17
UNIVERSITETI ISMAIL QEMALI I VLORËS VIRTUS SCIENTIA VERITAS UDHËRRËFYESI 2013-14

UV prospectus

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: UV prospectus

UNIVERSITETIISMAIL QEMALI I VLORËS

VIRTUS • SCIENT IA • VERITAS

UDHËRRËFYESI 2013-14

Page 2: UV prospectus

Universiteti Ismail Qemali i Vlorës u hap në 10

tetor 1994 me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 105 datë 28.02.1994. Fillimisht mësimi filloi me tri fakultete — Fakulteti i Tregëtisë, Fakulteti i Inxhinierisë Detare dhe Fakulteti i Infermierisë.

Përzgjedhja e këtyre fakulteteve u bë mbi bazën e traditës që tashmë ekzistonte në Vlorë për disa nga këto disiplina. Në vitin 1919, në Vlorë u hap Shkolla e Mesme Tregtare, një ndër shkollat më të mira të vendit në atë kohë. Gjatë viteve 1970-1980, u hap filiali i Universitetit të Tiranës për degën e Ekonomikut, Shkolla e Lartë të Marinës, si dhe Shkolla e Mesme Mjekësore, të cilat në shumë aspekte shërbyen si bazë për ngritjen e fakulteteve të Universitetit të Vlorës.

Për organizimin e gjithë punës përgatitore të ngritjes së Universitetit u ngrit një grup pune i krijuar nga Dr. Shezai Bazaj, i cili me hapjen e Universitetit u emërua Rektor i këtij institucioni të ri. Në vitin 1998, Rektor u emërua Dr. Bilal Shkurtaj (sot Prof. Dr), i cili u zgjodh nga Senati për dy mandate. Në zgjedhjet e vitit 2008, Rektor i Universitetit të Vlorës u zgjodh Prof. Dr. Tanush Shaska, i cili kontribuoi deri në vitin 2010. Në vitin 2010, me një shumicë të cilësuar votash, u zgjodh Rektor i Universitetit të Vlorës Prof.

Dr. Albert Qarri, i cili vazhdon të jetë në detyrë edhe sot.

Gjatë periudhës 20-vjeçare të ekzistencës së vet, Universiteti Ismail Qemali i Vlorës ka bërë përpjekje serioze e të vazhdueshme për rritjen e nivelit të mësimdhënies dhe të veprimtarisë kërkimore shkencore. Universiteti filloi punë në dy godina që u rikonstruktuan (sot Godina e Rektoratit dhe Godina B) me 162 studentë në të katër degët e tij dhe vetëm 10 pedagogë efektivë. Tani Universiteti i Vlorës numëron 18 departamente me mbi 10000 studentë në tre nivelet e studimit. Deri tani janë diplomuar mbi 4000 studentë.

Universiteti e filloi punën me vetëm dy doktorë shkencash, ndërsa sot janë 3 profesorë doktorë, 6 p ro fesorë të asoc iua r dhe n jë numër i konsiderueshëm doktorësh shkencash. Pothuajse të gjithë pedagogët efektivë kanë gradën shkencore Master i Nivelit të Dytë ose janë duke e përfunduar atë. Lidhja me universitetet e vendeve të tjera ka qenë një nga pikësynimet kryesore për shkëmbimin e përvojave dhe modernizimin e universitetit. Kështu, që në vitin e themelimit të tij e në vazhdim, numri i universiteteve me të cilat fakultetet e veçantë apo gjithë Universiteti ka krijuar lidhje të vazhdueshme ka qenë në rritje. Të tillë mund të përmendim Università degli Studi di Bari, Universita' degli Studi di Lecce, Università degli Studi della Calabria (Itali), University of Ioannina (Greqi), University of Nebraska, Sandhills Community College (SHBA), Centria University of Applied Sciences in Kokkola (Finlandë).

Universiteti Ismail Qemali i Vlorës ka moshën e studentëve tanë më të rinj. Ai u themelua më 1994, mbi parimet e përkushtimit dhe vullnetit për të përparuar në shkencë, si dhe punës këmbëngulëse për të arritur rezultate e për të dhënë ndihmesë në zhvillimin e shoqërisë dhe të vendit.

Histor iku i Un ivers i te t i t

Page 3: UV prospectus

Në vite ne u kemi qëndruar këtyre parimeve dhe sot Universiteti “Ismail Qemali” është një nga më të mirët në Shqipëri, institucion me një fiz ionomi të qëndrueshme, i përfshirë në një proces të vrullshëm modernizmi, i hapur e në shërbim të bashkësisë, në marrëdhënie gjithnjë e më të ngushtë me vlerat e mës imdhën ies e të kërk im i t shkencor bashkëkohor. Jemi krenarë që po i shtojmë Vlorës një përmasë të re e dinjitoze si qendër historike, ekonomike e politike e jetës shqiptare.

Pavarësisht nga gjendja juaj, pedagogë apo s tuden të të sapoardhur te ne, shqiptarë apo të huaj, pavarësisht nga fusha juaj e interesit, e kërkimit apo e studimit, në ekonomi, shkenca kompjuterike, matematikë apo letërsi, biologji apo

VIRTUS, SCIENTIA, VERITAS

drejtësi, universiteti ynë ju fton t’i bashkoheni përpjekjes për t’u dhënë përgjigje kërkesave e nevojave të shoqërisë. E bëjmë këtë të vetëdijshëm e të gatshëm për të shërbyer në emër të motos sonë udhëheqëse: Virtyti, Shkenca, e Vërteta (Virtus, Scientia, Veritas).

Ne këmbëngulim të gjejmë e të përkrahim shkencëtarët e rinj ambiciozë e studentët e talentuar, t’u japim atyre aftësitë, frymëzimin e pikëpamjet e nevojshme për të realizuar mundësitë në mjedisin universitar e më tej, në veprimtarinë praktike e profesionale. Përzemërsisht,Prof. Dr. Albert QarriRektor i Universitetit Ismail Qemali të Vlorës

Mesazh i i Rektor i t

Page 4: UV prospectus

MËSIMDHËNIAUniversiteti “Ismail Qemali” Vlorë ofron programe rigoroze edukimi në një numër fushash studimore. Kurrikulumi përmban një thelb të fortë të bazuar në shkencat dhe artet e lira. Mbi këtë bazë, studentët tanë zhvillojnë mjeshtëritë, njohuritë dhe aftësitë e duhura për një jetë aktive dhe të sukseshme si dhe për një qytetari të mirë. Një shumëllojshmëri profilizimesh dhe kurrikulash të specializuara i përgatisin studentët për ciklin e dytë dhe të tretë të studimit, për shkolla profesionale, ose për fillimin e një karriere menjëherë pas diplomimit.

Çdo program ofron një shumëllojshmëri kursesh dhe eksperiencash kurrikulare, të cilat sigurojnë një jetë më të pasur, së bashku me një përgatitje të shkëlqyer për karrierën. Universiteti “Ismal Qemali” ofron programe Bachelor dhe Master në një hapësirë të gjerë disiplinare, të cilat përmbushin nevojat më thelbësore të qytetarëve shqiptarë në përputhje me kërkesat e tregut. Programet e doktoraturës ofrojnë një terren të gatshëm për kontribut origjinal në fushat përkatëse.

Page 5: UV prospectus

Në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, programet e studimeve të ciklit të parë konceptohen në radhë të parë nga departamentet e fakulteteve duke respektuar dhe kërkesat e dispozitave ligjore dhe nënligjore.

Departamentet hartojnë programe studimore për çdo lëndë që përfshihet në sferën e departamentit.

Fakulteti i Ekonomisë

1. Departamenti i Administrim Biznesit

2. Departamenti i Financës

3. Departamenti i Shkencave Ekonomike

Fakulteti i Shëndetit Publik

4. Departamenti i Infermierisë

5. Deparatamenti i Shëndetit Publik

6. Manaxhimi i Sistemeve Shëndetësore

Fakulteti i Shkencave Humane

7. Departamenti i Edukimit

8. Departamenti Gjuhë-Letërsi

9. Departamenti i Gjuhëve të Huaja

10.Departamenti i Drejtësisë

Fakulteti i Shkencave Teknike

11.Departamenti i Matematikës

12.Departamenti i Fizikës

13.Shkencat Kompjuterike

14.Departamenti i Kimisë

15.Departamenti i Biologjisë

16.Departamenti i Inxhinierisë Navale

17.Departamenti i Shkencave Nautike

18.Departamenti i Inxhinierisë Elektrike

FAKULTETET

Page 6: UV prospectus

Misioni i punës kërkimore-shkencore dhe akademike të Universitetit “Ismail Qemali” Vlore gjen shprehje në një shumëllojshmëri formash, duke variuar që nga studimet bazë, deri tek hulumtimet e aplikuara dhe të drejtuara ndaj specifikave të veçanta.

Brenda mundësive të veta, universiteti ynë siguron mbështetje financiare për punë kërkimore-shkencore dhe akademike. Njëkohësisht ai është vazhdimisht në kërkim të burimeve të jashtme të mbështetjes. Institucionet e kërkimit shkencor, të financuara kryesisht nga fondet e jashtme, përbëjnë një kontribut të rëndësishëm ndaj këtij misioni.

Është qëllim me vete përfshirja e studenteve në projekte kërkimore-shkencore dhe rezultatet e punës kërkimore dhe akademike të integrohen në kurset përkatëse mësimore. Aplikimi i hulumtimeve kërkimore e shkencore ndaj problemeve dhe shqetësimeve të industrisë dhe biznesit të vendit, si dhe ndaj agjencive shkencore, arsimore, qeveritare, shëndetësore dhe të shërbimeve publike shërben gjithashtu për të përforcuar rolin e shërbimit publik të universitetit.

PUNA KËRKIMORESHKENCORE DHE AKADEMIKE

Page 7: UV prospectus

Universiteti “Ismail Qemali” bashkëpunon me biznese, njësi qeveritare, grupe komunitare, si dhe të tjera organizata në aspekte të kërkimit shkencor të zhvillimeve teknike dhe të iniciativave për t’u dhënë zgjidhje problemeve të ndryshme, duke u përpjekur t’a aplikoi ekspertizën e universitetit ndaj çështjeve të shoqërisë në përgjithësi ose të rajonit në veçanti, në mënyrë që të përmirësojë më tej cilësinë e jetës, përmes shërbimeve të tij.

Ai synon të ruajë shkallën e duhur të fleksibilitetit që i nevojitet për të reaguar me mësimdhënie koherente, me hulumtime dhe të tjera shërbime ndaj nevojave gjithnjë në ndryshim të kohës. Universiteti vë në dispozicion ambjentet e veta për një shumëllojshmëri aktivitetesh të agjensive dhe grupeve komunitare qëllimet e të cilave përputhen me misionin e universitetit. Ai u jep këtyre akses në programet e veta dhe në kampus, për sa kohë që qëllimet e tyre janë në përputhje me rolin dhe qëllimin kryesor edukues të institucionit.

 SHËRBIMI PUBLIK

Page 8: UV prospectus

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë përbëhet nga njësitë kryesore ( f a k u l t e t e t ) , n j ë s i t ë b a z ë (departamentet), Qendra Kërkimore-Shkencore, Shkolla e Masterit dhe Doktoraturës, laboratoret, bibliotekat, qendrat dhe njësitë e tjera ndihmëse dhe administrative.

P r og r ame t e s t ud imeve në Universitetin e Vlorës organizohen në tre cikle të njëpasnjëshme:

• cikli i parë i studimeve• cikli i dytë i studimeve• cikli i tretë i studimeve

Respektivisht sipas cikleve lëshohen diplomat:

Cikli i parë i studimeve:

1. Diplomë “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer

Cikli i dytë i studimeve:

1. Diplomë “Master Profesional” në fushën e arsimimit të kryer

2. Diplomë “Master i Shkencave” në fushën e arsimimit të kryer

Cikli i tretë i studimeve:

1. Diplomë për gradën shkencore “Doktor”.

TITUJT E STUDIMEVE

Page 9: UV prospectus

Programet e studimeve të ciklit të parë

Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë të japin njohuri bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme dhe aftësi specifike në një varietet të gjerë profesionesh e specialitetesh.

Programet e studimeve të ciklit të parë realizohen me 180 kredite europiane (ECTS) (më tej: kredite) dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 vite akademike ndërsa në sistemin me kohë të pjesshme është jo më pak se katër vite akademikë.

Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të parë, lëshohet diplomë universitare “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.

Në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, programet e studimeve të ciklit të parë konceptohen në radhë të parë nga departamentet e fakulteteve duke respektuar dhe kërkesat e dispozitave ligjore dhe nënligjore. Departamentet hartojnë programe studimore për çdo lëndë që përfshihet në sferën e departamentit.

Programet e studimeve të ciklit të dytë

Programet e studimeve të ciklit të dytë japin njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trainim për kërkim të pavarur në një fushëbrenda një specialiteti. Ato janë programe të studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve të Bukura” dhe “Master Profesional” Kanë të drejtë të aplikojnë për t’u regjistruar në ciklin e dytë të studimeve individë që kanë përfunduar një program studimi të ciklit të parë, si dhe plotësojnë standardet akademike të kritereve të pranimit.

Programet e studimeve të ciklit të tretë

1. Programet e ciklit të tretë janë studime të doktoratës dhe janë programe studimi me karakter plotësisht akademik, që kanë në bazë kërkim shkencor dhe veprimtari krijuese të pavarura.

2. Në studimet e doktoratës pranohen kandidatë që kanë fituar diplomë universitare “Master i shkencave” ose “Master i arteve të bukura” apo diploma ekuivalente me to dhe zgjasin të paktën 3 vite dhe përfshijnë edhe 60 kredite për studime të organizuara teorike.

3. Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, në bazë të rezultateve të arritura në studimet e organizuara teorike, vendos kritere klasifikimi për kandidatët që kanë të drejtë të zhvillojnë projektin kërkimor dhe të përgatisin tezën e doktorates dhe përcakton standarde e kritere kualifikuese për njohjen e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare, si dhe metoda për vlerësimin e nivelit teorik të përgjithshëm të kandidatëve.  

4. Në përfundim të programeve të studimeve të doktoratës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor” (Dr).

“...Ata u diplomuan përmes një procesi të jashtëzakonshëm ndryshimesh rrënjësore akademike, ndonjëherë të vështira, sepse kërkonin përmbysje të dhimbshme të traditës, marramendëse për nga dinamika e lëvizjes, por të domosdoshme e frytdhënëse.”--Nga fjala e Rektorit (Diplomim, 2013).

CIKLETDHE T ITUJT E STUDIMEVE UNIVERSITARE

Page 10: UV prospectus

• Programet e studimeve "Master i Shkencave" ose "Master i Arteve të Bukura" realizohen me 120 kredite, ku përfshihen 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike.

• Studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim edhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare për nivelin e miratuar nga Senati Akademik.

• Programet e studimeve “Master Profesional” ofrojnë arsimim dhe trajnim të mirëfilltë professional dhe realizohen me 60-90 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 1,5 (një vit e gjashtë muaj) vit akademik. Studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim edhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare për nivelin e miratuar nga Senati Akademik. Në përfundim të këtyre programeve të studimeve lëshohet diplomë universitare “Master Profesional” në fushën e arsimimit e të trajnimit profesional të kryer.

• Në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë kandidatë që kanë fituar diplomë “Master Profesional” mund të pranohen në studimet e ciklit të dytë për diplomën universitare “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve të Bukura”, vetëm nëse plotësojnë kriteret e vendosura për këto raste.

RREGULLA DHE SPECIFIKA TË PROGRAMEVE TË CIKLIT TË DYTË

Page 11: UV prospectus

ORGANIZ IM I I MËSIMDHËNIES

Studimet në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës zhvillohen me bazë vitin akademik i cili organizohet në tre semestra:

• Semestri i Vjeshtës• Semestri i Pranverës• Semestri i Verës.

Semestri i Vjeshtës dhe Pranverës kanë nga 15 javë. Çdo javë ka 20-25 orë mësimi leksione, seminare e laboratorë.

Semestri i Verës organizohet për t’u krijuar mundësi studentëve të rijapin provimet e cdo lënde në të cilat rezultojnë ngelës. Regjistrimi i studentëve në kurset semestrit të verës bëhet nëpërmjet Sistemit të Manaxhimit të Informacionit Univlora dhe vetem per lendet ne te cilat kane vleresimin me noten 4 (kater). Nje student ngeles mund te regjistrohet ne kurse deri ne 40 kredite ne semestrin e veres.

Page 12: UV prospectus

Në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë kontrolli i dijeve në të gjitha ciklet e studimeve realizohet përgjatë semestrit nëpërmjet 2 apo 3 provimeve të pjesshme dhe një provimi final.

Rregulla apo specifika të provimeve, pesha (përqindja) e secilit provim apo detyre në  vlerësimin përfundimar, literatura, temat ose pjesët e programit të lëndës për çdo provim, dita apo java e provimit, ora dhe salla e zhvillimit, referencat e konvertimit të pikëve në notë etj, përcaktohen në syllabus-in e lëndës të hartuar nga pedagogu dhe u bëhet i ditur studentëve që ndjekin atë kurs.

Pesha (përqindja) e provimit final në çdo rast duhet të jetë më e vogël se pesha (përqindja) që i nevojitet studentit për të marrë notën kaluese 5 (pesë). Jo me shume se 10% e vlerësimit përfundimtar mund të bazohet në detyrat e kursit, projektet individuale, apo forma të tjera të vlerësimeve gjatë vitit, të gjitha së bashku.

Kurset janë të gjitha semestrale.

Nëse studenti nuk kualifikohet, pra ka shënim mungesë (m) në proceverbalin përfundimtar te kursit, ai ka të drejtën dhe detyrimin ta frekuentojë përsëri atë, në semestrat pasardhës kur kursi ofrohet. Nëse kursi për arsye të ndryshme nuk do të ofrohet më, studenti ka të drejtë të frekuentojë kursin përkatës zëvendësues (psh. ndryshimet e mundshme ne kurrikula). Kështu, krahas kurseve të përcaktuara në planet semestrale, studenti ka të drejtë të frekuentojë njëkohësisht edhe kurse të tjera ku figuron mbetës nga semestrat paraardhës, por duke respektuar rregullat e numrit të krediteve të regjistruara në një semestër dhe rregullat e pergjithshme te regjistrimit.

KONTROLL II DIJEVE

“U THASHË TË SAPODIPLOMUARVE SE ISHIN DËSHMITARË TË TEJKALIMIT TË PAPËRFYTYRUESHËM TË DISA LIMITEVE TABU TË SË SHKUARËS DHE SE ISHIN ME FAT QË STUDIMET E TYRE E PËSUAN KËTË TRANSFORMIM MËSIMOR, POR EDHE MORAL.”

—NGA FJALA E REKTORIT (HAPJA E VITIT AKADEMIK, 2012)

Page 13: UV prospectus

MISIONI

Buletini Shkencor boton punime origjinale që sjellin njohuri të reja dhe të rëndësishme për përparimin e shkencës. Ky organ botues është krijuar me idenë fillestare të promovimit të gjetjeve shkencore të akademikëve shqiptarë brenda dhe jashtë mjedisit universitar shqiptar. Rëndësia e botimit të buletinit disa herë në vit qëndron në dhënien e mundësisë për të gjithë kërkuesit akademikë dhe jo vetëm të bëjnë të njohura studimet më të reja në fushat e tyre përkatëse si dhe në përditësimin në kohën e duhur të studimeve të mëparshme.

FUSHAT STUDIMORE

Fushat ku autorët paraqesin punimet e tyre në Buletinin Shkencor të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë janë:Shkenca EkonomikeMjekësi dhe Kujdes InfermierorDrejtësiGjuhësiStudime në Përkthim dhe InterpretimHistoriShkenca të EdukimitBiologjiKimiInformatikëMatematikë

BORDI SHKENCOR

Prof. Dr Albert Qarri, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, Shqipëri (Kryetar)Prof. David Kenne, Universiteti i Memphis, Tenesse, USAProf. Ronald Spahr, Universiteti i Memphis, Tenesse, USAProf. Dr. Dhori Kule, Universiteti i Tiranës, ShqipëriProf. Dr. Jorgo Kaçani, Universiteti Politeknik i Tiranës, ShqipëriPhD. Bill Croft, Sandhills Community, North College, USAProf. Dr. Llukan Puka, Universiteti i Tiranës, ShqipëriProf. Dr. Omer Stringa, Universiteti i Tiranës, ShqipëriProf. Dr. Shezai Rrokaj, Universiteti i Tiranës, ShqipëriProf. Dr. Genci Burazeri, Universiti i Mjeksisë, ShqipëriProf. Dr. Sulo Hadërri, Universiteti i Tiranës, ShqipëriProf. Dr. Aurela Anastasi, Universiteti i Tiranës, ShqipëriPhD. Aleks Konomi, University of Seattle, Washington, USAProf. Dr. Sherif Bundo, Universiteti i Tiranës, ShqipëriProf. Dr. Bardhosh Gaçe, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, ShqipëriProf. Asoc. Mira Shehu, Universiteti “Ismail Qemali” VlorëProf. Dr. Thoma Mitre, Universiteti i Tiranës, ShqipëriProf. Dr. Fatmir Mema, Universiteti i Tiranës, ShqipëriProf. Dr. Mynyr Koni, Universiteti i Tiranës, ShqipëriProf. Dr. Pranvera Lazo, Universiteti i Tiranës, ShqipëriProf. Dr. Kozeta Sevrani, Universiteti i Tiranës, Shqipëri

BORDI EDITORIAL

Person kontakti:  Erida Prifti, Lektore e Përkthim Interpretimit, Universitetii Ismail Qemali i Vlorës, Shqipëri Redaktor Letrar: Etjona HoxhaEditor: Msc. Ina SokoliEditor: Roksana Nowak

BULETINIshkencor

Page 14: UV prospectus

MTIJ është një revistë shkencore ndërkombëtare për studentë të programeve Master i Shkencave dhe Doktoratë, e krijuar nga studentë dhe pedagogë të Masterit të Shkencave në Përkthim dhe Interpretim, pranë Universitetit Ismail Qemali. Qëllimet kryesore të revistës janë promovimi dhe shpërndarja e punëve kërkimore shkencore në mbështetje të programeve pasuniversitare në Përkthim dhe Interpretim.

Revista shkencore MTIJ u ofron studentëve të MA (Master i Shkencave) dhe PhD (Doktorantëve) tre burime parësore të cilat mund të përdoren për kërkime shkencore empirike:

• Fjalime në gjuhën angleze të kryera nga studentë pasuniversitarë të UV (Three-Point Speeches in English (B language)

• Incizime audio dhe video interpretimi simultan shqip–angl isht të kryera nga studentë pasuniversitarë të UV SQ>EN Simultaneous Interpreting (A>B)

• Regjistrime audio dhe video interpretimi simultan angl isht–shqip të kryera nga studentë pasuniversitarë të UV EN>SQ  Simultaneous Interpreting (B>A)

Ne besojmë se studentët pasuniversitarë janë shumë të aftë të kontribuojnë dhe të përmirësojnë botëkuptimin mbi përkthimin dhe interpretimin. Kjo është një ndër arsyet për të cilat ia vlen të publikojmë dhe ndajmë punët e tyre.

Shpresojmë shumë që edhe programe të tjera të Master I Shkencave në Përkthim dhe Interpretim të

nxisin  studentët e tyre që të dorëzojnë për publikim punët kërkimore shkencore në revistën tonë.

BORDI AKADEMIK

Erida Prifti, Lektore e Përkthim Interpretimit, Universitetii Ismail Qemali i Vlorës, ShqipëriRichard Bale,  PhD in Interpreter Training and Foreign Language Learning,  Centre for Translation Studies, University of Surrey, UKLouisa Desilla, Associate Lecturer in Audiovisual Translation Theory and Practice, University of Surrey, UKPaula Igareda, Associate Professor, Universitat de Girona / TransMedia Catalonia / CAIACYvonne Tsai, Assistant Professor, National Taiwan UniversityCecilia Foglia,  PhD Translation Studies, Department of Linguistics and Translation, University of Montreal, CanadaCarrie Ann Morgan,  MA  Slavic and East European Studies, The Ohio State University, USA

BORDI STUDENTOR

Arjan Bilo, MSc Përkthim e Interpretim, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës, ShqipëriElvira Peco, MSc Përkthim e Interpretim, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës, ShqipëriDenada Gjylbergu, MSc Përkthim e Interpretim, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës, ShqipëriGreta Muhameti, MSc Përkthim e Interpretim, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës, ShqipëriAlda Isaia, MSc Përkthim Letrar dhe Interpretim, Universiteti i Tiranës, Shqipëri

Rev is ta ShkencoreNdërkombëtare eStudentëve Pasun ivers i ta rë tëPërk th im i t dhe In te rpre t im i t

Page 15: UV prospectus

Universiteti i Vlorës "Ismail Qemali" ka siguruar lidhje të ngushta bashkëpunimi me universitete të vendeve të huaja, me institucione, me fondacione dhe me shoqata e organizata të ndryshme. Në këtë kuadër, ai ka nënshkruar një seri marrëveshjesh, akordesh dhe protokolle bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.

Bashkëpunimi midis Universitetit të Vlorës dhe Universiteteve apo institucioneve të huaja homologe mbështetet në disa drejtime, ku më kryesoret janë : mobil itet të stafit akademik për shkëmbim eksperience, dokumentacioni e literatura (sidomos në kuadrin e implementimit të Procesit të Bolonjës), organizim të aktiviteteve të përbashkëta, mbështetje në kualifikimin e stafit akademik, hartim dhe zbatim të projekteve të përbashkëta, organizim të konferencave apo aktiviteteve të përbashkëta shkencore, mobilitet të studentëve etj.

Aktualisht bashkëpunimi më i rëndësishëm është ai i UV-së me Universitetin e Klausthal-it, Gjermani. Marrëveshja e parë e nënshkruar midis dy universiteteve ka qenë ajo e vitit   2009, midis  Institutit të Kimisë Inorganike dhe Analitike dhe Universitetit të Vlorës, e cila quhet ndryshe edhe Father Agreement, pasi shërben si bazë për vijueshmërinë e marrëveshjeve pasuese por me specifika të ndryshme. Në këtë marrëveshje nën shkruhet se deri në 4 studentë në vit mund të studiojnë në universitetin e palës tjetër deri në përfundim të periudhës së kontratës. Kjo marrëveshje u pasua nga një e dytë në vitin 2012 këtë radhë me Fakultetin Ekonomik, ku studentë

tanë janë duke ndjekur aktualisht studimet Master në atë vend. Në muajin Nëntor të këtij viti pritet   të nënshkruhet marrëveshja me   Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, për të cilin Universiteti i Klausthal-it shquhet si më i miri në Europë.

Koordinatorë të marrëveshjes për Universitetin e Klausthal-it janë Profesor Doktor Arnold Adam njëkohësisht edhe Rektor i këtij Universiteti dhe Profesor Doktor Mimoza Gjikaj të cilët janë edhe Guest Professors në Universitetin e Vlorës.

Të tjera marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruara: • Un i ve rs i t e t i i Jan i nës ,Greq i         • Un i ve rs i t e t i La Sap ienza , I t a l i • Wash ing ton S ta te Un i ve rs i t y • Amer i can Un i ve rs i t y               • Un i ve rs i t a de l Sa l en to , I t a l i       • Un i ve rs i t y o f Memph is ,USA     • Un i ve rs i t a Po l i t echn ica de l l e Ma rche

“Ju jeni studentët që do të dëshmoni një fazë tjetër të zhvillimit në universitetin tonë, atë të stabilizimit përfundimtar të kurrikulave dhe të strukturës sonë akademike e administrative, përfshirjen tonë të padyshimtë në disa standarde cilësie që përkojnë me instalimin përfundimtar të një fizionomie moderne e konkuruese të Universitetit Ismail Qemali.”

–Nga Fjala e Rektorit (Diplomim, 2013)

PARTNERITETE BASHKËPUNIME

Page 16: UV prospectus

Tempus

Tempus (Trans-Europian Mobility Programme University Studies), është një program i Komisionit Eu rop ian për të mbështe tu r modernizimin e arsimit të lartë përmes bashkëpunimit institucional midis vendeve të Bashkimit Europian d h e v e n d e v e t ë B a l l k a n i t Perëndimor, si edhe midis vendeve te BE-së dhe atyre të Europës Lindore, Azisë Qendrore, Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme.

Partneritetet përfshijnë bashkëpunimin midis institucioneve të arsimit të lartë, bizneseve, ministrive, organizatave joqeveritare si në Bashkimin Europian ashtu edhe në vendet partnere. Nën Programin Tempus të Komisionit Europian financohen dy lloje kryesore veprimtarish:

1- Projekte të përbashkëta në formën e partneriteteve midis institucioneve të arsimit të lartë në Bashkimin Europian dhe vendeve partnere, të cilat synojnë zhvillimin dhe modernizimin e kurrikulave akademike, materialeve dhe metodave të mësimdhënies si dhe përforcimin e sigurimit të cilësisë dhe menaxhimin e institucioneve të arsimit të lartë.

2- Masa strukturore të cilat synojnë zhvillimin dhe reformimin e sistemeve dhe institucioneve të arsimit të lartë në vendet partnere; përforcimin e cilësisë së tyre si dhe harmonizimin me zhvillimet në Bashkimin Europian.  

Erasmus Mundus

Erasmus Mundus shërben si një instrument që u jep mundësinë studentëve të aplikojnë për bursa në programet Master dhe doktoratë në vendet anëtare të BE-së. Ai krijon mundësi aplikimi dhe për mobilitete të shkurtra   për studentët dhe pjesëmarrje ne partneritete për universitetet.

PROJEKTE

Page 17: UV prospectus

Fakulteti i Shkencave Teknike në Projektin e Kuadrit IPA 1

Në programin IPA 1, UV është fitues në një projekt me titull ‘Wireless Water Quality Monitoring of Arachthos and Viosa River’ me numër kontrate 2012/288-406.

Në këtë projekt UV është partner me Universitetin e Janinës (Greqi). Që l l im i i kët i j pro jekt i është monitorimi i cilësisë së ujit të lumenjve Arachthos (Greqi) dhe Vjosa (Shqipëri) dhe transmetimi i të dhënave me anë të sistemit me Wireless në UV. Në këtë projekt me manaxher Prof.Assoc. Petrit Kotori, marrin pjesë stafi i Departamentit të Kimisë: Dr. Flora Qarri, Msc. Sonila Kane dhe Msc. Marinela Muco si dhe Dep. Informatikës: Dr. Alketa Hyso, Dr. Eva Cipi dhe Msc. Roneda Mucaj. Ky projekt zgjat 18

UNIVERSITETI I VLORËS ISMAIL QEMALI • ADRESA: L. PAVARËSIA, 9400 VLORË, SHQIPËRI •TELEFON: +355 33 222288 • EMAIL: [email protected]

muaj dhe pritet të përfundojë në vitin 2014, mbasi pala greke që është dhe Lead Partner 1 e ka filluar firmosur kontratën më vonë se UV. Fazat e deritanishme mund t’i ndiqni në website-in e këtij projekti  http://www.wwqm-avr-al.info. Fakulteti Ekonomik partner në projektin TEMPUS Në Programin Tempus, UV është fitues ne Projektin me titull Developing Third Mission Activities in Albanian U n i v e r s i t i e s ( U 3 M - A L ) m e n u m ë r k o n t r a t e 2012-2991/001-001 me koordinator Universitetin e Leonit, Spanjë. Kohezgjatja e projektit është 2 vjet dhe pritet të përfundojë në Tetor të vitit 2014. Konsortiumi përbëhet nga 7 Universitete Publike shqiptare dhe MASH si dhe nga 3 universitete europiane, një qendër kërkimore europiane dhe një kompani private e huaj.

IPROJEKTE AKTIVEPA 1, U3M-AL