207
RAPORTI 1-2/2016 PËR ZBATIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË PAKICAVE KOMBËTARE

ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

RAPORTI 1-2/2016 PËR ZBATIMIN E PLANIT TË

VEPRIMIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË PAKICAVE

KOMBËTARE

Page 2: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

~ Përmbajtja ~

SHËNIME HYRËSE

3

I POZITA PERSONALE E STATUSIT 5

II NDALIMI I DISKRIMINIMIT 10

III FUSHA E KULTURËS DHE MEDIAVE 26

IV LIRIA E BESIMIT 57

V PËRDORIMI I GJUHËS DHE ALFABETIT 59

VI ARSIMIMI 65

VII PJESËMARRJA DEMOKRATIKE 95

VIII PËRFAQËSIMI PËRKATËS I PJESËTARËVE TË PAKICAVE KOMBËTARE NË SEKTORIN PUBLIK DHE NË NDËRMARRJE PUBLIKE 97

IX KËSHILLAT KOMBËTARE TË PAKICAVE KOMBËTARE 108

X POZITA EKONOMIKE E PJESËTARËVE TË PAKICAVE KOMBËTARE 115

XI BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR 132

2

Page 3: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

RAPORTI I PARË PËR ZBATIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË PAKICAVE KOMBËTARE

(për aktivitetet të cilat arrijnë përfundimisht me tremujorin e II të vitit 2016, duke përfshirë edhe aktivitetet e vazhdueshme)

VËREJTJE HYRËSE

Me aprovimin e Planit të veprimit për kaptinën negociuese 231 (në tekstin e mëtejmë: PL i KAP 23) Rеpublikа e Serbisë e ka caktuar orientimin strategjik të përparimit të kornizës institucionale dhe legjislative në fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe të pakicave. PV I KAP 23 e identifikon nevojën për përparimin e pozitës së pakicave kombëtare dhe e përcakton përpunimin e Planit të veçantë të Veprimit për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare2 (në tekstin e mëtejmë: Plani i veprimit).

Plani i veprimit e paraqet dokumentin strategjik afatmesëm i cili i përmban qëllimet strategjike të vendosura në pajtim me rekomandimet e Komitetit Këshilldhënës të Konventës orientuese të Këshillit të Evropës, dhe realizimi i së cilës është i domosdoshëm për mënjanimin e mangësive të vërejtura në zbatimin e të drejtave dhe të lirive të pakicave kombëtare.

Plani i veprimit plotësisht është harmonizuar si me dokumentin strategjik kryesor të PV të KAP 23, ashtu edhe me dokumentet e tjera relevante strategjike.

Përcjellja e realizimit të aktiviteteve të Planit të veprimit i është besuar Këshillit për pakica kombëtare, dhe këtë me qëllim të realizimit si të përfshirjes së plotë të pakicave kombëtare në procesin e mbikëqyrjes, ashtu edhe të koordinimit të plotë të punës së organeve shtetërore dhe sigurimit të nivelit më të lartë të përkrahjes për zbatimin e aktiviteteve të planifikuara.

Këshilli i pakicave kombëtare është organ i punës së Qeverisë së Republikës së Serbisë, në përbërje të të cilit hyjnë organet kompetente shtetërore dhe kryetarët e të të gjitha këshillave kombëtare të pakicave kombëtare. Këshilli i pakicave kombëtare takohet jo më pak se katër herë në vit (për çdo tremujor).

Në procedurën e përcjelljes së realizimit, përkrahjen profesionale dhe administrative-teknike Këshillit për pakica kombëtare ia ofron Zyra për të Drejta të Njeriut dhe të Drejta të Pakicave.

Zyra për të Drejta të Njeriut dhe të Drejta të Pakicave për çdo tremujor i grumbullon të dhënat për zbatimin e aktiviteteve dhe i harton raportet për çdo tremujor për zbatimin e Planit të Veprimit. Raportet për zbatimin e Planit të Veprimit Zyra për të Drejta të Njeriut dhe për të Drejta të Pakicave do t’ia dërgojë Këshillit për pakica kombëtare dhe Koordinimit të

1 http://www.mpravde.gov.rs/tekst/12647/akcioni-plan-za-pregovaranje-poglavlja-23-usvojen-na-sednici-vlade-srbije-27-aprila-2016.php 2 http://mduls.gov.rs/doc/Akcioni%20plan%20za%20ostvarivanje%20prava%20nacionalnih%20manjina%20-%20usvojen%203.mart%202016.pdf

3

Page 4: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

këshillave kombëtare të pakicave kombëtare. Për përcjelljen e realizimit të Planit të Veprimit lidhur me kaptinën negociuese 23 dhe përcjelljen e realizimit në pjesën e cila në mënyrë thelbësore përputhet me PV të KAP 23 do t’i dërgohen raportet edhe Këshillit për zbatimin e Planit të Veprimit për KAP 23. Organizatat e shoqërisë civile do të inkuadrohen në mbikëqyrjen për realizimin e Planit të veprimit përmes takimeve të Grupeve negociuese për kaptinën 23 me Konventën kombëtare për anëtarësim në BE, në të cilat Plani i Veprimit do të jetë një nga temat.

Cikli i parë zyrtarë i raportimit është zbatuar në periudhën nga 18 korriku deri më 21 shtator të vitit 2016.

Raporti i parë e përfshën këtë:

1. Raportin e hollësishëm për zbatimin e aktiviteteve të cilat janë realizuar në periudhën e raportimit;

2. Plani i verpimit për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare, i cili e përmban shtyllën e veçantë për statusin e zbatimit të aktiviteteve;

3. Pasqyrën statistikore të statusit të zbatimit të Planit të veprimit për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare në disa nivele:

- zbatimin e aktiviteteve në nivel të Planit të Veprimit;

- zbatimin e aktiviteteve në nivel të kapitujve individualë;

- zbatimin e aktiviteteve në nivel të bartësve të aktiviteteve dhe partnerëve.

4

Page 5: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

I POZITA PERSONALE E STATUSIT

AKTIVITETI: 1.1. Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të pakicave kombëtare për rregullimin e të drejtave për regjistrimin e të dhënave për përkatësinë kombëtare të pakicave kombëtare në dokumente publike, evidencat zyrtare dhe përmbledhjet e të dhënave personale, në pajtim me parimin kushtetues të lirisë së shprehjes së përkatësisë kombëtare.AFATI: për miratim: tremujori II i vitit 2016

për aplikim: në mënyrë të vazhdueshme, duke filluar nga hyrja në fuqiSTATUSI: Аktiviteti është realizuar pjesërisht.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për punët e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes vendore

Kuvendi Popullor Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare

RAPORTI: Ministri i administratës shtetërore dhe i vetëqeverisjes vendore më 20 nëntor të vitit 2015 e aprovoi Aktvendimin për themelimin e Grupit të veçantë të punës për përgatitjen e tekstit të projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të pakicave kombëtare.

Me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Serbi janë angazhuar dy ekspertë nga fusha e të drejtave të njeriut dhe e pakicave të cilët e kanë përgatitur projektin e bazave fillestare të ligjit të përmendur, me të cilat janë propozuar ndryshimet me qëllim të harmonizimit me Kushtetutën dhe me ligjet sistemore, si edhe zbatimin e masave afirmative të cilat janë përcaktuar me Planin e veprimit për Kapitullin 23, dhe si të mundësohet realizimi i aktiviteteve të tjera nga PV për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare.

Grupi i veçantë i punës (në punën e të cilit janë të përfshirë edhe përfaqësuesit e këshillave kombëtare të pakicave kombëtare) i kanë mbajtur dy mbledhje, kurse në nivel të ekspertëve janë mbajtur katër mbledhje. Në vazhdim e sipër është duke u bërë hartimi i versionit punues i tekstit të projektit të këtij ligji.

Me forimimn e Qeverisë së re (më 11 gusht të vitit 2016), janë krijuar kushtet që të ftohet Grupi i veçantë i punës në mandatin e ri, që ta përgatisë tekstin e projektit të këtij ligji dhe ta zbatojë shqyrtimin publik.

AKTIVITETI: 1.4. Përparimi i Listës së Veçantë të Zgjedhësve (LVZ) i pakicës kombëtare në vështrim të mbivendosjes dhe përparimit të aplikimit ekzistues për LVZ, dhe këtë me qëllim të përditësimit më të saktë të të dhënave bashkë me sigurimin e besueshmërisë së të njëjtave.AFATI: tremujori IV i vitit 2015

5

Page 6: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

STATUSI: Аktiviteti është realizuar plotësisht. BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për punët e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes vendore

RAPORTI: Аplikimi i Listës së Veçantë të Zgjedhësve është përparuar dhe i kontriubon funksionimit më të mirë dhe përditësimit të papenguar të të dhënave me nivel më të madh të sigurisë, si edhe zbatimit të papenguar të procesit zgjedhor. Përparimi është bërë në rrumbullakësimin e testit të aplikimit, dhe, pas verifikimeve finale, do të kalohet edhe në versionin prodhues.

AKTIVITETI: 1.6. Sigurimi i realizimit të plotë i aktiviteteve lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për mirëkuptim e lidhur midis Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Vendore, Avokatit të Popullit dhe Komesariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatë – Përfaqësia në Serbi, veçanërisht në pjesën e cila ka të bëjë me dhënien e ndihmës personave në procedura të ndryshme në fushën e statusit personal të qytetarëve.

- lidhja me Përfundimet operative nga seminari për inkuadrimin social të romëve- lidhja me PV të KAP 23 aktivitetet 3.8.1.27, 3.8.2.11 dhe 3.7.1.3AFATI: tremujori i IV i vitit 2016STATUSI: Аktiviteti gati plotësisht është realizuar.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për punët e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes vendore

Avokati i popullit UNHCR Ministria kompetente për punët e brendshme Ministria kompetente për çështjet e punës, punësimit, çështjet e

luftëtarëve dhe çështjet socialeRAPORTI: Me Marrëveshje për ndryshimin e Marrëveshjes për mirëkuptim e lidhur midis Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Vendore, Avokatit të Popullit dhe Komesariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë – Përfaqësia në Serbi3 është vazhduar afati i vlefshmërisë së saj deri në fund të vitit 2016 dhe, në bazë të kësaj, është mundësuar vazhdimi i zbatimit të trajnimit të gjykatësve, nëpunësve të gjendjes civile, të punësuarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Bashkësisë së Romëve.

AKTIVITETI: 1.8. Përcjellja e gjendjes në realizimin për regjistrim të faktit të lindjes në librin e amzës për të lindur- lidhja me Përfundimet operative nga seminari për inkuadrimin social të romëve- lidhja me PV të KAP 23 аktiviteti 3.8.1.26.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshmeSTATUSI: Аktiviteti po realizohet me sukses.

3 E nënshkruar më 16 mars të vitit 2015.

6

Page 7: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

BARTËSIT DHE PARTNERËT: Ministria kompetente për punët e administratës shtetërore Inspektorati administrativ

RAPORTI:

Në vitin 2015, kur është fjala për numrin e personave të cilët janë në procedurë administrative, përkatësisht në procedurë gjyqësore e kanë realizuar të drejtën për regjistrim në librin e amzës për të lindur, sipas të dhënave të Inspektoratit administrativ, janë zgjidhur 1072 kërkesa për regjistrim të mëvonshëm të faktit të lindjes në librin e amzës për të lindur. Regjistrimet e tjera në librin e amzës në këtë vit janë bërë në afatin ligjor për paraqitjen e këtij fakti.

Gjithashtu, një numër i caktuar i personave të cilët faktin e lindjes nuk kanë mundur ta dëshmojnë në procedurën administrative, të drejtën për regjistrim në librin e amzës për të lindur e kanë realizuar në pajtim me dispozitat e Ligjit për plotësimet e Ligjit për procedurën jashtëgjyqësore (përcaktimi i kohës dhe i vendit të lindjes). Sipas të dhënave të fituara nga Ministria e drejtësisë, në vitin 2015 janë zgjidhur 264 propozime për përcaktimin e kohës dhe të vendit të lindjes.

Numri i përgjithshëm i masave të urdhëruara nga ana e Inspektoratit administrativ në fushën e librave të amzës është 22, kurse numri i përgjithshëm i masave të realizuara është tri.

AKTIVITETI: 1.9. Të vazhdohet me informimin e romëve, egjiptianëve dhe ashkalinjve për të dretat e tyre lidhur me rregullimin e statusit personal dhe të vazhdohet me dhënien e ndihmës juridike falas pjesëtarëve të bashkësive të theksuara për këto procedura nga ana e organeve kompetente dhe e organizatave të shoqërisë civile të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave.Të përforcohet qasja e ndihmës juridike falas në pajtim me Ligjin për ndihmën juridike falas dhe të sigurohet qasja e plotë e të drejtave për pjesëtarët e bashkësisë rome, egjiptiane dhe ashkalinjve. - lidhja me PV TË KAP 23 aktiviteti 3.8.2.9. dhe 3.7.1.3.AFATI: për dhënien e ndihmës juridike nga ana e organeve kompetente dhe organizatave të

shoqërisë civile – Në mënyrë të vazhdueshme dhënia e ndihmës juridike në pajtim me Ligjin për,

BPP – në mënyrë të vazhdueshme, duke filluar nga tremujori I i vitit 2017STATUSI: Аktiviteti po realizohet me sukses.

BARTËSIT DHE PARTNERËT: Njësitë e vetëqeverisjes vendore Ministria kompetente për punët e brendshme Ministria kompetente për punët e jurisprudencës Оrganizatat e shoqërisë civile

RAPORTI:

7

Page 8: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Ministria e Punëve të Brendshme e ka propozuar kornizën ligjore dhe i ka miratuar dispozitat nënligjore që të mundësojë realizimin e të drejtave për dokumente personale për kategorinë e qytetarëve të cilët nuk kanë mundur t’i realizojnë të drejtat për paraqitjen e vendbanimit dhe për lëshimin e dokumenteve personale, e që është bazë për realizimin e të drejtave të tjera të garantuara me Kushtetutë. Lidhur me këtë, u miratua Ligji për vendbanim dhe vendqëndrim të qytetarëve, Ligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për letërnjohtim, Rregullorja për procedurën e paraqitjes dhe të lajmërim largimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit të qytetarëve, lajmërimin e qëndrimit të përkohshëm në botën e jashtme dhe kthimin nga bota e jashtme, pasivizimin e vendqëndrimit dhe të vendbanimit, formularët dhe mënyrën e mbajtjes së evidencës, Rregullorja për formularin e paraqitjes së vendbanimit në adresën e institucionit, përkatësisht qendrës për punë sociale dhe Rregullorja për letërnjohtim.

Nga viti 2013 deri më 30 qershor të vitit 2016 Ministria e Punëve të Brendshme për 1.686 persona, në mesin e të cilëve është shumica e pjesëtarëve të popullatës rome të cilët jetojnë në lagje joformale, me aktvendimin e ka përcaktuar vendqëndrimin në adresën e qendrave kompetente për punë sociale, pas së cilës personave u janë lëshuar edhe dokumentet personale. Gjatë vitit 2015 janë lajmëruar 535, kurse nga fillimi i vitit 2016 deri më 30 qershor të vitit 2016 edhe 218 persona.

Në Shtëpinë e Rinisë në Kostol, në prani të përfaqësuesve të Drejtorisë Policore në Pozharevc të Kuvendin të Qytetit të Kostolcit, shërbimi i zyrës së gjendjes civile, drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme në Kostolc, përfaqësuesve të institucioneve shëndetësore, Qendra për Punë Sociale, Shërbimet Kombëtare për Punësim, Shoqata “Romi” nga Kostolci, Zyrat për çështje të romëve, përfaqësuesve të Misionit të OSBE-së dhe 32 qytetarëve të kombësisë rome, u mbajt më 15 prill të vitit 2016 tribuna nën emërtimin Bëhu me të drejta të barabarta – regjistrohu. Tribuna është realizuar me qëllim të ngritjes së vetëdijes së bashkësisë së romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve në zonën e komunës së qytetit të Kostolcit për rëndësinë e regjistrimit, përkatësisht regjistrimit në librat e amzës dhe posedimit të dokumenteve personale, të cilat janë të domosdoshme për realizimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave të garantuara me Kushtetutë dhe me ligj.

Në procedurën e lëshimit të dokumenteve personale kësaj kategorie të qytetarëve, si çështje paraprake paraqitet edhe çështja e regjistrimit në librin e amzës për të lindur, duke e marrë parasysh faktin se shumica e tyre nuk është e regjistruar në libra të amzës, e gjë që është në kompetenca të Ministrisë së administratës shtetërore dhe të vetëqeverisjes vendore.

Në bazë të Marrëveshjes për mirëkuptim midis Ministrisë së atëhershme të drejtësisë dhe administratës shtetërore, Avokatit të Popullit dhe Komesariatit të lartë të KB për refugjatë – Përfaqësia në Serbi (shih Aktiviteti 1.6), është marrë vendimi për formimin e Grupit teknik, detyra themelore e të cilit është t’i realizojë aktivitetet të cilat kanë për qëllim zbatimin e objektit të Marrëveshjes – regjistrimin në librin e amzës për të lindur të pjesëtarëve të pakicës kombëtare rome të cilët deri më tani nuk janë regjistruar në këtë evidencë zyrtare.

8

Page 9: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Ministria ka marrë pjesë në tubime me temën Risitë në fushën e regjistrimit në libra të amzës për të lindur, paraqitjes së vendbanimit dhe sigurimit të dokumenteve personale, të cilat gjatë vitit 2013 dhe 2014 janë mbajtur në Suboticë, Nish, Kragujevc, Novi Sad dhe në Beograd, e në të cilat përfaqësuesit e shoqërisë civile rome janë informuar për ndryshimin e dispozitave ligjore me të cilat mundësohet që qytetarët e Republikës së Serbisë subjektiviteti juridik i të cilëve nuk është pranuar me regjistrim në librin e amzës për të lindur (personat që nuk shihen juridikisht), në mesin e të cilëve numri më i madh është i pjesëtarëve të kombësisë rome, ta bëjnë regjistrimin në mënyrë më të shpejtë dhe më të thjeshtë, e pastaj edhe ta rregullojnë shtetësinë e Republikës së Serbisë, paraqitjen e vendbanimit në territorin e Republikës së Serbisë dhe dokumentet personale.

Grupi Teknik i punës, në bashkëpunim me Ministrinë e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjen vendore, Avokatin e Popullit dhe me Komesariatin e Lartë të KB për Refugjatë – Përfaqësia në Serbi, gjatë vitit 2014 në Beograd, Nish, Zlatibor, Novi Sad dhe në Kragujevc, në vitin 2015 në Nish, Krushevc, Pirot, Beograd, Zlatibor, Novi Sad dhe në Suboticë, kurse gjatë vitit 2016 edhe në Vërnjaçka Banjë dhe në Leskovc, i ka mbajtur trajnimet për nëpunës policorë, për nëpunës të gjendjes civile dhe zëvendësit e nëpunësve të gjendjes civile dhe për të punësuarit në qendrat për punë sociale, lidhur me regjistrimin në librin e amzës për të lindur, me paraqitjen e vendqëndrimit dhe me lëshimin e dokumenteve personale për persona të cilët nuk janë regjistruar në evidenca dhe të cilët nuk kanë dokumente personale.

9

Page 10: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

II NDALIMI I DISKRIMINIMIT

AKTIVITETI: 2.1. Të përgjigjurit e shpejtë dhe të hollësishëm lidhur me raportet dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit, Ombudsmanit, Avokatit Krahinor të Popullit dhe Komisarit për mbrojtjen e barazisë në të gjitha rastet të cilat ndikojnë në të drejtat e pjesëtarëve të pakicave kombëtare dhe sigurimin e përkrahjes adekuakte të këtyre institucioneve që të sigurohet përpunimi efikas i padive të dërguara, dhe që ato të mund t’i gëzojnë pjesëtarët e pakicave kombëtare.

- lidhja me PV të KAP 23 aktiviteti 3.2.1.6. (Avokati i popullit)AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Organi i kontrolluar Avokati i popullit Avokati Krahinor i Popullit Komisari për Mbrojtjen e Barazisë

RAPORTI: Ministria e administratës shtetërore dhe e vetëqeverisjes vendore në pajtim me ligjin i kërkon masat dhe rekomandimet ashtu që ua bën me dije organeve të vetëqeverisjes vendore kur nuk e zbatojnë financimin e përcaktuar me ligj të këshillave kombëtare ose përdorimin zyrtar të gjuhëve dhe të alfabeteve (Nоvi Pаzаr, Vërbаs).

Në fushat e të drejtave të pakicave kombëtare dhe në fushën e të drejtave të veçanta të romëve, Avokati i Popullit e konstaton përparimin, sepse organet e administratës veprojnë sipas rekomandimeve, kurse bashkëpunimi gjatë procedurave të kontrollit zhvillohet në pajtim me Ligjin.

Të gjitha informatat për rekomandimet e Avokatit të Popullit, si edhe përgjigjet e organeve të kontrolluara për veprimin sipas tyre, i kanë në disponim pjesëtarët e pakicave kombëtare, si edhe këshillat kombëtare të pakicave kombëtare të cilat i përfaqësojnë në fushën e autonomisë kulturore, në faqen e veçantë zyrtare të këtij organi: http://www.pravamanjina.rs/index.php/sr/podaci/dokumenta/-

Në pajtim me autorizimin t’i zbatojë hulumtimet që të informohemi me gjendjen e të drejtave të njeriut, për t’u identifikuar problemet dhe për t’u formuluar rekomandimet për realizimin, mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të njeriut, Avokati Krahinor i Popullit – оmbudsmаni e ka bërë hulumtimin për këtë se në çfarë mase të punësuarit në sekretariatet krahinore, si pjesë e administratës krahinore, i zotërojnë gjuhët e pakicave kombëtare të cilat janë në përdorim zyrtar në organet e KA të Vojvodinës (hungarisht, sllovakisht, kroatisht, rumanisht dhe gjuhë rusine), njohja e gjuhëve të cilat janë në përdorim zyrtar në organet e KA të Vojvodinës a

10

Page 11: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

është kusht i përcaktuar për lidhjen e marrëdhënies së punës në vende të caktuara të punës, si edhe në çfarë mënyrë të punësuarit kanë dëshmuar se e njohin një gjuhë të caktuar.

Hulumtimi ka dëshmuar se nga 13 organe të vështruara të Administratës krahinore vetëm në pesë prej tyre me akt të përgjithshëm është përcaktuar njohja e gjuhëve të pakicave kombëtare, si kusht i veçantë për punë në vende të caktuara të punës. Atje ku është përcaktuar një kusht i këtillë, në numër të madh të rasteve obligimi i njohjes së gjuhës së pakicës kombëtare është kërkuar në mënyrë alterantive me njohjen e gjuhës së huaj. Gjithashtu, nuk është rregulluar mënyra e dëshmimit të njohjes së gjuhës së pakicës kombëtare dhe në shumicën e rasteve nuk është përcaktuar niveli i nevojshëm i njohjes së kësaj gjuhe për një vend të caktuar të punës. Me rastin e përcaktimit të njohjes së gjuhës së pakicës kombëtare, si kusht i veçantë për një vend të caktuar të punës, nuk është pasur kujdes për faktin në cilat vende të punës komunikimi me qytetarët bëhet si punë e rregullt, përkatësisht që të punësuarit të cilët i zhvillojnë procedurat administrative – në një numër përkatës – i zotërojnë gjuhët e pakicave kombëtare të cilat janë në përdorim zyrtar.

Avokati Krahinor i Popullit – оmbudsmаni ua ka dërguar rekomandimet organeve krahinore të administratës me qëllim të përparimit të gjendjes në fushën e përdorimit zyrtar të gjuhës dhe të alfabeteve të pakicave kombëtare të cilat janë në përdorim zyrtar të barabartë në organet e KA të Vojvodinës. Rekomandimet i janë dërguar Sekretariatit krahinor për Urbanizëm, Ndërtimtari dhe Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor, Sekretariatit Krahinor për Energjetikë dhe Lëndë të Para Minerale, Sekretariatit Krahinor për Financa, Sekretariatit Krahinor për Kulturë dhe Informim Publik, Sekretariati Krahinor për Bashkëpunim Ndërrajonal dhe Vetëqeverisje Vendore, Sekretariatit Krahinor për Shkencë dhe Zhvillim Teknologjik, Sekretaritai Krahinor për Arsim, dispozita, administratë dhe pakica kombëtare, bashkësi kombëtare, Sekretariati për Bujqësi, Ekonomi Ujore dhe Pylltari, Sekretaritati Krahinor për Ekonomi, Punësim dhe Barazi Gjinore, Sekretariati Krahinor për Sport dhe Rini. Sekretariati Krahinor për Shëndetësi, Politikë Sociale dhe Demografi, Shërbimi për menaxhim me burime njerëzore dhe Drejtorisë për Punë të Përbashkëta të Organeve Krahinore.

Avokati Krahinor i Popullit – оmbudsmаni i ka dërguar këto rekomandime:

- është e nevojshme që organet krahinore të administratës t’i analizojnë vendet e punës në rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës dhe të konstatojnë në cilat vende të punës bëhet komunikimi me qytetarë si punë e rregullt, përkatësisht në cilat vende të punës të punësuarit i zhvillojnë procedurat administrative;

- është e nevojshme që, me ndryshimet dhe plotësimet e rregullores për organizim të brendshëm dhe sistematizim të vendeve të punës, në vendet e punës në të cilat komunikimi me qytetarë bëhet si punë e rregullt dhe në të cilat të punësuarit i zhvillojnë procedurat administrative në numër përkatës, të përcaktohet njohja e gjuhës së pakicave kombëtare të cilat janë në përdorim zyrtar;

11

Page 12: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

- me ndryshimet dhe plotësimet e rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës duhet të rregullohet edhe cili nivel i njohjes së gjuhës së pakicës kombëtare është i nevojshëm si kusht për t’u emëruar në një vend të caktuar të punës;

- duhet të rregullohet mënyra e dëshmimit të njohjes së gjuhës së pakicës kombëtare, e veçanërisht mënyra e dëshmimit të njohjes së terminologjisë profesionale juridike në vendet e punës në të cilat të punësuarit i zhvillojnë procedurat administrative;

- me rastin e themelimit të marrëdhënies së punës, është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje e veçantë sigurimit të përfaqësimit adekuat të pjesëtarëve të pakicave kombëtare në organet e administratës dhe përurimin e punësimit të nëpunësve të cilët janë profesionalë në gjuhët përkatëse, në pajtim me rekomandimet nga Mendimi i Tretë i Komiteit Këshilldhënës për Serbi.

Me nenin 42, paragrafi 4, i Vendimit Krahinor të Kuvendit për Avokatin Krahinor të Popullit – ombudsmanin është përcaktuar se organi i administratës ka për detyrë që, jo më vonë se brenda afatit prej 15 ditësh nga data e marrjes së mendimit ose rekomandimit, ta njoftojë Ombudsmanin për masat e ndërmarra.

Sekretariati Krahinor për Bashkëpunim Ndërrajonal dhe Vetëqeverisje Vendore as pas urgjencës nuk e ka njohtuar këtë organ për masat e ndërmarra lidhur me rekomandimet e dërguara.

Sekretariati Krahinor për Financa e ka njohtuar Avokatin Krahinor të Popullit - оmbudsmаnin që në këtë organ nuk ekziston nevoja që të përcaktohet njohja e gjuhës dhe e alfabeteve të pakicave kombëtare si kusht i veçantë për punë në vende të punës. Këtë sekretariat ombudsmani e ka njohtuar me faktin se e drejta për përdorim zyrtar të gjuhëve dhe të alfabeteve të pakicave kombëtare, si edhe përfaqësimi përkatës i pjesëtarëve të pakicave kombëtare në organet e pushtetit publik nuk është kushtëzuar me përdorim, por që është obligim të cilin e garanton Kushtetuta e Republikës së Serbisë.

Organet e tjera të cilave u janë dërguar rekomandimet ia kanë dërguar përgjigjen Avokatit Krahinor të Popullit – ombudsmanit, por përgjigjet kryesisht kanë të bëjnë me faktin se, me rastin e hartimit të rregulloreve të reja për sistematizim të vendeve të punës, në masën e cila kjo është e mundur, do të veprojnë sipas rekomandimeve.

Duke pasur parasysh se, pas zgjedhjeve të zbatuara, është formuar qeveria krahinore si edhe që janë shkaktuar ndryshimet organizuese në sekretariate, Ombudsmani gjatë periudhës së ardhshme do të kërkojë rideklarimin për veprimin sipas këtyre rekomandimeve.

Sigurimi i përkrahjes adekuate këtyre institucioneve që të sigurohet përpunimi efikas i ankesave të dërguara, dhe që ato të jenë në disponim të pjesëtarëve të pakicave kombëtare

Avokati Krahinor i Popullit – оmbudsmаni në fushën e mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare nga 9 shkurti deri më 15 qershor i vitit 2016 i ka vizituar vendet e banuara në

12

Page 13: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

territorin e KA të Vojvodinës në të cilat pjesëtarët e pakicave kombëtare jetojnë në numër të konsiderueshëm. Qëllimi i këtyre vizitave ka qenë njohja me mundësitë e realizimit, mbrojtjes dhe përparimit të të drejtave të pjesëtarëve të pakicave kombëtare në këto vende.

U vizituan 26 vendbanime të cilat gjenden në territorin e 16 qyteteve, përkatësisht komunave në Krahinën Autonome të Vojvodinës. Në secilin nga këto vende janë zbatuar nga tri aktivitete: mbledhja me përfaqësuesit e bashkësive vendore, përkatësisht të punësuarit në zyrat e vendit, pranimi i qytetarëve në selinë e Bashkësisë Vendore ose të KP, vizita shkollës fillore, përkatësisht degës së shkollës në atë vend të banuar.

Orari i vizitave të vendbanimeveNR. Rend.

Data Qyteti/komuna Vendi i banuar 1

PK4 Vendi i banuar 2

PK

1 9 shkurt Ingji Slаnkаmеnаçki Vinоgrаdi

sllovake Mаrаdik hungareze

2 17 shkurt Аpаtin Kupusinа hungareze Svilојеvë hungareze3 23 shkurt Zrеnjаnin Bеlо Blаtо hungareze,

sllovake, rumune

Јаnkоv Mоst rumune

4 1 mars Vërbаs/Mаli Igjоsh

Kucurа Rusine Lоvqеnc malazeze

5 10 mars Bаçki Pеtrоvаc Kulpin sllovake Glоzhаn sllovake 6 15 mars Kоvin /

PАNÇЕVËSkоrеnоvаc hungareze Vојlоvicë hungareze,

sllovake 7 22 mars Subоticë Tаvаnkut Kroate Gjurgjin kroate8 7 prill Zhаbаl/Nоvi Sаd Gjurgjevë rusine,

romeBudisаvë hungareze

9 17 maj Shid Bеrkаsоvо Rusine Sоtë kroate10 24 maj Zrеnjаnin Аrаdаc sllovake Mihајlоvë hungareze11 31 maj Аlibunаr Lоkvе Rumune Nikоlinci Rumune12 7 qershor Sоmbоr Tеlеçkа hungareze Svеtоzаr

Milеtiqhungareze

13 14 qershor Bаçkа Pаllаnkë Pivnicë sllovake Silbаsh sllovake

Ankesat në fushën e realizimit, mbrojtjes dhe përparimit të të drejtave të pakicave kombëtare të cilat i kanë paraqitur qytetarët me rastin e këtyre vizitave kryesisht kanë të bëjnë me përdorimin zyrtar të gjuhës dhe arsimimit. Në fushën e përdorimit zyrtar të gjuhës, ankesat më së shumti kanë të bëjnë me faktin që të punësuarit në organet administrative komunale, përkatësisht të qytetit nuk i zotërojnë mirë ose fare nuk e zotërojnë gjuhën e pakicës kombëtare, e që paraqet problem të veçantë në funksionimin e shërbimeve të cilat merren me librat e amzës. Grupi i dytë më i shpeshtë i ankesave në këtë fushë ka të bëjë me mosekzistimin e tabelave në shumë gjuhë me emërtimet e organit të administratës, institucionit dhe shërbimeve publike në objektet në të cilat gjendet selia e tyre, si edhe në tabelat me emërtimin e vendbanimit, e të cilat kryesisht janë të shkruara vetëm në gjuhën serbe (me alfabet cirilik ose latin). Shumica e ankesave lidhur me arsimimin kanë të bëjnë me

4 PK = pakica kombëtare ose pakica pjesëtarët e së cilës në atë vend jetojnë në numër të konsiderueshëm

13

Page 14: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

kushtet materialo-teknike në shkolla në të cilat zhvillohet mësimi edhe në gjuhët e pakicave kombëtare, dhe për shkak të mungesës, përkatësisht zvogëlimit të përhershëm të shumës së mjeteve për mbajtjen e objekteve dhe të investimeve të tjera. Ankesat e tjera kanë të bëjnë me interpretimin e disa dispozitave lidhur me punësimin e personelit mësimor dhe jashtëmësimor në këto shkolla, sidomos në krahasim me njohjen e gjuhës së pakicës kombëtare si kusht për punësimin e tyre.

Avokati Krahinor i Popullit – оmbudsmаni planifikon që me pranimin e qytetarëve në kuadër të vizitave në vendet e banuara në territorin e KA të Vojvodinës në të cilat pjesëtarët e pakicave kombëtare jetojnë në numër më të konsiderueshëm të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

Veçanërisht theksohet se institucioni i Avokatit Krahinor të Popullit – ombudsmani nuk ka makinë të vet, por e përdor makinën zyrtare të Drejtorisë për punë të përbashkëta të organeve krahinore. Fjala është për një makinë, kurse Avokati Krahinor i Popullit –оmbudsmаni i ka katër zëvendës, nga të cilët nga një zgjedhet për fushat e të drejtave të pakicave kombëtare, të drejtave të fëmijëve dhe barazisë gjinore. Mungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve në vendet e banuara. Avokati Krahinor i Popullit – ombudsmani i ka vetëm dy bashkëpunëtorë të cilët janë të ngarkuar për pranimin dhe përpunimin e akuzave në fushën e realizimit, mbrojtjes dhe përparimit të të drejtave të pjesëtarëve të pakicave kombëtare, gjë që gjithashtu e parandalon punën më efikase të këtij institucioni.

Njëkohësisht mund të konstatohet se të priturat e qytetarëve nga ky institucion janë të mëdha, kurse autorizimet e Avokatit Krahinor të Popullit të qytetarëve – ombudsmanit, pas miratimit të Statutit të Krahinës Autonome të Vojvodinës në vitin 2014 është kufizuar në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe ushtrimin e mbikëqyrjes ndaj punës së organeve krahinore të administratës, ndërmarrjeve dhe institucioneve publike të cilat i kryejnë autorizimet administrative dhe publike, dhe themelues i të cilave është KA e Vojvodinës, lidhur me veprimin e tyre në ekzekutimin e vendimeve dhe të akteve të tjera juridike të KA të Vojvodinës, si edhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve nga shkeljet e bëra me veprimin joligjor, joracional dhe jo efikas të organit të administratës së qytetit dhe komunale në kryerjen e punëve të cilat ua ka besuar KA e Vojvodinës nga kompetenca e vet burimore.

Gjatë vitit 2015 Komisari për Mbrojtjen e barazisë ka vepruar sipas 89,1% rekomandimeve (juridikisht obliguese, por në aspektin e detyrimit joekzekutuese). Komisari i ka marrë gjithsej1.041 lëndë, nga të cilat 797 ankesa, 215 rekomandime të masave, 17 mendime për projekt skicat e akteve, një propozim për Gjykatën Kushtetuese, nëntë paralajmërime. Nga ankesat gjithsej të marra, në 18,4% është theksuar përkatësia kombëtare ose origjina etnike si kusht i diskriminimit. Kur flasim për periudhën me të cilën ka të bëjë raporti (nga miratimi i Planit të Veprimit, përfundimisht me tremujorin e II të vititi 2016) dhe përkatësisë kombëtare ose origjinës etnike si bazë, Komisari i ka lëshuar dy masa rekomanduese. Një rekomandim është plotësuar, kurse lidhur me rekomandimin e dytë, afati për të vepruar është duke vazhduar.

14

Page 15: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Komisari, në kuadër të kompetencave të veta, i zbaton aktivitetet e ndryshme me qëllim të ngritjes së vetëdijes për, ndër të tjera, obligimin e veprimit sipas rekomandimeve të Komisarit. Në favor të kësaj, Komisari në korrik të vitit 2015 e ka botuar botimin me emërtim Doracaku për dallimin e rasteve të diskriminimit para organeve të pushtetit publik. Në doracak theksi është vënë ndaj atyre formave të diskriminimit të cilat paraqiten para organeve të pushtetit dhe e kanë të gjitha organet qendrore, rajonale dhe vendore, si edhe opinioni përmes faqes zyrtyre të Komisarit në Internet.

Gjithashtu, Komisari ka marrë pjesë në realizimin e projektit të Nismave Qytetare Institucionet e pavarura më afër qytetarëve, i cili përfundoi në qershor të vitit 2016. Gjatë projektit përfaqësuesit e Komisarit e kanë vizituar një numër të madh të qytetarëve (qendrave rajonale) dhe kanë biseduar me përfaqësuesit e pushteteve vendore, OCD, dhe me qytetarët për punën dhe rëndësinë e institucioneve të rëndësishme dhe përparimin e bashkëpunimit të përbashkët.

Lidhur me pjesën e aktivitetit që ka të bëjë me arritshmërinë e mendimit dhe rekomandimet e Komisarit, dhe këtë në pajtim me nenin 33 të Ligjit për ndalimin e diskriminimit, Komisari për mbrojtjen e barazisë, ndër të tjera, i pranon dhe i shqyrton ankesat për shkak të diskriminimit, jep mendime dhe rekomandime në rastet konkrete të diskriminimit dhe i cakton masat e përcaktuara me ligj. Në pajtim me Ligjin për qasjen e lirë të informatave me rëndësi publike (Fletorja zyrtare e RS, nr. 120/04, 57/07, 104/09 dhe 36/10), me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave për personalitete (Fletorja zyrtare e RS, nr. 97/08, 104/09 – ligji tjetër, 68/12 – Vendimi i GJK dhe 107/12), si edhe me Rregulloren e Komisarit për anonimizimin e të dhënave, të gjitha mendimet dhe rekomandimet në procedurë sipas ankesave që janë në disponim të opinionit, kështu edhe pjesëtarëve të pakicave kombëtare, në faqen zyrtare të Internetit të Komisarit (www.ravnopravnost.gov.rs).

AKTIVITETI: 2.2. Ngritja e vetëdijes në mesin e opinionit të gjerë, e pjesëtarëve të pakicave kombëtare dhe funksionarëve dhe të punësuarëve në organet e pushtetit publik në të gjitha nivelet për ekzistimin e pakicave kombëtare në shtet, për të drejtët e tyre si edhe të drejtat për masa afirmative ku ato janë të domosdoshme.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Zyra për të drejta të njeriut dhe të pakicave Ministria kompetente për punë të administratës shtetërore Shërbimi për menaxhim me kuadro Shërbimet publike të mediave Këshillat kombëtare të pakicave kombëtare

RAPORTI: Zyra për të Drejta të Njeriut dhe të Drejta të Pakicave e ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare (më 32 shkurt të vitit 2016) me këshillat kombëtare të pakicave kombëtare, organet shtetërore, institucionet, organet e pavarura. Përfaqësuesve të 41 mediave u janë dhënë mirënjohje për kontribut në media në promovimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave

15

Page 16: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

të pakicave gjatë vitit të kaluar, kurse 13 mirënjohje përfaqësuese të mediave të cilët gjatë vitit të kaluar me punën e vet e kanë përcjellë punën e këshillave kombëtare dhe kanë raportuar në gjuhët e pakicave kombëtare.

Ministri i administratës shtetërore dhe i vetëqeverisjes vendore më 9 mars të vitit 2016 e ka miratuar Rregulloren numër 150-01-3/2016-17 për ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores për përcaktimin e programit të përsosjes së përgjithshme profesionale të nëpunësve shtetërorë nga organet e administratës shtetërore dhe shërbimit të Qeverisë për vitin 2015. Me këtë Rregullore ndryshohet dhe plotësohet Programi i kualifikimit të përgjithshëm të vazhdueshëm profesional i nëpunësve shtetërorë për vitin 2016.

Ministria e administratës shtetërore dhe e vetëqeverisjes vendore e ka përgatitur propozimin e trajnimit nën emërtimin Të drejtat e pjesëtarëve të pakicave kombëtare, në kuadër të fushës së 0s së të drejtave të njeriut dhe sekretit të të dhënave, me qëllim të njohjes së fillestarëve me të drejtat e pjesëtarëve të pakicave kombëtare, të cilat janë të garantuara me disposzitat pozitive juridike. Grup i referimit janë të gjithë nëpunësit shtetërorë. Shërbimi për menaxhim me kuadro e ka pranuar propozimin në fjalë të trajnimit dhe e ka përfshirë në Planin dhe programin e trajnimit për vitin 2016. Trajnimi i parë është mbajtur më 30 gusht të vitit 2016.

Trajnimin e realizon ligjëruesi i emëruar nga ana e Ministrisë së administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes vendore i cili në korrik ka përfunduar me sukses. Trajnimi i trajnerëve (TоT) – zhvillimi i shkathtësive të prezantimit dhe komunikimit.

Institucioni publik i mediave – Radiotelevizioni i Vojvodinës që nga vetë themelimi është koncipuar si media në shumë gjuhë, që për çdo ditë bën përpjekje të përhapë vetëdijen për ekzistimin e pakicave kombëtare në shtet, të drejtat e tyre, si edhe të drejtat për masa afirmative, ku ato janë të domosdoshme. Veçanërisht:

1. Me strukturë organizuese (tri programe të mediave, nga të cilët programi i 2 dhe i 3 janë të destinuara vetëm për programet në gjuhët e pakicave: në gjuhën hungareze, sllovake, rumune, rusine, ukrajinase, rome, bunjevase, kroate, maqedonase dhe malazeze; dy kanale televizive, nga të cilat programi i 2-të është i destinuar për emitimin e programit “Senduiç” në 10 gjuhë të përmendura të pakicave; si edhe në faqen kryesore, që ekzistojnë në shtatë gjuhë, me planet për shtimin e mëtejmë të ofertës gjuhësore);

2. Me politikën programore, orientimet themelore të të cilave, janë përkufizuar në Strategjinë e zhvillimit të RTV:

Meqenëse KA e Vojvodinës është mjedis shumënacional dhe shumëkulturor, tradita dhe virtytet e së cilës janë pasuri e paçmueshme, Shërbimi publik i RTV i еmiton përmbajtje për të gjithë qytetarët e Vojvodinës, në gjuhët e tyre. Qëllimi është që të plotësohet oferta e programit të RTV edhe në gjuhët në të cilat ende nuk emitohet programi. Gjuha serbe në këtë ambient shumëgjuhësor jo vetëm që është gjuhë e popullit shumicë por edhe gjuhë e të

16

Page 17: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

folurit të të pjesëtarëve të pakicave të shumta kombëtare, pa u bërë presion për asimilimin e tyre.

Prоgrаmet e pakicave kombëtare realizohen në bashkëpunim me këshillat kombëtare të pakicave kombëtare, por nuk janë gazetat e tyre për propagandë (politike). Përmbajtjet duhet të plotësohen me standarde të pavarësisë së përmbajtjeve gazetareske dhe përmbajtjeve të tjera, si edhe pjesë e normave ontologjike (respektimi i kodit).

Prоgrаmet në gjuhët e pakicave janë autonome në zgjedhjen dhe përpunimin e përmbajtjeve programore dhe i përgatisin vetëm bashkëpunëtorët të cilët këtë e kanë gjuhë amtare.

Që një politikë e këtilë e koncipuar programore të mos sjellë deri te gеtоizimi i disa programeve në gjuhët e pakicave, në nivel ditor sigurohet këmbimi i informatave, i përmbajeve programore dhe shtojcave me qëllim që informatat për aktivitetet e bashkësive të pakicave të jenë për çdo ditë pjesë përbërëse e lajmeve në të gjitha gjuhët në të cilat përgatitet dhe emitohet programi, duke përfshirë edhe programet në gjuhën serbe.

3. Me ndërtimin e rrjetit të korrespondentëve – me pajisjen dhe modernizimin e qendrave të korrespondentëve, kryesisht në mjediset shumëkombëtare dhe me zgjedhjen e kuadrove të cilat janë të afta që në më shumë gjuhë të raportojnë për ngjarjet në mjediset e veta;

4. Me modernizimin teknik – mundësitë e reja të cilat i sjell digjitalizimi, si edhe përdorimi gjithnjë e më i gjithanshëm i Portalit të Internetit, do të përdoren që të sigurohet prania më e madhe e programit në gjuhët e pakicave dhe programit për pakicat kombëtare;

Meqenëse këto aktivitete programore nuk janë individuale ose të rastësishme por të përditshme, nuk mund të caktohen saktësisht minutat e programeve të cilët i janë përkushtuar këtij qëllimi, por mund të konstatohet se kjo detyrë nuk po realizohet vetëm përmes emisioneve informative (lajmet, ditari) por edhe përmes emisioneve me përmbajtje fetare, programet nga kultura, arsimimi, sporti si edhe me emisione zbavitëse dhe me seriale.

Në territorin e komunës së Bosilegradit në periudhën shkurt 2015 - shkurt 2016 është realizuar projekti në bashkëpunim midis komunës së Bosilegradit dhe Këshillti Kombëtar të Pakicës Kombëtare Bullgare Ngritja e kapacitetit të nëpunësve LSU në pikëpamje të standardeve ndërkombëtare dhe kombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave, të cilin e ka financuar Këshilli i Evropës. Qëllimi i aktiviteteve të projektit ka qenë që të ngritet vetëdija për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave të nëpunësve JLS, por edhe të bashkësisë së gjerë shoqërore. Në kuadër të projektit janë mbajtur trajnimet triditëshe për 15 përfaqësues të LSU.

Gjithashtu, në kuadër të aktiviteteve projektuese është përgatitur dhe janë emituar emisionet e radios prej 10-15 minush të cilat kanë pasur si qëllim ngritjen e vetëdijes së pjesëtarëve të pakicave dhe të opinionit të gjerë për të drejtat e tyre si edhe për mënyrën e realizimit të tyre.

17

Page 18: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Në Suboticë më 1-2 korrik të vitit 2015 është mbajtur Konferenca e Këshillit Kombëtar të Pakicës kombëtare hungareze, nga fusha e shkencave juridike dhe përkthyese, për praktikën e përdorimit zyrtar të gjuhës amtare të pakicave kombëtare në Serbi, në Basenin e Karpateve dhe në Bashkim Evropian. Në konferencë kanë qenë përfaqësues të shumtë, kryesisht avokatë, gjykatës, juristë dhe përkthyes nga njësia e vetëqeverisjes vendore dhe nga organet krahinore, të njohtuar me praktikën krahasuese dhe me shembujt më të mirë të përdorimit zyrtar të gjuhës dhe alfabetit të pakicave. Vëmendje të veçantë i është përkushtuar njohjes së tyre me të drejtat dhe detyrat nga Plani i Veprimit për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare, si edhe me detyrat e organeve shtetërore të cilat i kanë ndaj pjesëtarëve të pakicave kombëtare dhe masave afirmative të cilat mund të kërkohen nga organet shtetërore.

Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Maqedonase në Serbi, përmes organizimit dhe pjesëmarrjes në mbledhje, në tryeza të përbashktëa, në tribuna në nivel të vetëqeverisjes vendore, institucioneve krahinore ose republikane, me pjesëmarrjen në media, si të shtypura ashtu edhe elektronike, ka marrë pjesë në ngritjen e vetëdijes së opinionit të gjerë, pjesëtarëve të pakicave kombëtare dhe funksionarëve dhe të punësuarëve në organet e pushtetit publik në të gjitha nivelet për ekzistimin e pakicave kombëtare në shtet, të drejtat e tyre si edhe të drejtat për masa afirmative ku ato janë të domosdoshme.

AKTIVITETI: 2.3. Zhdukja e gjuhës së urrejtjes në media dhe në rrjetat sociale. - lidhja me masën 3.2.3 të Planit të Veprimit për kundërdiskriminimAFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Organi rregullues për media elektronike Shoqata e gazetarëve Këshilli për shtyp

RAPORTI:

Sipas raportit të Organit rregullues , ai në punën e vet e kontrollon punën e dhënësve të shërbimeve të mediave dhe kujdeset për aplikimin konsekuent të dispozitave të ligjit dhe të akteve nënligjore në vështrimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe ndalimit të gjuhës së urrejtjes në përmbajtjen e tyre programore.

AKTIVITETI: 2.4. Fillimi i procedurës së mbrojtjes nga gjuha e urrejtjes.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Këshillat kombëtare të pakicave kombëtareRAPORTI:

Lidhja e komunave hebreje e ka filluar procedurën në tri raste: lidhur me artikullin në gazetën e pasardhësve dhe respektuesve të luftëtarëve të Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë,

18

Page 19: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

afisheve dhe paralajmërimeve të ligjëratave të peshkopit të vetëquajtur Akakia i Kishës Kanonike Ortodokse Serbe i të së vërtetës, dhe lidhur me tubimin e paralajmëruar, të cilin nuk e kanë lajmëruar neonacistët (Davidoviqi).

Këshillat e tjera kombëtare të cilat i kanë dërguar shtojcat e veta për aktivitetet në tremujorin e I dhe të II të vitit 2016 i kanë theksuar disa shembuj të gjuhës së urrejtjes, por nuk i kanë filluar procedurat.

AKTIVITETI: 2.5. Zbatimi i trajnimeve të orientuara për përforcimin e vetëdijes së aktorëve relevantë të sistemit penal juridik për rëndësinë e procedimit të krimeve nga urrejtja.- lidhja me PV të KAP 23 aktiviteti 3.10.1.3.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për punë të brendshme Prokuroria publike republikane Akademia e drejtësisë Këshillat kombëtare të pakicave kombëtare

RAPORTI:

Zhvillimi i veprimtarisë policore në bashkësi bazohet në përparimin e punës parandaluese të policisë, organizatës së policisë dhe menaxhimit, sistemit të vlerave në polici dhe vlerësimit të punës së policisë dhe afirmimit të rolit të bashkësisë në ngritjen e nivelit të sigurisë. Policia në bashkësi e nënkupton ngritjen e nivelit të vetëdijes, kulturës profesionale dhe punës së policisë përmes veprimit proaktiv dhe shprehjes së interesimit për sigurinë e bashkësive dhe respektimit të qëndrimeve të qytetarëve për siguri. Në periudhën nga prilli deri në nëntor të vitit 2015 u realizua projekti Zhvillimi i policisë në bashkësi në komunën e Zemunit, në Vërbas dhe Prijepole, dhe këtë në kuadër të vazhdimit të realizimit të projektit në vitin 2016 përmes më shumë aktiviteteve të pavarura dhe partnere të policisë të cilat janë të orientuara për zhvillimin e parandalimit të kriminalitetit, përforcimit të partneritetit me subjektet vendore, ndër të tjera edhe në mjedisin shumëetnik. Projekti i është përkushtuar përforcimit të veprimit të policisë në bashkësi në komunat e theksuara, përmes më shumë aktiviteteve të pavarura dhe partnere dhe policisë së orientuar për zhvillimin e parandalimit të kriminalitetit, përforcimit të partneritetit me subjektet vendore, në radhë të parë me themelimin dhe përforcimin e punës së Këshillit për siguri dhe përparimit të komunikimit me qytetarët dhe viktimat e kriminalitetit.

Më 17 mars të vitit 2016 u mbajt takimi i gjashtë brenda dikasterëve të përfaqësuesve të organeve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile me qëllim të vendosjes së mekanizmit të luftës kundër krimit nga urrejtja në Serbi. Në mbledhje morën pjesë përfaqësuesit e organeve shtetërore: MPB, Prokurorisë Publike Republikane, Qendrës për trajtim themelor policor, Akademisë së Drejtësisë, Komisarit për mbrojtjen e barazisë, si edhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile të cilat në punën e deritashme kanë pasur rol

19

Page 20: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

të rëndësishëm në luftën kundër kriminalitetit të urrejtjes: Aleanca Gеј strејt, ЈUKОM, Lаbris, Prаksis, si edhe përfaqësuesit e Misionit të OSBE në Serbi.

Më 19 prill të vitit 2016 në Gjykatën e Lartë në Nish u mbajt seminari me temën Krimi nga urrejtja, në organizim të Akademisë së Drejtësisë për të Drejta të Njeriut dhe të Drejta të Pakicave dhe Misionit të OSBE në Serbi. Në këto seminare morën pjesë nëpunësit e policisë së Drejtorisë Policore në Nish. Qëllimi themelor i këtij trajtimi ka qenë përvetësimi i shkathtësive të veçanta lidhur me njohjen dhe me nocionin dhe elementet e krimit nga urrejtja, me dispozitat relevante ndërkombëtare-juridike dhe me praktikën e Gjykatës Evropiane dhe Komitetit të KB, me kornizën juridike, mbrojtjen pernalo-juridike dhe me ndjekjen penale në Republikën e Serbisë. Në kuadër të projektit tvining Përkrahja në përparimin e të drejtave të njeriut dhe toleranca zero për diskriminim, të cilin e financon Bashkimi Evropian nën programin IPА 2013, kurse e zbaton Zyra për të Drejta të Njeriut dhe të Drejta të Pakicave në bashkëpunim me Komesarin për mbrojtjen e barazisë, Institutin për të Drejta të Njeriut Ludvig Bоlcmаn nga Austria dhe Zyren sllovene për pakica kombëtare, u përgatit trajnimi i programit për përfaqësues të administratave policore në temën Komunikimi ndërkulturor dhe lufta kundër diskriminimit. Trajnimi është krijuar në pajtim me nevojat e shprehura të MPB dhe me aktivitetin e planifikuar të projektit. Trajnimi dyditorë është realizuar në maj të vitit 2016 për 30 nëpunës policorë të nivelit më të lartë dhe të mesëm në MPB. Me trajnim përkrahet policia në punën e vet të përditshme në identifikimin e rasteve të diskriminimit dhe mënyrën për zgjidhjen profesionale të të njëjtave dhe i kontribuon mirëkuptimit më të mirë të komunikimit si çelës i punës jodiskriminuese të policisë.

Në fund të vitit 2015 në bashkëpunim midis Akademisë së Drejtësisë dhe Zyres për të Drejta të Njeriut dhe të Drejta të Pakicave, me përkrahjen e Zyres për Demokratizim të Misionit të OSBE në Serbi, filloi pilot-programi Krimi nga urrejtja – trajinimi për përfaqësuesit e drejtësisë, që është pjesë e trajnimit të kontinuar e gjykatësve dhe e prokurorëve publikë si edhe e ndihmësve të prokurorisë. Trajnimi për legjislacionin nga fusha e krimit nga urrejtja është mbajtur në periudhën 2015 -2016, me pjesëmarrjen e zëvendësit të Prokurorit Publik Republikan si ligjërues, dhe i ka përfshirë tetë seminare njëditore. Qëllimi kryesor i trajnimit ishte përvetësimi i njohurive të veçanta lidhur me njohjen me nocionin e krimit nga urrejtja, i cili e përfshin, ndër të tjera, përkufizimin e këtij koncepti, njohjen me veçantitë e konceptit të krimit nga urrejtja, me dispozitat relevante ndërkombëtaro-juridike, si edhe me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut dhe Komitetit të KB. Gjatë nëntorit të vitit 2015 u mbajtën seminaret në Suboticë dhe në Novi Sad, kurse në prill të vitit 2016 seminari në Nish, në Pazarin e Ri dhe në Kragujevc, kurse seminari përfundimtar u mbajt më 12 maj të vitit 2016 në Beograd.

Në Misionin e OSBE më 17 shkurt dhe më 17 mars të vitit 2016 janë mbajtur takimet midis dikasterëve lidhur me temën e trajnimit për krimet nga urrejtja.

Në organizim të Akademisë së Drejtësisë dhe Misionit të OSBE në Serbi gjatë vitit 2016 janë mbajtur katër seminare Krimet nga urrejtja – krimi për përfaqësuesit e drejtësisë për gjykatës dhe për ndihmës të gjykatëve të reparteve penale të gjykatave themelore dhe gjykatave të

20

Page 21: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

larta, dhe prokurorët dhe ndihmësit e prokurorisë së gjykatave themelore dhe të larta, por edhe përfaqësuesit e MPB.

Seminaret janë mbajtur më: 19 prill kurse në Nish dhe në Akademinë e Drejtësisë më 25 prill kurse në Pazarin e ri në Zyren e OSBE, më 26 prill kurse në Kragujevc, në AJT Kragujevc dhe më 12 maj në Beograd, në Pallatin Serbia.

Anëtarët e këshillave kombëtare rregullisht po marrin pjesë, po ua japin përkrahjen dhe në mënyrë aktive po marrin pjesë në të gjitha aktivitetet të cilat oragnizohen.

AKTIVITETI: 2.6. Përforcimi i vetëdijes së qytetarëve për shkaqet dhe pasojat e krimit nga urrejtja dhe tolerancës zero ndaj këtyre veprave.- lidhja me PV TË KAP 23 aktiviteti 3.10.1.4.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Zyra për të Drejta të Njeriut dhe të Drejta të Pakicave Ministria kompetente për punë të brendshme Prokuroria Publike Republikane Shërbimi publik i mediave Këshillat kombëtare të pakicave kombëtare

RAPORTI: Zyra për të Drejta të Njeriut dhe të Drejta të Pakicave e Qeverisë së Republikës së Serbisë i ka organizuar dy takime koordinuese (më 18-19 qershor dhe më 26-27 tetor të vitit 2015) midis përfaqësuesve të organeve kompetente shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile me qëllim të vendosjes së mekanizmit të luftës kundër krimit nga urrejtja në Republikën e Serbisë. Në mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë Publike Republikane, Akademisë së Drejtësisë, Komisarit për Mbrojtjen e Barazisë, Qendrës për trajnim themelor policor, Komitetit të Juristëve për të Drejta të Njeriut, Aleancës Gej strejt, Labrisit dhe Praksisit. Pjesëmarrëve në mbledhje u është ndarë doracaku Grumbullimi i të dhënave për krimet nga urrejtja dhe mekanizmi i monitoringut – udhërrëfyes praktik.

Përveç kësaj, Komiteti për të Drejta të Njeriut dhe të Drejta të Pakicave KDNJDP e ka organizuar mbledhjen koordinuese (më 17 mars të vitit 2016) midis përfaqësuesve të organeve kompetente shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile me qëllim të vendosjes së mekanizmit në luftën kundër krimit nga urrejtja në Republikën e Serbisë.

Gjithashtu, KDNJDP në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë dhe me Misionin e OSBE në Serbi i ka organizuar gjashtë trajnime për gjykatës, prokurorë publikë, zëvendës të prokurorëve publikë, ndihmës të gjykatësve dhe të prokurorëve, me temën krimet nga urrejtja – trajnimi për përfaqësuesit e jurisprudencës. Trajnimet janë mbajtur në Suboticë më 9 nëntor të vitit 2015 në Novi Sad, më 10 nëntor, në Nish më 19 prill kurse në vitin 2016 në Pazarin e Ri më 25 prill të vitit 2016 në Kragujevc më 26 prill dhe në Beograd më 12 maj të vitit 2016.

21

Page 22: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Në gusht të vitit 2015 Qeveria e Republikës së Serbisë e ka aprovuar Planin e veprimit për aplikimin e Strategjisë së policisë në bashkësi për vitin 2015 dhe 2016, me çfarë janë përcaktuar aktivitetet konkrete dhe janë dhënë orientimet për vazhdimin e zhvillimit të policisë në bashkësinë në Republikën e Serbisë.

Policia e Republikës së Serbisë e dallon dhe e respekton të qenët më ndryshe dhe e siguron realizimin e të drejtave dhe të lirive të pjesëtarëve të grupeve të pakicave në pajtim me normat e vendit dhe me normat ndërkombëtare juridike. Rekomandimet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (ОSBE) për punën e policisë në shoqërinë multietnike, që kanë të bëjnë me parimet kryesore të punës së policisë në mjediset shumëetnike, rekrutimin dhe përfaqësimin, trajnimin dhe zhvillimin profesional të policisë, bashkëpunimin me bashkësitë etnike, praktikën operative dhe parandalimin dhe menaxhimin e konflikteve i paraqet orientimet për punën e policisë me bashkësitë e pakicave.

Policia punën dhe veprimin e vet ia përshtat realizimit të qëllimeve të sigurisë dhe përmbushjes së nevojave të sigurisë së qytetarëve dhe në punën e vetë përveç metodologjisë ekzistuese të analizimit të gjendjes në një masë të madhe do të përdorë hulumtimin e qëndrimeve të qytetarëve dhe bashkësive për gjendjen e sigurisë, ndjenjën e sigurisë dhe punën e policisë. Zyra për të Drejta të Njeriut dhe të Drejta të Pakicave në vitin 2015 e ka formuar Këshillin për përcjelljen e aplikimit të rekomandimeve të KB për të drejtat e njerëzve, detyra e të cilëve është që rregullisht ta përcjellin dhe ta shqyrtojë aktivitetin e organeve shtetërore të Republikës së Serbisë në plotësimin e rekomandimeve nga Pasqyra e periudhës së dytë dhe të tretë Universale të KB për gjendjen e të drejtave të njeriut.

Nëpunësit policorë në mënyrë aktive e kanë realizuar bashkëpunimin me përfaqësuesit e Bashkësisë rome, përmes pjesëmarrjes në tryezat e rrumbullakëta dhe në tribunat e organizatave joqeveritare të romëve (Lidhja e Romëve, Qendra YURОM, Nisma e Romëve dhe etj). Për zhvillimin e komunikimit të policisë me përfaqësuesit e bashkësive rome mbahen tryezat dhe takimet e rrumbullakëta, ku në dialog shqyrtohen çështjet me rëndësi për pozitën dhe sigurinë e grupeve të romëve dhe bashkësive.

Në mjediset lokale në të cilat janë të pranishme bashkësitë e shumta të romëve, në përbërje të organeve vendore të sigurisë janë përfshirë përfaqësuesit e romëve, të cilët e japin kontributin e vet në zhvillimin e nismave të sigurisë në vend për parandalimin e delikteve, dhe përparimin e pozitës së bashkësive të romëve.

Nëpunësit policorë në Republikën e Serbisë për çdo ditë po i zhvillojnë vizitat e drejtpërdrejta, po realizojnë kontakte me përfaqësuesit e romëve dhe po ndërmarrin aktivitete edhe për mbrojtjen e tyre të sigurisë. Lidhur me mbrojtjen e sigurisë së romëve si edhe me kategoritë veçanërisht të rrezikuara, siç janë fëmijët dhe gratë, të cilët shpesh janë viktima të formave të ndryshme të dhunës dhe tregtisë me njerëz, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe me organet e tjera shtetërore, organizohen fushata parandaluese dhe të mediave për edukimin e popullsisë dhe zhvillimin e qëndrimeve të opinionit ndaj këtyre çështjeve të ndjeshme. Qëllimet e fushatës janë edhe zvogëlimi i numrit të frikshëm – ngjarjeve që nuk

22

Page 23: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

janë paraqitur dhe nxiten që t’i paraqesin rastet e dhunës që të zvogëlohet toleranca ndaj dhunës. Si shembull, në shumë qytete në Republikën e Serbisë (Bеоgrаd, Nоvi Sаd, Nish, Krаguјеvc dhe etj.), në bashkëpunim me shoqatat e romëve dhe me shoqatat e tjera të qytetarëve dhe qendrat për punë sociale mbahen tribunat dhe ligjëratat për gratë nga bashkësitë e romëve me temën Dhuna në familje dhe tregtia me njerëz.

Shërbimi publik i mediave të Vojvodinës është koncipuar si institucion i cili shërben për përforcimin e tolerancës. Përveç informimit të qytetarëve për shkaqet dhe pasojat e krimit nga urrejtja dhe tolerancës zero ndaj veprave të këtilla, në Programin e Parë të radios (programi në gjuhën serbe) ekzistojnë emisione të veçanta, me emërtimin Integrimet evropiane (еmitohet njëherë në javë, në kohëzgjatje prej 25 minutave), që si temë me të cilën merret është realizimi i të drejtave të bashkësisë së pakicave në dritën e përafrimit të Serbisë Bashkimit Evropian. Në televizion këto tema përpunohen edhe në programet ditore-informative, varësisht nga ngjarjet aktuale.

Këshillat kombëtare të pakicave kombëtare me punën e vet, me pjesëmarrjen aktive dhe me organizim në mënyrë të vazhdueshme i kontribuojnë vetëdijes së qytetarëve dhe rëndësisë së bashkëjetesës së përbashkët, për shkaqet dhe pasojat e krimit nga urrejtja dhe tolerancës zero ndaj veprave të tilla.

AKTIVITETI: 2.7. Zbatimi i hetimit efikas, kualifikimi adekuat dhe ndjekja penale efikase e aktorëve të veprës me tipare të urrejtjes kombëtare dhe intolerancës dhe diskriminimit të racës, diskriminimit fetar dhe diskriminimit tjetër, duke përfshirë veprat e bëra përmes internetit, në rrjetat shoqërore dhe në veprimet publike.Përparimi i hetimit dhe i ndjekjes penale të autorëve të veprave me tiparet e urrejtjes kombëtare dhe intolerancës dhe diskriminimit të racës, fetar dhe diskriminimit tjetër, duke përfshirë veprat e bëra përmes internetit, në rrjetat shoqërore dhe në paraqitjet publike përmes shtimit të efikasitetit të veprimit, mbajtjes së evidencës së veçantë dhe zbatimit të trajnimit.- lidhja me PV TË KAP 23 aktiviteti 3.8.1.15.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Prokuroria Publike Republikane Ministria kompetente për punë të brendshme Gjykata Supreme e Kasacionit

RAPORTI: Në pajtim me autorizimet e veta kushtetuese dhe ligjore, prokuroritë publike po e bëjnë hetimin dhe ndjekjen penale të aktorëve të të gjitha veprave penale dhe të veprave të tjera ndëshkuese, në mesin e të cilave është edhe nxitja e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, e racës dhe fetare nga neni 317 i Kodit Penal (KP).

23

Page 24: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Përveç kësaj, me Programin dhe planin e Punës së Prokurorisë Publike republikane është përcaktuar që kjo prokurori do ta përcjellë veprimin e prokurorive publike kompetente në lëndët me rëndësi shoqërore ose për të cilat është i interesuar opinioni, në mesin e të cilave janë edhe lëndët lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të të gjitha formave të diskriminimit. Me qëllim të zbatimit të mbikëqyrjes ndaj veprimit sipas këtyre lëndëve, Prokurori publik Republikan e ka lëshuar Udhëzimin për mbajtjen e evidencave të veçanta për vepra penale të bëra nga urrejtja, në vështrim të nenit 54a të Kodit Penal. Në pajtim me këtë Udhëzim, prokuroritë publike të apelit kanë për detyrë që në Prokurorinë Publike Republikane t’i dërgojnë raportet përmbledhëse tremujore nga fushat e theksuara për prokurori publike nga zonat e veta.

Veprat penale të cilat i përmbajnë elementet e diskriminimit, të nxitura nga dhuna dhe gjuha e urrejtjes, e përfshijnë vepërn penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, të racës dhe fetare dhe intolerancës nga neni 317 i KP, pastaj vepërn penale të racës dhe diskriminimet e tjera nga neni 387 i KP, por edhe veprat e tjera penale nëse janë bërë nga urrejtja, në pajtim me nenin 54a të KP. Në pajtim me këtë, prokuroritë publike kanë vazhduar zbatimin e hetimit dhe të ndjekjes penale të veprave penale lidhur me incidentet ndërnacionale.

Në këtë vështrim, në periudhën nga 1 janari deri më 1 qershor të vitit 2016 prokuroritë publike nga zona e Prokurorisë Publike të Apelit në Novi Sad kanë vepruar lidhur me pesë lëndë nga neni 317 i KP. Në një lëndë janë ndërmarrë veprimet dëshmuese, në një lëndë tjetër janë duke u bërë verifikimet e pohimeve të veprave penale, në një lëndë është duke u zbatuar aplikimi i parimeve të oportunitetit, kurse në dy lëndë është refuzuar denoncimi penal. Prokuroritë publike nga zona e Prokurorisë Publike të Apelit në Beograd në periudhën e theksuar i kanë pasur në punë nëntë denoncime penale sipas nenit 317 të KP dhe dy denoncime penale sipas nenit 387 të KP. Në periudhën e theksuar është marrë një aktgjykim dënues sipas nenit 317 të KP dhe një aktvendim për refuzimin e denoncimit penal, kurse sipas nenit 387 të KP janë miratuar dy aktvendime për refuzimin e denoncimit penal. Në periudhën e njëjtë prokuroritë publike nga zona e Prokurorisë Publike të Apelit në Kragujevc i kanë pasur në punën e vet shtatë denoncime penale, nga të cilat pesë për nenin 317 të KP, një për denoncimin penal Shkelja e nderit për shkak të përkatësisë së racës, fetare, kombëtare ose përkatësisë tjetër nga neni 174 i KP dhe një për vepër penale të Shkeljes së barazisë nga neni 128 i KP. Nga kjo për nenin 317 në dy lëndë është paraqitur propozimi akuzues, në një lëndë është duke u zhvilluar procedura parahetimore, kurse për dy lëndë është paraqitur propozimi akuzues, në një lëndë është duke u zhvilluar procedura hetimore, kurse në dy lëndë është miratuar aktvendimi për refuzimin e denoncimit penal. Denoncimi penal është refuzuar edhe për nenin 174 të KP, kurse për nenin 128 të KP janë duke u bërë verifikimet e pohimeve të denoncimeve penale. Prokuroritë publike nga zona e Prokurorisë Publike të Apelit në Nish në periudhën e theksuar kanë vepruar në dy lëndë. Në një lëndë denoncimi penal është paraqitur për nenin 317 të KP, kurse në vepërn e dytë për vepër penale të rrezikimit të sigurisë nga neni 138 i KP i bërë nga urrejtja për shkak të përkatësisë kombëtare sipas nenit 54a të KP. Në të dy procedurat janë duke u zhvilluar veprimet dëshmuese.

24

Page 25: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Deri më 30 qershor të vitit 2016 para 67 gjykatave themelore në Republikën e Serbisë kanë qenë gjithsej pesë lëndë në punën sipas nenit 128 të Kodit Penal të Republikës së Serbisë (me të cilin inkriminohet shkelja e barazisë – vepër penale nga kaptina XIV e Kodit Penal të Republikës së Serbisë – Vepra penale kundër lirisë dhe shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të qytetarit). Nga kjo, për tri lëndë është marrë vendimi deri më 30 qershor të vitit 2016, kurse dy lëndë që kanë mbetur që të zgjidhen deri në fund të tremujorit të II të vitit 2016.

Në mesin e 67 gjykatave themelore, dy gjykata i kanë shprehur në raporte lëndët lidhur me materien raportuese, dhe këtë:

Gjykata e parë Themelore në BeogradNumri i lëndëve në punë e sipër: 3Numri i lëndëve të zgjidhura: 1Numri i lëndëve të mbetura në punë më datën 30 qershor të vitit 2016 2016: 2

Gjykata themelore në ParaqinNumri i lëndëve në punë e sipër: 2Numri i lëndëve të zgjidhura: 2Numri i lëndëve të mbetura në punë e sipër: /

Në 65 lëndë të mbetura të gjykatave themelore nuk ka pasur procedura lidhur me raportin e përfshirë në kategorinë (neni 128, neni 129, neni 130, neni 131 i Kodi Penal të Republikës së Serbisë ) në tremujorin e I dhe II të vitit 2016.

25

Page 26: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

III FUSHA E KULTURËS DHE E MEDIAVE

AKTIVITETI: 3.1. Sigurimi i aplikimit të neneve 6 dhe 9 të Konventës orientuese për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe nenit 11 të Kartës Evropiane për gjuhët rajonale ose të pakicave përmes identifikimit të modelit adekuat në mesin e modaliteteve të ndryshime, siç janë:- përparimi i bashkëfinancimit projektues veçanërisht lidhur me rolin e këshillave kombëtare të pakicave kombëtare.- financimi i programit të medive themelues/botues të të cilit kanë qenë këshillat kombëtare të pakicave kombëtare- përjashtimi i mediave në pronësi të këshillave kombëtare dhe pakicave kombëtare nga procesi i privatizimit.- shtimi i sasisë së përmbajtjes në gjuhët e pakicave kombëtare në shërbimet publike radiotelevizive (RTS/RTV) përmes shpalljes së emitimit të një përmbajtjeje të tillë me plotësimin e interesit publik.- lidhja e privatizimit të mediave me licencimin e kushtëzuar nga ana e Rem-it me obligim të emitimit të një sasie të caktuar të programit në gjuhët e pakicave kombëtare. Njëkohësisht të analizohet ndikimi i efektit të privatizimit dhe digjitalizimit ndaj mediave të cilat i emitojnë përmbajtjet në gjuhët e pakicave kombëtare, kurse në konsultim me pakicat kombëtare, me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë financiare të mediave, që të sigurohet ruajtja e nivelit ekzistues e realizueshmërisë së të drejtave për informim në gjuhët e pakicave kombëtare.AFATI: tremujori I - II i vitit 2016STATUSI: Aktiviteti gati plotësisht është realizuar. BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për punët e informimit Ministria kompetente për punët e administratës shtetërore Organi rregulativ për mediat elektronike Këshillat kombëtare të pakicave kombëtare Shërbimet publike të mediave

RAPORTI: Në kuadër të zbatimit të Planit të Veprimit për KAP 23 është përgatitur agjenda dhe ftesat për grupin punues TAIEX lidhur me temën E drejta për informimin e personave të cilët u takojnë pakicave. Grupi punues është dashur të mbahet më 19 shtator në Beograd, por për shkak të pamundësisë së Komisionit Evropian që t’i sigurojë ekspertët deri në këtë datë është shtyrë për 18 janar të vitit 2017.

Qeveria në seancën e 3 marsit të vitit 2016 e ka aprovuar Rregulloren për ndarjen e mjeteve nga fondi buxhetor për pakica kombëtare, me të cilat më hollësisht janë caktuar kriteret, kushtet, mënyra dhe procedura e ndarjes së mjeteve nga ky fond për programet dhe projektet nga fusha e kulturës, arsimit, njohtimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe alfabetit të

26

Page 27: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

pakicave kombëtare. Kjo urdhëresë do ta përparojë financimin e projektit themelues të të cilit janë këshillat kombëtare të pakicave kombëtare.

Në pajtim me nenin 142 të Ligjit për informimin publik dhe për media, privatizimi i mediave bëhet sipas mënyrës me të cilën sigurohet kontinuiteti në prodhimin e përmbajtjeve mediatike me interes publik, kurse në periudhën prej pesë vjetësh nga dita e lidhjes së kontratës për shitjen e kapitalit.

Kоntinuitеti në prodhimin e përmbajtjeve mediatike e nënkupton edhe obligimin e mbajtjes së organizimit të programit në disa gjuhë të pakicave kombëtare, përkatësisht pjesëmarrjes në përmbajtjet informative, arsimore, shkencore, kulturoro-artistike, përmbajtjet e fëmijëve, argëtuese, sportive dhe përmbajtjet e tjera programore që janë me interes për disa gjuhë të pakicave kombëtare, në pajtim me skemën programore e cila ka qenë në fuqi në peiudhën prej dymbëdhjetë muajsh para hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Agjencia për privatizim (tani: Ministria e Ekonomisë) dhe Rregullues i më 27 maj të vitit 2015 e kanë lidhur Protokolin për bashkëpunim, me të cilin palët nënshkruese e kanë shprehur qëllimin që me qëllim të zbatimit ligjor, efikas dhe të suksesshëm të zbatimit të procedurës së privatizimit, në pajtim me Ligjin për privatizim dhe Ligjin për informim publik dhe media, që ta mundësojnë privatizimin e botuesit të mediave sipas mënyrës me të cilën sigurohet mbrojtja e pluralizmit mediatik dhe kontinuitetit në prodhimin e përmbajtjeve mediatike me interes publik.

Me nenin 2, paragrafin 1, i Protokolit të theksuar, Agjencia për privatizim është obliguar që Rregulluesi do t’ia dërgojë kontratat për shitjen e kapitalit të mediave elektronike brenda afatit prej tri ditësh nga dita e lidhjes së kontratës. Me paragrafin 2 të nenit të theksuar të Protokolit Rregulluesi është i obliguar që Agjencisë për privatizm t’ia dërgojë aktin për kryerjen e obligimit të blerësit, përkatësisht sigurimin e kontinuitetit në prodhimin e përmbajtjeve mediatike me interes publik për media elektronike, për periudhën prej 12 muajsh nga dita e lidhjes së kontratës për shitjen e kapitalit, në afatin e kontraktuar të kohëzgjatjes së obligimit kontraktues, përkatësisht gjithnjë kur konstatohet shmangie nga obligimi i kontinuitetit në prodhimin e përmbajtjeve mediatike me interes publik që kërkon edhe ndërmarrjen e masave nga kompetenca e Agjencisë. Më tutje, me paragrafin 3, të këtij neni Rregulluesi është obliguar që Agjencisë t’ia dërgojë aktin me shkrim nga paragrafi 2, i këtij neni, brenda afatit prej 30 ditësh nga skadimi i afatit relavant për të cilin paraqitet akti me shkrim, kurse me paragrafin 4 është përcaktuar që Agjencia të vendosë për plotësimin e obligimit të kontinuitetit në prodhimin e përmbajtjeve të mediave me interes publik për mediat elektronike vetëm në bazë të aktit me shkrim të Rregulluesit.

Në pajtim me faktin se kontratat e para për shitjen e kapitalit të dhënësve të shërbimeve mediatike të cilat kanë qenë në procedurë të privatizimit të lidhura midis 25 shtatorit të vitit 2015, Organi rregullues për media elektronike aktivitetet e theksuara lidhur me obligimet e ndërmarra nga protokolli i theksuar do t’i ndërmarrë në tremujorin e III dhe të IV të vitit 2016.

27

Page 28: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Gjatë procedurës së privatizimit, përmes metodave të shitjes së kapitalit dhe pronës, janë privatizuar 13 media, të cilat në pajtim me lejen për dhënien e shërbimeve mediatike në elaboratet e veta programore e kanë edhe programin në gjuhët e pakicave kombëtare, dhe këtë:

Nr. Rend.

Dhënësi i shërbimeve të mediave Shërbimet e mediave Gjuha e pakicave kombëtare

1. RАDIО MЕDVЕGJА SH.P.K., Mеdvеgjë rаdiо gjuhë shqipe

2.RADIOTELEVIZIONI CАRIBRОD SH.P.K., Dimitrоvgrаd

rаdiо dhe TV bullgare

3.KOPERNIKUS RADIOTELEVIZIONI SH.P.K., Shid – Rаdiо Shid

Rаdiо rusine, sllovake

4.Qendra informative SH.P.K., Bаçkа Tоpоllë – Rаdiо Rеgiје

Rаdiоrusine, hungareze, sllovake

5. RADIOTELEVIZIONI INGJI SH.P.K., Ingji Rаdiоrumune, hungareze, ukrainase, rome, kroate

6.RADIOTELEVIZIONI PАNÇЕVË SH.P.K., PАNÇЕVË

TV hungareze, rome,

7. NОVОSАDSKА TV SH.P.K., Nоvi Sаd TV hungareze, sllovake

8.NDËRMARRJA INFORMATIVE B C INFО SH.P.K., Bеlа Cërkvë – Rаdiо Bеlа Cërkvë

Rаdiо çeke, rumune, rome

9.Ndërmarrje për informim RADIOTELEVIZIONI STАRА PАZОVË» SH.P.K., Stаrа Pаzоvë

Rаdiо rome, sllovake

10.RADIOTELEVIZIONI SHАBАC SH.P.K., Shаbаc

TVrome

11.RADIOTELEVIZIONI KRUSHЕVC SH.P.K., Krushеvc

rаdiо dhe TV rome

12.Ndërmarrja për informim RАDIО BАRАЈЕVË SH.P.K., Bаrајеvë

Rаdiо rome

13.Ndërmarrja publike TELEVIZIONI POZHEGË, Pоzhеgë

TV rome

Gjithashtu, me rëndësi është të theksohet se procedura e privatizimit përmes metodës së bartjes së kapitalit pa kompensim të punësuarëve nuk ka përfunduar te 12 subjekte të privatizimit (dhënësve të shërbimeve të mediave) të cilat kanë pasur leje për dhënien e shërbimeve mediatike nga ana e Rregulluesit, si edhe që disa prej tyre, ndër të tjera, emitojnë edhe programin në gjuhët e pakicave kombëtare.

Në tremujorin e I dhe II të vitit 2016 vërehet një rritje e konsiderueshme e programit në gjuhët e pakicave në programin e RTV, ku emitohen përmbajtjet e pakicave. Kjo rritje mund të ilustrohet në të dhënat paralele nga periudha janar-korrik e vitit 2015 dhe 2016.

Gjuha 2015 2016

28

Page 29: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Bunjevase 2.613 3.568Kroate 9.265 11.390Hungareze 45.630 65.803Rumune 13.277 19.093Rusine 18.238 20.768Sllovake 16.870 20.773Ukrајinase 3.822 3.483Rоme 17.423 22.234Mаqedonase 3.346 2.581Të tjera 42.028 44.789

Siç mund të shihet nga tabela, me përjashtim të programit ukrainas dhe maqedonas, ku mund të vërehet një rënie e vogël në minutazh të programit të emituar, në të gjitha gjuhët e tjera të pakicave vërehet shprehimisht një rritje, në disa vende rreth 40% (programi i hungarezëve, rumunëve dhe bunjevasve).

Sa i përket radios, këtu nuk erdhi deri te rritja e minutazhit në gjuhët e pakicave sepse tërë programi i 2 dhe i 3 është plotësuar me përmbajtje të pakicave dhe nuk ka më kohë të lirë të programit për zgjerim (48 orë të radio programit emitohet për çdo ditë në gjuhët e pakicave).

Sa i përket digjitalizimit të mediave, kalimi në emitimin digjital të programit të RTV – sipas treguesve për shikueshmërinë e të dy programeve të RTV – sidomos gjatë gjashtë muajve të parë ka ardhur deri te rënia e konsiderueshme e shikueshmërisë. Kjo pjesërisht mund të shpjegohet me zgjerimin e kanaleve ekzistuese (të huaja) konsumentëve tanë tradicionalë, por pjesërisht edhe me faktin se jugu dhe juglindja e Banatit nuk është e mbuluar në një masë të mjaftueshme me sinjal digjital nga Çota.

Zgjidhja për shtimin e shikueshmërisë së të gjitha programeve, por në radhë të parë e programeve të pakicave, është që RTV ta sigurojë vendin në multipleksin e parë ose të dytë në Avallë që programet e pakicave të cilat prodhohen në këtë media të realizohen për një numër sa më të madh të pjesëtarëve të bashkësive të pakicave të cilat jetojnë jo vetëm në Vojvodinë por edhe në Beograd ose në pjesët e tjera të Republikës së Serbisë.

Kur është fjala për përparimin e bashkëfinancimit projektues, përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar i pakicës kombëtare kroate (KKPKK) të marrë pjesë në seancën e Komisionit për hartimin e propozimit të ndarjes së mjeteve në fushën e kulturës sipas konkursit të shpallur të Ministrisë për Kulturë dhe Informim, mirëpo ky nuk është rast kur është fjala për konkursin në fushën e informimit. Sipas raportit të vetë këshillit, edhe pse vendimet e Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Kroate për propozimin e ndarjes së mjeteve janë respektuar në masë më të madhe, tërë çështja nuk është rregulluar institucionalisht, por varet nga disponimi momental i organeve kompetente. Këshilli raporton se edhe më tutje vërehet kolizioni i Ligjit për Këshillat Kombëtare të pakicave kombëtare (i cili e parasheh që këshillat ta japin propozimin e ndarjes) dhe Ligjit për informimin publik në media, të cilat e

29

Page 30: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

parashikojnë që këshillat ta japin mendimin në procedurën e ndarjes: si edhe që tendencat që pjesëmarrja e parfaqësuesve të këshillit të shndërrohet në formë (sigurimi i mendimit dhe i propozimit), pa ndikim të vërtetë në miratimin e vendimeve.

Sipas KKPKK, Radio Sombori, Radio Subotica dhe Radio Baça pasukses janë privatizuar. Në Radio Sombor në fund të vitit 2015 ka pushuar emitimi i emisionit në gjuhën kroate, por në prodhim privat ka vazhduar në Radio Furtunën private. Rаdiо Bаça dhe Radio Subotica ende janë duke e emituar programin në gjuhën kroate, por pa kompensime për ata që e realizojnë emisionin.

Gjithashtu KKPKK, i thekson rekomandimet për përparimin e bashkëfinancimit projektues në më shumë aspekte:

- shpallja me kohë e konkursit që sa më herët të miratohen vendimet dhe t’u ndahen mjetet aplikantëve;

- të rregullohet çështja e rolit të këshillave kombëtare në procesin e miratimit të vendimeve për ndarjen e mjeteve (mendimet/propozimet).

Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Bullgare ka theksuar se në territorin e Republikës së Serbisë pjesëtarët e bashkësisë kombëtare bullgare e kanë pasur informatën në gjuhën e vet, mirëpo, me aprovimin e Ligjit për informim dhe media RTV Cаribrоd, si media e pakicës, është privatizuar, kurse pronari i ri nuk ka obligim që ta emitojë programin edhe në gjuhën bullgare. RTV Bosilegrad nuk ka hyrë në proces të privatizimit për shkak se ka menaxhuar në përbërje të Qendrës për Kulturë të Bosilegradit, por, në pajtim me ligjin, ka pushuar emitimi i programit në gjuhën amtare me ditën e skadimit të lejes. Mediat e shtypura javorja Brаtstvо e ka ndërprerë punën para disa vjetësh për shkak të problemeve financiare. Këshilli kombëtar i Bashkësisë Kombëtare Bullgare në mars të këtij viti e ka themeluar institucionin Nоvо brаtstvо, në përbërje të të cilit botohet dyjavorja Nоvо brаtstvо, plotësisht në gjuhën dhe në alfabetin bullgar.

Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Bunjevase ka theksuar se financimi i programit të mediave themelues indirekt i të cilave është këshilli kombëtar nuk është rregulluar, dhe mediat në gjuhën bunjevase nuk e kanë përkrahjen financiare nga burimet publike, përveç mediave të shkruara të cilat i bashkëfinancon Sekretariati Krahinor për përkrahjen nga burimet publike, përveç mediave të shkruara të cilat i bashkëfinancon Sekretariati Krahinor për Kulturë dhe Informim i Krahinës Autonome të Vojvodinës KAV. Siç pohon më tutje këshilli, procesi i privatizimit ka përfunduar, por në media ku, nuk është kolapsi i plotë në vështrimin organizues dhe funksional, kjo bashkësi bunjevase nuk ka më mundësi për produksion në radio dhe në ambient lokal në Suboticë dhe në Sombor i fiton mjetet nga burimet publike, si edhe të emitojë emisionet informative në gjuhën bunjevase. Fondi i cili është përcaktuar që në periudhën kalimtare të miratimit të Ligjit për pakicat kombëtare, që duhet të vendosë sistemin e financimit të mediave elektronike dhe produksionin në gjuhët e pakicave, siç e parashikon Ligji për informimin publik dhe për media, nuk është vendosur në realizimin e funksionit të vet. Në shërbimet publike radiotelevizive, siç raporton Këshilli,

30

Page 31: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

vërehet trendi i shtimit të përmbajtjes në gjuhët e pakicave, por nuk është vendosur procesi që me emitimin e përmbajtjeve të këtilla të realizohet interesi publik në informimin e gjuhëve të pakicave, as procesi i bashkëfinancimit të përmbajtjeve të tilla në bashkëpunim me mediat në gjuhët e pakicave – në këtë rast në të folmen bunjevase.

Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Çeke ka theksuar se pas privatizimit të Radio Bela Cërkvës, pronari i ri po e realizon skemën ekzistuese programore, në të cilën është përfaqësuar gjuha çeke në të njëjtën masë si edhe para privatizimit. Gjithashtu, duhet të realizohen edhe projektet e miratuara nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe Informimit.

Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Hungareze mori pjesë në përgatitjen e raportit të Avokatit të Popullit për gjendjen e informimit të pakicave kombëtare në gjuhën e tyre pas privatizimit të mediave, me propozimin e masave për përparim të mëtejmë. Këshilli, përveç kësaj, dha hua pa interes për përballimin e paaftësive të përkohshme për pagimin e mediave të cilat janë themaluar nga ana e Këshillit Kombëtar të pakcisë kombëtare me afat kthim për disa muaj. Fatkeqësisht, kjo në disa raste nuk mjafton, kështu që Televizioni Mоzаik, nga Novi Sadi, i themeluar nga ana e Këshillit Kombëtar i Pakicës Kombëtare Hungareze i cili e ka emituar programin e vet nga viti 2004 nga 1 gushti i vitit 2016, ka pushuar ta emitojë programin dhe po e pret falimentimin pikërisht për shkak të mungesës së financimit nga mjetet e buxhetit të qytetit, që deri me suprimimin e ka mundësuar që ky institucion i mediave t’i informojë pjesëtarët e pakicës kombëtare hungareze. Këshilli ka marrë pjesë aktive në punën e Komisionit Ndërqeveritar midis Hungarisë dhe Serbisë, ku janë aprovuar këto përfundime: „Komisioni Ndërqeveritar i Përzier propozon që Pala serbe ta sigurojë mundësinë e emitimit dhe pranimit të emisioneve në gjuhën hungareze të Radiotelevizionit të Vojvodinës në tërë territorin e KA të Vojvodinës, në pajtim me ligjin, që të kujdeset që Shërbimi publik i mediave ta kryejë obligimin e vet ligjor për realizimin e interesit publik, e ky është shtimi i sasisë së përmbajtjes në gjuhët e pakicave kombëtare, dhe këtë me qëllim të realizimit të të drejtave për njohtim të plotë dhe të njëanshëm në gjuhën e pakicës kombëtare“, si edhe „palët përfundojnë se është zvogëluar buxheti i KA të Vojvodinës, dhe për këtë arsye është zvogëluar edhe përkrahja financiare e institucioneve më të rëndësishme të pakicës kombëtare hungareze në Serbi. Komisioni Ndërqeveritar i Përzier (KNQP) i propozon palës serbe që ta shtojë përkrahjen nga buxheti për këto institucione“. Përfundimi i mëvonshëm është aprovuar sipas propozimit të Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Hungareze. Me zvogëlimin e Buxhetit Krahinor, fatkeqësisht, është zvogëluar edhe përkrahja e buxhetit edhe e mediave të pakicave, dhe kjo përkrahja për gazetën e përditshme Mаgjаr Sо dhe për javoren Hеt Nаp për 10% në krahasim me vitin 2015. Gjithashtu, Këshilli, me dhënien e mendimit dhe të propozimit në procedurën e ndarjes së mjeteve për konkurse për projekte në informimin e pakicave kombëtare në nivel republikan, krahinor dhe lokal, e ka dhënë kontributin e vet. Kryetari i Këshillit Kombëtar i Pakicës Kombëtare u takua me udhëheqësinë e RTV, për ta përmirësuar vazhdimësinë e emitimit të Programit të dytë të Radio Novi Sadit në zonën në fjalë dhe shtimit të sasisë dhe cilësisë së emisioneve të hungarezëve në programet e Shërbimit Publik.

31

Page 32: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Pas aprovimit të Kartës Evropiane për gjuhët rajonale ose të pakicave nga ana e Republikës së Serbisë, gjuha maqedonase nuk ka qenë e theksuar në pjesën e II, si gjuhë e njohur në bazë të kësaj Karte, por në pjesën e II, si gjuhët e tjera. Që atëherë Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare është duke punuar në plotësimin e kushteve të cilat u janë prezantuar në më shumë raste, si nga ana e organeve shtetërore ashtu edhe nga ana e institucioneve evropiane. Para se gjithashë, është vendosur lënda e gjuhës maqedonase me elementet e kulturës kombëtare në

gjuhën maqedonase në përdorim zyrtar në disa vende në Serbi, e deri te inforimimi në gjuhën dhe alfabetin maqedonas. Nga aktivitetet e deritashme të zbatuara edhe pritet që edhe gjuha maqedonase të radhitet në grupin e gjuhëve rajonale ose të pakicave në kuadër të Kartës Evropiane për gjuhët rajonale ose të pakicave.

Në vështrim të financimit programor të mediave themelues/botues të të cilit janë këshillat kombëtare të pakicave kombëtare, Këshilli Kombëtar i Pakicës kombëtare maqedonase ndihmon në punën e Qendrës Informative dhe botuese maqedonase, si media e vetme themeluese e të cilës është Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Maqedonase, dhe i cili financohet nga ana e Sekretariatit për Informim i KA të Vojvodinës. Me kalimin në financimin e projekteve përmes buxhetit, Këshilli Kombëtar këtij institucioni botues do t’i ndihmojë sipas mënyrës e cila është në pajtim me programin i cili financohet nga buxheti.

Në vështrim të shtimit të sasisë së përmbajtjes në gjuhët e pakicave kombëtare në shërbimet publike radio-televizive (RTS/RTV) përmes emitimit të një përmbajtje të tillë me plotësimin e interesit publik, gjendja aktuale nuk është e mirë, kur është fjala për pakicën kombëtare shqiptare, sepse rrallë emitohen shtojcat në RTS në emisionin Qytetari, kurse në RTV ekziston vetëm një emision në gjuhën maqedonase në kohëzgjatje prej gjysmë ore një herë në javë. Fjala është për emisionin Mаkеdоnskо sоncе.

Në vështrim të analizës së ndikimit të efekteve të privatizimit dhe digjitalizimit në media të cilat i emitojnë përmbajtjet në gjuhët e pakicave kombëtare, dhe në konsultim me pakicat kombëtare, me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë financiare të mediave në gjuhët e pakicave kombëtare, përmes procesit inkluziv me përfaqësuesit e pakicave kombëtare, për t’u siguruar ruajtja e nivelit ekzistues të realizueshmërisë së të drejtave për informim në gjuhët e pakicave kombëtare – mund të vërehet se efektet e privatizimit të mediave të cilat emitojnë përmbajtje në gjuhët e pakicave kombëtare janë mjaft negative kur është fjala për çështjet e përmbajtjes programore në gjuhën maqedonase. Para privatizimit pakica kombëtare maqedonase në Serbi i ka pasur emisionet RTV Mаkеdоnskо sоncе në RTV Vојvоdinа, Bаnаtаskо sоncе në RTV PАNÇЕVË, Infоmаk në RTV Vrаnjë, Mаkеdоniјо, dоbаr dеn në RTV Lеskоvc, Kronika e pakicave kombëtare në RTV Çаçаk, riimitimi i emisionit Mаkеdоnskо sоncе në RTV Nish, kurse si pasojë e efekteve të privatizimit sot ka mbetur vetëm emisioni Mаkеdоnskо sоncе në RTV e Vojvodinës.

Në Serbi mediat në gjuhën gjermane nuk ka. Në pikëpamje të përmbajtjes së mediave situata gjithashtu është e ngjashme. Në rrethanat e këtilla aktivitetet e Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Gjermane kanë qenë të orientuara për krijimin e përmbajtjeve minimale të

32

Page 33: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

mediave në gjuhën gjermane. Hapat e parë të rëndësishëm janë bërë në bashkëpunim me shërbimin publik krahinor të mediave (RTV). Në prill të vitit 2016 u nënshkrua me drejtorin e përgjithshëm të RTV; marrëveshja për bashkëpunim, me të cilin shërbimi publik është obliguar se, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të pakicës kombëtare gjermane, të fillojë emitimin e radio programit në gjuhën gjermane. Gjithashtu, u zhvillua biseda zyrtare lidhur me këtë temë me drejtorin e Radio RTV. U identifikuan dy gazetarë të rinj të mundshëm të cilët e njohin gjuhën gjermane, të cilët, me ndihmën e Këshillit Kombëtar, gjatë kësaj vere janë dërguar në Gjermani që të përvetësojnë gjuhën edhe më mirë. Fillimi i emitimit të radio-programit javor në RTV pritet të bëhet në tetor të vitit 2016.

Këshilli Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar i Pakicës Kombëtare Gjermane ka marrë pjesë në trajnimin shumëditor të Fondit Çështjet evropiane lidhur me temën Bashkimi Evropian, fondet hyrëse dhe parahyrëse dhe përgatitja e propozimit të projekteve sipas standardeve të BE. Gjithashtu në plan është realizimi i fondacionit kulturor i këshillit kombëtar, i cili sipas programit do të mbulonte pjesën më të madhe të aktiviteteve të numëruara.

Këshilli Kombëtar i Pakicës kombëtare rusine dhe ukrainase kanë theksuar se me Ligjin për Këshillat kombëtare të pakicave kombëtare (Fl. zyrtare e RS, nr. . 72/2009, 20/2014 – vendimi i GJK dhe 55/2014) është përcaktuar që këshilli kombëtar e jep propozimin për ndarjen e mjeteve të cilat ndahen përmes konkursit publik nga buxheti i Republikës së Serbisë, Krahinës Autonome ose njësisë së vetëqeverisjes vendore për informim në gjuhën e pakicës kombëtare, kurse me Rregullore për bashkëfinancimin e projekteve për realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik (i miratuar më 13 nëntor të vitit 2014 nga ana e ministrit të Kulturës dhe Informimit) është parashikuar që këshilli kombëtar e jep mendimin për projektet e paraqitura në konkurs për arritjen e cilësisë së informimit të pjesëtarëve të pakicave kombëtare – gjë që dëshmon për mosharmonizimin e dispozitave. Këshillat kanë konstatuar se me Rregullore janë zvogëluar të drejtat e Këshillave kombëtare në krahasim me të drejtat e rregulluara me Ligjin e theksuar, kurse organet të cilat i zbatojnë konkurset i referohen Rregullores.

Projektet të cilat kanë të bëjnë me informimin në gjuhën rusine lidhur me konkurset për bashkëfinancimin e projekteve të cilat i shpallin Ministria e Kulturës dhe e Informimit dhe Sekretariati Krahinor për Kulturë dhe Informim Publik, i dërgohen Këshillit Kombëtar të Rusinëve që ta japë mendimin. Informimi në gjuhën rusine realizohet në: Novi Sad, Kullë, Baçka Topollë dhe në Shid. Komuna e Kullës i ka shpallur dy konkurse për fushën e informimit dhe në të dy rastet e ka kërkuar mendimin e Këshillit Kombëtar të Rusinëve. Komuna e Baçka Topollës dhe Shidi kanë shapllur konkurse, por vendimet për konkurse i kanë marrë pa mendimin e këshillit kombëtar. Sipas njohurive të Këshillit qyteti i Novi Sadit në këtë vit nuk e ka shpallur konkursin për informim prandaj nuk u kërkua që ta dërgojë mendimin.

Këshilli Kombëtar i Rusinëve nuk e themeloi asnjë media. Bartjen e të drejtave themelore e ka bërë vetëm në vitin 2004, kur Krahina Autonome e Vojvodinës i ka bartur në Këshillin Kombëtar të Rusinëve të drejat themelore ndaj Instituiconit gazetar dhe botues Shkronjat ruse.

33

Page 34: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Finаncimi ka mbetur në kompetenca të Krahinës. Si media të cilat financohen nga të ardhurat publike institucioni nuk ka të drejtë pjesëmarrjeje në konkurse të cilat i shpallin organet e administratës.

Sasia e përmbajtjes në gjuhën rusine e cila emitohet në Shërbimin Publik të Vojvodinës ka mbetur pak a shumë në të njëjtin vëllim si edhe deri më tani (192 orë program të radios dhe 43 orë program televiziv në nivel mujor), ka theksuar Këshilli. Në RTS nuk ka program në gjuhën rusine, por shumica e pjesëtarëve të bashkësisë rusine (rreth 98%) jetojnë në zonën e Vojvodinës.

Mediat e privatizuara vendore kanë obligim t’i emitojnë programet në gjuhët e pakicave kombëtare në të njëjtën vëllim si edhe para privatizimit. Këshilli Kombëtar ka konstatuar se vëllimi i programit në gjuhën rusine në nivel të mediave vendore ka mbetur i njëjti. Për momentin nuk është analizuar përmbajtja dhe cilësia e programit, si as pasojat e financimit të projektit për qëndrueshmërinë e mediave.

Media vendore që ka qenë në pronësi të komunës së Vërbasit, por që e ka emituar programi radioteleviziv në gjuhën rusine (radio programi është emituar në frekuencën rajonale), e ka pushuar punë para se që e ka filluar procedurën e privatizimit.

Pas privatizimit të mediave, gjuha sllovene është përfaqësuar në të njëjtën masë si edhe para privatizimit. Në vitin 2015 janë realizuar projektet e financimit nga ana e Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare (televizioni rajonal).

Projektet të cilat kanë të bëjnë me informimin në gjuhën ukrainase lidhur me konkurset për bashkëfinancimin e projekteve të cilat i shpallin Ministria e Kulturës dhe e Informimit dhe Sekretariati Krahinor për Kulturë dhe Informim Publik – i dërgohen këshillit kombëtar të pakicës kombëtare ukrajinase që ta japë mendimin.

Informimi edhe në gjuhën ukrainase realizohet në Novi Sad, Kullë dhe në Ingji. Komuna e Kullës i ka shpallur dy konkurse për fushën e informimit dhe ka kërkuar në të dy rastet mendimin e Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Ukrainase. Mirëpo, Këshilli nuk ka informata a kanë shpallur konkurs për Informim Novi Sadi dhe Ingji, meqenëse nuk është kërkuar mendimi prej tyre.

Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare, bashkë me Qeverinë e KA të Vojvodinës, në vitin 2004 e ka themeluar Institucionin Gazetar-Botues Ridnе slоvо. Finacimi është në kompetenca të Krahinës. Si media të cilat financohen nga të ardhurat publike, nuk ka të drejtë pjesëmarrjeje në konkurse të cilat i shpallin organet e administratës.

Mediat e privatizuara të vendit kanë për obligim që ta emitojnë programin në gjuhën e pakicës kombëtare në të njëjtin vëllim si edhe para privatizimit. Këshilli Kombëtar ka konstatuar se qëllimi i programit në gjuhën ukrainase në mediat e vendit ka mbetur i njëjti. Për momentin nuk është analizuar përmbajtja dhe cilësia e programit, si as pasojat e financimit të projektit për qëndrueshmërinë e mediave.

34

Page 35: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Media vendore që kanë qenë në pronësi të komunës së Vërbasit, e që e ka emituar radioprogramin në gjuhën ukrainase (radioprogrami është emituar në frekuencën rajonale), është shuar para se që ka filluar procedura e privatizimit.

AKTIVITETI: 3.2. Sigurimi i qëndrueshmërisë së mediave duke përfshirë edhe produksionin e përmbajtjeve të mediave, themelues i të cilave indirekt janë këshillat kombëtare të pakicave kombëtare në periudhën kalimtare nga fillimi i aplikimit të Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare.AFATI: Nga tremujori I i vitit 2016 deri me fillimin e aplikimit të Ligjit të ri për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare.STATUSI: Aktiviteti është realizuar pjesërishtBARTËSIT DHE PARTNERËT:

QeveriaRAPORTI:

Ministria e administratës shtetërore dhe e vetëqeverisjes vendore i mbajti disa mbledhje me Këshillin Kombëtar të Pakicës Kombëtare Bullgare me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për mundësinë e botimit të revistës në gjuhën bullgare “Vëllazërimi” gjë që rezultoi me vazhdimin e shtypjes së revistës në fjalë si edhe vazhdimin e emitimit të radio programit të Bosilegradit në gjuhën bullgare.

Në pajtim me mjetet të cilat zhvillohen në pozitën e Fondit të Buxhetit për pakica kombëtare 1.800.000,00 dinаrë, Ministria e Drejtorisë shtetërore dhe e Vetëqeverisjes vendore planifikon që mjetet e përmendura t’i ndajë në pajtim me kornizën ligjore.

AKTIVITETI: 3.4 Të sigurohet financimi i mjaftueshëm dhe stabil me të cilin garantohet qëndrueshmëria e mediave në gjuhët e pakicave kombëtare përmes:- përparimit të rregullativës nënligjore lidhur me bashkëfinancimin e projektit veçanërisht lidhur me rolin e këshillave kombëtare të pakicave, me të cilat sigurohet financimi stabil dhe i vazhdueshëm i prodhimit të përmbajtjeve të mediave të cilat janë me rëndësi për pjesëtarët e pakicave kombëtare, - financimi i programit i përmbajtjeve të mediave themelues/botues të të cilave janë këshillat kombëtare të pakicave kombëtare- vazhdimi i përkrahjes buxhetore për media në pronësi të këshillave kombëtare për pakicat kombëtare;- përjashtimi i mediave në pronësi të këshillave kombëtare nga privatizmi në pajtim me Ligjin për informim publik dhe për media;- shpallja e konkursit për bashkëfinancim të përmbajtjeve të mediave në gjuhët e pakicave kombëtare bashkë me respektimin e plotë të mendimit të këshillave kombëtare për mënyrën e ndarjes së mjeteve;- sigurimi i bashkëfinancimit të mediave në gjuhët e pakicave kombëtare;- sigurimi i pjesëmarrjes së këshillave të pakicave kombëtare në punën e këshillit të organit rregullues për media elektronike i bazuar në kritere të qarta për zgjedhje.

35

Page 36: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

- lidhja me PV TË KAP 23 aktiviteti 3.8.1.4.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për punët e informimit Zyra për të Drejta të Njeriut dhe të Pakicave Ministria kompetente për punët e administratës shtetërore Sekretariati Krahinor Kompetent për Informim Njësitë e vetëqeverisjes vendore Organi rregullues për media elektronike

RAPORTI: Ministria e Kulturës dhe e Informimit e miratoi aktin e ri nënligjor, Rregulloren për bashkëfinancimin e projekteve për realizimin e interesit publik në fushën e informimit (Fl. zyrtare e RS, nr. 16/16). Duke u nisur nga kërkesa e Planit të veprimit që të përparohet rregullativa nënligjore lidhur me rolin e këshillave kombëtare të pakicave kombëtare me rastin e ndarjes së mjeteve buxhetore për prodhimin e përmbajtjeve të mediave, Ministria e ka saktësuar, përmes Rregullores, rolin e këshillave të pakicave kombëtare me rastin e vendimmarrjes së anëtarëve të komisionit profesional për ndarjen e mjeteve në konkurse të cilat shpallen për bashkëfinancimin e përmbajtjeve të mediave në gjuhët e pakicave kombëtare.

Procesi i privatizimit të mediave ka përfunduar dhe asnjë media themelues i të cilave është këshilli kombëtar i pakicave kombëtare nuk është privatizuar.

Konkursi për bashkëfinancim i projekteve nga fusha e informimit publik në gjuhët e pakicave kombëtare në vitin 2016 është shpallur nga 1 deri më 31 mars i vitit 2016. Për të janë ndarë mjetet në shumën prej 40.000.000,00 dinаrësh. Gjithsej janë paraqitur 162 projekte. Mjetet janë lejuar për 86 projekte. Nga këto, 71 projekte në 16 gjuhë kombëtare të pakicave dhe 15 për projekte shumëgjuhëshe.

Në pajtim me Ligjin për informim publik dhe për media, nga këshillat kombëtare është kërkuar mendimi për projektet e arritura. Afati për dhënien e mendimit ka qenë gjashtë ditë, por që të gjitha këshillat kombëtare përmes postës elektronike që më parë janë njohtuar se projektet do t’u dërgohen në shqyrtim. Mendimi i shumicës së këshillave kombëtare ka arritur brenda afatit të kërkuar dhe u janë dërguar bashkë me projekte anëtarëve të komisionit profesional. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve dhe i Pakicës Kombëtare Vllehe nuk e ka dërguar mendimin.

Vijon pasqyrimi tabelar për numrin e projekteve të paraqitura dhe të përkrahura sipas gjuhëve të pakicave kombëtare.

Gjuha Projektet e

Projektet e përkrahura nga KKPK

Projektet e përkrahura nga komisioni

Projektet e përkrahura nga KKPK

Shuma e përgjithsdhme e mjeteve të

36

Page 37: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

paraqitura MKI dhe MKI ndara gjuhë shqipe 3 - 3 - 1.200.000,00boshnjake 7 6 5 5 2.400.000,00bullgare 7 4* 4 5 2.310.000,00bunjevase 2 2 2 2 800.000,00vllehe 12 - 5 - 2.310.000,00hungareze 23 10 14 6 6.281.600,00maqedonase 3** 1 1 1 450.000,00gjermane 1 1 1 1 400.000,00rome 50 17 19 11 10.020.000,00rumune 6 6 4 4 1.800.000,00rusine 3 2 2 1 830.000,00sllovake 8 6 4 3 1.700.000,00ukrainase 2 2 1 1 400.000,00kroate 5 3 4 3 1.900.000,00malazeze 1 1 1 1 400.000,00çeke 1 1 1 1 508.320,00Gjithsej: 134 62 71 45 33.099.920,00

*Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Bullgare që më parë ka rënë dakord me vlerësimin profesional të Komisionit të MKI **Dy projekte më vonë janë refuzuar për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore për pjesëmarrje në konkurs

Nga 62 projekte të cilat janë përkrahur nga ana e këshillave kombëtare, komisioni profesional MKI i ka përkrahur 45 projekte, gjë që është 73% nga numri i përgjithshëm i projekteve të propozuara nga ana e këshillave kombëtare. Pra, mendimi i këshillave kombëtare në një masë të madhe është respektuar, përveç për ato projekte të cilat, sipas vlerësimit të komisionit profesional, nuk i kanë plotësuar kriteret e konkursit (që nuk janë arsyetuar në mënyrë cilësore dhe të mirë, temat e të cilave nuk janë inovative dhe nuk kontribuojnë në përparimin e përmbajtjeve të mediave në fushën e informimit publik të pjesëtarëve të pakicave kombëtare etj.).

Me ligjin për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare është përcaktar që këshillat kombëtare mund t’i përdorin mjetet buxhetore për financimin e shpenzimeve për veprimtarinë e rregullt, në të cilën ndër të tjera hyn edhe financimi ose bashkëfinancimi i programit dhe i projekteve në fushën e informimit, si edhe për financim të punës së institucionit, fondacionit, shoqërive ekonomike dhe organizatave themelues ose bashkëthemelues i të cilave është këshilli kombëtar. Mjetet të cilat sigurohen në buxhetin e Republikës së Serbisë për financimin e punës së këshillave kombëtare sistemohen ashtu që 30% sistemohen në shuma të barabarta për të gjitha këshillat kombëtare të regjistruara, kurse pjesa e mbetur në përpjesëtim me numrin e pjesëtarëve të pakicave të caktuara kombëtare të cilat i prezanton këshilli kombëtar, si edhe në numrin e përgjithshëm të institucioneve të kësaj pakice kombëtare në fushën e kulturës, arsimit, informimit dhe të përdorimit zyrtar të gjuhës dhe alfabetit dhe vëllimit të aktiviteteve të atyre institucioneve. Mjetet e përgjithshme të cilat Zyra për të Drejta të Njeriut dhe të Pakicave në vitin 2016 do t’ua ndajë këshillave kombëtare për financimin e punës së tyre është 245.000.000,00 dinarë, nga të cilat 21.437.500,00 dinarë janë sistemuar në bazë të numrit të përgjithshëm të institucioneve të pakicave kombëtare në fushën e njohtimit dhe vëllimin e aktiviteteve të këtyre institucioneve.

37

Page 38: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Ndarja e mjeteve nga fondi i Buxhetit për pakica kombëtare, të cilat gjenden në ndarje të buxhetit të Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Vendore në shumën prej 1.800.000 dinarë, nuk është bërë duke e marrë parasysh se kjo nuk është përcaktuar me Propozimin e programit të fushave me përparësi të cilat financohen nga fondi i buxhetit.

Për financim të mediave në gjuhët e pakicave kombëtare të cilat janë në pronësi të këshillave kombëtare të pakicave kombëtare mjetet sigurohen me Vendimin e Kuvendit Krahinor për Buxhetin e KA të Vojvodinës për vitin 2016 – ndarja 06, Sekretariati Krahinor për Kulturë dhe informim publik, klasifikimi funksional 830 – Shërbimet e emitimit dhe të botimit, Programi 1024 Sistеmi i informimit publik, Aktiviteti programor 1005 Përkrahja për informim publik të pakicave kombëtare, klasifikimi ekonomik 451 Subvencionet në ndërmarrjet dhe organizatat publike jofinanciare, në shumën e përgjithshme prej 264.805.000,00 dinаrësh.

Zgjidhja për ndarjen e mjeteve botuesve të gazetave të cilat publikojnë informata në gjuhët e pakicave kombëtare – bashkësive kombëtare sekretari krahinor për kulturë dhe informim publik e ka marrë vendimin më 20 janar të vitit 2016.

Fjala është për nëntë botues të gazetave themelues të të cilëve janë këshillat kombëtare të pakicave kombëtare, me gjithsej 22 gazeta (një ditore, pesë javore, tri mujore dhe shtatë të rinisë, përkatësisht të fëmijëve), të cilëve mjetet u janë ndarë në këtë mënyrë:

Mаgjаr sо sh.p.k., . (një ditore dhe tri gazeta të rinisë/të fëmijëve) 89.919.600,00Hеt nаp sh.p.k., (një gazetë javore) 26.262.000,00Hlаs ludu (një gazetë javore dhe dy gazeta të rinisë/e fëmijëve) 33.930.000,00Libеrtаtеа (një gazetë javore dhe dy gazeta të rinisë/e fëmijëve) 33.498.000,00Hrvatska riјеç (një gazetë javore dhe dy gazeta të rinisë/e fëmijëve) 32.670.000,00Ruskе slоvо (një gazetë javore dhe dy të rinisë/e fëmijëve) 31.086.000,00Gazetat e bunjevasve (një mujore dhe një gazetë e rinisë/e fëmijëve) 8.248.800,00Qendra Informative e Maqedonisë sh.p.k., . (në gazetë mujore) 5.139.000,00Ridnе slоvо (një gazetë mujore dhe një gazetë e rinisë/e fëmijëve) 4.051.560,00

Gjithse j 264.805.000,00

Nga mjetet e ndara për vitin 2016 botuesve, përkatësisht gazetave të cilat janë në pronësi të këshillave kombëtare të pakicave kombëtare, në periudhën nga 1 janari deri më 30 qershor të vitit 2016 gjithsej janë paguar 110.335.400,00 dinarë, kurse pagesa e vazhdueshme mujore ka vazhduar edhe në muajin korrik dhe gusht.

Për bashkëfinancimin e projekteve të prodhimit të përmbajtjeve të mediave nga fusha e informimit publik në vitin 2016 janë ndarë gjithsej 8.500.000,00 dinarë, nga të cilat 6.000.000,00 për përmbajtjet në gjuhën serbe, kurse 2.500.000,00 për prodhimin e përmbajtjeve mediatike në gjuhët e pakicave kombëtare – 1.000.000,00 për ndërmarrjen private, kurse 1.500.000,00 për organizata joqeveritare.

38

Page 39: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Sekretari krahinor për kulturë dhe informim publik konkursin e bashkuar për bashkëfinancim të prodhimit të këtyre përmbajtjeve e ka shpallur më 18 mars të vitit 2016, kurse komisioni i cili e ka marrë vendimin për ndarjen e mjeteve e ka miratuar më 1 qershor të vitit 2016.

Sipas këtij vendimi, në shumat e përmendura të përgjithshme nga 1.000.000,00, përkatësisht 1.500.000,00 dinarë, do të jenë projektet e bashkëfinancuara të prodhimit të përmbajtjeve mediatike në fushën e informimit publik në gjuhët e pakicave kombëtare të tetë ndërmarrjeve private dhe 11 organizatave joqeveritare.

Nënshkrimi i kontratës me ta është në vazhdim e sipër, kurse mjetet të cilat u janë ndarë gjithashtu janë siguruar në buxhetin e AP të Vojvodinës për vitin 2016.

Me nenin 21 të Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare («Fl. zyrtare e RS» 72/09, 20/14 – vendimi i GJK dhe 55/14), midis tjerash, është përcaktuar që këshillat kombëtare, ia japin propozimet Agjencisë Republikane Radiodifuzive (tani: Organit rregullues për media elektronike) me rastin e hartimit të Strategjisë së zhvillimit të radiodifuzionit, e japin mendimin dhe propozimet Këshillit të Organit Rregullues për media elektronike, lidhur me informimin në gjuhët e pakicës kombëtare dhe i përcakton përfaqësuesit në Këshillin Rregullues për media elektronike që marrin pjesë në punën e tij pa pasur të drejtë të marrin vendime, kur shqyrtohen çështjet lidhur me informimin në gjuhët e pakicave kombëtare.

Këshilli i Organit Rregullues për media elektronike, pas procedurës së zbatuar ligjore në seancën e mbajtur më 14 janar të vitit 2016, në pajtim me autorizimet e veta, e ka përcaktuar tekstin përfundimtar të Propozimit të Strategjisë së zhvillimit të shërbimeve mediatike shërbimeve të radios dhe audio-vizuale mediatike në Republikën e Serbisë. Sipas raportit të Organit rregulluesa, këshillat kombëtare me rastin e hartimit të strategjisë së theksuar nuk i kanë dërguar propozimet, as nuk kanë marrë pjesë në shqyrtim publik për Projekt-skicën e propozimit të Strategjisë së zhvillimit të shërbimeve mediatike të shërbimeve audio-vizuale në Republikën e Serbisë, që është zbatuar në periudhën nga 2 deri më 16 dhjetor të vitit 2015, por që në kuadër të kësaj procedure është mbajtur tryeza e përbashkët më 10 dhjetor në Beograd.

Gjithashtu, Organi rregullues për media elektronike në tremujorin e I dhe II të vitit 2016 nuk ka vendosur për çështjet lidhur me informimin në gjuhët e pakicave kombëtare.

AKTIVITETI: 3.5. Ngritja e vetëdijes së opinionit për të drejtat e pakicave kombëtare dhe respektimin e dallueshmërive kulturore dhe gjuhësore përmes përkrahjes së prodhimit të përmbajtjeve mediatike për realizimin e të drejtave të barabarta dhe përforcimit të mëtejmë të mirëkupimit të kulturës së pakicave kombëtare si pjesë integrale të shoqërisë në tërësi.- lidhja me PV TË KAP 23 aktiviteti 3.8.1.5.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme, përmes organizimit të konkurseve vjetoreSTATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

39

Page 40: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Ministria kompetente për punët e informimit Shërbimet radio-televizive Administrata krahinore Njësitë e vetëqeverisjes vendore

RAPORTI: Ministria e Kulturës dhe e Informimit e ka realizuar këtë aktivitet përmes Konkursit për bashkëfinancim të projekteve nga fusha e informimit publik në gjuhët e pakicave kombëtare në vitin 2016. Në kuadër të konkursit të theksuar janë përkrahur 15 projekte shumëgjuhëshe, përkatësisht projekte të cilat realizohen në gjuhën serbe dhe në një ose më shumë gjuhë të pakicave kombëtare, në shumën e përgjithshme prej 6.900.080,000 dinarë. Projektet e theksuara i kontribuojnë ngritjes së vetëdijes së opinionit për të drejtat e pakicave kombëtare, respektimin e dallueshmërive kulturore dhe gjuhësore, si edhe zhvillimin e dialogut, mirëkuptimit më të mirë midis pjesëtarëve të pakicave kombëtare dhe popullsisë shumicë.

Segment i veçantë në ngritjen e vetëdijes së opinionit për dallueshmëritë kulturore dhe gjuhësore RTV i realizon me emisionin Pаlеtа, i cili për çdo ditë jep zgjedhje nga përmbajtjet më të mira të programit të pakicave, me titrimet në gjuhën serbe. Ky emision e mundëson njohjen e kulturës dhe të zakoneve të bashkësive të pjesëtarëve të pakicave nga ana e popullit shumicë, por gjithashtu edhe njohjen reciproke të të gjitha pakicave të cilat jetojnë në KA të Vojvodinës.

Sekretariati Krahinor për Arsim, dispozita, administratë dhe pakica kombëtare – bashkësitë kombëtare më 9 mars të vitit 2015 e ka shpallur Konkursin për dotacione organizatave të bashkësive etnike në Krahinën Autonome të Vojvodinës. Konkursi është shpallur për bashkëfinancimin e veprimtarive, projekteve të rregullta dhe organizimin e manifestimeve, si edhe blerjen e pajisjes dhe të investimeve investuese të organizatave të bashkësive etnike për territorin e Krahinës Autonome të Vojvodinës në vitin 2015, duke e respektuar mendimin për ndarjen e mjeteve këshillave kombëtare të pakicave kombëtare të cilat e kanë selinë në territorin e KA të Vojvodinës. Përveç kësaj, Sekretariati Krahinor për arsim, dispozita, administratë dhe pakica kombëtare – bashkësi kombëtare më 23 mars të vitit 2015 e ka shpallur Konkursin për bashkëfinancimin e projekteve të drejtuara për realizimin e masave dhe proceseve afirmative për integrimin e romëve për vazhdimin e Dekadës së inkluzionit të romëve në vitin 2015, duke e respektuar mendimin për ndarjen e mjeteve të Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Rome.

Gjatë tremujorit I dhe II të vitit 2016 Sekretariati Krahinor për Arsim, dispozita, administratë dhe pakica kombëtare – bashkësitë kombëtare i ka lidhur kontratat për ndarjen e mjeteve në të holla dhe e ka bërë bartjen e mjeteve të këshillave kombëtare të pakicave kombëtare nga territori i KA të Vojvodinës për veprimtarinë e rregullt të pakicave kombëtare dhe veprimtarinë zhvillimore, e cila e nënkupton financimin e punës së institucioneve, fondacioneve, shoqërive ekonomike dhe organizatave themelues ose bashkëthemelues i të cilave është këshilli kombëtar, institucioni, fondaconi, shoqëritë ekonomike dhe organizatat e tjera të drejtat themelore të të cilave pjesërisht ose në tërësi janë bartur në këshillin kombëtar.

40

Page 41: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Në kuadër të Projektit Аfirmimi i multikulturalizmit dhe tolerancës në Vojvodinë, Sekretariati Krahinor për Arsim, dispozita, administratë dhe pakica kombëtare – bashkësi kombëtare në vitin 2015 e ka zbatuar Konkursin për bashkëfinancimin e projekteve të ruajtjes dhe kultivimit të tolerancës ndërnacionale në Vojvodinë.

Mjetet të cilat janë ndarë për bashkëfinancimin e programit, projekteve dhe aktiviteti i organizatave, shoqatave dhe i subjekteve të tjera, të cilat kanë për qëllim afirmimin e vlerave të shoqërisë multikulturore dhe ruajtjen dhe kultivimin e tolerancës ndërnacionale në Vojvodinë në vitin 2015, të destinuara sidomos për:

- Përparimin e produksionit dhe produksionin e programit televiziv dhe të radios, prezantimet në internet, format e tjera të prezantimeve elektronike, të aktiviteteve të shtypura dhe propaganduese dhe, aktivitetet në mediat e shtypura dhe të formave të tjera të aktiviteteve të mediave;

- Botimi i librave, broshurave, revistave dhe i publikimeve të tjera me karakter jopërfitues;

- Organizimi i seminareve, konferencave dhe i formave të tjera të tubimeve shkencore dhe edukative;

- Оrgаnizimi i manifestimeve kulturore, arsimore, sportive dhe manifestimeve të tjera.

Kоnkursi ka qenë i shpallur nga 8 deri më 22 prill të vitit 2015, për shumën prej gjithsej 9.296.700,00 dinаrë. Në konkurs kanë arritur 172 fletëparaqitje, nga të cilat 150 i kanë plotësuar kushtet e Konkursit. Mjetet janë ndarë për realizimin e aktiviteteve edhe në bazë të 29 fletëparaqitjeve. Sekretariati Krahinor për Arsim, dispozita, administratë dhe pakica kombëtare – bashkësi kombëtare më 7 mars të vitit 2016 e ka shpallur Konkursin për dotacionin organizatave të bashkësive etnike në Krahinën Autonome të Vojvodinës. Konkursi është shpallur për bashkëfinancimin e veprimtarive të rregullta, projekteve dhe organizimit të manifestimeve, si edhe blerjen e pajisjes për investime të bashkësive etnike për territorin e Krahinës Autonome të Vojvodinës në vitin 2016, duke e respektuar mendimin për ndarjen e mjeteve të këshillave kombëtare të pakicave kombëtare të cilat e kanë selinë në territorin e KA të Vojvodinës. Përveç kësaj, Sekretariati Krahinor për Arsim, dispozita, administratë dhe pakica kombëtare – bashkësi kombëtare më 7 mars të vitit 2016 e ka shpallur Konkursin për bashkëfinancim të projekteve që kanë si qëllim realizimin e masave afirmative dhe proceseve për integrimin e romëve për vazhdimin e Dekadës së inkluzionit të romëve në vitin 2016, duke e respektuar mendimin për ndarjen e mjeteve të Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Rome.

Gjatë tremujorit I dhe II të vitit 2016 Sekretariati Krahinor për Arsim, dispozita, aministratë dhe pakica kombëtare – bashkësi kombëta i ka lidhur kontratat për ndarjen e mjeteve në të holla dhe ua ka bartur mjetet në të holla këshillave të pakicave kombëtare për territorin e KA të Vojvodinës për veprimtari të rregullt të pakicave kombëtare dhe veprimtari zhvillimore e cila e nënkupton financimin e punës së institucioneve, fondacioneve, shoqërive ekonomike dhe organizatave themelues ose bashkëthemelues i të cilave është këshilli kombëtar,

41

Page 42: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

fondacioni, shoqëritë ekonomike dhe organizatat e tjera të drejtat themelore të të cilave pjesërisht ose në tërësi janë bartur në këshillin kombëtar.

Në kuadër të Prојеktit Аfirmimi i multikulturalizmit dhe tolerancës në Vojvodinë, Sekretariati Krahinor për Arsim, dispozita, administratë dhe pakica kombëtare – bashkësi kombëtare në vitin 2016 i ka zbatuar dy konkurse për bashkëfinancimin e projekteve të ruajtjes dhe kultivimit të tolerancës ndërnacionale në Vojvodinë.

Konkursi i parë është shpallur nga data 7 deri më 31 mars të vitit 2016 në shumën prej 4.300.000,00 dinаrësh.

Mjetet janë ndarë për bashkëfinancimin e programit, projekteve dhe aktiviteteve të organizatave, shoqatave, asociacioneve dhe subjekteve të tjera, të cilat kanë për qëllim afirmimin e vlerave të shoqërisë multikulturore dhe ruajtjen dhe kultivimin e tolerancës ndërnacionale në Vojvodinë në vitin 2016 të destinuara sidomos për:

- Përparimin e produksionit dhe produksionin e programit televiziv dhe të radios, prezantimet në internet, format e tjera të prezantimeve elektronike, aktivitetet e shtypura propaganduese dhe, aktivitetet në mediat e shtypura dhe format e tjera të aktiviteteve në media;

- Botimin e librave, broshurave, revistave ose publikimeve të tjera me krarakter jopërfitues;

- Organizimi i seminareve, konferencave dhe i formave të tjera të tubimeve shkencore dhe edukative;

- Оrgаnizimi i manifestimeve kulturore, arsimore, sportive dhe i manifestimeve të tjera.

Në konkursin e përmendur kanë arritur 169 fletëparaqitje, nga të cilat 165 i kanë plotësuar kushtet e konkursit. Mjetet janë ndarë për realizimin e aktiviteve dhe sipas bazës së 22 fletëparaqitjeve.

Konkursi i dytë është shpallur nga 1 deri më 9 qershor të vitit 2016, në shumën prej gjithsej 9.000.000,00 dinаrësh.

Mjetet janë ndarë për bashkëfinancimin e programit, projekteve dhe aktiviteteve të organizatave, shoqatave, asociacioneve dhe subjekteve të tjera, të cilat kanë për qëllim afirmimin e vlerave të shoqërisë multikulturore dhe ruajtjen dhe kultivimin e tolerancës ndërnacionale në Vojvodinë në vitin 2016 të destinuara sidomos për:

- Përparimin e produksionit dhe produksionin e programit televiziv dhe të radios, prezantimet në internet, format e tjera të prezantimeve elektronike, aktivitetet e shtypura propaganduese dhe, aktivitetet në mediat e shtypura dhe format e tjera të aktiviteteve të mediave;

- Botimin e librave, broshurave, revistave ose botimeve të tjera me karakter jopërfitues;- Organizimin e seminareve, konferencave dhe formave të tjera të tubimeve shkencore

dhe edukative;

42

Page 43: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

- Blerjen e pajisjes, pajisjen dhe adaptimin e hapësirave dhe mjetet investuese;- Оrgаnizimin e manifestimeve kulturore, arsimore, sportive dhe manifestimet e tjera.

Në konkurs kanë arritur 90 fletëparaitje, nga të cilat 84 i kanë plotësuar kushtet. Mjetet janë ndarë për realizimin e aktiviteteve dhe sipas bazës së 16 fletëparaqitjeve.

AKTIVITETI: 3.6. Dhënia e përkrahjes organizatave të pakicave kombëtare për përkatitjen e dokumentacionit për projekte për pjesëmarrje në konkurse për bashkëfinancimin e përmbajtjeve mediatike në gjuhët e pakicave kombëtare.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme, duke filluar nga tremujori i I i vitit 2016STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për punët e informimit Sekretariati Krahinor për Kulturë dhe Informim Organizatat e shoqërisë civile Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare

RAPORTI:

Оrgаnizаtat e pakicave kombëtare kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurset nga fusha e informimit publik, dhe këtë në cilësi të botuesit, mediave ose si prodhim i pavarur. Vetëm në Konkurs për bashkëfinancimin e projekteve nga fusha e informimit publik në gjuhët e pakicave kombëtare në vitin 2016 kanë marrë pjesë 45 organizata të shoqërisë civile, nga të cilat 23 vetëm merren me realizimin e të drejtave të pjesëtarëve të pakicave kombëtare. Në konkursin e themeluar (Aktvendimi numër: 401-01-171/2016-04 nga 28.06.2016) organizatave të shoqërisë civile u janë sistemuar mjetet në shumën prej 12.000.000,00 dinаrësh.

Përkrahja organizatave të pakicave kombëtare lidhur me pjesëmarrjen në konkurse ofrohet, para se gjithash, në kuadër të veprimtarisë së rregullt të Ministrisë, gjatë tërë vitit, por sidomos intesive nga momenti i shpalljes së tyre. Konkurset, midis tjerash, publikohen në faqet zyrtare të Ministrisë me formularët5 të cilët i përmbajnë udhëzimet për veprim dhe informatat e hollësishme të destinuara për pjesëmarrësit në konkurs. Organizatave të pakicave kombëtare shërbimi profesional i Ministrisë ua ofron përkrahjen e cila, krahas dhënies së informatave themelore për konkursin, i përfshin edhe udhëzimet e hollësishme, këshillat dhe format e tjera të konsultimeve lidhur me bashkëfinancimin e projekteve. Pjesëmarrësi i cili e ka paraqitur projektin me dokumentacion jo të plotë ose jo të saktë të plotësuar shërbimi e njofton për mangësitë dhe, nëse kjo është e nevojshme, e udhëzon se si ta mënjanojë këtë mangësi. Vetëm në konkursin i cili ka të bëjë me informimin publik në gjuhët e pakicave kombëtare në vitin 2016, kjo formë e përkrahjes profesionale ua ka mundësuar 19 shoqatave

5 Paraqitja për bashkëfinancim të projektit, Projekt i buxhetit;

43

Page 44: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

që t’i korrigjojnë mangësitë në dokumentacionin e projektit, nga të cilat 12 i kanë fituar mjetet për realizimin e projekteve.

Ministria për Kulturë dhe Informim e ka mbajtur nga 18 deri më 20 korrik të vitit 2016 në Kovaçicë trajnimin për përfaqësuesit e këshillave kombëtare të pakicave kombëtare në fushën e menaxhimit me financa dhe projekte nga fusha e kulturës dhe informimit, në bashkëpunim me Zyren për të Drejta të Njeriut dhe të Drejta të Pakicave dhe me Misionin e OSBE në Serbi. Trajnimi ka të bëjë edhe me rolin e pakicave kombëtare në bashkëfinancimin e projektit në fushën e informimit publik. Roli i tyre është parë jo vetëm përmes dhënies së mendimit për projekte por edhe përkrahjet më të mëdha organizatave të bashkësive kombëtare për përgatitjen e dokumentacionit të projektit për pjesëmarrje në konkursin për bashkëfinancim të përmbajtjeve të mediave në gjuhët e pakicave kombëtare.

Trajnimi ka pasur të bëjë edhe me rolin e këshillave kombëtare në bashkëfinancimin e projektit në fushën e informimit. Roli i tyre është parë jo vetëm përmes dhënies së mendimit për projekte por edhe për përkrahjen më të madhe të organizatave të pakicave kombëtare për përgatitjen e dokumentacionit të projektti për pjesëmarrje në konkurs për bashkëfinancimin e përmbajtjeve të mediave në gjuhët e pakicave kombëtare.

Duke e marrë parasysh faktin që organizatat e pakicave kombëtare paraqiten edhe në konkurs të cilin e boton Sekretariati Krahinor për Kulturë, Informim Publik dhe marrëdhënie me bashkësi fetare, e që paraqitje të tilla nuk ka pasur në konkursin i cili është shpallur në vitin 2016, nuk ka pasur as përkrahje të organizuar të organizatave të pakicave kombëtare për përgatitjen e dokumentacionit për pjesëmarrje në konkurse për bashkëfinancim të përmbajtjeve të mediave në gjuhët e pakicave kombëtare.

Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Sllovene në vitin 2015 dhe 2016 në mënyrë aktive dhe me sukses ka bashkëpunuar me shoqatat e sllovenëve dhe me individët në formën e dhënies së ndihmës për përgatitjen e dokumentacionit të projektit për pjesëmarrje në konkurse për bashkëfinancim të përmbajtjeve në gjuhët e pakicave kombëtare.

AKTIVITETI: 3.7. Shtimi i sasisë së përmbajtjes në gjuhët e pakicave kombëtare në shërbimin publik radioteleviziv (RTS), në pajtim me nenin 7 të Ligjit për shërbimet publike të mediave dhe me nenin 17 të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare, dhe këtë me qëllimin e realizimit të të drejtave për njohtim të plotë dhe objektiv në gjuhët e pakicave kombëtare përmes:- themelimit të redaksisë për programin në gjuhët e pakicave kombëtare;- sigurimin e përmbajtjeve informative në gjuhët e pakicave kombëtare (lajmet ose ditari në gjuhët e pakicave);- еmitimi i programit kulturoro-arsimor në gjuhët e pakicave kombëtare;- zgjerimi i bashkëpunimit me shëribmet publike të mediave të shteteve të cilat i kanë pakicat kombëtare në Serbi;

44

Page 45: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

- të realizohet bashkëpunimi me produksionet e pavarura të pakicave, në pajtim me obligimin ligjor të publikimit të përmbajtjeve programore të produksioneve të pavarura, që të merret përmbajtja në gjuhët e pakicave.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme, duke filluar nga tremujori I i vitit 2016STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Radiotelevizioni i Serbisë/Radiotelevizioni i Vojvodinës Organi rregullues për media elektronike

RAPORTI:

Pas sigurimit të mjeteve të domosdoshme financiare siç pohohet në raportin e Shërbimit Publik të Mediave të Serbisë, RTS ka ndërmend që në periudhën e ardhshme të fillojë me realizimin e e Ditarit në gjuhët e pakicave kombëtare (në gjuhën shqipe, rome, bullgare, rumune dhe vllehe, kurse më vonë edhe në gjuhët e pakicave të tjera).

Deri atëherë RTS vazhdon të emitojë emisionin Qytetari, si edhe emisionin në gjuhën rome të Radio Beogradit.

RTV në dokumentin e vet themelor është obliguar që të zgjerojë ofertën gjuhësore, shtimin e programit në gjuhët e pakicave të cilat jetojnë në Vojvodinë. Për momentin programi i radiotelevizionit prodhohet në 11 gjuhë (serbisht dhe në 10 gjuhë të pakicave). Në plan është edhe që numri i gjuhëve në të cilat prodhohet dhe emitohet programi të shtohet në 14.

Gjatë këtij viti është vendosur edhe programi i ri radioteleviziv në gjuhën malazeze. Për momentin jemi duke biseduar për vendosjen edhe të tri programeve të pakicave (nga tetori i vitit 2016), në gjuhën bullgare, çeke dhe (eventualisht) në gjuhën shqipe. Skema programore e dimrit tashmë është bërë me supozimin se këto gjuhë do të gjenden në ofertën së pari në radio, e pastaj edhe në televizion.

Në të gjitha gjuhët e pakicave emitohen përmbajtjet informative, dhe këtë:

Në radio:

Emisionet ditore informative (një ose më shumë) emisionet në gjuhën hungareze, sllovake, rumune, rusine, ukrainase dhe në gjuhën rome;

Një herë në javë emisionet informative në gjuhën kroate, bunjevase, maqedonase dhe në gjuhën malazeze;

Në televizion:

Përmbajtjet informative të ditës në gjuhën hungareze, sllovake, rumune, rusine, kroate dhe në gjuhën rome;

Njëherë në javë në gjuhën maqedonase, malazeze dhe ukrainase, në dy javë në gjuhën e bunjevasve;

45

Page 46: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Ngjashëm me përmbajtjet informative, dhe me temat kulturoro-arsimore janë vazhdimisht të pranishme në të gjitha programet e gjuhëve të pakicave.

Në radion në gjuhën hungareze, sllovake, rumune, rusine, ukrainase dhe në gjuhën rome ekzistojnë programet e specializuara të cilat merren me kulturë dhe me arsimim, së paku një herë në javë.

Pakicat e tjera (maqedonasit, kroatët, bunjevasit dhe malazezët) i kanë një herë në javë emisionet gjysmëorëshe të tipit të revysë, të cilat, përveç përmbajtjes informative, i përgatisin edhe shtojcat nga fusha e kulturës dhe arsimit.

Në televizion është struktura e ngjashme e emisioneve të pakicave. Programet në gjuhën hungareze, sllovake, rumune, rusine dhe në gjuhën rome i kanë emisionet e specializuara për kulturën dhe edukimin, kurse pesë redaksitë e pakicave me temat e përmendura merren në kuadër te emisonit të tipit të revysë.

RTV e ka bashkëpunimin e gjerë dhe tradicional me mediat nga shtetet përreth të cilat e emitojnë programin e vet në gjuhën amtare të pakicave të Vojvodinës. E ka nënshkruar protokollin për bashkëpunim (këmbimin e programit, formimin e kuadrove, projektet e përbashkëta dhe veprimet e përbashkëta me tregjet e tjera) me shërbimet publike mediatike në Hungari (MTVА), Rumani (Radio Rumania, Televizioni rumun, Qendrat rajonale të RTV të Rumanisë, Radio Rumania Intеrnаciоnаl, Rаdiо Tеmishvаr, Rаdiо Kluzh), në Sllovaki (RTV sllovak), në Ukrainë (RTV Uzhgоrоd), në Mal të Zi (RTV i Malit të Zi), në Slloveni (RTV Lеndаvа – prоgrаmi në gjuhën hungareze).

Si shërbim reciprok ua ofron shërbimet e pasurimit të programeve të tyre në gjuhën serbe për diasporën serbe në shtetet e përmendura.

Për dallim nga vitet e mëparshme kur është fjala për prodhimet e pavarura në gjuhët e pakicave, gjatë këtij viti dukshëm është shtuar numri i prodhimeve të jashtme në gjuhët e pakicave kombëtare. Në radio programin dymbëdhjetë orësh në gjuhën hungareze i ka gjashtë prodhime të përhershme të pavarura, kurse me vendosjen e prodhimit më të ri, i shtati, i cili planifikohet këto ditë, pjesëmarrja e prodhimeve të pavarura do ta tejkalojë 10% të kohës së përgjithme të kërkuar të programit. Rumunët dhe rusinët i kanë nga katër emisione nga prodhimi i pavarur, kurse sllovakët dy.

Krahas kësaj që u theksua, nga prodhimi i jashtëm programet e kompletuara të radios në gjuhën e bunjevasve, maqedonase dhe malazezve (secila nga gjysmë ore në ditë). E ngjashme është gjendja edhe në televizion. Programi i hungarezëve i ka katër emisione gjysmëorëshe nga produksioni i jashtëm, programi sllovak dy, kurse ai rumun një emision. Si produksion i pavarur prodhohet edhe programi në gjuhën malazeze.

Me nenin 51, të Ligjit për shërbimet publike të mediave («Fl. zyrtare e RS» 83/14 dhe 103/15) është përcaktuar që RTS dhe RTV njëherë në vit ia paraqesin Kuvendit Popullor, për shqyrtim

46

Page 47: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

dhe vendimmarrje, kurse Këshillit Rregullues për Informim. Raporti për punë dhe për menaxhim për vitin e mëparshëm, me raportin e auditorit të autorizuar të pavarur.

Rregulluesi i harton raportet për punën e mediave të shërbimeve publike në nivel vjetor, në të cilat, ndër të tjera identifikohet edhe koha e emitimit të përmbajtjes programore në gjuhët e pakicave kombëtare. Raportet për vitin 2015 janë hartuar dhe mund të gjenden në faqen zyrtare në internet të Organit Rregullues për media elektronike www.rem.rshttp://www.rra.org.rs/uploads/useruploads/PDF/RTS---izvestaj-za-2015.pdf

AKTIVITETI: 3.8. Sigurimi i shikueshmërisë së programit të shërbimit të programeve publike televizive në tërë territorin e RS në kuadër të sistemit të operatorit me kabllo.AFATI: tremujori i I i vitit 2016. STATUSI: Aktiviteti gati është realizuar plotësishtBARTËSIT DHE PARTNERËT:

Organi rregullues për media elektronike Ministria kompetente për informim

RAPORTI:

Me dispozitën e nenit 100 të Ligjit për mediat elektronike janë përcaktuar obligimet e veçanta të operatorit të rrjetave elektronike të komunikimit për shpërndarjen e pëmbajtjeve të mediave, kurse Organi rregullues për media elektronike, në bashkëpunim me organin rregullues kompetent për fushën e komunikimeve elektronike, e bën mbikëqyrjen dhe kujdeset për kryerjen e këtyre obligimeve.

Me paragrafin 1, të nenit të theksuar është përcaktuar që operatori, përveç operatorit të rrjetit për emitim terestik, ka për detyrë që, pa kompensim, distributorit t’ia emitojë programet themelore të shërbimit publik mediatik në zonën e mbulimit të tyre.

Lidhur me këtë, Organi rregullues për media elektronike në fillim të vitit 2016 ua ka dërguar kërkesën për dërgimin e të dhënave të gjithë operatorëve të rrjetave elektronike të komunikimit, kurse në mesin e të cilave e ka kërkuar edhe të dhënën për strukturën e paketave programore dhe të numerimit logjik të kanaleve.

Me njohtimin me të dhëna të dërguara, është përcaktuar që të gjithë operatorët e rrjetave elektronike të komunikimit, në zonën e mbulimit të vet, në ofertat e veta i kanë programet e Institucionit Publik të mediave të Radiotelevizionit të Serbisë. Lidhur me obligimin ligjor të operatorit të rrjetave elektronike të komunikimit të cilët veprimtarinë e vet e kryejnë në territorin e Krahinës Autonome të Vojvodinës që në ofertat e veta i kanë programet e Institucionit publik të mediave të Radiotelevizionit të Vojvodinës, Organi rregullues për media elektronike e bën përpunimin e të dhënave të dërguara dhe disponon me të njëjtat në tremujorin e III dhe të IV të vitit 2016.

47

Page 48: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

AKTIVITETI: 3.9. Realizimi i pjesëmarrjes së pakicave kombëtare me rastin e zgjedhjes së anëtarëve të REM-it dhe zgjedhjes së kryeredaktorit përgjegjës për programin e gjuhëve të pakicave kombëtare.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Radiotelevizioni i Serbisë/Radiotelevizioni i Vojvodinës Organi rregullues për media elektronike

RAPORTI: Me nenin 113 të Ligjit për mediat elektronike (Fl. zyrtare e RS 83/14 dhe 6/16 – ligji tjetër) është përcaktuar që anëtarët e Këshillit të cilët zgjedhen nga lista e kandidatëve dhe të cilët i propozojnë propozuesit unik nga neni 9 pika 5 (shoqatat e filmit, të skenës dhe artisët e dramave dhe shoqatat e kompozitorëve në Republikën e Serbisë) dhe pika 7 (Këshillat kombëtare të pakicave kombëtare, me marrëveshje të përbashkët) e ligjit të theksuar, përkatësisht i zëvendësojnë dy nene, të zgjedhura me propozimin e këshillit kompetent për kulturë dhe informim të Kuvendit Popullor, pas skadimit të mandatit të tyre.

Në pajtim me procedurën ligjore, shërbimi kompetent i Kuvendit Popullor e shpall ftesën publike për propozimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit gjashtë muaj para pushimit të mandatit anëtarit të Këshillit më së voni 15 ditë nga pushimi i mandatit për shkaqe të përcaktuara me nenin 15, pikat 2-4.

Mandati anëtarëve të Këshillit të Organit rregullues për media elektronike, të zgjedhura me propozimin e këshillit kompetent për kulturë dhe informim, skadon më 5 maj të vitit 2017.

AKTIVITETI: 3.10. Kоnkursi për financimin dhe bashkëfinancimin e projekteve në fushën e krijimtarisë bashkëkohore, fushën e veprimtarive kulturore të pakicave kombëtare. AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme, përmes organizimit të konkurseve vjetoreSTATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për kulturë Sekretariati Krahinor për Kulturë dhe Informim Njësitë e vetëqeverisjes vendore

RAPORTI: Ministria e Kulturës dhe e Informimit – Sеktоri për krijimtari bashkëkohore dhe industrinë krijuese më 24 shkurt të vitit 2016 e ka shpallur Konkursin për financimin dhe bashkëfinancimin e projekteve nga fusha e krijimtarisë bashkëkohore në Republikën e Serbisë në vitin 2016 (një nga fushat e konkursit ka pasur të bëjë me veprimtaritë kulturore të pakicave kombëtare në Republikën e Serbisë). Afati për paraqitjen e fletëparaqitjeve të konkursit ka qenë 25 mars, kurse Aktvendimi për ndarjen e mjeteve është nënshkruar më 9 maj të vitit 2016. Këshillave kombëtare të pakicave kombëtare më 15 prill u është dërguar

48

Page 49: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

shkresa me lutjen që deri më 29 prill të vitit 2016 ta dërgojnë listën e projekteve të rekomanduara, sipas përparësive dhe me arsyetime.

Edhe pse përfaqësuesit e pakicave kanë mundur të konkurrojnë edhe në fusha të tjera (psh., në krijimtari të skenës dhe interpretim), ku profesionalizmi është kriter bazë i konkursit, u është ofruar mundësia që të paraqiten edhe në konkursin e përmendur të specializuar. Kështu për shembull Teatri Popullor në Suboticë i ka marrë 1.500.000,00 dinarë, kurse Teatri KOSZTOLANYI DEZO, Subоticë 1.000.000,00 dinarë për prodhimin e shfaqjes së autorit hungarez dhe shfaqjes në gjuhën hungareze, kurse projektin e Qendrës Kulturore të Bunjevasve nga Bajmoku, me emërtim Rinia dhe punishtja filmike për fëmijë është bashkëfinancuar me shumën prej 150.000,00 dinаrësh.

Megjithatë, pasqyra e sistematizuar e statistikës së konkursit ka mundur të merret vetëm në bazë të konkursit i cili është i destinuar për media, sepse në konkurset e tjera kombëtare përkatësia nuk bën pjesë në kritere të konkursit, prandaj Ministria nuk disponon me këto informata.

Konkursi për financimin dhe bashkëfinancimin e projekteve nga fusha e krijimtarisë bashkëkohore në RS në vitin 2016 – veprimtaritë kulturore të pakicave kombëtare

Mjetet gjithsej të ndara

Numri i të paraqiturve

Numri i të miratuarëve

Numri i të refuzuarëve

Numri i pakicave të cilat kanë marrë pjesë (krahas projekteve multikulturore)

  12.450.000,00 203 59 144 19

Ministria më 24 shkurt të vitit 2016 e ka shpallur edhe konkursin për financimin dhe bashkëfinancimin e projekteve në fushën e përkthimit të veprave reprezentative të letërsisë serbe jashtë shtetit në vitin 2016. Konkursi ka qenë i hapur deri më 31 mars të vitit 2016 dhe në të kanë arritur 113 fletëparaqitje. Ministria e Kulturës dhe e Informimit e ka marrë Aktvendimin për ndarjen e mjeteve më 11 maj të vitit 2016. Vijon pasqyra e statistikës së konkursit:

Shteti nga i cili është shfrytëzuesi i mjeteve

Gjuhët në të cilat përkthehet

Numri i projekteve të mbështetura

Gjithsej mjete të ndara

Shqipëria gjuhë shqipe 3 3.600,00 Bullgaria bullgare 5 9.000,00 Greqia greke 1 2.000,00 Hungaria hungareze 1 1.000,00 Maqedonia maqedonase 14 14.000,00 Gjermania gjermane 1 2.000,00 Sllovakia sllovake 1 2.000,00

49

Page 50: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Sllovenia sllоvеne 6 8.000,00 Ukrајinа ukrainase 5 6.000,00     Gjithsej: 47.600,00 еvrа

Serbia

Itаlianegrekeanglezemaqedonasegjermaneruse

11 2.184.000,00 RSD

Gjuhët në të cilat janë përkthyer kur aplikantët janë nga Serbia

Numri i projekteve të mbështetura Gjithsej mjete të ndara në DRS

Greqisht 1 156.000,00 Maqedonisht 1 120.000,00 Gjermanisht 1 156.000,00

Gjithsej: 432.000,00

Në tremujorin I dhe II të vitit 2016 është paguar një pjesë e konsiderueshme e mjeteve të ndara dhe projektet kanë filluar me realizimin, kurse numri më i madh i tyre do të realizohet deri në fund të vitit të ardhshëm.

Sekretariati Krahinor për Kulturë, për Informim Publik dhe marrëdhënie me bashkësitë fetare i shpall konkurset njëherë në vit. Konkursi për bashkëfinancim të programit dhe projekteve në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë jomateriale kulturore dhe krijimtarisë bashkëkohore artistike të pakicave kombëtare – bashkësive kombëtare në KA të Vojvodinës në vitin 2016 është shpallur më 13 prill të vitit 2016, kurse afati për dorëzim i fletëparaqitjeve ka zgjatur nga 14 deri më 27 prill të vitit 2016. Me konkurs është planifikuar bashkëfinancimi i projekteve në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë jomateriale kulturore (lojërat burimore popullore, kënga burimore popullore dhe muzika, zakonet dhe besimet, zejet popullore tradicionale) dhe krijimtarisë bashkëkohore artistike (artet vizuale dhe multimediat, krijimtaria letrare dhe botimi i librave, krijimtaria muzikore, krijimtaria e skenës), të cilat realizohen në territorin e KA të Vojvodinës dhe/ose në formën e bashkëpunimit ndërrajonal. Sistemimi i mjeteve përmes konkursit publik bëhet në bazë të nenit 76 të Ligjit për kulturë dhe janë pakthim, kurse të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjitha subjektet në kulturë: institucionet e kulturës dhe Organizatat e shoqërisë civile. Në këtë vështrim, përmes konkurseve publike bashkëfinancohen: manifestimet, kolonitë, ekspozitat, performansat dhe projektet e tjera në këtë fushë. Buxheti i konkursit për vitin 2016 është 5.000.000,00 dinarë (pеsë milionë dinarë).

Sipas klasifikimit të shfrytëzuesit:900.000,00 dinarë 4631 – bartësit e tjerë në nivelet e tjera të pushtetit4.100.000,00 dinarë 4819 – Dоtаcionet në organizatat e tjera jopërfituese

50

Page 51: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Sеkrеtаriati projektet e paraqitura ua ka përcjellë këshillave të pakicave kombëtare – bashkësive kombëtare, që ta marrë mendimin, duke e marrë parasysh faktin se këshillat kombëtare kujdesen për zbatimin e politikës së kulturës së pakicave kombëtare – bashkësive kombëtare dhe, në pajtim me Ligjin, marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes për çështjet e veçanta lidhur me kulturën e vet.

Komisioni për zgjedhjen e projekteve/programeve më 17 qershor të vitit 2016, në bazë të propozimit të Këshillave kombëtare të pakicave kombëtare i ka shqyrtuar gjithsej 175 projekte dhe programe të paraqitësit të fletëparaqitjeve të cilat me kohë dhe me dokumentacion të kompletuar, në afatin e konkursit, i janë dërguar Sekretariatit. Komisioni për bashkëfinancim në vitin 2016 i ka propozuar 99 projekte dhe programe sekretariatit krahinor, të cilat më 17 qershor të vitit 2016 e ka marrë Aktvendimin për ndarjen e mjeteve sipas Konkursit për bashkëfinancimin e programit dhe të projekteve në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore jomateriale – bashkësive kombëtare në KA të Vojvodinës në vitin 2016.

Bashkësia kombëtare Ndarja në vitin 2016Numri i projekteve të mbështetura sipas bashkësisë kombëtare

HUNGAREZËT 2.400.000,00 34

SLLOVAKËT 700.000,00 7

KROATËT 480.000,00 17

RОMËT 100.000,00 3

RUMUNËT 380.000,00 8

MALAZEZTË 90.000,00 6

BUNJЕVASIT 190.000,00 6

RUSINËT 360.000,00 6

MАQEDONASIT 90.000,00 4

UKRАЈINASIT 70.000,00 1

GJERMANËT 50.000,00 1

SLLOVENËT 15.000,00 1

BULLGARËT 15.000,00 1

HEBRENJTË 15.000,00 1

ÇЕKËT 15.000,00 1

АSHKАLINJTË 15.000,00 1

GREKËT 15.000,00 1

51

Page 52: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

GJITHSEJ 5.000.000,00 99

Duke e marrë parasysh se Aktvendimi për ndarje është marrë në muajin qershor, ekzekutimi po vijon sipas planit dhe brenda afatit korrekt.

Aktiviteti i programit: PLАNI 2016Tremujori janar-shtator

Ekzekutimi më 19.08.2016.

Në disponim në tremujorin korrik-shtator

Pjesa e mbetur e mjeteve nga plani vjetor

Përparimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të drejtave të pakicave

5.000.000,00 3.250.000,00 1.976.000,00 1.274.000,00 3.224.000,00

Enti për kulturë i hungarezëve, sllovakëve, rumunëve, rusinëve dhe kroatëve të Vojvodinës.

Nga viti 2008 e kanë filluar punën entet për kulturë të pesë pakicave kombëtare të Vojvodinës: enti i hungarezëve, sllovakëve, rumunëve, rusinëve dhe kroatëve të Vojvodinës. Këto ente i ka themeluar Kuvendi i Krahinës Autonome të Vojvodinës bashkë me këshillin kombëtar të këtyre bashkësive kombëtare me Vendimin për themeliin e Entit për kulturë të hungarezëve sllovakëve, rumunëve, rusinëve dhe kroatëve të Vojvodinës (Fletorja zyrtare e KAV, numër 7/08), për ruajtjen, përparimin dhe zhvillimin e kulturës së këtyre bashkësive kombëtare. Themelimi dhe nxitja e veprimtarive të entit për kulturë e hungarezëve, sllovakëve, rumunëve dhe kroatëve të Vojvodinës dëshmon për përpjekjen për ruajtjen e identitetit multikulturor të Vojvodinës, për pluralizëm në kulturë dhe për shoqërinë e hapur.

Me realizimin e projekteve të hulumtimeve shkencore, profesionale, zhvillimore dhe të aplikuara në fushën e kulturës, artit dhe shkencës, si edhe me organizimin e programeve kulturore-artistike, këto ente tashmë kanë dhënë kontribut të konsiderueshëm në kultivimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të pjesëtarëve të kombeve të ndryshme të cilat jetojnë në Vojvodinë, dhe, njëkohësisht i kanë kontribuar pasurimit dhe zhvillimit të multikulturalitetit në Vojvodinë, si edhe mundësisë së përdorimit të këtyre kulturave për të gjithë qytetarët.

Mjetet për financimin e entit për kulturë të hungarezëve, sllovakëve, rumunëve, rusinëve dhe kroatëve të Vojvodinës sigurohen nga buxheti i Krahinës Autonome të Vojvodinës, në pajtim me ligjin me të cilin rregullohet sistemi i financimit të buxhetit dhe me Vendimin për buxhetin e Krahainës Autonome të Vojvodinës.

Mjetet e destinuara për bashkëfinancim të punës dhe të veprimtarive programore të entit për ruajtjen, përparimin dhe zhvillimin e kulturës së këtyre bashkësive kombëtare. Mjetet

52

Page 53: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

përdoren në pajtim me Programin e punës dhe me Planin financiar, të cilat i dërgohen Sekretariatit.

Sekretariati i sistemon gjithsej mjetet në disponim për të gjitha entet e themeluara në territorin e Vojvodinës, sipas planeve dhe programeve vjetore të punës së entit, dhe këtë në bazë të këtyre kritereve:

Numrit të popullsisë së bashkësisë kombëtare Numrit të institucioneve, shoqatave dhe institucioneve të tjera në fushën e kulturës së

disa bashkësive kombëtare Përmbajtja dhe vëllimi i planeve dhe i programeve të punës së entit Përmbajtja dhe vëllimi i veprimtarive të entit

Nga gjithsej mjetet e sistemuara, entet i ndajmë jo më shumë se 50% të mjeteve për shpenzime për të punësuarit, për shpenzime materiale, mjete themelore dhe riparimet vijuese dhe mirëmbajtje.

Sekretariati i bart mjetet e ndara në llogari të entit sipas tremujorit, në pajtim me dinamikën e derdhjes së mjeteve në buxhetin e Krahinës Autonome të Vojvodinës.

Sekretariati Krahinor për Kulturë, informim publik dhe marrëdhënie me bashkësitë fetare në vitin 2016 i ka lidhur kontratat për bashkëfinancim të punës dhe veprimtarive programore të entit, dhe këtë për ruajtjen, përparimin dhe zhvillimin e kulturës së këtyre bashkësive kombëtare në periudhën më 1 janar deri më 31 dhjetor të vitit 2016 në shumën e përgjithshme prej 45.000.000,00 dinarësh, dhe këtë në pajtim me Programin e punës dhe me Planin financiar të Entit.

Financimi i Entit në vitin 2016 (tremujori I dhe II)

Nr. Rend.

Emërtimi i shfrytëzuesit Gjithsej dinarë Gjithsej janë paguar në tremujorin I dhe II

1. Enti për kulturë i hungarezëve të Vojvodinës 13.230.000,00 6.218.000,00

2. Enti për kulturë i sllovakëve të Vojvodinës 8.820.000,00 4.145.000,00

3. Enti për kulturë i kroatëve të Vojvodinës 8.820.000,00 4.146.000,00

4. Enti për kulturë i rumunëve të Vojvodinës 8.300.000,00 3.901.000,00

5. Enti për kulturë i rusinëve të Vojvodinës 5.830.000,00 2.740.000,00

GJITHSEJ: 45.000.000,00 21.150.000,00

Sekretariati Krahinor për Kulturë, Informim Publik dhe Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare e ka shpallur në vitin 2015 Konkursin për bashkëfinancim të veprimtarive botuese në gjuhët e pakicave-bashkësive kombëtare gjuhësore në KA të Vojvodinës, i cili është shpallur më 4 tetor të vitit 2014 dhe ka zgjatur deri më 3 nëntor të vitit 2015. Me konkurs është planifikuar bashkëfinancimi i botimit të botimeve të para të librave me rëndësi për kulturë dhe art në KA

53

Page 54: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

të Vojvodinës në gjuhët e pakicave kombëtare, përkthimit të librave të rëndësishme nga gjuhët e huaja në gjuhët e pakicave kombëtare, përkthimit të veprave të rëndëshishme nga gjuhët e pakicave kombëtare në gjuhët botërore, nga gjuha serbe në gjuhët e pakicave kombëtare, nga gjuhët e pakicave kombëtare në gjuhën serbe, nga ndonjë nga gjuhët e pakicave kombëtare në ndonjë nga gjuhët tjera të pakicave – nga këto fusha: roman, prozë prozatore, poezi, letërsi për fëmijë (me përjashtim të librave të ilustruar dhe librave shkollorë) eseistika, kritika artistike, drama, monografitë artistike, pjesët nga historia e artit dhe pjesët nga shkencat humaniste dhe shoqërore. Bashkëfinancimi i botimit të revistave të cilat janë me rëndësi të veçantë për kulturë dhe art në KA të Vojvodinës në gjuhët e pakicave kombëtare – revista për kulturë, letërsi dhe art, revista për rini dhe revista për fëmijë të cilat botohen në formën e shtypur dhe elektronike. Mjetet sistemohen përmes konkursit publik dhe janë pakthim, dhe pikërisht pjesëmarrje kanë personat juridikë dhe sipërmarrësit selitë e të cilëve gjenden në territorin e KA të Vojvodinës, të cilat janë regjistruar që të merren me veprimtari botuese, si edhe personat juridikë veprimtaria dërmuese e të cilëve është kultura. Buxheti i konkursit për vitin 2015 në radhë të parë ka qenë i planifikuar në shumën prej 14.295.000,00 dinarë, por pas ribalancimit të buxhetit dhe zvogëlimit të mjeteve ka qenë 11.211.625,00 dinarë.

Sipas klasifikimit të shfrytëzuesit:7.249.125,00 4511 - Subvencionet vijuese në ndërmarrjet publike jofinanciare dhe në organizata2.793.750,00 4541 – Subvencionet vijuese në ndërmarrjet private1.168.750,00 4819 – Dоtаcionet në organizatat e tjera jopërfituese

Sеkrеtаriati projektet e hartuara ua ka përcjellë këshillave kombëtare të pakicave kombëtare – bashkësive kombëtare që ta japin mendimin, duke e marrë parasysh faktin se këshillat kombëtare kujdesen për zbatimin e politikës së kulturës së pakicave kombëtare – bashkësive kombëtare dhe, në pajtim me Ligjin, marrin pjesë në proceset e vendimmarrjes për çështje të caktuara lidhur me kulturën e vet.

Komisioni për zgjedhjen e projekteve/programeve në vitin 2015 i ka shqyrtuar gjithsej 127 projekte (botimet e para të librave dhe botimet e revistave) të paraqitësve të fletëparaqitjeve të cilët kanë konkurruar me kohë, me dokumentacion të plotë dhe brenda afatit të konkursit. Në bazë të kritereve të parapara me Rregulloren dhe me tekstin e konkursit, në bazë të propozimit të këshillave kombëtare të pakicave kombëtare – bashkësive, duke e vlerësuar rëndësinë e projekteve, ekzistimi i burimeve të tjera të bashkëfinancimit të projekteve, Komisioni i ka propozuar sekretarit krahinor 53 libra dhe 28 revista për bashkëfinancim në vitin 2015.

Sekretari krahinor në bazë të kësaj që u propozua e ka marrë Vendimin për ndarjen e mjeteve sipas Konkursit për bashkëfinancim të veprimtarive botuese në gjuhët e pakicave kombëtare – bashkësive në KA të Vojvodinës në vitin 2015.

Në bazë të Vendimit të Kuvendit Krahinor për ribalancim të buxhetit të Krahinës Autonome të Vojvodinës për vitin 2015 – tetori, për shkak të derdhjes së zvogëluar të mjeteve në buxhetin e KA të Vojvodinës, Sekretariati, në pajtim me udhëzimet e Sekretariatit Krahinor

54

Page 55: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

për Financa për hartimin e rebalancit të buxhetit, e ka zvogëluar një pjesë të mjeteve të miratuara për realizimin e projekteve dhe të programit për të gjitha konkurset, por edhe sipas Konkursit për bashkëfinancim të veprimtarive botuese në gjuhët e pakicave kombëtare – bashkësive në KA të Vojvodinës në vitin 2015.

Ndarja e mjeteve sipas pakicave kombëtare:

Bashkësia kombëtareNdarja e planifikuar në vitin 2015

Ndarja përfundimtare pas zvogëlimit të buxhetit

HUNGAREZËT 975.000,00 731.250,00

SLLOVAKËT 3.220.000,00 2.602.500,00

RUMUNËT 2.940.000,00 2.285.375,00

RUSINËT 3.340.000,00 2.652.500,00

KROATËT 2.395.000,00 1.871.250,00

BUNJЕVASIT 775.000,00 581.250,00

RОMËT 250.000,00 187.500,00

MАQEDONASIT 250.000,00 187.500,00

UKRАЈINASIT 150.000,00 112.500,00

GJITHSEJ 14.295.000,00 11.211.625,00

Kоnkursi për bashkëfinancim të veprimtarive botuese në gjuhët e pakicave kombëtare – bashkësive në KA të Vojvodinës në vitin 2016 do të shpallet deri në fund të vitit.

Entin botues Fоrumi – Forum Könyvkiadó Intézet në Novi Sad e ka themeluar Krahina Autonome e Vojvodinës, bashkë me Këshillin Kombëtar të Pakicës Kombëtare Hungareze, me Vendimin për themelimin e Shtëpisë botuese Forumi – Forum Könyvkiadó Intézet (Fletorja zyrtare e KAV, numër 7/08), për ruajtjen, përparimin dhe zhvillimin e veprimtarisë botuese të hungarezëve të Vojvodinës.

Me aprovimin e Kuvendit Krahinor vendimet për buxhetin e Krahinës Autonome të Vojvodinës për vitin 2016, janë aprovuar edhe shpenzimet dhe të dalat për fushën e kulturës, kurse në këto të dala gjenden edhe shpenzimet për programe të Entit Botues, i cili e afirmon veprimtarinë botuese në gjuhën hungareze në Vojvodinë dhe e ka përkrahjen e gjerë shoqërore.

Enti botues në vitin 2016 i ka planifikuar të ardhurat e përgjithshme nga 28.531.365,00 dinarë, nga të cilat janë të ardhuat nga buxheti i KA të Vojvodinës 15.737.465,00 dinarë.

55

Page 56: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Me planin dhe programin e punës së Entit Botues për vitin 2016 është parashikuar botimi i gjithsej 33 titujve të librave të rinj (28 libra të shtypura, kurse pesë libra në formën elektronike), katër tituj në të cilët enti i përmendur do të ishte bashkëbotues, tri botime të përsëritura dhe dy tituj të revistave.

Plani dhe programi i punës së Entit Botues për vitin 2016 është hartuar në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Pakicës Kombëtare Hungareze dhe në pajtim me qëllimet dhe detyrat në fushën e botimit të librave i përcaktuar në Strategjinë kulturore për periudhën 2012–2018, të cilin e ka aprovuar Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Hungareze, në nëntor të vitit 2011.

AKTIVITETI: 3.11. Nxitja e blerjes së librave në gjuhët e pakicave kombëtare nga fusha e krijimtarisë bashkëkohore.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Këshillat kombëtare të pakicave kombëtare Sistеmi i bibliotekave publike në territorin e RS me Bibliotekën

Popullore të Serbisë si institucion amë dhe shtëpisë botuese Ministria kompetente për kulturë

RAPORTI: Kоnkursi për blerjen e publikimeve për vitin 2016 ka qenë i hapur nga 26 shkurti deri më 28 mars të vitit 2016, kurse dokumentacioni i arritur, në pajtim me praktikën e vendosur, u është dërguar edhe këshillave kombëtare që ta japin mendimin. Këshillat kanë pasur rastin që deri më 26 maj të vitit 2016 ta dërgojnë listën e përparësive të veta. Si edhe deri më tani, konkursi është realizuar në bashkëpunim me Bibliotekën Popullore të Serbisë. Aktvendimi i ministrit për ndarjen e mjeteve botuesve, distributorëve dhe autorëve të cilët në mënyrë të pavarur i botojnë librat e vet është miratuar më 13 maj të vitit 2016 dhe me të janë ndarë 87.428.881,18 dinarë.

Në pajtim me aktivitetet e planifikuara me Planin e veprimit për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare, Ministria e ka reviduar formularin për fletëparaqitje në Konkurs për blerjen e botimeve për vitin 2016. Pra, formulari 2, me të cilin nga botuesi kërkojnë informata

që e mundësojnë marrjen e informatave më të reja dhe më të sakta lidhur me veprat e blera.

Për shkak të vëllimit të shtuar të punës pas miratimit të Aktvendimit, Banka Popullore e Serbisë, si bashkëpunëtore e Ministrisë, nuk ka pasur mundësi që të bëjë analizën e dokumentacionit të konkursit lidhur me rubrikën e porsavendosur e cila planifikohet të zbatohet deri në fund të vitit vijues.

Me pjesëmarrjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Hungareze dhe kryetares së Këshillit për Kulturë të Këshillit në seancën e Rrjetit të bibliotekave hungareze

56

Page 57: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

SPONA, e mbajtur më 16 maj të vitit 2016 në Sentë, është realizuar bashkëpunimi në këtë fushë. Me këtë rast bibliotekat janë informuar për mënyrën e pjesëmarrjes në konkurse për blerjen e librave në gjuhën hungareze (veçanërisht të literaturës profesionale, beletristikës, bestsellerëve botërorë) për ruajtjen e përpjesëtueshmërisë së gjuhës së fondit të bibliotekës në gjuhën amtare të popullsisë, si edhe këmbimi i praktikave më të mira.

57

Page 58: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

IV LIRIA E BESIMIT

AKTIVITETI: 4.1. Zbatimi i analizës krahasuese juridike i ekspertëve në pikëpamje të rregullimit të pozitës së kishave dhe bashkësive fetare me qëllim të përcaktimit të kritereve specifike sipas bazës së praktikave më të mira të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në rajon (psh., Rumania, Kroacia, Sllovenia, Hungaria) dhe aplikimit të zgjidhjeve të cilat janë të pranueshme në rajon.- lidhja me PV TË KAP 23 aktiviteti 3.4.1.1.AFATI: tremujori IV i vitit 2015STATUSI: Aktiviteti është realizuar plotësishtBARTËSIT DHE PARTNERËT:

Administrata për bashkëpunim me kishat dhe me bashkësitë fetareRAPORTI: Analiza krahasuese-juridike për kishat dhe bashkësitë fetare është zbatuar, burimi Raporti АP 236.

AKTIVITETI: 4.2. Zbatimi i rekomandimeve të dala nga analiza e praktikave më të mira të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në rajon në pikëpamje të rregullimit të pozitës së kishave dhe bashkësive fetare.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme duke filluar nga tremujori i IV i vitit 2015STATUSI: Raporti i institucionit nuk i përmban të dhënat për zbatimin e aktiviteteveBARTËSIT DHE PARTNERËT:

Administrata për bashkëpunim me kishat dhe me bashkësitë fetare Qeveria Kuvendi Popullor

AKTIVITETI: 4.3. nxitja e dialogut intensiv, duke i respektuar parimet e ndarjes së shtetit dhe kishës, midis përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Serbe dhe Kishës Ortodokse Rumune me qëllim të gjetjes së zgjidhjes pragmatike e cila do ta lehtësojë qasjen pakicave kombëtare me rituale fetare në gjuhët e pakicave kombëtare.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme duke filluar nga tremujori i IV i vitit 2015STATUSI: Aktiviteti po realizohet me suksesBARTËSIT DHE PARTNERËT:

QeveriaRAPORTI: Në dy tremujorët e parë të vitit 2016 janë mbajtur mbledhjet e palës serbe në Komisionin e Përzier Ndërqeveritar midis Serbisë dhe Rumanisë për pakica kombëtare (më 2 mars), dy mbledhje përgatitëse të palës serbe të Komisionit të Përzier Ndërqeveritar Hungarisë dhe Serbisë për pakica kombëtare (më 28 dhe 31 mars), si edhe Seanca e pestë e Komisionit të Përzier Ndërqeveritar midis Hungarisë dhe Serbisë për pakica kombëtare (më 4 prill). Në 6 Shih Raporti i parë për zbatimin e Planit të veprimit për kapitullin 23, aktiviteti 3.4.1.1, http://www.mpravde.gov.rs/tekst/13178/izvestaj-br-1-22016-o-sprovodjenju-akcionog-plana-za-poglavlje-23.php

58

Page 59: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

shqyrtimet gjatë takimit, duke u nisur nga kompetenca dhe autorizimet e Administratës për bashkëpunim me kishat dhe me bashkësitë fetare, janë paraqitur disa sqarime dhe drejtime të caktuara:

Në rastin e çështjes së problemit të veprimit jokanonik të Kishës Ortodokse Rumune në Serbinë Lindore (Krahina e Timokut), Administrata thekson se kornizë themelore për shqyrtimin dhe zgjidhjen e saj duhet të jetë fillimi i dialogut midis Kishës Ortodokse Serbe (KOS) dhe Kishës Ortodokse Rumune (KOR), në kontekstin e Kuvendit të mbajtur pansllav në Kretë në qershor të vitit 2016. Delegacioni i KOS ka dashur që tërë çështja të vihet në rend të ditës dhe zyrtarisht të shqyrtohet në këtë tubim, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të qëndrimeve të Patriarkanës së Stambollit dhe patriarkut rumun zotit Danilo. Duke e shqyrtuar përmbajtjen e kaptinës së 2-të të propozimit të Procesverbalit nga mbledhja e palës serbe të Komisionit të Serbisë dhe Rumanisë për pakica kombëtare nga 2 marsi i vitit 2016, që ka të bëjë me kisha dhe me bashkësi fetare, Administrata thekson se është kërkuar zgjerimi i kompetencave të Peshkopisë Dаkiја Fеliks KOR në tërë territorin e Republikës së Serbisë mund të jetë vetëm rezultat i marrëveshjes eventuale e cila do të arrihet midis KOS dhe KOR përmes dialogut të drejtpërdrejtë. Përparimi i vetë dialogut ndërkishtar është kushtëzuar, megjithatë, me pushimin e shkeljes së rendit kanonik të KOS në Serbinë Lindore nga ana e KOR, e cila shihet në sulmet e disa peshkopëve dhe të priftërve të KOR në territorin kanonik të KOS pa lejen e peshkopëve kompetentë të KOS, e të cilat i përcjellë propaganda e shprehur nacionaliste sipas së cilës vllehët janë rumunë. Republika e Serbisë për shkak të tërë kësaj sinqerisht e nxit përparimin e dialogut ndërkishtar. Në rastin e kërkesës së palës rumune që t’i lejohet realizimi i plotë i të drejtave për shërbim fetar në gjuhën amtare në tërë territorin e Serbisë, faktet konkrete nga zona e Banatit Verior, ku jetojnë rreth 25-30 mijë pjesëtarë të Pakicës Kombëtare Rumune, tregojnë se shërbimi fetar atje bëhet edhe në gjuhën rumune. Duhet pasur parasysh se KOS po e tregon gatishmërinë në vepër që edhe në zonën e Serbisë Lindore, varësisht nga nevoja, shërbimi fetar gjithashtu të bëhet edhe në gjuhën rumune edhe në gjuhët e të gjitha pakicave të pranishme kombëtare, përkatësisht të grupeve etnike. Pala rumune kërkoi edhe ndërtimin e оbјеkteve shtesë për shërbim fetar, por ajo mund të bëhet vetëm në pajtim me ligjet dhe me dispozitat tematike të Republikës së Serbisë, dhe këtë në bazë të lejesë së marrë më parë me shkrim. Në këtë kontekst nuk është i pranueshëm përdorimi i objekteve të përcaktuara për destinime të tjera për qëllime fetare. Më në fund, zgjidhja e çështjes së numrit të vogël të priftërinjve rumunë për besimtarët e KOR në Vojvodinë gjendet vetëm në kompetenca të Eparkisë së saj Dakija-Feliks, pa pasur nevojë dhe mundësi që të përzihen organet e Republikës së Serbisë.

59

Page 60: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

V PËRDORIMI I GJUHËS DHE ALFABETIT

AKTIVITETI: 5.1. Përparimi i mënyrës së punës së organeve të njësisë së vetëqeverisjes vendore në tërë territorin e Republikës së Serbisë pa e marrë parasysh faktin se cila gjuhë është në përdorim zyrtar në njësinë e vetëqeverisjes vendore (të administratave komunale dhe të qytetit) në kryerjen e punëve të besuara të regjistrimit të disa emrave personalë në libra të regjistrimit në gjuhën dhe me alfabetin e pjesëtarëve të pakicës kombëtare në pajtim me Ligjin.- lidhja me PV TË KAP 23 aktiviteti 3.8.1.25AFATI: Hartimi - tremujori IV i vitit 2015STATUSI: Aktiviteti është realizuar plotësisht.

BARTËSIT DHE PARTNERËT: Ministria kompetente për punët e administratës shtetërore

RAPORTI: Instruksioni për mënyrën e regjistrimit të emrit të përveçëm të pjesëtarëve të pakicës kombëtare në libra të amzës është përgatitur dhe u është dërguar të gjitha njësive të vetëqeverisjes vendore të cilat i kryejnë punët e besuara të librave të amzës. Me instruksion orientohet mënyra e punës lidhur me regjistrimin e emrave personalë të pjesëtarëve të pakicës kombëtare pa e marrë parasysh vendin e regjistrimit të faktit të caktuar në libër të amzës, përkatësisht ajo e dhënë a regjistrohet me rastin e regjistrimit bazë ose me regjistrim kompensues.

Gjithashtu, është dërguar shembulli i Njohtimit për procedurën dhe mënyrën e regjistrimit të emrave personalë të pjesëtarëve të pakicës kombëtare në libra të amzës për ta theksuar në tabelat e shpalljeve në të gjitha zonat amë të qyteteve, përkatësisht komunave për të cilat mbahen librat e amzës. Në njësitë e vetëqeverisjes vendore në të cilat me statut është përcaktuar se është në përdorim zyrtar gjuha e pjesëtarit të pakicës kombëtare është kërkuar të theksohet njoftimi edhe në gjuhën dhe alfabetin e pakicës kombëtare.

AKTIVITETI: 5.2. Trajnimi i nëpunësve të gjendjes civile dhe zëvendësve të nëpunësve të gjendjes civile lidhur me aplikimin e ligjit dhe të dispozitave të tjera të cilat e rregullojnë mënyrën e regjistrimit të emrave personalë të pjesëtarëve të pakicave kombëtare në libra të amzës në gjuhën dhe në alfabetin e pjesëtarëve të pakicës kombëtare.- lidhja me PV TË KAP 23 aktiviteti 3.8.1.27AFATI: tremujori IV i vitit 2015STATUSI: Aktiviteti është realizuar plotësisht.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për punët e administratës shtetëroreRAPORTI:

Në pajtim me Planin e përcaktuar të trajnimit në vitin 2015, dhe këtë lidhur me aplikimin e ligjit dhe të dispozitave të tjera të cilat e rregullojnë mënyrën e regjistrimit të emrave

60

Page 61: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

personalë të pjesëtarëve të pakicave kombëtare në libra të amzës në gjuhën dhe alfabetin e pakicës kombëtare, janë mbajtur trajnime për nëpunësit e gjendjes civile dhe për zëvendësit e nëpunësve të gjendjes civile të cilët i mbajnë librat e amzës në të gjitha organet e administratës të cilëve u janë besuar punët e librave të amzës. Janë organizuar gjithsej tetë trajnime (në Nish, Beograd, Pirot, Zllatibor, Novi Sad dhe në Suboticë nga një trajnim dhe në Beograd dy trajnime). Në këto trajnime kanë marrë pjesë gjithsej 335 nëpunës të gjendjes civile dhe zëvendës të nëpunësve të gjendjes civile.

AKTIVITETI: 5.3. U shtua mbikëqyrja ndaj realizimit të të drejtave të pjesëtarëve të pakicave kombëtare lidhur me regjistrimin e emrave personalë në gjuhën dhe alfabetin e pakicës kombëtare në libra të amzës.AFATI: Aktiviteti i vazhdueshëmSTATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për punët e administratës shtetërore Inspektorati administrativ

RAPORTI: Numri i përgjithshëm i masave të urdhëruara që kanë të bëjnë me regjistrimin e emrave personalë të pjesëtarëve të pakicës kombëtare në libra të amzës me alfabetin e pakicës kombëtare është katër, kurse numri i përgjithshëm i masave të realizuara është tri.

AKTIVITETI: 5.4. Sigurimi dhe ndarja e mjeteve organeve dhe organizatave në territorin e vetëqeverisjeve vendore në të cilat është në përdorim zyrtar së paku një gjuhë e pakicës kombëtare, për përparimin e realizimit të të drejtave në përdorimin zyrtar të gjuhës dhe të alfabeteve, dhe këtë në buxhetin e RS për vetëqeverisje vendore jashtë KA të Vojvodinës, kurse në buxhetin e KA të Vojvodinës për vetëqeverisje vendore në KA të Vojvodinës, si edhe në buxhetet e vetëqeverisjeve vendore për territorin e tyre, përmes ndarjes së drejtpërdrejtë të mjeteve buxhetore dhe shpalljen dhe realizimin e konkursit.AFATI për konkurse: Në mënyrë të vazhdueshme, duke filluar nga viti 2017

Për mjete të drejtpërdrejta buxhetore: nga viti 2017STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për punët e administratës shtetërore dhe të vetëqeverisjes vendore

KAV – Sekretariati Krahinor për Financa Sekretariati Krahinor për arsim, dispozita, administratë dhe pakica

kombëtare - bashkësitë kombëtare në Njësitë e vetëqeverisjes vendore

RAPORTI: Në bazë të Vendimit të Kuvendit Krahinor për ndarjen e mjeteve buxhetore organeve dhe organizatave në punën e të cilave në përdorim zyrtar janë gjuhët dhe alfabetet e pakicave kombëtare – bashkësive kombëtare („Fletorja zyrtare e KAV“, numër 14/2015), Sekretariati

61

Page 62: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Krahinor për Arsim, dispozita, administratë dhe pakica kombëtare – bashkësi kombëtare gjatë vitit 2015 e shpalli një konkurs për financimin, përkatësisht pjesëmarrjen në financim në:

- Financimin e të punësuarëve në organet dhe në organizatat që të përdorin gjuhën e pakicës kombëtare – bashkësisë kombëtare e cila është në përdorim zyrtar, sidomos të të punësuarëve në vendet e punës në të cilat realizohet kontakti me palë (me pjesëmarrje në kurse, seminare dhe në mënyra të tjera të organizuara për këtë qëllim) dhe për zhvillimin e sistemit të administratës elektronike për punë në kushtet e shumëgjuhësisë;

- Shpenzimet e përpunimit dhe të vendosjes në tabelë me emërtimin e organeve dhe të organizatave, me emërtimin e vendbanimeve dhe të emërtimeve të tjera gjeografike në drejtimet e rrugëve, emërtimin e rrugëve dhe të shesheve, si edhe njohtimeve dhe paralajmërimeve të tjera për opinion të shkruara edhe në gjuhët e pakicave kombëtare – bashkësive kombëtare të cilat janë në përdorim zyrtar në komunë, qytet ose në vendbanim dhe për shtypjen e formularëve në dy gjuhë ose në shumë gjuhë, shpalljeve zyrtare dhe të botimeve të tjera publike.

Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë pasur: organet e qytetit dhe të komunës në territorin e KA të Vojvodinës në të cilat me statut është përcaktuar përdorimi zyrtar i gjuhës dhe i alfabetit të pakicave kombëtare në tërë territorin e qytetit, komunës ose të disa vendbanimeve në territorin e tyre; vetëqeverisjet vendore në territorin e qyteteve dhe të komunave; organet e tjera, organizatat, shërbimet dhe institucionet në territorin e qyteteve dhe të komunave.

Shuma e mjeteve për ndarje është përcaktuar në bazë të këtyre kritereve: numri i gjuhëve dhe alfabeteve të cilat janë në përdorim zyrtar në tërë territorin e qytetit, komunës ose vendbanimit; pjesëmarrja sipas përqindjes së pjesëtarëve të pakicave kombëtare gjuhët dhe alfabetet e të cilave janë në përdorim zyrtar në numrin e përgjithshëm të popullsisë; shpenzimet e përgjithshme materiale të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve; ekzistimi edhe i burimeve të tjera të financimit të projektit; vazhdimësia në financimin e projektit nga ana e Sekretariatit.

Kоnkursi u shpall nga 13 maji deri më 15 qershor të vitit 2015 në shumën 9.500.000,00 dinarë, i cili sipas kritereve më parë të përcaktuara është sistemuar në 98 organe dhe organizata, përdorues të mjeteve të buxhetit, në punën e të cilëve në përdorim zyrtar janë gjuhët dhe alfabetet e pakicave kombëtare. Gjithsej janë paraqitur 166 fletëparaqitje në Konkurs, nga të cilat katër fletëparaqitje nuk janë marrë në shqyrtim sepse nuk kanë pasur të bëjnë me destinimet e përcaktuara me konkurs, katër sepse paraqitësit e kërkesës nuk bëjnë pjesë në rrethin e subjekteve të cilat kanë të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs, kurse një ka qenë jo i plotë. Rezultatet e konkursit të theksuar janë publikuar në faqen zyrtare në internet të Sekretariatit Krahinor për arsim, dispozita, administratë dhe për pakica kombëtare – bashkësi kombëtare.

Në bazë të Vendimit të Kuvendit Krahinor për ndarjen e mjeteve buxhetore organeve dhe organizatave në punën e të cilave në përdorim zyrtar janë gjuhët dhe alfabetet e pakicave

62

Page 63: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

kombëtare – bashkësive kombëtare („Fletorja zyrtare e KAV“, numër 14/2015), Sekretariati Krahinor për Arsim, dispozita, administratë dhe pakica kombëtare – bashkësi kombëtare gjatë vitit 2015 e shpalli një konkurs për financimin, përkatësisht pjesëmarrjen në financim në:

- Financimin e të punësuarëve në organet dhe në organizatat që të përdorin gjuhën e pakicës kombëtare – bashkësisë kombëtare e cila është në përdorim zyrtar, sidomos të të punësuarëve në vendet e punës në të cilat realizohet kontakti me palë (me pjesëmarrje në kurse, seminare dhe në mënyra të tjera të organizuara për këtë qëllim) dhe për zhvillimin e sistemit të administratës elektronike për punë në kushtet e shumëgjuhësisë;

- Shpenzimet e hartimi dhe të vendsojes në tabelë me emërtimin e organeve dhe të organizatave, me emërtimin e vendbanimeve dhe të emërtimeve të tjera gjeografike në drejtimet e rrugëve, emërtimin e rrugëve dhe të shesheve, si edhe të njoftimeve dhe paralajmërimeve të tjera për opinion të shkruara edhe në gjuhët e pakicave kombëtare – bashkësive kombëtare të cilat janë në përdorim zyrtar në komunë, qytet ose në vendbanim dhe për shtypjen e formularëve dygjuhësorë ose shumëgjuhësorë, shpalljeve zyrtare dhe të botimeve të tjera publike.

Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë pasur: organet e qytetit dhe të komunës në territorin e KA të Vojvodinës në të cilat me statut është përcaktuar përdorimi zyrtar i gjuhës dhe i alfabetit të pakicave kombëtare në tërë territorin e qytetit, komunës ose të disa vendbanimeve në territorin e tyre; vetëqeverisjet vendore në territorin e qyteteve dhe të komunave; organet e tjera, organizatat, shërbimet dhe institucionet në territorin e qyteteve dhe të komunave.

Shuma e mjeteve për ndarje është përcaktuar në bazë të këtyre kritereve: numri i gjuhëve dhe alfabeteve të cilat janë në përdorim zyrtar në tërë territorin e qytetit, komunës ose vendbanimit; pjesëmarrja sipas përqindjes së pjesëtarëve të pakicave kombëtare gjuhët dhe alfabetet e të cilave janë në përdorim zyrtar në numrin e përgjithshëm të popullsisë; shpenzimet e përgjithshme materiale të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve; ekzistimi edhe i burimeve të tjera të financimit të projektit; vazhdimësia në financimin e projektit nga ana e Sekretariatit.

Kоnkursi u shpall nga 7 marsi deri më 31 mars të vitit 2016 në shumën 3.178.264,00 dinarë, i cili sipas kritereve më parë të përcaktuara është sistemuar në 43 organe dhe organizata, përdorues të mjeteve të buxhetit, në punën e të cilëve në përdorim zyrtar janë gjuhët dhe alfabetet e pakicave kombëtare. Gjithsej janë paraqitur 120 fletëparaqitje në Konkurs, nga të cilat katër fletëparaqitje nuk janë marrë në shqyrtim sepse nuk kanë pasur të bëjnë me destinimet e përcaktuara me konkurs, katër sepse paraqitësit e kërkesës nuk bëjnë pjesë në rrethin e subjekteve të cilat kanë të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs, kurse një ka qenë jo i plotë. Rezultatet e konkursit të theksuar janë publikuar në faqen zyrtare në internet të Sekretariatit Krahinor për Arsim, dispozita, administratë dhe për pakica kombëtare – bashkësi kombëtare.

63

Page 64: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

AKTIVITETI: 5.5. Nxitja për aplikim fleksibil i përdorimit të gjuhëve të pakicave në përdorim zyrtar në territoret ku tradicionalisht jetojnë pakicat kombëtare, në pajtim me nenin 11 paragrafi 1 i Ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhëve dhe të alfabeteve, dhe sigurimin e mjeteve për financimin e këtyre aktiviteteve nga buxheti.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Raporti i institucionit kompetent nuk është dërguar.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Njësitë e vetëqeverisjes vendore – Këshillat për marrëdhënie ndërnacionale

AKTIVITETI: 5.7. Ngritja e vetëdijes së pjesëtarëve të pakicave kombëtare në pikëpamje të realizimit të të drejtave për përdorimin e gjuhëve të pakicave në kontakte me organet vendore dhe me organet e tjera kompetente të pushtetit lokal në mjediset në të cilat jetojnë pakicat kombëtare përmes:- detyra e organit kompetent është që ta njoftojë palën për të drejtën për përdorimin e gjuhës dhe të alfabeteve të pakicës kombëtare,- shpallja në tabelën për shpallje të informatave për të drejtën për përdorimin e gjuhës dhe të alfabetit të pakicës kombëtare,- zbatimi i fushatës për të drejtën për përdorimin e gjuhës dhe të alfabetit të pakicës kombëtare.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Raporti i institucionit kompetent nuk është dërguar.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Njësitë e vetëqeverisjes vendore Оrgаnet e pushtetit publik Këshillat për marrëdhënie ndërnacionale

AKTIVITETI: 5.12. Përforcimi i rolit parandalues i dënimit me të holla përmes përcaktimit të saktë të kundërvajtjes për të cilat shqiptohet dënimi me burg dhe dënimi i efektshëm i shkeljes së dispozitave të Ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhëve dhe të alfabeteve.

AFATI: tremujori I i vitit 2017STATUSI: Aktiviteti është realizuar pjesërishtBARTËSIT DHE PARTNERËT:

Sekretariati republikan për legjislacion Ministria kompetente për punët e administratës shtetërore Ministria kompetente për punët e drejtësisë Ministritë e tjera të cilat e kryejnë mbikëqyrjen ndaj aplikimit të ligjit

RAPORTI: Propozimet për rregullimin e çështjeve të përmendura janë dhënë në paraprojektin e ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhëve dhe alfabeteve i cili i

64

Page 65: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

është dërguar Ministrisë së Administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes vendore për harmonizim të mëtejmë.

AKTIVITETI: 5.13. Publikimi i dispozitave në gjuhët e pakicave kombëtare në pajtim me Kartën Evropiane për gjuhët rajonale ose të pakicave.AFATI: tremujori i I i vitit 2017STATUSI: Aktiviteti është realizuar pjesërisht.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Sekretariati republikan për legjislacion Ministria kompetente për punët e administratës shtetërore

RAPORTI: Propozimet për rregullimin e çështjeve në fjalë janë dhënë në kuadër të propozimit të cilin Sekretariati për legjislacion dy herë ia ka dërguar Grupit punues të Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes vendore, i formuar me qëllim të hartimit të projekt-skciës së ligjeve për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare. Propozimi i cili tani është objekt i shqyrtimit i është dërguar Grupit punues në mars të vitit 2016.

65

Page 66: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

VI ARSIMIMI

AKTIVITETI: 6. 1. Zbatimi i analizës e cila e përfshin:- analizën krahasuese juridike për modelet e arsimit në gjuhët e pakicave kombëtare në BE- analizën e gjendjes ekzistuese në Republikën e Serbisë- rekomandimet për vendosjen e modeleve të reja.AFATI: Deri në tremujorin e III të vitit 2016STATUSI: Aktiviteti po realizohet me suksesBARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për arsim Këshilli Kombëtar i Arsimit Enti për përparimin e arsimit dhe të edukimit Sekretariati Krahinor për Arsim Enti Pedagogjik i Vojvodinës Këshillat kombëtare të pakicave kombëtare

RAPORTI: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit teknologjik e ka filluar analizën e gjendjes ekzistuese në Republikën e Serbisë në bazë të portalit të të dhënave të hapura http://opendata.mpn.gov.rs/. Pas rrethit të dytë të regjistrimit në institucionet e arsimit dhe edukimit të mesëm, Ministria me analizën e vet do ta njoftojë opinionin dhe do t’i japë, në bazë të saj, rekomandimet për vendosjen e modeleve të reja të arsimit të nxënësve të pjesëtarëve të pakicave kombëtare në Republikën e Serbisë.

Duke e respektuar të drejtën ligjore të pjesëtarëve të pakicave kombëtare që arsimimin ta fitojnë në gjuhën serbe, në gjuhën e vet amtare ose në dy gjuhë, kurse në bazë të orientimit të vet, në institucione arsimore-edukative në territorin e Krahinës Autonome të Vojvodinës puna mësimore realizohet në gjithsej 11 gjuhë të pakicave, nga të cilat tërë mësimi në pesë gjuhë (hungareze, sllovake, rumune, rusine, kroate), kurse mësimi i gjuhës amtare me elementet e kulturës kombëtare edhe në gjashtë gjuhë/të folme (ukrainase, bullgare, maqedonase, çeke, rome dhe bunjevase).

Nëse për shkollimin në gjuhën amtare deklarohet një numër i vogël i nxënësve, për formimin e paraleles me më pak se 15 nxënës Sekretariati Krahinor e jep pëlqimin pasi që më parë ta marrë mendimin nga këshilli kombëtar i pakicës kombëtare.

Në vitin shkollor 2015/16, në territorin e KA të Vojvodinës nga 466 shkolla të rregullta fillore dhe të mesme në 20 (4,29%) mësimi realizohet vetëm në një nga gjuhët e pakicave, kurse në 138 (29,61%) shkоllа, përveç gjuhës serbe, mësimi zhvillohet edhe në një ose dy gjuhë të

66

Page 67: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

pakicave. Gjithsej në 158 shkоllа (33,90%, krahas mësimit të gjuhës serbe, ekziston edhe ndonjë nga gjuhët e pakicave.

SHKOLLAT FILLORE:

Në vitin shkollor 2015/2016, nga gjithsej 345 shkolla fillore të rregullta të detyruara (në KA të Vojvodinës) mësimi zhvillohet:

- vetëm në një gjuhë në 248 shkolla (71.88%)

në gjuhën serbe – në 230 shkоlla ose 66.67% nga numri i përgjithshëm i shkollave fillore të rregullta të obliguara;

në gjuhën hungareze – në tetë (8) shkolla ose 2.32% nga numri i përgjithshëm i shkollave fillore të rregullta të obliguara;

në gjuhën sllovake – në pesë (5) shkolla ose 1.45% nga numri i përgjithshëm i shkollave të obliguara të rregullta fillore;

në gjuhën rumune – në katër (4) shkolla ose 1.16% nga numri i përgjithshëm i shkollave fillore të rregullta të obliguara;

në gjuhën rusine – në një (1) shkоllë ose 0.29% nga numri i përgjithshëm i shkollave fillore të rregullta të obliguara.

- në dy gjuhë në 95 shkolla fillore (27.54%)

në gjuhën serbe dhe hungareze mësimi zhvillohet në 65 shkolla ose 18.84% nga numri i përgjithshëm i shkollave fillore;

në gjuhën serbe dhe sllovake mësimi zhvillohet në 11 shkolla ose 3.19% nga numri i përgjithshëm i shkollave fillore;

në gjuhën serbe dhe rumune mësimi zhvillohet në 12 shkolla ose 3.48% nga numri i përgjithshëm i shkollave fillore;

në gjuhën serbe dhe rusine mësimi zhvillohet në dy (2) shkоlla ose 0.58% nga numri i përgjithshëm i shkollave fillore;

në gjuhën serbe dhe kroate mësimi zhvillohet në pesë (5) shkolla ose 1.45% nga numri i përgjithshëm i shkollave fillore.

- në tri gjuhë në dy shkolla fillore (0.58%)

në gjuhën serbe, hungareze dhe rumune në një (1) shkollë fillore në Plandishtë; në gjuhën serbe, hungareze dhe sllovake në një (1) shkollë fillore, në Belo Blato, në

territorin e qytetit të Zrenjaninit.

Përfaqësimi i gjuhëve mësimore sipas numrit të nxënësve, numrit të paraleleve dhe numrit të shkollave fillore të rregullta në vitin shkollor 2015/16 në KA të VojvodinësGjuha e cila

mësohetNumri i nxënësve Numri i paraleleve Numri i shkollave

∑ % Jo të kombinuara Të kombinuara ∑ %serbe 130.547 87,92 6.168 164 327 94,78

hungareze 13.680 9,21 866 37 75 21,74

67

Page 68: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

sllovake 2.728 1,84 149 14 17 4,93rumune 874 0,59 70 20 17 4,93rusine 412 0,28 29 0 3 0,87kroate 242 0,16 27 5 5 1,45

Gjithsej 148.483 100,00 7.309 240 345 100,00

Numri i nxënësve në shkollat fillore të rregullta sipas klsëve dhe gjuhëve mësimore në vitin shkollor 2015/16 në KA të Vojvodinës

Gjuha e cila

mësohet

NUMRI I NXËNËSVE SIPAS KLASAVEGjithsejI II III IV V VI VII VIII

serbe 15.852 15.588 16.116 16.464 17.038 17.249 16.259 15.981 130.547hungareze 1.550 1.536 1.705 1.703 1.846 1.814 1.840 1.686 13.680sllovake 321 337 327 339 314 361 353 376 2.728rumune 117 106 109 115 101 100 120 106 874rusine 47 31 50 42 54 74 63 51 412kroate 28 22 27 31 31 30 42 31 242

Gjithsej17.915 17.620 18.334 18.694 19.384 19.628 18.677 18.231 148.48312,07% 11,87% 12,35% 12,59% 13,05% 13,22% 12,58% 12,28% 100,00%

Veprimtaria e arsimit dhe edukimit fillor sipas gjuhëve të cilat mësohen dhe numrit të nxënësve në vitin shkollor 2015/16 në KA të Vojvodinës

Gjuha e cila mësohet

VEPRIMTARIA E ARSIMIT FILLOR

Arsimi i nxënësve me pengesa në

zhvillim

Arsimi fillor i muzikës

Arsimi fillor i baletit

Shkollat për arsim fillor të të rriturve

∑ % ∑ % ∑ % ∑ %serbe 1.383 75,66 5.835 85,39 427 100,00 1.463 94,20

hungareze 415 22,70 998 14,61   0,00 90 5,80sllovake 25 1,37   0,00   0,00   0,00rumune   0,00   0,00   0,00   0,00rusine 5 0,27   0,00   0,00   0,00kroate   0,00   0,00   0,00   0,00

gjithsej 1.828 100,00 6.833 100,00 427 100,00 1.553 100,00

Numri i nxënësve sipas gjuhëve të cilat mësohen në shkollat fillore të rregullta të obliguara:

Me mësimin në gjuhën serbe janë përfshirë 130.547 (87.92%) nxënës, gjë që është për 1.099 nxënës ose 0.83% më pak se sa për vitin paraprak shkollor;

Me mësimin në gjuhën hungareze janë përfshirë 13.680 (9.21%) nxënës, gjë që është për 628 nxënës ose 4.39% më pak se sa për vitin paraprak shkollor;

Me mësimin në gjuhën sllovake janë përfshirë 2.728 (1.84%) nxënës, gjë që është për 76 nxënës ose 2.71% më pak se për vitin paraprak.

Me mësimin në gjuhën rumune janë përfshirë 874 (0.59%) nxënës, gjë që është për 47 nxënës ose 5.10% më pak se sa për vitin paraprak shkollor.

Me mësimin në gjuhën rusine janë përfshirë 412 (0.28%) nxënës, gjë që është për 31 nxënës ose 6.98% më pak se sa për vitin paraprak shkollor.

68

Page 69: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Me mësimin në gjuhën kroate janë përfshirë 242 (0.16%) nxënës, gjë që është për dy (2) nxënës ose 0.82% më pak se sa për vitin paraprak shkollor.

Mësimi i gjuhës amtare/të folmet me elementet e kulturës kombëtare në vitin shkollor 2015/16

Gjuha amtare/të folmet me elementet e kulturës kombëtare në shkollat fillore të rregullta të obligueshme në territorin e KA të Vojvodinës

Nr. rendor

Gjuha amtare /të folmet me elementet e kulturës

kombëtareNumri i nxënësve

Numri i shkollave fillore

Numri i njësive të vetëqeverisjes

vendore

1. hungareze 2.659 61 23

2. rome 1.065 40 16

3. sllovake 692 35 11

4. kroate 459 14 6

5. rusine 356 21 7

6. bunjevase 346 11 2

7. rumune 300 12 9

8. ukrainase 106 7 5

9. çeke 63 4 2

10. maqedonase 24 1 1

11. bullgare 12 1 1

Në krahasim me vitin e mëparshëm paraprak, është shtuar numri i nxënësve të cilët mësojnë:

Gjuha hungareze me elementet e kulturës kombëtare - për 55 ose 2.11%; Gjuha rome me elementet e kulturës kombëtare - për 87 nxënës ose 8.90%; Gjuha sllovake me elementet e kulturës kombëtare - për 71 nxënës ose 11.43%; Gjuha rusine me elementet e kulturës kombëtare - për 30 nxënës ose 9.02%; Gjuha kroate me elementet e kulturës kombëtare - për 29 nxënës ose 6.74%; E folmja bunjevase me elementet e kulturës kombëtare - për 69 nxënës ose 24.91%; Gjuha çeke me elementet e kulturës kombëtare - për 11 nxënës ose 21.51%; Gjuha bullgare me elementet e kulturës kombëtare - për tri (3) nxënës ose 33.33%.

Në krahasim me vitin e mëparshëm shkollor, është zvogëluar numri i nxënësve të cilët mësojnë:

Gjuha rumune me elementet e kulturës kombëtare - për 17 nxënës ose 5.36%; Gjuha ukrainase me elementet e kulturës kombëtare - për pеsë (5) nxënës ose 4.50%; Gjuha maqedonase me elementet e kulturës kombëtare - për pеsë (5) nxënës ose

17.24%.

69

Page 70: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

SHKOLLAT E MESME:

Në vitin shkollor 2015/16, në territorin e KA të Vojvodinës, në 40 vetëqeverisje vendore (nga gjithsej 45), kjo do të thotë në 34 komuna dhe në gjashtë qytete, ekzistojnë 121 shkolla të mesme të rregullta: 25 gjimnaze (21 të përgjithshme dhe katër të specializuara – dy për nxënës të talentuar në gjimnazin e matematikës në gjuhën serbe dhe hungareze dhe dy për nxënës të talentuar në gjimnazin filologjik në gjuhën serbe dhe hungareze), 75 shkolla profesionale, 11 shkolla të përziera dhe dhjetë shkolla artistike.

Mësimi në gjuhët e pakicave kombëtare – bashkësive kombëtare është organizuar në 43 shkolla të mesme, me seli në 17 vetëqeversije vendore:

- Në 12 gjimnaze (në nëntë në gjuhën hungareze, dy në gjuhët sllovake, një në gjuhën rumune, kurse në një nga gjimnazet edhe në gjuhën kroate);

- Në 27 shkolla profesionale (në një në gjuhën rumune dhe në 26 shkolla në gjuhën hungareze, nga të cilat në një shkollë, përveç gjuhës hungareze, mësimi zhvillohet edhe në gjuhën sllovake, përkatësisht kroate);

- Në dy shkolla të përziera (në një në gjuhën hungareze dhe në një në të cilën nxënësit në gjuhën rusine e fitojnë arsimin e gjimnazit);

- Në dy shkolla artistike në gjuhën hungareze.

Mësimin në një nga gjuhët e pakicave e vijojnë 6.611 nxënës, domethënë 10,4% nga numri i përgjithshëm i nxënësve të sistemuar në 340 paralele. Numri i nxënësve të cilët e vijojnë mësimin në gjuhën amtare për 381 është më i vogël se sa në vitin shkollor 2014/2015, kurse numri i paraleleve është më i vogël për shtatë.

Përqindja e nxënësve të cilët arsimohen në gjuhën amtare, në krahasim me numrin e përgjithshëm të nxënësve të shkollave të mesme, ka mbetur i njëjti.

Studimi i gjuhës amtare me elementet e kulturës kombëtare është organizuar në gjithsej tetë shkolla të mesme.

Gjuha Numri i shkollave Numri i nxënësvegjuha hungareze 2 89gjuha sllovake 5 48gjuha rumune 1 4gjuha rusine 0 0gjuha kroate 0 0Gjithsej 8 141

Numri i vogël i nxënësve dhe i shkollave në të cilat mësimi realizohet në gjuhën amtare me elementet e kulturës kombëtare është pasojë edhe e pozitës jo të barabartë të kësaj lënde

70

Page 71: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

mësimore në planin mësimor për shkolla të mesme (ai gjendet në listën e objekteve mësimore fakultative dhe nuk financohet si mësim i rregullt dhe lëndët mësimore me zgjedhje, notat nga kjo lëndë nuk kanë rëndësi për suksesin e përgjithshëm të nxënësit dhe të ngjashme).

Sekretariati krahinor ka filluar me aktivitetet e vendosjes së kontakteve dhe bashkëpunimit me institucionet kompetente në shtetet përreth modelet e arsimit të të cilave janë të ngjashme me tonat, si edhe kushtet për realizimin e tyre – Rеpublikа e Kroacisë, Republika e Hungarisë, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, me qëllim të njohjes dhe analizës së sistemit të arsimit, krahasimet e tyre dhe përpunimi i propozimeve për pranimin eventual të modeleve të reja.

Në këtë vështrim, Sekretariati, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë më 16 qershor të vitit 2016 e ka organizuar vizitën studimore të drejtorëve të enteve pedagogjike të Sekretariatit dhe vizitën në një shkolle fillore dhe në një shkollë të mesme në Novi Sad. Me këtë rast është bërë këmbimi i përvojave dhe aplikimi i praktikës së mirë me vështrim pikërisht në çështjet nga fusha e arsimit të pakicave.

Modeli sipas të cilit nxënësit, pjesëtarë të pakicave kombëtare kanë mundësi që mësimin në tërësi ta vijojnë në gjuhën amtare jep rezultate të mira dhe, sipas mendimit të Sekretariatit Krahinor, nuk është e nevojshme të ndryshohet. Është e nevojshme të ndërmerren hapat e caktuar në vështrim të përforcimit të kompetencave të arsimtarëve dhe të arriturave të nxënësve sipas mënyrës që Rregullorja për planin dhe programin mësimor për shkolla fillore dhe të mesme, në pjesën e cila ka të bëjë me lëndën mësimore gjuhë amtare me elementet e kulturës kombëtare ta ndryshojë dhe ta plotësojë, si edhe të ndërmarrë masa me qëllim të vendosjes së lëndës mësimore gjuha e mjedisit shoqëror në statusin e barabartë me lëndën mësimore me elemente të kulturës kombëtare.

Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Hungareze ka marrë pjesë aktive në punën e Komisionit të Përzier Ndërqeveritar midis Hungarisë dhe Serbisë, ku janë aprovuar këto përfundime si rekomandime të pranueshme për vendosjen e modeleve të reja të arsimit: KPNQ i propozon Palës serbe që t’i përshpejtojë bisedat të cilat zhvillohen me NCM për fillimin e sistemit të kushteve të modelit shumëorientues të aftësimit profesional të arsimtarëve, KPNQ ia propozon Palës serbe hartimin e konceptit të arsimit kombëtar hungarez, me angazhimin e Këshillit Kombëtar të Hungarezve, dhe tërë këtë me qëllim të realizimit të të drejtave për arsim në gjuhën amtare që gjendet në Kushtetutë; dhe KPNQ i propozon palës serbe aprovimin sa më të shpejtë të planit dhe të programit të ri mësimor për mësimin e gjuhës serbe si gjuhë joamtare, e cila ka për qëllim përparimin e mësimit të gjuhës serbe si gjuhë joamtare.

AKTIVITETI: 6.2. Fоrmimi i grupit në Këshillin Kombëtar Arsimor i cili merret me arsimin në gjuhët e pakicave kombëtare.AFATI: tremujori I i vitit 2016STATUSI: Aktiviteti është realizuar plotësisht.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

71

Page 72: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Këshilli Kombëtar ArsimorRAPORTI:

Në seancën e 120 të Këshillit Kombëtar Arsimor, e mbajtur më 10 maj të vitit 2016, është formuar grupi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar Arsimor i cili merret me arsimin në gjuhët e pakicave kombëtare, në përbërje: Rаdivоје Stојkоviq (kryetar), Minеrvа Trајlоviq-Kоndаn, Lubоmir Pоpоviq, Јuliјаnа Vuçо, Lilаnа Bајiq, Bilаnа Stеvаnоviq; me përfundimin që Këshillat Kombëtare të pakicave kombëtare munden përmes përfaqësuesit të vet në KKA, Minеrva Trајlоviq-Kоndаni të delegohen edhe më së shumti tre përfaqësues në këtë grup. Deri në ditën e raportimit nuk e kanë marrë propozimin për anëtarë të tjerë të këtij grupi.

AKTIVITETI: 6.4. Përcjellja e cilësisë së arsimit në gjuhët e pakicave kombëtare.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për arsim Enti për Vlerësimin e Cilësisë së Arsimit dhe Edukimit Sekretariati Krahinor për Arsim Enti Pedagogjik i Vojvodinës

RAPORTI:

Enti për Vlerësimin e Cilësisë së Arsimit dhe Edukimit për çdo vit po e harton analizën e të arriturave të nxënësve që arsimohen në gjuhët e pakicave kombëtare. Analiza për provimin përfundimtar për vitin shkollor 2015/2016 do të përfundojë në shtator të vitit 2016.

Në bazë të analizës dhe analizës së bërë përmes aktivitetit 6.1, Ministria për Arsim dhe Zhvillim Teknologjik do ta përcjellë cilësinë e arsimit në gjuhët e pakicave kombëtare dhe vlerësimin do t’ua japë në shikim palëve të interesuara.

Republika e Serbisë në marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare e ka marrë obligimin që në vitin 2003 të realizojë provimin përfundimtar për nxënës në arsimin dhe edukimin fillor dhe me këtë të vendosë themelet e sistemit të rregulluar dhe të efektshëm të provimeve eksterne. Këto provime janë pjesë e sistemit për sigurimin e cilësisë së arsimit dhe edukimit dhe janë karakteristikë e sistemeve të zhvilluara efikase të arsimit.

Këshilli Kombëtar Arsimor në vitin 2009 i ka aprovuar standardet e arritjeve për fund të shkollës fillore të cilat e përkufizojnë se çfarë do të duhej të dinë dhe të mësojnë në fund të shkollimit të obliguar tetëvjeçar nga këto lëndë: gjuhë serbe, matematikë, histori, biologji, gjeografi, fizikë, kimi, art figurativ, kulturë muzikore dhe edukatë fizike. Njëkohësisht janë aprovuar edhe standardet për gjuhë amtare të secilës pakice kombëtare në të cilën gjuhë zhvillohet mësimi, kurse për lëndët e përgjithshme arsimore janë përkthyer në gjuhët e këtyre pakicave kombëtare. Me verifikimin e realizueshmërisë së standardeve të arriturat e nxënësve

72

Page 73: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

në provimin përfundimtar mund ta vlerësojnë punën e shkollave dhe të arriturat e nxënësve. Arsimtarët janë të obliguar që të planifikojnë dhe ta programojnë punën e vet lidhur me këto standarde dhe rezultatet e arritura të nxënësve në provim përfundimtar. Në provim përfuntimtar verifikohet a janë dhe në çfarë niveli i kanë arritur nxënësit standardet e arritura.

Koncepti i provimit përfundimtar në arsimin dhe edukimin fillor është përcaktuar në vitin 2010, kurse në bazë të konceptit, në pajtim me Ligjin për bazat e sistemit të arsimit dhe të edukimit është miratuar Rregullorja për programin e provimit përfundimtar në arsimin dhe edukimin fillor (Fl. zyrtare e RS – Prоsvеtni glаsnik, nr. 1/2011, 1/2012, 1/2014 dhe 12/2014) në bazë të të cilit nga viti shkollor 2010/2011 po realizohet provimi përfundimtar në arsimin dhe edukimin fillor. Me këtë Rregullore është parashikuar zgjidhja e testeve në provimin përfundimtar nga viti shkollor 2010/11, kur nxënësit i kanë pasur testet nga serbishtja, përkatësisht gjuha amtare dhe matematika, kurse nga viti shkollor 2013/14 është përcaktuar edhe testi i kombinuar, i cili i verifikon njohuritë nga shkencat natyrore dhe shoqërore.

Me daljen në provim përfundimtar nxënësit i marrin certifikatat për arsimin dhe edukimin e kryer fillor, klasifikohen për regjistrim në shkolla të mesme në bazë të numrit të pikëve të fituara në teste dhe në bazë të suksesit të realizuar në shkollë. Gjithashtu, me këtë test verifikohet realizueshmëria e standardeve të arritura dhe vlerësohen rezultatet e mësimit në shkollën fillore, me çfarë fitohet pamja për cilësinë e arsimit në nivel të sistemit. Nxënësit kanë rastini që të njihen me mënyrën dhe përmbajtjen e testimit prmes testeve provuese, të cilat realizohen për çdo vit në të gjitha shkollat në gjuhën serbe dhe në gjuhët e pakicave kombëtare. Para kësaj, nxënësit mund të përgatiten për provimin përfundimtar duke i ushtruar detyrat nga përmbledhja në gjuhën serbe dhe në gjuhët e pakicave kombëtare të cilat Enti për Vlerësimin e Cilësisë së Arsimit dhe Edukimit po i përgatit për çdo vit shkollor.

Meqenëse neni 9 i Ligjit për bazat e sistemit të arsimit dhe të edukimit e përcakton që për pjesëtarë të pakicave kombëtare puna arsimoro-edukative të realizohet në gjuhën amtare, Enti për Vlerësimin e Cilësisë së Arsimit dhe Edukimit po i përgatit instrumentet për realizimin e provimit përfundimtar në gjuhët e pakicave kombëtare në të cilat arsimohen pjesëtarët e këtyre pakicave.

Për çdo vit përgatiten kompletet e përmbledhjeve me detyra të cilat e përmbajnë përmbledhjen nga serbishtja, përkatësisht gjuhët e pakicave kombëtare, matematika dhe përmbledhjen e kombinuar.

Detyrat në përmbledhje dallohen, duke e pasur parasysh specificitetin e secilës gjuhe dhe të letërsie kombëtare, kurse përmbledhja e kombinuar dhe përmbledhja e detyrave nga matematika përkthehen nga serbishtja në gjuhët e pakicave kombëtare.

Enti për Vlerësimin e Cilësisë së Arsimit dhe Edukimit për provim përfundimtar në arsimin dhe edukimin fillor i përgatit testet në gjuhën serbe dhe në gjuhët e pakicave kombëtare. Tеstet përgatiten për shtatë lëndë: serbisht/gjuhë amtare, matematikë, histori, biologji, gjeografi, kimi dhe fizikë. Të gjitha testet, përveç për gjuhë amtare, përkthehen në: gjuhën shqipe, bullgare, hungareze, rumune, rusine, sllovake dhe kroate. Nga viti shkollor 2016/2017

73

Page 74: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

testet do të përkthehen edhe në gjuhën boshnjake. (Standardet për gjuhë boshnjake janë përgatitur dhe i janë dërguar Këshillit Kombëtar për Arsim për aprovim).

Enti i adapton testet sipas alfabetit të Brajevit ose ua përshtat nevojave të nxënësve me ambliopi. Nëse në ndonjë vit të caktuar shkollor në mesin e nxënësve të cilët e vijojnë mësimin në gjuhët e pakicave kombëtare ekzistojnë ata të cilëve kjo përshtatje u nevojitet, Enti edhe për ta i përgatit përkthimet, përkatësisht i përgatit testet.

Enti i përgatit testet për provimin përfundimar edhe për fillestarët e Shansit të dytë. Për ata fillestarë të Shansit të dytë gjuha amtare e të cilëve është ndonjëra nga gjuhët e pakicave kombëtare, Enti i përkthen testet në ato gjuhë për të cilat në atë vit shkollor ka nevojë.

Provimi përfundimtar në fund të arsimit dhe edukimit fillor është i obligueshëm për të gjithë nxënësit të cilët e kanë mbaruar klasën e tetë, kurse në nivel kombëtar ka rëndësi dhe funksion të provimit ekstern. Si edhe gjatë viteve të mëparshme, nxënësit i zgjidhin tri teste: testin nga gjuha amtare, matematika dhe testin e kombinuar. Me detyra verifikohet realizueshmëria e standardeve të formuara të përkufizuara në tri nivele të të arriturave – në nivel bazë, të mesëm dhe të avancuar.

Në pajtim me përgatitjet me të cilat rregullohen të drejtat e nxënësve për arsim, nxënësit kanë mundësi ta zgjedhin gjuhën në të cilën do ta japin provimin përfundimtar. Sipas rregullit, nxënësit orientohen për provimin në gjuhën amtare, përkatësisht për gjuhën në të cilën e kanë vijuar mësimin. Kjo domethënë që nxënësit e zgjidhin testin nga gjuha amtare përkatëse, dhe në të njëjtën gjuhë e zgjidhin testin nga matematika dhe testin e kombinuar.

Duke e pasur parasysh funksionin evoluativ të provimit përfundimtar, janë analizuar të arriturat e nxënësve të të gjitha pakicave kombëtare me qëllim të vlerësimit të efekteve të arsimit fillor dhe ndërmarrjes së masave për përparim. Ky raport është koncipuar ashtu që të arriturat e nxësnësve janë paraqitur për secilën pakicë kombëtare në kapitullin e veçantë.

Së pari janë analizuar të arriturat mesatare të nxënësve, si edhe të arriturat minimale dhe maksimale duke e theksuar numrin e nxënësve të cilët e realizojnë.

Të dhënat e fituara për rezultatin mesatar të nxënësit për tri vjet të realizimit të provimit përfundimtar (2014-2016) duke e mundësuar krahasimin e të arriturave të nxënësve sipas viteve, përkatësisht, shikimin në njohuritë e nxënësve nga lëndët përkatëse.

Përveç kësaj, me qëllim të përcjelljes së suksesit të nxënësve, janë analizuar të arriturat në nivele të ndryshme (qarqe dhe komuna). Rëndësia praktike e këtyre të dhënave shihet në formulimin e një sërë masash me qëllim të dhënies së përkrahjes shkollave, komunave dhe qarqeve në të cilat regjistrohet arritshmëria nën atë që është pritur.

Enti për vlerësim nga viti i kaluar ka filluar të hartojë Raporte të veçanta për rezultatet e provimit përfundimtar të nxënësve pjesëtarë të pakicave kombëtare të cilat i përmbajnë të dhënat globale për suksesin e nxënësve të pakicave kombëtare, si edhe pasqyrimin e të

74

Page 75: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

arriturave në nivel të komunave për secilën pakicë kombëtare dhe pasqyrimin e përmbledhur të të arriturave të të gjithë nxënësve në krahasim me gjuhën në të cilën e kanë dhënë provimin.

Raporti i është dërguar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, si edhe këshillave të pakicave kombëtare.

Të arriturat në provimin përfundimtar të nxënësve pjesëtarë të pakicave kombëtare u janë prezantuar në qershor të vitit 2016 përfaqësuesve të pakicës kombëtare shqiptare, kroate, hungareze, rumune, bullgare, boshnjake dhe sllovake dhe arsimtarëve të cilët e mbajnë lëndën gjuhë amtare dhe serbisht si gjuhë joamtare.

Provimi përfundimar në fund të arsimit dhe edukimit fillor në vitin shkollor 2015/2016 është mbajtur në afatin e provimeve të qershorit (15, 16 dhe 17 qershor të vitit 2016). Në fillim të gushtit është përgatitur raporti për vitin 2015/16, i cili në të njëjtën mënyrë do të distribuohet.

Të gjitha raportet për rezultatet e provimit përfundimtar (për popullsinë shumicë dhe për pakica kombëtare) gjenden në faqen zyrtare të Entit për Vlerësimin e Cilësisë së Arsimit dhe Edukimit (www.ceo.edu.rs).

Në nivel të arsimit të mesëm, Enti për Vlerësimin e Cilësisë së Arsimit dhe Edukimit, duke filluar nga viti 2009, e ka vlerësuar cilësinë e më shumë se 50 programeve eksperimentale, me të cilin rast pjesëtarët e pakicave kombëtare (më së shumti hungarezët dhe shqiptarët), kanë qenë bashkëbisedues të obliguar në vlerësimin e cilësisë së këtyre programeve, kurse mendimi i tyre është respektuar në përgatitjen e propozimit për statusin e mëtejmë të programeve eksperimentale.

Sekretariajti Krahinor për arsim në periudhën e ardhshme, në bashkëpunim me Entin Pedagogjik të Vojvodinës, do ta hartojnë planin për përgatitjen e instrumenteve për kompetencat gjuhësore të nxënësve si edhe për të qenë të kënaqur me mësim. Pas anketimit të kryer do të bëhet analiza e të dhënave të fituara, do të bëhet krahasimi me raportet për të arriturat e nxënësve në provimin përfundimtar. Me rezultatet e arritura do të njihen shkollat, Këshillat kombëtare të pakicave kombëtare.

AKTIVITETI: 6.6. Zhvillimi i mëtejmë i programit të përsosjes profesionale i arsimtarëve dhe bashkëpunëtorëve të cilët e zhvillojnë mësimin në gjuhët e pakicave kombëtare.- lidhja me Strаtеgjinë e zhvillimit të arsimit në Republikën e Serbisë deri në vitin 2010 dhe me planin shoqërues të veprimit, në pajtim me aksionin PD-ОN04AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.

BARTËSIT DHE PARTNERËT: Ministria kompetente për arsim Enti për Vlerësimin e Cilësisë së Arsimit dhe Edukimit

75

Page 76: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Enti për Vlerësimin e Arsimit dhe të Edukimit Institucionet e larta shkollore Enti Pedagogjik i Vojvodinës

RAPORTI: Grupi punues i formuar në korrik të vitit 2016 do ta hartojë Rregulloren e re për përsosjen profesionale të arsimtarëve.

Po vazhdon trajnimi për arsimtarë dhe hartimi i doracakëve për arsimtarë për përdorimin e standardeve për gjuhën serbe si gjuhë joamtare në mësim. Doracaku do të jetë gati deri në fund të tetorit të vitit 2016. Deri në fund të dhjetorit të vitit 2016 do të bëhen trajnimet për rreth 100 arsimtarë. Trajnimet për arsimtarë të tjerë janë planifikuar për vitini 2017, atëherë deri në fund të vitit 2017 do të përfshihen të gjithë arsimtarët të cilët e ligjërojnë serbishten si gjuhë joamtare.

Enti për Vlerësimin e Arsimit dhe të Edukimit sipas Rregullores në fuqi për përsosjen e përhershme profesionale të arsimtarëve, edukatorëve dhe bashkëpunëtorëve profesonalë ka për detyrë që për çdo të dytin vit ta shpallë Konkursin për miratimin e programit për përsosje të përhershme profesionale dhe që në faqen kryesore të Entit ta publikojë Katalogun e programeve në fuqi.

Në Katalogun për vitin 2014/2015 dhe 2015/2016 gjendetn 53 programe të përsosjes profesionale që janë me rëndësi për arsimtarë dhe bashkëpunëtorë të cilët e zhvillojnë mësimin në gjuhën e pakicave kombëtare. Nga numri i përgjithshëm i arsimtarëve të cilët i kanë ndjekur të gjitha programet, nga të gjitha fushat, 0,45% arsimtarë e kanë ndjekur programin e përsosjes profesionale të rëndësishëm për arsimtarë dhe bashkëpunëtorë të cilët e zhvillojnë mësimin në gjuhën e pakicave kombëtare.

Katalogu i Ri i përsosjes profesionale, të cilin Enti për Vlerësimin e Arsimit dhe të Edukimit e ka përgatitur dhe i cili do të jetë në fuqi nga shtatori i vitit 2016 gjatë dy viteve të ardhshme shkollore i përmban 122 programe të rëndësishme për arsimtarë dhe bashkëpunëtorë të cilët e zhvillojnë mësimin në gjuhën e pakicave kombëtare.

Përcjellja e realizimit të programeve të akredituara të përsosjes së përhershme profesionale e të punësuarëve në arsim

Enti Pedagogjik i Vojvodinës në pajtim me Ligjin për bazat e sistemit të arsimit dhe të edukimit („Fl. zyrtare e RS“ numër 72/2009, 52/2011, 55/2013, 35/2015 - interpretimi autentik, 68/2015 dhe 62/2016-vendimi i GJK), e ka bërë vlerësimin e realizimit të këtyre programeve të përsosjes profesionale të përhershme të të rriturve në arsim:

1. Përdorimi i teknologjisë informative - të komunikimit në mësim, i botuar në katalogun numër 828 për vitin shkollor 2014/15 dhe 2015/16, është realizuar katër herë në tremujorin e parë me gjithsej 148 pjesëmarrës, tri herë në Novi Sad dhe një në Baçki Petrovac.

76

Page 77: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

2. Gjuha sllovake nga tradita për në modernizëm 6, e botuar në Katalogun nën numrin 827 për vitin shkollor 2014/15 dhe 2015/16, e realizuar në tremujorin e parë të vitit me gjithsej 74 pjesëmarrës tri herë në Kovaçicë.

3. Ujku ose qengji? Qasja agresionit dhe dhënia e ndihmës viktimave dhe kryerësve të dhunës, i botuar në Katalogun nën numrin 856 për vitin shkollor 2014/15 dhe 2015/16, i realizuar në tremujorin e parë me gjithsej 25 pjesëmarrës dy herë në Sentë.

4. Kubi, letrat, spangoja, parashuta-lojërat në klasë u botua në Katalgoun me numër 836 për vitin shkollor 2014/15 dhe 2015/16, i realizuar në tremujorin e parë me gjithsej 10 pjesëmarrës, një herë në Suboticë.

5. Ku krijohen mrekullitë–pеdаgоgjia e përvojave (edukimi empirik) u botua në Katalogun nën numrin rendor 844 për vitin shkollor 2014/15 dhe 2015/16, u realizua në tremujorin e parë me gjithsej 21 pjesëmarrës njëherë në Zrenjanin.

6. P o e fillojmë lojën ! Aplikimi i lojërave në edukimin dhe arsimimin në formën online 5 herë në tremujorin e parë.

Përcjellja e realizimit të programeve të akredituara të përsosjes së përhershme profesionale të punësuarëve në arsim

Enti Pedagogjik i Vojvodinës në pajtim me Ligjin për bazat e sistemit të arsimit dhe të edukimit („Fl. zyrtare e RS“ numër 72/2009, 52/2011, 55/2013, 35/2015 – interpretimi autentik, 68/2015 dhe 62/2016-vendimi i GJK ), e ka bërë verifikimin e realizimit të këtyre programeve të përsosjes së përhershme profesionale të të rriturve në arsim:

1. Përdorimi i teknologjive informative- komunikimit në mësim, u botua në katalgon nën numrin rendor 828 për vitin shkollor 2014/15 dhe 2015/16, u realizua në tremujorin e dytë me gjithsej 40 pjespëmarrës një herë në Baçki Petrovac.

2. Pо e fillojmë lojën ! Aplikimi i lojërave në edukim dhe arsimim në formën onlajn , 7 herë në tremujorin e dytë.

3. Kubi, letrat, spangoja, parashuta-lojërat në klasë u botua në Katalogun me numër 836 për vitin shkollor 2014/15 dhe 2015/16, i realizuar në tremujorin e parë me gjithsej 15 pjesëmarrës një herë në Adë.

4. Ku krijohen mrekullitë –pеdаgоgjia e përvojave (edukimi empirik) u botua në Katalogun nën numrin rendor 844 për vitin shkollor 2014/15 dhe 2015/16, u realizua në tremujorin e parë me gjithsej 38 pjesëmarrës në Adë dhe në Sombor.

5. Përdorimi i kompjuterëve në mësim, u botua në Katalogun nën numrin 829 për vitin shkollor 2014/15 dhe 2015/16, u realizua në tremujorin e dytë një herë me gjithsej 88 pjesëmarrës në Novi Sad.

AKTIVITETI: 6.7. Përparimi i arsimit të arsimtarëve për serbishten si gjuhë joamtare përmes:- аnаlizës për nevojat dhe gjendjen momentale,

77

Page 78: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

- regjistrimi i arsimtarëve në ALSH në pajtim me nevojat e identifikuara.AFATI: për analizë – deri në fund të tremujorit të II të vitit 2016

për regjistrim – në pajtim me dinamikën e regjistrimit në ALSHSTATUSI: Aktiviteti gati është realizuar plotësishtBARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për arsim Enti për Vlerësimin e Cilësisë së Arsimit dhe Edukimit Këshilli Kombëtar Arsimor Institucionet e larta shkollore

RAPORTI:

Në kuadër të Projektit Aplikimi i rekomandimeve të Studimit për përparimin e mësimdhënies dhe mësimit të gjuhës serbe si gjuhë joamtare në shkollat filllore në Preshevë, Bujanoc dhe në Medvegjë (2014), të cilin e realizojnë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e Republikës së Serbisë dhe Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, me përkrahjen e Zyres së komisares së lartë për çështje të pakicave kombëtare, ambasadës britanike në Beograd, programit Përparimi evropian dhe Misionet e OSBE në Serbi, aktivitetet më të rëndësishme të realizuara gjatë vitit shkollor 2014/15 dhe 2015/16 janë:

- U ideuan dhe u realizuan dy cikle të trajtimeve bazë të akredituara tetëditëshe për arsimtarë (2015 dhe 2016) dhe një cikël i trajnimit të avancuar i akredituar katërditor për arsimtarë (2016). Gjithsej 72 arsimtarë e kanë ndjekur trajnimin, kurse nga viti 2016 në trajnime janë angazhuar edhe arsimtarët nga KA e Vojvodinës;

- takimet e realizuara të arsimtarëve të cilët e zhvillojnë mësimin e gjuhës serbe si gjuhë joamtare me përfaqësuesit e institucioneve (MPNTR, ZUОV, ZVKОV) (2015);

- takimet e realizuara të arsimtarëve nga jugu i Serbisë me kolegët nga KA e Vojvodinës me qëllim të këmbimit të përvojave dhe të praktikave të mira (2015 dhe 2016);

- u zgjodhën dhe u angazhuan gjashtë asistente në mësim në katër shkolla fillore në Bujanoc dhe Preshevë gjatë vitit shkollor 2015/2016, për t’ua dhënë përkrahjen arsimtarëve në aplikimin e metodave të reja të mësimdhënies dhe përcjelljes së të arriturave të nxënësve.

Në dhjetor të vitit 2014 Enti për Vlerësimin e Cilësisë së Arsimit dhe Edukimit, në bashkëpunim me Misionin e OSBE në Serbi, e organizoi grupin dyditor të punës gjatë të cilit u analizuan nevojat dhe gjendja aktuale e arsimit të arsimtarëve të gjuhës serbe si gjuhë joamtare. Ky grup i punës ishte i përgatitur me aktivitetet për zhvillimin e standardeve për gjuhën serbe si gjuhë amtare. Në grup të punës morën pjesë përfaqësuesit e këshillave kombëtare të pakicave kombëtare (sllovake, kroate, hungareze, rumune, rusine, boshnjake, bullgare dhe shqiptare), Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Trupi Koordinues për Bujanoc, Medvegjë, Preshevë dhe Enti Pedagogjik i Vojvodinës.

78

Page 79: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

AKTIVITETI: 6.8. Zhvillimi i standardeve për gjuhën serbe si gjuhë joamtare dhe implementimi i programit të ri mësimor i gjuhës serbe – si gjuhë joamtare për shkollën fillore dhe të mesme, duke pasur kujdes për mirëkuptimin fillestar të gjuhës serbe.- lidhja me Strаtеgjinë e zhvillimit të arsimit në Republikën e Serbisë deri në vitin 2020 dhe me planin shoqërues të veprimit, në pajtim me aksionin PU-ОSH02AFATI: Tremujori i III i vitit 2017STATUSI: Aktiviteti gati është realizuar plotësishtBARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për arsim Enti për Vlerësimin e Arsimit dhe të Edukimit Enti për Vlerësimin e Cilësisë së Arsimit dhe Edukimit Sekretariati Krahinor për Arsim Enti Pedagogjik i Vojvodinës Këshilli Kombëtar i Arsimit

RAPORTI: Enti për Vlerësimin e Cilësisë së Arsimit dhe Edukimit e formoi Komisionin profesional, i cili e hartoi propozimin e dokumenteve të standardeve arsimore – në kuadër të projektit Zhvillimi i standardeve të përgjithshme të arritura për gjuhën serbe si gjuhë joamtare për fund të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë të arsimit, i cili e përfshin edhe arsimin funksional fillor të të rriturve. Prојеkti zgjati nga janari i vitit 2015 deri në qershor të vitit 2016, me përkrahjen e Zyres për demokratizim të Misionit të OSBE-së.

Vendimin për dokumentin final i cili i përmban kompetencat arsimore dhe edukative për lëndën gjuhë serbe si gjuhë joamtare dhe i jep standardet sipas niveleve të arritshmërisë (bazë, i mesëm dhe i avancuar), Kоmisioni e mori në bazë të: (1) parahulumtimit në dhjetor të vitit 2014 përmes grupeve në fokus (arsimtarët e gjuhës serbe si gjuhë joamtare dhe përfaqësuesit e këshillave kombëtare të pakicave kombëtare) – të cilin e organizoi Enti në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik dhe Misionit të OSBE-së; (2) vlerësimet e ekspertëve të anëtarëve të Komisionit; (3) vizitat studimore e të gjithë anëtarëve të Komisionit dhe përfaqësuesve të OSBE në shkolla dhe këshilla kombëtare në veri dhe në jug të Republikës së Serbisë në të cilat mësohet serbishtja si gjuhë joamtare, në maj të vitit 2015; (4) hulumtimi empirik në nëntor të vitit 2015; (5) shqyrtimet publike, duke e prezantuar konceptin dhe qëllimet e standardeve të arsimuara, me arsimtarët e gjuhës serbe si gjuhë joamtare dhe me përfaqësuesit e këshillave kombëtare të pakicave kombëtare – në Bosilegrad, Buјаnоc, Nоvi Pazar, Subоticë, Nоvi Sad dhe në Kërsturin Rus, në maj dhe në qershor të vitit 2016 në organizim të Misionit të OSBE, si edhe (6) në bazë të domosdoshmërisë së perspektivës së ardhshme, përkatësisht dimensionit zhvillimor të standardeve të arsimuara që duhet ta përparojnë cilësinë e mësimit të serbishtes si gjuhë joamtare në shkollat fillore dhe të mesme.

Në verifikimin empirik të standardeve morën pjesë 104 shkolla fillore dhe 43 shkolla të mesme, 2.634 nxënës të klasës së tetë dhe 2.165 nxënës në fund të arsimit të mesëm – gjuhët amtare të të cilëve janë: gjuha shqipe, kroate, hungareze, rumune, bullgare, rusine dhe sllovake.

79

Page 80: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Duke i shqyrtuar aspektet e rëndësishme të dokumentit të ardhshëm, Komisioni në qershor të vitit 2016 e ka ripërkufizuar konstruktin e standardeve të të arriturave: kompetencat, fushat e standardeve, shprehjet e standardeve dhe indikatorët e tyre, të radhitur në tri nivele të të arriturave arsimore, sipas ndërlikueshmërisë dhe proceseve të supozuara të mendimit.

Reparti për demokratizim i Misionit të OSBE ia ofroi Entit ndihmën financiare për realizimin e këtij projekti dhe i organizoi vizitat studimore dhe një sërë takimesh në vitin 2015 dhe 2016 me përfaqësuesit e këshillave kombëtare të pakicave kombëtare, me arsimtarë dhe drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme për përkrahjen Entit për Vlerësim të Cilësisë së Arsimit dhe Edukimit dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik.

U planifikua që Enti dokumentin e Standardeve t’ia dërgojë Këshillit Kombëtar Arsimor të Republikës së Serbisë për shqyrtim dhe aprovim, në vjeshtë të vitit 2016.

Duke e marrë parasysh faktin se zhvillimi i standardeve për serbishten si gjuhë jamtare është në fazën përfundimtare (në kompetenca të EVCAE) Enti për Vlerësimin e Arsimit dhe të Edukimit në propozimin e Planit vjetor të punës për vitin 2017 e ka paraparë projektin qëllimi i të cilit është përgatitja e programeve të reja mësimore për këtë lëndë për shkollë fillore dhe të mesme, duke i respektuar standardet dhe mirëkuptimin fillestar të gjuhës serbe.

Sekretariati Krahinor është angazhuar në procedurën e miratimit të standardeve për gjuhën serbe si gjuhë joamtare me analizën e Propozimit, me pjesëmarrje në shqyrtim publik i cili është mbajtur në Novi Sad më 9 qershor të vitit 2016, si edhe me dhënien e mendimit dhe të propozimit të Standardeve.

AKTIVITETI: 6.10. njohja e dokumenteve të huaja të shkollave të larta përmes themelimit të Qendrës Enic-Naric për vlerësimin e programeve studimore të huaja.AFATI: për themelimin – tremujori IV i vitit 2015

Për njohjen e diplomave – në mënyrë të vazhdueshme, duke filluar nga themelimi i Qendrës

STATUSI: Aktiviteti është realizuar plotësisht.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për arsim (Qendra Enic-Naric)RAPORTI: Qendra Enic-Naric e ka filluar punën më 1 tetor të vitit 2015

Deri në 18 korrik të vitit 2016 është lëshuar aktvendimi me 417 lëndë, nga të cilat një numër i konsiderueshëm janë nga shtetet amë të pjesëtarëve të pakicave kombëtare.

SHTETI KU ËSHTË MARRË DIPLOMA NUMRI I KËRKESAVE TË ZGJIDHURAHungaria 44Bullgaria 21Rumaniа 13Sllovakia 30Kroacia 5

80

Page 81: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Shqipëria 6Gjithsej 119

AKTIVITETI: 6.11. Sigurimi i të gjithë librave shkollorë dhe i mjeteve mësimore të parapara me planin për libra shkollorë, përmes:- aplikimit të plotë të Ligjit të ri për libra shkollorë,- sigurimin e numrit të mjaftueshëm të librave shkollorë në gjuhët/të folmet e pakicave kombëtare,- vendosja e sistemit për sigurimin e cilësisë së përkthimeve.- lidhja me PV TË KAP 23 aktiviteti 3.8.1.6.AFATI: për miratim të librave shkollorë – tremujori III i vitit 2016

Për sigurimin e librave shkollorë për shkollën fillore – tremujori III i vitit – tremujori i IV i vitit 2017

STATUSI: Aktiviteti gati është realizuar plotësishtBARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për arsim Enti për Vlerësimin e Arsimit dhe të Edukimit Këshilli Kombëtar i Arsimit Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare Enti për Libra Shkollorë

RAPORTI:

Në pajtim me Ligjin për librat shkollorë i cili është aprovuar në Kuvendin e Republikës së Serbisë më 29 korrik të vitit 2015, në nenin 3, Libri shkollor në gjuhën dhe alfabetin e pakicës kombëtare, këta libra shkollorë më hollësisht i përkufizon:

Libër shkollor në gjuhën dhe në alfabetin e pakicës kombëtare konsiderohet:

1) libri shkollor në gjuhën dhe alfabetin e pakicës kombëtare i cili është botuar në territorin e Republikës së Serbisë;

2) libri shkollor në gjuhën dhe alfabetin e pakicës kombëtare i cili është përkthim i librit shkollor i lejuar në gjuhën serbe;

3) shtojca me libër shkollor e cila përdoret për realizimin e pjesës së përshtatur të programit mësimor për lëndët me rëndësi për pakicën kombëtare;

4) libri shkollor në gjuhën dhe alfabetin e pakicës kombëtare i botuar në shtetin e huaj, i cili është miratur në pajtim me këtë ligj. Dispozitat e këtij ligji që kanë të bëjnë me librin shkollor, aplikohen në pajtim dhe me shtojcën për libër shkollor për lëndët me rëndësi për pakicën kombëtare.

Librat shkollorë në gjuhët e pakicave kombëtare janë botuar në Katalogun e librave shkollorë për shkollën fillore të miratuara për vitin shkollor 2016/17, 2017/18, 2018/19, në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, http://opendata.mpn.gov.rs/rezultatikompletiprint.html.

81

Page 82: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Në Ligjin e Ri për librat shkollorë në nenin 2, paragrafi 2 thuhet kjo: Botuesi publik është i obliguar që të përgatisë libra shkollorë për të gjitha lëndët në shkollën fillore dhe mjetet didaktike për programin përgatitor parashkollor, në gjuhën serbe dhe në gjuhën e pakicës kombëtare, si edhe librat shkollorë të cilët botohen me përmbajtje të përshtatur dhe/ose me format për nxënës me invaliditet dhe me pengesa në zhvillim, përveç për nxënësit në arsim inkluziv.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Enti për Libra Shkollorë dhe shtatë këshilla kombëtare të pakicave kombëtare (bоshnjаke, sllovake, kroate, bullgare, hungareze, rumune dhe rusine) i kanë nënshkruar më 24 mars të vitit 2016 marrëveshjet treshe me qëllim të sigurimit të librave shkollorë me përparësi që mungojnë për shkollën fillore deri më 1 shtator të vitit 2016. Marrëveshjet e ngjashme treshe në mënyrë të vazhdueshme do të nënshkruhen për çdo vit.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Enti për Libra Shkollorë Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Shqiptare e kanë nënshkruar më 9 gusht të vitit 2016 marrëveshjen treshe me qëllim të sigurimit të librave shkollorë me përparësi që mungojnë për shkollën fillore, me çfarë procesi i sigurmit të librave shkollorë që mungojnë për nxënës pjesëtarë të pakicave kombëtare që arsimohen në gjuhën e vet amtare plotësisht është rrumbullakësuar.

Në pajtim me Ligjin për librat shkollorë dhe me marrëveshjen treshe për bashkëpunim në fushën e botimit të librave në gjuhët e pakicave kombëtare Enti për Vlerësimin e Arsimit dhe të Edukimit në mënyrë të vazhdueshme, me procedurë të përshpejtuar, po e bën kontrollin e të gjitha dorëshkrimeve të fituara me aplikimin e Standardit të cilësisë së librave shkollorë. Gjatë vitit 2016 Enti e ka fituar dhe i ka përpunuar në mënyrë profesionale 132 dorëshkrime të librave shkollorë të destinuar për pakica kombëtare (më së shumti për pakicën kombëtare kroate dhe bullgare). Nga shtatori pritet që Entit do t’i dërgohet numër më i madh i dorëshkrimeve të librave shkollorë për pakicat kombëtare, në pajtim me dinamikën e punës së disa këshillave kombëtare të pakicave kombëtare dhe me listën e titujve e cila është theksuar në Marrëveshje.

Enti, krahas kësaj, në prill të vitit 2016, e ka organizuar trajnimin njëditor për përfaqësuesit e pakicave kombëtare për shkrimin e programeve të mësimit të cilat janë në kompetenca të tyre, në pajtim me nenin 79 të Ligjit për bazat e sistemit të arsimit dhe të edukimit. Në trajnim kanë qenë gjithsej 27 përfaqësues të pakicës kombëtare sllovake, rumune, boshnjake, hungareze, kroate dhe rusine. Përmbajtja e trajnimit është përgatitur në bazë të nevojave të identifikuara të pakicave kombëtare, e të cilat kanë të bëjnë me përgatitjen e shtesave të përmbajtjes së programeve të lëndëve mësimore me të cilat shprehen veçantitë e identitetit kombëtar, e këto janë: bota rreth nesh, natyra dhe shoqëria, kultura muzikore, arti figurativ dhe historia. Përveç kësaj, pjesëmarrësit në trajnim e kanë marrë edhe pasqyrën e Ligjit të ri për libra shkollorë, me vështrim në nenet të cilat kanë të bëjnë me pakicat kombëtare, si edhe informatat për kontrollin e librave shkollorë, përkatësisht shtesave të librave shkollorë me aplikimin e Standardeve të reja të cilësisë së librave shkollorë.

82

Page 83: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Në pajtim me pozitën ligjore dhe me mundësitë financiare Enti për Libra Shkollorë disa dekada është duke i siguruar librat shkollorë për pakicat kombëtare, sipas planeve në fuqi të librave shkollorë, për mësimdhënie në gjuhët amtare të pakicave kombëtare, për lëndët me zgjedhje gjuhë amtare me elementet e kulturës kombëtare, si edhe shtojcat kombëtare për lëndët që janë me rëndësi për pakicat kombëtare.

Secili libër i destinuar për pakicat kombëtare (qoftë si përkthim i librit përkatës shkollor në gjuhën serbe, qoftë i shkruar si burimor në gjuhën e pakicës kombëtare) i nënshtrohet procedurës së miratimit në Ministrinë e Arsimit, sipas Ligjit për Libra shkollorë dhe mjete të tjera arsimore (Fletorja zyrtare e RS, nr. 72/09, nr. 68/15), me çfarë sigurohet cilësia adekuate. Veçanërisht, nëse bëhet fjalë për librat shkollorë të cilët përkthehen nga serbishtja në gjuhën e pakicës, Ligji për libra shkollorë e përcakton që miratimi i përkthimit më parë i jepet këshillit kombëtar të pakicës kombëtare, me çfarë sigurohet cilësia e përkthimit. Pajisja figurative-grafike e librave shkollorë që janë përkthime është identike me librat përkatës shkollorë në gjuhën serbe, të cilët edhe janë përgatitur dhe miratuar në pajtim me standardet e cilësisë së librave shkollorë. Për libra shkollorë të cilët janë origjinalë të shkruar në gjuhën e pakicës kombëtare angazhohen autorë dhe lektorë të pjesëtarëve të pakicës kombëtare të cilës i është destinuar libri shkollor dhe, gjithashtu, pëlqimin për cilësinë e librave shkollorë e jep Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare. Të gjithë librat e botuar gjenden në rrjetin shitës të Entit për Libra Shkollorë sipas çmimit të njëjtë të librave shkollorë përkatës në gjuhën serbe.

Në Prоsvеtni glаsnik të RS nr. 9/16, nga 1 korriku i vitit 2016, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e ka botuar Katalogun me libra shkollorë në të cilin, ndër të tjerë, janë theksuar librat shkollorë të zgjedhur dhe që mund të gjenden në gjuhët/të folmen e pakicave kombëtare. Në Katalog, në botim të Entit për Libra Shkollorë (sipas gjuhëve/të folmeve të pakicave kombëtare) gjenden:

PËR SHKOLLËN FILLORE – cikli i parë– librat shkollorë për mësimin në gjuhë amtareGjuhë shqipe 12 libra shkollorëGjuhë boshnjake 0 libër shkollorGjuhë bullgare 16 libra shkollorëGjuhë hungareze 48 libra shkollorëGjuhë rumune 39 libra shkollorëGjuhë rusine 44 libra shkollorëGjuhë sllovake 40 libër shkollorëGjuhë kroate 0 libër shkollor

– librat shkollorë për serbisht si gjuhë joamtare (për të gjitha pakicat)8 libra shkollorë (për I, II, III, IV)

– librat shkollorë për lëndën me zgjedhje gjuhë amtare me elementet e kulturës kombëtare

Gjuhë shqipe 0 libër shkollor

83

Page 84: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Gjuhë boshnjake 0 libër shkollorGjuhë bullgare 1 libër shkollor (për I–IV) E folmja bunjevase 1 libër shkollor (për I–IV) E folmja vllehe 1 libër shkollor (për I) Gjuha hungareze 3 libra shkollorë (për I, II, III)Gjuhë maqedonase 2 libra shkollorë (për I, II)Gjuha rome 0 libër shkollorGjuha rumune 0 libër shkollorGjuha rusine 2 libra shkollorë (për I–III i IV–VI)Gjuha sllovake 2 libra shkollorë (për I–III i IV–VI)Gjuha çeke 1 libër shkollor (për I)Gjuha kroate 0 libër shkollorGjuha ukrainase 2 libra shkollorë (për I–II, III– IV)

– shtesat kombëtare për lëndët me rëndësi për pakica kombëtareGjuhë shqipe 0 shtesë Gjuhë boshnjake 0 shtesë Gjuhë bullgare 0 shtesë Gjuhë hungareze 2 shtesë Gjuhë rumune 2 shtesë Gjuhë rusine 2 shtesë Gjuhë sllovake 2 shtesë Gjuhë kroate 0 shtesë

PËR SHKOLLËN FILLORE – cikli i dytë

– librat shkollorë për mësimin në gjuhë amtareGjuhë shqipe 7 libra shkollorëGjuhë boshnjake 0 libër shkollorGjuhë bullgare 12 libra shkollorëGjuhë hungareze 74 libra shkollorëGjuhë rumune 66 libra shkollorëGjuhë rusine 69 libra shkollorëGjuhë sllovake 69 libra shkollorëGjuhë kroate 0 libër shkollorGjuhë rome 0 libër shkollor

– librat shkollorë për serbisht si gjuhë joamtare12 libra shkollorë (për V, VI, VII, VIII)

– librat shkollorë për lëndën me zgjedhje gjuhë amtare me elementet e kulturës kombëtare

84

Page 85: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Gjuhë shqipe 0 libër shkollorGjuhë boshnjake 0 libër shkollorGjuhë bullgare 0 libër shkollorGjuhë hungareze 0 libër shkollorGjuhë rome 0 libër shkollorGjuhë rumune 0 libër shkollorGjuhë rusine 2 libra shkollorë (IV–VI dhe VII– VIII)Gjuhë sllovake 2 libra shkollorë (IV–VI dhe VII– VIII)Gjuhë çeke 0 libër shkollorGjuhë kroate 0 libër shkollor

– shtesat kombëtare për lëndët me rëndësi për pakica kombëtareGjuhë shqipe 0 shtesë Gjuhë boshnjake 0 shtesë Gjuhë bullgare 0 shtesë Gjuhë hungareze 8 shtesa Gjuhë rumune 7 shtesa Gjuhë rusine 5 shtesa Gjuhë sllovake 7 shtesa Gjuhë kroate 0 shtesë

Në vitin shkollor 2015, në marrëveshje dhe në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të pakicës kombëtare bullgare ka filluar edhe puna intesnive në përkthimin e librave në gjuhën bullgare, kështu që derisa të fillojë viti shkollor 2016/2017 do të shtypen edhe 12 libra shkollorë në gjuhën bullgare.

Nga 4 janari i vitit 2016 janë mbajtur mbledhjet me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, Enit për libra shkollorë dhe këshilla kombëtare të pakicave kombëtare të cilat e kanë mësimin në gjuhën amtare (gjuhë shqipe, boshnjake, bullgare, hungareze, rumune, rusine, sllovake, kroate). Në mbledhje është saktësuar se cilët libra shkollorë mungojnë për nevoja të mësimit në gjuhët amtare të pakicave kombëtare dhe kemi rënë dakord që nënshkrimi i marrëveshjeve treshe me të cilat do të përkufizoheshin të drejtat dhe obligimet e ndërsjella në procedurën e hartimit dhe të botimit të librave shkollorë në gjuhët e pakicave kombëtare.

Marrëveshjet për bashkëpunim në fushën e botimit të librave shkollorë në gjuhët e pakicave kombëtare janë nënshkruar më 24 mars të vitit 2016, me përfaqësuesit e shtatë pakicave kombëtare (boshnjake, bullgare, hungareze, rumune, rusine, sllovake dhe kroate). Në marrëveshje janë saktësuar përparësitë e librave shkollorë që mungojnë për botimin në vitin shkollor 2016/2017, pastaj obligimet e palëve nënshkruese, si edhe afatet për realizimin e secilës faze në përpunimin dhe botimin e librave shkollorë. Gjithashtu, është dakorduar, se në të ardhmen përmes anekseve të marrëveshjes do të shprehet nevoja për libra shkollorë që mungojnë në gjuhët e pakicave kombëtare për secilin vit shkollor.

85

Page 86: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Numri i librave shkollorë është përkufizuar me marrëveshje:

për pakicën kombëtare boshnjake : 14 libra shkollorë dhe shtesa të bashkuara për pakicën kombëtare bullgare: 11 libra shkollorë (përkthime) për pakicën kombëtare hungareze: shtatë libra shkollorë (nga kjo një përkthim) për pakicën kombëtare rumune: gjashtë libra shkollorë (nga kjo dy përkthime) për bashkësinë kombëtare rusine: një libër shkollor për bashkësinë kombëtare sllovake: dy libra shkollorë (nga kjo një përkthim) për pakicën kombëtare kroate: 17 libra shkollorë (nga kjo nëntë përkthime)

Duke e marrë parasysh se afatet e dakorduara me marrëveshje janë të shkurtra, menjëherë e kemi filluar realizimin. Realizimi i librave shkollorë të parashikuar me marrëveshje po vijon sipas dinamikës së përcaktuar. Në pajtim me afatet deri më 1 korrik të vitit 2016 janë realizuar:

për pakicën kombëtare boshnjake

Janë lidhur kontratat me autorë dhe me lektorë për të gjithë titujt, ka filluar puna në të gjithë librat shkollorë dhe dorëshkrimet po arrijnë dhe po përgatiten për miratim në Ministrinë e Arsimit, sipas afateve të dakorduara.

për pakicën kombëtare bullgare

Janë lidhur kontratat me përkthyes dhe lektorë për të gjithë titujt, përkthimet po arrijnë dhe po përgatiten për miratim në Ministrinë e Arsimit, sipas afateve të dakorduara.

për pakicën kombëtare hungareze

Janë lidhur kontratat me autorë, me përkthyes dhe me lektorë për të gjithë titujt, ka filluar puna në të gjithë librat shkollorë, sipas afateve të dakorduara.

Për pakicën kombëtare rumune

Janë lidhur kontratat me autorë, me përkthyes dhe me lektorë për të gjithë titujt, ka filluar puna në të gjithë librat shkollorë, sipas afateve të dakorduara. Dy libra shkollorë janë dhënë në shtyp, kurse katër janë përgatitur që të dërgohen për miratim në Ministri të Arsimit.

Për pakicën kombëtare rusine

Libri shkollor është shtypur.

Për pakicën kombëtare sllovake

86

Page 87: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Janë lidhur kontratat me autorë, përkthyes dhe me lektorë për të gjithë titujt, dorëshkrimet janë në përgatitje që të dërgohen për miratim në Ministri të Arsimit, sipas afateve të dakorduara.

Për pakicën kombëtare kroate

Janë lidhur kontratat me autorë, me përkthyes dhe me lektorë për të gjithë titujt, ka filluar puna në të gjithë librat shkollorë. Katër përkthime të librave shkollorë janë dërguar për miratim në Ministri të Arsimit, sipas afateve të dakorduara. Me nismën e këshillit kombëtar nga një përkthim është hequr dorë, sepse libri është siguruar në një mënyrë tjetër.

Është vendosur sistemi për sigurimin e cilësisë së përkthimit

Sipas Marrëveshjeve për bashkëpunim në fushën e botimit të librave shkollorë në gjuhët e pakicave kombëtare, të cilat i kanë nënshkruar përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Enti për Botimin e Librave Shkollorë dhe këshillat kombëtare të pakicave kombëtare, është përcaktuar që përkthyesit dhe lektorët t’i sigurojnë këshillat kombëtare. Në procedurën e miratimit të librave shkollorë këshillat kombëtare e japin mendimn për librat e përkthyer, kështu që një pjesëmarrje e tyre aktive në zgjedhjen e përkthyesve dhe të lektorëve i kontribuon cilësisë së përkthimit. Në rast të numrit të pamjaftueshëm të përkthyesve cilësorë, Ministria e Arsimit me Marrëveshje është obliguar se do të ndihmojë në këtë angazhim. Praktika e deritashme tregon se modeli i angazhimit të përkthyesve dhe lektorëve i përcaktuar me Marrëveshje është i mirë, sepse të gjitha përkthimet deri më tani të dërguara për miratim në Ministri të Arsimit e kanë marrë lejen. Numri i librave shkollorë që ka arritur në krahasim me numrin e librave shkollorë të nevojshëm për secilën pakicë kombëtare.

Librat shkollorë të nevojshëm janë përkufizuar me Rregulloren për planin për libra shkollorë (Prоsvеtni glаsnik nr. 9/16 nga 1 korriku i vitit 2016). Me vendosjen e bashkëpunimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Enti për Libra Shkollorë dhe i këshillave kombëtare të pakicave kombëtare e siguron se librat shkollorë që kanë arritur në gjuhët e pakicave plotësohen sipas dinamikës e cila maksimalisht i angazhon burimet në disponim. Është përcaktuar që për secilin vit të ardhshëm shkollor të përkufizohen dhe të realizohen librat shkollorë me përparësi të cilët mungojnë, sipas Marrëveshjeve për bashkëpunim në fushën e botimit të librave shkollorë në gjuhët e pakicave kombëtare që do të nënshkruheshin për çdo vit. Përveç Entit për Botimin e Librave, me realizimin e numrit më të vogël të librave shkollorë për pakica kombëtare merren edhe botuesit e tjerë, në pajtim me vlerësimin e tyre të levërdishmërisë së botimit të këtyre librave shkollorë.

Sekretarijati Krahinor i miraton librat për mësim në gjuhët e pakicave në pajtim me Ligjin për libra shkollorë.

Pasqyra tabelare e numrit të librave shkollorë të miratuar në gjuhët e bashkësive të pakicave kombëtare në periudhën 2012-(qershor)të vitit 2016

87

Page 88: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Gjuha 2012 2013 2014 2015 2016 GjithsejHungareze Fillore 1 4 2 3 (6*) 10 (6*)

E mesme

Sllovake Fillore 1 2 2 1 6E mesme

Rumune Fillore 2 1 1 2 (3*) 6 (3*)E mesme 1 1

Rusine Fillore 1 1 2E mesme

Kroate Fillore 26 26E mesme

Ukrainase Fillore 2 2E mesme

Çeke FilloreE mesme

E folmja bunjevase

Fillore 3 3E mesme

Gjithsej 33 7 6 3 7 (9*) 56 (9*)

* (numri i librave shkollorë miratimi i të cilëve është në zhvillim e sipër)

Pasqyra e librave të miratuar shkollorë sipas lëndëve mësimore në periudhën 2012-2016

Lënda e cila mësohet

gjuhë hungareze

gjuhë sllovake

gjuhë rumune

gjuhë rusine

gjuhë kroate

gjuhë ukrainase

E folmja bunjevase

Gjithsej

Gjuhë amtare

3 26 29

histori 3 3 5 1 12

Kulturë muzikore

2 2 1 5

Art figurativ

1 2 3

GJAMEKK 2 3 5Bota rreth nesh

1 1

Mаtеmаtikа 1 1

Gjithsej 9 7 7 2 26 2 3 56

Pasqyra tabelare e librave shkollorë të miratuar për import dhe përdorim nga shteti amë në periudhën 2012 - (qershor) 2016

88

Page 89: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Viti Shteti amë U miratuan2012 Rеpublikа Sllovake 52013 „ 32014 „ 32015 „ 1 2016 „ 4Gjithsej 16

U inicua dhe u mbajt takimi në Entin për Përparim të Arsimit dhe Edukimit lidhur me procedurat e miratimit të librave shkollorë në dritën e Ligjit të vjetër dhe të ri për libra shkollorë, në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Sekretariatit Krahinor, Entit për Libra Shkollorë, Zyres në Novi Sad, Administratës shkollore në Sombor, më 2 gusht të vitit 2016.

U inicua dhe u mbajt takimi me përfaqësuesit e shtatë këshillave kombëtare të pakicave kombëtare, Enti për Libra Shkollorë me përfaqësuesit e shtatë këshillave kombëtare të pakicave kombëtare, Entit për Libra Shkolorë, Paraleles në Novi Sad, Shtëpisë Botuese Klett, Entit Pedagogjik të Vojvodinës me qëllim të marrëveshjes rreth përshpejtimit të procedurave për miratimin e librave shkollorë në gjuhët e pakicave, sigurimin e materialit cilësor në gjuhët e pakicave.

Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Kroate ka marrë pjesë aktive në realizimin e marrëveshjeve treshe me qëllim të sigurimit të titujve që mungojnë për shkollën fillore. Librat shkollorë për shkolla të mesme nuk janë përfshirë me aktivitete të deritashme.

Me memorandum është përcaktuar hartimi i disa librave shkollorë që mungojnë. Për momentin pasqyra e realizimit të hartimit të librave shkollorë që mungojnë për shkollën fillore është ky:

- Matematikat për klasën I dhe II të shkollës fillore (librat shkollorë dhe përmbledhjet e detyrave) kanë hyrë në botim

- Mаtеmаtikat për klasën II dhe IV të shkollës fillore janë në procedurë të miratimit në Ministrinë e Arsimit

Kultura muzikore për klasën e I të shkollës fillore është në procedurë të miratimit në Ministrinë e Arsimit

Kultura muzikore për klasën II është në miratim në Këshillin Kombëtar Arsimor

- Kulturat muzikore për klasën III-VIII janë në proces të përgatitjes grafike dhe dizejnimit- Fizikа për klasën e VIII është në procedurë të ekspertizës dhe e ka marrë mendimin

pozitiv dhe për këtë arsye është përjashtuar nga marrëveshja treshe.

Dinamika e realizimit është e mirë bashkë me vërejtjen se librat shkollorë nga kultura muzikore do të përfundojnë brenda afatit sa më të shkurtër të mundshëm, duke e marrë parasysh faktin se në përpunimin e të gjitha tetë librave shkollorë është angazhuar ekipi i

89

Page 90: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

njëjtë i autorëve. Sipas njohurive në disponim të Këshillit, librat shkollorë për mësimdhënie e cila zhvillohet në gjuhën kroate do të jenë të gatshme për përdorim në vitin shkollor 2016/17. Pas realizimit të kësaj Marrëveshjeje, kanë mbetur edhe të gjitha pjesët si shtojca kombëtare, arti figurativ dhe arsimi teknik si libra shkollorë që mungojnë për shkollën fillore dhe të gjithë librat për gjimnaz dhe për shkollën e mesme profesionale. Kur është fjala për librat shkollorë për lëndën gjuhë kroate me elementet e kulturës kombëtare, ata për momentin janë duke u siguruar përmes donacionit të Këshillit, duke i huazuar nga shkollat e Suboticës në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën kroate, leximoret kroate nga Subotica, dhuratë nga Kroacia e të ngjashme.

Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Bunjevase kërkoi nga Koordinimi i këshillave kombëtare tri herë që me Ministrinë e Arsimit të fillojë edhe temën e shtypjes së librave edhe për lëndë me zgjedhje. Veçanërisht duke e pasur parasysh edhe një numër të vogël të titujve që këtu janë të nevojshëm dhe që njëkohësisht është forma e vetme e arsimit që mund t’i afrohet bashkësisë bunjevase.

Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Çeke ka pjesëmarrje në hartimin e Planit të librave shkollorë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik. Bashkësia Kombëtare Çeke nuk ka mësim në gjuhën amtare, por mësohet lënda mësimore me zgjedhje gjuha çeke me elementet e kulturës kombëtare.

Në kuadër të sistemit arsimor të Serbisë nuk ekziston arsimi në gjuhën amtare egjiptiane, as nuk është mundësuar mësimi në shkolla fillore dhe të mesme me elemente e kulturës kombëtare. Për këtë arsye në qershor të vitit 2016 i është dërguar letër Ministrisë së Arsimit, me të cilën është kërkuar që vitin e ardhshëm shkollor në një fletë anketimi për prindër të shtohet edhe mundësia e gjuhës egjiptiane, bashkë me 13 gjuhë deri më tani të ofruara.

Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Hungareze e nënshkroi më 21 mars të vitit 2016 Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e botimit të librave shkollorë në gjuhën dhe alfabetin hungarez me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik dhe me Entin për Libra Shkollorë. Numri i librave miratimi i të cilëve është kërkuar nga Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Hungareze në bazë të marrëveshjes: një nga ata është miratuar.

Numri i librave shkollorë që janë miratuar jashtë marrëveshjes: 10 (gjashtë libra shkollorë dhe katër fletore pune).

Numri i librave shkollorë që mungojnë për shkollën fillore: shtatë.

Marrëveshja për libra shkollorë të shkollave të mesme nuk është nënshkruar.

Këshilli ka marrë edhe pjesë aktive në punën e Komisionit të Përzier Ndërqeveritar midis Hungarisë dhe Serbisë ku janë aprovuar këto përfundime: KPNQ u propozon Partive që në pajtim me nevojat e bashkësive të pakicave të sigurojë botimin e librave shkollorë dhe të mjeteve për arsim dhe importimi i tyre nga shtetet amë. KPNQ u propozon të dy palëve që... e

90

Page 91: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

drejta e propozimit të importimit të librave shkollorë në gjuhën hungareze në Serbi hyn në fushëveprim të Këshillit Kombëtar të Hungarezëve. KPNQ i propozon palës serbe që ta mundësojë përdorimin e librave shkollorë nga Hungaria në territorin e Serbisë në mësimin në gjuhën hungareze, sipas mënyrës siç kjo ekziston në ligjin e ri për libra shkollorë. Në këtë vështrim, pala serbe duhet t’i mënjanojë të gjitha barrierat administrative të cilat paraqiten në procedurën e miratimit.

Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Maqedonase në Serbi deri më tani për miratim i ka dorëzuar Planet dhe programet për lëndën gjuhë maqedonase me elemente të kulturës kombëtare nga klasa I deri në klasën IV që janë aprovuar, por edhe nga klasa V deri në klasën VIII dhe planet dhe programet për arsim të mesëm, të cilët ende janë duke pritur për miratim. Janë dorëzuar librat shkollorë për klasën I dhe II, të cilat janë aprovuar, si edhe librat shkollorë për klasën III dhe IV, të cilët ende janë duke pritur që të miratohen, edhe pse Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Maqedonase plotësisht vetë e ka organizuar dhe financuar hartimin e librave shkollorë (аngаzhimin e autorëve, lektorëve, ilustratorëve, dizajerëve etj.), gjë që paraqet vështirësi të mëdha në punë, duke e marrë parasysh se për momentin në katër shkolla mësohet lënda gjuhë maqedonase me elementet e kulturës kombëtare dhe këtë Shkolla fillore Kоstа Stаmеnkоviq në Leskovc dhe Shkolla Fillore Bоrа Stаnkоviq në Bоgојеvc. Nxënësit e mësojnë gjuhën deri në klasën VI (fjala është për nxënësit të cilët kanë filluar ta mësojnë gjuhën nga klasa I, por ekziston interesim i madh për këtë lëndë edhe te nxënësit deri në klasën e VIII).

Në kuadër të sistemit arsimor të Serbisë nuk ekziston arsimi në gjuhën gjermane, as në shkolla fillore dhe të mesme nuk është mundësuar mësimi i gjuhës gjermane me elemente të kulturës kombëtare. Për këtë arsye në qershor të vitit 2016 i është dërguar letër Ministrisë së Arsimit, me të cilën është kërkuar që nga viti i ardhshëm shkollor në fletë anketim për prindër të shtohet edhe mundësia e mësimit të gjuhës gjermane, bashkë me 13 gjuhë deri më tani të ofruara.

Në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar treshe midis Ministrisë së Arsimit, Entit për Libra Shkollorë dhe Këshillit Kombëtar të Rusinëve, të gjitha aktivitetet e përcaktuara me Marrëveshje për vitin shkollor 2016/2017 janë plotësuar. Sekretariatit Krahinor për Arsim, dispozita, administratë dhe pakica kombëtare gjatë këtij muaji i është dërguar edhe lista e përditësuar e librave shkollorë që mungojnë.

Bashkësia Kombëtare Sllovene në Serbi për momentin nuk ka mësim në gjuhën sllovene. Gjithashtu në Serbi nuk mësohet lënda me zgjedhje/fakultative gjuhë sllovene me elementet e kulturës. Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Sllovene deri më tani i ka ndërmarrë këto masa lidhur me vendosjen e gjuhës sllovene në shkolla fillore në Serbi: a) është hartuar plani dhe programi i mësimit për gjuhë sllovene me elementet e kulturës dhe i është dërguar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik; b) Janë zhvilluar bisedat me personat kompetent në Ministri lidhur me mësimin e gjuhës sllovene në shkolla fillore.

91

Page 92: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Sekretariatit Krahinor për Arsim, dispozita, administratë dhe pakica kombëtare Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Ukrainase ia ka dërguar listën e përditësuar me librat shkollorë që mungojnë.

AKTIVITETI: 6.12. Përforcimi i kapaciteteve gjuhësore dhe mësimi i terminologjisë profesionale për studentë të pjesëtarëve të pakicave kombëtare në gjuhën e pakicës kombëtare me qëllim të qasjes në tregun e punës dhe të zhvillimit profesional. AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme, duke filluar nga tremujori I i vitit 2016. STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Institucionet e larta shkollore Ministria kompetente për arsim

RAPORTI: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e ka filluar përcaktimin e nevojave të institucioneve të larta arsimore të cilat i realizojnë programet studimore në gjuhët e pakicave kombëtare, në bashkëpunim me Fakultetin Filozofik në Novi Sad. Në tremujorin I dhe II të vitit 2016 janë grumbulluar të dhënat nga pesë fakultete, nga gjithsej 14 sa veprojnë në kuadër të Universitetit në Novi Sad.

Fakulteti Filozofik i Universitetit në Novi Sad nga vetë themelimi i realizon programet studimore në gjuhët e pakicave kombëtare: Gjuha sllovake dhe letërsia, gjuha hungareze dhe letërsia, gjuha rumune dhe letërsia dhe gjuha rusine dhe letërsia, me përfundimin e të cilave studentët fitojnë jo vetëm kompetenca për mësimdhënie por edhe kompetenca për profesione të tjera të dallueshme (përkthimi, korrigjimi gjuhësor, puna në institucionet e mediave e të ngjashme.

Fаkultеti e realizon bashkëpunmin e konsiderueeshëm me universitetet në shtetet amë të pakicave kombëtare edhe me këto universitete:

Univesiteti Perëndimor në Temishvar, Rumania (Еrаzmus+ dhe bashkëpunimi bilateral);

Univеrsiteti në Segedin, Hungari (Еrаzmus+); Univеrsiteti në Preshovë, Sllovaki (Еrаzmus+); Univеrsiteti në Peçuj, Hungari (Bashkëpunimi bilateral); Univеrsiteti Mаtеј Bеl në Bistrisë të Banjskës, Sllovaki (Bashkëpunimi bilateral); Universiteti teknik në Konstancë, Rumani, (Bashkëpunimi bilateral); Fakulteti Filozofik, Universiteti në Osijek, Kroaci (Bashkëpunimi bilateral); Fakulteti filozofik, Universiteti në Rijekë, Kroaci (Bashkëpunimi bilateral); Univеrsiteti Pаnоniа në Uеsprеm, Hungari (Bashkëpunimi bilateral); Fakulteti i Mësuesisë, Universiteti në Rijekë, Kroaci (Bashkëpunimi bilateral); Universiteti i Hungarisë Sаpiеntiа në Transilvani;

92

Page 93: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Fаkultеti Shkencave Teknike dhe Shoqërore Tirgu-Murеsh, Rumani (Bashkëpunimi bilateral);

Instituti hungarez II Fеrеnc Rаkоci në Ukrainë, Dеpаrtamenti për filologji, Bеrеhоvë, Ukrајinë (Bashkëpunimi bilateral).

Aktiviteti i përcaktimit të nevojave me qëllim të përforcimit të kapacitetit për mësimin e terminologjisë profesionale për studentë pjesëtarë të pakicave kombëtare në gjuhën e pakicës kombëtare po fillon nga fillimi i vitit të ri shkollor.

AKTIVITETI: 6.15. Përforcimi i rolit edukativ i shkollës përmes zhvillimit të tolerancës dhe parandalimit të segregacionit përmes:- zhvillimit të programit të aktiviteteve jashtëmësimore të cilat e nxisin tolerancën,- zhvillimi i programit me qëllim të nxitjes së multikulturalitetit.- lidhja me Strаtеgjinë e arsimit në Republikën e Serbisë deri në vitin 2020 dhe me planin shoqërues të veprimit, në pajtim me aksionin PU-ОSH06 AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për arsim Enti për Vlerësimin e Arsimit dhe të Edukimit Këshilli Kombëtar i Arsimit Këshilli Kombëtar i Pakicave Kombëtare Këshillat për marrëdhënie ndërnacionale

RAPORTI: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik në qershor të vitit 2016 ua ka ofruar të gjithë prindërve të nxënësve të shkollave fillore në Republikën e Serbisë mundësinë e mësimit të 14 gjuhëve të pakicave përmes formave të ndryshme të mësimit fakultativ, qëllimi i të cilëve ndër të tjera është edhe nxitja e multikulturalitetit. Rezultatet ankesës do të njihen deri në fund të vitit 2016, kurse në bazë të rezultateve ky mësim do të organizohet në pajtim me interesimet e shprehura.

Enti për Vlerësimin e Arsimit dhe të Edukimit gjatë vitit 2016 e ka filluar realizimin e fazës së parë të projektit Përforcimi i funksionit edukativ i shkollës fillore dhe të mesme, qëllimi i të cilit është grumbullimi i të dhënave për krijimin e përmbajtjeve edukative në dokumente të cilat kanë të bëjnë me shkollën fillore dhe të mesme, si edhe të dhënat për realizimin e drejtpërdrejtë të punës edukative. Në propozim të Planit të punës së Entit për vitin 2017 është paraparaë faza e dytë e këtij projekti qëllimi i të cilit është koncipimi i modelit të punës edukative dhe zbatimi i saj në mostrën e zgjedhur, në kuadër të të cilit vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zhvillimit të multikulturalitetit dhe tolerancës.

Në secilin program mësimor i cili i arrin për aprovim Këshillit Kombëtar Arsimor kihet parasysh edhe për qëllimet e tolerancës dhe të multikulturalitetit, duke pasur parasysh me këtë

93

Page 94: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

rast se vazhdimisht qëllimet më të rëndësishme edukative janë zhvillimi i identitetit kombëtar serb dhe zhvillimi i identiteti qytetar i qytetarit të shtetit serb.

Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Hungareze në Serbi e organizoi piknikun njëditor në Sombor dhe në Dorosllovë për nxënësit e shkollave fillore të cilat e ndjekin mësimin nga lënda gjuhë hungareze me elementet e kulturës kombëtare me qëllim të njohjes me mjedisin multikultural dhe me frymën e tolerancës.

Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Maqedonase, në bashkëpunim me Shkollën fillore Goce Delçev nga Jabuka, Shkollën Fillore Zhаrkо Zrеnjаnin nga Kaçareva, Shkollën Fillore Kоstа Stаmеnkоviq nga Leskovci dhe Shkollën Fillore Bоrа Stаnkоviq nga Bogojevci, intensivisht janë duke punuar në përforcimin e rolit edukativ përmes zhvillimit të tolerancës dhe parandalimit të segregacionit, dhe këtë përmes zhvillimit të programit të aktiviteteve jashtëmësimore dhe të cilat e nxisin tolerancën dhe multikulturalitetin.

AKTIVITETI: 6.16. Nënshkrimi i marrëveshjes me shtetet pakicat kombëtare të të cilave e kanë arsimin në Serbi.AFATI: Tremujori i II i vitit 2016.STATUSI: Aktiviteti u realizua pjesërisht.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria Kompetente për Arsim Ministria e Punëve të Jashtme

RAPORTI: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik më 3 shtator të vitit 2015 i dërgoi në adresa të gjashtë ministrive të arsimit të shteteve amë të pakicave kombëtare të cilat jetojnë në Republikën e Serbisë Letër thirrëse, në të cilën është shprehur interesimi dhe ftesa për vendosjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit të pakicave kombëtare. Duke e marrë parasysh faktin se tri shtete (Hungaria, Rumania dhe Bullgaria) e kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, këtyre shteteve më 16 nëntor të vitit 2015 u është dërguar propozimi konkret për bashkëpunim – Mеmоrаndumi për mirëkuptim. Ministria i mori përgjigjet/komentet pozitive lidhur me memorandumet e propozuara nga Hungaria, Rumania dhe Bullgaria. Prоcеsi i përkufizimit të memorandumit për mirëkuptim është në zhvillim e sipër.

AKTIVITETI: 6.20. Përparimi i mundësive të mësimit të gjuhës amtare – të folurit dhe elementet e kulturës kombëtare në shkolla duke e ruajtur statusin e lëndës me zgjedhje dhe zhvillimin e aktiviteteve fakultative dhe aktiviteteve të tjera jashtëmësimore, si edhe sigurimin e mjeteve për zbatimin e aktiviteteve fakultative jashtëmësimore.AFATI: tremujroi I i vitit 2017STATUSI: Aktiviteti gati është realizuar plotësishtBARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria Kompetente për Arsim Enti për Vlerësimin e Arsimit dhe të Edukimit Enti Pedagogjik i Vojvodinës Këshilli Kombëtar i Arsimit

94

Page 95: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Njësitë e vetëqeverisjes vendore Shkollat fillore dhe të mesme

RAPORTI: Për vitin shkollor 2016/17 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e përgatiti fletë anketimin unik në procedurën e zgjedhjes së lëndëve me zgjedhje, si edhe metodologjinë unike në bazë të së cilës formohet lista e lëndëve të ofruara për secilën klasë dhe për secilën shkollë.

Lëndët kanë qenë të klasifikuara në dy tabela: lëndët të cilat shkollat mund t’i ofrojnë në bazë të mundësive të veta, përkatësisht disponueshmërisë së kuadrit mësimor dhe lëndët realizimi i të cilave do të jetë i mundshëm edhe në nivel të më shumë shkollave që të mundësohet arritshmëria e gjuhës së pakicës kombëtare me elementet e kulturës kombëtare për të gjithë nxënësit në mjediset ku jetojnë pjesëtarët e pakicave kombëtare. Vendimin për zgjedhje se cilat lëndë kanë qenë të ofruara e ka marrë udhëheqësi i administratës shkollore në marrëveshje me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik për secilën shkollë fillore e cila gjendet në territorin e administratës shkollore.

Gjatë korrikut dhe gushtit të vitit 2016 me analizën e rezultateve do të organizohen modelet e ndryshme të mësimit të lëndës me zgjedhje Gjuhë amtare me elementet e kulturës kombëtare.

Është përparuar statusi i lëndës me zgjedhje gjuhë shqipe me elementet e kulturës kombëtare me miratimin e Udhëzimit profesional për formimin e paraleles dhe mënyrën e financimit në shkolla fillore dhe të mesme për vitin shkollor 2016/17. Viti i Ri i cili e sjellë këtë dokument e mundëson që shkolla e cila e realizon programin e lëndës me zgjedhje gjuhë amtare me elementet e kulturës kombëtare mund ta formojë grupin në nivel të ciklit, përkatësisht grupin të cilin e përbëjnë nxënësit nga klasa I deri në klasën IV (nxënësit e ciklit të parë) dhe/ose grupin të cilin e përbëjnë nxënësit nga klasa V deri në klasën VIII (nxënësit e ciklit të dytë).

Gjithashtu, grupet për lëndën me zgjedhje gjuhë amtare me elementet e kulturës kombëtare mund të formohen edhe në nivel të shkollës së lartë në një komunë, me pëlqimin e institucionit shkollor kompetent.

95

Page 96: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

VII PARTICIPIMI DEMOKRATIK

AKTIVITETI: 7.1. Zbatimi i analizës krahasuese juridike i praktikës së shteteve anëtare të BE në rajon me qëllim të identifikimit të praktikave më të mira dhe modeleve përkatëse të pjesëmarrjes së pakicave kombëtare në procesin zgjedhor dhe përfaqësimit adekuat të pakicave kombëtare në organet përfaqësuese në nivel republikan, krahinor dhe lokal.

AFATI: për formimin e grupit midis dikasterëve -– tremujori IV i vitit 2015 Për hartimin e analizës – Tremujori i II i vitit 2016.

STATUSI: Aktiviteti gati është realizuar plotësishtBARTËSIT DHE PARTNERËT:

Grupi midis dikastereve është emëruar nga ana e ministrisë kompetente për punët e jurisprudencës dhe ministrisë kompetente për punët e administratës shtetërore

Kооrdinimi i këshillave kombëtare të pakicave kombëtareRAPORTI: Grupi punues për hartimin e analizës së praktikave të shteteve anëtare të BE në rajon me qëllim të identifikimit të praktikave më të mira dhe modelit përkatës të pjesëmarrjes së pakicave kombëtare në procesin zgjedhor u formua dhe mbajti një numër takimesh. Projekt-skica e Analizës me rekomandime u hartua dhe iu dërgua Koordinimit të këshillave kombëtare për mendim, pas marrjes së komenteve të këshillave kombëtare, projekt-skica e Analizës do t’i dërgohet, përmes Qeverisë, Këshillit kompetent të Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë.

AKTIVITETI: 7.2. Në bazë të analizës dhe praktikës krahasuese juridike të identifikohen modelet e mundshme të participimit demokratik të pakicave kombëtare, duke përfshirë edhe pakicat kombëtare me numër më të vogël në procesin zgjedhor të cilave u garantohet përfaqësimi adekuat i pakicave kombëtare në organet përfaqësuese në nivel republikan, krahinor dhe lokal, duke pasur parasysh parandalimin e keqpërdorimit të mundshëm të dispozitave fleksibile për partitë e pakicave kombëtareAFATI: Tremujori i II i vitit 2016.STATUSI: Aktiviteti gati është realizuar plotësishtBARTËSIT DHE PARTNERËT:

Grupi midis dikasterëce është emëruar nga ana e ministrisë kompetente për punët e jurisprudencës dhe ministrisë kompetente për punët e administratës shtetërore

Kооrdinimi i këshillave kombëtare të pakicave kombëtareRAPORTI: Projekt skica E drejta krahasuese e Analizës së pjesëmarrjes demokratike të pakicave kombëtare përmban rekomandimet për përparimin e pjesëmarrjes demokratike të pakicave kombëtare, në të tri nivelet e pushtetit dhe i identifikon modelet potenciale, duke u nisur nga

96

Page 97: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

modelet e të pranishmëve në shtetet të cilat kanë qenë objekt i analizës dhe duke pasur parasysh sistemin ekzistues në Republikën e Serbisë. Gjithashtu, projekt-skica e përmendur i përmban edhe rekomandimet për përparimin e pjesëmarrjes së pakicave kombëtare në sistemin ekzistues kushtetues, si edhe në rastin e ndryshimit të Kushtetutës.

97

Page 98: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

VIII PËRFAQËSIMI ADEKUAT I PJESËTARËVE TË PAKICAVE KOMBËTARE NË SEKTORIN PUBLIK DHE NË NDËRMARRJE PUBLIKE

AKTIVITETI: 8.1. Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare me qëllim të krijimit të bazave për përcaktimin e masave afirmative të pakicave kombëtare, përmes vendosjes së dispozitave në ligje të veçanta me të cilat rregullohet statusi punues-juridik i të punësuarëve në sektorin publik, që do ta mundësojnë dhënien e përparësive pakicave kombëtare me rastin e punësimit/lëshimit nën kushte të njëjta, dhe deri te arritja e strukturës përkatëse e të punësuarëve në sektorin publik në të gjitha nivelet e organizatës territoriale.AFATI: Tremujori i II i vitit 2016.STATUSI: Aktiviteti u realizuar pjesërisht.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për punët e administratës shtetërore Përfaqësuesit e pakicave kombëtare Kuvendi Popullor

RAPORTI:

Me Aktvendim të ministrit të Administratës Shtetërore dhe të Vetëqeverisjes Vendore më 20 nëntor të vitit 2015 u themelua Grupi i veçantë punues për përgatitjen e tekstit të Projekt-skicës së ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të pakicave kombëtare. U mbajtën dy takime të grupit punues (më 3 dhjetor të vitit 2015 dhe më 21-22 dhjetor të vitit 2016) dhe në mbledhje me përfaqësuesit e organeve shtetërore më 22 shkurt të vitit 2016, si edhe katër mbledhje të përfaqësuesve të Ministrisë dhe të ekspertëve. Përfaqësuesit e këshillave kombëtare të pakicave kombëtare janë anëtarët e Grupit të veçantë punues.

Misioni i OSBE në Serbi e mbështeti punën e dy ekspertëve nga fusha e të drejtave të njeriut dhe e të drejtave të pakicave të cilët e përgatitën Projekt-skicën e bazave fillestare të ligjit të përmendur.

Aktiviteti nuk ka qenë i mundur të realizohet brenda afatit për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe faktit se Qeveria e RS ka qenë në mandat teknik.

Është duke u hartuar versioni punues i projekt-skicës së këtij ligji dhe përgatitja e propozimit të ndryshimeve të aktvendimit për anëtarët e grupit punues në pajtim me mandatin e ri të Qeverisë.

AKTIVITETI: 8.4. Aprovimi dhe aplikimi i Ligjit për të punësuarit në krahinat autonome dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, me të cilin:

98

Page 99: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

- parimi i realizimit të barabartë të vendeve të punës edhe e përcakton se te punësimi duhet pasur kujdes për faktin që, përveç kritereve të tjera, përbërja kombëtare të shprehet, në masën më të madhe të mundshme, për strukturën e popullsisë;

- E përcakton zhvillimin e evidencës së kuadrove te punëdhënësit, në kuadër të së cilës theksohen edhe të dhënat për arsimin në gjuhët e pakicave kombëtare.

AFATI: tremujori IV i vitit 2015STATUSI: Aktiviteti u realizua plotësisht.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për punët e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Vendore

Kuvendi PopullorRAPORTI:

Kuvendi Popullor në mars të vitit 2016 e miratoi Ligjin për të punësuarit në krahinat autonome dhe në njësitë vendore të vetëqeverisjes, i cili fillon të aplikohet më 1 dhjetor të vitit 2016, përveç dispozitave të nenit 116-122, dispozitave të nenit 172-183 dhe nenit 192 pika 4) dhe dispozitave të nenit 188-191, e të cilat kanë filluar të aplikohen ditën e ardhshme nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji (neni 2013 i Ligjit). Me ligj për herë të parë në mënyrë gjithëpërfshirëse rregullohet sistemi i vendeve të punës në krahinat autonome dhe në njësitë e vetëqeverisjes vendore. Qëllimi i këtij ligji është vendosja e parimeve themelore të sistemit zyrtar, të cilat kanë filluar të aplikohen ditën e nesërme nga dita e hyrjes në fuqi e këtij ligji (neni 2013 i Ligjit). Me ligj për herë të parë në mënyrë gjithëpërfshirëse rregullohet sistemi i marrëdhënieve të punës në krahinat autonome dhe në njësitë e vetëqeverisjes vendore. Qëllimi i këtij ligji është vendosja e parimeve themelore e sistemit zyrtar zyrtar, të bazuara në standardet e pranuara në sistemet bashkëkohore krahasuese-juridike, me çfarë plotësohet supozimi bazë për profesionalizim dhe depolitizim të plotë të kuadrove në krahinat autonome dhe në njësitë e vetëqeverisjes vendore. Me ligj është parashikuar parimi i realizueshmërisë së barabartë të vendeve të punës. Pra, me nenin 19, paragrafi 1 i Ligjit është përcaktuar që të gjithë kandidatët me rastin e punësimit nën kushte të njëjta i kanë në disponim të gjitha vendet e punës, kurse me paragrafin 3, është paraparë që me rastin e punësimit të kihet parasysh për faktin që përbërja kombëtare, përfaqësimi i gjinive dhe numri i personave me invaliditet, të shprehet në mesin e të punësuarëve, në masën më të madhe të mundshme, në strukturën e popullsisë.

Gjithashtu, me nenin 190, të Ligjit është përcaktuar zhvillimi i evidencës kadrovike, në kuadër të të cilit, midis tjerash, është paraparë që të regjistrohen të dhënat të cilat kanë të bëjnë me gjuhën amtare (paragrafi 2, pika 2), por që këto të dhëna të regjistrohen në evidencën e kudarove bashkë me pëlqimin me shkrim të të punësuarit, pa pasur obligim që i punësuari të deklarohet. (paragrafi 5). Krahas të dhënave të theksuara i njëjti nen parasheh që në evidencë kadrovike të regjistrohet e dhëna e cila ka të bëjë me gjuhën në të cilën është fituar arsimi bazë, mesatar dhe i lartë (paragrafi 2, pika 3). Gjithashtu, me të njëjtin nen (paragrafi 4) është paraparë që evidenca kadrovike të përmbajë edhe të dhënat për përkatësinë

99

Page 100: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

kombëtare të nëpunësve dhe të punësuarëve e shënon në evidencë të kuadrove bashkë me pëlqimin e të punësuarit, pa pasur obligim të deklarimit (paragrafi 6).

Krahas kësaj, me nenin 47, paragrafi 2, i këtij ligji është paraparë që Qeveria me urdhëresë më hollësisht t’i rregullojë kriteret për klasifikimin e vendeve të punës dhe kriteret për përshkrimin e vendeve të punës së nëpunësve, me të cilin rast duhet pasur parasysh njohjen e gjuhëve dhe të alfabeteve të pakicave kombëtare, si kusht i veçantë për ushtrimin e punëve në ato vende të punës që janë me rëndësi për realizimin e të drejtave të qytetarëve për përdorim zyrtar të gjuhëve dhe të alfabeteve të pakicave kombëtare. Me paragrafin 3 të këtij Ligji është përcaktuar që me rastin e rregullimit të kritereve për klasifikimin e vendeve të punës dhe kritereve për përshkrimin e vendeve të punës së nëpunësve Qeveria duhet të ketë veçanërisht kujdes për përbërjen kombëtare të popullsisë dhe përfaqësimin përkatës të pjesëtarëve të pakicave kombëtare për arritjen e barazisë së plotë midis pjesëtarëve të pakicës kombëtare dhe qytetarëve të cilët i takojnë shumicës.

Po kështu është përcaktuar edhe kur është fjala për vendet e punës së nëpunësve (neni 185, paragrafët 1 dhe 2) të Ligjit).

Me nenin 101 paragrafi 4 i këtij ligji është përcaktuar që Qeveria me urdhër më hollësisht ta rregullojë procedurën e zbatimit të konkursit intern dhe publik për plotësimin e vendeve të punës, si edhe çfarë janë aftësitë, njohuritë dhe shkathtësitë vlerësohen në procedurën zgjedhore, mënyrën e verifikimit të tyre dhe kriteret për zgjedhje në vende të punës. Me paragrafin 5, të të njëjtit nen të Ligjit është përcaktuar që me këtë udhrëresë të përcaktohen kriteret për zgjedhjen në vende të punës me të cilat do të përcaktohet dhënia e përparësisë kandidatëve me kualifikim të njëjtë në mesin e pjesëtarëve të pakicave kombëtare, me qëllim të arritjes së përfaqësimit përkatës të pjesëtarëve të pakicave kombëtare dhe barazisë së plotë midis pjesëtarëve të pakicës kombëtare dhe qytetarëve të cilët i takojnë shumicës.

AKTIVITETI: 8.5. Aprovimi dhe aplikimi i Urdhëresës me të cilën ndër të tjera rregullohet njohja e gjuhëve dhe e alfabeteve të pakicave kombëtare, si kusht i veçantë për ushtrimin e punëve në disa vende të punës dhe këtë me qëllim të realizimit të plotë të të drejtave të pjesëtarëve të pakicave kombëtare për komunikim në gjuhën e pakicës kombëtare që është në përdorim zyrtar në njësinë e vetëqeverisjes vendore.AFATI: 45 ditë nga dita e hyrjes në fuqi e Ligjit për të punësuarit në krahinat autonome dhe në njësitë e vetëqeverisjes vendore.STATUSI: Aktiviteti nuk është realizuar.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për punët e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes vendore

Këshillat për marrëdhënie ndërnacionaleRAPORTI:

100

Page 101: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Aktiviteti nuk ka qenë i mundur të realizohet brenda afatit për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe faktit se Qeveria e RS ka qenë në mandat teknik. Ministria e Administratës Shtetërore dhe e Vetëqeverisjes Vendore Projekt urdhëresën për kriteret për klasifikimin e vendeve të punës dhe kriteret për përshkrimin e vendeve të punës së nëpunësve në krahinat autonome dhe në njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe Projekt urdhëresa për kriteret për kriteret për klasifikimin e vendeve të punës dhe kriteret për përshkrimin e vendeve të punës së nëpunësve në krahinat autonome dhe në njësitë e vetëqeverisjes vendore. Me aktet e theksuara nënligjore është përcaktuar që në krahinën autonome, njësinë e vetëqeverisjes vendore ose në komunën e qytetit në të cilën është përcaktuar përdorimi zyrtar i gjuhës dhe alfabetit të pakicës kombëtare, në ato vende të punës të cilat e nënkuptojnë komunikimin e drejtpërdrejtë me gojë dhe me shkrim me qytetarët, si kusht i veçantë përcaktohet njohja e gjuhëve dhe e alfabeteve të pakicave kombëtare. Gjithashtu është hartuar edhe Projekt urdhëresa për zbatimin e konkursit intern dhe publik për plotësimin e vendeve të punës në krahinat autonome dhe në njësitë e vetëqeverisjes vendore, me të cilin, midis tjerash, është përcaktuar që nëse ekziston nevoja për punësim të pjesëtarëve të pakicave kombëtare të cilat nuk janë të përfaqësuara mjaft në mesin e të punësuarëve, në konkurs veçanërisht theksohet se këto pakica kombëtare kanë përparësi me rastin e zgjedhjes edhe në rastin e vlerësimit të barabartë të kandidatëve të kualifikuar. Gjithashtu, është paraparë që nëse plotësohet vendi ekzekutiv i punës, te i cili vend kusht i veçantë është përcaktuar njohja e gjuhës dhe alfabetit të pakicave kombëtare, në konkurs veçanërisht theksohet ky kusht, si edhe verifikimi eventual me shkrim i plotësimit të këtij kushti.

Aprovimi i akteve të theksuara nënligjore për zbatimin e Ligjit për të punësuarit në krahinat autonome dhe në njësitë e vetëqeverisjes vendore pritet brenda afatit sa më të shkurtër, përkatësisht më së voni deri në fillim të aplikimit të këtij ligji (më 1 dhjetor 2016).

AKTIVITETI: 8.6. Analiza e gjendjes në prokuroritë dhe gjykatat publike në zonat në të cilat jetojnë pjesëtarët e pakicave kombëtare në pikëpamje të:- përfaqësimit të pjesëtarëve të pakicave kombëtare si bartës të funksionit të gjykatësit dhe të prokurorit publik;- përfaqësimit të pjesëtarëve të pakicave kombëtare si personel gjyqësor dhe prokuror (ndihmësit e gjykatës dhe të prokurorisë dhe nëpunësit);- njohja e gjuhëve të pakicave kombëtare.- lidhja me PV TË KAP 23 aktiviteti 3.8.1.16, afati në PV TË KAP 23 tremujori I-II i vitit 2016.AFATI: tremujori IV i vitit 2015STATUSI: Aktiviteti u realizua plotësisht.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Kolegji Shtetëror i Prokurorëve Këshilli i Lartë i Gjyqësorit

RAPORTI:

Analiza në fjalë është bërë dhe raporti u është paraqitur organeve kompetente.

101

Page 102: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Аnаlizа e vlerësimit të qasjes së pakicave kombëtare në sistemin e organeve të drejtësisë e përfshin:

Аnаlizën për përdorimin e gjuhëve në vlerësimin e qasjes së pakicave kombëtare në Аnаliza për pjesëmarrjen e pakicave kombëtare në gjykatat në Republikën e Serbisë, Аnаliza për pjesëmarrjen e pakicave kombëtare në prokuroritë publike në Republikën

e Serbisë dhe Аnаliza për risitë e kornizës juridike (akteve nënligjore të KLGJ/Kolegji i Lartë

Gjyqësorit/ dhe të KSHP/Këshilli Shtetëror i Prokurorisë / me të cilat rregullohet qasja e pakicave kombëtare).

AKTIVITETI: 8.7. Hartimi dhe aprovimi i Rregullores për kriteret dhe masat për vlerësimin e profesionalizmit, aftësisë dhe dinjitetit për propozimin dhe zgjedhjen e kandidatëve për bartës të funksionit publik të prokurorisë duke përfshirë dispozitat për aplikimin e nenit 82 të Ligjit për prokuroritë publike, i cili thekson se me rastin e propozimit dhe zgjedhjes së prokurorëve dhe zëvendësve të prokurorëve publikë duhet pasur parasysh përbërjen kombëtare të pjesëtarëve të pakicave kombëtare dhe njohjen e terminologjisë profesionale juridike në gjuhët e pakicave kombëtare e cila është në përdorim zyrtar në gjykatë.

- lidhja me PV TË KAP 23AFATI: Tremujori IV i vitit 2015 – Tremujori I i vitit 2016.STATUSI: Aktiviteti u realizua pjesërisht.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Kolegji Shtetëror i Prokurorëve RAPORTI:

Në prill të vitit 2016 Kolegji Shtetëror i Prokurorëve e themeloi Grupin e punës për hartimin e Rregullores për kriteret dhe masat për vlerësimin e profesionalizmit, aftësisë dhe dinjitetit të kandidatëve në procedurën e propozimit për zëvendës të prokurorëve publikë i cili zgjedhet për herë të parë.

Grupi punues në qershor të vitit 2016 e hartoi propozimin e Rregullores për kriteret dhe masat për vlerësimin e profesionalizmit, aftësisë dhe dinjitetit të kandidatëve në procedurën e propozimit për zëvendës të prokurorit publik i cili zgjedhet për herë të parë, i cili e përmban dispozitën për aplikimin e nenit 82 të Ligjit për prokurorinë publike.

Propozimi i rregullores ka qenë objekt i shqyrtimit publik në gusht të vitit 2016 dhe aprovimi i tij nga ana e Kolegjit shtetëror të prokurorëve pritet në tremujorin e II të vitit 2016.

Gjithashtu, në prill të vitit 2016, Kolegji Shtetëror i Prokurorëve e themeloi Grupin punues edhe për hartimin e Rregullores për kriteret dhe masat për vlerësimin e profesionalizmit, aftësisë dhe dinjitetit për propozimin dhe zgjedhjen e kandidatit për bartës të funksiont publik

102

Page 103: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

në prokurori. Ky grup punues do ta hartojë projekt-skicën e Rregullores së re për kriteret dhe masat për vlerësimin e profesionalizmit, aftësisë dhe dinjitetit për propozimin dhe zgjedhjen e kandidatit për bartës të funksiont publik të prokurorisë pasiqë të përfundojë procesi i hartimit dhe miratimit të Rregullores për kriteret dhe masat për vlerësimin e profesionalizmit, aftësisë dhe dinjitetit të kandidatëve në procedurën e propozimit për zëvendës të prokurorit publik i cili zgjedhet për herë të parë.

AKTIVITETI: 8.8. Hartimi dhe miratimi i Rregullores për kriteret dhe masat për vlerësimin e profesionalizimit, aftësisë dhe dinjitetit për zgjedhjen e gjykatësve dhe kryetarit të gjykatave duke përfshirë edhe dispozitat për aplikimin e nenit 46 të Ligjit për gjykatës, i cili thekson se me rastin e propozimit dhe zgjedhjes së gjykatësve duhet pasur kujdes për përbërjen kombëtare të popullsisë, përfaqësimit përkatës të pjesëtarëve të pakicave kombëtare dhe njohjen e terminologjisë profesionale juridike në gjuhët e pakicave kombëtare e cila është në përdorim zyrtar në gjykatë.- lidhja me PV TË KAP 23AFATI: Tremujori IV i vitit 2015 – Tremujori I i vitit 2016.STATUSI: Aktiviteti u realizua pjesërisht.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Këshilli i Lartë i GjyqësoritRAPORTI:

U hartua projekt-skica e Rregullores për kriteret dhe masat për vlerësimin e profesionalizmit, aftësisë dhe dinjitetit për zgjedhjen e gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave, i cili është në fazën e shqyrtimit, dhe i cili e përmban dispozitën se me rastin e zgjedhjes së gjykatësve dhe të kryetarit të gjykatës të kihet parasysh për përbërjen kombëtare të popullsisë, përfaqësimit përkatës të pjesëtarëve të pakicave kombëtare dhe njohjen e terminologjisë profesionale juridike në gjuhët e pakicave kombëtare e cila është në përdorim zyrtar në gjykatë.

AKTIVITETI: 8.9. Vendosja e grupit të përbashkët punues me Këshillin e Lartë të Gjyqësorit për vlerësimin e qasjes së pakicave kombëtare në sistemin e organeve të drejtësisë.- lidhja me PV TË KAP 23AFATI: Tremujori i II i vitit 2016.STATUSI: Aktiviteti u realizua plotësisht.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Kolegji Shtetëror i Prokurorëve Këshilli i Lartë i Gjyqësorit

RAPORTI:

Më 22 prill të vitit 2016 u mbajt mbledhja preliminare e përfaqësuesve të Kolegjit shtetëror të prokurorëve, Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe përfaqësuesve të projektit IPA 2013: Përforcimi i kapacitetit të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Kolegjit Shtetëror i Prokurorëve, lidhur me formimin e grupit të përbashkët punues për vlerësimin e qasjes së pakicave kombëtare në sistemin e drejtësisë.

103

Page 104: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Në maj të vitit 2016 Kolegji Shtetëror i Prokurorëve dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit i emëruan anëtarët e grupit të përbashkët punues për vlerësimin e qasjes së pakicave kombëtare në sistemin e organeve të drejtësisë (KSHTP në seancën e mbajtur më 5 maj të vitit 2016, KLGJ në seancën e mbajtur më 10 maj të vitit 2016).

Më 20 korrik të vitit 2016 në mbledhjen e grupit të përbashkët të punës për vlerësimin e qasjes së pakicave kombëtare në sistemin e organeve të drejtësisë, janë përcaktuar organet, qëllimi, metodologjia dhe afatet e punës së grupit punues.

Duke e marrë parasysh faktin se qëllimi i punës së grupit punues është përpunimi i Analizës për vlerësimin e qasjes së pakicave kombëtare në sistemin e organeve të drejtësisë së Republikës së Serbisë, në korrik të vitit 2016, anëtarëve të grupit punues u janë dhënë që të njihen me të dhe që të japin komentet e analizës të cilën e kanë hartuar përfaqësuesit e Kolegjit Shtetëror të Prokurorëve dhe të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit: Аnаlizа për përdorimin e gjuhës në vlerësimin e qasjes së pakicave kombëtare në sistemin e organeve të drejtësisë së Republikës së Serbisë, Аnаlizа për përfaqësimin dhe njohjen e gjuhëve të pakicave kombëtare në gjykata në Republikën e Serbisë dhe Analiza për përfaqësimin dhe njohjen e pakicave kombëtare në prokuroritë publike në Republikën e Serbisë.

AKTIVITETI: 8.10. Mbajtja e grupit të përbashkët punues për qasjen e pakicave kombëtare në ndihmën juridike për Kolegjin Shtetëror të Prokurorëve, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e pakicave kombëtare

- lidhja me PV TË KAP 23AFATI: Tremujori i II i vitit 2016STATUSI: Aktiviteti u realizua pjesërisht. BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Kolegji Shtetëror i Prokurorëve Këshilli i Lartë i Gjyqësorit Organizatat e shoqërisë civile Përfaqësuesit e pakicave kombëtare Njësitë e vetëqeverisjes vendore Fakultetet juridike – klinikat juridike

RAPORTI:

Në pajtim me mbledhjen e grupit të përbashkët të Kolegjit Shtetëror të Prokurorëve dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit për vlerësimin e trajtimit të pakicave kombëtare në sistemin e organeve të drejtësisë, e mbajtur më 20 korrik të vitit 2016, dhe me përfundimet në bazë të të cilave mbajtja e grupit të përbashkët punues për qasjen e pakicave kombëtare në ndihmën juridike për Kolegjin Shtetëror të Prokurorëve, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e pakicave kombëtare, është përcaktuar për fund të tremujorit të III të vitit 2016 – përfaqësuesit e Kolegjit Shtetëror të Prokurorëve dhe të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit e mbajtën në gusht të vitit 2016 mbledhjen përgatitore për organizmin e grupit të përbashkët të punës.

104

Page 105: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

AKTIVITETI: 8.11. Mbajtja e tryezës së përbashkët për miratimin e rekomandimeve përfundimtare për kompontentën 3, të qëllimit 1 të projektit IPА 2013 „Përforcimi i kapacitetit të KLGJ dhe KSHP“, që ka të bëjë me përmirësimin e marrëdhënieve me organizatat e shoqërisë civile dhe aktivitetet lidhur edhe me trajtimin e pakicave kombëtare në sistemin e organeve të drejtësisë. - lidhja me PV TË KAP 23.AFATI: Tremujori i III i vitit 2016.STATUSI: Aktiviteti u realizua gati plotësisht.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Kolegji Shtetëror i Prokurorëve Këshilli i Lartë i Gjyqësorit Organizatat e shoqërisë civile Përfaqësuesit e pakicave kombëtare

RAPORTI:

Në pajtim me përfundimet nga mbledhja e grupit të përbashkët të punës së Kolegjit Shtetëror të Prokurorëve dhe të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit për vlerësimin e trajtimit të pakicave kombëtare në sistemin e organeve të drejtësisë, e mbajtur më 20 korrik të vitit 2016, me të cilat mbajtja e tryezës së përbashkët për miratimin e rekomandimeve përfundimtare për komponentën 3, qëllimi 1 i projektit IPА 2013 Përforcimi i kapaciteteve të KLGJ dhe KSHP, e që kanë të bëjnë me përmirësimin e marrëdhënieve me organizatat e shoqërisë civile dhe aktivitetet lidhur me trajtimin e pakicave kombëtare në sistemin e organeve të drejtësisë, u përcaktua për Tremujorin IV të vitit 2016. Në gusht të vitit 2016 përfaqësuesit e projektit IPА 2013 Përforcimi i kapaciteteve të KLGJ dhe KSHP u njohtuan me nevojën e mbajtjes së kësaj tryeze të përbashkët dhe u kërkua përkrahja e tyre për realizimin e këtij aktiviteti.

AKTIVITETI: 8.12. Zbatimi i trajnimit të gjykatësve për dokumentet ndërkombëtare dhe standardet e mbrojtjes nga diskriminimi i pakicave kombëtare dhe praktikën ЕSLP.- lidhja me PV TË KAP 23.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses. BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Akademia e organeve të drejtësisëRAPORTI: U sigurua trajnimi profesional për gjykatës, prokurorë dhe të punësuar të tjerë në organe të drejtësisë lidhur me zbatimin e diskriminimit, për standardet ndërkombëtare, praktikën e mekanizmave ndërkombëtarë mbinacionalë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe përgjithësimin e funksionarëve dhe të punësuarëve në administratë të organeve të drejtësisë me pjesëtarët e grupeve të ndjeshme shoqërore. Gjithashtu, janë organizuar tryezat e përbashkëta për gjykata të apeleve, të cilat si rezultat e kanë pasur aprovimin e qëndrimeve të përbashkëta lidhur me numrin e caktuar të çështjeve kontestuese, të cilat si pasojë do të kenë

105

Page 106: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

harmonizimin e praktikës gjyqësore në çështjet e diskriminimit në territorin e të gjitha të katër apelacioneve. Është duke u zhvilluar trajnimi i trajnerëve për ligjërues të tjerë në Akademi në këtë fushë.

Doracaku në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi u hartua në vitin 2014. Planifkohet edhe ribotimi i tij, i përditësuar në pajtim me ndryshimet legjislative të cilat janë planifikuar në këtë fushë, si edhe janë plotësuar me praktikën e re gjyqësore.

AKTIVITETI: 8.13. Zbatimi i fushatave përuruese në mesin e pakicave kombëtare për rritjen e besimit në polici dhe nxitjen që të paraqiten pjesëtarët e pakicave kombëtare në konkurse për trajnim themelor të policisë.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme, sipas dinamikës dhe shpalljes së konkursitSTATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria e Punëve të BrendshmeRAPORTI: Duke i marrë parasysh problemet specifike të bashkësisë së romëve, vëmendje e veçantë i është kushtuar përparimit të komunikimit të policisë me përfaqësuesit dhe pjesëtarët e kësaj bashkësie, si edhe me animimin e tyre dhe nxitjen që të paraqiten në konkurse për punë në polici. Përveç kësaj, përfaqësuesve të bashkësisë së romëve u është ofruar rasti që, në kuadër të trajnimit të nëpunësve policorë – trajnerëve në këtë fushë, të prezantohen zakonet dhe nevojat e sigurisë për bashkëtisë vendore të romëve, që janë me rëndësi për punën e policisë dhe realizimin e mbrojtjes së sigurisë së tyre.

Me rastin e shpalljes së konkursit për pranim në Qendrën për trajnim themelor policor në Kamenicën e Sremit, në mënyrë afirmative veprohet ndaj pjesëtarëve të pakicave kombëtare, kështu që gjatë viteve të mëparshme janë organizuar disa kurse të cilat me sukses i kanë mbaruar nëpunësit e policisë dhe pjesëtarët e bashkësisë shqiptare, pas së cilës janë sistemuar në stacione policore në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Në vitin 2015 trajnimi për fillestarë të klasës së 12 të Qendrës për trajnim themelor policor ka filluar më 6 prill të vitit 2015, kurse ka përfunduar gjatë muajit maj të vitit 2016. Në klasën e 12-të janë pranuar gjithsej 301 fillestarë, 287 prej tyre i janë përgjigjur ftesës. Nga ky numër të gjinisë mashkullore janë 209, shprehur në përqindje 72,82% të gjinisë mashkullore dhe 27,18% të gjinisë femërore.

AKTIVITETI: 8.14. Promovimi i profesionit të policisë, MPB dhe Qendrës për trajnim themelor të policisë; informimi për trajnimin, aktivitetet e Qendrës, kushtet për pranim dhe konkurset e shpallura përmes faqes së internetit dhe rrjetave shoqërore. AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria e Punëve të BrendshmeRAPORTI:

106

Page 107: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Për përfaqësimin më të madh të pjesëtarëve të pakicave kombëtare në polici, po realizohet programi i informimit profesional, rekrutimit dhe marketingut, me të cilin kandidatët/kandidatet e mundshme njoftohen për kushtet e konkursit në gjuhët e veta, kurse nxiten që të paraqiten në konkurse për pranim në punën e policisë. Procedura e testimit zbatohet në gjuhët e pakicave kombëtare (testet janë përkthyer në gjuhën hungareze, shqipe dhe rome).

Policia vepron në mënyrë afirmative ndaj të gjitha bashkësive kombëtare me rastin e shpalljes së konkursit për pranim në Qendrën për trajnim themelor policor dhe për punën në polici.

Lidhur me aplikimin e masave kundër diskriminuese me rastin e pranimit në shërbim policor, duhet të theksohet se për pranimin e qytetarëve për punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk ekzistojnë kufizime ligjore as kufizime të tjera ose kushte të bazuara në përkatësinë e tyre kombëtare, fetare ose në ndonjë përkatësi tjetër. Me politikën e pranimit në punë të meshkujve dhe femrave nga grupet e ndryshme shoqërore, duke përfshirë edhe grupet etnike të pakicave, me qëllimin e fundit që nëpunësit e policisë ta shprehin strukturën e shoqërisë të cilës i shërbejnë.

AKTIVITETI: 8.15. Оrgаnizimi i tribunave promotive për trajnim themelor policor në mjediset në të cilat në numër të madh janë të përfaqësuar pjesëtarët e pakicave kombëtare.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme, dy muaj para se të shpallet konkursi për ndonjë Drejtori Policore të caktuarSTATUSI: Raporti i institucionit nuk i përmban të dhënat për zbatimin e aktiviteteveBARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria e Punëve të Brendshme

AKTIVITETI: 8.16. Grupet promotive punuese për trajnimin themelor policor me qëllim të përgatitjes më të mirë të kandidatëve të mundshëm për pranim pranues (psiko-testi, testi i informimit të përgjithshëm dhe gjuhë serbe).AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme, gjysmë viti para shpalljes së konkursit për ndonjë DP të caktuarSTATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria e Punëve të BrendshmeRAPORTI:

Për nxitjen e pranimit të romëve në polici, MPB në bashkëpunim me Shoqatën Policët evropianë të kombësisë rome në shkurt dhe në mars i kanë organizuar gjashtë grupe pune përgatitore në disa qytete në Republikën e Serbisë me rreth 280 rome dhe romë, me qëllim që, përmes testeve psikologjike dhe testeve të tjera të përgatitura, të përgatiten më mirë që të konkurrojnë në Qendrën për trajnim themelor policor.

107

Page 108: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Gjithashtu, në periudhën nga 28 marsi deri më 2 prill të vitit 2016 është realizuar projekti Përfshirja e romëve dhe romeve në sektorin e sigurisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Asociacionet Policore Policët evropianë të kombësisë rome“, me qëllim të nxitjes dhe përgatitjes së kandidatëve për regjistrim në Qendrën për trajnim themelor policor, në formë të grupit punës njëditor në gjashtë administrata zonale policore (DP në Mitrovicën e Sremit, Beograd, Smederevë, Pazar të Ri, Prokuple dhe në Vranjë).

AKTIVITETI: 8.17. Vazhdimi i aktiviteteve të cilat janë zbatuar në kuadër të projektit Përkrahja inkuadrimit më të madh të pakicave kombëtare në shërbim policor në Republikën e Serbisë..AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Raporti i institucionit nuk i përmban të dhënat për zbatimin e aktiviteteveBARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria e Punëve të BrendshmeAKTIVITETI: 8.18. Orët e gjuhës serbe për fillestarë të trajnimit themelor policor nga radha e pakicave kombëtare që t'ua mudësojë që më lehtë ta përcjellin trajnimin.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme, në pajtim me nevojat e identifikuaraSTATUSI: Raporti i institucionit nuk i përmban të dhënat për zbatimin e aktiviteteveBARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria e Punëve të Brendshme

AKTIVITETI: 8.19. Orët/kurset gjuhës së pakicave kombëtare si gjuhë e mjedisit me theks në përdorimin zyrtar nga mjediset në të cilat janë në numër më të madh të përfaqësuara pakicat kombëtare.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme, në pajtim me nevojat e identifikuaraSTATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria e Punëve të Brendshme

RAPORTI:

Në periudhën nga 26 marsi deri më 21 qershor në Drejtorinë Policore në Pançevë u organizua kursi për mësimin e gjuhës së pakicave kombëtare (i gjuhës hungareze, rumune, sllovake dhe çeke) për gjithsej 50 nëpunës të policisë.

Aktivitete e theksuara u realizuan me qëllim të përparimit të bashkëpunimit të policisë dhe qytetarëve, veçanërisht bashkëpunimit me pakicat kombëtare, për arritjen e shkallës më të lartë të sigurisë përmes komunikimit më të mirë me qytetarë, si edhe inkuadrimit më të madh të qytetarëve dhe grupeve të pakicave në punën e policisë.

108

Page 109: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

IX KËSHILLAT KOMBËTARE TË PAKICAVE KOMBËTARE

AKTIVITETI: 9.1. Аnаlizа e kornizës normatiave me të cilën rregullohen të drejtat e pakicave kombëtare në Republikën e Serbisë me një vështrim të veçantë në aspektet financiare të këtyre dispozitave në të gjitha tri nivelet (republikan, krahinor dhe lokal).AFATI: Tremujori IV i vitit 2015 – Tremujori I i vitit 2016.STATUSI: Aktiviteti u realizua plotësisht.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për punët e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes vendore

RAPORTI: Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Vendore, në kuadër të mjeteve të planifikuara buxhetore, përmes procedurës së blerjes publike, e ka angazhuar një konsulent nga fusha e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave i cili e ka përgatitur analizën e legjislacionit për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare me vështrim të veçantë në Ministri në gjuhën serbe dhe angleze.

AKTIVITETI: 9.2. Organizimi i tryezës së përbashkët me përfaqësuesit e të të gjitha këshillave kombëtare të pakicave kombëtare, me opinionin e interesuar publik, si edhe me organizatat joqeveritare, në të cilën do të shqyrtohen:- çështjet kontestuese në aplikimin e Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare - të japë rekomandime- lidhja me PV TË KAP 23 aktiviteti 3.8.1.29.AFATI: tremujori IV i vitit 2015STATUSI: Aktiviteti u realizua plotësisht.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për punët e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes vendore

RAPORTI: Në organizim të Ministrisë së drejtorisë uprave dhe vetëqeverisjes vendore më 18 dhjetor të vitit 2015 u mbajt tryeza e përbashkët me emërtim Këshillat kombëtare/vetëqeverisjet e pakicave kombëtare në sistemin juridik të Republikës së Serbisë, në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e këshillave kombëtare të pakicave kombëtare, organizatat joqeveritare dhe bashkësitë ndërkombëtare, si edhe opinioni i interesuar publik. Në tubim u prezantua Analiza e kornizës normative me të cilën rregullohen të drejtat e pakicave kombëtare në Republikën e Serbisë dhe tërë këtë me qëllim të gjetjes së zgjidhjes më të pranueshme në procedurën e ndryshimit të Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare.

AKTIVITETI: 9.3. Themelimi i grupit punues i dikastereve të përzier me qëllim të hartimit të Ligjit të ri për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare, në pajtim me rezultatet e analizës, dhe me pjesëmarrjen aktive të këshillave kombëtare të pakicave.

109

Page 110: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

- lidhja me PV TË KAP 23 mеrа 3.8.1.30.AFATI: tremujori IV i vitit 2015 STATUSI: Aktiviteti u realizua plotësisht.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për punët e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes vendore

Këshillat kombëtare të pakicave kombëtareRAPORTI: Ministri i administratës shtetërore dhe i vetëqeverisjes vendore, me Aktvendimin nga 23 nëntori i vitit 2015, e themeloi grupin e punës i cili do ta përgatitë projekt-skicën e ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Këshillat kombëtare të pakicave kombëtare. Grupin e punës e përbëjnë përfaqësuesit e ministrive relevante në kompetenca të të cilëve janë fushat në të cilat pjesëtarët e pakicave kombëtare e realizojnë të drejtën për vetëqeverisje: kultura, arsimi, njohtimi dhe përdorimi zyrtar i gjuhës dhe i alfabetit, përfaqësuesit e këshillave kombëtare të pakicave kombëtare. Anëtarëve të Grupit punues të veçantë u janë dërguar aktvendimet për emërim.

AKTIVITETI: 9.6. Miratimi i Urdhëresës me të cilën rregullohet procedura e ndarjes së mjeteve financiare nga fondi i buxhetit (neni 119 i Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare).AFATI: Tremujori I i vitit 2016.STATUSI: Aktiviteti u realizua plotësisht.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për punët e administratës shtetëroreRAPORTI: Ministria e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes vendore e përgatiti Propozimin e Urdhëresës për ndarjen e mjeteve nga fondi i buxhetit për pakica kombëtare, që është aprovuar në seancën e Qeverisë më 3 mars të vitit 2016, me çfarë janë plotësuar kushtet për sigurimin dhe operacionalizimin e të gjitha mjeteve të cilat mbahen në pjesën e veçantë të buxhetit të Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Vendore. Me Urdhëresë është përcaktuar që fondi i Buxhetit mund të financohet edhe nga donacionet. Mjetet nga Fondi ndahen me konkurs publik për programe dhe projekte nga fusha e kulturës, arsimit, njohtimit dhe përdorimit të gjuhës dhe alfabeteve të pakicave kombëtare.

AKTIVITETI: 9.7. Sigurimi i mjeteve të nevojshme financiare për Fondin e buxhetit për pakica kombëtare (neni 119 i Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare) për aktivitete programore dhe, projekte të pakicave kombëtare dhe organizatave të shoqërisë civile që merren me çështjet e pakicave kombëtare.Ndarja e mjeteve nga Fondi i buxhetit për pakica kombëtare është në pajtim me aktin nënligjor nga masa 9.6.AFATI: Duke filluar nga tremujori I i vitit 2016.STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses. BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Qeveria e RS

110

Page 111: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Ministria kompetente për punët e administratës shtetërore

RAPORTI: Mjetet financiare për Fondin e buxhetit për pakica kombëtare janë siguruar në shumën prej 1.800.000 dinarë dhe gjenden në buxhetin e Ministrisë aë administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes vendore.

Ndarja e mjeteve nga Fondi i buxhetit për pakica kombëtare nuk është bërë sepse nuk është përcaktuar programi i fushave me përparësi të cilat financohet nga ky fond.

AKTIVITETI: 9.8. Dhënia e përkrahjes këshillave kombëtare të pakicave kombëtare në realizimin e kompetencave të tyre, përmes:

- tranimit për KKPK për mekanizmat për mbrojtjen nga diskrimnimi, për legjislacionin kundër diskriminues dhe për dallimin e llojeve të diskriminimit dhe bazave për diskriminim,- përforcimi i kapaciteteve menaxhuese dhe aftësive për raportim financiar të KKPK.- lidhja me PV TË KAP 23 aktiviteti 3.8.1.35.AFATI: për aktivitete të cilat financohen nga buxheti– në mënyrë të vazhdueshme

IPА 2013 (Projekti Tuining: 2015-2017)STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Zyra për të drejta të njeriut dhe të pakicave Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare

RAPORTI: Zyra për të Drejta të Njeriut dhe të Pakicave ua ofron përkrahjen këshillave kombëtare të pakicave kombëtare në realizimin e kompetencave të tyre dhe e siguron financimin stabil të punës së tyre. Edhe krahas buxhetit restriktiv për vitin 2016, mjetet për financimin e punës së këshillave kombëtare nuk janë zvogëluar, përkatësisht kanë mbetur në nivel të mjeteve nga viti 2015, ashtu që nga buxheti i Repbulikës së Serbisë për këtë destinim në vitin 2016 do të paguhen mjetet në shumën prej 245.000.000 dinarësh. Në bazë të Aktvendimit për ndarjen e kuotës vjetore për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare për bartjen e mjeteve në nivel mujor në shumën prej 1/12 të mjeteve të siguruara.

Në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së Zyra në nëntor të vitit 2015 e organizoi grupin e punës Trajnimi i këshillave kombëtare i pakicave kombëtare – menaxhimi me financa, që ishte i orientuar për përforcimin e kapaciteteve menaxhuese dhe aftësive për raportim financiar të këshillave kombëtare të pakicave kombëtare.

Përkrahja aktiviteteve të theksuara u është siguruar edhe përmes projektit Tuinin IPA 2013 Përkrahja në përparimin e të drejtave të njeriut dhe toleranca zero ndaj diskriminimit, e financuar nga ana e BE, e të cilën e zbatojnë Zyrat për të Drejta të Njeriut dhe të Pakicave dhe

111

Page 112: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Komisari për mbrojtjen e barazisë, në bashkëpunim me Institutin për të Drejta të Njeriut Ludvig Bоlcmаn nga Austria dhe nga Zyra për pakica kombëtare e Qeverisë së Sllovenisë.

Në kuadër të projektit tuining në tremujorin I dhe II të vitit 2016, lidhur me aktivitetin e dhënies së përkrahjes këshillave kombëtare të pakicave kombëtare në realizimin e aktiviteteve të tyre, janë plotësuar këta tregues të rezultateve:

U zhvillua analiza e nevojave për trajnime dhe u përgatitën materialet për trajnim që kanë të bëjnë me mekanizmin për mbrojtjen nga diskriminimi, për legjislacionin kundër diskriminues dhe për njohjen e llojeve të diskriminimit dhe bazës për diskriminim

U mbajtën dy trajnime për përfaqësues të këshillave kombëtare të pakicave kombëtare me qëllim të përmirësimit të njohurive për mekanizmat për mbrojtjen nga diskrimnimi, për legjislaconin kundër diskriminues dhe për njohjen e bazave për diskriminim.

Më 14 qershor të vitit 2016 u mbajt trajnimi nën emërtim Mоduli А – Hyrje në kornizë kundër diskriminuese

Ky trajnim ka për qëllim njohjen me:

Planin e veprimit për aplikim të Strategjisë së parandalimit dhe mbrojtjen nga diskriminimi,

Me legjislacionin aktual kundër diskrimnimit, dhe me Mekanizmat sistematikë për luftën kundër diskriminimit.

Më 16 qershor të vitit 2016 u mbajt trajnimi nën emërtim Mоduli B – Veprimi sipas ankesave – toleranca zero për diskriminim

Ky trajnim pati për qëllim njohjen me:

Idеntifikimin e diskriminimit në bazë të dispozitave ligjore, Prоcеdurën për veprim sipas ankesave për diskriminim, dhe Mеkanizmat për luftën kundër diskriminimit, me të cilët institucioneve

mund t’u paraqiten ankesat.

Në trajnimet e theksuara morën pjesë gjithsej 21 pjesëmarrës (Mоduli А: 10, Mоduli B: 11 pjesëmarrës) dhe 11 këshilla kombëtare të pakicave kombëtare, edhe pse ftesa u është dërguar të gjitha këshillave kombëtare të pakicave kombëtare.

Trajnimet e zbatuara lidhur me mekanizmat për mbrojtjen nga diskrimnimi, për legjislacionin kundër diskriminues dhe për dallimin e llojeve të diskriminimit dhe bazës për diskriminim janë të evoluara.

112

Page 113: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Në Planin e veprimit u theksua vlera e përgjithshme e projektit IPА 2013 Përkrahja në përparimin e të drejtave të njeriut dhe toleranca zero për diskriminim, që zgjat 18 muaj (shtator 2015-mаrs 2017) dhe është 1.200.000 еuro. Bashkëfinancimi kombëtar për këtë periudhë është 60.000 еuro, të cilat i siguron KDNJP nga mjetet e buxhetit, nga të cilat në vitin 2015 nga këto mjete në Fondin kombëtar u bartën 39.024 euro. Me këtë shumë të përgjithshme të mjeteve financiare të projektit u përfshi edhe përkrahja e zbatuar e shumë aktiviteve të shumta edhe përkundër aktiviteteve të theksuara edhe në 9.8.

Për dhënien e përkrahjes këshillave kombëtare të pakicave kombëtare në realizimin e kompetencave të tyre përmes trajnimit dhe përforcimit të kapaciteteve në kuadër të aktiviteteve dhe me projektin 9.8, në vitin 2016 u planifikuan mjetet për zbatimin e tyre në shumën prej 68.785,90 еuro7. Në periudhën e tremujorit I dhe II të vitit 2016 për aktivitetet e zbatuara të theksuara në raport për aktivitetin 9.8 u shpenzuan 30.700,53 еuro.

Me qëllim të realizimit të këtij aktiviteti, Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Gjermane i pati përfaqësuesit e vet në Konferencën e OSBE-së për Nxitjen e barazisë gjinore dhe për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare (Shаbаc, më 17 dhjetor 2015.). Si rezultat i këtij trajnimi, Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Gjermane e formoi Organin konsultativ për barazi gjinore.

AKTIVITETI: 9.9. Të ripërtërihet puna e Këshillit për pakica kombëtare, në punën e të cilëve do të inkuadrohen përfaqësuesit e të të gjitha pakicave kombëtare, kurse me qëllim të realizimit efikas të të drejatave të pakicave kombëtare.- lidhja me PV TË KAP 23 masa 3.8.1.36.AFATI: për ripërtëritjen e punës – Tremujori i II i vitit 2015.

për takime të rregullta – në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti u realizua pjesërisht.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Qeveria

RAPORTI: Qeveria në seancën e mbajtur më 2 prill të vitit 2015 e mori Vendimin për formimin e Këshillit për pakica kombëtare, me të cilin për anëtarë të Këshillit u emëruan përfaqësuesit e Qeverisë, kryetarët e këshillave kombëtare të pakicave kombëtare dhe kryetari i Lidhjes së komunave hebreje të Serbisë. Zyra për të Drejta të Njeriut dhe të Pakicave e ofron përkrahjen profesionale dhe administrative-teknike për punë të Këshillit. Seanca konstitutive e Këshillit u mbajt më 29 prill të vitit 2015. Në seancë u aprovua përfundimi për planin dhe aktivitetin dhe mënyrën e punës midis dy seancave të Këshillit.

Seanca e dytë e Këshillit Kombëtar për Pakica Kombëtare u mbajt më 7 korrik të vitit 2015. Në seancë njëzërit u aprovua Raporti për aktivitete midis dy seancave të Këshillit (periudha 1 maj – 1 korrik 2015), të cilin e përgatiti Zyra për të drejta të njeriut dhe të pakicave dhe 7 Shënim: Nëse mjetet e theksuara prej 400.000 eurosh (2015-2017) kanë të bëjnë me Projektin Tuining IPA 2013 aktiviteti 9.8., është e nevojshme të shënohet ndryshimi i lartpërmendur në kuadër të mjeteve të planifikuara financaire në Planin e aprovuar të veprimit.

113

Page 114: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Përfundimi me të cilin është saktësuar në çfarë mënyre do të zbatohen aktivitetet e dakorduara.

Seanca e tretë e Këshillit për Pakica Kombëtare u mbajt më 3 nëntor të vitit 2015. Në seancë u miratua Procesverbali nga seanca e dytë e Këshillit. Pikat e rendit të ditës kanë qenë Raporti për aktivitetet e realizuara midis dy seancave të Këshillit dhe Raporti për aktivitete në hartimin e Planit të Veprimit për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare.

Për formimin e qeverisë së re, filloi nisma për ndryshimin e Vendimit për formimin e Këshillit për pakica kombëtare.

AKTIVITETI: 9.10. Të mundësohet implementimi i plotë i Ligjit për vetëqeverisjen vendore lidhur me themelimin e Këshillit për marrëdhënie ndërnacionele në të gjith komunat e përziera kombëtare në pajtim me Ligjin. Të zbatohet mbikëqyrja ndaj zbatimit të Ligjit për vetëqeverisjen vendore në këtë pikëpamje, përmes raportimit për krijimin e këshillave për marrëdhënie multi-etnike. - lidhja me aktivitetet 4.6.2, masat e veçanta që kanë të bëjnë me grupet e rrezikuara të pakicave kombëtare, të Planit të veprimit për zbatimin e Strategjisë për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi për vitin 2014-2018.- lidhja me PV TË KAP 23 aktiviteti 3.8.1.23.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për punë të vetëqeverisjes vendore Njësitë e vetëqeverisjes vendore

RAPORTI: Është duke u bërë grumbullimi i të dhënave nga njësitë e vetëqeverisjeve vendore për numrin e këshillave të themeluara ndërkombëtare, pas së cilës do të përgatitet rekomandimi për nevojën e formimit të këtyre këshillave shumëetnike.

114

Page 115: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

X POZITA EKONOMIKE E PJESËTARËVE TË BASHKËSIVE TË PAKICAVE

AKTIVITETI: 10.1. Përforcimi i pozitës ekonomike i pakicës kombëtare rome përmes aplikimit të plotë të Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë së re për inkuadrimin social të romëve dhe romeve në Republikën e Serbisë për periudhën 2016 – 2025. AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme, duke u nisur nga aprovimi i Planit të veprimitSTATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Subјеktet kompetente për Planin e veprimit Këshilli për përparimin e romëve dhe zbatimin e Dekadës së

inkuadrimit të romëve Niveli politik – nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i ndërtimtarisë,

komunikacionit dhe infrastrukturësRAPORTI: Ministria e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës po i zbaton aktivitetet e vazhdueshme edhe me qëllim të hapjes së zyrës në Beograd të Ekipit të Veprimit për integrimin e romëve deri bë vitin në 2020 të Këshillit për bashkëpunim rajonal. Si rezultat i aktiviteteve u nënshkrua Memorandumi për themelimin e punës së Ekipit të veprimit për integrimin e romëve deri në vitin 2020 midis Qeverisë së Republikës së Serbisë, të cilin e përfaqësono prof. dr. Zorana Mihajloviq nënkryetare e Qeverisë dhe ministre e Ndërtimtarisë, Komunikaconit dhe Infrastarukturës dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, të cilin e përfaqëson Goran Svilanoviq, sekretar i përëgjithshëm. Detyra themelore e Ekipit të veprimit për integrimin e romëve është që t’ia ofrojë përkrahjen Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës *8, Mаqedonisë, Serbisë, Turqisë dhe Malit të Zi në përpjekjet e tyre për zvogëlimin e dallimeve socio-ekonomike midis bashkësive rome dhe jorome.

Gjithashtu, Ministria i ka kontribuar hartimit të Strategjisë për inkuadrimin social të romëve dhe romeve në Republikën e Serbisë për periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2025. Rezultati i aktiviteteve është Strategjia e aprovuar në seancën e Qeverisë më 3 mars të vitit 2016.

Përveç kësaj, Ministria i koordinon aktivitetet me qëllim të hartimit të Versionit të punës së Planit të Veprimit të Strategjisë për inkuadrimin social të romëve dhe romeve në Republikën e Serbisë për periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2025, i cili do të përfshijë periudhën prej dy vjetësh.

Ministria i bën konsultimet me qëllim të formimit të Trupit koordinues të Qeverisë së Serbisë për përcjelljen e zbatimit të Strategjisë për inkuadrimin social të romëve dhe romeve në Republikën e Serbisë për periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2025 me përfaqësuesit e Ekipit

8 Ky emërtim nuk ndikon në qëndrimin për statusin dhe është në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 dhe me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për deklartën për pavarësinë e Kosovës.

115

Page 116: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

për inkuadrim social dhe zvogëlimin e varfërisë dhe me Këshillin Kombëtar të Pakicës Kombëtare Rome.

Në fund, Minitria ka marrë pjesë në programimin e projektit IPA 2016 – Përkrahja për përfshirjen e romëve. U aplikua për skemën grant, në vlerën prej 4,2 milionë euro, të cilën do ta zbatojë Konferenca e përhershme e qyteteve dhe komunave. Qëllimi i aplikimit dhe sigurimit të mjeteve është që dukshëm të përmirësohet pozita e romëve në bashkësitë vendore përmes realizimit të masave me përparësi të parashikuara në kuadër të Strategjisë për inkuadrimin social të romëve dhe romeve në Republikën e Serbisë për periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2025.

AKTIVITETI: 10.2. Ripërtëritja ekonomike dhe zhvillimi i rajoneve të pazhvilluara të cilat tradicionalisht janë të banuar me pakica kombëtare (Serbia Lindore, komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës), përmes: - ripërtëritjes së ndërmarrjeve të cilat kanë qenë bartës të zhvillimit të këtyre rajoneve,- përkrahja ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, sipërmarrësve dhe kooperativistëve,- tërheqja e investimeve.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për punët e ekonomisë Trupi koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

RAPORTI: Ministria e Ekonomisë po e zbaton Programin për përkrahjen e zhvillimit të infrastrukturës menaxhuese për vitin 2016. Destinimi i Programit realizohet përmes pajisjes së zonave afariste me qëllim të tërheqjes së investimeve, pjesëmarrjes në financimin e realizimit të projekteve të pajisjes infrastrukturore të zonave menaxhuese, si edhe me pjesëmarrjen në financimin e realizimit të projekteve të ndërtimit, rikonstruktimit ose përmirësimit të infrastrukturës së komunikacionit, infrastrukturës komunale, elektroenergjetike, energjetike dhe infrastrukturës tjetër e cila bëhet zonë menaxhuese dhe e bën integriin e saj në ambientin përreth.

Në pajtim me Urdhëresën për përcaktimin e Programit të përkrahjes zhvillimit të infrastrukturës për vitin 2016 u shpall konkursi publik për paraqitjen e projekteve, u bë rangimi i projekteve pas së cilës u mor Vendimi për ndarjen dhe përdorimin e mjeteve për përkrahjen e përparimit të infrastrukturës menaxhuese për vitin 2016 (Fletorja zyrtare e RS numër 50/2016 nga data 03.06.2016), me të cilin janë miratuar mjetet në shumën prej 497.956.246,84 dinarësh, pa TVSH, për bashkëfinancimin e realizimit të 32 projekteve, nga të cilat shtatë projekte planifikohen në zonën e rajonit të Serbisë Jugore dhe Lindore, dhe këtë në këto njësi të vetëqeverisjes vendore: Bеlla Pаllankë, Vranjë, Vlasotincë, Dimitrоvgrаd, Kurshumli, Nish dhe Smederevë. Në zonën e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Program nuk janë planifikuar investime.

116

Page 117: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Ministria merr pjesë në financimin e projektit në shumën deri 60% të vlerës së projektit, pa TVSH. Vetëqeverisjet vendore nga buxhetet e veta e financojnë vlerën e mbetur të projektit, pa TVSH, si edhe TVSH në vlerën e përgjithshme të tërë projektit.

Janë duke u zhvilluar procedurat e blerjeve publike, pas së cilës pritet lidhja e Kontratës për realizimin e projektit me zbatimin e punimeve.

Me qëllim të krijimit të kushteve të volitshme për tërheqjen e investimeve me përparimin e ambientit ekonomik dhe hapjes së vendeve të reja të punës në vetëqeverisjet vendore, Ministria e Ekonomisë e ka realizuar Programin për përkrahjen e zhvillimit të zonave afariste, përmes realizimit të 38 projekteve nga të cilat 12 projekte janë realizuar në zonën e rajonit të Serbisë Jugore dhe Lindore, dhe këtë në Aleksinc, Babushnicë, Bella Cërkvë, Vranjë, Vladiçin Han, Vllasotincë, Knjazhevc, Nish, Preshevë, Smederevë dhe Surdulicë.

Nga 12 projekte dhjetë projekte kanë përfunduar dhe objektet janë dorëzuar për shfrytëzim vetëqeverisjeve vendore, kurse dy projekte janë në fazën e realizimit dhe këtë:

Projekti i ndërtimit të infrastrukturës së instalimit – sigurimi me kabllo i rrjetit me tension mesatar 10 kW në zonën industriale të fshatit Çukаrkë – Prеshеvë, me vlerën e përgjithshme të kontraktuar 12.489.780 DRS dhe projekti i përpunimit të dokumentacionit teknik për ndërtimin e etno-parkut tematik tradicional të ndërtimtarisë në Serbinë Jugore në Surdulicë, në vlerën e përgjithshme të kontraktuar 17.092.800 DRS.

Prојеktet të cilat janë realizuar kanë të bëjnë me ndërtimin e infrastrukturës së komunikacionit, komunale, energjetike dhe infrastrukturës tjetër. Në këtë mënyrë janë krijuar parakushtet për ardhjen dhe fillimin e punës së investuesve, si edhe për punësime të reja.

Ministria e Ekonomisë merr pjesë në bashkëfinancimin e realizimt të projekteve në shumën deri 50% nga vlera e përgjithshme e projektit, kurse mjetet e tjera sigurohen nga buxheti i njësive të vetëqeverisjes vendore.

Gjithashtu, në zonën e rajonit të Serbisë Jugore dhe Lindore në bazë të kërkesave të paraqitura njësive të vetëqeverisjes vendore në kuadër të Programit të përkrahjes së realizimit të mjeteve me rëndësi rajonale dhe vendore në vitin 2015 u mbështetën gjashtë njësi të vetëqeverisjes vendore, dhe këtë në: Vllasotincë, Vranjë, Golubac, Kladovë, Nish, Smederevë.

Zhvillimi ekonomik i tri komunave janë përparësi vendimtare e shërbimit të Trupit koordinues për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë. Si bazë e ripërtëritjes ekonomike dhe zhvillimit të këtyre komunave, u vendos edhe zhvillimi dhe investimi në ekonomi. Përparësitë strategjike janë: ripërtëritja e ndërmarrjeve të cilat kanë qenë bartës të zhvillimit të tri komunave, përkrahja ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, sipërmarrësve dhe kooperativave dhe tërheqja e investimeve në këto tri komuna.

117

Page 118: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Nga viti 2012, shërbimi i Trupit koordinues i siguron mjetet dhe i shpall konkurset për ndarjen e mjeteve pa kthim për subvencione në shoqëritë e vogla dhe të mesme ekonomike, sipërmarrësve dhe kooperativave bujqësore në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Së pari në Dhomën Ekonomike të Serbisë është hartuar Analiza e mundësive ekonomike të këtyre tri komunave, në bazë të së cilës është hartuar programi për ndarjen e subvencioneve, të cilat për çdo vit i aprovon Qeveria e Republikës së Serbisë.

Përparësitë strategjike të Qeverisë së Republikës së Serbisë në jug të Serbisë janë ripërtëritja e ndërmarrjeve, përkrahja ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, sipërmarrjeve, sipërmarrësve dhe kooperativave dhe tërheqja e investimeve në këto tri komuna.

Nga viti 2012 shërbimi i Trupit Koordinues, në bazë të këtij programi të cilin për çdo vit e aprovon Qeveria e Republikës së Serbisë, i ka miratuar mjetet pakthim për 75 biznesmenë, në shumën e përgjithshme prej 200.000.000,00 dinarësh dhe numri i të porsapunësuarëve sipas projekteve të cilat i kanë realizuar biznesmenët është afër 200.

Rezultati i konkurseve të zbatuara dhe shtimi i numrit të të punësuarëve, përforcimi i shoqërive të vogla dhe të mesme ekonomike, sipërmarrësve dhe kooperativistëve bujqësorë për lidhjen efikase në tregun lokal, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar, përparimin e prodhimit me qëllim të rritjes ekonomike, përparimit të konkurrencës në tregjet e vendit dhe të huaja dhe përparimin e prodhimit të destinuar për import ose substitucion të importit.

Si vazhdim të aktiviteteve edhe në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në vitin 2013 Shërbimi e organizoi Panairin e mundësive të investimit. Në panair komunat i paraqitën potencialet ekonomike dhe mundësitë për investim.

Shërbimi i Trupit koordinues do ta shpallë konkursin e ri për ndarjen e subvencioneve në vitin 2016 më 6 shtator për shumën e mjeteve prej 40.000.000,00 dinarësh për të gjitha tri komunat.

Ripërtëritja e ndërmarrjeve të cilat kanë qenë bartës të zhvillimit ekonomik në tri komuna është jashtëzakonisht me rëndësi për zhvillimin e ekonomisë në jug të Serbisë. Nga viti 2013 Shërbimi i Trupit Koordineus po i ealizon aktivitetet e ripërtëritjes së ndërmarrjeve shoqërore Gumоplаstikа (Buјаnоc). Me përpjekjet e përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe shërbimit të Trupit koordinues, Gumоplаstikа pas 15 vjetësh ka dalë nga falimentimi. Hapi i ardhshëm i Trupit koordinues është gjetja e invesutesve për ripërtëritjen e veprimtarisë prodhuese të kësaj shoqërie ekonomike.

AKTIVITETI: 10.3. Tërheqja e investimeve në komunat të cilat janë klasifikuar në grupin e III dhe të IV sipas zhvillimit në pajtim me Ligjin për zhvillimin rajonal.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Agjencia zhvillimore e Serbisë Dhoma Ekonomike e Serbisë

118

Page 119: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Njësitë e vetëqeverisjes vendore KAV Dhomat Rajonale Ekonomike

RAPORTI: Agjencia zhvillimore e Serbisë, sipas Planit të Veprimit, është një nga bartësit e aktivitetit 10.3. – Tërheqja e investimeve në komunat të cilat janë klasifikuar në grupin III dhe IV sipas zhvilllueshmërisë në pajtim me Ligjin për zhvillim rajonal („Fl. zyrtare e RS", nr. 51/2009, 30/2010 dhe 89/2015 – ligji tjetër), dhe i cili është i lidhur për qëllimin strategjik – Përparimi i pozitës ekonomike i pjesëtarëve të bashkësive të pakicave.

Themelimi dhe puna e Agjencisë është përcaktuar me ligjin për investime („Fl. zyrtare e RS“, nr. 89/2015) (në tekstin e mëtejmë: LPI) dhe këtë neni 27 – 41 me nenin 36 të LPI në mënyrë tаksаtive janë theksuar punët të cilat Agjencia i kryen; midis tjerash, Аgjencia i kryen edhe punët profesionale dhe administrative-operative lidhur me projektet e tërheqjes së investimeve të drejtpërdrejta dhe investimeve dhe e përcjell realizimin e tyre në pajtim me ligjin dhe me dispozitat.

Me urdhëresën për kushtet dhe mënyrë e tërheqjes së investimeve („Fl. Zyrtare e RS", nr. 27/2016) (në tekstin e mëtejmë: Urdhëresa), midis tjerash, më hollësisht rregullohen kriteret për investime me rëndësi të veçantë vendore, kështu që procedura, shuma dhe afati për realizimin e lehtësimeve, si edhe çështjet e tjera me rëndësi për ndarjen e mjeteve të nxitjes dhe realizimit të projekteve investuese me qëllim të nxitjes së investimeve të drejtpërdrejta për përforcimin e zhvillimit në ekonomi, rritjes së punësimit dhe mirëqenies së përgjithshme shoqërore.

Me nenin 10, paragrafi 1 i Urdhëresës është përkufizuar për cilat projekte të investimit mund të ndahen mjetet, dhe këtë për: 1) projektet investuese në sektorin e prodhimit te të cilat shpenzimet e arsyetuara të investimit janë më së paku 150.000,00 euro dhe me të cilat sigurohet hapja e jo më pak se 20 vendeve të punës të lidhura me projektin e investimit në njësitë e vetëqeverisjes vendore e cila sipas shkallës së zhvillueshmërisë është klasifikuar në grupin e katërt, duke përfshirë edhe zonat e shkatërruara; 2) projektet e investimit në sektorin prodhues te të cilat janë arsyetuar shpenzimet e investimit jo më pak se 300.000,00 euro dhe me të cilat është siguruar hapja e jo më pak se 30 vendeve të reja të punës që janë të lidhura me projektin e investimit në njësitë e vetëqeverisjes vendore të cilat sipas shkallës së zhvillueshmërisë janë klasifikuar në grupin e tretë; 3) projektet e investimit në sektorin prodhues te të cilët janë arsyetuar shpenzimet e investimit jo më pak se 600.000,00 еuro dhe me të cilat është siguruar hapja e jo më pak se 40 vendeve të reja të punës lidhur me projektin e investimit në njësitë e vetëqeverisjes vendore të cilat sipas shkallës së zhvillueshmërisë janë klasifikuar në grupin e dytë; 4) projektet e investimit në sektorin prodhues te të cilët janë arsyetuar shpenzimet e investimit jo më pak se 600.000,00 еuro dhe me të cilat sigurohet hapja e jo më pak se 50 vendeve të reja të punës që kanë të bëjnë me projektin investues në njësitë e vetëqeverisjes vendore të cilat sipas shkallës së zhvillueshmërisë janë klasifikuar në grupin e parë; 5) projektet e investimit në sektorin e shërbimeve të cilat mund të jenë objekt i

119

Page 120: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

tregtisë ndërkombëtare vlera minimale e të cilit është 150.000,00 еuro dhe me të cilin sigurohet hapja jo më pak se 15 vendeve të reja të punës lidhur me projektin e investimit.

Lloji dhe shuma e mjeteve të cilat mund të ndahen janë përcaktuar me nenet 14-16 të Urdhëresës.

Me nenin 14, paragrafët 1-5 të Urdhëresës përcaktohen nxitjet për shpenzime të arsyetuara të fitimeve bruto për vende të reja të punës të cilat janë të lidhura me projektin investues dhe këtë në këtë mënyrë:

Shfrytëzuesit të mjeteve i cili hap vende të rejat të punës lidhur me projektin e investimit në njësinë e vetëqeverisjes vendore e cila është klasifikuar në grupin e parë të njësisë së vetëqeverisjes vendore sipas shkallës së zhvillimit, i lejohen mjetet pakthim në shumën prej 20% të shpenzimee të arsyetueshme të fitimit bruto nga neni 3, i kësaj urdhërese, kurse në shumën maksimale prej 3000,00 euro në kundërvlerën në dinarë sipas vendit të ri të hapur të punës.

Shfrytëzuesit të mjeteve i cili hap vende të rejat të punës lidhur me projektin e investimit në njësinë e vetëqeverisjes vendore e cila është klasifikuar në grupin e dytë të njësisë së vetëqeverisjes vendore sipas shkallës së zhvillimit, i lejohen mjetet pakthim në shumën prej 25% të shpenzimeve të arsyetueshme të fitimit bruto nga neni 3, i kësaj urdhërese, kurse në shumën maksimale prej 4000,00 euro në kundërvlerën në dinarë sipas vendit të ri të hapur të punës.

Shfrytëzuesit të mjeteve i cili hap vende të rejat të punës lidhur me projektin e investimit në njësinë e vetëqeverisjes vendore e cila është klasifikuar në grupin e tretë të njësisë së vetëqeverisjes vendore sipas shkallës së zhvillimit, i lejohen mjetet pakthim në shumën prej 30% të shpenzimeve të arsyetueshme të fitimit bruto nga neni 3, i kësaj urdhërese, kurse në shumën maksimale prej 5000,00 euro në kundërvlerën në dinarë sipas vendit të ri të hapur të punës.

Shfrytëzuesit të mjeteve i cili hap vende të rejat të punës lidhur me projektin e investimit në njësinë e vetëqeverisjes vendore e cila është klasifikuar në grupin e katërt të njësisë së vetëqeverisjes vendore sipas shkallës së zhvillimit, i lejohen mjetet pakthim në shumën prej 35% të shpenzimeve të arsyetueshme të fitimit bruto nga neni 3, i kësaj urdhërese, kurse në shumën maksimale prej 6000,00 euro në kundërvlerën në dinarë sipas vendit të ri të hapur të punës.

Shfrytëzuesit të mjeteve i cili hap vende të rejat të punës lidhur me projektin e investimit në njësinë e vetëqeverisjes vendore e cila sipas shkallës së zhvillimit është rajon i shkatërruar, i lejohen mjetet pakthim në shumën prej 40% të shpenzimeve të arsyetueshme të fitimit bruto nga neni 3, i kësaj urdhërese, kurse në shumën maksimale prej 7000,00 euro në kundërvlerën në dinarë sipas vendit të ri të hapur të punës.

120

Page 121: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Me nenin 15 paragrafët 1-5 të Urdhëresës janë përkufizuar nxitjet për shpenzime të arsyetuara të investimit në mjete themelore në këtë mënyrë:

Shfrytëzuesit të mjeteve i cili e realizon projektin e investimit në njësinë e vetëqeverisjes vendore e cila është klasifikuar në grupin e parë të klasifikimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore sipas shkallës së zhvillimit, mund t’i lejohet rritja e shumës së mjeteve pakthim nga neni 14 i kësaj urdhërese në shumën deri 10% të shpenzimeve të arsyetueshme të investimit në mjete themelore.

Shfrytëzuesit të mjeteve i cili e realizon projektin e investimit në njësinë e vetëqeverisjes vendore e cila është klasifikuar në grupin e dytë të njësisë të klasifikimit të vetëqeverisjes vendore sipas shkallës së zhvillimit, mund t’i lejohet rritja e shumës së mjeteve pakthim nga neni 14 i kësaj urdhërese në shumën deri 15% të shpenzimeve të arsyetueshme të investimit në mjete themelore.

Shfrytëzuesit të mjeteve i cili e realizon projektin e investimit në njësinë e vetëqeverisjes vendore e cila është klasifikuar në grupin e tretë të klasifikimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore sipas shkallës së zhvillimit, mund t’i lejohet rritja e shumës së mjeteve pakthim nga neni 14 i kësaj urdhërese në shumën deri 20% të shpenzimeve të arsyetueshme të investimit në mjete themelore.

Shfrytëzuesit të mjeteve i cili e realizon projektin e investimit në njësinë e vetëqeverisjes vendore e cila është klasifikuar në grupin e katërt të klasifikimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore sipas shkallës së zhvillimit, mund t’i lejohet rritja e shumës së mjeteve pakthim nga neni 14 i kësaj urdhërese në shumën deri 25% të shpenzimeve të arsyetueshme të investimit në mjete themelore.

Shfrytëzuesit të mjeteve i cili e realizon projektin e investimit në njësinë e vetëqeverisjes vendore e cila sipas shkallës së zhvillimit është rajon i shkatërruar sipas shkallës së zhvillimit, mund t’i lejohet rritja e shumës së mjeteve pakthim nga neni 14 i kësaj urdhërese në shumën deri 30% të shpenzimeve të arsyetueshme të investimit në mjete themelore.

Neni 2, paragrafi 1, pika 10 e Urdhëresës e përkufizon investimin me rëndësi të veçantë për Republikën e Serbisë me realizimin e të cilit dukshëm ndikon në zhvillimin e mëtejmë të ekonomisë së Republikës së Serbisë, e cila i kontribuon përparimit të konkurrencës së ekonomisë dhe Republikës së Serbisë si vendndodhje për invesim me realizimin e të cilit nxitet zhvillimi i barabartë rajonal në krahasim me objektin e investimit dhe përqendrimin territorial të degëve të caktuara ekonomike dhe veprimtarive ekonomike, dhe investimin: (1) në mjete bazë të përdoruesit të mjeteve më të mëdha se sa 20 milionë euro ose hapjen e më shumë se 500 vendeve të reja të punës lidhur me projektin investues, në periudhën pre tri, përkatësisht pesë vjetësh nga fillimi i investimit, ose (2) në mjete themelore të shfrytëzuesit të mjeteve më të mëdha se dy milionë euro ose hapjen e më shumë se 100 vendeve të reja të punës lidhur me projektin e investimit, në periudhën prej tri, përkatësisht pesë vjetësh nga dita e fillimit të investimit, nëse investimi realizohet në njësinë e vetëqeverisjes vendore e cila klasifikohet në grupin e tretë dhe të katërt sipas shkallës së zhvillueshmërisë, përkatësisht në

121

Page 122: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

rajon të shkatërruar, ose (3) që realizohet në territorin e një ose më shumë njësive të vetëqeverisjes vendore dhe e nxit realizimin e përparësive zhvillimore të një ose më shumë njsive të vetëqeverisjes vendore në funksion të shtimit të konkurrencës së tyre, ose (4) në bazë të marrëveshjeve të aprovuara bilaterale dhe marrëveshjeve për bashkëpunim përtejkufitar.

Sipas Rregullores për përcaktimin e listës unike të zhvillimit të rajonit dhe njësisë së vetëqeverisjes vendore për vitin 2014 („Fl. zyrtare e RS“, nr. 104/2014) Njësitë e vetëqeverisjes vendore të cilat sipas shkallës së zhvillimit janë klasifikuar në grupin e tretë janë ato te të cilat shkalla e zhvillit është në diapazonin nga 60% deri 80% të mesatares republikane; Njësitë e vetëqeverisjes vendore të cilat sipas shkallës së zhvillimit janë klasifikuar në grupin e katërt janë ato te të cilat shkalla e zhvillimit është nën 60% të mesatares republikane, kurse rajon i shkatërruar janë njësitë e vetëqeverisjes vendore shkalla e zhvillimit të të cilave është nën 50% të mesatares republikane.

Sipas dispozitave të lartëtheksuara shihet qartë se kriteret për investim në grupin e tretë dhe të katërt (duke përfshirë edhe rajonet e shkatërruara) janë dukshëm më të vogla, kurse mjetet të cilat mund të ndahen dukshëm më të mëdha, në krahasim me njësitë e vetëqeverisjes vendore të cilat sipas shkallës së zhvillimit janë klasifikuar në grupin e parë dhe të dytë. Në këtë mënyrë Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia i kontribuojnë tërheqjes së investimeve në njësitë e vetëqeverisjes vendore të cilat sipas shkallës së zhvillimit janë klasifikuar në grupin e tretë dhe të katërt, duke përfshirë edhe rajonet e shkatërruara.

Duke pasur parasysh që këto njësi të vetëqeverisjes vendore kanë shkallë mjaft të ulët të zhvillimit, dhe vetvetiu edhe rrjetin më të keq të infrastrukturës, akset e përshtatshme rrugore dhe objektet, investuesit potencialë, edhe krahas të gjitha përshtatshmërive të cilat investimi në këto njësi i ofron, më rrallë orientohen për të njëjtat.

Agjencia me asnjë akt ligjor ose nënligjor nuk është e obliguar që te investuesit të insistojë në punësimin e grupeve të caktuara entike në njësi të vetëqeverisjes vendore të cilat sipas shkallës së zhvillimit janë klasifikuar në grupin e tretë dhe të katërt duke përfshirë edhe rajonet e shkatërruara por investuesi ka mundësi të punësojë fuqinë punëtore në pajtim me nevojat e veta dhe dispozitat e ligjit për punë („Fl. zyrtare e RS“, nr. 24/2005, 61/2005, 54/2009, 32/2013 dhe 75/2014) (në tekstin e mëtejmë: LPP).Atë që e promovon Agjencia është punësimi i numrit sa më të madh të njerëzve, duke bërë përpjekje që në këtë mënyrë t’i ndihmojë zhvillimit të barabartë ekonomik të vendit dhe të gjitha njësive të vetëqeverisjes vendore.

Stimulimet për punësimin e kategorive të caktuara janë përcaktuar me Ligjin për tatim në të ardhura të qytetarëve (Fl. zyrtare e RS, nr. 24/2001, 80/2002, 80/2002 – ligji tjetër, 135/2004, 62/2006, 65/2006 – korrigj., 31/2009, 44/2009, 18/2010, 50/2011, 91/2011 – vendimi i GJK, 7/2012 – shuma e harmonizuar në din, 93/2012, 114/2012 – vendimi i GJK, 8/2013 - shuma e harmonizuar në din. 47/2013, 48/2013 – korrigj. 108/2013, 6/2014 – shuma e harmonizuar në din. 57/2014, 68/2014 – ligji tjetër, 5/2015 – shuma e harmonizuar në din. 112/2015 dhe

122

Page 123: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

5/2016 – shuma e harmonizuar në din.), si edhe me aktet nënligjore të Shërbimit Kombëtar për Punësim.

Të gjitha stimulimet të cilat i ndahen një subjekti ekonomik do të duhej t’i paraqiten komisionit për kontrollin e ndihmës shtetërore, si të vetmit organ kompetent i cili ka kujdes për lejen e ndihmës shtetërore. Paraqitjen e bën dhënësi i ndihmës shtetërore, d.m.th., organi shtetëror ose ndonjë institucion tjetër përmes të cilit ndahen këto mjete. Neni 2, paragrafi 1, pika 1) e Ligjit për kontrollin e ndihmës shtetërore (Fl. zyrtare e RS, nr. 51/2009) e përkufizon nocionin e ndihmës shtetërore në këtë mënyrë: „ndihma shtetërore është çdo shpenzim i vërtetë ose i mundshëm ose realizim i zvogëluar i të ardhurave publike, me të cilin shfrytëzuesi i ndihmës shterërore e fiton pozitën më të volitshme në treg në krahasim me konkurrentët, me çfarë e prish ose ekziston rreziku nga prishja e konkurrencës në treg.“

Në vazhdim është pasqyruar investimi i realizuar në njësitë e vetëqeverisjes vendore të cilat sipas shkallës së zhvillimit janë klasifikuar në grupin e tretë dhe të katërt, duke përfshirë edhe rajonet e shkatërruara, në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2016, si edhe shumën e mjeteve të harxhuara të buxhetit dhe numrin e personave të porsapunësuar në të njëjtën periudhë.

Numri rendor

Emërtimi i investuesitNumri i të punësuarëve

Mjetet e shpenzuara të buxhetit (në DRS)

1.Shoqëria me përgjegjësi të kufizuara TEKLAS AUTOMOTIVE Vladiçin Han

10 104.921.800,80

Me rëndësi është të theksohet:

- ndarja e njësive të vetëqeverisjes vendore sipas shkallës së zhvillimit (në bazë të Urdhëresës për rregullimin e listës unike të zhvillimit të rajonit dhe njësive të vetëqeverisjes vendore për vitin 2014) në korrelacion me zhvillimin ekonomik të një zone të caktuar, e jo me përkatësi etnike;

- me nënshkrimin e Kontratës për ndarjen e mjeteve të stimulimit, investuesi obligohet se do të resepktojë LPP me rastin e realizimit të projektit të investimit, dhe këtë lidhur me punësimin e punëtorëve të rinj, në pajtim me nevojat e veta;

- punësimi të cilin e administron Agjencia, bëhet në bazë të fuqisë së arritshme të punës dhe në pajtim me kushtet e tregut, e jo sipas përkatësisë etnike.

Lidhur me këtë që u theksua, Agjencia nuk ka mekanizma me ndihmën e të cilëve mund të insistojë te investuesi që t’i punësojë pjesëtarët e grupeve të caktuara etnike, Në këto qëllime ajo i ndërmerr të gjitha aktivitetet, në kuadër të kompetencave të veta, që investuesit e mundshëm t’i tërheqë në njësitë më të pazhvilluara të vetëqeverisjes vendore, në të cilat gjenden pjesëtarët e pakicave kombëtare të cilët janë në pozitë veçanërisht të vështirë shoqërore-ekonomike.

123

Page 124: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Dhoma Ekonomike e Serbisë në bashkëpunim me BE e organizoi Tubimin ndërkombëtar për investime Bild - Kontaktet menaxhuese – Infrastruktura lokale, i cili është mbajtur nga 5 deri më 6 korrik të vitit 2016. Gjatë ditës së parë, pas sesionit plenar nga 32 vetëqeverisje vendore të cilat i kanë paraqitur gjithsej 128 projekte, 22 drejtpërsdrejti gjatë takimeve B2B i kanë prezantuar projektet e veta para 35 kompanive italiane.

Pastaj, e promovon Bazën e projekteve investuese dhe duke pasur si qëllim që t’ua prezantojë projektet investuese të vetëqeverisjeve vendore investuesve të huaj. Dhoma Ekonomike e Serbisë ka komunikuar me vetëqeverisjet vendore dhe i ka lutur vetëqeverisjet vendore t’ia dërgojnë të gjiha projektet e veta të investimit (brаunfild, grinfild, projektet e projekteve për partneritet privat publik/koncesionet).

Më tutje, në kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin e Trupit kooridinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunën e Preshevës, Buajnocit dhe të Medvegjës, e ka ofruar mbështetjen profesionale dhe teknike në kuadër të projektit Dhënia e përkrahjes për realizimin e Programit masat për sistemimin dhe shfrytëzimin e mjeteve për subvencione shoqërive në pronësi private në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në vitin 2012, 2013, 2014 dhe në vitin 2015. Vazhdimi i realizimit të dhënies së përkrahjes profesionale nga ana e Dhomës Ekonomike të Serbisë. U planifikua edhe në vitin 2016.

Në kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e shoqërive të interesuara ekonomike dhe sipërmarrësve, anëtarët e ekipit punues të PKS i ofrojnë të gjitha informatat relevante për kushtet e shfrytëzimit të mjeteve për subvencion sipas konkurseve të shpallura në nivel vjetor, si edhe të dhënat e nevojshme për kompletimin e dokumentacionit të konkursit. Gjithashtu, përmes telefonit dhe në mënyrë elektronike u ofrohen të gjitha informatat biznesmenëve të interesuar. Sipas kërkesës së shoqërive ekonomike, Dhoma Ekonomike e Serbisë i lëshon çertifikatat për origjinën vendore të pajisjes, si edhe që pajisja nuk shitet në vend.

Konkursin e zbaton shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë me qëllim të bashkëfinancimit të projekteve në fushën e zhvillimit të bujqësisë dhe prodhimit të ushqimit për kooperativa dhe për shoqëri të vogla dhe të mesme ekonomike dhe për sipërmarrës të cilët janë regjistruar për fushat e prodhimit primar bujqësor, si edhe bashkëfinancimin e projekteve të shoqërive të vogla dhe të mesme ekonomike dhe sipërmarrësve të cilët kanë tendencë të rritjes edhe të punësimit të ri. Duke e marrë parasysh se projekti po realizohet në komunat me numër të konsiderueshëm të qytetarëve me përkatësi kombëtare, gjithsesi që i kontribuon përparimit të ambientit ekonomik të këtyre komunave dhe përmirësimit të pozitës ekonomike për të gjithë qytetarët në këtë rajon.

Deri në vitin 2015, Sekretariati Krahinor për Ekonomi dhe Turizëm nuk ka investuar veçanërisht në komunat e klasifikuara në grupin III dhe IV sipas zhvillimit, por me rastin e vendimmarrjes sipas tenderëve të shpallur publik dhe konkurseve përparësi kanë pasur paraqitësit e kërkesave nga komunat e theksuara.

124

Page 125: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

AKTIVITETI: 10.4. Përparimi i punësimit dhe stimulimi i punësimit të pjesëtarëve të pakicave kombëtare, në radhë të parë nga kategoria që punësohen me vështirësi, me zbatimin e masave të politikës aktive të punësimit.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Shërbimi Kombëtar për Punësim Ministria për Punë, Punësim, Çështje Sociale dhe të Luftëtarëve Sekretariati Krahinor për Ekonomi, Punësim dhe Barazi Gjinore Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore Partnerët socialë Këshillat kombëtare të pakicave kombëtare

RAPORTI:

Në vitin 2015 - 150.353 pesona të punësuar nga evidenca e shërbimit kombëtar për punësim kanë qenë të përfshirë me masat aktive të politikës së punësimit. Në këtë periudhë 13.141 persona pjesëtarë të pakicës kombëtare kanë qenë të përfshirë në ndonjë nga masat aktive të punësimit (8,7% nga përfshirja e përgjithshme e personave me masa aktive), nga ky numër 12.845 persona pjesëtarë të pakicave kombëtare i takojnë ndonjërës prej kategorive të personave që punësohen me vështirësi.

Vështruar sipas masave të politikës aktive të punësimit, më së shumti pjesëtarë të pakicave kombëtare janë përfshirë në panairet e punësimit (4. 871 persona – 7,5% nga përfshirja e përgjithshme e personave me këtë masë), si edhe në trajnim motivues-veprues për persona pa kualifikim dhe me kualifikime të nivelit të ulët (3.153 persona – 18,04% nga përfshirja e përgjithshme e personave me këtë masë). Në programe të punimeve publike kanë qenë të përfshirë 1.063 persona të pjesëtarëve të pakicave kombëtare (9,8% nga përfshirja e përgjithshme e personave me këtë masë).

Në trajnimin bazë nga fusha e sipërmarrësisë të cilin e zbatojnë zyrat e Shërbimit Kombëtar për Punësim kanë qenë të përfshirë 597 persona pjesëtarë të pakicave kombëtare (4,9% nga përfshirja e përgjithshme e personave me këtë masë).

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2016, 88.555 persona të papunë nga evidenca e Shërbimit Kombëtar për Punësim janë përfshirë me masat e politikës aktive të punësimit. Në periudhën e vështruar 9.130 persona pjesëtarë të pakicave kombëtare janë përfshirë në ndonjë nga masat e politikës aktive të punësimit (10,3% nga përfshirja e përgjithshme e personave me masa aktive), kurse nga ky numër 8.898 persona pjesëtarë të pakicave kombëtare i takojnë ndonjërës prej kategorive të personave që punësohen me vështirësi.

Vështruar sipas masave të politikës aktive të punësimit, më së shumti pjesëtarë të pakicave kombëtare janë përfshirë në panairet e punësimit (4. 867 persona– 11,6% nga përfshirja e përgjithshme e personave me këtë masë), edhe në trajnimin motivues-aktivizues për persona pa kualifikim dhe me kualifikime të nivelit të ulët (1.456 persona – 19,1% nga përfshirja e

125

Page 126: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

përgjithshme e personave me këtë masë). Në programe të punimeve publike janë përfshirë 558 persona pjesëtarë të pakicave kombëtare (13,4% nga përfshirja e përgjithshme e personave me këtë masë).

Në trajnim themelor nga fusha e sipërmarrësisë të cilën e zbatojnë zyrat e Shërbimit Kombëtar për punësim janë përfshirë 518 persona pjesëtarë të pakicave kombëtare (5,1% nga përfshirja e përgjithshme e personave me këtë masë).

Duke e marrë parasysh faktin se Shërbimi Kombëtar për Punësim i ka shpallur tenderët/konkurset për realizimin e masave financiare më 17 shkurt të vitit 2016 efekti i plotë i aplikimit të këtyre masave për punësim do të jetë i dukshëm në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, kur do të zbatohen edhe programet dhe masat e parashikuara me planet e veprimit për punësim në vend, të cilat bashkëfinancohen me njësitë e vetëqeverisjeve vendore.

Kornizë strategjike të politikës së punësimit paraqet Strategjia Kombëtare e Punësimit për periudhën nga viti 2011-2020. (Fletorja zyrtare e RS, numër 37/2011), me të cilën, si qëllim themelor i politikës së punësimit në Republikën e Serbisë deri në vitin 2010 është përcaktuar vendosja e trendit efikas, stabil dhe të qëndrueshëm të punësimit dhe harmonizimi i plotë i politikës së punësimit, si edhe i institucioneve të tregut të punës, me vyrtytet e BE. Me strategji janë përcaktuar edhe grupet veçanërisht të ndjeshme në tregun e punës, kurse me Planin Kombëtar të Veprimit të punësimit, i cili miratohet në nivel vjetor, përkufizohen kategoritë më të rënda të personave që punësohen me vështirësi (personat të cilët për shkak të gjendjes shëndetësore, arsimit jo të mjaftueshëm ose jopërkatës, veçorive sociodemografike, rajonale ose mosharmonizimit profesional të ofertës dhe kërkesës në tregun e punës ose rrethanave tjera objektive, më vështirë gjejnë punë), si edhe masat e politikës aktive të punësimit të orientuara në drejtim të përparimit të punësimit të tyre.

Në kategorinë e gjetjes punë me vështirësi bëjnë pjesë: romët, refugjatët dhe personat e shpërngulur brenda për brenda, personat me invaliditet, popullsia rurale (veçanërisht popullsia rurale e cila nuk ka tokë dhe popullsia rurale në Serbinë Juglindore), personat pa kualifikim/arsim, si edhe gratë, të rinjtë (15–24 vjeçarë) dhe personat e moshuar (50–64 vjeçarë), por edhe të punësuarit me afat të gjatë, prindërit vetëmbajtës, përdoruesit e ndihmës sociale, fëmijët pa kujdes prindëror, viktimat e tregtisë me njerëz dhe të ngjashme. Plani Kombëtar i Veprimit për punësim miratohet në nivel vjetor dhe është një nga instrumentet themelore të operacionalizimit të kornizës strategjike përkatësisht, me të përparësitë e përcaktuara strategjike transponohen në programe dhe masa konkrete të politikës aktive të punësimit që do të realizohet në vitin në fjalë.

Paraqitja e personave në evidencë të Shërbimit Kombëtar për punësim, përkatësisht mënyra e mbajtjes së evidencës dhe përmbajtja e të dhënave për personin janë përkufizuar me Ligjin për punësim dhe sigurim në raste të papunësisë (Fletorja zyrtare RS, nr. 36/09, 88/10 dhe 38/15) dhe me Rregulloren për përmbajtjen më të afërt të të dhënave dhe mënyrën e zhvillimit të evidencës në fushën e punësimit (Fletorja zyrtare, numër 15/10). Kombësia ose përkatësia etnike është vetëm një nga të dhënat personale të përcaktuara me nenin 5 të Rregullores së

126

Page 127: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

theksuar. E dhëna evidentohet në bazë të deklaratës së personave, përkatësisht deklarimi nuk është i obligueshëm, duke i pasur parasysh dispozitat ligjore të cilat kanë të bëjnë me ndalimin e diskriminimit me rastin e kërkimit punë dhe punësimit.

Në pajtim me këtë që u theksua, të gjithë personat e papunësuar në evidencën e Shërbimit Kombëtar për Punësim (SHKP), pa e marrë parasysh përkatësinë kombëtare, kanë mundësi t’i përdorin shërbimet e SHKP në fushën e ndërmjetësimit në punësim (në bazë të të dhënave për vëllimin dhe strukturën e ofertës dhe kërkesës në tregun e punës), por edhe programit dhe masave nga sistemi i politikës aktive të punësimit (përparimi i gjetjes punë përmes fitimit të njohurive, shkathtësive dhe kompetencave plotësuese, përkrahja e punësimit dhe e vetëpunësimit), në bazë të tenderëve aktualë publikë dhe konkurseve.

Duke e pasur parasysh pozitën shprehimisht të pavolitshme në tregun e punës së pjesëtarëve të pakicës kombëtare rome, kjo kategori e personave të papunësuar ka status të personave që punësohen me vështirësi dhe ka përparësi me rastin e inkuadrimit në programe dhe masa të politikës aktive të punësimit, me qëllim të aktivizimit të punës-sociale dhe përparimit të mundësisë së gjetjes punë, për veprim më konkurrent në tregun e punës. Aktivitetet të cilat realizohen, e të cilat janë të orientuar në drejtim të shtimit të trajtimit dhe mundësive të barabarta në tregun e punës për romë, në pajtim me kornizën strategjike të politikës së punësimit, aktivitetet e përcaktuara me Strategji për inkuadrimin social të romëve dhe romeve në Republikën e Serbisë për periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2025 (fusha e punësimit) dhe me Programin e reformave të politikës së punësimit dhe politikës sociale në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (Përfundimi 05 Numër: 101-11047/2015-7 nga 31 maji i vitit 2016).

Në pajtim me Planin Kombëtar të Veprimit për punësim për vitin 2015 (Fletorja zyrtare RS, nr. 101/14 dhe 54/15), statusi i personave që gjejnë punë me vështirësi dhe përparësi me rastin e inkuadrimit në masat e politikës aktive të punësimit kanë pasur: të rinjtë e papunë deri në moshën 30 vjeçe, personat e punësuar që janë tepricë dhe personat e papunë të moshës mbi 50 vjeçe, të punësuarit pa kualifikim dhe me kualifikim të nivelit të ulët, pesonat me invaliditet dhe romët. Gjithashtu, vëmendja e veçantë ka qenë e orientuar në drejtim të nxitjes së aktivizimit punues së përdoruesve të ndihmës sociale në të holla.

Sipas të dhënave të SHKP, më 31 dhjetor të vitit 20154, në evidencë të personave të papunë kanë qenë 22.930 romë, nga të cilët 10.669 femra.

Vështruar nga aspekti i nivelit të arsimit, personat më të përfaqësuar pa kualifikim (I dhe II i PMP) 20.376 persona, përkatësisht 88,86% nga numri i përgjithshëm i të paraqiturve, pastaj personat me nivelin e arsimimit të shkollës së mesme – 2.435, me arsim të shkollës së lartë 83 persona, përkatësisht me nivel akademik të arsimimit 36 (0,16%) e romëve/romeve.

Vështruar nga aspekti i strukturës së moshës, një pjesë e konsiderueshme e të rinjve romë/rome deri në moshën 30 vjeçe – 7.400 persona (32,23% nga numri i përgjithshëm i pjesëtarëve të papunë të pakicës kombëtare rome).

127

Page 128: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Sipas të dhënave të SHKP, në vitin 2015, janë bërë vlerësimet e gjetjes punë dhe janë përcaktuar planet individuale të punësimit të 18.479 pjesëtarëve të papunë të pakicës kombëtare rome (8.289 gra), duke përfshirë edhe rishikimet e planeve. Me shërbimet nga sistemi i orientimit profesional janë përfshirë 257 romë të papunë (infоrmimi, përzgjedhja, klasifikimi), nga të cilët 114 janë rome.

Gjatë vitit 2015 masat e politikës aktive të punësimit janë përfshirë gjithsej 4.241 romë, nga të cilët 1.879 janë gra. Në masa të kërkimit punë (trajnimi për të kërkuar punë në mënyrë akive, trajnimi i vetëefikasitetit, puna në grup për mbizotërimin e stresit për shkak të humbjes së punës, klubi për kërkimin punë, panairet e punësimit dhe trajnimet për zhvillimin e sipërmarrësisë) janë inkuadruar 2.978 romë dhe rome nga evidenca e të papunëve. Me Programet e arsimit plotësues dhe trajnimit (programi i praktikës profesionale, fitimi i njohurive praktike, trajnimi për tregun e punës, trajnimi me kërkesën e punëdhënësit dhe arsimi funksional bazë i të rriturve) janë përfshirë 648 romë, me të cilin rast më së shumti në programin e arsimit funksional themelor për të rritur (635). Me programet e punësimit të subvencuar të punësimit (subvencionimi ipunëdhënësve për hapjen e vendeve të reja të punës, subvencionimi për vetëpunësim, subvencionimi për punësim në shfrytëzuesve me aftësi pune të ndihmës sociale në të holla, subvencionimi i fitimeve për romë – personat me invaliditet pa përvojë pune dhe masat e përkrahjes për romë – personat me invaliditet) janë përfshirë 179 persona, kurse 436 romë janë angazhuar në punë përmes programit të punimeve publike.

Përmes realizimit të planeve lokale të veprimit të punësimit (programi i bashkëfinancimit të programit ose masat e politikës aktive të punësimit të përcaktuara me planet vendore të veprimit për punësim me mjete nga buxheti republikan) në masa të politikës aktive të punësimit janë përfshirë 173 romë të papunë (nga të cilët 35 rome).

Me qëllim të përparimit të cilësisë së shërbimeve dhe të punës profesionale-këshilldhënse për romët e papunë, në kuadër të Projektit Përforcimi i kohezionit social në tregun e punës përmes përkrahjes së grupeve të margjinalizuara dhe të prekura, të cilin e ka realizuar UNОPS, u organizua trajnimi Parandalimi i diskriminimit në punësimin e romëve, të cilin e kanë ndjekur 34 këshillitarë për punësim të SHKP.

Përparimi i gjetjes punë dhe stimulimi i punësimit të pjesëtarëve të papunë të pakicës kombëtare rome në periudhën janar-qershor 2016.

Në fokus të politikës së punësimit në vitin 2016, në pajtim me Planin Kombëtar të Veprimit të për punësim për vitin 2016 („Fletorja zyrtare RS“, numër 82/2015) stimulimin e mëtejmë të punësimit në sektorin privat, orientimin e masave të politikës aktive të punësimit në drejtim të rajoneve më pak të zhvilluara/të pazhvilluara dhe shtimin e inkuadrimit të personave të kategorisë që gjejnë punë më me vështirësi, në mesin e të cilëve janë edhe pjesëtarët e pakicës kombëtare rome.

Thirrjet publike/konkurset për realizimin e masave aktive të punësimit (duke përfshirë edhe thirrjen e veçantë publike për ndarjen e mjeteve për vetëpunësim të romëve/romeve), janë shpallur nga ana e SHKP më 17 shkurt të vitit 2016. Gjithashtu, romët si kategori e personave

128

Page 129: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

që punësohen më me vështirësi janë një nga gjashtë kategoritë e personave të papunë me punësimin e të cilëve punëdhënësit e sektorit privat mund ta realizojnë të drejtën për subvencion për punësimin e personave të papunë nga kategoria e personave që gjejnë punë më me vështirësi në vitin 2016.

Në tremujorin I dhe II të vitit 2016, në masa të politikës aktive të punësimit janë përfshirë edhe 2.253 romë. Struktura e pavolitshme arsimore e romëve dhe romeve të papunësuara edhe më tutje është faktor vendimtar vështirësues i daljes së tyre konkurrente në tregun e punës, e përfshin përfshirjen parësore në programe të aksionit afatshkurtër dhe angazhimit në punë (psh., Programi i punimeve publike) dhe ndikon në nivelin e ulët të interesimit të punëdhënësve për punësimin e tyre/angazhimin në punë.

Në masa të kërkimit aktiv të punës (trajnimi për kërkimin aktiv të punës, trajnimi i vetëefikasitetit, grupet e punës për mbizotërimin e stresit për shkak të humbjes së punës, klubi për kërkimin e punës, panairet e punësimit dhe trajnimi për zhvillimin e sipërmarrësisë) janë kyçur edhe 1.901 romë nga evidenca e të papunëve. Me programet e arsimit plotësues dhe trajnimit (programi i praktikës profesionale, paraqitja e njohurive praktike, trajnimit për tregun e punës, trajnimit me kërkesën e punëdhënësit dhe arsimi funksional themelor i të rriturve) janë përfshirë 13 romë, me të cilin rast thuhet se programi i arsimit funksional i arsimit fillor për të rritur i filluar në vitin 2016 do të vazhdojë në kuadër të vitit shkollor 2016/2017. Me programet e punësimit subvencional (subvencioni për punëdhënësit për hapjen e vendeve të reja të punës, subvencioni për vetëpunësim, subvencioni për punësimin e shfrytëzuesve me aftësi pune që marrin ndihmë sociale në të holla, subvencionimin e fitimeve për romë – personat me invaliditet pa përvojë pune dhe masat e përkahjes për romë – personat me invaliditet) janë përfshirë 105 persona, kurse 234 romë janë angazhuar në punë përmes programit të punimeve publike.

Me qëllim të stimulimit të zhvillimit të politikës së punësimit që përgjigjet gjendjes, nevojat dhe mundësitë e tregut të punës në vend, është marrë Vendimi për pjesëmarrjen në financimin e programit ose masat e politikës aktive të punësimit të përcaktuara me planet e veprimit në vend për punësimin në vitin 2016, me të cilin janë lejuar mjetet për bashkëfinancim të gjithsej 97 planeve të veprimit për punësim në vend në shumën prej 338.016.557,90 dinarë që është pjesë prej 12,07% e mjeteve të buxhetit të Republikës së Serbisë të orientuara për financimin e masave të politikës aktive për punësim në vitin 2016. Me 90 njësi të vetëqeverisjes vendore të SHKP i ka lidhur marrëveshjet për rregullimin e të drejtave dhe obligimeve të ndërsjella në realizimin e programit të masave të politikës aktive të punësimit. Gjithashtu, SHKP i ka lidhur edhe 44 marrëveshje për bashkëpunim teknik me njësitë e vetëqeverisjes në vend. Janë duke u bërë thirrjet publike për realizimin e planeve vendore të veprimit për punësim, në bazë të të cilave pritet inkuadrimi plotësues i pjesëtarëve të pakicës kombëtare rome në masa të politikës aktive të punësimit.

Promovimi i masave të politikës aktive të punësimit në drejtim të shtimit të gjetjes punë dhe punësimit të personave nga kategoria e atyre që gjejnë punë më me vështirësi ka vazhduar edhe në vitin 2016. Më 19 maj të vitit 2016 SHKP dhe Ambasada e Republikës së Austrisë në

129

Page 130: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

RS e ka organizuar Konferencën Rajonale Punësimi i grupeve që gjejnë punë më me vëshirësi, me qëllim të promovimit, këmbimit të përvojave dhe shembujve të praktikës së mirë në realizimin e aktiviteve të drejtuara në drejtim të integrimit me kohë dhe cilësor ose riintegrimit të personave që gjejnë punë më me vështirësi në tregun e punës.

Gjithashtu, më 31 maj të vitit 2016, Misioni i OSBE në RS, në bashkëpunim me Ministrinë për Punë, Punësim, Çështje Luftëtare dhe Sociale dhe me Ekipin për anëtarësim social dhe zvogëlimin e varfërisë e organizoi Kоnfеrеncën për praktikat më të mira në punësimin e romëve dhe romeve, gjatë së cilës janë prezantuar rezulatet dhe shembujt e praktikës së mirë komponentët e gjashtë projekteve Këtu jemi bashkë – Përkrhja evropiane për inkuadrimin e romëve, i financuar nga cikli i programit IPА 2012.

Të dhënat e hollësishme për gjendjen në evidencë dhe inkuadrimin në masa të politikës aktive të punësimit të personave të papunë të cilët janë deklaruar sipas përkatësisë kombëtare, disponon Shërbimi Kombëtar për Punësim.

Në kuadër të zbatimit të masave të politikës aktive të punësimit, përmes programit të punësimit, vetëpunësimit, praktikës profesionale dhe punimeve publike, thirrjet publike janë orientuar edhe për punësimin e kategorive më vështirë të punësuara, në mesin e të cilave përveç personave me invaliditet, prindërve vetëmbajtës, personave më të rinj se 30 vjeçarë dhe personat mbi moshën 50 vjeçe, viktimave të dhunës në familje, përdoruesve të ndihmës sociale, të ikurve dhe personave të shpërngulur dhe personave nga familja në të cilat të dy bashkëshortët janë të papunë, përparësi kanë pasur edhe pjesëtarët e pakicës kombëtare rome.

AKTIVITETI: 10.5. Përshpejtimi i investimeve nga shtetet amë të pakicave kombëtare të cilët duan të investojnë në mjediset në të cilat jetojnë pjesëtarët e pakicave kombëtare, me qëllim të shtimit të përqindjes së punësimit të pakicës kombëtare.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Dhoma Ekonomike e Serbisë Njësitë e vetëqeverisjes vendore KAV Dhomat Ekonomike Rajonale Këshillat Kombëtare të pakicave kombëtare

RAPORTI: Dhoma Ekonomike e Serbisë bashkë me Dhomën Ekonomike të Kosovës *9 më 21 tetor të vitit 2015 e ka formuar Forumin e Dhomave për Investime të Ballkanit Perëndimor. Forumi i dhomave për investime i Ballkanit Perëndimor është projekt i Procesit të Berlinit, qëllimi kryesor i të cilët është përkrahja për inkuadrimin më efikas të bashkësive menaxhuese në rajon dhe realizimin e projekteve të planifikuara infrastrukturore dhe projekteve të tjera me rëndësi për prosperitet ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi është që me veprimin e 9 Ky emërtim nuk nndikon në qëndrimin për statusin në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për deklartën për pavarësinë e Kosovës.

130

Page 131: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

dhomave të bashkuara ekonomike, me bashkëpunim dhe harmonizim të aktiviteteve të fokus të vihet zhvillimi i konkurrencës së ekonomive të rajonit.

Anëtare të Forumit janë Dhomat Ekonomike të involvuara në Procesin e Berlinit – Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova*10, Maqedonia dhe Serbia, si edhe dhomat e Kroacisë dhe të Sllovenisë, kurse përfaqësuesit e tyre e përbëjnë Këshillin administrativ. Projektin e ka mbështetur Dhoma Ekonomike e Austrisë, Asociacioni i Dhomave Ekonomike Gjermane DIHK, si edhe Dhomat Ekonomike Evropiane.

10 Ibid.

131

Page 132: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

XI BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR

AKTIVITETI: 11.1. Vazhdimi i bashkëpunimit ndërkombëtar veçanërisht në rajon, përkatësisht në zonën e ish-RSFJ dhe Evropës Juglindore, përmes:- lidhjes dhe zbatimit të dokumenteve bilaterale dhe multilaterale lidhur me çështjet me rëndësi për rajon ose marrëdhëniet midis shtetit, siç është mbrojtja dhe realizimi i të drejtave të bashkësive të pakicave;- ripërtëritjen e punës së komisioneve ekzistuese bilaterale për pakica kombëtare.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria e Punëve të Jashtme Dikasterët e Ministrive

RAPORTI: Republika e Serbisë i ka marrëveshjet e lidhura bilaterale në fushën e mbrojtjes së pakicave kombëtare me Rumaninë, Hungarinë, Kroacinë dhe me Maqedoninë.

Marrëveshja midis Qeverisë Federale të Republikës së Jugosllavisë dhe Qeverisë së Rumanisë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së pakicave kombëtare u nënshkrua më 4 nëntor të vitit 2002, dhe u ratifikua më 15 qershor të vitit 2004, kurse hyri në fuqi më 12 korrik të vitit 2004.

Marrëveshja midis Serbisë dhe Malit të Zi dhe Republikës së Hungarisë për mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare hungareze e cila jeton në Serbi dhe në Mal të Zi dhe pakicës kombëtare serbe e cila jeton në Republikën e Hungarisë u nënshkrua më 21 tetor të vitit 2003, u ratifikua më 15 qershor 2004, kurse hyri në fuqi më 28 qershor 2005.

Marrëveshja për mbrojtjen e pakicës kombëtare serbe dhe malazeze në Republikën e Maqedonisë dhe pakicës kombëtare maqedonase në Serbi dhe në Mal të Zi u nënshkrua më 6 korrik të vitit 2004, u ratifikua më 29 qershor të vitit 2005, kurse hyri në fuqi më 19 korrik të vitit 2005.

Në bazë të marrëveshjeve të lidhura bilaterale në fuhsën e mbrojtjes së pakicave kombëtare Republika e Serbisë e formoi Komisionin e Përzier Ndërqeveritar për pakica kombëtare me Rumaninë, Hungarinë, Kroacinë dhe me Maqedoninë, të cilat e përcjellin plotësimin e obligimeve të cilat dalin nga marrëveshja.

Komisioni i Përzier Ndërqeveritar i Republikës së Serbisë dhe Rumanisë për pakica kombëtare deri më tani i mbajti dy seanca – më 23 nëntor të vitit 2009 në Bukuresht dhe më 20 maj të vitit 2011 në Beograd. Është duke u përgatitur seanca e tretë e Komisionit. Në vitin 2013 u mbajtën dy mbledhje në nivel të bashkësekretarëve të KPNQ, kurse në vitin 2015 dy mbledhje të palës serbe të Komisionit. Pala rumune më 27 korrik të vitit 2015 e dërgoi

132

Page 133: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

projekt-skicën e Procesverbalit nga seanca e tretë e radhës e KPNQ midis Serbisë dhe Rumanisë për pakica. Pala jonë ia dërgoi propozimin lidhur me Procesverbalin palës rumune më 23 shkurt të vitit 2016. Jemi duke pritur përgjigjen e palës rumune.

Komisioni i Përzier Ndërqeveritar serbo-hungarez për çështje të pakicave deri më tani i ka mbajtur pesë seanca. Seanca e pestë, e fundit u mbajt më 4 prill të vitit 2016 në Suboticë. Nikoqir i seancës së shtatë, e cila duhet të mbahet në vitin 2017 do të jetë Hungaria.

Këshilli i Përzier Ndërqeveritar midis Serbisë dhe Kroacisë për çështje të pakicave deri më tani i mbajti gjshtë seanca. Seanca e gjashtë, e fundit u mbajt më 22-23 tetor të vitit 2014 në Zagreb në Vrhovinë. Në seancë ramë dakord që në sesionin e ardhshëm të shtatë të KPNQ, nikoqir i të cilit është Serbia, të mbahet nga mesi i vitit 2015. Në vitin 2015 u mbajtën dy mbledhje të cilat i përgatiti pala serbe e KPNQ, në të cilat u konstatua se koha e theksuar paraprake nuk ka qenë reale, përkatësisht që ka qenë tepër e shkurtër që të mund të përgatitet seanca.

Me Maqedoninë deri më tani nuk është mbajtur asnjë seancë e përbashkët e Komisionit të Përzier Ndërqeveritar për pakica kombëtare, kurse pala serbe e Komisionit e mbajti mbledhjen në vitin 2012. Pala maqedonase më 30 nëntor të vitit 2009 e ka njohtuar palën e vet të Komisonit të Përzier Ndërqeveritar për pakica, kurse seanca konstitutive e palës sonë u mbajt më 7 shkurt të vitit 2012.

AKTIVITETI: 11.2. Оrgаnizimi, në bashkëpunim me BE, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në, i seminareve rajonale për këmbimin e përvojave për standardet ndërkombëtare dhe me praktikat më të mira në pikëpamje të pozitës së pakicave kombëtare.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Raporti i institucionit nuk i përmban të dhënat për zbatimin e aktiviteteveBARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria e Punëve të Jashtme Dikasterët e ministrive

AKTIVITETI: 11.3. Оrgаnizimi i grupeve të punës/konferencave përkushtuar çështjeve me rëndësi për marrëdhënet midis shteteve në rajon, siç është ballafaqimi me të kaluarën, dhe çështja e problemeve të përbashkëta me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e bashkësisë rome, egjiptiane dhe ashkalinjëve në tërë rajonin.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Organizatat e shoqërisë civile Dikasterët e ministrive

RAPORTI:

133

Page 134: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

Qendra për Rajonalizim nga Novi Sadi, me përkrahjen e Fondacionit për shoqëri të hapur dhe në bashkëpunim me Zyren për të Drejta të Njeriut dhe të Pakicave, në periudhën nga 1 shtatori i vitit 2015 deri më 30 qershor të vitit 2016 do të duhej të realizojë projektin Аnаlizа e marrëveshjeve bilaterale në fushën e mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare të cilat i kanë nënshkruar njëra me tjetrën janë Serbia, Kroacia, Hungaria, Rumania dhe Maqedonia. Prојеkti, i cili është i pari me një qëllim të tillë në praktikën hulumtuese, megjithatë nuk ka përfunduar brenda afatit të përcaktuar, për shkak të pamundësisë së mbajtjes së konferencës në nivel kombëtar. Konferenca në marrëveshje me Fondacionin për shoqërinë e hapur u shty për mes të tremujorit III të vitit 2016. Përndryshe të gjitha detyrat e planifikuara të projekteve janë bërë.

Qëllimi parësor i projektit ishte:

1. Аnаlizа e funksionimit të marrëveshjeve bilaterale, si mekanizëm për përmirësimin e statutit të pakicave kombëtare.

2. Përcaktimi i çështjeve më shpesh të hapura me të cilat po ballafaqohen pjesëtarët e bashkësisë kroate, hungareze, rumune dhe maqedonase në Serbi.

Detyrat të cilat janë bërë gjatë kohëzgjatjes së projektit:

1. Procedura e hetimit që është bërë deri në fund të vitit 2015.2. Katër tryeza të rrumbullakëta me përfaqësuesit e bashkësisë kroate, hungareze,

rumune dhe maqedonase u mbajtën gjatë shkurtit, marsit dhe prillit të vitit 2016. Në to morën pjesë rreth 100 persona: përfaqësuesit e këshillave kombëtare, institucioneve dhe përfaqësuesit e këshillave kombëtare, enteve dhe institucioneve të pakicave kombëtare, avokatët e popullit, persona të shquar individualë, përfaqësuesit e shoqërisë civile të Shërbimit Publik mediatik të Vojvodinës, mediat. Tryezat e rrumbullakëta u mbajtën në Novi Sad, Suboticë (dy) dhe në Pançevë.

3. Botimet për rezultatet e rekomandimeve për secilën bashkësi hulumtuese kombëtare dhe për rekomandimet e përbashkëta u botuan në qershor të vitit 2016.

Forumi për marrëdhënie Etnike, me përkrahjen e Fondacionit për shoqërinë e hapur, i organizoi tri tryeza të përbashkëta: Marrëdhëniet bilaterale të Serbisë-Rumanisë: politika e pakicave dhe integrimet evropiane (11.06.2016), Marrëdhëniet bilaterale të Serbisë-Hungarisë: politika e pakicave dhe integrimet evropiane (25.06.2016) dhe Marrëdhëniet bilaterale të Serbisë-Kroacisë: politika e pakicave dhe integrimet evropiane (14.07.2016). Ministria e administratës shtetërore dhe e vetëqeverisjes vendore aktivisht mori pjesë në të tri tryezat e rrumbullakëta si palë hyrëse: pozita e pakicave kombëtare në Serbi, Rumani, Kroaci dhe në Hungari dhe zgjidhja e çështjeve të hapura në pajtim me kompetencat e ministrive në kuadër të marrëveshjeve bilaterale në fushën e mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare të cilat i kanë nënshrkuar në mënyrë të ndërsjellë Serbia, Kroacia, Hungaria dhe Rumania.

AKTIVITETI: 11.4. të sigurohen të gjitha kushtet nga ana e Republikës së Serbisë që komisonet ndërshtetërore të cilat janë krijuar me marrëveshje bilaterale rregullisht të

134

Page 135: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

takohen dhe plotësisht t’i përdorin kompetencat të cilat u janë përcaktuar me marrëveshje bilaterale.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria e Punëve të JashtmeRAPORTI: Kur është fjala për komisonet bilaterale ndërshtetërore për pakica kombëtare me Rumaninë, Hungarinë dhe me Kroacinë, Republika e Serbisë i siguron kushtet që ato rregullisht të mbahen dhe që plotësisht të përdoren kompetencat të cilat u janë përcaktuar me marrëveshje bilaterale. Pritet që pas formimit të Qeverisë së Serbisë përbërja e pjesës serbe e komisionit të përzier për pakica kombëtare me Rumaninë, Hungarinë dhe Kroacinë, si edhe bashkëkryetarët e tyre, të konfirmohen ose eventualisht të modifikohen, që komisionet e theksuara të vazhdojnë aktivitetet e veta të rregullta.

Kur është fjala për Komisionin e Përzier Ndërqeveritar për Pakica me Maqedoninë, pritet që Qeveria e Serbisë sa më parë të emërojë bashkëkryesuesin dhe ta formojë përbërjen e tij, që, nga pala serbe, të krijohen kushte për mbajtjen e seancës së parë të përbashkët.

AKTIVITETI: 11.5. Aprovimi i përfundimit të veçantë me të cilin urdhërohen organet kompetente që ta përcjellin zbatimin e kontratave bilaterale që sipas nevojës t’i raportojnë qeverisë për masat dhe aktivitetet e dakorduara në zbatimin e kontratave bilatarale dhe t’i propozojnë organet dhe organizatat të cilave u nevojitet që Qeveria ta urdhërojë kryerjen e masave dhe aktiviteteve të caktuara me qëllim që të realizohet ajo që është dakorduar.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti nuk u realizua.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria e Punëve të Jashtme Qeveria

RAPORTI: Bashkëkryetarët e komisioneve të përziera për pakica kombëtare janë të obliguara që t’i raportojnë Qeverisë për masat dhe aktivitetet e dakorduara në zbatimin e marrëveshjeve bilaterale për mbrojtjen e pakicave. Ky obligim gjendet në zbatimin e marrëveshjeve bilaterale të cilat Republika e Serbisë i ka lidhur, e me të cilat përkufizohet se një nga detyrat e Komisionit të përzier ndërqeveritar është paraqitja e rekomandimeve qeverive lidhur me realizimin e Marrëveshjes. Në praktiën e punës së komisionit të përzier ndërqeveritar për pakica ky obligim nuk respektohet, kështu që, në pajtim me këtë, bashkëkryesuesi i pjesë serbe i komisionit të përzier për pakica me Hungarinë dhe me Kroacinë, pas seancave të mbajtura më 4 prill të vitit 2016, përkatësisht më 22-23 tetor të vitit, ia kanë dërguar raportet Qeverisë së Republikës së Serbisë, në të cilat janë shënuar rekomandimet dhe organet e theksuara të cilat janë kompetente për zbatimin e tyre. Sipas pohimeve të Ministrisë, Qeveria përmes raportit të bashkëkryesueve është njohtuar me masat dhe aktivitetet e dakorduara dhe me bartësit e tyre. Duke e marrë parasysh këtë që është paraqitur, qëllimi i aprovimit të

135

Page 136: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

përfundimit të veçantë të Qeverisë – me të cilin kërkohet nga organet kompetente të cilat e përcjellin zbatimin e kontratave bilaterale që sipas nevojës ta njoftojnë Qeverinë për masat dhe aktivitetet e dakorduara dhe t’i propozojnë organet dhe organizatat me të cilat Qeveria do ta jepte urdhrin për ekzekutimin e tyre – do të ishte në faktin që në nivel të Qeverisë të përcillet kryerja e tyre dhe të sigurohet realizimi efikas i asaj që është dakorduar.

AKTIVITETI: 11.6. Të shtohet vetëdija për mundësitë dhe për rëndësinë e bashkëpunimit përtejkufitar të njësive të vetëqeverisjes vendore.AFATI: Në mënyrë të vazhdueshme STATUSI: Aktiviteti po realizohet me sukses.BARTËSIT DHE PARTNERËT:

Ministria kompetente për punët e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes vendore

Zyra për Integrime EvropianeRAPORTI: Republika e Serbisë merr pjesë në shtatë progame përtejkufitare dhe në dy programe të bashkëpunimit transnacional në periudhën e programit të vitit 2014-2020 të financuara në kuadër të Instrumenteve për ndihmë para hyrjes (IPА II): prоgrаmi i bashkëpunimit përtejkufitar me Kroacinë, Hungarinë, Rumaninë, Bullgarinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe me Maqedoninë (programi i bashkëpunimit përtejkufiar me Maqedoninë i është dërguar Komisionit Evropian për miratim dhe është planifikuar periudha 2016-2020.); si edhe dy programe të bashkëpunimit transnacional: Program trаnsnаciоnаl Danubi/Dunav/, në të cilin marrin pjesë 14 shtete të rajonit të Podunavës, që i përgjigjet territorit të Strategjisë makrorajonale të BE për Podunavle, dhe Programi transnacional Deti Adriatik-Jon, në të cilin marrin pjesë tetë shtete të rajonit, i cili e përfshin territorin e Strategjisë Makrorajonale të BE për rajonin e Detit Adriatik-Jon.

Territori i përfshirë me programet e bashkëpunimit përtejkufitar është përkufizuar me programet operative dhe i përfshin pjesët kufitare të shteteve pjesëmarrëse, kurse programet transnacionale i përfshijnë sipërfaqet më të mëdha territoriale të shteteve pjesëmarrëse.

Partnerët e pranueshëm të projekteve të cilët mund të konkurrojnë për ndarjen e mjeteve pakthim janë personat juridikë jopërfitues, shoqatat, organizatat joqeveriare, agjencitë rajonale zhvillimore, dhomat ekonomike, ndërmarrjet publike, si edhe Njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe të administratës shtetërore. Ndarja e mjeteve pakthim bëhet përmes konkurseve publike për grumbullimin e propozimeve dhe të projekteve. Propozimet e projekteve u dërgohen bashkë organizatave partnere. Pak para shpalljes së konkurseve publike për grumbullimin e propozimeve të projekteve ose gjatë kohëzgjatjes së konkursit, Zyra për integrime evropiane, në bashkëpunim me institucionet partnere në shtetet fqinje dhe në organet e secilit prej programeve të bashkëpunimit përtejkufitar dhe transnacional, në territorin e Republikës së Serbisë i organizon grupet e punës për informacione, grupet e punës për hartimin e propozimeve për projekte, si edhe Forumin për kërkimin e partnerëve për hartimin e propozimeve të projekteve. Grupet e punës për informacione, grupet e punës për

136

Page 137: ljudskaprava.gov.rs · Web viewMungesa e makinës e vë në pyetje që pjesëtarët e pakicave kombëtare të mund ta përdorin këtë institucion dhe organizimin e pranimit të qytetarëve

hartimin e propozimeve të projekteve dhe forumet për kërkimin e partnerëve mbahen në territoret që janë përfshirë me programe përtejkufitare përkatësisht bashkëpunimit transnacional.

Nga fillimi i vitit deri më 31 gusht të vitit 2016 u mbajtën dy grupe pune informative në Beograd në kuadër të Programit transnavional të Detit Adriatik-Jon, në të cilat morën pjesë nëntë përfaqësues të vetëqeverisjeve vendore (Pançeva, Çaçaku, Krushevci, Novi Sadi dhe Beogradi – komuna Savski venac), si edhe dy grupe informative të punës për nevoja të promovimit të konkursit të parë publik në kuadër të programit të bashkëpunimit përtejkufitar Kroacia-Serbia, në Loznicë dhe në Novi Sad, në të cilat morën pjesë 16 përfaqësues të vetëqeverisjeve vendore (Nоvi Sаd, Subоticë, Mitrovicë e Sremit, Shаbаc, Оxhаci, Kullë, Titеl, Rumë, Bаçkа Tоpоllë, Ingji, Bаçkа Pаlаnkë, Аpаtin, Shid, Stаrа Pаzоvë, Sоmbоr) dhe një “Klinikë” e projektit për përgatitjen e propozim projekteve në Novi Sad, në të cilën morën pjesë gjithashtu 16 përfaqësues të vetëqeverisjeve vendore nga komunat e përmenduara. Në kuadër të programeve të tjera të bashkëpunimit përtejkufitar dhe transnacional këto aktivitete përfunduan gjatë vitit 2015.

Konkurset e ardhshme publike për grumbullimin e propozim projekteve planifikohen në tremujorin e fundit të vitit 2016, përkatësisht në tremujorin e parë të vitit 2017. Shpallja e konkurseve publike për grumbullimin e propozim projekteve do të përcillet përmes fushatave të rregullta informative.

137