3
Universiteti i Prizrenit Rr. “Rruga e Shkronjave” p.n. 20000 Prizren, Republika e Kosovës www.uppz.net Shpall KONKURS për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve Bachelor për vitin akademik 2010/2011 në programet: 1. Administrim Biznesi 2. Menaxhment Ndërkombëtar 3. Dizajnimi i Softverit (Software Design) 4. Teknologji e Informacionit dhe Telekomunikimit 5. Juridik 6. Gjuhë Gjermane. Në çdo program do të regjistrohen nga 100 studentë. Të drejtë konkurrimi në Universitetin e Prizrenit kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe e kanë dhënë provimin e maturës shtetërore. Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve 1 Testi i Maturës shtetërore: a) totali i pikëve nga testi i maturës shtetërore b) bonusi i pikëve nga lëndët prioritare 2. Suksesi nga shkolla e mesme e lartë

UPPz-Fleteparaqitje-Gurakuç Kuçi

  • Upload
    gurii

  • View
    884

  • Download
    8

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UPPz-Fleteparaqitje-Gurakuç Kuçi

Universiteti i Prizrenit

Rr. “Rruga e Shkronjave” p.n.

20000 Prizren, Republika e Kosovës

www.uppz.net

Shpall

KONKURS për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve Bachelor për vitin akademik 2010/2011 në programet: 1. Administrim Biznesi2. Menaxhment Ndërkombëtar3. Dizajnimi i Softverit (Software Design)4. Teknologji e Informacionit dhe Telekomunikimit5. Juridik6. Gjuhë Gjermane.

Në çdo program do të regjistrohen nga 100 studentë. Të drejtë konkurrimi në Universitetin e Prizrenit kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe e kanë dhënë provimin e maturës shtetërore.

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve

1 Testi i Maturës shtetërore: a) totali i pikëve nga testi i maturës shtetëroreb) bonusi i pikëve nga lëndët prioritare

2. Suksesi nga shkolla e mesme e lartë

Page 2: UPPz-Fleteparaqitje-Gurakuç Kuçi

Lëndët prioritare për drejtimet përkatëse:

1. Administrim Biznesi (Lëndët: Ekonomi me Ndërmarrësi, Matematikë, Gjuhë shqipe dhe Gjuhë angleze);

2. Menaxhment Ndërkombëtar (Lëndët: Ekonomi me Ndërmarrësi, Matematikë, Gjuhë shqipe dhe Gjuhë angleze);

3. Dizajnimi i Softverit (Lëndët: Matematikë, Informatikë dhe Gjuhë angleze);4. Teknologjia e Informacionit dhe Telekomunikimit (Lëndët: Matematikë dhe

Informatikë);5. Juridik (Lëndët : Sociologji, Histori dhe Edukatë Qytetare);6. Gjuhë Gjermane (lënda: Gjuha amtare).

Mënyra e llogaritjes së pikëve

Totali i pikëve (TP) nga testi i maturës shtetërore shumëzohet me koeficientin 1, kurse pikët nga Lëndët prioritare (LP) shumëzohen me koeficientin 0.5. Lëndët prioritare të kandidatëve që konkurrojnë në drejtimet ekonomike dhe të cilët kanë mbaruar shkollën e mesme teknike (arsimi profesional II) shumëzohen me koeficientin 0.4. Të gjitha këtyre ju shtohen edhe pikët nga suksesi i shkollës së mesme të lartë ( S ): TP + LP x 0.5 + S

Psh. Kandidati që ka mbaruar me sukses të shkëlqyeshëm shkollën e mesme të lartë (drejtimi ekonomik) dhe që ka arritur 80 pikë në provimin maturës shtetërore (prej tyre ka 14 pikë në matematikë dhe 17 pikë në lëndën Ekonomi me Ndërmarrësi), në rast të konkurrimit në drejtimin Administrim Biznesi, llogaritja e pikëve bëhet në këtë mënyrë:TP= 80, LP=31 dhe S=20TP + LP x 0.5 + S = 80 + 31x0.5 + 20 = 80 + 15.5 + 20 = 115.5 E njëjta mënyrë e llogaritjes së pikëve vlen për të gjithë kandidatët, varësisht nga drejtimi ku konkurrojnë.

Kandidatët që kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë Kosovës, me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet ti kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit. Nostrifikimi i diplomave bëhet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe të Teknologjisë të Republikës së Kosovës.

Page 3: UPPz-Fleteparaqitje-Gurakuç Kuçi

Afati i konkursit

Dorëzimi i dokumenteve bëhet prej 19.07.2010 deri me datë 23.07.2010 në ndërtesën e Universitetin të Prizrenit, nga ora 09:00 – 16:00, në adresën:

Rr “Rruga e Shkronjave” p.n.

20000 Prizren, Republika e Kosovës

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

1. Formulari i plotësuar për regjistrim mund të shkarkohet nga ueb faqja e Universitetit të Prizrenit www.uppz.net ose mund të merret në ndërtesën e Universitetit të Prizrenit.

2. Evidenca mbi pikët nga Testi i Maturës.

3. Diploma e shkollës së mesme dhe certifikata e notave.

4. Certifikata e lindjes.

Rezultatet e konkursit do të publikohen në ueb-faqe dhe në Universitetin e Prizrenit me datë 26.07.2010 në ora 09:00.

Ankesat mund të dorëzohen në Rektoratin e Universitetit të Prizrenit deri me datën 30.07.2010.

Studimet për vitin e parë akademik 2010/11 në Universitetin e Prizrenit do të jenë pa pagesë.