12
FORMAT APLIKIMI KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË QEVERISJES VENDORE EDICIONI 2017 Titulli i praktikës: Qendra Kulturore e Fëmijëve Lezhë Traditë dhe risi Bashkia: Lezhë Periudha e zbatimit: Janar 2016 – Shator 2017 Rajoni: Shkoder Autori (ët) e aplikimit Marçel Lacaj – Përgjegjës i QKF-së, Petrit Marku, Drejtori i Programim Zhvillimit, Cel: 0698227742, email: [email protected] / [email protected] 1. Fusha e aplikimit për praktikat më të mira dhe demonstrimi i kohezionit social, ekonomik apo territorial (shkruani fushën për të cilën po aplikohet dhe jepni shpjegime mbi kohezionin e siguruar) Kohezioni social- kulturor, Qendra Kulturore e femijeve “Traditë dhe risi” 2. Përshkrimi i problematikës së adresuar (jo më tepër se 100 fjalë) Tranzicioni disa vjeçar i Shqipërisë dhe fragmentarizimi i territorit në komuna me sipërfaqe të vogël shkaktuan mungesën e aktiviteteve të vazhdueshme social-kulturore në të gjithë Rrethin e Lezhës dhe më

iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Lezha.docx · Web viewAjo çka vlen të theksohet është që pjesë e këtyre shfaqjeve janë edhe aktorët e vegjël

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Lezha.docx · Web viewAjo çka vlen të theksohet është që pjesë e këtyre shfaqjeve janë edhe aktorët e vegjël

FORMAT APLIKIMI

KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË QEVERISJES VENDOREEDICIONI 2017

Titulli i praktikës: Qendra Kulturore e Fëmijëve LezhëTraditë dhe risi

Bashkia:Lezhë

Periudha e zbatimit: Janar 2016 – Shator 2017

Rajoni: Shkoder Autori (ët) e aplikimit Marçel Lacaj – Përgjegjës i QKF-së,

Petrit Marku, Drejtori i Programim Zhvillimit, Cel: 0698227742, email: [email protected] / [email protected]

1. Fusha e aplikimit për praktikat më të mira dhe demonstrimi i kohezionit social, ekonomik apo territorial (shkruani fushën për të cilën po aplikohet dhe jepni shpjegime mbi kohezionin e siguruar)

Kohezioni social- kulturor, Qendra Kulturore e femijeve “Traditë dhe risi”

2. Përshkrimi i problematikës së adresuar (jo më tepër se 100 fjalë)

Tranzicioni disa vjeçar i Shqipërisë dhe fragmentarizimi i territorit në komuna me sipërfaqe të vogël shkaktuan mungesën e aktiviteteve të vazhdueshme social-kulturore në të gjithë Rrethin e Lezhës dhe më gjerë.Pas reformës territoriale, u riorganizua Qendra Kulturore e Fëmijëve, pavarësisht problematikave që ka hasur. Gjatë kësaj periudhe është berë riorganizimi i stafit, ndërtimi i teatrit dhe rehabilitimi i ambjenteve si dhe është berë rikonceptimi i QKF-së mbi bazen e nevojave reale. Gjatë fillimeve u pa e domosdoshme riorganizimi i teatrit, ku pas 30 vitesh u arrit që të vendoset për herë të parë në skene një vepër teatrale, ku kjo pasoi edhe me vepra të tjera të cilat, përveçse brenda Bashkisë Lezhë dhe në Njësitë Administrative, ishin edhe në trevat jashtë Shqipërise si, Ulqin dhe Kosovë.

Page 2: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Lezha.docx · Web viewAjo çka vlen të theksohet është që pjesë e këtyre shfaqjeve janë edhe aktorët e vegjël

3. Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura (jo më tepër se 150 fjalë)

Veprimtaria e Qendrës Kulturore të Femijëve konsistojnë në këto projekte të cilat janë arritur në një afat kohor shumë të shkurtër. Risitë e sjellura nga kjo qendër janë: “Teatri i Kukullave”, ”Festivali i fëmijëve” ku ishin pjesmarres 22 vajza dhe djem, gjithashtu kori me 32 fëmijë, “Banda Muzikore e Femijëve” si dhe Orkestra Folklorike e fëmijeve, aktivitete artistike- kulturore- përkujtimore.“Teatri i Kukullave” një risi e madhe për qytetin, ku janë dhënë tre premiera kryesore të cilat janë “Kësulëkuqja”, ”Borëbardha” si dhe më e veçanta e realizuar ndonjëherë “Mendo Për Shëndetin Tënd” e cila ishte tre planëshe në skenë dhe me një impakt tepër entuziasmues dhe i mirepritur nga femijët. Këto shfaqje nuk janë mbajtur vetëm brenda institucionit por janë venë në dispozicion për të gjithë femijët e kopshteve dhe çerdheve të Bashkisë Lezhë, të Qarkut Lezhë dhe më gjërë. Gjithashtu një bashkëpunim shumë i mirë ka qënë edhe me “Teatrin Dodona” në Prishtinë dhe në pallatin e kulturës në Ulqin ku kemi dhënë disa shfaqje.Gjithashtu QKF-ja ka realizuar aktivitete artistike, kulturore dhe festive me rastin e festës së Pashkëve si edhe për Bajram, ku ka pasur në fokus bashkëjetesën dhe harmoninë fetare që karakterizon qytetin e Lezhës. Vlen për t’u theksuar fakti që me rastin e Pashkëve, mbëshetja dhe organizimi është realizuar nga komuniteti Mysliman dhe pika kulmore ka qëne shpërrndarja e 1984 vezëve, simbolikë kjo e viteve kur është ringjallur Jezu Krishti, nga fëmijët katolik dhe mysliman. Gjatë festës së Bajramit, Qendra Kulturore e Fëmijeve kishin përgatitur enkas një koncert më këngë, valle e muzikë orkestrale me instrumente popullore të traditës dhe më pas fëmijët kanë vijuar me shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë. Pjesë e ketyre aktiviteteve kanë qenë fëmijet, djem dhe vajza të mrekullueshme dhe të zote që janë pjesë e Bandës muzikore e cila përbehet nga 12 vajza dhe djem, si edhe fëmijet nga komuniteti Rom & Egjyptian.

4. A mund të përshkruhet ndërhyrja si inovative (jo më tepër se 100 fjalë)

Risjellja ne skene, pas 30 vitesh, në një mjedis e mentalitet të ri, për herë te parë i teatrit 3planësh për fëmijë. Shfaqja “MENDO PËR SHENDETIN TËND” e realizuar nga Qendra Kulturore e Femijëve “Gjergj Lacaj” në Bashkine Lezhë u prezantua në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor. Festivali i femijeve pas 25 vitesh në një forme të re artistike, apo krijimi i bandës muzikore për herë të parë si dhe organizimi i aktiviteteve me rastin e festave kombetare fetare në një forme shume të veçante artistike dhe shpirterore, duke theksuar harmoninë fetare që është ne këtë qyetet. Përcjellja e kulturës nga një qytet në tjetritn, si edhe edhe realizimi i shfaqjeve teatrale në trevat shqiptare ka qenë një risi për QKF-në. Ajo çka vlen të theksohet është që pjesë e këtyre shfaqjeve janë edhe aktorët e vegjël që janë fëmijet e shkollave, të cilët së bashkë më aktorët e QKF-së kanë realizuar veprat më të dashura dhe kanë berë që salla të jetë e mbushur me fëmijë dhe duartrokitjet e tyre tregon që kjo Qendër po rikthehet në funksionin e vet.

5. Informimi e pjesëmarrja komunitare (jo më tepër se 100 fjalë)

Organzimimi është berë në harmonizim të plotë me pjesmarrjen e prindërve dhe mësuesve si edhe fëmijëve nga kopshtet dhe shkollat e qytetit të Lezhës. Për çdo aktivitet dhe event, bashkia Lezhë ka berë njoftimet nepërmjet rrjeteve sociale, mediave vizive dhe të shkruar si edhe cdo aktivitete është pasqyruar në faqen zyrare të Bashkisë Lezhë. Të gjitha aktivitetet janë pasyquar edhe në media lokale, ku kjo ka rrituar akoma më shumë entuziazmin dhe ka berë që jeta kulturore në Bashkinë Lezhë të jetë me aktive dhe me e bukur.Për aktivitetin e realizuar në 3D është pasqyruar në portale si dhe mediat vizive kombëtare, si Klan, ABC New, Report Tv etj.

Page 3: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Lezha.docx · Web viewAjo çka vlen të theksohet është që pjesë e këtyre shfaqjeve janë edhe aktorët e vegjël

6. Qëndrueshmëria e praktikës (jo më tepër se 100 fjalë)

Aktivitetet e QKF-së janë në fillesat e saj, ku deri tani janë realizuar 54 shfaqje dhe do të vazhdojnë të pasohen edhe me aktivitete të tjera kulturore, festive dhe teatrale. Bashkia Lezhë është e angazhuar që të sigurojë mbështetjen maksimale, duke siguruar blerjen e kukullave, sigurimin e ambienteve sa më bashkëkohore si edhe zgjerimin e këtyre aktiviteteve edhe në njesitë e tjera administrative. Gjithashtu mendojmë që këto shfaqje ti realizojmë edhe në trevat e tjera Shqiptare si Maqedoni, si edhe në bashkitë jashtë Shqipërisë ku bashkia Lezhë ka marrëveshje bashkëpunimi dhe binjakëzime. Suksesi i kesaj qendre shihet tek pjesmarrja e publikut në aktivitetet e saj, i cili gjithmonë e mbush sallën plot duke siguruar qëndrueshmerine kryesore. QKF-ja është e gatshme që ketë sukses të shpejte ta përcjellë tek qendrat simotra në Bashkitë e tjera dhe më gjerë si dhe në shkëmbimin e ndërsjelltë të risive me ato.Gjithashtu QKF-ja do të prezantoj filmat për fëmije “Do të argetohemi sëbashku” e cila përmbledh të gjitha aktivitetet kulturore me video për fëmijet.

Bashkengjitur foto dhe video në lidhje me praktiken.

Konfirmoj se informacioni i dhënë në dokumentet e këtij aplikimi është i saktë.

Foto rreth aktiviteteve të Qendrës Kulturore të Femijëve (QKF)

Page 4: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Lezha.docx · Web viewAjo çka vlen të theksohet është që pjesë e këtyre shfaqjeve janë edhe aktorët e vegjël

Festa e Barjamit

Page 5: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Lezha.docx · Web viewAjo çka vlen të theksohet është që pjesë e këtyre shfaqjeve janë edhe aktorët e vegjël

Festa e Pashkeve

Page 6: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Lezha.docx · Web viewAjo çka vlen të theksohet është që pjesë e këtyre shfaqjeve janë edhe aktorët e vegjël

Shfaqja 3planeshe “Mendo për shëndetin tend”

Page 7: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Lezha.docx · Web viewAjo çka vlen të theksohet është që pjesë e këtyre shfaqjeve janë edhe aktorët e vegjël

Teatri i Kukullave

Page 8: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Lezha.docx · Web viewAjo çka vlen të theksohet është që pjesë e këtyre shfaqjeve janë edhe aktorët e vegjël

Banda Muzikore

Festivali i femijëve

Page 9: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Lezha.docx · Web viewAjo çka vlen të theksohet është që pjesë e këtyre shfaqjeve janë edhe aktorët e vegjël

Teatri 3 D

Page 10: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Lezha.docx · Web viewAjo çka vlen të theksohet është që pjesë e këtyre shfaqjeve janë edhe aktorët e vegjël
Page 11: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Lezha.docx · Web viewAjo çka vlen të theksohet është që pjesë e këtyre shfaqjeve janë edhe aktorët e vegjël