33
UNIVERSITET FAKU DEG Poezia për fë P MENTORI: Prof. Ass. Dr. Besim Muhadri TI I GJAKOVËS “FEHMI AGAN ULTETI I FILOLOGJISË GA: LETËRSI SHQIPE Tema: ëmijë e Akademik Mark Krasniqit PUNIM DIPLOME KANDIDA Aida Mo Gjakove, 2018 NI” t ATJA: orina

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

  • Upload
    others

  • View
    28

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

Tema:

Poezia për fëmijë e Akademik Mark Krasniqit

PUNIM DIPLOME

MENTORI: KANDIDATJA:

Prof. Ass. Dr. Besim Muhadri Aida Morina

Gjakove, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

Tema:

Poezia për fëmijë e Akademik Mark Krasniqit

PUNIM DIPLOME

MENTORI: KANDIDATJA:

Prof. Ass. Dr. Besim Muhadri Aida Morina

Gjakove, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

Tema:

Poezia për fëmijë e Akademik Mark Krasniqit

PUNIM DIPLOME

MENTORI: KANDIDATJA:

Prof. Ass. Dr. Besim Muhadri Aida Morina

Gjakove, 2018

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

2

Përmbajtja :

HYRJE .........................................................................................................................................................4

Objekti dhe motivimi i temës....................................................................................................................4

Qëllimi i temës ..........................................................................................................................................4

Metodologjia dhe metodat e punës ...........................................................................................................4

KAPITULLI I PARË.................................................................................................................................. 5

1. Jeta dhe vepra e akademik Mark Krasniqit ...............................................................................................5

1.1 Jeta ......................................................................................................................................................5

1.2. Bibliografia e Mark Krasniqit ............................................................................................................8

1.2.1. Vepra shkencore:.........................................................................................................................8

KAPITULLI DYTË ..................................................................................................................................11

2. Akademik Mark Krasniqi dhe veprimtaria e tij shkencore .....................................................................11

KAPITULLI TRETË................................................................................................................................16

3. Kronikë e kohës që jetuam......................................................................................................................16

3.1. Si e priti dhe si e përjetoi lexuesi veprën poetike të Mark Krasniqit ...............................................16

KAPITULLI KATËR ...............................................................................................................................22

4. “Posta e porositun” Një nga veprat më të rëndësishme të letërsis sonë për fëmijë.................................22

4.1. Disa poezi për fëmijë të Mark Krasniqit ..........................................................................................27

Përfundim ..................................................................................................................................................32

Bibliografia (Literatura) ..........................................................................................................................33

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

3

( 19.10.1920 – 28.08.2015 )

“Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë për fëmijë"

Akademik - Mark Krasniqi

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

4

HYRJE

Objekti dhe motivimi i temës

Kur kemi parasysh kontributin që Mark Krasniqi i dha letërsisë sonë në përgjithësi e veçmas asaj

për fëmijë, pastaj kontributin që i dha shkencës, arsimit dhe publicistikës, s’kam si të mos

ndihem i privilegjuar dhe i lumtur në këtë rast gëzimi, t’i them disa fjalë për krijimtarinë letrare

të këtij krijuesi të vyeshëm, të njërit nga prijsit e letërsisë sonë për fëmijë në Kosovën e pas

Luftës së Dytë Botërore, por edhe të njërit prej atyre që bënë hapat e parë në këtë pjesë të

letërsisë sonë në përgjithësi. Njëri me vlera univerzale, Akademik Mark Krasniqi është një figurë

e gjithanshme shkencore, letrare dhe politike i cili për asnjë moment nuk e ndau penën nga dora

edhe në çastet më të vështira. Në fillim shkelqeu si poet për fëmijë dhe të rritur. Poezia e tij qe e

thjeshtë, e kuptueshme, e ngrohtë, tërheqëse shumë afër botës së lexuesve. Kur kemi parasysh

kontributin që Mark Krasniqi i dha letërsisë sonë në përgjithesi e veqmas asaj për fëmijë, pastaj

kontributin që i dha shkencës, arsimit ndihem e privelegjuar dhe e lumtur të kryej këtë punim për

krijimtarinë letrare të këtij krijuesi të vyeshëm, të njërit nga prijësit e letërsise sonë për fëmijë.

Qëllimi i temës

Qëllimi i këtij punimi është trajtimi i krijimtarisë letrare të poetit tonë Mark Krasniqit,

përkatësisht letërsise së tij për fëmijë. Ky punim ka për qëllim të jap një pjesë gjithëpërfshirëse të

letërsisë shqipe për fëmijë, të njërit prej atyre që bënë hapat e parë në këtë pjesë të letërsise sonë

në përgjithësi

Metodologjia dhe metodat e punës

Metodologjia e përdorur gjatë hartimit të këtij punimi është kryesisht studim i letërsise shqipe

për fëmijë. Me qëllim që punimi të jetë sa më i kompletuar dhe i qartë për lexuesin, kam

shfrytezuar burime të ndryshme, libra të autorëve të ndryshëm. Është përdorur metoda

hulumtuese nga literatura e studiuesve letrarë të cilët kanë dhënë kontribut të mjaftueshëm.

Poashtu është përdorur edhe metoda analizuese e poezive më të njohura të poetit, kryesisht

poezive për fëmijë.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

5

KAPITULLI I PARË

1. Jeta dhe vepra e akademik Mark Krasniqit

1.1 Jeta

Mark Krasniqi u lind me 19 tetor 1920 në fshatin Gllaviçicë afër Pejës. Shkollën fillore e kreu në

fshatin e lindjes, kurse me 1941 gjimnazin në Prizren. Prej 1941 – 1943 ka studiuar letërsinë në

Universitetin e Padovës në Itali. Nga viti 1946-1950 ka studiuar gjeografinë e etnologjinë në

Universitetin e Beogradit. Me 1944 ka marrë pjesë në luftën antifashiste në Batalionin e

Rakoshit (Istog). Mark Krasniqi , në atë kohë, në cilësinë e sekretarit të Komunës së Kliçines

(Pejë), arriti të ndërhyj për të shpëtuar shumë fshatra nga shkatërrimi që kishte filluar të bëjë

Brigada e Bokës-Kotorrit me 1945. Me 1945-1946 ka punua si gazetar-redaktor i gazetës

,,Rilindja” në Prizren, bashkë me Esat Mekulin e Omer Çerkezin. Si gazetar i Rilindjes, ka qenë

prezent në gjykimin e At Bernard Llupit, klerik me shërbim në Pejë dhe Marije Shllakut,

studente nga Shkodra, nga ishte edhe patër Bernardin Llupi, që të dy patriotë të shquar. Falë

raportimit objektiv të tij, përmes gazetës rilindja u bënë publike dhe të njohura për mbarë

opinionin, deklaratat patriotike të Marie Shllakut drejtuar prokurorit: ,,Sikur të kishim fituar ne

atdhetarët e vërtetë, kundër jush komunistë tradhtarë të popullit shqiptar, unë ju kisha gri si

duhanin në havan!’’, kishte deklaruar Marie Shllaku gjatë këtij procesi. Pavarësisht tendencave

komuniste që mbrojta e të akuzuarve të mos publikohet, Mark Krasniqi vendosi të publikonte

fjalë për fjalë mbrojtjen e patriotes Shllaku dhe të At Llupit. Më 1947-1949 ka punuar si gazetar

në Radio Beograd, në Redaksinë e emisioneve në gjuhën shqipe, bashkë me Shefqet Musliun,

Imer Dautin, Sitki Imamin, Gjon Sinishtën e të tjerë. Pasi ka diplomuar në fakultet, ka punuar në

Institutin Etnografik të Akademisë së Shkencave të Serbisë më 1950-1961, në Beograd, në fillim

si asistent, më vonë si bashkëpunëtor shkencor. Me 1960 ka doktoruar në Universitetin e

Lubjanës në Slloveni. Me 1961 është kthyer në Kosovë. Prej 1961 deri më 1981 ka qenë

profesor në Universitetin e Prishtinës dhe disa here prodekan e dekan i fakultetit. 1

1 Gjokë Geci, Akademik Mark Krasniqi - Nderi i Kombit, do të mbetet shembull frymëzimi, Mars 2015.[online-https://www.slideshare.net/marjandodaj/akademik-mark-krasniqi-nderi-i-kombit-do-te-mbetet-shembull-frymezimi-shkrim-nga-gjoke-geci]

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

6

Me 1981 Komiteti Krahinor i Partisë Komuniste e përjashtoi nga puna, sepse ai refuzoi

kategorikisht kërkesën e Komitetit për t’i dënuar në mjete të informimit si armiqësore

demonstratat e studentëve që u mbajtën në vjeshtën e këtij viti. Ai ka qenë kryetar i Akademisë

të Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të

Shqipërisë, ka qenë në disa mandate deputet i Kuvendit të Kosovës, para dhe pas luftës,

bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugovës, kryetar i parë i Shoqatës së

Shkrimtarëve të Kosovës, 16 vjet kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, etj.2

Mark Krasniqi ka reaguar me shkrim ndaj diskriminimit dhe padrejtësive të ndryshme ndaj

shqiptarëve të Kosovës e të viseve tjera etnike Shqiptare brenda Jugosllavisë, duke dërguar letra

plot me fakte Komitetit Qendror të Partisë komuniste, Kongresit të saj, Qeverisë Federative dhe

individëve me peshë të lartë në Parti e Qeveri, meqenëse me fjalë e me shkrim të gjithë

deklaronin ,,bashkim e vëllazërim’’, por në praktikë zbatohej e kundërta, sidomos ndaj

Shqiptarëve. Akuzat që disa individëve të papërgjegjshëm ja ngarkonin Mark Krasniqit se gjoja

ka marrë pjesë në Kuvendin e Prizrenit me 1945 për bashkimin e Kosovës me Serbinë, ,, Mark

Krasniqi nuk ka marrë pjesë në këtë Kuvend, prandaj as nuk ka nënshkruar asgjë në lidhje me

ketë Kuvend famëkeq, por emrin e tij, dhe të disa të tjerëve, i ka shënuar si ,,pjesëmarrës’’

Dushan Mugosha. Ngjashëm me këtë, është emri i Mark Krasniqit dhe i shokut të tij, Ali

Buletinit në listën e porotëve të Gjykatave të Kosovës, të cilën e ka përpiluar Mita Milkoviq,

sipas gazetës ,,Bujku’’, megjithëse ata nuk ishin asnjëherë në dijeni për ketë fallsifikatë” ka tënë

Dr. Hakif Bajrami.3 Kuvendi i Prizrenit në korrik të vitit 1945 për të gjithë ata që kanë marrë

pjesë, këshilltarë apo deputet të kuvendit të atëhershëm të Kosovës ku është marrë vendim për

bashkimin e Kosovës me Serbinë Federale duke u përmend me emra pjesëmarrësit por natyrisht

nuk e permend Mark Krasniqin pasi ai nuk ka qenë pjesë e këtij Kuvendi.4 Mark Krasniqi ka

mbajtur me 1992 një referat të rëndësishëm në Senatin Belg në Bruksel mbi pozitën

diskriminuese të shqiptarëve në Kosovë e në Jugosllavi.

2 Gjokë Geci; Akademik Mark Krasniqi - Nderi i Kombit, do të mbetet shembull frymëzimi, Mars 2015.[online-https://www.slideshare.net/marjandodaj/akademik-mark-krasniqi-nderi-i-kombit-do-te-mbetet-shembull-frymezimi-shkrim-nga-gjoke-geci]3 Dr.Hakif Bajramit; Deklaratë i cili e sqaron gabimin me rastin e keqpërdorimit të emrit të Profesorit dheakademikut Mark Krasniqi, 2015, [online - http://botapress.info/akademik-mark-krasniqi-profesori-qe-e-solli-skenderbeun-ne-prishtine/]4 Jusuf Bajraktari; Shkrim nga revista e pavarur shkencore Art dhe Kulturë “Rrjedhat” Prishtinë me 1990, fq. 14.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

7

Ky referat (,,Kosova sot, 1992’’) është botuar në Prishtinë në gjuhën shqipe, në Frankfurt në

gjuhën gjermane është përkthyer nga Dr. Joakim Lansh, në gjuhën angleze, në New York është

përkthyer nga Dr.Selaudin Velaj dhe në gjuhën japonisht në Tokio, përkthyer nga anglishtja nga

Dr. Kvazimodo Jamamoto. Përveç kësaj, ai ka botuar një intervistë të gjatë në gazetën kryesore

të Jugosllavisë, ,,Borba’’ më 16 mars 1993, ku me argumente historike shkencore ka demaskuar

pretendimet e Serbisë për gjoja ,,të drejtat e saja historike’’ që ta sundojë Kosovën, në bazë të

dokumenteve të trilluarë dhe të përrallave mitologjike të saj. Për qëndrimet e veprimet e tij

kombëtare shkencore, Mark Krasniqi ka qenë i përndjekur nga politika dhe policia serbe gjatë

gjithë jetës tij intelektuale, si në Beograd, ashtu edhe kur u kthye në Kosovë. Bile, edhe shefi i

policisë së Kosovës, Miqo Mijushkoviq, ka deklaruar se ,,Mark Krasniqi është armik i popullit

serb.’’ Në realitet Mark Krasniqi nuk është armik i asnjë populli, por ka qenë dhe është armik i

çdo armiku të popullit shqiptar. Nga ana tjetër, mu për qëndrime e punë të këtilla, ai ka fituar

simpatinë dhe përkrahjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm në botën mbarë. Madje, për punën e

tij intelektuale e kombëtare, të kryer në kushte shumë të rrezikshme për të, Profesori u nderua me

shumë mirënjohje e dekorata. Mark Krasniqi me 28 Nëntor 2014 u dekorua nga Presidenti i

Shqipërisë, Dr. Bujar Nishani, me dekoratën më të lartë të Shqipërisë – ,,Nderi i Kombit’’.

Përveç kësaj dekorate të lartë, Mark Krasniqi ka marrë shumë mirënjohje të ndryshme nga

shumë institucione brenda dhe jashtë vendit, nga të cilat po i përmendim disa: ,, Medalja e artë

Lidhja e Prizrenit’’ nga Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, Medalja ,,Naim Frashëri’’,

nga Presidenti i Shqipërisë Dr, Sali Berisha, ,,Profesor emeritus’’ nga Universiteti i Prishtinës,

,,Qytetar Nderi’’ i Gjakovës, nga Krytari i Komunës Dr. Pal Lekaj, ,,Çmimi Kombëtar Azem

Shkreli’’ nga Ministri i Kultures , Rinisë e Sportit, Astrit Haraqia, ,,Shpërblimi i Dhjetorit’’ nga

Kuvendi Krahinor i Kosovës, ,,Ora e Presidentit’’, nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Dega

e saj në Gjermani, Çmimi ,,Kombëtar Azem Shkreli’’ nga Kryetari i Komunës Pejës , Dr. Ali

Berisha, ,,Mirënjohje’’ nga: Fakulteti Ekonomikë, nga Fakulteti i Mjekësisë, nga Rektorati i

Universitetit të Prishtinës, nga Veteranët e Luftës së Koshares, 5 Nga Katedra e Gjeografisë, nga

Shoqata Kulturore Shqiptare ,, Sali Çekaj’’ në Gjermani, nga Bashkësia e Degëve të PSHDK-së

në: Gjermani, Zvicër, Austri e Prishtinë, pastaj, nga Këshilli për pajtimin e gjaqeve në Nju-Jork,

5 Gjokë Geci, Akademik Mark Krasniqi - Nderi i Kombit, do të mbetet shembull frymëzimi, Mars 2015.[online-https://www.slideshare.net/marjandodaj/akademik-mark-krasniqi-nderi-i-kombit-do-te-mbetet-shembull-frymezimi-shkrim-nga-gjoke-geci]

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

8

1990, Mirënjohje nga Organizata Humanitare, ,,Urkunde’’ në Gjermani, (Shvajnfurt), në krye me

ing.Rudolf Karg, 1999, nga, ,,Shoqata shqiptare ,,Besa’’ në Wollengong, në Australi, 1994,

Nga ,,Shoqata Bëmirëse Humanitare ,,Nëna Terezë’’, Dega në Mynhen (Gjermani), nga Kryetari

Shaqir Gashi, ,,Diplomë, nga Lidhja e misionarëve të Shqipërisë, Komiteti i Pajtimit

Mbarëkombëtar ,Mirënjohje nga Bashkimi i Intelektualeve shqiptarë në Zvicër, ,,Anëtarë Nderi i

Lidhjes së shkrimtarëve artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani “Cmimi Gjergj Kastrioti

Skënderbeu ” nga PSHDK , etj. Populli shqiptar ia din për nder Akademik Mark Krasniqit edhe

që me 28 Nëntor 2001 e solli nga Kruja monumentin madhështor të Heroit tonë Kombëtar,

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i cili qëndron krenar në qendrën e Prishtinës. Akademik Mark

Krasniqi ka ndërruar jetë me datën 28 gusht 2015 në moshën 95 vjeqare.

1.2. Bibliografia e Mark Krasniqit

Veprat e botuara të Mark Krasniqit janë thesar i çmuar i kulturës sonë nga shumë aspekte,

sidomos nga aspekti shkencor, letrar e, para së gjithash, kombëtar. Ai ka botuar biografinë e tij

interesante ,,Kujtime e përjetime’’ më 2012 në më se 500 faqe. Përveç këtyre veprave, Mark

Krasniqi është prezent me shumë shkrime në revista e gazeta të ndryshme dhe në disa studio

televizive të Kosovës. Ai ka marrë pjesë me kumtesa shkencore, kulturore e politike në të gjitha

vendet e Ballkanit, pastaj edhe në Bruksel, në Moskë , në Romë e në Ankara.6

1.2.1. Vepra shkencore:

Gjurmë e gjurmime – studime etnografike, 465 faqe, viti 1979.

Lugu i Baranit – monografi etno-gjeografike, 203 faqe, viti 1985.

Rugova – monografi etno-gjeografike (koautor,redaktor), 205 faqe, viti 1987.

Aspekte mitologjike – besime e bestytni, 350 faqe, viti 1997.

Rrënjet tona etnike, 310 faqe, viti 2001.

Mikpritja në traditën shqiptare, 247 faqe, viti 2005.

Toleranca në traditën shqiptare, 205 faqe, viti 2007.

Besa në traditën shqiptare, 202 faqe, viti 2011.

Nga tradita e Rugoves, 81 faqe, viti 2013.

Nga Gurra e Traditës, 450 faqe, viti 1991. 7

6 Kush ishte Akademik Mark Krasniqi; [online - http://archive.koha.net/?id=1&l=72523]7 Po aty.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

9

Ndryshimet bashkëkohore gjeografike-shoqërore në Kosovë, 341 faqe, viti, 1963, (Disertacioni i

doktorates, botuar serbisht nga Muzeu i Kosovës).

Tekste shkollore:8

Gjeografia ekonomike – Tekst i përhershëm universitar (Botim i katërt), 350 faqe, viti 1985.

Gjeografia e Jugosllavisë për klasën e IV gjimnaz, 200 faqe, viti 1975.

Gjeografia për klasën VIII të fillores, botim i tretë, 130 faqe, viti 1978.

Publicistikë:

Qëndrime e reagime (Komplet prej 5 librash, 1152 faqe,, viti 1995):

1. Qëndrime, 240 faqe;

2. Reagime, 274 faqe;

3. Intervista, 318 faqe;

4. Mbështetje shkencore dhe përpjekje letrare, 318 faqe;

5. Përpjekje për Kosovën, 650 faqe, viti 2001.

6. .Kosova sot -Referat i mbajtur në Senatin Belg në Bruksel në vitin 1992. (Përkthyer

gjemanisht Dr. Joakim Lansh, botuar në Frankfurt, anglisht , Dr.Selaudin Velaj, botuar në

Nju – Jork, japonisht, Dr. Kvazimodo. Jamamoto, Tokio)

7. Reagim në reagime – 1966, botuar shqip e serbisht, f.104, 2013

8. Kujtime e përjetime – Shënime biografike, f. 552, 2012

Vepra letrare (poezi):9

1. Prrallat e gjyshit, 105 faqe, viti 1953;

2. Drita e parë, 53 faqe, viti 1956;

3. Borëbardha, 16 faqe, viti 1956;

4. Lepuri analfabet, 88 faqe, viti 1974;

5. Postieri i maleve, 90 faqe, viti 1984;

8 Po aty.9 Po aty.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

10

6. Kulla e buburrecit, 92 faqe, viti 1989;

7. Poezi të zgjedhura për fëmijë, 139 faqe, viti 2005;

8. Vjersha të zgjedhura për fëmijë, 95 faqe, viti 2006;

9. Posta e porositur, botim i dymbëdhjetë. 120 faqe, viti 2013, ( Botuar frëngjisht ,,Lettres

recommandees’’, Paris, viti 2013);

10. Jehona e kohës Botim i III i plotësuar, (Poezi për të rritur), 211 faqe;

11. Mos fol gojë, pa nevojë (Poezi për të rritur), 80 faqe, viti 2011;

Përkthime letrare:10

Marimangat, roman – Ivo Qipiko

1. Shërbëtori Jernej dhe e drejta e tij, roman – Ivan Cankar;

2. Zambarja e shelqes, Përmbledhje poezish – Grigor Vitez;

3. Shkrimtarët maqedonas për fëmijë, Përmbledhje poezish;

4. Legjenda mbi carin Salltan, poezi – A. Pushkin;

5. Shtëpia e iriqit, poezi – Branko Qopiq;

6. Lexo e gjezdis, Kinë e Paris, poezi A. Majakovski, (me Esat Mekulin);

7. Gjeli i artë, poezi – A. Pushkin, (bashkë me Esat Mekulin);

8. Vjeti i madh- dëshmi letrare për LNÇl, – (autorë jugosllavë);

Vështrimi mbi veprimtarinë kombëtare të Mark Krasniqit, është përgjigja më e mirë për disa

kritikë të frustruar që në çdo rast gjërat i shohin të errëta, edhe kur diçka duke aq madhështore sa

çmimi Nderi i Kombit.

10 Po aty.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

11

KAPITULLI DYTË

2. Akademik Mark Krasniqi dhe veprimtaria e tij shkencore

Në podiumin e institucionit kulturor dhe shkencor të njerëzve të shkencës dhe të artit që i ka

dhënë kulturës së popullit të vet dhe gjenit e thelbit të të qenit shqiptar, ka qenë ngritur me kohë

burri i vlerave të spikatura njerëzore e kombëtare, mik i përhershëm i zhvillimit të mendimit

shkencor dhe i krijimtarisë letrare si dhe i veprimtarisë shoqërore e politike për çlirim të këtij

mendimi dhe përgjithësisht për liri njerëzore dhe kombëtare të popullit të vet. Ky burrë sot ka

pas vetes së tij një korpus të çmuar që, thënë me gjuhën e numrave, përbëhet prej 11 veprave

shkencore gjeografiko-etnologjike, 3 teksteve shkollore të gjeografisë, 10 veprave letrare, 9

përkthimeve nga letërsia dhe 6 shpalosjeve publicistike.

Që në bankat e Gjimnazit Serb të Prizrenit, sidomos në vitet ’30 të shekullit njëzet, akademik

Mark Krasniqi diti të kapte dhe të përpunonte atë që është e përjetshme dhe që do të mbetet

gjithmonë e këtillë në thelbin njerëzor dhe kombëtar të zhvillimit të shqiptarëve në Kosovë dhe

më gjerë duke u lidhur drejtpërdrejt me zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe dhe me zhvillimin

e krijimtarisë letrare e shkencore. Prej asaj kohe si intelektual gjithmonë ka iniciuar, përqafuar

dhe përkrahur mendimin më të avancuar për zhvillimin e Shqipërisë, të Kosovës dhe të gjithë

shqiptarëve kudo që jetojnë. Për këtë është radhitur në rreshtat e parë të elitës së inteligjencies

shqiptare. Si shkencëtar ka mbajtur një barrë të madhe mbi shpatullat e tij për krijimin e

institucioneve arsimore, kulturore dhe shkencore në Kosovë dhe jo vetëm këtu. Si politikan

gjendet ndër ata të paktë që janë përpjekur t`i zgjidhnin problemet e shumta e të llojllojshme me

halle të mëdha të shqiptarëve duke iu referuar vazhdimisht të drejtës dhe të vërtetës së popullit të

Kosovës, lumit të gjakut të të vrarëve, të të dëbuarve dhe të të humburve e të zhdukurve si dhe

lumit të lotëve të të gjallëve. Ndjenja e dhembshurisë ndaj tragjikës së popullit të vet u bë motiv i

dalluar, sidomos në krijimtarinë letrare, i angazhimit të pakursyer të tij. 11 Vërtet Kosovën e ka

në shpirtin e tij secili qytetar i saj, secili shqiptar i vërtetë, secili qytetar i njerëzishëm, por Marku

ynë Kosovën e deshi, e do dhe e adhuron, u angazhua si intelektual, shkencëtar e punëtor

shoqëror e politik për ta shkulur nga dhëmbët e atyre që kërkonin ta bluanin dhe ta zhbënin.

11 Pajazit Nushi; Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë 2011.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

12

Prandaj, mesazhet e veprimtarisë së tij shkencore e letrare e ato të fjalës publicistike i përkasin

qëndresës, bashkimit kombëtar dhe të vërtetës për gjeografi, histori, etnografi dhe për shpirtin

karakteristik të shqiptarëve. E përbashkëta e intelektuales, e shkencores dhe e aktivitetit shoqëror

e politik e akademik Mark Krasniqit është tërësorja e integruar e synimeve, e objektorëve dhe e

zhvillimeve kombëtare e njerëzore. Kjo tërësore ka nxitur angazhime intelektuale dhe krijuese në

emancipimin kulturor, politico– social dhe shkencor të shqiptarëve. Akademik Mark Krasniqi

ishte ndër prijatarët e veprimtarisë intelektuale, kulturore dhe shkencore dhe prijatar i zhvillimit

të mendimit shkencor në disiplinat e shkencave shoqërore dhe humaniste. Kjo ishte koha kur

mjedisi i Kosovës ishte në shkallë të ulët të zhvillimit ekonomik, social e politik, sepse, në vitet e

rinisë së tij, përkatësisht ndërmjet dy luftërave botërore, në Kosovë dominonte popullsia e

pashkolluar dhe analfabete. Që nga ajo kohë, sidomos pas përfundimit të Luftës II Botërore,

akademik Mark Krasniqi u shqua si studiues objektiv dhe i mirëfilltë i së vërtetës shoqërore e

gjeografike të Kosovës dhe të historisë politike të shqiptarëve të saj. Deri në paraqitjen e

akademik Mark Krasniqit dhe të pak bashkëkohanikëve të tij gjeografinë, historinë dhe

etnografinë e shqiptarëve të Kosovës e shkruanin të tjerët, në rend të parë studiuesit serbë. Ata e

parashtronin këtë në kuadrin e gjeografisë, të historisë dhe të etnografisë së Serbisë e të shtetit të

saj, me mjaft gjysmë të vërteta dhe të pavërteta. Në këto shkrime mbisundonte qasja

aktropogjeografike e Jovan Cvijiqit, që, siç ka konstatuar me të drejtë akademik Hivzi Islami në

shënimin e përvjetorit të lindjes së akademik Mark Krasniqit, para dhjetë vjetëve, “kishte

pikëpamje të bollshme antishqiptare”. Akademik Mark Krasniqi u vu në gjurmim të

argumentimit të identitetit të popullit, të etnisë dhe të kombit shqiptar. Secili studiues kërkon

përcaktimin e identitetit për të krijuar përkatësi te të tjerët dhe rend në zhvillimin kombëtar.

Nevoja e këtillë është imediate në përcaktimin e gjendjes sociale, ekonomike, historike,

gjeografike dhe të sistemit të vlerave të shqiptarëve. Në këtë levë të jetës dhe të veprimtarisë së

tij te Mark Krasniqi dallohet çështja e vetës së parë të tij, kjo është: çfarë të bëj unë në kushtet,

në rrethanat dhe në raportet e dhëna, kur të huajt shkruajnë historinë, gjeografinë, etnologjinë

dhe psikologjinë e shqiptarëve? A vlen ajo që bëj? Si të angazhohem me të tjerët për të

ndryshuar në të mirë rrjedhën e proceseve politike, ekonomike e sociale të kohës së errët për

shqiptarët? 12

12 Po aty.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

13

Në këtë fushë e hasim akademik Mark Krasniqin me studimin e gjerë të viteve ‘60 të shekullit të

kaluar, që u botua me titull Ndryshimet bashkëkohore gjeografike-shoqërore në Kosovë, në

studimin Gjurmë e gjurmime të botuar më 1979, te Lugu i Baranit – monografi etnogjeografike e

botuar më 1985, në studimin Rugova – monografi etnogjeografike, që u botua më 1987, në

shumë trajtesa shkencore, nga të cilat dallojmë trajtesën Migrimi i popullsisë si fenomen

shoqëroro-ekonomik, të botuar më 1965, Urbanizimi i venduanimeve dhe i popullsisë me

vështrim të posaçëm në Kosovë dhe në Rrafsh të Dukagjinit të botuar më 1962, Krahinat

etnografike të Kosovës, të botuar më 1977 dhe në shumë punime të tjera, disa prej të cilave u

botuan në serbishte dhe në shqipe, si edhe në gjuhë të tjera. Në thelbin e këtyre punimeve

qëndronin relacionet e gjykimeve popull i përvuajtur, i përndjekur dhe i vrarë në perandorinë

otomane e i shtypur me shumë vite nën thundrën sllave, por i gjalluar në familjen shqiptare me

doket, zakonet dhe me vlerat e veta, që familja, farefisi e mjedisi shqiptar i mbolli dhe i kultivoi

vazhdimisht. Në këto punime vërehet se shqiptarët e Kosovës, të lugjeve, të fushave e të

përrenjve, të tokës së tyre, të burgosur dhe të përndjekur pandërprerë, jo vetëm që kanë

identitetin e tyre, por këtë e kanë ruajtur dhe kultivuar me shekuj, e që ky popull nuk është

analfabet, por ka dhënë edhe bejtexhinj, shkrimtarë, artistë e shkencëtarë, që Kosovën dhe

kombin shqiptar e kanë bërë realitet të pavdekshëm, ku e vërteta dhe qëndresa triumfuan mbi

mitet e kohës së car Lazarëve, të projektimeve të tipave të Čubrilovićit, të qasjeve studimore të

qenësisë dhe të identitetit, të autenticitetit të shqiptarëve në frymën e qasjeve të Jovan Cvijićit, të

shpirtegërsirave të tipit të Slobodan Miloševićit, etj.13 Akademik Mark Krasniqi, autor i veprave

të triumfit të mendimit të lirë dhe të arsyes, u bë edhe vetë realitet dhe triumfues bashkëkohanik i

zhvillimit të pavarur, realitet i gjallë që sot kërkon të vërë ura lidhjeje e bashkëpunimi ndërmjet

popujve liridashës të Bashkësisë Evropiane dhe të sofrës njerëzore të Organizatës së Kombeve të

Bashkuara. Tipar i posaçëm i studimeve të akademik Mark Krasniqit është mbledhja e fakteve,

sistemimi dhe shpjegimi empirik dhe teorik i rrënjëve të etnikumit shqiptar. Në këtë rrafsh

dallojmë akribinë e tij në gjetjen e argumenteve të lashta në nyjën gjeografike, etnografike,

historike dhe shpirtërore të shqiptarëve. Sistemin e argumentimeve të këtilla e hasim sidomos në

veprat: Gjurmë e gjurmime, të botuar më 1979, Nga gurra e traditës e botuar më 1991, Aspekte

mitologjike – besime e besëtytni të botuar më 1997.

13 Po aty.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

14

Mikpritja në traditën shqiptare, të botuar më 2007, si edhe në shumë referate e trajtesa të

kumtuara në tubime shkencore në vend dhe jashtë, si: Kula u Metohiji – Prilog proučavanju

narodne arhitekture – Kulla në Rrafshin e Dukagjinit – kontribut në hulumtimin e arkitekturës

popullore, Shtëpia shqiptare në Kosovë, Funksioni i dhomës së miqve në Kosovë në epokën e

Lidhjes së Prizrenit, Antroponimet e Kosovës në dritën e shkencës etnografike dhe në shumë të

tjera. Në kuadrin e kësaj veçorie mund të thuhet se qenësorja në këto vepra, në monografi, në

trajtesa, etj. është hulumtimi gjeografik i pandarë nga hulumtimet etnografike, gjeografia e

ndryshuar e kombit shqiptar dhe zakonet, tradita e sistemi i qëndrueshëm zhvillimor i karakterit

etnologjik të shqiptarëve. Në relacionet e nyjës tërësi gjeografike, histori, gjeografi e histori

politike e ndryshuar dhe qëndrueshmëri në zhvillimin e gjuhës shqipe, të traditës dhe të sistemit

zakonor të shqiptarëve, akademik Mark Krasniqi argumenton tërësinë burimore të shqiptarëve në

tokat e betejave dhe të kështjellave, në rrugëtimin ekzodik të shqiptarëve të gjallë, të cilëve

varret e paraardhësve të familjeve dhe të farefisit u shkonin mbrapa tyre. Akademik Mark

Krasniqi është mbrojtës me ngulm dhe me guxim i argumenteve të shpjeguara dhe të botuara. Në

këtë drejtim, mendimi ynë ndalet në polemikat e njohura, siç janë: Naučni rad i naučne

publikacije na Kosovu i Metohiji – Puna shkencore dhe publikimet shkencore në Kosovë dhe në

Rrafsh të Dukagjinit botuar më 1966, Prapavija qëllimkeqe e një kritike – Përgjigje rreth

reagimit të Dr. Boshkoviqit botuar më 1966, Politikantski pamflet umesto nauke – Pamflet politik

në vend të shkencës botuar më 1983, etj.14

Angazhimi shkencor në afirmimin e së drejtës kombëtare e njerëzore të shqiptarëve në kohën e

zhvillimit të operacioneve luftarake në Kosovë është tipari tjetër i aktivitetit politik të akademik

Mark Krasniqit. Këtu e dallojmë sa në frontin e gjerë të pajtimit të gjaqeve, sa në debatet e

shumta në Prishtinë, në Beograd, në Ulqin, në Senatin e Parlamentin Belg, në Shtetet e

Bashkuara të Amerikës, etj. Në këtë kuadër me të drejtë është theksuar nga ana e të ndjerit

akademik Jashar Rexhepagiq para dhjetë vjetëve se “e pamundur është të kuptosh veprën e Mark

Krasniqit dhe kontributin e tij në shkencë, në letërsi e në fusha të tjera, ndaras prej ngjarjeve më

të rëndësishme dhe fatit që përjetoi populli shqiptar dhe Kosova gjatë tetë dekadave të shekullit

njëzet”. Me këtë kontribut akademik Mark Krasniqi ka nderuar në rend të parë veten dhe të

gjithë ne, vendlindjen – Gllaviçicën, përkatësisht Shëngjonin e Pejës dhe të Dukagjinit, Kosovën,

Shqipërinë dhe gjithë kombin.

14 Po aty.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

15

I rritur në traditën familjare të bashkëjetesës katoliko-islamike, i kalitur në arsimin e rreptë të

shkollës serbe, i pajisur me përvojë etno-patriotike, i profesionalizuar për marrëdhënie

etnokulturore të gjeografizuara të trojeve shqiptare dhe i ngritur në raportet subtile të metodave

hulumtuese të Akademisë Serbe të Shkencave, akademik Mark Krasniqi zbriti edhe fizikisht në

Kosovë në fundin e vitit 1961 si personalitet kompleks i profilit të etnografit, të gjeografit, të

krijuesit letrar dhe të publicistit, të intelektualit të kërkuar për zhvillimin e institucioneve të larta

arsimore, universitare dhe shkencore të Kosovës së viteve ‘60 të shekullit njëzet. Kur u kthye në

Kosovë nga institucionet e hulumtimeve etnografike jashtë Kosovës, tashmë kishte hapur shtigje

për zhvillim të mendimit shkencor në fushën e gjerë të shkencave shoqërore dhe humaniste dhe

kishte lënë pas vetes trajtesa dhe vepra të mirëfillta shkencore. Aktivitetin e tij krijues e vazhdon

në truallin amënor të Kosovës duke qenë i angazhuar paralelisht në gjurmime shkencore dhe në

vende udhëheqëse të institucioneve universitare dhe shoqërore-politike të Kosovës plot

kundërthënie të gjysmëshekullit të kaluar dhe të viteve të para të shekullit njëzet e një. Në këtë

front të gjerë betejash doli ngadhënjimtar.15

15 Po aty.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

16

KAPITULLI TRETË

3. Kronikë e kohës që jetuam

Mark Krasniqi është emër i dashur dhe i respektuar nga breza tanë të shumtë, të cilët janë rritur

me krijimet e tij letrare. Librin Përrallat e gjyshit ai e botoi në vitin kur u botuan edhe dy libra të

tjerë të parë për fëmijë në Kosovën e pas Luftës së Dytë Botërore – Gjethet e reja i Rexhep

Hoxhës dhe Vjersha të zgjedhura për fëmijë i Mehmedali Hoxhës dhe Lutfi Rusit. Që të tre këta

libra lexuesit shqiptar të kohës i erdhën nëpër shkolla, nëpër librari dhe nëpër bibliotekat e pakta

si thesare të veçanta. Libri Përrallat e gjyshit është e para vepër letrare e Mark Krasniqit, e cila

doli pas disa poezive të tij të botuara në periodikun e kohës, si paralajmërim i një pene të re dhe

shumë premtuese në poezinë tonë në përgjithësi, e veçmas në atë për fëmijë. Kjo vërtetohet me

faktin se Mark Krasniqi, në planin letrar, mbeti poet i mirëfilltë, duke na dhuruar nga viti në vit

vepra të reja. Tri vjet pas librit Përrallat e gjyshit, më 1956, ai botoi librin tjetër me vjersha për

fëmijë Drita e parë si dhe librin Borëbardha, pastaj librin e tij të njohur, do të thosha librin

emblematik si të autorit ashtu edhe të letërsisë sonë për fëmijë në përgjithësi Posta e porositun,

botuar më 1959, e ribotuar disa herë me plotësime, pastaj librat Lepuri analfabet (1974), Postieri

i maleve me zgjedhje dhe mbarshtrim të Vehbi Kikajt e parathënie të Agim Devës, Kulla e

buburrecit (1989), dhe Vjersha të zgjedhura për fëmijë zgjedhje për lektyrë shkollore (1998).

Ndërkaq poezitë për të rritur Mark Krasniqi I përmblodhi në vëllimin Jehona e kohës, botuar më

1972 e ribotuar disa herë pastaj.16

3.1. Si e priti dhe si e përjetoi lexuesi veprën poetike të Mark Krasniqit

Nga armata përditë në shtim e shkollarëve në Kosovën e pas Luftës së Dytë Botërore krijimet e

para letrare të Mark Krasniqit u përjetuan si krijime të një Rilindasi të Kosovës së Re, e cila,

ndonëse me dhembjet nga plagët e pambyllura në trup, kishte nisur udhën kah drita. Me krijimet

e veta dedikuar fëmijëve, Mark Krasniqi u dhuronte atyre edhe kënaqësi, edhe mësime nga

përvoja njerëzore, duke shfrytëzuar për këtë qëllim sa pasurinë nga trashëgimia jonë popullore,

po aq edhe fantazinë e tij të bujshme.

16 Xhevat Syla, Kronikë e kohës që jetuam, Akademia e Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë 2011. fq. 19.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

17

Poezinë e tij për të rritur lexuesi e priti si një vazhdimësi të asaj të poetëve të Rilindjes sonë

kombëtare. Kjo përshtypje del sidomos nga poezitë e hershme të Mark Krasniqit, të shkruara dhe

të botuara në periudhën para Luftës së Dytë Botërore apo gjatë saj, kur ai shkruan për Kosovën,

për fatin e saj, për përpjekjet për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi, për vendlindjen së cilës i

këndonte me mallin e rilindasve tanë për të. Kjo vërehet sidomos nga poezitë Çou djemni! (1937)

Shqiponjat e Shqipnisë (1943), Kosovës (1942), Mbas flamurit (1941), Rrnoftë Kosova (1941),

Lulja e ime (1938), Përpara, o trim i ri (1949, Dialog me bylbylin (1938 etj., të cilat ai i përfshiu

në botimin më të ri të librit Jehona e kohës të vitit 2006, e të cilat më parë i kishte lënë jashtë tij

për shkak të, siç e thotë vetë, përmbajtjeve të tyre të papranueshme për kohën ose edhe për shkak

të vlerave modeste artistike që kishin. Përndryshe, poeti Mark Krasniqi në librin e tij me poezi

për të rritur Jehona e kohës, qysh në botimin e parë të vitit 1972, solli edhe prurje të reja

artistike, një shprehje të avancuar poetike. Poezitë e Mark Krasniqit, sidomos ato që ua dedikoi

të rriturve, preokupim kanë njeriun tonë, fatin e tij nëpër kohë, atdheun dhe luftën për çlirimin

dhe mirëqenien e tij. Këtë mbase poeti e thotë më së miri në këngën për vargjet e tij:17

Vargjet e mia kanë mbirë në këtë tokë

Me bar e hithëra, me lule e ferra;

Ato jetojnë si përroi n’bokë,

Si ftoit të vjeshtës u vjen era.

Në botimin më të ri të librit Jehona e kohës, Mark Krasniqi përfshin gjithë krijimtarinë poetike

për të rritur, që nga shkrimet e para të rinisë së tij të hershme apo të periudhës së para Luftës së

Dytë Botërore e deri te poezitë e shkruara viteve të fundit. Strukturimi i këtillë i librit, me poezi

të ndara nëpër cikle sipas temave e motiveve që trajtojnë, jep rrugën e zhvillimit të Mark

Krasniqit si poet, konsekuencën, misionin e poezisë së tij, stilin origjinal që në pjesën më të

madhe të krijimeve poetike del si një shprehje e avancuar popullore, por edhe artistike. Edhe

stili, edhe temat e motivet kanë objektiv komunkimin poetik me shtresat më të gjëra të njerëzeve,

si me fëmijët, ashtu edhe më të rinjtë e të rriturit, si me lexuesit me ngritje më të lartë

intelektuale, ashtu edhe me ata që atë e kanë në shkallë më të ulët.

17 Po aty, fq. 20.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

18

Në këtë libër është me rëndësi që poezitë, sidomos ato më të hershme, kanë të shënuar edhe

datën e shkrimit apo të botimit të tyre. Botimi më i ri i librit Jehona e kohës vjen i konceptuar

dhe i realizuar si libër i jetës, i jetës së vetë autorit, por edhe i jetës sonë kolektive, me baticat e

zbaticat e saj, në të cilën jetë subjektin krijues e shquan guximi në qëndrimet e tij, jeta me fatin e

popullit, shpresa dhe angazhimi për një të ardhme më të ndritur, mosdorëzimi para vështirësive,

angazhimi për mosdorëzimin para skamjes, dhunës së pushteteve të ndryshme okupuese dhe

angazhimi e shpresa për lirinë si ëndërr dhe synim i përhershëm, të cilës, në meditimet e tij

poetike, ndër të tjera, poeti Mark Krasniqi i thotë:18

Për ty’ liri, u hapën miliona varre,

po ti kurrë nuk vdiqe.

Mark Krasniqi edhe si poet, edhe si shkencëtar e veprimtar për çështje të atdheut, kombin e pati

dhe e ka përherë mbi ndasitë fetare, ndërkaq kufijtë e hapësirës të cilën ai e njeh si atdhe të tij më

së miri i paraqet në vargjet:

Vendlindja ime s’është veç një fshat,

Ajo është vatër e gjerë e gjatë

Që nga Preveza deri n’Tivar

Gjithkund kam motra e v’llezër shqiptarë.

Gjendjen sociale të njeriut tonë Mark Krasniqi e paraqet në vjershat si Duajtë e drithit, ku bëhet

fjalë për shfrytëzimin e bujkut punëtor me tatime të rënda nga pushteti, por edhe nga hoxhë e

priftër, pastaj në poezinë Sharraxhinjtë, në të cilën, sikurse edhe Esat Mekuli, i këndon djersës së

punëtorëve shqiptarë nëpër rrugët e podrumet e Beogradit për të fituar bukën e gojës për fëmijët

e mbetur fshatrave të tyre.

18 Xhevat Syla, Kronikë e kohës që jetuam, Akademia e Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë 2011, fq. 21.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

19

Në këso situatash të rënda të skamjes, njeriu ynë jo rrallë merr rrugë mërgimi në vende të tjera,

ndaj një vendi të tillë të cilit ia mësyn ai, Amerikës, poeti i thotë:19

Emri yt lind ëndrra e dëshira

Për bukë të bardhë

E një mijë të mira,

Duke bërë kështu një përshkrim rrënqethës të largimit të malësorëve nga trojet e tyre, me ç‘rast

dëgjohet edhe zëri i ndërgjegjes që u vjen si ushtimë nga arat, fushat e shkëmbinjtë, nga varret

për mosharrimin e vendit, të gjuhës, të indentitetit të tyre. Përveç poezive të tij të hershme, në

botimin më të ri të këtij libri Mark Krasniqi përfshin edhe krijimet tij më të reja poetike, të cilat

flasin se ai vazhdon të jetojë si poet dhe nëpërmjet poezisë t’i përjetësojë në vargje frymëzimet,

idetë dhe qëndrimet e veta, siç bëri për shembull me poezinë alegorike Përralla e vjetër, në të

cilën vë në spikamë portretin e satrapit të Beogradit dhe të ndihmësve të tij servilë. Edhe në këtë

poezi, ngjarjen e së cilës e vendos në kohë të pacaktuar e si vend merr Indinë e largët, ai shpreh

mënyrën e tij të krijimit apo misionin e poezisë së tij, me vargjet:20

Këtë përrallë ma tha një plak flokëthirë

Para shumë vjetësh, kur isha fëmi’.

Ai m’porositi ta mbaj mend mirë

Dhe t’ia përcjell unë brezit të ri…

Një motivim i këtillë për krijimtari na del edhe në disa poezi të tij si për fëmijë, ashtu edhe për të

rritur. Kjo del si nevojë e tij që begatinë dhe përvojën e njeriut tonë nëpër kohë t’ua përcjellë

brezave si mësim që do t’u nevojitet në jetë. Vargjet e Mark Krasniqit ngërthejnë në vete

bukurinë e këngëtimit poetik popullor, por krahas kësaj, ato sikur të shëtisin ngapak edhe nëpër

atmosferën e poezive të rilindasve tanë, në atmosferën e vargjeve të bashkëkohanikëve të autorit,

si të Migjenit, Esat Mekulit, Martin Camajt, por edhe të poetëve të njohur të letërsisë botërore si

Sergej Jesenini.

19 Po aty, fq. 21.20 Po aty. fq .22.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

20

Gjuha është e qartë, e kohës dhe e mjedisit, e lexuesit me të cilin komunikon, me frazeologjizma,

me fjalë të urta dhe në të shumtën e rasteve me stil e me shprehje nga begatia ligjërimore e

popullit tonë. Një shprehje më të avancuar poetike poeti Mark Krasniqi sjell sidomos në poezinë

për fëmijë. Prurjet e reja në artin letrar për fëmijë, në kohën kur u botuan veprat e para të këtij

poeti, shprehen para së gjithash me përshkrimet e gjalla të ambientit, të kushteve e rrethanave në

të cilat jeton pjesa më e madhe e popullatës sonë, nga gjallon ajo bashkë me faunën e atyre

ambienteve, si me shtazët e buta të koteceve, të oborreve e të stallave, ashtu edhe me ato të egrat

të zabeleve, të fushave e të maleve të pashkelura. Pra, kemi një ambient sa përrallor, po aq edhe

real, në të cilin edhe personifikimet dhe animizimet e per sonazheve përjetohen reale dhe bëmat e

tyre dalin me funksion në edukimin dhe mësimin e fëmijëve. Personazhet e poezive te Mark

Krasniqit jetojnë në ekzotikën e truallit të tij, pikërisht andej nga shumë lehtë do t’i pranojë

imagjinata e lexuesve të vegjël, pikërisht andej nga e çonin jetën edhe vetë fëmijët, duke mësuar,

duke lozur, duke ruajtur bagëtinë, duke ndihmuar prindërit në punët e fushës apo andej nga i

kishin imagjinuar ato ambiente nga përrallat e legjendat që kishin dëgjuar nga gjyshërit e tyre.

Veprat e tij për fëmijë, me sharmin dhe bukurinë e tyre, me përmbajtjet atraktive, me ngrohtësinë

e rrëfimit, me mësimet që japin në mënyrë fare të paimponueshme u përqafuan nga lexues të

moshave të ndryshme në Kosovën e atëhershme të etur për dije e zhvillim, duke mos u lëshuar

nga duart e vocërrakëve po edhe të të rriturve, odave të kullave e shtëpive të vogla, mbi bankat e

shkollave e nëpër klasat të cilat ajër kishin vullnetin, përkushtimin dhe dashurinë për punë të

mësuesve tanë, të prindërve që po përqafonin frymën e re, të nxënësve që si bletët thithnin

nektarin e dijes. Pikërisht këto vlera bëjnë që krijimet për fëmijë të Mark Krasniqit të jenë

përherë aktuale dhe përherë tërheqëse jo vetëm për fëmijët. Derisa poezia për të rritur e Mark

Krasniqit, në një mënyrë, është kronikë e kohës të cilën e jetuam, poezia e tij për fëmijë është

libër mësimi e argëtimi. Nga ai libër fëmijët do të mësojnë për botën e faunës e cila i rrethon, me

veprimet interesante, shpeshherë të përshkuara edhe me humor, i cili i bën fëmijët të kënaqen

duke mësuar apo të mësojnë duke u kënaqur. Mësimet merren kryesisht nga bëmat e

personazheve të cilët ata i njohin qoftë nga përrallat, qoftë nga jeta e tyre e përditshme. 21

21 Po aty, fq. 22.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

21

Nuk ka nxënës që ka kaluar nëpër bankat e shkollës gjatë këtyre gjashtë decenieve, e të mos i

kujtojë me dashuri vargjet me të cilat e fillon Mark Krasniqi postën e tij të porositur:22

Lepur-postieri rrallëherë pushon,

Me çantë nën sqetull pyllit vrapon,

Shkresa zyrtare sjell me rëndësi

Prej rafshit – në male,

Prej malit – në vërri.

Letra, përshëndetje, lajme ekspres

Lepur-postieri ka plot një thes:

Ujku i shfaq deles dashuri pa masë,

Arusha bletës – t’fala me thasë…

Ka qenë plotësisht aktiv në jetën tonë kulturore e politike, në misionin e tij jetësor t’i kontribuojë

vendit dhe popullit të vet përherë me vepra të reja; duke qenë mburojë e tij në rastet kur dikush

na nëpërkëmbë apo e thotë të pavërtetën për ne, ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë historisë, dhe

duke u kujdesur që me artin e tij letrar të ndikojë në edukimin estetik e moral të fëmijëve tanë.

Dëshmi e kësaj pune dhe e këtij përkushtimi është edhe libri më i ri i tij Mos fol gojë pa nevojë, i

cili po sheh dritën pikërisht këto ditë, në 90-vjetorin e lindjes së tij, duke na dhënë, ndër të tjera,

artistikisht, nëpërmjet vargjeve, shpjegime për shumë xhevahirë të frazeologjisë sonë popullore,

si kuptimin e shprehjeve lepuri në bark, miza në kapuç, peshku në zall etj., por edhe me rrëfimet

e tij në vargje për rolin dhe rëndësinë që kanë organet e trupit të njeriut për mbajtjen e tij në jetë.

Vlerat e këtij libri, rrëfimi poetic plot muzikalitet, urtësia e mendimeve dhe porosive, vitaliteti i

këtyre vargjeve na bëjnë të presim edhe krijime të tjera e edhe libra të tjerë nga pena e

shkrimtarit tonë Mark Krasniqi, na bëjnë që me arsye jo vetëm të dëshirojmë por edhe të presim

që Mark Krasniqi të na gëzojë me vepra të reja edhe në 100-vjetorin e lindjes së tij.23

22 Po aty, fq . 23.23 Po aty, fq. 24.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

22

KAPITULLI KATËR

4. “Posta e porositun” Një nga veprat më të rëndësishme të letërsis sonë për fëmijë

Përmbledhja “Posta e porositun”24 e Mark Krasniqit, njëra nga veprat më interesante dhe më të

rëndësishme për fëmijë në gjuhën tonë,25 për herën e parë u botua më 1959. Botimet e

mëvonshme të saj, sidomos futja si lekturë shkollore në Kosovë, përligjën leximin dhe njohjen e

saj nga një numër i madh lexuesish. Vlerën e madhe poetike të veprës e dëshmuan dhe një varg

punimesh e studimesh,26 që iu kushtuan asaj, duke ndriçuar përbërës të qenësishëm shtjellues dhe

shprehës artistikë. Bota e kafshëve, mënyra e gjallimit dhe e veprimit të lirë në natyrë si dhe

marrëdhëniet mes veti dhe me njerëzit, bëjnë objektin kryesor artistik të kësaj përmbledhjeje dhe

të poezisë për fëmijë të Mark Krasniqit në përgjithësi. Pikërisht qasja, perceptimi dhe shqiptimi

poetik i kësaj bote dëshmon sa origjinalitetin, aq edhe vlerën e veprës dhe mundësinë e ndikimit

e saj estetik në marrësin. Poeti Mark Krasniqi i bën objekt trajtimi kafshët për arsye se ato për

fëmijët janë të dashura dhe ua zgjojnë përherë kureshtjen me sjelljet dhe me veprimet e tyre.

Mirëpo, arsyet e trajtimit të kësaj bote në veprën e tij janë të shumta. Para se gjithash njeriu vetë

është një qenie, që zhvillimin dhe përsosjen e vet e përjetoi në natyrë dhe në marrëdhënie me

njerëzit dhe me kafshët. Kjo gjë bëhet më e qartë kur gjithë kjo vëzhgohet nga këndvështrimi i

botës së fëmijëve e nga mënyra e veprimit dhe e gjykimit të tyre, përkatësisht e instinkteve që

gjallojnë dhe i drejtojnë ata në një periudhë të caktuar. Nga ana tjetër, në rrjedhën e gjallimit të

vet shekullor njeriu i zbuti dhe i përdori kafshët si mjet ndihmës për të lehtësuar vështirësitë në

jetën e vet të përditshme. Këtë gjë e provojnë një varg krijimesh të letërsisë gojore dhe të

letërsisë së shkruar, ku kafshët jo vetëm janë të pranishme në jetën e njeriut, por kanë një

funksion të shumëfishtë.

24 Botues “Rilindja”, Prishtinë. Botimi i dytë, 1964.25 Anton Nikë Berisha, Posta e porositur, një nga veprat më të rëndësishme të letërsis sonë për fëmijë, Prishtinë,Shtator 2013.26 Po aty.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

23

Rëndësia, afria dhe marrëdhëniet e njeriut me kafshët dëshmohen dhe në njërën nga veprat

letrare më të lashta, Epi i Gilgameshit,27 i traditës letrare sumero-babilonase, i shkuar rreth katër

mijë vjet më parë, ku kafshët jo vetëm janë të pranishme, po kufiri mes tyre dhe njerëzve është

krejtësisht i vogël. Për të konkretizuar këtë po përmend se Enkiduji (personazh i dytë nga

rëndësia në këtë ep) në fillim është kafshë (panter) stepe, po me ndikimin që bën fuqia e epshit të

gruas, shndërrohet në njeri. Pa kafshët dhe pa shpezët, të butat dhe të egrat, që njeriu i përdori në

forma të ndryshme, jeta e tij nuk do të ishte ajo që është. Mirëpo, kuptimi i kafshëve në poezinë e

Krasniqit, si thashë, është shumësor: ato trajtohen dhe për të dëshmuar jetën e natyrshme e të lirë

në gjirin e natyrës dhe për t’i kuptuar më mirë dukuritë dhe format e jetës së njerëzve. Kështu,

për shkak të cilësive që kanë kafshët dhe shpendët, një numër sosh njeriu i shndërroi në simbole

të bukurisë, të mirësisë, të paqes, të fisnikërisë, ose të dinakërisë dhe të egërsisë. Bota e kafshëve

në “Postën e porositur” vështrohet në lidhje të ngushtë me botën dhe me veprimin konkret të

jetës së njeriut. Poeti me qëllim nuk vë kufij mes këtyre dy botëve, prandaj gjatë shqiptimit

poetik dalin në shesh ato cilësi që në forma të tjera nuk do të mund t’i vërenim ose nuk do të

dilnin me atë forcë e me atë natyrshmëri. Duke i ballafaquar dhe krahasuar ato në rrafshe të

ndryshme, Mark Krasniqi shpalos përparësitë dhe mangësitë brenda një bote, por edhe tipare të

veçanta, të përbashkëta dhe dalluese midis tyre. Njësimi i botës njerëzore dhe shtazore në këtë

vepër shprehet përmes “lojës”, që s’ka qëllim mohimin e jetës e të realitetit të përditshëm, por,

përkundrazi, nënkupton mundësinë për ta njohur atë më thellë. Në këtë rrjedhë poezia si e tillë

ndikon në marrësin dhe del, siç do të thoshte Sartri, “rrugë e arritjes së vetëdijes për veten dhe

botën në të cilën jetojmë”. Pra, nëpërmjet trajtimit dhe njohjes së botës së kafshëve, në të vërtetë

bëhet njohja më e plotë e njeriut dhe e botës së tij, ndërsa duke e ballafaquar botën njerëzore me

atë shtazore, bëhet njohja më e mirëfilltë e të dyjave. Sipas Jean Piaget, të njohësh domethënë t’i

krijosh kuptimet sipas bazës së ndërveprimit (interaksionit) me botën e përvojës, duke

shfrytëzuar strukturat e njohura që (i kemi) në disponim.28

27 Epi i Gilgameshit. Përktheu nga gjermanishtja, e pajisi me shënime dhe e shkroi parathënien, Botues “Rilindja”,Prishtinë 1984, botimi i dytë Tiranë 1990, Botimi i tretë i rishikuar Tiranë 2008.28 Joseph Albert Appleyard, sj, Crescere leggendo. L’esperienza della lettaratura dall’infanzia all’età adulta. SanPaolo, Milano, 1994, fq. 27.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

24

“Posta e porositur” i mundëson fëmijës, në të njëjtën kohë, të luajë rolin e spektatorit dhe të

pjesëmarrësit ose thënë ndryshe, njësimin e botës së brendshme me nevojat dhe dëshirat e

veprimit të përditshëm. Kjo ngjet për arsye se veprat e letërsisë në përgjithësi dhe brenda saj të

letërsisë për fëmijë, janë parakusht i rëndësishëm për njohje, për ndërtimin e vetëdijes dhe për

zhvillimin e saj: “Nga ky aspekt (nga vizioni ndërmjetësues – v. ime), leximi është para së

gjithash një takim midis një lexuesi të veçantë dhe një teksti në një çast dhe në një vend të

veçantë, një takim që i jep jetë rrëfimit, poezisë, veprës në shqyrtim. Rrëfimi nuk përkon

krejtësisht me tekstin e faqes së shkruar, është thjeshtë reagim personal i posaçëm i lexuesit ndaj

tekstit. Më parë është një ngjarje që rrënjët e veta i ka si në tekst ashtu dhe në personalitet e në

veprim, të cilin lexuesi e bart në lexim. Teksti është një sistem i strukturave që nxisin reagime, të

organizuara nga autori me referim të kodeve sociale e letrare të mbështetura nga autori dhe nga

lexuesi”29. Në këtë pikëvështrim vepra “Posta e porositur” dhe gjithë poezia për fëmijë e Mark

Krasniqit ka një peshë të veçantë dhe dallohet në tërë krijimtarinë tonë letrare. Nga bota shtazore

e njësuar me natyrën, me bukuritë e me dukuritë e saj dhe e gërshetuar me njerëzoren, Krasniqi

trajton veprime, situata dramatike dhe gjendje të jashtëzakonshme; shpreh e ballafaqon herë

mirësinë dhe miqësinë midis kafshëve ose të kafshëve me njeriun, herë kundërshtitë,

kundërthëniet dhe armiqësitë e hapura. Pra, duke përftuar tablo të plota e të pazakonshme nga

veprimi i kafshëve dhe i njerëzve, sidomos nga grindja, kërcënimi e zënia, nga shprehja e

dëshirave dhe e ëndrrave të tyre ose për t’u liruar nga veset që i kanë dhe nga të këqijat që u

bëjnë të tjerëve (situata për shumëçka interesante për fëmijë), autori shpreh botën e vetë qenieve,

gjeturinë, shkathtësinë, por edhe naivitetin e tyre, që dëshmohen dhe në veprimin konkret të

njeriut. “Ky univers fantastik nuk është vetëm një shumë e të dhënave dhe e shenjave të

mbledhura, të gatshme për t’u shfrytëzuar nga vetëdija jonë në fazën e rritjes; është më parë një

amzë që furnizon struktura, në të cilat vetëdija jonë piqet30”. Modelin e një bote sa të pasur e të

mrekullueshme, aq të veçantë dhe të lirë, Krasniqi e jep nëpërmjet shqiptimit dhe ballafaqimit të

dukurive e të kuptimeve, të pasojave të hierarkisë së forcës; aftësinë e kafshëve të fuqishme për

t’i shfrytëzuara të tjerat si dhe sistemin e mbrojtjes së të dobëtëve për të mbijetuar.

29 Joseph Albert Appleyard; “Crescere leggendo” fq. 27.30 Po aty, fq. 33.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

25

Këto marrëdhënie Krasniqi i shqipton nëpërmjet një rrëfimi të menduar, tërheqës dhe të ngrohtë.

Lepuri, një kafshë e dashur për fëmijë, bëhet postier i maleve dhe i përcjell urimet, dëshirat, po

dhe kërcënimet dhe armiqësitë e kafshëve, e jo vetëm të tyre.

Lepur – postieri, në të vërtetë, nuk është asgjë tjetër pos një projeksion i dëshirave dhe i

instinkteve të bishave të malit; është shqiptim i gjakimeve më intime të tyre, që shprehen në

mënyrë të pandërmjeme sidomos në ëndërr. Vargjet “Lepur – postieri me zell e gëzim / ditën e

natën gjindet n’shërbim” tregojnë para së gjithash intensitetin e gjallimit të kafshëve dhe

shumësinë e dëshirave e të nevojës për ekzistencë. Veprimi i Lepur – postierit nënkupton dhe

komunikimin mes bishave të malit dhe njerëzve, por dhe ekzistimin e një bote, ku rregullat e

gjallimit e të kushtëzimit nuk mund të ndryshohen. Hierarkia e tillë ka ekzistuar dhe do të

ekzistojë, rreziku nga i forti është përherë i mundshëm dhe se delja asnjëherë s’ka mundur ta bëjë

mik ujkun. Rrëfimin poetik të Mark Krasniqit e cilëson veçmas përmasa e argëtimit dhe e lojës.

Pikërisht nëpërmjet kësaj mënyre të shqiptimit, dalin në shesh tiparet kryesore të kafshëve, që

shprehen nëpërmjet formave të ndryshme: takimeve të drejtpërdrejta, aksioneve të përbashkëta,

kërcënimet e të tjera. Kështu, delja pa frikë i përgjigjet cubit të malit, ujkut, duke shprehur

kundërvënie ndaj dëshirave që ia thotë ai në letrën e dërguar. Dëshira të ngjashme shpreh edhe

ariu i uritur në telegramin dërguar bletës, që mendon dhe ëndërron mjaltin e saj.

Mark Krasniqi e vështron botën e kafshëve në marrëdhënie me njeriun në një rrafsh të gjerë e

nga aspekte të ndryshme. Kështu, rrëfen për vendimin e bishave të malit të mos bëjnë më keq,

pra të heqin dorë nga veprimi i tyre i dëmshëm dhe keqbërës, siç ndodh në poemthin “Një ndodhi

– një mrekulli”31. Ujku vendos që kurrë më të mos hajë qengj, dhelpra – pulë, arusha – mjaltë etj.

Mirëpo, vendimi bëhet sa për sy e faqe, sa shfaqet edhe “pengesa” më e vogël, çdo gjë bie në ujë,

siç dëshmohet nga arusha, që betohej se nuk do të veprojë si më parë, po sa i jepet rasti, e përligj

“zanatin e saj të vjetër”. Në raste të shpeshta, me anë të personifikimit të kafshëve, autori në të

vërtetë shqipton dukuri e veprime të njeriut në jetën e përditshme: mëdyshje, mundësinë dhe

pamundësinë e veprimit, mirësinë, ndershmërinë, mirësjelljen po dhe veset: gënjeshtrën,

dinakërinë, mashtrimin, grykësinë, përtacinë. Kështu, dëshirat e kafshëve në qenësi nënkuptojnë

dëshirat e njerëzve, siç ndodh kur kau pohon se “zgjedhen kurrkush s’e duron”, ose dëshirën e

qenit që të mos ketë më zinxhirë.

31 Mark Krasniqi; “Lepuri analfabet” Botues “Rilindja”, Prishtinë 1974, fq. 33.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

26

Pra, bota e kafshëve dhe realiteti konkret nuk shqiptohen në mënyrë të thjeshtësuar e të zhveshur.

Përkundrazi, gjakohet depërtimi në thellësi të gjërave dhe të dukurive, njohja qenësore e tyre,

komunikimi me to. Ç’është e vërteta, mbi bazën e realitetit konkret dhe realitetit të përfytyruar,

imagjinativ, poeti ynë krijon një realitet artistik, që si i tillë ekziston vetëm në veprën letrare, siç

ndodh dhe me të vërtetën konkrete: mbi bazën e saj, nëpërmjet strukturës gjuhësore poetike,

krijohet e vërteta artistike. Me fjalë të tjera, Mark Krasniqi nuk përqendrohet vetëm në atë që i

sheh syri dhe i ofron jeta e përditshme ose natyra, po, siç u tha, ai i jep shfrim imagjinatës,

prandaj poezia e tij ofron shumë më tepër sesa ofron realiteti, jep gjëra që e pasurojnë botën e

fëmijës, por në të njëjtën kohë e krijojnë atë botë. Duke e gërshetuar përvojën nga realiteti me

imagjinatën, autori krijon një botë të mëvetësishme e të rëndësishme jetësore e poetike. Në

veprën “Posta e porositur” si dhe në gjithë poezinë e Mark Krasniqit, nuk u jepet përparësi as

veprimeve e shembujve pozitivë, as nuk mënjanohen e mohohen veset e veprimet e këqija, që

ndodhin e janë të zakonshme në jetë, qoftë të botës së njerëzve, qoftë të botës së kafshëve. Poeti,

as nuk e zbukuron realitetin, as nuk e sforcon iluzionin për të, as nuk e mohon atë, po i shqipton

dukuritë natyrshëm me kundërthëniet, kundërshtimet dhe të papriturat; u qaset temave e

motiveve të ndryshme e të shumta me guximin e krijuesit që di qëllimin e veprës së vet poetike

dhe rolin dhe mundësinë e ndikimit që ajo duhet të bëjë në lexuesin.

Një tipar i rëndësishëm i përmbledhjes “Posta e porositur” po dhe i poezisë për fëmijë të Mark

Krasniqit është se rrëfimin e i tij e përshkon thellësisht veprimi dhe loja (argëtimi), nëpërmjet të

cilave gjakohet njohja, pasurimi shpirtëror, prehja dhe kënaqësia, po edhe pjekuria fizike dhe

mendore. Veprohet në këtë mënyrë për arsye se loja është një formë ngushëlluese, një mënyrë e

realizimit të dëshirave dhe kontrollim i gjendjeve të ankthshme (sipas Freudit) dhe se ajo është

thjeshtë një shtrembërim egocentrik i realitetit, e domosdoshme për të mbrojtur brishtësinë e unit

të fëmijëve, po e përcaktuar të zhduket shkallë – shkallë me pranimin e formave më të

përshtatshme të të kuptuarit të realitetit (sipas Jean Piaget).32

Kjo mënyrë e rrëfimit artistik përshkohet dhe me një humor të natyrshëm e të pasur. Poeti ynë

nuk përfton poezi thjeshtë humoristike, por humorin e përdor brenda krijesës poetike si tërësi e

strukturave të tekstit nga dalin kuptimet. Në të vërtetë, njësimi mjeshtëror i humorit me përbërës

të tjerë të kësaj poezie dëshmon strategjinë e veçantë dhe qenësore të Krasniqit në perceptimin,

në shqiptimin, po dhe krijimin e botës nëpërmjet strukturës gjuhësore poetike.

32 Joseph Albert Appleyard; “Crescere leggendo” fq. 101.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

27

Në veprën “Posta e porositur” autori ynë përdor vargje strukturash e ritmesh të ndryshme, ku bie

në sy sidomos katër, pesë, gjashtë, tetë e dhjetërrokëshi, që i japin poezisë së tij një përmasë të

ndjeshme të origjinalitetit. Kjo bëhet me qëllim për të tipizuar e shqiptuar gjendje të veçanta e të

tendosura nga marrëdhëniet e kafshëve mes tyre e me njerëzit, për të shprehur dëshirat, urimet

dhe kërcënimet e ndryshme. Shpesh herë autori bën thyerjen e vargjeve, gjë që i jep poezisë së tij

një nuancim e ngjyrim, një ritëm të mëvetësishëm dhe e bën atë më interesante dhe më të

vlefshme. Autori nuk bëhet rob i metrikës së përpiktë, por duke i dhënë përparësi shtjellimit

artistik të vargut dhe të mendimit, përmbush qenësinë e asaj që e shqipton. Botimi i rishikuar i

“Postës së porositur” nga ana e Librit shkollor, do të mundësojë që kjo vepër e rëndësishme

poetike e letërsisë sonë për fëmijë të lexohet edhe më shumë nga lexuesit, qoftë nga ata që e kanë

lexuar më parë, qoftë nga ata që do ta lexojnë për herën e parë dhe do të ndikohen e do të

pasurohen nga ajo.

4.1. Disa poezi për fëmijë të Mark Krasniqit

Mark Krasniqi ndër të tjera është edhe autor i pėrmbledhjes së poezive pėr fėmijė "Posta e

porositur". autori shkruan poezi për fëmijë dhe të rritur, po ashtu merret me studime shkencore

në lëmitë e gjeografisë dhe etnografisë.

Lejleku

Përmbi pullaz,përmbi pojatë,shihni lejlekun

me qafë të gjatë.

N'midis livadhit,n'kodër, në lëmë,

krenar lejlekuqëndron në një këmbë.

E n'jaz t'katunditpërmbi mulli,përditë lejleku

del n'gjueti.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

28

Me sqep të mprehtë,zë peshq e mi,

por dhe bretkosaha pa mërzi.

Këmb't si kamishi,sqepin si shpatë,

porsi kavalliqafën e gjatë.

Për zogj të vetka dashuri,

prandaj lejlekune do çdo fëmijë.

Pranvera në katund

Ka lulëzuar thana,me bar u mbush fusha,

n'shpellë nga gjumi i dimritështë zgjuar harusha.

Bahçet e katunditduken si tufë t'mëdha,

asnjë pemë e tyredegë t'thata më s'ka.

Dhe pa lindur diellijehon kënga n'arë -duke e bërë lavrën

këndon një katundar.

Delet edhe qengjatn'livadh blegërojne, -

nga zëri i fyellitpyjet po jehojnë.

Me flutura, bilbilëmbushen llugat plot,

bleta lule m'lule -s'e çon ditën kot.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

29

As bretkoca e k'netesduket s'ka më halle:

sa ia thërret n'ujë këngës,sa del n'breg - heq valle.

Dallëndyshja, lejleku,diku në Misir

për rrugë bëhen gati -t'stolisur n'shimshir.

N'kodër, midis pemëve,shkolla e re krenareme krahë hapur pretdjem, vajza fshatare.

Shkollarët e vegjël,si bletë n'vije t'agimit,zgjohen, marrin libratdhe ia fillojnë mësimit.

Bukuroshja e fushës

Krahët e fluturës -pikturë e vërtetë!Kusht e pikturoi

fluturen krahëlehtë?

Plot pika t'verdha,t'bardha, të kuqe,

si lule kopshti,lule burbuqe.

Prej lules n'lulesillet vërdallë

bukuroshja e fushës -pikturë e gjallë.

Unë n'bllokun timdo t'vizatoj

shumë flu'tra t'bukura -nga secili lloj,por s'ka piktor

që vizaton më mirëse ç'vizatonnëna natyrë.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

30

Gjirafa

Koka si pjepër,sa plepi – qafa,

këmbët – si shtylla,kjo është gjirafa.

Lekura e gjirafesplot pika pika,krejt si fustani

që e vesh Mrika.

Një gjirafe gomekam parë në vitrinë,

por qafa e sajderi n’tra s’mberrin.

Gjirafa e vërtetëqë n’Afrike jeton,në shitoret tona

kurrë nuk banon.

Urime për Vitin e Ri 33

Ujku delesTë fala i dërgon,

Vitin e Ri ia uron:

“Oj bardhokë,Ta ngjitsha në fyt,

T’fala të bënKumbara yt!”

Delja shpejtIu përgjegj këtij:“Mua kumbaraKur t’më vijë

33 Nga libri për fëmijë “Posta e porositur”

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

31

Qeni i SharritI del para

Për të lajmëruarSe erdh kumbara!

Nga gëzimiAxha Latë

Do ta zbrazMartinën e gjatë!

Shumë urimePër Vit të Ri

Mos t’i pafshaSytë e zi!”

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

32

Përfundim

Akademik Mark Krasniqi është një meteor i pashuar në qiellin e shkences dhe letërsise shqiptare.

Figura të tilla shumëdimensionale kanë ndriçuar dhe do ndriçojne kurdohere duke i bërë një

shërbim të madh vendit, popullit dhe brezave që do të vijnë. Për figura të tilla 95 vite janë pak,

ata duhet të jenë të pavdekshem, sepse atdheu dhe kombi ka shumë nevoje për ta.

Çdo vepër e tij, çdo studim i tij mban një peshë të veçantë në shkencën dhe kulturën shqiptare.

Mbi të gjitha ai ka merite sepse, solli shumë elemente të reja në fushën e studimit shkencor, që

nga metodat e studimit deri tek tematikat e larmishme shkencore. Akademik Mark Krasniqi i

takon brezit të intelektualëve, të cilëve u ra barra t’i hedhin hapat e parë në ngjarjet me peshë

historike për popullin shqiptar të kohës më të re. Me nivelin e tij intelektual të jashtëzakonshëm,

përmes studimeve të mirëfillta shkencore, Akademik Mark Krasniqi ka dhënë kontribut të

veçantë në afirmimin e vlerave kulturore dhe historike, sidomos në vlerësimin e rolit të popullit

shqiptar të Kosovës. Si intelektual i dalluar punoi pa ndalur, me urtësi dhe drejtë i gjykoi

proceset nëpër të cilat kaloi kombi ynë në shekullin e kaluar dhe shekullin e ri, ndaj përjetshëm

hyri në zemrën e popullit tonë. Ai kishte parime dhe qëndrime të drejta atdhetare e intelektuale,

të cilave nuk iu shmang kurrë, por iu përmbajt besnikërisht gjatë tërë jetës. Kultivoi figurën e

pastër e të ndërgjegjshme të intelektualit shqiptar, që mund të shërbejë si model për brezat e

ardhshëm. Akademik Mark Krasniqi u shndërrua në vlerë dhe pasuri të çmuar shpirtërore në tërë

hapësirën kombëtare. Ai, e kreu me nder detyrën ndaj kombit dhe Atdheut, prandaj i jemi

mirënjohës përjetësisht dhe do ta përkujtojmë gjithmonë me admirim e respekt. Vepra e tij do të

jetojë gjatë dhe do të na shërbejë si frymëzim në rrugëtimin tonë të ardhshëm, neve dhe

gjeneratave që vinë pas nesh.

I përjetshëm qoftë kujtimi për akademikun, profesorin dhe veprimtarin e madh të arsimit shqip,

shkencëtarin dhe dijetarin e shquar, Akademik Mark Krasniqi.

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · 3 ( 19.10.1920 – 28.08.2015 ) “Më lehtë është të shkruash libër për të rritur se të shkruash libër të mirë

33

Bibliografia (Literatura)

1. Epi i Gilgameshit. Përktheu nga gjermanishtja, e pajisi me shënime dhe e shkroi parathënien, BotuesRilindja, Prishtinë 1984, botimi i dytë Tiranë 1990; Botimi i tretë i rishikuar, Tiranë 2008.

2. Gjokë Geci; Akademik Mark Krasniqi - Nderi i Kombit, do të mbetet shembull frymëzimi, Mars2015.

3. Dr.Hakif Bajramit; Deklaratë i cili e sqaron gabimin me rastin e keqpërdorimit të emrit të Profesoritdhe akademikut Mark Krasniqi.

4. Joseph Albert Appleyard; “Crescere leggendo. L’esperienza della lettaratura dall’infanzia all’etàadulta” San Paolo, Milano 1994.

5. Kush ishte Akademik Mark Krasniqi, krijimtaria letrare [online] burimi :http://archive.koha.net/?id=1&l=72523

6. Mark Krasniqi; “Lepuri analfabet” Botues Rilindja, Prishtinë 1974.7. Pajazit Nushi; Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2011.8. Për poezinë për fëmijë të Mark Krasniqit dhe Mbi poezinë për fëmijë të Mark Krasniqit. Studim

monografik. “Faik Konica”, Prishtinë 2002.9. Letërsia për fëmijë si art i fjalës - Rreth çështjeve teorike të letërsisë për fëmijë si shtresë e artit të

fjalës, Botues “Arbëria 07”, Tiranë 2013.10. Jusuf Bajraktari; Shkrim nga revista e pavarur shkencore Art dhe Kulturë “Rrjedhat”, Prishtinë 1990.11. Xhevat Syla; Kronikë e kohës që jetuam, Akademia e Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë

2011.