42
UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME KULTI I GJUHËS TEK AURORËT SHQIPTARË MENTORJA: KANDIDATJA: Dr. Rovena Vata Gresa Koka Gjakovë, 2017

UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

  • Upload
    lenhan

  • View
    326

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

KULTI I GJUHËS TEK AURORËT SHQIPTARË

MENTORJA: KANDIDATJA:

Dr. Rovena Vata Gresa Koka

Gjakovë, 2017

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

TEMA: KULTI I GJUHËS TEK AURORËT SHQIPTARË

Komisioni:

Kryetar Kamber Kamberi

Anëtar Rovena Vata

Anëtar Emin Kabashi

MENTORJA: KANDIDATJA:

Dr. Rovena VATA Gresa KOKA

Gjakovë, 2017

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

3

PASQYRA E LËNDËS

HYRJE ......................................................................................................................................................... 4

KREU I: Miti i gjuhës në letërsinë e Rilindjes Kombëtare ............................................................. 7

1.1 Naim Frashëri ................................................................................................................................... 7

1. 2 Filip Shiroka ................................................................................................................................... 13

1.3 Ndre Mjeda ..................................................................................................................................... 16

KREU II: Miti i gjuhës në letërsinë Romantike ................................................................................ 19

2.1 Gjergj Fishta ................................................................................................................................... 19

2.2 Aleks Stavre Drenova-Asdreni .................................................................................................... 23

2.3 Hil Mosi ............................................................................................................................................ 24

KREU III: Miti i gjuhës në fillimet e letërsisë moderne shqipe ................................................... 26

3.1 Lasgush Poradeci .......................................................................................................................... 26

3.2 Ernest Koliqi ................................................................................................................................... 28

3.3 Mitrush Kuteli .................................................................................................................................. 29

3.4 Martin Camaj .................................................................................................................................. 31

3.5 Dritëro Agolli ................................................................................................................................... 32

3.6 Ismail Kadare ................................................................................................................................. 34

KREU IV: Fjalorth i mitit të gjuhës shqipe nga autorët shqiptarë ............................................. 36

PËRFUNDIME: ......................................................................................................................................... 39

BIBLIOGRAFIA: ...................................................................................................................................... 41

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

4

HYRJE

1. Motivimi i temës

Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra shenjë identifikuese e popullit shqiptar në

shekuj padyshim që është gjuha shqipe. Miti i gjuhës shqipe ndër shekuj ka shenjuar në të njëjtën kohë

edhe mitin e origjinës, mitin e lashtësisë, mitin e autoktonisë, mitin e identitetit, mitin e “motit të madh”

dhe të heroikes në histori. Trashëgimia mitologjike e botës shqiptare vjen prej burimesh dhe kohërash të

ndryshme: nga burimet antike të kulturave greko-romake; nga tradita arkeologjike: mitet dhe kultet

parashqiptare; nga tradita e letërsisë gojore: eposi i kreshnikëve, baladat, besa, nderi, miku,

përgjithësisht e drejta zakonore popullore; nga historia: miti i Gjergj Kastriotit; nga vetë letërsia: miti i

rikthimit në atdheun e munguar; nga shkenca albanologjike: miti i origjinës, vazhdimësisë, autoktonisë.

Romantikët e quanin pothuajse të gjithë“Gjuhë perëndie”.

2. Metodologjia dhe metodat e punës

Për të realizuar këtë punë fillimisht mëështë dashur ndihma e udhëheqëses time Dr. Rovena Vatës për

të ideuar temën dhe më pas ndarjen e punës nëpër kapitujt të caktuar. Më pas jemi përqendruar në

nxjerrjen e autorëve të periudhave të ndryshme të cilat kanë shkruar për mitin e gjuhës shqipe ndër vite,

mënyra e trajtimit deri diku ka qenë pothuajse e njëjtë. Duke e trajtuar punën tonë në mënyrë teorike,

jemi përpjekur që përshkrimi dhe trajtimi shkencor të bëhen përmes një literature të mjaftueshme për

të realizuar një punim në nivel diplome. Kjo literaturë ëhstë dhënë e plotë në fund të punimit tonë.

Përmes metodës së analizës dhe asaj të krahasimit kemi bërë interpretime të ndryshme letrare në

përgjtihësi dhe gjuhësore në veçanti. Qëllimi kryesor i këtij punimi është nxjerrja në pah e autorëve të

cilët dhanë kontributin e tyre në trajtimin e gjuhës shqipe, duke e shndërruar atë kështu në mit të

gjuhës shqipe.

Në letërsinë shqipe janë të pranishme një sërë mitesh ndër të cilat më kryesorët mund të permendim,

mitin e Shkënderbeut, mitin e motit të madh, mitin e origjinës. Një vend të konsiderueshëm zë në gjithë

letërsinë shqipe edhe miti i gjuhës, të cilin e gjejmë pothuejse në të gjithë autorët e letërsisë shqipe si

simbol i kërkimit të rrënjëve dhe dëshmi e autenticitetit gjuhësor të një kombi. Miti është përshkrim

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

5

fantastik i modelit të krijimit të botës. Kështu edhe mitologjia studion përshkrimin naiv të fenomeneve

të natyrës dhe parashikimin e njeriut primitiv mbi botën dhe kozmosin1.

3. Baza teorike e punimit

Për realizimin me sukses të këtij punimi në nivel diplome, jemi mbështetur në një litetaturë të pasur.

Janë shfrytëzuar burimet bazë të autorëve, duke u mbështetur kështtu në parime dhe në kritere

shkencore studimi të njohura me sukses deri tani në trajtimet gjuhësore.

4. Synimi i temës

Synimi i kësaj temë është trajtimi i identitit tonë kombëtar, përmës gjuhës dhe mjeteve gjuhësore të

përdoruara në letërsi. Çdo kulturë krijohet dhe zhvillohet përmes gjuhës së vet. E parë nga pikëpamja

sociologjike gjuha është sistem simbolesh me kuptime të njësuara nëpërmejt të cilave anëtarët e së

njëjtës kulturë komunikojnë me njëri-tjetrin. Të gjitha kulturat kanë një gjuhë të folur, por disa prej tyre

nuk kanë pasur sistem të shkruari. Gjuha është sistemi më i rëndësishëm i simboleve nëpëmjet të cilit

trasmetohet kultura nga një brez në tjetrin për këtë arsye gjuha është konsideruar si trashëgimi

kulturore në formë të koduar. Çdo fjalë ose njësi frazeologjike që përdorin njerëzit i ka rrënjët në

veprimtarinë e brezave paraardhes ose bashkëkohes. Gjuha e shkruar ka funksione sociale të veçanta në

krahasim me gjuhën e folur. Shkrimi është kusht i domosdoshëm i ekzistences dhe funksionimit të

institucioneve sociale.

Gjuha është treguesi më i mirë i fatit historik të një populli, kurse shkrimtari i mirë, që e ka të fortë

vetëdijen historike dhe vetëdijen artistike gjuhësore, është pjesëmarrësi më veprues i kësaj historie dhe,

madje, një prej prijësve të saj shpirtëror. Përmes gjuhës së tij ai e përkujton popullin se cili ishte ky fat

historik dje, cila është historia e tij e sotme dhe, pak a shumë, edhe cila do të jetë nesër. Shkrimtari i

mirë, pra, edhe në këtë pikëpamje është pararojë shpirtërore e popullit të vet.

Gjuha është arma kryesore e shkrimtarit me të cilën ai i vë në qarkullim idetë, mendimet dhe

emocionet, që e karakterizojnë shoqërinë e një kohe; sa më e përsosur të jetë kjo armë aq më lehtë e

më fort do të qarkullojnë këto ide, mendime dhe emocione. Shkrimtari i mirë që e do dhe njeh gjuhën,

1 Zeqirja Neziri, “Epika gojore shqiptare”, Shkup, 2010, f. 144. Shih: Besim Muhadri, Tradita hasjane e shkrimit shqip, Anton Pashku, Prishtinë, 2009.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

6

realizon, prandaj, aspekte të reja ndjenjash, bëhet pionier i asaj ndjeshmërisë që populli i tij akoma s’e

ka përjetuar, duke e zgjerruar njëkohësisht mundësinë e gjuhës kombëtare dhe mundësitë e jetës

shpirtërore të Kombit.

Pikërisht pse miti i gjuhës shqipe është miti më jetëgjatë në historinë e shkrimeve shqip; pikërisht pse

përmes gjuhës dhe jo një totemi ndërperandorak jemi identifikuar.

“Gjuha”, pra, na ngjall përfytyrimin e pavetëdijshëm mbi shtrirjen e ekzistencës tonë historike. Gjuha

është kodi plus historia e tij2.

2 Jurij Llotman, Kultura dhe bumi, përktheu nga origjinali Agron Tufa, “Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit & Aleph”, Tiranë, 2004, f. 21-22.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

7

KREU I: Miti i gjuhës në letërsinë e Rilindjes Kombëtare

1.1 Naim Frashëri

Që nga Aristoteli e këndej ne e dimë se mjet për shprehjen letrare është gjuha. Mjeti nuk është arti, por

realizimi formal i tij. Sa i përket letërsisë, ma merr mendja se kjo e fundit në qenësinë e saj

fenomenologjike jeton dhe para se të bëhet gjuhë. Është e vërtetë se ajo formësohet vetëm nëpërmjet

gjuhës. Por, gjuha në esencë është mjet komunikimi dhe si e tillë e studion gjuhësia, të cilën e ka forcuar

Sosyri. Gjuha, që nga rrënjët e saj, të cilat vështirë mund të hetohen, e deri më sot nuk ka arritur ta

mënjanojë nga trupi i vet shumëkuptimësinë, motivimin dhe figurën. Në këtë fenomenin e dytë

realizohet gjuha letrare, e cila nuk ka të bëjë në esencë me funksionin e gjuhës arbitrare. Prandaj, çdo

shprehje që merr motivim jashtë një komunikimi të zakonshëm, mund të cilësohet si të folur të

figurshëm apo figurshmëri3.

“Të varfër vinim te Naimi, të pasur largoheshim, të uritur vinim, të ngopur iknim, pa shpresa shkonim,

plot shpresa iknim”4.

Ka periudha historike kur shtohen arsyet shpirtërore, morale dhe shoqërore që populli t’u kthehet me

vëmendje të veçantë vepravetë krijuesve të mëdhenj e, sidomos, veprave të atyre krijuesve, siçështë

Naim Frashëri, që kanë lujatur rol të madh në krijimin e vetëdijes së tij, domethënë në gjendjen e tij

shpirtërore5.

Kulti i gjuhës amtare, bekimi i “dheut të Arbërit”, në letërsinë e “shekullit të kapërcyellit” të shqipes, zë

një vend të rëndësishëm në letërsinë shqipe6.

Për gjuhën e Naimit dhe Naimi për gjuhën është shkruar shumë, nga shumë studiues, qoftë edhe me

kënde të ngushta, veçanërisht për tiparet e saj të përgjithshme, si shkalla e përfaqësimit të shqipes se

kohës e veçanërisht të toksërishtes, gjerësia e bazës popullore në leksik, në sintaksë e në formën e

3Rovena Vata, Figurshmëria gjuhësore në poezinë e Naim Frashërit, në: “Poeteka”, revistë e poezisë dhe e kulturës poetike, nr. 18, verë, 2011, f. 37. 4Stefanaq Pollos, Naim Frashëri-veprimtar i shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare, në: “Studime filologjike”, nr. 4, 1990, f. 49. 5Rexhep Qosja, Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot, në: “Studime filologjike”, nr. 3-4, 2000, f. 5. 6Dhimitër Shuteriqi, Historia e letërsisë shqipe, Tiranë, 1959-1960, f. 245. Në këtë botim letërsia e vjetër shqipe ndahet më vete, ku përmenden vlerat patriotike, kulti i gjuhës etj.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

8

brendshme, atributi për të qenë modeli a “paragjuha” e standardit të sotëm të shqipes, vlerat stilistike

të disa mjeteve të veçanta të shprehjes gjuhësore e tiparet e stilit të Naimit, mjeshtëria e Naimit për t’i

përdorur këto mjete në përputhje me përmbajtjen dhe me sistemin ideo-estetik të krijuesit etj7.

Me vlerat që ka krijuar në poezinë e tij, me idetë dhe me parimet qëka mbrojtur në shkrimet e tij,

moralo-filozofike dhe me prirjet që ka shprehur në gjuhën e tij. Naim Frashëri është bërë ndërtuesi i

sistemit të parimeve, të mendimeve dhe të ndjenjave, që në historinë e mendimit politik shqiptar, është

quajtuar shqiptarizëm. Në qoftë se ne sot mund të themi se kombi shqiptar është një komb modern, me

vetëdijen kombëtare të ndërtuar jo mbi fenë, po mbi historinë, mbi gjuhën dhe mbi kulturën-si përbërës

të vetëqenies, mbi të cilët janë ndërtuar kombet evropiane, atëherë mund të besohet se njëri prej

ndërtuesve kryesorë të këtij sistemi është pikërisht Naim Frashëri8.

Miti i gjuhës shqipe është miti më jetëgjatë në historinë e letërsisë kombëtare. Të gjithë shkrimtarët e

vjetër thonë se i kthyen, përkthyen, krijuan e rikrijuan veprat e tyre në gjuhën shqipe.

Naim Frashëri është intektuali dhe krijuesi i parë shqiptar, i cili ka të qartë se çëshjet e mëdha

kombëtare, që shtronte koha, nuk mund të zgjidheshin si duhet me njerun e vjetër, patriarkal, të

paarsimuar, të padije, bestyt, por me njerun e ditur dhe shpirtërisht të ngritur. Krijimit të vlerave që do

të ndikojnë në ndërtimin e këtij njeriu ai do t’ia kushtojë veprën poetike, veprën morale-filozofike dhe

libat shkollorë9.

Idetë e udhëheqësve shqiptarë te Rilindjes ishin të ndikuara kryesisht nga Revolucioni Francez dhe

sidomos nga mesazhi i tij më i rëndësishëm “Liri, Barazi, Vellazëri”. Kështu, ëndrra e tyre ishte të shihnin

një komb shqiptar të çliruar nga zgjedhja e huaj në shtetin e tij të pavarur. Nga ana tjetër, po këta

udhëheqës ishin edhe krijuesit e gjuhës kombëtare. Në atë kohë, kur pothuaj çdo gjë tjetër mes

shqiptarëve çonte drejt ndarjes, gjuha kombëtare mund të ishte një mjet i mirë bashkues. Së bashku me

gjuhën kombëtare këta liderë ishin edhe përfaqësuesit e parë të rrymës së romantizmit në letërsinë

shqipe. Qëllimi kryesor i saj ishte të hyjnëzohet e kaluara, të ringjallërohej kujtesa popullore mbi bëmat

e heroit kombëtar dhe t’i bënte njerëzit të ndjeheshin krenarë për të kaluarën e tyre10.

7Jani Thomai, Për një tipologji leksiko-semantike të ligjërimit naimian, në: “Studime filologjike”, nr. 3-4, 2000, f. 52. 8 Rexhep Qosja, Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot, në: “Studime filologjike”, nr. 12, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1998, f. 6. 9Rexhep Qosja, Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot, në: “Studime filologjike”, nr. 3-4, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2000, f. 5. 10Artan Puto, Feja e shqiptarit është “shqiptaria”: mit apo konstruktim historik, në: revistën “Përpjekja”, viti VI, nr. 15-16, Tiranë, 1999, f. 34-35.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

9

Miti i gjuhës shqipe ka shenjuar në të njëjtën kohë edhe mitin e origjinës, mitin e lashtësisë, mitin e

autoktonisë, mitin e identitetit, mitin e “motit të madh” dhe të heroikes në histori.

Shqiptarët, së bashku me helenët dhe rumunët, janë përfaqësuesit e banorëve më të lashtë të

Gadishullit ballkanik. Në kohët e Agustinit “krahas gjuhës zyrtare greke apo latine, në Shqipëri mbijetoi

dhe qe lejuar gjuha ilire në marrëdhëniet e përditshme, në gjuhën e detarisë e deri dhe në marrëdhëniet

zyrtare”11.

Gjuha është treguesi më i mirë i fatit historik të një populli, kurse shkrimtari i mirë, që e ka të fortë

vetëdijen historike dhe vetëdijen artistike gjuhësore, është pjesëmarrësi më veprues i kësaj historie dhe,

madje, një prej prijësve të saj shpirtëror. Përmes gjuhës së tij ai e përkujton populin se cili ishte ky fat

historik dje, cila është historia e tij e sotme dhe, pak a shumë, edhe cila do të jetë nesër. Shkrimtari i

mirë, pra, edhe në këtë pikëpapme është pararojë shpirtërore e popullit të vet.

Gjuha shqipe nuk pati nevojë kurrë për shkollim, studiues e përkthyes për t’i afruar shqiptarët, as herët

as vonë: Fishtën e recitojnë në viset jugore të Shqipërisë me po aq dashuri sa këndojnë për Naimin në

Kosovë: “O si zog mali kur këndon Naimi”.

Naimi e quan gjuhën të zjarrtë në poezinë e tij “Fjalët e qiririt”.

“Dua shumë fjalë t’u them,

Po trëmbem mos i bëni ujem.

E ku shkrihenë në kartë,

Fjalët e gjuhësë zjarrtë?”12.

Ndikimet e Naim Frashërit në letërsinë, në gjuhën, në arsimin shqiptar, e, përmes tyre, në krijimin e

vetëdijes kombëtare, nuk janë të gjitha ndikimet me të cilat ai e ka çuar përpara gjendjen shpirtërore të

popullit hqiptar13.

Në vjershën “Gjuha jonë”, të shkruar në shtatërrokësh, ai përsërit disa prej motiveve themelore, që i

kishte qarkulluar në vjershat e në poemat e përparme atdhetare dhe, njëkohësisht, shpreh përkushtimin

mendor dhe emocional ndaj gjuhës shqipe dhe ndaj arsimit të përgjithshëm kombëtar; në vjershën

11 Gaetano Petrota, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare, Almera, Tiranë, 2008, f. 15. 12Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, Naimi, Tiranë, 2012, f. 43. Të gjitha citimet për autorët në lidhje me gjuhën shqipe janë marrë nga ky libër. 13Rexhep Qosja, Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot, në: “Studime filologjike”, nr. 3-4, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2000, f. 6.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

10

“Korça”, të shkruar në tetërrokësh, që ia kushton shkollës së parë shqipe, që hapet në Korçë në vitin

188714.

Në poezinë “Gjuha e jonë” Naimi bën thirrje që gjuha shqipe duhet të shkruhet, për të nderuar kombin.

“Të shkruajm’gjuhën tënë,

Kombin’ ta ndritojmë,

Gjithë ç’është e ç’ka qënë,

Ngadalëzë ta mësojmë”15.

Për gjuhën e Naimit dhe Naimi për gjuhën është shkruar shumë, nga shumë studiues shqiptarë dhe të

huaj16.

Naimi po në këtë poezi e quan gjuhën shqipe gjuhë të mirë, e cila ka jo vetëm shije, por edhe hije, e cila

është e bukur, është e lirë, si gjuhë perëndie.

“Po shihni ç’gjuh’e mirë!

Sa shije ka e hije,

Çe bukur’edh’e lirë,

Si gjuhë perëndie”17.

Kur Naimi Frashëri vendosi të shkruajë në gjuhën shqipe amtare, shqipja që nuk kishte ende një alfabet

të njësuar, letërsia e ardhur përmes saj nuk kishte lexues. Naimi mori përsipër të krijojë lexuesin e një

letërsie kombëtare, ose, siç shkruante shumë kohë përpara albanologu H. Pedersen, të u japë

bashkatdhetarëve të vet, me “kryeveprat e tij në prozë e në vargje, shijen e të lexuarit”18.

Në poezinë “Korça” e quan gjuhën shqipe të mirë, të gjerë, tëëmbël, të bukur, të lehtë, të lirë dhe me

vlerë.

“Gjuha jonë sa e mirë!

Sa e ëmbël, sa e gjerë!

Sae lehtë, sa e lirë!

Sa e bukur, sa e vlerë!”19.

Vepra e Naim Frashërit sintetizoi prirjet më të mbara të zhvillimit historik të kulturës shqiptare, duke

krijuar gjedhen (modelin), e një kulture të një tipi të ri dhe duke mbyllur procesin e identifikimit të

14 Rexhep Qosja, Porosia e madhe, Naim Frashëri, Tiranë, 1989, f. 171. 15 Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 46. 16Jani Thomai, Për një tipologji leksiko-semantike të ligjërimit naimian, në: “Studime filologjike”, nr, 3-4, 2000, f. 51. 17Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 46. 18 Shaban Sinani, Midis dy Rilindjesh, Naimi, Tiranë, 2010, f. 277. 19Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 49.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

11

letërsisë shqipe me vetveten, që do të thoshte, nga njëra anë, shkëputjen e saj përfundimtare prej

traditës utilitare-didaktike20.

Çdokush ka idetë e tij, dhe mund të thuhet lirisht, se, ka ide më shumë sesa duhet të ketë. Mund të

themi se kurrë nuk do të ketë zgjidhje për kundërthëniet, ndërmjet ideve, përveç vetë gjuhës, kur dihet

energjia, të cilën ajo e ka21.

“Se njerës të gjithë vdesin,

Po jeta s’mbetet e shkretë,

Gjuha, mëmëdheu mbesin,

Të patundurë përjetë”22.

Me qëllimin që të nxitej solidariteti midis bashkëkombasve njëri prej figurave kryesore të Rilindjes Naim

Frashëri thoshte se “ne jemi një fis, e njëjta familje, ne jemi prej një gjaku dhe flasim të njëjtën gjuhë”23.

Naimi kur i këndon gjuhës shqipe i kërkon ndihmë edhe Zotit:

“Me zëmërë të gëzuar,

Dhe me gjithë shpirt uroni!

Zotërinjt’ e zotëruar,

Gjithë përnjëherë thoni:

Rroft’ e qoftë Shqipëria,

Dhe kombi e gjuha jonë!

Lulëzoftë dituria,

Edhe ndihmës paçim zonë”24.

Rilindasit kombëtarë vunë theksin më shumë te ato gjëra që ata besonin të kishin një influencë

integruese në mes të shqiptarëve, të tilla si prejardhja e njëjtë, gjaku dhe gjuha e njëjtë, flamuri dhe

heroi i përbashkët kombëtar, e njëjta e kaluar e lavdishme dhe e ardhme e begatë. Nuk ishte aspak e

rastësi që në atë kohë Naim Frashëri futi për herë të parë në gjuhën shqipe termin “mëmëdhe”. Në këtë

rast “Shqipëria” nënkuptonte gjithashtu edhe “gjakun e njëjtë”.

“Vëllezrë shqipëtarë!

20 Androkli Kostallari, Vepra e Naim Frashërit për gjuhën letrare të kombit, në: “Studime filologjike”, 1990, nr. 4, f. 27. 21Nysret Krasniqi, Teori dhe kritikë moderne, Rozafa, Prishtinë, 2008, f. 435. 22Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 51. 23Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 35. 24fNaim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 51.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

12

Qasuni më dëgjoni,

Sa të muntni më parë,

Gjuhën tuaj mësoni”25.

Naim Frashëri nuk harron që t’i rendisë cilësitë, që mbart gjuha shqipe, ai thotë se ajo është e mirë, e ka

mall dhe dëshirë për të kur shprehet se:

“Pa shihni sa ‘sht e mirë,

S’u vjen mall’ e dëshirë?

Gra, burra, djem e vasha,

E ju pleqt’ e uruar,

E ju plaka zë-trasha,

Mos rrini pa mësuar!

Kjo do të na nderonjë,

E do të na bashkonjë”26.

Duke i hedhur një vështrim tërësisë së miteve kombëtare shqiptare, mund të dallojmë katër kategori

kryesore: miti i origjinës dhe i parësisë, miti i betejave të vazhdueshme kombëtare, miti i indiferencës

ndaj fesë27.

“Këtë gjuhë që flasim,

Këtëzëtë këndojmë,

Gjënë tënë të qasim,

Të huajn t’a dëbojmë,

Se gjuh’ e Shqipërisë,

Është e perëndisë.

Njeriu të shpërnderonjë,

Gjuhën e mëmëdheut!”28.

Gjuha ka luajtur rol edhe në një aspekt tjetër në atë të përçarjeve fetare, feja ka shkaktuar ndarje të

thella brenda shoqërisë shqiptare, duke u bërë një pengesë e rëndësishme për bashkëimin kombëtar në

fund të shek 19. Duke parë se asnjë nga besimet nuk ishte në pozita të bashkonte të gjithë shqiptarët në

një platformë fetare, i vetmi mjet mbeti gjuha: gjuha shqipe shumë e dallueshme nga gjuhët e fqinjëve

25Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 52. 26Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 52. 27 Noel Malcolm, Mitet e identitetitkombëtarshqiptar, në: revistën “Përpjekja”, viti VI, nr. 15-16, Tiranë, 1999, f. 183. 28Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 52.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

13

të afërt (sllavë dhe grekë), ishte i vetmi faktor, që mund të zbuste ndryshimet ndërmjet feve dhe

identiteteve të ndryshme fetare29.

“Q’është e bukur’ e zonjë!

Gjuhën e Skënderbeut!

Oh, e madhe mëkatë!

Kjo punë s’ka uratë.

Ju shkëmbënj e ju male,

Ju brinja e bregore,

Dhe ju lumënj ngadalë,

Ju fusha gjelbërore,

Shqip të flisni përherë!

Fjetsh’e të papërzjerë!

Dielli, hëna, pylli,

Dallëndyshija, larashi,

Edhe biblili vetë,

Shqip të flasë ndë jetë!

Dhe vetë Perëndija,

Edhe Zot’ i vërtetë,

Dh’ etërë gjithësija

Këtë gjuhë të ketë,

Këtë dhe shqipëtari,

Shpirt-madhi-punë mbari”30.

1. 2 Filip Shiroka

Një rrethanë spikatëse në procesin e formimit të gjuhës sonë letrare kombëtare në shekullin e kaluar

është se ky proces nisi e u zhvillua në kushtet e sundimit të huaj, kur mësimi dhe lëvrimi i gjuhës shqipe

në atdhe ishte i ndaluar dhe prandaj vatrat kryesore të lëvrimit të gjuhës e të botimeve shqipe

gjendeshin jashtë, në bashkësistë shqiptare të mërgimit. Shqipja u bë gjuhë e lirë me funksione të plota

29Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 45. 30Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 53.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

14

të një gjuhe kombëtare e zyrtare vetëm me themelimin e shtetit të pavarur shqiptar. Jeta e saj si e tillë

nuk shtrihet në më shumë se tre breza njerëzish. Prapë një rrethanë spikatëse në zhvillimin e shqipes

letrare kombëtare ëhstë fakti se gjysma e popullit dhe e trojeve shqiptare në veri e në jug, jo vetëm që

mbetën jashtë kufijve politikë të shtetit shqiptar, por deri në shkollë. Këto dy rrethana bashkë me arsye

të tjera ekonomike, shoqërore e kulturore-arsimore, patën si pasojë që ai bashkim dialektesh në një

gjuhë letrarishte të gjitha Shqipërisë të vinte aq vonë në krahasim me gjuhët e popujve të tjerë të

Evropës, vetëm 25 vjet më parë31.

Filip Shiroka në poezinë e tij “Si po prishet gjuha shqype?” kërkon të ruhet gjuha dhe të hapen shkolla sa

më shumë për zhvillimin e kulturës dhe të arsimit në vendin tonë. Shiroka e fillon poezinë e tij më këtë

urim:

“Gjyshat tonë, eh, paçin dritë!32.

Çojmë n’dhe t’huej djalin m’u msue,

Kombin tonë m’e përparue,

Dhen tonë m’e nderuemun;

Rri n’shkollë djali pesë-gjashtë vjet,

Kur vjen n’Shkodër, shqyp nuk flet,

Shqypen ka harruemun!!!”33.

Të kesh kulturë do të thotë së pari të flasësh gjuhën tënde në mënyrë korrekte34. Shiroka nuk e duronte

dot që vendin e gjuhës shqipe ta zinin gjuhët e botës. Ky shqetësim i tij shihet edhe në ditët e sotme, kur

të rinjtë e kanë më për mbarë që gjysmën e fjalëve t’i thonë në gjuhën e huaj, duke bërë kështu

deformime të gjuhës sonë shqipe.

“Kur flet shqyp, asht çud m’e ndi,

Gjys-për gjys tue e përzi,

Me fjal t’gjuhëve t’hueja!...

Thotë: me thanë la verita,

Ktu në Shkodër sot diçka,

Janë civilizuemun...

La gioventu ka studiue,

31Idriz Ajeti & Emil Lafe, Njëzet e pesë vjet nga kongresi i Drejshkrimit, në: “Studime filologjike”, nr. 12, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1998, f. 5-6. 32Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 54. 33 Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 54. 34 Gilles de Rapper, Kultura dhe rizbulimi i miteve kombëtare në Shqipëri, në: revistën “Përpjekja”, viti VI, nr. 15-16, Tiranë, 1999, f. 110.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

15

Di me folë, me ragionue,

Po m’vjen mirë: bravissimo!

Veramente, n’shkolla t’hueja,

Me kenë me studiue dhe grueja,

Kish me ndritë il popolo,

Se n’dhe t’huej asht rispettata,

Grueja asht emancipata,

Nuk asht schiava e burrave”35.

Ai e shihte edhe ndikimin që kishin vendet fqinje, të cilat ndikonin shumë në mos pasurimin e gjuhës

amtare dhe leniën e vendit të saj një gjuhe amtare të dikujt tjetër, siç shprehet edhe në këto vargje:

“Dhe kah ana e Toskënis,

Ku janë shkollat e Greqis,

Cud ash me i ndigjuemum;

Atje Toska t’thotë gjithhera:

Mirembrema, kali mera,

Si të kam, kalla mu ise?!”

Mitet kryesore të krijuara nga ata që quhen mjeshtrat e Rilindjes shqiptare, që ushqyen romantikën

nacionaliste shqiptare, janë mite të ngjashme me ato të romantikës evropiane të shekullit XIX, mite që

ekzaltojnë krenarinë e qenies së veçantë dhe të papërsëritshëm të popullit shqiptar. Një ndër më

kryesorët ishte miti i lashtësisë i lidhur me mitin e gjuhës më të vjetër36.

Thuej” ç’po bahet nga Greqija?

T’thotë: atje është elefterija,

Bota është e gëzuar!!!

Nga Jakova e nga Pesrendi,

N’Stara Serbia ku i kishteni,

Msohet n’shkolla t’serbëve,

Tue folë shqyp t’thotë me pahir:

Si je brate, nadja e mirë..

Dobro jutro, kako ti?

35Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 55. 36 Fatos Lubonja, Midis lavdisë së një bote virtual dhe mjerimit të një bote reale, në: revistën “Përpjekja”, viti VI, nr. 15-16, Tiranë, 1999, f. 143.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

16

E kshtu gjuha po shëmtohet,

Dhe kshtu kombi po mjerohet,

Nga shkolla e hueja!..”37.

1.3 Ndre Mjeda

Sikundër që mund të vërehet, bota shqiptare ofron prej trashëgimisë së saj mite, që i përgjigjen

kalendarit të evoluimit të mendësisë njerëzore. Megjithatë, një sinkroni e përpiktë e miteve të botës

shqiptare me këtë kalendar nuk mund të pohohet dhe ndoshta as duhet pretenduar.

Dy janë shmangiet kryesore nga ky kalendar: 1. Miti i origjinës nuk është ruajtur si mendësi që vjen prej

traditës gojore. Ai është rindërtuar në mënyrë prapavajtëse prej shkencës. Ka qenë shumë me rëndësi

që shtyllat e këtij miti i kanë ngritur albanologë të huaj, për më tepër albanologë që u bënë të tillë duke

u marrë me kultura të tjera të popujve të Ballkanit. Në një formë tjetër miti i origjinës është shprehur në

letërsinë gojore dhe atë të Rilindjes si kujtim i atdheut të munguar tek arbëreshët e Italisë. Në fakt,

mitizimi i periudhës arbërore më shumë shpreh jo mitin e prejardhjes gjenetike, por mitin e atdheut - jo

atdheun poetik, por atdheun vetë. 2. Ideja-mit, si miti i vetëm me vështrim nga e ardhmja, vështirë se

mund të gjendet në traditën mitologjike shqiptare në formën si ajo është modeluar tek popuj të tjerë.

Mjeda në poezinë e titulluar: “Gjuha shqype”, shprehet se e gjuha shqipe e shungullonte autorin.

“Përmbi za që lëshon bylbyli,

Gjuha shqype m’shungullon,

Përmbi erë që nep zymbyli,

Pa da zemrën ma ngushëllon”38.

Edhe pse autori ka vizituar shumë vende të tjera të botës, atij i rreh zemra vetëm për gjuhën shqipe, çka

do të thotë se Mjeda gjuhën shqipe e quan gjuhë zemrë ose gjuhën e nënës dhe gjuhët e tjera të botës

si gjuhë punë, por që nuk i jepnin asnjë ndijesi apo emocion.

“Ndër komb’tjerë, ndër dhena tjera,

Ku e shkoj jetën thash sa mot,

Vec për ty m’reh zemra e mjera,

37Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 56. 38Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 61.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

17

E prej mallit’ka mbet’gjuha që po ndihet,

N’fut derdhi lot”39.

Ndre Mjeda thotë se gjuhët që unë po dëgjoi janë të bukura në themel të tyre, por janë si dielli që nuk

ka hije dhe që gjuha shqipe ua merr të gjithave:

“Njikto gjuhë që jam tuj ndie,

Janëtë bukura me themel,

Por prap kjo, si diell pa hije,

Për mue t’tanave ju del”40.

Ai bën edhe apel që gjuha shqipe duhet të flitej kudo nga ata që e kanë të tyren, pra nga të gjithë

shqiptarët, kudo ata që të jenë, në mal, fushë apo kudo që të ndodhen shqiptarët, duhet të flitet shqip.

“T’ka mbet’gjuha që po dihet,

N’fush’ e n’mal që ti zotnon;

Gjith’ku hija jote shtrihet,

Ku shqyptari zân e lëshon”41.

Duke u nisur edhe nga ana gjeografike gjuha shqipe dhe kombi shqiptar janë vetëm një dhe toka tyre

është Shqipëria.

“Prej Tivarit e n’Preveze

Nji á gjûha e kombi nji,

Kû lëshon dielli njato rreze,

Qi veç toka e jote e di”42.

Qoftë veri apo jug për Ndre Mjeden nuk përbën rëndësi, atij i interesonte, që të gjithë Shqipërinëanë

kënd e lidhje vetëm një gjë e cila ishte gjuha shqipe:

“Geg’ e Toskë, Malci jallia,

Janë nji komb, m’u da s’duron:

Fund e majë nji a Shqypnia,

E nji gjuhë t’gjuh na bashkon”43.

Gjithashtu zemra dhe delli artistik i Mjedes nuk e duroi dhe ai lëshoi mallkimin për të gjithë ata që i

ngatërrojnë shqiptarët mes tyre:

39Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 61. 40Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 61. 41Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 62. 42Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 63. 43Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 63.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

18

“Kjoftë mallkue kush qet ngatrrime,

Ndër kta vllazën shoq me shoq:

Kush e dan me flak’ e shkrime,

Ca natyra vetë përpoq”44.

44Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 63.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

19

KREU II: Miti i gjuhës në letërsinë Romantike

2.1 Gjergj Fishta

Miti i gjuhës shqipe është miti më jetëgjatë në historinë e letërsisë kombëtare. Vetë letërsia shqipe lindi

si një mundim për t’u shprehur në gjuhën saj amtare. Të gjithë shkrimtarët e vjetër e thonë se i kthyen,

përkthyen, krijuan e rikrijuan veprat e tyre në shqip.

Gjergj Fishta është shkrimtar “I rrënjosur thellë në vendin e tij, të cilin e linte vetëm për pak, për t’u

kthyer gjithmonë rishtas atje. Fishta fuqitë e tija njerëzore e poetike i thithi prej kësaj toke”45. Gjergj

Fishta veprën e tij e la dhuratë të shtrejtë trashëgim brezave që vijnë njëri pas tjerit, sepse për cdo brez,

arti letrar i Gjergj Fishtës ka siguruar risinë e përhershme.

Fjala për Fishtën është dhunti morale, shpirtërore dhe artistike. Gjuhën shqipe ai e ngriti në piedestalin

më të lartë: atë e quan gjuhë hyjnore, gjuhë mashkull, gjuhë hyjnish. Gjuhës shqipe i ka kushtuar lirikën

më të bukur. Gjuha amtare, besa shqiptare, bujaria, atdhedashuria, mikpritja, dashuria, trimëria, liria,

përjetësohen në këngë46. Gjergj Fishta veprën e tij e la dhuratë të shtrejtë trashëgim brezave që vijnë

njëri pas tjerit, sepse për cdo brez, arti letrar i Gjergj Fishtës ka siguruar risinë e përhershme.

Letërsia jeton në gjuhën me të cilën është shkruar, duke qarkullaur natyrshëm brenda kufijve të saj dhe,

po ashtu, duke ndikuar në hapësirat e gjuhës së vet47.

Në lirikën “Gjuha shqype” poeti, për të treguar mprehtësitë e gjuhës shqipe në shprehjen e mendimeve

dhe ndjenjave të ndryshme, të bën të ndjesh se si harpa e tij kumbon ëmbël, joshëse, e pëlqyeshme.

Fisha e quan gjuhën shqipe si këngë zogu, si blerim i muajit prill, si një fllad i erës, si ushtimë e një

termeti:

“Porsi kanga e zogut t’verës,

Qi vallzon n’blerim të prillit;

Porsi i ambli fllad i erës,

45 Eqrem Çabej, Epika e Fishtës, në: “Jeta e re”, Prishtinë, 1990, nr. 11-12, f. 1444. 46Isaik Shema, Vlerësime të letërsisë shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1996, f. 33. 47Bashkim Kuçuku, Kadare në gjuhët e botës, f. 9.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

20

Qi lmon gjit e drandofillit;

Porsi vala e bregut t’detit,

Porsi gjáma e rrfés zhgjetare,

Porsi ushtima e nji tërmetit,

Ngjashtu á gjuha e jonëshqiptare”48.

Gjuha është mjet bashkimi e marrëveshjeje, është gjaku që ushqen vetëdijen tonë kombëtare dhe nuk

mund të lejohet që dikush ta përdorë si mjet përçarjeje. Shqetësimet që kanë lindur në këto vite për të

ardhmen e gjuhës letrare janë një pjesë e tronditjeve dhe zigzageve në fushën e kulturës, që jemi të

detyruar të paguajmë si çmim pë rtë hyrë në rrugën e re të lirisë së mendimit, por edhe mendësitë e së

shkruarës dhe mungesën e frymës emancipuese, rrethanat e reja ushqyen te dikush tjetër

herostratizmin dhe adhamutizmin49.

Është një lirikë në të cilën ndjenja për atdheun është mbizotëruese.Për Fishtën gjuha shqipe është jo

vetëm e bukur dhe e ëmbël, por edhe e domosdoshme siçështë gjumi për një fëmijë:

“Ah! Po’ á’ e ambël fjala e saj,

Porsi gjumi n’nji kërthi,

Porsi drita plot uzdajë,

Porsi gazi i pamashtri;

Edhe ndihet tue kumbue;

Porsi fleta e Kerubimit,

Ka’i bien qiellvet tue flutrue,

N’t’zjarrtat valle t’ameshimit”50.

Po kështu edhe Fishta lëshon mallikimin e tij që gjuha shqipe është një pasuri, është një trashëgimi që të

parët ua kanë lënë fëmijëve, brezave pasardhës, dhe mallon që ata që e përbuz këtë gjuhë të ju thahet

goja, pasi gjuha shqipe është gjuhë hyjnore. Shqiptarët e lënë gjuhën shqipe pas dore dhe fëmijës nuk i

mëson në gjuhën shqipe, por në gjuhën e huaj.

“Pra, mallkue njai bir Shqyptari,

Qi këtë gjuhë të Perëndis’

Trashigim, që na la i pari,

48Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 65. 49 Idriz Ajeti & Emil Lafe, Njëzet e pesë vjet nga kongresi i Drejshkrimit, në: “Studime filologjike”, nr. 12, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1998, f. 5-6. 50Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 65.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

21

Trashigim s’ia len ai fmis;

Edhe atij iu thaftë, po, goja,

Që përbuzë këtë gjuhë hynjore;

Qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,

Flet e t’veten e lén mbas dore”51.

Gjuha është një trasportuese e mendimit, ajo në të njëjtën kohë është edhe:superzhvilluese” e iluzionit,

e gjithashtu edhe e mungesës së mendimit (domethënies). Me forcën, të cilën e ka ajo (gjuha), thërret

në imagjinimin shpirtëror të zërave (tingujve) dhe ritmeve, për të shpërndarë mendimin si ngjarje

gjuhësore52.

“Në gjuhë shqype nanat tona,

Shi prej djepit na kanë thánun,

Se asht një Zot, qi do ta dona;

Njatë, qi jetën na ka dhánun;

Edhe shqyp na thanë se Zoti,

Për shqyptarë Shqypninë e fali,

Se sa t’enden stina e moti,

Do ta gzojn k’ta djalë mbas djali”53.

Gjuha shqipe është një ndër pasuritë që të parët lanë për vendin e tyre, që ta çojnë ata përpara.

“Shqyp na vete, po pik’ má para,

N’agim t’jetës kur kemi shkue,

Tue ndjekë flutra nëpër ara,

Shqyp má s’pari kemi kndue;

Kemi kndue, po armët besnike,

Qi flakue kanë n’dorë t’shqyptarëvet,

Kah kanë dekë k’ta për dhé t’Parvet!”54.

Ai nuk harron pa përmendur faktin që edhe Leka ka ushtëruar pushtetin e tij, duke pasur në bazë të

qeverisjes gjuhën shqipe, pasi gjuhën shqipe e ka folur Lekë Dukagjini, gjuhën shqipe e ka folur Gjergj

Kastrioti e shumë e shumë trima të tjerë që njeh toka shqiptare.

“Në këtë gjuhë edhe njai Leka,

51 Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 66. 52 Nysret Krasniqi, Teori dhe kritikë moderne, Rozafa, Prishtinë, 2008, f. 436. 53Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 66. 54Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 66.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

22

Qi’i rruzllim mbretnin s’i a, xú,

Nëkëtë gjuhë edhe Kastriota,

U pat folë njatyne ushtrive,

Qi sa t’drisë e dielli rrota,

Kanë me kenë ndera e trimnive”55.

Pothuajse në çdo varg gjejmë thirrje dhe lutje të këtyre autorëve që t’i japin vendin kryesor gjuhës

shqipe, qofshin këta gegë apo toskë, qofshin këta njerëz të malsisë apo të qytetit, që gjuhën shqipe

kurrë mos ta lini pas dore. Përmes gjuhës shqipe dalin në dap edhe fisi, edhe vendi, edhe zakonet

kombëtare.

“Pra, shqyptarë çdo fes qi t’jini,

Gegë e toskë, malci e qyteta,

Gjuhën t’uej kurr mos ta lini,

Mos ta lini sa t’jetë jeta,

Por për të gjithmonë punoni;

Pse, sa t’mbani gjuhën t’ueh,

Fisi juej, vendi e zakoni,

Kanë me u mbajtë larg kambëz s’huej,

N’për gjuhë shqype bota mbarë,

Ka me ju njohtë se ç’fis ju kini,

Ka me ju njohtë për shqyptarë;

Trimi n’za, sikurse jini”56.

Shqipëria nuk mund të ekzistojë pa gjuhën e saj, pra Shqipëria duhet të rrojë së bashku me gjuhën si në

vargjet:

“Prandaj, pra, n’e doni fisin,

Mali, bregu edhe Malcija,

Prej njaj goje sod t’brohrisim:

Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!”57.

55Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 67. 56Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 67. 57Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 67.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

23

2.2 Aleks Stavre Drenova-Asdreni

Miti më kohë ka ndërtaur me anë të gjuhës idetë e veta figurative mbi bazë të një përvoje magjike në të

cilën ka funksionuar gjithmonë, ashtu sikur edhe gjuha. Ai gjithashtu, përgjatë historisë i ka pasuruar

format e tjera, si formën religjioze ashtu edhe formën artistike.Populli ynë e ka ndier gjuhën letrare

amtare si diçka të pandarë nga vetë qenia e tij. Me të ai ka shprehur personalitetin e tij etnik e shoqëror;

me të ai ka shprehur mendimet, gëzimet, dhimbjet, ëndrrat, dashurinë dhe urrejtjen. Gjatë historisë së

tij populli ynë ka vuajtur dhe ka luftuar shumë; gjaku i tij ëhstë “shpreshur”, por ai nuk ka humbur

kurrsesi gjuhën e vet amtare. Nëpërmjet gjuhës letrare shqipe është pasquryar encklipedia e jetësës së

popullit tonë58.

Gjuhësia në këtë mënyrë ka synuar t’u përgjigjet me veprat normative të nevojshme kërkesave që

shtronte vetë zhvillimin e lëvrimi i natyrshëm i gjuhës letrare. Kjo është një periudhë e zgjerimit të

dukshëm të botimeve të të gjitha llojeve dhe e shtimit të madh të prodhimit letrare e të përkthimeve.

Letërsia artistike i dha gjallëri të re visarit të leksikut e të frazeologjisë popullore dhe përçoi te masat e

gjera të lexuesve shqiptarë një shije më të ngritur të leximit dhe një imazh më të pasur të gjuhës letrare

përmes individualiteteve të shkrimtarëve e poetëve nga të gjitha trojet59.

Një tjetër autor që ka shkruar për gjuhën shqipe ishte edhe Asdreni në poezinë e tij me titull: “Gjuha

shqipe”, ku e fillon me urimin për gjuhën shqipe që ajo të kishte lavdi ndër shekuj:

“Lavdi nër shekuj patsh, o gjuhë shqipe,

Lavdi për ty që jetë merr të re,

Me tingull tënd të kandshëm kulmin hipe,

Nër shoqet sot krenare zën’e mpreh”60.

Ai thotë që gjuha shqipe nuk ishte një gjuhë e vdekur, por gjuha shqipe është një gjuhë stërgjyshore,

kombi mund të gjallojë vetëm me ty, që apti kurajon që të mos përkulej nëpër kohërat mizore, në kohën

kur vendin e kishin mbuluar armiqtë:

“E vdekur s’ishte, gjuhë stërgjyshore,

Me ty gjalloj një komn trim e krenar,

Që s’u përkul nër kohëra mizore,

58Miço Samara, Historia e gjuhës letrare shqipe, shblu, Tiranë, 2000, f. 30. 59 Idriz Ajeti & Emil Lafe, Njëzet e pesë vjet nga kongresi i Drejshkrimit, në: “Studime filologjike”, nr. 12, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1998, f. 5-6. 60Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 69.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

24

Q’armiqtë rreth e merrnin drejt barbar”61.

Por nuk harron që ta quajë edhe zonjë e madhe dhe që të jetë kryenaltë, bëj që të të dëgjohej zëri jot

hyjnor deri në maje të malit më të lartë sic është ai i Tormorrit:

“Si zonjë e madhe mbaju kryenaltë,

Bej të gjëmojë zëri i yt hyjnor,

Nër vepra fryme mendje më së naltë,

T’ia thonë zanat këngës mi Tomorr!”62.

2.3 Hil Mosi

Duke jetuar në vendin të huaj, poeti në shumë lirika: Larg, Larg prej Shqipnie, Larg prej Atdheut, Dashuri,

Kujtim, Atdheu, e poezi të tjera të këndshme, shfren dhimbjen e tij dhe kërkon ngushëllim në kujimet

më të ëmbla të vatrës shtëpijake e të atdheut të shtrenjtë, bukuritë e larmishme të cilit i përshkruan në

vargje dhe në shprehje me theks përmallues: “Atdheu është vedni i kurorëzuar me male, lugina, fusha,

pyje e ahishte të gjelbëruar dhe me kullota të bukura në blerim e vreshta të begata ku rritet pjeshka,

arra, fiku, ulliri, bajamja dhe qershia”.

Hilë Mosi gjithashtu nuk harron t’i jap cilësitë dhe virtytet që gjuha shqipe ka si: e ëmbël, amtare,

shqiptare, gjuhë e lartë, gjuhë perëndie dhe me plot dashuri:

“Gjuh’e ambël, gjuh’amtare,

Je e ambla gjuh’shqyptare!

Gjuh’e nalt’për Perëndi,

T’cilit ndër kohët që ka mot shkune,

Mi Tomorr të përdorune;

Gjuh’e ambël, plot dashtini!”63.

Gati në të gjitha kulturat e botës njerëzit e konsiderojnë mënyrën e vet të jetesës dhe të të menduarit

superiore ndaj asaj të popujve të tjerë. Pothuajse të gjithë mendojnë se vlerat, traditat dhe opinioni i

tyre mbi të bukurën janë më të mira se çdo alternativë tjetër. Ekziston prirja për t’i gjykuar kulturat e

tjera sipas vlerave të grupit etnik ose shijes kombëtare

“Gjuh’ e shejt’ e kaq e motcme,

61 Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 69. 62 Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 70. 63 Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 75.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

25

Gjuh’sokole der n’dit t’sotshme,

Shoqen tande kund s’e gjen!

Zoti yt këtu t’ka cumun:

T’rrebt e t’bukur e t’kullumun;

Kshtu gjithmon ti ke me ken”64.

Këtë gjuhë e ka folur edhe Skëndërbeu, dhe që nuk i dha përmes këtyre vargjeve edhe vendin që Naim

Frashëri i ka dhënë në veprat e tij gjuhës shqipe, duke thënë që Naimi ishte ai i cili e lartësoi atë. Këtë

gjuhë e kanë folur edhe shumë kapidana, burrat të rreptë dhe gjithmonë ke qenë e nderuar:

“Gju’që t’foli Skanderbegu,

Dhe ndër t’par’qe Naim Begu,

Që me shkrim t’pat lartësu.

Ty t’kan’ fol’shum’ kapidana,

Burra t’rrebt si t’ishin zana’

Gjuh’e rrebt, ti qofsh nderu!”65.

Gjuha është e lidhur fort me kulturën e një populli që e flet, por ekzistojnë shumë kultura që gjuha e tyrë

nuk është më, shumë kultura kanë mbijetuar, edhe pse gjuha e tyre virtualisht është shuar; kulturat e

tjera kanë mbijetuar, sepse kanë qenë pjesë e një tradite orale, e cila është mbajtur gjallë sidomos në

komunitete të izoluara ose edhe për faktin se pjesëtarët e kanë mësuar gjuhën dominante, gjë që u ka

mundësuar ta mbajnë gjallë edhe gjuhën e tyre66.

Po prapë hasim në vargje kur gjuhës shqipe i jepn cilësitë e larta që ka ka si: gjuhë e bukur si një

pranverë, që ajo të mos obesi në errësirë, por gjithmonë të dali në dritë:

“Gjuh’ e bukur si pranvera,

Ti s’do t’quhesh ma e mjera;

Se na dona ty me t’rritë,

Bashk me t’tjerat shoqe tuja,

Se ma s’dona zhele t’huja,

Veç dum ty me t’pa në dritë”67.

64Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 75. 65 Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,. f. 75. 66 Nysret Krasniqi, Teori dhe kritikë moderne, Rozafa, Prishtinë, 2008, f.446. 67 Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 76.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

26

KREU III: Miti i gjuhës në fillimet e letërsisë moderne shqipe

Mite kanë prodhuar të gjitha kohërat. Sipas studiuesve të mirënjohur të antropologjisë së sotme

kulturore ndërrimi i miteve nga një epokë në tjetrën, qofshin këto mite legjendarë apo historikë, ndjek

një rend të shkallëshkallshëm, që i përgjigjet në thelb kalendarit të ndryshimit të mendësive epokale të

njeriut.

Ndonëse diskutimet rreth këtij kalendari janë ende të pranishme në dijet mbi njeriun dhe kulturën e tij,

pranohet se, për shkak të rendit të përgjithshëm të përparimit të mendësisë, mitet ndjekin njëri-tjetrin

sipas kësaj vijimësie: miti i origjinës, apo gojëdhëna kombëtare, që është shprehur shpesh herë edhe në

formën e mitit të lashtësisë, mitit të autoktonisë dhe mitit të vazhdimësisë; miti i përveçimit të

bashkësisë, i shprehur kryesisht përmes heronjve kulturorë, që bëjnë dallimin e “të vetëve“ prej “tjetrit“;

këto mite i përgjigjen kujtesës kolektive dhe bartin një shkallë të rëndësishme etnopërveçimi; miti i

qendresës dhe mbijetesës në rrjedhat e historisë; miti i identitetit kombëtar; miti i mëvetësisë; ideja-

mit, apo miti i projektimit të së ardhmes.

3.1 Lasgush Poradeci

Vepra e Lasgush Poradecit e bashkon epokën e lavdishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe epokën

moderne të Shqipërisë së pavarur.

Termi “kod” mbart përfytyrimin mbi strukturën e marrëveshjes së sapokrijuar, të ndërfutur njëherazi

artificialisht. Kodi nuk nënkupton histori, d.m.th., psikologjikisht ai na orienton në gjuhët artificiale, e cila

supozohet të jetë modeli ideal i gjuhës në përgjithësi. “Gjuha”, pra, na ngjall përfytyrimin e

pavetëdijshëm mbi shtrirjen e ekzistencës tonë historike. Gjuha është kodi plus historia e tij68.

Në poezinë e tij me titull: “Gjuha e zjarrtë” Lasgushi shprehet në lidhje me mitin e gjuhës:

“O gjuhë-e shenjtëruar, o mall me shpirtin plot,

O vetitim’ e qiellit që fërfëllon me flakë,

O djellë-i llaftaruar që ndrin si pikë lot,

Si pikë lot e dritur po ndrij në rreze tuaj,

Po ndrij e papandehur po qaj pak nga pakë

68 Jurij Llotman, vep. e cit., f. 21-22.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

27

Sepse prej botës suaj kam mbetur kaq i huaj”69.

Fjala poetike, e mbrujtur me lëndën e gjuhës pleqërishte, bëhet art i vërtetë që ka fuqi t’i përshkojë

edhe ndijimet më të pahetueshme të shpirtit njerëzor. Lasgushi është poet i bukurive të fshehura të

vendlindjes dhe të Atdheut, poet i lirisë, i dashurisë së thellë njerëzore, që krahas ndjeshmërisë lirike, di

ta shprehë edhe revoltën dhe të kërkojë drejtësinë ideale, duke gjurmuar fshehtësinë e botës dhe

përjetësinë e shpirtit njerëzor70.

Lasgushi e quan si thelbi i jetës dhe që i ka lindur në zemër:

“Ti ndrin në thelb të jetës si dritë-e përvëluar,

O gjuhë-e zemrës sime, o mos-e-kuvenduar”71.

Në poezinë kushtuar “Asdrenit-Portret”, Lasgushi shprehet:

“Pate shkruar e punuar,

Kombin për ta kombësuar,

Shqipen përta shqipëruar”72.

Gjuha e letërsisë përfshin në vete të gjitha tipet e ligjërimit, duke përfshirë këtu edhe standardin letrar

që e njohim si gjuhë letrare, të cilën disa gabimisht e identifikojnë me gjuhën e letërsisë73.

Lasgushi në poezinë kushtuar “Naim Frashërit” ai shprehet:

“Gjuha: shpirti i shenjt’ i kombit, që kalon duke këduar!

Gjuha: zjarr ku djeg me dritë një mendim i frymëzuar!

Gjuha: afsh’ i gjall’ i jetës! Shpat’ e ndritur e lirisë!

Gjuha” yll’ i vjershërisë! Gjuha: Verb i Perëndisë!”74.

69Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 77. 70Sadri Fetiu, Aspekte të studimeve albanologjike, Instituti Albanologjik I Prishtinës, Prishtinë, 2012, f. 468. 71Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 78. 72Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f 79. 73 Zejnullah, Rrahmani, Teoritë moderne letrare, Faik Konica, Prishtinë, 2005, f. 120. 74Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 86.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

28

3.2 Ernest Koliqi

Trashëgimia mitologjike e botës shqiptare vjen prej burimesh dhe kohërash të ndryshme: nga burimet

antike të kulturave greko-romake; nga tradita arkeologjike: mitet dhe kultet parashqiptare; nga tradita e

letërsisë gojore: eposi i kreshnikëve, baladat, besa, nderi, miku, përgjithësisht e drejta zakonore

popullore; nga historia: miti i Gjergj Kastriotit; nga vetë letërsia: miti i lashtësisë, miti i qendresës, miti i

fisnikërisë arbërore, miti i rikthimit në atdheun e munguar; nga shkenca albanologjike: miti i origjinës,

vazhdimësisë, autoktonisë.

Në poezinë e tij të titulluar: “Gjuhës shqype” shprehet se:

“Lshon âmë ilire n’gojë agimesh s’vjetra,

Ndoj fjalë e jote than’ vetimeveti,

O gjuhë e folun n’botë ende ferishte”75.

Raporti i artit dhe moralit përsërit fatin e përbashkët të kundërvënies në strukturën e kulturës. Artisti e

koncentron forcën e artit në ato sfera të jetës, mundësia e shkeljes së ligjëve të familjes, ligjeve të

shoqërisë, ligjeve të mendjes së shëndoshë, ligjeve dhe dokeve të traditës apo dhe ligjeve të kohës dhe

hapësirës76.

Letërsia quhet arti i fjalës, sepse pikërisht gjuha është “lënda” prej së cilës ndërtohet vepra letrare.

Kështu theksohet njëkohësisht edhe pozita specifike e letërsisë midis arteve të tjera. Vërtet gjuha nuk

është lëndë në atë kuptim siç është ngjyra e pikturës, apo tingujt lëndë e muzikës, gjuha nuk është

“lëndë e parë”, por në vetvete është krijim shpirtëror fort i ndërlikuar, prandaj pa e kuptuar natyrën e

gjuhës, nuk mund të kuptohet as natyra e letërsisë. Edhe raporti i letërsisë ndaj realitetit duhet të

shqyrtohet Brenda raportit të gjuhës ndaj shoqërisë; letërsia, përmes gjuhës, indirekt i detyrohet

shoqërisë; dhe studimi i letërsisë si art gjithnjë parashtron një të kuptuar të caktuar të gjuhës77

“O shqipe plot me munguj, o gjuh’ burrash,

Qi me ‘i fjal t’vetme lidheshin prej laku,

Dhe soje as deka s’mujte kurr me i trande,

Shprehje t’kulluet na ep si akull gurrash,

Për kâng’t e burrnis s’lasht’ q’ushqejm’ te gjaku,

75Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 87. 76 Jurij Llotman, vep. e cit., f. 201. 77Milivoj Solar, Hyrje në shkencën për letërsinë, shblsh, Tiranë, 2007, f. 11.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

29

E t’lavdis s’re qi me t’fitue na kande”78.

Koliqi e quan si gjuhë ilire, çka do të thotë pra një gjuhë autoktone, gjuha shqipe duhet të ngjitet në

lartësi dhe të jetë e kthellët:

“O Kângë, Arbnor’t e plogtë i kapi gjumi;

Ti kris si zâ burije,

Mbi ata qi flen’ pa andrra fisnikije:

E n’qe se belbacuk’t e gjuh’s ilire,

Tue t’ndie fishkllojn’ prej smire,

Me rrahje flatrash ik n’naltsi t’kalthéra,

E prit, për me kumbue, agime tjera”79.

3.3 Mitrush Kuteli

Gjuha është sistem shenjash që shprehin ide, e prandaj është e krahasueshme me shkrimin, me

alfabetin e shurdhmemecëve, me ritet simbolike, me format e mirësjelles, me sinajlet ushtarake etj. Ajo

është vetëm më i rëndësishmi në këto sisteme. Mund të mendohet pra një shkencë që studion jetën e

shenjave në gji të jetës shoqërore; ajo do të përbënte një pjesë të semiologjisë së përgjithshme; ne do t’i

quajmë ato semiologji (nga greqishtja semeion “shenjë”. Ajo do të na mësojë se ku ekzistojnë shenjat, ç’

ligje i drejtojnë80.

Kuteli na del mjaft intereson kur shkruan në lidhje me gjuhën shqipe, ai i falet asaj dhe e quan gjuhë-

shkëmb, e cila i ka rrënjët në thellësi të shkëmbinjve, e cila edhe pse herë pas herë ishte e rrizikuar ajo

mundi të mbijetonte ndër shekuj:

“Të falem ty, o gjuhë-shkëmb,

Me rrënjët thellë në shkëmbënj,

Që çave qiellin kur t’u vrënj,

Dhe shembe bisha e shtërpënj,

Po mbete prapë:

78Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 89. 79Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 90. 80 Shih: Ismajli, Rexhep, Shumësia e tekstit, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 234.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

30

Shkrep e shtëng”81.

Gjuhën shqipe Kuteli e quan gjuhë që shkepëtin, që vrungullon, që vetëtim:

“Të falem, gjuhë shkrepëtim,

Që shkrep në qiej e vrungullon,

Me bujë pyjesh bubullon,

Me gjëmë detesh uturon,

Dhe je, siç ishe:

Vetëtim”82.

Përsëri Kuteli i falet gjuhës dhe e quan gjuhën si mjaltë e pastër, si zërin e nënës dhe gjuhën e qetësisë,

afsh i zemrës dhe gjuhë plot me dashuri:

“Të falem ty, o gjuhë-hoj,

Ty, zëth i nënës-qetësi,

Ty, këngë e foshnjës-kaltërsi,

Ty, afsh’ i zemrës-dashuri-

Gjithmonë e ëmbël:

Mjaltë zgjoi”83.

Ai e do gjuhën e fisit të tij, pra gjuhën e nësës së tij qëëhstë rritur, ai e quan tempull të përjetshëm, e

quan një perëndi dhe një diell i cili vetëm rrezaton dhe nuk ka perëndim:

“Të falem ty, o gjuhë e fisit tim,

Siç nuk i falem asnjë perëndi,

Se tempull i përjetshëm më je ti,

Dhe ti mburojë nëpër mot të zi:

Ti, dritë e kripë nëpër errësi,

Ti, perëndi, që nuk ke perëndim”84.

Edhe Kuteli si Koliqi e quan gjuhën shqipe si gjuhë ilire, gjuhë e moçme, gjuhë perëndie:

“Të falem ty, o fis i vendit tim:

Ilir i lashtë, arbër i ri..

Ty, i paepur popull luftëtar,

Qëndresë e fortë në luftë e zjarr;

81Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 91. 82Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit., f. 91. 83Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 92. 84Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 92.

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

31

Ty, o gjahtar i moçëm me hobe-

Dhe ty, bari, me hark e me kope,

Ty, bujk, me shpatë e me qe,

Ty, nën e dhemshur e grua-gur,

Ju, që me shtatet ngritët mur;

Ju rroni dhe rilindni përsëri;

Siç lind nga trungu bisku i ri,

Kur mplaken dhe vdesin perëndi...

Ju mbrujtët e mbrojtët gjer në varr,

Gjuhën e shqipes sime:

Thesar”85.

3.4 Martin Camaj

Gjuha nuk është i vetmi mjet i të shprehurit të një kulture. Gjuha gjithashtu nuk e bën një trashëgimi

vetvetiu pronë të popullit që e përdor atë. Në hapësirën shqiptare, jo vetëm në lashtësi, por edhe në

kohërat moderne, shumë personalitete të kulturës shqiptare kanë përdorur si gjuhë krijimtarie gjuhën

amtare, dhe jo vetëm86.

Camaj në poezinë “Larg atyne që flasin si unë” shprehet se:

“Jam larg atyne që flasin si unë,

Sa hana që bie prej rrezje në rreze,

E pi qumësht n’vedra lanun jashtë,

Për me vu mazë”87.

Kurse në poezinë “Tortura” Camaj shprehet se:

“Se shkruhen prralla,

Me gjakun e dalun,

Andej kah del fara,

E gjenerastës së ré”88.

85Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 92. 86 Shaban Sinani, Kodikët e Shqipërisë në “Kujtesën e Botës”, Akademia e Shkenca e Shqipërisë, Tiranë, 2010, f. 307. 87Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 96. 88Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 97.

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

32

Camaj më shumë se kushdo tjetër e ka ndjerë mungesën e gjuhës së tij, pasi në gjuhën e tij dhe vendin e

tij nuk i lejohej që ti botoheshin veprat e tij në gjuhën e nësës së tij, por përsëri ai shkruajti poezinë e tij

më të bukur në gjuhën shqipe:

“Kur njeh kësi njerëzish,

Që humbën dhe gjuhën,

Ndien si me pasë gjak pishe,

Ndër dej”89.

Në poezië “Trashëgimi” Camaj thotë:

“Fjalët e gjuhës seme-nji,

Udhtimë e gjatë e gjatë në kohë,

Një ushtrimë e gjatë e gjatë,

Ndër veshë”90.

3.5 Dritëro Agolli

Në poezinë me titull “Gjuha shqipe” Agolli shprehet:

“Gjuha-verbum, tingull dhe mendim,

Mbetet djep e shtrat i vendit tim”91.

Agolli gjuhën shqipe e quan zot, dhe që gjuhën shqipe e kishte të gdhendur në shpirt dhe në zemër:

“Ku me belbëzimet derdha lot,

Ku besova nën e gjeta zot,

Ku një dorë e fshehur gjer në shpirt,

Gdhendi shenjën shqipe shenjtërisht”92.

Gjuha shqipe për Agollin do të thotë fis, oborr, rrënja e tij që kishte ardhur në jetë:

“Kjo emblemë e fisit shekullor,

Më tregon se kam në botë oborr,

Më rrëfen ku rrënja zuri fill,

Të kam nën e atë e s’jam kopil”93.

89Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 97. 90Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 103. 91Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 109. 92Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 109.

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

33

Edhe Agolli e përmend në poezinë e tij punën që kishte bërë Naim Frashëri për vendin e gjuhës shqipe:

“Ku kam një shenjtor të fisit tim,

Një shenjtor të madh, një zot Naim,

Gjuha globin në shtëpi ma fal,

Si një mollë a si një portokall”94.

Agolli përmend një fakt të rëndësishëm gjuhës shqipe kur thotë që kur më dhemb shpirti-bërtas vetëm

në gjuhën shqipe:

“Me të tjera gjuhë edhe mund të flas,

Por kur shpirti dhemb, veç shqip bërtas”95.

Agolli mban edhe qëndrim kritik ndaj politikbërësve pasi thotë që gjuha shqipe nuk mund të blihet në

Pazar:

Në poezinë “Poçari” Agolli thotë:

“Psheretiu si unë: “Jam shqiptar,

Shqip, vëlla, ti shamë dhe një herë,

Fjala shqipe s’blihet në Pazar,

Në dyqan ka vjet që s’e kam ndjerë,

Fjala shqipe s’blihet në pazar!”96.

“Ikën nga dyqani burra e gra,

Unë e një poçar etjetër s’kishte,

Vazot frynte deti Marmara,

Vazove poçari shqip u fliste,

Vazot mbushte deti Marmara....”97.

Agolli përsëri në poezinë “Këngë për Kosovën” në lidhje me mitin e gjuhës shqipe shprehet se:

“Ndaj dhe gjuhën time e bëj kosë,

Ta kosit livadhin me vërtik,

Tok me kosovarët në Kosovë,

Në Prizren, Drenicë e Kaçanik”98.

93Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 109. 94Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 110. 95Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 110. 96Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 112. 97Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 112. 98Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 114.

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

34

3.6 Ismail Kadare

Kadare ka shkuar që Gjuha shqipe është monumenti më i madh që ka krijuar populli shqiptar ndër

shekuj. Gjuha shqipe përfundon Kadare është monumenti më i madh i kulturës shqiptare.

Në poezinë e tij të titulluar “Gjuha Shqipe” Ismail Kadare shprehet:

“Kur në sulm hodhën turqit,

Hordhitë e pambaruara,

Kështjellat e sintaksës,

S’i muar, që s’i muar”99.

Kadare i cili flet nën rreshta që thotë se armiqtë edhe pse shpesh herë i hodhën prangat gjuhës shqipe:

“Kur panë së gjuhës,

S’i hodhën dot prangat,

Lëshuan drejt saj,

Gjithfarëmerimangash”100.

Kadare thotë që shekuj lëshuan mbi gjuhën shqipe shumë helme:

“Në përçartje ta kthenin,

Në delir në jerm,

Ishin vite të rënda,

Ishin shekuj plot helm”101.

Edhe Kadare përsëri si të tjerët i dha vendin e merituar Naim Frashërit në poezinë e tij:

“Të të bënin ty, donin,

Shqipëri memece,

Po ja erdhi Naimi,

Si yll mbi ty ecte”102.

“Dorën e zbehtë,

Mbi ballë të vuri,

99Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 126. 100Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 126. 101Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 126. 102Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 127.

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

35

Të të hiqte zjarrllëkun,

Prej të sëmuri”103.

Edhe në momentet kur shihej se gjuha shqipe po vdiste ngadalë, ajo ndriti si perlat në poezinë që Naimi i

kushtoi në gjithë jetën e tij:

“Dhe vdisnin pjesëzat,

Thaheshin merimangat,

Ndriste si perlat,

“Poezia e madhe104.

“Kjo gjuhë, që provoi,

Akrepët e shkretëtirës,

Ç’do të thotë përçartje,

E di, oh, e di mirë,

E di ç’do të thotë”105.

Kadare edhe ai i dha cilësitë që gjuha shqipe kishte, duke e quajtur gjuhë: martire, që ka një jehonë të

përjetshme, e cila ka lindur mes dhimbjesh dhe që në fund të fundit gjuha shqipe është një art i

pavdekshëm:

“Kjo gjuhë martire,

Lehonë e përjetshme,

Që lindi mes dhimbjesh,

Art të pavdekshëm”106.

103Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,. f. 127. 104 Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 127. 105Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 127. 106Naim Zoto, Antologji për gjuhën shqipe, vep. e cit.,f. 127.

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

36

KREU IV: Fjalorth i mitit të gjuhës shqipe nga autorët shqiptarë

Gjuha është pasuri e përbashkët e kombit prandaj n atakon të gjithëve që së pari ta duam e ta mësojmë

vazhdimisht gjuhën tonë, bashkë me mësimin e gjuhëve të tjera. Është detyrë e mjeteve të informimit

që ta shtojnë kujdesin për gjuhën107.

Gjuhë e zjarrtë,

Gjuha jonë sa e mirë,

Gjuhë e ëmbël,

Gjuhë e gjerë,

Gjuhë lehtë,

Gjuhë e lirë,

Gjuhë e bukur,

Gjuhë e vlerë,

Gjuhë e Shqipërisë,

Gjuhë e perëndisë,

Gjuhë e mëmëdheut,

Gjuhë e zonja,

Gjuhë e Lekë Dukagjinit,

Gjuhë e Skënderbeut,

Gjuhë e maleve,

Gjuhë e fushës,

Gjuhë e gjithësisë,

Gjuhë e bilbilit,

Gjuhë e vendit,

Gjuhë e fisit,

Gjuhë e gegëve,

Gjuhë e toskëve,

Gjuhë e malsisë,

Gjuhë e qytetëve,

Gjuhë e fëmijëve,

107Sadri Fetiu, Aspekte të studimeve albanologjike, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2012, f. 379.

Page 37: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

37

Gjuhë e burrave,

Gjuhë e grave,

Gjuhë e të parëve,

Gjuhë e stërgjyshëve,

Gjuhë e lën trashëgimi,

Gjuhë jonë,

Gjuhë e kombit,

Gjuhë e perëndisë,

Gjuhë hyjnore,

Gjuhë krenare,

Gjuhë kryenaltë,

Gjuhë e shenjtë,

Gjuhë sokole,

Gjuhë e rreptë,

Gjuhë e Naimit,

Gjuhë e kapidanave,

Gjuhë e kulluar,

Gjuhë e shnjtëruar,

Gjuhë e zemrës,

Gjuhë e shqipëzuar,

Gjuhë e lashtë,

Gjuhë agimesh,

Gjuhë ferishtë,

Gjuhë e shekujve,

Gjuhë burrash,

Gjuhë fisnike,

Gjuhë shkëmb,

Gjuhë mjaltë,

Gjuhë e fisit,

Gjuhë e ilirisë,

Gjuhë e arbërisë,

Gjuhë amnore,

Page 38: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

38

Gjuhë e mendimeve,

Gjuhë e poezisë,

Gjuhë e rrënjëve,

Gjuhë e valleve,

Gjuhë e këngëve,

Gjuhë e përjetshme,

Gjuhë e pavdekshme,

Gjuhë kujtesa e kombit,

Gjuhë e gjakut,

Gjuhë e Mesharit,

Gjuhë e atdheut,

Gjuhë e vendlindjes,

Gjuhë e pleqërishte,

Gjuhë e lirë,

Gjuhë e dhimbjes,

Gjuhë e vdekjes,

Gjuhë e dasmës,

Gjuhë e shpirtit,

Gjuhë e kujtesës.

Page 39: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

39

PËRFUNDIME:

Në letërsinë shqipe janë të pranishme një sërë mitesh ndër të cilat më kryesorët mund të permendim,

mitin e Shkënderbeut, mitin e motit të madh, mitin e origjinës. Një vend të konsiderueshëm zë në gjithë

letërsinë shqipe edhe miti i gjuhës, të cilin e gjejmë pothuejse në të gjithë autorët e letërsisë shqipe si

simbol i kërkimit të rrënjëve dhe dëshmi e autenticitetit gjuhësor të një kombi. Miti është përshkrim

fantastik i modelit të krijimit të botës. Kështu edhe mitologjia studion përshkrimin naiv të fenomeneve

të natyrës dhe parashikimin e njeriut primitiv mbi botën dhe kozmosin108.

Çdo kulturë krijohet dhe zhvillohet përmes gjuhës së vet. E parë nga pikëpamja sociologjike gjuha është

sistem simbolesh me kuptime të njësuara nëpërmejt të cilave anëtarët e së njëjtës kulturë komunikojnë

me njëri-tjetrin. Të gjitha kulturat kanë një gjuhë të folur, por disa prej tyre nuk kanë pasur sistem të

shkruari. Gjuha është sistemi më i rëndësishëm i simboleve nëpëmjet të cilit trasmetohet kultura nga një

brez në tjetrin për këtë arsye gjuha është konsideruar si trashëgimi kulturore në formë të koduar. Çdo

fjalë ose njësi frazeologjike që përdorin njerëzit i ka rrënjët në veprimtarinë e brezave paraardhes ose

bashkëkohes. Gjuha e shkruar ka funksione sociale të veçanta në krahasim me gjuhën e folur. Shkrimi

është kusht i domosdoshëm i ekzistences dhe funksionimit të institucioneve sociale.

Gjuha është treguesi më i mirë i fatit historik të një populli, kurse shkrimtari i mirë, që e ka të fortë

vetëdijen historike dhe vetëdijen artistike gjuhësore, është pjesëmarrësi më veprues i kësaj historie dhe,

madje, një prej prijësve të saj shpirtëror. Përmes gjuhës së tij ai e përkujton popullin se cili ishte ky fat

historik dje, cila është historia e tij e sotme dhe, pak a shumë, edhe cila do të jetë nesër. Shkrimtari i

mirë, pra, edhe në këtë pikëpamje është pararojë shpirtërore e popullit të vet.

Gjuha është arma kryesore e shkrimtarit me të cilën ai i vë në qarkullim idetë, mendimet dhe

emocionet, që e karakterizojnë shoqërinë e një kohe; sa më e përsosur të jetë kjo armë aq më lehtë e

më fort do të qarkullojnë këto ide, mendime dhe emocione. Shkrimtari i mirë që e do dhe njeh gjuhën,

realizon, prandaj, aspekte të reja ndjenjash, bëhet pionier i asaj ndjeshmërisë që populli i tij akoma s’e

ka përjetuar, duke e zgjerruar njëkohësisht mundësinë e gjuhës kombëtare dhe mundësitë e jetës

shpirtërore të Kombit.

Pikërisht pse miti i gjuhës shqipe është miti më jetëgjatë në historinë e shkrimeve shqip; pikërisht pse

përmes gjuhës dhe jo një totemi ndërperandorak jemi identifikuar.

108Zeqirja Neziri, Epika gojore shqiptare, Shkup, 2010, f. 144.

Page 40: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

40

“Gjuha”, pra, na ngjall përfytyrimin e pavetëdijshëm mbi shtrirjen e ekzistencës tonë historike. Gjuha

është kodi plus historia e tij109.

Miti i gjuhës shqipe ka shenjuar në të njëjtën kohë edhe mitin e origjinës, mitin e lashtësisë, mitin e

autoktonisë, mitin e identitetit, mitin e “motit të madh” dhe të heroikes në histori. Romantikët e quanin

“Gjuhë perëndie”.

Këtë punim e kemi menduar që ta ndajmë në 5 kapituj ose 5 krerë siç i kemi emëruar, duke filluar me:

Kreu e parë ku jemi nisur nga ai që solli risi në trajtimin e mitit të gjuhës shqipe, rilindësi Naim Frashëri, i

cili e quan gjuhën “gjuhë perëndie”, më pas vijohet me Filip Shirokën i cili vë theksin që gjuha shqipe

duhet të jetë e para dhe për asnjë arsye të mos ia zërë vendin asnjë gjuhë tjetër botërore, gjithashtu ai

thekson faktin tjetër që gjuha shqipe po demtohet nga të rinjtë, pasi ndërfuten fjalë dhe shprehje të

gjuhëve të huaja në gjuhën shqipe dhe ky kapitull mbyllet me autorin tjetër të rëndësishëm siçështë

Ndre Mjeda, ku i cili edhe luftoi me forcën e mendjes për t’i dhënë vendin e caktuar gjuhës shqipe në

krijimet e tij artistike.

Në kreun e dytë jemi ndalur në mitin e gjuhës në letërsinë romantike në disa autorë, i cili vendin e parë

dhe të pazevëndësueshëm e zë Gjergj Fishta, ky kapitull vijon më pas më Asdrenin dhe në fund e

mbyllim me Hil Mosin.

Në kapitullin e tretë e kemi trajtuar mitin e gjuhës në disa autorë si: Lasgushi, Kuteli, Koliqi, Agolli dhe

Kadare. Në fund e kemi përmbyllur me një fjalorth të vogël sesi e kanë cilësuar mitin e gjuhës disa nga

autorët që kemi marrë në shqyrtim.

Në kreun e tretë jemi ndalur më gjatë dhe e kemi zgjeruar me më disa autorë të periudhës së fillimeve të

letërsisë moderne shqipe si është Lasgush Poradeci i cili e quan gjuhën shqipe si gjuhë të zjarrtë apo

edhe gjuhë të shenjtëruar.

Në kreun e katër jemi munduar të ndërtojmë një fjalorth të gjuhës shqipe të nxjerrë nga leximet e të

gjithëve autorë shqiptarë që kanë ndihmuar për ndërtimin e mitit të gjuhës shqipe. Dhe në fund e kemi

përmbyllur punimin tonë me përfudimet dhe me bibliografinë përkatëse.

Dhe së fundi rekomandojmë se:

Kujdesi për gjuhën shqipe duhet të shtohet edhe në shkollat tona, duke hartuar programe të reja

mësimore me një bashkërenditje më të mirë të lëndës së gjuhës me atë të letërsisë. Një komb i

qytetëruar ka edhe gjuhën e e tij letrare apo zyrtare, që përdoret në shkolla, në libra shkecorë, në

letërsi, në administratën publike e shtetërore, në media dhe në jetën publike.

109 Jurij Llotman, vep. e cit., f. 21-22.

Page 41: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

41

BIBLIOGRAFIA:

Ajeti, Idriz & Lafe, Emil, Njëzet e pesë vjet nga kongresi i Drejshkrimit, në: “Studime filologjike”, nr. 12,

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1998.

Çabej, Eqrem, Epika e Fishtës, në: “Jeta e re”, Prishtinë, nr. 11-12, 1990.

Kostallari, Androkli, Vepra e Naim Frashërit për gjuhën letrare të kombit, në: “Studime filologjike”,

Tiranë, nr. 4, 1990.

Krasniqi, Nysret, Teori dhe kritikë moderne, Rozafa, Prishtinë, 2008.

Kuçuku, Bashkim, Kadare në gjuhët e botës, Onufri, Tiranë, 2000.

Lubonja, Fatos, Midis lavdisë së një bote virtual dhe mjerimit të një bote reale, në: revistën “Përpjekja”,

viti VI, nr. 15-16, Tiranë, 1999.

Llotman, Jurij,

Malcolm, Noel, Mitet e identitetit kombëtar shqiptar, në: revistën “Përpjekja”, viti VI, nr. 15-16, Tiranë,

1999.

Muhadri, Besim, Tradita hasjane e shkrimit shqip, Anton Pashku, Prishtinë, 2009.

Neziri, Zeqirja, Epika gojore shqiptare, Shkup, 2010.

Petrota, Gaetano, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare, Almera, Tiranë, 2008.

Pollos, Stefanaq, Naim Frashëri-veprimtar i shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare, në: “Studime

filologjike”, nr. 4, 1990.

Puto, Artan, Feja e shqiptarit është “shqiptaria”: mit apo konstruktim historik, në: revistën “Përpjekja”,

viti VI, nr. 15-16, Tiranë, 1999.

Qosja, Rexhep, Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot, në: “Studime filologjike”,

nr. 3-4, 2000.

Qosja, Rexhep, Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot, në: “Studime filologjike”,

nr. 12, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1998.

Qosja, Rexhep, Porosia e madhe, Naim Frashëri, Tiranë, 1989.

Rapper, Gilles de, Kultura dhe rizbulimi i miteve kombëtare në Shqipëri, në: revistën “Përpjekja”, viti VI,

nr. 15-16, Tiranë, 1999.

Rexhepi, Ismajli, Shumësia e tekstit, Rilindja, Prishtinë, 1980.

Rrahmani, Zejnullah, Teoritë moderne letrare, Faik Konica, Prishtinë, 2005.

Samara, Miço, Historia e gjuhës letrare shqipe, shblu, Tiranë, 2000.

Page 42: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”filologjiku.uni-gjk.org/upload/dokumentet/47987-Gjuhe_Gresa-Koka... · Ndër shenjat identifikuese të një kombi është gjuha, pra ... simbol

42

Sinani, Shaban, Kodikët e Shqipërisë në “Kujtesën e Botës”, Akademia e Shkenca e Shqipërisë, Tiranë,

2010.

Sinani, Shaban, Midis dy Rilindjesh, Naimi, Tiranë, 2010.

Solar, Milivoj, Hyrje në shkencën për letërsinë, shblsh, Tiranë, 2007.

Shema, Isaik, Vlerësime të letërsisë shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1996.

Shuteriqi, Dhimitër, Historia e letërsisë shqipe, Tiranë, 1959-1960.

Thomai, Jani, Për një tipologji leksiko-semantike të ligjërimit naimian, në: “Studime filologjike”, nr. 3-4,

2000.

Thomai, Jani, Për një tipologji leksiko-semantike të ligjërimit naimian, në: “Studime filologjike”, nr, 3-4,

2000.

Vata, Rovena, Figurshmëria gjuhësore në poezinë e Naim Frashërit, në: “Poeteka”, revistë e poezisë dhe

e kulturës poetike, nr. 18, verë, 2011.

Vata, Rovena, Miti i malit në letërsinë shqipe, Naimi, Tiranë, 2013.

Vata, Rovena, Urë fjalësh midis letërsisë dhe antropologjisë, Enti botues “Gjergj Fishta”, Tiranë, 2015.

Vetiu, Sadri, Aspekte të studimeve albanologjike, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2012.

Zoto, Naim, Antologji për gjuhën shqipe, Naimi, Tiranë, 2012.