69
VERSION I KONSOLIDUAR I KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË QË PËRFSHIN PROJEKT-AMENDAMENTET KUSHTETUESE HEQJE DORË NGA PËRGJEGJËSIA Ju lutem vini re përkthimi, konsolidimi dhe përfshirja e amendamenteve të projektligjit janë bërë nga Euralius-i* 1 . Përkthimi NUK përbën një dokument zyrtar të Republikës së Shqipërisë. Kjo nuk jep të drejta dhe nuk imponon asnjë detyrim me përjashtim të atyre që janë dhënë ose vënë nga legjislacioni i miratuar zyrtarisht dhe i botuar në gjuhën shqipe. Konsolidimi i bërë nga Euralius-i është menduar thjesht si mjet dokumentimi dhe Euralius-i nuk merr asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e tij. Përfshirja e amendamenteve të projektligjit nuk do të thotë në asnjë rast që të konsiderohet si projekt përfundimtar. Ky është menduar vetëm për të lehtësuar diskutimin gjatë aktiviteteve të konsultimit . Ky tekst i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë reflekton (projekt) amendamentet e mëposhtme: Ligjin fillestar nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” Ligjin ndryshues nr. 9675, datë 13.1.2007 Ligjin ndryshues nr. 9904, datë 21.4.2008 Ligjin ndryshues nr. 88/2012, datë 18.09.2012 Projektligjin ndryshues, dërguar në Komisionin e Venecias KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (Neni 1 i projektligjit ndryshues) 2 Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, 1 Project funded by the European Union 2 Projektligji për disa ndryshime në Ligjin Nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar të dërguar në Komisionin e Venecias.

VERSION I KONSOLIDUAR I KUSHTETUTËS Ë REPUBLIKËS SË ...euralius.eu/old/images/Justice-Reform/Tekst-i-Konsoliduar-i-Kushtetutes-me-draft... · VERSION I KONSOLIDUAR I KUSHTETUTËS

  • Upload
    trantu

  • View
    220

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

VERSION I KONSOLIDUAR I KUSHTETUTËS

SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

QË PËRFSHIN PROJEKT-AMENDAMENTET KUSHTETUESE

HEQJE DORË NGA PËRGJEGJËSIA

Ju lutem vini re që përkthimi, konsolidimi dhe përfshirja e amendamenteve të projektligjit janë bërë

nga Euralius-i*1.

Përkthimi NUK përbën një dokument zyrtar të Republikës së Shqipërisë. Kjo nuk jep të drejta dhe nuk

imponon asnjë detyrim me përjashtim të atyre që janë dhënë ose vënë nga legjislacioni i miratuar

zyrtarisht dhe i botuar në gjuhën shqipe.

Konsolidimi i bërë nga Euralius-i është menduar thjesht si mjet dokumentimi dhe Euralius-i nuk merr

asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e tij.

Përfshirja e amendamenteve të projektligjit nuk do të thotë në asnjë rast që të konsiderohet si projekt

përfundimtar. Ky është menduar vetëm për të lehtësuar diskutimin gjatë aktiviteteve të konsultimit.

Ky tekst i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë reflekton (projekt) amendamentet e mëposhtme:

Ligjin fillestar nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”

Ligjin ndryshues nr. 9675, datë 13.1.2007

Ligjin ndryshues nr. 9904, datë 21.4.2008

Ligjin ndryshues nr. 88/2012, datë 18.09.2012

Projektligjin ndryshues, dërguar në Komisionin e Venecias

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

(Neni 1 i projektligjit ndryshues)2

Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë,

me përgjegjësi për të ardhmen,

me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale,

1

Project funded by the European Union

2 Projektligji për disa ndryshime në Ligjin Nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, të

ndryshuar të dërguar në Komisionin e Venecias.

me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të

garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,

me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare,

me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e

të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror,

me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar,

me bindjen e thellë se vlerat Evropiane, drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi

ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit,

VENDOSIM KËTË KUSHTETUTË

PJESA E PARË

PARIME THEMELORE

Neni 1

1. Shqipëria është republikë parlamentare.

2. Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.

3. Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e

periodike.

Neni 2

(Neni 2 i projektligjit ndryshues)

1. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.

2. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.

3. Për ruajtjen e paqes dhe të interesave kombëtarë, Republika e Shqipërisë mund të marrë

pjesë në një sistem sigurimi kolektiv, në bazë të një ligji të miratuar me shumicën e të gjithë

anëtarëve të Kuvendit.

4. Republika e Shqipërisë merr pjesë në Bashkimin Evropian për të ushtruar

bashkërisht me shtetet e tjera pjesëtare kompetencat shtetërore, në bazë të një

marrëveshje të ratifikuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Neni 3

Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij,

drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia

kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me

pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t'i respektojë dhe t'i mbrojë.

Neni 4

1. E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.

2. Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.

3. Dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur Kushtetuta

parashikon ndryshe.

Neni 5

Republika e Shqipërisë zbaton të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për të.

Neni 6

Organizimi dhe funksionimi i organeve të parashikuara në këtë Kushtetutë rregullohen me

ligjet e tyre përkatëse, përveç rasteve kur në Kushtetutë parashikohet ndryshe.

Neni 7

Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin

ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Neni 8

1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë

kufijve të saj.

2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm

ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.

3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë

shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.

Neni 9

1. Partitë politike krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet të përputhet me parimet

demokratike.

2. Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave mbështeten

në metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, që

përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe

ato me karakter të fshehtë janë të ndaluara sipas ligjit.

3. Burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike.

Neni 10

1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.

2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e

shprehjes së tyre në jetën publike.

3. Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare.

4. Shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë në mënyrë të ndërsjellë pavarësinë e njëri-tjetrit

dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve.

5. Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e

marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Këto

marrëveshje ratifikohen në Kuvend.

6. Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrimin e pasurive të

tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për sa nuk cenohen interesat e të

tretëve.

Neni 11

1. Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe

në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike.

2. Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj.

3. Kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj dhe vetëm

për arsye të rëndësishme publike.

Neni 12

(Neni 3 i projektligjit ndryshues)

1. Forcat e armatosura sigurojnë pavarësinë e vendit, si dhe mbrojnë tërësinë territoriale

dhe rendin e tij kushtetues.

2. Forcat e armatosura ruajnë asnjanësinë në çështjet politike dhe i nënshtrohen kontrollit

civil.

3. Asnjë forcë e huaj ushtarake nuk mund të vendoset dhe as të kalojë në territorin shqiptar,

si dhe asnjë forcë ushtarake shqiptare nuk mund të dërgohet jashtë, përveçse me një ligj të

miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

4. Forcat ushtarake të shteteve aleate mund të vendosen dhe të kalojnë në

territorin shqiptar, si dhe forcat ushtarake shqiptare mund të dërgohen jashtë

vendit, me vendim të Këshillit të Ministrave sipas marrëveshjeve ndërkombëtare të

ratifikuara

Neni 13

Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizmit të

pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore.

Neni 14

1. Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja.

2. Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.

3. Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të

zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e

Skënderbeut.

4. Himni kombëtar është "Rreth Flamurit të Përbashkuar".

5. Festa Kombëtare e Republikës së Shqipërisë është Dita e Flamurit, 28 Nëntori.

6. Kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë është Tirana.

7. Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si

dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj.

PJESA E DYTË

TË DREJTAT DHE LIRITË THEMELORE TË NJERIUT

KREU I

PARIME TË PËRGJITHSHME

Neni 15

1. Te drejtat dhe liritë themelore te njeriut janë te pandashme, të patjetërsueshme e të

padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.

2. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të

drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.

Neni 16

1. Të drejtat e liritë themelore, si dhe detyrimet e parashikuara në Kushtetutë për shtetasit

shqiptarë vlejnë njëlloj edhe për të huajt e për personat pa shtetësi në territorin e Republikës

së Shqipërisë, me përjashtim të rasteve kur Kushtetuta e lidh në mënyrë të posaçme me

shtetësinë shqiptare ushtrimin e të drejtave e të lirive të caktuara.

2. Të drejtat dhe liritë themelore, si dhe detyrimet e parashikuara ne Kushtetutë vlejnë edhe

për personat juridikë, për aq sa përputhen me qëllimet e përgjithshme të këtyre personave

dhe me thelbin e këtyre të drejtave, lirive dhe detyrimeve.

Neni 17

1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen

vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi

duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.

2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk

mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Neni 18

(Neni 4 i projektligjit ndryshues)

1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja,

etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, orientimit seksual, gjendja ekonomike,

arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.

3. Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin 2, nëse nuk

ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive.

Neni 19

1. Kushdo që lind duke pasur qoftë edhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare, e fiton

vetiu shtetësinë shqiptare. Shtetësia shqiptare fitohet edhe për shkaqe të tjera të

parashikuara me ligj.

2. Shtetasi shqiptar nuk mund ta humbasë shtetësinë, përveçse kur ai heq dorë prej saj.

Neni 20

1. Personat që u përkasin pakicave kombëtare ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të

drejtat dhe liritë e tyre.

2. Ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u ndaluar as detyruar, përkatësinë e tyre etnike,

kulturore, fetare e gjuhësore. Ata kanë të drejtë t'i ruajnë e zhvillojnë ato, të mësojnë dhe të

mësohen në gjuhën e tyre amtare, si dhe të bashkohen në organizata e shoqata për

mbrojtjen e interesave dhe të identitetit të tyre.

KREU II

LIRITË DHE TË DREJTAT VETJAKE

Neni 21

Jeta e personit mbrohet me ligj.

Neni 22

1. Liria e shprehjes është e garantuar.

2. Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar.

3. Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet.

4. Ligji mund të kërkojë dhënien e autorizimit për funksionimin e stacioneve të radios ose të

televizionit.

Neni 23

1. E drejta e informimit është e garantuar.

2. Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e

organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore.

3. Kujtdo i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive.

Neni 24

1. Liria e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar.

2. Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t'i shfaqë ato

individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit,

praktikave ose kryerjes së riteve.

3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose

në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij.

Neni 25

Askush nuk mund t'i nënshtrohet torturës, dënimit apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose

poshtërues.

Neni 26

Askujt nuk mund t'i kërkohet të kryejë një punë të detyruar, përveçse në rastet e ekzekutimit

të një vendimi gjyqësor, të kryerjes së shërbimit ushtarak, të një shërbimi që rrjedh nga një

gjendje lufte, nga një gjendje e jashtëzakonshme ose nga një fatkeqësi natyrore, që

kërcënon jetën ose shëndetin e njerëzve.

Neni 27

1. Askujt nuk mund t'i hiqet liria, përveçse në rastet dhe sipas procedurave të parashikuara

me ligj.

2. Liria e personit nuk mund të kufizohet, përveçse në rastet e mëposhtme:

a) kur është dënuar me burgim nga gjykata kompetente;

b) për moszbatim të urdhrave të ligjshëm të gjykatës ose për moszbatim të ndonjë detyrimi

të caktuar me ligj;

c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer një vepër penale ose për të parandaluar

kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj;

ç) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose për shoqërimin e tij në organin

kompetent;

d) kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i

rrezikshëm për shoqërinë;

dh) për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror, si dhe në rastet e dëbimit ose të ekstradimit.

3. Askujt nuk mund t'i hiqet liria vetëm për shkak se nuk është në gjendje të përmbushë një

detyrim kontraktor.

Neni 28

1. Kushdo, të cilit i hiqet liria, ka të drejtë të njoftohet menjëherë në gjuhën që ai kupton, për

shkaqet e kësaj mase, si dhe për akuzën që i bëhet. Personi, të cilit i është hequr liria, duhet

të njoftohet se nuk ka asnjë detyrim të bëjë ndonjë deklaratë dhe ka të drejtë të komunikojë

menjëherë me avokatin, si dhe t'i jepet mundësia për realizimin e të drejtave të tij.

2. Personi, të cilit i është hequr liria sipas Nenit 27, paragrafi 2, nën paragrafi c, duhet të

dërgohet brenda 48 orëve përpara gjyqtarit, i cili vendos paraburgimin ose lirimin e tij jo më

vonë se 48 orë nga çasti i marrjes së dokumenteve për shqyrtim.

3. I paraburgosuri ka të drejtë të ankohet kundër vendimit të gjyqtarit. Ai ka të drejtë të

gjykohet brenda një afati të arsyeshëm ose të procedohet i lirë përkundrejt një garancie

pasurore sipas ligjit.

4. Në të gjitha rastet e tjera, personi, të cilit i hiqet liria në rrugë jashtëgjyqësore, mund t'i

drejtohet në çdo kohë gjyqtarit, i cili vendos brenda 48 orëve për ligjshmërinë e kësaj mase.

5. çdo person, të cilit i është hequr liria sipas Nenit 27, ka të drejtën e trajtimit njerëzor dhe

të respektimit të dinjitetit të tij.

Neni 29

1. Askush nuk mund të akuzohet ose të deklarohet fajtor për një vepër penale, e cila nuk

konsiderohej e tillë me ligj në kohën e kryerjes së saj, me përjashtim të veprave, të cilat në

kohën e kryerjes së tyre, përbënin krime lufte ose krime kundër njerëzimit sipas së drejtës

ndërkombëtare.

2. Nuk mund të jepet një dënim më i rëndë se ai që ka qenë parashikuar me ligj në kohën e

kryerjes së veprës penale.

3. Ligji penal favorizues ka fuqi prapavepruese.

Neni 30

Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të

formës së prerë.

Neni 31

Gjatë procesit penal kushdo ka të drejtë:

a) të vihet në dijeni menjëherë dhe hollësisht për akuzën që i bëhet, për të drejtat e tij, si dhe

t'i krijohet mundësia për të njoftuar familjen ose të afërmit e tij;

b) të ketë kohën dhe lehtësitë e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e vet;

c) të ketë ndihmën pa pagesë të një përkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton gjuhën shqipe;

ç) të mbrohet vetë ose me ndihmën e një mbrojtësi ligjor të zgjedhur prej tij; të komunikojë

lirisht dhe privatisht me të, si dhe t'i sigurohet mbrojtja falas, kur nuk ka mjete të

mjaftueshme;

d) t'u bëjë pyetje dëshmitarëve të pranishëm dhe të kërkojë paraqitjen e dëshmitarëve, të

ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.

Neni 32

1. Askush nuk mund të detyrohet të dëshmojë kundër vetvetes ose familjes së vet dhe as të

pohojë fajësinë e tij.

2. Askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të

paligjshme.

Neni 33

1. Kushdo ka të drejtë të dëgjohet para se të gjykohet.

2. Nga kjo e drejtë nuk mund të përfitojë personi që i fshihet drejtësisë.

Neni 34

Askush nuk mund të dënohet më shumë se një herë për të njëjtën vepër penale dhe as të

gjykohet sërish, me përjashtim të rasteve kur është vendosur rigjykimi i çështjes nga një

gjykatë më e lartë, sipas mënyrës së parashikuar me ligj.

Neni 35

1. Askush nuk mund të detyrohet, përveçse kur e kërkon ligji, të bëjë publike të dhëna që

lidhen me personin e tij.

2. Mbledhja, përdorimi dhe bërja publike e të dhënave rreth personit bëhet me pëlqimin e tij,

me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj.

3. Kushdo ka të drejtë të njihet me të dhënat e mbledhura rreth tij, me përjashtim të rasteve

të parashikuara me ligj.

4. Kushdo ka të drejtë të kërkojë ndreqjen ose fshirjen e të dhënave të pavërteta ose të

paplota ose të mbledhura në kundërshtim me ligjin.

Neni 36

Liria dhe fshehtësia e korrespondencës ose e çdo mjeti tjetër të komunikimit janë të

garantuara.

Neni 37

1. Paprekshmëria e banesës është e garantuar.

2. Kontrollet e banesës, si dhe të mjediseve që njësohen me të, mund të bëhen vetëm në

rastet dhe në mënyrat e parashikuara me ligj.

3. Askujt nuk mund t'i bëhet kontroll vetjak jashtë procesit penal, me përjashtim të rasteve të

hyrjes në territorin e shtetit dhe të daljes prej tij ose për të mënjanuar një rrezik që i kanoset

sigurimit publik.

Neni 38

1. Kushdo ka të drejtë të zgjedhë vendbanimin si dhe të lëvizë lirisht në çdo pjesë të territorit

të shtetit.

2. Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit.

Neni 39

(Neni 5 i projektligjit ndryshues)

1. Asnjë shtetas shqiptar nuk mund të dëbohet nga territori i shtetit.

2. Ekstradimi mund të lejohet vetëm kur është parashikuar shprehimisht në marrëveshjet

ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë, dhe vetëm me vendim

gjyqësor si dhe kur parashikohet në legjislacionin e Bashkimit Evropian.

3. Ndalohet dëbimi kolektiv i të huajve. Dëbimi i individëve të huaj lejohet në kushtet e

përcaktuara me ligj.

Neni 40

Të huajt kanë të drejtën e strehimit në Republikën e Shqipërisë sipas ligjit.

Neni 41

1. E drejta e pronës private është e garantuar.

2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të

parashikuar në Kodin Civil.

3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës

vetëm për interesa publikë.

4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin,

lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë.

5. Për mosmarrëveshjet lidhur me masën e shpërblimit mund të bëhet ankim në gjykatë.

Neni 42

1. Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa

një proces të rregullt ligjor.

2. Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë,

ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik

brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.

Neni 43

(Neni 6 i projektligjit ndryshues)

Kushdo ka të drejtë të ankohet kundër një vendimi gjyqësor në një gjykatë më të lartë,

përveçse kur në Kushtetutë parashikohet ndryshe. në rastet kur vendimi i gjykatës

është i formës së prerë. Ligji mund të parashikojë ndryshe në rast të vlerës së pakët

(vogël) të objektit të çështjes

Neni 44

Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhe/ose të zhdëmtohet në përputhje me ligjin, në rast se

është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve

shtetërore.

KREU III

LIRITË DHE TË DREJTAT POLITIKE

Neni 45

1. Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të

drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.

2. Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor të formës

së prerë si të paaftë mendërisht.

3. Të dënuarit që janë duke vuajtur dënimin me heqje të lirisë, kanë vetëm të drejtën për të

zgjedhur.

4. Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.

Neni 46

1. Kushdo ka të drejtë të organizohet kolektivisht për çfarëdo qëllimi të ligjshëm.

2. Regjistrimi në gjykatë i organizatave ose i shoqatave bëhet sipas procedurës së

parashikuar me ligj.

3. Organizatat ose shoqatat që ndjekin qëllime antikushtetuese janë të ndaluara sipas ligjit.

Neni 47

1. Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë, si dhe e pjesëmarrjes në to është e garantuar.

2. Tubimet paqësore në sheshe dhe në vendet e kalimit publik bëhen sipas procedurave të

parashikuara me ligj.

Neni 48

Kushdo, vetë ose së bashku me të tjerë, mund t'u drejtojë kërkesa, ankesa ose vërejtje

organeve publike, të cilat janë të detyruara të përgjigjen në afatet dhe kushtet e caktuara me

ligj.

KREU IV

LIRITË DHE TË DREJTAT EKONOMIKE, SOCIALE DHE KULTURORE

Neni 49

1. Secili ka të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme, që e ka zgjedhur ose

pranuar vetë. Ai është i lirë të zgjedhë profesionin, vendin e punës, si dhe sistemin e

kualifikimit të vet profesional.

2. Të punësuarit kanë të drejtën e mbrojtjes shoqërore të punës.

Neni 50

Të punësuarit kanë të drejtë të bashkohen lirisht në organizata sindikale për mbrojtjen e

interesave të tyre të punës.

Neni 51

1. E drejta e të punësuarit për grevë që ka të bëjë me marrëdhëniet e punës, është e

garantuar.

2. Kufizime për kategori të veçanta të punësuarish mund të vendosen me ligj për t'i siguruar

shoqërisë shërbimet e domosdoshme.

Neni 52

1. Kushdo ka të drejtën e sigurimeve shoqërore në pleqëri ose kur është i paaftë për punë,

sipas një sistemi të caktuar me ligj.

2. Kushdo, kur mbetet pa punë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij dhe kur nuk ka mjete

të tjera jetese, ka të drejtën e ndihmës në kushtet e parashikuara me ligj.

Neni 53

1. Kushdo ka të drejtë të martohet dhe të ketë familje.

2. Martesa dhe familja gëzojnë mbrojtjen e veçantë të shtetit.

3. Lidhja dhe zgjidhja e martesës rregullohen me ligj.

Neni 54

1. Fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe nënat e reja kanë të drejtën e një mbrojtjeje të

veçantë nga shteti.

2. Fëmijët e lindur jashtë martese kanë të drejta të barabarta me të lindurit nga martesa.

3. Çdo fëmijë ka të drejtë t ë jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi

për punë, e veçanërisht nën moshën minimale për punën e fëmijëve, që mund të dëmtojë

shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal.

Neni 55

1. Shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti.

2. Kushdo ka të drejtë për sigurim shëndetësor sipas procedurës së caktuar me ligj.

Neni 56

Kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij.

Neni 57

1. Kushdo ka të drejtën për arsimim.

2. Arsimi shkollor i detyrueshëm caktohet me ligj.

3. Arsimi i mesëm i përgjithshëm publik është i hapur për të gjithë.

4. Arsimi i mesëm profesional dhe i lartë mund të kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie.

5. Arsimi i detyrueshëm, si dhe arsimi i mesëm i përgjithshëm në shkollat publike është

falas.

6. Nxënësit dhe studentët mund të arsimohen edhe në shkolla jopublike të të gjitha niveleve,

të cilat krijohen e funksionojnë në bazë të ligjit.

7. Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me

ligj.

Neni 58

1. Liria e krijimit artistik dhe e kërkimit shkencor, vënia në përdorim si dhe përfitimi prej

arritjeve të tyre janë të garantuara për të gjithë.

2. E drejta e autorit mbrohet me ligj.

KREU V

OBJEKTIVAT SOCIALE

Neni 59

1. Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të

nismës dhe të përgjegjësisë private, synon:

a) punësimin në kushte të përshtatshme të të gjithë personave të aftë për

punë; b) plotësimin e nevojave të shtetasve për strehim;

c) standardin më të lartë shëndetësor, fizik e mendor, të mundshëm;

ç) arsimimin dhe kualifikimin sipas aftësive të fëmijëve dhe të të rinjve, si dhe të personave

të pazënë me punë;

d) një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të

ardhshëm;

dh) shfrytëzimin racional të pyjeve, ujërave, kullotave dhe burimeve të tjera natyrore mbi

bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm;

e) përkujdesjen dhe ndihmën për të moshuarit, jetimët dhe invalidët;

ë) zhvillimin e sportit dhe të veprimtarive ripërtëritëse;

f) riaftësimin shëndetësor, edukimin e specializuar dhe integrimin në shoqëri të të paaftëve,

si dhe përmirësimin në vazhdimësi të kushteve të tyre të jetesës;

g) mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare, kulturore dhe kujdesin e veçantë për gjuhën shqipe.

2. Përmbushja e objektivave socialë nuk mund të kërkohet drejtpërdrejt në gjykatë. Ligji

përcakton kushtet dhe masën në të cilat mund të kërkohet realizimi i këtyre objektivave.

KREU VI

AVOKATI I POPULLIT

Neni 60

1. Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm të individit nga veprimet

ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike.

2. Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrës së tij.

3. Avokati i Popullit ka buxhet të veçantë, të cilin e administron vetë. Ai e propozon buxhetin

sipas ligjit.

Neni 61

1. Avokati i Popullit zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një

periudhë prej 5 vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje.

2. Avokati i Popullit mund të jetë çdo shtetas shqiptar, me arsim të lartë, me njohuri dhe

veprimtari të njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit.

3. Avokati i Popullit gëzon imunitetin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.

4. Avokati i Popullit nuk mund të bëjë pjesë në asnjë parti politike, nuk mund të kryejë

veprimtari tjetër politike, shtetërore ose profesionale dhe as të marrë pjesë në organizmat

drejtues të organizatave shoqërore, ekonomike dhe tregtare.

Neni 62

1. Avokati i Popullit mund të shkarkohet vetëm me kërkesë të motivuar të jo më pak se një

së tretës së deputetëve.

2. Në këtë rast Kuvendi vendos me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij.

Neni 63

1. Avokati i Popullit paraqet raport vjetor përpara Kuvendit.

2. Avokati i Popullit raporton përpara Kuvendit kur i kërkohet prej këtij, si dhe mund t'i

kërkojë Kuvendit të dëgjohet për çështje që ai i çmon të rëndësishme.

3. Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë masa kur vëren

shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut nga administrata publike.

4. Organet dhe funksionarët publikë janë të detyruar t'i paraqesin Avokatit të Popullit të gjitha

dokumentet dhe informacionet e kërkuara prej tij.

PJESA E TRETË

KUVENDI

KREU I

ZGJEDHJA DHE AFATI

Neni 64

(Neni 7 i projektligjit ndryshues)

1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona

zgjedhore shumemërore.

2. Zona zgjedhore shumemërore përputhet me ndarjen administrative të një prej niveleve të

organizimit administrativo-territorial.

3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, për caktimin e zonave

zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.”

4. Shtetasit shqiptarë zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian me

votim të drejtpërdrejtë

Neni 65

1. Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe

përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Në çdo

rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur.

2. Zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt që i paraprin

datës së përfundimit të mandatit të Kuvendit. Periudhat zgjedhore dhe rregullat për thirrjen e

zgjedhjeve për Kuvendin përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

3. Në rast shpërndarjeje të Kuvendit para përfundimit të mandatit të plotë, zgjedhjet thirren jo

më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së tij.

4. Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditë para mbarimit të mandatit të tij

deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, me përjashtim të rasteve të vendosjes së masave

të jashtëzakonshme."

Neni 66

Mandati i Kuvendit zgjatet vetëm në rast lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo. Kur Kuvendi

është i shpërndarë, ai rithirret vetiu.

Neni 67

1. Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të

mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati. Kur

Kuvendi paraardhës është shpërndarë para mbarimit të mandatit, Presidenti i Republikës e mbledh

Kuvendin e ri jo më vonë se 10 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.

2. Në rast se Presidenti i Republikës nuk e ushtron këtë kompetencë, Kuvendi vetëmblidhet

në ditën e dhjetë të afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij Neni.".

KREU II

DEPUTETËT

Neni 68

1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet

zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një

nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Renditja e kandidatëve për deputetë në listat

shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës.

Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

2. Në ligjin për zgjedhjet përcaktohen edhe kritere dhe rregulla të tjera të nevojshme për organizimin

dhe zhvillimin e zgjedhjeve, duke përfshirë ato për regjistrimin e zgjedhësve, zhvillimin e fushatës

zgjedhore, administrimin, vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe shpalljen e rezultateve të tyre.".

Neni 69

1. Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga

detyra:

a) gjyqtarët, prokurorët;

b) ushtarakët e shërbimit aktiv;

c) punonjësit e policisë dhe të sigurimit

kombëtar; ç) përfaqësuesit diplomatikë;

d) kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e

tyre;

dh) kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve;

e) Presidenti i Republikës dhe funksionarët e lartë të administratës shtetërore të parashikuar

nga ligji.

2. Mandati i fituar në kundërshtim me paragrafin 1 të këtij Neni është i pavlefshëm.

Neni 70

1. Deputetët përfaqësojnë popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues.

2. Deputetët nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht asnjë detyrë tjetër shtetërore, përveç asaj

të anëtarit të Këshillit të Ministrave. Rastet e tjera të papajtueshmërisë caktohen me ligj.

3. Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e

shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre.

4. Për çdo shkelje të paragrafit 3 të këtij Neni, me mocion të kryetarit të Kuvendit ose të një

së dhjetës së anëtarëve të tij, Kuvendi vendos për dërgimin e çështjes në Gjykatën

Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmërinë.

Neni 71

1. Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i

zgjedhjeve.

2. Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit:

a) kur ai nuk bën betimin;

b) kur heq dorë nga mandati;

c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara

në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3;

ç) kur mbaron mandati i Kuvendit;

d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend;

dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Neni 72

Para fillimit të ushtrimit të mandatit deputetët bëjnë betimin në Kuvend.

Neni 73

1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna

prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.

2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t'i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të

ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.

3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose

menjëherë pas kryerjes së një krimi. Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton menjëherë

Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.

4. Për çështjet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij Neni, Kuvendi mund të diskutojë

në seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave. Vendimi merret me

votim të hapur."

KREU III

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI

Neni 74

1. Kuvendi i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i parë fillon të hënën e tretë të

janarit dhe sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit.

2. Kuvendi mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga Presidenti i

Republikës, nga Kryeministri ose nga një e pesta e të gjithë deputetëve.

3. Sesionet e jashtëzakonshme thirren nga Kryetari i Kuvendit në bazë të një rendi dite të

përcaktuar.

Neni 75

1. Kuvendi zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e vet.

2. Kuvendi organizohet dhe funksionon sipas rregullores së miratuar nga shumica e të gjithë

anëtarëve.

Neni 76

1. Kryetari kryeson debatin, drejton punimet, siguron respektimin e të drejtave të Kuvendit

dhe të anëtarëve të tij, si dhe përfaqëson Kuvendin në marrëdhëniet me të tjerët.

2. Nëpunësi më i lartë civil i Kuvendit është sekretari i përgjithshëm.

3. Shërbimet e tjera të nevojshme për funksionimin e Kuvendit kryhen nga nëpunës të tjerë,

siç përcaktohet në rregulloren e brendshme.

Neni 77

1. Kuvendi zgjedh nga gjiri i tij komisione të përhershme, si dhe mund të caktojë komisione

të posaçme.

2. Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i

detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Përfundimet e

tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund t'i njoftohen prokurorisë, e cila i vlerëson

sipas procedurës ligjore.

3. Komisionet e hetimit veprojnë sipas procedurës së parashikuar me ligj.

Neni 78

1. Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë

anëtarëve të tij, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar.

2. Mbledhjet e deputetëve që mbahen pa u thirrur sipas rregullores, nuk sjellin asnjë pasojë.

Neni 79

1. Mbledhjet e Kuvendit bëhen të hapura.

2. Me kërkesën e Presidentit të Republikës, të Kryeministrit ose të një së pestës së

deputetëve mbledhjet e Kuvendit mund të bëhen të mbyllura, kur për këtë kanë votuar

shumica e të gjithë anëtarëve të tij.

Neni 80

1. Kryeministri dhe çdo anëtar tjetër i Këshillit të Ministrave është i detyruar t'u përgjigjet

interpelancave dhe pyetjeve të deputetëve brenda tri javëve.

2. Anëtari i Këshillit të Ministrave ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Kuvendit ose të

komisioneve të tij; atij i jepet fjala sa herë që e kërkon.

3. Drejtuesit e institucioneve shtetërore, me kërkesë të komisioneve parlamentare, japin

shpjegime dhe informojnë për çështje të ndryshme të veprimtarisë së tyre për sa e lejon ligji.

Neni 80/1

(Neni 8 i projektligjit ndryshues)

Këshilli i Ministrave i raporton Kuvendit për vendimet që përgatit në kuadrin e

pjesëmarrjes në institucionet e Bashkimit Evropian, mbi të cilat Kuvendi nxjerr

konkluzione dhe harton rezoluta.

KREU IV

PROCESI LIGJVËNËS

Neni 81

1. Të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë

zgjedhës.

2. Miratohen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit:

a) ligjet për organizimin dhe funksionimin e institucioneve, të parashikuara nga Kushtetuta;

b) ligji për shtetësinë;

c) ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore;

ç) ligji për referendumet;

d) kodet;

dh) ligji për gjendjen e jashtëzakonshme;

e) ligji për statusin e funksionarëve

publikë; ë) ligji për amnistinë;

f) ligji për ndarjen administrative të Republikës.

Neni 82

1. Propozimi i ligjeve, kur është rasti, duhet të shoqërohet kurdoherë me raportin që përligj

shpenzimet financiare për zbatimin e tij.

2. Asnjë projektligj joqeveritar që bën të nevojshme rritjen e shpenzimeve të buxhetit të

shtetit ose që pakëson të ardhurat, nuk mund të miratohet pa marrë mendimin e Këshillit të

Ministrave, i cili duhet të shprehet brenda 30 ditëve nga data e marrjes së projektligjit.

3. Në qoftë se Këshilli i Ministrave nuk shprehet brenda afatit të mësipërm, projektligji kalon

për shqyrtim sipas procedurës së zakonshme.

Neni 83

1. Projektligji votohet tri herë: në parim, nen për nen dhe në tërësi.

2. Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave ose të një së pestës së të gjithë

deputetëve, mund të shqyrtojë e të miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar, por

jo më parë se një javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit.

3. Procedura e përshpejtuar nuk lejohet për shqyrtimin e projektligjeve të parashikuara në

Nenin 81 paragrafi 2, me përjashtim të nënparagrafit dh.

Neni 84

1. Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij.

2. Ligji quhet i shpallur, në qoftë se Presidenti i Republikës nuk ushtron të drejtat e

parashikuara në paragrafin 1 të këtij Neni dhe në paragrafin 1 të Nenit 85.

3. Ligji hyn në fuqi me kalimin e jo më pak se 15 ditëve nga botimi i tij në Fletoren Zyrtare.

4. Në rastet e masave të jashtëzakonshme, si dhe në rast nevoje e urgjence, kur Kuvendi

vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve dhe Presidenti i Republikës jep pëlqimin, ligji hyn

në fuqi menjëherë, vetëm pasi të jetë njoftuar publikisht. Ligji duhet të botohet në numrin më

të parë të Fletores Zyrtare.

Neni 85

1. Presidenti i Republikës ka të drejtë ta kthejë ligjin për rishqyrtim vetëm një herë.

2. Dekreti i Presidentit për rishqyrtimin e një ligji e humbet fuqinë, kur kundër tij votojnë

shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

PJESA E KATËRT

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

Neni 86

1. Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit.

2. President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak

se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç.

Neni 87

1. Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20

deputetësh. Një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një

kandidat.

2. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për

zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime.

Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e

Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa

sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë

kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas

kushteve të pikës 1 të këtij Neni.

3. Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak

se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin e katërt dhe të pestë

zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë

anëtarëve të Kuvendit.

4. Votimi i pestë zhvillohet kur në votimin e katërt asnjë kandidat nuk ka siguruar shumicën e

kërkuar të votave. Votimi i pestë zhvillohet vetëm midis dy kandidatëve që kanë marrë më

shumë vota në votimin e katërt. Në rast se ka më shumë se dy kandidatë me të njëjtin

numër votash, kandidati që merr pjesë në votim caktohet me short.

Në rast se pas votimit të katërt nuk ka mbetur asnjë kandidat në konkurrim, për këtë votim

mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij Neni. Kur paraqiten më

shumë se dy kandidatë, votimi zhvillohet midis dy kandidatëve që kanë siguruar numrin më

të lartë të deputetëve propozues.

5. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar, ose

kur pas votimit të katërt pa sukses nuk paraqitet asnjë kandidaturë e re, Kuvendi

shpërndahet. Zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij.

6. Kuvendi pasardhës e zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve

të tij."

Neni 88

1. Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një

herë.

2. Mandati përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si

President i Republikës. Mandati i Presidentit zgjatet vetëm në kohë lufte dhe për aq kohë sa

vazhdon ajo.

2/1. Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të

mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i

paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit

fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit.

3. Presidenti fillon në detyrë pasi bën betimin para Kuvendit, por jo më parë se të ketë

mbaruar mandati i Presidentit që largohet. Presidenti bën këtë betim: "Betohem se do t'i

bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do

të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t'i shërbej interesit të përgjithshëm

dhe përparimit të Popullit Shqiptar." Presidenti mund të shtojë edhe: "Zoti më ndihmoftë!"

4. Presidenti që jep dorëheqjen para mbarimit të mandatit të vet, nuk mund të kandidojë në

zgjedhjen presidenciale që bëhet pas dorëheqjes së tij.

Neni 89

Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë

anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private.

Neni 90

1. Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij.

2. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për

kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të

bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga

jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.

3. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e

Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

Neni 91

1. Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet

e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat

e tij.

2. Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi,

me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e

cila

vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i

Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e

vërtetimit të pamundësisë.

Neni 92

Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:

a) i drejton mesazhe Kuvendit;

b) ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit;

c) jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit;

ç) jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;

d) jep gradat më të larta ushtarake sipas ligjit;

dh) me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të

Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare;

e) pranon letrat kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të tjera

dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë;

ë) lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit;

f) me propozim të Kryeministrit, emëron drejtorin e shërbimit informativ të shtetit;

g) emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universiteteve sipas ligjit;

gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për

zhvillimin e referendumeve;

h) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për

çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.

Neni 93

Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete.

Neni 94

Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen

shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të.

PJESA E PESTË

KËSHILLI I MINISTRAVE

Neni 95

1. Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat.

2. Këshilli i Ministrave ushtron çdo funksion shtetëror, i cili nuk u është dhënë organeve të

pushteteve të tjera shtetërore ose të qeverisjes vendore.

Neni 96

1. Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet

vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka

shumicën e vendeve në Kuvend.

2 .Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një

Kryeministër të ri brenda 10 ditëve.

3. Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10

ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e

ri.

4. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan

Kuvendin.

Neni 97

Kryeministri i emëruar sipas Nenit 96, Nenit 104 ose 105, i paraqet për miratim Kuvendit,

brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij.

Neni 98

1. Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të

Kryeministrit, brenda 7 ditëve.

2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.

Neni 99

Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat betohen para

Presidentit të Republikës.

Neni 100

1. Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore.

2. Këshilli i Ministrave merr vendime me propozim të Kryeministrit ose të ministrit përkatës.

3. Mbledhjet e Këshillit të Ministrave bëhen të mbyllura.

4. Aktet e Këshillit të Ministrave janë të vlefshme, kur nënshkruhen nga Kryeministri dhe

ministri propozues.

5. Këshilli i Ministrave nxjerr vendime dhe udhëzime.

Neni 101

Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë

akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte

normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i

mbledhur. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi

brenda 45 ditëve.

Neni 102

1. Kryeministri:

a) përfaqëson Këshillin e Ministrave dhe kryeson mbledhjet e tij;

b) koncepton dhe paraqet drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe

përgjigjet për to;

c) siguron zbatimin e legjislacionit dhe të politikave të miratuara nga Këshilli i Ministrave;

ç) bashkërendon dhe kontrollon punën e anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe të

institucioneve të tjera të administratës qendrore të shtetit;

d) kryen detyra të tjera të parashikuara në Kushtetutë e në ligje.

2. Kryeministri zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ministrave.

3. Kryeministri, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr urdhra.

4. Ministri, brenda drejtimeve kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore, drejton nën

përgjegjësinë e tij veprimtarinë që ka në kompetencë. Ministri, në zbatim të kompetencave

të tij, nxjerr urdhra dhe udhëzime.

Neni 103

1. Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet.

2. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose

anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse.

3. Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.

Neni 104

1. Kryeministri ka të drejtë t'i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të

Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve

të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të

Republikës shpërndarjen e Kuvendit.

2. Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës.

Kërkesa për mocion besimi nuk mund të paraqitet gjatë periudhës së shqyrtimit të mocionit

të mosbesimit, sipas Nenit 105.

3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar tri ditë nga paraqitja e tij."

Neni 105

1. Një e pesta e deputetëve ka të drejtë të paraqesë për votim në Kuvend një mocion

mosbesimi ndaj Kryeministrit në detyrë, duke propozuar një Kryeministër të ri.

2. Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me

votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri.

3. Presidenti i Republikës dekreton shkarkimin e Kryeministrit në detyrë dhe emërimin e

Kryeministrit të zgjedhur jo më vonë se 10 ditë nga votimi i mocionit në Kuvend."

Neni 106

Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit

të Ministrave pasardhës.

Neni 107

1. Nëpunësit publikë zbatojnë ligjin dhe janë në shërbim të popullit.

2. Nëpunësit në administratën publike caktohen me konkurs, me përjashtim të rasteve të

parashikuara nga ligji.

3. Garancitë e qëndrimit në detyrë dhe trajtimi ligjor i nëpunësve publikë rregullohen me ligj.

PJESA E GJASHTË

QEVERISJA VENDORE

Neni 108

1. Njësitë e qeverisjes vendore janë komunat ose bashkitë dhe qarqet. Njësi të tjera të

qeverisjes vendore rregullohen me ligj.

2. Ndarjet administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore caktohen me ligj mbi

bazën e nevojave e të interesave të përbashkët ekonomikë dhe të traditës historike. Kufijtë e

tyre nuk mund të ndryshohen pa u marrë me parë mendimi i popullsisë që banon në to.

3. Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore. Ato kryejnë të gjitha detyrat

vetëqeverisëse, me përjashtim të atyre që me ligj u jepen njësive të tjera të qeverisjes

vendore.

4. Vetëqeverisja në njësitë vendore ushtrohet nëpërmjet organeve të tyre përfaqësuese dhe

referendumeve vendore. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit vendor

parashikohen me ligj në përputhje edhe me Nenin 151 paragrafi 2.

Neni 109

(Neni 9 i projektligjit ndryshues)

1. Organet përfaqësuese të njësive bazë të qeverisjes vendore janë këshillat, të cilat

zgjidhen çdo katër vjet me zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe me votim të

fshehtë.

2. Organi ekzekutiv i bashkisë ose i komunës është kryetari, i cili zgjidhet drejtpërdrejt nga

populli në mënyrën e parashikuar në paragrafin 1 të këtij Neni.

3. Të drejtën e zgjedhjes në këshillat vendorë dhe si kryetar bashkie ose komune e kanë

vetëm shtetasit që janë me banim të përhershëm në territorin e njësisë vendore përkatëse.

3.1. Kjo e drejtë u njihet reciprokisht shtetasve të Bashkimit Evropian rezidentë në

Shqipëri, sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian dhe rregullave të përcaktuara

në Kodin Zgjedhor.

4. Organet e njësive të qeverisjes vendore kanë të drejtë të formojnë bashkime dhe

institucione të përbashkëta me njëri-tjetrin për përfaqësimin e interesave të tyre, të

bashkëpunojnë me njësitë vendore të vendeve të tjera, si dhe të përfaqësohen në

organizatat ndërkombëtare të pushteteve vendore.

Neni 110

1. Qarku përbëhet nga disa njësi bazë të qeverisjes vendore me lidhje tradicionale,

ekonomike e sociale dhe të interesave të përbashkët.

2. Qarku është njësia ku ndërtohen e zbatohen politikat rajonale dhe ku ato harmonizohen

me politikën shtetërore.

3. Organi përfaqësues i qarkut është këshilli i qarkut. Bashkitë dhe komunat delegojnë

anëtarë në këshillin e qarkut në përpjesëtim me popullsinë e tyre, por për çdo rast të paktën

një anëtar. Kryetarët e komunave dhe të bashkive janë kurdoherë anëtarë të këshillit të

qarkut. Anëtarët e tjerë të tij zgjidhen me lista përpjesëtimore ndër këshilltarët bashkiakë

ose komunalë nga këshillat përkatës.

4. Këshilli i qarkut ka të drejtë të nxjerrë urdhëresa dhe vendime me fuqi detyruese të

përgjithshme për qarkun.

Neni 111

1. Njësitë e qeverisjes vendore janë persona juridikë.

2. Njësitë e qeverisjes vendore kanë buxhet të pavarur, i cili krijohet në mënyrën e

parashikuar me ligj.

Neni 112

1. Njësive të qeverisjes vendore mund t'u delegohen me ligj kompetenca të administratës

shtetërore. Shpenzimet që kryhen për ushtrimin e delegimit, përballohen nga shteti.

2. Organeve të qeverisjes vendore mund t'u vihen detyrime vetëm në përputhje me ligjin ose

sipas marrëveshjeve që ato lidhin. Shpenzimet që lidhen me detyrimet që u vihen me ligj

organeve të qeverisjes vendore përballohen nga buxheti i shtetit.

Neni 113

1. Këshillat komunalë, bashkiakë dhe të qarkut:

a) rregullojnë dhe administrojnë në mënyrë të pavarur çështjet vendore brenda juridiksionit

të tyre;

b) ushtrojnë të drejtat e pronës, administrojnë në mënyrë të pavarur të ardhurat e krijuara, si

dhe kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtari ekonomike;

c) kanë të drejtë të mbledhin dhe të shpenzojnë të ardhurat që janë të domosdoshme për

ushtrimin e funksioneve të tyre;

ç) kanë të drejtë të vendosin, në përputhje me ligjin, taksa vendore, si dhe nivelin e tyre;

d) caktojnë rregullat për organizimin dhe funksionimin e tyre në pajtim me ligjin;

dh) krijojnë simbolet e qeverisjes vendore, si dhe titujt vendorë të nderit;

e) ndërmarrin nisma për çështje vendore përpara organeve të caktuara me ligj.

2. Organet e njësive të qeverisjes vendore nxjerrin urdhëresa, vendime dhe urdhra.

3. Të drejtat për vetëqeverisje të njësive të qeverisjes vendore mbrohen në gjykatë.

Neni 114

Këshilli i Ministrave cakton prefektin si përfaqësues të tij në çdo qark. Kompetencat e

prefektit caktohen me ligj.

Neni 115

1. Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të

shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.

2. Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda

15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.

3. Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies

në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i

Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse.

PJESA E SHTATË

AKTET NORMATIVE DHE MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE

KREU I

AKTET NORMATIVE

Neni 116

1. Aktet normative që kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë

janë:

a) Kushtetuta;

b) marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara;

c) ligjet;

ç) aktet normative të Këshillit të Ministrave.

2. Aktet që nxirren nga organet e pushtetit vendor kanë fuqi vetëm brenda juridiksionit

territorial që ushtrojnë këto organe.

3. Aktet normative të ministrave dhe të organeve drejtuese të institucioneve të tjera

qendrore kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë brenda sferës së

juridiksionit të tyre.

Neni 117

1. Ligjet, aktet normative të Këshillit të Ministrave, të ministrave, të institucioneve të tjera

qendrore marrin fuqi juridike vetëm pasi botohen në Fletoren Zyrtare.

2. Shpallja dhe botimi i akteve të tjera normative bëhet sipas mënyrës së parashikuar me

ligj.

3. Marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen me ligj, shpallen dhe botohen sipas

procedurave që parashikohen për ligjet. Shpallja dhe botimi i marrëveshjeve të tjera

ndërkombëtare bëhet sipas ligjit.

Neni 118

1. Aktet nënligjore nxirren në bazë dhe për zbatim të ligjeve nga organet e parashikuara në

Kushtetutë.

2. Ligji duhet të autorizojë nxjerrjen e akteve nënligjore, të përcaktojë organin kompetent,

çështjet që duhen rregulluar, si dhe parimet në bazë të të cilave nxirren këto akte.

3. Organi i autorizuar me ligj për të nxjerrë akte nënligjore, siç specifikohet në paragrafin 2

të këtij Neni, nuk mund t'ia delegojë kompetencën e tij një organi tjetër.

Neni 119

1. Rregulloret e Këshillit të Ministrave, të ministrive e të institucioneve të tjera qendrore, si

dhe urdhrat e Kryeministrit, të ministrave e të drejtuesve të institucioneve qendrore kanë

karakter të brendshëm dhe janë të detyrueshme vetëm për njësitë administrative që varen

prej tyre.

2. Këto akte nxirren në bazë të ligjit dhe nuk mund të shërbejnë si bazë për të marrë

vendime në lidhje me individët dhe subjektet e tjera.

3. Rregulloret dhe urdhrat nxirren në bazë dhe për zbatim të akteve që kanë fuqi juridike të

përgjithshme.

Neni 120

Parimet dhe procedurat për nxjerrjen e akteve juridike vendore parashikohen me ligj.

KREU II

MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE

Neni 121

1. Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë

bëhet me ligj në rastet kur ato kanë të bëjnë me:

a) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;

b) të drejtat dhe liritë e njeriut, si edhe detyrimet e shtetasve, siç parashikohen në

Kushtetutë;

c) anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare;

ç) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga Republika e Shqipërisë;

d) miratimin, ndryshimin, plotësimin ose shfuqizimin e ligjeve.

2. Kuvendi, me shumicën e të gjithë anëtarëve, mund të ratifikojë edhe marrëveshje të tjera

ndërkombëtare që nuk parashikohen në paragrafin 1 të këtij Neni.

3. Kryeministri e njofton Kuvendin sa herë që Këshilli i Ministrave nënshkruan një

marrëveshje ndërkombëtare që nuk ratifikohet me ligj.

4. Parimet dhe procedurat për ratifikimin dhe denoncimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

parashikohen me ligj.

Neni 122

(Neni 10 i projektligjit ndryshues)

(Neni 11 i projektligjit ndryshues)

1. Çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar përbën pjesë të sistemit të brendshëm juridik

pasi botohet në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Ajo zbatohet në mënyrë të

drejtpërdrejtë, përveç rasteve kur nuk është e vetëzbatueshme dhe zbatimi i saj kërkon

nxjerrjen e një ligji. Ndryshimi, plotësimi dhe shfuqizimi i ligjeve të miratuara me shumicën e

të gjithë anëtarëve të Kuvendit për efekt të ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare bëhet

me të njëjtën shumicë.

2. Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk

pajtohen me të.

2.1. E drejta e Bashkimit Evropian ka epërsi mbi të drejtën e brendshme të

Republikës së Shqipërisë.

3. Normat e nxjerra prej një organizate ndërkombëtare kanë epërsi, në rast

konflikti, mbi të drejtën e vendit, kur në marrëveshjen e ratifikuar nga Republika e

Shqipërisë për pjesëmarrjen në atë organizatë, parashikohet shprehimisht zbatimi i

drejtpërdrejtë i normave të nxjerra prej asaj.

Neni 123

1. Republika e Shqipërisë, në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, u delegon

organizatave ndërkombëtare kompetenca shtetërore për çështje të caktuara.

2. Ligji me të cilin ratifikohet një marrëveshje ndërkombëtare, siç parashikohet në paragrafin

1 të këtij Neni, miratohet me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

3. Kuvendi mund të vendosë që ratifikimi i një marrëveshjeje të tillë të bëhet me referendum.

PJESA E TETË

GJYKATA KUSHTETUESE

Neni 124

(Neni 14 i projektligjit ndryshues)

1. Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin

përfundimtar të saj.

2. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.

3.Gjykata Kushtetuese ka buxhet të veçantë që e administron në mënyrë të pavarur.

Neni 125

(Neni 15 i projektligjit ndryshues)

1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 (nëntë) anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti

i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. tre (3) prej të cilëve emërohen nga Presidenti,

tre (3) anëtarë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe tre (3) anëtarë nga mbledhja e

përbashkët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative. Anëtarët që

emërohen nga Presidenti dhe Kuvendi përzgjidhen nga lista e hartuar nga Këshilli

për Emërimet në Drejtësi. Procedura e emërimit të anëtarëve të Gjykatës

Kushtetuese parashikohet në ligj.

2.Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen për 12 vjet, pa të drejtë riemërimi dhe

përzgjidhen nga rradhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me të paktën 15 vjet

përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë të së drejtës, nëpunës të lartë

në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e të drejtës

kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës. Kandidatët nuk

duhet të jenë dënuar më parë për kryerjen e një vepre penale, si dhe të mos jenë

angazhuar në forumet drejtuese të partive politike. Kriteret e hollësishme për

emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese parashikohen në ligj.

3.Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 4 vjet, në një të tretën e saj, sipas

procedurës së caktuar me ligj.

4.Kryetari i Gjykatës Kushtetuese nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i

Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një periudhë prej 3 vjetësh zgjidhet me

votim të fshehtë, me shumicën absolute të anëtarëve të Gjykatës Kushtuese, për

një periudhë 4 vjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje. Procedura e zgjedhjes së Kryetarit

të Gjykatës Kushtetuese parashikohet me ligj.

5.Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij.

Neni 126

(Neni 16 i projektligjit ndryshues)

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e

marra në ushtrim të funksioneve të tij. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të

arrestohet apo t'i hiqet liria në çfarëdo forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll

personal ose i banesës, pa autorizimin e vetë gjykatës, përveçse nëse kapet në

kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi. Në këtë rast, Prokurori i

Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Gjykatën Kushtetuese. Kur Gjykata

Kushtetuese nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit

të arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë."

Neni 127

(Neni 17 i projektligjit ndryshues)

1. Mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese mbaron kur:

a) Mbush moshën 70 vjeç

b) Nuk paraqitet pa arsye në detyrë për më shumë se 6 muaj

b)Përfundon mandati 12 vjeçar

c)Jep dorëheqjen

ç)Deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim gjyqësor të formës së prerë

d)Dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose vendim

përfundimtar në një procedurë disiplinore;

2. Mbarimi i mandatit të gjyqtarit anëtarit të Gjykatës Kushtetuese deklarohet me

vendim të Gjykatës Kushtetuese.

3. Në rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, Presidenti i Republikës emëron, me

pëlqimin e Kuvendit, një gjyqtar të ri organi që ka emëruar gjyqtarin paraardhës,

sipas nenit 125/1, emëron një gjyqtar të ri, i cili qëndron në detyrë deri në përfundimin

e mandatit të gjyqtarit të larguar.

4. Në rast se mandati i gjyqtarit përfundon për shkaqet e parashikuara në nën

paragrafët c); ç) dhe d) të paragrafit 1 të këtij neni, si dhe për shkelje disiplinore,

sipas nenit 128, procedura e emërimit të anëtarit të ri fillon menjëherë dhe

përfundon brenda 60 ditëve nga deklarimi i mbarimit të mandatit nga Gjykata

Kushtetuese.

Neni 128

(Neni 18 i projektligjit ndryshues)

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohet nga Kuvendi me dy të tretat e

të gjithë anëtarëve të tij për shkelje të Kushtetutës, për kryerjen e një krimi, për

paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe

figurën e gjyqtarit. Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila,

kur vërteton se ekziston një nga shkaqet e mësipërme, deklaron shkarkimin nga

detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore sipas ligjit.

Neni 128/a

(Neni 19 i projektligjit ndryshues)

Në rast se anëtari i Gjykatës Kushtetuese jep dorëheqjen, ia paraqet atë Kryetarit të

Gjykatës Kushtetuese, i cili njofton menjëherë organin e emërtesës për plotësimin e

vendit vakant, sipas nenit 125

Neni 129

(Neni 20 i projektligjit ndryshues)

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të

Republikës.

Neni 130

(Neni 21 i projektligjit ndryshues)

Qenia gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore,

politike ose private. profesionale që ushtrohet kundrejt pagesës, përveç kur

parashikohet ndryshe në ligj.

Neni 131

(Neni 12 i projektligjit ndryshues)

(Neni 22 i projektligjit ndryshues)

(Neni 23 i projektligjit ndryshues)

Gjykata Kushtetuese vendos për:

a) pajtueshmërinë e ligjit me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare, siç

parashikohet në Nenin 122;

b) pajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën para ratifikimit të tyre;

c) pajtueshmërinë e akteve normative të organeve qendrore dhe vendore me Kushtetutën

dhe me marrëveshjet ndërkombëtare;

ç) mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, si dhe ndërmjet pushtetit qendror

dhe qeverisjes vendore;

d) kushtetutshmërinë e partive dhe të organizatave të tjera politike, si dhe të veprimtarisë së

tyre, sipas Nenit 9 të kësaj Kushtetute;

dh) shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës dhe vërtetimin e pamundësisë së

ushtrimit të funksioneve të tij;

e) çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve

të Presidentit të Republikës dhe të deputetëve, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre;

ë) kushtetutshmërinë e referendumit dhe verifikimin e rezultateve të tij;

f) gjykimin shqyrtimin përfundimtar të ankesave të individëve për shkeljen e të drejtave

të tyre kushtetuese për një proces të rregullt ligjor kundër vendimeve gjyqësore dhe

akteve të pushtetit publik që cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara

në Kushtetutë, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike për mbrojtjen e këtyre të

drejtave përveç kur është parashikuar ndryshe në Kushtetutë.

g) Shqyrtimin e mosmarrëveshjeve juridiksionale, si dhe të kompetencës lëndore

dhe funksionale midis Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative, si

dhe midis vetë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë Administrative.

Gjykata Kushtetuese nuk mund të shpallë antikushtetues një ligj të miratuar nga

Kuvendi, për rishikimin e Kushtetutës.

Neni 132

(Neni 24 i projektligjit ndryshues)

1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe janë

përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Gjykata Kushtetuese ka vetëm të

drejtën e shfuqizimit të akteve që shqyrton.

2. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si rregull, hyjnë në fuqi ditën e botimit në Fletoren

Zyrtare përveç kur është parashikuar ndryshe në ligj. Gjykata Kushtetuese mund të

vendosë që ligji ose akti tjetër normativ të shfuqizohet në një datë tjetër. Mendimi i pakicës

botohet bashkë me vendimin.

Neni 133

(Neni 25 i projektligjit ndryshues)

1. Pranimi i ankesave për gjykim vendoset nga një numër gjyqtarësh, siç përcaktohet me ligj.

2. Gjykata Kushtetuese vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve të saj.

Neni 134

(Neni 26 i projektligjit ndryshues)

1. Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje vetëm me kërkesë të:

a) Presidentit të Republikës;

b) Kryeministrit;

c) jo më pak se një së pestës së deputetëve;

ç) Avokatit të Popullit;

d) Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit;

dh) Çdo gjykate sipas rastit të Nenit 145 pika 2 të kësaj

Kushtetute;

e) Komisionerit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale;

ë) Komisionerit kundër Diskriminimit;

f) Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë;

g) Organeve të qeverisjes vendore

gj) organeve të bashkësive fetare

h) partive politike dhe organizatave të tjera;

i) individëve

2. Subjektet e parashikuara nga nënparagrafët dh, ç, d, e, ë, f, g, gj, h dhe i të paragrafit 1 të

këtij Neni mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre.

PJESA E NËNTË

GJYKATAT

Neni 135

(Neni 27 i projektligjit ndryshues)

1. Pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, Gjykata e Lartë Administrative si dhe

nga gjykatat e apelit e gjykatat e shkallës së parë, të cilat krijohen me ligj.

2. Gjykimi administrativ organizohet në dy shkallë dhe përfshin Gjykatën

Administrative të Shkallës së Parë dhe Gjykatën e Lartë Administrative

3. Kuvendi mund të krijojë me ligj krijon gjykata për fusha të veçanta, por në asnjë rast

gjykata të jashtëzakonshme

Neni 136

(Neni 28 i projektligjit ndryshues)

1. Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës së Lartë Administrative emërohen nga

Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit me propozim të Këshillit të Lartë

Gjyqësor, me mandat 12 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

2. Njëri nga anëtarët emërohet Kryetar sipas procedurës së parashikuar në

paragrafin 1 të këtij Neni.

2. Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës së Lartë Administrative zgjidhen nga

rradhët e gjyqtarëve me të paktën 15 vjet përvojë, si dhe mes juristëve të spikatur

me jo më pak se 20 vite përvojë që kanë punuar si avokatë, profesorë të së drejtës,

ose në administratën e lartë publike. Ata duhet të mos jenë dënuar më parë për

kryerjen e një vepre penale si dhe të mos kenë qenë të angazhuar në forumet

drejtuese të partive politike. Kriteret dhe procedura e përzgjedhjes dhe emërimit të

anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës së Lartë Administrative, si dhe

kushtet për vazhdimësinë e ushtrimit të profesionit të gjyqtarit përcaktohen me ligj

3. Kryetari dhe anëtarët i Gjykatës së Lartë dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë

Administrative qëndrojnë në detyrë për 9 vjet zgjidhet për një periudhë 5 vjeçare pa

të drejtë rizgjedhjeje, me votim të fshehtë dhe me shumicën absolute të anëtarëve.

Procedura e zgjedhjes parashikohet në ligj

4.Gjyqtarët e tjerë emërohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të

Lartë të Drejtësisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor

5.Gjyqtarë mund të jenë vetëm shtetasit shqiptarë me arsim të lartë juridik. Kushtet dhe

procedura e zgjedhjes caktohen me ligj.

Neni 137

(Neni 29 i projektligjit ndryshues)

1. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë gëzon Gjyqtarët gëzojnë imunitet për mendimet e

shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tij.

2. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë nuk mund të arrestohet apo t'i hiqet liria në çfarëdo

forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e

Gjykatës Kushtetuese, përveçse nëse kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas

kryerjes së një krimi. Në këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni

Gjykatën Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve

për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i detyruar

ta lirojë atë.

2. Gjyqtarët mbajnë përgjegjësi disiplinore, sipas ligjit

3. Gjyqtarët gëzojnë imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra

në ushtrim të funksioneve të tyre gjyqësore.

4. Gjyqtari nuk mund të arrestohet ose t'i hiqet liria në çfarëdo forme apo ndaj tij të

ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Këshillit të Lartë të

Drejtësisë, përveçse nëse kapet gjatë kryerjes ose menjëherë pas kryerjes së një

krimi. Në këtë rast, Prokurori I Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Këshillin e

Lartë të Drejtësisë, i cili mund të vendosë për heqjen e masës.

Neni 138

(Neni 30 i projektligjit ndryshues)

Koha e qëndrimit të gjyqtarëve në detyrë nuk mund të kufizohet përveç rasteve kur

parashikohet në Kushtetutë; paga dhe përfitimet e tjera të tyre nuk mund të ulen përveç

rasteve kur ndaj gjyqtarëve jepet një sanksion.

Neni 139

(Neni 31 i projektligjit ndryshues)

1. Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë ose Gjykatës së Lartë Administrative mbaron

kur:

a) mbush moshën 65 vjeç;

b) nuk paraqitet në detyrë pa arsye për më shumë se 6 muaj

b) Përfundon mandati 12 vjeçar;

c) jep dorëheqjen;

ç) deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim gjyqësor të formës së prerë;

d). dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi

ose me vendim te forms se prere ne nje procedure disiplinore

2. Mbarimi i mandatit të gjyqtarit anëtarit të Gjykatës së Lartë ose

Gjykatës së Lartë Administrative deklarohet përkatësisht me vendim të

Gjykatës së Lartë ose Gjykatës së Lartë Administrative.

3. Në rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, organi që ka emëruar gjyqtarin

paraardhës, sipas nenit 136/1, emëron një gjyqtar të ri, i cili qëndron në detyrë

deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar.

4. Në rast se mandati i gjyqtarit përfundon për shkaqet e parashikuara në

nënparagrafët c); ç) dhe d) të paragrafit 1 të këtij neni, si dhe për shkelje

disiplinore, procedura e emërimit të anëtarit të ri fillon menjëherë dhe përfundon

brenda 60 ditëve nga deklarimi i mbarimit të mandatit nga Gjykata e Lartë ose

Gjykata e Lartë Administrative.

Neni 139/a

(Neni 32 i projektligjit ndryshues)

Në rast se anëtari i Gjykatës së Lartë ose i Gjykatës së Lartë Administrative jep

dorëheqjen, ia paraqet atë Kryetarit të Gjykatës së Lartë ose Kryetarit të Gjykatës së

Lartë Administrative, i cili menjëherë njofton organin e emërtesës që plotëson

vakancën brenda 60 ditëve

Neni 140

(Neni 33 i projektligjit ndryshues)

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të shkarkohet nga Kuvendi me dy të tretat e të

gjithë anëtarëve të tij për shkelje të Kushtetutës, për kryerjen e një krimi, për

paaftësi mendore a fizike dhe për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe

figurën e gjyqtarit. Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila,

kur vërteton se ekziston një nga shkaqet e mësipërme, deklaron shkarkimin e tij

nga detyra.

Neni 141

(Neni 34 i projektligjit ndryshues)

1. Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Lartë Administrative ka juridiksion fillestar dhe

rishikues dhe sigurojnë zbatimin uniform të ligjit nga gjykatat më të ulëta. Në

juridiksionin e tyre hyjnë çështjet gjyqësore që shqyrtohen nga gjykatat më të

ulëta, me përjashtim të çështjeve që i përkasin juridiksionit të Gjykatës

Kushtetuese. Ajo ka juridiksion fillestar kur gjykon akuzat penale kundër

Presidentit të Republikës, Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave,

deputetëve, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

2. Për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, Gjykata e Lartë ka të drejtë të

tërheqë për shqyrtim në kolegjet e bashkuara çështje të caktuara gjyqësore.

Neni 142

(Neni 35 i projektligjit ndryshues)

1. Vendimet gjyqësore duhet të jenë të arsyetuara.

2. Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Lartë Administrative duhet t'i botojnë vendimet e tyre, si

dhe mendimet e pakicës.

3. Organet e shtetit janë të detyruara të ekzekutojnë vendimet gjyqësore.

Neni 143

(Neni 36 i projektligjit ndryshues)

Qenia gjyqtar nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore, politike ose private

profesionale që ushtrohet kundrejt pagesës, përveç kur parashikohet ndryshe nga

ligji.

Neni 144

(Neni 37 i projektligjit ndryshues)

Gjykatat kanë buxhet të veçantë, të cilin e administrojnë vetë. Ato e propozojnë

buxhetin e tyre sipas ligjit.

Neni 145

(Neni 38 i projektligjit ndryshues)

1. Gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.

2. Kur gjyqtarët çmojnë se ligjet vijnë në kundërshtim me Kushtetutën, nuk i zbatojnë ato.

Në këtë rast, ata pezullojnë gjykimin dhe ia dërgojnë çështjen Gjykatës Kushtetuese.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha gjykatat.

3. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose të gjyqtarëve sjell përgjegjësi sipas ligjit.

Neni 146

(Neni 39 i projektligjit ndryshues)

1. Gjykatat i japin vendimet në emër të Republikës.

2. Vendimet gjyqësore shpallen publikisht në çdo rast.

Neni 147

(Neni 40 i projektligjit ndryshues)

1. Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga Presidenti i Republikës, Kryetari i

Gjykatës së Lartë, ministri i Drejtësisë, 3 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi, si dhe 9

gjyqtarë të të gjitha niveleve, të cilët zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare.

Anëtarët e zgjedhur qëndrojnë në detyrë për 5 vjet pa të drejtë rizgjedhjeje të

menjëhershme.

2. Presidenti i Republikës është Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

3. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me propozim të Presidentit, zgjedh nga radhët e tij

një zëvendëskryetar. Zëvendëskryetari organizon veprimtarinë e Këshillit të Lartë të

Drejtësisë, si dhe kryeson mbledhjet e tij në mungesë të Presidentit të Republikës.

4. Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos për transferimin e gjyqtarëve, si dhe për

përgjegjësinë e tyre disiplinore sipas ligjit.

5. Transferimi i gjyqtarëve nuk mund të bëhet pa pëlqimin e tyre, përveçse kur

këtë e diktojnë nevojat e riorganizimit të sistemit gjyqësor.

6. Gjyqtari mund të shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për kryerjen e një

krimi, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën

dhe figurën e gjyqtarit ose për pamjaftueshmëri profesionale. Kundër këtij vendimi

gjyqtari ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Lartë, e cila në këtë rast, vendos me

kolegje të bashkuara.

1. Këshilli i Lartë Gjyqësor garanton pavarësinë, përgjegjshmërinë, si dhe

mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.

2. Këshilli i Lartë Gjyqësor përbëhet nga 11 anëtarë. Gjashtë prej anëtarëve

janë gjyqtarë të zgjedhur nga gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor.

Kriteret dhe procedura e zgjedhjes së anëtarëve gjyqtarë rregullohet me ligj. Pesë

anëtarët e tjerë vijnë nga avokatia, 1 anëtar, trupa e pedagogëve të drejtësisë, 2

anëtarë, trupa e pedagogëve jo magjistratë të Shkollës së Magjistraturës, 1 anëtar,

dhe shoqëria civile, 1 anëtar. Anëtarët jo gjyqtarë emërohen nga Kuvendi me tri të

pestat e gjithë anëtarëve mbi bazën e propozimeve nga strukturat përkatëse dhe të

opinionit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

3. Kuvendi voton veçmas për secilin grup kandidatësh. Kur në votimin e parë

Kuvendi nuk arrin shumicën prej tri të pestash, struktura propozuese bën një

propozim të ri brenda 15 ditëve. Këshilli i Emërimeve jep një opinion brenda 7

ditëve nga dorëzimi i propozimeve të reja. Kuvendi voton për kandidaturat e reja

brenda 7 ditëve nga dorëzimi i opinionit të Këshillit të Emërimeve. Në rast se edhe

në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë kandidatët e renditur më lart nga

Këshilli i Emërimeve quhen të emëruar.

4. Ministri i Drejtësisë merr pjesë në mbledhjet e Këshillit të Lartë Gjyqësor si

vëzhgues. Ministri i Drejtësisë mund të kërkojë fillimin e hetimit për shkelje

disiplinore kundër gjyqtarëve

5. Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor e ushtrojnë detyrën me kohë të plotë për

një periudhë prej pesë vjetësh, pa të drejtë rizgjedhjeje të njëpasnjëshme. Në

përfundim të mandatit anëtarët gjyqtarë rikthehen në vendet e mëparshme të

punës. Anëtarët jo gjyqtarë që përpara emërimit punonin me kohë të plotë në

sektorin publik, rikthehen në vendet e mëparshme të punës ose në pamundësi, në

pozicione të barazvlefshme me to.

6. Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhet në mbledhjen e parë të Këshillit nga

radhët e anëtarëve jo gjyqtarë, me 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve. Kur në

votimin e parë, Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk e arrin shumicën prej dy të tretash,

brenda 7 ditëve nga votimi i parë bëhet një votim i dytë. Në rast se edhe në votimin

e dytë nuk arrihet kjo shumicë, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhet me

shumicë të thjeshtë brenda 7 ditëve. Mandati i Kryetarit përkon me atë të anëtarit

të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Neni 147/a

(Neni 41 i projektligjit ndryshues)

1. Këshilli i Lartë Gjyqësor ushtron përgjegjësitë e mëposhtme:

a) Emëron, vlerëson ngre në detyrë dhe transferon gjyqtarët, me përjashtim të

gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese;

b) Vendos për masat disiplinore ndaj gjyqtarëve, me përjashtim të gjyqtarëve të

Gjykatës Kushtetuese;

c) I propozon Presidentit të Republikës kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë

dhe Gjykatës së Lartë Administrative, sipas procedurës së caktuar me ligj;

d) Miraton rregullat e etikës gjyqësore dhe mbikëqyr respektimin e tyre;

e) Drejton dhe menaxhon administratën e gjykatave;

f) Propozon dhe administron buxhetin e gjykatave.

2. Këshilli i Lartë Gjyqësor bën planifikimin strategjik për sistemin gjyqësor,

raporton publikisht dhe përpara Kuvendit për gjendjen e sistemit gjyqësor, si dhe

ushtron përgjegjësi të tjera të caktuara me ligj

Neni 147/b

(Neni 42 i projektligjit ndryshues)

1. Mandati i anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor mbaron kur:

a) arrin moshën e pensionit;

b) përfundon mandati 5 vjeçar;

c) jep dorëheqjen;

ç) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose

vendim përfundimtar në një procedurë disiplinore

d) deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

2. Mbarimi i mandatit të anëtarit deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë

Gjyqësor.

3. Kur vendi i anëtarit mbetet vakant, organi që ka emëruar anëtarin paraardhës,

sipas nenit 147 emëron një anëtar të ri, i cili qëndron në detyrë deri në

përfundimin e mandatit të anëtarit të larguar.

4. Kur mandati i anëtarit përfundon për shkaqet e parashikuara në pikat c), ç) dhe

e) të këtij neni si dhe për shkelje disiplinore sipas nenit 147/c, procedura e

emërimit të anëtarit të ri fillon menjëherë dhe përfundon brenda 60 ditëve nga data

e hyrjes në fuqi të vendimit që deklaron mbarimin e mandatit të anëtarit

paraardhës.

5. Kur anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor jep dorëheqjen, ia paraqet atë Kryetarit

të Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili menjëherë njofton organin e emërtesës, i cili

plotëson vendin vakant, sipas nenit 147

Neni 147/c

(Neni 43 i projektligjit ndryshues)

Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor mban përgjegjësi disiplinore sipas ligjit

Neni 147/ç

(Neni 44 i projektligjit ndryshues)

Qenia anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër

profesionale që ushtrohet kundrejt pagesës, përveç kur parashikohet ndryshe nga

ligji

Neni 147/d

(Neni 45 i projektligjit ndryshues)

1. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës për hetimin e shkeljeve

disiplinore dhe ankesave kundër gjyqtarëve, prokurorëve, anëtarëve të Këshillit të

Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm,

si dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj tyre. Inspektorati i Lartë i

Drejtësisë është përgjegjës edhe për inspektimin e gjykatave dhe të zyrave të

prokurorisë;

2. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga 5 anëtarë, 3 nga të cilët vijnë nga

gjyqësori dhe 2 nga prokuroria. Ata emërohen nga Kuvendi me tri të pestat e gjithë

anëtarëve, midis kandidatëve të përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe

Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

3. Këshilli i Lartë Gjyqësor përzgjedh dhe rendit gjashtë kandidatë nga radhët e

gjyqtarëve ose ish gjyqtarëve me të paktën 20 vjet përvojë si gjyqtarë, me rezultate

të larta në punë dhe integritet të lartë, mbi bazën e propozimeve të gjyqtarëve.

Procedura e përzgjedhjes dhe renditjes së kandidatëve rregullohet me ligj.

4. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjedh dhe rendit katër kandidatë nga radhët e

prokurorëve ose ish prokurorëve me të paktën 20 vjet përvojë si prokurorë, me

rezultate të larta në punë dhe integritet të lartë, mbi bazën e propozimeve të

prokurorëve. Procedura e përzgjedhjes dhe renditjes së kandidatëve rregullohet me

ligj.

5. Kuvendi voton veçmas për secilin grup kandidatësh. Në rast se Kuvendi nuk

arrin shumicën prej tri të pestash për asnjë prej kandidatëve të secilit grup,

kandidatët e renditur në 3 vendet e para nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe 2 vendet

e para nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë quhen të emëruar.

6. Anëtarët e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë kanë statusin e anëtarit të

Gjykatës së Lartë.

7. Kandidatët për anëtar të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë i nënshtrohen një

kontrolli të thelluar të pasurisë, të integritetit dhe të së shkuarës.

8. Procedurat për marrjen e vendimeve nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë

rregullohen me ligj.

9. Ministri i Drejtësisë merr pjesë si vëzhgues në mbledhjet e Inspektoratit të Lartë

të Drejtësisë dhe mund të kërkojë fillimin e hetimit për shkelje disiplinore kundër

gjyqtarëve, prokurorëve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të

Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm si dhe kryerjen e inspektimeve dhe

verifikimin e ankesave.

10. Anëtarët e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë e ushtrojnë detyrën me kohë të

plotë për një periudhë prej nëntë vjetësh, pa të drejtë rizgjedhjeje të njëpasnjëshme.

Në përfundim të mandatit anëtarët rikthehen në vendet e mëparshme të punës.

11. Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë zgjidhet nga

radhët e anëtarëve gjyqtarë me 2/3 e votave të anëtarëve të Inspektoratit. Kur në

votimin e parë nuk arrihet shumica prej dy të tretash, brenda 7 ditëve nga votimi i

parë bëhet një votim i dytë vetëm për kandidatin që ka marrë më shumë vota në

votimin e parë. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë,

Inspektori i Përgjithshëm zgjidhet nga Kuvendi me shumicë të thjeshtë brenda 7

ditëve.

12. Inspektori i Përgjithshëm drejton mbledhjet e Inspektoratit të Lartë të

Drejtësisë si dhe bashkërendon dhe mbikëqyr veprimtarinë e administratës

Neni 147/dh

(Neni 46 i projektligjit ndryshues)

1. Mandati i anëtarit të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë mbaron kur:

a) arrin moshën e pensionit;

b) përfundon mandati 9 vjeçar;

c) jep dorëheqjen;

ç) deklarohet nga gjykata i paaftë për të përmbushur funksionin e tij.

d) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose

vendim përfundimtar në një procedurë disiplinore.

2. Mbarimi i mandatit të anëtarit deklarohet me vendim të Inspektoratit të Lartë të

Drejtësisë. Kur anëtari i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë jep dorëheqjen, ia

paraqet atë Inspektorit të Përgjithshëm, i cili menjëherë njofton organin e

emërtesës për plotësimin e vendit vakant, sipas nenit 147/d, pika 2/3/4.

3. Kur vendi i anëtarit mbetet vakant, organi që ka emëruar anëtarin paraardhës,

sipas nenit 147/d, emëron një anëtar të ri, i cili qëndron në detyrë deri në

përfundimin e mandatit të anëtarit të larguar.

4. Kur mandati i anëtarit përfundon për shkaqet e parashikuara në pikat c), ç) dhe

d) të këtij neni si dhe për shkelje disiplinore sipas nenit 147/e, procedura e

emërimit të anëtarit të ri fillon menjëherë dhe përfundon brenda 60 ditëve nga data

e hyrjes në fuqi të vendimit që deklaron mbarimin e mandatit të anëtarit

paraardhës

Neni 147/e

(Neni 47 i projektligjit ndryshues)

Anëtari i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë mban përgjegjësi disiplinore sipas ligjit.

Inspektimi në këtë rast kryhet nga Ministri i Drejtësisë

Neni 147/ë

(Neni 48 i projektligjit ndryshues)

Qenia anëtar i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë nuk pajtohet me asnjë veprimtari

tjetër profesionale që ushtrohet kundrejt pagesës, përveç kur parashikohet ndryshe

nga ligji

Neni 147/f

(Neni 49 i projektligjit ndryshues)

1. Tribunali Disiplinor i Drejtësisë shqyrton rastet e shkeljeve disiplinore dhe

vendos masa disiplinore për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë

të Prokurorisë dhe për Prokurorin e Përgjithshëm, anëtarët e Inspektoratit të Lartë

të Drejtësisë, anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe punonjësve të

këtij Komisioni si dhe shqyrton ankimet kundër masave disiplinore të vendosura

ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i

Prokurorisë.

2. Tribunali Disiplinor përbëhet nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i

Gjykatës së Lartë, Kryetari i Gjykatës së Lartë Administrative, Prokurori i

Përgjithshëm, Ministri i Drejtësisë, Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë,

anëtari më i vjetër i Gjykatës Kushtetuese, anëtari më i vjetër i Gjykatës së Lartë

dhe anëtari më i vjetër i Gjykatës së Lartë Administrative.

3. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese është Kryetar i Tribunalit Disiplinor të

Drejtësisë. Kryetari i Gjykatës së Lartë është Zëvendës Kryetar i Tribunalit

Disiplinor të Drejtësisë.

4. Organizimi dhe funksionimi i Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë rregullohet me

ligj.

5. Ankimet kundër vendimeve te Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë shqyrtohen nga

Gjykata Kushtetuese

PJESA E DHJETË

PROKURORIA

Neni 148

(Neni 50 i projektligjit ndryshues)

1. Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit.

Prokuroria kryen edhe detyra të tjera të caktuara me ligj.

2. Prokurorët janë të organizuar dhe funksionojnë pranë sistemit gjyqësor si një

organ i centralizuar.

2. Prokuroria është një organ i pavarur dhe funksionon mbi parimin e

decentralizimit, sipas ligjit

3. Në ushtrimin e kompetencave të tyre prokurorët u nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve.

4. Prokurorët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me propozim të Këshillit

të Lartë të Prokurorisë, pas mbarimit të Shkollës së Lartë të Magjistraturës, si dhe

pas një vlerësimi dhe kontrolli pozitiv të pasurisë dhe të së shkuarës së tyre

5. Prokurorët kanë përgjegjësi disiplinore në përputhje me ligjin.

Neni 148/a

(Neni 51 i projektligjit ndryshues)

1. Këshilli i Lartë i Prokurorisë është përgjegjës për çështje të statusit dhe karrierës

së prokurorëve. Elementët e statusit, mënyra e vlerësimit dhe ecuria profesionale e

prokurorëve rregullohen me ligj.

2. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhet nga 11 anëtarë. Gjashtë prej tyre janë

prokurorë të zgjedhur nga prokurorët e të gjitha shkallëve të prokurorisë. Kriteret

dhe procedura e zgjedhjes së anëtarëve prokurorë rregullohet me ligj. Pesë anëtarët

e tjerë vijnë nga avokatia, 1 anëtar, trupa e pedagogëve të drejtësisë, 2 anëtarë,

trupa e pedagogëve jo magjistratë të Shkollës së Magjistraturës, 1 anëtar dhe

shoqëria civile, 1 anëtar. Anëtarët jo prokurorë emërohen nga Kuvendi më tri të

pestat e të gjithë anëtarëve, në bazë të propozimeve nga strukturat përkatëse dhe të

opinionit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

3. Kuvendi voton veçmas për secilin grup kandidatësh. Në rast se në votimin e parë

Kuvendi nuk arrin shumicën prej tri të pestash, struktura propozuese bën një

propozim të ri brenda 15 ditëve. Këshilli i Emërimeve jep një opinion të ri brenda 7

ditëve nga dorëzimi i propozimeve të reja. Kuvendi voton për kandidaturat e reja

brenda 7 ditëve nga dorëzimi i opinionit të Këshillit të Emërimeve. Në rast se edhe

në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë kandidati i renditur më lart nga Këshilli i

Emërimeve quhet i emëruar.

4. Ministri i Drejtësisë merr pjesë në mbledhjet e Këshillit të Prokurorisë si

vëzhgues. Ministri i Drejtësisë mund të kërkojë fillimin e hetimit për shkelje

disiplinore kundër prokurorëve.

5. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë e ushtrojnë këtë detyrë me kohë të

plotë për një periudhë prej 5 vjetësh pa të drejtë rizgjedhje të njëpasnjëshme. Në

përfundim të mandatit anëtarët prokurorë rikthehen në vendet e mëparshme të

punës. Anëtarët jo prokurorë që përpara emërimit punonin me kohë të plotë në

sektorin publik, rikthehen në vendet e mëparshme të punës ose në pamundësi, në

pozicione të barazvlefshme me to.

6. Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë zgjidhet në mbledhjen e parë të

Këshillit nga radhët e anëtarëve jo prokurorë me 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve.

Kur në votimin e parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk e arrin shumicën prej dy të

tretash, brenda 7 ditëve nga votimi i parë bëhet një votim i dytë. Në rast se edhe në

votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

zgjidhet me shumicë të thjeshtë brenda 7 ditëve

Neni 148/b

(Neni 52 i projektligjit ndryshues)

1. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ushtron këto përgjegjësi:

a) Emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon prokurorët;

b) vendos për masat disiplinore ndaj prokurorëve;

c) i propozon Kuvendit kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm në përputhje me

procedurat e parashikuara në ligj.

d) miraton rregullat për etikën e prokurorëve dhe mbikëqyr respektimin e tyre.

2. Këshilli i Lartë i Prokurorisë harton plane strategjike për Prokurorinë, raporton

publikisht dhe përpara Kuvendit mbi gjendjen e Prokurorisë dhe ushtron

përgjegjësi të tjera të caktuara me ligj

Neni 148/c

(Neni 53 i projektligjit ndryshues)

1. Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion e Prokurorisë është përgjegjëse për

ndjekjen penale dhe përfaqësimin e akuzës kundër gjyqtarëve, prokurorëve dhe

zyrtarëve të lartë, të përcaktuar me ligj, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe

Gjykatës së Apelit Anti-Korrupsion.

2. Prokurorët e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion janë të pavarur.

3. Prokurorët e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion duhet të kenë 10 vite

përvojë si prokurorë, nuk duhet të jenë të dënuar, duhet të kenë reputacion për

integritet të lartë, si dhe duhet të plotësojnë një deklaratë e të kalojnë me sukses

një shqyrtim të pasurisë dhe së shkuarës, si dhe shqyrtime periodike të llogarive

financiare dhe telekomunikimeve të tyre si dhe të familjarëve të afërt.

4. Prokurorët e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion emërohen për një mandat

10-vjeçar nga Këshilli i Lartë i Prokurorëve.

5. Byroja Kombëtare e Hetimit kryen hetime nën drejtimin e prokurorëve të

Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion e Prokurorisë.

Neni 149

(Neni 54 i projektligjit ndryshues)

1. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e

Kuvendit, për një mandat pesëvjeçar, me të drejtë riemërimi. 3/5 e deputetëve, me

propozim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe mbi opinionin e Këshillit për

Emërimet në Drejtësi për një periudhë 9 vjeçare, pa të drejtë ri-emërimi. Procedura

për përzgjedhjen dhe emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm përcaktohet me ligj

2. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me

propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit

gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje

që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit përzgjidhet mes juristëve

me kualifikime të larta, me përvojë jo më pak se 15 vite në profesion, me moral dhe

integritet të lartë profesional, të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës, ose që

kanë kryer së paku studime pasuniversitare të nivelit të parë në një universitet të

shquar brenda ose jashtë Shqipërisë. Ai nuk duhet të jetë dënuar më parë për

kryerjen një vepër penale, dhe nuk duhet të ketë mbajtur një post politik apo një

post në një parti politike gjatë 10 viteve të fundit para kandidimit për postin e

Prokurorit të Përgjithshëm

3.Prokurorët e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me

propozim të Prokurorit të Përgjithshëm.

3. Prokurori i Përgjithshëm mban përgjegjësi disiplinore sipas ligjit

4. Prokurori i Përgjithshëm raporton në Kuvend për gjendjen e kriminalitetit

4. Prokurori i Përgjithshëm ushtron këto kompetenca:

a) Përfaqëson akuzën në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese;

b) Lëshon vetëm udhëzime të përgjithshme me shkrim për prokurorët e

Prokurorisë, me përjashtim të atyre të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion;

c) Përfaqëson Prokurorinë përpara shteteve të huaja, me përjashtim të Strukturës

së Posaçme Anti-Korrupsion;

ç) Menaxhon administrimin e Prokurorisë, me përjashtim të Zyres së Posaçme

Anti-Korrupsion;

d) Propozon dhe administron buxhetin e Prokurorisë;

dh) Bën planifikimin strategjik për Prokurorinë, raporton në mënyrë publike dhe

përpara Parlamentit mbi gjendjen e Prokurorisë si dhe ushtron kompetenca të tjera

të përcaktuara në ligj

Neni 149/a

(Neni 55 i projektligjit ndryshues)

1. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm mbaron kur:

a) Mbush moshën 70 vjeç;

b) Jep dorëheqjen;

c) Deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim gjyqësor të formës së prerë;

ç) Dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepër penale

ose vendim përfundimtar në një procedurë disiplinore.

2. Përfundimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm deklarohet me vendim të

Këshillit të Lartë të Prokurorisë ose pas vendimit të Tribunalit Disiplinor që

deklaron se Prokurori i Përgjithshëm ka kryer një shkelje të rëndë disiplinore.

3. Pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar, Prokurori i Përgjithshëm emërohet si

gjyqtar në gjykatën e apelit

PJESA DHJETË /1

Neni 149/b

(Neni 56 i projektligjit ndryshues)

1. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është përgjegjës për të verifikuar përmbushjen e

kushteve ligjore dhe të kritereve profesionale e morale të kandidatëve jo gjyqtarë

për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, kandidatëve jo prokurorë për anëtarë të

Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të kandidatit për Prokuror të Përgjithshëm si dhe

të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Në ushtrim të përgjegjësive të

tij, Këshilli për Emërimet në Drejtësi shqyrton dhe rendit kandidatët e propozuar

nga institucionet propozuese si dhe këshillon Kuvendin dhe Presidentin në bërjen e

emërimeve.

2. Këshilli për Emërimet në Drejtësi mblidhet sa herë është e nevojshme.

3. Këshilli për Emërimet në Drejtësi përbëhet nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese,

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Kryetari i Gjykatës së Lartë Administrative, Kryetari i

Këshillit të Lartë Gjyqësor, Prokurori i Përgjithshëm, Kryetari i Këshillit të Lartë të

Prokurorisë, Ministri i Drejtësisë, Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë,

gjyqtari më i vjetër i Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari më i vjetër i Gjykatës së Lartë

dhe gjyqtari më i vjetër i Gjykatës së Lartë Administrative.

4. Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor është Kryetar i Këshillit për Emërimet në

Drejtësi. Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është Zëvendës Kryetar i

Këshillit për Emërimet në Drejtësi.

5. Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, nëpërmjet administratës së Këshillit, krijon

kushtet e punës për veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve, si dhe për

dokumentimin e kësaj veprimtarie.

6. Mënyra e funksionimit të Këshillit për Emërimet rregullohet me ligj

PJESA E NJËMBËDHJETË

REFERENDUMI

Neni 150

1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për

shfuqizimin e një ligji, si dhe t'i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për

çështje të një rëndësie të veçantë.

2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e

Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të

veçantë të shtrohet në referendum.

3. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij

parashikohen me ligj.

Neni 151

1. Ligji i miratuar me referendum shpallet nga Presidenti i Republikës.

2. Çështjet që lidhen me tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë, me kufizimin e

lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare të

shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me deklarimin e luftës

dhe të paqes dhe me amnistinë nuk mund të shtrohen në asnjë referendum.

3. Referendumi për të njëjtën çështje nuk mund të përsëritet përpara se të kenë kaluar tre

vjet nga zhvillimi i tij.

Neni 152

1. Gjykata Kushtetuese shqyrton paraprakisht kushtetutshmërinë e çështjeve të shtruara për

referendum sipas Nenit 150 paragrafët 1 e 2, Nenit 151 paragrafët 2 e 3 edhe sipas Nenit

177 paragrafët 4 e 5 brenda 60 ditëve.

2. Rëndësia e çështjeve të veçanta, të parashikuara në Nenin 150 paragrafët 1 e 2 nuk

është objekt gjykimi në Gjykatën Kushtetuese.

3. Data e referendumit caktohet nga Presidenti i Republikës brenda 45 ditëve pas shpalljes

së vendimit pozitiv të Gjykatës Kushtetuese ose pas kalimit të afatit brenda të cilit Gjykata

Kushtetuese duhet të shprehej. Gjatë vitit referendumet zhvillohen vetëm në një ditë.

PJESA E TREMBËDHJETË

FINANCAT PUBLIKE

Neni 155

Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej

tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me

ligj.

Në këto raste ligjit nuk mund t'i jepet fuqi prapavepruese.

Neni 156

Shteti mund të marrë e të garantojë hua dhe kredi financiare, kur autorizohet me ligj.

Neni 157

1. Sistemi buxhetor përbëhet nga buxheti i shtetit dhe nga buxhetet vendore.

2. Buxheti i shtetit krijohet nga të ardhurat e mbledhura prej taksave, tatimeve dhe

detyrimeve të tjera financiare, si dhe nga të ardhura të tjera të ligjshme. Ai përfshin të gjitha

shpenzimet e shtetit.

3. Organet vendore caktojnë dhe mbledhin taksa dhe detyrime të tjera siç përcaktohet me

ligj.

4. Organet e pushtetit qendror dhe atij vendor janë të detyruara t'i bëjnë publike të ardhurat

dhe shpenzimet.

Neni 158

1. Kryeministri, në emër të Këshillit të Ministrave, i paraqet Kuvendit projektligjin për

buxhetin e shtetit gjatë sesionit të vjeshtës, i cili nuk mund të mbyllet pa e miratuar atë.

2. Në qoftë se projektligji nuk arrin të miratohet deri në fillim të vitit të ardhshëm financiar,

Këshilli i Ministrave zbaton çdo muaj një të dymbëdhjetën e buxhetit të vitit paraardhës,

derisa të miratohet buxheti i ri.

3. Kuvendi miraton buxhetin e ri brenda 3 muajve nga dita e mbarimit të vitit të kaluar

financiar, përveçse në rastet e vendosjes së masave të jashtëzakonshme.

4. Këshilli i Ministrave është i detyruar t'i paraqesë raport Kuvendit lidhur me zbatimin e

buxhetit dhe me borxhin shtetëror për vitin e kaluar.

5. Kuvendi vendos përfundimisht pasi dëgjon edhe raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Neni 159

Parimet dhe procedurat për hartimin e projektbuxhetit, si dhe për zbatimin e buxhetit

përcaktohen me ligj.

Neni 160

1. Gjatë vitit financiar Kuvendi mund të bëjë ndryshime në buxhet.

2. Ndryshimet në buxhet bëhen sipas procedurës së parashikuar për hartimin dhe miratimin

e vetë buxhetit.

3. Shpenzimet e parashikuara me ligje të tjera nuk mund të ulen sa kohë që këto ligje janë

në fuqi.

Neni 161

(Neni 13 i projektligjit ndryshues)

1. Banka Qendrore e shtetit është Banka e Shqipërisë. Ajo ka të drejtën ekskluzive të

nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës shqiptare, të zbatimit të pavarur të politikës monetare

dhe të mbajtjes e të administrimit të rezervave valutore të Republikës së Shqipërisë.

2. Banka e Shqipërisë drejtohet nga një këshill, i cili kryesohet nga Guvernatori. Guvernatori

zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë

rizgjedhjeje.

2/1. Banka e Shqipërisë në zbatim të marrëveshjeve me Bashkimin Evropian u

delegon institucioneve të këtij Bashkimi kompetenca nga ato të parashikuara në

pikën 1 të këtij neni.

PJESA E KATËRMBËDHJETË

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

Neni 162

1. Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar. Ai u

nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.

2. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të

Presidentit të Republikës. Ai qëndron në detyrë për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.

Neni 163

Kontrolli i Lartë i Shtetit kontrollon :

a) veprimtarinë ekonomike të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridikë

shtetërorë;

b) përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit qendror dhe atij

vendor;

c) veprimtarinë ekonomike të personave juridikë, në të cilët shteti ka më shumë se gjysmën e

pjesëve ose të aksioneve, ose kur huat, kreditë dhe detyrimet e tyre garantohen nga shteti.

Neni 164

1. Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit:

a) raport për zbatimin e buxhetit të shtetit;

b) mendim për raportin e Këshillit të Ministrave për shpenzimet e vitit të kaluar financiar para

se të miratohet nga Kuvendi;

c) informacion për rezultatet e kontrolleve sa herë që kërkohet nga Kuvendi.

2. Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit raportin vjetor të veprimtarisë së tij.

Neni 165

1. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit mund të ftohet të marrë pjesë dhe të flasë në

mbledhjet e Këshillit të Ministrave, kur shqyrtohen çështje që lidhen me funksionet e tij.

2. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka imunitetin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.

PJESA E PESËMBËDHJETË

FORCAT E ARMATOSURA

Neni 166

1. Shtetasit shqiptarë kanë për detyrë të marrin pjesë në mbrojtjen e Republikës së

Shqipërisë, siç parashikohet në ligj.

2. Shtetasi që, për arsye ndërgjegjeje, nuk pranon shërbimin me armë në forcat e

armatosura, është i detyruar të kryejë një shërbim alternativ, siç parashikohet në ligj.

Neni 167

1. Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera

shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike.

2. Pjesëtarët e forcave të armatosura ose personat që kryejnë shërbim alternativ, gëzojnë të

gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.

Neni 168

1. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë përbëhen nga forcat tokësore, detare

dhe ajrore.

2. Presidenti i Republikës është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

3. Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i Presidentit të Republikës.

Neni 169

1. Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura

nëpërmjet Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.

2. Presidenti i Republikës, në kohe lufte, emëron dhe shkarkon Komandantin e Forcave të

Armatosura me propozim të Kryeministrit.

3. Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, emëron dhe shkarkon Shefin e

Shtabit të Përgjithshëm, si dhe, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon

komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore.

4. Kompetencat e Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të

Armatosura dhe ato të Komandantit të Forcave të Armatosura dhe varësia e tyre nga

organet kushtetuese, caktohen me ligj.

PJESA E GJASHTËMBËDHJETË

MASAT E JASHTËZAKONSHME

Neni 170

1. Masat e jashtëzakonshme mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së

jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe zgjatin për aq kohë sa

vazhdojnë këto gjendje.

2. Parimet e veprimtarisë së organeve publike dhe shkalla e kufizimit të të drejtave dhe lirive

të njeriut gjatë gjithë periudhës së ekzistencës së gjendjeve që kërkojnë marrjen e

masave të jashtëzakonshme, përcaktohen me ligj.

3. Ligji duhet të përcaktojë parimet, fushat dhe mënyrën e kompensimit të humbjeve që vijnë

si rezultat i kufizimit të të drejtave dhe lirive gjatë marrjes së masave të jashtëzakonshme.

4. Aktet që ndërmerren si pasojë e marrjes së masave të jashtëzakonshme, duhet të jenë në

përpjesëtim me shkallën e rrezikut dhe duhet të synojnë rivendosjen sa më të shpejtë të

kushteve për funksionimin normal të shtetit.

5. Gjatë gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme, nuk mund të

ndryshohet asnjë prej këtyre akteve: Kushtetuta, ligjet për zgjedhjet për Kuvendin dhe për

organet e pushtetit vendor, si dhe ligjet për masat e jashtëzakonshme.

6. Gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen

zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum, si dhe nuk mund të zgjidhet një

President i ri i Republikës. Zgjedhjet vendore mund të bëhen vetëm aty ku nuk zbatohen

masat e jashtëzakonshme.

Neni 171

1. Në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës,

me kërkesë të Këshillit të Ministrave, shpall gjendjen e luftës.

2. Në rast kërcënimesh të jashtme ose kur detyrimi për mbrojtje të përbashkët buron nga një

marrëveshje ndërkombëtare, Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës, shpall

gjendjen e luftës, vendos gjendjen e mobilizimit dhe të çmobilizimit të përgjithshëm ose të

pjesshëm.

Neni 172

1. Në rastin e Nenit 171 paragrafi 1, Presidenti i Republikës i paraqet Kuvendit dekretin për

vendosjen e gjendjes së luftës brenda 48 orëve nga nënshkrimi i tij, duke specifikuar të

drejtat që kufizohen.

2. Kuvendi merr në shqyrtim menjëherë dhe vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve për

dekretin e Presidentit.

Neni 173

1. Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të

Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit

gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë

se 60 ditë.

2. Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërhyrja e forcave të armatosura bëhet

me vendim të Kuvendit dhe vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje të rivendosin

rendin.

3. Zgjatja e afatit të gjendjes së jashtëzakonshme mund të bëhet vetëm me pëlqim të

Kuvendit çdo 30 ditë, për një periudhë jo më shumë se 90 ditë.

Neni 174

1. Për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore ose aksidenti

teknologjik, Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë,

gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit.

2. Zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund të bëhet vetëm me pëlqimin e Kuvendit.

Neni 175

1. Gjatë gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme nuk mund të kufizohen të

drejtat dhe liritë e parashikuara nga nenet: 15, 18, 19, 20, 21, 24, 25, 29, 30, 31, 32, 34, 39

paragrafi 1, 41 paragrafët 1, 2, 3 dhe 5, 42, 43, 48, 54, 55.

2. Gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund të kufizohen të drejtat dhe liritë e

parashikuara nga nenet: 37, 38, 41 paragrafi 4, 49, 51.

3. Aktet për shpalljen e gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose të gjendjes së

fatkeqësisë natyrore duhet të cilësojnë të drejtat dhe liritë që kufizohen sipas paragrafëve

1 dhe 2 të këtij Neni.

Neni 176

Kur Kuvendi nuk mund të mblidhet gjatë gjendjes së luftës, Presidenti i Republikës, me

propozim të Këshillit të Ministrave, ka të drejtë të nxjerrë akte që kanë fuqinë e ligjit, të cilat

duhet të miratohen nga Kuvendi në mbledhjen e tij më të parë.

PJESA E SHTATËMBËDHJETË

RISHIKIMI I KUSHTETUTËS

Neni 177

1. Nisma për rishikimin e Kushtetutës mund të ndërmerret nga jo më pak se një e pesta e

anëtarëve të Kuvendit.

2. Asnjë rishikim i Kushtetutës nuk mund të ndërmerret gjatë kohës kur janë vendosur masat

e jashtëzakonshme.

3. Projekti miratohet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

4. Kuvendi mund të vendosë, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, që projekt

amendamentet kushtetuese të votohen me referendum. Projektligji për rishikimin e

Kushtetutës hyn në fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili bëhet jo më vonë se

60 ditë nga miratimi i tij në Kuvend.

5. Amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit, kur këtë e kërkon një e

pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

6. Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga

Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.

7. Ligji i miratuar në referendum shpallet nga Presidenti i Republikës dhe hyn në fuqi në

datën e parashikuar në këtë ligj.

8. Rishikimi i Kushtetutës për të njëjtën çështje nuk mund të bëhet përpara se të ketë kaluar

një vit nga dita e rrëzimit të projektligjit në Kuvend dhe jo më përpara se të kenë kaluar 3 vjet

nga dita e rrëzimit të tij në referendum.

PJESA E TETËMBËDHJETË

DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 178

1. Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj

Kushtetute do të zbatohen derisa nuk janë shfuqizuar.

2. Këshilli i Ministrave i paraqet Kuvendit projektligjet e nevojshme për vënien në zbatim të

kësaj Kushtetute.

Neni 179

(Neni 57 i projektligjit ndryshues)

1. Mandati i organeve kushtetuese që do të ekzistojnë me hyrjen në fuqi të kësaj Kushtetute

mbaron me afatet e parashikuara në ligjin nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat

kryesore kushtetuese", me ndryshimet dhe plotësimet përkatëse. sipas dispozitave

të ligjit nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” i

ndryshuar

2. Anëtarët e Gjykatës së Kasacionit Kushtetuese vazhdojnë veprimtarinë e tyre si

anëtarë të Gjykatës së Lartë Kushtetuese sipas mandatit të mëparshëm. Përtëritja e

përbërjes së Gjykatës Kushtetuese do të bëhet si më poshtë:

a) Anëtarët e rinj që do të zëvendësojnë anëtarët që u mbaron mandati në vitin

2016 do të emërohen përkatësisht nga Presidenti dhe nga Kuvendi dhe do të

qëndrojnë në detyrë deri në vitin 2026.

b) Anëtari i ri që do të zëvendësojë anëtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2017

do të emërohet nga mbledhja e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë

Administrative dhe do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2026.

c) Anëtarët e rinj që do të zëvendësojnë anëtarët që u mbaron mandati në vitin

2019 do të emërohen përkatësisht nga Presidenti, nga Kuvendi dhe nga mbledhja e

Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative dhe do të qëndrojnë në

detyrë deri në vitin 2030.

ç) Anëtari i ri që do të zëvendësojë anëtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2020

do të emërohet nga Presidenti dhe do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2030.

d) Anëtarët e rinj që do të zëvendësojnë anëtarët të cilëve u mbaron mandati në

vitin 2022 do të emërohen përkatësisht nga Kuvendi dhe nga mbledhja e Gjykatës

së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative, si dhe do të qëndrojnë në detyrë deri

në vitin 2034

3. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zgjedhur nga radhët e prokurorëve

zëvendësohen me anëtarë të rinj të zgjedhur nga mbledhja e përgjithshme e

gjyqtarëve Gjykatës së Lartë vazhdojnë veprimtarinë e tyre, si anëtarë të Gjykatës

së Lartë, sipas mandatit të mëparshëm. Anëtarët e rinj që do të zëvendësojnë

anëtarët, të cilëve u mbaron mandati do të emërohen sipas dispozitave të këtij ligji

4. Organet e pushtetit vendor vazhdojnë veprimtarinë deri në mbarim të mandatit

të tyre.

4. Anëtarët e Gjykatës së Lartë Administrative do të emërohen brenda 3 muajve

nga konstituimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas këtij ligji. Emërimet e para në

Gjykatën e Lartë Administrative përshkallëzohen në mënyrë në të sigurohet

vazhdimësia në punën e kësaj gjykate.

5. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë e përfundojnë veprimtarine e tyre, si

anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë 3 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor bëhet brenda 3 muajve

nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Tre anëtarë gjyqtarë dhe 2 jo gjyqtarë të Këshillit të

Lartë Gjyqësor do të emërohen fillimisht për një mandat 3 vjeçar, me qëllim

përtëritjen e pjesshme të këtij organi.

6. Prokurori i Përgjithshëm qëndron në detyrë deri në emërimin e Prokurorit të ri

të Përgjithshëm, sipas këtij ligji. Prokurori i Përgjithshëm në detyrë emërohet

gjyqtar në gjykatën e apelit të Tiranës brenda 3 muajve nga data e mbarimit të

mandatit.

7. Këshilli i Lartë i Prokurorisë krijohet brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij

ligji. Tre anëtarë prokurorë dhe 2 jo prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë do

të emërohen fillimisht për një mandat 3 vjeçar, me qëllim përtëritjen e pjesshme të

këtij organi

Neni 179/1

(Neni 58 i projektligjit ndryshues)

Bazuar në dispozitat e Aneksit me titull ‘Vlerësimi Kalimtar i Kualifikimit të

Gjyqtarëve dhe Prokurorëve’, të gjithë gjyqtarët, përfshi anëtarët e Gjykatës së Lartë

dhe Gjykatës Kushtetuese, prokurorët, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

me përjashtim të rasteve kur këta të fundit zëvendësohen në pajtim me Nenin 179

nr. 5 të Kushtetutës, Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë me

përjashtim të rasteve kur ky zëvendësohet në pajtim me Nenin 179 nr. 6 të

Kushtetutës, si dhe këshilltarët ligjorë pranë tyre, do të vlerësohen dhe rivlerësohen

ex officio në mënyrë që të rivendoset besimi i publikut dhe besimi tek këto

institucione të rëndësishme demokratike

Neni 180

1. Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë para hyrjes në fuqi

të kësaj Kushtetute konsiderohen të ratifikuara sipas kësaj Kushtetute.

2. Këshilli i Ministrave i paraqet Gjykatës Kushtetuese marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat

përmbajnë dispozita që vijnë në kundërshtim me këtë Kushtetutë.

Neni 181

1. Kuvendi, brenda dy deri tre vjetëve nga hyrja në fuqi e kësaj Kushtetute, nxjerr ligje për

rregullimin e drejtë të çështjeve të ndryshme që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet

e kryera para miratimit të kësaj Kushtetute, duke u udhëhequr nga kriteret e Nenit 41.

2. Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj

Kushtetute dhe që kanë të bëjnë me shpronësimet dhe konfiskimet, do të zbatohen kur nuk

vijnë në kundërshtim me të.

Neni 182

Ligji nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", si dhe ligjet e tjera

kushtetuese shfuqizohen ditën e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute.

Neni 183

Kjo Kushtetutë hyn në fuqi me shpalljen nga Presidenti i Republikës.

Miratuar me referendum me 22.11.1998

Shpallur me dekretin nr.2260, date 28.11.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Mejdani

Aneks

Vlerësimi Kalimtar i Kualifikimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

Neni 1

(Neni 59 i projektligjit ndryshues)

Masat për të Fituar Besimin Publik

1. Me qëllim që të garantohen në mënyrë të barabartë të drejtat e qytetarëve

Shqipërisë për t’iu drejtuar gjykatave për një gjykim të drejtë; me qëllim që të

ndiqen veprat penale mbi bazën e një procesi të rregullt ligjor; por nisur edhe nga

shqetësimet e bazuara se kjo e drejtë mohohet nga korrupsioni, ndikimet kriminale

dhe puna e dobët e disa anëtarëve të gjyqësorit ose prokurorisë; zbatimi i disa

neneve ekzistuese të kësaj Kushtetute, veçanërisht i neneve 128, 131 f, 135, 138,

140, 145 /1, 147 /6, 149 /2, të variantit përpara hyrjes në fuqi të këtij

amendamenti, kufizohen deri në masën e nevojshme që lejon zbatimin e dispozitave

të kësaj Pjese. Të gjithë gjyqtarët, përfshi anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës

Kushtetuese, prokurorët, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me përjashtim

të rasteve kur këta të fundit zëvendësohen në pajtim me Nenin 179 nr. 5 të

Kushtetutës, Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë me përjashtim të

rasteve kur ky zëvendësohet në pajtim me Nenin 179 nr. 6 të Kushtetutës, si dhe

këshilltarët ligjorë pranë tyre, vlerësohen dhe rivlerësohen ex officio në mënyrë që të

rivendoset besimi i publikut dhe besimi tek këto institucione të rëndësishme

demokratike. Rivlerësimi do të përfshijë të gjithë personat të listuar në fjalinë e

dytë, pavarësisht transferimeve të përkohshme ose lejeve.

2. Krijohet Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si dhe do të zhvillohet një Vlerësim

për Kualifikimin.

3. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vepron dhe vendos në mënyrë të pavarur, në

pajtim me dispozitat e kësaj Pjese. Procedura e Presidentit për të përjashtuar

kandidatë që nuk përmbushin kriteret, struktura, juridiksioni dhe procedurat e

Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, mbrojtja personale e anëtarëve të tij dhe

afatet kohore të vlerësimeve, rregullohen me ligj të veçantë.

Neni 2 (Neni 60 i projektligjit ndryshues)

Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit

1. Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit është një bashkëpunim ndërmjet Komisionit

Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizatave të tjera ndërkombëtare

dhe asistencës ndërkombëtare dypalëshe. Ky Mision ka të drejtë të emërojë

vëzhgues ndërkombëtarë në të dyja shkallët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ai kryhesohet dhe vepron nëpërmjet Komisionit Evropian që koordinon ndihmën

ndërkombëtare. 2. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë kualifikime të ngjashme me komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Vëzhguesit Ndërkombëtarë kanë të drejtë të hulumtojnë në mënyrë të plotë çdo dosje vlerësimi në të gjitha nivelet e vlerësimit të kualifikimit; ata bëjnë konstatime ose japin opinione në çdo fazë të vlerësimit të kualifikimit si dhe, mund të paraqesin apo të kërkojnë prova në lidhje me të. 3. Vëzhguesit Ndërkombëtarë mund ta dërgojnë çështjen për shqyrtim në

Komisionin e Pavarur Alternativ të shkallës së parë ose në Komisionin e Zgjeruar të

Shkallës së Apelit, sidomos në rast se ata e konsiderojnë të paarsyeshëm vendimin

e propozuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ose nëse konstatojnë tregues të

mjaftueshëm dhe bindës që vendimi i propozuar është i papërshtatshëm, nuk

mban parasysh fakte ose prova të rëndësishme, nuk bazohet në ligj, ose është

rezultat i një ndikimi të papërshtatshëm. Në qoftë se vëzhguesi ndërkombëtar e

dërgon çështjen tek Komisioni i Pavarur Alternativ ose Komisioni i Zgjeruar i

Shkallës së Apelit, atëherë ky i fundit vendos në vend të Komisionit të mëparshëm

kompetent. Personi i vlerësuar mund të ankimojë vendimin e Vëzhguesve

Ndërkombëtarë të Komisionit të Shkallës së Parë tek Vëzhguesi Ndërkombëtar i

komisionit të ankimit brenda një jave. 4. Në rast se Kuvendi zgjedh një Komision të Pavarur të Kualifikimit të shkallës së

parë, Komisioni i Pavarur Alternativ i shkallës së parë do të përbëhet nga tre

Komisionerë zëvendësues. Në rast se Kuvendi zgjedh dy Komisione të Pavarur të

Kualifikimit të shkallës së parë, Komisioni i Pavarur Alternativ i shkallës së parë që

do të marrë në shqyrtim çështjen, do të jetë Komisioni që nuk e ka marrë në

shqyrtim atë çështje. Në rast se Kuvendi zgjedh tre Komisione të Pavarura të

Kualifikimit të shkallës së parë, si Komision i Pavarur Alternativ i shkallës së parë

do të shërbejë njëri nga Komisionet e shkallës së parë

Neni 3 (Neni 61 i projektligjit ndryshues)

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

1. Çdo Komision i Pavarur Kualifikimi përbëhet nga dy komisionerë publik, tre

komisionerë të shkallës së parë nga secili prej tre Komisioneve të Shkallës së parë,

dhe një Komision të Shkallës së Dytë të përbërë nga tre komisionerë të apelit dhe të

paktën tre komisionerë zëvendësues. Në rast se zgjidhet vetëm një Komision i

Shkallës së Parë, atëherë zgjidhen të paktën gjashtë komisionerë zëvendësues. Ata

do të jenë në detyrë nga data 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2019. Komisionet

humbasin fuqinë dhe pushojnë së vepruari menjëherë pas kësaj date, me

përjashtim të rastit kur Kuvendi vendos me shumicë të thjeshtë zgjatjen e afatit të

tyre.

2. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vepron me përgjegjshmëri, integritet dhe

transparencë, duke pasur si qëllim mbarëvajtjen e një sistemi drejtësie të pavarur,

të aftë profesionalisht dhe të pakorruptuar. 3. Të gjithë komisionerët, drejtorët dhe personeli tjetër, sipas parashikimeve në ligj,

japin pëlqimin për deklarimin vjetor të pasurive të tyre, monitorimin e përhershëm

të llogarive të tyre financiare dhe heqjen dorë nga konfidencialiteti i komunikimevet

të tyre në lidhje me punën, për një periudhë kohore prej dhjetë vjetësh. Të gjitha

deklaratat e pasurive të tyre bëhen publike. 4. Të gjithë Komisionerët duhet të jenë diplomuar në drejtësi, me gradën “master”

ose me grada të niveleve më të larta, të përftuara në Shqipëri ose jashtë shtetit, dhe

kanë jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet eksperiencë si gjyqtar, prokuror, avokat,

noter, pedagog në drejtësi, jurist në ministri a në administratë publike, ose një

profesion tjetër në lidhje me gjyqësorin, si dhe të gëzojnë reputacion të lartë

integriteti. Kandidatët për komisionerë nuk mund të kenë qenë gjyqtarë, prokurorë

ose këshilltarë ligjorë në periudhën dy vjeçare para emërimit të tyre. Kandidatët për

komisionerë nuk mund të kenë qenë zyrtarë të zgjedhur, emërime politike, apo

zyrtarë të ndonjë partie politike në periudhën dhjetë vjeçare para emërimit të tyre.

Kandidatët për komisionerë nuk mund të kenë qenë dënuar për ndonjë vepër

penale që dënohet me burgim, si brenda ashtu dhe jashtë Shqipërisë. 5. Të gjithë kandidatët që aplikojnë për detyrën e komisionerit paraqesin një

curriculum vitae, kopje të diplomave të tyre dhe pasaportës dhe një deklaratë të

nënshkruar të plotë dhe të azhornuar të pasurive, në përputhje me Ligjin nr.9049,

datë 10.04.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar. 6. Brenda një muaji nga hyrja në fuqi e dispozitave të kësaj Pjese, institucioni i

Avokatit të Popullit fton publikisht paraqitjen e aplikimeve për pozicionin e

Komisionerëve brenda një afati një mujor nga momenti i ftesës publike. Të gjitha

gjykatat shqiptare dhe institucionet shtetërore mund të propozojnë kandidatë dhe

të shprehin pëlqimin e tyre për aplikimet e kandidatëve. Çdo qytetar shqiptar që

përmbush kriteret e kërkuara nga këto dispozita dhe nga ligji mund të aplikojë për

këtë pozicion. Institucioni i Avokatit të Popullit, brenda një muaji, pranon kërkesat

dhe verifikon nëse përmbushen të gjitha kriteret dhe dërgon listën me aplikime në

Kuvend. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë të drejtë të hulumtojnë në mënyrë të plotë

çdo individ dhe dokumentacionin për të monitoruar procesin e aplikimit dhe të

kualifikimit për komisionerët. 7. Brenda një muaji pasi është përcaktuar lista e kandidatëve, Kuvendi vendos me

shumicë të thjeshtë nëse do të ngrihet nje, dy apo tre Komisione të Shkallës së

Parë; vendos me shumicë të thjeshtë për numrin e Komisionerëve zëvendësues; dhe

emëron me shumicë 3/5 Komisionerët e Shkallës së Parë dhe të Shkallës së Apelit,

si dhe dy Komisionerët Publik nga lista e kandidatëve të paraqitur nga Avokati i

Popullit. Kuvendi gjithashtu zgjedh paktën tre komisionerë zëvendës me shumicë

3/5 bazuar në renditjen prioritare të kryer për të lehtësuar përzgjedhjen. Nëse

Kuvendi nuk arrin të zgjedhë të gjithë komisionerët me një shumicë 3/5 brenda një

muaji, nga dita e paraqitjes së numrit dhe listës së kandidatëve, Presidenti i

Republikës zgjedh publikisht komisionerët që mungojnë nga numri i kandidatëve

që plotësojnë kriteret me short, brenda një muaji. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë

të drejtë të hulumtojnë në mënyrë të plotë çdo individ dhe dokumentacionin për të

monitoruar procesin e aplikimit dhe të kualifikimit për komisionerët. 8. Të gjithe komisionerët punojnë me kohë të plotë dhe nuk mund të ketë detyra ose punësime të tjera gjatë mandatit, në pajtim me Nenin 143 të Kushtetutës. Të gjithë Komisionerët kanë të njëjtin status me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, gjatë gjithë mandatit. Të gjithë komisionerët kanë pagë bruto prej 600 000 lekë në muaj. Komisionerët marrin pagën e tyre pavarësisht kohëzgjatjes aktive të mandatit për dhjetë vjet, përveç rasteve kur largohet para përfundimit të mandatit me vendim të Tribunalit Disiplinor. Ata marrin pension vjetor shtesë, për çdo vit të plotë shërbiminë masën 2% të pagës vjetore. Për periudhat më të shkurtra se një vit, pensioni llogaritet përkatësisht. Pensioni paguhet çdo muaj pas përfundimit të vitit të dhjetë. 9. Komisioneri Publik përfaqëson interesin publik përpara çdo shkalle të Komisionit

të Pavarur të Kualifikimit. Ai kërkon dhe paraqet prova dhe mund të ankimojë

vendimin e Komisionit të shkallës së parë. 10. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka një Kancelar dhe të paktën tre Drejtorë,

çdonjëri prej të cilëve mbikëqyr përkatësisht deklarimet e pasurive, vlerësimet e

performancës dhe vlerësimet paraprake. Drejtorët paraqesin raporte për vlerësimin

e çdo personi dhe i rekomandojnë masën Komisionit. Detyrat e tjera të drejtorëve

parashikohen me ligj. 11. Buxheti, personeli dhe mjediset për të ushtruar detyrat e Komisionit të Pavarur

të Kualifikimit dhe të Vëzhguesve ndërkombëtarë parashikohen me ligj, në masë të

mjaftueshme për të mbështetur veprimtarinë e tyre. 12. Gjuha zyrtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë gjuha shqipe dhe angleze, dhe për këtë qëllim punësohen përkthyes. 13. Komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve i nënshtrohen përgjegjësisë disiplinore që vendoset nga tribunali disiplinor, i ngritur sipas Nenit 147/f. 14. Komisionerët, vëzhguesit ndërkombëtarë, personeli i Komisionit dhe familjet e

tyre, gëzojnë mbrojtje të nivelit më të lartë, në pajtim me ligjin

Neni 4 (Neni 62 i projektligjit ndryshues)

Vlerësimi i Kualifikimit

1. Çdo person që vlerësohet sipas përcaktimeve në nenin 184, paragrafi 1, i

nënshtrohet një Vlerësimi të Kualifikimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Personi i vlerësuar do t’i nënshtrohet një Vlerësimi të Pasurive sipas Nenit 188, një

Vlerësimi Paraprak sipas Nenit 189 dhe një Vlerësimi Performance sipas Nenit 190.

Kur personi i vlerësuar dorëhiqet nga detyra, vlerësimi i tij pushon menjëherë,

pavarësisht nga koha e dorëheqjes, si përpara, ashtu edhe gjatë kohës së

vlerësimit. Personat nën vlerësim që dorëhiqen nga detyra sipas kësaj dispozite,

nuk mund të shërbejnë si gjyqtar të ndonjë shkallë gjykimi, si prokuror, si anëtar i

Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ose Prokuror i

Përgjithshëm, për një kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh. 2. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mund të publikojë informacion dhe të marrë

parasysh komentet e marra nga publiku. Ai vepron në respektim të parimit të

balancës ndërmjet jetës private dhe nevojave për hetim. 3. Organet zyrtare të Republikës së Shqipërisë bashkëpunojnë dhe deklarojnë

informacionin e kërkuar tek Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ofrojnë akses të

drejtpërdrejtë në bazat e tyre të të dhënave për këtë komision, si dhe mund të

ofrojnë opinione ose propozime në pajtim me ligjin. 4. Drejtorët e Komisionit, Komisioneri, Komisioneri Publik dhe vëzhguesit

ndërkombëtarë rishikojnë pyetësorin e verifikimit paraprak për personin e

vlerësuar dhe deklaratat e paraqitura, mund të intervistojnë njerëzit e përmendur

në pyetësor, ose të tjerë dhe bashkëpunojnë me institucionet e tjera shtetërore ose

të huaja për të rishikuar vërtetësinë ose saktësinë e deklarimit. Komisioni i Pavarur

i Kualifikimit dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë akses të drejtpërdrejtë tek të

gjitha bazat e të dhënave përkatëse të qeverisë dhe tek dosjet, nëse nuk janë të

klasifikuara. Ata kanë të drejtë të njihen me dosjet personale të personave të

vlerësuar, të dhënat statistikore, dosjet e përzgjedhura për vlerësim, vetë-

vlerësimet, opinionet e eproreve, të dhënat për trajnimet dhe ankesat, verifikimet e

ankesave, vendimet disiplinore ndaj personit të vlerësuar, regjistrin e pasurive të

paluajtshme dhe të luajtshme, llogaritë bankare, zyrat tatimore, bazat e të dhënave

për regjistrimin e pronësisë së makinave, dokumentimin e kontrollit kufitar, si dhe

çdo dokument tjetër përkatës. 5. Regjistruesi përpilon një dosje me relacionet, rekomandimet dhe dosjet mbi

vlerësimet për sendet pasurore, paraprake dhe të performancës, dhe ia paraqet atë

Komisionit. 6. Komisioni i rishikon të treja dosjet e vlerësimit në pajtim me procedurat e

parashikuara me ligj, dhe bazuar në një vlerësim të të tre raporteve dhe

informacionit të përftuar, merr vendim. 7. Vëzhguesit Ndërkombëtarë kanë të drejtë të njohin dhe të ndjekin të gjitha fazat

e Vlerësimit të Pasurive, Vlerësimit Paraprak dhe Vlerësimit të Performancës, si në

shkallën e parë, edhe në shkallën e dytë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve

Neni 5 (Neni 63 i projektligjit ndryshues)

Vlerësimi i pasurive

1. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kryen një vlerësim të sendeve pasurore të

punonjësve që i nënshtrohen rivlerësimit sipas Nenit 184, paragrafi 1, me qëllim

identifikimin e personave të vlerësuar, të cilët zotërojnë ose kanë përdorur sende

pasurore tej atyre që shpjegohen në mënyrë të ligjshme, ose atyre personave të

vlerësuar që nuk kanë deklaruar në mënyrë të saktë e të plotë, sendet e tyre

pasurore dhe ato të familjeve të tyre.

2. Personat e vlerësuar paraqesin përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit një

deklaratë të re të hollësishme, të azhurnuar për sendet e tyre pasurore, sipas Ligjit

Nr. 9049, datë 10.4.2003, për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktin

e Interesave, të ndryshuar. 3. Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të

Interesit, rishikon deklarimin e pasurive dhe i paraqet Kancelarit të Komisionit një

raport në lidhje me ligjshmërinë e pasurive dhe saktësinë dhe plotësinë e

deklarimit, si dhe mund të paraqesë një rekomandim në lidhje me masat

disiplinore. 4. Të ardhurat e ligjshme përcaktohen me ligj të veçantë. Konsiderohen të ligjshme vetëm të ardhurat që janë deklaruar për të cilat janë paguar tatimet dhe taksat. 5. Nëse personi i vlerësuar ka pasuri dy herë më shumë se shuma e lejuar

nëpërmjet të ardhurave të ligjshme, vlen prezumimi për marrjen e masës

disiplinore me largim nga detyra dhe personi i vlerësuar ka barrën e provës. Për

çdo gjykim penal që rrjedh nga një procedurë e tillë, barra e provës i takon shtetit. 6. Nëse personi i vlerësuar nuk e paraqet deklaratën e pasurive në kohë ose,

ndërmerr hapa për ta deklaruar në mënyrë të pasaktë ose, fsheh pasuri në zotërim

a përdorim të tij /të saj, vlen prezumimi për marrjen e masës disiplinore me largim

nga detyra dhe personi i vlerësuar ka barrën e provës. Për çdo gjykim penal që

rrjedh nga një procedurë e tillë, barra e provës i takon shtetit

Neni 6 (Neni 64 i projektligjit ndryshues)

Vlerësimi Paraprak

1. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kryen një vlerësim paraprak të personave që i

nënshtrohen rivlerësimit sipas Nenit 184, paragrafi 1, me qëllim identifikimin e

personave të vlerësuar me kontakte periodike të papërshtatshme me anëtarët e

krimit të organizuar. 2. Personat e vlerësuar do të paraqesin një pyetësor të hollësishëm me të dhëna

paraprake dhe një deklarim në Komision, për periudhën nga 1 janari 2012 deri më

31 dhjetor 2015, sipas rregullimit ligjor. 3. Nëse personi i vlerësuar ka kontakte periodike dhe të papërshtatshme me

anëtarë të krimit të organizuar, vlen prezumi për marrjen e masës disiplinore me

largim nga detyra dhe personi i vlerësuar ka barrën e provës. Për procedimet

penale që rrjedhin nga këto procedura barra e provës i mbetet shtetit. 4. Nëse personi i vlerësuar nuk e paraqet pyetësorin me të dhëna paraprake ose

deklarimin brenda afatit ose, ndërmerr hapa për të deklaruar të pasaktë ose të

fshehë kontakte me anëtarë të krimit të organizuar, vlen prezumimi për marrjen e

masës disiplinore me largim nga detyra dhe personi i vlerësuar ka barrën e provës.

Për procedimet penale që rrjedhin nga këto procedura barra e provës i mbetet

shtetit

Neni 7 (Neni 65 i projektligjit ndryshues)

Vlerësimi i Performancës

1. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kryen një vlerësim të performancës për

personat që i nënshtrohen rivlerësimit sipas Nenit 184, paragrafi 1, me qëllim

identifikimin e personave që vlerësohen, të cilët nuk janë të kualifikuar për të

përmbushur rolin e tyre dhe kanë mangësi që mund të korrigjohen me masa

riaftësimi. 2. Vlerësimi i performancës bëhet me ndihmën e inspektorëve që shërbejnë në

shërbimet përkatëse të inspektimit, gjatë kohës së vlerësimit. Vlerësimi i

Performancës për gjyqtarët vlerëson kapacitetin gjyqësor, aftësitë organizative,

vendimet me shkrim, urdhrat dhe dekretet, etikën dhe përkushtimin ndaj vlerave

gjyqësore, cilësitë personale dhe angazhimin profesional, bazuar në standardet e

parashikuara me ligj. Vlerësimi i Performancës për prokurorët vlerëson kapacitetin

si prokurorë, hetimin, aftësitë organizative, vendimet me shkrim, urdhrat dhe

kërkesat, etikën, vendimet për të mos ndjekur penalisht, angazhimin për vlerat

prokuroruese, cilësitë personale dhe angazhimin profesional. Vlerësimi i

Performancës për këshilltarët ligjorë vlerëson hulumtimin ligjor, produktin e

shkruar, aftësitë organizative, etikën, cilësitë personale dhe përkushtimin

profesional. 3. Drejtori i Komisionit që mbikëqyr vlerësimet e performancës, vlerëson

dokumentet dhe informacionin, përgatit një raport që ia paraqet Komisionit të

Pavarur të Kualifikimit dhe mund të paraqesë rekomandim për masa disiplinore.

4. Nëse personi i vlerësuar ka treguar njohuri, aftësi, gjykim ose qëndrim të

papërshtatshëm, ose ka një model të përhershëm pune në papajtushmëri me

detyrën identifikohet mangësia dhe vlen prezumimi për marrjen e masës disiplinore

me pezullim nga detyra, me masa edukative për korrigjimin e mangësisë dhe

personi i vlerësuar ka barrën e provës. Për procedimet penale që rrjedhin nga këto

procedura, barra e provës i takon shtetit. 5. Nëse personi i vlerësuar ka treguar njohuri, aftësi, gjykim ose qëndrim të

papërshtatshëm, ose ka një model të përhershëm pune në papajtushmëri me

detyrën, por mangësia nuk mund të korrigjohet me masa edukative ose trajnim,

vlen prezumimi për marrjen e masës disiplinore me pezullim nga detyra dhe

personi i vlerësuar ka barrën e provës. Për procedimet penale që rrjedhin nga këto

procedura, barra e provës i takon shtetit. 6. Nëse personi i vlerësuar nuk përmbush në masë të konsiderueshme kërkesat e

vlerësimit ose, ka treguar njohuri, aftësi, gjykim qëndrim të dobët a ka zbatuar në

mënyrë konstante një model pune që mund të kërcënojë ose kufizojë të drejtat e

qytetarëve, personi i vlerësuar konsiderohet i papërshtatshëm dhe vlen prezumimi

për marrjen e masës disiplinore me largim nga detyra dhe personi i vlerësuar ka

barrën e provës për të provuar të kundërtën. Për procedimet penale që rrjedhin nga

këto procedura, barra e provës i takon shtetit

Neni 8 (Neni 66 i projektligjit ndryshues)

Vlerësimi i Kualifikimit të Shkallës së Parë

1. Për çdo person që vlerësohet, Kancelari i Komisionit përmbledh dosjet, raportet

dhe rekomandimet e bëra nga vlerësimet e Pasurive, vlerësimet Paraprake dhe ato

të Performancës. Komisioni cakton një anëtar të Komisionit të Shkallës së Parë për

të qenë Relator, sipas kritereve transparente. 2. Relatori mund të kërkojë informacion shtesë ose, mund të përpilojë propozim për

gjetjet, si dhe mund të propozojë masë disiplinore për Komisionin. Personit të

vlerësuar i jepet një kopje e gjetjeve dhe masës disiplinore të propozuar dhe ka të

drejtën që, brenda një afati kohor të përcaktuar me ligj, të bjerë dakord të

kundërshtojë, apo të paraqesë prova shtesë. 3. Komisioni i Shkallës së Parë i ofron personit të vlerësuar një seancë dëgjimore.

Kjo e fundit, mund të përfshijë provime me gojë apo me shkrim, bazuar në fushën e

eksperiencës së personit të vlerësuar

Neni 9 (Neni 67 i projektligjit ndryshues)

Masat Disiplinore

1. Nëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit çmon se, një person i vlerësuar duhet t’i

nënshtrohet një mase disiplinore, Komisioni i Shkallës së Parë ose Apelit, nxjerr një

vendim të arsyetuar, që vendos si masë disiplinore pezullim nga detyra për një vit

me masë edukative ose, largimin nga detyra. 2. Një vendim i arsyetuar për masën për pezullim nga detyra për një vit, shoqëruar

me masë edukative, duhet të identifikojë mangësitë e personit të vlerësuar,

pezullon zyrtarin me 60% të pagës së gjyqtarit të shkallës së parë dhe e detyron

personin e vlerësuar të fillojë programin e edukimit në Shkollën e Magjistraturës,

gjatë një viti të masës riaftësuese me qëllim korrigjimin e mangësive. Në përfundim

të programit edukues, zyrtari i pezulluar i nënshtrohet provimit. Provimi bëhet me

mbikëqyrjen e Komisionit Evropian. Personat e vlerësuar që nuk kalojnë provimin

largohen nga detyra nga Komisioni i Shkallës së Parë dhe kanë të drejtën të

paraqesin ankim në Komisionin e Shkallë së Apelit. Vendimi i këtij Komision është

përfundimtar. 3. Një vendim i arsyetuar që urdhëron largimin nga detyra ka efekt të

menjëhershëm, përveç rasteve kur paraqitet ankim. Në rast ankimi, paga punonjësi

paguhet me 60% të pagës së një gjyqtari të shkallës së parë. Në rast të një

ankimimi të suksesshëm, paguhet pjesa e mbetur prej 40%. Në rast se largimi nga

detyra hyn në fuqi, shuma prej 60% e pagës që i është paguar i rimbursohet shtetit

nga personi i vlerësuar. Një vendim përfundimtar që urdhëron largimin nga detyra,

ka efekt të menjëhershëm ex lege. 4. Një person i vlerësuar, i cili bën ankim ndaj një mase disiplinore pezullohet nga detyra, në pritje të vendimit të Komisionit të Shkallës së Apelit. 5. Një person i vlerësuar mund të bjerë dakord me Komisionin për të dalë në

pension më herët dhe për ta marrë pensionin menjëherë. Shuma e pensionit

reduktohet duke marrë parasysh vitet e punës të kryera nga personi, dhe vitet e

mbetura deri në moshën e pensionit.

Neni 10 (Neni 68 i projektligjit ndryshues)

Vlerësimi i Kualifikimit në Shkallën e Apelit

1. Personi i vlerësuar dhe secili prej Komisionerëve Publik kanë të drejtën të

paraqesin ankim në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të shkallës së dytë,

brenda afateve kohore të parashikuara në ligj. 2. Vëzhguesi ndërkombëtar merr pjesë me të njëjtat të drejta si në shkallë të parë.

Nëse Vëzhguesi ndërkombëtar ushtron të drejtën për të transferuar vendimin në

Komisionin e Pavarur të Zgjeruar, në rastin kur ekziston Komisioni i Shkallës së

Parë, atëherë Komisioni i Zgjeruar do të përbëhet nga anëtarët fillestarë të

Komisionit të Apelit dhe tre anëtarë zëvendësues, të cilët nuk kanë marrë vendim

në shkallë të parë. Në rast se ekzistojnë dy apo tre Komisione të Shkallës së Parë,

Komisioni i Zgjeruar do të përbëhet nga anëtarët fillestarë të Komisionit të Apelit

dhe të një Komisioni tjetër, ose nëse këta nuk mund të marrin pjesë, atëherë do të

përbëhet tre nga anëtarët zëvendësues të cilët nuk kanë marrë vendime në Shkallë

të Parë. 3. Komisioni i Shkallës së Apelit lë në fuqi ose ndryshon vendimin e Komisionit të

Shkallës së Parë në një vendim të arsyetuar me shkrim. Ai mund të mos vendosë

një masë më të rreptë disiplinore, pa i ofruar personit të vlerësuar njoftim të

mjaftueshëm për t’u përgatitur dhe për t’u përgjigjur në një seancë. 4. Nëse një person i vlerësuar jep dorëheqjen, del në pension ose pajtohet me një raport dhe rekomandim, nuk mund të ketë apelim. 5. Komisioni i Shkallës së Apelit është shkalla e fundit e shqyrtimit. Nuk ka

instanca të mëtejshme vlerësimi brenda juridiksionit shqiptar.