25
Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica – Municipality of Mitrovica DREJTORIA PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE MIRËQENIE SOCIALE RAPORT I PUNËS Janar Mars 2020 SEKTORI PËR INTEGRIME EVROPIANE Zyra për Integrim Evropian, kryen funksionin dhe detyrat e saja duke u bazuar në RREGULLOREN Nr. 08/2011, PËR ORGANIZIMIN DHE PËRGJEGJËSITË E ZYRAVE KOMUNALE PËR INTEGRIM EVROPIAN , në monitorimin, bashkëpunimin dhe raportimin e rregullt për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Divizionit për Integrime Evropiane. Në pjesën e parë të muajit Janar, Zyra për Integrim Evropian, përveç detyrave të përditshme të kësaj zyreje dhe drejtorie, nuk ka pasur ndonjë ftesë apo aktivitet të caktuar. Zyra për Integrim Evropian, me ftesë të Asociacionit të Komunave të Kosovës- Kolegjiumit për Integrim Evropian, më datën 23.01.2020, ka marrë pjesë në takim e parë të Kolegjiumit për IE, për vitin 2020. Arsyeja e takimit të Kolegjiumit të zyrtarëve për Integrime Evropiane, ishte me qëllim që të shqyrtohet plani i punës si dhe përcaktimi i aktiviteteve në kuadër të koordinimit dhe zhvillimit të veprimtarisë të Kolegjiumit. Më datën 24.01.2020, me ftesë të Asociacionit të Grave të Mitrovicës për të Drejtat e Njeriut (MWAHR) dhe Shoqata e Grave Pesçanik nga Krushevci i Serbisë, Zyra për Integrim Evropian ka marrë pjesë në diskutim publik në kuadër të projektit " Dialogu Beograd Prishtinë, nga Perspektiva e Grave". -Qëllimi i projektit është të krijojë kontakte dhe të sjellë së bashku aktivistet e të drejtave të njeriut dhe të grave nga Kosova dhe Serbia me qëllim që të kontribojnë në pajtimin dhe krijimin e paqës në rajon. Projekti synon të rrisë pjesëmarrjen e grave në proceset e integrimit evropian, përfshirë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Vlenë të ceket se Zyra për Integrim Evropian, ka filluar të punoj në kryerjen e një Analize të përgjithshme, duke nxjerrë rekomandime lidhur me përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda Evropiane, konkretisht lidhur me Planin Komunal të Veprimit për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për Janar-Dhjetor 2019) -PKZMSA-në komunale, të plotësuar dhe të publikuar në UEB Faqen Komunale. Gjatë javës së parë të muajit shkurt, sa i përket zyrës për IE, nuk ka pasur ndonjë aktivitet të veçantë, përveç bashkëpunimit me MAPL-në, Divizionin për IE, të cilët kanë kërkuar nga zyra jonë që ti përcjellim me email disa plane dhe vendime komunale. Zyra për Integrim Evropian, më datën 13.02.2020, me ftesë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me GIZ, ka marrë pjesë në trajnimin një ditor me temë“Informimi dhe Komunikimi i MSA-së në nivelin lokal”. -Trajnimi ka pasur për qëllim

Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

Republika e Kosovës

Republika Kosova – Republic of Kosovo

Komuna e Mitrovicës

Opština Mitrovica – Municipality of Mitrovica

DREJTORIA PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE MIRËQENIE SOCIALE

RAPORT I PUNËS

Janar – Mars 2020

SEKTORI PËR INTEGRIME EVROPIANE

Zyra për Integrim Evropian, kryen funksionin dhe detyrat e saja duke u bazuar në RREGULLOREN Nr.

08/2011, PËR ORGANIZIMIN DHE PËRGJEGJËSITË E ZYRAVE KOMUNALE PËR INTEGRIM

EVROPIAN , në monitorimin, bashkëpunimin dhe raportimin e rregullt për Ministrinë e Administrimit të

Pushtetit Lokal, Divizionit për Integrime Evropiane.

Në pjesën e parë të muajit Janar, Zyra për Integrim Evropian, përveç detyrave të përditshme të

kësaj zyreje dhe drejtorie, nuk ka pasur ndonjë ftesë apo aktivitet të caktuar.

Zyra për Integrim Evropian, me ftesë të Asociacionit të Komunave të Kosovës- Kolegjiumit për

Integrim Evropian, më datën 23.01.2020, ka marrë pjesë në takim e parë të Kolegjiumit për IE,

për vitin 2020. Arsyeja e takimit të Kolegjiumit të zyrtarëve për Integrime Evropiane, ishte me

qëllim që të shqyrtohet plani i punës si dhe përcaktimi i aktiviteteve në kuadër të koordinimit

dhe zhvillimit të veprimtarisë të Kolegjiumit.

Më datën 24.01.2020, me ftesë të Asociacionit të Grave të Mitrovicës për të Drejtat e Njeriut

(MWAHR) dhe Shoqata e Grave Pesçanik nga Krushevci i Serbisë, Zyra për Integrim Evropian

ka marrë pjesë në diskutim publik në kuadër të projektit " Dialogu Beograd – Prishtinë, nga

Perspektiva e Grave". -Qëllimi i projektit është të krijojë kontakte dhe të sjellë së bashku

aktivistet e të drejtave të njeriut dhe të grave nga Kosova dhe Serbia me qëllim që të kontribojnë

në pajtimin dhe krijimin e paqës në rajon. Projekti synon të rrisë pjesëmarrjen e grave në

proceset e integrimit evropian, përfshirë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Vlenë të ceket se Zyra për Integrim Evropian, ka filluar të punoj në kryerjen e një Analize të

përgjithshme, duke nxjerrë rekomandime lidhur me përmbushjen e obligimeve që dalin nga

Agjenda Evropiane, konkretisht lidhur me Planin Komunal të Veprimit për Zbatimin e

Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për Janar-Dhjetor 2019) -PKZMSA-në komunale, të

plotësuar dhe të publikuar në UEB Faqen Komunale.

Gjatë javës së parë të muajit shkurt, sa i përket zyrës për IE, nuk ka pasur ndonjë aktivitet të

veçantë, përveç bashkëpunimit me MAPL-në, Divizionin për IE, të cilët kanë kërkuar nga zyra

jonë që ti përcjellim me email disa plane dhe vendime komunale.

Zyra për Integrim Evropian, më datën 13.02.2020, me ftesë nga Ministria e Administrimit të

Pushtetit Lokal në bashkëpunim me GIZ, ka marrë pjesë në trajnimin një ditor me

temë“Informimi dhe Komunikimi i MSA-së në nivelin lokal”. -Trajnimi ka pasur për qëllim

Page 2: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve për komunikim publik në komuna dhe

zyrtarëve komunal për Integrime Evropiane lidhur me njohuritë për MSA-në dhe programin e

saj, procesin e monitorimit dhe raportimit, rolin e institucioneve lokale në zbatimin e MSA-së,

mediat sociale, si dhe bashkëpunimi me shoqërinë civile në procesin e zbatimit të MSA-së. -

Grupet e synuara ishin Zytarët për Komunikim Publik në Komuna dhe Zyrtarët Komunal për

Integrime Evropiane të komunave: Mitrovica e Jugut, Mitrovica Veriore, Skenderaj, Vushtrri,

Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Me ftesë nga OJQ-„‟MWAHR-Mitrovica Women Association for Human Rights‟‟, Zyra për IE,

ka marr pjesë në Tryeza e Rrumbullakët, më 14 dhe 15 shkurt 2020. Tema e këtij takimi ishte:

Rezoluta 1325 e KB „‟Gratë, paqja, siguria‟‟. Në këtë takim pjesëmarrëse ishin gra nga të dy

shtetet; Kosova dhe Serbia, të cilat kishin profile të ndryshme si; zyrtare të komunave të

ndryshme të Serbisë, kordinatore të qeverisë , këshilltare nga misioni i OSBE-së, profesorë-

asistente, përfaqësuese të OJQ-ve, asambleiste komunale, gra të bizneseve, prej mediave, etj,.

Tryeza e Rrumbullakët është mbajtur në qytetin Krushevac të Serbisë.

Zyra për Integrim Evropian, me datë 21.02.2020, ka vizituar strehimorën „‟Raba Voca‟‟ në

Mitrovicë, ku edhe është mbajtur një takim informues për sesionet e projektit - „‟Thyej

Heshtjën‟‟, të kësaj strehimoreje. Mes tjerash, të pranishmet në këtë takim u njoftuan edhe me

vështërsitë që ka kjo strehimore nga numri i madhë i grave që vazhdimisht kërkojnë ndihmë dhe

strehim nga dhuna në familje.

Me ftesë nga „‟Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror - OFAP”, Zyra për Integrim Evropian

me datë 25.02.2020, ka marr pjesë në punëtorinë një ditore me temë ; “Për fuqizimin e familjeve

të riatdhesuara për mënyrën e kujdesit të fëmijëve si dhe për rreziqet dhe pasojat e migrimit

ilegal në aspektin psikologjik”. Të pranishëm në këtë punëtori përveç zyrtarëve të komunës dhe

QPS-së, ishin edhe disa familje të riatdhesuara, me ç‟rast morën njohuri nga kjo punëtori dhe nga

zyrtarët komunal lidhur me kërkesat që ata kanë si persona të riatdhesuar.

Gjatë kësaj jave, Zyra për Integrim Evropian, ka dërguar edhe draft përmbledhjen e raportit të

komunave (PKVMSA-në), i cili është hartuar po nga MAPL-ja, por që janë kërkuar komentet

lidhur me këtë raport nga secila komunë.

Zyra për Integrim Evropian, me datë 03.03.2020, ka marrë pjesë në diskutimin e organizuar nga

“Lëvizja Fol”, ku qëllimi i këtij diskutimi ishte promovimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve

dhe sfidat e zbatimit në praktikë. Diskutimi u mbajtë në ambientet e KK të Mitrovicës, dhe

pjesëmarrës ishin zyrtarë dhe drejtor nga Komuna e Mitrovicës.

Zyra për Integrim Evropian, ka punuar intensivisht në përmbledhjen e raportit të komunës

(PKVMSA-në), të cilin do ta publikoj javën që vie në ueb faqen komunale.

Zyra për Integrim Evropian, me datë 06.03.2020, me ftesë nga strehimorja „‟Raba Voca‟‟, ka

marr pjesë në takimin e dytë të sesioneve të projektit – „‟Thyej Heshtjën‟‟, i cili po përkrahet

edhe nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

Në këtë takim u diskutuan masat të cilat duhet ti ndërrmarin institucionet tona dhe shoqëria jonë

për të parandaluar dhunën në familje. Takimi u mbajt në restronat – „‟VaPiano‟‟, në Mitrovicë.

Gjatë javës, Zyra për Integrim Evropian, ka përfunduar Përmbledhjen e Raportit për

përmbushjen e obligimeve nga Agjenda Evropiane, me Rekomandime, të cilin e ka përcjellë me

email në kabinetin e Kryetarit.

Page 3: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

Gjithashtu, gjatë kësaj jave, Zyra për Integrim Evropian, ka bashkëpunuar përmes emailit me

MAPL-në lidhur me identifikimin e nevojave të komunës për aplikim në TAIEX.

Nga data 16 Mars 2020, Zyra për Integrim Evropian, nuk ka pasur aktivitete, si pasojë e

pandemisë COVID19.

SEKTORI PËR MIRËQENIE SOCIALE DHE STREHIM

Sektori për Mirëqenie Sociale dhe Strehim, aktivitetet e punës i mbështet në dispozitat ligjore të

Republikës së Kosovës të cilat e rregullojnë lëmin e mirëqenies sociale dhe të strehimit.

Komuna e Mitrovicës, realisht është ndër komunat më të shkatëruara të dalura nga lufta e fundit

e vitit 1999, ekonomia e së cilës ende vazhdon të jetë shumë pak aktive përballë kërkesave dhe

nevojave që ka komuna e Mitrovicës dhe qytetarët e saj. Problemet politike dhe të sigurisë me të

cilat është përballur që nga paslufta, gjendja e banorëve të pjesës veriore, mungesa e vendeve të

reja të punës dhe rritja e vazhdueshme e papunësisë, mungesa e vendbanimeve për strehim për

qytetar në nevojë sociale të cilët vazhdojnë t‟a kenë të pazgjidhur çështjen e strehimit, si dhe

problem me sëmundjen e Pandemis COVID – 19 dhe në përgjithësi janë ndër çështjet kryesore

të cilat në vazhdimësi e kanë rëndu gjendjen sociale dhe shëndetësore në komunën e Mitrovicës.

Duke u mbështetur në të dhënat në dispozicion dhe gjendjen reale në teren, konsiderojmë se

numri i kërkesave të shumta për ndihma ushqimore - higjienike, strehim, meremetim të shtëpive,

pagesën e qirave të banimit, ndihmë financiare, ndihmë me lëndë djegëse – dru, si dhe të

formave tjera të ndihmës të rasteve në nevojë sociale është i arsyeshëm.

Sektori për Mirëqenie Sociale dhe Strehim, gjatë periudhës Janar – Mars 2020, ka pranuar 78

kërkesa të ndryshme, sikurse për ndihma ushqimore - higjienike, strehim, ndërtim, meremetim,

pagesën e qirave të banimit, krerjen e praktikës profesionale etj, prej të cilave 27 janë aprovuar -

pozitive, 51 janë refuzuar – negative, ndërsa 1 ka mbetur në proces .

Vlen të theksohet se kërkesat e parashtruara pranë Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe

Mirëqenie Sociale të cilat refuzohen kryesisht në mungesë të mjeteve buxhetore dhe donacioneve

eventuale, mbesin të evidentuara pranë sektorëve përkatës të drejtorisë dhe në veqanti rastet më

të rënda trajtohen në mundësitë e para të drejtorisë dhe prioriteteve të saj.

Përkundër përpjekjeve për t‟iu ofruar ndihmë qytetarëve dhe familjeve në nevojë sociale, një

numër mjaft i madh i familjeve janë përfitues të asistencës sociale.

Sektori për Mirëqenie Sociale dhe Strehim dhe Drejtoria në përgjithësi, me një angazhim të

vazhdushëm, kanë arritë të krijojnë një komunikim dhe bashkëpunim shumë të mirë me shumë

organizata joqeveritare dhe mekanizma të cilët kanë ndihmuar Drejtorin për integrime Evropiane

dhe Mirëqenie Sociale gjatë kohës së Pandemis Covid – 19 , sikurse që është Organizata jo-

qeveritare, Islamic Relief, Qatar Charity, Ekos Group, QTA, Fondacioni Firdeus, Fondacioni

Freskia, Jetimat e Ballkanit, Market Florenti, AQH, Romacted, DRC dhe AT, në fund të raportit

gjeni të paraqitur mënyrën tabelare të DIEMS-s dhe donatorëve që kanë ndihmuar.

Page 4: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale në kuadër të mundësive të saja në

dispozicion, gjatë periudhës Janar – Mars të vitit 2020 ka ndihmuar me mjete financiare

emergjente në kohën e Pandemisë katër (4) raste/familje në shumë prej 2000 € (euro).

Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale në kuadër të mundësive të saja në

dispozicion, gjatë periudhës së Pandemis COVID – 19 ka ndihmuar me mjete financiare

për pagesën e qirasë 31 raste/familje në shumë prej 12.285 € (euro).

Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale në kohën e Pandemisë COVID – 19 në

bashkëpunim me Policinë e Kosovës është kujdesur për familjet e vetëizoluara dhe i ka ndihmuar

duke ju dërguar pakot ushqimore deri në shtëpitë e tyre.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës në kohën e Pandemisë COVID – 19, unanimisht e kanë votuar

pakon emergjente për ndihmë në shumën prej 170.000 € (euro) për t‟i ndihmuar qytetarët e

Komunës së Mitrovicës. Nga shuma 170.000 € (euro), për pako ushqimore dhe higjienike janë

ndarë 84.800 € (euro), kurse shpërndarjen e pakove e kanë kryer komisioni i formuar nga

kabineti i Kryetarit.

Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, vazhdon të mbulojë shpenzimet e

shërbimeve të varrimit për qytetarët e komunës së Mitrovicës, duke përfshirë këtu të gjitha

shërbimet si: informimin e mjekut për verifikimin e vdekjes, hapjen e varrit, dërrasat, pëlhura për

mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga

shtëpia – xhami – varreza, transportin e kufomës nga Aeroporti dhe nga Qendra Klinike

Universitare e Kosovës (QKUK), pastrimin e kufomës dhe kryerjen e ritualeve fetare.

Shpenzimet e shërbimeve të varrimit, përveq për qytetarët e komunës së Mitrovicës, realizohen

edhe për banorët e fshatrave shqiptare të komunës së Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Gjatë periudhës Janar – Mars 2020, nga Bashkësia Islame (BIK) në komunën e Mitrovicës janë

kryer shërbimet e lartëcekura për raste të vdekjes.

1) Strehimoret dhe Strehimi

Në Komunën e Mitrovicës, çështja e strehimit të familjeve dhe individëve të pa-strehë vazhdon

të paraqet njërën nga çështjet më problematike. Ky problem po bëhet i vështirë si pasojë e një

numri të madh të familjeve të zhvendosura me dhunë nga pjesa veriore e qytetit si dhe numrit të

madh të familjeve të cilat kanë pasur shtëpitë e djegura gjatë luftës dhe akoma nuk janë

ndihmuar (trajtuar) me material ndërtimor për ndërtimin dhe meremetimin e shtëpive, si dhe

familjet të cilat nuk kanë pasur të zgjidhur çështjen e strehimit edhe më herët (para luftës), por

kanë jetuar me qira, tek të afërmit etj.

Sektori për Mirëqenie Sociale dhe Strehim, gjatë periudhës Janar – mars 2020, është angazhuar

që familjeve të pastrehë brenda mundësive në dispozicion t‟iu dalin në ndihmë në bazë të

kërkesave të tyre për zgjidhjen e çështjes së strehimit, duke ju ofruar pagesën e qirasë disa

Page 5: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

familjeve në kuadëë të mundësive në dispozicion dhe strehim në Strehimoret/Qendrat e

Përkohëshme Kolektive (SPK).

Por, këto raste/familje të cilave ju ofrohet strehim në Strehimoret e Përkohëshme Kolektive nga

Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, kanë refuzuar strehimin me arsyen

kryesore se kushtet për jetë normale në këto strehimore janë shumë të rënda.

Në Strehimoren e Përkohëshme Kolektive, momentalisht janë të strehuara 7 familje me 28

banorë. Shih tabelën në vijim:

Nr. Qendra/Strehimorja e

Pëkohëshme Kolektive

Numri i

familjeve

Numri i familjeve

nga pjesa veriore

Numri i

banorëve

1. Des 7 2 28

TOTALI: 7 2 28

Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale dhe Komuna e Mitrovicës, janë

angazhuar që përveq vizitave t‟iu dalin në ndihmë banorëve të Strehuar në Strehimoret e

Përkoshme Kolektive (SPK) duke ju ndihuar me pako ushqimore dhe higjenike sipas mundësive

në dispozicion me qëllim që sado pak të lehtësojë kushtet e tyre të jetesës.

Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale është angazhuar në vazhdimësi për t‟iu

bërë zgjidhjen e çështjes së banimit familjeve të strehuara në Strehimoret e Përkohëshme

Kolektive. Për zgjidhjen e këtij problemi na kanë dalur në ndihmë të madhe me donacionet e tyre

dy OJQ-të siq janë: “Qatar Charity” më 22.11.2019 përmes projektit të ndërtimit të 40 shtëpive

në fshatin Frashër, dhe OJQ-ja “Jetimat e Ballkanit”.

Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale dhe Komuna e Mitrovicës, së bashku

me OJQ-në “Jetimat e Ballkanit” kanë punuar dhe vizituar rastet/familjet që kanë qenë plan i

këtij projekti, dhe kanë bërë përzgjedhjen e 41 raste/familje sociale të pa shtëpi në kushte të

rënda ekonomike dhe sociale të jenë përfitues të shtëpive të ndërtuara nga OJQ “Jetimat e

Ballkanit” në fshatin Frashër të Mitrovicës.

Zyrtarët e sektorit në fjalë gjatë punës së tyre hasin në vështërsi reale siq janë:

- mjete të pamjaftueshme financiare nga buxheti komunal përball kërkesave të shumta dhe të

ndryshme të rasteve/familjeve në nevojë për ndihmë siq janë kërkesat për ndihma

ushqimore, veshmbathje, pagesë të qirave, ndihmë financiare, etj.

- mungesa e kapaciteteve për strehim

- mungesa e donacioneve dhe donatorëve;

Page 6: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

Shtojcë: o Projektet e Realizuara nga Sektori për Mirëqenie Sociale dhe Strehim dhe

Donatorët/Organizatat e ndryshme gjatë periudhës Janar – Mars 2020:

Nr. PROJEKTI (NDIHMA)

PËRFITUES PERIUDHA KOHORE

Shuma në euro (€)

DIEMS/Organizata/Donatori

1. Ndihma pako ushiqmore – higjenike

600 raste/familje (pako) ushqimore

Janar – Mars 2020

---- Elkos Group

2. Ndihma pako ushiqmore – higjenike

103 raste/familje (pako) ushqimore

Janar – Mars 2020

OJQ “Jetimat e Bllkanit”

3. Ndihma pako ushiqmore – higjenike

10.000 kg miell

Janar – Mars 2020

OJQ “FIRDEUS”

4. Ndihma pako ushiqmore – higjenike

93 raste/familje (pako) ushqimore

Janar – Mars 2020

QTA SHPK

5. Ndihma pako ushiqmore – higjenike

40 raste/familje (pako) ushqimore

Janar – Mars 2020

OJQ “Freskia”

6. Ndihma pako ushiqmore – higjenike

150 raste/familje (pako) ushqimore

Janar – Mars 2020

Islamic Relief

7. Ndihma pako ushiqmore – higjenike

2000 raste/familje (pako) ushqimore

Janar – Mars 2020

84.800 Komuna e Mitrovicës

8. Ndihma pako ushiqmore – higjenike

15 raste/familje (pako) ushqimore

Janar – Mars 2020

Market Florenti

9. Ndihma pako ushiqmore – higjenike

100 raste/familje (pako) ushqimore

Janar – Mars 2020

OJQ “Qatar Charity”

10. Ndihma pako ushiqmore – higjenike

391 raste/familje (pako) ushqimore

Janar – Mars 2020

AQH

11. Ndihma pako ushiqmore –

53 raste/familje (pako)

Janar – Mars 2020

Romacted

Page 7: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

higjenike ushqimore

12. Ndihma pako ushiqmore – higjenike

330 raste/familje (pako) ushqimore

Janar – Mars 2020

DRC

13. Ndihma pako ushiqmore – higjenike

50 raste/familje (pako) ushqimore

Janar – Mars 2020

AT

14. Pagesa e qirasë së banimit

3 rast/familje Janar – Mars 2020

1350 Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale

15. Ndihmë financiare emergjente

2 rast/familje Janar – Mars 2020

1000 Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale

16. Pagesa e qirasë së banimit

6 rast/familje Janar – Mars 2020

1930 Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale

17. Pagesa e qirasë së banimit

3 rast/familje Janar – Mars 2020

945 Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale

18. Pagesa e qirasë së banimit

6 rast/familje Janar – Mars 2020

1910 Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale

19. Ndihmë financiare emergjente

1 rast/familje Në kohën e Pandemisë COVID - 19

500 Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale

20. Pagesa e qirasë së banimit

5 rast/familje Në kohën e Pandemisë COVID - 19

2400 Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale

21. Pagesa e qirasë së banimit

4 rast/familje Në kohën e Pandemisë COVID - 19

1850 Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale

22. Pagesa e qirasë së banimit

4 rast/familje Në kohën e Pandemisë COVID - 19

1900 Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale

23. Ndihmë financiare emergjente

1 rast/familje Në kohën e Pandemisë COVID - 19

500 Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale

Vërejtje: Në projektet e ndihmave ushqimore-higjenike dhe pagesës mometale të qirasë së

banimit, janë të përfshirë edhe rastet/familjet në nevojë nga kategoritë e luftës, respektivisht

Sektori për Dëshmor, Invalid të Luftës dhe Viktima Civile.

Page 8: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

QENDRA PËR PUNË SOCIALE

I. DETYRAT THEMELORE TË QENDRËS PËR PUNË SOCIALE

Hartimi i këtij Raporti është i bazuar në punën e shërbimeve profesionale dhe detyrat që dalin

nga programi mbi punën e Qendrës për punë Sociale .

Detyrat themelore të QPS-së gjatë vitit raportues janë realizuar në bazë të rregulloreve dhe

ligjeve pozitive të Republikës së Kosovës të cilat garantojnë mirëqenie dhe mbrojtje të

drejtpërdrejtë të qytetarëve si;

Ligji mbi familjen

Ligji penal dhe ligji mbi kundërvajtjet

Të gjitha dispozitat e tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen sociale të aplikueshme të

Kosovës dhe

Kërkesave të ndryshme të qytetarëve dhe institucioneve,

Duke u nisur nga dispozitat e lartpërmendura QPS veprimtarinë e vetë ka zhvilluar në realizimin

punëve dhe detyrave vijuese:

Mbrojtjen sociale të fëmijëve dhe rinisë

Përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror

Mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta dhe atyre me sjellje të

çrregulluara .

Mbrojtjen sociale te të rriturve në gjendje të nevojës sociale

Mbrojtjen e të rriturve me nevoja të veçanta

Mbrojtjen e të moshuarve pa kujdes familjar dhe pa mjete për jetesë

Punët e kujdestarisë dhe

Mbrojtjen e familjes në realizimin e të drejtave Juridike

Përveç detyrave të përmendura më lartë QPS si institucion profesional kryen edhe punë tjera

profesionale nga veprimtaria e saj :

Vendos në realizimin e të drejtave të qytetarëve të përcaktuara me akte juridike

Ofron shërbimet e punës sociale në procedurat e vendosjes mbi këto te drejta .

Përcjellë nevojat sociale të qytetarëve

Propozon dhe ndërmerr masa për kënaqjen e këtyre nevojave

Zhvillon aktivitete preventive me qëllim të pengimit të dukurive negative dhe në zbutjen

e problemeve sociale .

Ofron shërbime dhe punë këshilluese qytetarëve me probleme të ndryshme me qëllim

tejkalimin e tyre.

Ofron ndihmë familjeve me marrëdhënie të çrregulluara dhe raporte të prishura familjare

.

Propozon gjykatës mendimin lidhur me besimin e fëmijëve ,rregullon kontaktimin e tyre

me prindin tjetër .

Page 9: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

Kryen punët rreth adaptimit të fëmijëve të braktisur dhe jep mendimin mbi

përshtatshmërinë e adaptuesve potencial.

Bën strehimin e fëmijëve në familje tjetër .

Prezenca seancat gjyqësore për të miturit dhe propozon masa edukative për të miturit me

sjellje asociale .

Kryen edhe punë tjera nga kompetenca e QPS-së.

Realizimi i detyrave të specifikuara më lartë është bërë sipas dispozitave pozitive ligjore të

Republikës së Kosovës ,institucionet sociale, shëndetësore, edukativo – arsimore ,qendrën

rajonale të punësimit,OJQ-ve dhe me subjektet tjera veprimtaria e të cilave është e lidhur me

problematikën sociale.

II. KUSHTET PËR REALIZIMIN E DETYRAVE

1. Organizimi i punës në QPS

E tërë veprimtaria e Qendrës zhvillohet në kuadër të dy shërbimeve si :

a. Drejtori

b. Administrata

c. Shërbimi social dhe

d. Shërbimi i asistencës sociale

Në shërbimin profesional përveç koordinatorit pozitë e cila aktualisht është e lirë, punojnë 9

(nëntë) nëpunës me përgatitje përkatëse profesionale,shërbim ky i cili kryen të gjitha punët

profesionale që janë kompetencë e QPS-së.

Në kuadër të shërbimit të mirëqenies sociale ,përveç koordinatorit pozitë kjo e lirë aktualisht

punojnë 8 ( tetë ) nëpunës të mirëqenies sociale të cilët kryejnë gjitha punët dhe detyrat që dalin

nga skema sociale duke përcjell vazhdimisht gjendjen e shfrytëzuesve të kësaj skeme .

2. Lokali dhe pajisjet e punës

QPS-Mitrovica e Jugut funksionin e vet e ushtron në lokalet e ish ndërtesës së Sigurimit

Pensional dhe Invalidor, sipas marrëveshjes në mes MPMS dhe DIEMS-it me rast QPS-së, i

është dhënë në shfrytëzim kati i dytë i ndërtesës me gjithsej 19 zyre të cilat janë në fazën e

renovimit nga MPMS, i njëjti është i pajisur me inventar të nevojshëm me kushte të mira për

punë.

Page 10: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

III. ORGANOGRAMI I QPS-SË – MITROVICA E JUGUT

Drejtori

z. Gani Mustafa

1

Administrata

1. Znj. Flora Kazazi

Zyrtare

Administrativo

financiare

2. Znj.Luljeta Begolli Zyrtare

Zyrtare për arkiv

protokoll dhe vule

3. Znj.Zejnep Preteni

Zyrtare

Zyrtare për arkiv

protokoll dhe vule

Sektori Administrativ

3

Znj. Flora Kazazi

Zyrtare Administrativo Fnanciare

Znj. Luljeta Begolli

Zyrtare për arhiv dhe protokoll

Znj. Zejnep Preteni

Sektori i Mirëqenies Sociale

9

Udhëheqës i Mirëqenies Sociale

Pozitë e lirë

1. Z.Musli Gashi

Zyrtar i Asistencë Sociale

2.

Znj. Syleme Fejza

Zyrtar i Asistencë Sociale

3.

Znj.Hatiqe Abazi

Zyrtar i Asistencë Sociale

4.

Znj.Fatime Mangjolli

Zyrtar i Asistencë Sociale

5.

Z.Enver Osmani

Zyrtar i Asistencës Sociale

6.

Z.Sherif Rama

Zyrtar i Asistencës Sociale

7.

Z.Diar Haziri

Zyrtar i Asistencës Sociale

8.

Znj.Meral Mejzini

Zyrtare për Bazën e të Dhënave

Sektori i Sherbimeve Profesionale

10

Udhëheqës i Sherbimeve Profesionale

Pozitë e lirë

1.

Znj. Nazife Syla

Zyrtar për Sherbime Sociale

2.

Znj.Fitnete Kelmendi

Zyrtar për Sherbime Sociale

3.

Z, Rushit Rushiti

Zyrtar për Sherbime Sociale

4.

Znj. Suzana Voca Qibukqiu

Zyrtar për Sherbime Sociale

5.

Znj.Fllanza Shala

Zyrtar për Sherbime Sociale

6.

Z.Selim Peci

Zyrtar për Sherbime Sociale 2

7.

Znj.Yllka Behrami

Zyrtar për Sherbime Sociale 1

8.

Z.Fadil Thaqi

Zyrtar për Sherbime Sociale

9.

Znj.Zylfije Mujko

Zyrtar për Sherbime Sociale

Page 11: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

IV. Aktiviteti i Drejtorit të QPS- së Mitrovica e Jugut periudha nga 01.01.2020 deri

31.01.2020

Qendra për Punë Sociale, si institucion publik profesional i nivelit komunal,

kompetent për mbrojtjen e qytetarëve në nevojë sociale, ka vazhduar me kryerjen e

detyrave të parapara sipas mandatit dhe plan - programit të punës së QPS-së .

Në vazhdën e Aktiviteteve dhe veprimeve të Drejtorit të QPS-së për muajin e specifikuar më

lartë , me qëllim mbarëvajtjen e procesit të punës, ngritjes së efikasitetit dhe cilësisë në

punë ishin ;

Mbledhjet me sektorin e Shërbimeve Profesionale çdo të Premte dhe Sektorin e

Mirëqenies Sociale çdo të Marte ora 08:30.

Takime me sektorët e të dy shërbimeve;

Mbi respektimin e orarit të punës;

Mbi kujdesin në raport me ambientin e punës;

Mbi takimet me qytetarë çdo të Premte ora 13:30 deri 15:00;

Agjendat e Drejtorit për periudhën nga 03.01.2020 deri me 31.01.2020, ishin

mbledhjet javore me stafin e dy sektorëve, ku temë diskutimi ishin prioritetet dhe punët që

na presin për t‟i kryer së bashku.

Në zbatim të planit të punës për vitin 2020, Drejtori i QPS-së në koordinim  me Drejtorinë e

DIEMS-it - Komuna e Mitrovicës së Jugut  dhe akteret e tjerë si, Policia e Kosovës dhe

Handikosi – Mitrovicë.

Me datë 15.01.2020 ka filluar me vizita në institucione arsimore, me  qëllim  sensibilizimin mbi 

rolin e QPS-së në ofrimin e shërbimeve sociale të familjeve, apo personave në nevojë sociale dhe

bashkëpunimin ndërinstitucional me qëllim për parandalimin e dukurive negative të  nxënësve. 

Për rolin e Qendrës për Punë Sociale, nxënësit e  Shkollave do të njoftohen nga Drejtori i QPS-

së, Policia e Kosovës , z.Edin Lahu ,si dhe prej broshurave të cilat janë përgatitur nga organizata

e specifikuara dhe  mbështetësit  si  të asistuar edhe nga zyrtaret e QPS-Mitrovica e Jugut.

Deri me tani kemi vizituar :

⦁ SHMU ,,Musa Hoti me datë 15.01.2020 dhe

⦁ ShML Dr, Xheladin Deda me datë 22.01.2020

Page 12: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

Ligjeratë e mbajtur në SHFMU ,, Musa Hoti “

Page 13: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

Ligjeratë e mbajtur në SHMLM ,,Xheladin Deda”

Në raport me ndërrimin e vulave të QPS-së Mitrovica e Jugut, jam konsultuar me Drejtorin e

DPSF-së z. Mentor Morina, Zyrën ligjore pranë Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe Drejtoret e

QPS-ve në Fushë Kosovë dhe Istog , të cilët çështjen e ndërrimit të vulave e kanë zgjidhur .

Pas konsultimeve me akteret e lartcekur,me date 16.01.2020, përmes Kërkesës nr. 0004446/20,

i jam drejtuar znj. Atifete Haklaj, zyrtare e lartë ligjore pranë Departamentit ligjor të MAP-it,

me kërkesën për ndërrimin e vulës së rrumbullakët dhe asaj katrore. Institucioni ynë për një

kohë ishte pjesë e MPMS, mirëpo tani kur jemi decentralizuar është e nevojshme

që institucioni i ynë të ketë vulat përveç asaj shtetërore edhe Logon e Komunës me elemente të

tjera .

Zyrtarja e lartë ligjore pranë MAP-it, përmes E- malit zyrtar të datës 17.01.2020, ka sugjeruar,

se Udhëheqësi i institucionit tuaj, gjegjësisht Kryetari i Komunës - Mitrovicës së Jugut, duhet të

emëroj me vendim komisionin prej tre anëtarëve, i cili si bazë të punës do ta ketë ligjin nr.03/L-

054 dhe Udhëzimin Administrativ nr.03/2009 .

Pas pranimit të përgjigjjes nga zyrtarja e lartcekur, përmes Propozim - Vendimit nr.01-020/04-

0007466/20 të datës 27.01.2020, kam propozuar nxjerrjen e vendimit për themelimin e

komisionit.

Page 14: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

Kryetari i Komunës Mitrovica e Jugut z. Agim Bahtiri, bazuar në propozim –vendimin e QPS-

së, ka nxjerr Vendim nr.01-020/04-0007466/2-20 dt.05.02.2020 për themelimin e komisionit, i

cili bazuar në ligjet pozitive të specifikuara më lartë, do ta trajtoj çështjen e ndërrimit të vulave

shpejt dhe drejtë .

Gjithashtu, pjesë e aktivitetit të Drejtorit të QPS-së ishin edhe takimet me akteret e tjerë si :

DMS ,gjegjësisht, z. Gani Smakaj dhe znj. Selvete Sadiku.Tema e diskutimeve me zyrtaret e

lartcekur ishte bashkëpunimi i ndërsjellë si qelës për identifikimin, zgjedhjen e vështirësive,

gjegjësisht, defekteve në sektorin e SAS-it ,si dhe veprimet për ngritjen e efikasitetit dhe

përformancës në këtë sektor.

Akterët u dakorduan në një pikë, se qasja mund të ndryshohet me angazhimin e të gjithë akterve

përfshirë mbështetjen në logjistikë dhe resurse humane, padyshim se gjendja do të

ndryshohej për të mirë.

Në vazhdën e përpjekjeve të Drejtorit të QPS-së ishte edhe përgjigjja në kërkesën për takim të

Udhëheqësit të Entit të Punësimit në Mitrovicë z. Besmir Salihu, qëllimi i së cilit ishte

koordinimi ndërinstitucional duke përfshirë këtu :

Udhëheqësin e entit të punësimit

Drejtoreshën për integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale

Drejtorin e Qendrës për Punë Sociale

Udhëheqësin e inspektoratit të punës në Mitrovicë dhe

Drejtorin e DKA –së.

Qëllimi i organizmit të këtillë ndërinstitucional është mbrojtja e interesit më të mirë për

qytetaret e Mitrovicës .Gjatë takimit me Udhëheqësin e Entit të Punësimit në cilësi të Drejtorit të

QPS-së Mitrovica e Jugut , i sigurova bashkëpunim dhe përkrahje të iniciativës së tillë.

Nga Udhëheqësi i Entit të Punësimit z. Salihu, u informova për projektet e planifikuara të

Entit, në mesin e të cilave parashihen programe për angazhimin e përfituesve të

Asistencës Sociale të kategorisë së dytë ( II ). Personat e rekomanduar për angazhim të tyre në

këto programe do të thirren dy herë.Për shembull: nëse ftohet herën e parë dhe nuk i përgjigjet

ftesës ,atij personi do t'i specifikohet tiku, që do të thotë se e ka refuzuar angazhimin e

ofruar herën e parë. I njëjti person do të ftohet edhe herën e dytë. Nëse edhe herën e dytë

personi në fjalë e refuzon një mundësi të angazhimit në programe pune, atëherë ai person nuk

ka mundësi ta merr vërtetimin nga Enti i Punësimit .

Bashkëpunimi si mundësi në të ardhmen në mes bazës së të dhënave të SAS-it pranë QPS-së

dhe SIS-it pranë Entit të Punësimit do të jetë një masë shtesë, e cila do të parandalonte dhe

minimizonte mundësinë e përfitimit të asistencës sociale në mënyrë të pa merituar.

Page 15: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

Përveç planit vjetor të punës 2020 dhe raportit vjetor të punës për vitin 2019, i cili i është

përcjellur DMS-së dhe DIEMS-it ,kësaj të fundit i janë dorëzuar edhe raportet për periudhën tre

mujore,gjashtë mujore dhe nëntë mujore.

V. Aktiviteti i Drejtorit të QPS-së periudha 01.02.2020 deri me 29.02.2020

E dhe gjatë muajit shkurt përveç aktiviteteve siç ishin mbledhjet javore me stafin kemi vazhduar me

aktivitete si,komunikimi dhe bashkëpunimi me akteret me te cilët na ndërlidhin punët e përbashkëta është

përpiluar Raporti Mujor i cili ka filluar të praktikohet në vitin 2020 tash e tutje QPS Mitrovica e Jugut do

ti praktikoj raportet mujore ,tre mujore,gjashtë mujore ,nëntë mujore dhe 12 mujore të cilat përveç

DIEMS-it ,Kabinetit të Kryetarit do ti përcillet edhe DMS-së në Prishtinë.

Si QPS kemi vazhduar me agjendën tonë së bashku me dhe mbështetësit si

, dhe Policin e Republikës së Kosovës stacioni Jugor për sensibilizimin

nxënësve në Shkolla lidhur me rolin ,detyrat dhe përgjegjësit e QPS-së dhe akterëve të tjerë mbi të drejtat

dhe detyrimet në raport me qytetarin, në agjendën e muajit shkurt ishin shkollat:

SHMLE ,,Hasan Prishtina” dhe

SHML Gjimnazi ,,Frang Bardhi “

Praktikë kjo e cila aplikohet për herë të parë në nivel të Republikës së Kosovës

Page 16: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

Ligjëratë e mbajtur në SHMLE ,, Hasan Prishtina “

Page 17: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

Ligjëratë e mbajtur në SHML Gjimnazi ,,Frang Bardhi “

Me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe përgjegjësisë në raport me punën e Komisionit

Mjekësor në Shërbimin AS e cila mbahet në QPS-Mitrovica e Jugut e karakterit regjional, janë

marr veprime me ç‟rast zyrtari QPS-i cili ka kryer këtë punë deri më tani,është zëvendësuar me

një zyrtar tjetër të Asistencës Sociale.

QPS-të – si :

Vushtrri

Skenderaj

Leposaviq

Zubun Potok

Zveqan dhe

Mitrovica Veriore

Përmes formës së shkruar janë njoftuar se, lëndët për trajtim duhet ti përgatisin me regjistra

dhe të njëjtat të sillen 1 një ose ( 2 ) dy ditë para mbajtjes së takimit të Komisionit Mjekësor .

Page 18: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

QPS-të të cilat nuk i sjellin lëndët sipas ditëve të caktuara më lartë nuk do të trajtohen (

shqyrtohen ) .

Po ashtu QPS-ve të lartcekura u është njoftuar gjithashtu se, në seancë nuk do të lejohen zyrtar

të asnjë QPS-je, përveç zyrtarit të ngarkuar nga QPS –Mitrovica e Jugut.

Kemi pranuar draft – raportin e auditimit për SNS nr.01/2020 të datës 11.02.2020 mbi të gjeturat,

me ç‟rast në cilësi të Drejtorit kam thirrur mbledhje emergjente me qëllim, ndërmarrjen e masave

për eliminimin e defekteve (të gjeturave) me shkresën nr.0015531/20 datë 21.02.2020.

Janë identifikuar lëndët dhe menaxheret e lëndëve me të gjetura (defekte ), zyrtarëve të SNS-së

ju janë shpërndarë tabela me te gjeturat (defektet) në lëndët e secilit zyrtar veq e veç,të njetit

janë obliguar të ndërmarrin të gjitha veprimet për ti eliminuar të gjeturat e draft – raportit të

auditorit .

Mbi te gjeturat e lartcekura pas identifikimit jemi përgjigjur me komente për të gjeturat e Draft

Raportit të Auditorit. Dhe për angazhimin në këtë drejtim kemi marr komplimente verbale nga

auditorët si QPS e cila i ka marr seriozisht të gjeturat dhe i është përgjigjur me komente draft-

raportit të Auditorit.

Pas përgjigjeve brena afatit ligjor dhe eliminimit të defekteve të specifikuara më lartë me datë

24.02.2020, kam pritur në Zyrën time Auditorët e NJAB/MPMS-së z. Arbon Selimi dhe z. Ismet

Borovci, të cilët ma dorëzuan Raportin Final të Auditimit të QPS-së Mitrovica e Jugut për vitin

2019,

Raport ky, i kërkuar nga ana ime menjëherë pas marrjes së detyrës së Drejtorit të QPS-së.

Përmes Kërkesës nr.1234/19 të datës 08.08.2019 drejtuar Drejtorit të NJAB/MPMS z.

Ruhan Kadriu, që konform detyrave dhe përgjegjësive që kanë të bëjnë me auditimin e sektorit

të Shërbimeve Sociale dhe sektorit të Asistencës Sociale, i njohur si SNS, me qëllim që ta

kuptoj gjendjen faktike të funksionimit e të mbetat (gabimet) dhe në bazë te të gjeturave dhe

rekomandimeve të auditorit të ndërmerren masa që defektet apo gabimet të eliminohen.

Është funksionalizuar sistemin digjital të hyrje daljeve në QPS. Jemi në fazën finale të ndërrimit

të vulës katrore dhe asaj rrethore të QPS-së Mitrovica e Jugut. Kemi marr konfirmimin nga

Eulexi për miratimin e kërkesës së QPS-së për mbështetje në inventar dhe pajisje të teknologjisë

informative.

Page 19: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami
Page 20: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

Pjesë e agjendës së Drejtorit të QPS-së Mitrovica e Jugut gjatë muajit Shkurt ishte edhe takimi

me znj. Alma Qupeva nga Qendra Kosovare për Përkrahje të Bizneseve në objektin e QPS-së, e

cila më informoj lidhur me projektin e kësaj qendre të mbështetur edhe nga USAIDI dhe Qeveria

e Zvicrës në ndërmarrësi dhe grande për pjesëmarrësit potencial.

Ky projekt sipas znj. Qupeva ishte implementuar më parë në disa QPS të tjera dhe tani sipas

saj radha është në Mitrovicë, që duke marr për bazë rrethanat me të cilat ballafaqohet Mitrovica

dhe qytetari i saj, Qendra Kosovare për përkrahje të Bizneseve dhe akteret mbështetës janë

akorduar që numri i përfshirë në projekt të jetë 25. Në cilësi të Drejtorit të QPS-së, znj. Qupeva e

falënderova për mundësin e ofruar, sidomos për krijimin e mundësisë që përfituesit e Asistencës

Sociale nga Kategoria II të përfshihen në këtë projekt, i cili do ju krijonte mundësin kësaj

kategorie të trajnohet dhe përmes grandeve të ju krijohet mundësia e hapjes së bizneseve dhe

gjenerimin e vendeve të punës .

Aktiviteti i radhës së Drejtorit ishte edhe pjesëmarrja dhe certifikimi në punëtorin e cila si temë

kishte ,,Parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm” në datat 27.02.2020,28.02.2020

dhe 29.02.2020.

VI. Aktiviteti i Drejtorit të QPS-së periudha nga 01.03.2020 deri me 31.03.2020

Fillimi i Mujait Mars ishte i zakonshëm,mbledhje të rregullta me stafin për mbarëvajtjen e punëve në

QPS .

Me krijimin e rrethanave të reja për shkak të pandemisë COVID19,atëherë pason ndërmarrja e

aktiviteteve për të ju përgjigjur rrethanave të tjera të krijuara .

Për shkak të sigurisë së shëndetit, me rekomandime nga Institucionet qendrore dhe ato lokale është bërë

reduktimi i stafit të punëtorëve të QPS-së.

Gjatë kësaj periudhe konform, situatës së krijuar kemi bërë aktivitete me gjithë se ,raste ma të rralla kemi

asistuar me Polici, Gjykata dhe kontakte në distancë me palë.

Janë kryer edhe punë të rregullta administrative,është themeluar Komisioni për pranimin e donacionit

nga EULEX-I.

Me qëllim të përmbushjes së objektivave sipas planit vjetor të punës,përmes shkresës zyrtare nr.16-

400/030017470/2020 datë 02.03.2020 drejtuar Drejtorisë së DIEMS-it kemi kërkuar, çuarjen përpara

(aprovimin ) e një programi për mbështetje financiare për familjet potenciale strehuese në komunën

tonë,pasi që jemi e vetmja komunë në nivel të Republikës së Kosovës e cila nuk ka familje strehuese dhe

nuk kemi program mbështetës financiar përveç Ministrisë.

Si QPS shpresojmë shumë se, pas kalimit të pandemisë COVID 19 kërkesa e jonë drejtuar

Drejtorisë së linjës do ti adresohet, Asamblesë Komunale për miratim të pakos mbështetëse

financiare, e cila do të na ndihmonte neve si QPS në rekrutimin e familjeve potenciale strehuese

dhe rrjedhimisht mbrojtjen e interesit më të mirë për fëmijët e braktisur dhe ata pa

përkujdesje prindërore.

Aktivitet kryesor do ta kemi harmonizimin me Drejtorinë e linjës në Komunë dhe Kryetarin e

Komunës, për menaxhimin sa më të mirë dhe tejkalimin e situatës së krijuar me COVID 19 me

pasoja sa më të vogla të mundshme . Kemi përpiluar lista të familjeve me raste sociale dhe në nevojë për shpërndarjen e ndihmave për ta.

Page 21: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

Si QPS - Mitrovica e Jugut, do vazhdojmë me kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive në nivel të lartë të

përgjegjësisë.

VII. RAPORTI PËR RASTET E PUNUARA SIPAS KATEGORIVE NË

SHERBIMET SOCIALE TË QPS-MITROVICË

Periudha prej datës 01.03.2020 deri më 31.03.2020 të ilustruara si në tabelë.

Nr.rënd

or

Kategoria

Nr. i

rasteve

të reja

Numri

i

rastev

e

recidiv

e

Numri i

fëmijëve:

Të mitur

dërguar ne

paraburgi

m ose në

burg për të

mitur në

arrest

shtëpiak

ose SHEK

Numri i

shërbimev

e të

ofruara - Me prindër

të ndarë

-Nën

kujdestari

-Në strehim

familjar

1

Zgjidhje martese-

Kërkesa

7 3 -14

-40

-33

/ 34

2 Dhunë në familje 7

2 / 32

3

Delikuenca e të miturve

14-18

3 / / / 10

4

Fëmijë me sjellje

asociale dhe në konflikt

me ligjin

nën 14 vj.

/ 1 / / 3

5

Ngacmim seksual

Dhune seksuale

1 1 / / 8

6

Fëmijë të dhënë në

adoptim

/ 2 / / 4

7

Kërkesa për kujdestari

të aprovuara

2 / / 10

8

Kërkesa për strehim

familjar të aprovuar të

të afërmit

/ / / / /

9

Kërkesa për strehim në

shtëpinë e pleqve

1 / / / 12

10

Të strehuar në

Shtime-Fëmijë e të

rritur

/ 1 / / 1

11

Keqtrajtim i fëmijëve

/ / / / /

12

Kërkesa për bashkim

/ / /

Page 22: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

familjar

13

Kërkesa për ndërrimin

e emrit –mbiemrit

/ / / / /

14

Kërkesa për fëmijë me

aftësi të kufizuar

16 / / 32

15

Rastet depresive -

psikiatrike

1 / / / 1

16

Rastet e trajtuara nga

psikologu –në OJQ

/ / / /

17

Fëmijë të braktisur 2 / / / 12

18

Fëmijë të strehuar në

SOS apo gjetkë

4 / / 8

19

Kujdestaria për raste të

veçanta

/ / / / /

20

Kërkesa për leje –

trashëgimi

/ / / / /

21 Certifikata të ndryshme -për nënshtetësi -për zotësinë e veprimit -për ushtrimin e drejtës prindërore, etj.

-111

-66

-10

/ / / 187

22

Kërkesa për heqjen e

aftësisë së veprimit

/ / / /

23

Pëlqimi për martesë te

të miturve

/ / / /

24

Viktima trafikimi –nr. 1 / / 1

25

Strehuar në

Institucionin për

mbrojtjen e fëmijëve

potencial në trafikim –

Lipjan ose në QMGF

dhe MPVT

/ / / / /

26

Klientë të strehuar në

Strehimore për

mbrojtjen e grave dhe

fëmijëve (QMGF)

Mitrovicë

2 / / 13

27

Aprovim i kërkesave

për të moshuarit për ti

/ / / / /

Page 23: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

strehuar në Shtëpitë e

pleqve

28

Të strehuar në OJQ –të

tjera

Hop and Hommes

1 / / / 5

29

Kërkesa për adoptim të

paaprovuara –në

procedurë

/ 8 / / /

30 Kontaktet prindër -

fëmijë

7 59 / / 46

31 Prezantimi në polici për

intervistimin e të

miturve

8 / / / 15

32 Prezent në polici për

dhunë familjare

3 / / / 5

33 Prezent në Polici

Abuzim seksual / / / / /

34

Prezantimi në seancë

gjyqësore për

konflikte martesore

14 / / / 14

35 Prezantimi në seancë

gjyqësore për adoptim

/ / / / /

36 Prezantimi ne seancë

gjyqësore për të mitur

delikuente

/ 1 / /

37 Prezantimi në seancë

gjyqësore për dhune

seksuale

/ 2 / / 1

38 Prezantimi në seancë

gjyqësore për trafikim

/ / / / /

39

Vizita familjeve për

rastet aktive (pa marr

parasysh se cila

kategori)

20 12 / / 28

40 Vizita në shkollë për

të mitur

1 / / / 3

41 Raste tjera –shëno:

kërkim lëmoshë

Rastet për TMR

1 / / / 2

42 Prezent gjatë

Ekzaminimit për

fëmijët nën moshën

1 / / / 1

Page 24: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

18 vjeçare

43 Ndihmë direkte nga

organizata TDH

5

/ / / 5

44 Regjistrimi i

mëvonshëm për të

mitur

1 / / / 4

TOTALI SIPAS

KATEGORIVE

292

96 87 0 497

VIII. Tabela si më poshtë brenda vetës ngërthen, Raportin e Sektorit të Shërbimeve të

Asistencës Sociale, periudha nga 01.01.2020 deri me 31.01.2020

Titulli Aktiviteti Kategoria

I

Kategoria

II

Gjithsejtë

Aplikimi 1. Numri i rasteve që kanë aplikuar për here të

parë 49 35 84

2. Sa prej tyre janë aprovuar 25 30 55

3. Sa janë në shqyrtim 10 7 17

4. Sa prej tyre janë refuzuar 3 9 12

- 2. Numri i rasteve të larguar për mos ri-aplikim - - -

2.1. Numri i rasteve që kanë aplikuar 400 439 839-

2.2. Numri i rasteve të larguar në mung

dokumentacioni

- - -

Verifikimi 3. Numri i plot i familjeve të verifikuara dhe

riverifikuara

70 44 114

3.1 Sa prej tyre janë aprovuar 268 445 713

3.2. Sa prej tyre janë refuzuar 2 1 3

Komis-

Mjeksor

4. Numri i rasteve të dërguara në Komision

Mjekësor

796 796

4.1 Numri i rasteve të aprovuara nga Komisioni

Mjekësor

691 691

4.2 Numri i rasteve të refuzuara nga Komisioni

Mjekësor

4.3Nr.i rasteve te kthyera nga Kom. Mjek për kompl

,doku

49

56

49

56

Anëkesat 5.Numri i rasteve të paraqitura nga shfrytëzuesit në

SAS

30 24 54

a.Në shkallë të parë - - -

b.Në shkallë të dytë 30 24 54

5.1 Numri I ankesave të aprovuar 3 3

5.2 Numri i ankesave të refuzuara 11 19 30

Page 25: Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami

Me respekt, Drejtoresha, Nazan KËRVESHI

______________________________

5.3 Numri i ankesave ne shqyrtim 11 10 21

5.4 Konteste në Gjykatë

a. Konteste të aprovuara

b. Konteste të refuzuara

Baza 6. Numri i rasteve të protokolluara

6.1 Numri i rasteve të futura në bazë 460 495 955