39
PAGËZIMI I SHENJTË Rregulli që ndiqet përpara Pagëzimit të Shenjtë Urata për ata që hyjnë në radhët e katikumenëve Prifti me petrahil, i fryn në fytyrë atij që do të pagëzohet dhe i bën me dorën e tij shenjën e kryqit duke bekuar ballin dhe kraharorin tri herë, duke thënë 3 herë: “Në emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin.” Dhe pastaj thotë: I bekuar është Perëndia ynë, gjithnjë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin. Pastaj vë dorën mbi kokën e katikumenit, duke thënë uratën: Le t’i lutemi Zotit. Në emrin tënd, o Zot, Perëndi i së vërtetës, dhe të Birit tënd të vetëmlindur, dhe të Shpirtit tënd të Shenjtë,

Uratore e Vogël - Pagezimi

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Uratore e Vogël - Pagezimi

Citation preview

Page 1: Uratore e Vogël - Pagezimi

81

PAGËZIMI I SHENJTË

Rregulli që ndiqet përparaPagëzimit të Shenjtë

Urata për ata që hyjnë në radhëte katikumenëve

Prifti me petrahil, i fryn në fytyrë atij që do tëpagëzohet dhe i bën me dorën e tij shenjën e kryqit dukebekuar ballin dhe kraharorin tri herë, duke thënë 3 herë:“Në emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin.”

Dhe pastaj thotë: I bekuar është Perëndia ynë,gjithnjë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Pastaj vë dorën mbi kokën e katikumenit, duke thënëuratën:

Le t’i lutemi Zotit.

Në emrin tënd, o Zot, Perëndi i së vërtetës, dhe tëBirit tënd të vetëmlindur, dhe të Shpirtit tënd të Shenjtë,

Page 2: Uratore e Vogël - Pagezimi

82

vë dorën time mbi shërbëtorin tënd (aksh) i cili u bë idenjë të gjejë strehë nën emrin tënd të shenjtë dhe të ruhetnën mbulesën e krahëve të tu. Largo prej tij atë gënjeshtrëne vjetër dhe mbushe me besën, shpresën dhe dashurinëndaj teje, që të njohë se ti je Perëndi i vetëm, Perëndia ivërtetë dhe Biri yt i vetëmlindur Zoti ynë Jisu Krisht dheShpirti yt i Shenjtë. Bëje atë që të eci sipas gjithë porosivetë tua dhe të ruajë ato që të pëlqejnë, se po t’i bëjë këtonjeriu, do të rrojë me anën e tyre. Shkruaje atë në librintënd të jetës dhe bashkoje me grigjën e trashëgimit tënd.Le të lavdërohet me anën e tij emri yt i shenjtë dhe i Birittënd të dashur, Zotit tonë Jisu Krisht dhe i Shpirtit tëndjetëbërës. Sytë e tu le ta vështrojnë këtë me mëshirëpërgjithmonë dhe veshët e tu le të dëgjojnë zërin e lutjessë tij. Ngazëlloje atë me veprat e duarve të tij edhe tëgjithë fisit të tij, që të rrëfejë duke u falur dhe dukelavdëruar emrin tënd të madh dhe shumë të lartë dhe të tëlavdërojë përgjithmonë tërë jetën e tij.

Se ty të himnojnë gjithë fuqitë e qiejve dhe ty tadrejtojmë lavdinë, Atit, Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tanie përherë e në jetë të jetëve. Amin.

AFORKIZMI (MOHIMI) I PARELe t’i lutemi Zotit.

Të qorton ty, o djall, Zoti, i cili erdhi në botë dhendenji midis njerëzve, që të rrëzojë tiraninë tënde dhe tëshpëtojë njerëzit; i cili mbi dru triumfoi mbi fuqitë

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 3: Uratore e Vogël - Pagezimi

83

kundërshtare, kur dielli u err dhe dheu u tund, dhe varretu hapën, dhe trupat e shenjtorëve u ngritën; i cili vdekjenme vdekje e prishi dhe e shkatërroi atë që kishte pushtetine vdekjes, d.m.th., ty djallin. Të betoj me emrin e Perëndisëqë tregoi drurin e jetës dhe caktoi keruvimet dhe shpatëne zjarrtë, e cila vërtitet për ta ruajtur. Të qortoj, largohusepse të betoj në emrin e atij që eci mbi sipërfaqen e detitsi në stere dhe qortoi stuhinë e erërave, syri i të cilit përthauthellësirat dhe frikësimi treti malet. Se edhe tani ai tëurdhëron me anën tonë: dridhu, dil dhe largohu prej kësajkrijese dhe të mos kthehesh, as të fshihesh në këtë, as tëpiqesh me të ose të veprosh, as natën as ditën, as nëmëngjes as në mesditë, po shko në tartarin tënd, gjer nëditën e madhe që është përgatitur për të të gjykuar. Trembunga Perëndia që rri mbi keruvimet dhe vështron thellësirat,nga i cili dridhen engjëjt, kryeengjëjt, fronet, zotërimet,kryesitë, pushtetet, fuqitë, keruvimet me shumë sy dheserafimet me gjashtë krahë; nga i cili dridhet qielli edhedheu, deti dhe gjithçka ndodhet në to; dil dhe largohu ngai shënuari, ushtari i ri i Krishtit, Perëndisë tonë, se të betojnë emrin e atij që ecën mbi krahë erërash, që i bën engjëjte tij shpirtra dhe meshtarët e tij zjarr që djeg; dil dhe largohuprej kësaj krijese me gjithë fuqinë dhe engjëjt e tu.

Se është i lavdëruar emri i Atit, i Birit dhe i Shpirtittë Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 4: Uratore e Vogël - Pagezimi

84

AFORKIZMI (MOHIMI) I DYTE

Le t’i lutemi Zotit.Perëndia i shenjtë, i frikshëm dhe i lavdëruar që është

i pakuptuar dhe i pagjurmueshëm në të gjitha veprat dhenë fuqinë e tij; ai që caktoi për ty, o djall dënimin emundimit të përjetshëm, të urdhëron me anën tonë, tëshërbëtorëve të tij të padenjë, ty dhe tërë fuqinë që tëndihmon ty, të largohesh prej të shënuarit para pak kohembi emrin e Zotit tonë Jisu Krisht, Perëndisë tonë tëvërtetë. Të betoj pra ty, o shpirt i keq, i ndyrë, i njollosur,i urryer dhe i huaj me fuqinë e Jisu Krishtit, i cili ka tërëpushtetin në qiell e mbi dhé, dhe i cili i tha demonit tëshurdhër dhe memec: “Dil prej njeriut dhe mos hyr mënë të”. Shko, njih fuqinë tënde të kotë, e cila as mbi derratnuk ka fuqi. Kujto atë që të urdhëroi - sipas kërkesës sate- që të hysh në tufën e derrave. Dridhu nga Perëndia, meurdhrin e të cilit toka është mbështetur mbi ujërat; nga aiqë krijoi qiellin, që u vuri kufi maleve dhe fushave masë,që vuri zhavorin si kufi të detit dhe në mes të ujit tëvrullshëm rrugë të sigurtë, atë që prek malet dhe nxjerrintym, që vishet me dritën si me rrobë, që e shtrin qiellin sikurtinë, që mbulon me ujëra lartësitë e tij, që vendositokën mbi themele të sigurta që nuk do të të lëvizin nëjetë të jetës, atë që thërret ujërat e detit dhe e derdh mbifaqet e tokës së tërë. Dil dhe largohu prej atij që përgatitetpër Ndriçimin e shenjtë. Të betoj me emrin e pësimit

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 5: Uratore e Vogël - Pagezimi

85

shpëtimtar të Zotit tonë Jisu Krisht dhe mbi emrin e trupitdhe gjakut të tij të çmuar dhe mbi ardhjen e tij tëtmerrshme, se do të vijë dhe nuk do të vonohet, për tëgjykuar tërë tokën edhe ty edhe fuqinë, që të ndihmon ty,do t’i mundojë me gjehenën e zjarrit dhe do të të dorëzojënë errësirën më të përjashtme, ku është krimbi i pafjeturdhe zjarri nuk shuhet kurrë.

Se pushteti është i Krishtit, Perëndisë tonë, bashkëme Atin dhe me Shpirtin e Shenjtë, tani e përherë e nëjetë të jetëve. Amin.

AFORKIZMI (MOHIMI) I TRETELe t’i lutemi Zotit.

O Zot Sabaoth, Perëndia i Izraelit, ti që shëron çdosëmundje e çdo dobësi, shtjer sytë mbi shërbëtorin tënd(aksh), kërko, gjurmo dhe dëbo prej tij tërë veprat e djallit.Qortoji shpirtrat e ndyrë, dëboji ata dhe pastro veprën eduarve të tua dhe, duke përdorur veprimin tënd të shpejtë,dërrmoje shpejt Satanin nën këmbët e tij dhe fali fitorekundër atij dhe shpirtrave të tij të ndyrë që të fitojëmëshirën tënde dhe të bëhet i denjë për misteret e tua tëpavdekshme dhe qiellore dhe ty të të drejtojë lavdi, Atit,Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë tëjetëve. Amin.

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 6: Uratore e Vogël - Pagezimi

86

UratëLe t’i lutemi Zotit.

O Zot që je gjithmonë, që bëre njerinë sipas ikonësdhe shëmbëllimit tënd dhe i dhe atij fuqi jete të amëshuar,pastaj kur ra për shkak të mëkatit nuk e përbuze, porpërgatite shpëtimin e botës duke bërë njeri Krishtin tënd;ti edhe këtë krijesën tënde, të cilën e çlirove nga robëria earmikut, pranoje në mbretërinë tënde qiellore. Çelja sytëe mendjes që të shkëlqejë në të drita e Ungjillit tënd.Shoqëroje në jetën e tij me engjëj drite që ta shpëtojnëatë prej çdo dredhie të kundërshtarit, nga ndonjë takim ikeq, nga demoni i mesditës dhe nga fantazma të këqija.

Prifti, i fryn tri herë atij që do të pagëzohet dhe i bënme dorën e tij shenjën e kryqit, duke bekuar ballin, gojëndhe kraharorin, duke thënë: “Dëbo prej tij çdo shpirt tëkeq dhe të ndyrë, që fshihet dhe që ka bërë fole në zemrëne tij (dhe e thotë 3 herë). Shpirt mashtrimi, shpirt ligësie,shpirt idhujtarie dhe çdo lakmimi, shpirt gënjeshtre dheçdo ndyrësie që kryhet sipas mësimeve të djallit. Dhe bëjekëtë dele shpirtërore të grigjës së shenjtë të Krishtit tënd,anëtar të nderuar të Kishës sate, enë të shenjtëruar, birdrite dhe trashëgimtar të mbretërisë sate; që duke jetuarsipas porosive të tua dhe duke ruajtur shenjën të paprishurdhe duke mbajtur rroben të panjollosur të fitojë lumturinëe shenjtorëve në mbretërinë tënde.

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 7: Uratore e Vogël - Pagezimi

87

(Me zë të lartë.) Me hirin, dhembshuritë dhe njeri-dashjen e Birit tënd të vetëmlindur, me të cilin je i bekuarbashkë me Shpirtin tënd të Tërëshenjtë, të mirë dhe jetë-bërës, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Ai që është për t’u pagëzuar zhvishet; dhe prifti ekthen ashtu siç është nga perëndimi dhe po të jetë i (e)rritur me duart lart dhe e pyet 3 herë:

E mohon Satanin dhe gjithë veprat e tij, dhe gjithëengjëjt e tij, dhe gjithë adhurimin e tij, dhe gjithë mburrjene tij?

Katikumeni, ose kumbari i tij, në qoftë foshnjë,përgjigjet çdo herë:

E mohoj.Dhe pastaj e pyet përsëri prifti 3 herë atë që

pagëzohet:

E mohove Satanin?Katikumeni, ose kumbari i tij, përgjigjet çdo herë:

E mohova.Dhe si ka thënë 3 herë, prifti thotë:

Fry dhe pështyje atë.Katikumeni, ose kumbari, fryn dhe pështyn 3 herë.

Pastaj e kthen atë që do të pagëzohet nga lindja, i ul duartposhtë dhe e pyet:

Bashkohesh me Krishtin?Katikumeni ose kumbari i tij përgjigjet:

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 8: Uratore e Vogël - Pagezimi

88

Bashkohem.Dhe si ka thënë 3 herë, prifti e pyet përsëri:

U bashkove me Krishtin?Katikumeni, ose kumbari i tij, përgjigjet:

U bashkova.Dhe si ka thënë 3 herë, prifti pyet përsëri:

Dhe e beson?Katikumeni ose kumbari i tij, përgjigjet:

E besoj si mbret dhe Perëndi.Dhe thotë Simbolin e Besimit:

Besoj në një Perëndi, Atë të tërëfuqishëm, krijues tëqiellit edhe të dheut dhe të gjithë të dukurave dhe tëpadukurave.

Dhe në një Zot, Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë, tëvetëmlindurin, që lindi prej Atit përpara gjithë shekujve.Dritë prej drite, Perëndi të vërtetë prej Perëndie të vërtetë,të lindur, jo të bërë, që ka të qenët një me Atin, me anën etë cilit u bënë të gjitha.

Që për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti prejqiejve dhe u trupëzua prej Shpirtit të Shenjtë dheVirgjëreshës Mari dhe u bë njeri.

Dhe u kryqëzua për ne në kohën e Pontit Pilat, dhepësoi e u varros.

Dhe u ngjall të tretën ditë sipas shkrimeve.Dhe u ngjit në qiejt dhe rri në të djathtë të Atit.

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 9: Uratore e Vogël - Pagezimi

89

Dhe do të vijë përsëri me lavdi të gjykojë të gjallëtdhe të vdekurit, mbretëria e të cilit nuk do të ketë mbarim.

Dhe në Shpirtin e Shenjtë, Zot, Jetëbërës, që buronprej Atit, që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e meBirin, që foli me anën e profetëve.

Në një Kishë të Shenjtë, të Përgjithshme dheApostolike.

Pohoj një pagëzim për ndjesën e mëkateve.Pres ngjalljen e të vdekurve.Dhe jetën e ardhshme të amëshuar. Amin.Dhe pasi thuhet Simboli i Besimit, prifti përsëri pyet

tri herë:

U bashkove me Krishtin?Katikumeni, ose kumbari i tij, përgjigjet çdo herë:

U bashkova.Dhe prifti thotë:

Dhe faliu.Katikumeni, ose kumbari i tij, përgjigjet:

I falem Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, Trinisë sënjëqenëshme edhe të pandarë.

Prifti thotë me zë të lartë:I bekuar është Perëndia që do të shpëtojnë të gjithë

njerëzit dhe të njohin të vërtetën, tani e përherë e në jetëtë jetëve. Amin.

Dhe thotë këtë:Le t’i lutemi Zotit.

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 10: Uratore e Vogël - Pagezimi

90

O Zot Perëndia ynë, thirre shërbëtorin tënd (aksh)në Ndriçimin tënd të shenjtë dhe bëje të denjë për këtëhir të madh të pagëzimit tënd të shenjtë. Zhvishja rrobëne vjetër dhe përtërije për jetë të amëshuar dhe mbusheme fuqinë e Shpirtit tënd të Shenjtë që të bashkohet meKrishtin tënd, që të mos jetë më bir trupi, por bir iMbretërisë sate.

Me mirëdashjen dhe hirin e Birit tënd të vetëmlindur,me të cilin je i bekuar bashkë me Shpirtin tënd tëTërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetëtë jetëve. Amin.

Pastaj thotë përlëshimin:Lavdi më ty, o Perëndi, shpresa jonë, lavdi më ty.

Krishti, Perëndia ynë i vërtetë, me ndërmjetimet eNënës së Tij të pacënuar dhe krejt të papërlyer; tënderuarit, të lavdëruarit, profetit, pararendësit dhepagëzorit Joan; të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar dhetë dëgjuar; të Etërve tanë oshënarë dhe hyjprurës; tëshenjtit (të Kishës); të Hyjprindërve të shenjtë dhe të drejtëJoakimit dhe Anës; të shenjtit (të ditës) dhe të gjithëshenjtorëve të tij, na mëshiroftë dhe na shpëtoftë si Perëndii mirë, njeridashës dhe mëshirues.

Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht,Perëndi, mëshirona dhe shpëtona. Amin.

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 11: Uratore e Vogël - Pagezimi

91

SHËRBESAE PAGËZIMIT TË SHENJTË

Prifti hyn në hierore, vishet me të bardha, me petrahildhe fellon, dhe si ndizen qirinjtë, merr temjanicën dhetemjanis rreth e qark kolimvithrës, lë temjanicën dhe falet.

Pastaj dhjaku thotë: Beko, o Zot.Prifti, duke bërë shenjën e kryqit me Ungjill sipër

kolimvithrës, thotë:E bekuar është Mbretëria e Atit, e Birit dhe e Shpirtit

të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.Dhjaku: Me paqe, le t’i lutemi Zotit.Pas çdo paqësoreje psaltët thonë: Mëshiro, o Zot.Për paqen që lartazi dhe për shpëtimin e shpirtrave

tanë, le t’i lutemi Zotit.Për paqen e tërë botës, qëndrimin e mirë të kishave

të shenjta të Perëndisë dhe për bashkimin e të gjithëve, let’i lutemi Zotit.

Për këtë shtëpi të shenjtë dhe për ata që hyjnë brendanë të me besë, shpresëtari dhe frikë Perëndie, le t’i lutemiZotit.

SHERBESA E PAGEZIMIT TE SHENJTE

Page 12: Uratore e Vogël - Pagezimi

92

Për Kryepiskopin tonë (aksh), të nderuarën presviteridhe dhjakonatë më Krishtin, për tërë klerin dhe popullin,le t’i lutemi Zotit.

Që të shenjtërohet ky ujë me fuqinë, veprimin dhe meardhjen e Shpirtit të Shenjtë, le t’i lutemi Zotit.

Që të dërgohet mbi të hiri i shpëtimit dhe bekimi iJordanit, le t’i lutemi Zotit.

Që të zbresë mbi këtë ujë veprimi pastrues i Trinisësë përmbinatyrshme, le t’i lutemi Zotit.

Që të ndriçohemi me ndriçimin e njohjes dheshpresëtarisë, me anën e ardhjes së Shpirtit të Shenjtë, let’i lutemi Zotit.

Që të bëhet ky dëbues i çdo mendimi të keq armiqshtë dukur dhe të padukur, le t’i lutemi Zotit.

Që të bëhet i pagëzuari në të i denjë për mbretërinëqë s’ka prishje, le t’i lutemi Zotit.

Për atë që vjen tani te ndriçimi i shenjtë dhe përshpëtimin e tij, le t’i lutemi Zotit.

Që të tregohet ky bir drite dhe trashëgimtar i të miravetë amëshuara, le t’i lutemi Zotit.

Që të bëhet anëtar dhe pjesëtar i vdekjes dhe i Ngjalljessë Krishtit, Perëndisë tonë, le t’i lutemi Zotit.

Që t’i ruhet stolia e pagëzimit dhe vlesa me Shpirtine Shenjtë e panjollëshme dhe e papërlyer gjer në ditën efrikshme të Krishtit, Perëndisë tonë, le t’i lutemi Zotit.

Që t’i bëhet ky ujë banjë rilindjeje, për ndjesëmëkatesh dhe veshje mosprishjeje, le t’i lutemi Zotit.

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 13: Uratore e Vogël - Pagezimi

93

Që të dëgjojë Zoti Perëndi zërin e lutjes sonë, le t’ilutemi Zotit.

Që të shpëtojë ky dhe ne prej çdo hidhërimi,zemërimi, rreziku dhe nevoje, le t’i lutemi Zotit.

Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndime hirin tënd.

Të Tërëshenjtën, të pacënuarën, të përmbibekuarën,të lavdëruarën, Zonjën tonë Hyjlindëse dhe gjithmonë tëVirgjërën Mari, bashkë me gjithë shenjtorët, duke ekujtuar, veten tonë dhe njëri-tjetrin dhe gjithë jetën tonë,Krishtit, Perëndisë le t’ia parashtrojmë.

Psaltët: Ty, o Zot.Ndërsa dhjaku thotë këto, prifti thotë pa zë këtë uratë:Le t’i lutemi Zotit.

O Perëndi zemërdhembshur dhe i mëshirshëm, qëvëzhgon zemrat dhe veshkat dhe je i vetmi që di të fshehtate njerëzve; se s’ka gjë që të mos duket përpara teje, porpara syve të tu të gjitha janë lakuriq dhe të hapura; ti qëdi mendimet dhe veprimet e mia, mos ki ndot prej meje,as mos e kthe fytyrën tënde; mos i vër re fajet e mia nëkëtë orë, ti që nuk vë re mëkatet e njerëzve kur pendohen,dhe pastromë ndyrësinë e trupit dhe njollën e shpirtit dheshenjtëromë krejt, me fuqinë tënde të padukur dhe me tëdjathtën shpirtërore, me qëllim që unë t’u premtoj tëtjerëve liri dhe që t’u jap këtë me anën e besës së plotë menjeridashjen tënde të patreguar të mos bëhem i padenjë si

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 14: Uratore e Vogël - Pagezimi

94

shërbëtor i mëkatit. Mos, o Zot i vetëm i mirë dhenjeridashës, mos u kthefsha i përunjur dhe i turpëruar; podërgomë fuqi prej së larti dhe forcomë në shërbimin ekëtij misteri tënd të madh dhe qiellor; dhe këtij që do tërilindet jepi formën e Krishtit tënd me anën e padenjësisësime; dhe ndërtoje mbi themelin e Apostujve dheProfetëve të tu dhe mos e rrëzo, po mbille atë si një bimëtë së vërtetës në Kishën tënde të Përgjithshme dheApostolike dhe mos e shkul; që duke përparuar ai nërrugën e shpresëtarisë, të lavdërohet dhe me anën e tijemri yt i tërëshenjtë, i Atit, i Birit dhe i Shpirtit të Shenjtë,tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Pasi plotësohen paqësoret, (pa thënë: Se ty tëpërket...), prifti lexon këtë uratë me zë të lartë dhe mefrikë Perëndie:

I madh je, o Zot, dhe të çuditshme janë veprat e tuadhe asnjë fjalë nuk do të mjaftojë për të himnuar çudirate tua (3 herë). Se duke i sjellë të gjitha nga e mosqëna nëtë qenët, me dëshirën tënde, me pushtetin tënd e mbankrijesën dhe me kujdesin tënd qeveris botën. Ti që e bërekrijesën prej katër elementësh, kurorëzove rrethin e vititme katër stinë. Përpara teje dridhen gjithë fuqitë qiellore;ty të himnon dielli; ty të lavdëron hëna; ty të rrethojnëyjet; ty të bindet drita; ty ta kanë frikën avushat; ty tëshërbejnë burimet. Ti e ndeve qiellin porsi kurtinë, ti embështete tokën mbi ujërat, ti e rrethove detin me rërë, tiderdhe ajrin për të marrë frymë. Ty të shërbejnë fuqitë

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 15: Uratore e Vogël - Pagezimi

95

engjëllore, ty të falen koret e kryeëngjëjve, nga frika elavdisë sate të paafruar mbulojnë fytyrën keruvimet meshumë sy dhe serafimet me gjashtë krahë që qëndrojnëdhe fluturojnë rreth e përqark. Se ti, duke qenë Perëndi ipapërshkruar, pa fillim dhe i patreguar, erdhe mbi dhépasi more formë shërbëtori duke u bërë njeri; se nukdurove, o Zot, nga zemërdhembshuria jote, të shohëshnjerëzinë që të mundohet prej djallit, por erdhe dhe nashpëtove. Pohojmë hirin, lëçitim mëshirën, nuk e fshehimbamirësinë. Brezat e ne njerëzve na i çlirove, me lindjentënde shenjtërove mitrën virgjërore; tërë krijesa të himnoikur u shfaqe. Se ti, Perëndia ynë, u duke mbi dhé e ushoqërove me njerëzit; ti dhe ujërat e rrjedhshme tëJordanit i shenjtërove, duke u dërguar prej qiellit Shpirtintënd të Tërëshenjtë, dhe dërrmove krerët e dragonjve që ikishin foletë atje.

Ti pra, o Mbret njeridashës, ji këtu dhe tani mepërmbiardhjen e Shpirtit tënd të Shenjtë dhe shenjtërokëtë ujë (këtë e thotë tri herë duke bërë me dorën e djathtëshenjën e kryqit brenda në ujë), dhe jepi hirin e shpëtimit,bekimin e Jordanit. Bëje burim mosprishjeje, dhuratëshenjtërimi, zgjidhje mëkatesh, largim sëmundjesh,shkatërrim demonësh, të paafruar nga fuqitë kundërshtare,të mbushur me fuqi engjëllore. Le të ikin prej tij ata qëmendojnë keq për krijesën tënde; se thirra, o Zot, emrintënd të çuditshëm, të lavdëruar dhe të tmerrshëm përkundërshtarët.

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 16: Uratore e Vogël - Pagezimi

96

Dhe fryn 3 herë mbi ujë në formë kryqi dhe bën 3herë me dorën e djathtë shenjën e kryqit duke thënë:

Le të dërrmohen nën shënimin e tipit të Kryqit tëndgjithë fuqitë kundërshtare (3herë). Le të largohen prej neshgjithë idhujt e erës dhe të padukurat, dhe të mos fshihetnën këtë ujë ndonjë demon i errët, dhe të lutemi, o Zot, tëmos zbresë mbi të pagëzuarin ndonjë shpirt i lig, që sjellerrësim mendimesh dhe turbullim mendjeje. Po ti, o Zot itë gjithave, bëje këtë ujë, ujë shpëtimi, ujë shenjtërimi,pastrim trupi dhe shpirti, zgjidhje vargonjsh, ndjesë fajesh,ndriçim shpirti, banjë rilindjeje, përtëritje shpirti, dhuratëadoptimi, rrobë mosprishjeje, burim jete. Se ti the, o Zot:Lahuni dhe bëhuni të pastër, largoni ligësitë prej shpirtravetuaj. Ti na fale rilindjen së larti me ujë dhe me shpirt.Shfaqu, o Zot, në këtë ujë, dhe bëj që i pagëzuari në këtëtë ndryshohet, të zhveshë njeriun e vjetër, i cili prishetnga shkaku i dëshirave të gënjeshtrës, dhe të veshë njeriune ri që përtëritet sipas ikonës së krijuesit të tij; që duke ubërë anëtar i shëmbëllesës së vdekjes sate me anën epagëzimit, të bëhet pjesëtar edhe i Ngjalljes sate; dhembasi të ruajë dhuratën e Shpirtit tënd të Shenjtë dhe tashtojë amanetin e hirit, të marrë çmimin e thirrjes së lartëdhe të numërohet bashkë me të parëlindurit që janë shkruarnë qiell, pranë teje Perëndisë dhe Zotit tonë Jisu Krisht.

Se ty të përket lavdia, pushteti, nderimi dhe adhurimi,bashkë me Atin tënd pa fillim dhe Shpirtin tënd tëTërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetëtë jetëve.

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 17: Uratore e Vogël - Pagezimi

97

Psaltët: Amin.Prifti: Paqe të gjithëve.Psaltët: Dhe në shpirtin tënd.Dhjaku: Kryet tanë le t’ia ulim Zotit.Psaltët: Ty, o Zot.Dhjaku mban enën me vaj, ndërsa prifti i fryn 3 herë

në formë kryqi dhe e bekon duke bërë 3 herë shenjën ekryqit mbi enën me vaj.

Dhjaku: Le t’i lutemi Zotit.Prifti thotë uratën e mëposhtme:

URATA E VAJITO Zot, Perëndi i etërve tanë, që u dërgove atyre që

ishin në arkë të Noes pëllumbin që kishte në gojë degëulliri, simbol pajtimi dhe shpëtimi nga përmbytja, dhe qëparacaktove me anën e tyre tipin e misterit të hirit, dhedhurove pemën e ullirit për përmbushjen e mistereve tëtua të shenjta; që me anën e saj dhe ata që ishin nën ligj imbushe me Shpirt të Shenjtë dhe ata që janë nën hirin ibën të përsosur; ti beko dhe këtë vaj me fuqinë, veprimindhe ardhjen e Shpirtit tënd të Shenjtë, që të jetë ky krizmëmosprishjeje, armë drejtësie, përtëritje shpirti dhe trupi,dëbues i çdo veprimi djallëzor, shpëtim nga gjithë tëkëqijat për ata që krizmohen me të me besë, ose dhe qëmarrin prej tij, për lavdinë tënde dhe të Birit tënd tëvetëmlindur dhe të Shpirtit tënd të Tërëshenjtë, të mirëdhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve.

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 18: Uratore e Vogël - Pagezimi

98

Psaltët: Amin.Dhjaku: Le të vëmë re.Prifti hedh vajin në ujë duke bërë 3 herë shenjën e

kryqit dhe duke thënë në çdo kryq: Aliluia (3 herë).Pastaj thotë me zë të lartë:I bekuar është Perëndia që ndriçon dhe shenjtëron

çdo njeri që vjen në botë, tani e përherë e në jetë të jetëve.Psaltët: Amin.E afrojnë atë që do të pagëzohet dhe prifti merr vaj

me tre gishtat e dorës së djathtë dhe i bën shenjën e kryqitnë ballë, kraharor, shpinë, duke thënë:

Lyhet shërbëtori i Perëndisë (aksh) me vaj ngazëlliminë emrin e Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin.

Dhe duke bërë shenjën e kryqit thotë:Në kraharor dhe shpinë: Për shërim të shpirtit dhe

të trupit.Në veshë: Për të dëgjuar besën.Në këmbë: Që të ecë në rrugët e tua.Në duar: Duart e tua më bënë dhe më formuan.Dhe pasi lyhet i gjithë trupi me vaj prej kumbarit,

prifti e pagëzon duke e mbajtur drejt dhe me fytyrë ngalindja, e zhyt 3 herë në ujë duke thënë:

Pagëzohet shërbëtori i Perëndisë (aksh) në emrin eAtit (në zhytjen e parë), edhe të Birit (në zhytjen e dytë),edhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin (në zhytjen e tretë).

Pastaj të sapopagëzuarin sapo e nxjerr prifti nga

kolimvithra e merr kumbari, i cili ka në duar një çarçaf të bardhë.

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 19: Uratore e Vogël - Pagezimi

99

Psaltët psalin Psalmin 31:Lum ata që u janë falur paudhësitë dhe ata që u janë

mbuluar mëkatet (3). Lum ai njeri, të cilit Zoti nuk dot’ia marrë parasysh mëkatin, dhe në gojën e tij s’kadinakëri. Kur heshta dhe s’tregova mëkatin tim, m’uvjetëruan eshtrat nga rënkimet tërë ditën. Sepse ditë enatë rëndoi dora jote mbi mua, u ktheva në rrugën evuajtjeve ku gjemba m’u ngulën. Paudhësinë time e bëratë njohur dhe mëkatin tim nuk e fsheha. Thashë: “Do t’iarrëfej Zotit paudhësinë time”, dhe ti fale pabesinë e zemrëssime. Për këtë do të të falet çdo i drejtë në kohën epërshtatshme; madje dhe ujërat e shumta të përmbytjesnuk do t’i afrohen. Ti je streha ime në kohën kur mëpushton hidhërimi, dhe ngazëllimi im; shpëtomë nga ataqë më kanë rrethuar. Do të të bëj të mençur dhe do të tëtregoj udhën që duhet të ndjekësh dhe syri im do të jetëmbi ty. Mos u bëni si kalë a si mushkë që s’kanë mend; tëcilat i drejtojnë me anë të gojëzës dhe frerit. Të shumtëjanë fshikujt për mëkatarin, kurse atë që shpreson në Zotindo ta rrethojë mëshira. Dëfreni dhe ngazëllohuni më Zotin,o të drejtë, dhe mburruni gjithë ju zemërdrejtë.

Dhe pas kësaj prifti thotë këtë uratë:Dhjaku: Le t’i lutemi Zotit.Psaltët: Mëshiro, o Zot.

Prifti thotë uratën e Miros pa zë:I bekuar je, o Zot, Perëndi i tërëfuqishëm, burim i të

mirave, diell i drejtësisë, që u dhe dritë shpëtimi atyre që

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 20: Uratore e Vogël - Pagezimi

100

ndodheshin në errësirë, me anë të shfaqjes së Birit tënd tëvetëmlindur dhe Perëndisë tonë, dhe na fale ne tëpadenjëve pastrimin e lumtur me anën e pagëzimit tëshenjtë, dhe shenjtërimin hyjnor dhe krizmën jetëbërëse;që dhe tani denjove të rilindësh shërbëtorin tënd tëporsandriçuar me anën e ujit dhe të Shpirtit dhe i dhurovendjesën e mëkateve të bëra me dashje dhe pa dashje; tipra, o Zot, Mbret zemërdhembshur, fali këtij dhe shenjëne dhuratës së Shpirtit tënd të Shenjtë, të tërëfuqishëm dhetë adhuruar, dhe kungimin me trupin e shenjtë dhe gjakune çmuar të Krishtit tënd. Ruaje këtë me shenjtërimin tënd,dhe siguroje në besën orthodhokse; shpëtoje nga i ligudhe nga të gjitha dredhitë e tij; dhe me anën e frikës sateshpëtimtare ruaja shpirtin në pastërti dhe drejtësi; që duketë pëlqyer në çdo vepër dhe fjalë, të bëhet bir dhetrashëgimtar i mbretërisë sate qiellore.

Me zë të lartë:Se ti je Perëndia ynë, Perëndi i mëshirës dhe i

shpëtimit dhe ty ta drejtojmë lavdinë, Atit, Birit edheShpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Psaltët: Amin.Pas kësaj prifti e miros të pagëzuarin me Miron e

Shenjtë duke bërë shenjën e kryqit në ballë, në sy, nëvrimat e hundës, në gojë, në veshë, në kraharor, në duardhe në këmbë, duke thënë në çdo rast:

Vulë dhurate e Shpirtit të Shenjtë. Amin.

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 21: Uratore e Vogël - Pagezimi

101

Pastaj e vesh me këmishë duke thënë:

Vishet shërbëtori i Perëndisë (aksh) me këmishëdrejtësie në emrin e Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë.Amin.

Dhe psalet ky tropar në Tingullin tërthor të katërt.

Falmë këmishë të ndritshme, ti që e vesh dritën sirrobe, o Krisht Perëndia ynë, i shumëmëshirshëm.

Pastaj prifti, pasi i ka larë duart, temjanis rrethkolimvithrës dhe kumbari, i cili mban në duar foshnjën epagëzuar dhe me qirinj të ndezur vijnë 3 herë rrotullkolimvithrës duke psalur në Tingullin e parë:

Sa u pagëzuat më Krishtin, më Krishtin u veshët.Aliluia (3).

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.Më Krishtin u veshët. Aliluia.Dhjaku: Fuqi.Psaltët: Sa u pagëzuat më Krishtin, më Krishtin u

veshët. Aliluia.Dhjaku: Le të vëmë re.Lexuesi: Paravarg. Tingull i tretë.Zoti është ndriçimi im dhe Shpëtimtari im.Varg: Zoti është mbrojtës i jetës sime.Dhjaku: Urtësi.Lexuesi: Këndimi prej letrës së Pavlit për Romakët.Dhjaku: Le të vëmë re.

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 22: Uratore e Vogël - Pagezimi

102

Lexuesi: Apostulli (6: 3-11)

Vëllezër, sa upagëzuamë mbë Jisu Krishtinë, mbëvdekjen’ e ati upagëzuamë? Uvarruamë pra bashkë meatë me anë të pagëzimit ndë vdekjet, që, sikundrë Krishtiungjall prej së-vdekurish me anë të lavdis’ s’Atit, kështuedhe neve të ecëjmë ndë jetë të-re. Sepse ndë ubëmë njëbimë bashkë me atë pas shëmbëllimit të vdekjes’ s’ati,dotë jemi edhe pas shëmbëllimit të të-ngjallurit; Dykediturë këtë, se njeriu ynë i-vjetërë ukryqëzua bashkë meatë, që të prishetë trupi i fajit, që të mos i shërbejmë mëfajit. Sepse ay që vdiq ulirua nga faji. Edhe ndë vdiqmëbashkë me Krishtinë, besojmë se edhe dotë rrojmë bashkëme atë; Sepse e dimë se Krishti, që ungjall prej së-vdekurish, nukë vdes më; vdekja nuk’ e pushton më atë.Sepse atë që vdiq, vdiq një he-rë për fajnë; po atë që rron,rron mbë Perëndinë. Kështu edhe ju numëro-e-ni vetëhenët’uaj, se jeni të-vdekurë për fajinë, po të-gjallë mbëPerëndinë, me anë të Jisu Krishtit, Zotit t’ënë.

Prifti: Paqe më ty.Psaltët: Aliluia, aliluia, aliluia.

PAGËZIMI I SHENJTË

Përkthimi më i ri

Vëllezër, sa u pagëzuat më Krishtin, në vdekjen e tiju pagëzuat. U varrosëm, pra, bashkë me atë me anë tëpagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ngjall prej së

Page 23: Uratore e Vogël - Pagezimi

103

Dhjaku: Urtësi, drejt. Le të dëgjojmë Ungjillin eShenjtë.

Prifti: Paqe në të gjithë.Psaltët: Dhe në shpirtin tënd.

PAGËZIMI I SHENJTË

vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne tëecim në jetë të re. Sepse, nëse u bashkuam me atë në njëvdekje si të tijën, do të jemi edhe në një ngjallje si të tijën,duke ditur këtë: se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua bashkëme të, që të prishet trupi i mëkatit dhe që të mos ishërbejmë më mëkatit, sepse ai që vdiq, u çlirua ngamëkati. Tani nëse vdiqëm bashkë me Krishtin, besojmëgjithashtu se do të jetojmë me të, sepse e dimë se Krishti,që u ngjall prej së vdekurish, nuk vdes më, vdekja nuk epushton më. Sepse në atë që vdiq, vdiq për mëkatin njëherëe përgjithmonë; por në atë që rron, rron më Perëndinë.Kështu edhe ju, konsiderojeni veten tuaj të vdekur përmëkatin, po të gjallë më Perëndinë me anë të Jisu Krishtit,Zotit tonë.

Page 24: Uratore e Vogël - Pagezimi

104

Prifti: Këndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipasMateut.

Dhjaku: Le të vëmë re.Psaltët: Lavdi më ty, o Zot, lavdi më ty.Prifti: Ungjilli (Mt. 28: 16-20)

Në atë kohë të një-mbë-dhjetë nxënësitë vanë ndëGalilet, ndë atë mal që i pat porositur’ Jisuj. Edhe kur epanë, i ufaln’ ati; po ca nga ata ishinë me dy mëndje.Edhe Jisuj erdhi përanë, e u foli atyre, dyke thënë, M’udhaçdo pushtet ndë qiellt edhe mbi dhet. Shkoni pra e mësonigji-thë kombetë, edhe i pagëzoni mb’emërit të Atit e tëBirit e të Frymës’ së Shënjtëruarë; Edhe i mësoni ata tëruanjnë gjithë sa u kam porositurë juve; edhe ja unë tekjam bashkë me ju gjithë dittë gjer mbë të-mbaruarët tëjetësë. Amin.

Psaltët: Lavdi më ty, o Zot, lavdi më ty.

Në atë kohë të njëmbëdhjetë nxënësit shkuan nëGalile, në malin që i kishte porositur Jisui, dhe kur e panë,iu falën atij, por disa dyshuan. Pastaj Jisui erdhi pranëdhe u foli atyre, duke thënë: “M’u dha çdo pushtet nëqiell e mbi dhé. Shkoni, pra, e mësoni gjithë kombet edhei pagëzoni në emrin e Atit, e të Birit edhe të Frymës sëShenjtë, dhe i mësoni të ruajnë të gjitha sa ju kamporositur, dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri nëmbarim të jetës. Amin”.

PAGËZIMI I SHENJTË

Përkthimi më i ri

Page 25: Uratore e Vogël - Pagezimi

105

URATA E LARJES

Prifti: Paqe në të gjithë.Psaltët: Dhe në shpirtin tënd.Dhjaku: Kryet tanë le t’ia ulim Zotit.Psaltët: Ty, o Zot.Dhjaku: Le t’i lutemi Zotit.Psaltët: Mëshiro, o Zot.

Prifti thotë uratën:Ti që i dhurove shërbëtorit tënd (aksh) çlirimin nga

mëkatet me anën e pagëzimit të shenjtë dhe i fale jetërilindjeje, ti o Zot, denjo që të shkëlqejë ndriçimi i fytyrëssate në zemrën e tij përherë, mburojën e besës së tij ruajetë paprekur nga planet e armiqve, rrobën e mosprishjesqë veshi, mbaje të kulluar dhe të panjollosur, duke i ruajturshenjën shpirtërore të pathyer me anën e hirit tënd dheduke u treguar i mëshirshëm kundrejt atij dhe nesh sipasmëshirave të tua të shumta. Se i bekuar dhe i lavdëruarështë emri yt i nderuar dhe madhështor i Atit, i Birit dhei Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Psaltët: Amin.Dhjaku: Le t’i lutemi Zotit.Psaltët: Mëshiro, o Zot.

Prifti thotë uratën:O Zot Perëndia ynë, që me anën e Kolimvithrës u

fal të pagëzuarve ndriçimin qiellor, që rilinde shërbëtorin

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 26: Uratore e Vogël - Pagezimi

106

tënd të porsandriçuar me anën e ujit dhe të shpirtit, dhe idhurove ndjesën e mëkateve të bëra me dashje dhe padashje, vër mbi të dorën tënde të fuqishme dhe ruaje mefuqinë e mirësisë sate; ruaje vlerësimin të paprekshëm,dhe bëje të denjë për jetën e amëshuar dhe për t’u bërë ipëlqyer ndaj teje. Se ti je shenjtërimi ynë dhe ty tadërgojmë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë,tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Prifti: Paqe në të gjithë.Psaltët: Dhe në shpirtin tënd.Dhjaku: Kryet tanë le t’ia ulim Zotit.Psaltët: Ty, o Zot.Dhjaku: Le t’i lutemi Zotit.Psaltët: Mëshiro, o Zot.

Prifti thotë uratën pa zë:Ai që u vesh me ty, Krishtin dhe Perëndinë tonë, ty

të përuli kryet bashkë me ne; këtë ruaje të qëndrojë luftëtari pamposhtur kundrejt atyre që sjellin më kot armiqësikundër tij dhe nesh; dhe me kurorën tënde të paprishur,tregoji të gjithë fitimtarë gjer në fund.

Me zë të lartë:Se jotja është mëshira dhe shpëtimi dhe ty ta

drejtojmë lavdinë bashkë me Atin tënd pa fillim dhe meShpirtin tënd të Tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani epërherë e në jetë të jetëve.

Psaltët: Amin.

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 27: Uratore e Vogël - Pagezimi

107

Prifti duke bashkuar dy anët e çarçafit, i lag me ujëtë pastër dhe spërkat fëmijën duke thënë:

U drejtësove, u ndriçove.Dhe pasi merr një sfungjer të ri të lagur me ujë, ose

pambuk të ri të lagur me ujë, i fshin foshnjës gjithë anët etrupit ku është mirosur duke thënë:

U pagëzove, u ndriçove, u mirose, u shenjtërove, ulave, në emër të Atit, Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë, tanie përherë e në jetë të jetëve. Amin.

URATA NË QETHJEN E FLOKËVE

Dhjaku: Le t’i lutemi Zotit.Psaltët: Mëshiro, o Zot.

Prifti thotë uratën:O Zot Perëndia ynë, që e nderove njeriun me ikonën

tënde, duke e krijuar me shpirt të arsyeshëm dhe me truptë hijshëm, që trupi t’i shërbejë shpirtit të arsyeshëm; kryetia vure në pjesën më të lartë dhe brenda në të vendose mëtë shumtat e shqisave, të cilat nuk pengojnë njëra-tjetrën;mbulove kryet me qime që të mos dëmtohet ngandryshimet e erërave dhe ia mbolle të gjitha pjesët e trupitnë mënyrë të dobishme që me anën e të gjithave të tëkënaqë ty, mjeshtrin. Ti, o Zot, që me anën e enës sate tëzgjedhur, Apostull Pavlit, na porosite që t’i bëjmë të gjithapër lavdinë tënde, shërbëtorin tënd (aksh) i cili vjen për

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 28: Uratore e Vogël - Pagezimi

108

herë të parë të bëjë qethjen e flokëve të kresë së tij, bekojebashkë me kumbarin, dhe jepu që ata të mbarojnë të gjithasipas ligjit tënd dhe të bëjnë ato që të pëlqejnë.

Se ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës, dhe ty tadrejtojmë lavdinë Atit, Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tanie përherë e në jetë të jetëve.

Psaltët: Amin.Prifti: Paqe në të gjithë.Psaltët: Dhe në shpirtin tënd.Dhjaku: Kryet tanë le t’ia ulim Zotit.Psaltët: Ty, o Zot.Dhjaku: Le t’i lutemi Zotit.Psaltët: Mëshiro, o Zot.Prifti, duke mbajtur dorën e tij të djathtë mbi kokën e

të pagëzuarit, thotë uratën me zë të ulët:

O Zot Perëndia ynë, ti që me përmbushjen e misterittë pagëzimit bekove nga mirësia jote ata që besojnë në ty,bekoje këtë foshnjë, dhe le të zbresë mbi kryet e tij bekimiyt. Dhe siç bekove me anën e profetit Samuel, mbretinDavid, beko dhe kryet e shërbëtorit tënd (aksh) me dorëntime të mëkatarit, duke ardhur mbi të me anën e Shpirtittënd të Shenjtë; që duke arritur në moshë të madhe dhepleqëri të thinjur, të të drejtojë lavdi dhe të shohë të mirate Jerusalemit gjithë ditët e jetës së tij.

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 29: Uratore e Vogël - Pagezimi

109

Me zë të lartë:Se ty të përket tërë lavdia, nderimi dhe adhurimi,

Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e nëjetë të jetëve. Amin.

Dhe e qeth në formë kryqi duke thënë:

I qethet shërbëtorit të Perëndisë (aksh) floku i kokës së tij,në emër të Atit dhe të Birit edhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin.

Dhjaku: Mëshirona, o Perëndi, sipas mëshirës satetë madhe, të lutemi, dëgjo e mëshiro.

Psaltët: Mëshiro, o Zot (3).Dhjaku: Lutemi dhe për mëshirë, jetë, paqe,

shëndet dhe shpëtim të shërbëtorit të porsandriçuar (aksh),si dhe për shërbëtorët e Perëndisë (këtu kujton emrat ekumbarit, nënës dhe atit të fëmijës) dhe gjithë atyre qëndodhen në këtë mister të shenjtë.

Psaltët: Mëshiro, o Zot (3).Prifti: Se ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës

dhe ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edheShpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetëtë jetëve.

Psaltët: Amin.Pastaj bëhet Përlëshimi i Pagëzimit si më poshtë:Prifti: Lavdi më ty, o Perëndi, shpresa jonë, lavdi

më ty.Lexuesi: Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë,

tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.Mëshiro, o Zot (3). Beko, o Atë i shenjtë.

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 30: Uratore e Vogël - Pagezimi

110

Prifti: Ai që denjoi të pagëzohet prej Joanit nëJordan, Krishti Perëndia ynë i vërtetë, me ndërmjetimet eNënës së tij të pacënuar dhe krejt të papërlyer; të nderuarit,të lavdëruarit, profetit, pararendësit dhe pagëzorit Joan;të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar dhe të dëgjuar; tëEtërve tanë oshënarë dhe hyjprurës; të Hyjprindërve tëshenjtë dhe të drejtë Joakimit dhe Anës; të shenjtit (emrine të cilit ka marrë i sapondriçuari); të shenjtit (të kishës),dhe të gjithë shenjtorëve të tij, na mëshiroftë dhe nashpëtoftë si Perëndi i mirë, njeridashës dhe mëshirues.

Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht,Perëndi, mëshirona dhe shpëtona.

Psaltët: Amin.

Rregull: Prifti duhet të tregojë kujdes që paspagëzimit t’i udhëzojë prindërit e të sapopagëzuarit tëmos lajnë fëmijën në fytyrë për shtatë ditë, ndërsa ditën etetë ta lajnë dhe ujërat e larjes t’i hedhin në vend që nukshkelet ose në lumë, ose në honeftir (lavaman) kishe.

Shënim: Me ekonomi shtatë ditët mund të bëhen tri.Në rast se fëmija për t’u pagëzuar është në rrezik

vdekjeje dhe nuk mbetet kohë që të thirret prifti, për tëmos vdekur i papagëzuar, atë mund ta pagëzojë kushdo ikrishterë orthodhoks i pagëzuar, që është i pranishëm,duke e ngritur të papagëzuarin në ajër dhe duke e zbriturtri herë, thotë: Pagëzohet shërbëtori i Perëndisë (aksh)

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 31: Uratore e Vogël - Pagezimi

111

në emrin e Atit (në zhytjen e parë), edhe të Birit (në zhytjene dytë), edhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin (në zhytjen etretë).

(Pagëzimi mund të bëhet dhe duke e spërkatur meujë tri herë dhe duke thënë fjalët e mësipërme). Në rastse fëmija rron pas këtij pagëzimi të shkurtër duhet tëthirret prifti, i cili bën mirosjen dhe pjesën tjetër të misterittë pagëzimit.

PAGËZIMI I SHENJTË

Page 32: Uratore e Vogël - Pagezimi

112

SHËRBESAE KTHIMIT NË KISHËN ORTHODHOKSE

NGA KISHA LATINE

Kryeprifti, ose prifti: I bekuar është Perëndia ynë,gjithnjë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Lavdi më ty, o Perëndi, shpresa jonë, lavdi më ty.

O Mbret qiellor ngushëllimtar, Shpirti i së vërtetës,që ndodhesh kudo dhe i mbush të gjitha, thesar i të miravedhe dhurures jete, eja dhe qëndro ndër ne dhe pastronanga çdo njollë dhe shpëto, o i Mirë shpirtrat tanë.

Lexuesi:

Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt ipavdekshëm, mëshirona (3 herë).

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani epërherë e në jetë të jetëve. Amin.

Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatettona; o Zot i madh, ndjeji paudhësitë tona; o i Shenjtë,vështro dhe shëro sëmundjet tona, për emrin tënd.

Mëshiro, o Zot (3).

SHERBESA E KTHIMIT NE KISHEN ORTHODHOKSE NGA KISHA LATINE

Page 33: Uratore e Vogël - Pagezimi

113

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani epërherë e në jetë të jetëve. Amin.

Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtëmbretëria jote, u bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhembi dhé. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhefalna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë;dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.

Prifti: Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia,e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tanie përherë e në jetë të jetëve.

Lexuesi: Amin.Mëshiro, o Zot (12).Ejani t’i falemi e t’i biem ndër këmbë Perëndisë,

Mbretit tonë.Ejani t’i falemi e t’i biem ndër këmbë Krishtit,

Perëndisë dhe Mbretit tonë.Ejani t’i falemi e t’i biem ndër këmbë vetë Krishtit,

Perëndisë dhe Mbretit tonë.Psalmi 50

Përdëllemë, o Perëndi, sipas përdëllimit tënd të madhdhe sipas dhembshurive të tua të shumta shuajepaudhësinë time.

Lamë krejt prej paudhësisë sime dhe pastromë prejmëkatit tim.

Se unë e njoh paudhësinë time dhe mëkati im ështëpërpara meje kurdoherë.

SHËRBESA E KTHIMIT NË KISHËN ORTHODHOKSE NGA KISHA LATINE

Page 34: Uratore e Vogël - Pagezimi

114

Te ti vetëm mëkatova dhe të keqen e bëra përparateje, kështu që ti je i drejtë në fjalët e tua dhe i kthjellët nëgjykimin tënd.

Se ja tek u zura në paudhësi, dhe në mëkate më lindinëna ime.

Se ja tek deshe të vërtetën, të patreguarat dhe tëfshehtat e urtësisë sate m’i tregove.

Spërkatmë me hisop dhe do të pastrohem, lamë dhedo të bëhem më i bardhë se dëbora.

Bëmë të dëgjoj gëzim e ngazëllim dhe do të mëgëzohen eshtrat e dobësuara.

Ktheje fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe shuajigjithë paudhësitë e mia.

Krijo zemër të pastër tek unë, o Perëndi, dhe përtëritfrymë të drejtë në thellësitë e zemrës sime.

Mos më hidh larg prej fytyrës sate dhe mos e hiq prejmeje Shpirtin tënd të shenjtë.

Jepma prapë ngazëllimin e shpëtimit tënd dheforcomë me frymë sunduese.

Do t’u mësoj të paligjve udhët e tua dhe të pabesëtdo të kthehen tek ti.

Shpëtomë prej gjakrash, o Perëndi, Perëndia ishpëtimit tim, gjuha ime do të lavdërojë me gëzimdrejtësinë tënde.

O Zot, çel buzët e mia dhe goja ime do të lëçitë lavdinëtënde.

SHËRBESA E KTHIMIT NË KISHËN ORTHODHOKSE NGA KISHA LATINE

Page 35: Uratore e Vogël - Pagezimi

115

Se po të kishe dashur therore do të kisha prurë, por tys’të pëlqejnë therore me djegie të plotë.

Therore ndaj Perëndisë është shpirti i dërrmuar; zemrëne dërrmuar dhe të përulur Perëndia nuk do ta përbuzë.

Bëji të mirë, o Zot, Sionit sipas mirëdashjes sate dhele të ndërtohen muret e Jerusalemit.

Atëherë do të të pëlqejnë therore drejtësie, dhuratadhe therore me djegie të plotë.

Atëherë do të sjellin viça mbi altarin tënd.Kandidati, që tashmë ka bërë katekizmin, pyetet nëse

dëshiron të kthehet në besimin orthodhoks dhe pas pohimitlexon Simbolin e Besimit:

Besoj në një Perëndi, Atë të tërëfuqishëm, krijues tëqiellit edhe të dheut dhe të gjithë të dukurave dhe tëpadukurave.

Dhe në një Zot, Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë, tëvetëmlindurin, që lindi prej Atit përpara gjithë shekujve.Dritë prej drite, Perëndi të vërtetë prej Perëndie të vërtetë,të lindur, jo të bërë, që ka të qenët një me Atin, me anën etë cilit u bënë të gjitha.

Që për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti prejqiejve dhe u trupëzua prej Shpirtit të Shenjtë dheVirgjëreshës Mari dhe u bë njeri.

Dhe u kryqëzua për ne në kohën e Pontit Pilat, dhepësoi e u varros.

Dhe u ngjall të tretën ditë sipas shkrimeve.

SHËRBESA E KTHIMIT NË KISHËN ORTHODHOKSE NGA KISHA LATINE

Page 36: Uratore e Vogël - Pagezimi

116

Dhe u ngjit në qiejt dhe rri në të djathtë të Atit.Dhe do të vijë përsëri me lavdi të gjykojë të gjallët

dhe të vdekurit, mbretëria e të cilit nuk do të ketë mbarim.Dhe në Shpirtin e Shenjtë, Zot, Jetëbërës, që buron

prej Atit, që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e meBirin, që foli me anën e profetëve.

Në një Kishë të Shenjtë, të Përgjithshme dhe Apos-tolike.

Pohoj një pagëzim për ndjesën e mëkateve.Pres ngjalljen e të vdekurve.Dhe jetën e ardhshme të amëshuar. Amin.Pas kësaj kryeprifti lyen me Miron e Shenjtë ballin,

veshët, mjekrën, duart, kraharorin dhe gjunjët, duke thënënë çdo rast:

Vulë dhurate e Shpirtit të Shenjtë. Amin.Pas kësaj prifti thotë uratën:

Le t’i lutemi ZotitO Zot Jisu Krisht, Perëndia ynë, që i anove qiejt dhe

erdhe tek ne që jemi në tokë nga mëshira e pashprehurdhe që u mësove njerëzve të dëshmojnë pohimin e vërtetëdhe të paqortuar, dijeninë e Trinisë së bashkëqenëshmedhe të bashkëpërjetshme, dhe që ke sinjalizuar me gojëntënde të pagënjeshtër se Shpirti i adhurueshëm dhe itërëfuqishëm buron dhe ekziston nga Ati yt pa fillim dhePerëndi; ti o Zot, shërbëtorin tënd (aksh), që kthehet ngamashtrimi latin tek e vërteta e Ungjillit tënd dhe e gojës

SHERBESA E KTHIMIT NE KISHEN ORTHODHOKSE NGA KISHA LATINE

Page 37: Uratore e Vogël - Pagezimi

117

sate të pagënjeshtër, dhe tek teologjia perfekte dhe traditae Apostujve të tu të shenjtë dhe Mësueseve të shpresë-tarisë, pranoje si përdëllyes dhe i dhembshur, duke e lidhurkëtë dhe duke e bashkuar me dogmat e vërteta të Kishëssate të Përgjithshme dhe Apostolike duke e denjësuar këtëpër mbretërinë e qiejve të pambarim dhe të përjetshëmnëpërmjet njohurisë dhe shpalljes së dogmave tëshpresëtarisë. Mos shiko pra si përdëllyes dhe mëshiruesshkeljet e tij në jetë, me dije dhe pa dije; siguroje tëqëndrojë në besimin orthodhoks dhe pohimin tënd; hapigojën plotësisht që të flasë kundër herezive dhekeqbesimeve të tjera; hapi sytë e mendjes që të kuptojëçuditë e tua; mësoje të punojë shenjtërimin me frikëntënde; mos i kujto paligjësitë e tij; i pastro shpirtin ngamjegulla heretike dhe nga çdo keqbesim tjetër, dhe lidhenëpërmjet nesh këtë që po vrapon me grigjën tëndeorthodhokse. Se ty të përket tërë lavdia, nderimi dheadhurimi, Atit dhe Birit, dhe Shpirtit të tërëshenjtë, tani epërherë e në jetë të jetëve. Amin.

Prifti: Mëshirona, o Perëndi, sipas mëshirës satetë madhe, të lutemi, dëgjo e mëshiro.

Psaltët: Mëshiro, o Zot (3).Prifti: Lutemi dhe për mëshirë, jetë, paqe, shëndet

dhe shpëtim të shërbëtorit të porsandri-çuar (aksh) dhe që dhurata e Shpirtit tëShenjtë dhe hiri i Krishtit, Perëndisë tonëtë ruhet i plotë dhe i pastër.

SHËRBESA E KTHIMIT NË KISHËN ORTHODHOKSE NGA KISHA LATINE

Page 38: Uratore e Vogël - Pagezimi

118

Psaltët: Mëshiro, o Zot (3).Prifti: Se ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës

dhe ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edheShpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetëtë jetëve.

Psaltët: Amin.Pastaj bëhet përlëshimi si më poshtë:Prifti: Lavdi më ty, o Perëndi, shpresa jonë, lavdi

më ty.Lexuesi: Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë,

tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.Mëshiro, o Zot (3). Beko, o Atë i shenjtë.Prifti thotë përlëshimin:

Krishti, Perëndia ynë i vërtetë, me ndërmjetimet eNënës së tij të pacënuar dhe krejt të papërlyer; të nderuarit,të lavdëruarit, profetit, pararendësit dhe pagëzorit Joan;të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar dhe të dëgjuar; tëEtërve tanë oshënarë dhe hyjprurës; të shenjtit (të Kishës);të Hyjprindërve të shenjtë dhe të drejtë Joakimit dhe Anës;të shenjtit (të ditës), dhe të gjithë shenjtorëve të tij, namëshiroftë dhe na shpëtoftë si Perëndi i mirë, njeridashësdhe mëshirues.

Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht,Perëndi, mëshirona dhe shpëtona.

Psaltët: Amin.

SHËRBESA E KTHIMIT NË KISHËN ORTHODHOKSE NGA KISHA LATINE

Page 39: Uratore e Vogël - Pagezimi

119

Libeltë cilin e jep me shkrim i kthyeri

në besimin orthodhoks“Me hirin Hyjnor duke erdhur në Orthodhoksi,

domëthënë në një Kishë të Shenjtë, të Përgjithshme dheApostolike, leshoj me shkrim libelin që paraqitet, me anëne së cilit pohoj dhe pranoj të gjitha vendimet e shtatëSinodheve të Shenjtë Ikumenikë dhe të Sinodheve Lokalëqë janë vendosur dhe janë pohuar, duke hedhur poshtë tëgjitha që janë novatorizuar prej Kishës Latine në lidhjeme Dogmat, Misteret, me Traditat dhe me veprën e Kishës.Dhe duke pohuar besimin Orthodhoks te cilin e pranojme gjithë shpirt, do të jem bir besnik dhe i vërtetë i saj”.

(Nënëshkrimi)

SHËRBESA E KTHIMIT NË KISHËN ORTHODHOKSE NGA KISHA LATINE