30
1 Universiteti i Gjakovës“Fehmi AganiFakulteti i edukimit Programi: Fillor PUNIM DIPLOME TEMA: MENAXHIMI I KLASËS INKLUZIVE DHE SJELLJA PËRKRAHËSE NDAJ TYRE Mentori: Kandidatja: Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Gentiana Kastrati Gjakovë, 2017

Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

  • Upload
    others

  • View
    59

  • Download
    8

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

1

Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani”

Fakulteti i edukimit

Programi: Fillor

PUNIM DIPLOME

TEMA:

MENAXHIMI I KLASËS INKLUZIVE DHE SJELLJAPËRKRAHËSE NDAJ TYRE

Mentori: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Gentiana Kastrati

Gjakovë, 2017

Page 2: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

2

TABELA E PËRMBAJTJES

Abstrakt……………………………………………………………………………………….4

Hyrje……………………………………………………………………………........................5

KAPITULLI I..……………………………………………………………………………..6

1.Arsimimi si një e drejtë…………………………………………………………………….....6

1.1 Arsimi inkluziv……………………………………………………………………………...8

1.2 Arsyjet e përgjithshme për arsimin inkluziv..........................................................................8

1.3 Arsyjet specifike për arsimin inkluziv……………………………………………………....8

1.4 Parimet e arsimit inkluziv…………………………………………………………………...9

KAPITULLI II.……………………………………………………………………...........11

2. Shkolla inkluzive………………………………………………………………………..…....11

2.1 Karakteristikat e shkollës inkluzive…………………………………………………...........12

2.2 Kushtet për sukses ne shkollë dhe klima…………………………………………………...12

2.3 Klasa inkluzive……………………………………………………………………………...13

KAPITULLI III……………………………………………………………………..........14

3. Menaxhimi i klasës inkluzive…………………………………………………………...........14

3.1 Mësimdhënësit ne menaxhimin e procesit inkluziv………………………………………...14

3.2 Identifikimi i nxënësve me nevoja të veçanta…………………………………………........15

KAPITULLI IV……………………………………………………………………..........16

4. Indeksi për inkluzion…………………………………………………………………………16

4.1 Nxënësit me nevoja të veçanta ne klasat inkluzive…………………………………............17

4.2 Nxënësit me pengesa në zhvillimin intelektual……………………………………………..17

4.2.1 Menaxhimi i sjelljes………………………………………………………………….........18

4.3 Nxënësit e verbër dhe me shikim të dobët………………………………………….............18

4.3.1 Çfarë mund dhe duhet të bëjë mësuesi me nxënësit me shikim te dobët…………...........19

4.4 Nxënësit e shurdhur dhe me pengesa ne degjim……………………………………….......20

4.4.1 Çfarë duhet të planifikoj dhe të bëjë mësuësi në klasë…………………………………...20

Page 3: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

3

4.6 Nxënësit me vështërsi në të mësuar………………………………………………………22

4.6.1 Menaxhimi i sjelljes……………………………………………………………………..23

KAPITULLI V....................................................................................................................24

5.Plani individual i arsimit……………………………………………………………………24

5.1 Prindërit në procesin e inkluzionit………………………………………………………...25

5.2 Marrëdhëniet me prindërit………………………………………………………………...26

5.3 Motivimi dhe vlerësimi…………………………………………………………………….27

PËRFUNDIM……………………………………………………………………………...29

LITERATURA……………………………………………………………………………30

Page 4: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

4

Abstrakt

Ky punim jep një informacion të qartë mbi situaten e përfshirjes se nxënësve me nevoja të

veçanta ne procesin e rregullt arsimore. Me anë të këti punimi nxjerrim ne pah të gjitha mundësit

qe i afrojn institucionet për përfshirjen e të gjithve ne inkluzion, pa dallim moshë, gjinie,race dhe

mbi të gjitha pa dallim të nevojave që posedojne.

Punimi u zhvillua konkretisht ne baze të të drejtave, parimeve dhe mundësive qe afron shkolla,

klasa dhe mësimdhënësi inkluziv. Me saktë paraqitja e punës motivimi dhe vlerësimi me

nxënësit me pengesa në zhvillimin intelektual, nxënësit e verber dhe me shikim te dobët,

nxënësit e shurdhër dhe me pengesa në dëgjim, nxënësit me aftësi të kufizuara fizike, nxënësit

me vështirësi në të mësuar

Menaxhimi i tërë punës me nxënës me nevoja të veqanta kerkon strategjie adekuate, metodat

bashëkohore dhe përkrahja nga ana e institucioneve, rrethit shoqëror dhe ne veçanti nga

prinderit.

Fjalë kyçe: nxënës, inkluzion, nevoje, menaxhim, përkrahje etj.

Page 5: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

5

Hyrje

Cilësia, inkluzioni dhe kohezioni social, si dhe decentralizimi, janë prioritetet kryesore në

reformat arsimore, pra inkluzioni është për diversitet dhe barazi, për tolerancë dhe demokraci,

për stereotipa dhe paragjykime, për të drejtën e arsimit cilësor për të gjithë.

Identifikimi i nevojave të veçanta për çdo fëmijë dhe mbështetja shtesë arsimore, shëndetësore

dhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve dhe të

rinjve në sistemin arsimor dhe për vetëbesimin e tyre të plotë. Koncepti i ri përfshiu inkluzionin,

si element të pandarë dhe kryesor në përpilimin dhe zbatimin e të gjitha dokumenteve strategjike.

Përfshirja e inkluzionit ishte e patjetërsueshme edhe në Strategjinë për arsim profesional dhe

trajnim në kontekst të të mësuarit të përjetshëm.

Pra në këtë punim është paraqitur analiza sipas gjithëpërfshirjës të dokumenteve

ndërkombëtare,parimet për një sukses të garantuar, mundësitë dhe vështirësitë të cilat paraqiten

në praktikë, duke marrë parasysh mosgatishmërinë e shkollave dhe mësimdhënësve për t’u

ballafaquar në situatat reale me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, si dhe me paragjykimet

që mbizotërojnë. Po ashtu ofron metoda, plane arsimore individuale dhe mënyra për të ndihmuar

shkollat dhe mësimdhënësit në punën me nxënës me nevoja të veçanta në arsimin e rregullt duke

ofruar zgjidhje se si të veprojnë shkollat, prindërit dhe mësimdhënësit.

Page 6: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

6

KAPITULLI I

1. Arsimimi si një e drejtë

Përfshirja sociale është një çështje e të gjithë shoqërisë dhe jo vetëm e sistemit arsimor. Arsimi

gjithpërfshirës, si një hap i parë drejt përfshirjes sociale, është në dobi të të gjithë shoqërisë.

Përvoja e shekullit të kaluar i dha një mësim të çmuar shoqërisë se veçimi i një pjese të nxënësve

në shkolla të veçanta ka efekte negative në jetën e tyre të mëtejme por edhe të shoqërisë në

përgjithësi. Në shumë sisteme arsimore të vendeve të ndryshme, gjithëpërfshirja është bërë

tashmë realitet, por i shoqëruar me vështirësi të shumta. Me këtë sfidë po ballafaqohet edhe

Kosova, e cila po bënë përpjekje në drejtim të realizimit të konceptit të arsimit gjithëpërfshirës.

Gjithëpërfshirja si filozofi arsimore është relativisht e re në Kosovë, edhe si koncept edhe si

praktikë. Ky koncept dhe kjo praktikë ka ardhur në Kosovë pas vitit 1999 bashkë me reformat

tjera arsimore. Gjithëpërfshirja në arsim ka si synim përfshirjen e të gjithë fëmijëve pa dallim

race, gjinie, etnie, aftësie të kufizuar apo ndonjë dallim tjetër në shkollën më të afërt të rregullt1

Filozofia e edukimit inkluziv ndërtohet mbi vlera universal (liria, barazia, të drejtat etj.) dhe gjen

mbështetje e merr kuptim mbi bazën e dokumentave botërore që i referohet të drejtave të njeriut

në përgjithësi dhe të drejtës për t'u arsimuar në veqanti. Kjo mbështetet në dokumentet si:

Deklarata universale për të drejtat e njeriut

Konventa e kombeve të bashkuara për të drejtat e fëmijës

Deklarata botërore për arsimimin për të gjithë

Deklarata e Salamankës

Akti i edukimit

Deklarata botërore e Dakarit

EFA (education for all)

Dokumenti conceptual i UNESCO-S

1 Grup autoresh, Broshurë , Arsimi gjithëpërfshires e drejtë e secilit, Shkurt, 2014, fq.12

Page 7: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

7

Të gjitha këto dokumenta kanë deklaratën universal për të drejtat e fëmijëve me nevoja të

veqanta të cilet kanë të drejta të njëjta sikurse të gjithë fëmijët e tjerë dhe ato të drejta përfshijnë:

Të drejtën për t'u vlerësuar dhe respektuar para së gjithash si fëmijë,

Të drejtën për shërbime që mbështesin një jetë si të të gjithë të tjerëve,

Të drejtën per t’u mbrojtur nga demtimet apo nga nga ndonjë kqtrajtim,

Të drejtën për t’u mbrojtur nga nga diskriminimi,

Të drejtën për jetë private dhe personale,

Të drejtën për arsimim,

Të drejtën për të pasur akses në të gjithë sistemin e kujdesit shëndetësor,

Të drejtën për të perfituar të njëjtat sherbime si të gjithë femijët e tjerë,

Të drejtën për të lujtur dhe për të pasur akses në të gjitha aktivitetet e kohëes e së lirë,

Të drejtën për të shprehur idetë e tyre dhe të drejtën që këto ide të merren në konsideratë,

Të drejtën për informacion ,këshillim apo mbështetje,

Të drejtën për t’u ankuar kur personat që iu ofrojnë shërbime,nuk punojnë si duhet. 2

Përveq te drejtave barazia ne gjithëpërfshirje konsiderohet si vlerë e shoqërisë, si vlerë qytetare

në një shoqëri demokratike krahas vlerave tjera si: drejtësia, toleranca, paqja, solidariteti etj.3

2 Zabeli Naser, Edukimi inkluziv, Prishtinë, 2010, fq.183 Grup autorësh.(p.v.b). Edukimi dhe kultura e demokracisë: praktika të fëmijërisë së hershme. Tiranë: instituti përshoqëri te hapur.fq.50

Page 8: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

8

1.1 Arsimi inkluziv

Është qasje humane në arsim në kuadër të ofrimit të mundësive të barabarta në të nxënë për të

gjithë nxënësit duke respektuar dallueshmëritë. Arsimi gjithëpërfshirës është sistem i arsimit në

të cilin regjistrohen të gjithë nxënësit me nevoja të veçanta në shkollat më të afërta dhe iu

sigurohen shërbime mbështetëse dhe shkollimi i bazuar në mundësit dhe nevoja e tyre. Është

proces i rritjes së pjesëmarrjes në mësimënxënie që i përgjigjet nevojave të ndryshme të gjithë

nxënësve në shkolla të rregullta përfshirë edhe ata të cilat kanë nevoja të veçanta arsimore.

Arsimi gjithëpërfshirës dallohet prej arsimit special i cili paraqitet në forma të ndryshme

përfshirë shkolla speciale, klasa të bashkangjitura dhe integrimin individual të fëmijëve me

përkrahje profesionale.

1.2 Arsyjet e përgjithshme për arsimin inkluziv

Shoqërore

Morale

Arsimore

Ligjore4

1.3 Arsyjet specifike per arsimin inkluziv

Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të mësojnë së bashku.

Fëmijët nuk do të duhej të nënçmoheshin ose të diskriminoheshin duke u përjashtuar ose

duke e larguar për shkak të paaftësisë ose vështirësisë së tyre në mësimnxënie.

Nuk ka arsyje legjitime për t'i ndarë fëmijët.

Hulumtimet tregojnë që fëmija zhvillon jetë më të mirë si në mënyrë akademike ashtu

edhe shoqërore

4 Zabeli Naser, Edukimi inkluziv, Prishtinë, 2010, fq.19

Page 9: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

9

Nuk ka mësimdhënie ose kujdes në një shkollë të ndarë e që nuk mund të zë vend edhe në

shkollë të zakonshme.Duke iu përkushtuar dhe duke e përkrahur, arsimi inkluziv është

me më shumë dobi.

Ndarja i mëson fëmijët të kenë frikë, të jenë injorant dhe të kenë paragjykime

Vetëm inkluzioni potencial të ulë frikën dhe të ndërton miqësinë, respektin,

mirëkuptimin.5

1.4 Parimet e arsimit inkluziv

Parimet e arsimit inkluziv, si një orientim i qëndrueshëm për të vepruar në një mënyrë dhe

drejtim të caktuar, është shumë vështirë të ndahen si parime krejtësisht të klasifikuara, për shkak

se shumë prej parimeve pedagogjike vlejnë edhe këtu. Sipas Suzich-ut (2008), për nga esenca

dhe prioriteti, janë

Parimi i pranimit social dhe mbështetjes

Parimi i pranimit social dhe i mbështetjes është shumë i rëndësishëm për jetën dhe përparimin e

nxënësve me nevoja të veçanta arsimore, i cili nënkupton socializmin pjesëmarrjen dhe

ndërveprimin e nxënësve me nevoja të veçanta me moshatarët e tyre.

Parimi i intervenimit të hershëm dhe rehabilitimit

Për nxënësit me nevoja të veçanta është shumë i rëndësishëm zbulimi i hershëm i problemit që e

posedon fëmija. Ballafaqimi i hershëm me këtë sfidë do të kontribuojë që prindërit dhe vet

nxënësi të përqendrohen në zgjidhjen e të gjitha problemeve, të cilat kanë të bëjnë me aktivitetet

individuale, si dhe me ndërveprimin me moshatarët. Përkrahja e hershme e fëmijëve me nevoja

të veçanta është një detyrim etik dhe ligjor jo vetëm për prindërit dhe profesionistët në detyrë,

por për gjithë shoqërinë. Në përkrahjen e hershme bën pjesë edhe rehabilitimi. Kjo do të thotë që

fëmijëve me nevoja të veçanta t’u sigurohen supozimet me të cilat ata do të arrijnë optimalen ose

maksimalen e zhvillimit të potencialeve të tyre, pa marrë parasysh se sa ato potenciale janë

modeste apo të shprehura. Parimi i intervenimit të hershëm dhe rehabilitimit do të jetë i

përmbushur kur do t’i mundësohet fëmijës një ndërvperim i shëndetshëm me moshatarët, ku një

5 Zabeli Naser, Edukimi inkluziv, Prishtinë, 2010, fq.19

Page 10: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

10

vëmendje e veçantë do t’u përkushtohet atyre aktiviteteve në të cilat nxënësi demonstron më

tepër aftësi.

Parimi i zhvillimit të aftësisë funksionale

Aftësia funksionale zhvillimore paraqet zhvillim të aftësive të cilat i posedon fëmija, që ato të

vihen në funksion të zhvillimit dhe arsimimit të tij të mëtejshëm. Për ta arritur zhvillimin

funksional të aftësive, për një fëmijë me nevoja të veçanta duhet të përpilohet program i

individualizuar, i cili përmbajtjen e tij do të bazojë në nevojat individuale të nxënësit. Ky

program i individualizuar, që përmban në vete metoda dhe modele të përshtatshme për punë, do

t’ia mundësojë fëmijës ta punojë atë që mundet dhe, në këtë mënyrë, fëmija gradualisht do t’i

zhvillojë kapacitetet e tij. Prandaj është e rëndësishme të theksohet se zhvillimi i aftësisë

funksionale bazohet më tepër në aplikim, punë e aktivitete sesa në të mësuarit teorik, të mësuarit

përmendësh dhe riprodhimin mekanik.

Parimi i stimulimit dhe kompensimit

Parimi i stimulimit dhe kompensimit është i bazuar në motivimin e nxënësve me nevoja të

veçanta arsimore. Për efikasitetin e më tepër aktiviteteve të nxënësve me nevoja të veçanta

arsimore kontribuon si motivimi i jashtëm, ashtu edhe ai i brendshëm. Shumë aktivitete që i

stimulojnë nxënësit pa pengesa në zhvillim, për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore mund të

jenë frustuese. Për shkak këtyre njohurive të rëndësishme duhet të vijnë në shprehje aftësitë e

mësimdhënësit ose të pedagogut special, të cilët duhet të kërkojnë aktivitete dhe detyra

kompensuese që do të ndikojnë në stimulimin e nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.6

6 Grup autoresh, Doracak për punë me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, Shkup, 2014, fq.17

Page 11: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

11

KAPITULLI II

2. Shkolla inkluzive

Eshtë institucion shkollor në të cilën regjistrohen të gjithë fëmijët dhe fëmijët me nevoja të

veçanta arsimore të lagjes në klasat e rregullta dhe iu sigurohen shërbime mbështetje dhe arsim

cilësor i bazuar në forcat dhe nevojat e tyre. Shkolla gjithëpërfshirëse bazohet në principet

themelore.

Puna profesionale bazohet në punën ekipore dhe në përgjegjësin e secilit të

punësuar

Qasja fizike, pajisja dhe përgatitja e shkollës

Vlerësimi profesional dhe edukativ krijon bazën e zhvillimit të planit individual të

arsimit

Mbështetja nxënësve në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta gjithmonë kur është

e mundur

Prindërit janë partner të shkollës, marrin pjesë aktive në planifikimin dhe në

hartimin e planit individual

Mësimdhënia me nxënësin në qendër

Plan program i përshtatshëm dhe fleksibil

Arsimtarët janë profesionist

Vlerësim i vazhdueshëm, autentik edhe i tillë që mat progresin individual

Bashkëpunimi

Plani për zhvillimin e shkollës

Sistemet të mbështetjes7

7 http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/plani-strategjik-10-01-2014-2.pdf

Page 12: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

12

2.1 Karakteristikat e shkollës inkluzive

Secili nxënës është pjesëtar i barabartë i grupit

Secili përfshihet bashkarisht me të tjerët në procesin e të nxënit

Secili përfshihet në të gjitha aktivitetet e shkollës

Secili bëhet i vetëdijshëm se është person sikurse të tjeret

Shkollë e cila i takon secilit si anëtar i barabartë dhe i rëndësishëm

Të gjithë fëmijët duhet të mësojn së bashku,pavarësisht nga çdo vështirësi apo dallim që

ata mund të kenë

Vend në të cilin nxënësit dhe të rriturit perkrahin njëri-tjetrin në të gjitha aspektet8

Shkolla duhet të njeh dhe t'u përgjigjet nevojave të ndryshme të nxënësve te tyre

Të siguroj arsim kualitativ përmes planprogramit adekuat

2.2 Kushtet për sukses ne shkollë dhe klima

Kushtet për sukses në shkollë inkluzive përfshijn ekipe punuese të organizuara mirë,

bashkëpunim dhe ndërveprim i të gjithë faktorëve në shkollë e jashtë saj, mësimdhënie

ndërvepruese, nxënësi në qendër dhe bashkpunim ndërinstitucional9

Ndërsa klima e shkollës ka për bazë

Respekt

Liri

Barazi

Vlera

Qëndrime

Diskutime të hapuara

Informata

2.3 Klasa inkluzive

8 Stainback, S & Stainback, Inclusion Baltimor, 2000, fq.369 Zabeli Naser, Edukimi inkluziv, Prishtinë, 2010, fq.17

Page 13: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

13

Klasë gjithëpërfshirëse është ajo në të cilën janë përfshirë të gjithë nxënësit pavarësisht nga

pengesat që mund të i kenë. Gjithëpërfshirja është term i cili referohet të gjithë nxënësve. Çdo

nxënës ka nevoja dhe aftësi të ndryshme dhe për këtë arsye ka nevojë që mësimdhënësi të ketë

informata për fëmijët në mënyrë që mësimdhënia e cila të zhvillohet të jete e përshtatshme me

nevojat dhe interesimet individuale të nxënësve.

Janë disa element të rëndësishëm që e karakterizojnë klasën inkluzive

Partneriteti dhe bashkëpunimi me mësimdhënës tjerë, stafin profesional të shkollës dhe

prindër janë kyçe për përmirësimin arritjes se të gjithë fëmijëve përfshi edhe ata me

nevoja të veçanta arsimore.

Organizimi i përshtatshëm i klasës për të gjithë fëmijët përfshi edhe organizimin brenda

orëve mësimore duke angazhuar të gjithë fëmijët në aktivitete me interes për ta mund të

përfitohet kohë e disponueshme në klasë për të përkrahur me mësim shtesë apo punë

individuale për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore.

Zhvillimi aktiviteteve interaktive me nxënës në të cilat përfshihen të gjithë, pa marrë

parasysh nevojat e theksuara të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore. Fëmijët në klasë

janë një bashkësi e tërë, dhe çdo fëmijë ka nevojë për të stimuluar imagjinatën e tyre të

mjaftueshme për t'i bërë ata të duan të mësojnë dhe të përkrahin njëri tjetrin.

Përdorimi i metodave dhe teknikave të ndryshme të mësimdhënies,

Hartimi i materialeve didaktike të përshtatshme për moshën e nxënësve, literatura, mjetet

dhe pajisjet ndihmëse që ndihmojnë të gjithë për zhvillim të mësimdhënies dhe

mësimnxënies dhe planeve individuale në mënyrë efikase dhe të përshtatshme për çdo

fëmije10

10 https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/arsimimi-06-06-2014-3.pdf

Page 14: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

14

KAPITULLI III

3.Menaxhimi i klasës inkluzive

Arsimi inkluziv duhet të kuptohet si pjesë e rëndësishme e procesit real të përfshirjes sënxënësve me nevoja të veçanta arsimore në mësimin e rregullt. Nxënësve me nevoja të veçantaarsimore duhet t’u sigurohen kushte të përshtatshme për të zhvilluar potencialin e tyre. Kjonënkupton zbulim dhe konstatim të hershëm të nevojave të tyre, për të cilat duhet trajtim memetoda dhe forma të duhura të punës, si dhe sigurim të burimeve të nevojshme materiale. Pra, qëtë mund të realizohen të gjitha objektivat e caktuara, mësimdhënësi duhet të jetë i njoftuar mespecifikat dhe karakteristikat e secilit nxënës. Çdo fëmijë ose i ri me nevoja të veçanta arsimore ika specifikat e veta ose, karakteristikat personale që e bëjnë atë person unik.

Pra Qasja inkluzive në mësimdhënie dhe nxënie ndërtohet mbi bazën e respektit të diversitetit, icili ekziston ndërmjet nxënësve. Kjo mund të përfshijë ndryshime të thella ndaj çdo gjëje qëndodh në klasa, në zyrat e personelit, në terenet sportive, por edhe në raportet të cilat zhvillohenme prindërit ose kujdestarët e nxënësve. Që të mundësohen këto ndryshime dhe të sigurohetpjesëmarrja e çdo nxënësi në arsim, është e rëndësishme të fokusohemi në personalitetin epërgjithshëm të nxënësit.

3.1 Mësimdhënësit ne menxhimin e procesit inkluziv

Asnjë ndryshim në lidhje me procesin e mësimdhënies nuk mund të paramendohet pa

mësimdhënësin, sepse mësimdhënësi është faktori themelor në zbatimin e procesit mësimor.

Mësimdhënësit janë ata të cilët çdo ndryshim mund ta kuptojnë e ta pranojnë dhe ata janë të

vetmit që në praktikë mund ta zbatojnë ndryshimin në mësimdhënie. Prandaj duhet të shqyrtohen

disa forma të përgjithshme, nga të cilat mund të përfitojnë mësimdhënësit për të pranuar dhe

zhvilluar kështu mënyra të reja të punës, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e atmosferës në

shkollë dhe që ta bëjnë atë të favorshme për ndryshimet në drejtim të inkluzivitetit11. Forma

kryesore në gjithë këtë proces të inkluzionit është motivimi, që është më i dobishëm kur buron

nga dëshira e individit për ta përmirësuar kapacitetin e tij profesional. Gjithashtu, mbështetja, e

cila është e patjetërsueshme në këtë proces të ndjeshëm dhe kompleks, është një segment shumë i

11 Grup autoresh, Doracak për punë me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, Shkup, 2014, fq.38

Page 15: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

15

rëndësishëm që e plotëson idenë e përgjithshme të inkluzionit si proces. Ndryshimet në

mësimdhënie vetvetiu kërkojnë nga mësimdhënësit që t’i hyjnë rrezikut për sa i përket

kredibilitetit të tyre profesional. Shumë argumente dëshmojnë se një numër i madh i

mësimdhënësve demonstrojnë gatishmëri për rrezik nëse kanë inkurajim dhe ndihmë nga kolegët

e tyre. Një aspekt i rëndësishëm i procesit arsimor është vëzhgimi me kujdes i inkuadrimit dhe

praktikimit të mënyrës së re të punës. Por, shpeshherë mësimdhënësit, të prirë nga entuziazmi

për përmirësimin e mësimdhënies, janë të padurueshëm në arritjen e objektivave të caktuara, pa

lënë hapësirë për vlerësimin, respektivisht rishikimin dhe përmirësimin, që do të bazohet në

përvojën e kaluar. Një parakusht themelor për zhvillimin e arsimit inkluziv në shkolla është që

mësimdhënësit të njihen me karakteristikat dhe nevojat e nxënësve me nevoja të veçanta

arsimore.

3.2 Identifikimi i nxënësve me nevoja të veçanta

Procesi i inkluzionit fillon me identifikimin dhe vlerësimin e nxënësit me nevoja të veçanta

arsimore në nivel të shkollës. Identifikimi fillon që nga dita e regjistrimit në shkollë. Për të duhet

të shfaqin kujdes të gjitha palët e interesuara lidhur me identifikimin e nxënësit për përfshirje të

suksesshme në procesin arsimor. Kjo do të thotë se identifikimin duhet ta kryejnë, në koordinim

mes vete, shërbimi shëndetësor dhe social gjatë pranimit të nxënësit në procesin mësimor.

Nxënësi me aftësi të kufizuara, gjatë regjistrimit në arsimin e mesëm të rregullt, duhet të

dorëzojë dokument nga Enti i Shëndetit Mendor. Për të gjithë nxënësit me nevoja të veçanta

arsimore ose me vështirësi në të mësuar, bëhet një përshkrim i situatës arsimore, dhe pastaj

përpilohet profili pedagogjik për nxënësin. Në procesin e identifikimit dhe vlerësimit gjithmonë

merren parasysh të arriturat dhe përvojat e arsimit fillor, ndërsa në veçanti u kushtohet vëmendje

rekomandimeve të dhëna nga prindi.12

12https://ëëë.britishcouncil.mk/sites/default/files/inclusion_in_secondary_vocational_education_handbook_alb_0.pdf

Page 16: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

16

KAPITULLI IV

N

4.Indeksi për inkluzion

Indeksi për inkluzion është instrument i cili i ndihmon shkollës për t’u zhvilluar përmes modelit

gjithëpërfshires, duke siguruar ndryshime afatgjata ne strukture, mësim dhe ne fusha të ndryshme

të shkollës.13

Fazat e zbatimit të indeksit për githëpërfshires

13 Zabeli Naser & Behluli Lulavere, Indeksi për gjithëpërfshirje, Prishtinë, 2014, fq.12

Page 17: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

17

4.1 Nxënësit me nevoja të veçanta ne klasat inkluzive

Nxënësit të cilet bejn pjese ne klasat inkluzive janë

Nxënësit me pengesa në zhvillimin intelektual

Nxënësit e verber dhe me shikim te dobët

Nxënësit e shurdhër dhe me pengesa në dëgjim

Nxënësit me aftësi të kufizuara fizike

Nxënësit me vështirësi në të mësuar

Në grupin e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore bëjnë pjesë edhe personat me autizëm dhe

me çrregullime të spektrit të autizmit, si dhe personat me më shumë aftësi të kufizuara.14

4.2 Karakteristikat dhe menaxhimi i sjelljes të nxënësvë me pengesa ne zhvillimin intelektual

Karakteristika më dalluese e nxënësve me aftësi të kufizuara intelektuale është vështirësia

serioze në mësimin e përvojave të reja, ndërkohë që nxënësit e tjerë i përvetësojnë lehtësisht.

Ndër treguesit kryesorë të nxënësve me aftësi të kufizuara intelektuale janë ritmi më i ngadaltë i

të nxënit se moshatarët dhe vonesa në shumicën e fushave të tjera të zhvillimit: në fushën

konjitive, fizike, në fushën e sjelljes, atë komunikuese dhe akademike. Por vlen të theksohet se të

nxësh ngadalë, nuk do të thotë automatikisht se je i paaftë për të nxënë. Në përgjithësi, këta

fëmijë janë më “të papjekur” se bashkëmoshatarët. Ata shfaqin sjellje tipike të një moshe më të

vogël. Modelet e tyre të sjelljes, njohuritë dhe aftësitë e tyre të përgjithshme lidhen më shumë me

moshën e tyre mendore sesa me moshën e tyre biologjike15

14 Grup autoresh, Doracak për punë me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, Shkup, 2014, fq.4015 Grup autoresh, Jam mes jush, i ngjashëm, i ndryshëm, i barabartë, Tiranë, 2014, fq.61

Page 18: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

18

4.2.1 Menxhimi i sjelljes

Zbuloni se cilat janë pikat e tij të forta e interesat dhe theksojini ato. Krijoni mundësi për

sukses. Ju mund të sillni një ndryshim të madh në jetën e tij.

Vendoseni nxënësin në vende a situata ku ka më pak mundësi të kryejë sjellje të

papërshtatshme.

Përqëndrohuni te pjesa tjetër e klasës dhe përkrahini nxënësit që po sillen si duhet (dhënia

e modeleve ka efekte të forta).

Planifikoni aktivitete që marrin parasysh shkallën e vëmendjes së nxënësit (p.sh. do të

ishte më efektive të planifikonit disa sesione të shkurtra për realizimin e detyrës në vend

të një sesioni të gjatë).

Përpiquni të përcaktoni se për çfarë ka nevojë nxënësi kur shfaq një sjellje të caktuar. A

mund të plotësohet nevoja e tij pa qenë nevoja të shkoni jashtë klase me të? (p.sh. nevoja

për një gotë ujë, për të pushuar pak e për të lëvizur nëpër klasë, nevoja për vlerësim nga

mësuesi etj).

Ndryshoni sjelljen e nxënësit duke ndryshuar aktivitetin, tonin e zërit apo gjendjen

emocionale në klasë.

Kërkoni nga nxënësit e tjerë në klasë që të përfshihen në gjetjen e zgjidhjes e t’ju japin

sugjerime se si ta menaxhoni sjelljen shqetësuese.16

4.3 Nxënësit e verber dhe me shikim te dobët

Sipas përkufizimit pedagogjik “ i verbër është ai fëmijë i cilie ka aq të demtuar të pamurit.

Saqë nuk është në gjendje të arsimohet në mënyrë vizuale. Ai në procesin e arsimimit

shfrytëzon shqisat e të prekurit, të dëgjimit, alfabetin e Brajllit dhe aparate special që I

mundësojnë arsimim të suksesshëm”. Ndërsa me të pamur të dobët është ai fëmijë i cili mund të

arsimohet ne mënyrë vizuele dhe nuk ka nevojë të mësojë alfabetin e Brajllit.17

16 Grup autoresh, Jam mes jush,i ngjashëm, i ndryshem, i barabartë, Tiranë, 2014, fq.6317 Zabeli Naser, Nxënësit me nevoja të veçanta, Prishtinë, 2001, fq.29

Page 19: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

19

4.3.1 Çfarë mund dhe duhet të bëjë mësuesi me nxënësit e verbër dhe me shikim te dobët

Problemi i të parit , nuk duhet të trajtohet e te mbahet ne konsideratë vetëm për nivelin e

verbërisë apo pranë verbërisë. Kjo për arsyje se shumë herë gjatë periudhës shkollore, problem

edhe të lehta mund të rëndohen. Pra duhet qe nga këndvështrimi i mësuesit, problem të shihet në

tërë spektrin e tij, që nga rastet që do t'I quanim të vogla, deri në verbëri.18

Për këtë radhisim disa simptoma që shfaqin fëmijët kur të parit e tyre është problematik:

a. Të skuqurit dhe të trashuritë e shqisave të qepallave.

b. Të mbajturit dhe zënie “koresh” të qepallave.

c. Humbja (rënia) e qerpikëve.

d. Lotimi i syve.

e. Mjegullimi i pamjes së nxënësit.

f. Varja e qepallës së sipërme.

g. Divijimi i njërit sy.

h. Hapje e madhe e syrit

i. Përpëlitja e vazhdueshme e syve.19

Mësuesi duhet të përdorë të gjitha mundësitë, format e mjetet për të siguruar një shikim të

rehatëshëm, siç është radhitur dhe më poshtë

a. Të përdorë projektorë zmadhues e ndriçues të figurave të tilla si harta, skica, figura e

formula etj.

b. Të zgjedhë libra e material të tjera pune të përshtatshme.

c. Të përgatisë fletë pune me printim të madh e hapësirë të gjerë si edhe kontrast të mire. Në

shkollë gjithnjë e më shumë po rriten mundësitë për këtë.

d. Veçanërisht në ciklin e lartë të arsimit tetëvjeçar, kasetat e rigjistruese janë të

dobishme,pasi nxënësi mund të incizojë në klasë dhe t'i shkruajë më vonë, kur ka kohë në

dispozicion. Megjithatë në vartësi nga shkalla e dëmtimit nxënësit do t'i nevojiten edhe

teknika të cilat janë relativisht të dobishme.20

18 Turku Ardjan, Hyrja në edukimin special, Tiranë, 2012, fq.11819 Po aty, fq.11820 Turku Ardjan, Hyrja në edukim special, Tiranë, 2012, fq.119

Page 20: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

20

4.4 Nxënësit e shurdhur dhe më pengesa ne degjim

Nxënësit me vështirësi në të dëgjuar, varësisht nga shkalla e vështirësisë, ndahen në persona të

shurdhër dhe me vështirësi në të dëgjuar. Personat me vështirësi në të dëgjuar plotësisht e

zhvillojnë të folurit verbal. Njerëzit e shurdhër janë ata te të cilët dëmtimi i të dëgjuarit është më

i madh dhe për këtë mbajnë amplifikator dëgjimi dhe nuk mund ta perceptojnë plotësisht të

folurit verbal. Ndërsa pasojat nga dëmtimi i dëgjimit më tepër manifestohen me vështirësi në të

mësuarit e të folurit, në zotërimin e gjuhës së shkruar dhe të folur. Nxënësit me dëmtime auditive

kanë një fjalor të varfër, një të folur pa gramatikë (konstruksion i gabuar gramatikor i fjalisë),

vështirësi në kuptimin e gjuhës së shkruar dhe probleme në të shprehurit me shkrim. Të gjitha

këto manifestime sjellin vështirësi në zotërimin e programit mësimor. Duke kuptuar vështirësitë

me të cilat ballafaqohet nxënësi dhe duke zbatimuar procedurat dhe metodat specifike në

mësimdhënie, nxënësi mund të arrijë rezultate të lakmueshme. Prandaj, gjatë realizimit të

aktiviteteve dhe detyrave në orë të mësimit, duhet të përdoren potencialet dhe aftësitë të cilat i

zotëron nxënësi. Këta nxënës arrijnë t’i përvetësojnë vetëm disa nga qëllimet e programeve

mësimore, natyrisht me disa përjashtim, siç janë qëllimet e programeve të gjuhëve të huaja në

pjesën e shqiptimit ose në arsimin e muzikës, në pjesën e të kënduarit.21

4.4.1 Çfarë duhet të planifikojë dhe të bëjë mësuesi në klasë

A. Të organizoje apo të planifikojë një mjedis të përshtatshëm:

Klasa, mjedisi, duhet ta ndimojnë fëmijën e demtuar të shohë dhe të dëgjojë sa më qartë që të

jetë e mundur. Vendosja (vendi ku do të ulet nxënësi) është shumë i rëndësishëm. Nxënësi duhet

të jetë në një pozicion të tillë që të shohë sa më mirë dërrasën, mësuesin dhe të tjerët, pasi të

shikuarit është një ndihmës i fuqishëm për marrje informacioni. Po ashtu ai duhet të jetë sa më

larg burimit të zhurmave. Të përdoren pajisje e ambiente të përshtatshme nga ana akusitke që

21 Grup autoresh, Doracak për punë me nxënës me nevoja të veçanta arsimore, Shkup, 2014, fq.43

Page 21: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

21

përmirësojnë kushtet e të degjuarit. Në qoftë se të tëra këto rezultojnë të pafrytsshme atëhëre

këshillohet parapërgatitje nga mësuesi mbështetës për problem kyçe të mësimit.22

B. Të ndihmohet komunikimi:

Mësuesi mund të ndihmojë nxënësin të dëgjojë çfarë ai është duke thënë. Për këtë duhet përdorur

një shprehje natyrale dhe e gjallë e fytyrës, duke folur qartë e duke shikuar drejt fëmijës, duke

evituar lëvizjet rrotull klasës, ndërsa është duke biseduar. Largësia deri 6 këmbë (afërsisht

185cm), konsiderohet si distance optimal për të siguruar kushte të mira për të dëgjuar.

Po aq të rëndësishme sa përmirësimi i kushteve apo mjedisit janë edhe mënyrat e mëposhtmë me

të cilat mësuesi mund të ndihmojë nxënësin me problem të të dëgjuarit:

Qëndro më shumë në një vënd kur flet.

Ndërprisni të folurin kur largoheni.

Shikoni direct tek fëmija.

Shkruani informacionin dhe instruksionet që ndihmojnë, në dërrasë.

Mbani ritmin normal dhe intonacionin e të folurit.23

4.5 Nxënësit me aftësi të kufizuara fizike

Aftësia e kufizuar fizike është një gjendje e cila paraqet përmbledhjen e tre komponentëve:

aspektit fizik, pasojave psikologjike dhe reperkusioneve sociale. Aspekti fizik sjell vështirësi në

funksionimin motorik. Pasojat psikologjike dhe sociale janë superstrukturë e vështirësisë

motorike primare dhe janë të pranishme në masë më të vogël ose më të madhe, por ndikojnë

dukshëm në funksionimin e përgjithshëm të personit.

Pra që të mund t’u përgjigjet nevojave të nxënësve me aftësi të kufizuara fizike, shkolla duhet të

bëjë adaptime të caktuara që të bëhet e qasshme në kuptim më të gjerë. Kur flasim për qasjen,

kjo nuk nënkupton që shkolla të ketë vetëm platformë të pjerrët në hyrje të saj, por shkolla duhet

të ketë edhe tualete dhe klasa të adaptuara, korridore të gjera, mbajtëse të vendosura në mure,

22 Turku Ardjan, Hyrja në edukimin special, Tiranë, 2012, fq.12923 Po aty, fq.130

Page 22: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

22

ashensorë të brendshëm – nëse shkolla është dykatëshe, inventar brenda klasës (tavolina dhe

karrige të përshtatshme, kompjuter të përshtatshëm për nevojat e nxënësit, teknologji ndihmëse),

si dhe përmbajtje të përshtatura mësimore.24

4.6 Nxënësit me vështirësi në të mësuar

Nevojat e veçanta në të mësuar paraqesin çrregullim të një ose më shumë proceseve psikologjike

të përfshira në të kuptuarit dhe përdorimin e gjuhës së shkruar dhe të folur. Ky çrregullim mund

të shfaqet me një aftësi e papërsosur për të dëgjuar, të menduar, të folur, të lexuar, të shkruar, për

operacione matematikore, shkathtësi organizative, organizim dhe integrim të mendimeve. Në

këtë grup bëjnë pjesë edhe njerëzit me dëmtim të trurit, me një mosfunksionim minimal të trurit,

me disleksi, disgrafi, diskalkuli dhe me degradi të të folurit të përvetësuar më parë. Prindërit

shpesh janë të shqetësuar kur fëmijët e tyre shfaqin ndonjë vështirësi në të mësuar gjatë mësimit

në shkollë. Ekzistojnë më shumë shkaqe për mossuksesin e nxënësve në shkollë, por për të gjithë

nxënësit të përbashkëta janë vështirësitë në mësim. Personat me aftësi të kufizuara në të mësuar

mund të kenë zhvillim normal intelektual, por vështirësitë specifike në nxënie ndikojnë që

prindërit dhe mësimdhënësit të jenë të shqetësuar për gjendjen e tyre të përgjithshme

intelektuale. Këta nxënës duhet të përpiqen shumë që t’i ndjekin instruksionet e shkollës, të

përqendrohen dhe “të jenë të mirë” në shtëpi dhe në shkollë. Por, ndodh që ata, përskaj këtyre

përpjekjeve, të dështojnë në realizimin e detyrave të parashtruara. Vështirësitë në të mësuar

mund të hasen mesatarisht te një nga dhjetë nxënës në klasë. Përveç dëmtimeve të trurit, këto

vështirësi mund të jenë të trashëguara edhe nga familja.

24 Grup autoresh, Doracak për punë me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, Shkup, 2014, fq.44

Page 23: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

23

4.6.1 Menaxhimi i sjelles

Vendosni një marrëdhënie pozitive me fëmijën, pasi kjo është shumë e rëndësishme

Identifikoni çdo pikë të fortë të fëmijës, si p.sh. aftësitë e tij në sport, në art apo zgjidhjet

krijuese që ai iu jep situatave apo problemeve të ndryshme.

Nxitni motivimin e nxënësit duke gjetur mjetet e duhura të shpërblimit (duke i dhënë

p.sh. një set me lapsa, mjete pune, libra që i pëlqejnë).

Zhvilloni takime periodike dhe të strukturuara me prindërit për t’iu treguar atyre mënyra

se si t’i motivojnë fëmijët të lexojnë.

Shmangni vërejtjet dhe tensionin që krijohet në klasë, si dhe mos u tërhiqni vëmendjen në

mënyrë të vazhdueshme.

Shmangni përdorimin e shprehjeve drejtuar prindërve, të tilla si “Eshtë fëmijë pa vullnet

nuk ka dëshirë, sepse, po të dojë, mund të arrijë çdo gjë”, “Ka një karakter kundërshtues,

nuk do që të ulet për të lexuar” etj.

Në këto raste, situata e fëmijës disleksikë bëhet edhe më e vështirë, pasi rriten kërkesat e

prindërve për të kërkuar “të pamundurën” nga fëmija nën presionin e mësuesve.

Mos largoni për asnjë çast vëmëndjen nga qëllimi juaj për të rritur vetëbesimin dhe

vetëvlerësimin e nxënësit.

Zhvillimi i një koncepti pozitiv për veten nga nxënësi mbetet sfida e mësuesit.

Të përpiqesh të rrisësh besimin e fëmijës duke vlerësuar edhe përpjekjen më të vogël apo

suksesin më të papërfillshëm, vlen më shumë sesa t’i tregosh sa herë dhe ku ka gabuar.25

25 https://ec.europa.eu/epale/sites/epale/files/aftesi_e_kufizuar_manuali_1.pdf

Page 24: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

24

KAPITULLI V

5.Plani individual i arsimit

Plani individual iarsimit (PIA) është dokumet zyrtare pedagogjik i cili hartohet për fëmijët me

nevoja të vecanta arsimore, për të cilët ekipi vlerësues dhe mbështetës i fushave të ndryshme

zhvillimore ka marrë vendimin për arsim me nevoja të veçanta. Plani individual i arsimit shërben

per planifikim sistematik të edukimit, mësimdhënie për mbështetjen dhe përcjlljen e përparimit

individual të fëmijëve në mësim. Plani individual i arsimit duhet të zhvillohet përmes një procesi

bashkëpunues duke përfshirë shkollën, prindërit. Fëmijët (kur është e përshtatshme) dhe

personelin tjetër përkatës. PIA është një dokument i besueshëm (konfidencial) dhe informatat për

të, mund tu jepen të tjerëve vetëm me lejen e prindërve. Ai i refeorhet përshtatjes së programit

edukativo arsimor dhe fokusohet në nevojat me prioritet të të nxënit.26

26 https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/hartimi-planit-individual-te-arsimit-pia-shqip-pdf-

1.pdf

Page 25: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

25

Pra Plani individual arsimor (PIA) bëhet për të gjithë fëmijët që vlerësohen se kanë nevoja të

veçanta në arsim dhe që marrin vendimin për arsim me nevoja të veçanta nga ekipe

(shumëprofesional) vlerësues. Vendimi për arsimin me nevoja të veçanta merret për një periudhë

kohe të kufizuar (së paku 2 vite). Pas periudhës së caktuar kohore ekipi vlerësues rivlerëson

nevojat e fëmijës për mbështetje dhe pastaj merr vendimin nëse duhet të vazhdohet apo të

ndërpritet vendimi për arsim me nevoja të veçanta. Në raste kur shihet se fëmija ka ndryshime të

dukshme mund të bëhet rivlerësimi edhe më herët.

5.1 Prindërit në procesin e inkluzionit

Ekipi inkluziv arsimor i shkollës si bartës i inkluzionit në shkollë duhet të krijojë marrëdhënie

partneriteti me prindërit e shkollave inkluzive. Prindërit, së bashku me mësimdhënësit dhe

ekspertët e tjerë, në mënyrë aktive marrin pjesë në zhvillimin e potencialeve optimale të

nxënësve me nevoja të veçanta arsimore. Ato ofrojnë mundësi për zhvillim, duke i përcjellë

përvojat e tyre dhe, në këtë mënyrë, ndikojnë në përparimin e fëmijëve të tyre në arsimim.

Marrëdhëniet e partneritetit, të cilat formohen ndërmjet prindërve, mësimdhënësve dhe

bashkëpunëtorëve profesionalë, në masë të madhe mund të kontribuojnë në përparimin e

nxënësve me nevoja të veçanta arsimore.27

Marrëdhëniet e partneritetit do të jenë të suksesshme dhe do të kenë përparim nëse ndërtohen

mbi bazën e parimeve të caktuara, si:

të drejtat dhe detyrat e prindërve janë të përcaktuara me ligj prindërve shpeshherë u duhet

ndihmë nga ana ekspertëve.

partneriteti midis prindërve dhe ekipit inkluziv përfshin respektin, pritjet komplementare

dhe vullnetin për të mësuar nga njëri-tjetri. Prindi e njeh shumë mirë fëmijën e tij, andaj

progresi rritet kur njohuritë e profesionistëve dhe prindërve kryqëzohen mes vete.

prindërit duhet të nxisin bashkëpunim me ekipin inkluziv, në mënyrë që nxënësi në kohë

të marrë ndihmë adekuate. Për këtë është e nevojshme të sigurohen të gjitha informatat

relevante për zhvillimin e fëmijës dhe llojin e nevojave. Ekipi inkluziv, në një

27 Grup autoresh, Doracak pë r punë me nxë në sit me nevoja të veçanta arsimore, Shkup, 2014, fq.46

Page 26: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

26

bashkëpunim intensiv me prindërit, në mënyrë aktive e planifikon trajtimin e nxënësit

dhe duhet të shprehet në gjuhën, të cilën prindi e kupton.

prindërve të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore u duhet mbështetje emocionale dhe

morale gjatë tërë procesit të trajtimit të nxënësit.

prindërit vijnë nga mjedise të ndryshme socio-kulturore, kanë njohuri, aftësi

komunikuese dhe interesa të ndryshme, prandaj duhet pasur parasysh dallimet gjatë

kontaktit me ata.28

5.2 Marrëdhëniet me prindërit

Mësimdhënësit janë profesionistët e parë të cilëve prindërit ua besojnë fëmijët e tyre dhe

diskutojnë për të gjitha vështirësitë në lidhje me zhvillimin e fëmijës. Prandaj është e nevojshme

që të ndërmerren hapa konkrete nga mësimdhënësit, të cilat do të zbusnin ndjenjën e frikës dhe

pasigurisë te prindërit. Ata duhet të ndërtojnë forma pozitive në raportet komunikuese dhe të

kenë qasje më aktive, duke i informuar prindërit për mundësitë e tyre. Në punën me prindër është

e nevojshme të theksohen dy çështje:

1) “Çdoherë duhet ta kemi parasysh se çdo prind di gjithçka për fëmijën e vet dhe nevojat e tij“

dhe

2) “Prindi nuk di asgjë në lidhje me fëmijën e tij dhe nevojat e tij“.

Supozimi i parë siguron respekt, ndërsa supozimi i dytë e përmban atë që prindit i është ofruar

si informacion i nevojshëm për të sjellë vendimin e duhur.

28 Grup autoresh, Doracak për punë me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, Shkup, 2014, fq.37

Page 27: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

27

5.3Motivimi dhe vlerësimi

a. Motivimi

Nëse doni që njerëzit të jenë të motivuar për të bërë një punë të mirë, jepuni një punë të mirë

për të bërë (F.Hertzberg, 1968) Motivim do të thotë në gjuhën latine “movere” të lëvizësh, të

nxisësh, të shtysh. Pra, motivimi ka të bëjë me mënyrën e lëvizjes, dhe nevojat e qenieve

njerëzore që drejtojnë, kontrollojnë apo shpjegojnë sjelljen e tyre. Motivimi është art i cili

shtynë njerëzit të bëjnë veprime të caktuara për shkak të dëshirës së tyre apo për shkak se një

gjë të tillë e shohin si përfitim.

Me motivim kuptojmë tërësinë e faktorëve të cilët ndikojnë në njerëz, në sjelljet e tyre të

caktuara, përkatësisht në intensitetin dhe mënyrën e arritjes së qëllimeve, dhe efekteve të

caktuara. Përkufizimi i motivimit është që të japë arsye, nxitje, entuziazëm ose interesin që

shkakton një veprim specifik apo sjellje e caktuar. Motivimi përbëhet nga inicimi i

aktiviteteve për të arritur rezultate të dëshirueshme. Motivimi i ndihmon njerëzit për të arritur

qëllimet, për të fituar një perspektivë pozitive, për të krijuar fuqi për ndryshim dhe për të

ndërtuar vetëbesimin. Ajo është gatishmëria e një individi që të përpiqet për arritjen e

objektivave të organizatës duke vënë në përdorim një sasi të madhe energjish dhe

përpjekjesh, me kusht që këto përpjekje të sjellin plotësimin e objektivave të tij individuale.29

b. Vlerësimi

Çdo fëmijë ka të drejtë për një mësim që i ofron kënaqësi, aftësim, si dhe integrimin e tij

shoqëror. Kushtetuta e kantonit Vo (Vaud), neni 36 “Si të vlerësohet nxënësi me nevoja të

veçanta arsimore, i cili ndjek mësim të rregullt? Në shikim të parë përgjigja për këtë pyetje

është e thjeshtë: “ashtu si nxënësit tjerë.” Mësimdhënësit në arsimin e rregullt ende nuk janë

të sigurt se si të veprojnë në procesin e vlerësimit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore,

të cilët ndjekin mësim në arsimin e rregullt profesional. Kur nxënësi ka vështirësi në të

29 Shemsedini Ardita & Arifi Suzana, Motivimi dhe vlerësimi i nxënësve me nevoja të veçanta, Shtator , 2014, fq.6

Page 28: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

28

mësuar dhe nuk është në gjendje ta ndjekë programin e rregullt mësimor, për të duhet të

përpilohet një plan, që është i përshtatshëm për nevojat dhe mundësitë e tij, me qëllim që

kështu të ketë përparim. Nëse nxënësi përparon mirë dhe arrin nivel të caktuar të njohurive,

ndërsa ato arritje ende nuk janë rezultate të volitshme ose janë në kufirin e minimumit të

rezultateve të cilat janë të planifikuara me programin e rregullt për vitin që kalon,

parashtrohet pyetja se si do të vlerësohet nxënësi gjatë vitit shkollor dhe si do t’ia dalë në

fund, respektivisht çfarë note do të marrë nxënësi në fund të vitit shkollor.Vlerësimi gjatë

vitit shkollor është një proces në zhvillim dhe një nga karakteristikat e tij themelor është

motivimi i nxënësit për punë të mëtejshme dhe përparim. Për të qenë vlerësimi i dobishëm,

duke pasur parasysh specifikat e problemit, ai nuk duhet të jetë i kufizuar në rregullat

formale, të cilat imponojnë vëzhgim dhe vlerësim, por duhet të vendoset në kuadër të

politikës së shkollës dhe dëshirës së mësimdhënësit që mësimi dhe vlerësimi të jetë në

funksion të përparimit dhe zhvillimit të nxënësit.30

30 Shemsedini Ardita & Arifi Suzana, Motivimi dhe vlerësimi i nxënësve me nevoja të veçanta, Shtator, 2014, fq.7

Page 29: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

29

PËRFUNDIM

Procesi i mësimdhënies është shumë proces i ndërlikuar dhe i vështirë sidmos kur kemi te bejm

me inkuadrimin e nxënësve me nevoja te veqanta ne klasët inkluzive.

Andaj duke u nisur nga rëndësia që e ka menaxhimi i klasës inkluzive, ne këtë punim diploma në

mbështetjen e literatures bashkëkohore kam bërë trajtimin e kësaj problemtike e cila është ë një

rëndësie të vacant për arritjen e rezultateve të kënaqshme ne procesin edukativo-arsimor.

Punimi ne fjalë jep nje analizë të hollësishme për sa i përket te drejtave që i përkasin nxënësve

me nevoja të veqanta, parimet për nje edukim te drejtë, menxhimit dhe sjelljes përkrahese ndaj

tyre, ndërsa motivimi dhe vlërësimi luajn nje rol të rëndësishem ne mbarëvajtjen e mësimit në

klasë. Çështja më e rëndësishme e motivimit dhe vlërësimit është menyra se si i kyçet

mësimdhënësi nxënësve me nevoja të veqanta. Pra nese veprimtaritë në klasë planifikohen mirë,

paraqitja e mësimit mban të përqendruar vëmendjen e nxënësve, interesin dhe përfshirjen e plotë

të tyre.

Po ashtu rëndësinë e punimt ia shtojnë edhe ndryshime shumë të shpejta të cilat po ndodhin në të

gjitha fushat e shoqërsië, e në veçanti në arsim, fushë në të cilën çdo ditë e më shumë po futen

inovacione, e të cilat mësimdhënësin po e vënë në sfida nga më të ndryshmet. Prandaj për të

përballuar këtë process të ndryshimeve, mësimdhënësit duhet të jenë në përcjellje sistematike të

risive në arsim të rregullt gjithëpërfshirës.

Page 30: Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani Fakulteti i edukimit ... kastrati 8 (1).pdfdhe sociale duhet të kuptohet si pjesë e procesit për sigurimin e pjesëmarrjes së fëmijëve

30

LITERATURA

Grup autoresh, "Edukimi dhe kultura e demokracisë", Tiranë

Grup autoresh, Broshurë , 2014,"Arsimi gjithëpërfshires e drejtë e secilit"

Grup autoresh,2014,"Doracak për punë me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore",Shkup

Grup autoresh,2014,"Jam mes jush,i ngjashëm, i ndryshem, i barabartë", Tiranë

Stainback, S & Stainback, 2000,"Inclusion Baltimor"

Turku Ardjan,2012, "Hyrja në edukimin special", Tiranë

Shemsedini Ardita & Arifi Suzana,2014,"Motivimi dhe vlerësimi i nxënësve me nevoja të

veçanta"

Zabeli Naser, 2010, "Edukimi inkluziv", Prishtinë

Zabeli Naser & Behluli Lulavere,2014,"Indeksi për gjithëpërfshirje", Prishtinë

Zabeli Naser, 2001,"Nxënësit me nevoja të veçanta", Prishtinë

Burime nga interneti

https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/hartimi-planit-individual-te-arsimit-pia-shqip-pdf-

1.pdf

https://ec.europa.eu/epale/sites/epale/files/aftesi_e_kufizuar_manuali_1.pdf

http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/plani-strategjik-10-01-2014-2.pdf

https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/arsimimi-06-06-2014-3.pdf

https://ëëë.britishcouncil.mk/sites/default/files/inclusion_in_secondary_vocational_education_handbook_alb_0.pdf