40
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI: INFERMIERI PUNIM DIPLOME TË MOSHUARIT DHE FRAKTURAT ESHTRORE Kandidatja: Mentori: Gentiana Halilaj Prof. Asoc. Dr. Dardan Koçinaj Gjakovë, Qershor 2020

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

  • Upload
    others

  • View
    21

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË

PROGRAMI: INFERMIERI

PUNIM DIPLOME

TË MOSHUARIT DHE FRAKTURAT ESHTRORE

Kandidatja: Mentori:

Gentiana Halilaj Prof. Asoc. Dr. Dardan Koçinaj

Gjakovë, Qershor 2020

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË

PROGRAMI: INFERMIERI

PUNIM DIPLOME

TË MOSHUARIT DHE FRAKTURAT ESHTRORE

Kandidatja: Mentori:

Gentiana Halilaj Prof. Asoc. Dr. Dardan Koçinaj

Gjakovë, Qershor 2020

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

3

Deklarata:

Unë, Gentiana Halilaj, me përgjegjësi të plotë:

Deklaroj se kjo Temë e Diplomës me titullin “Të moshuarit dhe frakturat eshtrore” është punimi

im origjinal. E gjithë literatura dhe burimet e tjera qe i kam shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara

në referenca dhe plotësisht të cituara. I gjithë punimi është punuar dhe përgaditur duke respektuar

dhe u mbështetur në këshillat dhe rregulloren për përgaditjen e temës së diplomës të përcaktuara

nga Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

4

Falënderime

Një falënderim të veçantë për familjen time së cilës i detyrohem shumë për fillimin dhe

finalizimin me sukses të këtij udhëtimi, sa të vështirë aq edhe të bukur.

Falënderoj mentorin e këtij punimi Prof. Asoc. Dr. Dardan Koçinaj, për ndihmën dhe

mbështetjen e çmuar që më ofroi përgjatë gjithë punës time dhe për kontributin e tij në

finalizimin e këtij punimi, produkt i shumë orëve konsultimi, këshillimi dhe mbështetje nga ana e

tij. Faleminderit profesor!

Falënderoj profesorët dhe stafin udhëheqës të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Në fund, falënderoj miqtë e mi për mbështetjen që më kanë dhënë në çdo rast, që më qëndruan

pranë dhe më mbështetën pa u kursyer.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

5

Përmbajtja

1. Abstrakt…………………………………………………………………………… 6

2. Hyrje…………………..……………………………………………………………7

2.1 Zhvillimi i kockave…………………………………………………….……… 8

2.2 Rimodelimi kockor……………………………………………………………..…… 9

2.3.Çka janë frakturat?………………………………………………………………….. 10

2.4. Klasifikimi i frakturave....................................................................................... 11

2.5. Frakturat më të shpeshta tek të moshuarit.......................................................... 14

2.6. Kujdesi infermieror tek frakturat........................................................................ 19

3. Qëllimi dhe Objektivat………………………………………………………....… 25

4. Metodologjia………………………………………………………………….....… 26

5. Rezultatet……………………………………………………………..………....… 27

6. Diskutim……………………………………………………………………...…… 34

7. Përfundim……………………………………………..…………………...……… 35

8. Rekomandime…………………………………...………………………...……… 36

9. a.Rezyme………………………………………………………………...………… 37

10. b.Rezyme…………………………….………………………………....………… 38

11. Referencat ……………………………………………………………………...… 39

12. Biografia ………………………………………...…………………………...…… 40

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

6

1. Abstrakt

Punimi është bërë në Universitetin e Gjakovës, Fakulteti i Mjekësië, Programi Infermieri si dhe në

bashkëpunim me Spitalin rajonal “Isa Greza” në Gjakovë.

Mentori: Prof. Asoc. Dr. Dardan Koçinaj

Pjesa e parë- Në këtë pjesë jepet përshkrimi për Sistemin Lokomotor, përshkrimi i frakturave,

klasifikimi, manifestimet klinike..

Pjesa e dytë- i referohet frakturave që hasen më së shpeshti tek popullata e moshuar, si: Frakturat

e femurit, të kyçit të dorës dhe vertebrave.

Pjesa e tretë- Kjo pjesë i referohet Kujdesit Infermieror.

Në fund të punimit kemi statistikat.

Bazuar nga literatura frakturat që ndodhin më shpeshë te popullata e moshuar janë: Fraktura e

femurit, fraktura e kyçit të dorës dhe fraktura e unzave lumbale. Prandaj këto fraktura janë

analizuar në veçanti.

Punimi përmbanë 6 tabela, 6 grafikone, 9 figura dhe 40 faqe.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

7

2. Hyrje

Sistemi Lokomotor (Systema Locomotore) - Këtë sistem e përbëjnë: eshtrat, nyjet dhe muskujt.

Këta i studiojnë shkencat: Osteologjia, Artropologjia dhe Miologjia.

Osteologjia merret me studimin e eshtrave-strukturave të forta dhe rezistente, të cilat duke u

bashkuar formojnë skeletin.

Skeleti i njeriut rreth 35 vjeqar ka 208 eshtra, kurse te të moshuarit ky numër reduktohet.

Të jetosh më gjatë sot nënkupton shtimin e mundësive për tu ndeshur me sëmundje kronike,

degjenerative, çrregullime e deficite psiko-fizike dhe humbje të autonomisë funksionale.

Si rezultat i ndryshimeve që ndodhin në aparatin skeletik, veçanarishtë në kocka, tek të moshuarit

frakturat janë të shpeshta dhe me pasoja për jetën, pasi edhe riparimi i tyre është i vështirë dhe

konvaleshenca është e gjatë.

Promovimi i mbajtjes së eshtrave të shëndoshë te të moshuarit është pasi që tentohet të

reduktohet incidenca e frakturave të lidhura me rrëzimet. Osteoporoza e shton rrezikun për

frakturë sidomos gjatë rrëzimit. Rrëzimet janë shkaktarë kryesor të invaliditetit dhe mortalitetit si

pasojë e lëndimeve te personat mbi 75 vjeqar.

Fig 1.Rrëzimi tek një person i moshuar.

https://www.rawpixel.com/image/462636/premium-photo-image-walking-stick-911-accident

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

8

2.1 Zhvillimi i kockave

Procesi i formimit të kockave në trupin e njeriut njihet si osifikim.

Skeleti i embrionit është i formuar nga membrane fibroze dhe kartilago hialin. Osifikimi fillon

rreth javës së gjashtë në jetën emblionale dhe vazhdon deri në adoleshencë. Njihen dy mënyra të

formimit kockor. Kur kocka zëvendëson pjesë membranoze, procesi i osefikimit quhet

intramembranoz. Kur kocka zëvendëson kartilagon, procesi i osefikimit quhet osifikim

endokondrial (intakartilaginoz).

Osifikimi intramembranoz

Osifikimi intramembranoz ndodh shpejt dhe ndodh te kockat që kanë nevojë për mbrojtje, si p.sh,

në suturat e kockave të sheshta të kafkës, të cilat janë kockat kryesore të rritjes në zhvillim e

hershëm të fëmijës.

Osifikimi endokondrial

Osifikimi endokondrial, i cili është më i ngadaltë sesa ai intramembranoz, ndodh në pjesën më të

madhe të skeletit, sidomos në kockat e gjata.1

1Moore.K, Dalley.A, Agur.A :Anatomia me Orientim Klinik,f.9

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

9

2.2 Rimodelimi Kockor

Ka dy tipe qelizash kockore: osteoklastet të cilat rezorbojnë matriksin e kalcifikuar dhe

osteoblastet të cilat sintetizojnë matriksin e ri kockor. Rimodelimi kockor është një proces i cili

lejon eleminimin e indit kockor të vjetër dhe zëvendësimit me ind të ri. Ky proces është ciklik

fillon me rezorbimin e kockës dhe përfundon me formimin e kockës. Në kocka e të rriturve qdo

cikël rimodelimi zgjatë 3 deri në 12 muaj.

Gjatë procesit normal të plakjes ka një deficit ndërmjet rezorbimit dhe formimit të kockës sepse

aktiviteti osteoblastik nuk është i barabartë me aktivitetin osteoklastik. Humbja e mases kockore

ndodh gjatë qdo cikli të rimodelimit.

Mosha luan një rol të rëndësishëm në pakësimin e masës kockore.2

Mund të ketë shumë faktorë etiologjikë, të cilë veprojnë në mënyrë të pavarur ose të kombinuar

duke çuar drejtë pakësimit të masës kockore. Prania e një apo më shumë faktorëve në pleqëri e rrit

rriskun për përshpejtimin e procesit të humbjes së masës kockore dhe, më pas, pësimin e një

frakture.

Pakësimi i niveli të estrogjenit, deficiti i kalciumit, vitaminës D, testosteronit, mosha e vjetër,

anamneza familjare positive, pakësimi i aktiviteteve fizike, përdorimi i kortikosteroideve,

konsumimi i alkoolit, duhanpirja, mjekimi kundër konvulsioneve janë faktorë risku për pakësimin

e masës kockore.

Në të shkuarën i kujshtohej shumë vëmendje shkallës së mineralizimit të kockës, si një faktorë

risku për frakturë. Ka më shumë mundësi që frakturat të vijnë si pasojë e traumave nga rrëzimi.3

2 Braddom.R , Buschbacher.R , Chan.L,Kowalske.K,Laskowski.E, Matthews.D, Ragnarson.K “Riaftesimi Mjeksor

dhe Fizioterapeutik” fq.931.

3 DeLisa.J, Gans.B, Walsh.N, “Mjekësia fizike dhe riaftesimi ”Vëllimi I, f.701. Libri u përkthye dhe u redaktua nga

Qendra per Përkthim dhe Kualifikim,Tiranë 2014.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

10

2.3 Frakturat

Kur kocka është subjekt i një force të ushtruar mbi të dhe stresi i ushtruar është më i madhë sesa

ajo mund ta absorbojë , atëherë ndodhë fraktura. Ato shfaqen si pasojë e rrëzimeve, goditjeve dhe

aksidenteve. Gjithsesi frakturat mund të shfaqen gjatë një aktiviteti normal ose pas një dëmtimi

minimal në rastet kur kockat vuajnë si rrjedhojë e ndonjë sëmundjeje si kanceri metastatik apo

osteoporoza. Kjo njihet ndryshe edhe si frakturë patologjike. Përveç dëmtimit të kockave mund të

përfshihen edhe struktura të tjera që rezultojnë në edemë të indeve të buta, hemoragji në muskuj

dhe artikulacione, rupturë të tendinave, dislokacione, dëmtim të nervave dhe enëve të gjakut.4

Fig 2. Drejtimi i linjës së frakturës: 1- transversale; 2- longitudinale;

3- oblike; 4- segmentare; 5- spirale; 6- greenstick; 7- komunitive

4 Greenspan A.“Imazheria Ortopedike”Tabernakul 2013: Kapitulli IV f.55 https://vagcel.ru/et/mochegonnye/skolko-zazhivaet-noga-posle-pereloma-vidy-perelomov-nog-i.html

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

11

2.4 Klasifikimi i frakturave sipas llojit:

➢ Kur kocka ndahet plotësisht në dy pjesë, fraktura është e plotë.

➢ Kur ndodhë dëmtim i pjesëshëm i kockës por pa e ndarë atë , fraktura është e pjesshme.

➢ Frakturë të mbyllur, kemi atëherë kur , kocka është e thyer kurse lëkura është e padëmtuar.

➢ Frakturë të hapur ose të përbërë, kemi kur , kocka është dëmtuar duke dëmtuar kështu edhe

lëkurën dhe membranat mukozale.

➢ Kur kocka është e shpërbërë në shumë pjesë të tjera, fraktura është komunitive.5

Fig.3 Frakturë e hapur dhe Frakturë e mbyllur

Fig 4-5 Frakturë e plotë dhe Frakturë e pjesshme.

5 Greenspan A.“Imazheria Ortopedike”Tabernakul 2013: Kapitulli IV f.56 https://www.google.com/search?q=llojet+e+frakturave&tbm=isch&ved=2ahUKEwikxt3E5aLpAhWM5RoKHa5OC

U4Q2-

cCegQIABAA&oq=llojet+e+frakturave&gs_lcp=CgNpbWcQAzIECCMQJzIECCMQJzIECAAQGDoHCCMQ6gI

QJzoCCAA6BQgAEIMBOgQIABBDOgYIABAFEB46BggAEAgQHlCUZljyzgFghtEBaApwAHgDgAGGAogBm

C2SAQYwLjM1LjSYAQCgAQGqAQtnd3Mtd2l6LWltZ7ABCg&sclient=img&ei=pYq0XuTfLIzLa66dpfAE&bih

=789&biw=1600

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

12

Sipas shkaktarëve frakturat e kockave ndahen në:

• Patologjike- kur një kockë dëmtohet përgjatë një zone, e cila ëshë dobësuar nga sëmundjet

paraegzistuese, ajo njihet si frakturë patologjike. Shkaqet mund të përfshijnë dobësimin

nga tumoret, infeksionet. Megjithëse nuk janë përmendur shpesh në këtë grup,frakturat

osteoporotike. Megjithatë termi fraktura nga insuficienca ose brishtësia përdoret më shpesh

për të përshkruar këto fraktura.

• Traumatike- atëherë kur kockat janë nën ndikimin e një force mekanike, që e tejkalon

elasticitetin e saj, dhe vjen deri te fraktura.6

Manifestimet klinike të Frakturave janë:

➢ Dhimbja- është shenjë esenciale e cila ndodhë në vendin e frakturës.

Dhimbja që vjen si pasojë e një kocke të thyer, zakonishtë përshkruhet si “e mprehtë“

➢ Edemë- e cila ndodhë në vendin e frakturës.

➢ Deformimi- në ekstremitetin e prekur në krahasim me ekstremitetin tjetër të paprekur.

➢ Hemoragjia- mund të jetë e jashtme ose e brendshme.

➢ Humbje e funksionit të anës së dëmtuar.7

6 Townsend.C, Beauchamp.R, Evers.B, Mattox.K“Traktati i Kirurgjisë”Tabernakul 2013:Kapitulli XXI f.522-532

7 Swartz.M“Traktati i Diagnozës Mjekësore”fq.597. Përkthyer nga anglishtja:Tela.A, Sota.A, Dingo.D, Mano.J,

Siqeka.M, Ferro.G, Çuko.E.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

13

Shkaqet e mosbashkimit të frakturës janë:

Lëvizshmëria e tepërt ( Imobilizim i pamjaftueshëm )

Hapsira midis fragmenteve ( Futja e indit të butë midis fragmenteve , largimi nga tërheqja ose

nga paisjet , keqpozicionimi , mbivendosja ose zhvendosja e fragmenteve , humbja e substancës

së kockës ).

Humbja e furnizimit me gjak ( Dëmtimi i enëve ushqyese , zhveshje ose dëmtim i tepërt i

periostit dhe i muskulit , fragamente të lira,komunicion i rëndë , avaskularitet i shkaktuar nga

vendosja e paisjeve , osteonekroza ).

Infekisioni ( Osteomieliti , Nekrozë e shprehur e buzëve të frakturës (hapsirë) , Vdekje e kockës

(seqeuestrum) , Osteolizë (hapsirë) , Lirimi i implanteve (lëvizje) 8

8 Greenspan A. “Imazheria Ortopedike”Tabernakul 2013: Kapitulli IV f.69

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

14

2.5 Frakturat më të shpeshta tek të moshuarit

Frakturat e pjesës proksimale të femurit janë situata urgjente.

Në rastet tipike ekstremiteti rrotullohet nga jashtë (rrotullim ekstern) dhe shkurtohet. Është e

vështirë të thuhet vetëm në bazë të vlerësimit klinik nëse fraktura është intrakapsulare (frakturë e

qafës së femurit) apo ekstrakapsulare (frakturë trokantorike).

Për të bërë dallimin ndërmjet tyre është e nevojshme të kryhen radiografi sepse trajtimi kirurgjikal

dhe rezultatet e frakturave intrakapsulare dhe atyre ekstrakapsulare ndryshojnë shumë nga njëri-

tjetri. Në disa raste të pazakonta të frakturave nga goditja (rasti i frakturave kur kocka përkulet dhe

hynë në pjesën fundore të kockes tjetër) mund të rekomandohet trajtim konservativ, megjithatë kjo

vlenë vetëm në rastin kur pacienti është shumë i lodhur dhe vuan nga patologji tjera të

përgjithshme. Frakturat e qafës së femurit kanë nevojë të fiksohen dhe tipi i fiksimit të përdorur

ndryshonë në varësi të kirurgëve. 9

Fig. 6 Llojet e frakturave të Femurit.

9 Greenspan A. “Imazheria Ortopedike”Tabernakul 2013 fq.74

https://www.google.com/search?q=llojet+e+frakturave+kockore&sxsrf=ALeKk01mKZBKzN2IowZTQo-

scn5oDYvQA:1587310574115&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=2ahUKEwiJhqzX6PToAhUsXhUI

HTPYAEYQ_AUoAXoECAwQAw&biw=1600&bih=789#imgrc=ljwxpa2zh_-M1M

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

15

Frakturat e kyçit të dorës- Janë frakturat më të shpeshta, të cilat ndodhin tek femrat nën 75 vjeq.

Pas menopauzës , numri i frakturave rritet, por megjithatë ato ndodhin kryesisht te gratë e

shëndetshme dhe aktive dhe mund të jenë shenja e parë e pakësimit të masës kockore.

Qëllimi parësor i trajtimit është rikthimi i funksionit normal dhe të padhembshëm të dorës dhe të

kyçit të dorës. Allqia e cila vendoset në fillim, kryesisht përfshinë zonën nën nivelin e bërrylit dhe

kufizon si lëvizjen e bërrylit, ashtu edhe të kyçit të dorës.

Gjatë periudhës së imobilizimit e cila zakonisht zgjat 6 deri në 8 javë duhet ruajtur forca dhe

fleksibiliteti i anësive të sipërme.

Duhet bërë lëvizje aktive dhe pasive e gishtave dhe shpatulles nga ana e dëmtuar. Këto ushtrime

të cilat janë përdoren, kyçin e dorës, parakrahun, bërrylin dhe shpatullën, duhet të vazhdohen edhe

pasi është bërë heqja e allçisë. Pas heqjes së allçisë lihet një longetë lokale në kyçin e dorës me

qëllim suporti dhe mbrojtjen e kyçit të dorës.

Duhet theksuar se, edhe në qoftëse fraktura shërohet plotësisht, dhimbja mund të vazhdojë të jetë

e pranishme, si pasojë e dëmtimeve që mund të kenë pësuar ligamentet, të cilat janë të shpeshta

dhe trajtimi i të cilave shpesh nuk përfshihet në trajtimin fillestar të frakturës së kyçit të dorës.10

Fig 7.Fraktura e kyçit të dorës

10

DeLisa.J, Gans.B, Walsh.N, “Mjekësia fizike dhe riaftesimi”,Vëllimi I:Kapitulli 30 f.713 . Libri u përkthye dhe u

redaktua nga Qendra per Përkthim dhe Kualifikim,Tiranë 2014.

http://al.emed.org.ua/diagnoza-organizma/28403-dhimbje-n-kyet-e-duarve-shkaqet-diagnoza-trajtimi.html

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

16

Frakturat vertebrale mund të shoqërohen me dhimbje akute ose kronike.

❖ Faza akute e dhimbjes

Dhimbja akute te frakturat e vertebrës mund të shfaqet me një diskomfort të lehtë dhe lokalizim të

kufizuar dhe ankohen vetëm për një dhimbje të përgjithshme në regjionin lumbosakral. Zakonisht

dhimbja është e fortë dhe më e shprehur në nivelin e frakturës.

Zakonisht ajo shfaqet pas një aktiviteti shumë të lehtë, të tilla si kollitja ose teshtitja. Ndonjëherë,

këto fraktura mund të jenë asimptomatike por, në këtë rast mund të shoqërohet me një dhimbje të

mprehtë, e cila shtohet gjatë lëvizjes dhe qetësohet gjatë qëndrimit në shtrat. Dhimbja e fortë dhe

që shkaton paaftësi të pacientit mund të jetë e qëndrueshme për një periudhë prej 2 deri në 3 javë,

më pas ajo bëhet më e lehtë dhe qëndron për 6 deri në 8 javë të tjera dhe, zakonisht zhduket përpara

se të ndodhë një frakturë tjetër.

Prania e dhimbjes për më shumë se 6 muaj, në një vend ku më parë pacienti ka pësuar një frakturë,

duhet ta bëjë mjekun të kërkojë shkaqet, të cilat shkaktojnë dhimbjen.

Frakturat mund të shfaqen tek pacientet mes moshës 50 dhe 65 vjeqare. Shkaku i kësaj forme të

osteoporozës, e cila është edhe më agresivja, është i paqartë, por mund të jetë pasojë e një humbje

të shpejtë të masës kockore, pas menopauzës.

Pasi pacienti ka pësuar disa here frakturë të vertebrave, këto vertebra, të cilat kanë pësuar kolaps

dhe/ose kanë marrë një formë pyke në pjesën e tyre të përparme, mund të çojnë në shfaqjen e

deformimeve të shpinës. Megjithëse dhimbja kronike e shpinës është një ankesë e zakonshme tek

personat e moshuar, shkalla e ndikimit të osteoporozës, është e dukshme. Ankesat e pacientëve, të

cilët kanë pësuar më parë, mund të jenë pasojë e shkaqeve të tjera, të cilat nuk kanë lidhje me

osteoporozën.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

17

Duhet theksuar se anamneza dhe egzaminimi fizik kanë një rëndësi të madhe për vlerësimin e

pacientit me frakturë të vertebrave.

Menaxhimi i pacientit me osteoporozës, që ankon për një dhimbje akute si pasojë e një frakture,

përfshinë pushimin, imobilizimin e vendit ku ka ndodhur fraktura dhe medikamentet analgjezike.

Megjithëse në përgjethësi shërohen lehtë, i kushtohet vëmendje e veçantë trajtimit të dhembjes

dhe imobilizimit në nivelin e frakturës dhe vendosjes së pacientit në gjendje pushimi. Efektet e

padëshiruara, të cilat mund të shfaqen nga përdorimi i analgjezikëve, mund të ndërlikojnë trajtimin

e frakturës. Ndërhyrja farmakologjike përfshinë përdorimin e kodeinës, morfinës dhe

analgjezikëve të tjerë të ngjajshëm me narkotikët. Brenda një periudhe një periudhe prej 1 deri në

2 javë, në terapinë për qetësimin e dhembjes mund të futet përdorimi i medikamenteve

antiinflamatore (NSAIDs) dhe acetominofenit. Sidoqoftë NSAIDs duhen përdorur në mënyrë të

kufizuar dhe me kujdes. Menaxhimi i dhembjes duke përfshirë pushimin, paisjet mbështetëse dhe

agjentët fizik, duhet të jenë baza e trajtimit dhe medikamentet farmakologjke janë terapi ndihmëse.

Aktivitete të cilat e rëndojnë dhimbjen, duhet të shmangen.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

18

❖ Faza kronike e dhimbjes

Menaxhimi i dhimbjes kronike të shpinës e cila shoqërohet me frakturë të vertebrave si pasojë e

osteoporozës, duhet të përfshijë një program për forcimin e muskujve paravertebrorë, abdominal

dhe gluteal, si dhe programe për përmirësimin ekuilibrit, fleksibilitetit dhe pozicionin e qëndrimit

të trupit. Këshillohet përdorimi i paisjeve mbështetëse për të zvogëluar stresin e ushtruar mbi

kolonën vertebrale. 11

Fig 8. Fraktura e Vertebrave.

11

DeLisa.J, Gans.B, Walsh.N, “Mjekësia fizike dhe riaftesimi ”Vëllimi I, f.701. Libri u përkthye dhe u redaktua nga

Qendra per Përkthim dhe Kualifikim,Tiranë 2014

https://www.google.com/search?q=Fraktura+tek+te+moshuarit&sxsrf=ALeKk03rhfx1wGiNnoogH0Khu

AmlWk9mlw:1584893699834&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=2ahUKEwiLt_CPva7oAhXaWxUI

HcldAScQ_AUoAXoECAwQAw&biw=1600&bih=789#imgrc=xGGgo3Pd9yDhPM

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

19

2.6 Kujdesi Infermieror

Vlerësimi i pacientëve-Marrja e një historie të detajuar të një pacienti me dëmtime skeletike është

shumë e rëndësishme për një diagnozë dhe një trajtim të saktë dhe, është shumë sfiduese në rastet

e traumave në pacientët me dëmtime të shumfishta dhe pacientët e moshuar. Megjithatë, është e

rëndësishme të mblidhen sa më shumë informacione që është e mundur, përsa i përket mekanizmit

të dëmtimit. Përshkrimet nga vendi i aksidentit dhe i dëmtimit mund të jenë ndër informacionet

më të dobishme.

Të merren histori të përgjithshme, të cilat kanë të bëjnë me informacione demografike, histori të

shkuara mjekësore, histori të shkuara kirurgjikale dhe histori sociale. Në përcaktimin e protokollit

të trajtimit janë poashtu të rëndësishme marrja e informacionit mbi alergjitë e mundshme, barnat

që merr aktualisht pacienti dhe koha që nga marrja e fundit e barnave nga goja. Koha e kaluar që

nga momenti i dëmtimit shëndrrohet në një informacion kritik në një pacient me dëmtim vaskulare,

me plagë të hapura ose me ndrydhje.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

20

Diagnoza e frakturave-Parim radiografik i rëndësishëm në diagnostikimin e traumës skeletike,

është marrja e të paktën dy pamjeve të kockës së përfshirë, me secilen pamje që përfshinë dy

artikulacionet fqinje të kockës së dëmtuar.

Duke vepruar në këtë mënyrë radiologu eleminon rrezikun e mosdiagostikimit të një frakture.

Radiografia luan rolin kryesor në monitorimin e ecurisë së shërimit të frakturave dhe në zbulimin

e komplikacioneve postraumatike. Radiografitë e kontrollit duhet të merren në intervale të rregullta

për të vlerësuar fazën dhe komplikacionet e mundshme shoqëruese të shërimit të frakturës. Në

qoftë se në lidhje me këtë radiografitë janë të dyshimta, atëherë teknika e radhës që përdoret është

CT-ja.

CT-ja- është e rëndësishme për të vlerësuar frakturat e ndërlikuara, veqanarisht në regjionet

spinale dhe pelvike.

MRI-ja- është një teknikë e domosdoshme për të identifikuar dëmtimet e ndryshme të muskujve,

tendinëve dhe ligamenteve. Kjo metodë mund të përcaktojë në mënyrë të efektshme shkallët e

ndryshme të tërheqjes, kontuzionit, rupturës ose hematomës dhe lejon përcaktimin sasior të këtyre

dëmtimeve12

12 Greenspan A. “Imazheria Ortopedike”Tabernakul 2013 f.72

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

21

Trajtimi fillestar i frakturave-Trajtimi i dëmtimeve muskulo-skeletike zakonisht fillon në

vendin e dëmtimit. Shtrirja e frakturës dhe menaxhimi i plagës ndryshon në varësi të nivelit të

trajnimit dhe eksperiencës së personave, të cilët japin ndihmën e parë (kalimtarë rasti, policia) dhe

personelit mjekësor të emergjencave. Prandaj, është e rëndësishme që mjeku i cili jep ndihmën e

parë të bëjë një vlerësim të plotë dhe të fillojë trajtimin fillestar, që ka të bëjë me vendosjen e

suporteve për imobizimin dhe trajtimin e plagëve. Në qdo kohë, skuadrat e trajtimit të traumave

duhet të ndërmarrin hapa, në mënyrë që të mbrojnë pacientin nga dëmtimet e vetë-shkaktuara të

kolonës vertebrale.13

Qëllimet kryesore të trajtimit janë:

• Minimizimi i ndërlikimeve,

• Shërimin me një bashkim të kënaqshëm të fragmenteve të thyera dhe

• Ruajtja e funksionit ashtu sikurse përpara thyerjes.

Shërimi i frakturave varet nga shumë faktorë. Faktorët nxitës që ndikojnë në shërimin e frakturës

janë: Imobilizimi i mirë, hormoni i rritjes, hormoni tiroid, insulina, ushtrimi fizik, mosha e re.

Faktorët vonues që ndikojnë në shërimin e frakturës janë: lëvizja, kortikosteroidet, anemia,

furnizimi i dobët me gjak, infeksioni, mosha vjetër.14

13 Townsend.C, Beauchamp.R, Evers.B, Mattox.K“Traktati i Kirurgjisë”Tabernakul 2013:Kapitulli XXI f.528-532 14DeLisa.J, Gans.B, Walsh.N, “Mjekësia fizike dhe riaftesimi”,Vëllimi I, Kapitulli IV f.1740

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

22

Imobilizimi është një veprim tekniko-medicinal, i cili nënkupton vendosjen e një pjese të

estremitetit të lënduar, në pozitë qetësie fiziologjike. Imobilizimi mund të jetë i përkohshëm (me

mjete doracake) dhe imobilizim i përhershëm-definitiv (i cili bëhet me mjete standarde).

Parimet e imobilizimit janë: Ekstremiteti të vendoset në pozitë fiziologjike, në imobilizim duhet

të përfshine dy nyjet përkatëse të ekstremitetit, gishtat e ekstremitetit nuk duhet të jenë të

mbështjella me fashë.

Qëllimet e imobilizimit janë: Zvogëlimi i dhembjeve, zvogëlimi i mundësisë së resorbimit të

materieve toksike , parandalimi i gjakderdhjeve dytësore.

Mjetet doracake për imobilizim janë: Dërrasat e madhësive të ndryshme , pjesët e kartonit, shamia

trekëndshe, shkopinjët e ndryshëm etj.,.

Mjetet standarde për imobilizim janë: Shpatëza e Kramerit , Shpatëza e Tomasit, Shpatëza e

Ditriksit , Shpatëza e Wolkmanit , Shpatëza Pneumatike.

Imobilizimi me ekstension

Imobilizimi i ekstremiteteve të thyera bëhet edhe me ekstenzion, i cili bën reponimin e

fragmenteve të thyera në pozitë normale. Ekstenzioni mund të jetë:

I drejtëpërdrejtë, i cili arrihet përmes leukoplastit dhe vendoset 8 cm proksimalisht nga vendi i

thyerjes. Ekstenzioni arrihet edhe përmes ngjitësit mastizolë.

I tërthortë, i cili arrihet përmes gjilpërave speciale metalike të drejta, përmes osteosyntesës me

vendosjen e Kincherit, ndërsa te frakturat komunitive (me shumë fragmente) dhe te frakturat e

shkatuara me armë zjarri. Frakturat mund të shërohen përmes aparateve të quajtura fiksatorë të

jashtëm. 15

15

Miftari.N “Kirurgjia dhe Përkujdesja“f.124 https://www.google.com/search?q=frakturat+&tbm=isch&ved=2ahUKEwiOvYuI_LjoAhXXIhoKHT_SC

VgQ2-

cCegQIABAA&oq=frakturat+&gs_lcp=CgNpbWcQAzIECCMQJzIECCMQJzICCAAyAggAMgIIADIE

CAAQGDIECAAQGDIECAAQGDIGCAAQChAYMgQIABAYOgYIABAIEB5Q_bUCWIjCAmDFxQ

JoAHAAeACAAXIAdcTkgEENi4xOJgBAKABAaoBC2d3cy13aXotaW1n&sclient=img&ei=MA99Xo7

lEtfFaL-kp8AF&bih=789&biw=1600#imgrc=0vc5RBgKxrA0CM

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

23

Fiksimi i jashtëm , siguron stabilizimin e segmentit të një gjymtyre të dëmtuar nëpërmjet

përdorimit të shtizave ose të telave të lidhura me shufra metalike nëpërmjet morsetave ose

rozetave. Me perjashtim të kapseve metalike ose telave, struktura rigide është jashtë trupit, ashtu

siq e nënkupton edhe emri. Materialet e kohëve të fundit janë më të lehta për tu aplikuar dhe më

të qëndrueshme se ato, që egzistonin më parë. Përdorimi kryesor i fiksatorëve të jashtëm është për

trajtimin e frakturave të hapura, frakturat në pacientët të paqëndrueshëm, të cilët nuk mund të

tolerojnë kohën e gjatë të anestezisë, për frakturat komplekse, ku reponimi i hapur dhe fiksimi i

brendshëm nuk janë garantues, dhe për frakturat me dëmtime vaskulare shoqëruese.

Fiksatorët e jashtëm janë të përbërë nga tri pjesë: shtiza, pjesa lidhëse dhe nga shufra metalike.

Shtizat shërbejnë për lidhur kockën me pjesën tjetër të paisjes. Pas aplikimit fiksatorët, e jashtëm

kanë nevojë për kujdes dhe monitorim të vazhdueshëm. Kujdesi për shtizat fillon menjëherë dhe

konsiston në pastrimin ose me tretësira kripore normale ose tretësira perokside të holluara. Drenimi

në vendet e futjes së shtizave duhet të shoqërohet me trajtim lokal, antibiotikë, heqje dhe

zëvendësim të shtizave ose nje kombinim të këtyre masave. Shtizat kontrollohen në mënyrë të

vazhdueshme për tu siguruar se ato nuk janë liruar.

Fig.9 Disa mënyra të trajtimit të frakturave.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

24

Fiksimi i brendshëm , kërkon bërjen e një icizioni në ose pranë vendi të dëmtimit, për të lehtësuar

reponimin e frakturës, duke e parë direkt frakturën (reponim i hapur) dhe imobilizimin e fortë me

pllaka, vida, me tela ose një kombinim të tyre (fiksim i brendshëm). Fiksim i brendshëm përdoret

shpesh për të trajtuar fraktura të veqanta dhe fraktura të kockave të gjata. Për të arritur këto

rezultate mund të përdoren tipa të ndryshëm implantesh/transplantesh.

Shtizat dhe vidat- Shtiza dhe vidat janë implantet transplantet më të thjeshta. Ato mund të futen

në zona të ndryshme dhe shpesh vendosen në mënyrë perkutane. Telat Kirschner mund të përdoren

për stabilizimin e fragmenteve të vogla.Vidat mund të përdoren me një teknik tjetër. Kjo teknikë

ka të bëjë me krijimin e një vrime në një nga fragmentet, për të mundësuar që vidat të ngjisin njërin

fragment me tjetrin.

Shtizat intramedullare- Ndryshe nga telat, pllakat dhe vidat, shtizat intramedullare vendosen në

kanalin intamedullar të kockave të gjata. Ato përdoren për të fiksuar (imobilizuar) ose pë të lidhur

fragmentet e një frakture. Shtizat intamedullare gjithashtu mundësojnë fiksimin e një frakture

nëpërmjetë realizimit të një incizioni larg vendit të frakturës. Kjo teknikë është përshkruar edhe si

futje e mbyllur e shtizës, sepse vendi ku ka ndodhur fraktura nuk hapet.16

16Townsend.C, Beauchamp.R, Evers.B, Mattox.K“Traktati i Kirurgjisë”Tabernakul 2013:Kapitulli XXI f 524-528

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

25

3. Qëllimi dhe Objektivat

Qëllimi i kësaj teme qëndron në hulumtimin e karakteristikave bazike të pacientëve me fraktura.

Shtjellimi i literaturës në lidhje me problematiken e frakturave të eshtrave te popullata e moshuar.

Objektivat specifike të punimit janë:

➢ Studimi i të dhënave të pacientëve me fraktura sipas gjinisë;

➢ Studimi i të dhënave të pacientëve me fraktura sipas moshës;

➢ Studimi i të dhënave të pacientëve me fraktura gjatë muajve të vitit;

➢ Studimi i të dhënave të pacientëve me fraktura sipas vendbanimit;

➢ Studimi i të dhënave të pacientëve me fraktura sipas llojit të trajtimit;

➢ Studimi i të dhënave të pacientëve me fraktura sipas ditëve të qendrimit në spital.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

26

4. Metodologjia

Për punimin e kësaj teme është përdorur metoda e studimit retrospektiv. Të dhënat janë marrur

nga regjistrat në repartin e Ortopedisë të Spitalit Regjional “Isa Grezda“ në Gjakovë, gjatë

periudhës Janar-Dhjetor 2018.

Rezultatet e marrura janë paraqitur me anë të tabelave dhe grafikoneve. Të shprehura me numra

absolut dhe përqindje.

Gjithashtu është shfrytëzuar edhe literatura në lidhje me temën.

Kjo literaturë është marrë në bibliotekën e qytetit të Gjakovës “Ibrahim Rugova”, si dhe në

bibliotekën e Fakultetit “Fehmi Agani”.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

27

5. Rezultatet

Numri i rasteve me fraktura të femurit, kyçit të dorës dhe vertebrave te të moshuarit në periudhën

Janar-Dhjetor 2018, të diagnostikuar në repartin e Ortopedisë në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”në

Gjakovë ishin 131 raste. Nga ky numër 69 pacientë apo 52.67 % kishin pësuar frakturë të femurit,

42 pacientë apo 32.06 % kishin pësuar frakturë të kyçit të dorës, dhe 20 apo 15.27 % prej tyre

kishin pësur frakturë të unazave lumbale.

Tabela 1. Numri dhe përqindja e rasteve me frakturë të femurit, të kyçit të dorës, dhe

unazave lumbale tek të dy gjinitë gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2018

Frakturat GJINIA GJITHSEJ

FEMRA MESHKUJ Nr %

Nr % Nr %

Frakturat e femurit 37 50.00

%

32 56.14 % 69 52.67 %

Frakturat e kyçit të

dorës

28 37.84% 14 24.56 % 42 32.06 %

Frakturat e unazave

lumbale

9 12.16% 11 19.30 % 20 15.27 %

GJITHSEJ 74 100.00% 57 100.00% 131 100.00

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

28

Grafikoni 1. Frakturat më të shpeshta te popullata e moshuar në periudhen Janar-Dhjetor

2018

Gjinia më e prekur ishte gjinia femërore me 74 raste apo 57% kurse gjinia mashkullore me 57 raste

apo 43% (tabela 1, grafikoni 1).

Tabela 2. Frakturat më të shpeshta të analizuara sipas grupmoshave dhe gjinisë

MOSHA Femra Meshkuj Gjithsej %

Nr. Nr. Nr.

55-65 vjec 20 21 41 31.27 %

Mbi 65 vjec 54 36 90 68.70 %

Gjithsej 74 57 131 100.00 %

43%

57%Meshkuj

Femra

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

29

Grafikoni 2. Rastet me frakturë të femurit, kyçit të dorës dhe unazave lumbale sipas

grupmoshave

Nën moshen 65 vjecare shihet një numër më i vogël i frakturave, ndërsa mbi moshën 65 vjecare

numri i frakturave rritet dukshëm dhe atakon më tepër gjinine femrore, osteoporoza cilësohet si

faktor favorizues për to.

31.27%

68.70%

Nen 65 vjeq Mbi 65 vjeq

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

30

Tabela 3. Rastet me frakturë të femurit, kyçit të dorës dhe unazave lumbale të

hospitalizuar, në periudhën Janar-Dhjetor 2018 sipas mujave te vitit

Muaji

Frakturat e Femurit

Nr.(%)

Frakturat kyçit te

dores

Nr.(%)

Frakturat e

unazave lumbale

Nr.(%)

Gjithsej

Nr. (%)

Janar 14 (20.29%) 8 (19.05%) 4 (20.00%) 26 (19.85%)

Shkurt 12 (17.39%) 5 (11.90%) 2 (10.00%) 19 (14.50%)

Mars 9 (13.04%) 4 (9.52%) 1 (5.00%) 14 (10.69%)

Prill 2 (2.90%) 2 (4.76%) 1 (5.00%) 5 (3.82%)

Maj 2 (2.90%) 3 (7.15%) 2 (10.00%) 7 (5.34%)

Qeshor 3 (4.35%) 2 (4.76%) 1 (5.00%) 6 (4.58%)

Korrik 2 (2.90%) 1 (2.38%) 1 (5.00%) 4 (3.05%)

Gusht 3 (4.35%) 1 (2.38%) 1 (5.00%) 5 (3.82%)

Shtator 4 (5.79%) 3 (7.15%) 1 (5.00%) 8 (6.11%)

Tetor 5 (7.25%) 3 (7.15%) 2 (10.00%) 10 (7.63%)

Nentor 5 (7.25%) 4 (9.52%) 2 (10.00%) 11 (8.40%)

Dhjetor 8 (11.59%) 6 (14.28%) 2 (10.00%) 16 (12.21%)

Gjithsej 69 (100.00%) 42 (100.00%) 20

(100.00%)

131

(100.00%)

Grafikoni 3. Muajt e vitit të hospitalizimeve me frakturë të femurit, kyçit të dorës dhe

unazave lumbale

Në Tabelen 3 dhe grafikonin 3, vërejmë se gjatë periudhës së dimrit (Nëntor, Dhjetor, Janar,

Shkurt), kishte më shumë raste të frakturave, në krahasim me stinët e tjera të vitit. Arsyjet mund

te jenë të ndryshme, kryesisht lidhen me rrëzimet e lehta, por që shkaktojnë frakturë sidomos tek

të moshuarit, ndoshta edhe per shkak te kushteve atmosferike

0%

5%

10%

15%

20%Janar

Shkurt

Mars

Prill

Maj

Qeshor

Korrik

Gusht

Shtator

Tetor

Nentor

Dhjetor

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

31

Tabela 4. Rastet me frakturë të femurit, kyçit të dorës dhe unazave lumbale sipas

vendbanimit

Vendbanimi Numri

Perqindja %

Qytet 80 61.07%

Fshat 51 38.93%

Gjithsej 131 100.00%

Grafikoni 4. Vendbanimi i të analizuarve me frakturë te femurit, kyçit të dorës dhe unazave

lumbale

Në tabelen 4 dhe grafikonin 4, vërejmë se numri dhe përqindja e rasteve me frakturë te femurit,

kyçit të dores dhe unazave lumbale sipas vendbanimit ishte më e lartë në qytet se sa në fshatra.

Këto të dhëna na tregojnë se pjesa më e madhe e pacientëve me fraktura gjatë periudhës Janar-

Dhjetor 2018 ishin me vendbanim në qytet. Kjo ndoshta lidhet me numrin më të madhë të

aksidenteve, si pasojë e një komunikacioni më të dendur në qytet sesa në fshat si dhe per shkak se

numri me i madh i tyre kane qasje me te lehte deri te Spitali nga vendbanimim i tyre.

Në Tabelen numër 4, vërejmë se numri i frakturave në qytet ishte 80 apo 61.07% ndërsa 51 apo

38.93% ishte numri i frakturave në fshat.

61.07%

38.93%

Qytet Fshat

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

32

Tabela 5. Lloji i trajtimit të frakturave

Lloji i Trajtimit Numri (%)

Konservativ 98 (74.80%)

Kirurgjikal 33 (25.20%)

Gjithsej 131 (100.00%)

Grafikoni 5. Lloji i trajtimit të frakturave të femurit, kyçit të dorës dhe unazave lumbale

Në Tabelen 5 dhe grafikonin 5, e vërejmë se nga numri i përgjithshëm i pacientëve (131) të trajtuar

për frakturë të femurit, kyçit të dorës dhe unazave lumbale në repartin e Ortopedisë, 98 apo 74.80%

e tyre u trajtuan në mënyrë konservative, kurse 33 apo 25.20% në mënyrë kirurgjikale.

Lloji i ndërhyrjes përcaktohet në varësi të llojit të frakturës, zgjedhjes së pacientit, por edhe nga

përcaktimi i kirurgut në varësi të gjendjes së përgjithshme të pacientit. Trajtimi konservativ bën të

mundur reponimin e frakturës përmes përdorimit të gipsit, traksionit, fiksatorit ekstern. Ndërsa

trajtimi kirurgjikal përfshinë fiksimin e brendshëm me shtifte, vida, shtiza, pllaka.

25.20%

74.80%

Kirurgjikal

Konservativ

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

33

Tabela 6. Struktura e pacientëve me frakturë të femurit, kyçit të dorës dhe unazave

lumbale sipas kohëzgjatjes së hospitalizimit

Kohëzgjatja Nr. i pacientëve %

Mbi 10 ditë 48 36.64%

Nën 10 ditë 83 63.36%

Grafikoni 6. Struktura e pacientëve me frakturë të femurit, kyçit të dorës dhe unazave

lumbale sipas kohëzgjatjes së hospitalizimit

Në bazë të tabeles 6 dhe grafikonit 6, vërejmë se numri i pacientëve të cilet kanë qëndruar mbi 10

ditë në spital ishte 48 apo 36.64%, ndërsa ata të cilët qëndruan më pak se 10 ditë ishte 83 apo

63.36%.

10 dite< 10 dite>

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

34

6. Diskutim

Duke u bazuar në të dhënat në punimin e diplomes me titull “Rrëzimet te popullata e moshuar-

shkaqet, komplikimet dhe rehabilitimi, të koleges Donjeta Berisha, në qytetin e Gjakovës gjatë

periudhes Janar-Dhjetor 2015 ishin gjithsej 479 fraktura, prej tyre 195 pacientë kishin pësuar

frakturë të femurit, frakturë të kyçit të dorës dhe frakturë të unazave lumbale. Gjinia më e atakuar

ishte gjinia femrore, kurse mosha me e prekur ajo mbi 65 vjeq. Në bazë të muajve të vitit, në

muajin Janar ishin paraqitur më shumë raste me fraktura apo 17.43%. Pjesa më e madhe ishin me

vendbanim në qytet me 73.34%. Sipas llojit të trajtimit pjesa më e madhe e tyre apo 63% ju

nënshtruan trajtimit konservativ. Sa i përket ditëve të qëndrimit 62% e tyre qendruan më pak se 10

ditë në Spital.17

Në hulumtimin tonë të analizuar ishin 639 pacientë të trajtuar, prej të cilëve 131 raste me Frakturë

të femurit, frakturë të kyçit të dores dhe me frakturë të unazave lumbale. Gjinia më e atakuar ishte

gjinia femërore. Mosha më e prekur është ajo mbi 65 vjeqe. Pjesa më e madhe e pacientëve me

fraktura ishin me vendbanim në qytet. Në muajin Janar ishin paraqitur më shumë raste me frakura,

pjesa më e madhe e tyre u trajtuan ne menyre konservative, me qendrim me më pak se 10 ditë në

spital.

Duke krahasuar të dhënat e dala nga studimi ynë me studimin e lartëpërmendur, vërejmë se

grupmosha më e prekur tek të dyja hulumtimet ishte mbi 65 vjeç, dhe banorët e qytetit ishin

hospitalizuar më shumë për fraktura, kurse më shumë zinte vend lloji i trajtimit konservativ se ai

kirurgjikal, dhe gjinia më e atakuar ishte ajo femëror.

17 Berisha D. “Rrëzimet te popullata e moshuar-shkaqet, komplikimet dhe rehabilitimi .Punim

Diplome.Gjakovë,2016.Marrë në: https://mjeksia.uni-gjk.org/upload/dokumentet/16337-

Rr%C3%ABzimet%20te%20popullata%20e%20moshuar-%20DONJETA%20BERISHA-

%2028.12.2016.pdf.

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

35

7. Përfundim

Nga analizimi i të dhënave gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2018:

➢ Nga 639 fraktura 131 pacientë kishin pësuar frakturë të femurit, frakturë të kyçit të dorës

dhe frakturë të unazave lumbale;

➢ Gjinia më e atakuar me fraktura ishte gjinia femrore me 57%;

➢ Nga te analizuarit grupmosha më e prekur ishte mbi 65 vjeç me 61.83%;

➢ Në bazë të mujave të vitit, në muajin Janar ishin paraqitur më shumë raste me frakura

19.85%;

➢ Pjesa më e madhe e pacientëve ishin me vendbanim në qytet me 61.07%;

➢ Në bazë të llojit të trajtimit të frakturave më shumë zinte vend lloji i trajtimit konservativ

me 74.8%;

➢ 63.36% e pacientëve qëndruan më pak se 10 ditë në spital.

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

36

8. Rekomandime

Hapat që duhet ndërmarrë tek personat e moshuar në drejtim të parandalimit të problemeve,

komplikimeve dhe pasojave për të ardhmen janë:

❖ Kontrollimi sistematik te mjeku, i cili përfshinë kontrollimin e organeve vitale, presionit të

gjakut, shqisave;

❖ Aktivitetet e ndryshme fizike sipas rekomandimeve si ushtrimet e rregullta, ecja;

❖ Regjimi dietik i llojllojshem (i pasur me kalcium);

❖ Edukimi në lidhje me përdorimin e duhur të preparateve te pershkruara;

❖ Përshtatja e ambientit shtëpiak sipas nevojave të moshuarve, largimi i rreziqeve potenciale,

përmirësimi i ndriçimit, mbeshtetja per aktivitete;

❖ Përfshirja e familjes në të gjithë procesin.

Page 37: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

37

9. a.Rezyme

Shumë fraktura tek të moshuarit ndodhin nga rrëzimet, si pasojë e humbjes së ekuilibrit,

mosorientimit në hapësirë, apo edhe aksidentet në rrugë dhe në punë. Promovimi i mbajtjes së

eshtrave të shëndoshë te të moshuarit është pasi që tentohet të reduktohet incidenca e frakturave

të lidhura me rrëzimet. Osteoporoza e shton rrezikun për frakturë sidomos gjatë rrëzimit. Rrëzimet

janë shkaktarë kryesor të invaliditetit dhe mortalitetit si pasojë e lëndimeve te personat mbi 75

vjecar. Analizimi i frakturave më të shpeshta te popullata e moshuar në repartin e Ortopedisë,

nënshtrimit të intervenimit apo trajtimit kosvervativ, incidencën sipas shpërndarjes gjeografike,

grupmoshave, gjinisë, rezultatet e trajtimit si edhe ditëqëndrimit gjatë kësaj periudhe në lidhje me

rehabilitimin dhe kujdesin infermieror ishte qellimi jone. Për punimin e kësaj teme është përdorur

metoda e studimit retrospektivë, të dhënat statistikore janë marrur nga regjistrat e Spitalit të

Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë. Gjithashtu është shfrytëzuar edhe literaturë në lidhje me

temën. Numri i rasteve me frakturë të femurit, kyçit të dorës dhe vertebrave në periudhën Janar-

Dhjetor 2018, të diagnostikuar në repartin e Ortopedisë në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” Gjakovë

ishin 131 raste. Nga ky numer me teper pacientë kishin pësuar frakturë të femurit, pastaj ata qe

kishin pësuar frakturë të kyçit të dorës, dhe nje pjese e tyre frakturë të unazave lumbale. Përshtatja

e ambientit shtëpiak sipas nevojave të moshuarve, largimi i rreziqeve potenciale, përmirësimi i

ndriçimit, mbeshtetja per aktivitete jane disa prej masave qe duhet rekomanduar.

Fjalët kyqe: Rrëzim, frakturë, invaliditet, osteoporozë.

Page 38: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

38

10. b. Summary

Many fractures in the elderly result from crashes due to loss of balance, disorientation in space, or

even accidents on the road and at work. Promoting the preservation of healthy bones in the elderly

is as it attempts to reduce the incidence of fractures associated with falls. Osteoporosis increases

the risk of fractures especially during crashes. Injuries are a major cause of disability and mortality

as a result of injuries to persons over 75 years of age. The analysis of the most common fractures

in the elderly population in the Department of Orthopedics, undergoing intervention or

conservative treatment, incidence by geographic distribution, age group, gender, treatment

outcomes as well as days of stay during this period in terms of rehabilitation and nursing care was

the aim of the study. A retrospective study method was used to develop this topic, statistical data

were obtained from the registries of the Isa Grezda General Hospital in Gjakova. Literature related

to the topic was also used. The number of cases of fractures of the femur,wrist and vertebrae in the

period January-December 2018, diagnosed in the Orthopedic ward of the Regional Hospital “Isa

Grezda” Gjakova were 131 cases. Of this number more than half had fractures of the femur, others

had carpal fractures, and the small number had lumbar vertebral fractures. Adapting the home

environment according to the needs of the elderly, removing potential hazards, improving lighting,

supporting activities are some of the measures that should be recommended.

Keywords: Crash, fracture, disability, osteoporosis.

Page 39: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

39

11. Referencat

Moore.K, Dalley.A, Agur.A:Anatomia me Orientim Klinik f.9.

https://www.rawpixel.com/image/462636/premium-photo-image-walking-stick-911-accident

Braddom.R , Buschbacher.R , Chan.L,Kowalske.K,Laskowski.E, Matthews.D, Ragnarson.K

“Riaftesimi Mjeksor dhe Fizioterapeutik” fq.931.

https://vagcel.ru/et/mochegonnye/skolko-zazhivaet-noga-posle-pereloma-vidy-perelomov-nog-

i.html

DeLisa.J, Gans.B, Walsh.N, “Mjekësia fizike dhe riaftesimi ”Vëllimi I, f.701. Libri u përkthye dhe

u redaktua nga Qendra per Përkthim dhe Kualifikim,Tiranë 2014.

Greenspan A.“Imazheria Ortopedike”Tabernakul 2013:Kapitulli IV,f.55-74 -174

https://www.google.com/search?q=llojet+e+frakturave+kockore&sxsrf=ALeKk01mKZBKzN2I

owZTQo-scn5oDY-

vQA:1587310574115&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=2ahUKEwiJhqzX6PToAhUsXhUI

HTPYAEYQ_AUoAXoECAwQAw&biw=1600&bih=789#imgrc=ljwxpa2zh_-M1M

Townsend.C, Beauchamp.R, Evers.B, Mattox.K“Traktati i Kirurgjisë”Tabernakul 2013:Kapitulli

XXI f.522-532

Swartz.M“Traktati i Diagnozës Mjekësore”fq.597 .Përkthyer nga anglishtja:Tela.A, Sota.A,

Dingo.D, Mano.J, Siqeka.M, Ferro.G, Çuko.E.

DeLisa.J, Gans.B, Walsh.N, “Mjekësia fizike dhe riaftesimi”,Vëllimi I:Kapitulli 30 f.713 . Libri u

përkthye dhe u redaktua nga Qendra per Përkthim dhe Kualifikim,Tiranë 2014.

http://al.emed.org.ua/diagnoza-organizma/28403-dhimbje-n-kyet-e-duarve-shkaqet-diagnoza-

trajtimi.html

https://www.google.com/search?q=frakturat+&tbm=isch&ved=2ahUKEwiOvYuI_LjoAhXXIho

KHT_SCVgQ2-

cCegQIABAA&oq=frakturat+&gs_lcp=CgNpbWcQAzIECCMQJzIECCMQJzICCAAyAggAM

gIIADIECAAQGDIECAAQGDIECAAQGDIGCAAQChAYMgQIABAYOgYIABAIEB5Q_bU

CWIjCAmDFxQJoAHAAeACAAXIAdcTkgEENi4xOJgBAKABAaoBC2d3cy13aXotaW1n&sc

lient=img&ei=MA99Xo7lEtfFaL-kp8AF&bih=789&biw=1600#imgrc=0vc5RBgKxrA0CM

Miftari.N “Kirurgjia dhe Përkujdesja“f.124

https://mjeksia.uni-gjk.org/upload/dokumentet/16337-

Rr%C3%ABzimet%20te%20popullata%20e%20moshuar-%20DONJETA%20BERISHA-

%2028.12.2016.pdf.

Page 40: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” mosh… · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i mjekËsisË programi: infermieri punim diplome tË moshuarit dhe frakturat

40

12. Biografia

Gentiana Halilaj e lindur me 23.11.1997 në Gjakovë me kombësi Shqipëtare, me nënshtetësi

Kosovare, jetoj në Kralan, adresa Rr.“Ramadan Halilaj”.

Shkollën fillore e përfundoj në Shkollën “Hazir Ramaj” Kralan në vitin 2013

Shkollën e mesme të lartë e filloj në Shkollën e Mesme të Mjekësisë

“Hysni Zajmi” Gjakovë dhe u Diplomua në drejtimin Ass.Infermiere e pergjithshme në vitin 2016.

Shkollimin universitar e filloj në Universitetin e Gjakovës, Fakulteti i Mjekësisë “Fehmi Agani“.