31
UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ FAKULTETI I EDUKIMIT Program Parashkollor PUNIM DIPLOME Tema: Ndikimi i instrumenteve muzikore tek fëmijëtUdhëheqëse Shkencore: KANDIDATJA: Prof. Asoc. Msc. Mimoza Kurshumlia Valmira Kurpali Gjakovë, 2018

PUNIM DIPLOME Tema: Ndikimi i instrumenteve muzikore tek ... Kurpali.pdf · 4 MIRËNJOHJE Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeҫare, mirëpo falendërimi

  • Upload
    vodat

  • View
    902

  • Download
    12

Embed Size (px)

Citation preview

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’

FAKULTETI I EDUKIMIT

Program Parashkollor

PUNIM DIPLOME

Tema: “Ndikimi i instrumenteve muzikore tek fëmijët”

Udhëheqëse Shkencore: KANDIDATJA:

Prof. Asoc. Msc. Mimoza Kurshumlia Valmira Kurpali

Gjakovë, 2018

2

Ky punim diplome u mbrojt me ____________________ para Komisionit vlerësues në përbërje:

1. __________________________ Kryetar

2. __________________________ Anëtar

3. __________________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën : _____

Nënshkrimet e anëtareve të Komisionit vlerësues:

1. ____________________________ Kryetar

2. ____________________________ Anëtar

3. ____________________________ Anëtar

3

PËRMBAJTJA

I. Mirënjohje ...........................................................................................................................4

II. Biografia .............................................................................................................................5

III. Abstrakt ...............................................................................................................................6

IV. Hyrje ...................................................................................................................................7

KAPITULLI I ...............................................................................................................................8

1. Muzikimi instrumental i fëmijëve ...............................................................................................8

1.1 Instrumentet muzikore tek fëmijët .....................................................................................10

1.1.1. Instrumentet ritmike .................................................................................................11

1.1.2. Instrumentet melodike .............................................................................................13

KAPITULLI II ............................................................................................................................15

2. Përdorimi i instrumenteve në këngë .........................................................................................15

2.1. Klasifikimi i instrumenteve ...............................................................................................17

2.2. Tingulli instrumental .........................................................................................................19

KAPITULLI III ..........................................................................................................................20

3. Ndikimi i instrumenteve muzikore tek fëmijët .........................................................................20

3.1. Arsyet pse fëmijët duhet të luajnë një instrument muzikor ...............................................22

3.2. Si të krijojmë instrumente nga vetë imagjinata jonë ......................................................... 24

3.3. Konceptet(njohuritë) kryesore që mësohen përmes arteve ............................................... 25

3.4. Planifikimi i orës mësimore .............................................................................................. 26

3.5. Plani ditor më detajisht ..................................................................................................... 27

3.6. Rekomandime ................................................................................................................... 28

3.7. Rezyme ............................................................................................................................. 29

3.8. Referencat ......................................................................................................................... 30

3.9. Literatura nga interneti .......................................................................................................31

4

MIRËNJOHJE

Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mia katër vjeҫare, mirëpo falendërimi im për

ҫdo përson që kontriboi në studimet e mia nuk do të ketë fund asnjëherë!

Respektin dhe mirënjohjen më të sinqertë, ia dedikoj udhëheqëses time të nderuar

Prof.Asoc.Msc. Mimoza Kurshumlia, për korrektësinë dhe durimin që tregoi gjatë gjithë kohës

me mua. Një profesoreshë me virtyte shumë të larta dhe një model se si duhet të jetë një

mësimdhënëse. Falenderoj gjithë stafin pedagogjik të Fakultetit të Edukimit “Fehmi Agani" që

më dhanë njohuri gjatë këtyre 4 viteve të studimit. Gjithsesi faleminderit më e vlefshmja shoqëri

pa ju studimet e mia nuk do të kishin kuptim.

Asnjëherë nuk do të arrij të shpreh falënderimin tim ashtu siҫ e ndiej ndaj familjes sime

veҫanërisht ndaj babit dhe nënës, të cilën i detyrohem shumë për fillimin dhe finalizimin me

sukses të këtij udhëtimi, ishin ata që sakrifikuan shumë që unë të jem këtu e të gëzoj titullin

‘’Mësuese’’. Ju them që sot po arrijë të realizoj ëndërrën tonë të përbashkët.

Përgjithmonë mirënjohëse!

5

BIOGRAFIA

Quhem Valmira Kurpali, e lindur në qytetin e Gjakovës, më 23.11.1993.

Shkollën fillore e kam përfunduar në vitin 2009, në SHMU “Zekeria

Rexha” në Gjakovë . Më pas kam vazhduar shkollimin në Shkollën e

Mesme Ekonomike “Kadri Kosari “, në drejtimin: Banka Financa dhe

Kontabilitet. Studimet në Universitetin e Gjakovës ”Fehmi Agani“ i

fillova në vitin shkollor 2013/2014. Tani pas katër viteve studime, jam

në prag të arritjes së qëllimit tim, jam afër titullit – edukatore.

Andaj, shpresoj që një ditë do të jem një edukatore e përkushtuar dhe e përgjegjshme në punë.

6

ABSTRAKT

Qëllimi kryesor i këtij studimi është shqyrtimi i ndikimit të instrumenteve muzikore tek fëmijët

në moshën parashkollore. Që të arrihet edukimi dhe arsimimi i duhur i ndjenjës ritmike dhe

melodike që realizon një instrument është vërtetuar se është e nevojshme të dëgjohet muzikë.

Kjo për arsye se njëri ndër aktivitetet që e vë në fuksion trurin është muzika. Po ashtu, muzika në

përgjithësi ndikon në disa aftësi që përmes mësimit të muzikës mund të zhvillojnë: aftësinë për të

kënduar, dëgjuar, ndjeshmërinë ritmike, për të luajtur me instrumente dhe për të krijuar.

Fillimisht, ky punim përmban në vete një shpjegim të detajuar në lidhje me muzikimin

instrumental të fëmijëve në përgjithësi dhe elementet bazë të saj, si dhe vazhdon me një analizim

dhe shtjellim të thelluar për sa i përket llojeve të instrumenteve dhe ndikimin e tyre në tiparet e

karakterit të fëmijës. Rezultatet tregojnë se fëmijët angazhohen dhe se përmes muzikës

instrumentale mund të përforcohet të mësuarit e tyre. Pastaj, do të sjellim ca të dhëna shkencore

lidhur me ndikimin pozitiv që kanë instrumentet muzikore në zhvillimin e fëmijëve, si ndikon në

trurin e tyre, në zhvillimin emocional, në intelegjencë, në koncentrimin e tyre në mësim.

Rekomandimet të cilat jepen nga shkencëtarët tregojnë mënyrën si fëmijët janë më të

suksesshëm përmes dëgjimit të muzikës. Ekziston një lidhje e fuqishme dhe misterioze për atë që

e lidh muzikën instrumentale me mendimet dhe shpirtin e njeriut. Muzika instrumentale ndikon

edhe përmes arteve tjera, fuqia e ritmit muzikor shërben për qetësim, zgjuarësi, largimin e

dhimbjes, kujtesë, përformancë, punë dhe stërvitje. Pra, muzika është universale, kudo që ne

shkojmë jemi të rrethuar dhe të zhytur brenda saj. Të gjithë fëmijëve duhet t'u jepet mundësia për

të mësuar instrumentet muzikore në njëfarë niveli.

Fjalët kyqe:

• Muzika instrumentale

• Fëmijë

• Psikologjia

• Zhvillimi

• Ndikimi

7

HYRJE

Muzika është një element esencial në zhvillimin mësimor dhe atë psiko-motor të fëmijëve,

muzika është arti i shprehjes së ndjenjave dhe mendimeve me anë të tingujve. Muzika është një

disiplinë artistike e artit dhe gjuhës universale që ndihmon fëmijët të kuptojnë dhe lidhin

fenomenet dhe dukuritë muzikore, proceset dhe çështjet që i përkasin muzikës, duke vërtetuar

ligjshmërinë e tyre, si dhe duke shpjeguar mënyrat e interpretimit dhe ndërtimit të tyre, gjë e cila

çon drejt realizimit të një procesi të suksesshëm të mësimit të muzikës. Duke u shprehur

muzikaliteti nëpërmjet instrumentit, fëmijët fitojnë vetëbesim dhe gëzim, dhe besim në aftësitë

vetiake. Njohja me muzikën është një vlerë e madhe për të mundësuar zhvillimin e

personalitetit të fëmijëve, zhvillimin e aftësive të tyre për të punuar në mënyrë të pavarur e

sistematike si dhe për të menduar dhe gjykuar në mënyrë krijuese dhe kritike. Ndikimi i

tërësishëm i muzikës në zhvillimin shpirtëror dhe fizik tek fëmijët është i rëndësishëm, sepse bart

gëzim shpirtëror dhe gjallëri fizike në jetën e tyre. Me anë të muzikës, fëmijët mësojnë dhe

interpretojnë këngë dhe lojëra muzikore përmes teknikave të këndimit, zbatojnë modele ritmike

përmes njohjes me ritmet, luajnë me instrumente, përmes zbatimit të teknikave të luajtjes me to,

kuptojnë krijimin e muzikës, përmes njohjes së fenomeneve dhe dukurive muzikore në natyrë

etj. Edukimi dhe arsimimi muzikor ka ndikim të dukshëm në formimin e ndjenjës morale te

fëmijët, si dhe në formimin e përgjithshëm pozitiv dhe kulturor të tij.

8

KAPITULLI I

1. Muzikimi instrumental i fëmijëve

Në kuadër të edukimit dhe të arsimit të përgjithshëm muzikor, përveҫ zërit, këtij instrumenti

natyror, fëmijët duhet të luajnë edhe në instrumente të tjera muzikore. Luajtja në instrument

është pasurimi i posaҫëm, sepse instrumenti u jep mundësi të reja për shprehje, kështu që

kontakti me muzikën bëhet më i gjithanshëm. Aplikimi i tyre në procesin mësimor rrit

posaҫërisht sensibilitetin, vullnetin dhe interesimin e fëmijëve, ngase prirja e tyre për lëvizje

shprehet plotësisht në muzikimin instrumental. Duke luajtur në instrument, lëvizjet lidhen

ngushtë me sensacionet tingëllore duke mundësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë përjetimin e

krijimit të tingullit, përkatësisht të muzikës. Format e ndryshme të punës edukative muzikore si

në klasë, ashtu edhe në kuadër të aktiviteteve të zgjedhura muzikore, mund të përshkohen me

muzikimin instrumental të fëmijëve. Roli i tyre është i madh, sidomos në zhvillimin e ndjenjës

ritmike, melodike dhe gjatë punës kreative. Muzikimi instrumental mund t’i inkuadrojë në

interpretim aktiv muzikor edhe ata fëmijë që kanë pengesa në këndim. Aftësimi i fëmijëve për

muzikim instrumental në kuadër të edukimit dhe të arsimimit të përgjithshëm muzikor, është i

mundshëm në qoftë se qasja e tyre ndaj instrumentit nxitet nga interpretimi i drejtpërdrejtë i

mësimdhënësit, duke përjetuar bukurinë e tingëllimës së këngëve të shoqëruara me instrument

dhe nga rrethana të tjera nxitëse. Natyrisht, nuk bëhet fjalë për instrumentet klasike, ngase dihet

se përvetësimi sado elementar i një instrumenti kërkon përkushtim të plotë dhe ushtrime të

shumta, por fjala është për ato instrumente që kanë teknikë interpretimi të lehtë. Këto, para së

gjithash, janë instrumentet e Orfit. U emërtuan kështu këto instrumente ngase ideator për

konstruktimin e tyre ishte kompozitori dhe pedagogu entuaziast Karl Orf, duke i thjeshtuar disa

nga instrumente orkestrale ose duke i modifikuar disa instrumente popullore. Po ashtu duke i

përshtatur dimensionet e tyre me moshën, përkatësisht mundësitë fizike të fëmijëve.

9

Parimi se në mësimdhënie duhet t’i mundësohet muzikimi instrumental ҫdo fëmije që dëshiron,

mund të realizohet pikërisht duke i alikuar këto instrumente, meqenëse teknika e luajtjes është e

lehtë dhe praktika dëshmon se fëmijët shumë shpejt përparojnë. Këto instrumente mund të

aplikohen që në moshën parashkollore, duke vazhduar në të gjitha moshat e ardhshme të

fëmijëve. Vërehet se fëmijët që luajnë në instrumente nga mosha më e re, nuk e ndërpresin

kontaktin me instrumentin edhe më vonë. Në fillim, fëmijët luajnë në instrumente në mënyrë

mnemoteknike, d.m.th. përmbajtjet muzikore i mbajnë në mend, për shkak se fëmijët

parashkollorë nuk i mësojnë notat as vlerat muzikore. Ka një numër të konsiderushëm

instrumentesh ritmike dhe melodike të Orfit, prandaj ato formojnë ansambël të plotë dhe quhen

‘’Instrumentari i Orfit’’.1

Me sjellje muzikale nënkuptojmë shpërfaqjet si:

1. Interesi intensiv

2. Bashkëpunimi aktiv në aktivitete grupore muzikore (vallëzim, lojëra muzikore, këndim,)

3. Dëgjimi me interesim dhe kënaqësi,

4. Shprehje interesimi për të luajtur në ndonjë instrument

5. Loja në ndonjë instrument

6. Koleksionimi i materialit muzikor

7. Shkuarja në koncerte.2

1 Prof. Mr. Seniha Spahiu. Metodika e Mësimit të Muzikës, Prishtinë, 2008, fq. 183

2 Prof. Mr. Sc. Indira Ҫipa. Muzikë, Prishtinë, 2013, fq.18

10

1.1. Instrumentet muzikore tek fëmijët

Të arriturat e gjithëmbarshme muzikore plotësohen edhe me të muzikuarit instrumental. Këtu

manifestohen aftësitë fëmirore në të shprehurit e pavarur dhe në mënyë praktike në të

ekzekutuarit në instrumente muzikore. Shumica e llojeve të muzikës përfshin këndimin me zë

ose edhe vetëm kombinimin e instrumenteve muzikore për të krijuar melodi, si psh: piano, kitarë,

violinë, flaut etj. Kontakti me instrumentin, fëmijëve u ofron mundësi të reja për t’u shprehur,

kështu që edhe vullneti dhe intresi për muzikën sensibilizohet dhe bëhet më i dashur. Të mësuarit

për të luajtur një instrument stimulon trurin, duke përmirësuar funksionet si kujtesa dhe

shkathtësitë abstrakte të arsyetimit, të cilat janë thelbësore për matematikën dhe shkencën. Duke

luajtur me një instrument muzikor fëmijëve ju jep një ndjenjë të madhe krenarie dhe arritjesh,

veçanërisht kur arrini të përsosni një pasazh me të cilin keni luftuar me javë të tëra. Luajtja e një

instrumenti ndihmon që të ndiheni rehat me vetë-shprehje. Luajtja në publik mund t'u ndihmojë

fëmijëve të ndjehen të sigurt në prezantimin e punës së tyre në një kontekst jo akademik.

Interpreto një instrument kur fëmija është prezent, por mbajeni volumin mesatar, muzika e lartë

mund të dëmtojë dëgjimin e fëmijëve. Instrumenti më tepër shërben si bazament për ritëm dhe

melodi. Njohja me instrumentet rritë njohuritë muzikore dhe krijon mundësi për të hyrë në

marrëdhënie të drejpërdrejta me të gjitha etapat e mësimit. Pastaj gjatë këtij cikli, ata mësojnë të

respektojnë rregullat e të kënduarit, të frymëmarrjes, të qëndrimit etj. Më pas zhvillimi i të

kënduarit bëhet përmes këngëve me tematikë të larmishme, me kërkesa më të larta që kërkojnë

interpretim. Fëmijët do të mësojnë të lidhin njohuritë muzikore me luajtjen në instrument. Gjatë

luajtjes me instrument ata duhet të kuptojnë dhe manipulojnë ritmet e thjeshta muzikore.

Shoqërimi i këngëve apo pjesëve të ndryshme muzikore me instrumente me goditje apo dhe ORF

bënë që këto instrumente të krijojnë lidhje të afërta me artin muzikor dhe zhvillojnë njëkohësisht

ndjenjën ritmike të fëmijëve. Instrumentet ORF melodike apo ritmike, shtojnë interesin për

lëndën, si dhe i ndihmojnë fëmijëve më mirë drejt edukimit të ndjenjës ritmike.

11

1.1.1. Instrumentet ritmike

Me instrumente ritmike, fëmijët mësojnë që të improvizojnë vetë ritme të reja dhe meloditë e

njohura i pëciellin vetë. Kështu zhvillohet edhe krijimtaria fëminore. Luajtja me instrumente do

t’i aftësojë fëmijët për të njohur dhe luajtur me instrumentet ritmike. Gjithashtu ajo zhvillon

ndjenjën ritmike, melodike dhe harmonike, krijon koncepte të qarta për ҫështje teorike e praktike

të muzikës. Mund të mësohet edhe ndonjë melodi artistike e cila është mirë që të shoqërohet me

një instrument, nëse di mësuesi/ja ta përdor, ose me ndonjë instrument ritmik nga vetë fëmijët.

Instrumentet që këshillohen për parashkollorët, janë të lehtë për përdorim, e sidomos ata ritmikë.

Ҫdo fëmijë është në gjendje të mësojë meqë nuk ka vijë melodike për ekzekutim, por vetëm i

bihet ritmit, gjë për të cilën fëmijët janë të prirur, por ndihma e mësuesit është e domosdoshme.

Edhe ndonjë këngë të njohur mund ta përcjellim me lloje të instrumenteve, por gjithnjë duke

patur kujdes, që me fëmijët më të prirur të ekzekutohet melodia, kurse me të tjerët të përcillet

ritmi me instrumente ritmik. Lodra për fëmijët parashkollor janë të shumta, por ndër më të

njohurat për fëmijët parashkollor janë:

Tupani (lodra) - Është instrumenti më i madh ritmik i instrumentarit, që prodhon tinguj me

lartësi të pacaktuar. Përbëhet nga një kasë druri në formë cilindrike, e cila në të dy anët ka lëkurë

të shtrirë që mund të tendoset ose të lirohet nëpermjet vidave. Tingulli prodhohet duke goditur

lëkurën me shkop, i cili mbaron me një kokë të mveshur me fillç. Shkopthi mbahet në dorën e

djathtë në mes të gishtit të madh dhe treguesit. Varësisht nga forca e goditjes dhe e vendit ku

goditet lëkura, mund të fitohet ngjyrimi i ndryshëm dinamik. Goditja në mes të tupanit jep

tingullimë të fuqishëm dhe më të thellë, kurse goditjet në periferi japin tinguj më të lehtë dhe

“më të thatë”.

12

Zilet - Edhe zilet e vogla kanë gjetur vend në instrumentitarin e Orfit. Këto kanë formë sferike

me një të prerë, kurse në brendinë e tyre kanë nga një gogël të vogël, të cilat përplasen kur

lëvizen zilet. Disa zile të tilla janë të renditura në një hark metalik, i cili zgjatet në dorëz. Me këtë

instrument fëmijët argëtohen duke dhënë maksimumin që zëri i zileve të jëtë sa më i lartë.

Dajreja(defi) - është instrument ritmik, ai përbëhet nga një rreth druri të hollë, i cili në njërën

anë ka lekurë të tendosur. Rrethi që ka gjërësi 5 deri 7 cm, ka disa të prera gjatoshe, ku janë të

vendosura nga dy pllakëza metalike të lëvizshme, të cilat në popull quhen xhingra ose çampare.

Defi mbahet në dorën e majtë, duke u mbështetur gishti i madh në lëkurë (nga ana e jashtme e

defit), kurse gishtërinjëtë e tjerë kapin rrethin e drunjt. Luhet me dorën e djathtë duke goditur

lëkurën herë me tërë pëllëmbën, herë me majat e gishtërinjëve. Kjo është mënyra më e shpeshtë e

interpretimit, mirëpo, ka edhe mënyra të tjera: duke kaluar me gishtin e madh të dorës së djathtë

nëpër skaj të lëkurës së defit, si dhe duke e tundur tërë defin me dorën e majtë. Zëri përfitohet me

dridhje ose me goditje në membranën e instrumentit. Përdoret në zhanre të ndryshme muzikore:

muzikë zbavitëse, xhaz, popullore dhe në muzikë klasike.

13

1.1.2. Instrumentet melodike

Pasi që fëmijët e moshës parashkollore nuk kanë mësuar ende notat, me të mbajtur në mend

ekzekutohet ndonjë vijë melodike, duke u përcaktuar për llojin e instrumentit dhe momentin se

kur mund të ndërhyhet. Kjo vlen më tepër nëse ndonjë melodi këndohet, bashkë me përcjellje

instrumentale. Për moshën parashkollore, Karl Orfi ka paraparë instrumentin Blok-Flautën, që

tek ne quhet Fyelli si dhe melodika që praktikohet tek fëmijët parashkollor. Këto instrumente

mundësojnë prodhimin e tingujve melodikë. Fëmijët dallojnë instrumentet muzikore me ngjyrat e

tyre përkatëse. Reagojnë sipas karaktereve të melodive, siҫ janë: të gëzuarat, meloditë e zymta, të

shpejtat, të ngadalshmet etj.

Fyelli - Ky është një instrument muzikor frymor, i ndërtuar prej druri. Ka dy pjesë, të cilat hyjnë

njëra në tjetrën, por mund të ketë edhe pjesën e tretë, gjë që mundëson prodhimin e tingujve

muzikorë edhe më të lartë. Fyelli paraqet një gyp të gjatë dhe të drejtë dhe përbëhet prej tri ose

katër pjesëve të cilat hynë njëra në tjetrën me çka mundësohet akordimi i instrumentit.

Instrumenti mbahet në pozitë horizontale, me çka ajri kalon përmes birave dhe krijohet zë. Fyelli

është njëri nga instrumentet më të vjetra me frymë.

14

Melodika - Melodi, i njohur edhe si piano, organi me goditje, harmonika kryesore, është një

instrument i lirë i ngjashëm me organin e pompës dhe harmonikën. Ajo ka një tastierë muzikore

në krye, dhe luhet duke fryrë ajri përmes një zëdhënës që futet në një vrimë në anën e

instrumentit. Shtypja e një çelës hap një vrimë, duke lejuar që ajri të rrjedhë përmes një kallami.

Tastiera zakonisht është dy ose tre oktavë. Melodikët janë të vegjël, të lehta dhe të lëvizshëm.

Sot përdoret në zhanre të ndryshme muzikore.

Piano - Pianoja, emrin e ka marrë në kohën kur është shpikur mekanizmi i çekiçëve me anë të të

cilit tingujt mund të interpretoheshin me fortësi të ndryshme. Pianot e para janë quajtur piano-

fortë (nga italishtja- qetë, fortë), për shkak të mënyrës së përfitimit të fortësisë së tingullit.

Pianoja përbëhet prej: trupit nga druri i cili është i vendosur në tri këmbë në formë të harfi të

vendosur horizontalisht dhe me kapak nga ana e epërme. Në trup është vendosur korniza

metalike me tela të kryqëzuar, dhe mekanizmi rezonant dhe ai i çekiçëve. Me përdorim të

pedaleve pasurohen mundësitë e theksuara të instrumentit. Tastatura përbëhet prej 88 tasteve (52

të bardha dhe 36 të zeza) në të cilën luhet me të dyja duart. Me goditje në taste ngriten çekiçët

dhe u bien telave të cilët dridhen dhe krijojnë tinguj. Në piano mund të interpretohen akorde si në

harfë, të këndohet si me instrumente frymore, në të mund të interpretohen njëmijë pasazhe të

cilët më herët është dashur që patjetër të luhen me shumë instrumente të tjera të ndryshëm.

15

KAPITULLI II

2. Përdorimi i instrumenteve në këngë

Në metodikën e përpunimit të këngës vërehen qëndrime të ndryshme lidhur me përdorimin e

instrumentit. Përdorimi i instrumenteve gjatë ushtrimit së këngës së re, nevoitet për intonim si

dhe atraksion. Sipas këtij mendimi del se këndimi me shoqërim instrumental ose zëvendësimi i

zërit të mësimdhënësit me instrument nuk e zhvillon sa duhet këndimin e pavarur të fëmijëve.

Megjithatë, kjo vërejtje që nuk është krejtësisht pa vend, mund të modifikohet me përdorimin

komplementar të instrumentit, duke mos e zvogëluar rolin e këndimit aktiv të fëmijëve dhe të

mësimdhënësit. Shikuar nga praktika, është fakt se këndimi i mësimdhënësit është mjeti primar,

por jo dhe i vetmi. Herë-herë instrumenti e zëvendëson mësimdhënësin. Shpesh e zëvendëson

edhe zërin e njomë të fëmijëve, por ata atëherë mund të mos jenë pasivë. Përkundrazi, mund të

bëhet këndimi i brendshëm, gjatë të cilit veprimtaria fiziologjike e pjezave të zërit zëvendësohet

me dëgjim dhe me proces mendor. Njohuritë e fituara në këtë mënyrë janë mjaftë të

qëndrueshme. Përveҫ kësaj, kur melodia zhvillohet nga dy burime tingëllore të ndryshme, bëhet i

mundshëm zhvillimi më i gjerë i perceptimeve muzikore. Përmes njohjes dhe luajtjes me to,

fëmijët bëhen të aftë për të shoqëruar këngë të ndryshme muzikore. Kënga e pasuruar me

shoqërim harmonik funksional zhvillon ndjenjën harmonike të fëmijëve, e kjo është objektiv

mjaft i rëndësishëm i edukimit dhe i arsimit muzikor. Hyrja instrumentale, që i bëhet këngës, e

përcakton tempin, mundëson fillimin e përbashkët të këngës, pastaj kalimet mes strofave, pa

dyshim, zgjojnë vëmendjen e tyre më shumë se sa kur këndojnë vetëm. Së fundi, përjetimi

artistik është i fuqishëm kur zëri i fëmijëve pasurohet me shoqërim instrumental, duke arritur një

formë e lartë dhe komplekse e muzikimit të fëmijëve.3

3 Prof. Mr. Seniha Spahiu. Metodika e Mësimit të Muzikës, Prishtinë, 2008, fq. 125

16

Shoqërimi harmonik instrumental i këngëve – Zhvillimi i ndjenjës harmonike të fëmijëve

realizohet sidomos gjatë zhvillimit të ndjenës melodike, formave të ndryshme të aktivitetit

krijues të tyre dhe gjatë dëgjimit të muzikës. Parimi kryesor, në bazë të të cilit zhvillohet ndjenja

harmonike, përmban ecurinë prej melodisë nga harmonia, pikërisht siҫ është zhvilluar kjo

ndjenjë të fëmijëve gjatë zhvillimit historik. Përveҫ kësaj, mund të ndërmerren edhe një varg

procedurash metodike graduale, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në zhvillimin e

ndjenjës harmonike. Njëra ndër procedurat e para metodike të zhvillimit të ndjenjës harmonike të

fëmijëve është këndimi me shoqërim harmonik, vë në dukje, përveҫ melodisë, edhe strukturen

harmonike të saj. Mirëpo, shoqërimet harmonike duhet të jenë adekuate dhe ta interpretojnë

harmoninë latent të melodisë, ngase interpretimet joadekuate nuk i kontribojnë rritjes së

sensibilitetit harmonik të fëmijëve. Kështu, fëmijët, duke mos qenë ende të vetëdijshëm, e

përjetojnë funskionin e harmonisë si interpretuese të domethënies së brendshme të melodisë.4

4 Prof. Mr. Seniha Spahiu. Metodika e Mësimit të Muzikës, Prishtinë, 2008, fq. 177

17

2.1. Klasifikimi i instrumenteve

Egzistojnë mënyra të ndryshme të ndarjes së instrumenteve muzikore. Shpesh përdoren

shprehjet: instrumente frymore ‘’të drurit’’ ose ‘’të metaltë’’, ka instrumente që përpunohen nga

metali, por bëjnë pjesë në grupin e instrumenteve të drunjëta. Kjo nga arsyeja se pasardhësit e

instrumenteve sot prodhohen nga metali, qelqi, fildishi dhe plastika. Klasifikimi shkencor i

instrumenteve muzikore bazohet në karakteristikat themelore të trupit tingëllues dhe në parimet e

formimit të tingullit. Klasifikimi i instrumenteve bëhet në këtë mënyrë:

Instrumente me tela - Tingulli tek instrumentet me tela fitohet në dy mënyra: duke tërhequr

nëpër telat me gishta ose plektrum (pendë-dridhëse); duke tërhequr hark nëpër tela. Instrumentet

me tela ndahen në: grupin e instrumenteve me hark dhe në grupin e instrumenteve me dridhje.

Instrumente frymore - Këto instrumente quhen instrumente me frymë për shkak se tingulli

fitohet me fryrje dhe dridhje të ajrit në gypin e instrumentit. Lartësia e ndryshme e tingullit

fitohet me ndryshim të gjatësisë së shtyllës frymore. Këtë funksion e ka sistemi me kapak ose me

valvulë. Instrumentet frymore janë të punuar nga materiale të ndryshme dhe për këtë shkak

ndahen në dy grupe: instrumente të drurit dhe të kallajit. Instrumentet frymore nga druri janë të

punuara nga druri ose metali. Tingulli përfitohet me fryerje në hapje të lirë ose në pipëz me

kallam njëpjesësh ose dypjesësh. Instrumentet frymore nga kallaji më shpesh janë të ndërtuar nga

zinku dhe kallaji i ngjeshur, ose në kohë të sotme nga legura metalike ,,argjendi i ri”, kopër, çelik

gjerman etj. Kanë formë të gypit të rrotulluar e cila gradualisht zgjerohet.

Instrumente me tastierë - Instrumentet me tastierë mund të ndahen në dy grupe: -instrumente

me tela me tastierë -instrumente frymore me tastierë.

Instrumente me goditje - Emrin e kanë marrë nga mënyra e të luajturit-goditet në sipërfaqe, e

cila dridhet dhe krijon zë. Luhet në mënyra të ndryshme: me dorë, me lloje të ndryshme

shkopinjsh, me dorezë metali, nga një sipërfaqe në tjetrën ose me ndihmë të mekanizmit

përkatës. 5

5 http://ëëë.e-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/Muzicko_8_alb.pdf - 07.11.2018

18

Instrumente frymore

Llojet e instrumenteve

Instrumente me tastier

Një pjesë e instrumenteve me

tastjerë i përkasin grupit të

instrumenteve me tela, ndërsa

një pjesë tjetër instrumenteve

frymore.

Instrumente

me tela

Instrumente

me goditje

19

2.2. Tingulli instrumental

Fëmijët vetë e përjeton tingullin, të cilin ai e prodhon dhe e ndien, duke e krijuar vetë. Kështu

kënaqet prirja natyrale e tij dhe tendenca për lëvizje të tjera edhe me të kënduar apo gjatë ndonjë

loje në përcjellje instrumentale.

Instrumentet ndahen sipas tingullit, të cilat janë:

• instrumentet me lartësi të caktuar të tonit,

• instrumentet me lartësi të pacaktuar të tonit.

Instrumentet me lartësi të caktuar të tonit janë ata melodikë, me të cilët prodhohen tonet me

lartësi të ndryshme, pra dëgjohet melodia. Në instrumentet të cilat e kanë lartësinë e pacaktuar të

tonit bëjnë pjesë ata ritmikë, ku tonet nuk ndryshojnë, por dëgjohet vetëm një, me të cilin mund

të ekzekutohet ritmi.

Të gjithë tingujt ndahen në dy grupe:

• tingujt që mund të këndohen apo ekzekutohen në instrument e që në muzikë quhen tinguj

të artikuluar, dhe

• tingujt që nuk mund të këndohen e as të ekzekutohen në instrument, dhe quhen tinguj të

partikuluar.

Tingujt e artikuluar pra janë: zëri i njeriut dhe ata që dëgjohen nga instrumentet muzikore.

Tingujt e paartikuluar janë të gjithë ata që nuk mund të këndohen e as të ekzekutohen në

instrumente: fryma, krrokatja, kërcitje të ndryshme, trokitja etj.

Trupi tingullues :

• Telet e shtrënguar

• Trup i ngurtë: metal, dru, qelq, membranë e shtrënguar

• Shtyllë ajrore (në gypat e instrumenteve frymorë)

• Impulse elektrike6

6 Prof. Ajmone Dhomi. Metodikë e Edukatës Muzikore, Prishtinë, 2000, fq. 45

20

KAPITULLI III

3. Ndikimi i instrumenteve muzikore tek fëmijët

Të mësuarit për të luajtur një instrument kërkon shumë kohë, durim dhe praktikë. Gjatë

mësimeve të muzikës dhe terapisë muzikore, një mësues/e do të përcaktojë qëllime afatshkurtra

dhe afatgjata. Ndërsa fëmija arrin qëllimet e tyre, ata do të ndjejnë një ndjenjë të arritjeve dhe

krenarisë. Jo vetëm që mësimi për të luajtur një instrument ka një ndikim pozitiv në mirëqenien e

përgjithshme fizike dhe mendore të një fëmije, ka një numër përfitimesh të tjera për të mësuar se

si të luajë një instrument. Interpretimi i një instrumenti mëson një fëmijë se si të krijojë, ruajë

dhe rifitojë kujtimet në mënyrë më efektive. Luajtja e një instrumenti kërkon që truri të punojë

me shpejtësi të përparuar. Leximi i muzikës shndërrohet në tru në lëvizjen fizike të luajtjes së

instrumentit.

Luajtja e një instrumenti mund të duket si një akt krijues, por ekzistojnë shumë paralele në

matematikë. Fëmijët që mësojnë të luajnë një instrument janë në gjendje të gjejnë veten në

mënyrë krijuese. Në fakt, një nga përfitimet mahnitëse të terapisë muzikore me instrumente është

aftësia që fëmijët të shprehin veten. Duke mësuar se si të shprehin veten dhe ndjenjat e tyre

komplekse e tyre përmes muzikës, ata janë në gjendje të gjejnë një mënyrë për të treguar ose për

të luajtur me instrumente atë që ndjejnë.

Luajtja e një instrumenti kërkon që fëmijët të dëgjojnë me kujdes një sërë gjërash të ndryshme.

Ata jo vetëm që duhet të dëgjojnë udhëzimet nga mësuesi për muzikën instrumentale, ata duhet

të dëgjojnë për ritmin, dinamiken dhe shpejtësinë. Ky përqendrim do të përmirësojë aftësitë e

tyre në muzikë dhe në jetë. Të mësuarit për të luajtur një instrument gjithashtu nxit koordinimin

dhe durimin; aftësitë motorike dhe koordinimi i syve janë përmirësuar përmes këtij procesi

mësimor. Durimi është ndërtuar në një fëmijë ndërsa mëson të luajë një instrument, i cili do t'i

ndihmojë ata më vonë në jetë, kur të detyrohen të përballojnë situata më të mëdha dhe më të

vështira.

21

Një fëmijë ka gjasa gjithashtu të jetë në gjendje të relaksoheni nëse ata janë duke dëgjuar muzikë

ose po mësojnë të luajnë vetë muzikën. T`i biesh një instrumenti muzikore ndihmon në

përmisimin e lëvizjeve të trupit, arrin të njohësh sinjalet zanore nga zhurma, përmirëson aftësitë

gramatikore (si muzika, ashtu edhe gjuha kanë një sintaksë të tyren). Muzika është një formë arti

që zakonisht kombinon të kënduarit me instrumente dhe ritme të ndryshme. Fakti që muzika

aktive e promovon zhvillimin e fëmijëve në çdo aspekt është një sekret i hapur sot. Ndëgjimi i

muzikës me instrumente ka efekte pozitive në aftësitë motorike të fëmijës, trajnimin e veshit,

ndjenjën e ritmit, personalitetit dhe krijimtarisë. Madhësia fizike e një instrumenti muzikor luan

një rol të rëndësishëm për moshën e fëmijëve parashkollor, pasi instrumente muzikore ofrohen

në madhësi të fëmijëve të përshtatshëm për moshën dhe madhësinë e trupit në instrumente të

tjera.

22

3.1. Arsyet pse fëmijët duhet të luaj një instrument muzikor

Luajtja e një instrumenti muzikor ka shumë përfitime dhe mund të sjellë gëzim për të gjithë

fëmijët.

Rrit kapacitetin e kujtesës - Fëmijët duke dëgjuar muzikë dhe duke luajtur një instrument

muzikor stimulon trurin e fëmijës dhe mund të rrisë kujtesën e tyre. Mësimi se si të luajnë një

instrument muzikor, aktivizojnë pjesët e trurit duke përdorur duart e tyre, drejtimin, notimin,

balancimin, dëgjimin dhe kujtesa janë aktualisht në rritje dhe po bëhen më shumë aktive.

Përmirëson aftësitë në grup - Aftësitë e grupit janë një aspekt shumë i rëndësishëm për të qenë

të suksesshëm në jetë. Luajtja e një instrumenti muzikor kërkon që fëmijët të punojn me të tjerët

për të bërë muzikë të mirë me fëmijët tjerë. Pra, në mënyrë që një grup fëmijësh bëjnë muzikë të

bukur, çdo fëmijë duhet të mësojnë si të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të luajnë së bashku.

Mëson këmbënguljen - Të mësuarit për të luajtur një instrument kërkon kohë dhe përpjekje, që

me të vërtetë fëmijët të kenë durim dhe këmbëngulje. Shumica e fëmijëve nuk mund të luajnë

çdo pjesë të instrumentit muzikor në mënyrë të përkryer në herën e parë. Mesuesi/sja janë ata që

duhet të punojnë me seksionet e vështira disa herë, në mënyrë që fëmijët të këmbngulin që ta

luajnë atë në mënyrë korrekte.

Rrit përgjegjësinë - Luajtja e një instrumenti vjen me përgjegjësitë e tij. Mirëmbajtja dhe

kujdesi janë shumë të rëndësishme në përputhje me instrumentin. Ҫdo instrument ka procedura të

ndryshme për të mbajtur funksionimin siç duhet. Përveç përgjegjësive të mirëmbajtjes, ka edhe

aspekte të tjera të tilla si duke kujtuar ngjarjet muzikore dhënë kohë për të praktikuar.

Rrit përqendrimin e fëmijëve - Duke luajtur një instrument muzikor rrit përqendrimin e ritmit,

kohën, kohëzgjatjen e shënimeve dhe cilësinë e zërit. Po ashtu, luajtja e nje instrumenti në një

grup ka edhe më shumë përqendrim, sepse fëmijët duhet të mësojnë jo vetëm të dëgjojnë veten,

por të dëgjojn të gjitha pjesët e tjera dhe të luajnë në harmoni me pjesën tjetër të grupit.

23

Fuqizon vetë-shprehjen dhe lehtëson stresin – Përderisa keni një instrument në duar ai është

instrumenti juaj, kështu që mund të luani çfarë të doni në të. Fëmijët bëhen shumë të avancuar në

luajtjen e një instrumenti, nëse luajnë një instrument më shumë dëshirë ata lehtësojnë stersin dhe

janë në gjendje të luajnë atë që dëshiron dhe si dëshirojn. Kjo është provuar për të lehtësuar

stresin dhe mund të jetë një formë e madhe e terapis. Në fakt, terapia muzikore e luajtjes së një

instrumenti ka qenë e dobishme në trajtimin e fëmijëve dhe adoleshentë me autizëm, depresion,

dhe çrregullime të tjera.

Promovon aftësitë shoqërore - Luajtja e një instrumenti mund të jetë një mënyrë e aftësis së

shkëlqyer për të përmirësuar jetën e fëmijëve në mënyrë shoqërore. Disa nga fëmijët bashkohen

me bende dhe orkestra, dhe shumë herë fëmijët ju bëjnë të dukeni si familje. Është shumë e

zakonshme për fëmijët për të fituar miqësi të përjetshme nëpërmjet aktiviteteve muzikore si

luajtja e një instrumenti muzikor.

Të mëson disiplinën - Siç është përmendur më parë, duke luajtur një instrument mund të jetë

shumë i veçantë dhe sfiduese. Një nga cilësitë që mësojnë muzikantët është disiplina. Praktikuar

dhe punuar në pjesët e vështira të muzikës dhe jo vetëm sendet e lehta dhe argëtuese kërkojnë

disiplinë. Muzikantët më të mirë në botë janë mjeshtra të disiplinës të cilat janë kaq të

suksesshme për ta një instrument.

Rrit sistemin e frymëmarrjes - Për të luajtur çdo pjesë të muzikës në mënyrë korrekte kur luani

një instrument, do t'ju duhet të merrni frymë të madhe dhe të mësoni se si për të dëbuar ajrin siç

duhet për të bërë zërin e dëshiruar. Ushtrimet e frymëmarrjes janë shumë te rekomanduar për

fëmijët, dhe ata vërtet mund të forcojnë sistemin e frymëmarrjes me ushtrimet nga mësuesi/sja

muzikantë.

Promovon lumturinë në jetën e femijeve - Luajtja e një instrumenti muzikor mund të jetë

shumë zbavitës dhe emocionues. Jo vetëm që është kënaqësi për të shijuar, por është e

mrekullueshme për të dëgjuar. Për të luajtur vullnetarisht krijon kënaqësi të veҫantë në jetën e

tyre, ku shihet qartazi lumturia në fytyrat e tyre, sepse krijojn tingull të pacaktuar por zbavites në

emocionet e tyre.7

Fëmijët parashkollorë nuk mund të hyjnë tek kjo kategori e të mësuarit për shkak të moshës por

vetëm t'i njohin si instrumente muzikore.

7 http://ëëë.effectivemusicteaching.com/articles/directors/18-benefits-of-playing-a-musical-instrument/- 07/11/2018

24

3.2. Si të krijojmë instrumente nga vetë imagjinata jonë

Marim kapakë të metaltë, nga konservat, Rrakrrakeja mund të përdoret shkëlqyeshëm

i shëndrrojmë në ҫampare, i vendosni si instrument ritmik muzikor, rrakrraken mund

në një rreth druri dhe ja dajreja! ta ndërtojm nga një shishe e vogël plastike, të

të cilën e mbushim me kokrra misri, gruri,

orizi ose me guralecë!

Një lloj i zileve mund të

ndërtohet duke marrë

kapaket e shisheve.Hapim

nga një vrim, në të cilat

do të vendosim nga një

llastëk. Luajme duke i

mbajtur në gishtërinjë.

Lugët e drurit mud t’i

përdorim pa asnjë

ndryshim dhe do te na krijojë tingujt të pa

caktuar.

25

3.2. Konceptet kryesore (njohuritë) që mësohen përmes arteve

Konceptet (njohuritë) kryesore që mësohen

përmes arteve

• Tingulli,

• Vija,

• Ngjyra,

• Forma,

• Hapësira,

• Drejtpeshimi,

• Melodi,

• Harmoni,

• Dinamike,

• Rol/karakter,

• Këngë,

• Pjesë instrumentale,

• Prespektiva,

• Lëvizja ,

• Ritëm,

Parimet

• Kontrasi,

• Përseritja,

• Ndryshimi,

• Krahasimi,

• Theksi,

• Ekuilibri,

• Tërësia,

Veprimtaritë kryesore artistike:

• Këndimi,

• Interpretimi në instrumente muzikore,

• Loja(kreative),

• Vizatimi, ngjyrosja, modelimi,

• Vallëzimi,

• Loja teatrale, skeqi,dialogu etj,

• Valle,

• Dramatizëm (lojë teatrale),

• Pejsazh,

• Portret,

• Dizajn/zbukurim,

• Natyrë e qetë,

• Orkester.

• Kor,

• Ekspozitë.

• Shfaqje/performancë etj.

26

3.3. Planifikimi i orës mësimore

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: Artet Lënda: Ed. Muzikore Shkalla e kurrikulës: 1 Klasa: Parafillore

Tema(Nga plani dymujor): Rezultati i të nxënit të temës(nga plani dymujor):

Krijuesit dhe përformuesit. Fëmijët kuptojnë temën.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuar):

I-4, III-1, IV-1, IV-2.

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuar):

1.3, 2.2

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Njësia mësimore: “Instrumentet muzikore”

Fjalët kyqe: Këngë, sinti, ritmi, melodia.

Rezultat-i/et e të nxënit të orës mësimore:

Të këndoj këngën ‘’Qingji’’ duke përcjellur mësuesen teksa interpreton me sint.

Shqipton saktë tekstin e këngës.

Kriteret e suksesit:

Shpreh informacionet e tij rreth këngës.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: karton, oriz, gurë, letra me ngjyra.

Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështje ndërkurrikulare dhe situata jetësore:

Ed. Muzikore- Kënga “Qingji”

Ed. Figurative- Vizatojmë dhe modelojmë instrumente të ndryshme.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË

ORËS MËSIMORE

Takimi i mëngjesit, ndërrimi i vitit, dita, data, muaji,stina më pas në rreth i ftojmë secilin nga

fëmijët të tregoj se cilat janë instrumentet muzikore si dhe ti numërojnë ato që i praktikojm më

së shpeshti. Pas kësaj mësojmë dhe e këndojmë së bashku këngën “Qingji” të interpretuar me

sint. Aktiviteti i radhës është që fëmijët të vizatojnë dhe të modelojnë me materiale të ndryshme

ndonjë instrument muzikor.

Vlerësimi i nxënësve: Vëzhgojnë portfolion.

Detyrat dhe puna e pavarur: Punojnë në mënyrë të pavarur instrumentet muzikore.

Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore: Të gjithë fëmijët morën pjesë në aktivitet.

27

3.4. Plani ditor më detajisht

Pritja e fëmijëve është një detyrë e imja dhe si ҫdo ditë i prisja tek dera që t’iu dhuroja mirë se

ardhje, pasi që të gjithë erdhën u ulëm në rreth pastaj filluam me rutinën ditore. Plotësuam

kalendarin, përsëritim stinët e vitit, muajt e vitit, ditët e javës, po ashtu komentuam motin e

sotëm. Filluam bisedën me disa pyetje për fëmijët, cilët këngë ju pëlqen, cili instrument?

Fëmijëve më së shumti i’u pëlqen kënga ‘’Qingji’’ dhe gjithashtu treguan edhe arsyet pse ju

pëlqen. Bashkëbiseda po zgjerohej,u kyqem tek tema ‘’Qingji‘’ nën interpretimin e

instrumenteve muzikore. Fillimisht punuam një instrument së bashku me fëmijët me materiale të

ndryshme si: plastika, ngjyra, oriz, guralecet etj. Pas punimit të instrumentit ne formuam një

rreth dhe kënduam edhe këngën ‘’Qingji‘’ , që t’i aktivizojmë fëmijët pas një bisede të gjatë,

këngën e interpretova me tingujt nën melodinë e sintit. Një këngë aq e bukur dhe shumë e dashur

për fëmijët. Këtë këngë e kishim mësuar ditët paraprake, ndërsa sot vetëm përsëritem, e kënduam

të gjithë së bashku. Këngën së bashku me punimin e sotëm, pra instrumentet muzikore ishin

aktivitetet e kësaj dite që mendoj se ishte e kënaqshme për sot.

Fig. 1. Instrumenti i ndërtuar nga fëmijët

Instrument i mbyllur, që me luhajen e tij shkakton tingull të lehtë që mund të argëtohen fëmijët e

moshës parashkollore. Është punuar nga plastika, jashtë i ngjyrosur me ngjyra të ujit, ndërsa

tingujt i shkaktojnë orizi dhe guralecët. Rezernatori mund të jetë një kuti e ҫfardo lloji si: xhami,

druri ose plastika. Arsyeja pse kam zgjedhur këtë instrument është, sepse fëmijëve u pëlqejnë

ngjyrat e ndryshme dhe tingujt që krijohen janë shumë të pranueshme për fëmijët, është i lehtë

për t’u përdorur dhe nuk mund të lëndohen fëmijët.

28

3.5. Rekomandime

Qysh prej kohësh u pa e nevojshme se lulëzimi i fëmijëve në shkollë mund të arrihet përmes

muzikës. Tingujt dhe ritmi sipas shkencëtarëve rrisin aftësinë për të menduar, medituar dhe

gjykuar njerëzit. Në Florida, fëmijëve u rekomandohet muzikë klasike, në shtetin e Georgia-s,

prindërve të çdo të porsalinduri u bëhet dhuratë një CD me muzikë klasike. Muzika

instrumentale ka një influencë tepër të fuqishme në procesin e të menduarit dhe të mësuarit si:

mbi trupin tonë, mendjen tonë, mbi emocionet tona, në proceset ritmike, kordinimin fizik, të

menduarit kritik, në logjikë. Studimet e ndryshme thonë se duke dëgjuar muzikë me instrumente

të ndryshme ne mund të bëhemi më të zgjuar, madje sa më herët që dëgjojmë muzikë aq më të

zgjuar jemi. Por, nuk ka rëndësi nëse ka apo nuk ka dëshmi që muzika na bën më të menqur

pasiqë një gjë është e qartë, muzika përmirëson disponimin tonë dhe na ndihmon të relaksohemi.

Për shkollat e regullta:

• Të ju ofrohen mjetet e duhura të cilat ju ndihmojnë në procesin e mësimit dhe të ju ofrohen

kushtet sa më të mira për shkollimin e tyre.

• Të ju mundësohen udhëtime në vende të cilat ju ndihmojnë në zgjerimin e njohurive të tyre, të

ju mundësohen udhëtime brenda shtetit të tyre por edhe jashtë shtetit.

Për institucionet:

• Të mbështetin financiarisht, dhe moralisht shkollat të cilat kanë të përfshirë fëmijë me talent

ndaj instrumenteve muzikore.

• Të mos bëjnë dallime në asnjë mënyrë, për fëmijët që janë talent në interpretimin e

instrumenteve muzikore nga ata që kanë më pak talent.

Për prindër:

• Të mbështetin planifikimet e shkollës dhe institucioneve gjegjëse.

• Të bashkëpunojnë me mësimdhënësit për hartimin e planit individual.

• Të nxisin dhe mbështesin moralisht fëmijët e tyre, për vijimin e rregullt në shkollë.

• Të mbështesin fëmijët në zgjedhjen e instrumenteve që dëshirojnë.

29

3.7. Rezyme

Ky punim paraqet përkufizimet e muzikës dhe llojet e instrumenteve muzikore. Në vijim, fokusi

nuk ishte vetëm në rolin e një muzike në jetën e përditshme, por edhe në aspekte të zgjedhura të

muzikës, këngës me instrumente, instrumentet ritmike, melodike etj. Instrumentet muzikore

ndikojn në formimin e karakterit dhe personalitetin e fëmijëve, si dhe ndikojn në zhvillimin

psiko-fizik dhe motorik të fëmijëve. Përmes ushtrimeve ritmike dhe melodike fëmijët zhvillojnë

ritmin muzikor dhe kjo arrihet përmes veprave me karaktere të ndryshme, duke e realizuar një

instrument të caktuar. Mësuesi/sja duke ju kënduar këngë me instrumente muzikore i bëjnë ata

më të menqur dhe më të fortë emocionalisht. Meqenëse instrumentet muzikore ndikojn

pozitivisht tek fëmijët kuptuam se kërkohet që sa ma shumë të praktikohen tek fëmijët. Fëmijët

të cilët rriten duke dëgjuar muzikë me instrumente te ndryshme zhvillojnë lidhjet që kanë të

bëjnë me muzikën, të cilat nga ana e tyre forcojnë aftësitë gjuhësore dhe rrisin komunikimin. Sa i

përket procesit të mësuarit dhe të menduarit kuptuam se muzika instrumentale ka një ndikim të

madh në proceset ritmike, kordinimin fizik, të menduarit kritik, në procesin e të kujtuarit, të

dëgjuarit dhe në logjikë.

Si përfundim mund të them se: zhvillimi i një shprehje të shëndoshë për të dëgjuar muzikë,

këndimit, mësimit, për të luajtur një instrument muzikor ritmik dhe melodik, kanë një rëndësi

shumë të madhe në jetën e fëmijëve, pasi që secili nga aktivitetet e përmendura ndikon në masë

të madhe në zhvillimin dhe përmirësimin e shumë aspekteve, ku të gjitha së bashku mundësojnë

formimin e personalitetit të fëmijës.

30

3.8. Referencat

➢ Prof. Mr. Seniha Spahiu. Metodika e Mësimit të Muzikës, Prishtinë, 2008, fq. 183

➢ Prof. Mr. Sc. Indira Ҫipa. Muzikë, Prishtinë, 2013, fq.18

➢ Prof. Mr. Seniha Spahiu. Metodika e Mësimit të Muzikës, Prishtinë, 2008, fq. 125

➢ Prof. Mr. Seniha Spahiu. Metodika e Mësimit të Muzikës, Prishtinë, 2008, fq. 177

➢ Prof. Ajmone Dhomi. Metodikë e Edukatës Muzikore, Prishtinë, 2000, fq. 45

31

3.9. Literatura nga interneti

➢ http://ëëë.e-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/Muzicko_8_alb.pdf - 07.11.2018

➢ http://ëëë.effectivemusicteaching.com/articles/directors/18-benefits-of-playing-a-

musical-instrument/- 07/11/2018