25
Kur mund të dalim? Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju përgjigjur kërcënimit COVID-19 Dokument Informues 25 Mars, 2020 Danielle Allen, PhD 1 Lucas Stanczyk,PhD 2 , Rajiv Sethi, PhD 3 Glen Weyl, PhD 4 1 Fakulteti i Qeverisjes dhe Edmond J. Safra Qendra për Etikën, Universiteti Harvard, Cambridge, MA 2 Fakultetit i Filozofisë , Universiteti Harvard, Cambridge, MA 3 Fakulteti i Ekonomisë, Kolegji Barnard dhe Universiteti Columbia, New York, NY 4 Microsoft Research Ky dokument është përkthyer nga origjinali dhe shoqëruar me një material shpjegues nga ekipi i IDRA Research & Consulting (www.idracompany.com)

Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

Kur mund të dalim?

Vlerësimi i modeleve/mundësive

të politikave për t'ju përgjigjur

kërcënimit COVID-19 Dokument Informues 25 Mars, 2020

Danielle Allen, PhD1

Lucas Stanczyk,PhD2,

Rajiv Sethi, PhD3

Glen Weyl, PhD4

1 Fakulteti i Qeverisjes dhe Edmond J. Safra Qendra për Etikën, Universiteti Harvard, Cambridge, MA 2 Fakultetit i Filozofisë , Universiteti Harvard, Cambridge, MA 3 Fakulteti i Ekonomisë, Kolegji Barnard dhe Universiteti Columbia, New York, NY 4 Microsoft Research

Ky dokument është përkthyer nga origjinali dhe shoqëruar me një material shpjegues nga ekipi i IDRA Research & Consulting (www.idracompany.com)

Page 2: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

Përmbledhje

Ky dokument synon (1) të shpjegojë se pse zyrtarët publik/përfaqësesuesit e qeverisë në Shtetet e

Bashkuara po hasin kaq vështirësi për t’ju përgjigjur pyetjes lidhur me kohëzgjatjen e imponimit të

masave kolektive të karantimit; (2) të shpegojë dy qasjet e mundshme të politkave dhe kohëzgjatjes

për të sjellë nën kontroll pandeminë e COVID-19 (në vend që, si një qasje të tretë të mundshme,

thjesht t’a lënë këtë situatë në rrjedhë të lirë); dhe (3) të mbeshtesë mbi bazën e argumentëve

epërsinë e një qasjeje dhe kohëzgjatjeje, konkretisht, atë që ne quajmë “Mobilizim dhe Tranzicion” e

cila është e kundërta në kohëzgjatje me atë që ne quajmë “Ngrirje në vend” dhe me qasjen e tretë që

ne quajmë “Dorëzim”. Në rastin e COVID-19, mospërgatitja jonë e duhur për një pandemi koronavirusi

(ndryshe nga një pandemi gripi) kërkon që ne të mos konsiderojmë atë cka duhet të kishte qenë një

fazë parapërgatitore për të luftuar pandeminë përpara shpërthimit. Kjo nxjerr në pah rëndësinë e

konceptit të mobilizimit. Vetë ne duhet të kuptojmë që duhet të përmbushim njëkohësisht kërkesat e

intervalit 4 dhe intervalit 6 të Kuadrit të Intervalit Pandemik të Departamentit të Shëndetit5. Kjo kërkon

shtim të investimit në burime financiare, njerëzore dhe organizative.

5 Gjashtë intervalet e kuadrit të përditësuar (kliko ketu per burimin) janë: 1)investigimi i rasteve për gripin e ri, 2)njohja e potencialit rritës të transmetimit të virusit, 3) fillimi i një vale pandemie, 4) rritja e valës pandemike, 5)ngadalësimi i valës pandemike, dhe 6) përgatitje për valë të ardhshme të pandemisë – Shënim i IDRA Autorët falenderojnë Marc Lipsitch (Fakulteti i Epidemiologjisw, Harvard T. H. Chan School of Public Health,

Universiteti Harvard ) dhe Rebecca Kahn (Harvard T. H. Chan School of Public Health, Universiteti Harvard) për

mbështetjen.

Page 3: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

Përmbledhje .................................................................................... 3

Hyrje .................................................................................... 5

Vështirësia e dallueshme e COVID-19 në SHBA ............................ 8

Tre Modelet e Skemës Kohore të Masave Reaguese .................. 11

Ngrirje në vend ..........................................................................................................12

Mobilizim dhe Tranzicion ...........................................................................................15

Dorëzimi ..........................................................................................................19

Konkluzione .................................................................................. 22

Page 4: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

Hyrje

Që prej 21 Marsit, 75 milion Amerikanë kanë qëndruar të mbyllur në shtëpi sipas urdhërave dhe

udhëzimeve të lëshuara, sipas raportimit të NBC News (Burke dhe van Hagen, 2020). Ky numër, me

shumë gjasa, do të rritet. Deri në këto momente, nuk është e qartë se sa do të zgjasë dhe kur do të

përfundojë ky karantimin kolektiv. Qytetarët e shtetit të Kalifornisë janë të detyruar të qëndrojnë të

mbyllur në shtëpitë e tyre deri ‘në një njoftim të dytë’ (Shteti i Kalifornisë 2020). Universiteti i Harvardit

ka zgjedhur një qasje edhe më kufizuese, duke i dërguar studentët në shtëpi "deri në një njoftimin të

dytë" (Crimson News Staff 2020). Pavarësisht nëse këto hapa janë ndërmarrë nga autoritetet

shtetërore apo nëpërmjet një organizate të shoqërisë civile, të dy janë shembuj të distancës kolektive

sociale, si një strategji shëndeti publik për të zbutur pandeminë COVID-19. Një kusht i përgjithshëm

për përdorimin e ligjshëm dhe etik të masave të distancimeve kolektive sociale, karantinimit, dhe/ose

urdhërave të izolimimit është që ato të lëshohen sëbashku me kohëzgjatjen e këtyre masave,

përfundimin ose ri-vlerësimin e zgjatjes së tyre për arsye të justifikuara (p.sh., CDC 2004; Allen et al.

2020). Ashtu sikurse e përcakton edhe Departamenti i Shtetit për Shëndetin dhe Shërbimet Njerëzore

në Planin e Pandemisë së Gripit, "Fitimi dhe ruajtja e besimit të publikut janë kyc për zbatimin e

suksesshëm të këtyre masave; mesazhe të qarta për kriteret, arsyetimin, rolin dhe zgjatjen në kohë të

karantinës dhe mënyrave se si cdo person do të mbështetet përgjatë periudhës së karantinimit do të

ndihmojë në gjenerimin e besimit të publikut "(HHS 2005, fq. S8-26). Urdhëra të lëshuara 'deri në një

njoftim të dytë" nuk përmbushin kriteret bazë të standarteve etike e të pranueshme të karantinimit.

Historia e politikës së karantinimit në fakt tregon qasje relativisht tipike të kohëzgjatjes së

karantinimit. Në Angli përshembull, gjendur përpara situatës së murtajës bubonike në periudhën

e hershme moderne, monarkia vendosni një periudhë karantinimi në shtëpi prej 40 ditësh në rast

se zbulohej një individ i infektuar në familje. Me këtë politikë, Anglia ndoqi shembullin e pjesës

më të madhe të Kontinentit, që kishte eksperimentuar gjatë shekujve me karantina prej tridhjetë,

dyzet ose pesëdhjetë ditësh (Newman 2012). Etimologjikisht, fjala "karantinë" rrjedh nga fjala

Italisht për "dyzet ditë", e cila tregon edhe konceptin e një kohëzgjatje të caktuar të karantinimit

në vetvete.

Karantinimi modern është një fenomen relativisht i ri. Pas thuajse një gjysmë shekulli pa u zbatuar

(me përjashtim të disa rasteve duke përfshirë AIDS në Kuba), karantinimi modern u rikthye në vitin

2003 me Sindromën e Rëndë Respiratore Akute (Severe Acute Respiratory Syndrome) ose

epideminë ndryshe referuar si SARS-Coronavirus. Si në Hong Kong apo Kanada, modeli ishte i

ngjashëm. Persona të ekspozuar ndaj infeksionit dhe kontaktet e tyre të drejtëpërdrejta, përfshirë

edhe kontaktet me persona në komunitet, karantinoheshin për një kohëzgjatje të përafërt me

periudhën e inkubimit. Në një zonë të Kanadasë, kohëzgjatja mesatare e karantinimit real të një

Page 5: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

individi ishte në fakt 8.3 ditë për urdhërat që detyronin izolim prej 10 ditësh. (Reynolds et al.

2008). Tajvani fillimisht vuri në zbatim karantinimin prej katërmbëdhjetë ditësh për ata që kishin

qenë të ekspozuar ndaj infeksionit dhe më pas e ulën në dhjetë ditë ndërkohë që kuptonin më

qartë se si zhvillohej periudha e inkubacionit të sëmundjes. Përveç personave që dihej se kishin

qenë të ekspozuar, u kërkohej t'i përmbaheshin kushteve të karantinimit edhe atyre që

udhëtonin për cështje biznesi (CDC 2003).

Këshilli i Sigurisë Kombëtare (2006, p. 106) ka propozuar udhëzime shumë të qarta lidhur me

planifikimin për rastet kur duhet vënë në zbatim karantina kolektive, ndryshe referuar si ‘ditët e

dëborës’ (ditë ku shkollat apo vende pune janë të mbyllura për shkak të motit të keq – shënim

IDRA), në përgjigje të një pandemie të mundshme:

Kufizimet e “Ditëve të dëborës” — rekomandimi apo mandati nga autoritetet,

që individët dhe familjet të kufizojnë kontaktet sociale duke qëndruar brenda

shtëpive të tyre — do të conte në uljen e nivelit të transmetimit në komunitet

dhe do të ofronte mbrojtje për familjet ku infeksioni ende nuk ka mbërritur.

…. Për efektivitetin maksimal dhe për sa është e mundur, kufizimet e ‘ditës së

dëborës’ duhet të zbatohen për të paktën dy periudha inkubimi sipas

përcaktimit nga analiza epidemiologjike e llojit të pandemisë që qarkullon. Në

mungesë të masave përfundimtare kundërpërgjigjëse (p.sh. një vaksine

efektive) kufizimet e ditës së dëborës do të shërbejnë për të ngadalësuar por

jo ndaluar transmetimin e gripit në komunitet. Përdorimet e kufizimeve të ditës

së dëborës gjatë një pandemie mund të ndryshojnë.

Këto kufizime mund të vendosen në zbatim për të dekompresuar fluksin në institucionet e kujdesit

shëndetësor, duke ulur përkohësisht shkallën e infeksioneve të reja brenda një komuniteti te

caktuar.

Koha optimale për zbatimin e kufizimeve të “ditëve të dëborës” nuk është përcaktuar por duhet

të jetë e kontrollueshme për modelim. Ndikimet ekonomike të kufizimeve të ditës së dëborës

mund të jenë mjaft të mëdha dhe duhet të peshohen kundrejt përfitimeve të mundshme

shëndetësore.

Kuptueshmëria epidemiologjike aktuale për COVID-19 parashikon një periudhë inkubimi prej katër

deri në gjashtë ditë, por disa parashikime më të gjata vlerësojnë se është më e përafërt me

katërmbëdhjetë ditë (Guan et al. 2020); së fundmi, disa akademikë kanë parashikuar një periudhë

inkubimi prej dymbëdhjetë ditësh: shiko Lauer et al. 2020). Nën udhëzimet e Sigurisë Kombëtare,

kjo do të thotë se urdhërat për ‘ditën e dëborës’ duhet të kenë një limit prej njëzet e tetë ditësh,

nëse do konsideronim qasjen më konservatore. Ndërkohëqë në përgjithësi, situata që kemi parë

Page 6: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

në praktikë nuk është kjo.

Duke patur në konsideratë rëndësinë e kohëgjatjes së qartë të karantinimit, si nga ana historike e

karantinimit ashtu edhe nga ana e analizës etike të asaj ç’ka përbën përdorimin e drejtë dhe të

duhur të karantinimit si një strategji shëndeti gjatë një emergjence publike, pse ka kaq shumë

urdhëra karantinimi për pandeminë COVID-19 të cilat nuk parashikojnë një kohëzgjatje të qartë?

Cilat do të ishin kohëzgjatjet e përshtatshme për këto karantinime? Si duhet të komunikohet kjo

kohëzgjatje tek publiku?

Këto pyetje janë të lidhura me kapacitetin e qytetarëve demokratikë për të mbrojtur liritë e tyre

dhe për t'i bërë përgjegjës drejtuesit politikë, siç është edhe rasti i qeverisjes nëpërmjet

dekreteve, pa një datë të saktë për ndërprerjen e kësaj mase. (Walker 2020).

Këto pyetje janë gjithashtu të rëndësishme për përpjekjet planifikuese të drejtuesëve politik dhe

personave që drejtojnë organizata të shoqërisë civile. Zyrtarët e bashkisë nuk e dinë edhe për sa

kohë do të duhet të sigurojnë ushqim për fëmijët të cilët zakonisht ushqehen në shkollë dhe tani

kanë nevoja të cilat janë të ndikuara nga mbyllja e shkollës. Profesionistët në fushën edukimit

nuk e dinë nëse investimi në strategjitë e mësimit në distancë është një nevojë e përkohshme

për një përiudhë të shkurtër apo do të jetë e nevojshme edhe për të mundësuar ofrimin e

mundësive të studimit në distance përgjatë vjeshtës. Sic raporton Wall Street Journal, bizneset

në të gjitha shkallët e ekonomisë, nuk e kanë të mundur planifikimin në këtë situatë (Mauer and

Tokar 2020). Kostot sociale dhe ekonomike rëndojnë mbi pasigurinë dhe mbi vështirësitë që ka

vetë distancimit social. Një kohëzgjatje e qartë për strategjitë e zbutjes së pandemisë dhe

komunikimi i qartë me publikun rreth kësaj kohëzgjatjeje është një nevojë urgjente publike.

Ky punim ka për qëllim (1) të shpjegojë pse zyrtarët publikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po

hasin vështirësi në adresimin e pyetjeve rreth shtrirjes në kohë të detyrimit ndaj urdhërave të

karantinës kolektive; (2) të shpjegojë dy modelet e arritshme të politikave të mundsme dhe

programin kohor për ta patur pandeminë COVID- 19, nën kontroll, (në vend të një model të tretë

i mundshëm, që ka një efekt shkatërrues); dhe (3) të argumentojmë për epërsinë e një modeli dhe

shtrirjen në kohë domethënë, asaj që ne e quajmë "Mobilizim dhe Tranzicion"; kjo bie në

kundërshtim me shtrirje në kohë të asaj , që ne e quajmë "Ngrirje në vend" dhe gjithashtu me

modelin e tretë, të cilën ne e quajmë "Dorëzim". Suksesi i tij supozon se hapat e kërkuar mund të

koordinohen me shpejtësi në një nivel kombëtar me një udhëheqje efektive

Page 7: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

Vështirësia e dallueshme e COVID-19 në

SHBA

Ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar për vite me radhë mundësinë e pandemive të reja,

dhe qeveritë në mbarë botën dhe organizatat globale si OBSH janë përpjekur të përmirësojnë nivelin

e gatishmërinë per te përballuar pandeminë. Sidoqoftë, shtetet në veçanti dhe bota në tërësi janë

kapur në befasi nga COVID- 19 dhe përhapja e shpejtë e kësaj sëmundje shumë infektive. Kjo ka qenë

veçanërisht e vërtetë në ShBA, ku planifikimi pandemik është përqendruar kryesisht në strategji te

cilat i përgjigjen një pandemie të gripit.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka një faqe interneti për "Burimet e

Gadishmërisë Pandemike". Me përjashtim të burimeve të zhvilluara relativisht shpejt në muajin e

kaluar për t'iu përgjigjur kërcënimit COVID-19, burimet në këtë faqe përqendrohen në adresimin e

pandemisë së gripit.

Këto përfshijnë Planin e Pandemisë së Gripit, të (akronimi në anglisht HHS) të përditësuar në 2017 i

cili bazohet në Planin e Pandemisë së Gripit të vitit 2005, artikullin e CDC (Qendra për Kontrolllin dhe

Parandalimin e Sëmundjeve) "Udhëzimet për Komunitetin mbi Parandalimin e Pandemisë së

Gripit ", dhe dy dokumente mbi ndërhyrjet jo-farmaceutike (NPI) që gjithashtu përqendrohen tek

gripi.

Plani Pandemik i Gripit përfshin një Kornizë Intervalesh të Pandemisë. Ky plan gjithashtu përqendrohet

në të menduarit për një pandemi të gripit. Pandemia e Gripit karakterizohet nga gjashtë intervale: (1)

investigimi i rasteve për gripin e ri; (2) njohja e potencialit rritës të transmetimit të virusit; (3) fillimi

i valës së pandemisë përmes transmetimit të lehtë; (4) përshpejtimi, i cili do të “trajtohet” me masa si

si distancimi social si dhe me përdorimin e anti-viruseve dhe vaksinave nëse është e mundur; (5)

ngadalësimi, një fazë që përfshin “vaksinimin e vazhdueshëm” të popullsisë; dhe (6) përfundimisht

përgatitja për valët e ardhshme, pasi virusi përvetëson një sezonalitet (Holloway et al. 2014). :

Me pak fjalë, qeveria qendrore ka njohur dhe është duke u përpjekur të korrigjojë fokusin gati-

ekskluziv tek pandemia e gripit, në materialet e gadishmërisë pandemike, që shtrihet nga Plani i

Shërbimeve Shëndetësore i 2005, deri në Planin Pandemik të Gripit të përditësuar në 2017, dhe në të

gjitha materialet përcjellëse të planeve. Përveç kësaj, kornizat aktuale te planifikimit supozojnë

sigurimin e shpejtë të një vaksine sepse bota është përgatitur për shpërndarjen e shpejtë të vaksinave

në kohë reale, duke qenë se gjate pandemise se A (H1N1) në 2009, u realizua me sukses një program

i shpejtë i shpërndarjes së vaksinave. (Yen et al. 2015).

Me fjalë të tjera, qysh nga epidemia e SARS-koronavirus në 2003, qeveria federale në Shtetet e

Page 8: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

Bashkuara është përqendruar në përgatitjen e një pandemie të gripit. Kjo edhe përkundër faktit se

gjatë njëzet viteve të fundit bota ka parë epidemi të shumta ndikuese dhe të rrezikshme të shkaktuara

nga viruse nga familje të ndryshme: jo vetëm SARS, por edhe Sindroma Respiratore e Lindjes së

Mesme (Middle East Respiratory Syndrome MERS-) dhe Ebola. Kjo është njëlloj sikur ishte

mosvëmendja ndaj shfaqjes së Al Kaedës përpara sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Gripi ndryshon nga COVID-19 në atë shkallë saqë kornizat ekzistuese të planifikimit në ShBA nuk janë

në linjë për t’ju përgjigjur nevojave aktuale. Për ta kuptuar këtë, mjafton të shihet vetëm ai që quhet

numri i riprodhimit (numri mesatar i rasteve dytësore që secili rast i infektuar gjeneron) dhe rastet e

vdekshmërisë së rasteve për COVID-19 dhe gripin (por shiko Reed et al. [2013] për një qasje më të

sofistikuar mbi modelimin e fuqisë së secilës). Numri i riprodhimit për gripin sezonal është afërsisht

1.3 persona të rinj për çdo person me grip. Në pandemitë e mëparshme të gripit numrat ishin si më

poshtë: 1.7 në 1957; 1.8 në vitin 1968; dhe 1.5 në 2009 (Biggerstaff et al. 2014). Studiuesit vlerësojnë

shkallën e infeksionit të gripit spanjoll në 1.8 (Id). Shkalla e infeksioni për COVID-19 duket të jetë 2.2

persona të rinj të infektuar për çdo person që mbart virusin (Fauci në al. 2020).

Shkalla e vdekshmërisë për gripin është afërsisht 0,1%; domethënë ka një vdekje për çdo një mijë

raste. Përkundrejt kësaj, për COVID-19, ekspertët vlerësojnë aktualisht shkallën e vdekshmërisë në

diku midis 1 dhe 2%, ose një vdekje për çdo njëqind raste në skajin e poshtëm të shtrirjes (Bonsall,

Parker, dhe Fraser 2020; Ferguson et al. 2020; Lipsitch 2020a; Lipsitch et al. 2020), megjithëse përvojat

e Italisë dhe Iranit sugjerojnë që nivelet e vdekjeve mund të jenë dukshëm më të larta në rast të

“përmbytjes” së sistemit të kujdesit shëndetësor. (Për diskutimet apo paragjykimet e mundshme se si

llogaritet norma e vdekshmërisë në mes të një epidemie, shiko Lipsitch et al. 2015).

Për më tepër, ne nuk mund të presim shumë lehtësim me motin e ngrohtë në një popullatë

“imunologjikisht naïve” (pra që nuk ka zhvilluar imunitet ndaj këtij virusi) siç dëshmohet nga fakti që

COVID-19 po përhapet shpejt në Australi, e cila aktualisht është në sezonin veror.

Së fundmi, vaksinat ekzistojnë për llojet e ndryshme të virusit të gripit. Por askush nuk ka arritur deri

më tani të krijojë një vaksinë për koronavirusin. Në modelimin e një gripi pandemik, Plani Pandemik i

Gripit i Departamentit të Shëndetit, përditësuar në 2017, përshkruan një pandemi “të rëndë ose

shumë serioze” si një pandemi në të cilën 30% e popullsisë është e infektuar. Një element thelbësor i

të gjithë planifikimit për atë skenar është prodhimi i hershëm dhe shpërndarja e një vaksine. Në të

kundërt, modelimi i CDC sugjeron që “pa zbutje, sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes koronavirus 2

(SARS-CoV-2), virusi që shkakton sëmundjen e koronaviusit të ri 2019 (COVID-19), mund të infektojë

më shumë se 60% të popullsisë së SH.B.A. ”(Gostin et al. 2020). Në situatën tonë aktuale, prodhimi i

hershëm dhe shpërndarja e një vaksine është përtej mundësive tona.

Si përmbledhje, planifikimi pandemik i Shteteve të Bashkuara për pesëmbëdhjetë vitet e fundit është

përqendruar në epidemi të llojeve krejt të ndryshme sesa kjo me të cilën po përballemi tani. Kjo del

Page 9: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

më qartë në listen e dhjetë “ Parimeve për Karantinimin Modern” të Departamentit të Shëndetit dhe

Shërbimeve Njerëzore, të përfshira në Planin e tyre të Pandemisë së Gripit në 2005. Parimi i shtatë

lexon si më poshtë:

Parimi 7. Karantina moderne ka më shumë të ngjarë të përfshijë një numër të kufizuar

të personave të ekspozuar në zona të vogla, sesa të përfshijë një numër të madh

personash në lagje ose qytete të tëra. Zonat e vogla mund të mendohen si "kuti" ose

"qarqe koncentrike" të tërhequra rreth rasteve individuale të sëmundjes. Çështjet

logjistike do të ndryshojnë në secilin rast, në varësi të madhësisë dhe vendndodhjes

së kutive

Ky parim ka të bëjë vetëm me llojet e pandemive me karakteristikat e gripit pandemik – që do të thotë

shkallë infeksioni e moderuar, shkallë relativisht e ulët e vdekshmërisë dhe ekzistencën e vaksinave.

Me fjalë të tjera, aparati i planifikimit i zhvilluar nga qeveria amerikane për të udhëhequr veprimet në

një pandemi është krijuar qartazi për një lloj tjetër situate nga llojet e kushteve me të cilat po

perballemi tani. Prandaj nuk është çudi që politikbërësit tanë kanë vështirësi për të gjetur dhe ndjekur

një mënyre veprimi për këtë situatë.

Kontrasti me vendet që përjetuan drejtpërdrejt shpërthimin e SARS në 2003 nuk mund të ishte më i

fortë. Për shembull, Tajvani ka përvojën me pandemitë SARS dhe Coronavirus në planifikimin e saj,

veçanërisht gjatë pesë viteve të fundit (Lanier dhe Weyl 2020). Rezultati i kësaj është se Tajvani ka

pajisur një pjesë të madhe të hapësirave publike (qendra tregtare dhe biznesi) me skanera termik

(kamera që janë sensitive ndaj temperaturës trupore të njerëzve dhe sinjalizojnë për cdo temperaturë

të lartë të njerëzve që kalojnë – shënim IDRA) që mund të ndihmojnë në evidentimin e shpërthimit

potencial në zona të ndryshme dhe mbështet gjithashtu gjurmimin e kontaktit. Hyrjet në transportin

publik kërkojnë që njerëzit të skanojnë një kod QR me telefonin e tyre; kjo siguron informacion për

sistemet e të dhënave që kanë mbrojtje të forta të privatsisë por gjithashtu lejojnë gjurmimin e

kontaktit dhe nëse bëhet e nevojshme të paralajmërohen të gjithë pasagjerët në një tren, ose autobus

që ata kanë qenë të ekspozuar ndaj një sëmundje shumë infektive. Tajvani ka zhvilluar një kulturë

rutinë të vendosjes së maskave dhe ka përgatitur stoqe të pajisjeve mbrojtëse personale që janë të

përshtatshme për pandemitë nga viruse me shkallë më të lartë infektiviteti se sa ato që karakterizojn

llojet e pandemive te gripit6.

6 Shkalla e përdorimit të maskave në Shtetet e Bashkuara është shumë më e kufizuar, pjesërisht për shkak të kuptimit që përcjell: ata me maska supozohet të jenë ose të sëmurë ose të frikësuar. Kjo stigmë pengon përdorimin e masave paraprake. Efekte të ngjashme u shfaqën me helmetat e hokej (sportë në akull, shumë popullor në SHBA- shënim IDRA) pesëdhjetë vjet më parë: lojtarët nuk kishin dëshirë të përdorin helmeta pavarësisht rrezikut të dëmtimit serioz të kokës për sa kohë që përdorimi nga lojtarët e tjerë mbeti i rrallë, sepse ata kishin frikë nga mesazhi që do të dërgonte në lidhje me guximin e tyre (Schelling 1973) . Vendosja e detyrueshme e helmetave zgjidhi problemin dhe nuk lanë vend për stigmë. Duke pasur parasysh kufizimet e furnizimit aktual, përdorimi i maskës së detyrueshme nuk do të ishte as i realizueshëm, as i dëshirueshëm, por njëkohësisht për të rritur prodhimin, do të duhet të ndërmarrim hapa për të ndryshuar kuptimet që

Page 10: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

Per t’ju përgjigjur pyetjes lidhur me kohëzgjatjen që do na duhet te implementojmë për t’ju

përgjigjur përhapjes së virusit COVID-19, do të duhet te rishikojmë në mënyrë kreative udhëzuesit

aktual te planifikimit gjatë një pandemie, duke marrë për baze jo vetëm këto udhëzues, por

gjithashtu përvojën nga vende si Taivani, ku përgatitja për një pandemi është zhvilluar përtej asaj

që është arritur në Shtetet e Bashkuara deri më sot.

Tre Modelet e Skemës Kohore të Masave

Reaguese

Aktualisht, tërësia e rregulloreve ka tre modele ose mënyra për t'iu përgjigjur një shpërthimi

pandemie në mungesë të nje para-pergatitjeje me masa perkatese dhe në mungesë të nje vaksine

paraprake.

Një nga këto modele derivon ne menyre ekskluzive nga ekspertiza mbi shëndetin publik per

ndërhyrjet me bazë jo farmaceutike. Ky Model aktivizon maksimalisht sistemin shëndetësor dhe

tenton t’i devijoje dhe vonojë pasojat e infeksioneve duke i qëndruar në linjë kapacitetit ekzistues

të infrastrukturës sonë shëndetësore, përfshirë ketu nivelin e disponueshëm te kapacitetit

socialo-ekonomik për ndërhyrje. Model e kemi quajtur "Ngrirje në vend", sipas qasjeve te

rregullores.

Modeli i dytë përkon me të njëjtën ekspertizë mbi shëndetin publik me ndërhyrjet me bazë jo

farmaceutike, shoqeruar me ekspertizë nga fusha e Ekonomise dhe Shkencave Politike, ne

mënyrë që të propozoje një mase reagimi te shoqërisë si e tere kundrejt koronavirusit. Ky Model

ka si fokus përshpejtim te larte te masave te gatishmërisë ndaj nje pandemie te perhapur, me

qellim forcimin e konsiderueshem te kapacitetit reagues te sistemit shëndetësor përtej niveleve

të status quo-së, dhe të zvogelojë harkun kohor e karantinës të popullatëse. Ne e quajmë këtë

model "Mobilizim dhe Tranzicion".

Modeli i tretë rrjedh nga metodologjitë utilitare të planifikimit të politikave publike dhe

përqendrohet në pyetjen se si të ekuilibrojnë kostot oportune te secilit askpekt te perfshire: jetë

lidhen me përdorimin e maskave. Njoftimet e shërbimit publik që portretizojnë përdorimin e maskave si një sinjal të përgjegjësisë qytetare dhe shqetësimit për të tjerët mund të luanin një rol të rëndësishëm këtu, duke nxitur admirim dhe jo përbuzje për ata që marrin masa të tilla paraprake. Por duhet të ketë rritje të konsiderueshme në prodhimin e maskave për të përmbushur nevojën e parashikuar.

Page 11: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

e humbur kundrejt kostos për kujdesin ndaj shëndetit dhe mirëqenies që do te sjelle destabilizimi

ekonomik. Te qenurit te ndergjegjshem per rëndësinë dhe forcen ndikuese te këtyre pyetjeve në

lidhje me kostot oportune, eshte e pashmangshme te quajturit e ketij modeli si "Dorezim", për

arsyet që do ti paraqesim me poshtë ne vijim.

Duke e konsideruar shumë te rëndësishëm përshpejtimin e masave te gatishmërisë përgjatë një

Pandemie, Modeli “Mobilizim dhe Tranzicion” shkon disi kundër Skemës rregullatore mbi

Intervalet e zhvillimit te Pandemisë sipas Planit te Masave ndaj Pandemine e Gripit (sikundër

përmendur më lart), ku masat e gatishmërisë prezantohen në Intervalin 6 (gjashtë) dhe të fundit

të procesit të ndërmarrë, konkretisht në situatën kur pandemia aktuale ka përfunduar duke

paraprirë pandeminë e rradhës. Kjo Rregullore thekson se masat dhe rregullat e ndjekura duhet

të ecin paralel me karakteristikat e funksionimit të atij shteti ku ndodh një pandemi, ose t’i

përshtaten trajektoreve aktuale dhe parashikuese të zhvillimeve epidemike, si edhe kushteve

ekonomike. Ndodh që trajektoret e epidemisë të karakterizohen nga skenare të përseritura të

pikut të larte dhe të ulët, zhvillime këto që variojne sipas faktorëve sezonalë dhe ulje-ngritjeve të

zbatimit të distancimit shoqëror. Duhet pranuar që përgjate pikut të ulët (rënies së kurbës) duhet

të përgatitemi për pikun maksimal, dhe gjatë pikut të lartë duhet dhënë vëmendje nevojave

urgjente afatshkurtra. Ndërkohe, impaktet e politikave te ndjekura për zgjidhje do të reflektohen

në intervalin kohor dhe amplitudën që ka piku maksimal dhe minimal.

Sidoqoftë, në rastin e COVID-19, të gjendurit të pa-përgatitur për një pandemi të tillë kërkon që

vëmendje t’i kushtohet aktiviteteve të ndërmarra në Intervalin 4 (katër) dhe Intervalin 6 (gjashtë)

lidhur me përpjekjet tona aktuale. Parimi i ndjekur në këto faza përkufizon më tej rëndësinë e

konceptit të mobilizimit të shoqërise. Nuk jemi aspak si rasti i një biznesi, as në kushtet optimale

të një biznesi me plan masash të hartuar për një pandemi. Përkundrazi, ne kemi nevojë për një

rritje maksimale investimi t të hartuar burimeve tona financiare, njerëzore, industriale dhe

organizative. Me pak fjalë, ne kemi nevojë për një mobilizim të plotë te nje situate ne nivel lufte.

Ngrirje në vend

Modeli “Ngrirje në Vend” është ndërtuar në përpjekje për t'iu përgjigjur pyetjes se si të shmanget

një panik, i cili kërcënon të shkatërrojë sistemin kombëtar të shëndetit (qofshin ato publike ose

private-publike hibride ) ku mjetet e vetme në dispozicion jane: (a) infrastruktura shëndetësore

ekzistuese terapeutike; (b) kufizim në bërje testimesh; dhe (c) ndërhyrje jo-farmaceutike, sic janë

distancimi social dhe karantinim i popullatës. Qëllimi i Modelit kundrejt pyetjes së shtruar është

përcaktimi i nivelit të distancimit social dhe karantinim i popullatës për të ngadalësuar ritmin e

infeksioneve në një nivel te tillë që sistemet ekzistuese shëndetësore të menaxhojnë situaten pa

pësuar kolaps. Shembulli më i mirë i këtij modelimi është punimi që ka patur ndikim të madh në

Page 12: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

opinion punuar nga Neil Ferguson et al. (2020) nga Imperial College. Ferguson dhe kolegët e tij

rekomandojnë një fazë pesë-mujore distancimi social të rreptë në mënyrë që të ulet

përshkallëzimi i COVID-19 dhe ta vonojne fundin e pandemisë deri sa të perfshijë SHBA dhe

Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë Model, përgjatë pikut maksimal dhe minimal të zhvillimit

pandemik presioni mbi sistemet shëndetësore do të vazhdojë të ekzistojë, por jo në të njëjtin

nivel sic do të ndodhte në skenarin ku ritmi i infeksioneve do të ndiqte trajektoren që përkon me

kohen para vendosjes në karantinim të popullatës të detyrueshëm dhe udhëzime përkatëse e

deri në statusin e tanishëm.

Rekomandimi për një periudhë pesë-mujore të distancimit social të rreptë dhe/ ose karantinimi

i popullates është pothuajse i pakonceptuar per shoqërinë e diteve te sotme. Ne nuk jemi hasur

ndonjëherë me një shembull të ngjajshëm të karantinimit emergjent te shtrirë ne kaq kohe

sikunder ky që propozohet; më e afërta që kemi perjetuar si shoqëri ishte epidemina e Ebolës

(periudha 2013–2016) kur një sërë masash per zbutjen e situates (ndalimi i tubimeve publike,

mbyllja e bizneseve, ndalimi i udhëtimeve dhe mbyllja e shkollave) u zbatuan për disa muaj me

rradhë, e megjithatë nuk u imponua në shoqeri një karantinim i popullsise mbarë-kontinental. Le

të rikujtojme rastin kur harku kohor i karantimit të popullates në raste pandemie, i rekomanduar

nga Departamenti i Sigurisë së Brendshme, të ishte dy herë më shumë se sa periudha e

inkubacionit. Në këtë rast, rekomandimi do të ishte një karantinë prej njëzet e tetë ditësh.

Sigurisht, rekomandimi i Departamentit të Sigurisë së Brendshme u krijua nën pritshmërinë se së

shpejti do të ketë një vaksinë për rastin. Modeli i rekomanduar i Imperial College rezulton në një

rekomandim më te ashpër, sepse bazohet në situatën kur mungon një vaksinë nëpermjet së cilës

mund të kontrollohet situata pas një periudhe më pak se ajo njëzet e tetë-ditore.

Megjithatë, propozimi pesë-mujor mbetet masë ekstreme. Për të bërë një krahasim, në Sh.B.A

gjatë Luftës së Dytë Botërore, fëmijët u evakuuan në zona rurale në Shtator 1939. Që në fazën e

parë, vetëm pas katër muajsh, evakuimi u nderpre thjesht sepse njerëzit nuk e zbatuan më.

(Clouting 2018).

Duke qënë të dijshëm rreth mundësisë së vogël të suksesit për një karantinim pesë mujorë të

popullatës, ekspertë të tjerë të shëndetit publik, për shembull Ezekiel Emanuel, Susan Ellenberg

dhe Michael Levy, kanë propozuar qe karantimi pesë mujor të zëvendesohet me një numër

periudhash të njëpasnjëshme më të shkurtra karantinimi të popullatës. Ata rekomandojnë dy

muaj, kohë më të shkurtër per karantinën fillestare të popullatëse dhe presin një ritëm të

vazhdueshëm të zbatimit të periudhave dy mujore të karantinimit dhe urdhra bllokimesh të

aktiviteteve sociale me diference një-mujore pushim nga njëra tjetra, duke u ndjekur kështu për

dy deri në katër cikle të tilla (Emanuel, Ellenberg, dhe Levy 2020; cf .Frieden 2020). Modelimi për

këtë strategji për ShBA-ne është në dispozicion në botimin paraprak tëKissler et al. (2020). Ky

Page 13: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

Modelim sugjeron një hark kohor te përcaktuar me masa zbutëse ndaj situatës, e cila do zgjaste

deri në vitin 2021, dhe ndoshta deri në vitin 2022.

Kostot ekonomike të këtyre politikave të "mbylljes se vendeve" janë tashmë të qarta: prishja e

zinxhirëve të furnizimit në nivel vendas dhe global; humbje në masë e vendeve të punës;

mungesë likuiditeti ne treg; korporata në krizë borxhi; rënia e vlerës së aseteve (shtëpisë dhe

sigurimi i pensionit); falimentime në nivel individual; dhe presioni mbi sistemin financiar (pasi

kredidhënësit të humbasin prej dështimit të huamarrëvsve të tyre). Në Kinë dhe Eurozonë, numri

i sondazheve të Indeksit të Blerësve në Sektorin Privat parashikon një tronditje shumë herë me

të madhe se ai i periudhës 2008/09 dhe fillimi i Recesionit të Madh. Sipas një Raporti të Barron

(Scaggs 2020) që daton në 20 Mars, ekonomistët e Goldman Sachs projektojnë një tkurrje të

ekonomisë prej 24% në tremujorin e dytë të 2020. Indekset kryesore të tregut flasin për një

humbje në vlerën 30% të aksioneve përgjatë muajit të kaluar, më shumë kjo sesa një humbje e

total fitimeve të bëra gjatë tre viteve të fundit. Sekretari i Departamentit të Thesarit ka

paralajmëruar se mosveprimi nga ana e Kongresit do të shkaktonte një nivel papunësie prej 20%,

e cila është përjetuar për herë të fundit gjatë momenteve më kritike Depresionit të Madh

pararendës.

Për të bërë të zbatueshme politikat e përsëritura dhe ekstreme të "mbylljes se vendeve" në një

periudhë dymbëdhjetë muajsh – për të siguruar një mirëfunsionim të vazhdueshëm të sistemit

shëndetësor - udhëheqësit politikë përgjegjës për politikën makroekonomike kanë hartuar një

politikë "ngrirje në vend" për ekonominë, që do të bashkëshoqërojë rregulloren "mbylljes së

vendeve" ndaj shoqërisë. Politika e “Ngrirjes në Vend” është pasqyruar më së miri nga

ekonomistët Emanuel Saez dhe Gabriel Zucman në faqet e internetit dhe blog-et e tyre dhe

postimet individuale opinionesh (Saez and Zucman 2020a; Saez and Zucman 2020b). Ata

argumentojnë se detyra e qeverive është t’i garantojnë bizneseve statusin e të qenurit aktiv

përgjatë periudhës kur zbatohet ndërprerja operacionale e aktiviteteve në shoqeri dhe biznes.

Shkurtime në vendet e punës, që pasohen nga përpjekjet për rikthimin e punonjësve, ul vlerën e

kapacitetit njerëzor për të performuar ne punë dhe përhap rrezikun e papunësisë në mbare

ekonomi dhe shoqëri, e ndërkohe bizneset nuk kane rezerve Cash të mjaftueshme që t’i lejojë

atyre të mbajnë forcën punëtore kur ka mungesë të të ardhurave. Për të zgjidhur këtë problem,

Saez dhe Zucman rekomandojnë një sërë politikash me anë të të cilave investimet publike mund

t'i mbajnë “mbi ujë” dhe punëtorët në listë-pagesen e tyre deri në daljen nga karantina dhe

operimin e bizneseve në treg. Ndërkohe që punëtorëve u kërkohet “te mbyllen”, bizneset “do të

ngrijnë ne vend”, me mbështetje nga investimi publik dhe ofruar përgatitje për të rifilluar

menjëherë me pak rritje të prodhimit të hedhur ne treg.

Deri më tani, Danimarka ka ndërmarrë versionin më ambicioz të modelit "Ngrirje në vend".

Page 14: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

Analistët kanë argumentuar se kjo do t'i kushtojë rreth 13% të PBB-së së saj këtë vit. Ideja është

që në momentin që të mbarojë pandemia, ekonomia do të rimarrë aktivitetin e saj aty ku ka

mbetur. Për sa kohë që njerëzit i përmbahen politikave të karantinës, arsyetimi qëndron dhe

kosto do t’ja vlejë, sepse pandemia do të jetë shndërruar në një tragjedi të menaxhueshme në

vend të një shtytësi të kolapsit shoqëror. Megjithatë kjo llogari e kostove është e paplotë, pasi

këto shifra nuk kanë integruar humbjet që rrjedhin nga vetë izolimet. Kina mbylli zonat e vendit

që përbëjnë vetëm 20% të PBB-së së saj dhe panë një rënie prej 10% të PBB-së gjatë tre muajve

të izolimit. Në SH.B.A., 80% e punëtorëve tanë janë në zona urbane dhe 80% janë në sektorin e

shërbimeve. Nëse ky model do të zbatohej në ShBA, humbjet reale të parashikuara duhet të

vlerësohen në një të tretën deri në gjysmën e ekonomisë për kohëzgjatjen 12 - 18 muaj të

karantinës, ose në 10 - 15 trilion dollarë.

Në modelin e “Ngrirjes në Vend”, njerëzit duhet të planifikojnë për një periudhë dymbëdhjetë

deri tetëmbëdhjetë mujore ku mundësia është të bëhet një rotacion ndërmjet punës nga

distanca në shtëpi dhe daljes perseri jashte ne punë normalisht.

Mobilizim dhe Tranzicion

Modeli “Mobilizim dhe Tranzicion” buron nga këndvështrimi se kërcënimi i kolapsit të

infrastrukturës shëndetësore duhet të trajtohet si një kërcënim i madh kombëtar dhe global i

sigurisë, duke rrezikuar shtyllat themelore sociale, që variojnë nga institucionet politike, deri në

shkolla, deri në industri dhe vendet e punës, dhe, rrjedhimisht , përgjigja e duhur e politikës është

ajo që mobilizon të gjitha burimet e një gjendjeje të kohës së luftës, përfshirë një aleancë globale

të solidaritetit universal, për të luftuar virusin Covid-19.

Bouskill dhe Smith ofrojnë një kornizë të mirë për këtë pikëpamje në artikullin e tyre të

ndërgjegjshëm për vitin 2019 "Kërcënimet dhe Mundësitë globale për shëndetin dhe sigurinë".

Në skicimin e një situate në të cilën një patogjen i ri përhapet në proporcione pandemike, duke

ushtruar trysni tek institucionet publike të shëndetit, ata parashikuan që “fluksi i individëve dhe

mallrave” do të prishej dhe se “udhëheqësit politikë do të përballeshin me punën e madhe të

mbajtjes nën kontroll të patogjenit si fillim, ashtu si dhe të informacionit të gabuar dhe

keqinformimit të publikut që do të përhapej me rritjen e niveleve të vdekshmërisë.” Pasojat

sociale, ekonomike dhe politike mund të jenë katastrofike,” shkruajnë ata, duke na kujtuar se

pandemitë kanë tejkaluar luftën si vrasës (20 milion në Luftën e Parë Botërore, një nga luftërat

më vdekjeprurëse në historinë njerëzore, krahasuar me 50 milion nga Gripi Spanjoll në 1918).

Ndërsa në skenarin e tyre (por jo tonin) patogjeni imagjinar del nga bioterrorizmi, situata që ata

përshkruajnë mbi ndikimin e një pandemie i përshtatet situatës tonë aktuale. Kjo vlen edhe për

Page 15: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

kornizën e përgjigjes ndaj kësaj situate që ata propozojnë. Ata shkruajnë se përballë dobësive të

këtij lloji ndaj pandemive dhe efekteve të tyre, “ne propozojmë nevojën për të rimenduar

konceptet, gjuhën dhe praktikën e sigurisë globale të shëndetit. Kjo do të përfshijë politikëbërësit

dhe vendimmarrësit në mënyrë të qartë duke konsideruar sigurinë shëndetësore si një shtyllë e

sigurisë kombëtare - domethënë mbrojtjen e qytetarëve dhe sistemeve sociale, ekonomike,

ushqimore dhe shëndetësore nga kërcënimet e bëra nga njeriu dhe natyra.”

Modeli “Mobilizim dhe Tranzicion” fillon nga pranimi i arsyetimit se siguria shëndetësore është

një shtyllë e sigurisë kombëtare dhe rajonale dhe globale, dhe se të gjitha burimet e sigurisë

kombëtare mund dhe duhen dedikuar për të arritur sigurinë shëndetësore. Gjatë Luftës së Dytë

Botërore, investimet amerikane në luftë arritën deri në mbi 37% të PBB-së në vitin 1945. Luftimi

i një pandemie si në një kohë lufte përfshin një investim intensiv të burimeve, potencialisht në

një nivel të njëjtë me atë që propozohet në modelin “Ngrirje ne vend”. Përkundër modelit

“Ngrirje në vend”, shpenzimet publike do të ishin njëkohësisht një përgjigje edhe ndaj pandemisë

aktuale por dhe një investim në një të ardhme të gatishmërisë pandemike. Edhe përtej kësaj

pandemie, kemi arsye të forta të mendojmë se do të na duhet të përballemi me shpërthime të

tjera Covid-19 në tre deri pesë vitet e ardhshme përtej pandemise aktuale. (Kissler et al. 2020b).

Çfarë do të thotë “Mobilizimi dhe Tranzicion” si përgjigje ndaj pandemisë Covid-19 në vend të

“Ngrirjes në vend”? Mobilizimi dhe tranzicioni përfshin përshpejtimin masiv të përgatitjes ndaj

pandemisë, i cili lejon mobilitet (levizje) maksimal për një pjesë të madhe të popullsisë sa më

shumë që të jetë e mundur, edhe kur pandemia po vazhdon. Skemat e këtij modeli janë

propozuar nga Paul Romer dhe Alan Garber në New York Times (Romer dhe Garber 2020), nga

Tim Searchinger, Anthony LaMantia dhe Gordon Douglas në Ëashington Post (Searchinger,

LaMantia, dhe Douglas 2020), dhe nga Glen Weyl, Zoe Hitzig dhe Rajiv Sethi në një dokument

informues, “Mobilizimi i ekonomisë kundër Covid-19”.

Në vend që të fokusohemi që të përdorim aplikime të përsëritura të distancës ekstreme sociale

për të kontrolluar Covid-19 gjatë një periudhe dymbëdhjetë deri tetëmbëdhjetë muaj, qëllimi do

të ishte që të përdoren një ose më së shumti dy aplikime të një distancimi të tillë shoqëror për të

ndryshuar trajektoren e transmetimit për sëmundjen, në të njëjtën kohë që gjithashtu investohet

në mënyrë agresive në prodhimin e kapacitetit të testimit, pajisjet mbrojtëse personale,

skanuesve termik dhe mjetet teknologjike për identifikimin e rasteve të infektuara dhe gjurmimin

e kontaktit, me qëllim të arritjes së mbulimit universal të popullatës me këto burime nga mbarimi

i një periudhe fillestare të karantinës prej tre muajsh, për të përfunduar 22 qershorin e vitit 2020.

Kjo datë e fundit të karantinës do t'i lejonte bizneseve një javë kohë që të tërhiqeshin para se të

fillonte viti i ri fiscal (Viti fiskal ne SHBA – shenim IDRA).

Page 16: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

Elementet më të rëndësishëm të këtij investimi agresiv do të ishin (1) implementimi i Teknologjise

së Informacionit të nevojshme për gjurmimin e kontakteve; (2) rritja e aftësisë së testimit në

miliona teste në ditë; (3) prova se imuniteti i përkohshëm është i mundur dhe aftësia për të kryer

kontrolle të antitrupave; dhe (4) izolimi i popullatave të dobeta (vulnerabel) dhe zëvendësimi e

shumicës së personelit shwndetwsorw nw popullatat vulnerabel me persona imunë ose individë

që zbatojnë izolimin ekstrem.

Gjatë të gjithë periudhave të karantinës, individët të cilët mund të testohen për antitrupat dhe

rezulton se kanë imunitet do të përjashtoheshin nga karantina sapo të kenë imunitet dhe me

kushtin që ata tw angazhohen nw Korpusin e Rezervave Mjekësore, një grup vullnetarësh të

mbikëqyrur nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore që mbështet aktivitete

pandemike “përfshirë mbikëqyrjen, vaksinimin, masat lehtësuese, komunikimet dhe arsimin.”

Një përgjigje optimale do të konsideronte gjithashtu përfshirjen e popullatave të rrezikuara nga

rreziku i ulët në këtë program, me paga jo më të ulëta se paga minimale dhe në mënyrë ideale në

të njëjtën kohë me pjesëmarrësit e tjerë, si për të zvogëluar dendësinë e burgjeve amerikane,

ashtu edhe për të adresuar mungesat në fuqinë punëtore duke u dhënë personave të burgosur

mundësinë e ndihmës për përgjigjen pandemike.

Në fund të periudhës fillestare të karantinës, shkollat mund të rihapen, me kontrollet ditore të

temperaturave për studentët dhe stafin, si dhe me testime javore, në mënyrë që çdo shpërthim i

ri të mund të identifikohet dhe kontrollohet shpejt. Individët jo në kategoritë e rrezikut të lartë të

popullatës mund të fillojnë të lëvizin përsëri lirisht, por në një kontekst ku lëvizjet e tyre në

transportin publik gjurmohen me skanimin QR të mbrojtjes së privatësisë dhe ku hapësirat publike

monitorohen në mënyrë rutinore, si në Tajvan, me skanues termik, dhe kur furnizimi me maska

mbrojtëse është mjaft i madh për të lejuar përdorimin rutinë në hapësirat publike. Individët në

kategoritë me rrezik të lartë do të këshillohen që të mbajnë nivele më të ulëta të ekspozimit në

komunitetit deri në një pikë të tillë ku virusi të jetë rikthyer në nivele jo më të rëndësishme sesa

ato të gripit sezonal.

Nëse transmetimi i sëmundjes do të përshpejtohej dhe do t’i shpëtonte identifikimit, gjurmimi i

kontaktit dhe mekanizmat e përmbajtjes të përshkruara më lart, me nivele të parashikuara të

sëmundjes që shfaqen të kërcënojnë sistemin shëndetësor përsëri gjatë dimrit, atëherë një fazë e

dytë e distancimit agresiv social do të duhej të ndërmerrej për një deri në tre muaj.

Kjo metodë politike mobilizon burimet e qeverisë kombëtare për të arritur brenda tre muajve

llojin e gatishmërisë pandemike që iu desh Tajvanit pesë vite për ta zhvilluar, duke ofruar më

shumë mjete dhe aftësi për të përballuar pandeminë, në mënyrë që të mos na duhet të

Page 17: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

mbështetemi vetëm në karantinën kolektive. Përpjekja për gatishmëri pandemike do të

vazhdonte përtej tre muajve deri sa të ishin arritur të gjitha objektivat.

Kjo qasje politike njëkohësisht ri-orienton infrastrukturën dhe forcën e punës në vend, përfshirë

riatdhesimin e llojeve të caktuara të prodhimit industrial, dhe në këtë mënyrë zvogëlon në mënyrë

të matshme ndjeshmërinë e vendit ndaj pandemive në të ardhmen. Kur aktiviteti rutinë i biznesit

rifillon, me vitin e ri fiskal më 1 korrik, ai e bën këtë në një situatë më të forte, ku ekonomia në

tërësi ka më pak prekshmëri ndaj kërcënimit të pandemive. Në këtë drejtim, shpenzimet publike

i kthejnë vlera firmave dhe shoqërisë, dhe e bëjnë këtë më shumë për ata që janë më të aftë të

riorientojnë misionet, qëllimet dhe funksionet e tyre në mbështetje të këtij mobilizimi. Për

qytetarët individ, modeli “Mobilizim dhe Tranzicion” siguron një kornizë për t'u përqëndruar në

atë se si ata mund të kontribuojnë në përpjekjet për të mposhtur virusin; individët bëhen

pjesëmarrës aktivë në përpjekjen për të arritur sigurinë kombëtare, dhe jo njerëz që strehohen

pasivisht në vend.

Në modelin e “Mobilizimit dhe Tranzicionit”, individët duhet të planifikojnë së pari për një

periudhë intensive tremujore të pjesëmarrjes në inovacionin dhe eksperimentimin e mobilizimit -

qoftë në karantinë, qoftë në vijat e para me përdorim rutinë të pajisjeve mbrojtëse personale. Kjo

do të pasohet nga një kalim në “normën e re” të lëvizjes përgjatë orareve të ndryshme për pjesë

të ndryshme të vendit ose, kur është e mundshme dhe e këshillueshme etikisht dhe

epidemiologjikisht, për segmente të ndryshme të popullatës (studentë, të rritur që punojnë,

pensionistë, etj.).

Kosto ekonomike e shoqëruar Mobilizim dhe Tranzicion vlerësohet të jetë midis 2 trilion deri 3

trilion dollarë nga ekonomistët Glen Weyl dhe Rajiv Sethi (2020) (Rreth 10% e PPB se SHBA-ve –

shenim i IDRA).

Programi i propozuar do të ishte mbajtja e distancës ekstreme sociale nga tani deri më 22 qershor

(afërsisht tre muaj) dhe pas kësaj kalimi në bllokim të stratifikuar ose "ditë dëbore" sipas modelit

të Tajvanit, të mbështetur nga testimi i gjerësisë dhe gjurmimi i kontaktit të mbështetur nga TI,

me shumicën e popullsisë në gjendje të kthehet në lëvizshmëri të plotë. Nëse shkalla e

transmetimit fillon të përshpejtohet përsëri, së pari ne përpiqemi të marrim masa graduale, por

nëse përhapja parashikohet të kërcënojë sistemin shëndetësor përsëri në dimër, atëherë bëjmë

një fazë të dytë të distancës agresive sociale për një deri në tre muaj.

Page 18: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

Dorëzimi

Përvec dy modeleve që pershkruam më lartë ka edhe nje model të tretë. Ky model fillon me

pranimin e arsyetimit se “ndërprerja e ekonomisë” që shkaktohet si në modelin “Ngrirje në vend”

dhe në “Mobilizim dhe Tranzicion” krijon kosto të tilla mbi shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve

që vështirë të llogariten dhe ato duhet të vihen në peshore kundrejt kostove afat-shkurtra të

jetëve njerëzore që do të humbasin për shkak të virusit.

Ky model bazohet në pikëpamjen që një karantinë afat-gjatë në nivel kombëtar ose pothuaje

kombëtar, sjell kosto të mëdha të papranueshme. Në këtë model, politika më e mire është që

virusi të lejohet të ndjekë rrjedhën e tij. Përgjatë një periudhe 305 mujore, 2 milion njerëz do të

vdesin në SHBA dhe ajo që quhet “imuniteti i tufës” do të ketë filluar të krijohet, por ndërkohë

goditjet dhe dëmet e mëdha ekonomike që do të vinin në rast të modeleve “Ngrirje në vend” dhe

“Mobilizim dhe Tranzicion” do të mund të shmangeshin.

Pavarësisht ndjesisë intuitive se “Dorëzimi” ka më pak “kosto” (në kuptimin e ngushtë ekonomik)

se dy modelet e tjera, llogaritjet ekonomike tregojnë në fakt se ky model (Dorëzimi) është më i

kushtueshëm se dy opsionet e tjera. Vlera në dollarë që zakonisht i përcaktohet humbjes së një

jete njerëzore (si statistikë) si nga ekonomistët dhe agjensitë qeveritare është midis 5 deri 10

milion dollarë. Nëse do ta përdornim këte shifër në skemën kosto-përfitim, atëherë në terma

qartësisht vetëm ekonomike “për të shpëtuar” 2 milionë jetë njerëzore do të duheshin 10-20

trilione dollarë. Përkundër kësaj shifre, edhe në rastin më të keq të modelit “Ngrirje në vend” që

do të merrte 12-18 muaj, kostoja do të ishte diku midis 10-15 trilione dollarë. Ndërkohë që sic

është treguar më lart kostoja për modelin “Mobilizim dhe Tranzicion” është 2-3 trilione dollarë.

Edhe sikur ta shikojmë thjesht dhe vetëm në aspektin ekonomiko-utilitar “Dorëzimi” nuk është

modeli për t’u ndjekur dhe Mobilizim dhe Tranzicion ka profilin më të mire kosto-përfitim.

Megjithatë, ne nuk e mbështesim përzgjedhjen e qasjen më të mirë bazuar vetëm mbi konceptin

e kostove relative të paraqitur në vlera monetare tek modelet e Ngrirjes, Mobilizimit dhe

Dorëzimit. Edhe pse ne e kuptojmë fuqinë dhe forcën e arsyetimit lidhur me një sërë ndikimesh

të ndryshme mbi shëndetin, në peshimin midis jetëve të humbura ndaj virusit dhe jetëve të

ndikuara negativisht nga mbyllja e shkollave, dëmet në shëndetin mendor nga izolimi dhe

ndërprerjen e ekonomisë, ne mendojmë që pyetja themelore është e një tjetër lloji. Në

kuptueshmërinë tonë të situatës, angazhimi ynë ka të bëje me gjetjen e një zgjidhjeje se si

shoqëria mund, në rradhe të parë, të ofrojë atë që duhet të bëjnë institucionet, puna e së cilëve

është të shërojnë, edukojnë dhe punësojnë. Ndaj dhe sa i takon përkufizimit për qasjen e tretë,

nuk ka mundësi tjetër, vecsë ta përkufizojmë si “Dorëzim”.

Page 19: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

Në këndvështrimin tonë, korniza më e përshtatshme për ta analizuar situatën e COVID-19 rrjedh

nga literatura e gjerë e filozofisë politike mbi konceptet e qeverisjes dhe ligjshmërisë poltike. Këtu

përshihen koncepte të tilla si përgjegjësitë e qeverisjes për të siguruar të drejtat themelore,

sigurinë fizike, mirëqënien shëndetësore, ruajtjen nga rreziqet dhe sigurinë e pronës private si

dhe kapacitetin shoqërorë për t’u vetëushqyer dhe për të edukuar fëmijët, apo atë që Deklarata

e Pavarësisë e quajti “kërkimin e lumturisë”. Cdo qeveri e cila qëllimisht ndalon përpjekjet për të

mbrojtur këto të drejta themelore për këdo prej nesh, ka braktisur bazat e ligjshmërisë së saj.

Sipas normave të teorisë së të drejtës për luftë7, qëllimi është të sigurohet shoqëria në

përgjithësi, duke pranuar humbjen e jetës vetëm nëse është pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur

bazat e mirëqënies së të gjithëve. Të zgjedhësh të lejosh vdekjen e dy milion bashkëqytetarëve

pa bërë asnjë përpjekje për të shmangur rrezikun, është jo vetëm moralisht e paarsyeshme por

do të thoshte gjithashtu që institucionet tona kanë dështuar në qëllimin e tyre themelorë për të

cilin janë krijuar. Në këtë kuptim, ky model do të ishtë dorëzim. Ka alternative të tjera dhe

Dorëzimi paraqet një zgjedhje të paparanueshme.

Në momentin që një pandemi shihet si një kërcënim i sigurisë kombëtare, ne arrijmë në

përfundimin se na duhet një plan i ngjashëm me atë të përdorur në kohë lufte. Objektivi nuk

është vetëm garantimi i shëndetit, por gjithashtu mbrojtja e ekonomisë, shoqërisë, lirive dhe të

drejtave themelore, drejtësisë dhe njëkohësisht shëndetit kundrejt kërcënimit të COVID-19. Kjo

kërkon gjetjen e politikave për rimëkëmbjen e ekonomisë, mbështetjen e kohezionit social dhe

shëndetit mendor dhe respektimin e të drejtave dhe lirive për garantimin e sigurisë

shëndetësore duke ndërtuar njëkohësisht infrastrukturën për një të ardhme me te sigurtë, të

drejtë dhe me aftësi për ta marre veten shpejt nga situata të tilla.

Kur krahasojmë dy modelet / mundësitë e politikave lidhur me këto dimensione, ne arrijmë në

konkluzionin se “Mobilizimi dhe tranzicioni” ka më shumë përparësi. Modelimet e mëtejshme në

fushën e shëndetit publik janë të rëndësishme për të përmirësuar “kalendarin e nderhyrjeve” sipas

kësaj qasjeje. Megjithatë, bazuar në të dhënat ekzistuese dhe duke supozuar se hapat e nevojshëm

mund të koordinohen me shpejtësi përmes udhëheqjes efektive, ne hamendësojmë rezultatet e

mëposhtme si rezultat i krahasimit të dy strategjive.

7 Teori e së drejtës për luftë është një filozofie e vjetër Kristiane e cila përpiqet të bashkërendoj arsyet që përcaktojnë se kur është e drejtë për një shtet të shkojë në luftë dhe kushtet mbi të cilat duhet kryer lufta (shënim IDRA).

Page 20: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

Ngrirje në Vend Mobilizim dhe Tranzicion

Ekonomia —

afatshkurtër

Degradon aftësitë dhe burimet

njerëzore si edhe planifikimin e

biznesit

Stimulon burimet njerëzore dhe

organizative përmes investimeve (të

ngjashme me ato në kohë lufte) dhe

inovacionit.

Ekonomia —

afatgjatë

E dobët si para dhe pas krizës Ndjeshmëria më e reduktuar ndaj

pandemisë.

Vlera e tranzicionit do të reflektohet në

rritje ekonomike

Shoqëria Shëndeti mendor dhe fizik i

dëmtuar nga izolimi dhe

reduktimi i lëvizjeve

Një ndjesi për “fatin e përbashkët” të

shoqërisë dhe i kontrollit mbi këtë “fat”

Mundësi për ndikim pozitiv mbi kohezionin

social

Liria Rritja e shkallës së

pranueshmërisë së kontrollit të

lëvizjeve nga ana e qeverisë për

një periudhë të gjatë shkatërron

angazhimin ndaj mbrojtjes së

lirisë. protection

Vënia e theksit në gjetjen e mundësive për

një karantinim minimal mbështet

angazhimet afatgjata ndaj lirisë.

Aksesi i diferencuar tek rimëkëmbja e të

drejtave e lehtësuar nga kërkesat e

shërbimeve Drejtësia Pabarazitë para-ekzistuese në

ekonomi dhe shoqëri do të

ngrijnë në vend dhe në rastin e

zgjatjes të mbylljes së shkollave,

do të përkeqësohen

Investimet si në kohë lufte kanë tendencën

të gjenerojnë një ekonomi më të barabartë,

si në kontekstin e Luftës së dytë Botërore.

Koha e reduktuar e mbylljes së shkollave

zvogëlon pabarazinë e transmetuar përmes

arsimit.

Page 21: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

Shëndeti Sistemi shëndetësor i stabilizuar

dhe vdekja me dinjitet e

mundshme.

Vdekjet nga COVID-19 të

reduktuara ndjeshëm bazuar në

skenarin filestar “mos bëj asgjë”.

Vdekjet dhe vuajtjet personale të

rritura ndjeshëm nga shkaqe të

tjera ekonomike dhe sociale.

Sistemi shëndetësor i stabilizuar dhe vdekja

me dinjitet e mundshme.

Vdekjet nga COVID-19 të reduktuara

ndjeshëm bazuar në skenarin fillestar “mos

bëj asgjë”.

Vdekjet dhe vuajtjet personale nga shkaqe

ekonomike dhe sociale të reduktuara në

krahasim me modelin “Ngri në vend”

Siguria e shëndetit e përmirësuar

Në ndryshim nga modeli “Ngrirj në vend” i cili do t’i kushtojë ekonomisë 1/3 – ½ e saj, modeli

“Mobilizim dhe Tranzicion” do të kushtojë rreth 2-3 trilion dollare. Ky nivel është afër atij të

paketës stimuluese aktuale prej 2 trilion dollarësh . Është ende pyetje e hapur në se do të jemi

në gjendje që të arrijmë sukses edhe me kë të qasjen e Mobilizimit dhe Tranzicionit. Suksesi

varet sidomos nga dy parametra: i) niveli i imuzimit që do të arrijë popullsia dhe ii) testimi në

masë.

Konkluzione Vëmendja jonë duhet t’i kushtohet tejkalimit të emergjencës së shëndetit publik përmes strategjive të

koordinuara në këtë fushë që na mundësojnë një infrastrukturë të re shëndetësore që të jetë në

gjendje të luftojë pandeminë duke mbrojtur liritë themelore njerëzore, pa shkaktuar padrejtësi, pa

shkatërruar ekonominë dhe duke ruajtur qëndrueshmërinë e institucioneve të rëndësishme të

demokracisë. Paradigma politike e quajtur “Mobilizimi dhe Tranzicioni” na pozicionon ne më mirë për

të garantuar ato objektiva për sa kohë që udhëheqësit e të gjitha niveleve të qeverisjes mund të ulen

së bashku sa më parë për të punuar për një përgjigje të koordinuar mbarë-shoqërore.

Kur mund të dalim nga shtëpitë tona? Teksa me të drejtë e shohim drejtimin ekonomik të

propozuar nga Modeli “Ngrirje në Vend” si shumë problematik, ne nuk duhet të kalojmë nga

Ngrirja te Dorëzimi. Nëse ne dëshirojmë të dalim nga karantina sa më shpejt dhe të drejtohemi

në hapësira publike dhe institucione më të sigurta, atëhere na duhet të ngremë zërin sot dhe të

advokojmë në favor të “Mobilizimit dhe Tranzicionit”.

Ne e ofrojmë këtë analizë si pjesëmarrës / aktorë në një situatë që kërkon planifikim kolektiv urgjent

dhe ju ftojmë të na bashkoheni në përpjekjen tonë për t’jua komunikuar këtë analizë vendimmarrësve

të të gjitha niveleve.

Page 22: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

Referenca

Allen, Danielle, et al. 2020. “Securing Justice, Health, and Democracy against the Threat of COVID19.” Edmond J. Safra Center for

Ethics Rapid Response Impact Initiative White Papers. Posted March 20, 2020.

Biggerstaff, Matthew, et al. 2014. “Estimates of the reproduction number for seasonal, pandemic, and zoonotic influenza: a

systematic review of the literature.” BMC Infectious Diseases 14, 480 (http://www.biomedcentral.com/1471-2334/14/480

Bonsall, David, Michael Parker, and Christophe Fraser. 2020. Sustainable Containment of COVID-19 using Smartphones in China:

Scientific and Ethical Underpinnings for Implementation of Similar Approaches in Other Settings. Posted March 17, 2020.

https://github.com/BDI-pathogens/covid-19_instant_tracing/blob/master/Policy%20forum%20-%20COVID-

19%20containment%20by%20herd%20protection.pdf

Bouskill, Kathryn E., and Elta Smith. 2019. “Global Health and Security: Threats and Opportunities.” Rand Corporation, December

2019. https://www.jstor.org/stable/resrep19904?seq=1#metadata_info_tab_contents (accessed March 21, 2020).

Burke, Minyvonne, and Isobel van Hagen. 2020. “75 Million Americans under Virtual Lockdown.” NBCNews.com, posted March

21, 2020. https://www.nbcnews.com/news/world/75-million-americans-under-virtual-lockdown-after-italy-suffers-huge-

n1165591 (accessed March 23, 2020).

CDC. 2003. “Use of Quarantine to Prevent Transmission of Severe Acute Respiratory Syndrome— Taiwan, 2003.” Morbidity and

Mortality Weekly Report 52 (29): 680–83. https://www.jstor.org/ stable/23314005 (accessed March 21, 2020).

CDC. 2004. “Postexposure Prophylaxis, Isolation and Quarantine to Control an Import-Associated Measles Outbreak—Iowa,

2004.” Morbidity and Mortality Weekly Report 53 (41): 969–71. https://www.jstor.org/stable/23315472 (accessed March 21,

2020).

CDC. 2020. “Pandemic Preparedness Resources.” Centers for Disease Control and Prevention Website, last reviewed February

15, 2020. https://www.cdc.gov/coronavirus/2019-ncov/php/pandemic-preparedness-resources.html

Clouting, Laura. 2018. “The Evacuated Children of the Second World War.” Imperial War Museum Website, posted January 3,

2018. https://www.iwm.org.uk/history/the-evacuated-children-of-the-second-world-war (accessed March 22, 2020).

Crimson News Staff. 2020. “Harvard Moves Classes Online, Asks Students Not to Return after Spring Break in Response to

Coronavirus.” Harvard Crimson, posted March 11, 2020. https://www.thecrimson.com/article/2020/3/11/harvard-coronavirus-

classes-cancelled/ (accessed March 23, 2020).

Emanuel, Ezekiel J., Susan Ellenberg, and Michael Levey. 2020. “The Coronavirus Is Here to Stay, So What Happens Next?” New

York Times, March 17, 2020. https://www.nytimes.com/2020/03/17/opinion/coronavirus-social-distancing-

effect.html?action=click& (accessed March 17, 2020).

Fauci, Anthony S., H. Clifford Lane, and R. R. Redfield. 2020. “Covid-19—Navigating the Uncharted.” New England Journal of

Medicine, February 28, 2020. https://www.nejm.org/doi/full/10.1056/ NEJMe2002387 (accessed March 23, 2020).

Ferguson, Neil M., et al. 2020. “Impact of Non-Pharmaceutical Interventions (NPIs) to Reduce COVID-19 Mortality and Healthcare

Demand.” Imperial College COVID-19 Response Team. Report 9, March 16, 2020.

https://spiral.imperial.ac.uk:8443/handle/10044/1/77482 (accessed March 16, 2020).

Frieden, Thomas. 2020. “When Will It Be Safe to Go Out Again?” Washington Post, March 24, 2020.

https://www.washingtonpost.com/opinions/when-will-it-be-safe-to-go-out-again/2020/03/24/7cb2e488-6de1-11ea-aa80-

Page 23: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

c2470c6b2034_story.html (accessed March 24, 2020).

Gostin, Lawrence O., James G. Hodge Jr., Lindsay R. Wiley. 2020. “Presidential Powers and Response to COVID-19.” JAMA,

published online March 18, 2020. https://jamanetwork.com/journals/ jama/fullarticler/2763423

Guan, Wei-jie, et al. 2020. “Clinical Characteristics of Coronavirus Disease 2019 in China.” New England Journal of Medicine,

February 28, 2020. https://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMoa2002032 (accessed March 24, 2020).

Holloway, Rachel, and Sonja A. Rasmussen, Stephanie Zaza, Nancy J. Cox, Daniel B. Jernigan, with the Influenza Pandemic

Framework Workgroup, Centers for Disease Control & Prevention. 2014. “Updated Preparedness and Response Framework for

Influenza Pandemics: Recommendations and Reports.”Morbidity and Mortality Weekly: Recommendations and Reports, 63. No.

6, p. 1-9. Report, https://www.cdc.gov/flu/pandemic-resources/pdf/mmwr-rr6306.pdf

Homeland Security Council. 2006. “National Strategy for Pandemic Influenza: Implementation Plan.” May 2006.

https://www.cdc.gov/flu/pandemic-resources/pdf/pandemic-influenza-implementation.pdf (accessed March 21, 2020)

Kissler, Stephen M. and Christine Tedijanto, Marc Lipsitch, and Yonatan Grad. 2020a. “Social Distancing strategies for cubing the

COVID-19 epidemic.” medRXiv Preprint. Posted March 22, 2020.

https://www.medrxiv.org/content/10.1101/2020.03.22.20041079v1 (accessed March 24, 2020).

Kissler, Stephen M., Christine Tedijanto, Edward Goldstein, Marc Lipsitch, and Yonatan Grad. 2020b. “Projecting the transmission

dynamics of SARS-CoV-2 through the post-pandemic period.” medRXiv Preprint, posted March 6, 2020.

https://www.medrxiv.org/content/10.1101/2020.03.04.20031112v1 (accessed March 24, 2020).

Lanier, Jaron, and E. Glen Weyl. 2020. “How Civic Technology Can Help Stop a Pandemic: Taiwan’s Initial Success Is a Model for

the Rest of the World.” Foreign Affairs, March 20, 2020. https://www.foreignaffairs.com/articles/asia/2020-03-20/how-civic-

technology-can-help-stop-pandemic (accessed March 23, 2020).

Lauer, Stephen A., Kyra H. Grantz, Qifang Bi, Forrest K. Jones, Qulu Zheng, Hannah R. Meredith, Andrew S. Azman, Nicholas G.

Reich, and Justin Lessler. 2020. “The Incubation Period of Coronavirus Disease 2019 (COVID-19) From Publicly Reported

Confirmed Cases: Estimation and Application.” Annals of Internal Medicine (Digital Research), March 10, 2020. DOI:

10.7326/M20-0504 (accessed March 24, 2020).

Lipsitch, M., C. A. Donnelly, C. Fraser, I. M. Blake, A. Cori, I. Dorigatti, et al. 2015. “Potential Biases in Estimating Absolute and

Relative Case-Fatality Risks during Outbreaks. PLoS Neglected Tropical Disease 9 (7): e0003846.

https://journals.plos.org/plosntds/article/file?id=10.1371/journal.pntd.0003846&type=printable (accessed March 24, 2020).

Lipsitch, Marc. 2020a. “Why It’s So Hard to Pin Down the Risk of Dying from Coronavirus.” Washington Post, March 6, 2020.

https://www.washingtonpost.com/ (accessed March 18, 2020).

Lipsitch, Marc. 2020b. “Seasonality of SARS-CoV-2: Will COVID-19 go away on its own in warmer weather?” Center for

Communicable Disease Dynamics (CCDD) at the Harvard T. H. Chan School of Public Health. https://ccdd.hsph.harvard.edu/will-

covid-19-go-away-on-its-own-in-warmer-weather/ (accessed March 18, 2020).

Lipsitch, Marc, David L. Swerdlow, and Lyn Finelli. 2020. “Defining the Epidemiology of Covid-19 —Studies Needed.” New England

Journal of Medicine, February 19, 2020. DOI: 10.1056/NEJMp2002125

Mauer, Mar, and Dylan Tokar. 2020. “Johnson and Johnson CFO Warns Coronavirus to Make Guidance ‘100% Precisely Wrong.’”

Wall Street Journal, March 24, 2020. https://www.wsj.com/articles/ johnson-johnson-cfo-warns-coronavirus-uncertainty-to-

make-guidance-100-precisely-wrong11585007136?mod=searchresults&page=1&pos=1 (accessed March 23, 2020).

Page 24: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

Newman, Kira L. S. 2012. “Shutt Up: Bubonic Plague and Quarantine in Early Modern England.” Journal of Social History 45 (3):

809–34. https://www.jstor.org/stable/41678910?seq=1 (accessed March 21, 2020).

Reynolds, D. L., J. R. Garay, S. L. Deamond, M. K. Moran, W. Gold, and R. Styra. 2008. “Understanding Compliance and

Psychological Impact of the SARS Quarantine Experience.” Epidemiology and Infection 136 (7): 997–1007.

https://www.jstor.org/stable/30221568 (accessed March 21, 2020).

Reed, Carrie, et al. 2013. “Novel Framework for Assessing Epidemiologic Effects of Influenza Epidemics and Pandemics.” Emerging

Infectious Diseases 19 (1): 85–91. https://wwwnc.cdc.gov/eid/ (accessed March 23, 2020).

Romer, Paul and Alan Garber. 2020. “Will Our Economy Die from Coronavirus?” New York Times, March 23, 2020.

https://www.nytimes.com/2020/03/23/opinion/coronavirus-depression.html (accessed March 23, 2020).

Rothstein, Mark A. 2015. “From SARS to Ebola: Legal and Ethical Considerations for Modern Quarantine.” Indiana Health Law

Review 12: 227–80. https://pdfs.semanticscholar.org/6b29/7aa6446d2e63d50dfe57b019684425ab0ce4.pdf (accessed March

24, 2020)

Saez, Emanuel and Gabriel Zucman. 2020a. “Keeping Business Alive: The Government as Buyer of Last Resort.” Posted to personal

website, March 15, 2020. http://gabriel-zucman.eu/files/coronavirus.pdf (accessed March 24, 2020).

Saez, Emanuel, and Gabriel Zucman. 2020b. “Targeted intervention on COVID-19 must support businesses, workers.” Posted to

personal website March 15, 2020. http://gabriel-zucman.eu/files/coronavirus.pdf (accessed March 24, 2020).

Scaggs, Alexandra. 2020. “The U.S. Economy Could Contract by 24% Next Quarter, Goldman Sachs Says.” Barron’s, March 20,

2020. https://www.barrons.com/articles/u-s-economy-could-contract-by-24-next-quarter-goldman-sachs-says-51584713292

Schelling, Thomas C. 1973. “Hockey Helmets, Concealed Weapons and Daylight Saving: A Study of Binary Choices with

Externalities.” Journal of Conflict Resolution 17 (3): 381–428. https://www.jstor.org/stable/173406?seq=1 (accessed March 24,

2020).

Searchinger, Tim, Anthony LaMantia, and Gordon Douglas. 2020. “The U.S. Faces Two Disastrous Scenarios. There’s a Third

Option.” Washington Post, March 23, 2020. https://www.washingtonpost.com/opinions/2020/03/23/mass-testing-is-only-

sustainable-solution/ (accessed March 24, 2020).

State of California. 2020. “Executive Order N-33-20.” Issued March 19, 2020. https://www.gov.ca.gov/ wp-

content/uploads/2020/03/EO-N-33-20-COVID-19-HEALTH-ORDER-03.19.2020-002.pdf (accessed March 23, 2020).

Thompson, Derek. 2020. “Denmark’s Idea Could Help the World Avoid a Great Depression: ‘We are freezing the economy.’” The

Atlantic, March 21, 2020. https://www.theatlantic.com/ideas/ archive/2020/03/denmark-freezing-its-economy-should-

us/608533/ (accessed March 22, 2020).

U.S. Department of Health and Human Services. 2005. Pandemic Influenza Plan, November 2005.

https://www.cdc.gov/flu/pandemic-resources/pdf/hhspandemicinfluenzaplan.pdf (accessed March 22, 2020).

U.S. Department of Health and Human Services. 2017. Pandemic Influenza Plan: 2017 Update.

https://www.cdc.gov/coronavirus/2019-ncov/php/pandemic-preparedness-resources.html (accessed ???)

Walker, Shaun. 2020. “Hungary to consider bill that would allow Orbán to rule by decree.” The Guardian, March 23, 2020.

https://www.theguardian.com/world/2020/mar/23/hungary-to-consider-bill-that-would-allow-orban-to-rule-by-decree

(accessed March 23, 2020).

Page 25: Vlerësimi i modeleve/mundësive të politikave për t'ju

Weyl, Glen, Danielle Allen, Lila Tetrikov, and Audrey Tang. 2020. “We Need Mobilization, not Stimulus.” Unpublished. March 23,

2020.

Weyl, Glen and Rajiv Sethi. 2020. “Mobilizing the Economy against Covid-19.” Edmond J. Safra Center for Ethics, Harvard

University. White Paper. https://ethics.harvard.edu/mobilizing-political-economy (accessed March 23, 2020).

Yen, Catherine et al. 2015. “The development of global vaccine stockpiles.” Lancet Infectious Diseases 15 (3): 340–47.

https://dx.doi.org/10.1016%2FS1473-3099(14)70999- 5 (accessed March 24, 2020).