40
1 UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Roli i muzikës në zhvillimin shoqëror dhe civilizimin Udhёheqёsja shkencore: Kandidatja: Prof. asoc . msc. Mimoza Kurshumlia Serafina Krasniqi Gjakovё, 2019

UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

1

UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: Roli i muzikës në zhvillimin shoqëror dhe civilizimin

Udhёheqёsja shkencore: Kandidatja:

Prof. asoc . msc. Mimoza Kurshumlia Serafina Krasniqi

Gjakovё, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

2

Ky punim diplome u mbrojt më para Komisionit vlerësues në

përbërje:

1 Kryetar/e

2 Anëtar/e

3 Anëtar/e

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën:

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit vlerësues:

1

2

3

Kryetar/e

Anëtar/e

Anëtar/e

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

3

Përmbajtja

Falënderimet ..................................................................................................................... 4

Abstrakti ........................................................................................................................... 5

Hyrje… ............................................................................................................................. 6

KAPITULLI I

CIVILIZIMI ...................................................................................................................... 8

Historiku i shkurtër dhe zhvillimi i civilizimit ................................................ 9

Historiku i shkurtër i muzikës ......................................................................... 10

Histori e pedagogjisë muzikore ....................................................................... 13

KAPITULLI II

MUZIKA PËR FËMIJË NË SHKOLLË ..................................................................... 14

Ndikimi i muzikës te fëmijët në mosha të ndryshme ................................... 16

Lodrat muzikore për fëmijë… ......................................................................... 20

KAPITULLI III

RRUGËTIMI I ARTIT MUZIKOR ............................................................................ 21

Metodologjia e realizimit të orës mësimore (edukatë muzikore) .................... 25

Kërkesa dhe këshilla metodike për programin e lëndës edukatë muzikore ... 28

Plani ditor. ........................................................................................................................ 31

5. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME................................................................ 34

Përfundimi…................................................................................................... 34

Rekomandimi ................................................................................................. 36

Literatura .......................................................................................................................... 38

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

4

Falënderimet

Jeta është si një piano, butonat e zi janë momentet e vështira në jetën tonë, ndërsa

butonat e bardhë janë momentet e lumtura të jetës. Por, e rëndësishme është që ti je

pianisti i saj, kështu që përpiqu të krijosh melodinë më të bukur të jetës tënde.

Përgjatë këtyre katër vite studimesh edhe unë kam pasur momente kur doja të

dorëzohësha e shumë të tjera kur mendoja se ia kam dal, por pavarësisht të gjithave

mbështetja e familjes ishte gjithmonë me mua. U jam përherë mirënjohëse për dashurinë,

këshillat e përkrahjen e pafund që më dhuruan, faleminderit që qëndruat pranë meje në

këtë rrugëtim jetësor. Juve ju kam dedikuar çdo lavdatë e sukses, sepse ju jeni çelësi i

suksesit tim.

Një tjetër falënderim është për të gjithë profesorët dhe profesoreshat që gjatë këtyre

katër viteve na ofruan ngrohtësi, përkrahje si dhe na zgjeruan kufijtë e njohurive.

Një falënderim të veçantë kam edhe për mentoren time, e cila më ofrojë ndihmë të

pakusht rreth punimit të temës së diplomës, të jam mirënjohëse gjithmonë.

Thonë se familja është si muzika disa nota janë të larta dhe disa të ulëta, por gjithmonë

ekziston melodia e lumturisë. Andaj, faleminderit që jeni melodia e lumturisë sime.

JU FALEMINDERIT!

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

5

Abstrakt

Muzika është një disiplinë artistike që ndihmon nxënësit/et të kuptojnë dhe lidhin

fenomenet dhe dukuritë muzikore, proceset dhe çështjet që i përkasin muzikës, duke

gjykuar dhe vërtetuar ligjshmërinë e tyre. Në këtë punim do të shtjellohet tema: Roli i

muzikës në zhvillimin shoqëror dhe civilizimin. Shpjegimi i mënyrave të krijimit,

interpretimit dhe ndërtimit të formave muzikore, çon drejt realizimit të një procesi të

suksesshëm të mësuarit në muzikë. Muzika është disiplina, e cila qëndron mes të gjitha

formave të tjera inteligjente të njeriut (arteve në përgjithësi, shkencave shoqërore e

historike dhe shkencave artistike), si një përbërës i barabartë me to i progresit intelektual

dhe i humanitetit. Në këtë punim si çështje kemi diskutuar rreth historisë se muzikës në

përgjithësi dhe termave që kanë të bëjnë me civilizimin e shoqërisë në kontekstin

muzikor. Gjithashtu do ndalemi pak te muzika në shkollë dhe ndikimi i saj te fëmijët në

mosha të ndryshme, si dhe do shpalosim disa metoda mësimore që mësuesi/ja do të mund

t’i përdornin me nxënësit në orët e edukatës muzikore. Në fund disa rekomandime të

mundshme për të gjithë ata që do të jenë pjesë e edukimit të fëmijëve sidomos në

aspektin muzikor duke shpresuar që sado pak edukimi muzikor të jetë pjesë e mirëfilltë e

çdo institucioni edukativo-arsimor.

Fjalët kyçe: 1.Muzika 2. Civilizimi 3. Zhvillimi 4. Loda 5. Metoda.

“Një nga arsyet që unë e dua muzikën është ajo që ju jep rinisë besim në vetvete, dhe

ndjenjë të dhuntisë që merr për disiplinë të arritur.”

BILL CLINTON, ish President i SH.B.A ( 2000 )

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

6

Hyrje

Ne flasim shpesh mbi muzikën, por shumica e njerëzve nuk e ka idenë më të vogël për

çfarë bëhet fjalë! Pra, diskutohet për muzikë pa pasur përgatitjen e duhur dhe shpesh herë

duke nënvlerësuar ata persona që meritojnë kredibilitet apo në të kundërten,

duke ngritur në qiell persona që muzikalisht nuk vlejnë.

Zhvillimi i muzikës bëhet duke kaluar përmes procesesh komplekse të transformimit

dhe nganjëherë, këto procese ngatërrohen mes tyre në mënyrë të ndërlikuar duke u bërë

kështu gati të pakapshme! Disa linja të krijimit muzikor janë zhvilluar duke respektuar

vlerat e trashëguara nga e kaluara, duke u mbështetur në konceptin tradicional të muzikës

në lidhje me formën dhe gjuhën harmonike, ndërsa linja të tjera, më radikale, praktikisht

kanë injoruar ose kanë zëvendësuar bazat klasike me rregulla të reja të cilat e kanë bërë

muzikën shumë më të vështirë për t’u kuptuar.

Gjatë historisë, muzika ka ndryshuar disa herë stilin dhe gjuhën e vet, duke krijuar një

shumëllojshmëri të gjerë zhanresh muzikore, por në të njëjtën kohë, ajo ka ditur të ruaj

veprat e veta, nëpërmjet përpilimit të teorisë muzikore profesionale. Kështu, ne kemi

mundësinë për të kuptuar "shtigjet" që ka ndjekur muzika gjatë evolucionit të saj historik.

Lashtësia e artit muzikor në përgjithësi është e lidhur sa vetë zanafilla e shoqërisë

njerëzore. Pra, arti muzikor është i lashtë aq sa dhe vet njeriu. Mbi lindjen dhe

hershmërinë e prodhimit të tingujve muzikorë si te njeriu, ashtu dhe te kafshët, është

shkruar shumë në kohë dhe periudha të ndryshme. Për lindjen dhe zhvillimin e artit

muzikor kanë qarkulluar shumë pikëpamje, të cilat në gjysmën e dytë të shek. XIX,

erdhën dhe u intensifikuan, duke fokusuar mendimin shkencor mbi prejardhjen dhe

lashtësinë e muzikës. Krahas këngëve magjike (religjioze) dhe atyre me tematikë për

punën, të cilat janë dhe këngët më të vjetra, njeriu që në shoqëritë primitive nisi të

këndojë dhe të vallëzojë në kolektivitet (grup) edhe këngë me karakter epik e lirik. Prej

këngëve që këndoheshin kolektivisht veçohen ninullat, këngët erotike, këngët e mortit,

këngët ushtarake, heroike, të figurave legjendare etj. Këto këngë me një ambitues

intervalor të kufizuar, në kohët e më vonshme erdhën dhe e zgjeruan hapësirën

intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

7

Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar e pasuruar nga ato dytonike në tretonike,

tetratonike, pentatonike etj., i hapën rrugë ndërtimit dhe zhvillimit të melodive të

këngëve deri në distancën e oktavës.

Muzika, edhe sot, përpos të rriturve edhe te fëmijët e moshave të ndryshme, ka një

rëndësi të veçantë, duke përfshirë të gjitha sferat e jetës. Muzika, ka qenë, është dhe do të

jetë, me qëllime dhe objektiva të qarta tek të gjitha moshat, në formimin dhe zhvillimin e

shpirtit të njeriut.

“Edukimi hap dyert që u ndihmon fëmijëve të kalojnë nga shkolla brenda botës që i

rrethon ata; botën e punës, kulturës, aktiviteteve shkencore, dhe zhvillimin njerëzor.

Ardhmëria e kombit tonë mvaret nëse i pasurojmë fëmijët tanë me edukim tërësor që i

përfshin muzika.” - GERALD FORD, ish President i SH.B.A1

1 “Philosophy of Music Education” nga Elizabeth Crabtree

www.philosophy of music education.com

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

8

1. Civilizimi

Fjala civilizim (qytetërimi), rrjedh nga fjala latine “civis-qytetar”.2 Vet fjala civilizim

tregon ecurinë e zhvillimit drejt shoqërive më të organizuara, më bashkëkohore. Kuptimi

i civilizimit si progres është theksuar nga mendimtarët francezë të shek. XVIII. Ata e

përcaktonin civilizimin si antonim kundruall konceptit të barazimit dhe të ekzistencës së

shoqërive barbare. Për ta, shoqëria e civilizuar dallohej nga shoqëria barbare sepse ishte e

organizuar, e urbanizuar dhe e arsimuar.3

Një nga studiuesit me më zë të civilizimit, Fernand Braudel, në veprën e tij “A Histori

of Civilization” nënvizon se studimi i civilizimit përfshin subjekte të të gjitha shkencave.

Ta komentosh civilizimin do të thotë që të ndalesh pikësëpari në mjedisin me konturet e

tij, klimën e përmasat e burimeve natyrore, popullsinë në kuptimin e shpërndarjes dhe të

dendësisë së saj, si dhe veprimtarinë ekonomike të përcaktuar në sfera dhe degë të

veçanta.

Studimi i civilizimit i kushtëzohet aspekteve dhe faktorëve të shumtë të zhvillimit:

social, ekonomik, shpirtëror, moral e politik si tërsi me ndërlidhjen, ndërveprimin e

ndërvarësinë e tyre në procesin e ecurisë progresive të shoqërisë njerëzore.4

Në mënyrë të veçantë civilizimi operon në aspektin e vlerave materiale dhe morale.

Vlerat në tërsinë e tyre simbolizojnë ide, besime, bindje, norma sjelljeje, ideale e aspirata

të realizuara në mënyrën e jetesës, së veprimtarisë krijuese e prodhuese dhe si tipar

karakteristik, qëndrueshmërinë dhe transmetimin e tyre nga një brez në tjetrin, çka

dëshmon edhe praninë e traditës, e cila ka një ndikim të madh.5

2 AUTOR: V.F. LENZEN, STEPHEN C. PEPPER, GEORGE P. ADAMS, D.S.

MACKAY, EDWARD W. STRONG, A.I MELDEN, WILLIAM R. DENNES,

CIVILIZATION, (Printed in the United Stades of America, University of Califonia

Press, 1959), F, 32. 3 Nallbank Tayler, “Civilisation Past end Present”, sixth edition, (1987), P, 23. 4 Whitehouse, Ruth, “Making of Civilization”, (USA 1986), F, 74. 5 Jackon I. Spiel Vogel, “Western Civilization”, (Canda 1991), F, 13.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

9

Historiku i shkurtër dhe zhvillimi i civilizimit

Civilizim (qytetërim) është një term i diskutueshëm i cili është përdorur në mënyra të

ndryshme të lidhura. Kryesisht, termi është përdorur për t'iu referuar kulturave te njeriut

të cilat janë të ndërlikuara në aspektin e teknologjisë, shkencës, politikës dhe ndarjes së

punës dhe qytetërimeve të tilla që janë urbanizuar në përgjithësi. Në kontekste të popujve

të civilizuar klasikë e quajtën këtë në kontrast me "barbare" popujve, ndërsa në kontekste

të popujve të civilizuar modernë kanë qenë në kontrast me "primitiv" popujve.

Në diskutimet bashkëkohore akademike megjithatë, ka një tendencë për të përdorur

termin në një mënyrë më neutrale për të do të thotë përafërsisht të njëjtën gjë si "kulturë"

dhe mund t'i referohet çdo shoqëri njerëzore (për shembull, "qytetërimin e lashtë grek") të

lidhur me ndonjë të veçantë pozita gjeografike në një kohë të caktuar, historike ose

aktuale.6

Megjithatë, edhe kur përdoret në këtë kuptim të dytë, fjala është e kufizuar shpesh që

të zbatohet vetëm për shoqëritë që kanë arritur një nivel të caktuar të përparimit, sidomos

themelimin e qyteteve, me "qytetin" fjalë të përcaktuara në mënyra të ndryshme.

Megjithatë, konceptet e civilizimit dhe kulturës nuk janë konsideruar gjithmonë

këmbyeshëm. Për shembull, një fis i vogël nomad mund të gjykohet që të mos ketë një

civilizim, por kjo me siguri do të gjykohet të ketë një kulturë (i përcaktuar si "të artit,

zakoneve, shprehive, besimet, vlerat, sjelljet, zakone që përbëjnë një mënyrë të jetës së

njerëzve"). Si popujt e lashtë orientalë, ashtu edhe grekët e vjetër, muzikës i kushtonin

vend të rëndësishëm, në sistemin e tyre edukativ. Ata muzikën e trajtonin në prizmin e

funksionit etik, të bindur në fuqinë ndikuese që ka ajo në njeriun. Te grekët, nocioni

muzikë kishte kuptim më të gjerë arsimor (disa disiplina), prandaj dhe Platoni shprehej: “

Sa më e mirë të jetë muzika në shtetet, më i mirë do të jetë edhe shteti. “ Qëllimi i

edukimit muzikor ishte arritja e harmonisë shpirtërore të njeriut.

6 Jackson J. Spielvogel, “ Wester Civilization “, sevent edition ( Canad 2009), fq. 29.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

10

Histroiku i shkurtër i muzikës

Muzika është gjetur në çdo kulturë të njohur, së kaluarës dhe së tashmes, që ndryshon

dita-ditës në të gjitha vendet. Që të gjithë njerëzit e botës, duke përfshirë edhe grupet më

të izoluara fisnore, kanë një formë te muzikës. Mund të thuhet se muzika ka të ngjarë të

ketë qenë e pranishme që në kohët e hershme. Muzika mund të ketë qenë në ekzistencë

për të paktën 55.000 vite dhe muzika e parë mund të ketë qenë shpikur në Afrikë dhe

pastaj evoluar për t'u bërë një përbërës themelor i jetës njerëzore.7

Muzika është disiplina artistike e cila qëndron mes të gjitha formave të tjera

inteligjente të njeriut (artit në përgjithësi, shkencave shoqërore e historike dhe shkencave

artistike), si një përbërës i barabartë me to i progresit intelektual dhe i humanitetit. Kjo

tregon që muzika krijon edhe historinë e vet përmes kultivimit e sofistikimit të “këngës”

primitive dhe kultivimit të përpunuar të zërit njerëzor e të instrumenteve të muzikës. Të

gjitha këto të bashkërenduara e të nënrenduara në procesin e edukimit, do të kërkojnë të

trajtohen në mënyrë të veçuar e sistematike në këtë program lëndor sipas shkallëve.

Muzika është një disiplinë artistike e artit dhe gjuhë universale që ndihmon nxënësit të

kuptojnë dhe lidhin fenomenet dhe dukuritë muzikore, proceset dhe çështjet që i përkasin

muzikës, duke vërtetuar ligjshmërinë e tyre, si dhe duke shpjeguar mënyrat e interpretimit

dhe ndërtimit të tyre, gjë e cila çon drejt realizimit të një procesi të suksesshëm të

mësimit të muzikës.

Njohja me muzikën është një vlerë e madhe për të mundësuar krijimin e personalitetit

të nxënësve, zhvillimin e aftësive të tyre për të punuar në mënyrë të pavarur e sistematike

si dhe për të menduar dhe gjykuar në mënyrë krijuese, artistike dhe kritike. Integrimi i

muzikës me të gjitha lëndët e tjera brenda fushës së arteve, me fushat e tjera të kurrikulës,

si dhe me temat ndërkurrikulare ka qëllim që të zotërohen sa më mirë kompetencat kyçe.

Muzika është e pranishme në aktivitetet tona të përditshme (p.sh. klasë, shtëpi, TV, film,

koncert, teatër, kolonë zanore, ngjarje të shënuara familjare, veprimtari brenda dhe jashtë

shkollës, ngjarje të komunitetit etj.). Muzika nuk mund të kuptohet pa marrjen e disa

7 Spahiu, Seniha.’’Metodika e mësimit të muzikës’’, ,,Libri shkollor’’, Prishinë, 2008,

fq.38.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

11

njohurive themelore bazë si njohja me gjuhën muzikore dhe komunikimin përmes saj,

zbatimin përmes teknikave dhe proceseve muzikore, njohja me zhvillimin historik të saj

dhe lidhjen e ngushtë me njeriun, njohuri që bëjnë të vetëdijshëm nxënësit për rolin e

muzikës në jetën e përditshme.8 Me anë të muzikës, nxënësit mësojnë dhe interpretojnë

këngë dhe lojëra muzikore përmes teknikave të këndimit, zbatojnë modele ritmike

përmes njohjes me ritmet, luajnë me instrumentet, përmes zbatimit të teknikave të luajtjes

me to, kuptojnë krijimin e muzikës, përmes njohjes së fenomeneve dhe dukurive

muzikore në natyrë etj.

Shihet qartë se muzika pa dyshim që ka lidhje me zhvillimin e njeriut, duke parë se ajo

është zhvilluar edhe po zhvillohet paralel. Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë

njeriu. Që nga kohët e lashta, muzika ka pasur qëllime të qarta te fëmijët edhe tek të

rriturit. Besohej se muzika është njëra ndër pjesët përbërëse të shpirtit të njeriut, dhe si e

tillë duhej zhvilluar. Qëllimi i saj ka qenë që të zhvillonte shpirtin e njeriut në mënyrë të

përsosur përmes muzikave të zgjedhura, ku kjo e fundit ndikonte direkt në zhvillimin e

personalitetit.

SHOQËRIA

Termi "shoqëri" erdhi nga fjala latine societas, e cila rrjedh nga emri socius ("shoku,

shoku, aleati", forma adjektive socialis) që përdoret për të përshkruar një lidhje ose

bashkëveprim mes partive që janë miqësore, ose të paktën civil.9 Pa një artikull, termi

mund t'i referohet tërësisë së njerëzimit (gjithashtu: "shoqëria në përgjithësi", etj.), Edhe

pse ata që nuk janë miqësorë ose të pakujdesshëm me pjesën tjetër të shoqërisë në këtë

kuptim mund të konsiderohen të jenë "antisocialë".

Shoqëria, në përgjithësi, trajton faktin se një individ ka mjete mjaft të kufizuara si njësi

autonome. Religjioni kulturor si një qasje e përhapur apo etike ka zëvendësuar gjerësisht

nocionet e "primitive", më të mirë / më keq, ose "progres" në lidhje me kulturat (duke

përfshirë kulturën / teknologjinë e tyre materiale dhe organizimin social). Me kalimin e

8 Spahiu, Seniha.’’Metodika e Mesimit te Muzikes’’, ,,Libri shkollor’’, Prishinë, 2008,

fq.39-40. 9 https://sq.wikipedia.org/wiki/Shoq%C3%ABria

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

12

kohës, disa kultura kanë përparuar drejt formave më komplekse të organizimit dhe

kontrollit. Ky evolucion kulturor ka një efekt të thellë në modelet e komunitetit.

Arti, si rrjedhim muzika mbërthehen vetvetiu nga ideologjia, dhe kjo vërehet shumë

mirë në shoqërinë post-moderne spektakulare dhe masmediatike, ku e bukura bëhet

objekt i industrisë kulturore. Pa dyshim kompozicioni muzikor është fryt i arsyes

njerëzore dhe vetë arsyeja njerëzore është konstruksion i historisë së shoqërisë njerëzore.

Muzika para se të ekzistojë shkrimi, luajti një rol pozitiv në trashegiminë e ngjarjeve

historike, një histori e kënduar. Shpesh atë e shohim si një dokumentim i një gjendje

shpirtërore të shoqërisë në një moment kohor të historisë së saj. Në ditët e sotme

përballemi me zhanre nga më të ndryshme të saj, si folku, muzika e lehtë, klasike, pop-

rok etj. Unë mendoj se jo të gjitha zhanret e saj kanë efekt të njëjtë te njeriu. P.sh., kemi

parë ndryshime të sjelljes së njeriut kur u fut muzika rok e cila ka prirje t’i shkojë për

shtati një gjendje shpirtërore nën ndikimin e alkoolit, drogës, forcës fizike si dhe veshjeve

të një modeli erotik. Shpesh shohim se dikush në një gjendje të rënduar shpirtërore zgjedh

një muzikë melankolike dhe përshpejton rëndimin e gjendjes së tij.

Nga lloi i muzikës që preferon dikush, ne jemi në gjendje të vlerësojmë dhe gjendjen

shpirtërore të tij.

Kështu, me lindjen e shkallëve muzikore u krijua dhe mundësia për një shprehje më të

gjerë si dimension më të plotë të mendimit muzikor, krahasuar me zhvillimet

paraardhëse. Ku tashmë vërehen edhe ndryshimet që kanë ndodh edhe në shoqërinë në

përgjithësi dhe në muzikë në veçanti. Nga shkallët muzikore që u formuan gjatë kësaj

periudhe së pari ishte shkalla pentatonike, e cila përbëhej nga një varg prej pesë tingujsh

pa gjysëmtone (anhemitone), me mundësi variantesh të ndryshme.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

13

Histori e pedagogjisë muzikore

Zhvillimi i historisë së njerëzimit është i lidhur dhe me kërkimin e mënyrave të

përcjelljes së dijeve nga njëri brez në tjetrin. Çdo etapë e zhvillimit ka pasur dhe mënyrën

e saj të edukimit apo shkollimit, në varësi të sistemit ekonomik apo politik, si dhe të

nevojave të shoqërisë në periudhat e caktuara. Zhvillimi i njohurive të njerëzimit u

pasqyrua dhe në pedagogji, e cila ju desh t’i përshtatej kohës. Sistemet e edukimit kanë

ekzistuar që në periudhën e civilizimeve më të hershme si ato të Egjiptit, Babilonisë,

Persisë, Kinës dhe Indisë. Bashkë me zhvillimin e tregtisë si dhe shkrimit, shfaqen dhe

shkollat e para, të cilat duhet të edukonin shtresat e caktuara të shoqërisë, të cilat ishin të

përcaktuara nga statusi shoqëror. Zhvillimin e mendimit pedagogjik evropian e ndikoi më

shumë sistemi i shkollimit dhe edukimit në Greqinë dhe Romën e lashtë. Konkretisht

efektin më të madh e dhanë shtetet si Sparta dhe Athina.

Sistemi edukativ në Spartë ishte tërësisht në funksion të nevojave të një shteti bujqësor

dhe ushtarak. (mësimi kryhej në shkolla shtetërore, ku për ndryshim nga Athina, lejohej

dhe një numër i caktuar vajzash.) Qëllimi i edukimit ishte kultivimi i pastërtisë trupore,

guximit, përulësisë dhe qëndrueshmërisë. Karakteri ushtarak i edukimit i shoqëronte

fëmijët nga mosha 7 deri në 18 vjeç. Pastaj ndiqej shkolla ushtarake për 2 vjet. Deri në

moshën 12 qytetari duhet të ishte në shërbim të ushtrisë dhe vetëm pas moshës 12 vjeçare

bëhej qytetar i lirë. Megjithëse në këtë sistem më shumë rëndësi i jepej gjendjes fizike se

sa dijeve, duhet vlerësuar fakti se arsimi u bë publik dhe muzika (këndimi dhe vallëzimi)

luante rol të rëndësishëm.

Sistemi i Athinës ishte më i ndërlikuar, ashtu siç ishte dhe shoqëria civile. Theksi u vu

te shumëllojshmëria e edukimit nga ana estetike, etike, filozofike, politike etj.

Këtu shkollat ishin private, dhe ishin për djemtë nga mosha 8 deri në 18 vjeç. Në ciklin

e parë ishin shkollat Gramatis dhe Kitharis, të cilat mund të frekuentoheshin njëherësh

ose gradualisht nga mosha 7 deri në 17 vjeç. Në shkollat Gramatis mësohej leximi,

shkrimi, numërimi dhe gramatika. Në shkollat Kitharis mësohej loja në kitarë, lira,

këndimi, kërcimi si dhe recitimi. Nuk mungonin as lojrat sportive.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

14

2. Muzika për fëmijët në shkollë

Kohët e fundit, problematikat e edukimit mbi muzikën janë kthyer në qendër të

vëmendjes. Kjo duke marrë parasysh faktin se shumë fëmijë dhe të rinj njohin si pika

referimi për muzikën variantet e shumta të muzikës komerciale, të cilat ç‘është e vërteta,

qarkullojnë lirshëm para tyre. Sa i takon muzikës së mirëfilltë, të paktë janë ata që

dëgjojnë apo kanë informacion rreth zhvillimeve të saj historike e bashkëkohore, qofshin

këto brenda Kosovës, ashtu edhe jashtë saj. Kjo është një nga arsyet pse në kuadrin e

reformimit të përgjithshëm të sistemit arsimor i është kushtuar një vëmendje e veçantë

edhe hartimit të programeve përkatëse të lëndës së muzikës. Sigurisht, faktorët që

ndikojnë në një situatë të tillë janë të shumtë dhe nuk përqendrohen vetëm te shkolla;

megjithatë, shkolla si institucioni kryesor i edukimit ka pjesën më të rëndësishme, për të

ndikuar dhe për të përmirësuar një situatë të tillë. Në këtë kuadër, ashtu si çdo disiplinë

tjetër, edhe muzika duhet mësuar dhe ky proces nuk ka të bëjë thjesht me edukimin e

veshit muzikor. Para së gjithash, ai lidhet me njohjen e muzikës si art dhe vendit

inteligjent që ajo ka në jetën e njeriut.

Edukimi muzikor e përshpejton zhvillimin e trurit kur bëhet fjalë për fëmijët e vegjël,

sidomos në fushat të cilat janë përgjegjëse për përpunimin e tingujve, perceptimin e të

folurit, zhvillimin e të folurit dhe aftësitë e të lexuarit, sipas studimit të kryer nga

shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë.

Shërimi i kontrolluar gjatë të cilit dëgjohet dhe interpretohet gjithashtu paraqet një

trajtim efektiv për problemet e shëndetit mendor. Studimet konfirmojnë se shtimi i

terapisë muzikore në trajtim e përmirëson funksionimin social të njerëzve me skizofreni,

Terapia muzikore gjithashtu është treguar e efektshme edhe si trajtim i pavarur për uljen e

depresionit dhe dhimbjes kronike. Instituti për tru dhe kreativitet në Universitetin e

Kalifornisë, që nga viti 2001 e filloi një studim pesëvjeçar në bashkëpunim me

Filarmoninë e Los Angeles dhe Shoqatën e Zemrës së Los Angeles për ta zbuluar

ndikimin e edukimit muzikor në zhvillimin kognitiv, social dhe emocional të fëmijëve.

Rezultatet e para të studimit, të cilat u publikuan në revistat shkencore, dhanë prova për

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

15

përparësitë e një edukimi të tillë në kohën kur shumë shkolla e zvogëluan apo edhe e

larguan programin muzikor dhe artistik.

Gjatë studimit, shkencëtarët nga fusha e neurologjisë e ndoqën zhvillimin e trurit dhe

sjelljes në një grup prej 37 fëmijëve nga lagjet e varfra të Los Angeles, përcjell Koha.net.

Fëmijët mësuan të interpretonin në instrumente si violina në ansambël dhe grupe, dhe

ushtruan deri në 7 orë në javë. Studimi tregoi se të mësuarit e muzikës e përshpejton

zhvillimin e rrugës dëgjuese në tru dhe e rrit efikasitetin e saj. Shkencëtarët i krahasuan

fëmijët-muzikantë me moshatarët të cilët ushtruan futboll dhe ata të cilët nuk kishin

programe shtesë. Brenda dy vjetësh ata zbuluan se shqisa e dëgjimit të fëmijëve-

muzikantë u zhvillua më shpejt se te fëmijët e tjerë.10

Muzika ka një influencë të veçantë te memoria dhe emocionet tona. Mjaftojnë tingujt

e saj për ta shndërruar qënien tonë në hapësira dhe forma të ndryshme. Ky ndryshim në

qënien tonë sjell pasoja dhe ndryshim në procesin e të menduarit. Ky është një proces sa i

lehtë, aq dhe i vështirë për sa i përket energjisë që harxhohet për organizimin e tij. Shumë

herë kemi dëgjuar lidhjen e muzikës me shpirtin i cili ka lidhje me trurin. Aty

perceptohen tingujt në mënyra të ndryshme. Është muzika ajo që ndihmon në forcimin e

kujtesës, nëpërmjet trurit, në zhvillimin e të folurit, gjuhës dhe leximit.

Mësimi i një instrumenti që në vegjëli është një proces sa pozitiv aq dhe i vështirë. Por

janë tingujt muzikorë ato, që ndihmojnë për zhvillimin e gjuhës dhe të leximit. Muzika

është një risi jetësore e rëndësishme që ka luajtur, e do të vazhdojë të luajë një rol të

rëndësishëm për jetën e zhvillimin e njerëzimit.

Fëmijët kërkojnë një kujdes shumë të madh në rritjen e tyre. Nëse prindërit

përpiqen gjatë kohës së edukimit të fëmijëve t’i ndihmojnë ata duke eksploruar aftësitë

dhe talentet që ata kanë në mënyrë që ata të ndërtojnë një jetë të sukseshme, gjëja më e

mirë që do të bënin për ta do të ishte t’i dhuronin fëmijëve të tyre të studiojnë një vegël

muzikore. Duhet t’i inkurajojmë fëmijët që në moshë të vogël të mësojnë të dëgjojnë

muzikë si dhe të kompozojnë muzikë.

10 William Martin, “What LIBERALS Believe”, (United States Americe, 2001), fq. 33.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

16

Fillimisht, fëmijët mund të fillojnë të shijuarit e muzikës duke dëgjuar këngët më të

preferuara të tyre dhe pastaj duke përdorur instrumente primitive-rrethanore (me paisje

shtëpiake që disponojnë) mund ta shoqërojnë muzikën apo këngën e preferuar që

dëgjojnë. Pastaj ata mund të avancojnë më tutje duke luajtur muzikë me instrumente me

komplekse (të vërtetë) dhe ndoshta kjo do ishte dhe koha për të filluar duke marrë

leksione mbi muzikën.

Për të rritur një fëmijë me përkushtim ndaj muzikës, gjithmonë prindi duhet edhe vetë

të bëhet pjesë me ndonjë mjet muzikor qoftë edhe ndonjë vegël shtëpiake që mund të

krijojë tinguj. E më pas për ta rritur dashurinë ndaj muzikës fëmija edhe në periudhat e

mëtejshme duhet pasur afër mësimdhënës që nuk e lënë anash orën e edukatës muzikore

dhe që di të ngjallin te fëmijët talentin dhe dashurinë qoftë për muzikën apo ndonjë

instrument muzikor. Për të shtuar kreativitetin muzikës te fëmijët, të studiuarit e muzikës

kultivon shumë aftësi që do të vazhdojnë ta ndjekin fëmijën përgjatë gjithë jetës së tyre.

Të mësuarit e një instrumenti muzikor ndihmon fëmijët të koncentrohen, për arsyen sepse

ata duhet të fokusohen në një aktivitet të veçantë për një periudhë të gjatë kohore. Të

zhvilluarit e koncetrimit në këtë mënyrë ndihmon fëmijët kur atyre i duhet të fokusohen

në shkollë gjatë kohës që atyre i duhet të përqëndrojnë vëmendjen në shkollë.

Ndikimi i muzikës te fëmijet në mosha të ndryshme

Në qoftë se fëmijëve do t’u jepej mundësia të zgjidhnin ndërmjet matematikës dhe

muzikës, me shumë mundësi ata do të zgjidhnin muzikën. Kjo ndodh për shkak se fëmijët

insistojnë të zgjedhin gjërat më argëtuese në jetë, ato që i bëjnë të ndihen mirë dhe ato ku

gjejnë veten. Padyshim që muzika është njëra ndër to. Muzika ka kapacitetin të ngrisë

nivelin e jetës tonë emotive. Natyrisht, individi dhe shoqëria e shfrytëzojnë muzikën edhe

për motive të tjera, sepse shumë aktivitete muzikore kanë një karakter social, duke ju

ofruar kështu rikompensim social atyre që marrin pjesë në to.

Muzika zhvillon aftësitë fizike të fëmijëve, ka shumë instrumente muzikore të cilët

kanë nevojë për të gjithë trupin e fëmijës dhe jo vetëm duart e tij. Për këtë nevojitet qafa,

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

17

këmbët, duart dhe koka. Kur fëmijët luajnë në instrumente nuk duhet të harroni që ai po

ushtrohet fizikisht po ashtu, çka është diçka shumë e mirë për shëndetin e fëmijës.

Muzika kultivon te fëmijët ndjenjën e punës në grup, kur fëmijët fillojnë një kurs muzike

ata bëhen pjesë e një grupi shumë të madh nxënësish, ku detyrohet të bashkëpunojë me

ta. Për të krijuar një melodi të gjithë duhet të kompozojnë së bashku, për kënduar në kor

të gjithë duhet të përputhen me njëri-tjetrin. Pra me pak fjalë gjithçka ka të bëjë me

mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre. Në këtë mënyrë fëmijët bëhen më social

dhe të komunikueshëm. Muzika është themelore në edukatën e fëmijës kur keni vendosur

të mësoni një instrument, nuk do të thotë të filloni të luani menjëherë me të, por si fillim

duhet t’ia nisni me disa rregulla themelore si, pozicionimi i duarve, këmbëve, mbajtja e

instrumentit etj. Në një kurs muzike fëmijët mësojnë si të tregohen të duruar dhe të

respektueshëm. Ata janë të detyruar që të presin radhën e tyre për të demostruar një

melodi dhe duke e bërë këtë kanë shfaqur respekt gjithashtu.

Muzika rrit vetëbesimin e fëmijës, kur fëmijët bëhen pjesë e një kursi muzike janë të

hapur për të pritur kritika dhe për të kritikuar po ashtu. Aty fëmijët mësojnë që jo

çdokush është perfekt dhe se gjithkund ka vend për të përmirësuar. Kjo gjë e rrit shumë

vetëbesimin e fëmijëve.

Gjithashtu muzika i vë përball fëmijët me kultura të ndryshme, kur fëmijët luajnë

instrumente të ndyshme ata insistojnë të dinë më shumë rreth tyre si, historinë apo

prejardhjen. Kjo gjë e vë atë përball me kultura të vendeve të ndryshme dhe e bën atë

një njeri më të mirë.

Për fëmijët, muzika mund të jetë mjaft e dobishme. Muzika ndihmon në ndërtimin e

aftësive specifike në grupmoshat e ndryshme. Ju do të shihni se një preferencë e fëmijës

dyvjeçar gjithashtu do të ndryshojë shumë në krahasim me adoleshentët.

Nga lindja deri në 4 muaj: Edhe një fëmijë i porsalindur i përgjigjet stimujve të

jashtëm muzikor. Nëse këndoni apo lëshoni një këngë të lehtë, foshnja ka gjasa të

qetësohet . Dinamikat e gjalla mund ta bëjnë fëmijën pak më aktiv.

4 deri në 8 muaj: Fëmija fillon të ndjekë me vëmendje lloje të ndryshme të tingujve

në mjedis. Foshnja ka të ngjarë të kthejë kokën në anën e saj nga ku po luhet një këngë.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

18

10 deri në 18 muaj: Preferencat muzikore fillojnë të shfaqen në këtë fazë. Bebet do të

duartrokasin ose do të tregojnë entuziazëm kur të dëgjohet një melodi e njohur dhe e

pëlqyeshme. Shumë foshnje preferojnë vokalët në muzikën instrumentale në këtë fazë.

18 muaj deri në 2 vjet: Fëmija fillon të eksplorojë tinguj të ndryshëm muzikorë në

mjedis. Muzika në radio, reklama televizive dhe muzika “live”, gjithçka është një stimul

për fëmijën.

2 deri në 3 vjet: Kur fëmija bëhet më i njohur me tingujt, ai/ajo do të përpiqet t’i

përgjigjet duke u përkulur në gjunjë ose duke u përpjekur të kërcejë. Gjatë kësaj

periudhe, është e këshillueshme që të prezantohen foshnjat në lojërat muzikore dhe në

vjershat e çerdheve.

3.5 vjet deri në 4 vjet: Ndërgjegjësimi i fëmijës për muzikën rritet ndjeshëm gjatë

kësaj periudhe. Fëmija do të përpiqet të interpretojë muzikën në mënyra të ndryshme dhe

fillon të bëhet një mjet për komunikim dhe shprehje.

4 vjet deri në 5 vjet: Gjatë kësaj faze, fëmijët janë në gjendje të diskutojnë rreth

muzikës. Nëse është i inkurajuar mirë në këtë fazë, niveli i interesit të fëmijës në muzikë

mund të rritet.11

Fillimet e adoleshencës: Në këtë fazë të rinjtë janë shumë të predispozuar të dëgjojnë

tendencën e momentit gjithnjë duke u udhëhequr nga grupi shoqëror me të cilin rrinë. Po

në këtë moshë fillon dhe përcaktohet karakteri i fëmijës dhe këtë moshë tërhiqemi më

shumë nga e bukura, nga ajo që quhet “trendy” dhe nga ajo që grupi shoqëror pranon dhe

u zhvillohen shijet muzikore. Shijet muzikore të kësaj moshe nuk janë shumë të thella për

të kuptuar tekstin e këngëve apo filozofinë/ideologjinë e muzikantëve.

Adoleshenca: Fjala kyçe për të përshkruar vitet e adoleshencës është Rebelizmi!

Pothuajse pjesa më e madhe e adoleshentëve janë gjithnjë të etur të kundërshtojnë e të

11 Sabrina P. Ramet, Gordana Crnković. “The American impact on European popular

culture” 1979, page.120.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

19

rebelohen. Kryesisht të etur për të qënë anti-komformistë, adoleshentët përpiqen të

zgjedhin muzikë të cilën prindërit e tyre nuk do ta dëgjonin as për sekondat e para. Në

vitet e adoleshencës sime, grupi Slipknot për nënën time quhej SLIP-KOT. Në nevojën

për t’u rebeluar dhe për të thyer rregulla, për t’u rritur në mënyrë të pavarur, ata zgjedhin

gjithmonë muzikë që për njerëzit familjarë shihet si “jo e dëgjueshme/e papranueshme”.

Gjithashtu, në mendësinë e të qenit “anti-komformistë”, adoleshentët komformohen

me një pjesë të caktuar të shoqërisë që në disa raste edhe në mosha të mëdha këtë lloj

muzike e dëgjojnë. Muzika i jep identitet stilit të tyre të të jetuarit. Preferencat muzikore

në këtë etapë janë diktuese edhe në veshjen që zgjedhin. Adolshentët duan t`i bërtasin

botës me tekstet dhe tingujt me të cilët identifikohen.

Në moshën ku konsiderohemi si “të rritur” shijet muzikore sofistikohen dhe nuk janë

agresive si në etapën e dytë.

Për shembull, në rastin tim, vetëm pas të 18-ve vendosa të dëgjoja realisht muzikë Jazz

e Klasike. Ndërkaq, shijet agresive si Dimmu Borgir, Pantera etj. vendosa t`i dëgjoja në

momente më të rralla. Posterat në muret e dhomës sime, veshja e tëra në të zezë me

aksesorë të mëdhenj dhe të stilit Rock, u zëvendësuan nga të përshtaturit në mjedisin e së

përditshmes sime. Ndoshta prej nevojës për të dëgjuar më shumë nga lloji i muzikës që

pranohet më lehtë nga shoqëria dhe nevoja për t`u “shtruar” ndryshoi dhe evoluoi stili i

muzikës që unë dëgjoja në të përditshmen time.

Me siguri pas të 30-ve apo 40-ve do të ndryshojë sërish mënyra sesi e perceptoj

muzikën dhe se ç`dua prej saj, por deri atëherë do të shohim.

Në përfundim, secili prej nesh në periudha të ndryshme jete ka nevojë të evoluojë në

preferencat muzikore: për disa si unë shijet në muzikë vijnë duke ndryshuar në etapat

kyçe të jetës, por ka dhe të tjerë për të cilët ngelen po njësoj. Muzika i përshtatet

nevojave dhe ndjesive tona përgjatë rrugëtimit të jetës sonë personale.

Muzika është gjithmonë tregues i personalitetit të një individi dhe është e lidhur

ngushtë me gjendjen që përjetojmë në momente të ndryshme të jetës.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

20

Lodrat muzikore për fëmijë

Truri i të posalindurit nuk është i zhvilluar plotësisht dhe neuronet në tru vazhdojnë të

zhvillohen gjerë në muajin e 6-të. Me faktin që zhvillimi neuroneve ndihmohet nga

stimulimet që e rrethojnë, si dhe nga interaktiviteti me prindërit, muzika në periudhën e

hershme gjithashtu mund të ketë ndikim me rëndësi në zhvillim të trurit.

Muzika ndikon në inteligjencë, shumë hulumtime kanë treguar që vogëlushët fillorë,

të cilët kanë pasur vazhdimisht orë muzike për disa muaj me radhë, kanë patur një

përparim në raport me vogëlushët tjerë. Hulumtimi ka kontrolluar aftësitë e fëmijëve në

punën me labirinte, me imitime të mostrave të figurave gjeometrike në ngjyrosje dhe

vizatim, dhe rezultati ishte pozitiv. U dallua përparimi te fëmijët që kishin mbajtur orë

muzike. Aftësitë të cilat ishin cak i studimit zënë hapsirën e inteligjencës, që është baza e

mënyrës së të menduarit (krahas atyre që përdoren në matematikë, art dhe shkencë).

Muzika ndihmon zhvillimin emotiv, ofron mundësinë e natyrshme dhe të shëndetshme

për shprehje individuale, rrit zhvillimin e fëmijës dhe rrit aftësitë sociale, fizike, emotive

dhe njohëse. Muzika në përgjithësi ofron ndjenjë qetësie dhe kënaqësi, këtë ndikim

pozitiv e ka poashtu edhe në emocionet e fëmijëve. Përveç kësaj u zbulua që fëmijët që i

bien ndonjë instrumenti kanë vetëbesim më të madh.

Lodrat me muzikë ndihmojnë në zhvillimin psiqik, shumica e lodrave muzikore janë

interaktive dhe kërkojnë koordinim të lëvizjeve të vogëlushëve. Për këtë arsye këto lodra

ndikojnë pozitivisht në zhvillimin motorik, si dhe përmirësojnë koordinimin e syve dhe

duarve. Përveç kësaj, loja me lodra muzikore dhe përdorimi i ndonjë instrumenti i mëson

fëmijët që të jenë më të kujdesshëm, të fokusohen në dëgjim të muzikës dhe në

koncentrim. Muzika ndihmon zhvillimin social te vogëlushët, loja me lodra muzikore apo

përdorimi i ndonjë instrumenti inspiron fëmijët të bëhen më të pavarur por edhe të

cilësojnë punën ekipore. Loja me këto lodra në grup rrit zhvillimin e aftësive sociale.

Gjithashtu, është vërtetuar që fëmijët të cilët luajnë me lodra muzikore më lehtë

formojnë shoqëri sesa moshatarët të cilët nuk luajnë. Lodrat me muzikë i argëtojnë

fëmijët. Lodrat muzikore janë veçanërisht interesante dhe fëmijët i adhurojnë sepse ju

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

21

dhurojnë argëtim. Nëse fëmija është i rrethuar nga muzika në fëmijëri, kjo i ndihmon që

të krijojë dhe të ndërtojë interes për muzikë dhe për zhanre të ndryshme.

Lodrat me muzikë e forcojnë lidhjen në mes të prindërve dhe fëmijëve. Tre muajt e

parë janë kyç për forcimin e lidhjes në mes të prindërve dhe të fëmijës. Në këtë periudhë

fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm prandaj përveç se t’i kënaqni nevojat themelore të

foshnjes, është me më rëndësi që prindërit t’i kushtojnë vëmendje dhe dashuri

vogëlushëve të tyre. Për të posalindurin, fytyra juaj dhe reagimet emocionale janë

fokusimi primar. Me përdorimin e lodrave muzikore për fëmijë, ju mund të tërheqni

vëmendjen e vogëlushit, ndërsa kur foshnja të rritet pak, lodrat muzikore bëhen

interaktive për të dy. Aktivitetet argëtuese siç janë instrumentet dhe lodrat muzikore

mbajnë vëmendjen e fëmijëve tuaj për një kohë, dhe përveç argëtimit të përbashkët,

fëmijës kjo do t’i shërbejë për shumë arsye.

3. Rrugëtimi i artit muzikor

Në fillimet e saj, kënga u ngjante tingujve si cicërima e zogjve apo ulërima e kafshëve

ose e qara e bebeve, pra si diçka që nuk komunikonte mesazhe. Jo vetëm që këndimi

është i lashtë dhe universal, por në kulturat primitive ai kishte funksion ndërlidhës me

mjedisin, individin, grupin shoqëror dhe fenë. Njerëzit primitivë këndonin duke u bërë

thirrje zotave me lutje dhe thirrje, festonin ritet e tyre me vargje këngësh dhe rikujtonin

baladat historike e heroike. Me shumë gjasa, këndimi i parë ishte individual dhe i

improvizuar si imitim i thjeshtë i tingujve të dëgjuar në natyrë. Në këtë pikë, këndimi i

tingujve komunikues dhe të kuptueshëm nuk mund të quhet themelor, por ishte padyshim

një hap i rëndësishëm për krijimin e gjuhës. Shumë antropologë besojnë se zhvillimi i

laringut të poshtëm, pjesë shumë e rëndësishme e artikulimit të fjalëve, ishte një zhvillim

i vonshëm i evolucionit njerëzor.

Vendet e lindjes se largët si Kina, India, Indonezia, Japonia etj., kanë njohur zhvillim

të hershëm të artit muzikor. Më të lashtët ndër to arti muzikor i Kinës dhe i Indisë kanë

ndikuar dhe në vendet e tjera. Kurse në vendet e evropës muzika fillet e saj i kishte

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

22

kryesish në këto shtete: Austri, Francë, Itali, Gjermani etj., ku muzika ishe kryesisht

fetare dhe me karakter fetar me pas në shek. X-XIV ku filloi lulëzimi dhe lirimi në

aspektin ekonomik dhe më pas edhe avancimi në aspektin muzikor.

Muzika si art, që për shprehje përdor me lartësi dhe kohëzgjatje të fiksuar, e që

interpretohen nga zëri i njeriut dhe i veglave muzikore, filloj për herë të parë të përdoret

në mesjetë dhe pikërisht në kohën kur në veprimtaritë shpirtërore sundonte krishtërimi në

evropën e civilizuar. Në shekullin XX me emrin “muzikë” përfshihen jo vetëm tingujt me

vetitë e caktuara, por edhe zhurma, bubullima, bërtitja etj. Pra fjalë, fenomene të

ndryshme akustike, të gjitha ato që i kap veshi i njeriut. Nga kjo që u tha më sipër

vetëkuptohet se termi ‘’muzikë’’ nuk është përdorur gjithmonë në të njëjtin kuptim, siç

kuptohet tradicionalisht muzika. Muzika, sipas përmbajtjes, karakterit dhe natyrës së saj,

mund të jetë muzikë popullore, artistike ose serioze-klasike, dhe muzikë argëtuese ose

zbavitëse. Shpikja e makinës së shkrimit e bëri përhapjen e muzikës dhe teorisë muzikore

të mundur në një shkallë të gjerë.

Në rast se do të krahasonim zhvillimet e muzikës shqiptare me ato të çfarëdo vendi

tjetër evropian, gjëja e parë që konstatojmë është zhvillimi jolinear i saj. Ky jolinearitet

konstatohet në dy drejtime:

E para, si mungesë relative informacioni, të dhënash mbi etapat, veçoritë e tyre etj.

E dyta, se brenda këtij informacioni ka një pavazhdimësi që buron jo vetëm prej tij, por

dhe nga vetë mungesa e faktit. 12 Për pikën e parë punimet e specialitetit kanë bërë

ç’është e mundur që të zbardhin piketat dhe gurët kilometrikë të rrugës muzikore të

përshkuar, pra në një farë mënyre kanë bërë që të flasë “Koha memece” e kësaj muzike;

ndërsa, për të dytën, është vetë historia që ka thënë fjalën e saj e që s’e kthen dot më.

Kushtet e veçanta historike që ndikuan në dukuritë normale historike të muzikës në

botë, ose të rrudheshin te ne deri në një kufi të pranueshëm, ose të rigjenin një interpretim

vendas, të ngjashëm ose jo me origjinën. Kjo gjë vihet re edhe jashtë këtyre krahasimeve,

p.sh., po të vjelësh opinionet e përgjithshme që jepen mbi historinë e shkuar të muzikës

12 Kruta, Beniamin.“Vendi i polifonise shqiptare ne polifonike ballkanike”, Ilirija (1990),

fq. 13–14.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

23

sonë, por edhe nga krahasimi me vetë historinë shumë më të zhvilluar të arteve të tjera

shqiptare si letërsia dhe piktura. Ndryshimi është i dukshëm.

Pretendimi për të zbuluar veçori të zhvillimeve të muzikës shqiptare, nuk i bie ndesh

specifikave evropiane e botërore të zhvillimit të artit muzikor, përkundrazi i pasqyron ato

në një terren të veçantë, në kufirin e një mase të caktuar, me pretendimin për të qenë

pjesë e të tërës në historinë e muzikës botërore. Pavarësisht se datat më të rëndësishme të

muzikës shqiptare janë të ngulitura kryesisht në shek. XX.13

Themelet e historisë së muzikës mesjetare filluan të ngrihen së bashku me sistemin e

ri feudal që lindi në shek. IV p.e.r. Në këtë kontekst të ri historik dhe shoqëror muzika

lidhej kryesisht në objektet e kultit, u bë pjesë e ritualit kristian dhe përmbajtja e saj u

lidh tërësisht me tekstet e shenjta fetare. Format e para laike u shfaqen rreth shek VII nga

artistë endacakë. Gjithsesi muzika mesjetare u zhvillua dhe u rrit si një muzikë kishtare.14

Bënë pjesë edhe ajo në traditën e re artistike të formuar pas Luftës së II Botërore,

pavarësisht disa përpjekjeve të pjesëshme që zënë fill gjatë viteve 1920-1930. Këngëtarët

dhe instrumentistët e muzikës së lehtë e zhvillojnë veprimtarinë e tyre kryesisht pranë

trupave të Teatrove të Varieteve, pothuajse aktive në të gjitha qytetet kryesore të

Shqipërisë. Mbas viteve 1990 kënga e lehtë shqiptare pësoi zhvillime të rëndësishme si

rrjedhojë e hapjes së përgjithshme kulturore të vendit ndaj shoqërisë perëndimore. Me

formimin e traditës bazë të llojit, të kryesuar nga emra shumë popullorë për publikun

shqiptar, si ai i këngëtares së shquar Vaçe Zela, i kompozitorit Agim Prodani, i

fizarmonicistit, kompozitorit dhe aranzhatorit Agim Krajka, në Shqipërinë e fund-

shekullit të njëzetë, muzika e lehtë mund të cilësohet si një ndër fushat e artit, që njohu

ridimensionime ndër më të ndjeshmet, duke adaptuar format dhe drejtimet kryesore të

njohura perëndimore. Paraqitet si një ndër traditat më të reja artistike shqiptare. Fillimet e

saj i përkasin viteve 1920-1930 të shekullit XX, ndërsa zhvillimet më të rëndësishme

periudhës së mbas Luftës së II Botërore e këtej. Sidoqoftë, nga të dhënat e deri tashme,

studiuesi i njohur i traditave muzikore shqiptare, prof. Ramadan Sokoli, në librin e tij "16

13 Po aty fq.46-48. 14 Po aty fq 16-17.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

24

shekuj" argumenton së paku kontributet e dy figurave të shquara shqiptare në artin kishtar

mesjetar.

I pari prej tyre është Niketë Dardani. Vepra e tij më e njohur është himni “Te Deum

Laudamos”, i përhapur në evropë më 525, dhe mbi të cilin kanë shkruar muzikë

kompozitorë të tillë si Lulu, Haendel, Bach, Mozart, Schubert,Verdi, Mahler, etj.

Muzikanti tjetër, Jan Kukuzeli, i lindur në qytetin bregdetar të Durrësit rreth viteve

1078-1088, njihet si një ndër figurat më të mëdha të kishës bizantine. Me pas hartoi edhe

veprën madhore të jetës së tij, shkrimin neo-biznatin. Disa nga krijimet e tij kryesore janë

Himnet Aniksandri, Kënga e Kerubinëve, Psalmi 107, Polilei 117, të pasqyruara

pothuajse në të gjitha antologjitë e muzikës bizantine.

Funksionet e muzikës

Ne kemi sot një numër të madh interpretuesish, kompozitorësh, kantautorësh,

aranzhuesish të muzikës së lehtë, ndër më të njohurit e të cilëve janë Ardit Gjebrea, Elton

Deda, Elsa Lila, Shpëtim Saraçi , etj., si dhe një sërë kompleksesh të muzikës alternative.

Detyrë kryesore e folklorit dhe e folkloristikës është mbledhja dhe studimi i traditave

popullore, duke nënkuptuar për traditë jo vetëm besimet dhe opinionin që ka populli i

pakultivuar për faktet dhe dukuritë e universit, por edhe zakonet e përditshme, për

ceremonitë e festave të ndryshme, si edhe manifestimet estetike të çfarëdo lloji.15 -Black

Music; Bluz Music; Soul Music; Hip Hop; Disco Music; Rap; Reggaeton.

Muzika është art kohor. Kjo dmth se në ndryshim nga artet figurative, te cilat shtrihen

në hapsirë dhe që perceptohen së pari në tëresi e më pas në detaje, muzika perceptohet së

pari në detaje me pas në tërësi. Ne dëgjojmë fillimisht tingujt e parë me pas gradualisht

vargun, deri në perceptimin e plotë të figurës artistike që kjo muzikë përfaqëson.

Format më të lehta të organizimit të tingujve, mendohet se lidhen me imitimet e

tingujeve e zhurmave të natyres, me zërat e kafshëve, fërshëllimën e erës etj. Pra, diçka e

tillë nuk na lejon të themi që muzika ka lindur në këtë apo në atë vend. Ndërsa në lidhjet

15 Berisha, Ëngjëll. “Arti muzikor”, “Libri shkollor”, Prishtinë, 2006, fq. 53.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

25

e para vërtet muzikore teza mbisunduese e etnologëve është se muzika primitive ishte e

lidhur ngushtë me ritmin e valles, duke u përfshirë në ritualet e magjisë së fiseve tribale.

Gjinitë e muzikës profesionale. Nëse zëri është një "instrument" fiziologjik i lindur me

njeriun, veglat muzikore, janë shpikje të mendjes se tij. Kjo shpjegon edhe faktin pse

muzika për shekuj e shekuj me radhë ishte vokale dhe me pas instrumentale. Muzika

antike është produkt artistik i qytetërimeve skllavopronare. Muzika e vjetër bart veçori të

përbashkëta, pavarësisht largësive midis popujve që e krijuan. Në qytetërimet më të

vjetra, muzika u praktikua sidomos në objektet e kultit, ndërsa në Greqinë e Lashtë,

krahas tempujve ajo ishte pjesë e rëndësishme e veprimtarive me një bazë më të gjerë

shoqërore. Por në të dyja rastet ajo ruajti një veçori kryesore, karakterin sinkretik të saj,

që domethënë se muzika nuk u ushtrua si një muzikë në vete por në marrëdhënie të

pandarë me fjalën dhe vallen.

Në vendin tonë zhvillimi i muzikës pati një rënie gjatë viteve kur shoqëria jonë ishte në

tranzicion shoqëror për shkak të luftës edhe pse nuk pati ndalje të muzikës por kryesisht u

zhvillua muzika me tematikë patriotike popullore.

Metodologjia e realizimit të orës mësimore (edukatë

muzikore)

Një vend shumë të rëndësishëm në organizimin e orës së mësimit ka formulimi i

objektivave, si dhe përcaktimi i metodave që do të përdoren për të qenë sa më i

suksesshëm dhe për të arritur objektivat e orës mësimore. Përzgjedhja e metodave

mësimore bëhet nga vetë mësuesi, në përputhje me veçoritë e moshës së nxënësve dhe të

përmbajtjes së temave të ndryshme mësimore, të bazës materiale apo të mjeteve e

instrumenteve muzikore që ka në klasë. 16 E rëndësishme është që mësuesit të krijojnë një

mjedis mësimi, i cili do t’i nxisë dhe do t’i ndihmojë nxënësit për të zbuluar dhe për të

zhvilluar aftësitë dhe prirjet e tyre muzikore. Mësuesit duhet të organizojnë veprimtari

16 Spahiu, Seniha. “Metodika e mësimit të muzikës”, ,,Libri shkollor”, Prishtinë, 2008.

F1.17.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

26

praktike sa të jetë e mundshme, pasi shumë aftësi të përcaktuara në program duhet të

arrihen nëpërmjet pjesëmarrjes së nxënësve në to.

Mësuesi i orienton nxënësit e klasëve fillore për të përdorur modele të ndryshme

ritmike apo melodike, dallimin e tingujve të muzikës dhe të zhurmave të realitetit natyral,

të instrumentit muzikor apo edhe të objekteve të tjera.17 Mësuesi duhet të përdorë vetë

metoda sa më të frytshme, nëpërmjet të cilave bëhet i mundur asimilimi me lehtësi i

gjithë veprimtarive didaktike, si: lojërave individuale dhe në grup. Duhet të ketë parasysh

zgjedhjen e pjesëve muzikore për dëgjim, të cilat duhet të ndjekin kritere të posaçme në

lidhje me aftësinë psikologjike dhe shkallën e zhvillimit të njohurive të nxënësit.

Mësimi i elementeve muzikore shërben për të krijuar aftësi dhe shprehi që nxënësi i

përvetëson nën drejtimin e mësuesit. Prandaj mësimdhënia e edukatës muzikore kërkon

një përgatitje të mjaftueshme shkencore, pedagogjike dhe metodike. Nën drejtimin e

mësuesit, nxënësit e klasëve fillore do të përvetësojnë njohuritë dhe konceptet e para

muzikore, me të cilat do të formojnë shprehitë për të kënduar, për të dëgjuar apo për t’u

shprehur, si dhe duke u bërë një analizë të thjeshtë këngëve apo pjesëve muzikore. Niveli

i dijeve, i shkathtësive e i shprehive të nxënësit përcaktohet jo vetëm nga përmbajtja e

lëndës, por edhe nga zbatimi i udhëzimeve e kërkesave të veçanta që ka çdo klasë.

Në klasët fillore mësohen këngë sipas veshit, në përshtatje me moshën për nga shtrirja

(ambitusi) dhe nga përmbajtja, popullore dhe të kultivuara, me vlera artistike e didaktike,

të karakterit fëmijor (natyrën, familjen, shkollën, punën, argëtimin etj.), me ritme të

larmishme (vallëzues, marsh, të thjeshta, të përziera). 18

Këngët, e sidomos lojërat muzikore, zgjidhen në përshtatje me kërkesat e bazave të

arsimimit muzikor për edukimin e ndjenjës ritmike dhe melodike. Çdo orë këndimi duhet

të realizojë kërkesa të bazave të arsimimit muzikor, sepse çdo orë e bazave të arsimimit

muzikor realizohet përmes këndimit. Prandaj këndimi edhe bazat e arsimimit muzikor

zhvillohen duke u ndërthurur gjatë orës mësimore.

17 Bardhyl, Musai.’’ Metodologjia e mësimdhënies’’, Tiranë. 18 Spahiu, Seniha. “Metodika e mësimit të muzikës”, ,,Libri shkollor”,

Prishtinë, 2008. Fq.18.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

27

Gjatë punës praktike drejtpërdrejt me fëmijë, gjithmonë më ka intriguar ndikimi që ka

muzika qoftë nga aspekti emocional apo kognitiv te fëmijët. Duke marrë parasysh gjuhën

universale të muzikës dhe influencën e saj në disponimin e njerëzve në përgjithësi dhe

fëmijëve në veçanti jam munduar që në këtë temë të përmbledh materiale që nga historia

e muzikës, evoluimi i saj, ndikimi i saj në faza të ndryshme të fëmijërisë, duke filluar që

nga shtatëzania domethënë që nga fetusi, fazën pas lindjes, foshnjëria, fëmijërinë e

hershme, moshën shkollore, adoleshencën, duke mos harruar edhe parimin e

gjithëpërfshirjes në arsim, jam munduar të fokusohem te ndikimi i muzikës te fëmijët me

nevoja të veçanta. Duke analizuar ndërlidhjen e muzikës me aspektin emocional dhe

kognitiv në fund të këtij punimi jam munduar që t’ju drejtohem prindërve,

mësimdhënësve dhe kujtdo që ka kontakt të drejtpërdrejtë në baza ditore me fëmijët që t’i

inkurajojnë fëmijët të merren sa më shumë me muzikë, mirëpo njëkohësisht duke bërë

përzgjedhjen adekuate të saj.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

28

Kërkesa dhe këshilla metodike për programin e lëndës

edukatë muzikore

Shpesh, për realizimin e saktë të kërkesave të programit, mësuesi duhet të ketë

parasysh disa kërkesa dhe këshilla metodike, si më poshtë:

1. Edukimi i ndjenjës ritmike të nxënësve, që mbështetet në parimin se dukuritë

ritmike përjetohen në formë konkrete dhe më pas arrihet zbatimi i tyre praktik.

Shembuj:

-Rikujtimi i dukurive nga natyra dhe mjedisi, p.sh.: të rrahurit e orës tik- tak, imitimi i

trenit, rënia e ziles, rrahja e çekanit dhe dukuri të tjera.

-Ligjërimi i gjërave duke i shoqëruar me lëvizje ritmike ose fjalë të ndryshme të ndara

në rrokje, duke i shoqëruar me shuplaka. Mësuesit, lidhur me zhvillimin e ndjenjës

ritmike të nxënësve, të sjellin në klasë ushtrime dhe forma pune që të arrijnë të dallojnë

saktë gjatësitë ritmike duke mësuar të mbajnë ose këndojnë. Në çdo rast mësuesi duhet të

ketë kujdes që të mos kalojë mundësitë perceptuese të nxënësve. Gërshetimi i ushtrimeve

me elemente ritmike me shoqërimin e këngëve dhe lojërave të tyre fëmijore janë sa më të

këshillueshme.

2. Edukimi i ndjenjës melodike, që duhet të arrihet nga mësuesi nëpërmjet dëgjimeve

konkrete me instrumente, nëpërmjet magnetofonit ose duke i gjetur (konkretizuar) ato në

mjedisin e klasës. Lartësia e tingujve konkretizohet më mirë jo vetëm me përfytyrime

dëgjimore, ose edhe ato pamore, ku mësuesi mund të shkruajë në tabelë tingujt e një

kënge shumë të thjeshtë duke u treguar ndryshimin e lartësisë së tingullit.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

29

3. Edukimi i shprehive të të kënduarit, që shikohet e pandarë nga aftësitë dhe

shprehitë e tjera që do të formojnë nxënësin e klasës së parë dhe më tej në edukimin

muzikor. Ja disa nga udhëzimet që mund të ndiqen për nxënësit e klasës së parë:

Qëndrimi drejt e gjatë të kënduarit, frymëmarrja, formimi i tingullit, diksioni, rikujtimi

i kërkesave gjatë të kënduarit, dhënia e intonacionit me instrument muzikor, dirixhimi kur

klasa këndon.19

4. Edukimin me instrumentet dhe marrëdhëniet me to, puna me instrumentet ka si

qëllim njohjen me instrumentin gjë që u krijon lidhje më të afërta me artin muzikor.

Instrumenti shton interesin për lëndën, si dhe i ndihmon drejt edukimit të ndjenjës ritmike

apo melodike. Në klasën e parë mësuesit të njohin dhe të drejtojnë punën e tyre vetëm

përmes veglave me goditje, të cilat zhvillojnë njëkohësisht dhe ndjenjën ritmike të

nxënësve.

5. Edukimin për zhvillimin e shprehive gjatë dëgjimit, që dëgjimi i këngëve ose

pjesëve të thjeshta muzikore zhvillon rrethin e përfytyrimeve të nxënësve jo vetëm në

drejtim të muzikës, por edhe në drejtim të kulturës në tërësi (pra fillojmë të edukojmë

nxënësit me dëshirën për të dëgjuar). Dëgjimi është mënyra kryesore nëpërmjet të cilit

nxënësi vihet në marrëdhënie me muzikën. Nga njohuritë fillestare rreth ritmit apo

tingujve, ata do të kalojnë në përjetimin e emocioneve që sjell pjesa apo kënga, deri në

vlerësimin e saj. Mësuesi e kultivon ndjenjën e të dëgjuarit te nxënësit që në dëgjimin që

i bëjnë ata zërit të tij gjatë këndimit të këngëve. Ai vendos për dëgjim këngë që këndohen

nga grupi artistik i shkollës apo dhe nga ata vetë. Është e këshillueshme që në klasën e

parë mund të dëgjohet edhe ndonjë pjesë e thjeshtë instrumentale. Mësuesi gjatë dëgjimit

përdor dhe formën e bisedës, ku ai sqaron dhe shpjegon karakterin e pjesës apo edhe

elemente të tjera muzikore, si: vetitë e tingullit, ritmin, tempon etj. Gjithashtu, mësuesi

19 Spahiu, Seniha. “Metodika e mësimit të muzikës”, ,,Libri shkollor”, Prishtinë, 2008,

fq.14.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

30

mund të përdorë edhe metodën e krahasimit, ku, p.sh., krahasohet një marsh me një valle,

një nina-nana me një një muzikë vallëzimi etj. Për këtë:

- pjesët duhet të jenë të zgjedhura me kujdes për këtë moshë;

-dëgjimi i një pjese të mos zgjasë më shumë se 5 minuta;

-dëgjimi i pjesëve të shoqërohet me komentimin e tyre, duke përdorur një fjalor të

thjeshtë;

-dëgjimi zhvillon njëkohësisht dhe ndjenjën e komentit të pjesëve të ndryshme që ata

dëgjojnë. 20

Gjatë punës mësimore për realizimin e objektivave të programit të edukimit muzikor,

është me vlerë të zbatohen disa veprimtari të larmishme mësimore me objektiva të

caktuar gjatë mësimdhënies për edukimin dhe formimin e koncepteve të para muzikore,

zhvillimin e ndjenjës ritmike dhe melodike, zhvillimin e ndjenjës së dëgjimit, për

zhvillimin e ndjenjës së analizës së një kënge apo pjese të thjeshtë muzikore. Por,

njëkohësisht do të jenë dhe mjetet mësimore që do të mundësonin zbatimin me sukses të

këtij programi.

20 Spahiu, Seniha. “Metodika e mësimit të muzikës”, ,,Libri shkollor”,

Prishtinë, 2008, fq.21.

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

31

➢ Plani ditor

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

32

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: _Artet / Lënda: Ed. muzikore

Shkalla e kurrikulës: _I_ Klasa: Dytë

Tema ( nga– plani dymujor):

Këngët popullore

Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dy

mujor):

- Nxënësit mësojnë të interpretojnë këngë të

ndryshme sipas notave muzikore.

- Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës ( synuara):

I.3, I.6, III.1, IV.1, V.6, V.1

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):

1.1, 1.3, 1.4, 3.1, 4.1, 4.2

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Njësia mesimore: Për mëmëdhenë

Fjalët kyçe: Mëmëdhe, doke, shqiptar, Shqipëri.

Rezultati/et e të nxënit të orës mësimore:

1.Mëson këngën sipas tekstit të shkruar

2. Shkruan këngën në pentagram

3. Gjen fjalët patriotike në tekst

Kriteret e suksesit:

Interpreton këngën me nota muzikore

Shkruan këngën dhe notat e interpretimit të saj

Reflekton qart për këngën

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Libri: Ed.muzikore, fletorja, lapsi, goma, radio, tabela, shkumesat etj.

Lidhja me lëndët tjera mësimore : Gjuhë amtare: kumtojmë fjalët e këngës qartë;

Matematikë: numërojnë notat e këngës;

Çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Arsimi për zhvillim te qëndrueshëm

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

33

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME FËMIJËT GJATË

AKTIVITETEVE

Mësuesi shkruan në tabelë titullin e njësisë mësimore, dhe sqaron atë përmes disa shembujve.

Pastaj kërkon nga nxënësit që të mësojnë qartë këndimin e këngës sipas notave muzikore.

VLERËSIMI I FËMIJËVE

Vlerësimi bëhet në mënyrë të vazhdueshme sipas listës së kontrollit e atë në mënyrë të vazhdueshme.

DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR

Nxënësit detyrat e tyre në mënyrë të pavarur i paraqesin në këndin e caktuar të arteve.

Reflektimi për rrjedhën e aktivitetit

Njësia mësimore u realizua sipas planifikimit mësuesi bashkë me nxënësit shqyrtojnë ecurinë e punës të

njësisë së sotme dhe plotësojmë zbraztirat eventuale.

Pjesa hyrëse: Evokim; STUHI MENDIMESH (7’)

Mësuesi pyet nxënësit për njësinë e kaluar dhe mundësin e lidhjes së saj me atë të sotmen. Nxënësit

japin mendimet e tyre përmes disa shembujve.

Pjesa kryesore- Realizim kuptimi; DRTA (25’)

Mësuesi shkruan në tabelë titullin e njësisë mësimore (këngës) dhe sqaron atë përmes disa shembujve.

Pastaj kërkon nga nxënësit që pas këndimit të këngës nga ana e mësuesit që ata bashkë me mësuesin të

bëjnë interpretimin e saj; pastaj dhe ta shkruajnë këngën sipas notave.

Pjesa përfundimtare- Reflektim; SHQYRTIM I PËRBASHKËT (8’)

Njësia mësimore u realizua sipas planifikimit .Mësuesi bashkë me nxënësit shqyrtuan ecurinë e punës të

njësisë së sotme dhe plotësojnë zbraztirat eventuale.

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

34

5. Përfundime dhe rekomandime

Përfundimi

Do të doja shumë që njerëzit ta shohin muzikën si pjesë të rëndësishme të edukimit

sepse ajo i bën njerëzit më të zgjuar, dhe si mësimdhënëse e ardhshme do të mundohem

të inkuadrojë edukimin muzikor në shumë aktivitete mësimore dhe jo vetëm një orë në

javë siç e parashohin planprogramet mësimore, por nga shtjellimi i kësaj teme kam

kuptuar se muzika i ndihmon shumë fëmijët në zhvillimi e aftësive të tyre, si në aspektin

mësimor ashtu edhe në atë argëtues.

Nuk kemi pse të përpiqemi t’i bindim njerëzit se edukata muzikore është një mjet

shumë i rëndësishëm në ngritjen e aftësive të nxënësve dhe inkurajimin e tyre drejt

suksesit, sepse kjo është vetëm një nga rezultatet e shumta pozitive që ka edukimi

muzikor. Sot muzika po shikohet si një shpenzim i tepërt parash nëpër shkolla. Dhe,

shumë e vështirë të gjesh njerëz të cilët vërtetë e kuptojnë ndikimin esencial që ka në

zhvillimin muzikor të fëmijëve, sa për të thënë: “Unë jam me ty bashkë në këtë përpjekje,

dhe do të ndihmoj që t’ia dalim”. Thjeshtë askush nuk e bën. Ka shumë arsye pse muzika

duhet të jetë e përfshirë në kurrikulat arsimore. Këtu po përmendim vetëm disa:

Muzika është universale. Kudo që shkoni ju dëgjoni muzikë. Gjithmonë ne jemi të

rrethuar me të, të zhytur brenda saj. Si është e mundur që ne mos të duam të dijmë diçka

më tepër për një gjë që është kaq shumë e pranishme në jetën tonë. Të dëgjosh muzikë,

ka të bëjë me thellësinë njerëzore. Ajo na shtyn t’i njohim dhe t’i prekim ndjenjat tona

më të komplikuara. Na ndihmon ta kuptojmë kush jemi ne, çfarë dëshirojmë dhe si ta

gjejmë veten tonë në botë. Dhe meqenëse ne jetojmë në një botë shumë të pasur me vlera

muzikore, ne kemi mundësi që të zgjedhim muzikën që i shkon pesonalitetit tonë dhe

disponimit. Muzika na e mundëson që ta prekim zemrën tonë përmes gishtave.

Por, muzika është shumë më shumë se kaq. Ne mund t’i shprehim sekretet tona përmes

saj. Muzika është kaq e natyrshme sa të folurit, të prekurit, dhe të afruarit me njëri-tjetrin.

Pse mos t’ua japim nxënësve një mundësi që ata të njohin njëri-tjetrin në këtë mënyrë.

Muzika është magjike, ajo mund të përcjellë përmes tingujve fjalët që unë s’do të mund

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

35

t’i thoja kurrë. I shtyen njerëzit të lëvizin, ta prekin trurin përmes tingujve, të mbërrijnë

në zemrat e të tjerëve, dhe kjo thjeshtë është magjike.

Në sporte ka vetëm një fitues, në muzikë fitues janë të gjithë. Në muzikë ju mund ta

kërkoni përsosshmërinë dhe mrekullinë e tingujve, pa asnjë frikë se do të turpëroheni.

Çdo kush mund të jetë i mrekullueshëm. Programet tuaja muzikore mund të jenë një

krenari e madhe e shkollave dhe komuniteteve tuaja. Muzika është fantastike, Është

njerëzore. Është universale. Dhe, më saktë, është edhe biznes i madh, sepse çdo kush

dëgjon muzikë. Ajo e ka një vlerë të thellë e të fuqishme njerëzore.

Pra, kur programi ynë muzikor rrezikohet nëpër shkolla, nuk kemi nevojë ta mbrojmë

se është e mirë për të tjera gjëra më sipërfaqësore, ky është ndikimi esencial që ajo ka në

nxënësit e studentët, dhe jo domosdoshmërisht duhet të argumentohen llojet e ndikimeve

apo efekteve tjera; si rritja e inteligjencës etj..

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

36

Rekomandimi

Disa mendime për zhvillimin e veprimtarive praktike gjatë procesit mësimor:

Lojëra didaktike që lidhen me zhvillimin ritmik dhe melodik:

-kërkon, dëgjon, dallon, krahason (tingujt & zhurmat),

-përcakton, imiton tinguj të ndryshëm,

-riprodhon tinguj të instrumenteve,

-imiton mësuesin duke përplasur shuplakat, gurë, shkopinj etj.

-u përgjigjet ushtrimeve të thjeshta me bazë këngët, lojërave muzikore ritmike dhe

melodike;

-riprodhon pjesë të shkurtra dhe të thjeshta muzikore;

-këndon këngë duke përdorur gjestet, ritmin, lëvizjet trupore.

Lojëra me dëgjimin:

-realizon vetëm dhe në grup lojëra me instrument me goditje, duke bërë ushtrime për

riprodhimin e tingujve me zë;

-riprodhon një frazë ose strofë duke kontrolluar ritmin dhe intonacionin;

-shqipton saktë fjalët e këngës.

Page 37: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

37

Organizimi dhe përdorimi i mjeteve të tjera:

-nxënësit të nxiten të krijojnë vetë kaseta me zhurma, tinguj, me zërat e shokëve etj.

-të sjellin postera të instrumenteve, të këngëtarëve, kompozitorëve etj.

-të krijojnë me ngjyra duke pasur si frymëzim muzikën,

-të përdorin veglat me goditje dhe të shpjegojnë ndjesitë që u krijojnë ato,

-të sjellin informacione nga festa të ndryshme në familje, qytet, shkollë etj.

Page 38: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

38

6. Literatura

• Spahiu, Seniha. “Metodika e mësimit të muzikës”, ,,Libri shkollor”, Prishtinë, 2008.

• “Philosophy of Music Education” nga Elizabeth Crabtree www.philosophy of

music education.com

• Bardhyl, Musai. Metodologjia e mësimdhënies.Tiranë.

• AUTOR: V.F. LENZEN, STEPHEN C. PEPPER, GEORGE P. ADAMS, D.S.

MACKAY, EDWARD W. STRONG, A.I MELDEN, WILLIAM R. DENNES,

CIVILIZATION, (Printed in the United Stades of America, University of Califonia

Press, 1959).

• Nallbank Tayler, Civilisation Past end Present, sixth edition, (1987).

• Whitehouse, Ruth, Making of Civilization, (1986).

• Jackon I. Spiel Vogel, Western Civilization, (1991).

• William Martin, What LIBERALS Believe, (United States Americe, 2001).

• Sabrina P. Ramet, Gordana Crnković: Kazaaam. Ploof/ the American impact on

European popular culture.

• Kruta, Beniamin (1990). Vendi i polifonise shqiptare ne polifonike ballkanike.

Kultura Popullore.

• Berisha, Ëngjëll. “Arti muzikor”, ,,Libri shkollor”, Prishtinë, 2006.

Page 39: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

39

Burime nga interneti

www.philosophy of music education.com

https://sq.wikipedia.org/wiki/Shoq%C3%ABria

https://sq.wikipedia.org/wiki/Instrumenti_muzikor

http://www.zeriamerikes.com/a/miti-muzika-zgjuarsia/1811001.html

Page 40: UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”...intonative, gjë e cila i hapi rrugën hedhjes së bazave të sistemit të shkallëve muzikore. 7 Kështu shkallët muzikore duke u zgjeruar

40

V Ë R T E T I M

Unë, Leomir Smajli dëshmoj që e kam lekturuar punimin shkencor si punim

diplome, të studentes Serafina Krasniqi me temë: “Roli i muzikës në

zhvillimin shoqëror dhe civilizimin” nën mentorimin e prof. asoc.

msc. Mimoza Kurshumlia.

Tema vjen nga radhët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Fakulteti i

Edukimit, Programi: Fillor.

Tema është shikuar nga aspekti gjuhësor në përpikëri dhe nga ai

drejtshkrimor.

Gjithsesi, punimi nga ana e lekturuesit ka marrë vëmendje edhe në të

shikuarit në aspektin teknik dhe gabimet strukturore.

Lekturues,

Leomir Smajli

+383 (0) 45 678108

[email protected]