13
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNE UPRAVNE /MINISTRY OF PUBLIC ADMINISTRATION RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR STRATEGJINË SHTETËRORE PËR RIINTEGRIM TË QËNDRUESHËM TË PERSONAVE TË RIATDHESUAR NË KOSOVË 2018-2022 DHE PLANI I VEPRIMIT 2018- 2020 1

konsultimet.rks-gov.net · Web viewMe qëllim të finalizimit të Projekt Strategjisë Shtetërore për Riintegrim te Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar në Kosovë 2018-2022

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: konsultimet.rks-gov.net · Web viewMe qëllim të finalizimit të Projekt Strategjisë Shtetërore për Riintegrim te Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar në Kosovë 2018-2022

Republika e KosovësRepublika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKEMINISTARSTVO JAVNE UPRAVNE /MINISTRY OF PUBLIC ADMINISTRATION

RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR STRATEGJINË SHTETËRORE PËR RIINTEGRIM TË QËNDRUESHËM TË PERSONAVE TË RIATDHESUAR NË

KOSOVË 2018-2022 DHE PLANI I VEPRIMIT 2018-2020

Shkurt 2018

1

Page 2: konsultimet.rks-gov.net · Web viewMe qëllim të finalizimit të Projekt Strategjisë Shtetërore për Riintegrim te Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar në Kosovë 2018-2022

Hyrja/sfondi

Riintegrimi i qëndrueshëm është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Në Planin Vjetor të Punës së Qeverisë, dhe atë të MPB-së për vitin 2017 parashihet hartimi i Strategjisë për Riintegrimin e Qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Kosovë. Qeveria ka paraparë procesin e riintegrimit si fushë prioritare të veprimit në Deklaratën e Politikave Prioritare (2012-2020) dhe në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për periudhën 2018-2020 dhe PKZMSA-në dhe ka hartuar Strategjinë Shtetërore për Riintegrim te Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar në Kosovë 2018-2022 dhe Plani i Veprimit 2018-2020.

Strategjia për Riintegrim të Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar në Kosovë është dokument udhëheqës që pasqyron dinamikën e riintegrimit, boshllëqet dhe sfidat e identifikuara gjatë monitorimit të këtij procesi dhe masat që duhen ndërmarrë institucionet përkatëse, kriteret që dalin nga procesi i integrimit evropian si dhe inkorporon praktikat më të mira të procesit të riintegrimit.Kjo strategji ka definuar pesë objektiva strategjike për riintegrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar gjatë periudhën kohore 2018-2022. Avancimi i masave për riintegrim të qëndrueshëm socio-ekonomik të personave të riatdhesuar duke aplikuar qasje gjithëpërfshirëse bazuar në nevoja dhe adresimi i nevojave të veçanta të grupeve të cenueshme përbejnë thelbin e kësaj strategjie. Avancimi i bashkëpunimit rajonal, ndërkombëtar dhe ndërinstitucional si dhe zhvillimi i vazhdueshëm i ekspertizës vendore vazhdon të jetë prioritet i institucioneve relevante të përfshira në riintegrim, në mënyrë që të avancohet më tutje ky proces. Kjo strategji përmban një objektiv të tërë strategjik që i kushtohet monitorimit sistematik dhe vlerësimit të ndikimit të masave të ndërmarra në qëndrueshmërinë e riintegrimit të personave të riatdhesuar.

Hartimi i projekt Strategjisë është bërë nga Grupi Punues i udhëhequr nga Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe në përbërje të Departamenteve dhe Agjencive të tjera të MPB-së, si dhe institucioneve të tjera qeveritare dhe jo-qeveritare si dhe partnerët ndërkombëtarë. Prej 23-28 Tetor 2017 është mbajtur punëtoria e grupit punues për hartimin e strategjisë. Finalizimi i projekt strategjisë është pasuar nga procesi i konsultimit i cili është bërë përmes përfshirjes direkt të të gjitha institucioneve, duke përfshirë partneret ndërkombëtarë dhe OJQ, si dhe formë elektronike përmes pranimit të propozimeve Por mundësinë për të dhënë komente në këtë projekt strategjie e kanë pasur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ekspertë të ndryshëm përmes platformës elektronike te publikuar ne web faqen e ZKM-së.

2

Page 3: konsultimet.rks-gov.net · Web viewMe qëllim të finalizimit të Projekt Strategjisë Shtetërore për Riintegrim te Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar në Kosovë 2018-2022

Konsultimi i kësaj projekt Strategjie është bërë ne pajtim të plotë me Rregulloren Nr.05/2016 për standardet minimale për procesin e konsultimit publik.

Ecuria procesit të konsultimit

Projekt strategjia në fjalë është publikuar për konsultim me publikun në platformën elektronike për konsultimet me datë 04 Dhjetor 2017 dhe ka qenë e hapur për komente, deri me datë 26 Dhjetor 2017. Sipas Rregullores për standardet minimale të konsultimit publik, projekt strategjia është publikuar së bashku me Dokumentin e Konsultimit për Strategjinë, i cili në formë të shkurtër ka paraqitur informatat e përmbledhura për projekt strategjinë, qëllimet, objektivat, opsionet dhe hapësirën për konsultim, informatat për hapat pas përfundimit të procesit të konsultimit etj.

Përveç publikimit të dokumenteve për konsultim Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur disa takime të grupit punues gjatë muajit maj, qershor, korrik, gusht dhe shtator dhe tetor ndërsa siç u cek edhe më lartë është organizuar edhe punëtoria.

Konsiderohet se përfshirja e të gjitha institucioneve relevante prej fazës fillestare të strategjisë ka ndikuar që strategjia të jetë gjithëpërfshirëse dhe kualitative.

Metodat e Konsultimit

Datat/kohëzgjatja

Numri i pjesëmarrësve/kontribuesve

1. Konsultimet me shkrim / në mënyrë elektronike;

15 ditë pune 3 Kontribues

2. Publikimi në ueb faqe/Platforma elektronike

15 ditë pune 0 Konstribues

3. Takimet publike

A janë mbajtur

Përmbledhje e kontributeve të pranuara gjatë procesit të konsultimit

3

Page 4: konsultimet.rks-gov.net · Web viewMe qëllim të finalizimit të Projekt Strategjisë Shtetërore për Riintegrim te Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar në Kosovë 2018-2022

Kontributet për projekt strategjinë në fjalë nga palët e interesit janë dhënë kryesisht gjatë takimeve të mbajtura të grupit punues, punëtorisë dhe me shkrim.

Çështje tjera

Me qëllim të finalizimit të Projekt Strategjisë Shtetërore për Riintegrim te Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar në Kosovë 2018-2022 dhe Plani i Veprimit 2018-2020. dhe shqyrtimit të komenteve të pranuara, janë mbajtur takime të Grupit Punues gjatë muajit maj, qershor, korrik, gusht dhe shtator dhe tetor.

Hapat e ardhshëmMomentalisht jemi ne pritje te Vlerësimin nga Zyra e Sekretariatit për Strategji ne Zyrën e Kryeministrit.

Shtojca – tabela e detajuar me informatat për kontribuesit, arsyetimet për përgjigjet e pranuara dhe të refuzuara.

Strategjia Shtetërore për Riintegrim te Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar në Kosovë 2018-2022 dhe Plani i Veprimit 2018-2020TEMAT E KONSULTIMIT DHE SHQYRTIMI i OPCIONEVEKomente te përgjithshme

Nga Sekretariati i Strategjive te Ministrisë se Punëve te Brendshme kemi pranuar komente që kanë qenë lidhur me rolin e sekretariatit ne vlerësimin dhe monitorimin e kësaj strategjie.

Nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, kemi pranuar komente ne planin e veprimit te strategjisë, qe tek Institucioni përgjegjës MPB, te vendoset, specifikohet edhe DSHAM si institucion përgjegjës.

Nga GIZ, kemi pranuar komente qe kane te bëjnë me minoritetet etnike, shkëmbimin e informacionit te ndërsjellët, roli i OJQ-ve ne strategji dhe komunale, parandalimi i migracionit, roli i eksperteve dhe punësimi te rinjve.

Temat e konsultimit Komentet Kush ka komentuar

Statusi i Komenteve- pranuar, pjesërisht pranuar, nuk është pranuar

Komente (komentimi për pranimin pjesërisht dhe mos pranimit te komenteve është i detyrueshëm)

TEMA 1: 1 . Koment lidhur me rolin e Sekretariatit te Sekretariati i Pranohet Komenti është marr

4

Page 5: konsultimet.rks-gov.net · Web viewMe qëllim të finalizimit të Projekt Strategjisë Shtetërore për Riintegrim te Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar në Kosovë 2018-2022

Institucionet monitorimin e zbatimit te strategjisë.

Strategjive ne monitorimit të zbatimit të Strategjisë në fjalë dhe planit te veprimit.

Strategjive ne Ministrinë e Punëve te Brendshme

parasysh dhe janë vendosur te Shtojca C e Strategjisë, tek Institucionet përgjegjëse per zbatimin e strategjisë. Roli i Koordinatorit Nacional për Riintegrim, si dhe Sekretariati i Strategjive ne MPB.

TEMA 2: Plani i VeprimitObjektivi Strategjik 1.Avancimi i sistemit të riintegrimit për personat e riatdhesuar duke aplikuar qasjen e orientuar ne nevoja.Objektivi specifik 1.1,Aktiviteti 1. Vendosja e sistemit efektiv të shkëmbimit të informatave me shtetet kthyese për nevoja të riintegrimit

1. Propozohen te shtohet DSHAM ne vend te MPB tek institucionet përgjegjëse.

Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion

Nuk pranohet

MPB është institucioni kryesor ne kuadër te cilit funksionon DSHAM, DRPR, ILEKU/PK si dhe akterë tjerë te përfshirë ne këto aktivitete.

TEMA 3: Plani i VeprimitObjektivi Strategjik 1.Avancimi i sistemit të riintegrimit për personat e riatdhesuar duke aplikuar qasjen e orientuar ne nevojaObjektivi specifik 1.1Aktiviteti 2. Zhvillimi i formularëve standard për shkëmbim të informatave për kategoritë e veçanta të riatdhesuarve që specifikojnë spektrin e informatave të nevojshme për secilën kategori

1. Propozohen te shtohet DSHAM ne vend te MPB tek institucionet përgjegjëse.

Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion

Nuk pranohet MPB është institucioni kryesor ne kuadër te cilit funksionon DSHAM, DRPR, ILEKU/PK si dhe akterë tjerë te përfshirë ne këto aktivitete. Poashtu ne kuadër te projektit te Binjakezimt 3, komponenta 3-Riintegrimi, është zhvilluar aktiviteti për shkëmbim te informatave me shtete kthyese.

TEMA 4: Plani i VeprimitObjektivi Strategjik 1.Avancimi i sistemit të riintegrimit për personat e riatdhesuar duke aplikuar qasjen e orientuar ne nevojaObjektivi specifik 1.2Kthimi i sigurt dhe me

1. Propozohet te shtohet DSHAM ne vend te MPB tek institucionet përgjegjëse.

Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion

Nuk pranohet MPB është institucioni kryesor ne kuadër te cilit funksionon DSHAM, DRPR, ILEKU/PK si dhe akterë tjerë te përfshirë ne këto aktivitete.

5

Page 6: konsultimet.rks-gov.net · Web viewMe qëllim të finalizimit të Projekt Strategjisë Shtetërore për Riintegrim te Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar në Kosovë 2018-2022

dinjitet i kosovareve qe nuk kane te drejte qëndrimi ne shtetin nga i cili kthehen, pritja e organizuar, këshillimi dhe referimin e tyre ne shërbimet emergjente ne momentin e arritjes.Aktiviteti 1.Identifikimi i nevojave per organizimin e ekipeve të pritjes per personat e riatdhesuar, bazuar në nevojat specifike te riatdhesuarve

TEMA 5: Plani i VeprimitObjektivi Strategjik 1.Avancimi i sistemit të riintegrimit për personat e riatdhesuar duke aplikuar qasjen e orientuar ne nevojaObjektivi specifik 1.2Kthimi i sigurt dhe me dinjitet i kosovareve qe nuk kane te drejte qëndrimi ne shtetin nga i cili kthehen, pritja e organizuar, këshillimi dhe referimin e tyre ne shërbimet emergjente ne momentin e arritjes.Aktiviteti 3.Organizimi i pritjes, me prezencën e ekipeve adekuate, bazuar ne nevojat dhe specifikat e te riatdhesuarve.

1. Propozohet te shtohet DSHAM ne vend te MPB tek institucionet përgjegjëse.

Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion

Nuk pranohet MPB është institucioni kryesor ne kuadër te cilit funksionon DSHAM, DRPR, ILEKU/PK si dhe akterë tjerë te përfshirë ne këto aktivitete. dhe ne kuadër te cilit behet organizimi i pritjes edhe me akteret tjerë relevant.

TEMA 6: Plani i VeprimitObjektivi Strategjik 3Avancimi i bashkëpunimit gjithëpërfshirës ne fushën e riintegrimitObjektivi specifik 3.1Avancimi i bashkëpunimit ndërkombëtar e rajonal.Aktiviteti 1.Fuqizimi i bashkëpunimit me shtetet kthyese ne

1. Propozohet te shtohet DSHAM ne vend te MPB tek institucionet përgjegjëse.

Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion

Nuk pranohet MPB është institucioni kryesor ne kuadër te cilit funksionon DSHAM, DRPR, ILEKU/PK si dhe akterë tjerë te përfshirë ne këto aktivitete, për me tepër këtu kërkohet shkëmbimi i informatave për riintegrim.

6

Page 7: konsultimet.rks-gov.net · Web viewMe qëllim të finalizimit të Projekt Strategjisë Shtetërore për Riintegrim te Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar në Kosovë 2018-2022

kuadër te shkëmbimit te informatave relevante për riintegrimTEMA 7: Plani i VeprimitObjektivi Strategjik 3Avancimi i bashkëpunimit gjithëpërfshirës ne fushën e riintegrimitObjektivi specifik 3.1Avancimi i bashkëpunimit ndërkombëtar e rajonal.Aktiviteti 2. Përgatitja e materialit informues për informim dhe këshillim të emigrantëve kosovar para kthimit te tyre.

1. Propozohet te shtohet DSHAM përveç MPB-se tek institucionet përgjegjëse.

Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion

Nuk pranohet MPB është institucioni kryesor ne kuadër te cilit funksionon DSHAM, DRPR. Prandaj konsiderojmë se duhet te jete cekur institucioni kryesor përgjegjës.

TEMA 8: Plani i VeprimitObjektivi Strategjik 3Avancimi i bashkëpunimit gjithëpërfshirës ne fushën e riintegrimitObjektivi specifik 3.1Avancimi i bashkëpunimit ndërkombëtar e rajonal.Aktiviteti 6.Vendosja e sistemit te bashkëpunimit me ambasadat dhe konsullatat e RKS ne vendet kthyese ne fushën e riintegrimit

1. Propozohet te shtohet DSHAM përveç MPB-se tek institucionet përgjegjëse.

Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion

Nuk pranohet MPB është institucioni kryesor ne kuadër te cilit funksionon DSHAM, DRPR, ILEKU/PK si dhe akterë tjerë te përfshirë ne këto aktivitete. Prandaj konsiderojmë se duhet te jete cekur institucioni kryesor përgjegjës.

TEMA 9: Plani i VeprimitObjektivi Strategjik 3Avancimi i bashkëpunimit gjithëpërfshirës ne fushën e riintegrimitObjektivi specifik 3.1Avancimi i bashkëpunimit ndërkombëtar e rajonal.Aktiviteti 7.Bashkëpunimi i rregullte me ambasadat e shteteve kthyese ne RKS për trajtimin e

1. Propozohet te shtohet DSHAM përveç MPB-se tek institucionet përgjegjëse.

Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion

Nuk pranohet MPB është institucioni kryesor ne kuadër te cilit funksionon DSHAM dhe DRPR. Prandaj konsiderojmë se duhet te jete cekur institucioni kryesor përgjegjës.

7

Page 8: konsultimet.rks-gov.net · Web viewMe qëllim të finalizimit të Projekt Strategjisë Shtetërore për Riintegrim te Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar në Kosovë 2018-2022

sfidave te riintegrimit.TEMA 10: Minoritetet

1. Propozohet Minoritetet etnike (komunitetet Rom, Ashkali, Egjiptian) te përfshihen me prioritet.

GIZ Nuk pranohet Strategjia i referohet te gjithë shtetasve te Kosovës pa diskriminim, pa mare parasysh etnicitetin, religjionin apo gjininë. Komunitetet Rom, Ashkali, Egjiptian janë trajtuar ne Strategjinë e Qeverise për komunitetet Rom, Ashkali, dhe Egjiptian.

TEMA 11: Objektivi 1 i Strategjisë: "Shkëmbimi i informacionit me shtetet prej nga kthehen"

1.Meqë shkalla e arritjes së këtij objektivi varet shumë nga politikat mbrojtjes së informacionit dhe të dhënave të shteteve partnere/prej nga kthehen dhe arritjet. Propozohet një dialog i nivelit të lartë duhet të konsiderohet për të arritur rezultate të dukshme.

GIZ Nuk pranohet Niveli i shkëmbimit te informacionit është ne mes dy niveleve, shteteve, autoritete, përkatësisht institucioneve përkatëse.

TEMA 12: Roli i Komunave

1.Meqe sipas rregullores së re të riintegrimit, roli i institucioneve komunale është rritur prandaj propozohet qe roli i strukturave komunale mund të theksohet më shumë në strategji

GIZ Nuk pranohet Strategjia e re parasheh ngritjen e rolit te komunave ne zbatimin e strategjisë.

TEMA 13: Plani i VeprimitObjektivi Strategjik 2.Riintegrimi i qëndrueshëm socio-ekonomike i personave të riatdhesuar

1.Propozohet qe OJQ-të luajnë rol të rëndësishëm në mbështetjen e procesit të riintegrimit, Konsiderojmë qe ne Planin e Veprimit ato duhet përmendur më specifikisht.

GIZ Nuk pranohet Strategjia ne mënyre specifike parasheh rolin e OJQ-ve

TEMA 14: Migracioni

1.Propozohet qe ne Strategji te përmendet  parandalimi i migracionit.

GIZ Nuk pranohet Strategjia e Re e Riintegrimit fokusohet ne riintegrimin e qëndrueshëm te personave te riatdhesuar, e qe ne fakt nënkupton parandalim te migracionit. Ndërsa parandalimi i migracionit do te trajtohet ne strategjinë për migracion.

8