Upload
others
View
6
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
37
Ma.Sc. Uran Zogaj
VEPRA PENALE KALIMI I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMEVE
KUFITARE OSE I VIJËS KUFITARE
Abstrakt
Në kohën bashkëkohore, vepra penale Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare
ose i vijës kufitare, në shumicën e vendeve në botë, e me theks të veçantë në
Republikën e Kosovës, si pasojë e migrimit të shtetasve të vendit tonë që ndodhën në
kohët e fundit, janë shënuar shumë raste të kryerjes së kësaj forme të veprës penale.
Në këtë drejtim, vlen të theksohet se sikurse çdo formë e veprës penale, edhe vepra
penale kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare, ka
karakteristikat e veta specifike.
Kështu, pasi që shumë persona kanë tendencën që të kalojnë kufirin apo vijën kufitare
në mënyrë të paautorizuar dhe të paligjshme, në Republikën e Kosovës janë evidentuar
një numër i madh i personave që janë dënuar për këtë vepër penale, si ata të
nacionalitetit shqiptar, po ashtu edhe persona tjerë që nuk janë shqiptar dhe i përkasin
ndonjë nacionalitetit tjetër.
Fjalët kyçe: Vepra penale; KPK; kalimi i paautorizuar; objekti mbrojtës dhe
karakteristikat themelore.
1. Hyrje
Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare, paraqet një veprim dhe
dukuri mjaft të shpeshtë me të cilën ballafaqohen shtetet jo vetëm në rajon, por në të
gjithë botën, pasi që shumë individë përpiqen që në mënyrë të jashtëligjshme të futen
në territorin e një shteti, pa i respektuar dhe përmbushur kriteret e nevojshme për një
gjë të tillë. Kjo shihet edhe në kohën aktuale, ku niveli i kësaj forme të veprës penale
është duke u ngritur.
Mirëpo, ajo që është me rëndësi në këtë drejtim, ka të bëjë me atë që nëpërmjet një
veprimi të tillë mund të shfaqen edhe veprime tjera të kundërligjshme (vepra penale),
që pasojnë për shkak të kryerjes së kësaj vepre penale.
Në Republikën e Kosovës vepra penale e kalimit të paautorizuar të vendkalimeve
kufitare ose vijës kufitare është parashikuar qysh nga hyrja në fuqi e Kodit Penal më 6
Prill të vitit 2004. Me Kodin e mëparshëm penal, në mënyrë shprehimore, janë
përcaktuar format konkrete të kësaj vepre penale. Ndërsa, me ndryshimin dhe
plotësimin e këtij Kodi të bërë më 1 Janar 2013, kjo vepër penale vazhdon të jetë pjesë
e këtij Kodi, me disa ndryshime dhe korrigjime të vogla, që kanë plotësuar dhe
strukturuar në mënyrë mjaft të drejtë dhe të qëlluar këtë lloj të veprës penale.
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
38
Sigurisht që edhe vepra penale kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës
kufitare është kryer nga ana e personave të caktuar në Republikën e Kosovës, duke
bërë që ajo të paraqesë një formë mjaft të shpeshtë të kryerjes së veprave penale, e në
kuadër të këtij punimi do të paraqesim numrin e personave të dënuar për këtë vepër
penale gjatë periudhës 2010-2014 në territorin e Republikës së Kosovës.
2. Kuptimi dhe karakteristikat e kësaj vepre penale
Vepra penale KPVK ose i vijës kufitare përfshin atë veprim apo sjellje të personave
konkret me të cilin cenohet dhe dëmtohet integriteti dhe pacenueshmëria e kufirit
territorial të një shteti përkatës.
KPVK bënë pjesë dhe është inkriminuar në kuadër të kapitullit XIV të Kodit penal të
Republikës së Kosovës (KPK), përkatësisht në kapitullin e emërtuar: Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Prandaj, Kodi Penal i
vendit tonë, përcakton dhe rregullon në mënyrë mjaft të qartë dhe të detajuar këtë
formë të veprës penale.
Sikurse çdo vepër penale që ka karakteristikat e veta, po ashtu edhe vepra penale e
kalimit të paautorizuar të vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare, përfshinë në vete
disa karakteristika të veçanta.
Këto karakteristika janë: Objekti mbrojtës i kësaj vepre penale; Veprimi i kryerjes;
Forma e fajit; Kryerësi i veprës penale.
2.1. Objekti mbrojtës
Sikurse çdo vepër tjetër penale që ka një objekt mbrojtës, përkatësisht një të mirë apo
vlerë e cila mbrohet me të, natyrisht edhe kjo vepër ka një objekt unik mbrojtës të
përcaktuar në vetë brendinë e dispozitave që parashikon këtë vepër. Prandaj, nga kjo,
do të vërejmë se me këtë vepër penale mbrohet paprekshmëria dhe pacenueshmëria e
kufijve territorial të Republikës së Kosovës61
.
Pra, siç shihet nga ajo që trajtuam lidhur me këtë vepër penale, përkatësisht lidhur me
objektin mbrojtës, kjo formë e veprës penale përmban një objekt mbrojtës të posaçëm,
duke bërë që të veçohet dhe dallohet nga veprat tjera penale.
2.2. Veprimi i kryerjes
Sa i përket veprës penale, Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës
kufitare, ekzistojnë disa veprime të kryerjes. Në të vërtetë si veprime të kryerjes së
kësaj vepre penale, konsiderohen: Kalimi i kufirit dhe Hyrja në territorin e Kosovës,
madje në hapësirën tokësore, ujore dhe ajrore. Si kalim i kufirit dhe hyrje në territorin e
Kosovës konsiderohen edhe fluturimi me aeroplan, lundrimi në ujërat territorial e çdo
61 Salihu, Ismet, E drejta penale (Pjesa e posaçme), Kolegji Fama, Prishtinë, 2009, fq. 42.
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
39
formë kaluese në territorin e Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë çështje, kalimi i
kufijve është i rregulluar edhe me konventa të shumta ndërkombëtare dhe me zakone
ndërkombëtare62
. Mirëpo, kjo vepër penale konsiderohet se është kryer edhe në ato
raste kur një person hyn në vendkalimet e autorizuara kufitare shtetërore në territorin e
Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, si p.sh. duke u fshehur në ndonjë hapësirë të
kamionit apo të ndonjë mjeti tjetër transportues, apo duke e shfrytëzuar pakujdesinë
dhe ndonjë moment tjetër shpërqendrimi të personit zyrtar63
.
2.3. Llojet e fajësisë
Për dallim nga disa lloje të veprave penale që mund të kryhen në dy lloje të fajësisë,
pra, me dashje dhe nga pakujdesia, kjo vepër penale mund të kryhet vetëm me dashje.
Gjithashtu për ekzistimin e kësaj vepre nuk kërkohet prania dhe ekzistenca e ndonjë
motivi të posaçëm nga ana e kryerësit, mjafton që personi i caktuar të ketë kaluar
kufirin në mënyrë ilegale64
.
Pra, kjo karakteristikë tregon për një veçori vërtetë unike të kësaj veprës penale, duke e
bërë atë që të jetë specifike.
2.4. Kryerësi i kësaj vepre penale
Si kryerës i veprës penale KPVK, ose vijës kufitare mund të jetë çdo person. Pra, ky
lloj i veprës penale bënë pjesë në kuadër të atij grupi të veprave penale, delicta
communia65
.
Pastaj, duhet theksuar se lidhur me këtë formë të veprës penale, ekzistojnë dilema se si
duhet cilësuar këtë veprim të kundërligjshëm, kundërvajtje apo vepër penale.
Në shtetet aktuale të regjionit, por edhe më gjerë, kalimi i paautorizuar i kufirit
shtetëror konsiderohet si kundërvajtje. Mirëpo, si vepër e kundërvajtjes është
konsideruar edhe në legjislacionin e mëparshëm i cili ishte në fuqi në Kosovë deri në
hyrjen në fuqi të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, përkatësisht me
Legjislacionin e KSAK-së66
. Ndërsa, me Kodin penal të Republikës së Kosovës, kalimi
i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare është inkriminuar dhe
konsiderohet si një formë konkrete dhe e posaçme e veprës penale.
3. Inkriminimi i kësaj vepre penale me Kodin penal të Republikës së Kosovës
Vepra penale e kalimit të paautorizuar të vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare është
paraparë dhe përcaktuar me nenin 146, të KPK-së.
62 Ibid. (po aty). 63 Salihu, Ismet, Zhitija, Hilmi, Hasani Fejzullah, Komentar i Kodit të procedurës penale të Kosovës,
Prishtinë, 2014, fq. 402. 64 Salihu, Ismet, vep. e. cit., fq. 43. 65 Salihu, Ismet, Zhitija, Hilmi, Hasani Fejzullah, vep. e cit., fq. 402. 66 Ibid., fq. 401.
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
40
Në këtë drejtim, me dispozitat e KPK-së fillimisht përcaktohet forma standarde e kësaj
vepre penale. Kështu, theksohet se kushdo që kalon kufirin apo vijën kufitare të
Republikës së Kosovës në cilindo vend përveç në kufirin apo vendkalimet e autorizuara
kufitare, dënohet me dyqind e pesëdhjetë (250) euro gjobë ose me burgim deri në
gjashtë 6 muaj67
. Ky veprim, pra, përbën formën e rëndomtë apo thelbësore të kësaj
vepre penale. Pra, nga kjo shihet se në Kodin aktual Penal të Republikës së Kosovës,
shihet një tendencë më e ashpër e politikës ndëshkimore, sa i përket formës së
rëndomtë të kësaj vepre penale.
Më tutje, në kuadër të KPK-së, është paraparë një formë e rëndë e kësaj vepre penale.
Në këtë mënyrë, përcaktohet se kur vepra penale e cekur më lartë apo forma e
rëndomtë e kësaj vepre penale, kryhet nga kryerësi i cili është i shoqëruar nga një
fëmijë ose ndonjë person tjetër, ai dënohet me gjobë deri në dymijë e pesëqind (2.500)
euro ose me burgim deri në një (1) vit68
.
Pastaj, në KPK janë paraqitur edhe katër forma tjera më të rënda, lidhur me këtë vepër
penale. Në këtë drejtim, deklarohet se kur forma thelbësore apo standarde e veprës
penale, Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare, kryhet në një
apo më shumë persona nga rrethanat e mëposhtme, kryerësi dënohet me burgim prej
gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet nëse: 1. kryerësi ka qenë më parë i dënuar për këtë
vepër penale; 2. gjatë kohës së kapjes, kryerësi ikë, përpiqet të ikë ose në ndonjë
mënyrë tjetër i reziston kapjes nga policia ose KFOR-i; 3. kalimi është bërë ndërmjet
orës tetë (8:00) në mbrëmje deri në orën gjashtë (6:00) në mëngjes gjatë periudhës prej
1 prillit deri më 30 shtator, ose ndërmjet orës gjashtë (6:00) në mbrëmje deri në orën
gjashtë (6:00) në mëngjes, gjatë periudhës prej 1 tetorit deri më 31 mars; ose 4.
kryerësi posedon armë, municion ose rroba ushtarake, furnizime apo pajisje69
. Pra, nga
kjo shihet se me këtë dispozitë përcaktohen format më të rënda të kësaj vepre penale,
nëse kryerësi vepron në rrethana specifike të cekura më lartë, në rrethanë të rënduara
dhe speciale.
Karakteristikë e kësaj vepre penale është se me dispozitat e Kodit penal të Republikës
së Kosovës, ndëshkohet edhe tentativa për kryerjen e veprës penale, Kalimi i
paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare70
.
Në vijim, me dispozitat e KPK-së, është paraparë se personi nuk është penalisht
përgjegjës lidhur me këtë vepër penale për kalimin në një pikë kufitare të paautorizuar
të kufirit shtetëror nëse kalimi ka ndodhur në një vendkalim i cili është hapur
përkohësisht nga Komandanti i KFOR-it71
. Pra, në këtë pikë të Kodit penal të Kosovës,
përcaktohet përjashtimi i përgjegjësisë penale të kryerësit në rrethana të caktuara.
67 Neni 146 par. 1 i Kodit Penal të Kosovës. 68 Neni 146 par. 2 i KPK-së. 69 Neni 146 par. 3 i KPK-së. 70 Neni 146 par. 4 i KPK-së. 71 Neni 146 par. 5 i KPK-së.
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
41
Në fund, përcaktohet se kurrfarë procedure penale që përfshin këtë vepër penale nuk
mund të fillohet apo të vazhdohet kundër asnjë refugjati në mirëbesim ose kundër
personit të zhvendosur brenda vendit, që vjen nga territori ku jeta apo trupi i tij ose
liritë apo të drejtat themelore janë të rrezikuara, me kusht që ai t’i jetë paraqitur
policisë apo KFOR-it, brenda një kohe të arsyeshme dhe të tregojë arsye bindëse për
kalimin e vendkalimit apo pikës kufitare të paautorizuar72
.
Në këtë aspekt, fillimisht vlerësojmë se me Kodin penal të Republikës së Kosovës,
gjegjësisht ligjdhënësi me të drejtë e ka inkriminuar kalimin e paautorizuar të
vendkalimit kufitar ose vijës kufitare si vepër penale, për ndryshim nga ajo që me disa
Kode penale, e me këtë rast edhe me Kodin penal të Krahinës Socialiste Autonome të
Kosovës, kjo vepër, përkatësisht ky veprim i kundërligjshëm është konsideruar si
kundërvajtje.
Pastaj, duhet thënë se edhe pse për nga natyra dhe në vështrim të parë, kjo vepër
penale, lë përshtypje se nuk i takon grupit të sipër cekur të veprave penale, inkriminimi
apo grupimi i kësaj vepre penale në mesin e veprave penale kundër rendit kushtetues
dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, është shumë i drejtë dhe i qëlluar. Kur themi
këtë, bazohemi në këto dy shkaqe: e para, pasi që me një veprim të tillë, një person
qoftë shtetas i Republikës së Kosovës apo shtetas i huaj vë në rrezik sigurinë, rendin
dhe paqen e Republikës së Kosovës dhe të banorëve të saj me këtë rast, dhe e dyta,
Kalimi i paligjshëm apo i paautorizuar i një individi, jo vetëm që cenon integritetin dhe
sigurinë e një shteti dhe banorëve të tij, mirëpo me anë të një veprimi të tillë
destabilizohet dhe mund të shkaktohen edhe vepra tjera nga ana e personit që
potencialisht konsiderohet i rrezikshëm.
4. Inkriminimi i kësaj vepre penale me Kodin penal të Republikës së Shqipërisë
Në Kodin penal të Republikës së Shqipërisë73
(KPRSH), ky lloj i veprimit të
kundërligjshëm konsiderohet si vepër e kundërvajtjes. Pra, siç shihet, Kodi penal i
Republikës së Shqipërisë këtë formë të veprimit të kundërligjshëm e kualifikon si
kundërvajtje. Kjo vepër është inkriminuar në kuadër të kreut VIII- Krime kundër autoritetit të shtetit, seksioni IV- VEPRA PENALE KUNDËR SEKRETIT DHE
KUFIJVE SHTETËROR.
Gjegjësisht, lidhur me këtë veprim të kundërligjshëm theksohet se kalimi i paligjshëm i
kufijve shtetërorë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në dy (2) vjet74
.
Më tutje, me dispozitat e KPRSH-së, parashihen disa forma të rënda të kësaj vepre të
kundërligjshme. Në këtë drejtim, përcaktohet se strehimi, shoqërimi, vënia në
dispozicion ose përdorimi i mjeteve të lundrimit, të fluturimit ose i mjeteve të tjera të
72 Neni 146 par. 6 i KPK-së. 73 Ligji Nr. 7895, me datë 27.1.1995, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar dhe
plotësuar me Ligjin Nr. 10023, të datës 27.11.2008. 74 Neni 297 i Kodit penal të Republikës së Shqipërisë.
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
42
transportit apo çdo ndihmë tjetër, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit të
Republikës së Shqipërisë ose për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër,
pa qenë shtetas i tij ose që nuk ka leje qëndrimi në atë shtet, dënohet me burgim nga
një (1) deri në katër (4) vjet dhe me gjobë nga tre (3) milionë lekë deri në gjashtë (6)
milionë lekë75
. Në vijim, me KPRSH përcaktohen disa forma të rënda të kësaj vepre të
kundërligjshme, në të cilin parashihet se kur ndihma jepet për qëllime fitimi, dënohet
me burgim nga tre (3) deri në shtatë (7) vjet dhe me gjobë nga katër (4) milionë deri në
tetë (8) milionë lekë. Pastaj, në qoftë se kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më
shumë se një herë, apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë (5) deri
në dhjetë (10) vjet dhe me gjobë nga gjashtë (6) milionë deri në tetë (8) milionë lekë76
.
Po ashtu, me dispozitat e Kodit penal të Republikës së Shqipërisë, janë paraparë edhe
dy forma të rënda, përkatësisht format më të rënda të kësaj vepre të kundërvajtjes.
Kështu, kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet me burgim jo më
pak se pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë nga tetë
(8) milionë deri në dhjetë (10) milionë lekë. Nëse vepra e kundërvajtjes, kryhet
nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik, dënimi me burgim
dhe gjoba shtohen me ¼ e dënimit të dhënë77
.
Pra, në kuadër të kësaj norme të KPRSH-së, është paraparë ndihma për kalim të
paligjshëm të kufijve shtetëror nga ana e një personi tjetër ndaj personit që dëshiron
apo shpreh gatishmëri për kalimin e kufijve shtetëror.
Nga kjo që u paraqit më lartë, shihet se Kodi penal i Republikës së Shqipërisë, ka
paraparë disa veprime të kryerjes së kësaj forme të veprës së kundërvajtjes.
Përkatësisht, me këtë Kod, janë përcaktuar në mënyrë shprehimore edhe disa forma
tjera (të rënda) të kësaj vepre të kundërvajtjes, siç janë ndihma, strehimi, shoqërimi apo
vënia në dispozicion ose përdorimi i mjeteve të transportit. Pastaj, ndihma për qëllim
përfitimi, kur kjo vepër ka sjellë pasoja të rënda, kur si pasojë e kësaj vepre ka ardhur
deri te vdekja e të dëmtuarit dhe në rastet kur kjo vepër penale kryhet nëpërmjet
shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik, me të drejtë janë përcaktuar si
forma të rënda të kësaj kundërvajtjeje.
5. Inkriminimi i kësaj vepre penale me Kodin penal të Republikës së Maqedonisë
Në Republikën e Maqedonisë, Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës
kufitare është përcaktuar si vepër penale në kuadër të Kodit penal të Republikës së
Maqedonisë78
(KPRM), në kapitullin XXXIII të emërtuar si Krime kundër rendit publik, përkatësisht në nenin 402- Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror.
Në këtë mënyrë, me KPRM-në parashihet se personi i cili, pa leje të përcaktuar kalon
apo tenton të kaloj kufirin e Republikës së Maqedonisë, i armatosur ose me përdorim të
75 Neni 298 i KPRSH-së. 76 Neni 298 i KPRSH-së. 77 Neni 298 i KPRSH-së. 78 Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, më datë 1.11.1996, i ndryshuar dhe plotësuar në vitin
2004, 2006, 2008 dhe 2009.
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
43
dhunës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit79
. Kjo, pra përbën formën e
parë apo të rëndomtë të kësaj vepre penale.
Më tutje, me dispozitat e Kodit penal të Republikës së Maqedonisë, parashihet se
personi i cili ka bërë apo bën transferimin e paligjshëm të personave të tjerë në kufirin
e Republikës së Maqedonisë, ose një person i cili për ndonjë përfitim tjetër mundëson
kalimin e paligjshëm të kufirit, do të dënohet me burgim prej gjashtë (6) muajve deri
në pesë (5) vjet80
. Siç shihet, me këtë dispozitë, është përcaktuar forma e rëndë e kësaj
vepre penale, në të cilën është paraparë ndëshkimi i atyre veprimeve që i ndihmojnë
dhe lehtësojnë kalimin e paautorizuar të kufirit shtetëror.
6. Inkriminimi i kësaj vepre penale me Kodin Penal të Republikës së Serbisë
Kjo vepër penale në Kodin penal të Republikës së Serbisë81
(KPRS) është inkriminuar
në kuadër të kapitullit XXXI, që njihen si Krime kundër paqes dhe rendit publik,
përkatësisht në nenin 350- Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror dhe trafikimi me njerëz.
Në këtë drejtim, në kuadër të dispozitave të KPRS-së përcaktohet forma themelore e
veprës penale kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror. Së këndejmi, kushdo që pa leje të
kërkuar apo të nevojshme kalon ose tenton të kaloj kufirin shtetëror, me armë ose me
përdorim të forcës, dënohet me burgim deri në një (1) vit82
.
Pastaj, me KPRS-në parashihet se kushdo që një personi tjetër i mundëson kalimin e
paligjshëm të kufirit shtetëror apo qëndrimin e paligjshëm ose transporton përmes
Serbisë me një person i cili nuk është shtetas i këtij shteti, me qëllim të përfitimit
personal ose të tjetër kujt, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet83
.
Në këtë rast, me këtë dispozitë, shihet një formë apo mënyrë e bashkëpunimit dhe e
ndihmës në kryerjen e kësaj vepre penale nga persona të caktuar. Këtu, pra përcaktohet
një formë e rëndë apo e kualifikuar e veprës penale kalimi i paligjshëm i kufirit
shtetëror.
Në vijim, KPRS-ja përcakton një formë më të rëndë të kësaj vepre penale, ku theksohet
se nëse vepra penale e lartë cekur është kryer nga një grup organizativ, me
keqpërdorim të autoritetit shtetëror ose në një mënyrë që rrezikon jetën dhe shëndetin e
personave tjerë apo me veprim të tillë lehtësohet transporti ose trafikimi me njerëz, në
këtë rast kryerësi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet84
.
79 Neni 402 par. 1 i Kodit penal të Republikës së Maqedonisë. 80 Neni 402 par. 2 i KPRM-së. 81 Kodi Penal i Republikës së Serbisë, i vitit 2005, GZ e RS Nr. 85/2005, 88/2005 dhe 107/2005, i
ndryshuar dhe plotësuar në vitin 2009 dhe 2012. 82 Neni 350 par. 1 i Kodit penal të Republikës së Serbisë. 83 Neni 350 par. 2 i KPRS-së. 84 Neni 350 par. 3 i KPRS-së.
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
44
Kurse, në fund të kësaj dispozite të KPRS-së parashihet konfiskimi i mjeteve dhe
gjërave me të cilat është kryer apo që janë përdor për kryerjen e kësaj vepre penale85
.
7. Inkriminimi i kësaj vepre penale me Kodin penal të Republikës së Hungarisë
Këtë vepër penale në kuadër të dispozitave të tij e ka paraparë edhe Kodi penal i
Republikës së Hungarisë86
(KPRH). Mirëpo, vlen të theksohet se ky Kod ka zbatuar një
qasje tjetër sa i përket inkriminimit të veprës së kundërligjshme, kalimi i paautorizuar i
vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare. Në të vërtetë, kjo vepër është paraparë në atë
mënyrë që mund të kryhet me ndihmën e një personi të tretë, pra, në kryerjen e kësaj
vepre duhet edhe ndihma apo kontributi i një personi të tretë, përkatësisht
kontrabandimi i paligjshëm me emigrantë, që sigurisht se edhe ai konsiderohet si
bashkëpunëtor në kryerjen e kësaj vepre të paligjshme. Po ashtu, vlen të ceket se ky
veprim i kundërligjshëm sipas KPRH-së është cilësuar si kundërvajtje penale. Le të
shohim më mirë dispozitat e Kodit penal të Republikës së Hungarisë se si përcaktohet
kjo vepër e kundërligjshme.
Ky veprim i kundërligjshëm, është paraparë në Kapitullin XXXIV Kundërvajtjet
penale lidhur me procedurat administrative, në nenin 353- Kontrabandimi i paligjshëm me emigrantë.
Së këndejmi, me KPRH thuhet se çdo person i cili ofron ndihmë për një person tjetër
për kalim të kufijve shtetëror, në kundërshtim me dispozitat ligjore përkatëse, është
fajtor lidhur me këtë vepër të kundërligjshme që dënohet me burgim deri në tre (3)
vjet87
. Si çdoherë në fillim të dispozitave përkatëse, edhe me këtë dispozitë është
paraparë forma themelore e këtij veprimi të kundërligjshëm.
Pastaj, parashihet një formë e rëndë e kësaj vepre të paligjshme. Në këtë mënyrë,
deklarohet se dënimi me burgim do të jetë nga një (1) deri në pesë (5) vjet nëse
kontrabandimi i paligjshëm me emigrantë është: a) kryer për ndonjë përfitim financiar
apo ndonjë përparësi tjetër, ose b) kryer me përfshirjen e disa emigrantëve88
. Pra, ky
paragraf parasheh dy mënyra të kryerjes së formës së rëndë të këtij veprimi të
kundërligjshëm.
Po ashtu, me dispozitat e KPH-së parashihet një formë tjetër e rëndë e kësaj vepre.
Kështu, dënimi me burgim do të jetë nga dy (2) deri në tetë (8) vjet nëse kontrabandimi
i paligjshëm me emigrantë është kryer: a) duke torturuar personin e kontrabanduar; b)
duke mbajtur apo shfaqur ndonjë armë vdekjeprurëse; c) duke përdorur ndonjë armë
vdekjeprurëse; d) si veprimtari tregtare dhe e) si grup kriminal duke bashkëpunuar.89
85 Neni 350 par. 4 i KPRS-së. 86 Kodi Penal i Hungarisë, i hyrë në fuqi më 1.7.2013, sipas ndryshimeve të bëra nga Parlamenti i
Bashkimit Evropian. 87 Neni 353 par. 1 i Kodit penal i Republikës së Hungarisë. 88 Neni 353 par. 2 i KPRH-së. 89 Neni 353 par. 3 i KPRH-së.
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
45
Në vazhdim, në kuadër të KPH-së parashihet se çdo person i cili angazhohet në
përgatitjen për kontrabandë të paligjshme me emigrantë, është fajtor për kundërvajtje
dhe dënohet me burgim deri në dy (2) vjet90
. Pra, nga kjo shihet se edhe përgatitja në
kryerjen e kësaj vepre të kundërvajtjes, ndëshkohet sipas dispozitave të këtij Kodi.
8. Numri i të dënuarve për veprën penale kalimi i paautorizuar i vendkalimeve
kufitare ose vijës kufitare në Republikën e Kosovës gjatë periudhës 2010-2014
Në vitin 2010 në territorin e Republikës së Kosovës, numri i të dënuarve për veprën
penale Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare është gjithsej
85, në kuadër të Gjykatave kompetente për gjykimin e veprave penale (në këtë
periudhë sistemi i gjyqësor përbëhej nga Gjykatat Komunale dhe Gjykatat e Qarkut,
kompetente për gjykimin e veprave penale në regjione të caktuara).
Shikuar sipas gjinisë, nga gjithsej 85 të dënuar sa ishin në vitin 2010, 78 ishin të gjinisë
mashkullore, ndërsa 7 të tjerë ishin të gjinisë femërore. Pastaj, sipas nacionalitetit të të
dënuarve për veprën penale Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës
kufitare, shqiptar ishin 47 të dënuar, serb 18 dënuar dhe në fund 20 prej të dënuarve
ishin persona nga vende të huaja, jashtë Kosovës. Të dënuar nga komuniteti turk,
boshnjak, Rom, Ashkali dhe Egjiptian (RAE), nuk kishte asnjë të regjistruar. Vështruar
në segmentin tabelor, këto statistika duken si vijon:
Viti 2010
Vep
ra p
enale
Nu
mri
i t
ë
dën
uarv
e
Gjinia e të
dënuarve Nacionaliteti i të dënuarve
Mes
hk
uj
Fem
ra
Sh
qip
tar
Ser
b
Tu
rq
Bosh
nja
k
RA
E
Të
hu
aj
Kalimi i
paautorizuar i
vendkalimeve
kufitare ose i
vijës kufitare
85 78 7 47 18 - - - 20
Tabela 1. Numri i të dënuarve gjatë vitit 2010.
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona madhor të
vitit 2010 dhe autori.
Më tutje, numri i personave të dënuar në vitin 2011, në territorin e Republikës së
Kosovës për veprën penale të kalimit të paautorizuar të vendkalimeve kufitare ose vijës
kufitare ishte 61 të dënuar gjithsej, në Gjykatat konkrete që ishin kompetente në atë
90 Neni 353, par. 4 i KPRH-së.
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
46
kohë për gjykimin dhe dënimin e personave që kryenin këto vepra penale (Gjykatat
Komunale dhe ato të Qarkut).
Vështruar sipas gjinisë, numrin e personave të dënuar për këtë vepër penale në vitin
2011, të gjinisë mashkullore i përkisnin 58 persona të dënuar, ndërsa vetëm 3 të dënuar
ishin të gjinisë femërore. Në vazhdim, sipas përkatësisë kombëtare të personave të
dënuar për veprën penale Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës
kufitare, 31 persona të dënuar ishin shqiptar, 4 ishin serb, 3 i përkisnin nacionalitetit
boshnjak, 23 ishin të huaj. Ndërsa të dënuar të nacionalitetit turk dhe RAE gjatë këtij
viti nuk kishte të evidentuar. Vështruar në aspektin tabelor, këto të dhëna duken në këtë
mënyrë:
Viti 2011
Vep
ra p
enale
Nu
mri
i t
ë
dën
uarv
e
Gjinia e të
dënuarve Nacionaliteti i të dënuarve
Mes
hk
uj
Fem
ra
Sh
qip
tar
Ser
b
Tu
rq
Bosh
nja
k
RA
E
Të
hu
aj
Kalimi i
paautorizuar i
vendkalimeve
kufitare ose i
vijës kufitare
61 58 3 31 4 - 3 - 23
Tabela 2. Numri i të dënuarve gjatë vitit 2011.
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona madhor të
vitit 2011 dhe autori.
Pastaj, në vitin 2012, numri i të dënuarve për këtë vepër penale në territorin e Kosovës,
ishte gjithsej 94 të dënuar, në Gjykatën kompetente, për gjykimin e kryerësve të veprës
penale Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare (Gjykatat
Komunale).
Nëse analizojmë numrin e të dënuarve për këtë vepër penale, sipas gjinisë, nga gjithsej
94 prej tyre, 84 ishin të gjinisë mashkullore, kurse 10 të tjerë ishin femra. Në vijim, të
dënuarit sipas nacionalitetit, shqiptar ishin 71 të dënuar, serb 3, nacionalitetit boshnjak
i takonin 3 prej tyre, ndërsa 17 të tjerë ishin të huaj. Ndërsa, nga radha e komunitetit
turk dhe RAE nuk ishte evidentuar asnjë person, ndaj të cilit është shqiptuar ndonjë
sanksion penal. Vështruar në aspektin tabelor, këto të dhëna duken kështu:
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
47
Viti 2012
Vep
ra p
ena
le
Nu
mri
i t
ë
dën
uarv
e
Gjinia e të
dënuarve Nacionaliteti i të dënuarve
Mes
hk
uj
Fem
ra
Sh
qip
tar
Ser
b
Tu
rq
Bo
shn
jak
RA
E
Të
hu
aj
Kalimi i
paautorizuar i
vendkalimeve
kufitare ose i
vijës kufitare
94 84 10 71 3 - 3 - 17
Tabela 3. Numri i të dënuarve gjatë vitit 2012.
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona madhor të
vitit 2012 dhe autori.
Në vitin 2013, numri i përgjithshëm i personave të dënuar për veprën penale: Kalimi i
paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare, ishte 30 të dënuar, në kuadër të
të gjitha Gjykatave Themelore, në territorin e Republikës së Kosovës.
Në qoftë se shikojmë numrin e përgjithshëm të të dënuarve, sipas gjinisë, 28 ishin të
dënuar ishin meshkuj, ndërsa vetëm 2 të tjerë ishin femra. Pastaj, sipas nacionalitetit të
personave të dënuar, 26 prej tyre ishin shqiptarë, 2 ishin të nacionalitetit serb, 2 të huaj
dhe asnjë person i dënuar nuk ishte nga ana e nacionalitetit boshnjak, turk dhe RAE.
Vështruar në aspektin tabelor, këto të dhëna duken si më poshtë:
Viti 2013
Vep
ra p
enale
Nu
mri
i t
ë
dën
uarv
e
Gjinia e të
dënuarve Nacionaliteti i të dënuarve
Mes
hk
uj
Fem
ra
Sh
qip
tar
Ser
b
Tu
rq
Bosh
nja
k
RA
E
Të
hu
aj
Kalimi i
paautorizuar i
vendkalimeve
kufitare ose i
vijës kufitare
62 57 5 51 4 - - - 7
Tabela 4. Numri i të dënuarve gjatë vitit 2013.
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona madhorë të
vitit 2013 dhe autori.
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
48
Në vijim, numri i personave të dënuar për veprën penale kalimi i paautorizuar i
vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare në vitin 2014 ishte gjithsej 102 të dënuar, në të
gjitha Gjykatat Themelore në territorin e Republikës së Kosovës.
Vështruar gjininë e numrit të përgjithshëm të të dënuarve për këtë vepër penale, 98 prej
tyre i takonin gjinisë mashkullore, ndërsa vetëm 4 të dënuar tjerë ishin të gjinisë
femërore. Më tutje, nëse shikojmë nacionalitetin e të dënuarve për këtë lloj të veprës
penale, 63 i përkisnin nacionalitetit shqiptar, 12 të tjerë ishin serbë, kurse 27 të dënuar
ishin të huaj. Gjatë këtij viti nuk është evidentuar asnjë i dënuar nga nacionaliteti turk,
boshnjak dhe RAE. Vështruar në aspektin tabelor, këto të dhëna duken në këtë mënyrë:
Viti 2014
Vep
ra p
enale
Nu
mri
i t
ë
dën
uarv
e
Gjinia e të
dënuarve Nacionaliteti i të dënuarve
Mes
hk
uj
Fem
ra
Sh
qip
tar
Ser
b
Tu
rq
Bosh
nja
k
RA
E
Të
hu
aj
Kalimi i
paautorizuar i
vendkalimeve
kufitare ose i
vijës kufitare
102 98 4 63 12 - - - 27
Tabela 5. Numri i të dënuarve gjatë vitit 2014.
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona madhorë të
vitit 2014 dhe autori.
9. Llojet e dënimit (sanksionit) të shqiptuara nga Gjykata kompetente, ndaj
personave të dënuar për veprën penale, kalimi i paautorizuar i vendkalimit
kufitar ose i vijës kufitare në Republikën e Kosovës, gjatë periudhës 2010-2014
Në vitin 2010, nga gjithsej 85 dënime të shqiptuara ndaj personave të dënuar, 33 apo
38.82 % prej tyre ishin dënim me gjobë, 11 apo 12.94 % dënime ishin dënim me
burgim 5-30 ditë, 2 apo 2.35 % të tjerë ishin dënim me burgim 2-6 muaj dhe 39 apo
45.88 % dënime tjera ishin dënim alternativ, përkatësisht dënim me kusht. Kështu,
shikuar në aspektin tabelor këto dënime duken në këtë mënyrë:
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
49
Viti 2010
Vep
ra p
ena
le
Nu
mri
i d
ënim
eve
Dënimet e shqiptuara ndaj personave të
dënuar për këtë vepër penale
Dën
im
me
gjo
bë
Dën
im m
e
bu
rgim
5-3
0 d
itë
Dën
im m
e
bu
rgim
2-6
mu
aj
Dën
im
me
ku
sht
Kalimi i paautorizuar
i vendkalimeve
kufitare ose i vijës
kufitare
85 33 11 2 39
Tabela 6. Numri dhe llojet e dënimeve në vitin 2010.
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona madhorë të
vitit 2010 dhe autori.
Pastaj, gjatë vitit 2011 nga gjithsej 61 dënime të shqiptuara ndaj kryerësve të kësaj
vepre penale, 34 apo 55.74 % ishin dënim me gjobë, 3 apo 4.92 % nga ta ishin dënim
me burgim 5-30 ditë, 3 apo 4.92 % të tjerë ishin sanksion penal- vërejtje e gjykatës, 20
apo 32.78 % dënime ishin dënim alternativ- dënim me kusht dhe në fund 1 apo 1.64 %
prej këtyre dënimeve ishte masë e trajtimit të detyrueshëm. Vështruar në aspektin
tabelor, dënimet e shqiptuara për këtë vepër penale gjatë këtij duken si vijon:
Viti 2011
Vep
ra p
enale
Nu
mri
i d
ënim
eve
Dënimet e shqiptuara ndaj personave të
dënuar për këtë vepër penale
Dën
im
me
gjo
bë
Dën
im m
e b
urg
im
5-3
0 d
itë
Vër
ejtj
e e
gjy
katë
s
Dën
im
me
ku
sht
Masa
t e
trajt
imit
të d
etyru
esh
ëm
Kalimi i paautorizuar
i vendkalimeve
kufitare ose i vijës
kufitare
61 34 3 3 20 1
Tabela 7. Numri dhe llojet e dënimeve në vitin 2011.
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona madhorë të
vitit 2011 dhe autori.
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
50
Në vazhdim, gjatë vitit 2012, nga 94 dënime të shqiptuara në lidhje me këtë vepër
penale, 48 apo 51.06 % nga ta ishin dënim me gjobë, 2 apo 2.12 % përbënin dënim me
burgim 5-30 ditë, 1 apo 1.06 % ishte dënim me burgim 1-2 muaj dhe 43 apo 45.74 %
ishin dënim alternativ, gjegjësisht dënim me kusht. Në këtë drejtim, vështruar në
aspektin tabelor kjo gjendje duket në këtë mënyrë:
Viti 2012
Vep
ra p
enale
Nu
mri
i d
ënim
eve
Dënimet e shqiptuara ndaj personave të
dënuar për këtë vepër penale
Dën
im
me
gjo
bë
Dën
im m
e
bu
rgim
5-3
0 d
itë
Dën
im m
e
bu
rgim
1-2
mu
aj
Dën
im
me
ku
sht
Kalimi i paautorizuar
i vendkalimeve kufitare
ose i vijës kufitare
94 48 2 1 43
Tabela 8. Numri dhe llojet e dënimeve në vitin 2012.
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona madhorë të
vitit 2012 dhe autori.
Më tutje, sipas të dhënave ekzistuese, në vitin 2013, nga gjithsej 62 dënime të
shqiptuara ndaj personave të dënuar për veprën penale kalimi i paautorizuar i
vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare, 25 apo 40.32 % nga ta ishin dënim me
gjobë, 1 apo 1.61 % ishte dënim me burgim 2-6 muaj, 3 apo 4.84 % ishin dënim me
burgim 6-12 muaj, 1 apo 1.61 % ishte dënim me burgim 1-2 vjet, 29 apo 46.77 % të
tjerë, ishin dënim alternativ- dënim me kusht dhe 3 apo 4.84 %, ishin sanksion -
vërejtje e gjykatës. Në aspektin tabelor, na paraqitet kjo gjendje e këtyre dënimeve:
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
51
Viti 2013
Vep
ra p
ena
le
Nu
mri
i d
ënim
eve
Dënimet e shqiptuara ndaj personave të dënuar
për këtë vepër penale
Dën
im
me
gjo
bë
Dën
im m
e b
urg
im
2-6
mu
aj
Dën
im m
e b
urg
im
6-1
2 m
ua
j
Dën
im m
e b
urg
im
1-2
vje
t
Dën
im m
e
ku
sht
Vër
ejtj
e e
gjy
katë
s
Kalimi i
paautorizuar
i vendkalimeve
kufitare ose i vijës
kufitare
62 25 1 3 1 29 3
Tabela 9. Numri dhe llojet e dënimeve në vitin 2013.
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona madhorë të
vitit 2013 dhe autori.
Pastaj, në vitin 2014, nga gjithsej 102 dënime të dhëna ndaj kryerësve të këtyre
veprave penale, 61 apo 59.80 % ishin dënim me gjobë, 1 apo 0.98 % nga ta ishte dënim
me burgim 1-2 muaj, 4 apo 3.92 % ishin dënim me burgim 2-6 muaj, 3 apo 3.92 %
ishin dënim me burgim 6-12 muaj, 32 apo 31.37 % të tjerë, ishin dënim alternativ-
dënim me kusht dhe 1 apo 0.98 % nga ta ishte sanksion - vërejtje e gjykatës. Kështu,
shikuar në aspektin tabelor këto dënime duken në këtë mënyrë:
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
52
Viti 2014
Vep
ra p
ena
le
Nu
mri
i d
ënim
eve
Dënimet e shqiptuara ndaj personave të dënuar
për këtë vepër penale
Dën
im
me
gjo
bë
Dën
im m
e b
urg
im
1-2
mu
aj
Dën
im m
e b
urg
im 2
-
6 m
uaj
Dën
im m
e b
urg
im 6
-
12 m
uaj
Dën
im m
e
ku
sht
Vër
ejtj
e e
gjy
katë
s
Kalimi i
paautorizuar
i vendkalimeve
kufitare ose i vijës
kufitare
102 61 1 4 3 32 1
Tabela 10. Numri dhe llojet e dënimeve në vitin 2014.
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Jurisprudencës për persona madhorë të
vitit 2014 dhe autori.
10. Vendim praktik me të cilin është gjykuar vepra penale kalimi i paautorizuar
i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare
P.nr.____/______
NË EMËR TË POPULLIT
Gjykata Komunale në Prizren, me gjyqtaren T. K., me pjesëmarrjen e A. S. praktikant i
kësaj gjykate, në lëndën penale kundër të pandehurit E. G. nga fsh. N.- K. R. e Sh. për
shkak të veprës penale Kalimi i pa autorizuar i vend kalimeve kufitare ose i vijës
kufitare, të parashikuar nga neni 114, par.1 të KPK-së, sipas propozim akuzës së
Prokurorit komunal në Prizren PP.nr._____/_____ të datës__/__/____, pas mbajtjes së
Seancës kryesore publike, në praninë e Prokurorit komunal në Prizren, S. S., të
pandehurit dhe mbrojtësit të tij, av. V. O. nga Prizreni me datë __/__/____ publikisht,
mori dhe shpalli këtë:
A K T G J Y K I M
I pandehuri:
E. G. nga i ati R. dhe e ëma R. e lindur M. i lindur me datë __/__/____ në fsh. N. - K.
R. e Sh. ku edhe tani jeton, ka të kryer shkollën fillore, vozitës, i martuar babai i një
fëmije, shqiptar, shtetas i R. së Sh.
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
53
ËSHTË FAJTOR
Se me datën __/__/____ rreth orës __:__ në afërsi të kufirit shtetëror Kosovë -
Shqipëri, në dalje të pikës kufitare në Vërmicë, haset pa asnjë dokument udhëtimi dhe
ndalet nga patrulla policore me ç’rast vërtetohet se i njëjti ka kaluar pikën kufitare
jashtë vendkalimit të autorizuar.
Prandaj, ka kryer veprën penale - Kalimi i pa autorizuar i vend kalimeve kufitare
ose i vijës kufitare që ndëshkohet me nenin 114, par. 1 të KPK.
Gjykata, në kuptim të nenit 3, 5, 6, 34, 42, 43, 64 dhe nenit 114, par.1 të KPK, të
pandehurit ia shqipton këtë:
DËNIM ME KUSHT
Vërtetoi dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) muajve, dënim i cili nuk do të
ekzekutohet në afatin prej 1 (një viti) nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi,
nëse i pandehuri nuk kryen vepër të re penale.
Në kuptim të nenit 102, par. 4 të KPK-së, shpenzimet procedurale janë barrë e mjeteve
buxhetore të kësaj Gjykate, pasi që i pandehuri është i gjendjes së dobët ekonomike.
A r s y e t i m
Prokurori komunal në Prizren, kësaj Gjykate i ka parashtruar propozimin akuzues
PP.nr.__/____ të datës __/__/____ kundër të pandehurit E. G. nga fsh. N. - K. R. e Sh.
për shkak të veprës penale: Kalimi i pa autorizuar i vend kalimeve kufitare ose i vijës
kufitare, nga neni 114 par. 1 të KPK.
I pandehuri E. G., gjatë shqyrtimit kryesor, ka deklaruar se e pranon fajësinë për veprën
penale e cila i vihet në barrë, sipas propozim akuzës së Prokurorit komunal.
Gjykata gjendjen e tillë faktike e ka vërtetuar nga pranimi i fajësisë së të pandehurit, i
cili në shqyrtimin kryesor, vullnetarisht ka pranuar fajësinë dhe për këtë shkak, gjykata
fare nuk ka administruar me provat. Sipas detyrës zyrtare, Gjykata, konform nenit 154
të KPPK, nuk gjeti se ekziston ndonjë provë e pa pranueshme, gjithashtu, Gjykata në
tërësi ka vërtetuar se i pandehuri ka kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit të fajësisë
për veprën penale e cila i vihet në barrë. Pranimi i fajit është bërë në mënyrë vullnetare
dhe pa kushtëzim dhe mbështetet në fakte dhe prova materiale të cilat janë paraqitur në
Propozim akuzë, për të cilat i pandehuri ka qenë i njoftuar me të gjitha provat
materiale. Gjykata ka ardhur në përfundim se pranimi i fajësisë nga ana e të pandehurit,
është bërë në pajtim me nenin 315 të KPPK dhe faktet që përmban propozim akuza, në
veprimet e të pandehurit formohen të gjitha elementet e veprës penale, Kalimi i pa
autorizuar i vend kalimeve kufitare ose i vijës kufitare, të parashikuara nga neni 114,
par. 1 të KPK dhe për këtë, Gjykata të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi
dënimin me kusht, paraprakisht duke e vërtetuar përgjegjësinë e tij penale juridike.
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
54
Me rastin e marrjes së vendimit të dënimit ndaj të pandehurit, Gjykata vlerësoi të gjitha
rrethanat, në kuptim të dispozitave të nenit 64 të KPK, të cilat ndikojnë në zgjedhjen e
llojit dhe lartësisë së dënimit, duke mos gjetur rrethana rënduese. Rrethanë lehtësuese
është marrë pranimi i fajësisë nga ana e të pandehurit, sjellja korrekte pas kryerjes së
veprës penale, rrethanat familjare të tij - është kryefamiljar, që do të thotë se është
mbajtës i familjes, pendimi i thellë, gjer më tani i njëjti nuk ka qenë i gjykuar, çka
nënkupton se nuk ka ardhur ndesh me rregullat pozitive, andaj gjykata i shqiptoi
dënimin me kusht sepse konsideron se me kërcënim të dënimit do të arrihet qëllimi i
dënimit, prandaj i shqipton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) muajve,
dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse në afat prej 1 (një) viti, nuk kryen vepër të re
penale, duke menduar se dënimi i shqiptuar i përgjigjet shkallës së përgjegjësisë së tij.
Me këtë dënim do të arrihet qëllimi i dënimit që në të ardhmen të jetë më i kujdesshëm
dhe do të përmbahet nga veprimet e tilla.
Vendimi mbi shpenzimet dhe paushallin gjyqësor, Gjykata e bazoi në kuptim të nenit
102 par. 4 të KPK.
GJYKATA KOMUNALE NË PRIZREN
P.nr.___/_____ të datës __/__/____
Procesmbajtës/e Gjyqtar/ja
A. S. T. K.
UDHËZIME JURIDIKE: Pasi që palët në procedurë, pas shpalljes së aktgjykimit
kanë hequr dorë nga ankesa, e njëjta me datë 23.8.2012 është i plotfuqishëm.
11. Përfundime
1. Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare paraqet një
veprim të kundërligjshëm me të cilën cenohen dhe shkelen kufijtë apo
integriteti i kufijve territorial të një shteti të caktuar.
2. Vlerësojmë se pa marrë parasysh se a do të përcaktohet ky veprim si vepër
penale, si kundërvajtje apo veprim tjetër i kundërligjshëm, me këtë veprim
cenohen parime dhe vlera të rëndësishme të shtetit dhe paraqet veprim mjaft
të rrezikshëm, duke marrë për bazë se me anë të këtij veprimi të
kundërligjshëm, ka mundësi të shkaktohen edhe veprime tjera të rrezikshme
dhe të kundërligjshme.
3. Si çdo formë e veprës penale në përgjithësi, edhe vepra penale kalimi i
paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare i disponon
karakteristikat e saj specifike që i japin karakter dhe natyrë të posaçme, duke
bërë që të dallohet dhe veçohet nga veprat tjera të veprave penale, të
përcaktuara me Kodin Penal.
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
55
4. Me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, përkatësisht ligjdhënësi, me të
drejtë e ka inkriminuar kalimin e paautorizuar të vendkalimit kufitar ose vijës
kufitare si vepër penale. Pra ky veprim i kundërligjshëm, me shumë të drejtë,
është cilësuar si vepër penale me këtë Kod Penal. Me KPK-në, në mënyrë
mjaft të qartë dhe të detajuar, është përcaktuar kalimi i paautorizuar i
vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare, duke përcaktuar aspektet elementare
lidhur me këtë formë të veprës penale.
5. Po ashtu, vlen të theksohet se Kodi ynë penal, me ndryshimet e fundit që janë
bërë e me të drejtë inkriminon dhe dënon edhe tentativën për kryerjen e kësaj
vepre dhe e barazon atë sikurse të jetë kryer kjo vepër penale. Në të njëjtën
mënyrë, kanë vepruar Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë dhe Serbisë, në
krahasim me Kodin penal të Republikës së Shqipërisë i cili nuk e bënë një gjë
të tillë.
6. Me Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë e me theks
të veçantë me atë të Hungarisë, janë përcaktuar disa veprime dhe forma shtesë
me anë të të cilave mund të realizohet ky veprim i kundërligjshëm.
7. Sa i përket politikës ndëshkimore për këtë vepër penale, konsiderojmë se
KPK-ja që aplikon një politikë mjaftueshëm të ashpër ndëshkimore për
kryerësit e kësaj vepre penale dhe vlerësojmë se me të drejtë është vepruar në
këtë mënyrë, për shkak se me kryerjen e kësaj vepre penale rrezikohet rendi
kushtetues i Republikës së Kosovës dhe siguria e banorëve të saj. Po ashtu,
duhet theksuar se nëpërmjet këtij veprimi të kundërligjshëm ka shumë
mundësi që personi i tillë të kryejë edhe veprime tjera të jashtëligjshme dhe të
rrezikshme, siç janë: vepra penale vjedhje e pyllit, kontrabanda e mallrave,
importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi
ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, etj.
8. Lidhur me format dhe mënyrat e kryerjes së kësaj vepre penale që parashihen
me Kodin penal të Republikës së Kosovës, konsiderojmë se do të duhej që të
parashiheshin edhe disa forma të tjera si: ndihma e kryerësit për kryerjen e
veprës, strehimi, lehtësimi për kryerjen e kësaj vepre penale.
9. Në qoftë se vështrojmë numrin e të dënuarve për veprën penale, Kalimi i
paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare në Republikën e
Kosovës, gjatë periudhës 2010-2014, vlerësojmë se ky numër është relativisht
i madh në raport me numrin e vogël të popullsisë së vendit tonë.
10. Gjatë kësaj periudhe, në Republikën e Kosovës vërehet një lëvizje dhe
tendencë jo e rregullt e të dënuarve lidhur me këtë vepër penale, ku janë
dënuar gjithsej 404 persona, përkatësisht në vitin 2010 janë dënuar 85
persona, në vitin 2011 u dënuan 61 persona, në vitin 2012 janë dënuar 94
persona, në vitin 2013 u dënuan 62 persona dhe në vitin 2014 janë dënuar 102
persona. Nga ky numër i përgjithshëm, në vitin 2011 dhe 2013 numri i të
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
56
dënuarve është më i vogël në krahasim me vitet tjera. Kurse, shqetësuese
është numri i madh i të dënuarve për këtë vepër penale në vitin 2014, i cili
është më i madh në krahasim me vitet tjera.
11. Nëse shikohet numri i personave të dënuar sipas gjinisë, gjatë periudhës
2010-2014 në Republikën e Kosovës, gjinisë mashkullore i takonin 375
persona ose 92.82%, ndërsa 29 të tjerë ishin të gjinisë femërore, ose 7.18%.
12. Sipas nacionalitetit të personave të dënuar, nga numri i përgjithshëm i tyre,
shqiptar ishin gjithsej 263 persona ose 65.09%, të nacionalitetit serb i takonin
41 persona ose 10.15%, të nacionalitetit boshnjak ishin 6 ose 1.48% dhe 94
ishin persona të huaj ose 23.27%. Persona të dënuar nga komuniteti turk dhe
RAE nuk kishte të evidentuar.
13. Sa i përket dënimeve të shqiptuara nga ana e Gjykatave kompetente për
kryerësit e veprës penale, Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i
vijës kufitare, nga 404 sa është numri i përgjithshëm, 364 apo mbi 90 %
përbënin së bashku, dënimin me gjobë dhe dënimin alternativ- dënimin me
kusht. Pastaj, ndaj 32 apo 7.92 %, Gjykatat kompetente kanë shqiptuar dënim
me burgim, në kohëzgjatje të shkurt prej 5 ditë deri në 2 vjet. Në fund, 7 apo
1.73 % janë shqiptuar vërejtje nga ana e gjykatës dhe vetëm 1 apo 0.25 %
është hasur ku gjykata ka shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm
psikiatrik.
14. Edhe sipas të dhënave statistikore, po ashtu edhe nga dënimet e shqiptuara
nga praktika gjyqësore e Gjykatave kompetente, shihet se lloji më i shpeshtë i
dënimit është ai alternativ, përkatësisht dënimi me kusht dhe dënimi me
gjobë, si dënime adekuate dhe më të përshtatshme ndaj kryerësve të kësaj
vepre penale.
Bibliografia
I. Literatura
1. Elezi, Ismet, E drejta penale (Pjesa e posaçme), Albin, Tiranë, 2009.
2. Salihu, Ismet, E drejta penale (pjesa e posaçme), Kolegji Fama, Prishtinë,
2009.
3. Salihu, Ismet, Zhitija, Hilmi, Hasani, Fejzullah, Komentar i Kodit të
procedurës penale të Kosovës, Prishtinë, 2014.
4. Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Kodi Nr. 04/L-082, 2004 (2013).
5. Ligji Nr.7895, me datë 27.01.1995, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, i
ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.10023, të datës 27.11.2008.
6. Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, me datë 1.11.1996, i ndryshuar dhe
plotësuar në vitin 2004, 2006, 2008 dhe 2009.
7. Kodi Penal i Republikës së Serbisë, i vitit 2005, GZ e RS Nr. 85/2005,
88/2005 dhe 107/2005, i ndryshuar dhe plotësuar në vitin 2009 dhe 2012.
Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr. 2/2016
57
8. Kodi Penal i Hungarisë, hyri në fuqi më 01.07.2013, sipas ndryshimeve të
bëra nga Parlamenti i Bashkimit Evropian.
9. Enti i Statistikave të Kosovës (ESK), Statistikat e Jurisprudencës për persona
madhor të vitit 2010, Prishtinë, K.G.T., 2011.
10. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Statistikat e Jurisprudencës për
persona madhor të vitit 2011, Prishtinë, K.G.T., 2012.
11. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Statistikat e Jurisprudencës për
persona madhor të vitit 2012. Prishtinë, K.G.T., 2013.
12. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Statistikat e Jurisprudencës për
persona madhor të vitit 2013, Prishtinë, K.G.T., 2014.
13. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Statistikat e Jurisprudencës për
persona madhor të vitit 2014, Prishtinë, K.G.T., 2015.
II. Shkurtesat
KPK Kodi Penal i Kosovës
KPRSH Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë
KPRM Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë
KPRS Kodi Penal i Republikës së Serbisë
KPRH Kodi Penal i Republikës së Hungarisë
ASK Agjencia e Statistikave të Kosovës
RAE Rom, Ashkali dhe Egjiptian