingut. Lista me 57 gjyqtarët dhe prokurorët që iu nënshtruan me përparësi vetingut është në prag të përfundimit dhe për këtë arsye...

XHEVAIR LLESHI:Për turp ta kenë të gjithë ata, që vetëdijshëm po e vdesin librin shqip...

Rrjeta e vetingut zbret te Krimet e Rënda,

hidhet shorti për dosjet e prokurorëve, në sitë emrat që shqyrtuan dosjet e bujshme

Faqe 18

Faqe 7

Fa

qe

8

Bie kauza e Bashës dhe Kryemadhit, kërkojnë veting në politikë vetëm për lidhjet me krimin,

kundërshtojnë verifikimin e pasurisë, ja drafti i plotë

Faqe 4-5

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është një ndër emrat më të pasur sa i takon rangut të kryebashkiakëve, por edhe politikanëve. Sipas disa të dhënave të siguruara nga Open Data, pasuria e Veliajt...

Faqe 3

Si u bë milioner Erion Veliaj? Zotëron 11 llogari bankare me vlerë 150 mijë

euro, ja si ka ndryshuar ndër vite pasuria e kryebashkiakut

Raporti i CIA, ja si Mehmet Shehu nisi tentativat për të marrë pushtetin pas vizitës së Hoxhës në Moskë, i ndryshoi zyrën dhe nuk e takoi

Faqe 12,13 Faqe 9

Mblidhet Asambleja e PS, ndryshojnë sekretarët, anëtarët e Kryesisë dhe përjashtohet deputeti Gjetani, ja si do skanohen krerët e degëve dhe kryebashkiakët

Për amerikanët, marrëdhëniet mes Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës kanë qenë gjithmonë të tensionuara. Në një dokument të deklasifikuar së fundmi, tregohet se si u ashpërsuan marrëdhëniet mes tyre...

Opozitës shqiptare i ka rënë maska sa i takon projektit për të futur politikën në veting. Kur nisi vetingu në drejtësi, të gjithë kërkuan veting dhe në politikë, pasi gjysma e Parlamenti është e mbushur

me milionerë, pasuritë e të cilëve nuk dihet se si janë vënë. Kur Basha deklaroi nga Elbasani se do kërkojë veting në politikë, shumë politikanë u çuditën, pasi dihet që në PD e LSI ka shumë emra

që rrezikohen. Por ashtu siç gazeta “SOT” e tha një ditë më parë, e gjitha ka qenë shashkë e opozitës për të larguar disa emra të caktuar nga Parlamenti. Gazeta ka siguruar draftin e depozituar...

Page 2: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

2 GAZETA SOTE Shtunë 8 Shtator 2018

.................

p o l t i k e www.sot.com.al

Lulzim Basha: Rama të votojë draftin për vetingun në politikë, të pastrojmë Parlamentin nga krimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar dje draftin për vetingun në politikë. Pas idesë së hedhur të shtunën nga Elbasani, kreu demokrat ka dalë dje në një bashkëbisedim me gazetarët, ku ka sqaruar projektin e opozitës. I pyetur se nëse do të bashkëpunojë me Ramën, pasi ky i fundit e pranoi propozimin për Vetingun e politikanëve, Basha tha se ligji është i negociuar më herët, pasi është fiks si ai për gjyqtarët dhe proku-rorët. “Ky ligj është negociuar njëherë. Gjuha e ligjit është njësoj si për gjyqtarët, edhe për prokurorët dhe negociatat bëhen për një tekst të dakordësuar. Kjo, ose vonohet, ose refuzohet.

Opozita ka marrë një vendim në Elbasan për ta votuar. Ramën pyeteni nëse do ta votojë, apo do ta pengojë. Propozimi për vetingun e politikanëve është njësoj si për gjyqtarët dhe prokurorët e madje edhe për policët. Propozi-mi është depozituar. Ne do të shkojmë për ta votuar. Ramën pyeteni nëse do ta votojë pro apo kundër”, theksoi Basha. Kreu demokrat tha dje se është atentat ndaj demokracisë që sot kemi politikanë të lidhur me krimin. Basha e bëri të qartë se vetingu do jetë i përqendruar vetëm te pastërtia e figurës dhe jo te komponentë të tjerë. “Ligji që sapo kemi dorëzuar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë. Ministri i Policisë të

mos ketë lidhje me krimin. Kryeministri mos ketë lidhje me krimin. Ngjarja tronditëse dje në Memaliaj tregoi se shteti ka rënë. Shqipëria qeveriset nga banditët dhe bosët e krimit të organizuar. Vetingu shërben për t’i dhënë fund bashkëqeverisjes së Ramës me krimin. Ligji është negociuar një herë”, theksoi Basha. Ai ju përgjigj dhe kryeministrit Edi Rama, i cili tha se vetingu në politikë do bëhet nga SPAK dhe Byroja e Hetimit. Sipas Bashës, propozimi i PD synon vetëm largim nga politika, jo ndjekje penale. “Drejtësia dënon dhe çon në burg politi-kanët e lidhur me krimin, politikanët e korrup-tuar që kanë zhvatur pasuritë publike. Ky është

roli i drejtësisë së reformuar. Dhe këtu është edhe problem i Edi Ramës me gjyqtarë dhe prokurorë që nuk mbrojnë politikanët e lidhur me krimin dhe politikanë të korruptuar. Ndërsa veting si pjesë e dekriminalizimit i largon ata nga institucionet. Janë dy procese paralele. Veting i politikanëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin ndërpret mandatet e deputetëve të lidhur me krimin, e kryebashkiakëve të lidhur me krimin, e drejtuesve të lartë të qeverisë, të shtetit, të kryebashkiakëve të lidhur me krimin dhe natyrisht që drejtësia ka për detyrë t’í për-ballë me ligjin dhe në bazë të ligjit t’i dënojë dhe t’i çojë aty ku e kanë vendin”, tha ai.

Edi Rama paralajmëron Metën dhe Berishën, kërkon që vetingu të shtrihet deri te presidenti dhe fëmijët e ish-kryeministrit, gati takimi me Bashën

Kryeministri jep dakordësinë për të filluar vetingu në politikë

Kliti TOPALLI

Kryeministri Edi Rama e ka ftuar Bashën në një takim për të diskutuar mbi futjen e politikës në veting. Dje kryem-

inistri doli hapur në mbështetje të idesë së opozitës, ndërsa parashtroi dhe idetë e tij sesi duhet të bëhet ky veting. Duke folur nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri deklaroi se vetingu duhet të përqendrohet te pasuria, ndryshe nga ajo që ka propozuar PD. Dje Basha nxori draftin e hartuar nga juristët e PD dhe propozimi i tyre është që vetingu të zhvillohet vetëm sa i takon pastërtisë së figurës, në mënyrë që të ikin ata pushte-tarë që kanë kontakte me kontigjentë të botës së krimit. Por për kryeministrin, në veting duhet të futen të gjithë politikanët dhe të japin llogari për të gjitha pronat dhe pasuritë që kanë. Rama dërgoi dje një mesazh të qartë edhe për presiden-tin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. “Unë, Presidenti i Republikës, kryetari i opozitës, kunati i kryetarit të opozitës, gruaja e kryetarit të opozitës, rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu. A jemi të gjithë vërtet njësoj, apo ka ca që janë ndryshe e ca që janë ndryshe? Patjetër kryemi-nistrat e mëparshëm, fëmijët e tyre. Ku udhëtojnë, çfarë shpenzojnë, sa rrinë jashtë shtetin e sa vijnë në Shqipëri, cilët bamirës jua japin këto...Jam gati. Shyqyr që u kandis Luli ta bëjë këtë punë. Unë jam gati”, tha ai.

Rama dakord me BashënShefi i qeverisë deklaroi se vetingu

parësor në politikë do bëhet nga drejtësia e re. Por sipas tij, derisa të ngrihen këto organe, është i gatshëm që të miratohet një ligj, i cili do bëjë transparencë mbi të gjitha zullumet e pushtetarëve. “Unë them që çdo instrument që bën transparencë për mua të parin, për gruan time dhe për tokat e gruas sime, për pallatin e gruas sime, për tenderët e baxhanakut tim, për kunatin tim dhe tenderët e tij, për fëmijët e mi, është një instrument që mund të na vlejë. Jam i bindur se ka njerëz këtu që mendojnë se baxhanaku im ka marrë 15 mln euro tender, çfarë duhet të bëj unë, të lërë punën dhe të merrem e t’i jap përgjigje çdo lloj palaçollëku të PD, apo çdo çizme të LSI. Si bëhet? Kush nga ju

Erjon Braçe: Basha kërkon të shpëtojë veten

Deputeti socialist, Erjon Braçe ka rrëzuar dje nismën e PD për veting në politikë. Sipas tij, kjo është lëvizje e Bashës për të shpëtuar veten. “Është një akt i ulet, demonstron që ky palaço nuk ka pikën e respektit për ju. Kthe-jani pas këtë akt të ndyrë ndaj jush. Së dyti, nisma “Basha” për “vetingun” e politikanëve, nuk thotë se cili do të jetë institucioni që do e kryejë këtë veting. Është e provuar tërësisht ajo që shkruajua dje, ky palaço, i hetuar por i pagjykuar për një akuzë kus-htetuese, i pa hetuar fare për vrasjen e 4 shqiptarëve të pafajshëm në mes të bulevardit, kërkon të tejkalojë in-stitucionet e Drejtësisë së Re. Shqip e troç, kërkon të amnistoje veten përfun-dimisht nga krimet ku është përfshirë. Shihni Rumaninë dhe kuptoni se nga cila drejtësi ky kërkon të shpëtoje. Shihni Rumaninë dhe mësoni lehtë-sisht se kush po e bën veting-un ndaj politikanëve atje”, tha ai dje.

Bylykbashi: PS të mos i trembet ligjitOpozita kërkon nga kryeministri

Rama që të votojë ligjin për vetingun për politikanët, të cilin PD e depozitoi sot në Kuvend. I ftuar në një studio tel-evizive, deputeti i PD Oerd Bylykbashi tha se në këtë proces janë të përfshira të gjitha institucionet kushtetuese, përfshi dhe presidentin. “Të gjithë institucionet kushtetuese janë të përfshira në këtë propozim që bëjmë ne. Shkëputja e krimit nga politika, pra të heqim krimin nga politika dhe institucionet është objektivi primar. PD dhe opozita kanë shprehur haptas një objektiv dhe vullnet, të shkëpusë lidhjet e politikës dhe institucioneve me krimin. Edi Rama duhet të fillojë të mos përdridhet, duhet ta ndërpresë përdredhjen. Duhet të thotë "po" ne e votojmë dhe nuk bëjmë zë, sepse atë që votuar para dy vitesh atë do të votojë përsëri”, tha ai. Bylykbashi tha se nuk është kontaktuar nga asnjë eksponent i PS, ndërsa mbajti të njëjtin qëndrim me Bashën kur tha se nuk kanë çfarë të negociojnë në lidhje me këtë çështje.

e vë dorën në zjarr që gruaja ime nuk ka ndërtuar pallatin në tokën e tjetër kujt, apo që sarajet e mija nuk janë arsyeja se përse kam aq miqësi me sulltanin? Apo që baxhanaku im s’ka përfituar tender 15 mln euro? Askush, veç Taulantit, por është shumë pak. Një njeri që i bën këto është i mirëseardhur”, tha ai.

Nisin negociatat e takimitKryeministri Edi Rama bëri të ditur

dje se ka ngritur një grup negociator, i cili do të bisedojë me opozitën me qëllim ar-ritjen e dakordësisë për vetingun në poli-tikë. Ai u shpreh se është i gatshëm për një takim të dytë me demokratin Basha. “Unë kam autorizuar Taulantin (Ballën),

“Unë besoj që ne dhe këtu ka qenë problemi kryesor me Lulin dhe me opozitën, vetingu i gjykatësve dhe i prokurorëve, sepse në Shqipëri, politikanët kanë dalë jashtë çdo kontrolli për arsye se nuk ka pasur drejtësi. Proceset janë mbyllur me raporte mjekësore për arsye se nuk ka pasur drejtësi. Kanë vrarë, kanë hedhur në erë, kanë grabitur, kanë bërë, nuk u ka hyrë gjemb në këmbë

se nuk ka pasur drejtësi. Dhe nuk e kam për të ndarë një palë nga një tjetër. Vetingun, në një sistem funksional demokratik e bën populli me votë dhe drejtësia, një dre-jtësi e çliruar nga kthetrat e politikanëve është autoriteti që bën vetingun. Strukturat që kemi ngritur në letër deri tani, por që do fillojnë të jetësohen, SPAK-u e me radhë, ato bëjnë vetingun e politikanëve”, tha ai.

Rama mesazh Bashës: Janë mbyllur dosje me raporte mjekësore

të komunikojë me Spahon, Agaçin me Bylykbashin dhe Çuçin. Por foleja e Drejtësisë që është prekur nga Vetingu do vijojë të pastrohet, siç po ndodh. Jam gati të ulem sërish me Lulin (Bashën), ai do të thotë jo në fillim, se kështu e ka. Por unë do vijoi t’ja kërkoj takimin. Jam gati për këtë Veting dhe ta bëjmë këtë trans-parencë me libër shtëpie, siç i kanë bërë tërë jetën punët me libër shtëpie, ashtu e

bëjmë… Dhe nëse dikujt i mungon një fletë te ky libri i shtëpisë ta mbyllë gojën e të dalë nga politika njëherë e përgjithnjë”, tha Rama. Kryeministri ja bëri të qartë opozitës se ky propozim nuk duhet të jetë kusht për reformën në drejtësi. Sipas tij, vetingu në drejtësi nuk ka kthim pas. Ai e bëri të qartë se të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë që kanë abuzuar me detyrën do duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Vetingu i politikanëve, jam dakord. Një ndasi që kam pasur me Lulin dhe të tjerët e PD, është fakti te rëndësia e vetingut te gjyqtarët e prokurorët, pasi deri më tani s’ka pasur drejtësi dhe prandaj kriminelë e trafikantë çfarë nuk kanë bërë e nuk u ka hyrë gjemb në këmbë, por tashmë gjërat po ndryshojnë. Sa i takon politikës, Vetingu është një sis-tem funksional demokratik që realizohet nga vetë populli me votë dhe nga drejtësia më tej. E gjithë çështja është se mos të jetë e lidhur me reformën në drejtësi, kjo nuk preket. Ai vetingu që ka nisur te drejtësia nuk preket. Por për këtë tjetrën jam dakord plotësisht, jo me komisione bi-partizanë, se i kemi parë këto”, tha Rama dje.

Kryeministri: Nuk negociojmë për reformën në drejtësi

Unë, Presidenti i Republikës, kryetari i opozitës, kunati i kryetarit të opozitës, gruaja e kryetarit të opozitës, rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu. A jemi të gjithë vërtet njësoj, apo ka ca që janë ndryshe e ca që janë ndryshe...

Page 3: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

.................GAZETA SOT E Shtunë 8 Shtator 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Bie kauza e Bashës dhe Kryemadhit, kërkojnë veting në politikë vetëm për lidhjet me krimin,

kundërshtojnë verifikimin e pasurisë, ja drafti i plotë

PD-LSI propozojnë penalizim vetëm për ata që kanë të afërm të inkriminuar

Kliti TOPALLI

Opozitës shqiptare i ka rënë maska sa i takon projektit për të futur politikën në veting. Kur nisi vetingu në drejtësi,

të gjithë kërkuan veting dhe në poli-tikë, pasi gjysma e Parlamenti është e mbushur me milionerë, pasuritë e të cilëve nuk dihet se si janë vënë. Kur Ba-sha deklaroi nga Elbasani se do kërkojë veting në politikë, shumë politikanë u çuditën, pasi dihet që në PD e LSI ka shumë emra që rrezikohen. Por ashtu siç gazeta “SOT” e tha një ditë më parë, e gjitha ka qenë shashkë e opozitës për të larguar disa emra të caktuar nga Parlamenti. Gazeta ka siguruar draftin e depozituar nga PD në Parlament dhe bëhet fjalë për veting vetëm sa i takon pastërtisë së figurës, duke përjashtuar verifikimin me themel të pasurisë dhe të aftësive. Në draftin me 4 nene, PD-LSI kërkojnë që te neni në Kushtetutë që ndalon kandidimin e personave me rekorde kriminale, të përcaktohet që kjo gjë vlen dhe për emrat që kanë kontakte me persona të botës së krimit. Por teksa të gjithë prisnin që thelbi të ishte pasuria, opozita kërkon që pasuria dhe të afërmit e deputeteve, ministrave dhe të të zgjedhurve në krye të organeve kushtetuese, të mos verifikohen nga filli-mi deri në fund. Vetingu në drejtësi po e tregon qartë se të korruptuarit po i nxjerr zbuluar pasuria. Ata që nuk justifikojnë pasurinë janë shkarkuar. Por opozita nuk e pranon një gjë të tillë me draftin e depozituar në Kuvend. Me pak fjalë, PD-LSI kanë hartuar një projektligj vetëm për të larguar Fatmir Xhafajn, ndërsa ata që kanë bërë zullume me paratë e shqiptarëve do të qëndrojnë në detyrë. PD ka futur vetëm një pikë për pasurinë dhe në të thuhet: “Kur subjekti i përmendur në pikën 1, nuk justifikon ligjshmërinë e pasurisë sipas vendimit të organit përgjegjës kushtetues, zbatohet masa e ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funk-

sionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra”. Pra sipas PD, nuk do ketë deklarim të pasurisë siç ndodhi me vetingun në drejtësi, por do penalizohen ata që dalin me probleme nga organet përgjegjëse, që momentalisht është ILDKP. Deri më tani ky institucion nuk ka nxjerrë me probleme asnjë politikan të lartë, që do të thotë se nuk preket askush dhe askujt nuk do i verifikohet pasuria me një komision të posaçëm, siç ndodh me vetingun në drejtësi. Po ashtu në draft nuk përmenden të afërmit e politikanëve, pasi dihet që shumica i kanë kaluar pasuritë në emër të tyre.

JA DRAFTI I PROPOZUAR NGA PDNë ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998

"Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

NENI 1Fjalia e parë, e pikës 3 të nenit

45, ndryshohet si më poshtë vijon:“3. Përjashtohen nga e drejta për

t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar, sipas rregullave të përcak-tuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”

NENI 2Pas nenit 176 të Kushtetutës,

shtohet “Pjesa e Gjashtëmbëdh-jetë/1”, me këtë përmbajtje:

Neni 176/1- Qëllimi i kontrollit të figurës

1. Kontrolli i figurës, ngrihet me qëllim mbrojtjen dhe garantimin

e mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit, organeve të qeverisjes vendore, institucioneve kushtetuese apo të krijuara me ligj, nga ndikimi apo pjesëmarrja në politikëbërje dhe/ose vendimmarrje i funksion-arëve që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

2. Kontrolli i figurës do të kryhet mbi bazën e parimeve të procesit të rregullt, si dhe duke respektuar të drejtat themelore të individit.

Neni 176/2- Subjektet dhe rreg-ullat e kontrollit të figurës

1. Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i in-stitucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës.

2. Subjektet e parashikuara në pikën 1, dorëzojnë një deklaratë dhe i nënshtrohen një kontrolli të figurës, me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Kontrolli i figurës për lidhje me personat e përfshirë në krimin e organizuar bazohet në deklaratën për figurën dhe prova të tjera, përfshirë vendimet e gjykatave shqiptare ose të huaja. Deklarata mund të përdoret si provë vetëm në këtë proces dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal.

3. Nëse subjekti i përmendur në pikën 1 ka kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkim-it nga detyra, dhe subjekti ka detyr-imin të provojë të kundërtën.

4. Nëse subjekti i përmendur në pikën 1, nuk e dorëzon në kohë deklaratën për figurën, apo përpiqet të bëjë deklarime të pasaktë, ose të fshehë kontaktet me persona të përf-shirë në krimin e organizuar, zbato-het prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëru-ar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.

5. Kur subjekti i përmendur në pikën 1, nuk justifikon ligjshmërinë e pasurisë sipas vendimit të organit përgjegjës kushtetues, zbatohet masa e ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkim-it nga detyra.

6. Kushtet, rregullat dhe organet përgjegjëse për zbatimin e meka-nizimit të garantimit të integritetit të figurës së funksionarit publik,

përcaktohen me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”

NENI 3Pas nenit 179/b, shtohet neni

179/c me këtë përmbajtje:“Neni 179/c1. Mandati i funksionarëve të

zgjedhur ose të emëruar në organet kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj, që është fituar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbaron ose është i pavlefshëm kur konstatohet se i zgjedhuri ose i emëruari përfshihet në rrethin e subjekteve që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

2. Brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi, në përputh-je me procedurën e nenit 81, pika 2, të Kushtetutës, miraton ligjin që përcakton kushtet dhe rregullat për garantimin e integritetit të figurës së funksionarit publik.”.

Përcaktimet në draft Opozita, që në titull të draftit shpre-

het hapur se propozimi është veting

vetëm për pastërtinë e figurës. Aty thu-het se deputetët, ministrat, kryeministri, kryebashkiakët dhe krerët e organeve

PD ka kërkuar veting në politikë, por nuk parashikohet asnjë verifikim për pasurinë. Basha tha se drafti është iden-tik me vetingun në drejtësi. Por aty është e përcaktuar qartë që gjyqtarët e prokurorët plotësojnë një formular të posaçëm për pasurinë, një për pastërtinë e figurës dhe një për aftësitë profesionale. Por PD kërkon formular vetëm për pastërtinë e figurë, ndërkohë që sa i takon pasurisë, mos të ketë verifikim me metoda speciale. Ideja është që në verifikimet vjetore që

bën ILDKP, kur dikush del me pasuri të pajustifikuar larg-ohet. Deri më sot ILDKP nuk ka penalizuar asnjë politikan të lartë. Madje dhe organet vetingut në drejtësi, në shumë raste kanë rrëzuar verifikimet e ILDKP. Ky organ shumë emra i nxori të pastër, por KPK zbuloi dallavere me pasuritë. Pra synimi opozitës është që vëmendja të jetë te lidhjet me krimin, pasi për pasuritë të vijohet siç ndodh aktualisht, ku ILDKP kryen verifikime çdo vit.

JA KU ÇALON PROPOZIMI I PD

Deputet i i Kuvendit të ShqipërisëKryetari i bashkisë Çdo drejtues ose anëtar i in-stitucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga KuvendiKryeministri Ministrat

JA KUSH DO FUTEN NË VETING

kushtetuese do plotësojnë një formular për pastërtinë e figurës. “Subjektet e parashikuara në pikën 1, dorëzojnë një deklaratë dhe i nënshtrohen një kontrolli të figurës, me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Kon-trolli i figurës për lidhje me personat e përfshirë në krimin e organizuar bazo-het në deklaratën për figurën dhe prova të tjera, përfshirë vendimet e gjykatave shqiptare ose të huaja. Deklarata mund të përdoret si provë vetëm në këtë proces dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal. Nëse subjekti i përmendur në pikën 1 ka kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar zbatohet pre-zumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funk-sionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën”, thuhet në dokument. Po ashtu theksohet që nëse subjekti i përmendur në pikën 1, nuk e dorëzon në kohë deklaratën për figurën, apo përpiqet të bëjë deklarime të pasaktë, ose të fshehë kontaktet me persona të përfshirë në krimin e organ-izuar, zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën. Në ditë në vijim PD pritet që të depozitojë dhe ndryshimet në ligj, që do të sqarohen procedurat e verifikimit.

Gazeta ka siguruar draftin e depozituar nga PD në Parlament dhe bëhet fjalë për veting vetëm sa i takon pastërtisë së figurës, duke përjash-tuar verifikimin me themel të pasurisë dhe të aftësive. Në draftin me 4 nene, PD-LSI kërkojnë që te neni në Kushtetutë që ndalon kandidimin e personave me rekorde kriminale...

Page 4: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

4 GAZETA SOTE Shtunë 8 Shtator 2018

.................

p o l i t i k e www.sot.com.al

Taulant Balla: Në zgjedhjet 2019 PS aleancë vetëm me qytetarët, “Tepsia për skrap” nuk është përmbushur ende

Asambleja e Partisë Socialiste zhvilloi dje mbledhjen e radhës. Fjalën hapëse të Asam-blesë e mbajti Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili parashtroi pikat e rendit të ditës. Pas miratimit të rendit të ditës, Balla ishte folësi i parë në Asamble, ndërsa ndau me të pranishmit edhe një sërë njoftimesh të rëndësishme. Gjatë fjalë së tij, Balla zbuloi se në zgjedhjet lokale të vitit 2019, Partia So-cialiste do të ketë aleancë vetëm me qytetarët e zakonshëm të vendit, ndërsa theksoi se tanimë fushata për këto zgjedhje ka nisur. “Sot jemi 250 ditë larg zgjedhjeve vendore të 2019 dhe fillojmë sezonin politik me anë të kësaj

Asambleje Kombëtare. Duam të garojmë si kandidatë fitues në të gjitha prej 61 bashkive të vendit. Në zgjedhjet vendore 2019 ne do të kemi një aleat, qytetarët e zakonshëm të këtij vendi dhe përballë do të kemi një aleancë poli-tikanësh që Shqipërinë e duan për interesat e tyre”, deklaroi ai. Më tej, Balla ka bërë me dije se edhe Partia Socialiste do jetë pjesë e reformimit. Teksa u ndal tek anëtarësimet e reja, Balla ka kërkuar të shkohet në çdo fshat dhe çdo familje, me qëllimi shtimin e elek-toratit. “Qeverisja jonë përbëhet nga tre pjesë: Partia, grupi parlamentar dhe qeveria. Ky është një proces vetëm nëse të tre pjesët jetojnë në

harmoni dhe funksion të njëra-tjetrës. Partia mbetet baza më e rëndësishme e këtij procesi. Strukturat e PS në çdo cep të territorit janë ura lidhëse e grupit dhe qeverisë me njerëzit e zakonshëm. Në rendin e ditës kemi dhe një pikë shumë të rëndësishme që ka të bëjë me një fushatë të re, një aksion kombëtar për hapjen e PS dhe vëmendjen tek njerëzit. Nuk jemi aty ku duhet me anëtarësimet e reja në parti referuar dhe me çfarë kemi vendosur si objektiv në fillim të këtij viti, 6 janar 2018, në mbledhjen e parë të Asamblesë Kombëtare, qoftë në sasi por më keq akoma dhe në cilësi. Duhet domosdoshmërisht që të gjithë të an-

gazhohemi në afrimin e elementëve cilësorë. Njerëzit më të mirë në çdo komunitet duhet ti ftojmë dhe tu japim mundësinë të kontribuojnë për Shqipërinë që duam dhe PS”, u shpreh ai. Ndërkohë, Balla theksoi se objektiv për të përmbushur është “çuarja e tepsisë për skrap”, që sipas tij, nuk është arritur ende. “Synimi kryesor është që përmes tyre të kemi dhe një rrjet më të mirë patronazhimi në çdo cep të ter-ritorit. Duhet ti qëndrojmë besnik angazhimit tonë për ta çuar përfundimisht për skrap tep-sinë e pushtetit dhe të gjithë biem dakord se lufta kundër tepsisë ende vazhdon dhe nuk e kemi fituar atë ende”, nënvizoi ai.

Mblidhet Asambleja e PS, ndryshojnë sekretarët, anëtarët e Kryesisë dhe përjashtohet deputeti Gjetani, ja si do skanohen krerët e degëve dhe kryebashkiakët

Rama: Riformatim strukturës së PS, komunikimi me qytetarët, test për kryebashkiakët e ardhshëm

Rigels SELIMAN

Partia Socialiste ka mbledhur dje Asamblenë Kombëtare. Mbledhja e Asamblesë së PS nis në orën 10:00 në ambien-

tet e Hotelit “Mak-Tirana” në Tiranë, ndërsa zgjati rreth 3 orë. Ndërkohë që veç diskutimeve të anëtarëve të Asamblesë, në mbledhje u morën edhe një sërë vendimesh, ku ra në sy rifreskimi i sekretariateve dhe lëvizjet në Kryesinë e PS. Kështu deputeti socialist, Bashkim Fino do të jetë nënkryetari i Asamblenë Kombëtare të PS-së. Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj janë zgjedhur në Kryesinë e Partisë, ndërsa Arben Pëllumbi është zgjedhur sekretar organizativ. Ilir Beqja është zgjedhur sekretar për Koordinimin Digjital. Ndërsa ish-deputetit socialist Alfred Pezës, i është besuar posti i se-kretarit të Marrëdhënieve me Mediat. Sakaq, sekretare për Burimet Njerë-zore është zgjedhur zv/kryeministrja Senida Mesi, ndërsa nënsekretare e këtij sektori është zgjedhur zonja Romina Kuko. Po ashtu, sekretar për Diasporën është zgjedhur Laert Duraj. Ndërsa zv/ministrja e Jashtme, Artemis Dralo është zgjedhur nën/se-kretare në këtë sektor. Nga ana tjetër, sekretare për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat është zgjedhur deputetja Elisa Spiropali, ndërsa zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi nën/sekretar në këtë sektor. Ndërkohë sekretar për Çështjet Zgjed-hore është zgjedhur deputeti Bledi Çuçi, kurse Julian Hodaj dhe Eridian Salianji nën/sekretarë në këtë sektor. Ndërsa sekretare për Marrëdhëniet Ndërkom-bëtare është zgjedhur Teuta Vodo.

Përjashtohet deputeti GjetaniNjë tjetër vendim që u morr gjatë

mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, i cili u bë me dije nga vetë kryeministri Edi Rama ishte përjashti-mi i deputetit socialist, Gjetan Gjetani nga familja e PS. Nga Asambleja e PS-së, kryeministri Edi Rama pohoi live se deputeti duhet të përjashtohet nga grupi parlamentar, pasi sipas tij, ka shantazhuar përmes postit. Madje, shefi i qeverisë shkoi më tej kur theksoi se Partia Socialiste nuk duhet të mbajë në gjirin e saj njerëz me sjellje të tillë, vetëm për numra. “Një deputet që nuk ka bërë

PS nis zyrtarisht fushatën për zgjedhjet

vendore të 2019Në mbledhjen e djeshme të Asam-

blesë së Partisë Socialiste është vendo-sur që PS të nisë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore të 2019. Lajmi u bë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka theksuar dje gjatë Asamblesë se zgjedhjet vendore kanë nisur sot, jo për të fituar zgjedhjet por zemrat e njerëzve. “Ne duhet të fillojmë zgjedh-jet vendore, sot, sot, sot, menjëherë. Mos presim fushatën, jo për të fituar zgjedhjet. Nuk është problemi jonë të fitojmë zgjedhjet, ndeshjen pa kundër-shtarë e fiton kushdo. Problemi jonë është të fitojmë zemrat e njerëzve, të kurojmë plagët e tyre të zhgënjimit, ku ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë, fajin tonë, prandaj ne duhet të fillojmë fushatën sot. Listat s’mund ti bëjmë natën e fundit, sipas qejfit e t’ia faturo-jmë PS e mos mbajmë pastaj asnjë përgjegjësi. Këshilltarët bashkiakë të PS duhet t’u japim mundësinë të jenë në listë por duhet t’u japim edhe shumë të tjerëve”, deklaroi ai.

Reagon Gjetani: Vendim i padrejtë,

socialist nuk më bëri RamaDeputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani

reagoi dje pas vendimit të Edi Ramës për ta përjashtuar nga Partia Socialiste, pasi akuzoi policinë për paaftësi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjetani deklar-oi se vendimi për largimin e tij nga Partia Socialiste është i padrejtë. Madje, ai vuri në dukje faktin se socialist nuk e ka bërë Rama dhe si i tillë as nuk mund ta largojë. “Socialist kam qenë në ditë të vështira të PS-së, me familjen e njerëz të afërt të mi dhe jo sot në pushtet kur nda-hen tendera e privilegje. Sot Edi Rama nuk ofroi asnjë zgjidhje për Kurbinin. Duke më sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende të reja pune në Kurbin. Përkundrazi, shtoi vetëm një dozë tjetër të arrogancës së tij, arrogancë që e kanë edhe të besuarit e tij në Kurbin. Unë pavarësisht se si shkojnë interesat e ditës së Ramës dhe miqve të tij, do vazhdoj të jem pranë qytetarëve”, tha ai.

punë tjetër veçse ka shantazhuar dhe kërkon ekskluzivitet të vërë shefa policie në Kurbin, bën deklaratë pocaqi kundër policisë në Kurbin ai nuk mund të jetë deputet i Partisë Socialiste. Në djall vaftë pushteti ynë nëse duhet të durojmë të tilla sjellje vetëm për numra”, deklaroi kreu i qeverisë.

Reformimi i degëve të PSGjatë Asamblesë së Partisë So-

cialiste, kryeministri Edi Rama njoftoi riformatimin e strukturave të PS. Rama iu bëri thirrje deputetëve, ministrave, krerëve të degëve deri tek anëtari më i thjeshtë i PS që të angazhohen për ngritjen e partisë. Madje, ai iu kërkoi që të jenë në kontakte me popullin, pasi

1.Sekretare për Burimet Njerëzore, Senida Mesi2.Romina Kuko, nën/sekretare3.Sekretar për Organizimin, Arben Pëllumbi 4.Shpati Kolgega, nën/sekretar5.Sekretare për Koordinimin Elek-toral, Blerina Gjylameti6.Elion Semanaj dhe Ermira Rusi, nën/sekretar7.Sekretar Digjital, Ilir Beqja8.Sekretar për Diasporën, Laert Duraj 9.Artemis Dralo, nën/sekretare10.Sekretare për Bashkëqeverisjen

dhe Aleancat, Elisa Spiropali11.Petro Koçi, nën/sekretar12.Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Teuta Vodo13.Sekretar për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat, Alfred Peza14.Sekretar për Çështjet Zgjedhore, Bledi Çuçi15.Julian Hodaj, nën/sekretar16.Eridian Salianji, nën/sekretar17.Nënkryetar i Asamblesë Kom-bëtare, Bashkim Fino18.Anëtarët të Kryesisë së Partisë, Ulsi Manja dhe Ermonela Valikaj (Felaj)

NDRYSHIMET NË SEKRETARIATE DHE KRYESI18

sipas tij, kanë kohë që kanë shkëputur raportet me qytetarët. “Është koha për ta riformuar të gjithë strukturën e PS. Është koha të shtojmë burime të reja njerëzore, organizatat të marrin formën dhe përmbajtjen e kohës që jetojmë. E vërteta është se PS në territor është larg së qëni Partia Socialiste, është larg së qëni partia që kryen komunikim me ata që na kanë besuar, madje mund të thuhet se disa drejtues tanë në rrethe e kanë braktisur punën në terren dhe janë bërë ndërmjetësuar e për të futur njerëz

në punë. Duhet nisur një punë në harmo-ni të plotë me deputetet të cilëve iu bëj një thirrje shumë të fortë: “Jeni atje për të gjithë”!”, tha ai. Më tej, kryeministri Rama zbuloi se veç reformimit të PS, në skaner duhet të hyjnë edhe krye-bashkiakët socialistë, pasi sipas tij, nuk kanë përmbushur detyrat e kërkuara si duhet. “Tani nis fushata e llogaridhënies së kryetarëve të bashkive dhe partia duhet të jetë aty për të kuptuar nëse e ka më për betejë kryetarin e bashkisë apo duhet të gjejë një tjetër”, deklaroi ai.

1.Të plotësohen kërkesash e përcaktuara në Kushtetutë, në kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe në kërkesat e Statutit të PS (Nenet 52-52)

2.Të kenë kontribut e an-gazhim politik dhe të kenë njohuri për programin e politikat e PS në nivel kombëtar dhe vendor

3.Të kenë arsim të lartë, të zotërojnë aftësi të spikatura pro-fesionale, dhe menaxhuese

4.Të gëzojnë reputacion dhe të kenë mbështetje të gjerë në komunitet, të jenë aktiv dhe të an-gazhuar për të njohur, ndjekur e zgjidhur problemet e komunitetit

5.Të kenë njohuri mbi or-ganizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, aftësi drejtuese, organizuese, e të punës në ekip, të zotërojnë eksperiencë për menax-himin e burimeve njerëzore e materiale

6.Të kenë integritet moral dhe kurajo civile për të luftuar korrup-sionin, abuzimet me pushtetin dhe shkeljet me ligjin

kriteret për anëtarët e këshillave

bashkiakë

6

Page 5: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

.................GAZETA SOT E Shtunë 8 Shtator 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Edi Rama: PS nuk u rrit me punësime të pamerituara si disa parti parazite, të pastrojmë administratën nga grabitqarët

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar ditën e djeshme dy partitë më të mëdha të opozitës. Duke folur në mbledhjen e Asamblesë Kom-bëtare, shefi i qeverisë deklaroi hapur se Partia Socialiste nuk është as LSI dhe as PD, që të rritet me punësime të pamerituara, pasi përmes tyre PS vetëm mund të rrëzohet. Në këtë kontekst, i pari i qeverisë u kujtoi gjithë të pranishmëve në sallë, se kush ka në kokë këtë, është tradhtar i misionit të PS-së. “Lidhja e atyre që themi kur shkojmë para njerëzve, me ato që bëjmë, duhet të jetë e pakontestueshme në çdo hap. Ne jemi

e vetmja forcë politike që mund t’i japë këtij vendi atë që meriton. Por sot, kur jemi në fushën e betejës pa opozitë dhe kur kërcënohemi nga boshllëku dhe ideja që kemi në xhep fitoren dhe pushtetin, duhet të kuptojmë se pushtetin nuk e kemi marrë si kupë, por si përgjegjësi. Politika për ne nuk është ndeshje futbolli, por është mi-sion. Partia Socialiste nuk u rrit me punësime të pamerituara. Përmes tyre, PS vetëm mund të rrëzohet. Partia Socialiste nuk u bë forca e vetme e shpresës dhe besimit, duke shpërdoruar pushtetin dhe ndarë tepsinë nëpër kushërinj,

miq e shokë. Kush ka në kokë tepsinë është tradhtar i misionit të Partisë Socialiste. Kush ka në kokë tepsinë nuk ka kuptuar akoma që Partia Socialiste nuk është as Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk është as Partia Demokratike, nuk është asnjë nga ato bishtat e tjerë që ne i kemi të gjithë bashkë, kulaç, përballë”, deklaroi ai. Mirëpo, nuk ndalet me kaq, pasi kryeministri Edi Rama ka vijuar më tej me deklarata të forta në fjalimin e mbajtur në Asamblenë Kombëtare të PS. Ai u ndal mes të tjerash edhe te zotimi i mazhorancës, teksa deklaroi se është i vendosur

për t’i dhënë fund “tepsisë” në administratë. “Nuk e meriton shumica e shqiptarëve. Nuk e meriton Partia Socialiste. Nuk e meriton pjesa dërrmuese e atyre që janë këtu të pranishëm, që të marrin kosto për hajdutë, për parazitë, për grabitqarë, për ordinerë, që janë akoma nëpër zyrat e shtetit, qofshin të trashëguar nga partitë e tepsisë, qof-shin të futur rishtazi nga ata që këtu mes nesh kanë në kokë vetëm tepsinë. Ne duhet të rrimë drejtë, duhet të shohim drejtë e duhet të ecim drejtë. Jemi të vendosur për ta çuar tepsinë për skrap”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Zbardhen porositë e Ramës në Asamblenë e PS, ndryshimet në qeveri janë çështje ditësh, gjysma e kryebashkiakëve nuk do rikandidohen

Rama: Kryebashkiakët të papërgjegjshëm, shushunjat e partive të tjera thithin gjak për llogari të shefave

Rigels SELIMAN

Asambleja Kombëtare e Par-tisë Socialiste zhvilloi dje mbledhjen e radhës, ndërsa takimi i ardhshëm pritet që të

mbahet në 6 janar të 2018. Siç edhe ishte paralajmëruar në këtë asamble u miratua rendi i ditës, ndërkohë që u morën edhe një sërë vendimesh, teksa fokusi kryesor ishin zgjedhjet e ardhshme lokale. Në Asamble ishin të shumtë diskutantët që folën, si kryeministri Edi Rama, kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, Al-fred Peza dhe deputetja Elisa Spiropali. Por shefi i qeverisë nuk u mjaftua me kaq, pasi në përfundim të mbledhjes së përgjithshme, zhvilloi një mbledhje me dyer të mbyllura me ministrat, krerët e degëve dhe kryetarët e bashkive. Gazeta ka zbardhur disa detaje nga diskutimet me dyer të mbyllura të kësaj mbledhje, siç janë ndryshimet e paralajmëruara në qeveri, performanca e kryebashkiakëve socialistë dhe situatës në parti. Sipas informacioneve, mësohet se Rama ka paralajmëruar se në ditët në vijim mund të ketë ndryshime në qeveri. Madje, gaze-ta mësoi se shefi i qeverisë është shprehur qartë, kur iu ka kujtuar të pranishmëve se ata janë informuar për arsyet se përse këto ndryshime janë shtyrë. E para ka të bëjë me situatën politike, për të cilën në rast se do kishte ndryshime qeverie, opozita do ta interpretonte vendimin e Ramës si dështim. Ndërsa e dyta, ka të bëjë me backrgroundin e kryeministrit. Duke qenë se Rama është njeri i sur-prizave dhe nuk i pëlqejnë imponimet, vendosi që këto ndryshime t’i bëjë pas Asamblesë. Megjithatë, gazeta mësoi se Rama u ka dhënë ministrave edhe një sërë detyrash për t’i përmbushur në kuadër të integrimit. Dhe në rast se ata dështojnë, do tu duhet të lënë vendin e punës. Po ashtu, gazeta mësoi se Rama ka qenë i prerë me vartësit e tij duke iu kërkuar që të shkarkojnë gjithë militantët e LSI nga administrata, pasi sipas tij, asnjëri prej tyre nuk përmbush kriteret. Në këtë kontekst, mësohet se Rama ka nënvizuar edhe faktin se ky proces bëhet në kuadër të kushteve të kërkuara nga BE sa i takon reformës së nisur në administratë. Rikandidimi i kryebashkiakëve

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër edhe me kryebashkiakët e PS. Gazeta mësoi se Rama ua ka thënë troç

dje të gjithëve drejtuesve vendorë social-istë, se shumica e tyre nuk janë në planet e tij sa i takon zgjedhjeve vendore të 2019. Mësohet se një nga arsyet se përse Rama ka vënë në pikëpyetje rikandidimin e tij, ka të bëjë me performancën e tyre të dobët, sidomos sa i takon ankesave të qytetarëve në portalin e “Bashkëqever-isjes që duam”. Në të njëjtën kohë, gazeta mësoi se Rama është shprehur i vendosur për të futur në skaner të gjithë anëtarësinë socialiste. Sipas informacion-eve, mësohet se Rama është shprehur se

nëse socialistët në çfarë do lloj pozite dhe posti që kanë, nuk përmbushin detyrat e kërkuara nga ai, do të shkarkohen dhe largohen. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do ndodhë më konkretisht.

Mesazhi i Ramës për parazitëtKryeministri Edi Rama në fjalimin

e mbajtur në Asamblenë Kombëtare të PS është ndalur tek pastrimi i admin-istratës nga parazitët dhe grabitqarët. Pavarësisht, se e kishte përsëritur disa herë, dje shefi i qeverisë zbuloi se nuk

është bërë aq sa duhet në këtë drejtim por dha një paralajmërim të fortë për militantët e partive të tjera. Sipas tij, shushunjat e shpërndara në adminis-tratë nga partitë e tjera, duke lënë këtu të nënkuptohet se militantët e LSI, thithin gjak për llogari të shefave të tyre. “Shushunjat, e shpërndara nëpër trupin e shtetit nga partitë e tjera, thithin gjak për llogari të shefave dhe të klaneve që drejtojnë ato parti. Partia Social-iste, duke kopjuar shushunjat, thjesht humbet gjakun e vet”, tha ai.

Spiropali: “Bashkëqeverisja” zgjidhi 16 mijë ankesaKoordinatorja Kombëtare për

“Bashkëqeverisjen me Qytetarët”, Elisa Spiropali deklaroi dje se plat-forma u ka dhënë zgjidhje 16 mijë ankesave të qytetarëve. Duke folur në Asamblenë e PS, Spiropali tha se programi ka sjellë rezultate shumë pozitive, duke afruar gjithnjë e më shumë qytetarët me qeverisjen. “Nga krijimi i saj deri më sot, platforma e Bashkëqeverisjes ka regjistruar 17 000 ankesa, teksa ka trajtuar dhe zgjidhur 16 000 të tilla. Kjo plat-formë numëron 72 zyra në të gjithë territorin, 11 vetëm në Tiranë dhe 61 të shpërndara në të gjitha bashkitë e vendit. Në këtë platformë janë të angazhuar 84 koordinatorë në total. Ndërsa janë numëruar 50 takime të zhvilluara gjatë tre muaj ve të fundit në të gjithë vendin, në thuajse të gjitha bashkitë. Regjistrimi i qyte-tarëve në zyrat e bashkëqeverisjes ka pësuar rritje të ndjeshme dhe sot numërohen 49 mijë përdorues online në platformë dhe gati 30 mijë të regjistruar përmes zyrave tona”, deklaroi ajo.

Çuçi: Garantim votimit të emigrantëve shqiptarëGarantimi i votimit të emigrantëve

është çështja kryesore që Partia Social-iste ka sjellë në tryezën e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Kjo u bë e ditur dje nga bashkëkryetari i Komi-sionit të Reformës Zgjedhore, Bledi Çuçi. Gjatë fjalës së tij para Asamblesë socialiste, Çuçi theksoi se për këtë nismë ka marrë edhe dakordësinë e opozitës. “Është cinike që ne merremi në Kodin zgjedhor me përshkrime të detajuara se si t’i garantojmë secilit qytetar aksesin në votime dhe kemi lënë në harresë të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut, të cilët duhet dhe ata të kenë zërin e tyre në mënyrën se si qeveriset Shqipëria. Ne si grup pune, vijoi ai, kemi rënë dakord edhe me opozitën. Këto janë rregulla që vendosen bashkërisht me opozitën. Duhet t’u mundësojmë emigrantëve që aty ku janë të kenë mundësi të votojnë. Partia Socialiste ka si synim të qartë të garantojë rregulla që zgjedhjet të jenë të drejta dhe të lira”, deklaroi Çuçi.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dje akuzave të opozitës për situatën e rendit dhe vrasjet e kohëve të fundit. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në periudhën kur ishte opozita në pushtet kishte më shumë vrasje. Ai tha se duhet të vendoset një vijë e kuqe për të gjithë rrugeçërit në çdo qytet. Rama sulmoi edhe gjykata dhe prokurorinë, teksa vuri në dukje se në disa raste kanë liruar kriminale. “Në periudhën maj-gusht në vitin 2010 ka pasur 45 vrasje. Këtë

vit për periudhën maj-gusht ka vetëm 13, duke përfshirë edhe masakrën e 8 të vrarëve nga një i çmendur. Në 2012 ishin 47. Tani këta që na flasin sikur këtu po ndodh hataja, janë këta që kanë drejtuar policinë e shtetit, ku kishte mbi 40 vrasje çdo verë. Duhet prokuroria, duhen edhe gjykatat të bëjnë pjesën e tyre. Po të llogarisim sa kanë hyrë e kanë dalë për shkak të gjykatave do të shikojmë që kemi një hendek shumë të madh”, deklaroi ai.

“KRIMINALITETI”, RAMA SULMON PROKURORINË E GJYKATAT

Kryeministri Edi Rama ka pranuar dje përgjegjësitë e tij përballë qytetarëve. Gjatë fjalë së tij në mbledhjen e Asam-blesë, Rama vuri në dukje se është humbur më shumë kohë me opozitën, sesa me qytetarët. “Kemi humbur shumë kohë, unë jam përgjegjësi kryesor, kemi humbur shumë energji duke u marrë më shumë me ata që kemi përballë se me ata që na mbajnë në krahë. Kjo duhet të ndryshojë urgjentisht.

Vëmendja jonë duhet të jetë e gjitha për ata që na mbajnë në krah. Të ndalosh, të kthehesh mbrapa e të rrish të mer-resh me ata që janë shumë larg që lëshojnë gjithçfarë lloj lehjesh është e padrejtë për njerëzit. Nuk kemi asnjë arsye më të zgjatemi e stërgjatemi për të lehtësuar veten nga balta e përditshme që e kemi kusurin tonë se njerëzit nuk na e kanë për borxh”, deklaroi ai.

KRYEMINISTRI: JA PËR ÇFARË DUHET TË MBAJ PËRGJEGJËSI

Shushunjat, e shpërndara nëpër trupin e shtetit nga partitë e tjera, thithin gjak për llogari të she-fave dhe të klaneve që drejtojnë ato par-ti. Partia Socialiste, duke kopjuar shush-unjat, thjesht humbet gjakun e vet. Në këtë proces, ne do të jemi shumë të vendosur e shumë të ndarë...

Page 6: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

6 GAZETA SOTE Shtunë 8 Shtator 2018

.................

p o l i t i k e www.sot.com.al

Prokuroi Trenova në dorë të Ina Ramës

Shkodër, qytetarët në protestë për krimin

KPA ka hedhur dje shortin për të përcaktuar trupën e cila do të marrë në shqyrtim ankesën për shkarkimin nga detyra në kuadër të vetingut të prokurorit pranë Prokurorisë së Apelit, Gentian Trenova. Trupi gjykues do të krye-sohet nga ish-kryeprokurorja Ina Rama, relatore do të jetë Natasha Mulaj, ndërsa anëtarë do të jenë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Luan Daci. “Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjis-truar çështja (JR) Nr. 12/2018, datë 04.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit z. Gen-

tian Trenova kundër vendimit nr. 25 datë 20.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Gentian Trenova. Sot, në datën 07.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për cak-timin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Ina Rama; Relator: Natasha Mulaj; Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Luan Daci”, njoftoi KPA.

“Kultura e Shkodrës është më e fortë se plumbat e drogës”. Ka qenë ky mesazhi kryesor i përcjellë pasditen e djeshme nga dhjetëra qytetarë të Shkod-rës, të cilët kanë marshuar në rrugët e qytetit. Në një protestë të pazakontë, por që ka marrë shkas nga ngjarjet e rënda që kanë goditur Shkodrën në muajt e fundit, ka bërë që në numër i madh qytetarësh të da-lin në rrugë. Bashkë me ta, në këtë marshim protestë kundër krimit që po terrorizon qytetin, u bashkuan edhe drejtuesit

lokalë të bashkisë. Ndryshe nga çdo protestë tjetër, të pran-ishëm ishin edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Arqipe-shkvi i Shkodrës, imzot Angelo Massafra dhe hoxha i xhamisë se Rusit, Fejzi Zaganjori dhe përfaqësuesi i kishës ortodok-se mbështesin protestën e shkodranëve kundër krimit pa ndëshkim. Massafras gjatë fjalës së mbajtur u bëri thirrje familjeve shqiptare që të edu-kojnë fëmijët e tyre nga e mira dhe t’i largojnë nga paratë e krimit dhe drogës.

KPA cakton datën për çështjen e gjyqtarit Hoxha

Komisioni i Posaçëm i Ape-limit ka vendosur datën 25 shtator si datën që do të bëhet rivlerësimi i ish-gjyqtarit pranë Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxhës. Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ndërsa trupa gjykuese do të përbëhet nga gjyqtarët: Albana Shtylla, relatore Ina Rama dhe Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz . “Ditën e martë, datë 25.09.2018, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë

këshillimi çështja nr. 7/2018 (JR) datë 09.07.2018 për ankimin që subjekit i rivlerësimit z. Fatmir Hoxha ka bërë kundër vendimit nr. 18, datë 10.05.2018 të Komi-sionit të Pavarur të Kualifikimit. Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Ko-legjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Albana Shtylla; Re-lator: Ina Rama; Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz”, njoftoi KPA.

Organet e reja të drejtësisë, KLP ngelet e bllokuar, rihapja e garës në dorë të Arta Markut, vështirësohet puna për prokurorinë speciale

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPërfaqësuesi i Prokurorisë së Apelit Tiranë mban pezull ngritjen e KLP

Endri ARIZI

Situata në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë duket se vijon te jetë e koklavitur. Teksa u hap rruga për ngritjen e Këshillit të

Lartë Gjyqësor, pas shpalljes së garës nga ana e Gjykatës së Lartë, për kandidatë nga Gjykatat e Apelit të Rretheve ku aplikuan dy subjekte, nuk po ndodh e njëjta gjë me KLP-në. Situata për ngritjen e KLP vijon të jetë problematike. Nga 8 kandidatë që kaluan procesin e vetingut për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, mungon kandidati nga Gjykata e Apelit të Tiranës. Kjo për faktin se ligji në nenet 7 dhe 105 ka përcaktuar procedurën se si duhet të përzgjidhen anëtarët. Sa i takon KLP thuhet se nga 6 emra, 3 duhet të jenë prokurorë të Shkallës së Parë, ku duhet të ketë përfaqësues nga prokuroritë e Tiranës dhe nga ato të rretheve. 1 kandidatë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe 2 kan-didatë duhet t’i përkasin Prokurorive të Apelit, ku 1 duhet të jetë nga prokuroritë e Tiranës dhe 1 nga rrethet. Prokurori Luan Kaloçi ishte i vetmi kandidat për

Në datën 3-6 Shtator 2018, në Kuvajt City u mbajt takimi vjetor i Komitetit për Ngritjen e Kapaciteteve të INTOSAI-t. Ky takim u realizua me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Iniciativës për Zhvillim të INTOSAI-t (IDI) dhe Sekretariatin e Donatorëve të këtij Komuniteti Global të Auditimit. Në ditën e saj të parë, konferenca u zhvillua nën moton “Të frymëzojmë dhe inkurajojmë njëri-tjetrin”. Fjalën përshëndetëse e mbajti Presidenti i SAI-t Kuvajtian dhe moderatorët të përfaqësuar nga Zv/Kryetari i SAI-t Suedez dhe Presidenti i SAI-t Afri-kano-Jugor. Pjesëmarrja e delegacionit shqiptar në këtë aktivitet, të përfaqësuar nga z. Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH-së dhe z. Rinald Muça, Drejtor i Departamentit të Auditimit të Performancës, u shtri në tri drejtime kryesore, të cilat u realizuan përgjatë ditës së dytë dhe të tretë të konferencës nën motot respektive “Njerëzit të parët” dhe “Përpara sëbashku”. Konkretisht: Në takimin e realizuar nga CBC dhe IDI, ku ishin të pranishëm SAI nga vende të ndryshme, të zhvilluara dhe në zhvillim të botës, pjesëmarrja e delegacionit shqiptar ishte rrjedhojë

e ftesës së NIK-ut polak. Kjo ftesë erdhi në kuadrin e përfundimit me sukses të projektit IPA dhe qëllimi ishte ndarja e eksperiencës së përbashkët me komunitetin e donatorëve dhe SAI-t e tjera mbi shkëmbimin e dijeve dhe ekspertizës përmes proceseve IPA. Sëbashku me 4 grupe të tjera, grupi Poloni-Shqipëri prezantoi historikun, rezultatet, sfidat dhe leksionet e nxëna nga bashkëpunimi 2-vjeçar IPA. Në prezantimin Poloni-Shqipëri, z. Jacek Jezierski, ish-President i NIK-ut polak, e vuri theksin tek rëndësia e përkushtimit të lidershipit në ngritjen e kulturës së ndryshimit të vazhdueshëm brenda institucionit, duke vlerësuar lart rolin e Kryetarit të KLSH-së, z. Bujar Leskaj, si promotor dhe mbështetës i pakompromis drejt kësaj kulture. Zoti Jezierski u shpreh se: “Lidershipi i KLSH-së e kishte të qartë se cilat ishin nevojat institucionale, si duhej adresuar ndryshimi dhe ku duhej shtrirë bashkëpunimi me kolegët polakë. Një vizion i tillë nga lidershipi është pre-misa parësore dhe guri i themelit në rritjen e kapaciteteve dhe suksesin institucional, drejt një bote që ndryshon vazh-dimisht”. Në fjalën e tij, z. Leskaj theksoi se roli i SAI-eve

KLSH merr pjesë në takimin e Komitetit për Ngritjen e Kapaciteteve të INTOSAI-t, Bujar Leskaj thirrje për rritje të bashkëpunimit

po shkaktohen në ngritjen e KLP pritet që të mbajnë pezull punën e prokurorisë speciale antikorrupsion e cila do t’i jap dhe goditjen përfundimtare korrupsionit në nivel zyrtarësh.

Situata e krijuarSa i takon kandidatëve për në KLGJ,

e kanë kaluar vetingun 9 persona. Nga këta dy i përkasin gjykatave të Apelit brenda Tiranës, 6 të tjerë vijnë nga gjykatat e Shkallës së Parë dhe 1 i përket Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit përfaqëso-het nga Medi Bici, i cili është i vetmi. Sa i takon përfaqësuesve të Shkallës së Parë, 5 janë nga brenda Tirane dhe 1 i përket Kurbinit, që do të thotë se është plotësuar kuota. Por krahas këtyre përfaqësuesve, dy subjekte të tjera kanë shfaqur interes pranë Gjykatës së Lartë nga ana e Gjykatave të Apelit në Rrethe. Ku njëri prej tyre, gjyqtarja Brikena Ukperaj e Gjykatës së Apelit Vlorë e ka kaluar procesin e vetingut. Ç’ka do të thotë se KLGJ shumë shpejt do të ngrihet dhe do të marrë jetë. Ndërsa sa i takon KLP, situata mbetet e vështirë pasi duhet për-faqësuesi nga Prokuroria e Apelit Tiranë. Por kjo gjë shkakton probleme në funk-

KLP nga Apeli i Tiranës, por ai nuk mundi të kalonte procesin e vetingut. Kjo gjë ka bërë që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të vijojë të jetë në ngërç duke mbajtur pezull ngritjen e prokurorisë speciale. Por edhe pse deri më tani mungon kandidati nga Apeli Tiranës, kryeprokurorja Arta Mar-ku akoma nuk e ka rihapur garën për t’i dhënë zgjidhje këtij ngërçi. Kjo sepse, sipas ligjit, ashtu si në rastin e KLGJ ku shortin e hodhi Gjykata e Lartë, për KLP përgjegjëse për shortin është Prokuroria e Tiranës. Ndonëse në proces rivlerësimi

janë dhe disa subjekte nga radhët e prokurorisë, prokurorja Marku deri më tani nuk ka marrë asnjë lëvizje për të zgjidhur këtë ngërç. Detaj ky që tregon se kryeprokurorja po pret dhe vendimin e KPK ndaj këtyre subjekteve. Por kjo gjë nga ana tjetër ka bërë që edhe nëse KLGJ ngrihet, prokuroria speciale an-tikorrupsion do të sjellë vonesa pasi nuk do të mund të funksionojë. Sipas ligjit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedh prokurorët e prokurorisë speciale ndërsa KLGJ atë të gjyqtarëve. Pra vonesat që

kudo në botë është në rritje dhe SAI-t e vogla duhet të bëjnë çdo përpjekje që ta rrisin edhe më tej këtë rol, duke mësuar nga eksperienca e më të mirëve. “Ne, jetojmë në realitete dhe të vërteta kontekstuale. Por në fakt, përgjigjet për sfidat që ndeshim në këto realitete janë

globale dhe të testuara në masë të madhe nga vendet e zhvilluara. Një nga rrugët më të mira për të kursyer kohë, përmirësuar performancën tonë dhe globalizuar kapac-itetet, është bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencës”, tha kreu i KLSH, Bujar Leskaj.

sionimin e SPAK. Ligji e përcakton që ky organ ngrihet dy muaj pas ngritjes së KLGJ. Këshilli Gjyqësor ngrihet shumë shpejt dhe SPAK do jetë gati në fund të vitit. Por KLP duhet të bëjë emërimin e prokurorëve të saj dhe nëse ngërçi vijon, atëherë kjo do sjellë vështirësi.

1.Kostaq Beluri, Prokurori e Përg-jithshme 2.Gentjan Osmani, Prok. Krimet e Rënda3.Anila Leka, Prokurori e Përg-jithshme4.Antoneta Sevdari, Prokuroria Tiranë5.Besnik Muci, Prok. Krimet e Rënda6.Dritan Prenci, Prokuroria Kukës7.Vat Staka, Prokuroria Shkodër8.Arben Dopallaj Prok. Apelit Shkodër

8 kandidatët për KLP që kanë kaluar vetingun

Page 7: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

.................GAZETA SOT E Shtunë 8 Shtator 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ndërkombëtarët rrisin presionin ndaj opozitës për reformën në drejtësi, reporterët e KiE takojnë Kryemadhin

Përfaqësuesit e Këshillit të Evropës ndod-hen në Tiranë prej dy ditësh, ndërsa duket se kanë ardhur me një synim të qartë: të shohin ecurinë e reformës në drejtësi deri tani e t’i kërkojnë opozitës që të japë konsensusin për vijimin e saj. Ditën e djeshme, reporterët e Komitetit Monitorues të Asamblesë Parlam-entare të Këshillit të Evropës, Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly zbarkuan në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim për t’u takuar me kryetaren e kësaj partie, Monika

Kryemadhi. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, gjatë takimit Kryemadhi e ndali thek-sin veçanërisht tek situata kriminale. Sipas saj, vend ndodhet në gjendje alarmi dhe në udhëkryq. Madje ajo nuk kurseu as sulmet ndaj reformës në drejtësi. “Mazhoranca dhe kryeministri kanë kapur reformën në drejtësi duke shkatërruar thelbin dhe qëllimin e re-formës të miratuar me konsensusin historik të 21-22 korrikut. Opozita do të vazhdojë betejën e saj për rivendosjen e shtetit ligjor

për të luftuar pa asnjë kompromis krimin e organizuar dhe trafiqet dhe praktikisht këtë do ta bëjë duke filluar nga Parlamenti Shqiptar dhe çdo qytet dhe fshat të vendit”, tha Monika Kryemadhi. Por nisur nga sulmet e hedhura nga kryetarja e LSI, gazeta mësoi se ndërkombëtarët kanë kërkuar nga opozita që të arrihet konsensusi politik për thellimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Në këto momente ngërçi është tek krijimi i organeve të reja të drejtësisë: Këshilli i Lartë i Proku-

rorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kom-bëtare e Hetimit. Këto organe do të bëjnë të mundur edhe hetimin e pushtetarëve të lartë dhe luftën kundër korrupsionit. Pikërisht kjo është edhe çështja ku ndërkombëtarët e kanë ndalur theksin vazhdimisht e për këtë arsye reporterët e KiE kanë rritur presionet dje ndaj opozitës për zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi dhe jo zhbërjen e saj, siç kërkojnë partitë opozitare.

Rrjeta e vetingut zbret te Krimet e Rënda, hidhet shorti për dosjet e prokurorëve, në sitë emrat që shqyrtuan dosjet e bujshme

Në sitë do të kalojnë prokurorët e dosjeve “VIP”

Mimoza IBRA

Prokurorët e Krimeve të Rënda duket se do të jenë emrat e radhës që do të kalojnë në sitën e vetingut. Lista me 57 gjyqtarët

dhe prokurorët që iu nënshtruan me përparësi vetingut është në prag të për-fundimit dhe për këtë arsye Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është vënë në lëvizje. Sipas burimeve të gazetës, KPK i ka dërguar një shkresë institucionit të prokurorisë, ku kërkohet që të nisë shortimi i dosjeve të prokurorëve të Krimeve të Rënda, por edhe të drejtuesit të tyre, Donika Prela, e cila zëvendësoi në këtë post Besim Hajdarmatajn. Ligji e ka të përcaktuar që procesi i vetingut kryhet në bazë të tri shtyllave: pasuria, figura dhe aftësitë profesionale. Për këto të fundit, për subjektin e rivlerësimit zgjidhen me short 5 dosje të shqyrtuara prej tij dhe vëzhgohet mënyra e punës. Nëse në dosjet e përzgjedhura gjenden shkelje, atëherë kjo bëhet pikë problem-atike për subjektin e rivlerësimit. Duhet theksuar fakti se shortimi i dosjeve është hapi i parë që hidhet për procesin e vetingut dhe për këtë arsye mund të themi se dita kur prokurorët e Krimeve të Rënda do t’i nënshtrohen filtrave nuk do të jetë e largët. Madje, sipas burimeve konfidenciale, nuk përjashtohet mundë-sia që kjo kategori t’i nënshtrohet më parë procesit të vetingut. Prokurorët e Krimeve të Rënda janë ata që në dorë kanë dosjet e bujshme. Çështjet e krimit të organizuar, por edhe të korrupsionit trajtohen nga Krimet e Rënda e për këtë arsye çështjet njihen si të nxehta. Mes dosjeve të bujshme që kanë në trajtim prokurorët e Krimeve të Rënda janë ato të 616 kg kokainë të kapura në kontenierët me banane, 3.4 eurot e sekuestruara në automjetin “Toyota Yaris”, dosja “Habilaj”, në të cilën është i implikuar edhe ish-ministri i Brend-shëm, Saimir Tahiri apo edhe dosja e Adriatik Llallës, pasuritë e të cilit u sekuestruan pak kohë më parë.

Emrat e mbetur nga lista prioritareShumë pak emra kanë mbetur pa

u vetuar nga lista prioritare e prandaj KPK po kërkon të nisë procesi edhe për prokurorët e Krimeve të Rënda. Më konkretisht, nga ky grup kanë mbetur pa kaluar në sitë nga Komisioni i Pavar-ur i Kualifikimit kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Ramadan Troci,

Besnik Cani, Shpëtim Kurti; kandidati për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Kastriot Selita kandidatja për Inspektor-in e Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhafer-rllari. Nga rezultatet e vetingut deri tani, është bërë e mundur që të hapet rruga për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërsa pritet që së shpejti e njëjta gjë

KPK zbardh vendimin për gjyqtaren Nertina Kosova

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbardhi ditën e djeshme vendimin e plotë për gjyqtaren e Gjykatës së Ape-lit për Krime të Rënda, Tiranë, Nertina Kosova. Sipas vendimit të KPK, nga hetimi ka rezultuar se të Kosova është e pastër në të 3 kriteret e për këtë arsye u rikonfirmua në detyrë. Figura e saj është e pastër nga lidhjet kriminale, pasuria e saj është e deklaruar në mënyrë të rregullt si edhe është e aftë profesionalisht. “Trupi gjykues i KPK, bazuar në provat e adminis-truara, raportin dhe rekomandimet e relatorit të çështjes, dëgjoi subjektin e rivlerësimit në seancë dëgjimore publike, si dhe mori në shqyrtim të gjitha pretendimet dhe provat e par-ashtruara nga subjekti i rivlerësimit, konstaton se subjekti ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, një nivel të besueshëm të kontrollit të figurës, si dhe një nivel të lartë të vlerësimit të aftësive profe-sionale”, thuhet në vendim.

Dosja “Hjadari”, Ismet Haxhia bashkohet

me Romeo KaranVëllai i Izet Haxhisë, Ismet Haxhia

shpërtheu ditën e djeshme në akuza kundër të dashurës së ish-truprojës së Sali Berishës, Erjona Parruca. Pak ditë më parë ndaj saj hodhi akuza juristi Romeo Kara, ndërsa duket se të njëjtin qëndrim ndan edhe Ismet Haxhia. Në rrjetet sociale ai u shpreh se kurrsesi nuk është shitur, siç preten-don Erjona Parruca. “Ata që më njohin e dinë që unë nuk shes njeri dhe kurrë nuk shitem, aq më pak familjarët dhe interesat e tyre. Ne jemi vëllezër, kemi edhe debate. E vetmja gjë që nuk kam qenë dakord me vëllanë është prishja e familjes së tij të mrekullueshme, e cila rriti dy fëmijë si engjëj, pa asnjë kontribut nga i ati, pas ca shpifjeve të ndyra të një personi që bën si e dashura e tij virtuale (pasi ai kurrë nuk e ka takuar atë). Shpesh ajo ka mashtruar publikun me faktin sipas asaj, se gjoja unë apo të tjerë e paskemi kërcënuar. Ajo francuska shpesh më ngjan me një të metë mendore”, tha Ismet Haxhia.

të ndodhë edhe me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, sapo të përfundojë vetimi për emrat e mbetur. Pra, duket që KPK ka në fokus ngritjen e organeve të reja të drejtësisë. Ndërkohë, teksa pritet që prokurorët e Krimeve të Rënda së shpejti t’i nënshtrohen procesit të vetingut, duhet theksuar fakti se në pritje janë edhe 36 emra të tjerë, të cilët u shortuan pak kohë më parë nga Komisioni i Pavarur i

Kualifikimit. Pjesë e këtij grupi janë edhe ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rën-da, Besim Hajdarmataj, i cili u shkarkua nga ky post nga kryeprokurorja Arta Marku, si edhe Sandër Simoni që është kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në listën me 36 prokurorë dhe gjyqtarë që janë shortuar për tu vetuar, bëjnë pjesë edhe nëntë gjyqtarë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

“Subjektet që i nënshtrohen vetingut plotësojnë një formular për vetëvlerësimit profesional brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit të vetingut. Or-gani që kryen vlerësimin rishikon dokumentet ligjore të përpiluara nga subjekti që i nënshtrohet procesit të vetingut dhe jo më vonë se 90 ditë nga dita e depozitimit të formularit të vetëvlerësimit profesional përgatit një

raport të hollësishëm dhe të arsyetuar. Subjekti i vetingut mund të vlerësohet si “i aftë”, “me mangësi” ose “i papër-shtatshëm”. Subjektet që vlerësohen “me mangësi” mund t’i rekomandohet pezullimi nga detyra dhe detyrimi për të ndjekur programin e trajnimit për një periudhe 1-vjeçare, ndërkohë që për subjektet që vlerësohet si “të papërshtatshëm” shkarkohen nga detyra”, thuhet në ligj.

VLERËSIMI I AFTËSIVE PROFESIONALE

1.Ramadan Troci, kandidat për KLP

2.Besnik Cani, kandidat për KLP

3.Shpëtim Kurti, kandidat për KLP

4.Kastriot Selita, kandidat për KED

5.Marsida Xhaferllari, kandidate për

Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

EMRAT E LISTËS PRIORITARE

PA U VETUAR

5 Sipas burimeve të gazetës, KPK i ka dërguar një shkresë institucionit të prokurorisë, ku kërkohet që të nisë shortimi i dosjeve të prokurorëve të Krimeve të Rënda, por edhe të drejtuesit të tyre, Donika Prela, e cila zëvendësoi në këtë post Besim Hajdarmatajn. Ligji e ka të përcaktuar që procesi i vetingut kryhet në bazë të tri shtyllave: pasuria, figura dhe aftësitë profesionale...

Page 8: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

8 GAZETA SOTE Shtunë 8 Shtator 2018

.................

p o l i t i k e www.sot.com.al

Arta Marku “shkund” prokurorët dhe policët gjyqësorë, kërkon masa të ashpra për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, zbardhen porositë

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka kërkuar dje masa të ashpra për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në vend. Situata e ditëve të fundit duket se ka shqetësuar së tepërmi kryeprokuroren Marku, e cila mblodhi me urgjencë të gjithë dre-jtuesit e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe të Apelit. Sipas njoftimit të prokurorisë, kryeprokuror-ja Marku ka dhënë një sërë porosish për të gjithë prokurorët dhe policët gjyqësorë. Kryeprokurorja Marku kërkoi nga drejtuesit e prokurorive që të rritet bashkëpunimi me policinë dhe organet e tjera të ligjit me qëllim që të goditet krimi i organ-

izuar dhe korrupsioni. Një kërkesë e parashtruar edhe nga Bashkimi Europian dhe SHBA që kanë kërkuar shpesh arrestime VIP. Por krahas këtyre porosive, kryeprokurorja u kërkoi prokurorëve që t’i kushtojnë vëmendje të theksuar edhe dosjeve të pezulluara pa autor, kryesisht atyre të vrasjeve më qëllim që të zbulohen autorët. “Më datë 07 shtator 2018, Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku zh-villoi një takim me të gjithë drejtuesit e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe të Apelit. Në mbledhjen e zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme, zonja Marku, kërkoi rritjen e bashkëpunimit me Policinë

dhe agjencitë e tjera të ligjit, ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore, për hetimin e krimit në tërësi, dhe në veçanti krimit kundër jetës, pronës, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kryep-rokurorja ka kërkuar vëmendje të shtuar për dosjet e pezulluara pa autor, kryesisht të vrasjeve, tërheqjen dhe analizën e detajuar të tyre, me qëllim kryerjen e veprimeve të gjithanshme, me shpejtësi dhe efikasitet në drejtim të zbulimit të autorëve”, njoftoi prokuroria. Kryeprokurorja Marku i urdhëroi të gjithë drejtuesit që të para-qesin brenda muajit shtator listën e përditësuar

të të gjithë personave të shpallur në kërkim dhe të nisin arrestimet e tyre. “Gjithashtu, gjatë mbledhjes, nga Prokurori i Përgjithshëm u është kërkuar drejtuesve të prokurorive, të paraqesin brenda muajit shtator, listën e përditësuar të personave në kërkim dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit marrjen e të gjitha masave për evidentimin dhe kapjen e tyre. Për më tej, Kryep-rokurorja u ka kujtuar drejtuesve të prokurorive detyrimin ligjor për raportimin dymujor të gjend-jes së kriminalitetit në rrethet përkatës”, njoftoi Prokuroria e Përgjithshme.

Ilir Meta i përgjigjet Ruçit, paralajmëron bllokim të KED deri në dhjetor, presidenti skenar për të mbajtur pezull paktin e detit

Meta: Do zbatoj gjithmonë ato detyrime kushtetuese dhe ligjore që ka presidenti

Endri ARIZI

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur dje kreut të Ku-vendit, Gramoz Ruçi për Këshillin e Emërimeve në

Drejtësi. I pranishëm në një ak-tivitet për dhurimin e gjakut nga zjarrfikësit e Tiranës, presidenti Meta duke u ndalur tek apeli i kreut të Kuvendit për hedhjen e shorit të anëtarëve të KED, la të hapur opsionin se do vijojë ta mbajë peng procesin. Duke mos pranuar të japë komente të detajuara, presidenti Ilir Meta theksoi për mediat se ai vetë do të vijojë të zbatojë Kushtetutën. “Nuk kam asnjë koment. Unë kam zbatuar dhe do zbatoj gjithmonë ato detyrime kushtetuese dhe ligjore që ka presi-denti”, tha Meta. Një sinjal i qartë ky se kreu i shtetit nuk do të ndërmarrë asnjë hap për të plotësuar vendet vakante të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe për të zhbllokuar ngërçin në sistemin e drejtësisë. Momentalisht KED, nga 9 anëtarë që duhet të ketë, ka ngelur me 4 duke mos marrë kështu dot vendime. Kjo për faktin se 5 anëtarë të këtij organi kanë ngelur në veting, 1 e ka kaluar ndërsa 3 të tjerë nuk kanë hyrë ako-ma në proces. Ndërkohë, pak kohë më parë kur KED kishte mbetur me 6 anëtarë, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ju drejtua me një letër Metës, ku i kërkonte që ai të hidhte shortin për vendet vakante, ose t’ia jepte këtë të drejtë Parlamentit. Ilir Meta ju përgjigj se KED ka ende mundësi të marrë vendime. Por me goditjen që KPK i bëri Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ky institucion nuk merr dot asnjë vendim pasi është me 4 anëtarë. Por ndonëse KED është paralizuar, pyetja që ngrihet është se përse po vonon presidenti Meta hedhjen e shortit për vendet vakante? Kjo sepse nëse Meta vendos ta hedhë shortin gjatë shtatorit, emrat e rinj që do të përzgjedhin do të futen ne veting si prioritar dhe procesi i riv-lerësimit ndaj tyre do të jetë mbyllur në dhjetor, duke i hapur rrugë kështu funksionimit të Kushtetueses dhe Inspektoratit të Drejtësisë. Por nëse Meta zbaton Kushtetutën dhe e hedh shortin në dhjetor, atëherë pritet që KED të mos funksionojë deri në pranverën e vitit tjetër.

Presidenti skenar për të mbajtur pezull paktin e detit

Mos hedhja e shortit nga ana e presidentit Ilir Meta për vendet vakante të KED duket se e ka një skenar dhe ai është pakti i detit me Greqinë. Presidenti Meta shpesh ka deklaruar se para se të japë ven-dimin për paktin e detit me Greqinë do të marrë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por Kushtetuesja, për momentin ka ngelur me vetëm

Ervin Salianji: PD do publikojë ngjarje të tjera kriminale

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka paralajmëruar dje denoncime të reja që lidhin krimin me politikën. I ftuar në një studio televizive, ai tha se brenda pak ditësh do të bëhen de-noncime të forta. Ndërsa shtoi se një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, e cila tregon sërish se policia ka frikë nga krimi.“Ngjarje të tjera kriminale kanë ndodhur të cilat do t’i bëjmë publike këto ditë. Para se të vija tek ju më njoftuan se në Lezhë janë kapur 4 persona të armatosur të cilët janë liruar menjëherë”, tha Salianji. Sipas tij e vetmja mënyrë që politika të ndahet nga krimi bëhet vetëm me ligj. “Momentalisht krimi vendos për jetën e qytetarëve në Shqipëri. Sot nuk jemi në situatën ku Rama, Balla vendosin dhe janë kukulla të kriminelëve, por këta ja kanë lënë në dorë kriminelëve. Ju e patë se në Shkodër kryeministri dhe ministri nuk thanë asgjë, pasi këta kanë frikë. Deri sa ka veting për policët dhe gjyqtarët, nuk ka sesi të mos ketë veting për politikanët’, u shpreh Salianji.

Aleanca për Dhurimin e Gjakut, Meta

falënderon zjarrfikësit Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën

e djeshme efektivët e zjarrfikëses në Repartin e Bashkisë së Tiranës, të cilët i janë bashkuar nismës “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”. Me anë të një postimi, Meta ka falenderuar zjar-rfikësit për punën e palodhur të tyre, teksa ka shtuar se ata vendosin jetën e tyre në rrezik çdo ditë për të shpëtu-ar pronën dhe jetën e qytetarëve. “Sot kam një falenderim të veçantë për të gjithë efektivët e Repartit të Zjarrfikësve të Bashkisë Tiranë që iu bashkuan nismës së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”. Gatishmëria e tyre për të shpëtuar në çdo moment jetë njerëzish, merr sot një kuptim më të veçantë, me vullnetarizmin fisnik që dëshmuan për t’iu bashkuar kauzës jashtëzakonisht humane të dhurimit të gjakut. Mirënjohje për efektivët zjar-rfikës që me punën e përditshme, përp-jekjet e sakrificat sublime, vendosin veten në rrezik për të shpëtuar pronën dhe jetën e qytetarëve”, u shpreh Meta.

Duke folur gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Ruçi pak ditë më parë deklaroi se Meta e ka detyrim ligjor që të hedhë këtë hap. “Është e vërtetë se i jam drejtuar Presidentit, por i jam drejtuar këtij të fundit jo sepse nuk e dija që kishte vakanca, kjo është e vërtetë, pra kuorumi ishte, ama për të funksionuar nuk funksiononte. Madje kishte krijuar prob-leme pikërisht në këto vakanca që krijojnë organet e tjera që

varen nga KLD-ja. Pra, kjo ishte arsyeja. Presidenti, në përg-jigje të shkresës që unë i drejtova, me të drejtë argumentoi se kuorum ka, dhe është e drejtë e tij. Sigurisht, as Presidenti nuk e dinte, por as edhe unë nuk e dija se punë ditësh apo javësh do të krijohej mungesa e kuorumit. Në këtë kuadër, Presidenti ka detyrimin kushtetues dhe ligjor që të ushtrojë kompetencën e tij për hedhjen e shortit”, deklaroi ai.

RUÇI APEL METËS TË HEDHË SHORTIN PËR KED

1.Besnik Imeraj (u dorëhoq)2.Altina Xhoxhaj (ka ngelur në veting)3.Artan Broci (Ka ngelur në veting)4.Rovena Gashi (ka ngelur në veting)5.Gentjan Trenova (ka ngelur në veting)6.Fatjona Memçaj (ka kaluar në veting)7.Endon Dhimitri8.Fatos Qato9.Ahmet Jangulli

JA SITUATA NË KED

1 anëtar, për faktin se shumica e tyre nuk arriti të kalonte proces-in e vetingut. Dhe zhbllokimi i Kushtetueses, sipas ligjit, mund të bëhet vetëm nga Këshilli i Emëri-meve në Drejtësi, që presidenti Meta vijon ta mbajë peng. Sipas ligjit, Kushtetuesja ka në përbër-jen e saj 9 anëtarë, nga të cilët, 3 zgjidhen nga Presidenca, 3 nga Gjykata e Lartë dhe 3 nga Kuvendi. Por të tre këto institucione para se të zgjedhin kandidatët duhet

më parë që të marrin aprovimin e KED, i cili bën renditjen e kandi-datëve. Pikërisht mosaprovimi i kandidatëve nga ana e KED, i cili vijon të jetë i bllokuar, ka bërë që dhe puna në Gjykatën Kushtetuese të jetë e bllokuar. Por pikërisht kjo gjë duket se i intereson presiden-tit, i cili duke hedhur shortin për KED në dhjetor mban të bllokuar edhe për një kohë më të gjatë Kushtetuesen duke lënë pezull marrëveshjen e detit me Greqinë.

I pranishëm në një aktivitet për dhurim-in e gjakut nga zjarrfikësit e Tiranës, presidenti Meta duke u ndalur tek apeli i kreut të Kuvendit për hedhjen e shorit të anëtarëve të KED, la të hapur opsionin se do vijojë ta mbajë peng procesin...

Page 9: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

.................GAZETA SOT E Shtunë 8 Shtator 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Si u bë milioner Erion Veliaj? Zotëron 11 llogari bankare me vlerë 150 mijë euro, ja si ka

ndryshuar ndër vite pasuria e kryebashkiakut

Nga viti 2013, deri në vitin 2017 pasuria e Veliajt ka pësuar vetëm rritje

Mimoza IBRA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është një ndër emrat më të pasur sa i takon rangut të kryebashkiakëve,

por edhe politikanëve. Sipas disa të dhënave të siguruara nga Open Data, pasuria e Veliajt është shtuar nga viti në vit. Bie në sy se në vitin 2013 ai zotëronte të ardhura vetëm nga posti që mbante si deputet i Partisë Socialiste dhe si ministër i Mirëqenies Sociale. Pesë vite më parë ai kishte vetëm pagën bruto si ministër në shumën 595.000 lekë dhe shpërblimet nga Kuvendi në shumën 52.896 lekë. Por mjaftoi të kalonte vetëm një vit dhe pasuria e Veliajt u rrit në mënyrë të menjëhershme. Përgjatë vitit 2014, krye-bashkiaku i Tiranës ka deklaruar pagën neto si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 1.551.834 lekë si edhe plot 10 llog-ari bankare. Ai po ashtu ka të deklaruara si burime financiare edhe të ardhurat nga pagat e bashkëshortes: Të ardhura nga paga për shërbime konsulence ndaj zyrës ligjore “Tashko-Pustina sh.p.k”, 733.920 lekë; të ardhura nga paga për shërbime konsulence ndaj zyrës ligjore “The Part-ners sh.p.k”, 360.000 lekë; të ardhura nga paga si lektore pranë UET, 70.226 lekë.

Edhe përgjatë vitit 2015 pasuria e Erion Veliajt ka pësuar rritje marramendëse, ku përveç shtesës së pagës si kryebashkiak i Tiranës, janë rritur edhe gjendjet në llogaritë bankare. Sa u takon këtyre të fundit, Veliaj ka deklaruar: Shtuar lloga-ria bankare me 867.633 lekë krijuar nga paga; Shtuar llogaria bankare me 427 euro; Shtuar llogaria bankare e 5 euro; Shtuar llogari bankare nga paga me 5.307 euro; Shtuar llogaria bankare me 5.288 USD; Ajola Xoxa llogari bankare 23.649 euro të ardhura nga puna; Ajola Xoxa llogari bankare 1.025.169 lekë të ardhura nga puna; Ajola Xoxa llogari bankare në vlerë 2.930 euro; Ajola Xoxa llogari bankare 15.072 lekë; Ajola Xoxa llogari bankare 5.307 euro pjesa takuese 50%; Ajola Xoxa llogari bankare 8.288 USD ku pjesa takuese është 50%; Llogari bankare në euro 217 euro; Llogari banka-re në lekë me burim të ardhura ushtrim profesioni 1.100.328 lekë.

Vitet e tjeraRritje ka pësuar edhe pasuria në

vitin 2016. Edhe pse i është hequr paga si ministër, duke qenë se nuk e mbante më këtë post, Veliaj ka deklaruar 10 llog-ari bankare. Në 2016 Veliaj deklaron po ashtu se bashkëshortja e tij ka blerë një apartament banimi për shumën 88.641

PASURIA E DEKLARUAR NGA VELIAJ NGA VITI 2013 DERI NË 2017Viti 2013

Paga bruto si ministër 595.000 lekëShpërblime nga Kuvendi 52.896 lekëPronar me 100% i Ap. banimi Tiranë me sip. 111.2 m2, me blerje, vlera 5 115 200 lekë.Gjendje e llogarisë në valutë të huaj ku është zotërues me 50% në vlerën 5 290 euro.Gjendje e llogarisë në valutë të huaj ku është zotërues me 50% në vlerën 7 500 dollar.Pronar i veturë tip Peugeot, blerë në vitin 2008, vlera 23 000 euro.Pronar i veturë tip Volkswagen Tuareg, blerë në vitin 2013, vlera 6 000 euro.

Viti 2014Paga neto si ministër i Mirëqenies So-ciale dhe Rinisë, 1.551.834 lekëBashkëshortja, të ardhura nga paga për shërbime konsulence ndaj zyrës ligjore “Tashko-Pustina sh.p.k”, nga 1 janari-31 mars 2014, 733.920 lekëBashkëshortja, të ardhura nga paga për shërbime konsulence ndaj zyrës ligjore “The Partners sh.p.k”, 360.000 lekëBashkëshortja, të ardhura nga paga si lektore pranë Universitetit Evropian të Tiranës, 1 janar-28 shkurt 2004, 70.226 lekëGjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 25.007 lekëGjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 692 euroGjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 9 euroGjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5.305 euro pjesa takuese 50%Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7.516 dollarë

pjesa takuese 50%Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 19.801 euroBashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 4.879 euroBashkëshortja, gjendja a e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 11.241 lekëBashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5.303 euro ku pjesa takuese 50%Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7.516 dollarë pjesa takuese 50%Kontratë shitblerje autoveturë, 5.000 euroBashkëshortja, kontratë sipërmarrje, për ndërtim ap. 171 m2 plus verande, 88.641 euro pale ne sipërmarrje Agi-Kons sh.p.k pjesa takuese 33%

Viti 2015Paga si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë 557.764 lekëPaga si kryebashkiak 656.832 lekëZonja Ajola Xoxa të ardhura nga aktiv-iteti i konsulencës ligjore biznes i bogël regjistruar me NIPT për 2015 vlera 3.264.735 lekëKonsulencë financuar nga USAID dhe UN Ëomen 170.000 lekëShtuar llogaria bankare me 867.633 lekë krijuar nga pagaShtuar llogaria bankare me 427 euroShtuar llogaria bankare e 5 euroShtuar llogari bankare nga paga me 5.307 euroShtuar llogaria bankare me 5.288 USDZonja Ajola Xoxa llogari bankare 23.649 euro të ardhura nga punaZonja Ajola Xoxoa llogari bankare

1.025.169 lekë të ardhura nga punaZonja Ajola Xoxa llogari bankare në vlerë 2.930 euroZonja Ajola Xoxa llogari bankare 15.072 lekëZonja Ajola xixa llogari bankare 5.307 euro pjesa takuese 50%Zonja Ajola Xoxa llogari bankare 8.288 USD ku pjesa takuese është 50%Llogari bankare në euro 217 euroLlogari bankare në lekë me burim të ar-dhura ushtrim profesioni 1.100.328 lekë

Viti 2016Të ardhura neto nga paga si kryebash-kiak, 1.555.204 lekëBashkëjetuesja zonja Ajola Xoxa, të ardhura neto nga aktiviteti konsulencë ligjore, biznes i vogël me NIPT vlera 7.597.703 lekëBashkëjetuesja Ajola Xoxa të ardhura nga konsulenca për B. Y. L. A financuar nga UNICEF në vlerën 112.400 lekëBashkëshortja, të ardhura neto si dre-jtuese e konsulentëve, projekt i UNICEF, 153.000 lekëGjendje llogarisë bankare, 1.172.042 lekëGjendje llogarisë bankare, 1.025 euroGjendje llogarisë bankare, 5.308 euroGjendje llogarisë bankare, 8.295 dollarë Detyrime të papaguara në vlerën 5.815.846 lekë për kredi bankare dis-bursuar më 31.08.2015 me principal 6.100.000 lekë dhe afat shlyerje 180 muajBashkëjetuesja Ajola Xoxa gjendje llogarisë bankare, 40.254 euroBashkëjetuesja, gjendje llogarisë bankare, 33.969 lekëBashkëjetuesja, gjendje llogarisë bankare, 1.948 euroBashkëjetuesja, gjendje llogarisë

bankare, 13.273 lekëBashkëjetuesja, kontratë finale blerje apartament banimi më 26.07.2016, po-rositur më 06.05.2012 së bashku me dy porositës të tjerë të cilët janë tërhequr duke mbetur Znj. Xoxa blerëse e vetme, 88.641 euroBashkëshortja, gjendje llogarisë banka-re, 37.829 euroBashkëshortja, gjendje llogarisë banka-re, 1.574 lekëËshtë shlyer gjatë vitit 2016 vlera 720.826 lekë për një kredi me vlerë totale 6.100.000 lekë me afat 180 muaj e disbursuar me datë 31.08.2015. E mbe-tur pa shlyer në 31 dhjetor 2016 vlera 5 815.845 lekë

Viti 2017Të ardhura neto të vitit me vlerë 1.573.940 lekë, nga paga si kryetar i Bashkisë TiranëBashkëjetuesja, të ardhura me vlerë 5.706.013 lekë nga aktiviteti i konsu-lencës ligjoreTë ardhura me vlerë 8.000 euro nga shitja e autoveturës tip PeugotShtesë me 856.007,73 lekë në llogarinë bankare pranë Credins Bank, me të ar-dhurat nga paga, dietat dhe rimbursim-et e biletave për lëvizjet dhe pjesëmar-rjen në aktivitetet ndërkombëtare jashtë shtetit. Gjendja e llogarisë në fund të vitit është 2.028.049,39 lekëShtesë me 9.110,11 euro në llogarinë bankare pranë Credins Bank, nga të ardhurat e pagës, dietave dhe rimbur-simet e biletave për udhëtimet dhe pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkom-bëtare jashtë shtetit si dhe nga shitja e autoveturës tip Peugot. Gjendja e llogarisë në fund të vitit është 10 135,32 euro

Gjendje me vlerë 0 USD në llogarinë pranë Credins Bank, e cila është mbyllurGjendje me vlerë 5.308,41 euro në llogarinë bankare pranë Intesa San Paolo, krijuar me të ardhurat nga paga e subjektit dhe ushtrimi i profesionit të bashkëjetuesesShtesë me 8 USD në llogarinë bankare pranë Intesa San Polo, krijuar me të ardhurat nga paga e subjektit dhe ush-trimi i profesionit të bashkëjetueses. Gjendja e llogarisë në fund të vitit është 8 302,10 USD, e përbashkët me bashkëjetuesenBashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë BKT me vlerë 50.253,62 euro, të ardhura nga ushtrimi i profe-sionitBashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë BKT me vlerë 32.169,41 lekë, të ardhura nga ushtrimi i profe-sionitBashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 5.497,03 euro, të ardhura nga ushtrimi i profesionitBashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 11.472,64 lekë, të ardhura nga ushtrimi i profesionitBashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 33.049,79 euro, të ardhura nga ushtrimi i profesionitBashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 1.875.910 lekë, të ardhura nga ushtrimi i profesionitËshtë shlyer shuma prej 720.769,26 lekë për kredinë me principal 6.100.000 lekë marrë pranë Credins Bank

euro. Ndërsa në 2017 Veliaj, së bashku me bashkëshorten e tij, numëroi plot 11 llogari bankare. Ai ka përfituar edhe 8 mijë euro nga shitja e një makine. Llogaritë bankare të deklaruara nga Veliaj në vitin 2017 listohen si më poshtë: llogari bankare pranë Credins Bank. Gjendja e llogarisë në fund të vitit është 10.135,32 euro; shtesë me 9.110,11 euro në gjendje me vlerë 0 USD në llogarinë

pranë Credins Bank; gjendje me vlerë 5.308,41 euro në llogarinë bankare pranë Intesa San Paolo; bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë BKT me vlerë 50.253,62 euro; bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë BKT me vlerë 32.169,41 lekë; bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 5.497,03 euro; bashkëjetues-ja, gjendje e llogarisë bankare pranë

Intesa San Paolo me vlerë 11.472,64 lekë; bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 33.049,79 euro; bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 1.875.910 lekë. Në total, llogaritë bankare të kryebashkiakut kanë vlerë afro 150 mijë euro.

Bie në sy se në vitin 2013 ai zotëronte të ardhura vetëm nga posti që mbante si deputet i Partisë So-cialiste dhe si ministër i Mirëqenies Sociale. Pesë vite më parë ai kishte vetëm pagën bruto si ministër në shumën 595.000 lekë dhe shpërblimet nga Kuvendi në shumën 52.896 lekë...

Page 10: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

10 GAZETA SOTE Shtunë 8 Shtator 2018

.................

e k o n o m i www.sot.com.al

Avokatura e Shtetit kalon në varësi të kryeministrit, së shpejti zyra me avokatë në çdo ministri

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPr/ligji, qeveria planifikon fuqizimin e rolit të Avokaturës së Shtetit

Qeveria po planifikon fuqizimin e rolit të Avokaturës së Shtetit për përfaqësimin e interesave pasurore të shtetit. Kështu,

duke ndryshuar ligjin për Avokaturën e Shtetit, qeveria së pari ka menduar të ndryshojë varësinë e këtij institucioni, duke ia hequr këtë të drejtë Ministrisë së Drejtësisë, e duke ia kaluar Kryemi-nistrisë. Pra, Avokatura e Shtetit shumë shpejt do të jetë në varësi të kryeminis-trit dhe kjo ka arsye. Në dokumentin e analizës së sistemit të drejtësisë është evidentuar se praktika ka identifikuar pengesë në aspektin e zbatimit efektiv të parimit të ekskluzivitetit për Avokaturën e Shtetit. Për këtë arsye asistenca e Avokaturës së Shtetit shpesh kërkohet me vonesë nga autoritetet shtetërore. Lëvizjet e vazhdueshme dhe dështimi për të krijuar një traditë të vërtetë cilë-sisë institucionale dhe profesionale ka çuar në cilësi të ulët të shërbimeve të Avokaturës së Shtetit.

Pse Avokatura shkon në varësi të kryeministrit

Objekti i veprimtarisë së Avokaturës së Shtetit mbulon mbrojtjen e interesave pasurore të shtetit, pavarësisht se nga cila veprimtari rrezikohet pakësimi apo dëmtimi i saj. Sipas relacionit të pr/ligjit të paraqitur në Kuvend, kjo do të thotë që veprimtaria e Avokaturës së Shtetit ka fushë veprimi të përgjithshme, duke u shtrirë aktiviteti i saj mbi të gjitha ministritë, organet e hetimit dhe të gji-tha nivelet e gjyqësorit. Fushëveprimi i kufizuar i Ministrisë së Drejtësisë dhe ministrive të tjera të veçanta, Ekonomia, Financa, Mbrojtja etj., nuk e justifiko-

jnë qenien e Avokaturës së Shtetit në varësinë e ndonjërës prej tyre. I vetmi autoritet që mund të justifikojë struk-turën, organizimin dhe kontrollin mbi Avokaturën e Shtetit është kryeministri, i cili koncepton dhe paraqet drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe përgjigjet për to.

Statusi i Avokatit të Shtetit, si i prokurorit

Duke marrë në konsideratë natyrën e posaçme të funksioneve dhe vep-rimtarisë së institucionit të Avokatit të Shtetit, si dhe interesin e lartë publik, atë të mbrojtjes së interesave financiare dhe pasurore të shtetit shqiptar, me anë

të ndryshimeve të propozuara synohet të sanksionohet qartë në projektligj “Statusi i Avokatëve të Shtetit”. Pikërisht praktika ka treguar, që mungesa e një garancie të tillë ligjore për Avokatët e Shtetit, ka ndikuar në qëndrueshmërinë, cilësinë dhe vazhdueshmërinë normale të ushtrimit të funksioneve të tyre. Rr-jedhimisht, duke qenë se institucioni i Avokaturës së Shtetit për nga vetë natyra dhe funksioni i tij është pjesë e korpusit të sistemit të drejtësisë, mira-timi i dispozitave lidhur me garancinë mbrojtëse funksionale/ Statusin e Avokatit të Shtetit për figurat që do të jenë pjesë e kësaj strukture, nuk do të

bëjë gjë tjetër veçse do të përmirësojë funksionin cilësor të hallkave të këtij sis-temi. Përcaktimi i statusit të avokatëve të shtetit duke i barazuar me atë të proku-rorit është bazuar edhe në praktikat e disa prej vendeve, të cilat e kanë këtë institucion.

Zyra në çdo ministri Në praktikë, Avokatura e Shtetit

haset çdo ditë me një numër të madh çështjesh të natyrës civile dhe adminis-trative ku palë është një nga institucionet e administratës publike. Në këtë linjë, dhe duke marrë për referencë volumin e çështjeve sipas institucioneve në propozimet e paraqitura është parashi-

kuar krijimi pranë çdo ministrie i zyrave me një ose disa Avokatë Shteti për ush-trimin e funksioneve këshillimore dhe të përfaqësimit. Krijimi i këtyre zyrave do të jetë në funksion të zbatimit real të parimit të ekskluzivitetit që synohet të sanksionohet me propozimet e këtij projektligji, specializimit të avokatëve në fushat përkatëse, dhe në mënyrë të veçantë efiçencën financiare duke rregulluar situatat e mbivendosjes së kompetencave midis Avokatëve të Shtetit dhe juristëve të institucioneve gjatë ushtrimit të funksioneve këshilli-more dhe të përfaqësimit.

Publikohet lista e ish të përnd-jekurve politikë të cilët kanë gati këstin e dëmshpërblim-

it, por që duhet të hapin numrin e llogarisë bankare. Në një njoftim, Ministria e Financave thotë se janë 97 ish të dënuar të cilëve u kanë kaluar lekët në bankë, por numri i llogarisë bankare ka rezultuar i bllokuar. Për këtë arsye, Financat thonë se ish të përndjekurit kanë afat 30 ditë për të dorëzuar num-rin e ri të llogarisë bankare, në mënyrë që të marrin lekët. Përfi-

tuesit e mëposhtëm janë ata përfi-tues të cilët i kanë kaluar lekët në bankë, por numrat e llogarisë së tyre rezultojnë të mbyllur. Këta përfitues duhet të hapin numra llogarie të rinj personal pranë një nga bankat e nivelit të dytë dhe ta depozitojnë atë pranë zyrave të Financës.

Procedura për trashëgimtarëtTrashëg imtarë t duhet t ë

dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë trashëgimtarët e ish

të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëm-shpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitet-it, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një gërmë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo

prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nev-ojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile. Në rast se ka tran-skriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndrys-hime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lësh-uar nga zyra e gjendjes civile. Në

rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë nega-tive të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ek-zistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëj një gjyq fak-ti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative.

Trashëgimtarët, ja lista me 97 ish të përndjekurit që kanë gati këstin

Emri Atësia Mbiemri Emri Atësia Mbiemri Emri Atësia Mbiemri Emri Atësia MbiemriEmer Atesi Mbiemer Nr.llogarie1 DASHURI DERVISHI AL572072207000000701001014052 VALENTINA MULLAJ AL192071105600000502000631003 MANDALENA NIKOLL PEPA AL662081100800000878345351014 FLUTURA HASAN PITKA AL872081201600000594538380015 BASHKIM MYNIR GURI AL312061103500001301413350016 VERI MYNIR GURI AL712061108000001805553190017 FALMUR MYNIR GURI AL802061108000001801623860018 RUHI MYNIR GURI AL612061108000001805552700029 VJOLLCA MYNIR GURI AL31206110350000130555331001

10 LLESH PAL NDRECA AL5620654010000120018909700111 MIRELA XHEVDET VRAPI AL0820611107000011555075100112 HRISANTHI JANI MELLO AL6720661016000040057098700113 QEMAL LECINI AL7821016189000000000055942814 PAVLI VASIL PAPAHRISANTHU AL8621541069ALL100000674640015 DORINA BERHAMI AL8820212045000000000246878516 NEXHMI SABRI BERHAMI AL2020212045000000000035511817 SADIJE RAMADAN BERHAMI AL3420212045000000000037872818 SULEJMAN SABRI BERHAMI AL1020212045000000000035491019 VALDETE SHEFQET ZALLI AL9620211240000000000100331420 GJELINE NIKOLL GJINAJ AL1520252003000000000114777921 GASPER ULDEDAJ AL6620211075000000000591277822 GRAMOS FASLLI LLAPERI AL0920212021000000000108488623 GAZMIR LIKA AL5720241027000000000064510524 ABDURRAHMAN LIKA AL6620241027000000000104729925 DASHURIE LIKA AL2820241027000000000104720726 DRITE HASAN GASHI AL8020251019000000000030377127 ELSA JOVANI AL4020261001000000000113459328 PELLUMB KULAJ AL6820221012000000000063511929 LUFTI HAXHI KURTI AL8520231004000000000113527130 ZENEPE KOCI AL2620231004000000000113449031 BEXHET HAXHI KURTI AL2420231004000000000113588432 SAIMIR XHEMIL KOKLA AL7920222006000000000078455933 ELIRA XHEVDET BREGU AL2020211154000000000113737534 MUHARREM SELIM HOXHAJ AL2320257008000000000063197635 KASEM QAZIM KERCIKU AL8320211257000000001117992836 LULE NDOJ AL8420254005000000000114230537 BARDHOK DED BUSHI AL0620253004000000000112943238 FANE PANO CARO AL85202610010000000001131649

Emer Atesi Mbiemer Nr.llogarie1 DASHURI DERVISHI AL572072207000000701001014052 VALENTINA MULLAJ AL192071105600000502000631003 MANDALENA NIKOLL PEPA AL662081100800000878345351014 FLUTURA HASAN PITKA AL872081201600000594538380015 BASHKIM MYNIR GURI AL312061103500001301413350016 VERI MYNIR GURI AL712061108000001805553190017 FALMUR MYNIR GURI AL802061108000001801623860018 RUHI MYNIR GURI AL612061108000001805552700029 VJOLLCA MYNIR GURI AL31206110350000130555331001

10 LLESH PAL NDRECA AL5620654010000120018909700111 MIRELA XHEVDET VRAPI AL0820611107000011555075100112 HRISANTHI JANI MELLO AL6720661016000040057098700113 QEMAL LECINI AL7821016189000000000055942814 PAVLI VASIL PAPAHRISANTHU AL8621541069ALL100000674640015 DORINA BERHAMI AL8820212045000000000246878516 NEXHMI SABRI BERHAMI AL2020212045000000000035511817 SADIJE RAMADAN BERHAMI AL3420212045000000000037872818 SULEJMAN SABRI BERHAMI AL1020212045000000000035491019 VALDETE SHEFQET ZALLI AL9620211240000000000100331420 GJELINE NIKOLL GJINAJ AL1520252003000000000114777921 GASPER ULDEDAJ AL6620211075000000000591277822 GRAMOS FASLLI LLAPERI AL0920212021000000000108488623 GAZMIR LIKA AL5720241027000000000064510524 ABDURRAHMAN LIKA AL6620241027000000000104729925 DASHURIE LIKA AL2820241027000000000104720726 DRITE HASAN GASHI AL8020251019000000000030377127 ELSA JOVANI AL4020261001000000000113459328 PELLUMB KULAJ AL6820221012000000000063511929 LUFTI HAXHI KURTI AL8520231004000000000113527130 ZENEPE KOCI AL2620231004000000000113449031 BEXHET HAXHI KURTI AL2420231004000000000113588432 SAIMIR XHEMIL KOKLA AL7920222006000000000078455933 ELIRA XHEVDET BREGU AL2020211154000000000113737534 MUHARREM SELIM HOXHAJ AL2320257008000000000063197635 KASEM QAZIM KERCIKU AL8320211257000000001117992836 LULE NDOJ AL8420254005000000000114230537 BARDHOK DED BUSHI AL0620253004000000000112943238 FANE PANO CARO AL8520261001000000000113164939 MANTHA NIKO CARO AL7920261001000000000111284240 RYZHDIJE JAKUP MUZHAQI AL3120234007000000000113222341 OSMAN ISLAM HASTOCI AL8320211257000000210141052142 HATIXHE MUHARREM SHEHU AL6120211013000000000001882143 NEXHMI IBRAHIM EREBARA AL4020212045000000001101273044 NAZE KADRI DOCI AL5020258009000000000079291645 KADRI PETRIT KALLCISHTA AL8820213008000000022071019846 SHPRESA PETRIT GJURA AL9320211013000000001104287747 SKENDER BAJRAM GJOCAJ AL1220257008000000006087858348 MUJ GJOCAJ AL3020257008000000000123082549 ARBEN HAXHI REXHEPI AL5920258009000000001113353650 EMNGJELLUSHE COLLAKU AL8220211130000000000112455551 EMIN FERIT HILA AL6220211116000000000022785452 RIZA SHEFKI ISA AL2520244006000000000107373253 XHEMAL RIZA ISA AL7420244006000000000105054054 BURBUQE SULEJMAN GJIZA AL1220258009000000001113370355 MARJANA DAJA AL0620211013000000010095684756 XHEMAL RIZA ISA AL7420244006000000000105054057 MERUSHE CELAJ AL5120211099000000270441450658 ALBINA NIKE PACAJ AL6520252003000000001113826759 HASAN ALI MAKSUTI AL7820212021000000000021481560 RREGJINA NIKOLL GJACI AL8320214009000000000115342561 VERE VALTERI 89447762 NIHAT KURTI AL1020211192000000000011970663 BEHIXHE ADEM KOLA AL9520213008000000001116824764 ILIR RIZA NOGA AL4620213008000000000116823565 KRISTINA LLOKMAN ZENELI AL2620232005000000000114808866 ENVER KARAFIL MANCE AL2620212021000000000028384567 RAPI HEKURAN GOZHINA AL6520211154000000000113831168 SUZANA MURAT HIDRI AL1020212038000000000112523369 FRROK PJETER FRROKU AL6320211013000000001113750770 NDUE NDOCI AL4420254005000000000105009971 XHAFER RIZA LLUKA AL0320253004000000000032535672 XHEMILE SHPEND LLUKAJ AL5220253004000000000400969873 SABRIJE LLUKAJ AL7720211226000000000115012174 YLBER VALTERI AL5920211037000000000111327575 AHMET HAMIT ALLA AL7220211013000000001119379976 NEXHMIJE LALA AL3020211044000000001112977777 MEREME HAMIT BALLA AL2720234007000000001114434478 HAJRIJE ALLA AL6820234007000000001113293679 HANIFE HAMIT SINA AL7620222006000000000112993380 XHANE BARDHI AL7220234007000000001112985781 SHUKRIJE KOCEKU AL5090258408413203007680594982 ALIDA LLUKAJ AL4520911081000014879345020183 KADENE AHMET ZENELI AL4420912257000025017317000184 RINA HAXHI VITO AL0520511519896987CLIDCLALLC85 KADRI TEKI ISA AL3420511320864156CLIDCLALLK

39 MANTHA NIKO CARO AL7920261001000000000111284240 RYZHDIJE JAKUP MUZHAQI AL3120234007000000000113222341 OSMAN ISLAM HASTOCI AL8320211257000000210141052142 HATIXHE MUHARREM SHEHU AL6120211013000000000001882143 NEXHMI IBRAHIM EREBARA AL4020212045000000001101273044 NAZE KADRI DOCI AL5020258009000000000079291645 KADRI PETRIT KALLCISHTA AL8820213008000000022071019846 SHPRESA PETRIT GJURA AL9320211013000000001104287747 SKENDER BAJRAM GJOCAJ AL1220257008000000006087858348 MUJ GJOCAJ AL3020257008000000000123082549 ARBEN HAXHI REXHEPI AL5920258009000000001113353650 EMNGJELLUSHE COLLAKU AL8220211130000000000112455551 EMIN FERIT HILA AL6220211116000000000022785452 RIZA SHEFKI ISA AL2520244006000000000107373253 XHEMAL RIZA ISA AL7420244006000000000105054054 BURBUQE SULEJMAN GJIZA AL1220258009000000001113370355 MARJANA DAJA AL0620211013000000010095684756 XHEMAL RIZA ISA AL7420244006000000000105054057 MERUSHE CELAJ AL5120211099000000270441450658 ALBINA NIKE PACAJ AL6520252003000000001113826759 HASAN ALI MAKSUTI AL7820212021000000000021481560 RREGJINA NIKOLL GJACI AL8320214009000000000115342561 VERE VALTERI 89447762 NIHAT KURTI AL1020211192000000000011970663 BEHIXHE ADEM KOLA AL9520213008000000001116824764 ILIR RIZA NOGA AL4620213008000000000116823565 KRISTINA LLOKMAN ZENELI AL2620232005000000000114808866 ENVER KARAFIL MANCE AL2620212021000000000028384567 RAPI HEKURAN GOZHINA AL6520211154000000000113831168 SUZANA MURAT HIDRI AL1020212038000000000112523369 FRROK PJETER FRROKU AL6320211013000000001113750770 NDUE NDOCI AL4420254005000000000105009971 XHAFER RIZA LLUKA AL0320253004000000000032535672 XHEMILE SHPEND LLUKAJ AL5220253004000000000400969873 SABRIJE LLUKAJ AL7720211226000000000115012174 YLBER VALTERI AL5920211037000000000111327575 AHMET HAMIT ALLA AL7220211013000000001119379976 NEXHMIJE LALA AL3020211044000000001112977777 MEREME HAMIT BALLA AL2720234007000000001114434478 HAJRIJE ALLA AL6820234007000000001113293679 HANIFE HAMIT SINA AL7620222006000000000112993380 XHANE BARDHI AL7220234007000000001112985781 SHUKRIJE KOCEKU AL5090258408413203007680594982 ALIDA LLUKAJ AL4520911081000014879345020183 KADENE AHMET ZENELI AL4420912257000025017317000184 RINA HAXHI VITO AL0520511519896987CLIDCLALLC85 KADRI TEKI ISA AL3420511320864156CLIDCLALLK

39 MANTHA NIKO CARO AL7920261001000000000111284240 RYZHDIJE JAKUP MUZHAQI AL3120234007000000000113222341 OSMAN ISLAM HASTOCI AL8320211257000000210141052142 HATIXHE MUHARREM SHEHU AL6120211013000000000001882143 NEXHMI IBRAHIM EREBARA AL4020212045000000001101273044 NAZE KADRI DOCI AL5020258009000000000079291645 KADRI PETRIT KALLCISHTA AL8820213008000000022071019846 SHPRESA PETRIT GJURA AL9320211013000000001104287747 SKENDER BAJRAM GJOCAJ AL1220257008000000006087858348 MUJ GJOCAJ AL3020257008000000000123082549 ARBEN HAXHI REXHEPI AL5920258009000000001113353650 EMNGJELLUSHE COLLAKU AL8220211130000000000112455551 EMIN FERIT HILA AL6220211116000000000022785452 RIZA SHEFKI ISA AL2520244006000000000107373253 XHEMAL RIZA ISA AL7420244006000000000105054054 BURBUQE SULEJMAN GJIZA AL1220258009000000001113370355 MARJANA DAJA AL0620211013000000010095684756 XHEMAL RIZA ISA AL7420244006000000000105054057 MERUSHE CELAJ AL5120211099000000270441450658 ALBINA NIKE PACAJ AL6520252003000000001113826759 HASAN ALI MAKSUTI AL7820212021000000000021481560 RREGJINA NIKOLL GJACI AL8320214009000000000115342561 VERE VALTERI 89447762 NIHAT KURTI AL1020211192000000000011970663 BEHIXHE ADEM KOLA AL9520213008000000001116824764 ILIR RIZA NOGA AL4620213008000000000116823565 KRISTINA LLOKMAN ZENELI AL2620232005000000000114808866 ENVER KARAFIL MANCE AL2620212021000000000028384567 RAPI HEKURAN GOZHINA AL6520211154000000000113831168 SUZANA MURAT HIDRI AL1020212038000000000112523369 FRROK PJETER FRROKU AL6320211013000000001113750770 NDUE NDOCI AL4420254005000000000105009971 XHAFER RIZA LLUKA AL0320253004000000000032535672 XHEMILE SHPEND LLUKAJ AL5220253004000000000400969873 SABRIJE LLUKAJ AL7720211226000000000115012174 YLBER VALTERI AL5920211037000000000111327575 AHMET HAMIT ALLA AL7220211013000000001119379976 NEXHMIJE LALA AL3020211044000000001112977777 MEREME HAMIT BALLA AL2720234007000000001114434478 HAJRIJE ALLA AL6820234007000000001113293679 HANIFE HAMIT SINA AL7620222006000000000112993380 XHANE BARDHI AL7220234007000000001112985781 SHUKRIJE KOCEKU AL5090258408413203007680594982 ALIDA LLUKAJ AL4520911081000014879345020183 KADENE AHMET ZENELI AL4420912257000025017317000184 RINA HAXHI VITO AL0520511519896987CLIDCLALLC85 KADRI TEKI ISA AL3420511320864156CLIDCLALLK86 NESIMI TEKI ISA AL4620511320864153CLIDCLALLN87 LULE VELI ISA AL4220511320864158CLIDCLALLL88 NESIMI TEKI ISA AL4620511320864153CLIDCLALLN89 KADRI TEKI ISA AL3420511320864156CLIDCLALLK90 URANIE VANGJEL MEMA AL2720531050324247CLIDCLALLU91 SOKRAT VANGJEL DERVISHI AL7120531050316269CLIDCLALLK92 MUHAMET ABAZ MUJA AL9520555193396812CLIDCLALLB93 MEHMET SEIT DADA AL8620531050651431CLIDCLALLA94 NEKI DALIP LAZRI AL6620511117791600CLIDCLALLE95 BEDRIJE KETRUSHA AL4320310049170400309112748596 BUKURIJE BATHORJA AL4320310049170400309123127597 SAZAN HAMZA DRINI AL26214111060111357259230116

Avokatura e Shtet-it shumë shpejt do të jetë në varësi të kryeministrit dhe kjo ka arsye. Në doku-mentin e analizës së sistemit të drejtësisë është evidentuar se praktika ka identi-fikuar pengesë në aspektin e zbatimit efektiv të parimit të ekskluzivitetit për Avokaturën e Shtetit...

Page 11: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

.................GAZETA SOT E Shtunë 8 Shtator 2018 11

C M Y K

b o t e & r a j o n www.sot.com.al

Dështon takimi në Bruksel, Vuçiç refuzon të takohet me Thaçin

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraThaçi: Nuk do të ketë takim me Vuçiç, ka mospajtime të mëdha

Andi LAMKO

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takuan dje secili veç

e veç me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në Bruk-sel, por jo më njëri tjetrin, meqë presidenti serb refuzoi të takohej për shkak të "qasjes kërcënuese të Prishtinës". Mogherini, tha nëpërmjet një komunikate se ajo zhvilloi disa takime dypalëshe për të gjitha çështjet e hapura dhe shpresonte në rinisjen e dialogut trilateral. "Besoj në përkushtimin e plotë të të dy presidentëve për të vazhduar procesin dhe për të arritur më muajt e ardhshëm një marrëveshje gjithëpërfshirëse, detyruese ligjore për normal-izimin e marrëdhënieve. Do organizoj takimin e radhës para javës ministrore në Asamblenë e Përgjithshme të OKB", thuhet në njoftimin e zonjës Mogherini. Presidenti Hashim Thaçi, tha se takimi me Vuçic nuk u krye prej mosmarrëveshjeve. "Gjërat po bëhen edhe më të vështira sepse mospajtimet po thellohen dhe dallimet po shfaqen edhe pse sot kemi diskutuar vetëm përmes zonjës Mogherini. Këto takime janë të rënda, shumë të vështira, pothuajse me gjasa vetëm teorike për arritjen e ndonjë marrëveshje-je, por gjithsesi nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut”, tha Thaçi.

Vizita e Vuçiç në KosovëMegjithë përgjigjen diploma-

tike të Thaçit, arsyeja e dështimit

Zgjedhjet në Suedi, nacionalistët kërkojnë ndarjen nga BE

Ushtria amerikane do të rrisë numrin e trupave në Gjermani

Në prag të zgjedhjeve të kësaj fundjave në Suedi partia nacionaliste me rrënjë neo-na-ziste pritet të marrë mbështetje të gjerë duke arritur në një të katërtën e votave. Demokratët Suedezë kanë sjellë idenë më parë të pamendueshme të ndarjes nga Bashkimi Evropi-an, si dhe fajësojnë emigrantët për rritjen e kohëve të fundit të numrit të përdhunimeve, krimit të armëve dhe trazira të tjera. Partia është zotur për një ndalim të menjëhershëm dy-vjeçar të emigracionit, rritje

të shpenzimeve publike për mirëqenien sociale dhe një rinegocim të marrëdhënies me BE, në një platformë të ngjashme me atë të qeverisë së re të Italisë. E djathta radikale u ngrit në popullaritet pas reagimit të ashpër ndaj krizës së emigracionit në 2015, kur Suedia ishte vendi që pranoi më shumë refugjatë nga çdo vend tjetër, në raport me num-rin e banorëve. Demokratët shpresojnë të bëjnë koalicion me qendrën e djathtë pas zg-jedhjeve të së dielës.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara është duke rritur prezencën e saj në Evropë, duke shtuar 1,500 trupa shtesë forcave të saj në Gjermani. Ushtria ka thënë të premten se trupat e reja pritet të nisin aktivitete të rejë këtë vit, ndërsa trupat ekzistuese ushtarake me familjet e tyre duhet të ven-dosen në jug të Gjermanisë deri në shtator të vitit 2020. Amba-sadori i Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell, ka thënë se ata do të rrisin numrin e tru-pave, pavarësisht se tani janë

33,000 të tillë në Gjermani, për të treguar se SHBA është e vendosur në fuqizimin e ale-ancës transatlantike. “Premtimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të rritur kapacitetet amerikane të mbrojtjes nënk-upton aleancë më të fuqishme sot”, tha Grenell. Në kuadër të këtyre njësiteve përfshihen një brigadë e artilerisë, dhe dy sisteme të raketave në Grafen-woehr, një batalion i mbrojtjes raketore me rreze të shkurtër në Ansbach dhe disa sisteme tjera në Hohenfels dhe Baumholder.

Obama u kërkon demokratëve të votojnë në zgjedhjet për Kongres

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka kritikuar të premten repub-likanët dhe me presidentin Donald Trump, duke u bërë thirrje demokratëve të votojnë në zgjedhjet e mesmandatit në muajin nëntor për të rikthyer “nderin dhe njerëzinë” në Qever-inë amerikane. Në një fjalim të mbajtur në Universitetin e Illnois, Obama ka thënë se amerikanët janë duke jetuar në kohë të rrezikshme dhe ka akuzuar republikanët për shkatërrim të aleancave globale.

“Në dy muaj ne kemi mundësi që të kthejmë pamjen e shëndoshë në politikën tonë. Ka vetëm një mundësi për kontrollim të abuzimit dhe kjo është përmes votës suaj”, është shprehur ndër të tjera ai. Të dyja partitë, Re-publikane dhe ajo Demokrate, kanë inkurajuar mbështetësit e tyre që të jenë pjesë e votimeve më 6 nëntor, pasi demokratëve iu duhen 23 ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve dhe dy ulëse në Senat për të fituar shumicën në Kongres, ashtu që të ndikojnë në agjendën e Trumpit.

të takimit duket se ka të bëjë me vizitën e pritur të Vuçiç në Kosovë. Presidenti serb kishte marrë pa-rimisht leje për një vizitë dy-di-tore në Kosovë më 8-9 shtator, por i është refuzuar një kërkesë që pjesë e saj të jetë dhe një ndalesë te ujëmbledhësi i Ujmanit, për të cilën me të drejtë qeveria e

Kosovës nuk gjeti asnjë justifikim të arsyeshëm. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili shoqëronte Thaçin në Bruksel, tha se presidentit serb i është lejuar vizita në Kosovë, por në kërkesë nuk është para-parë vizita në liqenin e Ujmanit. Ministri i Jashtëm tha se kërkesa

BE: Britania merr marrëveshjen tregtare

nëse paguan 40 mld euroNegociatori evropian i çështjes

së Brexit, la dje të kuptohej se me shumë gjasa Britania do të sig-urojë marrëveshjen tregtare me Bashkimin Evropian nëse paguan faturën prej rreth 40 miliardë euro për ndarjen nga unioni. Deklarata e Michel Barnier për tolerimin ka inkurajuar përpjekjet e kryeminis-tres Theresa May për kalimin e mar-rëveshjes së Brexit në parlament. Komisioni Evropian ka insistuar gjithmonë se fatura financiare është pjesë thelbësore e marrëveshjes.

Goditi me thikë kandidatin për president, sulmuesi:

Mision nga Zoti!Kandidati presidencial i ekstremit

të djathtë në Brazil i ka mbijetuar dje një operacioni, pasi u godit nga një sulmues "socialist" gjatë një mitingu elektoral. Sulmuesi tha se po vepronte për një "mision nga Zoti" gjatë tubimit. Në media dolën pamjet e momentit kur kandidati për president, Jair Bol-sonaro u qëllua me thikë në stomak në mes të një turme në Juiz de Fora, Minas Gerais, në juglindje të Brazilit. Radikali 63-vjeçar është në situatë të qëndrueshme.

Nis Samiti i Iranit, Rusisë e Turqisë për

ofensivën në SiriPresidentët e Iranit, Rusisë dhe Tur-

qisë mbajtën dje një samit në Teheran që mund të vendosë fatin e bastionit të fundit rebel të Sirisë. Siria dhe aleatët e saj Rusia e Irani, kanë sulmuar zonën rebele të Idlib, megjithë kundërshtimet e Turqisë dhe SHBA. Turqia i trembet një fluksi refugjatësh nga rajoni pranë kufirit të saj, ndërsa SHBA mbështet disa grupe rebele në rajon dhe thotë se ofensiva do të shkaktojë katastrofë humanitare. Sulmet ajrore të avionëve rusë u raportuan të premten.

Kancelari austriak Sebastian Kurz ishte autoriteti më i fundit evropian që zbarkoi dje në Shkup në prag të përvjetorit të Maqedonisë dhe gjithashtu në mbështetje të referendumit të marrëveshjes së emrit me Greqinë, i cili garanton integrimin Perëndimor të vendit. Zoti Kurz e për-shëndeti kompromisin e arritur midis qeverive të Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit të Maqe-donisë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të Maqedon-isë që të dalin në numër sa më të madh të votojnë pozitivisht në referendumin e tridhjetë shtatorit. “Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm atëherë kur në të do të integrohet Ballkani Perëndimor. Për Maqedoninë, zgjidhja e problemit të emrit paraqet mundësi të madhe”, tha Kancelari Kurz.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo uroi të premten Maqedoninë për 27 vjetorin e pavarësisë dhe e siguroi për mbështetjen amerikane në hapat e saj për t’u bërë pjesë e familjes euroatlantike. Zoti Pompeo e bëri urimin në emër të Shteteve të Bash-kuara në prag të ditës së pavarësisë që Maqedonia e shënon më 8 shtator. “Ju urojmë për Marrëveshjen Historike të Prespës, e cila kur të zbatohet do të sjellë më shumë siguri dhe mirëqenie për popullin e Maqedonisë dhe gjithë rajonin”,thuhet në deklaratën e Pompeo. Sekretari amerikan i shtetit vlerësoi angazhimin e vendit ndaj parimeve demokratike, shtetit ligjor, përgjegjësisë së qeverisë dhe përpjekjet kundër korrupsionit. Sot në Maqedoni pritet të vijë kancelaria gjermane Angela Merkel.

PËRVJETORI I MAQEDONISË, KANCELARI KURZ VIZITON SHKUPIN SHBA URON MAQEDONINË PËR 27 VJETORIN E PAVARËSISË

e Vuçiç për ta vizituar Ujmanin është e paarsyeshme, pasi atje nuk ka as banorë e as qendra që mund të vizitohen. “Nuk e kup-tojmë arsyen pse kjo kërkesë. Ai është i mirëseardhur në Kosovë, ne jemi të hapur, jemi nikoqir të mirë. Por, vizita në Ujman është e pakuptimtë”, tha Pacolli, duke shtuar se nuk dëshiron ta parag-jykojë qëllimin e Vuçiç për ta vizit-uar liqenin e Ujmanit.

Gjuriç: Ujmanin e kemi ndërtuar ne

Një tjetër teori për tension-imet e fundit erdhi dje dhe nga kreu i zyrës së Beogradit për Kosovën, Marko Gjuriç, i cili tha se presidenti serb kishte vendo-sur të refuzojë takimin pasi ishte kërcënuar të anulonte vizitën në Kosovë, veçanërisht atë në liqenin e Gazivodës. “Një provë që Thaçi po gënjen. Ndalesë e qartë nga Prishtina për ta vizituar liqenin e Ujmanit, rindërtimi i të cilit është bërë plotësisht nga qeveria e Serbisë”, ka shkruar Gjuriç, pa argumentuar as ai arsyet e kësaj vizite në një objekt shtetëror utilitar, duke lënë hapësirë se idea ka të bëjë me provokime apo pretendime territoriale. Ai tha po bëhen përpjekje nga Prishtina për ta bërë të pakuptimtë çdo bisedë, duke përcaktuar që më parë se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bisedohet. "Nuk dihet nëse do të ketë mundësi të vazhdohen bisedimet me njerëz të tillë. Në tryezën e bisedimeve është terri-tori i diskutueshëm i Kosovës dhe jo Lugina e Preshevës që është pjesë e Serbisë”, shtoi Gjuriç.

Pas anulimit të takimit trepalësh të dialogut në Bruksel, zyrtarët serbë thanë dje se presidenti Vuçiç ka urd-hëruar ushtrinë, policinë dhe shërbimin serb të zbulimit, që të shkëpusin çdo kontakt me autoritetet vendase e ndërkombëtare në Kosovë dhe se të premten në mbrëmje, do të vendosë nëse do të shkojë apo jo në Kosovë. Zyr-tarët serbë thanë se kjo ishte rrjedhojë

e refuzimit të Prishtinës zyrtare për t'i dhënë leje atij që të qëndrojë për një vizitë në liqenin e Gazivodës. Presidenti i Serbisë e kishte paralajmëruar ditë më parë një vizitë në veriun e Kosovës duke thënë se është duke përgatitur fjalimin më të rëndësishëm të jetës së tij, për t'u shpjeguar qytetarëve serbë procesin e bisedimeve dhe çfarë mund të përfitojnë ata dhe Serbia.

VUÇIÇ SHKËPUT KONTAKTET ME KOSOVËN

Page 12: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

12 GAZETA SOTE Shtunë 8 Shtator 2018 GAZETA SOT E Shtunë 8 Shtator 2018 13

d o s s i e r www.sot.com.al

Dokumentet e CIA, ja si Mehmet Shehu nisi tentativat për të marrë pushtetin pas vizitës së

Hoxhës në Moskë, i ndryshoi zyrën dhe nuk e takoi

Për amerikanët, marrëdhëniet mes Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës kanë qenë gjithmonë të tensionuara.

Në një dokument të deklasifikuar së fundmi, tregohet se si u ashpërsuan marrëdhëniet mes tyre më 1955. Pasi Hoxha nisi një vizitë disa ditore në Bashkimin Sovjetik, Shehu nisi lëvizjet për të marrë drejtimin e pushtetit. Ai i hoqi zyrën Hoxhës ndërsa mbajti dhe një referendum për marrëdhëniet me Jugosllavinë.

Mars 1954Situatë e brendshme

Pak pas vdekjes së Stalinit në Shqipëri nisën të qarkullonin zhurmat se do të kishte zbutje të terrorit komu-nist, ndoshta mbyllje të kampeve të përqendrimit si ai i Tepelenës, ku mijëra të afërm të të arratisurve lëngojnë në vuajtje. Por këto zhurma rezultuan të rreme, pasi burra gra e të rinj vazhduan të merreshin me forcë nga shtëpitë e tyre për të kryer punë të detyruar. Kjo lëvizje e Hoxhës u prit me zemërim nga populli, pasi në kulturën vendase gratë janë një pikë e dobët. Shumë vetëvrasje ndodhën dhe akte rebelimi, të cilat gjithashtu u pasuan nga akte të tjera të pamëshirshme hakmarrjeje. Ndërkohë populli shqiptar duket i lodhur e i pafuqishëm, veçanërisht ndaj sherreve mes grupeve të ndryshme të emigracionit në Perëndim. Dërgesat e agjentëve nga Jugosllavia në Shqipëri, megjithëse nuk kanë pasur asnjë efekt për jugosllavët, kanë shkaktuar hak-marrje të tmerrshme prej autoriteteve ndaj popullatës, me qindra njerëz të arrestuar, të ekzekutuar dhe të dërguar në kampet e përqendrimit. Popullata nuk dëshiron më aktivitete të tilla edhe pse është e gatshme të ngrihet si një e vetme nëse fuqitë perëndimore ndër-marrin veprim konkret për përmbysjen e regjimit aktual. Ndërkohë qindra të rinj shqiptarë janë sakrifikuar në operacionet e kota të Jugosllavisë me infiltrime agjentësh në Shqipëri, të cilëve i shtohen gjithashtu ata që kanë guxuar t’i ndihmojnë bashkë-atdhe-tarët e ardhur nga Jugosllavia. Çdo mision i dërguar në Shqipëri do të ketë efekte negative, përveç rasteve kur ka mbrojtje ushtarake nga jashtë. Nga ana tjetër duhet intensifikuar propaganda radio pasi shqiptarët dëgjojnë programet e huaja në vend. Edhe komunistët me poste jo të larta në administratë i dëgjojnë transme-timet dhe i përhapin ato në bisedat me njëri-tjetrin. Njëfarë rilindjeje fetare po ndodh në rajonin e Shkodrës, por ka një mungesë priftërinjsh në zonën e Malësisë së Madhe ku nga pesë apo gjashtë kisha që kanë qenë më parë, tani ka vetëm një. Kisha katolike ka shumë dëshmorë ndaj komunizmit shqiptar, të cilët me sjelljen e tyre vetëmohuese para dhunës e torturave komuniste, kanë fituar admirim të madh. Megjithë rreziqet e përfshira kishat po mbushen nga besimtarët. Në të gjithë rajonin ka dy priftërinj françiskanë, Rrok Vala dhe Rrok Gu-rashi, për të cilët nuk flitet mirë. Shu-mica e shqiptarëve besojnë se çlirimi mund të vijë vetëm me anë të një lufte tjetër botërore. Komunistët e vendit thonë se çdo shtyrje e një lufte të përg-jithshme do të jetë në favorin e tyre. Gjenerata e vjetër po zhduket kurse gjenerata e re është indoktrinuar thellësisht me idealet komuniste. Por megjithatë thuajse të gjithë studentët shqiptarë janë kundër komunizmit. Shoqata klandestine anti-komuniste po zbulohen vazhdimisht dhe arres-timet janë të shumta. Në përgjithësi shqiptarët besojnë se ish-mbreti Zog nuk ka shanse për t’u rikthyer me monarkinë e tij. Mes të rinjve në vend ka një tendencë për socializëm

Amerikanët tregojnë detaje nga përplasjet Shehu-Hoxha

të moderuar. Fishta, poeti shqiptar i eliminuar nga komunistët për arsye të shkrimeve të tij ku ngrihet lart lufta e shqiptarëve kundër pushtuesit sllav, është i respektuar mes studentëve shqiptarë të cilët dinë përmendësh vargje të tij.

11 tetor 1955Lufta pushtetit Hoxha-ShehuEnver Hoxha u largua nga Tirana

për në Moskë më 18 gusht 1955 pasi mbylli personalisht me çelës zyrën e tij. Informoi Mehmet Shehun se po nisej për në Durrës për të marrë një anije sovjetike, vetëm në momentin e nisjes. Largim i papritur i Hoxhës erdhi për të zbatuar instruksionet

sovjetike të afrimit me Jugosllavinë, megjithë kundërshtimet e Shehut. Në shenjë kundërveprimi raportohet se Shehu hoqi gruan e Hoxhes nga presidenca e grave shqiptare dhe hoqi gjithashtu makinën dhe rojën personale të Hoxhës. Më pas Shehu shtoi alarmin te forcat ushtarake dhe përqendroi trupat në kufirin me Jugosllavinë. Shehu urdhëroi më tej zyrtarët më të lartë të partisë dhe të qeverisë të kryenin një referendum mbi pyetjen “A jeni pro apo kundër rinovimit të akordit të miqësisë dhe asistencës me Beogradin, të nënshkruar nga Hoxha në qershor 1946?”. 58 zyrtarë votuan “kundër” dhe 4 “pro”. Shehu informoi për këtë Moskën duke thënë se qeveria dhe populli konfirmuan mirënjohjen ndaj ndihmës sovjetike por refuzuan detyr-imet ndaj Jugosllavisë, të cilat sipas tij rrezikojnë integritetin dhe pavarësinë e vendit. Më 1 shtator një zyrtar i lartë sovjetik erdhi në Shqipëri, zyrtarisht për të marrë pjesë në Kongresin e tretë të Unionit të Grave Shqiptare, por në fakt ai ishte dërguar nga Mos-ka për të verifikuar situatën që çoi në largimin e Hoxhës. Ai raportohet se i ka bërë të qartë Shehut sa më poshtë: BRSS ka si qëllim të zgjidhë çështjen e rivalitetit Hoxha-Shehu pasi ajo po ndikon në gjendjen e brendshme të Shqipërisë dhe politikën e jashtme të BRSS, në një kohë kur harmonia është e rëndësisë kryesore. Kjo do të thoshte se ose Hoxha ose Shehu do të zëvendësohen, por duke parë qëndrimin e mbajtur nga shumica e zyrtarëve të partisë, Shehu mund

të marrë drejtimin e partisë dhe të zëvendësohet në postin e kryeminis-trit nga Kadri Hazbiu. Qeveria do të bëjë rotacion për të justifikuar ndry-shimet e posteve. Sovjetikët mund të kërkojnë respekt për postin e Hoxhës, i cili do të kthehet në Shqipëri për disa ditë. Sheu raportohet të jetë përgjigjur se ndryshimet në parti dhe qeveri janë e drejtë ekskluzive e Komitetit Qendror dhe se ai do të mbetet në postin e tij për sa kohë që ka besimin e parlamentit e komitetit qendror. “Hoxha nuk ka shumë mbështetje dhe askush nuk kërkon t’i bëjë atentat apo ta ngrejë në idhull”, raportohet të

ketë thënë Shehu. Ndërkohë Hoxha u kthye në Shqipëri i shoqëruar me dy gjeneralë sovjetikë, ndoshta për të treguar mbështetjen që kishte marrë në Moskë. Ai nuk u prit nga Shehu, por u informua se Shehu nuk do ta priste në zyrë nëse nuk bënte njoftim dy ditë përpara. Ai gjithashtu do të kontrollohej para se të hynte në zyrën e tij. Hoxhës i ishin caktuar gjithashtu zyrë dhe rezidencë më modeste nga ç’kishte më parë. Sipas planeve të Shehut me aprovimin sovjetik, ai kërkonte ta bënte Hoxhën ministër të Bujqësisë sa për të kënaqur sovjetikët, teksa më pas planifikonte ta bënte

Enver Hoxha u lar-gua nga Tirana për në Moskë më 18 gusht 1955 pasi mbylli personalisht me çelës zyrën e tij. Informoi Mehmet Shehun se po nisej për në Durrës për të marrë një anije sovjetike, vetëm në momentin e nisjes. Largim i papritur i Hoxhës erdhi për të zbatuar instruk-sionet sovjetike të afrimit me Jugosl-lavinë, megjithë kundërshtimet e Shehut. Në shenjë kundërveprimi rapor-tohet se Shehu hoqi gruan e Hoxhes nga presidenca e grave shqiptare dhe hoqi gjithashtu makinën dhe rojën personale të Hoxhës...

Page 13: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

12 GAZETA SOTE Shtunë 8 Shtator 2018 GAZETA SOT E Shtunë 8 Shtator 2018 13

d o s s i e r www.sot.com.al

Dokumentet e CIA, ja si Mehmet Shehu nisi tentativat për të marrë pushtetin pas vizitës së

Hoxhës në Moskë, i ndryshoi zyrën dhe nuk e takoi

Amerikanët tregojnë detaje nga përplasjet Shehu-Hoxha

me faj për situatën katastrofike bu-jqësore. Shehu kërkonte gjithashtu të largonte pro-titistin Beqir Balluku dhe të afronte në sekretariat Rita Marko.

Maj 1953Kampi i përqendrimit të TepelenësNë kampin e përqendrimit të

Tepelenës ka rreth 1300 persona të mbajtur me forcë, kryesisht familjarë të të arratisurve në Jugosllavi. Përveç të burgosurve shqiptarë ka dhe disa të burgosur jugosllavë të cilët trajtohen ndoshta më keq se shqiptarët. Rreth 70 për qind e të burgosurve janë gra e fëmijë, ndërsa pjesa tjetër janë burra të arrestuar për motive politike, ndër të cilat përfshihen dhe të pasurit e miqve apo të afërmve që janë arratisur jashtë shtetit. Personat në kamp vijnë nga të gjitha rajonet e Shqipërisë, ndërsa grupi më i madh është i përbërë me banorë të veriut të vendit. Kampi është i vendosur rreth 2 kilometra në veri të Tepelenës, pranë pikës ku lumi Bencia derdhet në Vjosë. Në zona janë ndërtuar kazerma për të burgosurit, të cilët banojnë të gjithë në katër dhoma me përmasa 20 metra me 5 metra. Në secilën prej tyre ka katër radhë me krevate dykatësh, dy prej të cilave janë vendosur përgjatë mureve dhe dy të tjerë në mes të dhomës. Ndërtesa është prej një materiali të fortë industrial, ka një çati me pllaka por nuk ka tavan. Të burgosurit jetojnë në këtë ndërtesë të grupuar sipas familjeve ose sipas lidhjeve miqësore. Rreth 300 deri në 500 njerëz janë të mbledhur në secilën prej dhomave por lejohen të kalojnë lirisht nga një dhomë në tjetrën. Ndërtesa nuk ka izolim dhe nuk ka ngrohje prandaj gjatë dimrit kushtet e jetesës janë të mjerueshme. Përveç kazermave të banimit ka dhe një ndërtesë zyrtare me katër dhoma ku janë zyrat e drejtorit të burgut, të asistentëve dhe disa am-biente banimi për ta. Ka gjithashtu një magazinë për ushqimin e kampit dhe të kafshëve të tij. Një infermieri e vogël pranë kampit ka katër dhoma dhe përdoret për vizita mjekësore. Aty ka gjithashtu disa krevate për të sëmurët. Kampi ka gjithashtu një strukturë që shërben si kuzhinë, që është e ndarë në dy dhoma, njëra për të gatuar deh tjetra për të magazinuar ushqimin. Kampi ka rreth dhjetë tualete. Kampi ruhet nga pesë policë në detyrë gjatë natës dhe nga dy policë gjatë ditës. Një nga të burgosurit shërben gjithnjë në detyrë në kazermat e banimit. Të burgosurit thonë se në këtë kamp trajtimi është më i mirë se në kampet e tjera dhe nuk ka abuzime të rënda si për shembull rrahjet. Dënimet bëhen kryesisht me anë të kritikave vokale për gratë ose shqiptarët, ndërsa për të huajt trajtimi është më i keq dhe arrin në refuzim ushqimi. Çdo i burgosur duhet të ketë çarçafët e batanijet e tij pasi kampi nuk

ka të tilla. Nëse një i burgosur nuk ka tesha kravati ose të afërm që t’ia sjellin ai fle në krevatin e drunjtë të zhveshur. Të burgosurit duhet të kenë gjithashtu rrobat dhe këpucët e tyre pasi shteti nuk jep furnizime. Dhe si rezultat të burgosurit janë të veshur me rrecka dhe rroba të mbetura të cilat konsumohen shpejt gjatë punës së rëndë. Shteti fur-nizon kampin vetëm me ushqim dhe një copë sapun në muaj. Të burgosurit që kanë miq jashtë kampit mund të marrin ndihma për të blerë ushqim dhe veshje në qytet.

Ushqimi Ushqimi gatuhet nga vetë të burgo-

surit. Ata marrin secili 600 gramë bukë në ditë dhe hanë tre vakte ushqimi. Në mëngjes ka çaj, në drekë supë fasulesh, makarona ose patate dhe shpeshherë e njëjta dhe për darkë. Në disa raste ka furnizim me oriz. Ushqimi gatuhet pa kujdes dhe në kushte të këqija san-itare prandaj ka shije të keqe. Ushqimi është gjithmonë i pamjaftueshëm pasi të burgosurit marrin racionin ditor të bukës në mëngjes dhe e hanë men-jëherë, kështu që nuk u mbetet gjë për

dy vaktet e tjera. Të burgosurit lejohen të marrin pako me ushqime nga jashtë por ato kontrollohen më parë nga policia. Ndërsa ata që nuk kanë miq ose të afërm janë të paushqyer. Ush-qimi shërbehet në dhomën e ngrënies për individët dhe në enë më të mëdha për familjet. Gotat dhe enët e tjera të ngrënies duhet të sillen nga vetë të burgosurit. Në kamp rriten disa perime dhe fruta por këto mbahen nga policia dhe administrata e kampit dhe nuk u jepen të burgosurve. Në kamp nuk magazinohen sasi të mëdha ushqimi, por zakonisht sillen në furnizime të përditshme nga jashtë. Në këtë kamp nuk ka indoktrinim politik për të bur-gosurit, përveç leximit të përditshëm të shtypit që është i detyrueshëm. Leximi i veprave të tjera letrare apo artistike nuk lejohet. Nuk ka shfaqje filmash apo aktivitete të tjera kulturore. Vizitorët lejohen të takojnë të burgosurit sipas dëshirës, por nuk lejohen brenda rre-thimit të kampit. Normalisht një polic dëgjon bisedat e bëra mes vizitorëve dhe të burgosurve, edhe nëse ato zgja-sin për një ose dy orë.

Gjendja sanitareGjendja sanitare në kamp është

shumë e keqe dhe një numër i madh të burgosurish janë të sëmurë me tu-berkuloz, një gjendje kjo që përkeqso-het nga mungesa e ushqimit, e ngrohjes dhe nga puna e rëndë. Grupi më i madh mes të sëmurëve janë fëmijët dhe burrat e rritur. Fëmijët preken ngaqë janë të pafuqishëm dhe meshkujt prej punës së rëndë. Kujdesi shëndetësor në kamp është minimal, në formën e një doktori që vjen një ose dy herë në

muaj nga qyteti i Tepelenës. Ai zakon-isht i dërgon rastet më të rëndë në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa të tjerët i trajton në kamp. Sëmundje të tjera që prekin të burgosurit janë malaria e cila ka infektuar shumë të burgosur, dhe dizenteria që ndodh herë pas herë në formë epidemie. Gjatë epidemisë së dizenterisë në 1950, 100 njerëz vdiqën gjatë tre muajve që ajo zgjati në kamp. Këto sëmundje përkeqësohen nga fakti që nuk ka masa higjienike dhe admin-istrata nuk cakton asnjë ditë për larje apo pastrim. Gjendja përkeqësohet nga mungesa e sapunit dhe e ujit. Asgjë nuk bëhet për insektet dhe parazitët që kanë infektuar çdo cep të dhomave, veçanërisht krevatet e të burgosurve. Kampi nuk ka fshesa, por të burgosurit përdorin degë për të pastruar një herë në javë. Puna kryesore e të burgosurve është prerja e pemëve në malet sipër Tepelenës. Çdo punëtor ka kuotën e tij ditore për të plotësuar, zakonisht rreth 1 metër kub dru të prerë. Të burgosurit gjithashtu punojnë brenda kampit për ndërtimin e godinave të reja, ose cakto-hen në projekte të jashtme si hekurud-ha Elbasan-Peqin apo uzina e fabrika të zonës. Për shembull në nëntor 1950 një pjesë e të burgosurve të kampit u caktua të shkonte në hekurudhë dhe një tjetër të ndihmonte në ndërtimin e një fabrike në Vlorë. Të gjithë të burgo-surit e aftë fizikisht meshkuj dhe femra duhet të punojnë, duke përjashtuar gratë e vjetra dhe nënat me bebe të vogla. Zakonisht meshkujt më të aftë zgjidhen për prerjen e pemëve ndërsa gratë dhe më të dobëtit caktohen për transport të drunjve ose punë shtëpie.

Nuk ka një program të caktuar të punës pasi ajo kryhet nga agimi deri në perëndim për gjashtë ditë të javës, pa marrë parasysh kushtet e motit, dhe nganjëherë dhe të dielën. Të burgosurit kishin një orë pushim për vaktin e drekës në mesditë dhe shpeshherë ata e merrnin ushqimin me vete në punë. Të burgosurit punojnë në grup nga 20 deri në 150 vetë. Njëri zgjidhet drejtues i grupit dhe përgjigjet për punën e të gjithë anëtarëve. Përveç drejtuesit të grupit, të burgosurit shoqërohen dhe nga një polic, ndërsa për punën ata nuk mbikëqyren pasi secili duhet të plotësojë kuotën e tij. Grupeve që nuk u caktohet një detyrë specifike njoftohen në mëngjes. Nëse një i burgosur është i sëmurë ai mund të lejohet të mos shkojë në punë, ndërsa ata që hiqen si të sëmurë për të evituar punën dënohen rëndë. Herë pas here jepen amnisti për të burgosurit. Më 29 nëntor 1950 në kamp erdhi një zyrtar i ministrisë së brendshme dhe njoftoi se me rastin e festës së çlirimit partia dhe Shoku En-ver Hoxha po lironin 150 familje, për të cilat do të kujdeseshin miqtë dhe famil-jarët. Të burgosurit u paralajmëruan që kur të kthehen në shtëpi “të kujtojnë se duhet të respektojnë dhe të zbatojnë urdhrat e autoriteteve, përndryshe do të riktheheshin në kamp”.

Kampi i përqendrimit të Maliqit Kampi i përqendrimit të liqenit të

Maliqit është rreth dy kilometra larg liqenit, mes kënetës dhe rrugës drejt Pogradecit. Në kamp ka rreth 1500 të burgosur që janë sjellë nga shumë burgje të vogla nga zona e Elbasanit, Tiranës, Korçës e Vlorës. Të burgosurit janë si të dënuar politikë dhe krim-inelë të zakonshëm, të cilët gjithsesi nuk ndahen në kategori në kamp, siç ndodh në disa burgje. Pakënaqësia mes të burgosurve është e madhe, veçanërisht mes të burgosurve politikë, pasi shumica e tyre janë të pafajshëm dhe janë dënuar në kamp vetëm prej dyshimeve ose prej arratisjes nga vendi të të afërmve të tyre. Kampi drejtohet nga komisari lejtnant Jorgji, zëvendësi i tij është Celi ndërsa kapiten Lazo është oficeri i furnizimit. Kampi ka gjithashtu një sekretariat me disa oficerë policie, të cilët mbajnë një listë të burgosurve dhe të financave të kampit. Sjellja ndaj të burgosurve është shumë e ashpër. Rrahje dhe keqtrajtime bëhen shpesh për gabimin më të vogël. Dënime të tjera përfshijnë ndalimin e pakove të ushqimit nga jashtë, burgosje vetëm në qeli pa ujë e ushqim, ndalim i vizitorë dhe ekspozim në diell. Të burgosurit janë organizuar në dymbëdhjetë brigada pune, secila me 120 deri në 140 njerëz. Drejtuesit e njësive të ndryshme zgjidhen nga vetë të burgosurit, ndërsa çdo njësi shoqërohet nga një polic gjatë punës. Në 1951 drejtuesi i brigadave të punës ishte Hamdi Lena, ish-drejtues i sigurimit në Korçë, i burgosur pas dënimit me dhjetë vjet për vrasjen e gruas së tij. Të burgosurit jetojnë në kazerma të drunjta, në një për secilën brigadë. Barrakat nuk janë të ndara në dhoma dhe përgjatë mureve ka dy radhë me krevate dykatësh ku flenë të burgosurit. Shteti nuk jep veshje krevati dhe të burgosurit flenë në krevatet e drunjtë nëse nuk kanë rroba. Barrakat nuk janë të izoluara nga moti, por kanë dritë elektrike. Çdo të burgosuri i jepen një palë veshje pune me pantallona, bluzë e pallto, pasi puna e tyre ka të bëjë me tharjen e liqenit të Maliqit dhe shumicën e kohës ata punojnë deri në mes në ujë. Por shumica e të burgo-surve nuk kanë rroba të tyret për t’u ndërruar dhe kur kthehen nga puna duhet të qëndrojnë në rroba të lagura. Për këtë arsye shumë të burgosur janë të sëmurë. Disa të burgosurve u jepen nganjëherë sandale por jo veshje të brendshme apo për punë në ujë.

Kjo do të thoshte se ose Hoxha ose She-hu do të zëvendëso-hen, por duke parë qëndrimin e mbajtur nga shumica e zyr-tarëve të partisë, Shehu mund të mar-rë drejtimin e partisë dhe të zëvendësohet në postin e kryem-inistrit nga Kadri Hazbiu. Qeveria do të bëjë rotacion për të justifikuar ndryshimet e posteve. Sovjetikët mund të kërkojnë respekt për postin e Hoxhës, i cili do të kthehet në Shqipëri për disa ditë...

Page 14: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

14 GAZETA SOTE Shtunë 8 Shtator 2018

.................

k r o n i k e www.sot.com.al

Bulqizë/ Rrëmbyen 15-vjeçaren dhe kërcënuan të ëmën, arrestohen 3 nga autorët, 2 në kërkim

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPolicia: Një nga të shpallurit në kërkim lidhje intime me 15-vjeçaren

Iu kap kamioni me 430 kg hashash, kapet pas 1 viti vlonajti

Vihet në pranga pas një viti në kërkim, pronari i trailerit në të cilin u kapën mbi 425 kg kanabis në portin e Durrësit. Policia ka arrestuar Albano Rakipin, 26 vjeç, banues në Vlorë. I riu u arrestua pasi më 29 janar të 2017, në portin e Durrësit u kapën 425 kilogram e 650 gramë kanabis brenda një traileri. Droga u zbulua nga skaneri. Kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike, bosh dhe lënda narkotike ishte e futur në të gjitha këmbët e arkave. Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin Kamion-Trailer me targë AA 8220S/AD801, në pronësi të firmës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 425 kilogramë e 650 gramë, lëndë e dyshuar si kanabis sativa. Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin Nr.79, datë 22.03.2018, i ka caktuar shtetasit Albano Rakipi masën e sigurisë, “Arrest me burg”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Trafiku i Narkotikëve", kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë.

Arbër Çekaj mohon se ka dhënë deklarime për palën gjermanePërmes një deklarate për mediat, avokati i Arbër Çekajt,

Maks Haxhia ka thënë se procedura e ekstradimit të tij është ende në vazhdim. Sipas avokatit, Çekaj kundërshton me forcë akuzat për trafik droge dhe se nuk ka bërë deklaratë për autoritetet gjermane. Avokati u shpreh se klienti i tij nuk ka përmendur asnjëherë emrat e K. Boci dhe L. Morina të përmendur në shkrimin disa mediave shqiptare. Ndonëse u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare, në maj të 2018, Arbër Cekaj ende nuk e ka prekur tokën shqiptare. Autoritetet gjermane kanë informuar prokurorinë shqiptare se kanë nisur hetimet për Cekajn, pasi kanë dyshime se ai është i përfshirë në aktivitet kriminal edhe në territorin e tyre. Prokuroria shqiptare ka dyshime se droga e kapur në magazinat e kompanisë “Arbri Garden” në Maminas do të trafikohej drejt vendeve të BE-së, ndër to edhe në Gjermani. Për drogën rekord të kapur në Maminas, janë arrestuar shoferi i kamionit dhe menaxheri i firmës “Arbi Gaeden”.

Në Përmet për kultivimin e drogës, pranga agronomit venezuelianFama e Shqipërisë për kultivimin e kanabisit duke

se ka mbërritur përtej oqeanit Atlantik. Përherë e më shumë persona nga vendet e Amerikës Latine po vijnë në Shqipëri për kultivimin e kanabisit apo përpunimin e drogave të tjera të forta. Policia e Shtetit ka ndaluar në Frashër të Përmetit një 30-vjeçar venezuelian i identifi-kuar si Arturo Morales. Ai dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për kultivimin e kanabisit, pasi ishte agronom dhe njohës i mirë i procesit. Ndalimi i tij është bërë pak pasi në Frashër u asgjësua një parcelë me 3 mijë bimë kanabisi. Ai dyshohet se ishte rekrutuar nga grupimi që kultivonte lëndët narkotike dhe paguhej disa mijë euro në muaj. Venezueliani ka deklaruar se kishte ardhur për turizëm në vendin tonë. Ai ka hyrë në mënyrë legale në Shqipëri tre javë më parë. Pritet kryerja e veprimeve të tjera hetimore. Policia po punon për identifikimin e shqiptarëve që qëndrojnë pas aktivitetit të jashtëligjshëm.

Elvis MYRTA

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga poli-

cia e Bulqizës pasi, akuzohen se kanë rrëmbyer nga famil-ja një 15 vjeçare dhe kanë kërcënuar me armë nënën e saj të tërheqë kallëzimin që kishte bërë për ngjarjen. E ëma e minorenes ndërkohë ka pranuar se vajza ka patur një lidhje intime me një nga të rinjtë e që rrëmbyen. Në prangat e uniformave blu të Bulqizës përfunduan, Dorjan Totraku, 29 vjeç, Izmir Gjetani, 24 vjeç dhe Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë. Ndërsa në kërkim janë shpallur një 30 vjeçar me iniciale F. T., banues në Bulqizë, i dënuar më herët për vrasje të mbe-tur në tentativë dhe armëm-bajtje pa leje, si edhe një 21-vjeçar me iniciale E. D.. Në bashkëpunim me njëri tjetrin, 5 të rinjtë akuzohen se kanë kanosur të ëmën e 15-vjeçares të tërheqë një kallzim që ajo kishte bërë në polici për rrëmbimin e vajzës dhe kërcënim. Gru-aja kishte denoncuar se dy shtetasit në kërkim i kishin shkuar në shtëpi me armë zjarri dhe i kishin kërcënuar, ndërsa u larguan bashkë me vajzën 15-vjeçare të famil-jes. Gruaja sipas policisë ka deklaruar se vajza e saj e mitur kishte një lidhje intime me 30-vjeçarin që e rrëmbeu dhe i kërcënoi familjarët që të mos bënim denoncim në polici. Sipas të njëjtave burime mësohet se vajza e mitur është lar-guar me dëshirën e saj nga banesa. Nëna e 15-vjeçares, pasi ka mësuar mbi lidhjen e vajzës së saj me 30-vjeçarin e ka kundërshtuar këtë lidhje. Fillimisht ajo nuk e ka lënë vajzën të dalë nga shtëpia dhe e ka ndaluar të takohet me të dashurin e saj të shpallur në kërkim. 30-vjeçari pasi ka mësuar këtë, ka shkuar në banesën e të dashurës së tij të mi-tur dhe ka marrë atë nga

banesa. Ngjarja ka ndod-hur mesditën e 5 shtatorit, ku i dashuri i minorenes, tashmë person i shpallur në kërkim ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë 15vjeçaren. Nën kërcënimin e armës ai ka thënë shtetases me ini-cialet H. K., nëna e vajzës se nëse do denonconte do të kthehej ta vriste. I riu ka hyrë në banesë sëbashku me shokun e tij, gjithashtu dhe ky i shpallur në kërkim. Tre personat e tjerë të arrestu-ar nga policia kanë qenë të pranishëm në banesën kur dy shtetasit në kërkim morën vajzën. Prej 5 shta-torit, familja nuk ka asnjë të dhënë për vajzën minorene me të cilën kanë humbur çdo kontakt. Policia thotë se po punohet intensivisht për gjetjen e adoleshentes,

si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, zbard-hjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

PoliciaMenjëherë pas kësaj ng-

jarjeje, gruaja që i morën vajzën e mitur nga banesa e saj ka shkuar në polici dhe ka bërë kallëzim ndaj këtyre personave. Menjëherë policia nisi kërkimet për kapjen dhe arrestimin e të rinjve që kërcënuan nënën dhe morën nga banesa të miturin. Ditën e djeshme ar-restoi në flagrancë 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë “Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komis-ariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit, Dorjan Totraku, 29 vjeç; Izmir Gjetani, 24 vjeç dhe Idriz Gjetani, 20 vjeç,

Arrestimet në Shkodër, gjykata jep 30 ditë burg për 3 prej tyre, njëri lirohetGjykata e Shkallës së Parë në Shkodër

ka vendosur mesditën e djeshme masat e sigurisë për katër të ndaluarit tre ditë më parë në operacionin “Forca e Ligjit”. Tre prej tyre do të qëndrojnë në qeli, ndërsa tjetri në arrest shtëpie. Avokatët mbrojtës mohuan akuzat në gjykatë, ndërsa pritet ekspertimi i disa fishekëve të sekuestruara gjatë aksionit. Grupi që u ndalua në operacionin “Forca e Ligjit” në Shkodër doli para trupit gjykues për masën e sigurisë. Ilir Bajri, Emrah Plaku dhe Erogen Brajoviç do të qëndrojnë në qeli për 30 ditë, ndërsa për Astmer Bilalin u vendos arrest shtëpie. Afati 30-ditor është lënë deri sa të vijnë aktet e ekspertimit për disa fishekë

të gjetur gjatë aksionit. Avokatët mbrojtës mësohet se kanë hedhur poshtë akuzat ndaj të arrestuarve duke pretenduar se nuk ka prova për t’i mbajtur në burg. Dy akuzat e ngritura nga prokurorja Esmeralda Ndoci duket se nuk kanë bindur gjyqtaren Irida Kaceri, e cila ka lënë pas hekurave tre nga katër të arrestuarit vetëm për armëmbajtje pa leje. Gjyqi ndaj tyre u zhvillua me dyer të mbyllura. Operacioni i Policisë në Shkodrës FNSH-së dhe RENEA-s, në kryeqendrën e veriut zgjati 24 orë. Pas përfundimit të aksionit, në një deklaratë për mediat zv/drejtorja e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, teksa bëri bilancin e operacionit u shpreh

se janë ushtruar kontrolle në 20 banesa e lokale tregtare të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale. Ndërkohë sipas policisë të arrestuarit janë anëtarë të grupeve kriminale aktive në qyte-tin e Shkodrës, por edhe me gjerë. Opera-cioni “Forca e Ligjit” ka nisur prej orës 2 e 30 minuta të mëngjesit të së mërkurës dhe gjatë kontrolleve të uniformave blu janë gjetur dhe sekuestruar 2 kallashnikovë, 1 pistoletë, 6 mjete të blinduara, rreth 800 fishekë, 1 armë e ftohtë, shuma prej 10.500 euro, 3 makina lojërash fati si dhe 2 veshje antiplumb. Në dy muajt e fundit, Shkodra është tronditur nga disa vrasjeve mafioze ku shumica e tyre janë

ende pa autor. Prej 18 Qershorit, në Shkodër kanë ndodhur 5 vrasje të tipit mafioz, Mehdi Kavaja u ekzekutua me një plumb në kokë në servisin e tij. Në 15 Korrik ish-oficeri i policisë, Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndocaj u ekzekutuan në makinën e tyre dhe në mjet ndodhej dhe fëmija i tyre 1-vjeçar. Në 10 Gusht në Kiras u vra me breshëri kallashnikovi teksa qëndronte në lokal, Fatbardh Lici. Në 23 Gusht në Dobraç u zhdukën dajë e nip, Gëzim Hysaj dhe Agron Mollaj. Ndërsa ngjarja e fundit ka ndodhur më 1 Shtator, ku Arian Ferracaku u vra me një breshëri kallashnikovi, ndërsa autorët nuk janë identifikuar ende nga policia.

të tre banues në Bulqizë. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit me inicialet F. T., 30 vjeç, banues në Bulqizë dhe E. D., 21 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kanosur për të tërhequr kallëzimin nga Policia shtetasen me ini-cialen H. K, pasi kjo shtetase me datë 05.09.2018, ka bërë kallëzim se në banesën e saj kanë ardhur shtetasit F. T., dhe E. D., ku dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri, kanë kërcënuar familjarët që ndodheshin në banesë, dhe më pas janë larguar sëbash-ku me shtetasen e mitur me inicialet M. K, 15 vjeçe. Nga deklarimet e shtetases H. K., (nëna e saj), dyshohet se vajza e saj ka patur lidhje me shtetasin F. T.. Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit”, “Kanosja për të mos kallëzuar”, kryer në bashkëpunim, në ngarkim të 3 shtetasve të arrestuar, dhe për veprat penale “Heq-je e paligjshme e lirisë“, Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake“, “Përndjekja“, “Kanosja”, në ngarkim të 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Gruaja sipas policisë ka deklaru-ar se vajza e saj e mitur kishte një lidhje intime me 30-vjeçarin që e rrëmbeu dhe i kërcënoi familjarët që të mos bënim denoncim në pol-ici. Sipas të njëjtave burime mëso-het se vajza e mitur është larguar me dëshirën e saj nga banesa...

Page 15: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

.................GAZETA SOT E Shtunë 8 Shtator 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

Zbardhet vrasja e 43-vjeçarit në Memaliaj, babë e bir në pranga, e ekzekutuan për pronat

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPolicia: Vrasja, për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie

Ndeshja Shqipëri-Izrael, survejohen dhjetëra elementë radikalë

Masa të rrepta sigurie janë marrë për ndeshjen e djeshme mes Shqipërisë dhe Izraelit. Përveç 670 efektiveve të forcave speciale të policisë së shtetit dhe asaj lokale, për të shmangur çdo incident të mundshëm, është përfshire dhe njësia antiterror. Gjithashtu është ngritur edhe një grup i përbashkët pune mes policisë dhe prokurorisë. Më shumë se 100 numra telefoni janë vendosur në përgjim. Disa dhjetëra persona që njihen si radikale janë nën survejimin e forcave të policisë dhe agjencive te tjera. Komunikimet dhe takimet që zhvillojnë këta persona mes tyre do të jenë në fokus deri në kohën kur kombëtarja e Izraelit të largohet nga Shqipëria. Gjithashtu nën kontroll është mbajtur hyrja dhe e individëve që janë të skeduar si problem-atikë me prirje radikale nga Kosova dhe Maqedonia, ku po bashkëpunohet ngushtë me autoritet e këtyre vendeve. Cilido nga të skeduarit që kalon kufirin survejohet nga agjencitë ligjzbateuse dhe të inteligjencës shqiptare. Kujtojmë që 2 vite më parë u zbulua se ndaj skuadrës izraelite do të kryej një sulm terrorist, për këtë u arrestuan 4 persona në Shkodër

Elbasan, kapet i dënuari me 1 vit burg nga Gjykata e Kavajës

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 30-vjeçar, banues në lagjen "Kongresi" të qytetit, i shpallur në kërkim për disa vepra penale. Në prangat e uniformave blu të El-basanit përfundoi, shtetasi Erlind Liçenji. Burime zyrtare policore bëjnë me dije se ndalimi i 30-vjeçarit u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka dërguar urdhrin mbi ekzekutimin e vendimit penal Nr.22/6 dt.12.01.2016 të Gjykatës së shkallës së Parë Kavajë, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale, "Prodhim e shitje e narkotikeve në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283 e 25 të Kodit Penal". Po sipas policisë, për këtë shtetas Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e Vendimit Penal Nr.120 dt.12.02.2014 të Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, e cila e ka dënuar me një vit burgim për veprat penale, “Shkelje të rregullave të qa-rkullimit rrugor”, “Largim nga vendi i aksidentit”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Vrasja në Mamurras, ja konflikti mes familjeve Markola-Pepa

Indrit Pepa, i cili u vra mëngjesin e së enjtes në Mamur-ras, kishte njohje me autorin Agron Markola, i shpallur në kërkim. Pepa dhe Markola u konfliktuan 6 vite më parë, ndërkohë që Pepa u largua drejt Gjermanisë për azil. Ai u dhunua nga dy vëllezërit Markola dhe u qëllua me tytë të pistoletës. Por një vit më vonë, Indrit Pepa ishte në një ber-berhane në qytetin e Mamurrasit, kur në këtë berberhane futet Azis Markola, një nga autorët e rrahjes. Indriti në atë kohë ka qenë 20 vjeç. Sipas burimeve, ka marrë një armë zjarri tip pushkë për të rrahur Azis Markolën. Në momen-tin kur Pepa hyn për të sulmuar Markolën, disa qytetarë e kanë kapur nga dora dhe e kanë mbajtur. Në përpjekje për t’u përmbajtur, një plumb është shkrepur nga arma, duke e plagosur Azis Markolën në të dyja këmbët. Që nga ajo ditë, familja e Indrit Pepës është ngujuar brenda 4 mureve nga frika e hakmarrjes. Disa herë familja ka tentuar të shuajë konfliktin me Azis Markolën, por nuk ia ka arritur.

Elvis MYRTA

Zbardhet vrasja me armë zjarri e 43-vjeçarit Alket Muhos nga fshati

Rabie. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, pas hetimeve të pandërprera të kryera sapo kanë marrë njoftimin për ngjarjen dhe veprimeve proceduriale, në bashkëpunim me Proku-rorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër ekzekutuan urdhërin e Prokurorit për ndalimin e shtetasve Hetem Muho, 59 vjeç dhe Dino Muho, 20 vjeç, babë e bir, banues në Sarandë. Sipas të njëjtave burime, ndalimi i tyre u bë pasi dyshohet se në bash-këpunim me njëri-tjetrin, ditën e enjte rreth orës 11:35, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në fshatin Ra-bie, Tepelenë. Kjo ngjarje ndodhi në vendin e quajtur “Bolovec” të fshatit Rabie. Nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët e kanë vrarë shtetasin A. M., për shkak të konflikteve të përsëritura me mo-tive pronësie, në fshatin e origjinës së autorëve. Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të ndaluar i kaluan Proku-rorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjiro-kastër, për veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Vrasja Alket Muho u vra pak

ditë pasi kishte denoncuar në polici për ekzistencën e disa parcelave me ha-shash, pikërisht në fshatin Gllavë. Sipas burimeve jo zyrtare, Muho kohët e fundit informonte struk-turat në Tiranë në lidhje

me parcelat, pasi nuk po gjente më mbështetjen e policisë lokale të Tepe-lenës. Burimet bënë me dije se pak ditë më parë, viktima kishte informuar SHÇKB-në e Tiranës lidhur me disa parcela me ha-shash. Pas kësaj, SHÇKB e Tiranës, kishte informuar policinë lokale për të ndë-rhyrë në vendin e sinjali-zuar. Këta të fundit kanë ndërhyrë dhe kanë asg-jësuar 8 parcela me lëndë narkotike dhe rreth 4.800 bimë. Aksioni u ndërmor në fshatin Gllavë, shumë pranë fshatit Rabije, ku u gjet i vrarë 43 vjeçari. I

vetmi njoftim që ka dhënë zyrtarisht policia lidhur me parcela droge të se-kuestruara pranë zonës ku banonte dhe u ekzekutua 43-vjeçari është ai i kësaj ditës së djeshme. Në njoft-im, thuhet se dy persona janë proceduar penalisht për veprën penale “Kultivi-mi i bimëve narkotike”. “Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasit me inicialet K. C., dhe A. K., 59 e 33 vjeç, banues në fshatin Gllavë, për veprën penale par-ashikuar nga neni 284 i

Kodit Penal”. Ndërkohë, 43-vjeçari Alket Muhaj u gjet i vrarë mëngjesin e djeshëm në mes të pyllit nga një bari i zonës, i cili ka lajmëruar policinë. Fillimisht, pista kryesore vrasjes u lidh me dekon-spirimin e tij si informator. Trupi i pajetë i 43 vjeçarit është gjetur rreth orës 05:30 minuta të mëngjesit të së enjtes, ndërsa kishte marrë dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks. Vetë viktima jetonte në fshatin Rabie bashkë me gruan dhe me dy fëmijët, ndërsa prindërit e tij jetonin në Patos.

I kërkoi 500 mijë lekë rryfshet qytetarit, pranga OPGJ-së në GramshShërbimi për Çështjet e Brendshme dhe

Ankesat arreston një punonjës të Policisë Gjyqësore. Pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, SHÇBA, arrestoi punonjësin e policisë Agron Zeka me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Gramsh. Arrestimi u bë për shkak se dyshohet se i ka kërkuar dhe i ka marrë një qytetari, 50 mijë lekë të reja, duke ushtruar presion se nëse nuk paguante do ta arres-tonte. Ngjarja në fjalë, sipas denoncimit të qytetarit, ka ndodhur në ambientet e komis-ariatit. Zeka ka deklaruar se pas presionit për arrestim, i ka pranuar të paguajë shumën. Pas verifikimeve të videos së publikuar, oficeri i

Policisë Gjyqësore, Agron Zeka është vënë nën arrest nga SHÇBA dhe ndaj tij është ngri-tur akuza për korrupsion dhe shpërdorim de-tyre. Ndërkohë ndaj tij materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Ishte emisioni investigativ “Fiks Fare” i cili denon-coi këtë të enjten skandalin në Komisariatin e Gramshit, ku Oficer i Policisë Gjyqësore i ka kërkuar dhe i ka marrë 50 mijë lekë qytetarit, duke ushtruar presion se nëse nuk paguante do ta arrestonte. Boçi shpjegoi se historia ka nisur në muajin gusht, kur bashkë me një kolegun e tij kanë shkuar në Tomorr për të punuar bashkë dhe fitimet t’i ndanin përgjysmë. Por, kur është kthyer nga Tomorri

i ka kërkuar kolegut t’i japë 400 mijë lekë të punës së tij, por ai i ka thënë se nuk kishin ndonjë kontratë bashkë e nuk do i jepte parà. Në këto kushte, më 26 gusht, 39-vjeçari nga Kërpica e Gramshit i është drejtuar policisë për ndihmë, duke kërkuar që ta ballafaqonin me kolegun, pasi ai i shmangej e nuk i jepte paratë. Më pas, ai ka shkuar sërish ta kërkojë kolegun te shtëpia, ku ka gjetur vajzën dhe gruan e tij. Boçi tregon se ka pyetur vajzën e kolegut se ku ndodhej ai, por ajo nuk i ka treguar. Kështu, qytetari i është drejtuar sërish Komisariatit, ku ka takuar shefin e Krimeve dhe ky i fundit e ka orientuar tek oficerët e Policisë Gjyqësore për të bërë de-

noncim. Kam shkuar për të bërë denoncim tek oficeri Agron Zeka, por në ato momente, në Komisariat kanë ardhur gruaja dhe vajza e kolegut, të cilat më kanë denoncuar sikur i kisha kërcënuar. Më pas, oficeri i policisë Agron Zeka më ka marrë në pyetje, duke më thënë se rrezikoja 17 vite burg ndaj kërkova avokat. Pasi kërkova avokat, ai më tha se e njihte avokatin që do merrja unë, prandaj më mirë t’ia jepja atij paratë që do i jepja avokatit, dhe ai nuk do të më arrestonte. Për këtë, ai më ka thënë se duhej të paguaja 50 mijë lekë deri atë pasdite dhe do të m’i dër-gonte letrat në Prokurori në gjendje të lirë”, shpjegon për “Fiks Fare”, Aleksandër Boçi.

Pas hetimeve të pandërprera të kryera sapo kanë marrë njoftimin për ngjarjen dhe vepri-meve proceduriale, në bashkëpunim me Proku-rorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër ekzekutuan urdhërin e Prokurorit për ndalim-in e shtetasve Hetem Muho, 59 vjeç dhe Dino Muho, 20 vjeç, babë e bir, banues në Sarandë...

Page 16: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

16 GAZETA SOTE Shtunë 8 Shtator 2018

.................

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Femrat dhe duhaniNga Roland SHUPERKA

Kjo është frika e femrave, e për-folur aq shumë nga publiciteti.

Duke propozuar cigare të linjës, industrialistët e duhanit japin një mesazh të rrezikshëm: “Duke pirë duhan do të jeni më të dobët, pra më tërheqës”. Në kundërshtim me këto ide, të shëndoshesh në momentin kur përballesh me lënien e duhanit nuk është e pashmangshme. Gjithsesi është e mundur të kufizosh rritjen në peshë duke marrë masat e duhura.

Cigarja, peshorja dhe ne...Nikotina është çelësi i fenomenit të shtimit

në peshë kur lëmë duhanin. Duke stimuluar sistemin nervor simpatik (motor i aktivitetit të trupit), nikotina ka një efekt ndërprerje të oreksit. Rezultati, në momentin e lënies, hamë pak më shumë (200 ose 300 kalori shtesë në ditë). Ndër të tjera, nikotina frenon stokimin e yndyrave dhe rrit në mënyrë artificiale shpenzimet e energjisë. Një duhanpirëse djeg rreth 200 kalori më shumë në ditë se një jo duhanpirëse. Kjo përfaqëson, në momentin e ndërprerjes, ekuivalentin kalorik të një krua-santi e gjysmë.

Të pish duhan, mënyre e rrezikshme për të kontrolluar peshën

“Nëse lë duhanin, do të shtoj ...” Një refren i njohur që kthehet në fiksim tek shumë femra që duan të lënë duhanin. Megjithatë, rreth 30% e njerëzve që lënë duhanin nuk shtojnë asnjë gram! Mesatarisht një strategji anti¬kile e përshtatshme, mund të ulë ndjeshëm shtimin në peshë.

Rekomandimi i parë: përdorni perime, fruta dhe proteina në ushqim dhe frenoni ëmbëlsirat dhe yndyrat.

Hapi i dytë: ushtrim fizik. Por nuk është nevoja të thyeni rekord. Ekuivalenti i gjysm ore aktivitet fizik, edhe i ndarë në 10 minuta, lejon të digjen 1000 kalori shtesë në javë. Të ngjisësh shkallët, të shëtisësh qenin, të pastrosh dritaret, të luash me fëmijët: aktivitete të lehta në dukje, por që ndikojnë pozitivisht në organizëm, me kusht që të përsëriten çdo ditë.

Arma anti-kile efikase: trajtimi i zëvendësimit të nikotinës (pulle, çamçakëz, s’praj) lejon të shmangesh problemin duke ruajtur nikotinën. Nëse ndodh një rritje e mundshme në peshë, ajo do të jetë si pasojë e këtij trajtimi, rreth 3 muaj pas lënies se duhanit. Medikamenti bupropion, kufizon gjithashtu shtimin në peshë pas lënies se duhanit.

Për t’u mbajtur mend: të gjitha këto medika-mente lejojnë të merresh vetëm me një çështje: fillimisht lënia e duhanit, pastaj pesha. Pasi është rregulluar problemi i varësisë, jemi më të qetë për të ndërtuar një strategji për frenimin e peshës.

Qëndroni larg regjimit strikt Të mbash një regjim strikt është një llogari

e gabuar. Dhe si rrjedhojë, kur dobësohemi, djegim më pak kalori. Atëherë, më e mira do të ishte të veprohej me ngadalë dhe të hiqet dorë çdo ditë nga një racion patate të skuqura, se sa të privohesh nga gjithçka. Pesha stabilizohet në përgjithësi 6 muaj pas lënies së duhanit. Mbetet që, megjithë përpjekjet, ndërprerja e duhanit shoqërohet me një shtim të lehtë në peshë. Edhe pse kjo është e vështirë për t’u përballuar, rezistoni! Dhe mbani mend: duke lënë cigaren ju fitoni në të gjithë linjën.

Duhani vret edhe femratRekord i trishtueshëm: në vendet e zhvillu-

ara, femrat janë duke u barazuar me kalimin e kohës me duhanpirjen e meshkujve. Është në të njëjtën kohë matematike dhe dramatike. Numri i femrave duhanpirëse po rritet rreg-ullisht vitet e fundit. Rezultati: proporcioni i vdekshmërisë femërore të parakohshme për shkak të duhanpirjes (kancer i mushkërive, sëmundje vaskulare, etj) është në rritje të vazhdueshme, ndërkohë që tek meshkujt ky proporcion po zvogëlohet. Femrat që pinë du-han si meshkujt vdesin ashtu si meshkujt. Kjo është arsyeja që në Shqipëri shumë duhanpirës meshkuj që kanë vite me këtë zakon po i lar-gohen duhanpirjes duke e lënë atë dhe shifrat janë inkurajuese.

Por, ky “superioritet” mashkullor nuk do të zgjasë shumë. Sot, vajzat duhanpirëse janë më të shumta se djemtë dhe pritet një rritje e madhe e vdekshmërisë femërore me kalimin e viteve, për shkak të kancerit të mushkërive dhe sëmundjeve kardio-vaskulare.

Tumore të tjerë të përhapurPërveç kancerit të mushkërive, duhanpirja

rrit rrezikun e llojeve të tjera të kancerit:Rreziku i kancerit të qafës se uterusit është

dy herë më i lartë tek duhanpirëset se tek joduhanpirëset. Ky kancer që para se gjithash krijohet nga prania e papilloma virus (HPV), duhani vepron gjithashtu si faktor favorizues. Studimet tregojnë se 34% e femrave tek të cilat diagnostikohet një kancer i qafës se uterusit do të vdesin në 5 vjet. Rreziku i kancerit të gjirit është dy herë më i lartë tek femrat që pinë duhan para menopauzës.

Sëmundje të zemrësNë kundërshtim me idetë e marra, kriza

kardiake nuk është vetëm shqetësim i mesh-kujve. Shpeshherë nuk dihet se sëmundjet kardio-vaskulare janë shkaku kryesor i vdekshmërisë femërore. Ndër shkaqet e këtyre sëmundjeve, përmendim moshën, duhanpirjen, ushqyerjen, hipertensionin dhe diabetin.

Monoksidi i karbonit i thithur zvogëlon kapacitetin e thithjes së oksigjenit në gjak. Pasoja, rrahjet e zëmrës zvogëlohen. Duhan-pirësit sportistë e dinë këtë. Duhanpirja dëmton muret e brendshme të artereve dhe favorizon depozitimin e yndyrave. Muret e enëve të gja-kut ngushtohen, çka korrespondon me stadin e parë të arterosklerozës.

Përveç të tjerave, duhanpirja rrit rrezikun e trombozës (arteret bllokohen). Si përfundim, kërcënohemi nga kriza kardiake dhe ataku cerebral.

Vlen të përmendet se rreziku i infarktit të miokardit rritet me numrin e cigareve të pira, edhe kur këto janë “të lehta”.

Mushkëri të shkatërruara; Tek duhanpirësit gjejmë elastazë, një substancë që shkatërron mushkëritë. Pas shumë viteve keqtrajtim të mushkërive, tek duhanpirësit shfaqet emfize-ma pulmonare. Bëhet fjalë për një shkatërrim të pjesshëm dhe të pakthyeshëm të mushkërive. Në atë stad, shëndeti kërcënohet shumë rëndë.

Prishje e ciklit menstrual; Duhanpirëset kanë mungesë estrogjeni (hormonet femërore). Kjo për dy arsye: nga njëra anë duhani zvogëlon sekrecionet e estrogjenit, nga ana tjetër, vepron mbi mëlçinë duke shkaktuar shpejtimin e shkatërrimit të hormoneve. Pasojat?

Duhanpirëset vuajnë më shpesh nga shqetësimet e ciklit menstrual (cikël i çr-regullt, dhimbje). Mungesa e estrogjenit ka gjithashtu efekte negative tek gjiri, uterusi dhe fetusi.

Rreziqet lidhur me pilulën; Pilula dhe duhani së bashku janë shumë të dëmshëm. Duhanpirësit që marrin pilulën kontraceptive vënë në rrezik shëndetin e tyre, mbi të gjitha pas moshës 35 vjeçare.

Tek to rreziku i trombozës, aksidenteve kardiake ose cerebrale rriten shumë. Këto rreziqe zvogëlohen pa u eliminuar totalisht, me pilula më dozë të ulët që nuk përmbajnë progesterone. Përveç të tjerave, rreziku i kom-plikacioneve gjatë shtatzënisë është më i lartë te duhanpirëset që marrin pilulën para se të mbeten shtatzëna.

Nëna e ardhshme që pi duhan privon pjesërisht fetusin nga oksigjeni. Si? Monok-sidi i karbonit kalon në gjakun e fetusit dhe mund të shkaktoj hipoksi fetale (fetusi që nuk merr oksigjenin e duhur). Rekomandohet me rreptësi të mos pihet duhan kur merret pilula kon¬traceptive.

Nikotina kalon përmes placentës dhe ab-sorbohet nga fetusi.

Nuk është kurrë vonë...Gjithmonë ia vlen të lësh duhanin edhe pse

shtatzënia ka filluar. Lënia e duhanit zvogëlon ndjeshëm rreziqet për nënën dhe fëmijën! Për

çdo cigare në ditë gjatë shtatzënisë, pesha e fetusit zvogëlohet 15 gr. Mesatarisht, fëmijët e lindur nga duhanpirës peshojnë 200 gr më pak se fëmijët e lindur nga joduhanpirës. Rreziku i lindjes se fëmijës me mase “XS”, që peshojnë 2,5 kg më pak, është dy herë më e lartë tek duhanpirësit. Rreziku i lindjes së parakohshme dyfishohet nëse nëna pi duhan. Në raport me fëmijët e lindur në kohë, foshnjat e lindura para kohe kanë më shumë rreziqe për të pasur komplikacione.

Rreziku i vdekshmërisë foshnjore trefisho-het nëse nëna pi duhan gjatë shtatzënanise

ose pas lindjes. Dy arsye për të mos pirë duhan gjatë ushqyerjes me gji: duhanpirëset kanë më pak qumësht se sa nënat jo duhan-pirëse (1/4 më pak) dhe nikotina kalon në qumështin e nënës.

Megjithatë, më mirë të ushqehet fëmija edhe pse pihet duhan. Pse? Shumë substanca të rëndësishme për zhvillimin fizik të foshn-jës gjinden vetëm tek qumështi i nënës. Ky i fundit përmban antikorpe të rëndësishme që mbrojnë foshnjën nga infeksionet. Përveç të tjerave, një foshnje e ushqyer me gji rrezikon më pak nga alergjitë. Së fundi, duke favori-zuar lidhjen e afërsisë, ushqimi i gjirit është i dobishëm për lidhjet midis nënës dhe fëmijës.

Fëmijët që rriten në një vend me duhan janë viktimat e para të duhanpirjes pasive. Rreziqet? Ata vuajnë shpesh nga probleme respiratore në vitet e para të jetës së tyre:

Tek fëmijët dhe të rinjtë e moshës 15 deri 16 vjeç që thithin rregullisht tymin e duhanit, mund të dallojmë forma të ndryshme të irri-timit të rrugëve respiratore: kollë, mukozë, deficit respirator me fishkëllima. Këta të rinj vuajnë shpesh dhe nga otiti dhe angina.

Duhanpirja pasive tek fëmijët dhe adoles-

hentet rrit rrezikun e astmës.Rreziku që fëmijët e prindërve duhanpirës

të bëhen duhanpirës dyfishohet, në raport me fëmijët e joduhanpirësve.

Siç e theksuam, duhani ka influencë në jetën hormonale të femrës. Menopauza nuk i shpëton këtij fenomeni: menopauza vjen 2 deri 3 vjet më shpejt tek duhanpirëset se tek joduhanpirëset. Shqetësimet lidhur me men-opauzën (nxehtësia, shqetësime të kujtesës, etj) janë më të theksuara tek duhanpirëset se tek joduhanpirëset. Tek femrat me menopauzë, duhani rrit rrezikun e osteoporozës (dobësim i masës kockore), një sëmundje që ka dhimbje dhe fraktura, në nivelin e qafës se femurit, të kyçit të duarve dhe vertebrave.

Plakje më e shpejtë; Disa minuta pas pirjes së cigares, enët e gjakut periferike që ushqejnë lëkuren kontraktohen. Qarkullimi dhe oksig-jenimi i gjakut përkeqësohen. Në këtë mënyrë lëkura ushqehet më pak. Si përfundim, ajo humbet elasticitetin e saj, plaket më shpejt dhe rrudhoset më shumë, sidomos rreth buzës. Edhe njollat në lëkurë dalin më lehte. Për ta plotësuar këtë tablo, duhani zverdh dhembët dhe kundërmon rrobat dhe veshjet si asnjë parfum tjetër. Kur pijmë duhan marrim fry-më më pak. Nëse kapaciteti respirator është 100% në moshën 20 vjeçare, është 60% tek 70 vjeçare joduhanpirës, dhe vetëm 40% tek duhanpirësit e kësaj moshe.

Shumë duhanpirës kanë përshtypjen se cigaret i ndihmojnë të përballojnë stresin. Nuk është kaq e thjeshtë. Në fakt cigarja është në vetvete një faktor stresi. Mjafton të mendosh simptomat e mungesës së nikotinës: irritim, ankth, ligështi, nevojë urgjente për të pirë duhan. Një studim i fundit e përforcon edhe më tepër: duhani shkakton ankth dhe jo të kundërtën. Duhanpirja rrit 16 herë rrezikun e një ataku paniku. Shkaku? Efekti anksiozhen i nikotinës dhe shqetësimet respiratorë.

Të mirat afatshkurta, afatmesme dhe afat-gjata të jetës pa duhan

Pas 8 orësh: Oksigjeni i gjakut vjen në normalitet. Rreziku i infarktit të miokardit fillon të zvogëlohet.

Pas 24 orësh: Monoksidi i karbonit elem-inohet nga trupi. Mushkëritë fillojnë të heqin mukozën dhe katranin. Rreziku i infeksioneve respiratorë, tip broshit dhe pneumoni, fillojnë të ulen.

Pas 48 orësh: Nikotina nuk ndodhet më në gjak.

Pas 1 jave: Ndjesitë e shijes dhe aromës përmirësohen.

Pas 3-9 muajsh: Frymëmarrja përmirëso-het (më pak kollë, më shumë frymëmarrje). Funksioni i mushkërive rritet 5 deri në 10%

Pas 1 viti: Rreziku i sëmundjeve të zemrës (p.sh infarkt) përgjysmohet.

Pas 5 vjetësh: Rreziku i atakut cerebral përgjysmohet. Rreziku i kancerit të gojës, ezofagut dhe fshikëzës përgjysmohen.

Pas 10 vjetësh: Rreziku i kancerit të mush-kërive përgjysmohet. Rreziku i aksidenteve vaskulare cerebrale (atak cerebral) arrin nivelin e rrezikut të jo duhanpirësve.

Pas 15 vjetësh: Rreziku i sëmundjeve të zemrës (p.sh. infarkti) arrin atë të jo duhan-pirësve.

Vdekshmëria arrin afërsisht atë të njerëzve që nuk kanë pire kurrë duhan.

Cilat janë avantazhet për femrat në veçanti?Ato që e lënë duhanin para moshës

50-vjeçare kanë dy herë më pak mundësi të vdesin në 15 vjetet e ardhshme krahasu-ar me ato që vazhdojnë të pinë. Rreziku për tu zhvilluar kanceri në qafen e uterusit ulet gjithashtu. Rreziku i sëmundjeve kar-dio-vaskulare (infarkt, atak cerebral) dhe infeksionet respiratorë (broshit, pneumoni) zvogëlohen gjithashtu. Duhanpirëset që prek-en nga ulcera e stomakut që lënë duhanin shërohen, me shpejt. Ato që lënë duhanin para shtatëzanisë lindin fëmijë me të njëjtën peshë si joduhanpirëset.

Përveç kancerit të mushkërive, duhanpirja rrit rrezikun e llojeve të tjera të kancerit:Rreziku i kancerit të qa-fës se uterusit është dy herë më i lartë tek du-hanpirëset se tek jodu-hanpirëset. Ky kancer që para se gjithash kri-johet nga prania e papil-loma virus (HPV), duhani vepron gjithashtu si faktor favorizues. Studi-met tregojnë se 34% e femrave tek të cilat di-agnostikohet një kancer i qafës se uterusit do të vdesin në 5 vjet. Rreziku i kancerit të gjirit është dy herë më i lartë tek femrat që pinë duhan para menopauzës...

Page 17: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

.................GAZETA SOT E Shtunë 8 Shtator 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Vetëvetingu, deliri i fundit si gomë shpëtimi

Opozita me risi, shëtitje nëpër qytete

Nga Besi BEKTESHI

Patetizmi dhe sidomos fjalia "të çojmë në rra-dhë të parë politikanët e lidhur me krimin

jashtë institucioneve dhe pastaj para një drejtësia të reformuar" do të thotë që pikërisht elita e krimit në politikë, ti shpëtojë drejtësisë! Kush do ti çojë politikanët e lidhur me krimin jashtë institucioneve? Basha, elita e tij, ai në bash-këpunim me Ramën, të dy në bashkëpunim me Berishën, të tre në bashkëpunim me Monikën?! Këta, të nxjerrin jashtë institucioneve politikanët e lidhur me krimin?! Ky person flet përçart, por në mënyrë arrogante dhe diletanteske! Këtij njeriu dhe elitës së tij, afër tij, rreth tij, mbi të, mbushur me ngjarje, veprime, rrethana, që janë plot model prokurorie, ti besohet nxjerrja jashtë e politikanëve të lidhur me krimin?! Këtij njeriu dhe politikës sot, ti besosh një institucion që del dhe është partiak!? Po pra, që bën vetëvetingun në politikë?! Kjo është pastaj deliri i fundit i njerëzve që po ju vjen fundi, jo në politikë, por si qytetar normalë të këtij vendi! Asnjë vetëveting nuk i bën politika në Shqipëri vetes! Po sigurisht një pjesë e saj, lejon që drejtë-sia të fillojë vetingun në politikë! Kryeministri i Shqipërisë ka pranuar të bëhet njeriu i politikës që ka rënë dakord për të qëndruar jashtë ndikimit të politikës në rrethanat kur të huajt, amerikanët, gjermanët dhe institucionet e tyre, institucionet e ndërkombëtarëve, po bëjnë me vetingun në drejtësi! Por asnjë bashkëpunim nuk duhet të pranonte për të ngritur institucione politike, të emëruar prej tyre që të "qelb ndërtohet" strategjia, institucione prej tyre, mbi vetingun në politikë! Nuk mund të shpëtojnë kaq kollaj njerëz që kanë vrarë qytetarë shqiptarë pa faj! As njerëz politikë që kanë shkallmuar demokracinë dhe rrëzuar shtetin! Njerëz në politikë që kanë hedhur në erë fshatra komplet dhe kanë kryer vrasje masive për

Nga Bardhyl BEJKO

Deri kohë më parë ishim njohur me protestat qytet më qytet dhe protestues

shëtitës. Protestuesit opozitarë për muaj me radhë ndiqnin hap pas hapi kryeministrin, duke e pritur e përcjell në lagje, shtigje, qytete, fshatra, takime, mbledhje, analiza apo inspek-time. Pothuaj iu bënë pullë poste Ramës. Qëllimi ta pengonin dhe demaskonin kudo që shkonte. Dhe në këtë lëvizje jo se dolën fare pa gjë. Së paku ud-hëtuan qindra kilometra, humbën peshat e tepërta dhe afishuan talentin e kopjimit të stilit qeveritar të drejtimit dhe bashkëqeverisjes me qytetarët. Po shpejt kjo lëvizje do ia linte vendin një forme edhe më të sofistikuar të politikës opozitare. Do niste më një risi e re. Një stil për t’u pasur zili. Opozita nga stacionare po shndërrohet në opozitë më vizionare. Nga statike në shëtitëse. Ndaj me të drejtë thuhet: Opozita me risi të re, shëtitje nëpër qytete. Pasi bombarduan qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme dhe jo pa të drejtë për ngjarjet kriminale në Shkodër, kuptohet jo për t’u qarë hallin shkodranëve se kjo ka fare pak vlerë ka, si për opozitën në qendër dhe mazhorancën lokale dhe kryebashkiaken Voltana Ademi e cila më në fund ngriti zërin pasi u vranë gjashtë bashkëqytetarë dhe u rrëmbyen dy të tjerë, u zgjodh nga grupet parlamentare të PD dhe LSI të zhvendosen në kryeqendrën e veriut në qytetin e Shkodrës. Kryetari Basha, ditën e fillimit të sesionit të ri parlamentar në emër të luftës kundër qeverisë dhe për të qenë sa më larg sallës së parlamentit, atje ku bëhet politika dhe vendoset për miratimin e lig-jeve dhe strategjive të zhvillimit dhe ku askush nuk mban përgjegjësi për ato që thotë e ato që anatemon e shpif, u vendos në Shkodër. Prej andej për të bërë politikë të madhe. Udhëtuan deputetët opozitarë rreth 150 km për t̀ u thënë shqiptarëve sloganin e zakonshëm se ja, ne jemi pulsi i shoqërisë. Jemi të ndjeshëm. Të dhimbsur të pagjumë. Vendi ynë është

korrupsion! Nuk mund të mbrohen kështu njerëz politikë dhe familjarë të tyre, soj soj sorollopësh të inkriminuar në trafik dhe njerëz, që kanë hyrë në politikë për të mbrojtur pasurinë e tyre mafioze të ngritur mbi trafikun dhe krimin ekonomik, por edhe atë penal që sot kanë miliarda dhe janë arrogantë deri në histeri! Kujt kujton se i tregon "veting" Basha, duke ulëritur kundra medemek qeverisë dhe duke e ditur të gjithë shqiptarët, se "po të mos jetë ai, kjo qeveri do të ishte në vështirësi të jashtëzakonshme politike dhe njerëzore"?! Lulzim Basha, tarikati i tij i ri i formuar në PD, tarikati i vjetër i SB-së, por dhe tarikate të tjerë, prej vitesh të formuar mbi korrupsionin do të largojnë veten nga politika?! Si nuk kanë turp?! Së paku keq janë boll, por deri në këtë marrëzi socialistët nuk bien. Shumë kujt aty mund ti pëlqejë propozimi i Lulit, i cili do të shpëtojë jo vetëm veten, por dhe shumë të tjerë duke "nxjerrë ai dhe partneri i tij Rama" (ky i fundit nuk besoj se do të pranojë në kushtet e mungesës së drejtësisë së vërtetë institucionale dhe sidomos nën kontroll të huaj) njerëzit në politikë bashkëpunëtor me krimin dhe pjesë të tij?! Ky është delir, por është i kuptueshëm për një dorë të tillë, të cilët tanimë ka realisht frikë, e përsëris jo nga Rama, por nga " jo pengesa" që ai ju ka dhënë ndërkombëtarëve, për të riparuar drejtësinë dhe filluar ligjin mbi të!

Budallallëku dhe demenca e madhe, duket në formulimin e katër pikave sa idiote dhe retorikë politike mbi vetëvetingun e turpshëm të Bashës!

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vetingut të politikanëve të lidhur me krimin. Çfarë do të thotë "dekriminalizim i plotë?! Ai i pari që bëri ishte i pa plotë, apo jo? Ishte pra, sepse ishte gabim që në fillim, kur e merrte përsipër politika veten! Po pra, nuk e bënte drejtësia! Sepse vetëm ajo e bën! Si në Itali shumë më përpara, pastaj Greqi mbas krizës, Spanjë, Kroaci, Rumani e kudo ku ka vepruar seri-ozisht! Politika i ka hapur rrugën nuk ka penguar drejtësinë! Kurse Basha kërkon pikërisht që poli-tika të pengojë dhe shpëtojë veten! Basha kërkon që politika të zëvendësojë drejtësinë dhe kërkon ndihmë dhe nga Rama?! 2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin! Basha e ka fjalën këtu për të zhbëri Vetingun! Atë që kanë bërë ndërkombëtarët! Ka hallin të kthejë në detyrë maskarenjtë e drejtësisë gjykatës dhe prokurorë, që i kishte vendosur ai dhe partia e tij së bashku me SB-në, për të ruajtur krimin e tyre politik në drejtësi! Kujt kujton se ja hedh Basha ndërkombëtarëve! Deliri tjetër është pika e tretë si "risi" e madhe e një dementi politik! 3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin! Shikoni çfarë marrëzish dhe folk-lorizmash donkishoteske formulon në pika sa idiote dhe pa kuptim! Ku qytetarët të jenë ato që vendosin?! Jo mor, ky është krejt anormal?! Kështu tha dhe kur u bashkua me Ramën me 18 qershor 2015! Biles përpara tha se do të ndërtonte dhe "Republikën e Re"?! 4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga

oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve. I ka oligarkët afër, në familje, në parti, dikur ato që ka sot PS, i kishte ai dhe vazhdon marrëzinë e thirrjeve patetike dhe idiote, për ti larguar dhe çliruar ekonominë sipas tij nga ato që ka ndërtuar si oligarkë vetë! Ai dhe partia e tij bashkë me kryeplakun e tij! Biles i shkoi mendja se "socialistët dhe Rama" nuk do dinin! Po po, se do ishin "adoleshentë" për punë oligarkësh"?! Në fakt, "edramistët oligarkë" ju treguan se janë më të zgjuar dhe më "modern" se sa "folkoligarkia" e PD-së!

Nejse, deliret idiote të një njeriu që ka lënë vendin pa opozitë dihen dhe është fatkeqësi për PD! Problemi është se po pranoi të tilla delire jashtë drejtësisë Edi Rama, do të thotë se edhe ai ka shumë për të paguar dhe për të shpëtuar! E kjo është një delir tjetër akoma dhe më i keq se sa marrëzitë e Lulzim Bashës! Askush ose pothuaj askush në popull, nuk beson më! Janë lodhur me marrëzi dhe delire të tilla që qëllim kanë vetëm pushtetin e tyre! Vetingun në politikë e bën drejtësia e reformuar, e ngritur me njerëz jashtë politikës dhe ndikimit të saj dhe e kontrolluar e mbrojtur rreptë nga ndërkombëtarët! Po pra, amerikanët dhe gjermanët, europianët në përgjithësi. Institucionet partiake, "dypalëshe, trepalëshe etj., etj., palëshe" të ngritura për vetëveting politikës janë anti ligjore, anti shoqëri dhe anti kombëtarë, që kanë qëllim largimin e Shqipërisë nga demokracia!

atje ku janë problemet. Atje ku mungon rendi dhe qetësia dhe ku krimi sipas tyre ka marrë në dorë fatet e një qyteti të tërë. Dhe pikërisht nga ky qytet u përcollën ide të “mëdha” dhe u bënë kritika të ashpra për atë që ka ndodhur këtu për krimin që ka dalë në sipërfaqe, duke e paraqitur Shkodrën si vendin ku sundon mafia. Që në qytetin verior gjatë kohëve të fundit janë shënuar disa raste vërtetë tronditëse dhe që kanë ngjallur panik tek qytetarët kjo nuk ka diskutim dhe nuk mund të anashkalohet. Po nuk është viti i parë dhe nuk është ekskluzivitet i kësaj vere. Fatkeqësisht në një qytet të kulturuar si Shkodra në këto tri dekada ka pasur ngjarje që nuk mund të harrohen. Ka pasur krime që kanë dhem-bur në tërë vendin. Në Shkodër janë vrarë njerëz dhe drejtues të rëndësishëm të policisë. Po kjo nuk mund ta barazoj atë me qytetin që ka rënë në dorë të mafies. Është teprim dhe keqdashje një cilësim i tillë i cili trumbetohet nga opozita jonë dhe tundet si flamur i së keqes në emër të jetës edhe pse qëllimi është të diskreditohet vendi dhe të hidhet baltë mbi Ministrinë e Brendshme dhe policinë e shtetit. Shteti pikërisht ndaj është në Shkodër për të garantuar sig-urinë dhe rendin, për të ndalur krimin për ta goditur e parandaluar atë. Po në ndryshim nga strukturat shtetërore, organet e rendit e prokurorisë që shkojnë në Shkodër për një qëllim të madh, opozita, liderët e saj, deputetët shkojnë atje për shëtitje. Për dukje e karshillëk. Për të bërë shoun e radhës, dhe për tu thënë shqiptarëve: - Ja sa të shqetësuar jemi. Të bësh një rrugëtim kaq të gjatë vetëm për një foto nga Shkodra është pothuaj qesharake. Një xhiro nëpër pluhur. Nëse do bënte një politikë serioze, opozita nuk kish pse të shkonte aq larg. Salla e Kuvendit të Shqipërisë është vendi ku bëhet politika e merren vendime të rëndësishme. Ndaj mund ta kursente tërë atë mund e të merrte arratinë, duke vënë në lëvizje dhjetra mjete drejt qytetit të Shkodrës. Shpenzim kohe dhe shpërdorim i Kuvendit të Shqipërisë, atje ku ka vendin opozita, është e vetmja “fitore” e opozitës. Lëvizjet dhe zhvendosjet nga qyteti në qytet më shumë është guidë turistike se strategji politike. Edhe pse është e drejta e opozitës të veprojë si të dëshirojë, të bëjë piknik, të organizojë shëtitje

nga qyteti në qytet, të marri salla me qira apo të flasi nga klube e holle, nga shtëpi private apo çdo mjedis tjetër, është në të drejtën tonë si qytetarë të gjykojmë rezultatin që arrihet me këto vajtje- ardhje pa fund të cilat ngjajnë si kopje të shëmtuara, gati groteske me format e punës së qeverisë në zbatim të strategjisë së zgjedhur prej saj, qeverisjen me qytetarët. Miklimi opozitar për t̀ u dukur e lidhur me qytetarët, si e shkrirë me të, si pjesë e pandarë e tyre, siç trumbeton Lulzim Basha, si aleancë me qytetarët për të çliruar qeverinë nga krimi dhe për ti dhënë popullit qetësinë nuk është se e ka bërë më të besueshme opozitën tonë në rrugën e saj të mundimshme për t̀ i mbushur mendjen popullit se ajo është garantja e shpëtimit të vendit dhe faktor i luftës kundër krimit e varfërisë. Nuk është bërë më e besueshme, si garantja e votës së lirë.

Meqenëse krimi është i ndërlidhur dhe inter-feruar nga Shkodra në Elbasan e qytete të tjera dhe opozita këtë qytet e ka anatemuar përherë si një qytet që komandohet nga mafia, se atje qeverisja lokale është njësh me krimin, se biznesin po e mbyt bota e krimit, se bizneset e ndershme falimentojnë dhe zhvillohen ato që janë njësh me bashkinë e qeverinë, si dhe fakti që herë pas here Elbasani është tronditur nga ngjarje të rënda, pas Shkodrës, opozita zgjodhi pikërisht këtë qytet. Në Elbasan e transferoi kuvendin. Atje e ngriti selinë. Këtu i delegoi deputetët të cilët sallën e kuvendit e degdisën në këtë qytet.

Po shëtitjet ndërqytetase, duke u shndërruar si autobusë interurabanë, janë vetëm njëra anë. Themelorja mbetet bojkoti parlamentar. Qëllimi? Imponimi! Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi rreken të na thonë: -Jemi atje ku na kërkon qyteti. Jemi atje ku ka probleme. Jemi pulsi i ndjeshmërisë qytetare. Natyrisht opozita kudo është në shtëpinë e vet. Ashtu sikundër edhe qeveria. Takimet dhe mbledhjet e qeverisë në qytete të ndryshme të Shqipërisë nuk ka pse të mbeten pronë qeveritare. Po a shkon të eci edhe opozita në të njejtin shteg? Të kopjojë kaq në mënyrë groteske? Dhe këtu opozita jonë shquhet për fotokopje për ngjashmëri, për ndjekje symbyllur të praktikave e metodave qeveritare. Jo më kot gjatë këtyre viteve të opozita-

rizmit shqiptar nuk ka ndodhur të mos shikojmë një ngjashmëri absolute si të jenë “Vëllezërit Siamezë” mes opozitave dhe qeverive. Politikë pa krijimtari. Pa origjinalitet. Në shtegtim qeveria? Në këtë rrugë edhe opozita! Gju më gju me popullin qeveria? Këmbadoras opozita. Portal për qytetarët qeveria? Të njëjtin portal çel edhe opozita. Të qeverisim me qytetarët është slogani i qeverisë? Të bëjmë aleat qytetarët, thotë opozita! Ecën drejtë qeveria? Drejt i hedh hapat edhe opozita! Ngjitet në Kukës qeveria? Atje e lë vrapin opozita. Shkon në Korçë qeveria? Atje përplaset opozita. Nuk ka asnjë taktikë që të jetë origjinale. Ajo, jo pa qëllim ndjek trajektoren qeveritare. Jo më kot kopjon të njetin stil. Zbaton të njejtat risi. Po më në fund, risi e re: Shëtitje nëpër qytete. Dhe kur shikojmë se deputetët opozitarë nuk i afrohen sallës së kuvendit, atje ku pret të marrë jetë reforma në drejtësi, ku ka ngecur komisioni hetimor për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, atje ku bëhet vetingu, opozita dërgon me e-maile e në facebook, platformat e veta imagjinare si të dërgesa nga perëndia. Dhe që andej nga Elbasani kërkon veting të politikës dhe politikanëve. Po ajo që kërkon me këmbëngulje është shmangia e parlamentit dhe mos votimi i reformës në drejtësi, ngritja e organeve të reja të drejtësisë në emër të kontakteve me pop-ullin. Këto kohët e fundit opozitarët tanë janë bërë goxha popullorë. Pothuaj janë duke qëndruar gju më gju me popullin. Në pamje të parë duket politikë moderne e në ritmin e kohës kjo sjellje opozitare. Por kujtojmë se braktisja e parlamentit në emër të luftës kundër qeverisë në këto 30 vjet të demokracisë së brishtë shqiptare është provuar me mijëra herë. Nuk ka mbetur parti pa shijuar braktisjen dhe bojkotin parlamentar. Po në fund të gjithë janë kthyer në atë sallë. Votuesit shqiptarë i kanë deleguar deputetët në kuvend. Atje bëhen politikat e mëdha. Vendoset për ligje e vendime. Në kuvend bëhen reforma e politika për Shqipërinë. Bojkoti, shëtitjet, vakancat nuk janë zgjidhje as të nxjerrin në “Kepin e Shpresës së Mirë”. Ndaj edhe opozita me këto risi, me këtë stil të ri, duke bërë shëtitje nëpër qytete edhe pse bën përpjekje të shitet si një politikë e re e largpamëse, në vend të vërë vetullat po nxjerr edhe sytë.

Page 18: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

18 GAZETA SOTE Shtunë 8 Shtator 2018

.................

k u l t u r e www.sot.com.al

Shkrimtari pohon se fondet që jepen për librin janë qesharake

Për turp ta kenë të gjithë ata, që vetëdijshëm po e vdesin librin shqip...

XHEVAIR LLESHI:XHEVAIR LLESHI:

Problemet me librin apo dhe mjerimi që kanë bibliotekat, është një situatë shqetësuese për autorët. Në reagimet

e tyre shkrimtarë dhe botues po-hojnë mungesën e vëmendjes nga institucionet, duke pohuar se dhe statistikat për leximin janë për të vënë duart në kokë. Shkrimtari dhe botuesi Xhevair Lleshi pohon se për-ballë problemeve edhe fondet që jep Ministria e Kulturës janë qesharake për krijimtarinë dhe përkthimet. Në intervistën për “SOT” shkrimtari Xhevair Lleshi flet për problemet që hasin sot autorët me krijimtarinë, dhe punën e institucioneve përballë kësaj situate problematike. Për shkrimtarin libri shqip po përpëlitet, dhe duket se po jep shpirt, një situatë që sipas tij tregon se nuk ka pasur vëmendje prej vitesh. Për shkrimtarin asgjë nuk ka ndryshuar nga problematikat, dhe si-pas tij për turp ta kenë të gjithë ata që vetëdijshëm po e vdesin librin shqip.

-Në fushën e librit problemet vi-

jojnë, shqetësuese kanë qenë dhe statistikat për leximin. Për ju si autor dhe botues sa është shqetësuese kjo?

Është shqetësuese, thua? Është për të vënë duart në kokë! Një miku im më tha një pasdite teksa me fjalë i vinim rrotull botës: Libri shqip në fakt ka vdekur, por lëre ç’themi ne! Ec t’i bëjmë qejfin vetes e të mbajmë gjallë shpresat, e të themi: libri shqip përpëlitet sikur po jep shpirt. Thonë se s’ka lexues, por kjo nuk shkon, se ne nuk duam as një milion lexues dhe as njëqind mijë, sepse vetëm 1 për qind e popullsisë lexon dhe këta bëhen nja 20 deri 30 mijë vetë dhe kuptohet që 1/100 e kësaj shifre i bie të jetë për letërsinë artistike. Por deri në moshën 60 vjeç lexojnë dhe kryesisht rinia. Po ku i ke të rinjtë? Janë bërë firar. I ka kapur të ftohtët, që më fort e ndjejnë prej parave që u mungojnë. Pastaj, ajo e statistikave se 1 milion shqiptarë nuk lexokan (domethënë i bie që 1 milion tjetër lexokan!), tingëllon vërtet absurde. Këtu nuk lexohet, or mik, se librat janë mbyllur në të ashtuquajturat librari (edhe ato të mjerat me pikatore i marrin), këtu kanë vdekur bibliotekat! Biblioteka s’ka. Edhe mund të ketë tek-tuk ndonjë po edhe ato nuk funk-sionojnë. Sepse tek ne nuk funksionon as kryebiblioteka, së cilës na detyrojnë t’i falim nga pesë libra. Kur them bibli-oteka do të thotë se të tilla duhet të ketë çdo qytet e çdo fshat, çdo lagje, spital, burg, shkollë, repart ushtarak apo qendër policie, madje çdo qelizë. Ooo, duhet të kem një grusht të fortë dhe t’i kisha shembur të gjitha! Të gjitha! Ka uri për libra dhe librat s’gjenden gjëkund. Kemi 61 bashki të reja dhe asnjë bibliotekë bashkiake për të qenë. Bibliotekë e vërtetë quhet ajo që ble me fonde shtetërore nga pesë libra. Më trego si bëhet kjo, të shkruaj diçka për të qenë. Ec në Roskovec dhe gjeje bibliotekën! Po edhe në Berat ku ka ndërtesë, brenda ka libra të socializ-

mit, se s’funksionon. Tmerr. Po ti pse vrapon kaq larg: eja në Tiranë dhe shih librat në bibliotekat e lagjeve (11 të tilla!) që po ringrihen me tam-tame dhe ku i ke? Një lagje e Tiranës është sa një Elbasan, sa një Berat, apo jo. E pse e kërkojmë të keqen kaq larg deri në Konispol e Has?

-Ju pohoni se libri ka vdekur, por ndërkohë që nga Ministria e Kulturës flitet për fonde të krijimtarisë, përk-thimit. Si kanë ndikuar këto fonde sipas jush, dhe si janë ndarë për librin?

Fonde? Ato janë gjëra për të qe-shur! Aq sa fonde kanë dhënë ata si qeveri për krijimtari e përkthime vetëm unë i kam falur në dhjetë fish e më tepër në bibliotekat e shkollave! Mendo se ku jemi! Unë e pohoj duke e thënë me zë të lartë këtë fakt. Jo, nuk them që bibliotekat janë me mure të leskëruar, me qyngje stufash që shko-jnë gjer lart mbi tarracë ku bubullijnë thashethemet. Unë nuk them se në to vjen erë e qelbur nga ajri i ndotur, sepse, për shembull, biblioteka e Beratit është në mes të lulishtes dhe buzë lumit (i cili u kujtohet njerëzve kur i mbyt librat - natyrisht po të gjejë libra!). Por unë them që nuk ka as biblioteka dhe as libra në to! Edhe po të ishin gjysmë lakuriq, do bënim si do bënim, por ama sytë e bibliotekës i zë parulla që kap katër faqet e mu-rit. Brenda dhe jashtë. Fjalë të kuqe, të gjata, që nuk ngjërohen fare, të shohin me sy të ftohtë dhe bëjnë lëvizje të ngathëta. O Zot, kjo gjendje është e padurueshme! Se 61 bashki (Bashki dhe bashkiçka! Ne duhet të kishim 1 bashki dhe 60 komuna!) plus 11 në Tiranë bëjnë 72 dhe nga çdo titull ato duhej të merrnin nga 5 libra (një bibliotekë për lexuesit e saj merr të paktën 10 ekzemplarë për çdo titull) dhe shumëzimet bëjini vetë. Po bibliotekat e tjera? Prandaj duke qenë se nuk e bëjnë dot e kanë gjetur më të thjeshtë t’i prozvalin, t’i lënë të vdesin, t’i poshtërojnë dhe nganjëherë në hënë të bërtasin duke na thënë fjalë koti si ajo shprehja se 1 milion shqiptarë nuk lexojë! Çfarë poshtërimi! Tani vijnë e kërkojnë të vdekurit dhe gjoja duan që të ngjallen përsëri. A kanë b... ata t’u japin lekë bibliotekave të blejnë libra? Jo, s’kanë !...

-Keni publikuar më parë të dhëna për bibliotekat në vend, sipas jush sot janë në mjerim. Çfarë ka ndodhur, sa po bëhet për pasurimin e tyre me libra?

Më kujtohet një batutë e Kadri Roshit: Plake! Ke? Plaka mbante barkun me dorë nga të qeshurat. Pastaj kur e kuptoi që ai tallej, qau, sepse... S’kishte më libra! Dhe këtu mbyllet humori. Atë vezë që bënte diktatura komuniste me librat nuk e bëjnë dot as këta dhe asnjeri tjetër! Dhe është e thjeshtë: duhet vetëm pak vullnet dhe pak dashamirësi! Ato shifra ua kam dhënë të gjithëve. I kini! Jepuani përditë dhe bërtisni, kundërshtoni, kërkoni. Ajo është çështje jete a vdekje e gju-hës shqipe. Ajo, e mjera, nuk mbahet gjallë me fjalime e parulla, ajo do b... të mbahet gjallë, do dëshirë e vullnet që lekët e nevojshëm të kalojnë në favor të librit. E bën Kosova, e bën Mali i Zi, e bën Maqedonia, edhe Serbia po të doni. Kurse ne rrimë e shohim, madje duke tretur vështrimin larg. Kështu, mik, nesër del një libër i mrekullueshëm me tregime i autorit Faruk Myrtaj. Gjithë sharm. Tregime të mrekullueshme! Po ku do venë? Shkollat jo, bibliotekat jo, bibliotekat e universiteteve (apo kemi pak!), jo andej e jo këtej dhe vlera vdes! E tmerrshme! Njëlloj sikur ta flakësh në mes të rrugës. Po kështu edhe tregimet e Roland Gjozës, romanet e Dashnor Kokonozit dhe Istref Haxhillarit, libra vërtet me vlerë por që janë të destinuar të vdesin. Ende pa dalë në skenë e në dritë, ata përpëliten...

-Pas zjarrit të marsit një vit më parë, Biblioteka Kombëtare ka kufi-zuar shërbimin e saj publik në pikën e huazimit, që nënkupton huazimin e njësive bibliotekare jashtë ambienteve të saj. Kjo si ndikon sipas jush?

Kam ëndërr një bibliotekë. Bibliote-ka presidenciale. Lëre atë që po djeg dhe po i ujit librat! E reja po. Bibliote-ka që them. Bibliotekë e komunitetit. Edhe me fonde të krijuara me fonde shqiptare emigrantësh dhe këtu. Sigur-

isht me dashuri dhe energji të pa mendueshme. Të paktën

të tregohet një herë të vetme se ç’mund të bëjë njeriu kur zotëron ide të qartë dhe dëshirë të zjarrtë. Shteti e ka në dorë ta gjejë vendin dhe ta bëjë të mundur këtë hap të madh kulture. Jo, nuk arrijnë dot, ata

dinë vetëm të jenë të dhunshëm. Dhe

s’lëshojnë

pe. Duken të denjë për dashuri dhe të pamëshirshëm për librin. Ama të kën-aqin me broçkulla. Ç’flas dhe unë... Por ndërkohë dëgjoj: “Të hiqen fotografitë e At’ Gjergj Fishtës, poetit të madh”. Dhe shoh të lëvizin shtabe inekzistent vulln-etarësh, si një lukuni ujqish që duan të gjithë të shqyejnë libra. Sepse librat janë kthyer në kërma...Sepse perandori Cin i Kinës, dikur, dha urdhër të digjen të gjithë librat, përveç librit të historisë që fliste për të! Dhe është po ai perandor që ndërtoi Murin e Madh kinez! Ju jeni të mençur dhe arrini ta bëni vetë krahasimin.

-Për ju në gjendjen që është sot Bib-lioteka Kombëtare, çfarë ka emergjente për institucionin?

Ç’bëja unë, mik, më thoshte një pa-sionant i Bibliotekës Kombëtare, punën e pastër të një lexuesi, sepse tani librat s’mund të merren me vete, por duhen lexuar aty. Do që të torturohesh? Shko në bibliotekë dhe lexo aty. Lëri punët e tjera, personazhet e rëndësishëm, që ky sistem i ri nuk i do dhe tenton t’i dam-kosë me vulë tradhtie. Mik, e pse duhet kërkuar se çfarë është emergjente? Çfarë do më tepër? Teatri Kombëtar u shkatërrua, Biblioteka Kombëtare po shkatërrohet, stadiumi “Qemal Stafa” u shkatërrua, Galeria e Arteve një këmbë e ka në varr, libri është lënë në vdekje të lirë, të ngadalshme...Mjaft të vijë ai, që është ditë natë zot i ekranit dhe i fjalës, ku herë i bie kazanit dhe herë zurnasë dhe sogjeton gabimet e opozitës dhe kujtdo tjetër...Dhe ti më thua Biblioteka Kombëtare. Pallavra! E pashë librin tek-sa iu ul në gjunjë atij dhe iu përgjërua duke iu lutur, madje po i thoshte se i

dhembte zemra, duke i kërkuar ta linte të jetonte ditët e fundit... me të... që vinte thjesht si një ngushëllim për vete e për ne. Sigurisht kush ka shpirt pikëllohet për gjuhën tonë të bukur!

-Edhe këtë vit do të zhvillohet panairi i librit, si botues çfarë pret nga aktiviteti më i madh për librin në vend?

Libra të rinj? Po, do të ketë! I shoh tek hyjnë me turfullimë, me një për-roskë kënge në buzë, që hapin dyer e dritare me zhurmë, që herë-herë i përplasin ato, si për të dhënë një kumt të madh, ndërsa gjithçka përreth e shkret-uar, por ende gjallë nën strehën e mad-he të shpresës. Libra të rinj të Zolasë, të Mojesit, Balzakut, Fransit etj., për t’i pirë në kupë. Por ndërkohë kurva shtet qesh me të madhe. Del krejt lakuriq duke thirrur e buluritur për para. Kaq. Dhe pastaj s’resht duke thënë fjalë të dala boje. Do t’i heqë vijë, si gjithnjë, librave. Se paratë i duheshin kuçedrës PPP me shtatë kokë! Ndërsa shkrimtarët shqiptarë enden të neveritur me brekë nëpër këmbë. Një skenë që sigurisht të rrëqeth. Po paratë për librat ku janë? Hë gjeji edhe ti, ku? S’mori kush gjë, sepse libri qante e përpëlitej në agoni. Duhet të kesh durim të madh e sedër të vogëlth ta bësh sehir këtë skenë.

- Ju dhe të tjerë autorë keni vite që flisni për problemin me librin dhe botimet, çfarë ka ndryshuar, kërkesat tuaja dhe sa janë marrë parasysh nga institucionet?

Asgjë! As që e prisja! Ata, si zakon-isht do të shtroheshin të hanin me babëzi në tryezën e madhe PPP. Institucionet tona janë të vdekura të pakallura! S’janë për t’u zënë më në gojë. Ato e shohin dhe për ironi e fshijnë një pikë lot te cepi i syve të librit. Ç’burra! Të mbaruar! Kushdo mund t’ia shohë klavikulat librit, sidomos kur mbllaçitet (sepse për belá i japin edhe për të ngrënë- pak supë si asistencë sociale. Shoga e librit digjet në shpuzë të dendur dhe i shuhet në finjë te pjesa e sipërme e kokës, kurrizi i Librit është gërmuqur, rrudhat janë shtuar së tepërmi, dëshpërimi i përvijohet në vijat e deformuara të trupit që po vdes. Ç’fatkeqësi të shikosh librin që s’është më për asgjë. Dhe shteti mëkaton me të, si gjithnjë entuziast se... natyrisht s’di ç’e pret! Mos e vrit mendjen, i dashur, i belbëzoj librit, kjo jetë kështu është. Bëj ç’të mundesh, që të marrësh frymë. Ne jemi të lumtur që marrim frymë dhe shohim e ndjejmë ende bashkë me ty. Le të shpresojmë. Shpresa vdes e fundit. Fundja të shijojmë këtë që na ka rënë për pjesë se s’kemi ç’kërkojmë më dhe s’mund të kërkojmë gjë prej gjëje. Vura re se dikush kërkonte të gjente një ilaç për të harruar. Edhe ne do të kemi kuj-time, shumë të bukura, një pjesë, madje, na mbushin me një pendim të egër, se natyra na ka dhënë me të dyja duart op-timizmin. Prandaj shpresoj! Dhe mbase vetëm kështu do të shpëtosh edhe ti libër i dashur, ndoshta në çastin e fundit. Dhe dihet se si, por ata nuk duan. Për turp ta kenë të gjithë ata që vetëdijshëm po e vdesin librin shqip.

Intervistoi: Julia VRAPI

Le të shpresojmë. Shpresa vdes e fun-dit. Fundja të shijo-jmë këtë që na ka rënë për pjesë se s’kemi ç’kërkojmë më dhe s’mund të kërkojmë gjë prej gjë-je. Vura re se dikush kërkonte të gjente një ilaç për të har-ruar. Edhe ne do të kemi kujtime, shumë të bukura, një pjesë, madje, na mbushin me një pendim të egër, se natyra na ka dhënë me të dyja duart optimizmin...

Page 19: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

.................GAZETA SOT E Shtunë 8 Shtator 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Sesioni i dytë i konferencës ndërkombëtare albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, starton më datë 10 shtator. Këtë sesion e çel prof. Dhori Qiri-azi me temën: “Që vreshti shqiptar mos mbesë qersë: Teksti, parateksti dhe konteksti i një dokumenti-polemikë të Th. Mitkos me historianin grek K. Paparigopulos për origjinën etnike të Gjergj Kastriotit”. Sikurse në sesionin e parë, konferenca ndërkombëtare albanologjike, do të zhvillohet në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve, Ligjëratat do të mbahen nga studiues, të cilët do të shtjellojnë gjerësisht pikëpamjet dhe kërkimet e tyre shkencore në kuadër të tematikave të përgjithshme të përcaktuara nga komiteti shkencor. Në datat 1-3 nëntor, do të ketë një sesion përmbyllës shkencor që do t’i japë mundësinë studiuesve të tjerë, të kontribuojnë me referate dhe kum-tesa më të shkurtra në një kuadër më klasik. Ligjëratat dhe kumtesat e konferencës ndërkom-bëtare albanologjike, do të jenë objekt botimi në kuadrin e Akteve të Konferencës, të cilat do të përgatiten gjatë vitit 2019. Më datë 9 maj, startoi sesioni i parë i konferencës ndërkombëtare albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Sesioni i parë nisi me ligjëratën e prof. Aurel Plasari nga Akademia e Studimeve Alban-ologjike. Në sesionin e parë nga data 9 maj deri në 30 qershor mbajtën ligjërata studiues, të cilët shtjelluan gjerësisht pikëpamjet dhe kërkimet e tyre shkencore në kuadër të tematikave të përgjithshme të përcaktuara nga komiteti shkencor. Çdo ligjëratë pasohej nga një moment debati shkencor me pyetje, përgjigje dhe komente. Në fund të sezonit të parë, Tomi Frashëri, kryetari i sekretariatit teknik të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut bëri me dije se ligjërata e profesor Ivano Cavallinit dedikuar “Skënderbeut dhe muzikës”, e patrajtuar më parë, mbylli sesionin e parë të konferencës albanologjike kushtuar heroit tonë kombëtar. Sesioni i parë pati një pjesëmarrje të gjerë profesorësh dhe studiuesish të specializuar në studimet mbi Skënderbeun dhe epokën ku jetoi e të gjurmëve që la pas.

të tjerave drejtori Kapaj, për shfaqjen që pritet në tetor në skenë.

Vepra të përcjellë emocionVepra teatrore premierë nuk do të

mungojë në edicionin e 20 të festivalit teatror “Skampa”, që pritet të nisë pas disa kohësh. Regjisori Adonis Filipi tregon se puna për këtë vepër është një impenjim goxha serioz. “Vepra është në formatin e një komedie klasike, por me nuancimet e një drame satirë. Zgjidhja që kemi bërë përfshin aktorë jo vetëm të trupës së Elbasanit, por dhe aktorë të tjerë që janë me reputacion në teatër”, pohon regjisori. Një vepër që vjen në vijim të projekteve të regjisorit Adonis Filipi për në skenën e teatrit, dhe në role janë aktorët teatrit të Elbasanit si Mario Elezi, Ilirda Be-jleri, Antoneta Doka, por dhe aktorë të tjerë që sipas regjisorit veshin shumë mirë kostumin e shfaqjes si Helidon Fino, Ligoraq Ruiza, Xhu-liano Briskaj, Muharrem Hoxha,

etj. Regjisori Adonis Filipi tregon se vepra për problematikën që trajton, idetë që ajo mbart paraqet shumë interes për kohën dhe i flet shumë bukur asaj. “Vepra “Volpone” trajton problemet e lakmisë dhe për paranë, të epshit, dhe demaskimin që i bëhet kësaj kaste, këtij fenomeni që merret me manipulimin që i bëhet qenies njerëzore në emër të pasurisë dhe parasë”, vijon më tej regjisori Adon-is Filipi. Puna ka vijuar me provat prej disa ditësh dhe sipas regjisorit Adonis Filipi kjo është një vepër, që ka gjallëri personazhesh. “Produk-sioni në fjalë është një impenjim jo i vogël për mua. Është një vepër që vjen për herë të parë dhe ne po përpiqemi që të kemi një qasje sa më bashkëkohore dhe vizionare, e cila të transmetojë idetë dhe të përcjellë emocion”, shprehet mes të tjerave regjisori Filipi. Puna për këtë vepër teatrore ka nisur për regjisorin Filipi pas asaj me titull “Elektra” në Kinë.

Konferenca albanologjike kushtuar Skënderbeut,

në sesionin e dytë

Julia VRAPI

Vepra “Volpone” e shkruar nga Ben Johnson pritet të vijë premierë në skenën e teatrit me regji nga Adonis

Filipi. Një nga pjesët e njohura në skenat e huaja, vjen premierë në teatrin “Skampa”. Kjo vepër ka bërë bashkë jo vetëm aktorët e trupës së teatrit të Elbasanit, por dhe artistë të tjerë. Vepra trajton depersonalizimin e njerëzve nga lakmia. Dëshira për t’u pasuruar lehtësisht grabitqarët i shndërron në pre. Është dramë, satirë, komedi, pra ndërthurje zhan-resh, si vetë jeta. Dhe për këtë pjesë teatrore regjisori Adonis Filipi ka nisur punën me aktorët në Tiranë. Në një prononcim të tij regjisori tregon se “Volpone” ishte një propozim i ardhur nga Qendra e Artit drejtoria e teatrit “Skampa”. Regjisori Filipi shprehet për autorin e veprës se Ben Johnson është një dramaturg i njohur në literaturën botërore. “Një projekt i diskutuar me drejtorinë e teatrit “Skampa” një vit më partë, dhe tani po formatohet. Vepra është ndër më të spikaturat në repertorin e drama-turgjisë botërore. Një vepër, që është adaptuar, por që në origjinal është e autorit Ben Johnson bashkëkohës i Shekspirit, një dramaturg tepër me vokacion në literaturën botërore”, tr-egon regjisori Adonis Filipi, i cili këto ditë po zhvillon provat në Tiranë me aktorët. Kostumet dhe skenografia po përgatiten nga Blagoj Micevski. Jo vetëm premierë në skenën e teatrit në Elbasan, por shfaqja teatrore pritet të jetë dhe në skenën e teatrit në Tiranë. Për Kliti Kapaj drejtor në Qendrën e Artit Elbasan, ku përfshin dhe teatrin “Skampa”, kjo është premiera e tretë që vjen këtë vit në skenë në këtë institucion, ndërsa e para këtë sezon artistik që do të nisë në vjeshtë. “Puna ka filluar për të sjellë në skenë një pjesë prestigjioze nga Ben Johnson, ajo me titull “Volpone”. Për këtë vit kjo është premiera e tretë teatrore, që do të vijë në teatër”, tregon mes

"Këtu- apo atje, është më atje”, deri në 9 nëntor në GKA

“Çelësi i Tiranës”, për grupin e rrokut “Elita 5”

E k s p o z i t a e F l a k a Halitit "Këtu - apo atje, është më atje” u çel mbrëmë në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve. Kjo ekspozitë e parë person-ale e artistes në Shqipëri do të qëndroj e hapur për publikun deri më datë 9 nëntor të këtij viti. Kjo është ekspozita e dytë në GKA për këtë vit. Kuratorja Leonie Radine në fjalën e saj tha se titulli "Këtu- apo atje, është më atje” refle-kton këtë skepticizëm të përgjithshëm ndaj përku-fizimeve të ngurta mbi hapësirën. “Duke lexuar

këtë titull, publiku mbetet në mëdyshje, sepse refuzohet çdo lokalizim. Pra, ku jemi ne? Në një sallë ekspozitash në Tiranë, Shqipëri. Por, a luan një rol të caktuar vendi ku prezantohet ekspozita? Mos ndoshta vepra e artit duhet të kuptohet kudo, pavarësisht vendit ku ekspo-zohet?”, tha kuratorja. Flaka Haliti pas studimeve të saj në Stadelschule në Frankfurt am Main, Gjermani, puna e saj ka eksploruar atë që është ndërmjet dhe që shkon përtej nocioneve të thjeshta që i mvishen përkatësisë dhe identitetit.

Grupi legjendar i rrokut “Elita 5” zhvilloi mbrëmë koncertin, në skenën e amfiteatrit të liqenit, duke shënuar dhe 30-vjetorin e krijimit. Para zhvillimit të koncertit, anëtarët e grupit u pritën në një takim të veçantë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i falenderoi për frymëzimin e shumë të rinjve shqiptarë dhe për spektaklin që

do t’u ofrojnë sot qytetarëve të Tiranës. Në shenjë mirënjohje, kryebashkiaku Veliaj i dorëzoi vokalistit Arif Ziberi “Çelësin e Qytetit”, si një shenjë se për miqtë dyert e qytetit janë gjith-monë të hapura. Kryebashkiaku tha se “Elita 5” kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare sepse kanë hapur një dritare të re.

Konkursi për krijimtarinë, në tetor mbyllet faza e parë Në fillim të muajit prill

Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Bal-etit dhe Ansamblit Pop-ullor, përgatitën dhe hapën konkursin mbarëkombëtar për krijimtarinë muziko-re në gjinitë: opera, balet, muzikal. Ministrja e Kul-turës përmes një statusi në Facebook shkruan se është kjo një hapësirë e munguar në gjithë këto vite, për të mbështetur krijimtarinë kombëtare në gjini sfiduese për kompozitorët, por edhe për të pasuruar repertorin e muzikës shqiptare me

vepra bashkëkohore të këtyre gjinive. “Pa impon-uar tematikë, Viti i Skën-derbeut është një kornizë e mirë për të nxitur kri-jimtari kombëtare artistike të cilat, me të drejtë, nuk mund të arrihen pa një mbështetje thelbësore në financim por edhe kanë nevojë për instrumente re-alizues të vënies në skenë”, shkruan Kumbaro. Më datë 11 tetor përfundon faza e parë, që parashikon ap-likimin e kandidatëve, të cilët sipas ministrisë janë të mirëpritur në këtë sfidë të bukur kulturore.

Premiera në tetor, regjisori: Po përpiqemi të transmetojë ide dhe të përcjellë emocion

Adonis Filipi nis sezonin me “Volpone”, tragjikomedia që trajton problemet

e lakmisë për paranë në teatër

Produksioni në fjalë është një impen-jim jo i vogël për mua. Është një ve-për që vjen për herë të parë dhe ne po përpiqemi që të kemi një qasje sa më bashkëkohore dhe vizionare, e cila të trans-metojë idetë dhe të përcjellë emocion...

SqarimNë intervistën e publikuar me datë 7.9. 2018 me titull “Frederik Stama-

ti: Muzeumet pa teknologji konservimi rrezikojnë zhdukjen e objekteve, ekspozimi në shumë raste si tek “gabi””, pohimi “Restauratori pohon se zëri i specialistëve nuk është dëgjuar nga Ministria e Kulturës...”, nuk i përket autorit të intervistuar. Gazeta “Sot” i kërkon ndjesë restauratorit Stamati për këtë interpretim të saj të gabuar, bazuar mbi intervistë.

Page 20: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

20 GAZETA SOTE Shtunë 8 Shtator 2018

.................

SOTSOT sport www.sot.com.al

Për herë të parë në shumë vite, kur skuadra kombëtare është në fushë, ajo e mbrëmshmja përbënte rastin e parë që “Elbasan Arena” dukej i boshatisur. Nuk ishte as në 50% të kapacitetit të tij, domethënë një dështim në menaxhimin e biletave, pasi në një stadium me kapacitet më pak se 13 mijë vende, duhet të paktën të ishin 10 mijë spektatorë në stadium. Por mungesa kryesore ishin padyshim “Tifozët kuqezi”, të cilët e kanë braktisur kombëtaren në ndeshjen brenda fushe për shkak të qëndrimeve të ashpra të policisë dhe heshtjes së FSHF-së. Mungonin tifogrupet e zjarrta të ekipit dhe at-mosfera ishte e vaktë, gjë kjo mjaft evidente mbrëmë në “Elbasan Arena”.

TRAJNERI

EDGAR ÇANI

STADIUMI

Kuqezinjtë fitojnë 1-0 me golin e Taulant Xhakës, në një ndeshje ku pati mjaft probleme

Shqipëria e Panuçit thyen Izraelin, vjen fitorja e parë në Ligën e Kombeve

Adriatik BALLA

Në një “Elbasan Arena” në pjesën dërrmuese të bos-hatisur dhe nën një atmos-ferë të vaktë në tribuna,

Shqipërisë i duhej mbrëmë të trego-hej në lartësinë e kërkuar në fushën e gjelbër. Përballë ishte Izraeli, një skuadër pak a shumë e nivelit tonë dhe në një kompeticion që UEFA po e aplikon për herë të parë, të ashtuquajturin Liga e Kombeve dhe ku Shqipëria është në grupin e parë të Divizionit C. Pas këndimit të him-neve dhe fotove të rastit, skuadrat u lëshuan në fushë për më të mirën e tyre, ku natyrisht vëmendja ishte maksimale te kuqezinjtë që Panuçi kishte zgjedhur për këtë ndeshje. Kishte një gërshetim të lojtarëve me eksperiencë si Basha e Memushaj me të rinjtë Guri e Binaku që luanin për herë të parë në ndeshje zyrtare. Në tërësi performanca ishte e mirë dhe pavarësisht disa mangësive difensive në pjesën e parë, proble-meve të organizimit etj, në pjesën e dytë Shqipëria sulmoi, shënoi dhe fitoi 1-0 ndaj Izraelit, me golin e Taulant Xhakës.

NdeshjaPjesa e parë ishte pothuajse e

barabartë në çdo tregues sportiv. Por rastet më të pastra për shënim i pati Izraeli, i cili doli në katër raste i vetëm me portierin Strakosha, por ishte ky i fundit që ua mohoi golin. Dhe çuditërisht rreziku kishte të njëjtin emër, sulmuesi që na mundi dy vjet më parë në të njëjtin stadium dhe ai ishte Zahavi. Duhet thënë se përqindjen e dominimit të topit e kishte Shqipëria, kjo falë një mes-

fushe më cilësore, me eksperiencë. Dy mundësi shënimi krijoi sulmuesi kryesor Sindrit Guri, i cili doli vetëm me portierin e Izraelit, por nuk ia doli të realizoi, duke ia pritur portieri topin. Edhe vlonjati Memushaj pati dy raste të mira shënimi. Në rastin e parë gjuajtja e tij parabolë u prit me vështirësi nga portieri mik, kurse në rastin e dytë ai u zbulua i lirë dhe kishte mundi të madhe shënimi, por sërish priti portieri. E ndërsa Izraeli krijonte me kundërsulm raste të pastra, ishte Strakosha që tregohej në vijën fatale vendimtar, duke na shpëtuar nga gola thuajse të sigurt. Gabimet e mbrojtjes tonë ishin fosh-njarake. Por pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Në pjesën e dytë skuad-rat bëjnë ndryshime, për Izraelin del

nga loja i dëmtuar sulmuesi kryesor Zahavi dhe për Shqipërinë kjo qe gjë e mirë sepse u largua një rrezik. Për ekipin tonë vendin e Gurit e zë Balaj. Loja jonë në sulm merr më shumë forcë dhe Memushaj bëhet protagonist me gjuajtjet nga jashtë zone. Depërtimi në krah nis të japë fryte dhe në minutën e 55-të, pas shumë përpjekjesh, skuadra kuqezi gjeti golin. Disa pasime të shkurtra e të sakta nxjerrin zbuluar Xhakën në një pozicion ballor që nga 20 metra lëshon një silurë të fuqishme që përfundon në rrjetë. Entuziazëm dhe emocion. Shënimi i golit çliron krejtësisht skuadrën tonë, e cila në harkun e 10 minutave regjistron të paktën tri raste shënimi, por me kulminacion atë të Hysajt në minutën

Ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Lorik Cana ishte i pran-ishëm në “Elbasan Arena”, aty ku për mikrofonat e “RTSH”, u shpreh: “Ne jemi më të veçantë se të gjithë tjerët. Kemi një projekt të ri dhe po mundohemi të jemi të durueshëm. Kemi bërë ndeshje jo të mira, por ky është një projekt afatgjatë. Është një kompeticion i ri, është një risi e re për kombëtaren dhe kemi kundërsh-tarë të nivelit tonë. Është një mundë-si shumë e mirë që të tregojmë ku jemi. Shqipëria ka shumë shanse për të dalë e para në grupin e saj,

pasi duke parë lojtarët që Panuçi ka në përbërje, janë shumë cilësorë. Ndoshta më të mirë se Skocia dhe Izraeli. Kemi probleme, pasi disa lojtarë janë po skuadër dhe disa të tjerë nuk kanë luajtur me klubet e tyre, por besoj se do të bëjnë mirë në këto takime. Kur luaja unë me kombëtaren, ka pasur disnivele të mëdha dhe e kishim të vështirë të kualifikoheshim në Evropian. Ky kompeticion është një mundësi shumë e mirë që historia e Euro 2016 të përsëritet. Shiriti i kapitenit? Unë i njoh të gjithë lojtarët e Shqipërisë

dhe di të them se të gjithë së bashku janë lider në fushë. Nuk duhet shiriti i kapitenit që të cilësohesh si lider. Ansi dhe Mërgimi janë dy emra që mund ta mbajnë shiritin, gjithashtu edhe Etriti. Por nëse do e kisha unë në dorë, do të zgjidhja Elseid Hysaj pa asnjë diskutim. Kosova? Nuk be-soj se ka një skuadër më shumë se Kosova që është e uritur për sukses. Kosova ka shumë më shumë prurje talentesh se Shqipëria dhe në vitet e ardhshme, besoj se Kosova do të bëjë më mirë se kombëtarja kuqezi”, përfundoi Cana.

Kapiteni/ Lorik Cana: Shiriti i kapitenit i takon Elseid Hysajt

“Elbasan Arena” i boshatisur, federata dështoi me biletat

Panuçi: Fitore me vlerë, tani shkojmë

të qetë në Skoci

e 60-të, i cili vetëm me portierin, krejtësisht me fushëpamje të qartë dhe para portës, bën më të vështirën e gjuan jashtë. Izraeli në 20 minutat e para të lojës së dytë shkoi vetëm një herë në portë dhe rrezikon në një rast pa pretendime, por devijoi mbrojtja. Në minutën e 72-të një goditje këndi e izraelitëve krijon rrezik dhe zgjatja e Strakoshës e përplasja në shtyllë krijon panik nga dëmtimi, por gard-iani u ngrit në këmbë. Në minutat e fundit Panuçi bëri disa zëvendësime taktike për të mbajtur ekipin të ka-rikuar si duhet në mbrojtje, për këtë arsye largoi Veselin e dëmtuar dhe futi Mavrajn me eksperiencë. Izraelitët kërkojnë me çdo kusht të barazojnë dhe shtojnë forcat në sulm, madje arrijnë të rrezikojnë, por Strakosha ofron siguri në daljet e tij. katër minu-tat shtesë nuk u shërbejnë izraelitëve që dorëzohen dhe dalin të humbur. Shqipëria fiton 1-0 ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve dhe kështu shpëton edhe Panuçin. Pas tri ditësh na pret Skocia, një duel akoma më i vështirë.

Kombëtarja e Kosovës mori një barazim me shumë vlera në sfidën e parë të grupit 3, në Ligën D të Ligës së Kombeve. Në Baku përballë Azerbajxhanit vendasit kundërshtarit direkt për vendin e parë në grup, Kosova barazoi pa gola 0-0, duke marrë një pikë në transfertën azere. Ishte një ndeshje deri diku e barabartë me raste sporadike nga të dy krahët. Në pjesën e parë shanset më të mira i krijuan dardanët në minutat e fundit fillimisht me një tentativë nga distanca të Celinës dhe më pas me një goditje me kokë të Muriqit, por të dyja tentativat përfunduan jashtë. Në fraksionin e dytë formacioni i dre-

jtuar nga trajneri Bernard Chalandes i kushtoi më shumë rëndësi fazës mbrojtëse. Rastin më të rrezikshëm për skuadrën vendase e krijo braziliani i natyralizuar azer Richard Almey-da. Në fund Kosova u largua nga Baku me një pikë të rëndësishme përballë kundërshtarit më të rrezikshëm në grupin 3. Nëse Kosova merr maksimumin ndaj Ishujve Faroe dhe Maltës dy kundërshtarëve të tjerë në grup, Azerbajxhanin do ta presë në shtëpi në ndeshjen e fundit për të tentuar vendin e parë. Ndërkohë, trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shalond, u shfaq i kënaqur nga rezultati i takimit, por

me kritika ndaj mesfushës dhe sulmit që nuk ia dolën të realizonin skemën e golit. “Mendoj se është një pikë me vlera, jam i kënaqur me mentalitetin që ka shfaqur skuadra sepse kemi punuar shumë në aspektin difensiv. Mendoj që ka qenë një ndeshje shumë e mirë në aspektin mbrojtës. Megjithatë duhet të kontrollojmë më mirë topin dhe të krijojmë më shumë raste”, theksi trajneri Shalond. Më pas tekniku analizoi disa detaje rreth formacionit të hedhur në fushë dhe lojës së grupit, por në fund në tërësi u kënaq me pikën e marrë, duke ditur se përballë ishte skuadra më e fortë e grupit.

Kosova nuk shkëlqen, por merr një pikë në Azerbajxhan që jep shpresë

Ai erdhi me shumë bujë një vit më parë në radhët e Partizanit, si lojtar me eksperiencë dhe një futbollist i skuadrës kombëtare që do të bënte diferencë. Por Edgar Çani nuk plotë-soi aspak shijet e skuadrës së kuqe dhe dëmtimet e shumta bënë që gjatë sezonit të luante shumë pak ndeshje, duke qenë i parëndësishëm për ekipin. Ndërkohë, ish-sulmuesi i Partizanit e ka nisur mbarë aventurën e tij në Itali, duke lënë shenjë që në ndeshjen e parë përgatitore që ka luajtur me skuadrën e Viboneses. Çani u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë kur rezultati i ndeshjes ishte në barazim 1-1. Çani bëri menjëherë diferencën, duke shën-uar dy gola në këtë takim miqësor.

Te Partizani shënoi një gol gjithë sezonin, në Itali dy gola në një ndeshje

Trajneri Kristian Panuçi tha pas ndeshjes se kjo fitore ishte me mjaft rëndësi për këtë start në grup në kuadër të Divizionit C të Ligës së Kombeve. “Kemi rrezikuar shumë në pjesën e parë për gabimet tona dhe jo meritë të kundërshtarit. Ne kemi humbur dy ndeshje miqësore me 10 lojtarë të dëmtuar dhe e bëtë aq të madhe sa humbëm dy finale të kupës së botës. Ishin thjesht dy miqësore të humbura. Italia humbet e nuk shkon në finalet e Botërorit e s’bëhet asgjë. Por, tani ka rëndësi që fituam dhe shkojmë të qetë në zhveshtore. Kjo fitore e rëndësishme për ndeshjen e kthimit, sepse ne shkojmë të qetë me tri pikë të para në grup”, tha Panuçi.

SKEDA E NDESHJESSHQIPËRI-IZRAEL 1-0

Shqipëri: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli (84’ Mavraj), Binaku, Basha, Xhaka, Memushaj, Gavazaj (71’ Prenga), Hyka (c), Guri (46' Balaj). Trajner: K. Panuçi

Izrae l : Haimov, Dasa , Habashi, Kapiloto, Naço (c), Za-havi (47’Hemed), Kajal (71’Solo-mon), Dabur, Jeini, Tuatha, Peretc. Trajner: A. Herzog

Kartonë të verdhë: 9’ Basha, 81’ Hysaj/ 25’ Habashi.

Gjyqtarë: V. Kasai

Page 21: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

.................GAZETA SOT E Shtunë 8 Shtator 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Tirana e këtij sezoni i ka kthyer

sytë nga të huajt dhe mban shpresën te forma e tyre për ringjitjen në majën e klasifikimit. Por te bardheblutë nuk ka vend për të gjithë dhe vështirë se më të rinjtë do të luajnë rregullisht. Për këtë arsye, klubi kryeqytetas ka vendosur të huazojë një lojtar të tillë që të luajë rregullisht në Kategorinë e Parë. Sulmuesi 19-vjeçar ganez, Gide-on Ofori Ofei, i aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes së fundjavës së kaluar kundër Kukësit dhe la përshtypje të mirë në 45 minutat që ishte në fushën e lojës. Lojtari dukej një element i per-spektivës, por në një sulm ku gjenden edhe Sentamu, Blazhevski, Kobinah e Ngoo, për të nuk do të kishte hapësira.

MESFUSHORI

RIVALITETI

ÇUDIA

Presidenti bardheblu u tërheq “veshin” lojtarëve dhe stafit për 30 minuta, paralajmëron masa

Refik Halili presion lojtarëve të Tiranës: Nuk toleroj më humbje

Adriatik BALLA

Tirana erdhi në këtë start të sezonit të ri me pretendime të mëdha, nisur jo vetëm nga fakti se rikthehej në

Superiore me shumë vrull, por edhe prej merkatos së fuqishme që kryen bardheblutë në treg, duke marrë mjaft lojtarë të huaj. U krijua bindja se kjo Tiranë ishte për titull dhe të tillë e prezantuan edhe drejtuesit e saj, e sidomos presidenca e klubit. Por pas tri javëve të para situata duket e pashpresë dhe Tirana, me vetëm një pikë në tri ndeshje është skuadra e dytë më e dobët e këtij kampionati, të paktën deri tani. E kur gjërat kanë nisur të tensionohen, për shkak të papajtueshmërisë me tifozerinë bardheblu e cila jo vetëm nuk është miqësuar me presidencën, por me rezultatet e fundit ka shtuar dozën e saj të pakënaqësisë dhe ka sjellë një tension të ri në rritje duke i bërë presion drejtpërdrejt presidentit Refik Halili. Pra Tirana është në krizë në këtë moment, një krizë që ka sjellë domosdoshmërinë e ndërhyrjes së presidentit bardheblu Halili, për të sjellë në “mendje” lojtarët dhe staf-in dhe për t’u kujtuar se Tirana ka fanellë të rëndë, kërkon punë dhe përpjekje ekstra, si dhe dashuri për ngjyrat e klubit. Në këto rrethana 30 minutat e takimit të presidentit Halili me lojtarët e stafin mund të jenë një lloj presioni ndaj grupit që të reflektojë sa nuk është vonë, në mënyrë që Tirana të shpëtojë nga “zinxhirët” ku është mbërthyer në këto javë të para të kampionatit dhe të ketë shpresë për përmirësim rezu-ltatesh. Mbetja e Tiranës në zonën e

mbijetesës dhe rreziku i rënies nga kategoria mund të jenë fatale për lojtarët, stafin, presidencën dhe vetë klubin e Tiranës, prandaj kjo gjë du-het parë me vëmendje nga të gjithë në skuadrën bardheblu.

Mbledhja e Halilit me skuadrënDuhej të kishte një mbledhje

të fortë, një shkundje të grupit nga përgjumja dhe një lëvizje të struk-turave të vetë klubit pas tri javëve të para katastrofë të Tiranës. Skuadra bardheblu nuk është aspak në ditët e saj të mira. Dhe, në fakt, situata te Tirana në këtë pikë të sezonit nuk është ajo që shpresonin bardheblutë pas rikthimit në Superiore. Pas tre ndeshjeve të para skuadra e sheh veten në vendet e fundit të klasifi-kimit, pa shijuar ende fitoren dhe me probleme të mëdha në fazën sul-

muese. Ndaj presidenti Refik Halili është munduar të “zgjojë” skuadrën me një fjalim të gjatë para ekipit. Për rreth 30 minuta, ai ka mbajtur në fushën stërvitore të gjithë lo-jtarët dhe stafin, duke u shpjeguar se çfarë priste në vijim nga ekipi. Nuk ka qenë një fjalim motivues, përkundrazi. Ai ka kritikuar sjell-jen e Tiranës në këto tre ndeshje të para duke kërkuar më shumë nga futbollistët. Të pranishëm në këtë mbledhje të improvizuar në fushën e”Skënder Halili” ishin thuajse të gjithë pjesëtarit e stafit drejtues të klubit bardheblu, të cilët kanë dëg-juar fjalimin e Halilit, me Egbo që bënte përkthyesin për kontingjentin e madh të të huajve në ekip. Fakti se vetë Halili është munduar që të ndryshojë situatën në skuadër, tre-

Ekipi i Vllaznisë së Shkodrës do të startojë sot aventurën në Kategorinë e Parë, teksa në orën 16:00 do të presë në “Loro Boriçi” Korabin, në një sfidë ku do të synojnë vetëm tri pikët. Trajneri i shkodranëve, Hasan Lika, doli sot në një konferencë për shtyp, ku foli për kundërshtarin e radhës, përgatitjet dhe merkaton e bërë gjatë verës. “Jam i kënaqur me futbollistët që kemi mbajtur, por edhe ata që kemi afruar, Mendoj se kemi një organikë të kompletuar,

për të bërë një sezon të denjë për emrin e Vllaznisë dhe për t’u rik-thyer menjëherë në elitë. Gjithsesi, ndonjë riparim të vogël mund ta bëjmë edhe në janar. Jemi gati të zbresim në fushë dhe ta nisim me këmbën e mbarë, duke marrë 3 pikët. Kemi punuar mirë, ndonëse e filluam pak vonë, ndaj edhe kam besim se gjërat do të shkojnë mirë”, deklaroi Lika. Ish tekniku i Luftëtarit theksoi se Vllaznia do të synojë rikthimin menjëherë në Su-periore dhe se do të kërkojë fitoren

në çdo takim, ndërsa bëri edhe një apel për tifozerinë shkodrane. “Ne jemi Vllaznia dhe do të luajmë çdo takim për ta fituar. Besoj se do t’ia dalim me sukses, që të ngjitemi në Kategorinë Superiore brenda sezonit të parë. Tifozeria është e zhgënjyer dhe me të drejtë, por në një situatë të tillë, mbështetja e tyre është shumë e rëndësishme për ne. Ndaj përveç rezultateve, rikthimi i tifozerisë do të jetë një tjetër sfidë për ne këtë sezon”, tha trajneri i Vllaznisë.

Vllaznia mbyll merkaton, Hasan Lika: Rikthehemi shpejt në elitë

Tirana ka marrë një ushtri me të huaj, tani

po i nis për Ballsh

Mazrekaj bëhet më në fund me skuadër,

mbetet në Kosovë

gon qartësisht se atmosfera te bard-heblutë nuk është e qetë dhe se një tjetër dështim në ndeshjet e ardhës mund të sjellë revolucion që fillon nga stoli, për të vazhduar me grupin e lojtarëve, pasi këto të fundit kanë qenë objekti i kritikave. E gjendur në këto rrethana, Tirana duhet të ketë shpresë për përmirësimin e grupit dhe ky përmirësim duhet shpalosur pikërisht në rezultatet e ndeshjeve. Halili e di që nuk do t’i përmirësojë marrëdhëniet me fansat sa kohë Tirana humbet e qëndron në vendet e fundit të tabelës. Tiranës i duhet të jetë në krye, të rivalizojë Parti-zanin, Skënderbeun, Flamurtarin e Kukësin, pretendentët e vërtetë për titullin kampion.

“Duel në themel”, kështu quhet dueli më magjik i boksit i zhvilluar ndonjëherë në trojet shqiptare në ringun profesionist. Një duel në kuadër të vitit të Skënderbeut, në vendlindjen e kryetrimit dhe në vendlindjen e boksierëve të nivelit botëror, vëllezërve Keta. Kështu, Gjetan Keta do të ketë një përballje të një shkalle vështirësie maksimale, megjithatë në vitin e Skënderbeut, luftëtari kuqezi është përgatitur deri në kufijtë që trupi i lejon, për të thyer kundërshtarin boshnjakut Sladan Janjanin. Beteja sportive ka një çmim mjaft të lartë, pasi do të duelohet për titullin e kampionit të botës në fed-eratën ËBU për peshat e mesme. Keta, i cili gjatë

gjithë kësaj periudhe është stërvitur maksimalisht nën monitorimin e vëllait të tij, ish kampionit Ismail Keta, vjen në këtë supersfidë me një rekord prej 22 fitoresh, 18 prej të cilave me “knock-out”. “Tajsonit të bardhë” iu desh të përshtatej me kundërshtarin e tij pasi fillimisht ishte programuar që përballë të kishte meksikanin Pol Velenzuela Junior, por ky i fundit u tërhoq për shkak të një aksidenti dhe vendin e tij e mori pikërisht Janjanin. 27-vjeçari nga Travniku ka një rekord për t’u vlerësuar ku numëron 25 fitore, nga të cilat 19 i ka arritur me “knock-out”, pra një rival mjaft i vështirë për luftëtarin nga Bulqiza. Keta, pas një periudhe shkëputjeje për shkak dëmtimi, u

rikthye në ring në muajin qershor, duke mposhtur me “knock-out” kolumbianin Deivis Caseres, teksa tashmë duket plotësisht gati për këtë superduel gjigand për titull botëror. “Eventit Madhështor” do t’i paraprijë një tjetër sfidë mjaft interesante. Ferit Keta me një rekord të përsosur në boksin profesionist prej 10 fitoresh dhe asnjë disfatë, do të ketë përballë turkun Fatih Mehmet Karakus. 29-vjeçari do të syno-jë suksesin e 11-të radhazi. Duhet thënë se interesimi për këtë spektakël të madh sportiv është maksimal. Biletat kanë avulluar dhe Dibra e Madhe pret këtë mbrëmje një duel boksi të pazakontë, të denjë për garat e ringut të Filadelfias apo të Hamburgut.

“Duel në themel” zbret në Dibër, Gjetan Keta në ring për titull botëror

Edhe pse Skënderbeu dhe Fla-murtari mbajnë vendin e parë në renditje me 7 pikë, ndërsa ndiqen nga Partizani me 6 pikë, duhet thënë se Kukësi me 5 pikë në tri ndeshje është rivali më i frikshëm i këtij edicioni. Kjo pasi ka një grup që ka ruajtur bërthamën e tij, ka një president agresiv dhe ambicioz që dëshiron të çojë titullin në Kukësi, ka një grup të motivuar, financa të qëndrueshme dhe natyrisht një tra-jner të ri por mjaft të përkushtuar dhe të shkëlqyer si Armand Cungu. Nisur nga këto cilësi, Kukësi ka ar-sye të pretendojë trofetë sezonalë, por vendimtare do të jenë ndeshjet direkte me rivalët për titull, si Skën-derbeun, Partizanin e Flamurtarin.

Kukësi, ekipi që sfidon të gjithë Superioren

Futbollisti Mentor Mazrekaj është mjaft i njohur për tifozët e Partizanit dhe për ambientin futbolldashës në Shqipëri. Ai ka lënë gjurmë me fanellën e kuqe, ndërkohë që sezonet e fundit është aktivizuar me Prisht-inën në kampionatin kosovar. Por tashmë ai ka ndërruar skuadër dhe ka kaluar te Ferizaj. Shtypi kosovar bën me dije se për të ka pasur një interes-im edhe nga Flamurtari i Prishtinës, por Mazrekaj ka zgjedhur Ferizajn dhe ka firmosur kontratën e re me këtë ekip. Mazrekaj luan në mesfushë dhe si sulmues krahu. Ai shquhet për teknikën e lartë. Te Partizani ka qenë ndër më të mirët, por njëkohësisht ky futbollist ka pasur probleme sa i takon regjimit sportiv.

“Halili e di që nuk do t’i përmirësojë marrëdhëniet me fansat sa kohë Tira-na humbet e qëndron në vendet e fundit të tabelës. Tiranës i duhet të jetë në krye, të rivalizojë Partiza-nin, Skënderbeun, Fl-amurtarin e Kukësin, pretendentët e vërtetë për titullin kampion...”

Page 22: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

22 GAZETA SOTE Shtunë 8 Shtator 2018

.................

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Ben Affleck merr pushim nga rehabilitimi, mendon filmat

1-Ish-futbollisti i Tiranës Arjan...2-Komet, pa anët.3-Është qyteti irakian.4-Ish mjeku apasionant Arqile...5-Ngaster e mbjellë.6-Notë në pentagram.7-Ka të tillë edhe televiziv.8-Qytet në Arabinë Sau-dite.9-Gojëdhënë, legjendë.10-Asistencë Sociale.11-Vërteton identite-tin.13-Stadiumi “....Dovano” i Durrësit.14-Janë litarë çeliku.16-Kra-hinë në veri.17-Politikani Ndre...18-Janë njëlloj si zakone.20-Gjini letrare në prozë.21-Fushë veprimtarije që lidhet me studimin dhe përdorimin e mjeteve dhe metodave të punës.22-Ish shoqëri kar-burantesh në vendin tonë.23-Njeri mendjemadh që nuk i përfill të tjerët.24-Usain...xhamaikani i garave të vrapimit, kampion bote.25-Shqetësim, sevda.26-Lloj site me vrima më të mëdha.27-Qeni amer-ikan i filmave seria.29-Këlysh qeni.30-Patrioti Oso...31-Një gazetë e përditshme.33-Fshat turistik buzë liqenit të Pogradecit.34-..Spen-cer.35-Kumbarë.36-Pjanistja e talentuar Skënderi në iniç.37-Zotëron.

1-Xheims...agjenti 007.4-Aktori Ymer...7-Vend i hapur në mure anash oxha-kut për të vënë aletet e kafes, rakisë etj....12-Tani si i thonë në Elbasan.13-Bija e Kelmendit.14-Qytet në Spanjë në bregdetin e jugut pothuajse në brigjet e Gjibraltarit.15-Para e argjen në kohën e Perandorisë Osmane e barabartë me 20 gram.17-Djalli, shejtani.18-Notë muzikore.19-Shkrimtari...Stërmilli, autor i romanit “Sikur të isha djalë”.20-Ecje e shpejtë e kalit.21-Automjetet e transportit ndërkombëtar.22-Veladoni i priftit.23-Shkrimtari rus Nikolai...autori i novelës së famshme “Taras Bulba”.24-Aktorja italiane Laura...25-Personazh tek filmi “Tokë e përgjakur”.26-Ndryshe për mbledhjen.27-Një nënë nga viset e veriut.28-Kafshë e egër pylli.29-Lloj peshku i ujrave të ëmbla.30-Qytet në Gjermani.32-Aktori i humorit anglez Atkinson në iniç.33-Kënga fituese në festival “Pyes”.34-Kapelja e ushtarit.36-Bimë me farëza djegëse dhe të hidhura, përdoret në mjekësi dhe përgatisim mustardë.37-Ngjyra si e barit të thatë, i verdhe e i errët.38-Rërë ose....39-Lajmëtar.40-Tip autoveture ruse.41-Qytet në Francë ku zhvillohet festivali i filmit.

Aktori Ben Affleck u pa kohët e fundit në shtëpinë e tij në Brentwood, Kaliforni, pavarësisht se ishte në qendër rehabilitimi për varësinë nga alkoolit. Produ-centi dhe aktori mori një tjetër pushim të shkurtër nga qendra e trajtimit në Malibu të enjten. 46-vjeçari qëndroi në shtëpi ku shoqërohej nga trajneri i tij personal dhe trajner i jetës. Aktori raportohet se u relaksua duke luajtur basketboll. Për të ruajtur privatësinë vendosën një perde të madhe të ngritur jashtë koshit të basketbollit në rrugën e shtëpisë së Ben. Pas stërvitjes ai u largua me një ndihmës tjetër. Raportohet se Affleck është rikthyer me të dashurën

e tij 22-vjeçare, modelen e Playboy Shauna Sexton, por dhe më herët ka folur se pret projektet me fil-mat. Babai i tre fëmijëve e ka pranuar edhe vetë se e ka të vështirë të ndahet nga ky ves me alkoolin. Në një postim në rrjetet sociale ai tregon se varësia nga alkooli është diçka që e ka trajtuar në të kaluarën dhe do të vazhdojë të ballafaqohet. “Unë dua të jetoj jetën sa më të plotë dhe të jem babai më i mirë që mund të jem. Unë dua që fëmijët e mi të dinë se nuk ka turp në marrjen e ndihmës kur të keni nevojë për të ” shprehej aktori. Ai ka qenë i martuar për 10 vite me aktoren Jennifer Garner me të cilën u nda në vitin 2015.

Trëndafili Një vajzë i thotë shoqes së saj: -I fejuari im më ka dhuruar një

trëndafil tepër të bukur, me ngjyrë të kuqe. Më pas më ka thënë se kur të gjitha gjethet e tij të bien, atëherë ti do të kthehesh tek unë.

Shoqja e sheh të mërzitur dhe e pyet:

-Po, atëherë përse je e mërzi-tur?

Tjetra me trëndafilin në dorë përgjigjet:

-Sepse ky është një trëndafil plastik.

VeshjaFqinja e katit të parë e pyet

fqinjën e katit të katërt, pasi sheh që përpara saj kaloi një femër e veshur mirë dhe në dorë mbante qeskën me plehra. Menjëherë fillon të pyes miken e saj:

-A e di se kur një femër dhe një mashkull vishet mirë?

Fqinja tjetër përgjigjet:-Sapo e pashë atë femrën e

veshur bukur e mendojë se femrat vishen mirë kur dalin për të bërë pazarin, kur ujisin lulet, kur derd-hin plehrat, kur flasin në telefon. Ndërsa për meshkujt nuk kam ndonjë mendim.

Në këtë moment ndërhyn fqinja tjetër:

-Meshkujt vishen mirë në fu-nerale dhe në martesa.

Vendet e para të autobusit

Një grup me persona me ng-jyrë i kërkojnë shoferi të tyre të autobusit që i transportonte çdo ditë në shkollë:

-Pse djemtë me ngjyrë, ulen gjithmonë në fund të autobusit, ndërsa djemtë e bardhë ulen në fillim?

Shoferi përgjigjet:-Keni të drejtë. Që sot e tutje

do të jeni të gjithnjë njësoj. Të gjithë ngjyrë blu.

Dëgjohen brohor imat e djemve me ngjyrë derisa shoferi vazhdon mendimin e tij:

-Djemtë me ngjyrë blu të errët do të qëndrojnë në fund të auto-busit, ndërsa djemtë me ngjyrën blu të zbardhur do të qëndrojnë përpara.

k u l t u r e www.sot.com.al

Page 23: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

.................GAZETA SOT E Shtunë 8 Shtator 2018 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Ka disa eksperimente, të cilat do të rezultojnë mjaft premtuese, sa i takon karrierës tuaj. Do të jeni mjaft kreativ dhe inovativ.

23 shattor-22 tetor

Kjo fundjavë është mjaft e favorshme, për gjithë ata që kanë në plan të çojnë përpara projekte të rëndësishme nga pikëpamja ekonomike.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Do të shfaqeni të suk-sesshëm në vendin e punës dhe kjo edhe për shkak të rigjetjes së sigurisë, e cila do ju lejojë që të rikuperoni kohën e humbur.

Do të jeni mjaft të befasuar nga një fitore e papritur, e cila do ju lejojë që të merrni rezultate të mëdha. Kjo ditë ju fton që të kaloni kohë me familjen.

Parashikohet një javë, e cila do ju gjejë më të qetë dhe më të relaksuar, edhe në situata të cilat prej kohësh ju kanë gjetur të acaruar.

Dashi Demi

Jeni duke u përballur me një rrugëtim i cili do ju lejojë që të përcaktoni qartë jo vetëm objek-tivat tuaja, por edhe pritshmëritë në sferën sentimentale.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Duhet të përpiqeni të mer-rni në konsideratë disa ven-dime të së kaluarës dhe të bëni disa ndryshime thelbësore për shumë nga projekte tuaja.

Kjo fundjavë është mjaft interesante për të gjetur interesa të reja apo për të bërë njohje interesante nga pikëpamja profesionale.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Parashikohet një periudhë mjaft e frytshme për ndjenjat dhe dashurinë. Megjithatë duhet të jeni gati që të hidhni hapin të parët.

Google do të lançoj telefonin Pixel 3 më 9 nëntor

Ky është momenti për të shmangur konfliktet në dashuri dhe në vendin e punës. Jeni lod-hur shumë, ndaj mundohuni që të shmangni ngarkesën.

Horizontal

Kjo është një periudhë shumë e mirë për të nisur negociata të reja dhe investime interesante për karrierën tuaj. Merrni më shumë kohë për veten.

Gjatë kësaj fundjave do të keni mundësi që të rishikoni disa nga projektet tuaja dhe të përpunoni zgjidhje të vlefshme për të zgjidhur të papriturat.

Google sapo ka dërguar ftesa për një ng-jarje të lançimit “Made by Google” në Neë York City më 9 tetor, ku kompania me shumë gjasa do të shpall telefonin e ri, Pixel 3. Sa lë të kup-tohet nga kjo ftesë, nuk ka shumë që mund të na tregojnë se çfarë të presim nga ngjarja. Google pritet të lançoj një Pixel 3 dhe një Pixel 3 XL. Pjesa më e madhe e Pixel 3 XL ka rrjed-hur tashmë në sajë të zbulimeve të ndryshme nga përdoruesit rus të YouTube, të cilët ishin në gjendje për të marrë në mënyrë të paligjshme telefonin e palançuar. Pixel 3 thuhet se i ngjan Pixel 2 XL me korniza mbi dhe nën ekran për të akomoduar altoparlantët stereo. Pixel 3 XL ka tërhequr shumë kritika për një kornizë mjaft të thellë në model.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Një miliarder nga Argjentina po kërkon që dikush të jetë gruaja e tij. Dhe është i gatshëm t'i ofrojë kandidates më të suksesshme një pagë prej 50.000 paund në vit përfshirë edhe shpërblime. Sir Benjamin Slade u shfaq në Good Morning Britain në kërkim të një gruaje për të ndarë pasurinë e tij të madhe, dhe "të hedhi poshtë disa trashëgimtarë" pasi nuk kishte fat që ta gjejë gruan e duhur për gjashtë vjet. Milioneri ka një listë të detajuar të kërkesave për gruan e suksesshme, duke përf-shirë nevojën për të pasur një licencë helikopteri, licencë arme dhe gatishmëri për të krijuar një familje. Gjithashtu dëshiron që ajo të jetë rreth moshës 35 vjeç. Slade shpjegoi se kërkimi i një gruaje është një "marrëveshje" më e mirë sesa një partner biznesi, edhe pse ai shpreson se bashkëshortja e tij e ardhshme do të angazhohet gjithashtu në punët e tij të biznesit.

Fjalëkryq i shifruar

Miliarderi kërkon grua, pagë 50 mijë paund në vit

1-Një qytet kosovar.6-Goli në Olimpi-kun e Romës.7-Organizatë terroriste baske.8-Ish tenori Kovaçi në iniç.9-Kom-pozitori Arapi në iniç.10-Vajza më e bukur.11-Në këtë çast.12-Emini i poli-tikës.16-Personazh te filmi “Komisari i Dritës” pa fund.17-Barazim në shah.18-Një shtet afrikan me kryeqytet Nairo-bi.19-Hipokriti i ka në fund.20-Kryeqytet aziatik, ishull në oqean.22-Mamaqi e le-trave në iniç.23-Djall, shejtan.24-Përemër vetor.25-Titull fisnik në Angli.26-Fuçi druri për verë.27-Ai i llampës magjike i pashquar.29-Njëlloj si numri 8 hori-zontalisht.30-Pjesë e një opere.31-Bija e Kelmendit.32-Ai njihet në kohë të vështirë.33-Vend i hapur në mure anash oxhakut për të vënë gjëra të vogla si aletet e kafes, rakisë etj.35-Shkova.36-Zyrat e emigracionit.38-Lumi që kalon përmes Fierit.39-Notë muzikore.40-Port slloven në Adriatik.41-Ish këngëtari Ndoja.42-Është lëndë shpërthyese.43-Njëlloj si kapriço.

1- Kënëgtarja popullore....Za-ni.2-Koha e ekzistencës.3-Përemër vetor.4-Komuniteti evropian.5-Injek-sione për tu mbrojtur nga sëmundjet vriale.8-Mosha më e bukur.10-Ish aktori Asniku.11-Ish këngëtari lirik Tërsha-na.12-Janë ato elementare.13-Njëlloj si nr 2 vertikalisht.14-Bel..., një roman i Mopasamit.15-Ndërmarrja industri-ale.16-Ai drejton një universitet.18-Pam-buk italian.20-Çmim i caktuar i një malli që del në shitje.21-Një numër.23-Një shkrimtar indian, autori i Gylistani dhe Bostani. 24-Sportist i njëlloj sporti.25-Ajo e Noes.26-Një qytet pothuajse në jug të vendit.28-Janë të pafe, nuk kanë besim tek feja.29-Vepër letrare në prozë.31-Njëlloj si zili apo smirë.32-Janë fluturakë të mër-zitshëm.33-Lloj pijeje e jashtme.34-Për-cakton normat e sjelljes.36-Magaz-inë.38-Gazeta që ke në dorë.39-Më shumë se shok.40-Aktori amerikan Istvud në iniç.41-Baballiu e këngës në iniç.

k u l t u r e www.sot.com.al

Page 24: Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 8 Shtator 2018 Zbardhen ... · rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu.A

24 GAZETA SOTE Shtunë 8 Shtator 2018

.................

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Botërori i Rusisë nxo-ri fitues Francën, që mundi në finale Kro-acinë me rezultatin

4-2. Brazili, një prej ekipeve pretendente, e mbylli aven-turën e tij në çerekfinale, pasi u eliminua 2-1 nga Belgjika. Duhet thënë se Brazilit mbetet përherë një skuadër e madhe e futbollit botëror, me plot kualitet dhe bukuri. Federata braziliane nuk e shkarkoi trajnerin Tite, përkundrazi, vendosi t’i besojë atij dhe brezit të lojtarëve që ai ka zgjedhur, për ta përgatitur për sfidat e ardhshme. Në grup është grumbulluar edhe Nejmar, që ndryshe nga herët e shkuara, këtë herë ka marrë përfun-dimisht rolin e liderit të vërtetë, pra shiritin e kapitenit, dhe kjo është diçka mjaft domethënëse për skuadrën dhe ambiciet e saj. Shiriti te lojtari më cilësor e më lider, e ku ka më bukur se kaq! Nga ana tjetër, trajneri i Kombëtares së Brazilit, Tite, ka braktisur përfundimisht formulën e “kapitenit me rota-cion”, të cilën e praktikoi edhe gjatë Botërorit dhe ia ka besuar shiritin yllit brazilian Nejmar.

DEKLARATA/ Modriç: Ronaldo më uroi për

suksesin, mbetemi miq

TRAJNERI Maurizio Sarri nuk do ta kishte imagjinuar kurrë kur punonte banki-er, se një ditë do të drejtonte Napolin në Serinë A, apo dhe Çelsi tani në Premier League. E megjithatë, largi-mi nga të kaltrit ka lënë një shije të hidhur tek trajneri, që për pak nuk fitoi dhe kampionatin.“Në Angli është krejtësisht ndryshe. Është gjithmonë festë, ndiej kënaqësi kur shoh tifozë me fanella të ndryshme duke pirë një birrë së bashku. Kur mendoj për kohën tek Napoli, më kujtohet

ndeshja me Fiorentinën. Do të ishte realizimi i një ëndrre, që fatkeqësisht nuk ndodhi”, deklaroi ish tekniku i Napolit. Sarri foli gjithashtu për trajnerin e ri të napolitanëve, Karlo Ançelotin, marrëdhënien e tij me presidentin Aurelio De Laurentis, por dhe për largimin e Gonzalo Higuain, që la një shije shumë të hidhur tek tifozët: “Shpresoj që Ançeloti ta çojë Napolin aty ku i takon. Ai është fit-imtar, të gjithë tifozët e kanë dashur kudo ku ka shkuar. Për sa i përket De

Laurentis, i jam mirënjohës që më dha mundësinë të stërvit klubin që kam në zemër. Nuk është e vërtetë që Higuain tradhtoi Napolin. Ai u largua sepse president i klubit ishte Aurelio De Laurentis”, u shpreh tekniku i Çelsit. Maurizio Sarri e ka nisur në mënyrën më perfekte aventurën e tij si trajner i Çelsi. Në 4 ndeshjet e para të Premier League, italiani ka arritur 4 fitore, me tifozët e lojtarët e Çelsi që po e pëlqe-jnë gjithmonë e më shumë për stilin e lojës, por dhe për personalitetin e tij.

LËVIZJA SURPRIZA INCIDENTI

Maradona braktis “rusët e bardhë”, kalon në Meksikë

Rudiger i kërkon falje Pavard për ndërhyrjen horror

Asnjë lojtar i Argjentinës s’pranon bluzën me nr.10

Diego Maradona u mër-zit shumë shpejt me postin e presidentit të skuadrës së Dinamo Brest në Bjellorusi, dhe i është kthyer përsëri jetës si trajner, duke firmosur në Meksikë. Maradona do të jetë trajneri i ri i klubit Dora-dos de Sinaloa, një skuadër e cila u bë e njohur falë Pep Guardiolës. Një fundin e kar-rierës së tij, spanjolli shkoi në Meksikë për të luajtur disa muaj në radhët e këtij klubi të krijuar vetëm në vitin 2004. Për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme, aty ai filloi të shërbente më shumë si ndihmëstrajner, në 6 muajt

“Askush të mos e prekë numrin 10 te përfaqësuesja e Argjentinës”! Ky është urdhri që është dhënë nga Federata dhe trajneri i përkohshëm i kësaj përfaqësueseje, Li-onel Skaloni, i cili shpreson që të bindë Lionel Mesin të kthehet përsëri. Mesi refuzoi ftesën për miqësoret ndaj Guatemalës dhe Kolumbisë, por atje shpresojnë që ai të ndërrojë mendje sa më shpejt e të kthehet në tetor ose nëntor. Sipas të dhënave, asnjë lojtar nuk do të mbajë numrin 10, sepse ai i përket vetëm Mesit dhe do të presë kthimin e tij. “Jam i sigurt se

“Më vjen keq për Pa-vard. Faulli nuk ishte i qël-limshëm”, thotë mbrojtësi i Gjermanisë, Antonio Rudi-ger, i cili i ka kërkuar ndjesë publikisht lojtarit të Francës për atë ndërhyrje shumë të ashpër gjatë ndeshjes Gjermani-Francë. Gjermani i la shenjat e takave në fyt lo-jtarit francez, duke rrezikuar shumë që ta dëmtonte keqani këtë të fundit. “I kërkova falje menjëherë. Tani dua t’i uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Rudiger në profilin e tij në Tuiter. Faulli është shkaktuar vetëm pas 3 min-uatsh lojë dhe fotot e shenjës

që qëndroi në Meksikë dhe shpeshherë ka deklaruar se ajo ishte periudha që e ndihmoi më shumë në profe-sionin e trajnerit.

së takave në qafën e Pavard kanë bërë xhiron e botës. Mbrojtësi gjerman i shpëtoi për bukur kartonit për atë ndërhyrje brutale.

Në Rusi, shiritin e mbajtën Marcelo, dhe Miranda e Thiago Silva nga dy herë secili, ndërsa tashmë përgjegjësia ka kaluar te numri 10 i skuadrës. “Jam kritikuar shumë gjatë Botëror-it. Kisha shumë presion, por jam rritur shumë si njeri dhe e ndiej se mund të jem kapiten. Mendoj se kjo përgjegjësi do të më bëjë mirë”, tha ylli bra-zilian. Kritikat për Nejmar u shtuan shumë gjatë përvojës në Botërorin rus, për shkak se ai rrëzohej shumë në fushë. Për këtë braziliani tha se sulmohet vazhdimisht nga kundërsh-tarët, që përdorin ndërhyrje të

Nejmar justifikon disfatën në Botëror: Njerëzit që më njohin, e dinë që s’shtirem

Kroati Luka Modriç fitoi “Lojtari i Vitit” nga UEFA, një vendim që u pasua me shumë polemika. Kjo pasi menaxheri i Kristiano Ronaldos, Jorge Mendez, dhe Drejtori Sportiv i Juventusit, Giusepe Marota, nuk ngurruan të deklarojnë se ishte pikërisht portugezi ai që e meritonte më së shumti këtë çmim. Por pas ndeshjes miqësore mes Portugalisë e Kroacisë, Modriç e “tensionoi” paksa situatën, duke thënë se

Ronaldo e kishte përgëzuar për çmimin dhe se mes dy lojtarëve ekzistonte një raport mjaft i mirë. “Kam një raport mjaft të mirë me Ronaldon dhe do të vijoj ta kem. Më ka uruar me një mesazh tele-fonik për trofeun që mora nga UEFA, ndërsa më tha se shpreson të takohemi së shpe-jti. Çmimet individualë janë të bukura, por unë preferoj gjërat të shkojnë mirë për skuadrën”, tha Modriç.rënda për ta ndalur. “Jam një

lojtar që kur ka njëmbëdhjetë herë topin nën kontroll, arrin ta kalojë kundërshtarin 10 herë. Nuk më lënë të kaloj pa më goditur. Edhe në Rusi, më kanë shkaktuar shumë faulle, por tani ka kaluar”, u shpreh Nejmar. Pas dështimit në Rusi, ku u mundën në çerekfinale kundër Belgjikës, Brazili do të mundohet të nisë një kapit-ull të ri, ku ëndrra do të jetë padyshim trofeu i 6 i Kupës së Botës, që do të zhvillohet në vitin 2022 në Katar. Sa i përket Nejmar, ai vijon të jetë në qendër të vëmendjes

Sarri: Higuain nuk e tradhtoi Napolin, iku prej presidentit

trofe të rëndësishëm fitoi Luka Modriç gjatë këtij viti. Në fund të majit fitoi trofeun e UEFA Champions League, i treti radhazi për të, si dhe trofeun që jepet në Kupën e

Botës për lojtarin më të mirë. Dhe kroati e meritoi plotësisht atë.

2

Ylli i kombëtares së Brazilit sërish në “Seleçao”, duke marrë rolin e liderit. Ai tha se rrëzimet e tij në ndeshjet e Kupës së Botës nuk ishin aspak simulime

nëse do të telefonoja të gjithë më të vjetrit, të gjithë do të më thoshin se janë gati të kthehen në Kombëtare”, tha portieri Serxhio Romero.

për shkak të mundësisë së madhe që të braktisë Paris Saint Germain në Ligue 1 të Francës dhe të kthehet në La Liga spanjolle, ku në garë janë Barcelona dhe Reali. Në fakt, shanset që të kthehet te Barce-lona janë të pakta, megjithëse vetë Nejmar mësohet të jetë lutur në Katalonjë që të bëjnë maksimumin për ta kthyer në stadiumin “Kamp Nou”, por Barcelona refuzon të bëjë ri-blerjen e Nejmar, për më tepër që e ka shitur për 222 mln euro, një shifër që mbetet re-kordi i të gjitha transferimeve në historinë e futbollit botëror. Nga ana tjetër, mundësia që të kalojë te rivalët e Barcelonës, pra te Reali i Madridit, janë të mëdha, sepse madrilenët po e kërkojnë me të madhe dhe vetë Nejmar ka pasur raporte miqësore komunikimi me presidentin e “Los Blancos” Florentino Perez. Midis Ne-jmar dhe Realit të Madridit mund të ketë një marrëveshje në janar ose në fund të këtij sezoni, pra verën e vitit të ardhshëm. Kjo mund të sig-urohet më lehtë nëse Nejmar nuk ia del të fitojë Champions League këtë edicion me Paris Saint Germain.