28
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLORE PUNIM DIPLOME TEMA: Qëllimi dhe objektivat e edukimit muzikor në shkollat fillore Metorja: Kandidatja: Prof.asoc.Msc: Mimoza Kurshumlia Zana Begolli Gjakovë, 2019

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

  • Upload
    others

  • View
    40

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLORE

PUNIM DIPLOME

TEMA: Qëllimi dhe objektivat e edukimit muzikor në shkollat

fillore

Metorja: Kandidatja:

Prof.asoc.Msc: Mimoza Kurshumlia Zana Begolli

Gjakovë, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

2

Përmbajtja

Falënderim dhe mirënjohje…………………………………………………………......................4

Abstrakt………….…………………………………………………………….…………………..5

Hyrje………………………………………………………………………………………..……..6

KAPITULLI I……………...…………………………………...……………………………..7

1.1. Muzika dhe bazat historike të saj……………………………….………………........……….7

1.2. Roli edukativ i edukatës muzikore…………………………………………….…………8

1.3. Roli dhe rëndësia e edukatës muzikore në shkollat fillore………………………………9

1.4. Ç’është metodika e edukatës muzikore…………………………………………………10

KAPITULLI II……………………………………………………………………………….11

2.1. Edukata muzikore në planin mësimor të shkollës fillore……………………………………11

2.2. Shqyrtimi dhe studimi i programit mësimor…………………………………………....12

2.3. Planifikimi i punës mësimore………………………………………………………….13

2.4. Planifikimi global i punës mësimore………………………………………………......13

2.5. Planifikimi periodik i punës……………………………………………………………15

2.6. Organizimi i ores mësimore…………………………………………………………….15

KAPITULLI III.......................................................................................................................16

3.1. Qëllimi dhe objektivat e edukimit muzikor në shkollat fillor……………………………….16

3.1.2. Objektivat specifike muzikore……………………………………………………….16

3.2. Analiza e planprogramit mësimore për klasën I dhe II të shkollës fillore….…………17

3.2.1 Këndimi i këngëve…………………………………………………………………....17

3.2.2. Lojërat muzikore fëminore…………………………………………………………..17

3.3. Analiza e planprogramit mësimor për klasën e III e IV dhe të V të shkollës fillore......18

3.4. Zgjedhja e këngëve për klasën I , II , III, IV, dhe të V të shkollës fillore……………..19

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

3

3.5. Dallimi në mes plan-programit të klasës I, II dhe III, IV, V……………………...…...20

KAPITULLI IV……………………………………………………………………………..20

4.1. Format dhe metodat në mësimin muzikor…………………………………………………..21

4.1.2. Forma frontale………………………………………….……………………………..21

4.1.3. Forma individuale…………………………………...…...……………………………21

4.1.4. Forma në grupe ………………………………………..……………………………..22

4.1.5. Mësimi në çifte (parë)…………………………………..…………………………..…22

4.1.6. Mësimi në largësi ………………………………………..………………………..…..22

4.1.7. Mësmim i programuar …………………………………………………………….......22

4.2. Metodat mësmiore në lëndën e edukatës muzikore…………………………………………23

4.2.1. Metoda e bashkëbisedimit…………………………………………………….…..…...23

4.2.2 Metoda e shpiegimit me të folur ……………………………………………..………..23

4.2.3. Metoda e punës me tekst………………………………………………………………23

4.2.4. Metoda e demonstrimit …….………………………………………………………....24

4.2.5. Metoda e përceptimit dhe dëgjimit……………….…………………………………..24

4.2.6. Metoda e punës krijues…….…………………………………………………………24

4.3. PLANI DITOR ……………………………………………………………………………..25

REZYME………………………………………………………………………………………...26

Jetëshkrim………………………………………………………………………………………..27

Literatura…………………………………………………………………………………………28

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

4

Falënderime dhe mirënjohje

Ju falëminderit të gjithëve për praninë tuaj!

Një falenderim dhe një mirënjohje e veçantë për udhëheqësen e temës sime Prof.Ass.Msc

Mimoza Kushumlia, ku ky punim është produkt i ndihmës dhe mbështetjes së saj. Falenderoj

gjithë stafin pedagogjik të Fakultetit të Edukimit “Fehmi Agani" që më dhanë njohuri gjatë

këtyre katër viteve të studimit. Një falenderim të veçantë kamë për familjen time të cilët më

mbështeten gjatë kohës së studimeve moralisht dhe financiarisht. I falenderoj për durimin,

mirëkuptimin, kurajon dhe mbështetjen që më kanë ofruar në rrugën e gjatë të arsimimit.

Përgjithmonë mirënjohëse!

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

5

Abstrakt

Në këtë punim diploma synohet të sqarohet në mënyrë të qartë roli, rëndësia dhe ndikimi që ka

muzika në jetën tonë dhe në edukimin fillor. Muzika është një formë arti dhe një mënyrë

argëtimi që bashkon tinguj të ndryshëm për të krijuar melodi interesante dhe ritme të ndryshme

për veshin e njeriut.

Në këtë punim diplome do të trajtojmë teme: ‘’ Qëllimet dhe objektivat e edukimit muzikor në shkollat

fillore’’. Në kapitullin e I do të flasim për muziken dhe bazat historike të saj për gjenezen e saj qysh nga

shoqëria primitive , si dhe për roli e edukatës muzikore në shkollat fillore . Muzika ka një histori shumë

të lashtë , aq sa është e vjetër edhe vetë historia e njerzimit. Muzika ka lindur si nevojë dhe

domosdoshmëri shoqërore, dhe roli i saj shumë i rëndësishëm qëndron në ndikimin e saj në edukimin

social. Në kapitullin e II do të tregojmë për rëndësin e edukatës muzikore në shkollat fillore si edhe për

planifikimin e punës mësimore të ndarë në planifikimin global , planifikimi periodik dhe organizimi i

orës mësimore, ku suksesi i punës në procesin mësimor kushtëzohet nga planifikimi i drejtë dhe

përgaditja e përgjithshme e mësuesit. Në kaptiullin e tretë do të përpiqem të sçarojë qëllimet dhe

objektivat e edukatës muzikore dhe të analizojë qëllimet e planprogramit mësimor të klasë I ,II, III, IV,

dhe të V. Si dhe zgjedhja e këngëve për këto klasa. Në kapitulli e IV do të flasim për format dhe metodat

në mësimin muzikor , për rëndësin e tyre në zhvillim e orës mësimore. Punimi synon për një karakter

sa më integral, duke treguar që edukimi në vete përmban si qëllime dhe objektiva për krijimin e

idesë, shijes, dëshirës dhe vullnetit të nxënësit për të bukurën në art, në punë e në jetë, pastaj

aftësimin e tij për ta vërejtur, për ta përjetuar, vlerësuar, kultivuar dhe krahas këtyre, edhe për ta

krijuar ai vetë të bukurën.

Fjalët kyçe: Edukata muzikore, shkolla, klasa, qëllimi, objektivat, etj.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

6

Hyrje

Muzika është pjesë e formimit kulturor dhe nevojë e përhershme e njeriut. Ajo komunikon në

mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kreative me tërë qenien e tij duke ia formuar mjedisin tingëllor.

Nisur nga roli i muzikes në jetën e njeriut dhe ndikimit që ka në të. Edukata muzikore në shkollat

fillore ka një role të rëndësishem sepse përmes saj bëhet ndërlidhja midis edukatës muzikore dhe

lëndëve të tjera. Edukata muzikore bëhet më e thelluar, e plotë dhe unike kur bashkëpunon me

artet e tjera dhe me shkencë. Muzika e ka atë aftësi që u ndihmon lëndëve të tjera mësimore duke

i freskuar ato dhe duke i bërë më të lehta për tu përvetësuar nga fëmijët.

Fusha e arteve është pjesë e rëndësishme e kurrikulës, në të cilën përfshihen aspekte të kulturës

materiale, shpirtërore, artistike, intelektuale dhe emocionale, ku ndërveprojnë kultura dhe

shoqëria. Mësimi i arteve u afron nxënësve mundësi për të zhvilluar njohuritë artistike përmes

mjeteve shprehëse si: tingujve, ngjyrave, formave, fjalës, lëvizjeve. Njohja me muzikën është

një vlerë e madhe për të mundësuar zhvillimin e personalitetit të nxënësve, zhvillimin e

aftësive të tyre për të punuar në mënyrë të pavarur e sistematike si dhe për të menduar dhe

gjykuar në mënyrë krijuese dhe kritike.

Muzika në ditëtë e sotme është e pranishme në aktivitetet tona të përditshme ( p.sh.klasë, shtëpi,

tv, film, koncert, teatër, kolonë zanore, ngjarje të shënuara familjare, veprimtari brenda dhe

jashtë shkollës, ngjarje të komunitetit etj.).

Me anë të muzikës, nxënësit mësojnë dhe interpretojnë këngë dhe lojëra muzikore përmes

teknikave të këndimit, zbatojnë modele ritmike përmes njohjes me ritmet, luajnë me

instrumentet, përmes zbatimit të teknikave të luajtjes me to, kuptojnë krijimin e muzikës,

përmes njohjes së fenomeneve dhe dukurive muzikore në natyrë etj.

Artet stimulojnë ndërgjegjësimin trupor, ushqejnë imagjinatën dhe kontribojnë në zhvillimin e

vetëbesimit. Fusha e arteve ndihmon në krijimin e identitetit , në pasurimin e botëkuptimit të

nxënësve dhe zhvillimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar nëpërmjet trajtimit të elementeve

dhe vlerave artistike kulturore të trashëgimisë sonë kombëtare.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

7

KAPITULLI I

1.1. Muzika dhe bazat historike të saj

Muzika është art i vjetër sa vetë njerëzimi. Mjet të shprehjes i ka TONET (Tingujt muzikorë).

Fjala muzikë vjen prej greqishtes së lashtë (Musa-Muza) me të cilën kuptoheshin dituria dhe arti.

Më vonë, me këtë shprehjhe kuptohet vetëm arti që shprehet me TONE dhe Tinguj muzikorë. Pra ,

MUZIKA është art që shpreht nëpërmes të tingujve muzikorë.

Muzika është pjesë përbërëse dhe shumë e rëndësishme e kurikulës, e cila lidhet ngushtë me

zhvillimin intelektual, social, kulturor dhe afektiv të nxënësve. Duke punuar me kurrikulën e re

të muzikës, mësuesit u japin mundësin nxënësve të përfitojnë aftësinë për të zhvilluar, jo vetëm

krijimtarinë e tyre dhe shpirtin krtik, por dhe aftësinë për të punuar individualisht ose në grup.

Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi

një trashëgimi dhe përvojë të pasur torike e praktike-pedagogjike, e cila ndihmon në njohjen e

rrugës së zhvillimit historik të saj. Njohja e bazës historike ka rëndësi të madhe për edukatën

muzikore, meqë muzika ka lindur me krijimin e shoqërisë njerëzore. E në këtë histori mësojmë

ecurin dhe zhvillimin e saj si dhe mënyrat se si është bartur e mësuar muzika deri në ditët e

sotme.

Që të kemi një pasqyrë të shkurtër të zhvillimit të historisë së edukatës muzikore, le të

rikthehemi në gjenezën e saj:

Në shoqërinë primitive nuk dihet me saktësi se si janë marrë njerëzit me muzikë, por më saktësi

dihet se ata kanë kënduar dhe kanë ekzekutuar në instrumente muzikore primitive. Këto të dhëna

janë të bazuara në hulumtime shkencore. Në shpella të ndryshme janë gjetur vizatime apo

gdhendje me gurë me motive nga jeta muzikore e kohëve më të lashta. Edhe në varrezat e

moçme janë gjetur sende të ndryshme , e ndër to edhe instrumente muzikore, gjë që tregon se i

vdekuri i asaj kohe i takon periudhës së përdorimit të atyre instrumenteve muzikore. Janë gjetur

edhe vizatime me motive të vallëzimit, ku paraqiten loja shpesh e përcjellur edhe me instrumente

muzikore. Aty muzika ka pasur rol lutjesh gjatë ceremonive të ndryshme, sidomos kur magjinë e

përdorni si mjet, i cili do t’u ndihmonte në plotësimin e kërkesave të ndryshme. Ata mendonin se

fuqitë mbinatyrore do t’u sillnin të mira dhe do t’i mbronin nga të këqiat.

Në ato kohë nuk ka pasur institucione të caktuara edukative , por nga përvoja e breznive është

bartë dhe begatuar muzika si dhe mënyra e të mësuarit të saj brez pas brezi.

Me shfaqjen e klasave shoqërore, edhe muzika ndahet në atë të rendit sundues dhe atij të

sunduar. Brezi i ri skllavopronar edukohej në institucione edukative, kurse fëmijët e klasës së

sunduar me muzikë merreshin vetë, gjatë punë apo kohës së lire. Gjatë këtyre periudhave pati

mjaft njerëz të cilët u morrën me muzikë në mënyra pak a shumë profesionale.1

1 Dhomi, Ajmone (2000): ‘’Metodikë e Edukatës Muzikore’’, Prishtinë, fq.3

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

8

1.2. Roli edukativ i edukatës muzikore

Në formimin e gjithanshëm të personalitetit të njeriut, rol vendimtar kanë edukata dhe arsimi.

Edukata muzikore në pedagogjinë bashkëkohore ka vend parësor dhe është komponente me

rëndësi në zhvillimin e gjithanshëm të personalitetit. Kjo veprimtari duhet të jetë e planifikuar

dhe e sistemuar mirë me artin, edukatën, pra edhe me muzikën. Edukata mbështetet në zhvillimin

pozitiv të cilësive të personalitetit duke i përvetësuar vlerat morale, si në shoqëri ashtu edhe në

punë.

Edukata estetike dhe muzika si mjet i saj, përgatit nxënësit që ta kuptojnë dhe përjetojnë të

bukurën në shumë aspekte të jetës dhe punës. Ajo begaton jetën emocionale duke e zhvilluar të

menduarit dhe aftësitë krijuese të fëmijëve.

Komponenti edukativ i edukatës dhe arsimit, i edukatës muzikore përfshin zhvillimin dhe

kultivimin e cilësive pozitive të personalitetit e posaqërisht bindjen për dashurinë ndaj artit

muzikor dhe artit në përgjithësi. Po ashtu ndikon edhe në formimin dhe zhvillimin e veprimtarive

efikase të bashkësive të të rinjve, e në këtë rast luan rol edukimi shoqëror, i cili gjithnjë sjell

vlera edukative me interes të pazëvendësueshëm në jetën e të riut.

Muzika, shpesh ka forcë më të madhe se fjala. Sa më shumë që fëmijët të merren me muzikë, ajo

do të ndikojë më tepër në sjelljet e tyre të kulturuara.

Roli i edukatës muzikore është një faktor që ndikon pozitivisht edhe në zhvillimin e trurit të

fëmijëve. Këtë gjë e kanë vërtetuar studiuesit e Universitetit kanadez në Ontario. Fëmijët që kanë

marrë pjesë në programin interaktiv të kurseve të muzikës kanë treguar përparim në aftësitë e

komunikimit. Fëmijët po ashtu kanë qeshur më shumë dhe kanë qenë shumë më të qetë dhe nuk

kanë reaguar vrullshëm kur janë gjetur në një situatë të panjohur ose të padëshirua.2

2 Dhomi, Ajmone (2000): ‘’Metodikë e Edukatës Muzikore’’, Prishtinë, fq.7

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

9

1.3. Roli dhe rëndësia e edukatës muzikore në shkollat fillore

Muzika është pjesë e formimit kulturor dhe nevojë shpirtërore e përhershme e njeriut. Nisur nga

roli i muzikës në jetën e njeriut dhe ndikimi që ka në të, del edhe rëndësia e formimit edukativ-

muzikor. Edukata muzikore në shkollën fillore ka synim t’u ofrojë mundësi nxënësve të

aftësohen para së gjithash:

për dëgjim selektiv dhe aktiv të muzikës në programet e mediave dhe të shfaqjeve

muzikore

pjesëmarrje në formacione korale dhe veprimtari të tjera muzikore

arsimim të mëtejshëm që nënkupton interesim më të gjerë me përgatitje për ndonjë

profesion ku muzika është pjesë përbërëse.

Kjo lëndë i aftëson që të gjithë të jenë pjesëmarrës aktive në jetën shkollore, duke e bërë atë më

të bukur e më të begatshme. Secili nxënës në mënyrën e vet është i talentuar dhe detyra e

mësuesit është që të përpiqet që secilit t’ia njohë aftësitë muzikore e artistike. Mësuesi i muzikës

duhet të jetë ligjërues dhe edukues i denjë me frymë demokratike e patriotike për brezat e rinjë.

Për një edukatë muzikore të mirëfilltë, mësimi duhet të ecë bashkërisht me të gjitha zhvillimet

dhe arritjet bashkëkohore social-kulturore, pedagogjike, psikologjike, didaktike e metodike.

‘’Qëllimi dhe detyra e lëndës së edukatës muzikore është që fëmijët ta njohin dhe ta duan artin

muzikor. Duke u marrë me muzikë, fëmijët zhvillohen më mirë emocionalisht sepse në mënyrë

aktive kultivohet tek ata ndjenja për të bukurën. Kështu ngadalë përgatiten për t’u marrë edhe

vetë me punë kreative dhe krijimtari artistike’’.

Fëmijët duke dëgjuar një melodi të bukur, vjen ngacmimi i emocioneve dhe në mënyrë

stimulative ajo len mbresa te nxënësit. Kështu, zhvillohen shkathtësitë dhe shprehitë të cilat e

fisnikërojnë nxënësin.

Rëndësi të përhershme ka edhe zhvillimi i imagjinatës dhe fantazisë fëminore. Forma më e mirë

në këtë aspekt është ora e dëgjimit të muzikës. Gjatë dëgjimit të muzikës, fëmijët imagjinojnë

pamje e parafytyrime nga më të ndryshme, duke zgjuar e krijuar emocione, të cilat manifestohen

dhe kthehen në kënaqësi.

Muzika ndikon edhe në zhvillimin fizik të fëmijëve. Ajo është ndihmesë si gjatë punës ashtu

edhe gjatë pushimit të tyre. Gjatë të kënduarit trupi duhet të qëndrojë drejtë, kështu organet e

frymëmarrjes funksionojë në mënyrë të ndryshme.

Gjithashtu gjatë ushtrimeve ritmike që shoqërohen me muzikë, të gjitha pjesët e trupit zhvillohen

natyrshëm, pa ndier ndonjë lodhje , duke e ndierë e përjetuar muzikën dhe duke u shprehur

përmes saj.

Po ashtu duhet që gjithmonë të kemi kujdes që nxënëve t’u ofrojmë vlera të mirfillta muzikore-

kulturore në mënyrë që t’u imponohet dhe krijohet shija e mirëfilltë muzikore.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

10

Predispozitat muzikore duhet të zhvillohen sipas aftësive ku ndjenjat emocional dhe perceptimet

të orientohen kah një zhvillim i mirëfilltë i talenteve të reja. Çdo fëmijë mbart si individ

shkathtësi dhe talent të caktuar, por për t’u zhvilluar ato, mësuesi me durim e përkushtim duhet

që çdonjëri nga nxënësit duhet ta vëzhgojë gjatë punës dhe pastaj do të dijë se si t’i qaset

zhvillimit të tij të mëtejshëm. Më thelbësore për zhvillimin e talentit është të kënduarit, duke

ekzekutuar dhe duke dëgjuar sa më shumë muzikë të përshtatur me interest e moshës së tyre.

I përhershëm duhet të jetë kujdesi i mësuesit që gjatë tërë veprimtarive muzikore, të edukohet në

plan të parë dashuria për vlerat e muzikës kombëtare. Kjo arrihet duke zgjedhur nga fondi i

begatshëm i këngëve tona, ato të cilat janë të përshtatshme për moshën e fëmijëve.

Mësuesi duke u bazuar në metodikën e edukatës muzikore, si discipline shkencore-pedagogjike

që është udhërrëfyese e praktikës mësimore, kur e bashkon atë me praktikën individuale mund të

arrijë rezultate cilësore në mësimdhënie.3

3 Dhomi, Ajmone (2000): ‘’Metodikë e Edukatës Muzikore’’, Prishtinë, fq.8

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

11

1.4. Ç’është metodika e edukatës muzikore

Kjo lëndë përmbledh tërë procesin arsimor-edukativ në mësimin e edukatës muzikore. Metodika

e edukatës muzikore bën pjesë në grupi e disiplinave shkencore-pedagogjike, duke shfrytëzuar

zbatimi specifike të metodave të saj. Në fushën e veprimtarisë së saj, shpjegon detyrat dhe

qëllimet të cilat objektivisht na paraqiten gjatë punës edukative-mësimore. Duke i parashtruar

kërkesat dhe parimet didktike, si lëndë në veçanti, ndihmon që të dime si të përdorim format dhe

metodat e ndryshme, qëndrimet, organizimin e faktorëve ndihmës, që në këtë etapë të ciklit të

ulët të shkollës fillore, t’u përshtaten zhvillimit psiko-fizik të nxënësve.

Mësimdhënësit në fillim duhet të kenë orientim të qartë në tërë procesin mësimor-edukativ të

muzikës. Pastaj, gjatë procesit të punës, duke pasë parasysh kushtet konkrete të shkollës , të

klasës apo të individëve, mund të zgjedhë ato orientime didaktike, që përmbajnë ide të qarta dhe

që do t’i ndihmojnë dhe t’ia plotësojnë punën teoriko-praktike muzikore.

Gjithnjë e më shumë rritet kërkesa që të më mësojmë se si mësohen të tjerët në mënyrë më

efikase, sepse vetëm kështu arrihet qëllimi i plotë në procesin mësimor. Qëllimi duhet të jetë që

në forma sa më të frytshme dhe racionale të plotësohen kërkesat në ngritjen e nivelit edukativo-

mësimor në muzikë. Gjithnjë duhet të gjejmë mundësi për përparim të procesit mësimor, por

duke qenë sa më racionalë dhe efikasë. Kështu, dituritë, shkathtësitë dhe aftësitë muzikore të

nxënësve kur udhëhiqen të planifikuar në mënyrë sistematike dhe me qëllime të qarta, e

zgjerojnë horizontin e dijes së tyre. Që nxënësi të zhvillohet si individ i gjithëmbarshëm, me

kulturë të edukatës muzikore, metodika e muzikës gjatë shkollimit, përcakton se rol vendimtar ka

personaliteti i mësimdhënësit në lëmin muzikore.4

4 Dhomi, Ajmone (2000): ‘’Metodikë e Edukatës Muzikore’’, Prishtinë, fq.13

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

12

KAPITULLI II

2.1. Edukata muzikore në planin mësimor të shkollës fillore

Edukata muzikore në planin mësimor vjetor përfaqësohet me orë të rregullta mësimi, që nga

klasa e parë. Nga kjo kuptohet rëndësi e saj arsimore-edukative, sepse përmes saj drejtpërdrejtë

ndërtohet pjesa e madhë e detyrave të shumta komplekse të edukimit dhe arsimit muzikor në

shkollat fillore. Për moshën më të re të fëmijëve, edukata muzikore ka përmbajtje të veçantë

edukative, dhe program i saj përmbledh nevojën për muzikë dhe dëshirën që të mësojnë. Kështu

aftësohen që të mirren në mënyrë aktive me muzikë e kjo arrihet duke u ofruar vepra me vlerë

për t’u dëgjuar. Duhet të arrihet që fëmijët të jenë në një fare mënyre ‘’kritikë’’ ndaj asaj çka

tregohet e pa vlerë në muzikë. Edhe në melodi të shkurtra të përshtatura për këtë moshë të vogël,

mund të arrihet qëndrimi kritik i mirëfilltë i fëmijëve, kështu arsyetohet vendi dhe rëndësia që i

jepet artit muzikor në shkollë dhe në programin e saj.

Në planinprogramin mësimor për muzikën, në klasën I dhe II është planifikuar vetëm nga një orë

në javë, kurse në klasën III ,IV dhe të V nga dy orë.

Nisur nga arsyeja e përkundërshtueshme, se fëmijët kanë nevojë të përditshme dhe dëshira e

kënaqësi të shumta për muzikë, të lind përshtypja se sipas orëve të caktuar në këtë planprogram,

edukata muzikore nuk zë një vend të merituar, por nuk është ashtu. Muzikës në shkollë i është

dhënë një hapësirë e merituar, duke u marrë më të edhe jashtë orëve mësimore. Në

planprogramin e tërësishëm mësimor-shkollor udhëzohet që muzika të ndërlidhet me të gjitha

lëndët e tjera shkollore. Gjithashtu muzika zë vend kryesor në veprimtaritë kulturore shkollor

dhe jashtë saj, edhe në to roli edukativ zë vend dhe kuptim të merituar. Ajo ndikon për

kultivimin dhe ngritjen e vlerave muzikore.

Në veprimtaritë e lira të shkollës, muzika ka vendin kryesor, e në to duhet të përfshihen sa më

shumë nxënës, duke i aktivizuar sipas aftësive dhe dhuntive të tyre: në këndim koral, në grupe

këngëtarësh, në punë me solistët, si dhe në veprimtari të tjera të ndryshme , ku muzika mund t’i

shoqërojë ato si p.sh. në grupin e dramës, recituesve, në grupin e vallëtarëve , etj.

Rëndësi të madhe ka edhe kori i shkollës, për korin parashihen orë të veçanta në planin

mësimore, me trajtim të rregullt. Çdo shkollë është e detyruar të ketë korin e klasëve të larta dhe

atë të klasëve të ulta.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

13

2.2. Shqyrtimi dhe studimi i programit mësimor

- Për klasët e ultëa të shkollave fillore –

Mësimi i lëndës së edukatës muzikore ka veçoritë e veta, për këtë që në fillim duhet t’i

përmbahemi një rregulli, i cili e ndan program në tri faza. Këto faza janë të kushtëzuara me

moshën e fëmijëve dhe përshtatjes së mundësive të tyre psiko-fizike për të përballuar detyrat që

ua parashtron program përkatës.

Këto faza janë :

klasa I dhe II – faza e parë,

klasa II deri në IV – faza e dytë,

klasa VII dhe VIII – faza e tretë.

Në këtë temë, do të flasim për planifikimin e punës për fazën e parë dhe të dytë, deri në klasën e

katërt, si dhe studimin e hollësishëm të njësive që do të aplikohen gjatë tërë vitit shkollor.

Gjatë përpunimit të programit, duhet studiuar mire brenditë mësimore:

- Edukata muzikore nuk u dedikohet vetëm fëmijëve të talentuar, çdo fëmijë ka të drejtë të

merret me muzikë, sipas mundësive të tija psiko-fizike dhe aftësitë që posedon. Duke i

begatur me kulturën muzikore, por edhe mos t’u lihen mangësi në mësimet.

Çdo fëmijë në përgjithësi është muzikal, dhe detyrë e mësuesit është që gjatë punës në

klasë, të vërejë mundësitë dhe prirjet e tyre dhe ato t’i zhvillojë më tutje.

- Duhet gjetur mënyra të ndryshme të veprimtarive, të cilat e begatojnë të, menduarit dhe

fantazinë fëminore, për kujdes që mësimi të mos bëhet një ngarkes e rëndë për fëmijët. I

rëndësishëm është edhe parimi i zhvillimit të dëshirës dhe interest për dituri të reja, sepse

mund të shfaqet monotonia në mësim.

- Gjithëherë në klasë vërehen individë të cilëve ju duhet ndihma për të zhvilluar interest e

aftësitë të veçanta për t’u marrë me muzikë. Në këto raste, mësuesi duhet të veprojë pa i

cekur shumë me lavëdata ata që janë më të mirë në muzikë , sepse të tjerët mund të

ndihen më inferior e kjo në psikikën e fëmijës mund të lërë mbresa negative.

- Është rregull që mësimi duhet të zhvillohet në një atomosferë të çiltër

- Kur bëhet zgjidhja e muzikës, qoftë ajo popullore apo e asaj artisitke, të vihen para

fëmijëve vetëm ato të cilat kanë vlera të vërteta artisitke. Kështu gjatë mësimit , formohet

mendimi kritik i pavarur për vlerat e vërteta muzikore.

- Duhet të kalohet nga praktika, kah teoria, d.m.th nga të kënduarit, të ekzektuarit në

instrumente ose dëgjimt të muzikës, të kalohet kah teoria e muzikës dhe rregullat e saj.

- Përmbatja e orës mësimore duhet të jetë e larmishme dhe sa më e pasur, sepse edhe

interesimi i fëmijëve do të jetë më i zgjuar.5

5 Dhomi, Ajmone (2000): ‘’Metodikë e Edukatës Muzikore’’, Prishtinë, fq.17

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

14

2.3. Planifikimi i punës mësimore

Suksesi në organizimin e punës në procesin mësimor në lëmin e edukatës muzikore, kushtëzohet

nga planifikimi i drejtë dhe përgaditja e përgjithshme e mësuesit. Puna mësimore, si një formë

specifike, për të qenë efikase, patjetër që duhet të planifikohet duke u përgaditur mire dhe me

korrektësi. Nga planifikimi i mire, në radhë të parë, varet edhe suksesi i plotë mësimor. Duhet të

respektuar parimet, ligjshmëritë dhe rregullat, të cilat i parashtron lëmi i kësaj lënde.

Planifikimi është detyrë serioze dhe me përgjegjësi, sepse mbetet si dokument pedagogjik dhe i

nënshtrohet kontrollit të këshilltarëve të arsimit dhe subjekteve të tjera arsimore dhe pedagogjike

të shkollës.

Nuk duhen lënë anash aktivitetet e lira të nxënësve, të cilat në këtë lëndë janë të shumta, të cilat

kanë qëllime dukativo-arsimore. Njohuritë shumë të mira që ka mësuesi, për të gjitha lëndët e

tjera mësimore që jepen në klasë, ashtu siç e njeh lëndën e edukatës muzikore, krijon mundësinë

atij që të bëjë ndërlidhjen e duhur ndërmjet të gjitha lëndëve me ate të edukatës muzikore.

Planifikimi i punës mësimore duke pasur parasysh periudhën kohore të zhvillimit të kësaj lënde,

mund të jetë MAKRO PLANIFIKIMI dhe MIKRO PLANIFIKIMI ( global dhe periodik ).6

2.4. Planifikimi global i punës mësimore

Përfshin kryesisht planifikimin për tërë vitin shkollor, të ndarë në gjysmëvjetorin e parë dhe në të

dytë. Këtu duhet të pasqyrohet përgatitja e përgjithshme e mësuesit për mësim.

Në brendësinë e planit global parashihen javët e punës dhe orët mësimore për tërë vitin shkollor.

Në bazë të orëve dhe programit mësimor, përcaktohet në mënyrë globale edhe struktura e punës

didaktiko-metodike në mësim.

Meqë numri i orëve të kësaj lënde është shumë i vogël në krahasim me programin mësimor, i cili

është shumë i gjërë, mësuesi duhet të ekonomizojë dhe racionalizojë maksimalisht gjatë

planifikimit global.

Gjithashtu duhet pasur kujdes që të mos favorizojë ndonjë tërësi mësimore në dëm të të tjerave,

të cilat mund të kenë po aq rëndësi muzikore. 7

6 Dhomi, Ajmone (2000): ‘’Metodikë e Edukatës Muzikore’’, Prishtinë, fq.126

7 Dhomi, Ajmone (2000): ‘’Metodikë e Edukatës Muzikore’’, Prishtinë, fq.127

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

15

2.5. Planifikimi periodik i punë

Sado që të jetë i hartuar mirë, plani global nuk është i mjaftueshëm për organizimin e

suksesshëm të punës mësimore në lëndën e edukatës muzikore. Prandaj është e nevojshme që të

detajizohet e të konkretizohet edhe me planin e gjysmëvjetorit, tremujorit, mujorit dhe javorit.

Pra, duhet një planifikim analitik i detajuar. Meqë tërësitë mësimor janë mjaftë karakteristike dhe

specifike si për nga qëllimi , ashtu edhe për nga përmbajtja, duhet të bëhen përgaditje të veçanta

dhe planifikim i hollësishëm. Duhet të parashihen edhe mjetet mësimore të cilat do të përdoren

gjatë mësimit.

Prej tërësive mësimore, formulohen njësitë mësimore , në pajtueshmëri me moshën e fëmijëve

dhe qëllimet arsimore-edukative të mësimit. Këtu kemi të bëjmë edhe me artikulimin e orëve

mësimore, duke i qartësuar edhe planifikuar drejtpërdrejtë me shkrim dhe detajimi i elementve

didaktiko-mësmore.

Me rëndësi është që të pëtcaktojmë qëllimet duke i paraparë veçoritë dhe duke i vënë vetes

detyra për realizimin e objektivave në mënyrë të logjikshme dhe me mature, sidomos me synimie

të mësimit bashkëkohor.8

2.6. Organizimi i orës mësimore

Ky organizim duhet të parashtrohet në tri pjesë:

a) Pjesa hyrëse e orës, e cila zgjat deri në 10 min., varësisht nga qëllimi i vet orës mësimore.

Qëllimi është që të krijohet disponimi i mire dhe emocional, nëse do të mësohet këngë e re ose

përmbajtje e re teorike, varësisht nga ajo se çfarë do të punohet në pjesën kryesore të orës.

b) Pjesa kryesore e orës, është 20-25 min. Tërë kjo kohë është paraparë për njësi të re, qoftë

këngë, teori muzikore, dëgjim muzikore, shprehje e lire e fëmijëve në krijmitari dhe improvizime,

ekzekutime në instrumente , etj.

c) Pjesa përfundimtare e orës, mund të jetë rreth 10 min., varësisht nga koha që e kemi

harxhuar në pjesën qëndrore të orës. Këtu mund të përforcohet mësimi i ri i punuar më parë, ose

të dëgjohet muzikë, të këndohet në formë garah etj. 9

8 Dhomi, Ajmone (2000): ‘’Metodikë e Edukatës Muzikore’’, Prishtinë, fq.128

9 Dhomi, Ajmone (2000): ‘’Metodikë e Edukatës Muzikore’’, Prishtinë, fq.130

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

16

KAPITULLI III

3.1. Qëllimi dhe objektivat e edukimit muzikor në shkollat fillore

Programi i muzikës, nëpërmjet përmbajtjeve të përcaktuara sipas tematikave të tij, ka si qëllim

zhvillimin e mëtejshëm të njohurive dhe koncepteve për formimin muzikor, estetik dhe kulturor,

zhvillimin e aftësive interpretuese dhe dëgjuese muzikore, për të njohur, dëgjuar, përjetuar dhe

vlerësuar vepra muzikore shqiptare ku përfaqësohet trashëgimia jonë kombëtare muzikore, si dhe

vepra të muzikës botërore nga periudha dhe kontekste të ndryshme kulturore, sociale, politike

dhe historike. Në programin e muzikës nxënësi mëson të zbulojë ngjashmëritë, ndryshimet,

marrëdhëniet në muzikë, krahason veprat muzikore përmes dëgjimit, zhvillon më tej gjykimin

dhe argumentin duke krijuar një qëndrim të vetin e duke ua paraqitur të tjerëve, edukohet të

punojë në grup.

Qëllimet e edukatës muzikore janë:

• Të sjellë gëzim, emocione dhe të zgjojë interes për veprimtari të ndryshme muzikore

• Të zhvillojë dhe të ngrisë muzikalitetin në vazhdimësi

• Të ndikojë në formimin e qëndrimit pozitiv ndaj muzikës kombëtare dhe botërore

• Të edukojë për mjedis të shëndoshë tingëllor

• Të zhvillojë kriteret për vlerësim dhe mendim kritik

3.1.2. Objektivat specifike muzikore

Objektivat e edukimit muzikor në shkollat fillore janë që:

Të zhvillojë aftësitë muzikore (ndjenja ritmike, melodike e harmonike) dhe shkathtësitë

interpretuese (teknikat e këndimit dhe të luajtjes në vegla muzikore)

Të njohin vepra muzikore, krijues dhe interpretues

Të kuptojnë konceptet themelore, ligjshmëritë dhe informacionet për mjetet, shprehjet

elementare muzikore, format dhe llojet të cilat mundësojnë të kuptuarit e muzikës

Të krijojnë muzikë dhe të shprehin imagjinimet tingullore individuale

Të shprehin përjetimet dhe përfytyrimet muzikore përmes lëvizjes, vallëzimit, shprehjes

figurative dhe gjuhësore

Të mundësojë njohjen e ndërlidhjes së muzikës me gjuhën amtare, të huaj dhe me artet e

tjera

Të njihen shenjat themelore të shkrimit muzikor dhe orientimi elementar në të.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

17

3.2. Analiza e planprogramit mësimore për klasën I dhe II të shkollës fillore

Edukata muzikore për këtë moshë, e cila është më e reja dhe më e ndieshmja në shkollë, është

mirë t’u ofrohet më tepër si një lojë, e ndërlidhur me melodi ritmikisht interesante, sepse në këtë

mënyrë ajo do të vijë natyrshëm dhe e pandarë me vetë natyrën fëminore.

Veprimtaritë muzikore që u ofrohen fëmijëve nëpërmjet kësaj mënyrë janë:

- këndimi i këngëve ( mundësisht me lojë ose lëvizje)

- ekzekutimi në instrument ritmike fëminore

- shprehja e lire dhe e pavarur muzikore

- dëgjimi i muzikës ( mundësisht me ndonjë mjet shprehës).

Gjatë këtyre dy vitetve të shkollimit, e rëndësishme është që nëpërmjet lojës, e cila përmban

lëvizje të ndryshme të trupit apo gjymtyrëve dhe mimikës, duhet të gjenden edhe përshtaten

ushtrime të ndryshme, me të cilat zhivllohen: talenti, memorja dhe ritmi. Me shembuj sa më të

afërm dhe konkretë, të parafytyrohen dhe tregohen mundësitë e dallimit të vetive të tonit

muzikor: lartësia, intensiteti, gjatësia dhe ngjyra. Gjithashtu të dijnë të dallojnë tingujt e tjerë, të

cilët i hasim në natyrë dhe nuk i kanë vetitë e tingulit muzikor. 10

3.2.1. Këndimi i këngëve

Në klasën e parë mjaftojnë që të jenë të mësuar rreth dhjetë këngë të reja. Ato duhet të zgjdhen

me kujdes, ndër më të bukrat melodiksht dhe të thjeshta ritmikisht. Përmbajtja e tyre të jetë nga

vetë jeta e fëmijëve, por të anojë edhe nga ai popullor dhe muzika e lehtë fëminore, duke

mbizotuar aroma e trevës sonë. Në klasën e dytë, mund të mësohen një apo dy këngë më shumë,

por tani të ketë edhe ndonjë këngë patriotike. Mund të mësohet edhe ndonjë melodi artistike e

cila është mirë që të shoqërohet me ndonjë instrument ritmik nga vetë fëmijët.11

3.2.2. Lojërat muzikore fëminore

Muzika nëpërmjet lojës gjithnjë del disi më e fuqishme dhe bashkë me lëvizjet, bëhet më e afërt

dhe interesant. Këtu shpesh shprehet krijmtaria e vetvetishme për t’u shprehur aftësit muzikore

fëminore. Në klasën e parë dhe të dytë më tepër zgjidhen këngë me ritëm më të ngadalshëm. Në

mënyrë që loja dhe lëvizjet në të , të zhvillohen me shkathtësitë e duhura. Lojrat në klasë

gjithmonë sjellon gjallëri dhe gëzim që duke u mishëruar me muzikën, bëjnë që më lehtë të

mbahen në mend . Ato lojëra të cilat janë më efikase dhe interesante, paraqiten para prindëve ose

në ndonjë orë mësimi me klasë të tjera.

10

Dhomi, Ajmone (2000): ‘’Metodikë e Edukatës Muzikore’’, Prishtinë, fq.18 11

Dhomi, Ajmone (2000): ‘’Metodikë e Edukatës Muzikore’’, Prishtinë, fq.19

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

18

3.3. Analiza e planit e programit mësimor për klasën e III e IV dhe të V të

shkollës fillore

Në klasën e III , IV dhe të V fondi i orëve është dy në javë d.m.th edhe një here më i madhë se në

klasën e parë dhe të dytë. Por është pak në krahasim me nevojën dhe kërkesat që kanë fëmijët për

t’u marrë me muzikë dhe për t’u pasuruar me dituri.

Duke u shtuar fondi i orëve mësimore, në këto klasë vihet kërkesa për një punë sistematike, si

nga teoria muzikore fillestare ashtu edhe fillimi i këndimit të këngëve edhe me nota muzikore

dhe në ekzekutimi të instrumenteve fëminorë, ku përveç atyre ritmikë , gradualisht të mësohet

edhe ndonjë instrument melodik. Gjatë dëgjimit të muzikës në këtë moshë, të dinë të shprehen

lirisht në bazë të përjetimit që ka mundur t’u lërë mbresa. Këto përjetime të dinë t’i shprehin në

bazë të dëgjimit, me mjete vizatimor apo letrare. Pra dituritë muzikore duhet të zgjerohen meqë

në klasën e parë dhe të dytë kemi qenë të orientuar më tepër kah zhvillimi i aftësive muzikore

fëminore: talent, ritmi dhe memorja muzikore.

Së pari në klasën e tretë , katërt dhe të pestë duhet që fëmijët të mos i ngarkojmë shumë me

terma teorikë, të cilët nuk u nevojiten në ciklin e ulët. Kërkesë kryesore duhet të jenë përsëri

mësimi i këngëve të reja me përmbajtje artistike , popullore, patriotike etj. Gjatë vitit është mirë

që përafërsisht të mësohen 13-16 këngë fëminore. Gjatë klasës së tretë dhe të katërt fëmijët

mësojnë dallimin në mes të tonit muzikor dhe tingullit, përvetësojnë edhe dinamiken, sa për të

ditur se çka kuptohet me shprehejn FORTE (zëshëm), dhe PIANO (qetë).

Gjatë të dëgjuarit të muzikës, e cila duhet të ketë më tepër karakter programor, dhe nga jeta

fëminore , edhe të dinë që t’i dallojnë instrumentet gjatë të dëgjuarit : violinën, flautin, kitarën,

pianon, kontrabasin, tupanin, harmonikën. Po ashtu të dine të dallojnë tempon dhe dinamikën e

veprave, si p.sh. tempo e ngadalshmë, mesatare, e shpejtë pse dinamikë: forte, mezo , forte,

piano.12

12

Dhomi, Ajmone (2000): ‘’Metodikë e Edukatës Muzikore’’, Prishtinë, fq.70

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

19

3.4. Zgjedhja e këngëve për klasën I , II , III, IV, dhe të V të shkollës fillore

Çdo mësues, në praktikën e tij të punës mësimore-edukative, ballafaqohet me dilemat dhe

çështjen se cilat këngë t’u mësojë fëmijëve dhe si t’ua përcjellë ato sa më mirë.

Në shkollën fillore e simodoms në klasën e parë dhe të dytë, vend qendror në mësimin e edukatës

muzikore zë kënga. Është kërkesë parësore didaktike, që nëpërmejt këngës, fëmijët arrijnë të

aftësohen që në formën kolektive të aktivizohen duke i përjetuar bukuritë muzikore dhe gëzimin

e kënaqësinë që sjellin ato. Kurse në klasën e III dhe IV të shkollës fillore, në këtë kontekst

mund të mësohen edhe këngë me anë të notave gjithmon duke iu përmbajtur programit shkollor.

Meqë kemi të bëjmë me sintezën e tonit dhe fjalës artistike e që është një formë shumë e afërt

me ndjenjat e thella shpirtërore të njeriut, duhet që këtë dhuratë natyrore t’ia ofrojmë fëmijës sa

më shumë. Përveç se e edukon edhe e aftëson atë që ta dojë këngën, gjithashtu si dhe të njohë

vlerat e saj si pjesë e pandarë në jetën e tij.

Këngët e zgjedhurar artistikisht mire. Do t’iu ngelin në mendje për një kohë të gjatë, e bile,

varësisht nga mbresat e momentit që ajo ua ka lënë, mund që tërë jetën ta mbajnë në mend

ndonjërën apo disa nga këngët e mësuara gjatë fazës së parë të shkollës.

Është mire që në klasën e parë, mësuesi për çdo ditë pune, t’i ndajë nga 10-15 minuta për këndim

të këngëve, qoftë në fillim të orëve mësimore apo në fund. Kjo ka rëndësi të dyfisht: fëmijët

lirohen nga turpi apo frika që mund t’u paraqitet në mjedisin dhe kushtet e reja dhe, së dyti ,

gjatë punës sistematike, më të lehtë e ka që të njihet me mundësitë dhe aftësitë e tyre muzikore

të cilat janë të ndryshme.

Këngët për nga karakteri muzikore e letrar përmbajën në brendinë e tyre frymën e dëshirës për

punën, të shoqërimit, dashurisë për natyrën, shkollën, prindërit. Këto përmbatje të këngëve

aktivizojnë të mendurit dhe fanzatinë fëminore, që ju jep dëshirën për gëzime gjatë të mësuarit

dhe të ndihen mirë.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

20

3.5. Dallimi në mes planprogramit të klasës I, II dhe III, IV, V

Edukata muzikore në klasën parë dhe të dytë përmban disa elemente bazë: këndimin dhe

zhvillimin e veshit melodik, shqiptimin ritmik të teksteve dhe zhvillimin e veshit ritmik,

interpretimin me instrumentet e Orfit e me burimet e tjera të muzikës, dëgjimin e pjesëve e të

fragmenteve të shkurtra nga veprat artistike muzikore dhe kërcimin e lojërave muzikore. Përmes

elementeve të përmendura zhvillohet edhe dëgjimi me përjetim i muzikës si kategori e zhvillimit

emocional përmes dallimit e shprehjes së gjendjeve të ndryshme shpirtërore të nxitura nga

muzika. Me lëvizjet që bëjnë nxënësit duke e shoqëruar muzikën, ata zhvillojnë motorikën,

ndërsa me këngët e numërimit, nxitin shqiptimin si duhet të zanoreve e të bashkëtingëlloreve, gjë

që u ndihmon edhe nxënësve me vështirësi në artikulimin e rregullt të tingujve. Në mësimin e

edukatës muzikore është e pranishme edhe puna krijuese në grupe, përmes së cilës nxënësit

mësojnë tolerancën, socializimin.

Me programin mësimor është parashikuar që nxënësit në klasën e parë e të dytë të këndojnë

këngët e thjeshta me anë të veshit muzikor, të shqiptojnë këngë numërimi me strukturë të

thjeshtë ritmike, të zgjerojnë njohjen e instrumenteve klasike (flauti, fizarmonika, kitara) e të

instrumenteve popullore (fyejt). Zhvillimi i konceptimit për muzikën nxitet me njohjen e

ngjyrave tingëlluese të instrumenteve, të nuancave dinamike bazë, të llojeve bazë të tempos dhe

të karakterit të muzikës. Qëllimet e përmendura kanë qenë të pranishme në programin e klasës së

parë, në ç’rast kërkesat dhe vëllimi i janë përshtatur fëmijëve të kësaj moshe. Në klasën e dytë

zhvillohen në mënyrë analoge aftësitë psiko-fizike, por edhe ato muzikore të nxënësve, ndërsa

kërkesat zgjerohen.

Ndërsa edukimi muzikor në klasën III,IV dhe të V është vazhdimësi dhe thellim i disa

komponenteve mësimore, të cilat janë punuar edhe në klasët e mëparshme ( I dhe II ), sidomos

në pikëpamje të përjetimit të dukurive të ndryshme muzikore. Në klasën e katërt vazhdon të prijë

përdorimi i simboleve grafike dhe inkuadrimi gradual e i matur i vetëdijshëm i notacionit të

vërtetë muzikor për lartësitë tingëllore të sistemuara metodikisht (SOL, MI, Do, LA, FA, RE dhe

SI).

Kjo realizohet kur i përmbahemi parimit të përjetimit të dukurisë së re muzikore për të shkuar

gradualisht kah njohja e vetëdijshme e tyre. Në këtë klasë inkuadrohet edhe njohja e vetëdijshme

e shkallës muzikore si koncept, asaj C-dur dhe A-mol për të njohur dukurinë e radhitjes së

tingujve muzikorë në shkallën muzikore dhe vendet e tyre në shkallë, por edhe për të vërejtur e

dalluar gjinitë e kundërta tonale (dur –mol).

Me një planifikim të mirë, përmbajtjet programore nga veprimtaritë muzikore (interpretimi,

dëgjimi dhe krijimi) të cilat u ofrohen nxënësve duhet të jenë në përputhshmëri me mundësitë e

zhvillimit të tyre të përgjithshëm dhe atij muzikor në veçanti. Mësimdhënësi do të përdorë

metoda dhe forma aktive të punës të cilat garantojnë sukses në procesin edukativ-muzikor.

Veprimtaritë mësimore - muzikore (interpretimi, dëgjimi dhe krijimi) paraqiten të ndërlidhura

dhe janë gati të pandashme, prandaj formulimi i njësive mësimore duhet të kombinohet me së

paku dy veprimtari të ndryshme. Kjo duhet bërë, jo vetëm për shkak të natyrës së lëndës, por

edhe t’u bëhet e mundshme nxënësve veprimtari aktive, në vartësi nga aftësitë individuale të

tyre.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

21

KAPITULLI IV

4.1. Format dhe metodat në mësimin muzikor

Këto përbëjnë dy kuptime nga didaktika e përgjithshme, qofshin të ndara apo të veçanta.

Në muzikë, gjatë punës në mësim, dallohen tri forma të punës:

a) Forma frontale

b) Forma individuale

c) Forma në grupe

ç) Mësimi në çifte

d) Mësimi në largësi

e) Mësimi i programuar

4.1.2. Forma frontale

Kjo përbën punën e përbashkët me klasën, si mësim i drejtpërdrejtë dhe formë më e shpeshtë

gjatë punës në shkollë. Këtu mësuesi bashkë më nxënësit e kryjnë të njëjtin veprim në fitimin e

diturive, shprehive dhe shkathtësive në edukaten muzikore. Këtu bëhet racionalizm në kohë dhe

në shfrytëzim e mjeteve në mësim. Kjo formë është më tepër verbale dhe përdoret për dhënien e

udhëzimeve,shpiegimit gjatë të muzikuarit etj., sidimos në pjesët hyrëse të ndonjë mësimi.

Këtu ka edhe mangësi, sepse mësuesi nuk mund t'i përcjellë të gjithë nxënësit më pak të

interesuar ose të dobët në mënyrë që t'iu japë udhëzimeve plotësuse çdo nxënësi veçmas. Pra kjo

formë është mirë të plotësohet me forma të tjera në mësim.

4.1.3. Forma individuale

Në saje të udhëzimeve të dhënave nga mësuesi , nxënësi nëpërmjet punës individuale i kryen

detyrat e dhëna. Këtu sigurohet indizidualizmi i porcesit mësimor, sipas veçorive të nxënësve.

Këtu mësuesi ështe më shumë i anagzhuar, sepse brenda orës mësimore duhet të konrollohen dhe

të punohet me secilin veç e veç. Këtu ështe mirë të ketë mësim plotësues, si për ata nxënës që

kanë ngelur më shumë prapa në mësime, ashtu edhe për talentët dhe nxënësit punëtor dhe të

dalluar që nuk guxojmë t'i lëmë të ngecin prapa, por diturit e tyre të begatohen me brendi të reja

plotësuese. Për këta talentë në muzikë,më shumë se në asnjë lëndë tjetër, ka mënyra dhe forma

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

22

jashtë shkollore, siç janë veprimtaritë e lira të nxënësve: kori, orkestra fëminore me instrumenta

ritmikë, vallet, këngtarët, kërcimet ritmike etj.

Edhe për ata individë që nuk tregojnë aftësi të duhura, që të mos ta ndiejnë vetën keq, sepse nuk

ka fëmi që nuk e do muzikën, mund të gjendet diçka që të marin pjesë në ndonjë prej këtyre

veprimatrive. Ky rast ndoshta edhe mund të bëjë një kthesë në jetën e tij,duke fituar vetëbesimin

dhe të arrijë shumë në zhvillimin e talentit të tij dhe dashurinë për muzikën.

4.1.4. Forma në grupe

Kjo formë në muzikë zë vend më tepër në veprimtaritë jashtëshkollore dhe të lira siç janë: grupet

instrumentale me ritme dhe instrumente të thjeshtë melodikë, siç janë melodikat, metalofonët etj,

grupet e improvizuesve dhe krijuesve të vegjël , grupet e dëgjuesve të muzikës etj. Edhe dashuria

për muzikën kultivohet, duke u ndihmuar atyre që ndihen më inferiorë, duke formuar grupet e

përziera, si për nga suksesi, struktura shoqëror e etj. Grupet ndahen sipas nevojës dhe bindjes së

mësuesit dhe kërkesës së nxënësve. Edhe kjo fomrë nuk praktikohet e ndarë nga të tjerat.

4.1.5. Mësimi në çifte

Ky ështe një variant kalimtar,në mes të formës në grupe dhe asaj individuale. Shpesh , është që të

punoj një nxënës i mirë me një të dobët të këndohet në duet, që është nje formë interesante, si

p.sh. një vajzë e një djalë, dy instrumentistë të ndryshëm etj. Këtu fëmijët e dëgjojnë mirë

melodinë duke e dëgjuar dallimin por edhe bukurinë e bashkimit të atyre dy zërave apo tingujt e

instrumenteve.

4.1.6. Mësimi në largësi

Kjo ka të bëjë me mësimet shkollore të muzikës nëpërmes emisoneve që jepen nga radiostacionet

dhe emisioneve televizive , mësimet përmes korrespondencës etj. Quhet ''mësimi në largësi'',

sepse në këtë rast mësuesin e ndan largësia hapsinore nga nxënësit, por megjithatë ata janë në

kontakt.

4.1.7. Mësimi i programuar

Kjo formë bashkëkohore e punës mësimore në edukatën muzikore , është risi metodiko-

didaktike, e cila me arritjet e kohës, përvetësohen dituritë gjithnjë e më sasiore që kërkon koha e

artit dhe e shkencës në mësimin shkollor. Racionalizmi dhe ekonomizimi në mësim ,arrihet

maksimalisht dhe nxënësit mësohen që të mësojn në mënyrë te pavarur dhe të zgjedhin vete se

për çka ështe interesi i tyre muzikor.13

13

Dhomi, Ajmone (2000): ‘’Metodikë e Edukatës Muzikore’’, Prishtinë, fq.146

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

23

4.2. Metodat mësimore në lëndën e edukatës muzikore

Metoda mësimore tregojnë si duhet të rrjedhë procesi mësimor për t'u përmbushur detyrat

arsimore-edukative. Nuk ekziston një mënyrë e vetme se si duhet mësuar dikë ose përvetësuar

diçka. Mësuesi, duke e njohur mirë lëndën, edhe vetë gjen ato dhe i përshtatë për situatat të cilat i

kërkon mësimi përkatës.

Në edukatën muzikore shumë pak duhet të përdorën metodat verbale-tekstore, dhe duhen

favorizuar ato që udhëzojnë për punën praktike. Nëse mësuesi në orën e edukatës muzikore u

përmbahet shumë vetëm disa metoda te cakur, atëherë mësimi mund të shabllonizohet dhe të

bëhet i mërzitshëm. Megjithatë, po i përmenndim disa nga metodat, të cilat kanë përdorim më të

shpeshtë dhe praktik gjatë orëve të edukatës muzikore:

1.Metoda e bashkëbisedimit

2.Metoda e shpjegimit me të folur

3.Metoda e punës me tekst

4.Metoda e demostrimit

5.Metoda e përceptimit dhe dëgjimit

6.Metoda e punës krijuse, etj.

4.2.1. Metoda e bashkebisedimit

Zbatohet kur duam që nxënësit t'i orientojme që vëmendja e tyre të drejtohet qëllimisht ndonjë

mësimi të caktuar. Kështu arrihet që më me vëmendje e tyre të drejtohet qëllimisht ndonje

mësimi të caktuar. Edhe kur mësohet kënga, duke bashkëbiseduar formohet atmosferë e

këndshme në klasë dhe interesimi i femijve rritet me teper.

4.2.2. Metoda e shpjegimit me të folur

Ndërlidhet me atë të bashkëbisedimit, por këtu rol më kryesor ka mësuesi i cili në raste të

veçanta, kur shpiegon diçka , përdor më tepër këtë metodë teorike. Edhe gjatë të mësuarit praktik

siç është përvetësimi i mësimit ne instrumene muzikorë, kjo metodë është e pazëvendësueshme.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

24

4.2.3. Metoda e punës me tekst

Më shumë zë vend atëherë ku lexohet ndonjë pjesë nga libri i historisë se muzikës, për

kompozitorët kombëtarë e botërorë, ilustrimet me të cilët dëshirohet të lexohet teksti nga ndonjë

kritikë muzikore.

4.2.4. Metoda e demostrimit

Ka përdorim të shpeshtë bashkë me format e tjera në orën e edukatës nuzikore. Shpesh,kur duhet

të trehohet diçka si p.sh instrumenti, frymëmarrja , vokali, etj. Për të demonstruar mirë, mësuesi

duhet të jetë edhe profesionist, pedagog dhe mjeshtër i mirë gjatë përdorimit të diafilmit,

fotografive, viaztimeve, filimit me ton, viedoes, etj.

4.2.5. Metoda e përceptimit dhe e dëgjimit

Sidomos gjatë diktimive melodike dhe ritmike , kjo metodë përdoret më tepër , por edhe gjatë

dëgjimit të këngëve dhe muzikës në përgjithësi.

4.2.6. Metoda e punës krijuese

Nxënësit duke e dëgjuar një pjesë muzikore, mund të krijojnë hartime me shkrim ,të frymëzuar

nga muzika, ose të pikturojmë nën ndikimin e saj. Edhe në fjali dhe ritëm të ndonjë numëroreje,

që u duket interesante, mund të krijojnë forma të vogla e të thjesha muzikore me nga 2-3 tone

lartësi.14

14

Dhomi, Ajmone (2000): ‘’Metodikë e Edukatës Muzikore’’, Prishtinë, fq.150

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

25

4.3. PLANI DITOR

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: Artet Shkalla e kurrikulës: I Klasa: I

Lënda: Edukta muzikore

Tema- njësia mësimore: Kënga “ Ëndrra”

Rezultati/et e të nxënit: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet të jetë i aftë të :

- shqiptojnë saktë tekstin e këngës

- këndojë në intonacion këngën

- mbajë poziconin e duhur gjatë këndimit

- shprehë emocionet e tij rreth këngës

Mjetet mësimore –didaktike: magnetofon, Cd , lapsa me ngjyra etj

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Libri i Muzikës, fletorja, lapsi, goma, tabela, shkumësi.

Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Art figurativ, Gjuhë shqipe, Edukatë fizike

Forma e punës: individuale

Fjalët kyçe: tingull, melodia , ëndrra

Struktura e orës

Evokim: Stuhi mendimesh Përmes kësaj metode nxënësit vënë në dukje sa më shumë ide, zgjedhje ose komente për një problem të

dhënë mësuesja kërkon nga nxënësit që të hapin librat në faqe 29, kërkojmë që të shikojnë në foto

dhe të flasin për atë që shohin p.sh për qiellin, hënën etj, nxitimi që të tregojnë një ëndërr të bukur

që ata kanë parë.

Realizimi i kuptimit: Punë e drejtuar

Dëgjojmë regjistrimin e këngës në magnetofon, dhe mësojm tekstin e melodinë me fraza ose fjali

Kërkojmë nga nxënësit që të këndojnë të gjithë dhe në pozicionin e duhur. Shoqërojm këngë edhe

me zilka

Reflektim: Punë individuale

Kërkojmë nga nxënësit të shprehin ndjenjat e tyre rreth këngës, duke sjellë shembuj nga jeta e

pëditshme. Vendosini nënësit të shprehin përmes vizatimit ëndrrën e tyre më të bukur.

Vlerësimi: Vlerësoni nxënësit që demostoron këndimin e këngës bukur dhe me ndjenjë. Vini në

dukje respektimin e rregullave të frymëmarrjes si dhe pozicionin e drejt gjatë këndimit.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

26

REZYME

Edukimi muzikor, si qëllim dhe objektiv gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të saj ka pasur, ka

dhe do të ketë ngritjen e njeriut në të gjitha aspektet e jetës. Sa i përket qëllimit dhe objektivave

të edukimit muzikor në shkollat fillore nga ky studimi kuptuam se :

Muzika ndikon në formimin e karakterit dhe personalitetin e fëmijëve, si dhe ndikon në

zhvillimin psiko-fizik dhe motorik të nxënësve. Ndikon në koncentrimin më të mirë të nxënësve

(fëmijëve) në mësim, ndimon në mësimin e gjuhëve të ndryshme. Me rritjen, muzika nis të luajë

një rol të rëndësishëm në çdo etapë të edukimit të fëmijës. Artet në përgjithësi kanë fuqinë të

ndryshojnë tërësisht energjinë në procesin e të mësuarit. Është forcë mendimi kur arrin të krijosh

një lidhje mes muzikës, arteve dhe lëndëve të tjera bazë në shkollë. Fuqia e muzikës është parë

në mjaft shkolla, ku secila prej tyre e integron këtë lëndë, në klasat e saj, sipas mënyrave të

ndryshme. Është thelbësor ndikimi pozitiv që ka muzika në vetëvlerësimin e fëmijës dhe në

shkallën e ndërveprimit të tij me të tjerët

Muzika dhe edukimi muzikor, siç shihet edhe në këtë temë, janë dy sinonime, por qëllimi dhe

objektivi është, pothuajse i njëjtë dhe ku muzika është komponent i fuqishëm i aktivizimit të

proceseve psikike të njeriut, në veçanti të fëmijëve.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

27

Jetëshkrim

Zana Begolli e lindur me 29.05.1996 në Pejë.

Shkollën fillore e kam përfunduar në SHMU’’Ramiz Sdiku’’-Pejë, ndërsa atë të

mesme në Gjimnazi ‘’Bedri Pejani’’( Shkenca Natyrore) – Pejë.

Studimet i kam filluar në vitin akademik, 2014- 2015 në Fakultetin e Edukimit

përkatësisht në drejtimin Programi Fillor.

Sot, para jush po e mbroj Temën e Diplomës, ku me këtë përfundoj Studimet

Bachelor pranë këtij drejtimi, përkatësisht Fakulteti.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” · Edukata muzikore është pjesë e pandarë e kulturës muzikore në përgjithësi. Nga kjo lëmi kemi një trashëgimi dhe përvojë

28

Literatura

Hala, Majlinda & Shamku, Viloleta (2011): „‟Libër mësuesi Edukim muzikor 1-2-3-4-5‟, Tiranë

Dhomi, Ajmone (2000):‟ Metodikë e Edukatës Muzikore‟, Prishtinë

Berisha, Engjëll (2017): „‟Arti Muzikor‟‟, Prishtinë

Berisha, E. (2004). "Studime dhe vështrime për muzikën". Prishtinë.

Shamku, V & Hala, M. (2005). “ Edukimi muzikor”. Tiranë: PEGI

Spahiu, S. (2008). “ Metodikae mësimit të muzikës”. Prishtinë.

Dhomi, Ajmone (2010) :’’ Prej notes deri te kënga “, Prishtinë