21
1 Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Fakulteti i Edukimit Programi: Parashkollor PUNIM DIPLOME Tema: “Gjaku, grupet e gjakut dhe elementet e gjakut te njeriu” Mentori: Kandidati/ja: Prof.ass.Dr. Lulzim Zeneli Granita Maraj GJAKOVË, 2018

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

  • Upload
    others

  • View
    15

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

1

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Fakulteti i Edukimit

Programi: Parashkollor

PUNIM DIPLOME

Tema:

“Gjaku, grupet e gjakut dhe elementet e gjakut te njeriu”

Mentori: Kandidati/ja:

Prof.ass.Dr. Lulzim Zeneli Granita Maraj

GJAKOVË, 2018

Page 2: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

2

PËRMBAJTJA ABSTRAKTI ......................................................................................................................... 3

KAPITULLI-I- ........................................................................................................................... 5

1.1. HYRJE ........................................................................................................................ 6

1.2. Gjaku ........................................................................................................................... 7

1.3. Llojet e gjakut.............................................................................................................. 7

1.4. Funksionet vitale të gjakut .......................................................................................... 8

1.5. Sëmundjet e gjakut ...................................................................................................... 8

1.5.1. Helmimi i gjakut(sepsa) ....................................................................................... 8

1.5.2. Hemofilia ............................................................................................................. 8

1.5.3. Tromboza ............................................................................................................. 9

1.5.4. Anemia ................................................................................................................. 9

KAPITULLI-II- ....................................................................................................................... 10

2.1. Grupet e gjakut .......................................................................................................... 10

2.1.1. Nëse gabojmë me grupin ................................................................................... 12

2.1.2. Grupi rezus ......................................................................................................... 12

2.1.3. Grupe të tjera gjaku ............................................................................................ 12

KAPITULLI-III- ...................................................................................................................... 13

3.1. Elmentet e gjakut .......................................................................................................... 13

3.1.1. Hematokriti ............................................................................................................ 13

3.1.2. Qelizat e kuqe të gjakut – eritrocitet ..................................................................... 13

3.1.3. Hemoglobina .......................................................................................................... 14

3.1.4. Qelizat e bardha të gjakut – leukocitet ................................................................... 16

3.1.5. Pllakëzat e gjakut – trombocitet ............................................................................. 18

3.1.6. Plazma (e gjakut) ................................................................................................... 19

KAPITULLI-IV- ...................................................................................................................... 20

LITERATURA ........................................................................................................................ 21

Page 3: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

3

ABSTRAKTI

Në këtë punim shtjellohen disa nga njohuritë rreth gjakut i cili është një ind lidhor i lëngshëm,

i cili me ndihmën e zemrës dhe enëve të qarkullimit të gjakut mirëmban funksionet e organeve

të tjera të trupit nëpërmjet transportit të oksigjenit dhe lëndëve ushqyese. Një sqarim në pika të

shkurtra për sëmundjet më të shpeshta të tijë si: Hemofilia, anemia, helmimi i gjakut (sepsa),

leukemia dhe tromboza, të cilat janë vetëm disa por që janë ato që

hasen më shpesh tek pacientët. Gjithashtu do të përmendim elementet përkatëse të gjakut dhe

shtjellojmë funksionin dhe vlerat e tyre.

Fjalët kyçe: Gjaku, Hemofilia, Anemia, Sepsa, Leukemia, Tromboza, Elementet e gjakut.

ABSTRACT

This paper deals with some of the knowledge about blood, which is a liquid connective tissue,

which with the help of heart and blood vessels maintains the functions of other body organs

through the transport of oxygen and nutrients. A brief explanation of its most common illnesses

such as hemophilia, anemia, sepsis, leukemia and thrombosis, which are just a few but are the

ones most commonly encountered in patients. We will also mention the relevant elements of

blood and explain their function and values.

Key words: Blood, Hemophilia, Anemia, Sepsa, Leukemia, Thrombosis, Blood Elements

Page 4: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

4

Dedikuar

Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që pa ndalë

më përkrahën në ҫdo hap të ksaj rruge dhe që

gjithmonë janë ndjerë krenar për arritjet e mia.

Familjes time...

Page 5: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

5

Falenderim

“Për të ëndërruar një ëndërr të duhet aq pak kohë, janë sekondat që i japin formën e duhur,

por duhen vite për t’i dhuruar jetë kësaj ëndrre, janë njerëzit që e mundësojnë këtë ëndërr,

dashuria, vullneti dhe shpeshherë sakrifica”. Çdo punë që realizohet me ndihmën e të

tjerëve është punë që të dhuron akoma më shumë dashuri brenda saj, kështu edhe në lidhje

me finalizimin e përfundimit të studimeve bachelor duhet ti falenderoj disa persona. Një

falënderim i veçantë për profesorin e nderuar Lulzim Zeneli, i cili është treguar i gatshme

në çdo moment, për çdo lloj këshille, për çdo lloj përkrahje në lidhje me punimin e

diplomës.

Fjala faleminderit është më e pakta që mund t’ua them atyre që më dhuruan jetën. Që t’ua

shpërblej durimin e tyre përgjatë këtyre viteve, këtë arritje dhe çdo arritje tjetër ua kushtoj

atyre dhe familjes. Faleminderit e dashur familje për çdo gjë që më ofruat.

Përgjithmon mirënjohëse!

KAPITULLI-I-

Page 6: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

6

1.1. HYRJE

Gjaku (lat. Sanguis) është një ind lidhor i lëngshëm, i cili me ndihmën e zemrës dhe enëve të

qarkullimit të gjakut mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit nëpërmjet transportit të

oksigjenit dhe lëndëve ushqyese. Gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut falë punës mekanike të

muskulit të zemrës. Trupi i njeriut përmban mesatarisht 5 - 6 litra gjak. Gjaku është një lëng

trupor tek te gjtha gjallesat poashtu edhe tek kafshët që i dhuron qelizave lëndë të nevojshme

ushqyesve dhe oksigjen, i transporton mbetjet metabolike si mbeturinat larg nga këto qeliza.

Kur ai arrin në mushkëri, ndodh shkëmbimi i gazit, me shpërndarjen e dioksidit të karbonit

duke e përçuar nga gjaku në alveole (hojëza të mushkërisë) dhe të oksigjenit duke e shpërndarë

në gjak. Gjaku i oksigjenuar pompohet në anën e majtë të zemrës në venën pulmonare dhe hyn

në arterien e majtë. Nga këtu ai kalon nëpër valvulën bicuspide, përmes barkushes dhe

shpërndahet në të gjithë trupin prej aortës. Gjaku përmban antitrupa, ushqimin, oksigjenin etj

për të ndihmuar punën e trupit.

Gjaku përmban: qeliza të kuqe (eritrocitet),

qeliza të bardha (leukocitet),

pllakëza (trombocite) dhe plazmën në të cilën notojnë qelizat. Pjesët e ngurta përbëjnë 45%,

kurse pjesa lëngët 55% të vëllimit të përgjithshëm. Qelizat e kuqe përmbajnë hemoglobinën,

kjo proteinë është përgjegjëse për lidhjen dhe transportin e oksigjenit. Në të vërtetë përbëhet

prej globinës dhe hem-it, i cili me hekurin formon një lidhje kimike.

Page 7: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

7

1.2. Gjaku

Gjaku, zemra dhe enët e gjakut formojnë sistemin kardiovaskular dhe lidhin ambientin e

jashtëm me atë të mbrendshëm, indi lidhor jep qelizat e gjakut të cilat kalojnë në lëngun

jashtëqelizor. Qeliza të ndryshme, fragmente qelizore dhe substanca biokimike janë të tretura

në gjak.

Substanca vitale transportohen në mes qëlizës dhe lëngut jashtëqelizor të cilat edhe mbajnë

hemostazën.

Trupi i një mashkulli mesatar të pjekur përmban rreth 5000 ml gjak; ndërsa vëllimi mesatar i

gjakut tek një femër është rreth 3300 ml për shkak të strukturës trupore të vogël. Gjaku përbëhet

nga një pjesë e lëngshme – plazmë (55%) dhe një pjesë korposkulare (apo thërmijore) –

hematokriti (45%).1

1.3. Llojet e gjakut

Edhe pse të gjitha grupet e gjakut përbëhen nga shumë elemente të njëjta, ato dallojnë nga njëra

tjetra. Ne fakt, ekzistojnë tetë grupe të njohura të gjakut, të cilat dallohen nga prania apo

mungesa e disa antigjeneve (substanca të jashtme që mund të nxisin reagimin e sistemit

imunitar duke krijuar anti-trupa.) Pasi që disa antigjene mund të shkaktrrojnë sistemin imunitar,

të sulmojnë gjakun e injektuar te pacienti, transfuzioni i tij bëhet me kujdes duke pasur parasysh

llojet e gjakut të cilat mund t’i dhurojnë njera tjetrës.

1Gjorgoski Icko, Mallçeska Cvetanka / Biologjia për klasën VIII /Republika e Maqedonisë 2010, fq 62

Page 8: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

8

1.4. Funksionet vitale të gjakut

Transporton gazra ( O2 dhe CO2) hormone dhe mbetje

Ndihmon në mbajtjen e stabilitetit të lëngut ndërqelizorë

Shpërndan nxehtësinë

Ndihmon në mbrojtjen kundër infeksioneve (qelizat e bardha të gjakut)

Ndërpren gjakëderdhjen ( trombocitet)

1.5. Sëmundjet e gjakut

Në sëmundjet e gjakut bëjnë pjesë: helmimi i gjakut (sepsa), hemofilia, tromboza , pagjakësia

(anemia), leukemia, etj.

1.5.1. Helmimi i gjakut(sepsa)

Mikrobet infektuese gjenden në çdo vend të ndotur. Në organizmin tonë ato mund të arrijnë

nëpërmjet lëkurës së plagosur,ose përmes bajameve dhe dhëmbëve të prishur. Me të kaluar në

gjak këto mikrobe shumohen dhe e helmojnë gjithë organizmin. Helmimi i gjakut si sëmundje

jep temperaturë të lartë, dridhje, lodhje të organizmit, dhimbje të trupit. Shërimi i sëmundjes

bëhet me antibiotikë. Nëse nuk shërohet mund të pasohet me vdekjen.

1.5.2. Hemofilia

Është sëmundje e rëndë e gjakut që trashëgohet nga prindërit në pasardhës. Te personat e tillë

gjatë lëndimit edhe më të vogël fillon gjakderdhja që ndalet me vështirësi. Gjakëderdhja tek

këta persona mund të paraqitet ndonjëherë edhe vetëvetiu nga goja, hunda apo zorrët dhe mund

të zgjatë disa orë ose disa ditë. Hemofilitë shkaktohen në 80% të rasteve nga defiçit i faktorit

të VIII koagulues, dhe quhet Hemofilia A, por egziston dhe Hemofilia B nga defiçit i i faktorit

të IX koagulues, apo defiçiti i faktorit të XI dhe Hemofilia vaskulare. Në këto raste duhet

kërkuar ndihmë nga mjeku. Hemofilia është sëmundje e cila me një gërvishtje të vogël rezulton

me humbje të mëdha të gjakut.2

2 Dr.Besi/ Sistemi kardiovaskular, Zemra&Gjaku/ Londer-Tiranë 2015 fq,47

Page 9: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

9

1.5.3. Tromboza

Është sëmundje që shfaqet si pasojë e mbylljes së enëve të gjakut me eritrocite të koaguluara.

Kështu për shkak të lëndimit të paritetit të brendshëm të enëve të gjakut ose lëvizjes së

ngadalsuar të gjakut eritrocitet tubohen duke mbyllur enët e gjakut. Kur ndonjë arterie mybllet

atëherë pengohet edhe të ushqyrit e indeve që furnizohen me gjak nga ajo arterie. Në raste të

lehta sëmundja kalon vetvetiu pa pasoja. Tromboza është edhe trashja e gjakut. Si rezultat i

Trombozës shfaqet mpiksja e gjakut , venat në këmbë e sidomos te gratë shtatëzëna.

1.5.4. Anemia

Kjo sëmundje identifikohet me zvoglimin e rruzave të kuqe të gjakut. Gjatë kësaj sëmundje

numri i eritrociteve bie nga vlera normale deri në 2-3 milion. Shpesh anemia shoqërohet edhe

me zvogëlimin e sasisë së hemoglobinës në rruzat e kuqe të gjakut. Personat anemikë kanë

lëkurë të zbetë, marramendje, të rrahura të shpejtuara të zemrës. Kjo sëmundje zakonisht

shfaqet pas gjakëderdhjeve të mëdha, helmimeve, pas malaries, dietës së dobët ushqimore

(mungesa e hekurit, albuminave) si dhe të qëndruarit e gjatë në lokale të paajrosura. Shërimi

bëhet nën mbikqyrjen e mjekut.3

1.5.5. Leukemia

Është ndër sëmundjet më të rënda të gjakut. Shkaktohet nga rritja jonormale e numrit të

rruazave të bardha të gjakut. Ato organe që prodhojnë leukocite janë shpretka, mëlçia, gjëndrat

limfatike. Të sëmuarit nga kjo sëmundje lodhen shpejtë, nuk kanë oreks, djersiten e shpesh

kanë edhe temperaturë të lartë trupore. Sëmundja zakonisht përfundon me vdekje.

Te personat me leukemi, palca e kockave krijon qeliza anormale të bardha të gjakut. Qelizat

anormale quhen qeliza leukemike. Ndryshe nga qelizat normale, qelizat leukemike nuk vdesin

kur duhet. Ata mund të mbledhin qeliza normale të gjakut, qeliza të kuqe të gjakut dhe pllakëza

rreth vetes. Kjo e bën të vështirë për qelizat normale ta kryejnë punën e tyre.4

Ekzistojnë dy lloje të leukemisë: ajo kronike dhe leukemia akute, të cilat bazohen kryesisht

në atë se sa shpejtë sëmundja paraqitet dhe përkeqësohet. Te leukemia kronike, përkeqësimi i

sëmundjes zakonisht ndodhë ngadalë, ndërsa te ajo akute, zakonisht përkeqësohet shpejtë.

3 Alia Lutfi / Bazat Patologjike të sëmundjeve 2 / Siena 2014 fq,104 4 The Leukemia & Lymphoma Society (LLS) is the world's largest voluntary health agency dedicated to blood cancer. The

LLS mission: Cure leukemia, lymphoma, Hodgkin's disease and myeloma, and improve the quality of life of patients and their

families. LLS funds lifesaving blood cancer research around the world and provides free information and support services.

Page 10: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

10

KAPITULLI-II-

2.1. Grupet e gjakut

Ka shumë gjasa të besojmë se njerëzit në të shkuarën të kenë menduar se vdekja nga

hemorragjia mund të parandalohej duke dhënë gjak nga një person te tjetri. Vështirësitë teknike

e mungesa e njohurive e kanë penguar këtë praktikë të kalonte asokohe përtej kufijve të

spekulimit. Megjithatë Richard Lower, më 1666-n tentoi të transfuzonte (kalimin e gjakut nga

një individ te tjetri) gjakun e qengjit te një pacient që vuante nga konvulzionet. Në të njëjtën

kohë, të njëjtën gjë bëri në Francë edhe Jean Dean. Rezultatet ishin të pakëndshme; më pas

vijuan vetëm pak tentativa, derisa mbërritëm në vitin 1901. Ishte pikërisht në këtë vit, që Karl

Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy

gjëra thelbësore: qelizat e gjakut të dhuruesit dhe plazma e recipientit (marrësit, përfituesit).

Duke bërë eksperimente të ndryshme, siç ishte përzierja e qelizave dhe plazmës në

kombinacionet e mundshme, ai arriti në përfundimin se kishte gjetur tashmë katër grupe gjaku.

Këto grupe varen nga prezenca në qelizat e kuqe të një substance, për të cilën sot dimë që

përmban proteinë e karbohidrate. Këto substanca quhen “antigene”. Të injektuara në kafshë,

këto detyrojnë organizmin që të prodhojë antitrupa. Megjithatë, shumë antitrupa janë prezentë

që në lindje, si në rastin e antitrupave të grupeve të gjakut. Kemi dy substanca të grupeve të

gjakut, të quajtura A dhe B, ose A e B të marra së bashku ose asnjërën prej tyre. Grupet e gjakut

janë emëruar A, B, AB dhe O. Plazma përmban antitrupa të këtyre substancave, në një mënyrë

të tillë që qelizat e individit nuk i shkatërrojnë dot.

Kështu qelizat e grupit A ekzistojnë në plazmën që përmban një antitrup anti-B;

Qelizat e grupit B jetojnë në prezencën e antitrupave anti-A;

Qelizat e grupit AB nuk janë të shoqëruara nga asnjë lloj antitrupash;

Personat me gjak të grupit O (zero) kanë plazmë në përbërjen e së cilës gjenden antitrupat

edhe anti-A edhe anti-B. Pra nuk është absolutisht e domosdoshme t’u japim njerëzve të njëjtin

grup gjaku. P.sh., një person me grup gjaku A mund të jetë dhurues për një person me grup

gjaku AB, sepse në trupin e këtij të fundit nuk ka antitrupa. Po kështu, mund të themi se grupi

i gjakut O (zero) mund t’i jepet çdo personi, pasi ky i fundit në qelizat e tij, nuk ka antigjene,

Page 11: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

11

e ky fakt ka bërë që të cilësohen gjatë fushatave për dhurimin e gjakut si “dhurues univerzalë”

njerëzit me grup gjaku O dhe “recipientë univerzalë” njerëzit me grup gjaku AB.5

Ekzistojne kater lloje kryesore te gjakut te cilat përcaktohen nga prezenca apo mungesa e dy

antigjeneve -A dhe -B ne siperfaqen e qelizave te kuqe te gjakut:

Grupi A – ka vetëm antigjenin A në qelizat e kuqe (dhe antitrupa B në plazmë)

Grupi B – ka vetëm antigjenin B në qelizat e kuqe (dhe antitrupa A në plazmë)

Grupi AB – ka të dy antigjenet A dhe B në qelizat e kuqe (por nuk e ka asnjërin antitrup

në plazmë)

Grupi 0 – nuk e ka asnjërin antigjen në qelizat e kuqe (dhe nuk ka asnjërin antitrup në

plazmë)

Dihet që dhurimi i gjakut shpëton jetë, por ekzistenca e 4 grupeve të gjakut shpesh na bën

konfuzë. Ekziston një skemë e posaçme që na tregon se kujt mund t’i dhurojmë gjak bazuar

në grupin tonë të gjakut:

Grupi A negativ mund t’i dhurojë gjak: AB +, AB-, A +, A –

Grupi A pozitiv mund t’i dhurojë gjak: AB+, A+

Grupi B+ mund të dhurojë gjak te këto grupe gjaku : AB+, B+

Grupi B negativ mund të dhurojë gjak te AB-,AB+,B+,B-

Grupi O pozitiv mund t’i dhurojë gjak: AB+, A+, B+ dhe O+

Grupi O negativ mund t’i dhurojë gjak : AB+. AB-,A + dhe A-, B- dhe B+,O- dhe O+

Grupi AB+ mund t’i dhurojë gjak vetëm grupit të vet AB+

Grupi AB- mund të dhurojë gjak te grupet AB+ dhe AB-

5Dr.Besi / Sistemi kardiovaskular, Zemra&Gjaku/ Londer-Tiranë 2015 fq,33

Page 12: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

12

2.1.1. Nëse gabojmë me grupin

Nëse gabojmë gjatë dhurimit të gjakut, duke i dhënë një njeriu gjak nga një grup tjetër, ky gjak

“do të sulmohej” e do të shkatërrohej nga antitrupat, nëse jepen sasi të mëdha gjaku, atëherë

mund të kemi dëmtime të pakthyeshme të veshkave e si pasojë mund të vijë edhe vdekja.

2.1.2. Grupi rezus

Është një grup tjetër me një rëndësi të konsiderueshme. E ka marrë këtë emër, pasi për herë të

parë u gjend te majmunët “Rhesus”. Te njeriu sillet si te grupet e gjakut A, B, O – në aspektin

se është një antigjen prezent në rruazat e kuqe, por ndryshe nga to, nuk ka antitrupa prezentë

në plazmë. Thuhet se rreth 85% e popullsisë janë rezus pozitivë, pra që kanë antigjenin rezus,

ndërsa 15% ku antigjeni mungon, janë rezus negativë. Njerëzit me grup rezus negativë, ndryshe

nga ata pozitivë, prodhojnë antitrupa te ky rezus antigjen, nëse u injektohet. Kjo gjë mund të

ndodhë gjatë një transfuzioni, nëse përveç grupit të gjakut nuk kontrollohet edhe faktori rezus.6

2.1.3. Grupe të tjera gjaku

Janë shumë grupe të tjera gjaku që njihen, por është tepër e rrallë mundësia që ato të shkaktojnë

probleme, në çfarëdolloj mënyre. Kemi grupet M, N e S dhe P e shumë të tjera, disa e kanë

marrë emrin nga pacientët e parë në të cilin janë zbuluar, një modë kjo mjekësore moderne.

Rëndësia kryesore në studimin e këtyre grupeve dhe shumë të tjerave është në etnologji, pra në

studimet sociale dhe të origjinës farefisnore, ashtu si dhe në Mjekësinë Ligjore, ku ajo përdoret

në rastet e përcaktimit të atësisë së fëmijës, por kurrë nuk mund ta provojë atë me ekzaktësi.

Në ditët e sotme për këtë problem përdoret testi i ADN-së.

6 Dr.Besi /Sistemi kardiovaskular, Zemra&Gjaku/ Londer-Tiranë 2015 fq,35

Page 13: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

13

KAPITULLI-III-

3.1. Elmentet e gjakut

3.1.1. Hematokriti

Hematokriti është i përbërë nga rruazat e kuqe të gjakut apo eritrocitet, rruazat e bardha të

gjakut apo leukocitet, dhe pllakëzat apo trombocitet. Ngjyra e gjakut përcaktohet nga

hemoglobina. Një eritrocit i vetëm është i aftë të transportojë mbi një bilion molekula oksigjeni,

falë hemoglobinës. Rruazat e kuqe të gjakut janë bikonkave (të dylugëta), në formë disku dhe

me mungesë bërthame. Këto qeliza udhëtojnë njëra pas tjetrës si monedhat njëra mbi tjetrën

deri sa arrijnë në enët më të vogla të gjakut të quajtura kapilarë.

Vlerat normale tek burrat: 42-52%

Vlerat normale tek gratë: 37-48%

Vlerat normale tek i posalinduri: është i rritur

Vlerat normale tek shtatëzënat: është i zvogëluar për shkak të hemodiluimit

Vlerat normale tek i moshuari: Është pak i reduktuar7

3.1.2. Qelizat e kuqe të gjakut – eritrocitet

Rruazat e kuqe të gjakut prodhohen me një ritëm prej 2milion për sekondë, në palcën e kuqe të

kockave si, brinjët, vertebrat dhe fundet (apo skajet) e kockave të gjata tek i rrituri. Pas katër

muajsh jetë, eritrocitet vdesin. Eritrocitet janë disqe rrethore bikonkave, në ngjyrë të verdhë,

7 http://www.forumshendeti.com/Faqe/Index/30

Page 14: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

14

por kur shihen në grup janë në ngjyrë të kuqe. Këto janë dhe qelizat që përmbajnë

hemoglobinën, e cila është një komponent i hekurit, me njëfarë afiniteti për oksigjenin. Pra,

bazuar në aftësinë e hemoglobinës për të “thithur” e transportuar oksigjenin nga mushkëritë

drejt indeve, gjaku bëhet një nga komponentët bazë të trupit njerëzorë. Çdo qelizë e kuqe ka

një jetëgjatësi të shkurtër. Pra, kur lodhet, le të themi kështu, trupi i shkatërron ato nëpërmjet

mëlçisë apo shpretkës dhe i sekreton.

Fig. 1. Eritrocitet

NUMRI I ERITROCITEVE

Numri i eritrociteve në 1mm3 ose 1ml gjak:

Tek mashkujt e rritur 4.6 – 6.2 milion për 1ml\gjak

Tek femrat 4.2 – 5.2 milion 1ml\gjak

Rritja e numrit të tyre mundëson edhe sasi më të mëdha të O2 për organizmin. Ndryshimet në

numër dhe cilësi të eritrociteve mund të ҫrregullojnë shëndetin. Në mënyrë rutinore numri i

tyre është tregues i një varg ҫrregullimesh.

3.1.3. Hemoglobina

Hemoglobina është një proteinë e specializuar në transportimin e oksigjenit. Gjendet brenda

rruazave të kuqe të gjakut të cilave u jep ngjyrën e tyre të kuqe karakteristike. Është një proteinë

globulare e përbërë nga katër zinxhirë proteinash: dy zingjirë/vargje alfa e dy zingjirë/vargje

beta. Çdo zingjirë përmban një grup prostetik të quajtur HEME, i cili përbëhet nga një unazë

porfirinike e cila ka në mes një atom hekuri në formë joni Fe2+.

Page 15: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

15

Fig.2. Struktura trepërmasore e hemoglobinës

Është pikërisht atomi i hekurit i cili ndodhet në mes të unazës porfirinike i cili lidhet me

molekulën e oksigjenit në mënyrë të kthyeshme, dhe e transporton në të gjitha qelizat e trupit

tonë nëpërmjet gjakut. Përveç rolit kryesorë, të transportimit të oksigjenit nëpërmjet gjakut,

hemoglobin mund të lidhet edhe me molekula të tjera si oksidi i azotit NO, monooksidi i

karbonit CO dhe cianuri CN-.

Fif. 3. Unaza porfirinike dhe grupi heme

Hemoglobina është një component vital për shëndetin. Nëse hemoglobin është e ulët, qelizat

nuk marrin oksigjen mjaftueshëm dhe si rezultat mund të vuani nga shumë sëmundje. Për të

kuptuar që keni hemoglobin të ulët është e nevojshme të dini se sa duhet të jetë niveli i

hemoglobinës. Për të trajtuar hemoglobinën e ulët, është gjithashtu e nevojshme për të kuptuar

se çfarë mund ta ketë shkaktuar problemin.

Nivelet normale të Hemoglobinës

Te meshkujt hemoglobin normale është 14-18 gm/dl.

Te femrat ky varg është më i ulët 12-16 gm/dl.

Gratë shtatëzëna mund ta kenë më të ulët se 11-12 gm/dl

Page 16: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

16

Të sapolindurit kanë hemoglobin shumë të lartë 17-22 gm/dl, por që do të ulet me kalimin e kohës në

hemoglobinë normale, e cila për fëmijë është 11-16 gm/dl8

3.1.4. Qelizat e bardha të gjakut – leukocitet

Leukocitet apo qelizat e bardha të gjakur janë mbrojtësit e trupit ku bëjnë eliminimin e

sulmuesve të huaj, kështu që në vendin ku është i infektuar mblidhet një sasi e madhe e

leukociteve. Kjo dukuri ndryshe quhet edhe fagocitozë dhe është mekanizëm i rëndësishëm që

i mundëson organizmit të trupit të mbrohet prej infeksioneve të ndryshme. Leukocitet i

takojnë sistemit imunologjik. Në organizëm bëjnë eliminimin e shkaktarëve të sëmundjeve siç

8 https://mjekesiabimorearabe.com/

Trajtim dhe shëndet ideal

Page 17: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

17

janë: bakteriet, viruset, kancerit, toksinet, kërpudhat dhe protozoarët. . Ka pesë lloje qelizash

të bardha të gjakut. Tre prej tyre formohen në palcën e kuqe të kockave ndërsa dy llojet e tjera

prodhohen në një ind special të quajtur ind limfatik. Ky ind gjendet në disa rajone të trupit si:

bajame dhe shpretkë.

Numri i qelizave të bardha të gjakut rritet në mënyrë dramatike kur një antigjen “sulmon”

trupin. Qelizat e bardha të gjakut mbërrijnë në vendin e infeksionit duke udhëtuar nëpërmjet

rrjedhës së gjakut dhe duke kaluar nëpër muret e kapilarëve. Ato mund të migrojnë midis

qelizave endoteliale drejt indeve të tjera sikundër amebat lëvizin me pseudopode. Kur arrijnë

antigjenet qelizat e bardha të gjakut mbështillen rreth tyre dhe i shkatërrojnë .9

Vlera dhe sasia

Vlerat normale të leukociteve në gjakut e njeriut

Të rriturit: 4.000 - 10.000/µl (njësia e vjetër) 4 - 10 mal 109/l (njësia e re)

Shkollarët: 5.000 - 15.000/µl (njësia e vjetër) 5 - 15 mal 109/l(njësia e re)

Fëmijët e vegjël: 6.000 - 17,5000/µl(njësia e vjetër) 6 - 17,5 mal 109/l (njësia e re)

Fëmijët e sapolindur: 9.000 - 30.0000 /µl(njësia e vjetër) 9 - 30 mal 109/l(njësia e re)

Fig. 4. Leukocitet

9 Blann Andrew, Ahmed Nessar/ Blood Science: Principles and Pathology /Institute of Biomedical Science 2014

Page 18: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

18

3.1.5. Pllakëzat e gjakut – trombocitet

Trombocitet apo pllakëzat luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e droçkave (të gjakut) –

koagulacionit apo mpiksjes. Në palcën e kuqë të kockave, qeliza të mëdha të specializuara-

megakariocitët ndahen në fragmente më të vegjël. Çdo fragment është një pllakëz.

Pllakëzat (trombocitet) janë rreth 250,000/mm3 me një jetëgjatësi prej vetëm tetë ditësh. Në

vendin ku është krijuar një plagë (apo dëmtim ) pllakëzat stimulohen të çlirojnë një substancë

të quajtur tromboplastinë që vepron në konvertimin e enzimës protrombinë (e prodhuar nga

mëlçia) në trombone. Kjo e fundit transformon fibrinogjenin në fibrinë.

Fig. 5. Trombocitet

Trupi e kontrollon formimin e droçkave të brendshme (mpiksjen e gjakut) duke prodhuar

substanca që parandalojnë mpiksjen. Këto substance njihen si antikoagulantë ( apo anti-

mpikës). Një nga këto substanca është heparina, e cila prodhohet nga mëlçia, mushkëritë,

zorrët dhe inde të tjera. Heparina inhibon shndërrimin e protrombinës në trombinë. Periudha

e kohës që i duhet gjakut për tu mpiksur quhet koha e mpiksjes, e cila zakonisht luhatet nga

tre në gjashtë minuta. 10

10 https://rinstinkt.wordpress.com/?s=trombocitet

Page 19: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

19

3.1.6. Plazma (e gjakut)

Plazma është një lëng i qartë i përbërë kryesisht nga uji (90%). Gjithashtu përfshin substanca

organike dhe inorganike dhe gaze të frymëshkëmbimit. Molekulat e “ngurta” janë kryesisht

proteina si ambumina e serumit, globulina e serumit, fibrinogjeni dhe proteina rregullatore dhe

mbrojtëse si hormone, kundërtrupa dhe enzima. Substancat organike të plazmës janë materiale

të mbetjes së metabolizmit qelizor si urea, acidi urik, kreatinina dhe amoniaku; po ashtu

meteriale ushyes si aminoacidet, glukoza dhe lipidet. Substancat joorganike janë natriumi,

klori, kalciumi, jonet bikarbonat, jodi dhe hekuri. Po ashtu është e pranishme edhe një sasi

gazrash si oksigjeni dhe dioksidi i karbonit.11

Fig. 6. Plazma

11 Dr.Besi /Sistemi kardiovaskular, Zemra&Gjaku/ Londer-Tiranë 2015 fq,32

Page 20: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

20

KAPITULLI-IV-

PËRFUNDIMI

Nga rezultatet e këtij punimi vijmë në përfundim se: Gjaku, zemra dhe enët e gjakut formojnë

sistemin kardiovaskular dhe lidhin ambientin e jashtëm me atë të mbrendshëm, indi lidhor jep

qelizat e gjakut të cilat kalojnë në lëngun jashtëqelizor.

Grupi i gjakut i një personi të shëndoshë mbetet i pandryshueshëm gjatë gjithë jetës së tij. Grupi

i gjakut paraqet një fazë të caktuar të evolucionit mijëvjeçarë të sistemeve të tretjes dhe

imunitetit, rezultat i adaptimit të paraardhësve tanë në ndryshimin e kushteve natyrore. Dallimi

në gjakun e njeriut në prezencën ose mos prezencën e molekulave të caktuara proteinike të

quajtura antigjene dhe antitrupa. Antigjenet janë të lokalizuara në sipërfaqe të qelizave të kuqe

të gjakut, ndërsa antitrupat janë në plazmë të gjakut.

Gjithashtu vijmë në përfundim që të gjithë njerëzit përbërjen e gjakut e kanë me elemente të

njejta dhe më përbërje të njejtë të pandryshueshme.

Page 21: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Maraj.pdf · Landsteiner, një patolog amerikan, dëshmoi se suksesi i një transfuzioni të gjakut varet nga dy gjëra thelbësore: qelizat

21

LITERATURA

Alia Lutfi, ‘’Bazat Patologjike të sëmundjeve 2’’, Siena 2014

Blann Andrew, Ahmed Nessar, ‘’Blood Science: Principles and Pathology’’, Institute of

Biomedical Science

Dr.Besi, ‘’ Sistemi kardiovaskular, Zemra&Gjaku’’, Londer- Tiranë 2015

Gjorgoski Icko, Mallçeska Cvetanka, ‘’Biologjia për klasën VIII’’, Republika e Maqedonisë

2010

The Leukemia & Lymphoma Society (LLS) is the world’s largest voluntary health agency

dedicated to blood cancer. The LLS mission: Cure leukemia, lymphoma, Hodgkin’s

disease and myeloma, and improve the quality of life of patients and their families. LLS

funds lifesaving blood cancer research around the world and provides free information

and support services

Burime nga interneti

https://mjekesiabimorearabe.com/

https://rinstinkt.wordpress.com/?s=trombocitet