10
REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR TIRANË _____________________________________________________________________________________________________________ NR. AKTI 271 NR. VENDIMI 86 VENDIM “NË EMËR TË REPUBLIKËS” Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë, me trup gjykues të përbërë prej: K/SEANCE GJYQTAR: Bujar KRASNIQI ANTARE GJYQTAR: Artan GJERMENI ANTARE GJYQTAR: Altin ABDIU asistuar me sekretare gjyqesore Enkeleda Luga, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore publike me datë 27.01.2014, ora 13.00, çeshtjen penale me Nr.271 Regj.Themeltar, që u perket: I PANDEHUR : Edmir Koleci, i biri i Islamit dhe i Xharijes, i dtl.27/10/1975, lindur ne Has banues ne Tirane , me adrese Kamez, shtepi private, pa numer, rruga “Xhorxh W Bush” me arsim 8 klase, me shtetesi dhe kombesi shqiptarte, hetuar me masen e sigurimit “arrest ne burg”, mbrojtur ne gjykim nga avokat Lin Alia, Dhoma e Avokatise Tirane, me Nr.1226 liçense dhe NIPT K. 72107026 G, zgjedhur nga i pandehuri. I AKUZUAR: Per veprat penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi aksidentit”, parashikuar nga Neni 290/2 i pa ndryshuar, neni 273 të K.Penal. I PANDEHUR : Shkelzen Sylaj, i biri i Qazimit dhe i Dushes, i dtl.01/07/1971, lindur ne Tropoje dhe banues ne Tirane, me adrese Kamez, rruga “N.Sarkozi”, banese private pa numer, me arsim 8 klase, me shtetesi dhe kombesi shqiptarte, hetuar me masen e sigurimit “arrest ne shtepi”, mbrojtur ne gjykim nga avokat Agron Gjedia, Dhoma e Avokatise Tirane, me nr.626 license dhe NIPT K. 72418015J, zgjedhur nga i pandehuri. AKUZUAR: Per vepren penale “Perkrahja e autorit te krimit”, parashikuar nga neni 302/1 të K.Penal. [Shqipttarja.com]

Vendimi, denohet me 6 vitet burg Edmir Koleci, aksidentoi për vdekje policin Selman Lena në Kamëz

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Vendimi, denohet me 6 vitet burg Edmir Koleci, aksidentoi për vdekje policin Selman Lena në Kamëz

Citation preview

Page 1: Vendimi, denohet me 6 vitet burg Edmir Koleci, aksidentoi për vdekje policin Selman Lena në Kamëz

REPUBLIKA E SHQIPERISEGJYKATA E RRETHIT GJYQESOR

TIRANË_____________________________________________________________________________________________________________

NR. AKTI 271 NR. VENDIMI 86

V E N D I M

“NË EMËR TË REPUBLIKËS”

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë, me trup gjykues të përbërë prej:

K/SEANCE GJYQTAR: Bujar KRASNIQIANTARE GJYQTAR: Artan GJERMENIANTARE GJYQTAR: Altin ABDIU

asistuar me sekretare gjyqesore Enkeleda Luga, mori ne shqyrtim neseance gjyqesore publike me datë 27.01.2014, ora 13.00, çeshtjen penale meNr.271 Regj.Themeltar, që u perket:

I PANDEHUR: Edmir Koleci, i biri i Islamit dhe i Xharijes, idtl.27/10/1975, lindur ne Has banues ne Tirane , me adreseKamez, shtepi private, pa numer, rruga “Xhorxh W Bush”me arsim 8 klase, me shtetesi dhe kombesi shqiptarte, hetuarme masen e sigurimit “arrest ne burg”, mbrojtur ne gjykimnga avokat Lin Alia, Dhoma e Avokatise Tirane, me Nr.1226liçense dhe NIPT K. 72107026 G, zgjedhur nga i pandehuri.

I AKUZUAR: Per veprat penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimitrrugor” dhe “Largimi nga vendi aksidentit”, parashikuar ngaNeni 290/2 i pa ndryshuar, neni 273 të K.Penal.

I PANDEHUR: Shkelzen Sylaj, i biri i Qazimit dhe i Dushes, idtl.01/07/1971, lindur ne Tropoje dhe banues ne Tirane, meadrese Kamez, rruga “N.Sarkozi”, banese private pa numer,me arsim 8 klase, me shtetesi dhe kombesi shqiptarte, hetuarme masen e sigurimit “arrest ne shtepi”, mbrojtur ne gjykimnga avokat Agron Gjedia, Dhoma e Avokatise Tirane, menr.626 license dhe NIPT K. 72418015J, zgjedhur nga ipandehuri.

AKUZUAR: Per vepren penale “Perkrahja e autorit te krimit”,parashikuar nga neni 302/1 të K.Penal.

[Shqipttarja.com]

Page 2: Vendimi, denohet me 6 vitet burg Edmir Koleci, aksidentoi për vdekje policin Selman Lena në Kamëz

Gjykata, pasi perfundoi gjykimin e shkurtuar në gjendjen që jane aktet,degjoi Prokurorin e çeshtjes Ramadan Troci, Avokatin Lin Alia e AgronGjedia, te pandehurit Edmir Koleci e Shkelzen Sylaj, të cilet ne diskutimetperfundimtare, kerkuan respektivisht:

Prokurori: Deklarimin fajtor të të pandehurit Edmir Koleci për kryerjen e veprës

penale të “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor ” parashikuar nganeni 290/2 K.Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 18(tetembedhjete) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Edmir Koleci për kryerjen e veprëspenale të “Largim nga vendi i aksidentit ” parashikuar nga neni 273K.Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (nje) vit burgim.

Në aplikim të nenit 55 të kodit penal në bashkim të dënimeve,i pandehuriEdmir Koleci të dënohet me një dënim të vetëm prej 18 (tetembedhjete)vitesh burgim.

Në aplikim të nenit 406 K.Pr.Penale ulet 1/3 e dënimit,duke dënuar tëpandehurin përfundimisht më 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

Vuajtja e dënimit të fillojë nga dita e arrestimit të tij në datë 05.05.2013dhe dënimi të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen Sylaj për kryerjen e veprëspenale të “Përkrahja e autorit të krimit ” parashikuar nga neni 302/1K.Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 4 (katër) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 K.Pr.Penale ulet 1/3 e dënimit, duke dënuar tëpandehurin përfundimisht më 3 (tre) vite burgim.

Vuajtja e dënimit të fillojë nga dita e arrestimit dhe pjesa e mbetur tëvuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimit paraprak në masën 27 mijëlekë si dhe ato gjyqësore t’i ngarkohen të pandehurit Edmir Koleci.

Avokati dhe i pandehuri Edmir Koleci: Pranojme akuzen e gjykatate marre parasysh se ndjehemi te penduar,

normalizim marredheniesh me te demtuarin Preng Lleshaj, kushteekonomike familjare te veshtira, me femije te mitur nen pergjegjesipergjegjesi prinderore,sejllja ne komunit, e Gjykata te aplikoj Nenin 59te K.Penal.

Avokati dhe i pandehuri Shkelzen Sylaj: Kerkojme pafajsi për vepren penale që akuzohemi, e nqs denohet t’i

caktohet koha e paraburgimit.

V E R E N

Duke u bazuar në materialin kallëzues per ndjekje penale me Nr.7643/kProt, datë 05.05.2013, ardhur nga Drejtoria e Policise Qarkut Tirane; ProkuroriaPranë Gjykates Rrethit Gjyqesor Tiranë, ka filluar proçedimin penal meNr.3978, datë 24.07.2013, në ngarkim të të pandehurve Edmir Koleci,

[Shqipttarja.com]

Page 3: Vendimi, denohet me 6 vitet burg Edmir Koleci, aksidentoi për vdekje policin Selman Lena në Kamëz

akuzuar per kryerjen e vepres penale “Shkelja e rregullave te qarkullimitrrugor” “Largimi nga vendi aksidentit”, parashikuar nga Nenet 290/2 e 273 tëK.Penal dhe Shkelzen Syla akuzuar per kryerjen e vepres penale “Përkrahja eautorit të krimit ”, parashikuar nga Neni 302/1 K.Penal.

Në kërkesat paraprake, te pandehurit dhe avokatet mbrojtjes te te pandehurvepara çeljes se shqyrtimit gjyqesor, kërkuan gjykim të shkurtuar, kërkesë kjo që upranua nga gjykata, konform nenit 404 të K.Pr.Penale, pasi ceshtja zgjidhet sicjane aktet ne dosje me vendim perfundimtare e palet nuk paraqitem kerkesapavlefshmerie, paperdoshmerie e te tjera te kesaj natyre.

Nga shqyrtimi gjyqesor i kesaj çeshtje, me proçedure të gjykimit teshkurtuar në gjendjen qe jane aktet, rezulton si më poshtë:

Prokuroria pranë Gjykatës së shkallës së parë për Krime të Rënda Tiranë,ka filluar proçedimi penal me Nr.92, viti 2013, për veprat penale të “Vrasje nërrethana të tjera cilësuese” dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, mbeturnë tentativë, parashikuar nga Neni 79/c e 79/c e 22 të K.Penal, në ngarkim tështetasit Edmir Koleci, si dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar ngaNeni 302/1 në ngarkim të shtetasit Shkëlzen Sylaj.

Pas hetimeve të zhvilluara dhe akteve të administruara në datë17.07.2013, Prokuroria për krime të Rënda ka vendosur shpalljen emoskompetencës dhe kalimin e akteve të proçedimit penal me Nr.92, viti 2013Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë.

Rezulton e provuar se me datën 04.05.2013, rreth orës 22.20, në aksinrrugor Instituti i Kamzës-Kamëz, pranë pikës së karburantit “ElDA” ështëplagosur punonjësi i policisë Preng Lleshi dhe ka mbetur i vrarë punonjësi ipolicisë Selman Lena, të cilët kanë qenë pjesë e postobllokut të policisë tëcaktuar në këtë vend për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Mbi bazën e planizimit në shërbim më datë 04.05.2013, në orën 22:00,pasi është bërë instruktazhi, patrulla e përgjithshme e policisë në Komisariatin ePolicisë Nr.5, Kamëz, ka marrë shërbim në pikën e kontrollit të ngritur tekkarburant “EIDA” në aksin rrugor Institut-Kamëz Tiranë. Në përbërje tëpatrullës së policisë kanë qenë punonjësit e policisë Metulla Saraçi, me cilësinëe përgjegjësit të patrullës, Agim Peraj, Preng Lleshi, Xheladin Koçeku, ViltionBrasha, Alket Hajdarasi dhe Selman Lena. Kjo patrullë, ishte ngritur sipas njëplani masash, për forcimin e rendit dhe sigurisë publike, duke bërë kontrollin eautomjeteve me xhama të errët, me targa të huaja, mjete pa targa si edhemotorçikleta. Në funksion të këtij kontrolli, nga patrulla paraardhëse, e cila bëridorëzimin e shërbimit, ishte vendosur sinjalistika përkatëse, për përcaktimin ekorsisë nga duhet të hynin automjetet për t’ju nënshtruar kontrollit.Rreth orës22.20 në këtë pikë kontrolli, nga ana e patrullës së policisë është ndaluar njëautomjet tip Hunday me targa greke AXX5979, që drejtohej nga shtetasi HysniElezi, i cili pasi ka hapur krahun, ka dalë nga mjeti për të shkuar përsëri brendatij, me qëllim marrjen e dokumentacionit të kërkuar nga ana e punonjësit tëpolicisë Selman Lena. Ndërsa punonjësi i policisë Preng Lleshi, ka qenë brendakonave, që ndodheshin pas tabelës “ndal policia” dhe njëkohësisht selektonteautomjetet që do t’i nështroheshin kontrollit.

Pranë trafikndarëses së rrugës ka qenë dukë lëvizur një automjet mengjyrë të bardhë i cili ka hapur krahun në të djathtë të rrugës duke lënë rrugë

[Shqipttarja.com]

Page 4: Vendimi, denohet me 6 vitet burg Edmir Koleci, aksidentoi për vdekje policin Selman Lena në Kamëz

kalimi të lirë dhe ndërkohë me drejtim lëvizje Institut-Kamëz, automjeti tipfuoristradë e bardhë e tipit BMW X6 është futur në parakalim duke kaluar nëkorsinë e lirë të këtij mjeti dhe si rezultat i shpejtësisë së madhe ka përplasurpunonjësin e policisë Preng Lleshi dhe më pas ka devijuar në korsinë e konave,destinuar për kontrollin e automjeteve, duke përplasur edhe punonjësin epolicisë Selman Lena, i cili ishte duke u afruar pranë mjetit me targa greke përtë bërë kontrollin e tij. Më pas, ky automjet është përplasur edhe me automjetinHunday me targa greke AXX5979, dhe në vijim ka përplasur edhe automjetintip furgon i policisë me targë “POLICIA 0349”, i cili ishte i parkuar 2-3 metërpara mjetit me targa greke. Mjeti fuoristradë e bardhë e tipit BMW X6 ështëlarguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të Kamzës. Në lidhje me këtë ngjarje,përgjegjësi i patrullës Metulla Saraçi, ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisësë Policisë së Qarkut Tiranë dhe njëkohësisht u morën masa për t’ju dhënëndihmën mjekësore punonjësve të dëmtuar. Trasportimi i punonjësve të dëmtuarPreng Lleshi dhe Selman Lena për në Spitalin Ushtarak-Tiranë, është bërë memjete të rastit, duke u shoqëruar nga punonjës të policisë, njëri prej të cilëve kaqenë Eqerem Kalari. Me gjithë ndihmën e dhënë punonjësi i policisë SelamLena, ka gjetur vdekjen, ndërsa punonjësi tjetër Preng Lleshi është dërguar nëspital duke iu nënshtruar trajtimeve mjekësore.

Nga veprimet e të forcave të policisë, auto mjeit i drejtuar nga ipandehuri u gjet i parkuar në oborrin e banesës private, të ndodhur në lagjen“Frutikulturë” në rrugën “George Bush”-Kamëz, që i përket shtetasit IslamKoleci. Nga këqyrja e pamjes së jashtme të këtij mjeti, rezultoi se kishte targënEU 097 WL dhe dukej qartë se kishte shenja dëmtimi-përplasje. Është pyeturshtetasi Islam Koleci, mbi automjetin që ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij dherezultoi se drejtuesi i këtij automjeti ishte djali i tij, i quajtur EdmirKoleci.Shtetasi Edmir Koleci pasi kishte parkuar automjetin në banesën e babaittë tij, u largua dhe në një lokal të lagjës së tij ka marrë shtetasin Shkëlzen Sylaj,i cili ka patur në pronësi një automjet tip Mercedes Benz, me targa TR 5402 N,duke i thënë këtij të fundit që të udhëtonte me të në drejtim të Fierit. Më datë05.05.2013 ora 03.00 është bërë e mundur kapja e autorit të pandehurit EdmirKoleci, në vendin e quajtur “Katër Rrugët e Shijakut”, në fshatin Pjezë, i cilindodhej në automjetin mercedes benz me targë TR 5402 N në pronësi tëpandehurit Shkëlzen Sylaj.

Sipas aktit te ekspertimit autoteknik me Nr.257, datë 09.05.2013, karezultuar se aksidenti ka ardhur si rezultat i shkeljes së rregullave të qarkullimitrrugor nga drejtuesi i mjetit tip BMV që drejtohej nga i pandehuri Edmir Koleci,pikërisht Neni 139 pika 1/2/3 ”Shpejtësia”, Neni 140/1 “Kufizimet eshpejtësisë”, Neni 187/1 “Mënyra e veprimit në rast aksidenti”, Neni 190/1“Detyrimet kundrejt funksionarëve, oficerëve dhe policëve”, të Ligjit Nr.8378,datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor”.

Sipas aktit te ekspertimit biologjik me Nr.5691, datë 29.05.2013 dheNr.5693, date 29.05.2013, ka rezultuar se njollat e gjakut të fiksuara nëvendngjarje i përkasin viktimës Selman Lena.

Sa më sipër, i pandehuri Edmir Koleci, eshte akuzuar se ka konsumuarplotësisht elementët e figurës së veprës penale të “Shkeljes së rregullave tëqarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, parashikuar nga Neni290/2 dhe 273 të K.Penal, ndërsa i pandehuri Shkëlzen Sylaj eshte akuzuar seka konsumuar plotësisht elementët e figurës së veprës penale të “Përkrahja eautoit të krimit”, parashikuar nga Neni 302/1 të K.Penal.

[Shqipttarja.com]

Page 5: Vendimi, denohet me 6 vitet burg Edmir Koleci, aksidentoi për vdekje policin Selman Lena në Kamëz

Keto rrethana u provuan me :

-Proçes-verbal për kqyrjen e vendit të ngjarjes datë 04.05.2013 dhe datë05.05.2013, bashkangjitur tabela fotografike dhe skica e ngjarjes;-Proçes-verbal i kqyrjes së kufomës së shtetasit Selman Lena, datë 05.05.2013;-Akt ekspertimi mjeko ligjor nr. 85, datë 10.05.2013;-Akt ekspertimi mjeko ligjor nr. 729, datë 14.05.2013;-Akt ekspertimi toksikologjik nr. 720, datë 11.06.2013;-Akt ekspertimi biologjik nr. 5691, datë 29.05.2013;-Akt ekspertimi biologjik nr. 5693, datë 29.05.2013;-Proçes-verbal kqyrje e marrje dokumentash, datë 19.06.2013;-Proçes-verbal për sekuestrimin e provave materiale, datë 05.05.2013;-Akt ekspertimi autoteknik nr. 257, datë 09.05.2013;-Proçes-verbal i kapjes në flagrancë datë 05.05.2013 i të pandehurit ShkëlzenSylaj;transkiptime pergjimi, si dhe në teresi proçedimi penal me Nr. 3978, viti2013, 384 fletë, të administruara në fashikullin e Gjykatës.

Mbi bazen e ketyre fakteve: 1-Nga akuza u kerkua deklarimifajtor i të pandehurit Edmir Koleci, për kryerjen e vepravepenale të “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”,parashikuar nga neni 290/2 te Kodit Penal dhe për kryerjen eveprave penale të “Largimi nga vendi i aksidentit”, parashikuarnga neni 273 te Kodit Penal denimi i tij ne masen e percaktuar nepjesen hyrese te ketij vendimi, duke u parashtruar se meveprimet e tij kryera me dashje, i pandehuri ka konsumuarelementet e vepres penale te parashikuar nga neni 290/2 dhe 273I K.Penal .

Arsyetimi i Gjykates, argumentat juridike, interpretimi dispozitave penale,analiza e provave.

Në këto rrethana, e ndodhur përpara këtyre parashtrimeve, percaktimit tefaktit dhe provave në gjykim, Gjykata çmon se veprimet e të pandehuritEdmir Koleci,, plotesojne të gjithe elementet që kërkon legjislacioni penalshqiptar për t’i cilësuar këto veprime si elementë të figurës së vepravepenale të “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”, por jo te parashikuarnga neni 290/2 te Kodit Penal ne kohen e kryerjes se vepres penale si kerkonorgani akuzes, por te parashikuar nga neni 290/4 ne kohen e gjykimit, te KoditPenal vetem per faktin pasi eshte dispozite me favorshme per te pandehurin necaktim maksimum denimi te parashikuar sipas intepretim te nenit 3 K.Penal,dhe “Largimi nga vendi i aksidentit ‘te parashikuar nga neni 273 te K.Penal.

Neni 290/2 i pandryshuar ne kohen kur eshte kryer vepra penale i K.Penalsanksionon :

“Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor ,kur ka shkaktuar vdekjen,plagosjen

[Shqipttarja.com]

Page 6: Vendimi, denohet me 6 vitet burg Edmir Koleci, aksidentoi për vdekje policin Selman Lena në Kamëz

e rende te nje personi ose plagosjen e lehte te disa personave,denohet me gjobeose me burgim gjer ne dhjete vjet.Kur nga vepra penale eshte shkaktuar vdekja ose plagosja e rende e disapersonave,denohet me burgim jo me pak se pese vjet.” e ne interpretim tenenit 32 K.Penal te pandryshuar ne kohen e kryerjes se vepres penale deri ne25 vjet burgim ne maksimum.

Neni 290 i ndryshuar ne kohen kur gjykohet vepra penale i K.Penalsanksionon :

-“Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor ,kur ka shkaktuar plagosjen e lehtete disa personave,denohet me gjobe ose me burgim gjer ne nje vit.- Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor ,kur ka shkaktuar plagosjen e rendete nje personi denohet me burgim nga nje deri ne pese vjet.- Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor ,kur ka shkaktuar vdekjen e njepersoni denohet me burgim nga dy deri ne dhjete vjet.-Kur nga vepra penale eshte shkaktuar vdekja ose plagosja e rende e disapersonave,denohet me burgim nga pese deri ne njezet vjet.

Konstatohet fakti se vendimi per marrjen e personit si te pandehur teEdmir Koleci eshte kryer me dt.4.10.2013 per ngjarjen e dt. 4.5.2013, kurnderkohe neni 290 K.Penal kishte pesuar ndryshime per sa i perket mases sedenimit ne maksimum deri ne 20 vjet burgim (jo ne minimum) dhe ne asnjeelemente tjeter te tij,pra eshte me favorizues per te pandehurin efektivishte,e kyfakte sjell pasoje ndryshime kualifikimi ligjore per te pandehurin

Gjykata konstaton se vepra penale qe akuzohet i pandehuri eshte konsumuarprej te pandehurit me te gjithe elementet e figures se vepres penale tëparashikuar nga neni 290 dhe ka vende zbatimi i nenit 3 i K.Penal. Gjykatacmom se zbatimi i nenit 3 K.Penal ne ceshtjen objekte gjykimi sjell pasojendryshim cilesimi juridik te vepres penale sipas nenit 375 K.Pr.Penale, pasi kyndryshim eshte ne favor te pandehurit ( vendimi nr. 24, dt. 30.04.2012, Gj/K )

Neni 273 i K.Penal sanksionon :

Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo tëçdo mjeti tëmotorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale,civile apo administrative,përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Per te vleresuar pergjegjesine penale te te pandehurit ne lidhje meveprat penale “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”, parashikuar nganeni 290/4 te Kodit Penal” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, teparashikuar nga neni 290/4, 273 te K.Penal , gjykata cmon te nevojshme teanalizoje si me poshte vijon.

-Me veprimet e tij te kundraligjshme i pandehuri Edmir Koleciduke qene i përgjegjshëm para ligjit, me dashje ka kryer veprimet e paligjshme,duke cenuar kështu marrëdhëniet juridike te vendosura për te garantuarsigurimin e qarkullimit rrugor.

-Nga pikepamja e anes objektive i pandehuri me veprime te

[Shqipttarja.com]

Page 7: Vendimi, denohet me 6 vitet burg Edmir Koleci, aksidentoi për vdekje policin Selman Lena në Kamëz

kundraligjshme ka konsumuar elementet e anes objektive te vepres penale“Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/4 teKodit Penal dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, te parashikuar nga neni 273te K.Penal.

Subjekti i veprës penale eshte i pandehuri i cili i plotëson kriteret përtë pasur përgjegjësi penale. I pandehuri rezulton të ketë mbushur moshën përpërgjegjësi penale në këndvështrim të nenit 12/1 të K.Penal dhe po ashturezulton me gjendje psiqike të rregullt duke qënë i përgjegjshëm përpara ligjit(neni 17 K.P).

Per arsyet e lartepermendura, gjykata vlereson se akuza nengarkim te te pandehurit, rezulton e provuar.

Gjykata ne caktimin e llojit dhe mases se denimit, per te permbushurqellimet per te cilat denimi penal jepet, duke bere te nevojshme qe nepermjetdenimeve penale, te behet e mundur lufta parandaluese, mban parasyshrrezikshmerine e vepres, te autorit, shkallen e fajit. Gjykata vleresonrrezikshmerine shoqerore, duke ju referuar marrdhenieve qe ajo cenon.

Gjykata bazuar në nenet 47,48,49, të K.Penal merr parasysh,shkallen dhe formen e fajit te te pandehurit ne kryerjen e veprave penale,qëndrimin pendues te të pandehurit për vepren penale te kryer te mbajtur nehetim e gjykim, gjendjen familjare te tij, rrezikshmerine e tij shoqerore i cilirezultoi te jete i padenuar me pare, normalizimi i marredhenieve me tedëmtuarin Preng Lleshaj.

Ne nje vleresim te hollesishem te permbajtjes, konstatimeve si dhe tete gjitha rrethanave te kryerjes se veprave penale nga i pandehuri, Gjykatakonkludoi se lloji i dënimit me burgim per te pandehurin Edmir Koleci ikërkuar nga organi i akuzes, mirepritet nga gjykata.

Keshtu, lidhur me masen e denimit qe duhet te caktohet ndaj tepandehurit Edmir Koleci, ne nje vleresim te hollesishem te rrethanave temësipërme të çeshtjes te analizuara prej saj, duke çmuar vepren e kryer, pasojene ardhur, rrethanat e analizuara me lart, ne te cilat jane kryer veprat penale,gjykata vlereson te pranoje pjesërisht masen e denimit te kerkuar nga akuza.Organi prokuroris nuk zbaton drejte kriteret e nenit 47,48,49 te K.Penal,pecaktimin e denimit dhe rrethana qe duhet te merren parasysh.

Konforme Ligjit 8328 dt.16.04.1998”Per te drejtat dhe trajtimin e tedenuarve me burgim” ndryshuar me ligjin nr.9888 dt.10.03.2008, i pandehuriEdmir Koleci, duhet ta vuaje denimin me burgim ne burg te sigurise sezakonshme.

Pretendimet e mbrojtesit te te pandehurit Edmir Koleci per njedenim ne minimumin e vepres penale dhe aplikimin e nenit 59 te K.Penal , menje afat kohor 5 ( pese) vjetesh nuk mirepritet nga gjykata pasi nuk konstatohenkushte e zbatimit te tij.Nga ana e mbrojtes per kete pretendim iu pretendua senga ana e kesaj gjykate per persona te tjere ka patur vendime te kesajnatyre.Cmohet nga gjykata se per parandalimin e kriminalitet statistikat vlejneqe te ruhet parimi i propocionalitet,por jo per individializimin e denimi,t pasi aieshte raste pas rasti,per cdo te pandehur sipas kushteve te percaktuare ne neni47 e vijues te K.Penale

-Po ashtu nga akuza u kerkua deklarimi fajtor i të pandehuritShkëlzen Sylaj për kryerjen e vepres penale të “Përkrahja e

[Shqipttarja.com]

Page 8: Vendimi, denohet me 6 vitet burg Edmir Koleci, aksidentoi për vdekje policin Selman Lena në Kamëz

autorit te krimit” parashikuar nga neni 302/1 te Kodit Penaldhe denimi i tij ne masen e percaktuar ne pjesen hyrese te ketijvendimi, duke u parashtruar se me veprimet e tij kryera medashje i pandehuri ka konsumuar elementet e vepres penale teparashikuar nga neni 302 te K.Penal.

-Arsyetimi i Gjykates, argumentat juridike, interpretimi dispozitave penale,analiza e provave.

Në këto rrethana, e ndodhur përpara këtyre parashtrimeve, percaktimit tefaktit dhe provave në gjykim, Gjykata çmon se veprimet e të pandehuritShkëlzen Sylaj, plotesojne të gjithe elementet që kërkon legjislacioni penalshqiptar për t’i cilësuar këto veprime si elementë të figurës së veprës penaletë “Përkrahja e autorit te krimit”, parashikuar nga neni 302/1 te Kodit Penal.

Neni 302 i K.Penal sanksionon :

Furnizimi i autorit të një krimi me ushqime, me mjete të tjera për jetesë osesigurimi i një banese, vendqëndrimi ose me çdo mënyrë tjetër me qëllim që t’ishpëtojë kërkimit, kapjes ose arrestimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjernë pesë vjet.Po kjo vepër kur kryhet në lidhje me veprat penale, të parashikuara në nenet 73,74, 75, 79, 219, 220, 221, 230, 230/a, 230/b, 231, 232, 232/a, 234/a, 234/b,284/a, 333 e 333/a të këtij Kodi, dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet.Përjashtohen nga përgjegjësia penale të paralindurit dhe tëpaslindurit,vellezerit dhe motrat, bashkeshorti, adoptuesit dhe te adoptuarit.

Per te vleresuar pergjegjesine penale te te pandehurit Shkëlzen Sylaj,ne lidhje me vepren penale “Përkrahja e autorit te krimit” parashikuar nganeni 302/1 te Kodit Penal, gjykata cmon te nevojshme te analizoje si me poshtevijon.

-Me veprimet e tij te kundraligjshme i pandehuri Shkëlzen Sylajduke qene i përgjegjshëm para ligjit, me dashje ka kryer veprimet e paligjshme,duke cenuar kështu marrëdhëniet juridike te vendosura nga shteti me ligj per tesiguruar funksionimin e rregullt te organeve te policise se rendit ne luftenkunder kriminalitetit , kapjen e autoreve te krimit, te mbrojtura melegjislacionin penal nga veprimet ose mosveprimet kriminale

-Nga pikepamja e anes objektive i pandehuri Shkëlzen Sylaj meveprime te kundraligjshme ka konsumuar elementet e anes objektive te veprespenale “Përkrahja e autorit te krimit” parashikuar nga neni 302/1 te KoditPenal, pasi i pandehuri ka përkrahur te pandehurin Edmir Koleci.

Per arsyet e lartepermendura, gjykata vlereson se akuza nengarkim te te pandehurit, rezulton e provuar.

Gjykata ne caktimin e llojit dhe mases se denimit, per tepermbushur qellimet per te cilat denimi penal jepet, duke bere te nevojshme qenepermjet denimeve penale, te behet e mundur lufta parandaluese, mbanparasysh rrezikshmerine e vepres, te autorit, shkallen e fajit. Gjykata vleresonrrezikshmerine shoqerore, duke ju referuar marrdhenieve qe ajo cenon.

[Shqipttarja.com]

Page 9: Vendimi, denohet me 6 vitet burg Edmir Koleci, aksidentoi për vdekje policin Selman Lena në Kamëz

Gjykata bazuar në nenet 47, të K.Penal merr parasysh, shkallendhe formen e fajit te te pandehurit ne kryerjen e vepres penale , qëndrimin e tëpandehurit për vepren penale te kryer te mbajtur ne hetim e gjykim, gjendjenfamiljare, rrezikshmerine e tij shoqerore i cili rezultoi te jete i padenuar mepare.

Ne nje vleresim te hollesishem te permbajtjes, konstatimeve si dhete te gjitha rrethanave te kryerjes se veprave penale nga i pandehuri, Gjykatakonkludoi se lloji i dënimit me burgim per te pandehurin Shkëlzen Sylaj ikërkuar nga organi i akuzes, mirepritet nga gjykata.

Keshtu, lidhur me masen e denimit qe duhet te caktohet ndaj tepandehurit Shkëlzen Sylaj, ne nje vleresim te hollesishem te rrethanave temësipërme të çeshtjes te analizuara prej saj , duke cmuar vepren e kryer,pasojen e ardhur, rrethanat e analizuara me lart, ne te cilat jane kryer vepratpenale, gjykata vlereson te pranoje pjesërisht masen e denimit te kerkuarnga akuza.

Konforme Ligjit 8328 dt.16.04.1998 “Per te drejtat dhe trajtimin e tedenuarve me burgim” ndryshuar me ligjin nr.9888 dt.10.03.2008, i pandehuriShkëlzen Sylaj, duhet ta vuaje denimin me burgim ne burg te sigurise sezakonshme.

Pretendimet e mbrojtesit te te pandehurit Shkëlzen Sylaj perpafajësi dhe ne rast te kunder te aplikoje denimin e te pandehurit me kohen evuajtjes se mases se sigurimit “arrest ne shtepi”, nuk mirepritete nga gjykata.Sipas akteve ne dosje deklarimeve te ndryshme por edhe te pergjimeveambientale te pranuar nga kjo pale, del qarte se ky i pandehur ka patur dijeni perveprimet te kundraligjshme penale e te pandehurit tjeter Shkelzen. Po ashtu nuku provua rrezikshmeri e ulet e te pandehurit.

Persa i perket detyrimit ligjor per pagimin e shpenzimeveproçeduriale hetimore e ato gjyqesore te parapaguara nga shteti, ne referim tenenit 393 te K.Pr.Penale, keto te fundit i ngarkohen te pandehurve ne menyresolidare.

Për sa u analizua u provua me pretendimet e palëve ne seance tegjykimit te shkurtuar, e dosjen hetimore pjese perberese e pandare e fashikullitgjyqësor.

PËR KËTO ARESYE

Gjykata,bazuar në Nenet 379, 384 e 390,375,403,404,405,406, të K.Pr.Penale

V E N D O S I

Deklarimin fajtor te te pandehurit Edmir Islam Koleci, per veprenpenale te “Shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor”, të parashikuarnga neni 290/4 i K.Penal dhe denimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Edmir Islam Koleci, per veprenpenale te “Largimit nga vendi i aksidentit”, të parashikuar nga neni 273 iK.Penal dhe denimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në bashkim të dënimeve, në mbështetje të Nenit 55 të Kodit Penal, e

[Shqipttarja.com]

Page 10: Vendimi, denohet me 6 vitet burg Edmir Koleci, aksidentoi për vdekje policin Selman Lena në Kamëz

dënon përfundimisht të pandehurin Edmir Islam Koleci, me 9 (nëntë)vjet burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, të pandehurit Edmir IslamKoleci, i ulet 1/3 e denimit, duke e dënuar përfundimisht atë me 6(gjashtë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Edmir Islam Koleci, fillon nga dita earrestimit të tij në flagrancë, më datë 04.05.2013 dhe të vuhet në një burgtë sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Shkëlzen Qazim Sylaj, vepren penalete “Përkrahje të autorit të krimit”, të parashikuar nga neni 302/1 iK.Penal dhe denimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, të pandehurit Shkëlzen QazimSylaj, i ulet 1/3 e denimit, duke e dënuar përfundimisht atë me 1 (një)vit burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestit në flagrancë, më datë04.05.2013, e më pas me atë të “arrestit në shtëpi”.

Shpenzimet proçeduriale të hetimeve paraprake në shumën 27.000 lekë,si dhe shpenzimet gjyqesore i ngarkohen të pandehurve në mënyrësolidare.

Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane brenda10 diteve nga e nesermja e shpalljes.

U shpall ne Tirane sot me date 27.01.2014.

Sekretare Gjyqtar

Enkeleda LUGA Bujar KRASNIQI

[Shqipttarja.com]