16
E premte, 29 prill 2011 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 66-të i botimit Nr. 14 (8067) USHTRIA faqe 6-7 faqe 16 SEMINARI MODERNIZIMI PËRVJETORI I KRIJIMIT TË FORCAVE AJRORE Historia e aviacionit një sakrificë nuk përfundon kurrë 60 vjetori i krijimit të Forcave Ajrore këtë radhë u festua duke e konsideruar si një homazh për tërë historinë e avia- cionit shqiptar. U festua sakrifica dhe përkushtimi i pilotëve dhe specialistëve teknikës ajrore. U mblodhëm për të kujtuar atë që kemi bërë në vite të tëra, atë lum djerse dhe atë sakrifice deri në vetëmohim. Forcat Ajrore kanë të drejtën, ndryshe nga armët e tjera, të krenohen ndoshta më shumë për faktin se arma e aviacionit është final- izimi teknologjisë më të përparuar të shkencës, me e prekshme, më sublime, më artistike, më ëndërrimtare, ajo ka të bukurën brenda që të tërheq dhe të gllabëron në botën e saj, të thërret për sakrifikuar dhe ti e bën atë me dëshirën më të madhe. U riktheva në përvjetorin e 60-të... POMLT, VAZHDOJNË PËRGATITJET Politika Europiane e Mbrojtjes dhe e Sigurisë Bashkimi Europian kon- firmohet si një aktor i do- mosdoshëm në skenën ndërkombëtare, me një viz- ion strategjik të tij dhe me instrumentet e përshtatshëm diplomatikë, civilë dhe ush- tarakë për menaxhimin e krizës. Në fund të Luſtës së Dytë Botërore, Kombet Eu- ropiane duhet të rindërtonin një Europë të qëndrueshme dhe demokratike në dy sek- torë të pavarur: sigurisë dhe zhvillimit ekonomik. Këto dy nocione themelore kanë frymëzuar të gjitha Traktatet për ndërtimin e arkitekturës institucionale të Europës që nga viti 1945 e deri në ditët tona. Politika Europiane e Sigurisë dhe Mbrojtjes është sot një nga sektorët më dina- mikë të ndërtimit Europian. Duke e krahasuar me një periudhë qetësie që pasoi, në vitin 1950, me dështimin e Komunitetit... SIGURIA EUROPIANE 60-VJETORI www.mod.gov.org.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] faqe 10 faqe 2-3 GJEOSTRATEGJI KIBERNETIKA TERRORIZMI DOSSIER Vitet e para të regjimit komunist janë të mbush- ura me ekzekutime të shumta me gjyq e pa gjyq. Jeta e njeriut nuk kishte asnjë lloj rëndësie. Ajo konsiderohej asgjë nëse nuk ishte në kon- sideratë të partisë e në vijimësi... Formula e Mekinderit dhe gjeopolitika aktuale Sfidat e reja të mbrojtjes dhe menaxhimi i sistemeve Organizatat terroriste, një analizë globale Praktika e fundit që çonte në marrjen e jetës së personit faqe 15 faqe 11 faqe 13 faqe 14 ANALIZA E ardhmja e Forcës Ajrore, transformim e modernizim Forca Tokësore jep kontribut të çmuar jo vetëm në përgatitjen e personelit të FA-së për OMLT dhe në operacionet e mbësh- tetjes së paqes, por edhe në përgatitjen e personelit të policisë së shtetit për misionin në Afganistan (POMLT). Stërvitja e kursit për përgatitjen e trajnuesve ndërkombëtarë u krye në harkun kohor 4-24 prill 2011 në ambientet e Batalionit Komando Zall Herr. U trajnuan dhe certifikuan gjithsej 16 efektiva policie, midis tyre edhe 2 femra. Në kuadrin e për- gatitjes së trupave, të cilët janë parashikuar të marrin pjesë në misione paqeruajtëse dhe luſtarake jashtë vendit, Forca Tokësore zë peshën kryesore jo vetëm për faktin e sasisë së pjesëmarrjes së personelit... faqe 12 faqe 4 Nga ALBA MUSARAJ Njëmijë jetë të mbledhura në një Ekspertët e Gardës Kombëtare të New Jersey-it, tregojnë sekretet e rekrutimit Prezantim dhe demonstrim i transportuesit të blinduar DINGO-2 faqe 8-9 REPORTAZH Gjithmonë pilotët janë “skllevër” të hapësirës së pamatë. Mjaſton që ata të bënin një lëvizje fare të vogël për të fituar shpejtësi të madhe... Nga ZAIM KUÇI FT, trajnon Policinë e Shtetit për misione në Afganistan

ushtria 1 E prEmtE, 29 prill 2011 ushtriaushtria 2 E prEmtE, 29 prill 2011 forcat ajrore përkujtohet 60-vjetori i krijimit të forcave ajrore Respekt për punën dhe veprën e shumë

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ushtria 1 E prEmtE, 29 prill 2011 ushtriaushtria 2 E prEmtE, 29 prill 2011 forcat ajrore përkujtohet 60-vjetori i krijimit të forcave ajrore Respekt për punën dhe veprën e shumë

ushtriaE prEmtE, 29 prill 2011 1

E premte, 29 prill 2011Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 66-të i botimit Nr. 14 (8067)

ushtria faqe 6-7 faqe 16

seminari modernizimi

përvjetori i krijimit të forcave a jrore

Historia e aviacionit një sakrificë që

nuk përfundon kurrë

60 vjetori i krijimit të Forcave Ajrore këtë radhë u festua duke e konsideruar si një homazh për tërë historinë e avia-cionit shqiptar. U festua sakrifica dhe përkushtimi i pilotëve dhe specialistëve të teknikës ajrore. U mblodhëm për të kujtuar atë që kemi bërë në vite të tëra, atë lum djerse dhe atë sakrifice deri në vetëmohim. Forcat Ajrore kanë të drejtën, ndryshe nga armët e tjera, të krenohen ndoshta më shumë për faktin se arma e aviacionit është final-izimi teknologjisë më të përparuar të shkencës, me e prekshme, më sublime, më artistike, më ëndërrimtare, ajo ka të bukurën brenda që të tërheq dhe të gllabëron në botën e saj, të thërret për të sakrifikuar dhe ti e bën atë me dëshirën më të madhe. U riktheva në përvjetorin e 60-të...

POMLT, vazhdOjnë PërgaTiTjeT

Politika Europiane e Mbrojtjes dhe

e Sigurisë

Bashkimi Europian kon-firmohet si një aktor i do-mosdoshëm në skenën ndërkombëtare, me një viz-ion strategjik të tij dhe me instrumentet e përshtatshëm diplomatikë, civilë dhe ush-tarakë për menaxhimin e krizës. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Kombet Eu-ropiane duhet të rindërtonin një Europë të qëndrueshme dhe demokratike në dy sek-torë të pavarur: sigurisë dhe zhvillimit ekonomik. Këto dy nocione themelore kanë frymëzuar të gjitha Traktatet për ndërtimin e arkitekturës institucionale të Europës që nga viti 1945 e deri në ditët tona. Politika Europiane e Sigurisë dhe Mbrojtjes është sot një nga sektorët më dina-mikë të ndërtimit Europian. Duke e krahasuar me një periudhë qetësie që pasoi, në vitin 1950, me dështimin e Komunitetit...

siguria europiane

60-vjetori

w w w. m o d . g o v. o r g . a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

faqe 10 faqe 2-3

gjeostrategji

kibernetika

terrorizmi

dossier

Vitet e para të regjimit komunist janë të mbush-ura me ekzekutime të shumta me gjyq e pa gjyq. Jeta e njeriut nuk kishte asnjë lloj rëndësie. Ajo konsiderohej asgjë nëse nuk ishte në kon-sideratë të partisë e në vijimësi...

Formula e Mekinderit dhe gjeopolitika aktuale

Sfidat e reja të mbrojtjes dhe menaxhimi i sistemeve

Organizatat terroriste, një analizë globale

Praktika e fundit që çonte në marrjen e jetës së personit

faqe 15

faqe 11

faqe 13

faqe 14

analiza

E ardhmja e Forcës Ajrore, transformim e modernizim

Forca Tokësore jep kontribut të çmuar jo vetëm në përgatitjen e personelit të FA-së për OMLT dhe në operacionet e mbësh-tetjes së paqes, por edhe në përgatitjen e personelit të policisë së shtetit për misionin në Afganistan (POMLT). Stërvitja e kursit për përgatitjen e trajnuesve ndërkombëtarë u krye në harkun kohor 4-24 prill 2011 në ambientet e Batalionit Komando Zall Herr. U trajnuan dhe certifikuan gjithsej 16 efektiva policie, midis tyre edhe 2 femra. Në kuadrin e për-gatitjes së trupave, të cilët janë parashikuar të marrin pjesë në misione paqeruajtëse dhe luftarake jashtë vendit, Forca Tokësore zë peshën kryesore jo vetëm për faktin e sasisë së pjesëmarrjes së personelit...

faqe 12

faqe 4

nga alba musaraj

njëmijë jetë të mbledhura në një

Ekspertët e Gardës Kombëtare të new Jersey-it, tregojnë sekretet e rekrutimit

Prezantim dhe demonstrim i transportuesit të blinduar DinGO-2

faqe 8-9

reportazh

Gjithmonë pilotët janë “skllevër” të hapësirës së pamatë. Mjafton që ata të bënin një lëvizje fare të vogël për të fituar shpejtësi të madhe...

nga zaim kuçi

FT, trajnon Policinë e Shtetit për misione në afganistan

Page 2: ushtria 1 E prEmtE, 29 prill 2011 ushtriaushtria 2 E prEmtE, 29 prill 2011 forcat ajrore përkujtohet 60-vjetori i krijimit të forcave ajrore Respekt për punën dhe veprën e shumë

ushtriaE prEmtE, 29 prill 20112 forcat ajrore

përkujtohet 60-vjetori i krijimit të forcave ajrore

Respekt për punën dhe veprën e shumë brezave

Më datë 24 prill u mbushën plot 60 vjet nga dita kur për herë të parë mbi qiel-

lin shqiptar fluturoi avioni i drejtuar nga piloti shqiptar Peço Polena. Me rastin e krijimit të 60 vjetorit të kri-jimit të kësaj arme, më datë 21 prill 2011 në Bazën Ajrore Kuçovë u zhvil-lua aktiviteti “Ditë e Hapur”. Për të marrë pjesë në këtë ceremoni kishte ardhur komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Dhori Spirollari, përfaqësues të pushtetit vendor e lokal, komandantë të reparteve të Forcës Ajrore, veteranë e familjarë të dëshmorëve të Aviacionit.

Fjalën e rastit në këtë ceremoni e mbajti komandanti i kësaj Baze, kolonel Syrja Gjoka, i cili ndër të tjera u shpreh se Forca Ajrore është duke ecur e sigurt dhe me baza të qëndrueshme në rrugën e saj drejt modernizimit, pasi trashëgimia që i kanë lënë paraardhësit e saj është një vlerë e çmuar dhe lajtmotiv i përpa-rimit e zhvillimit.

Në përfundim të ceremonisë të pranishmit ndoqën një demonstrim ajror në formacion nga helikopterët e Bazës Ajrore Farkë. Më datë 22 prill u zhvillua takim jubilar në qendrën e Medias, Kulturës dhe Botimeve Mbrojtjes, në të cilën mori pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Ma-jor Maksim Malaj, atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë, koman-dantë të forcave, veteranë, familjarë të dëshmorëve të Aviacionit, si dhe ushtarakë të Forcës Ajrore.

Në fjalën e hapjes, komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Dhori Spirollari, tha ndër të tjera se: ”Historia e aviacionit është një his-tori suksesi, e sakrificave të mëdha e të panumërta e njerëzve që kanë shërbyer në të. Që nga krijimi i saj e deri sot ajo ka realizuar me devot-shmëri e përkushtim misionin dhe detyrat e saj, duke ruajtur të paprekur sovranitetin ajror të Republikës së Shqipërisë dhe në mbështetje të insti-tucioneve të shtetit dhe të popullatës në rast emergjencash.

Kujtojmë dhe përulemi me respekt

“Produkti i transformimit të Forcës Ajrore është evidentuar qartë në aftësinë dhe profesionalizmin e treguar nga personeli ynë në përballimin e emergjen-cave civile dhe në koordin-imin e punës me partnerët tanë të NATO-s”.

para punës dhe veprës së gjithë atyre drejtues regjimentesh, gru-pesh, skuadriljesh, çiftesh, pilotësh, teknikësh, personel mbështetje, të cilët kontribuuan në konsolidimin dhe modernizimin e kësaj arme gjithmonë me kërkesat e kohës.” Duke përfunduar kreu i Forcës Ajrore theksoi: ”Forcat Ajrore si anëtare të NATO-s janë në një proces të thellë transformimi dhe modernizimi, duke aplikuar koncepte, doktrina, standarde dhe struktura të një Force Ajrore të vogël, moderne dhe tërë-sisht të ndërveprueshme me struk-turat e NATO-s.

Prioriteti kryesor i moderniz-imit është, ndërtimi i një sistemi të vëzhgimit ajror të integruar me

sistemin e NATO-s. Krahas pajisjes dhe modernizimit të teknikës, ku së shpejti flotës sonë ajrore do ti shtohen edhe 5 helikopterëve të rinj shumë funksionalë, 3 nga të cilët janë në fazën e prodhimit, është duke u modernizuar edhe infrastruktura e bazave ajrore.

Tashmë produkti i transformimit të Forcës Ajrore është evidentuar qartë në aftësinë dhe profesionalizmin e treguar nga personeli ynë në përbal-limin e emergjencave civile dhe në koordinimin e punës me partnerët tanë të NATO-s”. Ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Maksim Malaj në fjalën e tij tha se: ”Të gjitha përpjekjet e sakrificat, realizimet e detyrat e kryera për 60

vjet rresht, kanë hedhur themele të sigurta për të ecur dhe çuar më tej ar-ritjet e paraardhësve, për të realizuar transformimin e modernizimin e kësaj arme në parametrat e kërkuara nga anëtarësimi në NATO.

Është detyrë e personelit të Forcës Ajrore, që në respekt të punës e veprës së shumë brezave që punuan e dhanë jetën në krye të detyrës në Armën e Aviacionit, të ndjekin me rigorozitet e të zbatojnë me cilësi de-tyrat e përcaktuara për transformim-in e modernizimin e Aviacionit sipas detyrave e afateve të caktuara në pla-nin e zhvillimit e të modernizimit të Forcave të Armatosura Shqiptare”.

Në përfundim të ceremonisë të pranishmit ndoqën filmin dokumen-

tar për 60 vjetorin e Aviacionit, një bashkëpunim i Komandës së Forcës Ajrore dhe Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes. Po në kuadër të 60-vjetorit të krijimit të Armës së Aviacionit, Komanda e Forcës Ajrore në nder të atyre njerëzve që dhanë kontribut në konsolidimin e saj, ka botuar një libër historik mbi rrugën 60-vjeçare të Aviacionit Shqiptar “Aviacioni Shqiptar 1951-2011”.

Kremtimet me rastin e 60 vjetorit të Krijimit të Armës së Aviacionit u kurorëzuan më datë 24 prill 2011 në Bazën Ajrore Farkë ku u zhvillua aktiviteti “Ditë e hapur” dhe shfaqe ajrore “Nostalgjia e Fluturimit”. Për të marrë pjesë në këtë aktivitet kishin ardhur Këshilltarja Ushtarake e Presidentit të Republikës, kolonele Manushaqe Shehu, Komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Dhori Spirollari, atashe ushtarakë, përfaqësues të pushtetit vendor e lokal, komandantë të reparteve të Forcës Ajrore, veteranë, familjarë të dëshmorëve të Aviacionit si dhe familjarë të ushtarakëve dhe nxënës shkollash. Në fjalën e tij koman-danti i Bazës Ajrore, Farkë kolonel Frederik Beltoja u shpreh se: “Per-soneli i Bazës Ajrore Farkë është i mirë trajnuar dhe i kualifikuar për përmbushjen e standardeve dhe e misionit të saj. Kjo Bazë është simbol i bashkëpunimit me aleatët tanë në stërvitje të përbashkëta, ku nga ana e pjesëmarrësve është treguar dinjitet e profesionalizëm në koordinimin e veprimeve me qëllim përmbushjen e misionit.

Ajo ka realizuar çdo vit mbi 500 fluturime në operacione humanitare në ndihmë të njerëzve në nevojë, për transport të të sëmurëve, në luftën kundër zjarrit, në transportin e ndihmave humanitare, në ndihmë të komunitetit gjatë përmbytjeve, etj. Treguesi real dhe i prekshëm nga i gjithë populli shqiptar ishte kontributi i dhënë në përmbytjet e Shkodrës, ku edhe pse në kushte meteorologjike aspak të përshtat-shme ne arritëm tu vijmë në ndihmë njerëzve në nevojë.

Personeli pilot i Bazës Ajrore po trajnohet për të qenë i aftë për zh-villimin e operacioneve ajrore në kondita të ndryshme të kohës dhe motit dhe të ndërveprueshme me ushtritë e tjera aleate të NATO-s”. Gjatë aktivitetit në Farkë u bë edhe ceremonia e dekorimit të Forcën Ajrore me medaljen “Urdhri i Artë i Shqiponjës” nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, si dhe në nderim dhe respekt të punës e përkushtimit ndaj detyrës u përu-ruan edhe dy memorialë kushtuar komandantit të parë të kësaj Baze Lulo Musai dhe 7 dëshmorëve të Bazës Ajrore, Farkë.

Dekorohen ushtarakë dhe veteranë të Forcës AjroreMe rastin e 60 vjetorit të krijimit të Armës së Avia-cionit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi dekoroi ish-komandantët e Aviacionit Edip Ohri dhe Bardhyl Taçi me “Medaljen e Mirënjohjes” për kon-tributin e dhënë në transformimin dhe modernizimin e Forcave Ajrore.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Maksim Malaj akordoi medaljen ‘Për shërbime të veçanta” për ushtarakët dhe veteranët e Forcës Ajrore:Gjeneral në rezervë Perlat BinajKolonel në rezervë Klement AlikajKolonel në rezervë Enver TahoKolonel në rezervë Shefqet LataNënkolonel në rezervë Vladimir ShytiNënkolonel Thanas KuleçiNënkolonel Altin LamaMajor Banush Kazazi

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Maksim Malaj i jep medalje ‘Nderi për shërbimin ushtarak”:Nënkolonel Pëllumb SevdariNënkolonel Balil HyseniMajor Gjolek LlaneKapiten Çlirim PlakuKapiten Hamit KoxhajToger Afrim KolaRreshter Flori BalliuMe rastin e 60 vjetorit të krijimit të Armës së Aviacionit, komandanti i Forcës Ajrore Gjeneral Brigade Dhori Spirollari ka akorduar medaljen “E shërbimit” për disa ushtarakë të Forcës Ajrore për kryerjen me sukses të detyrave, një fenomen ky që është bërë traditë këto vitet e fundit në çdo përvjetor të Aviacionit Luftarak.

Page 3: ushtria 1 E prEmtE, 29 prill 2011 ushtriaushtria 2 E prEmtE, 29 prill 2011 forcat ajrore përkujtohet 60-vjetori i krijimit të forcave ajrore Respekt për punën dhe veprën e shumë

ushtriaE prEmtE, 29 prill 2011 3intervista

intervistë e komandantit të forcës ajrore, gjeneral brigade dhori spirollari

Vizioni dhe e ardhmja e Forcës Ajrore

Zoti Gjeneral, Forca Ajrore sapo kremtoi 60-vjetorin e krijimit të Aviacionit. Cilat janë arritjet kryesore të kësaj Force në këtë rrugë të përshkuar nga krijimi e deri më sot?

Rruga e përshkruar nga aviacionit ynë, sidomos në vitet e para të kri-jimit të tij, nuk ka qenë e lehtë dhe e shtruar, siç mund të mendohet. Ajo ka qenë e vështirë, me priva-cione e plot sakrifica. Aviacioni u formua në rrethana e kushte tepër të veçanta, pothuajse në një vend të zbrazët, pa një infrastrukturë të parapërgatitur, ose të trashëguar, në një vend pa tradita dhe ekspe-riencën e nevojshme në këtë fushë dhe ajo që është më e rëndësishmja pa ekonominë e duhur.

Data zyrtare e krijimit të Avia-cionit është 24 prilli, dita kur piloti shqiptar Peço Polena fluturoi me një avion të Shtetit Shqiptar, të montuar e përgatitur nga specialistët e vendit tonë. Ky fluturim historik u realizua nga përgatitjet që u kryen për këtë qëllim në repartin e parë ushtarak të Aviacionit Luftarak në Shqipëri, të krijuar në Tiranë në vitin 1951, në aerodromin e Laprakës. Ajo ishte një njësi me avionë luftarakë me helikë, me motorë me djegie të brendshme, të cilët për kohën ishin mjaft efikasë.

Reparti i parë i Aviacionit Reak-tiv është krijuar në vitin 1955 në Kuçovë dhe kishte në përbërje të tij avionë MIG-15, një avion i shpikur e vënë në përdorim të gjerë pas Luftës së Dytë Botërore.

Historia e aviacionit është një his-tori suksesi, e sakrificave të mëdha e të panumërta e njerëzve që kanë shërbyer në të. Vitet kanë treguar që Forca Ajrore nga krijimi e deri sot ka realizuar me devotshmëri e përkushtim misionin dhe detyrat e saj, duke ruajtur të paprekur sovranitetin ajror të Republikës së Shqipërisë dhe në mbështetje të in-stitucioneve të shtetit dhe të popul-latës në rast emergjencash.

Modernizimi dhe transformimi i Forcës Ajrore sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë kanë bërë që kjo Forcë të jetë një forcë me ka-pacitete operacionale bashkëkohore

Vizioni dhe e ardhmja e Forcës Ajrore synon transformimin dhe mod-ernizimin e saj, si pjesë e NATO-s duke rritur më tej edhe shkallën e profesionalizmit dhe të ndërveprueshmërisë me strukturat e NATO-s.

dhe të ndërveprueshme, me detyra e objektiva të qarta, organizim dhe struktura efektive, lehtësisht të përshtatshme për misionin e saj, me koncepte operacionale të qarta, si dhe koncepte stërvitore bashkëkohore. Aspekt kryesor i punës sonë është njohja dhe zba-timi i koncepteve dhe standardeve të NATO-s si parësore për Forcat Ajrore, veçanërisht për drejtimin, komandimin, kontrollin, anga-zhimin dhe aftësimin profesional të personelit të Forcës Ajrore.

Cili është vizioni dhe e ardhmja e Forcës Ajrore? Si do të moderni-zohen dhe transformohen ato?

Vizioni dhe e ardhmja e Forcës Ajrore synon transformimin dhe modernizimin e saj, si pjesë e NATO-s duke rritur më tej edhe shkallën e profesionalizmit dhe të ndërveprueshmërisë me strukturat e NATO-s. Ne tashmë jemi duke aplikuar koncepte, doktrina, stan-darde dhe struktura të një Force Ajrore të vogël, moderne, fleksible dhe tërësisht profesionale.

Prioritetet kryesore të Forcës Ajrore janë, ndërtimi i një sistemi të vëzhgimit ajror të integruar me sistemin e NATO-s, kontrolli dhe menaxhimi i hapësirës ajrore së bashku me Aviacionin Civil.

Këto detyra janë duke u re-alizuar çdo ditë sipas standardeve, duke arritur të kemi një siguri më të lartë të hapësirës ajrore të Re-publikës së Shqipërisë, kjo edhe falë kontributit të vendeve anëtare të NATO-s, si dhe koordinatorëve tanë që punojnë në qendrat opera-

cionale.Objektiv tjetër është edhe mod-

ernizimi i Forcës Ajrore me he-likopterë shumëpolësh Cougar (AS-532). Në sajë të mbështetjes dhe vlerësimit të Qeverisë Shqiptare, Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm është nënshkruar marrëveshja me kompaninë Euro-copter për modernizimin e Forcës Ajrore Shqiptare me 5 helikopterë të rinj shumërolësh, 3 nga të cilët janë në fazën e prodhimit.

Për t’iu përshtatur kësaj teknike ne jemi në proces të modernizimit edhe të infrastrukturës së bazave ajrore Farkë e Kuçovë, duke i bërë këto të krahasueshme me bazat ush-tarake të aleatëve tanë të NATO-s.

Trajnimi i personelit po kryhet e do të vazhdojë të kryhet në shkollat perëndimore, duke rritur kështu shkallën e profesionalizmit dhe të shkëmbimit të eksperiencave. Objektiv primar i trajnimit është përmirësimi i aftësive të pilotëve në misione stërvitore me helikopterë të vetmuar, në çift dhe treshe, në operacionet e kombinuara e të për-bashkëta si dhe në ato humanitare e civile, si dhe trajnimi i tyre për realizimin e misioneve natën dhe në kushte të vështira atmosferike.

Stërvitjet e përbashkëta kanë lu-ajtur dhe do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e operacionalitetit dhe shkëmbimit të eksperiencave me vendet e tjera të NATO-s.

Ekipi Jordanez: Vlerësojmë profesionalizmin e specialistëve shqiptarGjatë kësaj jave, përfaqësues të Forcave të Armatosu-ra të Jordanisë vizituan Brigadën Logjistike. Qëllimi i kësaj vizite ishte për të njohur një nga njësitë kryesore të Forcave të Armatosura Shqiptare, siç është Brigada Logjistike dhe veçanërisht Laboratorin Qendror të Forcave të Armatosura. Ekipi Jordanez përbëhej nga specialistët e Laboratorit të Municioneve të Forcave të Armatosura të Jordanisë, nga Kolonel Salim Kariem Abdel Radwan Hajaj, Komandant i Grup depove të Municioneve të Forcave të Armatosura të Jordanisë, N/Kolonel Ahmad Abdelmajeed Mansi Alfaraheed, Drejtor i Laboratorit të Municioneve të Jordanisë, Toger Refat Mohammad Yousef Karasneh, Specialist i Analizave të Municioneve në Laboratorin e Municioneve të Jordanisë. Të hënën, më 18 Prill, ata zhvilluan vizitën e parë në BrL, ku u pritën nga Komandanti i Brigadës Logjistike Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, i cili i uroi atyre mirëseardhjen në njësinë që ai drejton. Vizitorët u njohën me mis-ionin, detyrat dhe strukturën e Brigadës Logjistike. Dhe në mënyrë të veçantë u mbajt një brifing me temë “Menaxhimi dhe asgjësimi i municioneve të tepërta nga Brigada Logjistike”, që ngjalli interes tek përfaqësuesit Jordanez. Vëmendje të veçantë në këto informacione ishte njohja e vizitorëve me angazhimet e Brigadës Logjistike me objektivat dhe realizimin për asgjësimin e municioneve të tepërta, angazhimin e strukturave të saj speciale, siç është grupi i EOD-së si edhe LQFA. Në fund të takimit në Brigadën Logjistike u shkëmbyen dhurata simbolike, në shenjë mirënjohje dhe respekti reciprok. Vizita e tyre një javore në Shqipëri vazhdoi më tej në Labora-

torin Qendror të Forcave të Armatosura, ku të martën u pritën nga N/Kolonel Besnik Balla , Drejtor i LQFA. Kjo vizitë konsistoi në shkëmbimin e eksperiencave të dy palëve në testimin e baruteve, lëndëve plasëse dhe testimin e municioneve. Ata u njohën atje edhe me misionin, detyrat dhe teknikën e këtij laboratori. Nga ana e specialistëve të LQFA u demonstrua i gjithë procesi i menaxhimit dhe testimit të mu-nicioneve duke filluar nga përgatitja e planit. Edhe specialistët jordanez treguan eksperiencën e tyre në testimin e baruteve. Të mërkurën vizita e tyre pati si objekt Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës, ku panë konkretisht se si realizohet asgjësimi në këtë uzinë. Atje u njohën me demon-timin në mënyrë industriale të mortajës 120mm

dhe predhave 122mm top. Ekipi Jordanez përveç vizitave të punës që pati në Brigaden Logjistike, LQFA dhe ULP Mjekës, iu rezervua një ditë për të njohur dhe parë nga afër vende të ndryshme historike dhe turistike të Shqipërisë. Në fund të vizitës së tyre, ekipi Jordanez shprehu mirënjohje dhe vlerësoi profesionalizmin e specialistëve shq-iptar në trajtimin dhe menaxhimin e municioneve. Falënderoi Komandantin e Brigadës Logjistike, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi për pritjen e or-ganizuar, angazhimet pozitive të Brigadës Logjistike si dhe shprehën mundësitë që ekzistojnë për bash-këpunime dhe shkëmbime të eksperiencave të tjera, me Forcat e Armatosura Të Jordanisë.

Kapitene Mirela Lahi, Rudina Skara

VIZITë NJë JAVORE E NJë EKIPI JORDANEZ Në BRIGADEN LOGJISTIKE

Page 4: ushtria 1 E prEmtE, 29 prill 2011 ushtriaushtria 2 E prEmtE, 29 prill 2011 forcat ajrore përkujtohet 60-vjetori i krijimit të forcave ajrore Respekt për punën dhe veprën e shumë

ushtriaE prEmtE, 29 prill 20114 forca tokësore

Forca Tokësore, trajnon Policinë e Shtetit për misione POMLT në Afganistan

Forca Tokësore jep kontribut të çmuar jo vetëm në për-gatitjen e personelit të FA-së

për OMLT dhe në operacionet e mbështetjes së paqes, por edhe në përgatitjen e personelit të policisë së shtetit për misionin në Afganistan (POMLT). Stërvitja e kursit për për-gatitjen e trajnuesve ndërkombëtarë u krye në harkun kohor 4-24 prill 2011 në ambientet e Batalionit Komando Zall Herr. U trajnuan dhe certifikuan gjithsej 16 efektiva policie, midis tyre edhe 2 femra. Në kuadrin e përgatitjes së trupave, të cilët janë parashikuar të marrin pjesë në misione paqeruajtëse dhe luftarake jashtë vendit, Forca Tokësore zë peshën kryesore jo vetëm për faktin e sasisë së pjesëmarrjes së personelit, që angazhohet në misionet e mbështetjes së paqes në Heart, Ka-bul, Afganistan, por edhe të cilësisë në drejtim të përgatitjes luftarake të këtij personeli. Zgjerimi i spektrit të operacioneve të FA-së në Afganistan, së fundmi, me Grupin e Patronazhit dhe Koordinimit (OMLT-A) ka bërë që; Forca Tokësore të zërë një peshë shumë të rëndësishme në realizimin e programit të trajnimit, ku secili nga këto programe zgjat rreth 4 javë, për personelin e përzgjedhur. Gjatë kësaj periudhe në ambientet stërvitore të trupave komando dhe speciale, personelit pjesëmarrës në OMLT-A, u është bërë trajnim në nivelin indi-vidual dhe kolektiv nga instruktorë me përvojë në fushën e drejtimit dhe atë profesionale. Ky trajnim përfshin ato detyra që janë të domosdoshme për një luftëtar/grup/skuadër apo nënrepart në mënyrë që të mbijetojë dhe të fitojë në Zonën e Operacionit në Afganistan etj. Intensiteti dhe llojshmëria e detyrave që duhet të zgjidhi OMLT-A është një sfidë më vete, pasi këto detyra janë të ndërthu-rura edhe me artin e të instruktuarit, që është një nga detyrat parësore të OMLT-A. Pra, instruktorët e FT kanë synuar që, jo vetëm të mprehin e t’i japin aftësi luftarake ushtarakëve të OMLT-A por, të japin edhe metoda më të mira mësimdhënëse për t’u marrë shembull, dhe për t’u praktikuar më pas me ushtrinë afgane. Misioni më i ri OMLT (Operational Mentor and Llasion Team), që do të ndërmarrin FA shqiptare në Afganistan, është një program i rëndësishëm, i cili është pjesë e kontributit të NATO-ISAF e që ka për qëllim zhvillimin e vendit dhe krijimin e stabilitetit në Afganistan. Ky kontingjent prej 22 ushtarakësh shqiptarë të specialiteteve të ndry-shme, sipas një strukture organike, vazhdon stërvitjen trajnuese për Operacionet e Mbështetjes së Paqes, për përgatitjen e planeve trajnuese e stërvitore. Këto ditë kanë vijuar stër-vitjet ndreqëse, ku rishihen temat e zhvilluara për krijimin e një koncepti më të qartë në lidhje me angazhimin e tyre. Trajnimi i tyre do të vijojë me një program të ngjeshur stërvitor me ushtarakë amerikanë në Zall Herr dhe më pas në një bazë ushtarake amerikane në Gjermani. Në vijim të kontributit të shtetit shqiptar për paqen në Afganistan është shtuar dhe misioni POMLT-A i Policisë së Shtetit, ku parashikon dërgimin e pjesëtarëve të saj në Afganistan në ndihmë të

policisë afgane. Në kuadrin e për-gatitjes së këtij personeli ish Ministri i Brendshëm, Z. L. Basha u kërkoi bashkëpunim Forcave të Armatosura për aftësimin e tyre, për ato detyra trajnimi që nuk është në gjendje t’i plotësojë Akademia e Rendit Publik. Programi i tyre i trajnimit, rreth 3 javë, megjithëse i shkurtër në kohë është identik me atë që po kryen ak-tualisht OMLT-A. Në lidhje me këtë, planëzuesve të stërvitjes në Policinë e Shtetit iu dha ndihma e plotë teknike nga Shtabi i Përgjithshëm i FA. Më pas ata përzgjodhën atë çka është më e domosdoshme për personelin e tyre për t’u trajnuar. Forca Tokësore zë vendin kryesor në trajnimin e tyre për tema në nivele individuale dhe kolektive. Ishin 16 punonjës policie, midis tyre dhe 2 femra, që kryen stërvitjen e kursit për përgatitjen e trajnuesit ndërkombëtar. Siç shprehet ko-mandanti i Batalionit Komando, nënkolonel Behar Mara, nga ana e tyre u morën të gjitha masat për zh-villimin sa më normal të stërvitjes, ku së bashku me batalionin special,

u përzgjodhën instruktorët me eksperiencë në misionet paqerua-jtëse dhe trajnues shumë të mirë. Qëllimi i këtij kursi, ishte përgatitja e personelit me aftësi drejtuese në rol të trajnuesve ndërkombëtarë, në kuadër të ISAF. Programi i stërvitjes u hartua nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes në bashkëpunim me Komandën e Forcës Tokësore. Çësht-jet që u trajtuan kishin të bënin me zgjidhje detyrash e situatash në pika kontrolli, luftime në qendrat e banuara, luftimin e afërt, patrul-limin me mjete dhe në këmbë, prita, kontrollin e turmave, njohuritë e armatimit, qitjen, shëndetësinë, dhënien e ndihmës së parë, luftën me mina etj. Këto veprime u kryen në terrene stërvitore dhe në poligo-net e batalionit komando. Krahas këtyre çështjeve u mbajtën dhe brifingje, ku pjesëmarrësit në kurs morën njohuri mbi Afganistanin, strukturën, misionin dhe detyrat e ISAF, dhe mbi komunikimin sipas rregullave të NATO-s, anëtare e së cilës është dhe Shqipëria. Stërvitja është inspektuar nga Komandanti

dhe shtabi i Forcës Tokësore. Pjesë-marrësit në stërvitje kanë gjetur dhe mbështetjen e komandantit të Batalionit Komando nënkolonel Behar Mara, dhe komandantit të Batalionit Special nënkolonel Dri-tan Demiraj, të cilët kanë zhvilluar tema, duke sjellë në vëmendje të kursantëve eksperiencat e tyre në misione paqeruajtëse si drejtues mi-sionesh. Në ceremoninë e mbylljes së kursit zhvilluar në ambientet e Batalionit Komando Zall Herr, në datë 24 prill 2011, merrnin pjesë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, shefi i operacioneve dhe stërvitjes së Forcës Tokësore, kolonel Adriatik Hoxha, dy komandantët, “zotër” të “shtëpisë” nënkolonel Behar Mara dhe nënkolonel Dritan Demiraj. Nënkolonel Mara, shprehet se ky aktivitet me Ministrinë e Brendshme na nxit për të kryer edhe aktivitete të tjera. Ai nënvizoi faktin se pjesë-marrja në kurs ishte e një niveli të lartë dhe se gjatë këtyre ditëve patën mundësinë të shkëmbejmë eksperi-encat e tyre në lidhje me problema-tikat dhe misionin që ata kanë. Nga

ana e tyre zgjuan interes temat që u kryen për operacionet e mbështetjes së paqes, ku për Policinë e Shtetit misioni i POMLT, është i pari i këtij lloji në Afganistan. Në konk-luzione u vlerësua niveli i lartë i përgatitjes së kryekomisar Bardhyl Hënaj, nënkomisarëve Artur Prifti, Shpëtim Turani, Granit Halilaj etj, pjesëmarrës në këtë trajnim. Nga ana e tyre shprehen vlerësime dhe respekt për instruktorët mësimdhë-nës. Kryekomisar Hënaj, shprehet për gazetën “Ushtria” se: “Gjatë gjithë ditëve të trajnimit, ne gjetëm mbështetjen dhe ndihmesën e drej-tuesve të dy batalioneve, ndonëse në kohë të shkurtër ne arritën të marrim njohuritë e domosdoshme për këtë trajnim, që do të na shër-bejë për të përmbushur misionin tonë jo vetëm për trajnim të forcave të rendit në Afganistan, por edhe për të përcjellë tek populli afgan mesazhin e paqes, dashurisë dhe mirënjohjes për qytetarin”. Në ceremoninë përmbyllëse u shpërn-danë certifikata për pjesëmarrësit në kurs.

Në Forcë Tokësore është kthyer në një traditë dhurimi i gjakut në mënyrë vullnetare. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti kemi patur mbi 170 dhurues gjaku si oficer, nënoficer, ushtarë profesionistë e civil të reparteve e nënreparteve të forcës. Në kuadër të bashkëpunimit që kemi me Kryqin e Kuq Shqiptare dhe Qendrën e Transfuzi-onit të Gjakut projekti për të dhuruar sa më shumë gjak në ndihmë të njerëzve në nevojë, për fëmijët talasemikë dhe të sëmurët me dializë, sëmundja e të cilëve mjekohet vetëm me gjak, gatshimëria e efektivave të kësaj force nuk ka munguar, ku numri i dhuruesve nga njëra fazë në tjetrën ka ardhur gjithnjë e më shumë në rritje. Një muaj më parë u përfshin në dhurim gjaku Komanda e Shtabi i FT-së, repartet e nënrepartet vartëse si: batalioni këmbësorisë motorizuar, batalionit komando, batalioni i këmbësorisë malore Vau Dejës Shkodër, ku pati gjithsej, 82 dhurues. Nga këto 53 në garnizonin e Zall Herrit dhe 32 në Shkodër. Një detaj mjaft domethënës është fakti se në repartin e Vau Dejësit 10 ushtarë profesionistë kanë dhuruar gjak duke shkuar me iniciativë të tyre në spitalin “Nënë Tereza”, gjak i cili është dhuruar për nënën e kolegut të tyre, profesionistit Enrik Pepri, e cilat ka

Projekte bashkëpunimi me kryqin e Kuq Shqiptarë dhe Qendrën e Transfuzionit të Gjakut për trajnim dhe dhurim gjaku

shprehur mirënjohje dhe respekt për humanizmin dhe gatishmërinë e treguar nga shokët e djalit të saj. Në kuadrin e bashkëpunimit me Kryqin e kuq Shqiptarë dhe Qendrën e e transfuzionit të Gjakut, me datë 6 prill nga strukturat e Forcës Tokësore, batalioni i këmbësorisë motorizuar u bë përsëri dhurim gjaku, ku pati 95 dhurues vullnetarë, një pjesë e të cilëve janë efektiv të një nënreparti që po përgatitet për të shkuar me mision në Afganistan.Komandanti i Batalionit Këmbësorisë Motorizuar, Kolo-nel Dedë Prenga shprehet për gazetën “Ushtria” se jam krenar me efektivat që drejtoj, pasi ata jo vetëm dhurojnë gjak, por dhurojnë dhe paqe në botë. Ata kanë treguar se dinë të vlerësojnë taksapaguesit shqiptarë, popullin që ka nevojë për ndihmën e tyre, ashtu si ka nevojë i sëmuri për shërim”. Ai bën apel që në këtë nismë humanitarë për të dhuruar sa më shumë gjak të bashkohen sa më shumë ush-tarakë e civil të FA, të cilët ashtu si kanë treguar të gjenden pranë popullatës në raste të emergjencave civile, po ashtu të gjenden edhe pranë fëmijëve talasemik që kanë nevojë për gjakun e tyre të pastër.Përfaqësuesja e Kryqit Kuq Shqiptarë Xhuljeta Muçol-lari, shprehet se vlerësoj kontributin human të ush-tarakëve, pasi ashtu si janë bërë tashmë “Ambasadorë të paqes në botë” përkrah ushtrive aleate, po ashtu janë bërë “Ambasadorë të shpëtimit të jetës”.

Ndërsa Jonida Pengu, përfaqësuese e Qendrës së Dhurimit të Gjakut do të shprehej se ky sensibilizim është për t’u admiruar, pasi sa herë që vijmë në repartet dhe nënrepartet e Forcës Tokësore, shohim një ndërgjegjësim më të madh, gjejmë gatishmërinë e tyre për të dhuruar sa më shumë gjak për njerëzit në nevojë. Major Ferit Ndregjoni, shefi seksionit të shëndetësisë në FT, nënvizon faktin se si rezultat i bashkëpunimit që kemi me strukturat civile kemi bërë të mundur realizimin e një sërë projektesh për trajnimin e efektivave për mënyrat e dhurimit të gjakut dhe për dhurimin e gjakut në mënyrë vulln-etare. Këto aktivitet kanë patur suksesin e tyre në saj të një bashkëpunimi me komandantët e reparteve, degës së BCU në FT dhe Qendrës Shëndetësore në FT. Në këtë grup dhuruesish shprehet, Dr. Beqir Guri,specialist shëndetësie në shtab FT-së, kemi disa ushtarak që kanë dhuruar gjak deri 5-6 herë në këto vitet e fundit. Ai përmend nënkolonel Lavdërim Oshafi, kapiten Haxhi Shira, kapiten Eduard Avdaj, kapiten Ervin Lakuriqi,Tetar Kurtin, tetare Fatmira Ismaili,tetar Gazmir Hoxha, etj. Ne, vijon ai, kemi evidentim për të gjithë dhuruesit, për të cilën kemi krijuar një regjistër të veçantë.

Major Nexhbedin BashaSpecialist BCU FT

FORCA TOKëSORE

Page 5: ushtria 1 E prEmtE, 29 prill 2011 ushtriaushtria 2 E prEmtE, 29 prill 2011 forcat ajrore përkujtohet 60-vjetori i krijimit të forcave ajrore Respekt për punën dhe veprën e shumë

ushtriaE prEmtE, 29 prill 2011 5aleanca

Më 27 mars, aleatët e NATOS vendosën të ndërmerrnin

një operacion të plotë ushtarak në Libi sipas Rezolutës së vitit 1973 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i Operacionit të Unifi-kuar Mbrojtës është të mbrojë civilët dhe zonat e populluara civile nën kërcënimin e sulmit. NATO është duke zbatuar të gjithë aspektet ushtarake të Rezolutës së Kombeve të Bashkuara. Të gjithë aleatët e NATOS janë të bindur në përmbushjen e obligimeve sipas Rezolutës së OKB-së. Që kur rezoluta u miratua më 17 mars, aleatët kanë lëvizur me shpejtësi dhe vendosmëri për të imponuar embargon e armëve dhe Zonën e Ndalim Fluturimit sipas rezolutës dhe të marrin masa të mëte-jshme për të mbrojtur civilët dhe zonat e populluara civile nga sulmi. NATO është duke ndërmarrë veprime si pjesë e përpjekjeve të gjëra ndërkom-bëtare dhe është e gatshme të punojë me partnerët e saj në rajon.

Historiku dhe linjat kohoreNë vazhdim të kryengritjes

popullore e cila filloi në Beng-hazi më 17 shkurt 2011, Këshil-li i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën e vitit 1970. Ky themel i em-bargos së armëve, ngrin asetet personale të udhëheqësve të Libisë dhe imponon ndal-imin e udhëtimit për figurat e larta.

Më 8 mars, me rritjen ndërkombëtare të çështjes së krizës së Libisë, NATO rriti operacionet mbikëqyrëse në Mesdheun Qendror duke pozicionuar avionët AWACS për të siguruar vëzhgimin sipas rrotullimit të akrepave

të komuniteteve pas konf-liktit.

Pasoja e konfliktit në çdo ko-munitet mund të jetë shkatër-ruese dhe afatgjatë, me pasoja shoqëruese te shëndetin men-dor dhe ndërlikime sociale gjithnjë e me komplekse dhe te shumta. Shumë shpesh kjo ka një ndikim negativ në pro-cesin e rindërtimit, si dhe në stabilitetin social dhe politik të komuniteteve të angazhuar (me pare) në luftë.

Kjo ngjarje do të adresojë një nga prioritetet kryesore të programit Shkenca për Paqe dhe Siguri (SPS), - “Ballafaqimi me kërcënime te tjera për Sig-urinë” dhe do të përqendro-het në zbutjen e fraksioneve kundërshtare brenda një shtet-komb që janë, për arsye të ndryshme, armiq të betuar. Nё një proces shumëdimensional, kjo përpjekje bashkon çështjet psikologjike, sociale, ekono-mike dhe ligjore në një plan të pasigurt për paqen.

Megjithatë, konsensusi i përgjithshëm ndodh kur an-gazhohen të dy palët kundër-shtare të një konflikti në pro-cesin e pajtimit, dhe shanset e ruajtjes së paqes në fazën pas konfliktit bëhen më të reali-zueshme.

Folësit kryesorë në këtë ngjarje do të paraqesin dhe diskutojnë tema të tilla si:

• çfarë është pajtimi? • viktimat dhe autorët e

krimit, • ndjenjat (dhe qëndrimet) e

fëmijëve ndaj ish-armiqve dhe keqbërësve,

• si të jetojmë së bashku në pjesën veriore të Kaukazit dhe si do

• të jetojmë së bashku pas Beslanit?

Kjo ngjarje, e cila ngrihet mbi progresin e bërë në seminarin e SPS-se te vitit 2009 “Çmobiliz-imi (Rikthimi) dhe rindërtimi shoqëror i komuniteteve të prekura nga konflikti i arma-tosur” i mbajtur në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, do të mbledhë dhe analizojë mod-elet e praktikave më të mira të pajtimit të vendeve që kanë përjetuar konfliktin.

Universiteti i Tel Avivit (Iz-rael), Universiteti i Zagrebit (Kroaci) dhe Universiteti i Ulster (Irlanda Veriore) bёjnё pjesë nё institucionet pjesë-marrëse të angazhuar dhe që kontribuojnë në këtë seminar Shkencor të NATO-s.

të orës. Këta ‘sy në qiell’ i japin informacione të detajuara NATO-s mbi lëvizjet në hapë-sirën ajrore në Libi.

M ë 1 0 m a r s , M i n i s -trat e Mbrojtjes të NATO-s mbështetën vendimin e SA-CEUR’s për të pasur anije aleate në të njëjtën zonë për të rritur përpjekjet e monito-rimit.

Më 17 mars, Këshilli i Sig-urimit i Kombeve të Bash-kuara miratoi Rezolutën e vitit 1973, duke autorizuar shtetet anëtare dhe organi-zatat rajonale gjithashtu, për

marrjen e të “gjitha masave të nevojshme” për të mbrojtur civilët në Libi.

Më 22 mars, NATO iu përgjigj thirrjes së Kombeve të Bashkuara për të nisur një operacion mbi zbatimin e embargos së armëve kundër Libisë. Më 23 mars, filloi op-eracioni i NATO-s për embar-gon e armëve.

Anijet dhe avionët e NATO-s janë duke operuar në Mesd-heun Qendror për tu siguruar që rrjedhja e armëve në Libi ndërmjet detit është prerë. Ata kanë të drejtën të ndalojnë dhe

të kërkojnë çdo anije që dys-hohet për mbajtje armësh.

Anijet e NATOS nuk do të hyjnë në ujërat territoriale të Libisë. NATO nuk ka për qëllim të pozicionojë forcat tokësore kudo në territorin e Libisë.

Më 24 mars, NATO ven-dosi të zbatojë mandatin e Kombeve të Bashkuara për Zonën e Ndalim Fluturimit mbi Libi. Rezoluta e Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për një ndalim të të gjitha fluturi-meve, përveç atyre humani-tare dhe qëllimeve për ndihmë

në hapësirën ajrore të Libisë, për të siguruar që civilët dhe zonat e populluara civile nuk mund të jenë subjekt i sulmeve ajrore.

Trajtimi i sfidave me të cilat ballafaqohen komunitetet post-konfliktuale.

Nga data 28 prill deri nё 1 maj, 35 ekspertë të NATO-s, partnerë dhe vendet e Dia-logut tё Mesdheut do të tako-hen në Dubrovnik, Kroaci në një seminar për të diskutuar dhe përshkruar strategjinë më efektive në drejtim të pajtimit

Operacioni i Unifikuar MbrojtësQëllimi i Operacionit të Unifikuar Mbrojtës është të mbrojë civilët dhe zonat e populluara civile nën kërcënimin e sulmit. NATO është duke zbatuar të gjithë aspektet ushtarake të Rezolutës së Kombeve të Bashkuara.

NATO dhe LibiA

Nga data 28 deri në 30 prill, mbi 30 ekspertë dhe shkencëtarë të NATO-s, partnerë dhe vende të Dialogut Mes-dhetar do të mblidhen në Dubrovnik, Kroaci për të përcaktuar marrëdhëniet e ndërlikuara ndërmjet ndryshimit të klimës, shëndetit të njeriut dhe sigurisë kombëtare.

Seminari i financuar nga NATO-s do te synoje zhvillimin e një kuptimi më të mirë të marrëdhënieve midis këtyre çështjeve të mëdha globale, si dhe përcaktimin e fushave të kërkimit nё të ardhmen.

Ndryshimi i klimës është një çështje gjithnjë e më e rëndësishme që ndikon në botën e sotme. Arsyet për rritjen e temperaturave globale nuk janë të qarta. Megjithatë, ajo që është edhe më e vështirë për t’u vërtetuar është ndikimi i mundshëm i ndryshimeve klima-tike mbi ekonominë, shëndetin e njeriut dhe të sigurisë së

Programi Shkencor i NATO-s thekson dinamikat njerëzore dhe të sigurisë kombëtare të ndryshimit të klimës

shtetit komb. Raporti i fundit i Përfaqësuesit të

Lartë dhe të Komisionit Europian mbi “Ndryshimet klimatike dhe (të) siguria ndërkombëtare” (BE 2008) i referohet ekzistencën e një Strategjie të Sigurisë Evropiane, si dhe lidhjen mes ngrohjes globale dhe konkurrencën për burimet natyrore. Ai gjithashtu skicon aftësitë unike të Komunitetit Evropian për t’ju përgjigjur rreziqeve të sigurisë që lidhen me ndryshimin e klimës. Për më tepër, në një fjalim e qershorit 2008 referuar të ardhmes së NATO-s, Sekretari i Përgjith-shëm i asokohe Jap de Hop Shefer bëri thirrje që NATO të përgatitet për një pe-riudhë të pasigurisë globale të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Institutucionet e përfshirë në kёtё aktivitet janë Universiteti Shtetëror i Arizonës (SHBA) dhe Uni-versiteti i Zagrebit (Kroaci).

Seminari i financuar nga NATO-s do te synoje zhvillimin e një kuptimi më të mirë të mar-rëdhënieve midis këtyre çështjeve të mëdha globale, si dhepërcaktimin e fushave tëkërkimit në të ardhmen.

Page 6: ushtria 1 E prEmtE, 29 prill 2011 ushtriaushtria 2 E prEmtE, 29 prill 2011 forcat ajrore përkujtohet 60-vjetori i krijimit të forcave ajrore Respekt për punën dhe veprën e shumë

ushtriaE prEmtE, 29 prill 20116 seMinari

Ekspertët e Gardës Kombëtare të New Jersey-it, tregojnë sekretet e rekrutimit

Në kuadër të bash-k ë p u n i m i t t ë vendosur tashmë

ndërmjet Gardës Kombëtare të New Jersey dhe Forcave të Armatosura të RSH nga data 19 deri më 21 prill në Qen-drën e Personel Rekrutimit u zhvillua një seminar mbi rekrutimin dhe mbajtjen e personelit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte familjariz-imi i personelit të Qendrës së Personel Rekrutimit me metodat dhe procedurat e përdorura nga Garda Kom-bëtare e Forcave Tokësore dhe Garda Kombëtare Ajrore e New Jersey për rekrutimin dhe mbajtjen e personelit.

Në përbërje të ekipit ishin major Lovell Jenkins, kryeka-pter Michael Cormier dhe kaptere Kathy A. Freed. Aktiviteti filloi me një viz-itë njohëse mbi procesin e rekrutimit në qendrën e Rekrutimit Tiranë e më pas në Shkodër. Në Qendrën e Rekrutimit në Tiranë ekipi u prit nga nënkolonel Du-rim Beu zv. komandant i Qendrës së Personel Re-krutimit i cili pasi i uroi ekipit mirëseardhjen në Shqipëri bëri një përshkrim të aktiv-itetit të Qendrës së Personel Rekrutimit për rekrutimin e Ushtarëve Profesionistë. Nënkolonel Durim Beu me këtë rast falënderoi ekipin e Gardës Kombëtare të New Jersey për bashkëpunimin dhe mbështetjen që kanë dhënë këto tre vite për kri-jimin e koncepteve bazë për rekrutimin dhe mbajtjen e personelit të FA. Më pas

Një gjë tjetër me rëndësi është që të krijohet besimi, dhe të komunikohet si me një njeri të afërm. Duhet punuar edhe me familjarët apo të afërmit që nuk e mbështesin të riun për t’u futur në ushtri, për t’i bindur ata. Mund t’i tregohet njësia ku mund të shërbejë për të mësuar rreth jetës që e pret. Rekrutuesi duhet që në kontaktin e parë, që të identifikojë veten dhe forcën ku shërben, të jetë entuziast dhe krenar dhe të përdorë prezantim standard,

nënkolonel Sadri Neza, shef i Qendrës së Rekrutimit Ti-ranë prezantoi aktivitetin e Qendrës së rekrutimit për rekrutimin e ushtarëve pro-fesionistë dhe procedurat që aplikohen në këtë proces. Më pas vizita vijoi në Qendrën e Rekrutimit Shkodër, e cila është qendra kryesore për veriun e Shqipërisë. Këtu ekipi u prit nga nënkolonel Enver Rexhvelaj Shef i Sek-torit të Rekrutimit të Veriut dhe nga nënkolonel Isuf Kasmi, shef i Seksionit të

Rekrutimit. Nënkolonel Rex-hvelaj nëpërmjet një brifingu njohu ekipin me strukturën dhe aktivitetin e Sektorit të Rekrutimit për Veriun ku përfshihen Qendrat e Re-krutimit Shkodër, Laç, Burrel dhe Durrës.

Përvoja e ekspertëve të Gardës Kombëtare të New Jersey

Dy ditët në vazhdim ek-spertët amerikanë të re-krutimit shpalosën përvojën e tyre në fushën e rekrutimit në një seminar ku merrnin pjesë personeli oficer dhe të gjithë rekrutuesit e Qendrave të Rekrutimit. I pranishëm ishte edhe kolonel i FT të SHBA-së (në pension) Calvin Peterson Analist i Lartë për Personelin pranë Ekipit të Modernizimit të Mbrojtjes, Shqipëri.

Major Lovell Jenkins, në fjalën e tij të hapjes të aktiv-itetit pasi falënderoi për mik-pritjen theksoi ndër të tjera se: “së bashku me kryekapter Michael Cormier dhe kaptere Kathy A. Freed jemi këtu për t’ju transmetuar përvojën tonë në fushën e rekrutimit dhe të mbajtjes së personelit në FA.”

Dy ditë me radhë kryeka-pter Michael Cormier dhe

kaptere Kathy A. Freed tra-jtuan tema interesante si: Programi i mbështetjes së rekrutëve, Kërkimi i kandi-datëve për Ushtar Profesion-ist, Rekrutimi dhe mbajtja e personelit, Marketingu dhe mënyra e zhvillimit të tij, etj.

Me interes të veçantë ishin temat e ilustrua me shem-buj praktikë mbi procesin e përzgjedhjes së rekrutuesve, ilustrimi i bisedës që të një rekrutuesi me kandidatin e mundshëm për Ushtar Profesionist apo rasti i zhvil-limit të marketingut në rrugë duke përdoruir mjetet bash-këkohore si tavolinë promo-vimi, “baner” të ndryshëm, fletëplosje, “flajer” etj. Nga temat e trajtuara në seminar çdonjëri mund të evidentojë apo nxjerrë disa mësime që vlejnë në fushën e rekrutimit edhe për Qendrën e Personel Rekrutimit.

Kërkimi i kandidatëve për Ushtar Profesionist

Kërkimi është mënyrë sistematike për të arritur per-sona të kualifikuar kërkon, referime dhe aplikantë për regjistrim. Përgatitja për kër-kimin përfshin planifikimin, ndarjen e zonës dhe ndjekjen. Vendet se ku kërkon një

rekrutues janë: interneti, telefoni, salla, lokale, shkollat e mesme dhe të larta, refe-rimet nga njësitë. Metodat e kërkimit janë: takimi ballë për ballë Referimi nënkup-ton fjalët e mira që thotë një person që aktualisht punon në ushtri.

E rëndësishme është ven-dosja e besimit të ndërsjelltë dhe komunikimit mjaft miqë-sor. Shpjegimi i përfitimeve: “nëse Ti vjen në ushtri ju ofrojmë edhe gjëra të mira, mund të të ndihmojmë të bësh diçka” e të tjera si këto. Rekrutuesi duhet të evi-dentojë gjërat e gabuara që ka dëgjuar personi dhe t’i sqarojë ato. Ai duhet që të evidentojë së për çfarë in-teresohet personi: për para, për arsim, për kualifikim dhe t’i përgjigjet secilit sipas nevojave. Përshtypja e parë ka shumë rëndësi. Nëse per-soni është në marrëdhënie duhet të shkohet tek vendi i punës për ta parë.

Rekrutuesi në zyrën e tij vendos në kornizë të gjitha certifikatat dhe medaljet që ka marrë gjatë karrierës së tij sepse kjo ndikon tek kandi-dati. Ky i fundit impresiono-het me atë që shikon dhe mund të mendojë: Si mund të arrij unë këtu?

Dy ditë me radhë kryeka-pter Michael Cormier dhe kaptere Kathy A. Freed trajtuan tema interesante si: Programi i mbështetjes së rekrutëve, Kërkimi i kandidatëve për Ushtar Profesionist, Rekrutimi dhe mbajtja e personelit, Marketingu dhe mënyra e zhvillimit të tij, etj.

familjarizimi me rekrutimin dhe mbajtjen e personelit

Ekspertët amerikanë të

rekrutimit shpalosën

për vojën e tyre në fushën e

rekrutimit në një seminar

ku merrnin pjesë person-

eli oficer dhe të gjithë

rekrutuesit e Qendrave të

Rekrutimit. I pranishëm

ishte edhe kolonel i FT

të SHBA-së (në pension)

Calvin Peterson Analist i

Lartë për Personelin pranë

Ekipit të Modernizimit të

Mbrojtjes, Shqipëri.

Përzgjedhja e kandidatëve

për Ushtarë Profesionistë

duhet të bëhet vetëm nga

rekrutuesi, mbi bazën e

proceduar ve standarde të

miratuara. Kjo nënkup-

ton faktin që, rekrutuesi

është gjatë gjithë kohës në

terren, në shkolla, univer-

sitete, zyrat e punës, pranë

pushtetit lokal, ku është

vazhdimisht në kontakt me

kandidatët potencialë për

Ushtar Profesionist.

Page 7: ushtria 1 E prEmtE, 29 prill 2011 ushtriaushtria 2 E prEmtE, 29 prill 2011 forcat ajrore përkujtohet 60-vjetori i krijimit të forcave ajrore Respekt për punën dhe veprën e shumë

ushtriaE prEmtE, 29 prill 2011 7

Durim Beu:Seminari, i vlefshëm dhe me mësime

Nga ky seminar nxorrëm një sërë mësimesh nga të cilat mund të përmend shkurtimisht disa: Përzgjedhja dhe trajnimi i rekrutuesve të bëhet me një komision të posaçëm. t’i jepet roli i duhur Rekrutuesit në procesin e rekrutimit; rekrutuesi duhet të ndjekë në vazhdimësi ecjen në karrierë të kontingjenteve të përzgjedhur nga ana e tij; përshkrimi i detyrave funksionale që kryen Ushtari Profesionist në të gjitha struk-turat e FA; mbështetja ligjore për procesin e rekrutimit; përcaktimi i detyrimeve të Komandave dhe Njësive të FA, për bashkëpunim me QPR për procesin e marketingut etj. Kam bindjen se në të ardhmen këto mësime do të arrijmë t’i vëmë të tëra në praktikë. Seminari ishte vërtet i vlefshëm dhe shpresojmë që të kemi në të ardhmen një bash-këpunim edhe më të zgjeruar më këta specialistë - tha për gazetën “Ushtria”, N/kolonel Durim Beu, zv. komandant i QPR-së.

QPr

të përdorë teknikat e këshillimit (çfarë mund të bëjmë për ju), të zbu-lojë motivimet/vlerat e vërteta e të përsërisë vazhdimisht aftësinë për të asistuar. Rekrutuesi duhet të për-dorë teknikat e duhura gjatë bisedës me kandidatin me qëllimin për ta bindur atë për t’u rekrutuar.

Testi për përzgjedhjen e kandi-datëve

Testi ASVAB (Armed Services Vo-cational Aptitude Battery) është një test i cili përmban shumë alternativa dhe që përdoret për të përcaktuar kualifikimin për tu futur në Forcat e Armatosura të Shteteve të Bash-kuara. Ky test përmban 9 seksione: njohja e fjalëve, arsyetimi aritme-tikor, kuptimi mekanik, informimi elektronik, njohuria matematikore, shkencat e përgjithshme, kuptimi i paragrafit, bashkimi i objekteve. Nëpërmjet këtij testi përcaktohet neveli i përgjithëm i njohurive të kandidatit si dhe specialiteti se ku mund të shërbejë.

RekomandimeNjë Komision i ngritur pranë

QPR, të bëjë përzgjedhjen e per-sonave më të përshtatshëm, për të kryer detyrën e Rekrutuesit në QR. Përzgjedhja të bëhet nga trupa e nënoficerëve të FA. Trajnimi i rekrutëve të bëhet në akademitë përkatëse jashtë vendit, ose të përf-shihet në një program të veçantë pranë Akademisë së n/oficerëve “THOMSON”.

Përzgjedhja e kandidatëve për Ushtarë Profesionistë duhet të bëhet vetëm nga rekrutuesi, mbi bazën e proceduarve standarde të miratuara. Kjo nënkupton faktin që, rekrutuesi është gjatë gjithë kohës në terren, në shkolla, universitete, zyrat e punës, pranë pushtetit lokal, ku është vazhdimisht në kontakt me kandidatët potencialë për Ushtar Profesionist. Kjo duhet të jetë de-tyra prioritare, më qëllim rritjen e cilësisë së rekrutimit.

Kontingjenti i emëruar duhet të ndiqet në vijimësi nga rekrutuesi edhe gjatë karrierës. Rezultatet

në karrierë të personelit UP të përzgjedhur nga rekrutuesi, të vlerësohen si njësi matëse për vlerësimin e punës së rekrutuesit. Nga cilësia e Ushtarëve Profesion-istë, duhet të jetë vazhdimësia në karrierë e rekrutuesit.

Komandat e Forcave, njësitë dhe repartet në vartësi të SHPFA, të bëj-në përshkrimin tekstual të detyrave që kryen një Ushtar Profesionist për të gjitha funksionet organike, të bëjnë ilustrimin me foto dhe video të specialiteteve kryesore si këmbë-sori, artileri, xhenio, forca speciale, logjistikë, ndërlidhje, mjekësi, polici ushtarake etj. Kjo do të shërbejë në procesin e marketingut që kryen rekrutuesi, si dhe për t’u pasqyruar në faqen e internetit të FA për re-krutimin.

Në procesin e bashkëpunimit me institucionet arsimore, për kryerjen e marketingut, është e nevojshme mbështetja me bazë ligjore, ku mund të përcaktohen detyrimet që kanë institucionet arsimore për të bashkëpunuar me FA në procesin e rekrutimit të kandidatëve të Ush-tarëve Profesionistë.

Komandat e Forcave, Njësitë dhe repartet në vartësi të SHPFA, duhet të kenë detyrim që në aktiv-itete të karakterit “Ditë e Hapur”, ceremoni të përfundimit të stër-vitjeve, përcjelljes dhe pritjes së kontingjenteve për në misione paqeruajtëse etj, që organizojnë, të ftojnë personelin e QPR dhe të Qendrave të Rekrutimit ku ndod-het njësia. Këto veprimtari krijojnë mundësi për promovimin e imazhit të FA dhe për të informuar rreth pu-nës që mund të kryejë një kandidat për Ushtar Profesionist.

MARKETINGU

Rekrutimi dhe reklamimi, punë me kohë të plotë

Edhe pas orarit zyrtar rekrutuesi është në process, dhe aktivitetet e marketingut janë mjaft të larm-ishme. Ato përfshijnë nga reklamat në televizion, spotet, logot, aktiv-itete me komunitetin. Eksperienca tregon se “paratë asnjëherë nuk do të jenë të mjaftueshme” për të bërë më të mirën, por e rëndësishme është të shfrytëzohen të gjitha

mundësitë për të zhvilluar aktiv-itete apo për të shfrytëzuar vep-rimtari që nuk kërkojnë para. Vizita në shkolla, qendra tregtare ku ka grumbullime të rinjsh, pjesëmarrja në panaire me tavolina promovimi, baner dhe material informues dhe promocionalë janë vendet më të përshtashme për të shpërndarë imazhin e Forcave të Armatosura. Publikimi i ngjarjeve me impakt pozitiv tek publiku në median e shkruar dhe atë vizive.

E rëndësishme është të mos kufizohemi në mjete dhe meto-dat që përdoren për zhvillimin e marketingut. Duhet të mbahet

parasysh fakti se marketingu duhet të zhvillohet ndryshe në zona të ndryshme, për ketë duhet të merren në konsideratë edhe sugjerimet e rekrutuesve. Pas çdo aktiviteti është e domosdoshme të bëhet vlerësimi për suksesin. Për këtë mund t’u drejtohen pyetje kandidatëve: -Cili ishte kontakti i parë me FA? Nga kjo mund të përcaktojmë mënyrën dhe mjetet më efikase që kapin mendjen e njerëzve.

Prania e publikut dhe vlerësimi i bashkëpunëtorëve ka rëndësi të veçantë në promovimin e imazhit. Në ceremoni të organizuara pranë shkollave apo universiteteve drej-

Rekrutuesi është çelësi i suksesitSi kryhet përzgjedhja e rekru-

tuesit?Gjithçka fillon me përzgjedhjen

e rekrutuesit. Një komisioni i posa-çëm bën përzgjedhjen e rekrutuesit nga trupa e nënoficerëve mbi bazën e kritereve të parcaktuara qartë. Detaje si; pamja e jashtme, mbajtja e uniformës, buzëqeshja në fytyrë, qëndrimi, gjestet gjatë komuni-kimit nuk i shpëtojnë komisionit të vlerësimit të kandidatit për rekrut. Aftësitë komunikuese, aftësia për të “shitur” janë të rëndësishme për rekrutuesin, pa këto karakteristika nuk mund të flitet për një rekrutues të suksesshëm. Pas përzgjedhjes së

kandidatëve fillon procesi i trajnimit në kurset përkatëse.

Pra po flasim për një koncept “re-krutim vetëm nga rekrutuesi”?

Ky është koncepti i duhur, pasi kër-kimi i kandidatëve për Ushtarëve Pro-fesionist bëhet vetëm nga rekrutuesi mbi bazën e proceduarve standarde të miratuara. Rekrutuesi është gjatë gjithë kohës në terren, në shkolla, uni-versitete, zyrat e punës, pranë push-tetit lokal ku është vazhdimisht në kontakt me kandidatët potencialë për Ushtarë Profesionist. Pra nuk qëndron në pritje se kush i vjen në Qendrën e Rekrutimit, por është ai që kërkon të gjejë elementët më të mirë.

A mbyllet roli i rekrutuesit me gjetjen e tyre?

Roli i rekrutuesve vijon edhe pas hyrjes në ushtri të këtyre el-ementëve. Rekrutuesi komunikon me ushtarin disa herë në muaj për të pyetur sesi po ia kalon gjatë tra-jnimit dhe gjatë karrierës së tij. Kjo është mjaft e rëndësishme jo vetëm për vetë personin, por edhe për arsye marketingu, pasi i rekrutuari shërben si referencë për kandidatët e tjerë. Rreth 22% e kandidatëve në Gardën Kombëtare të New Jersey vijnë si rezultat e asaj që dëgjojnë nga ata që aktualisht shërbejnë në ushtri.

tuesve të këtyre institucioneve mund t’u jepen certifikata vlerësimi si shprehje e bashkëpunimit të suk-sesshëm. Rekrutuesit mund të jenë të ftuar në veprimtari të ndryshme që organizohen në ambientet pub-like, kjo është mjaft e rëndësishme sidomos në zonat ku rekrutuesi është i vetmi përfaqësues i Forcave të Armatosura.

Veprimtari e rëndësishme për promovimin e imazhit është edhe Dita e Betimit Ushtarak të cilat janë të hapura për publikun. Rekru-tuesit duhet të kenë kontakt dhe bashkëpunim të pandërprerë me njësitë dhe repartet, nga ana tjetër

edhe Komandat e Forcave, njësitë dhe repartet duhet ta kenë detyrim që në aktivitet të karakterit “Ditë e Hapur”, ceremoni të përfundimit të stërvitjeve, përcjelljes dhe pritjes së kontingjenteve për në misione paqeruajtëse etj, që organizojnë të ftojnë personelin e QPR dhe të Qendrave të Rekrutimit ku ndod-het njësia. Këto veprimtari krijojnë mundësi për promovimin e imazhit të FA dhe për të informuar rreth pu-nës që mund të kryejë një kandidat për Ushtar Profesionist.

Përgatiti: major Faik Skopeci, Albert Hitoaliaj

flet për gazetën “ushtria” kryekapter michael cornier

Page 8: ushtria 1 E prEmtE, 29 prill 2011 ushtriaushtria 2 E prEmtE, 29 prill 2011 forcat ajrore përkujtohet 60-vjetori i krijimit të forcave ajrore Respekt për punën dhe veprën e shumë

ushtriaE prEmtE, 29 prill 20118

Paleolufta dhe neolufta, historikisht janë 1000 evidencialisht janë 500

rePortazh

Gjithmonë pilotët janë “skllevër” të hapësirës së pamatë. Mjafton që ata të bënin një lëvizje fare të vogël për të fituar shpejtësi të madhe. “Skllavëria” e tyre është supersonike. Personazhi i njëmijë pilotëve ka ndërtuar modelin e tij

A mund të mbledhësh një mijë jetë në një. A mund të mbledhësh

një milionë orë fluturime në një. A mund të mbledhësh dy milion ngritje dhe ulje në një. A mund të unifikosh 200 avio-në reaktivë dhe 36 helikopterë në një. A mund të rizgjosh 500 jetë. A mund të rindërtosh 37 elegjitë e atyre që kanë ndër-ruar jetën me detyrën. Pak e vështirë.

Këto gjera që do të mbled-hësh janë të shkrira dhe të sh-trira në 60 vjet të vendosura në aerodromin e Bish-Poros në Vlorë, Kuçovë, Rinas, Gjadër dhe heliodromin e Farkës. Janë 24 prille të pangjashëm me njeri tjetrin që përbëjnë historinë e aviacionit shqiptar. Personazhi i mbledhjes së 60 vjetëve në një është shumë i vështirë, interesant dhe me plot të papritura.

Është jeta e një njeriu brenda një kabine avioni reaktiv. Ai ka lindur atje ku lindur aviacioni shqiptar. Për ta gjetur duhet të qëmtosh shumë shtigje në ajër dhe në tokë. Kur e pyet se: “Çne ti o burrë me avia-cionin?...” ai befas shndërro-het në një fëmijë shumë ëndër-rimtar. “Kjo ëndërr ka filluar duke kthyer kokën nga qielli. Dua ta provoj një herë mbase e arrij”. Këto janë dy fjalitë magjike që ju kthyen në motiv të përjetshëm.

Shtëpia e tij është në gardhin e Bish-Poros aerodromit histo-rik të aviacionit shqiptar. Ai fëmijë së pari ka fotografuar me sytë e tij prej shqiponje “kalorësit” e parë të aviacion-it. Po, po, padyshim aviatorët janë kalorës të qiellit.

Personazhi quhet Rraqi Qar-ri. Nuk besoj se ka njeri që ka

lidhje me aviacionin në këto 40 vjetët e fundit të mos e njohë. Ndërsa ai i njeh të gjithë ashtu siç njeh pjesëtarët e familjes së tij. Të 1000 pilotët shqiptarë i njeh me emër e mbiemër, u njeh huqet dhe zakonet, af-tësitë dhe bëmat e tyre ajrore. Jeta e tyre është e lidhur shumë fort me pistën. Sipas tij këta njëmijë personazhe janë ata që kanë shkruar historinë e këtyre 60 vjetëve.

Zanafilla

Për zanafillën është shkruar me drithërimë. Për zanafillën duhet të gjesh dëshmitarë të besueshëm. Zanafilla e pi-lotëve është një gjenealogji kontaverese. Por këtë radhë bëhet fjalë për zanafillën e Shkollës së Aviacionit dhe aerodromit të saj në Poro të Vlorës dhe tërë aerodromet ushtarake që në këto 60 vjet kanë përjetuar momente nga më interesantët.

“Më mijëra herë më ka dalë në ëndërr moment i kapër-cimit të derës së shkollës së aviacionit nis rrëfimin e tij një e njëmijta pjesë e kalorësve

të ajrit, Rraqi Qarri”. Këtë përgjigje japin dhe dhjetëra pilotë që kemi pyetur këto ditë. Shumë nga këta pilotë pohojnë se asnjëherë nuk jemi ulur në tokë ne jemi në qiell. Si mund të ulen në tokë këta mbretër të hapësirës.

Po për ata, ato dy kilometra pistë ku janë ngritur dhe janë ulur me qindra herë janë një simbol i përjetësisë. Ëndërrim-tari Rraqi Qarri, thotë se: “Të parët që më dhanë dorën kur kapërceva pragun e shkollës ishin Gazment Koçiu, Armand Gjoka, Fatmir Toçi dhe Fatmir Zylfi”. Emra të mirënjohur historikë dhe të përjetshëm. Kapërcimi i derës së shkollës së aviatorëve shoqërohej me oriz dhe sheqer. Çdo student i ri pritet si nusja kur kapërcen pragun e derës së dhëndrit dhe betohet se atje ku hodhi këm-bën do ti bien edhe dhëmbët.

Shkolla sipas kolonelit ishte përvoja më e vyer e jetës. Në tre vjet një pilot përgatitej për ditën më të vështirë. Përgatit-ja e një piloti me avion reak-tiv ose më helikopter ishte e shkallës superiore. Rraqi Qarri të rrëfen se si kjo shkollë nën

drejtimin e Babaçe Faikut këtij piloti të klasit të parë ishte dhe zanafilla e tërë pilotëve shqiptarë.

Derën e shkollës e kapërcyen qindra vetë dhe vetëm gjysma e tyre bëhej pilot. Të bëheshe pilot ishte njësoj si të shkoje peun në gjilpërë me symbyl-lur. Kontaktin e parë këta ka-lërues të ajrit e kishin me avi-onin SPARK UT MIG-15 i cili

ishte vendosur në kabinetin e shkollës. Ishte sjellë direkt nga fronti i luftës së Koresë dhe kishte një predhë në bisht.

Që të arrish të kalërosh një avion është një art më vete por jo e pamundur. “Jelekët” e ku-dogjendshëm të kësaj shkolle ishin instruktorët, teknikët dhe inxhinierët. Kështu thuhet në aviacion, kur hyn në kabinë ke veshur dhe jelekun e vdekjes

nga bejdo malo

Njëmijë jetë të mbledhura në njëforcat ajrore

Që të arrish të kalërosh një avion është një art më vete por jo e pamundur. “Jelekët” e kudogjend-shëm të kësaj shkolle ishin instruktorët, teknikët dhe inxhinierët. Kështu thuhet në aviacion, kur hyn në kabinë ke veshur dhe jelekun e vdekjes edhe të jetës. Një instruktor dhe një pilot i mirë të vesh jelekun e jetës. Në këtë shkollë mungonte kuvlia e frustrimit. Mungonte burracakëria. Kur pilotët ngrihen në ajër kanë një shprehje të shenjtë. “Po ngrihemi për gjueti pël-lumbeshash”.

Page 9: ushtria 1 E prEmtE, 29 prill 2011 ushtriaushtria 2 E prEmtE, 29 prill 2011 forcat ajrore përkujtohet 60-vjetori i krijimit të forcave ajrore Respekt për punën dhe veprën e shumë

ushtriaE prEmtE, 29 prill 2011 99

Ai të shokon me atë që thotë. Ai është i “alkolizuar” rëndë me dehjen që të shkakton fluturimi dhe profesioni i pilotit. Të sjell modelet e pilotëve dhe mënyrën e tyre të pilotimit. Astrit Jaupi ishte i fortë si hekurbeton thotë Rraqi. Ismet Zervoi ishte i ftoftë si një copë akull në çfarëdo lloj situate. Shevqet Lata si një re që qëndron sipër diellit.

Paleolufta dhe neolufta, historikisht janë 1000 evidencialisht janë 500Portreti i pilotit është një por-

tret prekës. Ai është një person modest i prirur për të bash-këpunuar, i përshtatshëm për të bashkëjetuar. Pilotët përbëj-në një kategori njerëzish tepër të veçantë. Jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira rr-ezikojnë shumë dhe janë shumë të motivuar nga ndjenja e de-tyrës.

Në këtë zanat lypsesh dhe të flijohesh thotë kolonel Rraqi Qarri. Në këtë profesion nuk kam hasur qoftë dhe një aven-

turier të vetëm po vetëm njerëz që rrekeshin të jepnin gjithçka nga vetvetja për të kryer sa më mirë detyrën. Këto fjalë mund edhe të vendosen mbi një pllakë përkujtimore që përmbledh këto gjashtëdhjetë vjet.

Sot e kësaj dite historia e pi-lotëve duket sikur nuk do ti afrohet asnjëherë stacionit të fundit. Edhe në mijëvjeçarin e ardhshëm thotë ish-presi-denti i SHBA, Ronald Regan “Luftërat do të vazhdojnë”. Umberto Eko heq një vijë të

qartë ndarëse mes “paleolftës” dhe “neolftës” sepse “paleore-aliteti” dhe “neorealiteti” janë promovim i “virtrualitetit” si një kategori hegjemone e njohjes. Në këtë botë notojnë dhe pilotët. Historikisht ata janë 1000. Evidencialisht ata janë jo më shumë se 500. Por aviacioni është një histori e vjetër dhe e re. Histori e 37 dëshmorëve të ajrit të rënë në krye të detyrës, histori e ush-tarakëve me zëmër të madhe dhe disiplinë të hekurt.

rePortazhedhe të jetës. Një instruktor dhe një pilot i mirë të vesh jelekun e jetës. Në këtë shkollë mungonte kuvlia e frustrimit. Mungonte burracakëria. Kur pilotët ngrihen në ajër kanë një shprehje të shenjtë. “Po ngrihemi për gjueti pëllumb-eshash”.

Sipas Pentagonit pilotët janë: “Të dërguarit në tokën infidelium”. E thënë shqip pi-lotët janë të etur për imazhe. Nën drejtimin e instruktorëve të spikatur si Servet Mura-ti, Kostandin Sadiku, Naum Todo, Arqile Kosta, Petrika Kostandini janë diplomuar mbi 400 pilotë shqiptarë. Kolo-neli flet me shumë mirënjohje për skuadriljen e shkollës me MIG-15. Tek kjo skuadrilje janë falur të gjithë pilotët shq-iptarë. Zoti Rraqi flet për 13 pilotët që u diplomuan në një ditë me të dhe se si këta pilotë drejtuan avionë supersonikë.

Turboreaktivët

Për tu bërë pilot duhet të nënshtroheshe provës së zjar-rit që do të thotë të ishe nën një regjim shumë të rreptë. Disi-plina ishte e jashtëzakonshme. Notën ta vinte “Kapidani” kështu quhej piloti i talentuar Nikollë Dudi. Kur “Kapidani” vinte pak cepin e buzës në gaz do të thoshte se je diplomuar pilot. Nëse ai ishte i murrëtyer atëherë fillonte një shkallë më e rëndë “torture” për t’ia dalë mbanë.

Koloneli kujton pilotët e tal-entuar Aleksandër Bubullima, Perlat Binaj, Sajmir Demiri të cilët ishin dhe plejada e pi-lotëve që shkruan histori për 30 vjet rresht. Këta pilotë ishin mbretër të mbijetesës dhe të kalitjes së durimit. Në aviacion ka vetëm një maksimë. “Jep maksimumin ose dorëzohu”. Regjimi i rreptë i jetesës së pi-lotëve duke filluar nga zgjimi, mënyra e ushqyerjes, përgatit-ja në çdo detaj të jetës që të përballoje stresin në tejlodhje i kanë kthyer këta njerëz në personazhe që shkëmbejnë me njëri tjetrin mirësi, vitalitet,

koordinim deri në perfeksion. Kjo ishte mbijetesa e shkollës, mbijetesa e fluturimeve me avionë që peshonin deri në 9 ton dhe që kapnin shpejtësi më të madhe se sa shpejtësia e zërit. Është mbijetesa e mbi-jetesës së pilotëve.

Të kthehesh në yll të përjetshëm

Gjithmonë kanë qenë “skl-levër” të hapësirës së pamatë. Mjafton që ata të bënin një lëvizje fare të vogël për të fituar shpejtë-si të madhe. “Skllavëria” e tyre është supersonike. Personazhi i njëmijë pilotëve ka ndërtuar modelin e tij. Si ky model mbi 1000 pilotë kanë drejtuar rreth 200 avionë të tipeve MIG-15, Mig

shkova në Gjadër cilëson Rraqi Qarri. Të bëheshe pjesë e stër-vitjes me pilotët Dhori Zhuzha, Andrea Toli dhe Andrea Gjik-dhima ishte një vështirësi dhe përgjegjësi e madhe”. Emrat e pilotëve janë shumë specialë dhe që mbahen mend gjatë.

Rraqi Qarri të bind brenda pak sekondave që është një pilot i regjur në kabinën e reaktivit. Edhe kur bashkëbisedon me të ai ta rindërton kabinën e avionit në tavolinën e kafesë. Ai jeton me atë kabinë kudo. Ky pilot të ngre në ajër dhe kryen një flutu-rim në 50 drejtime të ndryshme në territorin shqiptar. I ka parë shtigjet dhe tërë relievin shq-iptar nga lart ashtu si shqiponja dhe përjetimin nuk e shlyen dot nga sytë dhe mendja e tij.

Ai të shokon me atë që thotë. Ai është i “alkolizuar” rëndë me dehjen që të shkakton fluturimi dhe profesioni i pilotit. Të sjell modelet e pilotëve dhe mënyrën e tyre të pilotimit. Astrit Jaupi ishte i fortë si hekurbeton thotë Rraqi. Ismet Zervoi ishte i ftoftë si një copë akull në çfarëdo lloj situate. Shevqet Lata si një re që qëndron sipër diellit. Pilotë që sfidën e kishin bukën e përdit-shme. Mbi shpatullat e këtyre pilotëve është vetëm një pjesë e historisë. E filloi Edip Ohri, Masar Aga, Fari Bubësi dhe stafeta nuk pushoi deri sa kaloi mijën. Se çfarë magjie fshihet pas një pilotimi mund ta tre-gojnë vetëm instruktorët Asqeri Cerova dhe Përparim Hila.

Të shikosh përpara

Rraqi Qarri e vlerëson shumë Forcën Ajrore në të cilën ai jep kontributin e tij. Ai thotë se stafi i Gjeneral Brigade Dhori Spirollari Ko-mandant i Forcës Ajrore ka një vizion shumë të qartë dhe kërkon standarde bash-këkohore. Dimensioni i ri pas futjes së Shqipërisë në NATO është dhe historia e re e aviacionit shqiptar.

Ky kolonel me shumë për-vojë thotë se: “Kemi arritur objektiva të rëndësishme, kemi helikopterë shumë të aftë dhe së shpejti do të kemi dhe he-likopterë supermodernë. Mod-ernizimi i aviacionit është ob-jektivi i ri. Këta helikopterë supermodernë do të mba-jnë mbi supe shërbimin SAR që do të thotë mbështetje e këmbësorisë, shërbim trans-porti me trupa dhe materi-ale në operacionet paqerua-jtëse dhe humanitare si dhe në ndihmë të popullatës në rast emergjence. Ai konsid-eron si një arritje të madhe edhe blerjen e radarëve mod-ernë. Këta radarë do të bëjnë shumë të lehtë fluturimin duke na çliruar dhe zhveshur nga emocionet. Por plani më kuptimplotë për moderniz-imin janë avionët gjuajtës-kapës supermodernë që men-dohet të bëhen pjesë e Forcës Ajrore në vitin 2018-2020. Ai e shikon shumë të kthjellët perspektivën e aviacionit.

-17, Mig-19, Mig-21, Po-2, Jak-18, AN-2, IL-18 dhe IL-28 si dhe rreth 36 helikopterë të tipeve MI-24.

Koloneli ka shërbyer për 23 vjet duke drejtuar avionët superson-ikë Mig-21 në Gjadër të Lezhës. Ka me miliona mbresa me mil-iona grimca shumë të errëta dhe të bardha jete, është puthur me mijëra herë me vdekjen është ballafaquar me botën e përtejme, por të gjitha sfidat i ka fituar ja ka dalë mbanë. Ka në ditarin e tij mbi 1000 orë fluturime që do të thotë një standard shumë i lartë për një pilot. Por Rraqi është vetëm një e njëmijta.

Mbi 37 janë kthyer në yje qiel-lorë nuk kanë mundur të kthe-hen duke u kthyer në gjerdanin e artë të kësaj arme. “Nuk më harrohet momenti i parë kur

Page 10: ushtria 1 E prEmtE, 29 prill 2011 ushtriaushtria 2 E prEmtE, 29 prill 2011 forcat ajrore përkujtohet 60-vjetori i krijimit të forcave ajrore Respekt për punën dhe veprën e shumë

ushtriaE prEmtE, 29 prill 201110 analiza

Historia e aviacionit një sakrificë që nuk përfundon kurrë

60 vjetori i krijimit të Forcave Ajrore këtë radhë u festua duke e konsideruar si një

homazh për tërë historinë e avia-cionit shqiptar. U festua sakrifica dhe përkushtimi i pilotëve dhe special-istëve të teknikës ajrore. U mblodhëm për të kujtuar atë që kemi bërë në vite të tëra, atë lum djerse dhe atë sakrifice deri në vetëmohim. Forcat Ajrore kanë të drejtën, ndryshe nga armët e tjera, të krenohen ndoshta më shumë për faktin se arma e avia-cionit është finalizimi teknologjisë më të përparuar të shkencës, me e prekshme, më sublime, më artistike, më ëndërrimtare, ajo ka të bukurën brenda që të tërheq dhe të gllabëron në botën e saj, të thërret për të sakri-fikuar dhe ti e bën atë me dëshirën më të madhe. U riktheva në përvjetorin e 60-të, në bazën e Kuçovës, atje ku kalova një pjese të jetës time. Në këtë ditë përkujtimore pas shume vitesh kalova momente të bukura me plot emocion. Takova të gjithë ata që unë kisha fluturuar në një kabinë apo në fluturime çift/katërshe, në avionët Jak dhe reaktivë. Ndjeva mall për ta. Ata ishin të gjithë të thinjur, kalonin një jetë të zakontë, me probleme dhe halle si çdo qytetar. I vështroja dhe mendoja: Ah sikur të kisha një forcë hyjnore për ti ngritur të gjithë prapë në qiell si dikur, që të riprovoja edhe njëherë karakterin e tyre të fortë, ash-përsinë në ajër që falte ndjesi njerë-zore. Njerëz të thjeshtë, të lodhur nga vitet e fluturimit. Po në këtë bazë mu kujtuan fjalët e aktorit të madh Stavri Shkurti, pas një fluturimi emocionues vozitës për filmin Gjurmë në kaltërsi: “Ju nuk jeni të zakontë, ju nuk jeni si ne, Ju jeni ndryshe. Jeni Ju që i thoni ndal forcës tërheqëse të tokës. Këtë e bëni me dëshirën më të madhe, ju lumtë”. Isha pilot i ri dhe këto fjalë më trimëronin, ndjehesha mire kur i kujtoja. Diku në fushën e gjelbër të Kuçovës, sytë më ranë në një avion Mig 19, ishte pikërisht ky avion, po ky numër, kjo kabine e ngushtë, tashmë e vjetruar, kjo dorezë komandimi që më solli në mendje jetën time në ajër, ato fluturime të suksesshme por edhe atë pjesë fluturimi të konsideruar nga çdo pilot sekret i thellë në shpirtin e tij. Ato janë të fiksuara në mendjen e çdo piloti, ndodhi që nuk do të har-rohen kurrë. E futa në celuloidin e aparatit tim atë avion të braktisur, të lënë mënjane si fëmijë jetim, u ndjeva i trishtuar dhe i përmalluar për të ..... Këto padyshim, madje më fort, janë ndjenja që përjetohen nga të gjithë ata që kanë pasur e drejtuar sytë drejt qiellit. Në biseda midis shokësh dëgjova vlerësime dhe kritika, me të drejtën e gjykimit dhe të mënyrës së tyre, për atë që kemi ndërtuar dhe po ndërtojmë në strukturën e Forcës Ajrore. Diku edhe në një bazë jashtë vendit tim përjetova dhe dëgjova po atë nostalgji, dëshirë dhe kritikë për avionët të lënë diku në harresën e zhvillimit të forcës së re. Madje një pilot i “konkordit”, që unë pata rastin ta takoja në një ceremoni pilotësh, pa-diste grupin që firmosi nxjerrjen nga shërbimi avionin më të arrirë të kohës

“Concord”, që aeronautika e cilësonte si krenari të shkencës botërore, pra me të tilla emocione shprehen dhe ata që kanë pilotuar e shërbyer në Con-cord, MIG , Mirage, F -ve”, Tornado e të tjerë të dalë nga shërbimi. Prej vitesh këto mjete fluturuese gjigande flenë në muzeume, hangarë apo janë kthyer në pjesë mbeturinash për ri-kompozime të nevojave rutinë etj.

Atë që do të doja të sillja si informa-cion dhe argument, jashtë dëshirës time, është fakti që shpesh ne pilotët dhe specialistët diskutojmë përherë e kudo, se Mig-ët i kemi vlerësuar në gjendje të mirë teknike, shumë të mirëmbajtur dhe si të tillë ata të mos dilnin nga shërbimi, madje i kemi vlerësuar operacional, duke shtruar dhe pyetjen se kush do të mbrojë sot hapësirën ajrore? Kush më shumë e kush më pak e di faktin se Mig-ët shqiptarë datojnë si patentë prodhimi e viteve 60, ndërsa si ide projek-timi mbas Luftës së Dytë Botërore të projektuar si avion stërvitor kalimi. Ata janë të prodhimit kinez të cilët konkurruan në vitet 60-80-të dhe si të tillë, ky vit prodhimi është vlerësuar i vjetruar. Ishte pothuajse i vetmi avion supersonik i pajisur me sistem arma-timi “top” dhe bomba të pa drejtuara, armë këto që u janë përgjigjur kara-kteristikave të dyluftimit në distanca tepër të vogla 400-600 m. Në garën e ethshme avion-mjet kundërajror, teknologjia e përparuar e mjeteve të zbulimit të asaj kohe bëri që analistët të vlerësojnë Mig 19 si mjet luftarak që nuk i reziston më këtij dueli dhe shumë shpejt ky tip doli jashtë kohe. Ai doli nga shërbimi se, nuk mund të plotësonte më tej kriteret e operacio-nalitetit dhe të ndërveprueshmërisë. Parë në kriterin teknik, çdo firmë prodhuese e Avionëve, qofshin këta civile apo luftarake, me daljen në shërbim të tyre, uzina përkatëse bën pajisjen me certifikatë shërbimi me afate të përcaktuara për dy tregues: afati kalendarik në vite të mjetit flu-turues dhe garanci kohe shërbimi në ajër. Të gjithë mjetet fluturuese kanë një periudhë kohore, maksimalisht të vlerësuar deri në 30vjet, pra ata kanë moshë shërbimi. Është pikërisht uzina prodhuese që të jep të drejtën

e zgjatjes së kohës deri në 50 % të viteve të shërbimit duke kaluar bango provën në disa muaj. Në rastin kur avioni nuk kalon këtë test përdo-ruesi penalizohet sipas rregullave të aviacionit ndërkombëtar. Rikthimi i avionit në shërbim “over all” është tepër i kushtueshëm. E përgjithsh-mja është blerja e mjetit fluturues në kalimin në këtë fazë që zgjat kohën maksimale 10 vjet.

Do të sjell shembuj për dy tipa avionësh, për të cilët kam dhënë informacion gjatë studimeve jashtë shtetit.

Avioni supersonik “Concord” ishte i prodhimit 1969 dhe kanë dalë njëri pas tjetrit deri në vitin 1974. Në vitin 2001, në Paris u shkaktua katastrofa e parë ajrore nga faktorë tashmë të deklaruar fizikë të jashtëm. Megjithëse është konsideruar nga shkenca aeronautike si mjeti fluturues më i suksesshëm e më i arrirë edhe pse anglo-francezët paguan një faturë në mbi 6 milion dollarë, ai doli nga shërbimi dhe mbeti një avion relikë, muzeal. Edhe helikopteri BO-105 gjerman i prodhimit 1981, në vitin 2001 doli jashtë shërbimit edhe pse i vlerësuar nga më të suksesshmit për sistemin motorik. Ai iu nënshtrua një testi të kushtueshëm nga uzina për zgjatje në shërbim, edhe pse kishte resurse minimale në ajër (500 orë fluturimi). Nga parku i avionëve reaktivë të pas viteve 70-80 kanë kaluar dhe prehen në hangarë më shumë se 6 mijë dhe presin radhën 8 mijë të tjerë, pra kjo është dinamika e mjetit ajror. Për shumë e shumë arsye MIG 19 i kishte kaluar “mosha” për tu ngritur në qiellin shqiptar. Mbajtja e tyre “për traditë” kuptohet që, veç nostalgjisë legjitime të krenarisë së punës bërë deri në sublimitet, nuk përmbush as dhe një kërkesë tjetër. Fluturimi kërkon parametrat e tij për punë, përndryshe ai kthehet në premise për katastrofë. Ne duhet të ishim ndërgjegjësuar se koha kishte mbaruar për MIG 19, ajo kishte filluar pikërisht mbas viteve 1985, kohë ku u vendos për çdo pilot norma 10 orë flu-turim në vit, kërkesë e imponuar nga gjendja ekonomike. Sjell si informa-cion, se një pilot i vendeve të NATO-s,

që është atashuar në shtabet drejtuese (edhe pse nuk konsiderohet pilot op-eracional) duhet të bëjë minimalisht 25 orë fluturim. Në se nuk realizon këtë normë ai humbet të drejtën e flu-turimit. A duhet që Shqipëria të këtë avionë me krahë fiks? Sigurisht, të gjithë ne pilotët themi “PO”, por nuk mjafton që të shprehesh pro armës ku je rritur, apo të krenarisë së vendit për të pasur të tillë mjet, që të krahasohet me vendet e zhvilluara të botës, kjo është e lehtë. Vizionet funksionojnë në se mbështeten në logjikën e analizës, a jemi të rrezikuar për të sakrifikuar buxhetin dhe përse? Këto probleme zgjidhen dhe kapërcehen në qoftë se harmonizojmë kërkesat tona; në qoftë se ne përqendrohemi në çfarë, me të vërtetë, kemi nevojë më shumë, sesa në çfarë do të donim të kishim; në qoftë se ne do të ndërtonim kuadër të përhershëm për zgjidhje kolektive që janë më pak të kushtueshme dhe me siguri të plotë. Për sa më sipër, për Forcat e Armatosura Shqiptare ka vend për të përzgjedhur prioritetin se cilën forcë të zhvillojmë. Duke vlerë-suar situatën e sigurisë në rajon e më gjerë, tashmë e miratuar në parlamen-tin shqiptar, ne kemi përzgjedhur më të mirën e mundshme – të zhvillojmë forca dhe mjete me mision të dyfishtë: mbrojmë sovranitetin dhe i vijmë në ndihmë taksapaguesit shqiptar në rast se ai ka nevojë. Ajo që duhet vlerësuar e krenuar është fakti, që Republika e Shqipërisë ka gjetur vendin e vet në organizmin më të sigurt të botës, NATO. Bashkëngjitur kësaj gjetjeje dhe vlere është uniteti i gjithë shqiptareve përtej spektrit të tyre politik, NATO konsiderohet ideal për shqiptaret. Ata e dinë më mirë se kushdo tjetër në rajon, se sa kushton dhe çdo të thotë ndarje e izolim. Ky është, ndoshta, edhe shkaku që ne e çmojmë aq shumë praninë në një familje të madhe shtetesh e kombesh. Zgjidhjet kolektive e shumëkombëshe, qofshin këto në kuadër të NATO-s, BE apo ato Rajonale, vlerësohen: kosto-efektivitet, ky është synimi që kërkojmë të realizojmë. Në se në të ardhmen llogaritë tona në interes të mbrojtjes, të mbështetur nga buxheti i taksapaguesit shqiptar, do të favorizojnë mbajtjen e një katërshe me avionë me krahë fiks,

atëherë qielli shqiptar do të zhurmohet nga avionë të pilotuar nga ne shq-iptarët. Ajo që duhet të na gëzojë ne të Forcave Ajrore është fakti se fatura më madhe (me peshë të rëndë) ekonomike e këtyre viteve të Ministrisë së Mbrojtjes është kontrata e blerjes së helikopterëve “Cougar”, nga më modernët në botë. Pak e rëndësishme është fakti në se do ti quajmë “Forcë Ajrore” term klasik, tradicional apo “Kompetent Ajror” që i përshtatet më tepër strukturës dhe misionit të tyre. Nga ana tjetër sjellim si informacion që dhe Franca me 300 Rafalë e Mirage nukleare nuk mbështet mbrojtjen e hapësirës e vetme, por bazohet në mbrojtjen kolektive. Në vitin 1946 as dhe një francez apo gjerman nuk mund të besonte se do të vinte koha që dy armiq tradicionalë të hapnin kufijtë dhe të ndërtonin përveç një ekonomi të përbashkët por dhe struktura force ushtarake të përbash-këta. Asnjë francez nuk do ta mendonte faktin se mbi Champs Elysees për fes-ten kombëtare, tradicionalisht franceze, do të hapej parada ajrore me avionë të sofistikuar të vendeve që Franca i pushtoi apo e pushtuan. Në Francë janë prezent me kontratë një vjeçare një skuadrilje prej 12 avionësh luftarak nga Singapori, për stërvitje të efektivit të tyre fluturues në përdorim luftarak të avionit, madje kryejnë qitje/bom-bardime, kapje, sulme ajrore. Po kështu dhe një skuadrilje avionësh luftarak belg me kontratë afatgjatë për stërvitjen e pilotëve gjuajtës bombardues, si dhe disa formacione luftarake katërshe F-16/18 nga Holanda, Anglia, Gjerma-nia; pa përmendur skuadriljet reaktive që vijnë disa javë në Francë për demon-strime ajrore të vendeve si Spanja, Italia, SHBA etj. Pra, kjo shtrirje gjeografike shtetesh të jep përshtypjen se hapësira ajrore franceze është e pushtuar, po nga cili shtet? As 4 dhe 44 avionë luftarakë, as 6 dhe 66 anije luftarake, as 1 dhe 11 BrRSH, nuk mund të mbrojnë hapë-sirën ajrore, detare dhe tokësore të RSH. Shqipëria tashmë e siguron dhe do ta sigurojë mbrojtjen e saj duke punuar dhe integruar gjithçka me familjen e madhe europiane dhe organizmin më të fortë dhe të sigurt në botë, NATO. Sjell në informacion se, disa vende të NATO-s patrullojnë me radhë hapësirën ajrore në rajonin Baltik, ashtu sikurse edhe hapësirën ajrore të Islandës dhe një pjesë të Ballkanit. Mos valle këto shtete nuk janë krenare për identitetin e tyre? Shpresoj dhe uroj, në se një dite serbët do të bëhen anëtarë të NATO-s, BE-së; në hapësirën ajrore respektivisht të dy vendeve do të dëgjohen zhur-mat e mjeteve ajrore shqiptare dhe serbe, sepse shqiptarët e pranuan në mënyrën më të mirë integrimin në NATO dhe dëshirojnë të integrohen shumë shpejt në BE. Historia duhet të riprodhojë vetëm anët e mira të saj. Mbi qiellin shqiptar fluturojnë avionët me siglën e NATO-s; ato flu-turojnë aty ku planifikohen nga shtabi i saj. Avionët në qiellin tonë nuk kanë më identifikimin e shtetit pjesëmarrës, ata janë pjesë e këtij organizmi dhe fluturojnë për të përmbushur mis-ionin në interes të tij. Uroj më shumë përkujdesje dhe trajtim për të gjithë Ju që sakrifikuat gjithçka për armën e bukur të aviacionit.

nga kolonel zaim kuçi

Page 11: ushtria 1 E prEmtE, 29 prill 2011 ushtriaushtria 2 E prEmtE, 29 prill 2011 forcat ajrore përkujtohet 60-vjetori i krijimit të forcave ajrore Respekt për punën dhe veprën e shumë

ushtriaE prEmtE, 29 prill 2011 11gjeostrategjia

Mekinder ka goditur në shenjë me para-shikimin e tij në lidhje

me euro-azinë dhe rëndësinë e krijimit të një Evrope Lindore aleate me Fuqitë oqeanike. Edhe pse në Britani nuk e kuptuan menjëherë vizionin e ardhmërisë që shtronte Mekinderi, kjo gjë nuk ndikoi në vlerësimin që Haush-ofer pati për idetë e gjeografit britanik. “Haushofer e konsid-eronte Mekinder-in, autorin “e pikëpamjes më të madhe, mbi botën gjeografike.” “Kurrë,” thoshte me të madhe Haush-ofer, duke iu referuar “Qendrës gjeografike të historisë (pivot region)”, “nuk kam parë ndonjë gjë më madhështore se sa këto pak faqe punimi mjeshtëror gjeopolitik.”[17]

Sot, thuajse një shekull më pas, zgjerimi i NATO-s dhe i BE-së shkon pikërisht sipas linjës së krijimit të kësaj zone gjeopolitike tampon, të cilën Mekinderi e kishte parashikuar qysh herët si të domosdoshme për fuqitë detare. Në këtë linjë zhvillimi strategjik mund të kuptojmë edhe nënsh-krimin e Kartës së Adriatikut, A-3 (Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni), ku nismëtarë ishin SHBA. Më datë 2 maj 2003, SHBA, Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni nënshkrua-jnë në Tiranë, Kartën e Partner-itetit, e cilësuar si një hartë rruge për integrimin euro-atlantik të tre vendeve, duke instituciona-lizuar iniciativën e përbashkët të Presidentëve të këtyre vendeve, ndërmarrë në Samitin e NATO-s në Pragë (nëntor 2002), me synim realizimin e vizionit të përbashkët për një Evropë të lirë, të plotë dhe të sigurt. Shqipëria, bën pjesë gjithashtu në brezin i cili këshillohej nga Mekinder që të fillonte nga Adriatiku e Deti i Zi e të përfundonte në Balltik. Rajoni fillestar i kësaj pyke gjeografike,

mik dhe teknologjik; stabiliteti i sistemit të tij politik; fuqia ush-tarake; dhe fuqia e pushtetit të armiqve të tij kryesorë.

Burrat e shtetit, shkruante ai, duhet të përqendrojnë vëmend-jen dhe energjitë e tyre drejt arritjes së “objektivit të fuqisë”. Shtetet mund të mbijetojnë, par-alajmëronte ai “nga përkushtimi i vazhdueshëm ndaj politikës së fuqisë”. Kjo do të thoshte sipas Spaikman, se morali luante një rol të dorës së dytë, në mos asnjë rol, në politikën e jashtme të një shteti. Ai shpjegonte:

Një burrë shteti që drejton politikën e jashtme mund të merakoset për vlerat e drejtësisë, paanësisë dhe tolerancës vetëm derisa ato të kontribuojnë ose nuk interferojnë me objektivin e fuqisë. Ato mund të përdoren në mënyrë instrumentale si justifi-kim moral për çështjen e fuqisë, por ato duhet të hidhen poshtë në momentin kur aplikimi i tyre sjell dobësim. Kërkimi i fuqisë nuk bëhet që të arrihen vlerat morale; vlerat morale përdoren që të lehtësojnë arritjen e fuq-isë.” [25]

Shqipëria, një vend me një pozitë gjeografike të rëndë-sishme, por jo të shfrytëzuar aq sa duhet; natyrë dhe klimë të përshtatshme për bujqësi e blegtori, por jo të zhvilluara shumë; me popullsi të re, por me emigrim të lartë; me bu-rime të konsiderueshme, por me teknologji të prapambetur; fuqi ushtarake të reduktuar, por me kujtesën e një zhvillimi të dikurshëm kur fuqia ushtar-ake ishte qëllimi kryesor dhe thithte shpenzime të larta të sistemit totalitar etj. Nga kjo analizë e shkurtër, mund të thuhet se fuqia kombëtare e shtetërore shqiptare, varet nga një element i rëndësishëm (por jo i pandryshueshëm si gjeogra-fia): organizimi dhe stabiliteti politik. Nëse çalon ky sistem/element, të gjitha elementet e tjera që presin të riparohen, çaktivizohen vetvetiu.

Përmendëm pikë shikimin e Spaikman për fuqinë dhe për mënyrën se si një burrë shteti duhet të ketë objektiv kryesor fuqizimin dhe vetëm fuqizimin e vendit e të kombit. Kësisoj, integrimi në NATO e në BE nuk duhet të jetë thjesht çështje inte-grimi në një komunitet shtetesh me parime të lavdërueshme, por duhet parë si një pjesë e lojës së madhe ku, më i rëndësishëm është fuqizimi i vendit, sesa integrimi si një shtet që nuk ka aktivizuar dot fuqinë e tij maksimale.

(Vijon nr. tjetër)

izoluese të Hartland, është rajoni i zgjeruar i Detit të Zi.

“Rajoni i “Detit të Madh të Zi”, që lidh tre detet: Adriatik, i Zi dhe Kaspik, në drejtimin perëndim-lindje, dhe që është si një gjilpërë shënjuese që vihet në hartë mes Evropës Qendrore dhe Lindore, Rusisë dhe Lindjes së Mesme, është në qendër të një loje të ndërlikuar politike dhe diploma-tike, strategjike dhe ekonomike, ku ekuilibri i fuqisë mes Rusisë dhe Perëndimit (boshti euro-atlantik) dhe konkurrenca për burimet strategjike janë aspekte dinamike me potencial të lartë konflikti. Gjithsesi, ky kontekst, nuk mund të kuptohet në bazë të një logjike që ka në bazë blloqe kundërshtare. Aktorë të tillë si Turqia, por edhe si ish-repub-likat sovjetike të Azerbajxhanit, Kazakistanit dhe Turkmeni-stanit kanë zgjedhur një politikë të jashtme të hapur me qëllim maksimizimin e interesave të tyre duke parë favoret, si të partneritetit strategjik me aksin euro-atlantik ashtu edhe me Rusinë, gjithashtu - gjithmonë e më në rritje - edhe me Kinën. Pikërisht Pekini, kjo fuqi në rritje me shtysën për të diversifikuar sa më shumë të jetë e mundur burimet e furnizimit me energji, duket si i përcaktuar nga fati, që në vitet në vijim, të luajë një rol më të madh në diplomacinë e energjisë në zonën e Kaspikut.” [18]

Influenca ruse në këtë rajon ka si kundërpeshë atë euro-atlantike. Vendet e rajonit janë plotësisht në dijeni të këtyre dy fuqive që kërkojnë dominimin e këtij rajoni. Pavarësisht se pjesa më e madhe e tyre, kanë orientim drejt aksit euro-atlantik ka edhe një ele-ment që nuk duhet anashkaluar, konkurrenca ndërmjet vetë këtyre vendeve rajonale dhe problemet

e tyre të brendshme. Në këtë pikë, është parë i nevojshëm një bashkëpunim rajonal.

“Shumica e hartave të tanishme tregojnë vetëm gjashtë shtete rreth Detit të Zi, por në qoftë se prova bazë për një “shtet” është thjesht aftësia për të ushtruar kontroll sovran mbi një pjesë të përcaktuar territori, atëherë janë të paktën dhjetë në fakt, e ndoshta më shumë, gjë që është në varësi të atij që është duke bërë numërimin. Pjesërisht me qëllimin për tu marrë me problemet e dobësitë e shtetit dhe për të siguruar se konfliktet e brendshme nuk do të shpërthenin në një luftë ndërkom-bëtare, shtetet bregdetare dhe fqinjët e tyre nisën një program bashkëpunimi rajonal në fillim të viteve 1990. Në qershor 1992, në një takim të nivelit të lartë në Stamboll, krerët e shteteve të të gjithë vendeve bregdetare të Detit të Zi dhe fqinjë të tjerë të rajonit, u takuan për të shpallur daljen e një programi të gjerë bashkëpunimi, një sërë nismash që eventualisht do të përfshinin fushat e politikave të tilla si mje-disin, krimin dhe korrupsionin, investimet, taksat dhe arsimin. Gjashtë vjet më vonë, njëm-bëdhjetë shtetet anëtare - Ru-sia, Ukraina, Turqia, Gjeorgjia, Rumania, Bullgaria, Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Mol-davia dhe Greqia - firmosën një statut që e përmirësoi statusin e BSEC në atë të një organizate ndërkombëtare dhe krijuan një sekretariat të përhershëm, që tani ndodhet në një vilë mbresëlënëse vetëm pak larg Bosforit, në Stambollin qendror. (Karta hyri në fuqi në 1999 dhe Serbia e Mali i Zi iu bashkuan si një shtet i vetëm në vitin 2004). [19]

Por a mund të jetë i suk-sesshëm ky bashkëpunim me

gjithë strategjinë e përmendur më lart, për zotërim gjeografik e politik të këtij rajoni që është pjesë e pykës gjeografike që do të shërbente si izoluese e Hartlandit?

“Arsyet për vështirësitë e BSEC-së nuk janë të vështira për tu zbuluar. Një organizatë rajonale që përfshin tre fuqi të madhësisë së mesme, me inte-resa dhe qëllime të ndryshme - Greqia, Turqia dhe Rusia - është përballur në mënyrë të pashmangshme me probleme të përcaktimit dhe drejtimit. Secila nga këto shtete “spirancë” ka vizionin e vet për një rol të politikës së jashtme në rajon, por asnjë prej tyre nuk është mjaft i pasur për të financuar llojet e programeve që do të kishin bërë këtë vizion një realitet. [20]

Gjithsesi, këto tre shtete nuk janë shtetet e vetme interesa në këtë rajon. Fuqia kryesore që ka interes për rajonin janë SHBA. Natyrisht që këtij shteti nuk i mungon as vizioni e as mjetet financiare e diplomatike për të ndikuar në zhvillimet e tij.

“Se çfarë duhet të përbëjë saktësisht “rajonin e Detit të Zi të gjerë”, është e debatuar; nga perspektiva turke, ajo përfshin gjashtë shtetet bregdetare, së bashku me Shqipërinë, Armen-inë, Azerbajxhanin, Moldavinë dhe Serbinë. Për Turqinë, rajoni i Detit të Zi të gjerë, është zonë që lidh tre dete: detin Kaspik, Detin Egje dhe Detin Mesdhe. Megjithatë për SHBA, rajoni është një zonë e gjerë që shtrihet nga Deti Kaspik, në Detin e Zi e deri në Detin Baltik.”[21]

Fakti se për SHBA ky rajon fillon me aksin Deti Kaspik – Deti i Zi – Deti Baltik, na sjell ndër mend përsëri Mekinderi dhe konkluzionet e tij, të cilat i përmendëm edhe më lart. Le të

shohim më tutje shkurtimisht, diçka në lidhje me pozicionin e vendit tonë në këtë formulim gjeopolitik interesash e fuqish. A kemi fuqi si shtet? Sa fuqi kemi? A na duhet fuqia? Përse do të na duhej fuqia?

“Eksperienca ka dëshmuar se është më e sigurt, të ndodhesh në një balancim fuqish se sa të bësh një deklaratë qëllimesh të mira... Shtetet janë të interesu-ara vetëm në një balancim i cili është në favor të tyre... Caku i sigurisë për një vend, është caku i rrezikut për të tjerët, dhe aleanca duhet kësisoj, duhet të ndeshet me kundër-aleancën dhe armatosja me çarmatosjen në një betejë konkurruese të pafundme për fuqi. Kështu ka qenë në të gjitha periudhat e historisë.” [22]

Pra, në këtë pikë shikimi që jep Spaikman, nuk mund të shkëputesh dot nga ky rregull universal i historisë, ku fuqia bën diferencën dhe të përcak-ton zhvillimin e rregullat. Me vendndodhjen e saj gjeografike (kujto Adriatikun e përmendur më lart dhe ngushticën e Otran-tos) Shqipërisë i lind si nevojë jetike fuqizimi i saj me qëllim mbijetesën.

“Edhe më e rëndësishme se madhësia e një shteti, sipas Spaikman, është vendndodhja e tij, njëkohësisht në botë dhe në rajone të veçanta. Në fakt Spaikman e përcaktonte vendn-dodhjen gjeografike të një shteti si “faktorin më themeltar në politikën e tij të jashtme”[23]

Pavarësisht madhësisë së shtetit shqiptar, duket se janë elementë të tjerë, që e bëjnë këtë të fundit më të rëndësishme ose më pak funksionale në përcak-timin e politikës së jashtme të një vendi.

“Madhësia e një shteti mund të jetë një pikë e fortë, ose një pikë e dobët, në varësi të “teknologjisë, shoqërisë, moralit dhe zhvillimit ideologjik, forcës së brendshme dinamike të një shteti, kostelacioneve politike të së shkuarës dhe në personalite-tin e individëve.” [24]

Nga të gjithë sa përmenden më sipër si elemente ndikues, pak, për të mos thënë aspak, mund të vlerësohen maksimal-isht, për sa i përket përpjekjeve për fuqizim të tyre. Por a kemi elemente pozitivë të cilët shërbe-jnë për fuqizimin e një shteti?

“Fuqia e një shteti, besonte Spaikman, përbëhet nga shumë faktorë, përfshirë: madhësinë dhe natyrën e territorit të tij e të kufijve; popullsinë e tij; sasia e lëndëve të para që ai prodhon e që zotëron; zhvillimi i tij ekono-

Formula e Mekinderit dhe gjeopolitika aktualeMekinder kërkon-te: “një formulë... që të shprehte disa pikëpamje... të shkaqeve gjeografike me ndikim në histo-rinë universale”

GJEOpOlitika

nga albert hitoaliaj

Page 12: ushtria 1 E prEmtE, 29 prill 2011 ushtriaushtria 2 E prEmtE, 29 prill 2011 forcat ajrore përkujtohet 60-vjetori i krijimit të forcave ajrore Respekt për punën dhe veprën e shumë

ushtriaE prEmtE, 29 prill 201112 siguria euroPiane

Politika Europiane e Mbrojtjes dhe e Sigurisë

Bashkimi Europian konfir-mohet si një aktor i do-mosdoshëm në skenën

ndërkombëtare, me një vizion strategjik të tij dhe me instru-mentet e përshtatshëm diplo-matikë, civilë dhe ushtarakë për menaxhimin e krizës. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Kombet Europiane duhet të rindërtonin një Europë të qëndrueshme dhe demokratike në dy sektorë të pavarur: sigurisë dhe zhvil-limit ekonomik. Këto dy nocione themelore kanë frymëzuar të gjitha Traktatet për ndërtimin e arkitekturës institucionale të Eu-ropës që nga viti 1945 e deri në ditët tona. Politika Europiane e Sigurisë dhe Mbrojtjes është sot një nga sektorët më dinamikë të ndërtimit Europian.

Duke e krahasuar me një pe-riudhë qetësie që pasoi, në vitin 1950, me dështimin e Komunitetit Ekonomik të Mbrojtjes, vitet e fundit është regjistruar një im-puls i ri në kërkimin e integrimit në sektorin e mbrojtjes, për t’i garantuar BE-së një rol adekuat poli t ik në skenën ndërkom -bëtare, të justifikuar nga aftësitë ekonomike dhe demografike që ka në posedim. Faktikisht, kohët e fundit progresi ka qenë shumë i shpejtë.

Zhvillimi i Politikës Europi-ane të Sigurisë dhe Mbrojtjes, nëpërmjet realizimit të aftësive ushtarake të saj, mund të jetë një hap i mëtejshëm në drejtimin e një qasjeje funksionale që i vendos shtetet anëtare përballë një integrimi që, në mënyrë të paevitueshme, duhet të ndjekë një integrim politik. Si në rastin e monedhës së njëjtë, lindja e një mjeti ushtarak Europian nuk supozon domosdoshmërisht pjesëmarrjen e plotë kontek-stuale të Kombeve, por sipas të gjitha mundësive, mund të përbëjë thelbin e Ushtrisë së Ardhshme Europiane.

Forcat ushtarake kryesore tokë-sore të Bashkimit Europian

Këshilli Europian i Vjenës, në dhjetor të vitit 1998, kishte konfir-muar sesi “Politika e Jashtme dhe ajo e Sigurisë së Përbashkët duhet të bazoheshin në kapacitete operative të besueshme nëse donin që Bash-kimi Europian të zinte në mënyrë të ligjshme vendin e drejtë në arenën ndërkombëtare”.

Që nga viti 2000, projekte të ndry-shme janë drejtuar me një fund të mirë, si krijimi i Battlegroups në vitin 2004, përforcimi i kapaciteteve që kanë ekzistuar edhe më parë (EUROFOR dhe EUROCORPO) dhe nisja e mekanizmave të gatishmërisë operative ajrore dhe bregdetare në vitin 2007, që kanë mundësuar kon-solidimin e kapaciteteve të reagimit të shpejtë të Bashkimit Europian për të kryer operacione autonome.

EUROFOR

E formuar në vitin 1995, e de-klaruar operative në vitin 1998 dhe e punësuar në Shqipëri në vitin 2001, EUROFORI është një forcë tokësore shumëkombëshe e ndërhyrjes së shpejtë (Francës, Italisë, Portugalisë dhe Spanjës), e përbërë nga Forca të lehta. Kjo Komandë, e stacionuar në Firence, mund të ushtrojë, në rast ndërhyrjeje në kuadrin e misioneve të tipit Petersberg, përgjegjësitë e Komandës Shumëkombëshe të Komponentit Tokësor ose të Ko-mandës Shumëkombëshe të nivelit Divizion/Brigadë.

EUROCORPO

Në vitin 1992, qeveritë franceze dhe gjermane vendosën të formojnë në Strasburg një Komandë të Tru-pave të Armatosura, në kontekstin e së cilës të dy Kombet duhet të nda-nin, në mënyrë të barabartë, jo vetëm

Me zbatimin e koncepteve dhe të strukturave politiko-ushtarake në fushën insti-tucionale dhe me kryerjen e operacioneve në terren, Mbrojtja e Europёs nuk është më një aspiratë, por një realitet.

komandën, por edhe përgjegjësitë. Pas pak kohësh, qeveritë e vendeve të cituar vendosën ta hapnin Ko-mandën e lartpërmendur për të gjithë vendet e tjera Europiane dhe kjo shënoi lindjen e Eurocorpos. Vende të tjera aderuan gradual-isht. Belgjika u bashkua në vitin 1993, e ndjekur nga Spanja në vitin 1994 dhe nga Luksemburgu në vitin 1996. Të pesë vendet for-mojnë Kombet framework. Gjatë një faze të dytë, me qëllim që t’i afrohen në të njëjtën kohë NATO-s dhe Bashkimit Europian. Polonia, Austria, Greqia dhe Turqia u bashkuan me dekretin e Kombeve kontribuues.

Ndërhyrja e parë reale e Euro-corpos u zhvillua në vitin 1998, kur disa Kontingjente morën pjesë në Forcën e stabilizimit nën komandën e NATO-s në Bosnje-Hercegovinë – SFORI. Më pas, në vitin 2000, Eurocorpo ka formuar thelbin e Komandës së Forcës në Kosovë, kur mori komandën e një operacioni. Më pas, ka ndërhyrë në Afganistan, nga gushti i vitit 2004 deri në shkurt të vitit 2005, kur mori komandën e ISAF-it. Komanda e njësisë i besohet me rotacion njërit prej Kombeve anëtar.

Battle Group të BE-së (grupet e betejës së BE-së)

Koncepti i Battle Group (BG) të BE-së ishte objekt i një marrëveshje-je në 14 qershor të vitit 2004. Ai është përcaktuar si “paketa e Forcës minimale për të qenë ushtarakisht efikas, i besueshëm, koherent dhe i përshtatshëm për të kryer veprime autonome ose për të kryer fazën fillestare të një operacioni të një organi më të lartë”. Nën impulsin e Komitetit Ushtarak, Bashkimi Europian vendosi krijimin e Battle Groups të përbërë prej rreth 1500

njerëzish, të përforcuar nga el-ementë të combat support dhe com-bat servcice support (mbështetjes luftuese dhe mbështetjes së shër-bimit luftues). Battle Group janë në gjendje të kryejnë operacione kohëzgjatja fillestare e të cilëve është 30 ditë, por që mund të zgjasë deri në 120 ditë.

Krijimi i strukturave politike-ushtarake

Në vitin 2000, në kuadrin e Këshil-lit Europian të Nicës, u vendos kri-jimi i strukturave të përhershme të nevojshme për menaxhimin e krizave nga ana e Bashkimit Euro-pian: Komiteti Politik dhe i Sigurisë, Komiteti Ushtarak i Bashkimit Europian, Komiteti i ngarkuar për trajtimin e aspekteve civile të krizave dhe Shtabi i Përgjithshëm Europian. Këto struktura marrin pjesë në procesin vendimtar të institucioneve Europiane dhe janë vendosur nën autoritetin e Këshil-lit Europian.

Roli i celulës civile-ushtarake dhe të Qendrës së Operacioneve

E vendosur gjatë Këshillit Euro-pian të dhjetorit të vitit 2003, kush-tetuta e një celule që ribashkon komponentë civilë e ushtarakë është finalizuar për të “përforcuar kapacitetin e Shtabit të Përgjith-shëm Europian, për të garantuar early warning (paralajmërimi i shpejtë) vlerësimin e situatës dhe planifikimin strategjik”. Celula civile-ushtarake kryesisht ka de-tyrën për të garantuar lidhjen midis organeve civilë e ushtarakë të Bashkimit Europian në kuadër të veprimeve të parandalimit dhe të menaxhimit të krizave. E themeluar në qershor të vitit 2005, përbëhet nga 30 persona, ushtarë dhe civilë, të varur nga Drejtori i

Shtabit të Përgjithshëm Europian. Celula gjithashtu, mund të prod-hojë një Qendër Operacionesh, në gjendje të planifikojë dhe të drej-tojë një operacion autonom kur Këshilli vendos të përfitojë nga kapacitetet kolektive të Shtabit të Përgjithshëm Europian, për një operacion që kërkon një përgjigje të karakterit civil e ushtarak.

Raportet me Organizatat Ndërkombëtare

Organizata e Kombeve të Bashkuara

Bazat për një marrëdhënie midis Bashkimit Europian dhe Organiza-tës së Kombeve të Bashkuara janë vendosur gjatë Këshillit Europian të Nicës të vitit 2000. Bashkimi Euro-pian më pas ka përcaktuar sektorët e bashkëpunimit gjatë Këshillit Europian të Goteborg të vitit 2001: parandalimi i konflikteve, menax-himi i krizave dhe çështje rajonale. Duke nisur nga viti 2003, janë ndër-marrë operacione në mbështetje ose në zëvendësimin e OKB-së në me-naxhimin ushtarak e civil të krizave. Këto operacione në mbështetje të OKB-së rezultuan vendimtare për partneritetin midis dy orga-nizatave. Ato e formalizuan bash-këpunimin e tyre nëpërmjet një deklarate të parë miqësore të firmosur më 14 shtator të vitit 2003, që individualizon katër sek-torë kryesorë të bashkëpunimit: planifikimin, formimin, komuni-kimin dhe shkëmbimin e mësi-meve të nxjerra nga operacionet e kryera. Bashkimi Europian që nga ai moment, u bë një partner i privilegjuar i Kombeve të Bash-kuara në fushën e menaxhimit të krizave duke siguruar në mënyrë të rregullt mbështetjen e tij.

NATO

Bashkimi Europian dhe NATO janë dy aktorë të menaxhimit të krizave që duhet të veprojnë në sinergji. Marrëdhënia ndërmjet dy organizatave është përcak-tuar në sferën e partneritetit strat-egjik midis BE-së dhe NATO-s në fushën e menaxhimit të krizave. Për të respektuar autonominë ven-dimtare dhe veprimin e BE-së dhe të NATO-s, kjo sferë parashikon modalitetet e një dialogu dhe të një bashkëpunimi kur një operacion ushtarak i BE-së përdor mjetet dhe kapacitetet kolektive të NATO-s.

Në sektorin e kapaciteteve, bash-këpunimi ka të bëjë me trans-parencën dhe shkëmbimin e in-formacionit midis planifikimit të mbrojtjes së NATO-s dhe zhvillimit të kapaciteteve Europiane për me-naxhimin e krizave.

nga alba musaraj

Page 13: ushtria 1 E prEmtE, 29 prill 2011 ushtriaushtria 2 E prEmtE, 29 prill 2011 forcat ajrore përkujtohet 60-vjetori i krijimit të forcave ajrore Respekt për punën dhe veprën e shumë

ushtriaE prEmtE, 29 prill 2011 13

Sfidat e reja të mbrojtjes dhe rëndësia e menaxhimit të sistemeve

Numri i të lidhurve me mjetet e internetit është përllogaritur të jetë 3 bilion deri në fund të 2013-ёs. Pak a shumë, përdoruesit janë duke u shtuar me një trend lëvizshmërie nga perën-dimi nё lindje . Ndoshta kjo do të thotë që, në web-et e të nesërmes do të dominojë një përzierje gjuhësh: Anglisht, Kineze, Portugeze dhe Ruse.

kibernetikasiguria

Përveç internetit janë dhe rrjetet LANs (Local Area Networks) ose WANs

(Wide Area Networks). Këto janë të quajtur si “Intranet” si rezultat i sistemit të mbyllur dhe konstruksionit të tyre. Për shem-bull një sistem i tillë i mbyllur rrjeti gjendet në institucionet ushtarake dhe financiare. Këto lloj rrjetesh kanë qëllim uljen e kërcënimit kibernetik. Gjithash-tu edhe komunikimi i vazh-dueshëm që kryhet nëpërmjet “Intranetit” është gjithashtu pjesë e hapësirës kibernetike dhe çdo veprim i paligjshëm që bëhet nëpërmjet tij specifikohet si krim kibernetik. Për këtë ar-sye ne besojmë se termi “krimi kibernetik” ka një kuptim më të gjerë dhe i përshtatet çështjes që ne po trajtojmë, më së miri. Në se duam ta formulojmë atë ne mund të dalim në përfundim që “ jo çdo krim kibernetik është një krim interneti, por çdo krim interneti është një krim kibernetik”

KRAHASIMI MIDIS KRIMIT KIBERNEITIK DHE KRIMIT KLASIK

Legjislacioni penal merret me parandalimin dhe mbrojtjen e interesave të vlerave legji-time. Shfaqja e tipave të rinj të interesave legjitime gjithmonë sjellin mbrojtjen që jepet nga legjislacioni penal. Vit pas viti zhvillimet në teknologjinë e in-formacionit kanë sjellë të reja për interesat ligjore. Kompjuterat dhe teknologjia e informacionit janë një nga këto interesa. Zhvillimet në teknologjinë e informacionit kanë sjellë ndry-shime të mëdha ekonomike dhe shoqërore, por ato kanë gjithashtu dhe efekte anësore. Shfaqja e tipave të rinj të kri-meve ashtu si dhe krimet tradi-cionale nënkuptojnë teknologji

racial dhe pa dhunë. Për këtë arsye, ne besojmë se hapësira kibernetike “cyberspace” nuk është plotësisht mjedis “pa ligje” dhe duhet rregulluar me kujdes që përfitimet njerëzore të maksimizohen. Rasti i Lek Plepit që u bë i njohur por edhe i poshtëruar brenda pak javësh nga 50 mijë përdorues të facebookut. Meqë ra fjala, do të këtë një rritje të pa evitueshme të mosmar-rëveshjeve ndërmjet njerëzve në momentin kur ato fillojnë të komunikojnë dhe bëjnë tregti nëpërmjet Internetit. Akoma, shumë njerëz shpresojnë që ko-muniteti i ri online (në lidhje të drejtpërdrejtë) mund të përbal-lojë gjërat jashtë informalitetit, duke përdorur “netiquette” ose presionin social, në vend të rregullave për të parandaluar kërcënimet dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Kështu që, çdo ditë, shumë e më shumë përdorues të rinj bëhen pjesëtarë të rrjetit dhe përsa kohë rritet struktura monetare e rrjetit (net). Duket qartë se ka nevojë për rregulla të reja dhe do të ketë kërkesa për përforcimin e këtyre rregullave. Thelbi i këtij problemi është se nga ku dhe kur do të dalin këto rregulla dhe kush do të ndjekë zbatimin e tyre.Dhe pyetja na shfaqet vetvetiu, në se duhet ta vrasim mend-jen për qeveritë territoriale të tanishme, apo në vend të kësaj duhet të krijojmë një regjim vetë-rregullator, i cili është i specifikuar dhe i mbështetur nga operatorët e sistemit dhe përdoruesit e tij, të cilët janë të përsosur me këtë “media të re” në mënyrën më të mirë. Përgjigje e pyetjes, nëse hapë-sira kibernetike (cyberspace) duhet të jetë vetë-rregulluese apo jo, është të diskutohet në detaje, se si ligji për hapësirën kibernetike mund të shfaqet dhe imponohet në mënyrë të tillë që t’i arrijë që të dyja, efektivitetin dhe drejtësinë. Në themel, kemi katër alternativa konkurse për administrimin e hapësirës kibernetike, tre të parat thuhet se janë modele tradicio-nale, modeli i katërt është jo tradicional dhe i decentralizuar. Modeli i katërt kërkon rregulla të propozuara që të iniciohen nga persona me identitet etnik dhe nacionalist që përdorin hapësirën kibernetike. Prandaj, një nomen-klaturë tjetër për modelin e katërt është modeli i vetë rregullimit. Më poshtë do të shqyrtojmë një nga një, çdo alternativ.

të reja. Më shumë se kurrë, rezultatet e veprimeve kriminale mund të jenë më shkatërruese se sa më parë, sepse ato nuk janë më të kufizuara brenda kufijve të një kombi. Për këtë arsye kundërmasat e reja duhen vënë në praktikë për hir të njerëzimit. Këto krime zakonisht shfaqen si qasje të pa autorizuara dhe abu-zojnë me të dhënat në bankat, në evidencat spitalore, spiunazhi ushtarak, në gjuhën e urrejtjes, shpifjet, pornografi të miturish, propagandë terroriste, vjedhje, përvetësim, mashtrim, dhunim dhe vandalizëm të privatësisë. Siç i shohim të gjithë këto vep-rime dhunojnë interesat klasike. Megjithatë përveç këtyre vepri-meve klasike ka gjithashtu disa variante të reja të modeleve të krimeve si :Përgjimi i të dhënave kompjuterike; Interferimin e të dhënave; Shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale; Van-dalizmin ndaj lëndëve të rëndë-sishme për publikun; Falsifikim në kartat e identitetit; Të folurit kibernetik; Pastrim të parave; Mashtrime me anë të kartave të kreditit. Për këto arsye, është e padiskutueshme se krimi kibernetik është i një kategorie të re dhe ndryshe, apo është një lloj tjetër i krimeve tradicionale? Përgjigja e kësaj pyetje do të na udhëheqë të vendosim rregul-lat e krimit kibernetik, që duhet të zbatohen nëpërmjet kodit penal ose në disa statute tjera. Thuhet që një krim është i plotë atëherë kur dikush përfshihet në aktivitete (ose jo aktivitete) të cilat janë të pa tolerueshme në shoqëri. Ligji kriminal është një mjet për të parandaluar pasojat e këqija ose efektet shkatërruese apo thjesht “dëm” i cili është

shkaktuar nga aktivitete të pa tolerueshme të shoqërisë. Një aktivitet nuk mund të pranohet si një “krim” nëse nuk ka një ligj paraprak apo status që pikërisht ilustron sjelljen kriminale dhe përcakton një dënim. Për shem-bull, krim fizik, “vjedhja” kryhet për dhunim fizik dhe hyrjen brenda një shtëpie. Por gjërat janë ndryshe në hapësirën kibernetike. N.q.s ne përshkruajmë elementët e “vjedhjes” fizike në sipërfaqe kibernetike. P.sh përdoruesi i kompjuterit në Tiranë me ekses veprues në largësi me kompju-terit në Shkodër, gjëja e vetme që hyn brenda në kompjuter në Shkodër janë ‘bitet’ dixhitale. Në këtë situatë (le të mendojmë se) bërësi i krimit dërgon vetëm bite dixhitale në hapësirë. Në qoftë se ne pretendojmë se vjedhja në hapësirën kibernetike nuk është krim, atëherë disa mund të argumentojnë se një person që qëllon me armë nuk është fajtor gjithashtu. Sepse dikush mund të pretendojë që “njëri është vrarë nga një plumb i thjeshtë, jo nga një njeri që ka tërhequr këmbëzën e armës”. Në të vërtetë, ai është plumbi që ka përshkruar hapësirën dhe ka shkaktuar penetrimin në trupin fizik të personit. Në rast se ne e aplikojmë krimin fizik si “vjedhje” të hapësirës kibernetike, atëherë ne duhet të nxjerrim në pah një ngjashmëri perfekt midis ngarkesave fizike dhe ngarkesave kibernetike. Në rastin konkret jemi përballë dy alternativave ose ne të zbatojmë ligjet aktuale për hapësirën kibernetike ose duhet të kri-jojmë disa baza të tjera ligjore që ne ti kundërvihemi krimeve

kibernetike. Megjithatë gjërat në hapësirën kibernetike nuk janë aq të lehta.Ne ndajmë mendimin se mund të ketë ligje të përbashkëta që mund analizojnë krimet në hapësirat territoriale fizike dhe hapësirat kibernetike. Siç kemi përmendur më lart shumica e modeleve të krimeve kiberne-tike janë ose të njëjta ose shumë të ngjashme me ato të krimeve klasike ekzekutuar në botën fizike. Për këtë arsye rregullat e krimeve kibernetike duhet të trajtohen në artikuj të lidhur me krimet klasike si përkeqësim të kushteve të këtyre krimeve. Për shembull një akt falsifikimi duke përdorur kompjuterat, pavarësisht lehtësisë në kryerjen e aktit të falsifikimit ai duhet të trajtohet si një falsifikim klasik. Ka shumë arsye që ne i trajtojmë krimet kibernetike në një aspekt ndryshe nga krimet klasike, por jo si specialitet dhe lloj i ri i kategorisë së krimeve, sepse në shumë forma të krimit kibernetik, interesat legjitime vazhdojnë të jenë të njëjta, kur ne i krahasojmë këto me krimin klasik. Megjithatë, pikërisht për lehtësinë në kryerjen e krimit dhe kompleksitetit të bërësit të krimit, këto krime duhet të traj-tohen me sanksione të rrepta të cilat janë të shprehura si kushte rënduese në kodin e zakonshëm penal.

TRAJTIMI DHE MENAXHIMI I KRIMIT KIBERNETIK Interneti së pari u zhvillua dhe u krijua për qëllime ush-tarake, pastaj filloi të bëhej i shfrytëzueshëm nga institutet akademike amerikane dhe më

vonë, u bë i përdorshëm për transfertat tregtare të komuni-kimit akademik me vendet e tjera në zhvillim. Sot interneti ka një përdorim të gjerë në mbarë botën, pothuajse nga të gjithë grup moshat. Një djaloshi të ri mund ta realizojë lidhje nga dhoma e gjumit të tij në çdo kohë që ai dëshiron. Pavarësisht kësaj vogëlsie, kjo shërben për të gjitha llojet e kërkimit, përg-jatë navigimit, në internet. Por problemi qëndron, se ne duhet të kemi disa instrumentë të tjerë, me qëllim që të kapërcejnë aktivitetet intoleruse në internet dhe të gjejnë disa rrugë për të lejuar kontrollin e përdoruesit të fundit (end-user) çfarë është e pranueshme në rrjet. Në ditët e sotme interneti është mjeti më i fuqishëm për shpërndarjen e informacionit dhe shkëmbimet tregtare, por një pjesë njerëzish e përdorin atë për një gamë të gjerë aktivitetesh jo sociale dhe të paligjshme. Shumica e këtyre propagandave pranohen si ilegale në shumicën e vendeve në të gjithë botën. Këto lloj aktivitetesh zakonisht përfshijnë, dhunimin e të drejtës së autorit, keqpërdorim të kar-tave të kreditit, vjedhje finan-cash, larje parash, marrje peng, spiunazh ushtarak, terrorizëm kibernetik (cyber), terrorizëm aktual, ndjekje kibernetike. Shoqëria ka të drejtë të mbrojë veten e saj duke përcaktuar këto sjelle kriminale.Pretendohet me të madhe, se çdo sistem për mbikëqyrjen e përmbajtjes së propagandës të shpërndarë nëpërmjet internetit do të shkaktojë në mënyrë të vazhdueshme dhunim të të drejtës individuale për lirinë e fjalës së lirë, e cila është e karakterizuar si absolute dhe humbja e së cilës shkakton një dëmtim të pa ndreqshëm të nocionit të pavarësisë civile. Është padyshim e vërtetë që nevoja për të garantuar lirinë e fjalës së lirë të individit në sho-qërinë civile është i një rëndësie të madhe dhe çdo përpjekje për të mbajtur nën mbikëqyrje internetin duhet të mbajë në konsideratë këto pika. Kështu që, të gjithë grupet e të drejtave fondamentale duhet të jenë të kualifikuar, në të kundërt do të kërcënojnë të drejtat e të tjerëve. Nëse i kthehemi problemit tonë, lejimi pa kufi i të drejtës së fjalës së lirë mund të kërcënojë të drejtën e fëmijëve për ti mbajtur larg nga pornografia e fëmijëve dhe të drejtat e minorenëve për të jetuar pa diskriminimin

Page 14: ushtria 1 E prEmtE, 29 prill 2011 ushtriaushtria 2 E prEmtE, 29 prill 2011 forcat ajrore përkujtohet 60-vjetori i krijimit të forcave ajrore Respekt për punën dhe veprën e shumë

ushtriaE prEmtE, 29 prill 201114 terrorizMi

Kjo është një organi-zatë po aq e njohur sa edhe Islamic Jihad

në Lindjen e Mesme, ose Irish Republican Army (IRA), por organizata terroriste 17 Nën-tori është e veçantë nga këto të fundit, për arsye se ajo vepron që nga viti 1975 dhe është organizata terroriste që ka shkaktuar më pak vrasje në të gjithë Evropën. Sinjali i parë i vrasjeve të kësaj organizate vjen më 23 dhjetor 1975 kur Richard Welch, shefi i stacionit të CIA në Athinë, vritet nga kjo organizatë, me një pistoletë 45 mm e cila ishte prodhuar me shenjë dalluese në plumbat që përdorte kjo organizatë. Viktimat e kësaj organizate dallohen nga plumbat e kësaj pistolete e cila akoma nuk është kapur.17 nëntori është një grup radikal i majtë terrorist, në themel të të cilit është urrejtja për SHBA, për perëndimin dhe kapitalizmin. Ekspertët mendojnë se kjo organizatë nuk ka më shumë se 30 anëtarë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe me një shkallë besueshmë-rie shumë të lartë çka e ka bërë këtë organizatë të mbijetojë për tre dekada. Në qershor 2002, të detyruar nga presioni ndërkombëtar para lojërave olimpike të vitit 2004, auto-ritetet greke identifikuan dhe filluan arrestimet e anëtarëve të organizatës 17 Nëntori. Në dhjetor 2003, gjykata greke ka gjykuar dhe dënuar 15 anëtarë të këtij grupi për krime të ndryshme përfshirë edhe vrasje. Për liderin e grupit dhe ndihmesat e afërt të tij, u

viteve 1970. Autoritetet greke nuk japin ndonjë të dhënë mbi terrorizmin në vendin e tyre, por ekspertët e huaj të antiter-rorit vlerësojnë se grupi ka 10-25 anëtarë. Besohet se duke qenë shumë i vogël në numër ka qenë i aftë të ruajë sekretin. Origjina e grupit është paksa e mjegullt, por mund të thuhet se ai është pjesë përbërëse e grupeve të rezistencës të formuara në vitet 1967-75, në kohën e diktaturës greke. Në fillimet e krijimit të tij, mund të ketë luajtur rol edhe ish-kryeministri Andrea Pa-pandreu. Pas vendosjes së demokracisë në vitin 1975 në Greqi, mendohet se shumë anëtarë të grupit u kthyen secili në punë të vet. Papan-dreu, i cili ka qenë për shume kohë i sëmurë, mund t’i ketë ditur emrat e disa anëtarëve të grupit, por tani mund t’i ketë marrë me vete në varr.Ideologjia e 17 nëntorit priret drejt ideve komuniste dhe janë të njohur si anti-amerikanë, anti-BE e anti-NATO. SHBA

u kthyen në shënjestër pasi ata mbështesnin ish-diktaturën në Greqi. Në esencë, ngjallja e frikës në popull është një tak-tikë e përbashkët e terroristëve. Ata nuk janë një organizatë që kërkon ndarjen e vendit, madje për në këtë rast mund të po-hohet pa mëdyshje, që ata janë tepër nacionalistë. Analistët e inteligjencës mendojnë se 17 Nëntori është një grup unik dhe i veçantë nga grupet e tjera, i cili nuk mund të sjellë një lëvizje politike në të ardhmen.

kërkua nga prokuroria dënim me burgim të përjetshëm.

Si ka reaguar qeveria greke kundër terrorizmit?Pas gati 3 dekadash për-pjekjesh në luftë kundër ter-rorizmit të majtë, autoritetet greke më në fund bënë një përparim të madh kundër organizatës 17 Nëntori në verën e vitit 2002. Gjatë një përpjekjeje të dështuar për vënie bombe në qershor 2002, në portin e Pireut, policia greke kreu arrestimet e para të 17 anëtarëve të organizatës dhe arrestuan më shumë se katër anëtarë. Arrestimet përf-shinin dy vëllezërit e personit që vuri bombën dhe liderin e këtij grupi që ishte ngarkuar të vendoste bombën. Policia greke goditi gjithashtu edhe organizatën në Athinë, ku zbuloi në një shtëpi një depo armësh dhe dokumente të saj. Ekspertët theksojnë se anga-zhimi i qeverisë greke kundër kësaj organizate ndodhi edhe për arsyen se ajo mund të godiste gjatë zhvillimit të Olimpiadës 2004. Më parë përpjekjet kundër organiza-tës ishin shumë më të pakta duke e trajtuar këtë organi-zatë si jo terroriste, por vrasja e atasheut ushtarak angelez Stephan, në qershor 2000 nga organizata 17 Nëntori, e vuri qeverinë greke dhe njësitë e saj të antiterrorit, para një sfide tepër të madhe. Në in-teres të kësaj lufte u miratuan ligje të reja dhe u ofruan shuma të mëdha parash për

të kapur liderët e grupit. Kryeministri dhe udhëheqës të tjerë grekë denoncuan vrasjet dhe terrorizmin në përgjithësi. Publiku i gjerë grek reagoi dhe mbajti një moment heshtje për viktimat e terrorit, po ashtu edhe kisha Ortodokse Greke zhvilloi një meshë të paprecedent për viktimat e terrorizmit në Greqi. Nga fundi i vitit 2000, qeveria greke nënshkroi 12 konventat e luftës kundër ter-rorizmit të OKB-së dhe rati-fikoi 10 nga ato. Gjithashtu kërkoi bashkëpunim të afërt me SHBA dhe BM.

Çfarë lloj goditjesh ka kryer organizata 17 Nëntori?Në fillim ka goditur në dh-jetor 1975, kur shefi i CIA-s në Greqi u qëllua me pis-toletë kalibër 45 mm, armë e preferuar e organizatës. Që nga ky vit organizata ka marrë përgjegjësinë e 21 vrasjeve, ku përfshihen edhe vrasjet e kapitenit të marinës së SHBA, atasheut të SHBA, anglez, të një diplomati turk etj. Në fillim objektiv ishin figurat publike greke dhe ato të SHBA, por gjatë viteve ‘80 grupi i zgjeroi operacionet e veta, të cilat përfshinin vënie bombash edhe ndaj qytetarëve të thjeshtë dhe pasurisë së tyre. Pas viteve ‘90 objektiv i tyre ishin edhe biznesmenë të huaj dhe komplekse të BE.

Pse mori emrin 17 Nëntori?Në 17 nëntor 1973, studentët e Universitetit të Politekni-

kut në Athinë u ngritën në revoltë. Njëzet studentë u vranë nga junta ushtarake që shtypi revoltën dhe grupi u formua si kundër-përgjigje ndaj rregullave ushtarake të kësaj junte. Cilat janë qël-limet e organizatës 17 Nën-

tori? Grupi, i cili ekspozon komunizmin, ka vazhduar qëndrimin anti-perëndimor edhe pas Luftës së Ftohtë. Grupi kundërshton pjesëmar-rjen e Greqisë në BE dhe në NATO. Ai nxit përpjekjet për heqjen e bazave të huaja nga Greqia, largimin e prezencës ushtarake turke nga Qipro, nxit revolta popullore kundër shtresave të mesme dhe të larta greke, si dhe të masave që merr qeveria kundër ter-rorizmit në përgjithësi.

Grupe të tjera terroriste në GreqiNë Greqi ka edhe grupe të tjera terroriste. Përveç 17 Nëntorit në Greqi ka vepruar edhe grupi Lufta Popullore Revolucionare, i njohur në greqisht si ELA. Ky është një grup radikal terrorist i ma-jtë që u shfaq kundër juntës ushtarake në vitet 1967-1974. Grupi u shpërnda në vitin 1995. ELA paraqitej si një grup revolucionar, anti-kapitalist dhe ishte kundër “dominimit imperialist, shfrytëzimi dhe shtypjes”. Ai ishte tepër anti-amerikan dhe shpresonte të nxirrte jashtë Greqisë bazat e amerikanëve, të cilat ndod-heshin në atë kohë në territorin Grek. Në tetor 2004, katër ish-anëtarë të grupit u dënuan nga gjykata për pjesëmarrje në 42 akte terroriste dhe për mbajtje armësh.

Si ka mbijetuar 17 Nëntori?Ishte koha kur autoritetet gjer-mane ishin të afta të shkatër-ronin grupin e njohur si Frak-

sionin e Ushtrisë së Kuqe; Franca shkatërroi grupin ter-rorist të njohur si Veprimi Direkt; Italia i dha fund në vitin 1987 ekzistencës së Briga-dave të Kuqe; në vende të tjera anëtarët e grupeve terroriste baske, irlandeze etj, ishin ar-restuar, por në Greqi ngjarjet ishin krejtësisht ndryshe. Au-toritetet tregojnë se njerëzit që përgatisnin bombat për organizatën 17 Nëntori, me sa duket ishin të trajnuar në Lindjen e Mesme në fillim të

Ekspertët mendojnë se kjo organizatë nuk ka më shumë se 30 anëtarë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe me një shkallë besueshmërie shumë të lartë çka e ka bërë këtë organizatë të mbijetojë për tre dekada.

Organizatat terroriste aktive në botën e sotme, sipas Departamentit të shtetit dhe Shërbimeve të Inteligjencës amerikane

Organizatat terroriste, një analizë globale

nga: nënkolonel hysni gjergji

Page 15: ushtria 1 E prEmtE, 29 prill 2011 ushtriaushtria 2 E prEmtE, 29 prill 2011 forcat ajrore përkujtohet 60-vjetori i krijimit të forcave ajrore Respekt për punën dhe veprën e shumë

ushtriaE prEmtE, 29 prill 2011 15dossier

Vitet e para të regjim-it komunist janë të mbushura me ekze-

kutime të shumta me gjyq e pa gjyq. Jeta e njeriut nuk kishte asnjë lloj rëndësie. Ajo konsiderohej asgjë nëse nuk ishte në konsideratë të partisë e në vijimësi të interesave të saj. Ekzekutimet me vdekje deri në fillim të vitit 1947, nuk ishin të rregulluara ligjërisht, por veprohej sipas një sistemi të marrë me mend, e më së shumti spontan. Për këtë ar-sye shumë ekzekutime që i përkasin periudhës deri më 1947 nuk përmbajnë asgjë nga fjalët e fundit të personit. Pushkatimi makabër i procesit të Maliqit në nëntor 1946, u bë pa pasur parasysh fjalët e fun-dit të të dënuarve, por vetëm tregimin e shfaqjes së radhës e të forcës ndaj të tjerëve.

Dekreti i 1947-s

Më 10 janar 1947, doli dekreti nr. 264 i Presidiumit të Kuven-dit Popullor, që shpalli ligjin nr. 390, datë 10 janar 1947 “Mbi ekzekutimet e dënimeve”. Ky ligj ngarkonte Ministrinë e Pu-nëve të Brendshme të mbante evidencën mbi ekzekutimet në të gjithë Shqipërinë, evi-dencë e cila nuk pati vijimësi në ruajtjen e arkivit të saj. E drejta e kontrollit mbi këto ekzekutime i jepej proku-rorit të çështjes. Në kapitullin e dytë, përcaktohej se dënimi me vdekje nga gjykata mund të jepej me pushkatim ose me varje. Ekzekutimi shtyhej në rast se ishte paraqitur kërkesë për ekzekutimin, pikë kjo krejt e pazbatueshme në realitet. Në nenin 7 të ligjit përcaktohej se dënimi me vdekje ekzekutohej nga MPB-ja në një lokal ose vend të mbyllur ku nuk mund të hynte publiku. Sipas kësaj pike ekzekutimet mund të bëheshin në dhoma të mbyl-lura. I dënuari lajmërohej një ditë më parë se do ekzekuto-hej. Të pranishëm në vendin e ekzekutimit përveç togës së pushkatimit ishin prokurori, i deleguari i punëve të brend-shme, mjeku dhe një sekretar. Një kopje e procesverbalit të ekzekutimit i bashkohej akteve gjyqësore, gjë që nuk është bërë për të gjitha rastet. Sipas nenit 9, kufoma e të ekzekutuarit mund t’u dorëzohej familjes, ndërsa në rast refuzimi varro-

kur fillon ekzekutimi, duhet të njoftojnë gjykatën që ka dhënë vendimin.

Neni 2

Organet e ngarkuar për ekze-kutimin e vendimeve mbajnë evidencë mbi ekzekutimin e tyre.

Neni 3

Kontrolli për ekzekutimin e vendimeve ushtrohet nga prokurori.

Kapitulli II

Mënyra e ekzekutimit të ven-dimeve penale.

a) Dënimi me vdekje

Neni 4

Vendimi që përmban dënim me vdekje, ekzekutohet nga organet e punëve të brendshme me pushkatimin e të dënu-arit, përveç kur në vendimin e gjykatës caktohet ekzekutimi me varje në litar.

Neni 5

Në rast se paraqitet kërkesë për falje, sipas rregullave të caktuara në nenin 349 të Kodit të procedurës penale, ekzekutimi i vendimit pezullohet gjer në përfundimin e shqyrtimit të kësaj kërkese.

Neni 6

Në ekzekutimin e vendimit me vdekje marrin pjesë, sipas rastit, prokurori civil ose ush-tarak, mjeku dhe një sekretar. Për ekzekutimin mbahet një procesverbal që nënshkruhet prej personave të sipërm. Një kopje e procesverbalit i dër-gohet gjykatës që ka dhënë vendimin përfundimtar për ta bashkuar me aktet. Gjykata duhet të njoftojë, jo më vonë se 24 orë nga marrja e kopjes së procesverbalit të përmendur më lart, nëpunësin e gjendjes civile që të bëjë regjistrimin në regjistrin e vdekjes.

Neni 7

Kufoma e personit të ekze-kutuar varroset nga ana e orga-neve të punëve të brendshme, me shpenzimet e shtetit.

Si KRyhEShiN EKzEKuTiMET ME VdEKJE Në KOMuNizëM

Praktika e fundit që çonte në marrjen e jetës së personit

sej nga shteti “me shpenzimet e tij”. Në fakt kjo ishte ironia më e madhe pasi as që mund të mendohej ky “humanizëm” në raste të tilla.

Urdhri i dënimeve me vdekje i 1950-s

Më 9 shkurt 1950 ministri i Punëve të Brendshme Mehmet Shehu lëshon urdhrin mbi vendimet për ekzekutim me vdekje që jepeshin nga organet gjyqësore. Sipas këtij urdhri, dënimi jepej:

1-Pasi ishte dhënë vendimi i formës së prerë si dhe dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor.

2-Pasi të dilte urdhri i min-istrit me shkrim.

3-Urdhri përpilohej nga Dega e 7-të e Sigurimit të Shtetit kur kishte karakter politik dhe nga ana policisë kur kishte karakter ordiner.

4-Urdhri duhet të përm-bante:

a) Gjeneralitetet e personit.b) Numrin e vendimit dhe

datën e gjykatës.c) Datën, orën dhe vendin

e ekzekutimit, si dhe kush ngarkohet për ekzekutim, me emër mbiemër, gradën dhe detyrën.

5-Për çdo ekzekutim bëhej procesverbali ku shkruhej edhe fjala e fundit e të dënu-arit. Procesverbali i dërgohej

degës nga ishte përpiluar urdhri, e cila ia dërgonte min-istrit.

Praktika e ekzekutimeve

Në fakt kjo ngeli në vija të përgjithshme dhe praktika kryesore e ekzekutive gjatë regjimit komunist, për rastet kur ishte marrë nga gjykata vendimi i formës së prerë dhe kur një dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kishte re-fuzuar faljen e jetës. Pasi dilte dekreti, ministri i Punëve të Brendshme, ngarkonte degën e rrethit përkatës ku ishte dhënë dënimi i formës së prerë të hartonte planin e masave i cili përfshinte grupin që do ngarkohej për ekzekutim, mjekun, vendin bashkë me skicën, rrugën nga do kalohej, orën, datën, etj.

Zëvendëskryetari i degës së bashku me sektorin përkatës hartonte këtë plan masash, i cili miratohej nga kryetari i degës së punëve të brendshme të rrethit përkatës. Në grupin e caktuar kishte persona aktivë dhe pa-sivë. Grupi pasiv sillej për të marrë zemër në pushkatime të tjera kur do të bënte të njëjtën gjë vetë. I dënuari mbahej 24 orë në izolim në mënyrë që të mos kryente vetëvrasje. Ditën e zbatimit të ekzekutimit me vdekje, merrej në dorëzim nga grupi përkatës. I dënuari çohej në vendin e caktuar. Atje i lexo-

hej për herë të fundit vendimi i formës së prerë nga prokurori dhe ftohej i dënuari të pohonte fjalën e fundit. Pasi mbaronte kjo, hartohej procesverbali për-katës ku ishte dhe nënshkrimi i mjekut që vërtetonte vdekjen. Njoftimi i posaçëm i dërgohej gjykatës dhe Presidiumit të Kuvendit Popullor. Praktika e ekzekutimit konsiderohej nga degët e punëve të brendshme si dokumentacion i përkohshëm me vlerë ruajtje deri në 5 vjet. Për këtë shkak, pothuaj të gjitha ekzekutimet nuk kanë skica apo vende varrimi, ndërsa në rastin më të mirë të tyre, mund të gjesh praktikën e ekzekutimit të lidhur me dosjen hetimore – gjyqësore.

Fjala e fundit

Nga një lexim i përgjith-shëm që u kam bërë fjalëve të fundit të të dënuarve, kam vënë re një ndarje të thellë midis dënimeve politike dhe atyre ordinere. Përgjithësisht të dënuarit politikë në fjalët e fundit kanë shprehje të tilla: “Rroftë Shqipëria”, “Rroftë Shqipëria etnike”, “Mos u hakmerrni mbi fëmijët”, etj. Përgjithësisht të dënuarit or-dinerë (që kishin kryer vrasje) në fjalën e fundit shprehen pro regjimit. Kështu fjala e fundit e tyre është në formën: “Të rrojë Partia”. Sidomos në ekze-kutimet e viteve 80, kjo është

shumë e theksuar. Madje, një i dënuar për një krim të rëndë në Durrës më 1987, shprehej në fjalën e fundit me fjalët: “dua të këndoj një këngë për partinë dhe shokun Ramiz”. Por interesante është edhe fjala e fundit e komunistëve të përjashtuar e të dënuar. Duke filluar nga Koçi Xoxe e deri te pushkatimi i fundit me fjalë që i takon vitit 1977. Këto fjalë të fundit në esencë kanë fjalët: “Të rrojë partia”, e në ndonjë rast edhe fjalët shtesë “Të rrojë populli”.

Dekret, nr. 3584, datë 12.11.1962

Mbi ekzekutimin e vendimeve Penale,

Në mbështetje të nenit 58, pika 6, të Kushtetutës së Repub-likës Popullore të Shqipërisë;

Me propozimin e qeverisë;Presidiumi i Kuvendit Popul-

lorNxjerr këtë dekret:Dekret mbi ekzekutimin e

vendimeve penale

Kapitulli I

Dispozita të përgjithshme

Neni 1Gjykata, me të marrë vendi-

min penal të formës së prerë, ua dërgon për ta vënë në ekze-kutim, organeve të ngarkuar me ekzekutimin e tij. Këto organe,

Page 16: ushtria 1 E prEmtE, 29 prill 2011 ushtriaushtria 2 E prEmtE, 29 prill 2011 forcat ajrore përkujtohet 60-vjetori i krijimit të forcave ajrore Respekt për punën dhe veprën e shumë

ushtriaE prEmtE, 29 prill 201116 forcat e arMatosura

PROJEKTE PËR MODERNIZIMIN E FA SHQIPTARE

Prezantim dhe demonstrim i transportuesit të blinduar diNGO-2Në kuadrin e modernizimit të

Forcave të Armatosura Shq-iptare, dje në ambientet e gar-

nizonit Zall Herr të Forcave Speciale e Komando u zhvillua një prezantim dhe demonstrim për certifikim të Transpor-tuesit të Blinduar “DINGO-2, prodhim i Kompanisë gjermane KRAUSS-MAF-FEI Wegman. Në këtë aktivitet merrnin pjesë zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA Gjeneral Brigade Sander Lleshi , përfaqësues të Kompanisë gjermane KMW, të “Benz Mercedes”, përfaqë-suesi i ekipit amerikan CUBIC, atasheu ushtarak gjerman dhe ushtarakë të shumtë të FA-së. Në prezantimin e një dite më parë të bërë nga përfaqësuesi i kompanisë gjermane të pranishmit nga SHPFA, FT dhe batalionet, u njohën me parametrat tekniko –taktike dhe karakteristikat e transportuesit të blinduar DINGO-2, prodhim i vitit 2009. Ky transportues u shpreh, për-faqësuesi i KMW, z.Maks Gshvender, po përdoret sot gjerësisht në ushtritë e vendeve të NATO-s dhe sidomos në misionet luftarake në Afganistan, Çad, Irak Bosnje – Hecegovinë. Përdorimi i këtij mjeti ka ndikuar nё ruajtjen dhe sigurinë e jetës së njerëzve nga goditjet dhe sulmet e ndryshme me bomba, armë të kalibrave të ndryshme, eksplozivëve në rrugë etj. Ky transportues i blinduar për nga misioni që kryen konsiderohet shumë i rëndësishëm për sigurimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe lëvizsh-

mëri nё terrene të ndryshme malore, ujore, në shkretëtire i përballueshëm nё temperatura tё larta deri nё 55 grade. Ai është i testuar për të përballuar rreziqet, ku ndryshe nga standardi i NATO-s që risku është 10%, ky transportues për nga cilësia ka 5%. Ai është i pajisur me kali-bra të llojeve të ndryshme të armatimit, është i mbrojtur nga minat anti-tanke, ka pajisje dixhitale (kamera) si para dhe prapa mjetit në kushtet e mjegullës, pluhurit dhe pamjes së kufizuar natën, është i transportueshёm me avion të tipit C130, C160, i lëvizshëm nё zonat urbane me zinxhirë nё kohё me borë etj. Gjithashtu ai përdoret për mbrojtjen nga goditjet kimike dhe nukleare, si vend komandë për drejtime operacionale, mund të kryejё funksion si ambulancë,

për shoqërim komvoi, për policinë ush-tarake, përdoret si karroofiçinë dhe makine riparuese, si qendër shëndetësore e lëvizshme, si qendër komunikimi e pajisur me antena dhe sisteme radar. Peshon 12.5 ton, mban 2.5 ton ngarkesë, ekuipazhi përbehet prej tetë vetash. Ky aktivitet vijoi me demonstrimin në ter-ren. Zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së dhe përfaqësues të tjerë të FA dhe të ftuar, bёnё një lëvizje me DINGO-2, në terrene të thyera dhe pjerrësi të mëdha nё rajonin e poligonit të Zall-Herrit. Gjithashtu u kryen edhe një sërë qitjesh luftarake me mitraloz tё kalibrit 7.62 mm nё distancё 150 metra etj. Ky demonstrim u pa nga afër nga tё gjithë tё pranishmit.

Major Nexhbedin Basha