40
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI: MAMI PUNIM DIPLOME KUJDESI INFERMIEROR TE TË SËMURËT ME PNEUMONI DHE BRONKOPNEUMONI Mentori Emri i kandidatëve: Prof.Asoc.Dr. Idriz Berisha Elona Krasniqi . Pranvera Thaqi Gjakovë, 2019

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” infermieror te te...universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: mami punim diplome kujdesi infermieror te

  • Upload
    others

  • View
    91

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË

PROGRAMI: MAMI

PUNIM DIPLOME

KUJDESI INFERMIEROR TE TË SËMURËT ME

PNEUMONI DHE BRONKOPNEUMONI

Mentori Emri i kandidatëve:

Prof.Asoc.Dr. Idriz Berisha Elona Krasniqi

. Pranvera Thaqi

Gjakovë, 2019

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË

PROGRAMI: MAMI

PUNIM DIPLOME

KUJDESI INFERMIEROR TE TË SËMURËT ME

PNEUMONI DHE BRONKOPNEUMONI

Mentori Emri i kandidatëve:

Prof.Asoc.Dr. Idriz Berisha Elona Krasniqi

. Pranvera Thaqi

Gjakovë, 2019

3

Punimi është realizuar në Universitetin Publik të Gjakovës “Fehmi Agani” në bashkëpunim me

Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, Departamenti i Pulmologjisë.

Mentori:Prof.Asoc.Dr.IDRIZ BERISHA.

Punimi përfshinë: 40 Faqe, 3 Grafikona, 3 tabela dhe 1 figurë.

4

DEKLARATA E ORIGJINALITETIT

Ne, Elona Krasniqi me nr.ID:160305020 dhe Pranvera Thaqi me nr.ID:160305043 studente ne

Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, Fakulteti i Mjekësisë, Drejtimi: Mami.

Deklarojme se kjo Temë e Diplomës me titullin “Kujdesi infermieror tek të sëmuret me

pneumoni dhe bronkopneumonia” është punim i ynë origjinal.

E gjithë literatura dhe burimet që kemi shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara ne referenca dhe

plotësisht të cituara.

Në mbështetjen të Rregullores për Studime Themelore të Fakultetit të Mjekësisë neni 46 dhe të

Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë te dates 26.09.2019 nr. ref .005/368 deklarojmë se:

Pjesen e pare të temës me titullin: Pneumonia dhe kujdesi infermieror e punuar nga unë

Elona Krasniqi.

Pjesen e dytë të temes me titullin: Bronkopneumonia dhe kujdesi infermieror e punuar

nga unë Pranvera Thaqi.

5

PËRMBAJTJA

I.Përmbajtja e temës……………………………………………………………………………..4

II.Abstrakti………………………………………………………………………………………7

III.Hyrje…………………………………………………………………………………………9

IV. Metodologjia e hulumtimit ….…………………………………………………………….10

KAPITULLI I

1.ANATOMIA E SISTEMIT RESPIRATOR…………………………………………………11

KAPITULLI II

2. PNEUMONIA……………………………………………………………………………...13

2.1 Pneumonia lobare…………………………………………………………………………17

2.2 Pneumonia streptokoksike………………………………………………………………...19

2.3 Pneumonia stafilokoksike…………………………………………………………………20

2.4 Pneumonitë virusale………………………………………………………………………21

2.5 Pneumonitë mikotike…………………………………………………………………….23

2.6 Pneumonitë eozinofilike…………………………………………………………………24

6

KAPITULLI III

3.BRONKOPNEUMONIA……………………………………………………………………..25

3.1 Pneumonia aspirative………………………………………………………………………26

3.2 Pneumonia hipostatike……………………………………………………………………..27

KAPITULLI IV

4. KUJDESI INFERMIEROR …………………………………………………………………28

VI. Rezultatet……………………………………………………………………………………34

4.2 Referencat……………………………………………………………………………….. …37

7

ABSTRAKT

Pneumonia është inflamacion i sistemit respirator, i shkaktuar nga mikroorganizmat , është

dukuri e shpeshtë. Ky inflamacion prek rrugët e frymëmarrjes dhe parenkimën . Ndarja e

pneumonive është ajo, sipas indit ku shkaktohen në parësore dhe dytësore.

Bronkopneumonia është inflamacion dytësore që prek lobulet. Shkaktarët arrijnë në mushkëri me

anë të bronkeve ose me anë të gjakut. Bronkopneumonia manifestohet me temperature jo shumë

të lartë, pa ethe, me kollë dhe këlbazë e cila përmban qelb, leukocite, mukusë dhe bakterie.

Qëllimi i këtij punimi të diplomës është njohja me sëmundjen e pneumonise dhe

bronkopneumonise, etiologjia dhe patogjeneza, diagnoza, ekzaminimet, komplikimet dhe

mjekimi dhe kujdesi infermieror tek pacientet me pneumoni dhe bronkopneumoni.

Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e studimit retrospektiv dhe metoda

kuantitative. Ky punim bazohet, në të dhëna të marrura nga regjistrat e Spitalit të Përgjithshëm

të Gjakovës.

Janë grumbulluar dhe analizuar të dhëna të marrura nga Spitali I Përgjishem “Isa Grezda” në

repartin e Pulomologjisë mbi moshën, gjinin, vendin dhe paraqitjen e sëmundjës së pneumonisë

dhe bronkopneumonisë të pacientët në preiudhë kohore prejë 8 muajsh të vitit 2019 nga data

01.01.2019 deri 31.08.2019.

8

ABSTRACT

Pneumonia is an inflammation of the respiratory system caused by microorganisms, a common

occurrence. This inflammation affects the airways and parenchyma . The most current of

pneumonia is that, according to the tissue, where they are caused in the primary and secondary.

Bronchopneumonia is secondary inflammation that affects the lobuls. The triggers reach the

lungs through the bronchi or through the blood. Bronchopneumonia manifestes itself at a very

low temperature, without fever, with cough and phlegm which contains pus, leukocytes, mucus

and bacteria.

The purpose of this thesis is to acquaint you with pneumonia and bronchopneumonia disease,

etiology and pathogenesis, diagnosis, examination, complications, treatment and nursing care for

patients with pneumonia and bronchopneumonia.

A retrospective study method and quantitative method were used to carry out of this work. This

paper is based on date optained from the records of Gjakova General Hospital.

Data were collected and analyzed from “Isa Grezda” Hospital Pulmology ward on age, sex,

places and presentation of pneumonia and bronchopneumonia disease patients in 8 months of

2019 from 01.01.2019 to 31.08.2019.

9

HYRJE

Inflamacionet e sistemit respirator, të shkaktuara nga mikroorganizmat, janë dukuri e shpeshtë.

Këto inflamacione prekin rrugët e frymëmarrjes dhe parenkimën. Fillojnë nga hunda ose nga

gryka dhe gradualisht kalojnë në bronke dhe parenkimë.

Ndarja më aktuale e pneumonive është ajo, sipas indit, ku shkaktohen në parësore dhe dytësore.

Pneumonitë parësore janë inflamacione të pavarura, të cilat pas shërimit nuk lënë gjurmë,

ndërrimet tërhiqen plotësisht.

Pneumonitë dytësore janë komplikim i ndonjë sëmundje të meparshme, ose rënies së imunitetit

të përgjithshëm, shërohen duke lënë gjurmë, nuk tërhiqen tërësisht.

Bronkopneumonia është inflamacion dytësore që prek lobulet. Zgjerohet nga lartë poshtë prej

bronkeve në alveole. Shkaktarët arrijnë në mushkëri me anë të bronkeve dhe me anë të gjakut.

Më tepër prek pjesët e mushkërive, që janë më pak të ventiluara, si te bronkiti, staza,

obstruksioni i bronkut. Shkaktarët janë bakteriet grampozitive dhe gramnegative.

Bronkopneumonia manifestohet me temperaturë jo shumë të lartë, pa ethe, me kollë dhe këlbazë,

e cila përmban qelb, leukocite, mukosë dhe bakterie.

10

METODOLOGJIA

Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e studimit retrospektive dhe metoda

kuantitative (informacione precise dhe statistika ) .Ky punim bazohet në të dhënat e regjistrave

që janë siguruar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “ISA GREZDA” .

Në këte punim janë analizuar historitë e pacientëve të diagnostifikuar me Pneumoni dhe

Bronkopneumoni gjatë periudhës 8 mujorëshe nga muaji Janar deri në muajin Gusht të vitit 2019

në repartin e Pulmologjisë. Poashtu , janë analizuar grupmoshat e ndryshme dhe janë ndarë sipas

gjinisë të cilët janë trajtuar në Spital.

Rezultatet janë shprehur me vlerë absolute dhe me përqindje.

Paraqitja e rezultateve është bërë me tabela dhe me grafikone.

Qëllimi

Qëllimi i këtij punimi të diplomes është njohja me sëmundjen e pneumonisë dhe

bronkopneumonisë, patogjeneze, paraqitjen klinike dhe mjekimin.

11

KAPITULLI I

Anatomia e sistemit respirator

Sistemi i frymëmarrjes është një grup organesh të përfshira në një proces konstant shkëmbimi

midis ajrit dhe gjakut , me qëllim furnizimin e trupit me oksigjen, për të cilin ka nevojë dhe

eliminimin e dioksidit të karbonit që prodhohet në trup.1

Sistemi respirator përbëhet nga:

Hunda dhe sinuset paranazale

Faringu ( me nëndarjet:nazofaringu ,orofaringu dhe laringofaringu )

Laringu

Trakeja

Bronket ,bronkiolet ,duktuset , sakuluset alveolare dhe alveolat

Mushkëritë2

Fig.1. Anatomia e sistemit respiratore , 1 kaviteti i hundes , 2 kaviteti i gojes , 3 faringu , 4 laringu , 5 trakea , 6

bronku i djathte, 7 bronku i majte , 8 mushkerija e djathte , 9 baza e mushkerive , 10 diafragma .3

1 Moore, Keith L, Dalley, Arthur F, Agur, Anne M. R, Anatomia me orientim klinik

2 Hansen, John T, Anatomia e netter-it, Botimi I pare I shtypur në republikën e Kosovës, 2010, faqe 7-1.

3 https://www.pinterest.com/pin/149955862573813855/ , qasur më 21.09.2019 në ora 12:56

12

Hunda – nasus: është pjesa fillestare e aparatit të frymëmarrjes. Ndahet në hundën e jashtme

dhe të brendshme.4

Goja – os: pjesë fillestare e gypit të tretjes e përbëre nga një kavitet, i cili rrethohet nga buzet.

Goja bën të mundur futjen e ushqimit në aparatin tretës dhe luan rol tek e folura, shijimi dhe

frymëmarrja.

Faringu- pharynx : kanal prej membrane muskulore qe lidhe kavitetet nazale me laringun , si

dhe kavitetin e gojës me ezofagun . Faringu shërben si rrugë për kalimin e ajrit dhe ushqimit .

Laringu – larynx : kanal prej muskuli dhe kërci që lidh faringun me trakenë. Tek laringu

gjenden kordat zanore, të cilat kryejnë funksione që lidhen me frymëmarrjen dhe zërin .

Trakea – trachea : kanal i përbërë prej muskuli dhe kërci që lejon kalimin e ajrit nga laringu tek

bronket dhe anasjelltas.5

Bronket – bronchi: ndahet në dy bronket kryesore , te djathte dhe te majte . Ato ndryshojnë nga

njeri tjetri nga gjatësia , drejtimi dhe numri i unazave kartilagjinoze. 6

Mushkeritë- pulmones organe të sistemit të frymëmarrjes të përbëra prej indesh elastike ,të cilat

kryejnë shkëmbimin e gazrave midis ajrit dhe gjakut7

4 Totozani, Drita, Qamirani, Sofika, Anatomia normale e njeriut, Tiranë, 2001, fq.180.

5 Moore, Keith L, Dalley, Arthur F, Agur, Anne M. R.

6 Totozani,Drita, Qamirani, Sofika, Anatomia normale e njeriut, Tiranë,2001, fq. 186.

7 Moore, Keith L, Dalley, Arthur F, Agur, Anne M. R.

13

Kapitulli II

Pneumonia

Inflamacionet e sistemit repirator, të shkaktuara nga mikroorganizmat, janë dukuri e shpeshtë.

Këto inflamacione prekin rrugët e frymëmarrjes dhe parenkimën. Fillojnë nga hunda ose nga

gryka dhe gradualisht kalojnë në bronke dhe parenkimë. Kan ecuri acute dhe

kronike.Inflamacionet kronike, si pneumonia dhe bronkiti kronik,paraqesin një sindrome me

interest ë veçantë që dita ditës është në rritje, sidomos ne vendet me industri të zhvilluar.

Ndarja më aktuale e pneumonive është ajo, sipas indit, ku shkaktohen në parësore dhe dytësore.

Pneumonitë parësore janë inflamacione të pavarura, të cilat pas shërimit nuk lënë gjurmë,

ndërrimet tërhiqen plotësisht.

Pneumonitë dytësore janë komplikim i ndonjë sëmundje të mëparshme , ose rënies së imunitetit

të përgjithshëm , shërohen duke lënë gjurmë, nuk tërhiqen tërësisht.

Është per të u përmendur edhe ndarja në pneumoni alveolare ,të cilat shkaktohen nga bakteret

dhe pneumoni intersticiale, që shkaktohen nga viruset.

Etiologjia dhe patogjeneza- në paraqitjen e pneomonisë, rol të rëndësishëm luajnë mekanizmat

mbrojtës të organizmit dhe vetitë biologjike të shkatarit-mikroorganizmit. Nëse mekanizmat

mrojtës janë të ruajtur edhe hyrja e herëpasherëshme e agjentëve të ndryshëm, nuk do të

shkaktojë inflamacion . Por, nëse këto mekanizma janë të dobësuar, jo vetëm mikroorganizmat

patogjene, por edhe saprofitët që janë florë normale e sistemit respirator, do të shkaktojnë

inflamacion.

Porta hyrëse e shkaktarëve janë rrugët e frymëmarrjes , shkaktari hyn në mushkëri me anë të

ajrit dhe me anë te grimcave qe aspirohet nga rrugët e sipëme të frymëmarrjes , edhe me rrugët

hematogjene dhe limfohematogjene.

14

Faktorët favorizues të infeksionit janë dobësimi i forcave mbrojtëse të organizmit si: imuniteti

humoral, forcat mbrojëse të trungut bronchial, efekti i surfaktantit alveolar dhe makrofagëve

alveolar.

Si shkaktarë parësor të inflamacionit mushkëror, padyshim janë viruset. Ato shkaktojë

hipersekrecione te mukusit në trungun bronkial. Në këtë mukus, vjen deri te shumëzimi i

baktereve dhe aspirimi i tyre në pjesët e tjera. Nga ana tjetër, jo vetëm që çrregullohet funksioni

mukociliar, por bllokohet edhe imuniteti qelizor. Faktorët e tjerë favorizues janë: pluhuri,

lagështia, të ftohtit, tymi i duhanit, gazrat e ndryshëm, lodhja fizike dhe psikike, sëmundjet e

metabolizmit, insuficienca kardiake, aspirimi i masave oleoze, traumat e krahërorit, gjendjet

komatoze, faktorët jatrogjen (intubimi, anestezioni, rrezatimi, përdorimi i pakontrolluar i

antibiotikëve, kortikoidet dhe oksigjenit). Shpeshtësia e inflamacionit të sistemit respirator,

kushtëzohet nga këta faktorë:

-mushkëritë kanë një sipërfaqe të madhe. Trupi i njeriut ka një sipëfaqe prej 1.7 m2, ndërsa

mushkëritë kanë afër 97 cm2.

-mushkëritë kanë qarkullim të gjakut të dyfishtë që përbëhet nga qarkullimi funksional dhe ai

nutritivë, qarkullime këto që komunikojnë njëri me tjetrin.

-mushkërit po ashtu kanë edhe qarkullim limfatik të dyfisht. Ky përbëhet prej qarkullimit

centripental që përcjellë bronket dhe enët e gjakut dhe prej qarkullimit centrifugal, i cili shkon

nëpër intersticium, deri në pleurë dhe mbaron në pjesën e nën pleurës.

-mushkërite janë në kontakt të vazhdueshëm me ambientin e jashtëm, nëpërmjet të këmbimit të

ajrit.

15

Këta faktorë bëjnë që sëmundjet e sistemit respirator të jenë të shpeshta, mirëpo përkundër

këtyre faktorëve favorizues , sistemi respirator ka edhe mekanizmat e vetëmbrojtës, nga të cilët

duhet të theksohen këta: refleksi epiglotik, i cili eviton aspirimin e sekreteve të infektuar dhe të

ushqimit;

-mukoza e sistemit respirator krijon mukus ngjitës, i cili bën që agjentët patogjen të fiksohen dhe

kështu nuk kalojnë në rrugët distale të trungut bronkial. Është e njohur se shkaktarët e

pneumonisë, arrijnë në pjesët e poshtme të rrugëve të frymëmarrjes, më së shumti në formë

pikash me ajrin e inhaluar ,

-mukusi, nga ana tjetër, shkakton kollë, e cila eliminon mukusin e grumbulluar e bashkë me të,

eliminon edhe agjentët e ndryshëm patologjik,

-ciliet e epitelit të rrugëve të frymëmarrjes me levizjet e tyre në drejtim të laringut dhe gojës,

zhvendosin mukusin në këtë drejtim bashkë me agjentët e ndryshëm patogjen. Në aparatin ciliar

dhe mekanizmin e tij, ndikojnë shumë faktorë . Inflamacioni i shkatërron ciliet, ndërsa tymi i

duhanit, ajri i ftohtë dhe i thatë e ngadalësojnë lëvizjen e tyre. Kështu pengohet eliminimi i

mukusit dhe favorizohet grumbullimi i tij, përkatesisht infeksioni .

16

Makrofagët alveolar janë të vetmet qeliza të organizmit, të cilat gjenden normalisht në siperfaqen

e epitelit alveolar. Këto konsiderohen si mbrojtësit kryesor të kësaj sipërfaqe të madhe alveolare.

Në saje të efektit mbrojtës tëmakrofagëve, indi mushkëror mbetet steril. Makrofagët alveolar,

kanë efekt të madh metabolik, për këtë shkak se dallohen nga makrofagët e tjerë. Këto

mundësojnë digjestionin e materieve të fagocituar. Faktorët imunitarë të fituar, po ashtu

luajnë rol të rëndesishëm.

Diagnoza klinike te pneumonisë bazohet në anamnezë, egzaminimin e të sëmurit dhe rentgen

mushkërive, ndërsa plotësohet me egzaminime hematologjie, mikorobiologjike dhe imunologjie.

Anatomia patologjike – në procesin e ndërrimeve patoanatomike të pneumonisë dallon 4 stade:

-Stadi i kongjestionit –karakterizohet me hipermi dhe edemë.

-Stadi i hepatizimit të kuq – në këtë stad eksudati përmban shumë fibrin, eritrocite, leukocite

dhe pneumokokë.

-Stadi i hepatizimit gri – në këtë stad në eksudat dominojnë leukocitet.

-Stadi i rezolucionit – fillon me procesin e kolikvacionit dhe të resorbimit të eksudatit .8

8 Sokoli, Ali, Mustafa, Daut, Haxhi, Musa,Bunjaku-Raça,Iliriana,Pulomologjia, botim Artini, Prishtinë, 2015, fq . 127- 131.

17

2.1. PNEUMONIA LOBARE

Pneumonia lobare është pneumoni parësore , e shkaktuar më së shpeshti nga streptokoku i

pneumonisë – pneumokoku dhe më rrallë nga streptokoku piogjen, stafilokoku ose kelbsiella

gram-negative.

Inflamacioni fillon ne alveole dhe prej aty përhapet me rrugë te frymëmarrjes , duke prekur

segmentet dhe lobin . Fillon papritmas , me dridhje , ethe të shoqëruara me temperaturë të lartë

deri në 40 grade, kollë të thatë në fillim , pastaj me këlbazë të gjakosur me ngjyrë të ndryshkut

,dhembje në kraherore në formë të therjes .

Egzaminimi fizikal –frymëmarrje e shpejtuar, fremitusi pektoral i forcuar , ka fërkim pleural në

anën e prekur.

Ekzaminimi laboratorik – eritrosediementi është i rritur me neutrofili dhe kthim të formulës

leukocitare në të majtë.

Egzaminimi i këlbazës – në këlbazë gjinden polimorfonuklearë dhe një numër i madh i

pneumokokëve.

Egzaminimet funksionale –bëjnë fjalë për insuficiencë respiratore të tipit restriktiv, qarkullimi

i gjakut në alveole është i ruajtur ,por këmbimi i gazrave është kompromituar . Si pasojë vjen

deri te hipoksia dhe zvogëlimi i saturimit të gjakut me oksigjen.

18

Diagnoza diferenciale – vjen në konsiderim : lobiti specifik ,pneumonia kazeoze,abcesi

mushkërore , kanceri bronkial , infarkti mushkërive , atelektaza ,pleuriti interlobar ,

bronkiektazia etj.Tuberkulozi është sëmundje e moshave të vjetra , si dhe pneumonia , prandaj

diagnoza diferenciale është e vështirë.

Diagnoza e tuberkulozit vihet në bazë të egzaminimit bakteriologjikë pozitiv. Te të sëmuret me

moshë mbi 40 vjeqare , me egzaminim citologjik, duhet te kanceri përjashtohet, sepse pneumonia

shpesh është komplikim i obstruksionit të bronkut.

Komplikimet – mund të jenë pulmonare: abcesi pulmonar, pneomunia recidivante, edema

pulmonar; pleurale; pleuriti eksudative, pneumotraksi,piopneumotoraksi;nga organet e tjera:

perikarditi,mikokarditi,endokarditi,meningjiti, insuficienca vaskulare periferike- kolapsi,

insuficienca respiratore acute, nefriti pneumokoksik, otiti.

Mjekimi- bazohet në dhënien e antiobiotikëve. Të rastet e rënda ordinohet antibiotikët me efekt

bakteriocid, ngasë ato veprojnë më shpejtë në bakteriet që shumëzohen shpejtë.Pneumonia e

pakomplikuar trajtohet prej 13-14 ditë. Nëse vjen deri te komplikimet, varësisht, prej gjendjes,

vazhdohet terapija edhe më gjatë.9

9 Sokoli, Ali, Mustafë, Daut, Haxhi, Musa, Bunjaku-Raça,Iliriana,Pulomologjia, botim Artini, Prishtinë, 2015, fq. 131-133.

19

2.2.Pneumonia streptokoksike

Kjo pneumoni shkaktohet nga streptokoku beta hemolitik.Ka incidence prej 3-5 për qind të

pneumonive bakteriale.Paraqitet më shpesh gjatë epidimive të gripit ,si kommplikim i morbileve

dhe i infeksioneve të tjera virusale . Duhet theksuar se shumë here komplikohet me pleurit dhe

empiemë , rrallë edhe me abces mushkërore . Simptomatologjia nuk ka ndonjë ndryshim nga

pneumonitë e tjera . Diagnoza bazohet ne izolimin e streptokokut në këlbazë dhe likidin pleural .

Mjekimi – terapia te pneumonia e shkaktuar nga streptokoku, bëhët me penicilin G ,ose me

preparate të penicilinës sintetike , të dhënë në mënyrë paranterale 10-14 ditë.Tetraciklinat nuk

rekomandohen , sepse 20 deri ne 30 % të streptokokëve, janë rezistentë në këta antibiotik.

20

2.3.Pneumonia stafilokoksike

Incidenca e kësaj pneumonie, është afër 5 % e të gjitha pneumonive, kjo pneumoni pëson rritje të

dukshme gjatë epidemive të gripit, morbileve, kollë së mirë dhe sëmundjeve kronike.

Tabloja klinike – pneumonisë stafilokoksike i paraprin ndonjë infeksion i rrugëve të

frymëmarrjes, me dhembje, grykë, kollë, temperaturë të lartë, plogështi të përgithshme. Pas

qetësimit të fazës akute,pas 2-3 ditëve,gjendja keqësohet papritmas me ethe të përcjella me

temperaturë të lartë ,kollë, me këlbazë me qelb dhe gjak,dispne,cianozë dhe dhembje ne

kraheror.

Egzaminimi fizikal-dëgjohen kërcitje inspiratore të vonshme në pjesët e prekura ,por ndërron

shpejt varësisht nga komplikimet përcjellëse.

Egzaminimi radiologjik-është me rëndësi të posaçme për vënien e diagnozës ,shihen ndërrime

të rrumbullakëta polimorfe që shpejt nekrotizojnë duke formuare abcese të

shumta ,pneumotorakt dhe piopneumotoraks.Diagnoza verifikohet me izolimin e stafilokokut në

këlbaze dhe me egzaminim radiologjik.Terapia bazohet në dhënien e antibiotikëve penicilinazë

rezistentë dhe penicilina ose cefalosporinat.Në rastë se i sëmuri është alergjik në

penicilinë ,jepet vankomicin.

Prognoza –edhe pas zbulimit të antibiotikëve ,është e pavolitshme ,vdekshmëria sillet diku 10-

20 % ( përqind ),kurse te fëmijët dhe te të moshuarit edhe më e lartë.

21

2.4. Pneumonitë virusale

Pneumonitë virusale janë shumë të shpeshta , ato paraqesin një sindrome klinike patoanatomike ,

epidemiologjike dhe radiologjike karakteristike , prandaj edhe emërtimi atipik nuk qëndron .

Etiologjia : shkaktari i sëmundjes jane viruset , prej të cilave më shpesh viruset e gripit A ,

B ,C , adenoviruset , viruset e parainfluences .

Anatomia patologjike – ndërrimet lokalizohen në intersticium , prandaj quhen pneumoni

intersticiale. Meqense ndërrimet lokalizohen në intersticium, përfshijnë bronket dhe bronkiolet

dhe në këtë mënyrë, shkaktojnë bronkit dhe peribronkit .

Epidemiologjia – derisa pneumonitë e tjera paraqiten në mënyre sporadike , pneumonitë

virusale kanë karakter epidemik , paraqiten më së shumti në stinën e dimrit , në vjeshtën e

vonshmë dhe në pranverën e hershme . Por kjo nuk do te thotë se nuk paraqitën edhe në kohë

tjetër .

Tabloja klinike – fillimi i sëmundjes është i ngadalshëm , jo si te pneumonitë bakteriale që

fillojne papritmas .

Temperature rritet gradualisht , ndonjëherë arrin 39 C dhe bie në mënyrë litike , rëndom zgjat

disa ditë , ndonjëherë 2-3 javë, por mund të zgjatë edhe më tepër. Dispnea dhe cianoza paraqiten

te format e rënda të pneumonisë virusale .

22

Egzaminimi fizikal –meqenëse bronket janë të obstruara në vendin e lokalizimit të ndërrimeve ,

ekzaminimi fizikal është i varfër ose plotësisht negativ mirëpo shpeshherë konstatohet zëri i

shurdhët në perkusion matitet .

Me ekzaminim radiologjik vërehet hije homogjene me intensitet të lehtë deri mesatar, jo mirë të

kufizuara , shpesh të lidhur me hilus më tepër në pjesët e poshtme .Ndonjëherë vihet re vizatim

pulmunar i theksuar.

Egzaminimet laboratorike – eritrosedimenti është i rritur , po ashtu edhe leukocitet ; në

formulën leukocitare , dominojnë limfocitet .

Këto pneumoni në përgjithësi , kanë rrjedhim beninje , me përjashtim te të sëmurët e moshuar, të

fëmijët , si dhe të infeksionet nga virusi i psitakozes koksella burneti etj.

Diagnoza – për diagnozë , rëndësi të të veqantë ka anketa epidemiologjike , simptomat katarrale

si para prijëse të sëmundjes , testet serologjike megjithëse mbërrijnë mjaft vonë si dhe terapia e

pasukseshme me antibiotik.

Diagnoza diferenciale – pneumonitë virusale paraqesin problem diagnostik. Në diagnozën

diferenciale duhet pasur parasysh : tuberkulozin pulmunar , karcinomen bronkogjene ,

pneumonitë bakteriale , sarkoidozen dhe fibrozat e ndryshme të mushkërive .

Mjekimi – antibiotiket nuk kanë efekt të dukshëm në viruset , sidomos në viruset e vogla ,

mirëpo dhënia e tyre ka qëllim te caktuar mbrojtës .Përndryshe terapia është simptomatike dhe

me antibiotik të spektrit te gjerë.10

10 Sokoli, Ali, Mustafë, Daut, Haxhi, Musa, Bunjaku-Raça,Iliriana, Pulomologjia, botim Artini, Prishtinë, 2015, fq.134-137

23

2.5. Pneumonitë mikotike

Këto pneumoni shkaktohen prej myshqeve. Sëmundja pothuaj gjithnjë ka karakter

kronik.Sëmundjet mikotike u bënë dukuri e shpeshtë nga përdorimi i antibiotikëve ,kortikoideve

dhe citostatikëve ,sidomos me përdorimin e pa kontrolluar te të cilët është bërë transplantimi i

indeve ose i organeve .Diagnoza bazohet në izolimin e myshqeve me mikroskopi direkt ose me

kultivimin e myshqeve në ushqimore.

Terapia –është mjaft komplekse ,për arsye se barnat ,të cilat përdoren janë toksike,sidomos

Amfotericina B,që konsiderohet si bari më efikas ,dhe 5 Fluoracitozina që është ,po ashtu toksike

dhe jo aq efikase .Bari më i përdorur është Nistatina ,por pa ndonjë efikasitet të madh .Te format

e lokalizuara të pneumonive mikotike ,ndonjëherë bëhet intervenim kirurgjikë.

24

2.6. Pneumonia eozinofilike

Ndër manifestimet më të shpeshta pulmonare me etiologji alergjike ,është infiltrati eozinofilik i

Lofflerit.Karakterizohet me granulocite euzinofilike ,likid seroz dhe serofibrinoz ,i cili

grumbullohet në zbrazëtitë alveolare.Në ndonjë alveole gjenden edhe kristale Charkol-

Leyden.Këto ndërrime paraqiten edhe në mëlqi dhe në palcën kockore.

Prognoza-sëmundja zgjatë 2-3 javë ,kurse rrallëherë merr karakter kronik,më çërast ndodhë të lë

vragë.

Terapia-varet nga sëmundja parësore . Nëse nuk është e shkaktur prej infeksionve parazitare ose

bakteriale, terapija me kortikoideve është e suksesshme .11

11 Sokoli, Ali, Mustafë, Daut, Haxhi, Musa, Bunjaku-Raça,Iliriana, Pulomologjia, botim Artini, Prishtinë, 2015, fq. 138-139.

25

KAPITULLI III

BRONKOPNEUMONIA

Bronkopneumonia (pneumonia dytësore)-është inflamacion dytësore që prekë

lobulet .Zgjerohet nga lartë poshtë prej bronkeve në alveole.Shkaktarët arrijnë në mushkëri me

anë të bronkeve ose me anë të gjakut . Më tepër prek pjesët e mushkërive ,që janë më pak të

ventiluar ,si te bronkiti, staza , atelektaza,obstruksioni i bronkut .Shkaktarët janë bakteriet

grampozitive dhe gram negative .

Bronkopneumonia manifestohet me temperaturë jo shumë të lartë,pa ethe ,me kollë dhe këlbazë ,

e cila përmbanë qelb ,leukocite,mukusë dhe bakterie .

Egzaminimi fizikal varet nga lokalizimi i ndërrimve .Po të jenë ata afër sipërfaqes ,dëgjohet

frymëmarrje bronkiale ose bronkuvezikulare me zhurma përcjellëse.

Egzaminimi radiologjik-shihen hije të shumta me madhësi të ndryshme të rrumbullakëta ,jo

mirë të kufizuara.

Diagnoza-bazohet në marrjen e anamnezës ,egzaminimin radiologjik, e sidomos në egzaminimin

bakteriologjik të këlbazës .

Diagnoza diferenciale-vjen në konsiderim pneumonia primare bakteriale,pneumonia

virusale,bronkektazia ,tuberkulozi.Në këtë rast diagnoza diferenciale,ka rëndesi sidomos për

orientimin e terapisë.Mjekimi varet prej rrugës së infeksionit, moshës së të sëmurit,gjendjes së

përgjithshme .

Prognoza-është e mire , me përjashtim kur ajo është nga stafilokokët, bakteret gramnegative dhe

me rrugë hematogjene .

26

3.1. Pneumonia aspirative

Simptomat e para janë nga bronkiti ,ndërsa më vonë ,ato nga bronkopneumonia.Kësaj forme të

bronkopneumonisë i paraprijnë çrregullimet në sistemin mbrojtës të mushkërive ,ndërrimve në

faringë dhe laringë , si pasojë e proceseve malinje ,difterisë,hemoptosë dhe narkozës .

Egzaminimi fizikal-gjatë egzaminimit fizikal konstatohet :frymëmarrje e shpejtuar ,fremitusi

pectoral normal ,perkusioni pa ndryshime ,por nëse vatrat inflamatore konflujnë konstatohet

matitet.Në auskultim dëgjohet fymëmarrje vezikulare, te infilatet e mëdha ,frymëmarrja është

bronkiale me kërcitje inspiratore të vonshme .Egzaminimi fizikal ndërron prej dite në ditë.

Ekzaminimi laboratorik – eritrosedimenti dhe leukocitet janë të rritura. Ne radiografi, shihen

ndërrime njollore me madhësi të ndryshme, jo mire të kufizuara.Transparenca mund të jetë

pjesërisht e zvogëluar nga edema dhe hiperemia.

Diagnoza diferenciale-duhet te mendohet në sëmudjen që japin tablo klinike të tillë, për shkak të

ndërrimeve shumë të ngjashme me të. Komplikimet më të shpeshta janë abcesi dhe empiema.

Mjekimi – në të njëjtën kohë duhet mjekuar sëmundjen parësore dhe pneumoninë.Ecuria dhe

prognoza e sëmundjes, varen nga gjendja e përgjithshme e të semurit, shkaktarit të sëmundjes dhe

moshës.

12

12 Sokoli, Ali, Mustafë, Daut, Haxhi, Musa, Bunjaku-Raça,Iliriana ,Pulomologjia, botim Artini, Prishtinë, 2015, fq. 139-140.

27

3.2. Pneumonia hipostatike

Shkaktohet te astma kardiale, edema mushkërore infarkti mushkëror. Në tablonë klinike

dominojnë simptomat e një intoksikimi të përgjithshëm , frymëmarrja e shpejtuar, i sëmuri është i

dehidruar, gjuha e thatë, nuk ka oreks, ndihet i rraskapitur, kurse simptomat e inflamacionit

paraqiten më vonë, si kolla me këlbazë dhe temperatura.

28

KAPITULLI IV

KUJDESI INFERMIEROR

Kujdesi infermieror përfshin kujdesin autonom dhe bashkëpunues të individëve te të gjitha

moshave, familjeve, grupeve dhe komuniteteve, të sëmurë ose mire dhe në të gjitha mjediset.

Ai përfshin promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe kujdesin për njerëzit e

sëmurë, me aftësi te kufizuar që vdes.

Infermierët janë profesionistët që ofrojnë kujdes shëndetësor për pacientët, si dhe individë të

shëndetëshëm.

Kujdesi shëndetesor i ofruar nga infermierët i ndihmon ata të përmisojnë stilin e jetes së

individëve, si dhe familjeve të tyre dhe bashkësive shoqerore.

Infermierët bëjnë një plan pune për të punuar me mjekë, si dhe pacientët, duke kontribuar më së

miri prej tyre. 13

13 https://www.omicsonline.org/scholarly/nursing-care-journals-articles-ppts-list.php, qasur me dat 23.09.2019 ora 10:15

29

Kujdesi infermieror tek pacientët me pneumoni

Ndërhyrjet infermierore për pneumoni dhe qëllimt e kujdesit për pacientët me pneumoni

përfshinë masa për të ndihmuar në kollitjen efektive, mirëmbajtjen e rrugës ajrore të pacientit,

uljen e vizkozitetit dhe uljen e sekrecioneve dhe ndihmojnë në thithje .

Diagnozat e kujdesit infermierorë tek pacientet me pneumoni janë:

1. Pastrimi joefektiv i rrugëve ajrore

2. Shkëmbimi i dëmtuar i gazit

3. Modeli joefektiv i frymëmarrjes

4. Rrezik për infeksion

5. Dhimbje akute

6. Intoleranca e aktivitetit

7. Hipertermia

8. Rrezik për vëllimin e lëngut të mangët

9. Rreziku për ushqyerjen e pabalancuar:më pak se kërkesat e trupit

10. Njohuritë të mangëta

Pastrimi joefektiv i rrugëve të ajrit-(pamundësia për të pastruar sekrecionet ose pengesat nga

trakti respirator për të mbajtur një rrugë të pastër ajrore ) është një diagnozë e zakonshme e

kujdesit infermieror për pneumoni. Kjo diagnozë lidhet më sekrecione të tepërta dhe kollë

joefektivë ose kollë joproduktivë. Inflamacionet dhe sekretimet e rritura në pneumoni e bëjnë të

veshtirë mbajtjën e rrugës ajrore të pacientët.

Ndërhyrjet e infermierisë në pastrimin e rrugëve ajrore tek pacientët me pneumoni

përfshinë:

-Vlerësoni shkallën, ritmin dhe thellësinë e frymëmarrjes, lëvizjen e gjoksit dhe përdorimin e

muskujve

-Vlerësoni efektivitetin dhe produktivitetin e kollës- kollitja është mënyra më efektive për të

hequr sekrecionet. Pneumonia mundë të shkaktojë sekrecione të trasha tek pacientët.

-Vëzhgoni ngjyrën e përshtymës, vizkozitetin dhe erën-ndryshimet në karakteristikat e

përshtymës mund të tregojnë infeksion, sputumi që është zbardhur ose ka erë mundë të rrisë

rezistencën e rrugëve të frymëmarrjes.

-Vlersoni statusin e hidratimit të pacientit- pastrimi i rrugëve ajrore pengohet me hidratim

joadekuat dhe trashje të sekrecionve.

30

Shkëmbimi i dëmtuar i gazit është teprica ose deficiti i oksigjenimit ose eleminimi i dioksidit

të karbonit në membranën alveolare-kapilare.

Faktorët që lidhen me këmbimin e dëmtuar të gazit në lidhje me pneumoni janë: ndryshimet e

membranes alveolare-kapilare, mbledhja e mukusit në rrugët e frymëmarrjes, inflamacioni i

rrugëve të frymëmarrjes dhe alveolave, alveolat e mbushura me lëng.

Ndërhyrjet dhe vlersimet e infermierës në shkëmbimin e dëmtuar të gazit përfshinë:

-Vlersoni frymëmarrjet :cilësia e shënimit , shkalla, ritmi, thellësia, përdorimi i muskujve,

lehtësia dhe pozicioni i suouzuar për frymëmarrje të lehtë.

-Vëzhgoni ngjyrën e lëkurës, mukozës dhe thonjve, duke vërejtur praninë e cianozës periferike

ose cianozë qendrore.

-Vlerësoni statusin mendor, shqetësimin dhe ndryshimet në nivelin e vetëdijes.

-Monitoroni rrahjet e zemrës, ritmin dhe presionin e gjakut.

-Vëzhgoni për përkeqësimin e gjendjes duke vërejtur hypotension , sasi të bollshme të

përshtymës së pergjakur, zbehje, cianoz, dispne të rëndë dhe shqetësim.

Modeli joefektiv i frymëmarrjes - ndyshimet në modelin e frymëmarrjes ndodhin sepse

alveolet e prekura nuk mund të shkëmbejnë në mënyrë efektive oksigjenin dhe dioksidin e

karbonit, si rezultat i dhimbjes në gjoks dhe rritjes së temperaturës së trupit.

Shenjat e vlerësimit të zakonshme diagnostikuese : ndryshimet në normën, thellësin e

frymëmarrjeve, tinguj të frymëmarrjes anormal, dispnea, takipnea, kollë,efektive ose joefektive;

me ose pa prodhimin e përshtymës, cianozë, përshtymë purulente, hipoksemi

Rrezik për infeksion është për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Ndërhyrjet e infermierës gjatë rrezikut për infeksion përfshinë:

-Monitoroni shenjat vitale nga afer, veqanarishtë gjatë fillimit të terapisë

-Udhëzoni pacientët në lidhje me sekretimin e sekrecionve : ngritjen kundrejt gëllditjes dhe

raportimin e ndryshimëve në ngjyrën, sasinë, erën e sekrecionve.

-Vlersoni statusin e imunizimit të pacientit.

-Demostroni dhe inkurajoni teknikë e mire të larjës së duarve .

-Ndryshoni pozicionin shpesh si dhe masat paraprake të izolimit si individuale të përshtatshme ,

mbajeni large pacientëve të tjerë që janë në rrezik të lartë për zhvillimin e pneumonisë.

31

Dhimbja akute është rritja e prodhimit të përshtymës në pneumoni vjenë me kollitje të shpeshtë.

Kollitja e vazhdueshme mund të jetë e dhimbshme që qon në dhimbje akute.

Ndërhyrjet dhe vlersimi e infermierës gjatë dhimbjes akute përfshinë:

-Vlersoni karakteristikat e dhimbjes: të mbrehta, konstante, goditje me thikë. Hetonin ndryshimet

në karakter, vendodhjen e dhimbjes. Vlersoni raportet e dhimbjes me frymëmarrje ose kollitje.

-Monitoroni shenjat vitale

-Ofronin higjienë të shpeshtë orale

Intoleranca e aktivitetit është energjia e pamjaftueshme fiziologjike për të duruar ose kryer

aktivitet e deshiruara. Diagnostifikimi i infermierës për intoleranven e aktivitetit ka të bëjë me

uljen e niveleve të oksigjenit për kërkesat metabolike.

Ndëhyrjet dhe vlersimimet e infermierës përfshin:

-Përcaktoni reagimin e pacientit ndaj aktivitetit. Shënonin raportet e dispne, dobësim dhe lodhje

të shtuar , ndryshime në shenjat jetësore gjatë dhe pas aktiviteteve.

-Siguroni një mjedisë të qetë dhe kufizoni vizitorët gjatë fazes akute.

-Ndihmoni pacientin të marrë pozitë të rehatshme për pushim dhe gjumë.

-Ndihmoni me aktivitete e vetë-kujdesit sipas nevojës .

Hipertermia është temperature e trupit e ngritur mbi kufirin normal e cila në pneumoni është

shkatuar nga procesi inflamator dhe ka të bejë me dehidratimin dhe infeksionin.

Ndërhyrjet dhe vlersimet infermierës përfshinë:

-Monitoroni temperature timpanike ose rektale të pacientit

-Përcaktoni moshen dhe peshën e pacientit

-Monitoroni marrjen e lëngjeve dhe prodhimin e urines. Nese pacienti është i pavedjshëm,

presioni qendror venoz ose shtypja e arteries pulmunare duhet të matet për të monitoruar

gjendjen e lëngjeve.

-Rishikoni elektrolitet e serumit, veqanërisht natriumin e serumit.

-Rregulloni dhe monitoroni faktorët e mjedisit si temperatura e dhomës.

-Zhduk veshjet dhe mbulesat e tepërta.

32

Rrezik për vëllimin e lëngut të mangët është rrezik për uljen e lëngut intravaskular ndërqlizor i

cili mund të jetë i lidhur me faktorët e zakonshëm të rrezikut të manifestuar nga pacientët me

pneumoni; ethe dhe frymëmarrje me gojë.

Ndërhyrjet e infermierës përfshin:

-Monitoroni marrjen dhe prodhimin duke shënuar ngjyrën, karakterin e urinës.

-Vlerësoni lagështinë e mukozave.

-Shtoni lëngjet të paktën 3000ml në ditë ose siç është individualisht e përshtatshme.

-Siguroni lëngje plotsuese IV sipas nevojës

Rreziku për ushqyerjen e pabalancuar ëdhtë rrezik për marrjen e ushqyesve të pamjaftueshëm

për të permbushur nevojat metabolike.

Ndërhyrjet dhe veprimet e infermierës përfshinë:

-Identifikoni faktorët që qojnë në nauze ose të vjella: përshtymë të bollshme, dispne të rëndë dhe

dhimbje.

-Siguroni enë të mbuluar për përshtymën dhe hiqeni në interval të shpeshtë. Ndihmoni dhe

inkurajoni në mbajtjen e higjenës orale.

-Kërkojuni departamenit të dietave të sigurojnë një dietë me kalori të lartë, me protein të lartë, e

përbërë nga ushqime të buta, të lehta për tu ngrënë.

-Auskultoni për tinguj të zorrëve. Vezhgoni për disenzionin e barkut.

-Vlersoni gjendjen e përgjithshme ushqyese , merrni peshë fillestare.

Njohuri të mangëta është mungesa ose magnesia e informacionit njohjës në lidhje me temë

specifike.

Ndërhyrjet e infermierës perfshinë:

-Përcaktoni mirkuptimin e pacientit për komplikime e pneumonis dhe regjimin e tij gjatë

trajtimit.

-Diskutoni aspektet e dobësuara të sëmundjes , gjatësin e konvulsionit dhe pritjet e rikuperimit.

- Indetifikonin nevojat e vetë-kujdesit.

-Siguroni informacione në formë të shkruar ose verbale .

33

-Përforconi rëndësinë e vazhdimit të efektshëm të kollitjes dhe ushtrimeve të frymëmarrjes së

thellë

-Rishikoni rëndësin e ndërprerjes së pirjes së duhanit

-Theksoni domosdoshëm për vazhdimin e terapisë me antibiotikë për preiudhë të caktuar.

-Udhëzoni pacientin të shamangë përdorimin e e antibiotikëve gjatë infeksionve të vogla virale.14

14 https://nurseslabs.com/8-pneumonia-nursing-care-plans/#targetText=Supportive%20interventions%20include%20oxygen%20therapy,diagnoses%20in%20the%20subsequent%20sections. Qasur me dat 11.10.2019 ora 11:00

34

Rezultatet

Rezulatet janë të marrura nga regjistrat e të sëmurëve nga sëmundja e pneumonisë dhe

bronkopneumonisë në Depertamentin e Pulmologjisë në Spitalin e Gjakovës. Të gjitha rezultatet

e fituara janë të paraqitura me tabela dhe grafikone në vazhdim.

Tab.1.Paraqitja në tabelë sipas gjinisë te të prekurve nga pneumonia gjatë periudhes kohore për 8

muaj te vitit 2019.

Komenti: numri i rasteve te të sëmurëve nga sëmundja e pneumonisë ne Komunën e Gjakovës

për 8 muaj të vitit 2019 ishin tridhjetekater (34)pacient meshkuj dhe njëzetepesë (25) paciente

femra.

Graf.1. Paraqitja sipas gjinisë te të prekurve nga pneumonia në vitin 2019.

Komenti: nga totali pesëdhjetënentë (59) i të sëmurëve nga sëmundja e pneumonisë në vitin

2019, tridhjetekatër (34) apo pesëdhjetetetë përqindeshi (58%) ishin meshkuj, ndërsa njëzetepesë

(25) apo dyzetedy përqindeshi (42%) ishin femra.

58%

42%

Viti 2019

Meshkuj Femra

Meshkuj Femra Gjithësej

34 25 59

35

Tab.2. Paraqitja në tabelë sipas gjinisë te të prekurve nga bronkopneumonia gjatë periudhes

kohore për 8 muaj të vitit 2019.

Komenti:numri i rasteve të sëmurëve nga sëmundja e bronkopneumonisë në Komunen e

Gjakovës për 8 muaj të vitit 2019 ishin pesëmbedhjetë (15) pacient meshkuj dhe nentë(9)

paciente femra.

Graf.2.Paraqitja sipas gjinisë të te prekurve nga bronkopneumonia në vitin 2019.

Komenti:nga totali njëzetekatër (24) i të sëmurëve nga sëmundja e bronkopneumonisë në vitin

2019,pesëmbedhjetë (15) apo gjashtëdhjetëedy përqindeshi (62%) ishin meshkuj, ndersa nentë(9)

apo tridhjetëetetë përqindeshi (38%) ishin femra.

62%

38%

Viti 2019

Meshkuj Femra

Meshkuj Femra Gjithësej

15 9 24

36

Graf.3. Paraqitja sipas vendbanimit të personave të prekur nga sëmundja e pneumonis dhe

bronkopneumonisë për 8 muaj të vitit 2019.

Komenti: nga totali tetëdhjetëetre (83) i të sëmurëve nga pneomunia dhe bronkopneumonia për

8 muaj te vitit 2019, tridhjetëetetë (38) apo katërdhjetëegjashtë (46%) ishin me vendbanim

urban, ndërsa dyzetepesë (45) apo pesëdhjetëekatër (54%) ishin me vendbanim rural.

Tab.3. Paraqitja në tabelë sipas moshës të personave të prekur nga pneumonia dhe

bronkopneumoni.

Mosha 1-50 50-100

Meshkuj 22 28

Femra 10 25

Komenti:nga numri i përgjithshëm i 50 pacientëve meshkuj, 22 apo 44% e pacientëve janë të

moshës prej 1-50 vjeq ndërsa 28 apo 56% e pacientëve janë të moshës prej 50-100.

Nga numri i përgjithshëm i 35 pacientëve femra, 10 apo 20% e pacientëve janë të moshës prej 1-

50 vjeq ndërsa 25 apo 50% e pacientëve janë të moshës prej 50-100.

46%

54%

Vendbanimi

Urban Rural

37

Përfundime

Gjatë analizimit te të dhënave të mbledhura erdhëm në përfundim se:

Sëmundja e pneumonis është sëmundje mjaftë e shpeshtë, e cila prekë rrugët e frymëmarrjes dhe

parenkimen. Fillon nga hunda ose nga gryka dhe gradualisht kalon në bronke dhe parenkimë. Në

paraqitjen e pneumonis rol të rëndësishëm luajnë mekanizmat mbrojtës të organizmit dhe vetitë

biologjike. Shkaktarët paarësor janë viruset.

Bronkopneumonia është një inflamacion dytësor që prekë lobulet. Shkaktarët janë bakteriet

grampozitive dhe gram negative të cilat arrijnë në mushkëri me anë të bronkëve ose me anë të

gjakut. Mjekimi bëhet në të njejtën kohë duke mjekuar sëmundjen parësore dhe pneumonin.

Ecuria dhe prognoza e sëmundjes, varen nga gjendja e përgjithshme e të sëmurit, shkaktarit të

sëmundjes dhe moshës.

Numri i të prekurve nga sëmundja e pneumonis dhe bronkopneumonis ishte më e rritur tek

pacientët e gjinisë mashkullore për 8 muajë të vitit 2019.

Mosha më e atakuar në prejudhën 8 muajshe nga të dhënat rezulton mosha mbi 50-100 vjeqare

me një numër prej 53 pacientëve, pasuar nga mosha 1-50 vjeqare prej 32 pacientëve.

38

Referencat:

1.Moore, Keith L, Dalley, Arthur F, Agur, Anne M. R, Anatomia me orientim klinik

2.Hansen, John T, Anatomia e netter-it, Botimi I pare I shtypur në republikën e Kosovës, 2010.

3.https://www.pinterest.com/pin/149955862573813855/ , qasur më 21.09.2019 në ora 12:56

4.Totozani, Drita, Qamirani, Sofika, Anatomia normale e njeriut, Tiranë, 2001, fq.180.

5.Sokoli, Ali, Mustafa, Daut, Haxhi, Musa,Bunjaku-Raça,Iliriana, Pulomologjia, botim Artini,

Prishtinë, 2015.

6.https://www.omicsonline.org/scholarly/nursing-care-journals-articles-ppts-list.php, qasur me

dat 23.09.2019 ora 10:15

7.Kika,Etleva, Pirushi,Rudina,Alliu,Valbona, bazat e infermieristikës,Tiranë,2007.

8. https://nurseslabs.com/8-pneumonia-nursing-care-

plans/#targetText=Supportive%20interventions%20include%20oxygen%20therapy,diagnoses%2

0in%20the%20subsequent%20sections. Qasur me dat 11.10.2019 ora 11:00.

39

BIOGRAFIA E SHKURTËR E KANDITATES (CV)

Informatat personale:

Emri (emri i prindit) Mbiemri Elona Gani Krasniqi

Datëlindja 20.08.1998

Gjinia F

Nr.personal 1240991671

Të dhënat kontaktuese;

Nr.tel: 045-415-606

Adresa Kramovik-Rahovec

E-mail [email protected]

Të dhënat e kualifikimit;

Shkolla e mesme e lartë Ass.inf.Mami, Shkolla e mesme e Mjekësisë

“Hysni Zajmi” Gjakovë

Universiteti Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë

Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë

Programi Mami

Statusi E rregullt

Nr.ID: 160305020

40

BIOGRAFI E SHKURTËR E KANDIDATES (CV)

Informatat personale:

Emri (emri i prindit) Mbiemri Pranvera Perparim Thaqi

Datëlindja 25.03.1998.

Gjinia F

Nr.Personal 1244993008

Të dhënat kontaktuese,

Nr.tel: 049-806-477

Adresa Kramovik-Rahovec

E-mail [email protected]

Të dhënat e kualifikimit;

Shkolla e mesme e lartë Ass.inf.Mami Shkolla e mesme e Mjekësisë

“Hysni Zajmi” Gjakovë

Universiteti Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë

Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë

Programi Mami

Statusi E rregullt

Nr.ID 160305043