Upload
lamkiet
View
240
Download
1
Embed Size (px)
Citation preview
Rr. “Muhamet Gjollesha”, Sheshi Mustafa Q. Ataturk, ish 21 Dhjetori, Tiranë / P.O. Box 63
Tel: +355 4 2235 249 • E-mail: [email protected] • http://www.nocalbania.org.al
INFORMACIONE Prill – Maj – Qershor 2016
Vizitë në Akademinë Olimpike Ndërkombëtare
– 1 -‐‑ 3 Prill –
Me iniciativën e KOKSH dhe Komisionit “Sporti për të Gjithë” një grup prej 30 mësuesish të edukimit fizik vizituan Akademinë Olimpike Ndërkombëtare (IOA) në Olimpia. Programi përfshinte njohjen me historikun e Akademisë, ekspozitën e “Athinë 2004” dhe vizitën në muzeun dhe sitin Arkeologjik të Olimpias.
Kursi i Harkut për personat me aftësi të kufizuara
– 3 Prill–
Nen drejtimin e ekspertit te Federates Boterore te Harkut Massimo Giovannucci, tre persona me aftesi te kufizuara paten mundesine te jene pjese e trajnimit ne gjuajtjen me hark. Ky trajnim u zhvillua nga Shoqata Shqiptare e Harkut me mbeshtetjen e KOKSH dhe Federates Europiane.
Përfundimi i Kursit për Trajnerë të Karates
– 2 – 3 Prill –
Përfundoi me sukses Kursi për Trajnerë zhvilluar në 2 dhe 3 Prill organizuar nga FSH Karate të mbështetur nga KOKSH. Të gjithë pjesëmarrësit falenderuan lektorët për leksionet e vlefshme dhe KOKSH për mbështetjen, pas marrjes të Certifikatave.
Rr. “Muhamet Gjollesha”, Sheshi Mustafa Q. Ataturk, ish 21 Dhjetori, Tiranë / P.O. Box 63
Tel: +355 4 2235 249 • E-mail: [email protected] • http://www.nocalbania.org.al
Takim për zhvillimin e sportit të
Motoçiklizmit – 4 Prill –
Ne zyrat e KOKSH u zhvillua nje takim me Presidentin Z. Bezhani, Sekretarin e Pergjithshem Z. Bello dhe nje delegacion Italian. Takimi u krye per zhvillimin e Motociklizmit ne Shqiperi.
Mbështetje e fushatës së Kombeve të
Bashkuara
– 5 Prill –
Në kuadrin e ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe në 6 Prill, stafi i KOKSH mbështeti fushatën e re të Kombeve të Bashkuara, “Le të luajmë për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”.
Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe
– 6 Prill –
Në 6 Prill në sheshin “Nënë Tereza” u zhvillua dita Ndërkombetare e Sportit Për Zhvillim dhe Paqe me mbështetjen e KOKSH. Presidenti i KOKSH, Z.Viron Bezhani dhe sportistët Luiza Gega dhe Jon Vrenozi shprehën angazhimet e tyre për të luajtur në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Shikojnë video tonë në YouTube: NOCALBANIA
Rr. “Muhamet Gjollesha”, Sheshi Mustafa Q. Ataturk, ish 21 Dhjetori, Tiranë / P.O. Box 63
Tel: +355 4 2235 249 • E-mail: [email protected] • http://www.nocalbania.org.al
Edukimi Olimpik
– 20 Prill–
Duke ndjekur Seminarin e Edukimit Olimpik në 23 Mars, përfaqësues të Drejtorive Arsimore organizuan takimet e tyre në mënyrë që të përcjellë informacionin brenda rrethit të tyre dhe trajnimin e mësuesëve.
Kampionati i Notit dhe Lëvizja e Solidariteti #HeForShe
– 9-‐‑10 Prill –
Gjatë Kampionatit Kombëtar të Notit për te rinj dhe të rriturit, Federata Kombëtare e Notit, kryesuar nga Z. Agim Çiraku, përqafoi Lëvizjen e Solidaritetit #HeForShe, i angazhuar për barazinë gjinore dhe ndalimin e dhunës kundër grave dhe vajzave. Lufta për Barazi Gjinore është mbështetur plotësisht nga Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar, i cili u bashkua me Lëvizjen e Solidaritetit #HeforShe.
Zbuloni më shumë informacion në lidhje me Edukimin Olimpik në faqen tonë: www.nocalbania.org.al
Rr. “Muhamet Gjollesha”, Sheshi Mustafa Q. Ataturk, ish 21 Dhjetori, Tiranë / P.O. Box 63
Tel: +355 4 2235 249 • E-mail: [email protected] • http://www.nocalbania.org.al
Kurse Teknike për Trajner Noti
– 26 Prill -‐‑ 3 Maj–
Nën drejtimin e ekspertit nga FINA Richard Powers, 26 trajnerë dhe mësues te edukimit fizik patën mundësinë për të qenë pjesë e një kurs teknike për trajnerë Noti të nivelit fillestar. Ky trajnim u organizua nga Federata Shqiptare dhe KOKSH me mbështetjen e FINA-‐s dhe Solidaritetit Olimpik.
Ju faleminderit të gjithëve për t'u bashkuar, duke ndjekur dhe na shikuar në mediat
39 000 miq ne faqen tonë në Facebook ! – 28 Prill –
39 000 miq qe pelqejne faqen tone ne facebook dhe qe na ndjekin ne rrjete sociale. Urime për Jurgen Hoxha Hadziomerovic, I cili ishte miku i 39 mijtë I faqes së KOKSH. Ai u mireprit në zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Kursi i ASMC – Moduli 4
– 22 & 23 Prill–
Moduli 4 i kursit tonë të Menaxhimit Sportiv, i referohej Menaxhimit Financiar, i cili u mbajt në Durrës, në praninë e Z. Artan Aliaj ekspert,financiar dhe Z. Dritan Mezini, sipërmarrës.
Rr. “Muhamet Gjollesha”, Sheshi Mustafa Q. Ataturk, ish 21 Dhjetori, Tiranë / P.O. Box 63
Tel: +355 4 2235 249 • E-mail: [email protected] • http://www.nocalbania.org.al
Maj 2016
Takim me Z. Vincenzo Liaci – 6 Maj –
Z. Vincenzo Liaci, Këshilltar Kombëtar i UISP-‐Unioni Kombëtar Italian Sport për të Gjithë-‐ u mirëprit në zyrën e KOKSH nga Sekretari i Përgjithshëm, Z. Bello. Së bashku ata folën për zhvillimin e një bashkëpunimi në të ardhmen, në veçanti në lidhje me trajnimin dhe zhvillimin e sportit të varkave me vela.
"Seminar për Trajneretë e Frankofonisë"– 9 -‐‑13 Maj – Mirandi Backa, trajner Karateje në Elbasan, ka marrë pjesë në trajnimin e parë për trajnerë të nivelit të lartë frëngjisht-‐folës, të organizuar nga AFCNO financuar nga Solidariteti Olimpik. Trajnimi u realizuar në Institutin Kombëtar i Sportit të Expertisës dhe Performantës në Francë ku morën pjesë 24 trajnerë në 14 disiplina sportive.
Falenderojme AFCNO për këtë iniciativë!
Kursi i Nivelit te Parë për Trajneret e Volejboll – 1 në 5 Maj –
Për të përmirësuar cilësinë e trajnimit te volejbollit në Shqipëri, një seminar 5 ditësh i titulluar "Volejbolli rruga jote" u zhvillua në Tiranë. Ky kurs i nivelit te parë u organizua nga Federata Shqiptare e Volejbollit, në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit Ndërkombëtar dhe me mbështetjen e KOKSH.
Rr. “Muhamet Gjollesha”, Sheshi Mustafa Q. Ataturk, ish 21 Dhjetori, Tiranë / P.O. Box 63
Tel: +355 4 2235 249 • E-mail: [email protected] • http://www.nocalbania.org.al
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës Evropiane Jo-‐‑Qeveritare në Sport – ENGSO
– 13 -‐‑ 15 Maj –
Z. Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, u zgjodh si Anëtar i ri Komitetit Ekzekutiv të ENGSO.
Urime dhe suksese në këtë pozicion të ri!
Zhvillimi I Lëvizjes Frankofone të Shahut në Shqipëri
– 18 Maj – Me ftesë të Federatës Shqiptare të Shahut, Z. Van Hoolandt, President i Shoqatës Ndërkombëtare Frankofone të Shahut , vizitoi Tiranën në 18 maj. Në kuadër të vizitës së tij, ai u mirepritë nga Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar.
Seminari i 37-‐‑të i
Komiteteve Olimpike Europian – 20 Maj –
Në kuadër të Seminarit vjetor të Komitetit Olimpik Evropian që u zhvillua në Tarragona, Spanjë, është mbajtur nje mbledhje e gjate per trajtimin e çështjes së Qeverisjes së Mirë në Evropë. Z. Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH Shqiptare, ishte një nga panelistët. Ai foli për përvojën e Shqipërisë dhe zbatimin e parimit të Qeverisjes së Mirë në Komitetin Olimpik Kombetar Shqiptar.
Rr. “Muhamet Gjollesha”, Sheshi Mustafa Q. Ataturk, ish 21 Dhjetori, Tiranë / P.O. Box 63
Tel: +355 4 2235 249 • E-mail: [email protected] • http://www.nocalbania.org.al
Niveli i 1-‐‑rë i Kursit për Trajneret e
Xhudos
– 21 Maj –
Me mbështetjen e KOKSH, Federata Shqiptare e Xhudos organizoi një kurs për trajneret e ketij sporti. Ky sesion trajnimi është bërë i mundur në sajë të një bashkëpunimi me Akademinë Ndërkombëtare të Federatës Judo.
Takimi në zyrat e KOKSH e studenteve
nga programi TEMPUS-‐‑SPEED
– 23 Maj –
Anëtarët e stafit shqiptar ishin te lumtur për të mirëpritur një grup të studentëve. Ndër temat e ndryshme, ata munden të mësojnë më shumë për mjedisin e punës së KOKSH dhe rreth strategjive te planifikimit dhe marketingut.
Kursi i ASMC – Moduli 5 – 13-‐‑14 Maj –
Moduli 5 i "Menaxhimi i Marketingut", u mbajt më 13 dhe 14 maj, në prani të Z. Damjan Pintar, ekspert i Marketingut te Lëvizjes Olimpike, AMD Gazmend Malo, Drejtor Marketingu i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Rr. “Muhamet Gjollesha”, Sheshi Mustafa Q. Ataturk, ish 21 Dhjetori, Tiranë / P.O. Box 63
Tel: +355 4 2235 249 • E-mail: [email protected] • http://www.nocalbania.org.al
Qershor 2016
Kampionati Botëror i Boksit, Azerbajxhan
– 4 në 14 Qershor –
Një ekipi i Boksi Shqiptar u nis për në Baku, Azerbaixhan, më 4 qershor, për të marrë pjesë në garën e kualifikimit ne Kampionatin Boteror. Mbështetur nga Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar, ekipi u prit 10 ditë para garës per te qene pjese e fazes përgatitore.
Takimi ne zyrat e KOKSH e studenteve nga Universiteti i Sporteve te Tiranes
– 8 Qershor–
Stafi i KOKSH ka mirëpritur, në zyrën e tij, një grup studentësh nga Universiteti i Sporteveper te 3-‐in vit ! Ky takim iu ka ofruar atyre një shans për të vizituar zyrën e KOKSH, per të zbuluar punën e tij dhe për të marrë një informacion të eksperiencës së institucionit.
Pritja në zyrat e KOKSH e Ekipit Kombëtar të
Volejbollit të Vajzave
– 8 Qershor–
Presidenti i KOKSH z.Vrion Bezhani dhe Sekretari i Pergjithshëm z.Stavri Bello pritën në zyrat e KOKSH Ekipin Kombëtar të vajzave të Volebollit. Ekipi u shoqërua nga presidenti i FSHV z.Erli Pëllumbi dhe Sekretari i përgjithshëm z.Albens Vokopola. U urua ekipi për arritjet në Turneun e Europa League që u zhvillua në Durrës.
Rr. “Muhamet Gjollesha”, Sheshi Mustafa Q. Ataturk, ish 21 Dhjetori, Tiranë / P.O. Box 63
Tel: +355 4 2235 249 • E-mail: [email protected] • http://www.nocalbania.org.al
#EURO2016 – 10 Qershor – 10 Korrik–
Euro 2016 ka filluar më 10 qershor! Urime për ekipin shqiptar për të gjitha përpjekjet e tyre për të marrë pjesë në këtë Kampionat të madh Evropian!
Zhvillimi i mëtejshëm i Volejbollit në
Shqipëri – 14 Qershor –
Z. Aleksandar Boričić, President i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), ishte i mirëpritur nga Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH shqiptar. KOKSH shprehu mbeshtetjen qe i eshte dhene FSHV per zhvillimin e metejshem te aktivitetit te saj , vecanerisht ne programet e zhvillimit te ketij sporti tek brezi i ri ashtu si dhe arritje e rezultateve me te mira ne ekipet egzistuese.Nga ana e tij Presidenti CEV z. Boricic u shpreh entuziast pas aktiviteteve dhe takimeve gjate vizites se tij ne Shqiperi. Ai vleresoi mjaft mbeshtetjen e KOKSH per FSHV dhe u shpreh se personalisht do te impenjohet qe FSHV ti jepen me shume shanse per pjesemarrje ne aktivitete nderkombetare , ashtu skurse kerkoi qe FSHV te jete aktive dhe mund ti jepen shanse per organizimin e eventeve nderkombere ne Shqiperi.
Federata e Ciklizmit mbështet #HeForShe –15 Qershor –
Turi i 73-‐të Çiklistik i Shqipërisë hapi siparin këtë vit duke perqafuar lëvizjen e Solidaritetit për Barazi Gjinore, #HeForShe. Presidenti i FSHC, Z. Skender Anxhaku u zotua të rrisë numrin e çiklisteve femra në kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare. Këtij Turi dhe nismë ju bashkuan edhe sportistët nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar ju uron suksese Kombëtares kuq e zi!
Rr. “Muhamet Gjollesha”, Sheshi Mustafa Q. Ataturk, ish 21 Dhjetori, Tiranë / P.O. Box 63
Tel: +355 4 2235 249 • E-mail: [email protected] • http://www.nocalbania.org.al
Kursi i ASMC -‐‑ Moduli 6
– 18-‐‑19 Qershor –
Për Modulin 6 të ASMC 3 “Organizimi i një ngjarje të madhe sportive”, Z. Sokol Bellova, Pedagog ishte i ftuari jonë. Ai u ndal në përvojën dhe organizimin e sistemit sportiv në Gjermani dhe menaxhimin e Klubit Sportiv të qytetit të Essen.
Takim përgatitor: Tarragona 2017
– 20 Qershor –
Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar ka organizuar një takim me përfaqësuesit e Federatave Sportive të cilat do të dërgojë atletet në Lojërat Mesdhetare që do të mbahet në Tarragona, Spanjë në vitin 2017!
Federatat konfirmuan pjesëmarrjen e tyre dhe informuan për filimin e pregatitjeve sipas disiplinave përkatëse.
Rr. “Muhamet Gjollesha”, Sheshi Mustafa Q. Ataturk, ish 21 Dhjetori, Tiranë / P.O. Box 63
Tel: +355 4 2235 249 • E-mail: [email protected] • http://www.nocalbania.org.al
Pas ceremonisë së dhënies së Urdhërave Olimpikë, Presidenti Bezhani vijoi me Raportin Vjetor të KOKSH për vitin 2015. Në mënyrë më detajuar u prezantuan përpara anëtarëve të Asamblesë raportet si vijon: a. Raporti Finaciar b. Raporti i audituesit të pavarur c. Raporti Komisionit Teknik d. Raporti Komisionit Sport për të Gjithë
e. Raporti Komisionit të Kualifikimit f. Raporti Komisionit të Etikës g. Raporti Këshilli i Arbitrazhit Sportiv
Interes të vecantė pati prezantimi i Komisionit Sport për të Gjithë i kryesuar nga Z. Ilir Gusho, në të cilën u prezantua zbatimi i projektit të Edukimit Olimpik në shkollë në të gjithë Shqipërinë e shprehur me fakte dhe statistika. Gjithashtu, në kuadër të Komisionit të Kualifikimit, Z. Labo Capo prezantoi si rast pozitiv inisiativën e Federatës Shqiptare të Judos e cila me mbështetjen e KOKSH ka realizuar formalizimin e sistemit të certifikimit dhe licensimit të trajnerëve. Vojo Malo, Kryetari i Komisionit të Etikës së KOKSH, prezantoi përpara Asamblesë punën e bërë nga ky Komision në një vit pas krijimit të tij dhe në vazhdim të së cilës Z. Malo rekomandoi pranimin nga Asambleja të Rekomandimeve të Axhendës Olimpike 2020 të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Ndërsa në raportin e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv i prezantuar nga Kryetari Z. Arben Rakipi, në lidhje me rënësinë e KAS u theksua vecanërisht precedenti i vendimit të Gjykatës së Lartë, i cili njohu autoritetin e KAS për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në sport. Në përfundim, pas diskutimeve dhe komenteve të pjesëmarrësve, Asambleja votoi : a. Miratimin e raporteve të prezantuara më lart b. Pranimi i Rekomandimeve tė Axhendës Olimpike 2020 c. Pranimin e anëtarëve të rinj të KOKSH
Asambleja e 19-‐‑të e Përgjithshme e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar – 30 Qershor -‐‑ -‐‑ –30 Qershor –
d. Federata Shqiptare e Sportit Shkollor e. Federata Shqiptare Canoe Kayak f. Anëtar me titull individual z. Mustafa Tukseferi
3. Bujar Shehu -‐ Trajner i shquar i Basketbollit 4. Ylli Tomorri -‐ Trajner i shquar i Volejbollit
Me datë 30 Qershor 2016, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar zhvilloi Asamblenë e 19-‐të të Përgjithshme në prani të anëtarëve dhe të ftuare të institucioneve të ndryshme sportive. Asambleja celi punimet me momentet e Ceremonisë së dhėnies së Urdhėrave Olimpikė të cilët KOKSH i akordon për personalitete të sportit të cilët kanë dhënë kontribut të padiskutueshëm në zhvillimin e Lëvizjes Olimpike dhe Sporteve në Shqipëri:
1. Armando Duka -‐ President i Federatës Shqiptare të Futbollit 2. Astrit Greva -‐ Trajner i shquar i Basketbollit
Rr. “Muhamet Gjollesha”, Sheshi Mustafa Q. Ataturk, ish 21 Dhjetori, Tiranë / P.O. Box 63
Tel: +355 4 2235 249 • E-mail: [email protected] • http://www.nocalbania.org.al
Që nga fundi i prillit, shkolla nga i gjithë vendi kanë organizuar Javën Olimpike. Aktivitetet fizike dhe kulturore janë realizuar në frymën e Vlera e Olimpike, Miqësia, Respekti, Persosmëria.
22 Prill – 11 Qershor
• 358 shkolla 9-‐vjeçare dhe gjimnaze • Rreth 1100 mesues të edukimit fizik • Rreth 3000 nxenes aktiv • 13 DAR u angazhuan ne Projektin e Edukimit
Olimpik • 16 Qytete te medha organizuan Dite Olimpike • 18 DAR dhe ZA organizuan Javet Olimpike
Urime për të gjithë studentët që kanë marrë pjesë në kete ngjarje dhe nje falenderim i vecante per të gjithë mësuesit te cilet organizuan këto
festime.
Dita Olimpike dhe Java Olimpike – Prill, Maj, Qershor 2016 –
Rr. “Muhamet Gjollesha”, Sheshi Mustafa Q. Ataturk, ish 21 Dhjetori, Tiranë / P.O. Box 63
Tel: +355 4 2235 249 • E-mail: [email protected] • http://www.nocalbania.org.al
Ky buletin dhe të gjitha botimet e tjera të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqipëtar janë në dispozicion në faqen tonë në http://www.nocalbania.org.al/ Na ndiqni në cdo moment me lajme në faqen tonë në Facebook: www.facebook.com/olimpikshqiptar
Nëse keni ndonjë pyetje , ju lutem kontaktoni Sekretariatin e KOKSH:
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar -‐ KOKSH Rruga “Muhamet Gjollesha”
Sheshi Mustafa K.Ataturk (ish 21 dhjetori) Tiranë, Shqipëri P.O. Box 63,
• Tel: +355 4 2235 249 • E-‐mail: [email protected]
@olimpikshqiptar
@NOCalbania
NOCALBANIA