8
Viti III - Nr:18 E diel, 5 maj 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI QEVERISJA E TIJ DESHTOI, POR ARRITI TE HEQE SEPATEN E LIKTORIT NGA FLAMURI I SKENDERBEUT E-mail: [email protected] Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black Pse e zgjodha Mustafa Krujën në vend të Vërlacit LETRAT E PANJOHURATE JAKOMONIT M arrëdhëniet ndërmjet autoriteteve të larta ital- iane të pushtimit dhe bashkëpunëtorëve të tyre vendas janë një temë e rrokur disi në mënyrë periferike nga historiogra- a shqiptare. Mos njohja e doku- menteve italiane dhe dokumenta- cioni i fragmentarizuar shqiptar, ka bërë që ky aspekt i historisë së Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri të ketë zënë pak vend në punimet akademike dhe, si pasojë, të jetë pak i njohur për opinionin. Në kuadër të projektit të QSA, Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX, pata rastin të vizitoj disa herë Arkivin Historik dhe Diplomatik të Ministrisë së Jashtme të Ital- isë. Gjatë këtyre vizitave u njoha edhe me fondin Gabinetto Albania 1938-1945 (Kabineti Shqiptar). Ky është njëri nga fondet (por jo i vetmi) që përmbledh dokumente Fakte të shumta e dokumente nga arkivat britanike në monogranë e re për Ali Pashën që na zbulojnë llimin e një epoke para rilindase në pashallëkun e Janinës... H istoria e afërt dhe e largët e Shqipërisë është e mbushur me ngjarje dhe personazhe të cilët kërkojnë ende dritë dhe dokumenta për tu zbardhur. Për një kohë të gjatë, ashtu si në të gjithë historinë e rajonit edhe për historinë e Shqipërisë janë mbrujtur mite, par- agjykime apo dhe struk- tura të vecanta të histor- isë së shkruar, llimisht nga historianët e huaj që janë marrë me shkrimin e historisë shqiptare dhe më vonë nga shkollat historike të vendeve të Ballkanit pas formimit të shteteve të tyre kombëtare dhe së fundi nga vetë his- torianët shqiptarë të cilët ku të kufizuar nga ide- ologjia dhe herë në mënyrë të pavullnetshme për ti shërbyer etnocentrizmit apo tani së fundmi në përfshirjen e dekonstruk- timit të historisë kanë inuencuar në ndërtimin e miteve tona kombëtare apo dhe në mohimin e vlerave të vërteta historike për ngjarje dhe personazhe që kanë shenjuar historinë tonë kombëtare. Si mund të shikohet lehtë, periudha e formimit të kombeve në Ballkan, si dhe përfshirja e Fuqive të Mëdha në këtë proces mund të rezultojë si periudha ku historia jonë e afërt ka pësuar ndërhyrjet më të mëdha kirurgjikale, gjithmonë në shërbim të ndërtimit të hierarkisë së vlerave në Ballkan... D enald Prifti sapo ka nxjerrë në dritën e bot- imit librin “Armiku Jude”, një histori e shkurtër e propagandës antijudaike në Gjermani. Libri është botuar nga shtëpia botuese “Plejad”. Në studimin e tij historik Denald Prifti i është rikthyer historisë së vuajtjeve të komunitet- it hebre që nga lashtësia deri në ditët e sotme, duke vërtetuar se ky komunitet gjatë gjithë këtyre sheku- jve ka provuar nga të gji- tha poshtërimet, për të vetmin fakt se ishin një komunitet që besonin në një Zot. Përmes këtij stu- dimi Prifti argumenton sesi çuditërisht, hebrenjtë apo judenjtë fillojnë dhe Botohet libri “Armiku Jude”, një histori e shkurtër e propagandës antijudaike në Gjermani. Fryma e urrejtjes ndaj hebrenjve nis me perandorin e Romës Kaligula Universiteti i moshave të treta viziton Shën Paljin dhe historinë e tij Koçollari, monograa që zbardh egimat britanike për Ali Pashën Denald Prifti: Ja arkivat mbi propagandën antihebraike persekutohen në masë me daljen në skenë të doktri- nës së monoteizmit dhe të spikatjes së veçantisë së besimit të tyre në një Zot. Sipas tij, zanafilla e persekutimit të kësaj race zbulohet që nga Historitë e Dhiatës së Vjetër, të cilat përbëjnë një narracion kul- mor për shumë besime të tjera, të cilat kanë marrë substrate dhe filozofi të jetës e veprimeve hebraike. “Është kënaqësi e veçantë për mua që të paraqes këtë studim mbi një subjekt të parrahur më parë nga historianet e rinj shqiptar gjate kërkimeve të tyre universitare. Ky studim më ka dhënë sa gëzime në punën e përfunduar, dhe sa lodhje në tregun e vështirë kërkimor mbi... Ajo çfarë e ka nxitur vizitën e 39 studentëve të tri gjeneratave të ndryshme, ka qenë ekspozimi i kostumeve dekorative dhe fazat e ndryshme të jes të gjinestrës faqe 18 faqe 16-17 vijon në faqen 14-15 faqe 20 të Nënsekretariatit të Shtetit për Shqipërinë. Në të gjenden, midis të tjerave, korrespondenca të drejtuesve më të lartë italianë në Romë me autoritetet italiane të pushtimit në Shqipëri. Në tërësinë e tyre, këto dokumente japin jo vetëm të dhëna të reja dhe të panjohura më parë nga histo- riograa shqiptare, por krijojnë mundësi të shohësh edhe ngjarje të njohura nga një këndvështrim i ri, nga ai drejtuesve më të lartë të administratës së pushtimit. Në morinë e madhe të dokumenteve, më tërhoqi vëmendjen, veça- nërisht, një fashikull voluminoz, i titulluar Rapporti di Luogotenente Generale (raporte të Mëkëmbësit të Përgjithshëm), i cili gjendet në dosjen 107 të këtij fondi. Kor- respondenca e Mëkëmbësit të Përgjithshëm të Perandorit të Italisë në Shqipëri, Francesco Jacomoni, prek një periudhë gati 5 vjeçare (prill 1939-mars 1943), por unë do të... P as persekutimeve të ndry- shme që i erdhën komu- nitetit hebre, perëndimi por edhe lindja nuk diti asnjëherë kishës dhe shiheshin si armiq për të vetmin fakt se ishin vrasësit e birit të Zotit, Jezus Krishtit, dhe si të tillë atyre nuk duhet t’u përgjigjeshin me mëshirë. Një fakt... Shekspiri antiçifut,ja argumentet te “Tregtari i Venedikut” të sillej me ta dhe për çdo ngjarje apo revoltë, edhe te banorëve lokalë, faji binte mbi këtë komu- nitet. Një presion i madh karshi tyre u ushtrua edhe nga kisha, pasi ata binin ndesh me ligjet e faqe 19 DHURATA HAMZAI Instituti i Historisë DR. SONILA BOÇI NË FOTO: Francesco Jakonomi, Mustafa Kruja dhe disa faksimile nga raportet e Jakopmonit për Kontin Ciani PIETRO ABITANTE DORIAN KOÇI DENALD PRIFTI allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Viti III LETRAT E PANJOHURA TE JAKOMONIT...janë mbrujtur mite, par-agjykime apo dhe struk-tura të vecanta të histor-isë së shkruar, fi llimisht nga historianët e huaj që janë

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Viti III LETRAT E PANJOHURA TE JAKOMONIT...janë mbrujtur mite, par-agjykime apo dhe struk-tura të vecanta të histor-isë së shkruar, fi llimisht nga historianët e huaj që janë

Viti III - Nr:18 E diel, 5 maj 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI

QEVERISJA E TIJ DESHTOI, POR ARRITI TE HEQE SEPATEN E LIKTORIT NGA FLAMURI I SKENDERBEUTE-mail: [email protected]

Na ndiqni edhe

onlineWWW.SHQIPTARJA.COM

Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Cyan magenta yellow black

Pse e zgjodha Mustafa Krujën në vend të VërlacitLETRAT E PANJOHURA TE JAKOMONIT

Marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve të larta ital-iane të pushtimit dhe

bashkëpunëtorëve të tyre vendas janë një temë e rrokur disi në mënyrë periferike nga historiogra-fi a shqiptare. Mos njohja e doku-menteve italiane dhe dokumenta-cioni i fragmentarizuar shqiptar, ka bërë që ky aspekt i historisë së Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri të ketë zënë pak vend në punimet akademike dhe, si pasojë, të jetë pak i njohur për opinionin. Në kuadër të projektit të QSA, Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX, pata rastin të vizitoj disa herë Arkivin Historik dhe Diplomatik të Ministrisë së Jashtme të Ital-isë. Gjatë këtyre vizitave u njoha edhe me fondin Gabinetto Albania 1938-1945 (Kabineti Shqiptar). Ky është njëri nga fondet (por jo i vetmi) që përmbledh dokumente

Fakte të shumta e dokumente nga arkivat britanike në

monografi në e re për Ali Pashën që na zbulojnë fi llimin e një epoke para rilindase në pashallëkun e Janinës...

Historia e afërt dhe e largët e Shqipërisë

është e mbushur me ngjarje dhe personazhe të cilët kërkojnë ende dritë dhe dokumenta për tu zbardhur. Për një kohë të gjatë, ashtu si në të gjithë historinë e rajonit edhe për historinë e Shqipërisë janë mbrujtur mite, par-agjykime apo dhe struk-tura të vecanta të histor-isë së shkruar, fi llimisht nga historianët e huaj që janë marrë me shkrimin e historisë shqiptare dhe më vonë nga shkollat historike të vendeve të Ballkanit pas formimit të shteteve të tyre kombëtare dhe së fundi nga vetë his-torianët shqiptarë të cilët

ku të kufizuar nga ide-ologjia dhe herë në mënyrë të pavullnetshme për ti shërbyer etnocentrizmit apo tani së fundmi në përfshirjen e dekonstruk-timit të historisë kanë infl uencuar në ndërtimin e miteve tona kombëtare apo dhe në mohimin e vlerave të vërteta historike për ngjarje dhe personazhe që kanë shenjuar historinë tonë kombëtare. Si mund të shikohet lehtë, periudha e formimit të kombeve në Ballkan, si dhe përfshirja e Fuqive të Mëdha në këtë proces mund të rezultojë si periudha ku historia jonë e afërt ka pësuar ndërhyrjet më të mëdha kirurgjikale, gjithmonë në shërbim të ndërtimit të hierarkisë së vlerave në Ballkan...

Denald Prifti sapo ka nxjerrë në dritën e bot-

imit librin “Armiku Jude”, një histori e shkurtër e propagandës antijudaike në Gjermani. Libri është botuar nga shtëpia botuese “Plejad”. Në studimin e tij historik Denald Prifti i është rikthyer historisë së vuajtjeve të komunitet-it hebre që nga lashtësia deri në ditët e sotme, duke vërtetuar se ky komunitet gjatë gjithë këtyre sheku-jve ka provuar nga të gji-tha poshtërimet, për të vetmin fakt se ishin një komunitet që besonin në një Zot. Përmes këtij stu-dimi Prifti argumenton sesi çuditërisht, hebrenjtë apo judenjtë fillojnë dhe

Botohet libri “Armiku Jude”, një histori e shkurtër e propagandës antijudaike në Gjermani. Fryma e

urrejtjes ndaj hebrenjve nis me perandorin e Romës Kaligula

Universiteti i moshave të treta viziton Shën

Paljin dhe historinë e tij

Koçollari, monografi a që zbardh egimat

britanike për Ali Pashën

Denald Prifti: Ja arkivat mbi propagandën

antihebraike

persekutohen në masë me daljen në skenë të doktri-nës së monoteizmit dhe të spikatjes së veçantisë së besimit të tyre në një Zot. Sipas tij, zanafilla e persekutimit të kësaj race zbulohet që nga Historitë e Dhiatës së Vjetër, të cilat përbëjnë një narracion kul-mor për shumë besime të tjera, të cilat kanë marrë substrate dhe filozofi të jetës e veprimeve hebraike. “Është kënaqësi e veçantë për mua që të paraqes këtë studim mbi një subjekt të parrahur më parë nga historianet e rinj shqiptar gjate kërkimeve të tyre universitare. Ky studim më ka dhënë sa gëzime në punën e përfunduar, dhe sa lodhje në tregun e vështirë kërkimor mbi...

Ajo çfarë e ka nxitur vizitën e 39 studentëve të tri gjeneratave të ndryshme, ka qenë ekspozimi i kostumeve dekorative dhe fazat e

ndryshme të fi jes të gjinestrës

faqe 18faqe 16-17

vijon në faqen 14-15

faqe 20

të Nënsekretariatit të Shtetit për Shqipërinë. Në të gjenden, midis të tjerave, korrespondenca të drejtuesve më të lartë italianë në Romë me autoritetet italiane të pushtimit në Shqipëri. Në tërësinë e tyre, këto dokumente japin jo vetëm të dhëna të reja dhe të panjohura më parë nga histo-riografi a shqiptare, por krijojnë mundësi të shohësh edhe ngjarje të njohura nga një këndvështrim i ri, nga ai drejtuesve më të lartë të administratës së pushtimit. Në morinë e madhe të dokumenteve, më tërhoqi vëmendjen, veça-nërisht, një fashikull voluminoz, i titulluar Rapporti di Luogotenente Generale (raporte të Mëkëmbësit të Përgjithshëm), i cili gjendet në dosjen 107 të këtij fondi. Kor-respondenca e Mëkëmbësit të Përgjithshëm të Perandorit të Italisë në Shqipëri, Francesco Jacomoni, prek një periudhë gati 5 vjeçare (prill 1939-mars 1943), por unë do të...

Pas persekutimeve të ndry-shme që i erdhën komu-

nitetit hebre, perëndimi por edhe lindja nuk diti asnjëherë

kishës dhe shiheshin si armiq për të vetmin fakt se ishin vrasësit e birit të Zotit, Jezus Krishtit, dhe si të tillë atyre nuk duhet t’u përgjigjeshin me mëshirë. Një fakt...

Shekspiri antiçifut,ja argumentet te “Tregtari i Venedikut” të sillej me ta dhe për çdo ngjarje apo revoltë, edhe te banorëve lokalë, faji binte mbi këtë komu-nitet. Një presion i madh karshi tyre u ushtrua edhe nga kisha, pasi ata binin ndesh me ligjet e faqe 19

DHURATA HAMZAI

Instituti i HistorisëDR. SONILA BOÇI

NË FOTO: Francesco Jakonomi, Mustafa Kruja dhe disa faksimile nga raportet e Jakopmonit për Kontin Ciani

PIETRO ABITANTE

DORIAN KOÇI

DENALD PRIFTI

allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Page 2: Viti III LETRAT E PANJOHURA TE JAKOMONIT...janë mbrujtur mite, par-agjykime apo dhe struk-tura të vecanta të histor-isë së shkruar, fi llimisht nga historianët e huaj që janë

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 5 maj 2013

14 SH.com

ARKIVAT ITALIANE

EKSKLUZIVE

Letrat e panjohura të Jakomonit

Raportet e mëkëmbësit në Arkivin e Ministrisë së Jashtme italiane. Dështimi i qeverisë Vërlaci dhe zgjedhja e Krujës për ta zëvendësuar. Sfi dat

me vendosjen e rendit dhe ngritjen e ekonomisë, dënimet me vdekje, pakënaqësitë dhe revoltat, fuqizimi i komunistëve dhe ndikimi anglez

Instituti i HistorisëDR. SONILA BOÇI

vijon nga faqja 13

...dëshiroja të bëja të njohura disa raporte që i takojnë periudhës dhjetor 1941-gusht 1942, pasi kjo është periudhë ndryshimesh si në qever-isje (largimi i Shefqet Vërlacit dhe emërimi i Mustafa Krujës në krye të qeverisë), ashtu edhe në rezistencën shqiptare (themelimi i PKSH).

Francesco Jacomoni shfaqet jo vetëm si njohës i mirë i politikave rajonale dhe i shpirtit të pjesës më të madhe të shqiptarëve, por edhe si politikan i zhdërvjellët, i cili di të manipulojë mjaft mirë me rrethanat, të japë diçka, për të marrë më shumë. Zbatues konsekuent i politikës italiane ndaj Shqipërisë; i bindur në vlerën që kishte bashkimi i Shqipërisë me Italinë, për këtë të fundit; mbështetës i zjarrtë i senatorit dhe më pas kryeministrit Mustafa Kruja, Jacomoni nuk kërkonte gjë tjetër, përveçse të gjente rrugë dhe mjete për të ruajtur pozicionin e shtetit që përfaqësonte.

Raportet e tij hedhin dritë mbi shkaqet që e bënë të nevojshme për pushtuesit italianë ndryshimet në qeverisjen e vendit. Shqipëria në vitin 1941 kishte ndryshuar shumë nga ajo e vitit 1939. Pushtimi i Ballkanit nga ushtritë e Boshtit, përfundimi i Luftës Italo-Greke me fi toren e ushtrive italiane i dha mundësi këtyre të fundit të mburreshin se kishin realizuar ëndrrën e shqiptarëve për bashkimin e pjesës më të madhe të territor-eve etnike në një shtet, gjë që rriti shpresat e politikanëve italianë për një mbështetje më të madhe të tyre nga popullsia shqiptare. Por, opinioni publik shqiptar kishte sërish mjaft dilema dhe probleme me të cilat push-tuesit italianë duhet të përballeshin. “Dalja e shteteve të reja, si Kroacia, Mali i Zi dhe ndoshta Greqia të lidhur me Italinë me lidhje që në një farë mënyre mund të quhen federative, – i shkruan Jacomoni, kontit Ciano më 27 maj 1941, – i çon këto ambi-ente më të zhvilluara [elitat politike dhe intelektuale shqiptare] të ekzaminojnë me një farë pasioni, problemin e pozicionit ju-ridik të Shqipërisë”. Përballë statusit juridik të këtyre shteteve të Ballkanit, Jacomoni vendos atë të Shqipërisë. “Vota e Asamblesë Kushtetuese dhe Statuti i japin Shqipërisë, – sqaron ai, – pamjen e një shteti të pavarur të lidhur me Italinë nga lidhjet e bashkimit personal. Marrëveshjet e mëvonshme për shkrirjen e diplomacisë, ushtrisë dhe të shër-bimeve doganore e kanë zgjeruar konceptit e bashkimit personal në atë të bashkimit real. Nga ana tjetër masat e tjera, si themelimi në Shqipëri i zyrave shtetërore të varura nga dikasteret italiane nuk kanë baza juridike”.

Sikur të mos mjaftonte suprimimi tërësor i pa-varësisë, shqiptarët duhet të përballeshin edhe me sjelljet prej koloniza-torësh të italianëve, gjë që kishte shtuar tensionet në Shqipëri. Jacomoni analizon në raportet e tij, se në sytë e një shumice italianësh, popujt e Ball-kanit, të cilët i rezistuan pushtimit, kishin fi tuar një simpati më të madhe në krahasim me shqiptarët që u nënshtruan pa shumë kundërshtime. Për Mëkëmbësin, një qeveri më nacionaliste do të ishte ilaçi i duhur që do t’i qetësonte gjakrat. Jacomoni mendonte

se qeveria Vërlaci e kishte plotësuar detyrën e saj. “Isha unë, - i shkruan ai Cianos në të njëjtin raport, - që i propozova Shkëlqesisë Suaj emërimin e qeverisë së tanishme [asaj të Vërlacit] dhe jam akoma i mendimit që ajo ka përfaqësuar më të mirën e mundshme, si ndikim personal, ashtu dhe devocion ndaj regjimit. Megjithatë, ajo është e mangët në

kompetencat teknike. ... Sot, përveçse teknikisht e dobët qeveria, po minohet nga lufta që [Ernest] Koliqi dhe [Tefi k] Mborja po bëjnë kundër Vër-lacit, si eksponent i bejlerëve, por edhe me akuzën për nën-shtrim të skajshëm ndaj ital-ianëve”.

Ndryshimi i qeverisë i projektuar nga Jacomoni, me shumë kujdes, që prej 6 mua-jsh, u realizua më 4 dhjetor 1941. Raportet e F. Jacomonit na japin një tablo të gjallë mbi situatën në Shqipëri; planet italiane ndaj saj, pritshmëritë italiane ndaj Mustafa Krujës,

problemet dhe arsyet e dështi-meve të qeverisjes Kruja.

Vendosja e Mustafa Krujës në krye të qeverisë ishte një zgjedhje personale e Jaco-monit dhe duket se ai kishte shumë shpresa te personalitetit i tij. Në promemorien drejtuar ministrit të Jashtëm, kontit Ciano më 30

dhjetor 1941, pra vetëm tre javë pasi M. Kruja ishte vendosur në krye të qeverisë, Mëkëmbësi i Përgjithshëm duket shumë optimist për një përmirësim të situatës në Shqipëri. Ai i njofton Cianos se emërimi i Krujës ishte pritur mirë nga opinioni publik, i cili, “veçanërisht në muajt që pasuan fushatën e Shqipërisë [pas Luftës Italo-Greke], e kritikonte Vërlacin për një tendencë shumë të dukshme për të favorizuar qarqet e tij klienteliste dhe bejlerët në dëm të popullit”. Sipas Jacomonit, elementët që përbënin qeverinë Kruja i jepnin atij besim “që, pa luftuar në asnjë mënyrë ambientin e bejlerëve, do të mund të kryejnë, me një ven-dosmëri edhe më të madhe, një veprimtari që i përshta-tet më mirë nevojave të masave dhe e intonuar më mirë me direktivat e Duçes dhe misionit të Fashizmit”.

D y i s h i n d e t y r a t themelore që Jacomoni priste të realizonte qeveria Kruja: përmirësimi i situatës ekonomike dhe sigurimi i rendit publik, të dyja kishin njohur një përkeqësim të dukshëm pas përfundimit të Luftës Italo-Greke.

Sa i takon problemeve ekonomike, raportet fl asin për një situatë mjaft të vështirë. Në të

gjithë korrespondencën e tij, Jacomoni shpre-het i shqetësuar për mungesat e mëdha të mallrave. “Për çështjen e konsumit, - shkruan ai në raportin e 3 dhjetori 1941, - shumë ar-tikuj mungojnë, por mund të mbështetesh, brenda disa mundësive në përkoren ekstreme të shqiptarëve. Për këtë arsye nuk e gjykoj oportune vendosjen e triskave. Të vendosësh triska mbi ushqimet në bazë të modelit italian (dhe do të ishte jopolitike ta bëje në baza më të ulëta), do të thoshte të shtoje konsumin. Triskëtimi do të ishte nga ana tjetër ekstrem-isht i vështirë për t’u vënë në jetë për shkak të mungesës së regjistrimeve të sigurta, për shtimin e shumtë të popullsisë dhe për mungesën e gjetjes së rrugëve”. Zgjidhjen e këtij problemi, hierarku italian e kërkon në kontrollin e kontrabandës dhe nxitjen e importeve, të dyja këto detyra që duhet t’i plotësonte qeveria.

Qetësia dhe rendi publik ishte realisht thembra e Akilit e qeverisë së re. Shqiptarët kishin fi lluar t’i sillnin shumë shqetësime autoriteteve italiane. “Pamja nuk ka ndry-shuar në mënyrë thelbësore, - i shkruan Jacomoni, eprorit të tij, - edhe pse ndonjë re është zhdukur, apo është zbehur ndërkohë. Nëse Kuvendi gjermano-serbo-shqiptar i Nishit, duke i dhënë fund iluzioneve të au-tonomistëve të Mitrovicës, ka eliminuar një pretekst për agjitacion. Nëse ambientet stu-dentore nuk kanë dhënë shenja të shqetësi-meve, pas incidenteve të njohura [kupto: demonstratave] të Tiranës dhe Korçës, në drejtim të kufijve lindorë, propaganda e komitetit maqedon, veçanërisht në rajonet e liqeneve dhe mbi të gjitha aktiviteti i të arratisurve: zogistëve dhe kundërzogistëve, të gjithë të shitur ndaj Jugosllavisë, që kanë pikën e mbështetjes dhe bazat e tyre në ra-jonet përtej kufi rit, të mbushura me bandat

e rebelëve serbë, vazhdon me intensitet. Veprimtaria e tyre, e drejtuar nga dy kolonelë anglezë, [Okley] Hill dhe [majori] Cripps, që kanë qenë organizatorët e xhandarmërisë shqiptare, ka një qëllim të dyfi shtë:

a. Duke u mbështetur në të burgosurit të cilëve [Ahmet] Zogu u hapi burgjet më 1939 dhe që më pas u fshehën në Jugosllavi, të in-tensifi kojnë krimet ordinere në mënyrë që të diskredi-tojnë organet e sigurimit publik.

b. Ndërmjet një prop-agande të zellshme të zhvil-

luar përmes informatorëve të vjetër dhe agjentëve të legatave dhe konsullatave të huaja, nga mësuesit e shkollave të vjetra amerikane, franceze dhe angleze në Shqipëri dhe të pseudointelektualëve anarkistë, të mbjellin mosbesim në përfundimin e luftës

NË FOTO: Faksimile e faqes së parë të fashikullit titulluar “Raporte të Mëkëmbësit të Përgjithshëm” dhe një nga faqet e këtij fashikulli

Page 3: Viti III LETRAT E PANJOHURA TE JAKOMONIT...janë mbrujtur mite, par-agjykime apo dhe struk-tura të vecanta të histor-isë së shkruar, fi llimisht nga historianët e huaj që janë

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 15www.shqiptarja.comE diel, 5 maj 2013

EKSKLUZIVE Shqipëria e viteve 1941-1942, parë me sytë e Francesco Jacomonit, Mëkëmbësit të Përgjithshëm të Perandorit të Italisë në Shqipëri

Si e hoqi Mustafa Kruja sëpatën e Liktorit nga fl amuri i Skënderbeut

për Aksin dhe t’u shesin shqiptarëve një soli-dariteti ballkanik me inspirim bolshevik”.

Fillimisht Mëkëmbësi shfaqet optimist se këto turbullime “nuk kanë mundur deri tani të prekin soliditetin thelbësor [të sh-qiptarëve]”. Pikërisht këtu e mbështeste Jaco-moni besimin e tij te senatori Kruja, pasi sipas tij, “ai, biri i popullit, do të dijë ta shfrytëzojë këtë forcë [solidaritetin thelbësor të shqiptarëve], më mirë nga sa do ta bënte paraardhësi i tij”.

Për Jacomonin kishte ardhur koha të merreshin masa drastike për prishësit e qetësisë publike. Ai njofton qendrën se “si një par-alajmërim i shëndetshëm ndaj turbulluesve të qetësisë publike, do të kryhen në ditët e ardhshme dy dënime me vdekje, të dhëna ndaj dy përgjegjësve për krime ordinere mjaft të rënda”. Ky do të ishte një rast i mirë për të provuar dhe besnikërinë dhe vendosmëri-në e Mustafa Krujës. “Kapaciteti, - shprehet Jacomoni, - me të cilin do të japë prova Mustafa Kruja për ndëshkimin dhe parandalimin e krimeve dhe të çdo shkelje ligjore do të jetë elementi i parë konkret për të vlerësuar qëndrimin e tij në qeveri”.

Besimin që kishte Jacomoni ndaj Mustafa Krujës e dëshmon dhe raporti i dytë i 14 shkurtit 1942. “Shumë pritshmëri, - shkruan ai, - e rrethojnë qeverinë Kruja, por do të duhen disa muaj para se të riparo-hen shumë të këqija që vendi po vuan nga konfl ikti me Jugosllavinë dhe Greqinë. Kundër qeverisë ka intriga nga disa bejlerë dhe zogistë, por nuk përbëjnë deri tani ndonjë shqetësim të madh; ndihmojnë për të shpërqendruar opinionin publik nga opera italiane e ndërhyrjes”.

Mëkëmbësi edhe në këtë raport të dytë nuk dyshon për besnikërinë dhe vendosmërinë e Mustafa Krujës. “Për sa i takon Italisë dhe Fashizmit, - shkruan Jacomoni, - qeveria Kruja inspirohet deri tani nga respekti tërësor për konceptet që frymëzojnë politikën e Bashkimit. Në politikën e brendshme demonstron, deri në ditën e sotme, ekuilibër dhe mungesë ansh-mërie. Meriton, në mendimin tim, të mbështetet”.

Duket se Kryeministri Kruja me gjithë masat e marra për të vendo-sur rendin, ndër të cilat më të rëndë-sishmet ishin: vendosja e masave ndëshkimore ekstreme për një sërë krimesh; krijimi i shtatë batalioneve të Milicisë Fashiste Shqiptare, të cilat u përdorën si kundër ndjekësve të Abaz Kupit, Muharrem Bajraktarit, Shyqyri Pezës etj., kishin ndikuar, të paktën nga sa thotë Mëkëmbësi, për të ulur sadopak tensionet. “Sigurimi publik (vrasje, vjedhje, e rrëmbime) kanë shënuar një përmirësim në muajin janar në krahasim me muajin dhjetor. Jam duke krijuar disa batalione të Mi-licisë Fashiste shqiptare për të shkatër-ruar bandat eventuale, për formimin e të cilave në pranverën e ardhshme po fl itet shumë përtej kufi jve. Shefi i njohur Shy-qyri Peza, ka bërë aktin e nënshtrimit. Abaz Kupi dhe Bajraktari [Muharrem], të arratisur në Jugosllavi, duken për momen-tin të qetë”. Kjo politikë e ashpër e Krujës, nga ana tjetër, duket të ketë shkaktuar mjaft pakënaqësi në qarqet e ndryshme të

shqiptarëve. Për këtë është i vetëdi-jshëm edhe vetë Jacomoni. Ai raporton se “dënimet me vdekje kishin shtuar pëshpëritjet kundër senatorit Kruja”. Por sipas Mëkëmbësit, “këto kanë ard-hur nga njerëz pa asnjë përgjegjësi ose që kanë frikë të shohin të afi rmohet shumë personaliteti i Krujës”. Madje për të, “në fund të këtyre pëshpëritjeve duhet kërkuar propaganda angleze, e cila kërkon të shtyjë shqiptarët drejt një pozicioni të abstenimit politik, në dritën e një të nesërmeje të paqartë. Në këtë sens edhe mbi konceptin e një federate të ardhshme ballkanike, në të cilën edhe Shqipëria do të mund të bënte pjesë, insiston pothu-ajse përditë dhe radioja shqiptare e Londrës, e cila mbi këtë bazë dhe mbi minimizimin e rrezikut të bolshevizmit për Shqipërinë, nuk e lë pas dore tentativën për të krijuar simpati për komunizmin edhe ndërmjet nacionalistëve. Këtë propagandë lufton natyrisht qeveria e Krujës, e cila është mjaft e

vendosur të vijojë aksionin e ndëshki-meve të ndërmarrë sipas urdhrave të Romës. Janë duke u marrë masa parandaluese ndaj elementët që japin shenja se po bëjnë lojën e bri-tanikëve”.Si mbështetës i Partisë Fashiste, antikomunizmi ishte një motiv i fortë për M. Krujën, por jo i vetmi. Ndërsa Jacomonin shqetësohej për forcimin e pozitave të Italisë në Shqipëri, kryeministri Kruja kërkonte të përfi tonte disa koncesione kombë-tare. Në raportin e tij të 14 shkurtit 1942, Jacomoni u sugjeron eprorëve, që edhe nëse kryeministri, me rastin e udhëtimit të tij në Romë, nuk paraqet kërkesa kombëtare, ata duhet të bëjnë “ndonjë gjest që i shërben vëllazërimit të shpirtrave, kaq të nevojshëm në kohë lufte, dhe që favorizon admin-istrimin më të mirë, edhe ky shumë i nevojshëm”. Për këtë, sipas tij, duhet të bëhej spontanisht premtimi për një dekret mbretëror, që të dalë mundësisht më 12 prill, që kërkon të modifi kojë fl amurin shqiptar që ka pasur kaq pak mbështetje popullore. “Shenjat e tij, - shprehet Jacomoni, - ndërsa duken të përshtatshëm për stemën e shtetit, bëjnë të zhduket shqiponja romane e Skënderbeut, një simbol i rëndësishëm këtu”.

Edhe në raportin pasardhës, atë të 18 prillit 1942, Jacomoni thekson nevojën e bërjes së disa koncesioneve kombëtare për shqiptarët. “Dy janë sot, - shpre-het ai, - dëshirat dhe ndjenjat e shprehura tashmë nga senatori

Kruja për Shkëlqesinë Tuaj [Cianon]: modi-fi kimi i fl amurit dhe rishikimi i kufi jve me Malin e Zi. Gjithashtu, Jacomoni ngre edhe shqetësimin tjetër të qeverisë Kruja për çështjen e katër nënprefekturave të Mitro-vicës, për të cilat ai ka frikë se mos gjermanët

lejojnë të pushtohen nga bullgarët.Në raportin e 16 qershorit 1942, Jacomoni

dëshmon se qeveria Kruja kishte marrë një satisaksion nga Italia, pasi u rivendos fl amuri i Skënderbeut pa shenjat e Liktorit, vendim ky që u komunikua në Këshillin e Epërm Korporativ Fashist në prezencë dhe të funk-sionarëve të tokave të çliruara [Kosovës dhe rajoneve lindore shqiptare]. Jacomoni shpre-het i kënaqur, pasi në diskutimet e mbajtura me këtë rast ishte vënë në dukje se “sot, ashtu si atëherë shqiponja e Skënderbeut dëshmon për një simbol të qytetërimit roman në Lindje”. Nga ana tjetër, ai ishte i kënaqur pasi ky vendim kishte arritur të qetësonte shpirtrat e shqiptarëve dhe këtë e tregonte “manifestimi që vijoi para Mëkëmbësisë, i cili duhej të kon-siderohej si shenjë e mirënjohjes popullore për Mbretin, Duçen dhe Shkëlqesinë Tuaj”. Ndër-kohë, reputacioni i Mustafa Krujës po pësonte rënie për shkak të masave mjaft të ashpra të mara nga ai kundër bashkëkombësve që ishin përfshirë në rezistencën kundër pushtuesit. Për Jacomonin “as Kruja dhe as eksponentë të tjerë nuk po tregojnë shqetësim për sulmet ndaj lëvizjeve të tyre”. E vetmja çështje që, në sytë e Jacomonit, i turbullonte thellësisht anëtarët e qeverisë janë konfl iktet që mund të ndodhin në territoret përtej kufi jve dhe që mund të refl ektohen në rendin e brendshëm publik janë shqiptarët e mbetur në territorin malazez, veçanërisht në Senicë dhe në Pes-ter. Një zgjidhje e kësaj çështje në mënyrë jo të favorshme për Shqipërinë, do ta ven-doste Qeverinë në kushtet për të mos zhvil-luar mandatin e saj”.Raporti i 16 qershorit 1942, ishte i fundit në të cilin Jacomoni do të pasqyronte me optimizëm situatën në Shqipëri dhe të mbështeste veprimtarinë e qeverisë e kryeministrit Kruja. Dy muaj më vonë, më 31 gusht 1942, në një raport të ngjashëm drejtuar kontit Ciano, Jacomoni do t’i duhej të pranonte, duke lënë mënjanë edhe zbukurimet që kishin karakterizuar ra-portet paraardhëse, se qeveria Kruja kishte dështuar në detyrat që kishte marrë. Rendi publik me gjithë masat drastike, nuk ishte përmirësuar, madje ishte përkeqësuar, sipas Mëkëmbësit, për shkak të rikthimit të të arratisurve nga Jugosllavia, por edhe aktiv-itetit në rritje të komunistëve, që “nxitet nga shtetet fqinje”. Situata ekonomike nuk ishte përmirësuar, madje qeveria kishte dështuar në kontrollin e kontrabandës që po vazhdon-te të boshatiste tregjet shqiptare. Qeveria Kruja nuk kishte mundur as të zgjeronte me tej territoret e shtetit shqiptar; as të fi tonte një lloj autonomie më të gjerë nga Italia dhe as të mbronte popullsinë shqiptare të mbetur nën administrimin bullgar. I vetmi sukses i saj ishte heqja e shenjave të Liktorit nga fl amuri shqiptar, Një çlirim ky simbolik që nuk ndryshonte asgjë në statusin e Shqipërisë dhe që shër-bente të mbante të motivuar shqiptarët, që tashmë kishin vendosur t’iu shërbenin pushtuesve italianë. Jacomonit, tashmë i duhet t`i pohojë eprorit të vet, se qeveria Kruja “nuk gëzonte aspak popullaritet”. Ai i gjen arsyet për këtë te “disa elementë që e përbëjnë atë, ... që kanë dhënë prova të mungesës së eksperiencës në administrim dhe të dobësisë personale”. Pavarësisht kësaj, Mëkëmbësi këshillon se për shkak të luajalitetit të treguar nga kryeministri në drejtim të Italisë dhe për të dhënë prova se “Italia nuk i braktis besnikët e saj”, M. Kruja të mbetej në krye të qeverisë, por shumë prej ministrave aktualë do të shkarkoheshin.

SHËNIM: Titujt e kësaj specialeje janë të redaksisë.

shjsspPhqs

NË FOTO: Tre faksimile të shkëputura nga fashikulli “Raporte të Mëkëmbësit të Përgjithshëm” gjendur në dosjne 107 të fondit Gabinetto Albania 1938-1945 në arkivin e historik e diplomatik të Ministrisë së Jashtme Italiane

Page 4: Viti III LETRAT E PANJOHURA TE JAKOMONIT...janë mbrujtur mite, par-agjykime apo dhe struk-tura të vecanta të histor-isë së shkruar, fi llimisht nga historianët e huaj që janë

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 5 maj 2013

16 SH.com

TRADITA VLERA

SPECIALE

Universiteti i Moshave të treta viziton Shën

Paljin dhe historinë e tij “Unitre” e Basilikatës, përshtypjet për vitalitetin

kulturor të komunitetit të vogël lukanez në Pollino.

Në një ekonomi sa për mbijetesë arbëreshët ushqeheshin me

drithra, mish dhe djathë nga rri-tja dhe mbarështimi i bagëtive, dhe visheshin duke trasformuar gjineshtrën në pëlhura.

Pyetjes, nëse të parët tani e nijhnin ciklin e transformimit të fijes së gjineshtrës në atdhe ose e kanë “shpikur” në vendin ku u trasferuan, i përgjigjen: Ndoshta po, për tipin e tokës dhe vegjetacionit të njëllojtë në Mesdhe, në Shqipëri, dhe në këtë pjesë të Italisë, por edhe se ishte një traditë në të gjithë Greqinë e Lashtë. Duke pasur parasysh se cikli i transformimit të fi jes së gjineshtrës është mjaft i vështirë, mund të thuhet se arbëreshët e kanë sjellë me vete, dhe se ky cikël është zhvilluar pastaj në vendin ku u traferuan.

“Junceum spartium”, gjinesh-

PIETRO ABITANTE

Shën Palji Aljbëreshëve, 26 prill 2013. Universiteti UNITRE i Basilikatës viziton Muzeun e

Kulturës Arbëreshe. Ajo çfarë e ka nxitur vizitën e 39 studentëve të tri gjeneratave të ndryshme, ka qenë ekspozimi i kostumeve dekorative dhe fazat e ndryshme të fijes të gjinestrës, shoqëruar nga historia e këtij qyteti të vogël në Basilicata.

Studentëve të moshave të ndry-shme, që nga të rinjtë e deri më të moshuarit iu është treguar historia në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe interesante nga Rosangela Palmieri.

Historitë datojnë rreth viteve 1532-1534, pas rënies së Konstan-dinopojës në 1453, dhe në veçanti pas pushtimit të Korones në Pelo-ponez nga Suleimani i parë i Mad-hërishëm, rreth vitit 1532.

Dhe ishte pikërisht kjo periudhë ku u shënua vala më konsistente e imigrimit të refugjatëve shqiptarë.

Populli i Koronesë u spostua në brigjet e Mbretërisë së Napolit, ku pasi erdhën ata u shpërndanë në drejtime të ndryshme: njëri grup u vendos në anën lindore të Shën Pollino-s, duke krijuar territorin e Shën Palit. Një nga pyetjet më të shumta nga grupi ishte ajo e inte-grimit me autoktoninë.

Kohët ishin të ndryshme atëherë, edhe se arsyet e këtyre vështirësive janë të njëjta. Në fakt, nga një shënim i G. Stigliuano, ku ai fl et për “barijntë shqiptarë ... jo për karakter shumë të veçantë, por për kushtet mjedisore në të cilat ata ishin të detyruar të jetojnë.

Në fakt, ata nuk janë toleruar shumë nga vendasit dhe mbaheshin larg nga kleri latin për larminë e ritit edhe pse liria për ta ushtruar atë

Fija e gjineshtrësPIETRO ABITANTE tra me aromë, ose gjineshtra e

Spanjës, “Sparta” arbërisht, është një bimë me fibra që rritet në mënyrë spontane dhe është mjaft e përhapur.

Në maj, kjo bimë me lule ngjyrë të verdhë dhe me aromë kundërm-uese mbush fushat e fshatit.

Gratë më të moshuara deri në vitet ‘60, e mbanin medn ende sesi duhet ta trasformonin fi jen e gjinestrës në një pëlhurë shumë të fortë, ideale për peshqirë, thasë për mulli, çanta, thasë të mëdha për të bërë dyshekët me gjethet e mis-rit, pasi një herë e një kohë ishte mundësia e vetme për t’u veshur.

Ky cikël kryhej nga gruaja gjatë gjithë harkut kohor të vitit, veçanërisht gjatë periudhave kur punonin në fusha dhe kur kishin pak kohë të lirë. Pas krasitjes me gëshërë në mars, mbledhja e bimëve bëhej me një drapër në verë.

Përgatitja e tufave dhe vlimi i

tyre bëhej pothuajse gjithmonë së bashku me gratë e tjera të lagjes, në kusira të mëdha, nëse ishte e mundur edhe në shtëpi.

Tjerrja ishte momenti, ku nga lëmshet e gjineshtrës të ziera,ndërsa ishin ende të ngrohta, veçohej fi bra e jashtme, e cila ishte pjesa e drunjtë e bimës për t’u mbledhur më pas në tufa dhe këto liheshin në përrua për t’u zbutur për 8-10 ditë.Dy degë secila, me pesë tufa, ku çdonjëra duhej të ishte e barabartë me një haljkomë, domethënë sa sasia e fibrës së gjineshtrës që nxirrej mesatarisht nga zierja me një kazan.

Rrahja ishte faza në të cilën tufat e tjerrura rriheshin me një shkop të veçantë druri (kupani) mbi shtratin e lumit dhe pastaj ekspozoheshin në diell.

Në dimër, kur gruaja ishte më e lirë, fi bra e thatë krihej me krëhër (krëhri), për ta pastruar nga pastërtitë dhe për ta bërë atë

më të butë. Tjerrja ishte procesi që lejonte fi jet të mblidheshin në mënyrë të veçantë (në shëtllunga) që të mblidhej me dorë dhe të shkriftohej (përdorej furka dhe boshti), pastaj dilte filli, i cili mblidhej në formë rrethi për t’u zbardhur me sodë (ujë dhe hi).

Ngjyrosja bëhej duke zier ujë me lëvoren e arrave derisa të arrinte ngjyrën kafe.

Faza e fundit është kalimi i fi jes së gatshme, tani e ngjashme me kërpin, përmes një kornize prej lisi, bredhi apo panje, shpesh e bërë me dorë dhe me krenari nga burri.

kishte qenë e sanksionuar nga një vendim i papës. Peshkopët e kohës nuk i konsideronin shqiptarët duke i quajtur “njerëz fshatar, barbar. Nga “San Giorgio Lucano nga themelimi në autonominë komunale, Bibl.Prov Matera” thuhet se marrëdhëniet me vendasit ishin pothuajse jo-ekzistente për rituale të ndryshme gjuhësore dhe fetare.Krishtërimi katolik i ritit bizantin u kundërsh-tua menjëherë nga peshkopët latinë, nën juridiksionin e të cilëve ishte ai komunitet. Papa dhe pushteti lokal ishin gjithnjë e më armiqësor ndaj riteve dhe besimeve të tyre.Fillim-isht ata përkushtoheshin blegtorisë, e cila lëviz paralelisht me një sjellje agresive dhe mbrojtëse, duke marrë parasysh se marrëdhëniet e vetme që mbanin ishin me ato të grupit të tyre etnik. Kështu që vendasit i shi-konin me frikë, përçmim, pakënaqë-si, siklet dhe frikë, duke i mbajtur larg tyre. Madje në këtë drejtim ka lindur edhe një anekdotë e njohur në dialektin vendas “Quann’ vir u ‘bresh e u lup spar prim u ‘bresh e po’ u lup” (kur shikon arbëreshin dhe ujkun, në fi llim qëllo arbëreshin

dhe pastaj ujkun. Autoritetet lokale filluan të merrnin masa për të shmangur krijimin e destabilitetit që mund të kishte çuar në revoltë.

Refugjatët trajtoheshin në këtë mënyrë për të mos pasur pretendime dhe u caktonin territore të limituara,

duke i ndarë ata në krahina të ndry-shme të mbretërisë, duke i detyruar ata të kultivojnë tokën dhe për të jetuar atje përgjithmonë.

Objektet artizanale, kostumet dhe fi ja e gjinestrës kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë grupit që ka

dëgjuar me interes dhe ka ndërhyrë me pyetje të shumta për të zbuluar se si jetonin në atë kohë.Ajo ditë ishte plot emocione dhe interes. Të pranishmit vizituan kishën ku kanë admiruar ikonat e bukura Bizan-tine, dhe kanë dëgjuar zërin e priftit të fshatit Francesco Mele Francesco, që shpjegoi se sa të ndryshme ishin ritualet nga Kisha Katolike. I gjithë vendi ka admiruar fshatin e lashtë, janë magjepsur nga ngjyrat e ko-stumeve të grave, duke admiruar panoramën natyrore, 850 metra mbi nivelin e detit, nga përroi Sarmento në pikën e bashkimit Lappio.

Presidenti i Universitetit të moshave të treta të Potenzës dhe zëvendës kryetari i krahinës Silvio Aprea, në falënderimin e tij ka dashur të shprehë, në emër të të gjithëve, kënaqësinë e tij në këtë takim për për-pjekjen e dobishme me synimin për të angazhaur sa më shpejt institucionin në iniciativat arsimore mbi kulturën arbëreshe në Lucania.

Shënim plotësues: Pollino është një vargmal që ndan dy krahinat italiane , Basilicatën dhe Kalabrinë.

Page 5: Viti III LETRAT E PANJOHURA TE JAKOMONIT...janë mbrujtur mite, par-agjykime apo dhe struk-tura të vecanta të histor-isë së shkruar, fi llimisht nga historianët e huaj që janë

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 17www.shqiptarja.comE diel, 5 maj 2013

LIBRI I RI

LIBRI

Vendet e bukura natyrore e me histori të begatë që Xhelal Marku, si gazetar i Tel-evizionit Shqiptar dhe mediave të tjera,

i shëtiste me kamer në dorë për dyzet vite, tani i “shkel” më shumë me penën e publicistit e studiuesit të përkushtuar, sa në terren, aq dhe në studion e tij të punës, për të na sjellë sa më të plotë visarin turistik shqiptar. Ai ka mundur të ngërthejë në një vëllim prej rreth 300 faqesh gjithë lëndën e nevojshme, se cila është e kaluara dhe e sotmja e turizmit në vendin tonë.

Libri i tij “Turizmi Shqiptar” nuk është një guidë e hartuar shpejt e shpejt, nga ato lloj publikimesh që kanë qarkulluar aq shumë vitet e fundit, shpesh të hijshme për nga duku, por pa atë brumin e duhur burimor; përkundrazi ky botim ngërthen më së miri informacionin më të domosdoshëm, veçanërisht monumentet e kulturës, të natyrës etj. Nuk është nga ato libra që iu drejtohet vetëm turistëve, por dhe aktorëve që merren me promovimin e menaxhimin e turizmit, duke fi lluar nga subjek-tet shterërore, agjencitë e ndryshme turistike, operatorët turistikë, shoqatat e mjedisit etj. Duket se autori ka pikasur një “tokë” djerr, ku vërtet ka patur shkrime për turizmin, por pa mbërritur te një botim gjithësor, që të ishte si një pikë referimi për sot e nesër, duke mos e parë turizmin me sy amatori.

Albert Zholi, shkrimtari dhe publicisti që ka bërë para-thënien e librit, shkruan se “Tu-rizmi Shqiptar” i Xhelal Markut vjen për lexuesin, si një nevojë e domosdoshme e shërbimeve të kompletuara e cilësore për pushuesit, duke sjellë për ta informacione të reja, të plota, të sakta e profesionale, që i duhen një turisti, për të njohur Sh-qipërinë Turistike… Libri sjell një kontribut të rëndësishëm, në përpjekjet për të rritur shkallën e promocionit e të imazhit turistik të Shqipërisë në opinionin kombëtar e ndërkombëtar. Ai dëshmon se Turizmi Shqiptar nuk është më ai i dikurshmi, i lënë pas dore e në harresë, por është sektori më i rëndësishëm dhe më jetik i ekonomisë së vendit etj.” Bash për këtë ky botim është si një pararëndës i një literature rreth kësaj fushe që me siguri në të ardhmen do të jetë më e begatë.

“Turizmi Shqiptar” ka dhe karakter enciklo-pedik, por dhe guidistik. Ai ndahet në tre kapituj, ku në parin jepet një panoramë e përgjishme e turizmit, kurse në të dytin autori shtegton drejt mrekullive turistike, siç janë Alpet e Shqipërisë dhe Riviera Shqiptare, njëra në veri e tjetra në jug. Kurse në kreun e tretë ai merret me prirjet, ritmet dhe problematikat e zhvillimit të turizmit shqiptar, përmes shtjellimeve profesionale, intervistave, reportazheve etj. Siç mund të pritet në botime të tilla, libri nis me pak histori nga zhvillimi i turizmit në vendin tonë, që nga fi llesat e tij, dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XX, me potencialet turistike të Shqipërisë, duke u ndalur në atraksionet kryesore turistike, siç janë plazhet, liqenet, vendet malore piktoreske etj. Xhelal Marku njeh gjithçka që ka të bëjë me fushën dhe nuk le t’i kalojë asgjë pa e foku-suar në vendin dhe menyrën e duhur. Ai ndalet dhe te kuzhina shqiptare, të veçantat e saj, duke vënë në dukje se gatimet e traditës janë mjaft të preferu-

ara nga turistët e sotëm, të prirur nga ekzotika etj. Po ashtu evidenton vlerat kryesore folklorike, etnografi ke, arkeologjike etj. Autori i nxit turistët që të rendin pas trashëgimisë sonë kulturore, duke treguar kalatë kryesore, arkitekturën, parqet kom-bëtare muzeore apo pyjore, brigjet lumore, llixhat, sportet dimërore etj. Lexuesi e ndjen menjëherë se autorit i janë dashur njohuri nga disa fusha të dijes, por dhe një pune skrupuloze për të shkuar deri te ajo që duhej vënë në libër, si më kryesore e jo dhe diçka që mund të ishte e tepërt. Për këtë autorin e ka ndihmuar profesioni i reporterit televiziv, që e ka në natyrën e tij qëmtimin e faktit, përzgjdhjen dhe dhënien e tij me korrektesë, por në një trajtesë të tillë dhe me ngjyrimet e nevojshme emocionale.

Libri është i larmishëm, me shpalime historike, gjeografi ke, topografi turistike, preken llojet dhe format e turizmit, panairet e tij në kryeqytet etj., vizitat dhe promocionet e ndryshme turistike, opinone e mbresa nga shtypi i huaj për turizmin në Shqipëri në këto vite, një imazh tjetër nga ai i fi llimeve. Ai e tërheq lexuesin duke e shëtitur në kanionet e Osumit, kullat e Gjurrë Reçit në Dibër, brigjeve të Drinit të Zi, apo në bjeshkët e

Selitës: shpellat, livadhet, margaritarin e tyre, Kroin e Bardhë, një ujë kurativ i rrallë etj. Pa harruar Lurën mrekulluese dhe thirrjen për rimëkëmbjen e saj pas rrënimit të asaj i bëri tran-zicioni. E gjithë lënda është e ilustruar mjeshtërisht me fotografi të zgjedhura nga ter-reni. Shihet qartë se shtysa e autorit ka qenë dashuria për ta paraqitur vendin e tij sa më denjitoz parë të huajve, por dhe para vetes, pasi nganjëherë i shohim e prekim bukuritë shqiptare, por pa ditur si të sillemi me to. Nuk e gjejmë veten, secili sipas mënyrës së tij, jo vetëm strukturat qeveri-tare që merren me turizmin, por dhe organet e pushtetit vendor, komunat e bashkitë,

institucionet e monumenteve etj.Autori i këtij botimi të mirëpritur meriton të

përgëzohet dhe në një anë tjetër, ai ka treguar se njerëzit që punojnë në sektorë të tillë nuk mund të jenë thjeshtë rrogëtar të shtetit. Si specialist i Agjensisë Kombëtare të Turizmit, ai sikur na thotë se një zyrë shteti merr kuptim kur njerëzit e saj nuk e lënë nëpër syrtare përvojën e tyre, por e pub-likojnë, siç ndodh në rastin e tij, duke mundësuar një botim cilësor për turizmin, si një kulturë dhe industri e re fi timprurëse në këtë vend. Kemi parë mjaft botime të kësaj natyre të bëra me projekte e para të shumta, por që nuk mbërrijnë te ky libër që nuk ka shpenzuar askënd nga fondacionet, por vetëm xhepin e autorit. E, pra, pikërisht botime të tilla e meritojnë dhe vëmendjen e atyre që kanë buxhete në dispozicion për botime me interes të gjerë publik e promocional të pasurive kombëtare.

Duke lexuar këtë libër lexuesi e ndjen se është një “virgjëri” natyrore shqiptare që po shpalohet përherë e më shumë. Shqipëria turistike është një zbulim. Ajo çka duhet theksuar është se këto perla në radhë të parë duhen “zbuluar” nga shqiptarët, çka do ta pasurojë dhe këtë libër në ribotimet e tij të ardhshme, me të tjera destinacione turistike, të harruara ose pak të njohura nga turistët, si Rana e Hedhun në Lezhë, Laja e Kaçinarit (bjeshkë) në Mirditë, ujëvara e Sotirës në Gramsh etj.

Turizmi Shqiptar në një botim cilësor

NDUE DEDAJUnitre i Bzilikatës bëri maraviljë për sa të zgjuar e gjet katundin

Të parët aljbëreshë rrojin me kljumsht e mish kafshje, me

grurët çë mbillin e veshëshin me ljivere spartjeKush e di në prindëtë e tanë e dijin, dhja atje ku ishin, si bëhej sparta ose në e xunë këtu në ‘Taljet. Mënd të jetë se e dijin. Spar-ta bëhet kudo në ‘Taljet, në More, në Greçjet ose n’ Albanit. Sparta është ljidhur me jetën e rëndë e jashtës dhe mënd të jetë se aljbëreshët e kanë sjell dhe e kanë perfecjonartur këtu. Ajo është një bar i fort çë delj e bëhet kudo. Muajin e majit mbuljon gjithë jashtën pambjelj shënpaljote me ljulje të verdha me shumë adur. S’ka shumë mot, njera ne vitrat 60, çë gratë më pljaka spartën e bëjin tjerrë tue e shërbier anëndanë vi-tin, sidomos në dimër, për mësalla, duaq, cakulje për grurët, sakuna me dushk trokumelji për shtratrin.

Në mars putohej me rronga e mbidhej në verë me një drapër i shkurtër e i fort. Një herë e mbjed-hur, bëhej kokulla e zihej, sbashku në gjitunitë, tek kusi ose tek haljko-

ma të mëdha; mbrënda, më shpi, s’i nxëjin. Kokullavet adhe të ftohta i nxirej skorca çë mbidhej tue e rru-tulluar e bëhej strumbill; qellej ka ljumi e ljëshohej tetë ditë të zbutso-hej nd’ujë. Dy dega me pesë strum-bilje njerën bëjin një haljkomë, do me thën, aq spartë sa dilj e ziher ka kusia. Ka ljumi batole, ljësho-hej më diell. Një herë të terë fër-kohshin me spatën. Në dimër,kur gruaja kish më mon shkonej fi brën spartje me krëhrin për te pastronej e te shkrifnej.Për të tjerrurit sparta mbidhej si shtëllungë ljeshi, vehej te furka çë kllitej te laci vandiljes , bëhej ljëmsht me boshtin e zbardhej te fi nja. Ajo mënd ljyhej tue ziejtur skorcën e arrës për të kishnje ku-lurin kështënje, me rrënjat e rrëzës për të kuqin e ka ljuljet spartje të verdhin. Ljurtmu, tjerët bëhej rrobë tue shkuar tek argaljia çë, shumë herë, i shoqi me nder e amur ia bënej gruasë tue shërbier qarrin, ljisin ose bredhin.

Pietro Abitante

Shën Palji i Aljbëreshëve, 26 prillit 2013. Unitre e Bzilikatës i bëri

vizitën katundit e Muzeut të Kul-turës Aljbëreshe. Ai cë i pëljqeu më shumë këtyre tridhjetë e nënd stu-dendeve, kush më ri e kush më pljak, (Unitre, vjen me thën universitat me tri xheneracjuna) kljen ljiveret aljbërisht e si bëhet sparta, bashkë me storjen e katundit çë rrëfiejti Rosangela Palmieri. Kapituljit e tij datarnjen 1532/34 atjedrejt e pas çë ra Kostandinopoli në 1453 e pas çë Soli-man I Pari “Il Magnifi co” zu Koronën në More, në 1532, shumë aljbëresh u nistin prej Napuljit, arrivuar në ‘Taliet u shprishtin te vende mdryshe: një grup zu vend afër Puljinit, te Valsarmendi, e fondartin Shën Paljin. Shumica e grupit piejti si u integrartin. Pa fare thën ish një jetë ndryshe: në Stigliano skruan se “”… pastori albanesi molto facinorosi non per indole propria, ma per le condizioni ambientali in cui erano costretti a vivere: infatti erano mal tollerati dagli indigeni e tenuti lontano dal clero latino per la diversità del rito anche se la libertà di esercitarlo era stata sancita da una bolla papale. Anche i vescovi del tempo non tenevano in buona considerazione gli albanesi che chiamavano “gente rustica, ingenio barbaro sordida, egena ac in diem vivente latrociniis.- (San Giorgio Lu-cano dalla fondazione alla autonomia

comunale, Bibl.Prov. di Matera) ashtu mirret vesh se aljbëreshët nd’atë mot nëk ljidhshin me ljëtinjt pse kishin një gljuhë e një besë ndryshe: papa e zotrat katolik s’mund ti shihin. Ashtu iu egërsuan e u ljidhtin kunder më shumë adhe e kur kafsha i mangonej ia kallojin ljëtinjvet të vendit . Ndajna i trëmbshin e s’mënd t’i shih mosnjëri. E kështu kapiret ditata “Quann’ vir u ‘bresh e u lup spar prim u ‘bresh e po’ u lup” (kur sheh aljbëreshin e uljkun, shkrehja më parë aljbëreshit e pëstajna uljkut). Autoritat e vendit për mos të zëhshin i ndajtin te vende ndryshe ka të çiljet s’kishin si të skunfi narin.

Kostumet të bukur, sidomos ata të gravet e momendet të ndryshe si bëhet sparta ia përziejti kryet gjithëve, të qindriksur ka kurjozitata për çdo gjë, tue zbuljuar një jetë çë i dukej edhe e tyrja. Panë kljishë me ikona të bukura e papas Franceso i spjegarti pse e ku mesha jonë ështe shumë ndryshe ka ajo ljëtire; van për katund tue foljur me gjinden, me gratë të veshura aljbërisht e ka Kriqëza, 848 mbi det, ranë zalji për panoramin e Valsarmendit.Presdhendi i universitatës Unitre i Putenxës, Silvio Aprea, tue ringracjartur, fojli për gjithe tjerët për sa i pëljqeu kjo vizetë e bukur e dha fjaljë se universitata do të im-penjaret me inicjativa didaktike për kulturën albanofonën lukane.

Pietro Abitante

Sparta

Universitata e Putenxës erdh edhe Shën Palj

Page 6: Viti III LETRAT E PANJOHURA TE JAKOMONIT...janë mbrujtur mite, par-agjykime apo dhe struk-tura të vecanta të histor-isë së shkruar, fi llimisht nga historianët e huaj që janë

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 5 maj 2013

18 SH.com BIBLOTEKE

HISTORIA ARKIVAT

DENALD PRIFTI:Si i zbulova arkivat mbi propagandën

antihebraike në GjermaniBotohet libri “Armiku Jude”, një histori e shkurtër e

propagandës antijudaike në Gjermani. Fryma e urrejtjes ndaj hebrenjve nis me perandorin e Romës Kaligula

DHURATA HAMZAI

Sipas studimit të bërë në librin e Denald Priftit, fryma e ur-

rejtjes filloi që me ardhjen në fronin e Romës të perandorit Kaligula, i cili vendosi ligje të rrepta për adhurimin e tij si zot. Zoti i Izraelit duhej lënë mënjanë. “Tashmë në këto zona të push-tuara duhet të mbizotëronte ligji romak, e si pasojë e tij, i vetmi që duhet të adhurohej ishte perandori, sepse ai konsiderohej zot mbi tokë. Një numër i madh judenjsh u shpërngulën që në shekullin e pare dhe më pas në Mesdhe, në Greqi apo Romë, ata që kryesisht merreshin me tregti ose vinin si skllevër të kapur nga trupat romake. Shumë komu-nitete judenjsh ishin zhvendosur edhe në Egjipt, Greqi si edhe në Azinë e Vogël apo Babiloni e Af-

Denald Prifti sapo ka nxjerrë në dritën e botimit librin “Armiku Jude”, një histori

e shkurtër e propagandës anti-judaike në Gjermani. Libri është botuar nga shtëpia botuese “Ple-jad”. Në studimin e tij historik Denald Prifti i është rikthyer his-torisë së vuajtjeve të komunitetit hebre që nga lashtësia deri në ditët e sotme, duke vërtetuar se ky komunitet gjatë gjithë këtyre shekujve ka provuar nga të gjitha poshtërimet, për të vet-min fakt se ishin një komunitet që besonin në një Zot. Përmes këtij studimi Prifti argumenton sesi çuditërisht, hebrenjtë apo judenjtë fi llojnë dhe persekuto-hen në masë me daljen në skenë të doktrinës së monoteizmit dhe të spikatjes së veçantisë së bes-imit të tyre në një Zot. Sipas tij, zanafi lla e persekutimit të kësaj race zbulohet që nga Historitë e Dhiatës së Vjetër, të cilat përbëjnë një narracion kulmor për shumë besime të tjera, të cilat kanë marrë substrate dhe fi lozofi të jetës e vep-rimeve hebraike. “Është kënaqësi e veçantë për mua që të paraqes këtë studim mbi një subjekt të parrahur më parë nga historianet e rinj shqiptar gjate kërkimeve të tyre universitare. Ky studim më ka dhënë sa gëzime në punën e për-funduar, dhe sa lodhje në tregun e vështirë kërkimor mbi problema-tikën e një komuniteti si ai Hebre, duke mos pasur asnjë studim në shqip, ku do të mbështeteshim, por as edhe libra alternativë mbi propagandën antijudaike apo antihebraike në Gjermani. Me anë të këtij studimi jam munduar të jap një prekje shumë të vogël të problematikës në fjalë, pasi ajo përbën një subjekt mjaft të madh dhe kërkon hulumtime të mëtejshme e të zgjeruara në këtë fushë”, thotë Prifti. Libri i Priftit është mbështetur mbi punën studimore individuale pranë de-partamentit të Histori Filologjisë, pranë Universitetit të Tiranës si

Zanafi lla e përndjekjes së hebrenjve në botëSTUDIMI

punim diplome nw vitin 2007, por botimi pas disa vitesh në një libër, erdhi jo vetëm për vlerësimin maksimal që mori me temën, por edhe sepse fi llesat dhe përfshirja në këtë temë i kanë ardhur shumë natyrshmëm. Ndodh që ngjarje të thjeshta nga jeta, të kthehen në pika ndriçuese të për një studim shkencor. Denaldi tregon se “Për natyrën e kërkimeve në studimin tim jam nxitur nga nota humori të shkëputura nga një situatë disi ko-mike që i kishte ndodhur fi lozofes Hannah Arendt. Në një debat qe-sharak me një gjerman pas Luftës së Parë Botërore, i cili po kërkonte gjithë mllef shkaktarin e fatit të keq gjerman, ai e akuzoi atë dhe të gjithë judenjtë për “plagët” që i sollën Gjermanisë së pasluftës. Ajo qetësisht i kthehet: “Po ke të drejtë, fajtor për këtë gjë janë judenjtë e biçikletaxhinjtë.” “Ç’ne biçikletaxhinjtë?”- i tha ai. “Po pse

judenjtë?”- i përgjigjet ajo. Pra, situata ishte pak një “black

comedy”, e cila nën petkun e hu-morit fshihte paditurinë gjermane, por edhe forcën hipnotizuese që

propaganda naziste kishte ush-truar ndaj tyre, duke i rikthyer gjermanët në kavie e duke i veshur judenjtë me një petk djallëzor dhe aktakuza ndaj tyre do të ngelej në nivelin e gojëdhënës, por shumë e efektshme,” që do të çonte për fl ijim një numër shumë të madh njerëzish në një luftë botërore pa fund, ku pjesa më e prekur do të ishin forca më e padobishme për kampet e përqendrimit, që ishin fëmijët.

Gjithashtu, në këtë studim, Denald Prfti ka shfrytëzuar informacione, edhe nga një sërë cikël leksionesh të profesorëve pranë Departamentit të Histor-isë Botërore të Universitetit të Tiranës. “Në realizimin e këtij studimi u nxita edhe nga leximi i veprave monumentale, si ajo e autorit Harvey Sarner apo shkri-meve të ndryshme që me aq zell i ka përgatitur z. Shaban Sinani

Padituria gjermane dhe forca hipnotizuese e propagandës naziste. Si i ktheu gjermanët në kavie, duke i veshur judenjtë me një petk djallëzor. Aktakuza ndaj tyre ngeli në nivelin e gojëdhënës, por shumë e efektshme

dhe besoj se pa inkurajimin nga veprat e tyre nuk do të kisha ni-sur këtë studim që ju të dashur lexues e keni në dorë.”, thotë his-toriani i ri Denald Prifti. Libri ka të reja interesante, të cilat vijnë në këtë studim me mbwshtjejen e udhwheqwses sw temës, dr. Eva Tafi li, si dhe me mbështetjen e z. Maks Husi, kryetarit tw shoqatës së miqësisë Izrael-Shqipëri, z. Petrit Zorba, qw për orientimin e epilogut të këtij studimi hedh dritë mbi strehimin ndër shekuj të judenjve në Shqipëri, duke evi-dentuar vërtet vlerat e bujarisë e mikpritjes shqiptare karshi popullit vëlla hebre. Prifti thotë se “Ky studim u kushtohet të gjithë fëmijëve të pambrojtur judenj, të cilët nuk i lanë të shijonin fëmi-jërinë e tyre.” Në këtë libër ka edhe një studim historik se ku dhe kur ka nisur zanafi lla e përndjekjes së hebrenjve në botë.

rikë”. Këtë historian e vërteton me faktin që edhe sot në shumë vende do të shohim elemente

të kulturës e traditës hebraike. “Një element shume fi snik qe i dallonte hebrenjtë nga te tjerët

ishte përkushtimi i tyre ndaj zotit të tyre monoteist”, shkruan Prifti, duke komentuar më tej se: “Vetë fi lozofi Senaka, i frikësuar për përhapjen e këtij komuniteti në brendësi të Romës, dhe i trem-bur se mos ky komunitet do ta zaptonte atë, me mllef ka thënë se: “ Praktika e këtij kombi ba-takçinjsh ka triumfuar aq sa janë përhapur kudo e të pushtuarit po bëjnë ligje për pushtuesin”. Në një farë mënyre ai u frikësohej tendencave të disa romakëve që kishin filluar t’i pëlqenin ritet dhe besimin hebraik drejt një Zoti të vetëm. Romakët u frikësuan shumë edhe gjatë përhapjeve të ideve të krishterimit nga apostuj si Pali, i cili arriti që me fjalët e tij të rrokte zemrat e shumë bes-imtarëve paganë”.

Libri “Armiku Jude”. Në kopertine Poster: “

Pas forcës së armikut:

Judeu” USHMM Collection

NË FOTO: Perandori Romak Kaligula

Page 7: Viti III LETRAT E PANJOHURA TE JAKOMONIT...janë mbrujtur mite, par-agjykime apo dhe struk-tura të vecanta të histor-isë së shkruar, fi llimisht nga historianët e huaj që janë

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 19www.shqiptarja.comE diel, 5 maj 2013

LIBRI FRAGMENT

ARGUMENTI

Shkrimtar antiçifut,ja argumentet te

“Tregtari i Venedikut”

SHEKSPIRI

Fryma antijudaike nëpër botë, divergjencat midis kishës dhe judenjve. Histeria evropiane “e krishterë” shkon deri aty, sa në

emër të Zotit do të masakroheshin me mijëra judenj të Spanjës.

DENALD PRIFTI

Pas persekutimeve të ndry-shme që i erdhën komunitetit hebre, perëndimi por edhe

lindja nuk diti asnjëherë të sillej me ta dhe për çdo ngjarje apo revoltë, edhe te banorëve lokalë, faji binte mbi këtë komunitet. Një presion i madh karshi tyre u ushtrua edhe nga kisha, pasi ata binin ndesh me ligjet e kishës dhe shiheshin si armiq për të vetmin fakt se ishin vrasësit e birit të Zotit, Jezus Krishtit, dhe si të tillë atyre nuk duhet t’u përgjigjeshin me mëshirë. Një fakt, divergjencat midis kishës dhe judenjve pasqyro-hen edhe në ligjin që doli nga Karli i Madh në vitin 814, që ndante të krishterët nga judenjte dhe në të duket qartë zemërimi karshi tyre. Ligji quhet “Dekret për dorëzimin e judenjve “ dhe është i ndarë në 4 urdhëresa. Aty përshkruhet se judenjtë duhet të konsiderojnë se ata i kanë borxh Zotit, kishës, apo edhe vetë të krishterëve, me vep-rimet e tyre. Kjo më tepër është një akt pendimi që judenjtë duhet të shfaqin, për shkak se ishin ata që vranë “Birin e Zotit”. Madje atyre do t’u merren edhe të mirat materi-ale apo komoditetet që disponojnë. Duke fi lluar që nga ky moment, judenjtë tani duhet të mos i luten me Zotit të tyre në hebraisht, por në latinisht. Ky ligj ndikoi shumë në botën ekonomike mesjetare, si përherë, duke demonizuar kundër-shtarin jude dhe duke i grabitur atij çdo të mirë që kishte përfi tuar deri në atë moment.

Pra, duket qartë se, edhe pse judeu i vitit 800 nuk ishte ai i vitit 1, dhe edhe pse ai nuk dinte se kush ishte ky Krisht dhe si kishte marrë pjesë në dënimin e tij, ai duhet të dënohej me damkë që në lindje, pasi për fatin e tij të keq kishte lindur jude.

Judenjtë fi lluan të shtoheshin kur në Evropë fi lloi të zhvillohej lufta arabo-spanjolle. Më pas ata do të ndihmonin në lulëzimin intelektual të Spanjës në shumë zhanre të ndryshme, si në kulturë apo edhe në shkencat ekzakte. Judenjtë apo çifutët, siç quheshin rëndomtë, u bënë shumë shpejt subvencionuesit e anijeve span-jolle që dilnin për të zhvilluar tregti nëpër Evropë dhe nga andej shumë njerëz me famë çanë për në Francë, Itali e Angli. Në shek-ullin XI, karshi mllefi t për arabët, të pafeve që kishin zaptuar tokën e shenjtë, kalorësit evropianë, dhe sidomos ata spanjollë, fi lluan të ushtronin dorën tek “armiqtë e parë të Krishtit”, judenjtë, duke i përdorur ata si shënjestra pa shpenzime. Urrejtja karshi tyre kishte sfond fetar, por kryesisht shfrytëzohej për qëllime të forta të pozicioneve që kishin ata në botën ekonomike. Fajdexhinjtë e parë në Evropë ishin judenjtë dhe ata i hapën rrugë më pas sistemit bankar. Judenjtë, apo çifutët, nuk ishin pronarë të objekteve që mund

të kishe mundësi t’i shpronësoje me një ligj, prandaj, të frikësuar nga këto ndryshime që mund të ven-doseshin me një të rënë të dorës, ata zgjodhën fajdenë si elementin më të besueshëm për mbarëvajtjen e tyre ekonomike. Getot e para lindën në fi llim në shekullin XII, si pasojë e dënimeve kolektive që sundimtarët u bënin judenjve, dhe sidomos në ditët kur judenjtë kishin kohën e marrjes se borxhit të dhënë. Për sa kohë fisnikëve evropiane iu shtrëngohej laku për të dhënë borxhin, ata me një të rënë të gishtit të vogël të shënonin emrin në listën e zezë të getos. Dhe po të përfundoje aty nuk dihej se ç’fat i priste më vonë.

SI I PËRZURI ANGLIA FAJDEXHINJVE ÇIFUTË, NDIKIMI TE SHEKSPIRI

Edhe Anglia e Mbretit Eduart I, pasi nuk qe e aftë që t’u paguante borxhet fajdexhinjve çifutë, fil-loi t’i përzinte nga mbretëria e vet. Të njëjtat lojëra ndoqi edhe Franca, e kryesisht Filipi i Bukur.

Kur i erdhi fundi kamat-vonesës së parave që duhet t’u dorëzonte kreditorëve judenj, ai i shpalli ata si jo të dëshiruar dhe i përzuri nga mbretëria e tij.

Një përshkrim të demonizimit të fi gurës së judeut fajdexhi na e jep edhe shkrimtari antiçifut Uil-liam Shekspir, i cili në veprën e tij “Tregtari i Venedikut” do të shpre-hë me çdo mjet personifikimin e fajdexhiut hebre me ligësinë. Shekspiri e hiperbolizon shpër-blesën deri në funtin e mishit, duke e bërë më të qartë se kjo racë është e aftë që të rrëmbejë edhe mishin e trupit po t’i jepej mundësia. Sa për një orientim, dihet se shumicat e veprave të Shekspirit janë sponsorizuar nga mbretëresha e Anglisë, dhe me sa duket, vetë mbretëresha ka përfi tuar duke i paguar më mirë 5 monedha Shekspirit sesa më shumë borxhliut të saj hebre.

Skenat e kësaj ngjar-jeje zhvillohen në mesin e shekullit XV në Venedik:

BasaniPo deshët urdhëroni për darkë

me ne

Shajloku (hebreu)Posi-që të mbajë erë derr; që të

ha prejbanesës në të cilën profeti juaj,

Nazareti, e futi brendadjallin! Dua të blej me ju, të shes

me ju, te fl as me ju,te shëtit me ju e te tjera; po nuk

dua të ha me ju, të pime ju, as të falem me ju.

(Shekspir, 2000:27)

E më pas vazhdon me një egërsi të pashoqe, por le ta shohim më mirë këtë vepër:

Shajloku (hebreu)Të vemë te noteri. ShkruajmëNj’akt detyrimi dhe si për shaka.Në mos më kthefsh në ditën e

caktuar,Në vendin e caktuar, këtë shumëA këto shuma, siç e shpreh

kontrata,

Ndëshkimin të ma lash me një funt mish

Nga trupi yt-ta pres ku dua vetë

AntoniPo besa! Ta pranoj këtë senetDhe them q’hebreu paska

dashuri! (Shekspir, 2000:32-33)

PoricaGatitu të presësh mishin, mos

derdh gjakDhe se mos presësh më tepër

a më pakSe një funt mish. Po preve jashtë

masës,Qoftë edhe sa t’anojë peshë e sajMë lehtë ose më rëndë se një

pjesëzSa ç’është e njëzeta e një grime,Ti vdes dhe pasurinë ta merr

shteti.

PoricaÇ’mendon hebre! Prano senetin

tënd.

Shajloku (hebreu)M’i jepni krerët dhe më lini t’ki

(Shekspir, 2000:127)

Pra, ishte më se i qartë mesazhi që ky poet dëshironte t’i jepte pop-ullit të tij, por edhe brezave që do të vinin dhe që do ta përdorin veprën e tij për sulme propagandistike.

Shekspiri pa dyshim ka ndër-tuar një vepër shumë të arrire propagandistike për kohen por çu-ditërisht nuk merr fare në analizë arsyen pse ky jude i “keq” arrijnë deri aty sa të dëshiroj fajden e tij ta shndërroj në funt mishi. Në vepër përçmimet karshi tij pështymat drejtuar karshi tij në një ditë të bukur nga miku i tij që aji e kishte ndihmuar shpesh herë janë vetëm një erë e lehtë në këtë veper. As përcmimi që ju krye karshi të bijës prap autori e anashkalon duke vendosur në qendër dashurinë e të dy të rinjve dhe aspak dhe dhemb-shurinë prindërore.

Çifutët, kryesisht në mesjetë, janë bërë pre e çdo propagande mbi sëmundjet që do të përshkonin Evropën mesjetare, duke i demoni-zuar e vrarë si fajtorë të malaries apo të shumë sëmundjeve të tjera. Histeria evropiane “e krishterë” shkon deri aty, sa në emër të Zotit do të masakroheshin me mijëra judenj të Spanjës. Nga çifutët e ndodhur në Spanjë, një pjesë e mirë e atyre që kishin zënë poste të mira në mbretërinë spanjolle, madje një pjesë e shkencëtarëve apo fajdexhinjve, kur u bënë re-voltat e vitit 1380, ndryshuan për herë të parë kursin e tyre duke u përshtatur me jetën spanjolle dhe duke u kristianizuar e kthyer në fenë katolike (të mbiquajturit ma-ranë). Kisha katolike nuk e priti mirë këtë konvertim dhe një zë oponence ndaj çifutëve spanjollë vinte nga fretërit dominikanë e françeskanë....

(Shënim: ky fragment është marrë me shkurtime nga Libri “Armiku jude...”. Titujt dhe mestitujt janë redaksionalë)

Uilliam Shekspir

Page 8: Viti III LETRAT E PANJOHURA TE JAKOMONIT...janë mbrujtur mite, par-agjykime apo dhe struk-tura të vecanta të histor-isë së shkruar, fi llimisht nga historianët e huaj që janë

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 5 maj 2013

20 SH.com

BOTIMI I RI

LIBRI

Fakte të shumta e dokumente nga arkivat britanike në monografi në e re për Ali Pashën që na zbulojnë fi llimin

e një epoke para rilindase në pashallëkun e Janinës...

IRAKLIKOÇOLLARIMonografi a që zbardh

egimat britanike për Ali Pashën

DORIAN KOÇI

Historia e afërt dhe e largët e Shqipërisë është e mbushur me ngjarje dhe personazhe

të cilët kërkojnë ende dritë dhe do-kumenta për tu zbardhur. Për një kohë të gjatë, ashtu si në të gjithë historinë e rajonit edhe për historinë e Shqipërisë janë mbrujtur mite, paragjykime apo dhe struktura të vecanta të historisë së shkruar, fi llimisht nga historianët e huaj që janë marrë me shkrimin e historisë shqiptare dhe më vonë nga shkollat historike të vendeve të Ballkanit pas formimit të shteteve të tyre kombë-tare dhe së fundi nga vetë historia-nët shqiptarë të cilët ku të kufi zuar nga ideologjia dhe herë në mënyrë të pavullnetshme për ti shërbyer etnocentrizmit apo tani së fundmi në përfshirjen e dekonstruktimit të his-torisë kanë infl uencuar në ndërtimin e miteve tona kombëtare apo dhe në mohimin e vlerave të vërteta historike për ngjarje dhe personazhe që kanë shenjuar historinë tonë kombëtare. Si mund të shikohet lehtë, periudha e formimit të kombeve në Ballkan, si dhe përfshirja e Fuqive të Mëdha në këtë proces mund të rezultojë si peri-udha ku historia jonë e afërt ka pësuar ndërhyrjet më të mëdha kirurgjikale, gjithmonë në shërbim të ndërtimit të hierarkisë së vlerave në Ballkan por dhe të përparësisë politike në emër të gjeostrategjisë dhe gjeopolitikës duke krijuar disa keqkuptime të mëdha. Sipas kësaj historiografi e, shqiptarët në një Ballkan që vlonte dhe po kri-joheshin kombet ishin të fundit ose ata që ishin më pak të ndërgjegjshmit në këtë proces që po konstruktohej dhe po e gjente veten në krijimn e shteteve kombëtarë. Ky përcaktim është kthyer tashmë një klishe që e has në çdo libër për Shqipërinë dhe shqiptarët aq sa edhe kur tentohen të serviren fakte historikë, ata shikohen me dyshim. Sigurisht që kjo dukuri mund të ndodhë për burime dhe fakte historikë të cituar keq, por kur vjen fjala p.sh si në librin më të ri të Pro-fesor Irakli Koçollarit “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat Britanike”, dhe me syrin e thjeshtë të një apasionanti të historisë, dhe jo më një profesionisti, arrin të kuptosh se pas leximit të këtij libri shumë detaje të historisë sonë në fi llimet e nacionalizmit duhen rishi-kuar. Për ta kuptuar më mirë vlerën e librit të Profesor Koçollarit është e rëndësishme të kuptohet epoka dhe perceptimet e gabuara kulturore dhe historike që janë krijuar të paktën në këta 150 vjetët e fundit për Shqipërinë dhe shqiptarët. Periudha e fundit të shekullit të XVII dhe fi llimit të shekullit të XIX, periudhë që fi llon me interesimin e Fuqive të Mëdha për rajonin çka korrospondon përveç pranisë diplomatike dhe ushtarake të Francës, Rusisë dhe Anglisë në këto territore edhe me një bum ud-hëtarësh të huaj kryesisht anglezë dhe francezë. Në fi llim të shekullit të XIX udhëtimi tradicional i “Grand Tour-it pësoi një ndryshim themelor. Një mori udhëtarësh dhe studiuesish, herë si qytetarë të thjeshtë, herë si eksploratorë e herë si të dërguar të qeverive të tyre do përshkonin ter-

ritorin e Epirit dhe Greqisë për të njohur nga afër territoret ku kishte lindur kultura e lashtë që i kish magjepsur duke nxitur një proces të gjerë kulturor që u materilizua me prodhimin e një literature të pasur udhëtimesh që ringjalli nga pluhuri i harresës Ballkanin. Në të njëjtën kohë, kjo periudhë korrespondoi me fi llimin e një ere të re që pat nisur në Evropë pas shpërthimit të Revolucion-it Francez, era e nacionalizmit gjë që u konkretizua në fi llimet e përpjekjeve të popujve të Ballkanit për të formuar shtetet e tyre kombëtare.

I përmendim të dyja këto procese, literaturën e udhëtimit evropiane për Ballkanin dhe fi llimin e shkrimit të

historisë nga shkollat ballkanike të etnive që u kthyen në kombe, sepse janë dy momente të rëndësishëme his-torike që kanë lënë gjurmë në sendër-timin e historisë së Ballkanit. Të parët nëpërmjet mesazheve orientaliste e portretizuan Ali Pashën si despot oriental, gjakpirës e të pabesë, cinik e epshor duke e parë si një shtypës dhe një zotërues të territoreve që ata do të dëshironin të shikonin të projektuar “Heladhën” e teksteve të tyre shkollore , ndërsa të dytët e cilësua si gjaksor e të pamërshishëm për ti dhënë jetë miteve të tyre kom-bëtarë. Një pyetje mund të ngrihet lehtë gjatë studimit të fi gurës së Ali Pashës, pyetje të cilat prof. Koçollari

ngre vazhdimisht në librin që ne kemi sot në duar se përse ka kaq negativ-itet për një fi gurë të tillë historike? A përfaqësonte vërtetë Ali Pasha demonin ballkanik që nuk ndalet para asnjë gjëje për pushtet apo ishte një despot i ilimunuar që udhëhiqte vendin e vet? A kishte ndërgjegje kom-bëtare brenda mendjes të këtij njeriu që drejtonte territore të rëndësishme apo ishte thjesht një burrë shteti oto-man që dëshironte ti shërbente sa më mirë përandorisë? A dëshironte një shtet të tij të pavarur apo thjesht rebelimi i tij ishte një diversion I za-konshëm për të ruajtur pushtetin që po humbte?

Nëse pyetjet i vendosim midis

këtyre dy ekstremeve si mund të shikohet lehtë biem në kurthin e Orientalizmit që Edëard Said ka trajtuar aq mirë në veprën e tij mad-hore, ndaj merita e këtij libri por në veçanti e Prof. Kocollarit është që ai në përfundimet e tij, i shpëton kësaj kuturisje socilogjike dhe niset nga dokumetacioni dhe faktet historike që në këtë libër na vijnë të shumta dhe gjithë tharm për të parë me kujdes fi llimin e një epoke para rilindase në pashallëkun e Janinës. Disa nga pjesët më të rëndësishme të këtij libri janë marëdhëniet e Ali Pashës me Britaninë e Madhe , një nga fuqitë më të mëdha të kohës që për herë të parë trajtohen në historiografi në sh-qiptare në një rrafsh krahasues edhe me mendimin e vet Ali Pashës që na vjen përmes raporteve të ndryshme të konsujve anglezë por sidomos nga “Relacioni Historik” që botohet për herë të parë dhe ashtu si thotë dhe autori sipas të gjithave gjasave do të jetë i shkruar i diktuar nga vet pashai. Në këtë ralacion zbulojmë jo vetëm një verifi kim të gjithë dokumentacionit anglez për Ali Pashën por është dësh-mia e parë autentike e ligjërimit poli-tik të Ali pashë Tepelenës. Po kështu një interes ë veçantë ka enigma Leake, këtij studiuesi shumë të aftë por edhe një zbuluesi të mirrëfi lltë për të kup-tuar jo vetëm fatin e tij personal, por fatin e të gjithave premtimeve angleze që në fund nuk u mbajtën ndaj Ali Pashës. Historiani anglez Xhon Begël-li në konkluzionet e studimit të tij “Ali Pasha dhe Britania e Madhe” shkruan se në vitin 1822, Britania e Madhe ishte gati të mbështeste pavarësinë e tij(indipedencën e Ali Pashës), pasi Perandoria Osmane ndodhej në procesin e shpërbërjes; por kur një Sulltan më i fortë, Mahmuti i II, kishte parandaluar prishjen e (Tur-qisë), ishte në interesin e Anglisë të ruante integritetin e Turqisë kundër mësymjeve, ekspansionit të Rusisë. Ky përfundim i saktë i historianit anglez mbështetet gjerësisht prej dokumentacionit të pasur në këtë libër. Një sërë ngjarjesh të tjera shqiptare të ndriçuara pak nga historiografi a franceze si ngjarjet e Beratit nëpërmjet dokumentave të publikuar në libër ndriçohen për të zbuluar implikimet politike të ngjar-jeve që janë treguar si melodrama sentimentale për marëdheniet mes krushqish-Ali pasha-Ibrahim Pasha Vlora në veprat e Pukëvilit dhe Ibrahim Manzurit prej nga buruar dhe një pjesë e madhe e letërsisë orientaliste për Ali Pashën. Pjesa më e rëndësishme në relacionin e diktuar nga Ali Pasha janë pjesët që i referohen këtij konspiracioni ku ai rreziqet që i kanosen Pashallëkut të Janinës i referohet si rreziqe ndaj “Shqipërisë” duke treguar qartë vetëdijen e territorit që në histo-riografi është një nga elementët e rëndësishëm të proto nacionalizmit.

Historiografi a jonë pasurohet me botimin e kësaj vepre, jo vetëm për shkakun se një vepër e re botohet por sepse pas këtij libri dhe botimi të këtij dokumentacioni do të duhet që elementë të rëndësishëm të fi llesave të krijimit të kombit tonë të rishiko-hen dhe fi gura të tilla si Ali Pasha të rifi tojnë dimensioned e munguara.

NË FOTO: Ali Pashë Tepelena dhe kopertina e librit “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”