94
UDHËZIME OPERACIONALE SHËNDETI MENDOR DHE MBËSHTETJA PSIKOSOCIALE ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE: Mbështetja me tri nivele për fëmijët dhe familjet VERSIONI I TESTIMIT NË TERREN

VERSIONI I TESTIMIT NË TERREN UDHËZIME OPERACIONALE … · 2020. 6. 17. · KKMK Koordinimi i kampit dhe menaxhimi i kampit PKSHM Programi Kombëtar i Shëndetit Mendor (Liban)

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • UDHËZIME OPERACIONALE

    SHËNDETI MENDOR DHE MBËSHTETJA PSIKOSOCIALE ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA

    HUMANITARE:

    Mbështetja me tri nivele për fëmijët dhe familjet

    VERSIONI I TESTIMIT NË TERREN

  • UDHËZIME OPERACIONALE

    SHËNDETI MENDOR DHE MBËSHTETJA PSIKOSOCIALE ME

    BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE:

    Mbështetja me tri nivele për fëmijët dhe

    familjet

    VERSIONI I TESTIMIT NË TERREN

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE 2MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    FALËNDERIME

    Udhëzimet Operacionale për Shëndetin Mendor dhe

    Mbështetje Psikosociale me Bazë Komunitare (SHMMPS

    BK) janë hartuar falë bashkëpunimit të zyrës qendrore të

    UNICEF-it në Nju-Jork, si dhe zyrës vendore të tij.

    Udhëzimet dhe analizat janë bërë të mundura nga

    anëtarët e Grupit Referues të Komitetit Drejtues

    Ndëragjencor për SHMMPS-në në Situata Emergjence,

    në veçanti të nëngrupit të Programeve për Mbështetjen

    Psikosociale me Bazë Komunitare. Këto udhëzime

    bazohen në përvojat e botës reale gjatë situatave

    humanitare, si dhe në komentet e një sërë aktorësh në

    fushat e SHMMPS-së, arsimit, shëndetit dhe ushqyerjes,

    si dhe mbrojtjes së fëmijës. I falënderojmë përzemërsisht

    të gjithë personat që kanë kontribuar në këtë dokument, të

    cilët renditen më poshtë:

    AUTORJA E DOKUMENTEVE UDHËZUESE: Leslie Snider

    AUTORJA E PËRMBLEDHJES SË BURIMEVE: Zeinab Hijazi

    REDAKTORË: Saji Thomas, Marie-Louise Kjellstrom dhe

    Hellen Nyangoya

    RISHIKUESIT E GRUPIT TË REFERIMIT TË UNICEF-it: Francesca Bonoma,

    Jean Choi, Judith Diers, Jesus Far, Silvia Finaurini,

    Eduardo Garcia Rolland, Sheema Sen Gupta, Jumana

    Haj-Ahmad, Karin Heissler, Jennifer Keane, Daniela

    Luciani, Mendy Marsh, Sharif Baaser, Heather Papowitz,

    Saudamini Siegrist dhe Cornelius Williams.

    RISHIKUESIT E GRUPIT TË REFERIMIT TË SHMMPS-

    së TË IASC-së: NancyBaron (Instituti i Trajnimit Psikosocial në Kairo - PSTIC),Cecile Bizouerne (Action Contre la Faim), Martha Bragin(City University of New York), Maria Bray (Terre des Hommes), Carmel Gaillard (Nisma Rajonale Psikosociale - REPSSI), Sarah Harrison (Koordinatore IASC MHPSS RG), Alexandre Letzelter (Action Contre la Faim), Ashley Nemiro (Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit), Guglielmo Schinina (IOM), LouiseVinther-Larsen (Qendra Referuese për Mbështetje Psikosociale IFRC), Peter Ventevogel (UNHCR), Inka Weissbecker (Korpusi Ndërkombëtar Mjekësor) dhe Nana Wiedemann (Qendra Referuese për Mbështetje Psikosociale IFRC)

    RASTET STUDIMORE SIPAS VENDEVE:

    Liban: Isabelle Castrogiovanni, Laurent Chapuis, Jesus

    Far, Anthony MacDonald, Yuko Osawa dhe Marta

    Passerini

    Nepal: Prakash Acharya, Radha Gurung, Patricia

    Landinez, Upama Malia dhe Nisith Kumar Shrivastawa

    Sudani i Jugut: Silvia Finaurini, Anthony

    Nolan, Vedasto Nsanzugwanko dhe Diana

    Surur

    TESTIMET NË TERREN

    [Së shpejti | 2020]

    CITIM I SUGJERUAR

    Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët. Udhëzime

    operacionale për shëndetin mendor dhe mbështetjen

    psikosociale me bazë komunitare në situata humanitare:

    Mbështetja me tri nivele për fëmijët dhe familjet (versioni i

    testimit në terren). Nju-Jork, UNICEF, 2018.

    Kopertina: © UNICEF/UN0199837/Rich; f6: © UNICEF/

    UN016336/Gilbertson VI; f9: © UNICEF/UN0149885/Dejongh;

    f11: © UNICEF/UNI134957/Dormino; f13: © UNICEF/

    UN0215005/Sokol; f14: © UNICEF/UN061625/Dejongh; f17:

    © UNICEF/UN0184761/Tremeau; f18: © UNICEF/UN0158317/ Jean/Handicap International; f22: © UNICEF/UNI183894/ Wandera; f24: © UNICEF/UN0212014/Noorani; f25: © UNICEF/UN032032/LeMoyne; f29: © UNICEF/UNI150369/ Asselin; f38: © UNICEF/UNI81431/Pirozzi; f42: © UNICEF/

    UN051288/Herwig; f45: © UNICEF/UN062367/Cybermedia;

    f49: © UNICEF/UN0207882/DEJONGH; f51: © UNICEF/

    UN0154640; f52-54: TK; f55: © UNICEF/UNI202725/

    Sibiloni; f58: © UNICEF/UN076320/Jung Thapa; f61: ©

    UNICEF/UN076309/Jung Thapa; f62: © UNICEF/UN043227/

    Romenzi; f67: © UNICEF/UN051265/Herwig; f69: © UNICEF/

    UNI74902/Pirozzi; f71: © UNICEF/UN0207880/DEJONGH;

    f72 © UNICEF/UN057917/Gilbertson VI; f81: © UNICEF/

    UN077245/Fox; f83: © UNICEF/UN0143097/LeMoyne; f85:

    © UNICEF/UN0139414/LeMoyne; f88:© UNICEF/UN040244/

    Khetaguri; Kopertina e prapme (lart - poshtë, majtas -

    djathtas): © UNICEF/ UN0145543/Schermbrucke; ©

    UNICEF/UNI81431/Pirozzi;

    © UNICEF/UN0209723/Gilbertson V; © UNICEF/UN077260/

    Fox; © UNICEF/UN073010/Phelps; © UNICEF/UN057954/

    Gilbertson VI Dizajni dhe prodhimi: Big Yellow Taxi, Inc.

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE 3MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    LISTA E SHKURTESAVE

    BFS Hapësira miqësore ndaj foshnjave

    M&V Monitorim dhe vlerësim

    MMFBK Mekanizma për Mbrojtjen e Fëmijës me Bazë Komunitare

    SHMMPS Shëndeti Mendor dhe Mbështetje Psikosociale

    SHMMPS BK Shëndeti Mendor dhe Mbështetja Psikosociale me Bazë Komunitare

    MSHP Ministria e Shëndetit Publik (Liban)

    MÇS Ministria e Çështjeve Sociale (Liban) AKF Angazhimet Kryesore për Fëmijët në Veprim

    Humanitar MM Memorandum Mirëkuptimi

    KKMK Koordinimi i kampit dhe menaxhimi i kampit PKSHM Programi Kombëtar i Shëndetit Mendor

    (Liban) CFS Hapësira miqësore ndaj fëmijëve

    MBP Marrëveshje e bashkëpunimit të projektit

    MF Mbrojtje e fëmijës NPP Ndihmë e parë psikologjike

    GPMF Grupi i Punës për Mbrojtjen e Fëmijës MP+ Menaxhim Problemi Plus

    OSHC Organizatë e Shërbimeve Civile QZHS Qendra e Zhvillimit Social (Liban)

    RRF Reduktimi i riskut nga fatkeqësitë NSE Të nxënit social dhe emocional

    DGF Departamenti për Gratë dhe Fëmijët (Nepal) DHSBGJ Dhuna seksuale dhe me bazë gjinore

    ZHFH Zhvillimi në fëmijërinë e hershme

    PSV

    Procedurat standarde të veprimit

    IASC Komiteti Drejtues Ndëragjencor

    SSFA Marrëveshje financimi në shkallë të vogël

    IOM Organizata Ndërkombëtare për Migracionin

    PTHSV Procedurat e thjeshtuara standarde të veprimit

    TNP Terapi ndërpersonale

    OPSTK Organizata Psikosociale Transkulturore (Nepal)

    LGBTI Lezbike, gej, biseksualë, transgjinorë dhe interseks

    UNHCR Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët

    MAAL Ministria e Arsimit dhe Arsimit të Lartë (Liban) UNICEF Fondi Ndërkombëtar i Emergjencave të

    Kombeve të Bashkuara për Fëmijët

    MNS Çrregullime mendore, neurologjike, dhe nga përdorimi i substancave

    WASH Ujë i pijshëm, kanalizime dhe higjienë

    mhGAP Plani i Veprimit për Hendekun e Shëndetit Mendor

    OBSH Organizata Botërore e Shëndetësisë

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE 4MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    PASQYRA E LËNDËS HYRJE ........................................... 7

    TË KUPTUARIT E SHMMPS-së ME

    BAZË KOMUNITARE ..................... 12

    Forcimi i mbështetjes dhe sistemeve të natyrshme ...... 12

    Shfrytëzimi i njohurive dhe kapaciteteve të komunitetit 12

    Zhvillimi i kompetencave për zbatim në situata humanitare sfiduese 12

    Garantimi i angazhimit të komunitetit ............................ 14

    Adresimi i ndërhyrjeve në të gjitha shtresat e piramidës së SHMMPS-së të IASC-së 14

    Përfshirja e shërbimeve profesionale dhe joprofesionale, si dhe e mbështetjes psikologjike dhe sociale 16

    MODELI SOCIAL EKOLOGJIK: TRI

    NIVELET E MBËSHTETJES..............19

    Zhvillimi, mirëqenia dhe rezilienca e fëmijëve ............... 19

    Zhvillimi i fëmijës ....................................................... 19

    Mirëqenia dhe rezilienca e fëmijëve .......................... 20

    Teoria e ndryshimit të SHMMPS-së .............................. 21

    OPERACIONALIZIMI I SHMMPS-së ME

    BAZË KOMUNITARE: KUADRI.........24

    Nëntë rrathët e mbështetjes ..........................................24

    Zbatimi i aktiviteteve brenda kuadrit ............................. 28

    Shtresa 1 e piramidës së SHMMPS-së të IASC-së: Konsiderata sociale në shërbimet bazë dhe siguri ................................................................................... 28

    Shtresa 2 e piramidës së SHMMPS-së të IASC-së: Forcimi i mbështetjes së familjes dhe komunitetit ................................................................................... 30

    Shtresa 3 e piramidës së SHMMPS-së të IASC-së: Kujdes i përqendruar për të adresuar stresin psikosocial dhe sfidat e mbrojtjes ................................................................................... 34

    Shtresa 4 e piramidës së SHMMPS-së të IASC-së: Kujdesi i specializuar ................................................................ 37

    Monitorimi dhe vlerësimi ................................................ 40

    Qëllimi, ndikimi dhe rezultatet kyçe ............................ 40

    Angazhimi dhe pjesëmarrja e komunitetit ....................... 41

    Angazhimi i komuniteteve .......................................... 42

    Gjashtë hapat e angazhimit dhe pjesëmarrjes ........... 42

    SHTOJCAT

    Shtojca 1: SHMMPS me bazë komunitare në praktikë - tri raste studimore 50

    Sudani i Jugut ............................................................ 50

    Nepal .......................................................................... 56

    Liban .......................................................................... 62

    Shtojca 2: Çfarë mund të bëjnë aktorët e tjerë- fletë pune nga Udhëzimet e IASC-së për SHMMPS-në në situatë emergjence Situatat e emergjencave ................................................ 68

    Shtojca 3: Angazhimet kyçe të UNICEF-it, kornizat dhe standardet minimale...............................................73

    Shtojca 4: Kuadri logjik i UNICEF-it për SHMMPS-në me bazë komunitare ....................................................74

    Shtojca 5: Ndërhyrjet e shkallëzuara .............................. 81

    Shtojca 6: Konteksti humanitar evolues: rezilienca përgjigjet që forcojnë reziliencën....................................83

    Shtojca 7: Pikat e hyrjes për SHMMPS në ciklin e programit humanitar në UNICEF....................................86

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE 5MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    PËRKUFIZIMET E TERMAVE KYÇE

    FËMIJË Me fëmijë kuptohen të gjithë fëmijët dhe adoleshentët e grupmoshës 0-18 vjeç (sipas Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës). Termi përfshin djemtë, vajzat, dhe fëmijët LGBTI; fëmijët në rrezik ose të ekspozuar ndaj ngjarjeve të rënda; dhe fëmijët me aftësi të kufizuara ose çrregullime mendore, neurologjike, dhe të abuzimit me substancat (MNS).

    KUJDESTAR Kujdestar nënkupton personat përgjegjës për kujdesin ndaj fëmijëve, dhe mund të përfshijë nënën, babanë, gjyshërit, vëllezërit dhe motrat, dhe të afërm të tjerë në familjen e zgjeruar, si dhe kujdestarë të fëmijës jashtë rrjetit të familjes.

    KOMUNITET Komuniteti përfshin meshkujt dhe femrat, djemtë dhe vajzat, dhe palë të tjera interesi në mirëqenien e fëmijës dhe të familjes, si: mësuesit, punonjësit e shëndetësisë, përfaqësuesit ligjorë, udhëheqësit fetarë, dhe drejtuesit politikë. Komuniteti mund të përkufizohet si rrjet i personave me interesa, vlera, qëllime, kulturë, fe ose histori të ngjashme, që ndajnë të njëjtat ndjesi kujdesi dhe lidhjeje.

    MOBILIZIM I

    KOMUNITETIT

    Mobilizim i komunitetit nënkupton “Përpjekjet brenda dhe jashtë komunitetit për t’i përfshirë anëtarët e tij (grupe personash, familje, të afërm, bashkëmoshatarë, fqinjë, ose të tjerë, që kanë interesa të përbashkëta) në të gjitha diskutimet, vendimet dhe veprimet që i prekin ata dhe të ardhmen e tyre.” (Udhëzimet e IASC-së për SHMMPS-në, Fletë Pune 5.1, f. 611)

    PJESËMARRJE

    NË KOMUNITET Pjesëmarrja në komunitet është procesi në të cilin personat, familjet, ose komunitetet ndërmarrin përgjegjësinë për mirëqenien e tyre dhe ngrenë kapacitetin për të kontribuar në zhvillimin e tyre. Pjesëmarrja në komunitet i referohet një procesi aktiv ku përfituesit nuk marrin vetëm një pjesë të përfitimeve, por ndikojnë edhe te drejtimi dhe zbatimi i projekteve. 2

    KULTURË Kultura është një grup vlerash, besimesh dhe normash të përbashkëta në një shoqëri. Kultura është dinamike dhe ndryshon, pasi shoqëritë përshtaten me informacione, sfida dhe rrethana të reja.

    FAMILJE DHE FIS Familja është një koncept shoqëror, që mund të përfshijë fëmijët që jetojnë me njërin ose të dy prindërit biologjikë, ose në situata të tjera, përfitojnë kujdes apo jetojnë me gjyshërit ose të afërm nga familja e zgjeruar, me vëllezërit dhe motrat në familje që drejtohen nga fëmijët ose të rinjtë, apo në kujdestari ose kujdes institucional. Fisi tregon marrëdhënie kulturore që përcaktojnë rolet dhe detyrimet ndërmjet individëve dhe grupeve. Në shumë kontekste, marrëdhëniet fisnore shkojnë përtej marrëdhënieve që përfshihen në idenë tradicionale të “familjes bërthamë”.

    REZILIENCË Reziliencë është aftësia për të kapërcyer situatat negative dhe për t’u përshtatur me efikasitet pas

    përvojave sfiduese dhe të vështira. Rezilienca e fëmijëve nuk lidhet vetëm me pikat e tyre të forta dhe kapacitetin e përballimit, por edhe me modelin e faktorëve mbrojtës dhe të rrezikut në mjedisin e tyre social dhe kulturor.3

    MIRËQENIA Mirëqenia përshkruan gjendjen pozitive që përjeton një person kur zhvillohet. Në punën me shëndetin mendor dhe mbështetjen psikosociale, mirëqenia kuptohet në tri fushat e mëposhtme4:

    1. Mirëqenie personale – mendime dhe emocione pozitive, si: shpresa, qetësia, vetëvlerësimi dhe vetëbesimi.

    2. Mirëqenie ndërpersonale – marrëdhënie mbështetëse, ndjesia e përkatësisë, aftësia për të qenë afër me të tjerë

    3. Aftësitë dhe njohuritë – kapaciteti për të mësuar, për të marrë vendime pozitive, për t’iu përgjigjur me pozitivitet sfidave në jetë, dhe për t’u shprehur

    1 Udhëzimet e IASC-së për SHMMPS-në, Komiteti Drejtues Ndëragjencor, Gjenevë, 2007.

    2 Paul, Samuel, “Pjesëmarrja e Komunitetit në Projekte Zhvillimi: Përvoja e Bankës Botërore” (Community Participation in Development Projects: The World Bank Experience), në “Lexime mbi Pjesëmarrjen e Komunitetit” (Readings in Community Participation, Uashington D.C.: EDI. Kreu 2. (OBSH, COMBI), 1987.

    3 Dr. Michael Ungar, në Raportin mbi Simpoziumin në Hagë, 2015.

    4 UNICEF, Udhëzues Ndëragjencor për Vlerësimin e Programeve Psikosociale gjatë Emergjencave, Fondi Ndërkombëtar i Emergjencave të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, Nju-Jork, 2011.

  • Dihet prej kohësh tashmë që fëmijët

    zhvillohen duke përfituar nga atashimi pozitiv me

    kujdestarët. Megjithatë, sipas gjetjeve

    të reja, edhe mjedisi social i fëmijëve dhe familjeve, si:

    respektimi i kulturës, kohezioni social, burimet

    materiale, dhe identiteti, ka rëndësi madhore.

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    HYRJE UNICEF-i raporton se thuajse një në dhjetë fëmijë në botë

    jeton në zona të prekura nga konfliktet dhe mbi 400

    milionë fëmijë jetojnë në varfëri të skajshme.5 Në fund të

    vitit 2016, Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për

    Refugjatët (UNHCR) raportoi numrin më të lartë të

    personave të zhvendosur, që arrinte deri në

    65.6 milionë, me thuajse 100,000 fëmijë të ndarë ose të

    pashoqëruar në 78 vende. 6

    Sfidat me të cilat përballen fëmijët po bëhen çdo ditë e më

    kërcënuese, duke filluar nga konflikti i përmasave të

    mëdha, zhvendosja, varfëria, dhuna, dhe shfrytëzimi në

    shumë forma.

    Përshkallëzimi dhe tejzgjatja e konflikteve në ditët e

    sotme, dhe migrimi në shkallë të gjerë i familjeve, që

    kërkojnë siguri dhe mundësi ekonomike, kanë sjellë për

    pasojë krizën e mbrojtjes së fëmijës. Krahas kësaj,

    terrorizmi, sëmundjet, shpërthimi i fatkeqësive natyrore,

    dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike kontribuojnë në

    ndryshimin e dinamikës së kërcënimeve ndaj fëmijëve,

    familjeve, dhe komuniteteve në këto kontekste. Atyre

    mund t’iu mungojnë siguria, aksesi në mbështetje

    psikosociale dhe aktivitete argëtuese, si dhe nuk kanë

    ndjekur shkollë për muaj, ose ndonjëherë, për vite të tëra.

    Veç kësaj, në këto situata të cenueshme, fëmijët mund të

    jenë shënjestër e grupeve ekstremiste të dhunshme, dhe

    mund të bien viktimë e formave të ndryshme të dhunës

    ose të rekrutimit të këtyre ideologjive ekstremiste.

    Shëndeti mendor dhe mbështetja psikosociale (SHMMPS)

    është element kyç i Strategjisë Globale të Kombeve të

    Bashkuara për Shëndetin e Grave, Fëmijëve dhe

    Adoleshentëve (2016-2030) SHMMPS-ja është pjesë

    thelbësore e Angazhimeve Kryesore të UNICEF-it për

    Fëmijët në Veprim Humanitar (AKF), botuar në vitin 1998

    dhe rishikuar në vitin 2010. Mbështetur mbi dekada të tëra

    përvoje në programet për fëmijë dhe adoleshentë,

    Udhëzimet e UNICEF-it për SHMMPS-në me Bazë

    Komunitare në Situata Humanitare: Mbështetje në tri

    nivele për fëmijët dhe familjet synojnë të mbrojnë dhe të

    promovojnë mirëqenien dhe pjesëmarrjen e plotë të

    fëmijëve në sistemet e familjes dhe të komunitetit, që i

    rrethojnë dhe i mbështesin.

    5 UNICEF Child Alert, “Rrezik në çdo hap: Rrugëtimi pikëllues i fëmijëve migrantë dhe refugjatë drejt Evropës” (Danger Every Step of the Way: A harrowing journey to Europe for refugee and migrant children), qershor 2016.

    6 UNHCR, Prirje botërore: Zhvendosjet e detyruara në vitin 2016.

    PËRSE U HARTUAN KËTO UDHËZIME?

    Udhëzimet operacionale të SHMMPS BK-së u hartuan

    si përgjigjje ndaj evidencave lidhur me faktorët që

    përcaktojnë reziliencën e fëmijëve, mësimet e nxjerra

    nga vlerësimi i qasjeve ekzistuese, dhe sfidat unike që

    paraqesin krizat e ditëve të sotme për sigurinë,

    mirëqenien dhe zhvillimin optimal të fëmijëve.

    Gjatë simpoziumit me titull: “Të rritesh brenda konfliktit:

    Ndikimi te shëndeti mendor dhe mirëqenia psikosociale e

    fëmijëve”, organizuar nga UNICEF-i në bashkëpunim me

    qeverinë e Holandës dhe një sërë partnerësh akademikë

    dhe humanitarë në maj 2015, në Hagë,u vërejt se

    ndërhyrjet “ndihmojnë në promovimin e reziliencës, me

    qëllim forcimin e faktorëve mbrojtës në jetën e fëmijëve, në

    mënyrë që të mundtë zhvillojnë atashimin, të rifitojnë

    shpresën dhe të jenë agjentë veprues.”7 Prej kohësh dihen

    përfitimet zhvillimore të fëmijëve nga atashimi pozitiv ndaj

    kujdestarëve.8 Megjithatë, sipas gjetjeve të reja, edhe

    mjedisi social i fëmijëve dhe familjeve, si respektimi i

    kulturës, kohezioni social, burimet materiale dhe identiteti,

    ka rëndësi madhore.7 Këto gjetje dhe mësime të nxjerra

    gjatë dekadave të tëra duke hartuar programe mbi

    SHMMPS-në gjatë situatave humanitare i pasurojnë

    udhëzimet e UNICEF-it, dhe e mbështetin vëmendjen mbi

    angazhimin e komunitetit dhe forcimin e sistemeve, duke

    filluar nga niveli kombëtar deri tek ai komunitar.

    UNICEF-i ka promovuar gjithmonë një qasje të

    gjithanshme, me bazë komunitare, ndaj programeve të

    fëmijëve. Megjithatë, është e nevojshme që të

    konfirmohet dhe të operacionalizohet më mirë

    angazhimi mbi kontekstet dhe krizat humanitare në

    zhvillim. Modelet me në qendër hapësirat miqësore

    për fëmijët (CFS) kanë treguar kufizime të caktuara

    në angazhimin e familjeve dhe komuniteteve, si dhe në

    kalimin e përgjigjjes së hershme ndaj emergjencave në

    programet e rregullta dhe të rimëkëmbjes. Krahas kësaj,

    vlerësimi i qasjeve CFS thekson nevojën për të përmirësuar

    shkallën dhe cilësinë e ndërhyrjeve të

    7 Maria Bray, Sabine Rakotomalala, Leslie Snider, Saji Thomas, Raport mbi simpoziumin me titull: “Të rritesh në konflikt: Ndikimi te shëndeti mendor dhe mirëqenia psikosociale e fëmijëve”(Report on the symposium Growing Up in Conflict: The impact on children’s mental health and psychosocial wellbeing), Hagë, 2015.

    8 J. Bowlby, Atashimi dhe Humbja, Vëllimi 1 Atashimi (Attachment and Loss, Vol. 1 Attachment), Nju-Jork, Basic Books, 1969.

    PJESA 1

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    ZHVENDOSJA NGA HAPËSIRAT MIQËSORE NDAJ FËMIJËS DREJT FORCIMIT TË SISTEMIT

    HYRJE

    Hapësirat miqësore ndaj fëmijës (CFS) kanë funksion

    mbrojtës dhe mbështetës për fëmijët në rrethana

    negative, duke iu siguruar një mjedis të sigurt për të

    luajtur, për t’u shprehur dhe për të mësuar.

    Një studim i vitit 2015, i kryer në bashkëpunim nga

    UNICEF, World Vision, Universiteti Columbia dhe Save

    the Children, konstatoi që ndonëse janë kyçe për

    promovimin e mirëqenies së fëmijës, CFS-të janë më të

    dobëta në angazhimin e komuniteteve, çka kufizon

    përgjegjësinë dhe reziliencën komunitare, si dhe gjasat

    për të ruajtur ndikimin afatgjatë të ndërhyrjeve

    psikosociale. Krahas kësaj, megjithëse mund të jenë

    faktor mbrojtës për fëmijët që përballen me rreziqe të

    caktuara nëse kryhen në hapësira të sigurta, lojërat e

    pastrukturuara

    nuk kanë të njëjtin ndikim mbi rritjen pozitive për sa iu

    përket shërimit dhe rimëkëmbjes së fëmijëve, që kanë

    kaluar situata shumë stresuese ose traumatike.

    Ndaj, në mënyrë që të garantojnë shëndetin mendor

    dhe mirëqenien psikosociale të fëmijëve, CFS-të duhet

    të krijohen dhe të veprojnë në mënyrë të tillë që të

    angazhojnë ose të forcojnë sistemet mbështetëse në

    familje dhe komunitete. Nëse aktivitetet e CFS-ve

    ofrohen nga punonjës ose vullnetarë të trajnuar në

    parimet psikosociale, si: reagimet e fëmijëve ndaj

    ngjarjeve stresuese në mosha të ndryshme, dhe

    aktivitete të ndryshme për qetësim, shprehje, dhe

    socializim, mirëqenia psikosociale e fëmijës mbrohet

    dhe mund të përmirësohet.

    SHMMPS-së për të përmirësuar mirëqenien e fëmijëve.9 Në udhëzime ofrohen informacione dhe instrumente praktike për zbatimin e një morie ndërhyrjesh të SHMMPS-së, me qëllim adresimin e shpejtë të nevojave të fëmijëve dhe familjeve për mbështetje psikosociale dhe mbrojtje, krahas ndërhyrjeve të posaçme në shëndetin mendor për personat më në nevojë.

    Sipas përvojës, arena ndërkombëtare ka rënë dakord që nuk duhet kushtuar më vëmendje mbi trajtimin e simptomave psikologjike ndaj “sistemeve mbështetëse me shumë shtresa, sipas kontekstit, që bazohen në burimet ekzistuese.”10 Për shembull, kjo përfshin forcimin e kapaciteteve të komuniteteve të refugjatëve për mbrojtje dhe mirëqenie psikosociale.

    CILI ËSHTË SYNIMI I UDHËZIMEVE?

    Udhëzimet operacionale të SHMMPS BK-së janë konceptuar dhe synojnë të ndihmojnë stafin dhe partnerët e UNICEF-it që të mbështetin dhe të promovojnë mjedise mbështetëse dhe të sigurta për rimëkëmbjen, mirëqenien psikosociale dhe mbrojtjen e fëmijëve. Udhëzimet paraqesin një kuadër operacional që thekson angazhimin e aktorëve në të gjitha nivelet (fëmijët, kujdestarët, familjet dhe ofruesit e shërbimeve në komunitet) për të hartuar dhe për të zbatuar strategji SHMMPS-je, që përshtaten me kontekstin vendor, si dhe janë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, me qëllim

    9 J. Metzler, K. Savage, M.Yamano and A. Ager, “Vlerësimi i hapësirave miqësore ndaj fëmijëve: Seri ndëragjencore e vlerësimit të ndikimit në emergjencat humanitare” (Evaluation of child friendly spaces: An inter-agency series of impact evaluations in humanitarian emergencies), Columbia University Mailman School of Public Health dhe World Vision International, Nju-Jork dhe Gjenevë, 2015

    10 M. Jordans, H. Pigott and W. Tol, “Ndërhyrje për fëmijët e prekur nga konflikti i armatosur: Rishikim sistematik i shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta” (Interventions for children affected by armed conflict: A systematic review of mental health and psychosocial support in low and middle income countries), Curr Psychiatry Rep, 18: 9, 2016. DOI 10.1007/s11920-015-0648-z.

    kthimin, forcimin dhe mobilizimin e efektshëm të

    mbështetjes dhe sistemeve komunitare dhe familjare, për

    të mbështetur mirëqenien e fëmijëve dhe të familjes në

    situata humanitare.

    Kthimi, forcimi dhe mobilizimi i mbështetjes dhe

    sistemeve komunitare dhe familjare ka si qëllim

    përfundimtar mbështetjen e mirëqenies së fëmijës dhe të

    familjes, duke:

    • Zvogëluar dhe parandaluar dëmin;

    • Forcuar reziliencën e njerëzve për t’u

    rimëkëmbur pas situatave negative;

    • Përmirësuar kushtet e kujdesit, që iu mundësojnë

    fëmijëve dhe familjeve që të mbijetojnë dhe të

    zhvillohen.

    KUSH DUHET T’I PËRDORË UDHËZIMET?

    Këto udhëzime synohen të përdoren nga stafi, partnerët e UNICEF-it dhe agjenci të tjera në situata humanitare, për të ndihmuar në përfshirjen e efektshme të programeve të SHMMPS-së për mirëqenien e fëmijës dhe të familjes në komunitete. Udhëzimet vlejnë në veçanti për partnerët, të cilët punojnë në fushat e mbrojtjes së fëmijës, shëndetit dhe ushqyerjes, arsimit,menaxhimit të kampeve, si dhe ujit të pijshëm, kanalizimeve dhe higjienës (WASH), për të kuptuar më mirë nevojat për SHMMPS të personave, që po përballen ose po rimëkëmben nga situatat negative. Nëse udhëzimet e kësaj fushe kuptohen më thellësisht, do të ketë gjasa më të larta që të përmirësohet koordinimi midis sektorëve, të lehtësohen referimet për të siguruar përmbushjen e nevojave për SHMMPS, si dhe që të rritet zbatimi i koordinuar i ndërhyrjeve humanitare të efektshme dhe të shëndosha nga pikëpamja kulturore, të cilat i ulin mundësitë për dëme të mëtejshme.

    PJESA 1

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    HYRJE

    CILAT JANË PARIMET DHE

    STANDARDET MBËSHTETËSE TË

    UDHËZIMEVE?

    Udhëzimet operacionale të SHMMPS BK-së janë në pajtim me dhe mbështeten mbi disa parime, kuadro dhe konventa ndërkombëtare, orientuese dhe të pranuara gjerësisht, në lidhje me mbrojtjen e fëmijës,të drejtat e fëmijëve, dhe SHMMPS-në gjatë emergjencave, të cilat janë elemente kyçe për të ruajtur dhe për të promovuar mjediset, ku fëmijët mund të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Dokumentet mbështetëse kryesore të këtyre udhëzimeve janë si vijon: Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës11, Standardet Minimale për Mbrojtjen e Fëmijës në Veprim Humanitar12, dhe Udhëzimet e IASC-së SHMMPS-në në Situata Emergjence.

    Parimet themelore të mirëqenies së fëmijës, të parashikuara në Konventën për të Drejtat e Fëmijës, si dhe parimet dhe strategjitë e Standardeve Minimale për Mbrojtjen e Fëmijës në Veprim Humanitar, janë gur themeltar për këto udhëzime. Ato janë të domosdoshme për të shfrytëzuar dhe për të zbatuar

    11 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës, 20 nëntor 1989, Kombet e Bashkuara, Seritë e Traktateve, vëllimi 1577, f. 3

    12 Standardet minimale për mbrojtjen e fëmijëve në veprim humanitar. Grupi i Punës për Mbrojtjen e Fëmijës (GPMF) (2012).

    PARIMET MBËSHTETËSE TË UDHËZIMEVE OPERACIONALE SHMMPS BK

    • Mirëqenia varet nga bashkëveprimi i

    elementeve shpirtërore, emocionale,

    njohëse, sociale dhe fizike.

    • SHMMPS-ja luan një rol kyç në krijimin dhe

    mbështetjen e kushteve për mirëqenien

    dhe zhvillimin optimal të fëmijëve gjatë

    situatave të emergjencës.

    • Angazhimi dhe pjesëmarrja e familjeve,

    kujdestarëve, komuniteteve dhe vetë fëmijëve

    ka rol thelbësor në garantimin e mjediseve që

    mundësojnë zhvillimin e fëmijëve, si dhe në

    sigurimin e mbrojtjes, mirëqenies dhe

    potencialit të tyre në të ardhmen.

    PJESA 1

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    SHIHNI PËRMBLEDHJEN Në këtë udhëzim shfaqen disa Përmbledhje në kutiza të tilla.

    HYRJE

    standardet që parashikojnë mbrojtjen e të drejtave të çdo fëmije,duke përfshirë të drejtat për shëndet dhe mirëqenie, jetë familjare, arsim, aktivitete kulturore dhe argëtuese, si dhe mbrojtje të veçantë në situata të ndryshme, si emergjencat humanitare, dhe që përcaktojnë parime dhe praktika të përbashkëta midis aktorëve të Mbrojtjes së Fëmijës (MF). Udhëzimet e IASC-së për SHMMPS-në në Situata Emergjence (2007) lërojnë rrugën për kuadrin operacional të UNICEF-it gjatë emergjencave, sikundër përshkruhet në këtë dokument. Këto udhëzime iu japin mundësinë komuniteteve dhe aktorëve humanitarë që të planifikojnë, të krijojnë dhe të koordinojnë një set përgjigjjesh shumësektoriale minimale për të mbrojtur dhe për të përmirësuar shëndetin mendor dhe mirëqenien psikosociale të njerëzve, gjatë emergjencave. Udhëzimet e IASC-së vërejnë që SHMMPS-ja i referohet “çdo lloj mbështetjeje vendore ose të jashtme, që synon mbrojtjen ose promovimin e mirëqenies dhe/ose parandalimin ose trajtimin e çrregullimeve mendore”, dhe bazohen në parimet bërthamë më poshtë, që mbështetin qasjen me bazë komunitare:

    TABELA 1: PARIMET BËRTHAMË TË UDHËZIMEVE TË IASC-së PËR SHMMPS-në GJATËEMERGJENCAVE

    TË DREJTAT E

    NJERIUT DHE DREJTËSIA

    Promovimi i të drejtave të të gjithë personave të prekur, dhe mbrojtja e të gjithë personave, të cilëve iu kanoset rrezik më i lartë i shkeljes së të drejtave të njeriut; garantimi i drejtësisë dhe mosdiskriminimit në disponueshmërinë dhe aksesueshmërinë e mbështetjes me SHMMPS

    PJESËMARRJA

    Maksimizimi i pjesëmarrjes së fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve vendore në vlerësimin, përgatitjen, zbatimin, monitorimin dhe vleftësimin e përgjigjjes humanitare

    MOSDËMTIMI

    Zvogëlimi i mundësisë që SHMMPS-ja dhe ndërhyrjet humanitare të tjera të shkaktojnë dëm përmes koordinimit të efektshëm, të kuptuarit të përshtatshëm të kontekstit vendor dhe marrëdhënieve të pushtetit, kompetencave dhe ndjeshmërisë kulturore, si dhe qasjeve me pjesëmarrje

    MBËSHTETJA

    MBI KAPACITETET

    DHE BURIMET VENDORE

    Mbështetja e ndihmës vetjake dhe identifikimi, mobilizimi, dhe forcimi i burimeve, aftësive dhe kapaciteteve ekzistuese të fëmijëve, familjeve, komuniteteve, qeverive dhe shoqërisë civile

    SISTEMET E INTEGRUARA

    TË MBËSHTETJES

    Mbështetja e aktiviteteve të integruara në sisteme më të gjera (p.sh. mbështetja në komunitet, sistemet shkollore formale/joformale, shërbimet sociale dhe shëndetësore),me qëllim zhvillimin e mbulimit dhe qëndrueshmërisë së ndërhyrjeve dhe zvogëlimin e stigmës së ndërhyrjeve të veçuara

    MBËSHTETJE ME SHUMË SHTRESA

    Krijimi i një sistemi me shumë shtresa për të ofruar mbështetje plotësuese, që përmbush nevojat e fëmijëve dhe familjeve të ndikuara në mënyra të ndryshme

    SI JANË STRUKTURUAR UDHËZIMET?

    Udhëzimet Operacionale të SHMMPS BK-së përbëhen nga tri pjesë:

    • TË KUPTUARIT E SHMMPS-së ME BAZË

    KOMUNITARE: Kjo pjesë na tregon se çfarë

    kuptohet me SHMMPS-në me bazë

    komunitare dhe elementet e saj kyçe.

    • MODELI SOCIAL EKOLOGJK I ZHVILLIMIT TË FËMIJËVE

    DHE MBËSHTETJES ME TRI NIVELE: Kjo pjesë

    mbulon rëndësinë e rrjeteve të personave dhe

    strukturave që rrethojnë fëmijët, mbrojtjes së

    mirëqenies së tyre, dhe mbështetjes së zhvillimit

    të tyre optimal; të kuptuarit e mirëqenies,

    reziliencës dhe zhvillimit të fëmijës; si dhe të

    teorisë së UNICEF-it mbi ndryshimin e SHMMPS-

    së.

    • OPERACIONALIZIMI I SHMMPS-së ME BAZË

    KOMUNITARE: Kjo pjesë shtjellon nëntë rrathët e

    mbështetjes; strategjitë e ndërhyrjes që zbatohen

    në tri nivelet e modelit social ekologjik: fëmijët,

    familja/kujdestarët, dhe komuniteti; monitorimin

    dhe vlerësimin e projekteve të SHMMPS-së; dhe

    angazhimin, pjesëmarrjen dhe mobilizimin e

    komunitetit, duke përfshirë informacionin mbi

    punën me palë të ndryshme interesi drejt

    integrimit të SHMMPS-në në sektorë humanitarë.

    Krahas kësaj, shtatë shtojca ofrojnë hollësi të mëtejshme mbi: SHMMPS-në me bazë komunitare në praktikë (shtojca 1); fletë pune për aktorë të tjerë nga Udhëzimet e IASC-së për SHMMPS-në në Situata Emergjence (shtojca 2); angazhimet kryesore, kuadrot, dhe standardet minimale (shtojca 3); kuadrin logjik të UNICEF-it për SHMMPS BK-në (shtojca 4); ndërhyrjet e shkallëzuara (shtojca 5); ndryshimi i konteksteve dhe përgjigjjeve për të forcuar reziliencën (shtojca 6), dhe pikat e hyrjes për SHMMPS-në në ciklin e programeve humanitare (shtojca 7).

    Udhëzimet operacionale të SHMMPS BK-së janë hartuar në përputhje me Përmbledhjen shoqëruese të burimeve për SHMMPS-në me bazë komunitare në situata humanitare. Përmbledhja ofron burime kyçe për përgatitjen, zbatimin, dhe monitorimin dhe vlerësimin (M&V) e programeve të SHMMPS BK-së. Burimet e përzgjedhura për Përmbledhjen iu ofrojnë zbatuesve të programeve instrumentet për të përgatitur ndërhyrjet sipas kritereve me bazë evidencat dhe standardet e praktikave të mira.

    PJESA 1

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    HYRJE

    Udhëzimet operacionale të SHMMPS BK-së janë konceptuar dhe synojnë të ndihmojnë stafin dhe partnerët e UNICEF-it që të mbështetin dhe të promovojnë mjedise mëkuese dhe të sigurta për rimëkëmbjen, mirëqenien psikosociale dhe mbrojtjen e fëmijëve.

    PJESA 1

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    SHIHNI PËRMBLEDHJEN Pjesa 6. Burime shtesë të materialeve të informacionit, komunikimit dhe edukimit për advokacinë dhe ndërgjegjësimin.

    TË KUPTUARIT E SHMMPS-së ME BAZË KOMUNITARE Një sërë ndërhyrjesh mund të marrin emrin SHMMPS me bazë komunitare nëse janë pjesë e një qasjeje më strategjike psikosociale dhe të shëndetit mendor, me qëllim që të mbështeten në burimet, kapacitetet dhe reziliencën ekzistuese komunitare dhe individuale. Qasja me bazë komunitare:

    • Forcon mbështetjen dhe sistemet e natyrshme;

    • Shfrytëzon njohuritë dhe kapacitetet e komunitetit;

    • Kërkon aftësi dhe analizë të hollësishme të praktikave dhe burimeve vendore për të zbatuar programet e SHMMPS-së në përputhje me parimin e “mosdëmtimit”;

    • Përfshin angazhimin e komunitetit në të gjitha fazat e programit;

    • Adreson ndërhyrjet në të gjitha shtresat e piramidës së SHMMPS-së së IASC-së;

    • Përfshin edhe shërbimet profesionale dhe joprofesionale, si dhe mbështetjen psikologjike dhe sociale.

    FORCIMI I MBËSHTETJES DHE SISTEMEVE TË NATYRSHME

    Qasja me bazë komunitare ndaj SHMMPS-së gjatë emergjencave forcon mjedisin e mbrojtjes dhe të kujdesit për përfitimin e të gjithë fëmijëve dhe familjeve. Kjo qasje punon me dhe nëpërmjet mbështetjes dhe sistemeve të natyrshme në komunitet. Në këtë mënyrë përftohet një mjedis kujdesi më i fortë, që promovon përfshirjen e fëmijëve dhe familjeve më të cenueshme në mbështetjen ekzistuese, si dhe zvogëlohet mundësia e stigmës. Hartëzimi dhe mbështetja sistematike mbi burimet vendore, si: rrjetet, praktikat dhe proceset në komunitet, ndihmojnë në krijimin e programeve të shkallëzuara dhe të qëndrueshme.

    Forcimi i mbështetjes dhe sistemeve të natyrshme ndihmon në ndërlidhjen e përgjigjjeve të SHMMPS-së me programet e përgjigjjes johumanitare, të rregullt dhe të rimëkëmbjes. Situatat e emergjencës iu kushtojnë vëmendje nevojave të shëndetit mendor të popullsisë dhe ofrojnë një mundësi për të shndërruar kujdesin me SHMMPS për fëmijët dhe familjet në planin afatgjatë, duke përfshirë shërbimet sociale dhe psikologjike të specializuara për personat në nevojë, si: fëmijët dhe kujdestarët me çrregullime mendore, neurologjike, dhe të abuzimit me substancat (MNS), rreziqe të mbrojtjes ose shqetësime serioze.

    SHFRYTËZIMI I NJOHURIVE DHE KAPACITETEVE TË KOMUNITETIT

    Kjo qasje SHMMPS-je me bazë komunitare e pranon faktin që të gjithë njerëzit i kanë aftësitë, cilësitë dhe burimet e përballimit. Kapaciteti përballues i njerëzve ndryshon në bazë të individit dhe karakteristikave mjedisore, si dhe mund të bjerë ose të dobësohet gjatë emergjencave. Megjithatë, është e qartë se familjet dhe komunitetet i njohin rreziqet dhe burimet në mjedisin e tyre, si dhe faktorët që mbështetin dhe pengojnë mirëqenien dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të familjeve.

    Forcimi i burimeve dhe kapaciteteve të ndihmës vetjake shfrytëzon njohuritë dhe kapacitetet e njerëzve për t’u rimëkëmbur, në mënyrë që t’i ndihmojnë fëmijët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë. Ndërhyrjet që ndërthurin pjesëmarrjen e komunitetit kanë më të ngjarë të jenë kuptimplota dhe të qëndrueshme, si dhe t’i ndihmojnë njerëzit që të rifitojnë ndjesinë e të qenit kompetentë dhe agjentë veprues, për të kapërcyer sfida të reja dhe për të qenë shpresëplotë për të ardhmen.

    ZHVILLIMI I KOMPETENCAVE PËR ZBATIM NË SITUATA HUMANITARE SFIDUESE

    Puna me qasjen me bazë komunitare gjatë një situate humanitare është sfiduese. Kërkon kohë dhe përkushtim, si dhe gatishmëri për të dëgjuar dhe për të qenë i hapur ndaj ideve dhe mënyrave të reja për t’iu qasur problemeve. Krahas kësaj, kërkon aftësinë për të adresuar me efektshmëri dhe respekt praktikat e dëmshme ose modelet historike të përjashtimit dhe të margjinalizimit të disa grupeve. Duke qenë se disa praktika vendore mund të shkaktojnë dëme, punonjësit e SHMMPS-së duhet të shqyrtojnë dhe të mbështetin vetëm ato praktika dhe burime vendore që janë në pajtim me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

    PJESA 2

  • “…Të gjitha grupet e prekura i kanë cilësitë ose burimet, që mbështetin shëndetin mendor dhe mirëqenien psikosociale. Parimi kyç, madje edhe në fazat e hershme të emergjencave, është krijimi i kapaciteteve vendore, që mbështetin ndihmën vetjake dhe forcojnë burimet ekzistuese... Nëse është e mundur, ka rëndësi të krijohen si kapacitetet e qeverisë, ashtu edhe ato të shoqërisë civile.”

    Burimi: Udhëzimet e IASC-së për SHMMPS-në, f. 10-11

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE 14MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    TË KUPTUARIT E SHMMPS-së ME BAZË KOMUNITARE

    Në disa situata emergjence, situata politika ose rreziqe specifike mund të kufizojnë pjesëmarrjen në komunitet. Por nëse është e mundur, mobilizimi dhe pjesëmarrja në komunitet janë investime të vyera, që ofrojnë kthime të konsiderueshme në drejtim të përshtatshmërisë, pranueshmërisë dhe shënjestrimit të efektshëm të ndërhyrjeve. Krahas kësaj, çdo ndërhyrje që synon forcimin e mjedisit mbrojtës për fëmijët, dhe promovimin e përfshirjes së fëmijëve të cenueshëm ose të margjinalizuar, mund të jetë e efektshme vetëm nëpërmjet të kuptuarit, vullnetit dhe pjesëmarrjes në komunitet.

    GARANTIMI I ANGAZHIMIT TË KOMUNITETIT Qasja me bazë komunitare përmban procesin e angazhimit dhe përfshirjes së komunitetit në të gjitha fazat e ciklit të programit, përkatësisht: vlerësimi, përgatitja, zbatimi, dhe monitorimi dhe vleftësimi. Përfshirja e komunitetit luhatet nga partneriteti te përgjegjësia, në varësi të situatës dhe burimeve të komunitetit për të zbatuar dhe për të ruajtur ndërhyrjet. Duke marrë parasysh parimin e “mosdëmtimit”, është thelbësore që ndërhyrjet mos të dëmtojnë mbështetjen komunitare të natyrshme. Në vend të kësaj, duhet të identifikojnë, të angazhojnë dhe të punojnë me mbështetjen ekzistuese.

    Për shembull, vlerësimi i komunitetit duhet të jetë me pjesëmarrje, dhe të përfshijë anëtarë të ndryshëm të komunitetit. Për këtë mund të nevojitet bisedimi me secilin grup, si: meshkujt dhe femrat, të rriturit dhe fëmijët, persona me etni ose kasta të ndryshme, në mënyrë që të gjithë të jenë të lirë t’i shprehin mendimet e tyre, si dhe të dëgjohen zëra të shumëllojshëm.

    ADRESIMI I NDËRHYRJEVE NË TË GJITHA SHTRESAT E PIRAMIDËS SË SHMMPS-së TË IASC-së

    Piramida e ndërhyrjes së SHMMPS-së e IASC-së (shihni Figurën 1) tregon katër shtresat e sistemit të mbështetjes për rimëkëmbjen dhe mirëqenien e njerëzve gjatë emergjencave humanitare.13 Fillon me bazat e komunitetit dhe vijon me kujdesin e specializuar, krahas pakësimit të numrit të personave që i kërkojnë shërbimet e secilës shtresë.

    Shtresa e parë, konsiderata sociale, është më e gjera. Përfaqëson bazat e mirëqenies së të gjithë personave të prekur nga ngjarjet e krizës. Garanton që shërbimet bazë dhe siguria mundësohen

    13 Kjo është një përshtatje e piramidës së IASC-së për ndërhyrjen e SHMMPS-së, që vazhdon të përfitojë nga zbatimi në terren dhe diskutimet e mëtejshme të ekspertëve.

    “Lehtësimi i ndihmës

    vetjake dhe mbështetjes

    sociale në komunitet

    kërkon ndjeshmëri dhe

    të menduar kritik. Shpeshherë,

    komunitetet përfshijnë

    nëngrupe të shumëllojshme

    dhe konkurrente me

    axhenda dhe nivele pushteti

    të ndryshme. Është

    thelbësore shmangia

    e forcimit të nëngrupeve të

    caktuara, dhe margjinalizimi i

    të tjerave, krahas

    promovimit të përfshirjes

    së personave, të cilët

    zakonisht janë të padukshëm

    ose përjashtohen në aktivitetet në grup.”

    Burimi: Udhëzimet e IASC-së për SHMMPS-në, f. 100

    PJESA 2

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE 15MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    4 Shërbimet e specializuara nga klinicistët e shëndetit mendor dhe profesionistët e shërbimit social për fëmijët dhe familjet përtej objektit të shërbimeve shëndetësore parësore dhe sociale (jo të specializuara).

    Kujdesi i specializuar

    3 Mbështetje e përqendruar, e paspecializuar, nga punonjës të trajnuar dhe të mbikëqyrur për fëmijët dhe familjet, duke përfshirë shërbimet shëndetësore parësore dhe sociale (jo të specializuara).

    Kujdes i përqendruar

    2 Mbështetja e komunitetit dhe e familjes për rimëkëmbje, forcimin e reziliencës dhe mbrojtjen e shëndetit mendor dhe mirëqenies psikosociale të fëmijëve dhe familjeve.

    Mbështetja e komunitetit dhe e familjes

    1 Konsiderata sociale në shërbimet bazë dhe siguri me pjesëmarrje, në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme, nga pikëpamja sociale, për të siguruar dinjitetin dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve dhe anëtarëve të komunitetit.

    Konsiderata sociale në shërbimet bazë dhe siguri

    TË KUPTUARIT E SHMMPS-së ME BAZË KOMUNITARE

    FIGURA 1: PIRAMIDA E SHMMPS-së E IASC-së

    me pjesëmarrje, si dhe në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme, nga pikëpamja kulturore.

    Në shtresën e dytë, mbështetja e komunitetit dhe e familjes, shumë persona përfitojnë edhe nga forcimi i mbështetjes dhe funksioneve mbrojtëse për reziliencën e komunitetit dhe të familjes.

    Shtresa e tretë, kujdesi i përqendruar, përfshin mbështetjen nga personi në person për shqetësimet, për të adresuar rreziqet e mbrojtjes, ose për të mbrojtur apo për të përmirësuar shëndetin mendor dhe mirëqenien psikosociale. Ofrohet nga punonjës të thjeshtë ose të paspecializuar, të trajnuar dhe të mbikëqyrur.

    Shtresa e katërt, shërbimet e specializuara, përmban kujdesin profesional për personat që kanë nevoja komplekse për mbrojtje ose për vlerësimin dhe menaxhimin e çrregullimeve MNS. Të ofruara nga klinicistët e shëndetit mendor ose profesionistët e shërbimeve sociale, shërbimet e specializuara mundësohen për fëmijët dhe familjet, kujdesi dhe mbrojtja e të cilëve nuk mund të menaxhohet në shtresat e poshtme të piramidës.

    Disa shtresa të mbështetjes me SHMMPS duhet të përmbushin në mënyrën e duhur nevojat e të gjithë fëmijëve dhe kujdestarëve, duke përfshirë ata me çrregullime MNS ose ata që ekspozohen ndaj rreziqeve të mbrojtjes ose ngjarjeve traumatike. Sikundër punonjësit socialë dhe të shëndetit komunitar nuk veprojnë në izolim nga sistemet e shërbimeve sociale dhe të shëndetit formal, as aktorët e SHMMPS-së nuk veprojnë në izolim nga shërbimet e specializuara sociale, të mbrojtjes, dhe të shëndetit mendor,

    dhe sisteme të tjera, që mbështetin mirëqenien e familjes dhe të fëmijës. Ndonëse përqindja e fëmijëve dhe të rriturve, që kërkojnë shërbime të specializuara dhe të përqendruara mund të jetë e ulët, ata përbëjnë një numër të konsiderueshëm në emergjencat e dhunshme dhe të tejzgjatura në ditët e sotme.

    Është e rëndësishme që aktorët e të gjithë sektorëve të jenë të vetëdijshëm mbi vazhdimësinë e nevojave për SHMMPS të fëmijëve dhe familjeve gjatë emergjencave, dhe të garantojnë referimet nëpër shtresat e ndryshme të piramidës. Ndërhyrjet mund t’i mbulojnë më së miri fëmijët dhe familjet kur janë të integruara në sektorë dhe struktura, si: strukturat e mbrojtjes dhe shëndetit, në vend të programeve të veçuara (p.sh. Shërbimet e specializuara pa shtresat e tjera të mbështetjes).

    Strukturat e tjera shërbejnë si pika hyrëse, si: shkollat, sistemet e shërbimeve sociale, qendrat komunitare dhe hapësirat e sigurta, si dhe organizatat komunitare, si: klubet e të rinjve, kooperativat e grave, dhe organizatat fetare. Programet e SHMMPS-së duhet të shmangin edhe shënjestrimin e tepërt të grupeve të ndjeshme (p.sh. Të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore (DHSBGJ) ose fëmijët që kanë qenë pjesë e forcave/grupeve të armatosura) në mënyra që e çojnë më tej diskriminimin dhe përjashtimin në komunitete. Në vend të kësaj, zgjidhja e duhur është puna me mbështetjen dhe advokacinë e gjerë për të promovuar përfshirjen dhe mirëqenien e të gjithë anëtarëve të komunitetit.

    PJESA 2

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE 16MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    FLETË PUNE

    5.2

    LEHTËSIMI I NDIHMËS VETJAKE DHE MBËSHTETJES SOCIALE TË KOMUNITETIT. Thuajse të gjitha grupet e personave të prekur nga emergjenca përfshijnë personat, të cilëve të tjerët iu drejtohen për mbështetje psikosociale në ditë të vështira. Në familje dhe komunitete, hapat duhet të hidhen sa më shpejt të jetë e mundur, me qëllim aktivizimin dhe forcimin e mbështetjes vendore, si dhe nxitjen e frymës së ndihmës vetjake në komunitet.

    FLETËPUNE

    5.3

    LEHTËSIMI I KUSHTEVE PËR PRAKTIKAT E SHËRIMIT FETAR, SHPIRTËROR DHE KULTUROR NË KOMUNITET.

    Të kuptuarit dhe mundësimi ose mbështetja e praktikave të shërimit kulturore mund të rritin mirëqenien psikosociale të shumë të mbijetuarve. Në shumë kontekste, puna me udhëheqësit dhe burimet fetare është pjesë thelbësore e mbështetjes psikosociale gjatë emergjencave.

    TË KUPTUARIT E SHMMPS-së ME BAZË KOMUNITARE

    PËRFSHIRJA E SHËRBIMEVE PROFESIONALE DHE JOPROFESIONALE, SI DHE E MBËSHTETJES PSIKOLOGJIKE DHE SOCIALE Sikundër nënkuptohet nga termi “shëndet mendor dhe mbështetje psikosociale”, ekziston një lidhje e ngushtë midis aspekteve psikologjike dhe sociale të zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijës. Faktorë vetjakë, socialë dhe mjedisorë të ndryshëm ndikojnë te mirëqenia e fëmijëve dhe familjeve, si dhe tek aftësia e tyre për t’u rimëkëmbur nga situatat negative. Për këtë arsye, qasjet e SHMMPS-së mbulojnë ndërhyrjet sociale dhe psikologjike në të gjitha shtresat e piramidës, si dhe mbështetjen e ofruar edhe nga stafi profesional, edhe nga stafi i paspecializuar.

    Personat e paspecializuar, që përfitojnë trajnimin e përshtatshëm dhe mbikëqyren rregullisht nga klinicistë të shëndetit mendor, mund të ofrojnë ndërhyrje të shkallëzuara për të mbështetur të rriturit që vuajnë nga depresioni, ankthi dhe stresi. (Shihni Shtojcën 5:Ndërhyrje të Shkallëzuara, për më shumë informacione.)

    Sipas qasjes gjithëpërfshirëse të SHMMPS-së, aktorët profesionalë dhe të paspecializuar bashkëpunojnë në të gjitha shtresat e piramidës për të përmbushur nevojat e komunitetit. Si ofruesit e mbështetjes profesionale, ashtu edhe asaj joprofesionale duhet të kenë kompetenca të caktuara për të kryer detyrat e tyre. Përcaktimi i kualifikimeve dhe standardeve minimale të ofruesve profesionalë dhe të paspecializuar të SHMMPS-së, është një aspekt i rëndësishëm i qasjes së SHMMPS-së me bazë komunitare.

    Shërbimet e specializuara mund të përfshijnë:

    • Shërbime klinike që ofrohen nga profesionistë të

    shëndetit mendor (p.sh. Shërbime psikologjike ose psikiatrike, duke përfshirë trajtimin farmakologjik të çrregullimeve mendore).

    • Menaxhimi i çrregullimeve MNS nga

    infermierët, klinicistët dhe mjekët.

    • Shërbimet e specializuara sociale dhe të mbrojtjes

    (p.sh. menaxhimi i rastit, mbulimi i familjeve të

    cenueshme), që ofrohen nga profesionistët e

    shërbimeve sociale.14

    Me trajnim dhe mbikëqyrje, personat e paspecializuar

    mund t’iu ofrojnë fëmijëve dhe familjeve mbështetje

    psikosociale joklinike, si:

    • Mbështetje nga bashkëmoshatarët;

    • Aktivitete argëtuese dhe kulturore për fëmijët;

    • Identifikim i familjeve të cenueshme për t’i

    referuar te mbështetja e specializuar;

    • Ndihmë e parë psikologjike (NPP), që përfshin

    vlerësimin e nevojave dhe shqetësimeve; ofrimin e

    ndihmës që njerëzit të adresojnë nevojat bazë;

    dëgjimin, ngushëllimin dhe qetësimin e njerëzve;

    dhënien e ndihmës për të pasur akses në

    informacione, shërbime dhe mbështetje sociale; si

    dhe mbrojtjen e personave nga dëmi i

    mëtejshëm.15

    Këto elemente pasqyrohen edhe në tri fletë pune të

    Udhëzimeve të IASC-së për SHMMPS-në në Situata

    Emergjence në lidhje me mobilizimin dhe mbështetjen e

    komunitetit:

    14 UNICEF-i mund të punojë nëpërmjet partnerëve të besueshëm të

    fushës për të ofruar shërbime të specializuara, si: kujdesi i shëndetit mendor klinik. Partnerët duhet të njohin dhe të përmbushin standardet ndërkombëtare të cilësisë për shërbimet e specializuara, si: Udhëzimet e IASC-së për SHMMPS-në dhe Udhëzimet për mhGAP në Situata Humanitare.

    15 Burimi: “Ndihma e Parë Psikologjike: Udhëzues për Punonjësit në Terren” (Psychological First Aid: Guide for Field Workers) Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), War Trauma Foundation dhe World Vision International, 2011.

    FLETË PUNE

    5.1

    LEHTËSIMI I KUSHTEVE PËR MOBILIZIMIN, PËRGJEGJËSINË E KOMUNITETIT DHE KONTROLLIMIN E PËRGJIGJES NDAJ EMERGJENCAVENË TË

    GJITHË SEKTORËT Përgjigjja ndaj një emergjence duhet të njihet dhe të kontrollohet sa më shumë të jetë e mundur nga popullata e prekur, me anë të strukturave të saj mbështetëse. Në çdo hap, përpjekjet për ndihmë duhet të mbështetin pjesëmarrjen, të bazohen mbi atë që po bëjnë vendasin për t’ia dalë mbanë vetë, si dhe të shmangin atë që vendasit mund ta bëjnë tashmë.

    PJESA 2

  • Ndërhyrjet mund të marrin emrin SHMMPS me bazë komunitare nëse janë pjesë e një qasjeje më strategjike psikosociale dhe të shëndetit mendor, me qëllim që të mbështeten në burimet, kapacitetet dhe reziliencën ekzistuese komunitare dhe individuale.

  • “Zhvillimi i fëmijëve lidhet ngushtësisht me

    ndikimin social dhe kulturor që i rrethon,

    veçanërisht me familjet dhe komunitetet që janë

    “sistemet mbështetëse të fëmijës gjatë jetës”.”

    Burimi: Fëmijët në Krizë: Praktika të mira në

    vlerësimin e programeve psikosociale (Children in

    Crisis: Good practices in evaluating psychosocial

    programming),

    Federata Save the Children, 2004, f. 6

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE 19MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    MODELI SOCIAL EKOLOGJIK: TRI NIVELET E MBËSHTETJES Mirëqenia dhe zhvillimi optimal i fëmijëve përcaktohen nga një sërë faktorësh kontekstualë, duke përfshirë familjen, komunitetin, ndikimin politik dhe sociokulturor, si dhe shërbimet dhe strukturat rrethuese. Këta faktorë janë shprehur në disa kuadro të ndryshme, si: teoritë për zhvillimin e fëmijëve, modelet social ekologjike dhe studimet e reziliencës së fëmijëve përballë situatave negative, të cilat theksojnë faktin se fëmijët dhe familjet janë agjentë aktivë në mirëqenien e tyre dhe i kanë aftësitë, cilësitë dhe burimet e tyre për t’u përballur me emergjencat. Në modelin social ekologjik ilustrohet rëndësia e rrjeteve të njerëzve dhe strukturave që rrethojnë fëmijët, mbrojnë mirëqenien e tyre dhe mbështetin zhvillimin e tyre optimal.

    Mbështetur në këtë model, fëmija është në qendër të rrathëve koncentrikë, që përbëhen nga familja, komuniteti dhe kultura/shoqëria (shihni figurën 2). Familja është rrethi më pranë fëmijës. Rrethi përmban personat me të cilët fëmija ndërvepron më së shumti, veçanërisht gjatë viteve të hershme të jetës. Zakonisht, këta persona janë familjarët me të cilët jeton fëmija (p.sh. Prindërit/kujdestarët parësorë, vëllezërit dhe motrat). Është burimi parësor për kujdesin dhe mbrojtjen e tyre, ndërsa familja e zgjeruar, miqtë e afërt, bashkëmoshatarët, mësuesit dhe anëtarët e tjerë të komunitetit formojnë nivele të tjera mbështetjeje dhe ndikimi në zhvillimin e fëmijës. Rrethi tjetër përmban ofruesit e shërbimit në komunitet dhe strukturat përreth fëmijës dhe familjes. Këtu përfshihen strukturat e shërbimeve sociale, ekonomike dhe politike (p.sh. Strukturat arsimore dhe shëndetësore), si dhe institucionet dhe strukturat për kulturën dhe argëtimin, si dhe jetën shpirtërore/fetare. Rrethi i tretë dhe i fundit përreth fëmijës, familjes dhe komunitetit, është kultura dhe shoqëria. Rrethi përfshin kontekstet sociokulturore dhe politike, që formësojnë vlerat, pritshmëritë dhe normat sjellore, si dhe ndërmjetësojnë aksesin e njerëzve në shërbime dhe mundësi. Modeli

    ilustron më tej faktorët e rrezikut dhe të mbrojtjes jashtë rrathëve koncentrikë, për të treguar ekzistencën dhe aftësinë e tyre për të ndikuar te mirëqenia dhe zhvillimi i fëmijës në të gjitha nivelet.

    Zhvillimi i fëmijës formësohet nga bashkëveprimi midis njerëzve dhe elementeve të kësaj dinamike të pasur social ekologjike. Në model fëmijët tregohen agjentë aktivë në ekosistemet e tyre për përballimin e situatave negative, dhe nga ana tjetër, për ndikimin mbi familjet dhe komunitetet e tyre. Shtresat dhe rrjetet që ekzistojnë brenda dhe ndërmjet rrathëve parashikojnë nevojat praktike dhe sociale, mbrojtjen, të nxënit, përkatësinë dhe identitetin, si dhe rimëkëmbjen e fëmijëve nga ngjarjet kritike. Kjo është një mënyrë për të paraqitur vizualisht dhe për të advokuar mbi qasjet e SHMMPS-së, që angazhojnë fëmijët, familjet dhe komunitetin e gjerë të kujdesit, për të sjellë ndryshime pozitive te fëmijët dhe familjet.

    ZHVILLIMI, MIRËQENIA DHE REZILIENCA E FËMIJËVE

    Mirëqenia dhe rezilienca e fëmijëve lidhen me fazën e zhvillimit të tyre. Ndërhyrjet e SHMMPS-së gjatë emergjencave duhet të mbajnë parasysh mënyrën më të mirë për të mbuluar dhe për të arritur te fëmijët në secilën moshë dhe fazë zhvillimore, si dhe të përgatitin programe të posaçme për nevojat e tyre në fazën përkatëse.

    ZHVILLIMI I FËMIJËS

    Zhvillimi i fëmijës është procesi nëpërmjet të cilit fëmijët rriten dhe bëhen anëtarë socialë dhe funksionalë të shoqërisë. Duke u pjekur, fëmijët përvetësojnë aftësi sociale, aftësinë për të dashur, si dhe për të krijuar dhe për të mbajtur marrëdhënie. Ata fitojnë aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe përvetësojnë kapacitetin dhe aftësinë për të qenë agjentë veprues, arsyetimin njohës dhe strategjitë e përballimit.

    Fëmijët priten të arrijnë stade zhvillimore të caktuara në secilën fazë zhvillimi, përkatësisht foshnjëria dhe fëmijëria e hershme, fëmijëria e mesme dhe adoleshenca. Për shembull, atashimi i sigurt me kujdestarët parësorë është thelbësor për zhvillimin emocional të foshnjave. Ndikon te ndjesia e sigurisë personale dhe aftësia për të menaxhuar emocionet më vonë në jetë. Përvojat gjatë foshnjërisë dhe fëmijërisë së hershme hedhin bazat për të gjithë jetën e fëmijës. Mirëqenia dhe zhvillimi në këtë moshë varen nga një sërë faktorësh ndërveprues, si: burimet ekonomike të komunitetit dhe familjes,

    PJESA 3

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE 20MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    MODELI SOCIAL EKOLOGJIK: TRI NIVELET E MBËSHTETJES

    FIGURA 2: MODELI SOCIAL EKOLOGJIK 16

    ushqyerja dhe kujdesi shëndetësor, si dhe lloji dhe cilësia e marrëdhënieve me kujdestarët. Në fëmijërinë e mesme (mosha e shkollës fillore), aksesi në arsim është thelbësor për të nxënit social dhe emocional (NSE), zhvillimi i njohurive dhe i aftësive, si dhe krijimi i marrëdhënieve pozitive me bashkëmoshatarët janë një stad zhvillimor i rëndësishëm për adoleshentët dhe fëmijët në moshë më të madhe.

    Situatat e emergjencave kanë mundësinë të çrregullojnë disa ose të gjithë këta faktorë, ndaj fëmijët (veçanërisht fëmijët e vegjël) janë një ndër grupet më të cenueshme në situatat humanitare.

    Ndërhyrjet për fëmijët më të vegjël gjatë emergjencave synojnë të minimizojnë dëmin, që mund të çrregullojë zhvillimin optimal. Këto ndërhyrje shfrytëzojnë mundësinë kyçe gjatë pesë viteve të para të jetës, kur fëmijët janë të gatshëm të përvetësojnë aftësi të reja dhe të përshtaten. Ndërhyrjet e SHMMPS-së mund të përfshijnë grupet me foshnja dhe nëna, programet e stimulimit dhe ushqyerjes së foshnjave, si dhe aktivitete të ndryshme për zhvillimin në fëmijërinë e hershme (ZHFH).

    Gjatë situatave të emergjencës, arsimi luan një rol kyç në kthimin e sigurisë dhe strukturave në jetën e

    fëmijëve

    në moshë fillore. Aktivitetet psikosociale të organizuara paraqesin mundësi të mëtejshme për krijimtari, lojëra dhe rimëkëmbje nga ngjarjet stresuese. Strategjitë e ndërhyrjes duhet të mbajnë parasysh mënyrën më të mirë për t’i përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara zhvillimore dhe fizike, si: promovimi i aksesit të barabartë në mjediset e të nxënit dhe aktivitetet e posaçme psikosociale të strukturuara (sporte, lojëra dhe aktivitete krijuese), për të garantuar pjesëmarrjen e tyre.

    Adoleshentët dhe fëmijët më të mëdhenj në moshë përballen me sfidat e pjekurisë seksuale dhe ndryshimit të marrëdhënieve, ndërkohë që marrin përsipër përgjegjësi të reja, veçanërisht gjatë emergjencave. Ata kanë nevoja specifike për mbrojtje (p.sh. Mbrojtje nga dhuna me bazë gjinore (DHBGJ), rekrutimi dhe shfrytëzimi nga forca dhe grupe të armatosura, forma të punës së fëmijëve), që zakonisht lidhen me çështjet e jetesës dhe arsimit. Aktivitetet e mbështetjes nga bashkëmoshatarët mund të angazhojnë fëmijët më të mëdhenj në moshë dhe adoleshentët në diskutime mbi çështje të përshtatshme, duke iu dhënë mundësinë të shprehin shqetësimet dhe idetë e tyre, si dhe duke i ndihmuar të bëhen agjentë veprues, përmes kontributit në përpjekjet për rimëkëmbjen e komuniteteve të tyre.

    MIRËQENIA DHE REZILIENCA E FËMIJËVE

    Mirëqenia përshkruan gjendjen pozitive që përjeton një person, kur 16 Përshtatur nga: Joan Duncan and Laura Arntson, Fëmijët në Krizë:

    Praktika të mira në vlerësimin e programeve psikosociale Children in Crisis: Good practices in evaluating psychosocial programming, Komiteti Ndërkombëtar për Vlerësimin Psikosocial dhe Federata Save the Children, Inc., 2014, f. 16.

    zhvillohet. Te fëmijët vjen nga bashkëveprimi i aspekteve shpirtërore, sociale, emocionale, njohëse, psikologjike dhe fizike, që

    FAKTORËT E RREZIKUT

    FAKTORËT MBROJTËS

    Njohës Fizik Zhvillimi Zhvillimi

    Fëmijë

    Zhvillimi social,

    shpirtëror dhe emocional

    &

    PJESA 3

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE 21MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    SHIHNI PËRMBLEDHJEN Burimet në Shtresën 2. Programi i Reziliencës së Fëmijëve (IFRC dhe Save the Children)

    MODELI SOCIAL EKOLOGJIK: TRI NIVELET E MBËSHTETJES

    ndikojnë tek aftësia e fëmijës për t’u rritur, për të mësuar dhe për të zhvilluar potencialin e tyre të plotë. Në punën me SHMMPS-së, mirëqenia kuptohet në tri fushat e mëposhtme:

    • MIRËQENIA PERSONALE: Mendime dhe emocione

    pozitive, si: shpresa, qetësia, vetëvlerësimi dhe vetëbesimi.

    • MIRËQENIA NDËRPERSONALE: Marrëdhënie mëkuese, ndjesia e përkatësisë, aftësia për të qenë afër me të tjerë.

    • AFTËSITË DHE NJOHURITË: Kapaciteti për të mësuar, për të marrë vendime pozitive, për t’iu përgjigjur me pozitivitet sfidave në jetë, dhe për t’u shprehur.

    Rezilienca është aftësia për të kapërcyer situatat negative dhe për t’u përshtatur pas përvojave të vështira. Rezilienca e fëmijëve gjatë emergjencave vjen nga forca dhe kapaciteti i tyre i lindur i përballimit, si dhe nga faktorët e rrezikut dhe të mbrojtjes në mjedisin social dhe kulturor. Këtu mund të përfshihen faktorët personalë (personaliteti, përbërja gjenetike, pasja ose mospasja e aftësive të kufizuara zhvillimore ose fizike); faktorët socialë (mjediset familjare pozitive ose negative, mësuesit mbështetës, miqësitë pozitive); si dhe faktorët mjedisorë (aksesi në shërbime thelbësore dhe mbrojtje, siguri e mjedisit, gjithëpërfshirje dhe përkatësi në shoqëri).

    Cenueshmëria e fëmijëve rritet me ekspozimin ndaj rreziqeve, veçanërisht nëse iu mungojnë faktorët mbrojtës, si aftësitë për zgjidhjen e problemeve, kujdestarët e dashur ose aksesi në shërbimet bazë dhe siguri. Ndaj, strategjitë për ndërhyrjet e efektshme SHMMPS synojnë të zvogëlojnë rreziqet dhe forcojnë faktorët mbrojtës. Këtu përfshihen krijimi i drejtpërdrejtë i kapacitetit të përballimit të fëmijëve, si dhe mbështetja d he shërbimet sociale në mjediset e kujdesit. Krahas kësaj, përfshihet edhe ofrimi i sigurisë, qëndrueshmërisë dhe ushqyerjes:

    • SIGURIA: Sa i sigurt dhe i mbrojtur nga frika dhe

    dëmi (edhe fizik edhe psikologjik) është një fëmijë në marrëdhëniet dhe mjedisin fizik.

    • QËNDRUESHMËRIA: Parashikueshmëria dhe konsistenca në mjediset sociale, emocionale, dhe fizike.

    • MËKIMI: Sa të disponueshëm dhe të aftë janë prindërit dhe kujdestarët që të përmbushin nevojat e fëmijëve dhe adoleshentëve me ndjeshmëri dhe konsistencë.

    Në situatat e emergjencës, prania e një kujdestari të rritur të qëndrueshëm ndihmon në mirëqenien e fëmijës, dhe rivendosja e rutinës përmirëson aftësinë e përballimit dhe rimëkëmbjen. Megjithatë, edhe kujdestarët preken nga emergjencat,çka mund të kërcënojë aftësinë e tyre për të ofruar siguri, qëndrueshmëri dhe mëkim. Për këtë arsye, ndërhyrjet e SHMMPS-së promovojnë mirëqenien e kujdestarëve, në mënyrë që t’iu ofrojnë fëmijëve ndjesinë e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe normalitetit, duke i ndihmuar të kthejnë ose të mbajnë procesin zhvillimor.

    TEORIA E NDRYSHIMIT TË SHMMPS-së Çdo situatë humanitare përfshin disa faktorë shtytës të cenueshmërisë dhe reziliencës së fëmijëve. Fëmijët, familjet dhe komunitetet mund t’i përcaktojnë nevojat dhe përparësitë e tyre në mënyra të ndryshme, sipas rrethanave. Çfarë funksionon në një kontekst, nuk funksionon në një tjetër, ose vëmendja duhet të përshtatet apo të zhvendoset. Megjithatë, dekada të tëra kërkimesh mbi zhvillimin e fëmijës, sistemet e familjes, dhe ndërveprimin midis prindit dhe fëmijës, si dhe ofrimin e shërbimeve të shëndetit mendor gjatë fatkeqësive, krahas udhëzimeve me bazë konsensusin dhe përvojën në ofrimin e SHMMPS-së gjatë situatave të emergjencave, mundësojnë një bazë të konsoliduar për artikulimin e teorisë së ndryshimit të SHMMPS-së.

    Në teorinë e ndryshimit shpjegohet mënyra se si aktivitetet japin një sërë rezultatesh që kontribuojnë në arritjen e ndikimit ose produktit të synuar. Teoria e ndryshimit të SHMMPS-së shpjegon se si ndërhyrjet e shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale ndaj fëmijës,familjes/kujdestarit, dhe komunitetit mund të ndihmojnë në pakësimin e vuajtjes dhe përmirësimin e shëndetit mendor dhe mirëqenies psikosociale të njerëzve. Teoria mund të ndryshohet dhe të përshtatet sipas karakteristikave të konteksteve të ndryshme.

    Synimet përfundimtare të programeve të SHMMPS-së janë (1) zvogëlimi dhe parandalimi i dëmit, (2) forcimi i reziliencës për t’u rimëkëmbur nga situatat negative, dhe(3) përmirësimi i kushteve të kujdesit, që iu mundësojnë fëmijëve dhe familjeve që të mbijetojnë dhe të zhvillohen. Këto programe shërbejnë për të aktivizuar dhe për të kthyer mbështetjen e komunitetit dhe të familjes, si dhe për të promovuar përfshirjen dhe pjesëmarrjen në proceset e mobilizimit të komunitetit.

    Ndërhyrjet e SHMMPS-së kryhen në tri shtresa ose nivele: fëmijë, familje/kujdestar, dhe komunitet (shihni Figurën 3). Ndërhyrjet shtjellohen më tej në nëntë rrathë mbështetjeje për zhvillimin optimal të fëmijës, si dhe mirëqenien e fëmijës dhe familjes (shihni Figurën 4). Teoria e ndryshimit përfshin veprime strategjike dhe mban parasysh shkaqet e problemeve, që prekin sigurinë dhe mirëqenien e fëmijës. Krahas kësaj, adreson barrierat në kontekstin e emergjencave, që mund të ndikojnë te përgatitja, zbatimi dhe rezultatet e programeve.

    PJESA 3

  • ... dekada të tëra kërkimesh mbi zhvillimin e fëmijës, sistemet e

    familjes, dhe ndërveprimin midis prindit dhe fëmijës, si dhe ofrimin e

    shërbimeve të shëndetit mendor gjatë fatkeqësive, krahas

    udhëzimeve me bazë konsensusin dhe përvojën në ofrimin e

    SHMMPS-së gjatë situatave të emergjencave, mundësojnë një

    bazë të konsoliduar për artikulimin e teorisë së ndryshimit

    të SHMMPS-së.

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE 23MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    PROBLEMI Emergjencat shkatërrojnë strukturat dhe mbështetjen e komunitetit dhe të familjes për shëndetin mendor, mirëqenien psikosociale dhe sigurinë e fëmijëve

    QËLLIMI

    ZVOGËLIMI I VUAJTJES DHE PËRMIRËSIMI I SHËNDETIT MENDOR DHE MIRËQENIES PSIKOSOCIALE TË FËMIJËVE DHE FAMILJEVE.

    MODELI SOCIAL EKOLOGJIK: TRI NIVELET E MBËSHTETJES

    FIGURA 3: TEORIA E NDRYSHIMIT E SHMMPS-së

    Fëmijë

    1

    PRODUKTET DHE NDËRHYRJET E UNICEF-it (9 RRATHËT E MBËSHTETJES)

    Familje/Kujdestar

    4

    Komunitet

    7 MJEDISE TË SIGURTA DHE MËKUESE

    Hapësira të sigurta, mjedise shkollore mbështetëse dhe të mbrojtura, si dhe mbështetje për familjet e cenueshme

    dhe pakësimin e dhunës

    2 MARRËDHËNIE POZITIVE

    Grupe bashkëmoshatarësh për adoleshentët, aktivitete

    kulturore dhe shprehëse për fëmijët, grupe me nëna dhe

    foshnja

    3 ZHVILLIMI I AFTËSIVE, TË NXËNIT, DHE

    STIMULIMI Aktivitete të zhvillimit në fëmijërinë e hershme (ZHFH), krijimi i kapaciteteve

    të mësuesve në të nxënit social dhe emocional (NSE), formim profesional i

    adoleshentëve

    MBËSHTETJA E MIRËQENIES SË KUJDESTARIT

    Kujdes i përqendruar për kujdestarët e shqetësuar, kujdes me SHMMPS i

    specializuar për prindërit me çrregullime MNS, mbështetje për përballimin nga

    prindërit dhe mësuesit

    5 PRINDËRIMI POZITIV

    Ndërgjegjësimi mbi reagimet stresuese te fëmijët e grupmoshave dhe në faza

    zhvillimore të ndryshme, promovimi i njohurive dhe aftësive të prindërimit

    pozitiv, mbështetja e prindërve /kujdestarëve në kujdesin ndaj fëmijëve

    me çrregullime MNS

    6 RRJETET E KOMUNITETIT DHE

    TË FAMILJES Grupet mbështetëse të

    kujdestarëve/femrave/meshkujve, lehtësimi për përfshirjen dhe

    pjesëmarrjen e familjeve të cenueshme në aktivitetet në komunitet

    NDËRGJEGJËSIMI MBI MIRËQENIEN DHE MBROJTJEN

    Fushata për zvogëlimin e stigmës për personat që vuajnë nga

    çrregullimet MNS, mesazhet MF

    8 AKTIVIZIMI I MBËSHTETJES SË

    NATYRSHME NË KOMUNITET

    Angazhimi, mobilizimi dhe mbështetja e organizatave komunitare (komunikim për

    aktivitete zhvillimi), mbështetja e drejtuesve të komunitetit në promovimin

    e mirëqenies së fëmijës dhe familjes

    9 FORCIMI I SISTEMEVE TË KUJDESIT

    Trajnimi i stafit profesional dhe të paspecializuar për kujdesin me

    SHMMPS të koordinuar për fëmijët dhe familjet, si dhe zhvillimi i

    sistemeve funksionale të referimit për fëmijët dhe familjet në rrezik

    Integrimi i SHMMPS-së ndër sektorë: Integrimi i udhëzimeve të IASC-së për SHMMPS-në në 3 mbrojtjen, shëndetin dhe ushqyerjen, arsimin, WASH dhe sistemet e

    strehimit.

    tëkujdesit cilësor SHMMPS.

    Mobilizimi i komunitetit: Identifikimi, aktivizimi dhe forcimi i kapacitetit vendor; angazhimi kuptimplotë dhe gjithëpërfshirës i palëve të interesit për mirëqenien e fëmijëve dhe të familjes.

    Forcimi i sistemit SHMMPS: Forcimi i mbështetjes në strukturat ekzistuese, duke përfshirë sistemet funksionale të referimit dhe kapacitetin e ofruesve profesionalë dhe të thjeshtë

    1 2

    VEPRIMET STRATEGJIKE LEHTËSOHEN NGA:

    BARRIERA Mungesa e sistemeve SHMMPS të

    koordinuara, stigma/diskriminimi i fëmijëve/kujdestarëve me çrregullime MNS/aftësi të kufizuara, mungesa e burimeve financiare/njerëzore, mungesa e ekspertizës teknike, mungesa e ndjesisë së komunitetit

    që iu mundëson fëmijëve dhe familjeve që të mbijetojnë dhe të

    zhvillohen.

    Përmirësimit kushtet e kujdesit,

    MBËSHTETJA DHE SISTEMET E KOMUNITETIT DHE TË FAMILJES KTHEHEN, FORCOHEN DHE MOBILIZOHEN PËR TË PROMOVUAR MIRËQENIEN E FËMIJËS DHE TË FAMILJES, PËRMES:

    3 2 Forcimit të reziliencës për t’u rimëkëmbur nga

    situatat negative

    1 Zvogëlimit dhe parandalimit të

    dëmit

    REZULTATI SHKAQET

    Ndryshimi i kontekstit të emergjencave ka përkeqësuar mjedisin kërcënues të mirëqenies dhe zhvillimit të fëmijëve. Këtu përfshihet konflikti i tejzgjatur, zhvendosja në masë, dhuna, shfrytëzimi, terrorizmi, varfëria, epidemitë, si dhe intensifikimi i fatkeqësive natyrore dhe i ndryshimit klimatik. Emergjencat dobësojnë ose shkatërrojnë strukturat dhe shërbimet mbështetëse të komunitetit për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve, pengojnë aksesin në arsim dhe kapacitetin e prindërve për të ofruar mjedise të sigurta dhe kujdes mëkues. Së fundi, dëmtohen rezilienca dhe zhvillimi i fëmijëve.

    PJESA 3

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE 24MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    OPERACIONALIZIMI I SHMMPS-së ME BAZË KOMUNITARE:

    KUADRI Ndërhyrjet e SHMMPS-së ndihmojnë në aktivizimin dhe

    kthimin e mbështetjes së natyrshme në sistemet e kujdesit

    të familjes dhe të komunitetit; diçka thelbësore gjatë

    emergjencave, si dhe kalimit të komuniteteve nga

    emergjenca në rimëkëmbje. Mbështetur në modelin social

    ekologjik, kuadri operacional i SHMMPS BK-së ndjek një

    qasje me tri nivele, që përfshin familjen/kujdestarin,

    komunitetin dhe shoqërinë. Qasja shtjellon mënyra praktike

    nëpërmjet të cilave praktikantët zbatojnë ndërhyrjet e

    SHMMPS-së nga secili nivel, sipas nevojës, në katër

    shtresat e piramidës së SHMMPS-së të IASC-së.

    Ndërhyrjet e secilit nivel duhet të përshtaten më tej me

    kontekstin unik kulturor dhe shoqëror të situatave të ndryshme të emergjencës.

    Ndërhyrjet mund të ndërthurin qasjet për mirëqenien e familjes dhe të fëmijës në nivelet dhe shtresat e piramidës. Nga ana tjetër, ato mund të theksojnë një fushë të veçantë, si:

    mundësitë për kujdes të përqendruar nga dhe për mësuesit, ose për forcimin e rrjeteve mbështetëse të familjes/kujdestarit. Sado i gjerë ose i përqendruar të jetë programi i SHMMPS-së, është e rëndësishme mos të harrohet fakti se shtresat dhe nivelet e kuadrit operacional janë dinamike dhe të ndërlidhura.

    Adresimi i efektshëm i morisë së nevojave dikton vëmendje ndaj të gjitha niveleve dhe shtresave të piramidës, si dhe integrimin e tyre. Për shembull, një ndërhyrje që është konceptuar të përdoret në shtresën2 të piramidës duhet të mbajë parasysh mënyrën e identifikimit dhe të referimit të fëmijëve dhe familjeve të cenueshme për kujdesin e përqendruar (shtresa 3) ose kujdesin e specializuar (shtresa 4). Krahas kësaj, një ndërhyrje që ofron mbështetje të përqendruar për fëmijët e shqetësuar në shkolla mund të rrisë ndikimin e saj duke forcuar kapacitetet e mësuesve dhe të prindërve për të mundësuar mjedise kujdesi mbështetëse si në shkollë, ashtu edhe në shtëpi.

    Shihni Shtojcën 1: SHMMPS-ja me Bazë Komunitare në

    Praktikë - Tri raste studimore si shembuj të zbatimit të praktikave më të mira të SHMMPS-së me bazë komunitare në Sudanin e Jugut, Nepal, dhe Liban.

    NËNTË RRATHËT E MBËSHTETJES

    Ndërhyrjet synojnë tri nivelet e mbështetjes (fëmijë, familje/kujdestar, dhe komunitet). Kjo qasje forcon kapacitetet e lindura të fëmijëve, kujdestarëve dhe komuniteteve për të mbështetur mirëqenien dhe mbrojtjen e tyre. Nivelet operacionalizohen më tej përmes nëntë rrathëve të mbështetjes për të krijuar kushtet për mirëqenien e fëmijës dhe familjes, sikundër paraqitet në Figurën 4.

    Mbështetja e integruar në shtresat e piramidës përfaqësohet në nëntë rrathët e mbështetjes. Ato adresojnë nevojat e fëmijëve dhe familjeve për mirëqenie dhe siguri në kontekstin e tyre, duke filluar nga ofrimi i shërbimeve bazë në mënyra të përshtatshme nga pikëpamja kulturore, deri te forcimi i rrjeteve sociale të familjes dhe të komunitetit, dhe te kujdesi i përqendruar ose i specializuar kurdo nevojitet.

    PJESA 4

  • Ndërhyrjet synojnë tri nivelet e mbështetjes (fëmijë, familje/kujdestar, dhe komunitet). Kjo qasje forcon kapacitetet e lindura të fëmijëve, kujdestarëve dhe komuniteteve për të mbështetur mirëqenien dhe mbrojtjen e tyre.

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE 26MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    OPERACIONALIZIMI I SHMMPS-së ME BAZË KOMUNITARE: KUADRI

    FIGURA 4: NËNTË RRATHËT E MBËSHTETJES PËR FËMIJËT, FAMILJET/KUJDESTARËT DHE KOMUNITETET

    SHEMBUJT E NDËRHYRJEVE NË NËNTË RRATHËT E MBËSHTETJES PËRFSHIJNË:

    1 MJEDISET E SIGURTA DHE MËKUESE në shtëpi, në shkollë dhe në komunitet garantojnë që fëmijët mbrohen nga dëmi, abuzimi, neglizhimi dhe dhuna, si dhe përfitojnë kujdes të përshtatshëm për t’u rimëkëmbur, për të kuptuar, si dhe për të përballuar ngjarjet në jetën e tyre. Ndërhyrjet mund të përfshijnë:

    Krijimin e hapësirave të sigurta, duke përfshirë hapësira miqësore ndaj fëmijëve dhe foshnjave (BFS).

    Ngritjen e programeve për mjedise shkollore të sigurta dhe mbështetëse.

    Promovimin e jetës familjare pa dhunë dhe ofrimin e mbështetjes për familjet e cenueshme.

    3 Mundësi për zhvillimin e aftësive, të nxënit, dhe

    stimulim

    2 Marrëdhënie

    pozitive që promovojnë

    gjithëpërfshirjen, përkatësinë

    dhe të qenit agjent veprues

    4 Mbështetje për

    mirëqenien, përballimin dhe rimëkëmbjen e prindërve/kujd

    estarëve

    1 Mjedise të sigurta dhe

    mëkuese në shtëpi, në

    shkollë dhe në komunitet

    Zhvillimi njohës

    Zhvillimi fizik

    5 Aftësitë për prindërimin

    dhe mbështetjen e fëmijëve

    të shqetësuar

    Fëmijë

    Zhvillimi social, shpirtëror dhe emocional

    6 Aksesi në

    rrjetet mbështetëse

    të familjes dhe komunitetit

    9 Sisteme kujdesi të forcuara për

    fëmijët dhe familjet

    8 Aktivizimi i

    mbështetjes së natyrshme në komunitet për mirëqenien e

    fëmijës dhe të familjes

    7 Ndërgjegjësi

    mi për mirëqenien dhe nevojat për mbrojtje

    të fëmijës dhe familjes

    PJESA 4

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE 27MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    OPERACIONALIZIMI I SHMMPS-së ME BAZË KOMUNITARE: KUADRI

    2 MARRËDHËNIET POZITIVE me kujdestarët, miqtë, mësuesit, dhe të tjerë në komunitet janë thelbësore për vetëvlerësimin dhe ndjesinë e përfshirjes së fëmijëve, duke mbështetur zhvillimin e tyre optimal. Marrëdhëniet pozitive iu japin fëmijëve mundësinë të shprehin vetveten dhe të jenë agjentë veprues në jetën e tyre. Ndërhyrjet mund të përfshijnë:

    Grupet e bashkëmoshatarëve për adoleshentët, klubet e të rinjve për aktivitete kulturore dhe argëtuese.

    Aktivitete kulturore dhe shprehëse në grup për fëmijët.

    Grupet me nëna dhe foshnja.

    3

    MUNDËSITË PËR ZHVILLIMIN E AFTËSIVE, TË NXËNIT, DHE STIMULIMI sipas moshës dhe fazës zhvillimore të fëmijës, e ndihmojnë të zhvillojë aftësitë emocionale, sociale, dhe njohëse për jetën. Këtu përfshihen aftësitë për zgjidhjen e problemeve, rregullimin emocional, dhe kapaciteti për të krijuar dhe për të mbajtur marrëdhënie. Ndërhyrjet mund të përfshijnë:

    Aktivitete ZHFH për fëmijët shumë të vegjël.

    Krijimin e kapaciteteve të mësuesve në të nxënit social dhe emocional.

    Programe për t’i ndihmuar adoleshentët që të zhvillojnë aftësi dhe të kenë akses në formimin profesional.

    4 MBËSHTETJA PËR MIRËQENIEN, PËRBALLIMIN DHE RIMËKËMBJEN E PRINDËRVE/KUJDESTARËVE në rrethana të vështira përfshin asistimin e kujdestarëve brenda dhe jashtë sistemit të familjes (si familja e zgjeruar, mësuesit) për t’i mbështetur më së miri fëmijët në kujdesin e tyre. Ndërhyrjet mund të përfshijnë:

    Kujdesin e përqendruar për mësuesit/kujdestarët e shqetësuar, duke përfshirë NPP-në.

    Shërbime sociale të specializuara dhe/ose kujdes shëndetësor mendor për prindërit me çrregullime MNS.

    Mbështetje për mirëqenien dhe aftësinë përballuese të mësuesve.

    5

    NJOHURITË DHE AFTËSITË E PRINDËRIMIT DHE MBËSHTETJA E FËMIJËVE TË SHQETËSUAR ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së ndërveprimeve midis kujdestarit dhe fëmijës në shtëpi, në shkollë, dhe në komunitet. Në këtë mënyrë, kujdestarët arrijnë të kuptojnë kur fëmija ka nevojë për referim në mbështetje të specializuar. Ndërhyrjet mund të përfshijnë:

    Ndërgjegjësimin mbi reagimin e shqetësuar të fëmijëve gjatë emergjencave, sipas moshës dhe fazës zhvillimore.

    Promovimin e njohurive dhe aftësive të prindërimit pozitiv për kujdestarët.

    Trajnimin e prindërve dhe kujdestarëve të tjerë në mbështetjen e fëmijëve me çrregullime MNS.

    6 AKSESI NË RRJETET PËR MBËSHTETJEN E FAMILJES DHE TË KOMUNITETIT ndihmon në zhvillimin ose rivendosjen e rrjeteve të mbështetjes. Kjo ndihmon në forcimin e besimit, kujdesit të ndërsjellë dhe ndihmës vetjake për t’i mbështetur fëmijët dhe familjet, duke përfshirë edhe familjet e cenueshme. Ndërhyrjet mund të përfshijnë:

    Ndarjen e grupeve mbështetëse për prindërit, dhe për femrat dhe meshkujt.

    Lehtësimin e gjithëpërfshirjes dhe pjesëmarrjes së familjeve të cenueshme në aktivitete komunitare.

    7 NDËRGJEGJËSIMI MBI MIRËQENIEN DHE NEVOJAT PËR MBROJTJE TË FËMIJËS DHE FAMILJES ndihmon në mobilizimin e komuniteteve për të marrë veprime pozitive, duke ofruar informacione të qarta mbi nevojat e fëmijëve dhe përmbushjen e tyre. Ndërhyrjet mund të përfshijnë:

    Fushata për zvogëlimin e stigmës për personat që vuajnë nga çrregullimet MNS

    Mesazhe për mbrojtjen e fëmijës.

    8 AKTIVIZIMI I MBËSHTETJES SË NATYRSHME NË KOMUNITET për mirëqenien e fëmijës dhe familjes njeh dhe forcon burimet në komunitet për të mbështetur fëmijët dhe familjes. Ndërhyrjet mund të përfshijnë:

    Angazhimin dhe mbështetjen e organizatave komunitare përmes komunikimit për aktivitetet e zhvillimit,17 si grupet e grave, për të forcuar kapacitetet për mbulimin e familjeve të cenueshme.

    Mbështetjen e drejtuesve të komunitetit, si udhëheqësit fetarë, për të promovuar mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijës.

    9 FORCIMI I SISTEMIT TË KUJDESIT PËR FËMIJËT DHE FAMILJET përfshin krijimin e kapaciteteve në shërbimin social, sistemet e arsimit, të mbrojtjes dhe të shëndetit, që mbrojnë dhe promovojnë mirëqenien e fëmijëve dhe të familjes. Ndërhyrjet mund të përfshijnë:

    Trajnimin e vullnetarëve dhe stafit profesional dhe të paspecializuar në kujdesin e koordinuar me SHMMPS për fëmijët dhe familjet.

    Mbështetjen e zhvillimit të sistemeve funksionale të referimit për fëmijët që rrezikojnë mbrojtjen ose kanë çrregullime MNS.

    17 Komunikimi për zhvillim përfshin të kuptuarit e njerëzve, besimeve dhe vlerave të tyre, si dhe normave sociale dhe kulturore që formësojnë jetët e tyre. Përfshin angazhimin e komuniteteve dhe dëgjimi e të rriturve dhe fëmijëve teksa identifikojnë problemet e tyre, si dhe propozojnë dhe zbatojnë zgjidhjet. Komunikimi për zhvillim është një proces i dyanshëm për të ndarë idetë dhe njohuritë, me anë të një sërë instrumentesh dhe qasjesh komunikimi, që i fuqizojnë individët dhe komunitetet për të marrë veprime për përmirësimin e jetës së tyre. https://www.unicef.org/cbsc/

    PJESA 4

    http://www.unicef.org/cbsc/

  • SHMMPS ME BAZË KOMUNITARE NË SITUATA HUMANITARE 28MBËSHTETJA ME TRI NIVELE PËR FËMIJËT DHE FAMILJET

    SHIHNI PËRMBLEDHJEN Përmbledhja organizohet me burime sipas shtresave të piramidës.

    OPERACIONALIZIMI I SHMMPS-së ME BAZË KOMUNITARE: KUADRI

    ZBATIMI I AKTIVITETEVE BRENDA KUADRIT

    Në pjesët vijuese përshkruhen më tej qasjet e SHMMPS-së dhe aktivitete specifike në secilën shtresë të piramidës së IASC-së. Tabelat dhe shembujt e ndërhyrjes të shtjelluara në secilën shtresë ofrojnë ide për strategjitë e ndërhyrjes së SHMMPS-së, që mund të kenë ndikime pozitive të qëndrueshme. UNICEF-i dhe partnerët mund të përzgjedhin disa nga qasjet për të hartuar strategji zbatimi për programe të caktuara. Në secilin program, strategji të ndryshme ndërhyrjeje mund të marrin përparësi, në varësi të nevojave, burimeve, dhe realiteteve kontekstuale të ndryshme. Ju lutem referojuni Përmbledhjes së Burimeve për burime të dobishme në secilën shtresë të piramidës, duke përfshirë manualet e trajnimit, paketat e masave, dhe dokumentet udhëzuese. Shembujt e burimeve nga Përmbledhja paraqiten edhe në tekst.

    SHTRESA 1 E PIRAMIDËS SË

    SHMMPS-së TË IASC-së:

    KONSIDERATA SOCIALE NË

    SHËRBIMET BAZË DHE SIGURI

    • Fëmijët dhe familjet e cenueshme, që mund të jenë më pak të dukshëm në kontekstet e emergjencës, vlerësohen dhe përfshihen në përmbushjen e

    nevojave bazë.

    • Promovohet siguria e përgjithshme e komunitetit, si dhe identifikohen dhe adresohen rreziqet e mbrojtjes së fëmijëve dhe familjeve.

    • Fëmijët dhe familjet mbrohen nga abuzimi, neglizhimi dhe shfrytëzimi.

    • Bashkimi familjar promovohet përmes parandalimit të

    ndarjes së familjes, identifikimit dhe kujdesit ndaj fëmijëve të ndarë, si dhe gjurmimit dhe ribashkimit familjar.

    • Fëmijët dhe familjet kanë akses në informacione të rëndësishme mbi shërbimet bazë, njerëzit e afërt, të drejtat ligj