18
1 E DREJTA E UNIONIT EVROPIAN BASHKIMI EVROPIAN Ideja, Integrimi, Identiteti dhe e ardhmja Rëndësia e studimit të lëndës: Aspirata për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane; Njohja dhe studimi i politikave integrative në BE; Njohja thelbësore e funksionimit të institucioneve të BE së; Analizimin e perspektives kosovare në relacion me BE në; Është degë e re multi disiplinore dhe dinamike e së drejtës; Karakteri sui generis i vet UE së; Specificiteti i UE së; Fakti se kjo nuk është e drejtë e një shteti; Struktura legjislative; Kompetencat specifike; etj THEMELIMI I KOMUNITETIT EKONOMIK EVROPIAN Origjina e idesë evropiane Një pjesë e madhe e studiuesve zhvillimit dhe aspektet historike për një BE e nisin vetëm pas luftës së dytë botërore; Ndërkaq, një pjesë e studiuesve të tjerë këtë çështje e vështrojnë shumë më herët dhe atë që nga koha e krijimit të shteteve kombe (shekulli XVIII); Realisht shekulli që nga shekulli XIX kanë filluar idetë për një Evropë të bashkuar ose për popujt e bashkuar të Evropës; o Perandori Napoloni I. e proklamonte dëshirën e tij që të gjithë popujt e Evropës duhet të bëhen një popull nëpërmjet të një bashkimi konfederal për të siguruar paqen e ekuilibruar ; Nevoja për zgjerimet nacionale të popujve dhe shteteve në drejtim të afirmimit të identitetit dhe traditave kombëtare nuk i penguan idetë dhe konceptet e reja për një Evropë të re; Në mesin e të parëve që i ka proklamuar idetë ka qenë Sen Simoni i cili e ka hartuar edhe një tekst në këtë funksion dhe të cilin ja ka destinuar diplomatëve të mbledhur në Kongresin e Vjenës(1814); Sen Simoni deshironte të krijonte një Evropë të re e cila do të ishte e bazuar në një fe të re, frymë iluministe, të mbështetur në progres dhe shkencë dhe parlamentarizëm; Sipas Simonit forma e organizimit të Evropës do të quhej konfederatë evropiane bërthama e së cilës do të ishte bashkimi i Francës me Anglinë; Edhe pse projekti i Sen Simonit u prite me shumë interes ai në realitet pati jo sukses, nuk arriti t’i influencojë vendimet e Konferencës së Vjenës; Me kohë ideja evropiane filloi t zgjerohet dhe nga rrethi i ngushtë i mendimeve fillojë të rekrutohet si një LËVIZJE EVROPIANE; Lidhur me këto pretendime, ide, lëvizje dhe iniciativa të tjera u dalluam edhe shumë mendimtarë siç ishin Zhan Zhak Ruso ja, Viktor Hygo ja, etj të njohura si PACIFIZMI EVROPIAN;

Unioni Evropian Se Prezentimi 1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Unioni Evropian Se Prezentimi 1

1

E DREJTA E UNIONIT EVROPIAN

BASHKIMI EVROPIAN

Ideja, Integrimi, Identiteti dhe e ardhmja

Rëndësia e studimit të lëndës:

Aspirata për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane;

Njohja dhe studimi i politikave integrative në BE;

Njohja thelbësore e funksionimit të institucioneve të BE – së;

Analizimin e perspektives kosovare në relacion me BE – në;

Është degë e re multi – disiplinore dhe dinamike e së drejtës;

Karakteri sui generis i vet UE – së;

Specificiteti i UE – së;

Fakti se kjo nuk është e drejtë e një shteti;

Struktura legjislative;

Kompetencat specifike;

etj

THEMELIMI I KOMUNITETIT EKONOMIK EVROPIAN

Origjina e idesë evropiane

Një pjesë e madhe e studiuesve zhvillimit dhe aspektet historike për një

BE e nisin vetëm pas luftës së dytë botërore;

Ndërkaq, një pjesë e studiuesve të tjerë këtë çështje e vështrojnë shumë

më herët dhe atë që nga koha e krijimit të shteteve – kombe (shekulli

XVIII);

Realisht shekulli që nga shekulli XIX kanë filluar idetë për një Evropë të

bashkuar ose për popujt e bashkuar të Evropës;

o Perandori Napoloni I. e proklamonte dëshirën e tij që të gjithë

popujt e Evropës duhet të bëhen një popull – nëpërmjet të një

bashkimi konfederal për të siguruar paqen e ekuilibruar ;

Nevoja për zgjerimet nacionale të popujve dhe shteteve në drejtim të

afirmimit të identitetit dhe traditave kombëtare nuk i penguan idetë dhe

konceptet e reja për një Evropë të re;

Në mesin e të parëve që i ka proklamuar idetë ka qenë Sen Simoni i cili e

ka hartuar edhe një tekst në këtë funksion dhe të cilin ja ka destinuar

diplomatëve të mbledhur në Kongresin e Vjenës(1814);

Sen Simoni deshironte të krijonte një Evropë të re e cila do të ishte e

bazuar në një fe të re, frymë iluministe, të mbështetur në progres dhe

shkencë dhe parlamentarizëm;

Sipas Simonit forma e organizimit të Evropës do të quhej konfederatë

evropiane bërthama e së cilës do të ishte bashkimi i Francës me Anglinë;

Edhe pse projekti i Sen Simonit u prite me shumë interes ai në realitet

pati jo sukses, nuk arriti t’i influencojë vendimet e Konferencës së

Vjenës;

Me kohë ideja evropiane filloi t zgjerohet dhe nga rrethi i ngushtë i

mendimeve fillojë të rekrutohet si një LËVIZJE EVROPIANE;

Lidhur me këto pretendime, ide, lëvizje dhe iniciativa të tjera u dalluam

edhe shumë mendimtarë siç ishin Zhan Zhak Ruso – ja, Viktor Hygo – ja,

etj të njohura si PACIFIZMI EVROPIAN;

Page 2: Unioni Evropian Se Prezentimi 1

2

Në fundin e shekullit XIX idetë evropiane u përuruan dhe u ndanë në dy

rryma;

o Federaliste; dhe

o Konfederaliste;

INTEGRIMET EVROPIANE

Nocioni i integrimeve rajonale

- Studimi i të drejtës së Unionit Evropian është i pa suksesshëm pa e trajtuar –

shtjelluar më parë proceset reale historike të integrimit do të ndikonte që shpjegimet

të jenë të limituara – pa qarta;

- Integrimet janë sot realitet i zhvillimeve aktuale botërore;

- Integrimet gjithashtu janë edhe problem serioz i rendit të ri botëror;

- Bota në përgjithësi po shkon në drejtim të proceseve integruese globale ose rajonale;

- Kjo po shkaktohet nga ndërvarësia e shteteve, rajoneve dhe regjioneve;

- Me integrim nënkuptohet procesi i lidhjes së dy ose më shumë shteteve të një

rajoni të caktuar dhe atë në pikëpamje ose forme institucionale;

- Varësisht nga këto forma integrimet mund të jenë:

a) Kulturore;

b) Tregtare / Biznesore;

c) Ekonomike;

d) Politike;

e) Ushtarake;

f) Etj;

- Format me të shpeshta janë ato të integrimeve ekonomike sepse konsiderohen se ato

nuk e kufizojnë sovranitetin e vendit;

- Sot në botën bashkëkohore ka shumë organizata të këtilla UE – ja, EFTA, CEFTA në

Evropë, NAFTA në Amerikën Veriore, LAFTA në Amerikën Latine, ASEAN dhe

APEC në Azi dhe Pacifik;

- Integrimte kulturore janë të shpeshta dhe reflektohen në formë të shkëmbimit të

programeve arsimore, kulturore, shkencore, informative;

- Integrimet politike kuptohen si formë e adrimit të vendeve në organizatë si p.sh.

anëtarësimi në OSBE;

- Ndërkaq, integrimet ushtarake karakterizohen si marrëveshje bilaterale ose

multilaterale në lëmin ushtarak të dy ose më shumë shteteve: (rasti i NATOS);

- TRAJTIMI I ÇËSHTJEVE SIPAS KËTIJË PROGRAMI MËSIMOR DO TË

FOKUSOHET VETËM NË PROCESET E INTEGRIMEVE EKONOMIKE;

- Ekzistojnë katër forma të realizimit të integrimit rajonal ekonomik që kanë dallime

formale dhe substanciale në mes vete. Ato janë;

1. sipas preferencave;

2. sipas tregtisë së lirë;

3. unionit doganorë;

4. unionit ekonomik; dhe

5. bashkimit politik;

- Zonat preferenciale;

Janë format me të ulëta të integrimeve rajonale tregtare;

Page 3: Unioni Evropian Se Prezentimi 1

3

Këto marrëdhënie rregullohen kur brenda një hapësire të dyja shtetet

aplikojnë në qarkullimin e tyre tregtar preferenca (përparësi) tregtare në mes

vete. (P.sh,. aplikojnë norma doganore me të ulëta etj);

P.sh, marrëveshjet për tregti të lirë më mes të Kosovës dhe Shqipërisë;

- Zonat e tregtisë së lirë:

Janë formë me shkallë më të avancuar të lidhjes tregtare në mes të dy ose

më shumë vendeve të një rajoni;

Ato zakonisht i anulojnë plotësisht doganat në tregtinë e tyre të

përbashkët ndërkaq akoma i mbajnë në fuqi ato për shtetet e treta;

- Unioni doganor;

Është shkallë më e lartë e integrimit dhe në këtë strukturë shtetet jo vetëm që i

heqin doganat ne mes vendeve të veta por nxjerrin, ingurojnë dhe zbatojnë norma

– tarifa doganore për vendet e treta

- Unioni ekonomik;

Është strukturë akoma më e avancuar e bashkëpunimit e cila sëndertohet me

heqjen e pengesave në drejtim të qarkullimit të te gjithë faktorëve ekonomik, si të

atyre tregtare po ashtu edhe prodhuese;

Kjo formë promovon dhe zbaton rregullativa të cilat krijojnë mundësi të lëvizjes

së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit, fuqisë punëtore, etj, (Modeli i UE – së)

- Unioni politik

Forma me e avancuar e integrimeve;

Bashkim me një shtet (rasti i UE –së dështimi i kushtetutës)

HISTORIKU:

1. Modeli i shtetit federal; dhe

2. Modeli i shtetit konfederal

ORGANIZATAT KRYESORE EVROPIANE

- Situata pas Luftës së dytë botërore dhe pasojat e saj;

- Logjika politike – OBJEKTIVA – t, e paqes, pajtimit dhe e rindërtimit evropian;

- Ndërtimi i Evropës sipas kësaj logjike garantohet vetëm nëpërmjet procesit të

integrimit;

- Këto ide tani përputheshin me idenë e Evropës së bashkuar;

- Në këtë përudhë rol të rëndësishëm kanë pasur SHBA – të, të cilat në atë kohë

kundër ish Bashkimit Sovjetik, krijuan të ashtuquajturën “perde të hekurt”;

- Mbështetja fillestare amerikane sipas planit MARSHALL

- Vetëm deri në fund të viteve të pesëdhjeta në Evropë ekzistonin disa organizata

ekonomike siç ishin OECD, KNER, CSCE, BEE, EVROATOM, EFTA, NATO, etj;

VARËSISHT NGA SHTRIRJA GJEOGRAFIKE, PROGRAMI DHE NATYRA E TYRE

TË GJITHA ORGANIZATAT EVROPIANE MUND TË SISTEMOHEN NË TRI

KATEGORI KRYESORE:

A. Evro – Atlantike (Transatlantike)

B. Pan – Evropiane; dhe

C. Supranacionale

A. Organizatat Evro – Atlantike (trans – atlantike)

- Kjo krijesë – strukturë nuk është në tërësi e pastër evropiane por brenda saj ka edhe

shtete të tjera siç janë SHBA – të, Kanadaja,

Page 4: Unioni Evropian Se Prezentimi 1

4

- Jo rrallë këto janë quajtura edhe si evro – amerikane;

- Të këtilla janë;

OECD = Organizata për bashkëpunim dhe Zhvillim në Evropë, e themeluar

në Paris me 1948. Në fillim pa SHBA –të dhe Kanadanë

NATO = themeluar me 1949 si aleancë ushtarake dhe politike;

Këshilli i Atlantikut Verior;

Sekretari i përgjithshëm i NATOS;

Asambleja e Atlantikut verior;

Themelimi dhe zhvillimi i saj ka kaluar në dy faza;

Faza e parë 1949 – 1995 e karakterizuar me luftën e ftoftë;

Faza 1995 e tutje; periudha e transformimit

KSBE / OSBE = Organizatë e karakterit politik e themeluar ne samitin e

Helsinkit me 1975;

Inaugurojë filozofinë e lirive dhe të drejtave të njeriut;

Luajti rol të rëndësishëm në ndryshimet që ndodhën në Evropën Jug

– Lindore;

Monitoron dhe promovon zgjedhje te lira dhe parime te

demokracisë;

Selia e saj është në Vjenë dhe anëtare të saj janë edhe vende jashtë

territorit evropian;

Organet kryesore të saj janë:

Këshilli i përhershëm;

Këshilli i lartë;

Kryetari rotativ i radhës;

Sekretari i përgjithshëm;

Komisionarët e OSBE – së në lëmi të caktuar;

B. Organizatat pan – evropiane

- Pjesëmarrëse janë vetëm shtetet në territorin evropian;

- Pjesëtare të kësaj organizata janë vetëm shtetet me orientim strategjik pan –

evropian;

- Deri me tani është vetëm një organizatë KËSHILLI I EVROPËS

- Në gjirin e saj marrin pjesë 41 shtete anëtare dhe kanë këtë strukturë:

Këshilli i Ministrave;

Asambleja Parlamentare;

Kongresi i Pushteteve Lokale dhe Rajonale të Evropës;

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

C. Organizatat Supranacionale - Në këtë kategori sistemohen:

a. CSCE – Bashkësia Evropiane për thëngjill dhe çelik

b. BEE – Bashkimi ekonomik evropian;

c. UE – Unioni evropian

Page 5: Unioni Evropian Se Prezentimi 1

5

DALLIMET: UE – dhe organizatave të tjera evropiane

UNIONI EVROPIAN ORGANIZATAT

TJERA

Struktura

institucionale

Strukturë me etnitet supranacional

ku vlen edhe parimi i delegimit

vlen vetëm përjashtimisht

Struktura organizative

ndërqeveritare

Mekanizmi i

vendosjes

Vendosja realizohet në bazë të një

sistemi të kombinuar me

konsensus por edhe me shumicë

votash;

Vendoset me konsensus dhe

unanimitet te plotë dhe çdo

mospajtim i ndonjë shteti

mund të bllokojë marrjen e

vendimeve;

Përgjegjësia

Përfaqësuesit i përgjigjen organeve

dhe institucioneve të organizatës e

shteteve që i kanë dërguar në

organizatë;

Përfaqësuesit i përgjigjen

organeve dhe institucioneve të

organizatës e jo shteteve nga

vinë;

Sistemi

legjislativ

Ka sistemin e vet unik legjislativ

Mund të nxjerrin të gjitha

vendimet të cilat i nxjerrin

shtete;

Nuk kanë sistemin e vet unik

legjislativ por mund të

nxjerrin deklarata, rezoluta,

konventa;

STRUKTURA E UNIONIT EVROPIAN “tri shtyllat e UE – së”

- Në tërë literaturën ekzistuese por edhe në praktikë nuk ka një përkufizim unik lidhur

me përmbajtjen e kësaj organizate;

- Njëri nga ato përmban përpjekjet shekullore të popujve evropianë për stabilitet, paqe,

unitet, integrim dhe miqësi;

- Tjetri, karakterizohet me botëkuptim kritik rreth UE – së duke e trajtuar atë si një

organizatë të pa aftë në çdo pikëpamje – ushtarake, politike, e cila nuk ka aftësi për

zgjedhjen e krizave dhe e konflikteve të caktuara;

- Mendimi tjetër – dallon nga dy të parët dhe këtë strukturë e konsideron si kategori

më funksion të kufizuar vetëm në tregun unik – dimensionin ekonomik;

Megjithatë, pavarësisht nga këto botëkuptime, vizione, mendime ose qëndrime, EU

– ja është strukturë specifike e cila ka diçka më tepër se sa mendimet e

sipërpërmendura;

Është i pastër i një procesi të integrimit që ka filluar menjëherë pas Luftës së

Dytë Botërore;

Ky proces i integrimit ka ardhur si rezultat i nevojës për zgjedhjen e

konflikteve dhe problemeve evidente në territorin e Evropës;

Page 6: Unioni Evropian Se Prezentimi 1

6

Organizatat Evropiane (UE , BEE,) të gjitha si të këtilla tregojnë natyrën

dhe tendencën substanciale që e mbajnë në vete;

UE – ja është e konstruktuar në tri shtylla të cilat këtë organizatë e bëjnë sui

generis;

Nëpërmjet të këtyre tri shtyllave – fushave zhvillohet në tërësi aktiviteti i UE – së;

Shtyllat e UE – së janë:

1) Shtylla e parë – EKONOMIKE që i referohet tregut evropian dhe

politikave të përbashkëta bujqësore;

2) Shtylla e dytë – POLITIKËN E PËRBASHKËT TË JASHTME

DHE TË SIGURISË;

3) Shtylla e tretë – çështjet e brendshme dhe të sigurisë;

Secila nga këto shtylla e ka kornizën e vet specifike juridike;

A. SHTYLLA E PARË

= Tregu unik i UE – së

- Është treg i përbashkët i të gjitha shteteve që janë pjesë e UE – së;

- Tani llogarite të ketë mbi 500 milionë konsumatorë;

- Është tregu më i madh i industrializuar në glob;

- Në këtë treg janë të garantuara katër liritë e njohura për:

a) Lirinë e qarkullimit të njerëzve;

b) Lirinë e qarkullimit të mallrave;

c) Lirinë e qarkullimit të kapitalit;

d) Lirinë e qarkullimit të shërbimeve; dhe

- Është eliminuar të tërësi sistemi i brendshme doganor;

- Është krijuar sistemi i si doganon në bazë të KODIT të ri doganor për tërë territorin e

UE – së;

- Arsyet e krijimit të këtij tregu janë të përmbledhura në:

Nxitjen e proceseve të integrimeve në UE;

Të behët nxitës – katalizator i vendeve të reja të punës;

Të behët stimul për rritje dhe zhvillim ekonomik;

Të ndikoj në uljen e çmimeve dhe të shpenzimeve;

Të tërheq investime të huaja në UE;

Të jetë konkurrues në tregjet globale;

Të afirmojë vlerat e produkteve evropiane;

- Marrja e këtyre masave ndikoj në:

Heqjen e kontrollit kufitar ndërshtetëror;

Krijimin e ndërmarrjeve më konkurruese në treg;

Zhvillimin e vizioneve të ndërmarrësish;

Zvogëlimin e shpenzimeve të transportit dhe infrastrukturave

zvogëlohen;

Page 7: Unioni Evropian Se Prezentimi 1

7

Çmimet zvogëlohen;

Tregu karakterizohet për mobilitet;

- Si u zbatua – implementua praktikisht sistemi i tregut unik ?

Nëpërmjet paketave legjislative;

Paketa përmbante rregulla ligjore – DIREKTIVA;

Këto Direktiva i njoftonin shteteve anëtare lidhur me zbatimin

e masave unike të përcaktuara nga ana e UE – së;

Direktivat e caktuara i jep Komisioni Evropian që

njëkohësisht e ka rolin kyç në formësimin juridik të tregut të

përbashkët;

Komisioni evropian është organi i cili i përcakton rregullat e

lojës në tregun evropian – roli i referit;

Nëse vendet nuk i zbatojnë vendimet atëherë komisioni ka të

drejtë që të merr masa shtesë për implementim të direktivave;

Komisioni evropian ka të drejtë që të iniciojë edhe procedura

gjyqësore në Gjykatën Evropiane të së Drejtës;

Gjykata Evropiane e së Drejtës ka autoritetin që të nxjerrë

dhe ekzekutojë vendime në tërë territorin e UE – së;

- Komisioni Evropian nëpërmjet direktivave për interes të rregullimit të tregut unik

përcakton edhe standardet e përbashkëta evropiane;

- Tregu unik, si sistemi motorik i UE – së, nuk mund të funksionojë pa standardet të

qarta dhe konkrete;

- Zbatimi i standardeve garanton eliminimin e barrierave tregtare, kufitare dhe më tutje

krijimin e rregullave të standardizuara si burime – juridike;

- Tregu unik në UE është i tillë që funksion jashtë ndikimit të monopolizimit nacional

dhe konkurrencës jo lojale territoriale;

- Luftohen dhe ndalohen marrëveshjet për ndarje të tregut;

- Lufton dhe ndalon mbajtjen e çmimeve artificiale në treg;

- Promovon dhe garanton konkurrencën e lirë të te gjitha pjesëmarrësve në treg

pavarësisht nga përkatësia shtetërore;

- Mbrojtja e këtij tregu dhe konsumatorëve të saj realizohet nëpërmjet të

instrumenteve juridike, administrative dhe gjyqësore;

- Komisioni Evropian në bazë të ligjit garanton blerësve dhe subjekteve qendrore në

treg standarde mbi cilësinë e prodhimeve, etiketave, shitjeve në distancë, etj;

- Ne veçanti në tregun unik konsumatorëve u garantohen të drejta, ne veçanti në këto

fusha:

Mbrojtjen e shëndetit sipas standardeve unike për kushtet

minimale shëndetësore;

Mbrojtjen e interesave ekonomik të konsumatorëve në bazë të

legjislacionit të UE – së;

Page 8: Unioni Evropian Se Prezentimi 1

8

Mbrojtjen e konsumatorëve nga dispozitat denigruese dhe jo

të ligjshme të kontratave të caktuara;

Detyrimin e shitësve që t’i ekspozojnë çmimet e mallrave për

shitje;

Të Drejtën e konsumatorëve për informata lidhur me mallin

ose shërbimin e nevojshëm;

Të drejtën e konsumatorit për t’u kompensuar;

Shenja e UE – së është e detyrueshme për të gjitha mallrat që

qarkullojnë në treg;

Përdorimi i shenjave garanton që malli i caktuar është në

përputhje me standardet e caktuara të UE – së;

- Unioni monetar evropian dhe monedha unike Evropiane EURO – ja €;

- Kompletimi i tregut të UE – së nuk do të ishte funksional dhe substancial pa një

sistem unik monetar;

- Sot UE – ja ka një sistem relativisht të mirë të sistemit unik monetar;

- Natyrisht se edhe ky sistem e ka historinë e vet dhe etapat e caktuara të zhvillimit;

- Projekti i sistemit monetar evropian – i cilësuar si ambicioz ka kaluar në tri faza

kryesore të zhvillimit;

1. Periudha 1979 – 1995

- Krijimi i sistemit monetar evropian (EMS) 1979

- Instituti monetar evropian (EMI) 1993

- Vendimi më i rëndësishëm politik lidhur me këtë çështje është ai për monedhen

unike – Traktati i Mastrihtit

- Protokolli i veçantë në cilësi të shtesë ju lejon Britanisë së madhe dhe Danimarkës që

të mund të qëndrojnë jashtë monedhës unike evropiane;

- Me 1995 në Këshilli Evropian në Madrid vendosi që monedha evropiane të quhet

EURO dhe pse në qarkullim ende gjindej ECU (eku);

2. Periudha 1995 – 1999

- U arrit marrëveshja për kornizë ligjore lidhur me përdorimin e EURO – s dhe

vazhduan procedurat për inaugurimin e saj;

3. Periudha 1999 – 2002

- Me 01. 01. 1999 fillon faza e tretë e realizimit të unionit monetar evropian;

- Në këtë fazë nxjerrët jashtë përdorimit ECU – ja;

- Këshilli i fikson kurset e këmbimit monetar

- Themelohet Banka Qendrore Evropiane (ECB);

Page 9: Unioni Evropian Se Prezentimi 1

9

- Kjo fazë rrumbullakësohet me 01.01.2002 kur në shumicën e vendeve anëtare u

tërhoqën nga përdorimi monedhat nacionale dhe u zëvendësuan me EURO;

Kushtet dhe procedurat lidhur me valutat kombëtare ne relacion me EURO –

n i përcaktoji “Pakti i stabilitetit dhe i rritës në Këshillin Evropian –

Amsderdam në vitin 1997

Sipas këtij modeli shtetet të cilat duhej të aderonin në këtë sistem duhet që t’i

plotësonin këto kushte:

Zvogëlimin e deficitit qeveritar (më së shumti 3 % në vit të GDP)

Fiksimin e inflacionit maksimal (i lejuar deri ne 1.5%);

Mbajtjen e valutës kombëtare brenda qarkullimit normal edhe për

dy vjet;

Mosrritja e shkallës së interesit afatgjatë (2%);

B. SHTYLLA E DYTË

= Politika e përbashkët e jashtme dhe ajo e sigurisë;

- Orientimet strategjike të bazuara në tri shtylla janë të promovuara dhe rregulluara me

Traktatin e Mastrihtit;

- Nëpërmjet të kësaj shtylle është rregulluar identiteti dhe fuqia ekonomike, politike,

mbojtjes, politikës së jashtme, drejtësinë, punëve të brendshme dhe të sigurisë;

- Shtylla e dytë / politikat e përbashkëta të jashtme e të sigurisë dhe mbi drejtësinë dhe

punët e brendshme realizohen nëpërmjet të:

Aksioneve të përbashkëta;

Shumicës së kualifikuar të votave;

Asocimit të plotë të Komisionit;

- Në këtë fazë Traktati i Amsterdamit vazhdoi procesin për forcimin e identitetit të

jashtëm dhe të mbrojtjes së UE - së;

- Përveç sukseseve në lëmin e tregut të lirë dhe sistemit monetar unik aktiviteti u

orientua në ngritjen e një fuqie në bazë të politikës së jashtme në baza efektive dhe

reprezentative;

- Me kohë u braktisë metodologjia e vendosjes në baza unanime dhe u kalua në baza të

shumicës së kualifikuar;

- Kjo ndikojë që të eliminohen politikat destruktive brenda UE – së;

- Roli i UE – së në këtë funksion u fuqizua në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në

Kosovë;

- Tani politikat dhe orientimet strategjike të UE – së (të kësaj shtylle) janë të

fokusuara në luftimin e terrorizmit, partneritet me Rusinë dhe Ukrainën;

C. SHTYLLA E TRETË (çështjet e drejtësisë dhe të punëve të brendshme)

- Shtylla e tretë kryesisht ka kompetenca që të rregulloi në UE punët e brendshme dhe

drejtësinë;

Page 10: Unioni Evropian Se Prezentimi 1

10

- Arritja e unifikimit të gjithmbarshëm u vërtetua se nuk mund të funksionoi nëse ajo

nuk e ka një mekanizëm unik që do të rregullonte punët e brendshme dhe çështjet e

drejtësisë;

- Me direktiva u rregulluan aspekte e aktiviteteve policisë së përbashkët dhe

kompetencat e gjykatave;

- Përveç këtij organizimi aktiviteti u shtri kryesisht në bashkëpunimin në mes të

gjykatave, prokurorive, policive, të azilit, procedurave hetimore për krimet e luftës,

krimit të organizuar, trafikimit të njerëzve, larjes së parave, flet – arrestit evropian,

etj;

- Në këtë funksion janë marrë shumë masa të ngjashme në parimin “për një hapësirë të

lirë të sigurisë dhe të drejtësisë”.

- Nga të gjitha çështjet të cilat ishin në sferën e dabatit dhe angazhimit u përcaktuan

katër politika të përbashkëta:

Për azilin dhe migrimin,

Për hapësirën evropiane të drejtësisë;

Për luftën gjithë / evropiane kundër krimit;

Për zbatimin efikas të politikave;

- U realizua ideja e krijimit të hapësirës gjyqësore evropiane (EJA) nga më rreth 30

sisteme juridike në një sistem unik juridik;

- Kjo sferë u rregullua nëpërmjet të tri programeve specifike:

GROTIUS;

FALCONE: dhe

EUROJUST

- Këto tri programe krijuan kushte për një bashkëpunim më të ngushtë në mes të

gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit penitensiar (të burgjeve);

- Mund të përfundojmë se Fletëarresit evropian ishte masa më radikale që e ndërmorri

EU – ja që rriti efikasitetin e ndjekjes penale për vendet anëtare dhe shtetasit e tyre;

KUFIJTË E BRENDSHËM TË UE – së;

-

QYTETARI I UE –së

Page 11: Unioni Evropian Se Prezentimi 1

11

INSTITUCIONET KRYESORE TË

UNIONIT EVROPIAN

Historiku

o Procesi i formësimit të UE – së nga Kongresi i Hagës (1948) deri te projekti i

Kushtetutës Evropiane (2003) ka evoluar në mënyrë dinamika;

o Fillimisht Lëvizja Evropiane në Kongresin e Hagës u propozua që organi

përfaqësues institucional të jenë;

1) KUVENDI EVROPIAN – institucion përfaqësues evropian;

2) KËSHILLIN NDËRKOMBËTAR - Ky këshill sipas këtij projekti do të

përbëhen nga 75 përfaqësues të këshillave kombëtare;

3) KOMITETI EKZEKUTIV prej 50 anëtarëve:

Në vitin 1949 Mishel Debre për UE – në, të inkorporuar edhe në Traktatin e Parisit

u specifikuan në propozimin katër institucione themelore:

1) ARBITRI – në cilësi të institucionit vendim marrës me të drejtë veto

suspenzive i zgjedhur me mandat 5 vjeçar;

2) SENATI - i përbërë nga Ministrat e jashtëm të shteteve Evropiane;

3) ASAMBLEA E KOMBEVE EVROPIANE – që do të përbëhej nga

deputetet e zgjedhur në çdo 1 milion banorë; dhe

4) GJYKATA E UNIONIT – në cilësi të organit kryeson gjyqësor;

Bashkimi i parë ekonomik për thëngjill dhe çelik (CSCE) – TRAKTATI I

PARISIT 1951 u karakterizua për:

- bashkim të parë me organe supra / nacionale;

- AUTORITETIN E LARTË të (CSCE) – si organ më i lartë i cili përbëhej nga 9

anëtarë të emëruar nga qeveritë e shteteve nënshkruese;

- ASAMBLENË – si organ përfaqësues i të deleguarve të parlamenteve kombëtare të

shteteve nënshkruese të traktatit;

- KËSHILLI – si organ i përbërë përfaqësuesit e qeverive kombëtare;

- GJYKATA E SË DREJTËS e CSEC – së si organ kryesor i gjyqësor;

Traktati i Romës (1957) inauguroi edhe organe të reja të BEE – së

Me Traktatin e Romës u ruajt Asambleja dhe Gjykatën e së Drejtës;

I inaugurojë dy institucione të reja:

1) KËSHILLIN E MINISTRAVE – si organ të ri; dhe

2) KOMISIONIN –

Pasi që në Evropë praktikisht tani kishte tri organizata të ndryshme që në pjesën më

të madhe funksiononin bashkërisht në vitin 1967 u vendos që ato të shkriheshin në

një organizatë të vetme;

AKTI UNIK EVROPIAN (1987) – de jure inaugurojë KËSHILLIN EVROPIAN

si institucionin e ri të BEE – së

Ju dha emri i ri organit përfaqësues përkatësisht PARLAMENTI EVROPIAN;

U forcuan kompetencat e Këshillit Evropian;

U vendos dhe u veprua konkretisht në funksion të stabilizimit dhe të forcimit të

Institucioneve evropiane

Page 12: Unioni Evropian Se Prezentimi 1

12

Në perspektivë – Kushtetutën e UE – së është e përcaktuar edhe mundësia e

zgjedhjes së një Presidenti të Këshillit Evropian me mandat 2.5 vjet;

Në përmbajtje – kronologjike mund të konstatojmë se të gjitha institucionet

Evropiane në kohë kanë pasur qëllimin e bashkimit të popujve të Evropës;

VENDIMMARRJA

- Në njëzet vitet e para pas themelimit vendimmarrja funksiononte në bazë të

propozimeve të Komisionit, Këshillave të Parlamentit, Vendimeve të Këshillit të

Ministrave dhe interpretimeve të Gjykatë të së Drejtës:

- Në njëzet vitet e fundit pas themelimit, ne veçanti Parlamenti fitoi përgjegjësi dhe

kompetenca të reja;

U themelua edhe Gjykata Evropiane e Revizorëve;

Banka investuese evropiane;

Komiteti për harmonizimin e interesave dhe dallimeve rajonale;

- KONKLUZION:

a) Struktura institucionale e UE – së është komplekse në pikëpamje të vendim –

marrjes;

b) Karakterizohet për qeverisje shumë – shtresore;

c) Qeveritë e shteteve nuk e kanë monopolin e qeverisjes por kompetencat janë të

bartura në organizatat supra – nacionale;

d) Institucionet supranacionale kanë pavarësi të plotë në relacion me qeveritë

KOMISIONI EVROPIAN, PARLAMENTI EVROPIAN DHE GJYKATA

EVROPIANE E SË DREJTËS – e kanë pavarësinë e vet në relacion me qeveritë.

KËSHILLI EVROPIAN dhe KËSHILLI – ruajnë influencën e shteteve të cilat i

përfaqësojnë;

EDHE VET SHTETET JANË PJESË INTEGRALE E STRUKTURAVE TË UE;

o Shtetet nuk janë aktorë të vetëm – janë bashkëpjesëmarrës të vendimeve në unio

o INSTITUCIONET E UNIONIT EVROPIAN I NDAJM NË;

A. NDËRQEVERITARE

a) Këshilli Evropian;

b) Këshilli

B. SUPRANACIONALE

a) Komisioni Evropian;

b) Parlamenti Evropian; dhe

c) Gjykata Evropiane e Drejtësisë

TRAKTATI I MASTRIHTIT karakterizohet për shkak se ka bërë tentativa serioze

që UN – në ta sistemojë në kuadër të një KORNIZE INSTITUCIONALE UNIKE;

Karakteristika themelore e këtij traktati është:

Avancimi i orientimit për institucione efikase dhe demokratike;

Page 13: Unioni Evropian Se Prezentimi 1

13

SIPAS TRAKATIT TË MASTRIHTIT INSTITUCIONET THEMELORE TË UE – së

JANË:

KËSHILLI EVROPIAN;

KËSHILLI (I ministrave);

KOMISIONI EVROPIAN;

PARLAMENTI EVROPIAN;

GJYKATA EVROPIANE E SË DREJTËS; dhe

GJYKATA E AUDITORËVE.

Nisur nga parimi klasik i ndarjes së pushteteve brenda UE –së nga pikëpamja e

1. Legjislativit;

2. Ekzekutivit dhe

3. Gjyqësorit,

- Qeverisja në UE karakterizohet nga trekëndëshi

1. Këshilli i Ministrave;

2. Parlamenti Evropian; dhe

3. Komisioni Evropian;

1. KËSHILLI EVROPIAN

Është institucion ndërqeveritarë;

Përbëhet nga ana e shefave të shteteve anëtare + Kryetari i Komisionit

Evropian;

Historikisht është paraqitur në vitet e 60 – të;

Është institucionalizuar në Samitin e Parisit me 1974;

Për herë të parë Traktati i Manstrihtit KE – së i jep legjitimitet dhe i

përcakton fushën e veprimit dhe atë lidhur me:

- fushën e marrëdhënieve të jashtme;

- anëtarësimin e ri në UE;

- politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë;

- strategjinë e përbashkët;

- iniciativat konstitucionale.

I takojnë kompetencat kyçe të vendim – marrjes në udhëheqjen e politikave

strategjike në UE

Është organi më i lartë politik në UE;

2. KËSHILLI (Këshilli i Ministrave)

Është organ ndërqeveritarë;

Përfaqëson dhe mbron interesat e shteteve anëtare në UE;

Përbëhet nga përfaqësuesit e çdo vendi anëtarë në nivelin ministrorë;

Pjesëmarrja e qeverive në këshillë sigurohet nëpërmjet ministrave të vendit;

Edhe Këshilli është institucion vendim – marres i UE –së

Këshilli i ka këto organe

a) Presidencën – përfaqësuesi i çdo shteti ndërrohet në çdo gjashtë

muaj;

Page 14: Unioni Evropian Se Prezentimi 1

14

b) Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm (COREPER) – që është

i përbërë nga zyrtarë të lartë të shteteve anëtare dhe është kompetent

që të përgatisë punën e Këshillit;

o KOMITETI OPERON NË DY NIVELE:

Niveli i parë:

I. COREPER II – i përfaqësuar nga niveli i ambasadorëve

të vendit anëtarë; dhe

II. COREPER I – i përfaqësuar nga zëvendësit e

përfaqësuesve të përhershëm

Niveli i dytë:

o SEKRETARIATI I PËRGJITHSHËM

Organ – shërbim administrativ i këshillit

KOMPETENCAT E KËSHILLIT

- Koordinimi i politikave të përgjithshme të shteteve anëtare;

- Aprovimi i iniciativave legjislative të Komisionit Evropian;

3. KOMISIONI EVROPIAN

- Është njëri ndër organet të natyrës supra – nacionale së bashku me Gjykatën

Evropiane të Drejtësisë;

- Është forca politike e federalizmit integrative evropian;

- Është institucioni i vetëm politik i UE = së i cili nuk i përgjigjet shtetit anëtarë nga i

cili vjen Komisioneri

- E quajnë “motori i integrimit evropian” “player – menager” i UE = së

- SIPAS TRAKTATIT TË MASTRIHTIT – Komisioni Evropian:

Siguron zbatimin e Traktatave të UE – së;

Harton rekomandime rreth zbatimit të traktateve;

Vendos vet apo në bashkëpunim me Këshillin e PE – së;

Ka pushtet implementues;

Ka rol qendror në procesin legjislativ, sepse ndërmerr iniciativat legjislative

në UE;

Ka përgjegjësi administrative;

Ka pushtet ekzekutiv, - sidomos në marrëdhënie me jashtë; me tregti të

jashtme që zhvillon UE – ja me vendet tjera, pjesëmarrjen në emër të UE – në

organizatat ndërkombëtare – shtetet jo anëtare, etj.

KOMISIONI EVROPIAN:

Përbëhet nga 20 KOMISIONERË

Komisionerët nuk i përgjigjen as nuk marrin instruksione nga qeveritë

e veta;

Nominimi i komisionarëve bëhet nga shtetet anëtare;

Aprovimi i nominimeve realizohet nga Parlamenti Evropian;

Page 15: Unioni Evropian Se Prezentimi 1

15

STRUKTURA UDHËHEQËSE E KOMISIONIT EVROPIAN

Kryetari i Komisionit Evropian;

Shefi i kabinetit dhe Kolegjit të Komisionerëve të cilët ndahen në këto nivele;

NIVELI I PARË – Komisionerët – për fusha të caktuara;

NIVELI I DYTË – Drejtorët Gjeneralë

NIVELI I TRETË – Drejtorët e Drejtorive brenda një Drejtorie Gjenerale;

NIVELI I KATËRT – Udhëheqësit e divizioneve;

4. PARLAMENTI EVROPIAN

- Për herë të parë është inauguruar në vitin 1987 me Aktin Unik Evropian;

- Ka kompetenca ekskluzive në lëmin e legjislacionit;

- Përafërsisht ka rreth 700 anëtarë – deputet nga vendet anëtare;

- Ka grupacione të caktuara politike (p.sh. Reformatorët, Demokristianët, Liberal –

Demokratët, etj);

- Pushteti i PE – së bazohet në

Pushtet legjislativ;

Pushtet mbikëqyrës;

Pushtet buxhetorë;

Pushtet litigant

1. PUSHTETI LEGJISLATIV

Ka kompetenca ekskluzivisht legjislative;

Ka trupin konsultativ e më pak vendim – marres;

I aprovon ose refuzon propozimet e dokumentacionit që vijnë në Këshilli

Evropian dhe Këshilli;

Vendos rreth marrëveshjeve ndërkombëtare, demokracinë dhe të drejtat e

njeriut;

2. PUSHTETI MBIKËQYRËS

Nënkupton monitorimin e aktiviteteve të institucioneve të tjera të UE – së;

Ka të drejtën e hetimit – komiteteve për shqyrtimin e çështjeve;

Pranon dhe shqyrton ankesat e qytetarëve dhe subjekteve të tjera;

Monitoron shkeljet eventuale të të drejtave të njeriut në shtetet e treta;

Etj,

3. PUSHTETI BUXHETOR

Nuk ka pushtet të plotë mbi vendosjen e buxhetit të UE – së;

Ka pushtet në kontrollin buxhetor – kontrollin parlamentar;

Kontrolli buxhetor realizohet nëpërmjet GJYKATËS SË AUDITORËVE;

4. PUSHTETI LIGITANT

Nënkupton të drejtën e UE = së që të intervenojë, iniciojë dhe paraqesë raste të

caktuara para Gjykatës Evropiane të së Drejtës (EJC)

Page 16: Unioni Evropian Se Prezentimi 1

16

5. GJYKATA EVROPIANE E DREJTËSISË (EJC)

- Është institucion i veçantë i UE –së;

- Vendimet e Gjykatës janë të natyrës obligative për vendet anëtare;

- Kjo gjykatë ka kompetenca të vendos për:

o Rastet gjyqësore në mes të

Institucioneve të UE – së dhe shteteve anëtare të UE – së;

Individëve nga vendet anëtare në UE dhe punëdhënësve të tyre;

o Kompatibilitetin e akteve juridike të UE – së me traktatet themelore të UE – së;

Funksioni gjyqësor – në cilësi të gjykatës supreme;

Funksionin e gjykatës kushtetuese;

INSTITUCIONET TJERA TË UNIONIT EVROPIAN

1. KOMITETI EKONOMIK – SOCIAL

- Është organ i cili e ndihmon dhe e këshillon Këshillin dhe Komisionin Evropian nga

fushat e ekonomisë dhe sociale;

- Përbëhet nga përfaqësuesit e prodhuesve, sindikalistëve, bujqve, punëtorëve,

profesionistëve, etj,.

2. KOMITETI I RAJONEVE

- Përfaqëson trupat lokale dhe rajonale të UE – së me qëllim të shmangies së

centralizimit të UE – së;

- Kontribuon për faktorizimin e rajoneve në relacion me UE - në;

3. AGJENCITË E UE –së

- Janë trupa sekondarë që e ndihmojnë UE – në

- Nuk e kanë bazën e formimit të tyre në traktate të UE – së;

4. GJYKATA E AUDITORËVE

- Nuk konsiderohet si institucion gjyqësor;

- Konsiderohet institucion më shumë kontrollues financiar;

- Ka autorizime që të bëjë kontrollimin e buxhetit dhe financave të UE – së;

5. BANKA QENDRORE EVROPIANE

- Është institucion i pavarur financiar dhe monetar i UE – së;

- Përcakton politikat monetare për UE – në;

- Është në tërësi institucion i pavarur nga shtetet anëtare;

6. BANKA QENDRORE E INVESTIMEVE

- Udhëheqë politikën e investimeve në UE.

Page 17: Unioni Evropian Se Prezentimi 1

17

Përcaktimet orientimet kryesore

Çdo vend merr kryesinë e tij me radhë për gjashtë

muaj

Mbledh kryetarët e shteteve dhe qeverive

- Miraton projekt – ligjet e Komisionit Evropian

(te diskutuara ne Parlament)

- Cakton Buxhetin;

- Përcakton bashkëpunimin në politikën e

jashtme, drejtësi dhe punë të brendshme;

- Ndan pushtetin vendimmarrës në Parlamentin

në fushën buxhetore dhe të tregut të përbashkët

- Propozon ligje (rregullore – direktiva); - Harton dhe zbaton politikat komunitare

- Kujdeset për zbatimin e ligjeve;

- Kujdeset për respektimin e traktateve; - Përfaqëson UE – në bisedime me vende

të tjera;

- Administron Buxhetin - Personalitetet emërohen nga shtetet

anëtare për 5 vjet

- Ngarkon me pushtet Komisioni dhe

mund të detyrojë atë të jep dorëheqje - Merr pjesë në hartimin e ligjeve /

direktivave të cilat shndërrohen në

legjislacion kombëtar

- Voton Buxhetin

BQE

(Banka Qendrore Evropiane)

- Bën politikën monetare në pavarësi të

plotë. Një presidentë në pesë anëtarë të

Këshillit Ekzekutiv dhe Guvernatorë të

bankave qendrore të vendeve të Euros

GJYKATA E LLOGARIVE

( E përcaktuar si ndërgjegje financ. Evropiane)

- Kontrollon qëllimin e llogarive;

- Jep mendime

- Anëtarët emërohen nga UE – ja për 6 vjet

KOMISIONI

PARLAMENTI

KONTROLLON POLITIKËN E KOMISIONIT

PARAQITJA SKEMATIKE E INSTITUCIONEVE EVROPIANE

KËSHILLI I EVROPËS KËSHILLI I MINISTRAVE

PROPOZIMI I LIGJEVE

VENDIMMARRJE

TË PËRBASHKËTA

PËR PROCESIN LIGJOR

GJYKATA E DREJTËSISË

dhe Gjykata e Shkallës së parë

- Kujdesen për respektimin e legjislacionit komunitar

- Rregullojnë mosmarrëveshjet midis shteteve anëtare,

institucioneve komunitare, shoqatave dhe

ndërmarrjeve, personave privat dhe juridiksioneve

kombëtare.

- 15 gjykatës dhe 9 avokatë të përgjithshëm për

gjykatën

BEI – a

(Banka Evropiane për Investime)

- Financon dhe mbështet zhvillimin e

ekuilibruar të Unionit. Kryesohet nga Këshilli

i Guvernatorëve të përfaqësuar nga ministrat

e ekonomisë së vendeve anëtare dhe

drejtorëve të emëruar nga shtetet anëtare

Page 18: Unioni Evropian Se Prezentimi 1

18

KOMITETI EKONOMIK DHE

SHOQËROR DHE KOMITETI I

RAJONEVE - Luajnë rol këshillues, kanë mbi 240 anëtarë të dalë

nga mjedisi ekonomik dhe shoqëror për të parin dhe që

e gëzojnë një mandat zgjedhjeje për të dytin.

Këshillimi me të dy Komitetet është i detyrueshëm për

projekte që kanë të bëjnë me to.