Upload
others
View
50
Download
1
Embed Size (px)
Citation preview
1
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I
GJEOGRAFISË
DISERTACION I PËRGATITUR NGA
M.SC. EMA MUSLLI
NË KËRKIM TË GRADËS SHKENCORE
DOKTOR
DREJTIMI: GJEOGRAFI
TURIZMI NE ZONEN E LIQENIT TE PRESPES SE
MADHE DHE ROLI I TIJ NË ZHVILLIMET
NDËRKUFITARE DHE RAJONALE
PËRGATITUR NËN DREJTIMIN E
PROF.DR. DHIMITER DOKA
TIRANË, 2016
2
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË
DISERTACION I PËRGATITUR NGA
M.SC. EMA MUSLLI
TURIZMI NE ZONEN E LIQENIT TE PRESPES SE MADHE
DHE ROLI I TIJ NË ZHVILLIMET NDËRKUFITARE DHE
RAJONALE
NË KËRKIM TË GRADËS SHKENCORE
DOKTOR
DREJTIMI: GJEOGRAFI PËRGATITUR NËN DREJTIMIN E
PROF.DR.DHIMITER DOKA
MBROHET_______________2016, PARA JURISË SË PËRBËRË NGA:
1. _____________________________ KRYETAR
2. _____________________________ ANËTAR OPONENT
3. _____________________________ ANËTAR OPONENT
4. _____________________________ ANËTAR
5. _____________________________ ANËTAR
TIRANË, 2016
3
PARATHËNIE
Sot falë procesit të globalizimit dhe zhvendjes së industrisë, gjithnjë e më tepër po
humbet rëndësie e kufijve shtetërorë dhe po kalohet drejt një zhvillimi rajonal në të
gjithë botën. Në rastin e Shqipërisë duhet thënë se pas Konferences se Londrës në
vitin 1913, shteti ynë është nga rastet e rralla që kufizohet nga toka shqiptare.
Shume rajone gjeografike të Shqipërisë sot janë të shtrira midis dy ose tre shteteve
kufitare. Një rast tipik i një rajoni të tillë është zona e “Prespës së Madhe dhe të
Vogël”, e cila shtrihet midis Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë.
Ky punim merret me trajtimin e rolin të turizmit në zhvillimet ndërkufitare dhe më
gjerë, rajonale, midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke marrë si rast studimi zonën
ndërkufiatare të “Prespës së Madhe”. Zona ne studim fokusohet në dy njësi
administrative nderkufitare, atë të Bashkisë së Pustecit dhe komunës së Resnjës. Dy
njësitë shtrihen përgjatë liqenit të “Prespës së Madhe”. Në zonë shtrihen Parku
Kombëtar i Prespes në pjesën shqiptare. Ndërsa në pjesën maqedonase shtrihet
Parku Kombëtar i “Galiçicës” dhe i “Pelisterit”
Në punim analizohet zhvillimi turistik i zonës së Prespës së Madhe. Për t’u theksuar
është fakti se aktiviteti turistik është pak i zhvilluar në pjesën shqiptare. Ndërsa në
pjesën maqedonase nevojitet ringritja e aktivitetit turstik. Turizmi, si aktivitet, do të
përmirësojë dhe forcojë maredhëniet shqiptaro- maqedonase.
Punimi që do të prezantohet më poshtë, është rezultat i punës time tre vjeçare dhe
ndihmesës së dhënë nga shumë persona. Ndër ta përmenden: Prof. Dr. DOKA
Dhimitër, udhëheqësi im, i cili më ndihmoi me vërejtjet dhe sugjerimet e tij të
vazhdueshme gjatë proçesit të punimit të dezertacionit, Prof.Fehmi Xhemo, i cili më
ndihmoi në mbledhjen e informacioneve rreth punimit për pjesën maqedonase, në
komunën e Resnjës.
Zotin Krste Micalveski, punonjës në zyrën e turizmit, në bashkinë e Resnjës, i cili më
ndihmoi për të siguruar të dhëna rreth potencialeve turistike dhe statistikave, rreth
zhvillimit të turizmit në komunën e Resnjës.
Zonjën Elvira Tuxhari, punonjëse në Drejtorinë e Monumentëve të Kulturës, Korçë
për gatshmërinë në dhënien e informacioneve rreth monumenteve të kulturës në
Pustec.
Zotin Olsi Duma, nga zyra e informacionit të Parkut Kombëtar të Prespës për
gatishmërinë në dhënien e informacioneve rreth monumenteve të natyrës në Pustec
dhe të dhënat rreth mënyrës së menaxhimit aktual të Parkut Kombëtar të Prespës.
4
Një falenderim të veçanta për anëtarët e PPNEA-s, të cilët më lejuan të isha e
pranishme në disa prej aktiviteteve të realizuara prej tyre, të cilat po ndihmojnë në
zhvillimin e zonës së Prespës. Ata jane: Klaudja Koçi, Spartak Koçi dhe Xhemal
Xherri. Një falenderim të veçantë për një person i cili nuk donte t’i përmendej emri ,
por që më ndihmoi në hartimin e itinerareve turistike në pjesën greke të Prespës së
Madhe .
Falenderime për banorët mikëprites dhe bujarë të Pustecit dhe Resnjës, të cilët më
ndihmuan duke më treguar për traditat, zakonet dhe veçoritë e zhvillimit ekonomiko-
social të zones së Prespës. Një falenderim të veçantë për Prof.Asc.Jonela Spahos, për
ndihmën e saj në redaktimin e punimit. Falenderime të vazhdueshme shkojnë për
familjen time që më ka dhënë mbështetje të vazhdueshme morale, deri në përfundim
të këtij punimi.
MSC. EMA MUSLLI
5
PËRMBAJTJA
PARATHËNIA..................................................................................................3
LISTA E TABELAVE ............................................................................................7
LISTA E SKICAVE ...............................................................................................8
LISTA E HARTAVE ..............................................................................................9
LISTA E FIGURAVE ............................................................................................10
LISTA E GRAFIKEVE.................................................................................. .......10
LISTA E SHKURTIMEVE.......................................................................................13
I.HYRJE ............................................................................................................14
II. QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT E STUDIMIT ..........................................................15
III. METODOLOGJIA .........................................................................................15
IV. ORGANIZIMI I STUDIMIT ..............................................................................21
V. STUDIME TË TJERA TË PËRAFËRTA TË REALIZUARA NË BOTË DHE
EUROPË ..................................................................................................23
KAPITULLI I: OFERTA GJEOGRAFIKO-NATYRORE E ZONËS SË
LIQENIT TË PRESPËS SË MADHE NË FUSHËN E TURIZMIT
I.1. Pozicioni gjeoturistik i zonës së liqenit të Prespës së Madhe dhe mundësitë që ai
krijon në qarkullimet turistike, si zone ndërkufitare…………………………..……28
I.2. Analizë e resurseve natyrore të zonës së liqenit të “Prespës së Madhe” në
këndvështrimin turistik……………………………………………………………...31
I.3. Gjeomonumentet e natyrës së zonës dhe rëndësia turistike e
tyre……………………………………………………………………………….....33
KAPITULLI I II: OFERTA GJEOGRAFIKO-KULTURORE E ZONËS SË
LIQENIT TË PRESPËS SË MADHE NË FUSHËN E TURIZMIT
II.1. Trashëgimia historike e zonës me objektet e saj të veçanta në fushën e
turizmit…………………………………………………………………………..….52
6
II.2. Traditat, zakonet, mënyrat e veçanta të jetesës dhe vlerat e tyre
turistike……………………………………………………………………………..59
II.3. Strukturat demografike, sociale, etnike dhe fetare e zonës dhe të veçantat e tyre
në fushën e turizmit…………………………………………………………………62
II.4. Gjendja politike, ekonomike dhe shoqërore e zonës dhe ndikimet e saj në
zhvillimin e turizmit……………………………………………………………..….65
KAPITULLI I III: ECURIA E ZHVILLIMIT TURISTIK TË ZONËS DHE
EFEKTET NDËRKUFITARE DHE RAJONALE TË KËTIJ ZHVILLIMI.
III.1. Fillimet e zhvillimit turistik të zonës………………………………………....78
III.2. Gjendja e zhvillimit të turizmit në kushtet e mbylljes kufitare (1945-1990)…78
III.3. Kushtet e reja të krijuara pas vitit 1990 dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e ri
turistik……………………………………………………………………………....78
III.4. Flukset turistike midis dy vendeve dhe efektet e tyre të shumanëshme turistike
ekonomike, sociale, kulturore, etj...…………………………………………..…......79
III.5. Analiza e efekteve të gjithanëshme pozitive dhe negative të turizmit në mjedisin
natyror, në ekonomi, shoqëri etj……………………………………...…..................98
KAPITULLI I IV: TRENDET PËR ZHVILLIMIN E ARDHSHËM TURISTIK
TË ZONËS DHE REFLEKTIMET E TYRE NDËRKUFITARE DHE
RAJONALE
IV.1. E ardhmja e zhvillimit të gjithanshëm të zonës dhe vendi i turizmit në të….103
IV.2. Strategji, skenare, projekte rreth zhvillimit të ardhshëm turistik të zonës…..109
IV.3. Itineraret e mundshme turistike në zonat e komunikimit ndërkufitar. ……...120
IV.4. Akset kryesore turistike të rajonit dhe mundësitë e përfshirjes së zonës së marrë
në studim…………………………………………………………………..............131
IV.5. Harta e re turistike e zonës dhe integrimi i saj në kushtet e një turizmi
ndërkufitar, rajonal dhe europian………………………………………………….133
KONKLUZIONE……………………………………………………,,,…………139
REKOMANDIME………………………………………………….............……142
7
LITERATURA…………………………………………………………………...145
PERMBAJTJA E ILUSTRIMEVE
Tabelat
Tabela 1- Temperaturat vjetore në zonën e Prespës së Madhe ...................................32
Tabela 2 - Sasia e reshjeve në milimetra në zonën e Prespës së Madhe.....................32
Tabela 3 - Sasia e ujërave të zeza të patrajtuara dhe sasia e ndotjes mjedisore............40
Tabela 4 - Shkarkimi papërpunim i ujërave nga industria.........................................40
Tabela 5 - Përbërja e ujërave të shkarkuara nga industria në lumin Golema nga
Prespateks..................................................................................................................41
Tabela 6 - Cilësia e ujit të liqenit të Prespës 2009....................................................42
Tabela 7 - Mesatarja mujore e rreshjeve nga viti 1951-2004...................................45
Tabela 8 - Përbërja kombëtare në komunën e Resnjës, Maqedoni, 2002................63
Tabela 9 - Zhvillimi i popullsisë në bashkinë e Pustecit 1989- 2015......................65
Tabela 10 - Zhvillimi i popullsisë në komunën e Resnjës 1994- 2010....................67
Tabela 11 - Struktura moshore në zonën e Prespës...................................................69
Tabela 12 -Zhvillimi i pemtarisë në komunën Resnjë dhe rrethin e Korçës.............71
Tabela 13 - Perdorimi i pesticideve ne komunën e Resnjës......................................72
Tabela 14 - Treguesit ekonomikë të bashkisë Pustec, në vitin 2007 ..........................73
Tabela 15 - Struktura e punësimit në komunën e Resnjës.........................................73
Tabela 16 - Struktura e punësimit sipas sektorëve të ekonomisë në komunën e
Resnjës.......................................................................................................................74
Tabela 17 - Të dhëna për turizmin midis viteve 2007 -2015, në bashkinë Pustec....80
8
Tabela 18 - Të ardhurat vjetore nga turizmi, në bashkinë Pustec..............................81
Tabela 19 - Te dhena turistike ne komunën e Resnjës ............................................84
Tabela 20 - Numri i turistëve në Resnjë nga viti 1956 deri në vitin 2015...............89
Tabela 21 - Netët turistike në komunën e Resnjës....................................................92
Tabela 22 - Kategoritë e turistëve, të cilët vizitojnë pjesët e ndryshme të zonës së
Prespës………………………………………………………………….............….94
Tabela 23 - Analiza e potencialeve turistike të përfshira në itineraret javore...........121
Tabela 24 - Inventar turistik i zones se Prespës sot.................................................137
Tabela 25 - Inventar turistik i zonës së Prespës në perspektivë..............................138
Skicat
Skica 1- Hapat e realizimit të studimit ......................................................................20
Skica 2 - Kategoritë e trashëgimisë natyrore në Zonën e Prespës së Madhe.............33
Skica 3 - Hotelet dhe shtëpitë pritëse ne bashkinë Pustec.........................................82
Skica 4 - Hotelet e komunës Resnjë..........................................................................85
Skica 5 - Shtëpitë pritëse në komunën e Resnjës.......................................................86
Skica 6 - Restorantet në komunën e Resnjës..............................................................87
Skica 7 - Efektet e turizmit në zonën e Prespës së Madhe........................................98
Skica 8 - Llojet e turizmi në bazë te tipit të komptabilitetit......................................101
Skica 9 - Aktorët e zhvillimit turistik të zonës së Prespës së Madhe......................108
Skica 10 - Plane dhe programe të realizuara në zonën e Prespës së Madhe.............113
Skica 11 - Projekte dhe plane të zbatuara në zonën e Prespsës së Madhe..............114
Skica 12 - Analiza SWOT e zonës së Prespës së Madhe...........................................117
9
Skica 13 - Qëllimet dhe objektivat e zhvillimit të turizmit në zonën e Prespës së
Madhe......................................................................................................................119
Skica 14 - Distanca në kilometra e komunës së Resnjës nga aeroportet dhe pikat
doganore..................................................................................................................131
Skica 15 - Distanca e Follorinës nga qytetet, portet, aeroporti, pikat kufitare........132
Skica 16 - Distanca e Korçes nga portet, aeroportet, pikat kufitare........................133
Hartat
Harta 1 - Rajoni turistik i Detit të Zi.........................................................................26
Harta 2 - Brezi i Gjelbër............................................................................................27
Harta 3 - Pozita gjeografike e Zonës se Prespës së Madhe.......................................29
Harta 4 - Harta administrative e bashkisë Pustec dhe komunës së Resnjës..............30
Harta 5 - Trashegimia natyrore e Zonës së Prespës së Madhe..................................34
Harta 6 - Trashëgimia kulturore e zonës së Prespës .................................................54
Harta 7 - Harta turistike në bashkinë Pustec.............................................................83
Harta 8 - Harta turistike në komunën e Resnjës .....................................................95
Harta 9 - Itinerari turistik javor Korçë- Resnjë- Ohër..........................................123
Harta 10 - Infrastruktura pritëse dhe aktivitetet tursitike në komunën e Prespës..127
Harta 11 - Itinerari javor Korçë- Resnjë- Bitola-Follorinë.....................................129
Harta 12 - Itinerari turistik, nëse pika doganore e Dolno Dupenit do të ishtë e
hapur........................................................................................................................130
Harta 13 - Rezervatin e Biosferës të Basenit Ohër-Prespë.....................................134
10
Harta 13 - Harta turistike e zonës se Prespës së Madhe..........................................135
Harta 14- Harta turistike e zonës së Prespes se Madhe...........................................136
Figurat
Figura 1- Procesi i marrjes së intervistave................................................................19
Figura 2 - Pamje nga Rezervati i Ezeranit..................................................................35
Figura 3 - Pamje nga Golem Gradi............................................................................38
Figura 4 - Prerja e pyjeve, Pustec..............................................................................48
Figura 5 - Specie të rrezikuara dhe në zhdukje, pelikani dalmat..............................49
Figura 6 - Specie gjitarësh në zhdukje(lepuri i egër, derri i egër, ariu i murmë)......50
Figura 7- Specie të rralla gjitarësh ( lundra, rrëqebulli , macja e egër, kaprolli)......50
Figura 8 - Gjetjet arkeologjike në fshatin Kallamas, bashkia Pustec........................55
Figura 9 - Shpella e Shën Mërisë në Bezmisht.........................................................57
Figura 10 - Shtëpia e Kulturës, Resnjë......................................................................59
Figura 11 - Hotel Bar Restaurant “Ilo”, Zaroshkë..................................................88
Figura 12 - Bar Restaurant “Kristi”, Zaroshkë…………………………………......88
Figura 13 - Hotel Bar Restaurant “Lakeview”, Otesevo…………………......……88
Figura 14- Fshati Agios Germanos dhe kisha bizantine e shek.XI........................125
Figura 15 -Basilika e Agios Achillios.....................................................................126
Grafikët
Grafiku 1- Mosha e të anketuarve..............................................................................17
Grafiku 2- Gjëndja civile e të intervistuarve..............................................................17
11
Grafiku 3- Gjinia e të intervistuarve..........................................................................18
Grafiku 4 - Struktura arsimore...................................................................................18
Grafiku 5 - Problemet kryesore mjedisore në zonën e Prespës.................................42
Grafiku 6 - Përgjegjësit e ndotjes së liqenit...............................................................43
Grafiku 7 - Masat më efektive per mbrojtjen e liqenit të Prespës..............................43
Grafiku 8 - Luhatja e nivelit të ujit në liqenin e Prespës së Madhe në vitet
1952 – 2004................................................................................................................44
Grafiku 9 - Përbërja etnike në komunën e Resnjës....................................................63
Grafiku 10 - Besimi fetar në bashkinë Pustec............................................................64
Grafiku 11 - Numri i popullsisë në bashkinë Pustec, midis viteve 1989-2016..........66
Grafiku 12 - Numri i popullsisë në komunën e Resnjës, midis viteve 1994-2010....67
Grafiku 13 - Banorët që zotërojnë toka bujqësore....................................................70
Grafiku 14 - Punesimi sipas sektoreve të ekonomisë në komunen Resnjës, 2004....74
Grafiku 15 - Numri i turistëve në bashkinë Pustec...................................................80
Grafiku 16 - Te ardhurat nga turizmi në bashkinë Pustec.........................................81
Grafiku 17 - Fluksi i turistëve në komunën e Resnjës, midis viteve 1956-2015.......90
Grafiku 18 - Fluksi i turistëve (vizitorët ditorë dhe netët turistike) në komunën e
Resnjës, midis viteve 1956-2015.............................................................................. 91
Grafiku 19 - Netët turistike në komunën e Resnjës...................................................93
Grafiku 20 - Skema e Batlerit...................................................................................96
Grafiku 21 - Aktiviteti parësor në zonë e Prespës së Madhe ..................................103
Grafiku 22 - Përqindja e popullsisë të përfshirë në sektorin e turizmit...................104
12
Grafiku 23 - Banorët, të cilët zotërojnë shtëpi pritëse.............................................104
Grafiku 24 - Lloji i turizmit, i cili mund të zhvillohet në zonën e Prespës së
Madhe...................................................................................................................104
Grafiku 25 - Problemet kryesore në zhvillimin e turizmit në zonën e Prespës së
Madhe....................................................................................................................105
Grafiku 26 - Produktet tradicionale që përfaqësojnë zonën e Prespës së Madhe..105
Grafiku 27 - Impakti i turizmit në zonën e Prespës së Madhe...............................106
Grafiku 28 - Impakti i turizmit në të ardhmen, në zonë.........................................106
Grafiku 29 - Koncepti i zhvillimit turistik të qëndrueshëm...................................106
13
LISTA E SHKURTIMEVE
B3P- Balkan Peace Park Project
BE- Bashkimi Europian
BMET- Bimet mjekësore, eterovajore dhe tanifere
DwIF - German Economic Institute for Tourism at the University of Munich
EUNIS- Sistemi i Informacionit të Natyrës së Bashkimit Evropian
EUSDR – EU Strategy for the Danube Region
GEF- Global Environment Facility
GIS- Geographic Information System
GTZ- German Technical Cooperation
GDP- Gross Domestic Product
IBDIPC- International Business Development & Investment Promotion Center
INSTAT- Instituti i Statistikave
IUCN- Intrernational Union For Conservation Of Nature
PPNEA- Protection and Preservation of Natural Environment in Albania
RSN- Rezervate Strikte Natyrore
UNDP- United Nation Developement Programme
UNESCO- United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization
USAID- United State Agency for International Developement
UNwTO- United Nations world Tourism Organization
PPMC- Prespa Park Management Committee
14
1.HYRJA
Disertacioni është përqëndruar në zhvillimin turistik të zonës së Prespës së Madhe dhe
është parë në tre aspekte kryesore. Zona në studim është parë në kuadër të zhvillimit
aktual të turizmit dhe trendet e zhvillimit të turizmit në të ardhmen. Këtu, do të
trajtohen mundësitë që ka zona për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.Gjithashtu,
do të trajtohet zhvillimi i turizmit si një mjet për të përforcuar bashkëpunimin
ndërkufitar, midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Kuadri ligjor për turizmin në BE ka ndryshuar me futjen në të të Traktatit të Lisbonës,
i ciii hyri në fuqi në 1 dhjetor 2009) 1. Turizmi është një sektor i rëndësishëm
ekonomik dhe sipas Traktatit të Lisbonës janë krijuar kompetenca të reja për ta
mbështetur atë. Kjo ishte njohja e parë e rolit thelbësor që luan turizmi në ekonomine
e Bashkimit Europian, duke përbërë mbi 5%2 të GDP-së të BE Neni 3 i Traktatit të
Lisbonës i mundëson BE të promovojë kohezionin dhe solidaritetin ekonomik, social
dhe territorial midis shteteve anëtare. Turizmi në këtë kuadër, konsiderohet si
përforcues i kohezionit territorial.
Aktivitetet bazë për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit sot janë; ekoturizmi, turizmi
aventure, turizmi sportiv dhe turizmi rural. Te gjitha këto lloje turizmi mund të
zhvillohen në zonën e Prespës së Madhe. Zhvillimi i turizmit do të rrisë
bashkëpunimin ekonomik dhe social-kulturor midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Zona e Prespës së Madhe dallohet si një zonë me larmi peizazhesh dhe biodiversitet
të lartë. Pjesa më e madhe e zonës është vënë nën mbrojtjen e shtetetit shqiptar dhe
maqedonas. Ka disa zona të mbrojtura, të cilat përmenden si më kryesoret: Parku
Kombëtar i Prespës në Shqipëri dhe Greqi, Parku Kombetar i Galicicës dhe Pelisteri
në Maqedoni. Në vitin 2015, pjesa shiqptare dhe maqedonase e liqenit të Prespës së
Madhe u përfshi në Rezervën e Biosferes, në Basenin Ohër-Prespë, e cila është në
mbrojtje të Unesco-s.
Për realizimin e studimit është grumbulluar informacion nga bashkia Pustec dhe Parku
Kombëtar i Prespës, të dhëna nga UNESCO-ja mbi Rezervatin e Biosferës në Basenin
Ohër-Prespë, artikuj të ndryshëm mbi zonën e Prespës së Madhe, të dhëna mbi
deomografinë, lëvizjen e popullsisë dhe historinë e zonës së Prespës së Madhe.
1 ) europa.eu/…aë/decision-making/treaties/index_en.htm 2 ) CONSTRUCTION OF A SUSTAINABLE TOURISM DESTINATION: THE DANUBE REGION Elena TEuTsch F. 98
15
II. Qëllimi dhe objektivat e studimit
Qëllimi i studimit
Disertacioni do të fokusohet në trajtimin e rolit të turizmit në zhvillimet ndërkufitare
dhe më gjerë, rajonale midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke marrë si shembull
pikërisht, zonën ndërkufiatare të Prespës së Madhe.
Objektivat kryesore të punimit
Për realizimin e këtij qëllimi, studimi synon realizimin e disa objektivave:
1- Të studiojë potencialet më të rëndësishme turistike natyrore dhe kulturore që
përfshin zona e marrë në trajtim.
2- Të analizojë gjendjen e përdorimit turistik të këtyre potencialeve në periudha të
ndryshme, me rolin dhe ndikimin që kanë pasur në këtë drejtim faktorët politikë,
ekonomikë dhe socialë.
3- Të trajtohen trendet e zhvillimit të ardhshëm turistik të zonës dhe efektet që ato do
të sjellin në zhvillimet e përgjithshme ndërkufitare dhe rajonale.
4-Kontribut veçanërisht i rëndësishëm i disertacionit do të jetë hartimi i itinerareve të
mundëshme turistike të zones, në të dy anët e kufirit, si dhe i hartës turistike të zonës.
5- Punimi do të arrijë në përfundime, konkluzione dhe rekomandime konkrete, të cilat
do të ndihmojnë vendimarrësit për një orientim më të mirë të zhvillimit turistik të
zonës në të ardhmen.
Metodologjia
Për realizimin e këtij punimi do të përdoren metoda të ndryshme studimi, të cilat në
shumicën e rasteve do të kenë nevojën e kombinimit dhe koordinimit të tyre. Ndër
këto metoda veçojmë:
Njohja sa më e gjerë me kontributet e autorëve të ndryshëm në studimin e zonës. Kjo
metodë do të ndihmojë në përcatimin e fakteve që dihen dhe atyre aspekteve që janë
trajtuar pak ose aspak, lidhur me temën në fjalë. Nxjerrja e mangësive dhe boshllëqeve
që ekzistojnë në njohjen e fushës së marrë në studim. Qëllimi, në këtë rast, është
aktualizimi, korrigjimi, nëse është i nevojshëm i informacioneve jo të sakta dhe
plotësimi i mangësive dhe boshllëqeve që janë hasur në studimet ekzistuese mbi zonën
e Prespës.
16
Studimi në terren i fenomenit, është bërë duke përzgjedhur raste studimore në të dy
anët e kufirit, në pjesën shqiptare edhe atë maqedonëse. Vëzhgimi në terren shërbeu
për një saktësimin dhe nxjerrjen në pah të fakteve të përmendura në dokumentat e
ndryshëm. Gjithashtu, ky vëzhgim shërbeu për evidentimin e ecurisë së tyre nga viti
kur janë marre të dhënat dhe si shfaqen këto fenemene(papunësia, levizja e popullsisë,
zhvillimi i turizmi,etj) në periudhën aktuale. Metoda e studimit në terren shërben për
të evidentuar problemtika të reja që mund të kenë lindur me kalimin e kohës të cilat
nuk janë shfaqur në periudha të mëparshme.
Metoda SwOT u aplikua ne kapitullin e III. Nëpërmjet saj u mundësua krijimi i një
tabloje të përgjithshme të elemente pozitivë dhe negativë, në zhvillimin aktual të
turizmit, pengesave dhe mundësive nga të cilat përfiton ose pengohet, për një zhvillim
sa më të mirë të turizmit në të ardhmen. Nëpërmjet kësaj metode, mund të shihet më
qartë gjendja aktuale e zhvillimit të turizmit, duke lehtësuar proçesin e vendimmarrjes
dhe masave që duhen marrë për përmirësimin e gjendjes aktuale të turizmit.
Krijimi dhe punimi i hartave me teknolgjinë ArcGIS. Programi ArcGIS ndihmoi për
një analizë më të plotë të studimit, sepse nëpërmjet saj bëhet e mundur krijimi i një
pamje vizuale më të qartë të të dhënavë që të duhet të analizohen, si në rastin konkret;
infrastruktura turistike, trashëgimia natyrore dhe kulturore, qëndra kryesore të
banuara, turet turistike,etj.
Metoda më efikase për të nxjerrë në pah gjendjen reale mjedisore dhe të zhvillimit
turistik aktual është ajo nëpërmjet mendimeve dhe të dhënave prej banorëve të zonës,
i anketimeve dhe intervistave me aktorë të ndryshëm që ndikojnë dhe janë të lidhur
më zhvillimin turistik të zonës. Qëllimi kryesor i pyetësorit ishte të nxirrte në pah
gjëndjen aktuale socio-ekonomike të zonës, gjëndjen aktuale të zhvillimit të turizmit
në zonë dhe ndikimin që ka turizmi në zonën e Prespës, aktualisht.
Anketimet, në rastin konkret, kanë pasur si tematikë problemet mjedisore dhe
zhvillimin e qëndrueshëm turistik. Në zonë u realizuan 100 anketa te realizuara në
fshatrat Pustec, Zaroshkë, Goricë e Madhe, Goricë e Vogel, Cerje, etj. Në komunën
Resnjë nuk u arrit realizimi i anketave për shkak të pengesavë gjuhesore. U realizuan
dy pyetësorë; njëri me temë zhvillimin e turizmit në bashkinë Pustec me 20 pyetje me
alternativa dhe shtjellim dhe një tjetër me temën problemet mjedisore në Bashkinë
Pustec me 8 pyejte me alternativa dhe shtjellim. Në periudhën e reailizimit të
pyetësorit, pjesa më e madhe e popullsisë aktive ishte larguar në emigracion dhe në
zonë mbizotëronte më tepër mosha e tretë.
17
Grafiku.1. Mosha e të anketuarve
Punoi: Ema MUSLLI, 2016
Nga të intervistuarit rreth 48% ishin meshkuj dhe 52% ishin femra. 73% ishin të
martuar dhe 27% ishin beqarë. Pra, mund të themi se pjesa më e madhe e të anketuarve
ishin të gjinisë femërore dhe të martuar.
Grafiku. .2.Gjëndja civile e të intervistuarve
Punoi: Ema MUSLLI, 2016
17%
18%
18%20%
27%
Mosha e te anketuarve
16-24
25-34
35-44
45-54
55-64
73%
27%
Gjendja civile
Martuar
Beqar
18
Grafiku.nr.3. Gjinia e të intervistuarve
Punoi: Ema MUSLLI, 2016
Për sa i përket strukturës sipas shkollimit mund të thuhet se pjesa më e madhe e të
intervistuarve ishin me shkollë të mesme dhe një përqindje e vogël ishte me shkollë
të lartë. Situata shpjegohet me faktin që mosha e re, e cila mbaron gjimnazin, largohet
për te ndjekur shkollën e lartë në Bullgari, me qëllim emigrimin, më vonë, në SHBA.
Grafiku .4. Struktura arsimore
Punoi: Ema MUSLLI,2016
52%48%
Gjinia
Femra
Meshkuj
60%18%
22%
Edukimi
Gjimnaz
Shkolle profesional
Shkolle e larte
19
Intervistat e realizuara, vecanërshit në komunën e Resnjës, kane qënë intervista të cilat
ishin gjysëm të strukturuara. Personat e intervistuar ishin njerëz të cilët punonin në
administratën e Resnjës, persona të cilat ishin të punësuar ose kishin biznes në sektorin
e turizmit, dhe me turistë të cilët po vizitonin zonën.
Figura.1. Procesi i marrjes së intervistave
Burimi: Xhemal Xherri, 2016
Biseda me popullsinë lokale të Prespës dhe me njerëz, të cilët zotëronin bizneset e
tyre në zonë, ishte një nga treguesit më të mirë të gjendjes reale në të cilën po kalon
sot zona e Prespës. Mjaft mikpritës dhe i gatshëm për të më ndihmuar me
informacione, rreth zhvillim turistik të pjesës maqedonase të Prespës, u tregua Z.
Krste Micalveski.
Analiza dhe përpunimi i të dhënave të ndryshme të nxjerra nga literatura, apo të
grumbulluara nga terreni, përfshin fazat e fundit të studimit. Ato tregojnë vlerën e
punimit dhe kuntributin që do sjellë. Shkrimi dhe prezantimi i materialit u realizua
mbi bazën e një strukture të mirëorganizuar në të gjitha hallkat e kalimit të një punimi
disertacioni. Problemi kryesor në fillimet e studimit u has në gjetjen e informacioneve
për pjesën maqedonase të Prespës. Problem nuk përbënte mungesa e të dhënave
aktuale për zonën e Prespës, por në faktin që pjesa më madhe ishte maqedonase sepse
u krijuan vështirësi në komunikim ose leximin e materialeve të informacionit në
maqedonisht. Në të ardhmen, punimi mund të pasurohet me të dhëna më të plota lidhur
me zhvillimin turistik, duke bërë të mundur një analizë më të plotë të aktivitetit turistik
në bashkinë Pustec.
20
Skica 1. Hapat e realizimit të studimit
Nxjerrja ne pah e mangesive dhe boshlleqeve qe
ekzistojne ne fushen e marre ne studim
Hapat e realizimit te punimit
Njohja sa me e gjere me
kontributin e autoreve te
ndryshem ne studimin e zones
Studimi ne terren i fenomenit, duke perzgjedhur raste
studimore ne te dy anet e kufirit ne pjesen shqiptare dhe maqedonase
Krijimi i hartave
gjeografike nepermjet
ArcGIS
Analiza dhe perpunimi i te
dhenave te nxjerra nga literatura dhe
puna ne terren
Realizimi i anketave dhe intervistave me aktore te ndryshem, qe ndikojne dhe jane
te lidhur me zhvillimin turistik te
zones
Shkrimi dhe prezantimi i
punimit
21
Organizimi i studimit
Studimi është i organizuar në pesë kapituj, të cilët do zbërthejnë në mënyrë të plotë,
gradualisht, qëllimet dhe objektivat e punimit doktorial.
Hyrja bën prezantimin e studimit, i cili përfshin parathënien, arsyet e ndërmarrjes së
studimit, qëllimin dhe objektivat kryesore të studimit të realizuar, metodologjinë e
ndjekur për realizimin e studimit dhe një përshkrim të kapitujve kryesor që do
trajtohen në vazhdimësi.
Kapitulli i parë trajton ofertën gjeografike-natyrore të zonës së liqenit të “Prespës së
Madhe” në mundësitë e zhvillimit të turizmit. Në fillim do të trajtohet pozicioni
gjeografik i zonës në studim dhe mënyra sesi ndikon ai në zhvillimin e turizmit. Do
bëhet analiza e resurseve natyrore të zonës, të para si potenciale turistike. Ato
përfshijnë: hidrografinë, tokat, bimësinë, faunën, klimën dhe vlerën e peizazhit
natyror në tërësi, si ofertë turistike. Në veçanti, do analizhen vlerat e monumenteve të
natyrës në zonën e studiuar dhe si mund të përdoren ato në favor të zhvillimit të
turizmit, në pjesën shqiptare dhe maqedonase.
Kapitulli i dytë analizon ofertën gjeografiko-kulturore të zonës së Liqenit të “Prespës
së Madhe”, e parë si ofertë turistike. Në këtë kapitull, do trajtohet trashëgimia
historike e zonës me objektet e saj të veçanta në fushën e turizmit, veçanërisht objektet
fetare. Në vazhdimësi, trajtohen traditat, zakonet, mënyrat e veçanta të jetesës, të cilat
janë të ngjashme, por kanë edhe dallimet e tyre nga pjesa shqiptare e Prespës, në
pjesën maqedonase të Prespës. Kapitulli përfshin analizën e strukturave demografike,
sociale, etnike dhe fetare të zonës. Nga problemet kryesore që u evidentuan ishte
shtimi i ulët natyror dhe largimet e shumta të popullsisë. Në fund të kapitullit do
trajtohet gjendja politike, ekonomike dhe shoqërore e zones, dhe ndikimet e saj në
zhvillimin e turizmi, ku u vu re se faktori politik ka një ndikim negativ në zhvillimin
e tij. Ndërsa zhvillimet ekonomike dhe shoqërore nuk e mbeshtesin si duhet zhvillimin
e turizmit.
Kapitulli i tretë merret me ecurinë e zhvillimit turistik të zonës dhe efektet
ndërkufitare dhe rajonale të këtij zhvillimi. Çështja e parë trajton fillimet e zhvillimit
turistik të zonës, në pjesën shqiptare dhe maqedonase dhe si shfaqej zhvillimi
ekonomik i përgjithshëm i zonës në atë periudhë. Çështja e dytë trajton gjendjen e
zhvillimit të turizmit në kushtet e mbylljes kufitare (1945-1990). Në vitet 1945-1990
mund të thuhet, që sidomos pjesa shqiptare e Prespës nuk ka pasur asnje lloj zhvillimi
të turizmit, ndërsa në pjesën maqedonase turizmit ka pasur zhvillimin më të të madh
të aktivitetit të turizmit.
Në vazhdimësi u trajtuan kushtet e reja të krijuara pas vitit 1990 dhe ndikimi i tyre në
zhvillimin e ri turistik. Shqipëria në këtë periudhë ka kaluar nga një sistem
ekonomiko-politik totalitar në një sistem demokratik me ekonominë e tregut të lirë.
22
Periudhë e tranzicioni u karakterizua nga një largim i madh i popullsisë dhe mungesa
e stabilitetit politik dhe ekonomik. Çështje tjetër është analiza e flukseve turistike
midis dy vendeve dhe efektet e tyre të shumanëshme turistike, ekonomike, sociale,
kulturore, etj. Bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, deri në periudhën
e sotme është i lidhur vetëm me mbrojtjen mjedisore të parqeve kombëtare të Prespës
në Shqipëri dhe të Parqeve Kombëtare të Galiçicës dhe Pelisterit, në Maqedoni.
Në fund të kapitullit bëhet analiza e efekteve të gjithanëshme, pozitive dhe negative
të turizmit në mjedisin natyror, në ekonomi dhe shoqëri. Ndër efektet më pozitive që
u evidentuan është rritja e bashkëpunimit të dy vendeve fqinje Shqipëri dhe Maqedoni,
jo vetëm në fushën e mbrojtjes mjedisore, por edhe në fushën e zhvillimit ekonomik
dhe shoqëror.
Kapitulli i i fundit analizon trendet për zhvillimin e ardhshëm turistik të zonës dhe
reflektimet e tyre ndërkufitare dhe rajonale. Kapitulli është i organizuar në disa
çështje. Çështja e parë trajton të ardhmen e zhvillimit të gjithanshëm të zonës dhe
vendin e turizmit në të. Duke u familjarizuar me planet e zhvillimit lokal të pjeses
shqiptare të Prespës dhe pjesës maqedonase të Prespës, vërehet që, në të dy zonat
zhvillimi i turizmit është aktiviteti kryesor për zhvillimin e ardhshëm ekonomik të
zonës. Çështja e dytë bën një analizë të strategjive, skenarëve dhe projekteve rreth
zhvillimit të ardhshëm turistik të zonës, duke nxjerrë në pah arrtijet dhe mangësitë
tyre. Çështja e tretë lidhet me realizimin e itinerareve të mundshëm turistik në zonat
e komunikimit ndërkufitar. Itineraret janë hartuar duke u bazuar në potencialet
natyrore dhe kulturore turistike të zonës së Prespës, në dy anët e kufirit. Itinerari në
bazë ka disa lloje turizmi: ekoturizmin, turizmin rural, turizmin balnear dhe turizmin
kulturor. Çështja e katërt është përcaktimi i akseve kryesore turistike të rajonit dhe
mundësitë e përfshirjes së zonës së marrë në studim. Në këtë çështje do përcaktohen
akset kryesore në të cilat lëvizin turistët, të cilat shtrihen në zonë e Prespës së Madhe
dhe si mund të përfitohet më tepër për zhvillimin turistik të zonës. Në fund të kapitullit
është paraqitur në fomë grafike harta e re turistike e zonës dhe integrimi i saj në
kushtet e një turizmi ndërkufitar, rajonal dhe europian. Në fund të punimit doktorial
janë dhënë konkluzionet dhe rekomandimet lidhur me studimin. Gjithashtu, u vendos
literatura e përdorur për realizimin e tij.
23
Studime të tjera të përafërta të realizuara në botë dhe Europë
Në botë dhe në Evropë ka shumë raste kur qëllimi për zhvillimin e një turizmi të
qëndrueshëm ka sjellë bashkëpunimin midis vendeve, te cilat kufizohën nga i njëjti
element hidrografik. Shembull konkret përbën zona e Prespes së Madhe, Shqipëri-
Maqedoni ku elementi gjeografik i përbashkët është liqeni i “Prespës së Madhe”. Zona
në studim nuk dallohet për një zhvillim të mjaftueshëm të turizimit, gjë e cila lidhen
me faktorët natyrorë, politikë dhe ekonomikë.
Disa raste të rajoneve ndërkufitare të cilat kanë arritur nivele të larta të zhvillimit të
turizmit, ose po përparojnë në fushën e turizimit është Rajoni i Danubit, ku elementi
gjeografik i përbashkët është lumi i Danubit. Bashkimi Europian së bashku me
organizata të tjera si GTZ, po zhvillojnë gjithnjë e më tepër projekte dhe strategji për
zhvillimin e turizmit rajonal, pa kufinj shtetëror, në brigjet e Danubit, përgjatë sektorit
të mesëm, deri në grykëderdhjen e tij, në Detin e Zi.
Nga ana gjeografike në sektorin e mesëm dhe të poshtëm të Danubit përfshihen
shtetet e Kroacisë, Sllovenisë, Serbisë, Rumanisë dhe Bullgarisë. Ndryshe nga sektori
i sipërm i Danubit, i cili përfshin shtete si: Gjermania, Austria, Hungaria që dallohet
për zhvillim të mirë të turizmit. Nuk mund te thuhet e njetja gjë për sektorin e mesem
dhe të poshtëm të Danubit, i cili dallohet për zhvillim më të ulët ekonomik dhe nuk
njihet shumë si zonë turistike. Për zhvillim më të madh, në sektorin e poshtëm të
Danubit dallohet Rumania dhe Bullgaria. Problemet kryesore të përbashkëta për të
gjitha shtetet e kësaj pjese të Europës janë mungesa e infrastrukturës, probleme të
shumta mjedisore, zhvillimi i dobët i turizmit ose mungesë e personelit të kualifikuar
që punon në industrinë e turzmit3.
Zona ndërkufitare e Danubit ka problematika të përaftërta me zonësn e Prespës së
Madhe. Në aspektin mjedisor ka probleme të ndotjes së ujërave të Danubit nga
bujqësia. Specie ujore janë pakësuar në numër për shkak të peshkimit dhe ndërtimit
të digës në kufirin serbo- bullgar (peshku sturgeon). Në zonën e Danibit të poshtëm
dhe Prespës, problem është largimi i trurit nga zona për të gjetur mundësi më të mira
punësimi4.
Disa nga masat që u moren nga shoqata jofitimprurëse mjedisore Naturefriends
International, ishin organizimi e ëorkshopeve dhe trajtnimeve të popullsisë lokale
lidhur me mënyrat e qëndrueshme të përdorimit të infrastrukturës turistike dhe
zhvillimin e ekoturizmit5. Në zonën e Prespës janë organizuar herë pas here
3 ) Elena Teutsch. F.99 4 ) ec.europa.eu 5 ) Elena Teutsch f.107, 108
24
workshope dhe është bërë ndërgjegjësimi i herëpashereshëm i popullisisë lokale.
Problem kryesor, për të arritur zhvillimin e qëndrueshëm të turzmit në Prespë është
nivelit i ulët i jetesës dhe mungesa e infrastrukturës bazë. Pa siguar kushte të mira
jetese për popullsinë lokale nuk mund të sigurohet një mbrojtje e mire e mjedisit dhe
as rritja e nivelit arsimor dhe profesional të njerëzve të cilët punojnë në sektorin e
turizmit.
Në thelb të EUSDR qëndron ideja e një zhvillimi turistik të qëndrueshëm në shtetet
kufitare që shtrihen përgjatë Danubit, duke lënë mënjanë kufijtë shtetëror. Qëllimi
është krijimi i entit të ri të rajonit të Danubi, nëpërmjet zhvillimit rajonal të turizmit.
Llojet kryesore të turizmit që mendohen të promovohen janë udhëtimet me varkë
përgjatë Danubit, ekoturizmi, turizmi kulinar dhe prodhimi i verës, turizmi kulturor,
sporti i gjuetisë dhe peshkimit.
Nëse krahasojmë rajonin e Danubit me rajonin e Prespës së Madhe, mund të thuhet
që duhet të forcohet bashkëpunimi midis shtetit maqedonas dhe shqiptar për të krijuar
një zonë të vetme turistike. Disa nga llojet kryesore të turizmit, për të cilat do të
dallohet zona janë shtigjet natyrore, turizmi sportiv(ecje, vozitje, peshkim), kampet
sportive, turizmi rural, etj.
Një rast tjetër në Europë i cili mund të përmendet është rasti i rajonit të Baltikut i cili
përfshin tre shtete: Estoni, Lituani, Letoni. Rajoni përmendet si shembull pozitiv për
sa përket zhvillimit të turizmit. Të gjitha shtetet e Baltikut së bashku, në 2012,
përfaqësonin 7% të turistët ndërkombëtare dhe 13% nga turizmi në Europë. Kjo
përqindje është e barabartë me 73 milion ardhje ndërkombëtare në rajonin e detit
Baltik. Në 2012 numri i turistëve me fjetje ishte 570 milion6.
Nuk mund të bëhët asnjë lloj krahasimi midis rajonit të Baltiku dhe zonës së Prespës
së Madhe, por mund të mësohet nga eksperienca që kanë fituar vendet e Baltikut në
fushën e turizmit. Studime të realizuara në vitin 2013 nga DËIF-ja janë bërë për
krijimin e produkteve të reja turistike dhe tërheqjen e një tregu të ri turistësh. Më
konkretisht, janë kërkuar forma për të promovuar produktet turistike të rajonit të
Baltikut në Zvicër, Vendet e Ulta, Rusia, Kina, SHBA dhe Japonia7.
Një nga praktikat që mund të huazohet nga rajoni Baltik është krijimi i produkteve të
reja turistike dhe krijimi i tregjeve të reja turistike. Zona e Prespës së Madhe, në
pjesën shqiptare është shume pak e promovuar në tregun ndërkombëtar, ndërsa pjesa
maqedonase e Prespës ka qënë e njohur në tregun ndërkombëtar të turizmit, por me
ndryshimin e sistemit ka pasur një rënie drastike të aktivitetit turistik. Mjaft i
6 ) Confederation of Danish Industry, 2012 f. 2
7 ) www.baltic-sea-strategy-tourism.eu
25
nevojshëm është krijimi, në zonën e Prespës, i produkteve turistike, të cilat do ta
vendosin zonën në hartën ndërkombëtare turistike.
Shoqata dhe organizatat të cilat veprojnë në zonën e Prespës së Madhe, janë të të
shumta, por pavarasisht mbështetjes së vazhdueshme nga këto organizata zona në
studim ende nuk mund të krahasohet me rajone të tjera të zvhvilluara turistike.
TRANS-TOUR-NET8 është një program i cili kërkon krijimin e një tregu dhe shitjen
e produkteve turistike në zonën ndërkufitare Rumani- Bullgari, në rajoni e Dobruxhës.
Si rezultat i bashkëpunimint midis dy shteteve, u përcakutan 50 site kulturore dhe u
krijuan ture kulturore dhe historike, ture turistike të lidhura me punimet artiazanale si;
prodhimi i qilimave, punimet prej qeramike, gdhendja e drurit, përpunimi i luleve dhe
bimëve mjekësore9. Në parim, krijimi i tureve kultrore, kulinare, tureve turistike të
lidhura me punimet artizanale, përpunimi i bimëve mjekësore janë të realizueshme në
zonën e Prespës së Madhe. Për më tepër, do të ishte një formë e mirë për promovimin
e plotë të potencialeve kulturore dhe mjedisore të zonës në studim.
Përgjatë “Detit të Zi” shtrihen Rumania, Bullgaria, Ukraina, Armenia, Gjeorgjia dhe
Turqia. Rajoni u përfshi në programin ‘Black See Basin 2007 – 2013’, për zhvillimin
e turizmit nga BE. Qëllimi i programit është të promovojë dhe forcojë mardhëniet
ekonomike dhe sociale të shteteve që lagen nga “Deti i Zi”. Programi synonte të
ndihmonte në menaxhimin më të mirë të potencialeve të përbashkëta turistike të
rajonit10. Deri sot ka pasur rezultate pozitive, por duhet parë vazhdimi i bashkëpunimit
në të ardhmen
Në zonën Prespës së Madhe ka pasur një numër të madh programesh të propozuara,
por që nuk kanë sjellë ndryshimet që priteshin. Përgjithësisht, programet janë
përqëndruar në mbrojtjen mjedisore, sigurimin e cilësisë së ujit të liqenit dhe
përmirësimin e kushteve të ekonomike- sociale. Zhvillimi i një rrjeti të përbashkët
operatorësh turistik dhe një rrjeti prodhuesish të vegjël artizanal do të ndihmontë në
krijimin dhe promovimin e produkteve të reja turistike.
8 Cross-border Tourism - Potential and Perspectives in Black Sea region;Zviad Eliziani
Chairman, IBDIPC
9 ) Zviad Eliziani Chairman, IBDIPC, f.11
10) Anna Vartanian, Dr. Nina I. Khumarova “Regional Development Strategies in the
Sustainable Tourism Promotion in BSB Countries”CPMR/BBSC 2016 General Assembly :
30-31 May Istanbul f. 2, 3
26
Harta 1. Rajoni turistik i Detit të Zi
27
Brezi i Gjelbërt Europian ka krijuar një rrjetë ekologjike që fillon nga Deti “Barenc”
në “Detin e Zi”, duke përfshirë disa nga habitatet kryesore në Europë me biodiveresitet
të lartë. Brezi i Gjelbër Europian përbëhet nga katër rajone gjeografike: Rajoni Feno-
Skandinave, Rajonin Baltik, Europën Qëndrore dhe Rajoni Ballkanin. Në brez
përfshihen 150 parqe kombëtare, 150 zona me florë dhe faunë të veçantë dhe tre
rezerva biosfere. Nder to rezerva e biosferës në Basenin Ohër-Prespë11.
Harta 2. Brezi i Gjelbër
Doktorantja: Ema Muslli, Arc GIS, 2016
11 ) Zviad Eliziani Chairman, IBDIPC f. 15
28
KAPITULLI I
OFERTA GJEOGRAFIKO-NATYRORE E ZONËS SË LIQENIT TË
PRESPËS SË MADHE NË FUSHËN E TURIZMI
I.1. Pozicioni gjeoturistik i zonës së Liqenit të Prespës së Madhe
Zona e Prespës shtrihet mesatarisht 850-1200 m mbi nivelin e detit; shtrihet në brezin
e klimës mesdhetare malore, e cila merr tipare me kontinentale me kalimin në pjesën
maqedonase; shtrihet në brezin e tokave të kafenjta malore dhe të murrme pyjore;
shtrihet në brezin bimor të dushkut, ahut dhe kullotave alpine.
Zona e Prespës së Madhe shtrihet në rajonin juglindor të Shqipërisë dhe në pjesën
jugperëndimore të Maqedonisë. Dy njësitë administrative, në të cilat bën pjesë zona
janë bashkia Pustec, në pjesën shqiptare dhe komuna e Resnjës, në pjesën
maqedonase.
Bashkia Pustec shtrihet në verilindje të Korçës, rreth 30 km larg saj. Pusteci ka një
sipërfaqe prej 160.1 km2. Pusteci kufizohet në veri dhe verilindje me kufirin
maqedonas, në lindje me kufirin grek; në jug me rrethin e Devollit, në jugperëndim
me komunën e Pojanit; në perëndim me komunën Vreshtas dhe në veriperëndim me
rrethin e Pogradecit. Bashkia përmbledh disa fshatra: Pustec, Diellas, Lajthizë,
Zaroshkë, Cerje, Goricë e Vogël, Goricë e Madhe, Kallamas dhe Gollomboç.
Komuna e Resnjës është një komunë me një sipërfaqe prej 737.4 km2, me 45
vendbanime12. Komuna e Resnjës është përfshirë në rajonin statistikor të Pellagonisë.
Brenda kufijve të Republikës së Maqedonisë, Komuna e Resnjës kufizohet me
Komunën e Ohrit në perëndim dhe me Komunën e Demir Hisarit në verilindje, edhe
me Komunën e Manastirit në lindje. Në juglindje, komuna kufizohet me Greqinë dhe
Qarkun e Follorinës. Kurse në jugperëndim kufizohet me Shqipërinë, dhe rrethin e
Korçës.
Zona e Prespës së Madhe ka një pozitë gjeografike të favorshme, parë në aspektin
turistik për disa arsye. Në afërsi të rajoni ka rrugë të rëndësishme tregtare dhe
ekonomike. Një prej tyre është rruga e vjetër Egnatia, e cila sot njihet si Korridori i 8-
të. Zona e Prespës së Madhe është përfshirë në Brezin e Gjelbër të Europës. Në vitin
2015, zona u përfshi në Rezervën e Biosferës në Basenin Ohër-Prespë.
12 ) www. Resen Municipality.com
29
Harta 3. Pozita gjeografike e Zonës së Prespës së Madhe
Punoi: Ema Muslli, Arc GIS, 2016
30
Harta 4. Harta administrative e bashkise Pustec dhe komunes se Resnjes
Punoi: Ema MUSLLI, ArcGIS 2016
31
I.2. Analizë e resurseve natyrore të zonës së Liqenit të Prespës së Madhe në
këndvështrimin turistik
Interesi i turistëve veçanërisht të huaj, për zonën e Prespës, fillon me marrjen e
informacionit mbi zonën në Qëndrën e Informacionit Turistik Korçë. Duke u nisur
nga intervistat gjysëm të strukturuara me punonjës të QIT, Korçë dhe turistë, të cilët
kanë vizituar zonën e Prespës u vu re se pjesa më e turistëve përpara se të vizitonin
zonën nuk kishin fare informacion për të ose kishin një informacion të pamjaftueshëm.
Në përgjithësi, ajo që i tërheq turistët rreth zonës janë larmia e peizazheve dhe
biodiversitetit.
Zona e merr emrin e saj prej liqeni të Prespës së Madhe. Liqeni është përbërësi
kryesor në mjedisin natyror të Prespës. Ai gjendet 850 m mbi nivelin e detit dhe ka
origjinë tektoniko-karstike. Liqeni ka një sipërfaqe prej 261.8 km2 . Sipërfaqja e
liqenit, e cila përfshihet në pjesën shqiptare është 47.9 km2 . 176.3 km2 sipërfaqe të
liqenit shtrihen në territorin maqedonas. Vetëm 37.6 km2 sipërfaqe e Prespës së Madhe
gjendet në territorin grek.
Liqeni ushqehet me ujë nga rreshjet e shiut dhe ujrat nëntokësorë. Prespa e Madhe
është liqen i cekët, me një thellësi mesatare prej 28 m. Temperatura mesatare e ujit
është 12°C. Temperaturat minimale në dimër arrijnë deri në 0.6°C. Ndërsa temperaturat
maksimale gjatë verës arrijnë deri 22˚C. Gadishulli i Sihagorës dhe gadishulli i Ismit
ndajnë Prespën e Madhe nga Prespa e Vogël. Rrjedhjet siperfaqësore janë të varfra
dhe me tepër është zhvilluar rrjeti i ujrave artezianë nëntokësorë.
Liqeni i Prespës së Madhe në pjesën maqedonase është shpallur monument natyre.
Në aspektin turistik, prania e liqenit mundëson disa lloje turizmi nga të cilat
përmendim turizmin kulinar(peshku i krapit), turizmin balnear, turizmin
sportiv(vozitja me barkë), peshkimin sportiv (nëse bëhet në kushtet e duhura).
Një element tjeter natyror, që e bën zonën e Prespës të pëlqyeshme, është klima e
freskët në stinën e verës dhe rreshjet e dëborës në dimër. Klima ofron kushte për
zhvillimin e turizmit të gjelbër, turizmit kurativ dhe atij dimëror. Klima13në zonën e
Prespës së Madhe është mesdhetare malore, me ndikim kontinental dhe kthehet në një
klime kontintantale të mesme në territorin maqedonas. Temperatura mesatare vjetore
arrin afërsisht në 10.4⁰C dhe sasia mesatare e rreshjeve arrin deri në të 896 mm në
vit. Duke kaluar në pjesën maqedonase temperatura mesatare vjetore arrin deri në 9.7
° C dhe sasia mesatare e rreshjeve arrin deri ne 730 mm në vit.14
13 )Qiriazi Perikli; Gjeografia fizike e Shqipërisë; Shtëpia botuese e Librit Universitar;
Tiranë 2006 f.237-238 14 ) www. where is Macedonia.org
32
Tabela 1. Temperaturat mesatare mujore në zonën e Prespës së Madhe
Vitet Jan Shk Mar Pril Maj Qer Kor Gush Sht Tet Nen Dhj Tm.vjet
2001 3.1 4.6 8.2 9 16.8 19.6 22.4 23 19.7 16.6 7.2 -2.2 12.3
2006 2.7 4.5 5.7 10.3 14.9 18.5 23 21 16.4 12.8 6.2 6.1 11.8
Burimi: Local environmental action Plan - Liqenas commune, 2008
Rreshjet që shfaqen në formën e dëborës formojnë shtresë deri në 30 ditë. Sasia më e
madhe e rreshjeve në zonë shfaqet gjatë vjeshtës dhe pranverës. Ato janë rezultat,
kryesisht, i shkrirjes së dëborës.
Tabela 2.Sasia e reshjeve në milimetra në zonën e Prespës së Madhe
Vitet Jan Shk Mar Pril Maj Qer Kor Gush Sht Tet Nen Dhj Tm.vjet
2001 71 55 33 75 21 15 22 29 33 6 60 82 502
2006 54 58 75 22 51 39 5 52 80 71 70 38 615
Burimi: Local environmental action Plan - Liqenas commune, 2008
Relievi i zonës së Prespës së Madhe është elementi natyror, i cili mundëson pjesërisht
larminë e ekosistemeve natyrore. Në aspektin gjeologjik, zona e Presës së Madhe
përbëhet nga struktura grabenore me evolucion neotektonik jo të njejtë. Relievi
përbëhet nga gropa e Prespës dhe disa vargje malore. Nga jugu në veri dallohet mali
i “Ivanit”, “Mali i Thatë”, vargmalet e “Galiçicës”. Në Lindje të Liqenit të Prespës
shtrihet mali “Baba” ose mali i “Pelisterit” dhe mali i Bigllës. Përbërja e strukturave
malore është përgjithësisht gëlqerore.
Përveç ekosistemeve malore zona dallohet për ekosistemet bregliqenore, të përbëra
kryesisht nga materiale terrigjene. Elementët morfologjikë që veçojnë zonën e
Prespës janë proçeset karstike15, të pëfaqësuara nga lugjet karstike dhe pllajat karstike.
15 ) Perikli Qiriazi, Veçoritë gjeomorfologjike të gropës së Prespës, Studime gjeografike 1; Botim i qëndrës së studimeve gjeoografike dhe Akademisë së Shkencave; Seria 94; f. 28-29
33
Lugjet karstike janë lugu i Bigllës, Tumbetëve, Diellasit etj. Pllajat më të mëdha janë
pllaja e Kulës, e Drushit, Slivnës, Gorës, etj.
Karsti ka krijuar forma interesante të relievit nëntokësore si Zgavra e Zaverit dhe
sipërfaqësore si ishulli i Maligradit, të cilat do trajtohet në monumentet natyrore.
Lloji i tokës ëhtë një përbërës natyror, i cili ndryshon në varësi të lartësisë. Kështu,
në zonat me të ulta, deri në 900 m, shfaqet brezi i tokave të kafenjta. Në lartësitë 1200
m e sipër shfaqen tokat e murrme pyjore ndërsa mbi 1200 dhe deri në 2200 m brezi i
tokave livadhore malore. Kushtet për zhvillimin e kulturavet të ndryshme bujqësore
si vreshtat, mollët janë mjaft të favorshme. Këto të fundit janë parakusht për
zhvillimin e turizmit rural. Në përgjithësi, ajo që i tërheq turistët rreth zonës është
peizazhi natyror, në përgjithësi, dhe pamja e liqent të Prespës së Madhe
I.3. Gjeomonumentet e zonës dhe rëndësia turistike e tyre
Trashëgimia natyrore në komunat Pustec dhe Resnjë përbëhet nga tre kategori të
zonave natyrore të mbrojtura. Kategoria e I( Rezervat Strikt i Mbrojtur) përfaqësohet
nga Rezervati Natyror i Ezeranit. Kategoria e II( Park Kombëtar) përfaqësohet nga
Parku Kombëtar i Prespës, Galiçicës dhe Pelisterit. Kategoria e III (Monumente
Natyre) përfaqësohet nga Ishulli Maligradit, Zgavra e Zaverit, Ishulli i Golem Gradit
dhe Liqeni i Prespës së Madhe.
Skica 2. Kategoritë e trashëgimisë natyrore në Zonën e Prespës së Madhe
Punoi: Ema MUSLLI
Rezervati Strikt Natyror i Ezeranit
Parqet Kombetare te Prespes(Shqiperi), Prespes(Greqi), Galicices dhe Pelisterit (Maqedoni)
Monumente natyre(IshulliMaligradit, Zgavra e Zaverit, Ishulli i Golem Gradit dhe Liqeni i Prespes se
Madhe
34
Harta 5. Trashëgimia natyrore e Zonës së Prespës së Madhe
Punoi: Ema MUSLLI, ArcGIS,2016
35
I – Rezervati natyror i Ezeranit shtrihet në pjesën veriore të liqenit të “Prespës së
Madhe”. Rezervati shtrihet midis dy fshatrave të komunës së Resnjës; Sir Hanit and
Asamatit. Ezerani mbulon një sipërfaqe prej 2,080 ha dhe gjendet 855 m mbi nivelin
e detit.
Figura 2. Pamje nga Parku natyror i Ezeranit
Burimi: www.macedonia-timeless.com
Në datën 5 Mars, 1995, kjo hapësirë ishte një nga të parat në shtetin maqedonas që u
pranua në Konventën e Ramsarit. Në vitin 1996, zona u shpall nga shteti maqedonas
si Rezervat Strikt i Mbrojtur16. Zona e Prespës përbën një habitat natyror me
përafërsisht 270 lloje17shpendësh, të cilat, duhet theksuar përbëjnë numrin total të
shpendëve në të zonën e Prespës, duke përfshirë pjesën greke të liqenit të Prespës së
Madhe dhe të Vogël. Disa nga shpendët që mund të përmenden janë: pata e egër,
pelikani, mjelma, etj. Në kuader të aktivitetit turistik Ezerani njihet si sit për
16 )Naumoski, 2012,41 17) Parku Kombetar i Prespes, 2016
36
vëzhgimin e e zogjve. Diçka që duhet patur në vëmendje është fakti që për të vizituar
rezervatin duhet kërkuar një leje e veçantë, që iu jepet përgjithësisht studiuesve të
ndryshëm dhe biologëve.
II-Parku Kombëtar i Prespës shtrihet në pjesën shqiptare të Prespës së Madhe. Zona
u shpall në vitin 1999, Park Kombëtar dhe ka një sipërfaqe prej 27,750 ha. Parku
përfaqëson një ‘hot spot’18 të biodiversitetit. Sipas klasifikimit EUNIS të habitateve
kemi të bëjmë me 73 makro habitate, 23 prej të cilave listohen në Shtojcat për Faunën
dhe Florën të Direktivës së BE-së për Habitatet (79/43/EEC).
Ekspertët, deri tani, kanë kanë gjetur 1130 lloje bimore19. Rreth 60 specie bimësh
janë të kërcënuara dhe të rrezikuara në shkallë kombëtare nga të cilat njëmbëdhjetë
kanë statusin e llojeve të kërcënuar apo të rrezikuar globalisht si: fritillaria graeca
buxbaumia viridis. Në total, në zonën e Prespës janë regjistruar 60 specie20 gjitarësh,
nga të cilët një pjesë e llojeve te rralla, endemike dhe të rrezikuara globalisht si
rrëqebulli dhe dreri, kanë vite që nuk shfaqen në park. Ndërsa dhia e egër dhe lepuri
janë rralluar shumë si pasojë e gjuetisë së paligjshme.
Në park folenizojnë 132 lloje shpendësh. Nga këto 132 lloje, një lloj shpendi
kategorizohet si i ekspozuar ndaj rrezikut, dy prej tyre janë pothuajse të kërcënuara
dhe 129 llojet e tjera kategorizohen si më pak të rrezikuara, duke përdorur sistemin e
IUCN-së. Në park gjenden 23 lloje21 reptilësh dhe 11 lloje amfibësh. Në Liqenet e
Prespës së Madhe dhe të Vogël, të marra së bashku, ka 23 lloje peshqish, nga të cilat
9 prej tyre janë endemike dhe 15 prej tyre konsiderohen si ‘’të rrezikuara’’.
Parku Kombëtar i Galiçicës është vazhdimësi natyrore e Parkut Kombëtar të
Prespës. Zona u shpall Park Kombëtar në vitin 1958 për shkak të diversitetit natyror.
Parku shtrihet përgjatë vargmaleve të Galiçicës, midis liqenit të Ohrit dhe Prespës së
Madhe duke mbuluar një sipërfaqe prej 227 km2. Një pjesë e parkut të Galiçicës
përfshihet në komunën e Resnjës, dukë përjashtuar liqenin e Prespës së Madhe.
Parku i Galiçicës ka pasur një menaxhim më të mirë në aspektin mjedisor sesa Parku
Kombëtar i Prespës. Flora dallohen për një numër më të madh në Galiçicë sesa në
Parku i Prespës në Shqipëri. Gjithastu një pjesë e konsiderueshme e faunës ka migruar
nga Parku Kombëtar i Prespës në Parkun e Galiçicës.
Në hapësirën e parkut gjenden më shumë se 1000 lloje bimësh. Ka një numër të lartë
speciesh, të cilat datojnë përpara periudhës akullnajore, pra specie relikte si: Morina 18) Fremuth. W, Shumka.S, Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Prespës ne Shqipëri
2014-2024, Korçë2013
19) Shuka, L. Pers Communication, 2013 20) Fremuth. W, Shumka.S, Plani i Menaxhimit te Parkut Kombëtar të Prespës në Shqipëri
2014-2024, Korçë, 2013
21) Fremuth. W, Shumka.S, Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Prespës në Shqipëri
2014-2024, Korçë, 2013
37
Persica, Stipa mayeri, Ramonda nathaliae,etj. Në zonë gjenden bimë endemike si:
Ajuga piskoi, Erodium guiccardii, Oxytropis purpurea, Astragalus baldaccii, etj.22
Nga fauna, për t’u përmendur janë: dhia e egër, rrëqebulli, dhe ariu, të cilët po kthehen
në specie të rralla në pjesën tjetër të Europës. Nga speciet e zogjve dallohet pelikani.
Parku Kombëtar i Pelisterit u shpall Park Kombëtar nga shteti maqedonas në vitin
1984. Parku shtrihet përgjatë Malit të Pelisterit, në pjesën lindore të liqenit të Prespës
së Madhe. Zona e Pelisterit gjendet 900- 2601 m mbi nivelin e detit dhe ka një
sipërfaqe prej 17.150 ha. Format kryesore të relievit janë të tipit periglacial si përrenjt
guror. Në park janë gjetur më tepër se 20 specie të rralla bimësh 23. Disa nga këto
specie janë: Pelisteri Heavenly deë, ëithered centaurea, Pelister Kachunka, carnation,
Pelister vlasenika, etc.
Në hapësirën e parkut rezultojnë rreth 130 specie zogjsh. Nga speciet më të
rëndësishme përmendet shqiponja dhe flutura e natës (Hadena clara). Disa nga
gjitarët janë: ariu i murmë, rrëqebulli, dreri, macja e egër, ketri, urithi,etj. Nga
zvaranikët dhe amfibët përmenden: gjarprinjt (Elaphe longissima) dhe
hardhucat(Lacerta agilis).
Ishulli i Golem Gradit është i njohur ndryshe si ishulli i gjarprinjve për shkak të
numrit të konsiderueshëm të gjarprinjve të ujit, të cilët gjenden përgjatë brigjeve të
ishullit. Duke nisur nga data 14 Korrik, 2008, ishulli u bë i vizitueshëm nga turistët.
Golem Gradi është nën mbrojtjen e stafit të Parkut Kombëtar të Galiçicës.
Ishulli dallohet për diversitet të lartë natyror, por interesi i biologëve dhe studiuesve
është më tepër i përqëndruar në speciet e zvaranikëve dhe amfibëve si: gjarprinjtë e
ujit, hardhuca dhe breshka24. Në ishull vazhdojnë studimet për gjetjen dhe katalogimin
e specieve ekzistuese dhe të reja të florës dhe faunës, si kërkesë e bërë nga UNESCO.
Golem Gradi ruan gjurmë të historisë së zonës së Prespës gjatë periudhës së
Perandorisë Romake.
Gjatë kësaj periudhe historike, ishulli u përdor si bazë ushtarake, por në ishull mund
të gjenden edhe rrënoja, të cilat vërtetojnë praninë e disa kishave në ishull. Për të
vizituar ishullim duhet të jepet një lejë e veçantë prej stafit të Parkut Kombëtar të
Galiçicës. Ishulli është i vizituar më tepër nga biologët, vëzhguesit e shpendëve dhe
historianët.
22)Naumoski,2012,40
23)Naumoski,2012,40 24) www.arvati-etnoselo.com
38
Fig. 3. Pamje nga Golem Gradi
Burimi: www.arvati-etnoselo.com
Ishulli i Maligradit është një gjeomonument, i cili gjendet në liqenin e Prespës së
Madhe, 900 m mbi nivelin e detit, me gjatësi 700-800m e gjerësi 180-200m. Ai
ndërtohet nga gurë gëlqeror dhe përfaqëson mbetje të fundosjes së grabenit të
Prespës25.
Zgavra e Zaverit gjendet në bregun perëndimor të liqenit të Prespës së Madhe, afër
fshatit Goricë e Vogël. Ajo formohet nga kryqëzimi i dy thyerjeve tektonike. Pranë
saj depërtojnë ujrat e Prespës së Madhe që dalin në liqenin e Ohrit. Shpella ku hynte
uji para 20 vjetësh, ka galeri, pusë dhe “liqen me ujë”. Ajo ka vlera të veçanta
shkencore, didaktike, turistike.26.
25) Qiriazi, Sala, 2006, 48-49 26 ) Drejtoria e Gjeologjise, Korce, 2013
39
Pozita e përshtatshme natyrore, tiparet e klimës, format e relievit, përbërja gjeologjike,
prania e Liqenit të Prespës së Madhe, bota e pasur bimore, të gjtha këto, janë
kombinuar për të krijuar një shumllojshmëri ekosistemesh. Disa nga tipet e
ekosistemeve më të përhapura janë ekosistemet malore, ligatinore, pyjore dhe
liqenore. Zona është klasifikuar si ‘’hot spot’’i biodiversitit. Diversiteti në habitate,
florë dhe faunë në zonën e Prespës së Madhe jep mundësi për zhvillimin e llojeve të
ndryshme të turizmit, gje që promovon zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Në fushën e turizmit dhe në aspektin mjedisor janë bërë disa projekte dhe plane, të
cilat kanë mbetur në letër, ose janë zbatuar në terren dhe kanë mbetur parealizuara.
Rezultati i veprimeve ose mosveprimeve të banorëve dhe institucioneve në bashkinë
e Pustecit ka sjellë gjendjen aktuale mjedisore të Parkut Kombëtar të Prespës. Në
komunën e Resnjës ka pasur menaxhim më të mirë të mjedisit natyror, megjithatë ka
pasur disa probleme mjedisore.
Nga rezultatet e monitorimeve të bëra nga Ministri e Mjedisit, në vitin 2014,
tejdukshmeria e ujerave të liqenit është në vlera të uleta, gjë që tregon se ujrat e
liqenit janë në nivel mesotrofik. Nga gjithë analizat e parametrave të matur në ujrat e
liqenit të Prespës mund të theksohet se ujrat e tij janë drejt proҫesit të eutrofikimit.27
Ne stacionin e Goricës së Madhe në liqenin e Prespës së Madhe janë bërë matjet për
disa parametra të ujit, të cilat janë si vijon.
Transparenca mesatare e ujërave të liqenit është në vlera të ulta nga 1.8-3.2 m, pra
liqeni është në nivel mezotrofik. Ka pasur luhatje të vogla të temperaturave prej 1-2
°C, veçanërisht në stinën e verës ndaj dhe luhatjet e sasisë së oksigjenit në ujë janë të
vogla. Sasia mesatare e oksigjenit në ujë është 8.1-8.3mg/l, dhe lidhet me shtimin e
bimësisë në liqen. Pasojë tjetër e shtimit të bimësisë është rritja dyfish e nivelit të
fosforit nga thellësia në sipërfaqe varion nga 0.014-0.22 mg/l. Niveli i nitrateve të
ujërave tregon që niveli i këtij elementi është në nivel më të ulëta se limiti maksimal
i gjëndjes oligotrofike. Ujërat e liqenit janë oligotrofike.Vlerat mesatare të amoniakut,
nga sipërfaqja në thellësi, luhatet nga 0.019-0.026 mg/l, kur vlerat parametra të këtij
element për ujërat e ëmbla janë 0.04-0.2 mg/l.
Nga analiza e paramentrave të cilësisë së ujit të liqenit të Prespës së Madhe dalim në
përfundimin se cilësia e ujit është përgjithësisht e mirë, por ekziston rreziku në të
ardhme për kënetizimin e liqenit të Prespës së Madhe. Duhet theksuar se potenciali
kryesor turistik i zonës së Prespës së Madhe është liqeni. Prandaj duhen marrë masa
për zvogëlimin e ndikimit negativ të njeriut në ujërat e liqenit. Masa kryesore e cila
duhet të zbatohet është shtrirja e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza në të
gjithë zonën e Prespës së Madhe, jo vetën në fshatin Pustec, Zaroshkë por dhe në
komunën Resnjë.
Studime të bëra që në vitin 2006 tregojnë si kanë ndikuar shkarkimet e ujërave të zeza
në cilësinë e ujit te liqenit të Prespës së Madhe, në komunën e Resnjës. Rrjeti i
27 ) Raport për gjendjen e mjedisit, 2012 Kap.V Ujërat f. 122-126; Botim i agjencise se
mjedisit dhe pyjeve
40
kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza është i shtrirë vetën në qytetin e Resnjës,
Jankovec dhe fshatin Ezeran. Pjesa tjetër e fshatrave nuk janë të lidhura me sistemin
e kanalizimeve. “Zgjidhja e problemit”, në këtë rast, mbetet hapja e gropave septike,
gjë që krijon një problem tjetër mjedisor,ndotjen e tokës. Në tabelën më poshtë jepen
disa të dhëna rreth shkarkimit të ujërave të zeza në vitin 2006.
Tabela 3.Sasia e ujërave të zeza të patrajtuara dhe sasia e ndotjes mjedisore
Ujera të zeza te pa trajtuara
(m3/dite)
BOD5
kg/dite
TSS kg/dite P kg P/dite N kg N/dite
300 605 846.6 26.61 35.31
Burimi: Restoration and Protection of Golema Reka 2006
Ndotja e ujit eshte e shkaktuar nga shkarkimi i ujërave të patrajtuara të fabrikave të
cilat meren me përpunimin e bimëve industriale. Ato shtrihen në pjesën perëndimore
të lumit të Golem Rekes.
Tabela 4. Shkarkimi i papërpunuar i ujërave nga industria
Shkarkimet nga industritë e bimëve industrial m3/dite m3/vit %
Agroplod 15 5.48 8
Prespateks 125 45.62 66
Industri dhe sherbime te tjera 50 18.25 26
Total 190 69.35 100
Burimi: Restoration and Protection of Golema Reka 2006
41
Tabela 5. Përbërja e ujërave të shkarkuara nga industria në lumin Golema nga
Prespateks
Ujerat e shkarkuara m3/dite 125
Parameter Njesi Grada
pH value 6.49 6.5
Temperature 0C 28.8 32.85
Conductivity µs/cm 8.03 10.6
NH4-N mg/l 3.54 4.62
NO3-N mg/l 3.67 3.5
Ortho PO4-P mg/l 0.84 0.87
0.87Total PO4-P mg/l 0.81 0.64
BOD5 mg/l 327 443
COD mg/l 608 869
Burimi: Restoration and Protection of Golema Reka 2006
Lumi i Golem Rekas është një nga lumenjtë që derdhen në liqenin e Prespës së Madhe
prej nga vijnë një pjesë e sedimenteve dhe ujërave të ndotura që derdhen në liqen.
Aktiviteti human ka ndikuar në cilësinë e ujit, në forma të tjera hedhje në liqen i
ujërave të zeza urbane dhe mbetjeve nga kimikatet e përdorura në bujqësi është po aq
problematik. Nga intervistat e realizuara në 2016, me banorë të komunës Resnjë del
42
se shkaktarë kryesorë të ndotjes së liqenit janë mbetjet nga aktiviteti bujqësor
kryesisht nga prodhimi i mollëve.
Tabela 6.Cilësia e ujit të liqenit të Prespës 2009
Liqeni Oksigjen i
tretur
BOD5
(mgO2/l)
N-total
(µg/l)
N-NO2
(µg/l)
N-NO2
(µg/l)
N-NH4
(µg/l)
P-total
(µg/l)
Prespa e
Vogel
7.05 3.48 258.4 6.2 174.3 49.5 27.0
Prespa e
Madhe
7.66 3.45 265.3 8.91 181.1 46.6 26.8
Burimi: Current status of tourism and ëater quality in the Albanian part of Lake
Prespa
Nga një pyetësor që u është bërë banorëve të Pustecit në vitin 2016, kanë dalë në
konkluzionin se ndër problemet kryesore mjedisore në zonë ishin mungesa e
kanalizimeve të ujërave të zeza dhe mbetjet urbane.
Grafiku.5.Problemet kryesore mjedisore në zonën e Prespës
Punoi: Ema MUSLLI, 2016
30%
70%
Problemet kryesore mjedisore
Mbetjet urbane
Ndotja e liqenit
43
Nga përgjigjet e banoreve dhe turistëve, gjithashtu, dolën në përfundimet se banorët
bëjnë përgjëgjës për ndotjen e liqenit: mungesën e kanalizimeve 70%, mbetjet nga
bujqësia 22%, hotelet 8%.
Grafiku 6. Përgjegjësit e ndotjes së liqenit
Punoi: Ema Muslli
Pyetjes cilat janë masat më efektive për mbrojtjen e liqenit, të anketuarit i janë
përgjigjur; 10 % vendosja dhe zbatimi i ligjeve strikte, 43% pagesa në rastet e
dëmtimit të mjedisit dhe 47% i janë përgjigjur; bashkëpunimi ndërkombëtar.
Grafiku.7. Masat më efektive per mbrojtjen e liqenit të Prespës
Punoi: Ema MUSLLI, 2016
46%
42%
12%
Masat me efektive per mbrotjen e cilesise se Liqenit
Bashkepunimindwrkufitar
Pagesa ne rastet edemtimit te mjedisit
Vendosja e ligjeve strikteper mbrojtjen e mjedisit
70%
22%
8%
Pergjegjesit e ndotjes se liqenit
Mungesa e kanalizimeve
Mbetjet nga bujqesia
Hotelet
44
Problem tjetër nëliqenin e Prespës së Madhe, është luhatja e nivelit të liqenit. Një ulje
drastike e nivelit të liqenit të Prespës së Madhe mund të çojë në tharjen e mundshme
të tij, duhet pasur parasysh se liqeni i Ohrit me atë të Prespës janë një ekosistem i
vetëm. Kështu, ujrat e Prespës, nëpërmjet zgavrës nëntokësore të Zaverit furnizojnë
liqenin e Ohrit. Prej tij zë fill lumi i Drinit. Kjo dukuri nuk prek vetëm zonën si
lokalitet, por është një shqetësim në shkallë kombëtare dhe botërore. Liqeni i Ohrit
dhe Prespës së Madhe(përjashtuar pjesën greke të Prespës) është shpallur pasuri
natyrore e mbrojtur nga UNESCO.
Niveli më i lartë i sipërfaqes ujore në liqenin e Prespës ka qënë në vitin 1963 me 853m
nivelin e detit. Pas kësaj periudhe ka pasur rënie të herëpashershme të nivelit të ujit.
Rënia më drastike ishte në vitin 2002. Në vitin 1962 dhe vitin1975 liqeni i Prespës së
Madhe ka qënë i lidhur me liqenin e Prespës së Vogël28.
Dalja e Liqenit të Prespës së Vogël në Prespën e Madhe kontrollohet nga një digë me
porta. Problemi i vertetë me kënetizmin e Prespës së Vogël dhe metamorfizimin e
Liqenit të Prespës së Madhe lidhet me devijimin e drejtimit të lumit Devoll, në vitet e
komunizmit (1945-1990). Nëpërmjet kesaj ndrhyrje u arrit që të thahej këneta e
Maliqit dhe të krijohej sistemi i ujitjes së tokave bujqësore në fushën e Korçës.
28) Plani i Menaxhimit të Parkut Kombetar te Prespes, F. 143-145
843
844
845
846
847
848
849
850
851
852
853
854
855
19
52
19
56
19
58
19
60
19
62
19
64
19
66
19
68
19
70
19
72
19
74
19
76
19
78
19
80
19
82
19
84
19
86
19
88
19
90
19
92
19
94
19
96
19
98
20
00
20
02
20
04
.
Niveli I liqenit tw Prespws sw MadheGrafiku.8. Luhatja e nivelit të ujit në liqenin e Prespës së Madhe në vitet 1952 – 2004
Burimi: Plani i Menaxhimit te Parkut Kombetar te Prespes ne Shqiperi, 2013-2023
45
Lumi Devoll furnizonte Prespën e Vogël në dimër dhe uji i liqenit përdorej për ujitjen
e fushës së Korçës në verë. Sipas llogaritjeve se me derdhjen e Devollit në Prespën e
Vogël të jetë transportuar një sasi prej I.2 Mio m³ sedimente të cilat shkaktuan
mbathjen dhe uljen e nivelit të ujit në liqenin e Prespës së Vogël në pjesën shqiptare.
Derdhja e ujërave të Devollit në Prespën e Vogël u ndërpre në vitin 2001.
Liqeni i Prespës së Madhe ka pasur nivelin më të lartë të pasqyrës ujore në vitet 1951
dhe 1963, duke arritur në 850.65 m në nivelin e detit. Rëniet më drastike, por të
përkohshme të pasqyrës ujore të Prespës së Madhe kanë ndodhur në vitet 1975-
1977(1.2 m); 1987-1990(3.7 m);2000-2002 (2.2 m). Problemi i vertëtë lidhur me
luhatjet e nivelit të ujit ndër vite nuk lidhet me rastet e uljes së nivelit të ujit, sesa me
faktin që këto luhatje dikur kanë qënë luhatje sezonale, ndërsa nga GFA në 2005 në
pjesën maqedonasa këto luhatje janë kthyer në luhatje afatgjata. Diga që lidhte
Prespën e Vogël me Prespës e Madhe u shkatërua në vitet ’90. Në vitet 2003-2004 ajo
u rindërtua përsëri. Funksionet kryesore të kësaj dige janë:
Të reduktojë lartësisë e pompave për të siguruar kullimin e lire të ujit në tokat
fushore, për arsye bujqësore
Për funksionimin më të mirë ekologjik të dy liqeneve
Në vitin 2004 u konstatua që niveli i liqenit të Prespës së Vogël ka qënë 6.5 m mbi
nivelin e liqenit të Prespës së Madhe. Ky fakt do të nënkuptonte që, nëse nuk do ishte
diga për të kontrolluar qarkullimin e ujërave midis dy liqeneve, atëhere gjithë uji i
liqenit të Prespës së Vogël do të shkarkohej në Prespën e Madhe dhe Prespa e Vogël
do thahej si liqen. Kjo do të ndërpriste ushqimin me ujë të “Prespës së Madhe”, duke
sjellë më vonë tharjen, gjithashtu, të Prespës së Madhe.
Precipitimet janë një nga fenomenet më të përhapura gjeologjike. Zona e Prespës ka
rreth 13 stacione pluviometrike. Sasia mujore e rreshjeve është rregjistruar nga janari
1951, në dhjetor 2004.
Tabela 7. Mesatarja mujore e rreshjeve nga viti 1951-2004
Stacion Jan Shkurt Mar Prrill Maj Qer Korr Gusht Shtat Tetor Nen Dhjet Viti
Gorica 79.6 88.3 68.3 79.5 66.4 36.3 33.4 33.6 66.1 107.9 138.9 127.6 926.1
Pusteci 79.1 85.6 68.0 67.2 62.9 34.3 34.0 29.2 53.1 91.1 120.3 111.0 835.8
Stenje 86.5 84.7 74.9 73.7 68.0 37.5 32.8 32.4 61.8 99.1 122.6 113.2 887.2
Izbiste 83.3 91.0 70.6 64.1 69.6 42.5 31.2 32.1 52.2 83.2 112.6 95.0 827.3
46
Stacion Jan Shkurt Mar Prrill Maj Qer Korr Gusht Shtat Tetor Nen Dhjet Viti
Resnje 68.8 77.1 55.3 53.3 62.4 35.9 27.0 26.5 49.0 75.0 97.4 77.2 705.0
Carev Dvor 60.5 62.6 50.0 47.2 50.2 32.4 27.2 25.9 44.6 62.9 87.7 72.9 624.0
Asamati 53.3 58.2 49.5 47.7 56.0 31.0 27.1 25.8 43.2 68.0 83.6 67.4 610.8
Nacolec 46.5 55.9 42.8 43.9 52.2 31.4 25.3 28.3 42.9 58.0 71.0 61.1 559.3
Brajcino 57.1 67.1 51.7 57.3 67.5 41.8 37.2 32.0 50.9 68.4 84.2 71.3 686.4
Ag.
Germanos 52.3 52.0 43.9 54.6 61.9 38.3 34.3 32.3 44.9 63.3 80.4 63.4 621.6
Koula
Ypexode 52.3 57.4 46.0 43.0 50.8 30.1 25.4 28.0 39.3 57.7 68.6 74.0 572.6
Microlimini 71.5 70.9 52.7 55.6 57.2 35.5 34.3 29.1 42.9 67.1 90.3 79.2 686.1
Vrondero 68.8 61.4 49.7 51.4 60.5 37.1 29.4 27.8 41.0 62.6 82.5 80.4 652.6
Max 86.5 91.0 74.9 79.5 69.6 42.5 37.2 33.6 66.1 107.9 138.9 127.6 926.1
Min 46.5 52.0 42.8 43.0 50.2 30.1 25.3 25.8 39.3 57.7 68.6 61.1 559.3
Avg. 66.1 70.2 55.6 56.8 60.4 35.7 30.7 29.5 48.6 74.2 95.4 84.1 707.3
Std. Dev 13.4 13.7 10.9 11.3 6.7 3.9 4.0 2.7 8.1 16.2 21.6 21.0 122.0
Burimi: Kfw study Project Preparation & Development of the Transboundary Prespa Park Project,
Part V Hydrology Report, 2005
Shirat fillojnë në muajin nëntor. Sasia më e vogël e rreshjeve ka rënë gjatë periudhës
së verës, midis qershorit dhe korrikut. Nga shtatori në nëntor ka rritje të sasisë së
rreshjeve, e cila vazhdon deri në muajin janar dhe maj. Gjatë periudhës së thatë sasia
e rreshjeve është e pothuajse e njejtë në të gjitha stacionet me vlerë afërsisht 30
mm/muaj. Në periudhën e dimrit me fillimin e nëntorit mund të dallohen dy lloje
stacionesh. Stacionet klimatike në pjesën perëndimore dhe veriore (Gorica, Stenja,
Pusteci, Izbishte, Resnjë) dallohen për nivel mbi mesataren të rreshjeve, ndërsa
stacionet e tjera dallohen për nivel nën mesatare të rreshjeve.
Stacioni me sasisinë më të madhe të rreshjeve është stacioni e Goricës, i cili arrin deri
në 930 mm/a, ndërsa sasia me e vogël e rreshjeve është hasur në stacionin e Nikolecit,
me 560 mm. Stacionet në pjesën veriore dhe përëndimore arrijnë vlera rreth 930-700
mm/a. Në stacionin lindor dhe jugor arrijnë vlera rreth 600-700 mm/a.
47
Ndryshimet klimatike dhe ndryshimet në sistemin e karstit në tabanin e liqenit janë
faktorë kryesor të uljes së nivelit të ujit në liqenin e “Prespës së Madhe”, por nuk do
të thotë që nuk duhen marrë masa për ndërhyrjen ose parandalimin për rastin e
abuzimeve të cilat vijnë nga faktori njeri.
Dy faktorët kryesor të cilët kanë çuar në një rënie drastike të nivelit të ujit në “Prespës
e Madhe” janë mungesa e rreshjeve dhe fakti që dikur daljet e liqenit të Ohrit qenë
më të vogla krahasuar me ato të Prespës së Madhe. Banorët e zonës mund të mbajnë
në nivelet aktuale këtë problem duke mos bërë ndërhyrje të gabuara në fushën e
ndërtimeve urbane, në zonat të cilat kanë luhatje të nivelit të ujit
Ndryshimet klimatike
Ndryshmet në klimë, sipas studiuesve, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në nivelin e ujit
të liqenit të “Prespës së Madhe”, në florën e liqenit dhe në cilësinë e tokave përreth
tij. Dy llojet e ndryshmeve drastike të klimës, stuhi me shira të rrëmbyer ose thatësirë
e zgjatur ndikojnë në nivelin e ujit në liqen.
Në rastin e stuhive me shira të rrëmbyer, pasoja kryesore do ishte shpëlarja e tokave
pjellore dhe përfundimi i dherave të këtyre tokave në liqen, duke sjellë dëme në
bujqësi. Ndërsa në rastin e një thatësire të zgjatur, ngjyra e algave të liqenit mund të
humbiste duke sjelle uljen e sasisë së oksigjenit në ujin e “Prespës së Madhe”. Pra,
liqeni do kthehej në kënetë.
Ndryshimet klimatike janë pasojë kyresisht e vendeve më të zhvilluara industriale më
tepër sesa vendeve të vogla si: Republika e Shqipërisë ose Maqedonisë. Megjithatë,
pasojat e ndryshimeve klimatike kanë filluar të ndjehen në nivelin e liqenit. Kjo nuk
nënkupton që ne si shoqëri nuk mund të bëjmë dicka për të ulur impaktin që ka
veprimtaria humane në zonën e Prespës, në ndryshimet aktuale klimatike. Disa nga
aktivitetet që shtojnë sasinë e dioksidit të karbonit në atmosferë në zonën e Prespës,
janë prerja dhe djegia e pyjeve, përdorimi i shkarpave për ngrohje dhe gatimi,
përdorimi i lëndëve fosile për transport, etj.
Një zgjidhje e mundshme për të ulur impaktin e turizmit në mjedis është vendosja në
të gjithë zonën e Prespës, në mënyrë efektive e paneleve diellore. Deri më sot janë
bërë përpjekje për shfrytëzimin e energjisë diellore, por pa sukses. Panelet diellore
janë të vendosura në qëndrën e informimit të Parkut Kombëtar të Prespës. Githashtu,
u bënë përpjekje për të futur në përdorim varka me panele diellore për turistët. Varkat
filluan të përdoren, por nga mungesa e kujdesit ato dolën nga funksioni. Megjithatë
mundësia që panelet diellore në të ardhme të përdoren me sukses, si zëvendesuese të
lëndës drusore dhe fosile, vazhdon të ekzistojë.
48
Rreziqet natyrore
Zona e Prespës së Madhe, nga ana gjeologjike përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë dhe
pjesërisht nga disa njolla shkëmbinjsh terrigjene, si në Goricë. Nga rreziqet natyrore,
në zonën e Prespës së Madhe përmenden rrëzimet e rëndesës (faleza bregliqenore), të
cilat sjellin më vonë përrenj guror që dëmtojnë bimësinë. Rrezik tjetër janë proceset e
erozionit në rrjedhën sipërfaqësore të përroit të Liqenasit. Në stinën e lagët proceset e
erozionit kthehen në rrjedhje baltore, të cilat dëmtojnë dhe shpejtojnë degradimin e
bimësisë.
Në sektorin midis fushëzës së Liqenasit dhe asaj të Goricës ka pasur shëmbje të
vazhdueshme të brigjeve, si pasojë e procesit tretës të shkëmbinjve. Dukuri e cila
vazhdon edhe sot. Disa shtëpi të fshatit të Liqenasit të vjetër janë nën ujë. Brigjet në
këtë sektor janë tekniko-abrazive-karstike.
Proceset e erozionit kanë një marëdhënie shkak-pasojë me prerjen dhe dëmtimin e
bimësisë nga njëriu. Zona për shkak të faktorëve gjoeologjikë dhe gjeomorfologjikë,
ka një prirje pozitive drejt rreziqeve gjeomorfologjike. Prerja dhe dëmtimi i bimësisë
ndikon në përshkallëzimin e rreziqeve gjeomorfologjike. Veçanërisht në territoret me
formacione gëlqerore vihet re se demtimi i bimësisë ka rezultuar në kthimin e tokës
në një tokë të shkretë. Mundësi për mbjelljen e një bimësie të re nuk ka dhe toka është
më e predispozuar ndaj rreziqeve gjeomofologjike.
Dëmtimi i bimësisë
Problem mjedisor në të gjithë zonë e Prespës së Madhe janë dëmtimi i bimësisë dhe
djegia e pyjeve për të hapur kullota. Ka pasur kthim të bimëve të larta në shkurre
bushi, në zona si hyrja në PK të Prespës në Qafën e Zvezdës, rreth Lajthizës, Goricë
e Vogël dhe Goricë e Madhe. Në Pustec përpara se të hysh në fshatin Lajthizë vëren
pyjet e dikurshme të dushkut të cilat pothuajse nuk ekzistojnë.
Figura 6. Prerja e pyjeve, Pustec
Burimi: Ema Muslli, 2016
49
Në 12 vitet e fundit struktura e pronësisë të banorëve brënda parkut ka ndryshuar.
Pronarët kanë më tepër kafshë njëthundrake dhe lopë. Gjithsej janë 3801 njësi
blegtorale të përbëra nga 2574 lopë, 4824 dele, 2379 dhi dhe 842 njëthundrakë. Të
gjithë kullosin në një sipërfaqe kullotash prej 3.922 ha. Kapaciteti maksimal i kësaj
kullote është 0.5, pra e kalon kapacitetin ripërtëritës të kësaj kullote. Shtimi i numrit
të bagëtisë shton nevojën për bazë ushqimore në dimër, e cila në të kaluarën sigurohej
nga gjethet dhe degët e pemëve të larta dhe dushkut29
Zjarret në pyje
Një pasojë tjetër e një thatësire të mundshme janë, gjithashtu, zjarret në pyje, nga
rrufetë. Megjithatë, faktet tregojnë se shkaktari kryesor i këtyre zjarreve është njeriu.
Ai ndikon nëpërmjet zjarrvënies së qëllimshme dhe nëpërmjet prerjes së paligjshme
të pemëve duke lënë mbeturina drusore në pyll30.
Gjuetia e paligjshme
Llojet e dëmtimit të mjedisit, në këtë aspect, përfshijnë peshkimin e paligjshëm, me
mjete të dëmshme për ambientin ujor, dhe këtu përmendim rastin e gjuetise së
shpendëve të ujit. Në speciet e kënrcënuar dhe në zhdukje, sot nga gjuetia e paligjshme
janë pelikani dalmat, pelikani kacurel.
Figura 5. Specie të rrezikuara dhe në zhdukje, pelikani dalmat
Burimi:www.facebook.com/National-Park-Prespa-Biodiversity
29 ) Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Prespës, f.137-139 30 ) Plani i menaxhimit të Parkut të Prespës f.152-154
50
Disa llojet përfaqësuese, të cilat përfshihen në Listën e Kuqe të specieve të faunës
janë: kaprolli, derri i egër, arriu i murmë, lepuri i egër dhe rrëqebulli ballkanik. Disa
nga këto specie janë të rralla, por edhe në zhdukje si lundra, macja e egër, rriqebulli,
kaprolli. Me uljen e popullsisë së kaprollit dhe dhisë së egër, rrëqebulli është larguar
nga parku kombëtar i Prespës në Shqipëri dhe mendohet të ketë emigruar drejt Parkut
Kombëtar të Galiçicës dhe Pelisterit.
Figura 6.Specie gjitarësh në zhdukje(lepuri i egër, derri i egër, arriu i murmë)
Burimi: www.facebook.com/ppnea
Ndërsa macja e egër dhe lundra kanë rreth 10 vjet që nuk janë parë në Parkun
Kombëtar të Prespës në pjesën shqiptare. Disa specie të tjera gjitarësh, për shkak të
gjuetisë pa kriter dhe shkatërrimit të habitateve janë përfshirë në listën e specieve në
zhdukje si: arriu i murmë, derri i egër, lepuri i egër, dhi e egër.
Figura 7. Specie gjitarësh të rralla ( lundra, rrëqebulli , macja e egër, kaprolli)
Burimi:www.facebook.com/ppnea
51
Një ndër praktikat, të cilat mund të zhvillohen për një mjedis natyror sa më të
shëndetshëm është prerja sanitare e druve per dru zjarri, praktikë e viteve 30-40 të
shek.XX në Pustec. Kështu, nuk pritej druri me rrënjë me drejtim normal vertikal, por
me rrënjë në drejtim horizontal Praktikë e para Luftës së II Botërore në Pustec ishte
përdorimi i gjetheve të dushkut për blegtori. Zhvendosja e bagëtive sipas stinëve në
verë në fushë, në vjeshtë në kullotë e pyje, gjatë gjithe periudhës së vegjetacionit në
zonë. Për t’u përmendur janë kullotat sezonale në “Malin e Thatë” në Pustec dhe
mbrojtja e cungishteve të dushkut me vlera të veçanta.
Do ishte optimale për zonën në studim pastrimi i qendrave të banuara nga mbeturinat.
Një masë urgjente është kanalizimi i ujrave të bardha dhe të zeza në fshatrat e zonave
në studim. Vazhdimi i promovimit dhe krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e
ekoturizmit, turizmit rural dhe familjar është i nevojshëm. Bletaria është nje aktivitet
i rëndësishëm dhe tradite e hershme në zonë që ia vlen të zhvillohet siç duhet.
52
KAPITULLI II
OFERTA GJEOGRAFIKO-KULTURORE E ZONËS SË LIQENIT TË
PRESPËS SË MADHE NË FUSHËN E TURIZMIT
II.1. Trashëgimia historike e zonës së Prespës së Madhe
II.1.1. Historiku i zonës së Liqenit të Prespës së Madhe
Zona në studim është një zonë, e cila që në periudhat më të hershme ka qënë e banuar,
falë kushteve të mira natyrore dhe pozitës së përshtatshme gjeografike. Kështu, në
afërsi të liqenit të Prespës kanë kaluar rrugë të rëndësishme tregtare dhe
ndërkombëtare. Pozita e zonës bëri që territori të jetë një zonë e lakmuar për t’u
pushtuar dhe zotëruar si territor.
Nga shek.III, viti 168, territori u pushtua nga Perandoria Romake. Gjatë kësaj kohe
romaket shfrytëzuan dhe përmirësuan rrugë të vjetra si Rruga Egnatia e cila sot do të
kalonte nga Qafe Thana por mund të kalonte edhe nga Kapshtica. Në vitin 395 të e.s
bëhet pjesë e Perandorisë Bizantine31.
Rreth viteve 80 të shek.VI dhe viteve 20, të shek.VII, fillon pushtimi sllavo-
maqedonas. Sllavët janë dyndur në këto hapësira rreth viteve 640 dhe më pas mbetën
në këto visë. Nga vitet 80-20 u dendën serbët, sllavët dhe bullgarët. Më 1346 ajo
pushtohet nga Car Dushani.32 Gjatë periudhës së pushtimit osman zona e Prespës ka
qënë pjesë e sanxhakut të Manastirit. Mund të përmendim këtu një autor që ka shkruar
për mënyrën sesi paraqitej dikur bashkia e Pustecit dhe komuna e Resnjës.
Sami Frashri per Prespën në veprën KAMUS-AL-ALAM, ka shkruar33: “Është një
nahije në Vilajetin e Manastirit. Bën pjesë gjithashtu në Kazanë dhe Sanxhakun e
Manastirit. Pasi është buzë liqenit më të njejtin emër dhe në anën perëndimore të
Manastirit, bën kufi me Manastirin në lindje, në jug me Kazanë e Florinës dhe
Kesrijes, në perëndim me Bihlishtin dhe në veri me Nahijen e Resnës. Qëndra është
në fshatin Natulxh, i cili gjendet në anën lindore të liqenit. Toka është shumë
frytdhënse. Ka shumë cifliqe dhe kultivohen kryesisht drithëra, por është e pasur edhe
me kullota dhe livadhe. Nahija përfshin 30 fshatra me 8581 banorë. Ajo pjesë e
popullsisë që merret me punimin e tokës, me bujqësi, është sllave, kurse muslimanët
janë shqiptarë. Ne këtë nahije ka 5 xhami dhe 5 mektebe. Kenget “Qan Rehova, qan
Nivica...’’, “Vallë vjen behari kurrë...’’, “Ku merzen cjapi me zile...’’,“Oshoke na
morri malli...’’, “Te kesh mall të flesh në gunë...”, etj., kendohen pa asnjë dallim në
zonën e lartpermendur.
31 ) Fejzulla Abdullai, Popullsia dhe vendbanimet e Prespës( studim socio-gjeografik), f. 15-16,
Detroit 2008 32 )Fejzulla Abdullai, Popullsia dhe vendbanimet e Prespës( studim socio-gjeografik), f. 18, Detroit
2008 33 ) ‘Lidhjet dhe bashkepunimi midis shqiptareve të Prespës në RM dhe shqiptareve të Korçës dhe
Devollit ne rsh’Dr. Fehmi Xhemo, Korçe, SIMPOSIUM, KRANJE-PRESPE
53
Pas Luftës I Ballkanike trojet shqiptare çlirohen nga pushtimi osman dhe po në këtë
kohë Shqipëria shpall Pavarsinë e saj. Në vitin 1913 shtetet fqinje filluan planet për
coptimin e Shqipërisë, plane që u vulosën me Marveshjen e Paqes në Bukuresht, duke
i dhënë territorin e Prespës, Serbisë. Territori mbeti në Serbi deri në vitin 1915, në
Luftën e Parë Botërore. Në vitin 1916, Prespa pushtohet nga Bullgaria.34
Me formimin e Mbretërisë Serbo-Kroate- Sllovene më 1 Dhjetor 1918 ajo bie përsëri
nën okupimin serb duke u bërë pjesë e banovinës së Vardarit. Prespa qëndroi nën këtë
okupim për 25 vjet35. Fill pas përfundimit te Luftës së dytë Botërore, në Konferencën
e AVNOJ-it (KAçKJ-së), Maqedonia shpallet Rep. e gjashtë e ish –Jugosllavisë(29.
09. 1943), duke përfshirë treva shqiptare që nga Kumanova deri në Resnjë e Strugë.36
Për të përmbyllur këtë retrospektivë për zonën e Prespës së Madhe po përmendim një
pjesë të Giorgos Catsadorakis, në librin e tij Prespa - A story for Man and Nature,
1996:
“Koha ka rrjedhur dhe lënë gjurmë mbi Prespën, këtë kënd të vogël të Ballkanit. Kjo
ka qënë e mbushur me ngjarje, luftra dhe fatkeqësi, periudha paqeje dhe ndërtimesh,
nga krahë të civilizimit. Asnjë nga elementet e renditura sipas rendit kronologjik, të
cilat ne i quajmë historia e kësaj treve nuk ka mënjanuar tonelatat e depozitimeve,
shkatërrimet, betonimet, cënimet e vegjetacionit, harresën. Këtu, në këtë vend të paqes
natyrore, të krijohet përshtypja se gjithçka ka mbetur e pandryshuar qysh nga
lashtësia, çdo element i identifikuar zbulon faza të historisë së Prespës. Gjithandej
gjenden rrugët e pranisë së kësaj historie; në shpella, në llumin e liqenit,gjethet e
dendura të drurëve, në të panjohurat shpate të shkëmbinjëve, drurëve shekullorë, tek
gjeneratat e pelikanëve dhe të shpendëve të tjerë plot të panjohura, në mënyrën se si
e gatuajnë krapin gratë e kësaj treve. Nje vëzhgim inkurajues për të ndjekur këngët,
sendet, dhe sekretet e zërave në çdo hap këtu, kudo i ndryshëm, do t’ju flasë për të
shkuarën dhe shpesh herë për të ardhmen, gjithashtu
Sot zona e Prespës së Madhe shtrihet në tre shtete: Shqipëri, Maqedoni, Greqi. Në
Shqipëri u bë pjesë e bashkisë Pustec, me një sipërfaqe prej 160.1 km2 dhe një numër
popullsie rreth 3900 b37, pjesa e cila u përfshi në territorin maqedonas, në komunën e
Resnjës me një popullsi prej rreth 16.205 b (Instat 2010).38
34 ) Fejzulla Abdullai, Popullsia dhe vendbanimet e Prespës( studim socio-gjeografik), f. 18,
Detroit 2008 35 ) Fejzulla Abdullai, Popullsia dhe vendbanimet e Prespes( studim socio-gjeografik), f.
18,Detroit 2008 36 ) Prof. as. Dr. Sabri Laci, Gjeografia e Kosoves dhe trevave shqiptare pertej kufirit te
Republikes se Shqiperise, Shtepia botuese Progres, Tirane 2006
37 ) Bashkia Pustec, 201
38 ) Instat 2010
54
II.1. 2. Trashëgimia kulturore e zonës së Liqenit të Prespës së Madhe
Harta 6. Trashëgimia kulturore e zonës së Prespës
Punoi: Ema Muslli, ArcGiS, 2016
55
Në verilindje të Bashkisë Pustec shtrihet fshati Kallamas. Në aspektin historik, me
vlerë turstike është vizita në sitin arkeologjik të Kallamasit ku janë zbuluar gjurmë të
banimit të zonës në periudhën neolititike. Ndër objektet e gjetura përmenden; pjesë
pocerie dhe guri të përpunuar. Siti është vizituar përgjithesisisht nga studiues dhe
kërkohet një leje e veçantë për këtë.
Figura 8.Gjetjet arkeologjike në fshatin Kallamas, bashkia Pustec
Burimi: www.facebook.com/OPSHTINA-PUSTEC-KOMUNA-PUSTEC-
MUNICIPALITY-PUSTEC
Trashëgimia kulturore është e pasur dhe mjaft interesante për t’u eksploruar. Zona e
Prespës ofron mundësi për te parë nga afër trashëgiminë fetare, arkitekturore dhe
folklorike. Ne zonë ka mundësi për të vizituar kisha, të cilat kanë vlera të vecanta,
veçanërisht, të lidhura me artin fetar. Ndër to dallojme kishën paleokristiane të Shën
Mërisë në ishullin e Maligradit dhe shpellë e Shën Merisë në Bezmisht, ku kanë jetuar
eremitë, të cilët më vonë kanë përhapur besimin e krishterë në zonën e Prespës. Nga
intervistat e realizuara me njerëz të punësuar në sektorin e turizmit dhe turistë, të cilët
e kanë vizituar zonën, mund të thuhet se dy kishat e sipërpërmendura kanë qënë vendet
më të kërkuara për t’u vizituar nga turistët.
56
Gjatë periudhës komuniste praktimi i fesë u ndalua dhe si pasojë veprat artistike të
periudhës bizantine dhe pasbizantine nuk u ruajtën siç duhej. Një pjesë e madhe e
fondit të trashëgimisë kulturore mesjetare humbi. Ikonat dhe afresket e periudhës
bizantine duke qënë më delikate në ruajtje dhe restaurim prandaj nje pjesë e tyre nuk
i ka mbijetuar kohës. Ikonat dhe afresket bizantine të gjetura në shpellën e Shën
Mërisë, Bezmisht dhe kishën e Shën Mërisë Maligrad, janë vepra shumë të vyera të
trashëgimisë kulturore të zonës së Prespës.
Arti pamor i paraqitur në kisha i përket periudhës bizantine dhe pasbizantine. Ikona
dhe afreske të peridhës bizantine janë gjetur në kishën e Shën Merisë Gollomboç,
Shën Mërisë Bezmisht,Shën Mitrit Bezmisht, Shën Mërisë Maligrad ndërsa arti mural
i periudhës pasbizantine pasqyrohet në ikonat dhe afresket e kishës së Shën Gjergjit,
në fshatin Kurbinov.
Kisha e Shën Mërisë në ishullin e Maligradit39 gjendet në një zgavër natyrore
shkëmbi, në anën jugore të ishullit të Maligradit në Prespën e Madhe, në lindje të
bashkisë Pustec. Kisha u ndërtua në shek.XIV, Shën Meria e Pustecit, ruan mirë
pikturën murale me mbishkrime të shumta si dhe portretin familjar të Kesar Novakut
në fasadën perendimore. Këto përbëjne një burim të rëndësishëm historik. Portreti
familjar na jep të dhëna të rëndësishme mbi shijet artistike të fisnikeve lokal.
Mendohet se një pjesë e afreskeve të kishës janë pikturuar nga David Selenica.
Kisha e Shen Mitrit ndodhet në qendër të fshatit Bezmisht ne Prespen e Madhe. Në
Shën Mitër vërejme zhvillimin kanonik të skenave për ambientin e altarit si: Shen
Meri Platitera në abside, katër jerarket poshtë saj, skena e Ungjillizimit, Shen Stefan
Protomartirin dhe Shen Romanoj Melodhos në niket, protezisit dhe diakonikonit.
Skenat e ruajtura të pikturës murale trajtojnë ngjarje të frymëzuara nga Testamenti i
Ri dhe paraqitje shenjtoresh individualë midis tyre edhe Shen Mitri. Kisha përbën një
monument të rëndësishem të shekullit XII, i cili shfaq një nderthurje harmonike midis
arkitekturës dhe piktures. Kisha ka pesuar demtime strukturore në murin verior, çarje
të cilat rrezikojnë strukturën, por edhe qëndrueshmërinë e pikturës murale.
Shpella e Shën Marisë Glloboko shtrihet ne lindje të fshatit Kallamas, në afërsi të
kufirit me Maqedoninë, buzë liqenit. Kisha daton në fundin e shek.XIII. Shpella
prbehet prej dy zgavrash natyrore. Zgavra e nivelit të ulët përdorej si paraklis, ndersa
tjetra si dhomë fjetjeje për eremitët. Rendesia e zgavrës së sipërme qendron në
paraqitjen e Shën Marisë në variantin Oranta të pikturuar në një pjesë të zgavrës.
Pikturat e Shën Mërise Glluboko datojnë në fundin e shek. XIII. Paraklisi ruan një
numër të konsiderueshëm pikturash me cikel te zgjeruar ikonografik si: Ungjillizimi,
Lindja, Ipapandia, Pagëzimi, Ngjallja e Lazarit të Drejtë, Shestja dhe paraqitje
39 ) Drejtoria e Monumenteve të Kulturës, Korçë
57
shenjtoresh individuale, kompozime, të cilat jane përshtatur ndaj hapësirës së zgavrës
natyrore.
Nga analiza e ansamblit piktorik të Shën Marisë së Gllubokos rezulton se ajo është e
stilit bizantin dhe vlerësohet per frymën e lirisë, prirjen përparimtare, jetësore, realiste
që e diferencon nga pikturat e tjera të zonës. Prandaj është cilësuar si pararendëse e
stilit të pikturës bizantine të shek.XIV. Mbishkrimet në brëndësinë e shpellës, të
realizuara në pikturë, tregojnë se ajo është pikturuar me kontributin dhe shpenzimet e
murgut Parthen, në kohen kur ishte igumen Paisi.
Kisha daton në fundin e shek.XIII. Pikturat murale ruhen në gjendje të mire. Shpella
ka rëndësi në aspektin historik dhe turistik sepse është një shprehje e rëndësishme e
lindjes dhe organizimit të jetës manastirore ne brigjet e Prespës së Madhe. Pikturat e
gjetura në shpellën e Shën Mërisë përbëjnë një fazë të rëndësishme kalimtare drejt një
stili më të përparuar te artit pamor bizantin, i cili u zhvillua ne fillimin e shek. XIV.
Figura 9.Shpella e Shën Marisë në Bezmisht
Burimi: Drejtoria e Monumenteve të Kulturës, Korçë
58
Kisha e Shën Mërisë shtrihet në qendër të fshatit Gollomboç. Kisha është një kapelë
e vogël bizantine, me planimetri drejtkëndore dhe me vlera te spikatura historike,
arkitektonike dhe artistike. Duke u bazuar në fazen fillestare të piktures, mendohet se
ndërtimi fillestar i perket shek.XIV. Muret e brëndshme së bashku me qemerin e
naosit janë të dekoruara me afreske, të cilat ruhen në mënyrë fragmentare në dy faza.
Afresket vuajnë nga patologji të shumta, që janë krijuar për shkak të lagështirës.
Kështu, në disa pjesë piktura rrezikon seriozisht shkëputjen përfundimtare nga muri,
ndersa një pjesë e mirë e saj ka depozitime të blozës dhe të mbetjeve të
mikroorganizmave. Kisha vuan nga lagështia e tepërt, kjo si pasojë e rënies së ujrave
të çatise mbi murin verior. Duhet të nderhyhet patjetër në strehët e çatise si dhe
fugatimi i mureve. Gjithashtu, duhet restauruar dyshemeja.
Kisha e Shën Gjergjit40 shtrihet në shpatin e Malit Pelister, në fshatin Kurbinovo.
Kisha daton në vitin 1191 dhe u rindërtua gjatë shek.XIX- XX. Tre piktor të panjohur
dekoruan muret e kishës më skena nga jeta dhe mrekullitë e Jezu Krishtit. Pikturat
datojnë në shek.12 dhe përfaqësojnë kryevepra të pikturës në Maqedoni. Piktura më
e hershme e kishës është ajo e Shenjtit Methodius, e cila është një nga pikturat më të
hershme të periudhës bizantine.
Manastiri41 i Shën Mërisë shtrihet në fshatin Slivnicë dhe daton në vitin 1607. Në
1994 u modernizuan pjesa e fjetoreve. Pikturat dhe ikonat i takojnë vitit 1612 por një
pjesë e tyre u dëmtua. Në vitin 1645, një pjesë e ikonave u zëvendësuan me piktura të
reja. Ikonostaset janë ruajtur në gjëndjen e tyre origjinale. Dy prej tyre janë ‘Dyert
mbretërore’ dhe Kryqi i Shenjtë, i gdhëndur në dru. Jashtë manastirit është një burim
uji të shenjtë, i cili mendohet se ka veti shëruese.
Muzeu etnografik i Podmoçanit. Muzeu42 gjendet në fshatin e Podmochanit, në
shtëpinë private të Jone Eftimovski. Muzeu përfshin një nga koleksionet më të pasura
etnografike në Maqedoni, me më shumë se 2000 objekte artistike, duke përfshirë: stoli
të veçanta, armë, monedha dhe më shumë se 160 kostume të ndryshme tradicionale
nga rajone të ndryshme të Maqedonisë. Nga intervistat e realizuara me turistë, të cilët
vizituan zonën e Prespës, përshtypje kanë qënë shumë të mira nga vizita e muzeut.
Saraji i Ahmet Njazi Bejit shtrihet në qytetin e Resnjës. Saraji është ndërtuar në vitin
1908 nga Ahmet Niyazi Beu, në stilin francez. Ahmet Niyazi përfaqësonte një nga
liderat e turqëve të rinj. Sot, ky objekt është Shtëpia e Kulturës që ekspozon pikturat
e artistes të njohur maqedonase Keraca Visulceva dhe objekte qeramikë të bëra nga
Kolonia Qeramike e Resnjës. Kolonia e Qeramikës ndodhet në fshatin Hoteshovë, dhe
është anëtare e akademisë internacionale për qeramikë pranë UNESKO-s.
40 ) [email protected] 41) [email protected] 42 ) [email protected]
59
Figura 10.Shtëpia e Kulturës Resnjë
Burimi: GTZ, komuna e Resnjes ‘where nature, culture and ancient history meet..’
II.2. Traditat, zakonet, mënyrat e veçanta të jetesës dhe vlerat e tyre turistike
Zona dallohet për traditë në zhvillimin e pemëve frutore veçanerisht mollë, perimet
dhe bletaria. Popullsia, duke pasur liqenin afër ka pasur zhvillim të madh të aktivitetit
të peshkimit. Zona e Prespës dallohet për cironkat e thata, tavën e famshme të krapit,
peshkavicat gjimlez, dikur edhe për verën e prodhuar nga lloji i rrushit “Otello”
Këngët dhe vallet e zonës, duke qënë zonë e populluar nga një pakicë maqedonase
janë të përzjera me ato shqiptaro-maqedonase.
60
Personalitetet
Keraca Visullçeva, piktore
Visullçeva ishte një piktore maqedonase e lindur në rajonin e Kosturit. Piktorja për
shkak të kushteve politike në të cilat jetoi(luftrave ballkanike), ishte e detyruar të bënte
një jetë endacake midis Maqedonise, Greqisë dhe Bullgarisë. Në moshën 85 vjeçare
kthehet në Maqedoni dhe pak para se të vdiste shprehu dëshirën për te t’ia lënë pikturat
e saj qëndrës kulturore të Resnjës. Stili i veprave të saj përfshihet në rrymën realiste
dhe post-moderniste. Sot, ajo është një nga personalitetet që përfaqëson më së miri
një pjesë të trashëgimisë së zonës së Prespës së Madhe
Sterio Spase, shkrimtar
Sterio Spase lindi në Gollomboc të Prespës shqiptare. Në vitin 1932 kreu shkollën
Normale të Elbasanit dhe punoi si mësues për disa vjet. Në 1935 publikoi romanin
“Pse” që e bëri të njohur si shkrimtar për masën e gjërë. Romanet dhe tregimet e tij
janë të karakterizuar nga një frymë përgjithësisht pesimiste. Vepra të tjera të botuara
janë romani ‘Afërdita’ 1944. Nga viti 1952 deri në vitin 1972 publikoi një numër
romanesh me frymën e realizmit socialist të kohës. Nga vitet‘70 dhe vazhdim shkroi
disa vepra, të cilat trajtonin subjekte nga e kaluara e Shqipërisë, vitet e paraclirimit
deri ne 1912. Disa nga vepra e tij janë “Zgjimi”(1973, “Pishtare”(1975), “Ja vdekja,
ja liria” (1978), “Kryengritesit”(1983).
Fshatrat turistike dallohen për shtëpitë karakteristike të ndërtuara prej guri, traditën e
veçantë kulinare, veshjet, këngët dhe valle popullore. Popullsia dallohet për punimin
e gurit, qeramikës dhe për punimin e qilimave. Kultura e zonës së Prespës është një
kulturë e përzierë shqiptaro-maqedonase. Popullsia vendase dallohet për mikpritjen,
bujarinë dhe gjallërinë e saj. Festat folklorike dhe fetare janë rasti më i mirë për tu
njohur me kulturën e zonës së Prespës, por edhe kulturën e rajonit të Korçës.
Fshati Brajcino shtrihet 6 km larg bregut lindor te liqenit të Prespës së Madhe. Ai
ndodhet në parkun kombëtar të Pelisterit në një lartësi mesatare prej 1000 metrash.
Fshati është bërë turistik, me dhoma me qira në shtëpitë e vjetra prej guri dhe me ecje
drejt maleve pranë fshatit. Më i zhvilluar është ekoturizmi43. Dallohet për një numër
të madh tursitësh, të cilët e vizitojnë fshatin në periudhën e verës.
Fshati Ljubojno shtrihet në komunën e Resnjës, rreth 2 km larg bregut të liqenit të
Prespës së Madhe, 920 m mbi nivelin e detit44. Fshati ka 8 kisha ortodokse. Shtëpitë,
për nga ana arktitukturore, janë të ngjashme me ato të fshatit Brajcino dhe ka shtëpi
pushimi për turistët.
43 ) macedoniavision.com 44 ) macedoniavision.com
61
Fshati Stenjë shtrihet në pjesën veripërndimore të liqenit të Prespës së Madhe me
lartësi 855 m mbi nivelin e detit. Zona dallohet për zhvillimin e disa llojeve të turizmit
por më i përhapuri është turizmi balnear
Fshati Otoshevo shtrihet në pjesën veriore të bregut të liqenit të Prespës së Madhe,
me lartësi 910 m mbi nivelin e detit dhe sipërfae 13.2 km². Oteshevo në kuadër të
turizmit, dallohet për kolonin e qeramikës dhe për turizmin balnear.
Bashka e Pustecit dhe Zaroshka shtrihen në pjesën jugperëndimore të liqenit të
Prespës së Madhe. Bashkia dallohet si një nga zonat me zhvillim turistik relativisht
më të lartë. Ato dallohen për zhvilimin e turizmit familjar dhe kulinarinë e veçantë.
Festat tradicionale në zonën e Prespës së Madhe
Në zonën e Prespës së Madhe ka një sërë festash tradicionale të cilat gjallërojnë jetën
shoqërore dhe kulturore në komunën e Resnjës dhe bashkinë e Pustecit. Këto festime
përbëjnë, gjithashtu, një nga atraksionet turistike të zonës. Disa nga festat që
përmenden janë:
“Fool’s Day” është një festë me maska e cila zhvillohet më 1 prill ne qëndër të qytetit
të Resnjës. Studentët bëjnë një paradë të veshur me maska. Pervec paradës
organizohen koncerte për talentet e reja dhe festime në qëndër të qytetit.
Teatri ndërkombëtar i monodramës, festivali i Aktorëve të Europës organizohet
në datën 6-11 korrik në Resen dhe Otoshevo. Artistë të njohur nga vende të ndryshme
të botës luajnë monodrama në oborrin e Sarajit të Ahmet Nyjaz Beut ose në bregun e
liqenit të Prespës, në Otoshevo. Më pas bëjnë diskutime të ndryshme rreth
monodramave të luajtura45.
“Warm culture wavws” Prespa. Midis qershorit dhe gushtit qyteti i Resnjës dhe
fshatrat turistike përreth organizojnë ekspozita, performanca artistike, kinema të
hapura, koncerte me muzike folklorike, muzikë rok dhe pop, ëorkshope, të cilat
gjallërojnë jetën sociale të këtyre zonave46.
Kolonia e Qeramikës është një ngjarja që zhvillohet në datat 1-20 gusht, në Resnjë,
ku mblidhen artiste poçare nga e gjithë bota për të prodhuar vepra arti nga balta.
Qëllimi kryesor i këtij organizimi është promovimi dhe ruajta e mirë e traditës së
poçarisë47.
Dita e mbledhjes së mollëve organizohet në datat 26-27 shtator në Resnjë. Festa
ndërmbëtare ka si qëllim shkëmbimet tregtare dhe kulturore midis Resnjës dhe
45 )www.resen.gov.mk 46 ) www.resen.gov.mk 47 ) www.resen.gov.mk
62
vendeve të tjera. Eventi organizohet nga bashkia Resnjës dhe në të përfshihen servirja
e ushqimeve tradicionale dhe muzikës folklorike të zonës48.
Festimi i Pashkëve49 zhvillohet në maj ose prill në varësi te datës kur janë pashkët në
qëndër të qytetit të Resnjës. Mblidhen nxënës shkolle nga të gjithë komunat e Resnjës,
të cilët sjellin vezë të dekoruara bukur. Dita shoqërohet me kënge dhe valle.
Festa e Shën Marenës50 është një festë fetare e cila zhvillohet në datën 28 gusht në
fshatin Bezmisht të Bashkisë Pustec. Festa fillon në në mëngjez me ceremoninë fetare
e cila zhvillohet në shpellën e Shën Marisë(shih faqen…) dhe përfundon në mbrëmje
me tavolina të mbushura me gatime tradicionale kryesisht mish të pjekur shqere e
shoqëruar me muzikë dhe kërcimet e zonës.
Karnavalet51 zhvillohen në qytetin e Korçës, në gusht dhe janë një festë tradicionale
e Korçës e ngjashme me Fool’s Day në Resnjë. Nxënësit e shkollave 9-vjeçare vishen
me maska dhe bëjnë paradë në rrugët e qytetit.
Festa e Birrës52 është traditë e qytetit të Korcës dhe zhvillohet në datat 13-17 gusht.
Gjatë këtyre ditëve shërbehet birred he ushqime tradicionale të Korcës si: kërnacet
dhe zhvillohet një koncert ku marrin pjesë artistë të ndryshëm të muzikës shqiptare.
Prespa është një destinacion turistik, i cili ofron pushime të qeta për ata vizitorë që
duan të jenë larg zhurmës së qytetit. Llojet e turizmit të cilat mund të zhvillohen janë
turizmi rural, ekoturizmi, turizmi familjar. Ndërsa për ata të cilët duan pushime aktive,
që janë më tepër të orientuar drejt sporteve, bëjnë ecje, çiklizëm, alpinizm, etj.
Pavarisht mundësive të shumta për zhvillimin e turizmit, në jetëm sociale dhe
ekonomike hasen probleme, të cilat pengojnë zhvillimin e turizmit në zonë e Prespës
së Madhe si varfëria, largimi i popullsisë si dhe konjukturat politike, të cilat do
trajtohen më poshtë.
II.3. Strukturat demografike, sociale, etnike dhe fetare të zones, me të veçantat e
tyre në fushën e turizmit.
Organizimi administrativ
Zona e Prespës së Madhe, në aspektin administrativ, përfshin bashkinë e Pustecit dhe
komunën e Resnjës, në dy anët e kufirit shqiptaro-maqedonas. Në anën shqiptare është
bashkia e Pustecit, e cila deri në vitet 1985 ka qënë qendër e fshatit të bashkuar
Liqenas dhe pas viteve’90 u bë një prej komunave të rrethit të Korçës. Organizimi i
saj administrativ ka ndryshuar nga komunë në bashki. Pusteci ka një sipërfaqe prej
160.1 km2, me 9 fshatra. Në pjesën maqedonase shtrihet komuna e Resnjës, e cila
48 ) www.resen.gov.mk 49 ) www.resen.gov.mk 50 ) www.resen.gov.mk 51 )www.bashkiakorce.gov.al 52 ) www.bashkiakorce.gov.al
63
dallon për një sipërfaqe dhe popullsi më të madhe krahasuar me Pustecin. Resnja është
përfshirë në rajonin statistikor të Pellagonisë dhe ka një sipërfaqe prej 737.4 km2, me
45 vendbanime.53
Struktura etnike dhe fetare
Në pjesën shqiptare bashkia e Pustecit në aspektin etnik përbëhet nga pakica
maqedonase, ndërsa në pjesën maqedonase, në komunën e Resnjës jetojnë
maqedonas, shqiptar, turq, serb dhe një numër i vogël vllehësh.
Tabela 8. Përbërja kombëtare në komunën e Resnjës, Maqedoni, 2002
K.
Resnja
Pop.
gjith
Maq Shqip Turq Rome Vllehe Serbe Te
tjere
2002 16826 12804 1536 1797 184 26 74 404
% 100 76.1 9.1 10.7 1.1 0.1 0.4 2.4
Burimi: Fejzulla Abdullai, 94
Siç shihet nga grafiku popullsia maqedonase është në numër më e madhe si rrjedhoje
e regjistrimit të shqiptarëve si turq dhe largimit të detyruar në Turqi, në të shkuarën,
dhe zëvendësimit të saj me popullsi maqedonase.
Grafiku 9.Përbërja etnike në komunën e Resnjës
Punoi: Ema Muslli
53 )www.Resen Municipality.com
Maqedonas76%
Shqiptare9%
Turq11%
Rome1%
Vllehe1%
Serbe0% Te tjere
2%
Perberja etnike ne komunen Resnje
Maqedonas
Shqiptare
Turq
Rome
Vllehe
Serbe
Te tjere
64
Përqindja e popullsisë shqiptare përpara vitit 2002, ka qënë e ulët në komunën e
Resnjës për shkak të largimit të detyruar të popullsisë në Turqi, ndërsa në vitin 2002
përqindja e ulët e popullsisë lidhet me emigracionin e lartë të shqiptarëve. Popullsia
shqiptare në aspektin e shtrirjes territoriale është 85.8% në fshat dhe vetëm 14.2% 54në qytetin e Resnjës. Fshatrat e përziera me shqiptarë janë: Asomati, Arvati,
Bollocërka e Poshtme, Bollocerka e Sipërme, Cerexvori, Gërçani, Kranji, Kozjaku,
Nakoleci, Podmoçani e Sopocka. Përqindje tjetër të konsiderueshme në popullsi kanë
turqit dhe përqindje të papërfillshme kanë romët, vllehët dhe serbët. Besimi fetar në
komunën e Pustecit është ai ortodoks ndërsa në komunën e Resnjës kemi disa besime
fetare, të cilat janë: besimi ortodoks, musliman dhe bektashi. Të dhënat statistikore
lidhur me besimin fetar, si në Pustec dhe Resnjë të dhënat janë të pamjaftueshme dhe
joaktuale.
Grafiku 10. Besimi fetar në Bashkinë Pustec
Punoi: Ema Muslli
Në Resnjë, në bazë të një regjistrimi të besimeve fetare në vitin 1994, ekzistojnë katër
besime fetare: të krishterë-pravosllavë, ortodoksë, muslimanë dhe një pjesë e vogël
katolikë. Numrin më të madh të popullsisë e përbën popullsia e krishterë-ortodokse
përbën 76.06%, muslimanët përbëjnë 22.83%, katolikët përbëjnë 0.11%.55
54 ) Fejzulla Abdullai, 94 55 ) Fejzulla Abdullai, 94
23%
77%
0%
Besim fetar ne Bashkine Pustec
Mysliman
Ortodoks
Katolik
65
II.4. Gjendja politike, ekonomike dhe shoqërore e zonës me ndikimet e saj në
zhvillimin e turizmit
Dy fenomenet kryesore që vihen re në zhvillimin demografik janë largimi i lartë i
popullsisë dhe plakja e popullsisë. Trendet e ecurisë së numrit të popullisë, në pjesën
shqiptare dhe maqedonase, me disa ndryshime të vogla janë të përafërta. Nga viti 1990
deri sot, ka pasur ulje dhe ngritje, në varësi të situatës historike, politike, sociale dhe
ekonomike.
Në pjesën shqiptare, bashkia e Pustecit ka ardhur duke u rritur deri në vitin 1985.
Faktorët që kanë ndikuar në rritjen e popullsisë ka qënë përmirësimi i kushteve për
kujdesin shëndetësor dhe politikat pronataliste. Pas viteve 2001, Pusteci ka pasur një
ulje të popullsisë ndikuar nga fenomeni i emigracionit, i cili vazhdon të jetë i madh.
Nga viti 2005 deri në 2007, vihet re ngritja e numrit të popullsisë. Kjo e fundit
shpjegohet me kompesimin e saj nga popullsia rurale e ardhur nga zonat më të larta
përreth tyre.
Tabela 9. Zhvillimi i popullsisë në bashkinë e Pustecit 1989- 2016
Bashki Sipërfaqe
km2
Nr.pop
1989
Nr.po
2001
Nr.pop
2005
Nr.pop
2007
Nr.pop
2011
Nr.pop
2016
Pustec 160.1 4202 4152 4532 4627 3 290 3500
Burimi: Plani lokal i zhvillimit te komunes Liqenas 2008; Gjëndja civile, Pustec, 2016
Popullsia në Pustec në vitin 2007 arrin në 4.627 banorë të shpërndarë në 9 fshatra.56
Ajo dallohej për një rritje të qëndrueshme e popullisë, dendësi popullimi prej 20 b/km.
Nga 2007 deri në vitin 2011(Census 2011) ka pasur ulje të konsiderushme duke arritur
në 3290 banore. Ndërsa ne vitin 2016 ka një rritje prej 210 banorësh.
56 ) Fondi Shqiptar i Zhvillimit; Fondi për Zhvillimin rural; Plani I Zhvillimit lokal 2008
Liqenas
66
Grafiku 11.Numri i popullsisë në bashkinë Pustec midis viteve 1989-2016
Punoi: Ema Muslli
Tendenca ka qënë në përgjithësi negative, duke sjellë tkurrjen e popullisë në Resnjë.
Fenomeni i emigrimit në komunën e Resnjës ka sjellë saldo negative të shtimit natyror
të popullsisë veçanërisht në vitin 1994. Pas vitit 2002 deri në vitin 2010 ka pasur ujle
të vazhdueshme të numrit të popullsisë, nga 16825 banorë në 1620557 banorë.
57 )Baseline-Study-and-Strategic-Plan-for-development-of-Prespa-Region, f.20, SËG, RRG
Nr. Pop
0
500
1000
1500
2000
2500
3000
3500
4000
4500
5000
1989 2001 2005 2007 2011 2016
4202 4152
4532 4627
32903500
Numri i popullsise ne bashkine Pustec midis viteve 1989-2016
Nr. Pop
67
Tabela 10. Zhvillimi i popullsisë në komunën e Resnjës 1994- 2010
Kom Sip
km2
Nr.p
1994
Nr.p
2002
Nr.p
2004
Nr. pop
2007
Nr.pop
2010
Resnje 737.4 17681 16825 16825 16344 16.205
Burimi: Fejzulla Abdullai, Popullsia dhe vendbanimet e Prespës( studim socio-
gjeografik), f. 23, Detroit 2008
Grafiku 12. Numri i popullsisë në komunën e Resnjës midis viteve 1994-2010
Punoi: Ema Muslli
15000
15500
16000
16500
17000
17500
18000
1994 2002 2004 2007 2010
17681
16825 16825
1634416205
Numri i popullsise ne komunen e Resnjes midis viteve 1994-2010
Numri I popullsise ne komunen e Resnjes midis viteve 1948-2010
68
Zona e Prespës së Madhe është një zonë ndërkufitare në afërsi të së cilës kalojnë rrugë
të rëndësishme tregtare ndërkombëtare si Korridori i 8-të. Pozita e favorshme
gjeografike ka lehtësuar lëvizjen e popullsisë nga njëri vend ne tjetrin. Popullsia
shqiptare në Prespës gjatë qeverisjes së Jugosllavisë i është nënshtruar presioneve të
shumta për t’u larguar, presion i cili ka arritur deri në dëbimin me dhunë të shqiptarëve
duke i deklaruar ata turq, bazuar në besimin e tyre dhe jo kombësinë.
Vlerësohet se nga rajoni i Prespës bashkë me atë të Kosturit dhe Florinës patën
emigruar rreth 35000 shqiptarë. Pas Luftës së Dytë Botërore, me krijimin e
Jugosllavisë, deportimi i shqiptareve presparë në Turqi vazhdoi. Konstatohet se në
periudhën 1945-1971, nga Maqedonia në Turqi, gjithsej kanë emigruar 380 mijë vetë,
nga të cilët 128 500 ishin shqiptarë. Përveç lëvizjes drejt Turqisë ka pasur lëvizje drejt
Greqisë, nga Greqia në Turqi dhe më tej në vende të tjera.
Në pjesën e mbetur në shtetin shqiptar, në Pustec, rreth viteve 1945-1990 u vendos
sistemi komunist i cili pengoi lëvizjen e lirë të brendëshme dhe të jashtme të popullsisë
shqiptare. Prandaj lëvizje e popullsisë ishte mjaft e kufizuar. Pas vitin 1990, kur u
shpërbë sistemi komunist, filloi një lëvizje masive e popullsisë drejt qytetit të Korçës,
por edhe më tej, në vende të ndryshme të Evropës dhe kontinenteve të Amerikës dhe
Australisë. Deri në vitin 1990 faktori politik ka ndikuar në zhvillillimin ekonomik dhe
social të zonës.
Dikur ndikimi i politikave demigruese ndaj popullsisë shqiptare nga ana e shtetit
maqedonas, krijoi një situatë të tensionuar midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Sot
situata e kaluar politike midis Shqipërisë dhe Maqedonisë mund të përdoret për të
krijuar në zonën e Prespës së Madhe ‘Parkun e Paqes’.
Në Shqipëri, shembull i “Parqeve të Paqes” është zona kufitare Shqipëri-Kosove –
Mali i Zi. Problemet kryesore të zonës janë: largimi i popullsisë, kushtet e veshtira
social-ekonomike dhe problem të shumta mjedisore. B3P ka nisur një projekt në vitin
2008, me një program veror, qëllimi kryesor i të cilit ishte mësimi i gjuhës angleze
dhe respektimi i mjedisit natyror përreth. çdo vit organizohen kampe verore, të cilat
mbledhin së bashkë njerëz nga vende të ndryshme58.
Sot, fale projektit në zonën kufitare Shqipëri-Kosove-Mali i Zi është pakësuar numri
i largimeve nga zona ndërkufitare. Zona është njohur si zonë turistike. Popullsia lokale
ka mësuar të kujdeset për mjedisin natyror përreth dhe popullsia ka mësuar si të sjellë
dhe tërheqë turistët. Një nga organizatat që vepron në një formë të ngjashme me B3P
sot në pjesën e Prespës shqiptare, është PPNEA, por veprimtaria e saj shtirhet përgjatë
gjithë vitit. Ajo çfarë mund të bëhet nisur nga B3P, është promovimi më i madhi zonës
si “Park Paqeje”.
58 ) http:/www.balkanspeacepark.org
69
Sot në bashkinë e Pustecit emigrimi është kryesisht drejt zonave fqinje të Greqisë dhe
Maqedonisë dhe ka karakter stinor. Kështu, banorët e Pustecit, emigrojnë drejt këtyre
zonave kur është stina e mbledhjes së mollëve në Maqedoni dhe sezoni i mbjelljes së
fasuleve në parcelat greke.
Tabela 11. Struktura moshore në zonën e Prespës
Grupmosha Deri ne 20 vjec Deri ne 40 vjec Deri ne ose mbi 60
vjec
Komuna Resnjë 27.5% 54.6% 22.3%
Burimi: Statistika shteterore 2004
Nga intervistat me banoret, në terren, del se në Pustec mund të kenë mbetur shumë
pak familje. Popullsia mbizotëruese është e grupmoshës 14-60, por po shtohet
përqindja e popullsisë me mbi 60 vjet. Rritja e popullsisë bëhet në ritme shumë të
ulta si pasoje e zhvillimit të dobët ekonomik dhe kushteve jo shumë të mira sociale.
Duke u bazuar në të dhëna të hershme, nga 2001 -2004, krahasuar me intervista të
realizuara me banorët zonës në vitin 2016, nuk ka pasur përmirësim të situatës social-
ekonomike. Popullsia është drejt plakjes dhe emigracioni vazhdon të mbetet një
fenomen shqetësues. Një pjesë e vendbanimeve në të dy anët e kufirit, veçanërisht ato
rurale po braktisen duke lënë tokat bujqësore ugar. Emigrantët jashtë vendit shkojnë
vazhdimisht për vizitë në vendlindje. Disa prej tyre janë kthyer për të ndërtuar shtëpi
më moderne për pushimet e verës. Objekte59 të këtij karakteri janë ndërtuar në Kranjë,
Arvat, Nagolec dhe Gërçar, etj, si dhe në vendbanime të tjera përzjera etnikisht.
Për sa i përket strukturave të popullsisë mund të thuhet se në strukturën etnike të zonës
së Prespës mbizotëron popullsia me kombësi maqedonase. Në strukturën fetare, si në
pjesën shqiptare dhe maqedonase mbizotëron besimi i krishterë orthodoks.
Ecuria e numrit të popullsisë në zonën e Prespës është diktuar nga kushtet ekonomike
dhe sociale. Gjendja e vështirë ekonomike dhe industrializimi është një nga faktorët
që vazhdon të ndikojë në emigrimin e popullsisë. Një faktor tjetër ndikues mbeten
mundësitë me të mira për shkollim në qytete të tjera të Maqedonisë, ose jashtë shtetit
ne Bullgari, SHBA, etj.
59 ) Fejzulla Abdullai, Popullsia dhe vendbanimet e Prespës( studim socio-gjeografik), f. 138, Detroit
2008
70
Për sa i përket strukturës moshore dhe gjinore mund të thuhet se është ndikuar nga
fenomeni i emigracionit. Popullsia prespare ka tendenca, në të ardhmen, për plakjen
e saj, pasi pjesa e popullsisë aktive për punë po largohet dhe shtimit natyror po ulet
ndjeshëm në zonë.
Përbërja e përzjerë etnike dhe fetare mund të jetë një faktor tërheqës për zhvillimin e
turizmit kulturor dhe fetar. Në anën tjerër, saldoja negative e migrimit dhe ulja e
vazhdueshme e numrit të popullsisë, përbën një pengesë për zhvillimin e turizmit duke
qënë se numri i fuqisë punëtore dhe trurit të popullsië që do kontribuonte në këtë
sektor vjen gjithnjë e më tepër duke u ulur.
Turizmi si aktivitet ekonomik është i ndikuar nga aktivitite të tjera ekonomike dhe
anasjelltas. Një prej këtyre aktiviteteve është bujqësia. Pjesa më e madhe e të
intervistuarve, rreth 88% e tyre ishin të vetëpunësuar në bujqësi. Tokat ishin të mbjella
kryesisht me drithëra, foragjere, perime dhe fruta. Kohët e fundit toka ka filluar të
mbillet me bimë medicinale si çaji i malit.
Grafiku 13.Banorët që zotërojnë tokë bujqësore
Punoi: Ema MUSLLI, 2016
88%
12%
Zoterojne toke bujqesore
Po
Jo
71
Komuna e Resnjës dallohet për zhvillim të pemtarisë, kryesisht mollës. Nëse të
dhënat për Resnjën krahasohet me të dhënat e rrethit të Korçës dallohet një zhvillim
më i madh i pemtarisë në Resnjë. Krahasimi për zhvillimin e pemtarisë ishte më i
mundshëm në madhësi rrethi sesa te bashkia Pustec, duke pasur parasysh sipërfaqen
e vogel të komunës. Resnja ka traditë dhe është e mirënjohur për prodhimin e mollëve
në tregun ndërkombëtar.
Tabela 12.Zhvillimi i pemtarisë në komunën Resnjë dhe rrethin e Korçës
Nr.pemeve
Resnje
Prodhimi
Resnje
Nr.pemeve
Korce
Prodhimi
Korce
Molle 2790.7 80047 1010 18367
Dardha 3.71 68 14 203
Kumbulla 19.85 689 95 2230
Qershi 7.725 416 65 1399
Pjeshke 0.570 12 3 40
Arra 6210 321 5 118
Burimi: Ministria e bujqësisë Resnjë dhe e rrethit Korçë
Problemet në zhvillimin e bujqësisë në Pustec janë disa. Problemi i parë është
mungesa e fondeve për përdorimin e mekanikës bujqësore të kohës. Varfëria e
banorëve të bashkisë Pustec bën që edhe në rastet kur mekanika bujqesore e kohës
72
është e pranishme, fshatarët nuk janë në gjendjen të sigurojnë karburantin për të vënë
në punë mjete si traktori. Pjesa më e madhe e fshatarëve nisur nga këto kushte, në
pjesën më të madhe vazhdojnë të përdorin mjete primitive pune si parmenda. Problem
për zhvillimin e bujqësisë mbetet frangmentarizimi i tokës bujqësore( më pak se 2 ha
për person).
Pjesa maqedonase e Prespës, ndryshe nga pjesa shqiptare ka traditë dhe dallohet për
prodhimin e mollëve. Pemtaria është aktiviteti primar në komunën e Resnjës. Problem
i lidhur me bujqësinë mbetet ndotja e tokës dhe e ujit nga kimikatet e
përdorura në bujqësi. Disa nga llojet e kimikateve të përdorurura janë të paraqitura
në tabelën më poshte.
Tabela 13. Perdorimi i pesticideve ne komunën e Resnjës
Tipet e pesticideve Sasia (ton) %
Fungicide 38.5 60%
Herbicide 3.2 5%
Insekticide dhe Akaricide 22.5 35%
Total 64.2 100%
Burimi: Agricultural Extension Agency – Resnjë (f.44)
Në pjesën e Parkun Kombëtar të Prespës, Pustec, është ndaluar rritja e dhenve për
shkak të mbikullotjes dhe dëmtimit të bimësië që ato sjellin. Në këto kushte bashkia
e Pustecit dallohet për një zhvillim relativisht të vogël të blegtorisë dhe përfaqësohet
më tepër nga rritja e gjedheve.
73
Peshkimi mbetet aktivitet kryesor në të dy zonat, në pjesën shqiptare dhe maqedonase.
Në vitin 2002 në komunën Pustec u krijua shoqata e peshkimit dhe u liçensuan 30
peshkatare. Metodat e peshkimit ishin kyresisht peshkimi me rrjetë, pezaul, potisok
dhe me grep. Llojet e peshkut që rriten dhe peshkohen në liqen janë cironka, kleni,
mrena, skllobusi, belushka, krapi, etj. Peshkimi me grep përfshihet në peshkimi
sprotiv dhe turistik.60
Në pjesën shqiptare, të ardhurat e popullsisë së zonës vlerësohen rreth 700 dollarë nga
bujqësia, e cila zë me punë 70% të forcës puntore.61Vihet re një nivel shume i lartë i
papunësisë. Si pasojë ka pasur migrim të dendur më tepër sezonal për mbledhjen e
mollëve në Prespën maqedonase si dhe fasuleve në Prespën greke. Numri i familjeve
me asistencë sociale ka qënë rreth 50 ose përafërsisht 5% e familjeve të zonës62.
Tabela 14.Treguesit ekonomik të bashkisë Pustec në vitin 2007
Bashkia Nr.i të
punësuarve
gjith
Të
punësuarit
në bujqësi
Papunësia Ndërmarrjet
ekonomike
Bujqësore
familjare
Shërbime Transport
Pustec 1006 950(92%) 57% 950 72 4
Burimi: Plani i Zhvillimit lokal 2008 Liqenas f.20
Nga intervistat e realizuara në zonën e Prespës shihet që gjendja ekonomike nga 2008
deri në vitin 2016 nuk ka pasur asnjë përmirësim të kushteve të jetesës. Bashkia Pustec
nuk dallohet për zhvillim të industrisë qoftë edhe industrisë së lehtë. Shënja të fillimit
të industrisë së lehtë po shfaqen kohët e fundit me hapjen në 2016 të një fabrike tekstili
me kapacitet të vogël.
Tabela 15. Struktura e punesimit ne komunën e Resnjës
Struktura
e
punesimit
Forca
puntore
gjithsej
Meshkuj Femra Te
punesuar
Meshkuj Femra Te
papune
Meshkuj Femra Papunesia
ne %
Kom.
Resnje
6727 4026 2701 4705 2557 1848 2022 1169 853 30.1
Burimi: Statistika shteterore 2004
Zhvillimi industrial në komunën e Resnjë ka specifikat e veta ndryshe nga pjesa
shqiptare e Prespës. Zhvillimi industrial ka qënë i lartë në komunën e Resnjës gjatë
60 ) Prespa ime, Botimi Qëndrës Rajonale të Mjedisit; Nr.1 Vjeshtë 2007 61 ) Prespa ime, Botimi Qëndrës Rajonale të Mjedisit; Nr.1 Vjeshtë 2007
62 ) Prespa ime, Botimi Qëndrës Rajonale të Mjedisit; Nr.1 Vjeshtë 2007
74
periudhës komuniste dhe me shpërbërjen e Jugosllavisë në vitin 1991, filloi rënia e
industrisë. Industria është përfaqësuar dhe përfaqësohet nga prodhimi i poçerisë,
industri të lehta si ajo tekstike, ushqimore, ndërtimtaria dhe përpunimi i metaleve.
Punësimi sipas sektoreve të ekonomise në vitin 2004, në sektorin primar, kanë qënë;
të punësuar 845 persona, atë sekondar 1868, persona terciar dhe katërsor 1992
persona. Sot nuk ka shumë ndryshime rreth punësimit sipas sektorëve të ekonomisë
në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.
Tabela 16. Struktura e punësimit sipas sektorëve të eknomisë e komunës së Resnjës
Punesimi
sipas
sektoreve
Bujqesi Industri Sherbime Te tjera
Kom.Resnje 18% 36.7% 41.4% 0.9%
Burimi: Statistika shteterore 2004
Grafiku 14. Punësimi sipas sektorëve të ekonomisë në komunën Resnjë 2004
Punoi: Ema Muslli
Sektori primar, 845,
18%
Sektori dytesor,
1868, 40%
Sektori terciar ,
1992, 42%
Punesimi sipas sektoreve te ekonomise
Sektori primar
Sektori dytesor
Sektori terciar
75
Pjesa shqiptare e Prespës ka trashëguar një zhvillim më të ulët ekonomik sesa pjesa
maqedonase, e cila është njohur me ekonominë e tregut më herët sesa pjesa e shqiptare
e Prespës. Zhvillimi turistik është i ndërlidhur me faktorët politikë, ekonomikë dhe
shoqërorë në zonën ku aktiviteti zhvillohet.
Turizmi, pjesërisht, është i varur nga zhvillimi i sektorit primar, dytësor dhe terciar.
Nëse bëjmë një përmbledhje të sektorit primar mund të thuhet se ka disa lloje turizmi
që lidhen me zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit. Ato janë; turizmi rural,
turizmi sportiv, turizmi familjar dhe turizmi kulturor. Prodhimtaria në dru frutor,
perime, prodhime blegtorale, gatimet me bazë peshku, janë një pjesë e rëndësishme e
ofertës turistike të zonës së Prespës së Madhe.
Bujqësia është më tepër e zhvilluar në pjesën maqedonase të Prespës së Madhe, sesa
në pjesën shqiptare. Komuna e Resnjës dallohet për prodhimin e mollëve dhe
prodhimi i tyre është në kushtet e një bujqësie intensive. Problemi kryesor, i cili
pengon zhvillimin e turizmit në zonë është ndotja e ujit dhe tokës nga mbetjet e
bujqësisë.
Në rasitn e bashkisë Pustec bujqësia edhe sot, në vitin 2016, ka mbetur në kushtet e
një bujqësi për mbijetesë. Nëse në komunën e Resnjës zhvillimi i bujqësisë ka sjellë
problem mjedisore, në rastin e bashkisë Pustec bujqësia është e prapambetur. Disa nga
problemet kryesore në bujqësi janë fragmentarizimi i tokës, mungesa e fondeve,
varfëria e banorëve të zonës dhe cilësia jo shumë e mirë e tokës bujqësore. Ndërsa
përsa i përket zhvillimit blegtoral mund të thuhet se për shkak të mbikullotjes (nga
dhitë) në të kaluarën, ky aktivitet është i kufizuar.
Peshkimi është një aktivitet i cili është zhvilluar si në pjesën shqiptare dhe atë
maqedonase. Problemi kryesor me peshkimin është peshkimi mbi mundësitë e shtimit
të specieve të peshqve dhe përdorimi i metodave jo të përshtatshme për peshkim
veçanërisht në pjesën shqiptare.
Industria është përgjithësisht në stadin artizanal. Disa nga zanatet që ushtrohen janë:
përpunimi i drurit, gurit, metaleve të çmuara dhe poçeria. Por, ka gjithashtu fabrika
tekstile dhe ndërmarrje ndërtimi. Në pjesën shqiptare nuk ka pasur zhvillim të
industrisë, përveç një zhvillimi të dobët të artizanatit.
Vihet re se në pjesën maqedonase përqindja më e madhe e njerëzve është e punësuar
në sektorin terciar dhe katërsor ndërsa në sektorin primar është përqindja më e vogël
e të punësuarve. Pra, sektori i transportit, tregëtisë dhe turizmit ka zhvillim shumë
herë më të madh në komunën e Resnjës sesa në bashkinë e Pustecit. Në pjesën
shqiptare sektori me përqindje më të madhe punësimi është sektori primar. Por, edhe
sektori primar nuk ka rendiment dhe nuk siguron mjaftueshëm të ardhura për banorët
e Pustecit.
76
Infrastruktura në zonën e Prespës së Madhe
Në pjesën shqiptare të zonës së Prespës, në bashkinë Pustec furnizimi me ujë të
pijshëm sigurohet, kryesisht, nga liqeni dhe më pak nga burimet natyrore nëntokësore.
Nga liqenet uji vjen nëpërmjet pompave, grumbullohet në depo në pika dominuese të
fshatrave dhe më vonë shpërndahet nëpërmjet tubave të ujësjellsave. Vetëm fshati
Lajthizë e siguron ujin nëpërmjet burimeve malore. Uji vjen me orar të caktuar. 63Nevojat e popullsisë për ujë të pijshëm nuk plotësohen si duhet në sasi dhe cilësi.
Në pjesën maqedonase, në komunën e Resnjës, pjesa më e madhe e vendbanimeve
kanë rrjetin për sigurimin e ujit të pijshëm. Përjashtim bëjnë vendbanimet më të vogla
ku duhet të përmirësohet sistemi i sigurimit me ujë të pijshëm.
Në sistemin e ujrave të zeza në komunën Pustec, kanalizimet e duhura për të
grumbulluar e përpunuar ujrat e e zeza, sipas standarteve, shtrihen vetëm në Zaroshkë
dhe Pustec. Ato janë të pajisura me kolektorë të posaçëm për grumbullimin dhe
pastrimin e ujit përpara se ai të derdhet në liqen. Ndërsa pjesa tjetër e ujrave të zeza
në fshatrat e tjerë, shkojnë në liqen pa asnjë lloj përpunimi.64 Në pjesën maqedonase
sistemi i kanalizimeve të zeza është i shtrirë në gjithë komunën e Resnjës por në zonat
rurale, pavarësisht ekzistencës së kanalizimeve të zeza, ujrat e zeza derdhen pa
përpunim në liqen. Si pasojë e kësaj të fundit vjen ndotja e liqenit të Prespës. Kështu,
gjithnjë e më tepër, ujrat e tij po eutrofizohen.
Në zonën e Prespës ekziston linja e telefonisë celulare AMC dhe VODAFON në
Pustec, por mungon rrjeti i telefonisë fikse. Në Resnjë operojne tre kompani celulare;
T-Mobile, Vip dhe One 65. Në pjesën maqendonase shtrihet, gjithashtu, rrjeti i
internetit, ndërsa mungesa e linjës fikse në pjesën shqiptare pengon dhe shtrirjen e një
rrjeti interneti.
Në Pustec furnizimi me energji nuk është i rregullt. Dy janë format kryesore të
energjisë që përdoret në komunitet: energjia elektrike. e siguruar nga rrjeti kombëtar
i shpërndarjes, si dhe energjia termike e prodhuar nga djegia e drurit, e cila përdoret
gjatë tërë vitit për ngrohje dhe gatim.66 Në pjesën maqedonase, nevojat për energji
elektrike plotesohen tërësisht67 .
Gjëndja e infrastrukturës rrugore është përgjithsisht e rregulluar mirë në pjesën
shqiptare, në komunën Pustec. Ndërsa në Pustec rruga automobilistike Korçë –
Liqenas është në kushte të mira. Kushtet e pikës kufitare të Goricës së Vogël janë
përmirësuar. Rrugët e brëndshme që lidhin komunën janë në kushte të mira. Rrugët e
tjera, të cilat lidhin fshatrat me njëri-tjetrin janë ende problematike.
63 ) Fondi Shqiptarë i Zhvillimit, Fondi Rural i Zhvillimit ; Plani i Zhvillimit Lokal, 2008, Liqenas f.36 64 ) Prespa ime, Botimi Qëndrës Rajonale të Mjedisit; Nr.1 Vjeshtë 2007
65 ) sh f. 45 66 ) Fondi Shqiptarë i Zhvillimit, Fondi Rural i Zhvillimit ; Plani i Zhvillimit Lokal, 2008, Liqenas f.35 67 ) ) Fondi Shqiptarë i Zhvillimit, Fondi Rural i Zhvillimit ; Plani i Zhvillimit Lokal, 2008, Liqenas Sh. F45
77
Ka mbetur pjesa e rrugës e pashtruar në drejtim të fshatit Gollomboç dhe Goricë e
Vogël. Në krahasim me pjesën shqiptare, komuna e Resnjës në Maqedoni ka një
infrastrukturë më të mirë rrugore, veçanërsisht rrugëve internacionale dhe lokale. Një
infrastrukturë e mirë rrugore ndikon në zhvillimin e turizmit në zonë, duke qënë se
një nga elementët, të cilët merren në konsideratë për përzgjedhjen e një destinacioni
turistik është lehtësia ose veshtirësia për të arritur te ai destinacion. Një zhvillim
optimal i infrastrukturës rrugore, furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm dhe energji
elektrike, mundësi më të mira komunikimi ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e
turizmit dhe anasjelltas. Zhvillimi i turizmit do ndikojë në përmirësimin e
vazhdueshëm të infrastrukturës
78
KAPITULLI III
ECURIA E ZHVILLIMIT TURISTIK TË ZONËS DHE EFEKTET
NDËRKUFITARE DHE RAJONALE TË KËTIJ ZHVILLIMI.
III.1. Fillimet e zhvillimit turistik të zones
Kushtet historik- politike në zonën e Prespës së Madhe bënë që zhvillimi ekonomik-
social i popullsisë banuese në këtë zonë, të jetë përgjithësisht i ulët. Fillesat e
aktivitetit turistik janë të vona, veçanërisht në pjesën shqiptare të Prespës. Në bashkinë
Pustec fillesat e turizmit përkojnë me rënien e sistemit komunist dhe fillimin e
tranzicionit në Shqipëri. Në pjesën maqedonase të Prespës fillesat e turizmit përkojnë
me vendosjen e sistemit komunist, kur zona e Prespës përfshihej në territorin e
Jugosllavisë.
III.1.1. Gjendja e zhvillimit të turizmit në kushtet e mbylljes kufitare (1945-1990)
Ne vitet 1945-1990, vetë sistemi ideologjik dhe ekonomik solli mbylljen e kufirit
midis Maqedonisë dhe Shqipërisë. Komuna e Resnjes dhe Pustecit patën zhvillim të
ndryshëm në aspektin ekonomik. Bashkia Pustec pati zhvillim në blegtoria. Zhvillimit
të turizmit nuk iu dha rëndësia e duhur deri në vitet 1990. Komuna e Resnjës, gjatë
periudhës komuniste arriti kulmin e zhvillimit të aktivitetit turistik.
Në zonën e Prespës ka mundësi për lloje specifike turizmi si: turizmi i parqeve
natyrore, vëzhgimi i zogjve(vëzhgimi i pelikanëve në ishullin e Maligradit, Ezeran),
turizmi liqenor (Zaroshkë, Pustec, Goricë eVogël, Gollomboç, Stenjë, Otoshevo);
vozitja me varka(Otoshevo, Pustec); peshkimi sportiv, etj.
III.3. Kushtet e reja të krijuara pas vitit 1990 dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e ri
turistik
Pas vitit 1990 hapet kufiri me Maqedoninë. Deri në këtë periudhë në pjesën shqiptare,
aktiviteti kryesor ishte blegtoria dhe zona nuk dallohej për asnjë infrastrukturë pritëse
për aktivitetin turistik. Fillimet e turizmit, si aktivitet janë rreth vitit 2002-2003, ku u
ndërtuan restorantet e para dhe disa shtëpi të banorëve të fshatit Pustec, të cilat u vunë
në dispoziocion të turistitëve, kryesisht të huaj. Në vitin 2003, në fshatin Pustec, kishte
rreth 30 familje të punësuara në sektorin e turizmit68. Me kalimin e kohës turizmi filloi
të zhvillohej në fshatrat e tjera të bashkisë Pustec si: Zaroshkë edhe Goricë e Vogël.
Sot, turizmi nuk është i organizuar, por spontan. Duke qënë se turizmi është i
pazhvilluar siç duhet në pjesën shqiptare, ka ende shanse të mira për zhvillimin e
qëndrueshëm të tij.
68 ) Dh.Doka, Studime gjegrafike, Potsdam
79
Nderkohë në pjesen maqedonase objektet e para turistike u ndërtuan në Otesevo. Në
fshatin Pretor tendat e para u vendosën në 1959. Në 1965 rreth 38 organizata nga
Shkupi, Bitola dhe Resnja krijuan qendra turistike në Resnjë. Nga objektet e para
pritëse përmenden: hotel “Europa” dhe një qendrër kurative në Otoshevo. Me kalimin
e kohës u njohën zona të tjera turstike si: Stenja, Ezeran, Brajcino, Ljubojno dhe qyteti
i Resnjës.
Lëvizja midis popullsisë shqiptare, ku jetojnë minoritetet maqedonase është
përgjithësisht e lirshme. Bashkëpunimi Shqipëri –Maqedoni si një mardhënie
ndërkufitare sot është më tepër në kaudrin e mbrojtes mjedisore. Kohët e fundit ka
filluar të ketë një bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve kufitare në kuadër të
turizmit.
III.4. Flukset turistike midis dy vendeve dhe efektet e tyre të shumanëshme turistike
(ekonomike, sociale, kulturore, etj)
Turizmi në bashkinë e Pustecit ka nisur pas vitit 2002, kur zona e Prespës së Madhe
u shpall Park Kombëtar. Studime mjedisore, botanike kanë nxjerrë në pah vlerat
estetike të peizazhit të Prespës, të cilat janë jo vetëm të lidhura me speciet relikte,
endemike dhe të rrezikuara bimore dhe shtatzore, por edhe me peizazhin natyror.
Në Pustec, një pjesë e vizitorëve vijnë për turizëm familjar. Ata qëdrojnë 2-3 ditë për
të shijuar klimën e mirë, pamjen e bukur të buzëliqenit si dhe tavën e famshme të
krapit. Në vitin 2003, në Pustc numëroheshin 30 familje të cilat ishin të punësuara ne
sektorin turistik.69 Në lidhje me infrastrkuturën turistike, në vitin 2007, mund të thuhet
se në bashkine e Pustecit ishin 13 bar-bufe dhe 4 hotele-motele. Në turizëm kanë qënë
të punësuar 28 njerëz. Numri i vizitorëve në Pustec, në vitin 2007, me fjetje, ka qënë
25%, nga të cilët 10% me prenotime. Ndërsa numri i vizitorëve ditorë ishte rreth
16000 mijë vizitorë.
Përpara se të flasim me shifra për zhvillimin e turizmit, duhet theksuar se te dhena
specifike per bashkinë Pustec mungojnë, prandaj do t’u referohemi të dhënave për
turizmin në Parkun Kombetar të Prespës. Nga grafiku më sipër vihet re një ulje e
fluksit të turistëve(nga viti 2007 deri në vitin 2008 ka vazhduar të ketë ulje të numrit
të turistëve). Ne zone ka 11 restorante, të cilat janë të vizituara nga rreth 1000
vizitorë/ditë gjatë fundjavës gjatë korrikut dhe gushtit të cilët bëjnë rreth 11 520
vizitorë në vit.
69 ) Studime gjeografike Potsdam, Dhimitër Doka ; Zhvilime socio-ekonomike dhe rajonale të Shqipërisë pas viteve’ 90; Botim i Insititutit të Gejografisë dhe Gjeokologjisë të Universitetit Potsdam; Potsdam 2005; ISBN 3-937786-61-9; Vëll.24; f.175
80
Tabela 17. Të dhëna për turizmin midis viteve 2007-2015
2007 2008(3) 2 015
Punësimi 28 people 56 people
Infrastruktura 13 kafe, 4 hotel-
motele(1)
2 hotele,
17 restaurante
3 hotele
30 shtepi pritese
Numri i turistëve 16000 vizitore 11540(2
Vizitore
50000
vizitore(3)
Burimi: (1)Plani lokal i zhvillimit të Komunës Liqenas; (2)D.Grazhdani 2008; Parku
Kombëtar i Prespës, 2016(3)
Grafiku.15. Numri i turistëve në Bashkinë Pustec
Punoi: Ema Muslli
16000
11540
50000
0
10000
20000
30000
40000
50000
60000
2007 2008 2015
FLUKSI I TURISTEVE NE BASHKINE PUSTEC.
Numri I turisteve
81
Tabela 18. Të ardhurat vjetore nga turizmi në Bashkinë Pustec
Kapaciteti per
fjetje
Nr. i turisteve me
fjetje
Te punesuar
per sezon
Te ardhurat
Vjetore (€)
Akomodimi
Hotele 12 410 1438 10/12 14 380
Shtepi pritese 160 600 4824 24 120
Totali 173 010 6262 10/12 38 500
Restauranti 136 875 11520 28/32 57 600
Totali 38/44 96 100
Burimi: Grazhdani.D, Current status of tourism and water quality in the albanian
part of lakes Prespa,2009
Vihet re se vizitorët janë vetëm ditorë dhe fitimet më të mëdha në turizëm sigurohen
nga restorantet. Zona nuk ka kapacitet pritës të mjaftueshëm për numrin në rritje të
turistëve. Megjithatë, e parë në një këndvështrim tjetër, të dhënat tregojnë që sektori
i turizmit do të jetë i rëndësishëm për zhvillim ekonomik në Bashkinë e Pustecit.
Grafiku 16. Të ardhurat nga turizmi në bashkinë Pustec
Punoi: Ema Muslli
15%
25%60%
Te ardhurat nga turizmi ne bashkine Pustec
Nga hotelet
Shtepi pritese
Restorante
82
Fakt interesant për t’u trajtuar është kërkesa dhe oferta në lidhje me tregun turistik.
Në pjesën shqiptare, turistët janë; turistë vendas (për restorante), vizitorë nga
minoriteti maqedonase (restorante), gjahtarët (turizëm familjar), të huaj, të cilët bëjnë
udhëtime me varkë, seminare dhe studiues të ndryshëm për asye shkencore70.
Në bashkinë Pustec ka disa shtëpi pushimesh, 3 hotele dhe disa restaurante. Ne pjesën
shqiptare numri i hoteleve dhe restauranteve është më i vogël i lidhur me sipërfaqen
e vogël të bashkisë Pustec. Hotelet dhe shtëpitë pritëse, në pjesën shqiptare, janë të
pakta dhe kushtet e mikëpritjes lënë për të dëshiruar. Mungojnë aktivitet e tjera që
mund të ofrohen së bashku me akomodimin.
Skica 3.Hotelet dhe shtëpitë pritëse në bashkinë Pustec
Burimi i informacionit: Accommodation and restaurant, where to stay, eat
anddrink in the Prespa Region, SwG, ABD, Prespa cross-border region, EU
70) Tourism Strategy and Action Plan for the Prespa Lakes Basin 2012-2016, f19-20
Hotel Aleksander
Zaroshke (10 dhoma)
Hotel restorant Vasil, Gorice
( 5 dhoma)
Hotel restorant Ilo
Zaroshke 9 dhoma
Valentina Vurmo
Shtepi pritese ne Gorice(4 dhoma )
83
Harta 7. Harta turistike në bashkinë Pustec
Punoi: Ema MUSLLI, ArcGIS,2016
84
Për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit duhet të ketë përmirësim të
kushteve të infrastrukturës së përgjithshme (transport, kushtet e qëndrimit, furnizimi
me ujë dhe energji elektrike). Duhet përmirësimi i kushteve mjedisore të zonës ku
problemet më të mëdha janë me mbetjet urbane dhe derdhja e ujërave të zeza pa u
përpunuar në liqenin e Prespës së Madhe.
Sipas studimi të Dorina Grazhdanit, ka disa problemet me infrakstrukturën turistike,
të cilat paraqesin një pengesë për zhvillimin e turizmit në2009. Shërbimi ndaj klientit
nuk është i mire. Ka probleme në lidhje me udhëtimet me varka, gjendjen e liqenit
nuk është e mirë për ata që duan të notojnë, mungojnë guidat e monumenteve
kulturore, ka numër të pamjaftueshëm të pikave natyrore të observimit, ka mungesë
investimesh për mirëmbajtjen e monumenteve natyrore dhe kulturore, etj. Në bazë të
intervistave të realizuara në 2016, me banorët e zonës, vihen re se këto problem jo
vetëm që nuk janë zgjidhur, por janë përkeqësuar.
Për zgjidhjen e problemit me mungesën e kanalizimeve të bardha dhe të zeza janë
hapur gropa septike, të cilat kanë çuar në ndotjen e tokës. Higjena në përgjithësi është
një nga gjërat që duhen rregulluar nëse mendohet të ketë turistë në fshatin e Goricës
së Vogël. Duhen bërë investime në infrastrukturën rrugore në fshatrat Goricë e Vogël,
Goricë e Madhe dhe Gollomboç sepse rrugët janë të paasfaltuara dhe pengojnë ardhjen
e turisteve.
Në Pustec ka një numër më të madh hotelesh dhe shtëpish pritëse, të cilat janë në
kushte të mira. Larmia e aktiviteve që mund te zhvillohen gjatë qëndrimit në shtëpitë
pritëse dhe hotelet përfshin shtigjet për shëtitje në këmbë dhe me bicikletë, ture
përreth zonës, hipizëm, etj.
Komuna e Resnjës dallohet për një numër më të madh hotelesh, shtëpish pritëse dhe
restorantesh. Kushtet e mikëpritjes janë relativisht më të mira sesa në bashkinë
Pustec. Në Resnjë ka rreth 17 hotele, të cilat frekuentohen, kryesisht, gjatë verës në
periudhën korrik-gusht. Disa prej tyre shtrihen në breg të liqenit dhe shërbejnë si
qëndra balneare për banorët vendas dhe të huaj.
Tabela 19.Te dhena turistike në komunën eResnjës
Komuna Nr.
Dhomave
Të punësuar
Resnjë 1701 162
Burimi:Statistika Shtetërore, Shkup 2011
85
Skica 4. Hotelet në komunën e Resnjës
Burimi i informacionit: Accommodation and restaurant, where to stay, eat
anddrink in the Prespa Region, SwG, ABD, Prespa cross-border region, EU
Hotel Riva, Stenje, Resnje( 10 dhoma dhe 80 vend)
Hotel Lake View Resort, Otesevo, Resnje (156 dhoma, 400 shtreter, 110 vende)
Prespa Turist-Hotel Pretor, Resnje (51 shtreter, 200 vende)
Hotel Royal L, Carev Dvor, Resnje (6 dhoma)
Hotel Dior Resnje (10 dhoma)
Hotel Holiday, Resnje (13 dhoma)
Manastiri i Shen Bogorodices, Silvnica, Resnje ( 20 dhoma me 90 shtreter)
Manastiri i Shen Pjetritn, Brajcino, Resnje (3 dhoma)
86
Skica 5.Shtëpitë pritëse në komunën e Resnjës
Burimi i informacionit: Accommodation and restaurant, where to stay, eat
anddrink in the Prespa Region, SwG, ABD, Prespa cross-border region, EU
Dragi Kostovski, Stenje, Resnje (3 dhoma)
Dance Tasevski, Stenje, Resnje (2 dhoma)
Blaze Naumov, Stenje, Renje (5 dhoma )
Goce Kadinski, Stenje, Resnje (1 dhome)
Vasko Nestorovski, Stenje, Resnje (4 dhoma)
Dancho Kadinski, Stenje, Resnje (3 dhoma)
Vasil Sukovski, Brajcino, Resnje (5 dhoma)
Goce Stankovski, Brajcino, Resnje (4 dhoma)
87
Skic 6.Restorantet në komunën e Resnjës
Burimi i informacionit: Accommodation and restaurant, where to stay, eat and
drink in the Prespa Region, SwG, ABD, Prespa cross-border
Mali Raj, Stenje, Resnje
Parlament, Resnje
Restaurant Manastir
Restaurant Vito, Resnje
Restaurant Galaxy, Pretor
Coca Resort ne Slivnice, Resnje
Restaurant Gerdan, Resnje
Piceria Jumbo, Resnje
Piceria Victoria, Resnje
88
Figura 11. Hotel Bar Restaurant “Ilo”, Zaroshkë
Burimi: Ema Muslli, 2016
Figura 12 .Bar Restaurant “Kristi”, Zaroshkë
Burimi: Ema Muslli, 2016
Figura 13 . Hotel Bar Restaurant “Lakeview”, Otesevo
Burimi: Ema Muslli, 2016
89
Tabela 20.Numri i turistëve në Resnjë nga vitin 1956 deri në vitin 2015
Viti Turistë
vendas
Turistë
te huaj
Totali Turistë me
fjetje vendas
Turistë me
fjetje te huaj
Totali
1956 3186 68 3254 9394 173 9567
1962 19371 283 19654 176933 1269 178202
1994 30544 1422 31966 170890 7890 178780
1995 27332 1533 28865 120567 7900 128467
1996 25112 1590 26702 110980 8019 118999
1997 22450 1480 23930 109890 8190 118080
1998 24560 1309 25869 115679 8045 123724
1999 21679 1098 22777 101560 7321 108881
2000 23421 1573 24994 109589 8243 117832
2001 21239 867 22106 1000450 7110 107560
2002 20345 450 20795 80320 3350 83670
2003 20810 620 21430 95670 4800 100470
2008 -------- --------- 20000(1) --------- --------- 36156(2)
2012 4489 170 4656 30668 352 31020
2013 4445 198 4643 25825 198 26023
2014 4063 525 4588 23916 1149 25065
½ 2015 174 157 331 243 334 577
Burimi: Condition and development of sustainable tourism in Prespa, Saso Marceski,
Maja Cacic Civil; (1)Tourism Strategy and Action Plan for the Prespa Lakes Basin
2012-2016 f.19;(2) Baseline Study and Strategic Plan for Development of Prespa
Region f.28; Statistika shtetërore Rep.Maqedonisë
90
Grafiku 17.Fluksi i turistëve (vendas dhe të huaj) në komunën e Resnjës midis viteve
1956-2015
Punoi: Ema Muslli
Turistët janë më tepër vendas sesa të huaj. Numri më i madh i turistëve është midis
viteve 1962 deri në vitin 1995. Pas 1995 kemi një ulje të numrit të turistëve. Shifrat
tregojnë që ka tendenca të uljes së numrit të turistëve deri në vitin 2002. Në vitin 2003,
vihet re një rritje e numrit të turistëve. Nga 2003, deri në vitin 2015, vihet re një rënie
drastike e turistëve ditor dhe neteve turistike.
Vetëm në muzeun etnografik të Podmichanit ka patur 1500 vizitorë në vit dhe numri
i turistëve të huaj, të cilët vizitojnë liqenin e Prespës dhe qëndrojnë në fshatrat e zonës,
në shtëpi pritëse, nuk i kalon 3000 vizitorë71.
71) Tourism Strategy and Action Plan for the Prespa Lakes Basin 2012-2016 f.19).
0
20000
40000
60000
80000
100000
120000
140000
160000
180000
200000
1956 1962 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2012 2013 2014 ½ 2015
Fluksi i turisteve ne komunen e Resnjes midis viteve 1956-2015
Turiste vendas Turiste te huaj Nete turistike vendas Nete turisitke te huaj
91
Grafiku 18.Fluksi i turistëve (vizitorët ditor dhe netët turistike) në komunën e Resnjës
midis viteve 1956-2015
Punoi: Ema MUSLLI
0
20000
40000
60000
80000
100000
120000
140000
160000
180000
200000
Turiste Nete turisitke
92
Nëse analizojmë të dhënat mbi fluksin e turistëve nga viti 2008 deri në vitin 2014,
vihet re një ulje e përgjithshme e numrit të turistëve, veçanërisht, atyre të huaj. Numri
i turistëve të huaj është ulur me rreth 5000 nga viti 2012 deri në vitin 2013. Nga viti
2013, deri në vitin 2014, ka një ulje të numrit prej 2000 turistësh. Ndërsa nga viti
2014, deri në vitin 2015, vihet re një ulje drastike e numri të turistëve. Kjo shpjegohet
me faktin se në rastin e vitit 2015 është matur vetëm gjysma e vitit. Arsyet e uljes të
fluksit të turistëve lidhen me infrastrukurën përgjithësisht të mirë, por të
pamjaftueshme për pritjen e turistëve. Komuna e Resnjës përdoret më tepër si një zonë
tranzitore, për të lëvizur dhe kaluar një ditë pushimi. Duke u nisur nga këto të dhëna,
vihet re se në zonën e Prespës duhet të bëhen përmirësime të kushteve të akomodimit
dhe krijimit të një zhvillimi turistik më të organizuar. Duhet të të realizohet zhvillimi
i turizmit jo vetëm gjatë verës, por edhe në pjesën tjetër të vitit. Duhen gjetur forma
për të tërhequr në këtë zonë turistë, të cilë nuk janë vetëm ditorë, por me qëndrim më
të gjatë
Tabela 21.Netët turistike në komunën e Resnjës
Viti Qendrime me fjetje
1956 9567
1962 178202
1994 178780
1995 128467
1996 118999
1997 118080
1998 123724
1999 108881
2000 117832
2001 107560
2002 83670
2003 100470
2006 41552
2007 43507
2008 36156
2009 28204
2010 20985
2012 31020
2013 26023
2014 25065
½ 2015 577
Burimi: Baseline Study and Strategic Plan for Development of Prespa Region f.28;
Condition and development of sustainable tourism in Prespa, Saso Marceski, Maja
Cacic Civil
93
Grafiku.nr.19. Netët turistike në komunën e Resnjës
Punoi: Ema Muslli
Ka ndryshime midis turistëve që vizitojnë pjesën shqiptare dhe pjesën maqedonase
për sa i përket kombësisë dhe qëllimeve të vizitës në zonë. Në Republikën e
Maqedonisë, turistët synojnë turizmin familjar (nga Bitola, Shkupi, Prilep),
ekskursione dhe udhëtime familjare. Të huajt nga diaspora, të larguar prej 35 vjetësh,
bëjnë vizita një ditore gjatë fundjavës, turistët izraelitë qëndrojnë në shtëpitë pritëse72.
72) Tourism Strategy and Action Plan for the Prespa Lakes Basin 2012-2016, f19-20
0
20000
40000
60000
80000
100000
120000
140000
160000
180000
200000
19
56
19
62
19
94
19
95
19
96
19
97
19
98
19
99
20
00
20
01
20
02
20
03
20
06
20
07
20
08
20
09
20
10
20
12
20
13
20
14
½ 2
01
5
Netet turistike
Netet turistike
94
Në pjesën greke të Prespës së Madhe vijnë turistë vendas nga pjesa perëndimore e
Maqedonise(udhëtim ditor), Turistët vendas nga Maqedonia Qëndrore dhe
Thesaloniki vijnë me qëndrim një deri dy ditor, turistët vendas nga e gjithe Greqia
vijnë me pushime të shkurtra, familje dhe grupe të vogla turistësh. Në pjesën greke
ka njerëz nga diaspora (Kanadaja, Australia, Gjermania), ka turistë të huaj nga
Europa Perëndimore dhe Izraeli, ka grupe të veçanta turistësh të huaj të interesuar
në vëzhgimin e shpendëve, studimi i pemëve, ecje, etj) si dhe studentë dhe vullnetarë
të cilët vizitojnë vazhdimisht zonën. Duke krahasuar kategorite e turistëve, që
vizitojnë tre pjeset kryesore të zonës së Prespës, mund të thuhet se turizmi është më
i zhvilluar në pjesën greke të Prespës.
Tabela 22. Kategoritë e turistëve, të cilët vizitojnë pjesët e ndryshme të zonës së
Prespës
Pjesa maqedonase e Prespës Pjesa greke e Prespës Pjesa shqiptare e Prespës
Turistë për turizëm
familjar (nga Bitola,
Shkupi, Prilep),
ekskursione dhe
udhëtime familjare.
Të huajt nga diaspora
Turistë izraelitë
qëndrojnë në shtëpitë
Njerëz nga diaspora
(Kanadaja, Australia,
Gjermania),
Turistë të huaj nga
Europa Perëndimore dhe
Izraeli,
Grupe të veçanta
turistësh të huaj të
interesuar në vëzhgimin
e shpendëve, studimi i
pemëve, ecje, etj)
studentë dhe vullnetarë
të cilët vizitojnë
vazhdimisht zonën.
Në pjesën shqiptare,
turistët janë; turistë
vendas (për restorante)
Vizitorë nga minoriteti
maqedonase (restorante),
Gjahtarët (turizëm
familjar),
Të huaj, të cilët bëjnë
udhëtime me varkë,
seminare dhe studiues të
ndryshëm për asye
shkencore
Burimi: Tourism Strategy and Action Plan for the Prespa Lakes Basin 2012-2016,
f19-20
Aktiviteteti turistik ne komunën e Resnjës është relativisht i vogel dhe sezonal. Ka
hotele ne fshatin e Stenjës, Carev Dvor dhe një resort turistik ne Pretor. Ndersa
turizmi rural është i përfaqësuar nga shtëpi pritëse në fshatin Dolno Dupeni,
Ljubojno, Brajchino, Pretor, Konjsko dhe Stenje. Pjesa më e madhe e infrastrukturës
pritëse është e disponueshme gjatë korrikut dhe gushtit.
95
Pak shtëpi pritëse dhe hotelet ofrojnë kushte cilësore për mikëpritjen e turistëve dhe
cilësia e shërbimit turistik është në një nivel mesatar, prandaj duhet të përmirësohet.
Pak hotele janë me mbi një yll. Nga një analizë e të dhënave, kuptohet se turizmi
është një aktivitet që ka pasur rënië të ndjeshme.
Harta 8. Aktivititetet turistike dhe infrastruktura pritëse në komunën e Resnjës
Punoi: Ema MUSLLI, ARcGIS, 2016
96
Me modele të zhvillimit turistik kuptojmë modele që ndërtohen duke vënë në dukje
evoluimin e lëvizjes turistike ndërkombëtare dhe zhvillmin e ndërsjelltë të strukturave
dhe paisjeve të tjera turistike. 73 Një nga modelet, të cilat zgjodha të aplikoj, në mënyrë
specifike në bashkinë Pustec dhe komunën Resnjë, është Modeli i R. w. Batlerit.
Sipas Batlerit74, në ciklin e zhvillimit të çdo stacioni turistik dallohen shtatë faza:
1- Faza e eksplorimit
2- Faza e angazhimit
3- Faza e zhvillimit
4- Faza e konsolidimit
5- Faza e stanjacionit
6- Rënies dhe ringritjes së mundshme
Grafiku 20. Skema e Batlerit
73 Koja Vita(Prof.Asoc), Gorica Klodiana(Doc)Bazat e Turizmit, Modelet e zhvillimit të turizmit, Kreu 5(f.81-99; Modelet e zhvillmit (f. 94, 97-98), Isbn: 978-99956-34-59-9 Shtëpia botuese: albPAPER.(Rr. Shemsi Haka, ish Kombinati Poligrafik,Tiranë;Tel/Fax: 0035542358937; email: [email protected]
74 Po aty
97
Faza e eksplorimit karakterizohet nga një grup i vogël turistësh alocentrikë, që u
shmangen pushimeve të institucionalizuara. Ky nuk ka ndikim të ndjeshëm në mjedis,
ose degradimin e tij.
Faza e angazhimit karakterizohet me fillimin e formimit të një zone turistike e cila
shoqërohet me investime publike në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Fillon të
krijohet tregu dhe strukturat pritëse janë në pronësi të popullsisë lokale.
Faza e zhvillimit karakterizohet nga flukse të konsiderueshme turistësh ku investimet
e jashtme sjellin zvogëlim të kontrollit lokal. Vënia në funksion e një numri të madh
të strukturave pritëse, si dhe përqëndrimi i njerëzve sjellin ulje të cilësisë së shërbimit.
Alocentrikët zëvendësohen me mezocentrikë. Fillon të zëvendësohet peizazhi
historik-kulturor me atë urban modern.
Faza e konsolidimit destinacioni turistik është i famshëm, por pikërisht ky presion
turstik e bën atë që të shkëputet nga mjedisi rrethues. Kjo zonë është tërësisht në
varësi ekonomike nga turizmi
Faza e stanjacionit karakterizohet nga prishja e ekulibrave midis kërkesës dhe ofertës
dhe mbizotëron forma rezidenciale.
Rënia dhe ringritja e mundshme. Në këtë faza kemi një tejkalim të kapacitet mbartës
mjedisor, infrastrukturor dhe pritës. Destinacioni ndeshet me probleme sociale,
ekonomike dhe me ndryshime të shpeshta të pronësisë. Pikërisht, në këtë fazë, për të
shmangur rënien mund të ndërhyhet në politika që synojnë një rikonceptim të
produktit turistik.
Për të bërë një analizë të plotë të ecurisë së zhvillimit të turizmit në zonën e Prespës
së Madhe duhet të sigurohen të dhëna të plota të fluksit të turistivë nga fillimi i
aktivititetit turistik ne zonë deri në periudhën aktuale të zhvillimit të turizmit.
Fatkeqësisht, të dhënat e gjetura nuk janë të plotë dhe të mjaftueshme për të treguar
në çfarë faze të zhvillimit të turizmit është sot bashkia Pustec. Megjithatë, të dhënat e
analizuara tregojnë qarte se Resnja dhe Pusteci nuk kanë pasur të njetjat karakteristika
për sa i përket zhvillimit të turizmit, gjë që shpjegohet me faktin qe Pusteci dhe Resnja
nuk janë pjesë e të njejtit shtet dhe kane pasur ndikime jo të njëjta në periudhën
komuniste.
Në komunën e Resnjës turizmi është një hap më përpara se bashkia e Pustecit në anën
shqiptare. Për Pustecin nuk ka të dhëna për pika të veçanta, të mirënjohura, për
turizëm në periudha me të hershme, por zhvillimet ekonomike aktuale tregojnë se ajo
e ka kaluar fazën e eksplorimit të zonës. Pra, me të dhënat në dispozicion mund të
kuptohet se komuna Resnjë ka pasur kulmin e zhvillimit gjatë periudhës komuniste,
me rënien e Jugosllavisë. Të dhënat për fluksin e turistëve tregojnë se kemi rënie,
gjithashtu, të aktivitetit turistik. Nëse e shohim në kuadër të modelit të Batlerit, vihet
re që zona është në një fazë rënieje përsa i përket zhvillimit të turizmit, por ka ende
shpresa për ringritje të aktivitetit turistik. Ndërsa për bashkinë Pustec mund të thuhet
që ka kaluar fazën e eksplorimit dhe është në fazën e angazhimit.
98
III.5. Analiza e efekteve të gjithanëshme pozitive dhe negative të turizmit në mjedisin
natyror, në ekonomi, shoqëri etj
Skica 7. Efektet e turizmit në zonën e Prespës së Madhe
Punuar nga Ema Muslli
Efektet e turizmit
EFEKTET NE EKONOMI
Pozitive
Rritje ne te ardhurat e banoreve
Rritje e punesimit te banoreve te zones
Shtimi I produkteve te bujqesise dhe artizantit
Zhvillimi me mire I infrafrastruktures
Rritja e mireqenies se banoreve
Bashkepunim me i mire ekonomik midis Resnjes dhe Pustecit nese
permiresohet ekonomia e Pustecit.
Krijimit i nje stragjie dhe plani tezhvillimit turistik te pwrbashket
dhe te menduar mire
Zhvillimi i qendrueshem turistik
Negative
Varesia ekonomike e zones prej aktivitetit turistik
EFEKTET SOCIALE
Pozitive
Ulje e nivelit te emigracionit
Rritje e nivelit arsimor ne zone
Vleresim me i madh i I traditave, zakoneve dhe historise se zones
Perforcimi i identitetit kulturor
Perballja e banoreve te zones me kultura dhe gjuhe te ndryshme
Bilanci pozitiv i shtimit natyror
Ulja e popullsise se moshuar ne zone
Rritja te banoret e optimizmit per te ardhmen
Bashkepunimi me i madh i popullsise se Resnjes dhe Pustecit
Bashkepinimi me i madh mids qeverive vendore dhe popullsise
lokale
Promovimi i potencialeve kulturore te zones se Prespes se
Madhe
Negative
Humbja e kultures vendase
Demtimi i monumenteve te kultures
EFEKTET NE MJEDIS
Pozitive
Ndergjegjesimi me i madh i popullsise vendase dhe i qeverise
lokale per mbrojtjen mjedisore
Perfshirje me e madhe e popullsise ne menaxhimin e mire
te burimeve natyrore
Fonde me te medha per mbrojten e mjedisit natyror
Promovimi i potencialeve natyrore te zones se Prespes se
Madhe
Negative
Ndotja nga pesticidet
Kenetizimi i liqenit (restorante, hotele)
Demtimi i bimesise
Humbja e biodiversitetit
Trafik i lart i popullsise
Demtimi i monumenteve te natyres
99
Promovimi i ofertës turistike të zonës së Prespës së Madhe është më tërheqëse sesa
promovimi i vaçantë i pjesës maqedonase të Prespës dhe i veçantë i pjesës shqiptare
të Prespës. Investimet dhe hartimi i projekteve për turizmin nuk favorizon njësi të
vogla administrative si Bashkia Pustec, por nëse bashkia do të merret së bashku me
komunën e Resnjës do ishte më i lehtë hartimi dhe realizimi i projekteve dhe
investimeve.
Efekte pozitive të turizmit do të jenë ulja e papunesisë, levizjes migruese dhe plakjes
së popullsise. Zhvillimi korrekt i turizmit do siguroi që në të ardhme me pak nga
banorët e zones të largohen për të kërkuar pune në vende të tjera. Duke siguruar kushte
më të mira jetese dhe mundësi më të madhe për punësimi mosha aktive për pune do
qëndroj në zonën e Prespës së Madhe.
Në rastin e turizmit masiv ekziston rreziku për dëmtim të mjedisit dhe ndërhyrje të
huaja në kulturën vendase. Për tu kujdesur për efektet anësore të turizmit në zonë
duhet të ketë zhvillim të turizmit si fillim. Turizmi nëse zhvillohet siç duhet në zonën
e Prespës së Madhe do sjelle përfitime të mjaftueshme për përmisimin e
infrastrukturës bazë dhe pritëse në zonë. Popullsia lokale duke parë rritjen e aktivitetit
turistik do vlerësojë më tepër trashëgiminë natyrore dhe kultorore të zonës.
Zhvillimi i blegtorisë në bashkinë e Pustecit në periudhën komuniste solli si pasojë
një zhvillim të dobët ekonomik dhe dëmtime të bimësisë natyrore të zones. Prodhimi
i mollëve në Resnjë ka sjellë ndotjen e ujërave të liqenit të Prespës së Madhe. Industria
në komunën e Resnjës gjatë periudhës komuniste ka sjellë dëme të konsiderueshme
mjedisore. Turizmi nëse zhvillohet duke respektuat mjedisin mund të sjellë shume
përfitime për zonën e Prespës: Turizmi rural, ekoturizmi, turizmi kulturor dhe fetar,
turizmi i aventures janë lloje turizmi të cilat nuk kanë efekte negative në mjedis, por,
japin përfitime ekonomike për banorët e zonës.
100
Kapitulli i IV
Trendet për zhvillimin e ardhshëm turistik të zonës dhe reflektimet
e tyre ndërkufitare dhe rajonale
IV.1. Hyrja
Një e ardhme e zhvillimit të turizimit në zonën e Prespës, pa shtuar fjalën e
qëndrueshme, nuk ekziston. Turizmi si aktivitet ka si baza kryesore të tij resurset
natyrore të zonës dhe trashëgiminë kulturore të saj. Ndaj duhet treguar kujdes me
mënyrën sesi trashëgimia natyrore dhe kulturore do të përdoret në funksion të turizmit.
Përpara se të trajtohen format e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, në zonën në
studim, duhet të trajtojmë konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm turistik.
Me turizëm të qëndrueshëm sipas njërit prej përcaktimeve ndërkombëtare
kuptohen “ të gjitha format e zhvillimit, të menaxhimit dhe të aktivitetit turistik, që
respektojnë dhe ruajnë në mënyrë afatgjatë risurset natyrore, kulturore, ekonomike
dhe sociale”Subjektet përfituese nga aktiviteti turistik në zona pak të njohura duhet
të aplikojnë një turizëm korrekt, pra të qëndrueshëm75.
Koncepti i dhënë nga Organizata Botërore e Turizmit, Këshilli i Turizmit, është si më
poshtë: “Sustainable Tourism Development meets the needs of present tourists, host
regions while protecting and enhancing opportunity for the future. It is envisaged as
leading to management of all resources in such a way that economic, social and
aesthetic needs can be fulfilled while maintaining cultural integrity, essential
ecological processes, biological diversity and life support systems. Sustainable
tourism products are products which are operated in harmony with the local
environment, community and cultures so that these become the beneficiaries not the
victims of tourism development”.
I përkthyer koncepti do të ishte:
“Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit bashkon nevojat e sotme të turizmit dhe rajoneve
pritëse, duke mbrojtur dhe shtuar, ndërkohë, mundësitë e turizmit në të ardhmen. Kjo
duhet të vizualizohet si menaxhimi i të gjitha resurseve, në mënyrë të tillë, që të
plotësohen të gjitha nevojat ekonomike, sociale, estetike duke ruajtur në të njejtën
kohë integritetin kulturor, proceset kryesore ekologjike dhe diversitetin biologjik.
Produktet e zhvillimit të qëndrueshëm janë produkte, të cilat janë në harmoni me
ambientin lokal, komunitetin dhe kulturën, në mënyrë të tillë që këto të fundit të
përfitojnë nga turizmi dhe mos jenë viktima të turizmit.”
75) Kap. Gjeografi humane f.140-216; Emergjenca mjedisore e një turizmi alternativ të qëndrueshëm në Shqipëri f. 165; Dhimitër Doka, Romeo Hanxhari; Studime gjeografike 17, Botimi i Qëndrës së Studimeve Gjeografike dhe Akademisë së Shkencave; Tiranë 2006
101
Tre tipare të turizmit të qëndrueshëm76 janë:
I. Ai është pasurues nga pikëpamja social-kulturore
II. Ai është i mbështetur nga pikëpamja ekologjike
III. Të sjellë përfitime ekonomike për komunitetin e zonës ku ai shtrihet
IV. Politikat dhe stratigjitë turistike duhet të marrin parasysh dhe të nxisin zonat
me traditë familjare në turizëm
Objektivi është që të propozohen modele zhvillimit turistik, të cilat vlerësojnë
tre aspekte77:
1- Kompatibilitetin ekologjik(nga cilësia e mjedisit varet rritja ose zvogëlimi i
numrit të turistëve)
2- Kompatibiliteti social-kulturor( të ruhet i paprekur identiteti soc-kulturor i
zonës pa u standartizuar)
3- Kompatibiliteti ekonomik(përfitimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit dhe
kulturës janë të pandashme)
Skica 8.Llojet e turizmi në bazë te tipit të komptabilitetit
76 ) Studime gjeografike 17, Dh. Doka, R. Hanxhari, 2006, f.140-216 77 )Po aty
TURIZMI
KOMPATIBILITET
EKOLOGJIK
TURIZMI KUTUROR
TURIZMI NATYROR OSE I PARQEVE
KOMPATIBILITETI
SOCIO-KULTUROR
TURIZMI SPORTIV
TURIZMI FETAR
TURIZEM AVENTURE
KOMPATIBILITETI EKONOMIK
TURIZEM EKSKUROSIONISTESH
TURIZEM I TE MOSHUARVE
TURIZEM SHERBIMI, PUNE, BIZNESI
102
Të gjitha llojet e turizmit të përmendura në këtë tabelë janë të aplikueshme në zonën
në studim. Kështu, nisemi nga llojet e turizmit që mund të zhvillohen në varësi të
kompatibilitetit ekologjik. Turizmi kulturor është lehtësisht i realizueshën në zonën e
Prespës së Madhe.Turizmi natyror ose i parqeve mund të realizohet në PK të Prespës,
Galiçicës dhe Pelisterit.
Në varësi të kompatibilitetit socio-kulturor turizmi fetar mund të realizohet me sukses
në kishën e Shën Mërisë në Ishullin e Maligradit, shpellën e Shën Mërisë, Bezmisht,
kishën e Shën Gjergjit, Kurbinov, por edhe nëpërmjet ndjekjes së festave fetare si
festa e Shën Mërisë.
Bazuar në raportin e UNWTO, për të parë nëse turizmi është i qëndrueshëm në
basenin e liqeneve të Prespës duhen shtruar disa pyetje78:
A përdoren risurset natyrore në shërbim të turizmit në mënyrën më të mirë që
ai të quhet zhvillim për turizmin, duke ruajtur mirë proceset kryesore
ekologjike si dhe trashëgiminë natyrore dhe kulturore ?
Me përgatitjen dhe aplikimin në terren të planeve të menaxhimit ky kriter mund
të plotësohet
A e respekton turizmi në basenin e Prespës kulturën sociale dhe kulturore të
rajonit pritës, të ruajë arkitekturën, trashëgiminë kulturore, vlerat e traditës dhe
të ndihmojnë në ndërtimin e tolerancës dhe mirëkuptimit ndërkulturor?
Ky kriter nuk plotësohet në pjesën shqiptare dhe maqedonase të Prespës
A siguron turizmi përfitime të barabarta për të gjithë aktorët që marrin pjesë
në aktivitetin turistik, veçanërisht në shoqërinë pritëse, duke lehtësuar
varfërinë ?
Ky kriter nuk plotësohet sot, sidomos nga pjesa shqiptare dhe maqedonase e
Prespës. Megjithatë, ka mundësi që ky kriter të plotësohet nesë në dy zonat e
sipërpëmendura rritet kapaciteti për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe
të përgjegjshëm
Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit vjen nga inforimimi dhe prania e të gjithë
investitorëve të mundshëm, si dhe një udhëheqës i fortë politik për të siguruar
një pjesmarrje të gjerë dhe ndërtimin e konsensusit. Arritja e zhvillimit të
qëndrueshëm të turizmit kërkon monitorimin e vazhdueshëm të ndikimit që do
të ketë turizmi, duke bërë preventiva ose duke marrë masa korrigjuese kur
janë të nevojshme
Kriteri nuk plotësohet por ka shpresë se mund të plotësohet, në të ardhmen
nëpërmjet PPMC.
Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit duhet të ketë një nivel të kënaqshëm për sa
i përket shërbimit që u jepet turistëve. Gjithashtu, duhet të sigurojë një
eksperiencë kuptimplotë për turistët duke rritur ndërgjegjësimin e tyre lidhur
me problemet e qëndrueshmërisë dhe promovimit të praktikave të zhvillimit
të qëndrueshëm të turizmit.
78 ) Tourism Strategy and Action in the Region of Prespa 2012-2016, f.23
103
Ka shumë pak kërkime tregu aktuale në dispoziocion për të gjykuar mbi
kënaqshmërinë e vizitorëve me produktet turistike të basenit të Prespës. Nuk janë bërë
përpjekjet e mjafueshme për ndërgjegjësimin dhe vënien në djeni lidhur me praktikat
e zhvillimit të qëndrueshëm.
IV.1. E ardhmja e zhvillimit të gjithanshëm të zonës dhe vendi i turizmit në të
Në zonën e Prespës së Madhe, kur trajtohet zhvillimi ekonomik i përgjithshëm dhe
turizmit duhen marrë parasysh disa fakte. Zona është përfshirë në Listën e
Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Duke pasur zona të mbrojtura nga shteti duhen
marrë parasysh aktivitetet ekonomike që mund të zhvillohen dhe aktivitetet që janë të
paligjshme në këto parqe. Në bazë të pyetësorëve të realizuar në zonën e Prespës në
lidhje me pyetjen se cili është aktiviteti që duhet të ketë përparësi në zhvillimin
ekonomik të zonës së Prespës banorët i janë përgjigjur: Bujqesia 11%, Industria e
lehte 9%,,Turizmi 80%.
Grafiku 21.Aktiviteti parësor në zonë e Prespës së Madhe
Punoi: Ema MUSLLI
Banorët e zonës, pyetjes, nëse janë të përfshirë në sektorin e turizmit (kanë biznese
ose janë të punësuar në turizëm) i janë përgjigjur: Po 25% dhe Jo 75%. Nga personat
e perfshirë në sektorin e turizmit 17% e tyre zotërojnë shtëpi pritëse.
104
Gafiku 22. Përqindja e popullsisë të
përfshirë në sektorin e turizmit dhe
shërbimeve
Punoi: Ema MUSLLI
Grafiku 23. Banorët të cilët zotërojnë
shtëpi pritëse
Punoi: Ema MUSLLI
Pyetjes se cili është lloji më i mirë i turizmit qe mund të zhvillohet në zonën e Prespës
së Madhe, banorët e intervistuar i janë përgjigjur: turizmi blu 67%, familjar 12%, ai
kulturor 9% dhe ai malor 12%. Ndërsa pyetjës se cilat janë problemet kryesore të
lidhura me turizmin në zonën e Prespës së Madhe iu përgjën: infrastruktura 63%,
problemet mjedisore 27%, kushtet ekonomike 10%
Grafiku 24. Lloji i turizmit i cili mund të zhvillohet në zonën e Prespës së Madhe
Punoi: Ema Muslli, 2016
75%
25%
Banore te perfshire ne sektorin e turizmit, sherbimeve
Po
Jo
17%
83%
Kane shtepi pritese
Po
Jo
67%
12%
9%
12%
Lloji i turizmit qe duhet te zhvillohet ne zone
Turizmi blu
Turizmi malor
Turizmi kulturor
Turizmi familjar
105
Grafiku 25. Problemet kryesore në zhvillimin e turizmit në zonën e Prespës së
Madhe
Punoi: Ema MUSLLI, 2016
Banorët, pyetjes së cilat janë produktet me karakteristike të zonës që mund të përdoren
në shërbim të turizmit i janë përgjigjur: Mjalti 5%, Peshku 82%, Vera 13%.
Megjithatë, duhet të mendohet për krijimin e një produkti, qoftë në aspektin kulinar,
ose artisanal, i cili do ta dallonte zonën e Prespës nga destinacione të tjera turistike.
Grafiku 26. Produktet tradicionale që përfaqësojnë zonën e Prespës së Madhe
Punoi: Ema MUSLLI, 2016
Pyetjes se sa është shkalla e ndikimit të turizmit, sot ne zonën e Prespës së Madhe,
banorët i janë përgjigjur: shkalla 4-5 (12%), shkalla 3-4 (43%), shkalla 2-3(40%). Pra,
ndikimi i aktivitetit turistik në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës është
përgjithësisht i ulët.
64%
26%
10%
Problemet kryesore te turizmit ne
zone
Infrastruktura
Problememjedisore
Kushtetekonomike
82%
13%
5%
Produktet tradicionale qe perfaqesojne zonen
Gatimet me peshk
Vera
Mjalti
106
Grafiku 27.Impakti i turizmit në zonën e Prespës së Madhe
Punoi: Ema MUSLLI, 2016
Pyetjes se çfarë impakti mund të kishte turizmi në zhvillimin ekonomik dhe social në
të ardhmen, banorët i janë përgjigjur: shkalla 10(58%), shkalla 8-9(35%), shkalla 3-
4(7%). Pyetjes nëse e njihnin konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit,
banorët i janë përgjigjur: Po(31%) dhe Jo(69%).
Grafiku 28.Impakti i turizmit në të
ardhmen e zonës
Punoi: Ema MUSLLI, 2016
Grafiku 29.Koncepti i zhvillimit të
qëndrueshëm
Punoi: Ema MUSLLI, 2016
Nëse analizojmë zhvillimin ekonomik të zonës së Prespës së Madhe, vihet re që pjesa
maqedonase është më e zhvilluar sesa pjesa shqiptare. Në pjesën maqedonase
aktivitetet ekonomike janë më tepër të organizuara, ndërsa në pjesën shqiptare, si në
rastin e bujqësisë dhe turizmit, gjithçka i është lënë spontanitetit.
13%
51%
36%
Shkalla e ndikimi qe ka turizmi ne zone sot
shkalla 4-5
shkalla 3-4
shkalla 2-3
59%34%
7%
Shkalla e ndikimi i turizmit ne te ardhme
Shkalla 10
Shkalla 9-8
Shkalla 4-3
34%
66%
E njihni konceptin e zhvillimit te
qendrueshem
Po
Jo
107
Në zonë duhen bërë përmirësime në kuadër të infrastrukturës turistike dhe promovimit
të mëtejshëm të ofertës turistike. Turizmi është dhe do jetë në të ardhmen një nga
aktivitet kryesore të zonës së Prespës.
Zhvillimi i bujqësisë është thjesht një ekonomi familjare në Pustec. Prodhimi i bukës
nga vetë banorët me zjarr nga shkarpat. Këto të fundit vijnë nga prodhimi i gjethit në
Pustec. Me perspektivë është tharja dhe përpunimi i bimëve medicinale, nëse zgjidhen
problemet për krijimin e tregjeve. E ardhmja e zhvillimit ekonomik dhe social të zonës
së Prespës së Madhe lidhet ngushtë me zhvillimin e mëtejshëm të llojeve të ndryshme
të turizmit në bashkinë Pustec ashtu dhe në komunën e Resnjës. Bujqësia, peshkimi,
artizanati (poçaria ne Resnjë), kulinaria, traditat, zakonet këngët dhe veshjet popullore
të zonës do të jenë disa potenciale turistike më tepër për t’u shfrytëzuar ne kuadër të
turizmit.
Një formë turizmi, e cila mund të zgjerohej në pjesën shqiptare është “Rrugët e veres”.
Në Rep. Maqedonase ka tre rajone të cilat dallohen për prodhimin e verës dhe rreth
20 pronarë vreshtash. Rajoni i tretë i Pellagoni- Pologut mbulon Prilepin, Bitolën,
Prespën, Ohrin, Kicevo dhe Tetovë. Rrushi rritet në një lartësi prej 600-700 m mbi
nivelin e deti. Dikur në pjesën shqiptare të Prespës prodhohej një verë, e cila bëhej
nga një lloj veçantë rrushi “Otello”. Ai do një kohë më të madhe maturimi në krahasim
me lloje të tjera rrushi. Megjithatë, cilësia e verës që nxirrej prej rrushit Otello dallohej
për një shije ndryshe.
Sot, në sektorin e bujqësisë pjesa greke dallohet për prodhimin e fasuleve ndërsa pjesa
maqedonase për prodhimin e mollëve. Ndërsa pjesa shqiptare mund të dallohet në
tregun bujqësor nga prodhimi në të ardhmen i rrushit “Otello” dhe verës që mund të
prodhohet prej saj.
Disa ide të tjera, të cilat mund të aplikohen për të shtuar numrin e turistëve në zonë,
veçanërisht turistëve të huaj do të ishtë vendosja në zonën e Prespës e kampeve verore,
të cilat do të përfshinin kombësi mosha dhe kultura të ndryshme. Kampi do të kishte
një stacion me biçikleta, varka, motobarka, fusha futbolli, volejbolli dhe shezllone për
ata që do duan të frekuentojnë plazhin. Në fillim do të duhej një investim i madh
financiar por do të jepte rezultate në rritjen e numrit të turistëve në të ardhmen.
IV.2. Strategji, skenare, projekte rreth zhvillimit të ardhshëm turistik të zones
UNDP-ja (United Nations Development Programme) është një rrjet ndërkombëtar i
cili kërkon të sjellë ndryshime duke lidhur shtetet me informacione, dije eksperienca
dhe burime, për të ndihmuar njerëzit të krijojnë një jetë më të mire për ta. Organizata
është krijuar në vitin 1965, me qendër në Nju Jork dhe shtrihet në rreth 170 vende.
108
UNDP-ja mbështet zhvillimin ekonomiko-social të vendeve të pazhvilluara ose në
zhvillim si dhe bën trajnimin e kuadrove, të cilët do të ndihmojnë në zhvillimin
ekonomik të vendit. Tre çështjet kryesore me të cilat merret organizata janë: a-
zhvillimi i qëndrueshëm, b-qeverisja demokratike dhe ruajtja e paqes c-ndihmë në rast
katastrofash natyrore. UNDP-ja është në Maqedoni, prezente që në vitin 1998 dhe më
vonë u vendos në Shqipëri. Dy dekadat e fundit organizata ka punuar për disa projekte
për mbrojtjen mjedisore, nëpërmjet GEF.
GEF (The Global Environment Facility ) u krijua në 1992 nga Samiti i Tokës në Rio,
Organizata ka në qëndër të veprimtarisë së saj mbrojten mjedisore. GEF bën investime
strategjike, të cilat synojnë të ndihmojnë në lehtësimin e problemeve mjedisore.
Fondacioni, gjithashtu. ka ndihmuar në projekte, të cilat synojnë çrrënjosjën e
varfërisë dhe në kauza të tilla si vendosja barazisë sociale dhe ekonomike midis
burrave dhe grave.
(GIZ) Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, është një organizatë
e specializuar në zhvillimin ndërkombëtar ekonomik dhe social si: papunësia,
demokracia, reduktimi i varfërisë, edukimi, shëndetësia, sigurimi social, çështje
mjedisore, bujqësi dhe peshkimi. GIZ u themelua në 1 janar 2011, drejtohet nga
Qeveria federale e Gjermanisë. Ajo vepron në mbi 130 shtete. Qendra e organizatës
është në Bon të Gjermanisë. GIZ ka zyra në Ohër dhe Shkup. Organizata ka ndihmuar,
me fondet e saj, për zhvillimin e zonës së Prespësm në të dyja anet e kufirit, qe në
vitin 1992, në projekte të cilat synonin mbrojtjen mjedisore dhe zhvillimin e turizmit
në Shqipëri edhe Maqedoni.
Skica 9.Aktorët e zhvillimit turistik të zonës së Prespës së Madhe
Punuar nga doktorantja Ema Muslli
109
USAID(United States Agency for International Development) u krijua në vitin 1961
dhe ka si qëndër washingtonin. Qëllimi kryesor i organizatës është lehtësimi i
varfërisë, ndihma në rastet e katastrofave natyrore, ndihma teknikë në lidhje me
probleme globale, duke përfshirë problemet mjedisore dhe ndihma në kuadër të
zhvillimit socio-ekonomik. USAID po ndihmon në forcimin e sistemit demokratik të
Maqedonise dhe Shqipërisë, por edhe në rritjen e mireqënies ekonomike të vendit si
dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
BE si organizim ka përfshirë Maqedoninë në disa nga programet e saj si: Ipard, CBC,
CIP, (zhvillimi ekonomik të vendit). Ndikimi i BB në Shqipëri konsiderohet një
histori suksesi në lidhje me arritjet në raport me rritjen ekonomike dhe ngritjen e
institucioneve, megjithëse, duhet ende nje kohë e gjatë që Shqipëria te arrijë nje
zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
PPNEA është organizatë jo qeveritare, e njohur si organizata e parë mjedisore në
Shqipëri. U krijua në 13 Qershor, 1991, me miratimin nga ana e Akademisë se
Shkencave të dikurshme. PPNEA, që nga koha e krijimit të saj, është marrë me
organizimin e fushatave sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit. Qëllimi kryesor i
organizatës është mbrojtja mjedisore dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Aktivitetet e
PPNEA janë përqëndruar më tepër në mbrojtjen e specieve te rrezikuara të kafshëve
dhe bimëve, mbrojtjes së peisazheve natyror
Këto organizatata kanë vite që japin kontributin e tyre për zhvillimin e zonës së
Prespës së Madhe. Nëse sot Prespa njihet si zonë me biodiversitet të lartë dhe si zonë
me potenciale të mëdha turistike, është në pjesën më të madhe meritë e organizatave
të sipërmendura dhe këmbënguljes së personave, banorë ose jo të zonës së Prespës,
për ta bërë zonën të njohur dhe për të sjellë ndryshime pozitive në të.
Strategjitë dhe projektet për zhvillimin e turizmit në zonën e Prespës së Madhe
Disa nga projektet në të cilat është përfshirë zona janë të përqëndruara në mbrojtjen
mjedisore dhe më pak për zhvillimin e turizmit. Problemi në lidhje me projektet është
fakti që projektet në shumë raste kanë filluar dhe nuk janë çuar deri në fund. Sot, pjesa
shqiptare e Prespës konsiderohet si “vrima e zeze” nga investitorët e huaj.
Për zonën e Prespës së Madhe në pjesën shqiptare janë dhënë shuma të madha
fondesh për një menaxhim më të mirë mjedisor dhe zhvillimin e qëndrueshëm
ekonomik. Pavarsisht, gjithë investimeve të bëra deri sot, vihet re që është arritur
shumë pak në përmirësimin e kushteve të mjedisit natyror dhe asnjë lloj përmirësimi
në kushtet e jetesës së popullsisë lokale, veçanërisht në Pustec.
Problem kryesor në zhvillimin social-ekonomik të zonës së Prespës dhe gjendjen
mjedisore në bashkinë e Pustecit, nuk është mungesa e investimeve apo mungesa
110
projekteve për zhvillimin e zonës. Problemi kryesor në pjesën shqiptare është
moszbatimi ose zbatimi i gabuar i projekteve të miratuara për zonën. Ndërsa në pjesën
maqedonase gjendja mjedisore dhe zhvillimi ekonomik është përgjithësisht më i
organizuar dhe më i mirë se në pjesën shqiptare.
Si në komunën e Resnjës dhe bashkinë Pustec, nëse do mendohet për realizimin e
projekteve për zhvillimin ekonomik të përgjithshëm dhe zhvillimin e turizmit, duhet
të plotësohen disa kushte, së pari, projekte duhet të jetë një projekt rajonal, realist, i
cili do përfshijë të tre pjesët ndërkufitare të Prespës së Madhe, së dyti, projekti duhet
të zbatohet nga njerëz ekspertë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe zhvillimin e turizmit,
së treti, duhet të ketë një bashkëpunim të ngushtë midis zbatuesve të projektit dhe
popullsisë lokale, për një zhvillim sa më optimal të zonës së Prespës së Madhe.
Në vitin 2010, Ministrite e Mjedisit të Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë firmosën
një marrëveshje me Komisionin Europian. Tre vendet kufitare, në bazë të
marrëveshjes u zotuan që të vendosin një strukturë të përbashkët, nëpërmjet të cilës të
realizojnë, në letër dhe në praktikë, një strategji dhe projekte të përbashkëta për
menaxhimin e mirë të mjedisit natyror të basenit të Prespës dhe zhvillimin e aktiviteti
të qëndrueshëm turistik.
Strategjia është ‘Tourism Strategy and Action Plan for the Prespa Lakes Basin
2012-2016’. Qëllimi kryesor i strategjisë është si e cituar me poshtë: ‘The Prespa
Lakes basin will be developed as a model of sustainable and responsible tourism
development, building on its superb natural and cultural features. It will have high
quality attractions and activities for both domestic and international visitors in a
stunning landscape protected by National Parks. It will continue to develop as a model
of cross-border cooperation to the economic and socio-cultural benefit of its
inhabitants. It will be managed as a trans-boundary Biosphere Reserve and achieve
world Heritage Site enlisting.79’
E përkthyer në shqip “Baseni i liqenit të Prespës do zhvillohet si një model i zhvillimit
të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të turizmit, i ndërtuar mbi resurset natyrore dhe
resurset kulturore. Do ketë forma cilësore argëtimi si për turistët vendas ashtu dhe
turistët të huaj, në një peizazh mahnitës të mbrojtur nga parqet kombëtare. Do të
vazhdojë të zhvillohet si një model bashkëpunimi ekonomik dhe social-kulturor, me
përfitime për banorët lokalë të zonës. Do të menaxhohet si Rezerve ndërkufitare e
biosferës dhe do të arrijë të përfshihet në Listen e Trashëgimisë Botërore”
Sipas strategjise 2012-2016, mundësitë e investimit për të shtuar numrin e tursitëve
dhe zgjatur ditët e qëndrimit të turistëve në Prespë, janë të përfshira në termin e
ekoturizmit dhe zhvillimit të turizmi kulturor. Sot, mundësi është Rezerva e Biosferës
79 ) Tourism Strategy and Action Plan for the Prespa Lakes Basin 2012-2016’ f.5
111
të basenit Oher-Prespe, por duke iu bashkuar në të ardhmen edhe pjesa greke e
Prespës. Vendosja e qendrave për informinin e turistëve, me cilësi të lartë do të lidhin
infrastrukurën turistike ekzistuese me atë të planifikuar. Krijimi i një Akademie
Internacionale për ekoturizmin, në zonën e Prespës do të trajnojë guidat e ardhshme
për zonën e Prespës. Përmirësimi i mënyrës së pritjes së turistëve do të bëhet duke iu
siguruar eksperienca të veçanta turistike në ishujt e liqenit të Prespës. Rritja e
standarteve të plazheve, zhvillimi i një cilësie të lartë të turizmit fetar, mbështetja për
zhvillimin e turizmit në sipërmarrjet e vogla dhe të mesme bëhet duke krijuar një
strategji marketingu për të promovuar zonën e Prespës dhe një kategori të caktuar
turistësh. Trajnime mbështetëse duhet të bëhen në vazhdimësi për sektorin privat dhe
publik.
Kategoria e turististëve që synohet të tërhiqen drejt rajonit të Prespës janë turistët
vendas, të cilët mund të tërhiqen nëpërmjet futjes së formave të reja të turizmit.
Kategori tjetër, që synohet të arrihet është rritja e numrit të turistëve në vendet
kufitare. Aktualisht, ka pasur më tepër ardhje të popullsisë, për arsye turistike, nga
pjesa shqiptare drejt pjesës maqedonase. Arsyeja kryesore e kësaj dukurie është fakti
që pjesa shqiptare e Prespës është më e varfër për sa i përket diversitetit në llojet
ekzistuese të turizmit dhe ka një infrastrukturë më pak më të zhvilluar sesa pjesa greke
dhe maqedonase.
Kategori tjetër e turistëve që kërkohet të tërhiqet janë turistë të ardhur nga aeroportet
si: aeroporti i Thesalonikit, Ohrit dhe Rinasit në Tiranë. Për të realizuar këtë qëllim
është i nevojshëm një bashkëpunim i madh midis aeroporteve dhe agjencive turistike
lokale, të cilat operojnë në zonën e Prespës. Promovimi i zonës të Prespës si zonë
turistike me interes për t’u vizituar duhet të nisë nga promovimi në ëebsite prej të
cilave ka shumë shëmbuj që mund të përmenden. Duhet të vazhdojë promovimi i
zonës së Prespës në aeroporte dhe pikat kufitare në zbritje dhe hyrje të turistëve të
mundshëm në Maqedoni, Greqi, Shqipëri.
Gjithashtu, një kategori turistësh, e cila është e dëshirueshme të tërhiqet, janë
vëzhguesit e shpendëve dhe specialistët të trashëgimisë kulturore. Ata mund të
përfshijnë zonën e Prespës, si pjesë të tureve ndërkombëtar, së bashku me rajone të
tjera turistike të Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës së Veriut, Gjermanisë dhe Francës80.
Zona turistike e Prespës duhet të kalojë disa faza për t’u komfirmuar si zonë turistike.
Zona e Prespës së Madhe ka mundësinë të mësojë nga praktikat e vendeve të tjera, të
cilat kanë arritur një nivel të kënaqshëm të zhvillimit të turizmit. Por, për të pasur
zhvillimin e dëshiruar turistik duhen plotësuar disa kushte themelore. Së pari; duhet
të ketë infrastrukturën bazë(infrastruktura rrugore, furnzim i rregullt me ujë dhe drita).
80 ) Tourism Strategy and Action Plan for the Prespa Lakes Basin 2012-2016 f.38
112
E dyta; të krijohen kapacite të mjaftueshme për të pritur turistët veçanërisht në pjesën
shqiptare të Prespës
Disa nga objektivat kryesore te strategjisë së turizmit 2012-2016 janë:
Të ndërgjegjësojë turistët e mundshëm për mundësitë e shumta që ka baseni i liqenit
të Prespës për zhvilllimin e ekoturizmit, turizmit natyror, kulturor dhe turizmit aktiv
nëpërmjet partneritetit midis organizatave ndërkombëtare turistike dhe atyre rajonale,
por edhe inciativave të ndërmarra nga tregu lokal.
Promovimi i turizmit ndërajonal rrit kohën e qëndrimit në rajon nëpërmjet futjes në
tregun e turizmit të produkteve specifike, të cilat përfaqësojnë të gjithë zonën e
Prespës. Të promovojë produkte turistike dhe ngjarje turistike në basenin e liqenit te
Prespës. Të bëj pushime në zonën e Prespës më të lehta për t’u ndjekur dhe reklamuar.
Produkte turistike, të cilat janë në përputhje me kërkesën turistike që duhet të tërhiqet
dhe objektivat kryesore të turizmit në 5 vitet në vijim janë rreth këtyre temave:
ekoturizmi, natyra, kultura, aktivitetet, oferta vendase turistike, ngjarje dhe
konferenca.
Parashikimi pas 5 vjetësh është një rritje prej 20% e numrit të kapacitetit pritës për
turistët në Parkun Kombëtar të Prespës dhe një rritje prej 20%, të punësimi vjetor, në
sektorin turistik, shtimi në 100% të numrit të vizitorëve të qëndrës së parqeve
kombëtare.
Në parim, qëllime, objektiva dhe masat që kërkohen të zbatohen nga strategjitë e
sipërpëremendur janë reale dhe të realizueshme. Zhvillimi i zonës së Prespës deri sot
ka qënë i ngadaltë dhe shpesh një zhvillim negativ. Megjithatë, zona e Prespës së
Madhe ka ende mundësi të kthehet në zonë të zhvilluar turistike.
Strategjia e zhvillimit të qëndueshëm ekonomik në zonën e Prespës është mbeshtetur
dhe do të mbështetet në një bashkëpunim sa më të ngushtë me popullsinë lokale ose
urbane, që jeton në zonën e Prespës. Sigurimi i kushteve sa më të mira të jetesës për
popullsinë lokale duhet bërë duke ruajtur të veçantat dhe traditat e popullsisë.
Duhet të sigurohet një bashkëpunim me të lartë midis qeverive lokale dhe midis
komuniteteve të pjesës maqedonase dhe shqiptare të Prepës. Duhet pranuar nevoja për
një bashkëpunimin midis komunës Resnjë dhe Bashkisë Pustec. Për të arritur një
zhvillim sa më të qëndrueshëm ekonomik dhe një stabilitet të ekosistemit natyror në
zonën e Prespës.
Pozitiv është fakti që, aktualisht, ka filluar të ketë një bashkëpunim midis dy shteteve;
Shqipërisë dhe Maqedonisë në aspektin turistik. Duhet të këtë jo vetëm rritje të
treguesve ekonomikë, por edhe një menaxhim të mirë të trashëgimisë natyrore dhe
113
historike, nga ana e popullsisë vendase, dhe një promovim të këtyre vlerava ndaj
investitorëve.
Skica.10. Plane dhe programe të realizuara në zonën e Prespës së Madhe
Ehan
cin
g Tr
ansb
ou
nd
ary
Co
op
erat
ion
in W
ater
Men
agem
ent
in t
he
Pre
spa
Lake
Bas
in
Inte
grat
ed E
cosy
stem
Men
agem
ent
in t
he
Pre
spa
Lake
Bas
in o
f A
lban
ia.
FYR
Mac
ed
on
ia a
nd
Gre
ece
Perfshijne pala greke, maqedonase dhe shqiptare.
Ata qe financuan dhe ndihmuan per projektin jane GEF dhe UNDP.
Qellimi i projektit eshte te permiresoje gjendjen natyore te ekosistemeve natyrore ne zonen e Prespes nepermjet miremenaxhimit te ujit, nje veprimtarie te kontrolluar te agrokultures dhe peshkimit si dhe mbrojtes dhe miremenaxhimit te mjedisit natyror te Prespes.
Projekte filloj ne vitin 2007
Rendesia e projektit qendron ne konceptin qe ka percuar.
Duke u nisur nga projekti filloi te zbatohej ne praktike koncepti i krijimit te nje rajoni midis komunave ku shtrihej liqeni i Prespes se Madhe.
Koncept i rendesishem ishte ideja e nje 'parku nderkufitar te Prespes'
Si rezultat i projektit u rrit bashkepunimi rajonal per mbrojten mjedisore.
Projekti po zbatohet nga tre qeverite e te treja shteteve me ndihmen e GEF dhe SDC
Qellimi i projektit ishte te ndihmonte ne nje zhvillim te qendrueshem ekonomik dhe shoqeror te banoreve ne zonen e Prespes.
Per te arritur kete qellim jane menduar te aplikohen mjete dhe menyra te tjera per te arritur perfitim jo vetem kombetar, nderkufitar dhe globale. Projekti u zbatua ne periudhen prill 2006 dhe prill 2011. Buxheti ishte 4.3 milion $ GEF + 3.4 milion SD
Nder objektivat permendet reduktimi i pesticideve te perdorura ne bujqesi nepermjet venies se praktikave te reja ne bujqesi.
Rreth 120 gra dhe burra fermere u angazhuan per te per te ndryshuar praktikat e tyre te perditshme ne bujqesi, blegtori.
Gjendja e hedhjes se pesticideve ne liqen nuk ka pasur asnje permiresim edhe 5 vjet pas ketij projekti.
114
Skica.11. Projekte dhe plane të zbatuara në zonën e Prespës së Madhe
Punuar nga doktorantja Ema Muslli
115
E rëndësishme është të forcohet pozita e zonës së Prespës së Madhe në hartën turistike
të Europës nëpërmjet promovimit të një imazhi mikpritës dhe vënies në treg të
produketeve cilesore turistike, lidhur me trashëgimin natyrore, kulturore dhe sportive.
Duhet të nxitet krijimi i ndërmarjeve ekonomike te drejtuara nga sipërmarrës të palës
maqedonase dhe shqiptare.
Burimet natyrore të rajonit mund të shfrytëzohen për të diversifikuar sektorin e
turizmit. Zona dallohet për lloje të ndryshme turizmit, ndër to; ekoturizmi, turizmi
sportiv, turizmi rural, turizmi familjar, turizmi kulturor, turizmi balnear. Por, ka lloje
të tjera turizmi të cilat nuk janë zhvilluar siç duhet si: shtigjet ekologjike, vezhgimi i
shpendëve, etj.
Numri i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme po rritet. Qeveritë janë të angazhuara për
të mbeshtetur ndërmarrjet private, pavarsisht se duhet ende kohë për ta kthyer turizmin
në zonën e Prespës nga një aktivitet spontan në një aktivitet të mirëorganizuar dhe të
qëndrueshëm.
Programi kombëtar për Bujqësinë dhe Zhvillimin rural po punon për ta bërë më të
larmishëm ekoniminë rural dhe turizmin rural. Turizmi mund të jetë një nga degët
kryesore të ekonomisë në zonë, nëse menaxhohet dhe përdoret siç duhet duke
shqyrtuar burimet natyrore dhe kulturore. Sot, zona e Prespës së Madhe po haset me
probleme mjedisore pa pasur një zhvillim të mirë të turizmit ndaj duhet marë masa
për ruajtjen e cilësisë së ujit, paisjes me kanalizime të ujërave të bardha dhe të zeza.
Gjuetia dhe peshkimi duhet të jetë i kontrolluar dhe duhet të reduktohen zjarret dhe
dëmtimet e bimësisë.
Turizmi duhet të këtë si parim bazë respektimin e mjedisit natyror. Megjithatë,
ekziston një mungesë e një kornize ligjore dhe një politikë kombëtare për zhvillimin
rajonal ekonomik. Konkurenca e SME është e dobët ndaj menaxherët kanë aftësi të
dobëta menaxhuese. Forca punëtore duhet të jetë më e kualifikuar. Duhet të ketë më
tepër infrastrukture në shërbim të turizmit.
Produktet dhe shërbimet turistike nuk janë ende në nivelin e duhur. Mungojnë
shërbime, produkte turistike, të cilat e veçojnë zonën e Prespës së Madhe nga hapësira
të tjera turistike. Zhvillimi turistik varet nga infrastruktura rrugore, e cila nuk është
në kushtet ideale, në zonat malore, ndërsa në rrugët kryesore kushtet janë përgjthësisht
të mira. Nëse infrastruktura rrugore përmirësohet do ketë një përmirësim të ekonomisë
gjë që mund të çojë në rritjen e numrit të turistëve.
Plane, projekte, strategji, të cilat synojnë zhvillimin e zonës së Prespës së Madhe nuk
kanë munguar. Sot, zona e Prespës ka më tepër vëmëndje seç ka pasur shumë vite më
përpara.
116
Pavarsisht vëmëndjes dhe numrit të madh të aktorëve të cilët kanë interes në
zhvillimin e zonës, veçanërisht në pjesën shqiptare të Prespës, duket sikur koha nuk
ka kaluar. Bashkia Pustec dhe komuna Resnjë ka po të njëjtat probleme me
infrastrukturën, papunësinë dhe varfërinë.
Megjithatë, janë bërë disa arritje pozitive në zonën e Prespës së Madhe. Ndër to
përmendet krijimi i Qendrës së Informacionit të Parkut Kombëtar të Prespës, në
fshatin Gorica e Vogël. Arritje mund të quhen ndërtimi i disa hoteleve, të cilat janë
përgjithësisht në kushte të mira dhe janë të preferuara nga turistët. Informacioni për
zonën e Prespës është më i madh sesa disa vite më parë. Në zonën e Prespës, në pjesën
shqiptare është rritur numri i turistëve.
Bashkëpunumi midis komunës Resnjë dhe bashkisë Pustec është rritur në fushën
ekonomike. Një anë pozitive në komunën e Resnjës në krahasim me bashkinë Pustec,
është kryerja e studimeve aktuale për zonën. Në bashkinë Pustec, përveç Planit të
Zhvillimit Lokal të Liqenasit, në vitin 2008, nuk janë bërë studime të mëtejshme, të
cilat të pasqyrojnë gjendjen socio-ekonomike të bashkisë.
Nuk mund të thuhet që në zonë nuk ka pasur ndryshime, por ato kanë qënë të pakta
dhe të ngadalta. Kushtet ekonomike dhe mungesa e infrastrukurës janë problemet e
para të cilat duhet të zgjidhen në zonë. Banorët e zonës janë njerëz përgjjithësisht
mikpritës, por që për shkak të kushteve të vështira të jetesës shfaqin një qëndrim
pesimist për të ardhmen e zonës së Prespës së Madhe.
Nëse krahasojmë foto zonës së Prespës, në fillim të punimit, rreth vitit 2012, me foto
të vitit 2016 gjendja nuk ka ndryshuar. Zona e Prespës së Madhe vazhdon të jetë e
njejte, edhe pse një pjesë e Zonës së Prespës së Madhe është përfshirë në Brezin e
Gjelbër dhe Rezervën e Biosferës të Basenit Ohër-Prespë.Përgjatë vitive, nuk ka
munguar vëmëndja e institucioneve të huaj lidhur me zonën e Prespës dhe as nuk ka
munguar fondet dhe donacionet finaciare, të dhëna prej këtyre institucioneve dhe
organizatave. Fondet nuk u menaxhuan siç duhej.
Vëmëndja me vite është drejtuar në bashkëpunimi ndërkufitar si zgjidhje dhe shpresë
për një menaxhim më të mirë të mjedisit dhe përmirësimin e kushteve socio-
ekonomike. Megjithatë përveç takime dhe organizimit të punës midis palës
maqedonase dhe shqiptare, në praktikë është bërë shumë pak. Fondet, të cilat duhet të
kishin shkuar për vendosjen e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, për
asfaltimin e rrugëve rurale, për furnizimin e rregullt me energji elektrike, kanë shkuar
në hartimin e planeve dhe programeve pafund, të cilat nuk u zbatuan kurrë.
117
Pikat e forta
•Burime te shumta natyrore te cilat jane baza e zhvillimit te llojeve te ndryshme te turizmit
•Rritja e numrit te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme turistike ne zonen e Prespes se Madhe
•Ekzistenca e institucionve lokale dhe rajonale dhe nderkombetare, te cilat mbeshtesin zhvillim e turizmit si aktivitet (GTZ, SWG, etj)
•Programi kombetar per zhvillimin e bujqesise dhe zhvillimit rural mbeshtetet ne masat per te diversifkuar ekonomine bujqesore dhe zhvillimin rural
•Strategji kombetare per zhvillimin e ndermarrjeve te vogla dhe te madha ne fushen e turizmit
•Ekzistenca e infrastruktures turistike pergjate liqenit dhe vendbanimet e gjera
•Vend i pasur ne kulture: trashegimi kulturore, historike dhe diversitet fetar
•Natyre e ruajtur mire ne vendbanimet rurale dhe uje i paster
•Mikpritja e banoreve te zones
•Turizmi eshte ende ne fillimet e veta
•Zone e pasur ne folklor dhe tradita etnografike
•Guzhine tradicionale e vecante e zones
•Infrastrukture relativisht e mire rrugore dhe aksesi i lehte per te arritur ne zone
•Interesi i popullsise lokale per zhvillimin e turizmit ne zone
•Pervoje pozitive ne zhvillimin e turizmit ne komunen e Resnjes gjate periudhes komuniste
•Tradite ne prodhimin e molleve ne komunen e Resnjes
•Zhvillimi i artizanateve si pocaria, punimi i drurit, gurit, metaleve
Dobesite
•Mungesa e fondeve financiare per zhvillimin e infrastruktures pritese ne zone
•Mungesa e kornizes institucionale politike ligjore per zhvillimin rajonal ekonomik te zones
•Mungesa e specialisteve qe veprojne ne fushen e turizmit ne zonen e Prespes
•Mospershtatje e legjislacionit per te mbeshtetur investimet e huaja
•Prania e nje numri te madh biznesesh te vogla te cilat nuk mund te sigurojne punesim ne shkalle te gjere
•Aftesite qe duhet te kete nje sipermarres nuk jane te zhvilluara si duhet ne biznesmenet lokale
•Mungesa e interesit nga sipermarresit per t'upershtatur me strategjite dhe planet per zhvillimin e turizmit.
•Mbeshtetje e papershtatshme e qeverise per te nxitur bizneset e vogla dhe te mesme
•Mungesa e ofertave turistike te larmishme dhe te percaktuara mire me te rejat
•Konkurence e ulet e sipermarresve midis tyre
•Mungesa e destinacioneve te mirenjohura dhe te promovuara turistike ne te gjithe rajonin
•Mungesa e ofertave turistike te integruara dhe promovuara ne te gjithe rajonin
•Vetem nje numer shume i vogel i sipermarrjeve turistike kane standarte nderkombetare
•Pjesmarrje e pamjaftueshme e institucioneve kulturore per te krijuar dhe promovuar trashegimine kulturore
•Mungesa e promovimit te mjaftueshem per turistet potenciale
•Mungesa e ndergjegjesimit lidhur me mundesite e zhvillimit te turizmit dhe perfitimeve prej tij.
•Infrastruktura rrugore e pazhvilluar mire ne zonat rurale
•Mungesa e kanalizimeve te ujerave te bardha dhe te zeza
•Furnizim jo i rregullt me energji elektrike
•Turizmi eshte spontan, i paorganizuar sic duhet
•Karakteri sezonal i aktivitetit turistik
•Mungesa e fondeve financiare per zhvillimin e infrastruktures rrugore, rrjetit elektrik dhe kanalizimeve ne zone
•Probleme te shumta mjedisore(eutrofizimi i liqenit, humbja e biodiversitetit
•Zhvillim i dobet ekonomik i zones se Prespes ne pergjithesi
•Largimi nga zona i popullise se re dhe e trurit te zones
•Kapacitet i ulet i infrastrukures pritese
118
Punuar nga doktorantja Ema Muslli
Mundesite
•Decentralizimi i pushtetit shton mundesite e qeverive lokale per fanancimin ne projekte programe te ndryshme turistike
•Rritja e konkurences dhe inovacioneve midis bizneseve lokale( bashkepunimi midis bizneseve lokale dhe instituteve shkencore)
•Ekzistenca e nje dhome tregtie dhe e shkembimit te eksperiencave dhe informacionit
•Ekzistenca e zyrave keshillimore ne rajon
•Ekzistenca e mundesise per te rritur eksportet dhe per te bere marreveshje per tregtine e lire(CEFTA, ETO)
•Rritja e mundesive per burime financimi
•Potenciale per krijimin e prodhimeve te vecanta dhe perbashketa ne zonen e Prespes
•Mbeshtetje per rritjen e kapacitetit te specialisteve vendas per ndertimin e programeve te biznesit sipas standarteve teBE
•Ekzistenca e nje trendi global drejt ekoturizmit, turizmit rural dhe turizmitalternativ
•Interesi i operatoreve turistik ne rajonin e Prespes
•Prania e nje aeroport ne Oher
•Eksplorimi i mundesise per turizmin alternativ (ekoturizmi, turizmi malor)
•Promovimi i trashegimise kulturore
•Prezantimi i modelit te bashkepunimit midis ndermarrjeve private dhe shteterore ne turizem
•Prania e pronareve te shtepive te interesuar ne oferta per turizmin rural
•Permiresimi i infrastrures rrugore, kanalizimeve, energjise elektrike
•Rritja e numrit te bizneseve ne turizem ne zonen e Prespes se Madhe
Kercenimet
•Politikat e kreditimit te SME jane te papershtatshme, joefektive dhe te pabalancuara
•Politikat mbeshtetese jo efektive ne kuader te taksave dhe detyrimeve te investitoreve te huaj dhe rritjen e punesimit
•Implementimi i ngadalte i strategjive lokale, regjionale dhe kombetare
•Largimi i kuadrove te kualifikuar nga rajoni
•Rritja e konkurences me liberalizimin e tregut
•Rruge ne gjendje jo te mire dhe mungesa e nje plani konkret per rindertimin e tyre
•Rinovim i pamjaftueshem i infrastrukturespritese
•Permiresim i pamjaftueshem i cilesise se sherbimit dhe cilesise se sherbimit ne te ardhmen.
•Pjesmarrje e dobet e popullsise lokale ne zhvillimin e sektorit te turizmit
•Hedhje e mbetjeve nga bujqesia ne liqen
•Hedhja e ujerave te zeza ne liqen
•Peshkimi dhe gjuetia e paligjshme
•Eutrofizimi i liqenit
119
Skica 13.Qëllimet dhe objektivat për zhvillimin e turizmit në zonën e Prespës së Madhe
Punuar nga doktorantja Ema Muslli
• Te krijohet nje klime e pershtatshme per zhvillimin e metejshem te bizneseve qe veprojne ne zone
• Forcimi i aftesive te institucioneve per zhvillimin rajonal dhe menaxhimin e projekteve
• Zhvillimi i infrastruktures mbeshtetese dhe rrjetit te bizneseve ekzistuese dhe te reja
Te krijoje kushte te pershtatshme per zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mundesise qe zona te jete konkurues me rajone te tjera turistike
• Perdorimi i risurseve natyrore dhe kulturore per zhvillimin e turizmit
• Promovimi ivlerave te vecanta dhe unike qe dallojne zonen e Prespes nga zona te tjera turistike
• Zhvillimi i qendrueshem i turizmit
Krijimi i nje oferte te integruar turistike si baze e zhvilliimt te turizmit
120
IV.3. Itineraret e mundëshme turistike në zonat e komunikimit ndërkufitar
Koncepti i itinerareve turistike nënkupton itinerare të llogaritura në bazë të
kohëqëndrimit të turistëve, të ardhurave e kostove të udhëtimit, trashëgimisë kulturore
dhe natyrore të zonave të zgjedhura për tu përshkruar, që përbëjnë ofertën turistike.
Për zonën e Prespës së Madhe është menduar një itinerar turstik javor ku qëndrat
kryesore të nisjes dhe destinacionit të jenë qyteti i Korcës dhe Resnjës. Itineraret
turistik kanë rëndësi në disa apekte:
Për të bërë banorët e komunave Pustec dhe Resnjë më të vedijshëm për
potencialet turistike të Zonës së Prespës së Madhe
Turistët do mund të njihen me vlerat edukative, estetike dhe biologjike të
trashëgimisë natyore të Zonës së Prespës së Madhe.
Turistët do mund të njihen me vlerat historike, fetare, arkeologjike, folklorike
të trashëgimisë kulturore të zonës.
Do të ndihmojnë në krijimin e një zhvillimi turistik më të organizuar dhe më
të zhvilluar.
3.1. Itinerari javor
Itinerari do te zgjasë 5 dite dhe do perfshij komunat e Pustecit, Resnjës, Ohrit dhe
Follorinës. Itinerari do të jetë një itinerar, i cili do të tregojë vlerat natyrore, kulturore,
traditat e zonës së Prespës si një zonë e tërë pa kufij shtetëror dhe pa dallime
kombësish.Ture interesante të organizuara nga agjensi turistike maqedonase dhe
shqiptare ekzistojnë, por ato janë ture lokale brenda vendit. Ture te përgjithshme, të
cilat përfshijnë të gjithë zonën e Prespës mungojnë dhe do të përbënin risi në tregun
turistik. Për realizimin e tyre është e nevojshmme një përpjekje më e madhe për
promovimin e zonës si një zonë po aq interesante dhe me vlera sa zona përreth liqenit
të Ohrit. Mundësitë janë që pas vizitës së manastirit të Shën Naumit të kalohet pika
kufitare shqiptaro- maqedonase.
Në itinerarin e krijuar do gërshtetohen disa forma turizmi duke nisur nga turizmi
kulturor në ekoturizëm. Turi është krijuar në formë të tillë për të përshkruar vendet
më interesante për të vizituar dhe për të njohur turistët me vlerat e larta kulturore dhe
natyrore të Prespës. Zona më tepër dallohet për turizmin rural pasi pjesa më e madhe
e zonës përbëhet nga zona rurale. Klima, ushqimi karakteristik, traditat e pasura, festat
fetare dhe qetësia që ofron zona favorizojnë turizmin rural. Turizmi kulturor është
një lloj tjetër turizmi, i cili promovohet nëpërmjet dy tureve javore. Kushte të mira për
zhvillimin e turizmit kulturor janë kishat e shumta të periudhës bizantine dhe para
periudhës bizantine, tradita e ruajtur në veshje popullore, tradita në poçari, përpunimin
e gurit, drurit dhe metaleve, ruajtja në gjendje të mirë e arkitekturës tradicionale, në
121
disa fshatra si: Agio Germanos, etj. Ekoturizmi dhe turizmi aventuror janë, gjithashtu,
të promovuara nëpërmjet tureve javore. Kushtet të cilat favorizojnë ekoturizmin dhe
turizmin aventuror janë larmia e peizazheve të zonës së Prespës së Madhe dhe shtrirja
e zonës në tre parqe kombëtare: Pelisteri, Galicica dhe Prespa(në Shqipëri dhe Greqi).
Zona ofron mundësi për aktivitete aventurore si; ecje, ngjitje ne mal, ciklizëm, vozitja
me varke, ndjekja e shtigjeve ekologjike dhe vëzhgimi i shpendëve, i cili është një
spektakël më vete.
Tabela 23. Analiza e potencialeve turistike të përfshira në itineraret javore
Llojet e turizmit Objektet dhe vendet turistike
Turizëm fetar Kisha e Shën Marisë të shek.XIV
Kishën e Shën Mitrit
Kisha e Shën Germanos, shek. XI i Kisha e Shën
Athanasiosit, gjysma e dytë të shek.XVIII
Shpellën e Shën Mërisë, Kallamas
Shpella heremite e Shen Merise, Psarades
Basilika e Shën Achillios e shek.X
Kisha e Shën Gjergjit e shek. XI
Turizëm kulturor Muzeu Etnografik në Podmochan
Muzeu Etnografik në Pustec
Sarajin e Ahmet Njaz Beut në Resnjë
Ohër
Agios Germanos
Ekoturizëm Burimi i Shën Naumi
Zgavra e Zaverit
Ishulli i Maligradit
Parkun Kombëtar të Prespës, Shqipëri
Parku Kombëtar i Prespës, Greqi
Ishulli i Golem Gradit
Turizëm Sportiv Ishulli i St.Ahcillios(ecje dhe ngjtje në një territor
malor)
Ciklizëm
Turizëm kulinar Zaroshkë, Pustec
Shën Naumi
Agios Germanos
Turizëm balnear Otoshevo,Agios Germanos dhe Psarades
Turizëm historik Ishulli i Golem Gradit
Siti neolitik i Kallamasit
Vëzhgimi i shpendëve Ishulli i Maligradit
Ishullit te St.Ahcillios
Rezervati i Ezeranit
Vozitje me varkë Pustec- Ishulli i Maligradit
Otoshevo-Stenjë-Konjsko-Golem Grad
Rezervati i Ezeranit
Shën Naumi
Ishulli i St.Ahcilles
Punoi: Ema Muslli
122
Dita e parë. Itinerari do nisë në pjesën shqiptare të Prespës, nga qyteti i Korcës.
Itinerari vazhdon drejt fshatit turistik të Zaroshkës dhe Pustecit, të shtrira në Parkun
Kombëtar të Prespës. Në Pustec do mund të vizitohet koleksioni etnografik privat, në
shtëpinë e Spase Terpos. Disa metra larg bregut të liqenit gjendet ishulli i Maligradit,
i cili përbën një gjeomonument me vlera natyrore dhe kulturore. Turistët do arrijnë në
ishull me anën e një varke dhe do kenë mundësi të admirojnë pelikanët të cilët
fluturojnë rreth ishullit por do mund të vizitojë dhe kishën e Shën Marisë, shek.XIV
Nga Diellasi do vazhdojë drejt fshatit Gollomboç dhe nga fshati Gollomboc në fshatin
Goricë e Vogël, ku turistët do mund të vizitojnë gjeomonumentin “Zgavra e Zaverit”.
Prej fshatit të Goricës së Vogël do vazhdohet drejt Kallamasit ku turistët do mund të
vizitojnë Kishën e Shën Mitrit, e cila ndodhet në qendër të fshatit dhe Shpellën e Shën
Marisë e cila ndodhet në lindje të Kallamasit. Në Kallamas, gjithashtu, (sipas dëshirës
së grupit të turistëve) do mund të vizitohet siti neolitik i Kallamasit. Prej Kallamasit
do udhëtohet drejt pikës kufitare të Goricës prej nga do shkohet në fshatin turistik të
Otoshevos.
Dita e dytë. Do nisen nga fshati Otoshevo dhe turisitët mund të vizitojnë ishullin e
Golem Gradit. Në Otoshevo do meret një barkë, e cila do t’i shëtisë turistët sipas
itinerarit Otoshevo-Stenjë-Konjsko-Golem Grad. Do të mund të vizitohet fshati
Stenjë, fshati i peshkatarëve Konjsko, ishulli i Golem Gradit, i cili dallohet për faunën
e veçantë dhe site historike. Udhëtimi përfshin drekën me pjata tradicionale të zonës.
Pas përfundimit të turit në Golem Grad, turistët do kthehen në Otoshevo.
Dita e tretë. Turistët do mund të vizitojnë Rezervatin e Ezeranit, i cili në termat e
turizmi dallohet për vëzhgimin e shpendëve. Në vazhdimësi do shkohet në
Podmochan, për të vizituar Muzeun Etnografik dhe në shtëpinë private të Jone
Eftimovit. Më vonë do vizitiohet fshati Brajcino. Udhetimi do të vazhdojë drejt qytetit
të Resnjës.
Dita e katërt. Turistët do mund të vizitojnë Sarajin e Ahmet Njaz Beut në Resnjë, ku
do mund të shohin artin e realizuar nga kolonia e qeramikës. Gjithashtu, mund të
shihen veprat e artit të piktores Keraca Visulçeva. Pjesa tjetër e ditë do të vazhdojë
me rrugën drejt qytetit të Ohrit ku dhe do të pushohet.
Dita e pestë. Turistët do nisen drejt Shën Naumit për të vizituar Manastirin e Shën
Naumit, ku mund te luten dhe të shprehin një dëshirë tek pusi i dëshirave. Gjithashtu,
mund të admirojnë pamjen e mrekullueshme të liqenit të Ohrit. Pjesa tjetër e ditës do
të jetë në varësi të dëshirës së turistëve. Në mbyllje të itinerarit do të jetë kalimi i pikës
doganore të Tushemisht ku do kalohet për tu rikthyer përsëri në qytetin e Korçës. Në
vazhdim tjetër i ditës mund të jetë qëndrimi për drekë dhe plazh në Shën Naum.
Qëndrimi mund të përfshijë vizitën me varkë te burimit i Shën Naumit, ku turistët do
të mund të njihen me informacione mbi faunën, florën, historinë dhe legjendat lidhur
123
me burimin e Shën Naumit. Nga Shën Naumi do shkohet në Pogradeç, kthehen përsëri
në qytetin e Korçës ku do të mbyllet turi.
Harta .9. Itinerari turistik javor Korçë- Resnjë-Ohër
Punoi: Ema MUSLLI, ArcGIS 2016
124
Një itinerar tjetët javor do të ishte itinerari Shqipëri – Maqedoni- Greqi. Itinerari do
të jetë 6 dite. Tre qëndrat kryesore janë: Korca, Resnja dhe Follorina. Këto të fundit
do të jenë zonat nga do të nisë itinerari. Për realizimin e turit do të ketë tre guida të
ndryshme turistike, të cilat do t’i marrin turistët në kalimin e zonave kufitare të Dolno
Dupenit, Goricës dhe Kapshticës.
Përpara se të përshkruhen etapat në të cilat do të kalojë turi, duhet në fillim, të
trajtohen potencialet turistike të pjesës greke të Prespës. Pjesa greke e Prespës shtrihet
në komunën e Prespës, e cila bën pjesë në një njësi më të madhe gjeografike
prefekturën e Follorinës. Komuna e Prespës në aspektin natyror është vazhdimi i
pjesës maqedonase dhe shqiptare, por në aspektin social- ekonomik dallohet për një
zhvillim më të madh sesa pjesa shqiptare dhe maqedonase. Disa nga sitet turistike, të
cilat do vizitohen në pjesën greke, gjatë turit javor, janë: parku kombëtar i Prespës,
Agios Germanos, dhe Agios Achilios.
Parku Kombëtar i Prespës, Greqi, përfshin liqenin e Prespës së Vogël dhe Prespës së
Madhe, të cilat janë të ndara një ishulli i Ismit. Këtu, formacione të bimëve ujëdashëse,
të cilat janë të vendosura në tabanin e liqenit Ceratophyllum sp., Myriophyllum sp,
Potamogeton sp. Parku është i rëndësishëm për rritjen dhe shtimin shpendëve ujorë.
Në total mendohet që në zonë të jenë 200 lloje speciesh të cilat janë vërejtur përgjatë
liqenit dhe pyllit rrethues. Veçanërisht të rëndësishme janë kolonitë e Pelicanus
crispus(pelikani i egër) dhe Pelicanus onocrotalus (pelikani i kuq). Fauna ujore është
e rëndësishme për shkak të numrit të lartë të specieve endemike. Në nivelin e sub-
specieve, 80% e tyre janë specie endemike. PK i Prespës dallohet për një numër të
madh të monumenteve historike dhe kulturore. Shumë turistë të huaj dhe vendas janë
të interesuar për të parë kufirin ujor i cili ndan shtetin grek nga ai maqedonas dhe
shqiptar. Liqeni shtrihet 850 m mbi nivelin e detit dhe ka një thellësi prej 50 m. Bregu
është diku shkëmbor, i thepisur dhe diku breg i ulët, i formuar nga sedimentet e
përrenjve me bimësi të dendur. Brigjet e Prespës së Vogël dallohen për bimësi të
dendur ujore dhe për specie të veçanta dhe të rralla si: rosa e egër, dhe pelikanë, të
cilët tërheqin vëmendjen e institutive shkencore ndërkombëtare. Parku i Prespës
krijon mundësi për dy lloje turizmi, të cilat janë shtigjet ekologjike dhe vëzhgimi i
shpendëve
Janë dy rrugë të cilat të çojnë në Prespë. E para është nga Florina në Kastori. dhe e
dyta kalon në Prevali. Më vonë kalon në fshatin e madh të Laimos të Prespës, 50 km
nga Florina. Rruga më vonë ka dy drejtime njëra rrugë të çon në Shën Germanos
fshatin më të madh të Prespës, dhe rruga tjetër të çon në Koulas. Në brigjet shkëmbore
të Prespës së Vogël mund të shihen shpella me mure të mbushura me hagiografe.
Prespa është 45 km në përëndim të Follorinës dhe 50 km në veri të Kastorias.
Agios Germanos është fshati më i madh në lindje të komunës së Prespës. Territori
përbëhet kryesisht nga shkëmbinj graniti. Dallohet për natyrën e bukur, traditën dhe
125
kulturën e veçantë. Ai shtrihet në një lartësi 1100 m mbi nivelin e detit dhe është 7 km
larg liqenit. Fshati, në vitin 1900, ka pasur 1900 banorë, ndërsa sot ka 150 banorë për
shkak të luftës civile në Greqi. Ai është i vetmi fshat i zonës së Prespës greke, që ruan
arkitekturën karakteristike të zonës. Banesat janë prej guri. Në fshat mund të vizitosh
kishën e Shën Germanos të ndërtuar në shek. XI të periudhës bizantine dhe kishën e
Shën Athanasiosit të ndërtuar në gjysmën e dytë të shek.XVIII, e cila dallohet si
shëmbull i arkitekturës bizantine dhe pasbazantine. Kishat dallohen për pjesët murale
të ruajtura mirë81.Agios Germanos është një fshat që ka ruajtur të pandryshuar formën
e ndërtimit të shtëpive dhe ka dy kisha me interes të madh të madh për t’u vizituar
gjatë turit.
Figura 14. Fshati Agios Germanos dhe kisha bizantine e shek.XI
Burimi: Panoramia
Psarades është një fshat me pamje nga Golem Gradi. Zona përbëhet nga shkembinj
gëlqerorë dhe bimësia përbëhet nga shkurre dhe pisha. Në vitin 1991 ka pasur 144
banorë krahasuar me 167 banorë në 1981. Brenda fshatit Psarades gjenden varka (40
euro) të cilat të shoqërojnë për të parë shpellat heremite82.
Një nga shpellat heremite, e cila mund të vizitohet është shpella e heremite e Shen
Merise, më e madhja në të gjithë zonën e Prespës. Dhomat e murgjeve u ndërtuan në
brendësi të shpellës, por vetem dhoma, e cila sherbente si kish ka mbetur sot. Kisha u
ndertua nga murgjit Savas, James dhe Barlaam, ne 1410. Pikturat ne muret e shpelles
jane realizuar nga murgu Ioannikios dhe i perkasin fillimit te Perandorise Osmane83.
81 ) [email protected] 82 ) [email protected] 83 ) IPA Cross-Border Programm Albania- Greece, 2013, f.65
126
Agios Achillios është një ishull, që mendohet të ketë qënë kryeqyteti i vjetër i Car
Samuelit, i cili solli eshtrat e Shën Achilios në ishull dhe ndërtoi një basilikë të
bukur.Kisha e St. Achilles është ndërtuar në shek.X dhe i perket stilit bizantin. Kisha
është një nga monumentet kryesore të ishullit të St.Ahcilles. Nga viti 1018, deri ne
fillimin e shek.XV kisha sherbeu si katedrale. Stili i pikturave murale eshte ndikuar
nga Shkolla e Ohrit dhe Kastoria. Në muzeun e Follorinës janë vendosur disa afreske,
të cilat janë gjetur në kisha dhe i perkasin shekullit të XI dhe shekullit te XII.
Në pjesën perendimore të ishullit, vendosur në një pozicion strategjik shtrihet Basilika
e 12 apostujve, e ndertuar ne shek.X. Ishulli përfaqëson një sit arkeologjik, që fillon
me periudhën helenistike, deri ne periudhen bizantine. Por, vetëm kolona dhe tavani i
basilikes ka mbijetuar84.
Figura 15.Basilika e Agios Achillios
Burimi: [email protected]
Kushtet për zhvillimin e turizmit balnear nuk janë të mira pasi infrastruktura
ekzistuese nuk funksion dhe bregu duhet pastruar nga bimesia higrofile. Megjithatë,
ka vende në Agios Germanos dhe Psarades ku mund të lahesh ne liqen dhe janë të
arritshme me varkë. Një nga plazhet më të njohura në Prespën greke është Koula.
84) IPA Cross-Border Programm Albania- Greece, 2013, f.67
127
Harta.10. Infrastruktura pritëse dhe aktivitetet tursitike ne komunën e Prespës
PUNOI: Ema MUSLLI, ArcGIS, 2016
Dita e parë. Turistët do të nisen nga qyteti i Korcës. Rruga vazhdon me fshatin e
Zvezdes . Itinerari vazhdon drejt fshatit turistik të Zaroshkës dhe Pustecit të shtrira në
Parkun Kombëtar të Prespës. Disa metra larg bregut të liqenit gjendet Ishulli i
Maligradit, i cili përbën një gjeomonument me vlera natyrore dhe kulturore. Turistët
128
do arrijnë në ishull me anën e një varke dhe do kenë mundësi të admirojnë pelikanët
të cilët fluturojnë rreth ishullit por do mund të vizitojnë dhe kishën e Shën Marisë,
shek.XIV.
Nga Diellasi itinerari do të vazhdoj drejt fshatit Gollomboç dhe nga fshati Gollomboc
në fshatin Goricë e Vogël, ku turistët do mund të vizitojnë gjeomonumentin “Zgavra
e Zaverit”. Prej fshatit Goricë e Vogël do vazhdohet drejt Kallamasit ku turistët do
mund të vizitojnë kishën e Shën Mitrit, e cila ndodhet në qendër të fshatit dhe shpellën
e Shën Marisë, e cila ndodhet në lindje të Kallamasit. Në Kallamas sipas dëshirës së
grupit të turistëve do mund të vizitohet siti neolitik i Kallamasit. Në Kallamas do
hahet dreka dhe më pas do të udhëtohet drejt pikës kufitare të Goricës, prej nga do
shkohet në fshatin turistik të Otoshevos ku do pushojnë turistët.
Dita e dytë. Në Otoshevo do merret një varkë, e cila do t’i shëtisë turistët në itinerarin
Otoshevo-Stenjë-Konjsko-Golem Grad. Do të mund të vizitohet fshati Stenjë, fshati i
peshkatarëve Konjsko dhe ishulli i Golem Gradit, i cili dallohet për faunën e veçantë
dhe site historike. Udhëtimi përfshin drekën me pjata tradicionale të zonës. Pas
përfundimit të turit në Golem Grad, turistët do kthehen në Otoshevo ku mund të
çlodhen në plazhin afër hotelit.
Dita e tretë. Nga Otoshevo do të shkohet në Rezervatin e Ezeranit, i cili në terma
turizmi dallohet për vëzhgimin e shpendëve. Më vonë, udhetimi do vazhdojë drejt
qytetit të Resnjës. Turistët do mund të vizitojnë sarajin e Ahmet Njaz Beut ku do mund
të shohin artin e realizuar nga kolonia e qeramikës. Gjithashtu, mund të shihen veprat
e artit të piktores Keraca Visulçeva. Në vazhdimësi do shkohet në Podmochan për të
vizituar muzeun etnografik, në shtëpinë private të Jone Eftimovit. Pjesa tjetër e ditë
do jetë rruga drejt fshatit Kurbinovo ku turistët do kenë mundësinë të vizitojnë fshatin
turistik. Në veçanti do të mund të vizitohet kisha e Shën Gjergjit, e shek. XI.
Dita e katërt. Turistët do nisen nga Kurbinovo. Nga Kurbinovo do të mund të shikohen
fshatrat turistike të Slivnicës, Kranit, Brajcinos dhe Ljubojnos. Në Ljubojno do bëhet
pushimi i drekës por ka edhe sacion bicikletash për ata të që duan të shohin zonën
përreth ndërsa pjesa tjeter e ditës do të jetë udhëtimi nga kufiri i Nikit në Bitola, drejt
pjesës greke të Prespës dhe do të shkohet në Follorinë.
Dita e pestë. Në Follorina do shkohet në fshatin Shën Germanos. Atje do vizitohen dy
kishat bizantine dhe pasbizantine të Shën Germanos të shek.XI dhe Shën Athanosios
e shekullit të XVIII. Më vonë do meret një varkë me anë të të cilës do mund të viztohet
pjesë të ndryshme të zonës së Prespës. Shëtitja me varkë do nisë nga Psarades ku
mund të admirohet shkembi me piktura murale bizantine. Më vonë do vizitohet
bazilika e Shën Achilios, Mikrolimnia, plazhi Koula dhe observatori për vëzhgimin e
shpendëve të rralla. Nga dreka turistët do mund të shijojnë disa nga pjatat dhe
ëmbëlsirat tipike të zonës në një nga tavernat tradicionale.
129
Dita e gjashtë. Kthimi përsëri në Korçë nëpërmjet kufirit të Kapshticës. Nga Kapshtica
do shkohet në drejtim te Bilisht, ku do vizitohet shpella e Trenit. Më vonë do të
drejtohen përsëri drejt Korçës.
Harta 11. Itinerari javor Korcë- Resnjë- Bitola-Follorinë
Punoi: Ema MUSLLI, ArcGIS 2016
130
Harta 12. Itinerari turistik nëse pika doganore e Dolno Dupenit do të ishtë hapur
Punoi: Ema MUSLLI, ArcGIS 2016
131
IV.4. Akset kryesore turistike të rajonit dhe mundësitë e përfshirjes së zonës së marrë
në studim
Për të bërë një analizë më të mirë akseve kryesore turistike të rajonit mundësive që
ofron pozita gjeografike e zonës së Prespës, si fillim duhet të shohim distancën midis
qëndrave kryesore turistike të rajonit.
Skica 14. Distanca në kilometra e komunës së Resnjës nga aeroportet dhe pikat
doganore
Punuar nga doktorantja Ema Muslli
Akset kryesore nga të cilat mund të vijnë turstët janë
Rruga nga komuna e Resnjës në komunën e Ohrit, Aeroportit “ St.Paul” i Strugës që
është Stenjë- Oteshevo -Pokrevnik –Drmeni -TsarevDvor -Resen- Jankovets –Izbishta
–Ilino-Kosel –Velgosht – Oher. Nëse do të shkohet në aeroportin “St.Paul”, në afërsi
të Ohrit, duhet që nga qyteti i Ohrit të udhëtohet në Podmolje- Orovnik –Aeroport.
Nëse do të shkohet në Strugë, atëhere nga Podmolja merr rrugën për në të majtë dhe
shkon për në Strugë.
Rruga që lidh komunën e Resnjës është vazhdimi i rrugës nga Resnja në Ohër-
Orovvnik-Botun-Izdeglavje-Posechani, komuna Drugove-komuna Kichevo-
Kolibari-Gorno Strogomishte, në lindje të komunës Mavrovo dhe Roshtusës-
Komuna e
Resnjes
Aeroporti "Aleksandri i
Madh", Skopje-182km
Aeroporti "St. Paul the
Apostle", Oher -40km;
Pika doganore Kjafasan
(Maqedoni-Shqiperi)- 65km
Stenje (Maqedoni-
Shqiperi) 22km nga qyteti i
Resnjes;
Medžitlija (Maqedoni-
Greqi) -49km;
132
Novosele – Gostivar-Vropocishte- komuna Bogovinja- periferi te Tetoves- komuna e
Shkupit- Miladinovtsi të komunës Ilinden- Aeroport
Rruget të cilat lidhin Komunën e Resnjës me pjesën greke të Prespës së Madhe janë:
Parku Kombëtar i Prespës Greqi- pika kufitare Dupeni- Krani-Slivnica- Pretor Rajca-
Kozjak- Resnjë, por nuk është një nga rrugët e këshilluara për t’u ndjekur pasi kufiri
është i mbyllur. Një rrugë tjetër që lidh Greqinë me Maqedoninë është Follorinë-pika
kufitare Niki- Bukovo- Bitola, më pas ndiqet rruga E-65- deri në qytetin e Resnjës.
Ndërsa akset kryesore rrugore për të arritur në pjesën greke të Prespës janë: Athinë –
Selanik-Elassona-Kozanë-Follorine-Andartico- Prespe se Resnjë- Bitola- Niki-
Follorina- Andartiko- Prespë.
Skica 15. Distanca e Follorinës nga qytetet, portet, aeroportet, pikat kufitare
Punuar nga doktorantja Ema Muslli
Florina
Athina
585 km
Selaniku
166 km
Patras
530 km
Janina
311 km
133
Duhet gjetur një formë për rihapjen e pikës kufitare të Dolno Dupenit nëpërmjet
zgjerimit të rrugës dhe vendosjes së formave të reja të turizmit, të cilat të përfshijnë
edhe Dolno Dupen. Ka disa dekada qe pika kufitare e Dolno Dupenit është mbyllur.
Pasoje e mbylljes se pikes kufitare të Dolno Dupenit është humbja e numrit të turistëve
të cilët shkojnë drejt Follorinës, Kastorias dhe Selanikut por nuk shkojnë drejt Prespës
për shkak të devijimit që i është bërë rrugës.
Akset kryesore rrugore për të arritur në pjesën shqiptare të Prespës jane:
Tiranë-Elbasan-Librazhd-Prrenjas- Qafe Thanë - Pogradec- - Korçë ç406 km].
Tiranë-Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Pogradec-Korçë ç327 km]. Qafë Thanë-Pogradec-
Korçë) ç65 km/Kapshticë-Korçë ç35.3 km].
Skica 16. Distanca e Korces nga portet, aeroportet, pikat kufitare
Punuar nga doktorantja Ema Muslli
IV.5. Harta e re turistike e zonës dhe integrimi i saj në kushtet e një turizmi
ndërkufitar, rajonal dhe europian
Në aspektin e integrimit rajonal turizmi është një aktivitet, i cili do të zhvillonte më
tej bashkëpunimin ndërmjet bashkisë Pustec dhe komunës Resnjë. Dëshira për
bashkëpunim ekziston dhe në të ardhmen do vazhdojë të forcohet më tej. Sot, zona e
Prespës së Madhe është më e njohur sesa në periudha të mëparshme falë përfshirjes
Qyteti i Korces
41 km nga Pogradeci,
Qafe Thane
27 km nga Bilishti,
Kapshtice
45 km nga Erseka
137 km nga Porti i Durresit
110 km nga Porti i
Vlores
181 km nga Tirana
134
se saj në “Rezervatin e Biosferës të Basenit Ohër-Prespë”, duke u futur në listën e
trashëgimisë natyrore të UNESCO-s . Nga një këndvështrim më i gjërë itinerari i
krijuar mund të ndihmojë në informimin dhe realizimin e një konservimi më të mirë
të zonave të mbrojtura ne zonen e Prespes ne kuader të “Brezit Europian të Blertë”.
Harta 13. Rezervatin e Biosferës të Basenit Ohër-Prespë
Punoi: Ema MUSLLI, ArcGIS 2016
135
Harta 13 .Harta turistike e zonës së Prespës
136
Harta.nr.14 .Harta turistike e zonës së Prespës në Perspektive
137
Inventar
turistik i
zones se
Prespes sot
Bashkia Pustec
Komuna e Resnjes
Komuna e Prespes
Trashegimia
Kulturore
Muze etnografik, Pustec
Shpella e Shen Merise,
Maligrad
Kisha e Shen Mitrit, Bezmisht
Shpella e Shen Merise,
Bezmisht
Kisha e Shen Merise,
Gollomboc
Siti arkeologjik i Kallamasit
Muze etnografik Podmochan
Saraji i Ahmet Njaz Beut
Kisha e Shën Gjergjit, fshati
Kurbinov
Manastiri i Shën Mërisë, Slivnicë
Xhamia e Re
Shen Germanos (shek. 11-te)
Shen Paraskevi (1868)
Shen Georgios Vidronisi
Shen Paraskevi Pisoderi
(1848)
Shen. Nicholas Pyli (shek.11-
12)
Shen Athanasios Mikrolimni
(1908)
Shen Athanasios Andartiko
1864 ose 1882
Shen Athanasios Agios
Germanos (1816)
Shen. Achilles (Shek. X-XI)
Trashegimia
Natyrore
Parku Kombetar Prespe
Biomonument:
Dushqet e Manastirit
Venjat e Kallamasit
Gjeomonument:
Zgavra e Zaverit
Ishulli i Maligradit
Rezervati strikt natyror i Ezeranit
Parku Kombetar i Galicices
Parku Kombetar i Pelisterit
Hidromonument:
Liqeni i Prespes se Madhe
Gjeomonument:
Ishulli i Golem Gradit
Parku Kombetar i Prespes
Gjeomonument:
Ishulli i Shen Achilios
Ishulli Vidros
Hotele dhe
Shtepi
pritese
Hotel Aleksander, Zaroshke(10
dhoma)
Hotel Restorant Vasil, Gorice e
Vogel(5 dhoma, 60 karrige)
Hotel Restorant Ilo,Zaroshke(9
dhome, 120 karrige)
Shtepi pritese e Valentina
Vurmo, Gorice( 4 dhoma)
Dragi Kostovski, Stenje(3 dhoma)
Dance Tasevski, Stenje(2 dhoma)
Blaze Naumov, Resnje(5 dhoma)
Goce Kadinski, Stenje(1dhome)
VaskoNestorovski,Stenje(4dhoma)
Dancho Kadinski,Stenje(3dhoma)
Vasil Sukovski, Brajcino(5dhoma)
GoceStankovski,Brajcino(4dhoma)
Hotel Riva, Stenje(10dhoma)
LakeVieëResort,Otesevo(156
dhoma)
PrespaTuristHotelPretor(51shtreter)
Hotel Royal LCarevDvor(6dhoma)
Hotel Dior, Resnje(10dhoma)
Hotel Holiday,Resnje(13dhoma
Manastiri i Shen Bogorodices,
Silvnica( 20 dhoma me 90 shtreter)
Manastiri i Shen Pjetritn, Brajcino,
(3 dhoma)DDance Tasevski,
StensDance Tasevski, Stenjë
GuesthouseSyntrofia,Psarades
Petrino Guesthouse, Agios
Germanos
Varnous Hotel, Agios
Germanos
Traditional Hotel Agios
Germanos
Hotel Mimallones , Liamos
Prespa Ëellness Resort Plati
Villa Platythea,Plati
Al Monte Hotel, Vrontero
Phaidon Hotel & Spa, Vigla
Restorante
taverna 13 bar-restorante Mali Raj, Stenje, Resnje (60 vende)
Parlament, Resnje
Restorant Manastir
Restorant Vito, Resnje(120 vende)
Restorant Galaxy, Pretor
Coca Resort ne Slivnice, Resnje
Restorant Gerdan, Resnje (100
vende))
Piceria Jumbo, Resnje
Piceria Victoria, Resn
To Tzaki (Agios Germanos)
Agios Achillios Restaurant
Prespeion(Agios Germanos)
Syntrofia, Psarades
Kazani tou Pappou, Lefkonas
Taverna O
Neromylos,Antartiko
Aktivitete
Turistike
Ciklizem
Ecje sportive
Alpinizem
Vezhgimi i shpendëve
Vozitje ne liqen
Turizem kulturor
Turizem kulinar
Ciklizem
Ecje sportive
Alpinizem
Vezhgimi i shpendëve
Vozitje ne liqen
Shtigje ekologjike
Turizem kulturor
Turizem kulinar
Ciklizem
Ecje sportive
Alpinizem
Vezhgimi i shpendëve
Vozitje ne liqen
Shtigje ekologjike
Turizem kulturor
Turizem kulinar
138
Inventar turistik
i zones se
Prespes ne te
ardhme
Bashkia Pustec
Komuna e Resnjes
Komuna e Prespes
Trashegimia
Kulturore
Muze etnografik, Pustec
Shpella e Shen Merise, Maligrad
Kisha e Shen Mitrit, Bezmisht
Shpella e Shen Merise, Bezmisht
Kisha e Shen Merise, Gollomboc
Siti arkeologjik i Kallamasit
Muze etnografik Podmochan
Saraji i Ahmet Njaz Beut
Kisha e Shën Gjergjit, fshati Kurbinov
Manastiri i Shën Mërisë, Slivnicë
Xhamia e Re
Shen Germanos (shek. 11-te)
Shen Paraskevi (1868)
Shen Georgios Vidronisi
Shen Paraskevi Pisoderi (1848)
Shen. Nicholas Pyli (shek.11-
12)
Shen Athanasios Mikrolimni
(1908)
Shen Athanasios Andartiko
1864 ose 1882
Shen Athanasios Agios
Germanos (1816)
Shen. Achilles (Shek. 10-11)
Trashegimia
Natyrore
Parku Kombetar Prespe
Biomonument:
Dushqet e Manastirit
Venjat e Kallamasit
Gjeomonument:
Zgavra e Zaverit
Ishulli i Maligradit
Rezervati strikt natyror i Ezeranit
Parku Kombetar i Galicices
Parku Kombetar i Pelisterit
Hidromonument:
Liqeni i Prespes se Madhe
Gjeomonument:
Ishulli i Golem Gradit
Parku Kombetar i Prespes
Gjeomonument:
Ishulli i Shen Achilios
Ishulli Vidros
Hotele dhe
Shtepi pritese
Hotel Aleksander, Zaroshke(10
dhoma)
Hotel Restorant Vasil, Gorice e
Vogel(5 dhoma, 60 karrige)
Hotel Restorant Ilo,Zaroshke(9
dhome, 120 karrige)
Shtepi pritese e Valentina
Vurmo, Gorice( 4 dhoma)
(3 hotele te tjera ne Gorice e
Vogel dhe Gollomboç me nga 50
dhoma secili. Gjithashtu
permiresimi I nfrastrukures
pritese )
Dragi Kostovski, Stenje(3 dhoma)
Dance Tasevski, Stenje(2 dhoma)
Blaze Naumov, Resnje(5 dhoma)
Goce Kadinski, Stenje(1dhome)
VaskoNestorovski,Stenje(4dhoma)
Dancho Kadinski,Stenje(3dhoma)
Vasil Sukovski, Brajcino(5dhoma)
GoceStankovski,Brajcino(4dhoma)
Hotel Riva, Stenje(10dhoma)
LakeVieëResort,Otesevo(156 dhoma)
PrespaTuristHotelPretor(51shtreter)
Hotel Royal LCarevDvor(6dhoma)
Hotel Dior, Resnje(10dhoma)
Hotel Holiday,Resnje(13dhoma
Manastiri i Shen Bogorodices, Silvnica(
20 dhoma me 90 shtreter)
Manastiri i Shen Pjetritn, Brajcino, (3
dhoma)
(Me shume se rritje e kapacitetit prites
duhet pemiresimi I kushteve te
infrastruktures prites) Tasevski, Stenjë
GuesthouseSyntrofia,Psarades
Petrino Guesthouse, Agios
Germanos
Varnous Hotel, Agios
Germanos
Traditional Hotel Agios
Germanos
Hotel Mimallones , Liamos
Prespa Ëellness Resort Plati
Villa Platythea,Plati
Al Monte Hotel, Vrontero
Phaidon Hotel & Spa, Vigla
(Me shume se rritje e kapacitetit
prites duhet pemiresimi I
kushteve te infrastruktures
pritese )
Restorante
tavern 13 bar-restorante Mali Raj, Stenje, Resnje (60 vende)
Parlament, Resnje
Restorant Manastir
Restorant Vito, Resnje(120 vende)
Restorant Galaxy, Pretor
Coca Resort ne Slivnice, Resnje
Restorant Gerdan, Resnje (100 vende))
Piceria Jumbo, Resnje
Piceria Victoria, Resn
To Tzaki (Agios Germanos)
Agios Achillios Restaurant
Prespeion(Agios Germanos)
Syntrofia, Psarades
Kazani tou Pappou, Lefkonas
Taverna O
Neromylos,Antartiko
Aktivitete
Turistike Ciklizem/ Ecje sportive
Alpinizem/Vezhgimi i shpendëve
Vozitje ne liqen/ Turizem kulturor
Turizem kulinar /Kampe sportive
Ciklizem/ Ecje sportive
Alpinizem/ Vezhgimi i shpendëve
Vozitje ne liqen/Shtigje ekologjike
Turizem kulturor /Turizem kulinar
Kampe sportive
Ciklizem/ Ecje sportive
Alpinizem/ Vezhgimi i shpendëve
Vozitje ne liqen Shtigje ekologjike
Turizem kulturor Turizem kulinar
Kampe sportive
139
Konkluzionet
Zona e Prespës së Madhe dallohet për potenciale të mëdha natyrore dhe kulturore, të
cilat mund të përdoren në fushën e turizmit. Zona e Prespës, duke përfshirë dhe pjesen
greke të Prespës së Madhe dallohet për vlera të larta natyrore dhe të peizazhit. Në
përbërje të rajonit janë katër parqe natyrore. Në pjesën shqiptare shtrihet Parku
Kombëtar i Prespës, ndërsa në pjesën maqedonase shtrihet parku kombëtar i Galiçicës
dhe Pelisterit. Në pjesën greke të Liqenit të Prespës së Madhe shtrihet Parku Kombëtar
i Prespës. Në vitin 2015, pjesa shqiptare dhe maqedonase e Prespës u përfshi në
“Rezervatin e Biosferës të Basenit Ohër-Prespë” dhe është përfshirë në listën e
trashëgimisë natyrore të UNESCO-s.
Zona dallohet për lloje të ndryshme turizmit që mund të zhvillohen, ndër to:
ekoturizmi, turizmi sportiv, turizmi rural, turizmi familjar, turizmi kulturor dhe
turizmi balnear. Lloje të tjera turizmi të cilat nuk janë zhvilluar siç duhet janë shtigjet
ekologjike dhe vezhgimi i shpendëve. Duke u nisur nga këto shembuj mund të
aplikohen forma të reja turizmi. Sot, ekzistojnë kushtet që në zonën e Prespës të ketë
një zhvillim të qëndrueshëm turistik dhe zona të kthehet në një nga shëmbujt e
zhvilimit pozitiv të turizmit, në aspektin sasior dhe cilësor.
Zona dallohet për liqenin e bukur të Prespës së Madhe dhe për biodivesritet të lartë.
Sot, biodiversiteti vazhdon të promovohet, por në të njejtën kohë specie bimësh dhe
kafshësh po vijnë duke rralluar ose larguar nga zona për shkak të veprimtarisë.
Aktiviteti njerëzor ka ndikuar në disa forma në uljen e biodiversitetit të zonës.
Shkatërrimi i habitateve natyrore nëpëmjet ndërtimeve, prerjeve të pyjeve dhe ndotjes
mjedisore është një nga shkaqet e uljes së biodiversitetit në zonë. Arsye tjetër e uljes
së biodiversiteti ka qënë peshkimi dhe gjuetia e paligjshme, të cilat kanë sjellë
zhdukjen, në pjesën shqiptare të Prespës, të kafshëve si: rrëqebulli, dreri, derri i egër
dhe ariu i murrmë. Kafshët si dhia e egër dhe lepuri i egër janë duke u rralluar gjithnjë
e më tepër.
Në pjesën maqedonase dhe greke të Prespës mund të thuhet që ka pasur një ruajtje më
të mirë të biodiversitetit. Pjesa maqedonase e Prespës ruan në gjendje të mirë një
numër të madh gjitarësh, që në pjesën shqiptare nuk janë parë si: rriqebulli, derri i
egër, etj. Ndërsa në pjesën greke të Prespës duhet të vazhdojë të promovohet
ekzistenca e një numri të madh shpendësh të cilët ngrenë folenë në pjesën greke të
Prespës. Ndër ta përmendim pelikanin kaçurrel.
Bashkëpunimi midis palës maqedonase dhe shqiptare nuk ka munguar ndër vite. Pjesa
shqiptare e Presës ka mbetur shumë prapa me mbrojten mjedisore, në krahasim me
pjesën maqedonase. Nuk ka qënë mungesa e përpjekjeve nga ana e stafit të Parkut
Kombëtar të Prespës ajo që ka sjellë gjendjen jo të mirë mjedisore, në pjesën shqiptare
të Prespës, por faktorët që kanë ndikuar në këtë gjendje janë varfëria e banorëve dhe
140
mungesa e fondeve financiare. Duhet pasur në vëmendje fakti që Parku Kombëtar i
Galicicës është shpallur zonë e mbrojtur në vitin 1948, ndërsa Parku Kombëtar i
Prespës në Shqipëri është shpallur si zonë e mbrojtur në vitin 1990. Pra, pjesa
maqedonase ka më tepër eksperiencë në menaxhimin e zonave të mbrojtura sesa pjesa
shqiptare e Prespës.
Liqeni i Prespës së Madhe është pjesa më e rëndësishme e peizazhit të zonës së
Prespës së Madhe. Kërcënim për zhvillimin e turizmit në zonë përbën ulja e
vazhdueshme e nivelit të ujit dhe rreziku për t’u kthyer në kenetë i liqenit të Prespës
së Madhe. Sipas disa mendimeve, faktori njëri nuk ka pasur ndikim në uljen e nivelit
të liqenit, ndërsa sipas disa studimeve të tjera del në pah që veprimtaria njerëzore ka
ndikuar në përkeqësimin e situatës lidhur me uljen e nivelit të liqenit. Në përfundim
të studimit mund të thuhet që njëriu ka pasur ndikim në përkeqësimin e gjëndjes së
liqenit të Prespës së Madhe.
Ujërat e liqenit të Prespës së Madhe nga kontrollet e bëra nga Ministria e Mjedisit
rezultojnë të jenë në nivel mezotrofik por ka rrezik që liqeni të eutrofizohet në të
ardhmen. Disa probleme të mbartura në kohë po sjellin përkeqësimin e cilesisë së ujit
të liqenit të Prespës. Ato janë derdhja e ujërave të zeza, mbetjeve bujqësore në liqen
dhe papërpunimi përgjatë viteve. Liqeni i Prespës së Madhe është dhe mbetet vlera
kryesore e zonës së Prespës së Madhe. Gjëndja aktuale e liqenit është përgjegësi si e
palës maqedonase ashtu asaj shqiptare, prandaj duhen marrë masat për parandalimin
e reduktimit të ndotësve që derdhen në liqen.
Turizmi pjesërisht pëfiton nga zhvillimi sektorit primar, dytësor dhe terciar. Ka disa
lloje turizmi që lidhen me zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit. Ato janë:
turizmi rural, turizmi sportiv, turizmi familjar dhe turizmi kulturor. Prodhimtaria në
dru frutor, perime, prodhime blegtorale, gatime me bazë peshku janë një pjesë e
rëndësishme e ofertës turistike të zonës së Prespës së Madhe.
Megjithatë, si pasojë e aktivitetit bujqësor, peshkimit dhe gjuetisë, shpesh ka pasur
ndikime negative në mjedis, të cilat mund çojnë në uljen e numrit të turistëve në zonë.
Ndikime negative nga aktivitieti primar janë: ndotja e ujit dhe tokës nga mbetjet e
bujqësisë, mbikullotja nga dhitë, peshkimi i paligjshëm, përdorimi i metodave jo të
përshtatshme për peshkim, veçanërisht në pjesën shqiptare dhe largimi dhe rrallimi
nga zona i shumë llojeve të faunës për shkak të gjuetisë së paligjshsme.
Industria ka qënë shumë e zhvilluar në komunën e Resnjës në periudhën komuniste.
Sot, pavarësisht mbylljes së shumë fabrikave, kanë mbetur disa njësi të vogla të cilat
operojnë në industrinë e lehtë. Në pjesën shqiptare të Prespës nuk ka pasur zhvillim
të sektorit dytësor. Industria ka mbetur në fazën e zhvillimit artizanal. Megjithatë,
tradita të veçanta të ruajtura brez pas brezi siç janë prodhimet artistike të poçerisë në
Otoshevo, kanë tërhequr dhe vazhdojnë të jenë një tërheqje për turistët, të cilët
vizitojnë Prespën.
141
Pjesa shqiptare e Prespës ka trashëguar një zhvillim më të ulët ekonomik sesa pjesa
maqedonase. Komuna e Resnjës është njohur me ekonominë e tregut më herët, ndërsa
në pjesën shqiptare ka pasur problem me gjetjen e tregjeve. Resnja është e afirmuar
në tregun bujqësor për prodhimin e mollëve ndërsa sektorin e shërbimeve e ka më të
zhvilluar sesa pjesa shqiptare e Prespës. Për të siguruar një bashkëpunim ekonomik,
më të mirë midis komunës së Resnjës dhe bashkisë Pustec, në aspektin ekonomik
duhen përmirësuar kushtet e jetesës në pjesën shqiptare të Prespës.
Në tërësi, zona e Prespës, pavarësisht diferencave që ka në zhvillimin ekonomik midis
pjesës shqiptare dhe maqedonase, në përgjithësi, dallohet për një zhvillim të dobët
ekonomik. Në aspektin turistik dallohet si zonë që ka mundësi të zhvillohet dhe të
afirmohet si zonë turistike në tregun ndërkombëtar. Krahasuar me zona të tjera
turistike, zona në studim nuk plotëson shumë nga kushtet bazë të cilat duhet ti gëzojnë
banorët e zonës, jo më turistet.
Banorëve të zonës së Prespës iu mungojnë disa kushte bazë jetësore siç janë furnizimi
i rregullt dhe pa ndërprerje me ujë të pishëm dhe energji elektrike. Si në stinën e dimrit
dhe verës, banorët janë të detyruar të përdorin dru për ngrohje dhe gatim.
Ambjenti rrethues, veçanërisht në pjesën shqiptare të Prespës, ka vitet që dëmtohet
për shkak të mbetjeve urbane. Problemi nuk qëndron në mungesa e organizimit për
mbledhjen e mbeturinave. Përpjekjet e bëra në këtë drejtim deri më sot kanë dështuar
për shkak të kulturës së ulët mjedisore të banorëve të zonës dhe mungesës së
efektivitetit të organizimit aktual për mbledhjen dhe grumbullimin e mbeturinave.
Infrastruktura rrugore është në kushte të mira, por janë problematike rrugët që lidhin
fshatrat me njëri-tjetrin. Një infrastrukturë e mirë rrugore ndikon në zhvillimin e
turizmit në zonë, duke qënë se një nga elementët të cilët merren në konsideratë për
përzgjedhjen e një destinacioni turistik është lehtësia ose veshtirësia për të arritur atje.
Një zhvillim optimal i infrastrukturës rrugore, furnizimi i rregulltë me ujë të pishëm
dhe energji elektrike, vendosja e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza,
mundësi më të mira komunimi, ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e turizmit dhe
anasjelltas.
Aktiviteti turistik në zonën e Prespës së Madhe ka njohur faza të ndryshme zhvillimi,
nga pjesa shqiptare në pjesën maqedonase të Prespës. Arsyeja e ndryshimive në
aspektin e zhvillimit turistik, midis komunës së Resnjës dhe bashkisë Pustec, lidhet
kryesisht me drejtimin e detyruar ekonomik që iu dha secilës prej tyre gjatë periudhës
komuniste në Shqipëri dhe sundimit të Jugosllavisë në Maqedoni. Pjesa maqedonase
e Prespës pati investime dhe një zhvillim të mirë të turizmit gjatë periudhës komuniste,
ndërsa pjesa shqiptare e Prespës u orientua në zhvillimin e blegtorisë.
Nëse shohim zhvillimin aktual turistik të komunës së Resnjës, ka një rënie drastike të
numrit të turistëve del i nevojshëm rigjallërimi i aktivitetit turistik. Ndërsa, bashkia
Pustec është në fillimet e zhvillimit të aktivitetit turistik. Krahasuar me shumë vite
më parë, vihet re një rritje në numër e infrastrukturës pritëse në turizëm, por kapciteti
142
pritës mbetet përsëri i pamjaftueshëm për të përballuar fluksin e turistive i cili është
në rritje e sipër.
Problemet në lidhje me zhvillimin e turizmit në zonën e Prespës së Madhe janë në
lidhje më sektorin e shërbimit, i cili nuk është nivelin e duhur. Në sektorin e turizmit
ka mungesë të kuadrove me eksperiencë dhe të kualifikuar për të punuar në këtë
sektor. Ka mungese, gjithashtu, të investimeve. Pavarësisht planeve dhe projekteve
për zhvillimin ekonomik të zonës nuk shihen përmirësime në kushtet e jetesës së
banorëve, ose rritjes së ciliësisë së aktivitetit turistik. Aktiviteteti turistik në zonën e
Prespës së Madhe është relativisht i vogel dhe sezonal. Pjesa më e madhe e
infrastrukturës pritëse është e disponueshme më tepër gjatë muajve korrik dhe gusht.
Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit është një nga objektivat kryesore që duhen
realizuar në aspektin ekonomik në zonën e Prespës së Madhe. Nëpërmjet tij, zona do
të shndërrohet nga një zonë e prapambetur ndërkufitare në një nga zonat më të
vizituara turistike të rajonit juglindor të Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit.
Rekomandimet
Në Evropë ka shumë raste kur qëllimi për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm ka
sjellë bashkëpunimin midis vendeve, të cilat kufizohen nga i njejti element
hidrografik. Shembuj konkretë janë: rajon i Danibit, rajoni, Baltik dhe rajoni i Detit
të zi. Në shkallë më të madhe ose më të vogël zonat kanë kaluar në të njejtat probleme
lidhur me zhvillimin e turizmit, siç po kalon sot zona e Prespës së Madhe. Disa nga
problemet janë: mungesa e infrastrukturës, probleme të shumta mjedisore, zhvillimi i
dobët i turizmit ose mungesë personeli të kualifikuar që punon në industrinë e
turizmit.
Masat që duhen marrë për të zhvilluar më tej turizmin në zonën e Prespës së Madhe
janë të njejta me ato kanë kaluar zona turistike të cilat sot dallohen në tregun
ndërkombëtar turistik. Mungesa e fondeve financiare ose keqmenaxhimi i i tyre kanë
penguar për vite me rradhë marrjen e masa për krijimin e infrastrurës bazë turistike në
zonën e Prespës së Madhe.
Disa nga problemet kryesore në zhvillimin e turizmit është mungesa e infrastrukturës
pritëse në nivelin e duhut për të tërhequr vizitorët vendas dhe të huaj. Problem serioz
mbetet promovimi i pamjaftueshëm i turizmit në zonë dhe sezonaliteti në zhvillimin
e turizmit. Nëse trajtohen problemet me kujdes, disa rekomandime për një zgjidhje sa
më shpejtë të tyre do ishin:
Bashkëpunim sa më i ngushtë me popullsinë lokale, ose urbane që jeton në zonën e
Prespës me qeverisjen lokale dhe bizneset e vogla dhe të mesme që operojnë në tregun
turistik, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për të përmiësuar kushtet bazë të
jetesës.
143
Sigurimi i një bashkëpunimi më të lart midis qeverive lokale, komunës së Resnjës
dhe bashkisë Pustec. Bashkëpunimi midis tyre do të ndihmonte, në kuadrin e
zhvillimit të qëndrueshëm turistik dhe stabilitetit të ekosistemit natyror në zonën e
Prespës. Eksperienca e pjesës maqedonase në zhvillimin e praktikave mjedisore dhe
në zhvillimin e turizmit do të ndihmonte në zhvillimin e pjesës shqiptare të Prespës.
Gjithashtu, duhet të promovohet një zhvillim i integruar i zonës së Prespës. Pra,
ekonomia e Zonës së Prespës nuk duhet parë në pjesë të ndara si bashkia Pustec dhe
veçanërisht komuna e Resnjës më vete. Këto të dyja duhen para si një ekonomi dhe
shoqëri e vetme.
Sot zona e Prespës së Madhe po haset me probleme mjedisore pa pasur një zhvillim
të mirë të turizmit ndaj duhen marrë masa për ruajtjen e cilësisë së ujit, paisjes me
kanalizime të ujërave të bardha dhe të zeza ndërsa gjuetia dhe peshkimi duhet të jenë
të kontrolluar, duhet të reduktohen zjarret dhe dëmtimet e bimësisë. Turizmi të këtë
si parim bazë respektimin e mjedisit natyror.
Duhet theksuar se nga pasuritë më të çmuar e zonës së Prespës për një të ardhme më
të mirë në aspektin ekonomik është trashëgimia natyrore dhe kulturore. Prandaj duhet
angazhimi i plotë i qeverive lokale dhe popullsisë së zonës për menaxhimin e mirë të
trashëgimisë natyrore dhe historike, si dhe një promovim i vazhdueshëm i këtyre
vlerava tek investitorët e huaj.
Duhet bërë zbatimi në kohë dhe rigorozitet i planeve, projekteve dhe stragjive aktuale
të zhvillimit turizmit në zonën e Prespës së Madhe. Mungesa e fondeve ka qënë një
nga arsyet për moszbatimin e planeve të cilat janë hartuar gjatë viteve. Arsyeja
kryesore e moszbatimit të tyre ka qënë mungesa e koordinimit midis qeverive lokale,
popullsisë vendase dhe bizneseve që vepronin në zonë.
E rëndësishme për zonën e Prespës së Madhë është të forcohet pozita e saj në hartën
turistike ndërkombëtare, nëpërmjet promovimit të një imazhi mikpritës dhe vënies në
treg të produketeve cilësore turistike, lidhur me trashëgimin natyrore, kulturore dhe
sportive. Duhet nxitur krijimi i ndërmarjeve të përbashkëta ekonomike, të drejtuara
nga sipërmarrës të palës maqedonase dhe shqiptare.
Duhet bërë rivitalizimi i zonave rurale nëpërmjet iniciativave të palëve ndërkufitare,
për të siguruar përfitime për to në aspektin e punësimit shërbimeve, infrastrukturës.
Një nga këto zona, e cila duhet të rigjallërohet në veçanti është fshati i Dolno Dupenit.
Disa dekada më parë ai ka shërbyer si zonë kufitare për të kaluar në pjesën greke të
zonës së Prespës. Një zhvillim pozitiv për turizmin në Prespë do të ishte rihapja e
pikës doganore të Dolno Dupenit dhe zhvillimi i turizmit në fshat, veçanërisht turizmit
balnear.
144
Vihet re se numri i njësive të mesme dhe të vogla ekonomike që veprojnë në zonën e
Prespës së Madhe ka pasur rritje, por nuk ka pasur efekte lehtësuese për sa i përket
problemit social të papunësisë. Sigurimi i konkurueshmërisë midis palëve kufitare
duhet të bëhet nëpërmjet rritjes së nivelit arsimor dhe rritjes së mundësive të
popullsisë për t’u punësuar duke përfshirë dhe aftësimin në zanate të ndryshme.
Nismat për tu trajnuar dhe punësuar në zanate si: gurgdhendja, punimi i drurit,
prodhimi i objekteve prej balte dhe punimi i metaleve, do sillte një rritjet të punësimit
në zonë dhe ndoshta krijimin e produkteve të reja turistike për ta identifikuar zonën e
Prespës nga zonat e tjera turistike.
Një faktor që dëmton zhvillimin e turizmit në zonën e Prespës së Madhe është
fenomeni i emigracionit. Me fluksin e emigrantëve, nga zonat e Prespës, janë larguar
dhe po vazhdojnë të largohen njerëzit me shkollë të lartë dhe të kualifikuar. Krijimi i
vendeve të reja të punës në sektorin e turizmit mund të bënte që kuadrot e kualifikuara
të mos largoheshin për në vende të tjera, por të ndihmonin në zhvillimin ekonomik të
zonës së tyre. Do ishte ideale hapja e një shkolle për të formuar guida turistike të
kualifikuara, të cilat do të ndihmonin në një promovim më të mirë të zonës së Prespës.
Produktet dhe shërbimet turistike nuk janë ende në nivelin e duhur. Mungojnë
shërbime dhe produkte turistike, të cilat e vecojnë zonën e Prespës së Madhe nga
hapësira të tjera turistike. Një sfidë në të ardhmen, për zhvillimin e zonës, është
karakteri sezonal i turizmit. Një zgjidhje për problemin e sezonalitetit do ishte krijimi
dhe promovimi i aktiviteteve dhe llojeve të turizmit, të cilat mund të zhvillohen në
stinën e dimrit dhe të vjeshtës. Një lloj turizmit që mund të zhvillohet në sezone të
tjera përveç sezonit veror mund të ishte krijimi i qëndrave kurative, Spa. Një ide për
tërheqjen e turistëve është hapja e kampeve, të cilat do të vepronin gjatë gjithë vitit,
ku turistë nga vende të ndryshme për një javë ose dy të mësonin zanate të ndryshme
si; arti i poçarisë, punimi i drurit, etj.
Sot, midis bizneseve, të cilat operojnë në zonën e Prespës mungon konkurenca dhe
kjo situatë ka bërë që pronarët e njësive turistike të mos ndjejnë nevojën për të
përmisuar kushtet e shërbimit dhe pritjes së turistëve. Kapaciteti i infrastruktuës
pritëse është i ulët. Shpesh, janë krijuar situata të tilla ku grupe turistësh, të cilët
vizitonin zonën e Prespës, kërkonin të akomodoheshin në zonë, por për mungesë të
kapaciteteve pritëse, ata akomodoheshin në zona të tjera turistike si Voskopoja ose
Vithkuqi. Pra, rritja e kapacitetit të infrastruktuës pritëse është një faktor që do
zgjidhte pjesërisht problemin e sezonalitetit në zonën e Prespës.
LITERATURE
145
1. Accommodation and restaurant, where to stay, eat anddrink in the
Prespa Region, SWG, ABD, Prespa cross-border region, EU
2. Agjencia e mjedisit dhe pyjeve; Raport për gjëndjen e mjedisit, 2009 Kap.III
Tokat f.67 Kap.V Ujërat
3. Akademia e Shkencave e RPSSH Fjalor Enciklopedik Shqiptar , Tiranë 1985
4. Anna Vartanian, Dr. Nina I. Khumarova “Regional Development Strategies
in the Sustainable Tourism Promotion in BSB Countries”CPMR/BBSC 2016
General Assembly : 30-31 May Istanbul f. 2, 3
5. Baseline study and strategic plan for development of Prespa Region, Zvonko
Naumoski, 2012
6. Bashkëpunimi ndërkufitar alternativë zhvillimi dhe integrimi në Europë
;Ledio Seferkolli, Erka çaro; Studime gjeografike 17, Qëndrës së Studimeve
Gjeografike dhe Akademisë së Shkencave; Tiranë 2006/ f.56
7. Cross-border Tourism - Potential and Perspectives in Black Sea region;Zviad
Eliziani Chairman, IBDIPC
8. Current status of tourism and ëater quality in the albanian part of lakes
Prespa, 2010
9. Dhimitër Doka Studime gjeografike Potsdam,; Zhvilime socio-ekonomike dhe
rajonale të Shqipërisë pas viteve 90; Botim i Insititutit të Gejografisë dhe
Gjeokologjisë të Universitetit Potsdam; Potsdam 2005; ISBN 3-937786-61-9;
Vëll.24;
10. Drejtoria e Monumenteve të Kulturës, Korçë
11. Drejtoria Rajonale e Kulturës, Korҫë
12. Fejzulla Abdullai, Popullsia dhe vendbanimet e Prespës( studim socio-
gjeografik), f. 13-18,139,23, Detroit 2008
13. Fondi shqiptar për Zhvillimin rural; Plani i Zhvillimit lokal 2008 Liqenas
14. GTZ, komuna e Resnjes ‘ëhere nature, culture and ancient history meet..’
15. www.bashkiakorce.gov.al
16. www.facebook.com/National-Park-Prespa-
Biodiversityhttps://ëëë.facebook.com/ppnea/
17. www.facebook.com/OPSHTINA-PUSTEC-KOMUNA-PUSTEC-
MUNICIPALITY-PUSTEC
20. Kap. Gjeografi fizike dhe gjeomorfologji f.61-140 ; Probleme të degradimit
të peisazhit në disa zona të mbrojtura në brendësi të vendit; Perikli Qiriazi;
Studime gjeografike 17, Botimi i Qëndrës së Studimeve Gjeografike dhe
Akademisë së Shkencave; Tiranë, 2006
21. Kap. Gjeografi humane f.140-216; Emergjenca mjedisore e një turizmi
alternativ të qëndrueshëm në Shqipëri f. 165; Dhimitër Doka, Romeo
146
Hanxhari; Studime gjeografike 17, Botimi i Qëndrës së Studimeve
Gjeografike dhe Akademisë së Shkencave; Tiranë 2006
22. Kfw study Project Preparation & Development of the Transboundary Prespa Park Project,
Part V Hydrology Report, 2005
23. Koja Vita(Prof.Asoc), Gorica Klodiana(Doc)Bazat e Turizmit, Modelet e
zhvillimit të turizmit, Kreu 5(f.81-99; Modelet e zhvillmit (f. 94, 97-98),
Isbn: 978-99956-34-59-9 Shtëpia botuese: albPAPER.
24. Lidhjet dhe bashkepunimi midis shqiptareve se Prespës ne RM dhe
shqiptareve te Korces dhe Devollit në Dr. Fehmi Xhemo, Korçë,
SIMPOSIUM, KRANJE-PRESPE
25. Local environmental action Plan - Liqenas commune, 2008
26. Ministri e bujqësisë Resnjë dhe rrethit Korçe 2002
27. MSC, MBA Klodiana Marika UNDP Hot Spot Programme Manaxhere
Programi
28. Perikli Qiriazi, Veçoritë gjeomorfologjike të gropës së Prespës, Studime
gjeografike 1; Botim i qëndrës së studimeve gjeoografike dhe Akademisë së
Shkencave; Seria 94; f. 28-29
29. Plani i menaxhimit të Parkut të Prespës f.152-154)
30. Prespa ime, botimi i Qëndrës Rajonale të Mjedisit; Nr.1 Vjeshtë 2007
31. Qendra rajonale e mjedisit; Praktika të mira komunitare në Parkun Kombëtar
të Prespës
32. Qiriazi Perikli; Gjeografia fizike e Shqipërisë; Shtëpia botuese e Librit
Universitar; Tiranë 2006 f.237-238
33. “Rezerva Ndërkufitare e Biosferë Baseni Ohër- Prespë” Forma e Nominimit
Përmbledhje ; M. M.P.A.U të Rep së Shqipërisë, M.M.P.F të Rep.
Maqedonisë; Qershor 2013
34. State Statistical Office of the Republic of Macedonia, 2011
35. Statistikat e shtetit maqedonas, Census, 2008
36. Studime gjeografike Potsdam, Dhimitër Doka ; Zhvilime socio-ekonomike
dhe rajonale të Shqipërisë pas viteve 90; Botim i Insititutit të Gejografisë dhe
Gjeokologjisë të Universitetit Potsdam; Potsdam 2005; Vëll.24; f.175/
37. Technical Task Team (TTT) for the collection, assessment and
evaluation of national information in support of the Transboundary
Diagnostic Analysis (TDA) and development of a Strategic Action
Programme (SAP) in the Prespa Lakes Basin f.28, 29 National Report
(Draft) 2009
38. Tourism Strategy and Action Plan for the Prespa Lakes Basin 2012-2016
f.19)
39. travel2macedonia.com
40. www. Where is Macedonia.org
41. www.Resen Municipality.com
147
42. www.resen.gov.mk
43. yhprespa-pretor.org.mk/Thomas Leuthrad
44. Zlatko Jakovlev, Cane Koteski; Basic socioeconomic parameters for
promoting tourism in the municipality of Dojran in the Republic of
Macedonia ëilfenia Journal Austria, Vol 23, No. 2;Feb 2016, f.531
45. Zyra e turizmit në qëndrën e Komunës Resnjës
148
PYETESORET
Qellimi është të evidentohet ndikimi i zhvillimit të qendrueshem turistik në zonën e
Prespës së Madhe dhe si ndikojnë problemet e mjedisore në turizëm
Pjesëmarrësit në pyetësor: banorët e zonës dhe turistët
1-Në cilën grupmoshë përfshihesh
16-24
25-34
35-44
45-54
55-64
65+
2- Gjinia
Femerore
Mashkullore
3- Shkollimi
9-vjeçare
Shkollë e mesme
Shkolle e lartë
4- Profesioni
…………………………………………………
5- Gjendja civile
Beqar
I/e martuar
6-A zotëroni tokë bujqësore? Nese po, sa hektar?
…………………………………………
7-Cili nga këta sektorë ekonomikë është parësor për zhvillimin e zonës së Prespës ?
Bujqësia
Shërbimet
Turizmi
Transporti
Industria e lehte
8- A zotëroni biznes ose jeni të punësuar në sektorin e turizmit ose shërbimeve?
……………………………………………………………………..
149
9- A kini në pronësi shtëpi pritëse?
…………………………………………………………..
Nëse i jeni përgjigjur po përgjigjes vazhdojmë me pyetjen tjetër
10- Cmimi i dhomës (……………)
11- Turistët janë:
Turistë të huaj (……………………)
Turistë vendas
13- Cilat lloje të turizmit mund të zhvillohet më mirë në zonë?
…………………………………………………………………………………………
………………………………………………………....
14- Cilat janë problemet kryesore të cilat pengojnë zhvillimin e turizmit në Prespë
sot ?
Infrastruktura (…………………….)
Problemet mjedisore(……………………….)
Kushtet jo te mira ekonomike
Tjetër (………………………………)
15-Cfare mendoni se mund të bëhet për zgjidhjen e problemit?
…………………………………………………………………………………………
…………………………………………………………
16- Cilat nga produktet e zonës mendoni se mund të dallojnë zonën e Prespës si zonë
turistike, nga zonat e tjera turistike?
…………………………………………………………………………
17- Sipas mendimit tuaj, shkalla 1 deri në 10, çfare ndikimi ka sot turizmi në
zhvillimin ekonomik të komunës Pustec? Pse?
…………………………………………………………………………………………
…………………………………………………………………………………………
……………………………………......
16- Sipas mendimit tuaj, shkalla 1 deri në 10, çfare ndikimi do te kete turizmi në
zhvillimin ekonomik të komunës Pustec? Pse ?
…………………………………………………………………………………………
…………………………………………………………………………………………
…………………………………………
17-Jeni familjar me konceptin zhvillim turistik i qendrueshëm?
150
…………………………………………………………………………………………
…………………………………………………………
Problemet mjedisore:
1-Cilat janë problemet kryesore mjedisore në zonën tuaj të banimit?
…………………………………………………………………………………………
………………………………………………………....
2-Cilët janë përgjegjësit kryesorë të ndotjes mjedisore në komunën e Pustecit?
Ujërat e zeza
Mbetjet nga bujqesia
Hotele dhe restorante
Peshkimi dhe gjuetia e paligjshme
Shkaqe te tjera(……………………)
3-Sa ndikojnë problemet mjedisore në zhvillimin e turizmit nga 1 deri në 10? Pse?
………………………………………………………………………
4-Sa ndikon cilësia e ujit të liqenit në zhvillimin e turizmit nga 1 deri në 10? Pse?
…………………………………………………………………………
5-Kush duhet të paguaj per pastrimin e liqenit?
Qeveria lokale dhe qëndrore
Banoret e Liqenasit
Turistet
6-Si duhet të paguajnë ata?
Një shume vjetore
Në bazë të ndotjes së shkaktuar
7-Sa do ishit të gatshëm të paguanit si familje për mirëmbajten e shtëpive në mënyrë
sistematike?
…………………..
8-Cilat janë masat më efektive për mbrojtjen e liqenit?
Vendosja e ligjeve strikte
Berja e fushatave sensibilizuese
Bashkëpunimi ndërkufitar dhe ndërsektorial
Pagesa e shumave dëmshpërbyese në rast dëmtim mjedisi