181
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATËS Impakti i punës me tema në motivimin e nxënësve Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor” nga MA. Shqipe HAXHIHYSENI Udhëhequr nga: Prof. Dr. Theodhori KARAJ TIRANË, 2013

UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · DEKLARATË STATUORE Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje, nuk është prezantuar asnjëherë

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • UNIVERSITETI I TIRANËS

    FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

    PROGRAMI I DOKTORATËS

    Impakti i punës me tema në motivimin e nxënësve

    Paraqitur në kërkim të gradës shkencore

    “Doktor” nga MA. Shqipe HAXHIHYSENI

    Udhëhequr nga:

    Prof. Dr. Theodhori KARAJ

    TIRANË, 2013

  • DEKLARATË STATUORE

    Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje, nuk është

    prezantuar asnjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i tëri.

    Pjesë të veçanta të tij të tij janë paraqitur në konferenca shkencore, ndërsa pjesa e rezultateve të

    punimit nuk është e publikuar në asnjë konferencë apo botim shkencor. Punimi nuk përmban

    material të shkruar nga ndonjë person tjetër, përveç rasteve të cituara dhe referuara.

    E drejtë e autorit © 2013. Të gjitha të drejtat i rezervohen autorit

  • UNIVERSITETI I TIRANËS

    FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

    PROGRAMI I DOKTORATËS

    IMPAKTI I PUNËS ME TEMA NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE

    Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor” nga MA. Shqipe HAXHIHYSENI

    Udhëhequr nga:

    Prof. Dr. Theodhori KARAJ Juria e mbrojtjes: 1. Prof. Asoc. Dr. Gëzim Dibra (Kryetar) 2. Prof. Dr. Bardhyl Musai (Oponent) 3. Prof. Dr. Adrian Papajani (Oponent) 4. Prof.Dr. Erleta Mato (Anëtar) 5. Prof. Asoc. Dr. Sotir Rrapo (Anëtar)

    TIRANË, 2013 II

  • ABSTRAKT

    Qëllimi i këtij studimi është të nxjerrë në pah vlerat e punës me tema për arsimin 9-vjeçar

    në shkollat shqiptare sot, si dhe impaktin e punës me tema në motivimin e brendshëm të

    nxënësve. Duke krahasuar nivelin e përgjithshëm të motivimit të brendshëm te nxënësit e

    klasave ku aplikohet mësimdhënia tradicionale, dhe nxënësve ku mësimi zhvillohet sipas

    punës me tema, të evidentojë përmasën e ndikimin që ka puna me tema në aspektet e ndryshme

    të motivimit të brendshëm, si: interesi/kënaqësia gjatë të nxënit, dhe marrëdhëniet mes nivelit

    të përgjithshëm të kënaqësisë nga kryerja e detyrave, të nxënësve dhe gjendjes së

    presionit/tensionit në klasë, do të nxjerrë në pah dhe nivelin e aftësive të perceptuara të

    nxënësve e ato të zgjedhjeve të perceptuara, si dimensione të motivimit të brendshëm,

    krahasuar kjo për të dyja rastet.

    Gjithashtu, ky studim synon:

    1. Të evidentojë përparësitë e Punës me tema, si element i klasave të hapura dhe lidhjen e

    saj me motivimin për të nxënë, duke dhënë dhe mbështetjen teorike për këto çështje.

    2. Të matë marrëdhënien mes nivelit të përgjithshëm të motivimit të brendshëm të

    nxënësve të arsimit 9-vjeçar gjatë zhvillimit të punës me tema dhe mësimdhënies tradicionale

    3. Të krahasojë nivelin e përgjithshëm të motivimit të nxënësve që zhvillojnë mësimin

    sipas punës me tema dhe nxënësve që e zhvillojnë mësimin sipas mësimdhënies tradicionale.

    4. Të nxjerrë në pah vlerat e punës me tema në mësimdhënie, duke parë përtej impaktit që kjo

    punë ka në motivimin e nxënësve.

    Popullata e këtij studimi ishin nxënësit e arsimit 9-vjeçar në qytetin e Elbasanit. Nga kjo

    popullatë, u zgjodh një kampion i përbërë nga 1000 nxënës, që përbëjnë afërsisht 10% të

    nxënësve të arsimit bazë në shkallë qyteti, 4 % në shkallë rrethi. Ky kampion u zgjodh mbi

    bazën e gjykimit (i qëllimshëm) dhe kuotës, e kushtëzuar kjo nga natyra e studimit. Meqë

    në këtë studim do të krahasohen të dhënat për vlerat e motivimit në varësi të

    metodologjisë së përdorur në klasë nga mësuesi, njëra nga shkollat ishte e paracaktuar

    për t’u zgjedhur në studim pasi është ndër shkollat e vetme që aplikon prej vitesh punën

    me tema, ndërsa shkolla tjetër u zgjodh me të njëjtin numër nxënësish e përbërje sociale.

    Të dhënat përkatëse do të pasqyrohen të detajuara në kapitullin e metodologjisë.

  • Të dhënat për numrin e nxënësve dhe të shkollave u morën nga raporti statistikor i Drejtorisë

    Rajonale Arsimore Elbasan.

    Në shkollën e zgjedhur për studim u ndoq për një javë rresht zhvillimi i punës me tema:” 100 –

    vjetori i Pavarësisë”, duke kryer vëzhgime në klasa dhe duke mbajtur shënime hap pas hapi për

    mënyrën e organizmit të punës, të cilat janë të pasqyruara në kapitullin e rezultateve. Pas

    zhvillimit të kësaj pune me nxënësit u zhvillua një pyetësor për matjen e motivimit.

    Si instrument matës për këtë studim, u përdor instrumenti IMI- një pyetësor i strukturuar që

    përmbante 22 pyetje, dhe 4 aspekte të motivimit të brendshëm- interesi/kënaqësia, zgjedhjet e

    perceptuara, aftësitë e perceptuara dhe tensioni/presioni, i hartuar nga Rajen ( Ryan, 1982).

    Në pjesën e parë, pyetësori përfshinte të dhëna për klasën dhe gjininë e nxënësve të secilës

    shkollës. Pjesa e dytë përfshin 22 pyetje, që matin nivelin e motivimit të nxënësve në katër

    aspektet e përmendura më sipër.

    Të dhënat u analizuan me anë të paketës statistikore për shkencat sociale (SPSS). Fillimisht

    u krye analiza faktoriale e pyetësorit për të parë përshtatshmërinë dhe

    besueshmërinë e instrumentit IMI për shkollat shqiptare. Për këtë u përcaktua

    koeficienti i besueshmërisë Alfa e Kronbahut për tërë pyetësorin dhe variablat në

    veçanti. U përdor koeficienti Pearson, për të parë ekzistencën e një lidhje domethënëse midis

    variablave. U krye testi KMO për të testuar hipotezën 0 . Pas kryerjes së analizës

    faktoriale të pyetësorit dhe pasi u gjet se ky pyetësor është i besueshëm, i

    vlefshëm dhe i përshtatshëm për shkollat shqiptare u aplikua më pas për kryerjen

    e studimit. Për të krahasuar nivelin e motivimit në të dy shkollat u krye Testi -t për 2

    shkollat, me një numër njëjtë nxënësish, në të njëjtën periudhë kohore.

    Studimi evidentoi ndryshimet në nivelin e përgjithshëm të motivimit të nxënësve gjatë punës

    së kryer në klasë, në të njëjtën periudhë kohore. Të dhënat e këtij studimi evidentuan se ka

    një diferencë të dukshme në nivelin e motivimit midis nxënësve të dy shkollave. Kështu,

    mesatarja për interesin/ kënaqësinë tregon rritje nga 26.60 në 32.72 për interesin dhe

    kënaqësinë, 12.88-17.38- zgjedhjet e perceptuara, aftësitë e perceptuara 18.38-21.97, ndërsa

    tensioni tregon nivele në rënie, nga 7.23 në 12.39, ku të dhënat e para janë për shkollën ku

    punohet sipas punës me tema dhe të dytat për shkollën ku zbatohet metodologji tradicionale.

  • Rezultatet treguan gjithashtu se diferencat mes dy shkollave janë domethënëse: t= 166.368 për

    interesin, t=65,726 për tensionin, t=166,874 për aftësitë e perceptuara, dhe t=137,155 për

    zgjedhjet e perceptuara, df= 988 për interesin, df=903 për tensionin,df=998 për aftësitë e

    perceptuara dhe df=979 për zgjedhjet e perceptuara. Sig.( 2 tailed) -.000.

    Mes nivelit të motivimit në shkollën ku u zhvillua puna me tema dhe në shkollën ku u

    zhvillua mësimdhënia tradicionale ka një diferencë të dukshme, e matur kjo dhe për

    secilën klasë. Nga studimi rezultoi të ketë një diferencë të vlefshme statistikore në nivelin

    e motivimit të nxënësve në varësi të metodologjisë së përdorur.

    Krahas shqyrtimit të literaturës mbi punën me tema, si element i klasave të hapura, motivimit të

    brenshëm të nxënësve e lidhjeve që ekzistojnë midis tyre, studimi përmbledh si të dhëna

    sasiore ashtu dhe cilësore. Për këtë, në shkollat e marra në studim u kryen vëzhgime direkte në

    klasa, intervista me mësues, prindër dhe drejtuesit e shkollave për të parë impaktin e punës me

    tema te nxënësit dhe vlerat e kësaj pune në klimën e sotme edukative të shkollës shqiptare.

    Fjalë kyçe: motivim, punë me tema, motivim i brendshëm, klasa e hapur, interesi e kënaqësia

    në të nxënë, zgjedhje të perceptuara, presioni dhe tensioni në klasë, aftësi të perceptuara, etj.

  • MIRËNJOHJE

    Falënderoj udhëheqësin tim, Prof. Dr. Theodhori Karaj, për ndihmën e pakursyer e profesionale

    në realizimin e të gjithë hapave të punimit tim.

    Falënderoj drejtuesit e shkollave që pranuan për të kryer studimin në shkollën e tyre dhe

    mirëpritën aplikimin e pyetësorëve, e në mënyrë të veçantë drejtorinë e shkollës “Sul Harri”, si

    dhe mësuesit e këtyre shkollave që më mbështeten dhe mundësuan vëzhgimet në klasa gjatë

    punës, plotësimin e pyetësorëve e zhvillimin e intervistave.

    Falënderoj gjithashtu dhe familjen time për mbështetjen që më ka dhënë gjatë kësaj periudhe.

  • PASQYRA E LËNDËS

    Abstrakt III

    Mirënjohje VI

    Pasqyra e lëndës VII

    Lista e tabelave XI

    Lista e grafikëve XII

    Lista e shkurtimeve XIII

    KAPITULLI I

    1. HYRJE

    1.1 Prezantimi i problemit 1

    1.2 Qëllimi i studimit 4

    1.3 Pyetjet e studimit 5

    1.4 Rëndësia e studimit 5

    1.5 Përkufizimi i koncepteve kryesore 10

    1.6 Kufizimet e studimit 11

    1.7 Organizmi i studimit 12

    KAPITULLI II

    2. Shqyrtimi i literaturës

    2.1 Shqyrtimi i literaturës mbi punën me tema

  • 2.1.1 Ç’është edukimi i hapur? 14

    2.1.2 Historia e edukimit të hapur. 20

    2.1.3 Edukimi i hapur dhe marrëdhëniet që krijohen në klasë 25

    2.1.4 Perspektiva e edukimit të hapur 30

    2.1.5 Puna me tema, si element i edukimit te hapur 36

    2.2 Shqyrtimi i literaturës mbi motivimin

    2.2.1 Motivimi në aspektin psikologjik 40

    2.2.2 Motivimi për të nxënë në shkollë 42

    2.2.3 Motivimi i brendshëm dhe i jashtëm 43

    2.2.4 Si të përkrahim motivimin brendshëm në shkollë? 47

    2.2.5 Si të promovojmë motivimin e brendshëm në klasa? 47

    2.3 Lidhja e motivimit me punën me tema 49

    2.4 Motivimi i jashtëm përballë motivimit të brendshëm 51

    2.5 Lidhja midis punës me tema dhe motivimit të brendshëm 53

    Kapitulli III

    3. Metodologjia

    3.1 Hyrje 59

    3.2 Përzgjedhja e kampionit 61

    3.3 Instrumenti i përdorur në studim 64

    3.3.1 Përshkrimi i instrumentit 66

  • 3.3.2 Analiza faktoriale e pyetësorit 69

    3.4 Procedura që u ndoqën gjatë studimit 76

    3.5 Testet statistikore të përdorura në studim 81

    3.6 Konsiderata etike 83

    Kapitulli IV

    Rezultatet e studimit dhe diskutime

    4.1 Planifikimi i mësimit gjatë punës me tema 84

    4.1.1 Përshkrimi i zhvillimit të punës me tema 85

    4.2 Procedurat e ndjekura nga mësueset që zhvilluan punën me tema

    4.2.1 Klasa 1 86

    4.2.2 Klasa 2-3 88

    4.2.3 Klasa 4-5 90

    4.2.4 Klasa 6-7-8 92

    4.2.5 Klasa 9 94

    4.2.6 Përmbledhje e procedurave dhe veprimtarive të

    realizuara gjatë punës me tema

    95

    4.3 Rezultatet e dala nga përpunimi i të dhënave të instrumentit IMI 97

    4.3.1 Niveli i interesit dhe kënaqësisë gjatë veprimtarive në klasë 98

    4.3.2. Niveli i tensionit dhe presionit të përgjithshëm gjatë veprimtarive në klasë 99

    4.3.3. Niveli i zgjedhjeve të perceptuara gjatë veprimtarive në klasë 101

  • 4.3.4 Niveli i atësive të perceptuara gjatë veprimtarive në klasë 102

    4.4 Domethënia statistikore 103

    4.5 Krahasimi i të dhënave për secilin komponent të motivimit midis klasave

    përkatëse të të dy shkollave

    103

    4.6 Të dhëna nga intervistat me nxënësit 106

    4.7 Të dhëna të marra nga intervistat me prindërit 109

    4.8 Mësuesit dhe puna me tema 112

    4.9 Puna me tema dhe drejtuesi i shkollës 115

    4.10 Rezultatet e punës me tema te nxënësit 116

    4.11 Klasa e hapur dhe perspektiva shqiptare 121

    Kapitulli V

    5.1 Gjetjet e studimit

    5.1.1 Vlerat e kësaj metode në klimën e sotme edukative 125

    5.1.2 Përshtatja e këtij modeli me kushtet shqiptare 126

    5.1.3 Impakti i punës me tema ne motivimin e nxënësve 127

    5.1.4 Implikimet 129

    Kapitulli VI

    6. Përfundime

    6.1 Puna me tema dhe nxënësit 132

    6.2 Puna me tema dhe mësuesit 133

  • 6.3 Puna me tema dhe prindërit 134

    6.4 Puna me tema dhe drejtuesit e shkollës 135

    6.5 Puna me tema dhe mjedisi i klasës 135

    6.6 Rekomandime 136

    7. Anekse

    Bibliografi 140

    Instrumenti i përdorur gjatë studimit 147

    Foto nga puna me tema 151

    Punime të nxënësve gjatë punës me tema 152

    Abstrakt 154

    Curriculum vitae 155

  • LISTA E TABELAVE

    Tabela 1 Ndërtimi i një koncepti në lidhje me motivimin për të nxënë f.42

    Tabela 2 Taksonomia e motivimit njerëzor (Ryan,M,R. Deci, L,E.,2000) f.43

    Tabela 3 Fillesat kyç për motivimin brendshëm. f.55

    Tabela 4 Lidhja e punës me tema me motivimin e brendshëm f.57

    Tabela 5 Të dhëna statistikore mbi numrin nxënësve në shkollat 9-vjeçare

    të Elbasanit

    f.62

    Tabela 6 Të dhëna statistikore mbi shkollat e marra në studim f.63

    Tabela 7 Të dhëna për situatën sociale të nxënësve f.63

    Tabela 8 Të dhëna mbi arsimimin e prindërve në shkollat e marra në

    studim

    f.64

    Tabela 9 Koeficienti i besueshmërisë- interesi/kënaqësia në punë f.70

    Tabela 10 Koeficienti i besueshmërisë- aftësitë e perceptuara f.70

    Tabela 11 Koeficienti i besueshmërisë- tensioni/presioni gjatë punës f.70

    Tabela 12 Koeficienti i besueshmërisë- zgjedhjet e perceptuara f.71

    Tabela 13 Koeficienti i besueshmërisë për instrumentin f.71

    Tabela 14 Koeficienti i besueshmërisë- zgjedhjet e perceptuara 2 f.71

    Tabela 15 Koeficienti i besueshmërisë- për pyetësorin 2 f.71

    Tabela 16 Korrelacionet midis variablave f.72

    Tabela 17 Testi KMO i sfericitetit f.73

    Tabela 18 Korrelacioni midis variablave f.74

    Tabela 19 Analiza e komponentëve kryesorë. f.75

  • Tabela 20 Model i organizimit të punës me tema f.85

    Tabela 21 Organizimi i punës gjatë “Punës me tema”. f.95

    Tabela 22 Të dhëna për krahasimin e interesit/kënaqësisë gjatë punës. f.98

    Tabela 23 Të dhënat krahasuese për nivelin e tensionit në klasë. f.100

    Tabela 24 Të dhëna krahasuese për nivelin e zgjedhjeve të perceptuara në

    të dyja shkollat

    f.101

    Tabela 25 Të dhëna krahasuese për aftësitë e perceptuara të nxënësve f. 102

    Tabela 26 Domethënia statistikore f.103

  • LISTA E GRAFIKËVE

    Grafiku 1 Krahasimi i interesit/kënaqësisë në punë në dy shkollat. f.99

    Grafiku 2 Krahasimi i tensionit/presionit në klasë në të dy shkollat. f.100

    Grafiku 3 Krahasimi zgjedhjeve të perceptuara në të dy shkollat f.101

    Grafiku 4 Krahasimi i aftësive të perceptuara në të dy shkollat. f.102

    Grafiku 5 Krahasimi i nivelit të interesit/kënaqësisë për secilën klasë. f.104

    Grafiku 6 Krahasimi i nivelit të tensionit/presionit për secilën klasë. f.104

    Grafiku 7 Krahasimi i nivelit të zgjedhjeve të perceptuara për secilën klasë. f.105

    Grafiku 8 Krahasimi i nivelit të aftësive të perceptuara për secilën klasë. f.105

  • Shkurtime

    MASH- Ministria e Arsimit dhe Shkencës

    IZHA- Instituti i Zhvillimit të Arsimit

    SKPA- Strategjitë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar

    BE- Bashkimi Evropian

    PT- punë me tema

    MB- motivimi i brendshëm

    AM- amotivimi

    MJ- motivimi i jashtëm

    TVK- Teoria e vlerësimit kognitiv

  • - 1 -

    IMPAKTI I PUNËS ME TEMA NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE

    KAPITULLI I PARË

    ‘Kur të gjithë mësuesit të kuptojnë që cilësia e proceseve

    mendore, dhe jo prodhimi i përgjigjeve të sakta, është masa e

    rritjes edukative, atëherë diçka që është pak ta quash

    revolucion në mësimdhenie, do të ndodhë”

    John Dewey, Democracy and Education (1916)

    1. HYRJE

    Ky studim është fokusuar në fushën e edukimit dhe konkretisht në metodologjinë e

    mësimdhënies dhe ndikimin e saj në motivimin e nxënësve, si dhe në analizën teorike të

    punës me tema për të nxjerrë në pah vlerat e saj në kushtet e shkollës shqiptare sot.

    Edukimi është një rrugë e shoqërisë për të realizuar vazhdimësinë e vlerave bazë, për t’i

    transmetuar kulturën dhe identitetin tonë brezit që vjen. Ai duhet të përfshijë zhvillimin e

    fëmijëve, mënyrat sesi ata mendojnë e ndiejnë, të cilat përfshijnë në vetvete fillesat e

    qëndrimeve demokratike.

    Edukimi, gjithashtu, duhet t’i japë mundësi çdo qytetari që të përshtatet me ndryshimet dhe të

    gjejë një vend për qëndrimet e interesat vetjake, si dhe të plotësojë rolin e tij individual brenda

    shoqërisë me dinjitet. Kjo do të thotë që programi i shkollës, përfshirë dhe ndërveprimin midis

    të rriturve dhe nxënësve, mënyra sesi ndërtohet kurrikula dhe si rregullohet orari, mënyra sesi

    zgjidhen problemet, motivimi i nxënësve për të nxënë, të gjitha këto të reflektojnë

    karakteristikat më të mira të jetës në demokraci. Për këtë arsye, një shtrirje më e madhe e

    vlerave bazë të kulturës duhet të përshtatet për ndryshimin e situatës dhe sa më e shpejtë të jetë

    kjo, aq më i shpejtë dhe intensiv do të jetë ndryshimi për jetën e çdo qytetari dhe më i

    rëndësishëm do të jetë roli i edukimit.

  • - 2 -

    1.1. Prezantimi i problemit

    Në Shqipëri, vitet e fundit, si në të gjitha fushat edhe në arsim kanë ndodhur ndryshime të

    shumta. Mënyra sesi të rinjtë në shkolla do të kundërveprojnë kur të përballen me situata që

    kërkojnë reagime demokratike janë prova sesi shkolla i ka reflektuar këto karakteristika. Kjo

    kërkon që sistemi ynë edukues duhet të reformohet në një rrugë në të cilën mund të garantohet

    mundësia për shanse të barabarta. Në këto kushte struktura e sistemit edukues të së kaluarës

    s’mund të jetë më e përshtatshme, prandaj dhe shkolla shqiptare, tashmë e futur në rrugën e

    ndryshimeve dhe të përmirësimeve synon:

    - Emancipimin shpirtëror dhe zhvillimin e personalitetit të nxënësve;

    - Zhvillimin e mendimit dhe veprimit të pavarur, kritik, krijues, konstruktiv e tolerant;

    - Edukimin e vlerave atdhetare, njerëzore, morale e demokratike;

    - Mundësimin e krijimit të shanseve të barabarta për të gjithë nxënësit e aftësimin e tyre

    për përballimin e jetës (MASH,2012).

    Këto synime të shkollës shqiptare shprehen qartë edhe në politikat e programit të

    Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ku theksohet:

    - Sigurimi i një sistemi arsimor cilësor, të integruar me kërkimin shkencor, që mundëson

    shanse të barabarta për të gjithë shtetasit shqiptarë, i fokusuar në formimin e qytetarit me

    ndërgjegje demokratike dhe me njohuri të e nevojshme për t'u përballur me kërkesat e

    ekonomisë së tregut në përputhje me prioritetet kombëtare dhe evropiane.

    - Edukimi i qytetarëve shqiptarë me vlerat demokratike dhe kombëtare,

    - Edukimi mbështetur në të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të fëmijëve në veçanti, si

    dhe edukim cilësor, që do të respektojë perspektivën dhe interesat e individit, të komunitetit

    dhe të shoqërisë dhe do të synojë arritjen e standardeve arsimore evropiane.( (MASH,2012).

    Kuptohet që këto synime të shkollës shqiptare nuk mund të arrihen në një vakum, por me punën

    konkrete në klasë, që krahas përmirësimeve e ndryshimeve në metodologjinë e teknologjinë e

    edukimit duhet të ndryshojë e përmirësohet dhe mënyra e motivimit të nxënësve për të nxënë në

    këtë mjedis të të mësuarit. Ndryshimi i mjedisit të të mësuarit duhet të përqëndrohet më shumë

  • - 3 -

    në krijimin e nxitjen e shprehjes së lirë të mendimeve, interesin e nxënësve për të nxënë,

    kënaqësinë nga puna që bën, aftësitë që ai shfaq dhe sa të lira janë zgjedhjet që ai bën. Të gjithë

    këta elementë të motivimit bëjnë që të rritet e kultivohet aftësimi e nxënësve për të nxënë gjatë

    gjithë jetës.

    Funksionet e reja të mësimdhënies që synojnë ndryshimin dhe demokratizimin e marrëdhënieve

    në mjediset shkollore janë të lidhura me mënyrën me të cilën organizohet klasa në transmetimin

    e njohurive, duke theksuar në mënyrë të qartë përbërësit afektivë që i përkasin procesit të

    brendshëm. Klasa demokratike zhvillon te fëmijët një etikë të bashkëpunimit dhe kjo do të thotë

    një përdorim i gjerë i teknikave bashkëpunuese të të nxënit dhe motivim më të lartë për të

    nxënë.

    Në kushtet e një të mësuari tipik tradicional që ka karakterizuar shkollën tonë para viteve ´90

    marrëdhëniet në klasë kanë qenë të mbyllura brenda skemave të ngurta, mbizotëronte stili zyrtar

    e autoritar i mësuesit: mësuesi fliste e nxënësi dëgjonte. Riprodhimi i saktë i asaj që paraqitej

    nga mësuesi siguronte suksesin akademik të çdo nxënësi. Kjo pamje vazhdon disi dhe në këto

    vitet e fundit. Ky mjedis autoritar në mësimdhënien tradicionale nxit një atmosferë ku gjithkush

    pret që shkolla të kryejë “funksionet e saj” në mënyrë të efektshme, ku mësuesit bëjnë një punë

    të mirë dhe sigurisht s’mund të flitet për dështime dhe shqetësime.

    Shumë mësues duke ndjekur metodat tradicionale të mësimdhënies u imponojnë nxënësve librat

    shkollorë që në më të shumtën e rasteve janë bërë të mërzitshëm dhe për ata vetë. Ata punojnë

    për rezultatet përfundimtare (notat) dhe testet, dhe jo për interesat e nxënësve, duke ushqyer dhe

    te nxënësit të njëjtën dëshirë: rezultatet përfundimtare, qëllim ky që duhet të arrihet në çdo

    mënyrë të mundshme. Por a duhet të jetë arritja e rezultateve maksimale i vetmi motiv për të

    nxënë? Në të tilla situata mësuesit hyjnë në klasë që në ditën e parë të shkollës “të armatosur”

    me “njohuri profesionale” dhe shpesh e fillojnë vitin me shpresa e paragjykime duke i

    paracaktuar nxënësit si të zgjuar ose jo. Janë pikërisht mësuesit e shkollave tradicionale që

    shpesh insistojnë me “teorinë” e tyre për një produkt ideal që sipas tyre nuk mund të arrihen pa

    një punë të vështirë e përpjekje.

    Shumë studime janë realizuar për të identifikuar problematika të mësimdhënies, rolin e

    mjedisit, bazës materiale, teknologjisë së informacionit, ndërkohë që ka pak studime

    për të eksploruar metodologjitë më të përshtatshme për të ndikuar në motivimin e nxënësve.

  • - 4 -

    Ky studim ka si synim të evidentojë impaktin e punës me tema, si element i klasave të

    hapura, në motivimin e nxënësve. Sigurisht që një studim nuk mund t’i ezaurojë të gjitha

    problematikat që kanë të bëjnë më përcaktimin e metodologjisë më të mirë për t’u përdorur

    në klasë. Kështu, është e nevojshme të kryhen kërkime të mëtejshme, të cilat marrin

    parasysh ndikimin që ka kjo metodologji jo vetëm në motivimin e nxënësve, por dhe në

    aspekte të tjera të nxënit, prandaj dhe studimi përfshin dhe një sfond teorik mbi punën me tema,

    pak e njohur nga shkolla shqiptare, duke dhënë jo vetëm bazat teorike të saj, por edhe vlerat

    edukative të saj.

    1.2. Qëllimi i studimit

    Arsimimi është jetësor dhe mundësitë e tij për të përgatitur fëmijët për jetën e të ardhmen duhet

    të jenë të shumta. Është mësuesi ai që me mjeshtërinë e tij jo vetëm duhet të njohë fëmijët me

    veçantitë e tyre, por dhe të zgjedhë përvojat e duhura pa diktuar pikëpamjet e tij, duke i krijuar

    nxënësve pikërisht këto mundësi.

    Evidentimi i vlerave që PT ka dhe ndikimi i saj, në motivimin e nxënësve do të jetë objekt i këtij

    studimi. Metodologjia e mësimdhënies që përdoret në klasë luan një rol të rëndësishëm në

    dinamikën e zhvillimit të fëmijëve duke çuar në zhvillimin e kompetencave të fëmijës dhe

    motivimin për një të nxënë afatgjatë. Në mjediset shkollore vihet re se marrëdhëniet që

    ndërtohen në kontekstin e klasës ndodhin nën ndikimin e faktorëve më të përgjithshëm, të tilla

    si, qëllimet e vëna nga autorët e teksteve, sasia e koncepteve lëndore që jepen gjatë vitit si dhe

    qëllimet e vetë mësuesit dhe pak merret në konsideratë dëshira e nxënësve për të marrë pjesë në

    proceset e të nxënit dhe përfshirja e tyre në veprimtaritë shkollore. Mësuesi është ai që mëson

    nxënësit si qëndrohet e luhet në tavolinë dhe kontrollon e drejton bashkëbisedimin, duke i

    edukuar atyre ndjenjën e punës e përgjegjësinë për detyrat që duhet të kryejnë. Duke pasur këtë

    rol, ata (mësuesit) duhet të përfshihen në një proces të vazhdueshëm risie, ndryshimi e

    përmirësimi me qëllim që të ndikojnë në jetën e nxënësve të tyre duke ndihmuar në rritjen e

    kapacitetit të shoqërisë për të përballuar ndyshimet. Sigurimi i lidhjeve afektive të suksesshme

    është një tjetër detyrë e mësuesit dhe kjo arrihet duke krijuar marrëdhënie bashkëpunuese midis

  • - 5 -

    nxënësve dhe sigurisht duke aplikuar metodologji të mësimdhënies sa më pranë natyrës së

    fëmijës e nevojave të tij

    Evidentimi i vlerave që puna me tema ka në procesin e të nxënit dhe impaktin që ka në

    motivimin e brendshëm të nxënësve të arsimit bazë (1-9) në Shqipëri, siç u tha dhe më sipër

    është qëllimi kryesor i këtij studimi, por sigurisht që do të pasqyrohen dhe vështirësitë si dhe

    perspektiva e vënies në zbatim të kësaj metode, duke parë impaktin e saj në motivimin e

    nxënësve, rritjen e interesit për mësimin, kënaqësinë nga puna dhe rritjen e aftësive krijuese të

    nxënësve, bashkëpunimin e nxënësve dhe frymën e re që sjell në shkollën tonë, si dhe

    përcaktimin e elementëve më të pëlqyeshëm për nxënësit gjatë punës me tema, në krahasim me

    veprimtaritë e zhvilluara në klasat tradicionale.

    1.3. Pyetjet e studimit

    Nëse përpiqemi dhe nxjerrim në pah vlerat pozitive të punës me tema mbi motivimin e

    nxënësve për të nxënë, ndoshta mund ta kthejmë në një traditë të pëlqyeshme, duke e përshtatur

    sigurisht me kushtet konkrete të vendit tonë duke i dhënë përgjigje dhe pyetjeve të tilla si:

    1. Cili është impakti i kësaj pune në motivimin e nxënësve?

    2. Si mundemi ne të zbatojmë në klasat aktuale atë që është më e përshtatshme për të

    nxënët e fëmijëve e që i bën ata më të motivuar?

    3. Si mund të fillohet të punohet gradualisht në një klasë të hapur dhe si të përdorim

    projektet si një urë për të kaluar nga mësimi tradicional në një të mësuar të lirë?

    4. Sa mbështetje gjen kjo metodologji nga mësuesit, drejtuesit e shkollave e prindërit?

    1.4. Rëndësia e studimit

    Në praktikën tonë shkollore gjen pak ose aspak marrëdhënie bashkëvepruese midis nxënësve,

    në kuptimin e gjërë të kësaj fjale. Mungojnë përpjekjet e mësuesve për të siguruar të tilla

    situata. Ndonjëherë dhe diskutimet spontane të nxënësve gjatë diskutimit të një detyre jo vetëm

    nuk nxiten, por mund të konsiderohen si prishje e rregullit dhe disiplinës në klasë. Në këtë

  • - 6 -

    kontekst detyra e shkollës, e pra e mësuesit është që t’u ofrojë nxënësve forma të të nxënit që e

    lejojnë atë të ndryshojë mënyrën e të menduarit, duke kontrolluar aftësitë kognitive individuale

    e duke integruar informacionin e njohur me atë të ri. Dhe në Strategjitë Kombëtare të Arsimit

    2014-2015 ( MASH, 2012) theksohen këta elementë si më poshtë:

    Tanimë është i domosdoshëm konceptimi dhe zhvillimi i një modeli kurrikular të orientuar nga

    kërkesa dhe i fokusuar në njohuritë dhe aftësitë e mjaftueshme për qytetarët aktivë të një

    shoqërie demokratike të bazuar në ekonominë e tregut, sipas së cilit jepen opsione për lëndë të

    reja dhe/ose integrimin e njohurive. Për këtë arsye është e nevojshme të përshtatet procesi

    mësimor dhe përmbajtja kurrikulare me kërkesat e zhvillimit të fëmijëve dhe me aspiratat e

    nxënësve dhe të prindërve. Integrimi i lëndëve është një nga përvojat që e bëjnë procesin e

    nxënies më efektiv në vitet e shkollimit bazë. Veç kësaj, integrimi lëndor do të ulë edhe numrin

    e teksteve shkollorë, pra, nga një për çdo lëndë, në një numër më të kufizuar tekstesh, duke

    menaxhuar kështu më mirë koston në arsimin parauniversitar. Reforma kurrikulare duhet ta

    trajtojë me përparësi aspektin cilësor të mësimdhënie e të nxënit në raport me atë sasior, si dhe

    t’u sigurojë nxënësve më shumë kohë, të kultivojë te ata shprehitë eksperimentuese, të rrisë

    ambicien për kërkim e të zhvillojë operacionet mendore të analizës dhe sintezës gjatë procesit

    mësimor.

    Përsa i përket strukturës së kurrikulës së së arsimit parauniversitar në projektligjin për sistemin

    arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë propozohet gjithashtu dhe ndryshimi i

    strukturës së sistemit parauniversitar (6 vite arsimi fillor, 3 arsimi i mesëm i ulët dhe 3 arsimi i

    mesëm i lartë) që dikton rishikimin e strukturës kurrikulare për të zgjidhur problemet që shtron

    koha si dhe për ta afruar atë me vendet e rajonit dhe të BE. Kjo për faktin e thjeshtë se brenda

    strukturës së propozuar ka lindur nevoja për një integrim vertikal të koncepteve.

    Integrimi i lëndëve i sugjeruar në SKPA është planifikuar që të përmirësojë rezultatet

    e nxënies dhe do të reduktojë kostot, në mënyrë të tillë që të mos jetë më nevoja e

    pasjes së një teksti mësimor për secilën lëndë. Futja e specializimit në klasat e

    shkollës së mesme mund të reduktojë shpenzimet e tepërta të shkaktuar nga detyrimi i

    nxënësve për të studiuar të gjitha lëndët. Ndryshimet e mësipërme në kurrikul do të

    ndikojnë në numrin e mësuesve, teksteve shkollore dhe klasave. Pra futja e lëndëve të

    reja dhe/ose bashkimi i atyre të vjetra, si lëndë të integruara, mund të hasë mjaft

  • - 7 -

    rezistencë, meqë shumë mësues lëndësh mund të dalin të papunë. Hartuesit e

    kurrikulës duhet të konsultojnë literaturën kompetente, në mënyrë që t’i shpjegojnë

    publikut përfitimet që rrjedhin nga zbatimi i metodës së re të zhvillimit të

    kurrikulës.(SKPA,2004)

    Metoda e re e zhvillimit të kurrikulës, sigurisht që kërkon dhe ndryshimin e mentalitetit nga ana

    e mësuesve mbi mësimdhënien. Në kohët e sotme trendi i teorisë dhe filozofisë së edukimit për

    shkollat është të lëvizë përtej filozofisë progresive, por derisa fëmijët ndryshojnë në motivime,

    interesa, bekgraunde dhe nxënë në shpejtësi të ndryshme në lëndë të ndryshme, nuk do të ketë

    asnjëherë fitore të tradicionales ose mësimdhënies e te nxënit progresiv. Fakt është që nuk ka

    një rrugë të vetme për mësuesit që të mësojnë fëmijët e tyre si të përshtaten me të gjithë situatat.

    Që të dyja, tradicionalja dhe progresivja, është e nevojshme të jenë pjesë e kërkimit të shkollës

    për fëmijët. Mësuesit dhe drejtuesit e zgjuar kanë krijuar me kujdes klasa hibride dhe shkolla që

    reflektojnë ndryshueshmërinë e fëmijëve. Kjo mund të ndodhë dhe te ne, por sigurisht kërkon

    njohuri dhe përpjekje.

    Duke menduar që këto programe i ofrojnë shumë edukimit tonë nëse përshtaten duke u bazuar

    në kuptimin e kulturës dhe sesi fëmijët shqiptarë nxënë, mund të theksohen dhe 5 komponentë

    që mund të jenë të dobishëm.

    1. “Puna me tema”, e cila bazohet në interesin e fëmijëve mund të përdoret për të zhvilluar

    një të kuptuar më të thellë të një fenomeni, ngjarje, koncepti etj.

    2. Fëmijët mund të nxiten për të shprehur ndjenjat e tyre, mendimet dhe dispozitat krijuese

    në mënyra të ndryshme të shprehuri me prindërit që luajnë një rol të madh në këtë proces.

    3. Mësuesit mund të bëhen kërkues sistematikë për mënyrën e të nxënit të fëmijës duke

    vëzhguar dhe dokumentuar mendimet e zhvillimin e fëmijës.

    4. Mësuesit mund të njohin mundësitë edukuese të mjedisit, të krijojnë e japin shanse dhe

    të lejojnë zgjedhjet për aktivitete.

    5. Drejtuesit e shkollave mund të përfshihen si lehtësues në këtë proces. Ata mund të nxitin

    mësuesit për të ndarë eksperiencat vetjake me të tjerët, të ftojnë prindërit për të marrë pjesë në

    klasë, të vizitojnë sa më shpesh klasat, dhe të njohin nevojat për të bërë ndryshime të

    kuptimshme në klasë.

  • - 8 -

    Modat pedagogjike shkojnë e vijnë duke shkaktuar një lëvizje të menjëhershme, por duke

    ndikuar rrallë në mënyrë domethënëse në praktikën e mësimdhënies. Zgjedhja e metodologjisë

    së mësimdhënies më të përshtatshme për shkollën sipas Bob sigurisht që duhet të jetë ashtu si

    Djui përcakton në filozofinë e tij: “Një zgjedhje që në mënyrë inteligjente manifeston

    individualitet të gjerë në rrezen e veprimit, atëherë këshillohet pikërisht njolloj zgjedhje me

    dëshirën tonë të madhe për mprehtësi e largpamësi, duke e bërë këtë zgjedhje mëtë

    përshtatshme” (Bob, G.D,1975)

    Kërkimet më të fundit në edukim kanë të bëjnë në mënyrë të dukshme me impaktin e kontekstit

    social-kulturor në motivimin për të nxënë. Mundet vetëmotivimi i nxënësve të motivohet, dhe a

    është ky një term në kontradiktë?

    Metodat e mundshme të mësimdhënies për edukimin e motivimit te nxënësit duhet të kenë

    kuptim dhe qëllim në jetën e tyre të përditshme. Duke i lejuar nxënësit të zgjedhin në projekte,

    shkrime, modelime, duke i krijuar mundësi, mësuesi lejon që nxënësit të tregojnë pikat e tyre

    më të forta, duke bërë që nxënësi të bëhet kompetent dhe të ketë sensin e autonomisë.

    Zhvillimi i interesit të nxënësve për një të nxënë për të gjithë jetën, është dhe një nga qëllimet e

    edukimit, sepse njerëzit që vazhdojnë të nxënë gjatë gjithë jetës së tyre mundet të marrin

    vendime në mënyrë aktive dhe të kryejnë veprime që zhvillojnë edukimin e tyre.

    Mësuesit shpesh përshkruajnë nxënësit e mirë si punëtorë, të interesuar dhe motivuar. Motivimi

    është thelbësor në të nxënët e një fëmije, dhe shpesh ngrihet si problem në shkolla, duke

    pranuar qe nxënësit nuk janë të motivuar për të mësuar. Dhe kjo ndodh që në klasat e ciklit

    fillor, ndërkohë që me rritjen e fëmijës dhe rritjen e kërkesave në shkollë, ata kanë nevojë të

    jenë më të motivuar. Në kohët e sotme fëmijët fillojnë të njohin e të eksplorojnë disiplina të

    ndryshme të njerëzimit në një etapë të zhvillimit të tyre ku këto disiplina (njohuri) janë për ta

    rutina që duhet të zotërohen, që lidhen me shpërblimet dhe ndëshkimet, aprovimet dhe

    disaprovimet.

    Parë në këtë aspekt, filozofia e shkollës së hapur krijon mundësi, jo vetëm për angazhimin e

    pjesëmarrësve, por dhe në perceptimet dhe veprimet e tyre, duke qenë më pranë këkrkesave të

    fëmiëjve dhe kërkesave që koha e zhvillimet shtrojnë para tyre. Duke u orientuar drejt

    transaksioneve, programet e kurrikulat janë mjaftueshëm fleksibile për të lejuar marrjen e

    përgjegjësive personale, ndërkohë që shkollat e mbyllura janë të orientuara drejt rolit. Në këto

  • - 9 -

    shkolla eksperiencat janë të monitoruara nga planet, idetë rregullat etj, të cilat në vetvete janë

    të projektuara brenda situatës, por që nuk ngrihen mbi të (situatën).

    Në fakt, ne, aktualisht, në shkolla përqëndrohemi për rezultatet e testeve, dhe rreziku është që

    të mos i arrijmë objektivat afektive kaq të rëndësishme për edukimin e qytetarëve të së

    ardhmes, sepse në shkolla pak punohet për edukimin e kuriozitetit, angazhimit dhe vetëbesimit.

    Arritja e rezultateve kognitive është qëllim i shkollave tona sot, por për shumë nga fëmijët

    arritja e rezultateve të larta (9-10) është shumë e vështirë dhe ata nuk ndjehen të suksesshëm,

    kjo mund të çojë në uljen e motivimit të tyre për kryerjen e detyrave që jepen në klasë. Duke u

    nisur nga sa me lart, dhe ky studim do të fokusohet në këta aspekte, pra si ndikon Puna me tema

    për t’i bërë nxënësit më të motivuar?

    Niveli i motivimit të nxënësve nga puna në klasë është përcaktuar si një faktor i qëndrueshëm

    që ndikon në performancën në punë. Gjithashtu, motivimi i nxënësit ka një ndikim të

    konsiderueshëm mbi cilësinë e të nxënit dhe në arritjet e nxënësve në shkollë, si dhe në të

    nxënët afatgjatë. Harter (Harter, 1981) pohon që motivimi i brendshëm në edukim fillon të

    bjerë nga klasa e 3-9, ndonëse shkaqet nuk mund të konstatohen. Kështu që gjetja e rrugëve për

    të nxitur motivimin në këto klasa duhet të jetë përparësi e kujtdo që punon në fushën e

    edukimit.

    Studimi “Impakti i punës me tema në motivimin e nxënësve” është i pari në vendin tonë që

    trajton nivelin e motivimit të nxënësve në varësi të metodologjisë së përdorur për nxënësit e

    klasave 1-9. Po ashtu, është studimi i parë që trajton sfondin teorik të punës me tema, vlerat,

    përparësitë në edukimin e nxënësve dhe përshtatjen e kësaj metodologjie në kushtet e sotme të

    shkollës shqiptare.

    Studimi i faktorëve që ndikojnë në motivimin e nxënësve merr një rëndësi të veçantë pasi

    nëpërmjet zbulimit të shkallës së ndikimit që kanë faktorë të veçantë mund të arrihet në

    përqafimin e kësaj metodologjie nga mësuesit, për të rritur motivimin e nxënësve në shkollë si

    dhe për të ulur prirjen e tyre për t’u larguar nga shkolla, ose për ta konsideruar shkollim si një

    veprimtari jo interesante për ta ose vetëm për të qëllimet që shpesh prindërit kanë vënë për ta.

    Ky studim mund të ndihmojë drejtoritë e shkollave, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe

    Zyrat e Arsimit, si dhe institucionet politikëbërëse për të përkrahur këto programe, për të

    krijuar hapësirat e nevojshme në aplikimin e kësaj metodologjie në shkolla.

  • - 10 -

    1.5. Përkufizimi i koncepteve kryesore

    Përkufizimi i koncepteve kryesore të përdorura në këtë studim po përshkruhet si më

    poshtë:

    Edukimi i hapur/Klasë e hapur: Edukimi i hapur, i njohur gjithashtu si klasa e hapur, është

    një lloj i reformës në edukim. Parimi bazë i këtij sistemi informal është që fëmija dëshiron të

    nxërë dhe do ta bëjë këtë gjë në mënyrë të natyrshme, nëse kjo gjë lihet në iniciativën e tij.

    Klasa e hapur karakterizohet nga decentralizimi i fushave të të nxënit, lëvizja e lirë nga një

    lëndë në tjetrën dhe mjedisi fleksibël për të nxënët.

    “Arsimi bazë”: përfshin arsimimin në nivelet 1 dhe 2; “Niveli 1” përfshin arsimin fillor;

    “Niveli 2” përfshin arsimin e mesëm të ulët (Ligji 69, 2012).

    Punë me tema: Puna me tema ose mësimdhënia me projekte, e cila është përdorur më së

    shumti për të integruar fusha të mësuarit është përshkruar në mënyrë tipike për realizimin e

    edukimit të hapur, ka mes të tjerave këto qëllime: të zhvillojë një edukim all-round dhe të

    inkurajojë fëmijët për të punuar më shumë dhe të marrin pjesë në mënyrë më aktive në

    procesin e të nxënit. Njohuritë jepen në mënyrë të integruar dhe përmbledhin eksperiencën e

    çdo dite dhe mësuesit mund të ndjekin një shumëllojshmëri rrugësh për të drejtuar fëmijët.

    Gjithashtu duke punuar me anë të punës me tema, fëmijët mësojnë sesi të kërkojnë si dhe

    mësojnë prej vetes së tyre.(Stewart,1986)

    Motivimi: motivimi është një tipar psikologjik që nxit një organizëm të veprojë drejt një

    qëllimi të dëshiruar dhe vendos, kontrollon dhe mbështet disa sjellje të qëllimshme. Motivimi

    mund të konsiderohet si një forcë drejtuese psikologjike që detyron ose fuqizon një veprim drejt

    qëllimit të dëshiruar. (Schater, Daniel, 2011).

    Motivimi i brendshëm: Motivimi i brendshëm ka të bëjë me përfshirjen e nxënësve për

    kënaqësi dhe përmbushje në një aktivitet. Motivimi i brendshëm ndodh kur njerëzit janë të

    motivuar së brendshmi të bëjnë diçka sepse kjo i sjell atyre kënaqësi, ata mendojnë se është e

    rëndësishme, ose ata ndjejnë ajo që janë duke nxënë është domethënëse.

    Mësimdhënie tradicionale: Mësimdhënia tradicionale në literaturë i referohet edukimit

    konvencional, mësimdhënies me në qendër mësuesin, ku të gjithë nxënësit mësojnë me të

  • - 11 -

    njëjtën kurrikul, lëndët zhvillohen të pavarura nga njëra-tjetra, me bazë tekstin shkollor dhe

    kohëzgjatje të paracaktuar. Testet e vlerësimit përcaktojnë korrektësinë e njohurive dhe janë

    bazë për kalimin nga një klasë në tjetrën. Në aspektin e programit mësimor vëmendja më e

    madhe i kushtohet rrënjosjes së njohurive akademike.

    1.6. Kufizimet e studimit

    Edukimi i hapur ofron praktika dhe hamendësime rreth të nxënit dhe njohurive me domethënie

    të ndryshme nga ato të shumë shkollave. Megjithëse te ne ka tregues të paktë, në teori ose

    praktikë, që edukimi i hapur është i mirë për fëmijët, kjo ide është testuar nga pak mësues, në

    pak shkolla, për pak vjet dhe nuk është e qartë nëse fëmijët që morën pjesë në klasat e hapura

    zhvilluan cilësi të rëndësishme në rrugë të cilat janë më superiore se ato që nuk i ndoqën këta

    klasa. Unë besoj se është e mundur për këto hamendësime dhe praktika të futen në sistemin

    shkollor dhe të pranohen dhe të vlerësohen nga fëmijët, mësuesit e nxënësit, prindërit e

    administratorët.

    Sipas Bart, (Barth. S.Roland, 1973) një ndryshim themelor midis kurrikulës bërthamë dhe

    edukimit të hapur (të cilën e kemi quajtur dhe ditë e integruar nga Broun dhe Precios, etj) është

    që janë disenjuar nga mësues kompetentë me një synim: për të mbuluar fusha të mëdha të

    mendimit po aq mirë sa interesat e fëmijëve. Në një klasë të hapur çdo fëmijë përcakton dhe

    zhvillon kurrikulën e tij, minutë pas minute. Mësuesi, dituria dhe eksperienca është një burim

    për të udhëhequr fëmijën në kurrikulën e tij, por është nxënësi vetë ai që luan një rol krijues e

    të fortë në drejtimin e aktiviteteve të tij dhe eksplorimit.

    Ky studim merr përsipër të hulumtojë mbi impaktin e Punës me tema në motivimin e nxënësve,

    por duhet të merret parasysh që ka shumë variabla të jashtëm, faktorë që mund të influencojnë

    në rezultatet e kërkimit. Është e vështirë ta izolosh PT si faktor kontribues që rrit ose ul

    motivimin e nxënësve, sepse shumë faktorë të tjerë duhet të merren në konsideratë kur masin

    motivimin: impakti i mësuesit, ngjarje të tjera që mund të ndodhin në shkollë dhe klasë a në

    shtëpi, interesi për lëndën, mbështetja nga familja, gjendja e mirë ose jo shëndetësore,

    marrëdhënia bashkëmoshatarët. Mënyra sesi u përzgjodhën shkollat pati si qëllim pikërisht

    shmangien e ndikimit të këtyre faktorëve. Ashtu si u përmend më parë përdorimi i grupit të

    kontrollit do t’i japë këtij studimi një grup krahasues të nevojshëm.

  • - 12 -

    Përvoja tregon se është e nevojshme të modifikohen marrëdhëniet midis mësuesit dhe nxënësit

    duke synuar drejt demokratizimit të tyre. Dështimi shoqëror shpjegohet vetëm nëse fëmija

    ndodhet në një gjendje dështimi në marrëdhëniet shoqërore, por nëse dështimi shkollor në këtë

    mënyrë shoqërohet nga një arritje muzikore apo arritje tjetër teknike ky nuk është një dështim

    njerëzor. Nëse një matematikan ka dështime shkollore në një lëndë tjetër ç’rëndësi ka kjo?

    Sipas Dolto (Dolto.F, 2001), në se fëmija përfshihet në bashkësinë shoqërore, ai e ka gjetur

    rrugën e tij dhe është bërë për programin që të gjithë i kanë caktuar të kërkosh arritje në të

    gjitha disiplinat është e pakuptim.pra, demokratizimi i këtyre marrëdhënie duhet të bëjë të

    mundur përgatitjen e një qytetari të së nesërmes i aftë të bashkëpunojë me të tjerët dhe të

    nxjerrë në pah dhuntitë e veta.

    Sot, flitet shumë për reforma të arsimit e ndryshime te metodave, ndryshime të programeve dhe

    i sistemeve të vlerësimit. Shkolla duhet t’u përshtatet fëmijëve dhe në këtë aspekt “puna me

    tema” si element i edukimit të hapur, është një alternativë që na jepet për këto ndryshime.

    Pedagogjia e dështimit në këtë rast do të zëvendësohet me pedagogjinë e suksesit, duke ua rritur

    vlerën përgjigjeve të drejta në vend të dënimit dhe përgjigjeve të gabuara, duke i dhënë rëndësi

    rendimentit të një grupi nxënësish në vend të aftësive vetjake, duke shpikur arsye që në mënyrë

    të efektshme mund të zëvendësojë kërcënimin e moskalimit të klasës, duke u përpjekur për ta

    shmangur fare ngeljen. Duke u bazuar në rezultatet e kësaj pune të kryer mund të arrihet në

    përfundime të sakta rreth impaktit të punës me tema në motivimin e nxënësve dhe vlerat e

    punës me tema si një alternativë më shumë për arritjen e pikësynimeve arsimore për shkollën në

    kuadrin e reformimit të saj.

    7. Organizimi i studimit

    Për të trajtuar në mënyrë të qartë e të hollësishme këtë çështje ky punim është organizuar në 6

    kapituj. Në kapitullin e parë, të titulluar “Hyrja”, trajtohen: prezantimi i problemit, qëllimi i

    studimit, pyetjet e studimit, rëndësia e studimit, përkufizimi i koncepteve kryesore,

    kufizimet e studimit dhe organizimi i studimit.

    Në kapitullin e dytë shqyrtohet literatura e shfrytëzuar, merret në shqyrtim përvoja botërore mbi

  • - 13 -

    çështjet e edukimit të hapur e të klasave të hapura, mënyrën e konceptimit të tij, fillimet e ecuria

    ndër vite, në botë e Shqipëri. Gjithashtu në këtë kapitull trajtohet motivimi i nxënësve dhe roli i

    tij në të nxënë, rëndësia e tij në procesin mësimor-edukativ, elementë të motivimit dhe në

    pjesën e fundit të këtij kapitulli do të trajtohet lidhja e punës me tema si element i klasave të

    hapura me motivimin e brendshëm të nxënësve.

    Në kapitullin e tretë trajtohen metodologjia e përdorur në studim, kampioni dhe burimi i të

    dhënave, instrumentet e studimit dhe analiza e të dhënave, përshkrimi i instrumentit të përdorur

    për të pasur të dhëna sa më reale e të besueshme, analiza faktoriale e këtij instrumenti,

    procedurat e zhvillimit të kërkimit, teknikat e përdorura për të arritur në përfundime sa më të

    sakta për çështjen e marrë në shqyrtim.

    Në kapitullin e katërt trajtohen rezultatet e diskutimet e studimit. Rezultatet dhe diskutimi i

    tyre janë përmbledhur në kapitullin e katërt , ku jepen të dhëna sasiore dhe cilësore, si dhe

    diskutime rreth tyre, mbështetur në të dhëna konkrete, të nxjerra nga studimi i kryer në një

    shkollë të qytetit të Elbasanit në lidhje me “Punën me tema”.

    Në kapitullin e pestë do të jepen dhe gjetjet nga përpunimi i të dhënave të dala nga krahasimi i

    vlerave të nivelit të motivimit në këtë shkollë dhe në një shkollë tjetër të marrë si shkollë

    kontrolli, për të parë impaktin e punës me tema në motivimin e nxënësve, në vlerat përkatëse të

    nivelit të motivimit.

    Ndërsa në kapitullin e fundit jepen përfundimet e arritura në këtë studim, si dhe rekomandime

    duke shpresuar që alternativa e parashtruar të jetë një mundësi më shumë për të gjithë

    pjesëmarrësit në arsim, hartuesit e kurrikulave e zbatuesit e tyre, si dhe të gjithë mësuesve që në

    punën e tyre kanë si qëllim motivimin e nxënësve për të nxënë.

    Kur ne mendojmë për shkolla të suksesshme, ne imagjinojmë fëmijë që janë të motivuar, që

    bëjnë përpjekje, që kënaqen me atë që bëjnë, dhe duan të nxënë më shumë. Ne duam që fëmijët

    të jenë të pajisur me aftësi, jo vetëm kognitive, por dhe aftësi afektive, të cilat do të lejojnë ata

    të jenë të suksesshëm në të nxënët afatgjatë, si qytetarë, inovatorë etj.

    Unë mendoj që rezultatet e këtij studimi mund të jenë të përshtatshme për shkollat fillore (1-6)

    dhe ciklin 9-vjeçar, si dhe për edukatorët e tjerë, për drejtuesit që janë të interesuar për të gjetur

    metoda efektive të mësimdhënies dhe t’i kthejnë shkollat e tyre në institucione ku nxënësi jo

  • - 14 -

    vetëm nxë, por mbi të gjitha ndjehet mirë, ndjehet i motivuar, i interesuar dhe vjen me kënaqësi

    në shkollë. Duke parë përparësitë e këtij edukimi synohet dhe aplikimi i tij në arsimin shqiptar.

  • - 15 -

    KAPITULLI II

    2. Shqyrtim i literaturës

    2.1 Puna me tema, si element i edukimit të hapur

    2.1.1 Ç’është edukimi i hapur?

    Koncepti “i hapur” vihet re në shumë fusha të jetës. Kështu: biologët, psikologët, kibernetistët,

    sociologët dhe antropologët kanë gjetur disa përdorime për këtë term. Në biologji qenia

    njerëzore është një sistem i hapur biologjik dhe sistemet biologjike janë të vetëkontrolluara. Në

    psikologji hapja për ngacmues të rinj dhe eksperienca të reja ka ndikim pozitiv në rritjen e

    personalitetit dhe nxënies. Nëse në sociologji person i hapur reflekton një njeri të shëndetshëm,

    në sociopolitikë shoqëria e hapur është mishërimi më i mirë i nocionit të përgjithshëm të

    demokracisë. Edhe në edukim termi “i hapur” zë një vend të konsiderueshëm e përbën një

    filozofi më vete të edukimit. Në këtë fushë, ne mund të vëmë re shumë kundërvëniesh

    terminologjike,si: “edukimi i hapur”, “edukimi i mbyllur”, “edukimi tradicional”, “ edukimi jo i

    hapur” etj.

    “Edukimi jo i hapur” është kundërvënie logjike e “ Edukimit të hapur”. Sipas Tunell (Tunnell.

    D, 1975), ai përfshin çdo lloj edukimi që nuk është i hapur. Ai dhe edukimi i hapur janë terma

    ekskluzive dhe shteruese, kështu që të gjithë programet edukative janë të hapura ose jo të

    hapura.

    Koncepti i hapjes në fushën e edukimit është shumë i dobishëm nëse e shohim në marrëdhëniet

    ndërpersonale. Roxhers (Rogers, C., 1969) është fokusuar në këtë çështje në librin e tij

    “Freedom to learn”, dhe ky problem duket shumë i dobishëm në sistemin e komunikimit,

    statusin dhe rolin e marrëdhënieve. Kështu, koncepti i shkollave të hapura duket shumë i

    përshtatshëm kur flasim për qeniet njerëzore, në aspektin biologjik, ndërpersonal dhe

    institucional. Ky koncept është i lidhur ngushtë dhe me edukimin progresiv. Komenius, Ruso,

    Pestalozi, Froebel i kanë paraprirë kësaj epoke, por kuptimin themelor ia dha Djui.

    Sipas mendimit të Djuit, (Dewey.J.,1897) edukimi dhe të nxënit janë procese sociale dhe

    interaktive dhe shkolla në vetvete është një institucion në të cilin reformat sociale duhet të zënë

    vend. Ai besonte që nxënësit “lulëzojnë” në një mjedis ku ata lejohen që të eksperimentojnë dhe

    të ndërveprojnë me kurrikulën dhe se nxënësit kanë të drejtë të kenë mundësinë të marrin pjesë

  • - 16 -

    në të nxënit e tyre. Ideja e demokracisë dhe reformave sociale në shkolla janë diskutuar

    vazhdimisht në shkrimet e tij për edukimin. Ai thekson rëndësinë e edukimit jo vetëm si një

    vend ku fitohen njohuri, por gjithashtu si një vend ku mësohet si të jetohet. Në sytë e tij, qëllimi

    i edukimit nuk duhet të drejtohet vetëm në fitimin e një seti njohurish të paracaktuara, por

    realizimin e potencialit të plotë dhe aftësinë për t’i përdorur këto aftësi për më të mirën e

    mundshme.

    Shumë kërkues që e kanë besuar dhe mbështetur Djuin nën ndikimin e teorive të tij kanë

    krijuar “Projektet që mbështesin të nxënët” (Project Based Learning), të cilat e vënë nxënësin

    në rolin e kërkuesit. PBL është një rrugë për aktivitetet e klasës që thekson aktivitetet e të

    nxënit që janë afatgjata, të integruara dhe me nxënësin në qendër, duke e bërë mësuesin një

    partner në procesin e të nxënit dhe që udhëheq nxënësin të zbulojë kuptimet brenda përmbajtjes

    së lëndës (Dewey.J.,1930).

    Xhon Çailds (Childs,J.,1950) ka thënë: “Ata edukatorë që kombinojnë parimet pedagogjike të

    edukimit të fëmijëve me parimet morale të demokracisë dhe kanë zhvilluar konceptin që

    qëllimi më i lartë është rritja (edukimi) e individit, i cili mund të marrë përgjegjësi për veten e

    tij për të vazhduar një rritje, ka dhënë një kontribut etik në vlerat e qëndrueshme. Pra, edukimi

    progresiv atëherë dhe tani është një lëvizje thellësisht etike”.

    Një koncept tjetër filozofik i mishëruar në edukimin progresiv dhe si pasojë dhe në idenë e

    shkollës së hapur është koncepti i ndërveprimit. Ky koncept trajtohet në librin e Spodek

    “Edukimi i hapur” (Spodek, Bernard, 1970) Shkolla e hapur organizohet në mënyrë të tillë që

    të lejojë transaksionin, ndërsa një shkollë e mbyllur ka si synim luajtjen e roleve. Këto role

    janë klasike në procesin e mësimdhënies: nxënësi, mësuesi, drejtuesit, dhe të gjithë

    pjesëmarrësit në arsim luajnë rolet e tyre sipas skenarëve të pashkruar, por të paracaktuar për ta.

    Nëse edukimi i hapur shihet si u tha më lart, atëherë ai duhet të reflektojë faktin që personat

    janë një sistem i hapur i vetëpërmirësimit, vetërregullimit, pra ata janë kureshtarë dhe kërkojnë

    ngacmime dhe kështu në mënyrë krijuese rregullojnë e rirregullojnë idetë e tyre, konceptet e

    veprimtaritë. Nxënësit janë të shoqërueshëm e kërkojnë kontakte me persona të tjerë. Në fakt

    ajo çka është quajtur edukim i hapur është një formë e njohurive rreth edukimit, është një

    përpjekje njerëzore për të përdorur dhe rikrijuar njohuritë ekzistuese dhe për të krijuar njohuri

    të reja që mund të udhëheqin praktikat dhe përpjekjet edukative. (Spodek. Bernard, 1975).

    http://en.wikipedia.org/wiki/John_Dewey

  • - 17 -

    Një cilësi e rëndësishme e edukimit të hapur është aftësia për të pranuar ndryshimet, duke na

    dhënë një përgjigje për thellimin e të kuptuarit dhe zhvillimin e një mprehtësie të re.

    Sipas Spodek (Spodek. Bernard, 1975) Edukim i hapur është një lëvizje në edukim që ka pak

    nga karakteristikat e lëvizjeve tipike në edukim dhe nuk rrjedh nga ndonjë teori e shprehur

    qartë. Është një lloj edukimi që disa e konsiderojnë pa formë, dhe që përcaktohet me një

    shumëllojshmëri emrash dhe ndonjëherë cilësohet brenda një etikete. Mungesa e përcaktimit të

    qartë të këtij termi (koncepti) ndoshta ndodh për faktin sepse, ashtu si vetë liria, nuk mund të

    përcaktohet lehtësisht dhe në mënyrë absolute.

    Lëvizjet në edukim kanë disa karakteristika në lidhje me periudhën kur shfaqen duke pasqyruar

    rryma të ndryshme filozofike dhe ngjarje historike që kanë ndikuar në to. Bazat e interesit

    njerëzor që kanë inkurajuar edukimin e hapur trajtohen nga Jurgen Habermans, në librin e tij

    “Interesat njerëzore dhe dija”(Habermans. Jurgen,1971). Ai ka identifikuar tri interesa të

    mëdha njerëzore që duket se janë të dobishme në zhvillimin e dijeve njerëzore dhe

    veprimtaritë pasuese: kontrolli, të kuptuarit dhe emancipimi. Thelbësore për të gjitha

    argumentet është pohimi që të gjithë dijet zhvillohen në interes të njerëzimit.

    Moraliteti i interesit human hyn si strukturë domethënëse në të cilën shërbejnë dijet dhe kjo

    me mirësjellje jepet nga komenti i Bertrand Rasellit: “Brenda moralitetit qytetar komuniteti

    vdes, brenda moralitetit personal mbijetesa e tyre s’ka vlerë”(Russell, 1948). Me fjalë të tjera

    dija është në shërbim të interesave tona. Dhe edukimi i hapur është sigurisht brenda zonës bazë

    të edukimit dhe zhvillimit të emancipimit dhe lirisë së potencialit njerëzor dhe shprehjes së një

    edukimi bashkëkohor të dëshirave të njeriut për liri dhe kjo dëshirë ka arritur tri drejtime të

    mëdha historike në botën e sotme.

    Këto drejtime të lirisë në edukim, sipas Makdonald, (Macdonald, B. James, 1975) janë në

    mënyrë thelbësore të lidhura me:

    1. Artet liberale, veçanërisht me lirinë e aftësive intelektuale dhe aktivitetit intelektual.

    2. Dëshirën për riorganizimin në kufijtë e drejtësisë, barazisë dhe dashurisë.

    3. Interesimi për rritjen vetjake dhe integritetin moral për çdo njeri.

    Shumë pyetje shtruar që në fillimet e kësaj lëvizjeje në edukim, të tilla si: Çfarë është atëherë

    edukimi i hapur? Me çfarë ngjan? Si do të dihet nëse po punohet me të? Si do të justifikohet?

    Këto kanë qenë vatër polemikash midis studiuesve të ndryshëm në kohë të ndryshme. Kjo për

  • - 18 -

    faktin se për shkak të karakteristikave të tij, edukimi i hapur ka ngelur disi i pakuptueshëm dhe

    për shkak të kësaj pakuptueshmërie ka qenë i vështirë të studiohet dhe analizohet.

    Një arsye për pakuptueshmërinë e edukimit të hapur është përligjja e tij dhe përcaktimi i

    karakteristikave, shpesh të dhënë në formën e hipotezave duke përdorur slogane të ndryshme.

    Sloganet paraqitin pika vështrimi ideologjike. Ndonëse të tilla qëndrime janë shpesh jo të qarta,

    Berner dhe Uilliams (Bernier, N.R, Williams. E.J,1973) sugjerojnë që ambiguiteti i tyre i

    shërben një qëllimi të rëndësishëm “mbështetjes së kohezionit social, duke vënë individët së

    bashku për të aprovuar ose për të mos aprovuar arritjen e saktësisë.”

    Mbajtja e këtyre gjendjeve të papërcaktuara lejon shumë njerëz të japin mbështetjen e tyre

    duke mbajtur pika të ndryshme vështrimi në lidhje më çështjen e edukimit të hapur. Paqartësia

    mbi edukimin e hapur në këtë rast ka qenë e dobishme për të rritur popullaritetin nga çdo pikë

    vështrimi. Ndonëse ky ambiguitet ka përparësi, ai ka gjithashtu dhe disavantazh, sepse për të

    kuptuar një fenomen duhet të jesh i qartë. Në këtë pikë duket sikur dhe vetë ithtarët e edukimit

    të hapur janë zënë në një dileme serioze. Nëse mësuesit që ndjekin këtë lloj edukimi bëjnë çfarë

    duan nxënësit, që këta të fundit të bëhen qenie njerëzore të karakterizuara nga një hapje

    psikologjike dhe të bëhen anëtarë më të denjë të një kulture të re e të hapur, atëherë progresi

    drejt anëtarësimit në këtë komunitet të hapur do të varet nga masat e marra në zhvillimin e

    sensibilizimit rreth sugjerimeve sociale domethënëse.

    Analiza, qartësimi dhe justifikimi i edukimit të hapur ka çuar në fakt drejt qartësimit të tij. Siç

    u përmend dhe më lart, aftësia për të pranuar ndryshimet është një cilësi e rëndësishme e

    edukimit të hapur duke paraqitur një përgjigje për thellimin e të kuptuarit dhe zhvillimin e një

    mprehtësie të re, si dhe pranimin e shumëllojshmëri stilesh të të nxënit.

    Shumë shpesh duke dëgjuar rreth asaj se ç’është edukimi i hapur ndonjë mund të përpiqet të

    përgjigjet: «Po, është pjesë e kësaj.. » . Çdo përcaktim duket se përkon me një përcaktim tjetër,

    por asnjë nuk paraqet një karakteristikë të plotë të mjaftueshme. Kjo ka ndodhur për faktin se

    edukimi i hapur ka paraqitur një ideologji edukimi, një kërkim joindoktrinues që ka qenë në

    gjendje fluksi të pandërprerë. Përsa i përket teorive të të nxënit edukatorët e hapur citojnë

    borxhin e tyre ndaj Piazhesë, por ata nuk janë të pavarur nga teoritë e tjera të të nxënit. Për

    shembull, edukatorët e hapur theksojnë ndërveprimin e fëmijës me mjedisin e tij dhe kjo duket

    shumë e lidhur me psikoanalitikën e Frojdit dhe Eriksonit në të cilin theksohet ndërveprimi i

  • - 19 -

    një personi me mjedisin e tij në formimin e identitetit të tij. Idetë e edukatorëve të hapur rreth

    të nxënit të fëmijëve që mbështetet më fort nga eksperienca e përgjithshme, sesa nga ajo në

    shkallë të njëpasnjëshme e diskrete.

    Duke qenë një dukuri ambigue, rruga më e mirë për të përcaktuar se ç’është edukimi hapur

    është të thuhet se çfarë nuk është ai. Në këtë mënyrë mund të mënjanohet pështjellimi midis

    edukimit të hapur dhe kërkimeve të tjera në edukim.

    1. Edukimi i hapur nuk është rregullim i mjedisit të shkollës, as formë arkitekturore.

    2. Edukimi i hapur mund të ndodhë në shkolla me zona të hapura dhe në ndërtesa tradicionale,

    kur mësuesit e nxënësit bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

    3. Edukimi i hapur nuk mund të karakterizohet nga organizimi institucional, siç s’mund të

    karakterizohet nga organizimi i klasës. Rregullimi i dhomës në qendra aktiviteti, programimi i

    një aktiviteti gjithë ditor, disponueshmëria e një sërë materialesh manipulative ose theksimi i

    artit dhe punës së dorës nuk është e thënë të jetë një klasë e hapur.

    4. Një klasë e hapur nuk karakterizohet nga një politikë “mos luaj nga vendi”, ku mësuesi dhe

    nxënësi duhet të bëjë gjërat e tij. Liria, autonomia dhe përfshirja e fëmijëve në vendimmarrje

    janë thelbësore për një klasë të hapur. Fëmijët dhe mësuesi së bashku kanë një autoritet të madh

    në përcaktimin e asaj që ndodh në klasë, por vendimi merret gjithmonë brenda kontekstit të

    reciprocitetit.

    Edukimi i hapur është një instinkt njerëzor që vepron në sferën e edukimit, pra buron nga

    kërkesat e brendshme të njeriut për të nxënit. Në përcaktimin e qëllimeve të tij ashtu si në çdo

    lloj programi edukativ veprojnë menjëherë një numër forcash dhe kjo është e vërtetë dhe për

    edukimin e hapur. Filozofia, teoria e psikologjisë dhe përvoja empirike lidhen me këto

    programe dhe janë faktorë të rëndësishëm, të cilët ndërveprojnë për të ndikuar në marrëdhëniet

    midis qëllimeve të shoqërisë dhe jetëve njerëzore.

    Bernier dhe Uilliams (Bernier, N.R, Williams. E.J,1973) gjetën zanafillën ideologjike të

    edukimit të hapur që ishte progresivizmi dhe sugjeruan që edukimi i hapur është një formë e

    neoprogresivizmit.

    Kolberg dhe Majer (Kohlberg, L., and Mayer. R, 1972), sugjeruan që zanafilla e edukimit të

    hapur ishte ideologjia romantike. Theksimi i lirisë së fëmijës lejonte “të mirën” e brendshme të

    shfaqej dhe mbështeste rritjen emocionale dhe intelektuale po aq mirë sa atë fizike, cilësi këto

  • - 20 -

    që i atribuohen edukimit të hapur dhe janë cituar si tregues të ideologjisë romantike. Nëse mund

    të përdoret një analogji me mendimin teorik të Naom Çomskit, mund të themi se edukimi i

    hapur mund të kuptohet më mirë në kufijtë e strukturës sipërfaqësore dhe strukturës së thellë.

    Struktura sipërfaqësore përfshin praktikën e vëzhguar në klasa ( sintaksa e edukimit); struktura

    e thellë na jep kuptimin e praktikës.

    Për Rusoin (Rousseau, J. 1966) edukimi nuk mund të jetë mendimi i pastër në kufijtë e

    intelektit ose rritjes personale, por duhet të shihet si përmbajtje komplekse e kushteve të gjera

    sociale në të cilat është ngulitur. Tek “Emili” ai tregon që vetëzhvillimi individit zë vend mbi

    nevojat dhe dëshirat e shoqërisë, ndërsa për Djuin (Dewey,J., 1930), koncepti më i madh në

    teorinë e edukimit është liria e intelektit.

    Pra, duhet thënë që edukimi i hapur nuk është vetëm një ide e një filozofi të madh të edukimit,

    ndonëse idetë e Frobelit dhe Djuit duket se kanë ndikuar shumë në këtë fushë.

    Edhe ndikimi i Piazhesë duket se ka qenë gjithashtu i konsiderueshëm gjithashtu në këtë

    drejtim. Kështu, në edukimin fillor në Angli janë ndjekur kërkimet e Piazhesë si bazë për të

    ndihmuar fëmijët në zhvillimin e inteligjencës së tyre dhe operacioneve mendore nëpërmjet

    angazhimit të qenieve njerëzore dhe burimeve të tjera kulturore në kontekstin e shkollimit.

    Nëse do të studiohen me kujdes klasat e hapura, shihet se në to janë përshtatur shumë parime të

    Piazhesë, siç u theksua dhe më lart.

    Duke u përqendruar tek teoria e Piazhesë shihen të konkretizuara konceptet e mësimit zbulues,

    përdorimi i aktiviteteve konkrete, loja, materialet manipulative, si dhe ndërveprimin me të

    tjerët, duke theksuar që në çdo rast mësuesi luan një rol të rëndësishëm për nxitjen e interesit të

    fëmijës dhe për ta ndihmuar atë në fitimin e njohurive e të kuptuarit e botës. Ky lloj të nxëni

    pranohet e inkurajohet në klasat e hapura. Kjo do të thotë që fokusi i edukimit të jetë fëmija si

    individ (si në lëvizjen progresive), por me përqendrim në proceset intelektuale.

    Dëshira për edukimin e hapur në shkolla është të integrohet, të bëhet një e tërë ajo çka nuk

    funksionon. Mësimdhënia në edukimin e hapur është një aktivitet “shkatërrues”. I tillë është

    edukimi i hapur. Instinkti i jetës është i lidhur me vlerat në edukimin e hapur dhe praktikat e

    edukimit të hapur janë tregues së sipërfaqes së instinktit të jetës në një nga institucionet më të

    rëndësishme të kulturës që është shkolla.

  • - 21 -

    Një edukim i mirë është edukimi që jep arritje kognitive, të matshme të sigurta dhe imediate,

    por është dhe ai edukim që merr parasysh se ç’pëlqen fëmija dhe cilat janë interesat e tij. E

    vetmja rrugë për të zbuluar se çfarë pëlqejnë fëmijët dhe cilat janë interesat e tyre është ti

    vëzhgosh ata dhe të flasësh me ta në mënyrë informale, gjë që nuk mund të realizohet në një

    klasë tradicionale, ku mësuesit janë të interesuar për disiplinën dhe arritjet. Ndërkohë që klasa e

    hapur redukton probleme e disiplinës nëpërmjet përfshirjes së fëmijëve në veprimtari

    interesante dhe duke hequr dorë nga problemet e disiplinës në kuptimin tradicional. Me që

    nxënësit janë të përfshirë në veprimtari interesante për ta, janë më pak të prirur të sjellin

    probleme rregulli e shkatërrimi në klasë. Sipas Shein (Schein.B, dhe Schein. P, Marta, 1975),

    disa nga problemet që njihen si probleme disipline në klasat tradicionale, në klasat e hapura nuk

    shihen. Këtu nxënësi është i lirë të flasë dhe të lëvizë, fëmija nuk qortohet nëse lëviz nga

    karrigia ose flet me shokun ngjitur. Në këto klasa mësimi zhvillohet nëpërmjet punës me tema,

    duke arritur të integrohen fusha të të nxënit. E përshkruar në mënyrë tipike nga Stjuart

    (Stewart, J. 1986), puna me tema ka mes të tjerave këto qëllime: të zhvillojë një edukim all-

    round dhe të inkurajojë fëmijët për të punuar më shumë dhe të marrin pjesë në mënyrë më

    aktive në procesin e të nxënit. Njohuritë jepen në mënyrë të integruar dhe përmbledhin

    eksperiencën e çdo dite dhe mësuesit mund të ndjekin një shumëllojshmëri rrugësh për të

    drejtuar fëmijët. Gjithashtu duke punuar me anë të punës me tema, fëmijët mësojnë sesi të

    kërkojnë si dhe mësojnë prej vetes së tyre. Programet udhëzuese për këto klasa në përgjithësi

    theksojnë:

    - Udhëzimet e integruara

    - Përgjegjësitë individuale dhe shoqërore

    - Artet krijuese

    - Udhëzime të bazuara në aftësitë bazë

    - Aftësitë komunikuese

    - Zhvillimin e vetëkoncepteve

    - Zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë e të menduarit

    - Mjedisin e pasur nxitës

    - Zhvillimin e vetëbesimit

    - Zhvillimin e qëndrimit pozitiv për të nxënët.

  • - 22 -

    Në se i kthehemi përcaktimin mbi edukimin e hapur mund të përmbledhim që: edukimi i hapur

    është një rrugë e mendimit të fëmijës rreth të nxënit, rreth njohurive. Ai është i karakterizuar

    nga hapja, dyert janë paksa të hapura, dhe fëmijët shkojnë e vijnë, klasat janë të hapura dhe

    fëmijët sjellin materiale që i interesojnë atyre. Hapësira është fluide, pa dërrasa e banka të

    organizuara në rreshta ose në ndonjë mënyrë tjetër të qëndrueshme, një shumëllojshmëri

    hapësirash mbushen me shumëllojshmëri materialesh, fëmijët lëvizin lirshëm nga një hapësirë

    në tjetrën.

    Koha është e hapur, për të lejuar nxënësin të punojë dhe të eksplorojë, sesa për ta detyruar të

    përshkruajë kërkesat e mësuesit. Kurrikula është e hapur, e zgjedhur nga të rriturit e fëmijët si

    një funksion i interesave të fëmijëve. Ajo është një variabël i varur, i varur nga fëmija më shumë

    sesa një variabël i pavarur nga i cili varet fëmija.

    Ndoshta më e rëndësishme, sipas Bart (Barth. S.Roland, 1972) është se edukimi i hapur

    karakterizohet nga hapja e vetë fëmijëve dhe të rriturve. Personat janë të hapur, janë të

    ndjeshëm dhe mbështetës për personat e tjerë, dhe jo të mbyllur nga ankthi dhe kërcënimet.

    Ndjenjat janë të shfaqura dhe të respektuara. Mësuesit janë të hapur ndaj mundësive, të pandarë

    nga fëmijët, fëmijët janë të hapur ndaj mundësive të dhëna nga fëmijët e tjerë, materialet, dhe

    vetes së tyre. Me pak fjalë, edukimi i hapur nënkupton një mjedis në të cilin mundësitë për

    eksplorim dhe të nxënë nga vetja dhe bota janë pa pengesa.

    Edukatorët e hapur hamendësojnë që fëmijët nxënë duke eksploruar gjëra të gjalla, materiale

    duke eksploruar botën reale në gjithë shumëllojshmërinë e saj.

    2.1.2 Historia e edukimit të hapur

    Edukimi i hapur, dita e integruar, klasat në zhvillim, edukimi informal: këto fraza u referohen

    lëvizjeve edukative që kanë filluar në Angli dhe janë rritur në Amerikë. Edukimi i hapur është

    një emër që u aplikohet kërkimeve të mësuesve në një grup shkollash ku në përpjekje për të

    përmirësuar cilësinë e të nxënit kanë arritur në disa besime dhe praktika të përgjithshme, që

    janë diskutuar dhe ripërcaktuar në mënyrë të vazhdueshme. Pra, edukimi i hapur është një

    proces rritjeje. Shumë kanë qenë entuziastë dhe shumë e kanë kundërshtuar. Që në fillimet e tij

  • - 23 -

    e deri sot shumë mësues me dëshirën për të vendosur filozofinë në praktikë janë tërhequr nga

    kjo lëvizje. Në vitet ‘60-‘70, individët në shkolla, sistemi shkollor, institucionet e përgatitjes së

    mësuesve në të gjithë pjesët e Amerikës u tërhoqën nga ideja dhe e zhvilluan “duke e

    realizuar atë” sipas mënyrës së tyre, megjithëse ka pasur shumë absurditete rreth edukimit të

    hapur. Kështu, nga njëra anë sugjerohej që edukimi i hapur ishte një ilaç për të gjitha

    “sëmundjet” e edukimit, e krijuar tërë natën nga shpëtimtarët ose komunistët, ndërsa një trajtim

    tjetër e konsideronte si një fenomen i parë në shkollat fillore angleze dhe që duhej të imitohej

    për të pasur shkolla të përshtatshme.

    Një vështrim tjetër (Macdonald,B.James, 1975) e shikonte edukimin e hapur si dobësi të

    karakterit të moralit amerikan dhe një simptomë e tolerancës, e kështu me radhë. Nga trajtimi i

    kësaj çështjeje, në literaturën e kohës vihet re që për shumë mungonte sensi i perspektivës, dhe

    kjo për faktin sepse dukej sikur po kalohej në shtigje të paparashikuara.

    Në fakt, të nxënit ndërdisiplinor në Amerikë ka qenë një çështje aktive që nga viti 1890 dhe në

    fillimet e shekullit XX iu ka kushtuar një vëmendje e konsiderueshme. Shumë autorë

    profesionistë, vëzhgues e analistë kanë shkruar mbi edukimin e hapur. Ndër to Djui (Dewey,

    1915), Rag e Shumaker (1928) dhe Sheehy (1954) paraqitën paralajmërimet e edukimit të hapur

    veçanërisht në edukimin e fëmijëve në vitet e para të arsimit fillor. Gjithashtu kontributi i

    Froebelit, Montesorit dhe të tjerëve është i padiskutueshëm. Në vitet 1960, koncepti i edukimi i

    hapur ka një rishfaqje nëpërmjet kërkimeve të H.Taba dhe edukatorëve të tjerë. Në këto vite

    klasat e hapura u bënë të zakonshme në shkollat amerikane. Mësuesit filluan të formulojnë

    njësi bashkëpunuese dhe kreativiteti konsiderohej elementi më i rëndësishëm i kurrikulës.

    Më pas, në vitet 1970, u pa një lëvizje drejt vlerësimeve të standardizuara, ndërsa në vitet 1980

    shkollat filluan t’u përgjigjeshin nevojave të reja për mësimdhënie duke institucionalizuar

    programe speciale që sidoqoftë ngelën programe “shtesë” në vend që të ishin të integruara në

    kurrikul. Viti 1980 konsiderohet si një vit i vështirë për të nxënit ndërdisiplinor, sepse midis

    mësuesve ekzistonin mendime jo të njëjta për efektshmërinë e të nxënit nëpërmjet fushave

    disiplinore dhe të nxënit ndërdisiplinor. Përkrahësit e së parës e shihnin kurrikulën

    ndërdisiplinore si kërcënim për tërësinë e disiplinave të veçanta.

    Në fund të viteve 90 opinionet e ndryshme filluan të puqen dhe edukatorët filluan të pranojë

    faktin që të nxënit ndërdisiplinor mund të rritet e jo të kërcënojë të nxënit tradicional.

  • - 24 -

    Arkeman dhe Perkins (Ackerman & Perkins, 1989) në 1989 ndihmuan në hapjen e horizonteve

    të mësuesve duke ndihmuar që shumë mësues të eksperimentojnë me njësi ndërdisiplinore.

    Këto përpjekje që kanë vënë bazat e të nxënit ndërdisiplinor vazhdojnë të aplikohen dhe sot.

    Kështu historia e edukimit amerikan është mbushur me dështime e përpjekje të reformave të

    shkollave, nga “efektiviteti shoqëror” në “ kurrikul të integruar “ e më pas “klasa të hapura”.

    Shembuj të aplikimit të punës me tema si metodologji mësimdhënie që krijon më shumë

    hapësira për integrimin e lëndëve janë edhe sot në modë. Vetë këshilluesit e kurrikulës

    kombëtare angleze pohojnë që kombinimi i lëndëve nëpër projekteve është rruga më e mirë për

    realizimin e mësimdhënies së ditës shkollore, sipas një artikulli të botuar në gazetën Daily

    telegraph nga korespondentja e kësaj gazete për arsimin Lajtfut.(Lightfoot. L, 2002).

    Pra, duket qartë që edukimi i hapur nuk është një aksident historik. Ai ka një rrugë të gjatë, të

    shëndetshme dhe të shumëllojshme. Këto lëvizjeve edukative që kanë filluar në Angli dhe janë

    rritur në Amerikë dhe sot Puna me tema është e aplikuar në shumë shkolla angleze, skoceze,

    amerikane, daneze, të pasqyruara këto dhe në websitet e tyre në internet.

    Pas viteve 90 fillimet e punës me tema, punës me projekte u shfaqën dhe në Shqipëri nëpërmjet

    aplikimit të shumë projekteve të tilla, si: Hap pas Hapi, Projekti “Danida”, kopshtet që punonin

    sipas modeleve Montesori, pa harruar se dhe në Shqipëri mësimi ndërdisiplinor ka një fillesë

    më të hershme. Duhet theksuar këtu kontributi A. Xhuvanit (Osmani. Sh, Kazazi. Nj.,2000) , i

    cili në vitet ’30 fliste për “mësimin përmbledhës”, mësim i cili kishte si qëllim që të bënte një

    lidhje të ngushtë nëpërmjet lëndëve dhe mësimit, dhe e gjithë lënda e mësimit të mbarohej

    brenda një jave ose një muaji dhe e ka shtjelluar këtë ide si “ koncentracioni i lëndës”.

    Sot, në Shqipëri termi “edukim i hapur” njihet pak ose aspak. Filozofia e edukimit të hapur jo

    vetëm që nuk është e përkthyer si literaturë, por nuk jepet si e tillë as në shkollat që përgatisin

    edukatorë. Një reagim i mundshëm i një personi që ka lidhje me arsimin kur dëgjon këtë term

    është: “Çfarë është kjo? Ou?”

    Ndërkohë që forma të punës së kësaj teorie janë aplikuar në mënyrë fragmentare dhe në shumë

    raste janë padrejtësisht të ndikuara nga praktikat tradicionale shkollore, duke realizuar vetëm

    elementët të diktuara nga kushtet që krijon shkolla. Në shkollat tona njihen tashmë si terma:

    puna me projekte, mësimi me qendra, integrimi lëndor, por këto praktika qëndrojnë thjesht si

    terminologji që të tregojnë se te ne po ndryshon diçka, ndërkohë që burokracia në shkolla dhe

  • - 25 -

    mentaliteti i mësuesve apo drejtuesve bën që me gjithë dëshirën për t’u “modernizuar” këto

    metodologji kanë ngelur veçse “punë angari” për shkollën.

    Shumë edukatorë ndoshta akoma nuk arrijnë ta kuptojnë që ndryshimi midis shkollës

    tradicionale dhe asaj të hapur nuk mund të diskutohet në varësi të numrit të projekteve që

    zhvillohen dhe vendosjes së bankave.

    Fakti është që mësuesit nuk janë të përgatitur të punojnë me klasa të hapura. Krahas kërkesës

    për një ndjeshmëri të madhe për nxënës të ndryshëm, durim dhe sens humori, mësimdhënia në

    klasat e hapura kërkon një ide të qartë për qëllimet e edukimit, një aftësi dhe fleksibilitet për të

    bashkëpunuar me njerëz të tjerë dhe rrezikun që herë pas herë idetë e reja mund të braktisen.

    Sistemi që përgatit mësues u mëson atyre njohuri dhe aftësi të tilla që ata të zënë vendin e tyre

    në mënyrë të bindur dhe që i penalizon për dështimet që mund të jenë dhe rezultat i

    inovacioneve. Në se një mësues i merr seriozisht dëshirat e nxënësve, atëherë ai ka ide të qarta

    për edukimin në mënyrë që të justifikojë udhëheqjen e nxënësve.

    Gjithashtu, duhet të thuhet që edukimi i hapur kërkon kushte të tilla ku mësuesi të bashkëpunojë

    me nxënësit me mësuesit e tjerë dhe komunitetin, por kjo zakonisht afrohet vetëm në shkollat

    fillore dhe vjen duke u zbehur në ciklet e mëtejshme ë shkollimit.

    Klasat e hapura nuk janë një utopi. Në shumë shkolla, të rriturit janë vendimmarrësit. Në bazë

    të statusit dhe hierarkisë, ata supozohet se janë të kualifikuar për të vendosur se çfarë duhet të

    mësojë fëmija dhe sesi ta mësojë. Për të qenë të sigurt mësuesit në shkollat tradicionale u japin

    fëmijëve disa zgjedhje, por koncepti i zgjedhjes është i shtrembëruar dhe i abuzuar. Është

    praktikë e zakonshme t’u jepen fëmijëve një varg alternativash: Shkruaj një raport për këtë, ose

    të. Në këtë rast nxënësi zgjedh nga problemet e shumta të paraqitura nga të rriturit (mësuesit),

    pa pasur lirinë e nevojshme që është në thelb të filozofisë së edukimit të hapur.

    Prandaj dhe ky punim ndër të tjera jep një përmbledhje të asaj se ç’është edukimi i hapur, çfarë

    presupozon ai dhe si mund të realizohet në shkollat tona me dëshirën e mirë që kjo filozofi të

    njihet dhe të zbatohet duke ecur hap pas hapi dhe pa pasur frikë nga ndryshimi. Elementet

    inovative që tashmë janë futur në shkolla të bëhen pjesë e saj dhe e përmirësimit të

    mësimdhënies për të çuar drejt demokratizimit dhe shkëputjes përfundimtare nga mendësitë

    tradicionale për mësimdhënien e të nxënit.

  • - 26 -

    2.1.3. Edukimi i hapur dhe marrëdhëniet që vendosen në klasë

    Klasa është një komunitet nxënësish. Është një strukturë e pranuar sociale që ndihmon

    diskutimin, bashkëpunimin dhe të nxënët me të tjerët. E rëndësishme për çdo nxënës është të

    ketë mbështetje, nxitje e përkujdesje. Çdo fëmijë duhet pranuar si një individ unik me shumë

    eksperienca për të ndarë me të tjerët. Çdo fëmijë është një bazë dijesh me veçantitë e tij

    individuale. Çdo fëmijë interpreton botën në rrugë të ndryshme, ashtu siç sintetizon mjedisin e

    tij dhe mbledh informacionin që i duket i dobishëm dhe i rëndësishëm për jetën e tij. Ku ka

    vend me të mirë për ta bërë këtë sesa një klasë e hapur? Kjo sepse roli i mësuesit në këto klasa

    lidhet me vëzhgimin e sjelljes së nxënësit, në të nxënit e vetëdrejtuar dhe pa udhëheqjen e tij

    prej mësuesit në mbledhjen e të dhënave për të treguar që progresi ka zënë vend.

    Vetëvendosja e qëllimeve, këmbëngulja në detyra, vetëvlerësimi mund të konsiderohen

    përbërës të motivimit. Brenda klasave të hapura ka një sërë veprimtarish të përshtatshme dhe

    mundësi për liri zgjedhjeje të këtyre veprimtarive, të cilat mund të zhvillohen në një situatë të

    natyrshme, në të cilën mësuesi mund të vëzhgojë. Edukimi i hapur duket shumë i kënaqshëm

    dhe me shumë lidhje me jetën, dhe konkurron me lëvizjet e tjera në edukim në përpjekjet për të

    përmirësuar praktikat edukative në këtë drejtim. Por, për të kuptuar këto shpresa kërkohet një

    përpjekje e ndërgjegjshme për të lëvizur përtej klisheve e sloganeve, kërkohet një specifikim i

    rezultateve të synuara dhe eksplorim empirik për të përcaktuar nëse këto rezultate janë arritur.

    Edukatorët që besojnë në edukimin e hapur, besojnë në atë që: “Humanizmi nuk qëndron në

    qëllimet që kemi apo që synojmë të arrijmë, por në rezultatet aktuale të përpjekjeve që bëjmë

    për të lehtësuar rritjen e fëmijëve”. Mësuesi i edukimit të hapur dallohet nga ndërgjegjësimi i tij

    për shumëllojshmërinë e stileve të të nxënit të fëmijëve. Veprimet e tij udhëhiqen nga pyetja:-

    Çfarë mund të përdor unë për një fëmijë të veçantë në një moment të veçantë? Kjo nuk do të

    thotë që këta mësues veprojnë në një zbrazësi ideologjike. Ai (mësuesi) sjell për çdo vendim një

    sërë qëndrimesh dhe bindjesh rreth natyrës së fëmijës, të nxënit dhe shkollimit. Kur merr

    vendim që të ndërhyjë në veprimtarinë e një fëmije, ai përpiqet të përdorë të gjithë përvojën e tij

    dhe burimet për të perceptuar nevojat e fëmijëve, interesat afatgjata dhe ato të çastit.

    Rruga e vërtetë në të cilën bota mund të bëhet përvojë e çdonjërit mund të ndryshojë nga

    personi në person. Dy njerëz mund të vështrojnë të njëjtën gjë dhe mos të shikojnë të njëjtën

    gjë. Dhe klasat e hapura në këtë drejtim japin shumë, sepse krijojnë mundësi që nxënësi të

  • - 27 -

    punojë, të kërkojë sipas interesave të tij, aftësive të tij dhe gjithmonë të jetë i udhëhequr nga

    mësuesi për një të nxënë aktiv.

    Mësimdhënia është një rrjedhë episodike dhe triadike e materialeve të përzgjedhura, mësuesit,

    dhe nxënësit. Mësuesi vepron në mënyrë intensive që të ndryshojë kuptimin e përvojës

    (njerëz