237
1 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS GJERMANE STUDIMET E AUTORËVE GJERMANË DHE AUSTRIAKË PËR GJUHËN SHQIPE (SHEKULLI XIX-FILLIMI I SHEKULLIT XX) Punim për gradën “Doktor i Shkencave” në Gjuhësi/Albanologji Disertante: Udhëheqës Shkencor: Ma. Elda BORIÇI Prof. Dr. Seit MANSAKU Tiranë, 2014

UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

  • Upload
    others

  • View
    33

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

1

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA

DEPARTAMENTI I GJUHËS GJERMANE

STUDIMET E AUTORËVE GJERMANË DHE AUSTRIAKË PËR GJUHËN SHQIPE

(SHEKULLI XIX-FILLIMI I SHEKULLIT XX)

Punim për gradën “Doktor i Shkencave”

në Gjuhësi/Albanologji

Disertante: Udhëheqës Shkencor:

Ma. Elda BORIÇI Prof. Dr. Seit MANSAKU

Tiranë, 2014

Page 2: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

2

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA

DEPARTAMENTI I GJUHËS GJERMANE

STUDIMET E AUTORËVE GJERMA NË DHE AUSTRIAKË PËR GJUHËN SHQIPE

(SHEKULLI XIX-FILLIMI I SHEKULLIT XX)

Punim për gradën “Doktor i Shkencave”

në Gjuhësi/Albanologji

KOMISIONI

1. Prof. Dr. Shpresa RIRA ____________________________ (Kryetar)

2. Prof. Dr. Emil LAFE ____________________________ (Oponent)

3. Prof. Brikena KADZADEJ____________________________ (Oponent)

4. Prof. Dr. Aljula JUBANI_______________________________ (Anëtar)

5. Prof. Dr. Ema KRISTO_______________________________ (Anëtar)

Page 3: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

3

FALËNDERIME Për arsye të rrethanave personale dhe punës sime të pandërprerë, qysh prej

pesëmbëdhjetë vjetësh në Bibliotekën Kombëtarë të Tiranës, në sektorin e Albano-Balkanologjisë, punimi për disertacionin tim zgjati mbi pesë vjet.

Me mirënjohje të thellë dua të falënderoj përzemërsisht Prof. Dr Seit Mansakun për

ndihmën e tij tё vyer, këshillat, sugjerimet, durimin dhe motivimin e pёrhershёm që, me

shumë bujari e pa u kursyer më ka dhënë në forma të ndryshme. Vërejtjet dhe sugjerimet e tij

të vlefshme kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në hartimin e kësaj teze. Falënderoj kolegët e departamentit të Shërbimit dhe Fondit në Bibliotekën

Kombëtare që më kanë ndihmuar në mënyrë të pandërprerë në lidhje me shërbimin dhe shfrytëzimin e materialeve.

Dëshiroj t’i shpreh falenderim të thellë bashkëshortit dhe vajzës sime, prindërve të

mi që më dhanë një ndihmë të vyer në çdo fazë të punimit dhe inkurajim gjatë periudhave të ngadalta.

DAAD-në e falënderoj që më mundësoi një bursë njëmujore kërkimore në Berlin,

pranë Bibliotekës Shtetërore. Prof. Dr. Brikena Kadzadej-Zavalani, shefen e Departamentit të Gjermanishtes, e falënderoj në mënyrë shumë të veçantë, e cila fillimisht më ka dhënë mundësinë të zhvilloja këtë punim shkencor pranë këtij departamenti me një traditë të gjatë si dhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të vlefshme të saj për të ecur përpara në fushën e kërkimit shkencor.

.

Page 4: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

4

PASQYRA E LËNDËS

Hyrje

0.1 Përligjja e temës………………………………………………………………………………………………6 0.2 Objekti – qëllimi i punimit dhe hipotezat…….……………………………………………………7 0.3 Metodologjia dhe struktura e punimit………………………………………………………………9

KREU I – Shkrimet e para dhe fillesat në albanologji 1.1 Shtrirja e gjuhës shqipe dhe vendet ku ajo flitet...................................................10 1.2 Dëshmitë e para në gjuhën shqipe dhe interesi për këtë gjuhë……………………………12 1.3 “Gjurmë” shqiptare në Rilindjen Evropiane.............................................................14 1.4 Tekstet e vjetra në gjuhën shqipe............................................................................15

KREU II – Vështrim i përgjithshëm historik dhe prirjet mbi studimet albanalogjike

2.1 Filologjia dhe gjuhësia si bazë e albanologjisë………………………………………………….25 2.2 Fillimet e studimeve albanalogjike dhe etapat e tyre…………………………………………34 2.3 Përfaqësuesit e albanologjisë në fund të shek. XV dhe në shek. XVI duke nisur me

Hartmann Schedel…………………………………………………………………………………………….37 2.4 Arnold von Harff dhe fjalorthi i tij……………………………………………………………………..38 2.5 Konrad von Gessner………………………………………………………………………………………….42

KREU III – Fillimet e studimeve albanologjike në shekullin XVIII

3.1 Gotfried Wilhelm von Leibnitz dhe letrat e tij..................................................43 3.2 Karl Gottlieb von Windisch..............................................................................48 3.3 Johann Gotfried Herder...................................................................................51 3.4 Franz Karl Alter................................................................................................52

KREU IV – JohannThunmann-i dhe këndvështrimi historik i veprës së tij

4.1 Jeta dhe formimi shkencor i Tunmanit...........................................................54 4.2 Emri dhe koncepti “Iliri” dhe “ilir”………………………………………………………………..56 4.3 Tezat kryesore të Tunmanit për historinë e shqipes dhe shqiptarëve …………..60

Page 5: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

5

4.4 Autoktonia e shqiptarëve te Tunmani dhe tek autorë të tjerë……………………….73 (Tezat pro dhe kundër çështjes së autoktonisë)

4.5 Onomastika në veprën e Tunmanit……………………………………………………………..80 4.6 Emrat e fiseve dhe të njerëzve te Tunmani...................................................96

KREU V – Zgjimi i interesit shkencor për popullin shqiptar dhe për gjuhën shqipe te

studiuesit gjermanë dhe austriakë në shekullin XIX dhe në fillimin e shekullit të XX. Formimi i tyre si gjuhëtarë dhe kushtet shoqërore e historike që ndikuan tek ata 5.1 Johann Christoph Adelung.................................................................................105 5.2 Christian Gottlieb von Arndt (1818)...................................................................112 5.3 Johann Severin Vater..........................................................................................114 5.4 Jernej Bartholomäus Kopitar ............................................................................116 5.5 Jakob Philipp Fallmerayer....................................................................................120 5.6 Franz Bopp, jeta dhe veprimtaria e tij shkencore...............................................123 5.7 Franz von Miklosich.............................................................................................134 5.8 August Schleicher................................................................................................138 5.9 HugoSchuhard.....................................................................................................142 5.10 Gustav Meyer................................................................................................144 5.11 Wilhelm Meyer – Lübke................................................................................152 5.12 Albert Thumb................................................................................................154 5.13 Holger Pedersen............................................................................................156 5.14 Norbert Jokl .................................................................................................158 5.15 Maximilian Lambertz....................................................................................166

KREU VI – Xylander-i dhe Hahn-i, dy kontribues të rëndësishëm në albanologji

6.1 Ksilanderi dhe vepra e tij sintezë e përpjekjeve të hershme shkencore. Vlefshmëria e e saj për kohën……………………………………………………………………………………………………171

6.2 Hani dhe personaliteti i tij. Kushtet historiko-shoqërore ku u formua si studiues. 6.2.1 Fëmijëria, vitet e studimeve dhe emërimi i tij në Greqi (1811-1847)…………………………………………………………………………………………………………………………190 6.2.2 Në Shqipërinë turke. Zëvendëskonsull austriak në Janinë (1847-1851)…………….194 6.2.3 Udhëtim përmes Shqipërisë (1850-1851)………………………………………………………….196 6.3 Vepra e Hanit si bazë e albanologjisë……………………………………………………………………200 6.4 Çështja e autoktonisë dhe tezat e Hanit..................................................................204 6.5 Shpjegimi i toponimeve sipas këndvështrimit të Hanit...........................................209 6.6 Gjykimi i tij për alfabetin e shqipes. Kontributi për gramatikën dhe fjalori i tij.......211

KREU VII – Përfundime të përgjithshme………………………………………………………………………223 Bibliografia …………………………………………………………………………………………………………………230

Page 6: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

6

HYRJE

0.1 Përligjja e temës

Nëse ka një fushë të shkencës në të cilën dijetarët, shkencëtarët, studiuesit, hulumtuesit shqiptarë duhet të japin më shumë kontribute intelektuale se në fushat e tjera të dijes, kjo është albanologjia. Jo vetëm për faktin se është një shkencë e lidhur drejtpërsëdrejti me Shqipërinë, shqiptarët dhe gjuhën shqipe, por edhe sepse pyetjet që shtrohen ndaj shumë nëndegëve të saj, ende nuk kanë shteruar. Ekzistojnë “hapësira” të tëra në albanologji, të cilat sipas studiuesve më të shquar shqiptarë duhet të hulumtohen ende. Në ditët tona falë edhe botimeve akademike, botimeve për publikun e gjerë, mediave të shkruara dhe vizive, këto pyetje kanë dalë nga katedrat akademike dhe i janë imponuar debatit të një publiku shumë më të gjerë. Tashmë interesi për prejardhjen e gjuhës shqipe dhe të autoktonisë së shqiptarëve në trojet e tyre, herë pas here na rivjen në plan të parë falë shumë zërave shkencorë, politikë apo nga fusha të tjera të kulturës. “Uria” e lexuesve shqiptarë për studime leksikologjike, etimologjike, frazeologjike, të gramatikës historike, gjeo-linguistike apo të historisë së gjuhës, është shtuar së tepërmi.

Si specialiste në sektorin e “Albano-Balkanologjisë” të Bibliotekës Kombëtare, mund ta pohoj këtë kureshtje të shtuar të studiuesve dhe publikut.

Studimet albanologjike të albanologëve gjermanë dhe austriakë vazhdojnë të përbëjnë edhe sot pjesën më të rëndësishme të kësaj shkence të lidhur ngushtësisht me etnogjenezën tonë. Shkenca gjermane dhe austriake i ka kushtuar kujdes të vecantë historisë së gjuhës sonë, periudhës parahistorike dhe asaj historike, historisë së brendshme dhe të jashtme të shqipes dhe historisë së shkruar të gjuhës shqipe brenda kuadrit të gjuhëve indevropiane. Në katedrat universitare të këtyre vendeve studimi historik i gjuhës shqipe ka një histori të gjatë dhe një traditë të pasur. Që nga gjysma e parë e shek. 18 me të u morën një numër i madh personalitetesh që trajtuan cështje të rëndësishme, si prejardhja e shqipes, përbërja historike e leksikut të saj, raportet me gjuhët e tjera indoevropiane dhe kontaktet historike me gjuhët ballkanike dhe me gjuhët e tjera, burimi dhe historia e disa elementeve të strukturës gramatikore dhe një sërë temash të tjera studimore. Prej tyre ne trashëgojmë një fond shumë të pasur studimor, ajo u përfaqësua kryesisht nga specialist të disiplinave të tjera gjuhësore, nga gjuhëtarë krahasues indoevropianë, sllavistë, latinistë, helenistë, orientalistë, balkanologë etj., që u morën pjesërisht ose tërësisht me studimin e gjuhës shqipe, zakoneve dhe dokeve të shqiptarëve. Në gjuhësi ata studiuan marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e tjera, duke ndjekur ndikimin e gjuhëve të tjera mbi shqipen dhe në bazë të të cilave arritën përfundime thelbësore që dhe sot e kësaj dite i kanë rezistuar kohës. Puna e tyre kërkimore pati një karakter shumë analitik. U bënë studime hera-herës shumë të thelluara për probleme të vecanta të historisë së gjuhës sonë, për elemente të caktuar të saj dhe për prejardhjen e gjuhës dhe të popullit shqiptar.

Ata janë jo vetëm krijuesit dhe themeluesit e saj, por edhe furnizuesit më të mëdhenj me ide, analiza, hulumtime dhe informacione që nxisin vazhdimësinë dhe jetëgjatësinë e të gjitha degëve të saj. Janë ata që e “fronëzuan” gjuhën shqipe si një gjuhë indoevropiane, pasardhëse e ilirishtes së vjetër dhe popullin shqiptar si ndër më të vjetrit në Evropë. Emra

Page 7: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

7

të tillë si: Hartman Shedel (1493), Arnold fon Harf (1497), Konrad fon Gesner (1555), Gotfrid Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi i shek. 18), J. K. Adelung (1809), Fon Arndt (1818), Johann Severin Vater (1822), Bartolemeu Kopitar (1826-1829), J. Riter fon Ksylander (1835), Johan Georg fon Han (1853-1854), Franc Bop (1854), Gustav Majer, Holger Pedersen, Norbert Jokl, Maksimilian Lamberc e shumë të tjerë pasardhës të tyre me veprat e tyre që kanë një rëndësi të jashtëzakonshme, janë kthyer prej vitesh në burime të pashtershme studimi. Përmes tyre dalin në pah përpjekjet e dijetarëve dhe albanologëve gjermanë e austriakë për studimin e leksikografisë, leksikologjisë, etimologjisë, fonetikës, fonologjisë, ortografisë, morfologjisë, sintaksës, fjalëformimit, dialektologjisë së gjuhës shqipe në plan diakronik dhe sinkronik. Ndaj, në këtë hapësirë arsyetimi, modestisht duhet parë edhe ky punim.

0.2 Objekti – qëllimi i punimit dhe hipotezat Qëllimi i këtij punimi është të përshkruhet historia e albanologjisë në një hark kohor

pesëshekullor, të veçojë nga rradha e gjatë e albanologëve të huaj albanologët gjermanë dhe austriakë, për të kuptuar në mënyrë më konkrete sesi ka lëvizur brenda mentalitetit dhe kulturës gjermane dhe austriake lindja dhe zhvillimi i albanologjisë. Sesi është zhvilluar në mënyrë të drejtpërdrejtë debati midis tezave dhe hipotezave të ndryshme mbi gjuhën shqipe si një përzierje gjuhësh, apo si një gjuhë me prejardhje nga ilirishtja e lashtë, e cila ka patur huazime gjatë periudhave të historisë (Adelung, Xylander), apo problemi i rëndësishëm i prejardhjes së shqiptarëve dhe i autoktonisë së tyre në këto troje.

Sigurisht që këta shkencëtarë në veprat e tyre i janë referuar edhe autorëve të kombeve të tjerë, dhe kanë mbështetur apo rrëzuar mendimet dhe tezat e këtyre studiuesve si Liku, Malte-Bruni, Pukëvilit etj., megjithatë mbeti sërish brenda Shkollës Gjermane – Austriake të albanologjisë.

Për hartimin e këtij punimi është shfrytëzuar një dokumentacion burimor i pasur dhe i shumllojshëm. Është bërë një punë e gjatë sistematike, hulumtuese, kërkuese dhe seleksionuese. Çdo studim albanologjik është shqyrtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Të dhënat burimore janë shfrytëzuar me kujdes dhe në mënyrë kritike. Ajo ka dalë si rezultat i hulumtimeve të bëra në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës dhe në Bibliotekën Shtetërore të Berlinit. Janë shfrytëzuar fondet e pasura albanologjike, balkanologjike dhe indoevropiansitike sidomos të Bibliotekës Kombëtare. Si rrjedhojë ky punim është azhurnuar me të rejat albanologjike të huaja si dhe me materialet e rradha.

Ky punim analizon dhe shqyrton një periudhë studimore të gjatë pesëqindvjeçare, nga fillesat e albanologjisë, kur ajo ende nuk kishte lindur si shkencë më vete e deri në fillim të shekullit të XX. Në këtë punim sintetizohen dhe evidentohen pra përpjekjet e para të studiuesve gjermanë dhe austriakë, fillesat e interesit të tyre për popullin shqiptar dhe gjuhën e tyre.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet analizës historike të përbërjes leksikore dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe, studimeve për etimologjinë e fjalëve të gjuhës sonë dhe studimet për gramatikën historike të saj.

Këto kumtesa, kontribute dhe studime shkencore u janë kushtuar çështjeve të përgjithshme të historisë së gjuhës shqipe, në rradhë të parë prejardhjes së saj, lidhur kjo ngushtë me çështjen e rëndësishme kombëtare të gjenezës së popullit shqiptar, por edhe

Page 8: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

8

historisë së jashtme të gjuhës sonë, raporteve të saj me gjuhët motra indoevropiane e sidomos me gjuhët ballkanike.

0.3 Metodologjia dhe struktura e punimit

Ky studim është hartuar mbi bazën e kombinimit të disa metodave të kërkimit shkencor. Punimi përmban gjithsej 7 kapituj. Kreu i parë synon të paraqesë shkrimet e para në gjuhën shqipe, shtrirjen e kësaj gjuhe dhe vendet ku ajo flitet, fillesat e saj. Në fokus vendosen studimet e albanologëve gjermanë dhe austriakë në lidhje me gjuhën shqipe, kontributi dhe rëndësia e tyre. Nga pikëpamja metodologjike është bërë një trajtim analitik i këtyre studimeve dhe më tej, sinteza dhe ndikimi që ushtruan në arealin indoevropian përsa i përket gjuhës shqipe.

Ky punim është një pasqyrim i arritjeve të filologjisë, ortografisë, onomastikës, antroponimisë, toponimisë, gjuhës së shkruar, leksikëve special. Është synuar që të jepet sa më mirë të jetë e mundur veprimtaria studimore në fushën e studimeve albanologjike e studiuesve gjermanë dhe austriakë. Citimet dhe komentimet, shembujt konkretë të veprave të tyre, të lexuara në gjuhën origjinale, janë renditur sipas rendit të tyre kronologjik.

Këtu është evidentuar studimi kritik i trashëgimisë albanologjike, përvijimi shkencor i punimeve të botuara rreth gjuhës shqipe, duke vënë në dukje meritat dhe kontributet e studiuesve më të spikatur.

Në këtë vepër përfshihen edhe vlerësimet dhe gjykimet e albanologëve shqiptarë në lidhje me studimet e albanologëve e studiuesve të trajtuar në këtë punim.

Kështu, duke u bërë një paraqitje e veprave të albanologëve gjermanë dhe austriakë, arrijmë të ravijëzojmë linjën e fillesës dhe zhvillimit të shkencës së albanologjisë brenda kulturës së madhe gjermanishtfolëse. Duke pranuar si të mirënjohur faktin se studimet gjermane dhe austriake përbëjnë fondin “e artë” të albanologjisë, synoj ta realizoj këtë punim edhe si një nderim për ato personalitete të jashtëzakonshme të mbarë Evropës, që bota gjermane dhe austriake i vuri të kontribuojnë për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjuhën e tyre.

Pas shqyrtimit të literaturës përkatëse, pasqyrohet ana teorike bashkë me shembuj gjuhësorë.

Gjithë punimi është ndarë dhe strukturuar në shtatë kapituj, të cilët përmbajnë nënndarjet përkatëse dhe përfundimet e secilit kapitull. Në fund të punimit gjenden përfundimet e përgjithshme të tij. Në kreun e parë trajtohen Shkrimet e para dhe fillesat në albanologji, shtrirja e gjuhës shqipe dhe vendet ku ajo flitet. Rëndësia e shkrimeve të para në gjuhën shqipe dhe interesi që u shfaq për këtë gjuhë si dhe fillesat e shkrimit shqip. Këto vepra të para në shqipe, fjalori Bardhit, Kavaliotit etj, përbëjnë bazën e studimeve të albanologëve gjermanë dhe austriakë. Këto vepra dhe shkrime kanë një rëndësi shumë të madhe, dhe janë mbështetje e Ksilanderit, Tunmanit Hanit dhe e tërë plejadës së albanologëve gjermanë e austriakë. Në kreun e dytë paraqitet një vështrim i përgjithshëm historik dhe prirjet mbi studimet albanalogjike. Filologjia dhe gjuhësia si bazë e albanologjisë. Vështrim i përgjithshëm historik mbi studimet albanalogjike dhe etapat e tyre. Etapa e parë e albanologjisë me përfaqësuesit e saj në fund të shek. XV dhe në shek. XVI duke nisur me

Page 9: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

9

Hartmann Schedel, Arnold von Harff dhe fjalorthin e tij dhe Konrad von Gessner-in. Rëndësia dhe ndikimi i tyre në lidhje me gjuhën shqipe.

Në kreun e tretë një vend të rëndësishëm zë Gottfried Ëilhelm von Leibnitz dhe letrat e tij, i cili bën përpjkjet e para për një gjykim më shkencor në lidhje me prejardhjen e gjuhës shqipe, ku në njërën nga letrat e tij thkeson se duhet ndarë ajo që është e fondit shqiptar nga huazimet. Letrat e tij u bënë një pikë referimi edhe për albanologët pasardhës. Karl Gottlieb von Ëindisch me punimin e tij mbi Kelmendasit në Sirm është një kontribues i rëndësishëm, duke sjellë shprehje, urime, mallkime të gjuhës shqipe, të cilat kanë rëndësi nga pikëpamja gjuhësore, Johann Gottfried Herder dhe Franz Karl Alter.

Kreu i katërt i kushtohet JohanTunmanit dhe këndvështrimit historik të veprës së tij Jeta dhe formimi shkencor i Tunmanit.Tezat kryesore të Tunmanit për historinë e shqipes dhe shqiptarëve si dhe çështja e autoktonis së shqiptarëve te Tunmani dhe tek autorë të tjerë. Trajtohen tezat pro dhe kundër çështjes së autoktonisë. Një rëndësi të madhe përbën onomastika në veprën e Tunmanit. Emrat e fiseve dhe të njerëzve te kjo vepër duke u trajtuar edhe sipas albanologëve të tjerë të shquar. Kjo onomastikë përbën edhe bazën ku mbështetet teza e prejardhjes së shqipes nga ilirishtja dhe e popullit shqiptar nga fisi i lashtë ilir. Kreu i pestë pasqyron zgjimin e interesit shkencor për popullin shqiptar dhe për gjuhën shqipe te studiuesit gjermanë dhe austriakë në shekullin e XIX dhe në fillimin e shekullit të XX. Formimi i tyre si gjuhëtarë dhe kushtet shoqërore e historike që ndikuan tek ata. Johann Christoph Adelung, Christian Gottlieb von Arndt, Johann Severin Vater, Jernej Bartolomeo Kopitar, Jakob Philipp Fallmerayer, Franz Bopp, jeta dhe veprimtaria e tij shkencore, Franz von Miklosich, August Schleicher, Hugo Schuhard, Gustav Meyer, Ëilhelm Meyer – Lübke, Albert Thumb, Holger Pedersen, Norbert Jokl, Maximilian Lambertz, ndikimi i këtyre studiuesve në lidhje me trajtimin e gjuhës shqipe, prejardhjen e saj, lidhjen e saj me gjuhët e Ballkanit, vendi i saj në rrethin e gjuhëve indoevropiane. Kreu i gjashtë trajton kontributin dhe rëndësine e veprave të Ksilanderit dhe Hanit, dy kontribues të rëndësishëm në albanologji, Ksilanderi dhe vepra e tij e cila shpaloset si sintezë e përpjekjeve të hershme shkencore dhe vlefshmëria e saj për kohën. Hahn-i, i cili konsiderohet nga gjuhëtarët si babai i albanologjisë, ndikimi dhe personaliteti i tij. Kushtet historiko-shoqërore ku u formua si studiues. Trajtimi i çështjes së autoktonisë dhe tezat e Hanit në lidhje me prejardhjen e popullit shqiptar, shpjegimi i toponimeve sipas këndvështrimit të Hanit. Gjykimi i tij për alfabetin e shqipes. Kontributi për gramatikën dhe fjalori i tij. Kjo figurë që mund të konsiderohet si poliedrike, i’a kushton jetën e tij intelektuale gjuhës shqipe dhe popullit shqiptar në të gjitha aspektet. Në kreun e shtatë arrihen përfundimet e nxjerra nga gjithë këto studime dhe kontribute të albanologëve gjermanë dhe austriakë për gjuhën shqipe, historinë e saj, vendin që i dhanë ato kësaj gjuhe në rrethin e gjuhëve indoevropiane.

Page 10: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

10

KREU I. SHKRIMET E PARA DHE FILLESAT NË ALBANOLOGJI

I.1. Shtrirja e gjuhës shqipe dhe vendet ku ajo flitet Zona e mbyllur e popullimit shqiptar shtrihet thuajse mbi tërë Shqipërinë , pothuaj

mbi tërë Kosovën si dhe zonat kufitare të Malit të Zi, të Serbisë dhe sidomos të Maqedonisë. Qysh prej fundit të Luftës së Dytë Botërore kjo zonë nuk shtrihet më deri brenda në Greqi. Jashtë kësaj zone të mbyllur ekzistojnë edhe ishuj gjuhësorë në Serbi (Sanxhak), Kroaci (Zara), Maqedoni, Bullgari, Turqi dhe Ukrainë, por kryesisht në Itali dhe në Greqi, siç do të shohim edhe më poshtë 1.

Gjuha shqipe flitet nga të paktën gjashtë deri shtatë milionë njerëz 2. Ata janë të vendosur kryesisht në Shqipëri dhe në shtetet fqinjë përreth saj në Gadishullin e Ballkanit. Gjuha shqipe ndahet në dy grupe dialektore kryesore: gegët në veri të vendit dhe toskët në jug 3. Përafërsisht kufiri midis këtyre dy zonave është cilësuar lumi Shkumbin, që rrjedh në Shqipërinë e mesme, në afërsi të Elbasanit dhe që derdhet në Detin Adriatik. Këtu gjejmë edhe dialekte të ndërmjetme në një zonë dhjetë deri në njëzet kilometra të gjerë. Nga 20 deri në 25 nëntori i 1972-it në Tiranë u organizua Kongresi i Drejtshkrimit, i cili sanksionoi gjuhën e sotme letrare, që sipas organizatorëve ka qenë një bashkërendim i dy grupeve dialektore, ndonëse faktet tregojnë se ai bazohet në masën 80 % mbi dialektin tosk 4.

Në Kosovë shqipja flitet prej rreth tre milionë njerëzish. Aty shqiptarët përbëjnë rreth 90 % të popullsisë, të tjerët rreth 10 % kryesisht serbishtfolës. Deri në vitin 1990 të dyja gjuhët njiheshin zyrtarisht dhe ishin në përdorim të plotë në të gjitha fushat e jetës në këtë rajon 5.

Gjuha amtare e shumicës së shqiptarëve të Kosovës është gegërishtja verilindore, ndonëse të gjitha botimet aty, ashtu si në Shqipëri, janë në shqipen letrare. Edhe në radio, televizion dhe shkollë, madje që nga kopshtet e fëmijëve dhe deri në universitet përdoret gjuha letrare shqipe. Në Republikën ish-jugosllave të Maqedonisë mendohet se ka të paktën një gjysëm milion shqipfolës, gjë që është e barabartë me deri 40 % të popullsisë së Republikës, ndonëse ende nuk kemi një statistikë të besueshme. Pjesa më e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë flasin në dialektin geg, edhe pse folës të toskërishtes mund të gjenden në jug të Ohrit.

Në Malin e Zi ekziston një pakicë prej rreth 50 000 shqipfolësish, të vendosur kryesisht përgjatë kufirit me Shqipërinë. Përveç këtyre janë edhe të paktën 100 000 shqiptarë të shpërndarë nëpër Serbinë Jugore 6. Shqiptarët në Malin e Zi banojnë në Ulqin dhe Ostros, ku sot popullsia është mbi 80 % shqiptare, por edhe zonat rreth Podgoricës dhe

1 Wilfried Fiedler, Einführung in die Albanologie, Meissen, 2006, f. 3 2 Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, Tiranë, Pejë, 1997, f. 3 3 Khs. Jorgji Gjinari, Dialektologjia shqiptare, Tiranë, 1963, f. 21 dhe Essai d’une demarcation dialectale de la langue albanaise botuar në: Studia Albanica, Nr. 2, 1966, f. 31-35 4 Khs. Androkli Kostallari, Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj,

Tiranë , 1973, f. 15 dhe Miço Samara, Formimi i gjuhës letrare kombëtare shqipe, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1989, f. 33. 5 Jens Reuter, Die Albaner in Jugoslwien. Untersuchungen zur Gegenwartskunde Südosteuropas, Band. 20,

Oldenbourg, München, 1982, f. 140. 6 Robert Elsie, po aty, f. 4

Page 11: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

11

Gucisë / Plavës kanë një përbërje prej 10% deri 20 % me shqiptarë. Vlen për t’u përmendur edhe zona rreth Rozhajë s me rreth 5-10 % me shqiptarë 7.

Në Kroaci ekziston një ishull i vogël gjuhësor Arbanasi (Borgo Erizzo) në Zadar ku flitet shqip, i cili vjen nga zona e Shestani-Briskas, Malit të Zi, në veri-lindje të Barit (nga viti 1734 dhe 1750). Dikur ka patur edhe zona të tjera shqipfolëse, si në Istria në Poreç, në bregun perëndimor si dhe në Sirmia deri në vitet 20 të shekullit të 20 në krahinat Hrtkovci dhe Nikinci në Sava (nga viti 1740) 8.

Një komunitet i madh shqiptarësh jeton në Italinë e Jugut. Ata janë pasardhësit e shqiptarëve të shpërngulur nga Shqipëria në vitin 1468 pas vdekjes së Skënderbeut dhe u vendosën në Italinë Jugore. Këta janë të ashtëquajturit arbëresh 9.

Ky është edhe grupi më i madh i albanofonëve jashtë zonës së mbyllur shqipfolëse. Të njohura janë shtegtimet e shqiptarëve në vitin 1437 në Ankona, më 1448 në Kalabri dhe Siçili, në 1534 nga Morea, ajo e fundit e njohur nga Piqerasi drejt Vila Badesas në Abruci. Sipas Çabejit në Abruci (1 fshat) ka ende arbëresh, në Molise (4), në Apulian veriore (2), në Bazilikata (4), Kalabri (27) dhe Siçili (4), d.m.th në 42 fshatra gjithsej. Maksimilan Lamberci ka dhënë 49 vende në përshkrimin e tij të përgjithshëm të vitit 1915, nga këto 3 nuk janë më të banuara nga arbëreshë 10.

Kjo pakicë gjuhësore tani përbën rreth 90 000 shqipfolës, shumë prej të cilëve jetojnë në fshatrat malore të Kozencës në Kalabri dhe në afërsi të Palermos në Siçili. Gjuha e tyre nuk ka përfitur një status zyrtar si pakicat e tjera kombëtare në Itali. Ajo është tepër arkaike dhe dallohet nga shqipja që flitet sot në Ballkan. Ndoshta emigrimi masiv i shqiptarëve në Itali në 1990-91, mund ta stabilizojë gjuhën 11.

Numri i madh i shqiptarëve që populluan një pjesë të mirë të zonës qendrore dhe jugore të Greqisë në mesjetën e vonë, është asimiluar gjerësisht. Gjuha e hershme e shqiptarëve në Greqi është quajtur si arbërishte e Greqisë dhe në greqishte si arvanitika.

Gjithsesi gjuha shqipe ende mund të flitet dhe dëgjohet në rreth 320 fshatra kryesisht përreth Levadhiasë, në Eubenë e jugut, Atikë, Korint dhe në Androsin verior. Por nuk ekziston një statistikë zyrtare në lidhje me numrin e folësve, përderisa kjo gjuhë nuk gë zon ndonjë status zyrtar. Arbërishtja e Greqisë konsiderohet si forma më arkaike e shqipes që flitet sot 12. Të dhëna më të hollësishme gjejmë te Sasse, i cili në hyrjen e librit të tij “Arvanitika. Die albanischen Sprachreste in Griechenland” parashtron:

1. E tërë Beocia me përjashtim të skajit perëndimor dhe disa qendrave të sapothemeluara dhe sapopopulluara në fushën e liqenit të dikurshëm të Kopais; ka rreth 70 fshatra. Nga arvanitasit sot përbëhet një pjesë e madhe e popullsisë së sotme të qyteteve Livadhia dhe Tebë .

2. Gjashtë krahinat kufitare në veri-lindje të krahinës Phthiotis, të cilat përbëjnë

njëkohësisht fundin më verior të zonës që flasin gjuhën arvanitase. 3. Të gjitha ngulimet e vjetra të Atikës me përjashtim të qendrës së vjetër të

qytetit të Athinës dhe të qytetit Megara; rreth 80 lokalitete. 7 W. Fiedler, Einführung in die Albanologie, Meissen, 2006, f. 8 8 W. Fiedler, po aty, f. 10 9 Eqrem Çabej, Në botën e arbëreshëve të Italisë, Tiranë, 8 Nëntori, 1987, 117 ff. 10 W. Fiedler, po aty, f. 11 11 R. Elsie, po aty, f. 5 12 Claus Haebler, Grammatik der albanischen Mundart von Salamis. Albanische Forschung 3, Otto Harrasowitz, Wiesbaden, 1965, 178 ff dhe Hans – Jürgen Sasse, Arvanitika. Die albanischen Sprachreste in Griechenland, Teil 1, Harrasowitz, Wiesbaden, 1992, 544 ff.

Page 12: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

12

4. Pjesa veri-perëndimore e Korintit dhe Argolisit me përjashtim të kryeqyteteve

dhe disa fshatrave përreth; veç këtyre një pjesë e madhe e kufirit verior të Peloponezit, një numër fshatrash në Ahaia në jug të Patras si dhe disa enklava të tjera në pjesën më jugore të Peloponezit; reth 100 qendra.

5. Eparahia Karystaia jugore në Eube: rreth 60 krahina. 6. Androsi verior: 11 fshatra dhe një sërë ngulimesh.

Që nga mesi i shekullit të 19 gjuha arvanite ka mbetur e gjallë deri te brezi më i ri vetëm në rajonet e Boecisë dhe të Eubeas 13.

Në vende të tjera të Ballkanit folës të shqipes ndeshen shumë rrallë. Edhe pse tashmë asgjë nuk ka mbetur nga bashkësitë e mëdha të emigrantëve shqiptarë të shekullit të nëntëmbëdhjetë që ndodheshin dikur në Bukuresht dhe në Sofje me shoqatat, gazetat, klubet, shkollat, shtypshkronjat e tyre, kjo gjuhë mund të dëgjohet sidomos në fshatin bullgar të Mandricës që ndodhet në rajonin kufitar bullgaro-greko-turk 14.

Një numër shumë i pakët shqipfolësish gjendet në Ukrainë, kryesisht në fshatrat Zhovdnevoje, Gamovkë, Gergievkë dhe Denvenkoje në krahinat e Melitopolit dhe të Odesës. Në 1959 numri i tyre vlerësohej në rreth 5000 vetë. Kolonitë e mëdha shqiptare që dikur zhvilloheshin anembanë Perandorisë Osmane tashmë janë shkrirë krejtësisht.

Bashkësi shqiptare gjenden në një numër kryesisht të madh në Stamboll të Turqisë dhe deri diku në Damask të Sirisë. Ish-bashkësia e madhe e shqiptarëve të Egjiptit me kontribute të jashtëzakonshme në gjuhën shqipe nuk ekziston më.

Grupe shqipfolësish ndeshim në shumë shtete të Shteteve të Bashkuara, në Kanada, Australi dhe Argjentinë. Numri i tyre është shtuar pas rënies së diktaturës komuniste, jo vetëm në këto vende, por edhe në gjithë Evropën Perëndimore 15.

13 Hans – Jürgen Sasse, Arvanitika. Die albanischen Sprachreste in Griechenland, Teil 1, Harrasowitz, Wiesbaden, 1992, f. 3, 5 14 Khs. Dhimitër Shuteriqi, Fshati shqiptar i Bullgarisë, Mandrica në: Studime Filologjike, Nr. 1, Tiranë , 1965, f. 35 15 R. Elsie, Histori e letërsisë shqipe, Tiranë, Pejë, 1997, f.6

Page 13: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

13

I.2. Dëshmitë e para në gjuhën shqipe dhe interesi për këtë gjuhë

Në lashtësi Shqipëria e sotme ishte atdheu i ilirëve, një konglomerat fisesh indoevropiane. Trungu ilir përbën një element bazë të qenies së tyre. Kemi shumë pak të dhëna në lidhje me banorët e jogrekë të Ballkanit dhe për gjuhët që flisnin. Ato gjenden vetëm në një numër shumë të vogël mbishkrimesh të shkurtra dhe toponimesh. Si dokumente gjuhësore për ilirishten, trakishten dhe dakishten mbeten vetëm emra njerëzish dhe vendesh që përmenden nga autorë të lashtë grekë e latinë, që nuk ishin shumë të interesuar për popuj të tjerë 16.

Shqiptarët kanë hyrë në analet e historisë së dokumentuar në gjysmën e dytë të shekullit të 11 të erës sonë. Në historinë e tij të shkruar më 1079 deri 1080 historiani bizantin Mihaelis Ataliates (Michaelis Attaleiates) ishte i pari që përmendi se Albanoi kishin marrë pjesë në një kryengritje kundër Kostandinopojës në 1043 dhe se Albanitai ishin nënshtetas të Dukës së Dyrrachiu-it.

Për herë të parë për ekzistencën e gjuhës shqipe bëhet fjalë në fillim të shekullit të 14. Midis 1285 dhe 1332 kemi katër përmendje të qarta dhe të padyshimta. E para i përket vitit 1285 dhe gjendet në Dubrovnik (Raguza) ku për njëfarë kohe ka patur një bashkësi shqiptare të konsiderueshme. Në hetimin e një grabitjeje në shtëpinë e Petro del Volcios nga Belena (Prati) njëfarë Mateu, biri i Markut të Mançes që ka qenë dëshmitar i një krimi thotë: “Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca” (dëgjova një zë që thërriste në male në gjuhën shqipe).

Në të ashtuquajturin Anonymi Descriptio Europae Orientalis (Përshkrimi anonim i Evropës Lindore) që është një tekst latin mesjetar i vitit 1308 të erës sonë, i cili përmban një vështrim mbi tokat e Evropës Lindore dhe në veçanti mbi vendet e Ballkanit. Aty hasim edhe një përshkrim të Shqipërisë. Autori anonim i tij mendohet të ketë qenë një klerik frëng, apo i shkolluar në Francë, me shumë gjasa i Urdhrit Domenikan i dërguar në Ballkan.

Ky tekst gjendet në një rradhë kodikësh mesjetarë dhe përmban një përshkrim të rrallë për Shipërinë në vitet e para të shekullit të 14 të erës sonë. Ajo që na intereson është pjesa përmbyllëse e këtij teksti ku përmendet gjuha shqipe: “Habendenim Albani prefati e linguam dis cinctam a Latinis, Grecis et Sclavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus”17 18.

Në njoftimin e një pelegrini gjatë udhëtimit për në Tokën e Shenjtë në 1322 për herë të parë gjejmë burimin e ekzistencës së gjuhës shqipe. Dy pelegrinë anglo-irlandezë Symon Semeonis dhe Hugo Illuminator u ndalën në 1322 në Shqipëri gjatë udhëtimit të tyre dhe i pari bëri një përshkrim të gjallë të asaj që pa. Përshkrimi i tij jep një vështrim të rrallë të bregdetit shqiptar në gjysmën e parë të shekullit të 14. Përshkrimet e udhëtimit të Simonit të njohur si Itinerarium Symonis Semeonis ab Hybernia ad Terram Sanctam (Udhëtimi i Simonit nga Irlanda në Tokën e shenjtë) ndodhen të ruajtuara në dorëshkrim në Bibliotekën Corpus Christi College në Kembrixh. Duke lundruar përgjatë bregdetit të Adriatikut Simoni shënon: “Albanya est provincia inter Sclavoniam et Romanyam, per se linguam habens”

16 R. Elsie, Histori e letërsisë shqipe, Tiranë, Pejë, 1997, f. 9 17 R. Elsie, po aty, f. 13 18 Shqip: Shqiptarët e sipërpërmendur kanë një gjuhë që dallohet nga ajo e latinëve, grekëve dhe sllavëve, kështu që kurrsesi nuk mund të merren vesh me popujt e tjerë

Page 14: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

14

(Shqipëria është një provincë midis Sllovanisë dhe Romanisë “Bizantit”, me një gjuhë të vetën).

Mjaft interesant është fakti që në Dubrovnik (Raguzë) ai bën fjalë për gjuhën e këtyre “barbarëve”: “In eadem dominantur Veneti, et ad eam confluunt Slavi, Barbari, Paterini et alii scismatici negotiatores qui sunt gestum, habitu et lingua Latinis in omnibus difformes” (Venedikasit mbizotërojnë në të “Dubrovnik”, ndërkaq e vizitojnë shpesh sllavët, barbarët, paterinët dhe tregatrët e tjerë përçarës, të cilët ndryshojnë kryesisht nga latinët në zakone, veshje dhe gjuhë.) 19.

E fundit nga këto raste dhe përmendja e parë e vërtetë që fakton ekzistencën e shkrimit në shqip ka qenë ajo në 1332 nga murgu dominikan frëng Brokard (Frere Brochard, lat. Brochardus Monacus). Në një vepër latinisht të titulluar “Directorium ad passagium faciendum”, Brokardi shënon: “Licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant, tamen litteram latinam habent in uso et in omnibus suis libris”20.

Ajo që përmendet për ekzistencën e gjuhës shqipe, tashmë është shumë e qartë, nga ana tjetër ajo për shkrimin e shqipes mbetet ende e dyshimtë. Nuk mund të thuhet me siguri nëse Brokardi ka patur parasysh libra të shkruar në gjuhën shqipe me alfabet latin, apo thjesht libra të shkruar në gjuhën latine. Nuk është zbuluar ende asnjë dokument që të vërtetojë nëse gjuha shqipe është shkruar nga ndokush gjatë kësaj periudhë në Shqipëri 21.

I.3. “Gjurmë” shqiptare në Rilindjen Evropiane

Afërsia me Italinë, djepin e qytetërimit evropian, dha mundësinë që mjaft shqiptarë të

përfitonin në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kultura humanitare e Rilindjes Evropiane dhe të merrnin pjesë në të. Një numër i madh shqiptarësh që jetonin në Itali, do të linin gjurmët e tyre në kulturën latine të Rilindjes Evropiane. Ata dhanë ndihmesën e tyre modeste në letërsinë dhe kulturën perëndimore shumë kohë më parë se ndokush prej tyre ta përdorte shqipen për të shkruar 22.

Në fillim të shekullit të 15 Shqipëria ende mbetej një vend malor i ashpër dhe i thyer, si rrjedhojë e shkaqeve historike, politike dhe ekonomike. Ajo nuk pati zhvillimin e një kulture qytetëse të lulëzuar, si ajo në Dubrovnik, në Split (Spalato), në Zadar (Zara) etj.

Shumë nga shqiptarët që kontribuan në traditën humaniste të Rilindjes Evropiane qenë pasardhësit e asimiluar të refugjatëve nga Shqipëria Veriore katolike, që kishin ikur nga vendi gjatë pushtimit turk e ishin vendosur në territorin e Serenissima-s.23 .

Gjon Gazulli (1400-1465), i njohur në latinisht si Johanes Gazulus, ka qenë astronom e matematikan i njohur me prejardhje shqiptare. Ai dha mësime filozofie, matematike dhe astronomie dhe iu përkushtua shpikjes së instrumenteve astronomike. Ai përmendet në veprën e gjermanit Johanes Myler. Gazulli kryesoi një numër misionesh diplomatike në shërbim të Dubrovnikut dhe Venedikut 24.

19 R. Elsie, Histori e letërsisë shqipe, Tiranë, Pejë, 1997, f. 14 20 Shqip: Shqiptarët në të vërtetë kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga latinishtja, megjithatë përdorin shkronja latine në të gjithë librat e tyre 21 R. Elsie, po aty, f. 15 22 Mikel Prenushi, Kontribut shqiptar në Rilindjen Evropiane, Tiranë, 8 Nëntori, 1981, 212 ff. 23 M. Prenushi, po aty, f. 34-59 24 Jahja Drançolli, Gjin Gazulli, astronom dhe diplomat i shekullit XV, Prishtinë, Rilindja, 1984, f. 21

Page 15: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

15

Historiani Marin Barleti (Marinus Barletius 1450-1512) mendohet se ka lindur në Shkodër, ku ai përjetoi nga afër rrethimin e dytë të qytetit nga turqit në vitin 1478, së cilës i kushtoi edhe një vepër (De obsesione Scodrensi (Rrethim i Shkodrës), Venedik, 1504). Me rënien e Shkodrës ai si shumë bashkëatdhetarë u vendos në Venedik e më pas në Romë, ku ra në kontakt me kulturën dhe idetë e rilindjes italiane, të cilat e frymëzuan për të dokumentuar historinë e Shqipërisë gjatë pushtimit turk dhe qëndresën e saj kombëtare nën udhëheqjen e Skënderbeut. Dy veprat e tij të tjera në gjuhën latine janë: “Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis, (Historia e jetës dhe bëmave të Skënderbeut, princit të Epirit)Romë, rreth 1508-1510” dhe “Compendium vitarum summorum pontificium et imperatorum romanorum usque ad Marcellum II, (Përmbledhje e jetës së papëve dhe perandorëve romakë deri te Marceli II), Romë 1555. Historia e Skënderbeut është përkthyer gjerësisht në shekujt e 16 dhe 17. Ai hodhi themelet e kultit të Skënderbeut për shqiptarët brenda vendit dhe në diasporë, duke e kthyer atë në një hero kombëtar 25.

Mikel Maruli (Michaelis Marullus) është një poet latin i Rilindjes evropiane për të cilin ka të dhëna se e ka prejardhjen arvanitase dhe mendohet se ka lindur nga një familje greko-shqiptare me prejardhje nga Morea. Familja e tij iku në Raguzë (Dubrovnik) ku që në vogëli ndjeu ndikimin e qytetërimit të Rilindjes Italiane. Maruli është autor i katër librave me epigrame latine si dhe i katër librave me himne për natyrën 26.

Leonik Tomeu (Leonicus Thomeus, 1456-1531), lindi në Venedik nga një familje prej Durrësit. Studioi letërsi klasike dhe filozofi në Firence dhe u bë profesor i filozofisë në Padova, ku mes të tjerëve i ka dhënë mësim edhe Kopernikut. Ai u vlerësua shumë nga Erazmi dhe përktheu veprat e Aristotelit dhe të filozofëve të tjerë të Greqisë së Lashtë 27.

Maksim Greku (1480-1556), i njohur me emrin Michael Trivolis, ka lindur në Artë, një qytet në Epir i populluar nga shqiptarët. Ka studiuar latinisht, greqisht, filozofi dhe teologji. Ai është autor i më shumë se 150 veprave, ndër to traktate filozofike, teologjike e gramatikore, predikime morale dhe përkthime 28.

Marin Beçikemi, (Marinus Becichemus Scodrensis, 1468-1526), ishte nga Shkodra, ka qenë profesor në Universitetin e Padovas dhe është autor i një numri veprash në latinisht. Ndër to një panegjirik i botuar në Venedik në 1531 që merret me rrethimet e vendlindjes së tij, Shkodrës 29.

Humanistët shqiptarë ishin produkt i kulturës humaniste italiane dhe me talentin e tyre dhanë ndihmesë në zhvillimin e kulturës dhe qytetërimit evropian.

Pra duke shqyrtuar tërë këtë veprimtari të humanistëve shqiptarë, mund të pohojmë se edhe kur shkenca e sotme nuk ka arritur të gjejë vepra të shkruara në gjuhën shqipe, duhet pranuar se mendimi shqiptar ka ndikur në rrjedhat e qytetërimit evropian. Megjithatë në këtë periudhë energjia krijuese e intelektualëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, filloi të prirej drejt përdorimit të gjuhës së tyre për të shkruar.

25 Dhimitër Shuteriqi, Mbi Barletin dhe shkrime të tjera, Tiranë, Naim Frashëri, 1979/a, f. 44-85 26 Ivo Bruns, Michael Marullus. Ein Dichterleben der Renaissance në: Preusische Jahrbücher, 74, Berlin, 1893, f. 105-129 27 M. Prenushi, Kontribut shqiptar në Rilindjen Evropiane, Tiranë, 1981, f. 117-130 28 M. Prenushi, po aty , f. 149-164 29 M. Prenushi, po aty, f. 131-148

Page 16: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

16

I.4. Tekstet e vjetra në gjuhën shqipe

Shqipja është gjuha kombëtare e fundit që është dokumentuar në Evropë krahasuar me gjuhët e tjera kombëtare. Fillimet e shkrimit shqip janë të rralla. I mirënjohur si teksti fillestar i gjuhës shqipe të shkruar dhe i pranuar gjerësisht është Formula e pagëzimit që mban vitin 1462, e që thotë: Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit (Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë). Autori i kësaj Formule ka qenë Pal Engjëlli (Paulus Angelus 1417-1470), këshilltari dhe miku i ngushtë i Skënderbeut dhe arkipeshkvi i Durrësit. Merita për zbulimin këtij teksti i takon dijetarit rumun Nicolae Iorga (1871-1940) në Bibliotekën Laurentiane në Firence (kr. Iorga 1915, faqe 194-197). Po këtij dijetari i takon merita e botimit të Formulës së pagëzimit të Pal Engjëllit në vitin 1915, e cila ishte një Formulë që përdorej për pagëzimin e fëmijëve. Pal Engjëlli e përfshiu Formulën e pagëzimit, në një letër pastorale me rastin e një sinodi të mbajtur në kishën e Trinisë së Shenjtë në Mat në 8 nëntor 1462 30.

Nga fundi i shekullit të kaluar në vitin 1972 është folur për një shkrim shqip të vitit 1483. Është fjala për një fjali në një pjesë teatrale të kohës së Rilindjes evropiane me titullin “Epirota” ndeshemi me një fjali në gjuhën shqipe. Komedia është shkruar latinisht nga Thoma Mediusi (Tommaso de Mezzo). Në këtë komedi një këngëtar epirot pra shqiptar, me emrin Damasken, shan një hanxhi që nuk ia pëlqen këngët, duke e mallkuar në gjuhën shqipe me fjalët: “Dramburi te clofto goglie (t’u dridhtë goja)”. Ky mallkim në gjuhën shqipe u ngjan shumë sharjeve që ekzistojnë edhe sot në Shqipëri “t’u mbylltë goja, t’u thaftë gjuha etj.” Pjesa teatrale u botua si libër më vete në 1483 në Venedik, ndërsa kjo frazë qysh atëherë njihej se ishte në gjuhën shqipe dhe u botua vetëm në vitin 1972 31.

Ungjilli i pashkëve ose Perikopeja është një tjetër dokument i rëndësishëm i shqipes së hershme. Ai përmban pesëmbëdhjetë rreshta në shkronja greke të përkthyera në ship nga Ungjilli i Shën Mateut (27: 62-66). Ai ruhej në Bibliotekën e Ambroziane në Milano dhe u zbulua nga historiani grek Spiridon Lampros (1851-1919) në vitin 1906. Teksti është në dialektin tosk dhe me një përkthim jo të mirë. Analizat paleografike e përcaktojnë si shkrim të kohës midis shekullit të 15 dhe të 16. Autori i këtij shkrimi është i panjohur deri tani 32.

Në Gjermani ruhet teksti i fundit shqip që i përket shekullit të 15 (1497). Është fjalori shqip i kalorësit gjerman, udhëtarit dhe shkrimtarit Arnold fon Harf. Pelegrinazhi i nisur prej tij në tokën e shenjtë në vitin 1496, e çoi edhe në bregdetin shqiptar. Në një ndalesë në portin e Durrësit në pranverë të vitit 1497, ai shënoi njëzetegjashtë fjalë, tetë fraza dhe dymbëdhjetë numra në shqipe,të cilat së bashku me përkthimin në gjermanisht, i hodhi në ditarin e tij të udhëtimit 33. Në mënyrë më të zgjeruar mbi këtë thesar të fillesës së shkrimit të gjuhës shqipe do të flasim në kapitujt vijues.

Të gjithë gjuhëtarët bien dakord se Meshari i Gjon Buzukut, botuar më 1555 është libri i parë shqip i mirënjohur deri më sot. Kësaj vepre i mungon ballina dhe 16 faqet e para të kopjes së vetme të veprës, ndaj titulli origjinal dhe vendi i botimit vetëm mund të hamendësohet. Për autorin e Mesharit shqiptar dihet pak, por nga tiparet dialektore të

30 R. Elsie, Histori e letërsisë, 1997, f. 25 31 Braun, Ludwig & Camaj, Martin, Ein albanischer Satz aus dem Jahre 1483 në: Zeitschrift für vergleichende Sprachforschung, 86, Göttingen, 1972, f. 1-6 32 R. Elsie, po aty, f. 25 – 26 33 R. Elsie, The Albanian lexikon of Arnold von Harff në: Zeitschrift für vergleichende Sprachforschung, 97, Göttingen, 1984, f. 113-122

Page 17: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

17

gegërishtes veri-perëndimore të tekstit, mund të gjykohet se familja e Gjon Buzukut duhet të jetë diku nga fshatrat e bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës 34.

Pra gjuha e Mesharit të Gjon Buzukut është burimi i parë dhe më i rëndësishmi për

historinë e gjuhës shqipe. Ky tekst mund të gjendet plotësisht vetëm në dekadat e fundit të shekullit 20: Justin Rrota përgatiti në vitin 1929 tri variante të tekstit dhe botoi disa pjesë. Me sa duket edhe Çabeji është nisur nga këto kopje, kur ai publikoi faksimilet dhe transkriptimin e librit të Buzukut në 1968. Por dhjetë vjet më përpara kishte realizuar një

34 Khs. R. Elsie, Historia e letërsisë, 1997, f. 33

Page 18: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

18

publikim të plotë të faksimileve Namik Resuli bashkë me disa transkriptime, që dallohen shumë nga ato të Çabejit 35.

Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe Martin Camajn, i cili e ka mbrojtur disertacionin e tij me këtë vepër “Il “Messale” di Gjon Buzuku. Contributi linguistici allo studio delle genesi”, që u botua te Shêjzat në Romë, në 1960 36.

Leksiku i këtij libri të parë shqip, ka 2.127 fjalë gjithsej. Buzuku përdor formën gluë-a për fjalën gjuhë-a. Është i rëndësishëm veç të tjerash, sepse për herë të parë dëshmohet leksema shqip (XXXV, II). Arbania Buzuku e përdor në kuptimin vendit ku jetojnë arbrit ose arbanët, ndërsa fjalët Shqipëri dhe shqiptar nuk hasen në këtë vepër 37.

Ekziston mendimi i përgjithshëm se kjo vepër është botuar në Venedik dhe për shkak të një përhapjeje jo të gjerë mund të ketë mbetur vetëm një kopje e ardhur deri në ditët tona. Madje ekziston edhe një hipotezë tjetër se rrallësia e Mesharit të Gjon Buzukut është rrjedhojë e politikës së lëkundur kishtare gjatë Koncilit të Trentit 1545 – 1563 e më pas. Në atmosferën e reformës kisha mund ta ketë dhënë në fillim miratimin për këtë përkthim, por më vonë, si shenjë e ripohimit të doktrinës katolike tradicionale të kundërreformës, si dhe nën hijen e tmerrshme të inkuizicionit, të mos ketë lejuar botimin e veprave në gjuhët vendase. Është i mirënjohur fakti se në një periudhë prej tridhjetë vjetësh nga 1568 deri në 1598 shumë vepra fetare dhe liturgjike kanë qenë ndaluar ose janë hequr nga qarkullimi. Në këtë kaudër ekziston plotësisht mundësia që Meshari i Buzukut të ketë qenë një ndër to, duke shpjeguar në këtë mënyrë numrin e vogël të kopjeve të veprës si dhe mungesën e qarkullimit të saj 38.

Dëshmia më e hershme në dialektin e toskërishtes, botuar në vitin 1592 Lekë Matrënga (Luca Matranga, 1567-1619), i cili ishte klerik ortodoks i bashkësisë arbëreshe të Siçilisë, publikon “Doktrinën e Krishterë”, titulli origjinal i kësaj vepre është “E mbsuame e krështerë”. Në vitin 1912 për ehrë të parë e publikua nga Marco La Piana: botimi më i ri dhe më i qëndrueshmi mund të jetë ai Sciambra-s.

Matrënga ishte një prift nga Piana dei Greci (sot është Piana i shqiptarëve), Doktrina e Krishterë është një katekizëm prej njëzetetetë faqesh e përkthyer nga një vepër e priftit jezuit spanjoll Jakob Ledesma (1516-1575). Kopja në dorëshkrim e përkthimit ka ardhur deri në ditët tona në tri variante të ndryshme, ku vetëm i pari mendohet se është me shkrimin e vetë Matrëngës 39.

Një botim më i ri, që nuk sjell vetëm versionet e teksteve, por edhe komentet dhe një glosar, është i Fadil Sulejmanit. Por këtë tekst e ka botuar edhe J. Matzinger, që është më lehtë për t’u gjetur dhe e ka përfshirë brenda veprës së tij “Hyrje në historinë e gjuhësisë së shqipes”, duke e parë nga këndvështrimi indogjermanist dhe duke e komentuar 40.

Doktrina e Krishterë e Matrëngës është me rëndësi historike si vepra e parë e shkruar në toskërishte, sepse të gjithë autorët e vjetër të hershëm shqiptarë, Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani kanë shkruar në dialektin e tyre të gegërishtes. Ai duke mos e njohur Mesharin e Buzukut, nga aspekti gjuhësor konstatohet se nuk është ndikuar fare nga dialekti i këtij të fundit. Ai u mjaftua vetëm me shkronjat e alfabetit latin, ndërkohë që shkrimtarët shqiptarë të veriut përdorën veç tyre edhe disa shkronja të

35 W. Fiedler, Einführung in die Albanologie, Meissen, 2006, f. 49 36 W. Fiedler,po aty , f. 51 37 Jup Kastrati, Historia e albanologjisë, Tiranë, LMG, 2000, f. 68 38 Khs. R. Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, 1997, f. 34 39 Khs. R. Elsie, po aty, f. 37 40 W. Fiedler, po aty, f. 51

Page 19: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

19

alfabetit cirilik. Matrënga përdori ae për zanoren e pazëshme që tani shkruhet ë, sc (i) it. në vend të sh dhe ishte i pari që përdori th për frikativen dentale 41.

Shkronjën latine d e ka përdorur për të paraqitur tingujt bashkëtingëllorë d, dh si p.sh. do = do, deu = dheu); shkronjën z e ka përdorur për të paraqitur tingujt bashkëtingëllorë z dhe c si p.sh.: zot; zaenae = zënë, zili = cili, etj.; shkronjën l e ka përdorur për të paraqitur tingujt bashkëtingëllorë l, ll si p.sh.: ndae balaet = ndë ballët, tue claenae = tue klënë etj.).

Siç e përmendëm pak më lart ai përdori togun zanor ae = ë dhe grupin bashkëtingëllor gn e ka përdorur për të paraqitur hundoren qiellzore nj; grupin bashkëtingëllor gl(i) të italishtes e ka përdour për të paraqitur likuiden palatale l apo grupin bashkëtingëllor cgh (i) e ka përdorur për të paraqitur bashkëtingëlloren pëlcitëse të zëshme gj; chi apo kj për të paraqitur pëlcitësen qiellzore të pazëshme q; p.sh:

gneriu (njeriu), tae vigane (të vinjë) bigl (bil), ndaegliesae (ndalesë = ndjesë) thotae (thotë), thuai (thuaj) cghithae (gjithë), cghielae (gjellë) ianae chiaeruaraë (janë qëruarë) 42 Nga pikëpamja leksikore shqipja e tij përmban një ngjyrim të fortë nga leksiku i

greqishtes. Arsyeja duhet kërkuar sa te migrimi i arbëreshve nga Greqia për në Siçili gjashtëdhjetë vjet përpara se të botohej vepra, ashtu edhe sepse greqishtja ishte gjuha e kishës ortodokse. Nga pikëpamja leksikore leksiku i greqishtes ka ardhur duke u dobësuar në dialektet arbëreshe njësoj siç ka ndodhur me leksikun e turqishtes në shqipen e Ballkanit. Në veprën e Matrëngës kemi një leksik të përgjithshëm prej 450 fjalësh.

Për të plotësuar nevojat leksikore të veprës së tij, sidomos për të përkthyer disa terma nga sfera e liturgjisë, ka përdorur një numër mbiemrash të substantivuar ose emrash foljorë të gjinisë asnjanëse, ose duke përdorur disa shprehje të formuara me pjesëmarrjen e emrave të këtij tipi, me kuptime, që – me sa duket – në të folmet popullore arbëreshe nuk njiheshin, të tilla si:

Të butë (benignita = butësi) të glatë shpirti (langalimita = të qenët i durueshëm, tolerancë), të mathtë (superbia = kryelartësi), të madh shpirti (magmaimita = madhësi shpirti a shpirtmadhësi), të shtreitë (avarizia = kopracia), të tharëtitë (l’iria = zemërimi, inati), të erësierë (pentimento=pendesë), të dhëmburë (kolore=dhëmbje, mundim), të dashurë (carita=dhëmbshuri), të ndlëguashim (prudenza=të qenët i urtë, i matur), etj.

Ndoshta edhe fjalët faqe (në kuptimin person sipas greqishtes prosopon), mjeshëtr (në kuptimin mësues, sipas italishtes maestro) dhe i mbsuam (në kuptimin nxënës, ai që mëson) janë përdorur për herë të parë nga Matrënga 43.

Ai në mungesë të fjalëve të nevojshme në lidhje me sferën fetare, huazon drejtpërdrejt nga greqishtja, për të shprehur disa nocione fetare, meqenëse në të folmet e arbëreshëve mungonin si p.sh:

41 Kolë Ashta, Shënime e vërejtje rreth gjuhës së leksikut të Lekë Matrëngës në: Buletin për Shkencat shoqërore, Nr. 1, Tiranë, 1957, f. 83-107 dhe Në kërkim të anës letrare të Matrëngës në: Shkodra, Nr. 5, Shkodër, 1965, f. 188-202 42 Shaban Demiraj, Historia e gjuhës së shkruar shqipe, Prishtinë, Enti i teksteve dhe mjeteve mësimore, 1967, f. 11 v. 43 Sh. Demiraj, po aty, f. 27

Page 20: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

20

Të anastisuritë (të ringjallurit), të sarkosuritë (të mishëruarit), të ksemolloisuritë (të rrëfyerit), pandohi (shpresë), parakalesinj (falem), pistevo (besim), kathartir (purgator) etj. 44.

Pjetër Budi (1566-1622) është autori tjetër i hershëm shqiptar, është autori i katër veprave me përmbajtje fetare në gjuhën shqipe. “Dottrina Christiana” ose “Doktrina e Kërshtenë” është vepra e parë e Budit, e cila u botua në Romë në 1618 dhe një kopje origjinale ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Me interes në lidhje me dokumentimin e gjuhës shqipe janë 53 faqe me vjersha fetare shqipe që përbëjnë afërsisht tremijë vargje shtojcë për Doktrinën e Kërshtenë. Ato janë të gjitha në dialektin e gegërishtes, dhe një pjesë e madhe e tyre janë origjinale.

Botimi i dytë i Budit përmban tri vepra të tjera të tij: “Rituale Romanum” ose “Rituali Roman”, e cila është një përmbledhje prej 319 faqesh me lutje dhe me kungata me komente në gjuhën shqipe. 2) “Kush thotë meshë keto kafshë i duhetë me shërbyem” janë 16 faqe shpjegime meshash. 3) “Speculum Confessionis” një përkthim prej 401 faqesh, i cilësuar nga Budi si: “një lloj bashkëbisedimi shpirtëror fetar shumë i dobishëm për ata që nuk kuptojnë gjuhë tjetër përveç gjuhës amtare shqipe.” Si “Rituali Roman” ashtu edhe “Pasqyra e të rrëfyemit” shoqërohen nga një shtojcë me vargje në gjuhën shqipe 45.

Poezitë e këtij autori, veprat e para poetike në gjuhën shqipe, u botuan të fotografuara nga Rexhep Ismajli me transkriptim në 1986 46.

Gjuha e Budit është një formë arkaike e dialektit të gegërishtes, që ruan disa tipare fonetike interesante. Profesor Çabeji ka ngritur teorinë e ekzistencës së traditës letrare në Shqipërinë veriore duke u bazuar në normën letrare të të shkruajturit që ka ndjekur Budi. Nga pikëpamja gjuhësore Budi ka një alfabet të ngjashëm me atë të Buzukut, por Budi nuk e përmend Buzukun në asnjë vend. Krahasuar me Buzukun përpara tij dhe me Bogdanin pas tij, gjuha e Budit është më e mirëfilltë, më e gjallë dhe më e pasur me idioma. Vlerësohet fakti se për termat e huaj që ai përdor, përpiqet që të japë sinonime me origjinë nga gjuha shqipe. Gjithsesi leksiku i Budit nuk është aq i hollë dhe i thellë sa leksiku i Bogdanit 47.

Fjalori i parë shqiptar është botuar në Romë më 30 maj 1635 dhe ka si autor Frang Bardhin (Franciscus Blancus, 1606-1643) nga krahina e Zadrimës. Fjalori përbëhet nga 238 faqe latinisht – shqip me titull “Dictionarium Latino-epiroticum, una cum nonnullis usitatioribus loquendi formulis”, Romë, 1635 (Fjalor latinisht-epirotisht, me disa shprehje të përditshme), përmban 5640 zëra latinisht të përkhyera në shqip, një shtojcë me pjesë liturgjike, proverba dhe dialogë. Dy ishin synimet e këtij fjalori: 1) Të shpëtonte gjuhën shqipe nga bastardimi; 2) Të ndihmonte klerin shqiptar të mësonte latinisht. E rëndësishme për gjuhësinë është se kjo është vepra e parë në fushën e leksikografisë shqiptare 48.

Në 1932 kjo vepër u botua nga Mario Roques, madje është botuar edhe një herë në Prishtinë në 1983 49.

Në aspektin gjuhësor Bardhi nuk e ka të vështirë që të japë në gjuhën shqipe terma konkretë, por gjuha e tij ngec në lidhje me konceptet abstrakte si për shembull: materia “aste gna cafsce, seayet ghi mbaa giaal nierine (një gjë që mban gjallë njeriun)”; “patria dheu cu aste leem nierye (dheu ku është lindur njeriu)”.

44 Sh. Demiraj, Historia e gjuhës së shkruar shqipe, 1967, f. 30 45 R. Elsie, Histori e letërsisë, 1997, f. 41-42 46 W. Fiedler, Einführung in die Albanologie, Meissen, 2006, f. 51 47 Eqrem Çabej, Pjetër Budi dhe gjuha e tij në: Studime filologjike, Nr. 4, Tiranë , 1966, f. 139-150 48 R. Elsie, po aty, f. 48 49 W. Fiedler, po aty, f. 51

Page 21: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

21

Interes të madh në këtë vepër përbën shtojca prej 33 faqesh e ndarë në shtatë kapituj: 1) emra dhe numërorë; 2) tituj familjarë; 3) qytete dhe kështjella; 4) ndajfolje; 5) parafjalë; 6) pasthirrma; 7) proverba, fjalë të urta, dialogë dhe përshëndetje. Pjesa më e madhe e shtojcës është katër gjuhëshe latinisht, italisht, shqip dhe turqisht. Nëse do ta rendisnim fjalorin e tij të shqipes sipas pjesëve të ligjëratës, konstatojmë se Bardhi na jep një skelet të gramatikës së shqipes. 113 proverbat dhe fjalët e urta që ndodhen në fjalor kanë një rëndësi shumë të madhe për gjuhëtarët 50.

Me fjalorin e tij nis tradita leksikografike shqiptare si dhe punimet me karakter gjuhësor të shqiptarëve. Fjalori i tij është një burim i pashtershëm për vlerat leksikologjike 51. Vepra ka 5000 fjalë latine dhe 2544 fjalë shqipe. Ai është i pari fjalor që ndan fjalët shqipe nga huazimet greke (16 huazime të greqishtes së vjetër dhe 30 huazime të greqishtes së mesme dhe të sotme), latine (170 huazime), sllave (40 huazime), turke (73 huazime), bazuar në arsyetimet e bëra gjatë studimit dhe shyrtimi të veprës 52.

Në veprën e tij janë të zakonshme tri mjetet e zhvillimit të leksikut (me parashtesa,me prapashtesa dhe kompozita fjalësh). Studiuesit kanë gjetur mbi 50 parashtesa dhe prapashtesa të përdorimi të dendur dhe të rrallë si p.sh.: ndë (ndëpër); pa (i pabesë); pas- (pasqyrë); sh-(shpërblyem)

Me prapashtesa: -ar (kapucar, letërar), - as (i katundas); -atë (gjykata, kafshata); -auter (strauter); - or (murator); -ishtë (ullishtë); -kë (gjetkë); - llimë (bubullimë); -onjë (ulkonjë); - uk (kakrruk); -unë (begatunë) etj.

Kompozitat e tipeve emër + emër: gjakafshë, tatagjysh, mjesditë; emër + mbiemër: buzëmadh, gojëkeq; emër + ndajfolje: diekeq; folje + ndajfolje: dashakeq; emër + folje: dorëzanë; përemër + përmeër: gjithkush etj.

Duhet theksuar se Fjalori i Bardhit është një dëshmi e gjallë e disa formave gramatikore të përdorura në kohën e tij, ai pasqyron drejtshkrimin e kohës, fjalëformimin, dukuritë e ndryshme fonetike, përdorimin sintaksor të parafjalëve me rasa të ndryshme, sistemin emëror dhe foljor të shqipes në shekullin XVII.

Veç fjalëve të sferës fetare, ai përfshin edhe një numër të konsiderueshëm fjalësh nga sfera të ndryshme të jetës, sidomos të përdorimit të përgjithshëm si: bashtinë (me shtim) beleg (me marrë besë); bogaçe (edhe pogaçe), arbënisht (=shqip), lëkura e arrësë, ashtëth (kockë e vogël); bajraktar, hellth (=heshtëzë); përbalt, përmjalt, pulqyer etj.

Në këtë fjalor konstatohet edhe prania e një numri jo të vogël arkaizmash leksikore ose thjesht kuptimore si: kushë (=kazan), pef, pënik (=bukë meli); përmiell etj., si edhe parafjala e vjetër n apo prej e përdrur jo vetëm me kuptimin e largimit, por edhe në atë të afrimit drejt një vendi.

Vihet re edhe përpjekja për të krijuar fjalë të reja nga fondi i gjuhës shqipe si: hiezë (sipas latinishtes umb-ella), rrues /rruestar (berber), gjetës (çpikës), derëtar (portier), vjershëtar, furrtar, vozëtar etj.

Ndeshim edhe një varg fjalësh zvogëluese me trajta zvogëlimi –th; –z dhe –lë, që padyshim i ka gjetur në gjuhën e popullit, sepse i gjejmë edhe në shkrime të mëparshme si: ashtth, burth, djalëth, gurth, koshth, zogth; barkëzë, buzëzë, dorëzë, gjuhëzë; bukëlë, zogëlë etj. 53.

50 R. Elsie, Histori e letërsisë, 1997, f. 51 51 J. Kastrati, Historia e albanologjisë, Tiranë, 2000, f. 79 52 J. Kastrati, po aty, f. 82 53 J. Kastrati, po aty, f. 83-84

Page 22: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

22

Në aspektin morfologjik, në këtë fjalor mund të vërejmë ndryshimet që ka pësuar gjuha shqipe, duke e krahasuar me të sotmen. Shumë mbiemra që sot janë të nyjshëm në këtë fjalor dalin pa nyjë: albus, bardhë; gamarus, hidhun; caldius, nxehtë; densus, shpesh; virids, verdhë etj. Apo mbiemra me nyjë të parme si: durus, fortis, validus, i fortë; mansues, mitis, i butë; niger,i zi; pauper, orphanus, mendicus, i vobeg; velox, vivax, i gjallë etj., haset i njëjti mbiemër me nyjë dhe pa nyjë të parme si: aeger, i sëmutë, aegrotus, sëmutë; vivax, i gjallë; vivus, gjallë. Ndërsa ndajfoljet pasqyrohen më mirë si: shkëqyeshëm , miqësisht, dhelpënisht, tinëzë, pash më pash, copë copë etj.

Nga pikëpamja sintaksore, pikërisht në aspektin historik të sintaksës, ky fjalor na dëshmon disa fenomene gjuhësore që përbëjnë interes shkencor për gjuhëtarët. Në këtë vepër hasen përcaktorë që i prijnë emrit si: alta gallina, e majme pulë; bona mulier, e mirë grue; dulce pomum, e ambël mollë etj., por edhe: audax vir, njeri i fortë; dextere manus, dora e djathtë etj.

Mbiemri që vendoset përpara e hasim jo vetëm në fjalor, por edhe te parathënia e tij: “...me ndimuem atune qi janë nd urdhënitë Tinzot e të Shintesë Kishë Katolike, e s’dijnë gjuhën latine, pa të sijet as kush s’mundë shërbejnë si duhet e pa të madh error...”

Në aspektin grafik, fonetik dhe ortografik: autori ka riprodhuar sistemin grafik të Pjetër Budit; togun bashkëtingëllor nj- (në fillim), -nj- (në mes) dhe –nj (në fund të fjalës) e gjejmë në formën e vet të plotë si: ftonjtë, gjunjëtë, hujnj, kështenjë, kushërinj, zonjë; dëshëronj, kërkonj, lidhinj; ndenjun 54.

Pietro Bogdano është emri në italisht i Pjetër Bogdanit (1630-1689) është autori i veprës së parë të shkruar drejtpërsëdrejti në shqip, pra jo përkthim, me titullin “Cuneus Prophetarum” (Çeta e profetëve). Vepra u botua në shqip dhe italisht në Padova në vitin 1685. Kjo vepër u shtyp në alfabetin latin me shtesë po ato shkronja cirilike që ka përdorur Budi dhe Bardhi. Vepra përbëhet nga dy vëllime dhe secili vëllim nga katër pjesë 55.

Bogdani dallohet prej gjithë shkrimtarëve të tjerë shqiptarë për shkak të shqipes së tij të veçantë. Nga pikëpamja gjuhësore ai është i pari që falë një interesimi të vetëdijshëm për fjalët e vjetra të harruara si dhe një leksiku shumë të pasur, arriti të shprehë me mjeshtëri nocionet e reja abstrakte. Për herë të parë në gjuhën e Bogdanit ndeshim atë që mund të quhet gjuhë letrare 56.

Gjatë shekullit të 17 veprat e shkruara në gjuhën shqipe janë shumë të rralla. Për ekzistencën e tyre dëshmojnë përmendjet në vepra të autorëve dhe studiuesve të mëvonshëm si p.sh. përshkrimet fetare në shqip të misionarit qipriot Neofil Rodinos (1576-1659), apo studentit të tij shqiptar, priftit Dhimitër Delvina që përktheu në shqip një doktrinë të krisherë për përdorim fetar 57.

Sipas Mahir Domit: “Vepra e Bogdanit ka një rëndësi të veçantë gjuhësore, jo vetëm me materialin që sjell për gramatikën historike të gjuhës shqipe, por sidomos me visarin leksikor të saj. Me të kemi një gegërishte në gji të së cilës kanë filluar të shfaqen inovacionet që do t’ia ndryshojnë aspektin fonetik e gramatikor. Bogdani jo vetëm nxjerr në dritë fjalë e shprehje të lashta, po edhe krijon fjalë të reja për konceptet që i duhet të shprehë. Edhe në grafi, Bogdani shënon hapa përpara. Përdori alfabetin e vjetër të veriut me katër shkronjat e posaçme të tij dhe me dy shkronja greqishte. Grafia e tij karakterizohet nga një saktësi e qartësi e madhe, nga një përshtatje e mirë me fonetikën e shqipes. Vepra e Bogdanit u njoh,

54 J. Kastrati, Historia e albanologjisë, f. 84-86 55 R. Elsie, Histori e letërsisë, 1997, f. 52, 54 56 R. Elsie, po aty , f. 55 57 Dhimitër Shuteriqi, Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850, Tiranë, Akademia e Shkencave, 1976, f. 74

Page 23: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

23

u çmua nga rilindësit tanë. Ajo u dha atyre shëmbëllen e një gjuhe të përpunuar e të pastër shqipe dhe u shërbeu si mbështetje në punën e tyre të madhe për zhvillimin e gjuhës letrare 58”.

Në parathënien “Të primitë përpara letterarit”, Bogdani shkruan se ka bërë përjekje të shumta me teknikë të shtypshkronjës për të gjetur shkronja-grafe korresponduese të tingujve shqip që i mungonin latinishtes, duke e ditur se alfabeti latin nuk i plotësonte tërë tingujt e shqipes: “Puna më doli fort e mbarë dhe e shpejtë. Ndonëse nuk gjeta shkronja shqipe, posi kisha dëshiruar, u shërbeva pa pengesë me disa sosh greke, duke qenë i bindur se lexuesi ynë shqiptar, me urtinë e vet do t’i lexojë të gjitha fjalët, siç bë jnë franceztë e gjermanë t, të cilat ndryshe shkruajnë se që lexojnë”.

Pra siç e shohim ai e argumenton nga ana teknike përzgjedhjen e tij në dy drejtime: nga ana praktike dhe nga ana e përvojës botërore. Ai u referohet dy gjuhëve që u imponuan në Rilindjen Evropiane, asaj frënge dhe asaj gjermane. Po në këtë parathënie ai dëshmon për ndërmarrjet e mëdha në fushën e gjuhësisë, kryesisht leksikologjisë, leksikografisë, terminologjisë, fjalëformimit etj. Për të realizuar këtë aksion të madh me karakter pedagogjik, shkencor-kulturor e arsimor ai shfrytëzoi kontaktet me njerëzit e shtresave të ndryshme, qytetare dhe malësore. Ai thekson rolin e gjuhës së folur dhe të shkruar, aspekte të cilat i konceptoi të pandara, pjesë të një tërësie 59.

Vepra të tjera të letrave shqiptare janë të pakta dhe të rralla. Asnjëra pre jtyre nuk ka ndonjë vlerë të veçantë letrare. Pë r ekzistencën e një numri veprash në gjuhë n shqipe në shekullin e shtatë mbë dhjetë dihet vetë m ngaqë përmenden ose prej një numri autorë sh të tyre ose nga studiues të më vonshë m.

Zhan Zhak Bushari (Jean Jacques Bouchard, 1606-1641) në një libër me titull “Monumentum romanum, Nicolao Claudio Fabricio Perescio, senatori Aquensi doctrinae virtutisque causa factum”, Romë 1638, midis vjershave në shumë gjuhë ekzotike, përfshin edhe një vjershë në shqip të autorit arbëresh Daniel Korteze, e cila është një vjershë me gjashtë vargje e titulluar “Carmen albaniense sev epiroticvm” (Këngë shqiptare apo epirote). Kjo vjershë është një panegjirik i thjeshtë pa ndonjë meritë gjuhësore. Rëndësia e saj qëndron në faktin se është dokumenti i tretë më i vjetër në dialektin tosk (pas Ungjillit të pashkëve dhe Matrëngës) dhe i pari dokument nga Kalabria 60.

Një vepër që pret studimin e gjuhëtarëve është një tjetër doktrinë e krishterë e Bernardit të Kuintianos (Bernardus a Quintiano apo Quinzano) ose të Veronës. Ai ishte një prift françeskan që shërbeu në Shqipëri nga viti 1636 deri në 1649, ku mendohet se mësoi shumë mirë gjuhën shqipe. Doktrina e tij e krishterë u botua në Venedik në vitin 1675. Bogdani e njihte shumë mirë këtë vepër dhe më 3 janar 1676 i dërgon një letër Propoganda Fides nga Shkodra ku e njofton se:

“Gjatë kohës që kalova në Venedik verën e shkuar sigurova dhe me shpenzimet e mia rishtypa Doktrinën e Krishterë të vogël në gjuhën shqipe dhe në italishte, të përkthyer me saktësi nga reverendi At Bernardi i Veronës dhe meqë i mora të gjitha kopjet me vete për t’ua shpërndarë klerikëve anëembanë Shqipërisë, e gjykova të nevojshme t’i dërgoj një kopje Kongregacionit të Shenjtë në qoftëse ata dëshirojnë ta ribotojnë në Propaganda Fide për t’u dhënë mundësi berzave të ardhshëm ngaqë është mjaft e frytshme”.

58 Mahir Domi, Pjetër Bogdani në: Historia e letërsisë shqipe, Vëll. I dhe II, 1971, f. 183-184 59 J. Kastrati, Historia e albanologjisë, 2000, f. 107-108 60 R. Elsie, Historia e letërsisë, 1997, f. 58

Page 24: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

24

Një vepër që duket të jetë me interes për leksikografët është “Dictionarium epiroticum” që u hartua si fjalor shqip para vitit 1678 nga misionari italian që shërbente në Dioqezën e Shkodrës, Leo i Çitadelës (Leo da Citadella).

Fakti se veprat e Bogdanit dhe Budit njiheshin tashmë në trevat shqiptare e dëshmon një letër e famullitarit dalmat të Pultit, Xhorxhio Toliç (Gorgio Tolich), e cila gjendet në Arkivin e Propoganda Fides, e shkruar në gjuhën shqipe dhe që mban datën 30 mars 1689, e hartuar sipas drejtshkrimit të këtyre dy autorëve të mëdhenj shqiptarë 61.

Murgu siçilian Nilo Katalano (Nilo Catalano 1637-1694) na ka lënë një vepër shumë të vlefshme të leksikografisë shqiptare, të hartuar përpara vitit 1694 që është “Fjalori shqip – italisht dhe italisht – shqip” (Vocabolario albanese-italiano ed italiano-albanese). Ai është një fjalor i hartuar në dialektin e gegërishtes, shoqërohet me shënime gramatikore për gjuhën shqipe dhe me dy faqe me shkrim grek 62.

Autorët shqiptarë të shekullit të 16 dhe 17 si Gjon Buzuku, Lek Matrënga, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani dhe një sërë autorësh dytësorë që u përmendën më lart, nëse kontributi i tyre do të kishte vazhduar të zhvillohej në rrjedhat e kohës, padyshim që do ta kishin çuar zhvillimin e gjuhës së shkruar shqipe në nivelet e gjuhëve të tjera evropiane. Ato mund të kishin qenë rrënjët e forta të një gjuhësie kombëtare, nëse këto kontribute nuk do të ishin ndërprerë nga pushtimi osman.

Për gjuhëtarët këto vepra përbëjnë gjithmonë një pikë shumë të rëndësishme referimi për studimet e tyre gjuhësore, sidomos në sferën e leksikografisë e leksikologjisë.

61 R. Elsie, Historia e letërsisë, 1997, f. 59 62 R. Elsie, po aty, f. 60

Page 25: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

25

KREU II. VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM HISTORIK DHE PRIRJET MBI STUDIMET ALBANOLOGJIKE

II.1. Filologjia dhe gjuhësia si bazë e albanologjisë Fillimet e interesimit të shkencës gjuhësore evropiane për gjuhën shqipe dhe si

rrjedhojë fillesat e albanologjisë mund të kuptohen dhe të përjetohen vetëm në kontekstin e rëndësishëm të zhvillimit të tërë shkencor. Për këtë na duhet një zanafillë në fushat e larguara në aspektin kohor dhe tematik të historisë së shkencës në kohën e re, e cila na tregon mbirjen dhe rritjen e ngadaltë të albanologjisë si një disiplinë e pavarur nga filologjia dhe gjuhësia si një proces i vazhdueshëm. Në Evropë në shekullin e 14 ishte zgjuar një jetë e re. Tri mendjet e mëdha Dante Aligeri (1265-1321), Petrarka (1374) dhe Bokaço (1313-1375) me veprat e tyre përsosën gjuhën italiane. Ndërkaq zgjohet dhe përhapet interesi për studimin e letërsisë klasike. Pas shumë shekujsh Bokaço ishte i pari, i cili i lexoi veprat e Homerit në gjuhën origjinale; me anë të ndikimit të tij Leontius Pilatus u bë profesor i gjuhës greke në Firence. Njëzet vjet pas vdekjes së Bokaços hodhi rrënjë në tokën italiane letërsia greke, sidomos përmes Emmanuel Soloras.

Që nga viti 1391 e më pas ai punoi si mësues i gjuhës greke në Milano, Venedik, Romë dhe përgatiti një numër të madh nxënësish, të cilëve u ishte zgjuar interesi për rilindjen e studimeve klasike, pas tij vjen Georg Trapecunti, mësuesi i greqishtes në Venedik që nga viti 1430, dhe kështu ishte rritur zelli për mësimin dhe përvetësimin e greqishtes, aq sa perëndimorët për këtë qëllim kishin filluar të shkonin në Kostandinopojë. Por pas pushtimit të kësaj të fundit shumë dijetarë grekë u detyruan të emigronin në perëndim 63, në Itali, prej nga mori shtysë rryma e re e mendimit, humanizmi, dhe u përhap në të gjitha drejtimet e Evropës. Sigurisht që nga lulëzimi i përgjithshëm i shkencave përfitoi edhe filologjia klasike, i cili kishte nisur nga humanizmi dhe kishte vijuar nëpërmjet protestianizmit. Edhe në fushën e gjuhësisë u bë i ndjeshëm ndikimi i kësaj rryme, megjithëse ajo nuk kishte spikatur ende si shkencë më vete. Por bazat, mbi të cilat ajo ishte në gjendje të ngrihej, ishin vendosur tashmë në periudhën klasike. Me ngritjen e mbështetjes kryesore të kulturës së re, të njohjes së kulturës klasike, brenda një periudhe të shkurtër u zhvillua filologjia, bazën kryesore të së cilës e formonin njohja e saktë e gjuhës latine dhe e gjuhës greke.

Kështu ajo i përkushtohet botimit të gramatikave dhe fjalorëve, botimeve të teksteve kritike dhe hulumtimeve të gjuhëve të popujve evropianë 64. Me zgjimin e shkencave fillon edhe studimi i gjuhëve orientale, përkatësisht semite. Këtë interes e nxiti futja e hebraishtes në filologji nga Reuchlini 65.

Udhëtimet e mëdha dhe zbulimet si në shekullin e 14 ashtu edhe në shekullin e 15 dhe 16 shoqëruan zhvillimin e madh të kulturës dhe krahas synimit të përhapjes së 63 Theodor Benfey, Geschichte der Sprachwissenschaft und orientalischen Philologie in Deutschland seit dem Anfang des 19. Jahrhunderts mit einem Rückblick auf die früheren Zeiten, München, J. G. Gotta’schen Buchhandlung, 1869, f. 208 64 Th. Benfey, po aty, f. 208 vv. 65 Th. Benfey, po aty, f. 216 vv.

Page 26: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

26

kristianizmin në vendet e reja të zbuluara, u njohën dhe u mësuan gjuhë si dhe u realizuan përpunimet e tyre gramatikore, pjesa më e madhe e të cilave kishte qenë e panjohur për kulturën e vjetër.

U studiuan gjuhët indigjene amerikane dhe aziatike dhe u dokumentua pjesërisht fondi i fjalëve të tyre. Vlen për t’u përmendur Ritter Arnold von Harff nga Këlni me veprën e tij “Udhëtim përmes Sirisë, Egjiptit, Arabisë, Etiopisë, Nubisë, Palestinës dhe Turqisë ” (1496-1499), i cili u kujdes për gjuhët dhe alfabetet e popujve, të cilët njohu. Antonioa Pigafetha, i cili bashkë me Magelanin bënë udhëtimin e parë në botë (1519-1522), edhe ky ishte i pari që mblodhi gjatë udhëtimit fjalë të popujve të panjohur. Gambiattista Vecchieti, një njohës i shkëlqyer i gjuhëve orientale, udhëtoi në Egjipt, Siri, Armeni, Persi dhe Indi (1587) dhe pruri një sërë dorëshkrimesh arabe, perse dhe turke 66.

Edhe në Amerikë u shfaq herët një dëshirë për mësimin e gjuhëve vendëse, duke u përpiluar kështu një gramatikë dhe një fjalor nga Andr. De Olms (1555, 4 vëll.)67. Në dy shekujt e Rilindjes së shkencës evropiane u thelluan njohuritë e gjuhëve klasike, semite, evropiane, si dhe të gjuhëve të tjera të vendeve të zbuluara. Afria e brendshme e të dyja gjuhëve klasike nuk mund t’i shpëtonte asnjë studiuesi, afri e cila ishte njohur edhe në periudhën klasike dhe u pranua edhe në rilindjen e shkencës. Një afri e brendshme u vu re edhe te gjuhët semite. Thuajse të gjithë filologët klasikë të shekullit të 16 i zotëronin gjuhët semite. Duke u nisur nga njësia fillestare e gjuhëve njerëzore, u pranua se hebraishtja ishte gjuha fillestare. Megjithëse ndryshimi i gjuhëve u shpjegua përmes ngatërrimit të gjuhëve babilonase, në atë periudhë lindi nevoja për një provë shkencore. Qëllimi për të gjetur të ngjashmen te gjuhët, çoi në një lloj krahasimi gjuhësh, gjë që nuk mund të sillte asnjë fryt shkencor për shkak të mungesës së zhvillimit gramatikor apo gjuhësor. Ky krahasim u kufizua te gjuhët klasike dhe semite.

Si përpjekje të parë për një krahasim gjuhësh ka bërë Guilielmus Postellus nga Normandia (1510-1581) me veprën e tij të botuar në 1538 me titull “Linguarum duodecim characteri differentium alphabetum, introductio et legendi modus” 68. Në këtë fushë nuk mungon as emri i Joseph Justus Scaliger-it (1540-1609) i cili në veprën e tij 69 i klasifikon gjuhët evropiane dhe i ndan në njëmbëdhjetë degë, ndër to katër i veçon si gjuhë kryesore dhe shtatë si gjuhë dytësore. Në degët dytësore përfshihet edhe gjuha shqipe, të cilën e quan edhe si epirote 70.

Luftërat fetare dhe kundërreformacioni, i cili kishte lidhje me to, shkaktuan në Evropën e shekullit të 17 një rënie cilësore të shkencave, prej së cilës ishte prekur edhe filologjia klasike. Megjithatë nuk munguan dijetarët dhe veprat e tyre në fushën e Filologjisë Klasike, ku spikasin filologët hollandezë si Gerhard Joh. Voss (1577-1649), me dy veprat e tij “Aristarchus sive de arte grammatica” 1635 dhe “Etymologicum latine linguae”, ku ai sjell një metodë të sigurtë gramatikore.

Një rrugë krejt e re iu hap gjuhësisë nga Charles du Fresne sieur du Cange (1610-1688), përmes glosarit të tij Ad scriptores mediae er infimae latinitatis (Paris 1678, 3 vëll.). Vlera e tij konsiston në hulumtimin e historisë dhe zhvillimit të gjuhëve romane.

66 Th. Benfey, Geschichte der SprachWissenschaft und orientalischen Philologie in Deutschland..., München, J. G. Gotta’schen Buchhandlung, 1869, f. 221 67 Th. Benfey, po aty, f. 223 68 Th. Benfey, po aty, f. 224-226 69 Justus Scaliger në veprën e tij “Diatriba de Europaerum linguist. Opuscula varia”, Paris, 1610, f. 119 cituar sipas Th. Benfey, po aty, f. 225 70 Th. Benfey, po aty, f. 228

Page 27: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

27

Gjuhëtari Job Ludolf, i cili nuk ka meritë vetëm për një gramatikë dhe fjalor të etiopishtes, por përmes punimeve të tij të shumta thelloi njohjen për gjuhët semite dhe gjuhët e tjera dhe ishte i pari që shprehu pikëpamjen, se për përcaktimin e afrisë së gjuhëve nuk ka rëndësi vetëm përkimi i disa fjalëve, por edhe trajta e tyre gramatikore duhet të jetë identike në pjesën më të madhe, siç është rasti te gjuhët semite 71.

Gjykimin e tij të qartë dhe kritik në lidhje me çështjet gjuhësore e tregon edhe letërkëmbimi me Lajbnicin 72. Shumë gjuhë evropiane dhe jashtë Evropës në shekullin e kaluar nuk kishin asnjë trajtim gramatikor apo leksikor dhe si rrjedhojë ato arritën t’i kishin tashmë. Kështu mund të përmendim botime gramatikore për greqishten e re nga Simon Portius “Grammatica linguae graecae vulgaris” 1638, për shqipen “Dictionarum latino-epiroticum”, 1635 nga Frang Bardhi etj. 73. Megjithatë mungonte ende një analizë metodike e gjuhëve, pra një analizë shkencore – si etimologjia gramatikore ashtu edhe ajo leksikore. Këtë mungesë arriti ta plotësonte Lajbnici, i cili ishte mendja universale e kohës së tij dhe një nga filozofët më të rëndësishëm të fundit të shekullit të 17 dhe fillimit të shek. 18 si dhe një nga pararendësit e rëndësishëm të iluminizmit 74. Ndër meritat e tij për zhvillimin e brendshëm të gjuhësisë mund të përmendet sidomos veprimtaria etimologjike, që e shpalosi në fushën e guhëve të ndryshme, sidomos të gjermanishtes, rumanishtes dhe keltishtes 75. Ai merret me gjuhët evropiane dhe aziatike dhe me degëzimet e tyre të vërtetueshme dhe të hamendësueshme në Afrikë dhe në botën ishullore oqeanike 76. Ndikimi i Lajbnicit ishte më i madh në zhvillimin e jashtëm të gjuhësisë, sesa në atë të brendshmin. Ai merr pjesë në gjithçka dhe vë gjithçka në lëvizje që mund t’i shërbente zgjerimit, përpunimit dhe thellimit të njohurive gjuhësore 77. Nëpërmjet letërkëmbimit që mbante me dijetarë në fushën e gjuhës, udhëtarë dhe misionarë, ai mblodhi dhe kërkoi material gjuhësor. Zbatimi i hulumtimit gjuhësor në trajtimin e çështjeve etnografike dhe historike përhapi dhe nxiti interesin edhe për hulumtimin e gjuhëve dhe mbledhjen e provave gjuhësore. Ai mendoi për përpilimin e hartave gjuhësore, për një alfabet universal me shkronja latine, për krahasimin e gjendjeve më të vjetra të gjuhëve me ato të rejat 78. Zbërthimin e parë filologjik të shembullit të gjuhës shqipe në lidhje me afrinë dhe prejardhjen është përpjekur ta bëjë Lajbnici. Por atij i mungonte ndihma e një gramatike të shqipes, kishte në dispozicion vetëm një fond prej një qind fjalësh shqipe 79.

Interesin për shqipen e shfaqi në pesë letra shkruar nga 24.6.1704 deri më 15.3.1715 mikut të tij të M. V. La Krozë 80 ku shtroi problemet e prejardhjes së gjuhës shqipe, të përkimeve, takimeve dhe marrë dhë nieve të saj me gjuhë t e tjera

71 Th. Benfey, Geschichte der SprachWissenschaft und orientalischen Philologie in Deutschland..., München, J. G. Gotta’schen Buchhandlung, 1869, f 234-236 72 Botuar nga Aug. Bened. Michaelis me titullin Jobi Ludolfi et Godofr. Guil. Leibnitii Commercium epistolicum. Gött. 1745 dhe shih Th. Benfey, po aty, f. 237 73 Th. Benfey, po aty, f. 237 74 Heinrich Schepers në: Neue Deutsche Biographie, Bd. 14, Berlin, Duncker & Humblot, 1985, f. 130 75 Shih, Illustris Viri Godofr. Guilielmi Leibnitii Collectanea Etymologica illustrationi linguarum, veteris Celticae, Germanicae, Gallicae...cum praefatione Joh. Georg Eccardi. Hannover 1717 dhe Th. Benfey, po aty, f. 243-244 76 Th. Benfey, po aty, f. 245 77 Th. Benfey, po aty, f. 252 78 Th. Benfey, po aty, f. 253 79 Philipp Fallmerayer, Das albanesische Element in Griechenland, 1. Abtheilung, München, G. Franz, 1857, f. 429 80 Khs. Letrat e Lajbnicit dërguar Mathurin Veyssière La Croze më 24.VI.1705, 10.XII.1709

Page 28: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

28

indoevropiane, dhe të nevojës së dallimit të asaj që shqipja e ka të vetën nga ajo që e ka të huazuar 81. Filologjia dalëngadalë fitoi njëfarë pavarësie duke u themeluar kështu shkolla historiko-filologjike për shndërrimin e filologjisë në një shkencë të antikitetit klasik. Pra lidhja e antikitetit me të tashmen u vendos në plan të parë. Në krye të kësaj lëvizjeje ishte Friedrich August Ëolf (1759-1824), i cili shndërroi në qendër të filologjisë njohuritë historike dhe filozofike të antikitetit duke u bazuar te veprat e trashëguara 82.

Jeta dhe historia e antikitetit klasik nuk shërbenin më vetëm si mjete ndihmëse për interpretimin e shkrimtarëve klasikë; ato formonin më shumë një degë unike të dijes, e cila kishte si detyrë të sqaronte dhe të nxirrte në pah tërë kulturën e periudhës klasike. Për fat të keq edhe Volfi nuk arriti që të bënte një përcaktim shkencor dhe një kufizim të filologjisë me shkencat e tjera. Prandaj disiplinat që merreshin me gjuhën në praktikë u përdorën sërish si shkenca ndihmëse për fushat e tjera specifike. Kështu njohja e letërsisë klasike, përdorimi i gjuhëve klasike, depërtimi i thellë në strukturën gjuhësore, krijimi i kritikës diplomatike, të gjitha këto së bashku e përsosën shkencën e antikitetit duke e shndërruar në një disiplinë në fillim të shekullit të 19 83.

Duhet theksuar se në gjysmën e parë të shekullit të 19 mbizotëronin dy pozita diametrale: mbivlerësimi i filologjisë formale (“Filologjia e fjalës”) nga njëra anë dhe mbivlerësimi i filologjisë reale (“Filologjia e objektit”) nga ana tjetër. Filologjia formale doli dalëngadalë në plan të dytë dhe pikërisht në favor të pikëpamjes se filologjia është një shkencë historike duke u nisur nga fryma e zbuluar historike e lashtësisë. Përfaqësuesi i saj kryesor, August Böckh (1785-1867), themeluesi i shkencës së antikitetit grek dhe epigrfaikës shkencore, që e kapërcen interpretimin e tekstit dhe kritikën e tij të mirëfilltë filologjike, brenda saj vërejti njohjen e shkencës historike të tërë veprimit dhe ndikimit të një populli të caktuar në një epokë të mbyllur 84. Me këtë përkufizim nuk ishin dakord të tri bashkëkohësit, sepse nuk donin që filologjia të mbetej e kufizuar vetëm te një popull i caktuar në një periudhë të caktuar, d.m.th. te grekët dhe romakët në antikitet. Kështu ato zëra dalëngadalë nisën të mos hulumtonin vetëm gjuhët klasike, por edhe gjuhët e tjera antike. Sundimi anglez dhe veprimtaria e misionarëve në Indi bënë që të realizohej përpunimi gramatikor i shumë gjuhëve të gjalla në këtë fushë të gjerë. Në krye të këtyre përpjekjeve qëndron misionari Bartholomäus Ziegenbalg (1683-1719), i cili kishte një njohje të madhe të gjuhës tamule, si dhe të tërë jetës fetare të Indisë jugore 85.

Ky shekull ishte i pasur me zbulime gjeografike, të cilat ndikuan fuqishëm në interesin gjuhësor dhe si rrjedhojë gjuhësia përfitoi gjuhë të reja nga Paqësori jugor86. Gjuhësia më e vjetër, e cila si disiplinë arrinte deri në antikitet dhe që i shërbente vetëm etnografisë, ishte zhvilluar vetëm si një pjesë përbërëse e filologjisë dhe sidomos në shekullin e 17 dhe 18 me hartimin e gramatikave specifike, gramatikave të përgjithshme, me filozofinë e saj për gjuhën, fiziologjinë e tingujve dhe hulumtimet mbi prejardhjen dhe

81 Mahir Domi, Fjalori enciklopedik, Tiranë, Akademia e Shkencave, 1985, f. 593. 82 Hans Joachim Störig, Kleine Weltgeschichte der Wissenschaft, 2 Bde. 4. durchges. Auflage, Frankfurt am Main, Fischer, 1982, f. 333 83 Th. Benfey, Geschichte der Sprachwissenschaft und orientalischen Philologie in Deutschland..., München, J. G. Gotta’schen Buchhandlung, 1869, f. 328-329 84 H. J. Störig, po aty, f. 334 85 Th. Benfey, po aty, f. 261 86 Th. Benfey, po aty, f. 263

Page 29: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

29

zhvillimin e gjuhëve krijoi parakushtin e domosdoshëm për shndërrimin e saj në një shkencë të mirëfilltë dhe të pavarur, që nis në fillim të shekullit të 19 87.

U përpiluan gramatika e fjalorë të gjuhëve sllave si sllovenishtes, kroatishtes dhe serbishtes dhe për gjuhët romane, përkatësisht për vllahishten (rumanishten). Nga pikëpamja gjuhësore u trajtuan edhe gjuha baske dhe malteze. Te gjuhëtarët e asaj kohe një forcë të madhe tërheqëse ushtruan gjuhët e shumta të Rusisë. Krahasimi dhe klasifikimi i këtyre gjuhëve kontribuoi në fillimin e një krahasimi metodik të gjuhëve 88. Caresha e Rusisë, Katerina II, realizoi hartimin e një glosari universal i mbështetur në mbledhjen dhe krahasimin e 285 fjalëve (emra, mbiemra, folje, forma foljore, përemra, ndajfolje dhe numë rorë ). Numri i gjuhëve dhe dialekteve të krahasuara në këtë glosar është 200, nga këto 149 janë gjuhë aziatike dhe 51 gjuhë evropiane. Ky glosar botohet në dy vëllime në 1787 dhe përpunohet në 1791 në katër vëllime ku përfshihen edhe gjuhët amerikane dhe afrikane duke e rritur numrin e gjuhëve të krahasuara në 272 89.

Në këtë kontekst vlen të përmendet vepra e nisur nga Johan Kristof Adelung “Mithridates oder allgemeine Sprachenkunde mit dem Vaterunser als Sprachprobe in bei nahe fünfhundert Sprachen und Mundarten” në katër vëllime botuar midis viteve 1806 dhe 1817 dhe përbën fundin e gjuhësisë së vjetër. Themeluesi i saj është Johann Chrisoph Adelung (1732-1806), i cili vdiq gjatë hartimit të vëllimit të dytë, duke i vazhduar kështu vëllimet e tjera Johann Severin Vater (1771-1826). Ky i fundit shquhej në fushën e gjuhësisë semite dhe bëri emër në fushën e gramatikës së persishtes së vjetër 90. Në këtë vepër gjuhësia ende nuk del krejtësisht e pavarur, por vazhdon të qëndrojë në varësi dhe shërbim të etnografisë, e cila në shekullin e kaluar kishte kontribuar në krahasimin e gjuhëve dhe njohuritë e saj 91. Vëllimi i parë botohet në 1806, Adelung trajton gjuhët e kontinetit të Azisë dhe botës ishullore, ai sjell një vështrim të përgjithshëm gjeografik-gjuhësor të këtyre gjuhëve dhe dialekteve. Shqyrtohen gjuhët njërrokëshe, pastaj ato me shumë rrokje të Azisë së Jugut, të Azisë së Perëndimit, Azisë së Mesme, Azisë së Veriut, Siberisë, të Ishujve Aziatikë të Lindjes 92.

Vëllimi i dytë merret me Evropën, ku ndodhet edhe vatra e vërtetë e gjuhëve indogjermane, mbi formimet e vjetra dhe të reja të të cilave ishte drejtuar veprimtaria më e shkëlqyeshme e gjuhësisë më të re. Këtu autori jep një vështrim të përgjithshëm të gjuhëve evropiane dhe degëve të tyre dytësore. Në rubrikën e parë përfshin: I) Kantabrishten ose baskishten, II) keltishten dhe fisin kelt; a) Keltët e lashtë; b) Bijat e keltishtes në Britani dhe në Irlandë përkatësisht irlandishten dhe skocishten e lartë. Pastaj në III Kelto-gjermanishten ose degën e kimbrishtes (në Uells dhe në Bretanjën e Poshtme); IV) Gjuhën gjermanike dhe fisin gjermanik, të ndarë në: a) degën kryesore të gjermanishtes (gjermanishte e lartë, e ulët, e mesme, e lartë) dhe në b) degën kryesore të skaninavishtes, c) anglishte. Në rubrikën V, e cila është e rëndësishme edhe përsa i përket albanologjisë, renditet një degë e popullit dhe gjuhës trake-pellazge-greke dhe latine, e cila ndahet më tej në katër nëndarje: 1) dega kryesore trako-ilire dhe pikërisht a) në Azinë e Vogël (p.sh. frigët, lidët, likët), b) në Evropë (makedonët, epiriotët etj.). Në mënyrë të çuditshme autori mbështet te 87 Th. Benfey, Geschichte der Sprachwissenschaft und orientalischen Philologie in Deutschland seit dem Anfang des 19. Jahrhunderts mit einem Rückblick auf die früheren Zeiten, München, J. G. Gotta’schen Buchhandlung, 1869, f. 332 88 Th. Benfey, po aty, f. 264 89 Th. Benfey, po aty, f. 266-267 90 Th. Benfey, po aty, f. 272 91 Th. Benfey, po aty, f. 273 92 Th. Benfey, po aty, f. 275-276

Page 30: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

30

pohimi gjithashtu i paargumentuar, por që i përshtatet mendimit të tij, pohimit të Tunbergut, sipas të cilit shqiptarët duhet të bëjnë pjesë tek ilirët, dhe këtë do ta lidhë madje me albanët e lashtë në Detin e Zi 93. Nënndarjen e dytë e formon dega dhe fisi kryesor i pellazgëve (pellazgjishtja) (lelegët, lapitët dhe centaurët etj.); të tretin heleno-grekët; të katërtin latinët dhe latinishtja, e cila përfshin latinishten dhe gjuhët romane. Në VI trajtohet dega e sllavishtes dhe e popullit sllav duke vijuar me VII, ku përfshihet letonishtja, e cila është quajtur si gjermaniko-sllave apo letoneze. Tek VIII vllahishtes i kushtohet një ndarje e veçangë si gjuhë romako-sllave. Në rubrikën IX trajton çudishten dhe fisin e çudëve dhe te rubrika X disa gjuhë të përziera në jug-lindje të Evropës, fillimisht hungarishten. Hungarishten e pason gjuha shqipe dhe kjo përmbën mbylljen e këtij vëllimi 94. Në vëllimin e tretë, i cili është i përpunuar krejtësisht nga Vater, duhet njohur një përparim shumë vendimtar në lidhje me lëndën dhe trajtimin. Afrika këtu trajtohet për herë të parë në këtë kontekst dhe pikërisht duke shfrytëzuar mjetet shumë të rëndësishme ndihmëse, sidomos mbledhjet gjuhësore të Zetcenit (Seetzen, lindur në 1767, udhëtoi në Azinë perëndimore, Arabi dhe Egjipt nga 1802 deri në 1811) dhe udhëtimet në Afrikën e jugut (1810), si dhe vërejtjet mbi gjuhët e fiseve të Afrikës së Jugut nga Karl Lihtenshtajn (Carl Lichtenstein 1780-1857). Të dyja pjesët (të botuara në 1813 dhe 1816) trajtojnë gjuhët amerikane, për të cilat Fateri shfrytëzoi materialet e shtypura. Të trija pjesët duhen vlerësuar në lidhje me përmbajtjen dhe sqarimet që sjellin, sepse përbëjnë një kriter përsa i përket përparimit të gjuëhsisë në gjysmën e këtij shekulli. Mbylljen e veprës e bën një pjesë e katërt (botuar në 1817), e cila përmban shtojca të vëllimit të parë dhe të dytë të Fridrih Adelungut, djalit të themeluesit të kësaj vepre; këto shtojca nuk dalin nga karakteri i përgjithshëm i veprës dhe e plotësojnë atë. Lidhur me shtojcat e Faterit vërejmë se ai në plotësimet për sanskritishten (f. 484-485) përmend veprën e Bopit “Mbi sistemin e zgjedhimit të gjuhës sanskrite”, botuar një vit përpara publikimit të këtyre shtojcave, por pa nuhatur se krahasimi i gjuhëve dhe kryesisht gjuhësia ka hapur një epokë të re. Një karakter krejt tjetër bart një shtesë e vëllimit të dytë, e cila buron nga Vilhelm fon Humboldi 95, bashkëthemeluesi i gjuhësisë më të re dhe ka një titull të thjeshtë “Korrigjime dhe plotësime të pjesë së parë të vëllimit të dytë të Mitridatës mbi gjuhën baske”.

Kjo është përkjekja e parë për ta çliruar gjuhësinë nga pozita e saj e varur prej etnografisë si dhe e thellon atë përmes lidhjes me njohjen filologjike, për ta ngritur atë me anë të vrojtimeve të përgjithshme, jo të mirëfillta filozofike, por më shumë nga një vështrim i thellë në thelbin e gjuhës 96. Kjo vepër paraqet thuajse fundin e gjuhësisë së vjetër, e cila duhet vlerësuar për prirjen drejt trajtimit gramatikor të gjuhëve dhe duhet qortuar për varësinë e gjuhësisë ndaj etnografisë 97.

Te pararendësit e krahasimit modern të gjuhëve mund të përmendim edhe hungarezin Samuel Gyármathi dhe danezin Rasmus Christian Rask (1787-1832) 98.

93 Johann Christoph Adelung II, Mithridates oder allgemeine Sprachenkunde mit dem Vaterunser als Sprachprobe in bei nahe fünfhundert Sprachen und Mundarten, f. 792-793 94 Th. Benfey, Geschichte der Sprachwissenschaft und orientalischen Philologie in Deutschland..., München, J. G. Gotta’schen Buchhandlung, 1869, f. 277-278 95 Th. Benfey, po aty, f. 278-280 96 Th. Benfey, po aty, f. 280 97 Th. Benfey, po aty, f. 273 dhe Störig, Kleine Weltgeschichte der Wissenschaft, Bd. 2 f. 339 98 H. J. Störig, Kleine Weltgeschichte der Wissenschaft, 2 Bde. 4. durchges. Auflage, Frankfurt am Main, Fischer, 1982, f. 341

Page 31: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

31

Kalimi i gjuhësisë më të vjetër në atë më të renë, proces që nisi në shekullin e 18, në tërësi ishte merita e shkencës gjermane, dhe kjo për arsye dhe pasojë të një sërë ngjarjesh: ajo i kishte përballuar kaq mirë falë shkollave dhe universiteteve të vendeve protestante luftërat fetare të shek të 16 dhe 17 dhe copëtimin e Gjermanisë në shtete të panumërta territoriale, saqë në 1750 mori përsipër rolin e pararendësit në Evropë dhe si rrjedhojë dominanca gjermane në art dhe letërsi nuk binte më poshtë në asgjë 99.

“Ata nuk janë të huaj, por një fis popujsh të lashtë evropianë ”, shkruan J. G. Herderi për shqiptarët në veprën e tij shumëvëllimëshe botuar në 1784-1791 “Ide mbi filozofinë dhe historiunë e njerë zimit”. Një nga mendimet më të frytshme të Johan Gotfrid Herderit, ishte përmbledhja e këngëve popullore duke theksuar kështu rëndësinë e tyre për filologjinë klasike dhe gjuhësinë 100. Interesi i zgjuar për këngët popullore tërhoqi interesin për krijimet e tjera të shpirtit popullor si përralla, legjenda, doke e zakone dhe mbledhjen e tyre, përkatësisht hulumtimeve. Kjo çoi në njohjen e ndikimit të shpirtit të popullit, në të drejtën, në shtetin, fenë dhe forma të tjera të jetës.

Një ndikim të madh në formimin e gjuhësisë më të re ushtroi filozofi prusian, burri i shtetit dhe hulumtuesi i gjuhës Vilhelm fon Humbold (1767-1835) për shkak të vrojtimeve të tij filozofike-gjuhësore 101. Për të gjuha nuk është vetëm një mjet i marrëveshjes dhe njoftimit, por “organi formues i mendimit” “energeia”, forca e krijimit mendor dhe shprehja individuale e një komuniteti gjuhësor, format e shfaqjes të të cilit janë gjuhët e veta. Humboldi analizoi ndërvarësitë reciproke të individit dhe komunitetit të gjuhës, formës së brendshme dhe formës tingullore (“kuptimi i brendshëm gjuhësor” dhe “tingulli”) fjala dhe koncepti, të menduarit dhe gjuha, gjuha dhe realiteti. Në hyrjen e gjatë prej 434 faqesh “Mbi ndryshimin e strukturës së gjuhës njerëzore dhe ndikimin e saj në zhvillimin mendor të racës njerëzore” në veprën e tij të shkëlqyer “Gesammelte Ëerke”, vepra e fundit e Humboldit, e cila përfshin rezultatin e të gjitha hulumtimeve të tij mbi bindjen, qenien dhe ndryshueshmërinë e gjuhëve 102 , argumenton degën gjuhësore malajase – polineze dhe “Mbi gjuhën e Kavit në ishullin Java” (3 vë ll. 1836-1840) – dhe trajton gjuhët oqeanike si urë lidhëse midis asaj aziatike dhe amerikane (“Über die Kaëisprache auf der Insel Java”) – ai shprehu bindjen e tij se nuk ekziston vetëm një zhvillim i varur i historisë botërore të shpirtit njerëzor apo të popullit, por edhe të shpirtit të gjuhës. Shpirti i gjuhës është identik me shpirtin e popullit, i cili pasqyrohet po aq në histori, letërsi dhe në mënyrën e jetesës së popullit sa në gjuhë 103.

Gjatë pushtimeve koloniale të hollandezëve, francezëve dhe anglezëve hulumtuesit evropianë në shek. e 17 dhe 18 përvetësuan gjuhën e lashtë të sanskritishtes dhe si rrjedhojë konstatuan se numërorët ngjasonin me ato të greqishtes, latinishtes, persishtes dhe italishtes. Njëmbëdhjetë brahamë përkthyen në persisht një vepër mbi të drejtën indiane, të cilën e përktheu sërish Nathaniel Brassey Halhed në anglisht. Një përkthim tjetër në anglisht nga sanskritishtja bëri po aq bujë, pikërisht ajo e Bhagavad-gitas 104, në 1785 e realizuar nga Christian Ëilknis dhe së shpejti u përkthye edhe në rusisht, frëngjisht e

99 Th.Benfey, Geschichte der Sprachwissenschaft und orientalischen Philologie in Deutschland..., München, J. G. Gotta’schen Buchhandlung, 1869, f. 313 v 100 Th. Benfey, po aty, f. 316 101 H. J. Störig, Kleine Weltgeschichte der Wissenschaft, Bd. 2., f. 343-345 dhe NDB, Bd. 10, Berlin, Duncker und Humblot, 1974, 49 v. 102 Th. Benfey, po aty, f. 537 103 Th. Benfey, po aty, f. 555 104 Një nga shkrimet kryesore të hinduizimit, e cila ka formën e një poezie, tekst midis shek. 5 dhe 2 para Krishtit.

Page 32: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

32

gjermanisht 105. William Jones (1746-94) me përkthimet e tij të shumta nga sanskritishtja dhe me gramatikat e përpunuara të sanskritishtes kontribuoi në njohjen dhe pranimin e kulturës indiane dhe zhvillimin e lashtësisë indiane 106. Ai ishte i pari që e shprehu haptas lidhjen gjenealogjike të sanskritishtes me greqishten, latinishten, gjermanishten, keltishten, gotishten dhe persishten si dhe shtroi argumentimin e saktë lidhur me këtë 107.

Në vazhdim u hartuan dhe u botuan etimologji dhe gramatika në lidhje me sanskritishten. Carl Wilhelm Friedrich von Schlegel (1772-1829) me shkrimin e tij “Mbi mençurinë dhe gjuhën e indianëve” (“Über die Sprache und Weisheit der Indier”) futi studimin e sanskritishtes në shkencën gjermane përkatësisht evropiane 108. Në këtë vepër trajton dhe merret me afrinë e gjuhës indiane me ato të quajtura tanimë indogjermane dhe mbron rëndësinë e strukturës gramatikore në krahasimin gjuhësor dhe ishte i pari që përdori shprehjen “gramatikë krahasuese” 109.

Duke u përpjekur që të vërtetonte pohimin se sanskritishtja ndër gjuhët e saj të afërta ishte gjuha më e lashtë dhe se të tjerat janë më të reja dhe e kanë prejardhjen nga ajo, ai për herë të parë fut të dyja metodat që duhet të bëheshin bartëset më të rëndësishme të shkencës më të re gjuhësore, pikërisht krahasuese dhe historike 110.

August Wilhem von Schlegel (1767-1845), vëllai i tij më i madh, në Universitetin e sapothemeluar të Bonit iu përkushtua me gjithë pasion pranimit dhe futjes së Filologjisë Indiane në shkencën gjermane, sepse ai ishte ndër të parët që pranoi rëndësinë e njohjes së sanskritishtes për njohuritë gjuhësore dhe etnografinë e përgjithshme si dhe për historinë e lashtë të njerëzimit 111. Atij i takon edhe merita që së fundmi përmes përpunimit të shkëlqyeshëm filologjik dhe përkthimit të Bhagavadgitës ka vënë gurin e themelit për një filologji të lashtë indiane në Gjermani, përfunduesi i së cilës ishte nxënë si i tij Kristian Laseni. Me ndihmën shtetërore, sidomos me atë të prusëve dhe bavarezëve, si rrjedhojë u mblodhën një sërë dorëshkrimesh sanskrite dhe u përpiluan krestomaci 112, fjalorë, përkthime dhe gramatika, p.sh. ajo e Bopit (Berlin 1827). Kjo e fundit pati një ndikim vendimtar mbi shkencëtarët e asaj kohe, që të merreshin seriozisht me sanskritishten 113.

Një ndikim të madh në Filologjinë e Vjetër Indiane ushtroi dhe si bashkëthemelues i saj ishte edhe August Shlegeli (1767-1845). Ai ishte filozof, historian i letërsisë, përkthyes dhe filozof. Bashkë me vëllain e tij Friedrich Schlegel konsiderohet edhe si bashkëthemelues i Romantikës Gjermane dhe njëkohësisht pionier i Shkencës së Letërsisë së Përgjithshme të Krahasuar 114. Në të gjitha shkrimet e tij Bopi theksin kryesor e vë te metoda krahasuese. Futja e vedave në Filologjinë Indiane gjatë dyzet viteve çoi në një njohje më të saktë të historisë së sanskritishtes dhe në çështje të reja në lidhje me parahistorinë e indogjermanëve 115.

105 Th. Benfey, Geschichte der Sprachwissenschaft und orientalischen Philologie in Deutschland..., München, J. G. Gotta’schen Buchhandlung, 1869, f. 345 106 Th. Benfey, po aty, f. 346 107 Th. Benfey, po aty, f. 347 dhe Störig, Kleine Weltgeschichte der Wissenschaft, Bd. 2, f. 339 108 Th. Benfey, po aty, f. 361 109 Th. Benfey, po aty, f. 362 dhe Störig, po aty, f. 340 110 Th. Benfey, po aty, f. 364 111 Th. Benfey, po aty, f. 380 112 Është përzgjedhje tekstesh në prozë të shkrimtarëve të ndryshëm për qëllim mësimi 113 Th. Benfey, po aty, f. 390 114 Johannes John, Neue Deutsche Biographie, Duncker & Humblot, Bd. 23, 2007, f. 38-40 115 Th. Benfey, po aty, f. 405

Page 33: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

33

Fillimin e vërtetë të Filologjisë Gjermane, sidomos të pjesës së saj gjuhësore, e shënon viti 1819, vepra e parë e shkëlqyeshme Ludwig Carl Grimm-it (1785-1863), e cila ndikoi plotësisht në gjuhësinë e përgjithshme. Grimi iu përkushtua kryesisht hulumtimit të antikitetit gjerman dhe gjuhëve gjermanike 116. Kushtin paraprak për trajtimin e parë shkencor të krijimeve popullore gjermane, si e drejta, feja, mitologjia, legjenda, përralla, fabula, poezia, gjuha dhe letërsia, e formoi hulumtimi që u bëri përrallave, të cilat e kaluan kuadrin e ngushtë të përrallave gjermane si dhe moria e zbulimeve të tij në të gjitha fushat e jetës indogjermane dhe gjermane 117. Pavarësisht nga kjo ai ishte frymëzuar në rradhë të parë nga detyra themelore për të hartuar një gramatikë historike të gjuhës gjermane, sepse ai u nxit dhe u nis nga pranimi i një ligjësie të zhvillimit historik, të një dege gjuhësore në sferën fonetike 118. Gurin themelor të gjuhësisë historike ai e vuri në vitin 1819, ku doli botimi i parë i paraqitjes së tij historike sipas burimeve të strukturës gramatikore në fazat kryesore të gjuhëve gjermanike, nga periudha gotike deri tek ajo e Grimit me titullin “Gramatika Gjermane” (“Deutsche Grammatik”, Pj. 4 deri në 1837; “gjermanisht” në kuptim “gjermanik”) 119. Krahas “Gramatikës Gjermane” vepra e tij e rëndësishme ishte edhe “Historia e gjuhës gjermane” (“Geschichte der deutschen Sprache”, 2. Bde., Leipzig, 1848). Së bashku me vëllanë e tij Vilhelm Grimin (1786-1859) ai krijoi veprën e tretë të madhe “Fjalorin e gjermanishtes” (“Deutsches Wörterbuch. – 4 Bde. 1854-1863), e cila ka një plotësi të admirueshme dhe trajtimin historik të gjuhës e vë në qendër të vëmendjes 120. Indogjermanistika për arsye të përmendoreve të shumta letrare, shndërrimeve gjuhësore dhe ligjësisë së gjuhëve të tjera, shërbeu si shembull për trajtimin historik dhe krahasues të gjuhëve të tjera dhe degëve gjuhësore dhe më në fund nga ajo lindi edhe Gjuhësia më e Re 121. Çdo gjuhëtar i asaj kohe krahas gjuhës së tij amtare zotëronte edhe greqishten, latinishten e sanskritishten. Zhvillimi i gjuhëve indogjermane u mundësoi hulumtuesve të atëhershëm gjuhësorë shtrimin konkret thuajse të tërë çështjeve të gjuhësisë, dhe kështu të trajtojë një degë gjuhësore, e cila mund t’u shërbejë të gjitha degëve të tjera gjuhësore 122. Brenda indogjermanistikës spikati themeluesi i vërtetë i Gjuhësisë Krahasuese, pikërisht studiuesi i gjuhës gjermane Franc Bopi (1791-1867), i cili me shkrimin e tij të mëparshëm “Mbi sistemin e zgjedhimit të gjuhës sanskrite në krahasim me atë të gjuhës greke, latine, perse dhe gjermanike” (Frankfurt mbi Main 1816), solli dëshminë për një lidhje gjenealogjike të këtyre gjuhëve, fillimisht me ndihmën e strukturës së tyre foljore dhe bashkë me këtë mbi njohjet e bashkëthemeluesve të hulumtimit të sanskritishtes evropiane, William Jones (1746-1794), i cili ishte i pari që njohu afrinë gjenetike të sanskritishtes me greqishten, latinishten, gotishten dhe keltishten. Rëndësia e kësaj vepre konsiston në detyrën se me ndihmën e hulumtimeve historike dhe krahasuese studiohet lindja e formave gramatikore në gjuhët e afërta me sanskritishten. Kështu krahasimi i gjuhëve, i cili deri në atë kohë i kishte shërbyer vetëm etnografisë, ishte shndërruar në qendrën e vërtetë të gjuhësisë 123.

Më vonë Bopi iu drejtua edhe studimit të gjuhëve të tjera, si sllavishtes, lituanishtes, shqipes, armenishtes dhe keltishtes. Si rrjedhojë zgjeroi rrethin e gjuhëve indoevropiane. Në 116 Th. Benfey, po aty, f. 427 vv dhe Störig, po aty, f. 341 v. 117 Th. Benfey, po aty, f. 431 118 Th. Benfey, po aty, f. 432 119 Th. Benfey, po aty, f. 432 vv. dhe Störig, po aty, f. 341 120 Th. Benfey, po aty, f. 466 v. 121 Th. Benfey, po aty, f. 556-572 122 Th. Benfey, po aty, f. 559 123 Th. Benfey, po aty, f. 374

Page 34: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

34

veprën e tij kryesore “Gramatika krahasuese e sanskritishtes, zendishtes, greqishtes, latinishtes, lituanishtes, gotishtes dhe gjermanishtes (6 pj., 1833-1852) – shtoi në degët e mëvonshme edhe sllavishten e vjetër dhe armenishten – kjo vepër u bë bazë e Gjuhësisë më të Re të shekullit të 19. Njohja e prejardhjes së formave gramatikore të gjuhëve indogjermane, arritja e këtij qëllimi konsiderohet si detyra e fundit dhe më e larta e veprës së tij 124.

Pasardhësi i Bopit dhe një prej gjuhëtarëve më të spikatur ishte August Friedrich Pott (1802 – 1887), kontributi i të cilit është ndër më shquarit në këtë fushë, madje ai nuk kufizohet vetëm aty, por shtrihet edhe në disa gjuhë të degëve të tjera, sidomos tek afrikanet dhe në objektet e gjuhësisë së përgjithshme. Vepra e tij 125, solli kontributin më të rëndësishëm për zhvillimin e shpejtë të Gjuhësisë Indogjermane krahas veprave kryesore të Bopit dhe Grimit. E tërë vepra mund të konsiderohet si një gramatikë e përgjithshme e gjuhëve indogjermane, që mbështetet kryesisht në metodën krahasuese, njësoj si “Gramatika krahasuese” e Bopit 126.

II.2. Fillimet e studimeve albanologjike dhe etapat e tyre

Studimet e bëra në fushat e historisë, gjuhësisë dhe kulturës së popullit shqiptar, nga studiuesit e huaj dhe ata shqiptarë, përbëjnë bazën e shkencës së quajtur albanologji. Si drejtim i veçantë studimor për Shqipërinë, shqiptarët dhe shqipen, albanologjia i ka fillesat e saj në fund të shek. 18 dhe fillim i shekullit të 19. Konsolidimin e saj si shkencë dhe si drejtim studimor ajo e arriti në gjysmën e dytë të shekullit të 19 127. Albanologjia ka një marrëdhënie të ngushtë me një numër disiplinash me karakter të përgjithshëm si ballkanologjia, indoevropianistika, gjuhësia e përgjithshme, gjuhësia historiko-krahasuese. Ajo bashkëvepron me disiplina që kanë një karakter të veçantë si: ilirologjia, romanistika, etruskologjia, gjermanistika, helenistika, orientalistika dhe sllavistika. Bashkëveprimet ndërdisiplinore kanë arritur të hedhin dritë në shpjegimin dhe zgjidhjen e problemeve të vështira si etnogjeneza e popullit shqiptar, prejardhja e gjuhës shqipe dhe autoktonia e shqiptarëve në viset e sotme. Gjuhësia shqiptare është ndihmuar e ndihmohet edhe nga shkenca të tjera të ndryshme, si parahistoria, historia,paleografia, paleontologjia, antropologjia, mitologjia, epigrafia, arkeologjia, numizmatika, toponimia, etnografia, folklori, onomastika. Disiplinat gjuhësore që ndihmojnë në historinë e gjuhësisë shqiptare në rrugë dhe drejtime të ndryshme janë: etimologjia, leksikologjia, leksikografia, fonetika, fonologjia, alfabeti, ortografia, ortoepia, morfologjia, sintaksa, gramatika, fjalëformimi, dialektologjia, semasiologjia, tekstologjia, filologjia, frazeologjia, gramatika historike, historia e gjuhës, sociolinguistika, gjeolinguistika.

Gjithsesi ende shkenca e albanologjisë është në fillesat e saj, themi kështu, sepse studime shteruese janë kryer vetëm mbi tekstet e vjetra, pra pjesa filologjike dhe shumë pak

124 Th. Benfey, po aty, f. 476 125 August Friedrich Pott, Etymologische Forschungen auf dem Gebiete der Indogermanischen Sprachen mit besonderem Bezug auf die Lautumwandlung im Sanskritischen, Griechischen, Lateinischen, Litauischen und Gottischen”, 2. Bde. 1833-1836; 2. Aufl.: 6 Bde. 1859-76 126 Th. Benfey, po aty, f. 575-577 127 A. Dhrimo, Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë, Akademia e shkencave, 1985, f. 15-16

Page 35: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

35

nga shekulli i 19. Mbetet një pjesë shumë e madhe tekstesh të cilat mund të përbëjnë bazën studimore për shumë albanologë në vazhdim 128. Shqiptarët shquhen si një popull me një kërshëri të veçantë për historinë, gjuhën dhe kulturën e tyre. Kjo nuk është veçanti e tyre vetëm në ditët tona, zanafillën e saj e gjejmë qysh në kohët e errëta të mesjetës, derisa në mesin e shekullit të 19, atëherë kur historicizmi depërtoi në shkencë si metodë për njohjen objektive të zhvillimit të shoqërisë, u hodhën themelet e albanologjisë si një shkencë më vete. Studiuesit bien dakord se zhvillimi i shkencës së albanologjisë ka kaluar në tri etapa:

Etapa e parë fillon në mbarim të shek. të 15 dhe arrin deri aty nga mesi i shek. të 19. Në këtë periudhë gjejmë studimet e para mbi Shqipërinë dhe shqiptarët si dhe mbi paraardhësit e tyres një trajtim kryesisht i përgjithshëm i problemeve albanologjike në kuadrin e studimeve mbi Evropën Juglindore. Shkenca albanologjike gjeti terrenin e përshtatshëm kulturor me ndikimin e theksuar të ideve dhe metodave të romantizmit. Emra të shquar i përkasin kësaj etape: humanisti Giuseppe Giusto Scaligero (1599), filozofi Gotfried Ëilhelm Leibnitz (1705, 1709, 1715), gramatologu dhe leksikografi F. M. da Lecce (1716), historiani i shquar Johann Thunman. Vepra “Hulumtime mbi historinë e popujve të Evropës lindore”, 1774 e Tunmanit përbën pa diskutim një vepër referuese në studimin e historisë, të gjuhës dhe të kulturës së popullit shqiptar.

Studime të zgjeruara për të njohur më nga afër traditat etnokulturore dhe rrugën e zhvillimit të popullit shqiptar, duke trajtuar edhe probleme të historisë mesjetare të Shqipërisë, u realizuan nga fillimet e shekullit të 19. Në këtë etapë të parë të albanologjisë, më shpesh u trajtuan problemet e përgjithshme për historinë e lashtë të shqiptarëve, për prejardhjen e tyre dhe të gjuhës shqipe.

Nga viti 1801 deri në 1850 u shquan dijetarët: K. Malte – Brun (1808), J. K. Adelung (1809), Hobhouse (1810), W. M. Leake (1814), F. Pouqueville (1820), J. S. Vater (1822), B. Kopitar (1826, 1829), J. R. von Xylander 91835, Ami Boué (1840) etj.

Etapa e dytë përfshin periudhën nga maji i 1854 deri në maj 1942. Figurat monumentale të shkencës albanologjike janë dijetarët gjermanë dhe austriakë Johann Georg von Hahn dhe Franz Bopp. Këta janë padiskutim themeluesit e shkencës albanologjike. Në mesin e shekullit 19 Dr. fon Hani realizoi veprën e tij epokale në fushën e albanologjisë “Studime shqiptare” (1853-1854). Ajo mund të quhet si Bibla e albanologjisë, si për shkak të problemeve të shumta që trajtoi, ashtu edhe për materialet e pasura mbi gjeografinë, gjuhën, etnografinë, folklorin dhe historinë e Shqipërisë. ishte pikërisht kjo vepër mbi të cilën u bazuan studimet e mëvonshme albanologjike. Franc Bopi ishte dijetari i parë që argumentoi shkencërisht karakterin indoevropian të shqipes. Vepra e tij “Mbi shqipen dhe lidhjet e afërsisë së saj”, maj 1854, provoi në mënyrë bindëse përkatësinë e shqipes në familjen e gjuhëve indoevropiane. Më pas dijetarë të njohur dhanë ndihmesa të rëndësishme në studimet albanologjike si: Gustav Meyer, Holger Pedersen, Norbert Jokli, Maximilian Lambertz, Carlo Tagliavini etj. Me studimet e tyre ata e konsoliduan vendin e shqipes në familjen gjuhësore indoevropiane.

Zhvillime të rëndësishme pati në fushën e leksikologjisë historike e të studimeve etimologjike duke dalluar në fjalorin e shqipes shtresat e huazuara nga shtresat e leksikut autokton. Në këtë etapë pati më shumë vëmendje për fonetikën historike dhe më pak për morfologjinë dhe sintaksën historike.

128 Rexhep Ismajli, Historiku i gjuhës, në: Gramatika e parë e shqipes, Prishtinë, Rilindja, 1977, f. 14

Page 36: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

36

Në këtë etapë të dytë të zhvillimit të shkencës së albanologjisë u individualizua albanologjia si shkencë më vete ndër shkencat balkanologjike. U dalluan degë të veçanta të saj, të cilat u vazhduan me sfera studimore dhe probleme të rëndësishme. Gjatë këtij harku kohor për herë të parë dolën studimet e mirëfillta shkencore të mjaft problemeve të historisë së Shqipërisë, gjuhës shqipe si dhe të kulturës materiale dhe shpirtërore të popullit shqiptar. Përsa i përket shkencës albanologjike të studiuesve shqiptarë gjatë kësaj periudhe, ajo ka një lidhje të ngushtë me Rilindjen Kombëtare dhe Periudhën e Pavarësisë. Por sigurisht, si rrjedhojë e zhvillimeve sociale dhe kulturore, qendrat e rëndësishme të studimeve albanologjike në të dyja etapat e para kanë qenë jashtë Shqipërisë. Ato e kanë patur zhvillimin e tyre në Austri, Gjermani, Itali, Francë, Angli,Rumani, Greqi dhe Bullgari.

Etapa e tretë përfshin periudhën nga viti 1945 deri më sot. Përveç vazhdimit të studimeve kërkimore kemi edhe ngritjen e qendrave të reja të studimit në shtete të tilla si Jugosllavi, Danimarkë, Hungari, Çekosllovaki, Suedi, Poloni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Sovjetik, Turqi etj.

Një vrull morën studimet e gjuhës shqipe dhe veprimtaria albanologjike e studiuesve shqiptarë në Kosovë, Maqedoni, Mali të Zi dhe arbëreshët e Italisë dhe të Greqisë. U ngritën institucione kërkimore shkencore të specializuara për fusha të ndryshme të dijes, siç janë Instituti i Historisë, Instituti i Gjuhësisë, Akademia e Shkencave, Arkivi i Shtetit, Biblioteka Shkencore, AQH. Në këtë etapë janë studiuesit shqiptarë, ata që çojnë përpara shkencën e albanologjisë. Një rol të pazëvendësueshëm në studimet albanologjike luajtën Katedrat e Gjuhës Shqipe, të Letërsisë dhe Historisë të Universitetit të Tiranës, të Universitetit të Shkodrës, të Universitetit të Elbasanit dhe të Universitetit të Gjirokastrës. Në disa prej universitete dhe akademive të vendeve të ndryshme të Evropës dhe të Amerikës u ngritën qendra studimore dhe Katedra të Gjuhës Shqipe.pati një rritje cilësore dhe sasiore të botimeve shkencore nga albanologët e huaj. U intensifikuan si marrëdhëniet e institucioneve tona shkencore me institucionet e huaja, ashtu edhe marrëdhëniet e albanologëve shqiptarë me kolegët e tyre jashtë Shqipërisë.

Në këtë etapë të tretë, në dallim nga dy të parat u arrit përgjithësimi kritik i zbulimeve dhe realizimeve të arritura më parë në fushat e ndryshme të shkencave albanologjike. U zgjeruan sferat e studimit, u zbatuan parime të reja metodike dhe metodologjike shkencore të përparuara. Përpara shkencës albanologjike dhe studiuesve të saj u shtruan detyra të reja shkencore.

Edhe pse bashkëpunimi midis studiuesve shqiptarë dhe dijetarëve të huaj ka qenë në një bashkëpunim të pandërprerë, zhvillimi i shkencave të ndryshme albanologjike dhe i degëve të tyre ka patur veçoritë e veta. Këto veçori janë të lidhura me karakterin e metodikës së studimit dhe me rezultatet që ka dhënë secila metodë në shkencën përkatëse Botërore. Këta faktorë lidhen edhe me veçoritë objektit të studimit, të cilat janë të gërshetuara edhe me mundësitë objektive, jo të njëllojta, që kanë ekzistuar për zhvillimin e shkencave albanologjike brenda dhe jashtë Shqipërisë 129. 129 A. Kostallari, Gjendja e studimeve albanologjike në Shqipëri. Probleme dhe detyra të reja, në: Konferenca e parë e studimeve Albanologjike, Tiranë, 1965, f. 15-17

Page 37: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

37

Shkencat albanologjike përbëhen nga dy grupime të mëdha:

1. Shkencat historike. Në këtë grup përfshihen arkeologjia, etnografia, historia e arteve figurative plastike dhe e arkitekturës. 2. Shkencat Filologjike. Këtu bëjnë pjesë gjuhësia (linguistika), studimet folklorike dhe studimet letrare.

Në këtë punim ne do të trajtojmë vetëm studimet gjuhësore albanologjike për

shqipen nga albanologët austriakë dhe gjermanë të dy etapave të para dhe fillimit të etapës së tretë.

Albanologjia ka fatin e madh që posedon një trashëgimi të vyer shkencore gjuhësore. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e kushteve objektive dhe në rradhë të parë nga lindja dhe zhvillimi i gjuhësisë historike krahasuese që solli suksese të mëdha të gjuhësisë indoevropiane. Gjuha shqipe si përfaqësuese e vetme e një dege shumë të vjetër të familjes së gjuhëve indoevropiane, ka paraqitur dhe vazhdon të paraqesë për indoevropianistët një interes të veçantë në lidhje me rolin e saj vendimtar në zgjidhjen e disa problemeve kyçe të ballkanistikës 130.

II.3. Përfaqësuesit e albanologjisë në fund të shek. XV dhe në shek. XVI duke nisur me Hartmann Schedel-in

Dija e sotme ka arritur të evidentojë në periudhën e shekullit të 15 dhe 16 tri hulumtues të rëndësishëm gjermanë:

Hartman Shedeli ishte një mjek gjerman, humanist dhe historian. Lindi në shkurt të vitit 1440 në Nyrenberg dhe vdiq në nëntor të vitit 1514. Vepra e tij më e rëndësishme është e ashtuquajtura “Kronika e Nyrenbergut”, madje është e njohur edhe si “Kronika botërore Shedeliane” botuar në vitin 1493.

Familja e tij ishte regjistruar si një ndër 92 familjet e nderuara të Nyrenbergut. Bashkë me kolegët e tij ai formoi një rreth studiuesish me influencë, që ishin humanistë dhe mjekë 131. Por emri i tij nuk u krijua vetëm falë pozitës së tij shoqërore, por edhe nëpërmjet kryeveprës së tij letrare, “Kronika Botërore”.

“Kronika Botërore Shedeliane” u botua për herë të parë në 1493 në Nyrenberg, në një version në gjuhën latine dhe një në gjermanisht. Ajo është një dëshmi e rëndësishme e artit të tipografisë në kthesën nga mesjeta në kohën e re. Ekzemplari i dorëshkruar gjendet në Bibliotekën Shtetërore Bavareze.

Kronika ndjek traditën e kronikave mesjetare, ndërkohë që ajo përshkruan historinë e botës në epokat botërore:

Epoka e parë botërore: nga krijimi i botës deri në përmbytjen e saj Epoka e dytë botërore: deri në lindjen e Abrahamit

130 J. Kastrati, Historia e albanologjisë, Tiranë, 2000, f. 35 131 Franz Fuchs, Hartmann Schedel, në: Neue Deutsche Biographie, Bd. 22, Berlin, Duncker & Humblot, 2005, f. 600

Page 38: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

38

Epoka e tretë botërore: deri në mbretërinë e mbretit David Epoka e katërt botërore: deri në eksilin babilonas Epoka e pestë botërore: deri në lindjen e Krishtit Epoka e gjashtë botërore: lindja e Krishtit deri në të tashmen e tij. Kjo epokë është më e

gjera e kronikës Epoka e shtatë botërore: vështrim mbi perëndimin e botës dhe gjyqin më të ri 132. Një kopje e kësaj vepre gjendet edhe në fondin e Bibliotekës Kombëtare të Tiranës. Në

studimin: “Për Epirin, për Shqipërinë, për Ilirinë”, e përfshirë në këtë Kronikë, ka të dhëna të shkurtra historiko-gjeografike për Epirin dhe Ilirinë sipas autorëve të lashtësisë, si dhe mendime për prejardhjen e shqiptarëve. Madje përmendet edhe Skënderbeu dhe lidhjet e tij me alfonsin e Napolit dhe me Papa Kalistin 133.

II.4. Arnold von Harff-i dhe fjalorthi i tij

Arnold von Harff Fjalorthi i kalorësit gjerman Arnold fon Harf (1471-1505), cilësohet nga albanologët si

studimi i shkruar fillestar për gjuhën shqipe. Bëhet fjalë për fjalorin shqip të Arnold fon Harfit “Pelegrinazhi i kalorësit Arnold fon Harfit, nga Këlni përmes Italisë, Sirisë, Egjiptit, Arabisë, Etiopisë, Nubisë, Palestinës, Turqisë, Francës dhe Spanjës“ 134 135.

Libri i tij interesant i shkruar në dialektin e Niderrajnit (ripaur) është shumë i vlefshëm për gjeografinë, etnografinë dhe gjuhësinë duke sjellë prova gjuhësore, si dhe për historinë e kulturës dhe të zakoneve 136. Ai ka shfrytëzuar edhe burime shkrimore, si letërsi antike edhe përshkrime më të lashta udhëtimi si Marco Polon (1254-1324), John Mandeville (përpara 1322-1372), Hans Tucher (1428-1491). Kjo vepër në letërsi është vlerësuar si një nga përshkrimet më të rëndësishme të udhëtimit të mesjetës së vonë gjermane137. Përshkrimet e këtij udhëtimi u botuan në 1860 nga E. von Groote.

132 Elisabeth Rücker, Hartmann Schedels Weltchronik, das grösste Buchunternehmen der Dürerzeit, München,

Verlag Prestel, f. 10 133 Shpëtim Mema, Albanica I, Tiranë, 1998, f. 43-44 134 E. Groote, Die Pilgerfahrt des Ritters Arnold von Harff, von Cöln durch Italien, Syrien, Aegypten, Arabien, Aethiopien, Nubien, Palästina, die Türkei, Frankreich und Spanien, Cöln, J. M. Heberle, 1860, 280 v. 135 Ky libër është botuar duke u bazuar në dorëshkrimet më të vjetra që ka gjetur botuesi Grote. Më poshtë vijonë dorëshkrimet e ndryshme që ekzistojnë deri më sot, sipas Hecerit në vep. e cit, f. 260: Bonn, Universitätsbibliothek, cod. 447 (datuar 1591), tekst në dialektin niderrajnas (nrh), Honemann: Nr. 1 (H. No. 1) Köln, Historisches Archiv der Stadt Köln, cod. W 382 (shek. 16) nrh. (H. No. 4) Darmstadt, Hessisches Landes- und Hochschulbibliothek, cod. 138 (shek. i hershëm 17), gjuha e shkruar e shek. 16/17 (H. No 2) Giessen, Universitätsbibliothek, cod. 163 (gjysma e dytë e shek 16, 1582?), (H. No. 3) München, Bayerische Staatsbibliothek, Cgm 2213/32 (datuar më 1554), nrh. (H. no. 5) Trier, Staatsbibliothek, cod. 2424/2387 (shek. 16), nrh. (H. No. 7) 136 Helmut Lahrkamp, Neue Deutsche Biographie, Bd. 7, Berlin, Duncker & Humblot, 1966, f. 672. dhe Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, Tiranë, Pejë, Dukagjini, 1997, 686 f., f. 26-27 137 Willi Spiertz, në: Rheinische Portalgeschichte

Page 39: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

39

Fon Harfi tregoi një interesim të vazhdueshëm për gjuhën dhe zakonet e vendeve të ndryshme, duke dhënë përveç materialit në shqipe, edhe fjalorë të shkurtër me fjalë e shprehje në tetë gjuhë të tjera (kroate, greke, arabe, hebraishte, turke, hungareze, baske dhe bretone), të cilat përfshijnë terma “ushqimorë”, “bujtinarë” dhe “tregtarë” 138. Në një ndalesë në portin e Durrësit në pranverën e vitit 1497, teksa po udhëtonte nga Venediku në Aleksandri, ai shënoi njëzetegjashtë fjalë, tetë fraza dhe dymbëdhjetë numra në shqipe, të cilat i shënoi bashkë me përkthimin në gjermanisht në ditarin e tij të udhëtimit 139.

Për gjuhën shqipe fon Harfi përdori drejtshkrimin e gjermanishtes, i cili sigurisht që nuk mund të respektonte fonemat e shqipes që ndryshojnë nga ato të gjermanishtes. Glosari shqip nuk është më i prishuri nga pikëpamja ortografike, dhe është një tregues jo i drejtpërdrejtë në lidhje me faktin se glosarët pjesërisht janë nga burime shkencore, kjo del nga spirantet e shkruara sipas transkriptimit, të cilat i gjejmë në greqishten e re dhe në shqipe 140. Fon Harfi kur mbërriti në Durrës shprehet: ”Nga Ulqini në Durrës lundruam me një erë shumë të fortë. Ky është një qytet i madh, i shkatërruar nga turqit, tani i nënshtruar nga venecianët. Ky qytet shtrihet në Shqipëri, e cila ka gjuhën e saj që nuk mund të shkruhet mirë, meqë në këtë vend ata nuk e kanë alfabetin e vet. Kam hedhur në letër disa fjalë të kësaj gjuhe, të cilat po i jap më poshtë me alfabetin tonë” 141. 1. boicke [bukə] bukë 2. vene [vεnə] verë 3. oie [ujə] ujë 4. mische [mi∫ə] mish 5. jat djathë 6. foeije vezë 7. oitter [utər] uthëll 8. poylle [pulə] pulë 9. pyske peshk 10.krup [kryp] kripë 11. myr [mir] mirë 12. kyckge keq 13. megarune me ngrënë 14. pijne [pinə] pinë 15. tauerne [tavεrnə] tavernë 16. geneyre [jəne : rə] burrë 17. groëa [groua] grua 18. denarye [dεnarjə] parà 19. sto [∫tu] po, ashtu 20. jae [jɔ:] jo 21. criste [kri∫tə] zot 22. dreck [drεk] dreq 23. kijrij [kiri] qiri

138 Armin Hetzer, Wie ist Arnold von Harffs Wörterverzeichnis (1496) zu lessen?, në: Balkan-Archiv, 6, 1981. f. 250 dhe R. Elsie, Histori e letërsisë, f. 26 139 Khs. E. Groote, Die Pilgerfahrt des Ritters Arnold von Harff, von Cöln…, 1860, f. 65 140 A. Hetzer, po aty, f. 251-252 141 E. Groote, po aty, f. 65 dhe A. Hetzer, po aty, f. 249, 242-243; R. Elsie, po aty, f. 26-27

Page 40: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

40

24. kale [kalə] kalë 25. elbe [εlbə] elb 26. fijet [fjεt] fle Shprehjet 27. mirenestrasse mirëmëngjes 28. myreprama mirëmbrëma 29. meretzeëen mirë se vjen, mirëdita 30. ake ja kasse zet ve a ke gjëkafshë të re, çfarë ke që më pëlqen 31. kess felgen gyo kaffs qysh vlen kjo kafshë, sa bën 32. do daple dota ble 33. laff ne kammijss laj një këmishë 34. ne kaffs një kafshë, një gjë Numërorët 35. nea [ɲa] një 36. dua [dya] dy 37. trij [tri] tre 38. quater [katər] katër 39. pessa [pεsa] pesë 40. jast [ɟa∫t] gjashtë 41. state [∫tat] shtatë 42. tette [tεtə] tetë 43. nante [nantə] nëntë 44. dieta dhjetë 45. nijtgint [nicint] nëjqind 46. nemijgo [nəmijɔ] njëmijë

Duke patur parasysh se ai ka përdorur dialektin ripaur, atëherë dalin edhe probleme fonetike, të cilat qartësohen vetëm duke njohur rregullat fonetike të dialektit që përdor Harfi p.sh.: fjalën uthëll e shkruan oitter [utэr], /ł/ del si r, sepse është e zëshme, edhe l e sotme tipike e Këlnit, e cila është e paraqiellëzorëzuar, nga pikëpamja fonetike nuk përshtatet me ll e shqipes 142 gjithashtu vërejmë se /ɵ/ dhe /ð/ janë përfaqësuar përmes t si te fjala jat ‘djathë’, oitter ‘uthëll’ dhe d si te: dieta ‘dhjetë’ 143

Te shprehja kess felgen gyo kaffs ‘qysh vlen kjo kafshë’, konstatojmë se kess ka kuptimin e qish apo qysh, por shohim një lëkundje në ridhënien e i/e së shkurtër, që ka të bëjë me fenomenin fonetik të dialektit në të cilin e ka shkruar autori. Po të shohim edhe fjalën pyske vyssche (gjerm.) dallojmë një ekuivalencë. Shqiptimi i sotëm i fjalës në këtë dialekt gjerman është [fe∫], pra me /e/ të shkurtër të mbyllur. Siç e dimë fjala shqipe peshk e ka prejardhjen nga piscis, dhe ĭ e shkurtër është reflektuar si e, siç e shohim edhe te Lissus, Lesh, spissu shpesh. Në këtë rast y lexohet si e. Nga ç’shohim më lart edhe nga lista e fjalëve

142 A. Hetzer, po aty, f. 252 143 A. Hetzer, po aty, f. 242

Page 41: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

41

rastet e y për /ε/ dhe e për /i/ janë të shpeshta. Kështu si te shembulli i sqaruar më lart i fjalës pyske ku y duhet ta lexojmë e.

Kemi edhe rastin e tingujve k, ckg, ja që qiellzorëzohen në /q/, /gj/ te shembujt: kijrij ‘qiri’; dreck ‘dreq’; jast [ɟa∫t] ‘gjashtë’ Te numërori jast ja- është në fillim të fjalës. Fjala kyckge ‘ i keq’ ku ckg është palatale /q/.

Kur –e, përdoret si një zanore mbështetëse në aspektin ortografik për fundoret palatale atëherë –ë e shqipes përfaqësohet përmes –ø, -e, -a, si tek shembujt jast, state, pessa 144.

Po të shohim edhe numërorin nemijgo i cili lexohej më përpara si [nəmijɔ] hasim problemin e nj-, nea (një=numërori), ne- (një) e ndeshim edhe te ne kammijss ‘një këmishë’

dhe te ne kafes ‘një kafshë’, apo rasti i geneyre ‘një njeri’, nga këto rezulton se fonema /ɲ/ në ortografi përfaqësohet përmes ne- (nea), n- (ne) dhe g- (geneyre).

Forma që shfaqet për numërorin nea ‘një’ mund të interpretohet si njâ, sepse edhe sot kështu del dhe shqiptohet edhe në disa dialekte gege 145 Në fjalorthin e shqipes mungon pyetja “Grua a mund të flemë bashkë sonte?”, e cila ekziston te fjalorët e tjerë 146.

Në këtë fjalorth ndihet qartazi gegërishtja si te: prama (mbrama, mbrëmja), garunë (ngranë, ngrënë); nantë (nandë, nëntë)

Tumbi gjen në të fjalën e huazuar greke kijrij një qiri; forma fonetike përkon me atë të Bardhit chiry dhe me fjalën e sotme k’irί ‘qiri’, ai konkludon se kjo fjalë i përket shtresës më të re në shekullin e 15 147.

Arnold fon Harf ka kaluar vetëm në disa limane shqiptare, pa hyrë thellë në tokën tonë. Fillimisht ai ndaloi në Ulqin, për të cilin thotë se: “Ky është një qytet i bukur, i vogël, pronë e venedikasve dhe është tokë shqiptare”. Më pas kalon në Durrës, ku lë disa shënime për këtë qytet, për gjuhën tonë dhe pak fjalë të mbledhura prej tij. Në këto shënime ai thotë: “Nga Ulqini në Durrës, 70 mile vajtëm me erë të keqe, ky është një qytet i madh, shkretuar prej turqve, tani në dorë të venedikasve. Edhe ky është në Shqipëri. Shqiptarët kanë një gjuhë të tyre që nuk mund të shkruhet mirë, meqenëse nuk kanë shkronja të tyre” 148.

Prandaj dëshmia e tij që “shqiptarët s’kanë shkronja të vetat”, vihet në pikëpyetje për shkak se ai u ndal ndoshta për më së shumti vetëm një ditë në portet tona. Ndërkohë që nëse do të kishte konstatuar se shqiptarët e shkruanin gjuhën e tyre me ndonjë alfabet tjetër nga alfabeti latin, presupozohet se ai do ta kishte thënë këtë 149.

Në shënimet e tij përmendet edhe Shkodra, të cilën ai nuk e sheh,por vetëm thotë se “është një qytet i madh, të cilin mbreti i Turqisë tani shpejt e ka pushtuar nga venedikasit”.

Ndalesën e tretë fon Harfi e bën në Sazan për të cilin shkruan: “Ky është një liman deti i mirë. Sazani është një njësi e vogël e turqve. Këtu janë dy paraklise greke, njëra me emër të Shën Mërisë dhe tjetra me emër të Shën Kollit. Në këtë kohë mbreti i Tuqrisë ka shumë hamshorë (atllarë) të bukur që kullosin në këtë njësi. Këtu në sazan është një liman deti në të cilin turku mban shumë anije. Së këtejmi katërmbëdhjetë vjet më parë, dolën anijet jashtë mëngës dhe vanë në Pulie dhe në Kalabri që ndodhen 15 milje lombarde larg dhe

144 A. Hetzer, po aty, f. 244 145 A. Hetzer, po aty, f. 244-245 146 A. Hetzer, po aty, f. 251 147 Albert Thumb, Altgriechische Elemente des Albanesischen. – Në: Indogermanische Forschungen, 1909, f. 8 148 USHT, Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, Vëll. 2, Tiranë, 1962, f. 368 149 J. Kastrati, Historia e albanologjisë, 2000, f. 61

Page 42: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

42

ndodhen nën sundimin e mbretit të Napolit. Atje turku pushtoi një qytet të bukur të madh, të quajtur Otranto dhe të tjera qytete të shumta, që i mbajti me vite e me ditë” .

Më pas nga Sazani fon Harfi shkon në Vlorë, por nuk thotë se ka hyrë brenda: “Në krahun e mëngjër të këtij limani (Sazani) është një fshat i madh me dymijë vatra, i quajtur Vlorë. Ky fshat mund t’i japë mbretit të Turqisë në kohë lufte shtatëqind kuaj. Mbi këtë është një kështjellë mali, e bukur, e quajtur Kaninë, ku mbreti i Turqisë ka një nënpunës...Mbi këtë vend (të Vlorës dhe të Kaninës) është një mal i lartë i madh” 150.

Nga botimi i parë 1860 e deri në 1995, fjalorthi i fon Harfit është ribotuar disa herë. Ribotime, komentime, shpjegime, përshkrime dhe shënime në lidhje me këtë vepër, gjenden te një grup studiuesish tanë dhe albanologësh, sipas rendit kronologjik ata janë: E. Von Groote (1860), Charles Hopf (1873), Gustav Meyer (1884), Faik Konica (1898). Emile Legrand (1912), Lumo Skëndo (Mit’hat Frashëri) (1927), Gaetano Petrota (1931), Justin Rrota (1931, 1941), Mario Roques (1932, 1935), Eqrem Çabej (1936), Aleksandër Xhuvani (1946, 1947, 1951), Kasim Domi (1950), Ziaudin Kodra (1952), Dhimitër S. Shuteriqi (1955, 1957, 1958, 1963, 1976), Mahir Domi (1959), Kolë Ashta (1970), Jusuf Buxhovi (1979), Armin Hetzer (1981), Piter Jorgesen (1982), Moikom Zeqo (1982), Avni Spahiu (1983), Robert Elsie (1984), Jup Kastrati (1989) etj. 151.

Harfit duhet t’i jemi shumë mirënjohës, që ka lënë një glosar shqip, sepse bëhet fjalë për një nga tekstet më të vjetër që është trashëguar në gjuhën shqipe.

II.5. Konrad von Gessner

Konrad fon Gesneri ishte mjek, natyralist dhe filolog. Lindi në mars 1516 në Cyrih dhe

vdiq në dhjetor 1565 po aty. Ai konsiderohet si një nga natyralistët më të rëndësishëm dhe më të famshëm të Zvicrës. Vepra më e njohur e tij është “Historia animalium” e përbërë prej pesë vëllimesh 152.

Në veprën e tij “Mithridates”, botuar në 1555 në Cyrih, mblodhi disa të dhëna mbi gjuhën dhe dialekte të ndryshme. Aty dha përkthimin e lutjes Aty ynë (Pater noter), ndër njëzet e dy gjuhë. Përsa i takon gjuhës shqipe, nënvizonte: “Arbenses Illyrice loquunter”. Konrad von Gessner mendon se e folmja shqipe është e burimit ilir, por pa na e shpjeguar konceptin që kishte ai për ilirët 153.

150 BUSHT, Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë. Vëll. 2, Tiranë, 1962, faqe 368 151 J. Kastrati, Historia e albanologjisë, f. 62 152 Matthias Freudenberg, Konrad Gessner, në: Biographisch-Bibliographisches Kirchenlexikon, Bd. 15, Bautz, Herzberg, 1999, f. 635 153 J. Kastrati, po aty, f. 68

Page 43: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

43

KREU III. FILLIMET E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE NË SHEKULLIN XVIII

III.1. Gottfried Wilhelm von Leibnitz dhe letrat e tij

Norbert Jokli në veprën e tij “Albanisch”, 1917, shkruan: “Cilët janë shqiptarët? Si do të rradhitet shkencërisht gjuha shqipe? Këto janë dy pyetje me të cilat është marrë shkenca gjuhësore që prej themelimit të saj. Shumë vjet përpara Franc Bopit, pra në një kohë kur nuk ishte rrahur ende hekuri për hulumtimin e këtyre problemeve, u mor me këto çështje në shekullin e vet, mendja e hollë e Lajbnicit, të cilin në fillimin e shekullit të XIX e ndoqën edhe disa të tjerë” 154. Pra përpara shfaqjes së Bopit, me këtë çështje merret filozofi Lajbnic, i cili në gjysmën e dytë të shek. 17 dhe në fillim të shekullit të 19 gjeti disa pasardhës.

Punimi i parë evropian mbi prejardhjen e gjuhës shqipe i përket dijetarit Gottfried Wilhelm von Leibnitz (1646-1716). Ai ishte një filozof gjerman, matematicien, diplomat, historian dhe këshilltar politik i iluminizmit të hershëm. Ai konsiderohet si mendja universale e kohës së tij dhe si një nga filozofët më të rëndësishëm të fundit të shekullit të 17 dhe fillimit të shekullit 18. Një pjesë e madhe e krijimtarisë së tij është e dokumentuar në letra. Nga viti 1663 deri në 1716 ai ka marrë mbi 20.000 letra prej rreth 1100 korrespondentëve nga 16 vende të botës. Në arkivën e tij janë dokumentuar rreth 15.000 letra 155.

Lajbnici ishte ndër studiuesit e parë që u mor me gjuhën shqipe në mënyrë margjinale, sidoqoftë çështjen e shqipes e trajtoi gjuhësisht, paçka se zbatoi njohuritë metodike të kohës së tij 156.

Duke qenë dijetari më i hershëm i vërtetë që u mor me gjuhën shqipe, ai mund të cilësohet si personaliteti që hapi udhën e studimeve në fushën e gjuhës shqipe. Me intuitë të jashtëzakonshme, ai arriti në një teori “ilire” të prejardhjes së gjuhës shqipe, edhe pse veprimtaria e tij shkencore daton një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. Është nder për shqiptarët që studimet albanologjike përurohen nga një gjigant i dijes dhe i kulturës botërore. Për vendin e tij, Gjermaninë, në fushën e gjuhësisë, ai i parapriu lindjes së gjuhësisë krahasimtare, që vijoi nga një plejadë e tërë gjuhëtarësh. Për herë të parë, në historinë e studimeve shqiptare Lajbnici preku çështjen e afërisë së shqipes me gjuhët e tjera. Ai shtroi probleme të rëndësishme metodologjike, konstatoi elementë të përbashkët leksikorë të shqipes me gjuhët e tjera, dha mendime të vyera për prejardhjen e saj dhe më e rëndësishmja në kërkimet e tij Lajbnici ia nënshtroi shqipen një analize të vërtetë shkencore “Letrat shqiptare” 157.

Atij i referohet Ksylanderi më vonë në “Die Sprache der Albanesen oder Schkipetaren”, Frankfurt a. M., 1835, f. 275 si vijon: “Lajbnici ishte i pari, i cili në hulumtimet e tij gjuhësore analizoi shqipen në aspektin e afrisë së saj dhe prejardhjes”. Gjithashtu Benfei shprehet se: “Lajbnici i kushtoi gjuhës së shqiptarëve një analizë të veçantë dhe fija, të cilin e

154 Norbert Jokl, Albanisch, 1917, f. 117-118 155 Heinrich Schepers, në: Neue Deutsche Biographie, Bd. 14, Berlin, Duncker & Humblot, 1985, f. 130 156 Norbert Reiter, Leibniz’ens Albanerbriefe, në: Zeitschrift für Balkanologie, Jhg. XVI, Wiesbaden, Otto Harrasowitz, 1980, f. 82 157 J. Kastrati, Historia e Albanologjisë, 2000, f. 171

Page 44: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

44

kishte lidhur ai, nuk është këputur që nga ajo kohë. Mjetet që përdori ai – njëqind fjalë shqipe – natyrisht që ishin shumë të pamjaftueshme” 158.

Lajbnici i ka dërguar pesë letra gjuhëtarit Maturin Vyssiere la Croze (1661-1738). La Croze ka qenë bibliotekari i Bibliotekës Mbretërore në Berlin, ku me nismën e Lajbnicit ishte themelur Akademia e Shkencave të Prusisë. Duke qenë se la Croze ishte një orientalist francez, në ndihmesë të studimeve të tij orientaliste, Lajbnici i ka dërguar këto letra nga Hanoveri, ku shpreh konsideratat e veta për gjuhën shqipe, për njohjen e lidhjeve gjenetike dhe të vendit të saj midis gjuhëve evropiane. Ai e nxit la Croze-n që të merret me gjuhën shqipe, sepse kjo gjuhë (sipas Lajbnicit), meriton të studiohet dhe të krahasohet me gjuhët më të vjetra.

Letra I, 24 janar 1705. Lajbnici mendonte se: “gjuhën shqipe gabimisht e kanë quajtur gjuhë ilirike, sepse gjuha ilirike ishte tjetër gjë”. “Përsa i përket gjuhës së shqiptarëve unë dyshoj se ajo mund të jetë një gjuhë sllave, meqë kjo gjuhë zotëron gjatë brigjeve të Detit Adriatik. Gabimisht atë e quajnë gjuhë ilirike (lingua illirica). Por unë besoj se gjuha e ilirëve të lashtë ishte një gjuhë krejt e ndryshme. Nëqoftëse do të kishte ndonjë mbeturinë të saj në malet e Epirit, kjo do të ishte shumë kurioze dhe e denjë për kërkimet tona. Unë e kam menduar atë më shumë se një herë, por nuk kisha menduar fare për të kur isha në Romë, kur unë njoha zotin Patritio (nëqoftëse nuk gabohem), profesor në Kolegjin e Propogandës që ishte vetë nga Dalmacia. Nuk e di nëse ai jeton. Duhet të dihet në Raguzë, po ashtu si edhe në Venedik, vende të republikës mjaft të afërta me Shqipërinë”.

Siç e shohim pra nga letra e parë e Lajbnicit, mendimi që shfaq ai është se ndoshta gjuha shqipe mund të ishte një lloj sllavishteje për shkak se flitej përgjatë bregdetit të Adriatikut, ndaj gabimisht e quan lingua Illirica, sipas këtij arsyetimi mendimi i prejadhjes ilire të shqiptarëve dhe rrjedhimisht i gjuhës shqipe në atë periudhë kohore, paska qenë një mendim i përgjithshëm. Në këtë letër Lajbnici, edhe pse sjell një argument shumë të dobët, nuk është se bashkohet shprehimisht me këtë opinion. Sigurisht që në këtë periudhë Lajbnici ka qenë shumë i famshëm në fusha të tjera, ndaj gjuha shqipe, për shkak të interesave të tjera të shumta të tij, nuk ka luajtur një rol të dorës së parë. Por me vetëdijen e një mendimtari dhe studiuesi që e kalonte mendësinë e kohës së vet, ai edhe në letrën e parë shfaq një rezervë duke pohuar se gjuha e ilirëve të lashtë ishte krejt e ndryshme dhe mund të gjendej ndoshta në Epir 159.

Letra II, 10 dhjetor 1709. Kanë kaluar katër vjet nga letra e parë, ndërkohë Lajbnici ka siguruar një sasi

materiali gjuhësor shqip. Nga miku i vet La Croze ai ka marrë dy vepra që i formojnë bindjen se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë, që banonin dikur në të njëjtat troje. Këto vepra janë “Dottrina e Krishtenë” e Pjetër Budit, botimi i 3, gjë të cilën na e verifikon Norbert Reiter, më 1980 ku shkruan: “Një faksimile të këtij dorëshkrimi (Lingua epirotica, sive Albanesia) po e bashkëngjis unë. Ai ka qenë botuar në vëllimin Oratio orationum. Orationis dominicae serviones. Berlin, 1860. Si dorëshkrim midis faqeve 50 dhe 51, ruhet pranë Bibliotekës së Shtetit, pronë kulture prusiane, në Berlin. Duke gjykuar sipas tekstit, mund të

158 Theodor Benfey, Göttingische gelehrte Anzeigen, 1. Band, Göttingen, Dieterichschen Univ=Buchdruckerei, 1855, f. 522 159 J. Kastrati, Historia e albanologjisë, 2000, f. 171 dhe N. Reiter, po aty, f. 83

Page 45: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

45

jetë dorëshkrimi origjinal, i cili gjendet në “Dottrina Christiana të Don Pietro Budit da Pietro Bianca, 1664”. Nga ky libër Lajbinici ka marrë termin epirotik, që përdor në letrën e dytë për të treguar shqipen 160.

Në këtë letër Lajbnici fillon me ndarjen gjuhësore-historike të shqipes dhe prirjen e kësaj të fundit nga indogjermanishtja 161. Vepra e dytë është ajo e Frang Bardhit. Është arritur në këtë konkluzion në bazë të disa të dhënave: ashtu si te Bardhi, shpjegimet janë në krah të fjalëve latine. Ashtu si te ky leksikograf ato janë marrë në grupe të vogla. Madje edhe gabimet e shtypit të fjalë shqipe janë identike me ato të Bardhit. Lajbnici vëren se në shqipe gjen mjaft afri me latinishten, e gjurmë fjalësh që përkojnë me gjermanishten duke u shprehur: “Kur zoti Hubener, që vinte nga Hollanda, kaloi këtu, unë iu luta të merrte një dorëshkrim të Bibliotekës Mbretërore, që po jua kthej duke ju falënderuar dhe dëshiroj të më jepni nderin t’ju shkruaj në të njëjtën kohë. Ju më keni dhënë një kënaqësi të madhe, duke më njoftuar se keni marrë një libër dhe një fjalor të gjuhës shqipe; nga kjo mësojmë se kjo ishte gjuha e ilirëve të lashtë. Megjithatë unë vë re në të edhe shumë fjalë latine. Attynë (Ati Ynë) përputhet me gjuhët skite; duket gjithashtu se ka dhe disa gjurmë të vogla fjalësh që përputhen me gjermanishten, si p.sh. dheet (dhe, tokë), enendieni (na ndjeni, na falni)”. Pra në këtë letër ai e pranon qartazi teorinë ilire. Ky ndryshim mendimi pranohet thjeshtë dhe nuk bazohet në ndonjë gjykim të thellë, pasi tashmë për të qartësisht gjuha shqipe identifikohet me gjuhën epirote, të cilën ai në letrën e parë e kishte vlerësuar si gjuhë ilire. Lajbnici në letrën II fillon me renditjen historike gjuhësore të shqipes, të cilën e vendos në drejtimin e gjuhëve indogjermane 162.

Letra III 25 dhjetor 1709 I lutet mikut të vet, - që më mirë se kushdo tjetër mund ta bëjë, - të dallojë në shqipen atë që është pronë vetiake e kësaj gjuhe nga ajo që është e huazuar nga gjuhët e tjera. Në këtë letër Lajbnici bëhet më i qartë. Lajbnici parashtron nëntë fjalë të shqipes mbi të cilat jep mendimet e veta: Hunde (hundë), Craha (krah), Mix (mish), Burri (burrë), Chau (ka-u), gaforreia (gaforre), çizme, crue (grue-ja), deet (det-i). Ai i shqyrton këto fjalë nëpërmjet metodës krahasimtare. Vihet re se fjalët e marra në studim prej tij nuk vijnë nga pjesa apo lutja fetare e lartshënuar në Letrën II. Rrjedhimisht këto fjalë janë marrë nga Fjalori i Frang Bardhit që ai e përmend në Letrën II. Midis letrës së II dhe III ka një interval kohor prej dy javësh, gjatë të cilit ai ka arritur në disa gjykime lidhur me gjuhën shqipe. Trajtat e emrave shqip me nyje e pa nyje që mori për krahasim, ai nuk i ka përdorur sipas rregullave morfologjike. Meqenëse midis letrës së dytë dhe të tretë ekziston një distancë kohore prej rreth 14 ditësh, duhet pranuar se ai në fillim të dhjetorit 1709 kishte arritur në disa gjykime mbi shqipen, por që nuk i kishte lajmëruar në letrën e dytë 163.

Në studimin e vet mbi shqipen ai udhëhiqet nga analogjia e tingujve dhe semantika. Kjo është një mënyrë veprimi që vlen jo vetëm në atë kohë, por edhe sot, pavarësisht se Lajbnici në metodën e punës së tij gjuhësore, është ende shumë mesjetar 164.

160 Norbert Reiter, po aty, f. 83 161 N. Reiter, po aty, f. 84 162 J. Kastrati, Historia e albanologjisë, 2000, f. 172 163 N. Reiter, po aty, f. 84-85 164 J. Kastrati, po aty, f. 173

Page 46: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

46

Letra IV, 28 dhjetor 1711 Në këtë letër ai i kërkon mikut të tij një kopje të “Ligjëratës” apo uratës “të së dielës”

dhe “simbolin e apostujve në gjuhën epirote”, siç e quan ai shqipen, “në një përkthim rresht për rresht”. Gjithashtu ai dëshiron të njohë titujt, datën dhe vendin e botimit të dy librave shqip. Për t’i patur vetë ai dëshironte t’i kërkonte në Romë sepse: “Kjo gjuhë (shqipe), meqenëse është kaq pak e njohur, meriton të studiohet” 165.

Letra V, 24 mars 1715. Pas katër vjetësh Lajbnici i kërkon përsëri njoftim mikut të tij në lidhje me këta libra,

sepse nuk i gjen dot në mes të dorëshkrimeve të tij treguesit që ia kishte dërguar miku i tij, herën e shkuar.

Lajbnici e përqëndroi vëmendjen e tij te prania në leksikun shqip të një numri të madh latinizmash. Ai vuri në dukje ngjashmërinë e fjalëve të veçanta shqipe me fjalët e disa gjuhëve të tjera të Evropës (gjermane, sllave, kelte, greke, armene). Si ilustrim të vëzhgimeve të veta, përsa u përket lidhjeve të gjuhës shqipe me gjuhët e tjera evropiane, ai propozoi disa etimologji.

Malte-Bruni, pasardhësi i tij jep një listë të etimologjive të bëra nga filozofi. Në këtë listë prej 102 shpjegimesh, gjen ndonjë barazim të saktë : kështu fjala shqipe miš ‘mish’ krahasohet me sllavishten meso, ńerí ‘njeri’ me gr. άνήρ 166.

Lajbnicit i atribuohet merita e fillimeve të krahasimit të fjalëve në shqipe, madje tek ai zënë fill barazime që i ka përforcuar edhe studimi kritik i ditëve të sotme si p.sh.: Perëndí ‘perëndi’ – sllav. Perúnz ‘Perëndia e bubullimës’; diell – gr. δηλος ‘të shohësh qartë ’ përkon me shpjegimin e dhënë nga Çabeji (B.Sh. 2, 1961, f. 59); herë – lat. hōra (Meyer, Et. Ëörterbuch, f. 151), mat – sued. möta (Meyer: po aty, f. 263); krimb – dan. kryb (Meyer: po aty, f. 206); pemë (frut) – lat. pōmum (Meyer: po aty, f. 326); miell – gjerm. Mehl (Meyer: po aty, f. 282). Gjithashtu ai përpara Kamardës (Gramm. I, f. 100) ka krahasuar edhe fjalë të tjera të shqipes si borë me gr. βορέας ‘erë veriu’; më tej dru me gr. δρυς, derë me pers. dar, sued. derr, gr. θύραι. Këto afri etimologjike që konstatoi ai janë të njohura dhe të vlefshme edhe sot 167 .

Lajbnici u mor me etimologjinë e shqipes dhe me përcaktimin e lidhjeve të saj me gjuhët e tjera evropiane, sepse ai ka qenë një nga nismëtarët e përpjekjeve për krijimin e një gjuhe ideale, në të cilën çdo ide elementare do të përfaqësohej nga një simbol i vetëm. Ky interesim e shtyu atë në kërkimin dhe zbulimin e madh të njehsimit diferencial dhe integral 168.

Ai argumentoi karakterin e pathemeltë të pikëpamjes që ekzistonte në atë kohë se të gjitha gjuhët rridhnin nga hebraishtja dhe ishte përkrahës i hartimit të gramatikave dhe fjalorëve të gjitha gjuhëve të botës, sepse siç do të shprehej bashkatdhetari i tij Vihelm fon Humboldi (1767-1835), të gjitha gjuhët nuk varen (ndonëse mund të lidhen) nga njëra – tjetra, dhe pasqyrojnë individualitetin dhe kulturën e folësve të tyre. Lajbnici besonte në idenë se lidhja gjenetike midis gjuhëve të sotme, pra edhe e gjuhës shqipe me gjuhët e tjera, nuk ishte dëshmi e prejardhjes nga njëra – tjetra, por e prejardhjes së përbashkët nga një

165 J. Kastrati, Historia e albanologjisë, 2000, f. 172 166 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 128 167 Martin Camaj, Albanische Wortbildung, f. 9-10 dhe N. Jokl, Albanisch, f. 127 168 J. Kastrati, po aty, f. 174

Page 47: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

47

gjuhë e vetme fillestare, e cila sipas tij mund të rikrijohej ndërmjet kërkimeve gjuhësore të krahasuara. Pra nuk ishte rastësi nga ana e tij hulumtimi i gjuhës shqipe, por ishin interesat e tij teorike në lëmin e gjuhësisë në përgjithësi, që e bënë këtë dijetar të madh të interesohej edhe për shqipen.

“Letrat shqiptare” të Lajbnicit janë njohur nga dijetarët që nga viti 1768. Ato janë botuar brenda veprave të Lajbnicit në Gjenevë nga Ludvig Duteni. Gjatë këtyre dyqind vjetëve ato janë cituar me respekt nga një varg gjuhëtarësh shqiptarë, dijetarësh arbëresh dhe albanologësh të huaj, dhe janë bërë objekt analize kritike për shumë studiues si: Ëngjëll Mashi, Malte – Brun (1809), J. Severin Vater (1822), Xylander (1835) i cili shkruan se: “Lajbnici qe i pari që në studimet e veta gjuhësore e studioi gjuhën shqipe përsa i përket afërisë dhe prejardhjes së saj”. Pra kështu edhe arbëreshi Vinçenc Dorsa (1847) dhe gjuhëtari i njohur arbëresh Dhimitër Kamarda (1864) iu referuan veprës së Lajbnicit mbi tezën ilire të shqipes 169.

Në 25 maj 1897 Faik Konica botoi tek e Përkohshmja Albania e Brukselit artikullin: “Mendimi i Lajbnicit për gjuhën shqipe”, ku ai ka shfrytëzuar tre vepra të dijetarit të shquar. Faik Konica është i pari në historinë e albanologjisë, që ka botuar në origjinal letrat shqiptare të Lajbnicit. Ai e riprodhoi me akribi shkencore dhe me shënime të transkriptuesit shqiptar në latinisht dhe në frëngjisht. Vijojmë me gjuhëtarin shqiptar Gjergj Pekmezin, i cili në 1909 i ka përmendur “Letrat shqiptare” të Lajbnicit.

Jokli duke folur për etimologjinë si çështje me vlerë të veçantë për shqipen thekson: “Rëndësinë themelore të këtij problemi e pat njohur me kohë Lajbnici, por zgjati shumë derisa u vlerësua si duhet kjo njohje e këtij filozofi gjerman, i cili, edhe këtu, sikurse edhe në çështje të tjera, pati zbuluar shumë gjëra themelore” 170.

Vetë Lajbnici bëri disa prova në fushën e shpjegimit të fjalëve shqipe, dhe pasardhësi i tij më i denjë i kohës, para se të themelohej gjuhësia si shkencë, Malte – Bruni na parashtroi një përmbledhje të etimologjive të filozofit, dhe u përpoq t’i shtojë këto me anë të analizës së vet. Në këtë listë gjendet ndonjë krahasim i drejtë i 102 shpjegimeve si: mish e krahason me sllavishten messo, njeri me greqishten aner etj., që deri më sot janë pranuar përgjithësisht, duke mbetur së paku si opinion i përgjithshëm. Kërkesa e Lajbnicit që u përmend më sipër, me të cilën këshillon dallimin midis fjalëve origjinale të shqipes dhe atyre të huazuara nga gjuhë të tjera pati rëndësi të veçantë për karakterin e vendit të shqipes në familjen e gjuhëve indoevropiane.

Eqrem Çabeji, etimologu më i shquar shqiptar, për gjysëm shekullin në fushën e studimeve albanologjike, ballkanologjike dhe indoevropianistike, e ka përmendur disa herë me respekt emrin e gjeniut gjerman. Më 1959 Çabeji e fillon studimin e vet “Gjendja e sotme e etimologjisë së gjuhës shqipe” me këto fjalë: “Dijetarët që kanë bërë kërkime në fushë të etimologjisë shqiptare, kanë ndjekur, shumë herë në mënyrë të pavetëdijshme porosinë që pat lënë dikur filozofi i madh Lajbnic, që në punë të gjykimit të shqipes, duhet veçuar ajo që ka hyrë këtu prej gjuhëve të tjera, nga ajo që është pronë vetjake e kësaj gjuhe”.

Aleksandër Xhuvani në studimet e veta gjuhësore e përmend disa herë filologun gjerman: “Përpara se të dilte Bopi e përpara se të themelohej shkenca e linguistikës, filozofi Lajbnic ka qenë i pari që preku çështjen e afërsisë gjuhësore të shqipes”. Pasi përmend letrat e tij si edhe veprën “Kundrime mbi gjuhën e popujve” shkruan: “Në të gjitha këto, sado që gjen afri me gjermanishten dhe me keltishten, ai (Lajbnici) përpiqet ta shquajë prej 169 J. Kastrati, po aty, f. 174-175 170 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 127

Page 48: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

48

gjuhëve të tjera dhe t’i japë një individualitet të veçantë, duke përfunduar se shqipja është një gjuhë krejt ndryshe prej greqishtes, latinishtes, sllavishtes e gjuhëve të tjera” 171.

Falmerajeri në veprën e tij shprehet: “Zbërthimin e parë filologjik të shembullit të gjuhës shqipe në lidhje me afrinë dhe prejardhjen është përpjekur ta bëjë në Gjermani Lajbnici. Por atij i mungonte ndihma e një gramatike të shqipes, kishte në dispozicion vetëm një pjesë prej njëqind fjalësh shqipe, ku mund të ushtrohej mendjemprehtësia e tij, gjetja e tij se shqiptarët kanë prejardhje kelte dhe se gjuha e tyre kishte lidhje me gjuhët gjermanike dhe me galishten, ishte diçka e re dhe njëkohësisht hapi i parë për të rënë në gjurmën e së vërtetës” 172.

Gjatë 190 vjetëve të fundit ky dijetar gjerman jo vetëm nuk është harruar së përmenduri ndër studimet albanologjike dhe të gjuhësisë shqiptare, por përkundrazi, është cituar me nderim, duke u bërë objekt shqyrtimi, vëzhgimi dhe analize kritike në një varg veprash në shqip, italisht, frëngjisht, gjermanisht, latinisht, anglisht, rusisht etj. si: Mashi (1807), Malte – Bruni (1809), Vater (1822), Xylander (1835), Dorsa (1847, 1862), Biondelli (1856), Kamarda (1864), A. Stratikoi (1896), Faik Konica (1897), Gjergj Pekmezi (1909), Norbert Jokli (1917), Gaetano Petrota (1931), Eqrem Çabej (1936, 1957, 1965, 1972, 1976, 1982), Aleksandër Xhuvani (1947, 1949), Dhimitër Shuteriqi (1965, 1976), Martin Camaj (1970), A. V. Desnickaja (1970), Eric P. Hamp (1981), Nelson Çabeji (1982, 1990) (Kastrati, Jup: po aty, f. 179).

Në albanologjinë shqiptare Lajbnici cilësohet jo vetëm si gjuhëtari i parë i huaj që u mor me përcaktimin e vendit të shqipes në grupin e gjuhëve indoevropiane, por edhe se duke zbuluar prejardhjen e shqipes nga ilirishtja e lashtë, parashtroi të parën “teori ilire” të shqipes, e cila do të çohej deri në vërtetimin shkencor të përkatësisë së shqipes në grupin e gjuhëve indoevropiane rreth një shekull e gjysëm më vonë nga August Schleicher 1850 dhe sidomos nga Franc Bopi 1854 173.

III.2. Karl Gottlieb von Windisch

Karl Gotlib fon Vindisch lindi në Presburg më 1725 dhe vdiq po aty në vitin 1793. E kemi përfshirë në këtë punim, sepse ai i përket një minoriteti në Hungari, i cili flet gjermanisht, që ndryshe quhet edhe Shvabët e Danubit.

Fon Vindish ishte botues dhe historian hungarez. Pasi kreu shkollimin në vendin e tij, ai kaloi një kohë të gjatë në Augsburg. Gjatë jetës së tij ai kreu edhe detyrën e senatorit dhe të kryetarit të bashkisë. Krahas gjermanishtes, ai zotëronte edhe sllovakishten, latinishten dhe anglishten gjë që dëshmohet përmes një korrespondence të dendur 174. Në mbretërinë e Hungarisë ai u bë një nga figurat qendrore letrare. Krahas publikimit të veprave të shumta me karakter historik dhe gjeografik, veprimtaria e tij spikati edhe si botues botuesi i revistave të para në gjuhën gjermane. Si mirënjohje për veprimtarinë e tij shkencore ai u bë anëtar nderi i Shoqërisë së Dijetarëve të Augsburgut, Olmycerit dhe Altdorfit 175.

171 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 179 172 Jakob Fallmerayer, Das albanesische Element, f. 429 173 N. Jokl, po aty, f. 179 174 Briefwechsel der Wissenschaftler aus Ungarn, Bd. V, Budapest, Universitas, 2008 175 Allgemeine Deutsche Biographie, Band 33, Leipzig, Duncker & Humblot, 1891, 664 v.

Page 49: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

49

Ky historian shkroi artikullin “Nga këlmendasit në Sirmie” në vitin 1782 176. Ky artikull është firmosur me pseudonimin e autorit, është botuar me shkrim gotik dhe gjendet në formë të digjituar në “Archive Home” si dhe një kopje në fondin e Bibliotekës Kombëtare 177. Në këtë artikull ai flet për shqiptarët e Sllavonisë, me prejardhje nga Këlmendi, të shpërngulur në vitin 1737 deri 1738, dhe të vendosur në fshatrat Nikinc dhe Hrtkovc, pranë lumit Sava, ku nuk flitet më shqip që prej fundit të vitetve njëzet të shekullit 20.

Gjatë luftës austro-turke (1737-1738) fiset shqiptare të Këlmendit u bashkuan me ushtrinë austriake, e cila u thye. Duke mos mundur të jetojnë nën pushtimin turk, shumica e tyre emigruan në viset serbe që ishin nën Austrinë. Edhe pse larg atdheut, dhe të izoluar në mes të sllavësh, hungarezësh dhe gjermanësh, kelmendasit i ruajtën për një kohë shumë të gjatë gjuhën dhe zakonet e tyre. Deri në vitin 1921 është dokumentuar se vetëm katër vetë në Nikinc dhe pesë në Hrtkovc e flisnin mirë shqipen. Ndërsa sot nuk ka asnjë informacion nëse në atë zonë flitet ende shqip.

Ishte studiuesi fon Vindish që dha informacione shumë interesante mbi gjuhën, zakonet, veshjet, jetën, origjinën e tyre. Edhe pse shumë autorë të tjerë shkruan më pas mbi kelmendasit e Sirmies, artikulli i këtij studiuesi vazhdon ta ruajë interesimin e tij. Sipas tij kelmendasit e kanë marrë emrin nga njëfarë Klement që ka qenë një nga ushtarët e shquar të Skënderbeut. Kur turqit zaptuan pjesën më të madhe të Ballkanit veri-perëndimor (pas vitit 1526), kelmendasit për të mos ndërruar fe u detyruan t’i paguajnë haraç sulltanit. Në fund të vitit 1737 Arsen Jovanoviçi, patriarku ortodoks i Serbisë, ua mbushi mendjen kelmendasve që të emigrojnë në Serbi së bashku me familjet e tjera boshnjake dhe shqiptare. Në Sirmie u ngulën rreth treqind kelmendas. Në kohën e fon Vindishit kelmendasit e Sirmies përbëheshin nga gjashtë fise, tre në secilin fshat ku ata banonin. Ai i përshkruan ata si njerëz të një race të bukur, ushtarë trima, blegtorë të zotë që merreshin edhe me bujqësi, që kishin zakone fisnike dhe flet me shumë simpati për ta. Sipas autorit ata martohen vetëm midis tyre për shkak se jetonin në familje të mëdha mëse 30 vetësh. Një interes të madh për etnografinë shqiptare në këtë artikull ka përshkrimi i jetës, zakoneve dhe veshjeve të tyre. Kur Vindish flet për vallet e kelmendasve tregon se ata nuk njohin asnjë vegël muzikore, se vallet i përcjellin me këngë “që përmbajnë trimëritë e disa heronjve të vjetër të kombit të tyre, sidomos të princit Gjergj Kastrioti”. Gjuhën e tyre ata nuk e quajnë as shqip dhe as arbërisht, por këlmendisht.

Artikulli i Vindishit njihet nga disa autorë dhe bibiliografë që janë marrë me shqipen dhe me çështjet shqiptare, por lënda gjuhësore prej tij nuk njihet prej nesh dhe nuk është ribotuar ndonjëherë. Dhimitër Shuteriqi e kopjoi artikullin dhe e botoi në 1955. Lëndën gjuhësore dhe informacionet e tjera autori nuk i ka mbledhur vetë, por i ka nga burime të dyta dhe të treta. Ai shkruan: “Këto fjalë (shqipe) si dhe një pjesë të mirë të këtyre lajmeve, ia detyroj miqësisë shumë të çmuar të dijetarit plot merita, mjeshtrit Daniel Kornides, i cili ka qenë në Hrkovc prej pesë vjetësh; ato fjalë e fraza ia diktoi një misionar françeskan nga Italia i quajtur Pater Candido, i cili qe dërguar atje prej Kongregacionit të Propagandës” 178.

176 Karl Gottlieb von Windisch, Die Klementinern in Syrmien, në: Ungrisches Magazin, oder Beyträge zur ungrischen Geschichte, Geographie, Naturwissenschaft, Pressburg, Anton Löwe, 1782, f. 77-89 177 Shih Albanica I, Tiranë, 1998, f. 436. 178 K. G. von Windisch, po aty, f. 77-84 dhe J. Kastrati, Historia e albanologjisë, 2000, f. 405

Page 50: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

50

Fon Vindish ka njohur edhe botime të mëparshme shqipe si: Fjalorin e Frang Bardhit, “Doktrinën” e Pjetër Budit 1664, “Fjalorin” e Kavaliotit sipas botimit të Tunmanit 1774. Ai na dëshmon edhe për ekzistencën e një gramatike të Budit “por që është shumë e rrallë” 179.

Nga artikulli kuptojmë se ai ka qenë edhe një njohës i mendimeve të shfaqura nga Lajbnici për shqipen. Duke analizuar lëndën gjuhësore të botuar nga fon Vindish, arrijmë në konkluzionin se ajo ka shumë gabime, të cilat kanë ardhur si rrjedhojë se Cornides dhe Candido nuk kanë qenë shqiptar. I shtojmë këtij fakti edhe gabimet që mund t’i kenë shpëtuar shtypit. Lënda përbën një interesim të madh për historinë e gjuhës shqipe, sepse na dëshmon për gjendjen e një të folmeje të shqipes në shekullin 18. Interes të veçantë shpalos luhatja e grupit të zanoreve ua, uo, ue, dyzimi i rrallë i zanoreve të gjata dhe fjalori i ndikuar nga serbishtja dhe gjermanishtja 180.

Në materialet e botuara nga Vindish të bie në sy forma e dialektit gegërisht: brenz (=brêz), pens (=pêsë), non (=nëntë), pramja (=mbrëmja), nja (=një), dimni (=dimëri), e hane (=e hënë), mushknia zez (=mushkëria e zezë), mordja (=vdekja), ullini (=ulliri) etj.

Konstatohet se edhe disa emra personash janë nga ata që përdoreshin në malësistë e Gegërisë së veriut si: Prela, Pjetri, Pali, Ndré, Lulashi, Luka etj. 181.

Shprehje e përshëndetje popullore që përdoreshin nga malësorët asokohe: Mirë ndesh të rash! (Mirë dita!), Mirë prama! (Mirë mbrëma!), Si je kjenë (qenë), Ka dashtë Zoti. Për hir të Zotit. Si janë kjenë zonja dhe zotnija? A janë kjenë shëndosh? Shëndosh, ka dashtë Zoti! Mirë se erdhe! Udha e parë (mbarë)! Kjofsh shëndosh! (qofsh shëndosh), Pak mot (vjet). Këtë gjuhë ma ka anda (ënda). Fort ma ka anda këtë niri (fort ka ka ënda këtë njeri).

Përsa i përket pikëpamjes morfologjike ai zgjedhon edhe ndonjë folje në kohë të ndryshme: Unë e dua. Ti don. Ay do. Na duam. Ju doni. Ata duan. Un po ha. Ti po ha. Ay po ha. Na po hamë. Ju po hani. Un kam ngran (=ngrënë). Na kena ngran (=Ne kemi ngrënë). Ata kan ngran (=ata kanë ngrënë). Un dua me ngran (=Unë dua të ha), Ti do me ngran(ë), Na doem me ngran (=Ne duam të hamë), Ju doni me ngran (ë), Unë po pi. Ti po pi. Ay po pi. Ne po pim(ë).Ju po pini. Un kom pi (=unë kam pirë). Ti ke pi. Ay ka pi. Na kemi pi. Ju keni pi. Ata kan pi. Un dua të pi. Ti do me pi. Na doam me pi. Ju doni me pi etj.

Aty gjejmë edhe lutje fetare: Aty ynë Besojmën: Aty ynë(ë) qi jé mb(ë) qiellt. Shenjt(ë)num kioft(ë) emëni tat! Ardht(ë) regjenia jote. U baft(ë) volundesia jote, si mb(ë) qiellt mb(ë) dhé. Bukën tan(ë) t(ë) perditçmen epna sod. E na ndjei fajtorët tanë. E mos na le me ra mb(ë) t(ë) keq. Po na s(ë) k(ë)qijash. Ashtu kioft(ë)!

Leksiku i botuar nga fon Vindish përbëhet përgjithësisht nga fjalë të rëndomta si: fis, ruba, raki, shiriti, macja, vetulla, gropa e syve, gjuha, qiellza, thua, brinjët, shuplaka, djathi, molla, dardha, kumbulla, shtrati, brisku, furra, thika, luga, pjata, shpata, muri, qerosi, ushtari, doktori, piktori, muratori, katundi, i zi, i bardhë, i kuq, i gjelbër, i verdhë, i nxehtë, i ftohtë, i zeshkët, mirë, shumë, pak; numërorët: dy, tre, katër, gjasht(ë), shtat(ë), tet(ë), dhjet(ë), njizet, tridhjet(ë), njemec (=gjerman), slivak, serb, kroat, valak, katundi, i këmye (=i marrë),furkulica, pusztovan (=lloj masdrake që mbanin Këlmendasit e Sirmies), tupf (=xhufkë), posh (=gjerdan), ling (=xhybe), posztàt (=brez i gjerë) etj. 182.

179 Franz Mikosich në veprën e tij Albanesische Forschungen I, 1870 në f. 340 bën fjalë për një gramatikë të Budit duke iu referuar fon Vindishit por nuk shton asnjë gjë tjetër 180 Eqrem Çabej, Studime gjuhësore III, Rilindja, Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1976, f. 92-93 181 J. Kastrati, Histori e albanologjisë, 2000, f. 405 182 J. Kastrati, po aty, f. 406-407, Jup Kastrati i nxjerr të dhënat historiko-gjuhësore nga Dhimitër Shuteriqi, Tekste të shqiptarëve të Sllavonisë, në: Buletin për shkencat shoqërore, Nr. 2, Tiranë, 1955, f. 181-190; Shkrime shqipe, Nr. 115, Tiranë, 1965, f. 95-96; Shkrimet shqipe, Nr. 137-138. – Tiranë, f. 134-135

Page 51: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

51

III.3. Johann Gottfried Herder Johan Gotfrid Herderi (1784-1791) në veprën e tij “Ide mbi filozofinë e historisë së

njerëzimit” 183, mbështetur mbi mendimet që kishte publikuar në shkrimet më të shkurtra. Është një përmledhje e njohurive të tij mbi tokën dhe njerëzit. Këtu ai shfaq pikëpamjet e tij mbi gjuhët, zakonet, fenë dhe poezinë, mbi qenien dhe zhvillimin e arteve dhe shkencave, mbi krijimin e popujve dhe ngjarjet historike. Në këtë vepër parashtron idenë e tij mbi thelbin e historisë dhe qytetërimit njerëzor, përmend edhe popujt e atëhershëm të botës dhe Evropës. Herderi ka qenë një kritik, filozof, dhe teoricien i historisë së shekullit të 18. Vendlindja e tij është Mohrungen në Prusinë lindore në 1744 dhe vdiq në dhjetor të vitit 1803 në Vajmar.

Ai ishte një nga figurat qendore të lëvizjes letrare “Strum und Drang”. Ishte një nga shkrimtar më me influencë dhe mendimtarët e gjuhës gjermane në epokën e iluminizmit dhe krahas Christoph Martin Wieland, Johann Wolfgang Goethe dhe Friedrich Schiller, Herderi është një ndër katër yjet klasikë të Vajmarit. Pati një krijimtari të gjithanshme, e cila ndikoi në zhvillimin e letërsisë, shkencave shoqërore dhe të vetëdijes kombëtare të gjermanëve 184.

Në veprën e Ksilanderit “Gjuha e albanezëve ose shqiptarëve”, 1835, në një faqe të veçantë në fillim të librit, ka vendosur një citat autoritar të Johan Gotfrid Herderit duke qenë kështu (Ksylanderi), studiuesi i parë që ka përdorur një pasazh nga vepra e filozofit të madh. Aty shkruhet: “Ata nuk janë aspak të huaj, por një popull i lashtë i familjes evropiane” 185.

Ideja e Herderit se shqiptarët nuk janë aspak të huaj, por një popull i lashtë i familjes evropiane, merr peshë dhe rëndësi, sepse i përket një filozofi, dijetari dhe teoricieni të historisë me përmasa botërore. Ai pohon bashkë me shumë studiues të tjerë, duke përdorur një koncept të tij me “ndjenjë” (Gefühl) autoktoninë e popullit shqiptar. Fillimisht ai flet për popujt e ardhur gjatë historisë, si gotët e sllavët, e më vonë hazarët, peçenegët, avarët, hunët, bullgarët e hungarezët. E më pas përqëndrohet te popujt e vegjël evropianë që për të janë pasardhës të banorëve të stërlashtë parahistorik të Evropës.

Edhe pse Herderi nuk sjell ndonjë argument në lidhje me këtë, pohimi i tij ka rëndësi historike në kontekstin e kohës kur u shpreh dhe për personalitetin e tij si teoricien dhe filozof i historisë. Ai shkruan: “...Pas hunëve, janë bullgarët ata që kanë lujatur një rol të tmerrshëm në Evropën lindore, derisa ashtu si edhe hungarezët, u shtruan me pranimin e fesë së krishterë, e më në fund morën edhe gjuhën e sllavëve. Edhe perandoria e re që ata themeluan me vllehët e malit Hemus, u shemb; ata u mbytën në masën e madhe të përzier të territorit dako-iliro-tark, pa ndonjë ndryshim të karakterit të popullit, dhe sot përbëjnë vetëm një provincë të Perandorisë Turke që mban emrin e tyre 186.

Ne nuk përmendëm popuj të tjerë si: hazarët, avarët, peçengët etj.; që ashtu si dhe gotët e sllavët dhe popuj të tjerë kanë bërë mjaft për krijimin e Perandorisë Romake të Lindjes, e pjesërisht dhe të Perëndimit, por që pa zënë vend mirë emri i tyre, u kthyen në Azi ose u shkrinë në masën e popujve.

183 Johann Gottfried Herder, Ideen zur Philosophie der Geschichte der Menschheit, 1784-1791 (4 Teile). 184 Hans-Wolf Jäger, Johann Gottfried Herder, në: Neue Deutsche Biographie, Band 8, Berlin, Duncker &

Humblot, 1969, f. 603 185 J. R. von Xylander, Die Sprache der Albanesen oder Schkipetaren, 1835, f. II 186 Nelson Çabej, Autoktonia e shqiptarëve në studimet gjermane, Tiranë, 8 Nëntori, 1990, f. 19-21

Page 52: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

52

Edhe më pak të drejtë kemi të fusim ata popuj që kanë dalë nga ilirët, trakët dhe maqedonët e lashtë, d.m.th. shqiptarët, vllehët, arnautët. Ata nuk janë aspak të huaj, por një popull i lashtë i familjes evropiane. Dikur ata kanë qenë kombe kryesore, kurse sot ata kanë mbetur si gërmadha të braktisura të shumë popujve dhe gjuhëve 187.

Duke konstatuar tek Herderi se në themel të mendimit të tij e sheh idenë e kombësisë si një forcë lëvizëse kryesore të historisë së çdo populli, arrijmë ta konceptojmë rrjedhën e tij logjike se shqiptarët janë një popull me histori të lashtë dhe se shqiptarët rrjedhin prej ilirëve.

Po të marrim parasysh kohën kur Herderi bënte pohime të tilla, rëndësia e tij rritet, në atë kohë krahas mendimeve të Lajbnicit dhe punimeve të Tunmanit mbi shqipen dhe shqiptarët, ekzistonte edhe pikëpamja që mohonte autoktoninë e shqiptarëve, pra si rrjedhojë edhe prejardhjen e tyre ilire. Bazuar kjo tek autorët bizantinë Halkokondili dhe historianët kishtarë Le-Quien dhe Assemani, që i bënin shqiptarët të ardhur gjatë mesjetës, i pari nga Alba e Italisë dhe dy të tjerët nga Albania e Kaukazit.Pra Herderi është autori i tretë gjerman dhe evropian që shprehet në favor të prejardhjes ilire të shqiptarëve 188.

III.4. Franz Karl Alter

Gjuhëtari Franc Karl Alter lindi në Engelberg më 27 janar 1749 dhe vdiq në Vjenë më

29 maj 1804. Ai studioi greqishten dhe hebraishten në Universitetin e Pragës. Në 1779 punësohet si bashkëpunëtor shkencor në Bibliotekën e Universitetit të Vjenës. Ai zotëronte gjuhët orientale dhe gjuhët sllave. Prirjet e tij gjuhësore i shpalosi nëpërmjet botimeve të tij 189. Në një ndër veprat e tij “Philologisch – kritische Miscellaneen” botuar në Vjenë më 1799, gjuhëtari Alter trajton probleme të ndryshme gjuhësore në lidhje me gjuhën sllave, përdorimin e paskajores në gjuhën sllave, greke, armene etj. Nga faqja 158 deri në 165 ai i ka kushtuar një trajtesë gjuhës shqipe me titullin “Mbi Ati Ynë të këlmendasve në Sirmie”. Ai risjell lutjen Ati Ynë, dhe sqaron se është sipas punimit të Vindishit me titull “Nga Këlmendasit në Sirmia”, botim i vitit 1782, dhe se Vindish ka paraqitur edhe disa fjalë dhe shprehje të këlmendasve.

Këtë lutje ky gjuhëtar vijon ta krahasojë me atë të Chamberlayne në veprën e tij “Oratio Dominica in diversas omnium fere gentium linguas versa”, 1715, lutje e cila ishte në gjuhën epirote (shqipe)190. Alteri shton se ndoshta mund të gjendet një formulë e tretë e lutjes Ati Ynë në “Doktrinën e Krishterë” të Pjetër Budit, 1664, të cilën pohon se nuk e ka gjetur ende, po ashtu edhe gramatikën e Da Leçes “Observationes grammaticales linguae Albanae”, 1716. Ai pranon se ka parë veprën e Frang Bardhit “Dictionarum Latino-Epiroticum”, 1635.

Ajo ç’ka vëren ky gjuhëtar në lutjen Ati Ynë është mënyra hungareze e të shkruarit. Alteri pohon se nuk mund të përcaktojë nëse këto dy formula të Ati Ynë janë në gjuhën vulgare apo në atë kishtare paçka se ka veprën e Pjetër Bogdanit “Cuneus Prophetarum”, ku

187 Nelson Çabej, Autoktonia e shqiptarëve në studimet gjermane, Tiranë, 8 Nëntori, 1990, f. 47-49 188 J. Kastrati, Historia e albanologjisë, f. 415 189 Karl Felix Halm, Franz Karl Alter, në: Allgemeine Deutsche Biographie, Bd. 1, Leipzig, Duncker & Humblot, 1875, f. 363 190 Franz Karl Alter, Ueber das Vater Unser der Klementiner in Syrmien, në: Philologisch-Kritische Miscellaneen, Wien, Johann Thomas, 1799, f. 159

Page 53: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

53

i ofrohet mundësia e krahasimi me përkthimet e Shkrimit të Shenjtë nga Bogdani. Edhe te kjo e fundit ai nuk mund të përcaktojë nëse këto pasazhe në veprën e përmendur janë në gjuhën e shkruar apo vulgare.

Të gjitha pjesët e shkrimit që i gjen te Bogdani në shqip ai i krahason me fjalët shqipe që gjenden në fjalorin e Teodor Kavaliotit, 1770, dhe me Fjalorin Latinisht-Shqip të Frang Bardhit dhe pohon se të dy këta autorë kanë sjellë në fjalorët e tyre fjalë shqipe nga gjuha vulgare dhe kjo për arsyen se ai gjen te të dy këta fjalorë fjalë që janë perse, turke, sllave, greqishte vulgare dhe vllehe. Te Pallas Linguarum totius orbis vocabularia, Petropoli, 1786 ai shton se ka gjetur këto fjalë shqipe për Ati Ynë: Kiel, coelum. ate, pater. emmer’, nomen. buk’, panis; te Kavalioti: dai, terra. ap, do. ikäeki, malus. Beg, facto, emär, nomen. fot, hodie. bukä, panis 191. Alteri bën krahasime midis pjesëve të Bogdanit f. 69: Regnia Judet, sceptrum de Juda dhe te Ati Ynë i këlmedasve: regenia është regnum, te Chamberlayne: regnum është perëndia; në f. 108. Matth. 28 te Bogdani: mbe chielt, e mbe ξeet; tek Ati Ynë i kelmendasve në lutjen e tretë vërehet: mb tſchielt, mb zee. in coelo, in terra; te Chamberflayne: mbechielt, aſctu ende mbe ξeet 192.

Pra siç shohim ai posedon vepra të gjuhës shqipe të cilat e ndihmojnë që të bëjë krahasime. Kjo përpjekje duhet vlerësuar, sepse mund ta konsiderojmë si një ndër hapat e para të gjuhëtarëve të huaj për të kontribuar në gjuhën shqipe. Alteri konstaton se shqiptarët përveç gjuhës së tyre të thjeshtë, kanë edhe një gjuhë të përpunuar kishtare, dhe këtë përfundim e nxjerr nga lutjet kishtare 193.

Ky gjuhëtar na ka dhënë një listë të plotë të fjalëve shqipe të botuara në “Vocabularia Petropolis”. Ai konfirmon se shqipja e shkruar përdoret për shërbesa fetare 194.

Pra siç e shohim një interesim të veçantë shfaq për shqipen në fillimin e këtij shekulli, me nxitjen sidomos të Gotfrid Vilhelm Lajbnicit. Ky është dijetari i parë që preku çështjen e afrisë së shqipes me gjuhët e tjera. Jeo mendime për prejardhjen e saj, konstaton elemente të përbashkëta leksikore me gjuhët e tjera, shtron probleme të rëndësishme metodologjike dhe shprehet në lidhje me origjinën e shqipes nga ilirishtja.

Duhet theksuar edhe vlera e punimit të fon Vindishit, i cili na jep informacione shumë interesante mbi origjinën, jetën zakonet, veshjet dhe gjuhën e shqiptarëve.

Pohimi i Herderit ka një rëndësi shumë të madhe, sidomos për kohën e tij, sepse duhet të kemi parasysh faktin që në atë kohë kur u botua vepra e tij, për Evropën shkencore ishte bërë e njohur edhe pikëpamja që mohonte autoktoninë e shqiptarëve. Kështu mund të themi që Herderi është autori i tretë gjerman që shprehet në favor të prejardhjes ilire të shqiptarëve.

191 Franz Karl Alter, po aty, f. 163. 192 F. K. Alter, po aty, f. 163 v. 193 F. K. Alter, po aty, f. 164 194 J. K Adelung, Mithridates, f. 793-794

Page 54: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

54

KREU IV. JOHANN THUNMANN-i DHE KËNDVËSHTRIMI HISTORIK I VEPRËS SË TIJ

IV.1. Jeta dhe formimi shkencor i Tunmanit

“Çështja e autoktonisë së shqiptarëve është problem themelor i prehistorisë së shqipes. Këtë problem të rëndësishëm për historinë shqiptare e përtej kësaj, edhe për etnografinë e paleontogjinë e mbarë Gadishullit të Ballkanit, dyqind vjet më parë, e preku Johan Thunmann. Ky historian i shquar është një nga të parët dijetarë që janë marrë me ilirët dhe me popujt e tjerë të Ballkanit të vjetër. Duke u mbështetur në studime të thella historike, Tunmani formuloi tezën sipas së cilës shqiptarët dhe gjuha shqipe rrjedhin nga ilirët dhe ilirishtja. Kjo tezë u pranua përgjithësisht nga gjuhëtarë dhe nga historianë të shekullit të 19, si Malte-Brun, Leake, Xylander, Schleicher, Stier, Hahn, Bopp, Niebuhr, Fallmerayer, Miklosich, Meyer, Kretschmer etj. 195” Historiani i shquar suedez Erich Hans Thunmann, i njohur si historian gjerman me emrin Johann Thunmann, lindi më 23 gusht 1746 në Torezunt të provincës së Sëndermanlandit, në Suedi. I ati ishte një prift fshati me dymbëdhjetë fëmijë dhe me të ardhura të pakta, i cili vdiq herët duke e lënë Tunmanin njëmbëdhjetëvjeçar në një familje të madhe dhe pa asnjë pasuri. Rasti e solli që përmes një të afërmi të së ëmës, që ishte konsull në Smirna, Thunmani të dëgjonte për herë të parë rreth njerëzve në Greqi dhe në Azinë e Vogël, mbi doket dhe zakonet e tyre dhe falë tij ai u nxit dhe mësoi arabishten. Më vonë hyri në gjimnazin më të njohur të vendit, ku arriti të përsosë latinishten dhe greqishten si dhe të shpaloste pasionin e madh për historinë. Falë rezultateve të shkëlqyera arriti të fitojë një bursë për studime teologjike në Universitetin e Upsalës, i cili shquhej për një bibliotekë universitare të jashtëzakonshme, ku Tunmani u njoh imtësisht me historinë dhe me poetët grekë. Nuk dihen arsyet e vajtjes së Tunmanit në Gjermani, por aty ai nis karrierën e një mësuesi që jepte mësim në një familje aristokrate në Maklenburg, e më pas në Hale, ku si hulumtues bëhet i njohur me një trajtesë kushtuar “Fisit të bilungëve”, me të cilin mori në Grajfsvald titullin Magister në verë të vitit 1769 196. Falë cilësive të tij të shquara dhe njohurive të thella, ai emërohet profesor i oratorisë dhe filozofisë në Universitetin e Hales në 26 tetor 1772. Pas emërimit të tij si profesor ai botoi këto vepra: “Gjurmime rreth historisë së popujve nordikë”, 1772; “Hulumtime mbi historinë e popujve të Evropës Lindore”, 1774; “Reth poezisë së vjetër nordike”, 1775; “Rreth zbulimit të Amerikës”, 1776. Vepra që i dha famë dhe e përjetësoi atë ishte “Hulumtime mbi historinë e popujve të Evropës Lindore”, 1774, prej së cilës arriti të botonte vetëm pjesën e parë kur ishte 28 vjeç.

Përveç gjuhës amtare dhe gjuhëve të afërta me të, ai njihte gjermanishten, frëngjishten, italishten, spanjishten, anglishten, latinishten, greqishten e vjetër dhe të re, persishten, hebraishten, arabishten dhe gjuhët e vdekura nordike dhe nordiko-lindore. Ai vdiq në moshën 32-vjeçare në vitin 1778 197.

Parimet që vendos Tunmani njëzetegjashtë-vjeçar për studimin e historisë, shpalosen në citatin që vijon “Historiani, ashtu si natyralisti, duhet të zbresë, hap pas hapi, në lëndën bazë të dukurive që e rrethojnë, nga e cila (lëndë) është krijuar ajo që hapet

195 Eqrem Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe. Universitetit Shtetëror, Tiranë, 1960, f. 39 196 Jup Kastrati, Historia e Albanologjisë, Tiranë, 2000, f. 390 197 Allgemeine Deutsche Biographie, Bd. 37, 1779, f. 293

Page 55: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

55

përpara syve të tij. Të gjurmosh këtë lëndë të përzier, të veçosh atë që është ngatërruar e shkrirë në një dukuri heterogjene përmes ligjesh të pahetueshme e të dhënash të panjohura, të shfrytëzosh çdo sinjal që lejon natyra dhe historia, ta nuhasësh dobinë e tij, të matësh si duhet dhe të japësh me përpikmëri shkallën e sigurisë së përfundimeve, të mos i ndërpresësh kërkimet përpara sesa të kesh arritur deri atje, ku natyra dhe historia heshtin dhe të pranosh si të parë vetëm atë që duhet të jetë e parë në të dyja për shpirtin njerëzor, - ja këto janë detyrat e vështira që duhet të përmbushin historiani dhe natyralisti…Ne, i kemi gjetur trojet dhe origjinën e një populli, nëqoftëse kemi gjetur në histori lajme dhe gjurmë se ku kanë qenë vendbanimet e para të njohura të atij populli dhe nëqoftëse përmes historisë dhe gjuhësisë kemi mësuar se cilit fis të veçantë i përket ose prej çfarë fisesh të ndryshme është formuar ai.” Ai me studimet e veta vuri sërish në vendin e duhur përdorimin e etimologjisë në studimet historike, e cila prej kohësh ishte zhvlerësuar. Studimet e tij për historinë dhe zakonet e popujve, përmes gjuhës së tyre, zgjuan interes të madh te dijetarët. Interes të madh ngjalli vërejtja e Tunmanit sipas së cilës “një popull i caktuar i ka mësuar mjeshtëritë (zanatet) nga ai popull, gjuhën e të cilit përdor në terminologjinë teknike”. Këtë pikëpamje ai e shtriu edhe në terminologjinë e luksit dhe të zbukurimeve. Duke analizuar përgatitjen e ushqimit nga prodhimet e papërpunuara ai arrinte të interpretonte kalimin e një populli nga gjendja e egër në gjendje më të kultivuar.

Tunmani në shkencën botërore mund të quhet një pararendës për vlerësimin e madh që u bëri burimeve të lashtësisë, për vlerësimin e etimologjisë e të onomastikës, si mjete të rëndësishme ndihmëse për të hetuar prejardhjen dhe trojet e lashta të një populli 198.

Ky studiues bëri përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Duke u bazuar në argumenta historike, të nxjerra nga burimet e vjetra greko-latine-bizantine, ai arriti në përfundimin se shqiptarët mesjetarë janë vazhdues autoktonë të popullsisë antike të ilirëve. Kjo popullsi nuk u romanizua si ajo e dako-trakëve, paraardhësve të rumunëve, dhe as nuk u zëvendësua në trojet e veta nga popullsitë e mëvonshme që u dyndën këtu. Duke analizuar burimet bizantine ai e paraqet historinë e shqiptarëve mesjetarë si një formacion etno-kulturor unitar dhe si faktor politik më vete 199. “Vepra e Tunmanit përbën një ndihmesë për ta vënë mbi baza shkencore problemin e formimit të popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij” 200 Norbert Jokli shprehet se “Për historianin e Hales, Johan Tunmanin, vepra e të cilit “Hulumtime mbi historinë e popujve të Evropës Lindore”, 1774, mendjemprehtësia dhe rëndësia e së cilës u vlerësuan vetëm nga shkenca e shekullit të nëntëmbëdhjetë, shqiptarët konsiderohen rrënjësisht për arsye historike si pasardhës të ilirëve të lashtë, një mendim, të cilin e shprehu shkurt edhe Lajbnici në njërën nga letrat e tij” 201.

Përsa i përket problemit iliro-shqiptar si personalitet Tunmani qëndron pas Lajbnicit dhe përpara Ksilanderit. Në mbështetje të tezës së prejardhjes ilire të shqiptarëve, Tunmani shfaqet si vazhdues i pikëpamjeve që Lajbnici ka shprehur në njërën nga letrat e tij lidhurme këtë çështje.

198 J. Kastrati, po aty, f. 391, 392 199 Johann Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und der Wlachen,Leipzig, Siegfried Lebrecht Grusius, 1774, f. 171-172 200 Aleks Buda, Hans Erih Tunman (1746-1778), në: Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë, 1985, f. 1120 201 Norbert Jokl, Albanisch, 1917, f. 118

Page 56: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

56

Në veprën e Tunmanit, bazuar në një studim dhe krahasim të kujdesshëm të thënieve të historianëve të Greqisë së vjetër, të Romës dhe të Bizantit, i është kushtuar vëmendje e veçantë historisë dhe gjuhës së shqiptarëve dhe të vllehëve. Ai merr përsipër një detyrë të tillë duke evidentuar mungesën veçanërisht të madhe të njohurive që kishin banorët e Evropës Perëndimore mbi prejardhjen, historinë dhe gjuhën e shqiptarëve dhe të vllehëve. Tunmani theksonte rëndësinë e studimit të këtij sektori të historisë evropiane duke tentuar të shpërndahet errësira dhe mungesa e njohurive që mbulojnë fatet historike të këtyre popujve përpara pushtimit turk” 202.

Në lidhje me prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre siç e kemi trajtuar edhe në kapitujt e mësipërm, janë parashtruar hipoteza të ndryshme, nga të cilat ia vlen të përmenden ato që i paraqesin shqiptarët si pasardhës të ilirëve.

Argumenti kryesor dhe fillestar, që kanë paraqitur mbrojtësit e prejardhjes ilire të shqiptarëve, ka qenë i karakterit historik – gjeografik. Natyrisht ata kanë parashtruar edhe argumente të karakterit gjuhësor, sidomos kur u është dashur të kundërshtojnë argumentet e paraqitura nga mbrojtësit e tezës mbi prejardhjen jo-ilire të shqipes. Duke patur parasysh pikëpamjet e ndryshme të shprehura deri më sot mbi prejardhjen e gjuhës shqipe dhe si rrjedhojë edhe të shqiptarëve lind vetvetiu pyetja: Qysh nga cila kohë stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm erdhën e u vendosën në brigjet lindore të Detit Adriatik dhe të Detit Jon dhe a kanë jetuar ata më parë në ndonjë zonë tjetër të Ballkanit qendror apo lindor, siç supozojnë disa dijetarë? Natyrisht që përgjigja e këtyre pyetjeve është tejet e vështirë kryesisht për shkak të mungesës së dokumenteve historike. Dhe siç dihet, njohuritë tona lidhur me gjendjen etnike të zonave perëndimore, qendrore dhe lindore të Gadishullit të Ballkanit janë shumë të kufizuara edhe për periudhën historike të lashtësisë e jo më për periudhat më të hershme para-historike 203.

IV.2. Emri dhe koncepti “Iliri” dhe “ilir”

Piksëpari duhet të kemi parasysh pyetjen që shtrojnë shumë studiues se përsa i

përket emrit “Iliri” dhe “ilir”, kemi të bëjmë me një koncept etnik apo gjeografik, pyetje e cila shtrohet njësoj edhe për shumë popuj të tjerë evropianë të periudhës antike. Te këta popuj vërehen entitete gjeografike dhe historike, duke dominuar herë njëri koncept dhe herë tjetri, kjo në varësi të rrethanave të ndryshme të zhvillimit historiko-politik të tyre. Kështu nuk mund të vendosen kufij të prerë midis Ilirisë si koncept etnografik dhe si koncept administrativ, pra si dy koncepte qenësisht të ndryshme, edhe kjo qëndron larg nga realiteti historik. Kjo gjë mund të vihet re për epokat e ndryshme të historisë politike, caktimi i kufijve administrativë në një provincë të madhe të një perandorie, bëhet zakonisht mbi bazën e njësive territoriale – etnike. Kështu në rastin e caktimit të provincës Illyricum te romakët nuk janë zbatuar kritere shumë të ndryshme nga ato të caktimit të provincave të tjera, si Hispania, Gallia, Germania, Thracia.

Lidhur me këtë duhet të kemi parasysh se ndryshon kuptimi i konceptit “ilir” dhe “ilirishte” në shek. 6 para erës sonë me atë të shekullit 2 dhe 3 të erës së re në epokën e Perandorisë Romake. Ky është një zhvillim normal në historinë e popujve dhe të gjuhëve që e ndeshim te të gjithë popujt e vjetër të Evropës. Fakti që ilirët nuk përmenden në burimet

202 Johann Thunman, Über die Geschichte und Sprache, 1774, f. 171 v. 203 ShabanDemiraj, Prejardhja e shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe, Tiranë, “Shkenca”, f. 103

Page 57: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

57

egjiptiane, hetite e mikenase, në eposet homerike, shfaqja e dardanëve a e peonëve në këto epe, dhe përmendja më vonë e ilirëve tek Herodoti e te Pseudoskilaksi, janë shenja që dëshmojnë për etapat e ndryshme të formimit të një populli. Prapa këtyre fshihen, shtegtime e shpërngulje fisesh e popullsish, shkrirje etnike, asimilime, luftime etj. Për të sjellë një shembull lidhur me këtë, në burimet që përmendin së pari fiset ilire, nuk përmenden ardianët, të cilët luajtën një rol në historinë e mëvonshme; autariatët përmenden në periudha të ndryshme në krahinat e largëta nga njëra – tjetra, ç’ka flet për një shtegtim e një shpërngulje të tyre. Kjo gjë ndodh edhe te grekët, fqinjët jugorë të ilirëve në Gadishullin e Ballkanit, tek ata më parë shfaqen në histori fise e popuj të tjerë si: akeasit, danaët, jonasit, pastaj shfaqet e përgjithësohet emri i helenëve dhe ai i grekëve, me variantet graes graikoi lat. graeci.

Pra ashtu si shumë emra të tjerë të popujve më të mëdhenj, edhe ai i ilirëve ka lindur fillimisht vetëm nga një mikroorganizëm. Ai në fillim i takonte një popullsie të vetme, të kufizuar në pjesën qëndrore të bregdetit Adriatik (pikërisht në zonën e lumit Drilon) 204, “Illyrii proprie dicti”, pra “ilirëve në kuptimin e vërtetë”, siç quhen ende te gjeografët Pomponius Mela (II 56) dhe te Plini (III 144).

Nga kjo zonë fillestare mori zhvillimin e tij të parë emri “ilirë”, kështu pësoi përhapjen e tij të parë më të madhe si emër, dhe pikërisht në mënyrën që (fillimisht në gojën e grekëve) sipas radhës së atyre ilirëve “të vërtetë” u quajtën gjithnjë e më shumë me to (ilirët; me emrin e tyre) dhe popullsitë që ishin të afërt me këtë popullsi, derisa më në fund ‘Іλλυριοί ishte bërë emërtimi për një popull të madh me shumë fise të veçanta. Kjo përhapje u bazua në bashkëpërkatësinë fisnore dhe gjuhësore të popujve pjesëmarrës. Kështu ka ndodhur edhe me zhvillimin e emrit të Graeci dhe ‘Eλληνες, me emërtimin frëngjisht Allemands për gjermanët, me emrin e vendit Italia etj. 205.

Ne mund të ndjekim më saktë etapat e veçanta të përhapjes etnografike të emrit të ilirëve. Tek Hekataios (shek. 6 para Krishtit) – aq sa ç’mund të nxirret nga fragmentet e ruajtura – ende nuk janë përfshirë fiset dalmate dhe liburne në veri të Drilonit. Por nga ana tjetër Herodoti (shek. 5) ‘Eνετοί, një popull fqinj me dardanët dhe tribalët në veri të Maqedonisë mund t’i quajë si ‘Іλλυριων’ ‘Eνετοί dhe për një lumë i cili rrjedh nga ajo zonë ‘Aγγρος (një degë e Moravës së sotme) thonë se vjen nga vendi ilir (Herodot IV, 49, 2). Siç duket rëndësia e emrit të ilirëve është përhapur fillimisht drejt lindjes, në brendësi të Ballkanit. Vetëm më vonë zgjerimi i tij vazhdoi në veri përgjatë bregdetit Adriatik. Sipas Periplit (shek. 4) ilirët fillojnë në jug të liburnëve – kufiri është lumi Titus, të cilin Skylaksi e quan Kαλταρβάτης – dhe deri në Kaoni (Epirin verior), pra liburnët ende nuk i përfshin tek ilirët. Njësoj del edhe te përshkrimi i Pseudo-Skymnos (shek. 2). Por në periudhën Romake, shumë më vonë, emri Illyrii nga njëra anë shtrihet nga kufiri verior epirot deri në Danub dhe në savë dhe nga ana tjetër nga bregu lindor i Adriatikut deri në hinterlandin përkatës, deri në kufi me trakasit, i cili (kufi) ka qenë i paqëndrueshëm në të gjitha kohërat. Straboni (në periudhën e Augustit), e nis kufirin ilir tek istrët, d.m.th. në këndin më verior të Adriatikut (Strabo VII 314), madje nganjëherë ai dëshmon se jashtë zonës së përcaktuar si ilire banojnë shumë fise, të cilët i përkasin ilirëve, si p.sh. breuni dhe genauni në mes të Alpeve (Strabo IV, 206) 206.

204 Khs. G. Zippel, Die Römische Herrschaft in Illyrien, Leipzig, 1877, f. 10 205 Hans Krahe, Die illyrische Namengebung, në: Würzburger Jahrbücher für Altertumswissenschaft, 1946, f. 171 206 H. Krahe, po aty.

Page 58: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

58

Në periudhën e sundimit të romakëve termi Illyricum u shndërrua në një koncept politiko – administrative, pa marrë parasysh të dhënat etnografike. Si provincë romake “Illyricum” përfshinte ngandonjëherë edhe Panoninë; dogana ilire shtrihej përtej provincave Raetia, Noricum, Mëzi, Dalmaci, që nga koha e Trajanit edhe përtej Dakisë; madje prefektura diekleciane Illyricum përfshinte thuajse tërë Gadishullin e Ballkanit (pa Trakinë lindore). Por ky përdorim politik i emrit Ilir në nuk mund të na thotë gjë përsa i përket pikëpamjes etnike, gjuhësore apo kulturore-historike në lidhje me popullin e ilirëve.

Ndryshe qëndron me përhapjen e tretë më të re të konceptit të emrit ilir, që i atribuohet shkencës moderne. Lidhur me këtë marrin pjesë njësoj gjuhësia dhe arkeologjia prehistorike. Por për fat të keq nuk mbulohet krejtësisht dhe jo gjithmonë ajo që kuptojnë përfaqësuesit e të dyja disiplinave me “ilirisht”. Arkeologjia nga njëra anë quan 207 si ilire kulturën e Lauzicit, por veç kësaj shpesh këtu përfshin edhe periudhën e hershme të hekurit, të ashtuquajturën Kulturë të Halshtatit. Në periudhën më të re e ka mbrojtur karakterin ilir të Lauzicit B. Frhr. Von Richthofen 208; por kryesisht gjuhëtari J. Pokorny dhe prehistoriani R. Pittoni 209në një studim të përbashët kanë kërkuar të vërtetojnë se ilirët dhe kultura e urnave përputhen me njëra – tjetrën, pra ilirët kanë qenë bartës të kësaj kulture të mbarëpërhapur, nga ana tjetër kemi Karl Shuhardin 210, i cili u mohon ilirëve Kulturën e Lauzicit dhe u atribuon disa pjesë të kulturës së qeramikës me zbukurime shiritash.

Përkundrazi materiali epigrafik, që e kanë lënë në tokën e Gadishullit Apenin disa fise ilire, është më i pasur. Bëhet fjalë për rreth 300 përmendore të të ashtuquajturës mesapishte në juglindje të Gadishullit Apenin, kryesisht në Kalabri, pjesërisht edhe në Apulia (Pulia). Si hark kohor ato vijnë nga mesi i mijëvjeçarit të fundit para Krishtit (para erës sonë) deri në periudhën e para të erës sonë. Ato gjenden thuajse në tërë Kalabrinë: Brindisi (Brundisium), Carovigno, Monopoli dhe Vaste (Basta), Ugento (Uzentum), Muro Leccese, Alezio (Aletium), , Rugge (Rudiae), Lecce (Lupiae), Valesio (Baletium), Mesagne, Oria (Uria), Manduria, Francavilla Fontana, Ostuni, Ceglie (Caelia) dhe Tarent, këto janë vendet më të rëndësishme të gjetjeve. Këtu vlen për t’u përmendur një grup i vogël mbishkrimesh të shenjta dedikuar “Damatira-s” (ky është Demeter) në Vieste pranë Monte Gargano, që duket se qëndrojnë pranë nga pikëpamja gjuhësore me “mesapishten” e përmendoreve kalabreze. Edhe këto të fundit, të shkruara me alfabet të veçantë, të huazuar me modifikime nga greqishtja 211, pjesërisht janë shenjtërime për perëndi të ndryshme. Krahas tyre ka mbishkrime mbi vazo dhe vegla, në monedha. Por pjesën kryesore të gjithë përmendoreve mesape e përbëjnë gurët e varreve, të cilat përmbajnë thuajse vetëm emra personash (në rasën gjinore apo emërore) dhe forma më e thjeshtë është që i tërë mbishkrimi përbëhet vetëm nga një emër i vetëm si: (Fasano): graivaihi =

207 Pikërisht që nga Gustav Kossinana me shkrimin e tij “Ursprung und Verbreitung der Germanen in vor – und frühgeschichtlicher Zeit”, Berlin, 1926, sipas Krahes: po aty. 208 B. Frhr. von Richthofen me punimet e tij “Die Bedeutung der Lausitzer Kultur für die Vorgeschichte der Donauländer und das Illyriertum ihrer Volkszugehörigkeit”, në: Mannes 27, 1935 dhe “Vorzeitkundliches aus Albanien im Lichte des Illyriertum unserer “Lausitzer Kultur”, në: Alschles. Blätter 14 (1939), f. 5 – 11, cituar sipas Krahe, f. 169 209 J. Pokorny, Zur Urgeschichte der Kelten und Illyrier, me një artikull nga R. Pittoni, Die Urnenfelderkultur und ihre Bedeutung für die europäische Kulturentwicklung, Halle, 1938, cit. sipas Krahes 210 Carl Schuchard, Die frühsten Herren von Ostdeutschland, në: SB, Berlin, 1934; Der germanische Mantel und das illyrische Röckchen, në: SB, Berlin, 1936; Die Urillyrier und ihre Indogermanisierung, në: Abh. Akad. Berlin, 1937, cit. sipas Krahes 211 Hans Krahe, po aty, f. 15

Page 59: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

59

(varri) i Graiva-s; (Ceglie) nekassihi = i Nekasses; (Manduria): morkohiaihi = i Morkohias etj. apo me dy emra si: (Ceglie): platoras droššihi = (varri) i Plator Droššes; (Uria): tabaraihe taotorrihe = i Tabara Taotorres etj. Por janë gjetur mbishkrime edhe me më shumë se dy a tri fjalë në Basta. Gjithsesi këto mbishkrime janë shumë të shkurtra, ato në rradhë të parë janë një material shumë i vlefshëm për sa i përket emrave të përveçëm, gjendja fonetike e të cilave, mënyra e formimit dhe format e eptimit bashkë me shenjat përgjegjëse të apelativëve dhe foljeve bëjnë që të njihen një sërë faktesh të fonetikës dhe të morfologjisë së dialekteve ilire 212. Mbishkrimet mesape japin njohjen më të mirë të gramatikës së ilirishtes dhe të tërë strukturës së saj gjuhësore; veç kësaj ato përmes përmbajtjes që kanë sjellin edhe disa tipare të kulturës ilire. Që këto mbishkrime i takojnë ilirishtes nuk ka dyshim. Ato përputhen në aspektin fonetik, në fjalor dhe në fjalëformim me atë na bëjnë të njohur emrat e përveçëm ilirë. Lidhja e ngushtë gjuhësore e zonës së përhapjes së mbishkrimeve (Apulia dhe Kalabri) me hapësirën e ngulimit ballkanik të ilirëve vërtetohet me anë të emrave të shumtë toponimesh dhe fisesh. Këtyre u shtohen edhe njoftimet antike se popullsitë në Pulia dhe në Kalabri kanë shtegtuar nga zona ballkanike ilire 213. Mbishkrimet e dikurshme epigrafike venete të konsideruara si ilire në Italinë e sipërme dhe në vendet e Alpeve lindore duhen renditur ndryshe. Sipas mendimit se banorët e krahinës së Venezia-s në lashtësi janë përfshirë tek ilirët, u bazua mbi shprehjen e Herodotit (I 196 1) ’Iλλυριων ’Eνετοί, me të cilën nuk e ka patur fjalën për popullin e venetëve në Iltalinë e Sipërme, por për një popull në Gadishullin e Ballkanit verior. Pas bie kjo dëshmi e supozuar për të qenit ilir të venetëve, bazuar kjo edhe në mbishkrimet e gjetura në dialektin venet, ku tiparet e tyre esenciale nuk përputhen me ilirishten (dhe mesapishten). Megjithatë faktin se përpara bartësve të gjuhës së mbishkrimeve venete, kanë banuar një shtresë ilire në ato zona, e dëshmojnë toponimet. Njësoj si me përmendoret venete është quajtur në mënyrë të gabuar edhe një grup tekstesh në Itali si ilire: pjesë e mbishkrimeve të “sabelishtes së lashtë” nga Picenum, sepse ato përmbajnë ndoshta disa emra njerëzish ilirë, pro që sigurisht nuk janë ilire në gjuhën e tyre. Ato lexohen me shumë vështirësi, ndoshta pjesërisht i përkasin “italishtes” ose gjuhëve të përafërta 214. Një burim i dytë për njohjen e gjuhës ilire janë glosat, d.m.th. fjalë të cilat te shkrimtarët grekë dhe latinë janë trashëguar si ilire apo mesape. Numr i tyre është modest; sidoqoftë ato japin shpjegime të vlefshme në lidhje me fjalorin dhe pozitën gjuhësore të dialekteve ilire si: βρένδον, tek Hesych.; te Stephan Byz. Bρεντήσιον. Bazën e kësaj e përbën fjala indogjermane bhren-to-, d.m.th. forma –to – i shtohet bhren- bri (shqip bri, brini); norvegjisht brund “mashkulli i renës” etj. – Toponimet përkatëse janë Bρεντέσιον, Brundisium “Brindisi” (me “formën e shkurtër“, Brenda, Brunda), Brindia në Iliri, Brundulum në Venecia, emër lumi: Brinta “Brenta” në Italinë e Sipërme si dhe emër populli Bρέντιοι; shtojmë këtu variantin Bρεττία ku –nt është asimiluar dhe ka dhënë –tt, në ishullin Adria, emri i lumit Bρέττιος 215. Por materiali më i pasur burimor i ilirishtes janë emrat e përveçëm, ku përfshihen toponimet, emrat e njerëzve, të perëndive, të cilët janë trashëguar nga Iliria dhe zonat e

212 Hans Krahe, Die Sprache der alten Illyrer, Wiesbaden, Otto Harrasowitz, 1955, f. 9 213 H. Krahe, po aty, f. 10 214 H. Krahe, Die illyrische Namengebung, 1946,f. 10-11 215 H. Krahe, Die Sprache der alten Illyrer, 1955, f. 39-40

Page 60: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

60

populluara ilire tek autorët antikë, në mbishkrimet greke dhe latine si dhe në monedha, nga një hapësirë kohore prej një njëmijëvjeçari e gjysëm. Krahas gjykimeve të larmishme në lidhje me esencën dhe gramatikën e gjuhës ilire mund të përfitohet nga gjithë këta emra të përveçëm edhe njohuri shumë të vlefshme historike. Siç dihet toponimet janë rrënjëse, janë të lidhura me vendin dhe janë të qëndrueshme edhe me ndërrimin e popullsisë. Aty ku ka toponime ilire, ato dëshmojnë për një ngulim (të dikurshëm) ilir të zonës përkatëse 216.

IV.3. Tezat kryesore të Tunmanit për historinë e shqipes dhe shqiptarëve

Problemi i prejardhjes së shqipes nga ilirishtja është një problem historiko-gjuhësor, kështu që edhe mjetet e mënyrat për ta zgjidhur në mënyrë shkencore nuk mund të jenë vetëm gjuhësore, ato duhet të vështrohen në tërësinë e tyre komplekse. Lidhur me këtë ekzistojnë disa kritere, të cilat duhet të zbatohen në këtë fushë studimesh, së pari është kriteri gjeografik-territorial, rrethana që populli shqiptar banon në një territor që bënte pjesë në vendbanimet e popullsive e fiseve të ilirëve të jugut. Së dyti është fakti historik se në asnjë nga burimet historike të mëvonshme nuk flitet për ndonjë shtegtim të shqiptarëve nga vende të tjera në atdheun e tyre të sotëm. Është e padrejtë nëse problemi i burimit të popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij zgjidhet vetëm nëpërmjet mjeteve gjuhësore, duke mos përfillur kriteret gjeografike – historike të parashtruara nga Tunmani. Këtyre u shtohet edhe fakti se në disa stacione prehistorike të Shqipërisë vihet re një vazhdimësi popullsie, dhe në çdo rast përforcon e mbështet të dhënat territoriale dhe historike 217. Pra duke u kombinuar të dhënat e këtyre disiplinave, gjuhësisë, historisë, gjeografisë, etnografisë dhe arkeologjisë prehistorike arrihet në zgjidhjen e këtij problemi.

Siç e pëmendëm pak më lart çështjen në lidhje me prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, kjo nis ta gjejë përgjigjen e saj përmes Johan Tunmanit 218 në kapitullin “Mbi historinë dhe gjuhën e shqiptarëve dhe të vllehëve”.

Vepra “Hulumtime mbi historinë e popujve të Evropës Lindore”, prej së cilës arriti të botojë vetëm pjesën e parë, përbëhet nga tri trajtesa. Pjesa e parë titullohet “Histori e përgjithshme e popujve të cilët kanë jetuar pranë Detit të Zi dhe Detit Meot deri në ardhjen e mongolëve”, pra merret me historinë e këtyre popujve. Në të përshkruhet edhe historia e lashtë e hungarezëve deri në shekullin e nëntë, kur u vendosën në trojet e sotme. Ajo që përbën një rëndësi për shkencën albanologjike është pjesa e dytë me titull “Mbi historinë dhe gjuhën e shqiptarëve dhe vllehëve”. Këtu nga faqja 171 deri 366 trajtohet historia e shqiptarëve dhe vllehëve, por në pjesën më të madhe të saj (f. 172-323) merret me historinë dhe gjuhën e shqiptarëve. Në pjesën e tretë trajtohet historia e Rusisë dhe e banorëve të saj, përbërja e popujve të saj, shtrirja e tyre etj. dhe titullohet “Mbi disa objekte të historisë ruse”. Theksi i tij nuk vendoset mbi ilirishten, por mbi ilirët, popullin shqiptar, historinë dhe vendin e tyre. Tunmani, i bazuar në një studim dhe krahasim të kujdeshëm të thënieve të

216 Hans Krahe, Die Namengebung, f. 174 217 Eqrem Çabej, Ilirishtja dhe shqipja, në: Studime gjuhësore, Prishtinë, Rilindja, 1987, f. 200 218 Johann Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, në: Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker, Leipzig, 1774, 406 f.

Page 61: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

61

historianëve të Greqisë së vjetër, të Romës dhe të Bizantit, i ka kushtuar vëmendje të veçantë historisë dhe gjuhës së shqiptarëve dhe të vllehëve. Ai merr përsipër një detyrë të tillë duke evidentuar mungesën veçanërisht të madhe të njohurive që kishin banorët e Evropës Perëndimore mbi prejardhjen, historinë dhe gjuhën e shqiptarëve dhe të vllehëve. Tunmani theksonte rëndësinë e studimit të këtij sektori të historisë evropiane duke tentuar të shpërndahet errësira dhe mungesa e njohurive që mbulojnë fatet historike të këtyre popujve përpara pushtimit turk” 219.

Në veprën e tij ai i kushton një rëndësi të veçantë shqiptarëve dhe vllehëve për shkak se:

“Për ne evropianët perëndimorë asnjë nga popujt e kontinentit, ku ne jetojmë, duke patur parasysh prejardhjen e tyre, historinë e tyre të mbetur, dhe gjuhën e tyre, nuk është kaq i panjohur sa shqiptarët dhe vllehët. E megjithatë ata janë popujt kryesorë; të lashtë, popuj kryesorë të rëndësishëm, të cilët do të dëshironte t’i njihte çdo historian: historia e të cilëve duhet të mbushë një zbrazëtirë të madhe në historinë më të lashtë dhe më të re evropiane. Por ata tani nuk luajnë më asnjë rol të rëndësishëm. Ata janë popuj të nënshtruar, janë të pafat…” 220.

Thunmann, Faqe 171 Për të mbërritur te këto përfundime bazike për studimin e mëvonshëm të historisë

së popullit shqiptar, të trojeve parahistorike dhe të sotme, krahas burimeve të shumta, sidomos historike, një ndihmesë të çmuar dhe të pazëvendësueshme, ia ofroi Tunmanit fjalori i Teodor Kavaliot “Arumanisht-greqishte e re – shqip” botuar në 1770 në Venedik.

219 J. Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, f.172 220 J. Thunmann, po aty, f. 171

Page 62: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

62

Këtë vepër atij ia dhuroi dijetari voskopojar i shekullit të 18 Kostë Xhehani, të cilin në faqen 179 – 180 të kësaj trajtese ai e falenderon si vijon: “Zoti Kostandin Haxhi Xhehani nga Voskopoja më fali këtë libër të rrallë “Protopirinë, fjalori trigjuhësh i Kavaliotit”. Është një burrë me shumë njohuri, veçanërisht në filozofi dhe matematikë, me një mendje të ndritur dhe meriton një fat më të mirë. Pasi qëndroi dy herë, gjithsej tri vjet në këtë universitet, dhe pastaj vizitoi Leiden dhe Kembrixhin, pasi pa Francën dhe Italinë, tani po kthehet në atdheun e tij për tu shërbyer bashkëatdhetarëve të tij me njohuritë që ka fituar. Zoti Xhehani, përveç librave më ka dhënë shumë njoftime mbi vllehët dhe shqiptarët, për emrin e tyre, shtrirjen, sasinë e popullsisë, gjuhën, etj.” Tunmani pohon gjithashtu se është këshilluar vazhdimisht me Kostë Xhehanin përsa i përket përkthimit të tekstit greqisht-vllehisht dhe shqip.

Duke bërë një gërshetim të shkëlqyer midis të dhënave historike dhe përfundimeve që nxori nga ky fjalor, Tunamani arriti në konkluzionin e rëndësishëm shkencor, se shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të ilirëve, gjë që dëshmohet që nga kohët më të thella të historisë deri në ditët e sotme. Tunmani pohon në veprën e tij “Hulumtime mbi historinë e popujve lindorë”, se: “Gjuha latine depërtoi edhe në malet e Ilirisë duke u përzier me gjuhën e popullsisë së vjetër të tyre: por nuk mundi ta largojë këtë (shqipen) prej këtu sa ç’e largoi në Pirenej dhe në malet e Kantabrisë”. Për këtë arsye, populli shqiptar e ruajti bazën e lashtë ilire të gjuhës së tij. Në fjalorin e Kavaliotit ai gjen vetëm 100 fjalë me prejardhje të padyshimtë romake dhe thekson “pavarësisht fqinjësisë së lashtë me grekët, greqizmat janë më pak” 221. Ai vërteton se depërtimi i latinizmave në ilirishte ishte jashtëzakonisht i pakët, gjë që dëshmon se kjo gjuhë i ka qëndruar romanizimit.

Njëkohësisht, ekzistenca e huazimeve nga gjuhët e huaja, reflekton periudhat e ndryshme në historinë e shqiptarëve, veçanërisht periudhës së sundimit romak në Ballkan, i përket depërtimi i fjalëve të shumta latine në gjuhën shqipe. Një numër shumë i vogël fjalësh është marrë nga greqishtja e vjetër. Dyndjet e mëvonshme në Ballkan të fiseve sllave kanë sjellë si pasojë depërtimin në gjuhën shqipe të një sërë huazimesh sllave.

Për herë të parë ai merret edhe me huazimet sllave dhe jep një listë të shkurtër të sllavizmave ku përfshihen 21 fjalë. Duke dhënë një listë prej 27 turqizmash dhe 7 fjalë nga persishtja, Tunmani shpjegon se këto kanë ardhur si rrjedhojë e kontakteve luftarake të popullit shqiptar me ta. Edhe pse shqiptarët kanë pranuar disa fjalë sllave në gjuhën e tyre Tunmani e përligj me faktin e fqinjësisë së tyre me sllavët, e cila nisi që nga shekulli i 7, dhe këto mund ta dëshmojnë këtë gjë 222. Duke përmendur fakte historike, dhe pikërisht luftërat me serbët fqinjë, përpiqet të nxjerrë analogji dhe paralele midis fjalëve, por sigurisht pa hyrë në analiza të detajuara gjuhësore. Kështu ai shprehet: “Në vitin 1360 Zenta e poshtme dhe tetë vjet më vonë ajo e sipërmja iu mor servëve nga Balza, një zot i fuqishëm shqiptar, dhe që nga kjo kohë i përkiti Shqipërisë. Pra kjo fqinjësi e servëve: sundimi që kanë ushtruar më shumë se një herë mbi Shqipërinë: në fund sundimi i bullgarëve, kanë bërë që në gjuhën shqipe të hyjnë fjalë të ndryshme sllave duke sjellë si provë disa fjalë”:

1. Rob: rus. rab, skllav; 2. Trup: polonisht Trup = njeri i regjur 3. Ullk: rus. Wolk, ujk 4. Nemetz: pol. Njemy dhe Niemetz; memec.

221 J. Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, f. 268 222 J. Thunmann, po aty, f. 246

Page 63: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

63

5. Gropa: pol. Gruba, Grob; hendek; 6. Bark: rus. Brjucho: bark; 7. Gati: rus. Gotoëy; gati; 8. Gropog: rus. Progebaju; gropos; 9. Mish: rus. mjas: lit. miela; mish. 10. Del: rus. Zila; nerv. 11. Dru: rus. derewo; dru; 12. Borika: bredh: rus. dhe pol. Bor = pyll bredhi; 13. Kalli: rus. kolos; kalli. 14. Misur: pol. Misá; tas, sahan; 15. Dimar: rus. Zima; dimër; 16. Kowatz: pol. Kowal; kovaç. 17. Bugjar: kështjellar: russ. Bojarin; fisnik; 18. Ballta: rus. Boloto; moçal; 19. Esh: pol. Iez; fëlliqash; 20. Kurwar: kurvar: rus. dhe pol. Kurwa, kurvë; 21. Weschgja: rus. Potschka; veshka. 223

Studimet etimologjike të mëvonshme, sidomos “Studimet etimologjike në fushë të

shqipes” të Eqrem Çabejit kanë vërtetuar se mjaft nga këto fjalë që Tunmani i merr si të burimit sllav, janë fjalë të fondit indoevropian në gjuhën shqipe si p.sh.: ujk, dimër, mish, dru, gropë etj.

Ai thekson edhe ndikimin e pushtimit turk, i cili pasqyrohet edhe në gjuhë përmes disa huazimeve të konstatuara prej tij: 1. Bagjame (shq.) Amygdalum Badam (turq.) 2. Altzi; Gylpus Alci 3. Fyll; Elephas Fil 4. Asm; Hostis Chasmog Chæsm, Hostis 5. Chazna; Thesaurus Hazna 1. Chæzine 6. Kalie; Castrum Arx Kælæ 7. Elp; Hordeum Arpa 8. Talas; Vnda Talas 9. Aslan; Leo Aslan, 1. Arslan 10. Gjoll; Lacus Gjöl 11. Taze; Nouus Taze 12. Kule; Turris Kulle 13. Tzocha; Pannus Cioka, 1. Cioha 14. Kajkana; oua frixa Kajghana 15. Bortz; Debitum Borg 1. Borseh 16. Ballta; Coenum Balc’ik 17. Dunnja; Mundus Dunja 18. Dewe; Camelus Dewe 19. Churma; Dactylus Churma

223 J. Thunmann, po aty, f. 274

Page 64: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

64

20. Rjesta, filum, feries Riste & Reste. 21. Sachat; Hora. Saæt vulg. Sahat 22. Syfer; Expeditio belica Sefer 23. Soj; Stirps, familia, genus Soj 24. Gjorgan; Stragulum Iorghan 25. Laggam; Cuniculus, Laghum 26. Charatz; Annum tributum Kardash 27. Pazar; Forum Bazar

Për fjalën elb (te Tunmani elp) studimet etimologjike kanë vërtetuar pa mëdyshje se në

shqipe është fjalë e trashëguar nga indoevropianishtja; është një asnjanës i vjetër, refleks i një baze parashqiptare albhi 224.

Tunmani shton se ka gjetur te fjalët shqipe edhe disa fjalë perse si p.sh.: Bilbil, Lusciana: pers. bülbül (bylbyl); 2) Kjoschie, Angulus : Kjöse; 3) Die, Heri: Die; 4) Sup, Humerus : Süf; 5) Kunga, Cantilena: Chunja; 6) Buza, Labium : Puz; 7) Bir, Filius: Pur etj. 225.

Një shtesë të fjalëve të rëndësishme të fondit të shqipes të përdorura te Tunmani të Teodor Kavaliotit e pruri anglezi W. M. Leake në veprën e tij “Researches in Greece” (London, 1814), i cili jetoi dhjetë vjet në ato zona, Shqipërinë e njohu pjesërisht përmes udhëtimeve, vetë arriti të kuptonte pak shqip, me ndihmën e një vendësi shkruajti një gramatikë dhe fondin e gjuhës shqipe duke i bashkëngjitur përkthimin në anglisht dhe në greqishten e re e rriti në rreth 2100 fjalë.

Liku përkrah plotësisht pikëpamjen e Tunmanit dhe të Malte – Brunit, sipas të cilës te shqiptarët ata njohin ilirët e lashtë. Ai është i mendimit se në Epirin e Vjetër dhe të Ri, pra në Shqipërinë e jugut dhe të Mesme (midis derdhjes së Drinit në Lissus (Lezhë) dhe në Gjirin e Artës) gjuha e lashtë nuk ka pësuar asnjë ndryshim rrënjësor si në Thesali dhe në Maqedoni 226.

Paraprakisht bën sqarime në lidhje me shkronjat e përdorura. Në fund të fjalorit ai shton edhe disa shprehje dhe fjalë të jetës së përditshme në shqipe, të cilat ia kishte dhënë Kostë Xhehani, që e shohim me vend t’i paraqesim këtu dhe që i shoqëron me përkthim në gjermanisht:

Tatama – nënë, mama Zonxa – zonja, gruaja Motra – bijë Je – ti je Isht – ai është Sban kyuschie – ç’ka ban, qysh je? Mire nga perändi – mirë nga Perëndia Epo zottorote sban? – Epo zotëria juaj ç’ban? Pascai mara – je i marrë Me shendet – me shëndet Ma ruasch – je i mirëpritur 227.

224 Shih Eqrem Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes IV, Tiranë, 1996, f. 71. 225 J. Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, f. 317 226 Jacob Philipp Fallmerayer, Das albanische Element in Griechenland, 1. Abtheilung, München, Verlag der Akademie, 1857, f. 431 227 J. Thunmann, po aty, f. 239

Page 65: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

65

Nga faqja 182 deri në faqen 238 ai risjell fjalorin e Kavaliotit të cilin e quan shqip dhe

trako-vlleh. Historiani ishte në dijeni të fjalorit të Frang Bardhit botuar në 1635 dhe botimit të Pjetër Budit “Doktrina e Krishterë”, një përkthim në shqipe i Katekizmit të Shën Robert Bellarminit, botuar në Romë 1618, e rishtypur nga Kongregacioni i Propaganda Fides në Romë 1664, por që ishin shumë të rralla për kohën e tij. Kështu që ai u mbështet në fjalorin e Theodor Kavaliotit, botuar katër vjet më parë, i përbërë prej 1200 fjalësh, të cilën e përfshin në veprën e tij këtë fjalor 228.

Ky kapitull përmban një material të pasur krahasues, duke sjellë latinishten, rumanishten e jugut, shqipen dhe greqishten. Elementet e të trija gjuhëve të Ballkanit duhet të joshnin sqarime krahasuese 229.

Rëndësinë e madhe të këtij glosari për shqipen dhe meritën e Tunmanit duke e rishtypur në veprën e tij, e thekson edhe Gustav Majeri në parathënien e botimit të tij kritik duke u shprehur se: “Nga ky botim i Tunmanit, të cilit nuk i mungojnë gabimet dhe keqkuptimet, buron e gjithë njohja e rumunologëve dhe albanologëve mbi këtë libër. Edhe Miklosiçi mundi të mbështetej vetëm në këtë për përpunimin e tij të materialit të fjalëve të rumanishtes së jugut” 230.

Eqrem Çabej në punimet e tij për historinë e gjuhës shqipe e ka vlerësuar shumë ndihmesën e Tunmanit. Ndër të tjera ai pohon: “Është merita e Tunmanit, i cili vuri re situatën e shqipes midis ilirishtes dhe trakishtes, ai nxori pasojat duke ndihmuar kështu edhe gjuhësinë. Ky dijetar i shquar në një kohë kur gjuhësia nuk ishte formësuar ende si disiplinë, pa se në truallin e ilirëve, sipas lajmeve të autorëve të lashtë, ka patur edhe fise trake” 231.

Prej disave si trakas përmenden istrët në Istria, daorsët në Bosnjë, kaonët në Shqipërinë jugperëndimore. Dardanët, paonët dhe tribalët që banonin në krahina të ndërmjetme midis ilirëve dhe trakasve, disa autorë grekë i quajnë ilirë e disa trakas 232. Tunmani këto të dhëna historike i përforcoi nëpërmjet dëshmive toponomastike. Në Iliri ai gjeti disa vende, të cilat kanë emra të njëjtë me trakishten si: Thermidava që shtrihet pranë Shkodrës (Ptolem. L. II. C.), Quimedava gjendet në Dardani (Procop. De Aed.. L. IV. c.i, f. 68), ku ai shpjegon edhe kuptimin e prapashtesës –dava, e cila mund të shihet edhe tek emrat e shumë qyteteve dake, mize dhe trake 233.

Këto toponime dëshmojnë se trakasit arrinin deri në brigjet e Adriatikut. Nga ana tjetër ai vuri re se kronistët, gjeografët dhe historianët e lashtë flasin për ilirë në Troas, krahinë e qytetit të Trojës. Mbi dëshminë e këtyre argumentave Tunmani arriti në këto përfundime lidhur me etnografinë e Ballkanit të lashtë: “Ilirët dhe trakasit kanë qenë vërtetë dy popuj të ndryshëm, dhe si të tillë i sjellin edhe autorët e vjetër, veçse kanë qenë të afërt me njëri-tjetrin, prandaj edhe fiset e tyre shpeshherë shkëmbeheshin. Përveç kësaj këta dy popuj edhe janë përzier me njëri-tjetrin në kohë të lashta”. Në bazë të kësaj gjendjeje ky dijetar siç u pa edhe më lart, te shqiptarët e sotëm sheh kryesisht pasardhësit e ilirëve 234, por shton se në formimin e tyre si popull ka edhe një komponente trake. Me

228 Jacob Philipp Fallmerayer, Das albanische Element in Griechenland, f. 430 dhe J. Thunmann, po aty, f. 177 229 Martin Camaj, Albanische Wortbildung, f. 10 230 Gustav Meye, Albanesische Studien IV, në: Sitzungsberichte, Bd. 132, Wien, 1895, f. 1-2 231 Eqrem Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, Tiranë, 1960, f. 29 232 J. Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, 1774, f. 253 233 J. Thunmann, po aty, f. 253-254 234 E. Çabej, po aty, f. 29

Page 66: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

66

këtë përfundim – sintezë ai hodhi një ide të re lidhur me problemin e prejardhjes dhe të formimit të popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe, ide që u përqafua nga mjaft dijetarë të shekujve XIX – XX. Profesori i Lajpcigut parashtron tezat e para historiko-filologjike mbi prejardhjen dhe të shkuarën e shqiptarërve. Ndër të gjithë gjermanët, Tunmani ishte i pari, i cili veç autorëve klasikë iu referua dhe u mbështet edhe në burimet bizantine, duke vërejtur me të drejtë se shqiptarët duhet të jenë banorë të stërlashtë të vendit të tyre të sotëm: “Në historinë e tyre nuk kam gjetur asnjë gjurmë të ndonjë shtegtimi të mëvonshëm; gjuha e tyre ka dhënë dëshmi të tilla nga fatet e popullit, që unë në këtë nuk mund të mos njoh fqinjët e stërlashtë të grekëve dhe nënshtetasit e Romës së vjetër” 235.

Duke u bazuar në të dhënat e historianëve të vjetër antikë, grekë e romakë dhe ata bizantinë, ai përpiqet të përcaktojë termin etnik “shqiptar” si dhe përhapjen e tij. Ai këmbëngul se “Përndryshe ata (shqiptarët) përbëjnë një klasë të veçantë popujsh, të cilët janë evropianë prej kohësh, por që duket se qëndrojnë në një afri të vogël me çdo tjetër, nga ç’janë ato me njëri – tjetrin” 236:

Në parathënien e tij, pasi evidenton terrin informativ që ekziston në fushën studimore për këtë pjesë të Evropës Lindore, u tërheq vëmendjen evropianëve perëndimorë lidhur me këtë pjesë të rëndësishme të historisë evropiane.

Në vazhdim të veprës së tij Tunmani merret me lidhjen midis shqiptarëve dhe vllehëve dhe duke u bazuar tek autorët e lashtë, ai i cilëson ata si dy popuj me zakone të njëjta, por prej të cilave nuk mund të nxirret një prejardhje e përbashkët. Edhe falë afërsisë shumë të madhe me njëri-tjetrin, dhe përzierjes së fuqishme, gjë që vërteton zakonet e tyre të përbashkëta, përsëri ata mbeten dy popuj të ndryshëm, përsa kohë historia dhe gjuha na e dëshmon këtë gjë.

235 J. Thunmann, po aty, f. 245 236 J. Thunmann, po aty, f. 246

Page 67: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

67

“Tani po vij në historinë e vërtetë të shqiptarëve dhe të vendit, ku ata banojnë. Ata janë pasardhës të ilirëve të lashtë, ashtu si fqinjët e tyre, vllehët, historinë e të cilëve do ta prek më pas, janë fëmijët e trakasve. Këto fjali dua t’i vërtetoj sa më mirë të jetë e mundur” 237.

“Përndryshe ata (shqiptarët) përbëjnë një klasë të veçantë popujsh, të cilët janë evropianë prej kohësh, por që duket se qëndrojnë në një afri të vogël me çdo tjetër, nga ç’janë ato me njëri – tjetrin. Por këtu unë përjashtoj vllehët, fisi i parë i të cilëve ndoshta ka qenë njëlloj me fisin e arbërve, por me kohën, dhe përmes një përzierje më të fortë me popuj të ndryshëm, edhe është larguar nga ky. Edhe në këtë pikë dëshmon si historia edhe gjuha” 238.

237 J. Thunmann, po aty, f. 240 238 J. Thunmann, po aty, f. 246

Page 68: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

68

239

240

239 J. Thunmann, po aty, f. 246

Page 69: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

69

“Ilirët dhe trakasit ishin prej kohësh popujt kryesorë në Evropë. Por a ishin ata nga një dhe prej të njëjtit fis, apo nga fise të ndryshme? Asnjë i lashtë nuk ka thënë ndonjëherë në mënyrë të prerë se të dy popujt duke pasur parasysh prejardhjen e tyre, do të kenë qenë një i vetëm, apo se ilirët dhe trakët ishin kaq pranë me njëri-tjetrin si ilirët me dalmatët, si trakët dhe getët” 241.

”Trakasit dhe ilirët paraqiten si popuj me zakone të njëjta. Por nga e gjithë kjo unë

nuk mund të nxjerr asnjë përfundim për një prejardhje të përbashkët të të dy popujve. Ndërkaq është e mundur që të dy popujt kanë qenë të afërt me njëri-tjetrin, që ata janë të përzier fuqishëm me njëri-tjetrin, dhe që, nëse shkrimtarët grekë i ndajnë nga njëri –tjetri si fise të ndryshëm popujsh, kjo ka ndodhur më shumë nga një zakon, se sa për shkak të një ndryshimi thelbësor gjenealogjik” 242.

240 J. Thunmann, po aty, f. 252 241 J. Thunmann, po aty, f. 252 242 J. Thunmann, po aty, f. 254

Page 70: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

70

Në veprën e tij ai na jep dhe një përshkrim të vendodhjes së popullsisë ilire mbështetur mbi burimet e Strabonit, historianit të lashtë grek:

“Populli i parë që njeh historia në këtë vend janë ilirët, një popull i madh, i shumtë në numër dhe i fuqishëm, që sipas Starbonit dhe Apianit, banonte në Detin Adriatik, nga lumi Po deri në gjirin e Ambrakisë, e në veri deri në Danub. Straboni e shtrin këtë popull drejt perëndimit deri në Liqenin Bodeen (Gjermaninë Jugore). Domethënë deri në Norik dhe Vindelicje. Ai lë të kuptohet gjithashtu se dhe panonët i përkasin po atij fisi. Apiani thotë shprehimisht se panonët ilirë, istrianët, japodët, dalmatët, liburnët, dardanët, ardianët, autariatët, me një fjalë të gjithë popujt deri në malet Keraune, përgjithësisht njihen si ilirë” 243.

244

243 J. Thunmann, po aty, f. 247 244 J. Thunmann, po aty, f. 247

Page 71: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

71

“Edhe në Epir banonin vetëm popuj jogrekë, të cilët, siç u vu re më parë, flisnin

gjuhën maqedone, ose, çka është e njëjtë, gjuhën ilire” 245.

Tunmani merret edhe me shpjegimin e emrit të arbërve (albanëve), të cilët grekët i quanin Aλβανοì dhe Aρβανοì dhe Aρβανíτας, sepse shpeshherë ata e ngatërronin λ me ρ” 246. Ndërsa turqit i quanin Arnaut, Arnautlar (shumës), dhe se, sipas tij, këtë emër turqit e kishin krijuar sipas mënyrës së tyre nga emri i princit të fundit të Shqipërisë së Jugut, Arianit, pasi e kishin pushtuar këtë pjesë të vendit pas vdekjes së këtij të fundit në vitin 1470. Ai madje në vazhdim sqaron edhe emrin skipatar, siç e quanin veten albënët, megjithëse ata nuk e dinin prejardhjen e këtij emërtimi 247. Tunmani hamendëson se këtë emër banorët e malit Keraun e kanë marrë nga krahina pranë me emrin Sipjatos, e cila përmendet në vitin 870 248 ose nga emri i Spatas së famshëm, i cili në fund të shekullit të 14 kishte pjesën më të madhe të Shqipërisë. Dhe ai i sigurtë e mbështet këtë mendim te Kalkokondylasi i cili i quan ata Spatai 249.

Pra për të mbërritur te këto përfundime themelore për studimin e mëvonshëm të historisë së popullit shqiptar, të trojeve parahistorike dhe të sotme, krahas burimeve të shumta, sidomos historike, një ndihmesë të çmuar dhe të pazëvendësueshme, Tunmanit i dha fjalori i Teodor Kavaliotit “Arumanisht-greqishte e re – shqip”, botuar në 1770 në Venedik. Duke bërë një gërshetim të shkëlqyer midis të dhënave historike dhe të dhënave gjuhësore që nxori nga ky fjalor, Tunmani arriti në përfundimin e rëndësishëm shkencor, se shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të ilirëve, gjë që dëshmohet që nga kohët më të thella të historisë deri në ditët e sotme.

Johan Tunmani ishte produkt “i shekullit të iluminizimit” që hodhi poshtë konceptin e mëparshëm rreth zhvillimit ciklik në historinë e popujve. Iluministët besonin në një zhvillim progresiv të historisë njerëzore, ndaj historiani do ta konisderonte gjendjen e

245 J. Thunmann, po aty, f. 250 246 J. Thunmann, po aty, f. 242 247 J. Thunmann, po aty, f. 243 248 Këtë informacion ai pohon se e ka marrë nga Kostë Xhehani 249 J. Thunmann, po aty, f. 244

Page 72: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

72

mjeruar të popujve, dikur të rëndësishëm, si një diçka jo të ligjshme dhe si një episod kalimtar, për eliminimin e të cilit shkenca historike duhet të jepte një ndihmesë thelbësore në zbulimin e të vërtetave historike rreth këtyre popujve për Evropën perëndimore. Të dhënat dhe përfundimet e këtij studiuesi të shquar hapën një rrugë të re në gjurmimin dhe ndriçimin e historisë së popullit tonë, të gjuhës dhe të kulturës së tij, e cila u ndoq nga një varg dijetarësh më në zë duke filluar nga shekulli i 19. Prof. Ali Dhrimo pohon: “Dija e sotme, sidomos shkenca e re shqiptare, ka sjellë një numër të madh argumentesh të reja në të mirë të tezës së Tunmanit” 250.

Kjo vepër cilësohet si vepra e parë e hulumtuesit të parë të Evropës shkencore në historinë e shqiptarëve. Ai tejkaloi përfundimisht metodën e naracionit që kishte sunduar në shkencat historike gjatë tërë periudhës së Rilindjes Evropiane. Ai pati në dorë për hartimin e veprës së tij edhe fjalorin latinisht shqip të Frang Bardhit si dhe “Doktrinën e Krishtenë” të Robert Bellarminit, përkthyer në shqip nga Pjetër Budi (1764). Johan Tunmani ka meritën se duke ndjekur zhvillimet historike mijëvjeçare të shqiptarëve në viset e tyre të sotme, ai ishte i pari që u shpreh, se huazimet sllave të shqipes lidhen me pushtimet bullgare dhe serbe të trojeve shqiptare gjatë mesjetës 251. Ai ka një meritë të jashtëzakonshme në ribotimin e fjalorit të Teodor Kavaliotit, i cili në atë kohë ishte i rrallë në biblioteka. Ribotimi i tij u shërben shumë rumunologëve dhe albanlogëve. Albanologu i mirënjohur Tunman gjithashtu e bëri tekstin e këtij botimi shumë të rrallë të kuptueshëm për një varg brezash të filologëve evropianë, sidomos me pjesën latinisht që shtoi. Ai e popullarizoi,e përhapi dhe e bëri të njohur ndër rrethe e mjedise studimore albanologjike evropiane fjalorin katërgjuhësh të Teodor Kavaliotit. Falë punës së tij, kjo vepër e çmuar shkoi në dorën e albanologëve, balkanologëve, rumunologëve, indoevropianistëve për vëzhgime, krahasime dhe konfirmime në fushën e gjuhësisë krahasuese, sidomos asaj të Ballkanit dhe të marrëdhënieve gjuhësore shqiptaro-rumune dhe anasjelltas 252.

Për historianin Johan Tunman, rëndësia e veprës së të cilit u vlerësua vetëm nga shkenca e shekullit të 19, shqiptarët për arsye historike mbahen si pasardhës të ilirëve të lashtë, një mendim, që e preku edhe Lajbnici në njërën nga letrat e lartpërmendura. Te Tunmani dhe Lajbnici mbështetet edhe Malte-Bruni 253. Mendimi i Tunmanit mbi prejardhjen ilire të shqipes, kjo tezë që buronte nga periudha paragjuhësore gjeti shumë ithtarë, si historianët Nibur dhe Falmerajer, filologët dhe gjuhëtarët: Jernej Kopitar, Benfey , Miklosiç, Difenbah dhe hulumtuesit e Shqipërisë Liku, dhe Johan Georg fon Han 254.

Meritë e tij e veçantë është se ai që në shekullin e 18 lë të nënkuptohen lidhjet midis rumanishtes dhe shqipes 255. Tunmani e respektonte popullin shqiptar duke thënë: “Unë nuk do të jem i hollësishëm në lidhje me historinë shqiptare të kësaj periudhe, sepse ajo është mjaft e njohur nëpërmjet jetës së Skënderbeut. Shqiptarët në atë kohë luajtën rolin më të shkëlqyer duke luftuar për atdheun dhe lirinë e tyre, e të frymëzuar nga heroizmi i udhëheqësit të tyre, ata u bënë edhe vetë heronj. Ata u bënë mburojë e princave të pafatë të dëbuar, aleatë të dashur

250 Ali Dhrimo, Erih Hans Tunman – studiues i hershëm i shqipes (1746-1778), në: Gjuha jonë, Nr. 1, Tiranë,

1986, f.98 251 J. Thunmann, po aty, f. 274 252 J. Kastrati, Historia e albanologjisë, f.401-402 253 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 111 254 N. Jokl,po aty , f. 120 255 N. Jokl, po aty, 1917, f. 122

Page 73: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

73

të mbretërve më të mëdhenj dhe pritën kundër gjithë armëve përmbytëse të osmanëve. Tërë vitet e qeverisjes fatlume të Skënderbeut, të cilin popujt e tij e quanin mbret, e që për këtë u njoh i tillë edhe nga fuqitë e tjera (1443-1467), u karakterizuan nga fitore të tjera të shqiptarëve. Por kjo lumturi mbaroi një ditë. Sapo ata humbën udhëheqësit e tyre të mëdhenj, Skënderbeun (1467) dhe Ariantin (1469), ata në pjesën më të madhe u thyen nga fuqia e madhe eMehmetit të II dhe princat e tyre duhej të kërkonin shpëtimin në Itali. Por famën dhe trimërinë e shkëlqyer që kanë treguar që nga ajo kohë, ata nuk e kanë humbur kurrë” 256.

IV.4. Autoktonia e shqiptarëve te Tunmani dhe tek autorë të tjerë (Tezat pro dhe kundër çështjes së autoktonisë)

Çështja a janë shqiptarët autoktonë apo jo, që e preku Tunmani, siç e trajtuam pak më lart dhe e shtroi në 1854 në bazë më të gjerë Hani, është shqyrtuar pareshtur nga historianë dhe gjuhëtarë. Shumë mendime të shprehura prej tyre largohen nga njëri – tjetri, dhe shpeshherë largohen edhe nga e vërteta.

Piksëpari duhet të kemi të qartë se ç’kuptohet me autoktoni të shqiptarëve. Natyrisht që nuk mund të pretendojmë se shqiptarët kanë qenë autoktonë që nga periudhat më të errëta të prehistorisë. Kjo mundësi nuk ekziston, sepse si gjithë popujt e tjerë indoevropianë, edhe shqiptarët në viset e tyre të sotme janë të ardhur në kohë të lashta. Pra nuk bëhet fjalë për një autoktoni absolute, por për një autoktoni relative. Kjo nga njëra anë mund të shqyrtohet edhe duke u nisur që nga periudhat prehistorike të metalave (bronx, hekur), pra edhe në lidhje me të dhënat arkeologjike. Por po e kufizojmë te caqet historike. Nga ç’mund të shohim edhe prej fakteve historike të sjella më lart nga Tunmani, i cili ishte bazuar te shkrimtarët dhe kronistët e vjetër, mund të merret edhe përgjigja e pyetjes se a janë shqiptarët në mënyrë të pandërprerë në këto vose që nga koha greke e romake. Kjo autoktoni e kohës historike ka një rëndësi konkrete për çështjen e burimit të shqiptarëve, qysh nga koha greke-romake dihet se në Shqipëri jetonin fise ilire. Një kufizim i tillë u përgjigjet edhe teorive, që e mohojnë autoktoninë, kjo përsa i përket kohës, teori të cilat edhe këto marrin si pikënisje periudhën antike. Kjo çështje i përket njëkohësisht edhe historisë së popullit shqiptar edhe historisë së gjuhës shqipe, periudhës së saj prehistorike.

Për të vërtetuar autoktoninë e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe me të dhëna gjuhësore, duhet t’i referohemi onomastikës. Nga toponimet, emrat e qyteteve janë më jetëgjatë dhe si rrjedhojë janë më të vjetra. Një grup tjetër që përbën shtresën më të lashtë janë emrat e lumenjve dhe të rrjedhave të tjera. Kështu po i referohemi emrave të qyteteve e lumenjve të përmendura te Tunmani, i cili i ka nxjerrë nga autorët grekë e romakë. Do të krahasohen dhe do të shihen: a janë trajtat e sotme vazhdimet shqiptare të trajtave të vjetra të këtyre emrave apo jo? Ndryshimet që paraqesin emrat e sotëm ndaj trajtave të vjetra a janë të tilla që duhet të kenë ekzistuar në gjuhën shqipe apo kanë kaluar nëpërmjet gojës së një popullsie tjetër me një gjuhë tjetër? Nëse këto emra dëshmojnë një vazhdimësi të emrave të vjetër, kjo sipas zhvillimit historik të fonetikës së gjuhës shqipe, atëherë vërtetohet se shqiptarët janë vendës në Shqipëri qysh prej kohëve te lashta dhe nëse trajtat e sotme nuk pajtohen me rregullat e fonetikës historike të saj,

256 J. Tunmann, po aty, f. 315

Page 74: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

74

atëherë shqiptarët këto emra i kanë marrë nga një popull tjetër me një gjuhë tjetër, dhe si rrjedhojë shqiptarët janë ardhës 257.

Duke iu referuar lajmeve të autorëve antikë grekë dhe romakë e duke i krahasuar me gjendjen e sotme etnografike të Shqipërisë, nga ana tjetër duke shpjeguar një rradhë emrash të lashtë si Dalmatia, Ulcinium, Dardania nëpërmjet shqipes së sotme, atëherë teoria e autoktonisë nuk mund të jetë kurrsesi e lëkundur.

Mendimi i Tunmanit lidhur me autoktoninë e shqiptarëve është se shqiptarët banojnë në viset e ilirëve të vjetër, dhe nuk dihet që të kenë ardhur më pastaj në këto anë; prandaj ata janë autoktonë dhe në esencë ilirë. Teoria e Tunmanit mbështetet në baza historike.

Një argumentim të përafërt gjejmë edhe tek Hani: “duke qenë se shqiptarët nuk janë sllavë dhe me asnjë popull tjetër të njohur nuk kanë afri, duke qenë se burimet vërtetë të pakta, përveç shtegtimit sllav, nuk bëjnë fjalë për asnjë shtegtim tjetër, që të ishte mjaft i rëndësishëm për të krijuar një popull të madh, atëherë njeriu ka të drejtë të pranojë që shqiptarët e sotëm janë pasardhësit e banorëve të lashtë parasllavë të vendit” 258, i cili vijon më tej: “Prandaj na duket shumë më i natyrshëm pranimi se stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm qysh në kohën e romakëve dhe të grekëve zinin vendbanimin e sotëm të tyre dhe se zakonet e tyre të përbashkëta me popujt fqinjë i kanë ruajtur në mënyrë më të pastër dhe më besnike sesa fqinjët e tyre...” 259.

Nga gjuhëtarët, për autoktoninë ilire të shqiptarëve, në veprat klasike të indogjermanistikës shqipja trajtohet si thjeshtër e ilirishtes, këtë e hasim edhe te Brugmani kur shkruan: “shqipja..., gjuha e Ilirisë së lashtë, me të cilën duket se është e afërt mesapishtja e përfaqësuar nëpërmjet mbishkrimeve” 260. Përkrahës tjetër i kësaj teze është Miklosiçi në veprën e tij “Albanische Forschungen”, pasi trajton dhe vrojton një varg dukurish të përbashkëta të gjuhëve ballkanike, që ndeshen edhe në rumanishte, ai shprehet: “...duke qenë se ne tani besojmë që mund të pranohet se në formimin e kombësisë dhe të gjuhës rumune kanë bashkëvepruar në rradhë të parë dy elemente dhe pikërisht elementi romak dhe ai autokton, për këtë arsye jemi të prirur që dukuritë e shqyrtuara këtu 261, në mos të gjitha, në pjesën më të madhe t’ia atribuojmë elementit të lashtë autokton dhe besojmë që ky element të ketë qenë i afërt për nga burimi me shqipen e sotme, të cilën ne e konsiderojmë si vazhdimin e ilirishtes...”262.

Edhe Majeri pasi pohon se një pjesë e fjalorit të shqipes dhe karakteri i saj eptimor dëshmojnë se ajo bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, midis të cilave zë një vend më vete, shton se nuk ka asnjë bazë për të mos e konsideruar atë si: “një fazë të re të ilirishtes stërlashtë, ose më saktë të njërit prej dialekteve të lashta ilire”263.

Këtë mendim të Majerit e miraton edhe Kreçmeri, i cili në veprën e tij “Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache” pohon se: “Pranimi se gjuha shqipe përfaqëson fazën më të re të ilirishtes, ose siç shprehet me të drejtë në mënyrë të matur Majeri..., të njërit prej dialekteve ilire, sipas të gjitha rrethanave është kaq shumë e dukshme, saqë

257 E. Çabej, Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve, në: Studime gjuhësore IV,

1987, f. 147. 258 Johann Georg von Hahn, Albanesische Studien, Heft I, f. 213. 259 J. G. von Hahn, po aty, f. 214 260 Karl Brugmann, Vergleichende Grammatik, Bd. I, 1, f. 10 261 Bëhet fjalë për dukuritë e përbashkëta midis shqipes dhe rumanishtes 262 Franz Miklosich, Die slawischen Elemente im Rumänischen, Wien, 1861, f. 8 263 Gustav Meyer, Die lateinsiche Elemente im Albanesischen, në: Gröbers Grundriss, I, 1. Auflage, 1888, f.

804

Page 75: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

75

njeriu duhet të sillte arsye shumë të rëndësishme për ta kundërshtuar atë”. Në mbështetje dhe përforcim të këtij pohimi Kreçmeri vë në dukje se shqiptarët banojnë aty ku në kohë antike kishin banuar fise ilire, dhe se të pakëtn këto vendbanime i kanë që nga shekulli 11 pas erës sonë. Për të arsyetuar këtë pikëpamje ai sjell emrin ’Aλβανοί i cili del më herët në hartën e Ptolemeut së bashku me toponimin ’Aλβανόπολις 264. Si argument për tezën e prejardhjes së shqipes nga ilirishtja ai sjell edhe faktin e mbishkrimeve mesape në Kalabri të cilat përputhen në shumë pika me shqipen. Këtu ai paraqet një sërë shembujsh të bazuar tek emrat e njerëzve si: Platoras, Platorrihi, Platorius, ilir. Plator apo përfaqësimi i diftongut au me a mesape: në emrin e qytetit Basta (Plin) sot Vaste krahas Βαυστα te Ptolemeu etj. 265.Por duhet të kemi parasysh se Kreçmeri pranon dy dialekte ilire, të dalluara qartazi, një dialekt verior dhe një dialekt jugor..., që lidheshin midis tyre më shumë nëpërmjet bashkëpërkimeve leksikore dhe morfologjike sesa nëpërmjet bashkëpërkimeve fonetike; dialekti verior përfaqësohej nga venetishtja, kurse dialekti jugor përfaqësohej nga mesapishtja dhe shqipja. Por më vonë Hans Krahe vërtetoi se venetishtja ishte gjuhë më vete. Ai argumenton dhe vërteton përfundimisht se Herodoti në I/96, kur përmend emrin e fisit Illyrion Enetoi, nuk bën fjalë për venetët e Italisë së sipërme, të cilët i quan venetët e Adriatikut (Enetoi en tē Adriē V/9), por për një fis ilir në kufirin verior të Maqedonisë 266.

Pederseni shprehet se “K. Pauli dhe H. Hirti e pranojnë një shtegtim trakësh të kryer në mesjetë, në lidhje me të cilin historia nuk dëshmon gjë” Duke polemizuar me Hirtin e kundërshton mendimin se shqiptarët janë pasardhës të trakëve. Sipas tij “ilirishtja e jugut nuk ka qenë e tipit kentum, por një gjuhë satem”. Ai gjithashtu vë në dukje se emrin arbën/arbër shqiptarët e kanë trashëguar brez pas brezi qysh nga kohët e lashta dhe nuk e kanë marrë nga grekët në kohë të vona, sepse në këtë rast ata do ta shqiptonin këtë emër me /v/ ashtu si grekët. Dhe ai arrin në përfundimin: “Shkurt karakteri ilir i shqipes mua më duket kaq i qëndrueshëm, saqë më duket e arsyeshme që venetishten dhe ilirishten veriore si gjuhë kentum t’i veçoj krejt nga ilirishtja jugore...” 267.

Dihet qëndrimi i ndërmjetëm që mban Norbert Jokli ndaj çështjes së vendbanimit të hershëm të stërgjyshërve të shqiptarëve dhe ndaj çështjes së autoktonisë së tyre që në artikullin e tij “Albaner” e quan “problemi themelor i parahistorisë së shqiptarëve” 268. Me këtë lidhet ngushtë edhe problemi i prejardhjes së shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, nëse shqiptarët janë autoktonë, atëherë rrjedhimisht ata janë në këto treva së paku qysh në antikitet dhe në themel janë stërnipërit e ilirëve. Nëse janë të ardhur, atëherë nuk janë ilirë. Ky problem ka rëndësi si për historinë e shqiptarëve, ashtu edhe për etnografinë dhe paleontologjinë e Gadishullit të Ballkanit 269. Jokli anon nga Hani dhe është kundër V. Përvan (1910), sipas të cilit stërgjyshërit e shqiptarëve midis shekujve 3 dhe 6 të erës sonë janë shpërngulur nga verilindja nëpër Transilvani drejt jugperëndimit dhe pastaj si barinj

264 Paul Kretschmer, Einleitung in die Geschichte der Griechischen Sprcahe, Göttingen, Vandenhoeck und Ruprecht, 1896, f. 262-271 265 P. Kretschmer, po aty, f. 264-265 266 Shih H. Krahe, Die Sprache der Illyrier, Wiesbaden, 1955, f. 10 dhe A. Mayer, Die Sprache der alten Illyrier, 2. Bd. Etymologisches Wörterbuch der illyrischen Grammatik der illyrischen Sprache, Wien, R. M. Rohrer 1959, f. 174

267 Holger Pedersen, Die Gutturale im Albanesische, në: Zeitschrift für vergleichende Sprache, Bd. 36, 1900. f. 299 268 Norbert Jokl, Albaner, në: Max Ebert “Reallexikon der Vorgeschichte”, Bd. 1, 1924, f. 86 v. 269 E. Çabej, Problemi i autoktonisë së shqiptarëve, në: Studime gjuhësore, IV, 1987, f. 143

Page 76: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

76

endacakë, pa u vënë re kaluan në viset në jug të Danubit 270. Pra Jokli e mbështet tezën e autoktonisë së shqiptarëve, por teorinë e Hanit e modifikon disi, duke thënë se: “shqiptarët janë vërtetë autoktonë, por jo pikërisht në Shqipërinë e sotme, por pak më në lindje”. Ai niset nga disa premisa të natyrës gjuhësore: toponomastika shqiptare flet kundër kontinuitetit të shqiptarëve në viset që kanë sot; terminologjia e peshkëtarisë, ai konstaton se pjesa më e madhe e saj është e huaj etj. Pra në bazë të këtyre kritereve sipas atij del se vendi ku banonin shqiptarët dikur në Gadishullin e Ballkanit nuk është identik me vendbanimin e tyre të sotëm, brigjet e Adriatikut në kohë të para nuk kanë bërë pjesë në vendbanimin e shqiptarëve. Nga pikëpamja pozitive si djep i hershëm i shqiptarëve në Ballkan vjen në konsideratë një vend ku takoheshin ilirishtja me trakishten, një vend që ka qenë brenda sferës së romanizimit. Ky vend përveç këtyre ishte pranë djepit të rumunëve, dhe jo shumë pranë ndikimit të greqishtes, por jo dhe fare jashtë sferës së kësaj. në bazë të gjithë këtyre kritereve Jokli arrin në përfundimin se djepi i lashtë i shqiptarëve në Ballkan ka qenë Dardania 271. Këtë mendim Jokli e mbështet duke sjellë disa toponime si Shkodra < Scodra dhe Rogame ku thekson se nuk janë zhvilluar në përputhje me rregullat e evolucionit të sistemit fonetik të gjuhës shqipe. Në përforcim të mendimit se djepi i hershëm i stërgjyshërve të shqiptarëve ka qenë Dardania, ai analizon edhe toponimin Naissus, që në trajtën e sotme Nish “tregon ndërmjetësinë gjuhësore shqiptare” (art. cit. f. 91). Ai në bazë të toponomastikës historike përcaktoi se: “sllavët me dyndjen e tyre në vendet bregdetare afër Buenës gjetën aty një popullsi shqiptare” 272.

Me mendimin e Joklit pajtohet edhe Petar Skoku, sipas të cilit Shqipëria veriperëndimore nuk vjen në konsideratë si vendbanim i hershëm i shqiptarëve, dhe djepi i tyre duhet kërkuar në Dardani 273

Kundër tezës së Joklit është shprehur Georg Shtadmyleri (1901-1985). Sipas këtij studiuesi Dardania nuk mund të jetë djepi i lashtë i shqiptarëve, sepse kjo trevë në periudhën e perandorisë Romake dhe Bizantine sigurisht që ka qenë krejt e romanizuar. Sipas tij shqiptarët janë ngjizur si komb në një vend, i cili nga një anë ka qenë i ekspozuar ndaj ndikimit të Dalmacisë, prej nga erdhi krishterimi, nga ana tjetër ka qenë jo larg nga kufiri i gjuhës greke. Një vend që i përmbush këto kushte sipas tij është Mati, në Shqipërinë veriore. Këto vise të rrethuara nga male të larta, pra të mbrojtura nga matyra janë djepi i shqiptarëve. Këtu u formua ky popull dhe këtu i shpëtoi romanizimit. Shqiptarët këtu qenë barinj të vendeve të larta të brendshme, të cilët u shtrinë edhe në fushat përreth; që këtej ata u hapën në periudhën e mesme më në jug, në Shqipëri të mesme e jugore, dhe më vonë në Thesali e në krahinat e tjera të Greqisë 274. Por Karlo Taliavini shprehet se kjo tezë mbështet në argumente negative dhe se asnjë argument pozitiv nuk sillet për ta vërtetuar këtë tezë 275.

270 Shaban Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve, Tiranë, f. 87 271 Norbert Jokl, në: Eberts Reallexikon der Vorgeschichte I (1924) 91 v. dhe Indogermanische Forschungen 44, f. 16; 46, f. 383 272 N. Jokl, Indogermanische Forschungen 50, 1932, 41 v.; Slavia XIII, f. 134-135, 287 273 E. Çabej, Studime gjuhësore III, 1976, f. 146 274 Georg Stadtmüller, Forschungen zur albanischen Frühgeschichte, Wiesbaden, Otto Harrasowitz, 1966, f. 33, 84 vv., 94 vv.-118 vv. 275 Carlo Tagliavini, Rivista d’Albania III, 1942, f. 261. – Cit. sipas Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve, f. 86

Page 77: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

77

Në kohë më të reja, Katiçiçi (1976, 184 v.), pasi vë në dukje praninë e huazimeve nga greqishtja e vjetër në shqipe si dhe faktin që në burmet historike nuk përmendet ndonjë imigrim shqiptarësh, arrin në përfundimin se “shqipja qysh në kohët e lashta është folur pak a shumë në viset ku flitet sot”, më tej ai shton se: “në kato rrethana është normale dhe e natyrshme që shqipja të konsiderohet si një pasardhëse moderne e gjuhës ilire” 276.

Në grupin tjetër që besojnë se shqiptarët nuk janë autoktonë, por ardhës bëjnë pjesë Jireçeku i cili pohon se ilirët gjysëm të romanizuar, në kohën e shtegtimit të popujve u shtynë prej krahinave malore midis Dalmacisë e Danubit drejt Jugut 277. Por në një vepër të mëparshme ky historian anon nga mendimi se shqiptarët janë autoktonë: “Shqiptarët e mesjetës së hershme ishin autoktonë gjysëm të romanizuar, një popull luftarak i maleve. Kurse në provincat e tjera të perandorisë romake, popullsia anase me kohë dalëngadalë u romanizua, banorët e maleve shqiptare nga fundi i kohës së lashtë u ndalën në mes të rrugës në një stad të pakryer të romanizimit” 278.

Me këtë çështje janë marrë edhe studiuesit rumunë, dhe kjo sepse çështja e djepit ballkanik të shqiptarëve lidhet edhe me atë të djepit të popullit rumun. Përgjithësisht këta studiues mendojnë se shqiptarët janë ardhës në Shqipëri. Sipas Vasile Pârvanit (1910) shqiptarët u shkulën midis shekullit të III dhe të VI pas Krishtit, nga verilindja, përkatësisht Karpatet, nëpër Transilvani në drejtim të jugperëndimit dhe u futën dalëngadalë si barinj nomadë në krahinat në jug të Danubit. Këtë tezë është përpjekur ta përforcojë në aspektin gjuhësor edhe S. Puscariu, të cilin e ka kundërshtuar Leon Spitzer. Nga gjuhëtarët edhe Theodor Capidani (Dacoromania II (1922) 487 vv. për arsye gjuhësore arrin në përfundimin se shqiptarët kanë jetuar dikur në anët veriore të Gadishullit Ballkanik. Afërsisht kështu mendon edhe A. Procopovici (Dacoromania II (1924-26) 38 vv). Kurse sipas Aleksandër Philipides (Origine Romnilor II 800 vv) shqiptarët janë të ardhur nga Panonia. Në lidhje me këtë duhet të kemi parasysh qëndrimin objektiv që mban Alexandru Resotti (Istoria limbii române II 34 vv) 279.

Një tjetër gjuhëtar që u përpoq të argumentonte prejardhjen trake të gjuhës shqipe është Gustav Vajgandi, i cili në artikullin e tij “A janë shqiptarët pasardhës të ilirëve apo trakasve?” parashtroi 12 argumente për të mbështetur tezën e prejardhjes trake të gjuhës shqipe 280:

1. Emrat latinë të vendeve nuk paraqesin atë trajtë që duhej të kishin, po të kishin banuar shqiptarët vazhdimisht në trevat e tyre të sotme, pro kanë trajtën e dalmatishtes së vjetër. Ndër të tjera ai përmend emrat Valbona, Domni, Potosa, Oblika, Dormitor, Vizitor.

2. Termat e lundrimit dhe të peshkimit në gjuhën shqipe janë prej burimi të huaj: grek, venecian, sllav ose turk, ose janë krejt të rinj. Po të ishin shqiptarët stërnipërit e ilirëve, të cilët si popull detar kanë patur një gjuhë të pasur në terma të lundrimit e të peshkimit, atëherë në gjuhën shqipe duhej të ishte ruajtur të paktën një pjesë e këtyre termave. Pra shqiptarët janë të ardhur relativisht vonë nga hinterlandi në anët e bregdetit.

276 Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve, 1999, f. 75 277 Konstantin Jireček, Geschichte der Serben, Bd. 1, Gotha, F. A. Porthes, 1911, f. 52. 278 K. Jireček, Die Handelsstrassen und Bergwerke von Serbien und Bosnien während des Mittelalters, 1879, f. 16. 279 Sh. Demiraj, po aty, f. 90 v. 280 Gustav Weigand, Sind die Albaner die Nachkommen der Illyrier oder der Thraker?, në: BA, III, 1927, f. 20

Page 78: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

78

3. Mungesa e gjurmëve të ndikimit nga dalmatishtja e vjetër dhe prania e gjurmëve të ndikimit italian, përkatësisht venecian, në gjuhën shqipe dëshmojnë se stërgjyshërit e shqiptarëve janë vendosur relativisht vonë në brigjet e Adriatikut.

4. Në gjuhën shqipe ka disa fjalë prej burimi trak, si: modhullë (rumanisht mazăre), man (khs. mantia të trakishtes), i ambël/i ëmbël.

5. Disa emra njerëzish dhe vendesh në Traki dhe në Daki shpjegohen me anë të shqipes, si p.sh. emri i prijësit dakas Decebalus (= Dakibal “balli i dakasve”), emri i prijësit tjetër të atij populli Burebista (=burrë-bisht), Dardania (khs. shqip dardhë); Dacia maluensis (mal ai e lidh me shqipen); Drizupara (“qytet drizash”), Besapara (“qytet i Besëve”).

6. Emrat e vendeve të trashëguara nga koha e lashtë si: Tomor, Shkumbin, Durrës, Vlorë, Pojan, Devoll, Shkodër, Shurdhë përkatësisht nga Tomaros, Scampa, Dyrrachium, Aulon, Apollonia, Devolia, Scodra, Sarda, nuk kanë pësuar zhvillimin fonetik të gjuhës shqipe. Përkundrazi ato tregojnë qartë karakterin sllav e në bregdet karakterin italian – venecian. Këtu ai përmend edhe disa emra katundesh sidomos nga krahina e Shkodrës dhe e Tomorricës, duke vënë në dukje burimin e huaj të tyre, kryesisht sllav. të gjitha këto dëshmojnë se shqiptarët nuk kanë banuar qysh herët në trevat e tyre të sotme 281.

7. Shqiptarët nuk përmenden para shekullit të XI, sado që vendi i tyre përmendet në shumë dokumente edhe në lidhje me popullsinë.

8. Lidhjet gjuhësore rumune – shqiptare të burimit jolatin kanë kaq të thella, sa të bëjnë të pranosh se shqipja mund të jetë zhvilluar vetëm në një trevë, ku u zhvillua edhe rumanishtja, por ka qenë patjetër në Traki, brenda trekëndëshit Nish-Sofje-Shkup.

9. Në rumanishte ka disa elemente latine me trajta që dëshmojnë se ato kanë depërtuar në atë gjuhë nëpërmjet shqipes. Kjo sipas tij, dëshmon për një fqinjësi të gjatë e të ngushtë të këtyre dy gjuhëve. Dhe kjo nuk mund të ketë ndodhur as në Daki, as në Iliri, por në Traki, ku ka qenë edhe djepi i rumunëve.

10. Elementet latine të shqipes e të rumanishtes përkojnë në një mënyrë aq të dukshme, saqë dëshmojnë se duhet të jenë përftuar në rrethana kulturore, tokësore dhe gjuhësore të barabarta. Dhe këtu ai vë në dukje se fjalët latine me /u/ të shkurtër e kanë reflektuar këtë tingull të pandryshuar vetëm në sardishte, shqipe dhe rumanishte, si p.sh. lat. angustus = shqip ngusht, rum. ngust, lat. avunculus = shqip ungj, rum. unchiu, lat. lucta = shqip luftë, rum. luptă, lat. pullus = shqip pulë, rum. (pul) puiŭ etj.

11. Folklori i shqiptarëve dheai i rumunëve kanë disa bashkëpërkime, të cilat nuk i kanë bullgarët e serbët që banojnë midis atyre. Këtu ai përmend, ndër të tjera, tatuazhin, figurat e kuçedrës e të zanës.

12. Edhe mënyra e këndimit të këngëve paraqet bashkëpërkime të dukshme te të dy këta popuj.

Por Çabeji në artikullin e tij të njohur “Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe” në kundërshtim me Vajgandin, pohon se në shqipe nuk mungojnë terma të lundrimit dhe të detarisë 282. Duke u ndalur edhe në bashkëpërkimet e shqipes me rumanishten dhe në

281 Ky argument bie poshtë, sepse emrat e katundeve nuk mund të dëshmojnë në lidhje me historinë e vjetër të vendit, meqenëse katundet në Ballkan si dhe në Shqipëri kanë një jetë përgjithësisht prej pak shekujsh, për shkak të luftërave, ato janë shkatërruar dhe janë ndërtuar rishtas. 282 E. Çabej, Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe, në: Studime Filologjike, Nr. 4, 1972, f. 19 v.

Page 79: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

79

huazimet e saj nga greqishtja e vjetër dhe nga latinishtja Çabeji pohon se historia e vjetër e gjuhës shqipe “është zhdrivilluar në sferën e pandërmjetme të rrethit kultural greko-romak e të ndikimit gjuhësor të tij” 283. Autori në fund të këtij studimi arrin në përfundimin se “Rezultati i kërkimit tonë është ky, që shqipja është formuar në përgjithësi në trevën e sotme gjuhësore me përfshirje edhe të bregdetit, që kjo trevë nuk ka pësuar asnjë ndryshim qenësor gjatë kohëve...” 284

Tezën e prejardhjes ilire të gjuhës shqipe dhe të autoktonisë së shqiptarëve e ka kundërshtuar edhe Bariçi 285, i cili mbron hipotezën e prejardhjes trake të kësaj gjuhe, duke paraqitur këto argumente kryesore kundër tezës mbi prejardhjen ilire të shqipes:

1. Fakti që shqiptarët banojnë në një pjesë të trojeve të banuara dikur nga ilirët,

nuk dëshmon për prejardhjen e tyre ilire. Ata kanë shtegtuar në këto troje më vonë dhe shtegtime të tilla që nuk janë vënë re kanë ndodhur edhe në raste të tjera.

2. Emrin e hershëm Arbën/Arbër stërgjyshërit e shqiptarëve e kanë marrë nga banorët e hershëm të trojeve të tyre të reja, të cilët nga ana e tyre emrin Alban e kanë trashëguar “prej popullsisë së lashtë joindoevropiane”, që kanë banuar aty para ardhjes së ilirëve.

3. Shqipja është një gjuhë satem, kurse ilirishtja ka qenë një gjuhë kentum. Për të argumentuar karakterin kentum të ilirishtes ai përmend në f. 30 vv emra të përveçëm ilirë Acra-banus dhe Bal-acros, ku elementi acros me grykoren qiellzore /k/ del si prapaqiellzore, ashtu si në greqishte (akros) dhe në latinishte acer (=aker), si dhe Angros, ku sipas tij grupi bashkëtingëllor –gr- ka dalë nga një trajtë me /ĝ/ qiellzore.

4. Ka mjaft bashkëpërkime midis shqipes dhe trakishtes si dhe midis shqipes dhe armenishtes, gjë që dëshmon se shqipja rrjedh nga trakishtja dhe kjo e fundit “zë një vend ndërmjetës midis shqipes dhe armenishtes” 286.

Këto janë disa nga parashtrimet e Bariçit, i cili më tej pohon se: “shpërngulja e shqiptarëve nga atdheu i tyre i hershëm dhe ngulja në brendësi të Gadishullit të Ballkanit, nëatdheun e tyre historik, do të ketë ndodhur para fundit të epokës latine dhe do të jetë bërë herë pas here, valë – valë, por jo më vonë se shekulli VI” 287. Dhe shkakun se përse nuk përmendet një shpërngulje e tillë ai përpiqet ta sqarojë duke vënë në dukje se ardhja e “masave baritore” në atdheun e ri nuk kishte ndonjë rëndësi politike dhe ushtarake, sepse ato nuk kishin “kontakt intim me popullsinë bujqësore dhe qytetare...”. Dhe këtu ai përpiqet të argumentojë përse shqiptarët i kanë përdorur “shumë vonë” disa emra bregdetarë si p.sh. Durrësin, të cilin sipas tij, e kanë marrë nga sllavët. Ky studiues nuk e sqaron faktin, sesi të parët e shqiptarëve të cilët, sipas tij, kanë jetuar për një kohë “në atdheun e ri pa kontakt intim me popullsinë bujqësore dhe qytetare të vendit” ku erdhën e u vendosën, morën pikërisht emrin e kësaj popullsie, Arbën/Arbër siç e supozon ai se : “...fisi ilir i albanëve e ka trashëguar këtë emrë prej popullsisë së lashtë jo-indoevropiane, d.m.th. mediterane (mesdhetare) dhe paraardhësit e shqiptarëve të sotëm, që kanë qenë prej

283 E. Çabej, Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe, në: Studime Filologjike, Nr. 4, 1972, f. 20 vv. 284 E. Çabej, po aty, f. 23 285 Henrik Barić, Hymje në historinë e gjuhës shqipe, Prishtinë, 1955, f. 31 vv . 286 H. Barić, po aty, f. 37 dhe 45 287 H. Barić, po aty, f. 70

Page 80: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

80

burimi trakas, kanë mundur të trashëgojnë këtë emër nga banorët e vjetër ilirë në atdheun e tyre të ri...” 288. Një hipotezë kjo krejtësisht e pabazë. Të tëra këto hipoteza nuk gjejnë mbështetje historike dhe gjuhësore, sepse teza e autoktonisë së shqiptarëve është vërtetuar si në aspektin historik, përsa i përket vendbanimeve të paraardhësve të shqiptarëve në kohën e lashtë greko-romake, gjë që e dëshmon Tunmani me veprën e tij përmees shkrimeve të autorëve të lashtë. Vërtetohet nëpërmjet emërtimit të shqiptarëve ndër shekuj ashtu edhe në aspektin gjuhësor duke u mbështetur tek onomastika e trashëguar nga ilirishtja dhe e zhvilluar në kohë në përputhje me rregullat e fonetikës historike të shqipes.

IV.5. Onomastika në veprën e Tunmanit

Duke iu referuar veprës së Tunmanit, ne konstatojmë një numër të pasur të emrave të vendeve, personave dhe të fiseve ilire. Të gjitha këto Tunmani i ka pasqyruar duke u mbështetur dhe shfrytëzuar burimet antike bizantine dhe romake, burime të cilat shërbejnë si referencë edhe sot e kësaj dite. Kështu duke i pasqyruar dhe duke i analizuar edhe ne në këtë trajtesë, argumentojmë tezën e prejardhjes ilire të popullit shqiptar dhe të autoktonisë së tij.

Çështjet e onomastikës historike zënë një vend mjaft të rëndësishëm në studimet e ndryshme mbi etnogjenezën e popujve të Ballkanit dhe origjinën e gjuhëve të tyre. Kjo disiplinë gjuhëosre së bashku me shkencat e tjera historike ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rindërtimin e historisë së lashtë të këtyre popujve dhe sidomos për atë periudhë, e cila ka mungesa të mëdha në lidhje me dokumentet shkrimore. Sistemi onomastik, me tiparet e veta etnike dhe gjuhësore, zhvillohet së bashku me popujt, gjuhën dhe kulturën e tyre, duke u shndërruar kështu në një urë që lidh lashtësinë e hershme të këtyre popujve me aktualitetin e sotëm. Në këtë mënyrë ky sistem kthehet në një tregues të përkatësisë etnike të një populli të caktuar. Për shkak se lënda që përdoret për emërtimin e vendeve, të personave, fiseve për gjuhë të ndryshme është e ndryshme, duke shtuar këtu edhe veçoritë e tyre specifike, të dallueshme nga tiparet e përgjithshme që përmbajnë kriteret dhe mënyrat e këtyre emërtimeve. Njësi të ndryshme etnike janë dalluar në dritën e të dhënave të fundit të shkencës së onomastikës. Falë këtyre të dhënave kanë zbritur në një terren më të perceptueshëm dhe më real problemet e prejardhjes së popullit shqiptar, të vendbanimeve të hershme të shqiptarëve dhe të autoktonisë së tyre, problemet e gjuhës shqipe, të cilat për një kohë të gjatë janë zhvilluar në kuadrin e hipotezave dhe të formulimeve të përgjithshme logjike, që për hir të së vërtetës koha i vërtetoi sit ë paargumentuara.

Materialin më të pasur burimor të ilirishtes e përbëjnë emrat e përveçëm, pra emrat e vendeve, njerëzve dhe perëndive, të cilat janë trashëguar nga Iliria dhe në viset e populluara ilire tek autorët antikë në mbishkrime greke dhe latine, si dhe në monedha nga një periudhë kohore prej rreth një gjysëm mijëvjeçari 289.

Kështu një nga argumentet më të palëkundshme dhe më bindëse për autoktoninë e kombit shqiptar në trojet e sotme dhe për prejardhjen e tij ilire, e vërtetojnë tashmë shpjegimi i një numri toponimesh ilire me fjalë të fondit të trashëgimisë indoevropiane të

288 H. Barić, Hymje në historinë e gjuhës shqipe, Prishtinë, 1955, f. 32 289 H. Krahe, Die alte Sprache der Illyrier, 1955, f.11

Page 81: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

81

shqipes. Tashmë është vërtetuar plotësisht nga gjuhësia shqiptare zhvillimi fonetik në mënyrë të pandërprerë nëpër gojën e shqiptarëve të një vargu toponimesh që dëshmohen qysh nga periudha antike. Trashëgimia e shqiptarëve nga paraardhësit e tyre ilirë së bashku me gjuhën është dhe një system onomastik i veçantë, pavarësisht se jo krejt homogjen. Prej tij rrjedhin një pjesë e emrave që janë ruajtur deri në ditët tona, apo një pjesë që janë zhdukur plotësisht dhe janë zëvendësuar me të tjerë, dhe një pjesë tjetër që kanë pësuar ndryshime aq të mëdha saqë forma e tyre e hershme vështirë të identifikohet në formën e tyre të sotme. Mbishtresëzimet e tjera onomastike me burime të huaja mbi shtresën e lashtë të trashëguar kanë ardhur si rrjedhojë e depërtimit më parë në gjuhë si fjalë të leksikut të përgjithshëm, e më pas kanë gjetur përdorim në emërtime vendesh dhe njerëzish. Në këtë fazë një rol vendimtar dhe të drejtpërdrejtë kanë luajtur pushtimet e shumta mbi territorin shqiptar. Një shembull i dukshëm dhe i prekshëm janë toponimet latino-romake, greke, sllave, arumune etj. që u bashkëngjiten toponimeve antike të hershme e shqipe më të vona. Shumë emra të sotëm të trevave shqiptare njëjtësohen me emrat ilirë të shumë vendeve dhe fiseve që përmenden në burime të ndryshme antike. Në këtë drejtim, pra në fondin e emrave të trashëguar që nga periudha më të hershme, të gjithë gjuhëtarët bien dakord se kanë të bëjnë me një thesar që është më I pasur nga ç’është arritur të nxirret në pah deri më sot.

Kërkimet do të ishin të suksesshme nëse do të shtriheshin në tri drejtime:

1. Në identifikimin gjuhësor të emrave antikë me emrat e sotëm.

2. Në një vjelje shteruese të burimeve të ndryshme shkrimore për të nxjerrw emrat e vendeve që i përkasin truallit të Ilirisë.

3. Identifikimi arkeologjik dhe historik i vendeve që përmenden në burimet e ndryshme

antike 290. Hipoteza se një pjesë jo e vogël e toponimeve të trevave të sotme shqiptare, e cila

ende ekziston e pazbërthyer nga pikëpamja etimologjike, ta ketë zanafillën që në antikitet ose në mesjetën e hershme dhe të jetë me burim vendës, mund të jetë e vërtetë.

Askush nuk mund ta mohojë se ata mund të përfaqësojnë fjalë të leksikut të vjetër, që kanë pësuar ndryshime të mëdha formale dhe kuptimore, aq sa janë të paidentifikueshme me fjalët e leksikt të sotëm, apo të merret e mirëqenë se këto fjalë në rrjedhën e shekujve kanë dalë jashtë përdorimit. Kemi shumë raste ku mjaft fjalë ose forma të vjetra fjalësh të leksikut të përgjithshëm t’i gjejmë sot në formën e toponimeve.

Është fakt se toponimet e hershme iliro-shqiptare, janë shumë të vështira për tu shpjeguar me anë të shqipes, për shkak se kjo gjuhë ka një dokumentim shkrimor shumë të vonë.

Përsa i përket çështjes së autoktonisë së shqiptarëve në këto vise ku jetojnë edhe sot, si dhe të kontinuitetit të tyre, duhet medoemos që toponimia e dëshmuar që në kohët antike të vështrohet në disa drejtime. Duhet parë me vëmendje shtrirja hapësinore e këtyre emrave të lashtë. Do të ishte me interes të shihej, nëse zhvillimi fonetik i këtyre

290 Seit Mansaku, Autoktonia e shqiptarëve në dritën e të dhënave të toponimisë së lashtë, në: Studime Filologjike, Nr. 3, 1981, f. 106

Page 82: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

82

emrave ka kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e shqiptarëve, pra a është bër ënë përputhje me rregullat e historisë fonetike të shqipes.

Një vështrim të veçantë duhet hedhur mbi kronologjinë e shtrirjes së shndërrimeve të ndryshme fonetike që kanë pësuar këto toponime duke i parë edhe në lidhje me fjalët e leksikut të përgjithshëm, veçanërisht me elementet autoktone dhe me huazimet greke dhe latine.

Duhet theksuar fakti që këta emra mbulojnë pothuajse të gjithë territorin e banuar të arbëreshëve në mesjetën e hershme, duke përfshirë gjithë territorin prej viseve bregdetare, deri në viset e sotme të Kosovës, për të cilën është thënë se ishte romanizuar në shekujt e parë të erës sonë. Një pjesë e madhe e emrave të përfshira në përmbledhjen e emrave ilirë të publikuara prej A. Mayer-it “Die Sprache der alten Illyrier”, janë emra kështjellash të rindërtuara, dhe jo të ndërtuara nga e para, si rrjedhojë duhet marrë në konsideratë mendimi se ato mund të mos kenë marrë një emër të ri, por kanë trashëguar një emër më të lashtë të traditës ilire. Në këtë terren vërtetohet mendimi i mbrojtur nga shumë dijetarë, se Dardania (Kosova), jo vetëm nuk u romanizua, por ajo qe pjesë përbërëse në të cilën u formua gjuha shqipe e popullit shqiptar.

Një fakt domethënës është se një pjesë e madhe e këtyre emrave, që vërtetojnë praninë e popullsisë shqipfolëse, janë emra qytetesh. Kjo gjë vërteton se popullsia që banonte aty, ajo që u dha formën gjuhësore shqipe emrave të këtyre qyteteve, tashmë njihte një jetesë të përparuar urbane.

Po të bëhet një analizë krahasimtare e toponomastikës, atëherë rezulton se trajtat e tanishme të këtyre vendeve shpjegohen me anë të fonetikës së shqipes. Pra në vend që të shërbejnë si një dokument kundër autoktonisë, dëshmojnnë se pikërisht në këto anë elementi shqiptar banon në mënyrë të pandërprerë të paktën që nga koha greko-romake. Vetëm me anë të shqipes shpjegohet zhvillimi fonetik në këto toponime që dihen qysh nga periudh antike: Shar, Scupi: Shkup; Scodra: Shkodër; Naissus: Nish; Drivastum: Drisht; Dyrrachium: Durrës; Candavia:Kunavja. Emrat e lumenjve: Drinus:Dri Drin; Barbanna: Buenë; Mathis: Mat; Isamnus: Ishm. Këto toponime dhe të tjera dëshmojnë në mënyrë bindëse kontinuitetin e emrave antikë deri në ditët tona në përputhje me rregullat e fonetikës historike të gjuhës shqipe 291.

Duke i kthyer emrat e vendeve në një objekt të një analize gjuhësore dhe duke i parë të lidhur ngushtë edhe me fjalë të leksikut të përgjitshëm, mund të thuhet me siguri se këta emra vendesh të dëshmuar që në periudhën antike kanë marrë pjesë në zhvillimet fonetike më të rëndësishme që u kanë dhënë identitetin shqip si fjalëve të fondit autokton ashtu edhe huazimeve nga greqishtja e vjetër dhe nga latinishtja.

Në një moment kur shkenca ende nuk mund të dijë përhapjen e elementeve të leksikut, dëshmia e këtyre dukurive fonetike me emrat e vendeve përbën një rëndësi të jashtëzakonshme duke provuar edhe shtrirjen hapësinore të këtyre dukurive. Është i pranuar fakti se zhvillimet fonetike të toponimeve kanë ndodhur aty në gojën e banorëve të këtyre vendeve.

Dukuritë fonetike që vërehen në zhvillimin e toponimeve që vijnë që prej antikitetit të vështruara në lidhje me fjalët e leksikut autokton shqiptar, përfshirë huazimet nga greqishtja e vjetër dhe latinishtja dhe që dëshmojnë një shtrirje mjaft të gjerë që hera – herës përfshin të gjithë territoret e banuara prej shqiptarëve, vërtetojnë në mesjetën e hershme ekzistencën e një gjuhe shqipe me disa tipare fonetike pak a shumë unitare, që

291 E. Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, Tiranë, 1960, f. 36

Page 83: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

83

zhvillohen në bazë të disa rregullave dhe prirjeve tashmë të përvijuara e që reagon ndaj huzimeve si një njësi e formuar.

Studime mbi këto dëshmi të toponimisë kanë hedhur dritë mbi pyetjen që shtrohej në lidhje me reflekset e tingujve latinë në shqipe, ku aludohej për një proces të latinishtes ballkanike duke i dhënë përgjigje se prania e këtyre shndërrimevenë toponimi flet më shumë se gjithçka për zhvillime brenda shqipes.

Ky zhvillim gjuhësor që dëshmohet nga të dhënat e emrave të vendeve mbështet përfundimin e arritur nga shkencëtarët tanë se brenda diversitetit të gjerë ilir, ishte krijuar në një trevë të përcaktuar një unitet me tipare etnogjuhësore dhe kulturore të veçanta mbi bazën e të cilit u formua kombësia shqiptare 292.

Më poshtë do të pasqyrojmë disa toponime të nxjerra nga trajtesa e Tunmanit, të cilat do t’i analizojmë nga pikëpamja gjuhësore me qëllim që të dëshmohet autoktonia e shqiptarëve dhe prejardhja e tyre ilire, të mbështetura në onomastikë.

Një nga argumentet që është përdorur për të mbështetur tezën e autoktonisë së shqiptarëve është vazhdimësia e emrit të hershëm etnik të popullit që nga Albanoi i Ptolemeut deri në ditët tona. Po e nisim me emërtimin shqiptar për ta vazhduar me atë arbër. Te Tunmani në faqen 243 përmendet emri shqiptar duke dhënë shpjegimin e tij: “Por albanët e quajnë veten skipatar, megjithëse nuk e dinë prejardhjen e këtij emërtimi. Tunmani hamendëson se këtë emërtim e kanë marrë banorët e malit Keraun nga krahina pranë me emrin Sipjatos, e cila përmendet në vitin 870 ose nga emri i Spatas së famshëm, i cili në fund të shekullit të 14 kishte pjesën më të madhe të Shqipërisë 293. Dhe ai i sigurtë e mbështet këtë mendim te Kalkondylasi i cili i quan ata Spatai. Pra siç e shohim Tunmani është përpjekur që të gjejë burimin e fjalës shqiptar. Ne po vijojmë me një shpjegim më shkencor:

Këtë emër shqip-tar e ndeshim te Da Leçe (1702) pastaj te Kuvendi i Arbërit i vitit 1703: “…a dinë mire, gjuhën e shqiptarëvet… (f. 76). Por edhe këtu përdoret fjala më e vjetër arbënesh.

Këto dy burime na mjaftojnë për të vërtetuar se në shekullin e XVIII emri shqiptar ishte në përdorim të gjallë si në Shqipërinë e Veriut ashtu edhe në atë të Jugut, gjë që na bën të pranojmë se kjo fjalë është krijuar së paku një a dy shekuj më parë. Gjithsesi ky etnonim është kruijuar relativisht vonë. Këtu ia vlen të ndalemi pak për të sqaruar formimin e këtij etnonimi, pasi pamë shpjegimin e Tunmanit.

Emri shqip-tar është krijuar duke i shtuar ndajfoljes shqip prapashtesën –tar 294. Ndajfolja shqip dokumentohet për herë të parë tek autorët e vjetër të Veriut, por edhe tek ata haset rrallë. Kështu te Buzuku vetëm një herë f. XXV: …që vjen me thashunë shqip…

Kurse te Budi e gjejmë të përdorur katër herë: Shqip të mundënj me rrëfyem/ndonjë kankë të re… (DC 220). O për matë madhe devocione e ngushëllim të popullit shqip të na thotë mbë këtë arësye…; …ndo shqip tue ia thanë, t’i thoetë se…; …ani mbasi të kietë dhanë të rrëfyemit, që quhetë …. o shqip o për letërë t a die… (RR 74, 85, 96) 295.

292 Seit Mansaku, Autoktonia e shqiptarëve në dritën e të dhënave të toponimisë së lashtë, në: Studime Filologjike, Nr. 3, 1981, f. 106-107 293 Johann Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, në: Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker, Leipzig, 1774, f. 243-244 294 Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve, Tiranë, 1999, f. 192 v. 295 Sh. Demiraj, po aty, f. 193

Page 84: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

84

E gjejmë të përdorur një herë edhe te parathënia e veprës së Bogdanit: … tue pasunë bam ende aj një gramatikë fort të godiçime latin e shqip, si dhe në vjershën e Luka Bogdanit kushtuar Pjetër Bogdanit të botuar në veprën e tij:

Shqip, latin e taljani gërqisht ende dalmati, jeverisht e arapi armenisht ende siri. Por në fjalorin e Bardhit (1635) fjala shqip nuk është përdorur asnjë herë, kurse te

Kuvendi i Arbënit (1705) ku gjejmë të përdorur edhe Arbëni, Arbënisë (f. 10, 76) në vend të ndajfoljes arbënisht përdoret fjala shqip: ...Doktrinat e Bellarminit shtampuem shqip..., me i thanë shqip (f. 37-38). Fjalën shqip e gjejmë në Divanin e Nezim Frakullës (1685-1780) kur thotë: “Këtë divan e zura shqip”. Edhe kjo dëshmon për një përdorim të hershëm të kësaj fjale edhe në jug të Shqipërisë 296. Ne po i referohemi edhe shpjegimeve të Demiraj lidhur me këtë fjalë. Ai pohon se: “Meqenëse përdorimi ndajfoljor i fjalës shqip në vend të arbërisht nuk ka qenë në përputhje me formimin ndajfoljor të këtij tipi, lind vetiu pyetja se cila ka qenë kuptimi zanafillës i kësaj fjale dhe si e ka marrë ajo kuptimin, që ka bërë të mundur zëvendësimin e ndajfoljes arbënisht/arbërisht. Gjithashtu mbetet për tu diskutuar edhe etimologjia e kësaj fjale”. Ai nxjerr se kuptimin zanafillës kjo fjalë e ka patur troç, hapur, qartë, dhe se vetëm më pas ka marrë kuptimin e ndajfoljes arbën-isht/arbërisht, që dalëngadalë e nxori nga përdorimi. Ai sjell një shembull paralel me fjalën gjermane deutsch, të përdorur si mbiemër, si emër dhe si ndajfolje, e cila në gotishte del me trajtën thiula dhe me kuptimin “popull, fis”. Midis shekujve VIII-X në gjermanishte ajo del në formën diutisk dhe me kuptimin “popullor”. E përdorur bashkë me emrin gjuhë ajo ka marrë më në fund kuptimin e gjuhës gjermane, si gjuhë popullore. Kështu pra mund të supozohet që në shprehje të tipit Ma tha shqip (hapur, troç, qartë), foli shqip(qartë, hapur) etj. kjo fjalë ka marrë dalëngadalë kuptimin e fjalës arbën-isht/arbër-isht, të cilën më në fund e ka zëvendësuar plotësisht gjatë këtyre shekujve të fundit. Dhe ky proces zëvendësimi duhet të ketë ndodhur përpara periudhës parashkrimore, gjë që dëshmohet nga veprat e autorëve të lartpërmendur. Lidhur me burimin e kësaj fjalë janë shprehur mendime të ndryshme. Mendimi më i përhapur është se kjo fjalë ka të bëjë me emrin e shpendit të shqipes, shqiponjës, d.m.th. si gjuha e shqipes, e shqiponjës, shpjegim i cili nuk del i argumentuar. Edhe shpjegimin e Majerit, i cili fjalën shqip e trajton te folja shqip-onj “kuptoj” dhe këtë e merr si huazim nga latinishtja excipio “ndiej, dëgjoj” 297, e kundërshton Çabeji (1975, V, f. 70). Aq më tepër që folja shqipoj “them shkoqur, shqip” vjen nga shqip. Por nga sa rezulton më lart mund të themi se ndajfolja shqip ka dokumentim më të hershëm, sesa fjala e prejardhur shqip-tar 298. Kurse Lamberci emrin e bie të ardhur nga shqipja, shqiponja, si emër të një totemi nga koha e Skënderbeut 299.

296 Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve, Tiranë, 1999, f. 194 297 Gustav Meyer, Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strassburg, Karl J.Trübner, 1891, f. 411 298 Sh. Demiraj, po aty, f. 196 299 E. Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, Tiranë, Botime Çabej, 2008, f. 193

Page 85: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

85

Për Çabejin: “Zhdukja dhe zëvendësimi i tij me emrin shqiptar, mbase ka lidhje me zbërthimet etnike që u kryen me ardhjen e osmanëve”, por Çabeji nuk e zbërthen më tej shpjegimin e kësaj fjale 300. Zëvendësimin e etnonimit të vjetër arbërnesh/arbëresh me emrin shqiptar Aleks Buda shprehet: “Kjo ndeshje ballore e gjatë dhe masive e masave popullore me “të huajt” shpjegon një dukuri në dukje të habitshme etnogjenetike: është pikërisht mbas kësaj periudhe lufte që ne vërejmë të kalojë në rradhë të dytë emërtimi i lashtë etnik arbën dhe të zëvendësohet dora – dorës me një emër gjithashtu me rrënjë të lashtë shqiptar, me të cilin kjo kombësi e veçon veten nga pushtuesit e huaj, si një kombësi e veçantë unitare, e ndryshme në rradhë të parë me gjuhën e saj të dalluar, të përbashkët e të kuptueshme shqipe” 301.

Sipas Demirajt çështja “e zëvendësimit të etnonimit më të hershëm (i)arbënesh/ (i) arbëresh me shqiptar është pasojë e përgjithësimit të ndajfoljes shqip në vend të ndajfoljes më të hershme arbën-isht/arbër-isht. E përgjithësimi i ndajfoljes shqip është bërë në truallin shqiptar nga vetë shqiptarët, pa dallim feje. Kështu nuk duhet të jetë rastësi që Buzuku në të vetmin rast që është dashur të përdorë një ndajfolje të tillë ka përdorur pikërisht fjalën shqip” 302. Tunmani në veprën e tij pohon se Ptolemeu është i vetmi ndër autorët antik që ka përmendur popullin arbër dhe qytetin e tij Albanopolis 303. Këtij burimi, pra Ptolemeut, i referohen të gjithë studiuesit që janë marrë me çështjen e autoktonisë së shqiptarëve. Edhe Krahe e shfrytëzon këtë burim, shprehet se e gjen te Ptolemeu edhe si emër fisi ‘Aλβανοί; gjin. shum. ‘Aλβανων dhe si emër qyteti ‘Aλβανόπολις (Albanopolis) 304. Ai konstaton dhe gjen në këtë toponim dhe në këtë emër fisi edhe prapashtesën –ano që është ilire 305 dhe përsa i përket elementit alb- ai pohon se është i përhapur gjerësisht në shumë gjuhë të tjera 306.

Për shpjegimin e këtij toponimi e shohim me vend që të parashtrojmë edhe variantin e Hanit. Toponimin Albani Hani e shpjegon kështu: “Manerti thotë se veç Ptolemeut asnjë shkrimtar tjetër nuk i përmend arbërit dhe qytetin e tyre Albanopolisin”. Në vijim del se ky emër jo vetëm që është vendës, por ka shumë gjasa që të jetë i stërlashtë.

Arbëri – a, vendi malor që shtrihet pas Vlorës, që ndoshta formonte bërthamën e Kaonisë së lashtë, kjo është forma në dialektin tosk, në dialektin geg del Arbëni-a. nga kjo formë është krijuar ‘Aρβανίτης në greqishten e re dhe Albania evropiane. Që emri është rrënjës në Ilirinë e lashtë, këtë e vërteton ishulli Arba, i cili shkruhet Arva në tabelën e Peutingerit, edhe sot quhet Arbe.” Hani e nxjerr rrënjën e saj Arb, Alb dhe Arm. Ndërsa prejardhjen e Albania nga Albes, Alpes, Alpen, ose ndoshta nga fjala kelte alb, i lartë, i saktë, dhe domethënë malësi 307.

Vijimisht do të sqarojmë edhe toponimin e lartpërmendur edhe emrin arbër, arbën, cili është sigurisht vazhdimi mesjetar i emrit të Albanoive, atij fisi në Shqipërinë e mesme që

300 E. Çabej, Studime gjuhësore VI, Prishtinë, Rilindja, 1976, f. 65 301 Aleks Buda, Shkrime historike, Vëll. 1, Tiranë, 8 Nëntori, 1987, f. 149 302 Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve, Tiranë, 1999, f. 197-198 303 J. Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, në: Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker, Leipzig, 1774, f. 240, 267 304 Hans Krahe, Die alten balkanillyrischen geographischen Namen auf Grund von Autoren und Inschriften,

Heidelberg, Winter, 1925, f. 12 305 H. Krahe, po aty, f. 42 306 H. Krahe, po aty, f. 79 307 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft I, f. 230

Page 86: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

86

shënon Ptolemeu, τò ΄ Aλβανòν őρος (Han, f. 230) në shekullin e 2 pas Kr. midis Orestis dhe Almopernit, në lindje të Leshit, me kryeqytetin Albanopolis. Për shumë kohë ky emër nuk përmendet në histori. Që nga koha e Ptolemeut, pas nëntë shekujsh kronisti bizantin Mihail Ataliates i përmend shqiptarët me emrin arvanitas; më 1079 princesha bizantine Ana Komnena, me rastin e luftërave të të atit me normanët në Shqipëri, flet për këtë vend që e quan Alvanon. Në kohën e mesme Kruja te latinët quhet Arbanum, peshkopi i Krujës episcopus Arbanensis. Në 1370 anzhuinët vendet që zotëronin në Shqipërinë e mesme i quanin regnum Albaniae. Kurse tek anonimi descriptio Europae orientalis e vitit 1308, që botoi Gorka, thuhet se mundet që bizantinët dhe anzhuinët të kenë quajtur me këtë emër shqipërinë e mesme, hinterlandin e Durrësit. Nga lat. Albanenses rrodhi ital. Albanese. Greq. ‘Aρβανίτης. (Arvanitis), që greku në greqishten e re e përdor në kuptimin i pagdhendur, malok, është vazhdim i emrit bizantin të shqiptarëve; nga greqishtja e marin këtë emër turqit, të cilët përmes metatezës e bënë Arnaut308. Serbët i kanë quajtur shqiptarët Arbanasi, aromunët Arbinesi. Të gjitha këto emra vërtetojnë se emri shqiptar, Shqipëri nuk kishte dalë në periudhën e mesjetës ende si emër kombëtar i popullit e i vendit. Pra për popullin përdorej emërtimi arbëresh, arbënesh, për vendin Arbër, Arbën 309.

Këtë emër të vjetër të vendit dhe të popullit ne e gjejmë në disa vise edhe sot në Shqipëri. Sipas Hanit, pra duke iu referuar kohës së tij, banorët e Labërisë thonin se ata që prej kohës së vjetër quhen vetëm arbër, ndërsa vendi i tyre Arbëri. Kjo përfshin sipas tij këto katër pjesë: 1) Krahinën e Vlorës; 2) Himarën me gjithë Bregun e Detit; 3) Rrethin e Delvinës në jug; 4) Kurveleshin, hinterlandin lab. Pra kjo është gjendja e përshkruar në kohën e Hanit 310. Këtë e dëshmojnë edhe këngët popullore si në Gjirokastër:

Nusja jonë arbërore Arbërore, E bardha si qumështore

Edhe te Mitko, Bleta shqiptare 134 gjejmë këtë këngë, që duhet të ketë dalë në Labëri: Shahin –be, o kokë-mollë, mos pandehe Devollë? Këtej i thon’ Arbëri, që të zënë ty si mi. 311

Por ekziston edhe një krahinë në Gegëri, në Shqipërinë e Mesme. Edhe këtë zbulim ia atribuojmë për herë të parë Hanit, i cili bëri një udhëtim nëpër Shqipërinë e Veriut, shumë vjet pasi kishte botuar “Albanesische Studien”, të cilin e përshkroi në një vepër të veçantë, në faqen 13 të së cilës shkruan: “... edhe sot e gjithë ditën krejt fushën që shtrihet në breg të detit, midis grykës së Matit e të Erzenit, bashkë me luginën e Tiranës që shtrihet në lindje të saj, vendësit e quajnë Arben; në këtë krahinë jo vetëm ka një katund që mban këtë emër, po këtu gjinden dhe të tre qytetet e vjetra Ishmi, Preza e Nderrenja dhe qyteti i Tiranës, e cila është ndërtuar pas vdekjes së Skënderbeut, dhe konsiderohet si kryevendi i sotmë i Arbenit. Në këtë fushë ka, përveç këtyre 22 katundeve me popullsi të përzier, dhe nja aq me popullsi thjesht muhamedane, dhe me to shkon dhe Kap Rodoni bashkë me gërmadhat e kullës së Skënderbeut” dhe në faqen 15 vazhdon: “Gjithë kjo fusha e arqipeshkvisë së Durrësit quhet Arbení, kështu që malësorët (që shkojnë me ipeshkvin e

308 Kurse Tunmani e sqaron ndryshe! Shih më lart. 309 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft I, f. 230 310 J. G. von Hahn, po aty, f. 15 v 311 E. Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, Tiranë, 2008, f. 191

Page 87: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

87

leshit), kur bien në atë fushë, thonë, “vemi në Arbení” 312. Pra kjo është vatra e dytë, vatra gege e emrit, siç është Arbëria e Jugut, vatra toske. Mundet që krahina gege të ketë ruajtur emrin e vjetër me përhapjen e tij më të parë, para se të përfshinte gjithë Shqipërinë: që emri pra të mos ketë lëvizur këtu, për të quajtur vendin e Albanoive të Ptolemeut, regnum Albaniae të Anzhuve, Arbanum që ishte në periudhëm mesjetare Kruja 313.

Ndonjë gjurmë e këtij emri të vjetër ka mbetur edhe në toponomastikë, këtë e dëshmon edhe Hani që përmend një katund midis Tiranës dhe Petrelës, i cili quhet Arbôna (Heft I, f. 85-87), i cili duhet të merret për Arbâna-n sotme, sepse në dialektin e Tiranës /â/ shndërrohet në /ô/. Pra gjithë këto fakte na dëshmojnë se emri i popullit shqiptar në periudhën mesjetare ka qenë arbënesh, arbëresh, emri i vendit Arbën, Arbër.

Të njëjtën gjë e vërteton gjendja në kolonitë shqiptare, pikërisht shqiptarët e shpërngulur nga fundi i mesjetës në Itali, e quajnë veten arbëreshë, Shqipërinë Arbër. Madje edhe shqiptarët e Greqisë përdorin emrat arbëresh dhe barbaç. Po ashtu edhe banorët e kolonisë së Borgo Erizzo në Dalmaci që u shpërngulën nga Kraja e shkodrës në 1734, e quajnë vendin e tyre Arbënesh. Po t’u referohemi edhe dokumentave të vjetër shkrimore në gegërisht, emrin e vjetër e ndeshim te Buzuku (1555) si: gjithe populine e cherstene andeh Arbaniit. Te Budi (Dottrina Christiana, 1618) f. 223: ke ndarbene scitu lehte, f. 226, Perndimete githe kersotenimit arbenit; Te kesctene ciu chijni.

Këtë emër e gjejmë shumë herë edhe te fjalori i Frang Bardhit (Dictionarium latino-epiroticum 1635): f. 3, Albaniae Arbeni, f. 22. Epirote Tarbenesce, Epirus Arbeni, f. 189, tegnefunate Latinisct, Arbenisct, talianisct, e Turqisct, f. 196, Emenatee Gytetevet, e te chestielet Arbenit, id est Epiri Draco, f. 218, i Arbenesce, f. 223, ghiuhenee Arbanesce.

Te Bogdani, në parathënien e veprës së tij “Cuneus prophetarum” kemi: “dheu i Arbenit, ndé dheete Arbenit, pastaj ghiuhesse Arbanesce, sciume fjalë t’Arbenescia, arbenisct t’Arbenescete, edhe Arbenoreté. Nga këta shembuj del se deri kur është përdorur emri i vjetër 314.

Sipas pohimit të Tunmanit, i cili mbështet gjithnjë në faktet historike, qyteti Aulon u popullua nga grekët, por ilirët mbetën kombi dominues. Ky toponim del në formën Aulon 315. Krahe e rendit këtë toponim midis emrave gjeografikë me burim grek : Aύλών (Aulon) që do të thotë “luginë, grykë” dhe shënon se një toponim i tillë del edhe në Greqi 316. Emri i qytetit të Vlorës dëshmohet për herë të parë në shekullin II të erës sonë nga autorët grekë Lukiani dhe Ptolemeu, të cilët e përmendin me trajtën Aulon, ky qytet nuk përmendet nga autorë më të vjetër grekë dhe romakë, të cilët përmendin vetëm “limanin” dhe qytetin e Oricum-it. Më vonë qyteti dhe limani i Orikut përmenden gjithnjë e më pak, kurse emri i Vlorës ndeshet më dendur. Demiraj vërteton se trajta shqipe Vlorë është zhvilluar pikërisht nga Aulona në përputhje të plotë me ligjësitë e evolucionit të sistemit fonologjik të gjuhës shqipe 317. Edhe Jireçeku pohon se ky emër është prej burimi grek dhe se ka kuptimin

312 J. G. von Hahn, Reise durch die Gebiete des Drin und Wardar Im Auftrage der Kaiserlichen Akademie der Wissenschaften unternommen im Jahre 1863, Wien, Karl Gerold’s Sohn, 1867, f. 13 313 E. Çabej, po aty, f. 192 314 E. Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, Tiranë, 2008, f. 189 v. 315 J. Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, në: Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker, Leipzig, 1774, f. 256, 284 316 H. Krahe, Die alten balkanillyrischen geographischen Namen auf Grund von Autoren und Inschriften, Heidelberg, 1925, f. 1 317 Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve, Tiranë, 1999, f. 150-151

Page 88: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

88

“luginë, lug, hendek”. Madje ai shton se në Gadishullin Kalqidik ka patur edhe një qytet me emrin Aulon dhe një krahinë në Meseni të Peloponezit 318.

Toponimi Durrës është një ndër më të lashtët, jo vetëm i Shqipërisë, por edhe të Gadishullit të Ballkanit, i cili sot është emri i qytetit të Durrësit. Ky toponim ka mundur t’i rezistojë kohës, madje ka tërhequr vëmendjen e studiuesve të ndryshëm të lashtësisë, por nuk është munur që të arrihet në përfundim të argumentuar bindshëm, jo vetëm përsa i përket burimit të këtij toponimi, por edhe vetë themelimit të vendbanimit.

Përgjithësisht është pohuar se Durrësi është themeluar në vitin 627 para erës sonë nga qytetarë doras të Korinthit dhe të Korkyrës, fakt që e gjejmë të cituar edhe te Tunmani 319. Te ky autor toponimi i lartpërmendur del Durazzo dhe Dyrrachium 320.

Këtij toponimi ia vlen t’i kushtohet një analizë më e detajuar duke marrë në konsideratë dhe duke sjellë atë që kanë gjykuar gjuhëtarë të ndryshëm. Konstatohet se në burimet e vjetra greke ky qytet-koloni del më shumë me emrin Epídamnos si te Tukididi i shek. V, ai e quan rregullisht me emrin Epidamn, po kështu Aristoteli (shek. IV) dhe Polibi (shek. II para erës sonë) 321. Por më pas vihet re se kryesisht tek autorët romakë del më shumë emri Dyrrachion / Dyrrachium [Durrákhion / Durrakhium], që nganjëherë përdoret krahas emrit Epidamn. Për shemubul Ciceroni dhe Cezari (shekulli i fundit para erës sonë) përdorin rregullisht emrin Dyrrachium 322, ndërsa te Tit Livi ndeshet edhe emri Epidamn. Edhe Straboni, gjeografi dhe historiani grek, që jetoi në pragun para erës së re dhe të erës së re, paçka se përdor më shumë toponimin Epidamn, e ndeshim tek ai nja dy herë edhe emrin Dyrrah. Madje ai sqaron në Lib. VII të veprës së tij se: “Pas gjirit të Rhizonit vjen qyteti Lis; Akrolisi dhe Epidamni, i ndërtuar nga kerkyrasit; ky qytet sot quhet Dyrrah dhe e mori këtë emër nga gadishulli mbi të cilin është ndërtuar” 323. Te Pomponius Mela (shek. I. i erës sonë) del “Dyrrah, që më parë quhej Epidamn”, sqaron ai 324; Appiani (shek. II) përdor rregullisht emrin Dyrrah, por jep sqarime historike edhe në lidhje me emrin Epidamn 325. Gjeografi i njohur grek Ptolemeu (shek. II) shkurtazi shënon: “...që prej Dyrrahut ose Epidamnit dhe deri te lumi Kelydn...”, por më poshtë ai përdor vetëm toponimin Dyrrah 326. Dion Kasi (shek. II-III) në Lib. XLI shkruan për Durrësin: “...Dyrrahu ndodhet në atë tok, e cila u përkiste më parë ilirëve parthinë... qoftë ky Epidamni i kerkyrasve, qoftë i ndonjë tjetri.ata që shkruan për të, edhe themelimin edhe emrin e tij e lidhin me heroin Dyrrah. Por të tjerë thonë se vendi u quajt Dyrrachium prej romakëve, për shkak të vështirësisë që paraqet bregu i tij, sepse fjala Epidamnus në gjuhën latine ka kuptimin e dëmit (lat. damnum=dam, tosk. dëm) dhe kështu e quanin se është një shenjë e keqe për zbarkimin e tyre këtu 327. Edhe te Stefan Bizantini (shek. VI) leksikografi i shquar grek,lidhur me emrat Dyrrachion dhe Epidamn gjejmë pak a shumë ato sqarime që i japin autorët e mëparshëm grekë e romakë, ai shënon: “Dyrrachion qytet ilir, u quajt Epidamn nga Epidamni...”, për

318 Konstantin Jireček, Valona im Mittelalter, në: Albanische Forschungen, Bd. 1., München und Leipzig,

Duncker & Humb., 1916, f. 176. 319 J. Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, në: Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker, Leipzig, 1774, f. 246 320 J. Thunmann, po aty, f. 241, 255, 264, 266, 268, 273, 281, 292, 313. 321 Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë, Vëll. 1, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Tiranë, 1965, f. 24, f. 39 dhe f. 47 322 Ilirët dhe iliria, po aty, f. 83, f. 86 323 Ilirët dhe Iliria, po aty, f. 155 324 Ilirët dhe Iliria, po aty, f. 190 325 Ilirët dhe Iliria, po aty, f. 260 326 Ilirët dhe Iliria, po aty, f. 268 327 Ilirët dhe Iliria, po aty, f. 274

Page 89: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

89

Epidamnos-in shënon: “Qytet i Ilirisë mbi gadishullin e quajtur Dyrrachium.” Kurse Aleksandri, gramatikan grek, në përshkrimin e tij të Evropës e quan Dysrachion me /s/ 328.

Në vijim po sqarojmë burimin e emërtimeve Dyrrachion dhe Epidamnos: Krahe në lidhje me toponimin Dyrrachion (Δυρράχιον), e fut te toponimet në Iliri, që dalin si greke: Dys-rachion, d.m.th. është një emër i formuar nga parashtesa mohuese δυσ(dys) dhe ραχία (rachia) (<rachia “vend i dalë në det ku përplasen dallgët” 329. Trajtën me /s/ e pamë më lart, tek autorët e tjerë kjo trajtë nuk dëshmohet.

Duke u nsiur nga shpjegimi i Krahes, ky toponim duhej të tregonte një vend ku nuk përplaseshin dallgët e detit, gjë që i përgjigjet disi pozicionit të Durrësit. Evolucioni /-sr-/ > /-rr-/ nuk duket të ketë qenë në përputhje me ligjësitë e evolucionit fonetik të greqishtes së vjetër. Kështu që përmbajtja kuptimore e këtij toponimi mbetet e errët 330. Petar Skoku (Slave et albanais. Arhiv II, 1924, f. 111 v.) mendonte se trajta shqiptare Durrës nuk është zhvilluar sipas formës së hershme Dyrrachium. Ai pohon se këtë emër shqiptarët e kanë marrë nga sllavët, të cilët e shqiptonin Draç (gjinore Draça). Skoku shënon se kjo trajtë sllave dëshmohet që nga shek. XIII. Edhe Bariçi (“Hymje..”, 1955, f. 71) e ka mbrojtur mendimin për ndërmjetësinë sllave të emrit Durrës, duke e mbështetur mbi një sërë arsyetimesh. Por ky mendim është kundërshtuar nga Çabej, Mansaku dhe Demiraj 331. Çabeji mendon se: “emri i këtij qyteti rrjedh në vazhdim të pandërprerë prej greqishtes së vjetër...”. Ai vijon se greqishtja Δυρράχιον ka dhënë në gjuhën e lashtë të vendit Dúrach – Durrachϊ dhe përmend evolucionin fonetik të parashtruar nga Cimochovski: Durrakhϊ –ion: ilirisht Dūrrakϊum : shqip Dùrrać : Dúrrëć: Durrës. Çabeji ka cituar edhe trajtën Durrëc të përdorur në Fjalorin e Bardhit (f. 21 dhe 30) si edhe veprën e Bogdanit (I, 181) 332 Vlen t’i japim në mënyrë të përmbledhur edhe kritikat e Chimochoëskit lidhur me këtë toponim: 1.Tingulli sllav /ъ/ ka dhënë /u/ në shqipe vetëm kur ka qenë në rrokje të theksuar si p.sh. te grusht, shullë. Këto i përkasin shtresë më të vjetër të huazimeve sllave të shqipes, çka duket qartë edhe nga evolucioni /s/ > /sh/. Por në rrokje të patheksuar ai tingull sllav do të kishte dhënë /ë/. Pra forma sllave Dëráç do të kishte dhënë në shqipe Dërás.

2. Shpërngulja e theksit një rrokje më përpara vështirë se mund të ndodhte në një emër vendi që do të kishte depërtuar në gjuhën shqipe në kohën e huazimeve më të vjetra sllave. Ai shton se “sikur të pranohej një gjë e tillë, trajta sllave do të kishte dhënë në shqipe Dër(r)ës Dér(r)ës dhe ndoshta Dár(r)ës, por kurrë Durrës”

Ai më tej mbron mendimin se Durrës është zhvilluar nga greqishtja Durrachion në përputhje me ligjësitë e evolucionit të sistemit fonetik të gjuhës shqipe 333.

Kundër këtij burimi sllav pozicionohet edhe Mansaku, i cili pasi pajtohet me kritikat e Cimochoëskit, shprehet: “Mendimi se Durrës është vijimi i sllavishtes Draç, forma fillestare e së cilës mund të ketë qenë Dъračъ nuk qëndron as nga pikëpamja gjuhësore as nga pikëpamja historike. Nga pikëpamja gjuhësore kalimi i ъ sllave në u të shqipes është 328 Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve, 1999, f. 133 329 H. Krahe, Die alten balkan-illyrischen geographischen Namen. Auf Grund von Autoren und Inschriften, Heidelberg, Winter, 1925, f. 2 330 Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve, Tiranë, 1999, f. 135 331 Sh. Demiraj, po aty, f. 136 332 E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes, IV, Tiranë, 1987, 362 v. 333 Waclaw Cimochowski, Des recherches sur la toponomastique de l’Albanie, në: Lingua Posnaniensis, VIII, 1960, f. 140-144. – cit. sipas Demiraj, f. 136

Page 90: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

90

vërtetuar në disa huazime të hershme sllave të shqipes si te grusht gъrst, por vetëm në raste kur ъ ka qenë e theksuar, kurse te Dъračъ ъ ka qenë i patheksuar. Përveç kësaj forma Dъračъ e supozuar nga Skoku nuk është dëshmuar ndokund.” Pastaj Mansaku vazhdon më tej me pikëpamjen historike duke vënë në dukje edhe mikrotoponimet Draç (fshat), lagjen Draçaj dhe Kodrat e Draçit, në afërsi të Durrësit, gjë që parakupton se ato grupe sllavësh, të cilët erdhën e u vendosën në ato anë të periudhën e Mesjetës, e kanë marrë këtë emët nga banorët shqiptarë, duke iu përshtatur sistemit fonologjik të gjuhës së tyre 334.

Demiraj, pasi parashtron mendimet e autorëve të ndryshëm mbi burimin e emrit të Durrësit, pajtohet me kritikat e Cimochoësk-it, të Çabejit etj. kundër burimit sllav të këtij toponimi, duke u mbështetur më shumë në argumentin e theksimit nistor të kësaj fjale dhe ruajtjes së zanores /-u/ të rrokjes së parë. Madje ai duke u nisur nga analiza e evolucionit historik të këtij toponimi, pranon burimin jo grek të tij e rrjedhimisht edhe pranimin se themeluesit e këtij qyteti kanë qenë banorë vendës jo-grekë. Ai mbështet edhe në faktin se autorët më të vjetër grekë, kur flasin për këtë qytet, përdorin emrin Epidamnos, dhe vetëm më vonë, në kohën e sundimit romak autorët grekë përdorin emrin Dyrrachion 335.

Qyteti Bargulum përmendet te Tunmani, i cili i referohet Livit (L. XXIX. C. 12), dhe del Bargulum 336. Këtë topinim e trajton edhe Krahe, i cili shfrytëzon po këtë burim: Livi 29, 12: Bargulum; Hierocl. 641: Bάργαλα 337 dhe e përfshin tek emrat ilir me elementin fjalëformues, prapashtesën l- të paraprirë nga një zanore e fut këtë toponim te formimet me –al- Bάργαλα dhe te formimet me –ul-: Bargulum 338.

Te Tunmani emrin e Beratit e gjejmë në formën Beligrad 339 dhe një herë del si emër vendi dhe herë tjetër si emër kështjelle. Për sqarimin e këtij toponimi do ti referohemi prof. Demiraj, I cili pohon se është emri i Beratit të sotëm që rrjedh nga Belgrad, përkthim i emërtimit grek πουλχερι οπόλις. Emërtimi sllav del në dokumente të shekujve XI-XVI. Ky qytet që ka qenë prej kohësh qendër eposkopale, në kohën e ndryshimit të emrit, duhet të ketë patur ndër të tjerë edhe kolonë sllavë. Por fakti që brenda një harku kohor prej disa shekujsh në gojën e shqiptarëve ky emër ka pësuar ndryshime kaq të mëdha fonetike pra nga Belgrad > Berat heq çdo dyshim se shqiptarët kanë qenë të pranishëm si brenda qytetit ashtu edhe në rrethinat e tij. Përndryshe duhet të pranohej se popullsia shqiptare aty ka ardhur relativisht vonë dhe se e ka asimiluar popullsinë joshqiptare (sllave etj.), ç’ka është e pamundur, sepse nuk mund të asimilohet një popullsi më e organizuar dhe një traditë kulturore, siç kanë qenë sllavët e jugut që kanë nisur ta lëvrojnë gjuhën e tyre qysh në shekullin e X, nga një popullsi e paorganizuar.

Pra ndryshimet e mëdha fonetike që ka pësuar emri i Beratit në krahasim me trajtën sllave Belgrad dëshmojnë qartë se ky toponim në gojën e shqiptarëve u është nënshtruar rregullave të shqiptimit të popullsisë mbizotëruese 340.

Emri i qytetit Bylis te Tunmani del Bullis 341. Studiuesi Hans Krahe për sqarimin e këtij toponimi i referohet burimeve të ndryshme të lashta: te Stefani del: Bύλλις; Ptol. 3, 12, Kost.

334 S. Mansaku, Autoktonia e shqiptarëve në dritën e të dhënave të toponimisë së lashtë, në: Studime Filologjike, Nr. 3, 1982, f. 108 -109 335 Sh. Demiraj, po aty, f. 138 336 J. Thunman, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, në: Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker, Leipzig, 1774, f. 261. 337 H. Krahe, Die alten balkan-illyrischen geographischen Namen. Auf Grund von Autoren und Inschriften, Heidelberg, 1925, f. 17 338 H. Krahe, po aty, f. 61 339 J. Thunmann, po aty, f. 241, 303, 313 340 Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve, Tiranë, 1999, f. 129 v.

Page 91: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

91

Prof. 2, 26: Bουλλίς; Strab. 7, 316: Bυλλιαχή. – kallëz. Bυλλίδα (Plut. Brut. 26); Byllidem Cic. Philipp. 9, 11, 26). – Rrjedh. Byllide (Caes. B.c.3,40) 342; elementi fjalëformues –ns përveçse tek emrat e fiseve gjendet në një sërë toponimesh ilire si: Byllidenses, Bullienses : Byllis; Kjo del vetëm tek autorët romak, nga periudha romake, jo tek autorët grekë 343; edhe këtu gjen elementin bazë: byl(l) që vjen nga Bul-us 344.

Toponimin e Budvës e hasim te Tunmani në formën Butua 345. Krahe në veprën e tij “Die alten Balkanillyrischen Namen” rendit të tëra variantet që i gjen tek autorë tëndryshë antic: sipas Ptolemeut 2, 16 del Bούτουα (Bουλούα, Bουλουα Bούλου α); Plini 3, 22 dhe Anonimi i Ravenës 4, 16 dhe 5, 14: Butua (Bittua); Guido 114 dhe Tab. e Peut.: Budua; Konst. Porf. 229: Bουτοβα; Sky. 24: Bουθόη 346. Krahe vëren në këtë toponim si element i prejardhjes -u, ku bën pjesë në këtë grup toponimesh –ua: Butua, Bούτουα; Bisua, Sapua etj. 347; Ndërsa si element bazë të formimit njeh but-, këtu shkëmbimi i t me d ekziston në shumë emra ilir: Budua : Butua apo Desidias : Desitiatae 348; ndërsa këmbimin e t me th Butua : Bουθόη është një fenomen që haset edhe në toponime të tjera. Ilirishtja e ka njohur t e aspiruar, por th vetëm grafikisht del në rastet kur burimet e mëvonshme e kanë th në vend të t së autorëve më të vjetër 349. Këtë rrënjë Krahe e gjen edhe te toponime me elemente ilire jashtë Ilirisë si: Butuntum (toponim në Apulia) : Butua 350.

Një nga faktet që mbështet tezën e prejardhjes ilire të shqipes dhe shqiptarëve është identifikimi i fjalëve shqipe në antroponime e toponime ilire, të cilat i kemi nxjerrë nga Tunmani. Pra mund të themi se me Tunmanin u çel kjo hulli, e cila u ndoq nga studiues të tjerë si Hani, Jokli, Krahe, Çabej, Demiraj e shumë të tjerë.

Në trajtesën e Tunmanit është përmendur emri i fisit dardan i cili del në formën Dardanier 351 dhe ka lidhje me toponimin Dardani. Ky toponim e gjen shpjegimin e saj te fjala shqipe dardhë sikundër vuri re së pari Hani, ai e lidh me emrin e fisit dardan = dάρδε-a, shqip dardhë si frut dhe si pemë (dardhe). Prejardhjen e këtij emri e përligj përmes lajmit të Strabosë i cili i quan Dardanët në Mëzinë e Sipërme si ilirë 352. Vende me emrin Dardhë ka edhe sot në Shqipëri: në Dibër, Korçë, Berat etj. Është një toponim marrë nga flora 353. Gjithashtu emri i fisit dalmat te Tunmani del Dalmatier 354. E shohim me vend që të parashtrojmë lidhur me këto emra fisesh, siç kemi vepruar edhe më lart, shpjegimet e Hanit. Ky emër ka lidhje me toponimin Dalmatia dhe Delmatia. Sipas Hanit banorët quheshin Δαλμάται, Δαλματεĩς, Δελματεĩς, Dalmatae, Delmates. – Delminium ose Δάλμιον është kryeqyteti i tyre i vjetër; të njëjtin emër kanë ende sot dy vende në Epir, Δέλβινο dhe Δελβινάχι; i pari është kryeqyteti i pjesës veriore të zonës së përzier gjuhësore, i dyti vendi

341 J. Thunman, po aty, f.256, 266 342 H. Krahe, po aty, 1925, f. 18 343 H. Krahe, Die alten balkan-illyrischen geographischen Namen. Auf Grund von Autoren und Inschriften, Heidelberg, 1925, f. 56 344 H. Krahe, po aty, f. 84 345 J. Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, në: Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker, Leipzig, 1774, f. 266 346 H. Krahe, po aty, 1925, f. 18 347 H. Krahe, po aty, f. 74 348 H. Krahe, po aty, f. 66 349 H. Krahe, po aty, f. 85 350 H. Krahe, po aty, f. 104 351 J. Tunmann, po aty, f. 247, 252 352 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft I, f. 236 353 E. Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, 2008, f. 53 354 J. Tunmann, po aty, f. 243, 252, 254

Page 92: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

92

kryesor i një prej rretheve të mirëfillta greke që kufizohet nga veriu me zonën shqipfolëse, midis Janinës dhe Gjirokastrës. Ai e krahason me emrin shqip dele, delme delmér “bari dhensh”. Dhe këtë prejardhje ai e gjen të vërtetuar te Straboni (VII 315), i cili e quan Δάλμιον δε....πεδίον μηλόβοτον “ fushë që ushqen dhentë” 355. Në të folmet e arbëreshëve të Italisë, siç e dëshmon folklori i tyre si dhe shkrimet e autorëve arbëreshë të shekujve të ndryshëm, janë ruajtur një numër fjalësh të vjetra, ku ndër to ne gjejmë pikërisht fjalën: Delmer = dhenar, bari delesh (në trajtën dylmer, me një disimilim regresiv në zanore, dhe kjo fjalë është e gjallë edhe në të folmet e disa fshatrave të Vlorës 356. Ndërsa Krahe bën këtë shpjegim: si element bazë veçon dalm-; si emër personi: Dalmasius, Dalmatius; si toponim: Δάλμιον, Delminium; Dalmatae 357. Edhe ky e njeh prejardhjen e këtij emri nga emër personi, i cili ka lidhje me emërtim kafshësh: dele, del’më (nga ilirishtja) 358. Emri Dalmatae thekson Krahe nuk e kundërshton shkëputjen Del-minium; sipas njoftimeve të autorëve të lashtë, të cilat përputhen me njëra-tjetrën si te Straboni dhe tek Apiani emri i popullit ka dalë nga emri i qytetit. Prapashtesa –inium është e zakonshme në Iliri për toponimet si: Delminium, Olcinium, Vicinium etj.359.

Tunmani e përmend toponimin Dimallum sipas trajtës që e gjen te Livi (L. XXIX. C. 12). Hans Krahe e shpjegon kështu: Διμάλη (Dimali), në Iliri = “Dy male” mal’ = shq. mal; rum. mal “breg, mal”, let. mala “buzë, mal” 360. Krahe e përfshin edhe tek emrat e lashtë gjeografik, ilirë të Ballkanit 361, madje ai e njeh edhe si kompozitë Di-mal(l)-um 362. Është emri i një qyteti ilir të partinëve, që në burimet greke përmendet si Dimale, u krahasua nga historiani Niebuhr me shq. dy di e mal. Një toponim e gjejmë edhe sot në qarkun e Filatit të Çamërisë 363.

Edhe hidronimi i Drinit përmendet nga Tunmani për të përcaktuar shtrirjen e emrit të albanëve ku një nga kufijtë ishte ky lum, dhe del me formën Drino 364. Sipas Jireçekut është një nga lumenjtë më të mëdhenj të Gadishullit të Ballkannit Drilon (Δρίλων) i helenëve, Drino (gjin. –onis) ose Drinius i romakëve, në mesjetë del latinisht Drinus ose me nyjën romake Ludrin, Lodrino, Oldrino, Uldriunium shq. Drin, serbisht në mesjetë si sot Drim, rrënja është der (iranisht derena, darna = plasë, e çarë, luginë; gr. δείρω, sllav. derem, drati) 365. Edhe Krahe e përfshin tek emrat gjeografikë ilirë duke dhënë trajtat: Drinus Vib. Seq.; Drinius Rav. 4, 16; Dirino Plin. 21, 19; Oriundi (për Drinii) Liv. 44, 31.-Kallëz. Dirinum – Drnium (Plin. 3, 26). – rrjedhore Dirino, Drinio, Drino, Trinio (Plin. 3, 26); prapashtesa -no sipas Krahes me shumë gjasa e gjejmë në këtë hidronim: Drinus, Dirinus, Drinōn 366.

355 J. G. von Hahn, po aty, f. 232 356 Shaban Demiraj, Historia e gjuhës së shkruar shqipe, Prishtinë, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore, 1967, f. 3 357 Hans Krahe, Lexikon altillyrischer Personenname, Heidelberg, 1929, f. 33, 142, 147 358 H. Krahe, Die Sprache der alten Illyrier, Wiesbaden, 1955, f. 70 359 H. Krahe, Die alten balkan-illyrischen Namen, 1925, f. 46 360 H. Krahe, Die Sprache der alten Illyrier, Wiesbaden, 1955, f. 101 361 H. Krahe, Die alten balkan-illyrischen Namen, 1925, f. 22 362 H. Krahe, po aty, f. 61 dhe J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft 1, f. 243 363 E. Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, Tiranë, 2008, f. 53 364 J. Tunman, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, në: Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker, Leipzig, 1774, f. 240 365 Konstantin Jireček, Illyrisch-Albanische Forschungen, München und Leipzig, Duncker & Humblot, 1916, f. 101-102. 366 H. Krahe, Die alten Balkan-illyrische Namen, 1925, f. 41-42

Page 93: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

93

Trajta Drin-, pas gjithë gjasash është parësore, siç e pamë edhe në shpjegimin e Jireçekut, nuk vihet në dyshim vijimësia iliro-shqiptare e këtij emërtimi, sepse Drin e krahasuar me Drin-us do të paraqiste vështirësi për tu shpjeguar në bazë të ligjësive të evolucionit të sistemit fonologjik të shqipes. Grupi nistor /dr-/ nuk është i pazakontë në fjalë të vjetra të shqipes siç e gjejmë te fjalët e trashëguara dre- dren-i/drër-i, dritë etj. 367.

Tunmani në veprën e tij duke iu referuar fakteve historike në lidhje me qytetin e sotëm të Lezhës, për të cilin përdor toponimin Lissus 368, pohon se këtë vendbanim e kanë themeluar kolonët doras, në vitin 385 para erës sonë. Sot ky toponim del në formën Lezha < Lesh-a dhe i ka rezistuar kohës së bashku me vendbanimin përkatës. Sipas Krahes Lissos, nga fjala greke Λίσσος do të thotë “i rrafshët, i zhveshur, i lartë” 369. Ky vendbanim përmendet për herë të parë nga Polibi shek II para erës sonë, pastaj edhe nga autorë të tjerë si nga Çezari, Livi, Diodori, Straboni, Plini, Apiani, Ptolemeu, Stefan Bizantini etj. 370. Lidhur me këtë mund të themi se kur kolonët grekë e themeluan këtë qytet nuk mund të jenë vendosur në një truall të shkretë. Rreth tyre duhet të ketë patur vendës, me të cilët kanë hyrë në marrëdhënie jetësore, kështu që vetvetiu në gojën e banorëve vendës ky toponim do t’i jetë nënshtruar rregullsive të evolucionit fonologjik vendës,. Trajta e dikurshme dokumentuar greke Lissόs apo Líssus trajta e romakëve paraqet këto ndryshme fonetike: evolucionin /-s-/ > /-sh-/, ndërrimin /-i-/ > /-e/ dhe ngulitjen e theksit mbi rrokjen nistore /lí-/. Në shekujt e fundit /-sh-/ midis dy zanoreve është shndërruar në bashkëtingëlloren e zëshme /-zh-/. Këto evolucione kanë qenë në përputhje të plotë me evolucionin e sistemit fonologjik të gjuhës shqipe dhe dëshmojnë për një përdorim të hershëm të këtij toponimi në gojën e të parëve të shqiptarëve. Edhe ndërrimi i /-i-/ > /-e-/ në këtë rast si edhe në disa huazime latine është menduar nga Çabej (1970, f. 106) si një zhvillim i rregullt i shqipes 371.

Toponimin Sirmium 372 e hasim te Tunmani dhe del në këtë formë. Hani jep një shpjegim të tillë në lidhje me këtë emër: ai gjen fjalën shqipe sirmë –a “serm”, e cila i përngjan toponimit të përmendur më shumë, sesa fjalës sllave srebo, rus. serebro emrit serb. Gjiuthsesi Hani e lë të hapur nëse emri serb është është një emër sllavisht i vjetër ose e kanë gjetur sllavët që erdhën këtu dhe e morën nga vendasit 373.

Ndërsa Krahe në lidhje me toponimin Sirmium jep këtë shpjegim: “Emër vendi që ka lidhje me kushte natyrore. Gjendet në Panoni në bashkëderdhjen e Bacuntius dhe Savës (sipas Plinit III, f. 148), Sirmio (sipas Catull. 31, f. 1) = Sermione në Venecia mbi një gadishull në liqenin Garda, rrënja ilire sirmio “vend uji”, me prejardhje nga sermo = ind. e vj. sárma-h “rrjedha”; khs. emrin ilir të lumit Sermanna, Sermenza. Këtu shtojmë edhe Sarminium (vend pranë lumit) me apofoni në Iliri, Sarmadium në Kalabri. Prapashtesa –inium është prapashtesë ilire që del edhe në toponime të tjera si Berginium, Delminium etj. dhe ka kuptimin “vend” 374.

367 Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve, Tiranë, 1999, f. 156 368 J. Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, në: Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker, Leipzig, 1774, f. 260, 264, 266 369 H. Krahe, Die alten Balkan-illyrischen Namen, 1925, f. 2 370 Shih Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë, Vëll. 1, Tiranë, 1965, ff. 49 v., 88, 129, 138, 155, 194, 252, 267, 419 etj. 371 Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve, Tiranë, 1999, f. 147 372 J. Thunmann, po aty, f. 264 373 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft I, f. 238-239 374 H. Krahe, Die Sprache der Illyrer, Wiesbaden, 1955, f. 100

Page 94: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

94

Te Tunmani gjejmë gjithashtu edhe toponimin për qytetin e Shkodrës në formën Skutari 375. Toponimi i Shkodrës në krahasim me trajtën e dokumentuar të lashtësisë Scodra, sipas mendimit mbizotërues ka evoluar në përputhje me rregullat e sistemit fonologjik të shqipes.

Sipas kronikave të historianëve dhe gjeografëve grekë e romakë Shkodra është një vendbanim i lashtë i themeluar në shekullin e IV para erës sonë, të cilin e paraqesin si një qytet ilir. Hans Krahe 376 e përfshin emrin e këtij qyteti tek emrat gjeografikë të ilirishtes ballkanike, por sipas Joklit emri Scodra bën pjesë në grupin e emrave paraindoevropianë, ashtu si toponimi etrusk Scutrius=Scotriano në Italinë e sotme. Sipas këtij supozimi të Joklit vendbanimi i Shkodrës duhet të ishte themeluar qysh prej dyndjes së tribune indoevropianë, përkatësisht tribune ilirë, në pjesën perëndimore të Ballkanit. Duke u nisur nga një supozim i tillë Jokli mendonte se emri i lashtë Scodra nuk është zhvilluar në përputhje me evolucionin e sistemit fonologjik të gjuhës shqipe. Ai mendonte se grupi nistor /sk-/ në këtë rast duhet të kishte dhënë /h-/ në shqipe. Dhe se grupi bashkëtingëllor /-dr-/ te Scodra në shqipe duhe j të ishte reflektuar me /-r-/,sikur ky emër të ishte përdorur nga stërgjyshërit e shqiptarëve qysh në kohëra parahistorike 377. Por Demiraj i hedh poshtë supozimet e Joklit duke pohuar se: “/sk-/ ka evoluar në /h-/ vetëm në fjalët e trashëguara indoevropiane, pra në fjalët që i takojnë periudhës shumë të lashtë parahistorike, kurse në një periudhë më të vonë (kontaktet me greqishten e vjetër dhe me latinishten) grupo /sk/ ka dhënë rregullisht /shk/ në shqipe si: gr. skalme > shkallme “shpatë” apo piscis > peshk etj., kurse grupi bashkëtingëllor /dr/ në periudhën kur është themeluar Shkodra ka dhënë, është reflektuar rregullisht me /dr/ siç e dëshmojnë huazimet nga greqishtja apo latinishtja: drapën/drapër < δράπανον; kulshedër < chersydrus (lat.). Po ashtu ruajtja e pandryshuar e zanores së theksuar /-o-/ që dëshmon se ky vendbanim është themeluar në një kohë kur /o/ e shkurtër i.e. nuk shndërrohej më në /a/ në gjuhën “nënë”. Gjithsesi duhet pohuar se trajta e sotme Shkodër –Shkodr-a, e krahasuar me trajtën e dokumentuar të lashtësisë Scodra, është zhvilluar në përputhje me evolucionin e sistemit fonologjik të shqipes. Bie poshtë mundësia që ky toponim i shqipes të jetë marrë nga sllavët, Skadar, në një fazë më të vjetër Skьdьr (Skëdër) 378.

Toponimi Ulqin te Tunmani del Olcinium 379 dhe Dolcigno 380, ky emër gjeografik dëshmohet me nistoren /Ol-/: Olcinium te Livi dhe Plini (Demiraj, f. 148), kurse te Ptolemeu ai paraqitet me nistoren /Ul-/: Ουλκíνιον dhe te Kostantin Porfirogeneti me nistoren /El-/: ‘Eλκíνιον 381. Kurse tek itinerarët romakë të shekujve III-IV gjejmë trajtat Viciunium, përkatësisht Buccinium 382.

Sipas Mayer-it ky qytet quhej nga serbët Úcinj, Òcinj, Úlcinj, ndërsa në një fazë më të hershme quhej Lьсinь < ьlсinь < l cinjь; nga italianët quhet Dulcigno ., porto d’Ulcigno.

375 J. Thunmann, po aty, f. 273, 309, 314. 376 H. Krahe, Die alten Balkan-illyrischen Namen, 1925, f. 36 377 Norbert Jokl, Albaner, në: Eberts Reallexikon der Vorgeschichte, Berlin, 1924, I, f. 92 378 Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve, Tiranë, 1999, f. 144 379 J. Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, në: Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker, Leipzig, 1774, f. 255, 260 380 J. Thunmann, po aty, f. 273, 314 381 shih H. Krahe, Die alten Balkan-illyrischen Namen, 1925, f. 30 dhe Antun Mayer, Die Sprache der alten Illyrier, Teil 1, Wien, 1957, f. 347 382 A. Mayer, po aty, f. 347

Page 95: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

95

Majeri shton se: “forma shqiptare Ulqin mbështet në trajtën dalmate Ulkinio dhe jo në trajtën serbe...” 383.

Krahe në punimin e tij të mëvonshëm bën këtë shpjegim: “Ulcinium në Dalmaci (sot Dulcigno), Ulicisia castra në Panoni” dhe më tej e lidh me fjalën shqipe ul’k “ujk”. Këtu shton edhe emrin e malit Ulcirus dhe emër njeriu Ulcus 384. Edhe Hani 385 edhe Çabeji e lidhin me fjalën e shqipes ulk sot ujk 386.

Në lidhje me trajtat e dokumentuara të këtij toponimi trajta e vjetër sllave dhe ajo italiane janë dytësore përkundrejt Olcinium të Livit dhe të Plinit si dhe Ulkinion të Ptolemeut. Nga dy trajtat më të vjetra, trjata burimore është ajo me nistoren /U-/ e dëshmuar nga Ptolemeu. Ruajtja e pareduktuar e nistores së patheksuar duhet shpjeguar me vështirësinë e shqiptimit të grupit bashkëtingëllor /-lk-/ > /-lq-/ në pozicion nistor dhe me ndikimin e mundshëm të fjalës së vjetër ulk sot ujk, sepse përndryshe në vend të zanores /-U/ mund të ishte zhvilluar një zanore tjetër e patheksuar. Edhe Demiraj lidhur me çështjen e burimit të toponimit Ulqin < Ulkin nga fjala e vjetër shqipe ulk, qëndron i lëkundur 387.

Te Tunmani hidronimi i lumit të sotëm të Vjosës del Vavissa 388 dhe sqaron se në burimet antike del në formën Aous dhe Aoos. Këtë hidronim Krahe e rendit tek emrat gjeografikë të burimit ilir. Ky studiues rendit disa trajta të këtij emri të nxjerra nga burimet antike: te Plini dhe Livi del me trajtën emërore Aous, te Stefan Bizantini ’Aωος, tek Ptolemeu trajta gjinore ‘Aώου; tek Pausania trajta dhanore ‘Aώω; te Straboni kallëzorja ’Aωον; te Polibi ‘Aωον; te Livi Aoum. Në faqen 14 ai shton se i njëjti lumë quhet Aias tek Hekateu, sipas Strabonit, Aeas te Plini dhe Mela; rasa gjinore te Lykophroni Aϊαντος dhe tek Hekateu Aϊαντα, sipas Strabonit. Në një shënim në fund të faqes 14 Krahe vë në dukje se “Lidhja midis këtyre dy emrave nuk është e qartë. Sot forma ‘Aωος vazhdon të jetojë si Vojusa. Ka mundësi që grekët këtë lumë ta kenë emërtuar me emrin emrin (e tyre) e njeriut Aϊας, me të cilin emri i lumit edhe në lakim [Aϊαντος] është plotësisht i njëjtë” 389.

Kurse A. Mayer pohon: “Emri i lashtë sipas traditës duhet rindërtuar si Aūas, Aōas, siç dëshmon pikërisht emri παρ-αυα-τοι. Grekët e huazuan atë si Aυoς, më vonë si ‘Aωος...”. pak më lart ky autor ka shënuar: “Sot ai quhet Vojusa me paraqitje fonetike sllave dhe me ndërrim gjinie sipas sllavishtes reka, “lumë”; qysh më 1019 εγγνς της βοονσς = afër Vjosës, Anna Komnena 10, 8 μεχρι ποταμου βοόνσς = deri te lumi i Vjosës” 390. Jireçeku thotë se : “Ky lumë është Aoos-i i lashtë (lat. Aous), në mesjetë me një bashkëtingëllore nistore βοωσα në një burim të perandorit Basilios II, 1019 (Byz. Zeitschr. 2, f. 42), tek Ana Komnena βοούσα, te Kinnamosi βοώσης, te Muzaka Viosa...” 391. Pra siç e shohim edhe nga shembujt e paraqitur nga Jireçeku, edhe ky nuk flet për ndonjë ndërmjetësi sllave.

383 A. Mayer, po aty, f. 347 384 H. Krahe, Die Sprache der Illyrier, 1. Teil, 1955, Wiesbaden, f. 104 385 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft I, f. 242 386 E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes, Tiranë, 1976, II, f. 243 387 Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve, Tiranë, 1999, f. 149 388 J. Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, në: Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker, Leipzig, 1774, f. 314 389 H. Krahe, Die alten balkan-illyrischen Namen, Heidelberg, 1925, f. 13-14 390 A. Mayer, Die Sprache der alten Illyrier, Bd. 1, Wien, 1957, f. 49. 391 K. Jireček, Illyrisch- ALbanische Forschungen I, München und Leipzig, 1916, f. 174

Page 96: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

96

Madje edhe Çabeji e përfshin emrin e Vjosës tek emrat e lumenjve “që i përkasin shtresës parasllave të shqipes” dhe nuk përmend ndonjë ndërmjetësi sllave në lidhje me këtë emër 392.

Si dëshmi për autoktoninë e shqiptarëve në viset e tyre sjell disa emra lumenjsh edhe Hermann Ölbergu ndër to rendit edhe emrin Aōas sot Vijosa 393.

Ndërsa Shaban Demiraj e shpjegon evolucionin fonetik të këtij emri në këtë mënyrë: “Pas rënies së mbaresës së rasës emërore të dikurshme /-s/ dhe pas reduktimit të zanores nistore të patheksuar trajta burimore Aoo-s duhet të ketë evoluar në /Ë/oó e më tej gjatë përdorimit pas parafjalësh që mbaronin me zanore ndë (sot në) te (sot tej) etj. është shtuar një /V-/ kundër hiatit. Më tej evolucioni duhet të ketë ndjekur rrugën e tij nëpër fazat : Voó- > Vëó-> Vë-j-ó > Vi-j-ó. Me fundoren e theksuar /-ó/ ky emër nuk mund të mbetej në paradigmën e emrave mashkullorë dhe do të merrte mbaresat dhe format nyjore të gjinisë femërore. Dhe pikërisht gjatë përdorimit në trajtë të shquar pas parafjalësh që ndërtohen me rasat e zhdrejta, sidomos pas parafjalës së vjetër tej , dikur te, tema e këtij emri është zgjeruar me trajtën nyjore /-së/ (dikur –sa). Zgjerime të tilla temash emërore kanë ndodhur edhe në raste të tjera në gjuhën shqipe, si p.sh. tek emrat ari, dikur, ar, njerí. Pas këtij zgjerimi ky emër ka vazhduar evolucionin e mëtejshëm në trajtën Vjosë”. Gjithsesi Demiraj e lë të hapur këtë çështje. Mirëpo sipas trajtave të dëshmuara nga burimet bizantine të shek. XI Voósī Voúsī që pasqyrojnë shkallën e ndërmjetme të Voósa pa dyshim që duhet të jetë kryer më herët se pushtimet e mbretërisë bullgare 394.

IV.6. Emrat e fiseve dhe të njerëzve te Tunmani Tunmani përmes fakteve historike sjell një sërë emrash ilir të fiseve ilire dhe

njerëzve. Duke i paraqitur më poshtë në format siç i gjejmë te Tunmani dhe duke i krahasuar edhe me shpjegimet gjuhësore të albanologëve të tjerë, ne arrijmë të argumentojmë se në këto vise kanë jetuar ilirë dhe si rrjedhojë vërtetohet edhe autoktonia e shqiptarëve në dritën e këtyre emrave.

Sipas Tunmanit emri i fisit të Amantëve del Amanter 395. Ai pohon se në vendin, që në kohën e tij quhej Arbëri, jetonin popullsi të ndryshme, të cilat bënin pjesë të gjitha në fisin ilir. Ndër to ai përmend edhe fisin e amantëve 396. Hans Krahe në studimin e tij e përfshin tek emrat ilir. Ky emër vjen nga toponimi Amantia. Krahe bën një renditje të këtij emri sipas burimeve të autorëve të vjetër: Skylaks: ’Aμαντιεις (Amanteis); Plin. 3, 22: Amantes; Stefani: ’Aμάντες, ”Aβαντες; Hesychius: ”Aμαντοι 397. Krahe gjen në këtë emër fisi elementin fjalëformues nt-: Amantes, ky ementi -nt thekson Krahe përveçse në ilirishte gjendet edhe në tërë pjesën perëndimore të Detit Mesdhe 398.

392 E. Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, Ribotim nga Universteti i Prishtinës, 1970, f. 69 393 Hermann Ölberg, Einige Überlegungen zur Autochtonie der Albaner auf der Balkanhalbinsel, Innsbruck, 1972, f. 3 394 Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve, Tiranë, 1999, f. 166-167 395 J. Thunman, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, në: Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker, Leipzig, 1774, f 255, 266, 267 396 J. Thunman, po aty, f. 254 397 H. Krahe, Die alten balkan-illyrischen Namen, Heidelberg, 1925, f. 13 398 H. Krahe, po aty, f. 52

Page 97: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

97

Autariatët bashkë me disa fise të tjera Tunmani i quan ilirë dhe sipas tij ky emër del Autariater 399. Krahe në lidhje me këtë emër na jep shpjegimin që vijon: Autariatae: Aυταριαται Stefani, Chrest. Strab.7, 37; Aυταριάται Strabo 7, 315deri 317; Aυταριεις Apiani; Audaristenses (Autaristenses) Plin. 4, 35; Autariatas Justin. Trog. Pomp. 15, 2. 400.Ashtu si emri i fisit labeates edhe autariates futet në grupin e emrave që ka si element fjalëformues – āt – 401. Krahe si element bazë fjalëformues nxjerr au- te ky emër fisi dhe sqaron përkatësisht: “ata që banojnë në Tara”, dhe nëse ky shpjegim është i saktë atëherë au është parafjala në, pranë 402.

Edhe Hani te ky emër fisi konstaton fundoren –ate, del si mbaresë e patronimit në gjuhën shqipe. Straboni tregon se autariatët kanë bërë luftëra të gjata me adrianët për të pushtuar burimet e kripës në kufi të tyre. Pra nëse kanë kanë qenë fqinjët e adrianëve, kanë banuar në veri të nyjës së Alpeve të Shqipërisë, që, sikundër shkruan Ptolemeu, i cili i dha emrin Drinit të lashtë, degës së Danubit, dhe nga kjo u quajt “mali i Drinit”. Këtu rrjedh sot, nëpër një fushë të gjatë, një lumë që quhet Tara dhe në lashtësi gjejmë një lumë që quhej Tarus , si degë e lumit Padus, pra ky emër nuk është i ri. Këto premisa na japin të drejtë të shfaqim mendimin se autariatët kanë banuar pranë lumit Tarus dhe se ky lumë edhe në lashtësi eka patur këtë emër dhe fisi quhej sipas atij, megjithëse nuk mund të shpjegojmë rrokjen e fillimit au apo ay 403.

Te Tunmani emri i fisit të bulionëve del Bullioner 404. Krahe I referohet autorëve antikë dhe jep këtë sqarim: Buliones (Bullones) emër fisi te Plini 3, 22 del Bulliones; Te Straboja 7, 326 Bυλλίονες 405. Krahe e fut këtë emër fisi te grupi i emrve që formohen me prapashtesën –on – Bulliones, Bυλλίονες, ai madje thekson se emrat e formuara me këtë formant janë të kufizuar në pjesën juglindore të Ilirisë dhe se ato janë të përhapura si nga jugu edhe nga lindja matanë kufijve ilir. Në jug ai vëren edhe emrin e fisit kaon Chaones në Epirin më verior, të cilët sigurisht nuk ishin grekë. Në lindje po ashtu gjendet fisi me emrin Paeones, Παίονες që është padyshim ilir (khs. emër njeriu Pai(i)o dhe Paius) 406, ky e analizon më tej këtë emër duke e zbërthyer e duke i nxjerrë elementin bazë bul(l)-, byl(l) Bυλ(λ)ίονες (emër fisi); Bύλλ-ις, Bουλλ-ις – Bul-us (ose Bulius?) emër personi ilir; elementin fjalëformues ilir – bul – Krahe e gjen edhe te toponime të tjera si: Tri-bul-ium, Ge-bul-ion etj. 407.

Edhe në lidhje me emrin e fisit të dasaretëve, Tunmani, i cili i referohet Stefanit (de Vrb. in voce Δασσαριται), pohon se është fis ilir dhe e gjejmë Dassareter 408. Hans Krahe na jep këtë sqarim: Dassaretae është emër fisi sipas Stefanit Δασσαρηται; Plin. 3, 22: Dassaretae; Mela 2,3: Dassaretae; Appiani Ill. 2 : Δασσαρήτιοι; Strabo 7, 316: Δασαρήτιοι; Stefani: Δασσαίρτιοι; Stefani po aty: Δασαρηνοί; Liv. 27, 32; 31, 33: Dassaretiorum. – Liv. 45, 26: dhan. Dassarenisbus; Plini kall. Dassaretas; Liv. Dassaretios; Liv.: rrjedh. Dassaretiis 409. Krahe konstaton në formën Δασαρηνοί formimin me ην që e hasim te Stefani dhe pikërisht

399 J. Thunman, po aty, f. 247, 257 400 H. Krahe, po aty, f. 16 401 H. Krahe, Die alten balkan-illyrischen Namen, Heidelberg, 1925, f. 62 402 H. Krahe, po aty, f. 81 403 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft I, f. 240 404 J. Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, në: Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker, Leipzig, 1774, f. 254, 266 405 H. Krahe, Die alten balkan-illyrischen Namen, Heidelberg, 1925, f. 18 406 H. Krahe, po aty, f. 48 407 H. Krahe, po aty, f. 84 408 J. Thunman, po aty, f. 248, 260, 261, 262, 265, 267. 409 H. Krahe, po aty, f. 21

Page 98: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

98

prapashtesën -ηνοί, - ēnī, që ndeshet tek emrat e fiseve dhe vendeve ilire, dhe ai pohon se kjo prapashtesë, jo e rrallë gjendet edhe tek emrat e fiseve në vendet lindore, e cila ndoshta prej këndej ka depërtuar në gjuhën greke 410. Gjithashtu vihet re një element formues ns-, pikërisht tek ky emër dhe emra të tjerë, e cila del vetëm në lidhje me mbaresën e lakimit që mbaron me bashkëtingëllore, në të njëjtën formë –enses si në latinisht siç e shkruan Plini emrin e njohur të fisit Autariatae : Audaristenses; apo Livi në vend të Dassareate, Δασσαρήτιοι Livi 45, 26. e ka sjellë Dassarenses dhe fakti se te këto emra del vetëm një herë te një autor romak, vërteton se kemi të bëjmë me latinizim. Prapashtesa –enses del edhe në një sërë emrash të tjerë ilir: Delminenses : Delminium; Naron(enses) : Narona; Scordenses : Scodra etj. 411. Në këtë emër gjendet edhe prapashtesa t- kur rrënja e fjalës mbaron me ā-: Δασαρηται dhe me ο-: Δασαρήτιοι 412.

Te Tunmani emri i fisit të labeatëve del në formën Labeater 413. Edhe nga Krahe ky emër përfshihet tek emrat ilirë: Plin.3, 22: Labeates (Labetatae, Lebeatae, Libeatae); Caes. B.c. 3, 25 dhe Liv. 44, 31 e 32: gjin. Labeatium; Livi 44, 26: kall. Labeates; Polibi 29, 3, 5: Λαβεάτιδος 414. Krahe gjen te ky emër fisi elementin formues t- që e paraprin një zanore: –āt- tek emrat e fiseve që u mbaron rrënja me bashkëtingëllore: Labeates, Sardeates etj. 415; dhe si element bazë lab- : Lab-eates 416.

Për të mbështetur dhe argumentuar tezën se këta emra fisesh janë ilirë, ne do tu referohemi edhe shpjegimeve të Hanit në mjaft raste. Përsa i përket emrit të fisit të panonëve, Tunmani pohon se Appiani shprehet qartazi që panonët kanë qenë ilirë (Appian, de bellis Illyr., f. 1202) 417. Emrin e këtij fisi te Tunmani e gjejmë në trajtën Pannonier 418 . Hani e shpjegon kështu: Apiani pohon se “peonë” është emri grek kurse “panonë” është emri romak. Ishin një fis ilir. Këtë e përforcon fakti se shpeshehrë ngatërrojnë fiset e Panonisë me ato të Ilirisë. Kështu p.sh. Straboni pirustët, mazanët dhe desitiatët i fut te panonët, kurse Cezari dhe Velei për pirustët thotë se janë ilirë. Dio Kasi dhe Plini shkruajnë për mazanët se janë një fis ilir dhe Plini e Velei i njohin desitiatët si ilirë. Taciti e ndan gjuhën e panonëve prej asaj të galave dhe romakët Panoninë e përfshinjë gjithmonë në provincat e Ilirisë. Mendimin se panonët janë fis ilir, Hani e mbështet te shpjegimi dhe argumentimi që i bën toponimit Sirmion 419 420.

Emrin e fisit të Partinëve te Tunmani e gjejmë Parthiner 421. Ky fis jetonte bashkë me frigasit rreth Krujës (Croja). Edhe Krahe na sjell të gjitha burimet antike në lidhje me këtë emër fisi: Plin. 3, 22 dhe Livi 29, 12, 33, 34: Parthini; Strabo 7, 326: Παρθινοι; Cic. Në Pis. 40. 96 Parthini (Partheni); Plini 3, 22: Partheni; Mela 2, 3: Partheni (Parthenii); Apiani Ill. 2: Παρθηνοί 422.Lidhur me këtë emër fisi kemi disa variante midis Parthini, Παρθινοι, Partheni dhe Παρθηνοί. Autorët më të mirë dhe më të lashtë romakë (Cic. Cezari, Livi dhe Suetoni) 410 H. Krahe, po aty, f. 43 411 H. Krahe, Die alten balkan-illyrischen Namen, Heidelberg, 1925, f. 56 412 H. Krahe, po aty, f. 62 413 J. Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, në: Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker, Leipzig, 1774, f.254-262 414 H. Krahe, po aty, f. 27 415 H. Krahe, po aty, f, 62 416 H. Krahe, po aty, f. 90 417 J. Thunmann, po aty, f. 247 418 J. Thunmann, po aty f. 247-248 419 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft I, f. 238-239 420 Shih më lart shpjegimin lidhur me toponimin Sirmium 421 J. Thunmann, po aty, f. 254 422 H. Krahe, po aty, f. 31

Page 99: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

99

dhe dokumentat e vitit 39 para erës sonë kanë emrin Parthini; edhe burimet më të lashta greke (Polibi, Straboja) shkruajnë Παρθινοι, mdërsa Παρθηνοί del te shkrimtarët e mëvonshëm grekë (Apiani, Dio Kasi), edhe te Plini dhe Mela, të cilët janë të vetmit autorë latinë që njohin formën Partheni, kjo pra ka lidhje me burimet greke. Kështu pra nuk ka dyshim që prapashtesat –ινοι dhe –īnī ka qenë forma më e lashtë përkatëse ilire e prapashtesës

në këtë emër 423. Këtë emër fisi Krahe e fut tek emrat ilirë të Gadishullit të Ballkanit. Krahe e lidh me emrin e këtij fisi ilir, Parthini, me nofkën e Jupiterit, Partinus 424.

Siç e thamë më sipër shpeshherë do ti referohemi edhe Hanit lidhur me shpjegimin e këtyre emrave, dhe përsa i përket emrit të këtij fisi ai bën sqarimin vijues: Partinët, Πα ρθινοί ose Παρθεινοί banonin pas Dyrrachium (Durrësit) dhe nga përshkrimet e Plinit nxjerrim përfundimin se në veri shtriheshin deri në Drin, janë të njëjtë me Παρθυαιαι partiajt e Ptolemeut, i cili për kryeqytetin e tyre Eriboean, shkruan se gjendet pranë Bullis-it (Bylisit), pra në qendër të krahinës Atintane. Çfarë lidhje ka me taulantët, për të cilët Plini thotë se ishin shuar, kurse te Ptolemeu dalin sërish në skenë? Qyteti i tyre, sipas të cilit ndoshta u quajt edhe vendi, Polibi dhe Stefan Bizantini e quajnë Partos Πάρθος barth-dhi báρθ-δι. Pra kjo fjalë i përshtatet kuptimit latinisht të fjalës Albanoi, të cilin e përmend Ptolemeu dhe qyteti i të cilëve, Albanopolis, mund të ishte fqinjë me Lissus (Lezhën). Por duhet të dimë se Ptolemeu si qytetin ashtu edhe Drinin i ka lokalizuar më në veri, për arsye se nuk e njihte mirë pozitën e gadishullit të Kalqidikës. Po të sqarojmë mirë pozitën e saj, atëherë Drinin dhe qytetin Albanopoli do t’i lokalizojmë nga jugu, pra në një vend, i cili i afrohet më shumë së vërtetës. Në të mirë të këtij pohimi vjen edhe toponimi “Mali i Bardhë”, i cili shtrihet përbri fushës bregdetare, dhe kjo e fundit misi Drinit dhe Matit. Por ky nuk dallon nga male të tjerë dhe Hani nuk kishte mundur të merrte vesh nëse gjendeshin gërmadha në afërsitë e tij. Ndoshta ato gërmadha të një qyteti, mbi të cilat Hani foli kur përshkroi Krujën, i përkasin qytetit Partos ose Albanopolis. Po të shkojmë sipas Ptolemeut nuk mund të pranojmë që qyteti në fjalë gjendej pranë Krujës. Por edhe një gje tjetër na pengon që ta nxjerrim kuptimin nga një fjalë tjetër. Sepse jo vetëm grekët, por edhe romakët emrin e shkruajnë “Partheni” dhe kjo P del edhe te emri “Parthiscus” dhe në krahinën Vindelicia nga fjala “parthanum” bëhet “Partenkirchen” (një qytet në Bavari). Nuk kemi shembuj që rrokjet janë ndryshuar më vonë. Në Liguri gjendet një Barderate; Barduli i fisit me siguri të peuketëve në Itali sot quhet Barletta; Bardevik-a e Zvicrës përkthehet me anë të shqipes shtegu i bardhë (vik-u), dhe na kujton toponimin gjerman Am Steg. Në Sardenjë dhe Lombardi ka shumë emra si Bardo; në Gjermani kemi emrin “Bardenberg”, të cilin mund ta shpjegojmë më mirë me anë të shqipes “mali i bardhë” sesa “mali i këngëtarëve” 425.

Tunmani i quan penestët ilir (sipas Liv. Penestae Illyrii) dhe ky emër del Penesten 426. Edhe Krahe i referohet Livit (43, 21; 43, 23; 44, 21): gjin. Penestarum, kall. Penestas; Penestia 427. Ky autor në këtë emër fisi gjen elementin st-, pikërisht prapashtesën –estae: Penestae 428 dhe është i bindur plotësisht se emrat e formuar me –st- kanë të bëjnë me ilirshten dhe se kjo onomastikë (pra me element përbërës st në këtë rast) gjeografikisht

423 H. Krahe, Die alten balkan-illyrischen Namen, Heidelberg, 1925, f. 43-44 424 H. Krahe, Die Sprache der Illyrier, Wiesbaden, 1955, f. 85 425 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft I, f. 240 426 J. Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, në: Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker, Leipzig, 1774, f. 251, 255, 261 427 H. Krahe, Die alten balkan-illyrischen Namen, Heidelberg, 1925, f. 32 428 H. Krahe, po aty, f. 69

Page 100: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

100

gjendet në ato zona ku ekzistojnë gjurmë të qarta ilire, dhe emrin e këtij fisi krahas të tjerëve e nxjerr ilir 429.

Hani bën këtë shpjegim përsa i përket këtij emri fisi: “Penestët (Penestae, Πενέστα ι), në lidhje me mbaresën e fjalës Abeli thotë se në Maqedoni gjendet te shumë emra p.sh. Lynkestae, Orestae, Kyrrhestae, Diastae, Pyrustae etj. Një mbaresë që i përngjan këtij e hasim te fjala e labëve “arbëresh” për arbër dhe tek emri i katundit Bradashesh; pastaj kemi edhe mbaresën kolektive –ishtë të dialektit të gegëve p.sh. gur, gurishtë; rrap, rrapishtë; ullin, ullinshtë. Si rrënjë do të pranojmë fjalën greqishte “peno, poneo” – unë punoj, të cilës në shqipe i përgjigjet fjala punë, punoj dhe punëtor, emrin e popullit nuk mund ta krahasojmë me emrin e lumit Penios, sepse ndryshon gjatësia e zanores, por më fort i përngjan fjalës së fundit fjala shqipe pë-ri tosk. dhe pe-ni; gr. e vj. πήνη dhe πήνιον që do të thotë fije; dhe pikërisht bëhet fjalë për një fije uji (një vijë uji). Por ndoshta fjala pene πήνη vjen nga rrënja peno πένω 430.

Përkimin që kishte vënë re Hani në lidhje me mbaresën, e thekson edhe Krahe, në mënyrën e fjalëformimit të këtij emërtimi nëpërmjet prapashtesës –stae ku ai përmend këta emra fisesh ilirë të cilat kanë të njëjtin formim: Penestae, Deraemistae, Pirustae, ose në Maqedoni Lyncestae 431.

Pelagonët Tunmani sipas Strabosë (L. VII. P. 502. 503) i quan ilirë bashkë me disa fise të tjera dhe ky emër fisi del në formën Pelagonier 432 . Hani nuk beson se kjo fjalë është identike me emrin e pellazgëve, përkundrazi ai e nxjerr këtë të fundit nga fjala “plak-u”, shumësi “pleqtë”; nga kjo: 1) pleqëri-a tregon moshën e kaluar, por edhe këshillin e pleqve të një fshati apo fisi. Folja është pleqëroj, d.m.th. ushqej pleq; përdoret sidomos për djalin që ushqen prindërit e moshuar. 2) Pleqësi-a, këshilli i pleqve që gjendet në krye të fshatit; folja pleqësoj, d.m.th. marr pjesë në këshillin e bashkisë. Në gjermanisht për të dyja këto koncepte përdoret folja “pflegen” = i shërbej babait, gjyshit, të sëmurit, vendit etj.

Formave të shqipes sipas tingëllimit i përngjajnë fjalët e Hezikut: Pelagones (Πηλαγανες), Peliganes (Πελιγάνες), Pelius (Πελέίους), Peleto (Πελητος). Hani thekson se një gjë e zakonshme për shqipen është se ë-ja bie në mes të fjalës.

Ai vazhdon mendimin e tij se kuptimi i emrit Pelagon është ose vendës i vjetër, ose kryetar (?), shënim i Strabonit se peonët më përpara quheshin pelagonë, përforcon kuptimin e parë; kuptimi i dytë 433.

Sipas Krahes Πελαγόνες, është emri i një populli ilir bregdetar, dhe se sipas Joklit (Eberts Reallex. I, f. 87) ka lidhje me fjalën shqipe pel’k, pel’gu “liqen i vogël artificial, pellg”. Dhe ai duke iu referuar prapashtesës –ες (-es), vëren të njëjtën mënyrë formimi edhe te emra të tjerë fisesh si bulliones, ditiones etj. 434.

Taulantët, ky emër fisi te Tunmani na shfaqet Taulantier 435. Autori i referohet fakteve historike të Strabosë (L. VII. P. 502) dhe të Apianit (de B. Ciuil. L. II. P. 743. edit. Toll) në lidhje me këtë fis, i cili del fis ilir. Edhe në këtë emër fisi Taulantii, Tαυλάντιοι Krahe gjen elementin fjalëformues –nt. 436. Sigurisht që Krahe e fut tek emrat ilir, madje ai konstaton se

429 H. Krahe, po aty, f. 71 430 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft I, f. 241 431 H. Krahe, Die alten balkan-illyrischen Namen, Heidelberg, 1925, f. 112 432 J. Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, në: Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker, Leipzig, 1774, f. 248, 268 433 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft I, f. 241 434 H. Krahe, Die Sprache der Illyrer, Wiesbaden, 1955, f. 111 435 J. Thunman, po aty, f. 253, 254, 257, 266 436 H. Krahe, Die alten balkan-illyrischen Namen, Heidelberg, 1925, f. 52

Page 101: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

101

shkëmbimi i elementit t- me d- ndodh në shumë emra ilirë, te rasti në tingullin nistor Δαυλάντιοιν : Tαυλάντιοι t në traditë është gjithmonë më e lashta. Ky emër del kështu tek autorët antikë: njëjës Taulantis incola Luc. Phars. 4, 16; Δαυλάντιοιν Nonn. Dion. 44, 1; shumës Tαυλάντιοι Straboni 7, 326; Taulantii (Paulanthi) Mela 2, 3; Taulanti (Aulenti) Plin. 3, 22. 437. Krahe këtë emër e përfshin në grupin e emërtimeve të fiseve që e kanë prejardhjen nga emërtimet e kafshëve: Ταυλάντιοι në Ilirinë e Jugut dhe parakupton një taulant “dallëndyshe” shq. “dallëndyshe” 438.

Lidhur me emrin e fisit të tribalëve Tunmani pohon se quhen thuajse kudo trakas, por tek Aristofani (në Ορνιθες), Livi (L. XXVII. C. 34. L. XXXI.c. 35), dhe Stefani (në voc. Tριβχλλοι) ky fis është ilir dhe del Triballer 439. Kuptimin e këtij emri Hani e shpjegon nëpërmjet fjalës shqipe (përkatësisht numërorit) tri dhe ballë dhe kuptimi i kësaj fjale është identike me emrin e trikornensiejve dhe qytetit të tyre Trikornium, të cilët ishin fqinjë me tribalët, sepse ata banonin në Mëzinë e Sipërme të perëndimit, sikundër shkruan Ptolemeu, dhe takoheshin me dalmatët 440.

Kurse Szegh jep këtë shpjegim lidhur me këtë emërtim: “Triballi “fis trefish” apo “kreu trefish”, njësoj si fiset që i përkasin Dukagjinit fis i ģašt bajrakut “fisi i gjashtë bajrakëve”. Pra edhe këtu vërejmë se ka lidhje me fjalë shqipe “ballë, kreu”si tek Hani i cili e lidh me fjalën ballë. Përsa i përket pjesës së parë, ajo është mjaft e qartë, numërori tri- (tre-) 441.

Onomastika është një fushë ku konstatohen afrime të shqipes me ilirishten dhe me mesapishten, e sidomos emrat e personave, fiseve etj. Emrat ilirë që solli Tunmani nëpërmjet burimeve që shfrytëzoi, janë një tjetër argument i autoktonisë shqiptare. Ndër to kemi:

Tunmani duke sjellë faktet historike në lidhje me shtrirjen e Ilirisë, të fiseve dhe të mbretërve, ai përmend edhe një sërë emrash, ndër të tjerë hasim emrin e Agronit 442, djalit të Pleuratit, i cili në vitin 231 kishte themeluar një shtet në Ilirinë juglindore. Krahe bën këtë sqarim lidhur me këtë emër njeriu: Agrōn, mbreti ilir, ka vdekur në vitin 230 para erës sonë. Krahe edhe në rastin e emrave të personave shfrytëzon tërë burimet e autorëve të vjetër. Polibi e paraqet Agronin si djalin e Pleuratit, dhe del në këto forma: Polibi II, 2, 4: ˝Aγρων; Polib. b. Athen. X 439 f.˝Aγρωνα τον Iλλυριων βασιλέα; Apiani Ill. 7: ˝Aγρων, gjin. ˝Aγρωνος dhe dhan. ˝Aγρωνι; Dio Kas: ˝Aγρωνα 443. Ky studiues përveçse e përfshin në fjalorin e emrave ilirë të lashtë të personave, ai e gjen këtë emër edhe në rrënjën e toponimit ‘Aγρίνιον në Etoli 444.

Emrin Bardhyl te Tunmani e gjejmë në formën Bardylis 445. Prof. Mahir Domi bën këtë analizë duke e sjellë në këto forma: Bardus, Barduli, Bardyllis, mesap. Barzides Barzidihi : shq. i bardhë Bardhi 446. Përsa i përket Hans Krahes ai bën këtë sqarim: Bardylis mbreti ilir i shekullit të 4 para erës sonë; Theop. te Cic. II 11, 40: Bardulis (Bargulis,

437 H. Krahe, po aty, f. 38 438 H. Krahe, Die Sprache der Illyrer, Wiesbaden, 1955, f. 103 439 J. Thunman, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, në: Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker, Leipzig, 1774, f. 252 440 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft I, f. 242 441 D. Szegh, Albanisch und Illyrisch, në: Ungarische Rundschau, 1916/1917, f. 62-83 442 J. Thunmann, po aty, f. 259 443 H. Krahe, Lexikon altillyrischer Personennamen, Heidelberg, 1929, f. 3-4 444 H. Krahe, Die alten balkan-illyrischen Namen, Heidelberg, 1925, f. 47, 114 445 J. Thunman, po aty, f. 257 446 Mahir Domi, Probleme të historisë së formimit të gjuhës shqipe, në: Studime Filologjike, Nr. 3, 1982, f. 21

Page 102: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

102

Bargilius); Polibi XXXVIII 6, 4: Bάρδυλλις (Bράδυλλις, Bάρδυλις); Diod. XVI 4, 4: Bάρδυλις (Bάρδυλλις); Lucianus: Bάρδυλις (Bάρδαλις); Libanios: Bάρδυλλις etj. 447.

Emri i Klitit te Tunmani del Klitus. Clitus 448. Sipas Krahes është djali i Bardhylit ilir. Arr. Anab. I 5, 5; I, 6, 11: rasa em. Kλειτος; rasa kall. Kλειτον 449.

Genti i biri i Pleuratit te Tunmani del në format Gentius dhe Gento në faqet 261, 264 dhe 270. Krahe sjell burime të larmishme antike që e përmendin këtë emër. Gentius, Genthius mbreti ilir rreth vitit 197-168 para erës sonë; Polibi XXVIII 8, Plut. Aem. Paul. 13, Apiani Ill. 9: Γένθιος; Livi XXXXII 29 Gentius; Polibi XXVIII 8, Plut. kallëz. Γένθιον (Γήνθιον); Diod. XXXX 9: Γέντιον; Liv. Gentium, dhan. Gentio. Në një monedhë të Shkodrës del Γενθίον etj. 450.

Glauku, mbreti i taulantëve dhe i autariatëve del te Tunmani në formën Glaucias 451. Edhe Krahe i bën një shpjegim këtij emri: Glauku është mbreti i taulantëve ilir, i cili jetoi në fund të shekullit 4 para erës sonë. Arr. Anab. I 5: Γλαυχίας; Γλαυχία; Γλαυχίαν 452.

Te Tunmani emri i Pleuratit del Pleuratus 453 del. Krahe pohon se ky është emri i shumë mbretërve ilirë, i të paktën katër mbretërve të ndryshëm, në shekullin 3 dhe 2 para erës sonë. Sipas Polibit XXXII 9: rasa em. Πλευρατος, rasa gjin.: Πλευράτον, rasa kall. Πλευρατον; Livi: Pleuratus, Pleurati, Pleuratum, rasa rrjedh. Pleurato etj. 454. Kreçmeri e konsideron toponimin Πλευρών si ilir duke u nisur nga prapashtesa -ών (-on), e cila është karakteristike për toponimet ilire 455. Në rrënjën e këtij toponimi ne gjejmë edhe emrin Pleur-at.

Emrin e Skerdialaidit Tunmani sipas burimeve të lashta ku u mbështetet e sjell Skerdilaidas 456. Sipas Polibit Σχερδι-λαίδας (në ilirishte korrekt është Skerdi-laidas), është emri i princërve ilirë në shekullin 3 dhe 2 para erës sonë, në pjesën e dytë përmban një pasardhës të rrënjë indogjermane lēid – (në lit. léidžu, léidmi “lë” etj. Ledrus ilir e ka ekuivalentin e tij bë greqishte λαιδρός “i guximshëm, i pafytyrë (në të vërtetë “i lëshuar”) kështu që Laidius ilir etj. mund të vendoset nga pikëpamja semasiologjike në një shkallë me emër personi grek si Λυσίας, Λυσίων. Pjesa e parë e këtij emri Scerdi-laedus, është dëshmuar si emër i shkurtuar edhe në formën Scerdis në një mbishkrim nga Grahovo (Mali i zi). Krahe pohon se nuk përshatet me emrin ilir, për shkak të kuptmit të saj “çerdhe”. Kjo duket se është drejtpërdrejt e afërt me lit. skerdžius “bari” që e ka prejardhjen nga një fjalë për “vatër” (si got. haίrdes “bari”, nga got. haίrda etj.) por për shkak të tingujve nistor sk- nuk mund të jetë e huazuar nga gjuha gjermanike. Me skerdi-s përputhet në çdo tingull fjala shqipe tšerδë “çerdhe”, e cila sipas Bariçit dhe joklit ka lidhje me skerdis indogjerman, por siç u tha dhe më lart për shkak të kuptimit “çerdhe” nuk përshtatet me emrin ilir 457.

447 H. Krahe, po aty, f. 16 448 J. Thunman, po aty, f. 257 449 H. Krahe, Lexikon altillyrischer Personennamen, Heidelberg, 1929, f. 31 450 H. Krahe, po aty, f. 53-54 451 J. Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und Wlachen, në: Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker, Leipzig, 1774, f. 257 452 H. Krahe, po aty, f. 54 453 J. Thunman, po aty, f. 259 454 H. Krahe, po aty, f. 95 455 Paul Kretschmer, Einleitung in die Geschichte, 1896, f. 256 456 J. Thunman, po aty, f 260 457 H. Krahe, Die alten balkan-illyrischen Namen, 1925, f. 60

Page 103: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

103

Emrin e Teutës e hasim në dy forma te Tunmani Teuta dhe Triteuta 458. Sipas Krahes Tρι-τεύτα (Tri-teuta) shtë emri i një mbretëreshe ilire (nëna e mbretit Pinnes, fundi i shek. të 3 p. K.; Dio Cass. XII, 53), përmban emrin –teuta si te rasti Tευτί – απλος dhe Teut – meitis. Tri, është numërori tre, formimi me numëror rreshtor i të cilit është diskutuar tek emri Et-tritus, dhe ky numëror gjendet në shumë emra njerëzisht ilirë, p.sh. Trio, Triumo, Triumus, por edhe në kompozita toponimesh si Tri-ballum 459. Te Polibi II, 4,7; 8, 4; 12,3 del: Tεύτα ; te Dio Lasi XII 49, 3: gjin. Tεύτας, kallëzore te Dio Kas Tεύταν; te Polibi në thirrore: Tεύτα; Polibi II,8,10: rrjedhore Teuta 460.

Pas paraqitjes së mësipërme dhe dëshmimit të toponimeve dhe të disa emrave të fiseve me prejardhje ilire, të përmendura te Tunmani, i cili u mbështet te burimet e autorëve të lashtë, më poshtë po sjellim një tjetër argument në mbështetje të kësaj teze. Ky argument konsiston te përkimet midis ilirishtes dhe shqipes në fjalëformim, pikërisht te prapashtesat, të cilat dolën edhe gjatë shpjegimeve të emrave të mësipërm:

1. Prej kohësh është konstatuar nga gjuhëtarët përkimi i prapashtesës ilire –ata dhe –ates tek emrat e banorëve dhe të fiseve: Olciniatae; Olcinium; Docleatae: Doclea; Dalmatae, Labeates, Sarde-ates 461 me prapashtesën shqipe –at tek emrat e vëllezërve: Demát, Zekát, tek emrat e fshatrave e lagjeve : Luzát, Filát etj. 462.

2. Po ashtu me prapashtesën ilire –este, -esta te toponimet: Bigeste, Ladesta, Palaeste; -ista Arinista, Daista, Krotinista; -asto: Δρίβαστον, Drivastum; -estae tek emrat e fiseve ilir: Penestae; -istae: Arinistae; ustae: Pirustae 463 me to është afruar prapashtesa shqipe –(e)shtë që del në emra të përgjithshëm që shënojnë vend: breshtë < bre+shtë, kopsht, mareshtë, vëneshtë si dhe në emra fshtrash e toponime të tjera: Ashtë, Lugshtë, Fishtë 464.

3. Shumë të shpeshta janë në antroponimet dhe toponimet ilire formimet me –no dhe me zhvillimet e zgjerimet e mëtejshme të këtij formanti: -ano, - ino etj. : Drinus, Tritanus, Dardani; Amantini, Andinus. Formimet me –ano në ilirisht hasen tek emrat e njerëzve, por edhe tek emrat e banorëve e fiseve: Derbanoi, Albanoi, Atintanes. Formanti –ino tek emra njerëzish : Barcinus, Batina, por më shpesh tek emrat e e fiseve: Amantini : Amantia, Bulini : Bulioni; Parthini 465. Prapashtesa –an del shumë e përdorur në shqipe te mbiemrat dhe tek emrat: shkodran / shkodrâ, dibran / dibrâ dhe në shumë toponime: Lléshan, Troshán, Buján, Shpatán, apo te disa emra fshatrash me –anë: Thumánë, Berzánë, Arbánë, Zgjanë etj. 466.

4. Prapashtesa ilire –inium që del në toponime: Ulcinium, Delminium, Bicinium, Corinium 467 përkon me shqipen –inj: shumësi i disa emrave, kërminj : krimb; kopështinj, thelpinj dhe prapashtesa –injë: dëllinjë 468.

458 J. Thunmann, po aty, f. 259 459 H. Krahe, Die Sprache der Illyrer, Wiesbaden, 1955, f. 61 460 H. Krahe, Lexikon altillyrischer Personennamen, Heidelberg, 1929, f. 113 461 H. Krahe, Die alten balkan-illyrischen Namen, Heidelberg, 1925, f. 62-64 462 Mahir Domi, Prapashtesa ilire dhe shqipe, përkime e paralelizma, në: Studime Filologjike, Nr. 4, 1974, f. 162 463 H. Krahe, po aty, f. 68-69 464 M. Domi, po aty, f. 162-163 465 H. Krahe, Die alten balkan-illyrischen Namen, Heidelberg, 1925, f. 43-47 466 M. Domi, po aty, f. 162-163 467 H. Krahe, po aty, f.46 468 M. Domi, po aty, f. 165

Page 104: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

104

5. Ndër prapashtesat indoevropiane me –r- dallohet në ilirisht –(a)ro, e cila del në emra fisesh: Dindari, Dexari, Scirtari; në konglutinim me prapashtesa të tjera siç e pamë edhe më lart: Autariatae, Dassaretae; emra personash: Audarus, Bledarus, Langarus si dhe në ndonjë toponim: Tomarus, Messarus mons 469. Konkordancën me shqipen e vërejmë te prapashtesa –ar: mendar, krenar; luftar, dhenar; vendar, fshatar, dardhar etj. 470.

6. Në një numër emrash ilirë fisesh dhe banorësh del prapashtesa –enses/ - ensioi si p.sh: Narensioi, Bullienses, Scordenses471 dhe paralelizmin me shqipe e kemi te prapashtesa –esh: tek emra fshatrash dhe te toponime të tjera si Zgërdhesh, Kurbnesh, Aratesh, Faresh; tek emra banorësh: korresh, arbëresh 472 Pra nga ky vështrim i përgjithshëm që u bë në fjalëformimin prapashtesor midis ilirishtes dhe shqipes dalin përkime e paralelizma jo të pakta, dhe këto përbashkësi vënë në dukje lidhjet e shqipes me ilirishten, duke mbështetur kështu tezën e prejardhjes ilire të shqipes dhe të shqiptarëve.

Kjo vepër e Tunmanit është mjaft e rëndësishme, sepse shpalos tezën e prejardhjes dhe gjuhës së shqiptarëve nga ilirët dhe ilirishtja. Për ta mbështetur këtë përfundim në mënyrë shkencore ai i bën një shqyrtim kritik të hollësishëm të të dhënave të autorëve të lashtë grekë e romakë si dhe burimeve mesjetare ekzistuese dhe nga ana tjetër të gjuhës shqipe dhe të lidhjeve të saj të fqinjësisë me greqishten, latinishten dhe sllavishten e jugut. Pra ky shqyrtim objektiv i të dhënave që kishte Tunmani në dispozicion e çoi në përfundimin se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, një përfundim që i ka qëndruar kohës dhe që sot përfaqëson një të vërtetë historike.

Johan Tunmani ka një meritë të padiskutueshme, sepse ai përhapi dhe bëri të njohur ndër qarqet e mjediseve studimore albanologjike evropiane Fjalorin katër gjuhësh të Teodor Kavaliotit. Falë punës së tij kjo vepër e vyer u shfrytëzua nga albanologët, ballkanologët, rumunolgët, indoevropianistët, për të bërë vëzhgime, shqyrtime dhe krahasime të mëtejshme në fushën e gjuhësisë krahasuese si dhe të marrëdhënieve gjuhësore shqiptaro-rumune dhe anasjelltas.

469 H. Krahe, Die Sprache der alten Illyrer, 1955, f. 67 470 M. Domi, Prapashtesa ilire dhe shqipe, përkime e paralelizma, në: Studime Filologjike, Nr. 4, 1974, f. 166 471 H. Krahe, Die alten balkan-illyrischen Namen, Heidelberg, 1925, f. 56 472 M. Domi, po aty, f. 168

Page 105: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

105

KREU V. ZGJIMI I INTERESIT SHKENCOR PËR POPULLIN SHQIPTAR DHE PËR GJUHËN SHQIPE TE STUDIUESIT GJERMANË DHE AUSTRIAKË NË SHEKULLIN E XIX DHE NË FILLIMIN E SHEKULLIT TË XX. FORMIMI I TYRE SI GJUHËTARË DHE KUSHTET SHOQËRORE E HISTORIKE QË NDIKUAN TEK ATA

V.1. Johann Christoph Adelung E gjykuam të nevojshme që krahas veprës së këtyre studiuesve të paraqesim edhe

formimin e tyre si gjuhëtarë, kushtet historike dhe shoqërore që ndikuan në zhvillimin e tyre intelektual, në mënyrë që të dalë sa më e plotë figura dhe vepra e tyre. Po e nisim me Johan Kristof Adelungun, i cili ishte një bibliotekar gjerman, leksikograf dhe gjermanist. Lindi në gusht më 1732 në Spantekov dhe vdiq në shtator 1806 në Dresden. Adelungu është i njohur për shkrimet e tij gramatikore dhe leksigrafe, por edhe për përkthimet dhe disa tekste letrare, disa punime historike, pedagogjike dhe gazetarie.

Vepra e tij më e njohur dhe më e rëndësishme është “Fjalori gramatikor – kritik i gjuhës letrare gjermane” (1774-1786). Ky fjalor pati një ndikim të madh në leksikografinë gjermane 473.

Ai është autor i veprës “Mithridates oder allgemeine Sprachenkunde mit dem Vater Unser als Sprachprobe in bey nahe fünfhundert Sprachen und Mundarten”, botuar në Berlin, 1806, dhe është pjesa e parë. Veprën e tij e vijon gjuhëtari Vater edhe me tri vëllime të tjera. Ky gjuhëtar, gjuhët që ka trajtuar i ka shkruar me alfabet latin, ai merret me gjuhët aziatike, të cilat i ndan në klasa dhe në gjuhë një-rrokëshe dhe shumë-rrokëshe, gjuhët e Azisë Perëndimore ku përfshihet tungu i gjuhëve dhe popujve semitë, me gjuhët e Azisë së Mesme të Lartë, gjuhët e Azisë së Veriut, Siberinë, të ishujve aziatikë lindorë, të ishujve indianë aziatikë jugorë ose indianë lindorë. Në filim ai bën një hyrje që ia kushton fragmenteve të formimit të gjuhëve dhe lidhja e gjuhës me arsyen. Sjell disa njohuri në fushën e fonetikës, në lidhje zhvillimin e bashkëtingëlloreve dhe përdorimin e tyre të ndryshëm në këto gjuhë, karakteristikat dhe veçoritë fonetike të këtyre gjuhëve që trajton në këtë vepër. Trajton konceptin e fjalëve një-rrokëshe dhe shumë-rrokëshe474 .

Përpara se të hulumtojë këto gjuhë ai sjell edhe një vështrim të përgjithshëm në aspektin historik, në mënyrën e jetesës, shtrirjen gjeografike etj. 475. Këto gjuhë trajtohen kryesisht në aspektin morfologjik dhe fonetik, si dhe shkrimi i tyre.

Këtë vepër ai e vazhdon me një vëllim të dytë me të njëjtin titull, botuar në vitin 1809. Për shkak të vdekjes së tij, ky vëllim përpunohet dhe vijohet nga një gjuhëtar tjetër, Johan Severin Vater. Kjo pjesw trajton gjuhët evropiane, gjuhët kantabrike apo baske, trungun e gjuhëve dhe popujve keltë, trungun e gjuhëve kelto-gjermanike apo kimbrike, trungun e gjuhëve dhe popujve gjermanikë, trungun e gjuhëve dhe popujve trak-pellazg-grekë dhe latinë në të cilin përfshin trungun kryesor trako-ilir, trungu kryesor pellazg, trungu

473 Otto Basler, Johann Christoph Adelung, në: Allgemeine Deutsche Biographie, Bd. 1, Berlin, Duncker &

Humblot, 1953, f. 63-65 474 Johann Christoph Adelung, Mithridates oder allgemeine Sprachenkunde mit dem Vater Unser als Sprachprobe in bey nahe fünfhundert Sprachen und Mundarten, Erster Teil, Berlin, in der Vossischen Buchhandlung, 1806, f. V vv. 475 J. Ch. Adelung, po aty, f. 1 v.

Page 106: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

106

kryesor helen-grek, ai latin, trungu i gjuhëve dhe popujve sllav, trungu gjermanik-sllav apo letonez, rumanishtja-sllavishtja apo vllahishtja dhe disa gjuhë të përziera në Evropën jug-lindore ku përfshihen hungarishtja dhe shqipja 476.

Pra autori e vendos shqipen së bashku me hungarishten brenda rubrikës “Gjuhë të përziera në Evropën jug-lindore” dhe pikërisht shqipes i kushtohen 11 faqe (f. 792-803). Duhet të vëmë në dukje se Vater-i në parathënie ka pohuar që në lidhje me rubrikën kushtuar shqipes ai kishte gjetur një tekst të shkurtër dhe shumë materiale të tjera të shfrytëzueshme të shpërndara në disa fletë 477.

Autori e nis me një përshkrim të shkurtër në lidhje me shtrirjen e Shqipërisë në Ilirinë e dikurshme lindore dhe në Epir dhe me emërtimin e tyre nga turqit arnaut dhe sesi e quanin veten ata, shqiptar. Ai thekson se shqiptarët janë të shpërndarë deri në portat e Kostandinopojës dhe se gjuha e tyre është e përhapur bashkë me to jo vetëm në tërë Epirin, por edhe në gjithë ato zona. Lidhur me gjuhën shqipe ai shprehet: “Po ta zhveshim këtë gjuhë nga gjuha gjermane, sllave, romake, greke dhe turke, atëherë mbetet një material themelor i konsiderueshëm, i cili, me aq sa di unë, nuk është e afërt me asnjë gjuhë të njohur” 478. Ai përmend edhe Tunmanin, i cili i quan shqiptarët si pasardhës të vërtetë të ilirëve. Por gjithsesi për këtë autor ky pohim mbetet hamendësim, meqenëse nuk njihet ilirishtja.

Në vazhdim ai parashtron hipotezat: Se shqiptarët e asaj kohe ishin një mbetje e përzier e popullit bullgar dhe turk për shkak të sundimit të këtyre popujve në vendin e tyre për disa shekuj me rradhë si dhe hipotezën tjetër për një lidhje midis këtyre arbërve me albanët në lindje të Detit të Zi midis Kaukazit dhe lumit Kyrus, identiteti i të cilëve ka shumë gjasa të ketë lidhje me alanët në Evropë në Rusinë jugore dhe gjatë shtegtimeve të popujve nga Kaukazi, aq më tepër që ata aziatikë quheshin përpara dhe në periudhën e Amianit alanë. Kështu pra ky gjuhëtar i identifikon shqiptarët me albanët e Kaukazit si dhe me alanët, ai beson gjithashtu se është e mundshme edhe hipoteza mbi ardhjen e shqiptarëve nga Kaukazi 479.

Pra Adelungu është shumë larg trajtimit të drejtë të problemit, me arsyetimin e tij mbi natyrën dhe origjinën e gjuhës shqipe. Ai duke shtruar hipotezat e lartpërmendura, nuk sheh asnjë mundësi lidhjeje në origjinë midis gjuhës shqipe dhe gjuhëve të tjera të Evropës. Duke mohuar mundësinë e lidhjeve të vjetra të shqiptarëve me popujt e Evropës dhe në këtë mënyrë hedh poshtë pikëpamjen e Tunmanit mbi origjinën e tyre ilire.

Në veprën e tij del se i njihte fjalorin e Kavaliotit dhe të Bardhit, kishte dijeni për lutjen Ati Ynë të cilën la Croze e kishte marrë nga “Doktrina e Krishterë” e Budit dhe madje ai e shfrytëzon këtë duke e sjellë në veprën e tij.

Ky gjuhëtar pohon se edhe këlmendasit e Sirmies janë shqiptarë, janë një koloni e vërtetë shqiptare. Ai është në dijeni edhe të ikjeve të shumë shqiptarëve nga trojet e tyre në vitin 1461, në Napoli dhe në Siçili, të cilët ruajtën statutin e tyre kishtar. Shtegtime të tilla kishin ndodhur sërish edhe në vitet 1532 dhe 1744. Këta shqiptarë ishin vendosur në Kalabri rreth Celso-s dhe Reggio-s dhe në Siçili, në Mesina dhe në katër fshatra të zonës dhe këta nuk ishin përzier me italianët. Autori thekson se Hervas-i në Saggio pratico, f. 187 ka

476 J. Ch. Adelung; Johann Severin Vater, Mithridates oder allgemeine Sprachenkunde mit dem Vater Unser als Sprachprobe in bey nahe fünfhundert Sprachen und Mundarten, Zweyter Teil, Berlin, in der Vossischen Buchhandlung, 1809, f. XIX v. 477 J. Ch. Adelung, po aty, f. XIII. 478 J. Ch. Adelung, po aty, f. 792. 479 J. Ch. Adelung, po aty, f. 793

Page 107: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

107

paraqitur dy lutje, të cilat i quan siçilisht-greqisht dhe kalabrishte-greqisht. Por Adelungu pohon se që të dyja janë shqip, megjithëse gjuha është shumë e prishur 480.

Mbështetur mbi veprën “Vëzhgime gramatikore” të da Lecce-s, gjuhëtari sjell në punimin e tij disa vërejtje gramatikore mbi gramatikën e shqipes. Ai fillon me lakimin e emrave,ku dallohen katër rasa dhe me mbaresat përkatëse të këtyre rasave si në njëjës edhe në shumës, duke vijuar me mbaresat e lakimit të parë, të dytë dhe të tretë. Përsa i përket nyjës ajo është e prapavendosur, pastaj merret me lakimin e mbiemrave, me përemrat, foljet dhe zgjedhimet e tyre, kohët i trajton më gjerësisht dhe në fund shumë shkurt me parafjalët 481.

Në përfundim të saj kemi edhe shembuj nga e folura e shqipes. Aty ekzistojnë gjashtë variante dialektore nga përkthimi i lutjes Ati Ynë. Këto variante dialektore janë: dialekti geg; dialekti tosk nga zona e Gjirokastrws; dialekti epirotas; e folmja e kolonive shqiptare në Sirmie (dialekti geg), Kalabrisht – shqip; e folmja e shqiparëve në Siçili (dialekti tosk). Na duket me interes që të paraqesim pjesë nga të gjashta variantet e përkthimit të lutjes Ati Ynë, autori i shoqëron ato edhe me përkthim në gjermanisht:

480 J. Ch. Adelung; J. S. Vater, Mithridates oder allgemeine Sprachenkunde..., f. 794. 481 J. Ch. Adelung; J. S. Vater, po aty, f. 795 – 798.

Page 108: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

108

Page 109: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

109

Page 110: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

110

Page 111: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

111

482

Albanologu Jup Kastrati shprehet se shkurtësia e tekstit e ul vlerën e këtij materiali dhe se lakoniciteti i Adelungut në përshkrimin e veçorive të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe, nuk u ka dhënë mundësi lexuesve për të kuptuar karakterin e strukturës së gjuhës 483.

Megjithatë nuk mund ta paragjykojmë Adelungun, sepse duhet të kemi parasysh që ai nuk pati mundësi të thellohej më shumë në lidhje me shqipen për shkak të ndarjes nga jeta, përpara se kjo vepër të shihte dritën e botimit. Gjithashtu duhet tw theksojmë një tjetër fakt se është fillimi i shekullit të XIX, kur ende gjuhësia historike krahasuese nuk ishte formuar si disiplinë shkencore dhe nuk e kishte thënë fjalën e saj për përfshirjen e shqipes në familjen e gjuhëve indoevropiane.

482 J. Ch. Adelung; J. S. Vater, Mithridates oder allgemeine..., f. 799-803. 483 J. Kastrati, Historia e albanologjisë, Tiranë, 2000, f. 669

Page 112: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

112

V.2. Christian Gottlieb von Arndt Historiani dhe filologu gjerman Kristian Gotlib fon Arndi lindi në dhjetor 1743 në

Shvansfeld dhe vdiq në janar 1829 në Hajdelberg. Në 1768 ai ishte me detyrë zyrtare në oborrin e carit në shën Peterburg. Prej andej kaloi në shërbim të careshës Katerina e Madhe, e cila i dha titullin “Kapiten”. Ajo e ngarkoi edhe me detyrën e përkthyesit mbretëror lindi në 2 dhjetor 1743 në Gros Shvansfeld të Prusisë lindore dhe vdiq më 2 janar 1829 në Hajdelberg, ai ishte një historian dhe filolog gjerman. Ishte i biri i një predikuesi. Studioi në Albertina për teologji dhe për jurisprudencë. I ndërpreu studimet për të shoqëruar të dërguarin e Kurlandit në oborrin e mbretit të Polonisë, të Johanit II në Varshavë.

Më 1765 atij iu besua një mision diplomatik në Mitau dhe në 1768 ai ishte ngarkuar me detyrë zyrtare në oborrin e Shën Peterburgut. Prej andej ai hyri në shërbim të careshës Katerina e madhe dhe iu besua drejtimi i sistemit postar. Atij iu dha titulli „kapiten“ nga caresha dhe u bë fisnik. Veç kësaj atij iu ngarkua detyra si përkthyes perandorak në Kolegjiumet Perandorake, madje ai arriti të hapte gazetën në gjuhën gjermane „St. Petersburger Journal“, ku dhe publikoi shumë artikuj mbi historinë dhe letërsinë e perandorisë Ruse. Pas vdekjes së Katerinës ai kthehet në Gjermani 484 .

Përveç kontributit kryesor në përpilimin e “Fjalorit krahasimtar”, të cilin e hartoi caresha Katerina nën drejtimin e dijetarit Pallas Arndti është i njohur me veprën „Über den Ursprung und die verschiedenartige Verwandtschaft der europäischen Sprache“. Brönner, Frankfurt/M. 1818, ku në parathënie Ludvig Klyberi thekson se kishte qenë mik me Kantin, Hippel-in, Pallas-in, Laharpe-n, dhe shumë intelektualë të tjerë dhe burra shteti. Katerina e Madhe e kishte nderuar duke e punësuar në kabinetin e saj. Vetë caresha kishte shprehur idenë për hartimin e një fjalori të përgjithshëm krahasues dhe realizimin e kësaj vepre ajo ia ngarkoi Pallas-it, i cili në pjesën e dytë të kësaj vepre kishte gëzuar ndihmën e mikut të tij, Arndt-it.

Gjatë diskutimeve të përditshme me Pallas-in tek ai shpaloset talenti për gjuhësi, teksa merrej me hartimin e fjalorit të përgjithshëm krahasues, ai filloi hulumtime të thella mbi prejardhjen dhe afrinë e gjuhëve evropiane. Mendimet dhe idetë i hedh në gjuhën frënge. Arndt-i vite më vonë e përkthen veprën e tij në gjermanisht dhe ia dërgon mikut të tij Pallas-it, i cili e lexon deri në fund duke bërë ndonjë vërejtje. Kjo vepër botohet në 1818 në Frankfurt mbi Main. 485.

Pra më lart u njohëm me mënyrën sesi ndikuan këto momente të jetës së tij në punimin e kësaj vepre. Ky punim përbëhet nga dy pjesë dhe pjesa e parë trajton: I. Gjuhët kelte dhe bën një nënndarje: A. Gjuha baske apo kantabrike; B. Gjuha kaledone apo erse në Skoci dhe Irlandë; C. Gjuha gale; frëngjishtja: le Gallois; D. Gjuha shqipe apo arnaute; II. Gjuhët romane apo neolatine; III. Gjuha greke; IV. Gjuhët sllave ose dialektet e gjuhës sllave; V. Gjuhët letoneze; VI. Gjuhët gjermanike; VII. Gjuhët çude ose fine; VIII. Gjuha samojede; IX. Gjuhët turke ose tartare; X. Gjuha malteze. Në fund të kësaj pjese autori sjell një shtojcë me pjesë nga veprat e historianëve dhe gjeografëve antikë evropianë, si dëshmi dhe prova për pjesën që i kushton prejardhjes dhe afrisë së gjuhëve evropiane. Pjesa e dytë përmban vërejtje, sqarime dhe shtojca në lidhje me pjesën e parë. Përpara se Arndt-i të sjellë një listë fjalësh shqipe që i krahason me galishten, baskishten, gjuhën erse etj. ai pohon se: “kjo gjuhë e lashtë – alpesh, ashtu si të gjitha 484 Allgemeine Deutsche Biographie, Bd. 1, Berlin, Duncker & Humblot, 1953, f. 68 485 Ludwig Klüber, Vorbericht des Herausgebers, në: Über den Ursprung und die verschiedenartige Verwandtschaft der europäischen Sprache f. IV v.

Page 113: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

113

gjuhët e tjera të Evropës, ndryshon shumë gjatë rrjedhës së kohërave, dhe shumë fjalë i ka marrë nga degët e gjuhëve të huaja”, dhe këtë e argumenton me faktin se “kjo i ka mbetur më shumë besnike kostumit të saj të vjetër, sesa gjuhët fqinjë” 486. Emërtimin gjuhë arbërisht ai e lidh me emrin e alpeve, ku gjen fjalën e vjetër kelte Al, Alb, Alp 487. Nga krahasimi i fjalëve të paraqitura në listë, të cilat janë rreth 60, ai nxjerr disa përfundime paraprake se: 1) Gjuha shqipe tregon ngjashmëri me gjuhët kelte të Evropës perëndimore. 2) Gjuha shqipe, përveç atyre fjalëve që ajo ka të përbashkëta me ato gjuhë, ka edhe shumë fjalë të tjera, të cilat janë të ngjashme me greket, romaket, sllavet dhe gjermaniket. jesërisht, kjo shpjegohet nga marrëdhëniet reciproke dhe përzierjet e çdo lloji, pjesërisht nga një bazë shumë a pak e fortë e keltishtes. 3) Fjalët më të vjetra ose ato të parat të gjuhës shqipe kanë lidhje me gjuhët veri-lindore të kontinentit tonë. 4) Gjuha shqipe ka shumë pak fjalë që përputhen me fjalët e dialekteve mongole, të cilat gjenden më shumë në gjuhët kelte, shumë më tepër në atë gale 488. Si rrjedhojë e krahasimeve të fjalëve në fund ai nxjerr rezultatin se: “Gjuha kantabrike (baske), kaledone (erse=skoceze dhe irlandeze), gale dhe gjuha shqipe apo arnaute, deri në ditët tona (të kohës së Arndt-it), kanë njëfarë lidhje kundrejt njëra-tjetrës ashtu edhe të gjitha së bashku kundrejt gjuhëve të popujve mongolë, çudë, samojedë” 489. Pra mund të themi se von Arndt-i me përpjekjet që bën për të gjetur prejardhjen dhe lidhjet e gjuhës shqipe me gjuhët e tjera, nuk janë të argumentuara nga pikëpamja gjuhësore.

I pari që e ka përmendur dijetarin e shquar fon Arnd në historinë e gjuhësisë shqiptare, është gramatologu Ilia Dilo Sheperi 490. Vëzhgimet e tij për shqipen i kanë bërë të njohura gjithashtu edhe Jup Kastrati dhe Martin Camaj.

486 Christian Gottlieb von Arndt, Über den Ursprung und die verschiedenartige Verwandtschaft der europäischen Sprache, Brönner, Frankfurt/M. 1818, f. 41. 487 Ch. G. von Arndt, po aty, f. 241. 488 Ch. G. von Arndt, po aty, f. 41-42 489 Ch. G. von Arndt, po aty, f. 45. 490 Ilia Sheperi, Gramatika dhe Sindaksa e gjuhës shqipe, sidomos e toskërishtes. Vlorë. Shtypshkronja “Vlora” G. Direttore & C., 1927, f. 10.

Page 114: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

114

V.3. Johann Severin Vater Ky teolog dhe gjuhëtar lindi në maj 1771 në Altenburg dhe vdiq në mars 1826 në

Hale. Publikoi vepra teologjike dhe bëri emër si gjuhëtar. Fateri ushtroi ndikim edhe në sllavistikë, hartoi “Gramatikën praktike të gjuhës ruse” 1809, botoi një sërë punimesh mbi gjuhët e indianëve. Vëllimi i tij i tretë “Mithridates”, i cili bazohet në punimet e Adelungut, është përshkrimi i parë i gjuhëve të indianëve, që mblodhi gjithë informacionet e njohura të asaj kohe në Evropë.

Johan Severin Fateri plotësoi, përsosi dhe botoi vëllimin e dytë të “Mithridates” të nisur nga Adelungu në vitin 1806, duke ndihmuar kështu në njohjen dhe përhapjen midis filologësh të idesë më të plotë mbi morfologjinë e gjuhës shqipe 491. Në lidhje me këtë vepër të nisur nga Adelungu dhe të përpunuar dhe vijuar më tej deri në vëllimin e katërt ne kemi folur më lart, në Kreun II, f. 28-29 të këtij punimi.

Këtu do të trajtojmë veprën e botuar prej tij në vitin 1822 me titull “Tabelat krahasuese të gjuhëve të trungut evropian dhe të gjuhëve aziatike jug-perëndimore”. Kjo vepër përfshin një punim të R. K. Rask “Mbi klasën e gjuhëve trake”; “Gramatikën e shqipes” sipas Fr. Mar. Da Lecce-s; “Gramatikën e gjuhës gruzine apo gjeorgjiane” sipas Maggio, Ghai dhe Firalow të botuara nga Vater dhe “Gramatikën e gjuhës gale” nga Christian Wilhelm Ahltwardt.

Në hyrje të punimit Vater-i pohon se hulumtimeve nuk mund tu shpëtojnë shqiptarët, teksa bëhen kërkime mbi gjuhën trake dhe ilire. Ai thekson se nuk ka si qëllim që të vërtetojë hipotezat mbi prejardhjen e shqiptarëve. Lidhur me zonën ku shtrohet ky popull ai i referohet veprës së Pukëvilit “Voyage dans la Grèce”, e cila ishte botuar asokohe. Ai jep disa të dhëna me karakter të përgjithshëm duke u mbështetur në klasifikimin e dialekteve shqipe sipas Pukëvilit. Vater-i pohon se këto dialekte kanë të njëjtën rrënjë. Ne konstatojmë se ky autor njeh edhe Letrat e Lajbnicit kushtuar gjuhës shqipe, veprën e Hobhauzit dhe Tunmanit. Ai shpreh mendimin se deri në atë kohë gramatika e Da Leçes është më e mira “Vëzhgime gramatikore” 492.

Për ne përbën interes pjesa kushtuar gramatikës së shqipes. Brenda veprës së tij ai vendosi një përmbledhje të gramatikës së gjuhës shqipe të nxjerrë nga Fr. M. da Lecce “Vëzhgime gramatikore”. Nga faqja 138-174 ai trajton gramatikën e shqipes ku përfshin: 1. Alfabetin e shqipes; 2. Lakimin e emrave; 3. Lakimin e mbiemrave; 4. Lakimin e përemrave; 5. Numërorët dhe lakimin e tyre; 6. Foljen; 7. Parafjalët; 8. Ndajfoljet; 9. Lidhëzat.

Rëndësia e punës së tij konsiston në faktin se ai botoi një tekst të tillë të detajuar dhe mjaft të hollësishëm të strukturës gramatikore të shqipes.

Ai jo vetëm nuk e përsëriti hipotezën e Adelungut, në lidhje me origjinën aziatike të shqiptarëve, por është shprehur: “nëse ndonjë fjalë e gjuhës romake dhe më vonë e ndonjë gjuhe bijë ka kaluar në gjuhën shqipe, shtrohet pyetja: nëse kjo (fjalë) në këtë është marrë vetëm me atë që përkon, ose nëse në periudhën parahistorike midis popujve të fisit të stërlashtë të shqiptarëve dhe të popujve të fiseve të Italisë ka qenë një lidhje prejardhjeje” 493.

491 Vepra e tij e mirënjohur “Vergleichungstafeln der Europäischen Stamm-sprachen und Süd-, West-Asiatischer; Albanesische Grammatik, nach Fr. M. Lecce” është përmendur dhe i janë referuar mjaft albanologë shqiptarë dhe gjermanë. Halle, Renger. Verlagsbuchhandlung, 1822 492 J. S. Vater, Vergleichungstafeln der Europäischen Stamm-sprachen und Süd-, West-Asiatischer; Albanesische Grammatik, nach Fr. M. Lecce, Halle, Renger Verlagsbuchhandlung, 1822, f. 135 v. 493 J. S. Vater, po aty, f. 175

Page 115: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

115

Ai shprehet se fjalët për të cilat mund të diskutohet i përkasin “vetëm substancës së gjuhës shqipe”. Madje ka shprehur hipotezën se ato: “rrjedhin nga rrënjët të cilat kjo gjuhë (e ndoshta edhe gjuha e ilirëve të vjetër) i ka patur të përbashkëta me gjuhën kelte dhe gjuhën gote. Të gjitha gjuhët evropiane kanë midis tyre tipare ngjashmërie; ndonëse tipare të tilla vërehen në gjuhën ilire, kjo rrethanë tregon se popujt ilirë janë të lidhur me origjinën dhe racat e tjera të Evropës” 494.

Ky gjuhëtar citon Tunmanin se shqiptarët e quajnë veten skipatar, dhe mbështet tezën e tij që shqiptarët janë një popull i lashtë…dhe se emri i tyre arbër vjen nga Albanopolis, më pas Albanon dhe Arbanon 495 Nga faqja 176 – 182, ai sjell një listë fjalësh, të cilën po e paraqesim më poshtë. Janë gjithsej 152 fjalë, të nxjerra nga fjalori i Pukëvilit (gjysma e këtij fjalori), dhe në krah të tyre fjalët që kanë të njëjtin kuptim, të nxjerra nga fjalori i Frang Bardhit dhe lista e fjalëve të Tunmanit.

494 J. S. Vater,po aty, f. 135-137 495 J. S. Vater, po aty, f. 175

Page 116: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

116

V.4. Jernej Bartholomäus Kopitar Megjithëse është me origjinë sllovene, gjykuam t’i përfshnimin punimet e tij

shkencore në këto studime gjermane dhe austriake, meqenëse veprimtarinë e tij kryesore shkencore e ushtroi në Austri.

Ai lindi në gusht të 1780 në Krain dhe vdiq në gusht të 1844 në Vjenë. Ishte sllavist dhe bashkë me Josef Dobrovsky-n dhe Pavel Jozef Šafarik-un konsiderohet si një nga themeluesit e sllavistikës shkencore dhe pionier i sllavizmit austriak (Austroslawismus) 496.

Shaban Demiraj ka thënë: “Siç dihet gjuhësia indoevropiane dhe bashkë me të edhe degët e veçanta të saj si sllavistika, albanologjia, gjermanistika etj., morën një zhvillim të mirë sidomos qysh nga gjysma e dytë e shekullit të 19. Por kuptohet vetiu se ky zhvillim mund të arrihej pa ndihmesat e disa pararendësve, që vunë, si të thuash, gurët e parë në themelet e këtyre shkencave. Dhe një nga këta pararendës në fushën e sllavistikës dhe albanologjisë ka qenë edhe gjuhëtari me origjinë sllovene Jerner Bartolemeu Kopitar (23.8.1780 – 11.8.1844)” 497.

Në vjetarin Vjenez të letërsisë, që u botua në vitin 1826 dhe 1829 gjuhëtari i përmendur, sllavisti dhe balkanologu Jernej Bartolemeu Kopitar botoi dy monografi gjuhësore krahasimtare “Mbi gjuhën rumune dhe shqipe dhe kombin e tyre” si dhe “Gjuha shqipe, vllehe dhe bullgare”.

Punimi i tij i dytë “Gjuha shqipe, vllehe dhe bullgare” përbën në veçanti një interes të çmuar shkencor. Në këtë studim ai mori në analizë marrëdhëniet që ka midis tyre gjuhët e lartpërmendura. Si bazë të studimit të tij ai pati botimet më të njohura të gjuhës shqipe që ishin botuar deri në atë kohë. Ai konfirmonte mendimin (të padiskutueshëm për të) se shqipja ishte pasardhëse e ilirishtes. Pati meritën se trajtoi për herë të parë çështjen e prejardhjes së disa veçorive të ngjashme të strukturës gramatikore, që janë karakteristike në gjuhët e popujve të sotëm të Ballkanit.

Në punimin e tij ai zhvillon idenë e substratit si bazë teorike për shpjegimin e disa veçorive të përgjithshme e të veçanta për gjuhët e Ballkanit. Kopitari i dha një rëndësi të posaçme gjuhës shqipe në fushën e studimit të historisë së gjuhësisë ballkanike. Ai pohon se studimet e mëtejshme mund të zbulojnë jo vetëm thellësinë e ndikimit të kësaj gjuhe “të lashtë evropiane” në rumanishten dhe bullgarishten, por mund të zbulojnë edhe përhapjen e mëtejshme të ndikimit të saj në jug-në greqishten e re, në veri- në gjuhën serbe.

Ai parashtroi mendimin se, fenomene të tilla gramatikore, si zëvendësimi i paskajores me lidhoren, dhe krijimi i trajtave të kohës së ardhme me ndihmën e foljes dua janë përhapur gjithashtu në gjuhët greqishte e re dhe në serbishte.

“Mbi gjuhën rumune dhe shqipe dhe mbi kombin e tyre”, i cili është shkruar duke u bazuar mbi veprën e W. Martin Leake “Kërkime në Greqi” (1814), kurse artikulli i dytë është bazuar te fjalori rumanisht-latinisht-hungarisht dhe gjermanisht i 1825 që qarkullonte në atë kohë.

Në të dyja artikujt Kopitari, pavarësisht karakterit përgjithësues të tyre mbi gjuhën shqipe, e ka parë të nevojshme që të ndalet në disa prej çështjeve të rëndësishme gjuhësore, të cilat u bënë objekt diskutimesh për brezat e mëpasshëm të shkencëtarëve.

496 Hafner, Bartholomäus Kopitar, në: Österreichisches Biographisches Lexikon 1815-1950, Bd. 4, Wien, Verlag der Österreichischen Akademie der Wissenschaften, 1969, f. 116 497 Shaban Demiraj, Ndihmesat kryesore të Jernej Kopitarit dhe të Franc Miklosiçit në fushën e albanologjisë dhe Balkanologjisë, në: Kontribute të albanologëve të huaj për studimin e gjuhës shqipe, Shkodër, 1996, f. 19-20.

Page 117: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

117

Një nga çështjet më të debatuara në lidhje me historinë e lashtë të Ballkanit në atë kohë ka qenë padyshim ajo që ka të bëjë me origjinën e popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij. Në atë kohë mbizotëronte mendimi i Tunmanit mbi prejardhjen ilire të popullit shqiptar. Kontributi i Kopitarit ishte se ai e mbështeti atë tezë me disa argumente gjuhësore. Ai ka thënë: “Por që arbërit janë pasardhës të ilirëve të lashtë, përveçse me dëshmitë e fundit historike mund të përforcohet edhe përmes faktit se fjalët latine në shqipe e pasqyrojnë ende shqiptimin romak të kohës së Augustit”

Shembujt që ai jep janë: kikere (qiqër) si Kicher nga cicer kiutet (qytet) nga civitas kepe (qepë) nga cepa gint (gjint) nga gens pesk (peshk) nga piscis kertón nga certo sengéte nga sagitta kruk (krushk) nga crux fakie(faqe) nga facies fkin (fqinj) nga vicinus prink nga princeps kersi (qershi) nga cerasum Ai arsyeton se huazime të tilla kanë depërtuar në shqipe në një kohë kur

bashkëtingëlloret c- dhe g- të ndjekura nga një zanore e përparme ruanin ende shqiptimin velar 498. Më gjerësisht ky argument u trajtua nga W. Meye-Lübke në monografinë e tij botuar në 1914 me titull “Rumänisch, romanisch, albanesisch” (f. 32).

Në fushën e huazimeve të lashta të gjuhës shqipe, Kopitari është i pari gjuhëtar që ka vënë në dukje se në gjuhën shqipe ekzistojnë edhe pak fjalë me burim nga greqishtja e vjetër, mendim ky që u saktësua dhe u konkretizua nga A. Thumb më 1910 në artikullin “Altgriechische Elemente des Albanesischen”.

Sipas Kopitarit huazimet latine të shqipes janë dy deri tri herë më shumë, sesa ato nga greqishtja. Një kontribut të veçantë Kopitari ka dhënë edhe lidhur me çështjen e nyjes së prapme të shqipes, rumanishtes dhe bullgarishtes. Kjo dukuri e përbashkët e këtyre gjuhëve ballkanike që i dallon ato nga gjuhët gjermanike dhe neolatine (si dhe nga greqishtja), sipas Kopitarit e ka burimin te struktura (Sprachbau) e përbashkët e shqipes dhe e rumanishtes. Ndërsa bullgarishtja sipas tij, në këtë rast është ndikuar nga rumanishtja 499.

Pas analizash të shumta Kopitari arriti në përfundimin e entuziazmuar: “Kështu, pra, deri në kohën e sotme në veri të Danubit, në Bukovinë, Moldavi dhe Vllahi, Transilvani, Hungari, si dhe në anën tjetër të Danubit në Bullgarinë e mirëfilltë, pastaj në të gjithë vargun e alepeve të Ballkanit, në kuptimin e vjetër më të gjerë të këtij vargmali, nga njëri det në tjetrin, në vargmalet e Maqedonisë, në Pind dhe përmes Shqipërisë, sundonte vetëm një

498 Jernej B. Kopitar, Albanesische walachische und bulgarische Sprache, në: Wiener Jahrbücher der Literatur, Vëll. XLVI, 1829, f. 87 499 Sh. Demiraj, Ndihmesat kryesore të Jernej Kopitarit dhe të Franc Miklosiçit në fushën e albanologjisë dhe Balkanologjisë, në: Kontribute të albanologëve të huaj për studimin e gjuhës shqipe, Shkodër, 1996, f. 19-20.

Page 118: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

118

formë gjuhësore, por me tri lloje lënde gjuhësore (nga të cilat njëra është vendëse, ndërsa dy të tjerat kanë ardhur nga perëndimi dhe nga lindja)” 500.

Ajo që bie në sy në këtë citim është mendimi i Kopitarit se në këto tri gjuhë “sundon vetëm një formë gjuhësore, por me tri lloje lënde gjuhësore”. Sado që në këtë mendim ka njëfarë teprie, sidomos kur është fjala për bullgarishten, e cila mbetet gjithnjë një gjuhë sllave jugore, përsëri nuk mund të mos mbahet parasysh fakti se bullgarishtja dhe sidomos maqedonishtja janë nënshtruar prej kohësh procesit të ballkanizmit që i ka bërë ato të dallohen gjithnjë e më shumë nga gjuhët e tjera sllave përfshirë këtu edhe serbo-kroatishten. Mungesa e trajtimit të maqedonishtes në studimin e Kopitarit, është e lidhur me faktin se në atë kohë dhe deri vonë maqedonishtja nuk trajtohej si një gjuhë më vete, por si një dialekt perëndimor i bullgarishtes 501.

Mbi problemin e përhapjes së latinishtes në vendet e pushtuara nga Perandoria Romake, problem i ngritur më parë nga Johan Tunmani, Kopitari thekson se: “Vetëm në kufijtë më të jashtëm të perandorisë, në malet e ashpër dhe të pakalueshëm, u ruajtën gjuhët e dikurshme të “barbarëve” vendës: gjuha baske në Pirenej, gjuha gale në Skoci dhe në Irlandë, gjuha Kimri në Uells, dhe në maler ilire gjuha ilire (arbërishtja). Në qytete dhe në fshatra brenda vendit mbizotëroi kudo gjuha e romakëve sipas rrethanave si ajo urbana ashtu edhe ajo rustica (plemeje), si në vetë Romën. Krahas saj gradualisht u zhdukën krejt gjuhët kombëtare të popujve të robëruar; ku më herët, ku më vonë, sipas rrethanave” 502.

Kopitari del në përfundimin se përhapja e latinishtes hasi në një rezistencë më të fortë në lindje të Detit Adriatik sesa në Perëndim. Përveç gjuhës së zhvillur greke, e cila nuk u mund nga latinishtja, “nuk u spraps përpara saj as gjuha ilire në malet e egra të Shqipërisë; vetëm në lugina latinishtja mundi të bashkohej me gjuhën vendase (thrake), e cila megjithëse nuk përputhej me gjuhën ilire, ishte shumë afër saj”. Sipas tij, pikërisht nga ky bashkim, doli tioi i gjuhës romane, krejt e ndryshme nga ajo që flitej në perëndim, ku përfaqësuesja më e shquar e saj është gjuha vllahe.

Sipas Kopitarit struktura e njëjtë gramatikore (der gleiche grammatische Bau) është argumenti vendimtar mbi të cilin duhen studiuar gjuhët e Ballkanit. Ai për herë të parë, duke zhvilluar idenë mbi substratin si bazë teorike për shpjegimin e disa veçorive të përgjithshme, karakteristike për gjuhët e sotme të Gadishullit të Ballkanit, tha se: “Fakti se elementi përbërës jolatin i përket ilirshtes (sot gjuhës shqipe) ose ndonjë gjuhe tjetër shumë të përafërt me të, nuk e tregon vetëm pranina e shumë fjalëve të këtij lloji, por edhe më tepër dhe vërtetë vendimtar, struktura e njëjtë gramatikore 503.

Ai konkludon se një fenomeni tillë, si nyja e prapavendosur te fjala “askund nuk zbulon një përputhje të tillë të plotë, si në këto dy gjuhë të popujve vëllezër e fqinjë me njëri-tjetrin, prej të cilëve njëri, duke u ndodhur në male, ruajti formën dhe lëndën e gjuhës së vet, ndërsa tjetri, duke qenë në luginë, megjithëse mori lëndën gjuhësore të Romës, e shkriu atë në trajtën e vet. Kjo formë doli aq e paasgjësueshme, sa kur në fund të epokës së shpërnguljes së popujve, atëherë kur në sektorin e gjuhëve romane të trakizuar, filluan të vendosen me shumicë sllavo-bullgarët, së bashku me gjuhën e tyre sllave, falë marrëdhënieve me vllehët, gjuha e tyre u transformua po në atë formë me nyjen e prapavendosur...”.

500 J. B. Kopitar, Albanesische walachische und bulgarische Sprache, në: Wiener Jahrbücher der Literatur, Vëll. XLVI, 1829, f. 86 501 Jup Kastrati, Historia e albanologjisë, 2000, f. 695 502 J. B. Kopitar, po aty, f. 84 503 J. B. Kopitar, po aty, f. 86

Page 119: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

119

Megjithëse gjuha shqipe është njohur nga Kopitari si gjuhë që e ka ruajtur unitetin e formës “rrënjën” në lëndën e lashtë, trajat e saj mund të shihen si model fillestar për ndërtimin e formave të ngjashme strukturore në gjuhët bullgare dhe rumune. Sipas kësaj mënyre Kopitari shpjegoi origjinën dako-rumune të fjalëve omul (njeriu), maq. omlu (njeriu) (-ul, - lu prapashtesa që vijnë nga lat. –ille) dhe bullgarisht covekat (me nyjë –përemër të bashkuar sllavisht - o- t) sipas tipit shqip njeri-u (me nyjen –u), bullgarisht zhena-zhenata sipas tipit shqip grua-gruaja; shq. re; vllah. noor - shumës rétë; vllahisht noori 504.

Studimi i gjuhës shqipe nga Kopitari i dha asaj një rëndësi të veçantë për studimin e historisë së gjuhëve ballkanike. Ai theksoi se: ”Identiteti i strukturës gjuhësore në përdorim të nyjës mjafton, duke patur parasysh formën, për të renditur bashkë me shqipen si vllahishten ashtu edhe bullgarishten. Hulumtimet më të afërta do të bëjnë të qartë si afrinë e brendshme të ktyre tri gjuhëve, ashtu edhe ndikimin e kësaj gjuhe të lashtë evropiane duke kaluar edhe përtej këtij rrethi, në jug deri në greqishten e re, dhe në veri deri në serbishte” 505.

Gjuhëtari i madh Franc Miklosiçi në gjysmën e dytë të shekullit të 19 ishte personaliteti që idetë e shprehura nga ky dijetar i mori dhe i zhvilloi më tej në veprën e tij “Albanische Forschungen”. Si përfundim pranohet nga e gjithë gjuhësia e sotme e bashkësisë linguistike ballkanike se kjo degë e shkencës e ka fillesën e vet nga vëzhgimet dhe mendimet e Jernej Kopitarit 506.

504 J. B. Kopitar, po aty, f. 86-87 505 J. B. Kopitar, po aty 1829, f. 87 506 Jup Kastrati, Historia e albanologjisë, 2000, f. 697

Page 120: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

120

V.5. Jakob Philipp Fallmerayer Jakob Filip Fallmerajeri lindi në dhjetor 1790 në Briksen të Tirolit të jugut dhe vdiq në

prill 1861 në Munih, ishte orientalist austriak dhe publicist. Pas studimeve me drejtim humanist në Universitetin e Landshutit, ai kaloi në Universitetin e Salcburgut për të studiuar gjuhët orientale. Më 1826 atë e emërojnë Profesor të Filologjisë dhe të Historisë Universale në Universitetin e Munihut. Gjatë kësaj periudhe ai hartoi shkrimin shumë të diskutueshëm “Historia e Perandorisë në Trapecunt”, 1827, me të cilën plotësoi më tej veprën e Pehr Afzelius “Imperii Trapezuntini Historia” dhe e zgjeroi me burime të reja. Për këtë botim ai nderohet nga Akademia Mbretërore Daneze e Shkencave. Nëpërmjet filologut Georg Anton Friedrich Ast ai njohu gjeneralin rus Alexander Iëanoëitsch Ostermann-Tolstoi dhe e shoqëroi këtë nga viti 1831 deri në 1834 gjatë udhëtimit të tij studimor nëpër Greqi dhe në Lindjen e Afërme.

Ai kthehet në Munih në 1834, ai shkruan fejtone dhe ese me tema politike që kishin lidhje me Greqinë dhe me Lindjen e Afërme. Falmerajeri bëhet i njohur nëpërmjet punimeve etnogjeografike 507.

Vepra e tij e botuar në 1830 “Geschichte der Halbinsel Morea während des Mittelalters” shkaktoi reaksione kontroverse. Ai u mor në vëllimin e parë të kësaj vepre, sidomos me shtegtimin sllav dhe shqiptar në Greqinë Qendrore dhe Jugore. Aty kërkon një etni unike helene në Greqinë antike dhe në bazë të toponimeve sllave dhe shqiptare si dhe të Kronikës Bizantine Monemvasia shumë të diskutuar dikur, parashtron tezën se Greqia dhe sidomos Morea (Peloponezi) ishte e banuar kryesisht nga sllavët e helenizuar dhe nga shqiptarët dhe jo nga pasardhësit e gekëve të, d.m.th që midis Greqisë së lashtë dhe të re nuk kishte vijimësi etnike: “Fisi i helenëve është zhdukur […] sepse në dejet e popullsisë së krishterë të Greqisë së sotme nuk rrjedh asnjë pikë gjaku fisnik helen dhe i papërzier.” 508. Në vëllimin e dytë (1836) ky historian i kushton një kapitull të veçantë shtegtimit të shqiptarëve dhe ngulimit të tyre në Peloponez 509.

Gjithashtu një kontribut për fazën fillestare të albanologjisë solli Jakob Philipp Fallmerayer (1790-1861), i cili punonte në Akademinë e Shkencave Bavareze, me trajtesën e tij të ndarë në tri pjesë “Elementi shqiptar në Greqi” 510 ku paraqet dhe sistemon materialin mbi Shqipërinë të trajtuar në veprat e historiografëve bizantinë dhe në raportet e udhëtarëve 511.

Në pjesën e parë të kësaj vepre jepet një përshkrim i përgjithshëm i historisë së shqiptarëve nga fillesat deri në pushtimin përfundimtar të Shqipërisë nga turqit 1479. Në trajtesën “Mbi prejardhjen dhe lashtësinë e shqiptarëve” zhvillohet një diskutim polemik për veprën e Nikolaes Georgios: De Albanensium sive Schkipitar origine et prosopia. – Göttingen 1855 (Phil. Dis). Ndërsa ky i fundit mbron tezën e migrimit të shqiptarëve nga Kaukazi (pas.

507 Arnulf Kollautz, Jakob Philipp Fallmerayer, në: Neue Deutsche Biographie, Band 5, Berlin, 1961, f. 19 v 508 Jakob Ph. Fallmerayer, Geschichte der Halbinsel Morea während des Mittelalters, Teil 1, Stuttgart und Tübingen, Verlag der Gottaschen Buchhandlung, 1830, f. 2-77 509 J. Ph. Fallmerayer, Geschichte der Halbinsel Morea während des Mittelalters, Teil 2, Stuttgart und Tübingen, Verlag der Gottaschen Buchhandlung, 1836, f. 240-263 510 J. Ph. Fallmerayer, Das albanesische Element in Griechenland, në: Abhandlungen der phil.-hist. Klasse der Bayerischen Akademie der Wissenschaften 8, 2, 1857, f. 417-487; 8, 3, 1860, f. 657-736; 9, 1, 1862, f. 3-110 511 Grimm, Deutsche Wissenschaft, f. 745

Page 121: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

121

Shek. 7). Falmerajeri e mbron tezën e autoktonisë së shqiptarëve në vendbanimet e tyre të sotme 512.

Në veprën e tij ai shtron çështjen shumë të diskutueshme të shqipes dhe shqiptarëve dhe mbron tezën e prejardhjes ilire si dhe të gjuhës përmes këtyre argumentave: “1) Në Gadishullin Ilir ekziston një popull, gjuha e të cilit në strukturë dhe në bërthamë nuk ka ngjashmërinë më të largët as me greqishten, as me turqishten, as me dialektet e sotme të folura sllave në pjesën më të madhe të vendeve të Danubit jugor. 2) Ky popull e quan veten shqiptar; por vendi, ku ai jeton prej kohësh, quhet Shqipëria ose në dialekt Shqipënia. 3) Te të gjithë kombet e tjerë në afërsi dhe në largësi ky popull shqiptarësh që prej shfaqjes së tij të parë në histori del dhe njhet me emrin albanezë, arbanitë dhe arnautë; kurse vendbanimi i tij Albania, Arbania dhe Arbënia. 4) Vendi i parë, që dëshmohet në fillim nga histori, shtrihet në një gjatësi prej rreth njëqind orësh dhe gjatësi prej tridhjetë orësh, në jug të Gjirit të Ambrakisë, në veri kufizohet nga Liqeni i Shkodrës, në perëndim nga Deti Jon dhe Deti Adriatik dhe në lindje nga malet e Pindit. Gjysma e jugut quhej në lashtësi Epirus, ajo veriore Illyria. 5) Në Periudhën para Krishtit nuk përmendet as populli e as vendi i albanëve. 6) Vetëm në Bibliotekën Akademike të Aleksandrisë në shekullin e dytë pas Krishtit gjendej një shënim gjeografik mbi ekzistencën e një qyeti me emrin Albanopolis “Αλβανον őρος” dhe një populli Albanë në kufi me Epirin dhe Ilirinë. 7) Albanët nuk kanë hyrë në histori si nënshtetas të Bizantit përpara fundit të shekullit të njëmbëdhjetë të periudhës së Krishtit. Ato janë shfaqur në vend ngjarjen politike vetëm në fillim të shekullit të katërmbëdhjetë pas Krishtit në të njëjtën kohë me turqit. 8) Populli i albanëve, arnautëve apo arvanitëve ndahet në dy fise kryesore, në gegë dhe në toskë, të cilët flasin të njëjtën gjuhë mëmë, por në dialekt, si gjermanishtja e lartë dhe e folmja e Gjermanisë së Ulët. 9) Kufirin midis gegëve dhe toskëve e formon lumi Shkumbin (Genusus), në degët e sipërme të të cilit gjendet Albanopolisi i lashtë i aleksandrinëve që njihet si Elbasan. 10) Nga Shkumbini në veri deri në kufirin me Malin e Zi shtrihet vendi i gegëve; në jug nga lumi i përmendur deri në Gjirin e Artës (Ambracia) është e gjitha e mbushur nga toskët. 11) Vendbanimet e njohura sot me emrin e përbashkët Arbëri të gegëve dhe të toskëve nuk kanë formuar as në lashtësi e as në kohërat më të reja një unitet politik....13) Një pjesë e madhe e fisit shqiptar është ngulur pjesërisht duke pushtuar, pjesërisht duke kolonizuar me paqe në vendet fqinjë të kontinetit Ilir, madje në Italinë e Jugut dhe në Siçili, dhe shumë distrikte të vendit të tyre ende sot janë të banuara nga popuj që nuk janë albanë, si sllavë, grekë dhe vlleh. 14) Një pjesë e popullit që merret me udhëtime me anije e me bujqësi në mbretërinë Hellas janë shqiptarë të imigruar nga Arbëria, arnautë ose arvanitas, të cilët edhe sot flasin shqip, janë toskë dhe i përkasin besimit ortodoks. 15) Albanët, arvanitët apo shqiptarët nuk janë popull me kulturë, nuk kanë asnjë letërsi kombëtare, vetëm po të llogarisim shenjat e shkrimit lokal të gjetur s’ka shumë kohë nga Hani, nuk kanë asnjë alfabet të përbashkët....” 513.

Edhe Falmerajeri në vazhdim e ngre pyetjen se “kush janë shqiptarët?” dhe se a janë autoktonë, pra a janë një popull i cili ishte përpara fillimit të gjithë dokumentimit historik? Apo kanë imigruar vetëm në periudhën historike, dhe nëse është kështu, në cilën epokë, si dhe nga kanë ardhur në Arbëri? A janë në këtë vend po aq të lashtë sa pellazgët, apo kanë

512 Historische Bücherkunde Südosteuropa, Bd. 1 : Mittelalter.- Teil 1. – München, Wien : Oldenbourg,

1978, f. 651 513 J. Ph. Fallmerayer, Das albanesische Element, në: Abhandlungen der phil.-hist. Klasse der Bayerischen Akademie der Wissenschaften 8, 2, 1857, f. 425-426

Page 122: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

122

ardhur njëkohësisht me helenët, apo më vonë si hunët, alanët, bullgarët, avarët dhe sllavët? 514.

Të gjitha këtyre pyetjeve ai u jep përgjigje duke sjellë faktet nga fundi i shekullit të njëmbëdhjetë nga princesha Ana Komnena dhe menjëherë pas saj nga historiani Georg Skylitzes. Sipas këtyre dijetarëve ekzistonte në popull i “arvanitëve”dhe një qytet me emrin “Arbanon” në perandorinë Bizantine. Por ravijëzimet e para për të kuptuar karakterin kombëtar dhe rëndësinë politike të albanëve u bënë vetëm me prishjen e jetës së shtetit greko-romak në shekullin e 14 dhe 15 nga bizantinasit Nikeforus Gregori, Johan Kantakuzenus, Georg Phrantzes dhe Nicolaus Chalkondylas.

Falmerajeri shprehet se nuk mund të gjente interpretime dhe shpjegime më të sakta mbi gjuhën, të kaluarën dhe kombësinë e arvanitëve dhe vetë populli arëbror (alban apo shqiptar) nga shumica e atyre që kishte përmendur u quajtën herë arvanitë, herë albanë, herë ilirë, herë tribalë, herë skitë. Madje ky studiues thekosn se Kalkokondylasi e ka shprehur një mendim mbi origjinën shqiptare, duke i quajtur ata si kolonistë, të cilët dikur kishin ardhur nga Alba e Italisë drejt Epirit dhe Ilirisë. Dhe ky është mendimi i vetëm dhe i fundit sipas Falemerajerit që ka lënë pas Bizanti mbi prejardhjen dhe kombësinë e popullit shqiptar 515.

Pasi bën një renditje të veprave kushtuar prejardhjes së gjuhës dhe të popullit shqiptar, ai i kundërvihet veprës së Nicocles-it. Falmerajeri niset nga Straboni dhe i referohet kësaj periudhe, kur epirotët dhe makedonët quheshin si jo-grekë (ky i referohet emrit barbarë). Gjithashtu ai i referohet veprës së Hanit, e cila vërteton të qenit jogrekë të makedonëve dhe të popullsive të lashta epirote që jetonin midis Dyrrhachium dhe Gjirit të Artës, dhe kjo falë dëshmive që sjell ai nga Tuqididi, Demosteni, Polibi dhe Straboni. Përmes argumentave të parashtruara në veprën e fon Hanit Falmerajeri i jep përgjigje, pra hedh poshtë tezat e Dr. Nicoclesit. Gjithashtu ai citon edhe Tunmanin, Ksilanderin 516.

Në vijim thekson rëndësinë e madhe të listës së fjalëve të mbledhura nga maqedonishtja e vjetër, epirotishtja e vjetër dhe shqipja nga Tunmani, Arndt, Adelung, Liku dhe Ksilanderi, prej të cilave del afria e brendshme dhe karakteri jogrek i këtyre tri idiomave 517. Gjithashtu ai si kundërargument ndaj Nicoclesit, i cili pretendon se në periudhën klasike të literaturës greke dhe latine nuk është zbuluar asgjëkund emri i një populli në Iliri, i albanëve, thërret dëshminë e gjeografit aleksandrian, të Ptolemeut të shekullit të dytë pas Krishtit (125-161), i cili përmend një qytet me emrin “Albanopolis” me një popull që jeton përreth tij dhe quhet “alban” 518, i cili gjendet “në brendësi të vendit”, jo “qytet bregdetar” 519. Ai në fund pohon se tezat kundër autoktonisë së shqiptarëve ilirë, të gegëve dhe të toskëve si dhe pro imigrimit të tyre në shekullin e tetë pas Krishtit, janë të paargumentuara historikisht, të gabuara dhe pa baza shkencore 520 514 J. Ph. Fallmerayer, Das Albanesische Element in Griechenland, në: Abhandlungen der phil.-hist. Klasse der Bayerischen Akademie der Wissenschaften 8, 2, 1857, f. 427 515 J. Ph. Fallmerayer, po aty, f. 428-429 516 J. Ph. Fallmerayer, po aty, f. 435-456 517 J. Ph. Fallmerayer, po aty, f. 456 518 J. Ph. Fallmerayer, po aty, f. 462 519 J. Ph. Fallmerayer, po aty, f. 465 520 J. Ph. Fallmerayer, po aty, f. 487

Page 123: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

123

V.6. Franz Bopp-i, jeta dhe veprimtaria e tij shkencore Këtij dijetari të shquar gjerman, i cili konsiderohet si themeluesi i gjuhësisë historike krahasuese indoevropiane, i ka kushtuar një vepër të vëllimshme Salomon Lefman, në të cilën autori ndriçon shumë aspekte të jetës, të formimit dhe të veprës së Franc Bopit. Jemi mbështetur gjerësisht te ky autor për të hartuar shpjegimet e mëposhtme. “Këtë duhet të kërkoni që ta mësoni nga Bopi, ai di gjithçka!” Me këtë citat nis një nga letrat e shumta të Humboldit drejtuar mikut të tij, mjeshtrit të gjuhës Franc Bopit 521. Franc Bopi lindi më 14.9.1791 në Majnc dhe vdiq më 23.10.1867 në Berlin. Franc Bopi është gjuhëtar gjerman, profesor në Universitetin e Berlinit 522. I nxitur dhe i drejtuar nga filozofi katolik Karl Joseph Windischmann, i cili ishte mësuesi i tij në Ashafenburg. Në vijim po sjellim në mënyrë disi të detajuar fillimet e studimeve të Bopit, ambienti, njerëzit dhe njëkohësisht ngjarjet e kohës në të cilën jetoi Bopi. Të gjithë këta komponentë ndikuan dukshëm në formimin e Bopit si shkencëtar.

Bopi u shpërngul bashkë me familjen e tij nga Majnci në Ashafenburg, ku mësuesi i tij i gjimnazit, Vindishmani, i zgjoi edhe interesin për studime orientale. Të dy lexuan veprën e Fridrih Shlegelit “Mbi gjuhën dhe urtësinë e indianëve”, e cila asokohe ishte e suksesshme 523.

Në jetën dhe formimin e Bopit ndikoi shumë Vindishmani, i cili ishte mason dhe iluminist. Duhet të dimë se si dhe kur u bë kthesa tek ai. Vindishmani kishte një vajzë disa vjet më të vogël sesa Franc Bopi. Ajo u sëmur dhe vdiq në kulmin e rinisë së saj. Qysh atëherë Vindishmani u bë besimtar, pra ai kaloi nga njohja “absolute” në besimin fetar. Franc Bopi e nderonte shumë mësuesin e tij, duke u drejtuar krejtësisht prej tij dhe duke ndjekur kurset e filozofisë që drejtonte Vindishmani 524.

Në kë këtë kohë në Evropë tërë sytë ishin drejtuar nga Franca, ku një strateg po drejtonte revolucionin, dhe pushtetin e tij e kishte shtrirë mbi Gjermani dhe mbi Evropë. Ndërkohë vështrimet e filozofëve dhe dijetarëve ishin drejtuar nga Lindja e Largët dhe nga një e shkuar më e largët. E gjithë dija dhe shkenca, i gjithë arti dhe formimi kishin lindur atje, në Orient, aty ku gjendeshin rrugët e njerëzimit. Kështu që në këtë periudhë të gjithë ishin përqëndruar në studimin e orientalistikës, të lashtësisë orientale, filolzofisë orientale, gjuhëve orientale – hebraishtes, arabishtes, persishtes, kulturës së Egjiptit, gjuhës dhe letërsisë së Indisë së lashtë 525.

Anglezët kishin shtrirë sundimin e tyre në Indi dhe kështu kishin nisur punimet e tyre të para pioniere. Kështu u hartuan raportet e para të Shoqërisë së Kalkutës, u bënë zbulimet e para mbi një gjuhë “më të vjetër” dhe mbi mençurinë e njerëzimit. Një gjuhë: “më e përsosur sesa greqishtja, më e pasur sesa latinishtja, dhe e strukturuar në mënyrë më fine sesa këto të dyja”, kishte thënë Sir Uilliam Xhons, dhe “megjithatë me të dyja ka afri”.

521 Salomon Lefmann, Franz Bopp, sein Leben und seine Wissenschaft, Berlin, Druck und Verlag von Georg Reimer, 1895, f. III. 522 Artan Haxhi, Leksikon, gjuhëtar shqiptarë dhe albanologë, Shkodër, Fiorentina, 2012, f. 544 523 Walter Wüst, Franz Bopp, në: Neue Deutsche Biographie, Band 2, Berlin, Duncker & Humblot, 1955, f. 453. 524 S. Lefmann, Franz Bopp, sein Leben und seine Wissenschaft , 1891, f. 10 525 S. Lefmann, po aty, f. 11 v.

Page 124: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

124

Botohet vepra e Shlegelit të ri, edhe ai e kishte mësuar gjuhën sanskrite, gjuhë e cila tingëllonte njëlloj dhe e afërt me tingujt e lashtësisë greke, romake dhe gjermanike, letërsinë në të cilën shkrihej filozofia dhe poezia 526.

Edhe Vindishmani u përpoq me zellin më të madh që të bënte të njohur karakterin dhe mënyrën e të menduarit të lashtësisë së Lindjes, dhe shfrytëzoi si leksionte në katedër, ashtu edhe shoqërinë me kolegët e tij, kryesisht në lidhje me mitin oriental dhe filozofinë.

Kështu nën ndikimin e profesorit të tij Bopi që në periudhën e parë të studimeve kishte fituar njohuri gjuhësore jo vetem në latinisht dhe në njëfarë mase në greqisht, por edhe në hebraisht dhe arabisht.

Një i ri si Franc Bopi që studionte, si jurist ose orientalist, nuk mund të qëndronte në Ashafenburg. Atij i kishte lindur dëshira për të shkuar në Paris, kështu ai në vjeshtë të 1812 ndahet nga vendlindja e tij, profesorët dhe miqtë, nga Vindishmani dhe Lote – të cilën nuk do ta shihte më kurrë – nga vëllezërit dhe prindërit 527.

Asokohe kryeqyteti i Francës në dekadat e para të shekullit të 19 ishte qendra e studimeve gjuhësore orientale. Kështu përpara hulumtuesit të ri u shpalosën koleksione librash dhe dorëshkrimesh, salla mësimi dhe leximi, burra me nam dhe të ditur, të gatshëm për të ndihmuar të riun e zellshëm. Atje ishte orientalisti i famshëm Silvestre de Sacy, Abel Rémusat, sinologu më i madh në kohën e tij dhe Louis Langlès, konseravtori i famshëm i bibliotekës dhe i dorëshkrimeve orientale 528.

De Sacy, i cili ishte koka i orientalistëve francez dhe drejtori i shkollës së gjuhëve të gjalla orientale, e pret Bopin e ri me shumë përzemërsi 529. Franc Bopi u bë nxënësi i de Sacys, me zell të madh merr pjesë në kurset e mësimit të arabishtes dhe më vonë edhe të persishtes. Në letrën e Vitit të Ri 1813 që i dërgon Vindishmanit ai shkruan: “Qysh kur kam ardhur këtu, jam marrë vetëm me arabishten, sepse më kanë këshilluar që të fitoj disa shprehi në këtë gjuhë, përpara se të kaloj te gjuhët e tjera orientale” 530.

Në Paris nuk kishte ende një katedër për sanskritishten. Léonard de Chézy ishte profesor i persishtes, tek i cili Bopi dëgjoi disa leksione. Mësuesi i tij i sanskritishtes nuk u bë as de Chezy dhe as Langlès, i cili ishte një nga të parët në Francë që zbuloi interesin e tij për indishten e vjetër. Por Langlès e ndihmoi as sa kishte mundësi, nuk i ofroi vetëm mjetet e bibliotekës publike, por edhe koleksionin shumë të pasur personal. Pa nxitjen dhe “përkrhajen aktive” të këtij miku, Franc Bopi vështirë se do t’ia kishte dalë në çështjen kryesore. Në çështjen kryesore, d.m.th. në të mësuarit e sanskritishtes, ku ai kishte mbetur nga fillimi deri në fund autodidakt, kjo sipas thënies së tij të përsëritur 531.

Në këtë kohë ishin botuar gjithashtu një sërë librash mësimorë për gjuhën sanskrite, kjo falë përpjekjeve të dijetarëve anglezë në Indi. Megjithatë ai has në vështirësi, sepse ato libra mësimorë – bëhet fjalë për veprën e paplotë të Colebrook dhe të Forester – nuk ishin të mjaftueshëm për të mësuar sanskritishten. Libri i Carey-t ishte i pasur me paradigma dhe shembuj, kurse tjetri dhe më i miri i Wilknis-it ishte përkthimi i “algjebrës së gjuhës indiane në aritmetikën e zakonshme”. Por këtyre autorëve u mungonte njohuria e mjaftueshme e kësaj gjuhe. Këto libra nuk ishin për fillestarë. Duhet ta njihje sanskriishten që të mësoje sanskritisht prej tyre. Në 1807 Colebrooke kishte shtypur disa fjalorë të indishtes së vjetër, si

526 S. Lefmann, Franz Bopp, sein Leben und seine Wissenschaft, 1891, f. 12 527 S. Lefmann, po aty, f. 13-14 528 S. Lefmann, po aty, f. 15-16 529 S. Lefmann, po aty, f. 17 530 S. Lefmann, po aty, f. 18 531 S. Lefmann, po aty, f. 20

Page 125: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

125

dhe Amara – Kosha me interpretime në anglishte dhe shpjegime. Por kjo vepër nuk kishte arritur në Kontinentin Evropian.

Kështu Bopi filloi ta mësonte vetë këtë gjuhë me ato pak mjete që kishte në dispozicion. Sanskritishtja iu shpalos atij gjithnjë e më shumë në strukturën e qartë të hallkave të saj dhe në forma, në lidhjen e saj të rrënjëve me rrokjet e fleksionit dhe të prejardhjes, në pasurinë e saj dhe aftësinë e kompozimit, rregullsia dhe harmonia në tërë strukturën e saj. Ajo u afrohej motrave të saj, greqishtes dhe latinishtes. Kështu i ishte shprehur Franc Bopi në një letër Vindishmanit në lidhje me mësimin e indishtes së vjetër. “Pasi kisha kapërcyer me shumë mundim fillimin, dhe pasi kisha mësuar shumë fjalë dhe kisa mësuar t’i ndaja me anë të dëgjimit, kështu ia dola mbanë…” – “Por për shkak të rregullsisë së madhe dhe analogjisë strikte, e cila e karakterizon këtë gjuhë, si dhe për shkak të afrisë së saj të dukshme me greqishten, latinishten dhe me gjuhët e tjera evropiane, m’u bë e mundur që të arrija njëfarë shkathtësie në këtë gjuhë. Mësimin e nisa me Bhagavadgita-n – dhe dalëngadalë lexova gjithçka që është përkthyer në anglisht; kështu fitova aftësinë që të kuptoja sanskritishten edhe pa ndihmën e përkthimeve” 532.

Nga Bhagavadgita, as një vit pasi kishte filluar të mësonte këtë gjuhë, në pranverën e 1814 ai arriti te Ramayana,pra duke ndjekur gjurmët e pararendësit të tij, Shlegelit. Edhe ky ishte përpjekur të merrej me këtë poezi dhe “Fillimin e Ramayon” e kishte bashkëngjitur të përkthyer në librin e tij. Franc Bopi e kishte huazuar prej de Sacy –s vëllimin e parë të një botimi të shtypur, një tekst me përkthim të lirë. Kush e kishte lexuar Bhagavadgita-n nuk e kishte të vështirë me Ramayana-n 533.

Franc Bopi e studion sanskritishten në të gjitha fushat e saj; ai merret me sistemin e alfabetit, madje e njofton mikun e tij, Vindishmanin, se “do të shkruajë një gramatikë krahasuese – midis sanskritishtes dhe bijave të saj”, ai besoi se edhe armenishtja bën pjesë në ato gjuhë. Në lidhje me greqishten, latinishten dhe gjuhën gjermane ai mundi të thotë “edhe shumë gjëra esenciale, që do të jenë të rëndësishme për gramatikanët e këtyre tri gjuhëve”. Në fund të letrës ai shkruan: “Ajo gramatikë krahasuese do të jetë një përgatitje për një gramatikë të veçantë të sanskritishtes dhe do ta lehtësojë shumë studimin e saj”. Kështu njofton ai në gusht të 1814 534.

Ndërkohë ai vazhdon me përkthimin e Ramayana-s. Ai mban ndërkohë një korrespondencë të dendur me profesorin e tij Vindishmanin, me të cilin konsultohet për çështje të ndryshme. Vindishmani i dërgon pjesë nga “Studimet Aziatike” dhe i jep informacion në lidhje me vedat dhe filozofinë. Veç këtyre çdo letër e tij është e mbushur me “zbulime” të reja në zgjedhimin e gjuhëve të afërta dhe të krahasuara. Në fillim të majit në vitin 1815 ai kishte mbledhur gjithçka dhe tre muaj më pas mundi të përfundonte “trajtesën” e tij. Ai ia kishte dërguar tërë trajtesën mbi gjuhët e krahasuara Vindishmanit 535.

Maji i vitit 1816 ishte pranvera e parë në jetën e Franc Bopit që kishte ardhur e paqtë, pa gjëmime lufte dhe revolucioni. Në këtë kohë ishin botuar vepra e Niebuhr-it, shkrimi i Karl Lachmann-it “Mbi krijimin fillestar të Nibelungëve”, ishte koha kur Jacob Grimm kishte kaluar në gramatikën gjermane dhe Wilhem von Humboldt në studimin e përgjithshëm të gjuhës 536.

532 S. Lefmann, Franz Bopp, sein Leben und seine Wissenschaft , 1891, f. 21-23 533 S. Lefmann, po aty, f. 24 534 S. Lefmann, po aty, f. 28 535 S. Lefmann, po aty, f. 29 536 S. Lefmann, po aty, f. 40

Page 126: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

126

Në këtë vit botohet monografia e tij “Mbi sistemin e zgjedhimit të gjuhës sanskrite në krahasim me atë të greqishtes, latinishtes, perishtes dhe gjermanishtes”, ky punim shkencor mbështetej në njohuritë e tij të sanskritishtes dhe në një afri gjuhësh. Njohuritë e tij për sanskritishten ishin më të mëdha, më të lira dhe më të pavarura sesa te paraardhësit e tij, duke i dhënë atij mundësinë që të kuptonte tekstet në mënyrë të saktë. Dhe përsa i përket afrisë së gjuhëve, kjo për të ishte një parakusht, një fakt që duhet të provohej, të cilin ai e ndjeu dhe e shpjegoi në pasojat e tij. Pra këtu qëndron edhe ndryshimi i madh me paraardhësit e tij, edhe me Shlegelin më të ri 537.

Në këtë punim për herë të parë në historinë e gjuhësisë, paraqitet me një intuit gjeniale një bashkësi koherente e doktrinave etimologjike nga krahasimi i sanskritishtes me gjuhët e tjera indoevropiane.

Megjithatë dijetari i ri në punën e tij prej pionieri ishte paraprirë nga danezi Rasmus Rask, studimi i të cilit “Krahasime mbi origjinën e gjuhëve antike nordike dhe islandeze”, përfunduar në vitin 1814, u publikua në 1818 (dy vjet pas asaj të Bopit). Dy kërkuesit kishin punuar në mënyrë të pavarur, duke iu afruar të njëjtave rezultate, por vepra e Raskut nuk pati të njëjtën jehonë e përhapje sa ajo e Bopit 538.

Vepra e tij e parë, “Sistemi krahasues i zgjedhimit”, ishte fillimi i këtij krijimi, “guri i themelit” të një strukture lënde mësimore shkencore. Ajo që e bëri të arirnte deri këtu nuk ishin njohuritë e reja dhe rezultatet, por metoda e re e studimit të tij. Kjo vepër e Franc Bopit, sistemi i tij i zgjedhimit, është dhe mbetet pjesa e parë e gramatikës krahasuese 539.

Ai kthehet nga Parisi në Ashafenburg në shtator të 1816-ës. Vitet nga 1816 deri në 1819 i kalon në Munih, Paris dhe Londër. Ai merr nga mberti Maximilian I i Bajernit mjete financiare për të shkuar në Londër dhe atje u njoh me të dërguarin e Prusësisë Vilhelm fon Humboldin, i cili u bë nxënësi i tij në sanskritishte 540.

Sa më shumë thellohej Bopi në sanskritishte, aq më shumë largohej nga trualli i romantikës së Shlegelit, nga pikëpamja e tij për gjuhën, nga koncepti i tij për fleksionin.

Gjatë qëndrimit të tij në Gëtingen dhe në Berlin në vitet 1820-1821 ai krijon mjaft njohje të reja, e forcon miqësinë me Humboldin dhe futet në shumë shoqëri dijetarësh. Në vitin 1822 bëhet anëtar i Akademisë së Shkencave në Berlin. Kumtesat akademike Franc Bopi i botoi në prill të 1823, dhe ato të parat kanë një titull të përbashkët “Analizë krahasuese e sanskritishtes dhe e gjuhëve të afërta me të”. Në vitin 1824 ai kumtoi një trajtesë të dytë “Mbi vetvetorin”, ndërsa trajtesa e tretë “Mbi dëftorin dhe shenjat e rasave” u mbajt në prill të 1825 dhe në maj dhe dhjetor të 1826, sepse u lexua në tri pjesë. Në 1827 ai bëri gati trajtesën “Strukturë lënde mësimore e hollësishme e gjuhës sanskrite” 541.

Ndërkohë ai mban një letërkëmbim të vazhdueshëm me Vindishmanin, Shlegelin, Haughton, de Chézy dhe me fon Humboldin. Në 7 janar 1830 Bopi lexoi në Akademinë e Shkencave trajtesën e tij të katërt mbi “Analizën krahasuese të sanskritishtes” etj. 542.

Në 20 qershor 1830 ai lexon trajtesën e pestë me titullin e veçantë “Mbi ndikimin e përemrave në fjalëformim” ku trajtohen paraprakisht edhe disa rrënjë përemrash dhe

537 S. Lefmann, po aty, f. 43 538 A. Haxhi, Leksikon, gjuhëtar shqiptarë dhe albanologë, Shkodër, Fiorentina, 2012, f. 545 539 S. Lefmann, po aty,f. 53 540 Walter Wüst, Franz Bopp, në: Neue Deutsche Biographie, Band 2, Berlin, Duncker & Humblot, 1955, f. 454. 541 S. Lefmann, po aty, f. 137 542 S. Lefmann, po aty, f. 152

Page 127: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

127

përemra të prejardhur, të cilët nuk ishin prekur fare ose vetëm pak në trajtesat e mëparshme 543.

Në “Abhandlungen der Berliner Akademie der Wissenschaften” të vitit 1833 botohen dy kumtesa të shkurtra të Bopit “Mbi numërorët në sanskritishte, greqishte, latinishte, lituanishte, gotishte dhe sllavishte të vjetër” dhe “Mbi numërorët e zendishtes”. E para është lexuar në fund të tetorit të vitit 1830, kumtesa e dytë u mbajt në mes të janarit 1833 544.

Vdekja e Vilhelm fon Humboldit kishte hapur në jetën e Franc Bopit një zbrazëtirë të madhe. Ai kishte shumë miq, vetëm semiqësinë me Humboldin nuk mund ta zëvendësonte askush asnjëherë 545. Ata kishin ndikuar te njëri – tjetri, dhe kjo gjë shihet te letërkëmbimi i tyre, në letrat e para që Humboldi i dërgon Bopit, shihet ajo që i jep Humboldi atij, ndërgjegjen e plotë të njohjes së shkencës së tij, dhe kjo gjë përforcoi guximin dhe besimin e Bopit. Pastaj shohim pyetjet dhe përgjigjet, në të cilën atë që e ka ditur njëri do ta mësojë tjetri, dhe kjo në lidhje me fenomenet gjuhësore 546.

Një gjë të tillë nuk ia kishte dhënë miqësia tjetër. – Bopi ia di për nder Vindishmanit plak për entzuiazmin e tij rinor dhe për kujdesin atëror që kishte treguar ky i fundit 547. Trajtesa e tij “Mbi gjuhët kelte nga këndëvështrimi i studimit gjuhësor krahasues” u lexua në 13 dhjetor 1838 548. Bopi që nga 1812 deri në 1816 në Paris mësoi në mënyrë autodidakte sanskritishten, gjuhën e shenjtë të indishtes së vjetër. Iu përkushtua studimit të disa gjuhëve të huaja, të gjalla dhe të vdekura, si greqishtes së vjetër dhe të re, latinishtes, persishtes, indishtes dhe arabishtes, të cilat i dhanë mundësi të hartonte dhe publikonte monografinë “Mbi sistemin e zgjedhimit të sanskritishtes në krahasim me atë të greqishtes, latinishtes, perishtes dhe gjermanishtes” 549. Për herë të parë në historinë e gjuhësisë paraqitet nëpërmjet këtij punimi me një intuitë gjeniale një bashkësi koherente e doktrinave etimologjike nga krahasimi i sanskritishtes me gjuhët e tjera indoevropiane 550. Ai solli provën për një lidhje gjenealogjike të këtyre gjuhëve fillimisht me ndihmën e strukturës së tyre foljore, dhe kështu, bashkë me paraardhësit e tij u bë themeluesi metodik i gjuhësisë moderne indogjermane dhe si rrjedhojë e gjuhësisë së krahasuar.

Pas qëndrimit me studime në Londër (1818) ai më 1820 merr titullin Doktor Nderi i Universitetit të Gëtingenit, që nga 1821 ai bëhet profesor në Universitetin e Berlinit falë ndikimit të mikut të tij të mëvonshëm Wilhelm von Humboldt, Bopi, i emëruar profesor në Universitetin e Berlinit, i vazhdoi më tej kërkimet në mënyrë intensive dhe arriti të botojë serinë me pesë vëllime, të cilën e paraqiti në Akademinë e Berlinit ndërmjet viteve 1824 dhe 1833, trajtesa që do t’i përmendim më poshtë 551.

Që nga 1822 bëhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Prusisë. Ai ka zhvilluar më tej rrugën e nisur me kryeveprën e tij “Gramatikë krahasuese e sanskritishtes, zendishtes,

543 S. Lefmann, Franz Bopp, sein Leben und seine Wissenschaft , 1891, f. 158 544 S. Lefmann, po aty, f. 180 545 S. Lefmann, po aty, f. 212 546 S. Lefmann, po aty, f. 213 547 S. Lefmann, po aty, f.214 548 S. Lefmann, po aty, f.215 549 Është fjala për veprën me tit. “Über das Conjugationssystem der Sanskritsprache in Vergleichung mit jenem der griechischen, lateinischen, persischen und germanischen Sprache”, botuar në 1816, e cila u bë një pikë e fortë referimi për shumë gjuhëtarë 550 Shih edhe A. Haxhi, Leksikon. Gjuhëtarë shqiptarë dhe albanologë, Shkodër, 2012, f. 544 dhe Theodor. Benfey, Geschichte der Wissenschaften in Deutschland, München, 1869 f. 371 551 A. Haxhi, po aty, 2012, f. 545

Page 128: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

128

greqishtes, latinishtes, gotishtes dhe gjermanishtes” 552. Kjo gramatikë është e para e këtij lloji dhe njëkohësisht më e rëndësishmja e Bopit, të cilën e përfundoi në 1849. E reja që solli në këtë studim ishte se e zgjeroi rrethin e gjuhëve të krahasuara me zendishten dhe lituanishten, në vëllimin e dytë edhe me sllavishten e vjetër. Në botimin e dytë (1857) shfaqet edhe armenishtja. Ai publikon “Gramatikë krahasuese”, “Glosar i sanskritishtes” (1832), “Gramatikë kritike e sanskritishtes (1832)”, “Gjuhët indokelte” (1839). Pasi kishte botuar pjesën më të madhe të “Gramatikës krahasuese” Bopi i drejtohet shqipes që në vitin 1843 me trajtesën “Numërorët dhe përemrat e shqipes” 553. Në hyrjen e veprës “Mbi shqipen” shkruan: “Në një trajtesë të dikurshme, ende të pabotuar (mbajtur më 23 shkurt 1843) kam trajtuar numërorët dhe përemrat e shqipes, dhe përmes studimeve të mia të dikurshme kam arritur në bindjen se gjuha shqipe i përket prerazi familjes indoevropiane, por në pjesët përbërëse të fondit të saj themelor nuk ka lidhje të ngushtë me asnjërën nga gjuhët e tjera motra sanskrite të kontinentit tonë dhe as lidhje birërire me to” 554. Pra në këtë vështrim shqipja zë një vend më vete në rrethin e gjuhëve indoevropiane ashtu si greqishtja, armenishtja etj. 555.

Me Franc Bopin kishte lindur gjuhësia krahasuese, dhe si rrjedhojë ishin krijuar edhe kritere të reja për zgjidhjen e problemit të shqipes. Natyrisht që Bopi e ka futur shqipen në rrethin e hulumtimeve të tij vetëm nga fundi i veprimtarisë. Prandaj nuk mund të habitemi që pikërisht në bazë të njohjeve të arritura nga Bopi u bë pyetja: A është shqipja një gjuhë indogjermane? Kjo pyetje kishte kuptim dhe qëllim vetëm pas shfaqjes së Bopit 556. Studimi i tij “Mbi shqipen në marrëdhëniet e saj të afërta” ishte shumë i përshtatshëm që të hiqte çdo dyshim në lidhje me përkatësinë e shqipes në trungun e gjuhëve indogjermane 557. Shqipes Bopi iu drejtua kur kishte botuar pjesën më të madhe të “Gramatikës krahasuese. Ai kishte nisur që të merrej me çështjen e hapur të shqipes dhjetë vjet më parë. Në javën e fundit të shkurtit 1843 Franc Bopi lexoi një trajtesë akademike “Mbi numërorët dhe përemrat e shqipes”, i bindur se kjo gjuhë “i përket familjes indoevropiane, por në pjesët e saj kryesore përbërëse nuk qëndron me asnjë nga motrat e tjera sanskrite të kontinentit tonë në një lidhje më të ngushtë prejardhjeje”. Në këtë bindje ai kishte arritur përmes studimeve të tij të dikurshme, siç e pohon edhe vetë. Albanët, arnautët apo shqiptarët, siç edhe e quajnë veten ata, kishin qenë për studiuesit e gjuhës një çështje e hapur. Ata banonin të shpërndarë në Shqipëri, në vendin malor të Epirit të lashtë dhe më tej në veri dhe në jug, ata ndaheshin edhe nga pikëpamja dialektore sipas këtyre dy drejtimeve. Por gjuha që flisnin nuk ishte as greqisht dhe as turqisht. Ndërkaq duhej mësuar edhe në lidhje me prejardhjen e tyre. Dhe kështu misionarë, udhëtarë etj., siç kishte qenë edhe fon Ksilanderi, i cili kishte sjellë informacione për gjuhën e tyre në një mbledhje fjalësh dhe materiale në lidhje me morfologjinë e gjuhës së tyre. Sipas “interpretimeve” të tij, të cilat Ksilanderi i kishte dhënë si shtesë, Lajbnici ishte i pari që kishte hulumtuar gjuhën shqipe nga pikëpamja etimologjike dhe e kishte quajtur si gjuhë kelte, pra e kishte mbajtur si gjuhë keltë, gjë që dukej e pashpjegueshme. Një tjetër 552 Vepra e Bopit “Vergleichende Grammatik des Sanskrit, Zend, Griechischen, Lateinischen, Lithauischen, Gothischen und Deutsche”, botuar në 6 pjesë , 1833–52 dhe 2 vëllime, 1868–71. 553 A. Haxhi, po aty, f. 545 554 Franz Bopp, Über das Albanesische in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen, Berlin, J. A. Stargardt, 1855, f. 1 dhe S. Lefmann, Franz Bopp, sein Leben und seine Wissenschaft , 1891, f. 246 555 Sh. Demiraj, Gjuha shqipe, Tiranë, SHBLU, 1988, f. 36 556 Norbert Jokl, Albanisch, 1917, f. 118 557 N. Jokl, po aty, f. 119

Page 129: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

129

më vonë, Tunmani, do të njohë nga historia dhe gjuha e albanezëve ilirët e lashtë, po ashtu edhe Herderi në veprën e tij “Idetë..”, gjithashtu edhe një Italian në analet e udhëtimeve të Malte – Brunit dhe ky vetë, sipas të cilit mendon Adelungu në Mithridates, ata ndoshta ishin “një mbetje e përzier e një fisi tatar” ose identikë me alanët në Rusinë jugore, të cilët nga ana e tyre sipas Klaproth-it janë të njëjtë me osetët në Kaukaz etj. Kështu pra kërkonin aty – këtu dhe sajonin, derisa Franc Bopi në trajtesën që u përmend më lart shprehu bindjen e tij të vendosur, duke vërtetuar shkencërisht, atë që kishte vërejtur Ksilanderi, “se një gjuhë e tillë mund të kërkojë me të drejtë që të konsiderohet si një pjesë e gjuhëve indogjermane”. Ai i shkroi Difenbahut pas disa muajsh në lidhje me këtë çështje. “Poti – thuhet në letër – e ka përjashtuar me të padrejtë këtë gjuhë nga rrethi i gjuhëve indoevropiane; unë e fus atë kokë e këmbë në këtë rreth; natyrisht që në parashtrimin e provës sime e mënjanoj nga përzierjet e mëvonshme të idiomave evropiane që kanë të njëjtën prejardhje”.

Bopi kishte ndër mend që ta përfundonte këtë trajtesë dimrin e ardhshëm. Por zgjati dhjetë vjet derisa ai iu rikthye sërish shqiptarëve dhe arriti të botonte tërë punimin e tij. “Mbi shqipen në lidhjet e saj të afrisë”, mbajtur si referat më 18 maj 1854 në Akademinë e Berlinit dhe të botuar një vit më vonë 558.

Metoda që përdori konsistonte në krahasimin e fjalëve dhe trajtave të tyre gjatë analizës, duke i zbërthyer në elemente me kuptim të plotë, prej të cilave ato ndërtohen. Vetë terminologjia që përdori Bopi, kur fliste për “analizë krahasuese”, “krahasim analitik” apo “anatomi gjuhësore”, dëshmon për metodën e tij origjinale. Gjithsesi kjo metodë, siç pohon Klaus Hebler nuk ishte gjetur nga vetë Bopi. Ai e kishte njohur atë gjatë studimeve të tij intensive të sanskritishtes” 559.

Rezultatet e këtij punimi ishin në fushën e morfologjisë, fonetikës, në atë të etimologjisë. Ai i bëri një analizë historike pak a shumë tërësore strukturës gramatikore dhe disa elementëve të leksikut të gjuhës shqipe duke zbuluar një varg elementesh të përbashkëta të shqipes me gjuhët e tjera indoevropiane dhe vërtetoi në mënyrë përfundimtare se ajo bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku zë një vend të veçantë si gjuhë më vete. Kjo vepër ishte një gur themeli në studimin e historisë së shqipe. Me kontributin që dha për shqipen Bopi konsiderohet si gjuhëtari i parë që hodhi bazat e morfologjisë historiko-krahasuese të gjuhë s shqipe.

Në pjesën e parë të paraqitjes që bëri Bopi u përpoq të tregonte se kjo gjuhë e arnautëve apo shqipja në të gjitha rastet, ku nuk bëhet fjalë për huazim të mëvonshëm fjalësh, gjen një “pikë ndërmjetësimi më të lehtë dhe më të natyrshme” përmes sanskritishtes, sesa përmes greqishtes që ndodhej pranë në hapësirë 560: folja shqipe jα-μ = unë jam, e cila për shkak të j- së shtyrë përpara krahasohet me jes-mj të sllavishtes së vjetër, zanoren e saj mund ta sqarojë me anë të as-mi sanskrite, jo nëpërmjet εμμί në greqishte. Veç kësaj edhe për Bopin kjo nuk është arsyeja e parë e vetme që sllavishten e vjetër ta sjellë për krahasim më të afërt 561.

Me këtë shpjegim duket qartë se Bopi ishte kundër të ashtuquajturës “tezë të pellazgjishtes” të August Shlajherit, megjithë se ai nuk e përmend emrin e tij.

Ai krahason numërorin gjashtë të shqipes (gjash-të ) me indishten e vjetër sas dhe te -të njohu një “shtesë ”, e cila gjendet edhe te shtatë (shta-të ), tetë (te-të ), nandë (nan-dë,

558 S. Lefmann, Franz Bopp, sein Leben und seine Wissenschaft , 1891, f. 247-248 559 A. Haxhi, Leksikon, gjuhëtar shqiptarë dhe albanologë, Shkodër, Fiorentina, 2012, f. 546 560 F. Bopp, Über das Albanesische in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen, Berlin, J. A. Stargardt, 1855, f. 1 561 S. Lefmann, po aty, f. 306-309 dhe F. Bopp, po aty f. 2

Page 130: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

130

me t> d përpara n), dhjetë (dhje-të). Bopi besonte se “prapashtesa –të te numërorët themelorë në fillesën e saj është e njëllojtë me prapashtesën e numërorëve rreshtorë të indishtes së vjetër: -tha, lit. -ta, gr. -τό, lat. -tu” 562. Fakti që ai pohon se formanti –të në numërorët themelorë të shqipes gjash-të, shta-të, te-të etj. është i njëllojtë me prapashtesën e numërorëve rreshtorë të indishtes së vjetër –ta, lit. –ta, gr. –τό, lat. –to, është i saktë 563. Edhe prapashtesa e numërorit rreshtor te i dy-ti, i tret-i, i katër-ti, i pes-ti (Bopi shkruan: “si numrit pesë duket se shqipja e ka zhvilluar mëvetësisht nga k fillestare (ind. e vj. ć nga k)”, përkon me ćatur-t’á e ind. së vj., gr. τέταρ-το-ς. lit. ketvir-ta-s. Me këtë ishin fituar njohuritë thelbësore mbi fjalëformimin në shqipe 564.

Bopi gjithashtu trajtoi sistemin e lakimit. Në kallëzoren njëjës cilinë (cil-i-në) ‘kë ’, qenin (qen-i-në) ‘qenin’ etj. pa përemrin dëftor të indishtes së vjetër i- (dhe got. i-s) dhe mbaresën –n të kallëzores gotike, ku i-na got. ‘atë ’ përkon me nyjen e bashkëngjitur shqipe i-në, ndoshta një përkim pjesërisht i rastësishëm 565. Ai e lidhi mbaresën e gjinores shumës – ne, e cila gjendet vetëm te përemrat, te këtyne (kë -ty-ne), ‘horum, harum’ dhe atyne (a-ty-ne), ‘illorum, illarum’ me mbaresën e gjinores në shumës të ind. e vj. âm, gr. ων dhe me pers. e vj. n, p.sh. grιka-n ‘peccatorum’ 566.

Ai konstaton se një mbetje të emërores njëjës fillestare e përfaqëson -sh te kush, khs. lit. kà-s, got. hvas ‘kush’. Bopi çeku edhe çështjen e prapashtesës –sh, e cila del në gjinore dhe në rrjedhore. Sipas mendimit të tij ekzistojnë dy mundësi: “Të kuptuara si gjinore, ato në gjinoren përemërore të sanskritishtes do të përputheshin me sâm dhe me persishten e vjetër son”. Khrs. shq. nesh ‘prej nesh’= pers. e vj. nou-son dhe jush ‘prej jush’ = pers. e vj. iuo – son; në rast se mbaresa ka lidhje me rrjedhoren atëherë mund të pranohet një refleks i lokativit su, s’u 567.

Bariçi i mbron pikëpamjet e Bopit: prapashtesa sh në rrjedhore shumës në fakt ka lidhje me su indogj. (khrs. těch- = idgj. toisu), ndërkohë që mbaresa e gjinores ka lindur nga sōm dhe i ndan nga njëra – tjetra të dyja prapashtesat 568.

Gjithashtu Bopi sjell disa shembuj për të bërë dallimin gjatë përdorimit të gjinores nga rrjedhorja shumës, që të dyja e kanë mbaresën –sh, të cilave edhe në përkthim greqisht u përgjigjet gjinorja, sepse kjo formë –sh drejtohet nga një emër paraprijës p.sh: mish qesh – χρέας βοων, mish kau = χρέας βοός, qen gjâsh = qen gjahu etj. 569.

Edhe në lidhje me faktin se në formën e pashquar gjinorja dhe dhanorja njëjës kanë të njëjtën mbaresë si emërorja e shquar njëjës Bopi shprehet: “Besoj që duhet ta nxjerr nga kjo përfundimin se mbaresat e gjinores u dhe i të lakimit të pashquar në prejardhjen e tyre janë identike me nyjen e bashkëngjitur të lakimit të shquar”. Ai krahason p.sh. te lakimi i dytë i Hanit qen-i ‘i një qeni’ rasa gjinore (emërore e kallëzore qen) me qen-i emërore e shquar, dhe në lakimin e tretë mik-u ‘i një miku’ rasa gjinore me emëroren e shquar mik-u. Forma e shquar në gjinore (njëkohësisht edhe në dhanore) vendos pas mbaresës së gjinores i, u një t si nyje; dhe ai vazhdon “së paku besoj format si qenit = i qenit (gjinore), mikut = i

562 F. Bopp, Über das Albanesische in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen, Berlin, J. A. Stargardt, 1855,f. 54 dhe Martin Camaj, Albanische Wortbildung, Wiesbaden, Otto Harrassowitz, 1966, f. 20 563 F. Bopp: po aty f. 1, f. 52, 53, 54 dhe M. Camaj, po aty, f. 133 564 F. Bopp, po aty f. 55 v. dhe M. Camaj, po aty, f. 21 565 F. Bopp, po aty, f. 4 566 F. Bopp, po aty, f.4- 5 567 F. Bopp, po aty, f.6 568 Henrik Baric, Hymje në historin e gjuhës shqipe, Beograd, 1955, f. 44 569 F. Bopp, po aty, f. 7

Page 131: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

131

mikut (gjinore) duhet të jenë zbërthyer aq sa zanorja që i paraprin t-së është mbaresa gjinore e lakimit të pashquar, kështu që e tëra do të thotë në të vërtetë qenit-t për i qenit, apo në formën greqishte χύνοςτ-(ου) për του χυνός. Dikur nyja e bashkëngjtur prapa duhet të ketë patur gjithashtu mbaresën e saj rasore dhe për qeni-t, miku-t duhet të jetë thënë qeni-tij, miku-tij sipas analogjisë së a-tij, illius, kë –tij, hujus 570.

Ai trajton edhe format e shquara të emërores dhe kallëzores shumës që tregojnë një –të : qen-të. Të njëjtën nyjë i (qen-i) ai e gjen edhe te përemri dëftor ai (a-i) si e nyjes së bashkëngjitur shumës –të tek ata (a-ta) ‘illi’ dhe kë -ta (këta) ‘hi’. etj. Por ai e lë të hapur nëse a tek –ta (>të) ka dalë nga një diftong apo jo 571. Sipas tij mbaresa e gjinores dhe dhanores njëjës ekziston edhe në gjinoren dhe dhanoren e përemrit dëftor: këtij (kë -ti) 572, atij (a-t-i), kësaj (kë -sa-i), asaj (a-sa-i) si dhe te përemri pyetës kuj (ku-i nga emërorja kush). Në këtë rast Bopi –sa tek a-sa-i dhe kë -sa-i e barazon me syâ e ind. së vjetër (nga sa-ya) ‘ajo, kjo, ajo’ dhe nga kjo nxjerr edhe nyjen femërore të gjinores dhe dhanores njëjës së (së shtëpisë) 573.

Pra me Franc Bopin ishte marrë një drejtim i ri në lidhje me strukturën morfologjike të shqipes. Ai ishte përpjekur që ta përcaktonte vendin e shqipes në gjuhë të tjera indogjermane duke u bazuar te zgjedhimi i shqipes dhe ai shprehet: “Në zgjedhim lidhja e shqipes me këto shoqe të trungut indoevropian del në pah shumë qartazi përmes mbaresave vetore”. Veta e parë –më (khrs. kemë ‘kemi’, jemë ‘jemi’) është e afërt me format gr. –μες μεν-, ind. e vj. –ma. Më tej ai konstaton se shqipja ka një të pakryer sigmatike dhe mbaresat pjesore –n, -m-, -t-; kurse tek e kryera e thjeshtë këndova ai pranon vijuesin roman nga latinishtja cantābam. Këtu ai njeh një aorist sigmatik dhe duke bërë këtë krahasim ai e pa shqipen në dritën e një gjuhe të përzier gjysëmromane 574. Këtë prirje e vijon dhe e pranon edhe Majeri në punimet e tij, madje ai shihte te dëshirorja këndofsha mbaresën e latinishtes cantavisse 575. Por Jokli e hedh poshtë duke pohuar dhe mbështetur rezultatin përfundimtar të Pedersenit se “ndikimi i latinishtes në eptimin e shqipes është zero” 576.

Natyrisht që të dyja dialektet dhe gramatika e tyre e ndihmojnë njëra – tjetrën reciprokisht edhe në sqarimin e një χ në format e së tashmes dhe të së pakryerës së pësores të shqipes apo të foljes vetvetore. Bopi këtu ka parë –sva sanskrite (zend. kha, vetë , -hem) 577.

Interesi i Bopit ishte drejtuar në mënyrë dytësore edhe nga etimologjia e shqipes; megjithatë në këtë studim gjejmë një sërë të efektshme dhe deri më sot të palëkundshme si: vitš ‘viç’, vjet ‘vit’: ind. e vj. vatsá ‘viç’ m. vjehєr ‘vjehërr’: ind. e vj. svá sura-, mbār ‘mbaj’, bie ‘sjell, çoj’: ind. e vj. bharāmi ‘mbaj’, ap ‘jap’ : ind. e vj. āp ‘marr, fitoj’ ditє ‘ditë ’: ind. e vj. dina-dhe disa të tjera. Për të arritur vetë në një gjykim të saktë parimisht të fjalorit të shqipes, për vetë Bopin ende nuk ishte e mundur që të kishte njohjen e duhur 578.

570 F. Bopp, Über das Albanesische in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen, Berlin, 1855, f. 7 dhe M. Camaj, Albanische Wortforschung, 1966, f. 21 571 F. Bopp, po aty, f. 60 572 Pra format dalin të njëjta si në rasën gjinore dhe në atë dhanore 573 F. Bopp, po aty f. 9-10 dhe M. Camaj, po aty, f. 22 574 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 145; F. Bopp po aty, f. 10 dhe M. Camaj, po aty, f. 22 575 Khs. Gustav Meyer, Albanesische Studien I, f. 804 vv dhe Einfluss des Lateinischen auf die albanesische Formenlehre, në: Miscellanea Caix-Canello, Firenze 1886, f. 101-111 576 N. Jokl, po aty, f. 147 577 S. Lefmann, Franz Bopp, sein Leben und seine Wissenschaft , 1891, f. 308 578 N. Jokl, po aty, f. 128

Page 132: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

132

Kapitulli i fjalëve të palakueshme, formimin e ndajfoljeve numërore dhe përemërore, të kujton edhe formacionet e qarta të prusishtes së vjetër, lituanishtes apo sllavishtes si edhe të gotishtes – p.sh. vu-χi shq. i përgjigjet forma e got. ni, sanskr. na, zend. nô-it etj. Trajtohen lidhëzat dhe parafjalët. Vrojtimi i këtyre të fundit është shumë i gjerë; ia del mbanë të hedhë dritë mbi forma të tilla si μbi sanskr. api, gr. επί; shqip νdε apo νdερ; sanskr. antar; got. undar 579.

Përsa i përket fonetikës ai arriti te njohja shumë e rëndësishme e përkimit të a shqipe = o sllave-latine (ku në përputhje me gjendjen e atëhershme të gjuhësisë indogjermane vëren një prishje), gjykoi edhe në mënyrë të saktë rënien e zanores që në fillim ishte nistore, lindjen e v- shq. nga sv-, (vetє ‘vetë ’ : sve- indgj.) 580.

Bopi gaboi në një çështje tjetër të rëndësishme fonetike, atë të reflektimit të guturaleve, përmes fjalëve të huazuara latine, të errësuara 581. Nuk është çudi që Bopi, duke u nisur nga kërkesa e Lajbnicit për veçimin e elementit vendës nga ai i huazuari, arriti në gjykime gramatikisht të pasakta në bazë të mendimeve etimologjikisht të pasakta: kështu në gjykimin e reflektimit të guturaleve, ku ai fjalën shqipe ken (qen) (e huazuar nga lat. canis) e krahason në mënyrë të drejtpërdrejtë me ind. e vj. s van- 582.

Metoda e Bopit lejoi zbatimin e rindërtimit të brendshëm gjatë hulumtimit të disa gjuhëve të gjalla, për të cilat nuk kishte asnjë traditë shkrimore, si dhe vërtetimin shkencor të pozitës së izoluar të shqipes në rrethin e gjuhëve indoevropiane, me të cilin Bopi ishte marrë në dy kumtesat akademike të lartpërmendura, duke u mbështetur për gegërishten te gramatika më e vjetër e da Lecces (1716) dhe për toskërishten te gramatika më e re e fon Hanit (1853), te përkthimi i Dhjatë s së Re (1827) dhe te Bardhi (1635) 583.

Kontributi i tij spikat edhe në lidhje me alfabetin. Përsa i përket traditës së gjuhës së shkruar të shqipes zgjodhi për toskërishten e shqipes së jugut një alfabet me shkronja greke, për dialektin geg të Shqipërisë së veriut grafema të bazës latine 584.

1.Në përdorimin e grafemave greke Bopi shënon se “ka ndjekur ortografinë e Hanit” 585, por megjithatë i është shmangur në rastet e vijueshme: a) Në dallimin e tingujve /v/ dhe /u/ përmes <v> respektivisht <u> 586. b) Në mënjanimin e dyfishimit të bashkëtingëlloreve, “ku ato, gjë që është rast i rrallë në fjalët e fondit të shqipes, nuk kanë një argumentim etimologjik...” 587 si dhe c) Në “emërtimin e zanoreve të shkurtra përmes shenjës prozodike të shkurtësisë .” 588

2.Përdorimi i alfabetit latin në punimin e Bopit nëpërmjet numrit relativisht të pakët të shembujve nga dialekti i veriut ishte i kufizuar, megjithatë kjo do të thotë, po të kemi

579 S. Lefmann, po aty, f. 309 580 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 137 581 N. Jokl, po aty, f. 137 582 N. Jokl, po aty, f. 128 583 Gerd – Dieter Nehring, Zu Franz Bopps albanischen Forschungen und Schriftsystemen, në: Bopp-Symposium 1992 der Humboldt-Universität zu Berlin, Heidelberg, C. Winter, 1994, f. 173-174 dhe S. Lefmann, po aty, f. 308 584 Gerd-Dieter Nehring, po aty, f. 178 585 Franz Bopp, Über das Albanesische in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen, Berlin, J. A. Stargardt, 1855, f. 506 586 F. Bopp, po aty, f. 506 587 F. Bopp, po aty, 494 588 F. Bopp, po aty, f. 507 dhe G. Nehring, po aty, f. 179

Page 133: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

133

parasysh Hanin dhe Ksylanderin, një risi, një përfillje më konsekuente e traditave. Bopi dallon 31 fonema të ndryshme dhe i karakterizon ato përmes: a) Grafemave të thjeshta: <a>, <b>, <d>, <e>, <f>, <g>, <h>, <i>, <j>, <k>, <l>, <m>, <n>, <o>, <p>, <r>, <s>, <t>, <u>, <v>, <z>, <dz>,

b) Kombinime nga grafema të thjeshta: <gi>, <d>, <ki>, /t/, <nj>, /n/, <th>, /θ/ dhe c) Grafema të thjeshta me shenja diakritike: <d>, <ð>, < s >, < ʃ>,<s >, <ʒ> dhe <ü>

/y/ 589. Propozimet e Bopit për emërtimin e sistemit fonetik të shqipes mbi bazën latine

kanë vijuar pjesërisht edhe në sistemin grafik të shqipes moderne: krahas parimeve të përgjithshme të tij deri në thjeshtimin e grafemave <ll> /ł/ dhe <rr> /r:/, të tipit të grafemave <ts> /tʃ> dhe dallimin e gjatësive të zanoreve vlejnë si zgjidhjet e tij në rastin e grafemave <g>, <k>, <nj> dhe <th> edhe në ditët e sotme. Pra Bopi përmes alfabeteve të tij të shqipes me bazë greke dhe latine e vijoi traditën e shqipes në rrafshin grafik dhe e nxiti me ndihmën e zgjidhjeve origjinale. Ai nuk unifikoi vetëm shenjat ekzistuese për dallimin e fonemave të shqipes, sidomos me alfabetin e tij latin, por krahasoi edhe sistemet grafike të shqipes. Kjo arritje e tij përbën një hap të parë drejt krijimit të një gjuhe shqipe kombëtare, ajo u mbështet te një koncept unik për krijimin e grafemave shqipe 590.

Me veprën e tij të parë “Sistemi i zgjedhimit të gjuhës sanskrite në krahasim me atë të greqishtes, latinishtes, persishtes dhe gjermanishtes” Bopi hyri në rrugën ku që nga ai moment lëvizën hulumtimet e jetës së tij. Këtë fushë të kufizuar, ai e vazhdoi më tej, pasi i përgatitur në disa trajetsa akademike, në gramatikën e tij krahasuese të nisur në vitin 1833, zhvilloi tërë fjalëformimin e gjuhëve më të rëndësishme indogjermane dhe ligjet mbi të cilat mbështetet ajo. Rezultati i madh i këtij punimi ishte prova e patundshme, se gjuhët indogjermane kanë lindur nga një gjuhë e parë e përbashkët që nuk ruhet më, se format e tyre gjuhësore që jo rradhë ndryshojnë nga një ra-tjetra në lidhje me lakimin dhe zgjedhimin tregojnë forma të përbashkëta fillestare. Por me këtë rezultat të madh të hulumtimeve të Bopit ishte vendosur edhe baza e gjuhësisë së re 591.

Vrojtimi i jetës së gjuhëve indogjermane duhet të kishte rëndësi edhe për gjuhët e tjera që deri në atë kohë ishin të njohura. Por veç kësaj ane të mirëfilltë gjuhësore hulumtimet e Bopit kishin edhe një rëndësi historike, përmes së cilës fillimisht u vërtetua se numri më i madh i popujve të Evropës si dhe një pjesë e konsiderueshme e atyre të Azisë jug-perëndimore, që përbëjnë një familje të madhe popujsh, zakonisht përfshihet nën emrin e popjve indogjermanë apo indoevropianë. Këto rezultate të mëdha të Bopit të nxjerra nga shkenca, ishin edhe fryt i mendjemprehtësisë së tij gjeniale 592.

Pak studiues të kohës së tij e njohën dhe e vlerësuan kumtesën e Bopit për gjuhën shqipe. Njëri prej tyre, Teodor Benfei, që e njohu këtë punim, e radhiti atë ndër veprat më të arritura të shkencëtarit, Benfei pohon se “bën pjesë te punimet më të vlefshme të Bopit 593”.

589 F. Bopp, po aty, f. 467, 472, 495, 508, 512,516, 526, 547 590 G. Nehring, po aty, f. 183-184 591 Albert Kuhn, Nachruf Franz Bopp, f. 156 592 A. Kuhn, po aty, f. 157 593 S. Lefmann, po aty, f. 309 dhe A. Haxhi, Leksikon…, 2012, f. 547

Page 134: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

134

V.7. Franz von Miklosich

Linguisti dhe sllavisti Franc fon Miklosiç lindi më 20.11.1813 në Lutenberg, studioi në Grac dhe në Vjenë për Drejtësi dhe Filozofi, pas kësaj me ndihmën e Kopitarit594 punoi si sekretar në Bibliotekën perandorake. Më 1850 u caktua profesor për filologji sllave dhe letërsi në Universitetin e Vjenës, ku ushtroi detyrën si dekan në vitet 1851/52, 1856/57 dhe rektor në vitet 1854/55. Më 1845 ai u bë kryetar i Shoqatës Akademike “Slovenija” në Vjenë. Ai ishte profesori i parë i sllavistikës në Austri dhe anëtar i Akademisë së Shkencave në Vjenë që nga 1851 dhe sekretar i klasës së filozofisë dhe të historisë nga 1866 deri në 1869. Themeluesi i katedrës së filologjisë Sllave, i cili iu përkushtua studimeve intensive të gjuhëve sllave dhe indoevropiane, vdiq në 7.3.1891 në Vjenë, ku kishte punuar tërë jetën e tij 595.

Mund të quhet pionieri i fushës së huazimeve shqipe dhe mbarëballkanike, është një nga sllavistët më të rëndësishëm të shekullit të 19 596. Franc fon Miklosiç ka një meritë të madhe për bazat e gjuhësisë sllave 597 dhe është marrë seriozisht me çështjet parimore të gjuhsësisë shqiptare, si p.sh. me trajtimin e problemit të përkimeve dhe paraleleve gjuhësore të Ballkanit, të çështjes së substratit, të çështjes së lidhjes së elementeve latinë të shqipes me dialektet e Italisë së Jugut etj. Punimet e tij leksikore përfshijnë sferën e fjalëve të huaja dhe të huazuara duke analizuar dhe studiuar elementet e shqipes në sllavisht dhe anasjelltas sllavizmat në shqipe.

Vepra e tij kryesore “Hulumtime shqiptare” ndahet në tri vëllime: Albanische Forschungen I. “Elementët sllavë në shqipe” 598 përmban një rradhë trajtesash, të cilat kanë si detyrë të japin një vështrim të përgjithshëm në disa fusha të gjuhës shqipe: 1) Venndbanimi i popullit shqiptar; 2) Burimet e njohurive në lidhje me gjuhën shqipe (duke filluar me fjalorin e Frang Bardhit të 1635-ës); 3) Tingujt e gjuhës shqipe dhe 4) Mënyrat e ndryshme të emërtimeve të këtyre tingujve. Në “Albanische Forschungen II. Elementët romanë në shqipe” 599 objekti i kësaj trajtese janë pjesët përbërëse të romanishtes, latinishtes dhe italishtes në shqipe. Ai sjell një listë të këtyre elementeve, e përshkruan sa më plotë të jetë e mundur pjesën romane të fjalorit të shqipes. Këtu ai përveç shkrimeve më të vjetra të Budit, Bogdanit, Bardhit shfrytëzon edhe veprat e përpiluara në dialektin e gegërishtes të Propagandas në Romë. Gjithashtu ai konsultohet me veprat e Kamardës dhe De Radës, që trajtonin dialektin e shqiptarëve të Italisë së Poshtme dhe Siçilisë. Listës së elementeve romanë i bashkëngjit vërejtje mbi fonetikën e elementeve romanë, bën një sqarim në aspektin fonetik duke pasur parasysh këtë pjesë përbërëse të gjuhës, prej së cilës dalin saktësime 600.

Albanische Forschungen III “Forma e foljeve të huazuara në shqipe”601 trajton fenomenet e foljeve të huazuara në shqipe dhe në gjuhë të tjera të Ballkanit duke i ndarë

595 Anton Slodnjak, Franz von Miklosich, Slawist und Linguist, në: Österreichisches Biographisches Lexikon 1815-1950, Bd. 6, Wien, 1975, f. 281 v. 596 Wilfried Fiedler, Einführung in die Albanologie, 2006, f. 39 597 R. Jagoditsch, Die Lehrkanzel für Slawische Philologie an der Universität Wien, 1849-1949, në: Wiener slawistisches Jahrbuch 1, 1950, f. 24 598 Franz Miklosich, Die slawische Elemente im Albanischen, Wien, Karl Gerold’s Sohn, 1870, f. 38 599 F. Miklosich, Die Romanischen Elemente im Albanischen, Wien, Karl Gerold’s Sohn, 1871, 88 f. 600 F. Miklosich, po aty, f 1 601 F. Miklosich, Die Form entlehnter Verba im Albanischen und einigen anderen Sprachen, Wien, Karl Gerold’s Sohn, 1871, f. 9

Page 135: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

135

në tri kategori: 1) Forma e huazuar është paskajorja, 2) Forma e huazuar është e kryera e thjeshtë ; 3) Forma e huazuar është një lidhje e së kryerës së thjeshtë të turqishtes me atë të greqishtes. P.sh. në shqipe janë huazuar nga sllavishtja folje në formën e paskajores me mbaresën –iti: gerdit : serb. grditi përçudnoj, shaj; ģobit ‘gjobit’ : serb.globiti; godit serb. pogoditi etj. 602). Nga greqishtja huazohen folje në formën e së kryerës së thjeshtë me mbaresën –s: p.sh. anakatós ‘përziej’, sipas Shtirit: ‘nakatós’; sipas Hanit: ‘άναχτώνω’; anankás ‘detyroj’; Hani: ‘άναγχάζω’; apikás ‘supozoj’; ‘άπειχάζω’; apofasis ‘vendos’ etj. 603).

Në lidhje me fenomenin e tretë ai pohon se nga turqishtja janë huazuar folje në formën e së kryerës së thjeshtë, ndërkohë që në këtë formë shtohet mbaresa –is që mbështetet në të kryerën e thjeshtë të greqishtes: p.sh. braktis abandono (sipas Rosit). Përbëhet nga brak (brakmaq braktis), t për d (braktym braktis) dhe –is. Uidis ‘rregulloj’. Sipas Hanit uidiss concordare, uidiss accordare; Rosi: ujmaq, ujdym convenire; sajdis: saidiss onorare; Rosi sajmaq, sajdym numëroj, vlerësoj; kurdis : surdiss sbandeggiare, confinare. Rosi: sürmek, sürdim ‘nxis’; šastis ‘habis’. Sipas Hanit sciastiss disperdere604.

Këto hulumtime mundësuan që të shmangnin konkluzione të nxituara në lidhje me historinë e gjuhës shqipe. Ai studioi huazimet e gjuhës shqipe dhe fondin e fjalëve vendëse. Iu shmang disa gabimeve të studiuesve bashkëkohës, kështu ai ka meritë të veçantë në lidhje me gjykimin e numërorit kint (njëqind), ken (qen), apo shpjegimi i fjalës mєs (mëz) me Juppiter Menzana të salentinasve mesapë, të fjalës sorє (sorrë) me rusishten soróka “laraskë” etj. Por Miklosiçi nuk u mjaftua vetëm me studimin e disa kategorive të fjalës, por u përpoq të kontrollonte tërë fjalorin, me aq sa e njihte ai asokohe.

Një listë e vogël (natyrisht jo e plotë) e huazimeve të tilla sllave të njohura vetëm nga Miklosiçi bashkon fjalë si grušt, goždє nga gozdij, klutš ‘çelës’ nga ključъ, porosít (porosis) nga poručiti, san ‘sanë ’nga sĕn. Ai u njohu prejardhjen romane edhe këtyre fjalëve si: єrgent ‘argjend’ nga argentu, kєrp ‘kërp’ nga lat. vulg. cánape, kєrší (qershi) nga cerasus, pak nga paucus, püł (pyll) nga padūle për palūde, šєroj nga sanāre etj.

Për fjalën qershi studimet e mëvonshme etimologjike kanë vërtetuar se vjen nga greqishtja e vjetër kerasia, jo nga latinishtja cerasum.

Ai këtu trajton edhe teorinë e reflektimit të guturaleve në shqipe, të cilën Kamarda, i nxitur nga fjalët e trashëguara të gjasshme ken, єrgent, i kishte gjykuar gabimisht si vendëse, si rrjedhojë ai shumë fjalë i njeh si të huazuara; po ashtu në pjesën më të mirë teoria e reflektimit të diftongut au- bazohet në studimet etimologjike të Miklosiçit. Këto studime sjellin material për historinë dhe kronologjinë e tingullit s-, tregojnë rrugën për sqarimin e grupit kl-, na mësojnë për rënien e së zëshmes ndërzanore etj. 605.

Këto punime krijuan një bazë të qëndrueshme për fonetikën historike dhe etimologjinë, ku u mbështet edhe Gustav Majeri dhe i çoi më tej 606. Jokli e konsideron këtë vepër si një hulumtim themelor sistematik të fjalorit të shqipes që e analizoi atë deri te prejardhja e tij 607. Gjuhëtari shqiptar Mahir Domi e quan si një ndihmë të rëndësishme për historinë e fonetikës dhe morfologjinë e shqipes 608.

602 F. Miklosich, Die Form entlehnter Verba im Albanischen und einigen anderen Sprachen, Wien, 1871, f. 3 603 F. Miklosich, po aty f. 5 604 F. Miklosich, po aty f. 8 605 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 129-130 606 Otto Haas, Österreichs Anteil an der Entwicklung der Balkanlinguistik und Albanologie, në: Akten des Internationalen Albanologischen Kolloquiums Innsbruck, 1972, zum Gedächtnis an Norbert Jokl, Inssbruck, 1977, f. 28 607 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 129 608 M. Domi, Fjalori enciklopedik, Tiranë, 1985, f.703

Page 136: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

136

“Elementet sllave në rumanishte” 609 sqaron emrin e popullit rumun, prejardhjen e popullit rumun dhe të gjuhës së tij, elementin e lashtë vendës, elementin latin dhe grek, elementin sllav dhe e shoqëron me një shtojcë mbi rumunët e Istrias. Në këtë vepër ai nxjerr në pah disa fenomene gjuhësore që kanë lidhje me elementin e lashtë vendës dhe trajton leksikun e trashëguar të shqipes: 1) Formimin e së ardhmes në gjuhët e Ballkanit, natyrisht përfshirë këtu edhe shqipen; 2) Mungesën e paskajores; 3) Njësimin formal të gjinores dhe të dhanores përmes së njëjtës formë; 4) Pozicionin e nyjes pas emrit, ç’ka nuk është romane; 5) Tingujt nistor hundor, m, n, që është karakteristik për rumanishten dhe shqipen; 6) Këmbimimin midis n dhe r; 7) Disa karakteristika sintaksore: a) Lidhja enklitike me format e plota të dhanores dhe kallëzores të përemrave vetorë ; b) Shprehja e numrave nga 11-19 duke e lidhur numrin dhjetë me numrat nga 1 deri në 9 nëpë rmjet një parafjale.

Të gjitha këto fenomene ai ua atribuon elementëve të lashtë vendës në Ballkan dhe ky element rezulton i afërt edhe me shqipen, të cilën ai e sheh si vazhdimësi të ilirishtes. Ballkanizmat në disa gjuhë i shpjegon me “teorinë e substratit”, e cila rrjedh nga një element i përbashkët autokton ballkanik i gjuhëve të lashta të Ballkanit, duke argumentuar edhe fjalët e përbashkëta autoktone të shqipes me rumanishten 610. Është merita e këtij sllavisti që hodhi dritë në këtë vepër mbi marrëdhëniet e shqipes me rumanishten611. Në studimin “Elementet e turqishtes në gjuhët evropiane jug-lindore dhe lindore” 612 Miklosiçi ndërmerr një detyrë të madhe në fund të punës së tij të suksesshme, duke i shtuar ndarjes së elementeve romane dhe sllave edhe atë të fondit të turqishtes në fjalorin e shqipes, dhe kjo realizohet në këtë monografi. Këtu përfshihen tërë gjuhët e Ballkanit dhe të Evropës lindore, është një mënyrë trajtimi, e cila nga pikëpamja e sllavishtes – që është vendimtare në këtë shkrim për studiuesin – ishte e këshillueshme nëpërmjet gjykimeve kulturo-historike dhe gjuhësore. Ky punim hedh dritë mbi shqipen dhe u shpëton gabimeve që hasen shpesh te Kamarda dhe thuajse rregullisht te Benlëvi 613. Dy veprat e lartpërmendura janë përpjekjet e para sistematike për një renditje të qartë të pjesëve të huaja në fjalorin e shqipes, por nuk mund të japin pamjen e duhur të elementeve të huaj duke patur parasysh rastësinë e kodifikimit të fjalorit të shqipes 614.

Në veprën “Etymologisches Wörterbuch der slawischen Sprache” ai merr parasysh – natyrisht vetëm në vërejtje të shkurtra – edhe ndikimin e shqipes te gjuhët sllave. Në këtë kontekst Joklit i vjen keq për mungesën e një monografie mbi ndikimin e shqipes në gjuhët sllave të Ballkanit dhe në turqishte 615. Veç kësaj në këtë vepër Miklosiçi për herë të parë ka vënë në pah ndikimin e shqipes te gjuhët fqinje 616. Pra përsa i përket etimologjisë ishte përgatitur mirë, falë punimeve të Miklosiçit, terreni i hulumtimit të fjalës shqipe, së paku për aq kohë sa në shqipe diskutohet një pasuri e rëndësishme huazimesh 617. Krahas punimeve të tij në fushën e etimologjisë ai ka dhënë

609 Vepra e Miklosich-it me tit. origj. “Die slawischen Elemente im Rumunischen” botuar në Vjenë, më 1861 610 F. Miklosich, Slawische Elemente im Rumunischen, f. 8; Demiraj, Gjuha shqipe, f. 56 dhe N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 122 611 Jokl: Albanisch f. 113 612 F. Miklosich, Türkische Elemente in den südost-und osteuropäischen Sprachen, Wien, 1884-1890, në: Denkschriften der Wiener Ak., Phil.-hist., f. 34, 35, 37, 38. 613N. Jokl, Albanisch, f. 130 – 131 614 M. Camaj, Albanische Wortbildung, Wiesbaden, Otto Harrasowitz, 1966, f. 15

615 N. Jokl, po aty, f. 124-125 616 E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes IV, Tiranë, 1996, f. 29 617 N. Jokl, po aty, f. 131

Page 137: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

137

kontribute të rëndësishme edhe në fushën e fonetikës, morfologjisë dhe sintaksës së gjuhës shqipe. Ai projektoi një pamje të përgjithshme të fonetikës së pjesëve përbërëse të romanishtes në shqipe dhe theksin kryesor e vuri në tërësinë e të dhënave 618. Në morfologji ai mbështet mendimin e Bopit për shqipen si një gjuhë e përzier gjysëmromane si në fushën e leksikut ashtu edhe në atë gramatikore dhe mbështet pikëpamjen në lidhje me prejardhjen e vetës së 3-të të foljes ndihmëse єštє, ištє ‘është’ nga lat. est 619, mendim që gjuhësia historike e mëvonshme e ka mënjanuar.

Në lidhje me sintaksën ai vëren përputhje të shqipes me rumanishten dhe me bullgarishten në përdorimin e një nyjeje të prapavendosur dhe ky konstatim ishte për Hasdeu-n pikënisja e mendimit të tij lidhur me çështjen e substratit 620. Miklosiçi ishte i pari që hulumtoi në mënyrë sistematike fjalorin e shqipes në lidhje me fjalët e huazuara. Prej tij vijnë edhe disa etimologji të fjalëve shqipe të cilat vlejnë ende sot si: grusht, porosit, sanë; ergjënd, kërp < paucus, pyll, shëron < sanare. Shumë të rëndësishme janë edhe punimet e tij të cilat i trajtuam më lart në mënyrë më të detajuar, në fushën e fonetikës historike të shqipes, sidomos për kronologjinë e rregullave të caktuara fonetike (au>a; s>sh; rn> rr, por për fatin e grupit kl- dhe të pëlcitëses së zëshme ndërzanore, ai nuk ka njohur këtu rënien e këtyre tingujve në pozicion ndërzanor, por ka qëndruar te zhvillimet e veçanta). Për elementet romanë të shqipes Miklosiçi ka përpunuar vetë një fonetikë. Në lidhje me marrëdhëniet e shqipes me romanishten duhet përmendur edhe njohja e lidhjes së ngushtë të elementeve latinë të shqipes me dialektet e Italisë jug-lindore 621. Ai pasi pasqyron një varg dukurish të përbashkëta të gjuhëve ballkanike që ndeshen në rumanishte pohon: “..duke qenë se ne tani besojmë se mund të pranohet që në formimin e kombësisë dhe të gjuhës rumune kanë bashkëvepruar në rradhë të parë dy elemente dhe pikërisht elementi romak dhe ai autokton, për këtë arsye jemi të prirur që dukuritë e shqyrtuara këtu, në mos të gjitha, në pjesën më të madhe t’ia atribuojmë elementit të lashtë autokton dhe besojmë se ky element të ketë qenë i afërt për nga burimi me shqipen e sotme, të cilën ne e konsiderojmë si vazhdimin e ilirishtes...” 622 Pra ai mbështet tezën e origjinës ilire të gjuhës shqipe. Jokli u bën një vlerësim të përgjithshëm shkencor arritjeve të Miklosiçit duke u shprehur: “Hulumtimet e Miklosiçit shpesh me gjithë mungesën e jashtëzakonshme të vërejtjeve të tij janë shumë të rëndësishme për një sërë çështjesh parimore të hulumtimit të gjuhës shqipe” 623 dhe më tej Jokli thekson se Miklosiçi e ka vënë re tashmë paralelizmin midis gjuhës shqipe dhe dialekteve italiane të juglindjes në disa fenomene fonetike 624. Edhe sot veprat e sllavistit dhe albanologut të famshëm vlerësohen si një moment i rëndësishëm përsa i përket hulumtimit të fjalëve të huazuara, emrave të njerëzve, toponimeve dhe në analizën e epikës popullore dhe për zhvillimin e mëtejshëm të hulumtimit të përgjithshëm gjuhësor, sidomos të gjuhësisë sllave dhe shqiptare. 618 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 137-138 619 N. Jokl, po aty, f. 145 620 N. Jokl, f. 122 dhe f. 148 621 W. Fiedler, Die Einführung in die Albanologie, 2006, f. 40 622 F. Miklosich, Die slawischen Elemente im Rumänischen, në: Denkschriften der Kaiserlichen Akademie der Wissenschaften, Philos. – Hist. Classe XII, Wien, 1861, f. 8 623 N. Jokl, po aty, f. 138 624 N. Jokl, f. 142

Page 138: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

138

V.8. August Schleicher

August Shlajheri konsiderohet si ndërtuesi i teorisë së pemës gjenealogjike (Stammbaumtheorie) në gjuhësinë e krahasuar dhe së bashku me Franz Bopin si pararendës të indogjermanistikës. Shlajheri lindi në Majningen më 19 shkurt 1821 dhe vdiq në Jena në 6 dhjetor 1868. Ai studioi lidhjet brenda familjes së gjuhëve indogjermane. Ai e pa gjuhësinë si pjesë të shkencave natyrore dhe e përkufizon gjuhën si pjesë përbërëse natyrore të jetës, ndryshimet e së cilës i nënshtrohen – njësoj si zhvillimi i llojeve biologjike – ligjësive të evolucionit.

Duke u bazur dhe nisur nga rezultatet e tij hulumtuese, ai vizatoi në gusht të 1853 prejardhjen e gjuhëve indogjermane në njërën nga “pemët e para gjenealogjike” (Stammbaum) 625.

Ai ishte gjuhëtari i parë që iu përkushtua seriozisht rindërtimit të protogjuhës indogjermane. Kërkesa e Shlajherit shkon përtej zbulimit të formës së parë të përbashkët dhe kjo jo nga dëshira e parë romantike, por për ta reduktuar gjithçka të ndryshme tek e përpashkëta fillestare, kështu që për të nuk ishte më pika e fundit sanskritishtja, por indogjermanishtja si protogjuha përpara ndarjes në gjuhë të veçanta. Shlajheri ishte i pari që i paraqiti gjuhët indogjermane në një pemë gjenealogjike 626.

Me lindjen e shkencës së re, gjuhësisë krahasuese indoevropiane, si rrjedhojë ishin krijuar mundësitë të reja për zgjidhjen e problemit të shqipes. Me punimin e tij “Mbi shqipen në marrëdhëniet e saj të afrisë”, 1854 Bopi bëri hapin e parë të sigurtë metodik drejt përcaktimit të shqipes si një gjuhë indogjermane 627. Megjithëse këtë gjë e kishte pohuar edhe Ksylanderi në veprën e lartpërmendur edhe August Schleicher, i cili qëndron midis Bopit dhe Brugmanit në zhvillimin e gjuhësisë indogjermane, në veprën e tij që bëri epokë “Die Sprachen Europas in systematischer Übersicht ” (Bonn, 1850), në kreun mbi “Shqipen” (f. 138 vv.) u mbështet krejtësisht te paraqitja e shqipes nga Ksilanderi. Ndër të tjera ai sqaron se shqiptarët zakonisht janë konsideruar si pasardhës të ilirëve të lashtë, se shqipja është gjuhë indoevropiane, ky fakt ishte njohur shumë më përpara. Tanimë bëhej fjalë për çështjen se me cilën gjuhë tjetër është e afërt shqipja.

Këtu Shlajheri njohu më shumë se Ksilanderi faktin që shqipja ka tipare të përbashkëta të drejtpërdrejta apo jo të drejtpërdrejta me gjuhët e saj fqinje në Gadishullin e Ballkanit, të cilat nuk kanë lindur si pasojë e përkatësisë në një familje gjuhësore, por në bazë të ndikimit reciprok 628. Ai e mbrojti prerazi të njëjtin mendim duke iu referuar parashtrimeve të shkurtra e të pakundërshtueshme metodikisht sistemit të lakimit dhe të zgjedhimit, numërorëve etj.

Atij iu bashkua G. Stier, i cili me një analizë më të hollësishme të numërorëve dhe të foljes ndihmëse jam, botuar në Allgemeine Monatsschrift für Wissenschaft und Literatur, 1854, pra në të njëjtin vit me punimin e Bopit, arriti në përfundimin se shqipja ka karakter

625 Gertrud Bense, August Schleicher, në: Neue Deutsche Biographie, Band 3, Berlin, Duncker & Humblot, 2007, f. 50 626 Johannes Schmidt, August Schleicher, në: Allgemeine Deutsche Biographie, Band 31, Leipzig ; Duncker & Humblot, 1890, f. 402-416 627 Theodor Benfey, Sprachwissenschaft, Geschichte der Wissenschaften in Deutschland, München, 1869, f. 551 dhe 643; Albert Thumb, Gustav Meyer, në: Indogermanische Forschungen, Bd. 12, Strassburg, 1901, f. 147 628 Helmut Schaller, Die Entwicklung der Albanologie in Deutschland, në: Südosteuropa Mitteilungen, Nr. 3, 23 Jahrgang, 1983 f. 43

Page 139: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

139

indoevropian. Krahas këtij trajtimi shumë fragmentar të objektit ishte kërkuar një analizë më e thellë dhe më e hollësishme. Punimi i Bopit hoqi çdo dyshim në lidhje me përkatësinë e shqipes në degën e gjuhëve indogjermane 629. Edhe August Shlajheri, nxënësi i Bopit, kur hartoi pemën gjuhësore të gjuhëve indogjermane, ishte i detyruar të gjente edhe për shqipen një degë.

Vepra e tij kryesore është “Compendium der vergleichenden Grammatik der indogermanischen Sprachen”, 1863, fjalitë e para të së cilës janë: “Gramatika formon një pjesë të gjuhësisë ose të glotikës. Kjo vetë është pjesë e historisë së natyrës së njeriut. Metoda e saj në thelb është ajo e shkencave natyrore kryesisht...Një nga detyrat kryesore të glotikës është zbulimi dhe përshkrimi i çerdheve gjuhësore apo i fiseve gjuhësore...”

Një nga punimet më të lavdërueshme në këtë fushë, përmes së cilës është lehtësuar dhe nxitur studimi i kësaj dege të dijes 630, në faqen 7 ai thotë : “Protogjuha indogjermane në fillim u nda në dy pjesë nëpërmjet zhvillimit jo të njëjtë në pjesë të ndryshme të fushës së saj, prej saj u nda pikërisht sllavo-gjermanishtja (gjuha e cila më vonë u nda në gjermanisht dhe në sllavo-lituanisht); pastaj fondi i mbetur i protogjuhës, ariano-greko-italo-kelte, në greko-italo-kelte dhe në arjane, prej të cilave e para u nda në greko(-shqipe) dhe italo-kelte, e fundit në arjane, por qëndroi për një kohë të gjatë e bashkuar.” Në faqen 9 paraqitet pema gjuhësore si më poshtë:

629 M. Camaj, Albanische Forschung, 1966, f. 15 630 Th. Benfey, po aty, f. 588

Page 140: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

140

Page 141: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

141

Nga skema vihet re se Shlajheri ende nuk e kishte përfshirë armenishten (hetishtja dhe tokarishtja asokohe ende nuk ishin të njohura). Shqipja është e vetmja gjuhë, renditjen e së cilës e bën me një vizë të ndërprerë, pra nuk mund të qortohet për një renditje të pamenduar të kësaj gjuhe, fjalë për fjalë ai thotë në faqen 6: “Ndarja evropiane jug-perë ndimore, e përbërë nga greqishtja, së cilës hëpërhë i duhet vendosur shqipja e ruajtur vetëm në formën e mëvonshme gjuhësore, italishtja...” 631. Shlajheri e nxjerr shqipen me prejardhje nga “çifti i familjes pellazge” (greqisht, italisht), madje ai kërkon ta përfshijë më pranë familjes së greqishtes 632. Këtë e trajton në kapitullin që i kushton degës së gjuhëve indogjermane në veprën “Gjuhët e Evropës në vështrim të përgjithshëm sistematik” 633, ai nuk ka dyshim se shqipja është gjuhë indogjermane, “ndonëse ajo ka arritur një gradë të lartë të prishjes”. Ai analizon sistemin e zgjedhimit, të lakimit si dhe numërorët. Si objekt krahasimi zgjedh greqishten dhe pohon se nyja e shqipes është një përemër – shtesë si ai dëftor, i cili edhe në greqishte pëdoret si nyje 634.

Kjo tregohet qartazi përmes ndërrimit të tingullit nistor, i cili i përgjigjet saktësisht këmbimit të tingullit nistor në greqishte:

Shqip Greqisht Njëjës mashk. E. ί μίρρ-ι (i mir-i) ό – ό i miri Gj. τε μίρρ-τ (të miri-t) του- του K. τε μίρρινε (të miri-n) τον – mbaresa e kallëzores Njëjës fem. E ε μίρρ-εγια η – η Gj. σε μίρρε-σε της- της K. τε μίρρενε την- την mbaresa e kallë zores

Asnjanësja njëjës τε μίρρε-τε (të mirë -të), gr. το – το; shumës asnj. dhe fem. të mirë -të = τα – τα etj. Shlajheri vuri re ndryshimin nëpërmjet “dobësimit” midis femërores së shqipes gjin. një. së – së dhe greqishtes της- της. Pas gjithë këtyre vrojtimeve me vend që kanë të bëjnë me lakimin, ai e vendosi shqipen në familjen e greqishtes, ndërkohë që zgjedhimi (e pakryera veprore dhe e kryera e thjeshtë pësore) i duket edhe si indogjerman, por jopërkues me greqishten 635. Jokli këtë karakteristikë të shqipes e vlerësoi më vonë si “metodikisht të pakundërshtueshme” 636. Përveç etimologjisë Shlajheri u mor pothuajse me të gjitha fushat e gjuhësisë. Duke i zotëruar gjuhët indogjermane në tërësi dhe gjithçka të tyren që ishte e përbashkët, ai arriti të nxjerrë me mprehtësi tiparet karakteristike të gjuhëve të veçanta. E pranonte se ishte skllav i ligjeve fonetike, të cilat i vrojtonte deri në imtësi, por nuk shpërfilli të tërën 637.

631 August Schleicher, Compendium der vergleichenden Grammatik der indg. Sprachen, Weimar, 1861, f. 7, f, 9 dhe W. Fiedler, Die Einführung in die Albanologie, 2006, f. 18 632 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 120 633 A. Schleicher, Die Sprachen Europas in systematischer Übersicht, Bonn, H. B. König, 1850 634 A. Schleicher, po aty, f. 139-140 635 A. Schleicher, po aty, f. 139-142 636 N. Jokl, po aty, f. 20 637 Johannes Schmidt, August Schleicher, në: Allgemeine Deutsche Biographie, Band 31, Leipzig, Duncker & Humblot, 1890, f. 402-416

Page 142: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

142

V.9. Hugo Ernst Mario Schuchardt

Romanisti Hugo Shuhard lindi në 4.2.1842 në Gota, studioi nga 1859 deri në 1864 në Jena dhe në Bon për drejtësi, histori arti dhe filologji klasike dhe mbrojti doktoraturën me temën “Vokalizmi i latinishtes vulgare” 638. Ishte docent në Lajpcig dhe profesor në Hale; nga viti 1876 ushtroi detyrën e tij shkencore në Universitetin e Gracit deri sa doli në pension në 1900. Vdiq në 21.4.1927 në Grac 639. Romanistika ishte fusha e tij kryesore brenda së cilës ai përfaqësoi mendimin se ndryshimet gjuhësore bazohen më shumë tek huazimet, sesa te trashëgimia dhe se “formimi i gjuhës” realizohet përmes ndikimit hapësinor dhe afrisë historike. Shuhardi i tregoi Vajgandit ndikimet që kanë ushtruar gjuhët e Gadishullit të Ballkanit mbi njëra-tjetrën 640. Me kontributet e tij në këtë çështje sot Shuhardi vlerësohet si promotor kryesor i kapërcimit në fazën e gjuhësisë së saktë shkencore, formimin e së cilës e kanë nxitur gramatikanët e rinj 641. Leo Shpiceri pohon se Shuhardi është klasiku i gjuhësisë dhe parandjerësi i ekspresionizmit gjuhësor 642. Nuk mendoi vetëm për problemet e përgjithshme të gjuhësisë, por kontrolloi në mënyrë periferike edhe të gjitha fushat që qëndrojnë pranë gjuhësisë. Në fonetikë ai përfaqëson pikëpamjen se “ligjet” fonetike nuk janë të ndara nga faktet e kushtëzuara psikikisht 643. Shuhardi u mor me shqipen vetëm në mënyrë anësore, e megjithatë kontributet e tij të pakta gjuhësore kanë një rëndësi të madhe. Konstatimet e Miklosiçit i ndoqi Shuhardi, i cili vuri re disa përkime të mëtejshme, sidomos fonetike si dhe njohu zhvillimin paralel semasiologjik të elementëve latinë në të dyja gjuhët 644. Studimet e Miklosiçit menjëherë pas botimit të tyre gjetën një vijimësi, e cila ende sot është shumë e vlefshme për shkak të vërejtjeve të rëndësishme parimore, në punimin e Shuhardit “Shqip dhe rumanisht” 645.

Sipas Joklit shkrimi e kalon kuadrin e një perifrazimi refereues apo kritik dhe në pjesën e tij etimologjike sjell korrigjime në lidhje me disa interpretime të Miklosiçit, nga të cilat pjesa më e madhe janë ruajtur. Disa prej këtyre etimologjive ai i zëvendëson me të tjera si: kuljétë ‘kuletë ’ e nxjerr nga culeus-coleus jo nga it. colleta; përtój (geg. jo tosk siç del te Miklosiçi) purtój (përtoj) = pigritor jo = pertaedet, urój, si rum. ur = auguro, jo = oro etj. 646 si dhe plotësime dhe vërtetoi një sërë elementesh përbërës latinë, të cilat i kishin shpëtuar Miklosiçi, siç janë: bultši ‘bulçi’ = it. bolgia (nga bulga që konsiderohet me prejardhje nga galishtja); égrë, geg. égër =agretis; θékërë (Hani), θékën Rosi, thekër = secale, khs. it. ségale dhe rum. secárë; fĕr geg.(ferr Rosi), ferr=infernum 647; urréj=horreo, rum. uresc; vā=vadum

638 Hugo Schuhardt, Der Vokalismus des Vulgärlateins, Leipzig , B. G. Teubner, 1868 639 Neue Österreichische Biographie 1815-1918, Erste Abteilung, Bd. 6, f. 122-131 640 Otto Haas, Österreichs Anteil...., Innsbruck, 1977, f. 22 641 Gramatikanët e rinj janë përfaqësuesit e “Shkollës së Lajpcigut” të gjuhësisë në vitin 1880, parimet metodike më kryesore të të cilë ve janë principet e mospë rjashtimit të ligjeve fonetike dhe të asociacionit të formave përmes analogjisë. Ndër to mund ë përmendim indogjermanistët Karl Brugmann dhe H. Osthoff dhe sllavistin A. Leskien 642 Leo Spitzer, Hugo Schuchardt-Brevier. Ein Vademekum der allgemeinen Sprachwissenschaft, Halle (Saale), Max Niemeyer, 1922, f. 5 643 L. Spitzer, po aty, f. 5-6 644 H. Schuchardt, po aty f. 46 –55 dhe N. Jokli, Albanisch, 1917, f. 122-123 645 H. Schuchardt, Albanisches und Romanisches. Zu Miklosich’s Albanischen Forschungen, në: Zeitschrift für vergleichende Sprachforschung auf dem Gebiete der indogermanischen Sprachen, Bd. 20, Göttingen, 1872, f. 241-302 646 H. Schuchardt, po aty, f. 246-247 647 H. Schuchardt, po aty, f. 248

Page 143: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

143

648. Ai në shqipe, veç konstatimeve të Miklosiçit, sjell edhe disa fjalë të cilat janë të afërta me prejardhje romane, jolatine. Pranohet bashkësia indogjermane, huazime të shipes nga romanishtja, huazime të romanishtes nga shqipja e vjetër dhe huazim i shqipes dhe romanishtes nga një gjuhë e tretë, dhe këtë fakt e pranon duke parashtruar disa shembuj: berr, breškë – rum. broascë, lat. e mesme bruscus; búrrë – lat. e mes. baro, it. barone etj. 649.

Siç pohon Norbert Jokli në fushën e etimologjisë Shuhardi bashkë me Miklosiçin kanë kontribuar duke mirëpërgatitur terrenin e hulumtimit të fjalës së shqipes, së paku për aq kohë sa në shqipe diskutohej një pasuri e huazuar kaq e rëndësishme, kur nisi puna e thellë dhe e shumëanshme e Gustav Majerit 650.

Schuhardi në studimin “Vokalizmi i latinishtes vulgare” përvetësoi mendimin e Miklosiçit 651, i cili duke u mbështetur te disa përkime midis gjuhëve të Ballkanit kishte nxjerrë përfundimin se këto përkime e kishin burimin nga një substrat i përbashkët i popujve të këtij Gadishulli 652. Jokli thekson se vepra e tij “Shqipja dhe romanishtja” është e vlefshme për tu shfrytëzuar për shkak të vërejtjeve të rëndësishme parimore dhe e konsideron si një vazhdim të veprës së Miklosiçit “Albanische Forschungen” 653. Ai është ndër të parët që ka ngritur kërkesën për veçimin e fjalorit vendës nga ai i huaji, realizmi i të cilit është bërë i mundur vetëm përmes punës së Majerit 654.

Është i njohur parashikimi i Shuhardit, i shprehur në vitin 1872 – “Nëse dikur shqipes do t’i jetë caktuar një pozicion krejt i qëndrushëm brenda indogjermanishtes, atëherë ne ndoshta duhet t’i rikthejmë asaj disa fjalë si pasuri e lashtë e trashëguar, të cilat tani, dhe me plot të drejtë i konisderojmë si të huazuara”, një parashikim që u bë realitet përmes hulumtimeve më të reja 655. Studimet gramatikore të Miklosiçit gjetën një vazhdimësi në këtë punim. Në trajtimin e përgjithshëm të fonetikës së elementeve romanë Shuhardi njeh me të drejtë si çështje themelore se çfarë i takonte shqipes në elementët latinë të futur në shqipen e sotme dhe çfarë i takonte romanishtes? Një fakt ilustrues për rëndësinë e këtij dallimi ofron marrëdhënia e tingujve shqip lb, rb me lat. lv, rv, që rikthehet te romanishtja 656.

Shuhardi ka qenë i pari që ka vrojtuar me imtësi një sërë fenomenesh fonetike (p.sh. ndikimi labializues i bashkëtingëlloreve buzore mbi zanoret fqinjë, ndryshimi i intonacionit te diftongjet úa nga uá) dhe vendosi sfondin e tyre historik me një intuitë të sigurtë, u përpoq të zgjidhte probleme që Miklosiçi ua la pasardhësve të tij (si p.sh. shndërrimin fonetik on në ue) 657. Jokli konstaton se Shuhardi në lidhje me morfologjinë në veprën e tij “Der Vokalismus des Vulgärlateins 3” (f. 47; 51), përmes prejardhjes së vetës së tretë të foljes ndihmëse jam εštε, ištε ‘është’ nga lat. est ai sjell një material tjetër përsa i përket pikëpamjes së gabuar të Bopit mbi shqipen si një gjuhë e përzier gjysëmromane 658.

648 H. Schuchardt, Albanisches und Romanisches, 1872, f. 252 dhe N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 130 649 H. Schuchardt, po aty, f. 253 650 N. Jokl, po aty, f. 131 651 F. Miklosich, Albanische Forschungen 2, Wien, 1871, f. 78 652 N. Jokli, po aty, f. 123 653 N. Jokl, po aty, f. 130 654 N. Jokl, po aty, f. 142 655 H. Schuchardt, Albanisches und Romanisches, f. 302; N. Jokl, po aty, f. 135 dhe E. Çabej, Studime etimologjike, f. 35 656 H. Schuchardt, po aty f. 260; N. Jokl, po aty, f. 138 657 N. Jokl, po aty, 1917, f. 139 658 N. Jokl, po aty, f. 145

Page 144: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

144

V.10. Gustav Meyer Në vitin 1891 çmimin Volney të Akademisë së Parisit e mori një vepër, e cila i ishte kushtuar njërës prej gjuhëve më pak të njohura të Evropës, pikërisht gjuhës shqipe që ishte studiuar shumë pak. Bëhej fjalë për “Fjalorin Etimologjik të Gjuhës Shqipe”659 të profesorit të Gracit për gjuhësi të krahasuar, Gustav Majerit 660. Ai lindi në 25.11.1850 në Gros-Shtrelic në Prusi, nga 1867 deri në 1871 studioi në Breslau dhe në Lajpcig filologji klasike, gjermanistikë, greqishte të re dhe sanskritishte. Që nga viti 1876 ishte docent për sanskritishten dhe gjuhësinë e krahasuar në Pragë. Në 1881 u emërua profesor në drejtimet gjuhësore në Universitetin e Gracit, ku në 1890-1891 ishte dekan. Ai vdiq në 28.8.1900 në spitalin psikiatrik Feldhof të Gracit. Fushat kryesore të veprimtarisë së tij ishin greqishtja e re dhe e vjetër dhe shqipja, por ai u mor edhe me letërsi, folklor dhe me hulumtimin e përrallave të Gadishullit të Ballkanit, ku bëri udhëtime të panumërta studimore që nga viti 1875, për të mbledhur në vend material leksikor, gramatikor dhe folkloristik. Pikënisja e studimeve të tij ishte filologjia klasike 661. Në 1891 ai u bë anëtar i Akademisë së Shkencave në Vjenë, dhe trashëgimia e tij e dorëshkrimeve bashkë me bibliografinë gjendet në Bibliotekën e Universitetit të Gracit 662.

Brenda shkencës austro-hungareze, e cila u mor me shqipen, Gustav Majeri arriti një nga kontributet më të mëdha në gjuhësinë e shqipes si dhe për albanologjinë. Ai e quajti veten pjesë të grupit të gramatikanëve të rinj 663. Meqenëse literatura për gjuhën shqipe në kohën e tij ishte shumë e varfër, ai është i detyruar t’i referohet burimit të gjallë duke ndërmarrë udhëtime studimore, në ngulimet e shpërndara shqiptare në Siçili, Italinë e Jugut, Ballkan dhe në Greqi. U përpoq të hulumtonte dialektet e ndryshme, ku zbuloi edhe shumë gjëra në lidhje me historinë e kulturës, folklorin. Materiali burimor u shumëfishua përmes mbledhjes së pasurisë së drejtpërdrejtë gjuhësore dhe vëmendja e tij u drejtua nga tërë fusha e folklorit 664. Fushën e punimeve të tij shkencore mund ta ndajmë në katër kategori të ndryshme tematike: Historia e greqishtes së vjetër, greqishtes së re, shqipes dhe folklorit. Në 1885 ai boton esetë dhe studimet mbi historinë e gjuhës dhe folklorin. Bashkë me Rajnhold Këlerin boton “Përrallat shqiptare” 665. Ai e ka studiuar shumë mirë shpirtin e popullit në të gjitha aspekte – në lidhje me gjuhën, mitet dhe zakonet. Ajo që shpreh në esetë e tij me titujt: “Mbi gjuhën dhe letërsinë e shqiptarëve” dhe “Mbi historinë më të lashtë të shqiptarëve” 666, lidhur me popullin shqiptar, doli si nga studimi depërtues, ashtu edhe nga përshtypjet vetiake që u fituan në udhëtimet e përsëritura 667. Eseja e parë krahas vërejtjeve gjuhësore, historiko-letrare dhe të lëmit të përrallave, përmban edhe disa prova

659 Gustav Meyer, Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strassburg, Karl J.Trübner, 1891 660 Fritz Frhr. Lochner von Hüttenbach, Gustav Meyers Beitrag zur Erforschung des Albanischen, në: Akten des Internationalen Albanologischen Kolloquiums Innsbruck, 1972, zum Gedächtnis an Norbert Jokl, Inssbruck, Hermann Ölberg, 1977, f. 122 661 Albert Thumb, Gustav Meyer, në: Indogermanische Forschungen. Zeitschrift für indogermanischen Sprachen und altertumskunde, Bd. 12, Strassburg, Trübner, 1901, f. 142 662 ÖBL. - Bd. 5, f. 426

663 A. Thumb, po aty, f. 144 664 F. Frhr. L. von Hüttenbach, po aty, f. 123-124 dhe A. Tumb, po aty, f. 148 665 G. Meyer, Albanische Märchen, në: Archiv für Literaturgeschichte 12, 1883, f. 92-148 666 G. Meyer, Über die Sprache und Literatur der Albanesen, në: Nord und Süd, 24, 1883, f. 211-226 dhe Zur ältere Geschichte der Albanesen, në: Zeitschrift für allgemeine Geschichte, 1884, 667 vv. 667 A. Thumb, po aty, f. 150-151

Page 145: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

145

përkthimi të poezisë shqipe, ndërsa në të dytën ai i konsideron shqiptarët si “pasardhës të ilirëve” 668.

Metoda, të cilën përdori gjuhëtari paraqitet nën moton vijuese: paralelisht me fonetikën e elementeve indogjermane të gjuhës shqipe duhet të analizohen edhe fonetika e morfologjia e pjesëve përbërëse të latinishtes të po kësaj gjuhe, sepse vetëm përmes kësaj mund të gjendet rruga drejt bazës indogjermane 669. Fusha më speciale e punës së Majerit brenda gjuhësisë së shqipes ishte hulumtimi, konstatimi dhe shqyrtimi etimologjik i fjalorit të gjuhës shqipe, për të cilën mund të shihet si vepër themelore “Fjalori Etimologjik i gjuhës shqipe”. Majeri duke u nisur nga vrojtimet vetjake se në bazë të faktit që nga 5140 fjalë të analizuara, vetëm 400 janë të trashëgimisë së lashtë indogjermane, arriti në mendimin se shqipja është një gjuhë gjysëmromane 670.

Hulumtimi i fjalëve të huazuara ndodhi nëpërmjet lidhjes me veprimtarinë e paraardhësve të tij dhe kufizimit në përkryerje, përmirësim, shtim dhe kritikë. Në këtë vepër janë sqaruar një sërë fjalësh – ndër të tjera edhe fjalët e huazuara hungareze – , qëndrueshmëria e të cilave apo karakteri i fjalës së huazuar i ka shpëtuar 671 . Veç kësaj Majeri arriti që me ndihmën e këtyre hulumtimeve etimologjike të zgjidhte problemin e përfaqësimit të guturaleve palatale përmes afrimit të fjalëve gotike, latine dhe greke si dhe një sërë çështjesh të vokalizmit 672. Natyrisht që Majeri edhe në veprat e tjera mbivlerëson ndikimin e latinishtes në fjalëformimin e shqipes 673. Vepra “Studime shqiptare” përbëhet nga gjashtë pjesë dhe përmban publikime tekstesh të gjuhës popullore të mbledhura nga vetë ai dhe analiza të fenomeneve gjuhësore. Ato argumentojnë fonetikën sistematike të elementëve indogjermanë të shqipes, ofrojnë një gramatikë të përmbledhur shkurtas dhe sjellin argumente të rëndësishme për pozicionin e pavarur të shqipes brenda indogjermanishtes 674. Pjesa e parë me titull “Formimi i shumësit të emrave të shqipes” 675 vlen si shembull për një gramatikë ndërtuese deskriptive 676. Në hyrje ai flet mbi burimet dhe mjetet ndihmëse dhe paraqet një literaturë të pasur kronologjike bibliografike të gjuhës shqipe. Në vijim ai sjell një mbledhje shumë të hollësishme të materialit, meqenëse deri në atë kohë nuk ekzistonte asnjë shpjegim shkencor i formimit të shumësit, ku ai është përpjekur të veçojë huazimin 677. Pjesa e dytë me titullin “Numërorët e shqipes” 678 i kushtohet numërorëve të shqipes, përmban në fillim shtojca të bibliografisë së pjesës I si dhe listën e fjalëve shqipe të Arnold fon Harfit, të botuara në Këln 1860. Pjesa kryesore e punimit përmban edhe vërejtje të përgjithshme shumë interesante mbi numërorët me krahasime e shembuj nga gjuhë të ndryshme, sidomos mbi etimologjinë e tyre, mendime në lidhje me zhvillimin e fonemave të shqipes etj. Jokli shprehet se problemin e numërorëve të shqipes Majeri e trajton me një thellësi

668 F. L. von Hüttenbach, Gustav Meyers Beitrag..., Innsbruck, 1977, f. 126 669 A Thumb, po aty, f. 148 670 G. Meyer, Etymologisches Wörterbuch, f. IX dhe HBKSOE, Bd. 2, Neuzeit. Teil 1, f. 432 671 N. Jokl, Albanisch, Berlin und Leipzig, 1917, f. 131 672 N. Jokl, po aty, f. 132 673 Është fjala për veprat e Majerit: “Albanesische Studien II” dhe “Kurzgefasste albanesische Grammatik” 674 Grimm: Deutsche Wissenschaft, f. 745 675 G. Meyer, Die Pluralbidungen der albanesischen Nomina, në: Wiener Akademie der Wissenschaften, Wien, 1883 676 A. Thumb, Albert: Gustav Meyer, f. 146 677 F. L. von Hüttenbach, po aty, f. 124 678 G. Meyer, Die albanesischen Zahlenwörter, në: Sitzungsberichte der Philosophisch-Historischen Klasse der K.A.d.W , Bd. 107, Wien, Carl Gerold’s Sohn, 1884.

Page 146: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

146

depërtuese dhe se shfuqizon pikëpamjen e August Fridrih Potit që numërorët e shqipes, të cilët pretendohet se janë indogjermanë janë të huazuar. Majeri tregon se emërtimet e numrave nga 1 deri te 10, vetëm ai i numrit “katër” është i huazuar. Ai sjell një material të ri përsa i përket çështjes së guturales dhe konstaton si refleksin shqip të zanoreve hundore ashtu edhe zhvillimet e veçanta dialektore 679.

Pjesa e tretë e ka titullin “Fonetika e pjesëve përbërëse indogjermane të shqipes” 680 dhe në lidhje me çështjen e marrëdhënieve të shqipes me gjuhët fqinjë të Ballkanit nxjerr në dritë njohjen se disa veçori fonetike dhe semasiologjike të pjesëve përbërëse shqipe të rumanishtes tregojnë një kohë, e cila ekziston përpara formimit të gjuhës rumune dhe kombësisë rumune 681. Kjo trajtesë ka ndikuar shumë frytshëm në fushën e fonetikës, edhe pse disa pika kritike janë parashtruar me të drejtë.

Majeri këtu konstaton përputhjen e shqipes me degën e persishtes në përfaqësimin e guturales palatale. (k idgj. në shqipe del θ, s, po ashtu në persishten e vjetër, ĝ, ĝh në shqipe del δ, d, z, në persishten e vjetër d, z). Shumëçka nga ajo që Miklosiçi kishte cekur në fushën e fjalëve të huazuara latine, Majeri kishte mundur t’i kapte më me mprehtësi në këtë fushë. Këtu vërtetohen si të vlefshme për fondin themelor indogjerman, kështu p.sh. rënia e pëlcitëses së zëshme ndërzanore, shndërrimi në toskërishte nga n në r, historia e tingullit shqip s dhe asimilimi i grupeve tingullore me n; ai nxit më tej njohjen e volaklizmit (p.sh. përmes teorisë së reflekseve të diftongjeve indogjermane) 682.

Natyrisht që paraqitja e zhvillimit të tingullit l vuan nga kontradiktat e brendshme dhe Majeri ishte i prirur t’ia mohonte gabimisht fondit themelor vendës tš e shqipes 683. Veç kësaj ai ka lënë si problem të hapur çështjen e përfaqësimit në shqipe të tingullit indogjerman s (š, h, ģ, θ) 684. Por e parë në tërësi Majeri në këtë shkrim bën bilancin e “Fjalorit etimologjik”, pas botimit të të cilit është bërë i mundur përshkrimi i parë sistematik i fonetikës së shqipes, dhe jep ekstraktin thelbësor për gjuhësinë indogjermane 685.

Në pjesën e katërt të titulluar “Lista e fjalëve greqisht – rumanishte e jugut – shqipe të Kavaliotit” 686, ai ka sjellë një botim kritik dhe shpjegon listën e fjalëve greqisht-rumanishte e jugut – shqipe të Kavaliotit, e botuar në 1770 në Venedik. Ky fjalor që përbëhet nga 1170 fjalë, shquhet për saktësi dhe pasuri. Teksti i Kavaliotit risillet me shkrimin e tij në greqishte, shoqërohet me përkthim në gjermanishte dhe përmban një koment. Është i vlefshëm si për studimin e shqipes ashtu edhe për atë të rumanishtes së jugut 687. Këtë vepër mund ta qortosh vetëm për faktin se Majeri mohon ekzistencën e fjalëve të huazuara nga greqishtja e vjetër në shqipe ndërkohë që Albert Tumbi e vërteton ekzistencën e tyre nëpërmjet shpjegimit metodologjikisht të kujdeshëm të kushteve kronologjike dhe nëpërmjet analizës shembullore të të gjitha çështjeve gramatikore 688. 679 N. Jokl, Albanisch, 1917,f. 140 680 G. Meyer, Lautlehre der indogermanischen Bestandteile des Albanesischen, në: Sitzungsberichte der Philosophisch-Historischen Klasse der K.A.d.W , Bd. 125, Wien, F. Tempsky, 1892 681 N. Jokl, po aty, f. 124 682 N. Jokl, po aty, f. 141 683 N. Jokl, po aty, f. 143 dhe 145 684 N. Jokl, po aty, f. 144 685 N. Jokl, po aty, f. 141 686 G. Meyer, Das griechisch-südrumänisch-albanesische Wörterverzeichnis des Kavalliotis, në: Sitzungsberichte der Philosophisch historische Klasse d. k. Akademie der Wissenschaften, 123. Bd, Wien, F. Tempsky, 1895 687 G. Meyer, Das griechisch-südrumänisch-albanesische Wörterverzeichnis des Kavalliotis, në: Sitzungsberichte der Philosophisch historische Klasse d. k. Akademie der Wissenschaften, 123. Bd, Wien, F. Tempsky, 1895, f. 2 dhe f. 4 dhe F. L. von Hüttenbach, Gustav Meyers Beitrag, 1977, f. 125 688 N. Jokl, po aty, f. 135-136 dhe E. Çabej, Studime gjuhësore, Prishtinë, Rilindja, 1987, f. 47

Page 147: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

147

Studimi i pestë titullohet “Kontribute për njohjen e dialekteve shqipe të folura në Greqi” 689. Ky punim përmban pjesë teksti (fabulat e Ezopit, përralla, tregime, tregime humoristike 690, pjesë nga Biblat, këngë popullore dhe dashurie) të shqipes së folur në ishujt Poros, Hidra dhe Specia. Majeri, siç e sqaron edhe në parathënie, i ka marrë këto tekste në pjesën më të madhe si dhuratë nga trashëgimia e mjekut të marinës Karl Hajnrih Teodor Rajnhold. Tekstet shoqërohen me një fjalor të atyre fjalëve, që nuk i përmban “Fjalori Etimologjik”. Në këtë studim ai sjell tekste në gegërishte me shpjegime të hollësishme të llojit letraro-historik, këngë gege (ndër to disa mirditore të shoqëruara me sqarime) dhe toske 691. Në trajtesën “Elementët e latinishtes në shqipe” 692 Majeri del si njohës i thellë i fonetikës së elementëve të latinishtes, një fushë me rëndësi të veçantë për hulumtimin e shqipes. Natyrisht që nuk është pak ajo që vetë Majeri zbuloi në këtë fushë. Ndikimi i hundores te zanorja pararendëse (tosk. ϵ), ndikimi i saj diftongues tek ō, dallimi midis u, ū, në konsonatizëm asibilimi i dentaleve t, d përmes i ndjekëse në s, z, njohja e kushteve esenciale për zhdukjen e bashkëtingëllores së vrojtuar tashmë nga Miklosiçi (pozicioni ndërzanor dhe zëshmëria e bashkëtingëlloreve), shpjegimi për fatin e dyfishtë të grupit të latinishtes ct. Këtu përmendëm vetëm disa pika të rëndësishme, në të cilat Majeri ia kaloi paraardhësit të vet 693.

Në këtë punim, lidhur me çështjen e prejardhjes së popullit shqiptar pohon se një pjesë e fjalorit të shqipes dhe karakteri i saj eptimor dëshmojnë se ajo bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, midis të cilave zë një vend më vete. Ai shton se nuk ka asnjë bazë për të mos e konsideruar atë si “një fazë të re të ilirishtes së lashtë, apo më saktë të njërit prej dialekteve të lashta ilire” 694. Por një aspekt negativ i kësaj vepre dhe i trajtesës “Ndikimi i latinishtes në morfologjinë e shqipes” 695 është pohimi lidhur me ndikimin jo të vogël të latinishtes në strukturën morfologjike të gjuhës shqipe duke u shprehur 696 se format e së kryerës së thjeshtë të tipit këndo-v-a e kanë burimin 697 tek e pakryera e latinishtes më –bam (p.sh. canta-ba-m, canta-ba-s etj) 698.

Tumbi pohon se aty autori shprehet për romanizmin e gjuhës shqipe 699. Kurse Jokli e kritikon Majerin për argumentat që parashtron lidhur me ndikimin latinishtes mbi strukturën morfologjike të gjuhës shqipe 700. Megjithëse Majeri e qorton edhe shpjegimin e 689 G. Meyer, Beiträge zur Kenntnis der in Griechenland gesprochenen albanesischen Mundarten, në: Sitzungsberichte der Philosophisch historische Klasse d. k. Akademie der Wissenschaften, 124. Bd., Wien, F. Tempsky, 1896. 690 G. Meyer, Albanesische Studien V, Wien, 1896, f. 1-5 dhe F. L. von Hüttenbach, G. Meyers Beitrag, 1977, f. 125 691 F. L. von Hüttenbach, po aty, f. 126 692 G. Meyer, Die lateinische Elemente im Albanesischen, në: Grundriss der Romanischen Philologie, Bd. 1, Strassburg , Karl J. Trübner, 1888, f. 804-821 693 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 139 694 G. Meyer, Die lateinische Elemente im Albanesischen, 1888, f. 804 v.; N. Jokl, po aty, f. 121; dhe Demiraj: Gjuha shqipe dhe historia e saj, Tiranë, Sh.B.L.U., 1988 f. 149 695 G. Meyer, Der Einfluss des Lateinischen auf die albanische Formenlehre, në: Miscellanea Caix – Canello, 1886, f. 103-111 696 G. Meyer, Der Einfluss des Lateinischen, 1886, f. 109; Die lateinische Elemente, f. 821; dhe F. Bopp: Ueber das Albanesische, 1854, f. 74 697 Edhe Bopi në veprën e tij “Űber das Albanesische in seinen verwandschaftlichen Beziehungen”, f. 532 e shpreh këtë mendim. 698 Ky mendim hidhet poshtë nga H. Pederseni në punimin “Albanesisch”, 1905, f. 210. 699 A. Thumb, Gustav Meyer, Strassburg, 1901, f. 148 700 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 146 dhe Sh. Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, Tiranë, 1988, f. 138.

Page 148: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

148

Shuhardit se veta e tretë e foljes jam forma “është” e ka prejardhjen nga forma latine “est”, ai e ndjek më tej drejtimin e Bopit në kë të trajtesë , drejtim me të cilin ishte bashkuar tashmë në pjesën e parë të “Albanesische Studien” 701. Në të dyja këto trajtesa është mbivlerësuar elementi i latinishtes në fonetikë , morfologji dhe fjalëformim 702. Kështu sipas Majerit mbaresa –i e shumësit të emrave mashkullorë është e huazuar nga latinishtja 703. Ai thekson ndikimin e latinishtes tek emërorja e përemrit pyetës kuš nga lat. quis, gjinorja dhe dhanorja e përemrit pyetës kuj nga lat. cuius, kallëzore kε nga lat. quem. Po ashtu përsa i përket foljes ndihmëse jam në vetën e tretë njëjës përkatësisht ϵštϵ (ose ϵ në tosk.) dhe ãšt (ose ã në geg.) është e huazuar nga latinishtja704.

Në trajtesën e tij “Pozicioni i gjuhës shqipe në rrethin e gjuhës indogjermane” (1883) Majeri argumenton mendimin që i jep shqipes vendin e duhur brenda gjuhës indogjermane dhe shqiptarët deklarohen si pasardhës të ilirëve të lashtë. Këtë pikëpamje Majeri e ka shpalosur në të dyja esetë e tij “Mbi gjuhën dhe letërsinë e shqiptarëve” dhe “Mbi historinë më të lashtë të shqiptarëve” 705. Seritë e grykoreve (guturale) dhe përfaqësimi i tyre janë dalluar saktë nga njëra-tjetra; kështu u konstatua kriteri më i rëndësishëm për renditjen e shqipes në rrethin e gjuhëve indogjermane lindore (satem) (ĝ në shqip përfaqësohet me δ : tosk. δϵmp, e shq. δϵmbi, ĝh = δ shq. : maθ, e shq. maδi : ind. e vj. mah-). Mendimin e Bopit 706 ai e shtjellon më tej, ku ndër të tjera argumenton se shqipja bën pjesë në grupin e gjuhëve evropiane veriore dhe ndryshon nga greqishtja dhe nga gjuhët italike në reflektimin e tektaleve qiellzore. Megjithatë për Majerin kishin mbetur sërish ende të paqarta shumë çështje të vokalizmit 707.

Trajtesa “Fjalët e huazuara të shqipes” brenda studimit “Studime të greqishtes së re 2” trajton elementët shqipe në greqishten e re dhe deri në fund të Luftës së Parë Botërore është studimi i vetëm i përmbledhur mbi ndikimin e shqipes në një nga gjuhët fqinjë jorumune 708.

Artikulli “Folja ndihmëse në shqipe”709është një trajtesë jashtëzakonisht mendjemprehtë mbi ndriçimin e kësaj foljeje dhe jep një sqarim me vend në lidhje me eptimin e saj dhe të foljes shqipe me –mi dhe formimin e rrënjës së saj 710.

Veprën e tij me titull “Gramatika e shqipes, variant i shkurtuar, me pjesë leximi dhe me glosar”711 ia kushton mikut Hugo Shuhard. Gramatika e tij në thelb është përshkruese, jo historike-gjuhësore, por është përshkrimi i parë i mjaftueshëm i gjuhës shqipe, parakushti i domosdoshëm për punimet e Gustav Vajgandit dhe hulumtimin etimologjik si dhe i shërben

701 Gustav Meyer, Die Pluralbildungen der albanischen Nomina, f. 350 702 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 145 dhe Hüttenbach: Gustav Meyers Beitrag, f. 126 703 Gustav Meyer, Pluralbildung, f. 350 dhe G. Meyer, Der Einfluss des Lat. auf die albanesische Formenlehre f. 104 704 G. Meyer, Der Einfluss des Lat. auf die albanesische Formenlehre, f. 107 705 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 147 706 Franc Bopi në veprën e tij “Über das Albanesische...”, f. 459 shprehet: “gjuha shqipe në elementet e saj themelore nuk ka ndonjë lidhje më të ngushtë ose aq më pak, ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën nga gjuhët motra sanskrite(=indoevropiane) 707 N. Jokl, Albanisch, 1917 po aty, f. 139-140 dhe Sh. Demiraj, Gjuha shqipe, f. 36 708 N. Jokl, po aty, f. 124 dhe A. Dhrimo, Beitrag deutscher Forscher, f. 166 709 G. Meyer, Verbum Substantivum, f. 23. 710 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 146 711 G. Meyer, Kurzgefasste Albanesische Grammatik mit Lesestücken und Glossar, 1888, 128 f.

Page 149: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

149

lehtësimit të studimit të dialekteve të saj kryesore 712. Përmban një gramatikë të shkurtër, disa pjesë leximi dhe një glosar. Pesha kryesore qëndron në të ashtuquajturën morfologji, ku ai bën edhe ndonjë vërejtje sintaksore. Si bazë ka toskërishten veriore. Trajton hera – herës fenomene të të folmeve të tjera të toskërishtes. Përsa i përket dialektit të gegërishtes është marrë parasysh vetëm ai i Shkodrës 713. Në pjesën e dytë tekstet e sjella përbëjnë një plotësim të përshkrimit gramatikor. Këtu ai ka mbledhur disa prova nga të folmet e ndryshme më kryesore të shqipes, pjesa e tyre më e madhe botohet për herë të parë 714. Dhe pjesa e tretë është glosari që përmban fjalët që u përkasin pjesëve të leximit 715.

Jehonën kreysore edhe sot e kësaj dite e bën kryevepra e tij “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe” 716. Terreni për hulumtimin e fjalëve në gjuhën shqipe, të paktën për aq sa diskutohet pasuria e huazuar shumë e rëndësishme në shqipe, ishte parapërgatitur sidomos nga Miklosiçi dhe Shuhardi, kur Gustav Majeri nisi me punën e thellë dhe të shumëanshme. Ai e vështroi thesarin leksikor të shqipes në tërësi, edhe në fondin indoevropian edhe në huazimet që ka marrë gjatë kohëve.

Fjalori i tij përbën një bazë për çdo studim që ndërmerret në fushë të shqipes, sidomos në atë të etimologjisë e të leksikografisë historike, dhe veç shqipes edhe në fushë të ballkanistikës 717. Kështu në veprën e jetës së tij në parathënie ai nxjerr një përfundim lidhur me përpjestimin e elementit vendës ndaj elementit të huaj ku pohon: “Nga rreth 5140 fjalë që përmban libri im, 1420 dalin me burim roman (përkundrejt 930 te Miklosiçi), 540 të burimit sllav (përkundrejt 319 te Miklosiçi), 1180 të burimit turk , 840 të burimit të greqishtes së re 718 dhe vetëm rreth 400 kam mundur t’i vërtetoj me më shumë apo më pak siguri, si të trashëgimit të vjetër indoevropian; rrteh 730 kanë mbetur për mua me etimologji të pashpjegueshme” 719. Por ky përfundim nuk mund të quhet i saktë. Demiraj 720, Tagliavini 721, Çabej722 etj. pohojnë se nuk mund të thuhet që elementi autokton i shqipes të jetë më i pakët nga ai i gjuhëve të tjera indoevropiane, të cilat në rrjedhën e shekujve kanë pësuar ndikime të forta si armenishtja, apo anglishtja. Ai mundi të sqaronte një sërë fjalësh, ekzistenca apo karakteri huazues i të cilave u kishte shpëtuar paraardhësve të tij (khs. p.sh. fl’akє, kl’uar (havani i fuçisë së gjalpit), kullós, košєrє, kotél (çelës druri), parment (parmendë), pє, tєršєrє). Në raste të tjera ai mund ta korrigjonte mendimin e paraardhësve të tij, kështu p.sh. špeitє (shpejt), fjalë të cilin Majeri ndryshe nga Miklosiçi e nxjerr me prejardhje nga sllavishtja 723.

712 Otto Haas, Österreichs Anteil an der Entwicklung der Balkanlinguistik und Albanologie, f. 29, në: Akten des Internationalen Albanologischen Kolloquiums Innsbruck, 1972, zum Gedächtnis an Norbert Jokl, Inssbruck, 1977, f. 29 713 Gustav Meyer, Kurzgefasste Albanesische Grammatik mit Lesestücken und Glossar, Leipzig, 1888, f.6 dhe Hüttenbach, Gustav Meyers Beitrag, f. 127-128 714 G. Meyer, po aty f. 7 715 G. Meyer, po aty f. 11 716 G. Meyer, Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strassburg, 1891, f. 33 717 E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes I, f. 30 718 Që nga Tumbi në artikullin Altgriechische Elemente des Albanesischen botuar në revistën: Indogermanische Forschungen, 26, e këtej është pranuar se në fjalorin e shqipes ka edhe elemente nga greqishtja e vjetër dhe e mesmja 719 G. Meyer, Etymologisches Wörterbuch, Bd. 1, 1891, f. 9 720 Sh. Demiraj, Gjuha shqipe, f. 133 721 C. Tagliavini, La Lingua Albanese, në: Studi Albanesi, V-VI, 1935-1936, f. 23. 722 E. Çabej, 1. Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, Tiranë, UT, 1960, f. 68 – 70, ku ndër të tjera ai vë në dukje edhe disa fjalë të tjera të trashëguara 723 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 131

Page 150: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

150

Ky fjalor që, siç e përmendëm edhe më lart, u nderua me çmimin “Volney” të Akademisë së Parisit, mund të themi se është i vetmi në llojin e tij deri sot, dhe na sjell dëshminë se shqipja është një gjuhë e mëvetësishme indoevropiane 724. Për shembull prejadhje të shumta fjalësh si nga latinishtja, hungarishtja dhe gotishtja edhe sot kanë vlerë, natyrisht Majeri e mohon ekzistencën e fjalëve të huazuara nga greqishtja e lashtë në shqipe dhe mbivlerëson huazimet nga latinishtja, por që është i falshëm, sepse thesari gjuhësor asokohe ka qenë i zbuluar në mënyrë të pamjaftueshme përmes fjalorëve725.

Në këtë vepër ai e mbivlerëson elementin e huaj në shqipe. Tumbi e konsideron këtë fjalor si kulmin e krijimit të tij. Tashmë si një thesar i gjuhës shqipe pohon ai, vepra është një pronë shumë e vlefshme për shkencën; por rëndësia e saj është edhe më e madhe: është përmendorja e filologjisë së popujve të Ballkanit. Kush merret me ndonjërën nga gjuhët e Ballkanit, në libër gjen një burim të pasur të mësimit, dhe si rrjedhojë hulumtuesi i turqishtes dhe persishtes, sllavisti, romanisti dhe grecisti nxjerr përfitim nga vepra monumentale e Majerit 726.

Për Karl Ditrihun fjalori është një kryevepër shkencore dhe shembullore dhe për arsye të numrit të madh të fjalëve të huazuara romane, sllave, turke dhe greke është një minierë për hulumtuesit e leksikut të gjuhëve të Ballkanit 727.

Jokli pohon se nëse kjo vepër e Majerit u shndërrua në një vepër burimore të nivelit të parë, kjo është arritur falë asaj ane tjetër të veprimtarisë së Majerit, ku ai nuk do të bëhej vetëm vazhdues, por edhe themelues e mbizotërues. Ky fjalor ishte zbulimi i shqipes për gjuhësinë indogjermane, të cilën Bopi e nisi, por nuk e çoi deri në fund, aq më pak ta kishte përsosur. Vetëm po t’i referohemi disa shpjegimeve të fjalëve që bën Majeri si: ah ‘ahu, pemë’, ϵndϵrϵ ‘ëndërr’, anϵ ‘anë’; barθ ‘i bardhë’, degϵ ‘degë’, deša ‘desha’, dorϵ ‘dorë’, θań ‘thaj’; θom ‘them’; kań ‘qaj’; keθ ‘qeth’, motrϵ ‘motër’; üł ‘yll’, zorϵ ‘zorrë’, atëherë kjo listë shumë e shkurtër fjalësh tregon se me sa kujdes dhe me mprehtësi Majeri i shfrytëzoi rezultatet e mëparshme të hulumtimit të fjalëve të huazuara si dhe zbulimet e tjera për të pushtuar të panjohurën etimologjike – këtë e tregojnë p.sh. fjalët anϵ, θań, kań, ah. Madje nuk duhet kaluar në heshtje edhe fakti se “Fjalori Etimologjik” paraqet një arritje të admirueshme në aspektin leksikor 728.

Studimi i Majerit “Pozicioni i shqipes në rrethin e gjuhëve indoevropiane” 729 vlen si një punim paraprak për një “gramatikë të gjerë të dialekteve të shqipes” 730. Ai këtu hedh poshtë mendimin e gabuar se: “shqipja është në një lidhje veçanërisht të afërt me greqishten apo me pellazgjishten”731. Gjithashtu për Joklin kjo trajtesë është hapi vendimtar drejt gjykimit të saktë të shqipes, hap, i cili e kapërceu teorinë që mbizotëronte deri në atë kohë, e përfaqësuar nga Shlajheri, Shtiri e Kamarda për lidhjen e ngushtë të shqipes me greqishten dhe latinishten 732. Kurse Tumbi i atribuon Majerit përmes kësaj trajtese kontributin se “e njohu shqipen jo vetëm si degë të pavarur të trungut të gjuhëve

724 ÖBL, Bd. 5, f. 426 725 Fjalori enciklopedik shqiptar, f. 658 dhe E. Çabej, Neue etymologische Forschungen, f. 246 726 A. Tumb, Gustav Meyer, f. 148 727 Karl Dietrich, Gustav Meyer, f. 5 728 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 132. 729 G. Meyer, Die Stellung des Albanesischen im Kreise der idg. Sprachen, në: Beiträge zur Kunde der indogermanischen Sprachen, Göttingen, 1884, f. 185-195 730 G. Meyer, po aty, f. 185 731 Mendim ky i pohuar nga Majeri në “Essays und Studien zur Sprachgeschichte und Volkskunde”, Strassburg, 380 f. 732 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 139

Page 151: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

151

indogjermane, por veç kësaj duhet ta ndante atë plotësisht nga greqishtja për shkak të tipareve të saj indogjermane veriore” 733.

Pretendimi i Majerit se shqipja është forma moderne e ilirishtes së vjetër, është përforcuar ndërkaq nga Hajnc Kronaseri734, i cili shprehet në punimin e tij “Mbi gjendjen e iliristikës”, se: “dija jonë në lidhje me ilirishten është shumë e kufizuar që të mund të gjykohen marrdhëniet e afrisë. E shumta, që u përgatit për këtë gjë, ose nuk është ilirishte, ose thjesht është gabim”.

Po tu referohemi gjykimeve më të rëndësishme shkencore të albanologëve mund të sjellim një vështrim të përgjithshëm të vlerave të veprës së tij. Kështu Tumbi i njeh Majerit një shqisë të theksuar për realen dhe njëfarë përmbajtjeje kundrejt hipotezave të mjegullta. Në gjuhësinë shqiptare ai ka arritur rezultate epokale dhe e ka zotëruar lëndën ndoshta vetëm si Miklosiçi 735. Sqarimi i pjesëvë të ndryshme përbërëse të shqipes, bërthama fillestare e të cilave është mbuluar përmes ndikimit të fortë të latinishtes dhe të gjuhëve të tjera të Ballkanit, qëndron në mjeshtërinë e papërsëritshme të Majerit736.

Në “Fjalorin biografik austriak” lidhur me Majerin shkruhet se ai ka arritur rezultate epokale në tërësi. Fjalët e Karl Ditrihut mbi tërë veprën e Majerit në fushën e albanologjisë flasin vetë: “Me atë që ka bërë G. Majeri për ndriçimin historik të gjuhës shqipe, nuk mund të masë asnjë tjetër veprat e tij, kjo ka bërë epokë dhe kjo do të kishte mjaftuar që ta bëjë emrin e tij të pavdekshëm. Edhe këtu ai duhej t’u jepte fund teorive të “pellazgjishtes” së lashtë, për të vërtetuar pavarësinë e kësaj dege gjuhësore në rrethin e gjuhëve indogjermane, sidomos karakterin e saj si gjuhë indogjermane veriore…”737 .

Jokli në lidhje me arritjet e Majerit në fushën e gjuhësisë shqiptare jep këtë gjykim: “Metoda dhe rezultatet e hulumtimit të lëvizjes së gjallë gjuhësore të fundit të viteve shtatëdhjetë dhe të fillimit të viteve tetëdhjetë, në fushën e shqipes gjetën te Majeri përfaqësuesin dhe pararendësin e saj… dhe nëse Shuhardi…ngre kërkesën për të veçuar nga shqipja atë që i takon historikisht pasurisë së trashëguar, përmbushja e këtij postulati themelor ishte mundësuar vetëm përmes punës së jetës së Majerit”738.

733 Albert Tumb, Gustav Meyer, f. 147 734 Heinz Kronasser, Zum Stand der Illyristik, në: Linguistique Balkanique, 4, 1962, f. 5. 735 A.Tumb, po aty, f. 145 736 A. Tumb, po aty, f. 148 737 Karl Dietrich, Gustav Meyer, f. 4 738 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 141 - 142

Page 152: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

152

V.11. Wilhelm Meyer – Lübke

Romanisti Vilhelm Majer – Lybke lindi në 30.1.1861 në Dybendorf të Cyrihut, studioi në universitetin e Cyrihut dhe të Berlinit Indogjermanistikë dhe Romanistikë dhe u diplomua në 1884 në Cyrih. Në vitet vijuese ai ishte mësues në École des Hautes Études në Paris dhe docent për Gjuhësinë e Krahasuar në Jena. Nga viti 1890 deri 1915 ai e vazhdoi veprimtarinë e tij shkencore si romanist në universitetin e Vjenës, i cili qëndroi në dispozicion si dekan dhe në 1906-1907 si rektor. Më 1903 u bë anëtar i Akademisë së Shkencave Austriake. Që nga viti 1915 ai dha mësim në universitetin e Bonit ku edhe vdiq në 4.10.1936.

Ai themelon Institutin Rumun në Vjenë më 1906, i cili u mbyll pas Luftës së Parë Botërore 739. Nga katërmbëdhjetë artikuj që ka botuar në “Mitteilungen des rumänishen Instituts” gjashtë i referohen shqipes, pesë rumanishte, dy sllavishtes dhe njëri ka më shumë karakter të përzier 740. Vilhelm Majer – Lybke i përket drejtimit më të ri indoevropian të krahasuesve të gjuhës në fund të shekullit 19, të cilët zbatuan metodën krahasuese të indoevropianistikës në fushat e tjera të gjuhësisë. Parimi i Majer-Lybkes ishte përherë që materialin ta nxirrte nga faktet dhe t’i linte ata të flisnin vetë 741.

Formalja gjuhësore ka tek ai përparësi ndaj interpretimit kulturor-psikologjik të shndërrimeve gjuhësore, të cilat ishte i prirur t’i pranonte vetëm me rezerva. Ai madje u shpreh një herë se “filologjia idealiste është një metodë me paragjykime dhe ka një vlerë të vogël, sepse ajo është pak e sigurtë që të mund të sjellë rezultate të qëndrueshme 742. Ai mbështeti parimin e hulumtimit të fjalës dhe të objektit, dhe si rrjedhojë qendrën e rëndesës e vuri tek hulumtimi i tingullit dhe i fjalës 743. Nga këto mund të kuptojmë më mirë se përse romanisti e theksoi dhe e mbrojti kaq shumë fenomenin e poligjenezës, pra mundësinë që rezultatet e njëjta gjuhësore të mund të dalin nga arsye të ndryshme në kohëra të ndryshme, në mënyra të ndryshme dhe pavarësisht nga njëra-tjetra, dhe kundërshtoi energjikisht çdo teori substrati të kohës së tij 744.

Kontributi i Majer-Lybkes në gjuhësinë shqipe ashtu siç ndodh edhe me kolegun e tij Shuhardin, është më i pakët në krahasim me hulumtuesit e vërtetë të shqipes si Gus tav Majeri dhe Norbret Jokli, për arsyen se fusha e tij kryesore e hulumtimit ishte romanistika, por me gjithë këtë fakt nuk është më pak i rëndësishëm. Në trajtesën e tij “Rumanisht, romanisht, shqip” 745 lidhur me fenomenin e rotacizmit dhe të hundorëzimit të zanoreve ai nxjerr rezultate kronologjike 746. Ai sqaron sërish çështjen në lidhje me dallimi e ě, ē latine në reflekset e tyre në shqipe 747. Gjithashtu shpjegon dallimin në trajtimin e zanoreve të patheksuara sipas pozicionit të tyre në lidhje me zanoren me ton kryesor 748 duke sjellë kështu, veç të përbashkëtave midis shqipes dhe rumanishtes, dallimet midis tyre 749. Mbi

739 Otto Haas, Österreichs Anteil an der Entwicklung der Balkanlinguistik und Albanologie, f. 22 740 O. Haas, po aty, f. 29-30 741 Alwin Kuhn, Wilhelm Meyer-Lübke, në: Zeitschrift für romanische Philologie 57, 1937, f. 779 742 A. Kuhn, po aty f. 783 743 A. Kuhn, po aty, f. 781 744 A. Kuhn, po aty, f. 780 745 Wilhelm Meyer-Lübke, Rumänisch, Romanisch, Albanesisch, në: Mitteilungen des Romanischen Instituts an der Universität Wien, Heidelberg, 1914, f.22 746 N. Jokl, Albanisch, 1917, f.143 dhe Sh. Demiraj, Gjuha shqipe, f. 233 dhe 237 747 W. Meyer-Lübke, po aty, f. 24 v. 748 W. Meyer-Lübke, po aty, f. 31 v. 749 Norbert Jokl, Albanisch, 1917, f. 143 dhe Sh. Demiraj, Gjuha shqipe, f. 233 dhe 237

Page 153: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

153

historinë e konsonantizmit të shqipes, sidomos në lidhje me tingullin –l, ai bën një plotësim të rëndësishëm dhe një korrigjim kronologjik 750. Me këtë punim ai e mbyll fushën gramatikore të çështjes së marrëdhënies shqip-rumanisht 751. Në çështjen e fjalëformimit shqip, sipas mendimit të tij, duhet të njihet ndikimi i latinishtes, edhe pse Gustav Majeri e ka mbivlerësuar atë 752. Përsa i përket elementit latin të shqipes Majer – Lybke konstaton një fakt interesant: “Elementi latin në shqipe paraqet një gjendje më të lashtë gjuhësore si ndonjëra nga gjuhët romane” 753 duke nxjerrë përfundimin se ndikimi i latinishtes në “nënën” e shqipes duhet të jetë futur relativisht herët. Merita e këtij shkrimi është njohja e marrëdhënieve të shqipes me rumanishten, duke nxjerrë në pah tendencat kryesore të zhvillimit gjuhësor në veçanti, se jo çdo përkim midis gjuhëve mbështetet kryesisht në kontekstin historik: shumë herë ato i përkasin takimit të rastësishëm. Veç përkimeve midis dy gjuhëve këtu hidhet dritë edhe mbi ndryshimet e rëndësishme dhe përmes shpjegimeve kritike Majer – Lybke shmang përfundimisht mendimin se një element proetnik që qëndron pranë shqipes ka ndikuar në mënyrë përcaktuese në formimin e sistemit fonetik të rumanishtes 754.

Jokli shprehet se kritika e hollësishme e përpunimit të trajtesës së Gustav Majerit “Elementët e latinishtes në shqipe” që bën Majer – Lybke 755, parashtron sqarime të rëndësishme në lidhje me mjetet indogjermane, dhe pikërisht te fjalët të cilat deri në atë kohë kishin vlejtur si huazime latine (kështu lan nuk vjen nga lavo) 756, gjë që natyrisht për etimologjinë e fjalëve të shqipes është e një rëndësie të madhe.

Jokli e vlerëson punimin e këtij gjuhëtari duke u shprehur se Majer – Lybke solli këndvështrime të reja në përpunimin e kësaj trajtese, këndvështrime që përsa i përket objektit zbulohen me anë të vrojtimit të fjalorit latin të shqipes, këto u zbatuan edhe në pasurinë gjuhësore vendëse. Një sërë tingujsh e e gjejnë sqarimin e tyre (khs. p.sh. hel’m : gjerm. e vj. scalmo “epidemi”) duke treguar ndikimin metafonizues të tingullit - l që ushtron mbi a, i cili del edhe tek elementet vendës 757. Gjithashtu ai përmes shmangies së etimologjive të pasakta, autori i vlerëson si ndryshime fonetike vendëse, disa nga ato zhvillme të cilat Gustav Majeri ia kishte atribuar edhe pjesëve përbërëse të latinishtes. Kështu reflektimi i ē idgj. në o shqipe; ndarja më e hollë midis u, ū latine zhvillohet në mënyrë më konsekuente, gjë që G. Majeri e kishte bërë ngadalë 758.

Përsa i përket morfologjisë, ky shkrim ka një meritë të veçantë, sepse ka shmangur plotësisht latinizmat në eptimin emëror dhe në eptimin përemëror759.

750 W. Meyer-Lübke, Rumänisch, Romanisch, Albanesisch, Heidelberg, 1914, f. 28 751 N. Jokl, po aty, f. 124 752 N. Jokl, po aty f. 148 753 W. Meyer-Lübke, po aty, f. 32 754 N. Jokl,po aty f. 124 755 W. Meyer-Lübke, Die lateinische Elemente im Albanesischen, von Gustav Meyer, neubearbeitet, në: Grundriss der Romanischen Philologie, Heidelberg, 1914, f. 10 756 N. Jokl, po aty, f. 134 757 N. Jokl, po aty, f. 142 758 N. Jokl, po aty, f. 143 759 N. Jokl, po aty, f. 146 v.

Page 154: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

154

V.12. Albert Thumb Në fushën e studimeve për historinë e gjuhës shqipe Albert Tumbi njihet si gjuhëtar

që argumentoi me kritere shkencore gjuhësore praninë e huazimeve nga greqishtja e vjetër në gjuhën shqipe.

Ky gjuhëtar gjerman dhe neogrecist lindi në maj të vitit 1865 në Frajburg dhe vdiq në gusht të 1915 po aty. Pasi kreu gjimnazin, ai ndoqi studimet e para në Lajpcig ku mori leksione te Karl Brugmani, më pas në Hajdelberg studioi Gjuhësi Indogjermane te Hermann Osthoff. Në Berlin ndoqi seminaret e gjuhëve orientale dhe të greqishtes së re. Në 1889 ai bën një udhëtim studimor në Greqi. Studimet e tij përqëndrohen në gjuhësinë e përgjithshme, gjuhësinë kuantitative, në gjuhët indogjermane dhe në studimet për greqishten e re dhe për folklorin 760.

Siç dihet në Gadishullin e Ballkanit kontaktet e greqishtes dhe të shqipes kanë vazhduar për një periudhë të gjatë historike, e cila nis nga kohët prehistorike e deri më sot; shqiptarët dhe grekët janë në një fqinjësi mbi 3000 vjeçare. Shqipja gjatë kësaj kohe ka patur lidhje të pandërprera dhe intensive me greqishten, kjo për shkak të afërsisë gjeografike dhe të marrëdhënieve midis dy popujve. Në Epirin e Vjetër takoheshin fiset ilire me grekët. Nga njëra anë kemi ilirët që në kohë shumë të hershme kanë hyrë thellë në Greqi, dhe nga ana tjetër grekët erdhën dhe themeluan kolonitë e tyre në bregdetin ilir. Në periudhën e mesme shqiptarët imigruan në Greqi, dhe u ngulën në ato vende, ku edhe sot elementi shqiptar është i gjallë. Ndikimi i kulturës greke ka qenë i madh, këtë e dëshmojnë zbulimet arkeologjike. Ky ndikim buron kryesisht nga kolonitë greke të ngritura në Shqipëri, të cilat janë themeluar sidomos nga dorasit, ku mund të përmendim Durrësin (Epidamnos, më vonë i quajtur Dyrrachium), u themelua në vitin 685 para erës së re nga fiset e Korkyrës (Korfuzit). Në 558 u themelua Apollonia, koloni të tjera greke kanë qenë Orikumi dhe Aulona pranë Vlorës, Buthroton (Butrinti) e Feniki në jug. Ndikimi i kluturës greke vazhdoi në Shqipëri edhe gjatë periudhës romake. Një faktor i rëndësishëm që e afroi Shqipërinë me botën greke ishte kisha bizantine. Krahas ndikimit në sferën fetare, shohim një ndikim edhe në doke e zakone, në besimet popullore, në muzikë, folklor. Ky ndikim vërehet edhe në jetën shoqërore dhe ekonomike, në jetën shtëpiake si dhe në sferën e administratës dhe të luftës. Kështu kultura e Greqisë së Lashtë vazhdoi në Shqipëri me sundimin gati njëmijëvjeçar të Bizantit 761. Ndikimi i greqishtes mbi gjuhën shqipe është parë me kohë prej gjuhëtarëve. Merita i takon Albert Tumbit në trajtesën e tij “Altgriechische Elemente im Albanesischen” të botuar në “Indogermanische Forschungen”, 1909. Ky duke bërë njëkohësisht një kronologji të huazimeve greke, një shtresim kohësor, pohon me arsyetime të drejta praninë e elementeve të greqishtes së vjetër në gjuhën shqipe. Tumbi një shtresë relativisht të vjetër huazimesh e gjen te fjalët greke që ka Fjalori i Frang Bardhit i vitit 1635, për të cilat mund të thuhet me siguri se kanë hyrë para asaj date. Një shtrese më të vjetër i përkasin huazimet që gjenden në dialektet e kolonive arbëreshe të Italisë; meqenëse këto janë thmeluar kryesisht në shekullin e 15 dhe të 16, ato fjalë duhet të kenë hyrë në gjuhën shqipe para asaj kohe. Një tjetër kriter kronologjik ai e gjen në përhapjen dialektore të huazimeve greke në shqipe. Lidhur me këtë ai shtron me të drejtë kriterin se huazimet greke të dialektit të gegërishtes janë në përgjithësi më të vjetra sesa ato të toskërishtes, si p.sh.: geg. kllogjën dhe tosk.

760 Georgios N. Chatzidakis, Albert Thumb, në: Indogermanisches Jahtbuch IV, 1916, f. 235-241 761 E. Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, f. 42-43

Page 155: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

155

kallogjer nga gr. καλόγєρος 762; kjo për arsye se në Veri nuk vijoi më ndikimi i greqishtes, kurse në Jug vazhdoi edhe më vonë. Tumbi shkon deri në periudhën antike duke pranuar se shqipja ka edhe huazime nga greqishtja e vjetër, një mendim që sot pranohet përgjithësisht. Ndër emrat e perëndive të mbishkrimeve iliro-latine ai vëren një fjalë, e cila duket se është me prejardhje greke Boria = βορєαс. Sesa i lashtë është ndikimi i kulturës greke dhe sa thellë ka depërtuar në vend, sipas tij e tregojnë gërmimet arkeologjike në Glasinac (50 km. në lindje të Sarajevës), ku ndër gjetjet e kulturës së Halshtatit 763 karficat greke, pancirët greke nxorën në pah ndikimin grek. Prova e ndikimit gjuhësor të greqishtes në ilirishte pohon ai, mund të arrihet vetëm me ndihmën e shqipes 764.

Ai i gjen fjalët e huazuara të përfshira në sferën e jetës së përditshme, të tregtisë, terma kishtarë, madje edhe emra abstraktë dhe folje të shumta. Fillimisht ai konstaton elementet më të rinj që natyrisht kanë pësuar shndërrime shumë të pakta fonetike, ku zanoret janë të pandryshuara; vetëm bashkëtingëlloret janë ndikuar më shumë nga sistemi fonetik i shqipes si p.sh. λ e gr. së re reflektohet përmes ł apo l’ si pałamar gr. παλαμάρι ose fjala shq. keli κєλλί ‘qeli’ 765, po ashtu k në gegërisht është palatalizuar përmes l si te shembulli: tšefuł = kefєl gr. κєφαλοс. Ai konstaton se këto huazime të shqipes nga greqishtja e vjetër kanë ruajtur gjendjen fonetike të greqishtes së vjetër, dhe ato që tregojnë po atë trajtim fonetik që kanë pësuar fjalët latine dhe fjalët e fondit autokton indoevropian të shqipes. Kështu nga greqishtja e vjetër janë marrë fjalë që χ [kh] greke e japin në shqipe me k, ndërsa ato që vijnë nga greqishtja e re e reflektojnë χ me h.

drapєn (geg.), drapєr (tosk.), ai e quan fjalë të greqishtes së vjetër δραπανον, e cila duhet të shndërrohej në drapєn sipas ligjeve fonetike të shqipes 766

fjer (edhe θier, geg. fīr e nxjerr nga gr. e vj. πτєριс, në fillim duhet të ketë qenë ftjer; që më vonë pësoi zhvillimin e pt në f 767

l’akєn (geg.), l’akєr (tosk.), me prejardhje nga gr. λάχανον, huazimi duhet të ketë ndodhur në një kohë kur χ greke ishte ende k’, meqenëse reflektimi i spirantes greke χ përmes k’ nuk është vërtetuar ndryshe 768.

mόkєrє (tosk.), mόkєn, me prejardhje nga fjala greke μηχανή ku ndryshimi i ā apo ē në o ka ndodhur sipas ligjeve fonetike të indogjermanishtes. Ai e quan këtë fjalë si një nga huazimet më të vjetra 769

Një tjetër shenjë e vjetërsisë së huazimeve greke është edhe reflektimi i s-së me sh, ashtu si në fjalët indoevropiane e latine të shqipes, ndërsa huazimet nga greqishtja e re s-në e reflektojnë me s p.sh: preš (-i), fjalë e cila është huazuar nga gr. e vj. πράсον edhe fjala pras(є) është huazuar nga greqishtja e re πράсον 770.

Sikundër vuri re Tumbi ndikimi i greqishtes së vjetër në gjuhën shqipe përfshin sidomos sferën e bimëve të kuzhinës e atë të pemëve: fjer, k’erši (qershia), mєrajє (kopër), pjepër (pjepri), l’akєn (lakër), l’єpjetє (lëpjeta), preš (preshi), šerp (selino). Gjithashtu ai

762 A. Thumb, Altgriechische Elemente im Albanesischen, në: Indogermanische Forschungen, 1909, f. 6 763 Kultura e Halshtatit është gjetur në Tirolin e Austrisë, i përket periudhës së broncit, ka të ngjarë të kenë qenë një kulturë ilire, megjithëse e përzier me elemente kelte. 764 A. Thumb, po aty, f. 5 765 A. Thumb, po aty, f 6 766 A. Thumb, po aty, f. 13 767 A. Thumb, po aty, f. 13 768 A. Thumb, po aty, f. 14 769 A. Thumb, po aty, f. 13 770 A. Thumb, po aty, f. 18

Page 156: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

156

konstaton se këto huazime janë më të pakta në numër në krahasim me ato të greqishtes së mesme dhe të re 771.

V.13. Holger Pedersen

Megjithëse Pederseni është gjuhëtar danez, e gjykuam që të përfshihet krahas studiuesve të tjerë gjermanë dhe austriakë, meqenëse punimet e tij për shqipen janë në gjermanisht.

Në vitet nëntëdhjetë të fundit të shekullit 19 botohen punimet e para të një albanologu dhe indogjermanisti të njohur, Holger Pedersenit (1867-1953). Më 1895 ai publikon “Tekste shqipe me glosar” 772 që përmban kryesisht përralla nga krahina e Çamërisë. Kjo vepër është mjaft e vlefshme sidomos për arsye dialektologjie. Në të njëjtin vit botoi një artikull me titull “Tingujt – l të shqipes” 773 ku trajtohet fati i l- indogjermane në shqipe. Në 1897 po në “Kuhns Zeitschrift” boton artikullin “Asnjanësi i shqipes” (Das albanesiche Neutrum), ku ai sjell prova se në shqipe te fjalët e trashëguara dhe te fjalët e huazuara nga latinishtja gjinia asnjanëse ekziston në kuptimin e asnjanësit indogjerman. Një tjetër temë të rëndësishme të gjuhësisë historike, pikërisht të fonetikës, ai e trajton në 1900 po në të njëjtin organ botues “Die Gutturale im Albanesischen” (Grykoret në shqipe) ku saktëson dhe e çon më tej teorinë e Majerit për reflektimin e trefishtë të tri tingujve qiellzorë indogjermanë 774. Qiellzoret indogjermane që trajton Pederseni janë shumë të vlefshme edhe në lidhje me etimologjinë e shqipes. Sipas tij paraqiellzoret (grykoret) k dhe g përpara zanoreve a, o, u janë ruajtur p.sh.: kohë – sllav. časъ, i lig ‘i së murë ’ – lit. ligà ‘sëmundje’, kurse përpara zanoreve e, i bashkëtingëlloret k dhe g palatalizohen dhe japin q, gj, p.sh.: kalb ‘lë të kalbet’ : qelb. Buzo-paraqiellzoret qu dhe gu përpara zanoreve të përparme a, o, u i janë nënshtruar një evolucioni të hershëm dhe të shkallëshkallshëm dhe kanë dhënë k dhe g: ulk ‘ujk’ – lat. lupus; gr. λύος, djeg – lit. degù, sllav. e vj. žego; me një qiellzorëzim sekondar jep q dhe gj pas o së vjetër që kalon në a dhe e: qell ‘sjell’ < qUoleiō - lat. colo, helq ‘tërheq’ – gr. ελχ, dergjem – lit. sergù. Kurse grykoret buzore përpara zanoreve e, i kanë dhënë s dhe z: pesë penque, sjell quel, sy quei – gr. οσσε < oquie; zjarr/zjarr < guermo- – ind. e vj. gharmáh, gr. θερμός – got. ëarms, kurse në pozicione të tjera janë çbuzorëzuar. Këto rregulla janë shumë të rëndësishme për sistemin e apofonisë në shqipe. Grykoret k dhe ĝ sipas Pedersenit japin th dhe dh d : bathë : gr. φαχός ‘thjerrëz’; mbledh < leĝ-: lat. lego; dimën ‘dimë r’: gr. χειμών sllav. zima; dhamb ‘dhëmbi’ : sllav. zоbъ.

Nga këto reflektime të grykoreve, Pederseni e rendit shqipen në gjuhët satem dhe si rrjedhojë në grupin lindor indogjerman. Pra Pederseni duke polemizuar me Hirtin, e kundërshton mendimin e këtij dijetari që shqiptarët i konsideron pasardhës të trakasve. Siç e shohim edhe pak më lart, ai e mbështet dhe e argumenton mendimin se ilirishtja e jugut nuk ka qenë e tipit kentum, por një gjuhë satem. Gjithashtu ai vë në dukje se pohimi i Paulit

771 A. Thumb, Altgriechische Elemente im Albanesischen, në: Indogermanische Forschungen, 1909, f. 19 772 Holger Pedersen me veprën “Albanesische Texte mit Glossar”, në: Abhandlungen der Sächsischen Akademie der Wissenschaften, Leipzig, S. Hirzel, 1895, 207 f. 773 H. Pedersen, Die albanesischen l-Laute, në: Kuhns Zeitschrift, Bd. 33 774 Wilfried Fiedler, Einführung in die Albanologie, 2006, f. 24-25

Page 157: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

157

dhe i Hirtit që në mesjetë të ketë ndodhur një shpërngulje trakasish, nuk dëshmohet nga historia. Ai thekson gjithashtu se shqiptarët emrin arbën/arbëresh e kanë trashëguar brez pas brezi qysh prej kohëve të lashta dhe nuk e kanë marrë nga grekët në kohë të vona, sepse në këtë rast ata këtë emër do ta shqiptonin me /-v-/ ashtu si grekët. Duke vënë në pah dhe theskuar karakterin satem të ilirishtes jugore dhe të shqipes si dhe duke vënë në dukje edhe praninë e huazimeve latine dhe të disa huazimeve nga greqishtja e vjetër si dhe disa veçori të tjera gjuhësore të shqipes në krahasim me venetishten (e vjetër), me trakishten dhe me mesapishten, ai arrin në përfundimin: “shkurt, karakteri ilir i shqipes mua më duket kaq i qëndrueshëm, saqë më duket e arsyeshme që venetishten dhe ilirishten veriore si gjuhë kentum t’i veçoj krejtësisht nga ilirishtja jugore...” 775.

Gjithsesi ai shprehet se: “Hulumtimi empirik gjuhësor nuk mund të vërtetojë asnjëherë një hendek midis gjuhëve –kentum dhe gjuhëve – satem” d.m.th. jashtë reflektimit të vetë grykoreve 776.

Me analizat e Pedersenit ishte përgatitur një terren më i sigurtë, mbi të cilin mund të mbështetej fonetika e krahasuar. Vetë Jokli shprehet: “Nëse për gramatikën shkencore të çdo gjuhe etimologjia është baza, mbi të cilën mbështet sidomos fonetika dhe teoria e fjalëformimit, atëherë kjo degë është dyfish e rëndësishme për shqipen” 777. Në bazë të këtyre parimeve Jokli analizon dhe hulumton në artikujt “Studime greqisht – shqip”, “Takimet e shqipes me iranishten”, “Keltët dhe shqiptarët”, “Maqedonishte e vejtër-greqisht-shqip”, ku merr përsipër të ndjekë ecurinë e linjave të izoglosave, duke u nisur nga shqipja në gjuhët e tjera indogjermane.

Me metoda të ngjashme Jokli sqaroi edhe fjalët e huazuara nga latinishtja përkatësisht romanishtja dhe nga sllavishtja në shqipe, duke u marrë veçanërisht me çështjen, nëse kjo apo ajo fjalë është e trashëguar apo e huazuar. Sa më shumë thellohej ai në punën e tij krahasuese, aq më shumë bindej se fondi i trashëguar ishte më i madh nga ç’kishin menduar. Por me gjithë arritjet në aspektin fonetik dhe etimologjik, ishte harruar sërish një kërkesë e vjetër, të cilën e kishin ngritur Bopi dhe Shlajheri: hulumtimi i ndërtimit të gjuhës në kuptimin e ndryshimit të fjalës (eptimit) dhe të fjalëformimit 778. Pra po të përpiqemi të bëjmë një përmbledhje të këtij vështrimi të përgjithshëm mbi arritjet në fushën e albanologjisë, atëherë do të vërejmë se çështja e pozicionit të shqipes në gjuhët indoevropiane është qendra e të gjitha hulumtimeve. Si mjet për ndriçimin e kësaj çështjeje shërbente dhe shërben hulumtimi i gjuhës dhe falë metodës krahasuese u arritën gjykimet themelore në lidhje me ndërtimin e shqipes. Edhe njohja e mëvonshme e teksteve të vjetra dhe përdorimi i tyre i mëvonshëm nëpërmjet hulumtimit e pengoi metodën historiko-krahasuese që të arrinte në suksese, të cilat ajo mund t’i tregonte në fusha të tjera të indogjermanistikës. Edhe fjalorit nuk iu kushtua vëmendje e mjaftueshme, dhe kjo solli të meta në krahasimin e fjalëve dhe si pasojë e kësaj, rezultoi një farë pasigurie në fonetikë dhe në morfologji (fjalëformim dhe eptim).

775 H. Pedersen, Die Gutturale im Albanesischen, në: Kuhns Zeitschrift 36, 1900,f. 299 776 H. Pedersen, po aty, f. 294 dhe M. Camaj, Albanische Wortforschung, 1966, f. 17-18 777 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 127 778 M. Camaj, po aty, f. 18 v.

Page 158: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

158

V.14. Norbert Jokl

Një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të albanologjisë 779, albanologu dhe indogjermanisti Norbert Jokli lindi 25.2.1877 në Bizenc, në Zydmeren, më 1901 mbrojti titullin doktor në shkencat juridike dhe në 1908 për sllavistikë me lëndët dytësore romanistikën dhe indogjermanistikën në Universitetin e Vjenës, ku Paul Kreçmeri dhe Vatroslav Jagiç ndikuan tek ai në mënyrë të veçantë që të fitonte të drejtën për të dhënë mësim në universitet në vitin 1911 me “Studien zur albanesischen Etymologie” në indogjermanistikë. Kështu ai fillon të japë leksione në fushën e gjuhësisë indogjermane, sidomos duke i kushtuar vëmendje të veçantë shqipes, baltishtes dhe sllavishtes. Po atë vit ai u bë bashkëpunëtor në seminarin për rumanishten të ngritur nga Majer-Lybke.

Që nga viti 1903 ai ishte punësuar në Bibliotekën universitare të Vjenës, kur si bibliotekar i përgjithshëm e nxorën në pension me detyrim në vitin 1938, për arsye raciste. I njohur si një nga albanologët udhëheqës në tërë botën shkencore, ai u përpoq për një emërim si organizator i bibliotekave shqiptare, të cilit iu dha me vendim të këshillit të ministrave të Shqipërisë në vitin 1941. Lidhur me këtë Ministria e Jashtme Italiane (me ndërhyrjen e Profesor Karlo Taliavinit) në zyrën e jashtme në Berlin kërkoi një leje udhëtimi për Joklin, e cila u refuzua nga Qeveria e Rajhut. Ekzistojnë katër të dhëna të ndryshme në lidhje me vdekjen e joklit: ose duhet të ketë vdekur në një kamp në Minsk apo Riga ose si pasojë e keqtrajtimeve në kazernën e Rosaut në Vjenë, ose ka vrarë veten. Data e vdekjes së tij duhet vendosur pas 6.5.1942 780.

Megjithëse Jokli e vizitoi vetëm një herë shkurt Shqipërinë, për të marrë në 1937 urdhrin e Skënderbeut, ai e zotëronte gjuhën shqipe si në të folur edhe në të shkruar, kjo për arsye të rrethit shoqëror me shqiptarët që jetonin në Vjenë dhe të studimit autodidakt nga librat mësimorë dhe fjalorët.

Vepra e jetës së Joklit “Fjalori etimologjik i shqipes” ka mbetur e papërfunduar. Krahas asaj të realizuarës deri në fund prej tij ka edhe studime që janë zhvilluar deri në gjysmën e tyre. Nga trashëgmia e tij gjenden punime të dorëshkruara në sektorin e dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë 781. Kjo trashëgimi përmban dorëshkrime leksionesh, letra dhe dorëshkrime të punimeve të botuara dhe të pabotuara gjatë kohës kur ai jetonte. Por dorëshkrimi më i rëndësishëm i hamendësuar, “Fjalori etimologjik i shqipes” i planifikuar prej tij, nuk u gjet në trashgiminë e tij. Ky fjalor, për të cilin kishte mbledhur material prej dekadash, ishte një përpunim i atij të Majerit me plotësime të shumta dhe me korrigjime e përmirësime. Kjo vepër e papërfunduar është zhdukur 782.

Artikujt dhe punimet e tij janë të shumta, të botuara në revistat “Indogermanishe Forshungen”, në botime përkujtimore, në revistat “Vërter und Sahen”, “Slavia” etj., ku ndërthuren mënyra e tij metodike, kronologjia relative dhe njohuria mbi huazimet, këto u bënë përcaktuese për fushën e hulumtimit. Jokli botoi shumë artikuj në “Reallekxikon der

779 Otto Haas, Anteil..., 1977, f. 30 780 Österreichisches Biographisches Lexikon, Bd 3, Wien, Verlag der Österreichischen Akademie der Wissenschaften, 1965, f. 128 dhe Georg Stadtmüller, Norbert Jokl und sein Beitrag zur Albanienforschung, f. 46-61 781 E. Çabej, Das Albanologische Werk Norbert Jokls, në: Akten des Internationalen..., 1977, f. 18-19 782 E. Çabej, po aty, f. 7

Page 159: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

159

Vorgeschichte” të cilat përmblidhnin gjendjen e atëhershme të dijes 783. Në historinë e albanologjisë Norbert Jokli mund të konsiderohet si një pasardhës i Gustav Majerit, themeluesit të vërtetë të kësaj dege të shkencës indogjermane. Ai është përfaqësuesi i fundit i një rradhe studiuesish, e cila nisi me Franc Bopin dhe gjeti te Franc Miklosiçi, Gustav Majeri dhe Pederseni vijuesit e saj kryesorë, studiues që ishin marrë drejtpërdrejtë me shqipen dhe veprues për një kohë të gjatë. Në krahasim me Gustav Majerin, i cili nga pikëpamja stilistikore parapëlqente përshkrimin sistematik, Jokli u mor kryesisht me trajtesa monografike, gjë që mundësonte një analizë përmbledhëse e shumanëshe në studimin e fjalës 784. Tërësia e veprës së tij përbëhet nga tri vepra të veçanta dhe mbi dyzet punime të gjata, të cilat në fakt përbëjnë të gjitha punën përgatitore për “Fjalorin Etimologjik” dhe “Gramatikën Historike Krahasuese”. Punimi më i madh i tij është “Studien zur albanesischen Etymologie und Wortbildung” botuar në 1911, pas gjashtë vjetësh në serinë “Geschichte der indogermanischen Sprachwissenschaft seit ihrer Begründung durch Franz Bopp” e botuar nga Vilhelm Shtrajtbergu. Ai sjell një panoramë të historisë së studimit të shqipes, ku raporton mbi punën e arritur deri në atë kohë dhe tregon qëndrimin e tij kritik sipas fushave përkatëse. Por vepra e tij kryesore mbetet “Linguistisch-kulturhistorischen Untersuchungen aus dem Bereiche des Albanischen” 1923. Në “Indogermanische Jarbuch” ai nga viti 1917 deri në 1949 shkruan artikuj kritikë mbi botimet e reja albanologjike, të cilat janë të ndara në dy seksione: “Mjete të përgjithshme ndihmëse, etnografi” dhe “Gramatikë, fjalor, tekste, dialekte”. Ky punim bibliografik rijep gjendjen e studimeve për Shqipërinë në dekadat e fundit deri në 1938.

Nga trashëgimia e tij në 1963 është botuar në vëll. 9 të revistës “Die Sprache” nga G. R. Solta, i titulluar prej tij punimi “Die Verwandschaftsverhältnisse des Albanischen zu den übrigen indogermanischen Sprachen”. Në “Studia Albanica” 1964 u botuan edhe tri artikuj të tjerë të tij “Sprachliche Bemerkungen zur älteren Geschichte der Albaner”, “Albanische Wörter als Zeugen albanischer Kulturgeschichte” dhe “Rumänisches aus Albanien” 785. Në punimin e lartpërmendur “Shqipja” 786 Norbert Jokli jep një vështrim të hollësishëm mbi zhvillimin dhe gjendjen e gjuhësisë shqiptare dhe sqaron çështjet më të rëndësishme të diskutueshme: Vendi dhe populli i shqiptarëve – Fatet e jashtme të gjuhës dhe përmendoret e saj – Kush janë shqiptarët? – Lidhja e shqipes me gjuhët e tjera fqinjë të Ballkanit – Dialektet – Etimologjia – Fonetika – Morfologjia – Fjalëformimi – Sintaksa – vepra përmbledhëse. Ai shtron dy arsye themelore, se përse gjuha shqipe deri në vitin 1917 ka mbetur thjeshtra e gjuhësisë indogjermane. Nga njëra anë shqipja me elementet e huaja ka zënë vend dhe është pranuar, dhe janë ruajtur vetëm disa përmendore të pakta nga periudha më e lashtë.

Nga ana tjetër Shqipëria në fushën e kulturës është një nga vendet më të prapambetura të Evropës, ç’ka, shprehet Jokli “një hulumtimi sistematik i dialekteve, një mbledhjeje rrënjësore të rezervave të fjalëve dhe detyrave të tjera të këtij lloji i kundërvihen vështirësitë e shumëllojshme shoqërore, teknike dhe higjenike” 787.

Në lidhje me fushën e etimologjisë ky gjuhëtar pohon: “Nëse për gramatikën shkencore të çdonjërës prej gjuhëve etimologjia është baza, mbi të cilën mbështetet

783 Otto Haas, Anteil...,1977, f. 30-31 784 E. Çabej, Das Albanologische Werk Norbert Jokls, në: Akten des Internationalen..., 1977, f. 6 785 E. Çabej, po aty f. 7-8 786 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 109-154 787 N. Jokl, po aty, f. 109

Page 160: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

160

sidomos fonetika dhe teoria e fjalëformimit, kjo degë e gjuhësisë është dyfish e rëndësishme për shqipen me fjalorin e saj të përzier; këtu asaj i takon detyra jo e lehtë që të ndajë elementin e huaj nga pasuria e trashëguar” 788. Në veprat e tij hulumtimi i fjalës dhe etimologjia zënë pjesën kryesore si nga pikëpamja e përmbajtjes ashtu edhe e shtrirjes. Në punimet e tij fjalori i trashëguar zë një vend të rëndësishëm si ai i huazuari dhe këtë e shohim te “Studien zur albanesischen Etymologie und Wortbildung”, në të cilën njëqind faqet e pjesës kryesore “Fjalori i trashëguar”, ku trajtohet ky fjalor i shqipes qëndrojnë përballë katërmbëdhjetë faqeve të pjesës së “Huazimeve”. Ai krijon një metodë të vetën hulumtuese. Jokli mundësitë e shpjegimit i kërkon në rradhë të parë te vetë gjuha dhe me ndihmën e saj ai arrin të vërtetojë një sërë fjalësh si pasuri e trashëguar e shqipes së parë, të cilat Gustav Majeri i kishte konsideruar si huazime 789. Pjesa më e madhe e këtij punimi i është kushtuar fondit themelor indogjerman të shqipes. Materiali përfshin fjalë që dolën në dritë vetëm pas botimit të veprës së Majerit në fjalorë apo tekste p.sh.: banoj, bān,, l’abє ‘lë vore, lë kurë ’, lapєrδī ‘ndyrë si’, pl’ok ‘i plogë sht’ etj. 790 apo të tilla për të cilat kishte munguar një shpjegim i kënaqshëm në literaturën e dikurshme p.sh.: darє ‘darë ’, l’umє ‘i lumtur’, urє ‘urë ’; apo të tilla të cilat me të padrejtë ishin quajtur si fjalë të huazuara: dorbєri ‘tufë ’, ģełє ‘gjellë ’, lєngor ‘i përkulshëm’, limonti, ndjerє ‘deri’, ruaj, škoj ‘shkoj’ dhe mund të orfrojë edhe pak material mbi çështjen e ndikimit të gjermanishtes së Ballkanit në fjalorin e shqipes 791. Lidhur me “Marrëdhëniet e shqipes me gjuhët fqinjë të Ballkanit” Jokli kontribuon me dy

punime: “Katun. Mbi historinë e një fjale të Ballkanit” 792 dhe “Një paralele fjalësh shqipe-

greqishte e re” 793. Të dyja këto trajtojnë raste të veçanta të ndikimit të shqipes në gjuhët

fqinjë të Ballkanit, përkatësisht në rumanishte dhe në greqishten e re. Për shembull te

“Katun” përpiqet të vërtetojë se fjala rumanisht “catun” e ka prejardhjen nga rumanishtja 794.

Në fushën e dialektologjisë ai boton “Një raport paraprak” në 1915 795, është një punim mbi të folmen e dialekteve gege lindore që ishin shpërfillur deri në atë kohë. Këtu vihen në pah tiparet karakteristike të këtij dialekti, bëhet fjalë për atë të Vrapçishtit në Gostivar 796.

Studimi gramatikor me titull ”Kontribute për gramatikën e shqipes” 797 trajton kallëzoren, emëroren dhe këmbimin e gjinive në shqipe. Duke bërë një vrojtim sistematik të momenteve morfologjike dhe të historisë së eptimit, kjo e çoi Joklin në shumëfishim të mëtejshëm të fjalorit të trashëguar të shqipes, por krahas kësaj edhe në një caktim më të mprehtë të fjalëve të parme të huaja si: voe, ve ‘vezë ’, prehєr ‘prehë r’, heštє ‘heshtë ’, kaštє ‘kashtë , rešt ‘rresht, linjë ’ etj. 798. Ky punim ka rëndësi kryesisht për fushën e fonetikës dhe morfologjisë. Me këtë studim Jokli konstaton ndryshimet e rëndësishme për tërë eptimin

788 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 127 789 E. Çabej, Das Albanologische Werk Norbert Jokls, në: Akten des Internationalen..., 1977, f. 10 790 N. Jokl, Beiträge zur albanesischen Grammatik, në: Indogermanische Forschungen, Bd. 30, 1912, f. 192-210 791 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 134 dhe 136 792 N. Jokl, Katun. Zur Geschichte eines Balkanwortes, në: Indogermanische Forschungen, XXXIII, Bd. 5, Strassburg, Karl J. Trübner, 1914 793 N. Jokl, Eine albanesisch – neugriechische Wortparallele, në: Mitteilungen des Rumänischen Institut der Universität Wien, Bd. 1, Wien, 1914, f. 298 – 308 794 Georg Stadtmüller, Norbert Jokl, f. 48 795 N. Jokl, Vorläufiger Bericht über die im Auftrag durchgeführten nordostgegischen Dialektstudien, në: Anzeiger der Wiener Akademie, 1915, f. 68 vv 796 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 127 dhe E. Çabej, Alb. Werk, f. 17 797 N. Jokl, Beiträge zur albanesischen Grammatik, në: Indogermanische Forschungen, Bd. 36, 1916, f. 98-164 798 N. Jokl, Beiträge zur albanesischen Grammatik, në: IF. 36, 1916, 98 vv. dhe N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 135

Page 161: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

161

emëror në trajtimin e zanoreve hundore të theksuara dhe të patheksuara që janë në fund të fjalës 799 dhe duke u nisur nga ky konstatim Jokli arriti të përpilonte një kapitull nga historia e lakimit emëror të shqipes, të ndiqte gjurmët e kallëzores indogjermane që ekzistonte ende dhe me përdorimin e sai emëror, të zbulonte një arsye rrënjësore për sinkretizmin e rasave të shqipes, për ndërrimin e gjinisë, për formimin e formave pjesore. Kështu edhe shndërrimit të gjinisë asnjanëse iu caktua vendi në pamjen e plotë të historisë emërore 800. Në fushën e fonetikës ai ka dhënë një kontribut mjaft të vlefshëm 801 mbi historinë e

tš së shqipes, që Majeri ishte i prirur t’ia caktonte fondit vendës – në kundërshtim me

mendimet e mëparshme – Jokli sqaron se në konsonatizëm kalimi fonetik tš > sq > ç (tsch)

bëhet në pozicionin përpara zanores palatale (qiellzore): tšel’ ‘çel’; tšal’є ‘i çalë’, tšapє ‘çapë

(kafshatë )’, tšapє ‘çap (hap)802, po në këtë punim ai tregon 803 një burim që deri në atë kohë

nuk i ishte kushtuar vëmendje, pikërisht spirantes së zëshme ndërdhëmbore δ ‘dh’ së

shqipes, e cila kishte dalë nga sd, zd shq = sd(h), zd(h) idgj > δ 804 si: driθє ‘drithë’ forma

fillestare ĝhŗzd : gj. e lartë e vj. gresta, lat. hordeum; dreδ forma fillestare tresd(h) etj. 805,

apo fenomenin e diftongimit të zanores o në pozicionin përpara bashkëtingëllores së lëngët

ose tingullit hundor rrokjembyllës në ua e sotme të toskërishtes, geg. ue, ū : krua krue, duar

duer 806.

Përsa i përket fjalëformimit, për shkak të lidhjes së ngushtë të teorisë së tij me çështjet

etimologjike i është kushtuar një vëmendje e veçantë. Analizohen sipas formimit dhe

prejardhjes emrat përmbledhës dhe emra zvogëlimi si dhe vrojtohen llojet e fjalëvë të

përbëra emërore në gjuhën e sotme të shkruar si në atë të dikurshmen popullore 807. Por kjo

fushë trajtohet kryesisht në veprën e tij “Studimet mbi etimologjinë e gjuhës shqipe dhe

fjalëformimi”, e cila ka zbuluar si të fondit të trashëguar të shqipes parashtesën: š nga sm idgj.

dhe prapashtesën: -sє, ī 808.

Vepra kryesore e Joklit është “Studime gjuhësore-historiko-kulturore nga fusha e shqipes”809 e botuar në 1923 dhe ka si qëllim që analizat e tij të bashkojnë hulumtimin gramatikor-etimologjik me atë të historisë së objektit 810. Për të historia e fjalës është një pasqyrë e historisë së kulturës së një populli, prandaj studimet e tij për fjalorin bartin një karakter gjuhësor-historiko-kuturor. Ai zbatoi parimin studimor të emërtuar “Fjalë dhe objekte”, që në fillim ishte përdorur nga Jakob Grimi 811. Jokli pohon vetë se “metoda që

799 Sh. Demiraj, Gjuha shqipe f. 233, 237 dhe N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 143 800 N. Jokl, Beiträge zur albanesischen Grammatik, në: Indogermanische Forschungen, Bd. 36, 1916, f. 98-164 dhe N. Jokl, Albanisch, f. 147 dhe E. Çabej, Das Albanologische Werk Jokls, 1977, f. 9 801 N. Jokl, Beiträge zur albanesischen Grammatik, në: Indogermanische Forschungen.- Bd. 30, 1912, f. 192-210 802 N. Jokl, po aty, f. 192 vv 803 N. Jokl, po aty, f. 198 vv. 804 N. Jokl, po aty, f. 199 805 N. Jokl, po aty, f. 207 etj. dhe N. Jokl, Albanisch, 1917 f. 145 806

N. Jokl, Zur Geschichte des albanischen Diphtongs – ua; ue, në: Indogermanische Forschungen, Bd. IL (49),

Berlin, Verlag de Gruyter und Co., 1931, f. 274 – 300 dhe E. Çabej, Das Albanologische Werk Norbert Jokls,

në: Akten des Internationalen..., 1977, f. 8 807 E. Çabej, po aty, f. 9 808 N. Jokl, Studien zur albanischen Etymologie und Wortbildung, Wien, 1911, f. 9, 102 vv, 78 dhe N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 148 809 N. Jokl, Linguistisch-kulturhistorische Untersuchungen aus dem Bereiche des Albanischen, Berlin und Leipzig,

Walter de Gruyter & Co., 1923

810 N. Jokl, Linguistisch-kulturhistorische Untersuchungen, Berlin u. Leipzig, 1923, f. 1 dhe E. Çabej, po aty, f. 11 811 E. Çabej, po aty, f. 12

Page 162: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

162

është përdorur në këtë punim, është, siç dëshiroj të besoj, parakushti i domosdoshëm për rikrijimin e fjalorit etimologjik të shqipes si për ndërtimin e një teorie të formimit të rrënjës emërore të shqipes” 812. Si bazë të ndarjes së punimit u mor ndarja reale sipas kategorive kuptimore dhe e tërë lënda u rendit si vijon: 1) E drejta, zakoni, besimi; 2) Shtëpia dhe orenditë shtëpiake; 3) Peisazhi dhe bimësia e saj (Pemët e pyllit, bimët e kultivuara dhe të tjera nga bota e bimëve); 4) Rritja e gjedhës dhe emrat e kafshëve. Por nuk është shpërfillur aspekti gramatikor, siç është theksuar edhe në titull 813. Në çështjet e kulturës materiale u këshillua shpesh me Franc Baron Nopçan, njohësin e shkëlqyer të etnografisë së Shqipërisë së Veriut. Lidhur me të drejtën dhe terminologjinë e saj si dhe në çështjet e tjera të së drejtës atij i kanë ardhur në ndihmë njohuritë e tij në fushën juridike 814.

Ai bën analiza mbi pjesët përbërëse të fjalorit të trashëguar të shqipes. Në sferën e administrimit dhe të ndarjes së shtresave shoqërore një pjesë e madhe e koncepteve është huazuar dhe të bie në sy ngjashmëria e përfytyrimeve fetare te shqiptarët dhe malazezët. Terminologjia e veglave të oxhakut tregon një sërë huazimesh nga sllavishtja, ç’ka dëshmon për një prejardhje sllave të veglave. E pakundërshtueshme është terminologjia e pasur vendëse lidhur me pyllin, rritjen e gjedhës dhe përpunimin e qumështit, gjë që mund të kuptohet dhe sqarohet nga fakti se shqiptarët që në kohërat e lashta kanë qenë barinj. Por në rritjen e bletëve mbizotërojnë konceptet me prejardhje nga latinishtja, sepse rritja e vërtetë e bletëve është marrë nga romakët. Në periudhën e mëpastajme Jokli i përkushtohet thuajse kryekëput fushave me temë albanologjike: Marrëdhënieve të shqipes me gjuhët e vjetra të Ballkanit dhe me gjuhët e tjera indogjermane (p.sh. keltishten), marrëdhëniet e fjalëve të huazuara të shqipes me gjuhët e saj fqinjë (por edhe me iranishten dhe hungarishten përmes ndërmjetësimit të serbokroatishtes!), sidomos me greqishten dhe me rumanishten, me elementet vendës indogjermanë të shqipes, me problemet më të rëndësishme të historisë së fonetikës së shqipes, me toponimet e shqipes, me gjuhën e shkruar shqipe dhe me letërsinë. Ai ka një meritë të veçantë përsa i përket emrave të njerëzve në fushën e onomastikës, për faktin se mbiemrat shqiptarë, të cilët u zhvilluan dhe u shndërruan në emra të vërtetë familjesh, janë emra vendesh pa një formim të mëtejshëm prapashtesor 815.

Jokli në shkrimin e tij “Mbi Historinë e parë të shqipes dhe të shqiptarëve” 816 merret seriozisht me çështjen e nxehtë të vendbanimeve paraballkanike të shqiptarëve. Përkimet e shqipes me gjuhën ugro-fine dhe me baltishten sjellin supozimin se protoshqiptarët kishin patur ngulimin e tyre në Evropën veriore, në afërsi të fiseve ugro-fine dhe baltike 817. Pikëpamja e tij e vuri në kundërshtim me Pedersenin, i cili donte ta afronte shqipen më shumë me armenishten 818. Lidhur me çështjen e diskutueshme të prejardhjes së gjuhës shqipe Jokli mori një pozicion të tretë të ndërmjetëm. Ai duke u nisur nga përkimet me karakter fonetik, formantik dhe leksikor midis shqipes dhe atyre gjuhëve të lashta ballkanike, si me ilirishten ashtu edhe me trakishten i vendos në lidhje shumë të ngushtë me shqipen 819. Këtë mendim 812 N. Jokl, Linguistisch-kulturhistorische Untersuchungen, Berlin u. Leipzig, 1923, f. 2 813 N. Jokl, po aty, f. 3 814 E. Çabej, Das Albanologische Werk Norbert Jokls, në: Akten des Internationalen..., 1977, f. 11 815 E. Çabej, po aty, f.18 816 N. Jokl, Zur Vorgeschichte des Albanischen und der Albaner, në: Wörter und Sachen, Heidelberg, Carl Winter, [1929], f. 63 – 91 817 E. Çabej, po aty, f. 14 dhe Sh. Demiraj, Gjuha shqipe, f. 158 818 E. Çabej, po aty, f. 11 819 E. Çabej, po aty, f. 13

Page 163: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

163

Jokli e ka mbrojtur në artikullin e tij “Albaner” 820. Në këtë artikull ai vë në dukje sidomos disa afri leksikore midis shqipes dhe ilirishtes 821 nga njëra anë : fjalën bri e krahason me fjalën mesape breniton = koka e drerit; re e krahason me ilirishten rinós = i errë t, fjalën mal e krahason me toponimet ilire malontum, malantum etj.; dele që e krahason me toponimet Delmatia, Delminium, Delmion etj.; fjalën mëz e krahason me mesapishten, Juppiter menzana etj. Dhe nga ana tjetër, vë në dukje afritë midis shqipes dhe trakishtes duke sjellë këto shembuj: man/mën e krahason me trakishten manteia, mantia = manaferrë , i ambël / i ëmbël e lidh me fjalën trake amalusta = kamomil, karpë e lidh me emrin e Karpateve etj. 822.

Përsa i përket fushës së fonetikës ai vë re këto përkime në lidhje midis këtyre gjuhëve: evolucioni i –sm- > -m, si tek jam < es-mi apo evolucionin e –pn- > -m- p.sh. Shqip gjumë < sup-no, lat. somnus, greq. Hypnos; ilirisht Amantinoi (“Armantes”) e nxjerr nga fjala ap-n-ant ose ab-n-ant. Duhet të theksojmë se ai pohon që si shqipja edhe ilirishtja janë gjuhë satem 823 duke sjellë edhe shembuj për ta vërtetuar këtë pohim, si lumin Rizon e lidh me fjalën shqipe rrjedh. Por edhe trakishten e pranon si gjuhë satem. Këto afri ai i konstaton edhe në disa elemente të fjalëformimit: prapashtesat –sht, ilirisht este, në shqip kopsht, vëreshtë etj. Ilirisht Drivastum, Bigeste etj.; prapashtesën shqip –inj (si kërminj, kopështinj etj.) ai e lidh me ilirishten –inium si Delminium. Ai gjen afri edhe te një prapashtesë zvogëlimi të përbashkët të shqipes –sh si barsh = pjepë r i vogë l, të ilirishtes –is si Voltisa dhe të trakishtes –is si Cot-iso 824.

Ai me gjithë këto që ka parashtruar arrin në konkluzionin se “Mbeturinat gjuhësore të ilirëve dhe trakasve janë të lidhura shumë ngushtë me gjuhën e shqiptarëve. Kjo lidhje e dyfishtë mund të sqarohet vetëm nëpërmjet parashtrimit të lidhjeve midis ilirëve dhe trakasve, megjithatë kjo nuk duhet kuptuar si një imigrim në Gadishullin Ballkanik në kohën e dyndjes së popujve (shekujt 3 – 6); këtë na e dëshmojnë huazimet e shqipes nga greqishtja e vjetër, të cilat janë më të hershme se huazimet latine... “ 825 p.sh evolucioni i /ā/ indoevropiane në /o/ në fjalë të tilla si māter > motër, tā-s > a-to etj.; apo evoluimi i grykoreve qiellzore indoevropiane /k/, /ĝ/, /ĝh/ përkatësisht në /th/, /dh/d/ në fjalë të tilla si: bathë < bhakā, i athët < akato-s, dhamb.dhëmb< ĝhombo-, lidh < liĝo etj. 826 Si një konkluzion të përgjithshëm ai konstaton se shqipja ka shumë afri si me ilirishten ashtu edhe me trakishten 827. Megjithatë Jokli teorinë e tij nuk e ka konceptuar kurrë në kuptimn e një prejardhjeje iliro-trake të shqipes, sepse ilirishten dhe trakishten ai i konsideron si dy gjuhë të afërta, por të ndryshme 828.

Siç e përmendëm edhe më lart, recensionet e shkëlqyeshme dhe artikuj të shumtë në revista të ndryshme speciale përbënin jetën e tij shkencore, e cila duhet të ishte kurorëzuar nga një fjalor etimologjik i mbetur në plan dhe një gramatikë përmbledhëse historiko-krahasuese, për të cilat kishte parashikuar tri veprat e tij të pavarura dhe shumë monografi si punime përgatitore 829. Më 1916 ai mori përsipër seksionin VII të “Indogermanische Jarbuh” me titullin “Shqipja”, të cilën e kishte përpunuar përpara tij

820 N. Jokl, Albaner, në: Reallexikon der Vorgeschichte, Bd. I, 1924, f. 86 821 N. Jokl, po aty, f. 86 v. 822 N. Jokl, po aty, f. 88 v. 823 N. Jokl, po aty, f. 86 v. 824 N. Jokl, po aty, f. 88 v. 825 N. Jokl, po aty, f. 89 e cit. 826 Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe, Tiranë, Shkenca, 1999, f. 105. 827 N. Jokl, po aty, f. 91 828 N. Jokl, Illyrier, në: Reallexikon der Vorgeschichte,Bd VI, f. 45 829 E. Çabej, Albanologische Werk Jokls, 1977, f. 6

Page 164: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

164

Albert Tumbi. Në treguesin e lëndës ai ka regjistruar edhe artikuj gjuhësorë, historik dhe etnografikë dhe krahas librave përfshin edhe artikuj revistash. Shtadtmyleri i quan artikujt letrarë të Joklit si një vepër manuale bibliografike me një vlerë të paçmueshme 830. Taliavini shprehet në lidhje me tërë veprën e Joklit se ajo bashkë me studimet e Holger Pedersenit është më e rëndësishmja në fushën e albanologjisë pas fjalorit të Majerit 831 dhe për vetë Joklin, pohon se vdekja e tij përbën humbjen e mjeshtrit të jashtëzakonshëm brenda albanologjisë 832.

Një zë tjetër i kritikës pohon se Jokli është përfaqësuesi më i shquar i një brezi hulumtuesish, i cili për arsye të lidhjes së ngushtë të metodave hulumtuese të indogjermanishtes dhe të gjuhëve romane, duhet t’i njihet merita për një nxitje vendimtare në njohjen e lidhjeve gjuhësore të hapësirës së Ballkanit dhe të Alpeve lindore 833. Shkenca përsa i përket meritave të Joklit për albanologjinë, është njëzëri e mendimit se ai ka arritur një përsosje të vërtetë në albanologji dhe deri më sot nuk e ka kaluar askush si përfaqësues i saj më i shquar 834. Ai nuk vërteton vetëm karakterin vendës të shumë fjalëve shqipe të konsideruara si huazimeve, por edhe në çështjen e etnogjenezës shqiptare mbrojti autoktoninë e shqiptarëve 835. Duhet theksuar se ky dijetar në lidhje me problemin e autoktonisë mban një qëndrim të mesëm, ashtu siç e pamë edhe më lart që e mban edhe përsa i përket burimit të shqipes. Ai në pajtim me Hanin dhe kundër Parvanit e Vajgandit është i bindur se shqiptarët janë autorktonë, veçse këtë autoktoni e vështron në një kuptim më vete. Duke u nisur nga mendimi se toponomastika shqiptare dëshmon kundër pranisë së lashtë të shqiptarëve në atdheun e tyret sotëm, dhe se terminologjia e peshkëtarisë në pjesën më të madhe është e huaj, ai arrin në përfundimin se vendbanimi i dikurshëm i shqiptarëve nuk është po ai që kanë ata sot, brigjet e Adriatikut në kohë të para nuk kanë bërë pjesë në këtë djep të lashtë të tyre836. Djepi i popullit shqiptar për këtë studiues është Dardania, një vend që sipas mendimit të tij u përgjigjet këtyre kushteve: “Është një trevë ku takoheshin ilirishtja me trakishten, trevë brenda sferës së romanizimit e afër djepit të rumunëve, jo shumë afër ndikimit të greqishtes, por jo dhe fare jashtë sferës së kësaj gjuhe. Nga ato anë shqiptarët u shpërngulën për në atdheun e sotëm në periudhën e vonë latine, por para ardhjes së sllavëve në Shqipëri: “Sllavët me dyndjen e tyre në viset bregdetare afër Buenës gjetën aty një popullsi shqiptare”. Me tezën e tij bashkohet Bariçi, deri diku edhe Petar Skoku 837. Përsa i përket elementit paraindoevropian në truallin e shqipes është e vështirë të rroket, kjo rrjedh nga fakti i dokumentimit të vonë të kësaj gjuhe. Nga fusha e etnografisë Jokli përmend zakonin e kuvadës (couvade) ndër reliktet e kulturës indoevropiane. Këtë zakon e gjejmë te fjalori i Kristoforidhit (f. 240) që e lokalizon në Belsh të Dumresë së Elbasanit, ku thotë se “mërkosh” është burri, të cilit, kur i lind fëmija, shtrihet në shtrat në vend të lehonës, zakon i cili ka ekzistuar edhe në Himarë, e jashtë Shqipërisë, te baskët e Spanjës, në Francën mesjetare etj. Ky zakon është një mbeturinë e kulturës patriarkale, e cila në popujt paraindoevropianë ka vazhduar deri në periudhën historike.

830 Georg Stadtmüller, Jokl und sein Beitrag, f. 48 831 C. Tagliavini, Norbert Jokl, në: Indogermanisches Jahrbuch, Bd. 28, 1949, f. 297 832 C. Tagliavini, po aty, f. 301 833 Jud. Rez. Jokl. f. 215 834 Georg Renatus Solta, Neue Deutsche Biographie, Bd 10, Berlin, Duncker & Humboldt, 1974, f. 585 835 Fjalori enciklopedik, Tiranë, f. 435 836 E. Çabej, Albanologische Werk Jokls, 1977, f. 15 dhe Sh. Demiraj, Gjuha shqipe, f. 156-158 837 E. Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, Tiranë, USHT, 1960, f. 34

Page 165: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

165

Nga fusha gjuhësore Jokli si relikt me karakter paraindoevropian sheh me të drejtë numërimin vigesimal (me njëzetëshe) që qëndron kundrejt numërimit dekadik (me dhjetëshe), i cili është karakteristik për botën indoevropiane. Kështu gjuha shqipe krahas numërimit me dhjetëshe: dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë etj. përdor edhe atë vigesimalin: njëzet, dyzet (ndërsa geërishtja veriore përdor katërdhjetë), ku zet është marrë si njësi. Shqiptarët e Italisë shkojnë edhe deri te trezet (60), trezet e dhjetë (70), katërzet (80). Numërimin vigesimal e ka edhe gjuha baske, pjesërisht danishtja, dhe dialektet e italishtes jugore në disa raste 838. Për t’i bërë një përmbyllje trajtimit të kësaj figure të shquar vlen të citohet mendimi i Çabejit lidhur me këtë studiues të shquar, i cili shprehet: “Në historinë e albanistikës Norbert Jokli mund të konsiderohet si një pasardhës i Gustav Majerit, i themeluesit të vërtetë të kësaj dege të gjuhësisë indogjermane. Ai është deri tani përfaqësuesi i fundit i një rradhe studiuesish, që nisi me Franc Bopin dhe i gjeti vazhduesit e saj kryesorë te Franc Miklosiçi, Gustav Majeri dhe Pederseni, burra të cilët janë marrë drejtpërdrejtë me shqipen dhe veprën e të cilëve Jokli e çoi më tej dhe e përsosi”

838 E. Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, Tiranë, USHT, 1960, f. 338-39

Page 166: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

166

V.15. Maximilian Lambertz

Gjuhëtari dhe albanologu Maksimilian Lamberc lindi në 27.7.1882 në Vjenë dhe vdiq në Lajpcig në 26 gusht 1963. Në Vjenë kreu studimet mesme dhe të lartat, u specializua në gjuhësinë e krahasuar indoevropiane të Paul Kreçmerit e në filologjinë klasike të E. Haulerit dhe të L. von Schröder-it, drejtim studimesh që depërton në gjithë punimet e tij 839. Në fillim të karrierës së tij u mor me gjuhësinë greke. Me ndihmën e një burse ai përpara marrjes së titullit doktor me disertacionin “Emrat e skllevërve grekë ” në vitin 1907, vizitoi vendet e Detit Mesdhe, Italinë, Greqinë dhe Shqipërinë 840. Botoi një sërë artikujsh sidomos në revistën “Glotta”. Në 1916 i ngarkuar me detyrë nga Komisioni për Ballkanin i Akademisë së Shkencave të Vjenës, udhëtoi në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme për të mbledhur material gjuhësor dhe folkloristik. Pas kësaj ai kreu shërbimin e tij ushtarak në Shqipërinë e pushtuar, ku ishte i ngarkuar me detyra kulturore, si me mbikëqyrjen e sistemit shkollor, veç kësaj ai ishte anëtar i redaksisë së revistës që botohej në Shkodër nga viti 1916 deri në 1918 “Posta e Shcypniës” dhe anëtar i Komisionit letrar shqiptar, ku ai mori pjesë dhe luajti një rol vendimtar në standartizmin e gjuhës së shkruar shqipe dhe në realizmin dhe arritjen e një ortografie unike 841. Më 1943 ai u vendos në Lajpcig. Ai e ndoqi zhvillimin e gjuhës shqipe dhe arritjet e shkencave shqiptare thuajse nga afër dhe shkroi artikuj të vlefshëm dhe recensione lidhur me këtë 842.

Maksimilian Lamberci nuk është nga ata dijetarë që janë të specializuar vetëm në një degë të caktuar. Në studimet e tij, ai me një mori temash që trajtoi, mund të themi se rrok kompleksin e studimeve shqiptare në tërësinë e saj. Një vëmendje të veçantë e të pandërprerë i ka kushtuar literaturës popullore dhe artistike, gjuhësisë dhe etnografisë dhe folklorit në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale 843. Bashkë me Gjergj Pekmezin, shqiptarin që jetonte në Vjenë , ai përpunoi “Librin e mësimit dhe leximit të shqipes” 844. Ky libër është i rëndësishëm për shkak të përdorimit të alfabetit të Manastirit dhe për shkak të futjes së formave të emrit “shqiptar” dhe “shqip” në vend të emërtimeve që përdoreshin dikur “Albanese” dhe “albanesisch” 845. Ky libër shquhet nga një nivel shkencor dhe kalon caqet e një libri praktik mësimi. Kreu i parë, përveç hyrjes dhe të dhënave bibliografike, përmban një kapitull mbi dialektet e shqipes e ndryshimet që ekzistojnë midis tyre, një skicë gramatike me ushtrime dhe me shumë tekste, dhe nga fundi përmban biografitë e autorëve dhe studimin “Gjeneza e zhvillimit të literaturës shqiptare”. Kreu i dytë përmban tekstet e kreut të parë të përkthyera në gjermanisht 846. Pas Luftës së Dytë Botërore ai botoi edhe dy libra të tjerë mësimorë: “Antologji e shqipes” 847 përbëhet nga dy pjesë që përmbajnë gramatikë,

839 NdtB, Bd. 13, f. 439 dhe Haebler: Maximilian Lambertz (1882-1963), f. 326-329; Çabej, Eqrem: Studime Filologjike, f. 211. 840 Në Greqi Lamberci kishte zbuluar dashurinë për Shqipërinë. Çabeji thotë se Lamberci në një rreth shoqëror të tebëve ka dëgjuar të flasin në gjuhën e tyre barinj shqiptarë dhe si rrjedhojë ai e bëri detyrë të jetës studimin e shqipes, Çabej: Lambertz, f. 326 841 Fjalori enciklopedik, f. 295 dhe Uhlisch: Lambertz, f. 262 842 Fjalori enciklopedik, f. 595; Haebler: Lambertz, f. 328 dhe Uhlisch: Lambertz, f. 264 843 Çabej, Eqrem: Maximilian Lambertz. – Në: Studime filologjike, f. 211 844 Lambertz, Maximilian: Lehr- und Lesebuch des Albanischen. – Wien und Leipzig : A. Hartleben, [1913]. 845 Otto Haas, Österr. Anteil, f. 26 846 E. Çabej, Maximilian Lambertz, në: Studime filologjike, f. 213 847

Maximilian Lambertz, Albanesisches Lesebuch mit Einführung in die albanische Sprache, Teil 1 – 2,

Leipzig, Otto Harrasowitz, 1948.

Page 167: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

167

tekste shqipe dhe tekste të përkthyera në gjermanisht, sjell një pamje të përgjithshme mbi letërsinë shqipe dhe në skicën e tij gramatikore i ka kushtuar pak kujdes sintaksës, ndonëse tërësia e gramatikës është e mangët. Lamberci këtë plotësim e vazhdoi me vëllimin e tretë “Kursi mësimor i shqipes” 848.

Librat e tij mësimorë të shqipes i kapërcejnë kufijtë e një libri ushtrimesh praktike dhe marrin një karakter shkencor, sepse përveç gramatikës dhe sintaksës ato ofrojnë edhe një vështrim të përgjithshëm mbi dialektet, të folmet, letërsinë, përrallat dhe fabulat 849. Vëllimi i parë i “Kursit mësimor të shqipes” para së gjithash është i domosdoshëm për leximin e teksteve në gegërishten veriore, sepse aty merret parasysh frazeologjia popullore 850. Në këtë vëllim përsa i përket shkrimit është pasqyruar një sfond mbi ortografinë e gjuhës shqipe në fjalorin e Lambercit gjithashtu ky fjalor është i rëndësishëm edhe përsa i përket leksikogrfisë 851.

Me çështjen e dialekteve ai u mor edhe në vëll. 3 “Lehrgang Grammatik” 1959, ku ka paraqitur një përditësim në f. 1-64 të punimit të tij të vitit 1943, që është një pasqyrë e përgjithshme e gjendjes në fushën e dialektologjisë, madje mund të thuhet se është pjesa më e rëndësishme e këtij vëllimi 852. Në këtë vëllim dialektologjia, gramatika, copa të zgjedhura të literaturës artistike e popullore dhe shumë gjëra të tjera gjejnë një trajtim organik e të ndërlidhur, duke u thurur sipas metodës së provuar, paraqitja shkencore me udhëzimin praktik të mësimit të gjuhës 853. Gjithashtu ky vëllim është një manual përmbledhës i shqipes me një skicë të gramatikës dhe një studim mbi formimin e letërsisë shqiptare. “Antologjia e shqipes” dhe “Kursi mësimor i shqipes” bashkojnë në mënyrë ideale vështrimin teorik dhe udhëzimin praktik 854. Më 1913/14 Lamberci udhëtoi në Italinë e Jugut në Abruci, Molisë dhe Kapitanata, për të studiuar në vend dialektet italo-shqiptare që fliteshin në këto krahina 855. Ai boton në 1914 një përshkrim përmbledhës të dialekteve italo-shqiptare, të cilat të ndara nga atdheu prej shekujsh, pësuan një zhvillim të veçantë dhe si rrjedhojë mundën të zgjonin një interes të lartë gjuhësor-historik në trajtesën “Dialektet e shqipes në Itali” 856. Ai hodhi dritë mbi veçoritë dalluese gramatikore të dialekteve të tjera, tipare dialektore, të cilat e kishin të caktuar pozitën e tyre historike dhe kufizimin e dikurshëm hapësinor 857. Materiali i kësaj trajtese u përpunua vetëm pas Luftës së Parë Botërore në një studim historik-gramatikor dialektesh me titullin “Studime dialektesh italo-shqiptare” 858. Përmbajtja shtrihet nga një hyrje e shkurtër historike mbi tingujt, format e sistemit foljor dhe emëror, sintaksa deri në

Teil 1 me titull, Grammatik und albanische Texte, 387 f.

Teil 2 me titull, Texte in Deutscher Übersetzung, 320 f. 848 Eric Hamp, Studime krahasuese pë r shqipen, Prishtinë , 2007, f. 36 849 Gerda Uhlisch, Maximilian Lambertz (1882-1963), në: Bedeutende Gelehrte in Leipzig 1 (1965), f. 261-267, f. 267 dhe E. Çabej, Maximilian Lambertz, në: Orbis. Bulletin internacional de Documentation linguisttique. Tome XIII, Nr. 1, 1964, f. 326-336, f. 331 850 Wielfried Fiedler, Maximilian Lambertz, në: Gjurmime Albanologjike 2, 1965, f. 331-335, f. 333 851 E. Hamp, po aty, f. 41 852 E. Hamp, po aty f. 45 dhe 51 853 E. Çabej, Maximilian Lambertz, në: Studime filologjike, f. 213. 854 E. Çabej, po aty , f. 332 855 Fjalori enciklopedik, f. 595 856 Maximilian Lambertz, Albanische Mundarten in Italien, në: Indogermanisches Jahrbuch, Bd. II, Berlin, de

Gruyter, 1914-1915, 30 f. 857 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 125-126 858 Maximilian Lambertz, Italoalbanische Dialektstudien, 1923-1925, në: Kuhns Zeitschrift, 51, f. 259-290; 52, f. 43-90; 53, f. 66-79; 282-304

Page 168: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

168

një glosar të pasur dhe ndikimi i ambientit roman në gjuhën e kolonive 859. Ai raporton sipas standardeve të gjuhësisë moderne fshatrat e Molises, ku përdoreshin të folmet e para arbëreshe 860. Në këto punime shënon disa huazime turke në fshatin Molise dhe në Vila Badesa 861. Për një kohë të gjatë është konisderuar si studimi më i saktë dhe më i pranueshëm i të folmeve të arbëreshëve. Lamberci (1925) jep një listë fjalësh të Vila Badesas, një koloni e mëvonshme që nuk është klasifikuar në arealin arbëresh dhe që është unike përsa i përket faktit se është e vetmja enklavë pasturke në Itali 862.

Nga literatura e elementit arbëresh të Kalabrisë vlen për t'u përmendur studimi i botuar në 1956 mbi Jul Varibobën dhe veprën e tij “Gjellën e Shën Mërisë Virgjërë” të vitit 1762. Këto punime janë fryti i një thellimi prej disa dekadash dhe një dëshmi e zotërimit të plotë të lëndës nga ana e autorit. Në kuadrin e të folmeve të arbërishtes në Itali ai boton një glosar të dobishëm 863 të poezisë së Jul Varibobës, i cili ishte nga Mbuzati (San Giorgio Albanese). Kontrolli i tekstit që bën Lamberci është mbështetur në rishikimin e fotografisë së botimit origjinal 864.

Në fillim të Luftës së Parë Botërore u botua një vepër e rëndësishme për sintaksën “Periudha hipotetike në shqipe”, e cila është botuar kohët e fundit. Për këtë vepër ishte nxitur nga materialet, të cilat Lamberci i kishte mbledhur dhe ruajtur në zonat shqipfolëse të Italisë dhe të Greqisë, u bë një studim rrënjësor i fjalisë shakore dhe fjalive ireale duke vëzhguar dhe krahasuar edhe gjuhët fqinjë 865, duke sjellë përkime të shqipes dhe rumanishtes. Përmes rezultatit përfundimtar del se formimi i periudhës hipotetike të gjuhës shqipe tregon natyrën e dyfishtë të shqipes si një gjuhë ballkanike gjysëmromane. Këtë Jokli e quan si një kthim te një pikëpamje e luftuar me sukses nga studimi më i ri, sepse konstatimi i përkimeve sintaksore me romanishten nuk ka të njëjtën rëndësi me vërtetimin e prejardhjes së këtyre fakteve nga rumanishtja, dhe veç kësaj këto konkordanca të shqipes dhe romanishtes vërtetohen edhe në sllavishten jashtë Ballkanit si te rusishtja dhe çekishtja dhe në gjermanishte 866. Rezultatet e studimeve mbi dialektet, të realizuara në vitin 1916 në Shqipërinë e veriut me detyrë të ngarkuar nga Komisioni për Ballkanin shpjegohen dhe parashtrohen në veçanti në “Kumtim mbi studimet e mia gjuhësore në Shqipëri nga fillimi i majit deri në fund të gushtit 1916” 867. Këtu Lamberci jep një përshkrim të saktë të zonave të veçanta të të folmeve gege dhe dallimet graduale nga krahina në krahinë 868. Këtu mund të themi se për herë të parë na jepet një ndarje shkencore e zonës së gegërishtes në krahina dialektore bashkë me kalimet graduale nga krahina në krahinë 869. Ai bën këto ndarje vijuese: 1) Të folmet e Gjakovës dhe Kosovës, 2) Të folmet e Malësisë, 3) Dialekti i qytetit të Shkodrës, 4) Dialekti i Mirditës, Lurës, Kthellës dhe Matit, 5) Të folmet e Krujës, Tiranës dhe të Malësisë

859 E. Çabej, Maximilian Lambertz, në: Studime filologjike, f. 329 860 E. Hamp, Studime krahasuese, Prishtinë , 2007, f. 209 861 E. Hamp, po aty, f. 305 862 E. Hamp, po aty, f. 53 863 Maximilian Lambertz, Giulio Variboba, në: Kuhns Zeitschrift 74, f. 47-122, 185-224; E. Çabej, po aty , f. 211. 864 E. Hamp, po aty, f. 54 865 Gerda Uhlisch, Lambertz, f. 266 dhe E. Çabej, po aty, f. 330 866 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 149 867 Maximilian Lambertz, Bericht über meine linguistischen Studien in Albanien von Mitte Mai bis Ende August

1916, në: Kaiserliche Akademie der Wissenschaften in Wien. Philosophische Historische Klasse.

Balkankomission – linguistische Abteilung, Wien, 1916, 27 f. 868 G. Uhlisch, po aty, f. 265 869 E. Çabej, po aty, f. 212

Page 169: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

169

së saj 870. Duhet vënë re se kjo ndarje dialektore përkon në vija të përgjithshme me ndarjen etnografike të trevës gege në tri zona që shkojnë nga perëndimi në lindje, zona veriore, e mesmja dhe zona jugore (Malsia, leknia, Gegnia) 871.

Midis viteve 1943 dhe 1960 ai kontribuoi me katër punime për të folmet e shqipes dhe gjuhëve bisedore, ndër të cilat me interes është kryesisht ai “Mbi shqipen e jetës së përditshme (Gjirokastra)” 872, i cili i kushtohet toskërishtes jugore, pikërisht të folmes së Gjirokastrës 873. Aty vrojtohet bigëzimi dialektor i shqipes në një rrafsh historik. Shkaqet për diferencat dialektore Lamberci i sheh tek orientimi i ndryshëm kishtar, te fatet historike që kanë ndarë krahinat nga njëra - tjetra, te ndryshimet e nivelit kulturor dhe të shtresave shoqërore 874. Lamberci i përkushtohet edhe hulumtimit të emrave shqiptarë, sidomos të emrave të burrave dhe të grave, sepse ai e njohu herët rëndësinë për hulumtimin e prejardhjes së popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij. Në “Dy albanica” 875 ai tregon vazhdimësinë e emrave ilirë në emrat e sotëm të përveçëm shqiptarë, si Dasas Dasimus Dasioz: dash, Dida: Dedë, Bardus Bardylis: Bardhi etj. 876. Në fushën e gramatikës kjo vepër merret me të kryerën e thjeshtë problematike –va 877.

Më tej Lamberci luajti një rol vendimtar gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri në Luftën e Parë Botërore përsa i përket çështjes së gjuhës së shkruar shqiptare dhe ortografisë. Ai doli hapur kundër krijimit të një diglosie artificiale në formën e një gjuhe të përzier gegërisht – toskërisht. Dhe së fundmi atij i duhet njohur merita se në vendosjen e rregullave ortografike parimi fonetik dhe i historisë së gjuhës gjetën njësoj vëmendje 878 . Në fushën e hulumtimit të të folmeve Lamberci pati një meritë të veçantë. Në artikullin e tij ”Raport mbi studimet gjuhësore” ai paraqet për herë të parë një ndarje shkencërisht të argumentuar të të folmeve të Shqipërisë së veriut 879. Çabeji e vlerëson shumë veprën e Lambercit “Dialektet e shqipes në Itali”. Shqiptarët që kishin emigruar gjatë kohës së luftërave të para me turqit përbëjnë një grup të mbyllur brenda dialektit të toskërishtes. Për shkak të traditës relativisht të re letrare të shqipes idiomat e dialekteve të folura në Greqi dhe ato italo-shqiptare kanë një rëndësi të madhe në lidhje me fonetikën dhe morfologjinë historike dhe historinë e fjalorit 880.

Mund të themi se në fushën e gjuhësisë dialektologjia, sintaksa dhe onomastika te ky studiues zënë një vend më të rëndësishëm, sesa etimologjia dhe gramatika historike në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, megjthëse atij edhe në këto fusha i atribuohen disa konstatime të rëndësishme 881.

Eqrem Çabej, në një gjykim përmbledhës mbi veprën dhe ndikimin e Lambercit në fushën e albanologjisë zgjedh këto fjalë: “Është një nga të sprapsmit nga ai varg

870 E. Çabej, Maximilian Lambertz, në: Studime filologjike, f. 329 871 E. Çabej, po aty, f. 212 872 Maximilian Lambertz, Zur albanischen Umgangssprache (Gjirokastra), 1959/b 873 E. Hamp, Studime krahasuese, f. 49 874 E. Çabej, po aty, f. 330 875 M. Lambertz, Zwei Albanica, në: Indogermanische Forschungen, 1952 60/3, f. 302-310 876 E. Çabej, po aty, f. 333 877 E. Hamp, po aty, f. 70 878 E. Çabej, po aty, f. 332

879 G. Uhlisch, Lambertz, f. 262 dhe 265 dhe NdtB, Bd. 13, f. 439 880 E. Çabej, po aty, f. 328 dhe G. Uhlisch, po aty, f. 265 881 E. Çabej, po aty, f. 212.

Page 170: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

170

shkencëtarësh të Austrisë së vjetër, të cilët – si Hani, Miklosiçi, Majeri, Jireçeku, Shuflaji, Paçi, Jokli, Nopça, Haberlandi – kanë çuar përpara studimet shqiptare në një mënyrë të shënueshme. Ai është një nga ata më të pakët ndër këta, të cilët në gjurmimin e problemeve shkencore janë nisur nga një vështrim tërësor i rrethanave objektive, duke kombinuar sidomos të dhënat e etnografisë me ato të gjuhës e të literaturës. Ndër të tjera edhe me anë të kësaj metode kërkimore me rezultatet ku arriti nëpërmjet saj ai ka kryer një punë që do të mbetet, ai u ka çelur rrugën brezave të dijes së mëpastajme” 882.

Në shekullin e XIX dhe në fillim të shekullit të XX albanologët gjermanë dhe austriakë u interesuan për gjuhën shqipe dhe hartuan punime, artikuj, vepra e studime albanologjike, në plan sinkronik dhe diakronik. Kontributet e tyre spikasin në disa fusha të gjuhësisë. Historia e gjuhës shqipe hyn në sferën e interesave të tyre shkencore. Trajtohen çështje të historisë së shqipes në përqasje me gjuhët ballkanike (Kopitar, 1826), argumentohet se shqipja është gjuhë indoevropiane (shih te kapitulli VI, Ksilander), shprehet mendimi se korrespondencat e shqipes me latinishten dhe me gjuhët romane që rrjedhin prej saj, mund të shpjegohen jo vetëm me huazimet, por edhe me një origjinë të përbashkët të banorëve të këtyre gjuhëve (J. S. Vater, 1822). 882 E. Çabej, po aty, f. 336

Page 171: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

171

KREU VI. XYLANDER-i DHE HAHN-i, DY KONTRIBUES TË RËNDËSISHËM NË ALBANOLOGJI

VI.1. Ksilanderi dhe vepra e tij sintezë e përpjekjeve të hershme shkencore. Vlefshmëria e saj për kohën.

Karl August Anton Alfons Joseph Ritter von Xylander (1794-1854) ka lindur në Munih 1794 dhe ka vdekur në Frankfurt në 1854 883. Me mbarimin e shkollës ushtarake, emërhet lejtnant i xhenios. Më 1813 ka marrë pjesë në fortifikimet e Augsburgut dhe më pas në mbrojtjen e linjës Lech. Me vendosjen e paqes bëhet pjesëmarrës në komisionin e ngarkuar për të caktuar kufijtë. Me botimin e librit “Strategji ushtarake” 1818, emërohet profesor i taktikës në shkollën ushtarake të Munihut. Duke fituar reputacionin prej studiuesi në shoqërinë e kohës. Në vitin 1825 i mëson artin ushtarak Princit Maksimilian të Bavarisë dhe Princit August të Lojhtenbergut. Në këtë periudhë Ksilander viziton principatat e shtetve të Evropës për të vëzhguar organizimin e ushtrisë. Në 1846 dhe 1847 përfaqëson Bavarinë në Komisionin Ushtarak të Kuvendit të Gjermanisë. Gradën e kolonelit të shtatmadhorisë e mori në 1848, kohë kur u emërua nga zgjedhësit e tij të Munihut, si deputet i Parlamentit Kombëtar Gjerman, detyrë që e vazhdoi deri në fillim të vitit 1849. Me gradimin gjeneral iu besua roli në misionet diplomatike gjermane në disa vende. Në 1852 zgjidhet përfaqësues ushtarak i Bavarisë, pranë Kuvendit Gjerman, detyrë që e mbajti derisa vdiq.

Ai ishte me titull Doktor në filozofi, anëtar i Akademisë ushtarake të Suedisë dhe cilësohet si shkrimtar, dijetar ushtarak, politikan gjerman, dhe njeri me një kulturë të gjerë. Veprat e tij të botuara “Strategjia ushtarake”, 1818; “Arti modern i fortifikimit”, 1819; “Kursi i taktikës”, 1820-1823, botim në katër vëllime; “Krijimi i ushtrisë”, 1821; “Refleksione mbi artin e vjetër dhe modern të luftës”, 1824; “Historia e luftës në Suedi më 1808 dhe 1809”, 1825; “Konsiderata mbi fanterinë”, 1827; “Kërkime mbi organizimin e ushtrisë së kohës sonë”, 1831. Të gjitha këto vepra kanë një karakter profesional ushtarak. Në lëndën e gjuhësisë Ksilanderi ka botuar këto vepra: “Gjuha e albanezëve ose e shqiptarëve”, 1835 dhe “Studime mbi gjuhët dhe historinë moderne”, “Gjuha e Titanëve”, 1837 884.

“Ksilanderi ishte i pari gjerman që botoi një manual të vlefshëm për gjuhën shqipe. Origjinaliteti i tij nuk qëndron në teorinë që ai shpiku, por në metodën filologjike, të cilën ai e zbatonte me seriozitet dhe me zell të madh. Ai përpunoi një tekst të madh siç ishte Bibla e Korfuzit, dhe shqyrtoi të gjitha manualet, gramatikat, fjalorët etj. që përmbanin informata për shqipen. Ai kishte si pasardhës fon Hanin, i cili shtoi edhe informata për kulturën, etnografinë dhe historinë e Shqipërisë. Ja pse mund të themi që Ksilanderi, së bashku me fon Hanin, themeluan filologjinë shqipe. 885”

Një sintezë të përpjekjeve të hershme shkencore përbën vepra e Ksilanderit, e majorit mbretëror bavarez, Karl August Anton Alfons Joseph Ritter von Xylander (1794-1854). Ai është autor i shumë trajtesave shkencore – ushtarake dhe studimi i gjuhëve të vjetra, të cilin

883 Allgemeine Deutsche Biographie, Bd. 44, Leipzig, Duncker & Humblot, 1898, f. 581 884 Jup Kastrati, Historia e albanologjisë, 2000, f. 698. 885 Armin Hetzer, Kontributi i Josef fon Ksilanderit për Albanologjinë, në: Kontribute të albanologëve të huaj

për studimin e gjuhës shqipe, Shkodër, Universiteti i Shkodrës, 1996, f. 81

Page 172: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

172

ai e shfrytëzoi për këtë qëllim, e nxiti atë që të publikonte shumë shkrimeve mbi tematika të tilla 886.

Se ku u njoh mirë me shqipen, deri më sot nuk dihet. Në rast se ka qenë shoqërues i mbretit Otto në Greqi, ashtu si Falmerajeri, atëherë ai mund të ketë rënë në kontakt jo të drejtpërdrejtë me shqipfolësit. Sidoqoftë njohuritë e Ksilanderit mbi shqipen nuk janë të pakta dhe ajo që duhet vlerësuar më shumë është se ai është shumë i sigurtë me këtë. Natyrisht që atij i kishte rënë në dorë gjithçka që ishte botuar deri në atë kohë mbi këtë gjuhë; veçanërisht e rëndësishme për të ishte Dhjata e re 887 e botuar në Korfuz në 1824 në dy gjuhë 888.

Falë largpamësisë së tij, i mbështetur në njohjen e historisë dhe në një njohje të qenësishme me pasurinë gjuhësore të shqipes, Ksilanderi arriti në përfundime mendjemprehta, kështu që shumë gjëra që ai shprehu mbi natyrën e gjuhës shqipe, e kanë vlefshmërinë e tyre edhe në ditët e sotme. Atij i vlejti fakti që kishte filluar tashmë polemika për bazat e gjuhësisë më të re. Këtë ai e nënvizon me vërejtjen: “Në përgjithësi pranohet se gjuhët indo-gjermane kanë dalë nga një degë e përbashkët”889.

Nga kjo ai shtroi çështjen e domosdoshme sesi qëndron shqipja në lidhje me këto gjuhë dhe cilin vend zë ajo 890.

Vetëkuptohet se ai i nxjerr argumentat nga fjalori, ashtu si paraardhësit e tij. Vëmendje meriton edhe mendimi i tij se shumë fjalë nga gjuhët fqinjë kanë depërtuar në shqipe vetëm në një periudhë më të vonë. Në këtë kontekst ai paraqet disa shembuj që janë huazime nga latinishtja: lat. civitas shqip qytet, lat. cicer shq. qiqër, lar. gens-tis, shq. gjind (njerëz), lat. vicinus, shq. fqinj etj. 891.

Po të veçohen edhe huazimet nga greqishtja e re, sllavishtja dhe turqishtja, atëherë mbetet fjalori i trashëguar, i cili me gjuhët evropiane është “pjesërisht i afërt në rrënjë” dhe është ruajtur “pjesërisht pa ndryshime rrënjësore”. Megjithatë Ksilanderi nuk mjaftohet vetëm me krahasimin e fjalëve, ai shpalos edhe pohime të rëndësishme si për kohën e atëhershme ashtu edhe për ditët e sotme se gjuha shqipe është një gjuhë e vjetër evropiane dhe se kjo vërtetohet edhe nga fakti që “Fjalëformimi dhe gramatika në tërësi tregojnë një fizionomi të lashtë” 892.

Kundër mendimeve që dominonin asokohe, Ksilanderi vërtetoi se shqipja nuk është bërë në kohën e re një gjuhë evropiane nëpërmjet huazimeve nga gjuhët fqinjë, por se “në bazën e saj gjenden gjuhët më të lashta të hershme”, gjithashtu “edhe kjo bazë është vetë në zanafillë indo-gjermane” 893.

Në përpjekjet e tij Ksilanderi shkon më tej, shtron problemin e gjetjes së vendit të vërtetë të gjuhës shqipe në bashkësinë e përmendur më lart (gjuhëve indoevropiane). Duke shpjeguar dhe hedhur dritë mbi nyjën e shqipes ai hyn edhe më thellë, mund të themi se bëhet pararendësi i hulumtimit të nyjes së prapavendosur të shqipes dhe gjuhëve të tjera të 886 Martin Camaj, Albanische Wortbildung, Wiesbaden, Otto Harrasowitz, 1966, f. 13 887 Ungjilli i Jezu Hristoit Zotit sënë që na shpëtoi si kuntrë shkruan Shënt Matthaiua mpi di gjuhë gërqishtë

edhe shqipe, Korfoi, 1824. 888 Sipas G. Grimm, i cili ka shkruar një artikull, del se Ksilanderi nuk ka qenë kurrë në Greqi, por këtë përkthim

në shqipe të Biblës ia kishte dërguar vëllai i tij më i vogël Vilhelm fon Ksilander, i cili shërbente në Greqi si oficer. – Cit. sipas Camajt, po aty, f. 13 889 Joseph Xylander, Die Sprache der Albanesen oder Skipetaren, 1835, f. 315 890 M. Camaj, po aty, f. 13-14 891 M. Camaj, po aty, f. 13 892 J. Xylander, po aty,f. 313 893 J. Xylander,po aty , f. 316

Page 173: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

173

Ballkanit. Ai konstatoi një lidhje të brendshme të veçantë të gjuhëve ballkanike. Sqarimi që bën për këtë fenomen të dukshëm, do të thotë se: “këto tri gjuhë të popujve [shqip, vllahisht dhe bullgarisht], të cilat janë të përhapura në pjesën më të madhe të Trakisë së lashtë, mund të kenë një bazë të përbashkët në një idiomë karakteristike për popujt e hershëm të vendit, e cila duket se në shqipe del në mënyrë më të fortë dhe më të pastër”894. Këtu për herë të parë formulohet mendimi i një substrati të përbashkët ballkanik 895.

Jokli pohon në veprën e tij “Albanisch” se me Ksilanderin mbyllet edhe “periudha parashkencore” e përpjekjeve për shqipen 896.

Merita e Ksilanderit konsiston në faktin se argumenton huazimet e shqipes, por ndërkohë pohon se po t’i veçojmë nga shqipja huazimet nga greqishtja e re, turqishtja dhe sllavishtja, atëherë mbetet fjalori i trashëguar. Në mënyrë më shkencore dhe më të detajuar e gjejmë të mbështetur këtë mendimi te Miklosiçi në veprën e tij “Albanische Studien”.

“Në pikëpamje të gjuhësisë Ksilanderi është i pari që argumentoi, sado në mënyrë të pamjaftueshme prejardhjen indoevropiane të shqipes. Ai thotë me plot gojën se shqipja është një gjuhë indoevropiane, dhe arrin në këtë përfundim pas krahasimit të leksikut të shqipes me atë të gjuhëve të tjera.” 897

Vepra që ngjall interesin e albanologëve është “Die Sprache der Albanesen oder Schkipetaren”. Interesimi i Ksilanderit për gjuhën shqipe dhe shqiptarët erdhi si rrjedhojë e disa ngjarjeve të kohës. Më 1833 Fuqitë e Mëdha caktuan si mbret të Greqisë djalin e dytë të mbretit të Bavarisë, Ludvigun I. Për mbrojtjen e këtij mbreti të parë grek, Otto I (u hoq nga froni në 1862) i ati i dha me vete 3500 ushtarë bavarezë. Bashkë me ta edhe nëpunës bavarezë. Midis tyre ishte edhe Ksilanderi, i cili pikërisht për këta njerëz që vajtën në Greqi, shkroi gramatikën e vet të shqipes. Në parathënien e librit ai shkruan: “Shqiptarët banojnë në krahinat veriperëndimore të Greqisë, e cila quhet Shqipëri. Këta gjenden edhe në lindje, banues të Mbretërisë Turke, deri në Stamboll Sirmie, në Kalabri dhe Siçili, të përhapur si koloni, por ata formojnë një pjesë të rëndësishme të popullsisë së mbretërisë greke. Në këtë mënyrë, bashkatdhetarët tanë, të cilët zunë vend ndër ato vise, kishin kontakte me shqiptarët. Për këtë arsye u shfaq nevoja të mësonin edhe gjuhën e kësaj pjesë të popullsisë së mbretërisë së re. Banorët e kësaj pjese të popullsisë përveç gjuhës amtare kuptonin edhe greqishten”.

Autori për hartimin e veprës së vet u mbështet te da Lecce, Leake dhe J. E. Vithkuqari dhe na jep në një formë të përmbledhur disa anë të morfologjisë së gjuhës shqipe. Vepra e tij na bën të ditur se autori i saj ka qenë një njeri me kulturë të mirë gjuhësore dhe me njohuri në studime të larta filologjike. Gramatika është hartuar kryesisht mbi bazën e toskërishtes, por sidomos te zgjedhimi i foljeve nuk mungojnë edhe shënimet për gegërishten si dhe trajta të këtij dialekti. Autori i ka lidhur veprës edhe dy tabela sinoptike të mëdha, në të cilat janë zgjedhuar 22 folje.

Duke u mbështeur në studimet gramatikore dhe leksikore të paraardhësve të tij, ai arriti të shqyrtonte rreth 4500 fjalë. Ksilanderi me anë të kërkimeve të tij u drejtua nga struktura gramatikore e gjuhës sonë. Ai e vëzhgoi gramatikën shqipe, sipas gjendjes së studimeve gjuhësore-filologjike të kohës në tri aspekte: në aspektin kritik, shkencor dhe krahasues 898.

894 J. Xylander, Die Sprache der Albanesen oder Skipetaren, 1835, f. 315 895 M. Camaj, Albanische Wortbildung, 1966, f. 14 896 N. Jokl, Albanisch, 1917, f. 132 897 Dhimitër Shuteriqi, Shkrimet shqipe në vitin 1332-1850, Tiranë, 1976, f. 210. 898 J. Kastrati, Historia e albanologjisë, 2000, vep. e cit., f. 699

Page 174: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

174

Vepra e tij shquhet për vëzhgime origjinale që kanë patur një interes shkencor për veprat e mëpasme, për shembull ai për herë të parë vuri re në gjuhën shqipe fenomenin e metafonisë, gjatë formimit të temave të numrit shumës në disa emra (natë-net).

Pasi konstatoi ndryshimin midis da Lecce dhe Likut në lidhje me trajtat e kohës së ardhme të foljeve, Ksilanderi arriti në përfundimin e drejtë të ndryshimeve dialektore. Ai vuri re se formimi karakteristik për dialektin e toskërishtes të kohës së ardhme me pjesëzën do na kujton formimin e ngjashëm me greqishten e re.

Ksilanderi e kundërshton mendimin Adelungut se shqipja është një gjuhë e përzier, duke argumentuar se huazimet e shumta të saj vijnë falë marrëdhënieve historike që ka patur populli shqiptar e shumë popuj të tjerë përgjatë historisë së tij. Ai është i pari që hedh hipotezën se duke vënë re ndonjë afri midis shqipes, armenishtes dhe bullgarishtes, mund të hamendësohet për një bazë të përbashkët të hershme ballkanike.

Në librin e tij ai beson në pikëpamjen e mbrojtur nga Tunmani se shqiptarët janë autoktonë në trojet e tyre 899.

Brenda parathënies së kësaj vepre ai citon të gjitha punimet mbi gjuhën shqipe dhe që i rekomandon për studiuesit. “Në vitin 1635 doli në Romë nga misionari Frang Bardhi një fjalor shumë i mangët latin – shqip me titullin “Ditionarium – latino-epiroticum”.

“I vitit 1664 është Katekizimi i përkthyer shqip, në Romë nga Pejtër Budi, prej Gurit të Bardhë i vitit 1685, “Cuneus Prophetarum” (Çeta e Profetëve), italisht-shqip i arqipeshkvit të shkupit, Pjetër Bogdani. Në vitin 1716 doli “Osservazioni nella lingua albanese” (Vërejtje gramatikore në gjuhën shqipe) të at Francesco Maria da Lecce që përmban një përshkrim të morfologjisë”

“Në fund të vitit 1770 doli në Venedik prej Teodor Kavaliotit, një listë prej 1200 fjalësh në gjuhën greqishte e re (maqedono), vllahishte dhe shqip. E gati në një kohë u dukën në Voskopojë ushtrimet gjuhësore në greqishten e re, shqip, vllahisht e bullgarisht nën titullin “Fjalor katërgjuhësh” (Leksikon tetragloson) të prifitit Daniel” 900.

Ai përmend vlerën e veçantë që pati Tunmani me veprën e tij “Gjurmime mbi historinë e popujve të Evropës Lindore” si dhe Vater-i që bëri të njohur vërejtje gramatikore të gjuhës shqipe të da Lecce-s nga faqja 135-182 të veprës së tij, “Tabela krahasuese të gjuhëve indoevropiane”, 1822. Ai cilëson si të vlefshme për studimin e gjuhës shqipe dhe mbledhjen e fjalëve edhe veprat e udhëtarëve mbi Greqinë dhe Shqipërinë: “Pukëvil në veprën e tij “Udhëtim në Greqi”, Paris, 1820, ka një përmbledhje fjalësh me gati 400 fjalë si dhe disa vërejtje të pakta gramatikore”.

“Hobhauz në veprën “Udhëtim përmes Shqipërisë” përfshiu një përmbledhje të vërejtjeve të da Leçes”.

“Liku, i cili qëndroi një dhjetë-vjeçar në ato vise me punë të qeverisë së tij në veprën “Kërkime në Greqi”, Londër, 1814, jep njoftime për një gramatikë dhe listë fjalësh, e cila është më e plotë dhe më e thellë se ato të mëparshmet” 901.

Jozef Ksilanderi në 84 faqet e para të veprës së tij “Gjuha e albanezëve ose shqiptarëve”, përpiqet që, duke e përshkruar shqipen, t’i bëjë asaj një renditje dhe ndarje në aspektin gramatikor. Kësaj i bashkëngjiten edhe prova tekstesh nga faqja 84 deri në 154: lutja Ati ynë dhe krahasimi i djalit të humbur me përkthim fjalë për fjalë, Ungjilli i Markut, letra e apostullit Paul (Pal) dërguar Efeserës, pjesë nga apokalipsi i Johanit (kapitulli 5), pjesë

899 J. Kastrati, Historia e albanologjisë, 2000, f. 700 900 J. Xylander, Die Sprache der Albanesen oder Skipetaren, 1835, f. V-VI 901 J. Xylander, po aty, f. VI-VII

Page 175: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

175

nga këngë popullore sipas Bajronit dhe Hobhouse. Një vlerësim të madh meriton edhe fjalori i tij me pjesët gjermanisht-shqip dhe shqip – gjermanisht (f. 155-274). Pastaj vijojnë interpretime mbi vendin e afrisë dhe prejardhjes së gjuhës shqipe (f. 274-320).

Vepra e Ksilanderit ndahet në këtë mënyrë: 1. Parathënia f. 3-13; 2. Treguesi i lëndës (XIV f.); 3. Korrigjime gabimesh (XV f.); 4 Gramatika e gjuhës shqipe, nxjerrë nga da Lecce, Leake dhe Dhjata e Re, 1827, f. 1 – 83.

Brenda faqeve 84-144 ka tekste, prova gjuhe; Ati ynë, Djali shkapërdarë, Luka, 15, 11-32, Ungjilli i Markut. Kreu 1 – 16. Letra e Apostullit Pal drejtuar Efezëve: Kreu 1 a. 1. Pjesë nga Apokalipsi i Johanit: Kreu gjashtë.

Në faqen 145-150 ka këngë popullore shqiptare të arbëreshëve të Greqisë të nxjerra nga vepra e Bajronit, Çajl Haroldi dhe nga Hobhauz.

Brenda faqeve 151-272: fjalor; parathënie (fq. 153-154). Fjalor gjermanisht – shqip (f. 155-215). Fjalor shqip – gjermanisht (f.216-272). Fjalët janë nxjerrë nga Bardhi, da Lecce, Kavalioti, Pukëvil, Leake, Dhijata e Re 1827 janë rreth 4500 fjalë, mbështetur kryesisht te Dhjata e re dhe te Kavalioti. Pjesa e dytë e fjalorit (shqip-gjermanisht) ka mbi 3000 fjalë shqipe.

Brenda faqeve 273 – 320 Ksilanderi ka botuar studimin: “Pikëpamjet e deritanishme për shqipen”. Kjo përmban mendimet e autorit lidhur me prejardhjen e shqipes dhe marrëdhëniet e kësaj gjuhe me gjuhët fqinjë. Ksilanderi merr në shqyrtim veprat e dijetarëve: Lajbnic, Tunman, Herder, Mashi, Malte-Brun, Adelung, Pukëvil, Vater, Leake, Arndt, Obradovic, Humboldt, Bopp (“Gramatika krahasimtare të sanskritishtes, zendishtes, greqishtes së vjetër, latinishtes, lituanishtes, gotishtes, gjermanishtes”), Pott, Schlegel, Ahluvardt. Dhe së fundmi Ksilanderi bën vërejtjet e veta gjuhësore.

Në veprën e tij Ksilander për herë të parë fut si objekt studimi dhe krahasimi Dhjatën e Re të përkthyer në shqip dhe të shtypur në Korfuz në vitin 1827 “Libri përbëhet nga përkthimet e shqipes dhe greqishtes së re dhe titulli i dyfishtë është “Dhjata e re e Zotit sonë që na shpëtoi, mbë di gjuhë, do me thënë gërqishte dhe shqiptarçe, Korfoi, 1827”.

Dhjata e Re e 1827 është përkthyer nga Vangjel Meksi dhe botuar nga Grigor Gjirokastriti. Ajo është shtypur në një shtypshkronjë greke. Duke u nisur nga materialet studimore dhe veprat që Ksilanderi pati mbledhur si pika referuese mbi të cilat do të mbështetej vepra e vet, arrijmë në përfundimin se Ksilanderi ishte njohës i tri varianteve të ndryshme të shqipes, gegërishten sipas da Lecce, toskërishten veriore sipas Teodor Kavaliotit, Jan Evstrat Vithkuqarit dhe at Danielit dhe labërishten sipas Vangjel Meksit.

Ksilanderi e shfrytëzoi plotësisht Dhjatën e Re. Provat dhe dëshmitë gjuhësore të nxjerra nga Da Lecce dhe nga Leake, i përpunoi më tej duke i krahasuar me ato të Dhjatës së Re. Në parathënien e kësaj vepre Ksilanderi flet për prejardhjen e gjuhës shqipe, për përhapjen e shqiptarëve dhe vendbanimeve të tyre, për veprat e botuara mbi shqipe nga dijetarë vendas dhe të huaj.

Vepra e tij përmban mjete ndihmëse për gjuhën shqipe, të cilat ishin të shpërndara në veprat shumë të rralla.

Le të analizojmë gramatikën e gjuhës shqipe të Ksilanderit. Ajo ka 83 faqe brenda faqeve 1- 8 autori flet për alfabetin, i cili sipas mendimit të tij është i përbërë nga 33 shkronja. Pas një hyrjeje dhe pasqyrës përkatëse të alfabetit, Ksilanderi shpjegon në veçanti shkronjat b, g-gj, d-dh, ë, q, ll, nj-ng, sh, h.

Një analizë gramatikës së gjuhës shqipe të Ksilanderit i ka bërë Armin Heceri i cili shprehet se Ksyanderi bëri shumë gabime në alfabet, një pjesë e të cilave janë shkaktuar nga shkronjat greke, kjo për shkak se Dhjata e Re ishte shtypur, siç e thamë edhe më lart, në

Page 176: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

176

një shtypshkronjë greke. Për shembull labët nuk i dallojnë /i/ dhe /y/, /r/ dhe rr /R/, prandaj te Ksilanderi nuk ka asnjë shenjë për shkronjën y-në shqipe, dhe të dyja fonemat r ngatërrohen. Përveç kësaj ai nuk dallon fare bashkëtingëlloret zh, gj, g, j, xh, q, k. Pra të gjitha bashkëtingëlloret e zëshme ai i shkroi pa dallim s, tz edhe pse grekët vetë u përpoqën t’i dallonin me shenja diakritike.

Ai huazoi nga Bibla e Korfuzit edhe shkronjën F (diggama) për /g/, por fjalët e shkruara me këtë shkronjë, ku e vëmë re në fjalët gëzoj dhe gjej tregojnë se Ksilanderi nuk e kuptoi fare dallimin midis g dhe F në Bibël.

Nga ana tjetër në rastin kur ai mori një pjesë të fjalëve nga Liku (Leake) dhe nga da Lecce, të cilët përdorën alfabetin latin për shqipen, ai hera – herës nuk ishte në gjendje që të identifikonte fjalët e njëjta. Shembull për këtë hasim në faqen 305, ku shkrimi identik (me gi-) për jashtë dhe gjashtë, por në faqen 199 hasim gjashtë me diggamë (fi-). Në faqen 218 lexojmë bain, që, sipas leximit në greqishten e re, duhet shqiptuar në dialektin e gegërishtes /ven/, kurse në faqen 212 lexojmë edhe verë-a, sipas të folmes labe. Me sa duket Ksilanderi nuk e ka dalluar që ka të bëjë me të njëjtën fjalë në dy variante dialektore, të cilat dallohen me rotacizmin e n-së 902.

Pjesa e morfologjisë në veprën e Ksilanderit në vija të përgjithshme përmban: Emri(f.8), Nyja (f.9), Lakimi (f. 11), Mbiemri (f. 19), Përemri (f. 22), Folja (f. 30), Numërori (f. 67), Ndajfolja (f. 69), Parafjala (f. 72), Pjesëza (f.73). Ksilanderi në 83 faqet e kapitullit “Gramatika sipas da Lecce-s, Leake” bën një përshkrim të gramatikës së gjuhës shqipe. Në fund të kësaj pjese vijnë provat – tekste (f. 84-154).

Sipas Armin Hecerit, në morfologji Ksilanderi ishte më i saktë, por gjithsesi ai nuk arriti të gjente mënyrën habitore, nuk kuptoi dallimin midis kohës së pakryer dhe kohës së kryer të thjeshtë, si dhe midis kohës së kryer të tejshkuar (pat shkruarë) dhe kohës së kryer të plotë (kishte shkruarë). Ai nuk e kuptoi arsyen pse shqiptarët në fjali kushtore përdorin mënyrë dëshirore (p.sh. ndë shkrofshimë): Da Lecce e quan këtë koha e ardhme e kushtëzuar, kurse Ksilanderi mendon se kemi të bëjmë me një lidhore të pashquar (Indefinitum des Conjunktivs). Ai ka konstatuar se nyja e shquar haset si mbaresë në fund të fjalëve, duke mos kuptuar se trajta si: njeriu, zogu, mund të quhen si rrjedhore e pashquar. Ai nuk e kuptoi paralelizmin e lakimit të shquar dhe të pashquar në të gjitha rasat e gjinisë mashkullore, ndaj mendonte se t-ja e nyjes së shquar duhet vënë gjithnjë në njëjës. Nga ana tjetër paralelizmin e trajtave të emrave femërorë si: zonjet vs. zonjësë ai e përmendi dhe e shpjegoi si variant gramatikor të lakimit të shquar 903.

Ai e pohon faktin se: “në përgjithësi, pranohet që gjuhët indogjermane janë të një trungu të përbashkët” 904.

Tërheq vëmendjen shënimi i tij se shumë fjalë nga gjuhët fqinje janë futur në shqipe në një kohë më të vonshme, si argument për këtë ai sjell huazimet latine:

Latinisht Shqip

civitas qytet

cicer qiqër

gens-tis gjind

vicinus, fqinj 905

902 Armin Hetzer, Kontributi i Josef Ksilanderit për albanologjinë, Shkodër, Universiteti i Shkodrës, 1996, f. 79 903 A. Hetzer, po aty, f. 79-80 904J. Xylander, Die Sprache der Albanesen oder Skipetaren, 1835, f. 315

Page 177: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

177

Ai sygjeron se me heqjen edhe të huazimeve nga greqishtja, gjuha sllave dhe turke, mbetet fjalori i fjalëve të trashëguara, që është “pjesërisht i afërt nga rrënja” dhe është “ruajtur pjesërisht pa ndryshime thelbësore”. Por Ksilanderi nuk mjaftohet vetëm me krahasimin e fjalëve, ai pohon se: “Fjalëformimi dhe gramatika në tërësi tregojnë një fizionomi të lashtë”, pra që gjuha shqipe është një gjuhë e vjetër evropiane.

Në dallim nga mendimi i deriatëhershëm Ksilanderi pohon se shqipja nuk është bërë gjuhë evropiane me anë të huazimeve nga gjuhët fqinjë, por ajo është një nga “gjuhët më të vjetra për nga themeli”, “dhe ky themel vetë në origjinë është indogjerman” 906.

Ai përpiqet të gjejë pozitën e vërtetë të shqipes në bashkësinë e gjuhëve indogjermane. Ai shihte faktin e një marrëdhënieje të veçantë ndërmjet gjuhëve të Ballkanit, pikërisht në zgjidhjen e problemit të nyjes së shqipes, dhe në këtë drejtim ai depërtoi në thellësira për të cilat gjuhëtarët vetëm shumë më vonë do të bëheshin të vetëdijshëm. Ksilanderi thotë: “këto tri gjuhë të popujve (shqiptarë, vlleh dhe bullgarë) të cilat tashmë janë të përhapura në pjesën më të madhe të Trakisë së vjetër, mund të kenë gjetur një shtresë të përbashkët në një të folme të posaçme të banorëve të hershëm të vendit, që në gjuhën shqipe duket se del në pah më fuqishëm dhe më pastër. Për herë të parë Ksilanderi në këtë formulim shpreh mendimin e një nënshtrese ballkanike të përbashkët 907.

Nga faqja 275 deri në faqen 320 Ksilanderi ka botuar studimin: “Pikëpamjet e deritanishme për shqipen” ku në rreshtat e parë ai vlerëson kontributin e dijetarit të madh Lajbnicit duke u shprehur se: “Lajbnici ishte i pari, i cili në hulumtimet e tij ia nënshtroi shqipen një analize lidhur me afrinë dhe prejardhjen e saj”. Ai pra e konsideron atë si të parin që u mor me shqipen në kërkimet e tij gjuhësore, pavarësisht se numri i pakët i fjalëve që i shërbyen atij (100 fjalë shqipe), sipas ksilanderit është një numër i pamjaftueshëm për të dhënë një gjykim të argumentuar. Ksilanderi pohon përfundimin e Lajbnicit: “shqiptarët janë prej origjine kelte dhe se gjuha e tyre ndërvaret me gjermanishten dhe galishten. Sadopak kënaqësi që mund të na japë një pohim i tillë, pasi keltizmi është diçka e papërcaktuar, prapëseprap në vazhdim, do të dalë se ai ia arrin qëllimit më mirë se ndonjë gjykim më i ri” 908.

Pas Lajbnicit në një rend kronologjik mbi pikëpamjet e deritanishme për shqipen, ai vendos dijetarin e shquar gjerman me origjinë suedeze, Tunmanin, i cili me veprën e tij “Gjurmime mbi historinë e popujve evropianë lindor”, Lajpcig, 1774, u orvat të përhapë një dritë më ndriçuese mbi historinë e shqiptarëve dhe të vllehëve. Në këtë pjesë të veprës së tij Ksilanderi jep një retrospektivë të shkurtër të studimit të Tunmanit që hedh poshtë prejardhjen e shqiptarëve nga Kaukazi në Detin Kaspik, apo nga Kalabria. Ai tregon se Tunmani ishte i bindur që: “Gjuha e tyre (shqiptarëve) dëshmon për fatet e këtij populli aq sa është e pamundur të mos njohim tek ata fqinjët e lashtë të grekëve e të nënshtruarit e Romës së vjetër. Dhe të dyja këto gjëra i tregojnë (Tunmanit) se ata janë ilirët e vjetër. Më pas ai rendit edhe përkrahësin e idesë së Tunmanit, Herderin me veprën e tij “Ide për filozofinë e historisë së njerëzimit”, e cila ripohon mendimin, se shqiptarët dhe vllehët nuk

905 J. Xylander, Die Sprache der Albanesen oder Skipetaren, 1835, f. 290 906 J. Xylander, po aty, f.316 907 J. Xylander, po aty, f.316-318 908 J. Xylander, po aty,f. 275

Page 178: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

178

janë aspak të huaj, por popuj të lashtë evropianë, dhe se, dikur ishin kombe të para, kurse tani, ata duken si gërmadha të përziera të shumë kombeve dhe gjuhëve” 909.

Vepra e tretë në rradhë dhe autori i katërt është “Vjetare udhëtimesh” (pjesa e tretë 1808) botuar nga Malte – Brun, një italian me emrin Engjëll Mashi (Ange Masci), i cili shkruan një “Ese mbi prejardhjen, doket dhe gjendjen aktuale të kombit shqiptar”, rezultati i të cilit konsiston në faktin se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve të lashtë, duke kërkuar ta vërtetojë pjesërisht nga autorë të lashtë dhe pjesërisht nga konjunktura dhe nga gjuha 910.

Sipas Ksilanderit një nga argumentat që sjell Malte-Bruni, mbështetet në dokumentat e historianit më të madh të antikitetit grek, Plutarkut, se “në Epirin e vjetër, tregohej një nderim hyjnor ndaj Akilit dhe se, një gjuhën e vendit ai quhej Aspéte, një fjalë që edhe sot, në gjuhën shqipe tregon shpejtësi, shkathtësi, forcë dhe i përgjigjet plotësisht emërtimit që Homeri i jep heroit në gjuhën greke; se muaji në të cilin lindi Aleksandri, te maqedonasit është quajtur Loon; dhe sot ky muaj në gjuhën shqipe quhet Loonar. Më pas Livi quan Bora një mal të lartë në kufi të Eprit dhe bora në shqip do të thotë borë, pra mal me borë” 911.

Ksilanderi, edhe pse mendon që shembujt e dhënë nga Malte-Bruni janë shumë të pakët, përsëri ai, duke marrë parasysh faktin “sesa pak fjalë të këtij lloji janë ruajtur nga gjuha e atëhershme e atyre popujve dhe sesi ndryshojnë gjuhët në rrjedhën e kohëve, nuk duhet të mos e përfillim fare këtë përputhje të këtyre fjalëve”

Ai nënvizon idenë e Malte-Brunit se për të gjuha e ilirëve të lashtë ose e shqiptarëve më të rinj, është një gjuhë më vete, origjina e së cilës shkon deri në kohët më të largëta, kur u formuan gjuha greke, iberike, kelte, sllave, teutone dhe gotike, duke qenë kështu në të njëjtën linjë me mendimet e Tunmanit dhe të Herderit 912.

Më pas Ksilanderi rendit veprën “Mithridates” (vëllimi 2, 792 f) të Adelungut, i cili shfaq mendim të kundërt me atë të Tunmanit, Herderit dhe Malte-Brunit. Adelungu mendimin e Tunmanit se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve të lashtë dhe fakti që ndër 13 – 14 popuj barbarë, të cilët kanë qenë në ato vise, të zgjidhet populli shqiptar si më i pari dhe më i vjetri, atij i duket si një prirje për gjëra të mrekullueshme. Ai ndoshta mendon se shqiptarët mund të jenë mbeturinat e përziera të një fisi tatar, pikërisht të bullgarëve, dhe ai madje hamendëson se ekziston një lidhje midis shqiptarëve dhe atij populli, i cili ka banuar në lindje të Detit të Zi, midis Kaukazit dhe lumit Cyrus, një popull ky që ka gjasa të jenë alanët në Rusinë Jugore.

Por Ksilanderi, ashtu siç Adelungu ironizonte Tunmanin, në të njëjtën formë ia kthen Adelungut: “Në qoftë se ai zbulon një prirje për të mrekullueshmen kur Tunmanit i shkon mendja te banorët e parë, atëherë nuk është më pak e mrekullueshme, që Adelungu të përfundojë te prejardhja tatare e shqiptarëve” 913.

Dhe përsa i përket afrisë gjuhësore midis gjuhës së tatarëve dhe shqipes, Ksilanderi sjell në tryezën e argumenteve mendimin e Klaprothit se “Gjendet një lidhje jo e parëndësishme mes gjuhës së tyre dhe të shqiptarëve, vetëm se kjo lidhje bazohet në afrinë që kanë të dyja gjuhët me të ashtuquajturat gjuhë indogjermane” 914.

909 J. Xylander, Die Sprache der Albanesen oder Skipetaren, 1835, f. 275 910 J. Xylander, po aty,f. 276 911 H. Krahe në “Die Sprache der Illyrier”, 1955, faqe 97 e njeh si emër mali me prejardhje nga ilirishtja dhe bën shpjegimin përkatës 912 J. Xylander, po aty,f. 277-278 913 J. Xylander, po aty,f.278 914 J. Xylander, po aty,f. 279

Page 179: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

179

Pavarësisht kësaj Ksilanderi në kërkimet e veta nuk ka gjetur asnjë gjurmë tatare në gjuhën shqipe, përveçse disa elementeve turke që shfaqen aty-këtu dhe që kanë ardhur në periudhat e fundit për shkak të pushtimit turk. Ai nuk është dakord me mendimin e Adelungut, me të cilin debaton gjatë në këtë pjesë të veprës së tij: “Se pas zhveshjes nga gjermanishtja, greqishtja, latinishtja etj. do të mbetet një element i rëndësishëm, që duket se nuk i përket asnjë gjuhe të njohur, pasi që në vazhdim, përkundrazi, do të tregohet se elementi më i rëndësishëm i gjuhës shqipe u përket gjuhëve të njohura dhe shumë të njohura” 915.

Nga të gjithë argumentat e mësipërme, në një analizë që i bën veprës së Adelungut, Ksilanderi nxjerr edhe shumë opinione kontradiktore që përbëjnë pika të dobëta të veprës së Adelungut

Më pas studimi i tij njohës dhe informues vazhdon me mendimtarin e madh francez, Pukëvilin. Por për Ksilanderin “Pukëvil nuk i bëri një analizë kritike gjuhës dhe vështirë të dilte prej tij ndonjë gjë e rëndësishme” 916.

Albanologu tjetër me shumë rëndësi që zë vend në studimin e Ksilanderit është J. S. Vater me veprën “Tabelat krahasuese të gjuhëve evropiane”, ku njoftohet për herë të parë dalja e njërës prej veprave më të rëndësishme të albanologjisë “Vërejtje gramatikore në gjuhën shqipe” të da Lecce-s. Këtu Ksilanderi veçon mendimin e Vater-it se huazimet e gjuhës romake në gjuhën shqipe mund të jenë përputhje ndërmjet shqipes dhe gjuhëve të tjera që në kohët e lashta dhe për rrjedhojë popujt e tyre të kenë patur lidhje origjine.

Leake është një tjetër albanolog dhe dijetar, i cili ka ndikuar shumë në hulumtimin shkencor të Ksilanderit. Ky është një albanolog që ka theksuar se shqipja ka shumë gjasa të jetë ilirishtja. Kaq shumë e tërheq analiza shkencore e Likut mendimin e Ksiladnerit, saqë në këtë pjesë të veprës së vet, ai e respekton albanologun e madh anglez, duke dhënë citate pas citatesh nga vepra e tij si: “Një burim të zgjedhur për të dy pjesët e para të këtij shkrimi” 917.

Pasi i bën një analizë të shkurtër librit të Leake “Ditar i një udhëtimi në Greqi dhe në Shqipëri”, Berlin, 1826, ku albanologu anglez “e jep si mendim të përhapur gjithkund në vend, se shqiptarët e nxjerrin origjinën e tyre nga mbeturinat e ushtrisë së perandorit latin të Kostandinopojës dhe të mbretit Roger të Apulias, të cilët kërkuan dhe gjetën strehim në male”, ai përpiqet të arsyetojë se gjuha shqipe është një përzierje e deformuar e greqishtes, latinishtes, frëgjishtes, italishtes dhe spanjishtes. Ksilanderi premton se mbi këtë problem do të japë përgjigjen e vet në vazhdim 918.

Fjalori krahasues i von Arndt-it përbën veprën tjetër të rëndësishme në rradhën e mendimit shkencor mbi shqiptarët dhe gjuhën e tyre. Edhe këtu citatet e marra nga kjo vepër e Arndt-it janë të shumta. Medimet që citohen janë ato se kjo gjuhë përngjason me gjuhën kelte të Evropës perëndimore, dhe bëhen përpjekje për ta përafruar atë me keltishten. Këtu Ksilanderi del si një njohës shumë i mirë i veprës së Arndt-it 919.

Në përfundim të kësaj përmbledhjeje të shkurtër ai shprehet se: “Sipas këtij mendimi kryesor, shqipja zë një vend interesant ndër gjuhët evropiane dhe, megjithëse këtu nuk mund të futemi thellë në këtë çështje, as nuk mund dhe as nuk do të shqyrtohet si duhet, prapëseprap nuk mund të rrihet pa sjellë diçka lidhur me bashkëvarësinë me gjuhën

915 J. Xylander, Die Sprache der Albanesen oder Skipetaren, 1835, f. 280 916 J. Xylander, po aty,f. 281 917 J. Xylander, po aty,f. 282 918 J. Xylander, po aty,f. 282-284 919 J. Xylander, po aty,f. 284-286

Page 180: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

180

baske dhe galishten, duke kujtuar se në shumë vende të gramatikës, janë cekur përputhje me gjuhën baske: nga 56 fjalë të dhëna të krahasuara prej Arndt-it, disa janë të gabuara, ose krahasime të guximshme, ndërsa fjalët që pasojnë, mund të krahasohen me njëra-tjetrën, ashtu siç ka dalë nga një shqyrtim i thjeshtë i listës së fjalëve të njoftuara në “Mithridates” nga zoti von Humboldt” 920.

Nga faqja 287 – 288 Ksilanderi bën përqasjen e 27 fjalëve shqipe me përgjegjëset e tyre baske. Më pas ai u bën një analizë të shkurtër fjalëve shqipe, etimologjisë së tyre në gjuhët irlandeze apo skoceze, madje nga Arndt-i ai veçon një interpretim të fjalës shqiptar dhe Shqipëri. Ksilanderi beson se “ende duhet shtuar që edhe emri të cilin shqiptarët e sotëm i vënë vetes, përputhet me këto, sepse shqiptar nuk do të thotë tjetër veçse malësor, nga fjalët shqipe, shkëmb, mal, shkëmbor, me prapashtesën –tar, si edhe Shqipëri, me prejardhje nga fjala e sipërme me prapashtesën –ëri që i përgjigjet prapashtesës së gjermanishtes –rei (-rei), dhe sipas kësaj mund të përkthehet Felserei – (shkëmbëri) dhe shqipëtar, Felsner (shkëmbëror). Edhe shqiponjë, emri i shqiponjës që banon në shkëmbenj, duket se ka të njëjtën prejardhje 921.

Në fund ai parashtron edhe gjykimin e Kopitarit që shprehet për shqipen në “Vjetarët e letërsisë” (1829, vëll. 46), ku trajton afrinë e brendshme të shqipes, vllahishtes dhe bullgarishtes. Për ta rrëzuar përfundimisht mendimin që Adelungu ka shprehur në veprën e tij “Mithridates”, përveç dëshmive historike të Tunmanit, Ksilanderi jep dhe tabelën e fjalëve (huazimeve) latine në shqip, tabelë me të cilën u njohëm pak më lart 922.

Në përfundim të të gjithë këtij informacion, mbi të cilin mbështet studimin e vet Ksilanderi, ai deklaron se: “Shumica bashkohen në mendimin se shqiptarët duhet të konsiderohen si pasardhës të ilirëve të lashtë, ose, në përgjithësi, edhe pse të përzier, si pasardhësit më të afërt të njërit apo tjetrit fis (Stamm) të familjes trake të popujve të asaj kohe të madhe”.

Ksilanderi e përfundon këtë pjesë të veprës së tij duke u shprehur se gjykimeve më të shumta të mësipërme u mungon një argumentim i mjaftueshëm nga pikëpamja gjuhësore, ndaj duhet punuar shumë në këtë drejtim për të arritur rezultate shumë më të mira dhe më të besueshme se deri tani 923.

Në një referencë në fund të faqes 291 Ksilanderi ka bërë këtë shënim: “Ndër fiset e ndryshme shqiptare gjenden edhe disa, që nga të tjerët, dallohen prej flokëve bjondë dhe prej syve të kaltër. Dialektet e tyre meritojnë një analizë të veçantë.

Në këtë vepër në faqet 292-320 Ksilanderi përfshihet kapitulli “Vërejtje të autorit”. Ai mban qëndrim kritik dhe në disa raste edhe kundërshhtues ndaj pikëpamjeve të shprehura për shqipen dhe shqiptarët në vitet 1705-1835 nga dijetarët: Lajbnic, Kavalioti, Tunmani, Herderi, Malte-Brun, Adelung, Kloproth, Pukëvili, Vater, Leake, von Arndt, Pallas, Humboldt, Kopitar, Obradovic, Bopp, Pott, Schegel. Për çdo analizë të pikëpamjeve të tyre ai jep edhe pjesë nga veprat dhe studimet përkatëse. Ky është punimi i parë në llojin e vet në historinë e albanologjisë shqiptare. Në të ndjehet se Ksilanderi është pararendës në mjaft çështje të historisë së gjuhës shqipe.

Në fillim të këtij kapitulli ai pohon faktin se në fjalët shqipe të paraqitura në listën e tij ndër to gjen të atilla që pjesërisht janë pa ndryshime thelbësore, e pjesërisht nga rrënja gjenden edhe në gjuhë të tjera si: në greqishten e vjetër dhe të re, në latinishte dhe në

920 J. Xylander, Die Sprache der Albanesen oder Skipetaren, 1835, f. 286 921 J. Xylander, po aty,f. 289 922 J. Xylander, po aty,f. 290 923 J. Xylander, po aty,f. 291-292

Page 181: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

181

gjuhët e tjera romane (italisht, frëngjisht etj.), në gjuhën gjermanike më të vjetër dhe në gjermanishte, në suedishte, danishte dhe në anglishte, në dialekte të ndryshme sllave, në turqishte, persishte dhe arabishte, dhe më tej edhe në gjuhën baske, në mbeturinat e të ashtëquajturës gjuhë kelte, në gjuhët e afërta rumune dhe bullgare e së fundmi në indishte 924.

Ksilanderi e pranon që falë këtyre huazimeve përballet me një vështirësi të madhe, sepse ai nuk mundet të përcaktojë nga shumica e tyre se cilës gjuhë i takojnë ato fjalë, sepse këto fjalë diku më shumë e diku më pak, plotësisht apo në rrënjë, shfaqen në të gjitha ose në shumë prej këtyre gjuhëve. Dhe kjo vështirësi ka dalë në pah në të gjitha gjuhët e familjes indogjermane. Por ai shprehet se nuk është detyra e këtij shkrimi dhe as vullneti dhe mundësia e tij si autor që të ndërmarrë hulumtime të mundimshme ose dallime të hollësishme 925.

“Në ndarjen e pothuaj dymijë fjalëve shqipe të parashtruara filluam me ato gjuhë që ushtruan ndikimin e tyre të parë dhe të sigurtë mbi të, dhe prandaj, më parë u shkëput turqishtja, pastaj greqishtja, latinishtja me gjuhët romane, gjermanishtja, në fund sllavishtja”. Ai pra fjalët që i nxori nga Bibla, nga Kavalioti, nga Liku dhe nga Da Lecce, i krahasoi me gjuhë të ndryshme, si me letonishten dhe me sanskritishten duke nxjerrë si rezultat njohjen e 190 fjalëve turqisht dhe mbi 1600 fjalë me paralele në gjuhët indoevropiane.

Më poshtë po paraqesim një tabelë që mbështetet mbi këtë pjesë të studimit të Ksilanderit, në shtyllën e dytë janë paraqitur shifrat e Majerit:

Numri i huazimeve të nxjerra nga gjuha shqipe sipas Ksilanderit të krahasuara me ato të Gustav Majerit:

Turqishtja 190 fjalë 1180 (23%)

Greqishtja 400 fjalë 840 (16 %)

Latinishtja 650 fjalë 1420 (27 %)

Gjermanishtja 500 fjalë

Sllavishtja 60 fjalë 540 (10%)

Ksilanderi konstaton se nga fjalët e bashkëvarura me gjuhën gjermanike, disa janë krejtësisht të njëjta me fjalët përkatëse gjermane, daneze apo suedeze, madje ato paraqesin barazi thuajse të plotë si p.sh: stap, gjerm. Stab; vé, gjerm. weh; natë; gjerm. Nacht; kordhë, gjerm. Schwert; masë, gjerm. Mass; engjëll, gjerm. Engel etj. 926.

Ky autor duke u nisur nga fjalët që paraqet si shembuj, shprehet se afria e gjermanishtes me shqipen mund dhe duhet të pranohet ashtu si ajo e greqishtes dhe e latinishtes, dhe meqenëse asnjëra nga këto gjuhë nuk ka provuar të drejtën e përparësisë lidhur me zotërimin e këtyre fjalëve, do të ishte diçka jo e rëndomtë sikur fjala engjëll të mos vihej me fjalën gjermane Engel, e cila tingëllon njëlloj, por me latinishten angelus apo me greqishten angelos; apo fjala masë të mos vihej pranë fjalës gjermane Mass, e cila

924 J. Xylander, Die Sprache der Albanesen oder Skipetaren, 1835, f. 292 925 J. Xylander, po aty,f. 293 926 J. Xylander, po aty, f. 294-295

Page 182: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

182

tingëllon njësoj, por pranë latinishtes metrum që qëndron më larg ose me greqishten μέτρον, megjithëse Ksilanderi e di se një përputhje e tillë nuk mund të vërtetojë prejardhjen më të afërt 927.

Ai vë re se një numër më i madh fjalësh të lidhura me gjuhën gjermanike tregon një ndërrim zanoresh apo një shmangie të vogël të bashkëtingëlloreve siç ndodhin dendur në dialektet popullore p.sh: musht : Most (gjerm.); shollë : Sohle (gjerm.); miell : Mehl (gjerm.); gropë : Grube (gjerm.); keç : Kitz (gjerm.); flokë : Flocke (gjerm.); plagë : Plage (gjerm.); kalë : Qual (gjerm.=torturë); valë : Welle (gjerm.); shih : sieh (gjerm.); prish : brich (gjerm.= thyej); është : ist (gjerm.); bigë : pige (danisht); nuk : nicht (gjerm.) etj.

Për kalimet e zakonshme të këmbyeshme nga v, b, p në f, ose nga f në b, p, v etj. Ksilanderi merr shembujt nga shqipja fjalët: çupë, pleks, për, pelë, fushë, kofshë, pyll, faqe etj.

Ai konstaton se S-ja e thjeshtë e veçanërisht edhe ch kalojnë dendur në sh, gjë që ndodh edhe në vetë dialektet gjermane ku p.sh. nicht bëhet nischt (nisht). Për të ilustruar këtë fenomen ai sjell disa shembuj nga shqipja fjalët: prish, veshtë, pishë, plesht, shesh nga folja sheshoj. rrafshoj.

Një tjetër dukuri që atij i bie në sy dhe e thekson është se h-ja shpesh bëhet k ose g si për shembull folja ndihmëse kam: ka : er hat (gjerm); kanë : sie haben (gjerm.); ketë : er hätte (gjerm.); qep : er näht etj.

K- ja dhe h-ja shpesh dalin si tinguj fillestarë p.sh: krehër, kalë, kukumjaçka, héll, hap, hark nga fjala latine arc-us. Te disa fjalë sipas tij v del si tingull fillestar: verrë (vrimë, vesh); vei (vezë). Ndërsa te shumë fjalë Ksilanderi konstaton se mungon tingulli fillestar sch (sh) si: vjehërri : Sch-ëieger-vater; mout : Schmutz etj. 928.

Autori thekson se raporti i shqipes me sanskritishten do të përbënte një interes të veçantë të hulumtohej më afër. Këtë ai e nxjerr nga shqyrtimi dhe krahasimi i fjalëve shqipe dhe sanskrite ku vëren se një pjesë tingëllon plotësisht njësoj si fjalët përkatëse në sanskritishte dhe pjesa tjetër qëndron më pranë saj, sesa të njëjtave fjalë në gjuhët e tjera të familjes indogjermane. Ai vendos paralelisht 16 fjalë në sanskritishte dhe në shqipe si më poshtë:

Sanskritisht Shqip

nri, nara njeri

mahat (i) madh

gau kau

krimi krimbi

asthi është

ëasta viç (lat.vitulus)

druh dru

pa pi

927 J. Xylander, Die Sprache der Albanesen oder Skipetaren, 1835, f. 296 928 J. Xylander, po aty, f. 297

Page 183: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

183

Sanskritisht Shqip

para parë

saka dega

para më parë

para farë

mala malli (mal)

stira steré (tokë, vend)

amisza mish, mishta

parusha burrë

Autori pohon vetë se nuk ishte në gjendje që ta çonte më tej këtë hulumtim dhe se duhet të kënaqej që në bazë të mjeteve ndihmëse që kishte në dispozicion, të nxirrte përfundimin e mësipërm. Ai shton edhe shpjegimin e emrit të shenjtë Buddha, i cili sipas etimologjisë së vet shënon një njeri të mençur dhe në shqipe shënon butë, i ëmbël, i paqtë, mirësi, ëmbëlsirë, butësi, pra vetëm cilësi që duhet t’i përkasin një të mençuri indian. Ky emër është pjesorja e së kryerës së thjeshtë dhe të së pakryerës nga pjesorja e foljes budh, që do të thotë kujtoj, zgjohem. Ai thekson se edhe në shqipe gjendet një folje zbutë që ka lidhje me të sipërmen butë, vetëm me tingullin fillesatr z : zbut. Folja di, dij në pjesore del diturë dhe në shqip ka kuptimin di, njoh, kurse në sanskritishte sipas Shlegelit, rrënja dhi shënon të menduarit e thellë, e nga kjo rrjedh dhiyote 929.

Ksilanderi evidenton rëndësinë e fjalëve të gjuhës shqipe si fjalë të afërta me familjen gjuhësore indogjermane, për shkak se ato nuk shërbejnë vetëm për të shënuar sende të veçanta, të cilat gjenden në të gjitha gjuhët si fjalë të huazuara nga gjuhë të tjera, por ato shtrihen në të gjitha marrëdhëniet më të rëndësishme të jetës së popullit shqiptar. Për sa i takon fjalëve që dijetarët pararendës të Ksilanderit kanë konkluduar se janë huazime prej baskishtes, keltishtes apo finlandishtes, ai nuk ka ditur që t’i ndajë, por i cilëson se: “I përkasin mbeturinës së çuditshme që shfaqet vetëm si përjashtim ndër emërtime të marrëdhënieve të rëndësishme dhe që për nga rëndësia padiskutim mbeten mbrapa tyre” 930.

Ai shqyrton edhe emrat e pjesëtarëve të familjes dhe vëren se fjalët papa, tata dhe mëma, ëma paraqiten për babë dhe nënë, fjalë që gjenden edhe te shumica e popujve. Ksilanderi bën një shpjegim më të hollësishëm në lidhje me kuptimin e fjalëve babë e nënë në shqipe: të parën ata (shqiptarët) e kanë në pit-ropi tutor, administrator, e cila ndoshta sipas tij është huazuar nga greqishtja dhe vetëm në kohët më të reja; tjetrën e kanë te motra, e cila shënon një anëtar femër të familjes, jo nënën, por motrën. Te fjala vëlla, vëllai ai gjen fjalën bala (djalë) të sanskritishtes. Ksilanderi sheh edhe një lidhje të kësaj fjale me atë që tingëllon njëlloj në finlandisht velli (vëlla).

Fjala bir, sipas autorit, ashtu si fjala burr (mashkull, bashkëshort) i gjejnë fjalët e tyre të përafërta te puer, në var, baro (burrë, fshatar), te vir, te fjala perse pir, plak, dhe te sanskritishtja puruscha (burrë), madje tingulli r te fjala bir, sipas tij, mund të jetë përftuar vetëm përmes ndërrimit me l-në ose anasjelltas.

929 J. Xylander, Die Sprache der Albanesen oder Skipetaren, 1835, f. 299 930J. Xylander, po aty,f. 299-300

Page 184: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

184

Trim, trimosh Ksilanderi e nxjerr nga fjala suedeze drang, dhe kjo si në kuptimin e tij më të ri të djaloshit “Jüngling, junger Mann”, ashtu edhe në atë të vjetrin të miles (=ushtar), vir fortis (=burrë i fortë). Nga këto fjalë vjen edhe trimëri.

Fjalën bijë Ksilanderi e gjen te pilë, e cila është më pak e besueshme, sesa në përkthimin e Biblës, pigë, vajzë, fëmijë, bijë, e cila është e njëjtë me fjalën danisht pige (vajzë), e cila tingëllon shumë butë, si pie, ashtu sikurse gjendet edhe në sanskritishte pi (vajzë). Ai shton se fjala pilë ka lidhje me pigë, ashtu si mile me mijë.

Djalë, (fëmijë) duket se ka lidhjen më të parë me fjalën angleze child, një të afërt e gjen në letonisht dehls, dhe foshnjë (fëmija i vogël) e gjen në zendishte, ku poshnam ka të njëjtin kuptim.

Më të vjetrit quhen përindtë pra kjo është parentes, familja, fëmijë; pasardhësit, gjinia quhen farë, që kanë lidhje me fjalën far, fara të gjermanishtes së vjetër. Ndër shkallët më të largëta të afrisë ai sjell fjalën gjysh, dhe në lidhje me këtë fjalë ai supozon se mund të jetë një zmadhim, i cili gjithashtu shfaqet si baba, por duket se shënon pikërisht konceptin krijues dhe se ka lidhje me fjalën gjallë “gjallëroj, zgjoj”, gjë që mund të tregojë afri me indogjermanishten. Kurse në gjuhën baske është gusua (kushëri). Ksilanderi këtu parashtesën stër të shqipes e afron me stor (i vjetër) të gjermanishtes nordike, po ashtu me stir (i madh) në osetishte, dhe të dyja, sipas tij lidhen me stary (i vjetër) sllavisht 931.

Pra siç e shohim Ksilanderi me njohuritë gjuhësore që ka dhe me gjuhët që njeh, përpiqet të hyjë në analiza etimologjike, dhe kjo në të mirë të shqipes, për të nxjerrë dhe vërtetuar lidhjet e saj me gjuhët indogjermane dhe për ta vendosur atë në rrethin e tyre.

Ai vazhdon të analizojë edhe emrat shpirt dhe mend që i gjen te spiritus dhe mens. Gjithashtu autori tek emërtimet e pjesëve të trupit gjen afritë përkatëse si: kriet (kryet, koka) duket se është e njëjta gjë me Grind apo Grend (kokë) që përdoret në Shvaben, ashtu sikurse kokë me fjalën Kopf në gjermanisht.

Ksilanderi merr edhe shumë fjalë të tjera për shqyrtim etimologjik duke i krahasuar me gjuhë të tjera indogjermane: vesh, sy, krahë,shpatull, faqe (face, facies), buzë, dhëmbë (dens, dent), flokë, sisë, gjoks, bark, këmbë, kofshë, gju, gjunjtë, pulpë, dorë, pëllëmbë, fyt etj. Ai nxjerr si konkluzion se në të gjitha dëshmohet afria me përgjegjëset gjermanishte 932.

Mungesën e emërtimeve të shumë pjesëve të trupit në gjuhën shqipe Ksilanderi e justifikon me argumentin se edhe pse ato mungojnë në këtë gjuhë, të gjitha pjesët më të rëndësishme gjenden në thesarin e madh të gjuhëve indogjermane 933.

Sipas autorit e njëjta gjë paraqitet po të shqyrtohen emërtimet e sendeve më të rëndomta, më të afërta si p.sh.: ujë “acqua”; lumë “lumen”; steré “terra” sanskritisht “stira”; vënt “bant, fant” (gjuha e vjetër gjermanike); qiell “coel-um”; diell “sol” (latinn, verior-gjerman); ditë, “dinon, dies”; natë “nat” (danisht dhe suedisht), “Nacht”; erë “aer”; dru fjalë e cila tingëllon njësoj me të njëjtën fjalë sanskrite dhe gjendet edhe në grqishte “drys”, sikurse edhe në suedishte, danishte dhe anglishte “träd”, “tree” dhe në sllavishte “dreëo”.

Ksilanderi te fjala Mal, malli, Berg, Gebirge në gjermanisht, në sanskritishte mala thekson se mund të gjendet një kuptim i afërt te “stiva e druve e rrumbullakët me majë” (për thëngjill) e quajtur “Meiler”,e cila (kjo e fundit) gjendet plotësisht në shqipe për të shënuar po atë koncept, dhe se fjala në gjermanisht Berg, e shndërruar në breg, shënon kodrën “der Hügel” (gjerm.), lartësinë “die Anhöhe”.

931 J. Xylander, Die Sprache der Albanesen oder Skipetaren, 1835, f. 300-301 932 J. Xylander, po aty,f. 302 933 J. Xylander, po aty,f. 303

Page 185: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

185

Ai gjen afërsi edhe te disa emërtime kafshësh si: kau, lopë, viç, kalë “caballus”, kec, skjap, shtjerra, dele, ndoshta me sllavishten “tele”; thi, dosë, qen “can-is”, mace, pulë “poule”, gjel, “gallus”, pëllumba, korp (korb), ulk, drê etj. Po kështu emërtimet e frutave, pemë, drithë me “Getraide” , bavarisht “Troad”; bukë “Broad’, duket se nuk është gjë tjetër veçse pjesorja me ndërrim zanor i foljes piek “backen, braten” (me pjekë), ashtu si pirë “Getránk” që është pjesorja e foljes pi “trinken”.

Edhe përsa u përket emërtimit të numrave ai mendon se janë të njëjtët që përdoren në rrethin e madh të gjuhëve indogjermane. Më shumë ato përafrohen me emërtimet veriore gjermane, dhe pjesërisht me ato të sanskritishtes. Ai veçon numërimin me zetëshe të shqipes: “njëzet, dizet (dyzet)”. Edhe quatre-vingt e frëngjishtes është si mbeturinë e kësaj mënyre numërimi. Me zetëshe e ka numërimin edhe gjuha baske, po ashtu në danishte numërimi bëhet plotësisht me zetëshe. Në këtë gjuhë numërori pesëdhjetë shprehet me dritthalbmal zëanzig, “halvtredsindstyve” (=dy e gjysmë njëzet); gjashtëdhjetë “tredsindstyve” (=tre njëzet) etj. 934.

Pra siç shohim konkordancat midis këtyre gjuhëve ekzistojnë edhe në sistemin e numërimit. Pastaj autori, Ksilanderi, trajton ndajfoljet mirë, keq. Ndajfoljen mirë e krahason me sllavishten “mjr” (paqë, pajtim), “mjrni” (i matur, i paqtë, i qetë, i drejtë). Sipas tij fjala lig gjendet në rrënjën e suedishtes elak dhe tingëllon njësoj me këtë të fundit kur ajo bëhet mbiemër me pjesëzën e lig, duket se gjendet në sch-lecht (i keq) të gjermanishtes. Edhe mbiemr i madh ka lidhje me magnus. Mbiemri i vogël duket se e ka afrinë e tij te piccolo i italishtes, sikurse shumë dhe pak te summa dhe paucus, pocco. Naltë dhe lartë (në vend të lialte) në altus. Dhe kështu jo më pak mund të provohet për fjalët: thellë, i urtë, budalla, i bukur, i keq, i shëmtuar, mashkullor, femëror, i shëndoshë, i sëmurë, i pasur, i varfër, miqësor, armiqësor, i dlirë, besnik etj. Dhe megjithëse mbledhja e fjalëve dhe gramatika e gjuhës shqipe janë ende të paplota, prapëseprap ato mjaftojnë për të dëshmuar se fjalët: lé, leva; mort, murtajë; dëgjoj, di, dij “entendere”; bëj, bëra “femo, feme, feve, facciamo”; gjumë, shes, shet, shita “a-cheter, a-chetai”; pies, piet (pyes, pyet, me gjermanishten bitte) “demander”; përgjegj, përgjegjem etj. , autori vëren se këto shënohen po me ato fjalë që i kanë edhe gjuhët indogjermane ose të paktën janë të afërta nga rrënja. Ksylanderi thekson se këtu nuk bëhet fjalë për një huazim të disa shprehjeve për koncepte apo objekte të veçanta 935.

Ksilanderi cek edhe fushën e morfologjisë duke shprehur kështu mendimin e tij në lidhje me fjalëformimin.

Ai konstaton se rrokjet e prejardhura të gjinisë mashkullore er, ar , të femërores esa, a; mbaresa ri, që i përgjigjet mbaresës gjermane rei si dhe mbaresa lek (te Liku: hasmlek), e cila shfaqet në suedishte; mbaresa e ndajfoljeve ish dhe ees; rrokja e prejardhur e numërorëve rendorë me të, si në gjermanishte etj. gjenden krejtësisht në gjuhët indogjermane. Po kështu është parashtesa për, e cila në gjermanishte është für, latinisht per, që i përgjigjet plotësisht pararrokjes gjermane ver në të gjitha kompozitat p.sh: nga qesh bëhet përqesh (shpotis, qesh); mblidh-përmblidh; ziej-përziej; pij-përpij, përshqiej etj. 936.

Ai trajton edhe përputhjen e formave gramatikore të shqipes me ato të gjuhëve indogjermane, e cila është e rëndësishme në aspektin morfologjik. Ksilanderi përmend një sërë rastesh e shembujsh të ndryshëm si: mbaresa -s e rasës gjinore, mbaresa –n e 934 J. Xylander, Die Sprache der Albanesen oder Skipetaren, 1835, f. 304-305 935 J. Xylander, po aty,f. 306-308 936 J. Xylander, po aty, f. 309

Page 186: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

186

kallëzores; pothuajse të gjitha mbaresat e shumësit: er, era, ira me gjuhët veriore gjermanike; ndërrimi i rrënjës, i zanoreve ose ndryshimi vokal i disa fjalëve në shumës, njësoj me gjuhët indogjermane: gjinorja dhe dhanorja të shkrira me tê në shumës, mbi: avet, evet, ivet të lidhura me abus, ibus, ubus (latinisht) dhe me bhjas në sanskritishte, ndoshta edhe në gjinoren e lakimit të dytë të parregullt në gotishte si: suniëe, brothriëe; mbaresa e rrjedhores t dhënë nga Da Lecce; vendosja e nyjes së shquar në fund të fjalës, si në islandishte, suedishte dhe danishte ngjan më pak; nyja që përsëritet gjithashtu në pjesëzën së (gotishte sa, so); të (anglisht the) dhe i (die?), dhe që del edhe në greqishte e gjuhë të tjera; disa përcaktime të gjinisë së mbiemrave dhe në gjininë asnjanëse të e cila i përgjigjet t në suedishte dhe në danishte; shkalla krahasore dhe sipërore e mbiemrave e formuar përmes më dhe fort si në gjuhët romane; mbaresat vetore te zgjedhimi i foljes në njëjës me m, s, t në disa folje dhe në të gjitha në pësore me a,e,i në kohën e kryer të thjeshtë dhe me më, të, në në shumës, bashkë me shtesat; mbaresa e përgjithshme të e cila shënon kohën e pakryer si në gjermanishte, va (bam), në kohën e kryer të thjeshtë si te shumica e foljeve; ngjashmëria në formimin e kohëve të shkuara të së kryerës së thjeshtë, p.sh. nëpërmjet ndryshimit të zanores si në gjuhën gjermanike, dhe përgjithësisht janë këto kohë të shkuara në të cilat shfaqet në shumicën e rasteve bashkëvarësia shumë pak e dallueshme në kohën e tashme me gjuhët tona, p.sh. laj, në vetën e tretë të së kryerës së thjeshtë lau, në vetën e parë lava ”je lavai, il lava”; gjithashtu arrij, arriu, arriva “j’arrivai, il arriva”: shkruaj, shkrova, shkroi: dhe shumë më pak kjo gjë del te folja lë, e cila bashkëvarësinë e saj pak të dukshme në të tashmen me foljet leben dhe lassen të gjuhës sonë, pa asnjë dyshim e shfaq në kohën e kryer të thjeshtë, duke qenë në njërin rast leu, këtu në vetën e parë leva, në rastin tjetër u leshë 937.

Në kapitullin “Vërejtje të autorit”, në faqet 311-320 ai sjell përfundimet e tij. Ato janë shumë të rëndësishme dhe të parat e kësaj fushe në historinë e studimeve albanologjike, të parashtruara nga një dijetar i huaj për gjuhën shqipe. Ai dëshmon se:

1. Gjuha shqipe nuk është një përzierje e paformë e gjuhëve të reja romane.

2. Ajo nuk mund të shikohet aspak si një degë e gjuhës tatare, të cilën e kanë

lidhur me të.

3. Nuk mund të flitet për asnjë lëndë të parë të panjohur të konsiderueshme,

sepse lënda e parë bazë e shqipes është indogjermane 938.

Ndaj sipas tij: “Një gjuhë e tillë me të drejtë, duhet parë si një pjesëtare e familjes gjuhësore indogjermane dhe për këtë, në të ardhmen, nuk mund të ketë më asnjë dyshim”. Këtë mendim ai e mbështet te lidhjet e fjalëve të shqipes (siç e dëshmon me shembujt e mësipërm), të cilat në vështrimin më të përgjithshmë më shumë se gjysma e tyre, kanë të bëjnë me greqishten, latinishten, gjuhën gjermanike dhe me gjuhët e tjera indogjermane. Një argument tjetër jo më pak i rëndësishëm është edhe gramatika, e cila sipas tij në thelb tregon kryesisht forma që mund të dëshmohen në gjuhët që u përmendën më lart.

Pra ai hedh poshtë “kundërshtarin e vet Adelungun” duke i dhënë shpjegim faktit të përzjerjes së huazimeve greke, romake, gale, gote, franke e sllave, dhe në kohët e fundit turqishtja me shqipen, duke cilësuar se “gjuha shqipe nuk ka dalë nga një përzierje e

937 J. Xylander, Die Sprache der Albanesen oder Skipetaren, 1835, f. 310-311 938 J. Xylander, po aty, f. 311

Page 187: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

187

gjuhëve të popujve të lartpërmendur, por që në të gjendet një bazë që përfshin pjesën kryesore të fjalëve dhe veçorinë e gramatikës – të paktën një mbeturinë e gjuhës së një fisi të vjetër”. Në këtë përfundim ai arrin:

1. Nga përputhja e shqipes dhe gjurmët e pagabueshme të një lidhjeje me gjuhët më të lashta të Evropës, pasardhësit më të afërt të të cilave, qofshin edhe të përzier pjesërisht, që në kohët më të lashta u dyndën në skajet më të largëta të kontinentit.

2. Kjo gjuhë, po të mos merren parasysh fjalët që kanë hyrë në kohët më të reja

nga turqishtja, tregon pikërisht një përputhje të tillë edhe me persishten dhe me gjuhën sanskrite.

3. Sepse, në tërësi, fjalëformimi dhe gramatika tregojnë një fizionomi të lashtë, me tipare të veçanta të cilat gjenden edhe në baskishte, në gjuhën e një populli, i cili konsiderohet si pasardhës i iberëve, të cilët vetëm në kohët më të lashta janë quajtur si banorë të trojeve të Shqipërisë së sotme. Një fizionomi e cila të paktën është mjaft e ndryshme nga ato që na tregojnë gjuhët më të reja, të cilat kanë lindur gjatë historisë dhe kanë dalë nga një përzierje e gjuhëve latine dhe gjermanike, dhe individualiteti i së cilës qëndron sidomos në faktin se është formuar nga gjuhët sintetike me të ashtuquajturin fleksion të brendshëm pak a shumë në analitiket me përbërje të jashtme, ndërkohë që shqipja edhe sot tregon më shumë se një fleksion të tillë, e madje dhe një pasuri më të madhe në përcaktimin e lidhjeve të zakonshme të fjalëve me njëra-tjetrën, sesa shumë nga ato gjuhë, edhe pse ky kalim, i cili në gjuhët pa ruajtje të shkruar të formave duhet të humbasë shumë shpejt, në shqipe duhet të ketë qenë më i madh, meqenëse kjo vetë si libër i parë të saj ka përkthimin e Biblës.

4. Sepse nga veçoritë më të rëndësishme të gramatikës, prapavendosja e nyjes shquese dhe fleksioni i gjuhës shqipe është më i zhvilluar se në baskishte, islandishte, suedishte dhe danishte, nuk gjendet në ndonjërën prej gjuhëve të atyre popujve që kanë ndikuar mbi shqipen 939.

Pikërisht ky pohim i fundit vërteton plotësisht se tërë fleksioni i emrave fillimisht ka lindur përmes prapavendosjes së nyjës shquese.

Ksilanderi për herë të parë pohon një lidhje interesante midis shqipes dhe letonishtes, për të cilën ai nuk dëshiron të zgjatet, por sjell vetëm disa fjalë:

Letonisht Shqip

dehls djelm

veeta vent

pilssats fshat

juhru gjol

malls mal

ëihru burrë, bir

kalnu gurë

lauschu laotë

kummelu gomar

karras herë

baltas bardhë

939 Xylander, Joseph: Die Sprache der Albanesen oder Skipetaren, f. 312-314

Page 188: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

188

sazzija thashë (1 pr)

luhdse [u] lutshë (1 pr)

ëai be

lai lë

darritaji dërtojë

ko kë

kahrt herë

pehs pas

pahr për

Ksilanderi shtron më në fund pyetjen “nëse shqiptarët e sotëm janë pasardhës të ilirëve të lashtë apo si të tillë duhen mbajtur fiset e lashtë trake?” 940.

Autori beson, ndonëse e di mirë sesa vështirë është të shohësh përtej mjegullës së lënë nga mijëvjeçarët dhe sa lehtë mund të shpien në gabime thyerjet e dritës që krijohen nga rrezet e veçuara të saj – e megithatë ai mendon se duhet pranuar pikëpamja, e zhvilluar pjesërisht mbi baza historike nga autorët e ndryshëm që përmendëm e sidomos nga Tunmani 941.

Armin Heceri shprehet se: “Ksilanderi është i pari albanolog i vërtetë gjerman. Vepra e tij përmban një konspekt të ideve për shqipen dhe prejardhjen e saj që në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë diskutoheshin në Evropë. Ksilanderi ndërhyri për problemin e karakterit indoevropian të shqipes dhe për rrjedhojë ai mund të quhet babai i albanologjisë gjermane, sepse më pas gramatika e tij u shfrytëzua për një kohë të gjatë edhe nga shkencëtarët përkatës si burim dhe manual” 942.

Merita e Ksilanderit është se ai e caktoi gjuhën shqipe si gjuhë indoevropiane, ndërkohë që në Gjermani dhe në Evropë ishte shprehur mendimi i Adelungut se shqiptarët ishin protobullgarë të paasimiluar, apo të afërmit e albanëve të Kaukazit 943.

Në këtë sfond përpjekja e Ksilanderit për të provuar karakterin autokton të shqiptarëve ishte e guximshme. Ai i hapi rrugën Bopit, i cili në një studim të gjatë provoi përfundimisht afërinë e shqipes me sanskritishten, greqishten e vjetër, latinishten dhe gjermanishten. Argumentet e Ksilanderit janë nxjerrë nga leksiku, ndërsa Bopi i argumentoi të vetat nëpërmjet ngjashmërisë së strukturës gramatikore. Në këtë rast ai gaboi shumë, por çuditërisht përfundimet e nxjerra nga ky argument janë të qëndrueshme 944.

Ksilanderi jo vetëm provoi karakterin indoevropian të shqipes, por përforcoi mendimin e Kopitarit për karakterin ballkanik të shqipes. Në faqen 289 ai citon nga “Vjetari Letrar” (Jahrbücher für Literatur, Vjenë, 1829, vëll. 46) një paragraf të Kopitarit, në të cilin nënvizohet se: “...shqipja jo vetëm përputhet me disa tipare të rumanishtes dhe bullgarishtes, por ka ruajtur edhe shqiptimin antik të huazimeve latine me c- si /k/, p.sh. cicer-qiqër, civitatem-qytet etj. Në qoftë se shqiptarët do të kishin ardhur nga Kaukazi në shekullin e pestë apo të shtatë si alanët apo bullgarët, atëherë nuk do të mund të huazonin shqiptimin klasik të fjalëve latine”.

940 J. Xylander, Die Sprache der Albanesen oder Skipetaren, 1835, f. 317 941 J. Xylander, po aty,f. 318 942 A. Hetzer, Kontributi i Ksilanderit, 1996, f. 77 943 A. Hetzer, po aty, f. 79 944 A. Hetzer, po aty, f. 80

Page 189: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

189

Pra Ksilanderi, – shprehet Heceri – nuk themeloi balkanologjinë me studime krahasimtare në këtë fushë, por ai pranoi një ide që atëherë në Vjenë ishte duke u përhapur në qarqe studiuesish 945.

Kapitulli i tij “Pikëpamjet e deritanishme për shqipen” brenda 47 faqesh na konfirmon me një sy kritik objektiv dhe shkencor se Lajbnici ishte shkencëtari i parë që në gjurmimet e tij gjuhësore ia nënshtroi shqipen një analize lidhur me afrinë dhe zanafillën e saj, që Tunmani u përpoq të përhapë një dritë më ndriçuese mbi historinë e shqiptarëve, që Herderi pohoi se shqiptarët nuk janë aspak të huaj në viset ku banojnë sot, por një popull i lashtë evropian.

Jup Kastrati pohon se ksilanderi është pararendës në mjaft çështje të historisë së Shqipërisë, ka hapur horizonte të reja dhe ka sygjeruar ide interesante dhe me vlerë për pasardhësit e tij. Ai ka shfaqur një interes të jashtëzakonshëm për leksikun e gjuhës sonë, falë kulturës së tij gjuhësore. Nga vepra e tij del se ai ka qenë njohës i gjermanishtes, suedishtes, danishtes, islandishtes, anglishtes, indishtes, greqishtes së re, italishtes, gotishtes, frëngjishtes, sllavishtes, bullgarishtes, rumanishtes, letonishtes, persishtes, turqishtes, arabishtes madje edhe finlandishtes dhe baskishtes. Statistika e tij është e para e këtij lloji në studimet albanologjike 946.

Nuk ka dyshim se pjesa më me vlerë e kësaj vepre është kapitulli “Vërejtje të autorit”. Brenda atyre dhjetë faqeve Ksilanderi ka paraqitur përfundimet e arritura deri në atë kohë në studimin e shqipes. Në fillim të këtij kapitulli ai shprehet me modesti: “Ajo që ne dimë për shqiptarët, është aq e paplotë dhe prap gjithnjë po ajo, edhe këto vërejtje janë aq të papërsosura, e duhet të bien në sy më tepër nga ç’i kanë rënë autorit në sy pjesërisht se, përgjithësisht, ai nuk pretendon për dije të plota në fushën e gjuhësisë, pjesërisht sepse nuk ka synuar një shterim të objektit, sepse këtë ua ka lënë specialistëve për ta bërë...” 947.

945 A. Hetzer, Kontributi i Ksilanderit, 1996, f. 81 946 J. Kastrati, Historia e Albanologjisë, 2000, f. 729 947 J. Xylander, Die Sprache der Albanesen oder Skipetaren, 1835, f. 292

Page 190: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

190

VI.2. Hani dhe personaliteti i tij. Kushtet historiko-shoqërore ku u formua si studiues

VI 2.1 Fëmijëria, vitet e studimeve dhe emërimi i tij në Greqi (1811-1847)

Johan Georg fon Han lindi më 11 korrik 1811 në Frankfurt mbi Main. Në 14 korrik i

sapolinduri u pagëzua në katedralen katolike të Shën Bartolemeut. I ati e regjistroi edhe në regjistrin e pagëzimit evangjelist, i cili ishte futur nga autoritetet e qytetit, ndoshta sepse më vonë duhet të fitonte të drejtën e qytetarisë së Frankfurtit. Johan Georg apo Georgu, siç e quante familja, duket se ishte fëmija i tretë i çiftit fon Han. Dy fëmijët më të mëdhenj me sa duket kishin vdekur menjëherë pas lindjes.

Emërimi si mjek personal i konteshës Karolinë do të thoshte për Filip Franc fon Hanin një ngritje shoqërore. Tani ai kishte një rezidencë, megjithëse të vogël, si mjek personal i oborrit në Hamburg.

Këtu jetoi Georg Hani në vitet e rinisë së tij plot mbresa. Kuptohet se për të më vonë koha e shkurtër në Frankfurt ishte vetëm një kujtim. Pikërisht u ruajt një reminishencë deri në moshën e tij të pjekur si burrë 948. Më vonë Hani pohon se ia di për nder lindjes së tij në qytetin e madh të tregtisë, për shak të sensit që kishte për tregti dhe ndryshim, kështu kjo mund të ishte një “racionalizëm” i mëvonshëm. Hamburgun vite më vonë e ndjeu si atdheun e tij të vërtetë. Hamburgasit e konsideronin atë si të tyrin. Për fat të keq nuk dihet gjë mbi vitet djaloshare të Hanit në këtë qytet. Vetëm në një letër të vitit 1837 me rastin e udhëtimit në Greqi të Princit Adalbert të Prusisë, ai e quan atë si “shokun e tij të dikurshëm të lojës”. Ky ishte djali i princit Vilhelm të Prusisë dhe i princesësh Mariana të Hesen-Hamburgut, një prej vajzave të Frederikut të V. Një biografi e princesësh tregon se ajo kishte kaluar dy muaj në verën e vitit 1816 në Hamburg 949. Atëherë me sa duket loja e përbashkët bashkoi djalin e princesësh me atë të mjekut personal. Në Hamburg Georgu përjetoi orët e para të shkollës, fillimisht në shkollën e qytetit, pastaj në shkollën e latinishtes (Shkollë e themeluar që në shek. 13 nga qytetet, ku latinishtja mësohej si lëndë kryesore e mësimit, është pasardhësja e shkollës së manastirit dhe pararendësja e shkollës më të lartë), me një traditë të vjetër, e themeluar që në vitin 1550, të cilën e frekuentoi deri në pashkët e 1823. Kjo shkollë në atë kohë luante rolin e një gjimnazi 950.

Pas shkollës së latinishtes qyteti Homburg nuk i ofronte Hanit asnjë mundësi të mëtejshme arsimimi për një profesion akademik. I ati i Hanit mund të zgjidhte për të birin ndër tri qytete me institute të mira mësimore. Nuk dihet arsyeja se përse zgjodhi Majncin, ndoshta sepse ishte katolik ndryshe nga Frankfurti dhe Giseni. Në 1823 hani u fut në gjimnazin e Majncit. Kështu ai u largua për herë të parë nga shtëpia e prindërve. Asokohe Majnci ishte kështjella më e fuqishme e federatës gjermane .

Sistemi i vjetër shkollor i Majncit ishte ngritur dhe drejtuar nga klerikët. Me Revolucionin Francez dhe depërtimin e Napoleonit në Evropën Qendrore, edhe në sistemin

948 Në Albanesische Studien, Heft I, f. 200 shën. 61 ai citon një vjershë fëmijësh me tetë rreshta për karnavalet si paralele për një parakalim festiv shqiptar të fëmijëve në ditën e Shën Llazarit, cit. sipas Gerhard Grimm, f. 18 949 Wilhelm Baur Prinzess von Preussen, 2. Vermehrte Auflage, Hamburg, 1889, f. 220, cit. sipas Gerhard Grimit, në: Johann Georg von Hahn (1811-1869), Leben und Werk, Wiesbaden, Otto Harrasowitz, 1964, f. 18 950 Gerhard Grimm, Johann Georg von Hahn (1811-1869), Leben und Werk, Wiesbaden, Otto Harrasowitz, 1964, f. 18-19

Page 191: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

191

shkollor ishin futur shembuj francezë dhe ishin shpërngulur pjesë të trupës mësimore. Gjimnazi përbëhej nga tetë klasa. Për tri klasat e larta kishte mësues të veçantë për gjermanishten, gjeografinë, matematikën dhe historinë, dhe në të gjitha klasat për frëngjishten dhe për diturinë e natyrës. Dy mësues feje jepnin mësim për të dyja besimet. Këtë shkollë e frekuentonin rreth 200 nxënës nga qytete të ndryshme.

Pra këtu mësonte Georgu, siç thotë ai vetë: “a praeceptoribus celebrius latinisht, greqisht, frëngjisht, matematikë, histori dhe shkenca të tjera humane” 951. Pas reformës së G. Rajterit, filologjia ishte shndërruar në bazën e tërë mësimit. Lënda kryesore ishte latinishtja952. Nuk ekzsiton ndonjë dokument nëse Hani ishte një nxënës i mirë, megjithatë mund të thuhet se shumanshmëria e njohurive të tij të mëvonshme i dedikohet bazës së fortë në gjimnazin e Majncit. Gjurmë dhe kujtime nga koha e Majncit vërtetohen te burri i pjekur. Kështu ai njëherë krahason nazalen “n” të një dialekti të Shqipërisë së Sipërme me atë nazalen pfalce në fjalën “ken njeri”, ose sqaron lidhjen e Kostandinopojës me Skutari (Shkodrën) që shtrihet përballë saj, me shembullin e Majncit dhe të kështjellës 953 .

Me mbarimin e shkollës, Hani i ri duhet të qartësohej për rrugën e profesionit të tij. Nuk dihet se kush ishte vendimtar për zgjedhjen e studimit të tij. Ndoshta e ka nxitur I ati për të studiuar në degën e jurisprudencës, e cila në atë kohë ishte më shumë se sot parakusht për një detyrë më të lartë zyrtare. Kështu ai u regjistrua në 2 nëntor 1828 në universitetin e Gisenit. Qyteza nuk mund të ofronte më shumë se 7 000 banorët e saj dhe “institucionit të arsimit”. Njëfarë lulëzimi ekonomik pas fundit të gjendjes së vështirë Napoleoniane u pasqyrua në heqjen e mureve mbrojtës. Një shpirt i entuziazmuar poetik lavdëron mjedisin miqësor: “E shihni se çfarë magjie është derdhur mbi peisazh, të cilën e merr qyteti Gisen, magjia e qetësisë idilike….”. Këtu duhet të ketë shëtitur edhe Hani i ri, studenti i jurisprudencës, duke njohur kështu zonën rreth malit, veçoritë e dialektit të së cilës ai i krahason një herë më vonë me ato të dialektit të Dibrës (Debar) 954.

Universiteti i Gisenit i themeluar në 1607 si luterian përballë Marburgut të reformuar, qëndronte disi nën hijen e simotrës së tij më të vjetër, por në kohën e Hanit kishte një fakultet të rëndësishëm Juridk. Nuk mund të thuhet me siguri nëse ai ka patur interes edhe për leksione të tjera, veç atyre të jurisprudencës. Nuk dihet nëse ka marrë pjesë në leksionet mbi greqishten e re dhe letërsinë, sepse kur shkoi më vonë në Greqi, në fillim ai nuk kuptoi asnjë fjalë nga gjuha e vendit 955.

Më 28 tetor 1829 ai regjistrohet në Universitetin e Hajdelbergut. Këtë ndryshim të Universitetit ai e argumenton me arsyen: “cum petissem illustrem illam et antiquam academiam” 956. Hajdelbergu ishte më i madh se Giseni dhe me më shumë ndërtesa. Në qytetin e vjetër ishte akoma manastiri i Karmelitëve pranë portës së Karlit dhe rrënojat e manastirit franceskan në sheshin e Karlit. Kështjella shihte nga lart qytetin që shtrihej në fushë. Dimrin në vitin 1832/1833 e kaloi në Paris, ishte ndoshta një udhëtim shpërblyes nga i ati për provimin e marrë me vlerësim të mirë. Intelektuali i ri shkoi në Paris për të mbledhur “njohjen mbi botën dhe njerëzit, siç nuk mund të ofronte asnjë vend në Gjermani, 951 Cit sipas Gerhard Grimm, f. 21 952 Gerhard Grimm, Gerhard Grimm, Johann Georg von Hahn (1811-1869), Leben und Werk, Wiesbaden, Otto Harrasowitz, 1964, f. 20-21 953 G. Grimm, po aty, f. 22 954 Johann Georg von Hahn, Drinreise, Bd. 1, f. 20: grupi i zanoreve ai për i, për shembull Daich në vend të Dich, cit. sipas Grimit, f. 23 955 G. Gerhard, po aty, f. 22-23 956 Cit. sipas Grimit, f. 24

Page 192: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

192

një mendje dhe shpirt kërkues, në shtresat e mesme dhe të larta të shoqërisë, ose për të njohur atë që tërhoqi filologun e ri Peter Wilhelm Forchhammer në këtë qytet: Luvri, koleksionet personale antike, socializmi (i hershëm) i Saint-Simon, J. F. Champollion, i cili dhjetë vjet më parë ishte marrë me zbërthimin e hieroglifeve, Sylvester de Sacy, themeluesi i arabistikës, sinologu i famshëm Abel Remusat dhe Raoul Rachete, hulumtuesi i arkeologjisë greke. Tek Hani Parisi la një gjurmë të jashtëzakonshme. “Ende në vetminë e Greqisë atë e shoqëronin kujtimet e shkëlqimit të kryeqytetit. Figurat që kishte parë në operën e madhe, e nxisnin atë që të bënte krahasime me natyrën përreth, me jetën e popullit grek” 957. Ishte kjo ndoshta shtysa që ai mori vendimin për të mos e varrosur jetën e tij në një rezidencë të vogël gjermane 958. Kështu ai kthehet nga Parisi, me një formim të thellë juristi dhe me një vlerësim të lartë, me formim humanist, me njohuri shumë të mira në latinisht, më të vogla në greqisht, zotërimin e frëngjishtes, e cila asokohe ishte gjuha më e rëndësishme e komunikimit me shkrim dhe me gojë, si dhe me një çantë të vogël shkolle me sendet e lëndëve mësimore. Lidhjet me oborrin të të atit mund të ishin të dobishme për të edhe “jashtë shtetin”. Në fillim Dr. fon Hani shkoi në Monarkinë austriake. Me rekomandimet e kontit Ludvig dhe dukeshës së Vyrtembergut ai udhëtoi në Vjenë. Duke shfrytëzuar njohjen me gjeneralin komandues Filipin e Hesen-Homburg, ai u paraqit te kancelari i shtetit princi Meternih, i cili i premtoi se do t’i kushtonte vëmendje të riut, por Hanit të ri i mungonin paratë për të pritur derisa të kujtohej për të Meternihu. Kështu u nis për në Munih, ku filloi një etapë e re e jetës së tij. Prej këtej ai u shkëput nga toka gjermane, ku nuk duhet të kthehej kurrë më gjatë se për pak muaj. Këtu ai u takua me ndikimet e largëta të jugut evropian. Hani arriti të prezantohej te mbreti bavarez, dhe ky i rekomandoi djalit të tij që ta merrte juristin e ri në Minsitrinë e Jashmte Greke 959. Juristi i ri kishte vazhduar të qëndronte në kryeqytetin bavarez, dhe që nga ajo kohë konsiderohej si “nënshtetas bavarez”. Në dimrin e vitit 1833/1834 ai u nis drejt detyrës së tij të parë, duke udhëtuar nga Vjena, Graci drejt Triestes. Ai për herë të parë doli nga hapësira e Evropës qendrore dhe hyri në atë të Evropës jugore. I hipi anijes në Trieste për të mbërritur në Greqi. Gjatë kalimit të anijes pranë mureve të fortë gëlqerorë të maleve Dinarike dhe bregdetit të Shqipërisë, zoti fon Han nuk e parandjeu se pas 15 vjetësh duhet ta hulumtonte këtë rrip toke. Në fund të shkurtit ai arriti në Patra, dhe pa ndalur këtu u nis drejt kryeqytetit të atëhershëm Nauplia, ku mbërrin më 1 mars 1834. Në këtë qytet fon Hani punoi fillimisht pa u paguar, në Ministrinë e Drejtësisë. Hani mori postin e këshilltari ministror, por duke u paguar si gjyqtar 960. Ai u prit nga eprorët e tij me dashamirësi, kjo për shkak edhe të letrave rekomanduese, për të dërguarin britanik në Athinë, Edmund Lord Lyons, djali i mjekut mori një rekomandim nga kontesha Elisabet e Hessen-Homburg, po ashtu princesha e Vilhelmit të Prusisë i kishte dhënë një rekomandim për kontin Lusi, “të ngarkuarin me punë të minstrisë” së Prusisë në Athinë. Por fon Hani nuk erdhi në selinë e qeverisë greke vetëm falë lidhjeve me eprorët e tij gjermanë dhe diplomatët e huaj, por ai

957 Gerland Ernst Hahn, në: ZföG 57, (1906), 289-310 f. 290, cit. sipas Grimit, f. 27 958 G. Grimm, Johann Georg von Hahn (1811-1869), Leben und Werk, Wiesbaden, Otto Harrasowitz, 1964, f. 26-27 959 Letra e rekomandimit të kontit Prokesch-Osten për Johann Georg von Hahn drejtuar kancelarit të shtetit, Metternich, më 25.1.1846, cit, sipas Grimit, f. 29 960 G. Grimm, po aty, f. 32-33

Page 193: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

193

shpjet krijoi besim edhe te kolegët e tij grekë. Në shtator të 1834 ai qëndroi për 14 ditë në Athinë, ishte hera e tij e pare 961.

Në dimrin e viteve 1834/1835 ai vazhdoi të punonte si gjyqtar në gjykatën e krimeve në Nauplia. Megjithëse u ambientua shumë mirë në Greqi, ai i mbante lidhjet me prindërit dhe të afërmit. Për këto dëshmojnë 200 faqet e letrave të vëllimit të humbur. Ai u shkruante përafërsisht prindërve një herë në katër javë, kurse këta i përgjigjeshin një herë në dy muaj. Pas shpërnguljes së rezidencës mbretërore në Athinë në janar të 1835 Dr. fon Hani u punësua sërish në Ministrinë e Drejtësisë. Edhe për të këtu u bë e dukshme antipatia e grekëve ndaj jogrekëve që ishin në shërbim të shtetit, ai duhet të vërtetonte përpara një komisioni njohuritë e tij për gjuhën e vendit 962.

Atmosfera politike në kryeqytetin grek u bë e pakëndëshme për Hanin, kështu që ai me kënaqësi u shpërngul në Tripolis. Këtu Hani pati kohën dhe mundësinë për ta mësuar greqishten me themel – në Athinë asokohe në rrethet e tij flitej ende kudo gjermanisht – kështu ai me mikun e tij Karl Wilhelm konti i Tattenbachut, i cili ishte zhvendosur këtu, fliste thuajse vetëm greqisht. Këtu u emërua si ndihmësgjyqtar, por kryente funksionin dhe merrte rrogën e gjyqtarit 963.

Në Tripolis ai filloi të merrej në mënyrë intensive me botën shpirtërore të popullit grek, për këtë e ndihmuan edhe njohuritë e tij të përmirësuara në gjuhën greke. Në letrat dërguar prindërve të tij ai përshkruan zakonet greke gjatë festës së Pashkëve, dasmat, me vrojtime mbi banjot turke, agjërimin, bestytnitë dhe përrallat 964 . Një tjetër letër dëshmon për lidhjen e tij të brendshme me monumentet e historisë, ku përshkruan pallatin e shkatërruar nga grekët të Qamil Beut në Korint.

Ai qëndroi në Tripoli deri në verën e vitit 1836, pastaj gjykata u shpërngul në Nauplia. Vdekja e babait e dëshpëroi shumë në 17 qershor 1836. Në vjeshtën e po atij viti ai zhvendoset në gjykatën e rrethit të Eubesë me kërkesën e këshillit të gjykatës së apelit. Në këtë qytet Hani kaloi shtatë vjet. Ai u mor më shumë me procese të tregtisë detare: ”çka më krijoi lidhje me tregtarët dhe me kapitenët e anijeve”965. Duket se ai nuk kishte asnjë vështirësi në lidhje me fshatarët e Eubesë; sepse ai në bisedë me Falmerajerin lavdëronte si punëtorë dhe besnikë.

Studiues të shquar e kanë viztuar Hanin në Eube si: Heinrich Nikolaus Ulrichs, Friedrich Gottlieb Weckler dhe Jakob Philipp Fallmerayer. Pati njohje e miqësi edhe me të dërguarin austriak Anton Freihher von Prokesch – Osten, me arkeologun Ludwig Ross. Në bisedën me këta njerëz u zgjerua horizonti i gjyqtarit fon Han, por edhe ai ua pasuroi vizitorëve dhe të njohurve nëpërmjet njohurive të tij, që kishte përfituar gjatë ekskursioneve nëpër ishull. Kështu për shembull grecistit Weckler i tergoi se në shumë fshatra të fshehura nga turqit në brendësi të Eubesë kishte vrojtuar: “një lloj muresh rustike, struktura themelesh dhe mure të pjerrët nga lashtësia”. Falmerajeri shënoi mbi vizitën e tij tek Hani: “Mbrëmjen e kaluam miqësisht me çaj dhe me biseda”. Me një kënaqësi të ndjeshme Falmerajeri vërejti për vete, se i tërë jugu i Eubesë ishte shqiptar dhe se në veri ekzistonte edhe një përrua i vogël me emrin sllav Bistrica 966. Megjithatë ai ende nuk e kishte

961 G. Grimm, Johann Georg von Hahn (1811-1869), Leben und Werk, Wiesbaden, Otto Harrasowitz, 1964, f. 34-35 962 Gerland Hahn, f. 293, cit. sipas Grimit, po aty, f. 36 963 G. Grimm, po aty, f. 36-37 964 Gerland Hahn, f. 294 shën. 2., cit. sipas G. Grimm, po aty, f. 38 965 G. Grimm, po aty, f. 38 v. 966 Ditare të pabotuar 25. 2. 1842, cit. sipas G. Grimm, po aty, f. 43

Page 194: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

194

përgatitjen shkencore të viteve të tij të mëvonshme, përndryshe ai me siguri që do t’i kishte shfrytëzuar vitet e tij të gjatë në Eube për mbledhjen e mbishkrimeve dhe të përrallave 967.

Nga viti 1843 deri në 1847 ai u emërua si konsull provizor në Athinë. I dërguari fon Brassier e emëroi atë “concul – chancelier de la legation” me një pagë të thjeshtë. Hani iu përkushtua krejtësisht detyrës për të kontrolluar konsullatat dhe marrëdhëniet tregtare të Levantes jug-perëndimore dhe prej tij mund të pritej më shumë, falë përgatitjes, sesa nga një zyrtar berlinez. Dëshirat e Hanit në lidhje me shërbimin konsullor prus dhe aftësia e tij ishin të njohura për ministrin. Kështu Frajherr fon Verteri e emëroi atë konsull të përkohshëm në Athinë. Detyra e tij si konsull provizor nuk zgjati shumë, deri në vitin 1847.

VI. 2.2 Në Shqipërinë turke. Zëvendëskonsull austriak në Janinë (1847-1851)

Monarkia austriake deri në 1834 të vetmin shërbim më të lartë vëzhgues e kishte në Kostandinopojë, në Evropën juglindore. Pas përfundimit të luftës çlirimtare greke dhe hipjes në fron të mbretit Oto në Greqi, në rezidencën e tij në Nauplia u ngrit një legatë austriake dhe Anton Frajherr fon Prkesh-Osten u caktua si një nga drejtuesit e parë. Lindën fërkime të vazhdueshme me Perandorinë Osmane, sidomos në kufirin verior të Greqisë. Kështu që baroni Prokesh donte të kishte një vëzhgues të besuar në zonën e trazuar kufitare. Si vend kontrolli u caktua qyteti i vogël Janina. Këtu kishin ekzistuar prej kohësh tri konsullata të huaja në kohën e Ali Pashës dhe këtu fliste greqisht të paktën shtresa e lartë qytetare, dhe këtu kufiri ndodhej aq afër, saqë nuk kishte vështirësi për ta vrojtuar. Kështu Prokeshi paraqiti një propozim në vitin 1846 për një zyrtar konsullor austriak në Janinë. Përfaqësuesi i Athinës propozoi menjëherë për këtë post një kandidat, pikërisht këshilltarin e dikurshëm të gjykatës greke të apelit, dhe konsullin provizor prus në Athinë, Dr. Johan Georg fon Hanin. Prokeshi përveç një jetshkrimi, jep edhe një karakteristikë përmbledhëse të Hanit për aftësitë dhe personalitetin e tij: “… E përsëris, e njoh zotin fon Han dhe nuk do të dija të gjeja asnjë idnivid që do t’u përgjigjej kaq mirë kërkesave të postit të kërkuar zyrtarisht prej meje…ai ka përvojë në gjithçka, përsa I përket këtyre vendeve, e njeh frëngjishten dhe italishten plotësisht, anglishten më shumë se mjaftueshëm, për greqishtenështë mjeshtër. Cilësitë e tij morale kanë ngjallur nderim te të huajt dhe vendësit, …qetësia e tij dhe maturia e tij e bëjnë atë të përshtatshëm për këtë detyrë”. Kështu u miratua emërimi i Hanit dhe nënkonsullata në Janinë varej nga ambasada, por kishte si detyrë të raportonte në Athinë, nga duhet të merrte edhe udhëzimet 968 Hanit iu njoftua emërimi në 14 korrik 1847. Në 1 gusht 1847 baron Prokeshi i jep atij udhëzimin në lidhje me detyrën zyrtare: “Ambasada mbretërore në Athinë duhet të arrijë përmes jush dalangadalë në një ide të qartë të kushteve dhe gjendjes së vendeve kufitare turke të mbretërisë. Në vëmendjen tuaj duhet të jetë numri dhe ndarja e popullsisë, karakteri dhe gjendja e saj, forca dhe qëndrimi i qeverisë. Duhet të jeni vetë i qartë në fillim lidhur me këtë, pastaj të raportoni atë që është e sigurtë në ambasadë. Marrëdhëniet me Greqinë janë pika e dytë që ju rekomandoj… Në lidhje me karakterin, forcën dhe përfshirjen e trazirave të sotme në Shqipëri më vini në dijeni. Kufijtë e Epirit mos i konsideroni në mënyrë dalluese si rrethin e vrojtimeve tuaja politike, por këto zgjerojini sa më shumë të mundni”. 967 G. Grimm, Johann Georg von Hahn (1811-1869), Leben und Werk, Wiesbaden, Otto Harrasowitz, 1964, f. 42-43 968 G. Grimm, po aty, f. 48-49

Page 195: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

195

Në fillim të vitit 1847 zëvendëskonsulli i sapoemëruar udhëtoi me anije nga Athina në Prevezë (në gjirin e Artës), dhe prej andej në rrugë tokësore drejt Janinës. Më 15 gusht 1847 zëvendëskonsulli Dr. fon Han mbërriti në Janinë dhe filloi përpilimin e rapotit të tij të parë katër ditë më pas, një pjesë për në Kostandinopojë dhe një pjesë për në Athinë 969. Në mënyrë që detyrën e tij ta përmbushte siç duhej lidhur me raportimin e ngjarjeve te shqiptarët, pro edhe për shkak të interesit të tij shkencor të saponisur, zëvendëskonsulli u përpoq që të fitonte njohuri të gjuhës shqipe. Por kjo në atë kohë nuk ishte e thjeshtë për të. Atij i duhet të futej në këtë gjuhë me ndihmën e librave dhe të mësuesve. Edhe në vitin 1847 ekzistonin mjete të shtypura ndihmëse për këtë qëllim. Në fillim të shekullit të 18 një prift katolik 970, kishte përpiluar një skicë të gramatikës së dialektit geg, rreth njëqind vjet më vonë udhëtari hulumtues anglez William Martin Leake 971 hartoi një gramatikë dhe një fjalor të dialektit të toskërishtes. Por këto libra fon Hani nuk i kishte në dispozicion. Ai duhet të mjaftohej me veprën më të re, të cilën e kishta shkruar një officer bavarez, Riter fon Ksylanderi, duke u marrë me shqipen në aspektin teorik. Hani vetë e përshkruan në parathënien e Albanesische Studien, Heft I, sesi veproi për të mësuar këtë gjuhë të vështirë. Ai angazhoi si mësues dy shqiptarë të lindur në Shqipëri, që frekuentonin gjimnazin grek Zosimea në Janinë. Ai lakonte dhe zgjedhonte bashkë me ta pjesërisht me gojë dhe pjesërisht me shkrim fjalët e fjalorit të mbledhur nga Ksylanderi. Mësuesi tosk Apostol G. Panajoti nga Labova, ishte “shumë i fortë në gramatikën e greqishtes së vjetër, fliste edhe italisht e frëngjisht, por nuk kishte menduar kurrë që ta shkruante gjuhën e tij amtare”. Hani i kontrollonte rezultatet e tij te përkthimi në dialektin tosk të Dhiatës së Re dhe nëpërmjet rregullave gramatikore të Ksylanderit 972. Mësuesi tjetër i zëvendëskonsullit ishte Kostandin Kristoforidhi. Në 20 shtator të vitit 1848 konti Styrmer i kërkoi kancelarit të shtetit, princit Shvarcenberg, që të shfuqizonte nënkonsullatën në Janinë, për arsye se edhe Franca e kishte mbyllur zyrën e saj përfaqësuese në Janinë dhe se shteti duhet të kursente. Baron Prokeshi i përgjgjet pretendimit të Shtrymerit duke e quajtur të natyrshme se zyra në Janinë nuk duket më interesante për Kostandinopojën , meqenëse ajo është shumë pranë kufirit grek. Megjithatë raportet e Hanit në Athinë “përmbushinin një boshllëk që ndjehej shpesh”. “Por ky post qëndron, sepse është i vetmi përmes të cilit misioni mbretëror mund të marrë informacion të sigurtë mbi kushtet përherë kërcënuese të Shqipërisë dhe mbi ngjarjet që ishin të lidhura ngusht me vendin e këtushëm në zonën kufitare turke”. Por konti Shtrymer nuk u bind nga arsyet e paraqitura prej Prokeshit 973. Ministria e la këtë çështje pezull. Në atë kohë Hani krahas punimit të tij gjuhësor, nisi të mblidhte tekste nga gjuha popullore. Në këto hulumtime ai kishte pararendës në kolonitë shqiptare të Italisë së Jugut dhe Lord Bajronin, i cili te shënimet e këngës së dytë të “Çajld Haroldit” kishte shtypur dy këngë të shtrembëruara shqiptare nga rrethinat e Athinës. Hani ishte i pari që studioi folklorin dhe e mblodhi në Shqipëri. Pavarësisht detyrave të tij si vrojtues politik, ai duhet të përfaqësonte në Janinë edhe interesat tregtare të monarkisë 974.

969 G. Grimm, Johann Georg von Hahn (1811-1869), Leben und Werk, Wiesbaden, Otto Harrasowitz, 1964, f. 50-51 970 Francesco Maria de Lecce, Osservazioni grammaticali nella lingua Albanese, Rom, 1716 971 William Martin Leake, Researches in Greece, London, 1814, f. 260-362 972 Johann Georg von Hahn, Albanesische Studien, Heft 1, Jena, 1854, f. V 973 G. Grimm, po aty, f. 52-53 974 G. Grimm, po aty, f. 54-55

Page 196: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

196

VI 2.3 Udhëtim përmes Shqipërisë (1850-1851)

Në 25 maj 1850 ministri Frajherr fon Bruk i kërkoi kajzerit një riorganizim të konsullatës austriake në Shqipëri. Prej kohësh inshte ndjerë gjendja e keqe e tri zyrave konsullore të izoluara (Janinë, Shkodër, Durrës). Riorganizmit duhet t’i paraprinte një shëtitje e vendit. Për këtë detyrë minsitri propozoi zëvendëskonsullin e Janinës. Kështu fon Hani u lajmërua për detyrën e tij të re, duke pritur kështu një zgjidhje të kësaj detyre nga fon Hani. Prokeshi i jep udhëzimet përkatëse ku ndër to shkruan: “Siç e dini edhe ju vetë Anglia është ajo fuqi e jashtme e cila përpiqet të ketë në Shqipëri një ndikim dominues”. Shqipëria për zëvendëskonsullin fon Han nuk ishte “terra incognita”, kur ai nisi udhëtimin. Vendi ishte futur në fushëpamjen e politikës së lartë evropiane që në fillim të shekullit 19 nëpërmjet sundimtarit Ali Pasha. Hulumtuesit e parë ishin konsujt e akredituar të Fuqive të Mëdha evropiane në oborrin e Ali Pashës. Napoelon Bonaparti kishte dërguar në fillim një përfaqësues tek Ali Pasha, Pukëvilin. Që nga viti 1798 ky njeri udhëtoi kryesisht në Greqi dhe në Shqipërinë e Jugut, mbi të cilat hartoi vepra shumëvëllimëshe. Shqipërinë e Jugut e kishte hulumtuar në të gjitha drejtimet, por edhe veriun e vendit e kishte shkelur një herë nga jugu dhe një herë nga lindja. Po ashtu përfaqësuesi anglez, oficeri dhe topografi Leake shkoi në oborrin e pashait. Ai arriti të jepte një kontribut thelbësor për hulumtimin topografik të Epirit, por nuk e kishte kaluar Devollin për të shkuar drejt veriut. Edhe ai u mor me gjuhën shqipe siç e thamë më lart. të tjerë të dërguar në Shqipëri ishin poeti Lord Bajron dhe shoqëruesi i tij John Cam Hobhouse. Brenda pesë javësh të dy britanikët shkuan nga porti i Prevezës në Janinë – Tepelenë dhe u kthyen sërish. Përshtypjet që mblodhi poeti i përpunoi në këngën e tij të dytë të “Çajld Haroldit”. Pra nuk u arrit ndonjë njohje e thelluar e vendit përmes këtij udhëtimi 975. Thomas Smart Hughes bëri një vizitë tek Ali Pasha në 1812 dhe mblodhi ca materiale mbi zakonet e Shqipërisë së Jugut. Deri në atë kohë kishte vetëm shënime mbi topografinë dhe ekonominë.

Hulumtimi modern i Turqisë Evropiane nisi me gjeologun austriak Ami Boue, i cili midis viteve 1836 dhe 1838 e përshkoi edhe Shqipërinë në vende të ndryshme nga lindja në perëndim dhe nga veriu në jug. Ai sqaroi marrëdhëniet e maleve shqiptare me ato të Maqedonisë. Njohuri të reja mbi botanikën dhe gjeologjinë solli botanisti nga Gëtingeni August Grizebach I cili udhëtoi në 1839. Një udhëtim përmes Shqipërisë së jugut drejt Selanikut ndërmorri kapiteni anglez James John Best, por pa e vrojtuar në mënyrë të veçantë vendin, në 1840 udhëtoi piktori anglez John Frederik Leëis, nga Korfuzi në Shqipërinë e Jugut dhe Greqi, por prej tij nuk ka ndonjë përshkrim udhëtimi. Pas katër vjetësh Dr. Joseph Müller, i cili jetoi për një kohë të gjatë në Budva, përpiloi paraqitjen e parë sistematik-topografike-statistikore të Shqipërisë me një material të pasur etnografik, kryesisht nga pjesët veriore të vendit. Edhe piktori anglez Eduard Lir udhëtoi nga Selaniku në Shqipërinë e Jugut dhe të Veriut, duke sjellë kështu një përshkrim të shkurtër të vendit dhe të njerëzve. Kështu pra, me gjithë këtë literaturë të pasur dhe të shumëasnhme, portreti i Shqipërisë përpara udhëtimit të Hanit, ishte ende i papërfunduar. Thuajse të panjohura ishin krahinat malore të Kurveleshit, fushat bregdetare të Myzeqesë dhe vendi kodrinor i Shqipërisë qendrore. Në malet e veriut nuk kishte shkelur ende asnjë këmbë evropiani.

975 G. Grimm, po aty, f. 56-57

Page 197: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

197

Kështu zëvendëskonsulli shkoi në manastirin e Zitës, në Delvinaqi, admiroi tipet e grave “vërtetë helene”, të cilat nuk i kishte parë kurrë në Greqinë e vërtetë. gjatë udhëtimit të tij ai vuri re se Ali Pasha ishte ende në kujtesën e njerëzve. Përmes luginës së populluar dendur të Gjirokastrës ai e vazhdoi udhëtimin e tij drejt veri-perëndimit. Këtu ai kapërceu kufirin gjuhësor “greqisht – shqip” 976. Nga Delvina kalon në fshatin Kardhiq.

Vrojtimi që i bëri jetës së banorëve të malit e nxiti atë që të bënte dallimin midis jetës në perëndim dhe në lindje. Jetën e shqiptarëve të atëhershëm ai e krahason me përshkrimet e Cezarit për galët. Nga kështjella e Kaninës, ku mund të shihej krahina bregdetare e Myzeqesë, ai mbërriti në Vlorë. Në bregdet ai vuri re nxjerrjen e kripës nga uji i detit. Përmes Myzeqesë ai e vazhdoi udhëtimin e tij drejt veriut. Gjatë udhëtimit u sëmur dhe duhet të hiqte dorë që ta hulumtonte më nga afër liqenin e Tërbufit. Kalon në Peqin buzë lumit Shkumbin. Duke kaluar në fushat e pasura me oriz ai mbërriti në Kavajë, pastaj në Durrës. Nga Durrësi ai e vazhdon udhëtimin e tij mbi lumin Shkumbin duke mbërritur në Elbasan, në qytetin e rëndësishëm të tregtisë. Këtu ai vuri re se nuk kishin depërtuar reformat e Tanzimatit. Nga Qafë – Krraba arriti në Petrelë, stacioni tjetër ishte Tirana. Udhëtari fon Han vuri re se sa më në veri të shkonte, sytë blu dhe flokët bjondë të popullsisë bëheshin më të rrallë. Atij iu duk raca shqiptare shumë e larmishme dhe shtronte pyetjen se çfarë është në fakt “tipi shqiptar”. Sipas mendimit të tij një rrugë për të gjetur këtë përgjigje do të kishte qenë mbledhja e një numri të mjaftueshëm kafkash shqiptare, gjë që nuk ishte realizuar përshkak të paragjikimit të shqiptarëve. Për ta studiuar më mirë rrjedhën e lumit Erzen Hani nga Tirana shkoi në Ndroq (Nderrenje), dhe këtu pa lumin të futej në fushën bregdetare, kështu që Erzeni nuk kishte lidhje me lumin e Ishmit, siç e kishin paraqitur hartat më të vjetra. Në vijim të udhëtimit të tij kërkoi kështjellën e vjetër të Skënderbeut. Por prej saj nuk kishte mbetur gjë, ishte rrafshuar nga turqit në 1832. Kalimi i lumit Mat e çoi në një pjesë tjetër të vendit. Këtu fillonte Shqipëria e Veriut, vendi i fiseve “të lira” 977. Në Lezhë (Alessio) Hani vizitoi kështjellën e rrënuar. Më kot ai u përpoq që të konstatonte gjendjen e Lezhës antike sipas të dhënave kontradiktore të autorëve antikë. Synimi i tij i fundit ishte Shkodra (Skutari). Këtu ai mblodhi një sërë traditash të ruajtura mbi historinë e qytetit. Pashallëku i Shkodrës në atë kohë ishte i vetmi i Turqisë Evropiane, i cili administrohej sipas sistemit “të vjetër turk”. Ai këtu sëmuret, kështu që nuk mund të bënte një udhëtim në brendësi të vendit. Kështu ai u largua nga Shkodra përgjatë bregut të detit drejt Kotorrit.

Hani mbërrin në Vjenë në nëntor 1850. Në Ministrinë e Tregtisë ai përpunon detajet e riorganizmit të kosnullatave në Shqipëri. Pasojat e malaries prej së cilës u infektua në Shqipëri, iu desh t’i vuante tërë kohën. Ai qëndroi për një kohë në Gjermani. Natyrisht që këtë qëndrim e shfrytëzoi që të krijonte lidhje me dijetarë kompetentë për objektin e studimit të tij. Kështu kontaktoi me filologun August Friedrich Pott. Në këtë periudhë u njoh edhe me historianin e shquar të letërsisë Oskar Ludwig Berhard Wolff. Ky e ndihmoi Hanin duke i përpunuar këngët e mbledhura toske të dashurisë, nga pikëpamja e metrikës.

Ai nuk u kthye më në Janinë, vendin e tij e kishte zënë Ferdinand Haas. Ndërkohë ministria e jashtmë interesohet në ministrinë e tregtisë për Hanin. Përshkrimi i arritjeve të tij ishte i shkëlqyer. Në gusht të 1851 ministri i atëhershëm propozoi nëntë konsuj për stacionet greke, ndër to Johan Georg fon Hanin si pasardhës i Georg Gropiusit të ndjerë në Sira. Deri atëherë ai njihte vetëm tokën greke dhe Shqipërinë e prapambetur. Tani ai kishte

976 Gerhard Grimm, Johann Georg von Hahn (1811-1869), Leben und Werk, Wiesbaden, Otto Harrasowitz, 1964, f. 58-59 977 G. Grimm, po aty, f. 60-61

Page 198: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

198

shkuar në një ishull të vogël i cili falë kushteve ishte shndërruar në një pararojë të përparimit të cilivilizuar. Ai e nis detyrën e tij si konsull në tetor të 1851. Këtu nuk kishte banda grabitësish si në Janinë, as kryengritje që të vrojtoheshin. Ky qytet jetonte nga lundrimi, një pjesë të vogël e përbënte edhe pirateria, gjëra që konsulli duhet t’i vëzhgonte. Në fund të marsit 1852 atë e vizitoi Hermann Hettner, historiani i letërsisë 978. Orët e lira ai ia kushtoi përpunimit të lëndës, të cilën e kishte mbledhur gjatë qëndrimit të tij në Janinë dhe udhëtimit në Shqipëri. Në këtë periudhë atë e takoi orientalisti i ri, atasheu prusian për tregtinë, Oto Blau i cili ndali në Sira, për të shkuar në Kostandinopojë. Ai i dha Hanit “shijen e munguar prej kohës të bisedës etimologjike” dhe u nxit prej tij për zgjidhjen e “çështjes vllehe”. Hani mendonte se: “Shtatë milionë nuk mund të jenë një popull i përzier, i cili për gjuhën e tij u detyrohet romakëve të vendosur vetëm për një kohë të shkurtër; unë te to shoh pasardhësit e trakasve të lashtë”. Në fillim të vitit 1853 atë e viziton grecisti zviceran Wilhelm Vischer. Fon Hani i tregon atij për studimin që kishte bërë mbi zakonet e popullit shqiptar dhe sesi disa zakone shqiptare të kujtojnë Greqinë e lashtë. Pas përfundimit të “Studimeve shqiptare” Hani u përpoq që libri të diskutohej publikisht. Filhelenit Georg Finlay iu lut që ti tregonte një rrugë sesi ta bënte të njohur librin në Angli; sepse ai e dinte se vepra e tij nuk do të bëhej e njohur vetvetiu. “Kush merret me një vepër të tillë, e cila mban një titull barbar dhe një emër të panjohur në ballinë” 979.

Pasi konsulli fon Han e kishte shkelur njëherë fushën e shkencës me “Studimet shqiptare”, nuk u shkëput më nga ajo. Duket se ai kërkoi më tej prova për tezën e tij mbi prejardhjen e shqiptarëve. Në pranverë të 1854 ai filloi të lexonte “me një qëllim krejt tjetër” Iliadën e Homerit, ku nisi ta analizonte dhe zbërthente duke arritur në një ndarje organike kronologjike të poemës. Studimet e tij i shtriu më tej tek “Odiseja” 980. Pas përfundimit të libërthit të tij të parë mbi Homerin, ai nuk ndenji pasiv. Pas dy vjetësh përllogaritjesh të mundimshme fon Hani mundi ta botonte frytin e studimeve të tij me titullin “Prova të aritmetikës homerike”, të cilën ia kushtoi mbretit Oto të Greqisë. Pas botimit të librit të tij të dytë për Homerin, ai i nisi sërish studimet e tij krahasimtare të miteve dhe kërkoi me zell paralelet midis figurave të perëndive dhe të heronjve grekë dhe gjermanikë. Nga këto hulumtime doli libri “Paralele mitologjike”, që me sa duket vazhdoi ta përpunonte në gjysmën e parë të vitit 1858.

Hani kishte shërbyer thuajse gjashtë vjet si konsull në Sira, ai e kishte të nevojshme një leje kështu paraqiti një kërkesë. Në maj 1858 atij iu dha leja dhe me një shumë të dhënë nga Akademia e Shkencave të Vjenës ai ndërmerr me inisiativën e vet një udhëtim nga Vjena drejt Jugut. Mbërriti në Pest dhe prej andej në Semlin (Zemun) 981.

Çfarë donte të arrinte përmes këtij udhëtimi konsulli 47 – vjeçar? Atë e kishte nxitur një arsye e dyfishtë: Te “Studimet shqiptare” ai kishte shkuar deri në linjën Moravë-Vardar, e cila ishte sa e rëndësishme për ndarjen gjeografike të Gadishullit të Evropës Juglindore, aq edhe për kufirin ujor të njohur “të vjetër” të Danubit. Ky “mit” ishte shmangur nga Boue dhe Grizebahu, por ishte zbuluar si mit vetëm nëpërmjet hartës së Kipertit më 1853. Nga studimi i literaturës shkencore për Hanin kishte dalë rezultati i çuditshëm se midis Beogradit dhe Selanikut shtriheshin fusha dhe lugina të hapura. Kështu kishte vetëm shënime të shpërndara në vepra të ndryshme në lidhje me gjeografinë dhe historinë e këtyre vendeve.

978 Gerhard Grimm, Johann Georg von Hahn (1811-1869), Leben und Werk, Wiesbaden, Otto Harrasowitz, 1964, f. 64-65 979 Letër e 26. 1. 1853. – cit. sipas Gerhard Grimit, f. 66. 980 G. Grimm, po aty, f. 68-69 981 G. Grimm, po aty, f. 70-71

Page 199: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

199

Në këtë udhëtim që nis nga Beogradi atë e shoqëruan një shqiptar nga Prizreni dhe një serb. Hani kaloi përgjatë bregut lindor të Moravës. Ai nuk vuri re këtu asnjë anije. Në Aleksinac ishte kufiri jugor i Serbisë. Qyteti i madh i parë gjatë udhëtimit ishte Nishi. Ai gjatë këtij udhëtimi u njoh me popullin, zakonet, mënyrën e jetesë. Gjatë këtij udhëtimi nisi me mbledhjen sistematike të vëzhgimeve etnografike dhe topografike 982.

Vlerën shkencore të udhëtimit të tij ai e pa sidomos te të dhënat topografike dhe në përshkrimin e përmirësuar të kushteve etnografike në Maqedoni 983.

Nga viti 1859 deri në 1863 ai kthehet sërish në Sira. Ai arrin të mbledhë përralla greke dhe donte t’i botonte si pjesa e dytë e “vështrime krahasuese mbi sagat e perëndive dhe heronjve helenë dhe gjermanikë dhe sagave botërore” 984. Ai i kishte përkthyer këto përralla, dhe I kish mbledhur qysh më përpara në Janinë e në rrethet e saj. Hani është mbledhësi i parë i përrallave popullore shqiptare. Në këtë periudhë ai angazhohet për ndërtimin e hekurudhës Beograd-Selanik. Në të vërtetë qysh në vitin 1836 Ami Boue kishte bërë një plan për rrjetin hekurudhor në Ballkan, sipas të cilit vija kryesore do të shkonte në drejtimin Beograd-Nish-Sofje-Stamboll dhe degët e saj Nish-Selanik-Durrës.

Pas 13 vjetësh ai kthehet sërish në Shqipëri, duke u nisur nga Sira, më 12 gusht 1863 mbërrin në Durrës. Ai ndërmorri sërish një udhëtim përmes zonës së Drinit dhe Vardarit deri në Trojë. Emrin antik të këtij qyteti, Dyrrachion, Hani e shpjegon si dy kurrizë (mali), megjithëse nga larg shquhen tri maja. Romakët e përdorën këtë emër në vend të emrit fillestar grek “Epidamnos”. Stacioni tjetër ishte Nderrenje (Ndroqi) që shqip do të thotë “në rrënjë” (të malit), pastaj në Tiranë Gjatë rrjedhës së sipërme të Erzenit fon Hani gjen shumë toponime të krishtera (Shin Gjerkj, She Merri), të cilat për të ishin provë se kalimi në fenë islame këtu ishte bërë vonë 985. Ai kaloi edhe në krahinën e Matit, pastaj në Delbinisht. Vrojtoi ndryshimin e rrjedhës së Drinit. Më 31 gusht 1863 mbërrin në Shkodër. Udhëtimi i tij vazhdoi në Daino dhe Vjerdhë, në qytetin e braktisur Shurdhë, rrënojat e së cilës i konsideroi si mbetje të Sardës.

Toponimin e krahinës së Dukagjinit, përmes së cilës rridhte lumi Drin, Hani u përpoq që ta shpjegonte si Duka, djali i Gjonit, analog me emrin Kolagjin, Nikolla,djali i Gjinit 986. Këtu ai njihet me zakonet, mënyrën e jetesës, karakterin e shqiptarëve. Duke udhëtuar në Drinin e Bardhë, ai mbërriti në Prizren, për të cilin thotë se ishte qyteti më i madh i Shqipërisë. Duke udhëtuar përpjetë lumit, ai arriti në fushën e Strugës. Në jug të saj shtrihej liqeni i Ohrit. Gjatë këtij udhëtimi ai bën edhe disa korrigjime në harta. Nga Ohri udhëtimi vazhdoi në Liqenin e Prespës, pastaj në Prilep, Izvor dhe Veles (f.102-103). Udhëtimin për në Trojë e bëri në prill të 1864.

Vitet e fundit të tij në Sira janë nga 1864-1869, aty ai fton studiues dhe miq, një ndër to është filologu Jean Pio. Ky i fundit e njihte veprën e tij “Studime shqiptare” dhe “Përralla greke dhe shqiptare”, kështu që shpresonte që konsulli t’i jepte sqarime të sakta në lidhje me gjuhën popullore të greqishtes së re dhe dialektet e saj. Hani i vuri në dsipozicion shënimet origjinale të përrallave të mbledhura, dhe megjithëse ishte i zënë me përpunimin

982 Gerhard Grimm, Johann Georg von Hahn (1811-1869), Leben und Werk, Wiesbaden, Otto Harrasowitz, 1964, f. 72-74 983 G. Grimm, po aty, f.85 984 G. Grimm, po aty, f. 91 985 G. Grimm, po aty, f. 93 - 94 986 G. Grimm, po aty, f. 96 - 97

Page 200: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

200

e udhëtimit të tij Drin-Vardar, ai e ndihmoi Pio-n në leximin dhe shpjegimin e këtyre teksteve 987.

Gjatë vitit 1866 ai duhet të merrej dy herë me ishullin Santorin, piksëpari, sepse lëvizjet e atëhershme vullkanike, kishin shkaktuar interes për Akademinë e Vjenës, dhe sepse dy grekë kishin gjetur ngulime prehistorike.

Në mars të vitit 1868 ai u kërkon eprorëve të tij një leje tremujore për arsye shëndetsore. Në Vjenë takoi mikun e vëllait të tij, profesorin e teologjisë Albrecht Vogel. Në Dresden takon gjeografin Karl Theodor Andree me të cilin diskutoi dhe donte t’i dërgonte një përshkrim përmbledhës dhe të ilistruar të “Pompejit parahistorik”. Gjatë kësaj kohe ai shpresonte të përfundonte hartën mbi “udhëtimin Drin-Vardar”.

Më 25 mars 1969 kthehet sërish në Sira. Atij në Gjermani i kishin komunikuar shpërnguljen me detyrë në Janinë. Në Sira i dorëzoi detyrën Maričić-it besnik.

Në 12 prill ai mbërriti në Vjenë, u vizitua dhe diagnostikohet me simptomën “Astmë e gradës së lartë dhe fryerje serioze”. Në 15 prill mjekët konstatojnë një sërë simptomash të sëmundjes. Ndërsa konsulli fon Han pritej të përmirësohej, gjendja e tij u përkeqësua papritmas dhe në moshën 58 vjeçare ai shuhet. E varrosin më 25 shtator 1869 në varrin e Familjes Han, në varrezat evangjeliste të Jenës.

VI.3 Vepra e Hanit si bazë e albanologjisë

Veprës së Hanit i është kushtuar një vëmendje e veçantë dhe është vlerësuar shumë

edhe nga studiuesit shqiptar. Në 2011 u mbajt në Tiranë një konferencë shkencore me rastin e 200-vjetorit të lindjes së tij. Në trajtesën e prof. Emil Lafes ai është quajtur themelues i albanologjisë moderne. Në këtë punim shumë të vlefshëm është paraqitur në mënyrë të koncentruar vepra e Hanit dhe çështjet e trajtuara nga ky studiues. Prof. Lafe i rendit dhe i sqaron përmbledhtas këto çështje: 1. Çështja e prejardhjes dhe e autoktonisë së Shqiptarëve; 2. Çështja e burimit të gjuhës shqipe; 3. Teoria pellazgjike për burimin e shqipes dhe të Shqiptarëve (ku renditen tezat e Hanit); 4. Ndihmesa e Hahn-it në leksikografinë dhe gramatikën shqipe; 5. Ndihmesa e Hahn-it për historinë e Shqipërisë 988.

Në këtë kapitull kushtuar këtij studiuesi ne do të trajtojmë katër çështjet e para. Hani përgatiti dhe shkroi një sërë punimesh shkencore, ndër to për gjuhën shqipe

dhe Shqipërinë janë: “Artikull mbi gjetjen e një alfabeti të stërlashtë shqip” (Bericht über die Auffindung eines uralten albanesischen Alphabete, Wien, (1849); “Vërejtje lidhur me alfabetin e shqipes” Bemerkungen über das albanesische Alphabet, 1850; “Studime shqiptare” (Albanesische Studien, Jena 1854); “Shkrim mbi një udhëtim në Shqipëri” (Schreiben über eine Reise in Albanien, Wien, 1858); “Udhëtim përmes zonës së Drinit dhe Vardarit” (Reise durch die Gebiete des Drin und Wardar, 1863); “Përralla greke dhe shqiptare” (Griechische und albanesische Märchen. Leipzig, 1864); “Udhëtim nga Beogradi në Selanik” (Reise von Belgrad nach Salonik, Wien, 1868); “Vërejtje për një alfabet të

987 Gerhard Grimm, Johann Georg von Hahn (1811-1869), Leben und Werk, Wiesbaden, Otto Harrasowitz, 1964, f. 105-106 988 Emil Lafe, Johann Georg von Hahn – Themelues i albanologjisë moderne, në: Johann Geprg von Hahn. Akten der Internationalen Konferenz, Oberhausen, Athena, 2012, f. 23 v.

Page 201: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

201

stërlashtë të shqipes” (Bemerkungen eines uralten albanesischen Alphabetes, Wien, 1894); Shënimé permi shkrimin é vjéter Péllazgjik, 1910.

Albanologu Georg Shtadtmyler ka thënë: “Vepra e tij “Studime shqiptare”, rezultati i veprimtarisë së tij hulumtuese në Janinë, dha paraqitjen e parë përmbledhëse të vendit dhe të popullit, të kushteve të tij gjeografike, etnografike, ekonomike, historike, arkeologjike dhe fetare, por mbi të gjitha të gjuhës, prej së cilës Hani ofroi gramatikën e parë të plotë në gjuhën gjermane dhe fjalorin e parë shqip-gjermanisht dhe gjermanisht-shqip. Kjo vepër e madhe …ishte puna e tij e vërtetë prej pioneri, përmes së cilës Shqipëria u zbulua në fakt për studimin shkencor” 989.

Kjo vepër ishte rezultat i një pune katër-vjeçare (Hahn: Parathënie, f. V). Kjo vepër nuk është vetëm një libër, por një bibliotekë e tërë për Shqipërinë për kohën kur u botua. Ai ashtu si Tunmani përdori burimet antike që flisnin për karakterin jogrek të ilirëve, epirotëve e maqedonasve. Duke ndjekur rrugën e tij ai shfrytëzoi edhe toponomsatikën dhe shpjegoi me anë të shqipes një sërë toponimesh ilire.

“Studime shqiptare” 990, e cila njihet si një nga punimet shkencore më me vlerë të shkruara për historinë, gjuhën e kulturën shqiptare 991. Kjo vepër përbëhet nga tri pjesë. Parathënia: 4 faqe. Pjesa e parë ka 347 faqe. Pjesa e dytë 196 faqe. Pejsa e tretë 241 faqe. Në fund i bashkënjgiten 2 faqe me korrigjime gabimesh. Gjithsej pra ka 763 faqe.

Pjesa e parë është e ndarë në gjashtë kapituj dhe përmban: 1) Vështrim Gjeografiko-etnografik; 2) Skica udhëtimi; 3) Përshkrime zakonesh; 4) A janë shqiptarët autoktonë? 5) Alfabeti i shqipes;6) Çështje historike.

Të gjithë kapitujt e kësaj vepre janë shoqëruar me shënime dhe njoftime nga burime të shumta të autorëve të ndryshëm evropianë klasikë dhe modernë dhe ata antikë si: Homeri, Herodoti, Plutarku, Diodori, Ptolemeu, Straboni, Tukididi, Skylaksi, Plini, Ana Komnena, Kurcius, Gjergj Akropolita, Kantakuzeni, Niqifor Gregori, Tunmani, Ami Boué, Du Cange, O.Müller, J. Müller, Leake, Grisebach, Filip Falmerajer, J. P. Fletscher, Farlati, Finaly, Pukëvili, Ksylanderi, Lanzi, Miklosiç, Chalcocondila, Hammer, Biondelli etj.

Në fillim autori jep njoftime gjeografike dhe etnografike për vendin dhe popullin tonë 992. Kolonitë shqiptare të Italisë i ka përshkruar sipas Biondelit, Colonie straniere d’Italia. Arbëreshët e Kalabrisë, Bazilikatës, Kapitanatës, Otrantos, Abruces dhe Siçilisë i jep në 86.000 frymë, ndërsa arbëreshët e Greqisë afërsisht 200.000 banorë (Atikë, Megara, Salaminë, Pire, Beoci, Argolis, Poros, Korint, Hydra, Specie etj. 993. ai madje është mjaft i saktë në lidhje me treguesit p.sh: “Kastrati ka gjashtë fise: Kastrati, Hoti, Gruda, Triepshi, Selca dhe Vukli. Gjenealogjia: Ivani, Pali, Nari, Gori, Jeri, Gjoni, Alija.

Përshkrimin historik, gjeografik, social-ekonomik dhe juridik të viseve shqiptare Hani e ka filluar nga Shqipëria e Jugut 994, me Gjirokastrën, Delvinën, Kardhiqin, Vlorën etj. pastaj vazhdon me Shqipërinë e Mesme, Myzeqenë, Durrësin, Kavajën, Peqinin, Elbasanin, Tiranën, Petrelën, Krujën, Shijakun etj. dhe me Shqipërinë e Veriut, Lezhën, Shkodrën, Pultin, Këlmendin etj. Janë përshkruar hollësisht familjet e mëdha të qytetit të Shkodrës: Bushatllinjtë e Çaushollajt. Bushatllinjtë: Mehmet Pasha, Mustafa, Mahmudi, Ibrahimi, Ahmeti. Në mënyrë interesante ai paraqet tregtinë e Shkodrës me Kosovën, Gjakovën,

989 Georg Stadtmüller, Geschichte Südosteuropas, München, Wien, Oldenbourg, 1976, f. 407-408 990 J. Georg von Hahn, Albanesische Studien, Heft 1 – 3, Wien, K.K. Hof und Staatsdruckerei, 1853 991 Ali Dhrimo, Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë, Akademia e Shkencave, 1985, f. 358 992 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft I, 1853, f. 1-12 993 J. G. von Hahn, po aty, f. 14 994 J. G. von Hahn, po aty, f. 13

Page 202: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

202

Prizrenin, Prishtinën, Tetovën, Dibrën, Tivarin, Adrianopolin, Filipopolin, Rumelinë, Nishin, Sofjen etj. 995.

Ka një rëndësi të veçantë edhe fakti se emri i lashtë i Albanoive mbijeton tek emri Arbër Arbën, i tanishëm, si një emër i vjetër e i ri që dëshmon edhe ky për këtë vazhdimësi historike – gjuhësore. Qyteti Albanopolis, sikundër mendojnë shumë dijetarë që nga Hani në mes të shekullit 19 e këtej, mund të ketë qenë aty ku gjinden sot gërmadhat e Zgërdheshit në rrethinat e Krujës. Hani vetë e kërkoi Albanopolisin në rrënojat e quajtura Skurteshë (Zgëdhesh) në fshatin Fundi i Krastës në rrëzën e malit të Krujës, me muret e lartë të qytetit, mbetjet e një kulle të madhe, rrumbullake etj. 996.

Dy dokumenta të panjohura të Shqipërisë së Veriut të gjetura nga Taloci dhe Jireçeku 997 kanë të bëjnë pikërisht me krahinat ku emri i Albanisë është vendës qysh nga periudha e lashtë ilire, dhe prej të cilave ky emër është përhapur që nga gjysma e dytë e mesjetës në tërë rrethinën. Fisi i alvanëve me qytetin Alvanopolis është përmendur te Ptolemeu në periudhën perandorake romake. Në këtë kontekst përmendet edhe hulumtimi i Hanit lidhur me këtë toponim. Ajo që ka rëndësi është se emri i Albanoive të periudhës antike ka vazhduar nëpër shekuj e vazhdon të jetë i gjallë deri më sot. Ai jeton në emrin Arbër Arbën, Arbëresh Arbënesh, me të cilin shqiptarët kanë quajtur vendin dhe popullin e tyre para se të quhen Shqipëri e shqiptarë.

Argumentimin e parë themeltar të lashtësisë së shqiptarëve në trojet e tyre të sotme, d.m.th. të autoktonisë së tyre ai e nxjerr nga studimi krahasues i zakoneve të tyre të sotme me ato të grekëve dhe të romakëve të lashtë dhe nga studimi i karakterit të shqiptarëve. Kështu ai e lidh për herë të parë me përshkrimin dhe studimin e fshatrave të Rrëzës 998, fshatrave në krahun e djathtë të lumit Drino, pra bashkimit të tij me Vjosën. Zgjedhja e tij ishte e kënaqshme, sepse ajo ishte një zonë mjaft e pastër nga pikëpamja etnografike, larg ndikimeve të kulturës sllave dhe helene, dhe mjaft e largët nga ndikimet kulturore osmane.

Përfundimi në të cilin arrin ai , se zakonet e sotme të banorëve të asaj zone janë aq të ngjashme me zakonet e grekëve të lashtë dhe të romakëve është një argument në të mirë të autoktonisë së shqiptarëve sido që të merret:

1. Qoftë sikur kjo ngjashmëri të lidhet me fqinjësinë e tyre të lashtë 2. Qoftë kjo shprehje e prejardhjes së përbashkët të tyre nga një “pikë nyjë” më e

lashtë prej së cilës janë degëzuar në lashtësi grekët, romakët, ilirët. Fushës etnografike, dokeve, zakoneve, besëtytnive kushton kapitullin e tretë të kësaj

pjese. Mjaft interesante janë përkimet që i gjejmë edhe tek pasardhësit e Hanit, duke konkluduar kështu në prejardhjen ilire të popullit shqiptar:

Shpirti i shtëpisë 999: në fshatrat e Rizës ky shpirt quhet vitore-ja, është shpirti fatsjellës i shtëpisë, të cilin e parafytyrojnë në formën e gjarprit të vogël, të trashë me lëkurë të larme, jeton në murin e shtëpisë dhe del shumë rallë nga strofka e tij Kjo ka lidhje me

995 J. G. von Hahn, Albanesiche Studien, Heft 1, Wien, K.K. Hof und Staatsdruckerei, 1853, f. 16 – 18 996 J. G. von Hahn, Heft I, po aty, fq. 120 – 121; po ky aut., Reise durch die Gebiete des Din und Wadar, 1869, f. 13 – 14 997 Lájos Thallóczy; Konstantin Jirecek, Zwei Urkunden aus Nordalbanien, në: Illyrisch – Albanische

Forschungen, Bd. 1, München und Leipzig, Verlag von Duncker & Humboldt, 1916, f. 125 – 151

f. 125 998 J. G. von Hahn, po aty, f. 143-153 999 J. G. von Hahn, po aty, f. 162

Page 203: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

203

paganizmin ilir. Shuflaji1000 pohon se autentike shqiptare duket se është edhe kulti i demonëve, ai e përmend vitoren duke iu referuar Hanit.

Gjurmët e paganizmit ilir i gjejmë edhe tek elementët e përbashkët të paganizmit të dikurshëm të vendeve të Ballkanit. Jokli 1001 analizon terminologjinë e dasmës, e cila është vendëse dhe këto terma i nxjerr me prejardhje nga shqipja. Ekzistenca e kësaj terminologjie dëshmon njëfarë forme të së drejtës zakonore të martesës në periudhën pararomake. Këtu Jokli i referohet Hanit 1002 i cili trajton zakonet e lashta të dasmës shqiptar, përkimet e tyre me zakonet e fiseve të tjera indogjermane p.sh. Nusen pasi tu ketë puthur duart prindërve dhe fisit të saj, e hipin në kalë, në këtë rast ajo duhet të bëjë pak naze (ështa zakon që e kanë patur romakët e vjetër), gjatë rrugës ajo mbulohet me një duvak të kuq (edhe romakët e vjetër)

Lidhjet Familjare 1003: Lidhja familjare shqiptare është plotësisht agnatike, pra mbështetet në prejardhjen nga burrat përmes burrave – tamam si lidhja familjare romake e lashtë e jus civile dhe e një rradhe të tërë popujsh indogjermanë. Këtë e përmend dhe e përforcon Jokli 1004

Lindjet 1005: Sipas zakonit djalit i ngjitet emri i gjyshit të vdekur, dhe po qe vajzë i gjyshes së vdekur. Pra kjo provon se parashqiptarët kanë besuar te rimishërimi i shpirtit në një jetë të dytë. Ky zakon provon periudhën pararomake. Këtë zakon e pëshkruan edhe Georg Stadtmüller 1006.

Kalendari i Rizës 1007: Shpirtrat dhe perënditë përpiqeshin ti pranonin me dashamirësi përmes nderimeve dhe flijimeve të llojeve të ndryshme. Në lidhje me këtë qëllim një kalendar i stërlashtë për tërë rrjedhën e vitit me ditët e tij të rëndësishme përcaktonte një vag të caktuar zakonesh kulti, festa e ceremoni. Këtë kalendar e përshkruan Hani. Romanizmi i ka shtuar disa gjëra këtij kalendari kultesh të Ballkanit antik, krishtërimi pastaj i ka shndërruar festat pagane dhe në vend të perëndive të lashta ka vendosur shenjtorët e krishterë. Edhe Shtadmyleri 1008 e pohon këtë.

Gjarpri 1009: Gjarpri ende sot vlen te shqiptarët si një shpirt fatsjellës i shtëpisë. Nëse një banor i shtëpisë e sheh atë, atëherë ai e pëshëndet me nderim të madh dhe e mbulon atë me urime e bekime. Nderimi i kafshëve në Ballkanin antik ishte gjë e zakonshme. Ilirët nderonin gjarprin 1010. Këtë bestytni e përmend Shtadmyleri dhe i referohet Hanit.

Orët 1011: këto shëtisin poshtë e lart dhe vënë re urimet e mallkimet e njerëzve dhe I plotësojnë menjëherë. Prandaj lypësit në Shqipërinë e Mesme falënderojnë kështu kur u japin diçka. Nopça 1012 në veprën e tij përmend besimin tek orët, i cili ekziston si në Shalë

1000 Milan Šufflay, Die Kirchenzustände im vortürkischen Albanien. Die orthodoxe Durchbruchszone im

katholischen Damme, në: Illyrisch – Albanische Forschungen, Bd. 1, München und Leipzig, Verlag von

Duncker & Humboldt, 1916, f. 191 1001 Norbert Jokl, Linguistisch – Kultuhistorische Untersuchungen aus dem Bereiche des albanischen, Berlin u. Leipzig, Walter de Gruyte & Co., 1923, f. 14 1002 J. Georg von Hahn, Albanesische Studien I, 1853, f. 144, 196 1003 J. G. von Hahn, Heft I, po aty, f. 152 1004 N. Jokl, po aty, f. 16 1005 J. G. von Hahn, po aty, f. 149, 198 1006 Georg Stadtmüller, Forschungen zur albanischen Frühgeschichte, Budapest, 1942, f. 69. 1007 J. G. von Hahn, po aty, f. 154 – 155 1008 G. Stadtmüller, po aty, f. 69 v. 1009 J. G. von Hahn, po aty, f. 162 1010 G. Stadtmüller, po aty, f. 70. 1011 J. G. von Hahn, po aty, f. 162 dhe po ky aut., Reise durch die Gebiete des Drin und Wardar, f. 69 1012 Franz Nopsca, Aus Sala und Klementi, Sarajevo, Daniel A. Kajon, 1910, f. 20

Page 204: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

204

edhe në vendet e tjera. Ato përmbushin dëshirat e atyre që u luten. Ndoshta këto elfë duhet të identifikohen me Zanat e Hanit. Përveç orëve ekzistojnë shtrigat, dragojtë dhe kulshedrat të quajtura edhe bushtra. Sipas Hanit besimi i dragoit dhe i kulshedrës ekziston në zonën e Elbasanit.

Kuçedra 1013: banon brenda në ujë dhe mund të shterojë burimet duke i pirë ato. Dragoi. Elbasani beson se ka njerëz që lindin me qime apo me pupla në shpatulla,

prandaj janë në gjendje të fluturojnë, ose të bëjnë kërcime të mëdha. Por ama nuk duhet ti tregojë kurrë këto shenja, në qoftë se ai ka ndonjë fëmijë, sepse pot a shohë ndonjë I huaj, fëmija vdes në atë çast; madje edhe kështu nuk jeton shumë. Kur netët janë me furtunë, këta fëmijë ngihen nga shtrati, ose nga djepi dhe luftojnë me kuçedrën.lufta nganjëherë bëhet kaq e nxehtë, saqë dragojtë shkulin pemë dhe u sjellin me to kuçedrave; këto armë gjenden të nesërmen në fushën e betejës. Nopça i referohet Hanit dhe në përshkrimet e tij gjejmë përkime.

Thesaret 1014: Në Shqipëri në çdo gërmadhë të vjetër populli beson se ka shumë para. Sipas Hanit edhe në shpatin jugor të Majës së Ershalit në krahinën e Selcës gjendet një thesar të cilin e nxjerrin që ta ngrohë dielli. Shpeshherë të tilla thesare mbrohen nga gjarpërinjtë apo arapët. Gojëdhëna e përshkruar nga Hani përputhet me atë të pëshkruar prej Nopças 1015, i cili e sjell si shembull krahasues. Ruajtësit e këtyre thesarëve janë gjapërinjtë siç ndodh zakonisht te përrallat indogjermane 1016. Kjo është një tjetër provë e prejardhjes ilire të shqiptarëve.

Sigurisht që kontributi i Johan Georg fon Hanit në lidhje me shpjegimin e prejardhjes ilire të shqiptarëve është shumë më i madh nga ç’mund të paraqitet në këtë konferencë, kontribut ky i dëshmuar dhe i vlerësuar në shumë studime të albanologëve shqiptarë dhe të huaj.

Me vlerë të veçantë janë njoftimet arkeologjike që jepen në këtë kapitull. Duhen përmendur edhe përpjekjet e tij në lidhje me interpretimet etimologjike dhe historike, nga ana e toponimisë dhe antroponimisë. Kështu ai u bën një analizë këtyre toponimeve e emrave të fiseve të ndryshëm ilirë: Shqipëri, shqiptarët, Arbëri, Iliri, Labëri, Toskëri, Çamëri, lebërit, Gegëri, Gegëni, gegët, Dardani, dardanët, Veneti, venetët, Panoni, panonët, pelagonët, tribalët, besët, Ulqini, Lezha, Shkumbini, shkupi, Dimallum, Bora, Dodona, Pëllana, Driloni, Butrinti, Mati, Budva, Horma, Drilon, pellazgët etj.1017.

Vëmendjen e Hanit e kanë tërhequr edhe emrat e mitologjisë greke dhe latine, në përqasje me ato shqipe si: Uranus, Rhea, Kronos-Kyklopen-Titanen-Venus, Anna Perenna-Anaitis, Zeus-Ge-Demeter-Deukalion, Thetis, Oceanus, Dif, Diel, Kybele, Atlas, Vulcanus, Tinias-Tina, Ceres, Kore, Hermakes, Turms-Mercurius, Themis, Nemesis, Ruana, Pales 1018.

1013 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft . I, 1853, f. 163. 1014 J. G. von Hahn, po aty, f. 164 1015 Franz Nopsca, Aus Sala und Klementi, Sarajevo, Daniel A. Kajon, 1910, f. 63 1016 St.Milijevic, Wissenschaftliche Mitteilungen, 1897, f. 438 dhe M. Winternitz, Der Sarpabali, ein altindischer Schlangenkult, Wien, 1838 cit. sipas F. Nopsca, po aty, f. 63 1017 J. G. von Hahn, po aty, f. 229-244 1018 J. Georg von Hahn, po aty, f. 249-254

Page 205: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

205

VI.4 Çështja e autoktonisë dhe tezat e Hanit Kapitulli i katërt i pjesës së parë të kësaj vepre emërtohet me titullin “A janë

shqiptarët autoktonë?”. Në këtë kapitull Hani parashtron argumentet e tij me karakter historik – gjeografik, të mbështetur pra tek autorët antikë grekë e latinë, mbi prejardhjen ilire të shqiptarëve. Ai shtron edhe katër teza, të cilat do t’i citojmë më poshtë. Ky kapitull është i një rëndësie të veçantë dhe nis: “Shqipëria nuk ka një histori të pandërprerë. Si në botën e re ashtu edhe në atë të vjetrën emri i këtij vendi del vetëm herë pas here dhe, si rregull, vetëm atëherë, kur rrjedha e ngjarjeve në të lidhet ngushtë me atë të fqinjëve të saj; sapo pushon apo sapo vihet në dukje kjo lidhje, vendi futet sërish në errësirën e tij të lashtë e kështu ndodh që një histori e tërë e brendshme kufizohet vetëm me disa fragmente që sillen rreth disa personaliteteve të shquara, ose rreth një peme gjenealogjike e disa dinastive të vogla”.

Këtë argument me karakter historik-gjeografik e kanë vënë në dukje më vonë edhe studiues të tjerë, të cilët natyrisht kanë parashtruar edhe argumenta të tjera, kryesisht me karakter gjuhësor.

Hani thekson se historia e Shqipërisë ka boshllëqe që nga koha e Strabonit dhe e Ptolemeut deri në pushtimin norman dhe se ky vend përmendej disa herë vetëm kur bëhej shesh lufte 1019. Pasi konfirmon gjurmët e toponimeve sllave, ai vazhdon më tej duke pohuar se pas kohës në të cilën merreshin sërish njoftime në lidhje me këtë vend, dilte se ai banohej nga një popull që nuk fliste sllavisht 1020. Ai bën një paralelizëm me Greqinë e cila duhet të jetë ndodhur në të njëjtat rrethana lidhur me elementin sllav, dhe se historianët duhet ta pranojnë një periudhë sllave ashtu siç e ka futur Falmerajeri në historinë greke.

Ai e merr si të mirëqenë hipotezën se banorët e hershëm sllavë të Shqipërisë i kanë bërë vend një populli tjetër, të ndryshëm prej tyre, dhe se tani ky popull është zotërues i vetëm i bërthamës sëkëtij vendi, atëherë pasi e e supozon një gjë të tillë ai shtron pyetjen se “ç’janë shqiptarët”? A rrjedhin ata nga banorët e lashtë të këtij vendi dhe koha sllave është vetëm një ndodhi në historinë e Shqipërisë, apo edhe ata si sllavët kanë ardhur në këtë vend në kohë historike?

Më poshtë ai vazhdon: “...duke qenë se shqiptarët nuk janë sllavë dhe me asnjë popull tjetër të njohur nuk kanë afri, duke qenë se burimet vërtetë të pakta, përveç shtegtimit sllav, nuk bëjnë fjalë për asnjë shtegtim tjetër, që të ishte mjaft i rëndësishëm për të krijuar një popull të madh, atëherë njeriu ka të drejtë të pranojë që shqiptarët e sotëm janë pasardhësit e banorëve të lashtë parasllavë të vendit”. Dhe pak më poshtë ai shton: “Prandaj neve na duket shumë më e natyrshme të pranojmë se paraardhësit e shqiptarëve të sotëm, qysh në kohën e romakëve dhe të grekëve gjendeshin në trojet e tyre të sotme dhe se zakonet e tyre të përbashkëta me popuj fqinjë i kanë ruajtur në mënyrë më të pastër dhe më besnike sesa fqinjët e tyre...” 1021

Një tjetër argument logjik dhe historik ai e shtron duke u mbështetur tek izolimi (Abgeschlossenheit) i vendit për botën e jashtme, që e ka shpëtuar nga marrëdhëniet me botën, por njëkohësisht e ka mbrojtur nga luftërat. Për të dëshmuar këtë ai sjell shkallën e kulturës në të cilën e kishin lënë këtë popull pas qysh kur kishin hyrë në epokën historike. Duke vijuar me arsyetimin dhe faktin që e shpie prapa në lashtësi, se ai gjen te zakonet e shqiptarëve ato ato greke dhe romake duke nxjerrë se protoshqiptari nuk ishte vetëm një 1019 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, 1853, f. 211 1020 J. G. von Hahn, po aty, f. 214 1021 J. G. von Hahn, po aty, f. 213

Page 206: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

206

moshatar dhe fqinj, por edhe një element i afërt i romakëve të lashtë, ose e thënë ndryshe ajo që ishte e njëjtë në zakone te të tri popujve është marrë nga i njëjti element 1022.

Krahas argumentit historiko – gjeografik Hani thekson edhe një faktor të dytë, të cilin përpiqet ta gjejë te dhe ta zbulojë në fushën e gjuhësisë duke pohuar se ky faktor kushtëzon konstatimin më të saktë të kombësisë dhe të marrëdhënieve reciproke midis popujve që banonin në lashtësi këtë vend.

Hani shtron këto teza: 1. Epirotët dhe maqedonët qysh në kohën e Starbonit kanë qenë jogrekë ose

barbarë. 2. Epirotët, maqedonët dhe ilirët janë fise të afërta me njëri-tjetri, ose me

prejardhje të përbashkët. 3. Ka shumë shenja se epirotët dhe maqedonasit formonin bërthamën e trungut të

popujve tireno-pellazgjikë, majat më të larta të të cilëve në histori dalin në Itali dhe në Traki

4. Ilir=pellazgjik në kuptimin e gjerë të fjalës 1023 Prof. Emil Lafe pohon në lidhje me këto teza se Hani i sheh shqiptarët jo vetëm si

pasardhës të ilirëve, po edhe të epirotëve dhe të maqedonëve dhe se të gjithë këta popuj i mban si të ardhur nga pellazgët dhe se për tëpellazgët ishin një popullsi paleoballkanike, që qëndronte më vete. Lafe pohon se kjo pikëpamje e tij ishte në kundërshtim me tezën e përhapur në shekullin XIX se shqipja ishte gjuhë motër me greqishten 1024.

Hani i përgjigjet në mënyrë pohuese këtyre çështjeve duke theksuar analogjinë e zakoneve të rendit fisnor të fiseve shqiptare të maleve me zakonet shumë të vjetra të grekëve e të romakëve. Ky studiues u nis nga të thënat e Herodotit se pellazgët ndryshonin nga grekët në gjuhë, se ishin banorë të pjesës jugore të Gadishullit të Ballkanit përpara grekëve, si edhe nga fakti i njohur në bazë të tregimeve të një sërë historianësh të vjetër, se qarqet në veri të Greqisë ishin të banuara nga fise të ndryshme, barbare që flitnin në gjuhë të tyre, Hani e përdori në një mënyrë mjaft të gjerë termin pellazgë. Ai bashkon me këtë emër të përgjithshëm një grup të madh fisesh ilire, epirote dhe maqedonase, duke i konsideruar ata si fis midis tyre; për Hanin termat ilir dhe pellazg kanë të njëjtin kuptim. Nëse në pjesën jugore të Gadishullit të Ballkanit gjuha e vjetër e fiseve pellazge është asimiluar shumë shpejt nga gjuha greke dhe nëse më vonë një fat të këtillë ka pësuar edhe gjuha maqedone, deri në kohën e sotme pasardhësit e pellazgëve e kanë ruajtur gjuhën e tyre dhe zakonet e sistemit fisnor 1025.

1022 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, 1853, f. 214 1023 J. G. von Hahn, po aty, f. 215 1024 Emil Lafe, Johann Georg von Hahn – Themelues i albanologjisë moderne, në: Johann Geprg von Hahn. Akten der Internationalen Konferenz, Oberhausen, Athena, 2012, f. 24. 1025 J. G. von Hahn, po aty, f. 217-218

Page 207: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

207

Ai konstaton se kufiri midis dy dialekteve të mëdha të shqipes, i gegërishtes dhe i toskërishtes kalon gjatë Shkumbinit, po ashtu si ndahej në lashtësi Iliria nga Epiri nëpërmjet Rrugës Egnatia, e cila kalonte pikërisht gjatë këtij lumi 1026

Hani mendon se ndryshimet dialektore të shqipes së sotme reflektojnë ndryshimet e vjetra të fiseve epirote dhe ilire, që ishin të afërt midis tyre, e që kishin si kufi lumin Shkumbin, ashtu siç e kanë sot gegët e toskët. “Që nga ajo kohë siç shkruan Straboni, gjithçka ka mbetur nga maqedonët e sipërm dhe nga epirotët juglindorë kanë filluar të flasin bullgarisht, vllahisht ose greqisht; por në bregdetin dhe gjatë Shkumbinit çdo gjë është ruajtur siç ka qenë – në bregdet edhe tani jetojnë epirotët bilingualë, kurse lumi i Shkumbinit, edhe sot e kësaj dite i ndan gegët nga toskët, ashtu siç i ndante në kohërat e para ilirët dhe epirotët, të parët e tyre që ishin fis midis tyre” 1027.

Duke i konsiderur gjuhët e fiseve ilire të vjetra si gjuhë të afërta midis tyre, Hani është i mendimit se ata janë afër me gjuhën antike greke, por në një shkallë më të vogël. Ai i mëshon mendimit se analogjitë dhe ndryshimet e pellazgëve dhe të helenëve në gjuhë e zakone i korrespondojnë analogjive dhe ndryshimeve të shqiptarëve dhe grekëve të sotëm. Ekzistenca e elementeve të përbashkët këtu shpjegohet jo vetëm me afërsinë territoriale, por edhe me origjinën e përbashkët. Ai gjithashtu e vazhdon mendimin duke u shprehur se shqiptarët e meritojnë emrin e “neopellazgëve”, si edhe grekët e sotëm emrin e “neogrekëve”. Ai e quan të mundshme studimin e nomenklaturës gjeografike të vjetër të krahinave që banoheshin dikur nga fiset ilire, epirote, me anë të krahasimeve të saj me të dhënat e gjuhës së sotme shqipe. Rrjedhojat dhe përfundimet e këtij studimi duhet të vërtetojnë drejtësinë e pikënisjes. Hani shprehet: “Në qoftë se emrat e epirotëve të vjetër dhe ilirë tregojnë lidhjen e tyre me emrat shqiptarë,nga kjo duhet të dalë se ata që kanë krijuar këta emra, kanë folur një gjuhë të afërt me gjuhën shqipe, dhe, sa më të afërta të jenë me njëra-tjetrën këto forma, aq më të ngushtë duhet ta presupozojmë gjininë midis gjuhës së vjetër dhe gjuhës së re” 1028.

Ai e përdori gjuhën si argument për sqarimin e prejardhjes së shqiptarëve, d.m.th. për tezën e tij pellazgjike. Për të shqiptarët janë „pasardhësit e banorëve të lashtë parasllavë të vendit“ 1029. Këta banorë parasllavë të vendit ai i quan pellazgë, por i barazon me ilirët 1030.

Përveç dëshmive të historianëve antikë dhe gjeografëve Hani për të përforcuar pikëpamjet e tij u mbështet edhe te thëniet e miteve, p.sh. te legjenda e Kadmosit. Midis pellazgëve dhe grekëve kishin ekzistuar lidhje të ngushta, por Herodoti i kishte ndarë këta popuj sipas gjuhës së tyre. Ashtu siç kishin pranuar në kohën e re në Greqi shqiptarët greqishten e re, kështu pellzagët duhet të kishin pranuar prej grekëve të ardhur më vonë gjuhën e tyre. Kështu për shqipatarët shkon më shumë emërtimi „pellazgë të rinj“ 1031. Sipas Hanit shqiptarët u quajtën nga hebrenjtë e Levantes Peleštim-Filistë -Pellazgë. Të afërmit veriorë të pellazgëve ishin makedonët, të cilët përdornin një gjuhë jogreke dhe

1026 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, 1853, f. 218 1027 J. G. von Hahn, po aty, f. 219 1028 J. G. von Hahn, po aty, f. 221 1029 J. G. von Hahn, po aty, f. 213 1030 Në f. 215 të kësaj vepre te teza 4 ai shënon ilirisht=pellazgjisht në kuptimin më të gjerë “ po këtu ai

shton se „epirotët, maqedonasit dhe ilirët ishin farefis“ ; J. G. von Hahn, po aty, f. 215; Shaban Demiraj, Gjuha

Shqipe, f. 148 dhe 293; G. Grimm, Johann Georg von Hahn (1811-1869) Leben und Werk, Wiesbaden, 1964, f. 195 1031 Sipas referencës së Grimit f. 204, sot është hequr dorë nga teza e afrisë midis shqiptarëve dhe pellazgëve, sepse burimet antike nuk japin asnjë ide të qartë për pellazgët

Page 208: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

208

midis gjuhës së tyre dhe gjuhës shqipe moderne Hani tregoi disa pika takimi. Për të vërtetuar tezat e tij studiuesi përdori metodën etimologjike duke analizuar kuptimin e toponimeve të lashta me ato modernet dhe provën e tij e quan të suksesshme, kur toponimet e lashta i dalin si apelativë . Ai përpiqet ta përdorë këtë metodë për teorinë e tij mbi afrinë e shqiptarëve me pellazgët, ç’ka bëhet e qartë te shembulli i prejardhjes së fjalës „pelasgos“ 1032.

Pohimi se grekët kishin marrë emrat e perëndive të pellazgëve, e nxiti Hanin që të studionte “gjuhën pellazgjike” në lidhje me “fjalët e përbashkëta”, të cilat janë të njëllojta me emrat e lashtë të perëndive dhe konstaton se vetëm emrat nga periudha më e lashtë e titanëve të mitologjisë greke, dhe pothuaj asnjë nga rrethi më i ri olimpik është i krahasueshëm me shqipen. Kjo është dëshmia kryesore për teorinë se shqiptarët janë pellazgë dhe për karakterin jogrek të ilirëve, epirotëve dhe makedonëve. Por me futjen e konceptit të mjegullt mbi pellazgët ai e komplikon çështjen e prejardhjes 1033. Më tej ai tregon vazhdimësinë e një sërë toponimesh të krahinave ilire të periudhës ilire deri në kohët e sotme, ku zbulon disa mjete të fjalëformimit ilir, të cilat vazhdojnë të ekzistojnë në emrat e sotëm shqiptarë si: toponimi Dalmatia të cilin e shpjegon me anë të shqipes; dal, del (dielli), me këtë lidhet ndoshta dell-i „damari“ me kuptimin „ai që del nga sipërfaqja“ dhe dele 1034, dele-ja. I referohet Ksylanderit, respektivisht formave që jep ky i fundit delmërë dhe delmuarë „bari dhensh“, të cilat ai nuk i kishte gjetur; por formën e fundit e pranon si formë të rregullt të pjesores e cila flet për foljen delmoj „kullos bagëtinë“.

Ai argumenton edhe prapashtesat inë (geg.) dhe irë (tosk.) që gjendet tek emrat me prejardhje foljore: qelbësirë-qelbësinë nga qelbësoj, kjo e fundit nga qelbem (qelb = veprore); shëllinë, shëllirë etj. Forma e Delminiumit shqiptar është „Delminë-a“ gjinia femërore domethënë „stan ose kullotë“. Sipas tij këtë e dëshmon Straboni VII, 5, i cili shkruan se dalmatët kanë patur shumë gjë të gjallë. Duke u mbështetur në këtë dëshmi, i shton rrënjës „Dalm“ rrokjen shqipe –at, atëherë del emri i popullit Dalmati dhe i vendit Dalmatia – vend i deleve apo toponimin Ulcinium, Ούλκίνоν, i cili edhe sot quhet Ulqin nga fjala shqipe ulk apo uk; Lissos, të cilin e gjen tek Anan Komnena në formën Elissos. Λίςςоς e krahason me fjalën shqipe lis-i, shumës lisatë “pemë“. Kjo argumentohet me faktin se në fushën e bregut të detit, mes Drinit, Matit dhe Ishmit gjenden mbetjet e një pylli të vjetër. Ishulli Lissa dikur quhej Issa, por meqenëse sipas ligjësive fonetike l zhduket përpara j, ai nxjerr se forma e tij e plotë vendëse ka qenë „Ljisa“.

E gjithë kjo ishte për Hanin prova gjuhësore se shqipja është vazhdimësia e drejtpërdrejtë e dialekteve të lashta të ilirishtes, ku ilirët përbëjnë një nga degët thelbësore të popullsisë paleoballkanike, të cilët do të ishin dalluar nga grekët e lashtë. Si rrjedhojë Hani u bë një nga mbrojtësit e vendosur të autoktonisë së shqiptarëve, duke rënë në kundërshtim me tezën e përhapur gjerësisht se shqipja në bazë të prejardhjes së përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve nga pellazgët ka lidhje me greqishten si gjuhë motër 1035.

Kontributi gjuhësor i Hanit në albanologji në fakt ka një përmasë të madhe dhe të rëndësishme, ku edhe kritikat kontradiktore të veprave të tij nga kolegët eruditë gjatë dhe pas periudhës së tij nuk mund të ndryshojnë asgjë. Hani publikoi alfabetin e parë shqip, solli gramatikën e parë të plotë të dialektit të toskërishtes në gjuhën gjermane dhe një fjalor 1032 Gerhard Grimm, Johann Georg von Hahn (1811-1869) Leben und Werk, Wiesbaden, Otto Harrasowitz,

1964, f. 204. 1033 G. Grimm, po aty, f. 204-205. 1034 J. G. von Hahn, Studime Shqiptare, IDK, Tiranë, 2007, f.314, f. 329 1035 Ali Dhrimo, Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë, Akademia e Shkencave, 1985 f. 358.

Page 209: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

209

shqip – gjermanisht dhe gjermanisht – shqip të zgjeruar në krahasim me atë të Ksilanderit, duke e kapërcyer paraardhësin e tij si në fushën gramatikore ashtu edhe në atë leksikore 1036. Franc Bopi duke u mbështetur në materialin e mbledhur nga Hani, ka sjellë provën për përkatësinë e shqipes në familjen e gjuhëve indogjermane 1037.

VI.5 Shpjegimi i toponimeve sipas këndvështrimit të Hanit Në vazhdim, natyrisht për të përforcuar edhe tezën e tij mbi prejardhjen ilire të

shqiptarëve dhe të autoktonisë së tyre ai përpiqet të rendisë një varg të tërë emrash gjeografikë dhe fisnorë të pjesëve veriperëndimore të gadishullit të Ballkanit, duke u bërë një analizë etimologjike në bazë të të dhënave të gjuhës shqipe. Duhet pranuar se disa nga këto shpjegime etimologjike i kanë rezistuar kohës edhe sot si: krahasimi i emrit Albania me fjalën Arbëri, Arbëni; Afrimi i fjalëve Dalmatia, Dalmatea, Delmium ose Dalmion dhe i lokaliteteve shqiptare në Epir: Delvinë ose Delvinaki etj. 1038.

Në lidhje me toponimin Bora Hani shprehet: Kështu quhet malësia e Maqedonisë që vazhdon në veri të qytetit Edesa, të cilën e përmend Livi. Për këtë kemi fjalën shqipe “borë-a”, këtë emër ka edhe sot një nga majat më të larta të Alpeve të Shqipërisë.

Vendum: një qytet i japodëve, - vend-i dhe ven-i. – Këtë fjalë, bashkë me derivatet e saj vendës-i, vendçe, vënoj dhe vonoj, vënohem. Hani ua rekomandon gjuhëtarëve se ndoshta prej kësaj fjale mund të shpjegohen emrat vendeve.

Në mbështetje të prejardhjes ilire të këtij toponimi po bashkëngjisim edhe fragmentin e një mbishkrimi të gjetur nga arkeologu Karl Paç 1039, i cili gjen në cepin e sipërm, në anën e majtë të një pllake prej guri gëlqeror fjalën V E N D dhe në lidhje me këtë shprehet se shkronjat kanë të bëjnë me emër njeriu, përkatësisht emër gruaje Vend[es] ose Vend[o]. Forma e parë e emrit është e vërtuar vetëm një herë, dhe pikërisht në Jezerine, pra në afërsi të Gromile-s: Vendes Dennaia Andentis f(ilia) dhe duhet të jetë formuar sipas analogjisë së emrave Andes, Dases, Panes, Pinnes etj. Kurse Vendo është dëshmuar më shumë në Salona, Riditae dhe Plevlje dhe analogjinë e saj e ka tek emrat Aplo, Buo, Cato, Dasto, Diteio, Dito, Paio, Panico, Panto, Sexto, Testo, Titto, (Tito), Trio, Tritano, Vandano etj. Rrënja te të dy emrat është e njëjtë dhe, meqenëse toponimi Vendo nuk shfaqet vetëm në krahinat kelte të Dalmacisë, i përket gjuhës ilire. Paçi vazhdon duke theksuar se ka sjellë një dëshmi për vijimësinë e emrave ilirë të njerëzve në vendin e Japodëve me gjithë mbishtresimin kelt.

Po kështu edhe Krahe, përsa i pëket këtij toponimi, e fut atë tek ai grup që ka lidhje me njerëzit dhe me kulturën e tyre: Ούένδων (sipas Strabonit V.14; VII, 314) = Avendone (Tabela e Peutingerit Ant. 274, I etj.) ka lidhje me fjalën shqipe vënt, vëndi “vendbanim”. Ndërsa sipas Ptolemeut (III, 9, 4) mund të ketë lidhje edhe me Mëzinë e Sipërme me

1036 Gerhard Grimm, Johann Georg von Hahn (1811-1869) Leben und Werk, Wiesbaden, 1964, f. 194. 1037 G. Grimm, po aty, f. 194. 1038 J. Georg von Hahn, Albanesische Studien, 1853, f. 230-279 1039 Carl Patsch, Archäologisch-epigraphische Untersuchungen zur Geschichte der römischen Provinz Dalmatien, në: Wissenschaftliche Mitteilungen aus Bosnien und der Herzegovina, 7. Bd., Wien, Carl Gerold’s Sohn, 1900, f. 51

Page 210: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

210

Ούενδενίς 1040. Në këtë rast ka lidhje me emër gruaje po t’i referohemi edhe asaj që ka parashtruar Paçi.

Drilon – Drin-i 1041. Edhe Krahe 1042 e mban si një emër ilir ai e përfshin këtë emër lumi te grupet e emrave që përmbajnë prapashtesën –no – Drinus, dy lumenj në Iliri 1043 Këtë qëndrim mban edhe Anton Mayer i cili pohon se në dokumentet e vjetra greke shënohet Drilon, kurse në ato romake Drinus1044. Siç vë në dukje edhe Çabej 1045, emri Drin shfaqet jo vetëm në trevat veriore, por edhe në trevat jugore, ku rrjedh një tjetër lumë me të njëjtin emër, nga i cli e ka marrë emrin edhe krahina e Dropullit < Drino-polis.

Mat-ja- Këtë emër lumi Hani (faqe 244) e gjen tek harta e Likut të “Travels of northen Greece”. – Tom 3, dhe te të tjerë të cilët e japin në formën Mathis, por për Hanin burimi i këtij emri është i panjohur. Sipas Krahes (1925, f. 28) ky emër është prej burimi ilir. Ai është vazhdimi i trajtës Mathis të dokumentuar te Vibius Sequetser (shek. IV dhe V). Po ky e fut këtë emër te grupi që kanë në rrënjë –i dhe e konfirmon sërish vendodhjen e tij në Iliri 1046.

Skupi – Skupioi ose Skupion, qyteti i dardanëve, të cilin Ana Komnena e njeh me emrin e sotëm τα Σχόπια “ta Skopia”, Hani 1047 e lidh me fjalën shqipe shkop. Në përforcim të lashtësisë së këtij toponimi po japim edhe shpjegimin e Demirajt i cili pohon në lidhje me këtë emër se futet në ato toponime që dëshmohen në lashtësi me grupin nistor /sc-/ [=sk] dhe që kanë mbijetuar në gjuhën shqipe Shkupi < Scupi. Ky emër dëshmohet në Itineraria shek. III-IV të erës sonë. Demiraj shprehet se emri i këtij qyteti të lashtë është zhvilluar në përputhje me evolucionin e sistemit fonologjik të shqipes, në shqipe rrokja nistore Shku- është një zhvillim i rregullt i nistores scu- të periudhës romake 1048.

Skampeis , Skampa 1049 – Lumi i sotëm Shkumbin. Hani e lidh me fjalën geg. shkam dhe shkëmb tosk. Ai e gjen Skampa tek Hierocl. 653 dhe Konst. Porfyr de them. 2, 9. Pastaj te Ptolemeu 3, 13, 26 me trajtën Σκαμπεί dhe është ilirisht, sepse vjen nga fjala që e përmendëm pak më lart. Ai e mbështet këtë te zakoni i vendit sipas të cilit edhe lumi që kalonte pranë qytetit mori emrin e tij, duke e shoqëruar edhe me ndryshimin e –a në ë dhe ë në u kështu ai nxjerr se emri u bë shkumb 1050. Sipas Çabejit 1051 ky emër ashtu si emrat e lumenjve Drin, Mat, Erzen, Devoll, Vjosë “i përkasin shtresës parasllave të vendit”.

Këtë emër Krahe e rradhit tek emrat gjeografikë të ilirishtes ballkanike 1052

1040 Hans Krahe, Die Sprache…, 1955, f. 105 1041 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, 1853, f. 244 1042 Hans Krahe, Die alten balkan-illyrischen geographischen Namen. Auf Grund von Autoren und Inschriften, Heidelberg, C. Winters, 1925, f. 23 1043 Hans Krahe, Illyrische Namengebung, në: Würzburger Jahrbücher für Altertumswissenschaft, 1946, f. 205 1044 Anton Mayer, Die Sprache der alten Illyrier, Bd. 1, 1957, f.129 1045 Eqrem Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes, Vol. III, Tiranë, 1987, f. 319 1046 Hans Krahe, Die Sprache der Illyrier, 1955, f. 204 1047 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, 1853, f. 243 1048 Shaban Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve, Tiranë, 1999, f. 145 1049 J. G. von Hahn, po aty, f. 243 1050 J. G. von Hahn, po aty, f. 135, shënimi 65 1051 Eqrem Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe. Fonetika historike e gjuhës shqipe. Ribot. nga Universiteti i Prishtinës, 1970, f. 69 1052 Hans Krahe, Die alten balkan-illyrischen geographischen Namen. Auf Grund von Autoren und Inschriften, Heidelberg, C. Winters, 1925, f. 35

Page 211: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

211

Megjithatë Demiraj pohon se arsyeja e zëvendësimit të emrit të vjetër Genusus me emrin e ri Shkumbin mbetet për tu hulumtuar. Ai thekson se nuk është e vështirë të shihet evolucioni i nistores /Sk-/ > /Shk-/ (khs. Scampa> Skampin) 1053 .

Padyshim që etimologjitë e Hanit paraqesin interes, megjithëse jo të tëra janë të pranueshme. Vetë parimi i krahasimit historik i toponimisë dhe etnomikës ballkanike të vjetër me materialet e gjuhës shqipe të gjallë, i përdorur për herë të parë në një mënyrë të gjerë nga Hani, padyshim që në aspektin shkencor është mjaft i dobishëm dhe i nevojshëm, kur shkencërisht shtrohet çështja e origjinës së popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe 1054.

VI.6 Gjykimi i tij për alfabetin e shqipes. Kontributi për gramatikën dhe

fjalori i tij Në kapitullin e pestë nga faqja 280 – 300 sipas Haniy paraqitet alfabeti shqip dhe e

analizon duke nxjerrë një ngjashmëri me atë fenikas, gjë që, nuk është e rastësishme, sepse alfabeti fenikas është mishërim i atij të shqipes 1055. Nga 52 shenja shqipe ndan fillimisht shkronjat dyshe duke mbetur 37 shenja të thjeshta. Këtu nga forma e parë bazë ai dalloi format e rrotulluara, të kthyera dhe të pandryshuara. Pas një diskutimi sistematik të disa tingujve të këtij alfabeti në krahasim me ato të latinishtes, greqishtes dhe gjermanishtes dhe pas një studimi të rendit të shkronjave, i cili më shumë i ngjan atij rendi në alfabetin indian, sesa në alfabetin fenikas, Hani arriti të bënte pyetjen nëse ky alfabet është me prejardhje të lashtë apo të re. Një vendim përfundimtar ai e rezervoi derisa bëri krahasimin me alfabetin e shqipes në Italinë e Jugut. Ai mblodhi argumentet pro dhe kundër moshës së alfabetit 1056 dhe priret nga pikëpamja se ky alfabet përmban elementë të lashtë 1057. Ai pranon mundësinë se alfabeti i shqipes është një “rrjedhë anësore e hershme e ngrirë ” 1058 e zhvillimit të shkrimeve të njohura të Lindjes dhe për të sqaruar gjurmët historike ai kujton historinë e Kadmosit që u solli pellazgëve shkrimin fenikas, në atë kohë kur ata ende banonin në pjesën Jugore të Gadishullit të Ballkanit. Grekët që erdhën më vonë e gëlltitën elementin pellazg etnik, kështu gjuha e pellazgëve u asimilua, por alfabeti i tyure shërbeu si bazë për krijimin e shkrimit grek. Në këtë alfabet ai konstaton ngjashmëri të madhe formale me atë të lashtin fenikas 1059. Atdheun e shkrimit e vendos në Elbasan dhe ndoshta në Berat. Pas ardhjes gojë më gojë atë e ka shpikur mësuesi Teodor (Teodor Haxhi Filipi), i cili ka të ngjarë të vinte nga tradita e shkollës së qytetit shumë të rëndësishëm deri në mesin e shekullit të 18-të, Voskopojës 1060. Pra Hani i tërhequr pas teorisë së tij mbi origjinën pellazgjike të shqiptarëve, nuk mundi të qëndrojë pa shtruar hipotezën tërheqëse se alfabeti origjinal që ka ekzistuar në Elbasan, është ruajtur nga kohë shumë të vjetra.

1053 Shaban Demiraj, Prejardhja..., Tiranë, 1999, f. 158 1054 Jup Kastrati, Historia e albanologjisë, Tiranë, 2000, f. 783 1055 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft 1, 1853, f. 280-281 1056 G. Grimm, Johann Georg von Hahn (1811-1869), 1964, f. 197 1057 J. G. von Hahn, po aty, f. 281 1058 J. G. von Hahn, po aty, f. 293-294 1059 J. G. von Hahn, f. 295 1060 J. G. von Hahn, f. 296-297

Page 212: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

212

Kjo hipotezë e Hanit, sipas së cilës alfabeti i krijuar në shekullin e XVIII është trajtuar si një mbeturinë e kohëve më të vjetra, është e gabuar 1061

Vëllimi i dytë e kësaj vepre përbëhet nga dy pjesë me titull: “Kontributet për një gramatikë të dialektit toskë“ (faqe 1-120), ku trajton 1. Tingujt, 2. Nyjen, 3. Emrin, 4. Mbiemrin, 5. Numërorin, 6. Përemrin, 7. Foljen, 8. Parafjalët dhe ndajfoljet përgjegjëse të tyre si dhe 9. Shtojcën, e cila përfshin thirrje, betime, lutje, forma përshëndetëse dhe shprehjet e dëshirave, emra të përveçëm të shqiptarëve.

Ky vëllim hapet me një parathënie prej dy faqesh, ku pohon se në kohën kur e shkroi këtë punim ai vetë ndërkohë po mësonte shqipen, dhe metoda që përdori ishte krejtësisht teorike, sepse në Janinë mundësia për të praktikuar gjuhën shqipe, ishte e pakët. Rruga që ai mori në këto kushte për krijimin e morfologjisë ishte kjo: ai shkroi të gjitha emrat, mbiemrat, përemrat dhe foljet që përfshiheshin në përmbledhjen e fjalëve të Ksylanderit, i renditi ato sipas mbaresave të tyre në klasa të ndryshme dhe, pasatj, i lakoi dhe i zgjedhoi ato, sipas rradhës, pjesërisht me shkrim, pjesërisht me gojë, me mësuesin e tij, i cili ishte shqiptar i lindur, por që gjuhën e vet amtare e njihte po aq pak teorikisht sa edhe bashkëatdhetarët e tij të tjerë, ose ishte përpjekur vetëm t’i shkruante dhe prandaj në fillim qëndrimin e Hanit e kishte ndjekur me mosbesim të madh dhe shpesh me padurim, por pastaj kishte nisur të futej në idetë e Hanit dhe si rrjedhojë i përmirësoi dhe kontribuoi në ndërtimin e kësaj vepre.

Hani përkthimin shqip të Dhjatës së Re e konsideron si gur të shkëlqyeshëm prove të rezultateve të nxjerra, me të cilat u bënë krahasime me gjithçka që Ksylanderi kishte përftuar nga të njëjtat burime. Ai pohon se ky përkthim është në dialektin tosk dhe se ka shumë gjasa në ato nuanca siç flitet në malet e Himarës (Akrokeraunit) dhe se format e tij ndryshojnë vetëm pak nga ato të rrethit të Tepelenës (vendlindjes së Ali Pashës). Autorit i vjen keq që nuk janë mbledhur e ruajtur këto ndryshime dialektore. Hani kufizohet në përpunimin e dialektit tosk, ashtu siç flitet rreth këtij qyteti, apo më saktë, si në fshatrat e krahinës së Riças, vendlindja e mësuesit të përmendur (Apostol Panajot Meksi-J.K.), pra kufizohet për arsyen se gjuha e tyre vlente si më e pastra, dhe ai shpreson se ky kufizim, duke patur parasysh kushtet në të cilat punoi, dhe gjendjen e gjuhës në përgjithësi, nuk do të kritikohej nga gjuhëtarët kompetentë1062. Ai thekson se punës së tij do t’i bënte më shumë dëm sesa dobi pranimi i disa shmangieve të formave të shkëputuar nga lidhja e tyre, siç do t’ia kishte sjellë rasti atij. Por brenda këtyre kufijve të ngushtë Hani kërkoi të paraqesë në mënyrë shumë të kujdesshme dhe të plotë morfologjinë e toskërishtes me aq sa kishte mundësi 1063, kurse përsa i përket sintaksës ai nuk e quan veten aq të aftë sa ta përpunojë sistematikisht nga materiali i grumbulluar, por i papërpunuar. Prandaj këto të dhëna ai i kufizon vetëm në përmbledhjen e shembujve mbi konstruksionet spikatëse, siç iu paraqitën atij gjatë punës, dhe prandaj ato iu shtuan pjesëve përkatëse të morfologjisë. Ai nënvizon se këto njoftime mund të kenë lidhje më pak me veçoritë e sintaksës shqipe sesa me shmangiet e saj nga sintaksa e greqishtes, të cilat janë shumë më të pakta sesa ngjashmëritë e tyre, kjo si rrjedhojë e faktit se shqiptari, sidomos tosku, mendon dhe flet tamam si një grek i ri, kështu që bëhet i mundur transmetimi besnik i mendimeve dhe i mënyrave të shprehjes, madje edhe i renditjes së fjalëve të një gjuhe në një tjetër.

1061 Jup Kastrati, Historia e albanologjisë, Tiranë, 2000, f. 784 1062 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft II, 1853, f. V-VI 1063 J. G. von Hahn, Heft II, po aty, f. V

Page 213: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

213

Ai pohon se edhe këto shmangie të shqipes nga greqishtja e re janë trajtuar me shumë boshllëqe; kështu për shembull në këtë pjesë më kot do të kërkohen rregullat mbi përdorimin e formave të shquara dhe të pashquara të lakimit.

Katër faqet e para të gramatikës së tij Hani ia kushton alfabetit të gjuhës shqipe dhe shpjegimit të shkronjave. Të 33 gërmat e alfabetit të tij me bazë helene krahasohen me gjermanishten dhe me greqishten e re, por brenda tekstit ka përqasje edhe me latinishten, frëngjishten dhe anglishten. Megjithëse kjo vepër është hartuar në dialektin tosk, nuk mungojnë edhe paralelizmat me gegërishten. Fonetika ndodhet në faqet 1 – 27, klasifikimi i fonemave është kryer mbi një bazë shkencore. Hani e ka bërë dallimin midis diftongut dhe togut zanor. Hapësirë i ka dhënë vokalizmit: shndërrimit â –ë (âmë geg. – ëmë tosk.),a – e (karre-qerre), a- o (vatër tosk. – votër geg.), e-ë (vend g. – vënd tosk.), ë – i (gjëmim tosk. – gjimim geg.), e – o (vé tosk. – vo geg.), ë – i (ulërij – ulurij), ë – y (vyshk tosk. – vyshk geg.), i – y (kripë tosk. – kryp geg.), i – u (mishkonjë – mushkonjë), o – u (gosht – gusht), o – y (goja tosk. – gjyja geg.), u – y (gruri, nj. – grynjërat, sh.) etj.

Nga konsonantizmi ka shënuar alternimet: ll – dh (filloj – fidhoj), i – r (bibil – birbil),lj – j (valj – vaj), m – n (from geg. – fron tosk.), m – v (mënoj tosk. - vënoj tosk.), m – b (mrenda geg. – brenda tosk.), m – p (mështill geg. – pështiell tosk.), m – f (mëshij ose pshij geg. – fshij tosk.), n – dh (nëndurë geg. – dhëndurë tosk.), r – th (kërmill geg. – këthmill tosk.), r – h (ryj – hyj), r – n (kurorë tosk.- kunorë geg.), v – f (vërshëllin – fërshëllin), f – h (kref geg. – kreh tosk.), g – k (bagëti –a tosk – bëgti – a geg.), gj – q (ungj geg. – unq tosk.), 1 – ç (qëkur? – ç’kur tosk.), k – t (ke geg. – te – tosk.), th – f (thellë tosk. – fellë geg.), ç – sh (çkul tosk. – shkull geg.), k – ng (kadalë geg. – ngadalë tosk.), d – nd (daj geg. – ndaj tosk.).

Një vend të veçantë autori i ka caktuar theksit: verí tosk – véri geg. Po kështu edhe ambigjenisë së emrave: ndér-i, nderë-a.

Janë trajtuar edhe mjaft fenomene fonetike si hiati, kontrakcioni, diftongu, rotacizmi, metateza, proteza, epenteza, ablauti, umlauti etj.

Në fonetikë Hani 1064 ka vëzhguar 70 raste të ndryshme alternimesh. Ai është i pari gjuhëtar që ka shqyrtuar dukuritë dialektore midis gegërishtes dhe toskërishtes. Shembujt ilustrues janë të shumtë dhe të larmishëm nga e folmja e Shkodrës, Elbasanit, Dobrës, Vlorës, Labërosë etj.

Morfologjia përfshihet nga faqet 27 deri 104. Hapet fillimisht me disa njohuri mbi nyjen (f.27-28). Më pas trajtohen emrat (f.29-41), që i ka klasifikuar në tri lakime. Lakimi i parë me mbaresën –a; -ja: hënë-a, vé-ja, dhi-ja Lakimi i dytë me mbaresën – i: qen-i, mal-i, burr-i Lakimi i tretë me mbarresën – u: mik-u, kushëri-u, njeri-u

Pastaj merret me shqyrtimin e nyjeve 1065 në togje fjalësh: Biri i Perndisë, Vajza e babait, vendi të Ierusalimit. Mbiemrin e trajton në f. 44-48 i cili trajtohet në raste të ndryshme sipas mbaresave: - i (ri), - k (lik), - q(keq), - h (leh-të), - gë (largë), - th ((math), - t (bugat), - sh (larosh), - shë (trashë), - m (majm), - më (njomë), - rë (mirë), - ll (mashkull), - llë (hollë), - lë (vogëlë), - të (butë), etj. Aty ai ka konstatuar edeh generis communis. Ka bërë edhe lakimin e mbiemrit të shoqëruar me emër: njeriu i mirë etj. Numërorët themelorë dhe rreshtorë (f.49 – 50) janë dhënë me një listë. Përemrat 1066: vetorë, dëftorë, lidhorë, pyetës, të pakufishëm, pronorë janë trajtuar me shënime dhe vërejtje gjuhësore. Foljet 1067 janë kapitulli më i gjerë i veprës. Autori bën

1064 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft II, 1853, f. 1 - 27 1065 J. G. von Hahn, po aty, f.42-43 1066 J. G. von Hahn, po aty, f. 51-61

Page 214: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

214

të ditur verbat deponentia, foljet jokalimtare, diatezën veprore dhe pësore. Njeh mënyrat dëftore, lidhore dhe urdhërore. Përdor terminologjinë gramatikore latinisht për kohën: Preasens, Imperfectum, Aorist, Imperativ, Futurum, Conditionnel, Futurum Exatym, Perfectum, Plusquamperfectum i parë dhe i dytë, Particip.

Zgjedhimi i parë i foljeve mbaron me bashkëtingëllore: lak, çfaq, ftoh, shtyp, lith, mbyt, siell, nëm, shpun, thur, qes, mbush. Zgjedhimi i dytë mbaron me zanore: ndaj, kthej, bëj, arrij, gatuaj, hyj. Zgjedhimi i foljeve është bërë me saktësi dhe të shoqëruara me vërejtje të detajuara të autorit. Ai ka dalluar tetëmbëdhjetë folje të parregullta (Anomale Verba): vë, zë, lë, ngrë, vete, bie, shtie, vij, ri, gjej, ha, dua, shoh, njoh, ap, thom, flë, mbetem. Me shumë interes janë shënimet e Hanit në lidhje me Infintivin, Konjuktivin, Participin si dhe për kohët (Temporibus), format, konstruktet dhe rolin e sintaksës së tyre.

Një trajtim origjinal dhe të gjerë Hani ai u ka bërë parafjalëve dhe ndajfoljeve ndjekur kriterin sintaksor në klasifikimin e tyre 1068.

Parafjalët e rasës emërore: nga, te, tek. Aty ka vëzhguar edhe ndajfoljet: nga, ngado, ngadita, ngavjet, nga-herë. Parafjalët e rasës gjinore: afër, veç, veçmë, përveç, brenda, jashtë, dreq, dreq përdreq, kondrë, kundrë, kundreq, mbanë, ndanë, pranë, pas, poshtë, prapa, prei, prej, preij, rëpara, përpara, rëpjetë, përpjetë, tatëpjetë, tutje.

Parafjalët e rasës kallëzore: mbë, më, ndë, ndër, mbi, me, ndënë, pa, për. Të gjitha këto parafjalë i ka analizuar edhe si ndajfolje me shembuj të shumtë.

Në një kapitull të veçantë janë trajtuar ndajfoljet dhe lidhëzat 1069. Në një paragraf të posaçëm Hani ka theksuar lokucionet ndajfoljore të formuara nga përsëritja e së njëjtës fjalë: valë valë, vende vende, balla balla, kadalë kadalë, hollë hollë, lara lara, lecka lecka, mot mot, palë palë, pjesë pjesë, pika pika, radhë radhë, tufa tufa, çupa çupa, besë për besë, dreq për dreq, mes për mes, rreth për rreth, tash për tash (Shkodra), veç e veç.

Në fund Hani ka vendosur një shtojcë nga faqja 105-120 në të cilën ka përfshirë: 1. Pasthirrma: epifonema, interjekcione, eksklamacione 2. Bena apo betime: për besë, për sy të diellit, pr’atë qill, për këtë dhé, për bukë, për sy të ballit, për kokën time, për buk e për krypë, për perënditë, për Krisht, për Zot, për tënë zónë, për madhëni të Zotit (Shkodra), pasha zótinë (Shkodra), për atë jetë që na pret, mos paça njeri, më vrafshinë etj. 3. Përshëndetje: mirë mengjes, mirë dita, mirë mbrëma, mirë se erdhe, udh’ e

mbarë, nat’ e mirë, mir’ u gdhifsh, u gdhifsh me shëndet, mirë mbeç etj. 4. Nâmë, mallkime: të marrtë djalli, të raftë pika, të përpiftë dheu, u shofsh e mos

mbeç etj. 5. Emra stinësh: dimër-i (tosk.), dimën-i (geg.), behar – i (tosk.), pranverë-a (geg.),

korrk-u (tosk.), verë-a (geg.), vjeshtë – a, janar-i (tosk.), kallëndur-i (geg.), shkurt-i (tosk.), frur-i (geg.), mars-i, prill – i, maj – i , allonar-i (tosk.), llonar-i, qershur – i (geg.), korrik-u, gusht – i, vjesht’ e parë (Berat), shtator, shë mitrë (tetor), vjesht’ e dytë (Berat), shë Mëhill (nëntor), shë Mëri e Strugës, vjesht’ e tretë (Berat), shën Endré tosk. (dhjetor), shë Ndëré (geg.).

1067 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft II, 1853, f. 61-90 1068 J. G. von Hahn, po aty, f.90 – 104 1069 J. G. von Hahn, po aty, f.99-104

Page 215: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

215

6. Emrat e ditëve të javës: e dielë, e dille (geg.), e hënë, e hane (geg.), e martë, e mërkurë, e ënjëte, e enjte –ja (geg.), e premte, e premte – ja (geg), e shëtunë, e shtunë (geg.)

7. Emërtime njerëzish: foshnje, çilimi, kalama-ja, geg., çuni, cucë-a geg., voce-ja,, voc-i geg., djalë, vaizë-a, vashë-a geg., çupë, gocë-a geg., burr-i (4-45 vjeç), grue-ja, e lashtë, plak-u, plakë-a, plak i lashtë.

8. Emërtime kafshësh: qënq-i, shtjerra-t, shelek-u, dash-i, dele-ja, dhënt-ë, berra-të, kec-i, keth-dhi, ftujë-a, cap-i, dhi-a, viç-, dem-i, mushtjerrë-a, ka-u, qe-të, lopë-a, kal-i, kauj-t, gomar-i, magjar-i, thi-u, derr-i, dosë-a.

9. Brezat familjarë: farë-a, fis-i, gjiri-a, jenì-a (---, genus), súa-oj, fëmijë-a, fëmilje-a, (shtëpi-a), breza-t, berqetë nga bark-u; njerëz nga njeriu, stërgjysh-e-a, gjysh-i, math-dhi (Berat), gjyshe-a, madhe (Berat), gjyshëlja (Gjirokastër), tatë-a, joshe-a, baba-i, atë-i, lalë, im atë, it atë, i jatë, nënë, mëmë, ëmë, momë-a, nanë-a, djemtë, bij-të, bir-i, biljë-a, bijë-a, nip-i, mbesë-a, vëlla-i, motrë-a, vëllazër-itë, nip-t, unq-i, xhaxha, daì-ja, hallë-a, teze-ja, emtë-a (geg.), njerk-u, njerkë-a, vjerr – i (tosk.), vjehër-i (geg.), vjerrë-a (tosk.), vjehërë –a (geg.), dhëndër-i (tosk.), dhânder-i (geg.), nuse – ja, kunat-i, kunatoll – i, kunatë – a, krushk-u.

10. Masa matjeje: gishti-i, shuplakë-a, pëllëmpë-a, gjurmë-a, kut-i, pash-i, çereke-ja, qasé-ja (Vlorë, Tepelenë, Përmet, Korçë), kile-a, kandar, okë-a, terezi-a, kandar i rândë (geg.), kandar i lehtë (geg.)

11. Thirrje: pis! pis! pul! pul! ush! 12. Emra të përveçëm 1070: Biba, Vito, Jorgji, Gjerq, Gegë, Dedë, Dilo, Dodë, Dukë,

Qirko, Koço, Lekë, Malo, Mato, Minó, Nush, Nelko, Prend, Rapo, Hito, Hodo, Dafinë, Diellë, Zekë, Kondo, Lalo, Lele, Lilo, Pinë, Prendë, Sose, Zyme, Tarë, Hane.

Emra të krishterë: Llesh (Alxandër), Nane, Nas, Nast, Stas (Athanas), Ndre, Ndreçkë (Andreas), Sile (Vasil), Vito, Mitrë, Dime, Miç, Mino (Demetr), Gjergjua, Gogo (Gerog), Lile (Elias), Kirko (Keryx), Kondil, Nine, Dino (Kostandin), Merko (Mark), Mertir (tosk.), Mertin (geg. Martin), Mìll, Mëhìll (Michael), Nik, Kol (Nikol), Pjetër (Peter), Sevo (Saba), Stef, Fan (Stephan).

Emra myslimanë: Minkë (Emin), Remko (Mucharem), Muço (Mustapha), Sulo (Suleiman). Mbiemra familjesh në Riça: Vodaj-të, Dodat, Turaj, Reçaj, Kuqaj, Bishaj etj. Mbiemra familjesh në Elbasan: Sulkuqi, Popa, Dodëbiba, Bala, Xhaja. Mbiemra familjesh në Berat: Syko, Truja, Orman, Sallabanda, Korroveshi, Shkurti, Karbunara etj.

Disa emra katolikësh në Shqipërinë e Veriut Hani 1071 i ka nxjerrë nga njoftimet Dr. Ballarini, zëvendëskonsull i Austro-Hungarisë në Shkodër: Age, Agetìn (Agata), Llesh, Aleks (Alessio), Baldo (Baldassare), Çeçile (Cecilia), Kisin (Cristina), Todor (Teodoro), Ded (Domenico), Frano (Francesso), Gjergj (Giorgo), Gek (Gregorio), Jak (Giacomo), Jakim (Giaccimo), Gjon (Giovanni), Zef (Giuseppe), Gjusta (Giuseppina), Gasper (Gaspere), Katrin (Caterina), Kostantin Loro (Lorenzo), Lazer (Lazzare), Luk (Luca), Çile ose Çikle (Lucia), Len (Maddallena), Marian (Marianna), Mrika ose Kusha (Maria), Mark (Marco), Mart (Marta), Martin (Martino), Mati (Matteo), Jil (Michele), Kol (Nicolo), Palok (Paolo), Pjeter (Pietro), Filip (Filipo), Rok (Rocco), Rosa, Drano, Simon (Simone), Shtjefen (Stephano), Teres (Teresa), Tom (Tomasso). 1070 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft II, 1853, f. 116-117 1071 J. G. von Hahn, po aty, f. 118

Page 216: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

216

Në këtë kapitull autori ka regjistruar edhe pesë fise nga Fani 1072: Oroshi, Spaçi i Mirditës: Markolaj, Dedaj, Dodaj, Bibaj, Gjinaj, sulaj, Vasaj, Gegaj, Pataj, Gjonaj, Bokaj, Bardhaj, Hotaj, Tushaj, Lleshjaj, Viljaj, Lalaj, Bizakaj, Gjukaj, Don-Gjonaj etj.

13. Disa prapashtesa me të cilat formohen emrat e banorëve të qyteteve e krahinave (emra) gege dhe derivatet e tyre 1073: Berat –

beratasi; Elbasan – elbasanasi; Kavajë – kavajasi; Peqin – peqinasi; Mat – matjani; Dibër – dibrani; Durrës – durrësaku; Vlonë – vlonjaku; Prizren – prizrenasi; Tetovë – tetovari; Tiranë – tiranasi; Shkodër – shkodrani; Krua – kruatani; Shpat – shpataraku.

14. Ky kapitull mbyllet me 13 emrat: lesh-, qime-ja, çupë-ja, perçe-ja; pleksidhe-a; bisht-i; balluke-ja; cullufe-ja; mjekrë-a; mustaqe-ja; vetullë-a; qepallë-a; qerpik-u. Veprën “Kontribut për një gramatikë të dialektit toskë” e karakterizon saktësia. Megjithëse e shkruar 160 vjet përpara, kjo vepër shquhet për një gjuhë precize dhe të përpiktë, gjuha e shkruar dallohet për koherencën e saj. madje vërehet se ajo është e stabilizuar. Nga pikëpamja e fushës së dialektologjisë kjo është vepra e parë me këtë karakter brenda të folmeve kryesore të gjuhës shqipe, siç e thekson edhe ai vetë në parathënie, i cili bazohet në “dialektet më të pastra”. Shpeshherë në këtë vepër hasen përqasje me gjuhët e tjera indoevropiane

Grimi shprehet se Hani u përpoq të kuptonte në mënyrë sa më të plotë morfologjinë 1074. Përveç përshkrimit të kategorive gramatikore të sistemit morfologjik të gjuhës shqipe, mënyrave e mjeteve të shprehjes së tyre, ai i kushtoi një vëmendje edhe formimit të fjalëve sipas pjesëve të ligjëratës, këtu kanë zënë vend edhe vlerat e kuptimet e formave të ndryshme (të rasave të sistemit emëror, të kohëve e menyrave të foljes, të formave të pashtjelluara), duke dhënë kështu një pamje tërësore të fakteve, dukurive gjuhësore e të lidhjes së anëve të ndryshme të tyre. Hani ka paraqitur mirë pasurinë e mjeteve shprehëse të shqipes së mesit të shekullit të 18, sidomos të dialektit toskë, por duke mos i mënjanuar as disa nga veçoritë themelore të dialektit të gegërishtes, duke i sjellë në një plan krahasues. Ky material i pasur është marrë kryesisht nga folklori, nga gjuha e gjallë, por edhe nga Dhjata e Re.

Kjo gramatikë ka merita të shquara në aspektin teorik dhe praktik. Është dhënë mirë struktura morfologjike e fjalës. Tek emri është parë në mënyrë të drejtë kategoria gramatikore e gjinisë, numrit, rasës, lakimit, trajtës së shquar dhe të pashquar. Siç e çekëm edhe më lart, ai ka trajtuar problemin e nyjës, gjithashtu janë shqyrtuar me kujdes prej tij kategoritë gramatikore të foljes. Ka sjellë format e shtjelluara dhe të pashtjelluara. Një paraqitje mjaft bindëse ai u bën parafjalëve që i jep sipas rasave të tyre përkatëse.

Siç e pamë edhe më lart ai një vend të konsiderueshëm u ka kushtuar tingujve, ai jep korrespondencat e tingujve të dialekteve toskë dhe gegë. Ai ka qenë i pari që ka mundur të vendosë një varg ligjesh fonetike që kanë një vlerë dhe rëndësi për fushën e dialektologjisë shqiptare 1075.

Duhet theksuar se Hani arriti të krijonte një gramatikë që e kapërceu paraardhësin e tij Ksylanderin, sqaroi dhe zgjeroi sistemin e lakimit të emrave dhe mbiemrave. Shembujt e tij të shumtë nga gjuha e gjallë treguan se kjo nuk dallonte shumë nga ajo e Dhjatës së Re, e burimit kryesor të Ksylanderit. Ai hodhi më shumë dritë mbi sistemin fonetik të shqipes

1072 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft II, 1853, f. 118 1073 J. G. von Hahn, po aty, f. 119 1074 Gerhard Grimm, Johann Georg von Hahn (1811-1869) Leben und Werk, 1964, f. 193 1075 Jup Kastrati, Historia e albanologjisë, Tiranë, 2000, f. 781

Page 217: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

217

sipas përdorimit gojor 1076, shmangu tingujt dyfishë që Ksylanderi i kishte ruajtur ende nga përdorimi i shkrimit grek 1077.

Kjo pjesë përmban edhe një kapitull të veçantë kushtuar „Provave gjuhësore shqipe“ nga faqja 121-169. Këtu ai përfshin këngë popullore toske dhe gege, fjalë të urta, fraza dhe sentenca, gjëegjëza toskërisht dhe gegërisht, përralla popullore toskërisht, këngë dashurie, këngë nga Berati, këngë vaji këngë popullore për disa persona si: Idris Aga nga Suli, Murteza Aga, Belul Aga Toto nga Progonati, Selman Toto, Abas Thane, Hasan Çaku, Abas Selimi. Në faqet 142-149 ka sjellë poezi të Ibrahim Nezim Frakullës nga Berati, lirika erotike, vjersha në rend alfabetik nga Përmeti. Në faqen 151 në krye të sentencave Hani shkruan: tosk. meselé (turq.), gegërisht: fjal‘ e vjetërë ose e moçme. Në fund e përmbyll me gjëegjëza toske (19), 80 kashë e lashë gege: ânshtë seç ânshtë, një formë e lashtë gjuhësore qëdel edhe te Buzuku (1555): anshtë, të cilat ndiqen nga pesë përralla popullore toske 1078. Pra siç e shohim ai sjell një kontribut të madh edhe në fushën e folklorit, të frazeologjisë etj.

Pjesa e tretë: „Kontribute për një fjalor shqip-gjermanisht paraqet një listë gjermanisht – shqip të fjalëve që ka fjalori shqip – gjermanisht. Si bazë të këtij punimi ai përdori fjalët e mbledhura nga Ksylanderi në „Sprache der Albanesen oder Schkipetaren. – Frankfurt am Main, 1853“, të cilat i përpunoi me shumë kujdes. Burimi kryesor, prej të cilit ka dalë kjo listë fjalësh, është përkthimi në toskërishte i Dhjatës së Re të botuar në 1827 në Korfuz nga kryepeshkopi Gregorius. Plotësimet që iu bënë kësaj liste u morën nga gjuha e gjallë dhe e shumfishon fjalorin e paraardhësit të tij trefish, shumë fjalë që te Ksylanderi konsiderohen si të pasigurta, ai i vërtetoi në gjuhën e gjallë. Në këtë punim ai nisi me përpjekjet e para sistematike për një etimologji të gjuhës shqipe, ndërkohë që ai dallon huazimet nga greqishtja e re dhe, për aq njohuri sa kishte, edhe ato nga turqishtja 1079 1080. Vështirësinë kryesore ai e has te prodhimi i një sistemi të përgjithshëm fonetik të kësaj gjuhe, e cila vetëm flitej dhe madje në dialekte shumë të ndryshme 1081.

Në pjesën e tretë të kësaj kryevepre të titulluar “Beiträge zu einem albanesisch – deutschen Lexikon” (Kontribute për një fjalor shqip – gjermanisht), përbëhet nga 243 faqe dhe nga dy pjesë, pjesa e parë përmban listën e fjalëve gjermanisht-shqip të fjalëve që përmban fjalori shqip – gjermanisht. Hani pohon vetë në parathënie se ka vendosur në bazë të këtij fjalori listën e fjalëve të mbledhura nga Ksylanderi në veprën e tij “Gjuha e albanezëve apo shqiptarëve”, 1835, të cilën ai e ka përpunuar me shumë kujdes. Ndërsa burimin kryesor të kësaj ai e ka gjetur te përkthimi në dialektin e toskërishtes të Dhjatës së Re nga Gregori (Grigor Gjirokastriti – Vangjel Meksi), kryeipeshkvi i Eubesë. Në listën e shkurtimeve që ka vendosur Hani, janë dhënë shkurtimet Blanc dhe Tetragl, të shoqëruara përkatësisht me shënimet Francisco de Blancis, Dictionarum latino-epiroticum dhe Tetraglottan Daniel’s. Pra del qartazi se Hani do të ketë patur dijeni për ekzistencën e këtyre dy fjalorëve, por që nuk ka mundur t’i shtjerë në dorë. Këtë e vërejmë kur Hani e quan të nevojshme të japë shpjegimin se për fjalët e Danielit duhet parë Fjalori i Ksylanderit, veç këtij fakti ai nuk i përmend në parathënien e kësaj pjese. Vështirësinë kryesore Hani gjatë kësaj pune e hasi në prodhimin e një sistemi të përgjithshëm fonetik për një gjuhë e cila vetëm flitej, madje në dielakte shumë të ndryshme.

1076 Gerhard Grimm, Johann Georg von Hahn (1811-1869) Leben un Werk, Wiesbaden, 1964, f. 194 1077 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft II, 1853, f. 1-4 1078 J. G. von Hahn, po aty, f. 123-163 1079 J. G. von Hahn, Heft III, po aty, f. V-VII 1080 G. Grimm, po aty, f. 193-194 1081 J. G. von Hahn, Heft III, po aty, f. V

Page 218: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

218

Ai thekson se ky titull “Kontribute për një fjalor gjermanisht – shqip” e përligj veten, meqenëse në ato materiale të mbledhura, përbëjnë vetëm copëza të thesarit të gjuhës shqipe 1082. Ai nuk pati parasysh treva të tëra shumë të rëndësishme gjuhësore si dialekti çam, të folmet e pjesëve lindore të vendit, si e të dy luginave të Drinit, trevat shqiptare në Mëzinë e Sipërme. Shtesat e fjalëve të mbledhura ai ia mori gjuhës së gjallë dhe shtoi një pjesë të mirë të fjalëve të sjella nga Kristoforidhi. Ai përfshin edhe një sasi të madhe nga fjalët që ka mbledhur gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri 1083. Ai mbajti pjesën më të madhe të fjalëve greke të Ksylanderit, por hoqi edhe një sërë fjalësh të cilat nuk jetonin më në gjuhën shqipe, greqizma dhe turqizma, dhe u zëvendësuan me fjalë shqipe 1084. Pas disa provash në toskërishte dhe në gegërishtë, Hani vërtetoi se disa fjalë dhe trajtat e tyre, për të cilat Ksylanderi kishte dyshuar, gjendeshin dhe jetonin në shqipe. Vetëm disa fjalë mbetën të paqarta, të cilat ai i la në kllapa, ashtu siç kishte vepruar edhe Ksylanderi. Në këtë fjalor ai përdor emërtimet e shkurtuara tosk. dhe geg. Ai konsideron si krahina tipike ku flitej më pastër toskërishtja dhe gegërishtja përkatësisht Tepelenën dhe Elbasanin 1085, kështu që format e fjalëve, të cilat hasen në këto krahina janë marrë si forma përfaqësuese të dy dialekteve përkatëse 1086. Me hartimin e fjalorit ai kishte filluar punën për një etimologji shqiptare duke dalluar fjalët që shqipja ka huazuar nga greqishtja e re, dhe për aq sa ishin të njohura për të, ai dalloi edhe turqizmat. Nga materialet që ai kishte në Fjalor dhe nga vërejtjet e tij, Hani arriti në përfundimin se fjalët e huazuara nga greqishtja e re do të ishin më të përdorshme në krahinat jugore fqinje me Greqinë, megjithatë ato nuk mungonin as në Shkodër. Ai me të drejtë vuri sinonimet shqipe të fjalëve greke, kur këto sinonime ekzistonin në shqipe 1087. Ndërsa huazimet greke i shënoi me griech., duke u mbështetur shumë në njohjen e tij të greqishtes, për huazimet nga turqishtja veproi më i rezervuar, meqenëse ai vetë nuk e kuptonte turqishten. Por me aq sa huazimet turke ishin të njohura për të dhe ishte I sigurtë, ai i shoqëroi me shkurtimin türk. Edhe në lidhje me këto huazime ai veproi njëlloj si me huazimet greke, kur u shqyrtuan fjalët në mbledhjen e Ksylanderit. Huazimet turke që ishin të njohura vetëm për ata që e dinin mirë turqishten, Hani nuk i përfshiu në fjalorin e tij, përkundrazi u futën në këtë fjalor disa të tjera që jetonin dhe përdoreshin në gjuhë. Sa herë ishte e mundur, edhe për këto huazime ai dha sinonimet shqipe. Madje ai kishte konstatuar se po të bëhej një studim më i hollësishëm do të çonte në përfundimin se numri I fjalëve të huazuara nga turqishtja do të ishte më i madh nga ç’dilte në Fjalor 1088 Fjalori është i shoqëruar me një listë shkurtimesh, ku janë përfshirë 68 shkurtime. Një pjesë e këtyre shkurtimeve janë të lidhura me shënimet gramatikore të fjalëve, me ndonjë shënim stilistikor a ngjyrim emocional të ndonjë fjale si p.sh.: iron., neutr., poet., me të dhëna e me shpjegime e shënime të ndryshme të fjalëve dhe kuptimeve të tyre. 26 nga këto shkurtime janë për shënime gramatikore si: accus. për accusativ (kallëzore), adj. për adjectivum (mbiemër), adv. për adverbium (ndajfolje), fem. për femininum (femërore),

1082 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft III, 1853, f. VI 1083 J. G. von Hahn, po aty, f. V 1084 J. G. von Hahn, po aty, f. VII 1085 Vendlindjet e të dy mësuesve të tij, Apostol Panajotit dhe Kostandin Kristoforidhi 1086 J. G. von Hahn, po aty, f. VI 1087 J. G. von Hahn, po aty, f. VII 1088 J. G. von Hahn, po aty, f. VII v.

Page 219: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

219

masc. për masculinum (mashkullore), pl dhe pur. për pluralis (shumës), pass. për passivum (pësore), subst. për substantivum (emër) etj. Një paraqitje dhe vlerësim të Fjalorit të Hanit ka bërë edhe Monika Kola në punimin “Vëzhgime për Fjalorin shqip-gjermanisht të Johan Georg von Hahn”. Sipas saj ky fjalor ka 6216 fjalë, ku 4764 fjalë janë të parme dhe 1452 janë fjalë jo të parme. Ndër fjalët jo të parme 1359 janë të prejardhura, 46 janë të përbëra dje 47 të përngjitura. Pothuajse gjysma e fjalëve të prejardhura që përmban fjalori i Hanit janë formuar me 19 prapashtesat: -o, -im, -(ë)s, -të, -os, -(i)sht, -I, -shëm, (-shim, -çëm, -çim), dhe paranyjëzim, -is, -tar, (ë)ri, dhe -(ë)ni, -(ë)z(ë), -esë, -sirë, -to, -so, -ar, -tor ( -taur), -je, dhe me dy parashtesat për-, pa- dhe paranyjëzim. Midis këtyre ndajshtesave mjaft prodhimtare janë tri prapashtesa: -o, -im, dhe (ë)s me të cilat janë formuar përafërsisht një e pesta e gjithë fjalëve të prejardhura që ka fjalori. Si rrjedhojë e një numri të madh ndajshtesash, sidomos i prapashtessave, që përdoren për të formuar fjalë të reja, mund të arrihet në përfundimin se leksiku i shqipes në atë kohë është pasuruar në rradhë të parë me fjalët të prejardhura. Në këtë fjalor dallohen edhe disa ndajshtesa me të cilat janë formuar grupe më të mëdha fjalësh dhe ndonjëra prej tyre formon në vetvete varg leksikor fjalëformues si p.sh. me prapashtesën –o janë formuar 147 fjalë, me prapashtesën –im janë formuar 57 fjalë, me –(ë)s 51 fjalë, me –të 40 fjalë etj. 1089 Hani shpjegimet për fjalët shqipe i shoqëron në mjaft raste me të dhëna të ndryshme që kanë të bëjnë me zakonet, bestytnitë, mënyrën e jetësës së shqiptarëve, me të dhëna etnografike etj. Ndonjëherë ai jep të dhëna edhe për sferën e përdorimit të fjalës, për shtresat e popullit që e përdorin atë, për ndonjë ngjyrim emocionues etj.1090 Vihet re shpeshherë se shpjegimi që jepet pas çdo trajte përfaqësuese të fjalëve shqip, nuk jepet vetëm me fjalët përgjegjëse të gjermanishtes, por edhe me disa sinonime të gjermanishtes, këto mund të shoqërohen edhe me sinonime shqip. Këto të fundit janë përdorur në fjalor si mjet plotësues në shpjegimin e fjalëve duke u vendosur pas shpjegimit gjermanisht me shënimin s (shih). Kështu me referim janë dhënë në pjesën dërmuese gjithë sinonimet. Shpjegimet e bëra për fjalët shqipe janë të gjera dhe të hollësishme. Autorja e këtij punim vëren se ky Fjalor I kapërcen caqet e një fjalori dygjuhësh dhe afron mjaft me një fjalor shpjegues të shqipes, kjo për shkak të shpjegimeve të plota, përdorimit të një sërë sinonimesh të shqipes dhe të gjermanishtes në këto shpjegime, në krahasimet që bëhen hera – herës midis fjalëve shqipe, midis kuptimit e përdorimit të fjalëve shqipe e të fjalëve të greqishtes 1091 Fjalori i Hanit me ilustrimet e pasura që përmban ndihmon shumë dialektologët, gramatologët, leksikografët e leksikologët, historianët e gjuhës dhe etimologët për të krijjuar një ide të qartë të gjendjes së gjuhës së pasqyruar në këtë Fjalor si dhe për të ndërmarrë studime të ndryshme. Ky Fjalor dallohet nga një varg frazeologjizmash dhe togjesh të qëndrueshme. Këto të fundit së bashku me ilustrimet përbëjnë në një fjalor “elementin faktik jo-fjalë, tek i cili në fund të fundit – në plane të ndryshme po pasqyrohet jeta e fjalës”.

1089 Monika Kole, Vëzhgime për “Fjalorin shqip-gjermanisht” të Johann Georg von Hahn, në: Studime filologjike, Nr. 3, Tiranë, 1990, f. 165-178 1090 Monika Kole, po aty, f. 170 1091 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft III, 1853, f. 3-149

Page 220: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

220

Së fundmi Hani me “Fjalorin gjermanisht – shqip” hedh hapat e para për një përpjekje sistematike të etimologjisë shqiptare 1092. Gustav Majeri pohon se: “Pikënisjen për mbledhjet e mia e përbën lista e fjalëve të bashkëngjitura në “Albanesische Studien” të Hanit, e cila pavarësisht nga keqkuptimet dhe rastet jo të drejta, është punuar me kujdes dhe me siguri… në shumicën e rasteve unë mund të merrja pa ngurrim format dhe kuptimet e vendosura nga Hani” 1093. Kështu me materialin e mbledhur dhe të pasqyruar në Fjalor, ai sjell një fond të sigurtë leksikor që u shfrytëzua nga pasardhësit e tij, që nga Gustav Majeri e deri te Prof. Eqrem Çabej, dhe që mund të shfrytëzohet ende nga etimologët dhe studiuesit e historisë së gjuhës. Fjalori i Hanit zë një vend të veçantë midis të gjithë fjalorëve shqip që u botuan deri në mesin e shekullit XIX. Ky fjalor u bë një mbështetje e fortë për studimet e mëvonshme albanologjike. Vepra dhe puna e Hanit do të ketë ndikuar edhe te leksikografi i ardhshëm Kristoforidhi, i cili krahas punës së lodhshme për mbledhjen e fjalëve anembanë Shqipërisë dhe për hartimin e Fjalorit të tij të shqipes, Kristoforidhi është ndikuar edhe nga puna e Hanit, me të cilin bashkëpunoi dhe ndërmori një sërë udhëtimesh në Shqipëri. Por ky ndikim ishte i ndërsjellë, sepse edhe Kristoforidhi me bashkëpunimin e ngushtë në punën për Fjalorin, me sasinë dhe saktësinë e materialit të dhënë prej tij për këtë Fjalor, me cilësinë e një bashkëpunëtori të aftë që shpesh e verifikoi materialin që do të futej në fjalor etj. la gjurmë të dukshme tek Hani. Frytet e këtij bashkëpunimi të ndërsjellë dhe të ngushtë shpalosen konkretisht në të dy fjalorët e këtyre gjuhëtarëve.

Siç shënon Monika Kole, nga të 11.675 fjalët e Fjalorit të Kristoforidhit 4500 gjenden tek Hani. Kështu del se nga njëra anë Kristoforidhi e ndihmoi shumë Hanin për përpilimin e Fjalorit të tij, dhe nga ana tjetër Fjalori i Hanit u bë një mbështetje e mirë për Fjalorin e Kristoforidhit. Veç kësaj Fjalori i Hanit me numrin e fjalëve që ka, me shpjegimet në gjermanishte, me sinonimet dhe shpesh me shënime të tjera, me pasurinë leksikore e frazeologjike, me saktësinë dhe shënimet për vendnodhjen e fjalëve, me përpjekjet për të dalluar atë çka ishte e veçantë e një dialekti, e një të folmeje, nga ajo që ishte më e përgjithshme, jo vetëm ndryshonte shumë nga fjalorët dygjuhësh e disagjuhësh të mëparshëm, por ishte i vetmi fjalor që i parapriu Fjalorit të Kristoforidhit 1094.

Disa vite pas vdekjes së Hanit sllavisti Leopold Geitler hoqi dorë nga teza e Hanit përsa i përket lidhjes së shkrimit të shqipes me alfabetet e para aziatike dhe italiane, por e konsideroi atë si mbetje e fundit të një shkrimi më shumë se 1000-vjeçar që kishte formuar shkallën ndërmjetësuese midis shkrimeve greke dhe latine dhe atyre të sapolindura glagolitike dhe cirilike. Ai i njohu Hanit meritën se “kishte depërtuar shumë thellë në karakterin e shkrimit të shqipes. Por padyshim Hani bëri një gabim metodik që e kërkoi afrinë e shkrimit shqip në largësi, në vend që ta kërkonte te fqinjësia e drejtpërdrejtë 1095.

Jokli e lavdëron Hanin në lidhje me hulumtimin e dialekteve si hulumtues i njohur i vendit dhe i njerëzve të Shqipërisë dhe përshkruesi i shkëlqyer i gjuhës së saj, i njohu meritën për ndarjen e shqipes në dy grupe dialektesh: në gegërisht dhe toskërisht, duke e zhvendosur këtë ndarje prapa, deri në periudhën e lashtësisë dhe besoi se njohu sërish te

1092 Jup Kastrati, Historia e albanologjisë, Tiranë, 2000, f. 789 1093 Gustav Meyer, Etymologisches Wörterbuch der Albanesischen Sprache, 1891, f. VII 1094 Monika Kole, Vëzhgime për “Fjalorin shqip-gjermanisht” të Johann Georg von Hahn, në: Studime filologjike, Nr. 3, Tiranë, 1990, f. 178 1095 Gerhard Grimm, Johannn Georg von Hahn (1811-1869) Leben und Werk, 1964, f. 200

Page 221: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

221

gegët dhe te toskët ilirë dhe epirotë. Në këtë pikë Teodor Benfey ka dyshime lidhur me argumentimin e një ndarjeje kaq të stërlashtë, natyrisht pa e arsyetuar skepticizmin e tij 1096.

Nga njëra anë Benfey i njeh Hanit meritat për veprimtarinë e jashtëzakonshme të mbledhjes së materialit, nga ana tjetër e qorton për analizat e materialit, që vuajnë nga mungesa e mjeteve ndihmëse dhe studimeve përgatitore 1097. Të njëjtën gjë mendon Majeri kur shprehet se “po të heqësh disa keqkuptime dhe pasaktësi, është punuar me kujdes shembullor dhe besueshmëri, e cila duhet vlerësuar më shumë kur autorit i mungon përgatitja fonetiko-fiziologjike” 1098 duke dhënë gjykimin e tij shumë të peshuar mbi arritjen gjuhësore të Hanit brenda studimeve të tij shqiptare.

Lidhur me zgjidhjen e çështjes se me cilën degë brenda kompleksit të gjuhëve indogjermane është e afërt shqipja Hani ishte i pari, i cili solli një përparim të vërtetë metodik, ndërkohë që u përpoq të sqaronte me mjete gjuhësore të shqipes pjesë nga materiali i toponomosatikës ilire të trashëguar nga lashtësia, një proces, i cili parimisht ishte i saktë. Vetë Hani në disa raste çoi në rezultate të sakta. Natyrisht që me tezën e pellazgjishtes ai e vështirësoi çështjen e prejardhjes së shqiptarëve 1099

Maksmimilan Lamberci e quan atë themeluesin e albanologjisë 1100. Georg Shtadtmyler fjalë për fjalë shprehet mbi Hanin dhe veprën e tij “Studime shqiptare”: “Në sferën e njohjes së Shqipërisë, ku ai vështirë se kishte paraardhës të rëndësishëm, hapi epokën e hulumtimit sistematik. Studimet e tij shqiptare, rezultati i veprimtarisë së tij hulumtuese të zhvilluar në Janinë, dhanë përshkrimin e parë të vendit dhe të popullit, të kushteve të tij gjeografike, etnografike, ekonomike, historike, arkeologjike dhe fetare, por para së gjithash të gjuhës,...Rëndësia shkencore e kësaj vepre konsiston në faktin se kjo vepër edhe pas pothuaj një shekulli është e domosdoshme për studiuesin.” 1101.

Gjithsesi duhet pranuar se Hani është një mbrojtës i prejardhjes ilire të shqiptarëve duke shtruar argumente të karakterit historik-gjeografik: “...duke qenë se shqiptarët nuk janë sllavë dhe me asnjë popull tjetër të njohur nuk kanë afri, duke qenë se burimet vërtetë të pakta, përveç shtegtimit sllav, nuk bëjnë fjalë për asnjë shtegtim tjetër, që të ishte mjaft i rëndësishëm për të krijuar një popull të madh, atëherë njeriu ka të drejtë që të pranojë se shqiptarët e sotëm janë pasardhësit e banorëve të lashtë parasllavë të vendit”. Dhe pak më poshtë (f. 214) ai shton: “Prandaj neve na duket shumë më i natyrshëm pranimi se stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm qysh në kohën e romakëve dhe të grekëve zinin vendbanimin e sotëm të tyre dhe se zakonet e tyre të përbashkëta me popujt fqinjë i kanë ruajtur në mënyrë më të pastër dhe më besnike sesa fqinjët e tyre...” 1102

Këtë argument me karakter historik-gjeografik e kanë vënë në dukje më vonë edhe studiues të tjerë, të cilët sigurisht që kanë shtuar edhe argumenta të tjerë, kryesisht me karakter gjuhësor.

Hani bashkë me Ami Bouen dhe Feliks Kanicin formojnë një triyjësi, e cila ndriçon mbi tërë studuesit e tjerë bashkëkohës të Evropës Juglindore. Po të shohim larminë e 1096 Norbert Jokl, Albanisch, 1917, f. 125 1097 Theodor Benfey, Hahn, Albanesische Studien, në: Göttingische gelehrte Anzeigen, Bd. 1, Göttingen, Dieterichschen Univ.Buchdruckerei, 1855, f. 522 1098 Gustav Meyer, Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strassburg, Karl J. Trübner, 1891, f. 7 1099 N. Jokl, po aty, f. 120-121; Benfey e hedh poshtë këtë tezë tek “Hahn, Albanesische Studien”, 1855, f.

546. 1100 Maximilian Lambertz, Albanisches Lesebuch, Bd.1, Leipzig, Harrassowitz, 1948, f. 3 1101 Georg Stadtmüller, Geschichte Südosteuropas, München, Oldenbourg, 1950, f. 407 v. 1102 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft I, 1853, f. 213-214

Page 222: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

222

veprimtarisë së Hanit, dhe kushtet e punës që për të ishin veçanërisht të vështira, atij duhet t’i jepet kurora nga këta tri burra si studiuesi i Evropës Juglindore 1103.

Gjuhëtari Emil Lafe ka shkruar: “J. Hahni vështrohet si themeluesi i albanologjisë në kuptimin shkencor të fjalës dhe si dijetari më i shumanshëm e më i thelluar i kohës së vet në fushën e studimeve shqiptare. Vepra e J. Hahn-it hapi një epokë të re në studimet albanologjike dhe ngjalli interesa shkencorë te një varg dijetarësh që vijuan më tej studimet e tij...Duke e përkujtuar këtë dijetar të madh e të shumanshëm në 200-vjetorin e lindjes së tij, ne vlerësojmë me zemër të pastër e me miradije të thellë punën e tij themelvënëse në shkencat albanologjike...Vepra e J. G. von Hahn-it është një nga burimet kulturore të Rilindjes Kombëtare shqiptare, e cila i ngriti Shqipërinë dhe Shqiptarët në skenën e historisë moderne 1104.”

Dhe për ta mbyllur po sjellim fjalët e vetë Hanit: ...unë nuk jam specialist; por nuk lind pyetja nëse është flori gjithçka që unë e mbaj si të tillë, por nëse aty ku kam qenë, mund të gjendet flori. Pra merruni me deduksionet e mia, derisa ta keni bindur veten...dhe futjuni vetë punës; u përpoqa t’ju sillja mjete dhe rrugë, dhe këtu qëndron merita ime.” 1105

1103 Gerhard Grimm, Johann Georg von Hahn (1811-1869) Leben und Werk, 1964, f. 327-328 1104 Emil Lafe, Johann Georg von Hahn – Themelues i albanologjisë moderne, në: Johann Geprg von Hahn. Akten der Internationalen Konferenz, Oberhausen, Athena, 2012, f. 29 1105 J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Heft 1, 1853, f. V v.

Page 223: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

223

KREU VII. PËRFUNDIME TË PËRGJITHSHME Gjuha shqipe dhe populli shqiptar kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e botës

shkencore evropiane e sidomos të asaj gjermane. Me njohjen dhe studimin e gjuhës shqipe, të historisë së popullit shqiptar u morën disa figura të shquara të botës shkencore evropiane, filozofë, historianë dhe gjuhëtarë. Me lindjen e gjuhësisë historike krahasuese në shekullin XIX gjuha shqipe u bë objekt studimi nga disa prej përfaqësuesve më të shquar të këtij drejtimi gjuhësor. Me të u mor ndër të tjerë Franc Bopi, i cili me të drejtë konsiderohet si themelues i gjuhësisë historike krahasuese.

Nga paraqitja dhe analiza që u përpoqëm t’i bëjmë në këtë punim veprimtarisë së studiuesve gjermanë dhe austriakë që nga fundi i shekullit të XVIII deri në fillim të shekullit të XX në fushën e studimeve albanologjike, dalin disa përfundime të një karateri të përgjithshëm: 1.Kontributi i studiuesve gjermanë, historianë, arkeologë, gjuhëtarë e filozofë që nga fundi i shekullit të XVIII deri në fillim të shekullit të XX ka qenë themelor në të gjitha fushat e studimevealbanologjike, madje janë themelues në disa disiplina të studimeve albanologjike. 2. Ata u morën me shtrimin dhe zgjidhjen e disa problemeve më themelore të historisë së shqipraëve dhe të gjuhës së tyre. Problemi i parë themelor që ngritën dhe zgjidhën ata që në gjysmën e parë të shekullit të XIX ishte vërtetimi i karakterit indoevropian të gjuhës shqipe dhe përcaktimi i vendit të saj në familjen gjuhësore indoevropiane. Kjo u arrit në saje të veprës së Ksilanderit e sidomos të Franc Bopit, të cilët siç dihet, vërtetuan me metoda shkencore se “gjuha shqipe bën pjesë në mënyrë të padyshimtë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe zë një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore, duke mos patur asnjë lidhje afrie me asnjërën prej gjuhëve të kësaj familje” (Franc Bopi). 3. Problemi tjetër themelor që shtruan për zgjidhje dhe dhanë kontribut themelor për zgjidhjen e tij, është problemi i prejardhjes së gjuhës shqipe e i popullit shqiptar dhe i autoktonisë së tij. Është meritë e padiskutueshme e Johan Tunmanit që e shtroi këtë problem që në fund të shekullit të XVIII në një rrafsh të gjerë historik e gjuhësor ballkanik dhe arriti në disa përfundime që ruajnë vlerën e tyre edhe për sot.

Ky punim është hapur me shkrimet e para për të krijuar një fillim e më pas një vijimësi. Këto shkrime kanë një rëndësi shumë të madhe për gjuhën tonë, e cila u dokumentua vonë, në krahasim me gjuhët fqinjë. Këto shkrime dhe vepra u shfrytëzuan në mënyrë shumë frytdhënëse nga studiuesit e parë të gjuhës shqipe. Ato ishin një ndihmesë e madhe: Fjalori i Frang Bardhit, Fjalori katër gjuhësh i Kavaliotit, të cilat janë burimet kryesore të albanologëve.

Gjurmët e hershme në lidhje me prejardhjen e shqiptarëve i ndeshim tek Hartman Shedeli e sidomos tek Arnold fon Harfi, i cili mblodhi 26 fjalë, 8 shprehje dhe 12 numërorë. Fjalët janë shkruar në dialektin e gegërishtes, mbledhur midis Ulqinit dhe Durrësit. Konrad von Gesneri mendon se e folmja shqipe është e burimit ilir, por pa na e shpjeguar konceptin që kishte ai për ilirët.

Lajbnici ishte i pari gjuhëtar që u mor me përcaktimin e vendit të shqipes në grupin e gjuhëve indoevropiane. Ky studiues duke zbuluar prejardhjen e shqipes nga ilirishtja e lashtë parashtroi në fakt të parën “teori ilire” të shqipes, e cila do të çohej deri në vërtetimin

Page 224: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

224

shkencor të përkatësisë së shqipes në grupin e gjuhëve indoevropiane, rreth një shekull e gjysëm më vonë nga August Shlajheri (1850) dhe sidomos më vonë nga Franc Bopi (1854).

Johan Tunmani (1774) argumentoi me anë të gjuhës, historisë, gjeografisë dhe toponimisë tezën se shqiptarët e kanë prejardhjen nga ilirët dhe shqipja nga ilirishtja. Ky dijetar i shquar e trajtoi çështjen e autoktonisë me objektivitet shkencor. Vepra e tij pati një rëndësi të madhe, sepse ajo përmbante një trajtim të gjerë dhe një sërë problemesh të lidhura me periudhën më të vjetër të historisë së popullit shqiptar. Autori karakterizohet nga thellësia e depërtimit. Vepra “Hulumtime mbi historinë e popujve të Evropës Lindore” është vepra e tij kryesore, ku një kapitull i veçantë i kushtohet historisë dhe prejardhjes së shqiptarëve dhe vllehëve. Një nga meritat kryesore të këtij dijetari është edhe ribotimi i fjalorit të Kavaliotit duke I shtuar edhe latinishten. Ky punim ka një rëndësi të madhe për gjuhësinë shqiptare dhe ballkanistikën.

Studiuesi von Vindish (1782) boton lëndë gjuhësore të shqipes së Këlmendasve të Sirmies, sipas të dhënave të Daniel Cornides, që i kishte nga Pater Cornidio. Megjithëse ky material gjuhësor ka gabime, ai ka një vlerë dhe interes për historinë e gjuhës shqipe, sepse na dëshmon për gjendjen e një të folmeje të shqipes së shekullit të XVIII. Ka vlera sepse ka të dhëna edhe nga dialekti i gegërishtes së Veriut, përmban onomastikë, shprehje poullore dhe leksik të rëndomtë. Gjuhëtari gjerman Franc Karl Alter në fund të shekullit të XVIII ka riprodhuar edhe listën e fjalëve shqipe të botuara në Fjalorin e Peterburgut.

Pra gjatë shekullit të XVIII me gjuhën shqipe u morën dijetarë, studiues, historianë e gjuhëtarë të ndryshëm. Duhet theksuar se në këtë shekull u lëvruan disiplinat gjuhësore si leksikologjia, leksikografia, morfologjia, ortografia, etimologjia dhe dialektologjia u zhvilluan paralelisht.

Në gjysmën e parë të shekullit të XIX për gjuhën shqipe u interesuan mjaft gjuhëtarë e studiues gjermanë dhe austriakë duke hartuar punime, artikuj, vepra e studime albanologjike, në plan sinkronik dhe diakronik. Historia e gjuhës shqipe hyn në sferën e interesave të tyre shkencore, trajtohet çështja e historisë së shqipes në përqasje me gjuhët ballkanike nga J. B. Kopitari, 1826, argumentohet nga Ksilanderi se shqipja është një gjuhë indoevropiane, shprehet mendimi se korrespondencat e shqipes me latinishten dhe me gjuhët romane, që rrjedhin prej saj mund të shpjegohen jo vetëm me huazimet, por edhe me një origjinë të përbashkët të banorëve të këtyre gjuhëve. Këtë mendim e shpreh Johan Severin Vater, 1822.

Filozofi i madh Herderi shkruan në veprën e tij “Ata (shqiptarët) nuk janë aspak të huaj, por një popull i lashtë i familjes evropiane”, një mendim i vendosur si citat në veprën e Ksilanderit. Duke e konceptuar Herderin se në themel të mendimit të tij e sheh idenë e kombësisë si një forcë lëvizëse kryesore të historisë së çdo populli, arrijmë ta konceptojmë rrjedhën e tij logjike se shqiptarët janë një popull me histori të lashtë dhe se shqiptarët rrjedhin prej ilirëve.

Falmerajeri me Veprën e tij të botuar në 1830 “Historia e Gadishullit të Moresë gjatë mesjetës” shkaktoi reaksione kontroverse. Ai u mor në vëllimin e parë të kësaj vepre, sidomos me shtegtimin sllav dhe shqiptar në Greqinë Qendrore dhe Jugore. Aty kërkon një etni unike helene në Greqinë antike dhe në bazë të toponimeve sllave dhe shqiptare si dhe të Kronikës Bizantine Monemvasia shumë të diskutuar dikur, parashtron tezën se Greqia dhe sidomos Morea (Peloponezi) ishte e banuar kryesisht nga sllavët e helenizuar dhe nga shqiptarët dhe jo nga pasardhësit e gekëve të, d.m.th që midis Greqisë së lashtë dhe të re nuk kishte vijimësi etnike: “Fisi i helenëve është zhdukur […] sepse në dejet e popullsisë së krishterë të Greqisë së sotme nuk rrjedh asnjë pikë gjaku fisnik helen dhe i papërzier.”

Page 225: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

225

Gjithashtu një kontribut për fazën fillestare të albanologjisë solli Jakob Philipp Fallmerayer (1790-1861), i cili punonte në Akademinë e Shkencave Bavareze, me trajtesën e tij në tri pjesë “Elementi shqiptar në Greqi” ku paraqet dhe sistemon materialin mbi Shqipërinë të trajtuar në veprat e historiografëve bizantinë dhe në raportet e udhëtarëve. Në fund të veprës ai pohon se tezat kundër autoktonisë së shqiptarëve ilirë, të gegëve dhe të toskëve si dhe pro imigrimit të tyre në shekullin e tetë pas Krishtit, janë të paargumentuara historikisht, të gabuara dhe pa baza shkencore.

Me Franc Bopin kishte lindur gjuhësia krahasuese, dhe si rrjedhojë ishin krijuar edhe kritere të reja për zgjidhjen e problemit të shqipes. Natyrisht që Bopi e ka futur shqipen në rrethin e hulumtimeve të tij vetëm nga fundi i veprimtarisë. Prandaj nuk mund të habitemi që pikërisht në bazë të njohjeve të arritura nga Bopi u bë pyetja: A është shqipja një gjuhë indogjermane? Kjo pyetje kishte kuptim dhe qëllim vetëm pas shfaqjes së Bopit. Studimi i tij “Mbi shqipen në marrëdhëniet e saj të afërta” ishte shumë i përshtatshëm që të hiqte çdo dyshim në lidhje me përkatësinë e shqipes në trungun e gjuhëve indogjermane.

Punimet e Miklosiçit “Albanische Forschungen” krijuan bazën për historinë fonetike dhe etimologjinë, bazë e cila bëri që punimet e Gustav Majerit të përparonin më tej. Jokli e konsideron këtë vepër si një hulumtim themelor sistematik të fjalorit të shqipes, e analizoi atë deri te prejardhja e tij. Gjuhëtari shqiptar Mahir Domi e quan si një ndihmë të rë ndë sishme për historinë e fonetikës dhe morfologjinë e shqipes

Të gjitha këto fenomene 1) Formimin e së ardhmes në gjuhët e Ballkanit, natyrisht përfshirë këtu edhe shqipen; 2) Mungesën e paskajores; 3) Përcaktimin e gjinores dhe dhanores përmes së njëjtës formë ; 4) Pozicionin e nyjes pas emrit, ç’ka nuk është romane; 5)Tingulli nistor hundor, m, n, që është karakteristik për rumanishten dhe shqipen; 6) Këmbimimin midis n dhe r; 7)Disa karakteristika sintaksore: a) Lidhja enklitike me format e plota të dhanores dhe kallëzores të përemrave vetorë ; b) Shprehja e numrave nga 11-19 duke e lidhur numrin dhjetë me numrat nga 1 deri në 9 nëpë rmjet një parafjale, ai ua atribuon elementëve të lashtë vendës në Ballkan dhe ky element rezulton i afërt edhe me shqipen, të cilën ai e sheh si vazhdimësi të ilirishtes. Ballkanizmat në disa gjuhë i shpjegon me “teorinë e substratit”, e cila rrjedh nga një element i përbashkët autokton ballkanik i gjuhëve të lashta të Ballkanit, duke argumentuar edhe fjalët e përbashkëta autoktone të shqipes me rumanishten. Është merita e këtij sllavisti që hodhi dritë në këtë vepër mbi marrëdhëniet e shqipes me rumanishten. Veprat e tij janë përpjekjet e para sistematike për një renditje të qartë të pjesëve të huaja në fjalorin e shqipes, por nuk mund të japin pamjen e duhur të elementeve të huaj duke patur parasysh rastësinë e kodifikimit të fjalorit të shqipes.

Krahas punimeve të tij në fushën e etimologjisë ai ka dhënë kontribute të rëndësishme edhe në fushën e fonetikës, morfologjisë dhe sintaksës së gjuhës shqipe. Ai projektoi një pamje të përgjithshme të fonetikës së pjesëve përbërëse të romanishtes në shqipe dhe theksin kryesor e vuri në tërësinë e të dhënave

Në lidhje me sintaksën ai vëren përputhje të shqipes me rumanishten dhe me bullgarishten në përdorimin e një nyjeje të prapavendosur dhe ky konstatim ishte për Hasdeu-n pikënisja e mendimit të tij lidhur me çështjen e substratit. Miklosiçi ishte i pari që hulumtoi në mënyrë sistematike fjalorin e shqipes në lidhje me fjalët e huazuara.

Jokli i bën një vlerësim të përgjithshëm shkencor arritjeve të Miklosiçit duke u shprehur: “Hulumtimet e Miklosiçit shpesh me gjithë mungesën e jashtëzakonshme të vërejtjeve të tij janë shumë të rëndësishme për një sërë çështjesh parimore të hulumtimit të gjuhës shqipe”.

Page 226: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

226

August Schleicher, i cili qëndron midis Bopit dhe Brugmanit në zhvillimin e gjuhësisë indogjermane, në veprën e tij që bëri epokë “Die Sprachen Europas in systematischer Übersicht ” (Bonn, 1850), në kapitullin mbi “Shqipen” (f. 138 vv.) u mbështet krejtësisht te paraqitja e shqipes nga Ksilanderi. Ndër të tjera ai sqaron se shqiptarët zakonisht janë konsideruar si pasardhës të ilirëve të lashtë, se shqipja është gjuhë indogjermane, ky fakt ishte njohur shumë më përpara. Tanimë bëhej fjalë për çështjen se me cilën gjuhë tjetër është e afërt shqipja. Këtu Shlajheri njohu më shumë se Ksilanderi faktin që shqipja ka tipare të përbashkëta me gjuhët e saj fqinje të drejtpërdrejta apo jo të drejtpërdrejta në Gadishullin e Ballkanit, të cilat nuk kanë lindur si pasojë e përkatësisë në një familje gjuhësore, por në bazë të ndikimit reciprok. Ai e mbrojti prerazi mendimin e njëjtë, iu referua në parashtrime të shkurtra të pakundërshtueshme metodikisht sistemit të lakimit dhe të zgjedhimit, numërorëve etj.

Ajo që mbeti e pamohueshme ishte pikëpamja se shqipja është bijë e ilirishtes. Në fillim (Lajbnici, Tunmani) kishin vetëm argumente historike, Hani ishte i pari i cili u përpoq vërtetë që të parashtronte edhe fakte gjuhësore për përforcimin dhe mbështetjen e kësaj teze, ndërkohë u përpoq të shpjegonte pjesërisht nëpërmjet mjeteve të gjuhës shqipe, toponimet ilire të trashëguara nga lashtësia.

Studimet e Miklosiçit menjëherë pas botimit të tyre gjetën një vijimësi, e cila ende sot është shumë e vlefshme për shkak të vërejtjeve të rëndësishme parimore, në punimin e Shuhardit “Shqip dhe rumanisht”. Shkrimi e kalon kuadrin e një perifrazimi refereues apo kritik dhe në pjesën e tij etimologjike sjell korrigjime në lidhje me disa interpretime të Miklosiçit, nga të cilat pjesa më e madhe janë ruajtur. Në fushën e etimologjisë Shuhardi bashkë me Miklosiçin kanë kontribuar duke mirëpërgatitur terrenin e hulumtimit të fjalës së shqipes, së paku për aq kohë sa në shqipe diskutohej një pasuri e huazuar kaq e rëndësishme, kur nisi puna e thellë dhe e shumëanshme e Gustav Majerit. Është parashikimi i Shuhardit, i shprehur në vitin 1872 – “Nëse dikur shqipes i është caktuar një pozicion krejt i qëndrushëm brenda indogjermanishtes, atëherë ne ndoshta duhet t’i rikthejmë asaj disa fjalë si pasuri e lashtë e trashëguar, të cilat tani, dhe me plot të drejtë i konisderojmë si të huazuara”, ç’ka u bë realitet përmes hulumtimit më të ri. Studimet gramatikore të Miklosiçit gjetën një vazhdimësi në këtë punim. Në trajtimin e përgjithshëm të fonetikës së elementeve romanë Shuhardi njeh me të drejtë si çështje themelore se çfarë i takonte shqipes në elementët latinë të futur në shqipen e sotme dhe çfarë i takonte romanishtes? Një fakt ilustrues për rëndësinë e këtij dallimi ofron marrëdhënia e tingujve shqip lb, rb me lat. lv, rv, që rikthehet te rumanishtja. Shuhardi ka qenë i pari që ka vrojtuar me imtësi një sërë fenomenesh fonetike (p.sh. ndikimi labializues i bashkëtingëlloreve buzore mbi zanoret fqinjë, ndryshimi i intonacionit te diftongjet úa nga uá) dhe vendosi sfondin e tyre historik me një intuitë të sigurtë, u përpoq të zgjidhte probleme që Miklosiçi ua la pasardhësve të tij (si p.sh. shndërrimin fonetik on në ue).

Brenda shkencës austro-hungareze, e cila u mor me shqipen, Gustav Majeri dha një nga kontributet më të mëdha në gjuhësinë e shqipes si dhe për albanologjinë.

Fusha më speciale e punës së Majerit brenda gjuhësisë së shqipes ishte hulumtimi dhe shqyrtimi etimologjik i fjalorit të gjuhës shqipe, për të cilën mund të shihet si vepër themelore “Fjalori Etimologjik i gjuhës shqipe”. Majeri duke u nisur nga vrojtimet vetjake se në bazë të faktit që nga 5140 fjalë të analizuara, vetëm 400 janë të trashëgimisë së lashtë indogjermane, arriti në mendimin se shqipja është një gjuhë gjysëmromane. Hulumtimi i fjalëve të huazuara ndodhi nëpërmjet lidhjes me veprimtarinë e paraardhësve të tij dhe kufizimit në përkryerje, përmirësim, shtim dhe kritikë.

Page 227: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

227

Vepra “Studime shqiptare” përbëhet nga gjashtë pjesë dhe përmban publikime tekstesh të gjuhës popullore të mbledhura nga vetë ai dhe analiza të fenomeneve gjuhësore. Ato argumentojnë fonetikën sistematike të elementëve indogjermanë të shqipes, ofrojnë një gramatikë të përmbledhur shkurtas dhe sjellin argumente të rëndësishme për pozicionin e pavarur të shqipes brenda indogjermanishtes

Në punimin “Elementët e latinishtes në shqipe” lidhur me çështjen e prejardhjes së popullit shqiptar pohon se një pjesë e fjalorit të shqipes dhe karakteri i saj eptimor dëshmojnë se ajo bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, midis të cilave zë një vend më vete, shton se nuk ka asnjë bazë për të mos e konsideruar atë si “një fazë të re të ilirishtes së lashtë, apo më saktë të njërit prej dialekteve të lashta ilire”

Në “Fjalorin biografik austriak” lidhur me Majerin shkruhet se ai ka arritur epokalen e parë në tërësi. Fjalët e Karl Ditrihut mbi tërë veprën e Majerit në fushën e albanologjisë flasin vetë: “Me atë që ka bërë G. Majeri për ndriçimin historik të gjuhës shqipe, nuk mund të masë asnjë tjetër veprat e tij, kjo ka bërë epokë dhe kjo do të kishte mjaftuar që ta bëjë emrin e tij të pavdekshëm. Edhe këtu ai duhej tu jepte fund teorive të “pellazgjishtes” së lashtë, për të vërtetuar pavarësinë e kësaj dege gjuhësore në rrethin e gjuhëve indogjermane, sidomos karakterin e saj si gjuhë indogjermane veriore…”. Edhe Jokli jep gjykimin e tij për arritjet e Majerit në fushën e gjuhësisë shqiptare: “Metoda dhe rezultatet e hulumtimit të lëvizjes së gjallë gjuhësore të fundit të viteve shtatëdhjetë dhe të fillimit të viteve tetëdhjetë, në fushën e shqipes gjetën te Majeri përfaqësuesin dhe pararendësin e saj… dhe nëse Shuhardi…ngre kërkesën për të veçuar nga shqipja atë që i takon historikisht pasurisë së trashëguar, kështu përmbushja e këtij postulati themelor ishte mundësuar vetëm përmes punës së jetës së Majerit”

Jokli në punimin e tij “Shqipja” jep një vështrim të hollësishëm mbi zhvillimin dhe gjendjen e gjuhësisë shqiptare dhe sqaron çështjet më të rëndësishme të diskutueshme: Vendi dhe populli i shqiptarëve – Fatet e jashtme të gjuhës dhe përmendoret e saj – Kush janë shqiptarët? – Lidhja e shqipes me gjuhët e tjera fqinjë të Ballkanit – Dialektet – Etimologjia – Fonetika – Morfologjia – Fjalëformimi – Sintaksa – vepra përmbledhëse. Ai shtron dy arsye themelore, se përse gjuha shqipe deri në vitin 1917 ka mbetur thjeshtra e gjuhësisë indogjermane.

Duhet theksuar se ky dijetar në lidhje me problemin e autoktonisë mban një qëndrim të mesëm, ashtu siç e pamë edhe më lart që e mban edhe përsa i përket burimit të shqipes. Ai në pajtim me Hanin dhe kundër Parvanit e Vajgandit është i bindur se shqiptarët janë autorktonë, veçse këtë autoktoni e vështron në një kuptim më vete.

Nga fusha gjuhësore Jokli si relikt me karakter paraindoevropian sheh me të drejtë numërimin vigesimal (me njëzetëshe) që qëndron kundrejt numërimit dekadik (me dhjetëshe), i cili është karakteristik për botën indoevropiane. Kështu gjuha shqipe krahas numërimit me dhjetëshe: dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë etj. përdor edhe atë vigesimalin: njëzet, dyzet (ndërsa geërishtja veriore përdor katërdhjetë), ku zet është marrë si njësi. Shqiptarët e Italisë shkojnë edhe deri te trezet (60), trezet e dhjetë (70), katërzet (80). Numërimin vigesimal e ka edhe gjuha baske, pjesërisht danishtja, dhe dialektet e italishtes jugore në disa raste

Maksimilian Lamberci nuk është nga ata dijetarë që janë të specializuar vetëm në një degë të caktuar. Në studimet e tij, ai me një mori temash që trajtoi, mund të themi se rrok kompleksin e studimeve shqiptare në tërësinë e tyre. Një vëmendje të veçantë e të pandërprerë i ka kushtuar literaturës popullore dhe artistike, gjuhësisë dhe etnografisë dhe folklorit në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale.

Page 228: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

228

Librat e tij mësimorë të shqipes i kapërcejnë kufijtë e një libri ushtrimesh praktike dhe marrin një karakter shkencor, sepse përveç gramatikës dhe sintaksës ato ofrojnë edhe një vështrim të përgjithshëm mbi dialektet, të folmet, letërsinë, përrallat dhe fabulat 1106. Vëllimi i parë i “Kursit mësimor të shqipes” para së gjithash është i domosdoshëm për leximin e teksteve në gegërishten veriore, sepse aty merret parasysh frazeologjia popullore.

Ai boton në 1914 një përshkrim përmbledhës të dialekteve italo-shqiptare, të cilat të ndara nga atdheu prej shekujsh, pësuan një zhvillim të veçantë dhe si rrjedhojë mundën të zgjonin një interes të lartë gjuhësor që shpaloset në trajtesën “Dialektet e shqipes në Itali”. Ai hodhi dritë mbi veçoritë dalluese gramatikore të dialekteve, tipare dialektore, të cilat e kishin të caktuar pozitën e tyre historike dhe kufizimin e dikurshëm hapësinor.

Në fushën e hulumtimit të të folmeve Lamberci pati një meritë të veçantë. Në artikullin e tij ”Raport mbi studimet gjuhësore” ai paraqet për herë të parë një ndarje shkencërisht të argumentuar të të folmeve të Shqipërisë së veriut. Çabeji e vlerëson shumë veprën e Lambercit “Dialektet e shqipes në Itali”. Shqiptarët që kishin emigruar gjatë kohës së luftërave të para me turqit përbëjnë një grup të mbyllur brenda dialektit të toskërishtes. Për shkak të traditës relativisht të re letrare të shqipes, idiomat e dialekteve të folura në Greqi dhe ato italo-shqiptare kanë një rëndësi të madhe në lidhje me fonetikën dhe morfologjinë historike dhe historinë e fjalorit

Kontributet me shumë vlerë të Hanit në studimet albanologjike, sidomos në fushën e historisë, gjuhësisë, folklorit dhe etnografisë. Arritjet e tij janë rezultati i hulumtimeve shkencore disavjeçare në terrenin shqiptar, por edhe të mbështetuar në një literaturë të gjerë. Ai merret me një përkushtim të veçantë me doket, zakonet, lashtësinë e gjuhës shqipe, traditat dhe kulturën e shqiptarëve.

Interes paraqet ekskursi i Hanit në fushën e parahistorisë shqiptare, megjithëse ai kaloi në mënyrë të natyrshme nga trualli i fakteve të sotme dhe të njohura mirë prej tij, në truallin e hipotezave. Në kapitullin “A janë shqiptarët autoktonë?” ai i përgjigjet në mënyrë positive pyetjes problemore të shtruar për diskutim në rrethet e bisedave akademike. Pas Tunmanit, i cili në 1774 hapi fushën e studimeve serioze për historinë e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, kështu vepra e Hanit është një hap i madh përpara edhe në këtë drejtim. Vepra “Studime shqiptare” konsiderohet si kryevepra e Hanit. Ajo përmban një lëndë shumë të vlefshme. Kjo vepër tërhoqi vëmendjen e botës gjuhësore dhe historike të kohës me gjerësinë dhe rëndësinë e materialit. Ky punim shkencor shënon një hap përpara në zhvillimin e albanologjisë, madje mund të pohohet se me këtë botim albanologjia u kthye në një degë të pavarur njohurish gjuhësore historike.

Në tërësi Gramatika dhe Fjalori i Hanit paraqesin studime origjinale, të pavarura e të thelluara të strukturës dhe të leksikut të gjuhës shqipe, që dolën në mesin e shekullit të XIX. Albanologjia u ngrit menjëherë në nivelin më të lartë shkencor nga pasuria e materialit, vërtetësia e fakeve. Përsa i përket fushës së leksikografisë Fjalori shqip – gjermanisht I tij karakterizohet nga shpjegimet e duhura, për sinonimet she shënimet sqaruese, për pasurinë leksikore dhe frazeologjike. Autori ka synuar që të tregojë përkatësinë dialektore të fjalëve, të vërë në dukje larmitë e të folmeve të ndryshme të shqipes. Hani ka meritën e konstatimit të një varg fenomenesh fonetike të rëndësishme për historinë dhe dialektologjinë e gjuhës shqipe. Në gramatikë, me “Kontribut për një gramatikë të dialektit toskë” ai zbulon nyjën që tregon pronësi, sqaroi dhe zgjeroi sistemin e lakimit të emrave dhe të mbiemrave, si edhe shumë kategori të tjera gramatikore.

Page 229: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

229

Hani pas Lajbnicit dhe Ksilanderit, filloi punën për një etimologji shqiptare. Me anë të materialeve gjuhësore të shqipes ai u përpoq të shpjegojë nga pikëpamja etimologjike një sërë toponimesh dhe emërtimesh fisnore të pjesë perëndimore të Gadishullit të Ballkanit. Ai ka dhënë një kontribut të madh për vendosjen e një gjykimi të sigurtë në lidhje me origjinën dhe historinë e gjuhës shqipe.

Page 230: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

230

BIBLIOGRAFI Adelung, Johann Christoph: Mithridates oder allgemeine Sprachenkunde mit dem Vater Unser als Sprachprobe in bey nahe fünfhundert Sprachen und Mundarten. – Erster Teil. – Berlin : in der Vossischen Buchhandlung, 1806, 686 f. Allgemeine Deutsche Biographie. – Band 31. – Leipzig : Duncker & Humblot, 1890 Allgemeine Deutsche Biographie. – Band 33. – Leipzig : Duncker & Humblot, 1891 Allgemeine Deutsche Biographie. – Band 37. – Leipzig : Duncker & Humblot, 1894 Allgemeine Deutsche Biographie. – Band 44. – Leipzig : Duncker & Humblot, Leipzig, 1898 Alter, Franz Karl: Philologisch-kritische Miscellaneen. – Wien : gedruckt bei Johann Thomas Edl. Von Trattnern, 1799 Ashta, Kolë: Në kërkim të anës letrare të Matrëngës. – Në: Shkodra. – Nr. 5. - Shkodër, 1965, f. 188-202 Ashta, Kolë: Shënime e vërejtje rreth gjuhës së leksikut të Lekë Matrëngës. – Në : Buletin për Shkencat shoqërore. – Nr. 1. – Tiranë , 1957, f. 83-107 Barić, Henrik: Hymje në historinë e gjuhës shqipe. – Prishtinë, 1955, 115 f. Basler, Otto: Johann Christoph Adelung. – Në: Allgemeine Deutsche Biographie. – Bd. 1. – Berlin : Duncker & Humblot, 1953, f. 63-65 Benfey, Theodor: Geschichte der Wissenschaften in Deutschland. – München : J. G. Gotta’schen Buchhandlung, 1869, 836 f. Benfey, Theodor: Göttingische gelehrte Anzeigen. – 1. Band. – Göttingen : Dieterichschen Univ.Buchdruckerei, 1855, 734 f. Bense, Gertrud: August Schleicher. – Në: Neue Deutsche Biographie. – Band 3. – Berlin : Duncker & Humblot, 2007, f. 50. Bopp, Franz: Über das Albanesische in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen. – Berlin : J. A. Stargardt, 1855. Bopp, Franz: Über das Conjugationssystem der Sanskritsprache in Vergleichung mit jenem der griechischen, lateinischen, persischen und germanischen Sprache, 1816 Bopp, Franz: Vergleichende Grammatik des Sanskrit, Zend, Griechischen, Lateinischen, Lithauischen, Gothischen und Deutschen botuar në 6 pjesë , 1833–52 dhe 2 vëllime, 1868–71. Braun, Ludwig & Camaj, Martin: Ein albanischer Satz aus dem Jahre 1483. – Në: Zeitschrift für vergleichende Sprachforschung. – 86. – Göttingen, 1972, f. 1-6 Bruns, Ivo: Michael Marullus. Ein Dichterleben der Renaissance. – Në: Preusische Jahrbücher. – 74. – Berlin, 1893, f. 105-129. Briefwechsel der Wissenschaftler aus Ungarn. – Bd. V. – Budapest : Universitas, 2008 Brugmann, Karl: Grundriss der vergleichenden Grammatik der indogermanischen Sprachen . - Bd. I. – Strassburg : Karl J. Trübner, 1886, f. 33. Buda, Aleks: Hans Erih Tunman (1746-1778). Fjalori enciklopedik shqiptar. – Tiranë, 1985, f. 1120 Buda, Aleks: Shkrime historike. – Vëll. 1, Tiranë: 8 Nëntori, 1987, 385 f. Camaj, Martin: Albanische Wortbildung. – Wiesbaden : Otto Harrassowitz, 1966, f. 20 Çabej, Eqrem: Das Albanologische Werk Norbert Jokls. –Në: Akten des Internationalen Albanologischen Kolloquiums Innsbruck, 1972, zum Gedächtnis an Norbert Jokl.- Inssbruck : Hermann Ölberg, 1977

Page 231: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

231

Çabej, Eqrem: Hyrje në historinë e gjuhës shqipe. Universitetit Shtetëror, Tiranë, 1960, 128 f. Çabej, Eqrem: Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, Ribotim nga Universteti i Prishtinës, 1970, 245 f. Çabej, Eqrem: Hyrje në historinë e gjuhës shqipe. – Tiranë : Botime Çabej, 2008, 280 f. Çabej, Eqrem: Ilirishtja dhe shqipja. – Në: Studime gjuhësore. – Prishtinë : Rilindja, 1987, f. 200 Çabej, Eqrem: Pjetër Budi dhe gjuha e tij. – Në: Studime filologjike. – Nr. 4, Tiranë , 1966, f. 139-150 Çabej, Eqrem: Problemi i formimit të gjuhës shqipe. – Në: Studime Filologjike. – Nr. 4, 1972 Çabej, Eqrem: Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve. – Në: Studime gjuhësore IV. – Prishtinë : Rilindja, 1987 f. 143-154 Çabej, Eqrem: Studime etimologjike në fushë të shqipes. – Vol. IV. – Tiranë, 1987, 362 v. Çabej, Eqrem: Studime gjuhësore III. – Rilindja. – Redaksia e botimeve. – Prishtinë, 1976, f. 92-93 Çabej, Eqrem: Maximilian Lambertz : 1882-1963. – Në: Studime Filologjike. – Nr 1, Tiranë, 1964, f. 211-216 Çabej, Eqrem: Maximilian Lambertz. – Në: Orbis. Bulletin internacional de Documentation linguisttique. Tome XIII, Nr. 1, 1964, f. 326-336, f. 331 Çabej, Eqrem: Studime gjuhësore. – VI. – Prishtinë : Rilindja, 1976, f. 65 Çabej, Eqrem: Studime etimologjike në fushë të shqipes. - 2. – Tiranë, 1976. Çabej, Eqrem: Studime etimologjike në fushë të shqipes IV, Tiranë, 1996 Çabej, Nelson: Autoktonia e shqiptarëve në studimet gjermane. – Tiranë : 8 Nëntori, 1990 Demiraj, Shaban: Historia e gjuhës së shkruar shqipe. – Prishtinë : Enti i teksteve dhe mjeteve mësimore, 1967, 87 f. Demiraj Shaban: Gjuha shqipe dhe historia e saj. – Tiranë : Shtëpia Botuese e Librit Universitar, 1988, 321 f. Demiraj, Shaban: Prejardhja e shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe. – Tiranë : Shkenca, 1999, 284 f. Demiraj, Shaban: Ndihmesat kryesore të Jernej Kopitarit dhe të Franc Miklosiçit në fushën e albanologjisë dhe Balkanologjisë. – Në: Kontribute të albanologëve të huaj për studimin e gjuhës shqipe, Shkodër, 1996, f. 19-20 Dietrich, Karl: Gustav Meyer. – Në: Biograph. Jahrbuch für Altertumskunde, 25, 1902, f. 1-6 Domi, Mahir: Pjetër Bogdani. – Në: Historia e letërsisë shqipe. – Vëll. I dhe II. – Prishtinë : Universiteti i Prishtinës, 1971, f. 177-184 Domi, Mahir: Probleme të historisë së formimit të gjuhës shqipe. – Në: Studime Filologjike. – Nr. 3, 1982 Domi, Mahir: Prapashtesa ilire dhe shqipe, përkime e paralelizma. – Studime Filologjike. - Nr. 4, 1974 Drançolli, Jahja: Gjin Gazulli, astronom dhe diplomat i shekullit XV. – Prishtinë : Rilindja, 1984 Dhrimo, Ali: Der Beitrag deutscher Forscher auf dem Gebiet des Albanischen. – Në: Albanien in Vergangenheit und Gegenëart. – Bd. 48. – München : SOE Gesellschaft, 1991, f. 160-172 Dhrimo, Ali: Erih Hans Tunman – studiues i hershëm i shqipes (1746-1778). – Në: Gjuha jonë. – Nr. 1, Tiranë, 1986, f.97-103 Elsie, Robert: Histori e letërsisë shqiptare. – Tiranë, Pejë ; Dukagjini, 1997, 686 f., f. 26-27

Page 232: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

232

Elsie, Robert: The Albanian lexikon of Arnold von Harff. – Në: Zeitschrift für vergleichende Sprachforschung. – 97. – Göttingen, 1984, f. 113-122 Fallmerayer, Philipp: Das albanesische Element in Griechenland. – 1. Abtheilung. – München : G. Franz, 1857. Fallmerayer, Philipp Jakob: Geschichte der Halbinsel Morea während des Mittelalters”. – Teil 1. – Stuttgart und Tübingen : Verlag der Gottaschen Buchhandlung, 1830, 404 f. Fallmerayer, Philipp Jakob: Geschichte der Halbinsel Morea während des Mittelalters. – Teil 2. – Stuttgart und Tübingen : Verlag der Gottaschen Buchhandlung, 1836, f. 508 Fiedler, Wilfried: Einführung in die Albanologie. – Meissen, 2006, 142 f. Fiedler, Wilfried: Maximilian Lambertz. – Në: Gjurmime Albanologjike 2, 1965 Fjalori enciklopedik Shqiptar. – Tiranë : Akademia e Shkencave, 1985, 1245 f. Freudenberg, Matthias: Konrad Gessner. – Në: Biographisch-Bibliographisches Kirchenlexikon. – Bd. 15, Bautz, Herzberg, 1999, f. 635) Fuchs, Franz: Hartmann Schedel. – Në: Neue Deutsche Biographie. – Bd. 22. – Berlin : Duncker & Humblot, 2005, f. 600 Groote, E. Die Pilgerfahrt des Ritters Arnold von Harff, von Cöln durch Italien, Syrien, Aegypten, Arabien, Aethiopien, Nubien, Palästina, die Türkei, Frankreich und Spanien. – Cöln : J. M. Heberle, 1860, 280 f. Grimm, Gerhard: Johann Georg von Hahn (1811-1869), Leben und Werk. – Wiesbaden : Otto Harrasowitz, 1964, 384 f. Haas, Otto: Österreichs Anteil an der Entwicklung der Balkanlinguistik und Albanologie, f. 29. – Në: Akten des Internationalen Albanologischen Kolloquiums Innsbruck, 1972, zum Gedächtnis an Norbert Jokl.- Inssbruck : Hermann Ölberg, 1977. Haebler, Claus: Grammatik der albanischen Mundart von Salamis. Albanische Forschung 3. – Otto Harrasoëitz : Wiesbaden, 1965, 178 ff Haebler, Claus: Maximilian Lambertz (1882-1963). – Në: Südostforschungen, 23, 1964, f. 326-329 Hahn, Johann Georg von: Albanesische Studien. – Jena : Verlag Friedrich Mauke, 1854 Hahn, Johann Georg von: Reise durch die Gebiete des Drin und Wardar Im Auftrage der Kaiserlichen Akademie der Wissenschaften unternommen im Jahre 1863. – Wien : Karl Gerold’s Sohn, 1867, 188 f. Hahn, Johann Georg von: Studime Shqiptare. – IDK : Tiranë, 2007, 468 f. Hafner: Bartholomäus Kopitar. – Në: Österreichisches Biographisches Lexikon 1815-1950.- Bd. 4. – Wien : Verlag der Österreichischen Akademie der Wissenschaften, 1969, f. 116 Hamp, Eric: Studime krahasuese për shqipen. – Prishtinë , 2007, f. 439 Haxhi, Artan: Leksikon, gjuhëtar shqiptarë dhe albanologë. – Shkodër : Fiorentina, 2012, f. 544 Hetzer, Armin: Kontributi i Josef fon Ksilanderit për Albanologjinë. – Në: Kontribute të albanologëve të huaj për studimin e gjuhës shqipe. – Shkodër : Universiteti i Shkodrës, 1996, f. 77-81 Hetzer, Armin: Wie ist Arnold von Harffs Wörterverzeichnis (1496) zu lesen? . – Separat. – Balkan-Archiv, 6, 1981. f. 250 Hüttenbach, Fritz Frhr. Lochner von: Gustav Meyers Beitrag zur Erforschung des Albanischen, f. 122. – Në: Akten des Internationalen Albanologischen Kolloquiums Innsbruck, 1972, zum Gedächtnis an Norbert Jokl.- Inssbruck : Hermann Ölberg, 1977 Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë, Vëll. 1 Universiteti Shtetëror i Tiranës, Tiranë, 1965, 350 f.

Page 233: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

233

Ismaili, Rexhep: Historiku i gjuhës. – Në: Gramatika e parë e shqipes. – Prishtinë : Rilindja, 1977 Jagoditsch, R.: Die Lehrkanzel für Slawische Philologie an der Universität Wien, 1849-1949. – Në: Wiener slawistisches Jahrbuch 1, 1950, f. 1-52 Jäger, Hans-Wolf: Johann Gottfried Herder. – Në: Neue Deutsche Biographie. – Band 8. – Berlin : Duncker & Humblot, 1969, f. 603 John, Johannes: Neue Deutsche Biographie. – Band 23, 2007, f. 38-40 Jireček, Konstantin: Die Handelsstrassen und Bergëerke von Serbien und Bosnien während des Mittelalters”, 1879 Jireček, Konstantin: Geschichte der Serben. – Bd. 1. – Gotha : F. A. Porthes, 1911 Jireček, Konstantin: Valona im Mittelalter. – Në: Albanische Forschungen. – Bd. 1. – München und Leipzig : Duncker & Humblot, 1916 Jokl, Norbert: Albaner. - Në : Eberts Reallexikon der Vorgeschichte. – Bd. 1, 1924 Jokl, Norbert: Beiträge zur albanesischen Grammatik. - Në: Indogermanische Forschungen.- Bd. 30, 1912, f. 192 f. Jokl, Norbert: Beiträge zur albanesischen Grammatik. – Në: Indogermanische Forschungen. - Bd. 36, 1916, f. 98-164 Jokl, Norbert: Eine albanesisch – neugriechische Wortparallele. - Në: Mitteilungen des Rumänischen Institut der Universität Wien. – Bd. 1, 1914, f. 298 – 308 Jokl, Norbert: Albaner. – Në: Reallexikon der Vorgeschichte, Bd. 1, hrsg. von Max Ebert, 1924, f. 30 Jokl, Norbert: Illyrier. – Në: Reallexikon der Vorgeschichte, VI, hrsg. Von Max Ebert, f. 45 Jokl, Norbert: Katun. Zur Geschichte eines Balkanwortes Në: Indogermanische Forschungen, XXXIII. – Bd. 5. – Strassburg : Karl J. Trübner, 1914. Jokl, Norbert: Linguistisch-kulturhistorische Untersuchungen aus dem Bereiche des Albanischen. – Berlin und Leipzig : Walter de Gruyter & Co., 1923 Jokl, Norbert: Vorläufiger Bericht über die im Auftrag durchgeführten nordostgegischen Dialektstudien. - Në : Anzeiger der Wiener Akademie, 1915, f. 68 vv Jokl, Norbert: Zur Geschichte des albanischen Diphtongs – ua; ue. - Në : Indogermanische Forschungen. – Bd. IL (49). – Berlin : Verlag de Gruyter und Co., 1931, f. 274 – 300 dhe Jokl, Norbert: Zur Vorgeschichte des Albanischen und der Albaner. - Në : Ëörter und Sachen.- Heidelberg : Carl Winter, [1929], f. 63 – 91 Kastrati, Jup: Historia e Albanologjisë. – Tiranë : Argeta LMG, 2000 Kole, Monika: Vëzhgime për “Fjalorin shqip-gjermanisht” të Johann Georg von Hahn. – Në: Studime filologjike, Nr. 3. – Tiranë, 1990, f. 165-178 Kopitar, Jernej: Über die rumänische und albanische Sprache und Nation. – Në: Wiener Jahrbuch der Literatur. – Bd. XXXIV, f. 59-106, 1826; Kopitar, Jernej: Albanesische walachische und bulgarische Sprache. – Në: Wiener Jahrbücher der Literatur. – Bd. XLVI, 1829, f. 59-95. Kostallari, Androkli: Gjendja e studimeve albanologjike në Shqipëri. Probleme dhe detyra të reja, Mbajtur në “Konferenca e parë e studimeve Albanologjike”, Tiranë, 1965 Kostallari, Androkli: Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj. – Tiranë, 1973, 186 ff. Krahe, Hans: Die alten balkanillyrischen geographischen Namen auf Grund von Autoren und Inschriften. – Heidelberg : Winter, 1925, 128 f. Krahe, Hans: Die illyrische Namengebung. – Në: Würzburger Jahrbücher für Altertumswissenschaft, 1946, f. 168-225

Page 234: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

234

Krahe, Hans: Die Sprache der Illyrier. – Teil 1: Die Quellen. – Wiesbaden : Harrasowitz, 1955, 120 f. Krahe, Hans: Lexikon altillyrischer Personennamen. – Heidelberg : Winter, 1929, 174 f. Kretschmer, Paul: Einleitung in die Geschichte der Griechischen Sprache. – Göttingen : Vandenhoeck und Ruprecht, 1896, 428 f. Kronasser, Heinz: Zum Stand der Illyristik. – Në: Linguistique Balkanique, 4, 1962 Kuhn, A.: Wilhelm Meyer-Lübke. – Në: Zeitschrift für romanische Philologie 57, 1937, f. 778-784. Lafe, Emil: Johann Georg von Hahn – Themelues i albanologjisë moderne. – Në: Johann Geprg von Hahn. Akten der Internationalen Konferenz. – Oberhausen : Athena, 2012, f. 19-29. Lahrkamp, Helmut: Neue Deutsche Biographie. – Berlin : Duncker & Humblot. – Bd. 7, 1966 Lambertz, Maximilian: Albanesisches Lesebuch mit Einführung in die albanische Sprache. – Teil 1 – 2. – Leipzig : Otto Harrasowitz, 1948. Teil 1: Grammatik und albanische Texte [Gramatikë dhe tekste shqipe]. – VII, 387 f. Teil 2 : Texte in Deutscher Übersetzung [Tekste të përkthyera në gjermanisht]. – VIII, 320 f. Lambertz, Maximilian: Albanische Mundarten in Italien. – Në: Indogermanisches Jahrbuch. – Bd. II. – Berlin : de Gruyter, 1914-1915, 30 f. Lambertz, Maximilian: Bericht über meine linguistischen Studien in Albanien von Mitte Mai bis Ende August 1916. – Wien, 1916, 27 f. – Në: Kaiserliche Akademie der Wissenschaften in Wien. Philosophische Historische Klasse. Balkankomission – linguistische Abteilung Lambertz, Maximilian: Die hypothetische Periode im Albanischen. IF, 34, 1914, f. 44-208 Lambertz, Maximilian: Giulio Variboba. – Në : Kuhns Zeitschrift 74, 1956 Lambertz, Maximilian: Italoalbanische Dialektstudien, 1923-1925. – Në: Kuhns Zeitschrift, 51. Lambertz, Maximilian: Lehrgang des Albanischen. – Berlin, 1955-59, 3 vëll. Vë ll 1: Albanisch-Deutsches Wörterbuch. – Berlin, 1955; vëll. 2:Krestomacia: Teil. 3: Grammatik der Albanischen Sprache. – Halle (Saale), 1959 Lambertz, Maximilian: Lehr- und Lesebuch des Albanischen. – Wien und Leipzig : A. Hartleben, [1913]. Lambertz, Maximilian: Zur albanischen Umgangssprache (Gjirokastra). – 1959/b Lambertz, Maximilian: Zwei Albanica. – Në: IF., 1952 60/3, f. 302-310. Lefmann, Salomon: Franz Bopp, sein Leben und seine Wissenschaft. – Berlin : Georg Reimer 1891. Lefmann, Salomon: Franz Bopp, sein Leben und seine Wissenschaft. – Berlin : Druck und Verlag von Georg Reimer, 1895. Mansaku, Seit: Autoktonia e shqiptarëve në dritën e të dhënave të toponimisë së lashtë. – Në: Studime Filologjike. – Nr. 3, 1981, 106-112 Mayer, Antun: Die Sprache der alten Illyrier. – Teil 1.- Wien : Rohrer in Kommission, 1957, 364 f. Mema, Shpëtim: Albanica I. – Tiranë, 1998 Meyer, Gustav: Albanische Märchen. - Në: Archiv für Literaturgeschichte 12, 1883, f. 92-148 Meyer,Gustav: Beiträge zur Kenntnis der in Griechenland gesprochenen albanesischen Mundarten. - Në: Sitzungsberichte der Philosophisch historische Klasse d. k. Akademie der Wissenschaften, 124. Bd., Wien, F. Tempsky, 1896.

Page 235: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

235

Meyer, Gustav: Das griechisch-südrumänisch-albanesische Wörterverzeichnis des Kavalliotis. –Në: Sitzungsberichte der Philosophisch historische Klasse d. k. Akademie der Wissenschaften, 123. Bd. – Wien : F. Tempsky, 1895 Meyer, Gustav: Der Einfluss des Lateinischen auf die albanische Formenlehre. – Në: Miscellanea Caix – Canello, 1886, f. 103-111 Meyer, Gustav: Die albanesischen Zahlenwörter. – Në: Sitzungsberichte der Philosophisch-Historischen Klasse der K.A.d.W.- Bd. 107. – Wien : Carl Gerold’s Sohn, 1884. Meyer, Gustav: Die lateinische Elemente im Albanesischen. – Në: Grundriss der Romanischen Philologie. – Bd. 1. – Strassburg : Karl J. Trübner, 1888, f. 804-821 Meyer, Gustav: Die Pluralbidungen der albanesischen Nomina. – Në: Wiener Akademie der Wissenschaften. – Wien, 1883. Meyer, Gustav: Die Stellung des Albanesischen im Kreise der indogermanischen Sprachen”. – Në: Beiträge zur Kunde der indogermanischen Sprachen. – 8. Bd. : Göttingen : Robert Peppmüller, 1884, f. 185-195) Meyer, Gustav: Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache. – Strassburg : Karl J.Trübner, 1891 Meyer, Gustav: Lautlehre der indogermanischen Bestandteile des Albanesischen. – Në: Sitzungsberichte der Philosophisch-Historischen Klasse der K.A.d.W.- Bd. 125. – Wien : F. Tempsky, 1892. Meyer, Gustav: Kurzgefasste Albanesische Grammatik mit Lesestücken und Glossar. – Leipzig: Breitkopf & Härtel, 1888, 128 f. Meyer, Gustav: Über die Sprache und Literatur der Albanesen. – Në: Nord und Süd, 24, 1883, f. 211-226 dhe “Zur ältere Geschichte der Albanesen”. – Në: Zeitschrift für allgemeine Geschichte, 1884, 667 vv. Meyer-Lübke, Wilhelm: Die lateinische Elemente im Albanesischen”, von Gustav Meyer, neubearbeitet. – Në : Grundriss der Romanischen Philologie. – Heidelberg, 1914 Meyer-Lübke, Wilhelm: Rumänisch, Romanisch, Albanesisch. – Në: Mitteilungen des Romanischen Instituts an der Universität Wien, Heidelberg, 1914 Miklosich, Franz: Die Form entlehnter Verba im Albanischen und einigen anderen Sprachen. – Wien : Karl Gerold’s Sohn, 1871 Miklosich, Franz: Die slawische Elemente im Albanischen. –Wien : Karl Gerold’s Sohn, 1870 Miklosich, Franz: Die Romanischen Elemente im Albanischen. –Wien : Karl Gerold’s Sohn, 1871, 88 f. Nehring, Gerd – Dieter: Zu Franz Bopps albanischen Forschungen und Schriftsystemen. –Në : Bopp-Symposium 1992 der Humboldt-Universität zu Berlin. – Heidelberg : C. Winter, 1994, f. 173-174 Nopsca, Franz: Aus Sala und Klementi.- Sarajevo: Daniel A. Kajon, 1910 Ölberg, Hermann: Einige Überlegungen zur Autochtonie der Albaner auf der Balkanhalbinsel, Innsbruck, 1972 Österreichisches Biographisches Lexikon. – Bd 3. – Wien. - Verlag der Österreichischen Akademie der Wissenschaften, 1965 Österreichisches Biographisches Lexikon 1815-1950. – Bd. 6. – Wien : Verlag der Österreichischen Akademie der Wissenschaften, 1975 Patsch, Carl: Archäologisch-epigraphische Untersuchungen zur Geschichte der römischen Provinz Dalmatien. – Në: Wissenschaftliche Mitteilungen aus Bosnien und der Herzegovina. – Hrsg. von Bosnisch- Herzegovinischen Landesmuseum in Sarajevo. – red. von Dr.Moriz Hoernes. – 7. Bd. –Wien : Carl Gerold’s Sohn, 1900, f. 33-167

Page 236: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

236

Pedersen, Holger: Albanesische Texte mit Glossar. – Në : Abhandlungen der Sächsischen Akademie der Wissenschaften. – Leipzig : S. Hirzel, 1895, 207 f. Pedersen, Holger: Die albanesischen l-Laute. – Në: Kuhns Zeitschrift.-Bd. 33 Pedersen, Holger: Die Gutturale im Albanesischen. – Në : Kuhns Zeitschrift 36, 1900,f. 299 Chatzidakis, Georgios N.: Albert Thumb. – Në: Indogermanisches Jahtbuch IV, 1916, f. 235-241 Pott, August Friedrich: Etymologische Forschungen auf dem Gebiete der Indogermanischen Sprachen mit besonderem Bezug auf die Lautumëandlung im Sanskritischen, Griechischen, Lateinischen, Litauischen und Gottischen”, 2. Bde. 1833-1836; 2. Aufl.: 6 Bde. 1859-76 Prenushi, Mikel: Kontribut shqiptar në Rilindjen Evropiane. – Tiranë : 8 Nëntori, 1981, 212 ff. Reiter, Norbert: Leibniz’ens Albanerbriefe. – Në : Zeitschrift für Balkanologie.- Jhg. XVI. – Wiesbaden : Otto Harrasowitz, 1980, f. 80 - 91 Reuter, Jens: Die Albaner in Jugoslaëien. Untersuchungen zur Gegenëarts Südosteuropa. – Band. 20. – Oldenbourg : München, 1982, 140 ff. Rücker, Elisabeth: Hartmann Schedels Weltchronik, das grösste Buchunternehmen der Dürerzeit. – München : Verlag Prestel, f. 10 Samara, Miço: Formimi i gjuhës letrare kombëtare shqipe. Rishtypje. – Universiteti i Tiranës : Tiranë, 1989, 166 ff. Sasse, Hans – Jürgen: Arvanitika. Die albanischen Sprachreste in Griechenland. – Teil 1.- Harrasowitz; Wiesbaden, 1992, 544 ff. Scaliger, Justus: Diatriba de Europaerum linguist. Opuscula varia. – Paris, 1610, f. 119 Schaller, Helmut: Die Entwicklung der Albanologie in Deutschland. – Në: Südosteuropa Mitteilungen. – Nr. 3. – 23 Jahrgang, 1983 Schepers, Heinrich. – Në: Neue Deutsche Biographie. – Bd. 14 : Berlin. – Duncker & Humblot, 1985, f. 130. Schleicher, August: Compendium der vergleichenden Grammatik der indogermanischen Sprachen. – Weimar : Hermann Böhlau, 1861, 283 f. Schleicher, August: Die Sprachen Europas in systematischer Übersicht. - Bonn : H. B. König, 1850 Schmidt, Johannes: August Schleicher. – Në: Allgemeine Deutsche Biographie. – Band 31. – Leipzig ; Duncker & Humblot, 1890, f. 402-416 Schuchardt, Hugo: Albanisches und Romanisches. Zu Miklosich’s Albanischen Forschungen.- Në : Zeitschrift für vergleichende Sprachforschung auf dem Gebiete der indogermanischen Sprachen. – Bd. 20.- Göttingen, 1872, f. 241-302 Schuchardt, Hugo: Der Vokalismus des Vulgärlateins. – Leipzig : B. G. Teubner, 1868 Szegh, D.: Albanisch und Illyrisch. – Në: Ungarische Rundschau (1916/1917), f. 62-83 Sheperi, Ilia: Gramatika dhe Sindaksa e gjuhës shqipe, sidomos e toskërishtes. Vlorë. Shtypshkronja “Vlora” G. Direttore & C., 1927 Shuteriqi, Dhimitër: Mbi Barletin dhe shkrime të tjera. – Tiranë : Naim Frashë ri, 1979/a, 350 ff Shuteriqi, Dhimitër: Fshati shqiptar i Bullgarisë , Mandrica. – Studime Filologjike. – Nr. 1, Tiranë , 1965 Shuteriqi, Dhimitër: Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850. – Tiranë : Akademia e Shkencave, 1976, 316 ff Solta, Georg Renatus: Neue Deutsche Biographie. – Band 10. –Berlin : Duncker & Humboldt, 1974, f. 585

Page 237: UNIVERSITETI I TIRANËS STUDIMET E AUTORËVE … · Vilhelm Lajbnic (1705-1715), Johan Tunman (1774), Fon Vindish (1782), Johan Gotfrid Herder (1784-1791), Franc Karl Alter (fundi

237

Šufflay, Milan von. Die Kirchenzustände im vortürkischen Albanien. Die orthodoxe

Durchbruchszone im katholischen Damme. - Në: Illyrisch – Albanische Forschungen. – Bd.

1. – München und Leipzig : Verlag von Duncker & Humboldt, 1916, f. 188 – 281

Spitzer, Leo: Hugo Schuhardt-Brevier. Ein Vademekum der allgemeinen Sprachëissenschaft. – Halle (Saale) : Max Niemeyer, 1922 Stadtmüller, Georg: Forschungen zur albanischen Frühgeschichte. – Wiesbaden : Otto Harrasowitz, 1966, 221 f. Stadtmüller, Georg: Forschungen zur albanischen Frühgeschichte. – Budapest,1942 Stadtmüller, Georg: Geschichte Südosteuropas. – München, Wien : Oldenbourg, 1976, f. 407-408. Stadtmüller, Georg: Norbert Jokl und sein Beitrag zur Albanienforschung. – Në: Dissertationes Albanicae. – München : Trofenik, f. 46-61 Störig, Hans Joachim: Kleine Weltgeschichte der Wissenschaft. - 2 Bde. 4. durchges. Auflage. – Frankfurt am Main : Fischer, 1982 Tagliavini, Carlo: La Lingua Albanese.- Në: Studi Albanesi, V-VI, 1935-1936, f. 23. Tagliavini, C.: Norbert Jokl. – Në : Indogermanisches Jahrbuch. – Bd. 28, 1949, f. 297 Thallóczy, Lájos; Jireček, Konstantin. Zwei Urkunden aus Nordalbanien. – Në: Illyrisch – Albanische Forschungen. – Bd. 1. – München und Leipzig : Verlag von Duncker & Humboldt, 1916, f. 125 – 151 Thumb, Albert: Altgriechische Elemente des Albanesischen. – Në: Indogermanische Forschungen, 1909. Thumb, Albert: Gustav Meyer. – Në: Indogermanische Forschungen. Zeitschrift für indogermanischen Sprachen und Altertumskunde. – Bd. 12. – Strassburg : Trübner, 1901. Thunmann, Johann: Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker. - Leipzig 1774, 406 f. Uhlisch, Gerda: Maximilian Lambertz (1882-1963). – Në: Bedeutende Gelehrte in Leipzig, 1, 1965, f. 261-267. USHT, Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë. – Vëll. 2. – Tiranë, 1962 Vater, Johann Severin: Vergleichungstafeln der Europäischen Stamm-sprachen und Süd-, West-Asiatischer. – Halle : Renger. Verlagsbuchhandlung, 1822 Weigand, Gustav: Sind die Albaner die Nachkommen der Illyrier oder der Thraker?”. – Në: BA III, 1927 Windisch, Gottlieb: Die Klementinern in Syrmien. – Në: Ungrisches Magazin, oder Beyträge zur ungrischen Geschichte, Geographie, Naturëissenschaft. – Pressburg : Anton Löwe, 1782, f. 77-90 Xylander, Joseph Ritter von: Die Sprache der Albanesen oder Skipetaren. – Frankfurt am Main : Andreaische Buchhandlung, 1835, 320 f. Zippel, G. : Die Römische Herrschaft in Illyrien, Leipzig, 1877.