53
PUNIM LËNDA:JURIDIKSIONI DHE PUNËT E BRENDSHME TEMA:BASHKIMI EUROPIAN KANDIDATI:VALON FAIKU MENTORI:PROF.DR.LISEN BASHKURTI 05.02.2010 1

VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

PUNIM

LËNDA:JURIDIKSIONI DHE PUNËT E BRENDSHME

TEMA:BASHKIMI EUROPIAN

KANDIDATI:VALON FAIKU

MENTORI:PROF.DR.LISEN BASHKURTI

05.02.2010

1

Page 2: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

PЁRËMBAJTJA

1.HYRJA…………………………………………………………1

2.BASHKIMI EVROPJAN……………………………………...2

3.KOMPLEKSI TEMATIK I BASHKIMIT EVROPJAN……...3

4VËSHTIRËSIT GJATË SHTJELLIMI TE MATERJES BE...4

5.QËLLIMET DHE IDEJA KRYESORE………………………5

6.ORGANIZIMI INSTUCIONAL I BES……………………….6

7.KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPJAN……………………..7

8.KOMISIONI EVROPJAN…………………………………….8

9.PARLAMETI EVROPJAN…………………………………...9

10.GJYKATA EVROPJANE…………………………………...10

11.KËSHILLI EVROPJAN………………………………….....11

12.VENDET E PARLAMETI SIPAS MARRVESHTJES….....12

13.ZËGJERIMI I BASHKIMIT EVROPJAN…………………13

14.PËRFUNDIMI………………………………………………14

15.LITERATURA………………………………………………15

16.PËRMBATJA……………………………………………….16

2

Page 3: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

HYRJE

Megjithë problemet e shumta ekonomike dhe demografike Bashkimi Evropian është një forcë e madhe thotë autori i një libri të ri mbi të ardhmen e BE-së. Në një diskutim kohët e fundit në Qendrën Woodrow Wilson këtu në Washington disa ekspertë ranë dakort se Bashkimi Evropian mund të ngrihet në statusin e superfuqisë, por më parë duhet të liberalizojë ekonomitë e saj, të reformojë tregun e punës dhe të integrojë më mirë pakicat etnike në rritje. Grupi i ekspertëve bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara ta trajtojnë Evropën e bashkuara si një nga aleatët kryesorë.Në librin e tij "Superfuqia e Ardhëshme? Evropa dhe Sfidat që i shtohen Shteteve të Bashkuara", Rockwell Schnabel, ish ambasadori amerikan në BE, parashikon ardhjen e kohës evropiane. Gjatë një diskutimi në qendrën Woodrow Wilson në Washington ai theksoi gjithashtu se një Evropë e fortë dhe e sigurtë është në interesin e Shteteve të Bashkuara: "Është shumë e rëndësishme për ne të kuptojmë se Evropa është një partnere me të cilën duhet të punojmë dhe të kemi marrëdhënie të mira", tha zoti Schnabel.Me një popullësi 500 milionëshe, 12 trilion dollarë prodhim të përgjithshëm bruto, 25 vota në OKB, 2 vende në agjencinë bërthamore dhe me buxhetin më të madh në botë për ndihma të huaja, Bashkimi Evropian është duke i diktuar rregullat korporatave amerikane, thotë Stuart Eizenstat, ish zëvendësserkretari i Thesarit dhe ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian. Ai solli si shembull marrëveshjen e Kiotos mbi ngrohjen globale të cilën administrata Bush refuzoi ta ratifikonte. "Kompanitë amerikane gjithnjë e më shumë po zbatojnë regullat e Kiotos, megjithëse Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e marrëveshjes. Një numër gjithë e më i madh i degëve evropiane të kompanive amerikane duhet të zbatojnë marrëveshje pasi evropianët e kanë nënshkruar atë". Por përpara 25 vendeve anëtare të Bashkimit ka sfida që duhen zgjidhur në se duan ta shohin veten si një fuqi ekonomike botërore në të ardhmen. Një krizë e thellë ekonomike në disa pjesë të kontinentit të vjetër po kërcënon standartet e jetetës së njerëzve të saj. Rockwell Schnabel, autori i librit i cili është gjithashtu një bankier i suksesshëm kalifornez, beson se reformat e punës, shkurtimi i taksave dhe liberalizimi i tregut mund ta përmirësojnë dukshëm të ardhmen ekonomike të vendeve evropiane. Ai lavdëron përshembull transformimin e ekonomisë irlandeze përmes reformave radikale pro-biznesit. Ekspertët në të dyja anët e Atlantikut kanë paralajmëruar rreth pakësimit të ndjeshëm të popullësisë si një nga sfidat më të mëdha si për ekonominë evropiane ashtu edhe për identitetin e saj kulturor. Popullësia e plakur dhe në zhdukje evropiane, thonë shumë ekspertë, do të varet tek ardhja e imigrantëve shumica myslimanë nga jashtë Evropës. Kritikët argumentojnë se duke i trajtuar ata si punëtorë të përkohshëm qeveritë evropiane kanë neglizhuar ti integrojnë ata në shoqëri. Martin Walker, gazetar britanik këtu në Amerikë thotë se myslimanët e varfër dhe të izoluar nga shoqëria, nuk e shohin veten si evropianë dhe kanë krijuar shoqëritë e veta paralele brenda një numri vendesh evropiano-perendimore: "Mësimi më i rëndësishëm që duhet të marrin evropianët dhe Shtetet e Bashkuara është se suksesi nuk vjen nga ekonomia e gjallë apo nga tregu energjik i punës por nga mundësia që të jep Amerika të asimilohesh. Mundësia për të patur një sens më të gjerë identiteti që përfshin italiano-amerikanët, gjermano-amerikanët, arabo-amerikanët e me rradhë. Aftësia që ta treguar dhe demonstruar Amerika si një e vetme, e përbërë nga shumë është ajo për të cilën kemi shumë nevojë ne evropianët".

3

Page 4: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian

1. Kompleksi tematik Bashkimi Evropian

Një ndër objektivat parësore të Ddalos-it është kontribuimi drejt

bashkimit të Evropës. Çfarë nënkupton kjo? Në radhë të parë kjo do të

thotë se ne i përkrahim përpjekjet për bashkimin e tërë kontinentit

evropian. Situatën e krijuar pas ndryshimeve epokale të vitit 1989, ne e

shohim si rast historik. Kjo do të thotë se qëllimi ynë është realizimi i një

Evrope evropiane, d.m.th. i një Evrope që e ruan dhe e zhvillon identitetin e

saj evropian. Ky identitet shprehet në larminë kulturore, por edhe në

kulturën evropiane, pjesë të pandashme të së cilës janë demokracia dhe të

drejtat e njeriut, si vlera qendrore evropiane. Të dyja këtyre aspekteve u

kemi kushtuar komplekse të veçanta dhe të zgjeruara tematike në serverin

tonë edukues. Kompleksi tematik për Bashkimin Evropian trajton institucionet, të cilat i kanë

vënë vetes detyrën e "realizimit të një bashkimi gjithnjë e më të ngushtë të popujve të Evropës". Para

së gjithash do të trajtohen këto pika:

Si u zhvilla Bashkimi Evropian (BE)?

Si funksionon ai? Cilët faktorë ndikojnë në zhvillmin e tij?

Si duket organizimi institucional i tij? Kush vendos në BE?

Cilat janë sfidat aktuale, para të cilave ndodhet BE-ja? Cilat janë zhvillimet aktuale në bisedimet rreth zgjerimit të BE-së?

njohuritë mbi BE-në kanë ngecur shumë prapa rëndësisë dhe domethënies së tyre

praktike për pothuajse të gjitha fushat e jetës në kontinentin e Evropës.

4

Page 5: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

Bashkimi Evropian

Vetëm një kuptim i mirëfilltë i këtij organizimi të komplikuar lejon formimin

e një mendimi të bazuar, jasht paragjykimeve dhe legjendave.Në kuadrin e

këtij kursi të parë bazë të kompleksit tematik mbi Bashkimin Evropian (BE)

do të marrim pak kohë për të diskutuar rreth lëndës që do të trajtojmë, pra

sistemin politik të BE-së. Për çfarë Sfondin e këtyre materialeve të

zgjeruara online mbi BE-në e përbën fakti se arsyesh merremi me BE-në,

çfarë e bën atë aq interesante dhe të rëndësishme për ne? Çfarë duhet

pasur parasysh gjatë trajtimit të kësaj tematike të veçantë, e cila nuk mund

të radhitet as në disiplinën shkencore të krahasimit të sistemeve politike e

as në atë të marrëdhënieve ndërkombëtare, për arsye se ajo përmban në vetvete

njëkohësisht tipare të sistemit politik kombëtar dhe të politikës ndërkombëtare.

Një ndër tiparet që e bëjnë BE-në interesante është padyshim domethënia e

saj e madhe praktike; fakti që ajo ndikon gjithnjë e më tepër jo vetëm fushën

politike dhe atë ekonomike, por edhe përditshmërinë e të paktën atyre shteteve

që janë anëtare të saj. Shembull për këtë ndikim është futja e monedhës Euro

si mjet pagese më 1.1.2002! Ndërkohë, kuptimi i sistemit politik i një vendi

anëtar nuk mund të mendohet më pa njohuri rreth BE-së. Vendimet e

ndryshme tanimë gjithnjë e më shpesh merren në Bruksel, jo si më parë vetëm

në kryeqytetet e shteteve anëtare.

BE-ja është aktor i rëndësishëm në politikën ndërkombëtare, p.sh. në

bisedimet e GATT-it.

Respekt të madh BE-ja meriton edhe si eksperiment i suksesshëm i zgjidhjes

paqësore të konflikteve, një aspekt ky që është lënë pas dore sidomos nga

brezi i ri. Këtu duhet theksuar se shtetet, të cilat sot bashkëpunojnë në mënyrë

jashtëzakonisht intensive, kanë formuar institucione të përbashkëta dhe kanë

5

Page 6: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

futur njësinë e përbashkët monetare, 60 vjet më parë ishin kundërshtarë të

mëdhenj luftarakë! Kjo do të thotë se trajtimi i këtij procesi nga lufta në

bashkëpunim mund të na shpjegojë kushtet paraprake për arritjen e

bashkëpunimit paqësor.

Me rëndësi të theksohet është gjithashtu fakti se BE-ja përbën një materie tepër interesante për

shkencat politike.

Ajo radhitet në pozitën afër disiplinave studimi i sistemeve dhe politika

ndërkombëtare dhe bën të qartë se kufijtë mes këtyre dy disiplinave kanë

filluar të shkrihen.

Ndryshimet e shpejta të kuadrit kushtetues dhe të numrit të anëtarëve lidhen

me një numër të konsiderueshëm pyetjesh interesante, si p.sh.: nga çfarë janë

shkaktuar këto ndryshime?; në ç'drejtim çojnë ato?; si mund të përmblidhen

këto procese në mënyrë analizuese dhe konceptuale?

2. Vështirësitë gjatë shtjellimit të materies BE

Të shohim në vijim se çfarë vështirësish dalin gjatë trajtimit të temës BE.

Çfarë e bën diskutimin rreth saj aq të vështirë? Më lejoni të paraqes me

ndihmën e tri diagrameve disa nga pikat e rëndësishme.

6

Page 7: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

Bashkimi Evropian

Siç shihet në diagramin e parë, këtu kemi të bëjmë me institucione

krejtësisht të reja, të panjohura më parë në shtetin kombëtar dhe në

politikën ndërkombëtare, të cilat në një mënyrë bashkëpunojnë me njëra-

tjetrën, bashkëpunim ky gjithashtu i panjohur më parë. Institucionet në fjalë

u nënshtrohen ndryshimeve të pandërprera. Madje edhe vetë krijimi i një

përshtypjeje të parë në këtë drejtim kërkon një angazhim shumë të madh.

Tjetra: diagrami në vijim bën të qartë se në BE nuk bëhet fjalë vetëm për

disa institucione të reja dhe të panjohura më parë për shtetin kombëtar, por

për një sistem tri nivelesh:

7

Page 8: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

Bashkimi Evropian

Niveli mbikombëtar me organe të reja;

Niveli i shteteve anëtare, në të cilin aktorë të rëndësishëm nuk janë vetëm

qeveritë, por edhe aktorët e tjerë si parlamenteti, shoqatat, partitë politike

Niveli i rajoneve.

Të gjitha këto elemente së bashku përbëjnë BE-në dhe përcaktojnë

politikën dhe rrjedhën e zhvillimit të saj. Të kujtojmë në këtë kontekst

8

Page 9: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

diskutimet parlamentare mbi politikën evropiane, të cilat në vende si

Britania e Madhe apo Danimarka luajnë rol qendror. Apo politikën rajonale

Bashkimi Evropian

dhe pjesërisht edhe atë agrare, të cilat pa ndikimin e përbashkët të njësive

rajonale nuk do të mund të realizoheshin.1

Dhe, siç tregon diagrami në vazhdim, me këtë nuk është thënë gjithçka që

duhet thënë për BE-në. Sistemi i komplikuar mazhoritar, të cilin sapo e

trajtuam luan rol të ndryshëm në të tri fushat apo shtyllat.

1 Bashkimi evropian,Jovan Kuhra,1995,New York

9

Page 10: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

Shtylla më e rëndësishme dhe më e zgjeruar është Bashkimi Evropian,

kompetencat e të cilit u zgjeruan me Marrëveshjen e Mastrihtit, atë të

Amsterdamit dhe së fundi me Marrëveshjen e Nicës. Një zhvillim ky tepër i

rëndësishëm, të cilin do ta trajtojmë më vonë në mënyrë të zgjeruar. Shtylla

e dytë, Politika e Përbashkët e Jashtme dhe ajo e Sigurisë (PPJS), është që

nga fillimi i viteve 70 bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e politikës së

jashtme, jashtë kufijve të BE-së, bazuar në një marrëveshje — kryesisht

ndërqeveritare dhe jashtë Marrëveshjes për BE-në.

Bashkimi Evropian

Shtyllën e tretë e përbën bashkëpunimi, i miratuar gjithashtu jashtë

marrëveshjes për BE-në, i vendeve anëtare të BE-së në fushën juridike dhe

në atë të politikës së brendshme. Këto pjesë të ndryshme të organizimit të

BE-së lidhen të paktën pjesërisht përmes institucioneve të përbashkëta

(Këshilli, Komisioni, Parlamenti Evropian, Gjykata Evropiane) dhe përmes

një katalogu të gjerë objektivash. Megjithatë, mënyra e vendim-marrjes dhe

pesha e institucioneve pjesëmarrëse dhe e aktorëve përkatës, ndryshon

tërësisht.2 Pas kësaj përmbledhjeje të shkurtër dhe me shpresë jo aq të

komplikuar të vështirësive gjatë angazhimit me BE-në, shtrohet pyetja:

çfarë sjell një angazhim i tillë kaq intensiv dhe çfarë rezultatesh mund të

presim? Një aspekt qendror është njohja me politikën në dimensionet e saj

institucionale, proceduale dhe përmbajtësore, ashtu siç paraqitet ajo

gjithnjë e më shpesh në ditët e sotme, pra pa ndarje të qartë mes politikës

"së brendshme" dhe asaj "të jashtme" dhe që karakterizohet nga një

gërshetim i ngushtë i fushave të ndryshme dhe në një masë të

konsiderueshme kompleksiteti. Me këtë rast ju njiheni me fenomenin e ri të

"qeverisjes jashtë kufijve të shtetit kombëtar", fenomen ky ende i

komplikuar për shkencat politike. I komplikuar për arsye se me të vihet në

2 Gjeografija politike,Eqerem Yzeiri,Tiranë,2007

10

Page 11: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

pikëpyetje ndarja tradicionale mes disiplinës së studimit të sistemeve

politike dhe asaj të marëdhënieve ndërkombëtare.

Në këtë rast nuk bëhet fjalë vetëm për një fenomen të kufizuar brenda

kufijve të BE-së. Një riorganizim në rritje e sipër vërehet edhe në fushat e

tjera funksionale apo rajonale të marëdhënieve ndërkombëtare, ndërsa

studimi krahasues i sistemeve politike ballafaqohet me faktin se shteti

kombëtar, gjithnjë e më pak mund të konsiderohet qendër e

pakontestueshme e vendim-marrjes dhe përcaktues autoritar i vlerave.

Bashkimi Evropian

Parë nga ky këndvështrim, angazhimi me BE-në ju shpie në këtë mënyrë në

një problematikë themelore dhe aktuale të (shkencës së) politikës dhe në

një mjedis që ndryshon në mënyrë drastike.

3. Qëllimet dhe ideja kryesore

Cilat janë qëllimet kryesore të angazhimit mbi 50 vjeçar të integrimit

evropian? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje së pari duhen analizuar vijat e

trasha të zhvillimit, për të parë më pas se çfarë ka ndryshuar gjatë këtyre 50

vjetëve, periudhë kjo, e cila, parë në perspektivën historike, përbën vetëm

një periudhë të shkurtër kohore. Shprehur në gjuhën e artit filmik: do ta

ndryshojmë perspektivën e kamerës nga perspektiva e përgjithshme në atë

konkrete, për të zbuluar në këtë mënyrë rrethanat dhe zhvillimet e kapshme

nga kjo perspektivë. Nuk do të përshkruajmë pra vetëm etapat historike,

por edhe do të analizojmë, për të fiutar në këtë mënyrë njohuritë themelore

për BE-në.

Analizën do ta fillojmë me identifikimin e çështjeve themelore që

parashtrohen në kontekstin e procesit të integrimit. Cilat pyetje themelore

parashtrohen gjatë vështrimit të zhvillimit të BE-së? Një prej tyre është

11

Page 12: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

pyetja se si ishte e mundur që shtetet kombëtare, të cilat deri para pak

vitesh kishin luftuar kundër njëri-tjetrit, tani të bashkëpunojnë në mënyrën

më të ngushtë të mundur, dhe kjo praktikisht në të gjitha fushat e jetës,

duke futur madje edhe një monedhë të përbashkët! Kjo pyetje do të na

shoqërojë si udhëzues gjatë gjithë këtij kompleksi tematik.

Si do të duket kjo praktikisht? Fillimisht do të paraqesim në mënyrë

kronologjike të dhënat kryesore, duke ju lutur njëkohësisht, që interesin

tuaj të mos e përqendroni në radhë të parë në këto fakte dhe të dhëna,

sepse ato janë të renditura në vështrimin tonë kronologjik.

Bashkimi Evropian

Përqendroni më tepër vëmendjen tuaj në pyetjen se çfarë ka mbetur për t'u

sqaruar në zhvillimin 50 vjeçar të BE-së, si dhe në faktorët, të cilët sipas

mendimit tuaj mund të kontribuojnë në këtë sqarim. Pikërisht për këtë do të

bëhet fjalë në momentin kur ne, në fund të kursit bazë 2 dhe 3, në kuadër të

një analize dhe vlerësimi të zgjeruar, do të përpiqemi të konkludojmë se:

cilat janë pyetjet kryesore që na parashtrohen,

cilët faktorë përcaktues, cilat forca nxitëse dhe cilat sfida kemi mundur të zbulojmë

cilat përfundime mund të bëhen me rastin e vlerësimit të BE-së dhe zhvillimit të saj të mëtejshëm.

Etapa e dytë përfshin periudhën kohore nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes

për BEQÇ-në deri në themelimin e Bashkësisë Ekonomike Evropiane (BEE).

Procesi i integrimit kishte ngecur pas dështimit të planeve ambicioze për

krijimin e një Bashkësie Evropiane të Mbrojtjes në vitin 1954, e bashkë me

të kishin ngecur edhe planet për krijimin e një Bashkësie Politike

Evropiane, pra për arritjen e një bashkëpunimi mbikombëtar në një fushë

12

Page 13: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

tepër të komplikuar dhe të ndjeshme. Në një situatë të tillë, qeveritë e

shteteve të Beneluksit, paraqitën propozimet e tyre për vazhdimin e hapave

të integrimit, të cilat tani përqendroheshin në fushën ekonomike.

Propozimet e shteteve të Beneluksit u shtruan për diskutim nga ana e

ministrave të jashtëm të BEQÇ-së në mesin e vitit 1955 në Konferencën e

Mesinës dhe u pranuan në mënyrë shumë pozitive. Në këtë drejtim u krijua

një komision i përbërë nga përfaqësuesit e qeverive dhe i drejtuar nga

kryeministri i jashtëm belg Paul-Henri Spaak, i cili kishte për detyrë

përgatitjen e një raporti përkatës.

Bashkimi Evropian

Spaak ftoi në bisedime edhe Britaninë e Madhe, vend ky që u tërhoq sërish

në nëntor 1955, për arsye të shanseve të pakta që i jepte realizimit të një

zone të lirë tregtare.

Raporti i paraqitur në prill 1956 nga ministri Spaak do të përbënte më vonë bazën e bisedimeve që u organizuan brenda të njëjtit vit dhe në të cilat parashikohej të arrihej një balancim i interesave, veçanërisht i atyre mes Gjermanisë dhe Francës. Marrëveshja megjithatë u realizua në fund me nënshkrimin më 25 mars 1957 në Romë të Marrëveshjeve për Themelimin e Bashkësisë Ekonomike Evropiane

13

Page 14: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

(BEE) dhe të Bashkësisë Bërthamore Evropiane (BBE) — për këtë arsye, ato quhen Marrëveshjet e Romës. Marrëveshjet në fjalë u nënshkruan nga gjashtë shtete anëtare të BEQÇ-së (foto majtas) dhe hynë në fuqi më 1 janar 1958.

Të përmbledhim në fillim shkurtimisht përmbajtjen e Marrëveshjes për

BEE-në, për të cilën do të flasim në kuadër të kësaj përmbledhjeje të 50

vjetëve të zhvillimit të historisë së integrimit evropian. Prioritet në fillim

kishte krijimi i një tregu të përbashkët, pra heqja tërësisht e barrierave

tregtare mes vendeve pjesëmarrëse,

Bashkimi Evropian

ku bënte pjesë edhe dogana e jashtme e përbashkët, e domosdoshme në

aspektin funksional, si dhe politika e përbashkët tregtare. Pikërisht për këtë

angazhohej edhe shumica e rregulloreve të marrëveshjes. Kryesisht të

përgjithësuara mbetën nga ana tjetër rregulloret për koordinimin e politikës

ekonomike dhe asaj monetare si dhe për fushat e tjera si ajo e politikës

agrare, komunikacionit apo aspektet e ndryshme të politikës sociale.Me

krahasimin e Marrëveshjes me kushtetutat e sistemeve përkatëse politike

kombëtare, bëhet e qartë se këtu kemi të bëjmë me një situatë krejtësisht

tjetër. Ndërsa në kushtetutat e sistemeve politike kombëtare nuk gjendet

pothuajse asgjë për politikat apo fushat përkatëse, përcaktimet e tyre

përbëjnë thelbin e Marrëveshjes për BEE-në. Ajo natyrisht përmban edhe

përcaktime klasike kushtetuese dhe bën fjalë për ngritjen e përbërjes

institucionale të Bashkësisë së re dhe për raportin e ndërsjellë të organeve

14

Page 15: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

të ndryshme. Me këtë rast unë nuk dua të zgjerohem tepër, meqë aspektin

institucional do ta trajtojmë më hollësisht në kursin bazë 4.Bazë për

krijimin e kornizës institucionale shërbeu Marrëveshja për BEQÇ-në, gjë që

bëhet e qartë edhe nga fakti i adaptimit të emërimit të tri organeve (Këshilli

i Ministrave, Asambleja, Gjykata). Në vend të Zyrës së Lartë u krijua një

komision, i cili kishte për qëllim të shërbente si nismëtar i ushtrimit dhe

zbatimit të politikës së përbashkët dhe që përveç kësaj zotëronte edhe disa

kompetenca të tjera vetjake. Në dallim nga BEQÇ-ja, në raportin mes

Komisionit dhe Këshillit të Ministrave, vërehej një kalim i dukshëm i

kompetencave (të shteteve anëtare) në Këshill.

Bashkimi Evropian

4. Organizimi institucional në nivelin mbikombëtar

15

Page 16: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

Dallimi kryesor në organizimin institucional të nivelit mbikombëtar ndaj

sistemeve kombëtare politike është padyshim fakti se vendimet në BE,

merren kryesisht nga organi i përbërë nga përfaqësues të qeverive të

shteteve anëtare, Këshilli i Bashkimit Evropian (apo Këshilli i Ministrave).

Me të do të fillojmë trajtimin e temës.

5. Këshilli i Bashkimit Evropian

Këshilli i Ministrave përbën organin kryesor vendim-marrës të BE-së. Ai

miraton me propozimin e Komisionit dhe me pjesëmarrjen e Parlamentit

Evropian ligjet e Bashkësisë. Kjo përbën procesin e vendim-marrjes që nga

fillimi i Bashkësisë Evropiane. Ajo që ka ndryshuar ndërkohë është pesha

relative e tri organeve pjesëmarrëse. Këshilli paraqitet në përbërje të

ndryshme, në varësi të fushës politike, p.sh. si Këshilli i Ministrave të

Bujqësisë, Këshill i Ministrave të Mjedisit etj. Përveç kësaj, pjesëmarrës në

procedurën e ligjvënies është edhe anëtari përkatës i Komisionit.

Bashkimi Evropian

Për shumë ministra të shteteve anëtare, puna e Këshillit përbën pjesën më

të madhe të detyrës së tyre. Meqenëse ata në Bruksel mund të jenë vetëm

për një kohë të shkurtër, ministrat në fjalë janë të varur nga përkrahja. Me

rëndësi në këtë kontekst është para së gjithash Komisioni me seli në

Bruksel i Përfaqësuesve të Përhershëm, i përbërë nga zyrtarët kompetentë

të fushave përkatëse politike të shteteve anëtare, i cili për kryerjen e

funksionit të tij në fushat e ndryshme të aktivitetit të BE-së përbëhet nga

180 komisione dhe grupe pune. Me këtë ai kryen pjesën më të madhe të

përgatitjes së vendimeve në çështjet e ndryshme përmbajtësore.

Sekretariati i Këshillit përbëhet nga rreth 2000 bashkëpunëtorë. Detyrat e tij

janë kryesisht të natyrës administrative, që do të thotë se në të kryhen

punë si  përgatitja e axhendës së punës, përpilimi i raporteve, shërbimi i

16

Page 17: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

përkthimeve, shqyrtimi i çështjeve ligjore etj. Diagrami i mëposhtëm

lehtëson kuptimin e përbërjes së Këshillit.

Bashkimi Evropian

Siç kemi theksuar në kursin bazë 2, për shkak të Kompromisit të

Luksemburgut, vendimet fillimisht merreshin parimisht sipas sistemit të

votimit të njëzëshëm. Që nga vitet 80, e sidomos që nga Marrëveshja e

Mastrihtit dhe ajo e Amsterdamit, mënyrë gjithnjë e më e shpeshtë e

vendim-marrjes është bërë sistemi i votimit me shumicë të kualifikuar,

zhvillim ky i cili pa dyshim do të vazhdojë edhe pas hyrjes në fuqi të

Marrëveshjes së Nisës . Përveç kësaj (këtë do ta shohim edhe më poshtë)

janë zgjerur edhe kompetencat e bashkëvendosjes së Parlamentit

Evropian.

Si tipar tjetër i rëndësishëm i këtij organi qendror duhet përmendur edhe

fakti se puna e tij ka përjetuar një diferencim gjithnjë në rritje që nga

17

Page 18: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

themelimi i BEE-së. Kjo do të thotë se fushat përkatëse politike, të cilat

mbulohen nga këshillat e pjesshëm, po shndërrohen gjithnjë e më tepër në

organe të pavarura, dhe kjo për dy arsye:

Koordinimi zhvillohet gjithnjë e më pak në nivelin e shteteve anëtare. E njëjta gjë vlen edhe për përcaktimin e pozicioneve p.sh. gjermane, italiane apo britanike. Me këtë bëhet e qartë se në ç`masë politika e shteteve anëtare e ka humbur  karakterin e saj si "politikë e jashtme" kundrejt BE-së!

Së dyti, me kalimin në vendim-marrje me shumicë të kualifikuar, u bë gjithnjë e më tepër i nevojshëm praktikimi i të ashtuquajturve package deals.

Rezultat kryesor i këtij zhvillimi është rritja e rëndësisë së elementeve të

fushave përkatëse politike kundrejt atyre të shteteve anëtare. Kjo do të

thotë se linjat e ndarjes kalojnë gjithnjë e  më shpesh përmes fushave

përkatëse dhe gjithnjë e më rrallë përmes shteteve anëtare. Kjo paraqet

edhe një shenjë tjetër të rëndësishme për karakterin e veçantë, tashmë jo

krejtësisht ndërshtetëror të bashkëpunimit brenda BE-së.3

Bashkimi Evropian

6. Komisioni Evropian

3 Hugh Clout,Wester Tu Europ,New York,2006

18

Page 19: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

Me Komisionin Evropian, gjithashtu të pashembullt në politikën

ndërkombëtare, kalojmë në organin e parë të vërtetë mbikombëtar.

Diagrami i mëposhtëm bën të mundur krijimin e një përshtypjeje të parë.

Momentalisht ai përbëhet nga gjithsej 20 anëtarë, të propozuar nga shtetet

anëtare dhe të emëruar për pesë vite, ndërkohë që për këtë nevojitet edhe

pëlqimi i Parlamentit Evropian. Komisionerët nuk veprojnë për vendet e

tyre, por janë të detyruar të angazhohen krejtësisht të pavarur për interesat

e përbashkëta. Në punën e tyre ata përkrahen nga 19.000 nëpunës (më pak

se disa qytete të mëdha!) në 24 të ashtuquajtura drejtori të përgjithshme

Bashkimi Evropian

19

Page 20: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

(p.sh. të transportit, bujqësisë, marrëdhënieve të jashtme, politikës

rajonale, etj.) dhe institucione të veçanta si Sekretariati i Përgjithshëm,

Shërbimi i Përkthimeve apo ai i Çështjeve Ligjore.

Marrëveshja e Nisës do të sjellë ndryshime të rëndësishme edhe në punën

e Komisionit.4 Nevoja për këtë paraqitet nga fakti se, po të vazhdohet me

sistemin e tanishëm edhe pas anëtarësimit të të gjitha dymbëdhjetë

shteteve, me të cilat negociohet momentalisht, ky organ do të ketë 33

anëtarë. Krahasuar me gjendjen e fillimit, ai do të katërfishohej dhe me këtë

do të bëhej tepër i madh për të qenë në gjendje për të vazhduar të kryejë

me efikasitet funksionin e tij. Për këtë arsye, Marrëveshja e Nisës

parashikon që secili shtet anëtar, duke filluar nga viti 2005, të ketë vetëm

një përfaqësues në Komision. Numri i komisionerëve do të kufizohet me

anëtarësimin e shtetit të 27-të. Numrin e saktë të tyre do ta përcaktojë

Këshilli me votim të njëzëshëm (më pak se 27). Me qëllim sigurimin e

barazisë së të gjitha shteteve anëtare do të zbatohet sistemi i rotacionit,

sipas të cilit do të përcaktohet edhe kombësia e pjesëtarëve të Komisionit.

Përveç kësaj, Marrëveshja e Nisës shton edhe kompetencat e Presidentit të

Komisionit. Duke pasur parasysh Kolegjiumin me mbi 20 pjesëtarë, një

masë e tillë është e pashmangshme në interes të një veprimi unik.

Presidenti i Komisionit vendos mbi ndarjen e resurseve. Në këtë mënyrë, ai

ka mundësinë e rindarjes së kompetencave gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Me pëlqimin e Kolegjiumit ai mund t'i shtyjë komisionerët për të dhënë

dorëheqjen.

Bashkimi Evropian

4 Mullur,R.,Historia e bashkimit Europian,2005

20

Page 21: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

Detyrat e Komisionit mund të përshkruhen shkurtimisht si më poshtë:

E drejta e iniciativës: Çdo vendim i Këshillit duhet të paraprihet nga propozimi përkatës i Komisionit. Si motor i integrimit ai duhet të përgatisë në të njëjtën kohë propozime për zhvillimin e politikës së përbashkët. Kjo e drejtë e përcaktimit të rendit të ditës, e paraqitjes së propozimeve në një kohë të caktuar dhe e bashkimit të iniciativave të ndryshme, bën që Komisioni të ketë ndikim të madh në procesin e ligjvënies.

Mbrojtës i marrëveshjeve: Komisioni kontrollon zbatimin e përcaktimeve të marrëveshjeve dhe të vendimeve të organeve të Bashkimit Evropian. Në rast të shkeljes së tyre, ai mund të njoftojë Gjykatën Evropiane.

Organ ekzekutiv për zbatimin e politikës së përbashkët: Me këtë nënkuptohet administrimi i mjeteve financiare dhe zbatimi i politikave të Bashkësisë Evropiane. Kjo natyrisht nuk do të thotë se Komisioni merr përsipër edhe shpalljen e rregulloreve dhe direktivave. Për një gjë të tillë ai as nuk do të ishte në gjendje për shkak të numrit të vogël të personelit. Shpallja e tyre është në kompetencën e administratës së shteteve anëtare apo edhe të njësive të tyre rajonale. Detyra kryesore e Komisionit është mbikqyrja dhe kontrollimi i zbatimit të rregulloreve të Bashkësisë nga shtetet anëtare.

Përfaqësimi jashtë: Komisioni ka për detyrë të përfaqësojë Bashkësinë Evropiane p.sh. në raundet e GATT-it dhe në organizatat ndërkombëtare; kjo zhvillohet pjesërisht në bashkëpunim me shtetet anëtare dhe/ose presidencën përkatëse.

Si karakteristika të veçanta të Komisionit duhen përmendur: diferencimi i tij

i theksuar funksional dhe fakti se bëhet fjalë për një burokraci

shumëkombëshe me një sistem të zgjeruar, të përbërë nga komisione pune

(komitologji), në kuadër të të cilave zhvillohet një bashkëpunim tepër i

ngushtë si me administratat e shteteve anëtare, ashtu edhe me shoqatat

kombëtare dhe evropiane.

Bashkimi Evropian

21

Page 22: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

7. Parlamenti Evropian

Me Parlamentin Evropian (PE) kalojmë në organin e parë të nivelit mbikombëtar, i cili mban emrin e një organi të njohur në sistemet politike kombëtare. Edhe këtu rekomandohet fillimisht vështrimi i diagramit të mëposhtëm.

Megjithatë, siç do të shohim edhe më poshtë, PE dallon shumë nga

parlamentet kombëtare. Kompetencat dhe roli i PE-së në Bashkësi i

nënshtrohen një transformimi të pandërprerë që nga themelimi i BEQÇ-së,

një transformimi të tillë, ndikimi i të cilit është rritur gjithnjë e më tepër.

Etapa të rëndësishme në këtë kontekst ishin zgjerimi i kompetencave të tij

në çështjet buxhetore (1975)5, mbajtja e zgjedhjeve të para të drejtpërdrejta

(1979), futja e procedurës së bashkëpunimit (1986) dhe asaj të

bashkëvendosjes (1992), si dhe në fund zgjerimi i madh i fushave të

veprimit të kësaj procedure të bashkëvendosjes përmes Marrëveshjes së

A msterdamit . Ndryshime të tjera do të pasojnë edhe me hyrjen në fuqi të

Bashkimi Evropian

5 Marks,K.,Rreth kritikës së ekonomisë politike,Tiranë,1977

22

Page 23: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

Marrëveshjes së Nisës . Roli i PE-së si instancë bashkëligjvënëse (përballë

Këshillit të Ministrave) përjeton një zgjerim dhe forcim tjetër. Përveç kësaj,

duke pasur parasysh zgjerimin e ardhshëm të BE-së, numri i

përfaqësuesve do të kufizohet në 732, ndërkohë që në të ardhmen, ndarja e

vendeve mes shteteve anëtare dhe kandidatëve për anëtarësim, do të

rishqyrtohet (duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin

Evropian). Diagrami i mëposhtëm sqaron mënyrën e ndarjes së vendeve

pas marrëveshjes së Nisës. Përfaqësuesit e vendeve konkurruese në

Parlament do të përfaqësohen natyrisht pas anëtarësimit të tyre.6

Bashkimi Evropian

6 Rothschild,J.,Kthim në diversitet,Oxford,1993

23

Page 24: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

Dallimet kundrejt parlamenteve kombëtare vërehen edhe në mënyrën e

organizimit dhe në përbërjen e PE-së. Ai përbëhet nga fraksionet me

pjesëtarë të vendeve të ndryshme si p.sh. fraksioni i Partisë Social-

Demokrate të Evropës, ai Kristian-Demokrat, i cili që nga zgjedhjet për PE-

në në vitin 1999 përbën fraksionin më të madh, apo fraksioni i Liberalëve

dhe i Partisë Demokratike Evropiane. Tepër i rëndësishëm për punën dhe

ndikimin e PE-së janë 20 komisionet e përhershme, si Komisioni për

Çështje të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje, Komisioni për Bujqësi dhe Zhvillim

Rural, Komisioni Buxhetor apo Komisioni për Ekonomi, Njësi Monetare dhe

Industri. Parlamentarët e angazhuar për pesë vjet në komisionet përkatëse

janë në gjendje të përvetësojnë njohuri substanciale profesionale. Në këtë

mënyrë ata jo vetëm që mund ta ndjekin intensivisht punën e drejtorive të

përgjithshme të Komisionit dhe të këshillave të ministrave profesionalë me

nënstrukturimin e tyre në fusha përkatëse të kompetencave, por mund të

ndikojnë tek ata. Është e rëndësishme të trajtohet në këtë kontekst edhe

bashkëpunimi me zyrat përkatëse të Komisionit si dhe me shoqatat

ndërkombëtare e kombëtare. Si karakteristika kryesore të PE-së mund të

përmendim: bëhet fjalë për një parlament shumëkombësh, gjithnjë në

transformim, në të cilin paraqiten linja ideologjike (në fraksione jashtë

kufijve shtetërorë) dhe kombëtare (në prejardhjen e deputetëve të shteteve

përkatëse). Si në organet e lartpërmendura, edhe në Parlament ekziston një

diferencim i theksuar funksional. Këtu duhen përmendur lidhjet

jashtëzakonisht të ngushta dhe bashkëpunimi intensiv me Komisionin,

shpesh kundër Këshillit të Ministrave.Një vlerësim i mundshëm në

krahasim me parlamentet kombëtare varet nga këndvështrimi. Parë nga

këndvështrimi shtetëror, sot, në fillim të shek. XXI mund të thuhet se

rëndësia e PE-së (ende) ka mbetur prapa rëndësisë së parlamenteve në

Bashkimi Evropian

24

Page 25: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

sistemet kombëtare, edhe pse ai është shumë më e madhe se sa rëndësia e

mbledhjeve apo organeve ekzistuese parlamentare të organizatave

ndërkombëtare. Po t'i hidhet një vështrim zhvillimit të dy dekadave të fundit

mund të thuhet se rëndësia e tij në krahasim me organet e tjera është rritur

shumë: një shenjë tjetër e rëndësishme që dëshmon "mbikombëtarizimin"

e Bashkësisë Evropiane.

8. Përbërja institucionale në nivelin mbikombëtar

8.1Gjykata Evropiane

Edhe Gjykata Evropiane (GJE), njësoj si parlamenti Evropian (PE), mban

emër të njohur nga shtetet kombëtare. Përveç kësaj, në aspektin e ndarjes

së pushtetit të kësaj Gjykate, zbatohet edhe ndarja e pushtetit, e njohur

gjithashtu nga sistemet liberale demokratike. GJE është përgjegjëse për

kontrollimin e zbatimit të së drejtës së Bashkësisë. Në kompetencat e saj

bëjnë pjesë çështjet gjyqësore mes shteteve anëtare, mes BE-së dhe

shteteve anëtare, mes organeve dhe institucioneve të BE-së, si dhe mes

personave privatë dhe BE-së. Përveç kësaj, GJE-së mund t`i drejtohen

edhe gjykatësit kombëtar, për çështjet kontestuese, të cilat kanë të bëjnë

me të drejtën e Bashkësisë dhe që zhvillohen brenda kuadrit të një

procedure gjyqësore, të hapur në një gjykatë kombëtare. Diagrami në vijim

sqaron procedurën në fjalë. Në të bëhet e qartë se përballë Gjykatës

Evropiane ekziston edhe një e ashtuquajtur Gjykatë e Shkallës së Parë, e

cila u themelua në vitin 1989.7

Bashkimi Evropian

7 Pour l’europe,Schuman,R.,Paris,2005

25

Page 26: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

GJE-ja mund të aktivizohet në dy mënyra. Nga njëra anë nëpërmjet të

ashtuquajturës procedurë paraprake të vendosjes sipas nenit 234 të

Marrëveshjes për Bashkësinë Evropiane, të formuluar në Marrëveshjen e

Amsterdamit, sipas së cilës gjykatat kombëtare kërkojnë interpretimin e

aspekteve të së drejtës së Bashkësisë, të cilat u nevojiten për vendim-

marrje në rastet e shqyrtuara prej tyre. Mundësia tjetër e aktivizimit të saj

është paditja e drejtpërdrejtë. Sidoqoftë rëndësia e vërtetë e Gjykatës bëhet

e qartë vetëm nëse i hidhet një vështrim punës së saj në fushat përkatëse.

Ajo ka ndikuar në masë të madhe në kuadrin kushtetues drejt

mbikombëtarizimit dhe veç të tjerash në parimin e ndikimit të drejtpërdrejtë

të së drejtës së BE-së për çdo qytetar të BE-së, d.m.th. pa ndërmjetësimin e

shteteve anëtare.

Bashkimi Evropian

26

Page 27: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

Ajo ka realizuar gjithashtu përparësinë e së drejtës së Bashkësisë para të

drejtës kombëtare. Për këtë moment të rëndësishëm në zhvillimin e

Bashkësisë Evropiane kemi folur edhe në kursin bazë 2. Gjakata Evropiane

ka ndikuar në masë të madhe edhe në politikën materiale, duke bërë të

mundur në këtë mënyrë, ndër të tjera, përmes një vendimi epokal parimin e

njohjes së ndërsjelltë të standardeve të shteteve anëtare, parim ky i cili

zëvendësoi h armonizimin e mundimshëm të normave dhe standardeve,

duke krijuar në këtë mënyrë kushtet paraprake të rëndësishme për

realizimin e projektit të tregut të brendshëm. Me rëndësi të konsiderueshme

për rritjen e ndikimit të GJE-së ishte përfshirja përmes një strategjie të

mençur dhe të qëllimshme e gjykatave kombëtare në sistemin juridik të

Bashkësisë.

Me rastin e një vlerësimi të rëndësisë së GJE-së duhet theksuar se ndikimi i

saj është më i madh madje edhe në krahasim me gjykatat kombëtare me

ndikim të madh si p.sh. Supreme Court në SHBA apo Gjykata Kushtetuese

Gjermane. GJE-ja i ka dhënë impulse vendimtare procesit të integrimit. Roli

i saj dhe rendi juridik i krijuar prej saj përbëjnë pa dyshim tiparet kryesore

të "mbikombëtarizimit" të BE-së, i cili e dallon  BE-në thelbësisht nga të

gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare.

8.2Këshilli Evropian

Këshillin Evropian shtrihet njëkohësisht mbi të trija shtyllat e BE-së, i lidh

ato me njëra-tjetrën dhe merr përsipër detyrat kryesore udhëheqëse. Edhe

këtu rekomandohet fillimisht hedhja e vështrimit mbi diagramin në vijim.

Bashkimi Evropian

________________________________________________________________

27

Page 28: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

Ndërsa Këshilli i Ministrave figuroi në Marrëveshje që nga fillimi, nuk mund

të thuhet e njëjta gjë për Këshillin Evropian. Ai lindi në samitet e kryetarëve

të shteteve dhe qeverive të Bashkësisë Evropiane që nga viti 1969. Këto

samite fillimisht organizoheshin në periudha jo te rregullta kohore, për t'u

shndërruar më vonë përmes një vendimi të marrë në Samitin e Parisit të

vitit 1974 si Këshill Evropian në një organ të rregullt të Bashkësisë, edhe

pse jo i formuluar në Marrëveshjen për Bashkësinë Evropiane. Ai merrej

fillimisht me temat qendrore të Bashkësisë, në mënyrë të veçantë me

temën e të ashtuquajturit Bashkëpunim Politik Evropian (BPE), të

institucionalizuar që nga viti 1970 mbi baza ndërshtetërore, përmes së cilit

bëhet përpjekje për koordinimin e politikave të jashtme të shteteve anëtare.

Për shkak të përbërjes së tij ai u shndërrua në organin më të lartë të

vendim-marrjes, edhe pse një gjë e tillë nuk ishte parashikuar në asnjë

marrëveshje. Megjithatë përcaktimi i saktë i rolit të tij u bë vetëm pas

miratimit të Dokumentit të Njësuar Evropian (DNJE) në vitin 1986. Në të u

bazua më pas edhe Marrëveshja e Mastrihtit mbi BE-në, e cila e rikonfirmoi

Këshillin Evropian në funksionin e tij si nxitës të integrimit evropian në

përgjithësi dhe si bartës të fushave të ndryshme të këtij integrimi.

Bashkimi Evropian

28

Page 29: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

Në nenin D të Marrëveshjes për BE-në thuhet: "Këshilli Evropian i jep BE-së

impulset e nevojshme për zhvillim dhe përcakton objektivat e përgjithshme

politike të këtij zhvillimi." Kjo vlen para së gjithash për drejtimin e Politikës

së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. Marrëveshja e Amsterdamit, e

plotfuqishme që nga 1.5.1999, parashikon madje edhe kompetencën e

dhënies së direktivave për Bashkimin Evro-Perëndimor (BEP). Përveç

kësaj, Këshilli Evropian thirret në të ardhmen edhe në rastet kur Ministrat

në Këshillin e Ministrave në fusha përkatëse nuk mund të arrijnë pëlqim, si

dhe në rastet kur bëhet e nevojshme arritja e marrëveshjeve dhe e

"paketave" (package deals) në fusha të ndryshme politike.

8.3 Zgjerimi i Bashkimit Evropian

Zgjerimi përbën sfidën më të madhe për BE-në. Këtë tematikë komplekse

do ta trajtojmë më hollësisht në disa hapa. Fillimisht do t'iu hedhim një

vështrim zgjerimeve të deritanishme, ku do të shohim se çfarë vështirësish

dhe pyetjesh u paraqitën në secilin zgjerim, cilët faktorë ndikuan vendimet

për pranimin e anëtarëve të rinj dhe ngritjen e kritereve për pranim dhe si

ndikuan zgjerimet në fjalë në zhvillimin e mëtejshëm të Bashkësisë. Kjo

është e rëndësishme para së gjithash për dy arsye. Së pari natyrisht për të

fituar një shkallë reference për vlerësimin e zgjerimit më të ri të planifikuar,

e cila mundëson gjetjen e veçorive të saj në krahasim me zgjerimet e

mëparshme. Së dyti për të sqaruar mbi bazën e rasteve të deritanishme

determinantet dhe rrjedhën e bisedimeve aktuale për anëtarësim. Në vijim

të kësaj do t'i përkushtohemi rrjedhës së deritanishme të këtij raundi të

zgjerimit: Cilat etapa u kaluan deri tani dhe çfarë është planifikuar për

rrjedhën e mëtejshme të bisedimeve në fjalë?

Bashkimi Evropian

29

Page 30: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

Me këtë arritëm në pikën e parë, pra në vështrimin e raundeve të

deritanishme të zgjerimit. Për këtë zgjerim është folur në disa pika edhe në

Marrëveshjet e Romës. Kështu përmendet p.sh. në preambulën e tyre

vullneti i fortë për krijimin e kushteve për një bashkim gjithnjë e më të

ngushtë të popujve evropianë. Ndërsa popujt e tjerë të Evropës këshillohen

t'iu bashkëngjiten përpjekjeve të përshkruara në preambulë. Përveç kësaj,

me një nen të veçantë (neni 237) është përcaktuar procedura për pranimin e

anëtarëve të rinj. Sipas tij, të drejtën e paraqitjes së kërkesës për

anëtarësim e ka çdo shtet evropian. Këshilli, të cilit i duhet drejtuar

kërkesa, vendos më pas me vendim të njëzëshëm pas shqyrtimit të

qëndrimit të Komisionit. Kushtet për pranim përcaktohen në një

marrëveshje të lidhur mes shteteve anëtare dhe shtetit konkurrues. Kjo

marrëveshje duhet të r atifikohet nga të gjitha shtetet anëtare, duke u

bazuar në rregulloret e tyre kushtetuese. Në këtë drejtim është bërë një

ndryshim i konsiderueshëm me revizionin e parë të madh të Marrëveshjes,

Dokumentin e Njësuar Evropian, pas të cilit është bërë e domosdoshme

dhënia e pëlqimit nga ana e Parlamentit Evropian. Kjo rregullore u bart

edhe në Marrëveshjen e Mastrihtit, konkretisht në nenin O të Marrëveshjes

mbi BE-në, i cili zëvendësoi nenin 237 të Marrëveshjes mbi Bashkësinë

Evropiane. Rregullorja në fjalë vlen edhe pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes

së Amsterdamit — tani në nenin 49 të Marrëveshjes për BE-në. Edhe pse në

marrëveshjet e përmendura u krijua instrumenti për zgjerim, nuk mund të

thuhet se është bërë përpjekje e madhe dhe e vazhdueshme për zgjerimin e

rrethit të shteteve anëtare. Përgjegjëse për këtë ishte para së gjithash frika

se rritja e numrit të anëtarëve sjell edhe

Bashkimi Evropian

30

Page 31: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

rritjen e heterogjenitetit dhe vështirësimin e bashkëpunimit. Për këtë shkak,

kërkesat për anëtarësim i ka ndjekur gjithnjë pyetja nëse dhe në ç`masë

zgjerimi në fjalë mund të ketë pasoja negative për thellimin e mëtejshëm të

procesit të integrimit. Kjo gjendje e tensionuar mes zgjerimit dhe thellimit,

edhe në raundin aktual të zgjerimit paraqet një rol qendror. Megjithatë,

vendimet për pranimin e anëtarëve të rinj, deri tani asnjëherë nuk kanë qenë rezultat

i një hamendjeje të qëllimtë mes zgjerimit dhe thellimit. Këtë e tregojnë qartë edhe zgjerimet e

deritanishme. Vendimtare për sjelljen e aktorëve të Bashkimit Evropian ishin tri aspekte apo

dimensione të tjera qendrore:

Interesat specifike sektoriale, pra fakti që degët përkatëse ekonomike druheshin nga pasojat negative që mund t'u shkaktonin produktet më të afta për konkurencë të shteteve konkurruese. Si shembull në këtë drejtim mund të shërbejë sektori agrar dhe zgjerimi në jug me Greqinë, Spanjën dhe Portugalinë.

Interesat "kombëtare", pra frika se zgjerimi mund ta influencojë negativisht ndikimin e shteteve anëtare në procesin e vendim-marrjes. Të përmendim në këtë kontekst çështjen e balancimit të votave në Këshill, për të cilën kemi folur ndër të tjera edhe në pjesën për Marrëveshjen e Nisës.

Sistemi i BE-së si i tillë, në radhë të parë struktura e tij institucionale, fazat dhe aftësia e tij në procesin e vendim-marrjes.

Një analizë e shkurtër e zgjerimeve të deritanishme do të tregojë se

vendimet për pranimin e anëtarëve të rinj, gjithnjë kanë qenë rezultat i një

bashkëveprimi kompleks të këtyre dimensioneve.

Të fillojmë me Zgjerimin e parë (në veri). Kërkesa e parë për anëtarësim u

paraqit qysh në vitin 1961, pra vetëm katër vjet pas hyrjes në fuqi të

Marrëveshjeve të Romës. Megjithatë u desh të kalojnë edhe 11 vjet të tjerë

deri në anëtarësimin e Britanisë së Madhe, Danimarkës dhe Irlandës. Cilat

ishin arsyet për këtë?

Bashkimi Evropian

31

Page 32: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

Rëndësi qendrore kishte rezistenca e madhe e presidentit francez të shtetit

de Gaulle. Rol në këtë drejtim mund të kenë luajtur edhe motivet

ekonomike, por vendimtare ishin pa dyshim llogaritjet politike, apo më

konkretisht frika se me anëtarësimin e Britanisë së Madhe (mike e ngushtë

e SHBA-së), do të rritet ndikimi i Shteteve të Bashkuara në zhvillimin e

Bashkimit Evropian. Pikërisht kjo rritje e ndikimit ishte në kundërshtim me

pikëpamjet e de Gaulle, i cili preferonte organizimin e Bashkësisë

Evropiane si bashkëpunim të shteteve sovrane dhe të pavarura nga ndikimi

amerikan. Nga ana tjetër, shtetet e tjera anëtare dhe Komisioni e shihte

anëtarësimin e mundshëm të Britanisë së Madhe si kundërpol të

dëshirueshëm ndaj dominimit francez. Me fjalë të tjera: sjellja e shteteve

anëtare karakterizohej nga grindjet mes pikëpamjeve bazë mbi kahun e

zhvillimit të Bashkësisë. Anëtarësimi potencial britanik shihej si faktor, i cili

mund ta forconte apo ta zvogëlonte pozitën vetjake në këtë çështje, e jo si

problematikë e veçantë.

Megjithatë parë në aspektin afatgjatë, Franca nuk arriti ta pengojë zgjerimin

e Bashkësisë. Në Kongresin e Hagës në vitin 1969, pasardhësi i de Gaulle,

Georges Pompidou, u pajtua me vendimin për rifillimin e bisedimeve për

anëtarësim me Britaninë e Madhe, Danimarkën, Irlandën dhe Norvegjinë.

Vendimtar për këtë marrëveshje nuk ishte vetëm ndërrimi i presidentit

francez. Rol të rëndësishëm luajti edhe fakti se në kuadër të një package

deals të gjerë, u arrit të përfillen interesat e të gjitha vendeve anëtare. Në

kuadër të kësaj zgjidhjeje, Franca fitoi si dëmshpërblim për pëlqimin e saj

për zgjerim pëlqimin e vendeve të tjera për zgjerimin e mëtejshëm dhe

përmirësimin e politikës së përbashkët agrare.

Bashkimi Evropian

32

Page 33: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

Ne këtu natyrisht nuk mund t'i trajtojmë hollësisht ndikimet e këtij zgjerimi

të parë në rrjedhën e procesit të integrimit. Megjithatë mund të

përfundojjmë se me Britaninë e Madhe dhe Danimarkën, Bashkësisë

Evropiane iu shtuan dy shtete me pikëpamje krejtësisht të ndryshme mbi

rolin e Bashkësisë. Për të dyja këto shtete, Bashkësia Evropiane përbënte

në mënyrë primare një bashkësi ekonomike, nga e cila shpresonin të

përfitonin ekonomikisht. Për to nuk diskutohej çështja e kufizimeve të tjera

në aspektin e sovranitetit kombëtar e shtetëror. Vetë anëtarësimi në BE, e

jo organizimi i tij konkret përbënte një çështje, në të cilën ishin të përçara

opinioni publik, grupimet në shoqëri dhe partitë politike në të dy këto

shtete. Kjo situatë e krijuar ishte përgjegjëse në masë të madhe për krizat

dhe pengesat që e karakterizuan zhvillimin e Bashkësisë në vitet 70 dhe në

fillim të viteve 80 në aspektin e domosdoshmërisë së vendim-marrjes së

njëzëshme.

Ndërsa vullneti për anëtarësimin e Britanisë së Madhe parimisht ishte vënë

në pikëpyetje, anëtarësimi i Greqisë, Spanjës dhe Portugalisë, pra zgjerimi

në jug, konsiderohej si pozitiv dhe i domosdoshëm, duke pasur parasysh

aspektin politik dhe atë strategjik. Brengat ekzistuese në lidhje me këtë

zgjerim më tepër kishin të bënin me rrjedhojat ekonomike dhe

institucionale. Niveli i zhvillimit ekonomik i këtyre tri vendeve ishte shumë

më i ulët se mesatarja e shteteve anëtare. Heterogjeniteti në rritje dhe rritja

e konsiderueshme e numrit të shteteve anëtare, të lidhura ngushtë me këtë

zgjerim, bëri që të rritet frika nga ndikimi negativ mbi efektshmërinë e

institucioneve dhe rrjedhën e proceseve të vendim-marrjes. Megjithatë,

zgjerimi në jug u ndikua më tepër nga vështirësitë e brendshme të

Bashkësisë në fillimin e viteve 80. Edhe pse parë në aspektin sipërfaqësor

këto konflikte të brendshme kishin të bënin më tepër me çështjen e

33

Page 34: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

Bashkimi Evropian

kontributit të Britanisë së Madhe në buxhetin e Bashkësisë, në fakt bëhej

fjalë megjthatë për mospajtime të mëdha në lidhje me zhvillimin e

mëtejshëm të procesit të integrimit. Këto vështirësi i ngadalësuan

bisedimet për anëtarësim. Vetëm pas marrëveshjes për orientimin e

Bashkësisë drejt Tregut të Brendshëm dhe përpilimit të Dokumentit të

Njësuar Evropian në Kongresin e Fontainebleau në vitin 1984, u arrit

pëlqimi për caktimin e një date konkrete për anëtarësimin e Spanjës dhe

Portugalisë (1 janar 1986), ndërsa Greqia u anëtarësua në vitin 1981. Edhe

zgjerimi në jug ishte i lidhur me konsekuenca për zhvillimin e Bashkësisë.

Prej tij u prekën në radhë të parë fushat të ndryshme politike si Politika e

Përbashkët Agrare. Një shembull tjetër paraqet nevoja e zgjerimit të

politikës me qëllim të ruajtjes së pëlqimit të anëtarëve të rinj në qështjen e

krijimit të Tregut të Brendshëm. Më pak problematik se të gjitha zgjerimet e

tjera të deritanishme ishte zgjerimi i fundit pas anëtarësimit të Austrisë,

Suedisë dhe Finlandës. Marrëdhëniet mes shteteve të EFTA-s dhe

Bashkësisë ishin rregulluar që nga viti 1972 përmes marrëveshjeve

dypalëshe për tregtinë e lirë, të cilat në janar të vitit 1994 u zëvendësuan

nga Zona Ekonomike Evropiane (ZEE). Pra, marrëdhëniet ekonomike ishin

të ngushta për një kohë të gjatë; shumë nga rregulloret e Bashkësisë,

veçanërisht ato në fushën e tregut të brendshëm, praktikoheshin nga këto

tri vende përmes Marrëveshjes mbi BEE-në qysh para anëtarësimit të tyre.

Përveç kësaj, këto shtete kishin një shkallë relativisht të lartë zhvillimi

ekonomik. Njëri nga problemet kryesore potenciale në fushën politike,

statusi i neutralitetit, e kishte humbur rëndësinë pas përfundimit të

Konfliktit Jug-Perëndim. Interesimi i tyre për çështje si rritja e

transparencës apo politika sociale dhe ajo mbi ambientin lejonte të

shpresohej në krijimin e impulseve të reja për politikat ekzistuese të BE-së.

34

Page 35: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

Bashkimi Evropian

Po t'iu hidhet edhe një herë një vështrim këtyre tri raundeve të zgjerimit, del

në pah një aspekt tepër interesant. Edhe pse të tri këto zgjerime u zhvilluan

në rrethana krejtësisht të ndryshme, në rrjedhën dhe rezultatet e tyre u

ndikuan nga një kombinim specifik i faktorëve, të cilët u përmendën edhe

më lart, pra nga interesat specifike sektoriale dhe interesat kombëtare, si

dhe nga mendimet mbi aftësinë e funksionimit të sistemit të Bashkësisë.

Pika e fundit vërehet para së gjithash në faktin se të gjitha zgjerimet ishin

të lidhura me thellimin e procesit të integrimit, gjë që njëkohësisht përbën

edhe pikën qendrore të përbashkët të të gjitha zgjerimeve të deritanishme.

Të përmendim në këtë kontekst Dokumentin e Njësuar Evropian të vitit

1987 apo Marrëveshjen e Mastrihtit të vitit 1992. Kaq përsa u përket

rrjedhës dhe determinanteve të raundeve të deritanishme të zgjerimit.

35

Page 36: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

9.Përfundimi

Nga Parlamenti Evropian eshte aprovuar çeshtja e mprehte e dhenies se lejeqendrimeve e hyrjejeve ne Bashkimin Evropian edhe per nje qendrim te perkohshem per 6 muaj. Eshte arritur ne nje marreveshje qe lejon dhenien e lejeqendrimeve te perkohshme per qytetaret jo komunitare qe hyjne e kane si qellim qe te gjejne nje pune ose te frekuentojne kurse te formimit profesional. Ne nje dokument te aprovuar me iniciativen e nje relatoreje spanjolle, deputetet evropiane kane kerkuar modifikimin e nje propozimi te bere nga Komisioni Evropian, ne lenden e harmonizimit te leje qendrimeve ne 15 vendet e Bashkimit Evropian. Ne fakt Europarlamenti ka kerkuar qe “te krijohet mundesia qe shtetet anetare te japin lejeqendrime te perkoheshme, deri ne 6 muaj, me qellim kerkimin e nje pune ose per formim”. Kohe te shkuara kemi nenvizuar zgjedhjen, qe permbahet ne kuadrin e ligjit Bossi Fini, per çfuqizimin e istitutit te sponsorit ne Itali (per kerkimin e nje pune, mekanizem qe lejon, ne baze te kuotave vjetore te flukseve, per te hyre ne Itali per kerkimin e nje pune te rregullt). Dihet mire qe asnje punedhenes nuk merr ne pune nje te huaj qe nuk e ka pare kurre e qe nuk e ka njohur. E dihet mire gjithashtu qe, te gjitha autorizimet per punesimin nga jashte te dhena formalisht, kane te bejne me persona te cilet gjenden ne Itali, ne kushte jo te rregullta, qe kane fatin e kane gjetur nje punedhenes qe merr persiper te nisi kete praktike te rrezikshme e te lodheshme. Kjo zgjedhje e çfuqizimit te sponsorit bie ne kundershtim me propozimin e bere ne nivel komunitar e me zgjedhjen e çdo vendi anetare ne rregullimin e hyrjeve per kerkim pune. Tani çdo vend, me ligje te brendshme, mund te disiplinoj kete tip hyrjeje. Punetori emigrant, kur te gjej pune, do te kete mundesine qe te konvertoj lejeqendrimin e perkohshem ne nje lejeqendrimi te rinovueshem, pa qene e nevojshme qe te lere vendin evropian ne te cilin ndodhet. Natyrisht qe urojme qe vendet anetare te ndjekin kete udhezim te rendesishem duke shpresuar edhe nje pendim nga ana e legjislatorit italian duke rifutur mundesine e hyrjes ne Itali per kerkim pune.

a.Eshte aprovuar direktiva e akoljences (mikpritjes) se kerkuesve te azilit

Keshilli i Bashkimit Evropian mardheniet e pergjitheshme e lidhjet e jashtme qe mban daten 27 janar 2003 ka aprovuar formalisht direktiven qe permban normat minimale per akoljencen e kerkuesve te azilit te prillit 2001, pas Keshillit te nentorit 2002 ku ishte arritur nje marreveshje politike. Direktiva parashikon qe kerkuesit te azilit ne pritje te perfundimit te analizes se kerkeses se tij t’i garantohet nje shtepi, ushqim, veshje e nje mbeshtetje ekonomike per shpenzimet e perditshme si dhe sherbimet mjeksore, informacione e rregjistrim ne shkolle. Aspektet me te dobta te direktives kane te bejne me futjen ne pune dhe trajtimin e familjareve. Me fjale te tjera, gjate kohes se pritjes vazhdon qe te jete e ndaluar futja ne pune te rregullt. Kjo do te thote qe, gjate kohes mesatare prej nje viti pritjeje ne Itali, keta persona nuk kane mundesi per te punuar ne rregull por jane te detyruar qe te punojne ne te zeze. Nje tjeter aspekt ka te bej me mundesine e bashkimit me familjaret e tyre. Edhe kjo ndalohet gjate kohes se pritjes per perfeksionimin e proçedures per njohjen e statusit te refugjatit. Kjo direktive evropiane mbi azilin duhet qe te futet ne urdhrat e brendeshme te vendeve anetare brenda janarit 2005.

36

Page 37: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

b. Kontrolli ne kufi dhe emigracioni klandestine

Ne lenden e drejtimit te kufijve te jashtem e luften kunder emigracionit klandestin eshte ritheksuar “nevoja e berjes se kontrolleve me te rrepta ne kufijte e jashtem e sidomos ne hyrje”. Natyrisht qe per daljen nga shtetet anetare nuk ka probleme... edhe pse gjithnje e me shpesh (sidomos ne kufirin austriak) policia jep provedimente te espulsionit (debimit) te vlefshme ne te gjithe territorin Shengen. Shembull praktik: kur nje qytetar jo komunitar , pa dokumenta, ne tranzit eshte duke dale, per te shkuar ne vendin e tij te origjines, goditet nga nje provediment espulsioni.

Ne masen e adoptuar nga Keshilli nenvizohet qe ne çdo hyrje duhet qe te vihet nje vule nga ana e autoriteteve te kufirit qe verteton, perveç informacioneve te kerkuara nga manuali i perbashket, daten e kalimit te kufirit. Ne rastin kur pashaporta e qytetarit te vendit te trete do te jete pa asnje vule duhet te kalohet ne vleresimin e legjitimitetit te qendrimit te personit ne fjale. Me fjale te tjera udhezimi qe jepet (e qe do te kryhet menjehere nga te gjitha vendet anetare) eshte qe te behet e mundur qe policia e kufirit te vej GJITHNJE nje vule hyrjeje ne momentin e futjes ne hapsiren Shengen. Udhezohet qe ne momentin ne te cilin i huaji me pashaporte ne dore, paraqitet per te kerkuar lejeqendrimin, te verifikohet nese hyrja e tij ne territorin Shengen eshte e rregullt ose jo, e kjo gje do te behet nepermjet vulave ne pashaporte. Ne rast se vula mungon, kjo do te thote qe kemi te bejme me nje hyrje te pa rregullt. Dihet mire qe shpesh ne shume pika kufitare jo gjithmone aplikohet venia e vulave te hyrjes ne pashaporte. Shembull praktik: mund te merret kufiri mes Sllovenise e Italise. Ne ditet me trafik te ngjeshur si kroatet por edhe sllovenet hyjne thjesht me karte identiteti e nuk ju vihet asnje lloj vule. Si rrjedhim, udhezimi i detyrimit te vulave, mund te krijoj shume konfuzion, e kjo mund te çoj ne konkluzionin e hyrjes se parregullt edhe kur mund te ndodhemi perballe hyrjeve te rregullta e kemi te bejme me nje mungese eficience te tyre.

c. E drejta e azilit: skedimi Eurodac

Eshte bere operativ duke filluar nga 15 janari 2003 sistemi i rilevimit te shenjave te gishtave per kerkuesit e azilit parashikuar nga rregullorja Eurodac. Eurodac eshte nje sistem informativ mes vendeve qe aplikojne Konventen e Dublinit, ne lenden e njohjes se statusit te refugjatit, nepermejt te cilit jane stabilizuar masa te metejshme per te garantuar efektivitetin e parimeve te Konventes. Kujtojme qe, ne baze te Konventes se Dublinit, kerkuesit e azilit kane nje mundesi te vetme per berjen e proçedures per njohjen e statusit te refugjatit, duke evituar keshtu qe i njejti person te bej kerkese ne disa vende te ndryshme. Si rrjedhim, per te siguruar qe kerkuesi i azilit te bej kerkesen vetem nje here, eshte krijuar programi Eurodac. Ky program parashikon magazinimin e shenjave te gishtave te kerkuesit te azilit si dhe shkembimin mes vendeve anetare, per te verifikuar qe, i njejti person me nje emer tjeter te nisi kerkesen ne disa vende.

37

Page 38: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

LITERATURA

Kuhra,J.,Bshkimi Evropjan,1995

Yzeiri,E.,Gjeografija Politike,Tiranë,2006

Schumann,W.,Parlameti evropjan,2004

Müller,R. ,Historia e Bashkimit Evropian,2005

Clout,H.,Wester Tu Europ,New York,2006

Laçi,S.,Gjeografija e Europes Juglindore,Tiranë,2007

Shcuman,R.,Pour l’europe,Paris,2005

Rothschild,J.,Kthim në diversitet,Oxford,1993

Sela,Y&Reka,B.,E drejta e Bashkimit Europian,Tetovë,2006

Marks,K.,Rreth kritikës së ekonomisë politike,Tiranë,1977

38

Page 39: VALON Juridiksioni Dhe Punet e Mbrendshme

PЁRËMBAJTJA

1.HYRJA…………………………………………………………1

2.BASHKIMI EVROPJAN……………………………………...2

3.KOMPLEKSI TEMATIK I BASHKIMIT EVROPJAN……...3

4VËSHTIRËSIT GJATË SHTJELLIMI TE MATERJES BE...4

5.QËLLIMET DHE IDEJA KRYESORE………………………5

6.ORGANIZIMI INSTUCIONAL I BES……………………….6

7.KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPJAN……………………..7

8.KOMISIONI EVROPJAN…………………………………….8

9.PARLAMETI EVROPJAN…………………………………...9

10.GJYKATA EVROPJANE…………………………………...10

11.KËSHILLI EVROPJAN………………………………….....11

12.VENDET E PARLAMETI SIPAS MARRVESHTJES….....12

13.ZËGJERIMI I BASHKIMIT EVROPJAN…………………13

14.PËRFUNDIMI………………………………………………14

15.LITERATURA………………………………………………15

16.PËRMBATJA……………………………………………….16

39