6
KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË QEVERISJES VENDORE EDICIONI 2017 Titulli i praktikës: Se bashku per jeten Bashkia: Bashkia Vore Periudha e zbatimit: 22.08.2016 ne vazhdim Rajoni: Tirane Autori (ët) e aplikimit Lavdie Keci Specialist Jurist i Drejtorise Juridike [email protected] +355692589508 Bashkepunim me sektorin e Sherbimeve Sociale 1. Fusha e aplikimit për praktikat më të mira dhe demonstrimi i kohezionit social, ekonomik apo territorial Fusha: Dimensioni Social Ekonomik 2. Përshkrimi i problematikës së adresuar Në territorin e Bashkisë Vorë jetojnë shumë familje me të ardhura në nivelin minimal të jetesës, të cilat trajtohen me ndihme ekonomike sipas legjislacionit përkatës.Vitet e fundit është shtuar numri i personave të prekur me sëmundje të rënda, të cilat përvec fatkeqsisë që përjetojnë , përballen me kosto të lartë ekonomike dhe pamundësi për të përballuar faturat e larta, duke shkaktuar një ngarkesë emocionale më shumë për pacientin dhe familjen.Kjo dramë mërr trajta tragjike kur familjet e prekura janë në kufirin minimal të jetesës. Për këto familjë jetesa është e vështirë pavarsisht përkrahjes sociale që përfitojnë pasi shpesh ajo shërben për përmbushjen e

iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Vore.docx · Web viewNë territorin e Bashkisë Vorë jetojnë shumë familje me të ardhura në nivelin minimal të jetesës,

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Vore.docx · Web viewNë territorin e Bashkisë Vorë jetojnë shumë familje me të ardhura në nivelin minimal të jetesës,

KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË QEVERISJES VENDOREEDICIONI 2017

Titulli i praktikës:Se bashku per jeten

Bashkia:Bashkia Vore

Periudha e zbatimit: 22.08.2016 ne vazhdimRajoni: TiraneAutori (ët) e aplikimit Lavdie Keci

Specialist Jurist i Drejtorise [email protected]+355692589508Bashkepunim me sektorin e Sherbimeve Sociale

1. Fusha e aplikimit për praktikat më të mira dhe demonstrimi i kohezionit social, ekonomik apo territorial

Fusha: Dimensioni Social Ekonomik

2. Përshkrimi i problematikës së adresuar

Në territorin e Bashkisë Vorë jetojnë shumë familje me të ardhura në nivelin minimal të jetesës, të cilat trajtohen me ndihme ekonomike sipas legjislacionit përkatës.Vitet e fundit është shtuar numri i personave të prekur me sëmundje të rënda, të cilat përvec fatkeqsisë që përjetojnë , përballen me kosto të lartë ekonomike dhe pamundësi për të përballuar faturat e larta, duke shkaktuar një ngarkesë emocionale më shumë për pacientin dhe familjen.Kjo dramë mërr trajta tragjike kur familjet e prekura janë në kufirin minimal të jetesës.Për këto familjë jetesa është e vështirë pavarsisht përkrahjes sociale që përfitojnë pasi shpesh ajo shërben për përmbushjen e kërkesave bazike të tyre.Kur njuë përson nga shtresa e familjeve në nevojë përballet me një sëmundje të rëndë dhe duhet ti nënshtrohet terapive të vazhdueshme si kimioterapi apo dializë,ai është i paaftë për punë dhe shpesh ka nevojë të shoqërohet dhe transportohet për trajtim nga një familjar.Në këto kushte,kostot ekonomike shtohen dhe behen të papërballueshme për familjen, aq sa mund të cojë në ndërprerje të terapisë.

3. Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura

-Bashkia Vorë ka hartuar një plan strategjik për zhvillimin e qendrueshëm të saj 2015-2023, i cili udhëheq veprimtarinë e saj institucionale, ku një rol të rëndësishëm zënë cështjet me karakter

Page 2: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Vore.docx · Web viewNë territorin e Bashkisë Vorë jetojnë shumë familje me të ardhura në nivelin minimal të jetesës,

social-ekonomik.-Këshilli Bashkiak, me vendim nr.82, datë 22/08/2016 ka miratuar kriteret për ndihmë financiare personave me dializë, kimioterapi dhe sëmundje të rezikshme. Konkretisht, përfituesit duhet të jene nga familje ekstremisht në nevojë,të kenë dokumentin origjinal të kryerjes se dializës ose kimioterapisë me afate të vlefshme, fotokopje karte identiteti, certifikatë familjare.-Nga Sektori i Shërbimeve Sociale janë zhvilluar takime në banesa e personave të sëmurë dhe janë informuar të interesuarit për dokumentet që duhet të paraqisin për të përfituar ndihmën ekonomike.-Në varësi të kërkesave të ardhura cdo muaj specialistët e sektorit të shërbimeve sociale plotësojnë dosjet e personave përfitues dhe ajo dërgohet për miratim në Këshillin Bashkiak.Me marrjen e miratimit në Këshill cdo pacient përfiton nga Bashkia Vorë 100.000 lekë.-Deri më sot, janë 43 persona të trajtua me ndihmë ekonomike sipas këtij projekti.Rezultatet e arritura kanë qënë përfitim i menjëhershëm i ndihmës ekonomike,mjekim më i mirë, zbutja e vështirësive ekonomike të shkaktuara nga trajtimet mjekësore, përmirësimi sadopak i gjëndjes emocionale të përsonit të prekur nga sëmundja , si dhe ndërgjegjësimi për rolin e pushtetit vendor në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.

4. A mund të përshkruhet ndërhyrja si inovative

Nëpërmjet Planit Strategjik, ky projekt u përfshi ne axhendën e punës së sektorit të Shërbimeve Sociale.Specialistët e këtij sektori,vazhdimisht kanë informuar qytetarët e paraqitur në zyrat e tyre për detajet e projektit, përfitimet e tij,familjet përfituese,dokumenet e nevojshme, sa është shuma e përfituar dhe mënyra e shpërndarjes së saj.Në këtë sektor operohet jo vetëm me kërkesat e drejtuara nga vetë qytetarët që kanë informacion për projektin por edhe nga verifikimet periodike të bëra nëpër banesat e familjeve në nevojë,ku mungon informacioni.Nga ana tjeteër në bashkëpunim me Sektorin e Informimit janë orientuar specialistët të informojnë qytetarët e interesuar ose ti adresojnë në sektorin përkatës,si dhe është vendosur poster inforumes në zyrën e informimit.

5. Informimi e pjesëmarrja komunitare

Praktika”Së bashku për jetën” është ndërhyrje inovative ,pasi është fokusuar në një dimension më human,i cili prek direkt jetën dhe mirëqënien e qytetarëve.Për herë të parë nëpërmjet ndihmës ekonomike të ofruar për personat që trajtohen me dializë,kimioterapi dhe sëmundje të rrezikshme,trajtohen një kategori shtesë nga ajo që parashikon skema klasike e ndihmës ekonomike,paguar nga buxheti i shtetit.Tjetër risi në ndërhyrjen e Bashkisë Vorë përbën fakti i dhënies së ndihmës së menjëhershme në para, duke kërkuar dokumentet minimale,me qëllim shmangien e burokracive dhe për të përshpejtuar procesin e përfitimit të ndihmës ekonomike nga pacienti.Ne mendojme se puna e bërë në këtë drejtim mund të shërbeje si shëmbull i mirë për bashkitë e tjera,jo vetëm për rëndësinë humane që përfaqëson projekti, por korektesën me të cilën po zhvillohet ky proces.

6. Qëndrueshmëria e praktikës

Praktika”Se bashku për jetën “ është planifikuar nga një strategji e mirëfillitë e Bashkisë Vorë, mbështetur në mendimin se pushteti vendor është dera më e afërt ku mund të gjejë zgjidhje të

Page 3: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Vore.docx · Web viewNë territorin e Bashkisë Vorë jetojnë shumë familje me të ardhura në nivelin minimal të jetesës,

shpejte qytetari.Ky projekt është pjesë e punës së Sektorit te Shërbimeve Sociale, i cili merr në shqyrtim kërkesat e pacientëve me sëmundje të rënda dhe verifikon dokumentacionin përkatës.Rëndësia e kësaj nisme ka vënë në lëvizje dhe sektorë të tjerë të Bashkisë Vorë, si Sektori i Informimit, duke e informuar publikun për projektin.Gjithashtu, treguesi i qëndrueshmërisë së kësaj nisme është përfshirja e fondit për këto raste në buxhetin e Bashkisë Vorë, si dhe kalimi për miratim në mbledhjet e përmuajshme të Këshillit Bashkiak të cdo kërkese nga qytetarë të sëmurë. Duke parë impaktin pozitiv që ka pasur tek pacientët dhe familjet e tyre, është parashikuar që vitin e ardhshëm të zgjerohet numri i përfituesve,duke përfshire në skemë edhe pacientë me sëmundje të tjera.

7. Ilustrime lidhur me praktikën

Bashkëlidhur gjeni një poster të projektit , i vendosur në ambientet e Zyrës së Informimit dhe foto të Vendimit të Këshillit Bashkiak për këtë cështje.

Konfirmoj se informacioni i dhënë në dokumentet e këtij aplikimi është i saktë.

Sinqerisht,

Kryetari /I Deleguar i Tij

Aqif MUCA

Emri, Mbiemri, firma e titullarit të Bashkisë, vula e Bashkisë

Page 4: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Vore.docx · Web viewNë territorin e Bashkisë Vorë jetojnë shumë familje me të ardhura në nivelin minimal të jetesës,