31
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: Fëmijët me dëmtime në të pamur dhe trajtimi i tyre në komunën e Pejës. Mentori: Kandidatja: Prof.Ass.Dr.Shefqet Mulliqi Besiana Hoxha Gjakovë, 2019

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

  • Upload
    others

  • View
    25

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: Fëmijët me dëmtime në të pamur dhe trajtimi i tyre në

komunën e Pejës.

Mentori: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr.Shefqet Mulliqi Besiana Hoxha

Gjakovë, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

2

PËRMBAJTJA

FALËNDERIM ................................................................................................................................................. 4

ABSTRAKT ...................................................................................................................................................... 5

LEKTURIM ...................................................................................................................................................... 6

HYRJE ............................................................................................................................................................. 7

KAPITULLI -I- 1. SYRI I NJERIUT DHE TË PAMURIT ....................................................................................... 8

KAPITULLI –II- ................................................................................................................................................ 9

2. ÇRREGULLIMET E REFRAKCIONIT .............................................................................................................. 9

2.1 MIOPIA ................................................................................................................................................ 9

2.2 HIPERMETROPIA ................................................................................................................................. 9

2.3 ASTIGMATIZIMI ................................................................................................................................. 10

KAPITULLI -III- ............................................................................................................................................. 11

3. SËMUNDJET E TË PAMURIT ..................................................................................................................... 11

3.1 PRESBIOPIA ....................................................................................................................................... 11

3.2 KERATOKONUSI ................................................................................................................................. 11

3.3 KATARAKTA ....................................................................................................................................... 12

3.4 GLAUKOMA ....................................................................................................................................... 13

KAPITULLI -IV- ............................................................................................................................................. 16

4. SËMUNDJET E RETINËS ........................................................................................................................... 16

4.1 Sëmundjet kryesore të retinës: ......................................................................................................... 16

4.1.1 Degjeneracioni makular i moshës .............................................................................................. 16

4.1.2 Retinopatia diabetike ................................................................................................................. 16

4.1.3 Çarjet dhe shkëputjet e retinës .................................................................................................. 18

KAPITULLI -V- .............................................................................................................................................. 19

5. STRABIZMI ............................................................................................................................................... 19

KAPITULLI -VI- ............................................................................................................................................. 20

6. MËSUESI DHE NXËNËSI NË KLASAT GJITHËPËRFSHIRËSE ........................................................................ 20

6.1 Shkollat gjithëpërfshirëse dhe shkollat speciale ............................................................................... 20

6.2 Gjithëpërfshirja në institucionet tona ............................................................................................... 21

6.3 Mësuesi në klasat gjithëpërfshirëse ................................................................................................. 21

6.4 Hartimi i planit individual arsimor (PIA) ............................................................................................ 23

6.5 Mjetet ndihmëse ............................................................................................................................... 23

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

3

KAPITULLI -VII- ............................................................................................................................................ 25

7. STRATEGJITË E MËSIMDHËNIES PËR NXËNËSIT E VERBËR DHE ME DËMTIME PAMORE ....................... 25

7.1 Të mësosh nxënës të verbër dhe me dëmtime ................................................................................ 25

KAPITULLI –VIII- ........................................................................................................................................... 27

8. UDHËZIME PËR PUNËN ME NXËNËS TË VERBËR OSE ME DËMTIME NË TË PAMUR............................... 27

8.1 Vlerësimi i nxënësve me dëmtime pamore ...................................................................................... 27

LITERATURA ................................................................................................................................................ 29

BURIME NGA INTERNETI ............................................................................................................................. 29

SHTOJCA ...................................................................................................................................................... 30

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

4

FALËNDERIM

Tani që përmbylla një kapitull të rëndësishem të studimeve, kam ndjenja të përziera mes krenarisë,

mirënjohjes, përulësisë dhe gëzimit.

Realizimi i punimit të diplomës më ka marrë kohë dhe energji të konsiderueshme, pa përmendur

këtu resurse të tjera.

Ky projekt shkencor do të ishte vështirë i realizueshëm pa përkrahjen e disa njerëzve, të cilëve u

them: “FALEMINDERIT” për secilin sekond të dedikuar. Emrat e secilit nga ju veç e veç i kam

në mendje dhe në zemër.

Faleminderit!

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

5

ABSTRAKT

Çdo kush mund të bëhet i verbër një ditë, apo të këtë një fëmijë të verbër. Një sëmundje, ndonjë

pakujdesi apo aksident mund të shkaktojë verbimin e përnjëhershëm, apo gradual. Këta persona

nuk duhet konsideruar barrë për shoqërinë, ata duan gjithë përkujdesjen e nevojshme për të cilën

kanë nevojë. Ata kurrë nuk duhet ndjerë si një barrë vetëm për familjet e tyre, për mësuesin në

klasën e të cilit ndodhen nxënësit, apo për shkollën ku janë regjistruar, pasi e gjithë shoqëria ka

një detyrim për t’i ndihmuar ata në shërbimin që u ofrojnë këtyre fëmijëve. Këtu hyjnë të gjithë

punëtorët profesionistë, që fillojnë nga mësueset e kopshtit/parashkollores, mësuesin, qendrën

burimore, mjekët dhe ekspertët tjerë, që me një qasje të përbashkët përbëjnë rrethimin ndaj fëmijës

në mënyrë që ata të ndjehen të barabartë, të dobishëm dhe të rëndësishëm. Vetëm kështu ata do të

mund të rriten dhe zhvillohen të barabartë dhe do të gjejnë vendin e vet në shoqërinë që i pranon

dhe i vlerëson ashtu siç janë. Përkujdesja ndaj tyre përveçse një obligim, është një përkushtim i

veçantë ashtu siç është në përgjithësi puna e mësuesit që e bënë atë ndër profesionet më humane

dhe më të respektuara.

Fjalët kyçe: nxënës, mësues, shkollë, të pamurit, dëmtimet, etj.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

6

LEKTURIM

Unë, Blerta Mehmedi-Kastrati dëshmoj që kam bërë lekturimin e punimit të diplomës, me temë:

“Fëmijët me dëmtime në të pamur dhe trajtimi i tyre në komunën e Pejës”.

Lektor:

Dr.Sc.Blerta Mehmedi-Kastrati

Më datë: Nënshkrimi:

6.11.2019 _______________

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

7

HYRJE

Një shprehje që ka thënë një grua e verbër në një konferencë ndërkombëtare të grave të verbra që

thotë: “Mos më trajtoni si person të verbër, por kurrë mos harroni se unë jam e verbër”, mbase

mund të jetë këshilla e parë dhe më domethënëse për mësuesin në gjithë këtë proces. Përtej kësaj

shprehje me të cilin mund të fillohet, këshillimi për mësuesin që do të përballet me nxënësin e

verbër apo me dëmtime në të parë, është një proces më i domosdoshëm, për të cilin në Kosovë nuk

ka ndonjë literaturë në gjuhën shqipe.

Ky material ka për qëllim të japë një informacion bazik më elementar për arsimimin e fëmijëve

me nevoja të veçanta. Materiali bazohet në përvojat dhe vëzhgimet e autorit, në përvojat e punës

së stafit të Qendrës Burimore për mësim dhe këshillim “Xheladin Deda” në Pejë. Qendra burimore

ofron këshilla për mësuesin në shkollën e rregullt për gjithçka që ka të bëjë më shkollimin e

fëmijës. Ato fillojnë me vizitën e parë dhe njohjen, e vazhdojnë gjatë gjithë shkollimit që bën

fëmija deri në pavarësimin e tij. Qendra burimore u ofron shkollave të rregullta materiale dhe

publikime që kanë të bëjnë më këtë fushë të arsimit, metoda bashkëkohore dhe këshilla për

akomodim, orientim dhe lëvizjen e nxënësit, hartimin e planit individual, përshtatjen e mjeteve të

konkretizimit, arritjen e objekteve, etj.

Mësuesit udhëtues të qendrave burimore janë këshillues për shkollat e rregullta për nxënës me

nevoja të veçanta në arsim, për mësuesit, arsimtarët dhe janë një urë lidhëse mes prindërve,

shkollës së rregullt dhe Qendrës Burimore. Ata sipas agjendës së tyre vizitojnë shkollat e rregullta,

kontaktojnë me drejtorët e shkollave dhe personelin mësimor dhe ofrojnë mbështetje për nxënësit.

Sipas nevojës ata organizojnë edhe vizita nga mësimdhënës tjerë lëndorë nga qendra burimore, që

ofrojnë këshilla për zbatimin e lëndëve të veçanta, tregojnë ekspërtizën e tyre dhe ofrojnë përvojat

e tyre në rastet e veçanta të paraqitura. Ky bashkëpunim bëhet përmes trajnimeve që mbahen në

qendër burimore apo nëpër komunat e tyre, me këshillimin në shtëpi dhe përmes vizitave, bisedave

dhe sugjerimeve.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

8

KAPITULLI I

1. SYRI I NJERIUT DHE TË PAMURIT

Syri funksionon, pak a shumë, si një aparat fotografik. Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz

qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik. Pupila korrespondon me

diafragmën dhe thjerrëza e syrit korrespondon thjerrëzat e brendshme të aparatit fotografik. Retina

është e krahasueshme me filmin që ndodhet në brendësi të aparatit fotografik.

Kornea, pupila dhe kristalini (thjerrëza natyrale e syrit) krijojnë një imazh të mjedisit në retinë. Në

mënyrë të ngjashme, thjerrëzat e aparatit fotografik krijojnë një imazh të pastër të mjedisit në

filmin fotografik. Përpara marrjes së fotos, thjerrëza e kamerës duhet të fokusohet manualisht apo

automatikisht duke bërë kështu të mundur krijimin e një imazhi të pastër.

Në syrin e njeriut fokusimi kryhet nëpërmjet të ndryshimit të formës së kristalinit. Një sy i

shëndoshë ka gjithmonë një pamje të fokusuar mirë në retinë kur sheh larg. Për të parë afër, sikurse

lexojmë, kristalini e ndryshon formën automatikisht duke bërë të mundur procesin e ashtuquajtur

akomodim. Aftësia e kristalinit për ta ndryshuar formën e tij (për ta akomoduar) bie me kalimin e

moshës, gjë që bëhet më e dukshme pas moshës 40 vjeçare.

Përkundër aftësive tjera të kufizuara, verbëria shikohet si problem që mund të lehtësohet me mjete

bashkëkohore elektronike. Megjithatë shumica e të verbërve sot nuk kanë mundësi t’i përdorin

këto mjete për arsye të gjendjes ekonomiko-sociale në të cilat ata jetojnë nëpër botë. Prej fundit të

shekullit të XX-të dhe në hyrje të këtij shekulli është rritur optimizmi që me elektronikë do të

arrihet të krijohen mjete ndihmëse elektronike të thjeshta dhe të lira për lëvizje të pavarur. Tanimë

kjo është arritur me zbulimin e syzave laserike, shkopinjëve laserikë dhe mjeteve të tjera që

shërbejnë për lëvizje të pavarur.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

9

KAPITULLI II

2. ÇRREGULLIMET E REFRAKCIONIT

Për të parë mirë, sistemi optik i syrit përthyen rrezet e dritës në mënyrë të tillë që ato të fokusohen

në retinë, më saktë, në fovea (makula) – zona qendrore e retinës, me rezolucionin më të lartë e që

në gjuhën popullore njihet me termin “drita e syrit”. Nëse fokusimi i tufës së dritës nuk kryhet dot

në retinë, atëherë kemi të bëjmë me ato gjendje të syrit, të cilat grupohen nën termin “çrregullimet

e refrakcionit” ose të përthyerjes siç janë: (Miopia, hipermetropia dhe astigmatizmi).

2.1 MIOPIA

Për syrin miop, objektet e largëta fokusohen jo siç duhet. Në sytë miop, fuqia përthyese e kornesë

(xhami i syrit) është shumë e madhe, ose syri është i gjatë. Kjo bën që tufa e dritës të fokusohet

përpara retinës në vend që të fokusohet në retinë. Si pasojë pamja është e trubullt. Një person miop

është në gjendje të shoh objektet e afërta shumë qartë, sepse tufa e dritës që vjen nga objektet e

afërta fokusohet direkt në retinë.

2.2 HIPERMETROPIA Për syrin hipermetrop, objektet që ndodhen afër janë jashtë fokusit. Fuqia refraktive e kornesë

është tepër e zvogëluar ose syri është shumë i shkurtër. Për personat hipermetrop, rrezet e dritës

nga objektet e afërta fokusohen pas retinës, duke krijuar një imazh të trubullt në rutinë. Ndryshe

nga syri miop, syri hipermetrop, mund të kompensohet pjesërisht nga lenta natyrale e syrit

(kristalini), por kjo mund të ndodhë deri në një farë moshe. Kristalini ka aftësinë të ndryshojë

formën e vetë për t’i shtuar kështu fuqinë përthyese syrit, në këtë mënyrë, duke balancuar fuqinë

e redaktuar përthyese për të shikuar në distancë. Meqë aftësia e kristalinit për të ndryshuar formën

bie me kalimin e moshës, një person hipermetrop do të ndjejë më herët nevojën për syza leximi

sesa dikush me pamje normale (pa hipermetropi). Për të njëjtën arsye këtyre personave mund t’u

nevojitet më vonë gjatë jetës dhe korrigjimi për të parë në distancë.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

10

2.3 ASTIGMATIZIMI Është çrregullim i refrakcionit ku shtrembërimi i imazhit ndodh si për objektet e largëta po ashtu

edhe për ato të afërta. Astigmatizmi, një gjendje e zakonshme, ndodh kur lakimi i kornesë është jo

simetrik. Një korne normale ka formë sferike, e ngjashme me lentën e një aparati fotografik. Vijat

horizontale apo vertikale do të përthyhen për të formuar një imazh të mirë të fokusuar në retinë.

Një burim drite në formë pike, sikur një llambë rruge, do të krijojë një imazh në formë pike në

retinë. Por, nëse lakimi i kornesë është eliptik, rrezet e dritës do të fokusohen në pika të ndryshme

duke krijuar një imazh të shtrembëruar në retinë. Në shembullin e mësipërm, drita e rrugës nuk do

të krijojë imazhin e një pike të ndritshme, por një vijë të vogël. Astigmatizmi ndodh shpesh i

shoqëruar nga miopia apo hipermetropia.

Sot ekzistojnë një sërë metodash për korrigjimin e miopisë dhe hipermetropisë. Ato janë:

1. Përdorimi i syzave apo thjerrëzave të kontaktit;

2. Kirurgjia implantuese ( me lenta introkulare);

3. Kirurgjia me laser;

4. Kombinimi i kirurgjisë me laser me atë implantuese (biotics);

5. Korrigjimi monovizion

ndërsa te Astigmatizmi nuk përdoret metoda e 5-të e Korrigjimit monovizion.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

11

KAPITULLI III

3. SËMUNDJET E TË PAMURIT

3.1 PRESBIOPIA Me kalimin e moshës, çdokush ka nevojë për syza leximi për të parë në afërsi. Në moshën 40-45

vjeçare, aftësia e kristalinit për t’u fokusuar në distancë të ndryshme, me anë të ndryshimit të

formës së tij bie. Ky proces quhet presbiopi. Gjatë fillimit të presbiopisë, për të parë në distanca të

afërta nevojitet largimi i gazetës, librit apo punës së dorës. Më pas, me kalimin e moshës, për të

parë më afër, nevojitet përdorimi i syzave të leximit. Gjithsesi, për miopët mbi 40 vjeç, nuk ndodh

taman kështu. Një miopi e lehtë (rreth -2 deri 3 dioptri) bënë të mundur leximin afër pa nevojën e

syzave; megjithatë te këta individë syzat nevojiten për të parë larg (p.sh. për të drejtuar automjetin

apo për të parë televizion). Nëse pacientët miopë i nënshtrohen kirurgjisë për korrigjimin e

miopisë, atyre nuk do u nevojiten më syzat për larg, por do u nevojiten syza për afër për shkak të

presbiopisë.

Sot ekzistojnë një sërë metodash për korrigjimin e presbiopisë:

• Përdorimi i syzave apo thjerrëzave të kontaktit;

• Kirurgjia me laser (LASIK monovizion);

• Kirurgjia implantuese (me thjerrëza intraokulare multifokale ose implante

korneale, Kamra inlay).

3.2 KERATOKONUSI Keratokonusi është sëmundje progresive që prek indin e kornesë së syrit dhe çon në hollimin e saj.

Si pasojë e progresit të sëmundjes, forma e kornesë ndryshon, nga forma sferike në atë konike dhe

sjell uljen e aftësisë së shikimit. Shkaku i sëmundjes është ende i panjohur. Klinikisht,

keratokonusi shoqërohet më dobësimin e shikimit, shfaqjes së astigmaztizmit (numër cilindrik që

ka tendencë të rritet). Në raste të caktuara, kur sëmundja progreson, hollimi i kornesë mund të çojë

deri të përforacioni i saj.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

12

OKULYZER ose skaneri i segmentit anterior i syrit – është një aparat diagnostifikues dhe

mjekues që përdoret për zbulimin e hershëm të keratokonusit dhe jo vetëm kjo, ai ofron një imazh

trediemsional për formën dhe trashësinë e faqes anteriore dhe posterior të kornesë duke mundësuar

kështu diagnostifikimin dhe ndjekjen e sëmundjes që në fazën fillestare.

Trajtimi i keratokonusit:

Në stadet fillestare të sëmundjes përmirësimin e shikimit mund ta ndihmojnë syzet, por me

avancimin e saj syzet bëhen jo efikase dhe përdorimi i thjerrëzave të kontaktit të forta (rigjide)

mundëson një korrigjim më të mirë të shikimit.

Në rastet kur sëmundja përparon dhe kur pacientët nuk tolerojnë thjerrëzat e kontaktit,

rekomandohen metodat e tjera të trajtimit:

• Metoda Cross-linking;

• Metoda Cross-linking Laser;

• Unazat korneale;

• Keratoplastika (transplant i kornesë).

3.3 KATARAKTA Çfarë është perdja e syrit?

Perdja e syrit është një mjegullim i thjerrëzes së syrit që çon në uljen e tejdukshmërisë së saj, duke

pakësuar kështu në mënyrë të vazhdueshme aftësinë e të pamurit. Ju vini re që po shikoni si

nëpërmjet një perdeje të hollë, e cila trashet gjithnjë e më shumë. Thjerrëza e syrit ka të njëjtin

funksion si thjerrëza e aparatit fotografik. Ajo shërben për thyerjen e rrezeve të dritës, në mënyrë

që rrezet të bien në retinë dhe fotografia që e shohim të jetë më e qartë. Por, mjegullimi i thjerrëzes

bënë të ndryshojë rrugën e rrezeve. Njerëzit e prekur nga katarakta, në stadin e vonshëm mund të

dallojnë vetëm dritën.

Karakteristikat e kataraktës

• Rritja e ndjeshmërisë ndaj dritës së fortë;

• Zvogëlimi i kontrastit;

• Çrregullimi i njohjes së ngjyrave;

• Zvogëlmi i qartësisë së shikimit.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

13

Shkaktarët e sëmundjes së perdes së syrit

Shkaqet për paraqitjen e perdes së syve janë të shumëllojshme. Shkaku më i shpeshtë është i

kushtëzuar nga mosha dhe lidhet me ndryshimet në metabolizmin e thjerrëzes. Prandaj, kur flitet

për sëmundjen e perdes së syrit, zakonisht bëhet fjalë për një perde të moshës. Zakonisht preken

personat mbi moshën 55-60 vjeçare.

Shkaktarët tjerë

• Anomalitë e lindura apo të trashëguara;

• Komplikimet e sëmundjes së diabetit (sëmundjes së sheqerit);

• Infeksionet e rënda brenda syrit;

• Çrregullimet e metabolizmit;

• Lëndimet e syrit me mjete të topitura apo të mprehta (katarakte traumatike).

3.4 GLAUKOMA Glaukoma është një sëmundje e syrit (neuropati optike), në të cilën nervi optik pëson një dëmtim

të pakthyeshëm. Nëse nuk trajtohet, kjo sëmundje mund të dëmtojë thellë shikimin, duke çuar deri

në verbim të pakorrigjueshëm më vonë.

Zakonisht shoqërohet me rritjen e tensionit të syrit, megjithatë ekziston edhe një lloj glaukome me

tension normal të syrit.

Nëse tensioni i syrit është në vlera pak më të larta, por nuk evidentohet dëmtimi tipik i nervit optik,

atëherë kemi të bëjmë veçse me një hipertension okular.

Ekzistojnë shumë lloje glaukome, por në vija të përgjithshme mund të ndahen në dy grupe

kryesore:

• Glaukoma me kënd të ngushtë;

• Glaukoma më kënd të gjerë.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

14

Glaukoma me kënd të ngushtë – këndi midis kornesë dhe irisit (këndi nga i cili lëngu i brendshëm

i syrit del jashtë tij) paraqitet i ngushtë ose i mbyllur. Në këtë rast, lëngu që prodhon syri nuk arrin

të dalë jashtë dhe kështu tensioni brenda syrit rritet. Kjo lloj glaukome mund të shfaqet me dhimbje

të lehta deri në dhimbje shumë të forta të syrit dhe të kokës, vlera shumë të larta të tensionit të

syrit, dëmtim shumë i shpejtë i nervit optik.

Glaukoma më kënd të gjerë – quhet ndryshe edhe “hajduti i heshtur i të pamurit” sepse humbja

e pamjes ndodh shumë ngadalë, duke filluar nga periferia e fushës pamore. Fëmija nuk ndien

dhimbje apo shqetësime të tjera, gjë që bënë që fëmija ta kuptojë dëmtimin e të pamurit vetëm në

faza shumë të avancuara të sëmundjes.

Si mund ta parandalojmë dëmtimin e nervit të syrit nga glaukoma?

• Diagnostifikimi sa më i hershëm është çelësi i suksesit në parandalimin e dëmtimit të nervit

nga galukoma;

• Pas diagnostifikimit, fëmija duhet të ndjekë me përpikëmëri të gjitha këshillat e mjekut me

qëllim parandalimin e përparimit më tej të sëmundjes.

Çfarë ekzaminimesh duhen kryer nëse të një individ dyshohet prania e glaukomës?

• Matja e tensionit të syrit (një matje ose kryerja e kurbës ditore të tensionit të syrit);

• Pakimetria (matja e trashësisë së kornesë);

• Gonioskopia (ekzaminimi i këndit të syrit);

• Fundoskopia në biomikroskop (ekzaminimi i nervit optik dhe retinës);

• Fotografimi i nervit të syrit dhe të retinës;

• Okulyzer (matja e këndit të syrit dhe e volumit të dhomës së përparme të syrit);

• Perimetria (ekzaminimi i fushës pamore);

• OCT (ekzaminimi dhe matja e trashësisë së fijeve nervore që formojnë nervin e syrit).

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

15

Cili është qëllimi i ekzaminimeve specifike të glaukomës?

• Së pari, këto ekzaminime japin informacionin përkatës për tensionin e syrit, gjendjen dhe

funksionin e nervit të syrit apo për faktorët predispozues për të zhvilluar glaukomë në të

ardhmën;

• Së dyti, matjet specifike shërbejnë si matje bazë të cilave mjeku mund t’u referohet në të

ardhmën për të vlerësuar nëse ka ndodhur ndonjë dobësim i funksionit të syrit në krahasim

më të kaluarën.

Cilat janë metodat e sotme të kurimit të glaukomës?

• Mjekimi medikamentoz;

• Ndërhyrje me laser (llojet e ndërhyrjeve me laser janë të ndryshme, në përputhje me llojin

e glaukomës);

• Trajtimi kirurgjik (Kanaloplastika, sklerektomia e thellë, trabekulektomia etj.).

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

16

KAPITULLI IV

4. SËMUNDJET E RETINËS Retina është një nga shtresat e syrit, e cila ndodhet në brendësi të tij dhe përbëhet kryesisht nga

qeliza nervore. Të gjitha objektet që shohim projektohen në retinë, nga ku më pas përcillen drejt

trurit në formë të impulseve elektrike.

Nëse syri do të krahasohej me aparatin fotografik, retina luan rolin e filmit në të cilën stampohen

pamjet.

4.1 Sëmundjet kryesore të retinës: 4.1.1 Degjeneracioni makular i moshës – patologjia që prek zonën qendrore të retinës, e cila

quhet makula. Kjo sëmundje është një nga shkaqet e humbjes së shikimit në moshën mbi 50

vjeçare.

Faktorët e rrezikut:

• Mosha mbi 50 vjeç;

• Sëmundjet kardiovaskulare;

• Ateroskleroza;

• Prirja gjenetike;

• Gjinia femërore.

Me rëndesi janë kontrollet e shpeshta oftalmologjike për diagnostifikimin dhe trajtimin e kësaj

patologjie.

4.1.2 Retinopatia diabetike – është dëmtimi i retinës nga komplikimet e diabetit, e cila përbënë

një prej shkaqeve kryesore të verbimit nën moshën 60 vjeçare. Retina e syrit preket zakonisht pas

5-10 vjet nga fillimi i sëmundjes së diabetit.

Mosha dhe kohëzgjatja e diabetit janë faktorët kryesor që influencojnë në shfaqjen e retinopatisë

diabetike. Diagnostifikimi në kohë i retinopatisë diabetike mundëson ruajtjen e qartësisë së të

pamurit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës tek këta fëmijë.

Rol të rëndësishem në këtë proces luajnë kontrollet e rregullta oftalmologjike si dhe metodat tjera

invazive dhe joinvazive.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

17

OCT – Tomografia optike e syrit – metoda joinvazive, pa kontakt me syrin e cila bënë të mundur

vizualizimin e shtresave të retinës në kohë reale. Luan rol të rëndësishem jo vetëm në

diagnostifikim, por edhe në ndjekjen e retinopatisë diabetike para dhe pas terapisë.

FAG – Angiografia fluoreshente – metodë invazive, gjatë të cilës injektohet në njërën nga enët

periferike (në venë) kontrast dhe më pas me një kamerë speciale vizualizohen dhe fotografohen

ndryshimet patologjike që ndodhen në enët e gjakut të fundusit të syrit.

Dy format më të shpeshta të retinopatisë diabetike janë:

1. Retinopatia diabetike proliferative – shfaqja e enëve të gjakut patologjikë në retinë të cilat

shkaktojnë hemorragji;

2. Makulopatia diabetike – ndryshimet patologjike ndodhin kryesisht në zonën centrale të

retinës dhe shpesh qojnë në uljen e pamjes.

Trajtimi i retinopatisë diabetike:

a) Terapia me laser (foto koagulimi panretinal)

Nënkupton intervenimin me laser në retinë me të cilin kryhet koagulimi i retinës

periferike për të mbrojtur pjesën qendrore të saj (makula dhe nervi i syrit).

Është e rëndësishme të dihet se qëllimi i trajtimit me laser është ndalja e progresit të

retinopatisë, të ruhet qartësia momentale e të pamurit dhe të parandalohen komplikimet

më të vështira.

b) Injeksionet intravitreale

Në rastet ku ka formim të enëve të gjakut në retinë, prej të cilave lehtë ndodh

gjakderdhje dhe mbledhje e lëngjeve (edemë) në retinë dhe sidomos në makula,

rekomandohet terapia me anti –VEGF i cili e pengon rritjen e enëve të reja të gjakut në

retinë.

c) Vitrektomia

Është ndërhyrje kirurgjikale në brendësi të syrit e cila është edhe terapia e vetme për

shumë sëmundje të rënda të pjesës së pasme të syrit – shkolitje e retinës, retinopatisë

diabetike, gjakrrjedhjeve në trupin qelqor, trauma dhe infeksione të rënda të syrit, etj.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

18

4.1.3 Çarjet dhe shkëputjet e retinës

Çarjet e retinës ndodhin më shpesh tek fëmijët miopë ose shkurtpamës. Fëmijët e prekur shpesh

tregojnë shfaqje të shkëndijave të dritës në pamjen e tyre.

Kur lëngu i brendshëm i syrit nëpërmjet çarjeve të retinës depërton poshtë saj, atëherë ndodh

shkëputja e retinës. Nevojitet që në raste të tilla fëmija të drejtohet tek mjeku sepse vonimi mund

të çojë në humbje të shikimit.

Çarjet dhe vrimat retinale në stadet fillestare trajtohen me laser koagulimi. Në rastet kur ndodh

shkëputja retinale, efektive është kirurgjia e retinës (vitrektomia).

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

19

KAPITULLI V

5. STRABIZMI Është patologji në të cilën sytë nuk janë të vendosur drejtë ndërmjet tyre dhe nuk kanë lëvizje të

sinkronizuara. Kjo zakonisht përfshin mungesë të koordinimit midis muskujve të syve që e bënë

të pamundur drejtimin e shikimit të të dy syve në një pikë të njëjtë.

Faktorët e rrezikut janë: shtatzënia, problemet gjatë lindjes, zhvillimi i foshnjës, sëmundjet e

kaluara, etj.

Predispozitat gjenetike gjithashtu mund të jenë faktorë për shfaqjen e strabizmit. Nëse në familje

ka anëtarë me strabizëm ka mundësi të shfaqet edhe tek anëtarët e tjerë. Një prej shkaqeve kryesore

të strabizmit është zvogëlimi i shikimit (për shkak të miopisë, hipermetropisë, syrit dembel-

ambliop, kataraktit të lindur apo edhe gjendjeve të tjera të syrit).

Simptomat: humbja e vendosjes paralele të syrit, shikim i dyfishtë (diplopia), shikimi i mjegullt,

kthim i kokës apo fytyrës në një anë (tortocolis).

Llojet e strabizmit:

• Strabizëm nga brenda (ezotropia);

• Strabizëm nga jashtë (ekzotropia);

• Strabizëm nga lartë (hipertropia);

• Strabizëm nga poshtë (hipotropia).

Ekzistojnë edhe disa lloje të veçanta strabizmi, siç është strabizmi në moshë të thyer, i cili ndodh

për shkak të shfaqjes së shkaqeve të ndryshme në nerva të cilët i kontrollojnë lëvizjet e syrit

(traumë, diabet, sëmundje kardiovaskulare, hipertension, infeksione të ndryshme, tumore dhe

helmime).

Diagnostifikimi i strabizmit, përveç që mund të manifestojë, kryhet me disa instrumente si një:

dritë fiksuese, cover-uncover test, Schober test, prizmat, dhe sinoptofor.

Është e rëndësishme që të përcaktohet defekti refraktiv dhe afëtësitë e të pamurit në të dy sytë me

anë të cikoplegjisë në moshë preverbale dhe me tabelat ortoptike në moshën verbale.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

20

KAPITULLI VI

6. MËSUESI DHE NXËNËSI NË KLASAT GJITHËPËRFSHIRËSE

6.1 Shkollat gjithëpërfshirëse dhe shkollat speciale

Të rrisësh dhe edukosh një fëmijë të verbër nuk është aspak e lehtë kudo në botë, e aq më pak në

Kosovë ku mungojnë shumë nga format e organizuara me të cilat shoqëria përkujdeset për personat

me nevoja të veqanta. 1 Në Kosovë ka një shkollë-qendër burimore, ku punojnë njerëz të

profesionalizar në punën me nxënës të verbër dhe me të parë të dobësuar, që ndodhet në Pejë, e

cila plotëson të gjitha kushtet për të trajtuar këta fëmijë të të gjitha moshave. Ky ka qenë modeli i

shkollimit që u është imponuar atyre për rreth 30 vjet duke qenë adresë e parë dhe e vetme e të

gjithë prindërve dhe fëmijëve me këto probleme, ndërsa të gjithë akterët tjerë janë ndjerë jashtë

këtij procesi. Kur është hapur shkolla speciale në Pejë në vitin 1982, kjo ka qenë arritje e madhe

për shkollimin e të verbërve në Kosovë. Me një sistem shkollimi të mbyllur ajo ka mbledhur fëmijë

nga Kosova dhe jashtë saj dhe ua ka mundësuar shkollimin e plotë. Mirëpo tani gjithë kjo nuk

është e nevojshme për një pjesë të madhe të fëmijëve, pasi që tashmë janë zhvilluar kapacitete që

mundësojnë shkollimin e tyre edhe në shkollat e rregullta me mbështetjen dhe përkrahje nga një

ekip i njerzëve që ndihmojnë nxënësin, mësuesin dhe familjen e tij. Përfitimet janë padyshim të

shumta, fëmija rritet i lumtur në familjen e tij, në ambient ku rrethohet nga dashuria e familjarëve

dhe të afërmeve të tij, mban shoqërinë me shokët dhe shoqet e fëmijërisë, me të cilët ka ndarë

lojërat dhe lodrat e tij, dhe ka mbështetje të vazhdueshme të rrethit të tij natyral të cilit i përket.

Duke qenë pjesë e këtyre njerzëve me të cilët është rritur dhe ka kaluar kohën, në familje dhe në

klasë ai ndjehet i barabartë me ta dhe zhvillon një personalitet bazuar mbi ndjenjën e të qenit pjesë

e barabartë në një shoqëri, që e ka pranuar të tillë, e vlerëson dhe ia mundëson atij zhvillimin, ai

nuk ndjehet barrë për familjen që është e obliguar ta çojë dhe ta marrë nga qendra burimore, që

kushton edhe në shpenzime për ekonomitë familjare, posaçërisht merr kohë dhe obligime shtesë.

1 Ulaj, Enver, (2014) Edukimi i fëmijëve me dëmtime në të parë 2, Pejë, fq. 24, 25, 26.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

21

6.2 Gjithëpërfshirja në institucionet tona A ka krijuar kushte Kosova për integrimin e fëmijëve të verbër dhe më të parë të dobësuar? A kanë

kushte shkollat nëpër komuna të Kosovës t’i pranojnë ata fëmijë? A janë të kualifikuar stafi i këtyre

shkollave, a është e përgatitur shoqëria që t’i pranojë ata… këto janë pyetjet që shtrohen prej dhjetë

vjetësh në rrethet pedagogjjike në Kosovë, ndërsa debati i tillë është bërë dekada më herët kudo

në Evropë dhe vazhdon edhe sot. Aq më shumë që në Kosovë ende kemi një sistem arsimor që po

kalon në reforma të gjata nga sistemi i të kaluarës, kemi mungesën e stafit të kualifikuar disa

profilesh, shumë herë mungesën e objekteve dhe klasat deri me 40 nxënës, e të tjera, që e bëjnë

edhe më të vështirë në shumë raste këtë proces. Pavarësisht kësaj, krijimi i kushteve për shkollimin

e fëmijëve të verbër dhe me të parë të dobësuar, aty ku ka mundësi të realizohet është një synim,

por edhe një detyrim për shtetet dhe shoqëritë pa dallim, përfshirë edhe atë kosovare. Në Kosovë

institucionet kosovare kanë shprehur përkushtmin e tyre për gjithëpërfshirjen në procesin arsimor

që në vitet e para të pasluftës me krijimin e institucioneve të pavarura kosovare. Shkolla për të

verbër në Pejë është institucioni i parë i shndërruar në qendër burimore në Kosovë në vitin 2006,

fillimisht si pilot projekt, pastaj edhe me kapacitet të plotë nga viti 2008. Ligji për arsimim në

Kosovë i vitit 2002, ka trajtuar arsimin e personave me nevoja të veçanta në mënyrë të

përgjithësuar, bazuar mbi konventat ndërkombëtare dhe deklaratat e të drejtave të fëmijëve.

6.3 Mësuesi në klasat gjithëpërfshirëse Në aspektin e gjithëpërfshirjes, nxënësit e verbër dhe ata me dëmtime në të parë janë ata që më së

lehti mund të integrohen nga të gjithë fëmijët e tjerë me nevoja të veçanta arsimore. Ata, në

përgjithësi, menjëherë mund të kyçen në procesin mësimor dhe në klasë pa shumë vështirësi, sepse

mungesa vetëm e të pamurit, është më e lehtë në aspektin arsimor sesa për dëmtimet tjera. Sa u

përket nxënësve të verbër dhe më të parë të dobësuar, me pak mbështetje dhe bashkëpunim,

integrimin e tyre në një klasë të rregullt mund ta bëjë çdo mësimdhënës që është kompetent për

mësimdhënie në një klasë. 2 Ata nxënës që nuk kanë dëmtime të tjera, e realizojnë tërësisht

planprogramin arsimor, pa pasur nevojë për reduktime, atyre vetëm duhet përshtatur mënyrat dhe

mjetet e mësimdhënies, por jo edhe objektivat që synohen të arrihen. Mbështetja nga qendra

burimore me material dhe metoda bashkëkohore, puna ekipore për Planin individual arsimor dhe

2 Qendra burimore për mësim dhe këshillim “Xheladin Deda”, Pejë, fq. 31-36

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

22

përkrahja nga shkolla, profesionistët dhe familja, e bënë secilin mësues të aftë për të menaxhuar

një klasë ku ka një ose disa nxënës të verbër apo më dëmtime në të parë.

Përgatitja e klasës: para se të vijë në klasë një nxënës i integruar, një mësues duhet ta përgatisë

klasën, në mënyrë që ata ta presin sa më mirë atë dhe ai të mos ndjehet i veçuar. Me nxënësit duhet

shpjeguar se çka do të thotë të jesh i verbër apo më dëmtime në të parë, duhet shpjeguar kufizimet

që ka ai, por edhe mundësitë. Në një klasë të përgatitur mirë, nxënësi i verbër apo me dëmtim në

të parë ndjehet i mirëpritur, fiton besim në vete dhe ndjehet i barabartë. Mësuesit udhëtues nga

qendra janë ata që në këtë pjesë mund ta ndihmojnë shumë mësuesin, pasi ata janë të përgatitur

për të menaxhuar të gjitha kuriozitetet e nxënësve.3 Psikologu dhe pedagogu, në ato shkolla që

kanë një të tillë, poashtu mund ta ndihmojnë këtë situatë. Edhe prindërit e fëmijëve duhen përfshirë

në këtë proces.

Përshtatja e ambientit: pjesë e përgatitjes është edhe përshtatja e ambientit. Kjo nënkupton në

radhë të parë krijimin e një ambienti në të cilin nxënësi i verbër dhe me dëmtime pamore ndihet

mirë. Njerëzit që nuk shohin ndjehen mirë në ambiente që i njohin, kurse kanë pasiguri kur bota

që i rrethon ata është e panjohur. Prandaj, duhet që në klasë të ketë vazhdimisht renditjen e njëjtë

të tavolinave, rafteve dhe inventarit tjetër të klasës, pasi ai tashmë e njeh këtë renditje.

Akomodimi në bankë: bankat e para mund të jenë më të përshtatshme për nxënësit me dëmtime në

të parë, për të parë më afër, por edhe që të jetë më afër mësuesit. Por, në rast kur ka mësues ndihmës

në klasë, apo kur ka mjetet ndihmëse teknike të teknologjisë informative, atëherë edhe banka e

fundit mund të jetë më e rehatshme për të dhe ai nuk i pengon të tjerët. Vendi se ku do të ulët

fëmija varet edhe nga lloji i dëmtimit që ka fëmija.

T’i verbalizojmë përmbajtjet: të githë ata që punojnë më fëmijë të verbër dhe dëmtime në të parë,

duhet të mësohen që të jenë sa më shumë përshkrues. Të verbërit nuk i shohin shenjat dhe gjestet

tona dhe ato duhet shndërruar në fjalë, në mënyrë që ata t’i kuptojnë, pasi gjestet me duar, shenjat

e fytyrës, etj. nuk do të shihen nga të verbërit.

3 Mulliqi, Shefqet, (2008), Metodikë e punës me fëmijë me nevoja të veçanta, Prishtinë, fq. 42.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

23

6.4 Hartimi i planit individual arsimor (PIA) Dokumenti i parë që hartohet për punë me fëmijën me dëmtime në të pamur është plani individual

arsimor (PIA), që është pjesë e rëndësishme e punës me një fëmijë të verbër dhe me të parë të

dobësuar. Ai është dokument zyrtar pedagogjik që shërben si udhëzues i krejt punës që duhet bërë

me nxënësin: planifikimin sistematik të edukimit, mësimdhënies, mbështetjen dhe përparimin e

fëmijës në mësim. Hartimi i një plani të tillë mund të duket fillimisht i vështirë për çdo mësues të

ri, që përballet më një fëmijë të integruar në klasën e tij. Por, procesi i hartimit të PIA-së ka

përfshirje të gjerë dhe nuk bëhet vetëm nga mësuesi. MASHT-i ka miratuar një model të planit

individual arsimor, të cilin me regjistrimin e nxënësit në një klasë të integruar, shkollave ua ofron

mësuesi udhëtues i qendrës burimore.

PIA përbëhet prej tri pjesëve. Pjesa e parë është pjesa administrative në të cilën paraqiten të dhënat

për fëmijën, historiku i shkollimit të mëparshëm dhe vendimet që janë marrë deri më tani për

shkollimin e tij. Hartohet nga mësuesi apo kujdestari, drejtori, prindi, profesionisti, në këtë rast

mund të ndihmojë tiflopedagogu, apo mësuesi udhëtues. Në pjesën e dytë, që është pjesa

pedagogjike, është e përqendruar puna pedagogjike që bëhet me fëmijën, zhvillimi i tij nëpër fushat

e zhvillimit me qëllimet që vihen në shkollimin e tij dhe vlerësimi i arritjeve. Pjesa e tretë është

pjesa rehabilituese në të cilën poashtu duhet ndihma e profesionistëve të fushave, për ata fëmijë

që kanë nevojë.

6.5 Mjetet ndihmëse Ka një numër të madh mjetesh ndihmëse punuese që mund të shfrytëzohen në shkollat e rregullta

për, të punuar me fëmijët e verbër dhe me të parë të dobësuar. Një pjesë e tyre janë mjete

elementare, të thjeshta që mund të përshtaten apo që krijohen në vet qendrat burimore. Ato kanë

të bëjnë kryesisht me krijimin e kushteve që nxënësi të akomodohet dhe të këtë lehtësira në të parë.

Llupa është mjeti elementar dhe ndër më të vjetrit që shfrytëzohet për të rritur shkrimin dhe

leximin.

Banka portative, është një lloj banke lëvizëse, që vendoset sipër bankës së zakonshme të nxënësit.

Qëllimi i përdorimit të saj është të krijojë pozicion të drejtë për trupin e fëmijës që ka dëmtime në

të parë, që të mos këtë nevojë të kërruset mbi librin.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

24

Librat e zmadhuar janë libra që nga dimensioni standard janë zmadhuar në dimension, p.sh., në

dimensionin A3, që u mundëson nxënësve me dëmtime në të parë të shohin më mirë përmbajtjen

e librit.

Librat me shkronja të zmadhuara. Me shkronja të zmadhuara përgatiten disa libra, kryesisht ata

që janë më teorikë, tek të cilët rritet vetëm fonti i shkronjave të tekstit. Edhe këta libra përgatiten

në njësinë e shtypjes në kuadër të Qendrës burimore të Pejës.

Librat në shkrimin braj. Librat e shtypur me shkrimin në braj përdoren nga ata fëmijë që e

përdorin këtë shkrim, që janë kryesisht ata që janë të verbër, apo që janë me dëmtime progresive

drejt verbërimit. Libri është i shkruajtur në shkrimin braj, në sistemin e gjashtë pikëshit për leximin

taktil me gishtërinjë. Librat përgatiten në njësinë e shtypjes në braj në kuadër të Qendrës burimore

në Pejë.

Fletore me vija të theksuara. Për nxënësit me dëmtime në të parë ofrohen edhe fletore me vija të

zmadhuara dhe të theksuara. Ajo u ndihmon nxënësve të dallojnë më mirë vijat dhe të shkruajnë

më lehtë atë që shkruajnë me shkronja të zmadhuara.

Mjetet tjera të nevojshme për punë, ku hyjnë lapsa dhe fletore për punë, markera që shkruajnë me

vija të trasha dhe më kontraste ngjyrash të forta, bllok vizatimi, laptop, etj., të gjitha në funksion

të lehtësimit të mësimit për këta nxënës.4

4 Zabeli, Naser, (2001), Nxënësit me nevoja të veçanta, Prishtinë, fq. 171-175.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

25

KAPITULLI VII

7. STRATEGJITË E MËSIMDHËNIES PËR NXËNËSIT E VERBËR DHE

ME DËMTIME PAMORE

7.1 Të mësosh nxënës të verbër dhe me dëmtime Verbëria i referohet paaftësisë së nxënësve që nuk mund të lexojnë tekstin e shtypur, madje edhe

kur është i zmadhuar.

Të pamurit e dobësuar i referohet paaftësisë së nxënësve që kanë një shikim të përdorshëm, por që

nuk mund të lexojnë tekstin e madhësisë standarde, kanë deficite fushore ose më dëmtime të tjera

vizuale.

Për personat që mund të shohin, të pamurit shërben si burim primar i informacionit.

Një person me dëmtime pamore ka vështirësi të shoh edhe me syzet e tij/saj.

Mprehtësia pamore matet dhe raportohet si numra. 20/20 është të pamurit normal. Emëruesit më

të mëdhenjë tregojnë të pamurit e mprehtë.

Verbëria ligjore mund gjithashtu të rezultojë nga një kufizim fushor prej 20 gradë ose më pak në

të dy sytë.

Mbi 75% e njerzëve në SHBA që janë ligjërisht të verbër kanë të pamur deri në një masë. 11.5

milion kanë dëmtime në të pamur deri në një shkallë.

Bazat e verbërisë.

Mprehtësia: Aftësia për të parë saktë dhe qartë; kur mprehtësia zvogëlohet atëherë aftësia për të

lexuar keqësohet.5

Fusha e të pamurit: Zona në kuadër të mjedisit që mund të shihet; nëse humbet të pamurit periferik,

apo anësorë, atëherë rezultati është efekti i “të pamurit tunel” që fillimisht ndikon në

5 Ulaj, Enver, (2015), Edukimi i fëmijëve me dëmtime në të parë 3, Pejë, fq. 153.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

26

lëvizshmërinë; nëse humbet të pamurit qendror, rezultati është pamundësia për të parë detajet dhe

prek edhe aftësinë për të lexuar.

Kontrasti: Aftësia për të dalluar objektet në plan të parë nga prapavija; pa aftësinë për të dalluar

objektet mund të ndikohet manipulimi i mjeteve, identifikimi i fotografive dhe shkrimi.

Kufizimet funksionale.

Vështirësi në gjetjen e objekteve;

Vështirësi në identifikimin e objekteve;

Vështirësi në të pamurit e skajeve të objekteve dhe në dallimin e planit të parë, dallimet në

prapavijë;

Nuk arrijnë të kapin objektet kur mundohen;

Zhdukja e objekteve në fushën pamore (zona e të pamurit);

Pengimi, rrëzimi, apo përplasja me objektet gjatë ecjes apo lëvizjes në dhomë;

Vështirësi në leximin e tekstit;

Shkalla e reduktuar e leximit;

Zgjatja e leximit të reduktuar;

Vështirësi në të pamurit e shkrimit me dorë;

Vështirësi të shikohet shkrimi në tabelë apo projector;

Vështirësi për të parë shkronjat apo numrat në libra/media;

Mospërputhje në shikimin e objekteve me kalimin e kohës (vizioni i luhatur).6

6 Ulaj, Enver, (2015), Edukimi i fëmijëve me dëmtime në të parë 3, Pejë, fq. 154-155.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

27

KAPITULLI VIII

8. UDHËZIME PËR PUNËN ME NXËNËS TË VERBËR OSE ME

DËMTIME NË TË PAMUR

8.1 Vlerësimi i nxënësve me dëmtime pamore A. Vlerësimi fillestar. Vlerësimi do të thotë procedurat e përdorura për të përcaktuar nëse fëmija

ka ndonjë aftësi të kufizuar, natyrën dhe shkallën e edukimit special dhe shërbimeve përkatëse që

i nevojitet fëmijës. Ka një shumëllojshmëri të mjeteve që mund të përdoren gjatë vlerësimit.

Rregulloret e edukimit special të Virxhinias kërkojnë që vlerësimet të jenë teknikisht të shëndosha

dhe të administruara nga profesionistë të kualifikuar.7 Gjatë vlerësimeve fillestare dhe pasuese,

mësimdhënësi i nxënësve të verbër dhe me dëmtime pamore mund të sigurojë të dhëna që do të

ndihmojnë në sigurimin dhe përdorimin e mjeteve të përshtatshme dhe metodave të vlerësimit, për

të analizuar rezultatet e vlerësimit që kanë të bëjnë më dëmtime pamore.

Vlerësimi Funksional i të parit (VFP). VFP përfshin një vlerësim funksional të anomalive të

sjelljes, fushat periferike, dallimin e ngjyrave dhe kontrasteve, ndjeshmëri në dritë dhe preferencë,

mprehtësi për afërsi dhe distancë dhe dallimet me rekomandime për Orientim dhe Lëvizshmëri

(OM), si pjesë e VFP-së mund të përfshijnë rekomandime në lidhje me nevojën për shërbime

udhëzuese për nevojat aktuale dhe të ardhshme të lëvizshmërisë.

Vlerësimi Klinik i të Parit të Ulët. Rezultatet e VFP-së mund të paraqesin nevojën për një

vlerësim klinik të të parit të dobësuar. Specialistët e syrit me trajnim të specializuar mbi të parit e

dobësuar mund të kryejnë vlerësime klinike të të parit të dobët dhe të përshkruajnë pajisje për të

parit e dobët nëse është e nevojshme.

Vlerësimi i mediave mësimore (VMM). Një VMM mund të bëhet për të përcaktuar nëse ndonjë

media specifike mësimore vizuale, e prekjes, dhe/ose dëgjimore është e përshtatshme për një

student.

B. Rivlerësimi. Të paktën çdo tre vjet, shkolla duhet të rivlerësojë çdo fëmijë me aftësi të kufizuar,

përveçse nëse prindi dhe shkolla dakordohen që rivlerësimi nuk është i nevojshëm. Një fëmijë

mund të rivlerësohet më shpesh nëse prindi apo mësuësi e kërkon këtë, në çoftëse ka arsye për të

7 Shtypshkronja “GME”, (2003), Edukimi special në Kosovë, Prishtinë, fq.124.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

28

rivlerësuar dhe për të përcaktuar nëse fëmija është ende me aftësi të kufizuara, ose për të përcaktuar

nevojat e tij/saj arsimore. Rivlerësimi është i ngjajshëm me vlerësimin fillestar sa i përket procesit.

Për të vlerësuar nevojat e vazhdueshme arsimore të nxënësve, specialistët e TBVI-së dhe OM-së,

sipas nevojës, mund të:

➢ Kryejnë FVA dhe LMA për të përcaktuar modifikimet dhe përshtatjet e duhura për mësim;

➢ Kryejnë vlerësimet e OM-së për të përcaktuar dhe rivlerësuar nevojën për mësimin e

orientimit dhe mobilitetit;

➢ Vlerësojë përvetësimin e qëllimeve adekuate të ECC-së;

➢ Përdorimi i të gjitha të dhënave për të zhvilluar rekomandimet adekuate të programit.

Akronimet dhe shkurtesat kyçe të përdorura në këtë dokument

1. TBVI – mësimdhënësit e nxënësve të verbër dhe me dëmtime pamore;

2. OM – Orientimi dhe mobiliteti;

3. LMA – Vlerësimi i mediave të mësimit;

4. ECC – Kurikuli bërthamë i zgjeruar.

Si të jem mësimdhënës kompetent me nxënës me nevoja të veçanta?

• Të jem mendjehapur;

• Të jem kreativ;

• Të kem shkathtësi të mira komunikuese;

• Të besoj në aftësitë e nxënësit;

• Të përpiloj Planin Individual të Arsimit (PIA-në) në bashkëpunim me të tjerët;

• Të bashkëpunoj me prindër;

• Të bashkëpunoj me profesionistët e tjerë;

• Të aftësohen vazhdimisht.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

29

LITERATURA

Zabeli, Naser, “Nxënësit me nevoja të veçanta”. Prishtinë, 2001

Ulaj, Enver, “Edukimi i fëmijëve me dëmtime në të parë 2”. Pejë, 2014

Ulaj, Enver, “Edukimi i fëmijëve me dëmtime në të parë 3”. Pejë, 2015

Ulaj, Enver, “Edukimi i fëmijëve me dëmtime në të parë 4”. Pejë, 2018

Shtypshkronja “GME”, “Edukimi special në Kosovë”. Prishtinë, 2003

Mulliqi, Shefqet, “Metodikë e punës me fëmijë me nevoja të veçanta”. Prishtinë, 2008

Q.B.M.K, “Xheladin Deda”. Pejë

Turku, Ardian, “Hyrje në edukimin special”. Elbasan, 2002

Edukimi i fëmijëve me dëmtime në të parë, SHVQB “Xheladin Deda”. Pejë, 2013

BURIME NGA INTERNETI

https://kgjs.al/semundjet-e-te-pamurit/syri-i-njeriut-dhe-te-pamurit/

https://kgjs.al/semundjet-e-te-pamurit/crregullimet-e-refrakcionit/

https://kgjs.al/semundjet-e-te-pamurit/presbiopia/

https://kgjs.al/semundjet-e-te-pamurit/keratokonusi/

https://kgjs.al/semundjet-e-te-pamurit/katarakta/

https://kgjs.al/semundjet-e-te-pamurit/glaukoma/

https://kgjs.al/semundjet-e-te-pamurit/semundjet-e-retines/

https://kgjs.al/semundjet-e-te-pamurit/strabizmi/

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

30

SHTOJCA

Fig.1 Alfabeti i gjuhës shqipe në Braj

Fig.2 Libri me shkronja të zmadhuara në teknologjinë tonë

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Hoxha.pdf · Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik

31

Fig.3 Vajza duke lexuar në librin e shkruar me alfabetin Braj