23
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANIFAKULTETI I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE PUNIM DIPLOME NGJYRESAT KRAHINORE NË SHFMU AVNI RRUSTEMI Mentori: Studentja: Prof. ass. dr. Fridrik DULAJ Rajmonda DACAJ Gjakovë, 2017

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

  • Upload
    others

  • View
    11

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE

PUNIM DIPLOME

NGJYRESAT KRAHINORE NË SHFMU AVNI RRUSTEMI

Mentori: Studentja:

Prof. ass. dr. Fridrik DULAJ Rajmonda DACAJ

Gjakovë, 2017

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

2

Përmbajtje

Qëllimi.................................................................................................................... 3

Pyetja hulumtuese ................................................................................................. 3

Hipoteza.................................................................................................................. 3

Metodologjia........................................................................................................... 3

Hyrja....................................................................................................................... 4

Gjuha si dukuri shoqërore....................................................................................... 5

Ndryshimi i gjuhës në boshtin social...................................................................... 7

Varietetet e gjuhës.................................................................................................. 7

FONETIKA............................................................................................................ 8

Sistemi i zanoreve.................................................................................................. 8

Togjet e zanoreve ue, ye, ie dhe je......................................................................... 10

Sistemi i bashkëtingëlloreve................................................................................. 10

Grupet e bashkëtingëlloreve................................................................................ 12

Dukuritë fonetike................................................................................................. 12

MORFOLOGJIA................................................................................................. 15

Emri.................................................................................................................... 15

Mbiemri............................................................................................................... 17

Përemri............................................................................................................... 17

Folja.................................................................................................................... 18

Ndajfolja........................................................................................................... 21

Leksiku.............................................................................................................. 21

Përfundimi......................................................................................................... 22

Literatura........................................................................................................... 23

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

3

Qëllimi

Qëllimi kryesor i hartimit të këtij punimi është studimi i ngjyresave krahinore dhe dialektore në

ligjërimin e personave të arsimuar, përkatësisht në ligjërimin e mësimdhënësve të shkollës “Avni

Rrustemi”, në fshatin Irzniq të komunës së Deçanit.

Pyetjet hulumtuese:

a. Cilat janë trajtat dialektore që janë ruajtur në të folmen e subjekteve që kemi përcaktuar

për kundrim të këtij punimi?

b. Në cilën fushë të gjuhës shfaqen dallimet më të shumta?

c. Cila është shkalla e zotërimit të gjuhës standarde?

Hipoteza

Duke u bazuar në të dhënat dytësore dhe duke shprehur mendime personale, kemi

parashtruar këtë hipotezë:

Në SHFMU “Avni Rrustemi” është i pranishëm një numër i madh i trajtave dialektore.

Metodologjia

Mbledhja e materialit për këtë hulumtim është bërë duke marrë pjesë si vezhgues në orët

mësimore të mësimdhënësve, duke mos ua treguar qëllimin e vërtetë të pranisë sonë, për arsye që

të marrim materialin në mënyrë sa më të natyrshme. Gjatë mbledhjes së materialit kemi

shfrytëzuar mjetet teknike. Materiali i mbledhur është shfrytëzuar si shembull, ndërsa për

shpjegimin teorik të tyre kemi shfrytëzuar literaturë nga studiuesit e mëparshëm të kësaj fushe.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

4

Hyrje

Tema e cila është trajtuar në këtë punim qëndron në mes të dy fushave të gjuhësisë, në

mes të dialektologjisë dhe të socolinguistikës. I përket rrafshit dialektologjik ngase ngjyresat që

janë shfaqur në ligjërimin e mësimdhënësve që kemi studiuar i takojnë një territori të caktuar,

përkatësisht arealit të Deçanit me rrethinë. Ndërsa, i përket rrafshit sociolinguistik ngase kemi

trajtuar ndikimin e faktorëve sociolinguistikë në shfaqjen e ndryshimeve në ligjërimin e tyre.

Për çështjen të cilën e kemi trajtuar në “Ngjyresat krahinore në SHFMU Avni

Rrustemi”, kemi mbledhur materialin në SHFMU “Avni Rrustemi”. Është studiuar ligjërimi i

pesë mësimdhënësve të kësaj shkolle, i mësueses së parashkollorës, i mësueses së klasës së

katërt, i profesoreshës së gjuhës shqipe, i profesorit të biologjisë dhe i profesorit të gjeografisë.

Incizimet janë bërë gjatë tri orëve mësimore për secilin dhe pa dijen e tyre, pasiqë vetëm kështu

arrijmë ta nxjerrim gjendjen e vërtetë të gjuhës.

Është titulluar “ Ngjyresat krahinore në SHFMU Avni Rrustemi”, sepse me “ngjyresa” në

këtë rast duhet të kuptojmë që bëhet fjalë për trajtat dialektore që kanë lënë gjurmë në ligjërimin

e subjekteve në fjalë, pavarësisht që ata janë të arsimuar, ndeshen nën trysninë e gjuhës

standarde çdo ditë dhe duhet të kenë kompetenca të kulturës gjuhësore ngase punojnë në një

institucion publik në të cilin gjuha standarde duhet respekuar, qoftë në normën e saj të shkruar,

qoftë në atë të folur.

Në punim janë marrë vetëm trajtat që i përkasin dialektit, ato që kemi evidentuar janë

analizuar në rrafshin fonetik, morfologjik dhe në leksik, duke u vënë në krahasim me trajtat që i

përkasin normës standarde. Analizat e tyre janë bërë duke u bazuar në studimet e mëparshme që

janë bërë në këto fusha.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

5

Gjuha si dukuri shoqërore

Si një sistem shenjash që përdoren për komunikim midis njerëzve, gjuha është një

prodhim shoqëror. Ajo përbën hallkën kryesore që lidh individin me shoqërinë. Kjo lidhje është e

tillë që, pa komunikim me anë të gjuhës, as nuk mund të mendohet lindja dhe ekzistenca e

shoqërisë njerëzore, po ashtu si nuk mund të mendohet jeta e gjuhës jashtë shoqërisë. Gjuha

ndryshon në tri boshte: në boshtin kohor (diakronik), në boshtin hapësinor (diatopik) dhe në

boshtin social (diastatik) 1.

Në boshtin historik gjuhën e vështron gjuhësia historike, e cila merret me studimin e

zhvillimit të gjuhës, me shpjegimin e mënyrës se si ndryshojnë gjuhët nga një epokë në tjetrën, si dhe të shkaqeve të brendshme e të jashtme të këtyre ndryshimeve 2.

Me studimin e gjuhës në boshtin hapësinor merret dialektologjia. Ashtu si në çdo gjuhë

tjetër, edhe në gjuhën shqipe, prej ndryshimeve që ka pësuar gjuha kohë pas kohe në krahina të

ndryshme, ka arritur të ketë sot një degëzim me dy dialekte, secili dialekt me dy nëndialekte dhe

me grupe të folmesh të shkallëve të ndryshme 3.

Të folmet e gjuhës shqipe grupohen në dy dialekte, të cilat grafikisht ndahen te lumi

Shkumbin. Në të djathtë të lumit shtrihet dialekti verior ose gegërishtja, kurse në të majtë të tij

shtrihet dialekti jugor ose toskërishtja. Të dhënat e sotme të dialektologjisë shqiptare të çojnë

doemos te ndarja e secilit dialekt në dy nëndialekte: gegërishtja veriore dhe gegërishtja jugore në

dialektin gegë dhe toskërishtja veriore dhe toskërishtja jugore në dialektin toskë. Në dialektin

verior grupet e të folmeve që bëjnë pjesë janë: gegërishtja veriperëndimore, gegërishtja

verilindore, gegërishtja qendrore dhe gegërishtja e Shqipërisë së Mesme. Brenda dialektit toskë

grupe të mëdha të folmesh dallohen vetëm në nëndialektin jugor të tij, dallohen labërishtja dhe çamërishtja4.

Subjektet që janë kundrim i këtij studimi janë folës nativë të gegërishtes, përkatësisht

bëjnë pjesë në arealin e Deçanit me rrethinë që i takon grupit të të folmeve të gegërishtes verilindore.

Pozita. Deçani me rrethinë bën pjesë në viset më atraktive dhe më të bukura të Kosovës.

Shtrihet në pjesën perëndimore të Rrafshit të Dukagjinit, mu rrëzë Bjeshkëve të Nemuna. Ky

lokalitet është qendër komunale në rrethinën e së cilës bëjnë pjesë më së 40 fshatra me madhësi

të ndryshme. Komuna e Deçanit kufizohet nga veriu me Pejën, nga lindja me fshatrat e Pejës, e

1Shih: R. Memushaj, Hyrje në gjuhësi të përgjithshme, Toena, Tiranë, 2008 f. 289

2Shih: R. Memushaj, Hyrje në gjuhësi të përgjithshme f. 14

3 Shih: J.Gjinari, Gj. Shkurtaj, Dialektologji, Tiranë, 2003 f.151

4Shih: J.Gjinari, Gj. Shkurtaj, Dialektologji, Tiranë, 2003 f. 158, 160, 161

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

6

një pjesë me krahinen e Dushkajës, nga juglindja me Gjakovën, e në jug me Shqipërinë, e në perëndim ka Malin e Zi 5.

Popullsia. Në truallin e sotëm të Deçanit me rrethinë qëmoti kanë banuar shqiptarë. Një

pjesë e këtyre banorëve janë të ardhur nga Malësia dhe vise të tjera të Shqipërisë Veriore 6. Sipas

shënimeve statistikore të vitit 1977 Deçani me rrethinë ka pasur 37380 banorë dhe 3957 familje. Ndërsa statistikat e vitit 2012 tregojnë një numër prej rreth 66000 banorë.

E kaluara historike ka lënë gjurmë të thella në të folmen e kësaj zone. Sundimi shekullor

turk dhe gjuha administrative sllave ndikuan në këtë të folme. Duke i lënë kësaj një numër të

madh barbarizmash e huazimesh me origjinë arabo-turke dhe sllave. Por, me hapjen e shkollave

dhe me futjen e gjuhës letrare shqipe në jetën e përditshme, shumë barbarizma u hoqën nga

përdorimi. Nga e kaluara shqipfolësit e këtyre anëve kanë ruajtur shumë virtyte, si: besimin,

burrërinë, nderin, mikpritjen. Te brezi i ri, nën ndikimin e shkollimit, është çrrenjosur mënyra

patriakale e jetesës. Në planin gjuhësor kjo ka rëndësi të madhe se shqipfolësit e kësaj treve

përdorin fjalë, shprehje e konstrukte sintaksore nga gjuha letrare, kështu që janë krijuar kushte

dhe për rrafshimin e trajtave fonetike e morfologjiike dialektore7.

Zhvillimi ekonomik. Degët kryesore të ekonomisë janë bujqësia dhe blegtoria, me të

cilat merren 80% të popullsisë. Në strukturën bujqësore dominojnë arat, kopshtijet dhe livadhet,

ndërsa vreshtat janë më të pakta8. Në këtë anë ka kushte të mira për rritjen e shpezëve dhe

bletëve. Degët e tjera të ekonomisë së kësaj ane janë industria, turizmi dhe zejtaria. Deçani me

rrethinë është një ndër trevat më të bukura të vendit tonë. Bukuritë e shumta natyore kanë tërhequr qëmoti vëmendjen e turistëve.

Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu

që më 1915 në Dranoc, më 1916 në Pozhar e në Strellc të Epërm. Këto shkolla patën rëndësi të

madhe për zhvillimin e dashurisë ndaj gjuhës amtare dhe librit. Ndërsa, më 1927 u hap shkolla

edhe në Irzniq (të gjitha në serbisht). Përhapjes së shkollave në këto anë, si gjithkund në vendin

tonë, iu vu kujdes i duhur nga viti 1945 e këndej. Nxënësit nga kjo trevë mësojnë nëpër shkolla

të profileve të ndryshme të Kosovës, ndërsa studentët i ndjekin mësimet në Universitetin e Prishtinës dhe nëpër universitetet të tjera të vendit9.

5Shih: B. Mehmetaj, E folmja e Deçanit me rrethinë, IAP Prishtinë, 2006 f. 19

6Shih: B. Mehmetaj, po aty f. 21

7Shih: B. Mehmetaj, E folmja e Deçanit me rrethinë, IAP Prishtinë, 2006 f. 22

8Shih: B. Mehmetaj, E folmja e Deçanit me rrethinë, f. 24

9Shih: B. Mehmetaj, E folmja e Deçanit me rrethinë, f. 26

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

7

Ndryshimi i gjuhës në boshtin social

Siç u cek më lart, gjuha përveç që ndryshon në boshtin kohor dhe hapësinor, ajo

ndryshon edhe në boshtin shoqëror. Me studimin e ndryshimeve te gjuhës në boshtin social

merret sociolinguistika. E cila, është disiplina që studion ndërlidhjet midis të folurit dhe

shoqërisë10.

Faktorët shoqërorë që ndikojnë në ndryshimin e gjuhës janë: gjinia (seksi) dmth

meshkujt nga një anë dhe femrat nga tjetra, pastaj ndarja në grupe sipas moshës: foshnja dhe

fëmijë, adoleshentë dhe të rinj, të rritur dhe të moshuar, duke dalluar, sidoqoftë tre breza

gjuhësorë a më saktë sociolinguistikë: brezi i ri, brezi i mesëm ose aktiv, brezi i vjetër apo

sikundër po quhet kohëve të fundit “mosha e tretë” 11. Qysh herët në sociologji, pastaj edhe në

gjuhësi është folur për një diferencë gjuhësore midis të varfërve dhe të pasurve apo, thënë qartë

mdis klasave të larta elitare dhe klasave të ulëta. Karakteristikat që individulizojnë klasat

mund të jenë të ndryshme, si: pasuria, edukata, arsimi, profesioni a mjeshtria, përfshirja në

pushtetin politik dhe në shtresat shoqërore elitare12. Disa ndryshime gjuhësore dalin sipas

besimeve fetare përkatëse të anëtarëve të bashkësisë përkatëse.

Me rëndësi për ndryshimet e të folurit është edhe vendi (mjedisi) ku kryhet procesi i të folurit, apo veprimtaria e të folurit 13.

Varietetet e gjuhës

Një gjuhë nuk është gjë tjetër veçse tërësia e varieteteve gjuhësore në të cilat ajo shfaqet.

Dallohet një varietet i ulët i papërpunuar, që i takon një krahine të caktuar dhe i cili gjen zbatim

në situata jo formale p.sh. në bisedat me miqtë dhe të afërmit, brenda familjes dhe farafisnisë

dhe një varietet i lartë, që shtrihet në tërë territorin e një bashkësie gjuhësore dhe përdoret në

situata formale p.sh. në institucionet publike, në lajme të televizionit dhe të radios, në letërsi, në

bisedat politike etj.

Duke pasur prestigj më të lartë varieteti i përpunuar, individi kurdoherë që gjendet në

situata formale përpiqet t`i shmanget varietetit të ulët, kjo bën që ai të kalojë nga njëri kod

gjuhësor në tjetrin. Mirëpo, ai do të dallohet sadopak dhe do të shfaqë ngjyresa krahinore në shqiptimin e standardit, sepse e folmja tradicionale vendore nuk zhduket pa lënë gjurmë.

10

Shih. Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e gjuhës shqipe, Morava, Tiranë, 2009 f. 18 11

Shih. Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e gjuhës shqipe, f. 115 12

Shih. Gj. Shkurtaj, po aty, f. 122 13

Shih: J. Gjinari, Gj. Shkurtaj, Dialektologjia, Tiranë, 2003 f. 49

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

8

Shkalla e përvetësimit të gjuhës letrare, praktikisht, bëhet tregues që provon nivelin e

kulturës sonë në përgjithësi 14. Fillimi i formësimit të kulturës gjuhësore nis me fillimin e

shkollës, njeriu aty ndeshet për herë të parë me gjuhën standarde. Mësimdhënësi duhet ta

zotërojë gjuhën standarde si njeri i arsimuar dhe sepse gjendet në një institucion në të cilin gjuha standarde duhet të përfillet, përveç kësaj ai është model për nxënësit e tij.

Siç u cek edhe më lart e folmja tradicionale nuk zhduket pa lënë gjurmë, gjatë matjeve në

shkollë, përkatësisht në të folmen e pesë mësimdhënësve të asaj shkolle që kemi vëzhguar, janë

evidentuar ngjyresa krahinore në ligjërimin e tyre. Në fushën e fonetikës, morfologjisë dhe një

numër i vogël në leksik.

Fonetika

Aspekti fonetik, është një nga veçoritë që e dallojmë dialektin nga gjuha standarde, në të

cilin dalin ndryshimet më të mëdha, duke qenë kështu edhe ngjyresat krahinore janë vënë re në

shumë në këtë aspekt. Trajtat dialektore që janë vënë re në fushën fonetike te subjeketet që kemi vëzhguar janë të renditura më poshtë.

1. Sistemi i zanoreve

1.1 Zanorja a

Përderisa në gjuhën standarde kemi vetëm një zanore a gojore, në ligjërimin e

mësimdhënësve kemi vënë re ngjyresa nga krahina e cila vijnë ata. Kjo bën që zanorja a të

shfaqet në variante të ndryshme varësisht nga tingujt që gjendet e rrethuar. Kështu, zanorja a na

del si zanore e gjatë, e shkurtër dhe hundore. Kemi vërejtur ngjyresa krahinore në fjalët: dhâ˚n, kâ˚m, â˚nt, bâ˚ni, zâ˚, çâ˚nt, â˚ndërr për trajtat e standardizuara dhënë, kam, anët, bëri, zë, çantë,

ëndërr. Në të gjitha këto raste zanorja a ka masë aq të madhe të timbrit buzor, sa të jepet

përshtypja sikur a-ja shqiptohet si o 15.

E hundërsuar na del edhe fonema a në njesinë leksikore â˚sht ose â˚ “është” . Pederseni këtë fjalë, për punë nazale të gegërishtes, e nxjerr nga një bazë *en est “është aty Brenda” 16.

Në arealin të cilit i takojnë subjektet në fjalë, ashtu sikurse në të folmet e gegërishtes

veriperëndimore a-ja gojore e shkurtër del me variantin æ ( a e përparme e mbyllur, që i afrohet e-së së hapur)17, ky variant është vënë re te subjektet në fjalët nælt “lart”, asæj “asaj”.

14

Shih: Gj. Shkurtaj, Kultura e gjuhës, SHBLU,Tiranë, 2006 15

Shih: J.Gjinari, Gj. Shkurtaj, Dialektologji, Tiranë, 2003 f. 187 16

Shih: E. Çabej fonetikë historike e gjuhës shqipe, Çabej, f. 46

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

9

1.2 Zanorja e

Sipas rregullave fonetike, zanorja e shqiptohet me një hapje mesatare të gojës. Buzët nuk

marrin pjesë në nyjëtim, as nuk zgjaten, as nuk rrumbullakohen, as nuk tërhiqen anash. Trupi i

gjuhës zhvendoset përpara, ashtu si tek i-ja, kështu që hapësira e faringut zgjerohet. Maja e

gjuhës është e ulur dhe prek dhëmbët e poshtëm. Pjesa e mesme e shpinës së gjuhës ngrihet

mesatarisht drejt qiellzës së fortë 18. Gjatë hulumtimit kemi vënë re që ka ngjyresa në shqiptimin

e kësaj foneme, kur ajo ndodhet para bashkëtingëlloreve hundore ajo fiton timbër hundor dhe

shqiptohet si më e hapur p.sh rȇni, shȇmull, zȇmër, i dȇndur, dhȇmbje, ȇmri, nxȇrrni, lȇni, e ȇjte,

nȇrvi, mȇsm, çȇni, vȇni etj.

Kemi hasur edhe disa ndërrime të zanores e në zanoren i, p.sh s'ki gabu, kini qef, a ini tuj

kuptu, viç pak ma çetsi, n'kit rast.

1.3 Zanorja o

Zanorja o është zanore e buzorëzuar, e prapme, e ngritjes së mesme 19. E tillë ka dalë

edhe gjatë realizimit fonetik të saj te subjektet në studim. Ashtu sikurse në të folmen e

Rahovecit20 dhe mbarë të folmet e shqipes, ajo nuk del e hundorëzuar as në arealin të cilit i takojnë folësit në fjalë p.sh mos, kontinent, orë, proces, shok etj.

1.4 Zanorja i

Në gjuhën sandarde kemi vetëm një zanore gojore i. Kjo zanore në të folmen e Rahovecit

si në shumë të folme të tjera verilindore është hundore dhe gojore dhe dëgjohet në dy seri: të

gjata dhe të shkurtra 21, zanorja i del e gjatë në rastin kur e zëvendëson zanoren y, p.sh kemi

dëgjuar fjalën hi “hyj”. Zanorja i në disa raste ka dalë e zëvendësuar më zanoren e p.sh

gjethmon, gjethkush në vend të gjithmonë, gjithkush.

1.5 Zanorja y

Zanorja y shqiptohet me një hapje të vogël të gojës. Buzët këtu marrin pjesë në nyjëtim,

ato zgjaten dhe rrumbullakohen më shumë se tek të gjitha zanoret e buzorëzuara. Trupi i gjuhës

zhvendoset përpara, kështu që hapësira e faringut zgjerohet. Pjesa e përparme dhe e mesme e

17

Shih: J.Gjinari, Gj. Shkurtaj, po aty, f.187 18

Shih: A. Dodi, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, ASHSH, Tiranë, 2004 f. 44 19

Shih: A. Dodi , Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, ASHSH, Tiranë, 2004, f. 43 20

Shih: F. Dulaj, Shih: F.Dulaj, E folmja e Rahovecit me rrethinë,IAP, 2016 f. 87 21

Shih: F. Dulaj, Shih: F.Dulaj, E folmja e Rahovecit me rrethinë,IAP, 2016 f. 90

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

10

shpinës së gjuhës ngrihen drejt qiellzës së fortë22. Këtu po vëmë në dukje ngjyresat që kemi vënë re në shndërrimin e kësaj zanoreje në zanoren u, p.sh musafir “mysafir”.

1.6 Zanorja ë

Zanorja ë nuk është dëgjuar në asnjë pozicion në ligjërimin e mësimdhënësve që kemi

studiuar p.sh msimi, popullsis, çetsi, matmatik, smundje, Kosovs, blegtoris, mnyr (mësimi,

popullsisë, qetësi, matematikë, sëmundje, Kosovës, blegtorisë, mënyrë)

2. Togjet e zanoreve ue, ye, ie dhe je

Në arealin e Deçanit me rrethinë sikurse në të folme të tjera të gegërishtes veriore grupet

e zanoreve ue, ye, ie, janë monoftonguar, duke ruajtur vetëm elementet e para të tyre. Kjo dukuri

është ruajtur në ligjërimin e mësimdhënësve në institucionin në të cilin kemi bërë studimin.

Togu ue përkatësisht togu ua i gjuhës standarde është monoftonguar në të gjitha rastet e

përdorimit të tij që kemi dëgjuar p.sh si kalut, janë lajmru, shenum, kuptum, kemi msu, msus etj.

(si kaluat, janë lajmëruar, shenuam, kuptuam, kemi mësuar, mësues)

Togu ye në fjalët si keni kryer, pyes, kryerresht, togu ye është monoftinguar në zanoren e parë të tyre, p.sh keni kry, pys, kryrresht.

Togu ie dhe je edhe ky tog i zanoreve është dëgjuar i monoftonguar p.sh// dhet prind //

nxerrni librat//.

3. Sistemi i bashkëtingëlloreve

Në të folmen e Deçanit me rrethinë ashtu sikurse në mbarë dialektin e gegërishtes, në

sistemin e bashkëtingëlloreve dallimet dialektore janë më të pakta se në sistemin e zanoreve.

Dallimet më të shumëta shfaqen në përbërjen fonematike të fjalëve, kurse dallime në variantet

fonetike të fonemave bashkëtingëllore pothuajse nuk ka fare 23. Disa dallime kanë dalë edhe në ligjërimin e mësimdhënësve në studim.

3.1 Fonema d dhe t

22

Shih: A. Dodi , po aty, f. 41 23

Shih: J. Gjinari, Gj. Shkurtaj, Dialektologjia, Tiranë, 2003, 195

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

11

Këto dy bashkëtingëllore ruhen mirë në të folmen e Deçanit me rrethinë dhe si të tilla nuk

paraqesin dallime kundrejt gjuhës standarde. Mirëpo, në disa bëhet sonorizimi i bashkëtingëllores t p.sh. te ndajfolja sot-sod // sod e kem ata me e msu//.

3.2 Fonemat ç dhe xh

Edhe fonemat ç dhe xh janë ruajtur dhe dallojnë nga njëra tjetra. Gjatë matjeve kemi vërejtur që

shfaqen ngjyresa krahinore në disa raste të nyjëtimit të tyre, në vend të bashkëtingëllores ç del

bashkëtingëllorja xh p.sh xhdo- çdo, ose edhe sh, p.sh çka- shka, dishka- diçka.

3.3 Fonemat gj dhe q

Edhe në arealin të cilit i takojnë subjektet që i kemi kundrim, nuk dëgjohen këto dy

bashkëtingëllore. Në vend të tyre na dalin bashkëtingëlloret ç e xh. Kështu, kjo trajtë dialektore

ka dalë në të gjitha rastet e përdorimit të tyre nga folësit në fjalë, për fonemen gj p.sh. xhiri,

xhethi, xhithshka, ndërsa për fonemen q, p.sh bujçsi, liçej, ushçyse, çeni, çymyri.

3.4 Fonema nj

Fonema nj del tek të gjitha fjalët që e kanë në përbërjen fonematike të tyre këtë bashkëtingëllore p.sh njohuri, njesi.

Në disa raste kemi dëgjuar të reduktuar bashkëtingëlloren nj në j, p.sh. shej “shenj”, e

ejte “e enjte”.

Te fjalët një, njëfar, njëherë, asnjë, bashkëtingëllorja nj ka dhënë grupin ni p.sh. ni, nifar,

niher, asni. // Çitu e kemi nifar kanali //

3.5 Fonemat s dhe z

Këto dy fonema ndjekin rrugën e nyjëtimit ashtu sikurse të shqipes standarde, dallojnë në

bazë të kundërvënies së zëshmërisë. Pjesëza s kur ndodhet para një bashkëtingëllorje të zëshme

konvertohet në z p.sh. z'don, z'duhet.

Te disa fjalë në vend të bashkëtingëllores z kemi dëgjuar bashkëtingëlloren x, p.sh. xerro,

kallxoj, nxâ˚.

3.6 Fonema h

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

12

Në të folmen e Deçanit me rrethinë, ashtu sikurse në mbarë gegërishten verilindore

grykorja h dëgjohet dobët. Madje në disa raste, sidomos në fillim të fjalës, por edhe në mes, nuk

dëgjohet fare.24 edhe në ligjërimin e folësve në studim kemi hasur ngjyresa nga krahina së cilës i

takojnë.

Bashkëtingëllorja h nuk është dëgjuar te këto fjalë, si: ma let, nxet, Fari, m'u shpre,

ktheu.

Ndërsa, në disa raste grykorja h ka kaluar në f p.sh. ftoft, shofim, shifne.

4. Grupet e bashkëtingëlloreve

4.1 Grupet e bashkëtingëlloreve gl dhe kl

Përderisa në gjuhën standarde grupet e bashkëtingëlloreve gl dhe kl kanë dhënë

bashkëtingëlloret qiellzore gj e q, në të folmen e Deçanit me rrethinë ashtu sikurse edhe në të

folmet e tjera të grupit të cilit i përket, këto kanë dhënë grykoret g dhe k, të tilla i kemi hasur edhe në ligjërimin e mësimdhënësve p.sh e gat “ e gjatë”, terhek “terheq”, kesh “qesh”.

4.2 Grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng

Në arealin të cilit i takojnë subjektet në fjalë grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng janë

asimiluar në bashkëtingëlloren e parë të tyre, ato kanë dhënë m, ñ dhe ŋ, kjo trajtë nuk është

zhdukur as nga ligjërimin e folësve në fjalë. Këto grupe i kemi vërejtur që janë të reduktuara në

të gjitha rastet e përdorimit të tyre, p.sh. muñsi “mundësi”, perëñia “perëndia”, reñi “rendi”,

ñâ˚n “nëntë”, meñ “mend”, ñrroni “ndërroni”, pranaj “prandaj”, nashta “ndoshta”,

shtatmdhet “shtatëmbëdhjet”, kishte mytur “kishte mbytur”, n'kom “në këmbë”, po metni “po

mbeteni”, buŋi “bungu”.

5. Dukuritë fonetike

Gjatë matjeve që janë bërë, në ligjërimin e profesorëve, janë vërejtur edhe disa dukuri fonetike, të cilat janë karakteristike për gurpin e të folmeve të cilit i takojnë subjektet.

24

Shih: F. Dulaj, Shih: F.Dulaj, E folmja e Rahovecit me rrethinë,IAP, 2016 f. 138

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

13

5.1 Zëshmimi i bashkëtingëlloreve

Ashtu sikurse në të folmen e Rahovecit dhe të folmeve të tjera verilindore25 edhe në të

folmen e Deçanit. Kjo dukuri ndodh te pjesëza mohuese s në z. Kjo dukuri është dëgjuar edhe gjatë hulumtimit tonë p.sh z`don, z`duhet.

Mirëpo edhe bashkëtingëllorja e pazëshme t këmbehet me bashkëtingëlloren e zëshme d p.shsod // sod e kem ata me e msu//.

5.2 Rënia e tingujve

Dukuria e rënies së tingujve në fillim, në mes dhe në fund të fjalëve, është vënë re edhe te ligjërimi i subjekteve në studim.

5.2.1 Afereza

Rënia e tingujve në fillim të fjalës është dukuri e cila ndodh edhe në të folmen e Deçanit

me rrethinë. Si e tillë afereza është dëgjuar edhe në shkollën në të cilën kemi bërë matjet nga

mësimdhënësit të cilët janë objekt i studimit, p.sh iher, ep, ini për njëherë, jep (v.II), jini.

Rënia e tingujve dhe rrokjeve të para tek emrat e përveçëm është bërë dukuri e

zakonshme edhe në arealin të cilit i takojnë janë dëgjuar këta emra në të cilën ndodh dukuria përkatëse p.sh Bina, Keta, Nisi për emrat e plotë Albina, Alketa dhe Agonis

5.2.2 Sinkopa

Dukuria e sinkopës apo rënies se një tingulli apo grupi të tingujve në mes të fjalës është

vënë re që është pranishme te fjalët si, p.sh shpis, urrno, nxet, i nyshem në vend të trajtave të standardizuara të shqipes shtëpisë, urdhëro, nxehtë, i nyjshem.

5.2.3 Apokopa

Sa i përket rënies së tingujve në fund të fjalëve ka dalë të jetë e pranishme edhe në të

folmën e mësimdhënësve që kemi vëzhguar. Rënie kemi në shumë të mbaresat e fjalëve që u

përkasin kategorive të ndryshme gramatikore p.sh shu:m “shumë”, mar “marr”, mo “mos”, si

dhe te mbaresat pjesores së foljeve, në asnjë rast nuk është përdorur në trajtën e saj të standardizuar p.sh habit, lexu:, py:t për habitur, lexuar, pyetur etj.

25

Shih: F.Dulaj, E folmja e Rahovecit me rrethinë,IAP, 2016 f. 152

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

14

5.3 Shtesat e tingujve

Si ngjyresa krahinore janë vënë në dukje edhe dukuria e shtimit të tingujve, në mes dhe në fund të fjalës, të cilat janë të pranishme në ligjërimin në fjalë.

5.3.1 Epenteza

Sa i përket dukurisë së shtimit të tingujve në mes të fjalëve është e pranishme në të

folmën e Deçanit me rrethinë. Kështu, ajo si trajtë dialektore ka lënë gjurmë edhe në të folmën e subjekteve në studim kemi hasur fjalët p.sh prejton “përton”, asteni “asnjë”, zhurem “zhurmë”.

Shënim: fjalët si zhurmë, helm, film, sulm, shkelm të cilat kanë dy sonante afër në fund të tyre, dalin me

një zanore e në mes të sonanteve, p.shzhurem, helem, filem, sulem, shkelemndërsa kur fjala shquhet

zanorja e pëson rënie për shkak të gjatësisë së zanorës i. Kjo dukuri përveç që është e pranishme në të

folmen e Deçanit me rrethinë duket që është e pranishme edhe në të folme të tjera verilindore, duke u

bazuar në një këngë që emërtohet helem .

5.3.2 Epiteza

Epitezë quhet shtesa e një tingulli ose një grupi tingujsh në fund të fjalëve, me këtë

dukuri dalin fjalët si, p.sh tashti, kon, anenaj, kujna të cilat në gjuhën standard bëjnë tash, kë,

andej, kujt.

5.4 Elizioni

Si dukuri fonetike e rënies së zanores së patheksuar fundore të një fjale përpara një

zanoreje nistore të fjalës që vjen pas siç, ka theksuar edhe F. Dulaj për të folmen e Rahovecit me

rrethinë elizioni ka prekur nyjën e mbiemrave të nyjshëm26, p.sh t'mirë, t'nyjshëm, t'zhvillume,

t'shkrume etj.

E eliduar është dëgjuar dendur fonema o te pjesëza po kur gjendej pranë trajtave të

shkurtra të përemrave vetorë i dhe e në ligjërimin e mësimdhënëses së gjuhës shqipe p.sh p'i

mar, p'e nxajka, p'e shohim, p'i thom etj.

26

Shih: F. Dulaj, po aty, f. 157

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

15

Morfologjia

Në strukturën morfologjike, përdoren njësi leksiko-gramatikore që janë: emri, mbiemri,

numërori, përemri, folja, të cilat quhen pjesë të ndryshueshme të ligjëratës dhe pjesët e

pandryshueshme lesiko-gramatikore: ndajfolja, parafjala, lidhëza pjesëza dhe pasthirrma, të cilat

asnjëherë nuk ndryshojnë trajtë 27.

Dallime morfologjike ka në mbarë të folmet e shqipes dhe shumë prej tyre duhet thënë se

kanë qenë vënë re qysh në agimet e dialektologjisë shqiptare në trevat lindore 28. Në përgjithësi

janë vërejtur dallime te emri, mbiemri, përemri dhe folja, por nuk mungojnë as disa dallime edhe te ndajfolja.

1. Emri

Siç thekson B. Mehmetaj se sistemi emëror i të folmes së Deçanit me rrethinë, sikundër i

tërë sistemi morfologjik, nuk ndryshon aq shumë nga gjuha letrare dhe as nga të folme të tjera të

nëndialektit të gegërishtes verilindore, siç ngjet kjo në sistemin fonetik, ku siç dihet , ndryshimet

janë më të mëdha 29. Kështu, edhe në ligjërimin e subjekteve që janë kundrim i këtij studimi, nuk

shfaqen ndryshime të mëdha nga gjuha standarde. Përveç te gjinia e disa emrave, shumësi, rasat dhe trajta.

Gjinia e emrit. Të gjithë emrat e të folmes së Deçanit me rrethinë , pa përjashtim, bëjnë

pjesë në njërën nga gjinitë gramatikore. Kjo e folme si shumica e të folmeve gege verilindore, ka të tri gjinitë e emrave: mashkulloren, femëroren dhe asnjanësen 30.

Ne do t'i pasqyrojmë vetëm ato që na interesojnë, trajtat dialektore. Disa emra që sipas

gjuhës standarde i takojnë gjinisë mashkullore këtu na ka dalë me mbaresë –a të gjinisë femërore p.sh shneta “shëndeti” , libra “libri” // mbylle libren //

Shumësi i emrave. Ngjyresa krahinore janë vënë re edhe te shumësi i disa emrave të gjinisë mashkullore dhe femërore.

Disa emra mashkullorë në shqipen standarde shumësin e bëjnë me prapashtesën –ë, te subjektet në fjalë dalin me prapashtesën –a p.sh traktora, studenta për traktorë, studentë.

27

Shih: B. Mehmetaj, E folmja e Deçanit me rrethinë, f. 31 28

Shih: F.Dulaj, E folmja e Rahovecit me rrethinë,IAP, 2016 f. 157 29

Shih: B. Mehmetaj, po aty, f. 33 30

Shih: B. Mehmetaj, po aty, f 35

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

16

Emrat të cilët sipas rregullave të gjuhës shqipe, shumësin e bëjnë pa prapashtesa dhe pa

ndërrime p.sh një nxënës- disa nxënës, gjatë vëzhgimeve tona kemi vërejtur që shumësi i këtij emri del me mbaresën –a p.sh një nxënës- disa nxansa.

Është vënë re edhe prapashtesa –na e cila shërben për të formuar shumësin e disa emrave

të gjinisë mashkullore p.sh pluhna, gripna , përderisa në gjuhën standarde do ta bënin shumësin

me –ra p.sh pluhura, gripëra. Shumësin me prapashtesën –na në të folmen e Deçanit me rrethinë,

e shquan edhe B. Mehmetaj i cili thotë që “shumësin e bëjnë një numër i vogël emrash ë gjinisë

mashkullore kryesisht me origjinë asnjanëse, që janë integruar në gjininë mashkullore, p.sh ball-

ballna, mall- mallna bar- barna etj. 31

.

Rasat e emrit. Emrat në gjuhën shqipe përdoren në trajtën e shquar dhe të pashquar, dhe

kanë pesë rasa: emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren dhe rrjedhoren. Gjatë matjeve nuk kemi vërejtur ndonjë dallim të theksuar të përdorimit të rasave kundrejt standardit.

Trajta e pashquar e rrjedhores shumës del dy formash: trajta me mbaresën –ve dhe pak

më rrallë ajo me mbaresën –sh. Përdorimi i këtyre trajtave të rrjedhores është i lidhur me

funksionin sintaksor që kanë emrat në togfjalësha anë fjali të ndryshme. Mbaresën –ve e marrin

më tepër emrat kur kryejnë funksionin e disa rrethanorëve të vendit, të kohës, të mjetit etj 32. P.sh

// kur osht e rrethume prej tri tersive// “prej tri tërsish”. Mbaresën –sh e marrin emrat kur janë

në funksion të përcaktorëve si dhe të disa rrethanorëve të pjesës dhe të çfarësisë, kjo është vënë re te fjalia // thot çfar nxansash tek jon//.

Lakimi i emrit. Në gjuhën shqipe emrat janë grupuar në katër lakime: në lakimin e parë

hyjnë emrat e gjinisë mashkullore që në rasën emërore, numrin njëjës të trajtës së shquar marrin

mbaresën –i, lakimi i dytë përfshin të gjithë emrat që dalin me temë me bashkëtingëlloret k, g

dhe h, të cilët në rasën emërore, numrin njëjës të trajtës së shquar marrin mbaresën –u, në

lakimin e tretë hyjnë emrat e gjinisë femërore që marrin mbaresat –a ose –ja, ndërsa në lakimin e katërt përfshihen ata me mbaresë –t ose –të.

Ne kemi vënë re që mësimdhënësit edhe në këtë pikë kanë ruajtur trajtat dialektore, duke

përfshirë edhe emrat e lakimit të dytë në lakimin e parë p.sh Carrabregi, Istogi, shoki, krahi,

barki përderisa në shqipen standarde do të bënin Carrabregu, Istogu, shoku, barku.

Edhe emrat e përveçëm të gjinisë mashkullore që dalin me temë me zanore i të shkurtër,

lakohen sipas paradigmës së lakimit të dytë p.sh Mehdiu, mirëpo kemi vërejtur që këta emra lakohen sipas paradigmës së lakimit të tretë p.sh Mehdija, Mehdisë , Mehdinë, prej Mehdisë.

31

Shih: B. Mehmetaj, po aty, f 50 32

Shih: B. Mehmetaj, po aty, f 59

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

17

2. Mbiemri

Ashtu siç kanë theksuar edhe studiuesit e tjerë të çështjeve dialektore, mbiemri nuk paraqet ndonjë dallim të theksuar në mes të dialekteve dhe të folmeve të shqipes33.

Megjithatë, janë shfaqur ngjyresa edhe te kjo pjesë e ligjëratës, në përdorim janë hasur

mbiemrat e formuar nga pjesorja e foljes në temë me zanore, të cilët marrin prapashtesën –m,

p.sh i zhvillum, i shkrum, i përçëndrum, për gjininë mashkullore, ndërsa për gjininë femërore i

shtohet mbaresa gjinore –e p.sh e zhvillume, e shkrume, e përçëndrume,. Gjininë e këtyre

mbiemrave në gjuhën standarde do ta dallonim vetëm nëpërmjet nyjes së përparme: i zhvilluar- e

zhvilluar, i shkruar- e shkruar, i përçëndruar- e përçendruar.

Janë vënë re edhe mbiemra të formuar nga pjesorja e foljes, por me prapashtesën –n,

ashtu sikur te mbiemrat me prapashtesë –m, gjinia e tyre formohet me mbaresën -e, p.sh e lidhne,

e mpshtjellne, të dy format janë aktive i njëjti mbiemër del edhe me prapashtesën –m edhe me –n, p.sh // orën e kalune // orën e kalume//.

Kanë përdorim edhe mbiemrat e formuar me prapashtesën e vjetër –un, p.sh// mbiemrat i

kemi t'pavendosun...//, //ça i ki t'dhanun//.

3. Përemri

Në ligjërimin e mësimdhënësve që kemi studiuar është vënë në dukje edhe prania e disa

ngjyresave në përdorimin e përemrave. Ngjyresat të cilat kemi evidentuar janë te disa përemra vetorë, dëftorë, pyetës dhe të pacaktuar.

Përemrat vetorë. Format e përemrit vetor, të vetës së parë njëjës në rasën emërore janë

une dhe un34. Ndërsa, në numrin shumës përdoret përemri na, p.sh //une ju zgjedhi //nuk i

ndryshojm' na//.

Em. une/ un Em. na

Dhan. mu: (m') Dhan. neve (na)

Kall. mu: (m') Kall. neve (na)

Rrjedh. prej meje Rrjedh. prej neve

33

Shih: F. Dulaj, po aty, f. 196 34

Shih: B. Mehmetaj, po aty, f. 71

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

18

Përemrat dëftorë. Ky lloj i përemrave ka dalë shumë i larmishëm, përveç formave të

përemrave që janë të standardizuar p.sh ky, kjo, këta, këto, ata, ato, atë etj. Kemi vënë re edhe

trajta dialektore, të cilat janë formuar mbi bazën e këtyre përemrave me parashtesen ç- p.sh

çiky, çikjo, çeto, çajo, // çito kanë pas me i qit nëpër vena // çato që munsojn' procesin e

fotosintezës//.

Përemrat pyetës. Përemrat pyetës që përdoren në të folmen e Deçanit me rrethinë janë:

kush, cilli, cillt, cilla, cillat, çka (ça dhe shka) etj. , po ata që përdoren edhe në të folmet e tjera të shqipes35.

Ngjyresa krahinore te përemri kanë dalë, përemrat: ça/ shka, cilla,p.sh // shka kem msu //

cilla osht// .

Përemri kush, në rasat e zhdrejta del në forma të ndryshme nga gjuha standarde p.sh kuj,

por edhe kujna, // gjindet në pjesën e kujna?//

Përemrat e pacaktuar. Janë përemrat që tregojnë frymorë a sende në mënyrë të

pacaktuar ose sasi të pacaktuar të tyre 36. Trajtat dialektore të përemrave të pacaktuar janë:

asnjoni, asteni, kurrnjo, kurrnjoni të formuar nga përngjitja e përemrit të pacaktuar njo dhe fjalëza tjera p.sh // asteni zo // kurrnjoni! //

Kanë dalë edhe përemrat e pacaktuar do, ton // tana,p.sh // do pleq // .

4. Folja

Folje quhet ajo pjesë e cila emërton një veprim ose gjendje, dhe ka ketegoritë

gramatikore të: mënyrës, kohës, vetës, numrit dhe diatezës. Gjatë ndryshimit të formës së saj

nëpër kategoritë gramatikore shfaqen ngjyresa krahinore te folësit në studim. Dallime të shumta

morfologjike janë formuar duke pësuar ndryshime fonetike mbaresat vetore në një kategori foljesh 37.

4.1 Mënyra dëftore

Koha e tashme- foljet e zgjedhimit të parë në kohën e tashme, dalin me mbaresa –j, -n,

-n për numrin njëjës, dhe me mbaresat –jm, -ni, -jn për numrin shumës. Disa folje të zgjedhimit

të dytë në temë me bashkëtingëllore, përkundër gjuhës standarde të cilat nuk marrin mbaresa në

tri vetat e para të njëjësit, këtu dalin me mbaresa vetore p.sh terheki // po ta terheki vrejtjen//, as

35

Shih: B. Mehmetaj, po aty, f. 76 36

Shih: Gramatika e gjuhës shqipe I, ASHSH, Tiranë, 2002 37

Shih: F. Dulaj, po aty, f. 215

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

19

foljet e zgjedhimit të tretë, në temë me zanore sipas standardit nuk marrin mbaresa në tri vetat e para të njëjësit, edhe ato dalin me mbaresa vetore p.sh din // a din me na tregu//.

Koha e kryer- forma gramatikore e kësaj kohe formohet nga folja ndihmëse në kohën e

tashme kam (kom) dhe pjesorja e shkurtuar e fojes p.sh kemi msu, kan mar, kemi cek, keni lyp, ka

hup, kom thon, ka shenu. Folja ndihmëse në vetën e dytë njëjës dhe shumës përdoret në mënyren urdhërore p.sh s'ki gabu, s'ki njohuri, kini nenvizu.

Ndërsa diateza joveprore formohet e foljen ndihmës jam (jom) dhe pjesorja e shkurtuar e foljes p.sh jon lajmru, jon habit.

Në disa të folme të gegërishtës verilindore, si bie fjala, në të folmet e Tropojës, në ato të

rrafshit të Dukagjinit e të Kosovës, disa folje që tregojnë lëvizje e formojnë kohën e kryer me

foljen ndihmëse jam 38, edhe kjo dukuri ka lënë ngjyresa në ligjërimin e mësimdhënësve në

studim p.sh osht shku, âsht met.

Koha e ardhme- koha e ardhme që kemi dëgjuar është e tipit kam + paskajorja e

gegërishtes, kjo formë sikurse në të folmen e Rahovecit paraqet domosdoshmërinë e kryerjes së veprimit39 p.sh kini me i nenvizu, kom me ja bo, kini me dal.

Format aspektive- kemi vërejtur edhe format aspektive të foljes, të cilat shërbejnë për të

treguar një veprim ose gjendje në vazhdim p.sh jemi ka e shohim, çka â ka ju thot, jemi tu bo, je

ka i bon. Të formuara nga folja ndihmëse jam + përcjellorja e gegërishtes, edhe pjesëza po + e

tashmja e dëftores shërben për të shprehur vazhdimësi të veprimit p.sh po thom, po na kallxon,

po metni.

4.2 Mënyra lidhore

Trajtat e mënyrës lidhore janë të pranishme në ligjërimin e subjekteve në studim, ajo

formohet nga pjesëza të apo siç do të thotë me vend F. Dulaj nga mbetja e pjesëzes t'40, p.sh

t'shiqojm, kur t'delsh, kur t'han çêni, kur t'merni, siç e pamë në shembullin // kur t'han çêni//

folja në mënyrën lidhore, në vetën e tretë formohet nga pjesëza t'+ folja në kohën e tashme e

mënyrës dëftore, ndërsa sipas rregullave gramatikore do të bënte “të hajë”

Kemi vërejtur që përveç përdorimit të trajtës së lidhores, funksionet sintaksore të saj

shprehen edhe me paskajoren e gegërishtes, dukuri e cila është e pranishme në gegërishten verilindore, p.sh duhet me bo, a munem me ec.

38

Shih: B. Mehmetja, po aty, f. 93 39

Shih: F. Dulaj, po aty, f. 244 40

Shih: F. Dulaj, po aty, f. 248

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

20

4.3 Mënyra habitore

Mënyra habitore del në disa forma në të folmen e Deçanit me rrethinë, kështu ngjyresa të

kësaj mënyre kemi hasur edhe në të folmen e mësimdhënësve. Përdorimi i mënyrës habitore me pjesëzën po, p.sh // p'e nxajka // .

Kemi hasur edhe një formë të veçantë të përdorimit të habitores, e cila është

karakteristike për arealin të cilit i takojnë folësit, kjo formë përbëhet nga pjesëza tek + folja në kohën e tashme, p.sh // s'tek âsht ajo // shka tek je turbu //.

4.4 Format e pashtjelluara

4.4.1 Pjesorja

Pjesorja në të gjitha rastet e përdorimit ka dalë pa mbaresa. Ajo përdoret si pjesë

përbërëse e kohëve analitike të foljes. P.sh kâm thân, kemi ba, ka lind, keni kry:, kan mar.

Ashtu sikurse në të folmet e tjera të gegërishtes verilindore edhe këtu foljet që mbarojnë

me diftongun ue, atë e kanë monoftonguar në u p.sh, ka shenu:, kemi lexu:.// ça na ka shenu:

Ernest Koliqi//.

4.4.2 Paskajorja

Në të folmen e Deçanit me rrethinë përdoret tipi i paskajores i formuar nga pjesëza me +

pjesorja e foljes. Këtë lloj të paskajores e kemi hasur tek të gjithë subjektet në studim, në të

gjitha rastet e përdorimit, p.sh me lexu, me mbrojt, me dit, me pyt, me m'tregu,// a don dikush me

na thân // forma joveprore formohet duke ia shtuar pjesëzën trajtformuese u p.sh:

// mos me u nal // m'u nal//.

Është vënë re edhe tipi i paskajores i formuar me pjesëzën për + paskajorja e gegërishtes p.sh për me hap, për me pas, për me pa.

4.4.3 Përcjellorja

Edhe te kjo formë e pashtjelluar kanë mbetur gjurmë të trajtave dialektore, janë dëgjuar

dy tipa të saj, njëri formohet duke ia paravendosur pjesëzen tu ose tuj pjesores së gegërishtes

p.sh tu përfshi, tu lexu // a ini tuj kuptu //, edhe forma tjetër jam ka, p.sh// a je ka i bân // ça je ka

thu//.

Përveç këtyre kemi vërejtur edhe tendenca për ta përdorur formën e standardizuar të përcjellores, me pjesëzën duke + pjesorja e gegërishtes p.sh duke mar, duke pa.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

21

5. Ndajfolja

Ndajfolja është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që emërton një tipar të veprimit a të

gjendjes, rrethanat në të cilat vërtetohet ky veprim, ose tregon shkallën e një cilësie a të një rethane ose intensitetin e veprimit 41.

Në grupet e ndajfoljeve të vendit, të kohës dhe të mënyrës kemi dëgjuar trajta dialektore,

të cilat dalin të larmishme.

5.1 Ndajfolja e vendit

Ndajfoljet që kanë qenë me interes për ne ishin ato të variantit dialektor, të tilla ndajfolje

kemi evidentuar mjaft p.sh mrena, nælt, çatje, çaty, çinej, anenaj, knej, çituhit, çatjehit, çituhit

// Çitu e kemi nifar kanali// Çaty për me dale prej detit t'Kuç// Edhe njâ e kemi çatje // Çanej ka

dera a çinej//.

5.2 Ndajfolja e kohës

Ndajfoljet e kohës që i takojnë varietetit të ulët, të cilat i kemi dëgjuar janë çitashti/ tash

ose tashti, çateher, mas pari/ mas parti, mas mramti.

5.3 Ndajfolja e mënyrës

Kemi dëgjuar edhe disa lloje të ndajfoljes së mënyrës që përdoren në të folmen e Deçanit

me rrethinë, dhe të cilat kanë lënë gjurmë edhe në ligjërimin e mësimdhënësve që kemi studiuar p.sh çashtu, çeshtu, kadal, nifar. // Çitu e kemi nifar kanali//.

Leksiku

Duke u bazuar në atë që kanë vërejtur studiuesit e dialekteve, në leksik ka dallime shumë

të pakta. Ne gjatë hulumtimit tonë kemi hasur në shumë pak fjalë që janë trajta dialektore dhe nuk janë të standardizuara p.sh taman, nælt, me ñu, këqyr ose qyre, hijall.

// kjo âsht pak ma nælt// t'vjen hijall//

41

Shih: Gramatika e gjuhës shqipe I, ASHSH, Tiranë, 2002 f. 357

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

22

Përfundim

Duke u bazuar në hulumtimin e bërë për “Ngjyresat krahinore në shkollën Avni

Rrustemi” mund të vijmë në përfundim që e folmja tradicionale nuk është zhdukur pa lënë gjurmë as në ligjërimin e subjekteve që patëm për studim në këtë punim.

Folësit sado që bënin përpjekje për t'iu shmangur trajtave dialektore gjatë ligjërimit, aty prapëseprapë dalin ngjyresa që i takojnë krahinës prej së cilës ata vijnë. Në këtë hulumtim pamë ndryshimet e gjuhës në boshtin social, përkatësisht ndryshimet që dalin nga arsimimi dhe profesioni. Po ta krahasonim ligjërimi e mësimdhënësve me ligjërimin e bujqëve pa dyshim që dallimet në gjuhë do të ishin të dukshme, ashtu siç ndryshon edhe profesioni dhe niveli i arsimimit të tyre.

Ngjyresat që kemi evidentuar i takojnë fushës së fonetikës, morfologjisë dhe shumë pak leksikut. Në përgjithësi ishin të pranishme ato trajta dialektore të cilat janë karakteristike për grupin e të folmeve të gegërishtes verilindore. Dallime të dukshme fonetike kundrejt standardit kanë dalë në sistemin e zanoreve, më pak në atë të bashkëtingëlloreve dhe disa dukuri fonetike. Ndërsa, në morfologji janë vënë re dallime në sistemin emëror, shquarsia e emrave, dhe te shumësi i disa emrave, sa i përket përemave kemi dallime te disa forma të cilat janë karakteristike për arealin nga i cili vijnë ata, në sistemin foljor dallime të dukshme dalin te format e pashtjelluara.

Është me interes të studiohet ligjërimi i folësve në këtë bosht, ngase mund të konkludohet se cila është shkalla e zotërimit të gjuhës standarde, cilat trajta zhduken dhe njëkohësisht në cilën fazë të standardizimit gjendet një institucion.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI FAKULTETI I ... · Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që më 1915 në Dranoc, më

23

Literatura

I. Çabej, Eqrem, Fonetikë historike e gjuhës shqipe, Çabej, 2012 II. Dodi, Anastas, Fonetika dhe Fonologjia e gjuhës shqipe, ASHSH, Tiranë, 2004

III. Dulaj, Fridrik, E folmja e Rahovecit me rrethinë, IAP, Prishtinë, 2016 IV. Grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe, ASHSH, Tiranë, 2002 V. Gjinari J., Shkurtaj Gj., Dialektologjia, Tiranë, 2003

VI. Mehmetaj, Bajram, E folmja e Deçanit me rrethinë, IAP, Prishtinë, 2006 VII. Memushaj, Rami, Hyrje në gjuhësi të përgjithshme, Toena, Tiranë, 2008

VIII. Shkurtaj, Gjovalin, Kultura e gjuhës, SHBLU, Tiranë, 2006 IX. Shkurtaj, Gjovalin, Sociolinguistikë e gjuhës shqipe, Morava, Tiranë, 2009