327
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr. i vendimit Data PALËT Faqe 343 (00-2010-1162) 07.09.2010.....Ahmet Meko (Jorgo Kolis) në mungesë kundër Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë në mungesë 7 344 (00-2010-1048) 07.09.2010.....Mehtap Biçaku në mungesë kundër Agjencia e K.K.Pronave Tiranë në mungesë, Bujar Madani, Filloreta Madani në mungesë, Enti Kombëtar i Banesave Qarku Vlorë në mungesë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë në mungesë 11 345 (00-2010-1042) 07.09.2010.......Taibe Lalo në mungesë kundër Edmond Lalo në mungesë, Natasha Dinellari, Sokol Dinellari në mungesë...........................17 346 (00-2010-1346) 14.09.2010..............Ibrahim Qordja (trashëgimtarët ligjorë të tij), Bukurie Qordja dhe Fatmira Qordja kundër Sheqere Qordja.......................22 347 (00-2010-1230) 14.09.2010..............Shoqëria “M.T. Construksion” shpk kundër Shoqëria “Teodori 2003” shpk, Shoqëria “Teodori” shpk 26 348 (00-2010-1231) 12.09.2010........Shoqëria “Qira” shpk kundër Bordi i Kullimit Durrës- Krujë në mungesë.....................28 349 (00-2010-1056) 14.09.2010........Shkëlqim Memaj kundër Shoqëria “Diamand” sh.p.k. në mungesë, Xhemile Toptani në mungesë, Bashkia Tiranë...............................31 1

 · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

  • Upload
    others

  • View
    13

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr. i vendimit Data PALËT Faqe

343 (00-2010-1162) 07.09.2010 Ahmet Meko (Jorgo Kolis) në mungesë kundër Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë në mungesë..............7

344 (00-2010-1048) 07.09.2010 Mehtap Biçaku në mungesë kundër Agjencia e K.K.Pronave Tiranë në mungesë, Bujar Madani, Filloreta Madani në mungesë, Enti Kombëtar i Banesave Qarku Vlorë në mungesë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë në mungesë..................11

345 (00-2010-1042) 07.09.2010 Taibe Lalo në mungesë kundër Edmond Lalo në mungesë, Natasha Dinellari, Sokol Dinellari në mungesë.......................................................................17

346 (00-2010-1346) 14.09.2010 Ibrahim Qordja (trashëgimtarët ligjorë të tij), Bukurie Qordja dhe Fatmira Qordja kundër Sheqere Qordja.................................................................22

347 (00-2010-1230) 14.09.2010 Shoqëria “M.T. Construksion” shpk kundër Shoqëria “Teodori 2003” shpk, Shoqëria “Teodori” shpk...............26

348 (00-2010-1231) 12.09.2010 Shoqëria “Qira” shpk kundër Bordi i Kullimit Durrës-Krujë në mungesë.............................................................28

349 (00-2010-1056) 14.09.2010 Shkëlqim Memaj kundër Shoqëria “Diamand” sh.p.k. në mungesë, Xhemile Toptani në mungesë, Bashkia Tiranë................................................................................31

350 (00-2010-1344) 23.09.2010 Xhavit Hoxha, Vjollca Kamberi ne mungese, Zamira Hoxha ne mungese, Albana Hoxha ne mungese, Ardian Hoxha kundër Shaban Hoxha, Sadete Piperi, Valter Piperi...............................................39

351 (00-2010-1043) 23.09.2010 Maliq Protoduari, Xhevair Ismaili, Irakli Dinaku kundër Komisioni Vendor i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë pranë Prefektit të Qarkut Berat në mungesë, Seksioni i Administrimit dhe i Mbrojtjes së Tokës të Qarkut Berat në mungesë, Veli Gllava, në mungesë............

45 352 (00-2010-1232) 23.09.2010 Kërkues: Kujtim Cenaj në mungesë.................................50353 (00-2010-1233) 23.09.2010 Trashëgimtarët ligjorë të Shyqyri Agalliut në mungesë

kundër Trashëgimtarët ligjorë të Ibrahim Agalliut, Agjencia Rajonale e K.K.P. Tiranë në mungesë, ZRPP Tiranë në mungesë, Shoqëria “Jon 2002” shpk në mungesë, Trashëgimtarët ligjorë të Rustem Agalliut në mungesë.......................................................................52

354 (00-2010-1128) 28.09.2010 Mehmet Zeneli në mungesë kundër Drejtoria Rajonale Tatimore Lushnjë në mungesë, Avokatura e Shtetit-Zyra Vendore Vlorë në mungesë......................................56

355 (00-2010-1129) 28.09.2010 Shoqëria “Mia Construksion 2003” sh.p.k. në mungesë kundër Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës.....................59

356 (00-2010-1199) 28.09.2010 “Miri 2001“ sh.p.k. kundër Dega e Tatim-Taksave Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve....................63

1

Page 2:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

357 (00-2010-1388) 28.09.2010 Kandeli Gega në mungesë, Arsino Myzeqari në mungesë kundër A.K.K.P. Tiranë në mungesë, Thoma Vasili në mungesë, Ylli Eskiu në mungesë, Selaudin Eskiu në mungesë, Flutura Eskiu në mungesë, Zeqir Eskiu në mungesë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier në mungesë, Sotiraq Bega në mungesë..................................................69

358 (00-2010-1386) 28.09.2010 Laureta Duraj në mungesë kundër Drejtoria Rajonale Tatimore Fier në mungesë................................................72

359 (00-2010-1387) 28.09.2010 “Glori” sh.p.k. kundër Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Tiranë, Dega e Doganës Shkodër në mungesë.......................................................................75

360 (00-2010-1158) 30.09.2010 Bashkia Tiranë kundër Këshilli i Ministrave në mungesë, Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës në mungesë, Qendra Kombëtare e Regjistrimit Tiranë në mungesë, Avokatura e Shtetit...........

78361 (00-2010-1274) 30.09.2010 Liri Naqe kundër Shoqëria “Asfaltim Rruga” sh.a.

84362 (00-2010-1275) 30.09.2010 Mehmet Emiri kundër Kujtim Bajrami në mungesë,

Arben Bajrami në mungesë, Vladimir Bajrami në mungesë, Bardhyl Bajrami në mungesë.......................90

363 (00-2010-1069) 30.09.2010 Shoqata për Pyje e Kullota Komunale, Komuna Shllak, Malësi e Madhe në mungesë kundër Drejtoria e Apelimit Tatimor në mungesë..........................................95

364 (00-2010-1070) 30.09.2010 Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë në mungesë, kundër Dëfrim Hajredin Lamçe në mungesë, Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në mungesë.....................................................100

365 (00-2010-1157) 30.09.2010 Bedullë Mançe në mungesë kundër Lirije Hazizolli (Guri), Shkëndie Hazizolli (Guri), Avni Guri, Rifat Lamçja, Mimoza Cara, Shkëlqim Lamçja, Ardjan Lamçja, Haki Lamçja, Bajram Guri, Zyra Guri, Pëllumbe Guri, Besnik Guri, në mungesë.......................105

366 (00-2010-1161) 30.09.2010 Shoqëria “Alb Turist Vlorë” sh.a., Nikolla Vongli; Aleksandër Kapaj kundër Kristaq Pema; Pandeli Pema, Vllasi Pema, Administratorët e përbashkët të Shoqërisë “Kamberi”.......................................................................108

367 (00-2010-1249) 30.09.2010 Kujtim Laçi në mungesë kundër Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Tiranë në mungesë, Institucioni i Vuajtjes së Dënimeve Penale Burrelnë mungesë.....................................................................115

368 (00-2010-1250) 30.09.2010 I. T. kundër A. T. (S.).....................................................117

Çështje Penale

25 (00-2010-1229) 15.09.2010 Kёrkuese: Adriana Kalaja...............................................12326 (00-2010-1146) 15.09.2010 Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së

Parë Gjirokastër

2

Page 3:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

I pandehur: Pëllumb Boçia, i padënuar...........................12627 (00-2010-1156) 15.09.2010 Kërkues: Kreshnik Maloku.............................................13028 (00-2010-1202) 22.09.2010 Kёrkues: Kristian Kola, i padënuar.................................13329 (00-2010-1174) 22.09.2010 I pandehur: Valon Kyçyku..............................................13630 (00-2010-1209) 29.09.2010 I pandehur: Sokol Kashta................................................13831 (00-2010-1207) 29.09.2010 Kërkues: Hysni Morina...................................................14132 (00-2010-1210) 29.09.2010 I pandehur: Artur Kreka..................................................145806 (00-2010-1228) 15.09.2010 I pandehur: Satilno Basho...............................................149807 (00-2010-1144) 15.09.2010 Kёrkues: Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë

Tiranë I dёnuar: Edmond Bego (Manoli Bega)..........................153

808 (00-2010-1145) 15.09.2010 I pandehur: Gjovalin Toma, i padënuar..........................158809 (00-2010-1222) 15.09.2010 I pandehur: Denis Meta...................................................161810 (00-2010-1221) 15.09.2010 Të pandehur: Kastriot Llupi, Vilson Rushi,

Spiro Kotroçi, Sinan Rabi...............................................165811 (00-2010-1577) 15.09.2010 Të pandehur: Elson Kokomeci, Demir Guri,

Luan Shahu.....................................................................170812 (00-2010-1362) 17.09.2010 Kërkues: Florian Meçe....................................................176841 (00-2010-1180) 22.09.2010 I pandehur: Dashamir Bylyku.........................................180842 (00-2010-1200) 22.09.2010 Të pandehur: Lorenc Molla i padënuar, Lorenc Molla

i padënuar........................................................................185843 (00-2010-1208) 22.09.2010 I pandehur: Festim Abdi.................................................189844 (00-2010-1417) 22.09.2010 Kёrkues: Ymer Dakoli, Adem Dakoli............................193849 (00-2010-1158) 29.09.2010 I pandehur: Bardhyl Rustemi..........................................196850 (00-2010-1218) 29.09.2010 Të pandehur: Bajram Lika, Brikena Taku......................199851 (00-2010-1201) 29.09.2010 I pandehur: Ded Stragu...................................................202852 (00-2010-1447) 29.09.2010 Të pandehur: Hasan Gjinaj, Xhafer Tozaj, Artur Balilo

(Shpëtim Jaçe), Aranit Halilaj, Ilia (Ilir) Gjiçali.............208

3

Page 4:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

4

Page 5:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

ÇËSHTJE CIVILE

5

Page 6:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

6

Page 7:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.11241-01817-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1162 i Vendimit (343)

VENDIM

NЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesArdian Nuni AnëtarEvelina Qirjako AnëtareMirela Fana AnëtareAleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 07.09.2010, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket palëve:

PADITËS: AHMET MEKO (JORGO KOLIS), në mungesëE PADITUR: DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT

KORÇË, në mungesë

OBJEKTI:Rikthim në punë, kërkim page.

Baza Ligjore: Neni 324 i K.Pr.Civile, neni 68 i ligjit nr.8853, datë 25.11.1999

“Për Policinë e shtetit”.-

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin nr.721, datë 20.03.2007, ka vendosur:Pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë që i përket paditësit Ahmet Meko dhe të paditurit Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë, duke u detyruar pala e paditur t’i paguajë paditësit dëmshpërblimin në vlerën e pagës prej 14.310 lekë në muaj, për periudhën 13.02.1998 deri në 27.11.2000.Rrëzimin e kërkesë padisë për pagimin e dëmshpërblimit për periudhën nga 27.11.2000 e në vazhdim.Rrëzimin e kërkesë padisë përsa i përket rikthimit në punë.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.218, datë 06.06.2007, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.721, datë 20.03.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Korçë, në bazë të nenit 472 të Kodit të Proçedurës Civile, ka ushtruar rekurs i padituri Drejtoria e Policisë Qarkut Korçë, duke parashtruar këto shkaqe:

- Paditësi ka shërbyer në forcat e policisë 9 muaj e gjysëm, të ndara në dy periudha: 01.03.1995 deri 13.07.1995 dhe 18.09.1997 deri 13.02.1998, për këto dy periudha ka marrë dy masa për përjashtim, së fundi ndaj tij ka filluar proçedimi penal për veprën penale të shkeljes së rregullave të shërbimit të rojes në kufi dhe kontrabandë nga punonjësit e doganave në bashkëpunim.

7

Page 8:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Lirimi i paditësit nga detyra është bërë në përputhje me nenin 43/1 të ligjit 7504, datë 30.07.19991, i cili ka qenë në fuqi në momentin e përjashtimit të paditësit nga policia.

- Paditësi ndodhet në kushtet e rregullit nr.12, pika 6 të Rregullores së Disiplinës së Policisë së Shtetit miratuar me VKM nr.279, datë 02.06.2000, e cila ka qenë në fuqi në momentin kur ndaj tij është vendosur pushimi i gjykimit për mungesë së provueshmërisë së fajësisë në ngarkim të tij.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; dhe si e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRezulton nga gjykimi se paditësi Ahmet Meko ka ushtruar funksionin e punonjësit të

policisë së shtetit pranë trupës së shërbimit të sektorit të policisë kufitare në Postën e Kalimit të Kufirit Goricë nga data 18.09.1997 deri në datën 13.02.1998, kur me vendim të palës së paditur Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë është liruar nga kjo detyrë.

Në datën 13.02.1998 kur paditësi ka qënë me shërbim, është konstatuar kalimi pa kryer procedura zhdoganimi i tre mjeteve motorike për transportin e mallrave të ngarkuar me cigare.

Në rrethana të tilla, nga pala e paditur Policia e Qarkut Korçë, pasi është pezulluar menjëherë nga detyra ditën e ngjarjes, në datën 24.02.1998 është vendosur edhe lirimi nga detyra i paditësit Meko. Motivi i lirimit nga detyra, sikurse rezulton nga vendimi i palës së paditur, është shkelja e rregullave të shërbimit në ngjarjen e datës 13.02.1998 ku, sipas të paditurve, është konstatuar kalimi i automjeve me cigare kontrabandë.

Lidhur me këtë fakt penal, menjëherë ka filluar edhe një procedim penal, subjekt i së cilës ka qënë edhe paditësi Meko, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të shkeljes së rregullave të shërbimit të rojes në kufi (neni 43/2 i K.P.Ushtarak) dhe kontrabandës nga punonjësit e doganës në bashkëpunim (nenet 175 e 25 të K.Penal).

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes penale, Gjykata e Apelit Ushtarak, me vendimin nr.88 datë 27.11.2000, ka vendosur pushimin e gjykimit të çështjes në ngarkim të të pandehurit Ahmet Meko, për shkak të mungesës së provueshmërisë së fajësisë në ngarkim të tij.

Duke pretenduar se është vënë në dijeni të largimit nga detyra vetëm në datën 28.10.2006, paditësi Meko i është drejtuar gjykatës me padi, me anë të së cilës kërkon rikthimin në funksionin e mëparshëm si punonjës policie dhe pagesën e pagave që nga koha e lirimit pa të drejtë nga detyra deri në datën 28.10.2006, kur ai pretendon se është vënë në dijeni të lirimit nga detyra.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka vendosur pranimin e pjesshëm të padisë vetëm për dëmshpërblimin për lirimin pa të drejtë nga detyra dhe vetëm për periudhën nga data 13.02.1998 kur paditësi është liruar nga detyra deri në datën 27.11.2000, ditë në të cilën ai është shpallur i pafajshëm nga vendimi gjyqësor penal i formës së prere. Gjykata ka rrëzuar padinë lidhur me kërkimin për rikthimin në punë si dhe për dëmshpërblimin për periudhën nga data 27.11.2000 e në vijim.

Gjykata e shkallës së parë arsyeton se në gjykim u provua që motivi i lirimit nga detyra të paditësit ka qënë vetëm shkelja prej tij e rregullave të shërbimit në datën 13.02.1998 kur pretendohet se kanë kaluar automjete me mall kontrabandë në pikën kufitare Goricë ku paditësi kryen shërbimin. Por, nga vendimi penal i formës së prerë së gjykatës së apelit rezulton se, lidhur me paditësin, në gjykimin në apel, bazuar në nenet 388/d dhe 428/c të K.Pr.Penale, është vendosur pushimi e çështjes se nuk u provua që i pandehuri (paditësi në këtë gjykim) të ketë kryer veprat penale për të cilat është akuzuar.

8

Page 9:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Prandaj, gjykata e shkallës së parë ka ardhur në përfundimin, se në kushtet kur nga gjykimi penal u vërtetua, se paditësi nuk ka kryer veprime që përbëjnë shkelje të rregullave të shërbimit në kufi, atëhere edhe lirimi nga detyra i tij si punonjës policie nuk është i mbështetur në ndonjë shkak të ligjshëm. Gjykata ka mbajtur parasysh edhe parashikimet e nenit 70/1 të K.Pr.Penale, sipas të cilit vendimi penal i formës së prerë është i detyrueshëm për gjykatën civile përsa i përket faktit nëse vepra është kryer apo jo nga i gjykuari. Nga ana tjetër, lirimi nga detyra vjen në kundërshtim edhe me nenin 43/1 të ligjit nr.7504 datë 30.07.1991 “Për Policinë e Rendit” (i ndryshuar), ku parashikohet se punonjësi i policisë lirohet nga detyra kur ai është dënuar për kryerjen e një vepre penale dhe jo kur ndaj tij fillon një procedim penal.

Gjykata e Apelit Korçë, e vënë në lëvizje vetëm mbi ankimin e palës së paditur, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Gjykata e apelit në vendimin e saj konfirmon arsyetimet e parashtruara në vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë pala e paditur Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë. Në rekurs në thelb pretendohet zbatim i gabuar i ligjit nga gjykata sepse paditësi është larguar nga detyra për shkak se ndaj tij kishte filluar një procedim penal duke u zbatuar drejt neni 43/1 i ligjit nr.7504, datë 30.07.1991. Paditësi ka kryer edhe shkelje të tjera disiplinore në të kaluarën.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i gjykatës së apelit është dhënë në zbatim të drejtë të ligjit, prandaj duhet të mbetet në fuqi.

Në nenin 43, paragrafi i parë të ligjit nr.7504, datë 30.07.1991 “Për Policinë e Rendit” (i ndryshuar), parashikohet se: “…….policët e policisë së rendit lirohen nga detyra në rastet kur dënohen për vepra penale, kryejnë shkelje të rënda në detyrë dhe kur kanë mangësi të vazhdueshme në kryerjen e detyrës…”.

Kolegji vëren se, sipas ligjit të zbatueshëm për çështjen në gjykim, kjo dispozitë justifikon lirimin nga detyra të policit vetëm kur ai është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale. Por, në çështjen objekt gjykimi, ndonëse ndaj paditësit ka filluar një procedim penal, me vendim penal të formës së prerë, çështja ndaj tij është pushuar sipas njërit prej rasteve të pafajësisë: nuk është provuar që i pandehuri ka kryer veprën për të cilën akuzohet.

Kështu, ligji i kohës nuk ka parashikuar në ndonjë dispozitë që një masë e tillë disiplinore ekstreme të merret edhe kur ndaj policit vetëm sapo fillon një procedim penal. Prandaj, Kolegji Civil konkludon se nuk mbështetet në ligj pretendimi i ngritur nga pala e paditur gjatë gjykimeve si edhe në rekurs se, lirimi nga detyra i paditësit ishte i justifikuar vetëm me faktin e fillimit të procedimit penal ndaj tij.

Gjithashtu, ndryshe nga sa pretendohet edhe në rekurs, drejt kanë arsyetuar gjykatat më të ulëta kur kanë rrëzuar pretendimin e të paditurit se lirimi nga detyra është mbështetur edhe në shkeljet e përsëritura të rregullave të shërbimit nga ana e paditësit. Gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit, duke çmuar provat shkresore, kanë evidentuar se bazuar në to, si dhe në urdhërin nr.181 datë 24.02.1998 për nxjerrjen në lirim të paditësit Meko i vetmi motiv për marrjen e kësaj mase disiplinore ka qënë se “në datën 12.02.1998 duke qënë në shërbim në PKK Goricë kanë shkelur rëndë rregullat e shërbimit…”. Por nga gjykimi rezultoi se me vendimin penal të formës së prerë nuk u vërtetua ditën e ngjarjes që paditësi të ketë kryer ndonjë veprim a mosveprim për shkeljen e rregullave të shërbimit të rojes në kufi, për rrjedhojë, edhe lirimi i tij nga detyra, për të njëjtin motiv, nuk është i mbështetur në prova dhe në ligj (neni 70/1 i K.Pr.Penale).

Pretendimet e tjera të parashtruara në rekurs nuk lidhen me zbatimin e ligjit por me vlerësimin dhe çmuarjen e provave nga gjykatat e faktit, gjë që nuk bën pjesë në objektin e gjykimit të Gjykatës së Lartë.

9

Page 10:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të shkronjës “a” të nenit 485 të Kodit

të Procedurës Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.218, datë 06.06.2007 të Gjykatës së Apelit Korçë.

Tiranë, me 07.09.2010

10

Page 11:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.31003-01314-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1048 i Vendimit (344)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvelina Qirjako AnetareMirela Fana AnetareMajlinda Andrea AnetareAleksandër Muskaj Anetar

në datën 07.09.2010 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore, çështjen me palë:

PADITËS: MEHTAP BIÇAKU, në mungesë TË PADITUR : AGJENCIA E K.K.PRONAVE TIRANË,

në mungesëBUJAR MADANI, i përfaqësuar në gjyq nga av.Spiro Kaso. FILLORETA MADANI, në mungesëENTI KOMBËTAR I BANESAVE, QARKU VLORË, në mungesë ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME VLORË, në mungesë

OBJEKTI:Konstatim i pavlefshmërisë absolute

të kontratës së privatizimit të datës 26.10.2008. Kundërshtimi i pikës 2 të vendimit nr.128, datë 23.06.2009

të Zyrës Rajonale të K.K.K.Pronave Vlorë. Detyrimin e Z.R.P.P. Vlorë për fshirjen e pasurisë 12/5 + 1-3, volumi 14, faqe 138, të ndodhur në Zonën Kadastrale 8601,

në pronësi të paditurve Bujar dhe Filloreta Madani.Baza Ligjore: Neni 92/a i K.Civil,

VKM nr. 81, datë 28.02.1994, i ndryshuar me V.K.M. nr.379, datë 26.06.1995, pika 1 dhe 2.

Ligji nr.9235, datë 29.07.2004 "Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës",

Ligji nr.7843, datë 13.07.1994, Rregullorja e Z.R.P.P., Ligji nr.7652, datë 23.12.1992,

Neni 584 i K.Civil, Neni 32, i K.Pr.Civile.

11

Page 12:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e ndërmjetëm nr.2753 (211) akti, datë 17.05.2010, ka vendosur:

Të rrëzojë pretendimet e të paditurit Bujar Madani lidhur me juridiksionin dhe kompetencën e çështjes civile me palë paditëse: Mehtap Biçaku; të paditur: Bujar Madani, Filloreta Madani, Enti Kombëtar i Banesave Dega Vlorë, Z.R.K.K. Pronave Qarku Vlorë e zëvendësuar me Z.R.K.K. Pronave Tiranë (n.184 K.Pr.Civile) dhe Z.R.P.P. Vlorë; me objekt: a) Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të kontratës privatizimit datë 26.10.2008. Kundërshtimi i pikës 2 të vendimit nr.128, datë 23.06.2009, etj...

Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim të veçantë pala e paditur, Bujar Madani dhe Filloreta Madani, me anën e të cilit ka kërkuar prishjen e vendimit të ndërmjetëm nr.2753 (211) akti, datë 17.05.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Si shkaqe të ankimit, pala ankuese ka paraqitur: - Agjencia e K.K.Pronave është person juridik me qendër në Tiranë dhe paditë ngrihen

në gjykatën e vendit ku personi juridik ka qendrën e tij, që është Gjykata e Tiranës.- Vendimi i K.K.K.Pronave nr.128, datë 23.06.2009, objekt konflikti, është në Zyrën e

Apelimit dhe pra procesi administrativ nuk ka përfunduar dhe, sipas vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë nr.2, të vitit 2009, duhet të përfundojë rruga administrative.

- Pala paditëse nuk ka interes të ligjshëm, pasi këtë të drejtë e ka kërkuar në rrugë administrative dhe gjyqësore dhe ka një vendim të gjykatës së apelit dhe asaj të Lartë që ia ka refuzuar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; dëgjoi përfaqësuesin e të

paditurit Bujar Madani, av.Spiro Kaso, i cili kërkoi prishjen e vendimit të ndërmjetëm nr.2753 (211) akti, datë 17.05.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe nxjerrjen e çështjes pjesërisht jashtë juridiksionit gjyqësor; dhe pasi e diskutoi çështjen në tërësi; në mungesë të pjesëmarrësve të tjerë në proces,

V Ë R E NSe vendimi i ndërmjetëm nr.2753 (211) akti, datë 17.05.2010 i Gjykatës së Shkallës

së Parë Vlorë është marrë në interpretim e zbatim të gabuar të ligjit procedural civil, përsa i përket juridiksionit dhe si i tillë ai duhet të prishet e çështja të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor për këtë pjesë dhe të vendoset pushimi i gjykimit përsa i përket kompetencës.

A. Rrethanat e faktit

1. Paditësi Mehtap Biçaku, sipas dëshmisë së trashëgimisë ligjore administruar në dosje, është trashëgimtar i radhës së parë të të ndjerit Shefqet Verlaci.

2. Me vendimin nr.109, datë 23.01.2001 të K.K.K.Pronave Vlorë është njohur dhe kthyer në natyrë një ndërtesë dy-katëshe (ish-Hotel Adriatiku), i ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë.

3. Mbi objektin ekzistues, shteti ka ndërtuar një kat (katin e tretë). Me vendimin nr.128, datë 23.06.2009 të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Vlorë, palës paditëse i është njohur pjesërisht e drejta e parablerjes vetëm për 214 m2, mbi shtesën e katit të tretë si më sipër. Ndërsa për sipërfaqen prej 93 m2 i është refuzuar kërkesa, pasi kjo ishte privatizuar më parë nga të paditurit Bujar dhe Filloreta Madani.

12

Page 13:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

4. Paditësi Mehtap Biçaku, nuk ka qenë dakord me pikën 2 të këtij vendimi dhe e ka kundërshtuar në rrugë administrative tek Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Qëndrore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Rezulton nga aktet se ky ankim nuk është shqyrtuar ende nga ana e Drejtorit të palës së paditur, Agjencisë Qëndrore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.

5. Në këto kushte, kur ankimi nuk është shqyrtuar ende, paditësi Mehtap Biçaku i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë me kërkesë padi, me anën e së cilës ka kërkuar: “Konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës së privatizimit të të paditurve Bujar Madani dhe Floreta Madani, si dhe kundërshtimin e pikës 2 të vendimit nr.128, datë 23.06.2009 të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Vlorë”.

6. I padituri Bujar Madani, ka pretnduar se pala paditëse nuk ka interes të ligjshëm në ngritjen e kësaj kërkesë padie. Po kështu, i padituri Bujar Madani ka pretenduar se çështja duhet të dalë jashtë juridiksionit gjyqësor dhe se Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë nuk është kompentente nga pikëpamje tokësore.

7. Paditësi Mehtap Biçaku ka kërkuar rrëzimin e kërkesës së të paditurit Bujar Madani, me pretendimin se vendimi nr.128, datë 23.06.2009 i Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë ka marrë formë të prerë, sepse afati i shqyrtimit është një muaj dhe nuk është shqyrtuar kërkesa dhe se kompetente për gjykimin e kësaj çështje është Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë.

B. Procedurat gjyqësore

8. Paditësi Mehtap Biçaku i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë me kërkesë padi, me objektin e cituar më sipër, në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

9. Në seancën e datës 17.05.2010, i padituri Bujar Madani ka kërkuar shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për gjykimin e kësaj çështje dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, në të kundërt përjashtimin e gjyqtarit të çështjes.

10. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e ndërmjetëm nr.2753 (211) akti, datë 17.05.2010, ka vendosur: “Të rrëzojë pretendimet e të paditurit Bujar Madani lidhur me juridiksionin dhe kompetencën e çështjes civile me palë paditëse Mehtap Bicaku, të paditur Bujar Madani, Filloreta Madani, Enti Kombetar i Banesave Dega Vlorë, Z.R.K.K.Pronave Qarku Vlorë e zëvendësuar me Z.R.K.K.Pronave Tiranë (neni 184 i K.Pr.Civile) dhe Z.R.P.P. Vlorë; me objekt: a) Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të kontratës privatizimit datë 26.10.2008. Kundërshtimi i pikës 2 të vendimit nr.128, datë 23.06.2009 etj...”.

11. Kundër këtij vendimi kanë bërë ankim të veçantë të paditurit Bujar Madani dhe Filloreta Madani, me anën e të cilit ka kërkuar prishjen e vendimit nr.2753 (211) akti, datë 17.05.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, me shkaqet dhe pretendimet e përmendura më sipër, në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

C. Në lidhje me vendimin e ankimuar

12. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka arritur në përfundimin që mosmarrëveshja objekt i gjykimit bën pjesë në juridiksionin gjyqësor dhe se Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë është kompetente për gjykimin e kësaj çështje.

13. Gjykata e shkallës së parë arsyeton se: “... nga administrimi i vendimit nr.128, datë 23.06.2009 i Z.R.K.K.Pronave Vlorë rezulton se vendimi i mësipërm ka marrë formë të prerë më datë 14.08.2009... në gjykim nuk u paraqit nga asnjëra palë ndonjë dokument që të vërtetojë se A.K.K.P. Tiranë të ketë dhënë ndonjë vendim brenda afateve ligjore që parashikon ligji nr.10207, datë 23.12.2009...”.

13

Page 14:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

D. Arsyetimi ligjor14. Shkaqet e parashtruara në ankimin e veçantë, pasi u analizuan nga Kolegji Civil i

Gjykatës së Lartë, kanë rezultuar të bazuara në ligj (neni 472 i Kodit të Procedurës Civile) dhe si të tilla, do të pranohen.

15. I padituri Bujar Madani, siç është përmendur më sipër në pjesën përshkruese-arsyetuese të këtij vendimi, ka bërë dy kërkime, ka kërkuar nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor dhe ka kërkuar moskompetencën e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për gjykimin e çështjes.

16. Kolegji Civil i Gjykates së Lartë vlerëson me vend të marrë në shqyrtim në radhë të parë vendimin e gjykatës së shkallës së parë në lidhje me juridiksionin.

17. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në përcaktimet e nenit 59 të K.Pr.Civile (Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë dhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ...), mbi kërkesën e të paditurit Bujar Madani për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, ka marrë në shqyrtim çështjen nëse mosmarrëveshja që ka për shqyrtim bën pjesë në juridiksionin gjyqësor, apo atë administrativ.

18. Në përfundim të shqyrtimit, gjykata e shkallës së parë ka arritur në konkluzionin se shqyrtimi i kërkesë padisë së paraqitur nga paditësi Mehtap Biçaku i përket juridiksionit gjyqësor.

19. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson në interpretim e zbatim të gabuar të ligjit përfundimin e arritur nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë në lidhje me juridiksionin, përsa i përket kërkimit të paditësit për kundërshtimin e pikës 2 të vendimit nr.128, datë 23.06.2009 të Zyrës Rajonale të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë.

20. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se gjykata nuk ka juridiksion për të zgjidhur mosmarrëveshjen lidhur me këtë kërkim të paditësit.

21. Siç ka dalë nga aktet e ndodhura në dosje dhe është pranuar nga pjesëmarrësit në gjykim, si pala paditëse, ashtu edhe i padituri Bujar Madani, kanë bërë ankim pranë Agjensisë Qëndrore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë dhe se çështja nuk është shqyrtuar ende nga kjo e fundit.

22. Në të tilla rrethana, rezulton se nuk ka përfunduar ende procedura e shqyrtimit administrativ të çështjes. Vetëm pas përfundimit të procedurës së plotë të ankimit administrativ, subjekti kërkues (në rastin tonë paditësi Mehtap Biçaku), ka të drejtën e ankimit në gjykatë.

23. Përderisa nuk ka përfunduar procesi administrativ, paditësi nuk mund t’i drejtohet gjykatës për zgjidhjen e këtij konflikti.

24. Përsa i përket pjesës tjetër të ankimit të veçantë të paraqitur nga të paditurit Bujar Madani dhe Filloreta Madani, kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, e cila ka rrëzuar kërkesën e të paditurve për shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se ankimi i veçantë është paraqitur në kundërshtim me përcaktimet e bëra nga ligjvënësi në K.Pr.Civile dhe si i tillë ai (ankimi), nuk do të merret në shqyrtim nga ky Kolegj, për këtë pjesë.

25. Ligjvënësi, në Kreun e IIItë të Titullit të IIItë të Pjesës së Parë të K.Pr.Civile, e konkretisht në nenet 42-54 të tij, ka përcaktuar rregullat që rregullojnë kompetencën tokësore.

26. Ndërsa në pikën “D” të këtij Kreu ka përcaktuar rregullat në lidhje me kundërshtimin e juridiksionit dhe të kompetencës, si dhe rregullat në lidhje me ankimin kundër vendimeve të gjykatës në këto raste.

14

Page 15:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

27. Në vështrim të kreut të IItë, të titullit të VItë të pjesës së Parë të Kodit të Procedurës Civile, gjykata që shqyrton një konflikt civil disponon me tre lloj vendimesh: (i) vendime të ndërmjetme, që merren gjatë gjykimit (neni 125); (ii) vendime përfundimtare, që i japin fund gjykimit, duke e zgjidhur çështjen në themel (neni 126); (iii) vendime jopërfundimtare, të cilat i japin fund gjykimit pa e zgjidhur çështjen në themel (neni 127).

28. Në interpretim të sa më sipër arrihet në konkluzionin se vendimi i gjykatës së shkallës së parë, i marrë në datën 17.05.2010, është një “vendim i ndërmjetëm”, në kuptim të nenit 125 të K.Pr.Civile: “Vendimet e ndërmjetme jepen nga gjykata në seancë gjyqësore, me qëllim që t’i përgjigjet kërkesave dhe të sigurohet zhvillimi i gjykimit në pajtim me dispozitat e këtij Kodi”, pasi ai është dhënë nga gjykata në përgjigje të kërkesës së bërë nga i padituri Bujar Madani për shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shqyrtimin e çështjes.

29. Kërkesa e të paditurit Bujar Madani dhe ankimi i veçantë i paraqitur prej tij dhe të paditurës Filloreta Madani, i referohet nenit 62 të K.Pr.Civile, i cili parashikon se: “Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj, mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët ...në Gjykatën e Lartë”.

30. Nga përmbajtja e dispozitës nuk rezulton të jetë e parashikuar në mënyrë të shprehur e drejta e palëve të interesuara që, ndaj vendimit të ndërmjetëm të gjykatës që rrëzon kërkesën për shpalljen e moskompetencës, të bëhet potencialisht ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë, konform parashikimeve të nenit 470/2 të K.Pr.Civile, sipas të cilit: “... megjithatë, në rastet e parashikuara shprehimisht në këtë Kod, kundër vendimeve të ndërmjetme mund të bëhet ankim i veçantë...”.

31. Për pasojë, vendimi i ndërmjetëm i gjykatës datë 17.05.2010, duke mos u parashikuar shprehimisht në ligj e drejta e ankimit të veçantë të tij, mund të ankimohet vetëm së bashku me ankimin kundër vendimit përfundimtar që i jep fund shqyrtimit gjyqësor të çështjes (Vendimet e ndërmjetme që jepen nga gjykata e shkallës së parë mund të ndryshohen, apo të tërhiqen gjatë gjykimit. Këto vendime mund të goditen me ankim së bashku me vendimin përfundimtar”, neni 470/1i K.Pr.Civile).

32. Ankimi i paraqitur të paditurit Bujar Madani dhe Filloreta Madani, duke mos respektuar momentin e duhur procedural të parashikuar në Kodin e Procedurës Civile, nuk mund të shqyrtohet nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

E. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes

33. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka kuptuar dhe zbatuar gabim ligjin. Ajo (gjykata), gabimisht ka vendosur rrëzimin e kërkesës së palës së paditur për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes.

34. Në kushtet e parashtruara, vendimi i ndërmjetëm nr.2753 (211) akti, datë 17.05.2010 i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, është i pabazuar në ligj dhe për këto shkaqe do të prishet e çështja të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor, vetëm përsa i përket kërkimit të padisë për kundërshtimin e pikës 2 të vendimit nr.128, datë 23.06.2009 të Zyrës Rajonale të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Vlorë.

35. Ndërsa për pjesën tjetër, ankimi i veçantë i paraqitur nga të paditurit Bujar Madani dhe Filloreta Madani nuk mund të merret në shqyrtim nga ana e këtij Kolegji dhe në të tilla rrethana do të vendoset pushimi i gjykimit për këtë pjesë.

15

Page 16:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e neneve 59 e 62 të Kodit të

Procedurës Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit të ndërmjetëm nr.2753 (211) akti, datë 17.05.2010 të Gjykatës së

Shkallës së Parë Vlorë përsa i përket juridiksionit. Nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor vetëm përsa i përket kërkimit të paditësit Mehtap Biçaku për kundërshtimin e pikës 2 të vendimit nr.128, datë 23.06.2009 të Zyrës Rajonale të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë.

Pushimin e gjykimit të çështjes në lidhje me kompetencën.

Tiranë, më 07.09.2010

16

Page 17:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.11243-01779-00-2007 i Regj. Themeltar Nr.00-2010-1042 i Vendimit (345)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvelina Qirjako AnëtareMirela Fana AnëtareMajlinda Andrea AnëtareAleksandër Muskaj Anëtar

në datën 07.09.2010 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore, çështjen civile me palë:

PADITËS: TAIBE LALO, në mungesëTE PADITUR: EDMOND LALO, në mungesë

NATASHA DINELLARI, përfaqësuar në gjyq nga av. Agron LamajSOKOL DINELLARI, në mungesë

OBJEKTI:

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të akt-marrëveshjes nr.2626 rep., nr.2348 kol., datë 24.08.2005

dhe të kontratës së dhurimit nr.2643 rep., nr.2364 kol., datë 24.08.2005. Sigurimi i objektit të padisë.

Baza Ligjore: Nenet 92/a,b, 93, 95, 200/c, 204 dhe 701 të 452 K.Civil, akt-marrëveshja nr.2626 rep., nr.2348 kol., datë 24.08.2005

dhe kontrata e dhurimit nr.2643 rep., nr.2364 kol., datë 24.08.2005.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin civil nr.973, datë 13.04.2007, ka vendosur:

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së dhurimit nr.2643 rep., nr.2364 kol., datë 24.08.2005, me dhurues të paditurin Edmond Lalo dhe pranuese dhurimi Natasha Dinellari.Kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme, duke kaluar pronësia e fituar nëpërmjet kësaj kontrate në emër të dhuruesit Edmond Lalo.Rrëzimin e padisë në lidhje me pavlefshmërinë e akt-marrëveshjes nr.2626 rep., nr.2348 kol., datë 24.08.2005, si të pambështetur në ligj …".

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.251, datë 26.06.2007, ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.973, datë 13.04.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

17

Page 18:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Kundër këtij vendimi kanë bërë rekurs të paditurit Natasha Dinellari dhe Sokol Dinellari, me anën e të cilit kanë kërkuar: Prishjen e vendimit nr.251, datë 26.06.2007 të Gjykatës së Apelit Korçë, të vendimit nr.973, datë 13.04.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe rrëzimin e kërkesë padisë.

Si shkaqe të rekursit personat e tretë parashtrojnë: - Gjykata ka shkelur nenin 16 te K.Pr.Civile, që e detyron atë të zbatojë të drejtën dhe

të mos lidhet me përcaktimin që bën pala. Paditësi nuk ka përcaktuar drejtë objektin e padisë, nëse kemi të bëjmë me veprime juridike të pavlefshme, apo të tilla që konstatohen të pavlefshme dhe gjykata, pa sqaruar rrethanat e çështjes, është shprehur për pavlefshmëri absolute, pa patur kërkesë nga paditësi. Pra gjykata ka dalë tej cakut të kërkesë padisë.

- Gjykata ka shkelur nenin 2 dhe 32 të K.Pr.Civile. Paditësja ka kërkuar pavlefshmërinë e veprimit juridik të lidhur midis të paditurit dhe personave të tretë dhe për sa kohë paditësja nuk është vetë palë në atë veprim juridik, ajo nuk ka të drejtë të vërë në lëvizje gjykatën, pasi nuk ka interes të ligjshëm.

- Arsyetimi i gjykatës se kontrarta e dhurimit është një veprim juridik pa kundërshpërblim, kurse në fakt rezulton e kundërta, është në kundërshtim me ligjin. Në bazë të nenit 768 të K.Civil, dhurimi mund të rëndohet me barrë ose me kusht dhe në të tilla rrethana, veprimi juridik është plotësisht në përputhje me ligjin.

- Edhe arsyetimi i gjykatës se kontrata e dhurimit është veprim juridik absolutisht i pavlefshëm, sepse është kryer për të mashtruar ligjin, nuk ka mbështetje ligjore. Në asnjë normë të veprimit juridik nuk vërtetohet se qëllimi i palëve ka qënë shitja dhe jo dhurimi. Por edhe po të jetë kështu, kemi të bëjmë me një veprim fiktiv dhe jo me mashtrim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; dëgjoi përfaqësuesin e të

paditurës Natasha Dinellari, av.Agron Lamaj, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.251, datë 26.06.2007 të Gjykatës së Apelit Korçë, të vendimit nr.973, datë 13.04.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe pushimin e gjykimit të çështjes; dhe si shqyrtoi e bisedoi çështjen në tërësi; në mungesë të pjesëmarrësve të tjerë në gjykim,

V Ë R E NSe vendimi nr.251, datë 26.06.2007 i Gjykatës së Apelit Korçë, si dhe ai nr.973, datë

13.04.2007 i Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, janë rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe si të tillë ata do të prishen, duke u vendosur pushimi i gjykimit të çështjes.

A. Rrethanat e faktit

1. Paditësja Taibe Lalo, është nëna e të paditurit Edmond Lalo dhe të dy së bashku janë bashkëpronarë mbi një pasuri të paluajtëshme (një shtëpi banimi së bashku me truallin prej 240 m2), të ndodhur në Rrugën “Emin Duraku”, Korçë, pasuri e cila figuron e regjistruar në Zyrën e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme Korçë me nr.5/808 pasurie, në Zonën Kadastrale 8563.

2. Kjo bashkëpronësi rrjedh nga pjesëtimi i kësaj pasurie me bashkëpronarët e tjerë, pjesëtim i cili është bërë me vendimin nr.175, datë 01.02.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

3. Sipas këtij vendimi, paditësja Taibe Lalo dhe i padituri Edmond Lalo kanë në bashkëpronësi, të dy së bashku 5/14 pjesë të pasurisë dhe konkretisht, i padituri Edmond Lalo 4/14 pjesë dhe paditësja Taibe Lalo 1/14 pjesë.

18

Page 19:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

4. Në datën 24.08.2005 i padituri Edmond Lalo ka lidhur me të paditurin Sokol Dinellari, akt -marrëveshjen nr.2626 rep., nr.2348 kol.

5. Sipas akt-marrëveshjes së cituar në paragrafin më sipër, i padituri Edmond Lalo i jep të paditurit Sokol Dinellari një truall rreth 200 m2, të ndodhur në Rrugën “Emin Duraku”, Korçë, me qëllim që të ndërtonte një pallat mbi këtë sipërfaqe. Nga ana tjetër, i padituri Sokol Dinellari do t’i jepte të paditurit Edmond Lalo një apartament banimi me sip. 90m2, në përfundim të ndërtimit. Gjithashtu, i padituri Sokol Dinellari merrte përsipër të ndërtonte dhe t’i dorëzonte nënës së të paditurit Edmond Lalo, paditëses Taibe Lalo, një apartament me sip. 40 m2, në të njëjtin pallat.

6. Po sipas kësaj akt-marrëveshje, i padituri Sokol Dinellari do t’i jepte të paditurit Edmond Lalo edhe një shumë prej 1.000.000 lekë, shumë e cila i është dorëzuar në prani të noteres.

7. Po atë ditë, pra në datën 24.08.2005, i padituri Edmond Lalo, ka lidhur kontratën e dhurimit nr.2643 rep., nr.2364 kol., me të paditurën tjetër në këtë gjykim, Natasha Dinellari, e cila është bashkëshortja e të paditurit Sokol Dinellari

8. Sipas kësaj kontrate dhurimi, i padituri Edmond Lalo i dhuron të paditurës Natasha Dinellari pjesën e tij takuese në banesë dhe në truall (të përshkruar më sipër), prej 4/14 pjesë.

9. Paditësja Taibe Lalo ka pretenduar se të dy këto veprime juridike janë kryer për të mashtruar ligjin, duke patur si qëllim të vetëm tjetërsimin e kësaj prone.

10. I padituri Edmond Lalo ka pretenduar në gjykim se qëllimi i tij ka qenë që në këmbim të truallit dhe të banesës së vjetër, të merrte një banesë të re në pallatin që do të ndërtonte i padituri Sokol Dinellari.

11. I padituri Sokol Dinellari ka pretenduar se akt-marrëveshja e datës 24.08.2005, e lidhur me të paditurin Edmond Dinellari është e vlefshme dhe është bërë sipas kushteve të pranuara nga vetë palët. Po kështu ka pretenduar i padituri Sokol Dinellari, shuma prej 1.000.000 lekë, nuk ka lidhje me këtë akt-marrëveshje, por përfaqëson në total shumën e lekëve të dhëna borxh prej tij të paditurit Edmond Lalo. I padituri Sokol Dinellari ka pretenduar gjithashtu se nuk ka patur dijeni për kontratën e dhurimit të lidhur po atë ditë midis të paditurit Edmond Lalo dhe bashkëshortes së tij, të paditurës tjetër në këtë gjykim, Natasha Dinellari.

12. Ndërsa e paditura tjetër në këtë gjykim, Natasha Dinellari ka pretenduar se kontrata e dhurimit e lidhur me të paditurin Edmond Lalo, është bërë në përputhje me ligjin dhe se nuk ka asnjë lidhje me akt-marrëveshjen e lidhur me bashkëshortin e saj, të paditurin Sokol Dinellari.

B. Procedurat gjyqësore

13. Paditësja Taibe Lalo i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë me kërkesë padi, me objekt: “Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të akt-marrëveshjes nr.2626 rep., nr.2348 kol., datë 24.08.2005 dhe të kontratës së dhurimit nr.2643 rep., nr.2364 kol., datë 24.08.2005”.

14. Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin nr.973, datë 13.04.2007, ka vendosur: "Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së dhurimit nr.2643 rep., nr.2364 kol., datë 24.08.2005, me dhurues të paditurin Edmond Lalo dhe pranuese dhurimi Natasha Dinellari. Kthimin e palëve në gjendjen e mëparëshme, duke kaluar pronësia e fituar nëpërmjet kësaj kontrate në emër të dhuruesit Edmond Lalo. Rrëzimin e padisë në lidhje me pavlefshmërinë e akt-marrëveshjes nr.2626 rep., nr.2348 kol., datë 24.08.2005, si të pambështetur në ligj… ".

15. Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.251, datë 26.06.2007, ka vendosur: "Lënien në fuqi të vendimit nr.973, datë 13.04.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë".

19

Page 20:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

16. Kundër këtij vendimi kanë bërë rekurs të paditurit Natasha Dinellari dhe Sokol Dinellari, me anën e të cilit ka kërkuar prishjen e vendimit nr.251, datë 26.06.2007 të Gjykatës së Apelit Korçë, të vendimit nr.973, datë 13.04.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe rrëzimin e kërkesë padisë, me shkaqet dhe pretendimet e përmendura më sipër, në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

C. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar

17. Gjykata e Apelit Korçë ka arritur në përfundimin që vendimi i gjykatës së shkallës së parë është i bazuar në ligj dhe në prova e në të tilla rrethana, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

18. Gjykata e apelit arsyeton se: “… kontrata e dhurimit, është një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm sepse është kryer për të mashtruar ligjën, për të fshehur në fakt shitjen e kësaj pjese të pandarë të pronës që Edmondi e ka në bashkëpronësi të pandarë me nënën kundrejt një shpërblimi i cili pretendohet që pasqyron borxhet që ata kishin ndaj njëri tjetrit…nga sa parashtruam më lart me të drejtë paditësja Taibe Lalo si bashkëpronare e pronës ndaj të cilës është vepruar pa marrë pëlqimin dhe miratimin e saj legjitimohet në ngritjen e kësaj kërkesë padie në mbështetje të nenit 32/a të K.Pr.Civile…”.

D. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes

19. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit Korçë, ashtu edhe ai i Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, janë marrë në interpretim e zbatim të gabuar të ligjit.

20. Siç është parashtruar më sipër në pjesën hyrëse të këtij vendimi, paditësja Taibe Lalo i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë me kërkesë padi, me anën e së cilës ka kërkuar: “Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të akt-marrëveshjes nr.2626 rep., nr.2348 kol., datë 24.08.2005 dhe të kontratës së dhurimit nr.2643 rep., nr.2364 kol., datë 24.08.2005.”, e thënë ndryshe, paditësja ka kërkuar që të konstatohet se të dy veprimet juridike të cituara më sipër janë veprime juridike absolutisht të pavlefshme.

21. Ligjvënësi në Kreun e II-të, të Titullit të III-të, të Pjesës së parë të Kodit Civil, ka parashikuar dispozita që rregullojnë pavlefshmërinë e veprimeve juridike, duke rregulluar në të njëjtën kohë edhe pasojat e pavlefshmërisë së veprimit juridik.

22. Në vështrim të këtij parashikimi ligjor, veprimet juridike të pavlefshme janë dy kategori: (i) kategoria e parë, janë veprimet juridike absolutisht të pavlefshme ose siç i quan ligjvënësi, veprimet juridike të pavlefshme dhe (ii) kategoria e dytë, janë veprimet juridike relativisht të pavlefshme ose, siç i quan ligjvënësi veprime juridike që shpallen të pavlefshme.

23. Një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm apo, i pavlefshëm (termi i përdorur nga ligjvënësi) është i pavlefshëm që në momentin e kryerjes së tij, ai nuk krijon asnjë pasojë juridike për palët dhe konsiderohet si i paqenë (nul), pavarësisht se mund të ketë krijuar pasoja materiale për palët.

24. Po kështu, veprimi juridik i pavlefshëm nuk mund të bëhet më i vlefshëm me asnjë lloj “korrigjimi” të mëpasshëm, qoftë edhe me zhdukjen e shkakut të pavlefshmërisë.

25. Duke qenë i tillë, veprimi juridik i pavlefshëm nuk mund të deklarohet i pavlefshëm nga gjykata. Ai (veprimi juridik), është i pavlefshëm dhe gjykata vetëm sa konstaton që një veprim juridik i caktuar është i pavlefshëm dhe mbi këtë fakt, zgjidh mosmarrëveshjen midis palëve pjesëmarrës në gjykim.

26. Në të tilla rrethana, nëqoftëse gjykata gjatë gjykimit të një çështje konstaton se një veprim juridik është i pavlefshëm (absolutisht i pavlefshëm), ajo duhet të zgjidhë çështjen duke konsideruar pavlefshmërinë e këtij veprimi edhe pa patur asnjë lloj kërkimi nga palët pjesëmarrëse në gjykim.

20

Page 21:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

27. Bazuar në doktrinën dhe jurisprudencën e veprimeve juridike, për të marrë në konsideratë pavlefshmërinë absolute të veprimit juridik, nuk është e nevojshme paraqitja e ndonjë kërkese të posaçme qoftë edhe padi apo kundërpadi.

28. Duke patur parasysh sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson të gabuar qëndrimin e mbajtur nga të dyja gjykatat e ulëta, të cilat kanë marrë në shqyrtim dhe kanë “zgjidhur në themel”, një kërkim të tillë të paditëses Taibe Lalo, vetëm konstatimin e pavlefshmërisë së veprimit juridik.

29. Gjykata e Apelit Korçë, në vështrim të parashikimit ligjor të nenit 468 të Kodit Civil (Gjykata e apelit kur konstaton se çështja nuk hyn në juridiksionin gjyqësor, si edhe kur padia nuk mund të ngrihej, ose gjykimi nuk mund të vazhdonte, prish vendimin dhe vendos vetë pushimin e gjykimit të çështjes), duhej të prishte vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe të vendoste pushimin e gjykimit të çështjes pasi, padia nuk mund të ngrihej.

30. Gjykata e Lartë, me vendimet e saj ka krijuar jurisprudencë të qartë dhe koherente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tilla. Nuk mund të ngrihet padi vetëm për konstatimin e pavlefshmërisë së veprimit juridik.

31. Të dyja gjykatat nuk e kanë pasur parasysh jo vetëm ligjin, por edhe praktikën gjyqësore në këtë drejtim.

32. Në kushtet e parashtruara vendimi nr.251, datë 26.06.2007 i Gjykatës së Apelit Korçë, si dhe ai nr.973, datë 13.04.2007, i Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, janë rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe si te tillë ata do të prishen, duke u vendosur pushimi i gjykimit të çështjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 485 shkronja “e” të

Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.251, datë 26.06.2007 të Gjykatës së Apelit Korçë, të vendimit

nr.973, datë 13.04.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe pushimin e gjykimit të çështjes.

Tiranë, më 07.09.2010

21

Page 22:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.11115-01809-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1346 i Vendimit (346)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni KryesuesEvelina Qirjako AnëtareMirela Fana AnëtareAndi Çeliku AnëtarAleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 14.09.2010, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: IBRAHIM QORDJA (TRASHËGIMTARËT LIGJORË TË TIJ), BUKURIE QORDJA DHE FATMIRA QORDJA, të përfaqësuar nga av.Kozma Janku.

I PADITUR: SHEQERE QORDJA, e përfaqësuar nga av.Baftjar Rusi.

OBJEKTI:Lirim e dorëzim sendi.

Detyrimi i palës së paditur të paguajë shpërblimin nga përdorimi i sendit në shumën prej 5 000 lekë në muaj

nga data 01.08.2000, deri në ditën e ekzekutimit të vendimit.Baza Ligjore: Nenet 296 e 298 te K.Civil.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.3651, datë 08.06.2005, ka vendosur:

Rrëzimin e padisë së paditësit Ibrahim Qordja.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.459, datë 20.04.2007, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.3651, datë 08.06.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs pala paditëse, me anën e të cilit ka kërkuar: Ndryshimin e vendimit nr.459, datë 20.04.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë, të vendimit nr.3651, datë 08.06.2005 të Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë dhe pranimin e padisë.

Si shkaqe të rekursit, pala paditëse parashtron: - Gjykata e apelit, ndonëse provoi me ekspertë se dhoma objekt konflikti është ndërtuar

nga unë paditësi, në vendim arsyeton për humbjen e pronësisë së dhomës nga paditësi dhe fitimin e pronësisë së saj nga pala e paditur, për shkak të plotësimit të kushteve ligjore të “Parashkrimit fitues”, bazuar në nenet 168, 169, 170, 171 të K.Civil.

22

Page 23:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Pala jonë legjitimohet në ngritjen e padisë, sepse disponon dokumenta pronësie të konfirmuara nga Z.V.R.P.P. Tiranë.

- Pala e paditur nuk disponon asnjë veprim juridik për kalim pronësie që nuk është i ndaluar me ligj dhe për rrjedhojë, nuk është i zbatueshëm neni 168 i K.Civil, të cilin e ka shënuar si bazë ligjore Gjykata e Apelit Tiranë.

- Është i pazbatueshëm neni 169 i K.Civil për zbatimin e afatit 20 vjeçar të fitimit të sendit me parashkrim fitues, sepse ky ligj ka hyrë në fuqi me 1 Nëntor 1994, gjithashtu pranohet se e paditura ka mbi 12-13 vjet që është larguar nga dhoma, e cila është rrënuar plotesisht.

- Gjykata e apelit, me inisiativen e saj, zbaton dispozitën ligjore në lidhje me fitimin e pronësisë së paluajtshme me parashkrim fitues, në kundërshtim me kërkesat e nenit 170 te K.Civil.

- Gjykata ka vepruar në kundërshtim me nenet 6 dhe 28 të K.Pr.Civile, të cilët e kufizojnë gjykatën të shprehet vetëm për atë çka kërkohet.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; përfaqësuesin e palës paditëse,

av.Kozma Janku, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit nr.459, datë 20.04.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë, të vendimit nr.3651, datë 08.06.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe pranimin e padisë; përfaqësuesin e palës së paditur, av.Baftjar Rusi, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.459, datë 20.04.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë; dhe si shqyrtoi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe vendimi nr.459, datë 20.04.2007 i Gjykatës së Apelit Tiranë është marrë në zbatim

të gabuar të ligjit dhe si tillë ai duhet të prishet e çështja të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

A. Rrethanat e faktit (dhe pretendimet e palëve)

1. Paditësi është banor i qytetit të Tiranës, ndërsa e paditura, Sheqere Qordja, është gruaja e vëllait të tij.

2. Nga vërtetimi i pronësisë datë 23.12.2003, i administruar gjatë gjykimit në shkallën e parë, paditësi figuron pronar mbi pasurinë nr.3/432, të ndodhur në zonën kadastrale ZK8320.

3. Me padinë objekt gjykimi paditësi Ibrahim Qordja ka kërkuar detyrimin e të paditurës të lirojë dhe t’i dorëzojë një dhomë, të ndodhur në Bregun e Lumit, Zona Kadastrale nr.8320, si dhe detyrimin e të paditurës t’i paguajë të ardhurat nga përdorimi i sendit. Paditësi ka përdorur si bazë ligjore nenet 296 dhe 298 të Kodit Civil. Gjatë gjykimit paditësi ka hequr dorë nga objekti për pagimin e të ardhurave nga përdorimi i sendit.

4. E paditura Sheqere Qordja ka prapësuar, duke pretenduar që dhoma, të cilën ajo e posedon, nuk është në pronësi të paditësit.

5. Gjykata e shkallës së parë ka urdhëruar kryerjen e ekspertimit, nga i cili ka rezultuar që e paditura ka në posedim mjediset të cilat paditësi nuk i ka në pronësi.

6. Me vendimin nr.3651, datë 07.06.2005, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur rrëzimin e padisë të paditësit Ibrahim Qordja. Vendimi është ankimuar nga paditësi, me pretendimin që ai është pronar edhe mbi objektin të cilin posedon e paditura. Paditësi, gjatë gjykimit në apel, ka paraqitur një vërtetim të ndryshëm pronësie, sipas të cilit ai figuron pronar edhe mbi objektin e padisë.

7. Gjykata e Apelit Tiranë, gjatë shqyrtimit të ankimit, ka vendosur përsëritjen pjesërisht të hetimit gjyqësor, duke urdhëruar kryerjen e një akt ekspertimi të ri. Në

23

Page 24:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

përfundim të këtij akti ka rezultuar që dhoma objekt rivendikimi, përfshihet brenda pronës së paditësit.

8. Pavarësisht konkluzioneve të aktit të ekspertimit dhe pretendimeve të paditësit të shoqëruara me prova shkresore, Kolegji Civil i gjykatës së apelit ka arritur në përfundime kontradiktore. Gjykata e apelit parashtron që paditësi nuk është pronar mbi sendin, që e paditura e ka poseduar objektin e padisë prej 25 vjetësh, që e paditura ka ndërtuar ambiente të tjera ndihmëse, përfundimisht e ka fituar pronësinë mbi objektin e padisë në bazë të parashkrimit fitues.

B. Procedurat gjyqësore

9. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin civil nr.3651, datë 08.06.2005, ka vendosur: “Rrëzimin e padisë së paditësit Ibrahim Qordja”.

10. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.459, datë 20.04.2007, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.3651, datë 08.06.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.

11. Kundër ketij vendimi, ka bërë rekurs pala paditëse, me anën e të cilit ka kërkuar: Ndryshimin e vendimit nr.459, datë 20.04.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë, të vendimit nr.3651, datë 08.06.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe pranimin e padisë.

C. Arsyetimi Ligjor

12. Shkaqet e parashtruara në rekurs, pasi u analizuan nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, kanë rezultuar të bazuara në ligj (Neni 472 i Kodit të Procedurës Civile) dhe si të tilla do të pranohen.

13. Duke e parë në tërësinë e vet gjykimin e çështjes, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vëren se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e një hetimi të pamjaftueshëm. Gjykata kishte detyrimin të verifikonte të gjitha rrethanat e faktit që do të shërbenin për zgjidhjen sa më të drejtë të çështjes, në përputhje me përcaktimin e bërë nga ligjvënësi në nenin 14 të K.Pr.Civile.

14. Gjykata e apelit, në gjykimin dhe vendimin e saj, ka ometuar fakte dhe rrethana të domosdoshme për t’u verifikuar, të cilat do ta orientonin drejt një zgjidhje ligjore të konfliktit.

15. Gjatë gjykimit në shkallën e parë dhe të dytë, janë kryer dy akt ekspertime, të cilat kanë arritur në konkluzione të kundërta me njëri-tjetrin, për shkak të dokumentacionit provues që ekspertët kanë pasur në dispozicion. Nga ana e paditësit janë paraqitur dy vërtetime pronësie, të cilët pasqyrojnë në mënyrë të ndryshme faktin e pretenduar prej tij.

16. Në vendimin e saj gjykata e apelit arsyeton se: “… sipas këtij akt ekspertimi (bëhet fjalë për aktin e ekspertimit të urdhëruar nga gjykata e apelit), rezultoi se dhoma objekt rivendikimi përfshihet në sipërfaqen e pretenduar nga paditësi, por kjo pasi janë bërë ndryshime në regjistrin hipotekor…).

17. Ishte detyrë e gjykatës së apelit të hetonte origjinën e vërtetimeve të pronësisë, shkakun pse ato kanë përmbajtje të ndryshme dhe veprimet juridike apo administrative, të cilat kanë çuar në ndryshimet ne regjistrin hipotekor.

18. Arsyetimi i vendimit të gjykatës së apelit gjendet i pabazuar në ligj. Duke vlerësuar rrethanat e faktit dhe natyrën juridike të mosmarrëveshjes, gjykata ka arritur në konkluzione të cilat përjashtojnë njëri-tjetrin. Në argumentimin juridik gjykata nuk ka mundur të dallojë ndryshimin midis parashkrimit fitues me titull (neni 168 i Kodit Civil) dhe parashkrimit fitues pa titull (neni 169 i Kodit Civil).

19. Të dy këto institute kanë të përbashkët posedimin e sendit, por ato e përjashtojnë praninë e njëri-tjetrit në një marrëdhënie juridike.

24

Page 25:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

20. Nga ana tjeter, gjykata e apelit në mënyrë të panevojshme ka shoqëruar arsyetimin e saj me dispozita që lidhen me regjistrimin e sendit (neni 170 i Kodit Civil) dhe pezullimin, apo ndërprerjen e parashkrimit fitues (neni 171 i Kodit Civil).

21. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e konsideron këtë qëndrim të Gjykatës së Apelit Tiranë si një proçes të parregullt ligjor dhe në vijim vendimin e saj, në shkelje të ligjit e në këto rrethana, pashmangësisht prishjen e tij dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

D. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes

22. Në rrethanat e përshkruara, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson që vendimi duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim në Gjykatën e Apelit Tiranë.

23. Gjatë rigjykimit të hetohet në lidhje me gjendjen juridike të pronës. Gjykata e apelit duhet të sqarojë pretendimet e paditësit në lidhje me pronësinë, duke i kushtuar vëmendjen e duhur ndryshimeve në regjistrin hipotekor, të cituara prej saj në vendimin e cënuar. Çfarë përfaqësojnë këto ndryshime dhe mbi ç’bazë janë bërë?

24. Është detyrë e paditësit që të paraqesë aktet mbi bazën e të cilave janë bërë ndryshimet në regjistrin hipotekor.

25. Në respektim të një procesi të rregullt ligjor dhe pasi t’iu japë përgjigje ligjore të gjitha pretendimeve të pjesëmarrësve në proces, në përputhje me rregullin e parashikuar në nenin 14 të K.Pr.Civile (gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë e të gjithanshëm, në përputhje me ligjin), gjykata e apelit do të arrijë në një zgjidhje të drejtë të çështjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 485, shkronja “c” të

Kodit të Procedurës Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.459, datë 20.04.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin

e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 14.09.2010

25

Page 26:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.11243-01449-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1230 i Vendimit (347)

VENDIMNЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni KryesuesMirela Fana AnëtareAndi Çeliku AnëtarGuxim Zenelaj AnëtarAleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 14.09.2010 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: SHOQËRIA “M.T. CONSTRUKSION” SHPK, përfaqësuar nga av.Elona Selmani

TЁ PADITUR: SHOQËRIA “TEODORI 2003” SHPKSHOQËRIA “TEODORI” SHPK, përfaqësuar nga av.Hekuran Skuqi

OBJEKTI I PADISË:Detyrim i anës së paditur për të paguar shumën prej 36.635.418 lekë

plus 20 % të fitimit te munguar në shumën 7.327.083 lekë; sigurimin e padisë, duke mos lejuar tjetërsimin e kuotave të kapitalit

të dy shoqërive të mësipërme tek të tretët; sigurimin e padisë, duke mos lejuar kalimin e konçesionit

ose të drejtave që burojnë prej tij tek të tretët pa u shlyer detyrimi i mësipërm.Baza Ligjore: Nenet 445, 455 e vijues, 476, 690 të K.C.

dhe nenet 202 e 204 të K.Pr.Civile

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.2797, datë 09.05.2005, ka vendosur:

Rrëzimin e padisë.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.132, datë 12.02.2007 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.2797, datë 09.05.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.Detyrimin e anës së paditur, Shoqëria “Teodori 2003” shpk e Shoqëria “Teodori” shpk, ndaj Shoqërisë “M.T.Construksion” në vlerën 22.006.220 lekë.Rrëzimin e padisë për pjesët e tjera.

26

Page 27:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Kundër këtij vendimi kanë paraqitur rekurs pala e paditur, Shoqëria “Teodori 2003” shpk, e cila kërkon prishjen e tij dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë nr.2797, datë 09.05.2005 dhe pala paditëse, Shoqëria “M.T.Construksion” shpk, e cila kërkon ndryshimin e këtij vendimi, duke u vendosur pranimi i padisë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATЁS SЁ LARTЁpasi përfaqësuesit e palës së paditur dhe palës paditëse kërkuan heqjen dorë nga

rekurset përkatëse,

V Ё R E NRezulton se me vendimin nr.132, datë 12.02.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë është

vendosur:Ndryshimi i vendimit nr.2797, datë 09.05.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.Detyrimin e anës së paditur, Shoqëria “Teodori 2003” shpk e Shoqëria “Teodori”

shpk ndaj Shoqërisë “M.T.Construksion” në vlerën 22.006.220 lekë.Rrëzimin e padisë për pjesët e tjera.Kundër këtij vendimi kanë paraqitur rekurs pala e paditur, Shoqëria “Teodori 2003”

shpk, e cila ka kërkuar prishjen e tij dhe lënien në fuqi te vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë nr.2797, datë 09.05.2005 dhe pala paditëse, Shoqëria “M.T.Construksion” shpk, e cila ka kërkuar ndryshimin e ketij vendimi e duke vendosur pranimin e padise sipas objektit te saj.

Në seancë gjyqësore, para se të fillonte relatimi i çështjes, përfaqësuesi i palës së paditur ka deklaruar heqjen dorë nga rekursi, po kështu edhe përfaqësuesja e palës paditëse, duke i paraqitur kërkesat për heqje dorë nga rekursi me shkrim.

Kërkesa për heqje dorë nga rekurset është bërë para se të fillojë relatimi i çështjes në seancë gjyqësore dhe janë paraqitur me shkrim, duke ju komunikuar edhe përfaqësuesve të palëve.

Sipas nenit 490 të K.Pr.C:Pala mund të heqë dorë nga rekursi derisa nuk është filluar relatimi në seancë

gjyqësore. Heqja dorë bëhet me shkrim, e nënshkruar nga vetë pala apo avokati i saj, i pajisur me prokurë për këtë qëllim.

Akti i heqjes dorë u njoftohet palëve që janë paraqitur ose u komunikohet avokatëve të palëve.

Kur hiqet dorë nga rekursi dhe në gjykim kanë marrë pjesë të gjitha palët o përfaqësuesit e tyre, nuk ka vend për shpallje të veçantë të vendimit të pushimit”.

Për rrjedhojë, duhet të pushohet gjykimi i çështjes në këtë gjykatë.

PЁR KЁTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 490 tё K.Pr.Civile,

V E N D O S IPushimin e gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë.

Tiranё, mё 14.09.2010

27

Page 28:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.11211-01445-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1231 i Vendimit (348)

VENDIMNЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni KryesuesEvelina Qirjako AnëtarMirela Fana Anëtar Aleksandër Muskaj AnëtarGuxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 14.09.2010 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: SHOQËRIA “QIRA” SHPK, përfaqësuar nga av. Arbër Raja

I PADITUR: BORDI I KULLIMIT DURRËS-KRUJË, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e Drejtorisë Rajonale të Ujrave Fushë Krujë

që të paguajë diferencën e detyrimit që rrjedh nga kontrata e shitjes për shumën 37.590 lekë, detyrim për ditëvonesat në bazë të kushteve të kontratës

për shumën 4.380.600 lekë nga data 13.08.2003 deri më 13.01.2004 për 1% në ditë,

detyrimin për shumën 60 mijë lekë që shoqëron mallrat e kontratës për dy copë permistope.

Baza ligjore: Neni 476 i K.C., nenet 420, 445, 450, 750 e vijues të K.Civil.

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, me vendimin nr.79, datë 17.02.2006, ka vendosur:Pranimin pjesërisht të padisë, detyrimin e palës së paditur t’i paguajë palës paditëse shumën 1.625.100 lekë.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.386, datë 30.03.2007, ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.79, datë 17.02.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs pala e paditur, e cila kërkon prishjen e tij, duke parashtruar këto shkaqe:

- Mospërmbushja e detyrimit ka ndodhur për faj të palës paditëse me cilësinë e shitësit, pasi në dy raste malli i lëvruar prej tij ka qenë me të meta, i pa ambalazhuar, pa dokument origjine, pa manual përdorimi. Pra, janë dorëzuar mallra të përdorur dhe me mangësi.

28

Page 29:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Gjykata e shkallës së parë i është referuar nenit 723/2 të K.C., që nuk ka bazë në këtë marrëdhënie kontraktore dhe anashkalon dispozitën thelbësore nenin 717/1 të K.Civil.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATЁS SЁ LARTЁpasi dёgjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; dhe si bisedoi çështjen nё tёrёsi,

V Ё R E NVendimi nr.386, datë 30.03.2007 i Gjykatës së Apelit Tiranë është dhënë në zbatim të

gabuar të ligjit, prandaj duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Rezulton se palët ndërgjyqëse kanë lidhur midis tyre kontratën e shitjes datë 05.07.2003, ku pala paditëse me cilësinë e blerësit i ka shitur Drejtorisë Rajonale të Ujrave Fushë Krujë (sot Bordi i Kullimit Durrës-Krujë), pjesë këmbimi për hidrovoret, në vlerën 2.940.000 lekë. Kontrata është lidhur pasi është zhvilluar tenderi, ku pala paditëse është shpallur fituese.

Sipas kontratës dorëzimi i mallit do të bëhej brenda 30 ditëve nga nënshkrimi i kontratës.

Me datë 13.08.2003 është bërë dorëzimi i mallit sipas faturës tatimore të po asaj date dhe më datë 03.09.2003 është ngritur komision nga pala e paditur, ku janë konstatuar të meta në ambalazhimin e mallit dhe dokumentacionin teknik.

Me datë 05.09.2003 është tërhequr malli dhe dokumentacioni prej palës paditëse, sipas një procesverbali të asaj date, palët kanë rënë dakord të mos ketë penalitet për mos respektimin e kontratës për 40 ditë.

Me datë 29.10.2003 është tërhequr malli prej palës së paditur dhe me datë 19.12.2003 ka kaluar në llogarinë e paditësit shumën 2.902.410 lekë.

Pala paditëse me pretendimin se, nuk është shlyer vlera e plotë e mallit ka kërkuar pagimin e vlerës 37.950 lekë, si dhe kamatëvonesat për mosbërjen e pagesës sipas afatit të parashikuar në kontratë, pasi malli është dorëzuar në 13.08.2003 dhe pagesa është bërë me 19.12.2003.

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë me vendimin nr.79, datë 17.02.2006 ka pranuar pjesërisht padinë, duke detyruar palën e paditur t’i paguajë palës paditëse shumën 1.625.100 lekë. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e saj nr.386, datë 30.03.3007.

Në vendimet e tyre arsyetohet se mallrat janë montuar në destinacion dhe kanë vazhduar të funksionojnë, pa u bërë reklamime nga pala e paditur, brenda 10 ditëve, siç parashikon neni 723 të K.Civil, për rrjedhojë pala e paditur duhet të paguajë kamatëvonesat për mospagim në kohë të vlerës së parashikuar në kontratë.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs pala e paditur, e cila kërkon prishjen e tij, duke parashtruar se:

Mospërmbushja e detyrimit ka ndodhur për faj të palës paditëse me cilësinë e shitësit, pasi në dy raste malli i lëvruar prej tij ka qenë me të meta, i paambalazhuar, pa dokument origjine, pa manual përdorimi. Pra, janë dorëzuar mallra të përdorur dhe me mangësi.

Gjykata e shkallës së parë i është referuar nenit 723/2 të K.Civil, që nuk ka bazë në këtë marrëdhënie kontraktore dhe anashkalon dispozitën thelbësore nenin 717/1 të K.Civil.

Ky Kolegj gjen të bazuar pretendimin e paraqitur në rekurs për mosrespektim të ligjit, nenit 717 të K.Civil nga Gjykata e Apelit Tiranë.

29

Page 30:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nga aktet e administruara në dosje dhe të analizuara nga gjykatat, si dhe të pranuara edhe nga palët ndërgjyqëse është provuar se, sipas procesverbalit 03.09.2003, ka pasur të meta në amballazhim, dokumentacion, etj., të cilat nga blerësi (pala e paditur) janë konsideruar si mospërmbushje e rëndësishme e kontratës dhe në këto kushte, pala e paditur ka kërkuar heqjen ose ndreqjen e të metave.

Malli nuk mund të quhet i dorëzuar në këtë datë, pasi me datë 05.10.2003 malli është tërhequr nga pala e paditëse.

Po kështu, rezulton se malli është tërhequr nga pala e paditur më datën 29.10.2003 dhe mospërmbushja e detyrimit në kohë do konsistojë vetëm për këtë afat.

Sa më sipër, gjykata e apelit nuk ka bërë një hetim të plotë të çështjes në përputhje me ligjin, sipas nenit 14 i K.Pr.Civile.

Hetimi gjyqësor është parim themeltar i gjykimit civil dhe përbën një detyrim për gjykatat në të gjitha shkallët e gjykimit. Mungesa e një hetimi të plotë nga ana e gjykatës e bën vendimin të dyshueshëm, të pa bazuar në provat e pretenduara nga palët, e për pasojë kemi një vendim të padrejtë dhe një proces të parregullt ligjor.

Në ndryshim nga gjykatat e faktit dhe të apelit, Gjykata e Lartë ka për objekt të veprimtarisë së saj vetëm zbatimin e ligjit material e procedurial nga ana e tyre, por pa patur të drejtën të zhvillojë hetim gjyqësor në drejtim të marrjes së provave apo vlerësimit e çmimit të atyre provave apo fakteve që janë vënë në bisedim nga gjykatat më të ulëta.

Në këte situatë ligjore, kur kjo gjykatë arrin në përfundimin se hetimi gjyqësor nuk është i plotë dhe i gjithanshëm ka të drejtën vetëm të prishë vendimin e gjykatës më të ulët dhe të kthejë çështjen për rishqyrtim, duke i caktuar edhe detyrat përkatëse.

Në rishqyrtimin e çështjes, gjykata e apelit duhet të ketë paraqysh që, në analizë të provave të administruara, të bëjë një përcaktim të saktë të periudhës së mos përmbushjes në kohë të detyrimit, e më pas mbi këtë bazë të përcaktojë vlerën sipas parashikimeve të bëra në kontratën e lidhur midis palëve.

PЁR KЁTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 485/c tё K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.386, datë 30.03.2007 tё Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin

e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranё, mё 14.09.2010

30

Page 31:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.11243-01735-00-2007 i Regj. Themeltar Nr.00-2010-1056 i Vendimit (349)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni  KryesuesAndi Çeliku AnëtarEvelina Qirjako Anëtare Mirela Fana Anëtare Aleksandër Muskaj Anëtar 

në seancën gjyqësore të datës 14.09.2010, mori në shqyrtim çështjen civile me palë: 

PADITËS: SHKËLQIM MEMAJ, përfaqësuar nga av. Arben Hakani dhe av. Erhart Dedja

TË PADITUR: SHOQËRIA “DIAMAND” SH.P.K., në mungesë XHEMILE TOPTANI, në mungesë

PERSON I TRETË: BASHKIA TIRANË, përfaqësuar nga juristja Flora Kalaja

OBJEKTI:Detyrimin e të paditurit të më paguajë qiranë e apartamentit ndodhur në Rr.“Komuna e Parisit”, Kulla Sarahel, ap. 7/3, që prej datës 31.11.2005 e deri në ekzekutimin e vendimit; detyrimin e të paditurit të lidhë kontratën e huapërdorjes

për një apartament në pronësi të tij deri në momentin e sistemimit tim nga ana e shtetit.

Baza Ligjore: Neni 14 e vijues i Ligjit nr.7698, datë 15.04.1993, nenet 419, 420, të K.Civil,

Ligji nr.8030, datë 15.11.1995 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha”,

nenet 106 e vijues të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.2272, datë 25.04.2006, ka vendosur:

Rrëzimin e padisë; pushimin e gjykimit të çështjes ndaj të paditurës Xhemile Toptani.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.579, datë 17.05.2007, ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.2272, datë 25.04.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; Pranimin pjesërisht të padisë duke e detyruar anën e paditur “Diamand” sh.p.k. të paguajë qiranë e banesës (apartament në Rr.“Komuna e Parisit”, që prej datës 31.11.2005 e deri në zbatimin e vendimit. Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër.

31

Page 32:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs paditësi Shkëlqim Mema, i cili kërkon ndryshimin pjesërisht të vendimit të gjykatës së apelit duke u vendosur: Detyrimi i palës së paditur Shoqërisë “Diamand” sh.p.k. t’i paguajë qiranë e apartamentit ku ai banon, deri në sistemimin e tij nga Bashkia Tiranë me banesë, konform ligjit si i pastrehë dhe parashtron këto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës së apelit është i pambështetur në prova pjesërisht;- Gjykata duhet të vendoste detyrimin e palës së paditur të paguante qiranë e banesës

deri në sistemimin tim si i pastrehë pasi pranoi se pala e paditur e ka marrë përsipër me shkrim këtë detyrim.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka bërë rekurs edhe pala e paditur Shoqëria “Diamand” sh.p.k., që kërkon prishjen e këtij vendimi dhe lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë dhe parashtron këto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës së apelit është marrë në zbatim të gabuar të ligjës materiale.- Në aktet e nënshkruara nga ana jonë bëhet fjale për përfitim në emër të babait të

paditësit që është trajtuar me banesë nga shteti në vitin 2001.- Nuk ka asnjë marrëveshje midis nesh dhe paditësit për detyrimet e pretenduara të

qirasë.- Nuk është detyrë e ndërtuesit të sistemojë qiramarrësin në shtëpi ish pronari por e ish

pronarit të cilit i kthehet prona.- Pagesat që kam bërë për qiranë e paditësit i konsideroj sponsorizim dhe janë bërë me

vullnet nga ana jonë, por kjo nuk mund të na detyrojë pa fund, pa patur një detyrim ligjor.

- Detyrimi lind nga kontrata ose nga ligji. Në rastin tonë detyrimi për të paguar qiranë paditesit nuk është i parashikuar në ligj dhe as është marrë përsipër me ndonjë kontratë.-

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako; përfaqësuesin e palës paditëse

Shkëlqim Memaj, av. Arben Hakani, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit nr.579, datë 17.05.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë në këtë mënyrë: Detyrimin e të paditurit, Shoqëria “Diamand” sh.p.k., t’i paguajë paditësit qiranë prej 25.000 Lekë në muaj për apartamentin ndodhur në Rr.“Komuna e Parisit”, Kulla Sarabel, ap.nr.7/3, nga data 31.11.2005 deri në sistemimin e tij me banesë konform ligjit si i pastrehë nga Bashkia Tiranë; përfaqësuesen e Bashkisë Tiranë, juristen Flora Kalaja, e cila kërkoi: Ndryshimin pjesërisht të vendimit në këtë mënyrë: Detyrimin e Shoqërisë “Diamand” sh.p.k. t’i paguajë paditësit qiranë deri në sistemimin e tij”; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NGjykatat kanë pranuar rrethanat dhe faktet si vijon: Rezulton nga aktet që ndodhen në dosjen gjyqësore se Bexhet Mema, babai i

paditësit, ka qenë me cilësinë e qiramarrësit me shtetin për një banesë të ndodhur në Rr. Elbasanit. Paditësi pretendon se në këtë shtëpi ai ka jetuar së bashku me prinderit e tij si dhe me familjen e të vëllait Maksim Memaj. Paditësi ka jetuar në këtë banesë së bashku me gruan dhe vajzën e tij për rreth 25 vjet.

Rezulton që kjo banesë i është kthyer Xhemile Toptanit, (e paditur) si trashëgimtare e ish pronarit Toptani në bazë të Ligjit nr.7698, datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompesimin e pronës ish pronarëve”.

32

Page 33:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Rezulton gjithashtu që familja e paditësit gëzonte statusin e të pastrehit si qiramarrës në banesë të ish pronarit, të cilit i paguante edhe qiranë sipas akteve ligjore në fuqi, (Vërtetim datë 15.10.2002 i Bashkisë Tiranë, faqe 30 e dosjes gjyqësore).

Në vitin 2002, pala e paditur, Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila ushtron veprimtarinë e saj në fushën e ndërtimit, ka lidhur me të paditurën tjetër Xhemile Toptani një kontratë sipërmarrje për ndërtimin e një objekti 10 katesh, mbi truallin pronë e kësaj të fundit. Në bazë të kësaj kontrate Xhemile Toptani ve në dispozicion të shoqërisë së ndërtimit truallin në pronësi të saj mbi të cilën është ndërtuar banesa në posedim të paditësit në Rrugën e Elbasanit, në këmbim të sipërfaqeve ndërtimore në objektin e ri që do të ndërtohet, sipas kushteve dhe termave të parashikuara në atë kontratë.

Me deklaratën noteriale nr.4582, rep., datë 19.09.2002, të dy të paditurit kanë marrë përsipër dhe kanë deklaruar se venë në dispozicion të familjes së Bexhet Mema (babai i paditësit), dy apartamente ..., në të cilat ato mund të banojnë pa kufij kohore për sa kohë do të gëzojnë statusin e të pastrehut”.

Paditësi ka pretenduar se ai është vendosur nga shoqëria “Diamand” sh.p.k., në një apartament në Rrugën “Komuna e Parisit”. Shoqëria “Diamand” sh.p.k., ka paguar qiranë për këtë apartament deri në nëntor të vitit 2004 e më pas ka refuzuar të kryejë pagesat e qirasë.

Rezulton se duke u detyruar nga Bashkia Tiranë (shkresa me nr.10798, datë 18.11.2004), ana e paditur, Shoqëria “Diamand” sh.p.k., ka paguar në favor të paditësit qiranë edhe për një vit tjetër dhe më pas ka refuzuar të kryejë pagesat e qirave.

Rezulton nga aktet që ndodhen në dosjen gjyqësore se Bexhet Mema është trajtuar me një apartament 1+1 nga Bashkia Tiranë, në bazë të autorizimit nr.83/2, datë 05.06.2001, ndërsa vëllai i paditësit Maksim Memaj ka lëshuar një deklaratë, shkresë të thjeshtë, datë 27.10.2003 me anë të së cilës ai heq dorë nga çdo pretendim për strehim ndaj dy të paditurve duke pranuar se është paguar nga shoqëria e ndërtimit në vlerën një milion lekë.

Si rrjedhojë e sa më sipër, paditësi pretendon se vetëm ai ka mbetur pa u sistemuar me banesë.

Shoqëria “Diamand” sh.p.k. ka pretenduar se i ka ofruar disa mundësi për zgjidhjen e problemit të strehimit paditësit, por ky i fundit nuk ka pranuar.

Paditësi i është drejtuar gjykatës dhe kërkon: “Detyrimin e të paditurit të më paguajë qiranë e apartamentit ndodhur në Rr. “Komuna e Parisit”, Kulla Sarahel, ap.7/3, që prej datës 31.11.2005 e deri në ekzekutimin e vendimit; detyrimin e të paditurit, Shoqëria “Diamand” sh.p.k. të lidhe kontratën e huapërdorjes për një apartament në pronësi të tij deri në momentin e sistemimit tim nga ana e shtetit”.

Në seancën e bisedimeve përfundimtare datë 25.04.2006, paditësi ka hequr dorë nga gjykimi i padisë në lidhje me detyrimin e të paditurës Xhemile Toptani dhe i ka kërkuar gjykatës pushimin e gjykimit për këtë palë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.2272, datë 25.04.2006v ka vendosur: “Rrëzimin e padisë; pushimin e gjykimit të çështjes ndaj të paditurës Xhemile Toptani”.

Me arsyetimin se, detyrimet lindin me ligj ose me kontratë... Ligji për kthimin e kompensimin e pronës e detyron ish pronarin për t’i siguruar sipërfaqe banimi qiramarrësit dhe jo shoqërinë e ndërtimit ... pala paditëse nuk mund të detyrojë shoqërinë e ndërtimit t’i sigurojë banim. Shoqëria “Diamand” sh.p.k. ka bërë mbulimin e qirasë së apartamentit të banimit të paditësit jo në bazë të ndonjë akti të shkruar, dhe vetëm në bazë të ndërhyrjes së Bashkisë Tiranë....

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.579, datë 17.05.2007, ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.2272, datë 25.04.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; Pranimin pjesërisht të padisë duke e detyruar anën e paditur “Diamand” sh.p.k. të paguajë

33

Page 34:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

qiranë e banesës (apartament në Rr.“Komuna e Parisit”, që prej datës 31.11.2005 e deri në zbatimin e vendimit. Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër”.

Me arsyetimin se gjykata e shkallës së parë nuk e ka zgjidhur mosmarrëveshjen në harmoni me provat e administruara në gjykim ... Gjykata krijon bindjen dhe vërtetohet me prova e me veprime konkludente të realizuara nga ana e paditur “Diamand” sh.p.k. se kjo e fundit e ka marrë përsipër detyrimin për të paguar qiranë paditësit... përsa i përket kërkimit tjetër në padi për lidhjen e një kontrate qiraje gjendet i pabazuar nga gjykata...

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs paditësi Shkëlqim Mema, i cili kërkon ndryshimin pjesërisht të vendimit të gjykatës së apelit duke u vendosur: Detyrimi i palës së paditur Shoqërisë “Diamand” sh.p.k. t’i paguajë qiranë e apartamentit ku ai banon, deri në sistemimin e tij nga Bashkia Tiranë me banesë, konform ligjit si i pastrehë, dhe parashtron ato shkaqe që pasqyrohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka bërë rekurs edhe pala e paditur, Shoqëria “Diamand” sh.p.k., që kërkon prishjen e këtij vendimi dhe lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, duke parashtruar ato shkaqe që pasqyrohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, vlerëson se rekursi i paraqitur nga paditësi Shkëlqim Mema, përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të K.Pr.Civile, të cilat bëjnë të cënueshëm pjesërisht vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë nr.579, datë 17.05.2007.

Rezulton nga aktet që ndodhen në dosjen gjyqësore (kërkese padia) dhe që i janë nënshtruar hetimit gjyqësor, që paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me dy kërkime, të cilat janë:

(i) Detyrimin e të paditurit të më paguajë qiranë e apartamentit ndodhur në Rr.“Komuna e Parisit”, Kulla Sarahel, ap. 7/3, që prej datës 31.11.2005 e deri në ekzekutimin e vendimit;

(ii) Detyrimin e të paditurit Shoqëria “Diamand” sh.p.k. të lidhë kontratën e huapërdorjes për një apartament në pronësi të tij deri në momentin e sistemimit tim nga ana e shtetit”.

Rezulton gjithashtu e provuar (pretendimet e paditësit datë 25.04.2006, faqe 50 e dosjes gjyqësore), se paditësi gjatë gjykimit në shkallë të parë ka saktësuar në një farë mënyre kërkimin e tij duke kërkuar përfundimisht:

1. Pushimin e gjykimit të padisë në lidhje me detyrimin e të paditurës Xhemile Toptani;2. Detyrimin e të paditurit, Shoqëria “Diamand” sh.p.k., t’i paguajë paditësit qiranë e

apartamentit ndodhur në Rr.“Komuna e Parisit”, Kulla Sarahel, ap.7/3, që prej datës 31.11.2005 e deri në ekzekutimin e vendimit;

3. Detyrimin e të paditurit, Shoqëria “Diamand” sh.p.k., të lidhë kontratën e huapërdorjes për një apartament në pronësi të tij, ose të përmbushë detyrimin sipas pikës së parë të objektit të padisë, deri në sistemimin e tij me banesë konform ligjit si i pastrehë, nga person i tretë.

Referuar shkakut ligjor të padisë, bazës ligjore si dhe provave që ndodhen në dosjen gjyqësore Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon të drejtë konkluzionin e arritur nga Gjykata e Apelit Tiranë, se ana e paditu,r Shoqëria “Diamand” sh.p.k. duhet të detyrohet të paguajë qiranë e apartamentit ku paditësi jeton. Ky Kolegj çmon të drejtë dhe të bazuar në ligj atë pjesë të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilën është vendosur: “Pranimi pjesërisht i padisë duke e detyruar anën e paditur shoqërinë “Diamand” sh.p.k., të paguajë qiranë e banesës (apartament në Rr. “Komuna e Parisit”, që prej datës 31.11.2005 e deri në zbatimin e vendimit”), por nuk e gjen të drejtë dhe të bazuar në ligj atë pjesë të vendimit të kësaj gjykate, i cili le në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për kërkimin e dytë të palës paditëse.

Ky Kolegj çmon se pikërisht kjo pjesë e vendimit vjen në kundërshtim të plotë me ligjin dhe provat që ndodhen në dosje. Në lidhje me këtë kërkim rezulton që Gjykata e Apelit Tiranë nuk ka kryer “një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm në përputhje me ligjin”

34

Page 35:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

(neni 14 i K.Pr.Civile); nuk i ka dhënë përgjigje kërkimeve konkrete dhe pretendimeve të paditësit, të parashtruara si në kërkesë padi, ashtu dhe gjatë shqyrtimit gjyqësor; nuk ka bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i K.Pr.Civile), dhe si rezultat nuk e ka zgjidhur “mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj”, (neni 16 i K.Pr.Civile).

Ka rezultuar e provuar nga provat shkresore të cilat ndodhen në dosjen gjyqësore dhe që i janë nënshtruar hetimit gjyqësor, se paditësi gëzonte statusin e qiramarësit në objektin në pronësi të të paditurës Xhemile Toptani. Kjo e fundit kishte lidhur një kontratë sipërmarje me të paditurin tjetër shoqërinë “Diamand” sh.p.k., për realizimin e një ndërtimi në truallin ku ishte ngritur ndërtesa në të cilën banon paditësi. Ka rezultuar gjithashtu që paditësi gezonte statusin e të pastrehit në parashikim të Ligjit nr.7698, datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve” dhe të Ligjit nr.8030, datë 15.11.1995 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha”.

Në mënyrë që ana e paditur, Shoqëria “Diamand” sh.p.k. të pajisej me lejen e ndërtimit dhe të realizonte ndërtimin mbi pronën e të paditurës Xhemile Toptani, kjo palë së bashku me Xhemile Toptanin, nëpërmjet deklaratës noteriale nr.4582, rep., datë 19.09.2002 kanë marrë përsipër të venë në dispozicion të familjes së Bexhet Memës dy apartamente 2+1 në adresat Rr.“S. Cico”, pall. 27, shk.1, kati i tretë, ap.13 dhe Rr. M.Tutulani, pall. 6/1, kati i tretë, ap/5, në të cilat kjo familje të banojë pa kufij kohorë deri sa të gëzojë statusin e të pastrehit.

Rezulton qartë që qëllimi i marrjes përsipër të këtij detyrimi nga ana e të paditurve ishte pikërisht largimi i familjes së Bexhet Memës nga objekti ku ata jetonin me cilësinë e qiramarësit dhe realizimi i ndërtimit të ri.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson të drejte konkluzionin e arritur nga Gjykata e Apelit se është pikërisht ana e paditur, Shoqëria Diamand sh.p.k., e cila ka marrë përsipër përmbushjen e këtij detyrimi.

Marrja përsipër e këtij detyrimi vërtetohet si me prova shkresore ashtu dhe me veprime konkludente të kryera nga ana e paditur. Ky Kolegj çmon se dokumenti i titulluar deklarata noteriale, (pavarësisht emërtimit të saj), nuk është gjë tjetër veçse një shfaqe e vullnetit të palëve për të hyrë në një marrëdhënie të caktuar juridike, ku palët kanë marrë përsipër të drejta dhe detyrime. Kontrata si veprim juridik nënkupton shprehjen e vullnetit të dy palëve që mund të kryhet në çdo formë, verbalisht, me shkrim, në heshtje apo me veprime konkludente.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon të theksojë se nga hetimi gjyqësor që kanë kryer të dyja gjykatat më të ulta, nga provat shkresore të ndodhura në dosjen gjyqësore (deklarat noteriale, etj…), si dhe nga veprimet konkludente të kryera nga palët dhe të pranuara prej tyre gjatë debatit gjyqësor provohet katërcipërisht që palët e këtij proçesi kanë marrë përsipër të drejta dhe detyrime reciproke karshi njëra tjetrës.

Përmbushja e secilit prej këtyre detyrimeve nga pala përkatëse, kondicionte përmbushjen e detyrimeve të tjera.

Paditësi ka marrë përsipër të lirojë objektin (banesën), në të cilin ai jetonte me cilësinë e qiramarësit, me kusht që të strehohej dhe sistemohej në një ambient tjetër të njëjtë me atë që gëzonte, konform kushteve të parashikuara në deklaraten noteriale të datës 19.09.2002.

Nga ana tjetër, palët e paditura kanë marrë përsipër detyrimin për të sistemuar paditësin në një banesë tjetër siç është shpjeguar më sipër, pasi vetëm në këtë mënyrë, do të realizohej qëllimi i tyre për ndërtimin e objektit (pallat). Në çështjen objekt gjykimi, rezulton që këto detyrime të jenë thelbësore, të ndërvarura dhe të domosdoshme për t’u përmbushur nga palët, pasi mospërmbushja e njërit detyrim të çonte automatikisht në mospërmbushjen e detyrimit tjetër.

35

Page 36:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Ka rezultuar e provuar që palët fillimisht i kanë përmbushur detyrimet e tyre të parashikuara në deklaratën noteriale datë 19.09.2002. Paditësi është larguar nga objekti pronë e Xhemile Toptanit, duke lejuar anën e paditur të realizonte ndërtimin; ndërsa ana e paditur, Shoqëria “Diamand” sh.p.k., në përmbushje të detyrimeve që kishte marrë përsipër duke filluar nga muaji Dhjetor 2002 ka strehuar paditësin në një apartament të ndodhur në Rr.“Komuna e Parisit”, Kulla Sarahel, ap.7/3, duke paguar edhe qiranë për këtë apartament deri në nëntor 2004.

Ka rezultuar që ana e paditur, Shoqëria “Diamand” sh.p.k., ka ndërprerë pagesën e qirasë së këtij apartamenti pa asnjë shkak të ligjshëm në një kohë që ende nuk ishte plotësuar kushti i parashikuar në marrëveshjen e rënë dakord mes palëve; paditësi vazhdonte të kishte statusin e të pastrehit dhe nuk kishte asnjë lloj mundësie ekonomike të realizonte strehimin e tij dhe të familjes së tij (shkresat e Bashkisë Tiranë, datë 18.11.2004, datë 21.11.2005, deklarimet e personit të tretë Bashkia Tiranë në seancat gjyqësore dhe pretendimet përfundimtare, faqe 54 e vijim e dosjes gjyqësore).

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se detyrimet e marra përsipër nga ana e paditur, Shoqëria “Diamand” sh.p.k., në çështjen objekt gjykimi, kanë buruar në të njëjtën kohë si nga marrëveshja e realizuar nga palët, ashtu dhe nga ligji.

Ky Kolegj çmon se pranimi nga ana e gjykatës së apelit vetëm i pjesës së parë të kërkimit të paditësit duke u detyruar ana e paditur, Shoqëria “Diamand” sh.p.k. të paguajë qiranë prej datës 31.11.2005 e deri në ekzekutimin e vendimit të kësaj gjykate vjen në kundërshtim me Ligjin nr.7698, datë 15.04.1993, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve”, Ligjin nr.9235, datë 29.07.2004 dhe Ligjin nr.8030, datë 15.11.1995 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha”, pasi nuk e zgjidh konfliktin midis palëve ndërgjyqëse.

Kuadri ligjor për kthimin dhe kompesimin e pronave (si Ligji nr.7698, datë 15.04.1993 , ashtu dhe Ligji nr.9235, datë 29.07.2004), i ka dhënë përparësi në çdo kohë qiramarrësve që jetojnë në shtëpitë e ish pronarëve, duke u njohur atyre të drejtën për të poseduar këto banesa deri sa të sistemohen në banesa të tjera nga shteti apo me mundësitë e tyre.

Ligji nr.7698, datë 15.04.1993, neni 14, shprehimisht thotë:Marrëdhëniet midis qiramarrësve dhe ish pronarëve që bëhen pronare sipas këtij

ligji, rregullohen me Ligjin nr.7652, datë 23.12.1992, Për privatizimin e banesave shtetërore. Në qofte se gjatë kësaj kohe pronari i siguron qiramarrësit banesë tjetër brenda të njëjtës qëndër të banuar, me sipërfaqe banimi aq sa i takon sipas normave të strehimit në momentin e daljes së këtij ligji, por jo më tepër se sa ka, atëherë qiramarrësi është i detyruar të lirojë banesën. Shtetit detyrohet të zgjidhë, në përputhje me normat aktuale të strehimit, strehimin e qiramarrësve të sotëm duke u dhënë përparësi familjeve me të ardhura të pakta.

Ligji nr.9235, datë 29.07.2004, neni 9 parashikonte shprehimisht se: 1. Banesat, pronë e subjekteve të shpronësuara, lirohen nga qiramarrësi brenda një

afati trevjeçar. Qiramarrësit vazhdojnë të paguajnë një qira të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave deri në dy vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Këshilli i Ministrave ngarkohet të sigurojë strehimin e qiramarrësve që kanë statusin e të pastrehëve, nëpërmjet banesave me qira të ulët, kredive me interes të ulët, ose banesave me qira të kompensuar nga shteti.

2. Në rastet e banesave të ndërtuara në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, banorët e tyre kanë të drejtën e blerjes së truallit gjatë procesit të legalizimit të përcaktuar me ligj të veçantë. Vlerësimi i truallit bëhet sipas vlerës së tregut në momentin e kryerjes së legalizimit të banesave.

Pikerisht ky nen i Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, është shfuqizuar me vendim të Gjykates Kushtetuese nr.11, datë 04.04.2007, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipëris me arsyetimin se:

36

Page 37:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Gjykata Kushtetuese konstaton se rregullimi ligjor i bërë nëpërmjet nenit 9 të ligjit objekt shqyrtimi, në esencë, ofron po ato alternativa që ofronte neni 9 i shfuqizuar, të cilat, me vendimin e sipërpërmendur, janë konsideruar jokushtetuese, sepse cenojnë parimin e sigurisë juridike, si dhe shkaktojnë diskriminim të një grupi. Kështu, si alternativa të strehimit të qiramarrësve të kësaj kategorie parashikohen plotësimi vetë i nevojave të strehimit, sigurimi i strehimit nga ana e subjekteve të shpronësuara, strehimi nëpërmjet kredisë, sipas pikave 1 dhe 2 të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, si dhe strehimi ose marrja e truallit, në bazë të pikës 3 të ligjit të sipërcituar. Ky rregullim ligjor cënon të drejtën e kësaj kategorie qiramarrësish dhe përsa i përket ngrirjes së qirasë, ndërsa detyrimin për lirimin e banesës nuk e lidh me strehimin përfundimtar të qiramarrësve.… një pjesë e qiramarrësve të banesave ish- -pronë private kanë përfituar banesë në kushtet e nenit 1 të ligjit nr.8647, datë 24.07.2000 “Për disa ndryshime në ligjin nr.8030, datë 15.11.1995 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha”. Për pasojë, një trajtim më i pafavorshëm i pjesës tjetër të qiramarrësve, të cilët janë në të njëjtat kushte me të parët, përbën një diskriminim jokushtetues.…. Gjykata Kushtetuese arrin në përfundimin se neni 9 i ligjit në shqyrtim, është në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës dhe barazisë para ligjit, dhe si i tillë duhet të shfuqizohet si i papajtueshëm me Kushtetutën.

Ligji nr.8030, date 15.11.1995, ndryshuar nga Ligji nr.8647, datë 24.07.2000, neni 2, paragrafi i tretë, parashikon shprehimisht se:

Familjet e pastreha që banojnë në banesa shtetërore ish-pronë private, trajtohen nga shteti si kategori emergjente. Shteti u siguron atyre banesë nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, me sipërfaqe banimi aq sa u takon sipas normave të strehimit dhe përbërjes familjare para datës 1.12.1992, por jo më tepër sesa disponon. Privatizimi i këtyre banesave kryhet sipas kritereve të ligjit nr.7652, datë 23.12.1992 Për privatizimin e banesave shtetëroret dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij, duke i shtuar tarifës indeksin e korrigjimit të çmimeve. Qiramarrësit në banesa ish-pronë private, që kërkojnë të sigurojnë banesë nëpërmjet tregut të lirë, përfitojnë falas nga shteti diferencën e vlerës sipas kostos aktuale të ndërtimit të Entit Kombëtar të Banesave, me tarifën e indeksuar.

Neni 10 i të njejtit ligj parashikon se:Deri në zgjidhjen e strehimit, qytetarët e pastrehë që banojnë në banesa ish-pronë

private, do të paguajnë qira sipas tarifave që paguanin në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit nr.7698, datë 15.4.1993, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”.

Në analizë të gjithë kuadrit ligjor të cituar më lart del qartë që paditësi si pjesë e një kategorie të veçante subjektesh, (qiramarrës në banesat e ish-pronarëve), do të qëndronte në banesën ku ai jetonte prej 25 vjetësh, pronë e kthyer ish pronarit, për aq kohë sa t’i sigurohej një mundësi tjetër strehimi apo të kompesohej nga shteti, Enti Kombetar i Banesave.

Ka qënë vetëm marrëveshja midis palëve ndërgjyqëse dhe detyrimi që ka marrë përsipër ana e paditur, ato që e kanë detyruar paditësin të largohej nga kjo banesë për t’u strehuar diku tjetër. Në një farë mënyrë kjo ka qenë një marrëdhënie juridike civile me kusht. Në rast se nuk do të ishte vendosur dhe nuk do të plotësohej kushti i vendosur më sipër (… deri sa të gëzojë statusin e të pastrehit), paditësi nuk do të ishte larguar nga banesa.

Por dhe sikur ky kusht të mos qe vendosur në mënyrë të shprehur dhe të shkruar në deklaratën noteriale të sipërpërmendur, detyrimi i palës së paditur për ta strehuar paditësin buronte nga ligji, dhe kjo e fundit (Shoqëria “Diamand sh.p.k.”) ishte e detyruar që ta respektonte atë.

Siç u citua më sipër dhe siç vërtetohet nga provat shkresore të administruara në dosjen gjyqësore, kushti i vendosur në këtë deklaratë ende nuk është plotësuar, dhe në këto kushte, detyrimi i palës së paditur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj paditësit vazhdon.

37

Page 38:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se nuk qëndron pretendimi i ngritur në rekurs nga ana e paditur, Shoqëria “Diamand” sh.p.k., se kjo e fundit nuk ka pasur detyrimin për të paguar qiranë dhe për ta strehuar të paditurin pasi ky detyrim në bazë të ligjit i takonte Xhemile Toptanit.

Përsa më sipër, ky Kolegj vlerëson të theksojë se është në diskrecionin e paditësit të përcaktojë strukturën e procesit. Është paditësi, i cili përcakton se cila do të jetë ajo palë pasive që merr cilësinë e të paditurit në procesin gjyqësor, ndaj të cilës paditësi do të kundrejtojë kërkimet e tij (neni 31 i K.Pr.Civile). Pra, është pikërisht paditësi ai që disponon të drejtën e padisë. Në këtë kuptim, është paditësi ai që ka të drejtë të heqë dorë nga gjykimi i padisë për një apo më shumë palë të paditura, duke kërkuar pushimin e gjykimit për këto palë (nenit 299 i K.Pr.Civile).

Në çështjen objekt gjykimi paditësi ka kërkuar ndaj të paditurës Xhemile Toptani “Pushimin e gjykimit të padisë në lidhje me detyrimin e të paditurës Xhemile Toptani” , pasi me veprime konkludente të Shoqërisë “Diamand” sh.p.k., është vërtetuar qartë që ka qënë pikërisht kjo e fundit, ajo e cila ka marrë përsipër përmbushjen e këtij detyrimi.

Nuk ka rezultuar në asnjë rast që Xhemile Toptani të ketë paguar ndonjëherë këtë detyrim (qiranë) në favor të paditësit Shkëlqim Memaj. Eshtë e vërtetë që Ligji nr.7698, datë 15.04.1993, ngarkon pronarin për të sistemuar qiramarrësin në rastin kur ai do të kërkojë lirimin e banesës (rasti klasik), por nuk përjashtohen në asnjë rast marrëveshjet ndërmjet pronarit të objektit (banesës) dhe të tretëve për marrjen përsipër dhe përmbushjen e këtij detyrimi nga të tretët siç janë rastet e sipërmarrjes për ndërtim.

Nga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte një ndërtim shumëkatësh për qëllime banimi dhe ambjente shërbimesh.

Rezulton qartë në çështjen objekt gjykimi që ana e paditur, Shoqëria “Diamand” sh.p.k., ka marrë përsipër përmbushjen e këtij detyrimi, e ka përmbushur atë pjesërisht dhe nuk ka vazhduar përmbushjen e tij pa një shkak të ligjshëm.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a/d të K.Pr.Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.579, datë 17.05.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë, për

sa i përket detyrimit të anës së paditur, Shoqërisë “Diamand” sh.p.k., për të paguar qiranë e apartamentit të ndodhur në Rr.“Komuna e Parisit”, Kulla Sarabel, ap.nr.7/3, që prej datës 31.11.2005 deri në ekzekutimin e vendimit.

Ndryshimin e vendimit nr.579, datë 17.05.2007, te Gjykatës së Apelit Tiranë për pjesën e dytë të kërkimit, duke detyruar të paditurin, Shoqëria “Diamand” sh.p.k., të verë në dispozicion të paditësit një apartament sipas kushteve të deklaratës noteriale nr.4582, datë 19.09.2002, ose të paguajë qiranë e apartamentit ku paditësi banon për sa kohë ky i fundit gëzon statusin e të pastrehit.

Tiranë, më 14.09.2010

38

Page 39:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.11111-01399-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1344 i Vendimit (350)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Shpresa Beçaj KryesueseArdian Nuni AnetarArjana Fullani AnetareEvelina Qirjako AnetareGuxim Zenelaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 23.09.2010 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe u perket:

PADITËS: XHAVIT HOXHA, perfaqesuar nga av.Rajmonda Lamnica. VJOLLCA KAMBERI, ne mungese. ZAMIRA HOXHA, ne mungese,ALBANA HOXHA, ne mungese.ARDIAN HOXHA, perfaqesuar nga av.Rajmonda Lamnica.

I PADITUR: SHABAN HOXHA, perfaqesuar nga av.Arben Vrioni.SADETE PIPERI, perfaqesuar nga av.Arben VrioniVALTER PIPERI, perfaqesuar nga av.Arben Vrioni

OBJEKTI I PADISË:

Njohjen tone si bashkepronar mbi nje shtepi dy kateshe oborr e porte me vete.

Pavlefshmeri absolute te kontrates se dhurimit nr.19310, date 29.8.1992.

Baza Ligjore: Nenet 92, 199 te K.Civil dhe neni 321 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1523, date 20.03.2006, ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise si e pabazuar ne ligj e ne prova.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.426, date 12.04.2007, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.1523, date 20.03.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe pranimin e padise.

39

Page 40:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Detyrimin e te paditurve Shaban Hoxha te njohe si bashkepronare mbi nje shtepi dy kateshe e ndodhur ne Rrugen ”Riza Cerova”, paditesin Xhavit Hoxha e trashegimtaret e te ndjerit Hazis Hoxha (Vjollca, Zamira, Albana dhe Ardian Hoxha).Konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se dhurimit nr.19310, date 29.8.1992 dhe te shenimeve te bera ne Z.R.P.Paluajtshme ne mes te te paditurve Shaban Hoxha dhe Sadete dhe Valter Piperi.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane paraqitur rekurs te paditurit Shaban Hoxha dhe Sadete e Valter Piperi, te cilet kerkojne prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit nuk ka respektuar dhe ka zbatuar keq ligjin si ne rrafshin procedurale dhe ate material, ç`ka perben shkakun ligjor ne baze te nenit 472/a e b, te K.Pr.Civile. Nga ana procedurale

- Gjykata ne kete vendim nuk i referohet konkretisht se ne cilat dispozita eshte bazuar qe ka njohur paditesit bashkepronare, pra mungon baza ligjore.

- Gjithashtu ne kete vendim mungon teresisht analiza e provave. Gjykata, bazuar vetem ne nje çertifikate te trungut familjar, pa analizuar asnje prove tjeter, konkludon se te tre vellezerit kane qene ne nje ekonomi te perbashket.Ne aspektin material

- Gjykata anashkalon faktin se e kam fituar pronesine mbi kete banese me ane te kontrates se shitblerjes ne vitin 1955 dhe kam qene pronar ekskluziv per 37 vjet. Kontrata e hartuar nga noteri ,ne baze te nenit 253 te K.Pr.Civile, perben prove te plote. E kunderta lejohet te provohet vetem nese pretendohet se shkresa eshte e falsifikuar.

- Si mund te jete bashkepronar me mua njeri vella, qe ne kohen e shitjes ka qene 14 vjeç dhe ka mbaruar arsimin 8 vjeçar dhe tjetri i datelindjes 1945 dhe qe ka qene i semure e per kete nuk ka kryer sherbimin ushtarak.

- Praktika gjyqesore ne raste analoge ka qene plotesisht e qarte dhe uniforme, perderisa akti (titulli i pronesise) eshte i sakte dhe i plote gjykata nuk mund te lejoje dhe te mohoje permbajtjen e tij nepermjet interpretimit doktrinal “juhe mi ridik”. Ne baze te ligjit, nese gjykata konstaton nje shkak qe rrezon permbajtjen e aktit zyrtar atehere ajo e quan ate te pavlefshem dhe atehere merr ne analize provat e tjera te paraqitura nga palet, por ajo nuk mundet qe pa rrezuar permbajtjen e aktit t’i jape provave te shkresore nje kuptim te ndryshem nga ajo qe ato kane. Ne kete drejtim konkluzioni i gjykates qe ka pranuar padine eshte i gabuar.

- Fakti qe trashegimlenesit e paleve figuronin ne perberje te nje familje ne regjistrat e gjendjes civile… fakti qe ata kane patur prona te tjera ne bashkepronesi ose ne perdorim ekonomik te perbashket, ligjerisht nuk mund te çoje ne perfundimin e njohje se bashkepronesise dhe per pronat qe figurojne ne pronesi te veçante te secilit prej tyre.

- Legjislacioni i kohes nuk njihte regjimin juridik te bashkepronesise ne teresi te pjestareve te familjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; av. A.Vani, i cili kerkoi prishjen e

vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane; av. R.Lamnica, e cila kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

40

Page 41:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

V Ë R E NSe vendimi nr.426 date 12.04.2007 i Gjykates se Apelit Tirane eshte i pambeshtetur

ne ligj dhe si i tille duhet te prishet dhe çeshtja te kthehet per rigjykim ne ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Nepermjet ketij vendimi, Gjykata e Apelit Tirane ka ndryshuar vendimin nr.1523 date 20.03.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, i cili kishte rrezuar kerkese-padine e paraqitur dhe e ka pranuar ate, duke detyruar te paditurin Shaban Hoxha te njohe si bashkepronare mbi nje shtepi dy kateshe e ndodhur ne Rrugen “Riza Cerova” paditesin Xhavit Hoxha e trashegimtaret e te ndjerit Hazis Hoxha (Vjollca, Zamira, Albana dhe Ardian Hoxha). Konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se dhurimit nr.19310, date 29.8.1992 dhe te shenimeve te bera ne Z.R.P.Paluajtshme ne mes te te paditurve Shaban Hoxha dhe Sadete e Valter Piperi.

Te dy gjykatat kane pranuar keto rrethana dhe fakte te çeshtjes ne shqyrtim:Paditesi Xhavit Hoxha dhe i padituri Shaban Hoxha jane vellezer, paditesit e tjere

(Vjollca, Zamira, Albana dhe Ardian Hoxha) jane niper e mbesa te tyre, femije te vellait te vdekur Hazis Hoxha, ndersa te paditurit Sadete dhe Valter Piperi jane vajza dhe dhenderri i te paditurit Shaban Hoxha.

Me padine e paraqitur per gjykim paditesat Xhavit Hoxha, etj., kane kerkuar ndaj te paditurit Shaban Hoxha detyrimin per t’í njohur bashkepronare mbi nje shtepi dy kateshe, te ndodhur ne qytetin e Tiranes, Rruga “Riza Cerova”, nr.28, me siperfaqe e kufij te cituar, njekohesisht pavlefshmerine absolute te kontrates se dhurimit te kryer mes te paditurve lidhur me kete banese, konform bazes ligjore te cituar ne padi.

Banesa objekt gjykimi eshte blere nga ana e te paditurit Shaban Hoxha me kontraten e shitjes nr.8510 rep., nr.2690 kol., date 29.07.1955 dhe eshte transkriptuar ne emer te tij me nr.421, date 30.07.1955 te Regjistrave te Hipotekes Tirane.

Me kontraten e dhurimit nr.19310 rep., nr.4924 kol., date 29.08.1992 i padituri Shaban Hoxha kete banese ua ka dhuruar te paditurve Sadete dhe Valter Piperi.

Paditesat kane pretenduar se, megjithese prona eshte blere dhe regjistruar ne hipoteke ne emer te te paditurit Shaban Hoxha si vella i madh i tyre, ne fakt ajo eshte prone e perbashket; se noteri ne kontrate ka perdorur termin “bleresat” duke pasur parasysh faktin se ajo eshte blere edhe per llogari te dy vellezerve te tjere Xhavit e Hazis Hoxha; se kerkesa per transkriptimin e saj ne hipoteke eshte paraqitur nga ana e vellait Faik Hoxha; se palet kane figuruar ne nje gjendje civile deri ne vitin 1961, duke punuar ne nje furre buke prone e tyre; se paraqitja e te paditurit si pronar i vetem dhe dhurimi i saj ne favor te te paditurve Sadete dhe Valter Piperi, sipas paditesave, perben mohim te te drejtes se bashkepronesie se tyre, fakt i cili i ka detyruar te kerkojne zgjidhjen gjyqesisht te ketij konflikti.

Ndersa i padituri Shaban Hoxha i ka prapesuar kerkimet ne padi duke pretenduar se eshte pronar i ligjshem i baneses, se ajo eshte blere vetem me kontributin e tij, pasi ne kohen e blerjes se saj paditesi Xhavit ka qene ne shkolle dhe ishte 14 vjeç, ndersa vellai tjeter, i ndjeri Haziz, ka qene i semure dhe per kete arsye nuk ka kryer as sherbimin ushtarak. Po keshtu, ka pretenduar se si pronar i vetem i kesaj prone eshte pergjigjur per administrimin dhe mirembajtjen e saj, duke shlyer dhe detyrimet ndaj shtetit.

Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1523, date 20.03.2006, e ka rrezuar padine e paraqitur, duke e çmuar si te pabazuar ne prova e ne ligj.

Mbi ankimin e paditesave, Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin e cituar ne hyrje te arsyetimit te ketij vendimi, ka vendosur te ndryshoje vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe te pranoje padine e paraqitur.

41

Page 42:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Ajo gjykate ka arritur ne perfundimin se: “bazuar ne provat e administruara ne seance gjyqesore dhe te pakontestuara nga palet konkludohet se padia duhet te pranohet. Me tej gjykata e apelit ka pranuar se: eshte e vertete qe kontrata eshte bere ne emer te te paditurit si vellai i madh, por kjo nuk do te thote se dy vellezerit e tjere nuk jane bashkepronare ne ate pasuri ... sipas çertifikates se gjendjes civile te tre vellezerit deri ne vitin 1961 kane jetuar ne nje ekonomi te perbashket, kane punuar bashke dhe nga te ardhurat e realizuara kane blere shtepine objekt gjykimi...”.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs pala e paditur, e cila kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, duke parashtruar ne thelb pretendime per zbatim te gabuar te ligjit procedurial civil dhe ligjit material civil nga ana e Gjykates se Apelit Tirane, te cilat jane cituar ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se rekursi i paraqitur permban shkaqe ligjore nga ato qe parashikon neni 472, shkronja “a” dhe “c” i K.Pr.Civile dhe vendimi i gjykates se apelit, objekt rekursi, çmohet i cenueshem ligjerisht.

Ne rekurs pretendohet se: “Gjykata e Apelit Tirane, ne vendimin e saj nuk ka cituar se cilat jane dispozitat ligjore ne te cilat eshte referuar kur i ka njohur paditesit bashkepronare, duke pretenduar se vendimit i mungon baza ligjore per zgjidhjen e mosmarreveshjes. Po keshtu pretendohet se: vendimit i mungon analiza teresore e provave te administruara ne gjykim, sipas nenit 129 te K.Pr.Civile”

Ky shkak vleresohet i bazuar, pasi nga shqyrtimi i permbajtjes se arsyetimit te vendimit objekt rekursi, konstatohet se gjykata nuk ka cituar asnje dispozite te Kodit Civil apo te K.Pr.Civile, ne te cilat gjen mbeshtetje ligjore konflikti ne gjykim. Po keshtu, konstatohet se gjykata ka arritur ne perfundimin e ndryshimit te vendimit te gjykates se faktit dhe pranimin e padise se paraqitur, duke analizuar dhe vleresuar ne menyre te pjeseshme dhe te njeaneshme, vetem provat e paraqitura nga pala paditese ne mbeshtetje te pretendimeve ne padi.

Objekti i padise ne gjykim ka dy kerkime: detyrim per njohje bashkepronar mbi nje prone (te specifikuar me lart), neni 199 te Kodit Civil, dhe konstatimin e pavlefshmerise absolute te kontrates se dhurimit nr.19310 rep., nr.4924 kol., date 29.08.1992, neni 92 e vijues te po ketij Kodi.

Siç konstatohet nga objekti dhe baza ligjore e padise, mosmarreveshja ne gjykim ka te beje me nje “marredhenie juridike pronesie”, e cila gjen rregullim ne Kodin Civil, kapitulli “Bashkepronesia”, kreu i pare, “Bashkepronesia ne pjese”, neni 199, i cili jep perkufizimin dhe permbajtjen e bashkepronesise, duke parashikuar se: “Ka bashkepronesi kur nje ose disa sende dhe te drejta te tjera reale u perkasin bashkarisht dy ose me shume personave...”.

Shkaku, per te cilin paditesat kane vene ne levizje gjykaten me padine e mesiperme, eshte pikerisht venia ne dijeni mbi veprimin juridik (kontraten e dhurimit nr.19310/4924, date 29.08.1992), ne te cilin i padituri eshte paraqitur si pronar i vetem i saj dhe e ka tjetersuar ate ne favor te personave te tjere (te paditurve Piperi). Ne keto rrethana, bashke me kerkimin e pare ne objektin e kesaj padie, nga ana e paditesave eshte kerkuar dhe konstatimi i pavlefshmerise absolute te ketij veprimi juridik, si veprim i lidhur ne kundershtim me ligjin.

Duke pasur parasysh kerkimet e padise ne gjykim dhe rrethanat konkrete te çeshtjes, ishte detyre e gjykates qe te percaktonte drejt natyren e kesaj mosmarreveshje civile, te analizonte me hollesi pretendimet dhe prapesimet e paleve ndergjyqese lidhur me objektin e saj, provat e paraqitura respektivisht prej tyre, dhe pas shqyrtimit te rrethanave te çeshtjes ne teresine e tyre, te parashtronte argumentat ligjore dhe dispozitat ligjore ne te cilat mbeshtetet vendimi (detyrime qe burojne nga nenet 16, 126, 308, 310/II/1, 2, 3 te K.Pr.Civile).

42

Page 43:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Gjykata e apelit, ne fillim te arsyetimit te vendimit ka konstatuar se: Gjykata e Shkalles se Pare Tirane nuk ka arsyetuar fare perse i rrezon pretendimet e paditesave . Por, Kolegji Civil vlereson se eshte pikerisht kjo gjykate (gjykata e apelit), qe edhe pse ka konstatuar kete mangesi te vendimit objekt ankimi, ne asnje pjese te vendimit te saj, nuk argumenton ligjerisht perse e ka ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe e ka pranuar padine e paraqitur.

Siç shihet nga arsyetimi i ketij vendimi, gjykata ka pranuar faktin juridik te blerjes se kesaj prone nga i padituri Shaban Hoxha, por, ne menyre te paargumentuar dhe te pambeshtetur ne asnje dispozite ligjore, arrin ne perfundimin se “... kjo nuk do te thote se dy vellezerit e tjere nuk jane bashkepronare ne ate pasuri...”.

Argumentat e perdorur nga gjykata per nxjerrjen e ketij konkluzioni, jo vetem qe nuk jane te mbeshtetura ne asnje dispozite ligjore te Kodit Civil, por ato jane mbeshtetur vetem ne argumentat e parashtruara nga paditesat ne kuadrin e pretendimeve ne padi, e konkretisht fakti se “palet kane jetuar ne nje ekonomi te perbashket deri ne vitin 1961, se kane punuar furrtare ne nje furre buke prone e tyre, dhe se nga te ardhurat e realizuara kane blere shtepine objekt gjykimi”.

Por, ashtu siç pretendohet edhe ne rekursin e paraqitur, Kolegji Civil konstaton se gjykata e apelit gjate arsyetimit te vendimit ka anashkaluar, duke mos marre ne analize dhe duke mos vleresuar poziten ligjore te te paditurit Shaban lidhur me kete prone, e konkretisht faktin qe i padituri Shaban Hoxha pronesine mbi banesen objekt konflikti gjyqesor e ka fituar ne menyre te ligjshme me ane te kontrates se shitblerjes nr.8510/2690 kol., date 29.07.1955, te regjistruar rregullisht ne emer te tij ne regjistrat e hipotekes se asaj kohe.

Disponimi i nje prone te paluajtshme me nje akt te ligjshem pronesie, siç eshte kontrata e shitjes, mund te kundershtohet vetem ne rast se pretendohet per falsitet te saj dhe goditet si e tille. Çdo shkrese tjeter e paraqitur nga pala kundershtare, megjithese ka vlere provuese per faktet dhe rrethanat qe pasqyrohen ne te, nuk mund te kete vlere te tille provuese qe te ndryshoje permbajtjen e nje akti zyrtar, siç eshte akti noterial (kontrata e shitjes).

Jo vetem kaq, por, ajo gjykate nuk ka analizuar qofte dhe negativisht as provat e tjera te paraqitura nga i padituri ne prapesim te padise, te cilat jane administruar ne dosjen gjyqesore, duke shkelur detyrimin ligjor qe buron nga neni 14 i K.Pr.Civil (per nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem ne perputhje me ligjin).

Detyrimi ligjor i sanksionuar ne kete dispozite me karakter te pergjithshem procedurial nuk eshte formal, pasi per trajtimin dhe analizen e provave te paraqitura nga palet ndergjyqese, referon ne nje sere dispozitash te tjera proceduriale te K.Pr.Civile, e konkretisht Kreu VIII, “Shkresat”, ne te cilin jane parashikuar ne menyre te hollesishme llojet e shkresave, fuqia provuese e tyre, procedura e krahasimit te shkresave, goditja per falsitet, etj.

Neni 253 i K.Pr.Civile parashikon shprehimisht se: “Aktet zyrtare qe perpilohen nga nepunesi i shtetit ose personi qe ushtron veprimtari publike, brenda kompetences se tyre dhe ne formen e caktuar, perbejne prove te plote te deklarimeve qe jane bere perpara tyre per faktet qe kane ngjare ne prani te tyre ose per veprimet e kryera prej tyre. Lejohet te provohet e kunderta vetem kur pretendohet se shkresa eshte e falsifikuar”.

Ne kete kontekst, çmohet se konkluzionet e gjykates se apelit ne vendimin e saj jane te gabuara, pasi vijne ne kundershtim te hapur me permbajtjen e dispozitave proceduriale civile te mesiperme.

Krejtesisht i paargumentuar dhe i pambeshtetur ne ligj konsiderohet pjesa tjeter e vendimit te gjykates se apelit, lidhur me pavlefshmerine e kontrates se dhurimit nr.19310/4924, date 29.08.1992, lidhur mes te paditurve.

43

Page 44:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Ne nje paragraf te vetem nga ana e gjykates se apelit arsyetohet se: “... po keshtu konstatohet se kontrata e dhurimit eshte bere me keqdashje duke u mohuar paditesave pronesine, si e tille konstatohet e pavlefshme..”.

Pavlefshmeria e veprimeve juridike, si institut i veçante i te drejtes civile, gjen rregullim ne nenet 92 e vijues te Kodit Civil.

Neni 92 i K.Civil “Veprime juridike te pavlefshme” parashikon se:“Veprimet juridike te pavlefshme nuk krijojne asnje pasoje juridike. Te tilla jane ato qe:

a) vijne ne kundershtim me nje dispozite urdheruese te ligjit; b) Kur kryhen per te mashtruar ligjin. c) kryhen nga te mitur nen moshen katermbedhjete vjeç; ç) behen ne marreveshje te paleve pa patur qellim qe te sjellin pasoja juridike (fiktive ose te stimuluara)”.

Ne çeshtjen ne gjykim, pala paditese ka pretenduar se kontrata e dhurimit eshte e pavlefshme pasi vjen ne kundershtim me nje dispozite urdheruese te ligjit, nenit 92/a te Kodit Civil, edhe pse nuk ka argumentuar ligjin apo dispoziten urdheruese te ligjit qe bie ndesh.

Eshte detyre e gjykates, qe gjate shqyrtimit te nje kerkimi te tille, te analizoje me hollesi kerkimet dhe pretendimet e paleve ne perputhje me dispozitat ligjore ne te cilat referohen ato, dhe kur nga ana e saj konstatohet se veprimi juridik eshte i pavlefshem, per arsye se vjen ne kundershtim me ligjin, te rregulloje pasojat ne perputhje me kerkesat e nenit 106 te Kodit Civil.

Duke mos mbajtur parasysh urdherimet e dispozitave ligjore proceduriale te mesiperme dhe duke anashkaluar rregullimet ligjore të dispozitave perkatese te Kodit Civil ne te cilat mbeshtetet mosmarreveshja ne gjykim, ky Kolegj çmon se vendimit gjyqesor objekt rekursi i mungon arsyetimi ligjor. Kjo ka sjelle mos dhënien e arsyeve dhe argumenteve ligjore të ndryshimit te vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe pranimit te kerkese-padise.

Gjykimi ne perputhje me percaktimet e mësipërme te ligjit material dhe procedurial civil, si dhe kryerja e veprimeve te tjera proceduriale që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do ta lejojnë Gjykatën e Apelit Tirane që të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes, per rrjedhoje ne marrjen e nje vendimi te bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 “c” te Kodit te Procedures

Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.426, date 12.04.2007 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin

e çeshtjes oer rigjykim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 23.09.2010

44

Page 45:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.31003-01492-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1043 i Vendimit (351)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

Shpresa Beçaj KryesueseArdian Nuni AnëtarGuxim Zenelaj AnëtarArjana Fullani AnëtareEvelina Qirjako Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 23.09.2010 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËSA: MALIQ PROTODUARI, XHEVAIR ISMAILI, IRAKLI DINAKU, të përfaqësuar nga avokate Enise Kurteshi

I PADITUR: KOMISIONI VENDOR I VLERËSIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË PRANË

PREFEKTIT të QARKUT BERAT, në mungesëPERSONA TË TRETË: SEKSIONI I ADMINISTRIMIT DHE I

MBROJTJES TË TOKËS TË QARKUT BERAT, në mungesëVELI GLLAVA, në mungesë

OBJEKTI I PADISË: Konstatim i pavlefshëm i Aktit Administrativ,

vendimit nr.5, datë 07.07.2009 të Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë për paditësat.

Pezullim i zbatimit të aktit administrativ.Baza Ligjore: Neni 31, 324, 331/2, 329, 202 të K.Pr.Civile.

Nenet 116-117 të K.Pr.Administrative.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr.323, datë 15.03.2010, ka vendosur:Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr.1259/39, datë 06.08.2009.

Kundër vendimit të gjykatës së shkallës parë ka ushtruar ankim të veçantë paditësi Irakli Dinaku, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit po pranë kësaj gjykate, për këto shkaqe:

- Çështja objekt gjykimi i përket juridiksionit gjyqësor dhe jo siç ka vendosur gjykata.- Objekt padie është konstatimi i pavlefshëmrisë së një akti administrativ, vendimit

nr.5, datë 07.07.2009 të Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë mbi tokën bujqësore.

45

Page 46:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Ky vendim është në kundërshtim me ligjin, sepse komisioni vetëm sa konstaton nëse akti i marrjes së tokës në pronësi është i ligjshëm ose jo dhe është Prefekti ai që bën padinë në gjykatë dhe kërkon shfuqizimin e aktit dhe kalimin e tokës në pronësi të shtetit (neni 10 i ligjit).

- Argumentimi i gjykatës se ankimi duhet bërë në organet administrative dhe jo në gjykatë është në kundërshtim me ligjin, pasi në ligj nuk është parashikuar një rrugë e tillë.

- Gjykata gabon kur thotë se Prefekti mund ta bëjë padinë kur ai të dojë. Në nenin 10 të ligjit janë përcaktuar afate konkrete dhe objekti i padisë që duhet të ngrerë Prefekti.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; përfaqësuesen e palës paditëse; avokate

Enise Kurteshi, që kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe dërgimin e çështjes po pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësat Maliq Protoduari, Irakli Dinaku dhe Xhevair Ismaili, banorë të fshatit Poshnjë Berat, në zbatim të ligjit nr.7501, datë 19.07.1991 “Për Tokën”, janë pajisur me tokë arë dhe truall. Aktet e marrjes së tokës në pronësi për secilin paditës (nr. 2, datë 25.10.1994; nr.430, datë 01.12.1994; nr.270, datë 01.11.1994) janë regjistruar pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat.

2. Mbi ankesën e personit të tretë të këtij gjykimi, Veli Gllava, ka filluar procedura e verifikimit të titujve të pronësisë të paditësave, në përfundim të së cilës Komisioni Vendor i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë pranë Prefektit të Qarkut Berat, me vendimin nr.5, datë 07.07.2009, ka vendosur:

a. Për pavlefshmëri të pjesshme të Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi nr.270 të z. Xhevair Mustafa Ismaili: a) për pasurinë nr.454/2 vol. 10, faqe 146, tokë arë me sipërfaqe 370 m2. Kthimi i saj në truall shtet; b) për pasurinë 454/5, vol. 10 faqe 149, arë+truall, me sipërfaqe 570 m2, kthimi i saj në truall shtet.

b. Për pavlefshmëri të pjesshshme të Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi nr.2 të z. Maliq Hysen Protoduari, për pasurinë nr.454/1, vol. 10, faqe 145, arë+truall me sipërfaqe 800 m2, kthimi i saj në truall shtet.

c. Për pavlefshmëri të pjesshme të Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi nr.430, të z. Iraktli Zoi Dinaku, për pasurinë nr.454/3, vol. 10, faqe 147, arë me sipërfaqe 350 m2, kthimi i saj truall shtet.

3. Ky vendim, me shkresën nr.189 prot. datë 13.07.2009 të Prefektit Berat, u është njoftuar paditësave dhe personave të tretë, Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat dhe Avokaturës së Shtetit

4. Paditësat Maliq Protoduari, Irakli Dinaku dhe Xhevair Ismaili, me pretendimin se vendimi nr.5, datë 07.07.2009 është një akt absolutisht i pavlefshëm, i janë drejtuar gjykatës me padinë e datës 06.08.2009.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr.323, datë 15.03.2010, ka nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështjen civile nr.1259/39, datë 06.08.2009.

5.1. Në nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, gjykata, pasi citon nenet 8, 10, 11 të ligjit nr.9948, datë 07.07.2008, nenet 116-121 të Kodit të Procedurës Administrative dhe nenin 324 të Kodit të Procedurës Civile, arsyeton: - për rastin konkret nuk ka përfunduar

46

Page 47:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

procesi i shqyrtimit administrativ...; - vërtetohet se deri tani vendimi i KV objekt gjykimi nuk ka sjellë asnjë pasojë ligjore për paditësat, pasi nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat është refuzuar zbatimi i këtij vendimi...; - “edhe nëse do të quhej absolutisht i pavlefshëm nuk do të kishte kuptim konstatimi i kësaj pavlefshmërie përderisa ai nuk ka sjellë asnjë pasojë ligjore deri tani dhe Gjykata nuk ka pse të investohet përderisa nuk ka pasoja ligjore apo të drejta që duhet të rivendosen...Pala paditëse nuk ka ndjekur dhe nuk ka konsumuar plotësisht rrugën e ankimit administrativ. Në bazë të nenit 11 të ligjit dhe VKM nr.1269, dt. 17/09/2008..., organi më i lartë është Komisioni Qeveritar i Tokës (KQT). Në bazë të kreut I shkronja B, paragrafi 3, KQT shyqrton ankesat e palëve ndaj veprimeve të KV-ve dhe merr vendimet përkatëse. KQT nuk merr në shqyrtim ankesat për të cilat KV-të kanë paraqitur kërkesat në organet gjyqësore në kuptim të zbatimit të nenit 10 të ligjit. Nga interpretimi në të kundërt i sa më sipër rezulton se personi i interesuar (në rastin tonë paditësat) për sa kohë që KV nuk ka paraqitur kërkesë në Gjykatë ka të drejtë të ankohet në KQT nëpërmjet sekretariatit teknik të KQT-së...Referimi i paditësave tek Udhëzimi nr.2, dt. 13/01/2010, nuk është plotësisht i bazuar pasi ky udhëzim është nxjerrë për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të titujve të pronësisë dhe kërkesa paraqitet nga: 1. ZVRPP-të dhe 2. SAMTQ-të. Për kërkesat e individëve udhëzimi nuk përcakton saktë procedurën, por thjesht thotë që ato shqyrtohen...”.

5.2. Gjithashtu gjykata ka konstatuar se me vendimin nr.2, datë 24.06.2008, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat, të ndryshuar me vendimin nr.114, datë 23.11.2009 të Kryeregjistruesit është vendosur, ndër të tjera, refuzimi i kërkesës për fshirje të regjistrimit të pasurive të mësipërme në emër të paditësave dhe kufizimin e veprimeve mbi regjistrimin me arsyetimin se vendimi Komisionit nuk përbën titull pronësie të detyrueshme për regjistrim në kuptim të nenit 193/h të K.Civil, pasi sipas nenit 10 të ligjit nr.9948 duhej drejtuar gjykatës për deklarimin e pavlefshmërisë. Ky vendim nuk vërtetohet të jetë ankimuar, dhe po kështu nuk vërtetohet që K.V.V.T.P. t’i jetë drejtuar Gjykatës.

6. Kundër vendimit të gjykatës së shkallës parë ka ushtruar ankim të veçantë paditësi Irakli Dinaku, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit po pranë kësaj gjykate.

Ligji i zbatueshëm

7. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe të Kodit të Procedurës Administrative, në të cilat është parashikuar:

7.1. Neni 36§1 i K.Pr.Civile: “Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta”.

7.2. Neni 117/1-2 i K.Pr.Administrative: “1. Aktet administrative absolutisht të pavlefshme nuk prodhojne pasoja ligjore pavarësisht nga fakti nëse janë deklaruar apo jo si të tillë.

2. Secila palë e interesuar mund të kërkoje që akti administrativ të shpallet absolutisht i pavlefshëm. Kërkesa në fjalë mund të bëhet në çdo kohë”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

8. Se ankimi i veçantë i paraqitur nga paditësi Irakli Dinaku përmban shkaqe ligjore të cilat e bëjnë të cenueshëm vendimin nr.323, datë 15.03.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Për rrjedhojë ky vendim duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

47

Page 48:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

9. Në analizë të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte dhe vendimit të gjykatës, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konkludon se mosmarrëveshja objekt shqyrtimi i përket juridiksionit gjyqësor.

10. Ndryshe nga sa pranon gjykata e shkallës së parë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se në të gjitha rastet kur pretendohet pavlefshmëria absolute e aktit administrativ, gjykata ka juridiksion gjyqësor për shqyrtimin e çështjes.

11. Në Kodin e Procedurës Civile është rregulluar pavlefshmëria e aktit administrativ në aspektin procedurial, ndërsa aspekti material ka gjetur rregullimin ligjor në Kodin e Procedurës Administrative. Padia që ngrihet nga një subjekt konkret si dhe vendimi që merret nga gjykata, janë të llojit të vërtetimit, pra padi njohje.

12. Në vështrim të nenit 117 të Kodit të Procedurës Administrative për rastet kur pretendohet për pavlefshmëri absolute të aktit administrativ, çdo person i interesuar ka të drejtë t’i drejtohet drejtpërsëdrejti gjykatës dhe të kërkojë që të shpallet si i tillë. Këtë gjë mund ta bëjë edhe organi që ka nxjerre aktin me nismën e tij pa ia kërkuar askush, mjafton që ta konstatojë pavlefshmërinë e aktit. Por kjo nuk pengon personin e interesuar t’i drejtohet gjykatës për konstatimin e pavlefshmërisë së aktit administrativ.

13. Gjykata në këtë rast, bazuar në nenin 331 të Kodit të Procedurës Civile, zgjidh pasojat e kësaj pavlefshmërie. Pra, gjykata nuk i hyn shqyrtimit të themelit të vendimmarrjes administrative, por shqyrton vetëm shkaqet e pavlefshmërisë absolute që mund të jenë: nxjerrja e aktit “në kundërshtim flagrant me ligjin; kur akti është nxjerrë nga një organ administrativ i paidentifikuar, kur akti është nxjerrë nga një organ administrativ në kapërcim të kompetencave të tij ligjore, apo kur akti është nxjerrë në kundërshtim me formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji” (nenet 115/a dhe 116 të Kodit të Procedurës Administrative).

14. Në vijim të logjikës juridike të përdorur më sipër, Kolegji Civil gjykon se konkluzioni i gjykatës së shkallës së parë është i gabuar, pasi nuk mund të kushtëzohet shqyrtimi i kërkesës për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të një akti administrativ me ndjekjen e ndonjë rruge administrative.

14.1. Gjithashtu, ky Kolegj evidenton se në ligjin nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” për subjektet që mund të cënohen nga vendimet e Komisioneve Vendore të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë mbi tokën bujqësore nuk ka ndonjë dispozitë që të parashikojë në mënyrë të saktë e të detyrueshme, pa ekuivoke rrugën administrative të ankimit ndaj këtyre vendimeve, organin ku duhet të ankohet, si dhe modalitetet e ankimit.

14.2. Subjekti që pretendon pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ, kur prej tij cënohet në të drejtat apo interesat legjitime, mund ta godasë atë drejtpërdrejt në gjykatë.

15. Për rastin në shqyrtim pretendohet se veprimet e Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë janë në kundërshtim me ligjin dhe akti administrativ i nxjerrë prej tij është absolutisht i pavlefshëm. Për pasojë, paditësi legjitimohet t’i drejtohet gjykatës. Legjitimimi (locus standi) i këtij subjekti konsiton në kuptimin që ai ka të drejtën për të vënë në lëvizje një proces gjyqësor kundër një akti administrativ për të cilin pretendon pavlefshmërinë absolute. Gjithashtu, kërkimi për pavlefshëmrinë absolute të aktit administrativ nuk është i ndërvaruar nga ndonjë afat parashkrimi.

16. Gjykata, referuar objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të paditësit, është e detyruar të marrë në shqyrtim e të verifikojë nëse akti administrativ është ose jo absolutisht i pavlefshëm dhe nuk mund të refuzojë shqyrtimin e çështjes me arsyetimin se “pala paditëse nuk ka ndjekur dhe nuk ka konsumuar plotësisht rrugën e ankimit administrativ” , kur një rrugë e tillë nuk është parashikuar shprehimisht në ligjin nr.9948, datë 07.07.2008, “Për shqyrtimin, e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”.

48

Page 49:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

17. Nëse padia është e bazuar në faktet dhe rrethanat përkatëse të pretenduara nga pala paditëse dhe me shkakun juridik të përcaktuar prej saj, këto janë çështje që do të shqyrtohen nga gjykata dhe do të zgjidhen me vendimin përfundimtar të saj.

18. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.323, datë 15.03.2010, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, me të cilin është nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështja civile nr.1259/39, datë regjistrimi 06.08.2009, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet po pranë asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 36§1 dhe 485/ç të Kodit të

Procedurës Civile,

V E N D O SIPrishjen e vendimit nr.323, datë 15.03.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe

dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 23.09.2010

49

Page 50:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.11115-00042-00-2008 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1232 i Vendimit (352)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni KryesuesArjana Fullani AnëtareEvelina Qirjako Anëtare Andi Çeliku AnëtarGuxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 23.09.2010, morri në shqyrtim çështjen civile me palë:

KËRKUES: KUJTIM CENAJ, në mungesë PERSON I TRETË: BUJAR MALESHKA, përfaqësuar nga

av. Islam Llapi

OBJEKTI:Rishikimin e vendimit nr.1066, datë 31.10.2005

të Gjykatës së Apelit Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr.1169, datë 11.10.2007

të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.Baza Ligjore: Nenet 494 e vijues të K.Pr.Civile

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendim nr.4803, datë 15.10.2004, ka vendosur: Rrëzimin e kërkesëpadisë, si të pabazuar në ligj.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendim nr.1066, datë 31.10.2005, ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.4803, datë 15.10.2004 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në këtë mënyrë.Pranimin e kërkesëpadisë. Detyrimin e të paditurit të njohë pronar dhe t’i kthejë paditësit sipërfaqen prej 41.3 m2.Detyrimin e të paditurit të pushojë cënimin e pronësisë mbi truallin me sipërfaqe 15.6 m2.

Gjykata e Lartë, me vendimin nr.1169, datë 11.10.2007, ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.1066, datë 31.10.2005 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Kundër vendimit ka paraqitur kërkesë për rishikimin e vendimit kërkuesi Kujtim Cenaj, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- Vërtetimi i pronësisë i paraqitur nga paditësi Bujar Maleshka është i falsifikuar dhe nuk paraqet gjendjen reale të pronës së pretenduar prej tij.

50

Page 51:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Shtetësja Xhuma Maleshka (përfaqësuese me prokurë e tij në gjykim) është e akuzuar dhe çështja është gjykim për veprën penale të falsifikimit të dokumentave (bashkëngjitur vendimi nr.793, datë 26.10.2007) i Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili ka prishur dhe kthyer për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

- Pavarësisht se vendimi nr.703 nuk është vendim përfundimtar, nga përmbajtja e tij rezultojnë një sërë faktesh që lidhen drejtpërdrejt me falsifikimin e vërtetimit të pronësisë nr.144, datë 15.12.2002. Është lënë detyrë për të analizuar dokumentin original që është përdorur nga e akuzuara në proçesin civil, ekspertimi i vulës të vendosur në atë dokument, ekspertimi i hartës treguese që shoqëron vërtetimin e pronësisë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi u vu në dijeni se pranë Gjykatës së Lartë është depozituar deklarata noteriale datë

22.09.2010 e kërkuesit Kujtim Cenaj, që kërkon pushimin e gjykimit të çështjes,

V Ë R E NRezulton se Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka shqyrtuar padinë e paditësit Bujar

Maleshka ndaj të paditurit Kujtim Cenaj, me objekt: njohje pronar, kthim sendi dhe pushim e cënimit mbi një sipërfaqe trualli, të cilën ka pretenduar se e ka në pronësi të tij. Me vendimin nr.4803, datë 15.10.2004 të kësaj gjykate është rrëzuar padia, si e pabazuar në ligj.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1066, datë 31.10.2005, ka ndryshuar vendimin e mësipërm, duke vendosur pranimin e padisë. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë me vendimin e saj nr.1169, datë 11.10.2007.

Kërkuesi Kujtim Cenaj ka kërkuar rishikimin e vendimit të formës së prerë, duke parashtruar se:

Vërtetimi i pronësisë i paraqitur nga paditësi Bujar Maleshka është i falsifikuar dhe nuk paraqet gjendjen reale të pronës së pretenduar prej tij.

Shtetësja Xhuma Maleshka (përfaqësuese me prokurë e tij në gjykim) është e akuzuar dhe çështja është në gjykim për veprën penale të falsifikimit të dokumentave (bashkëngjitur vendimi nr.793, datë 26.10.2007) i Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili ka prishur dhe kthyer për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Pavarësisht se vendimi nr.703 nuk është vendim përfundimtar, nga përmbajtja e tij rezultojnë një sërë faktesh që lidhen drejtpërdrejt me falsifikimin e vërtetimit të pronësisë nr.144, datë 15.12.2002. Është lënë detyrë për të analizuar dokumentin original që është përdorur nga e akuzuara në proçesin civil, ekspertimi i vulës të vendosur në atë dokument, ekspertimi i hartës treguese që shoqëron vërtetimin e pronësisë.

Mbi bazën e kësaj kërkese të paraqitur, me vendimin datë 18.01.2008 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, është vendosur kalimi për gjykim i çështjes.

Kolegji Civil konstatoi se pranë Gjykatës së Lartë është depozituar deklarata noteriale datë 22.09.2010, sipas të cilës kërkuesi Kujtim Cenaj kërkon të heqë dorë nga gjykimi i çështjes.

Për rrjedhojë, Ky Kolegj çmon se duhet të pushojë gjykimin e kësaj çështjeje në Gjykatën e Lartë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 485 tё K.Pr.Civile,

V E N D O S IPushimin e gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë.

Tiranё, mё 23.09.2010

51

Page 52:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.11243-00431-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1233 i Vendimit (353)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni KryesuesArjana Fullani AnëtareEvelina Qirjako Anëtare Andi Çeliku AnëtarGuxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 18.03.2010 dhe 23.09.2010, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: TRASHËGIMTARËT LIGJORË TË SHYQYRI AGALLIUT, në mungesë

TË PADITUR: TRASHËGIMTARËT LIGJORË TË IBRAHIM AGALLIUT, përfaqësuar nga av.Genci IsmaliAGJENCIA RAJONALE E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE TIRANË, në mungesëZ.R.P.P. TIRANË, në mungesëSHOQËRIA “JON 2002” SHPK, në mungesë

NDËRHYRËS KRYESORË: TRASHËGIMTARËT LIGJORË TË RUSTEM AGALLIUT, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Ndryshimin e pjesshëm të vendimit nr.369, datë 07.02.1995

të K.K.K.P. pranë Bashkisë Tiranë, duke u njohur si ish pronar edhe trashëgimlënësi Sadik Agalliu;

kthimin dhe kompensimin e pronës sipas vendimit të mësipërm jo vetëm në emër të trashëgimatrëve të Ibrahim Agalliu,

por edhe trashëgimtarëve të Sadik Agalliut; etj. Baza Ligjore: Ligji nr.7698, datë 15.04.1993;

VKM nr.301, datë 15.04.1993 dhe Udhëzimi nr.3, datë 21.06.1993.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.26, datë 13.01.2004, ka vendosur:Pranimin e padisë. Ndryshimin e vendimit nr.369, datë 07.02.1995 të K.K.K.P. pranë Bashkisë Tiranë, duke njohur si ish pronarë të pronës së disponuar në këtë vendim dy ish pronarët si vijon: Ibrahim Agalliun dhe Sadik Agalliun.

52

Page 53:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Njohjen, kthimin e kompensimin e kësaj prone sipas mënyrës së përcaktuar në këtë vendim të sipërcituar të Komisionit të Pronave jo vetëm në favor të trashëgimtarëve të ish pronarit Ibrahim Agalliu, por edhe në favor të trashëgimtarëve të ish pronarit tjetër Sadik Agalliu (konkretisht këta të fundit janë paditësi Shyqyri Agalliu dhe ndërhyrësit kryesor Rustem Agalliu, Mahmut Agalliu, Myzejen Agalliu, Eduard Agalliu dhe Aida Agalliu). Kryerjen e ndryshimeve përkatëse në regjistrimin hipotekor nr.112, zonë kadastrale 8260, datë 11.03.2003, duke u bërë ky regjistrim krahas trashëgimtarëve të ish pronarit Ibrahim Agalliu edhe në favor të trashëgimtarëve të ish pronarit Sadik Agalliu; të cilët (këta të fundit) janë: paditësi Shyqyri Agalliu dhe ndërhyrësit kryesore Rustem Agalliu, Mahmut Agalliu, Myzejen Agalliu, Eduard Agalliu dhe Aida Agalliu. Heqjen, mbi kërkesën me shkrim të palës paditëse, të masës provizore të marrë në hipotekë nga kjo gjykatë me vendimin e saj nr.3083 akti, datë 17.07.2003.

Gjykata e Lartë, me vendimin nr.521, datë 28.01.2004, ka vendosur:Pranimin e kërkesës së rishikimit dhe prishjen e vendimit nr.26, datë 13.01.2004 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.196 Akti, datë 09.11.2009, ka vendosur:

Mospranimin e kërkesës së bërë nga të paditurit për nxjerrjen jashtë juridiksionit të çështjes civile me nr.196 Akti, datë 13.07.2007.

Kundër këtij vendimi kanë paraqitur ankim të veçantë të paditurit, të cilët parashtrojnë këto shkaqe për prishjen e tij:

- Pala paditëse, si subjekt i interesuar, duhej t’i drejtohej më parë organit administrativ, A.K.K.P. për kundërshtimin e vendimit nr.369, datë 07.02.1995 të K.K.K.P. Tiranë. Këtë qëndrim kanë mbajtur edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin nr.2, datë 06.01.2009.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dёgjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; përfaqësuesin e të paditurve,

av.Genci Ismali, i cili kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor; dhe si bisedoi çështjen nё tёrёsi,

V Ë R E NVendimi i Gjykatës së Shkallës Së Parë Tiranë nr.196 Akti, datë 09.11.2009, është i

bazuar në ligj, prandaj duhet të lihet në fuqi.Rezulton se paditësat, trashëgimtarët ligjorë të Shyqyri Agalliut, dhe personat e tretë,

trashëgimtarët ligjorë të Rustem Agalliut, janë trashëgimtarë ligjorë të Sadik Agalliut.Të paditurit janë trashëgimtarë ligjorë të Ibrahim Agalliut. Me vendimin nr.369, datë

07.02.1995 të K.K.K.P. pranë Bashkisë Tiranë trashëgimtarëve të Ibrahim Agalliut u është njohur, kthyer e kompensuar një truall prej 18.000 m2, i ndodhur në Selitë, Tiranë.

Paditësit kanë kërkuar ndryshimin e vendimit të mësipërm të K.K.K.P., duke pretenduar se duhet të njihen bashkëpronarë mbi pronën, e cila nuk ka qenë vetëm në pronësi të Ibrahim Agalliut, por edhe në pronësi të vëllait të tij, Sadik Agalliu.

53

Page 54:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.26, datë 13.01.2004, ka vendosur:Pranimin e padisë. Ndryshimin e vendimit nr.369, datë 07.02.1995 të K.K.K.P. pranë

Bashkisë Tiranë, duke njohur si ish pronarë të pronës së disponuar në këtë vendim dy ish pronarët si vijon: Ibrahim Agalliun dhe Sadik Agalliun. Njohjen, kthimin e kompensimin e kësaj prone sipas mënyrës së përcaktuar në këtë vendim të sipërcituar të Komisionit të Pronave jo vetëm në favor të trashëgimtarëve të ish pronarit Ibrahim Agalliu, por edhe në favor të trashëgimtarëve të ish pronarit tjetër Sadik Agalliu (konkretisht këta të fundit janë paditësi Shyqyri Agalliu dhe ndërhyrësit kryesor Rustem Agalliu, Mahmut Agalliu, Myzejen Agalliu, Eduard Agalliu dhe Aida Agalliu). Kryerjen e ndryshimeve përkatëse në regjistrimin hipotekor nr.112, zonë kadastrale 8260, datë 11.03.2003, duke u bërë ky regjistrim krahas trashëgimtarëve të ish pronarit Ibrahim Agalliu edhe në favor të trashëgimtarëve të ish pronarit Sadik Agalliu; të cilët (këta të fundit) janë: paditësi Shyqyri Agalliu dhe ndërhyrësit kryesorë Rustem Agalliu, Mahmut Agalliu, Myzejen Agalliu, Eduard Agalliu dhe Aida Agalliu. Heqjen, mbi kërkesën me shkrim të palës paditëse të masës provizore të marrë në hipotekë nga kjo gjykatë me vendimin e saj nr.3083 akti, datë 17.07.2003.

Ky vendim ka marrë formë të prerë pa u ankimuar, më datë 11.02.2004.Të paditurit kanë paraqitur kërkesë pranë Gjykatës së Lartë për rishikimin e vendimit

të mësipërm. Gjykata e Lartë me vendimin nr.521, datë 28.01.2004, ka vendosur:Pranimin e kërkesës së rishikimit dhe prishjen e vendimit nr.26, datë 13.01.2004 të

Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Gjatë gjykimit në gjykatën e shkallës së parë, të paditurit kanë paraqitur kërkesë për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.196 Akti, datë 09.11.2009, ka rrëzuar kërkesën, duke arsyetuar se, në bazë të vendimit unifikues nr.7, datë 24.03.2005 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, të gjitha çështjet për kundërshtimin e e vendimeve të K.K.K.P., që janë kundërshtuar në gjykatë para hyrjes në fuqi të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës", hyjnë në juridiksionin gjyqësor. Po kështu, duke ju referuar vendimit unifikues nr.2, datë 06.01.2009 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, paditësat nuk kundërshtojnë faktin e kthimit të pronës së paditurve, por faktin që ajo pronë duhet t’í kthehej edhe trashëgimtarëve të vëllait të Ibrahim Agalliut.

Kundër këtij vendimi kanë paraqitur ankim të veçantë të paditurit, të cilët parashtrojnë se pala paditëse si subjekt i interesuar duhej t’i drejtohej më parë organit administrativ, A.K.K.P. për kundërshtimin e vendimit nr.369, datë 07.02.1995 të K.K.K.P. Tiranë, pasi këtë qëndrim kanë mbajtur edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin nr.2, datë 06.01.2009.

Ky Kolegj vlerëson se nuk qëndron pretendimi i paraqitur në ankimin e veçantë, duke ju referuar qëndrimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin nr.2, datë 06.01.2009. Ky vendim është marrë nga Kolegjet e Bashkuara për unifikimin e praktikës gjyqësore në lidhje me subjektet e personat që legjitimohen t’i drejtohen administrativisht A.K.K.P. dhe gjykatës, në bazë të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”.

Paditësit e kanë kundërshtuar vendimin nr.369, datë 07.02.1995 të K.K.K.P. pranë Bashkisë Tiranë në gjykatë, shumë më parë se të hynte në fuqi ky ligj. Për më tepër, në rastin konkret jemi para një gjykimi të ri, pas prishjes së një vendimi të formës së prerë nga Gjykata e Lartë.

54

Page 55:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Me vendimin nr.7, datë 24.03.2005 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë është arritur në përfundimin unifikues se të gjitha çështjet, të cilat kanë të bëjnë me kundërshtimin e vendimeve të Komisioneve të Kthimit e Kompensimit të Pronave ish Pronarëve, që janë marrë në zbatim të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993 dhe që janë kundërshtuar në gjykatë përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", janë në juridiksionin gjyqësor dhe jo në atë administrativ.

Ky vendim duhet të lihet në fuqi edhe për një moment tjetër. Pala paditëse ka kundërshtuar vendimin e K.K.P.-ve, jo për faktin se ky komision i ka njohur dhe kthyer këtë sipërfaqe trashëgimtarëve të Ibrahim Agalliut, por për faktin që kjo pronë i është kthyer vetëm atij, ndërkohë që duhej njohur dhe kthyer edhe trashëgimtarëve të Sadik Agalliut. Në këto kushte, nuk është detyrim për palën paditëse të ndjekë rrugën administrative, por kjo palë duhet t’i drejtohet drejtëpërdrejtë gjykatës ashtu siç dhe i është drejtuar.

Sa më sipër, me të drejtë Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar kërkesën për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, prandaj vendimi i saj duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 485/a tё K.Pr.Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.196 Akti, datë 09.11.2009 tё Gjykatës së Shkallës së

Parë Tiranë.

Tiranё, mё 23.09.2010

55

Page 56:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.31001-01933-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1128 i Vendimit (354)

VENDIMNЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvelina Qirjako AnëtareAleksandër Muskaj AnëtarMajlinda Andrea AnëtareMedi Bici Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 28.09.2010, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket palëve:

PADITËS: MEHMET ZENELI, në mungesë E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE TATIMORE

LUSHNJË, në mungesë PERSON I TRETЁ: AVOKATURA E SHTETIT, ZYRA

VENDORE VLORË, në mungesë

OBJEKTI:Shfuqizimin e aktit administrativ,

njoftim vlerësimin tatimor nr.1707, datë 15.05.2009.Baza Ligjore: Nenet 31, 32, 43, 154, 155, 324 e vijues të K.Pr.Civile,

nenet 31, 37, 45, 69 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”,

neni 19 të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”,

nenet 18, 115, 118, 119 të K.Pr.Administrative.

Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin nr.105 (185), datë 10.02.2010, ka vendosur:

Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të kërkesëpadisë me nr.70/1066, me palë paditëse Mehmet Zeneli .

Kundër vendimit të Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë ka bërë ankim të veçantë paditësi Mehmet Zeneli duke parashtruar këto shkaqe:

- Akti administrativ nr.1707/3, datë 15.05.2009 është marrë në kundërshtim të hapur me ligjin për proçedurat tatimore dhe taksat vendore dispozita të parashikuara nga nenet 115/2 dhe 118, 119 të K.Pr.Administrative dhe si i tillë ai duhet të anullohet tërësisht nga gjykata.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; dhe si e bisedoi çështjen në tërësi,

56

Page 57:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

V Ë R E NRezulton nga gjykimi se paditësi Mehmet Zeneli ka ngritur padi në Gjykatën e Rrethit

Gjyqësor Lushnjë, me objekt shfuqizimin e aktit administrativ njoftim vlerësimi tatimor nr.1707/ datë 15.05.2009 të të paditurës Drejtoria Rajonale Tatimore Lushnjë, për shkak se është relativisht i pavlefshëm.

Nëpërmjet aktit të njoftim vlerësimit tatimor të sipërcituar pala e paditur ka detyruar paditësin të shlyejë detyrime tatimore në shumën 896.570 lekë.

Paditësi ka ankimuar në rrugë administrative aktin e njoftim vlerësimit tatimor të sipërcituar në Drejtorinë e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Drejtoria e Apelimit Tatimor ka vendosur të refuzojë shqyrtimin në themel të ankimit administrativ për shkak se e konsideron ankimin të papranueshëm në kushtet kur nga ana e ankuesit (paditësit) nuk janë kryer paraprakisht pagesa e detyrimeve tatimore të përcaktuara në aktin administrativ që kontestohet, si njëri nga kushtet e parashikuar nga ligji për marrjen në shqyrtim të ankimit administrativ.

Në rrethana të tilla, paditësi ka ngritur në gjykatë padinë objekt i këtij gjykimi.Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë

ka vendosur të nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor. Gjykata në thelb arsyeton se nga shqyrtimi i provave shkresore të paraqitura nga palët ndërgjyqëse, rezulton që nga ana e paditësit nuk janë përmbushur detyrimet proceduriale për ushtrimin e së drejtës së ankimit administrativ. Paditësi nuk ka përmbushur detyrimet e parashikuara në nenin 107 të ligjit nr.9920 datë 20.05.2008 “Për Procedurat Tatimore” për efekt të pranueshmërisë së shqyrtimit në themel të ankimit administrativ kundër akteve të njoftim vlerësimit tatimor. Në nxjerrjen e këtyre përfundimeve gjykata e shkallës së parë është bazuar edhe në përfundimet unifikuese të vendimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë me nr.3 datë 10.01.2008.

Kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë paditësi Zeneli ka paraqitur ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë. Në ankim paditësi pretendon se akti administrativ i kundërshtuar në rrugë administrative dhe gjyqësore është dhënë në kundërshtim të hapur me kriteret ligjore për vendimarrjen dhe përcaktimin e masës së barrës fiskale për subjektet tatimpagues të biznesit të vogël.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë është dhënë në zbatim të drejtë të ligjit dhe duhet të mbetet në fuqi.

Nga provat e paraqitura nga palët dhe të çmuara rregullisht nga gjykata e shkallës së parë ka rezultuar e provuar që nga ana e palës paditëse nuk janë parapaguar detyrimet tatimore, kjo edhe për efekt të pranueshmërisë për t’u shqyrtuar në themel nga organi administrativ i ankimit kundër akteve të njoftim vlerësimit tatimor objekt i këtij gjykimi.

Në këtë kontekst, gjykata e faktit ka zbatuar drejt ligjin e aplikueshëm, veçanërisht nenin 107 të ligjit nr.9920 datë 20.05.2008 “Për Procedurat Tatimore”. Kjo dispozitë parashikon se:

“1. Tatimpaguesi, i cili kërkon të ankimojë, sipas pikës 1 të nenit 106 të këtij ligji, duhet që, bashkë me ankesën, të paguajë shumën e plotë të detyrimit tatimor, të përcaktuar në njoftimin e vlerësimit të administratës tatimore.

2. Shuma e pagueshme, sipas pikës 1 të këtij neni, përjashton gjithë gjobat e përfshira në vlerësimin tatimor të ankimuar.

3. Ankimi merret në shqyrtim vetëm kur tatimpaguesi ka paguar detyrimin tatimor, që është subjekt i ankimit.

4. Akti aministrativ, i lëshuar nga administrata tatimore dhe për të cilin nuk është ankimuar në rrugë administrative, nuk mund të ankimohet në rrugë gjyqësore”.

57

Page 58:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Gjithashtu, gjykata e shkallës së parë ka respektuar e përmbushur edhe detyrimet e saj të udhëzuara në vendimin unifikues nr.3, datë 10.01.2008 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë që, përpara se të vendosë në lidhje me juridiksionin, gjykata duhet të sigurohet nëse nga ana e ankuesit nuk janë përmbushur (për faj të tij) detyrimet e parashikuara nga ligji për efekt të pranueshmërisë për shqyrtim në themel të ankimit administrativ dhe më pas atij gjyqësor.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të nenit 59 të Kodit të Procedurës

Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.105 (185), datë 10.02.2010 të Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Lushnjë.

Tiranë, më 28.09.2010

58

Page 59:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.31003-01938-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1129 i Vendimit (355)

VENDIMNЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvelina Qirjako AnëtareAleksandër Muskaj AnëtarMajlinda Andrea AnëtareMedi Bici Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 28.09.2010, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket palëve:

PADITËS: SHOQËRIA “MIA CONSTRUKSION 2003” sh.p.k, në mungesë

E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE TATIMORE DURRËS, përfaqësuar nga avokati i Shtetit Kadri Skera

OBJEKTI:Deklarimi i pavlefshmërisë së titullit ekzekutiv

“Njoftim Vlerësimi Tatimor” nr.54449/6, datë 31.03.2010; të titullit ekzekutiv “Njoftim Vlerësimi Tatimor”

nr.9570, datë 15.04.2010; Pezullimin e “Njoftim Vlerësimit Tatimor” nr.25449, datë 31.03.2010

dhe “Njoftim Vlerësimin Tatimor” nr.9570, datë 15.04.2010 pa garanci.Baza Ligjore: Neni 609 i K.Pr.Civile,

nenet 71, 74, 88, 89, 90, 91, 69 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008“Për Procedurat Tatimore në RSH”,

nenet 116, 138 të “K.Pr.Administrative”.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.2569 i Regj. Themel, datë 09.07.2010 ka vendosur:

Mospranimin e kërkesës për nxjerrjen jashtë juridiksionit të çështjes civile numër regjistri 2569 me palë: paditës Shoqëria “Mia Construksion 2003” sh.p.k, të paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës, me objekt deklarimi i pavlefshmërisë së titullit ekzekutiv “Njoftim Vlerësimi Tatimor” nr.25449/6, datë 31.03.2010, deklarimi i pavlefshmërisë së titullit ekzekutiv “Njoftim Vlerësimi Tatimor” nr.9570, datë 15.04.2010, pezullimin e “Njoftim Vlerësimit Tatimor“ nr.25449/6, datë 31.03.2010 dhe “Njoftim Vlerësimi Tatimor” nr.9570, datë 15.04.2010 pa garanci.Pezullimin e ekzekutimit të titujve ekzekutivë, “Njoftim Vlerësimi Tatimor” nr.25449/6, datë 31.03.2010 të Drejtorisë Tatimore Rajonale Durrës dhe “Njoftim Vlerësimin Tatimorë“ nr.9570, datë 15.04.2010 të Drejtorisë Tatimore Rajonale Durrës.

59

Page 60:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Pezullimin e gjykimit të çështjes, deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjes për juridiksion.

Kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ka bërë ankim të veçante Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës, në bazë të nenit 60 472 të Kodit të Proçedurës Civile, duke parashtruar këto shkaqe:

- Çështja në fjalë nuk hyn në juridiksionin gjyqësor, sepse nuk është shqyrtuar më parë në rrugë administrative.

- Pala paditëse nuk ka ndjekur rrugën administrative të ankimit por i është drejtuar direkt gjykatës, me pretendimin se akti “Njoftim Vlerësimi Tatimor” është një titull ekzekutiv dhe për këtë shkak ajo mund t’i drejtohet direkt gjykatës në bazë të nenit 609 të K.Pr.Civile. “Njoftim Vlerësimi Tatimor” nuk është titull, pasi nuk është i shprehur si i tillë në K.Pr.Civile dhe as në ligjin e posaçëm nr.9920, datë 19.05.2008.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e përfaqësuesit të palës së

paditur, Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës, avokatin e shtetit Kadri Skera, që kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor; dhe si e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRezulton nga gjykimi se paditësi “Mia Construction” Shpk, ka ngritur padi në

Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, me objekt deklarimin e pavlefshmërisë së titujve ekzekutivë njoftim vlerësimi tatimor nr.25449/6, datë 31.03.2010 dhe njoftim vlerësimi tatimor nr.9570, datë 15.04.2010 të nxjerrë nga pala e paditur, Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës.

Nëpërmjet akteve të njoftim vlerësimit tatimor të sipërcituara pala e paditur ka detyruar paditësin të shlyejë detyrime tatimore, përkatësisht, në shumat 12.528.961 lekë dhe 4.501.205 lekë.

Paditësi ka ankimuar në rrugë administrative aktet e njoftim vlerësimit tatimor të sipërcituara në Drejtorinë e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Drejtoria e Apelimit Tatimor ka vendosur të refuzojë shqyrtimin në themel të ankimeve administrative, për shkak se ato janë të papranueshëm për t’u shqyrtuar në themel në kushtet kur nga ana e ankuesit (paditësit) nuk janë kryer paraprakisht pagesa e detyrimeve tatimore të përcaktuara në aktet administrative që janë objekt i kërkesës ankimore administrative, si njëri nga kushtet e parashikuar nga ligji për marrjen në shqyrtim të ankimit administrativ.

Në rrethana të tilla, paditësi ka ngritur në gjykatë padinë objekt i këtij gjykimi.Në fillim të gjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka marrë në shqyrtim

kërkesën paraprake të palës së paditur për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, si dhe kërkesën paraprake të palës paditëse për të marrë masën e sigurimit të padisë nëpërmjet pezullimit të ekzekutimit të akteve administrative tatimore objekt gjykimi.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas shqyrtimit të këtyre kërkimeve paraprake, ka vendosur të mospranojë kërkesën e të paditurës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor. Po kështu, gjykata ka vendosur edhe të pranojë kërkesën e paditësit për vendosjen e masës së sigurimit të padisë duke pezulluar ekzekutimin e akteve te njoftim vlerësimit tatimor objekt gjykimi, pra të detyrimeve tatimore në ngarkim të paditësit.

60

Page 61:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Gjykata në thelb arsyeton se, ndonëse ligji nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore” nuk i parashikon shprehimisht si të tillë, të dy aktet administrative objekt gjykimi, njoftim vlerësimet tatimore, janë tituj ekzekutivë, kjo për shkak se prodhojnë të njëjtin efekt ligjor si çdo akt tjetër i nxjerrë që është i detyrueshëm për ekzekutim. Prandaj, duke qënë se keto akte janë tituj ekzekutivë dhe se sapo ka filluar procedura e ekzekutimit të tyre, gjykata ka konkluduar edhe se padia objekt shqyrtimi është e parashikuar qartësisht nga neni 609 i Kodit të Procedurës Civile, si një gjykim civil. Njëkohësisht, bazuar në të njëjtat arsye, si edhe në rrethanën që detyrimi për shlyerjen e detyrimeve tatimore sipas akteve administrative të kundërshtuara do të sillte pasoja të rënda për shoqërinë, gjykata ka vendosur edhe masën e sigurimit të pezullimit të ekzekutimit të “titujve ekzekutivë”, njoftim vlerësimeve tatimore objekt gjykimi.

Kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, lidhur me disponimin për juridiksionin, pala e paditur ka parashtruar ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë. I padituri pretendon se pala paditëse nuk ka ndjekur më parë rrugën administrative të ankimimit të akteve administrative. Gabimisht paditësi i është drejtuar gjykatës me padinë për pavlefshmëri të titullit ekzekutiv, sepse aktet e njoftim vlerësimit tatimor nuk janë tituj ekzekutivë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, përsa i përket pjesës ku ka disponuar për mospranimin e kërkesës së të paditurës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, duhet të mbetet në fuqi por me një arsyetim tjetër dhe, për rrjedhojë të këtij arsyetimi, gjykimi i çështjes duhet të vazhdojë me një tjetër trup gjykues.

Kolegji Civil vëren se, gjykata e shkallës së parë ka zbatuar drejt ligjin procedurial kur arsyeton që padia objekt gjykimi është ngritur me të drejtë në gjykatë pasi është bazuar në nenin 609 të Kodit të Procedurës Civile, pra si një mjet i mbrojtjes kundër ekzekutimit të vendimeve që pretendohet se janë tituj ekzekutivë. Arsyetimi i mësipërm është i mjaftueshëm për të sjellë Kolegjin Civil në përfundimin që shqyrtimi i një kërkimi të kësaj natyrë i përket juridiksionit gjyqësor.

Por, nga ana tjetër, Kolegji Civil çmon si zbatim të gabuar të ligjit procedurial përfundimin dhe arsyetimin tjetër të gjykatës që, ndonëse ndodhej në fazën e shqyrtimit të kërkimeve paraprake, për mbajtjen e çështjes në judiksionin gjyqësor, ka arsyetuar duke ardhur edhe në përfundimin se aktet e njoftim vlerësimit tatimor që nxirren sipas ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore”, janë tituj ekzekutivë.

Kërkimi apo prapësimi se një akt, qoftë ky edhe akt administrativ njoftim vlerësimi tatimor, është ose jo titull ekzekutiv, si edhe nxjerrja eventuale e përfundimit përkatës nga ana e gjykatës, nuk i përkasin fazës së kërkimeve paraprake dhe dhënies së vendimeve përkatëse të ndërmjetme. Nëse një akt përbën ose jo titull ekzekutiv kjo lidhet me aspekte të zgjidhjes në themel të çështjes objekt gjykimi, për të cilën gjykata eventualisht jep vendim pushimi apo zgjidhjeje në themel të çështjes (pranim apo rrëzim, tërësisht a pjësërisht, i padisë).

Në çështjen objekt gjykimi, duke u shprehur me vendim të ndërmjetëm për kërkesat paraprake të palëve ndërgjyqëse, gjykata është shprehur për një nga aspektet thelbësore të zgjidhjes në themel të një padie me objekt pavlefshmëri e titullit ekzekutiv. Gjykata ka analizuar hollësisht dhe ka ardhur në përfundimin se aktet administrative që i nënshtrohen gjykimit, aktet e njoftim vlerësimit tatimor, janë tituj ekzekutivë.

Në rrethana të tilla, ndonëse ka disponuar drejt për mbajtjen e çështjes në juridiksionin gjyqësor, por duke arsyetuar e nxjerrë edhe përfundimin se aktet objekt gjykimi janë tituj ekzekutivë, gjykata ka tejkaluar detyrat e saj që i përkasin momentit të gjykimit juridiksional, duke u vendosur në këtë mënyrë në pozitën e një gjykate që tashmë është

61

Page 62:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

shprehur edhe për aspekte thelbësore të vetë zgjidhjes në themel të çështjes, përpara dhënies së vendimit përfundimtar.

Një qëndrim i tillë i gjykatës përbën shkelje proceduriale, shkelje e cila, njëkohësisht, e vendos atë në pozitën e një gjykate që ka paragjykuar zgjidhjen në themel të çështjes, së paku lidhur me një ndër arsyet thelbësore të kërkimit dhe prapësimit të palëve ndërgjyqëse, nëse aktet janë ose jo tituj ekzekutivë. Prandaj, nisur nga rrethanat konkrete si mësipër, përjashtimisht, vazhdimi i shqyrtimit të çështjes objekt i këtij gjykimi duhet të bëhet nga një tjetër trup gjykues.

Së fundi, Kolegji Civil i tërheq vëmendjen gjykatës së shkallës së parë edhe për faktin që, jo vetëm ka marrë në shqyrtim njëkohësisht, por edhe është shprehur nëpërmjet një vendimi gjyqësor të ndërmjetëm, si për kërkimin e pezullimit ose jo të ezkekutimit “të titujve ekzekutivë” (akteve të njoftim vlerësimit tatimor), ashtu edhe për kërkimin e nxjerrjes ose jo të çështjes nga juridiksioni gjyqësor.

Në gjykimin civil, jo vetëm kryesisht, por edhe kur i parashtrohen gjykatës nga ana e palëve ndërgjyqëse si kërkime paraprake, çështjet që lidhen me juridiksionin dhe kompetencën përbëjnë objektin fillestar të shqyrtimit gjyqësor dhe të marrjes së një vendimi përkatës. Kështu që jo vetëm që i përket një vendimi të veçantë të gjykatës, i cili nuk mund të disponohet në të njëjtin vendim me atë të lidhur me vendosjen ose jo të masës së sigurimit të padisë, por vendimi lidhur me juridiksionin duhet të merret, në çdo rast, përpara se gjykata të shprehet për kërkime të tilla paraprake sikurse janë edhe ato të natyrës së vendosjes ose jo të masës së sigurimit të padisë, etj.

Megjithatë, duke qënë se është investuar me ankim të veçantë lidhur me çështjen e juridiksionit, zbatimi i drejtë i ligjit nga ana e gjykatës në vendosjen e masës së sigurimit të padisë nuk është në objektin e këtij gjykimi në Gjykatën e Lartë. Ankimi i veçantë ndaj masës së sigurimit të padisë bëhet në gjykatën e apelit, sipas nenit 209 të Kodit të Procedurës Civile. Prandaj, është në çmimin e palës së paditur dhe eventualisht të gjykatës së apelit, nëse është investuar prej saj, që t’i japë përgjigje edhe pretendimeve lidhur me zbatimin e drejtë të ligjit nga gjykata në dhënien e masës së sigurimit, apo për respektimin ose jo nga ajo gjykatë të normës parimore të mospezullimit të ekzekutimit të aktit administrativ që lidhet me mbledhjen e taksave dhe tatimeve (neni 138 i K.Pr.Administrative).

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të nenit 59 të Kodit të Procedurës

Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.2569, datë 09.07.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Durrës, përsa i përket mospranimit të kërkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

Dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit po në atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 28.09.2010

62

Page 63:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.31003-00324-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1199 i Vendimit (356)

VENDIM

NЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvelina Qirjako AnëtareArjana Fullani AnëtareAleksandër Muskaj AnëtarMajlinda Andrea Anëtare

mori në shqyrtim në seancën gjyqësore të datës 28.09.2010, çështjen civile që i përket palëve:

PADITËS: “MIRI 2001” SHPK, përfaqësuar nga Av. Prel Gjoka

TË PADITUR: DEGA E TATIM-TAKSAVE TIRANË,DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE, përfaqësuar nga Av. i Shtetit Kadri Skera

OBJEKTI:Anullimi i aktit, njoftim vlerësimi tatimor

nr.11167/1, datë 12.07.2006 të Degës së Tatimeve Tiranë.Detyrimi i palëve të paditura të kthejnë shumën prej 1.300.000 lekë

si tatim-fitim i paguar më tepër.Baza Ligjore: Neni 324 e vijues, neni 328 i K.Pr.Civile,

Ligji nr.7928, datë 27.04.1995, Ligji nr.8560, datë 22.12.1999.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.5993, datë 13.09.2007, ka vendosur:

Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr.4822 Akti.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.00-2008-731 (227), datë 20.03.2008, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.5993, datë 13.09.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.9461, datë 16.11.2009, ka vendosur:

Të deklarojë mungesën e juridiksionit gjyqësor në gjykimin e kësaj çështje civile.

63

Page 64:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bazë të nenit 59 të Kodit të Proçedurës Civile, ka ushtruar ankim të veçantë Shoqëria “Miri 2001” shpk Tiranë, e cila kërkon prishjen e këtij vendimi dhe dërgimin e çështjes për gjykimin në themel të çështjes, duke parashtruar këto shkaqe:

- Gjykata në faqen 2 dhe 3 të vendimit bën paraqitje të rrethanave ndryshe nga çfarë është në realitet, duke cituar si thënie të shkresave shprehje që në fakt nuk i kanë të shkruara, por pa i hyrë komenteve të tyre në mënyrë korrekte, të krijohet përshtypja se nuk është njohur mirë çështja gjatë gjykimit.

- Gjykata ka harruar se kompensimi i detyrimit është detyrim ligjor dhe nuk ka nevojë për kërkesë. Ky kompensim, sipas dokumentave të sistemit informatik që shoqërojnë njoftim vlerësimin e datës 01.09.2006 është bërë para datës 14.07.2006, që do të thotë se është bërë menjëherë sapo është nxjerrë njoftim vlerësimi i datës 12.07.2006. Kjo do të thotë se detyrimi ka qënë i paguar dhe përgjigjet ndaj ankimeve të palës paditëse kanë qënë të pa studjuara e të pa thelluara. Gjykata arrin deri aty sa e vë në dyshim dhe faktin nëse pala paditëse ka patur gjëndje në degën e tatimeve ose jo.

- Në faqen 4 të vendimit, nga sa analizon dhe arsyeton gjykata, krijohet përshtypja se nuk është patur parasysh se njoftim vlerësimi i dytë është vazhdim i të parit dhe i lidhur me të, pasi ai përfshin gjithë periudhën që nga krijimi i Shoqërisë paditëse “Miri 2001“ sh.p.k.

- Megjithëse njoftim vlerësimi nr.19316, datë 01.09.2006 dhe fletët e sistemit të informatikës bashkangjitur tij tregojnë fare qartë se detyrimi është paguar që më datë 14 korrik, kur është lëshuar njoftim vlerësimi i parë, si dhe shkresa e palës së paditur, “Sektori i Vlerësimit dhe Rimbursimit“, me nr.9986 prot., datë 12.09.2007, tregojnë qartë se detyrimi ka qënë i paguar, gjykata përfundimisht konkludon se nuk është paguar detyrimi sipas nenit 43 të ligjit “Për Proçedurat Tatimore...”

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e përfaqësuesit të palës

paditëse “Miri 2001” shpk, avokatin Prel Gjoka, që kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes po në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit; mbrojtjen e përfaqësuesit të palëve të paditura, Drejtoria e Tatim Taksave Tiranë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, avokatin e shtetit Kadri Skera, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor; dhe si e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRezulton nga gjykimi se paditësi, “Miri 2001” shpk, ka ngritur padi në Gjykatën e

Rrethit Gjyqësor Tiranë, me objekt anullimin e aktit njoftim vlerësimi tatimor nr.11167/1, datë 12.07.2006 dhe anullimin e aktit të njoftim vlerësimit tatimor nr.19316, datë 01.09.2006 të nxjerra nga ana e Degës së Tatim Taksave Tiranë, si dhe detyrimin e palëve të paditura t’i kthejnë shumën prej 1.300.000 lekë si tatim-fitimi i paguar më tepër.

Sikurse rezulton në pjesën hyrëse të këtij vendimi, gjatë rigjykimit të çështjes, paditësi ka kërkuar dhe gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës për pakësimin e objektit të padisë, duke mbetur vetëm kërkimi për anullimin e aktit të njoftim vlerësimit tatimor nr.1167/1, datë 12.07.2006 të Degës së Tatimeve Tiranë.

Gjykata e faktit ka çmuar të vërtetuar në bazë të provave të shqyrtuara prej saj se, nëpërmjet aktit njoftim vlerësimi tatimor nr.11167/1, datë 12.07.2006 dhe aktit të njoftim vlerësimit tatimor nr.19316, datë 01.09.2006, pala e paditur, Dega e Tatim Taksave Tiranë,

64

Page 65:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

ka vendosur të ngarkojë palën paditëse me detyrime tatimore përkatësisht në masën 2.613.609 lekë dhe 417.860 lekë.

Bazuar në dispozitat e zbatueshme për mosmarrëveshjen objekt gjykimi, ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore” (i ndryshuar), paditësi ka paraqitur ankim administrativ kundër akteve administrative të sipërcituara tek i padituri tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Kjo e fundit, me vendimin e saj nr.8613/1, datë 11.09.2006, ka vendosur të mos marrë në shqyrtim në themel ankimin e paditësit. Motivi thelbësor i këtij qëndrimi ishte se nga ana e paditësit nuk ishte parapaguar detyrimi tatimor së bashku me paraqitjen e ankimit administrativ.

Sipas ligjit të zbatueshëm në kohën e këtij procedimi administrativ, paditësi “Miri 2001” shpk, në datën 22.01.2007 ka paraqitur ankim të mëtejshëm në Komisionin e Apelimit Tatimor të Ministrisë së Financave. Ky i fundit, me motivin e mosparapagimit të detyrimeve tatimore dhe paraqitjen e ankimeve jashtë afateve ligjore, me vendimin nr.41, datë 09.02.2007, ka vendosur të rrëzojë pretendimet e palës paditëse duke i lënë në fuqi aktet e njoftim vlerësimeve tatimore objekt i këtij gjykimi.

Pas përfundimit të këtyre procedurave administrative, pala paditëse, “Miri 2001” shpk, me anë të shkresave të saj të datës 07.05.2007 dhe 04.09.2007, i ka kërkuar të paditurit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të bëjë kompensime të detyrimeve të saj tatimore me gjendjen kreditore të shoqërisë. Pala e paditur i ka kthyer një përgjigje paditësit në datën 12.09.2007 ku i konfirmon se ka realizuar kompensime të detyrimeve tatimore, por që gjithsesi në gjykim rezulton se janë në vlerë më pak sesa detyrimi tatimor në ngarkim të paditësit.

Paditësi ka ngritur në gjykatë padinë objekt i këtij gjykimi në datën 12.12.2006, datë pas së cilës ka vijuar shqyrtimi i çështjes në rrugë gjyqësore. Padia është paraqitur në gjykatë edhe pse ankimi administrativ ende nuk i ishte drejtuar Komisionit të Apelimit Tatimor. Ankimi mban datën 22.01.2007 dhe vendimi i Komisionit datën 09.02.2007.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.5993, datë 13.09.2007 vendosi nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

I vënë në lëvizje mbi ankimin e veçantë të paditësit, me vendimin nr.227, datë 20.03.2008, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka vendosur të prishë vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke e dërguar çështjen për rishqyrtim po në atë gjykatë. Në thelb, Kolegji Civil i ngarkon detyrë gjykatës së shkallës së parë që të hetojë në lidhje me plotësimin ose jo të kushteve ligjore për kompensimin e detyrimeve dhe nëse ky kompensim mbulon të gjithë vlerën e detyrimit tatimor.

Pasi e rishqyrtoi çështjen me vendimin gjyqësor nr.9461, datë 16.11.2009, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur të deklarojë mungesën e juridiksionit gjyqësor për gjykimin e kësaj çështjeje civile.

Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se nga debati gjyqësor dhe provat e paraqitura nga palët ndërgjyqëse ka rezultuar e vërtetuar se paditësi “Miri 2001” shpk nuk ka shlyer detyrimet tatimore që i janë ngarkuar sipas akteve administrative njoftim vlerësime tatimore që kanë qënë subjekt i ankimimit administrativ dhe i padisë objekt i këtij gjykimi.

Po kështu, gjykata e shkallës së parë ka konkluduar se nuk gjen mbështjetje në ligj edhe pretendimi i shlyerjes së këtyre detyrimeve nëpërmjet kompensimit të detyrimeve me gjëndjen kreditore të shoqërisë. Kërkesa për kompensim dhe veprime për kompensimin (e pjeshëm) të detyrimeve nuk janë bërë përpara ushtrimit të ankimit administrativ, por vetëm në kohën kur çështja ishte duke u shqyrtuar nga gjykata.

Pra, duke mos përmbushur, për fajin e saj, kushtin ligjor të parapagimit e të shlyerjes së detyrimit tatimor së bashku me paraqitjen e ankimit admnistrativ për efekt të pranueshmërisë së saj për shqyrtim në themel nga organi administrativ, paditësi rezulton se

65

Page 66:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

nuk e ka ezauruar rrugën administrative të ankimimit dhe, për rrjedhojë, çështja është jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë pala paditëse, “Miri 2001” shpk, ka parashtruar ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë, duke ngritur kryesisht pretendime lidhur me çmimin e provave shkresore nga ana e gjykatës së shkallës së parë. Në aspektin e zbatimit të ligjit paditësi ankohet se gjykata ka bërë interpretim të gabuar të dispozitave proceduriale tatimore mbi kompensimin e detyrimeve me gjendjen kreditore te subjektit tatimpagues, sepse ky kompensim nuk është i nevojshëm të bëhet me kërkesën e subjektit, por kryesisht quhet i kryer sipas gjendjes së akteve financiare të shoqërisë pranë palës së paditur.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor është dhënë në zbatim të drejtë të ligjit, prandaj duhet të mbetet në fuqi.

Në rigjykim, gjykata e shkallës së parë ka realizuar detyrat e përcaktuara në vendimin e Gjykatës së Lartë që kishte kthyer çështjen për rishqyrtim. Gjykata ka lejuar palët të paraqesin rregullisht provat shkresore dhe të debatojnë në lidhje me pretendimin e paditësit se detyrimet tatimore ishin parapaguar nëpërmjet kompensimit të detyrimeve me gjendjen kreditore të paditësit pranë palës së paditur.

Ndryshe nga sa parashtron paditësi në ankimin e veçantë, me të drejtë gjykata e shkallës së parë ka gjetur të pambështetur në ligj pretendimin e tij se kompensimi i detyrimeve tatimore me gjendjen kreditore të shoqërisë është bërë qysh me paraqitjen e ankimit administrativ, sepse ky kompensim bëhet vetvetiu pa patur nevojën e një kërkese nga subjekti tatimpagues.

Për këtë pretendim ligjor, Kolegji Civil vëren se ligji i zbatueshëm i kohës së mosmarrëveshjes lidhur me këtë aspekt të procedimit administrativ tatimor është i qartë. Asnjë kompensim i detyrimeve tatimore të kaluara apo të ardhshme nuk mund të bëhej me gjendjen kreditore ekzistuese të tatimpaguesit, nëse ky i fundit nuk paraqet paraprakisht kërkese me shkrim për “kthimin e shumave të paguara më tepër”, qoftë edhe për t’i destinuar për “kompensim” të detyrimeve tatimore. Në nenin 39 të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore” (i ndryshuar) parashikohet se:

“1. Kur tatimpaguesi pretendon se shuma e paguar e një tatimi është më e madhe se shuma e vlerësuar si e pagueshme, ai mund të kërkojë kthimin e saj. Administrata tatimore është e detyruar të vendosë për kthimin ose jo të shumës së pretenduar si të paguar më tepër, duke e njoftuar me shkrim dhe në mënyrë të argumentuar tatimpaguesin brenda 60 ditëve nga data që ai ka paraqitur kërkesën me shkrim.

Në çdo rast kthimi i shumës së paguar më tepër bëhet brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës nga tatimpaguesi.

……………3. Kthimi i shumave të paguara më tepër ose rimbursimi i TVSH-së mund të bëhet në

një nga format e mëposhtme:a) duke e kaluar shumën e paguar më tepër për llogari të pagimit të detyrimeve të

tjera tatimore të papaguara të tatimpaguesit;b) duke e kaluar shumën e paguar më tepër, me pëlqimin e tatimpaguesit, për llogari

të pagimit të detyrimeve tatimore të mëvonshme të tatimpaguesit.c) duke e kaluar shumën e paguar më tepër në llogarinë e tatimpaguesit.

4. Nëse shuma e paguar më tepër ose shuma e rimbursueshme nuk kthehet në një nga format e përcaktuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të pikës 3 të këtij neni, brenda afatit të caktuar nga data e paraqitjes së kërkesës, e cila nuk është refuzuar ose është pranuar, sipas pikës 1 të këtij neni, administrata tatimore detyrohet të paguajë interesat e përcaktuar në nenin 44 të këtij ligji”.

66

Page 67:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Kolegji Civil vëren se drejt ka arsyetuar gjykata e faktit kur duke çmuar provat shkresore, konstaton se kërkesa për kompensim të detyrimeve tatimore me gjendjen e pretenduar kreditore të saj, është paraqitur vetëm në datën 07.05.2007 duke u përsëritur në datën 04.09.2007, ndërkohë që pala e paditur pranon se ka bërë kompensim detyrimi vetëm me shkresën e datës 12.09.2007. Të gjitha këto veprime i përkasin kohës kur mosmarrëveshja ishte duke u shqyrtuar nga gjykata. Pra paditësi nuk kishte bërë kërkesë dhe asnjë veprim kompensimi në kohën e lindjes dhe ushtrimit të së drejtës së ankimit administrativ në organet eprore të sistemit tatimor.

Në kushtet kur nga paditësi nuk pretendohet edhe ndonjë mënyrë tjetër parapagimi për shlyerjen e detyrimeve tatimore, këto rrethana të vërtetuara nga gjykata e shkallës së parë pas çmimit të provave prej saj, janë të mjaftueshme për të ardhur në përfundimin ligjor se nga ana e paditësit “Miri 2001” shpk nuk është ezauruar rruga administrative e ankimit ndaj akteve të njoftim vlerësimit tatimor.

Parapagimi i plotë i detyrimit tatimor është kusht thelbësor për t’u pranuar shqyrtimi në themel i kërkesës ankimore. Nëse ky kusht nuk është përmbushur, shqyrtimi në themel i ankimit administrativ, pra i bazueshmërisë dhe ligjshmërisë së aktit administrativ të kontestuar, nuk është i mundshëm (i pranueshëm) në asnjë shkallë të gjykimit administrativ. Për rrjedhojë, ankuesi nuk mund të investojë në asnjë mënyrë as sistemin gjyqësor për shqyrtimin e ligjshmërisë së aktit administrativ të kundërshtuar. Përjashtim bëhet vetëm kur pretendohet pavlefshmëria absolute (nuliteti) e aktit admnistrativ, sipas njërit prej rasteve strikte të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Interpretimi dhe zbatimi i ligjit sikurse parashtrohet më sipër rezulton nga përmbajtja e dispozitave të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore” (i ndryshuar). Kështu, në nenin 43, 55 dhe 59 të këtij ligji parashikohet se:

“Neni 43 “Detyrimi për pagesë të menjëhershme”Para se të paraqiten për apelim, tatimpaguesit janë të detyruar të parapaguajnë

vetëm detyrimin tatimor, pa përfshirë interesat dhe gjobat e mundshme ose të paraqesin garancitë e nevojshme. Në rastin e garancisë, për periudhën e apelimit, llogariten të gjitha interesat".

“Neni 55 “Procedura e apelimit”……………5. Një apelim nuk mund të shqyrtohet në një shkallë më të lartë të hierarkisë së

apelimit pa qenë shqyrtuar më parë nga shkalla më e ulët pararendëse….. .”.

“Neni 59 “Sistemi gjyqësor”Tatimpaguesi, pasi ka ndjekur të gjitha shkallët e ankimit administrativ të

parashikuara në këtë ligj, ka të drejtë t'i drejtohet gjykatës.”Gjithashtu, në kuptim e zbatim të drejtë të dispozitave të sipërcituara, nxjerrja e

çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor është imperative edhe për faktin e provuar në gjykim se, pala paditëse, ende pa përfunduar e ezauruar ankimin administrativ në të gjithë hierarkinë e organeve që ligji i ngarkon me shqyrtimin e tij, i është drejtuar me padi gjykatës për të kundërshtuar të njëjtat akte administrative. Kështu, nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton qartë se paditësi e ka ngritur padinë në gjykatë në datën 12.12.2006, ndërkohë që ende nuk kishte bërë ankimin administrativ në Komisionin e Apelimit Tatimor, ankim i cili mban datën 22.01.2007 (vendimi i Komisionit mbi këtë ankesë është dhënë në datën 09.02.2007).

Pretendimet e tjera të parashtruara në rekurs nuk mund të jenë objekt shqyrtimi në Gjykatën e Lartë, sepse nuk kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit por me çmuarjen e provave nga gjykata e shkallës së parë.

67

Page 68:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të nenit 59 të Kodit të Procedurës

Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.9461, datë 16.11.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Tiranë.

Tiranë, më 28.09.2010

68

Page 69:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.31003-01949-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1388 i Vendimit (357)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvelina Qirjako AnëtareMajlinda Andrea AnëtareMedi Bici AnëtarAleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 28.09.2010, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: KANDELI GEGA, në mungesëARSINO MYZEQARI, në mungesë

TË PADITUR: AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE TIRANË, në mungesëTHOMA VASILI, në mungesëYLLI ESKIU, në mungesëSELAUDIN ESKIU, në mungesëFLUTURA ESKIU, në mungesëZeqir Eskiu, në mungesë

PERSONA TË TRETË: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME FIER, në mungesë SOTIRAQ BEGA, në mungesë

OBJEKTI:Shfuqizimi i aktit administrativ nr.119, datë 12.09.2003

i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier.Baza Ligjore: Ligji nr.9235, datë 29.04.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”.

Neni 116 i Kodit të Procedurave Administrative.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin civil nr.1101, datë 03.06.2010, ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën tokësore të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për gjykimin e çështjes civile nr.49/1669. Dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër këtij vendimi ka bërë ankim të veçantë paditësi Kandeli Gega, duke parashtruar këto shkaqe:

69

Page 70:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Zëvendësimi i gjyqtarit nuk lidhet me regjistrimin e çështjes, por me kryerjen e veprimeve nga e para.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; në mungesë të palëve në proces;

si dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe vendimi nr.1101, datë 03.06.2010 i Gjykatës së Shkallës së Parë Fier është i

pabazuar në ligj dhe si i tillë duhet të prishet dhe çështja të kthehet për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë.

A. Rrethanat e faktit

1. Paditësit Kandeli Gega, etj., kanë kërkuar shfuqizimin pjesërisht të aktit administrativ nr.119, datë 12.04.2010, të nxjerrë nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier.

2. Padia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier në datën 03.09.2009. Për gjykimin e saj është caktuar me short gjyqtarja Ema Gashi, e cila për shkak të transferimit në një gjykatë tjetër ka ndërprerë gjykimet.

3. Në datën 09.04.2010, me short, çështja i ka kaluar për gjykim një gjyqtari tjetër.

4. Duke bërë vlerësim të ndryshëm të fakteve dhe rrethanave, në pikëpamjen procedurale, gjykata ka vendosur të shpallë moskompetencën tokësore.

5. Nga aktet e administruara në dosje, rezulton që ndryshimet në ligj janë bërë pasi ka filluar gjykimi i çështjes.

B. Në lidhje me shpalljen e moskompetencës tokësore

6. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier të pabazuar në ligj.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vendimin e saj, i është referuar dispozitave të ligjit material për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe nenit 61 të Kodit të Procedurës Civile në lidhje me kompetencën.

8. Referimi në ndryshimet e ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave” dhe pikërisht në nenin 18 të tij, për vlerësimin e kompetencës tokësore, gjendet i gabuar, për shkak se vjen në kundërshtim me parimin e mungesës së fuqisë prapavepruese të ligjit.

9. Sikurse rezulton nga aktet, padia është regjistruar në gjykatë përpara ndryshimeve të ligjit, për rrjedhojë ndryshimet në ligj, nuk ndikojnë në juridiksionin apo kompetencën lëndore apo tokësore të gjykatës. Ndërsa, zëvendësimi i gjyqtarit kushtëzon fillimin e veprimeve procedurale nga e para dhe jo ri-regjistrimin e kërkesë padisë në gjykatë nga e para, apo rivlerësimin e veprimeve procedurale të kryera nga gjykata tjetër, e të njëjtit nivel.

10. Në nenet 53-54 të Kodit të Procedurës Civile rregullohet kompetenca tokësore në lidhje me mosmarrëveshjet civile me shumë të paditur.

11. Kundërshtimi i aktit administrativ, për shkak të pavlefshmërisë së tij, është mosmarrëveshje administrative, gjykimi i të cilës parashikohet në kre të veçantë të Kodit të Procedurës Civile. Në kreun e dyte të Kodit të Procedurës Civile është përcaktuar kompetenca lëndore dhe kompetenca tokësore për shqyrtimin e mosmarrëveshjeje administrative.

70

Page 71:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

C. Në lidhje me përcaktimin e kompetencës

12. Kompetenca tokësore për gjykimin e padisë me objekt kundërshtim të aktit administrativ është e përcaktuar në nenin 327 të Kodit të Procedurës Civile.

13. “Padia kundër një akti administrativ shqyrtohet nga seksioni përkatës i gjykatës, në zonën e së cilës ka qendrën organi administrativ, ndaj të cilit drejtohet padia. Kur padia paraqitet në gjykatën, në territorin e së cilës ka qendrën organi administrativ, kjo ia dërgon jo më vonë se tri ditë gjykatës ku është krijuar seksioni për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative...” (Neni 327/1 i Kodit të Procedurës Civile).

14. Nga aktet e administruara rezulton që qendra e organit administrativ, i cili ka nxjerrë aktin që është objekt i padisë, është në qytetin e Fierit.

15. Edhe në bazë të përcaktimeve të ligjit nr.9135, datë 29.07.2004, kompetente nga pikpamja tokësore është Gjykata e Shkallës së Parë Fier.

16. Është pikërisht ky fakt, që ka përcaktuar dhe kompetencën tokësore për gjykimin e kësaj çështje.

17. Në kushtet e parashtruara vendimi nr.1101, datë 03.06.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier gjendet i pabazuar në ligj dhe do të prishet, duke u kthyer çështja për vazhdimin e gjykimit, me të një trup gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 485/1, shkronja “ç” të Kodit të

Procedurës Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1101, datë 03.06.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe

dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, me të njëjtin trup gjykues.

Tiranë, më 28.09.2010

71

Page 72:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.31001-01931-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1386 i Vendimit (358)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvelina Qirjako AnëtareMedi Bici AnëtarMajlinda Andrea AnëtareAleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 28.09.2010, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: LAURETA DURAJ, në mungesëTË PADITUR: DREJTORIA RAJONALE TATIMORE FIER,

në mungesë

OBJEKTI:Shfuqizimi i aktit administrativ nr.652, datë 14.01.2010

i Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier.Baza Ligjore: Nenet 31, 32, 36, 41, 43/2, 54,

106, 153 dhe 324 të Kodit të Procedurës Civile.Ligji nr.9920, datë 19.05.2008

“Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”.VKM nr.1251, datë 10.09.2008. Udhëzimi nr.24, datë 02.09.2008

“Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin civil nr.1315, datë 06.07.2010, ka vendosur:

Të nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështjen civile nr.1426.

Kundër këtij vendimi ka bërë ankim të veçantë paditësja Laureta Duraj, duke parashtruar këto shkaqe:

- Drejtoria e Apelimit Tatimor, duke e mbajtur çështjen pa gjykuar deri në ditën e fundit të afatit të shqyrtimit, më ka mohuar mundësinë për të plotësuar dokumentacionin.

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, pavarësisht se pagova të gjithë detyrimet tatimore dhe pavarësisht se pala e paditur e pranoi vetë gabimin që kishte bërë, e nxori çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor.

- Në këto rrethana, unë nuk kam më asnjë mundësi në rrugë gjyqësore civile të gjej zgjidhje për problemin tim.

- Ligji nuk parashikon domosdoshmërisht që më përpara çështja duhet të shqyrtohet nga Drejtoria e Apelit Tatimor.

72

Page 73:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; në mungesë të palëve në proces;

si dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe vendimi nr.1315, datë 06.07.2010 i Gjykatës së Shkallës së Parë Fier është i drejtë,

i bazuar në ligj dhe duhet të lihet në fuqi.

A. Rrethanat e faktit

1. Paditësja Laureta Duraj ka kërkuar “shfuqizimin e aktit administrativ nr.652, datë 14.01.2010, njoftim vlerësimi për detyrimet tatimore i nxjerrë nga Drejtoria Rajonale Tatimore Fier.

2. Me aktin e kundërshtuar, Laureta Duraj është detyruar të paguajë shumën 104.898 lekë, si detyrim që buron nga tatimi, kamatëvonesat dhe gjobat e lindura gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj si farmaciste.

3. Paditësja e ka kundërshtuar këtë vendim përpara Drejtorisë së Apelit Tatimor Tiranë, e cila me vendimin nr.6766, datë 27.04.2010, ka vendosur të mos marrë në shqyrtim ankimin, për shkak se paditësja nuk ka paguar detyrimin e përcaktuar në njoftim vlerësimin, datë 14.01.2010.

4. Në këto rrethana, paditësja Laureta Duraj i është drejtuar gjykatës me kërkesë padi dhe ka kërkuar “shfuqizimin e aktit administrativ nr.652, datë 14.01.2010” i nxjerrë nga Drejtoria Rajonale Tatimore Fier.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur të nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor, me arsyetimin se paditësja nuk ka konsumuar rrugën administrative. Drejtoria e Apelimit Tatimor nuk është shprehur në lidhje me themelin e ankimit të paditëses.

B. Në lidhje me kundërshtimin e nxjerrjes jashtë juridiksionit

6. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier të bazuar në ligj.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vendimin e saj, i është referuar dispozitave të posaçme të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, si dhe Kodit të Procedurave Administrative.

8. Në nenin 59 të Kodit të Procedurës Civile parashikohet mundësia e gjykatës që, mbi kërkesën e palëve apo kryesisht, të vlerësojë nëse çështja hyn në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ.

9. Kundërshtimi i aktit administrativ, njoftim vlerësimi tatimor, është parashikuar në Kreun XIII të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”. Paditësja, në bazë të këtij ligji, e ka kundërshtuar aktin përpara organit të apelit tatimor.

10. Paditësja kishte detyrimin që, përpara paraqitjes së ankimit dhe kërkesës për shqyrtimin e tij nga Drejtoria e Apelit Tatimor, t’i paguante detyrimin tatimor subjektit të ankimit.

C. Në lidhje me juridiksionin

11. Në rrethanat e përshkruara dhe të vërtetuara gjatë gjykimit në shkallën e parë, të pranuara dhe nga paditësja, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson që çështja nuk hyn në juridiksionin gjyqësor.

12. Në nenin 137, pika 3 të Kodit të Procedurave Administrative përcaktohet që: palët e interesuara mund t’i drejtohen gjykatës për kundërshtimin e një akti administrativ, “vetëm pasi të kenë ezauruar rekursin administrativ”.

73

Page 74:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

13. Gjithashtu, Ligji “Për Procedurat Tatimore” ndalon shqyrtimin në rrugë gjyqësore të ankimit administrativ për aktet e lëshuara nga administrata tatimore, të cilat nuk janë i janë nënshtruar vlerësimit të organit më të lartë administrativ:

14. “Akti administrativ, i lëshuar nga administrata tatimore dhe për të cilin nuk është ankimuar në rrugë administrative, nuk mund të ankimohet në rrugë gjyqësore” (Neni 107/4 i Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”).

15. Drejtoria e Apelit Tatimor, si organi më i lartë administrativ, kompetent për shqyrtimin e ankimit të paditëses, nuk e ka shqyrtuar ankimin e saj, për shkak se nuk janë përmbushur detyrimet ligjore të përcaktuara në nenin 107 të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”:

16. “Pagesa e detyrimit tatimor, objekt ankimi:a. Tatimpaguesi, i cili kërkon të ankimojë, sipas pikës 1 të nenit 106 të këtij ligji,

duhet që, bashkë me ankesën, të paguajë shumën e plotë të detyrimit tatimor, të përcaktuar në njoftimin e vlerësimit të administratës tatimore.

b. Shuma e pagueshme, sipas pikës 1 të këtij neni, përjashton gjithë gjobat e përfshira në vlerësimin tatimor të ankimuar.

c. Ankimi merret në shqyrtim vetëm kur tatimpaguesi ka paguar detyrimin tatimor, që është subjekt i ankimit” (Neni 107 i Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”).

17. Paditësja kishte detyrimin ligjor të paguante detyrimin tatimor përpara paraqitjes së ankimit, por ajo nuk e ka përmbushur këtë detyrim, jo vetëm përpara ankimit, por dhe gjatë kohës që çështja ka qënë në pritje për t’u shqyrtuar në Drejtorinë e Apelit Tatimor. Paditësja nuk ka pasur asnjë pengesë ligjore apo subjektive për të përmbushur një detyrim, i cili do t’i mundësonte asaj realizimin e ankimit administrativ.

18. Në kushtet e parashtruara, vendimi nr.1315, datë 06.07.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier gjendet i bazuar në ligj dhe do të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 59, të Kodit të

Procedurës Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimi nr.1315, datë 06.07.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë

Fier.

Tiranë më 28.09.2010

74

Page 75:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.31001-01937-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1387 i Vendimit (359)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvelina Qirjako AnëtareMedi Bici AnëtarMajlinda Andrea AnëtareAleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 28.09.2010, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: “GLORI” SH.P.K, e përfaqësuar në gjyq nga av. Altin Naqe

TË PADITUR: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE TIRANË, përfaqësuar në gjyq nga juristja Violeta Lita.DEGA E DOGANËS SHKODËR, në mungesë

OBJEKTI:Shfuqizimin e aktit administrativ nr.51, datë 12.04.2010

të Degës së Doganës Shkodër.Baza Ligjore: Nenet 36/3, 324, 329 të K.Pr.Civile.

Nenet 18, 256, 276, 281, 289 të Ligjit nr.8449, datë 27.01.1999 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”.

Nenet 80-104, 115, 116, 117, 118 të K.Pr.Administrative.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin civil nr.5388, datë 29.06.2010, ka vendosur:

Deklarimin jo kompetente nga pikëpamja tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile me nr.9572 Regj. Them, që i përket palëve ndërgjyqëse:Paditës: Shoqëria Glori sh.p.kTë paditur: Drejtoria e Pëgjithshme e Doganave, Dega e Doganës ShkodërMe objekt: Shfuqizimin e aktit administrativ, vendimit me nr.51, datë 12.04.2010 të Degës së Doganës Shkodër, i njoftuar me datë 17.04.2010, si një akt absolutisht i pavlefshëm.Kalimi i kësaj çështje për gjykim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Kundër këtij vendimi ka bërë ankim të veçantë paditësi “Glori” sh.p.k., duke parashtruar këto shkaqe:

- Vendimi nuk është i bazuar në nenin 43 të Kodit të Procedurës Civile, i cili përcakton kompetencën tokësore.

75

Page 76:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; përfaqësuesin e palës paditëse,

av.Altin Naqe, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.5388, datë 29.06.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues; përfaqësuesin e palës së paditur, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, juristen Violeta Lita e cila e la në çmim të gjykatës; në mungesë të palës së paditur, Dega e Doganës Shkodër; si dhe pasi diskutoi e shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe vendimi nr.5388, datë 29.06.2010 i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është i

drejtë, i bazuar në ligj dhe duhet të lihet në fuqi.

A. Rrethanat e faktit

1. Paditësi, Shoqëria “Glori” sh.p.k., ka kërkuar “shfuqizimin e aktit administrativ nr.51, datë 12.04.2010 i nxjerrë nga Dega e Doganës Shkodër.

2. Me aktin e kundërshtuar, Shoqëria “Glori” sh.p.k. është detyruar të paguajë shumën 674244 lekë si detyrim doganor i papaguar, si dhe shumën 2.696.976 lekë, që përfaqëson trefishin e detyrimit doganor të pashlyer.

3. Paditësi e ka kundërshtuar këtë vendim përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Tiranë, e cila e ka kthyer ankimin pa veprim, për shkak të mungesës së dokumentacionit provues dhe mos-shlyerjes nga ankuesi të 40% të gjobës së vendosur nga autoriteti doganor.

4. Në këto rrethana, paditësi Shoqëria “Glori” sh.p.k. i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me kërkesë padi, me anën e së cilës ka kërkuar “shfuqizimin e aktit administrativ nr.51, datë 12.04.2010 i nxjerrë nga Dega e Doganës Shkodër.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur të deklarojë moskompetencën tokësore dhe ta dërgojë çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

6. Ka rezultuar e provuar nga aktet e administruara në dosje se paditësi është person juridik dhe e ka qendrën në Durrës, ndërsa, qendra e personit juridik të paditur është në Shkodër.

B. Në lidhje me kundërshtimin e kompetencës tokësore

7. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të bazuar në ligj.

8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vendimin e saj, i është referuar dispozitave posaçme të Kodit të Procedurës Civile për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.

9. Në nenet 42-54 të Kodit të Procedurës Civile rregullohet kompetenca tokësore në lidhje me mosmarrëveshjet civile, të cilat përfundojnë në gjykatë si rrjedhojë e cënimit të të drejtave subjektive.

10. Kundërshtimi i aktit administrativ, për shkak të pavlefshmërisë së tij, është mosmarrëveshje administrative, gjykimi i të cilës parashikohet në një kre të veçantë të Kodit të Procedurës Civile. Në kreun e dytë të Kodit të Procedurës Civile është përcaktuar kompetenca lëndore dhe kompetenca tokësore për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative.

C. Në lidhje me përcaktimin e kompetencës

11. Kompetenca tokësore për gjykimin e padisë me objekt kundërshtim të aktit administrativ është e përcaktuar në nenin 327 të Kodit të Procedurës Civile.

76

Page 77:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

12. “Padia kundër një akti administrativ shqyrtohet nga seksioni përkatës i gjykatës, në zonën e së cilës ka qendrën organi administrativ ndaj të cilit drejtohet padia. Kur padia paraqitet në gjykatën, në territorin e së cilës ka qendrën organi administrativ, kjo ia dërgon jo më vonë se tri ditë gjykatës ku është krijuar seksioni për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative...” (Neni 327/1 i Kodit të Procedurës Civile).

13. Nga aktet e administruara rezulton që qendra e organit administrativ, i cili ka nxjerrë aktin që është objekt i padisë, është në qytetin e Shkodrës. Është pikërisht ky fakt që përcakton edhe kompetencën tokësore për gjykimin e kësaj çështje.

14. Në kushtet e parashtruara, vendimi nr.5388, datë 29.06.2010,i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë gjendet i bazuar në ligj dhe do të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e neneve 62 e 63 të Kodit të

Procedurës Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimi nr.5388, datë 29.06.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë

Tiranë.

Tiranë, më 28.09.2010

77

Page 78:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.31001-01489-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1158 i Vendimit (360)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

Shpresa Beçaj KryesueseArdian Nuni AnëtarGuxim Zenelaj AnëtarArjana Fullani AnëtareEvelina Qirjako Anëtare

në seancat gjyqësore të datave 23.09.2010 dhe 30.09.2010 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËSE: BASHKIA TIRANË, përfaqësuar nga juristja Natasha Kondi

TË PADITUR: KËSHILLI I MINISTRAVE, në mungesëMINISTRIA E EKONOMISË TREGTISË DHE ENERGJITIKËS, në mungesëQENDRA KOMBËTARE E REGJISTRIMIT TIRANË, në mungesëAVOKATURA E SHTETIT, përfaqësuar nga Avokati i Shtetit Kadri Skera

OBJEKTI I PADISË:Shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave

nr.660, datë 12.09.2007 “Për Transferimin e Aksioneve të Shoqërisë së Ujësjellësve dhe Kanalizimeve

të Njësive të Qeverisjes Vendore”;Shfuqizimin e V.K.Ministrave nr.678, datë 03.10.2007 “Për një shtesë në Vendimin nr.271, datë 09.05.1998,

të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Statutit Tip të Shoqërive Anonime Shtetërorë”;

Shfuqizimin e V.K.Ministrave nr.677, datë 03.10.2007 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr.642, datë 11.10.2005

të Këshillit të Ministrave për Këshillat Mbikqyrës të Shoqërive Anonime shtetërore”;Pavlefshmërinë e regjistrimeve të kryera në Q.K.R.

Baza Ligjore: Nenet 31, 324/a dhe 326/1 të K.Pr.Civile. Nenet 78, 92, 128 të ligjit nr.7638, datë 19.11.1992

“Për shoqëritë tregtare”, i ndryshuar. Neni 26/3 i ligjit nr.9723, datë 03.05.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”.

Ligji nr.9901, datë 14.04.2008 për “Tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

78

Page 79:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.3221, datë 20.04.2010, ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së Avokaturës së Shtetit për moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si gjykatë e zakonshme për gjykimin e çështjes administrative me nr.1277 Akti, me paditëse Bashkia Tiranë.

Kundër vendimit të gjykatës së shkallës parë ka ushtruar ankim të veçantë pala paditëse, Bashkia Tiranë, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës, për këto shkaqe:

- Aktet që kundërshtojmë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuptim të nenit 105 të K.Pr.Administrative, janë akte me karakter individual dhe jo normativ.

- Nëpërmjet këtyre akteve pala e paditur ka rregulluar marrëdhënie konkrete, të posaçme, për një çështje specifike dhe ndaj një subjekti apo grupi subjektesh të përcaktueshëm.

- Nëpërmjet këtyre akteve nuk vendosen norma të përgjithshme abstrakte. Karakteri individual i akteve dallohet nga specifikat e problemit konkret që ai rregullon.

- Aktet normative hyjnë në fuqi me botimin e tyre në Fletoren Zyrtare, ndërsa ato me karakter individual nuk kondicionohen detyrimisht nga botimi.

- Vendimi i K.Ministrave nr.660, datë 12.09.2007, ka të bëjë me transferimin e aksioneve të SHA Ujësjellës-Kanalizime nga METE në pronësi të njësive vendore; vendimi i K.M. nr.678, datë 03.10.2007 ka të bëjë me miratimin e statutit tip të këtyre shoqërive; vendimi i K.M. nr.642, datë 11.10.2005 përcakton numrin e anëtarëve të këshillit mbikqyrës të këtyre shoqërive.

- Pra të tre këto akte rregullojnë marrëdhënie konkrete, u drejtohen një grupi subjektesh të përcaktueshëm, siç janë njësitë e qeverisjes vendore dhe nuk vendosin norma abstrakte.

- Edhe nëse janë akte normative, përsëri gjykata ka gabuar, sepse nuk kërkojmë papajtueshmërinë e këtyre akteve me Kushtetutën, por kemi kërkuar shfuqizimin e tyre sepse vijnë në kundërshtim me disa ligje.

- Në referim të nenit 326/a të K.Pr.Civile janë gjykatat e zakonshme ato që shqyrtojnë paligjshmërinë e akteve normative, kur plotësohen kushtet e vendosura në këtë dispozitë.

- Refreuar nenit 8 të ligjit nr.8652, datë 31.07.2000, në rastin konkret nga këto vendime janë cënuar interesa të ligjshme të Bashkisë Tiranë, si person juridik dhe si një nga aksionerët kryesorë të SHA Ujësjellës Kanalizime.

- Interesat e palës paditëse cënohen nga kufizimet që i vendosen nëpërmjet këtyre vendimeve, në lidhje me ushtrimin e së drejtës së pronësisë, apo përcaktimit të numrit të anëtarëve të këshillit mbikqyrës nga METE, e cila nuk është më pronare e aksioneve në këto shoqëri.

- Vendimet e K.M. vijnë në kundërshtim me vetë ligjin, në bazë të të cilit kanë dalë, ligji nr.7926, datë 20.04.1995 “Për tranformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri aksionere”, i ndryshuar, pasi tashmë këto shoqëri funksionojnë dhe administrohen sipas rregullimeve të bëra në ligin për shoqëritë tregtare.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; përfaqësuesen e palës paditëse Bashkia

Tiranë, juristen Natasha Kondi, që kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; Avokatin e Shtetit Kadri Skera, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

79

Page 80:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

V Ë R E NRrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se Shoqëria “Ujësjellës-kanalizime” sh.a Tiranë është regjistruar si person juridik me vendimin nr.24875, datë 28.12.2000, zotëruese e vetme e aksioneve Ministria e Ekonomisë Publike dhe privatizimit (aktualisht Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës).

2. Me vendimin nr.660, datë 12.09.2007 të Këshillit të Ministrave është bërë transferimi i aksioneve të shoqërive shtetërore të Ujësjellësve dhe Kanalizimeve njësive të qeverisjes vendore, ndër të cilat palës paditëse dhe disa njësive të tjera të qeverisjes vendore u kanë kaluar në bashkëpronësi aksionet e shoqërisë “Ujësjellës-Kanalizime” SHA, Tiranë.

3. Pala paditëse, Bashkia Tiranë, me padinë e datës 08.04.2009, ka kërkuar shfuqizimin e tre vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe pavlefshmërinë e regjistrimeve të kryera pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit Tiranë.

3.1. Respektivisht është kërkuar shfuqizimi i: (i) Vendimit nr.660, datë 12.09.2007 për “Transferimin e aksioneve të ujësjellsave dhe kanalizimeve njësive të qeverisjes vendore”; (ii) Vendimit nr.678, datë 03.10.2007 për “Një shtesë në vendimin nr.271, datë 09.05.1998, “Për miratimin e statutit tip të shoqërive anonime shtetërore” dhe (iii) i vendimit nr.677, datë 03.10.2007 për “Disa shtesa dhe ndryshime në VKM nr.642, datë 11.10.2005”, për “Këshillat Mbikqyrës të shoqërive anonime shtetërore”.

4. Pala paditëse pretendon se, nga njëra anë bëhet kalimi i pronësisë së aksioneve të shoqërisë anonime ujësjellës-kanalizime, Tiranë, nga METE tek njësitë e qeverisjes vendore, por nga ana tjetër Këshilli i Ministrave vendos kufizime në ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave, që me ligjin nr.8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e organeve të qeverisjes vendore” janë përcaktuar si kompetenca dhe funksione të bashkive dhe komunave. Sipas nenit 12 të këtij ligji vetëm në rastin e funksioneve apo kompetencave të deleguara, pushteti qendror mund të vendosi kufizime.

4.1. Gjithashtu, pala paditëse pretendon se vendimet e Këshillit të Ministrave vijnë në kundërshtim me shumë ligje, si dhe veçanërisht dhe me ligjet në zbatim të të cilëve kanë dalë, duke vendosur kufizime: - në ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të njësive të qeverisjes vendore; - në administrimin e shoqërive anonime të ujësjellës-kanalizimeve; - në të drejtat e personit juridik.

5. Në seancën gjyqësore të datës 20.04.2010 Avokatura e Shtetit, si përfaqësuese e Këshillit të Ministrave ka kërkuar nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit të zakonshëm gjyqësor, pasi aktet që kundërshtohen janë akte normative dhe për rrjedhojë kjo çështje është në juridiksionin e Gjykatës së Kushtetuese.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3221, datë 20.04.2010, ka pranuar kërkesën e Avokaturës së Shtetit “për moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si gjykatë e zakonshme për gjykimin e çështjes administrative me nr.1277 Akti, me paditëse Bashkia Tiranë”.

6.1. Në shpalljen e moskompetencës lëndore gjykata, pasi citon nenin 131 të Kushtetutës, nenin 326 të K.Pr.Civile, nenin 105 të K.Pr.Administrative, nenin 50 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000,“Për organizimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, nenin 28 të ligjit nr.9000, datë 30.01.2003 “Për organizmimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, arsyeton: Nisur nga parashikimet ligjore të akteve objekt gjykimi, ato janë “... vendime me karakter normativ, akte nënligjore të Këshillit të Ministrave që rregullojnë marrëdhënie të përcaktuara me ligj, duke vendosur rregulla të përgjithshme sjellje. Në këto kushte gjykata çmon se nuk ka kompetencë lëndore si gjykatë e zakonshme për shqyrtimin e këtyre akteve normative ... është Gjykata Kushtetuese që vlerëson përmbajtjen e këtyre akteve normative të Këshillit të Ministrave”.

80

Page 81:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

7. Kundër vendimit të gjykatës së shkallës parë ka ushtruar ankim të veçantë pala paditëse Bashkia Tiranë, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës.

Ligji i zbatueshëm

8. Dispozitat e Kushtetutës dhe të Kodit të Proçedurës Civile në të cilat është parashikuar:

8.1. Neni 42/2 i Kushtetutës: “Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetuese dhe ligjore ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brënda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.

8.2. Neni 36§1 i K.Pr.Civile: “Në juridiksionin e gjykatave hynë të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod dhe në ligje të veçanta”.

8.3. Neni 41 i K.Pr.Civile:“Në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë janë të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod dhe në ligje të tjera”.

8.4. Neni 326 i K.Pr.Civile: “Nuk mund të ngrihen padi në gjykatë për: a) aktet administrative të Këshillit të Ministrave dhe të institucioneve të tjera administrative publike të nivelit qendror ose vendor që kanë karakter normativ, përveç kur ato cenojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, si dhe interesa të tjerë të ligjshëm të personave fizikë dhe juridikë; b) aktet administrative që kanë rregullim ligjor të posaçëm dhe lidhen me emërimin dhe shkarkimin e funksionarëve publikë; c) aketet administrative të cilat sipas Kushtetutës janë në kompetencën e Gjykatës Kushtetuese”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

9. Vendimi nr.3221, datë 20.04.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore, si gjykatë e zakonshme për gjykimin e çështjes administrative nr.8009/1277 Akti, datë regjistrimi 09.04.2009, është marrë në mosrespektim të ligjit dhe për këtë shkak duhet të prishet dhe çështja të dërgohet po pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në vlerësim të akteve të dosjes gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve dhe vendimit të gjykatës nuk e gjen të bazuar në ligj përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në lidhje me moskompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes objekt gjykimi, sikurse shprehet kjo gjykatë.

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se gjykata e shkallës së parë ka konfonduar konceptet juridike që lidhen me juridiksionin dhe kompetencën lëndore, ç’ka ka çuar në një dispozitiv tej rregullimeve dhe së drejtës të përcaktuar në nenet 36, 41 dhe 324 të Kodit të Proçedurës Civile.

11.1. Ky kolegj e gjen me vend të sjellë në vëmendje të gjykatës se në vështrim të tërësisë së dispozitave ligjore që përcaktojnë juridiksionin dhe kompetencat e institucioneve shtetërore, termi “juridiksion” (sipas nënndarjes së veprimtarive shtetërore) shpreh pushtetet shtetërore, në mënyrë specifike pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Pra, juridiksioni përdoret për të përcaktuar rrethin e çështjeve që në bazë të ligjit kanë të drejtë të zgjidhin organet e një sistemi.

11.1.a) Juridiksioni gjyqësor civil është parashikuar në nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile, sipas të cilit ai është një juridiksion gjyqësor i përgjithshëm dhe i detyrueshëm (neni 1§2 i K.Pr.Civile). Në juridiksionin gjyqësor të përgjithshëm përfshihen shqyrtimi i të gjitha çështjeve që nuk janë shprehimisht të përjashtuara prej tij, që referuar

81

Page 82:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

pikës 2 të nenit 42 të Kushtetutës kanë të bëjnë me mbrojtjen e çdo të drejte, lirie dhe çdo interesi kushtetues dhe ligjor.

11.2. Ndërsa kompetenca në sistemin tonë gjyqësor përbën të drejtën dhe detyrën që ka çdo gjykatë për të zgjidhur, gjithnjë duke zbatuar ligjin, vetëm ato çështje që i përkasin juridiksionit gjyqësor të përgjithshëm e që i janë caktuar me ligj. Në këtë kuptim mund të thuhet se kompetenca është sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit, që çdo gjykate i është dhënë në ushtrimin e funksioneve të saj.

11.2.a) Kompetenca lëndore përfshin rrethin e mosmarrëveshjeve civile dhe mosmarrëveshjeve të tjera të parashikuara në Kodin e Proçedurës Civile e në ligje të tjera që i takon të zgjidhë çdo gjykatë si hallkë e sistemit gjyqësor.

11.2.b) Në përcaktimin e kompetencës lëndore merret si kriter përmbajtja ose natyra e çështjeve që zgjidhen nga gjykata. Nga dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është përcaktuar kompetenca lëndore e çdo gjykate të sistemit tonë gjyqësor, rezulton e drejta dhe detyra e gjykatës mbi lëndën e caktuar.

11.2.c) Sipas nenit 61 të Kodit të Proçedurës Civile gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes, kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente. Ky rregullim përfshin gjykatat e zakonshme dhe gjykata pasi konstaton moskompetencën e saj lëndore apo tokësore është e detyruar të shprehet edhe për gjykatën së cilës i dërgon aktet për zhvillimin e gjykimit. Rasti në shqyrtim nuk është i tillë dhe nuk ka të bëjë me kompetencën lëndore të gjykatave të zakonshme.

11.2.ç) Në vijim të argumentit ligjor të mësipërm, ky Kolegj, ndryshe nga përfundimi i gjykatës së shkallës së parë, në analizë dhe interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, vlerëson se gjykata ka gabuar kur ajo shprehet për moskompetencë lëndore të mosmarrëveshjes objekt gjykimi.

13. Nisur nga objekti dhe përmbajtja e padisë evidentohet se pala paditëse ka parashtruar dy kërkime, që konsistojnë: (i) në shfuqizimin e tre vendimeve të Këshillit të Ministrave; (ii) dhe në pavlefshmërinë e regjistrimeve të kryera në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

14. Në lidhje me kërkimin e parë, gjykata e shkallës së parë referon në nenin 326 të Kodit të Proçedurës Civile, por duke mos marrë në konsideratë rregullimin e bërë në pikën “a” të kësaj dispozite e ka zbatuar atë gabim. Sipas kësaj dispozite nuk mund të ngrihet padi në gjykatën e zakonshme ndaj akteve administrative të Këshillit të Ministrave dhe të institucioneve të tjera të administratës publike të nivelit qendror ose vendor që kanë karakter normativ, përveç kur ato cenojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, si dhe interesa të tjerë të ligjshëm të personave fizikë dhe juridikë.

14.1. Nga përmbajtja e nenit 326 të Kodit të Proçedurës Civile del se mund të kundërshtohen në gjykatat e zakonshme vetëm aktet administrative individuale (duke përjashtuar ato të parashikuara në pikat “b” dhe “c”). Pjesa e parë e pikës “a”, pikat “b” dhe “c” të nenit 326 të Kodit të Proçedurës Civile kanë karakter ndalues, ndërsa pjesa e dytë e pikës “a” të këtij neni ka karakter lejues.

14.1.a) Duke e parë në tërësinë e saj dispozitën, rezulton se gjykatat e zakonshme nuk mund të gjykojnë padi të cilat kanë për objekt kundërshtimin e akteve normative. Ato nuk mund të gjykojnë në mënyrë abstrakte normën juridike. Veprimtaria e gjykatës në proçesin e shqyrtimit të konflikteve administrative është drejtpërdrejt e lidhur me mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshme të subjekteve (personave fizikë e juridikë). Megjithatë, gjykata e zakonshme kur gjatë shqyrtimit të një padie me objekt mbrojtjen e një të drejte konkrete, konstaton se një akt nënligjor me karakter normativ vjen në kundërshtim me ligjin, ka për detyrë të zbatojë ligjin drejtpërdrejt edhe sikur kjo të lerë pa fuqi aktin nënligjor. Bëhet fjalë në këtë rast për shqyrtim incidental të aktit normativ nga gjykata e zakonshme.

82

Page 83:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Kjo është mënyra se si duhet kuptuar gërma “a” e nenit 326 të Kodit të Proçedurës Civile.

15. Gjykata, megjithëse pranon karakterin normativ të vendimeve të Këshillit të Ministrave objekt gjykimi, a priori, pa analizuar e vlerësuar pasojat e një konstatimi të tillë, ka shpallur moskompetencën lëndore. Në një rast të tillë gjykata, për të arritur në një përfundim të drejtë duhet të analizonte juridikisht pretendimet e palës paditëse dhe, nëse arrinte në konkluzionin se, konform nenit 326 të Kodit të Procedurës Civile, ato janë të pabazuara, të rrëzonte padinë dhe jo të shpallte moskompetencën për gjykimin e saj.

16. Kërkimi i dytë është një mosmarrëveshje juridiko-civile e cila i përket juridiksionit gjyqësor të përgjithshëm, atij të gjykatave të zakonshme dhe nuk ka të bëjë me kompetencë lëndore të ndonjë gjykate tjetër. Për rastin në shqyrtim pala paditëse pretendon se regjistrimet që janë bërë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit janë të pavlefshme. Fakti nëse këto regjistrime janë ose jo të vlefshme është çështje që i përket juridiksionit gjyqësor dhe nuk përligj dispozitivin e vendimit të gjykatës për nxjerrjen edhe të këtij kërkimi jashtë kompetencës lëndore të gjykatës së shkallës së parë.

17. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.3221, datë 20.04.2010, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes administrative me nr.8009/1277 Akti, datë regjistrimi 09.04.2009 duhet të prishet dhe çështja të dërgohet po pranë asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

18. Gjykata e shkallës së, parë në vlerësim të natyrës juridike të mosmarrëveshjes konkrete, duke mbajtur parasysh konkluzionet e mësipërme të këtij vendimi, legjislacionin e sipërcituar si dhe ligjin nr.8744, datë 22.02.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore” për t’iu dhënë përgjigje pretendimeve të palëve, në respektim të të drejtave dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga proçesi gjyqësor civil, ka për detyrë që të zhvillojë një proçes të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen”, ta zgjidhë atë “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi” (neni 16).

18.1. Para së gjithash, Gjykata duhet të përcaktojë natyrën e marrëdhënies juridike të krijuar ndërmjet palëve, për shkak të së cilës buron mosmarrëveshja, legjislacionin në zbatim të të cilit kanë dalë vendimet e Këshillit të Ministrave mbi të cilët përcaktohet dhe baza ligjore e zgjidhjes së mosmarrëveshjes.

19. Nëse padia është e bazuar në ligj, në faktin dhe rrethanat përkatëse të pretenduara nga pala paditëse dhe me shkakun juridik të përcaktuar prej saj, këto janë çështje që do të shqyrtohen nga gjykata dhe do të zgjidhen me vendim konform dispozitave të ligjit proçedurial civil dhe atij material.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485 të Kodit të Proçedurës

Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.3221, datë 20.04.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 30.09.2010

83

Page 84:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.11118-01278-00-2007 Regj. ThemeltarNr.00-2010-1274 Vendimit (361)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Shpresa Beçaj KryesueseArdian Nuni AnetarArjana Fullani AnetareEvelina Qirjako AnetareGuxim Zenelaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2010, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.11118-01278-00-2007, qe u perket:

PADITËS: LIRI NAQE, perfaqesuar nga Av. Thimio KondiTE PADITUR: SHOQERIA “ASFALTIM RRUGA” SH.A.,

perfaqesuar nga Av. Herjeta Deliaj

OBJEKTI I PADISË:Detyrim per pagimin e shumes prej 4.706.262 Leke

si pagim te padetyruar.Baza ligjore: Neni 653 i K.Civil

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin nr.1278, date 04.07.2006, ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise se paditeses Liri Naqe.Detyrimin e pales se paditur, Shoqerise “Asfaltim Rruga” sh.a., qe te paguaje ne favor te paditeses shumen prej 4.706.262 leke.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendim nr.244, date 25.04.2007, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.1278, date 04.07.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs paditesja Liri Naqe, e cila

kerkon ndryshimin e vendimit dhe pranimin e rekursit, duke parashtruar keto shkaqe:- Vendimi eshte rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit.- Pala e paditur ka patur ne funksion organet drejtuese perpara ngritjes se padise, te

cilat i jane njoftuar prej gjykates, por duke dashur t’í shmanget perballjes me gjykaten ka rimohuar inekzistencen e tyre. Vete gjykata e apelit ka pranuar se me vendimin nr.1, date 24.04.2006, Mbledhja e Jashtezakonshme e Asamblese se Ortakeve te shoqerise ka zgjedhur keshillin e ri mbikqyres. Gjykimi eshte zhvilluar ne mungese te pales se paditur, pasi prej gjykates jane respektuar te gjitha kerkesat e ligjit procedural per zhvillimin e gjykimit ne mungese;

84

Page 85:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Vendimi i gjykates se apelit eshte i paligjshem edhe per faktin se, ndryshe nga sa pranon kjo gjykate ne vendimin e saj, ankimi ndaj vendimit te gjykates se shkalles se pare eshte bere nga nje person qe s’kishte tagrat e perfaqesuesit te personit juridik. Ankimi eshte bere prej Vladimir Kokedhima ne daten 08.06.2006, nderkohe qe rezulton, prej provave te paraqitura nga vete pala e paditur ne gjykaten e apelit, se ai eshte emeruar Drejtor me vendim te Keshillit Mbikqyres me daten 19.02.2007, vendim i cili eshte depozituar ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane me daten 12.03.2007. Pra, ankimi eshte bere me shume se 8 muaj perpara se te emerohej Drejtor ankuesi Vladimir Kokedhima;

- Neni 78 i K.Civil, ku gjykata mbeshtet arsyetimin, ben fjale per kushtet e perfaqesimit ne kryerjen e veprimeve juridike, ndersa ne rastin konkret behet fjale per nje akt procedurial siç eshte ankimi civil.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; perfaqesuesin e pales paditese,

Av.Thimio Kondi, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore; perfaqesuesen e pales se paditur Av.Herjeta Deliaj, e cila kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore; dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N

Gjykatat kane pranuar rrethanat dhe faktet si vijon:

Paditesja Liri Naqe ka punuar ne Shoqerine “Asfaltim Rruga” sh.a. Vlore (pala e paditur), ne detyren e drejtueses teknike deri ne muajin Qershor te vitit 2005.

Paditesja pretendon se ne funksion te kesaj detyre ajo ka kryer veprime te ndryshme financiare per likuidimin e detyrimeve qe ka pasur shoqeria ndaj personave te trete.

Rezulton nga provat qe ndodhen ne dosjen gjyqesore se paditesja, gjate vitit 2003, ka likuiduar nga te ardhurat e saj personale detyrime ne shumen totale prej 4,706,262 leke qe pala e paditur kishte pasur ndaj Deges se Tatim Taksave per tatimin mbi vleren e shtuar, likuidim faturash per blerje te materialeve nga pala e paditur tek te tretet (persona juridike apo fizike).

Sipas paditeses kjo vlere nuk i eshte shlyer nga pala e paditur prandaj ajo i eshte drejtuar me padi gjykates duke kerkuar detyrimin e pales se paditur per pagimin e shumes prej 4.706.262 Leke si pagim i padetyruar, konform nenit 653 te K.Civil.

Ne seancen gjyqesore te dates 02.06.2006 gjate gjykimit te çeshtjes ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Vlore, z. K.Kokedhima (deri atehere ne cilesine e perfaqesuesit te pales se paditur), ka paraqitur kerkese, nepermjet te ciles ka kerkuar pezullimin e gjykimit duke i bere me dije gjykates se pala e paditur nuk mund te perfaqesohet prej tij, dhe se Keshillit Mbikqyres dhe Drejtorit te saj (Shoqerise “Asfaltim Rruga” sh.a.), i ka mbaruar mandati i ushtrimit te detyres. Po keshtu, ne kete kerkese z. K.Kokedhima sqaron se ai mban vetem cilesine e njerit prej aksionereve te shoqerise dhe nuk ben pjese ne organet drejtuese te saj, duke i kerkuar qe gjykata te marre masat e nevojshme per respektimin e ligjit procedurial.

Rezulton se me prokuren e posaçme nr.923 kol., nr.374/2 rep., date 17.05.2006 (faqe 84 e dosjes gjyqesore), z. K.Kokedhima ka emeruar nje perfaqesues te posaçem per t’u paraqitur ne seancen gjyqesore te dates 18.05.2006, me qellim per te depozituar kerkesen per pezullimin e gjykimit.

85

Page 86:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Ne seancen gjyqesore date 18.05.2006, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore me vendim te ndermjetem ka vendosur te rrezoje kerkesen per pezullimin e gjykimit. Pas kesaj seance gjykimi eshte zhvilluar ne mungese te pales se paditur, Shoqeria “Asfaltim Rruga” sh.a. Vlore.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin nr.1278, date 04.07.2006, ka vendosur:

“Pranimin e kerkese padise se paditeses Liri Naqe.Detyrimin e pales se paditur, Shoqerise “Asfaltim Rruga” sh.a., qe te paguaje ne favor

te paditeses shumen prej 4.706.262 Leke”.Ndaj ketij vendimi ka ushtruar ankim pala e paditur, Shoqeria “Asfaltim Rruga” sh.a.,

perfaqesuar nga z. Vladimir Kokedhima, ne cilesine e Drejtorit te saj.Rezulton se z. Vladimir Kokedhima eshte emeruar Drejtor i Shoqerise me vendimin

nr.1, date 09.02.2007 te Keshillit Mbikqyres te Shoqerise “Asfaltim Rruga” sh.a., nepermjet te cilit eshte kryer dhe shitja e 77.71% te aksioneve nga aksioneri K.Kokedhima ne favor te Vladimir Kokedhima. Ky vendim eshte regjistruar ne regjistrin tregtar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin nr.11817/5 akti, date 12.03.2007.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.244, date 25.04.2007, ka vendosur:“Prishjen e vendimit nr.1278, date 04.07.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore

dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues”. Kjo gjykate ka arsyetuar se: … “nga teresia e provave shkresore nuk rezulton qe

shtetasi Koço Kokedhima te kete patur cilesine e Drejtorit te sh.a. “Asfaltim Rruga”, pra edhe te perfaqesuesit te kesaj shoqerie ndaj te treteve. Gjykata e shkalles se pare kishte detyrimin ligjor t’i drejtohej Zyres se Regjistrit Tregtar prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane per te administruar dhe per te sqaruar personin qe gezonte cilesine e perfaqesuesit per te paditurin .… mospermbushja e ketij detyrimi ka çuar ne mosrespektimin e nenit 141, paragrafi II te K.Pr.Civile, duke ia komunikuar njoftimin nje personi jo perfaqesues te personit juridik … pretendimin e perfaqesuesit te paditesit mbi mospranimin e ankimit, pasi eshte nenshkruar nga nje person qe nuk e ka patur cilesine e perfaqesuesit ne kohen e perpilimit te tij, gjykata e gjen te pabazuar ne ligj. Eshte e vertete qe ne kohen e depozitimit te ankimit, shtetasi Vladimir Kokedhima nuk e ka patur cilesine e drejtorit te shoqerise, por me vone e ka fituar kete cilesi sipas ligjit, neni 78 i K.Civil; pavaresisht se ky person ne kohen e paraqitjes se ankimit ka vepruar si perfaqesues pa tager i te paditurit, me emerimin e mevonshem te tij ne cilesine e drejtorit te shoqerise, ky veprim rezulton te jete miratuar ne heshtje nga ana e paditur…”.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs paditesja Liri Naqe, e cila kerkon ndryshimin e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe duke e zgjidhur çeshtjen ne fakt pranimin e rekursit, duke parashtruar ato shkaqe te cilat pasqyrohen ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se rekursi i paraqitur nga paditesja permban shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, te cilat bejne te cenueshem vendimin e Gjykates se Apelit Vlore nr.244, date 25.04.2007.

Ky Kolegj i gjen te pambeshtura ne ligj argumentat e perdorura ne vendimin e Gjykates se Apelit Vlore, ne lidhje me vlefshmerine e perfaqesimit te te paditurit gjate gjykimit ne shkalle te pare.

Gjykata e Apelit Vlore ka konsideruar si shkelje proceduriale faktin qe fletethirjet per seancat gjyqesore i jane drejtuar njerit prej aksionereve te kesaj shoqerie dhe jo organit drejtues, ne nje kohe qe, siç argumenton po kjo gjykate, keto organe drejtuese kane qene jashte funksionit pasi u ka mbaruar mandati.

86

Page 87:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Ne lidhje me sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson te theksoje se perfaqesimi ne shoqerite tregetare realizohet nepermjet organeve drejtuese te tyre te parashikuara ne ligj, si dhe ne statutin e shoqerise. Shoqerite anonime (status, te cilen ka edhe pala e paditur), drejtohen nga nje drejtori e perbere nga nje, ose disa anetare. Emerimi i anetareve te Drejtorise behet nga Keshilli Mbikqyres. Anetaret e drejtorise jane persona fizike, ne te kundert emerimi eshte i pavlefshem. Drejtoria ka kompetenca te plota per te vepruar ne çdo rrethane ne emer te shoqerise, perveç kur statuti i saj parashikon ndryshe. Drejtoria ushtron keto kompetenca brenda objektit te veprimtarise se saj, por kufizohet nga ato kompetenca qe ligji ua jep shprehimisht Keshillit Mbikqyres dhe Asamblese se Aksionereve (neni 96, 97, 101 i Ligjit nr.7638, date 19.11.1992).

Perveç sa eshte parashikuar shprehimisht ne ligj, statuti eshte i lire te percaktoje kompetencat e perfaqesimit te organit drejtues. Per me teper, statuti mund t’ia lere asamblese se pergjithshme ose keshillit mbikqyres te drejten per te percaktuar kompetencat dhe fushen e veprimit te organit, i cili drejton dhe perfaqeson shoqerine ne momentin e emerimit te tij.

Rezulon nga aktet qe ndodhen ne dosjen gjyqesore dhe qe i jane nenshtruar hetimit dhe debatit gjyqesor dhe konkretisht ne statutin e Shoqerise “Asfaltim Rruga” sh.a. (neni 9) se: “Keshilli Mbikqyres ushtron kontroll te perhershem per administrimin e shoqerise nga drejtori i pergjithshem i saj dhe i jep ketij te fundit autorizimin paraprak per kryerjen e operacioneve qe nuk mund te kryhen nga drejtori i pergjithshem pa autorizimin paraprak te keshillit mbikqyres. Keshilli mbikqyres autorizon marreveshjet e parashikuara ne nenin 13 dhe 12 te ketij statuti”.

Ne analize te kompetencave qe i jane dhene drejtorit ne nenin 12/I dhe 12/III te statutit te Shoqerise “Asfaltim Rruga” sh.a., nje prej tyre eshte edhe perfaqesimi i shoqerise ne marredhenie me te tretet.

Gjithashtu ne nenin 11/II te statutit te Shoqerise “Asfaltim Rruga” sh.a. parashikohet shprehimisht qe: “Ne rastet e pushimeve dhe te mungesave te tjera te zgjatura te drejtorit, Keshilli Mbikqyres ben menjehere zevendesimin e tij”.

Ne analize te dispozitave te parashikuara ne statutin e shoqerise, i cili nuk eshte gje tjeter veçse kontrata e aksionereve per te realizuar nje sipermarrje te caktuar, rezulton se vete aksioneret kane parashikuar qe: (i) keshilli mbikqyres eshte organi kompetent per t’i dhene drejtorit tagrat e perfaqesimit te shoqerise, ne ato raste kur statuti i shoqerise parashikon se per veprime te caktuara eshte i nevojshem autorizimi nga keshilli mbikqyres; (ii) keshilli mbikqyres ka per detyre te mos e lere shoqerine pa organ drejtues, ne menyre qe te mos nderpritet per asnje moment funksionimi normal i saj.

Ne referim te akteve qe ndodhen ne dosjen gjyqesore (vertetim i marre nga Zyra e Regjistrit Tregtar date 19.03.2007), rezulton se Shoqeria “Asfaltim Rruga” sh.a. deri ne daten 19.05.2006, date ne te cilen eshte caktuar dhe nje mandatmbajtes nga ana e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin e saj me nr.2874, date 19.05.2006, per thirrjen e mbledhjes se Aamblese se Pergjithshme te shoqerise, i ka patur funksionale organet e saj drejtuese.

Ky Kolegj çmon se persa kohe ne ligjin per shoqerite tregetare dhe ne statutin e shoqerise eshte parashikuar qe mandati i drejtorit dhe i anetareve te keshillit mbikqyres eshte i rinovueshem dhe nuk ka kufizime se deri sa here mund te rinovohet ky mandat, ky i fundit vazhdon per aq kohe sa keshilli mbikqyres apo asambleja e aksionereve te zevendesojne drejtorin apo anetaret e keshillit mbikqyres. Kjo per faktin se ne asnje kohe dhe per asnje arsye organet drejtuese te shoqerise nuk mund te nderpresin funksionin e tyre dhe shoqeria te mos kete organet e saj drejtuese. Organet drejtuese te shoqerise vazhdojne funksionimin e tyre per aq kohe sa te kryhet zevendesimi i anetareve te tyre me anetaret e rinj, logjike kjo e pranuar dhe nga gjykata e apelit ne vendimin e saj, ne te cilin arsyeton se: me emerimin e anetareve te rinj te keshillit mbikqyres ka marre fund dhe mandati i drejtorise se meparshme

87

Page 88:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

te emeruar nga keshilli i meparshem mbikqyres. Mandati i drejtorit mbaron ne momentin e emerimit te drejtorit te ri.

Ka rezultuar se dhe pasi mandat-mbajtesi eshte emeruar nga gjykata ai ka thirrur pas afersisht 9 muajsh mbledhjen e Asamblese se aksionereve, ne te cilen jane zgjedhur anetaret e keshillit mbikqyres.

Ne çeshtjen objekt gjykimi, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon te theksoje se aksioneri mazhoritar, i cili zoteronte mbi 1/10 e kapitalit aksioner te shoqerise pas marrjes dijeni te faktit qe shoqeria kishte nje konflikt gjyqesor, (fakt ky i cili provohet nga provat ne dosje siç jane kerkesa date 02.06.2006, prokura date 17.05.2006, faqe 83, 84 i dosjes gjyqesore), i kishte te gjitha mundesite te njoftonte organet drejtuese te shoqerise per ekzistencen e ketij gjykimi, me qellim emerimin e nje personi qe te perfaqesonte shoqerine. Askush nuk e pengon aksionerin qe ne rast se meson fakte, te cilat kane lidhje me shoqerine, te vere ne dijeni shoqerine per keto fakte.

Keshilli Mbikqyres i shoqerise, ne baze te kompetencave qe i njihte ligji dhe statute, i kishte te gjitha mundesite: (i) te emeronte drejtorin e ri ne rast se atij i kishte mbaruar mandati; (ii) te emeronte nje perfaqesues te shoqerise nga drejtoria ekzistuese apo stafi i saj; (iii) te emeronte nje perfaqesues jashte drejtorise, ne rast se kjo e fundit nuk funksiononte, veprimet e te cilit shoqeria mund t’i miratonte ne çdo kohe, qofte dhe me vone.

Mosfunksionimi ne rregull i organeve te shoqerise ngarkon gjithmone me pergjegjesi kete te fundit ndaj te treteve. Shoqeria nuk mund t’i shmanget detyrimeve te saj duke perfituar nga parregullsite ne emerimin e personave te ngarkuar me drejtimin dhe administrimin e saj.

Ne analize te dispozitave te Ligjit nr.7638, date 19.11.1992 “Per shoqerite tregtare”, rezulton se nje njoftim drejtuar shoqerise konsiderohet se eshte marre nga shoqeria ne rast se ky njoftim eshte marre nga ortaku, aksioneri, administratori, drejtori, pavaresisht se shoqerine e perfaqesojne organe dhe individe te caktuar. Kur nje ortak, aksioner, administrator, drejtor, ka marre dijeni per nje fakt ligjor me rendesi kjo duhet te konsiderohet si dijeni dhe e vete shoqerise tregtare per faktin ne fjale.

Rezulton qe aksioneri mazhoritar i Shoqerise “Asfaltim Rruga” sh.a. ka marre dijeni te plote per zhvillimin e ketij gjykimi; ai ka emeruar dhe perfaqesues per te marre pjese ne seanca te caktuara te ketij gjykimi.

Nga aktet qe jane marre ne shqyrtim nga Gjykata e Apelit Vlore (duke qene se eshte perseritur pjerisht shqyrtimi gjyqesor), rezulton qe de fakto ky aksioner mazhoritar ka kryer veprime te cilat lidhen me administrimin normal te shoqerise. Ne keto kushte, Kolegji Civil i Gjykates se Larte i konsideron te vlefshme njoftimet e derguara nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore.

Perveç sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjen te pabazuar pretendimin e perfaqesuesit te paditeses se gjykata e apelit ka shkelur ligjin kur ka vazhduar gjykimin ne apel dhe ka marre ne shqyrtim ankimin, i cili ishte firmosur nga nje person i paautorizuar.

Rezulton se ankimi eshte nenshkruar ne daten 17.08.2006 nga shtetasi Vladimir Kokedhima, ne cilesine e tij si Drejtor i Shoqerise “Asfaltim Rruga” sh.a. Vlore. Fakti qe z. Vladimir Kokedhima eshte zgjedhur drejtor i shoqerise vertetohet dhe me vendimin gjyqesor nr.11817/5, date 12.03.2007, te depozituar ne Regjistrin Tregtar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Gjykimi ne gjykaten e apelit ka filluar ne daten 04.04.2007, pra pasi emerimi i z. Vladimir Kokedhima si drejtor i pales se paditur ishte regjistruar ne Regjistrin Tregtar. Rezulton se Shoqeria “Asfaltim Rruga” sh.a. Vlore nuk e ka kundershtuar perfaqesimin e saj nga z. Vladimir Kokedhima dhe as veprimet qe ka kryer ky person gjate kohes qe pritej emerimi i drejtorit te ri. Kjo shoqeri ka marre pjese ne gjykimin ne apel me perfaqesues te

88

Page 89:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

emeruar prej drejtorit te saj, qe eshte i njejti person qe kishte nenshkruar dhe ankimin para Gjykates se Apelit Vlore.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte konstaton nga te gjitha provat qe ndodhen ne dosjen gjyqesore se pala e paditur e ka miratuar ne heshtje dhe me veprime konkludente perfaqesimin qe Vladimir Kokedhima i ka bere shoqerise, duke firmosur ankimin ndaj vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore. Nuk rezulton nga asnje prove qe ndodhet ne dosjen gjyqesore dhe as nga shqyrtimi gjyqesor qe shoqeria te kete kundershtuar kete perfaqesim, apo veprimet e kryera nga z. V.Kokedhima.

Kete pretendim pala paditese e ka ngritur edhe gjate gjykimit ne gjykaten e apelit dhe kjo e fundit i ka dhene pergjigje te arsyetuar ketij pretendimi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore nr.244, date 25.04.2007 dhe dergimin

e çeshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues. Tirane, me 30.09.2010

89

Page 90:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.11115-01864-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1275 i Vendimit (362)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Shpresa Beçaj Kryesuese Ardian Dvorani Anetar Arjana Fullani Anetare Guxim Zenelaj Anetar Majlinda Andrea Anetare

ne seance gjyqesore dates 30.09.2010, mori ne shqyrtim ne çeshtjen civile qe ju perket paleve.

PADITËS: MEHMET EMIRI, perfaqesuar nga

Av. Remzi Ponari. TË PADITUR: KUJTIM BAJRAMI, ne mungese.

ARBEN BAJRAMI, ne mungese.VLADIMIR BAJRAMI, ne mungese.BARDHYL BAJRAMI, ne mungese.

OBJEKTI:Detyrim i te paditurve te lirojne dhe dorezojne banesen.

Baza Ligjore: Neni 296, 297 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.322, date 30.01.2004, ka

vendosur:Pranimin e kerkese padise ne kete menyre:Detyrimin e pales se paditur t’i liroje e ktheje paditesit Mehmet Emiri banesen shtepi dykateshe e ndodhur ne Rr.“Qemal Stafa”, nr.354, Tirane, regjistruar ne regjistrin hipotekor me nr.64, date 11.05.1999, qe i perket zones kadastrale nr.8370. Pushimin e gjykimit per pjesen tjeter te objektit te padise lidhur me detyrimin e te paditurve per te paguar per perdorimin e sendit.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1279, date 09.11.2004, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.322, date 30.01.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.27, date 21.03.2006, vendosi: Prishjen e vendimit nr.1279, date 09.11.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim po prane asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

90

Page 91:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.716, date 12.06.2007, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.322, date 30.01.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kunder vendimit te mesiper kane ushtruar rekurs te paditurit Kujtim Bajrami, Arben

Bajrami, Vladimir Bajrami dhe Bardhyl Bajrami, te cilet kerkojne prishjen e vendimit nr.322, date 30.01.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe vendimit nr.716, date 12.06.2007 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimet e mesiperme jane haptazi ne kundershtim me ligjin.- Ne te paditurit jemi trajtuar dhe trajtohemi ne baze te ligjit per khtimin dhe

kompensimin e pronave nr.7698, date 15.04.1993.- Prona objekt gjykimi, sipas dokumenteve te arkivit, eshte ne pronesi te Dalip Bali.- Gjykata e apelit nuk ka zbatuar detyrat e Gjykates se Larte, pasi me paditesin ne kemi

marredhenie kontraktore sipas proces verbalit te Nd.Komunale dhe ne te paditurit banojme ende ne kete shtepi.

- Une, i paditur Kujtim, jam djali i Nazmi Bajramit dhe ne vellezerit kemi jetuar gjithnje ne nje shtepi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; perfaqesuesin e pales paditese,

Av.Remzi Ponari, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit; dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.716, date 12.06.2007 i Gjykates se Apelit Tirane, i cili ka lene ne fuqi

vendimin nr.322, date 30.01.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, eshte i bazuar ne ligj, si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Nga gjykatat jane pranuar keto rrethana dhe fakte te çeshtjes ne shqyrtim. Paditesi Mehmet Emiri eshte pronar i nje shtepie dy kateshe, qe ka rruge te perbashket

dhe gjysem oborri, e ndodhur ne Rr."Qemal Stafa" nr.345, Tirane.Pronesine e saj paditesi Mehmet Emiri e ka fituar nepermjet kontrates se dhurimit

nr.381 Rep., nr.151 Kol., date 20.04.1999. me pale dhuruese Sabri Emiri dhe figuron e regjistruar ne emer te Mehmet Emirit ne nr.64 regjistri, date 11.05.1999 te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane.

Kjo banese i eshte shtetezuar pronarit Sabri Emini (vellai i paditesit Mehmet Emiri) me vendimin nr.20/1, date 31.01.1974 te Komitetit Ekzekutiv te K.P. te Rrethit Tirane, por me vendim nr.157, date 06.04.1992 te ish Komitetit Ekzekutiv Pluralist te Perkohshem te Rrethit Tirane eshte vendosur anullimi i shtetezimit dhe kthimi i saj pronarit Sabri Emini (pasi te shlyeje detyrimin prej 8051 leke).

Gjate periudhes qe ka qene e shtetezuar, ne kete banese jane sistemuar kundrejt rregullave (autorizimit dhe kontrates se qirase) shtetasit Nazmi Bajrami ne vitin 1974 dhe Arben Bajrami ne vitin 1991. Sipas procesverbalit date 01.10.1992, Ndermarja Komunale Banesa Tirane ka njoftuar qiramaresit e saj per zgjidhjen e kontrates se qirase, per arsye te kalimit nga prone shteterore ne prone private ne emer te Sabri Emirit, duke u cituar se qiraja mujore nga data 01.10.1992 do te vilet nga pronaret e rinj.

Paditesi Mehmet Emiri ka kerkuar gjyqesisht detyrimin e te paditurve Arben Bajrami, Vladimir Bajrami, Mimoza Bajrami dhe Kujtim Bajrami ta njohin pronar dhe te lirojne e dorezojne banesen e cituar me lart, si dhe detyrimin per te paguar per perdorimin e sendit,

91

Page 92:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

konform neneve 296 dhe 297 te Kodit Civil, me pretendimin se e mbajne arbitrarisht, pa titull ligjor; se te paditurit nuk kane pranuar te lidhin marredhenie qiraje me paditesin; se nuk e perdorin banesen per shkak se jane larguar jashte shtetit dhe, meqenese kete konflikt nuk ka qene e mundur ta zgjidhe ne rruge vullnetare, i eshte drejtuar rruges gjyqesore.

Ne ate gjykim eshte paraqitur vetem i padituri Kujtim Bajrami, ndersa per te paditurit e tjere, Arben, Vladimir dhe Bardhyl Bajrami, gjykimi eshte zhvilluar ne mungese me shpallje. I padituri Kujtim ka pohuar gjate gjykimit se vellezerit e tij jane larguar jashte shtetit, ndersa ai mban çelesat e shtepise ne ruajtje.

Ne prapesim te pretendimeve te pales paditese, i padituri Kujtim Bajrami ka kerkuar rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj e ne prova, duke pretenduar se banesa posedohet kundrejt kontrates se qirase e lidhur ne vitin 1974 ne emer te babait te tyre, Nazmi Bajrami dhe si femije te tij ata konsiderohen se kane te drejta te plota per ta perdorur ate, se kane fituar statusin e te pastrehit dhe per kete arsye banesa do te lirohet kur te zgjidhet problemi i strehimit.

Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.322, date 30.01.2004, ka vendosur pranimin e padise se paraqitur, duke detyruar palen e paditur t’í liroje dhe ktheje paditesit banesen objekt konflikti gjyqesor dhe pushimin e gjykimit per kerkimin e pageses per perdorimin e sendit. Gjykata ka arsyetuar se: ... paditesi provoi pronesine e tij mbi banesen objekt rivendikimi... te paditurit nuk kane asnje titull ligjor mbi banesen, pasi kontratat e qirase lidhur ne emer te atit te te paditurve Nazmi Bajrami ne vitin 1974 dhe Arben Bajrami ne vitin 1991 jane zgjidhur ne vitin 1992, per arsye te kalimit te saj pronesi te pronarit Sabri Emiri, ...te paditurit jane klasifikuar ne kategorine e te pastrehit, por, sipas provave te administruara dhe deklarimeve te te paditurit Kujtim Bajrami, ata jane larguar nga banesa duke treguar se nuk kane nevoja te ngutshme per te, aktualisht banesa eshte e pabanuar...”.

Mbi ankimin e te paditurve, Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.1279, date 09.11.2004 ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, duke e çmuar te bazuar ne ligj dhe ne prova. Ndersa, mbi rekursin e ushtruar po nga ajo pale, Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin nr.27, date 21.03.2006 ka prishur vendimin e Gjykates se Apelit Tirane dhe e ka kthyer çeshtjen per rigjykim, po asaj gjykate, me tjeter trup gjykues, duke lene keto udhezime: “... te sqarohet pozita e te paditurve Kujtim, Vladimir dhe Bardhyl Bajrami dhe arsyet qe ata mbajne banesen prone e paditesit. Te hetohet dhe sqarohet nese ata banojne aty me cilesine e qiramarresve apo kane hyre arbitrarisht... te hetohet lidhur me pretendimin e paditesi se te paditurit e kane zgjidhur problemin e strehimit me banesa te tjera brenda apo jashte vendit dhe se banesen objekt gjykimi e mbajne te mbyllur me sende te parendesishme per banim, jashte destinacionit te saj..., te marre ne kete drejtim mendimin e specialisteve dhe ne varesi te gjendjes se baneses gjykata te sqaroje edhe mundesine e qendrimit ose jo te te paditurve ne kete banese, pavaresisht nga trajtimi i tyre si te pastrehe...”.

Pas kthimit nga ana e Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.716, date 12.06.2007 ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit gjyqesor nr.322, date 30.01.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Ky vendim eshte rekursuar nga ana e pales se paditur, e cila pretendon se: Gjykata e apelit nuk ka zbatuar detyrat e lena nga Gjykata e Larte, se ata nuk jane sistemuar ne banesa te tjera dhe se kane banuar dhe vazhdojne te banojne ende ne kete shtepi; se me paditesin kane marredhenie kontraktore, fakte te cilat sipas saj gjykata nuk i ka mare parasysh.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, pasi i shqyrtoi shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur, ne ballafaqim me ligjin, aktet e administruara ne dosje dhe arsyetimin e vendimit gjyqesor te Gjykates se Apelit Tirane, vlereson se shkaqet e parashtruara ne rekurs nuk jane

92

Page 93:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

nga ato qe parashikon neni 472 i Kodit te Procedures Civile, si te tilla nuk mund ta bejne te cenueshem vendimin gjyqesor objekt rekursi.

Ndryshe nga sa pretendohet ne rekurs, Kolegji Civil çmon se Gjykata e Apelit Tirane ka realizuar nje gjykim te drejte dhe ne perputhje me udhezimet dhe detyrat e lena nga Gjykata e Larte ne vendimin nr.27, date 21.03.2006.

Nisur nga natyra e mosmarreveshjes ne gjykim, e cila ka per objekt rivendikimin e nje sendi te paluajtshem, gjykata e apelit, ne perputhje me kerkesat e nenit 296 te K.Civil, ka analizuar dhe percaktuar qarte poziten ligjore te paditesit si pronar i ligjshem jo posedues i sendit, dhe te te paditurve si posedues jo pronar te sendit objekt rivendikimi.

Ne perseritje te shqyrtimit gjyqesor, gjykata e apelit ka arritur ne perfundimin se te paditurit, bij te Nazmi Bajramit, rezultojne posedues te paligjshem ne banesen objekt gjykimi. Kjo per faktin se banesa eshte poseduar ligjerisht deri ne vitin 1992 nga Nazmi Bajrami (i vdekur) dhe Arben Bajrami, bazuar ne autorizimet respektive te viteve 1974 dhe 1991.

Keta shtetas, me poziten e qiramaresve te baneses, nepermjet procesverbalit te N.K.Banesa date 01.10.1992, jane njoftuar per kalimin e pronesise ne emer te pronarit Sabri Emiri dhe se ne te ardhmen qiraja do te vilet nga pronari i ri. Gjate gjykimit nuk eshte vertetuar qe qiramaresit e saj te kene lidhur kontrate qiraje me pronarin e ri te baneses, ç’ka do te thote se per periudhen ne vazhdim ata rezultojne si posedues te paligjshem.

Ndersa per tre te paditurit e tjere, Vladimir, Bardhyl dhe Kujtim Bajrami, gjykata ka arritur ne perfundimin se nuk kane pasur te lidhur ndonje akt shkresor per perdorimin e saj as me shtetin, dhe as me pronarin e saj te ri pas vitit 1992.

Po keshtu, ne zbatim te udhezimeve te lena ne vendimin gjyqesor nr.27, date 21.03.2006 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, Gjykata e Apelit Tirane ka urdheruar kryerjen e nje ekspertimi teknik te baneses objekt rivendikimi, duke u lene si detyre: “Te behet kqyrja ne vend e baneses, prone e pales paditese, duke bere pershkrimin e gjendjes se saj, mendimi nese banesa eshte brenda apo jashte kushteve te banimit.

Nga akti i ekspertimit date 25.05.2007 i ekspertes ing. Liri Kruja dhe kqyrja e baneses ne prani te pales paditese dhe te te paditurit Kujtim Bajrami ka rezultuar se: “Ne banesen objekt gjykimi nuk banon njeri, banesa eshte ne teresi e amortizuar, çatia eshte e demtuar, nga ku depertojne reshjet, banesa eshte e pa mirembajtur, me xhama te thyer nga ku hyjne ererat dhe reshjet”.

Ne mbeshtetje te konkluzioneve te aktit te ekspertimit te urdheruar ne ate gjykim dhe deklarimeve te te paditurit Kujtim Bajrami gjate gjykimit te çeshtjes ne shkalle te pare, te analizuara ne teresine e hetimit gjyqesor, Gjykata e Apelit Tirane ka konkluduar se te paditurit Arben, Vladimir dhe Bardhyl Bajrami kane nje kohe te gjate qe nuk jetojne ne ate banese, kjo per shkak se jane larguar ne emigrim dhe aktualisht ndodhen jashte shtetit se bashku me familjet e tyre. Ndersa çelesat e banesave i mban i padituri Kujtim Bajrami, i cili nuk posedon ambiente ne ate banese, pasi jeton ne nje banese tjeter, 1 kateshe, e cila eshte e shkeputur, me porte me vete nga banesa 2-kateshe, objekt gjykimi, me te cilen kane nje oborr te perbashket.

Sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte e çmon te drejte dhe te bazuar perfundimin e Gjykates se Apelit Tirane se paditesit, si pronar i ligjshem i prones se cituar, i eshte mohuar ne menyre te paligjshme e drejta e posedimit dhe gezimit te saj, te drejte te cilen e ka realizuar nepermjet padise objekt gjykimi, e cila eshte gjetur e bazuar ne ligj dhe ne prova dhe si e tille eshte pranuar nga ana e gjykatave.

93

Page 94:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S I:Lenien ne fuqi te vendimit nr.716, date 12.06.2007 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 30.09.2010

94

Page 95:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.31003-01929-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1069 i Vendimit (363)

VENDIMNЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

Shpresa Beçaj KryesuesArdian Nuni AnëtarArjana Fullani AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarMajlinda Andrea Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 30.09.2010 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËSE: SHOQATA PËR PYJE E KULLOTA KOMUNALE, KOMUNA SHLLAK, MALËSI E MADHE, në mungesë

E PADITUR: DREJTORIA E APELIMIT TATIMOR, në mungesë

OBJEKTI I PADISË: Kundërshtim i aktit administrativ, vendimit nr.3795, datë 18.11.2009.

Detyrimin e palës së paditur të nxjerrë aktin administrativ.Baza Ligjore: Nenet 32, 324 e vijues të K.Pr.Civile.

Nenet 38, 69/4, 106, 108, 109 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë.

Udhëzimi i Ministrit të Financave nr.24, datë 02.09.2008.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.1545, datë 07.06.2010, ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për gjykimin e çështjes civile me nr.793 Akti, me datë ardhje 06.02.2010. Aktet t’i dërgohen Gjykatës së Rrethit Gjqyësor Tiranë.

Kundër vendimit ka ushtruar ankim të veçantë pala paditëse, Shoqata për Pyje e Kullota Komunale, Barcollë, Komuna Shllak, Malësi e Madhe, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe dërgimin e akteve për vazhdimin e gjykimit po pranë kësaj gjykate, për këto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës vjen në kundërshtim me Kodin e Procedurës Civile, pasi kjo gjykatë nuk ka patur parasysh paragrafin e dytë të nenit 43 të këtij Kodi.

- Sipas nenit 43/2 të K.Pr.Civile paditë mund të ngrihen edhe në gjykatën e shkallës së parë ku personi juridik ka degë apo agjensi, apo ka një ndërtesë me aktivitet ose një përfaqësues të autorizuar që të paraqitet në gjykim.

95

Page 96:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Konkretisht, pala e paditur që është person juridik ka si përfaqësuesen e saj Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër në Rrethin e Shkodrës, kështu që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër është gjykata kompetente për shqyrtimin e kësaj çështje.

- Gjykata ka gabuar edhe në lidhje me kompetencën lëndore, pasi çështja është një çështje civile-administrative që lidhet me procedurat e parashikuara në ligjin “Për Procedurat Tatimore”, në të cilin është parashikuar që veprimtaria e Drejtorisë së Apelimit Tatimor t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor.

- Objekt i mosmarrëveshjes është paligjshmëria e tre akteve administrative, si dhe procedura e ndjekur gjatë nxjerrjes së tyre. Gjykatat shqyrtojnë jo vetëm paligjshmërinë apo pathemelësinë e aktit, por edhe ligjshmërinë e veprimeve/ mosveprimeve të organeve të administratës. Gjykata nuk ka zbatuar praktikën njësuese të vendosur nga Gjykata e Lartë me vendimin nr.3, datë 12.02.2008.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se pala paditëse, Shoqata për Pyje e Kullota Komunale, me qendër në fshatin Barcollë, Komuna Shllak, Shkodër me vendimin nr.1230, datë 12.12.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër është regjistruar si person juridik. Gjithashtu ajo është regjistruar pranë organeve tatimore Shkodër, me NIPT K87108191O.

2. Nga ana e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Shkodër janë nxjerrë njoftim vlerësimet tatimore nr.342/6, datë 21.01.2009; nr.5262/16, datë 23.07.2009, nr.4053/27, datë 09.06.2009 dhe nr.7957/15, datë 13.11.2009, si dhe Njoftimet dhe Kërkesat për pagimin e detyrimeve tatimore nr.6740/17, datë 24.09.2009 dhe nr.6409/25, datë 09.10.2009, me të cilat është njoftuar pala paditëse për detyrimet tatimore të papaguara në afatin ligjor.

3. Pala paditëse ka bërë ankim në Drejtorinë e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, e cila me vendimin nr.3795, datë 18.11.2009 ka vendosur: “Të refuzojë ankimin për shkak se e konsideron ankimin të papranueshëm, pasi pretendimi juaj në bazë të aktit administrativ nr.6740/17, datë 24.09.2009, nr.6409/25, datë 09.10.2009, të Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër, nuk është objekt i ankimit administrativ tatimor”.

4. Më pas pala paditëse Shoqata për Pyje e Kullota Komunale, Barcollë, Komuna Shllak, ka ngritur padinë e datës 16.12.2009 me objekt: “Kundërshtimin e aktit administrativ, vendim nr.3795, datë 18.11.2009 të nxjerrë nga pala e paditur. Detyrimin e palës së paditur të nxjerrë një akt administrativ në përputhje me ligjin duke marrë masat për rivendosjen e së drejtës së cenuar të paditësit duke marrë në shqyrtim objektin e kërkesës ankimore Njoftim Vlerësimin nr.6740/17, datë 24.09.2009, nr.6409/25, datë 09.10.2009 të nxjerrë nga Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër”. Si palë të paditur në gjykim ka thirrur Drejtorinë e Apelimit Tatimor Tiranë.

4.1. Gjatë gjykimit pala paditëse ka paraqitur kërkesë për shtesë në objektin e padisë, duke kërkuar dhe anullimin e katër njoftim vlerësimeve tatimore: nr.342/6, datë 21.01.2009; nr.5262/16, datë 23.07.2009, nr.4053/27, datë 09.06.2009 dhe nr.7957/15, datë 13.11.2009, si dhe njoftimet për Vendosje të barrës hipotekore nr.819 prot., datë 20.01.2010. Njëkohësisht ka thirrur si palë të paditur edhe Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër.

4.2. Në seancën gjyqësore të datës 02.03.2010, gjykata me vendim ka pranuar shtesën e objektit të padisë, si dhe thirrjen me cilësinë e palës së paditur edhe Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër.

96

Page 97:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

4.3. Për shkak se gjyqtarja e çështjes është transferuar në një gjykatë tjetër ka dhënë dorëheqjen më datë 05.04.2010. Çështja është rihedhur në short më datë 15.04.2010 dhe ka rinisur procesi gjyqësor nga fillimi. Me vendimin e datës 06.05.2010 të gjyqtarit të çështjes, është vendosur kalimi për seancë përgatitore, me objektin fillestar të padisë, me të paditur Drejtorinë e Apelimit Tatimor Tiranë.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në seancën e datës 07.06.2010, kryesisht ka verifikuar nëse është ose jo kompetente nga pikëpamja teritoriale për shqyrtimin e kësaj çështje dhe, me vendimin nr.1545, datë 07.06.2010, ka vendosur: “Të shpallë moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për gjykimin e çështjes civile me nr.793 Akti, me datë ardhje 06.02.2010. Aktet t’i dërgohen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

5.1. Në shpalljen e moskompetencës gjykata, pasi citon nenin 43 të Kodit të Procedurës Civile, arsyeton se: “Siç del nga kjo dispozitë kemi të bëjmë me një kompetencë ekskluzive, e cila përcakton kompetente Gjykatën ku ka qendrën personi juridik që në rastin konkret është Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë”, që ka qendrën në Tiranë dhe për rrjedhojë gjykata kompetente është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

6. Kundër vendimit ka ushtruar ankim të veçantë pala paditëse, Shoqata për Pyje e Kullota Komunale, Barcollë, Komuna Shllak, Shkodër, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe dërgimin e akteve për vazhdimin e gjykimit po pranë kësaj gjykate.

Ligji i zbatueshëm

7. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe ato të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” në të cilat është parashikuar:

7.1. Neni 43 i K.Pr.Civile: “Kur i padituri është person juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi juridik ka qendrën e tij.

Paditë që rrjedhin nga marrëdhënie juridike me një degë ose agjenci lokale të personit juridik, mund të ngrihen edhe në gjykatën ku ka qendrën dega ose agjencia, si dhe në gjykatën e shkallës së parë ku personi juridik ka një ndërtesë me aktivitet ose një përfaqësues të autorizuar që të paraqitet në gjykim për objektin e padisë”.

7.2. Neni 54 i K.Pr.Civile: E drejta e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave kompetente i takon paditësit, e cila ushtrohet me ngritjen e padisë”.

7.3. Neni 13/1/a i ligjit nr.9920, datë 19.05.2008: “Organizimi i administratës tatimore. 1. Administrata tatimore përbëhet nga:

a) administrata tatimore qendrore, ku përfshihen Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, drejtoritë rajonale dhe njësitë e tjera të saj”.

7.4. Neni 16/4, 5 i ligjit nr.9920, datë 19.05.2008: “Struktura e administratës tatimore qendrore.

4. Drejtoria e apelimit është një njësi e pavarur brenda administratës tatimore qendrore.

5. Funksionet dhe detyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, drejtorive rajonale, të secilës drejtori, si dhe të njësive të tjera të administratës tatimore qendrore përcaktohen me rregullore të brendshme, e cila propozohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve dhe miratohet nga Ministri i Financave”.

7.5. Neni 18 i ligjit nr.9920, datë 19.05.2008: “Drejtoria e apelimit tatimor është në përbërje të administratës tatimore qendrore dhe është e pavarur në vendimmarrje. Drejtori i drejtorisë së apelimit tatimor emërohet nga Ministri i Financave”.

97

Page 98:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

7.6. Neni 109/2 i ligjit nr.9920, datë 19.05.2008: “2. Tatimpaguesi mund ta kundërshtojë vendimin e drejtorisë së apelimit tatimor në gjykatë, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e marrjes dijeni për këtë vendim. Nëse drejtoria e apelimit tatimor nuk shprehet brenda tre muajve nga data e marrjes së ankimit, tatimpaguesi mund të ankohet drejtpërdrejt në gjykatë”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

8. Se ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Shoqata për Pyje e Kullota Komunale, Barcollë, Komuna Shllak, përmban shkaqe ligjore të cilat e bëjnë të cenueshëm vendimin nr.1545, datë 07.06.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Për rrjedhojë ky vendim duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

9. Në analizë të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte dhe vendimit të gjykatës, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, konkludon se çështja objekt shqyrtimi është në kompetencë të Seksionit Administrativ të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

10. Nga materialet e dosjes gjyqësore evidentohet se pala paditëse në thelb godet njoftim vlerësimet tatimore dalë nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Shkodër. Sikurse shprehet në padi dhe në rekurs ajo kundërshton detyrimin tatimor, duke pretenduar se është ngarkuar me një detyrim tatimor në kundërshtim me ligjin dhe faktin.

11. Kolegji Civil e gjen të pabazuar në ligj vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Konstatohet se gjykata i është referuar vetëm paragrafit të parë të nenit 43 të Kodit të Procedurës Civile dhe ka anashkaluar rregullimin e bërë në paragrafin e dytë të kësaj dispozite. Po kështu, gjykata në marrjen e vendimit të saj nuk ka patur parasysh as dispozitat e ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

12. Në paragrafin e parë të nenit 43 të Kodit të Procedurës Civile është përcaktuar se paditë kundër një personi juridik ngrihen në gjykatën e vendit ku personi juridik ka qendrën e tij. Ndërsa në paragrafin e dytë të po kësaj dispozite parashikohet se për paditë që rrjedhin nga marrëdhënie juridike me një degë ose agjenci lokale të personit juridik, mund të ngrihen edhe në gjykatën ku ka qendrën dega ose agjencia, si dhe në gjykatën e shkallës së parë ku personi juridik ka një ndërtesë me aktivitet ose një përfaqësues të autorizuar që të paraqitet në gjykim për objektin e padisë. Në kuptim të përmbajtjes së kësaj dispozite ndodhemi përpara një kompetence tokësore alternative që, sipas nenit 54 të po këtij Kodi, “e drejta e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave kompetente i takon paditësit, e cila ushtrohet me ngritjen e padisë”.

12.1. Për rastin konkret pala paditëse, megjithëse formalisht në hyrje të padisë kundërshton aktin e njoftimit, kërkesën e bërë nga ana e Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër, ritheksojmë se në thelb kundërshton detyrimin tatimor të përcaktuar në njoftim vlerësimet tatimore të po kësaj drejtorie.

12.2. Nga ana tjetër, Drejtoria e Apelimit Tatimor është një njësi e pavarur në përbërje të administratës tatimore qendrore, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, por që nuk ka personalitet juridik të mëvetësuar. Në marrëdhënie me të tretët kjo drejtori përfaqësohet nga Drejtoria e Përgjthshme e Tatimeve, e cila për rastin konkret ka autorizuar për përfaqësim Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër (Autorizimi nr.1665 prot., datë 03.02.2010).

13. Në vështrim të përmbajtjes të neneve 43 dhe 54 të Kodit të Procedurës Civile, ky Kolegj gjykon se pala paditëse, midis dy gjykatave kompetente, në ngritjen e padisë ka zgjedhur Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe gjykata nuk mund të ndryshojë këtë zgjedhje të palës paditëse.

98

Page 99:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

14. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.1545, datë 07.06.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me të cilin është shpallur moskompetenca për gjykimin e çështjes civile nr.793, datë regjistrimi 06.02.2010 duhet të prishet dhe çështja të dërgohet po pranë asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

15. Gjykata për t’iu dhënë përgjigje pretendimeve të palëve, në respektim të të drejtave dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga proçesi gjyqësor civil, ka për detyrë që të zhvillojë një proçes të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen”, ta zgjidhë atë “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi” (neni 16).

16. Nëse padia është e bazuar në faktin dhe rrethanat përkatëse të pretenduara nga pala paditëse dhe me shkakun juridik të përcaktuar prej saj, këto janë çështje që do të shqyrtohen nga gjykata dhe do të zgjidhen me vendimin përfundimtar të saj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 43§2, 62 dhe 327 të Kodit të

Procedurës Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1545, datë 07.06.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër

dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 30.09.2010

99

Page 100:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.31003-01943-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1070 i Vendimit (364)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

Shpresa Beçaj KryesueseArdian Nuni AnëtarArjana Fullani AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarMajlinda Andrea Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 30.09.2010 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: DËFRIM HAJREDIN LAMÇE, në mungesëTË PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E TATIMEVE

TIRANË, në mungesëDREJTORIA E APELIMIT TATIMOR, PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE, në mungesë

OBJEKTI I PADISË: Anullim i njoftimit të vlerësimit tatimor

për detyrimet tatimore nr.18774/3 prot., datë 18.08.2009, të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë.

Shfuqizimin e vendimit nr.3446, datë 26.10.2009, komunikuar me shkresën nr.9774/1 prot., datë 26.10.2009.

Baza Ligjore: Neni 324 e vijues të K.Pr.Civile. Ligji nr.9920, datë 19.05.2008

“Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Nenet 55, 59, të ligjit nr.7928, datë 27.04.1995

“Për tatimin mbi vlerën e shtuar”. Ligji nr.9136, datë 11.02.2003 “Për mbledhjen e

kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendimin nr.5706, datë 09.07.2010, ka vendosur: Nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, pasi çështja bën pjesë në juridiksionin administrativ.

Kundër vendimit ka ushtruar ankim të veçantë paditësi Dëfrim Hajredin Lamçe, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit po pranë kësaj gjykate, për këto shkaqe:

100

Page 101:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Vendimi i gjykatës është marrë në kundërshtim me ligjin.- Gjatë aktivitetit tim deri në prill 2006 kam paguar rregullisht detyrimet fiskale dhe

kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.- Në muajin Maj 2006 në mënyrë arbitrare nga ana e administratës tatimore u bë kalimi

i detyrueshëm si subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar. Edhe pse nuk isha dakord vazhdova aktivitetin dhe kam deklaruar rregullisht deri më datë 30.08.2006, datë në të cilën mbylla aktivitetin duke bërë dhe kërkesën sipas ligjit dhe dorëzuar edhe bilancin për periudhën e ushtrimit të këtij aktiviteti.

- Me gjithë kërkesat dhe interesimin tim nga ana e paditur nuk erdhën inspektorët tatimorë, prandaj u detyrova të punësohem diku tjetër deri më datë 31.12.2008 dhe pas shkurtimit të vendit të punës kam dalë në asistencë (me pagesë papunësie).

- Jo zyrtarisht jam vënë në dijeni se aktiviteti im do të ngarkohej me detyrime dhe jam paraqitur pranë anës së paditur. Nga ana e inspektorëve tatimorë, në kundërshtim me ligjin, m’u rekomandua që të tërhiqja formularët e deklarimit të pagesës për tatimin mbi fitimin, TVSH dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe t’i dorëzoja ato në bankë me vlerë “0”, me qëllim lidhjen e situatës në sistemin informatik të tatimeve dhe për t’iu ushtruar kontrollit për mbyllje. Edhe pse e konsiderova të paligjshme dorëzova këta formularë, por aktiviteti u ngarkua padrejtësisht me detyrime dhe gjoba të paqena tatim fitimi, TVSH dhe për sigurimet shoqërore e shëndetësore, duke u nxjerrë dhe njoftim vlerësimi nr.18774/5 prot., datë 18.08.12009, për një detyrim prej 932.986 lekë.

- Brenda afateve ligjore e kam ankimuar atë në Drejtorinë e Apelimit Tatimor, e cila me vendimin nr.3446, datë 26.10.2009, ka vendosur refuzimin e ankimit për shkak se e ka konsideruar atë të papranueshëm në kushtet kur nuk është bërë pagesa e detyrimit tatimor.

- Bazuar në Kodin e Proçedurës Civile, në nenin 109 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008, si dhe në orientimin që jep vetë Drejtoria e Apelimit Tatimor i jam drejtuar gjykatës me padi.

- Gjykata, mbi kërkimin e anës së paditur, në kundërshtim me rregullimet ligjore dhe vendimin njehsues nr.3, datë 12.02.2008 të Gjykatës së Lartë, ka nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor.

- Në rastin konkret, Drejtoria e Apelimit Tatimor, pavarësisht nga mospagesa e detyrimit, jo për shkaqe subjektive, por për pamundësi ekonomike, duhej të konstatonte shkeljet e ligjit nga ana e administratës tatimore dhe t’i kishte riparuar ato, duke bërë dhe ndryshimin e aktit administrativ. Në këto kushte vendimi i gjykatës është rezultat i aplikimit të gabuar të ligjit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësi Dëfrim Hajredin Lamçe është regjistruar si person fizik për ushtrim aktiviteti privat, prodhime brumi, me vendimin nr.237, datë 21.04.1999 të Gjykatës së Rrethit Tiranë. Gjithashtu ai është regjistruar pranë organeve tatimore Tiranë, me NIPT K31322035L.

2. Nga ana e paditur, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, mbi bazën e Raport- Kontrollit të inspektoriatit tatimor ka nxjerrë Njoftim Vlerësimin Tatimor nr.18774/5 prot., datë 18.08.2009, sipas të cilit subjekti tatimor, Dëfrim Lamçe për periudhën Janar 2006-Prill

101

Page 102:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

2009 ka detyrime të papagura dhe gjoba në shumën 932.986 lekë për mospagim të TVSH, tatim fitimi, sigurime shoqërore dhe shëndetësore.

3. Mbi ankimin e paditësit Dëfrim Hajredin Lamçe, Drejtoria e Apelimit Tatimor, me vendimin nr.3446, datë 26.10.2009, ka vendosur: “Refuzimin e ankimit, për aktin administrativ, Njoftim Vlerësimin për detyrimet nr.18774/5, datë 18.08.2009, për shkak se e konsideron ankimin të papranueshëm, pasi nuk është bërë pagesa e detyrimit të përcaktuar në aktin administrativ, objekt ankimi”.

4. Paditësi, Dëfrim Hajredin Lamçe, i është drejtuar gjykatës me padinë e datës 04.12.2009, që ka për objekt: “Anullimin e Njoftimit të Vlerësimit për Detyrimet Tatimore nr.18774/3 prot., datë 18.08.2009, të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë. Shfuqizimin e vendimit nr.3446, datë 26.10.2009, komunikuar me shkresën nr.9774/1 prot., datë 26.10.2009, të Drejtorit të Apelimit të Tatimeve me të cilin është lënë në fuqi akti i mësipërm”.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në seancën e datës 09.07.2010, mbi kërkimin e anës së paditur, vendimin nr.5706, datë 09.07.2010, ka vendosur: “Nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, pasi çështja bën pjesë në juridiksionin administrativ”.

5.1. Në nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, gjykata, pasi citon nenin 107 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, arsyeton: “Paditësi nuk vërteton pagesën e detyrimit tatimor objekt ankimi si kusht ligjor për marrjen në shqyrtim administrativ dhe gjyqësor...në këto kushte kur organi i hierarkisë të ankimit administrativ tatimor me vendimin nr.3446, datë 26.10.2009, nuk ka marrë në shqyrtim kërkesën e paditësit duke mosshqyrtuar themelin e çështjes, nuk mund të jetë gjykata kompetente apo të ketë juridiksion për të zhvilluar hetim gjyqësor... pala paditëse jo vetëm që nuk solli asnjë provë shkresore që të vërtetonte shlyerjen e detyrimit, por deklaroi në seancë gjyqësore, se nuk e kanë paguar atë. Pra përderisa pala paditëse nuk ka përmbushur detyrimet e përcaktuara në ankimin... për rrjedhojë nuk është ushtruar rekursi administrativ, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 107, pika 4 e Ligjit...”.

6. Kundër vendimit ka ushtruar ankim të veçantë paditësi Dëfrim Hajredin Lamçe, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit po pranë kësaj gjykate.

Ligji i zbatueshëm

7. Dispozitat e ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999, “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në të cilat është parashikuar:

7.1. Neni 107 i ligjit nr.9920, datë 19.05.2008: “1. Tatimpaguesi, i cili kërkon të ankimojë, sipas pikës 1 të nenit 106 të këtij ligji, duhet që, bashkë me ankesën, të paguajë shumën e plotë të detyrimit tatimor, të përcaktuar në njoftimin e vlerësimit të administratës tatimore.

2. Shuma e pagueshme, sipas pikës 1 të këtij neni, përjashton gjithë gjobat e përfshira në vlerësimin tatimor të ankimuar.

3. Ankimi merret në shqyrtim vetëm kur tatimpaguesi ka paguar detyrimin tatimor, që është subjekt i ankimit.

4. Akti administrativ, i lëshuar nga administrata tatimore dhe për të cilin nuk është ankimuar në rrugë administrative, nuk mund të ankimohet në rrugë gjyqësore”.

7.2. Neni 32 i ligjit nr.8560, datë 22.12.1999: “Çrregjistrimi i tatimpaguesit.1. Tatimpaguesit kanë të drejtë të kërkojnë të çregjistrohen me vendim gjykate, vetëm

pasi të kenë paguar të gjithë detyrimet tatimore të papaguara dhe pasi të kenë paraqitur bilancin e mbylljes.

102

Page 103:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

a. Gjykata njofton organin tatimor për kerkesën për çregjistrim të tatimpaguesit. Organi tatimor, brenda 45 ditësh nga data e njoftimit është i detyruar të verifikojë situatën tatimore dhe, kur është e nevojshme të ushtrojë kontrollin në vënd të veprimtarisë së tatimpaguesit që kërkon të çregjistrohet të paraqitur në bilancin e mbylljes.

b. Kur organi tatimor brenda 45 ditëve nga data e njoftimit të marrë paraqet kundërshtimin e tij, gjykata nuk mund të vendosë për çregjistrimin e tatimpaguesit. Organi tatimor është i detyruar të tërheqë kundërshtimin vetëm pasi tatimpaguesi të ketë paguar të gjithë detyrimet e papaguara të cilat i janë njoftuar me shkrim tatimpaguesit deri në datën e njoftimt për çregjistrim.

c. Nëse pas 45 ditësh nga data e njoftimit, organi tatimor nuk ka paraqitur ndonjë kundërshtim me shkrim, gjykata vendos për çregjistrimin e tatimpaguesit.

2. Në rast kundërshtimi nga organi tatimor, gjykata nuk i kryen veprimet për çregjistrimin. Kundërshtimi tërhiqet vetëm pasi janë paguar tatimet ose janë dhënë garancitë. Nëse organi tatimor nuk pranon të tërheqë kundërshtimin, gjykata duhet ta gjykojë çështjen brenda 30 ditëve nga njoftimi i këtij kundërshtimi.

3. Organet tatimore kanë të drejtë të çregjistrojnë nga regjistri aktiv i tatimpaguesve çdo tatimpagues, kur provohet se ai për çfarëdo arsye në vitin e fundit fiskal nuk ka ushtruar veprimtari. Në këtë rast, këta tatimpagues mbahen pasive në një regjistër të veçantë të organeve tatimore.

4. Çregjistrimi, në çdo rast nuk eliminon detyrimin tatimor ekzistues”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

8. Se ankimi i veçantë i paraqitur nga paditësi Dëfrim Hajredin Lamçe nuk përmban shkaqe ligjore që të motivojnë cënimin e vendimit nr.5706, datë 09.07.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështja civile nr.14941/3971, datë regjistrimi 03.12.2009. Ky vendim është marrë në respektim të ligjit dhe për këtë arsye duhet të lihet në fuqi.

9. Në analizë të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, si dhe vendimit të gjykatës, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konkludon se mosmarrëveshja objekt shqyrtimi nuk i përket juridiksionit gjyqësor.

10. Paditësi Dëfrim Hajredin Lamçe ka bërë objekt shqyrtimi gjyqësor njoftim vlerësimin tatimor dhe vendimin e organit administrativ pranë të cilit është ushtruar ankimi administrativ. Respektivisht: (i) njoftim vlerësimin tatimor nr.18774/3 prot., datë 18.08.2009, të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe (ii) vendimin nr.3446, datë 26.10.2009, të Drejtorit të Apelimit të Tatimeve për të cilët gjejnë zbatim dispozitat e ligjit nr.9920, datë 19.05.2008, “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

11. Ky Kolegj konstaton se gjykata e shkallës parë ka nxjerrë çështjen objekt gjykimi jashtë juridiksionit gjyqësor pasi ka verifikuar pretendimet e palës paditëse, në lidhje me faktin e mosshqyrtimit të ankimit nga instanca kompetente administrative, prej të cilit ka rezultuar se pala paditëse nuk ka plotësuar kërkesat e ligjit.

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë në shqyrtim të akteve të dosjes gjyqësore dhe të ankimit e gjen të mbështetur në ligj arsyetimin e gjykatës se parapagimi i detyrimit duhet të përmbushet nga subjekti ankues përpara se ankimin e tij ta marrë në shqyrtim organi administrativ përkatës.

13. Për rastin konkret evidentohet se njoftim vlerësimi tatimor nr.18774/3 prot., datë 18.08.2009, i Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë është ankimuar në rrugë administrative, por pala paditëse, sikurse pranon dhe vetë, nuk ka parapaguar detyrimin tatimor.

103

Page 104:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

13.1. Pra paditësi nuk ka plotësuar kërkesat e nenit 107 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008, “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Sipas kësaj dispozite tatimpaguesi duhet, që bashkë me ankesën, të paguajë shumën e plotë të detyrimit tatimor, të përcaktuar në njoftimin e vlerësimit të administratës tatimore dhe të vërtetojë me akt shkresor pagesën e detyrimit tatimor të kryer.

13.2. Mospërmbushja e kërkesave të ligjit nga tatimpaguesi ankues nuk detyron organin administrativ të shqyrtojë në themel ankimin administrativ. Në rrethana të tilla, kur tatimpaguesi nuk ka plotësuar kërkesat e ligjit edhe gjykata ka pengese ligjore të shqyrtojë në themel padinë.

14. Në këto kushte në çështjen objekt gjykimi çmohet se nuk është shteruar rruga administrative për shkak të mosrespektimit të ligjit nga vetë ankuesi.

15. Në lidhje me pretendimin e paditësit se ai ka mbyllur aktivitetin në Gusht të vitit 2006, referuar nenit 32 të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999, “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” (ligji në fuqi në kohën kur paditësi pretendon se ka mbyllur aktivitetin), nuk rezulton që prej tij të jenë plotësuar kërkesat e kësaj dispozite.

15.1. Në vështrim të rregullimit të bërë në nenin 32 të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999, nuk është e mjaftueshme paraqitja e kërkesës për mbyllje të aktivitetit dhe e bilancit pranë administratës doganore (ky i fundit nuk është përpiluar konform kërkesave të ligjit nr.9228, datë 29.04.2004 “Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare”). Në këtë dispozitë janë përcaktuar proçedurat që duhet të ndjekë tatimpaguesi për çregjistrimin e tij. Ai ka të të drejtë të kërkojë të çregjistrohet me vendim gjykate, vetëm pasi të ketë paguar të gjithë detyrimet tatimore të papaguara dhe pasi të ketë paraqitur bilancin e mbylljes të përpiluar e nënshkruar nga specialistët e fushës përkatëse.

16. Në argumentim përsa më sipër si dhe në referim të qëndrimit të njësuar të praktikës gjyqësore1, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.5706, datë 09.07.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të Kodit të Procedurës

Civile,

V E N D O SILënien në fuqi të vendimit nr.5706, datë 09.07.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Tiranë.

Tiranë, më 30.09.2010

1 Vendimin nr.3 datë 12.02.2008 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

104

Page 105:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.11111-01939-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1157 i Vendimit (365)

VENDIMNЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Shpresa Beçaj KryesueseArdian Nuni AnëtarArjana Fullani AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarMajlinda Andrea Anëtare

mori në shqyrtim në seancën gjyqësore të datës 30.09.2010, çështjen civile që i përket palëve:

PADITËS: BEDULLË MANÇE, në mungesë.TË PADITUR: LIRIJE HAZIZOLLI (GURI),

SHKËNDIE HAZIZOLLI (GURI), AVNI GURI, RIFAT LAMÇJA, MIMOZA CARA, SHKËLQIM LAMÇJA, ARDJAN LAMÇJA, HAKI LAMÇJA, BAJRAM GURI, ZYRA GURI, PËLLUMBE GURI, BESNIK GURI, në mungesë.

OBJEKTI:Kërkoj që të paditurit të më njohin mua paditëses si një

ndër trashëgimtaret e trashëgimlënësve Estref Guri e Haxhire Guri.Baza Ligjore: Nenet 31,36,41,46,153 e 932 të K.Pr.C.

Neni 104, K.C. i vitit 1981.Neni 21 i dekretit nr.1892 datë 05.07.1954, i ndryshuar me l

igjin nr.3169, datë 26.10.1960 dhe me dekretin nr.5106, datë 30.10.1973.Nenet 318, 348 e 361 të K.C. të vitit 1994.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.2058, datë 21.07.2010 ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për gjykimin e çështjes.Dërgimin e kësaj çështje në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan për kompetencë gjykimi.

Kundër vendimit nr.2058, datë 21.07.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës ka ushtruar ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë paditësja Bedullë MANÇE, e cila kërkon: “ndryshimin e vendimit të ndërmjetëm dhe kthimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit”, për këto arsye:

- Në marrjen e vendimit gjykata zbatoi gabim nenin 46 e 53 të K.Pr.C.

105

Page 106:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Me vendimin e ish Gjykatës të Rrethit Gramsh, nr.52, datë 06.03.1996, janë caktuar trashëgimtarët ligjore të radhës së parë dhe pjesët nga 1/6 të pasurisë, të trashëgimlënësve Haxhire e Estref Guri, si vijon:

- Liri GURI- Shkëndie GURI- Avni GURI- Shpresa GURI- Bajram GURI- Xhevdet GURI- Në këtë vendim nuk jam caktuar si trashëgimtare edhe unë Bedullë MANÇE, që jam e

bija e trashëgimlënësve dhe motra e trashëgimtarëve. Në kërkesë padi, bazuar në nenin 392 të K.Pr.C., kam paditur të gjithë trashëgimtarët ligjorë që janë gjallë të trashëgimlënësve, prindërve të mi, njëri nga këta të paditur, nr.4, Rifat LAMÇJA banon në Durrës, prandaj edhe kërkesë padinë e kam depozituar për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Në nenin 53 të K.Pr.C. është përcaktuar: “Kur janë shumë të paditur, që kanë banimin ose vendqëndrimin e tyre në vende të ndryshme, padia mund të ngrihet në gjykatën e vendit ku ka banimin ose vendqëndrimin cilido nga të paditurit.

- Bazuar në nenin 53 të K.Pr.C., unë kam zgjedhur për gjykimin e kërkesë padisë Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, ndërsa neni 46 i K.Pr.C. nuk përket kësaj kërkesë padie dhe është shënuar gabimisht”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes

1. Nga shqyrtimi i akteve në dosje rezulton se paditësja Bedullë Mançe i është drejtur Gjykates së Rrethit Gjyqësor Durrës me padinë objekt shqyrtimi. Paditësja pretendon të jetë bijë dhe trashëgimtare e Haxhire Qazim Guri dhe Estref Bajram Guri të cilët kanë lindur dhe vdekur në Gramsh respektivisht në 02.06.1990 dhe 10.12.1971.

2. Me vendimin nr.52, datë 06.03.1997 Gjykata e Rrethit Gramsh në bazë të kërkesës së paraqitur nga Bajram Guri, i biri i Estrefit dhe Haxhire, ka vendosur: “Pranimin e kërkesës. Lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë ligjore të trashëgimlënësve Estref Guri dhe Haxhire Guri duke thërritur si trashgimtarë ligjorë të radhës së parë Liri Guri, Shkëndje Guri, Avni Guri, Shpresa Guri, Bajram Guri dhe Xhevdet Guri të cilët trashëgojnë secili nga 1/6 pjesë e pasurisë trashëgimtare”.

3. Një fotokopje e këtij vendimi ndodhet në dosje së bashku me një vërtetim negativ të lëshuar nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Elbasan ku thuhet se: “... Për shkak të djegies së arkivës së gjykatës gjatë trazirave të Marsit 1997, nuk ekziston asnjë dosje e gjykimeve të bëra prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gramsh deri në muajin mars të vitit 1997”.

4. Meqenëse paditësja nuk është njohur si trashëgimtare ajo i është drejtuar me padinë objekt gjykimi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka marrë në shqyrtim kryesisht çështjen e kompetencës tokësore mbi shqyrtimin e padisë dhe bazuar në përcaktimet e nenit 46 të Kodit të Procedurës Civile, me vendimin nr.2058, datë 21.07.2010 ka vendosur: “Të shpallë moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për gjykimin e çështjes civile me nr.2937 Akti, që u përket palëve ndërgjyqëse. Dërgimin e kësaj çështje në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan për kompetencë gjykimi”.

106

Page 107:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

6. Paditësja Bedullë Mançe e ka ankimuar vendimin, duke pretenduar se vendimi është i pambështetur në ligj, me shkaqet e pretendimet e cituara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

7. Vendimi nr.2058, datë 21.07.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me të cilin është vendosur moskompetenca për gjykimin e çështjes, është marrë në zbatim të gabuar të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet prishur dhe çështja i duhet dërguar për vazhdimin e gjykimit po asaj gjykate.

8. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson të pabazuar në ligj arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës. Për rastin konkret gjykata është mbështetur në nenin 42 të K.Pr.Civile, i cili parashikon se: “Paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit ku ai ka banesën e përkohëshme”.

9. Pavarësisht referencës në kërkesë padi, ajo që paditësja kërkon është njohja dhe vërtetimi i faktit se edhe ajo është trashëgimtare e trashëgimlënësve. Neni 388 i K.Pr.C.-së i cili parashikon se: “Kur nga një fakt varet lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore të një personi dhe akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, personi i interesuar ka të drejtë të kërkojë që fakti të vërtetohet me vendim të gjykatës së shkallës së parë. Kërkesa për vërtetimin e fakteve paraqitet në gjykatën e shkallës së parë, në territorin e së cilës ka banimin kërkuesi. ....” i jep të drejtë paditësit që padinë në fjalë të mund ta ngrejë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, në territorin e së cilës ka banimin.

Për më tepër, nga dokumentet e administruara në dosje rezulton se disa prej të paditurve banojnë në Durrës. Neni 53 i i K.Pr.C.-së parashikon se: “Kur janë shumë të paditur, që kanë banimin ose vendqëndrimin e tyre në vende të ndryshme, padia mund të ngrihet në gjykatën e vendit ku ka banimin ose vendqëndrimin cilido nga të paditurit”. Edhe kjo dispozitë mbështet pretendimin e paditësit dhe i jep atij të drejtën e zgjedhjes midis disa gjykatave kompetente, të drejtë që ai e ka ushtruar duke zgjedhur gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Larte, në bazë të nenit 485 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.2058, datë 21.07.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës

dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit po asaj gjykate.

Tiranë, më 30.09.2010

107

Page 108:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.11243-01536-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1161 i Vendimit (366)

VENDIMNЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Shpresa Beçaj KryesueseArdian Nuni AnëtarArjana Fullani AnëtareMajlinda Andrea AnëtareGuxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 30.09.2010, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket palëve:

PADITËS: SHOQËRIA “ALB TURIST VLORË” SH.A. NIKOLLA VONGLI; ALEKSANDËR KAPAJ, (të tre të përfaqësuar nga Av. Eduart Velçani)

TË PADITUR: KRISTAQ PEMA; PANDELI PEMA, (të dy të përfaqësuar nga av. Viktor Konomi)VLLASI PEMAADMINISTRATORËT E PËRBASHKËT TË SHOQËRISË “KAMBERI” (përfaqësuar nga juristi Luan Muho)

OBJEKTI:Përjashtimi nga ekzekutimi i sipërfaqes së truallit prej 1804 m2

të ndodhur në Llogara Vlorë sipas vendimit civil të Gjykatës së Rrethit Vlorë nr.52, datë 15.01.2001.

Pezullimi i ekzekutimit të vendimit civil të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë nr.52, datë 15.01.2001.

Baza Ligjore: Neni 612 i K.Pr.C.Neni 104 i K.C. i vitit 1981.

Neni 21 i dekretit nr.1892, datë 05.07.1954, i ndryshuar me ligjin nr.3169, datë 26.10.1960

dhe me dekretin nr.5106, datë 30.10.1973.Nenet 318, 348 e 361 të K.C. të vitit 1994.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.2208, datë 29.12.2003, ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të padisë së paditësve Shoqëria “Alb Turist Vlore” sha, Aleksandër Kapaj dhe Nikolla Vogli.Përjashtimin e siperfaqjes së truallit prej 1804 m2 të ndodhur në Llogara, me kufijtë: nga Veriu dhe Jugu fshat turistik, Lindje dhe Perëndim pronë të të paditurve “Pema” nga ekzekutimi i vendimit nr.52, datë 15.01.2001 i Gjykatës së Rrethit Vlorë.

108

Page 109:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Detyrimin e të paditurve Kristaq Pema, Pandeli Pema dhe Vllasi Pema të njohin pronarë paditësin Shoqërine “Alb Turist Vlore” sha mbi sipërfaqen e truallit prej 1804 m2 të ndodhur në Llogara, Vlore, me kufijtë: nga Veriu dhe Jugu fshat turistik, Lindje dhe Perëndim pronë të të paditurve “Pema”.Ligjërimin e masës së përkohshme pezullimin e ekzekutimit të vendimit civil të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, nr.52, datë 15.01.2001.Pushimin e gjykimit të çështjes për paditësit Astrit Zere dhe Haxhi Beda.”

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.499, datë 03.10.2006, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.2208, datë 29.12.2003 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Kundër vendimit nr.499, datë 03.10.2006 të Gjykates se Apelit Vlore, ka ushtruar rekurs pala e paditur Pandeli dhe Kristaq Pema, duke kërkuar ndryshimin e vendimeve dhe rrëzimin e padisë, për këto shkaqe:

- Gjykimi i çështjes ne gjykatën e shkalles se pare është bere nga nje gjyqtar, ne shkelje te normave procedurale. Vlera e truallit është më e madhe se 10.000.000 lekë, prandaj çështja duhej të gjykohej me trup gjykues. Nuk është bërë vlerësimi paraprak i vlerës se padisë, ne kundershtim me nenin 35 te KPrC.

- Është shkelur e drejta e mbrojtjes. Në seancën gjyqësore datë 15.12.2003 kemi kërkuar shtyrjen e seances pasi nuk kishim avokatin prezent, kërkesë që nuk u mor parasysh nga gjykata duke vazhduar gjykimin.

- Vendimet janë marrë në kundërshtim me nenin 612 te K.Pr.C. Kontrata e shitjes e lidhur mes paditësve dhe administratorëve të Shoqërisë “Kamberi” është absolutisht e pavlefshme, pasi çdo veprim juridik mbi këtë pronë, ishte ndaluar te kryhej me vendim gjyqësor për sigurimin e padisë së rivendikimit që ishte paraqitur nga ana jonë.

- Vendimi gjyqësor nr.52, datë 15.01.2001 i Gjykatës se Shkallës së Parë Vlorë është i detyrueshëm si për administratoret e Shoqërisë “Kamberi”, ashtu dhe për paditësit. Paditësit nuk legjitimohen ne ngritjen e padisë.

- Për shkakun se per sipërfaqen e truallit prej 1804 m2 eshte konkluduar me vendim gjyqesor te formes se prere Shoqëria “Kamberi” në administrim nuk ka titull pronësie, atëherë edhe kontrata e shitjes datë 20.07.2001 konstatohet absolutisht e pavlefshme, në bazë të nenit 92/a të K.C.

- Shoqëria “Alb Tursit Vlore” sha nuk e ka te përfshirë ne kapitalin themeltar truallin objekt konflikti. Kjo vërtetohet nga dokumentacioni i shoqërisë i administruar ne dosje. Kjo siperfaqje trualli nuk eshte regjistruar në emër të shoqërise në Z.R.P.P.

- Shoqëria Kamberi në këtë kontrate ka disponuar më shumë të drejtë pronësie se sa ka patur. Përderisa këtë siperfaqje trualli shitësi nuk e ka patur në pronësi, veprimi juridik nuk ka prodhuar pasoja.

- Gjykatat kanë dalë tej kërkesave të palës paditëse, pasi duke shqyrtuar padinë me objekt përjashtimin nga ekzekutimi, kanë detyruar palën e paditur të njohë pronare palën paditëse.

109

Page 110:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; përfaqësuesin e palëve paditëse,

Shoqërisë “Alb Turist Vlorë” sh.a, Nikolla Vongli dhe Aleksandër KAPAJ, Av. Eduart Velçani, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë; përfaqësuesit e palëve të paditura, Av. Viktor Ikonomi, i cili kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë, me tjetër trup gjykues dhe alternativën tjetër të ndryshimit të dy vendimeve të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe rrëzimin e padisë; si dhe juristin Luan Muho, i cili kërkoi ndryshimit të dy vendimeve të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe rrëzimin e padisë; dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se në vitin 1993, trashëgimtarët e Stefan, Mihal e Vasil Pemës i janë drejtuar Gjykatës së Shkallës së Pare Vlorë për te vertetuar faktin juridik te pronësisë mbi një sipërfaqje trualli në Llogara. Nga vërtetimi datë 21.07.1993 lëshuar nga sektori i Kadastrës në Këshillin e Rrethit Vlorë pasqyrohet fakti se nuk rezultonte e regjistruar pronësi per vëllazërinë Pema në Llogara. Në cilësinë e palës së paditur në këtë gjykim, konstatohet të jetë thirrur Dega e Albturizmit Vlorë.

2. Mbështetur në nje vërtetim zotnimi të vitit 1942, të nënshkruar nga kryeplaku i Dukatit, anëtarësia e fshatit dhe 5 dëshmitarë, ku pranohej se trashëgimlënësit e palës së paditur zotëronin një shtëpi banimi me kufijtë përkatës, si dhe disa akte të tjera shkresore private, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr.1761, datë 18.10.1993 vendosi të vërtëtoi faktin juridik të pronësisë mbi një truall në Llogara, duke përcaktuar vetëm kufijtë e sipërfaqjes.

3. Bazuar në vendimin e mësipërm, trashëgimtarët e familjes Pema i janë Drejtuar K.K.K.P-së Vlorë, i cili me vendimin nr.65, datë 25.01.1994 ka vendosur “të miratojë të drejtën e pronësisë” mbi një truall në Llogara prej 2112 m2 me të drejtën e bashkëpronësisë mbi lokalet e turizmit të ndërtuara në këtë sipërfaqje. Ky vendimi i K.K.K.P Vlorë rezulton të jetë regjistruar në regjistrat e Z.R.P.P. Vlorë.

4. Me vendimin nr.115, datë 19.01.1995, mbi kërkesën për mbrojtje ligjshmërie të kryetarit të Gjykatës së Kasacionit, Kolegji Civil i kësaj gjykate vendosi prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim. Një ndër arsyet e prishjes së vendimit nga kjo gjykatë është dhe mungesa e pasqyrimit të sipërfaqes së truallit në dispozitivin e vendimit.

5. Pasi çështja u dërgua për rigjykim, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr.2071, datë 11.08.1995 ka vendosur rrëzimin e padisë. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.5417, datë 22.12.1995 ka vendosur prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr.1384, datë 30.05.1996 ka vendosur përfundimisht ta përcaktojë në 2814 m2, sipërfaqen e trajtuar me vendimin nr.65, datë 25.01.1994 të K.K.K.P.-së Vlorë. Ky vendim nuk është kundërshtuar prej palëve dhe ka marrë formë të prerë.

6. Bazuar në vendimin nr.1384, datë 30.051996 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për njohjen e pronësisë mbi një sipërfaqe më të madhe toke (2814 m2 krahasuar me 2112 m2 të njohur me vendimin nr.65, datë 25.01.1994 e K.K.K.P.-së Vlorë) familja Pema ka kundërshtuar gjyqësisht vendimin e mësipërm të K.K.K.P.-së Vlorë dhe ka kërkuar ndryshimin e sipërfaqes mbi të cilën janë njohur pronarë nga 2112 m2 në 2814 m2.

110

Page 111:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

7. Ndërkohë me vendimin nr.11797 akti, datë 14.08.1995 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është vendosur regjistrimi si person juridik i Shoqërisë “Alb Turist Vlorë” sha, e cila kishte në kapitalin e saj hotelin “Adriatik” dhe fshatin turistik Llogara. Themelimi i kësaj shoqërie rezulton të jetë bërë në zbatim të dispozitave të ligjit nr.7926, datë 20.04.1995 “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”. Shoqëria e krijuar kishte ortak të vetëm shtetin.

8. Me urdhërin datë 21.11.1995 të Ministrit të Financave, në kapitalin e shoqërisë është shtuar vlera e truallit të fshatit turistik Llogara, duke zbritur vlerën e hotel “Adriatik” Vlorë. Sipërfaqja e truallit është llogaritur në masën 11.360 m2, sipas vërtëtimit të lëshuar nga Seksioni i Urbanistikës së Këshillit të Rrethit Vlorë nr.12.10 prot, datë 18.10.1995.

9. Me urdhërin e Ministrit të Financave, nr.1/19, datë 22.04.1996 është vendosur privatizimi nëpërmjet shitjes me aksione i Shoqërisë “Alb Turist Vlorë” sh.a. Rezulton se me autorizimin përkatës, pas përfundimit të shitjes së aksioneve në datë 25.10.1995 është realizuar transferimi i aksioneve.

10. Me vendimin nr.11797/1, datë 23.07.1996 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është vendosur depozitimi i akteve përkatëse në fletët e regjistrit të shoqërisë. Nga ekstrakti i regjistrit të aksioneve, lëshuar nga “Qëndra e Regjistrimit të Aksioneve” sh.a. Tiranë me datë 23.07.2003, ka rezultuar se pronësia mbi aksionet është pasqyruar në regjistrat përkatës.

11. Një pjesë të konsiderueshme të aksioneve të përmendura më lart i ka blerë Shoqëria “Kamberi”, rreth 66.233 aksione, ose 89.9% të tyre. Pas falimentimit të kësaj shoqërie, në zbatim të legjislacionit përkatës, pronat e kësaj shoqërie u vendosën në administrim.

12. Administratorët e Shoqërisë “Kamberi” në administrim vazhdonin shitjen me ankand të pasurive të Shoqërisë “Kamberi” në administrim, mes të cilave dhe fshati turistik Llogara. Shpallja e ankandit rezulton të jetë pasqyruar në katalogun nr.60, ku sipërfaqja totale e truallit të këtij fshati turistik shënohej 3540 m2. Ndërkohë, po kjo pasuri është nxjerrë në ankand dhe në katalogun extra 2, ku sipërfaqja e truallit shënohej 11.360 m2. Në përfundim të ankandit, u lidh kontrata e shitblerjes datë 20.07.2001 ku pronësia e ndërtesave dhe e truallit në fjalë u kalonte dy paditësave Aleksandër Kapaj dhe Nikolla Vogli (kontrata e shitjes nr.2393 rep. dhe nr.595 kol., datë 20.07.2001 për sipërfaqen e truallit prej 11.360 m2 (njëmbëdhjetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë metra katrore).

13. Në këtë situatë ligjore, pala e paditur në vitin 2001 i është drejtuar gjykatës me padinë me objekt “Lirimin dhe dorëzimin e truallit prej 1804 m2”, truall i cili rezultonte brenda truallit ku shtrihej fshati turistik Llogara. Palë e paditur në këtë gjykim ishin Administratorët e përbashkët të Shoqërisë “Kamberi”.

14. Me vendimin nr.52, datë 15.01.2001 Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë detyronte Administratorët e përbashkët të Shoqërisë “Kamberi” në administrim t’i lironin dhe dorëzonin 1804 m2 sipërfaqe truall në fshatin turistik Llogara familjes Pema. Me vendimin nr.426, datë 02.10.2001, Gjykata e Apelit Vlorë e la në fuqi këtë vendim. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.902, datë 08.05.2003 vendosi lënien në fuqi të vendimit të sipërpërmendur të Gjykatës së Apelit Vlorë ,pasi arsyetoi se duke u nisur nga sipërfaqja e ofruar për shitje në katalogun nr.60 (gjithsej 3540 m2) nuk është përfshirë për shitje sipërfaqja prej 1804 m2 në pronësi të familjes Pema.

15. Pasi u mor ky vendim nga ana e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, familja Pema nisi procedurat e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë nr.52, datë 15.01.2001. Pasi erdhën në dijeni të veprimeve përmbarimore për ekzekutimin e vendimit në fjalë, pala paditëse iu drejtua juridiksionit gjyqësor me padinë konkrete duke kërkuar përjashtimin nga ekzekutimi i sipërfaqes së truallit prej 1804 m2 të ndodhur në Llogara Vlorë sipas vendimit civil të Gjykatës së Rrethit Vlorë nr.52, datë 15.01.2001.

111

Page 112:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

16. Se vendimi nr.499, datë 03.10.2006 i Gjykatës së Apelit Vlorë, është marrë në përputhje me ligjin dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

17. Ngritja e padisë për kërkimin e sendit nga personi i tretë parashikohet në nenin 612 të K.Pr.Civile, ku parashikohet se: “Çdo person i tretë që pretendon se është pronar i sendit mbi të cilin bëhet ekzekutimi, mund të ngrejë padi për të ushtruar të drejtën e tij dhe kur është rasti për të përjashtuar sendin nga sekuestrimi dhe shitja. Padia ngrihet kundër kreditorit dhe debitorit në gjykatën e vendit të ekzekutimit të vendimit. Në këto raste, gjykata mund të vendosë si masë të përkohshme pezullimin e ekzekutimit me ose pa garanci”. Padia bazuar në këtë dispozitë është një prej dy rasteve të goditjes/kundërshtimit të veprimeve të përmbaruesit dhe konkretisht kundërshtimi i veprimeve të këtij të fundit prej personave të tretë. Në dallim nga kundërshtimi i veprimeve përmbarimore prej palëve në proces, kundërshtimi i veprimeve të përmbaruesit prej të tretëve nuk bëhet me ankim në gjykatë por me padi të rregullt, e cila në thelb është një padi rivendikimi (rei vindicatio), megjithëse e një lloji të veçantë.

18. Kjo padi ngrihet kundër debitorit dhe kreditorit dhe në gjykimin e kësaj padie sqarimi i titullit të pronësisë ka vlerë thelbësore. Personi i tretë që kundërshton ekzekutimin, që të legjitimohet në këtë lloj padie, duhet të provojë se është pronar mbi sendin me anë të fitimit me titull origjinar apo te prejardhur (kontrate). Për të provuar se është pronar, paditësi nuk duhet të mjaftohet duke treguar se si e ka fituar titullin, por duhet të vërtetojë që edhe personi që ja kaloi atë kishte titull pronësie të vlefshëm.

19. Pra në thelb, gjykata në shqyrtimin e kësaj lloj padie investohet në shqyrtimin e vlefshmërisë së titujve të pronësisë, që kanë palët ndërgjyqëse me pretendime pronësie mbi sendin.

20. Kolegji Civil vëren se si Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Gjykata e Apelit Vlorë kanë arsyetuar drejt kur janë përpjekur që në zgjidhjen e pretendimeve të palëve të përqëndrojnë hetimin në sqarimin e plotë të titujve të pronësisë mbi truallin e pretenduar prej paditësit dhe të paditurve

21. Nga hetimi gjyqësor në gjykatat e të dyja shkallëve rezulton se Shoqëria “Alb Turist Vlorë” sh.a. është krijuar prej transformimit të ish Filialit të “Albturist Vlorë”, në zbatim të ligjit nr.7926 datë 20.4.1995 “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”.

22. Sipas urdhërave të Ministrit të Financave nr.3485/1, datë 21.11.1995, kapitalit të shoqërisë i është shtuar edhe vlera e truallit në shumën 36.352.00 lekë dhe zbritur vlera e objektit Turizmi Vlorë. Sipas dokumentacionit të administruar në dosje vlera monetare e truallit i korrespondon një sipërfaqeje prej 11.360 m2 me një çmim të llogaritur prej 3.200 lekë/m2 (shkresa e Seksioni i Urbanistikes se Këshillit te Rrethit Vlore dhe e Seksionit të Financës të Rrethit Vlorë).

23. Në bazë të Urdhrit nr.1/19, datë 18.08.1995 të Ministrit të Financave pjesa e shtetit në shoqërinë në fjalë është vendosur që të shitej nëpërmjet ankandit, duke parashikuar që një pjesë e aksioneve të mund t’u kalonte ish pronarëve të truallit, në rast se ata do të ishin të interesuar. Nuk rezulton asnjë dokument ku persona që kishin pretendime për truallin mbi të cilin shtrihej fshati turistik, përfshirë të paditurit, të kenë paraqitur kërkesë apo shfaqur interes për t’u bërë aksionerë në shoqërinë në fjalë.

24. Në regjistrin hipotekor nr.84, në datë 19.07.2001 rezulton se pronar i truallit prej 11.360 m2 është Shoqëria “Turistike Kamberi” Llogara. Nuk rezulton dhe as është ngritur pretendimi se ka ekzistuar një shoqëri e tillë dhe as se Shoqëria “Alb Turist Vlorë” sh.a. ta ketë ndërruar emrin në Shoqëria “Turistike Kamberi” Llogara. Regjistrimi në regjistrin hipotekor të truallit prej 11.360 m2 në emër të Shoqëria “Turistike Kamberi” Llogara nuk pasqyron të vërtetën dhe shpjegohet të jetë bërë nisur nga pjesa prej 89,942 % të aksioneve që

112

Page 113:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Shoqëria “Kamberi“ ka pasur në Shoqërinë “Alb Turist Vlore” sh.a. Edhe transkriptimi në regjistrin hipotekor i të njëjtës sipërfaqe në pronësi të dy prej paditësve ka ardhur për shkak të blerjes prej tyre të 100% të aksioneve që Shoqëria “Shoqëria Turistike Kamberi” Llogara kishte në Shoqërinë “Alb Turist Vlorë” sh.a.

25. Për më tepër, të paditurit nuk kanë poseduar asnjëherë truallin në fjalë për shkak se ai ka qenë gjithmonë në posedimin e vazhdueshëm dhe të pandërprerë të ish Filialit të “Alb Turist Vlore” dhe, pas shndërrimit të tij, në posedimin e Shoqërisë tregtare “Alb Turist Vlorë” sh.a.

26. Në bazë të të gjitha fakteve të provuara më sipër gjykatat kanë konkluduar se është provuar tërësisht pronësia mbi truallin e paditësit, Shoqërisë “Alb Turist Vlore” sh.a. dhe përfshirja e këtij trualli në kapitalin themeltar të shoqërisë.

27. Për sa i përket titullit të të paditurve, Kristaq, Pandeli dhe Vllasi Pema mbi truallin në fjalë, rezulton se:

28. Së pari, vendimi i K.K.K.P.-së nr.65, datë 25.01.1994 është mbështetur mbi vendimin gjyqësor nr.1761, datë 18.10.1993 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Ky vendim nga ana e tij është prishur me vendimin nr.115, datë 19.01.1995 të Gjykatës së Kasacionit, i cili e ka kthyer çështjen për rigjykim. Vetëm në vitin 1996, dy vjet pas vendimit me të cilin K,K,K,P,-ja kishte vendosur për disponimin e truallit prej të paditurve, me vendimin nr.1384 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë përfundimisht është vërtetuar gjyqësisht fakti juridik i pronësisë së të paditurve mbi truallin në fjalë.

29. Për rrjedhojë ky vendim i K.K.K.P.-së është nxjerrë në kundërshtim me ligjin nr.7698, datë 15.4.1993 ”Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve”, si dhe pikën 17 të UKM nr.3, datë 21.6.1993 “Për zbatimin e ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”. Neni 22 i ligjit të mësipërm përcaktonte se: “Veprimet për njohjen e pronësisë sipas dispozitave të këtij ligji bëhen nga organet e ngarkuara për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme, në bazë të dokumenteve zyrtare që do të paraqesin ish-pronarët e tyre. Në mungesë të tyre pronësia vërtetohet me vendim gjyqësor, në prani të palës kundërshtare”.

30. Mosrespektimi i procedurës së caktuar prej ligjit për nxjerrjen e vendimeve të K.K.K.P.-së duke qenë se akti i K.K.K.P.-së është nxjerrë bazuar në një vendim të gjykate, i cili ishte shfuqizuar, bazuar në nenin 116 të K.Pr.Administrative e bën vendimin absolutisht të pavlefshëm.

31. Së dyti, VKM nr.101, datë 12.02.1996 “Për disa ndryshime në VKM nr.438, datë 14.08.1995 “Për disa ndryshime në VKM nr.438, datë 14.08.1995 “Për privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore të transformuara në shoqëri tregtare” përcakton se: “Kur ish-pronari i truallit nuk paraqet kërkesë dhe dokumentacion të plotë të përcaktuar sipas këtij vendimi, atëherë trualli i kalon shoqërisë që është privatizuar nga përdorimi (sipas aktit të themelimit të shoqërisë) në pronësi. Organet drejtuese të këtyre shoqërive bëjnë regjistrimin e truallit ën pronësi të shoqërisë. Agjensia Kombëtare e Privatizimit bën kalimin e kësaj pjese të kapitalit themeltar të shoqërisë, në mënyrë përpjestimore sipas rezultateve të ankandit të zhvilluar”. Siç rezulton e provuar nga hetimi i gjykatave të të dyja shkallëve, të paditurit nuk kanë provuar se i janë drejtuar me kërkesë për marrjen e aksioneve në Shoqërinë tregtare “Alb Turist Vlore” sh.a. në cilësinë e ish pronarëve të truallit. Në mungesë të kësaj kërkese dhe në zbatim të dispozitës së mësipërme, konsiderohet se ata vullnetarisht kanë hequr dorë nga pronësia mbi truallin, i cili është shndërruar në aksione dhe u është shitur personave të tretë.

32. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i gjen të pabazuara pretendimet e paraqitura në rekurs.

33. Vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë nr.499, datë 3.10.2006 shprehet se: “në lidhje me ankimin për shkelje procedurale, avokati i të paditurve Kristaq Pandeli e Vllasi Pema ka hequr dorë në seancë, gjë që është pranuar nga gjykata”. Përmbajtja e procesverbalit të

113

Page 114:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

seancës gjyqësore të datës 26.04.2006 konfirmon konkluzionin e gjykatës. Për rrjedhojë, këto pretendime, prej të cilave është hequr dorë në gjykatën e apelit, nuk mund të ringrihen në Gjykatën e Lartë, pasi për efekt të neni 459 të K.Pr.C. do të konsiderohen se kanë rënë në dekadencë.

34. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen te pabazuar edhe pretendimin e paraqitur në rekurs se për sipërfaqjen e truallit prej 1804 m2 është konkluduar me vendim gjyqësor të formës së prerë, pasi Shoqëria “Kamberi” në administrim nuk ka titull pronësie mbi këtë sipërfaqe.

35. Vendimi i formës së prerë të cilit i referohen të paditurit nuk ka si palë paditësit dhe të paditurit. Në të kundërt të paditurit, paditës në vendimin e referuar, kanë pasur përballë në cilësinë e të paditurit, administratorët e Shoqërisë “Kamberi” në administrim dhe jo paditësit. Në asnjë moment Shoqëria “Kamberi” në administrim nuk ka pretenduar dhe nuk mund të pretendonte pronësinë mbi truallin në fjalë, pasi ajo nuk ishte pronare e truallit por vetëm aksionere në Shoqërinë “Alb Turist Vlorë” sh.a. Për rrjedhojë vendimi i referuar nuk ka asnjë vlerë detyruese për paditësit dhe nuk i pengon ata që të ngrenë, ashtu siç kanë ngritur pretendimet dhe prapsimet e tyre për truallin objekt gjykimi.

36. Edhe pretendimi tjetër se: “gjykatat kanë dalë tej kerkesave të palës paditese, pasi duke shqyrtuar padine me objekt përjashtimin nga ekzekutimi, kanë detyruar palën e paditur të njohë pronare palën paditëse” nuk është i bazuar në fakte dhe në ligj.

37. Kolegji Civil gjykon se, duke iu referuar qëndrimit se padia e ngritur bazuar në neni 612 të K.Pr.C. ka karakterin e padisë së rivendikimit dhe se gjykata në shqyrtimin e kësaj lloj padie investohet në shqyrtimin e vlefshmërise së titujve të pronësisë që kanë palët ndërgjyqëse me pretendime pronësie mbi sendin konkludon për përjashtimin e sendit nga ekzekutimi, ajo (gjykata) de jure i njeh dhe konfirmon titullin e pronësise palës paditëse, titull i cili duke iu kundërvënë titullit të pronësisë së palës të paditur (në cilësinë e kreditorit në gjykimin në përfundim të së cilit është dhënë vendimi gjyqësor, titull ekzekutiv) e detyron palën e paditur që në fund të njohë pronësinë e paditesit mbi sendin.

38. Për rrjedhojë, vendimi i gjykatave për përjashtimin nga ekzekutimi të sipërfaqes së truallit prej 1804 m2 dhe detyrimin e të paditurve që të njohin pronarë paditësin, Shoqërinë “Alb Turist Vlorë” sh.a. nuk përbën dalje jashtë objektit të padisë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485 të Kodit të Proçedurës Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.499, datë 03.10.2006 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Tiranë, më 30.09.2010

114

Page 115:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.31003-01934-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1249 i Vendimit (367)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Shpresa Beçaj KryesueseArdian Nuni AnëtarArjana Fullani Anëtare Majlinda Andrea AnëtareGuxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 30.09.2010, morri në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: KUJTIM LAÇI, në mungesëTË PADITUR: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E

BURGJEVE TIRANË, në mungesëINSTITUCIONI I VUAJTJES SË DËNIMEVE PENALE BURREl, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Anullimin e urdhërit nr.3224, datë 15.04.2008 të DPD,

me të cilin është urdhëruar largimi im nga detyra, si një akt i nxjerrë në kundërshtim me ligjin dhe rikthimin tim në punën e mëparshme.

Baza Ligjore: Nenet 324 e 328 të K.Pr.Civile, nenet 17/2 e 18/3 të ligjit nr.8321, datë 02.04.1998

“Për policinë e burgjeve”, të ndryshuar.

Gjykata e Shkallës së Parë Mat, me vendimin nr.318, datё 01.07.2010, ka vendosur:Nxjerrjen e çështjes me paditës Kujtim Laçi, të paditur Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Tiranë e Institucioni i Vuajtjes së Dënimeve Penale Burrel me objekt: Anullimin e urdhërit nr.3224, datë 15.04.2008, të DPD jashtë juridiksionit gjyqësor, pasi më parë duhet të zgjidhet çështja me ankim administrativ në Komisionin e Ministrisë së Drejtësisë Tiranë.

Kundёr kёtij vendimi ka bёrё ankim të veçantë paditësi Kujtim Laçi, i cili parashtron kёto shkaqe pёr prishjen e tij:

- Vendimi i gjykatës nuk është i mbështetur në ligjin “Për kompensim për burgim të padrejtë” dhe në ligjin “Për policinë e burgjeve”.

- Me vendim të po asaj gjykate mua më është pranuar kërkesa për kompensim për burgim të padrejtë, prandaj gjykata duhej ta pranonte edhe kërkesën për kthimin në punë.

115

Page 116:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dёgjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; dhe si bisedoi çështjen nё tёrёsi,

V Ë R E NRezulton se paditësi Kujtim Laçi ka kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat

anullimin e urdhërit nr.3224, datë 15.04.2008 të DPD, me të cilin është urdhëruar largimi i tij nga detyra, si një akt i nxjerrë në kundërshtim me ligjin dhe rikthimin e tij në punën e mëparshme.

Gjykata e Shkallës së Parë Mat me vendimin nr.318, datё 01.07.2010, ka nxjerrjë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor, pasi më parë duhet të zgjidhet çështja me ankim administrativ në Komisionin e Ministrisë së Drejtësisë Tiranë.

Kundёr kёtij vendimi ka bёrё ankim të veçantë paditësi Kujtim Laçi, i cili ka kërkuar pёr prishjen e tij.

Ky Kolegj konstaton se paditësi Kujtim Laçi ka qenë i pranishëm në seancën e datës 01.07.2010, kur është dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Burrel vendimi për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

Ai e ka paraqitur ankimin e veçantë kundër këtij vendimi më datën 12.07.2010, sipas shënimeve të bëra nga sekretaria e Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.

Pra ankimi i veçantë është paraqitur jashtë afatit 5 ditor të parashikuar nga ligji proçedural, neni 443 i K.Pr.Civile, prandaj nuk mund të merret në shqyrtim. Për rrjedhojë, duhet të vendoset pushimi i gjykimit të çështjes në këtë gjykatë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 485 tё K.Pr.Civile,

V E N D O S IPushimin e gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë.

Tiranё, mё 30.09.2010

116

Page 117:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.23000-01527-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1250 i Vendimit (368)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Shpresa Beçaj KryesueseArdian Nuni AnëtarArjana Fullani Anëtare Majlinda Andrea AnëtareGuxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 30.09.2010, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: I. T., përfaqësuar nga av. Luan MansakuE PADITUR: A. T. (S.), përfaqësuar nga av. Vangjel Muzina

OBJEKTI I PADISË:Zgjidhje martese pa u përcaktuar fajësia;

Lënien e fëmijes për rritje dhe edukim paditësit,si dhe pagimin e pensionit ushqimor dhe të drejtën e takimit.Baza Ligjore: Nenet 132, 139 e vijues të Kodit të Familjes.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendim nr.747, datë 19.03.2007, ka vendosur: Zgjidhjen e martesës midis palëve ndërgjyqësa paditës I. T., e paditur A. T., pa u përcaktuar fajësia.Lënien e fëmijës K. T., i dtl 20.06.2003, për rritje e edukim të paditurës A.Paditësi detyrohet të paguajë pension ushqimor për fëmijën K. në masën 15.000 lekë në muaj. Paditësi të ketë të drejtën e takimit me fëmijën çdo të shtunë, nga ora 10.00 e ditës së shtunë deri në orë 08.00 të ditës së hënë dhe ta mbajë javën e parë të muajit Janar dhe gjithë muajin Gusht në banesën e tij.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendim nr.228, datë 24.05.2007, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.747, datë 19.03.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Kundër vendimit ka ushtruar rekurs e paditura A. T., e cila kërkon ndryshimin e vendimeve, duke parashtruar këto shkaqe:

- Shkëputja e fëmijës nga unë nga e shtuna deri të hënë krijon tronditje, çrregullime dhe boshllëqe në rritjen e edukimin e fëmijës, po ashtu dhe në shëndetin e tij. Për këtë shkak kërkoj ndryshimin e vendimit për këtë pjesë duke u caktuar një herë në dy javë, ditën e dielë vetëm për disa orë. Kjo gjë është plotësisht e realizueshme për shkak edhe të afërsisë së banesave tona.

117

Page 118:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Afërsia e banesave tona vlen për të kundërtën e asaj që ka argumentuar gjykata, pra që fëmija e moshës 4-vjeçare të mos qëndrojë për përiudha të gjata atje, por me periudha të shkurtra.

- Të padrejtë e konsideroj vendimin edhe lidhur me caktimin e masës së pensionit ushqimor, pasi paditësi realizon të ardhura mujore në masën 92.500 lekë, në këto kushte detyrimi ndaj fëmijës është plotësisht i mundshëm në masën 20.000 lekë në muaj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dёgjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; përfaqësuesin e të paditurës,

av.Vangjel Muzina, i cili parashtroi se i përmbahej vetëm kërkimit të paraqitur në rekurs për ndryshimin e pensionit ushqimor; përfaqësuesin e paditësit, av.Luan Mansaku, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës; dhe si bisedoi çështjen nё tёrёsi,

V Ë R E NVendimi nr.228, date 24.05.2007 i Gjykatës së Apelit Durrës është i bazuar në ligj,

prandaj duhet të lihet në fuqi.Rezulton se palët ndërgjyqëse kanë lidhur martesë më datë 05.04.2001 dhe nga kjo

martesë u ka lindur dhe fëmija K. T., i datëlindjes 20.06.2003.Paditesi I. T. ka kërkuar zgjidhjen e martesës, pa u përcaktuar fajësia, si dhe lënien e

fëmijës për rritje e edukim atij, pa kërkuar pension ushqimor, duke pretenduar se i ka të gjitha kushtet për rritjen e edukimin e tij.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me vendim nr.747, datë 19.03.2007, ka vendosur: Zgjidhjen e martesës midis palëve ndërgjyqëse. paditës I. T., e paditur A. T., pa u përcaktuar fajësia.

Lënien e fëmijes K. T., i dtl 20.06.2003, për rritje e edukim të paditurës A.Paditësi detyrohet të paguajë pension ushqimor për fëmijën K. në masën 15.000 lekë

në muaj. Paditësi të ketë të drejtën e takimit me fëmijën çdo të shtunë, nga ora 10.00 e ditës së

shtunë deri në orën 08.00 të ditës së hënë dhe ta mbajë javën e parë të muajit Janar dhe gjithë muajin Gusht në banesën e tij.

Gjykata ka arritur në këtë përfundim, pas administrimit të provave, si dhe mendimit të specializuar përsa i përket marrjes së të dhënave për gjëndjen materiale dhe morale të fëmijës, kushtet në të cilat jeton dhe ku shihet më e përshtatëshme të jetojë, sipas të cilit fëmija K. ka nevojë të ndjejë kujdesin e nënës pa u shkëputur nga takimet e shpeshta me të atin.

Vendimi i mësipërm është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Durrës me vendim nr.228, datë 24.05.2007.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs e paditura A. T., e cila kërkon ndryshimin e vendimeve gjyqësore lidhur me kohën e takimit dhe masën e pensionit ushqimor, duke parashtruar:

Shkëputja e fëmijes nga e shtuna deri të hënë krijon tronditje, çrregullime dhe boshllëqe në rritjen e edukimin e fëmijës, po ashtu dhe në shëndetin e tij. Për këtë shkak kërkoj ndryshimin e vendimit për këtë pjesë duke u caktuar një herë në dy javë, ditën e dielë vetëm për disa orë. Kjo gjë është plotësisht e realizueshme për shkak edhe të afërsisë së banesave tona;

Afërsia e banesave tona vlen për të kundërtën e asaj që ka argumentuar gjykata, pra që fëmija e moshës 4-vjeçare të mos qëndrojë për periudha të gjata atje por me periudha të shkurtra;

118

Page 119:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Të padrejtë e konsideroj vendimin edhe lidhur me cakimin e masës së pensionit ushqimor, pasi paditësi realizon të ardhura mujore në masën 92.500 lekë, në këto kushte detyrimi ndaj fëmijës është plotësisht i mundeshëm në masën 20.000 lekë në muaj.

Në seancë gjyqësore, përfaqësuesi i të paditurës Anita Turja parashtroi se kërkonte t’i përmbahej rekursit të paraqitur, vetëm përsa i përket masës së pensionit ushqimor.

Ky Kolegj vlerëson se, pretendimin për ndryshimin e masës së pensionit ushqimor, e paditura nuk e ka referuar mbi intrepretimin ligjor që kanë bërë gjykatat, por mbi bazën e provave të administruara në gjykim.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka arritur në përfundimin se vlera 15.000 lekë në muaj është e mjaftueshme si pension ushqimor për fëmijën K., duke analizuar moshën e tij, të ardhurat e paditëses e të paditurit. Po kështu, ky pretendim është analizuar edhe nga Gjykata e Apelit Durrës dhe është gjetur i pabazuar.

Gjykata e Lartë është gjykatë ligji dhe jo gjykatë fakti dhe investohet për të ushtruar funksionin e saj rishikues vetëm në rastet e interpretimit të gabuar të ligjit apo mosrespektimit të tij, referuar nenit 472 të K.Pr.Civile.

Pretendimi i paraqitur ka të bëjë me analizën dhe çmimin e provave të marra gjatë gjykimit të çështjes nga gjykatat, mbi bazën e bindjes së tyre të brendshme.

Për rrjedhojë, vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës nr.228, datë 24.05.2007, i cili ka lënë në fuqi vendimin nr.747, datë 19.03.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është i bazuar në ligj, prandaj duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 485/a tё K.Pr.Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.228, datë 24.05.2007 tё Gjykatës së Apelit Durrës.

Tiranё, mё 30.09.2010

119

Page 120:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

120

Page 121:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

ÇËSHTJE PENALE

121

Page 122:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

122

Page 123:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.61004-00930-00-2010 i Regj.ThemeltarNr.00-2010-1229 i Vendimit (25)

VENDIMNЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnëtarFatos Lulo AnëtarAndi Çeliku AnëtarMirela Fana AnëtarE

në datën 15.09.2010 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale, që i përket:

KЁRKUESE: ADRIANA KALAJA

OBJEKTI:Kundërshtimin e vendimit nr.290, datë 17.06.2010

të Gjykatës së Apelit Tiranë

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë me vendimin nr.65 date 24.05.2010 ka vendosur:Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim Adriana Kalaja nga ajo e “detyrimit për paraqitje” në Policinë Gjyqësore Krujë, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale në atë të “arrestit në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.Urdhërohet shtetësja Adriana Kalaja të mos largohet nga banesa e saj e ndodhur në rrugën “Irfan Tomini” nr.179, Tiranë deri në përfundimin e hetimeve nga organi i prokurorisë.Urdhërohet Prokuroria Krujë për zbatimin e këtij vendimi.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.290 datë 17.06.2010 ka vendosur: Miratimin e vendimit penal nr.65 datë 24.05.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka paraqitur rekurs personi nën hetim Adriana Kalaja, e cila ka kërkuar prishjen e tij, duke parashtruar këto shkaqe:

- Në respektim të dispozitave proceduriale prokurori duhet të nënshkruante urdhërin e ekzekutimit për caktimin e masës së sigurimit personal, gjë që nuk është bërë.

- Shtetësja Adriana nuk është paraqitur për arsye shëndetësore.- Gjykatat nuk kanë respektuar kriteret e neneve 228, 229, 230 të K.Pr.Penale.- Gjyqtarja e shkallës së parë, e cila ka bërë zëvëndësimin e masës, ka qenë gjyqtare

dhe gjatë një procesi civil me të njëjtin objekt.

123

Page 124:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Hysen Keta, që kërkoi

lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë; av. G.Veleshnja, që kërkoi prishjen e dy vedimeve dhe rrëzimin e kërkesës; dhe si shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ё R E NProkuroria e Rrethit Krujë ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të personit nën

hetim Adriana Kalaja, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe fallsifikimit të dokumetave.

Me kërkesën e organit të akuzës, Gjykata e Rrethit Krujë, me vendimin nr.51, datë 04.05.2010 ka caktuar ndaj personit nën hetim Adriana Kalaja masën e sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, vendim i cili është ankimuar në Gjykatën e Apelit Tiranë nga ana e personit nën hetim.

Bazuar në kërkesat e nenit 231 të K.Pr.Penale, me pretendimin se personi nën hetim Adriana Kalaja nuk ka respektuar detyrimet ligjore në zbatim të masës së sigurimit personal duke mos u paraqitur në dy raste në policinë gjyqësore në orën dhe datën e caktuar, organi i prokurorisë i ka kërkuar Gjykatës së Rrethit Krujë zëvëndësimin e masës së sigurimit personal nga “detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” në atë të “arrestit në shtëpi”.

Gjykata e Rrethit Krujë, duke çmuar se ekzistonin kushtet dhe kriteret e parashikuara nga neni 231 dhe 237 të K.Pr.Penale, ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke i caktuar personit nën hetim Adriana Kalaja si masë të sigurimit personal atë të arrestit në shtëpi. Ky vendim është miratuar edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, duke i gjetur të pabazuar në ligj vendimet e dy gjykatave të faktit, çmon se ato duhet të prishen dhe kërkesa e Prokurorisë së Rrethit Krujë të rrëzohet.

Siç dhe kanë pranuar të provuar gjykatat e faktit, pasi Gjykata e Rrethit Krujë me vendimin nr.51, datë 04.05.2010 i ka caktuar personit nën hetim masën e sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, nga ana e mbrojtjes ky vendim është ankimuar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Duke rezultuar e provuar se deri në ditën kur organi i akuzës ka paraqitur në gjykatën e rrethit kërkesën për zëvëndësimin e kësaj mase sigurimi Gjykata e Apelit Tiranë nuk e kishte marrë në shqyrtim çështjen, vendimi nr.51 datë 04.05.2010 i Gjykatës së Rrethit Krujë nuk ka qenë një vendim i formës së prerë dhe si pasojë nuk ka qenë një vendim i ekzekutueshëm. Kjo rrethanë duhet t’i kishte çuar gjykatat e faktit në përfundimin se personi nën hetim Adriana Kalaja, për aq kohë sa vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk kishte marrë formë të prerë, nuk kishte asnjë detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe se pretendimi i organit të akuzës se ndodheshin përpara rasteve që parashikon dispozita e nenit 231 të K.Pr.Penale ishte e pa mbështetur në ligj. Në këtë përfundim gjykatat duhet të kishin arritur nëse do të kishin zbatuar me korrektësi një sërë dispozitash të K.Pr.Penale, si dhe të ligjit nr.8331, datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”.

Sipas dispozitës së nenit 462/1 të K.Pr.Penale është parashikuar se “vendimi penal i gjykatës vihet në ekzekutim pasi të ketë marrë formë të prerë” ndërkohë që sipas nenit 21/3 të ligjit të sipërcituar është parashikuar ekzekutimi i menjëhershëm me urdhër të gjykatës pas shpalljes së vendimit i “vendimit penal që përmban burgim dhe miratim të kërkesës së prokurorit për masën e sigurimit me arrest”.

124

Page 125:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Në çështjen objekt gjykimi, edhe pse nuk ka ekzistuar asnjë prej kushteve dhe kritereve për zëvëndësimin e masës së sigurimit personal pasi vendimi i dhënë nuk bënte fjalë për masë sigurimi personal “arrest në burg”, si dhe vendimi nuk ishte i ekzekutueshëm pasi nuk kishte marrë formë të prerë, gjykatat e faktit, në zbatim të gabuar të ligjit, kanë pranuar kërkesën duke zëvëndësuar masën e sigurimit personal për personin nën hetim Adriana Kalaja.

PЁR KЁTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 441/b të K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.290, datë 17.06.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit

nr.65, datë 24.05.2010 të Gjykatës së shkallës së parë Krujë dhe rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Krujë me objekt zëvëndësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim Adriana Kalaja.

Tiranë, më 15.09.2010

125

Page 126:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.61004-00956-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1146 i vendimit (26)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

në datën 15.09.2010, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale që i përket:

KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË GJIROKASTËR.

PERSON NËN HETIM: PËLLUMB BOÇIA, i biri i Zejnelit, i vtl.1966, lindur dhe banues në Lazarat, Gjirokastër, i padënuar.

DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale

“Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

OBJEKTI:Caktimi i masës së sigurimit personal.

Baza Ligjore: Nenet 228, 229, 230, 232 e 244 të K.Pr.Penale.

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, me vendimin nr.207, datë 02.07.2010, ka vendosur:

Caktimin si masë shtrënguese ndaj shtetasit Pëllumb Boçia, i biri i Zejnelit dhe i Selfise, i dtl.10.05.1966, lindur dhe banues në fshatin Lazarat-Gjirokastër atë të parashikuar nga neni 238 i Kodit të K.Pr.Penale “Arrest në burg”.

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.54, datë 19.07.2010, ka vendosur:Miratimin e vendimit nr.207, datë 02.07.2010,të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, konfirmuar me vendimin nr.210, datë 05.07.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, nr.54, datë 19.07.2010, mbështetur në nenin 432 të K.Pr.Penale, brenda afatit ligjor, ka paraqitur rekurs personi nën hetim Pëllumb Boçia, mbrojtësi i tij, duke kërkuar prishjen e vendimeve dhe shfuqizimin e masës, për këto shkaqe:

126

Page 127:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, caktimi i masës së sigurimit është vendosur në mungesë të shtetasit ndaj të cilit është marrë kjo masë.

- Gjykata ka vendosur në kundërshtim të dispozitave të neneve 228 e vijues të K.Pr.Penale. Nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm, pasi mbjellja e bimëve narkotike nuk mund të provohet duke u bazuar në të dhënat operative. Banesa e fotografuar nuk është banesa e personit nën hetim. Ky shtetas është banor i Lazaratit, porse banon në fshatin Kodhoce dhe nuk ka asnjë pasuri të regjistruar në Z.R.P.P. në fshatin Lazarat. Personi nën hetim ka në pronësi një pikë karburanti ku ushtron aktivitetin e tij privat.

- Personi nën hetim është kryefamiljar, me dy femijë të mitur në ngarkim, të cilët kërkojnë përkujdesje.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Fatos Lulo; prokurorin Bujar Sheshi, që kërkoi

lënien në fuqi të vendimit; mbrojtësin e personit në hetim, avokatin Andi Duraj, që kërkoi ndryshimin e vendimeve dhe rrëzimin e kërkesës; si dhe diskutoi çështjen në tërësi

V Ë R E NNga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se mbi bazën e një

informacioni për referimin e veprës penale, datë 18.06.2010 hartuar nga OPGJ pranë DPShQ Gjirokastër, po atë ditë organi procedues ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të shtetasit Pëllumb Boçia për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. Në aktet e mësipërme pasqyrohet fakti se në bazë të të dhënave operative shtetasi Boçia kultivonte bimë narkotike (Cannabis Sattiva) në oborrin e banesës së vjetër të tij në fshatin Boçaj, fshati Lazarat.

Bazuar në këto të dhëna, me autorizimin datë 18.06.2010, organi procedues ka lejuar përgjimin fotografik dhe filmik të veprimeve që kryheshin në banesën, ku dyshohej se kultivohej lënda narkotike. Nga raporti i vezhgimit, datë 30.06.2010 rezulton se me datë 21.06.2010 tre OPGj kanë shkuar në fshatin Lazarat dhe kanë fotografuar ambientet përreth banesës që pretendohet se është në pronësi të personit nën hetim. Në proces-verbal janë pasqyruar disa fotografi të lëndëve bimore, që sipas përshkrimit në aktin përkatës janë “si ato të llojit Cannabis Sattiva”.

Në datë 02.07.2010, organi procedues ka paraqitur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, kërkesën për caktimin e masës së sigurimit personal për shtetasin Pëllumb Boçia. Bashkëlidhur kësaj kërkese, sikundër konstatohet nga fashikulli i organit procedues, pjesë e dosjes gjyqësore, i janë përcjellë gjykatës raporti i vezhgimit, informacioni për referimin e veprës penale si dhe aktet e tjera në lidhje me regjistrimin e procedimit penal dhe identifikimin e personit nën hetim.

Mbi këto akte, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka vlerësuar se plotësohen kushtet dhe kriteret e caktimit të masës së sigurimit penal të parashikuara nga neni 228-230 të K.Pr.Penale dhe është vendosur caktimi i masës së sigurimit personal të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Mbi ankimin e personit nën hetim çështja u shqyrtua nga Gjykata e Apelit Gjirokastër. Kjo e fundit me shkresën datë 15.07.2010 i kërkoi prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër përcjelljen e të gjitha materialeve hetimore në lidhje me procedimin penal në ngarkim të shtetasit Pëllumb Boçia. Me shkresën datë 19.07.2010, organi procedues ka kthyer përgjigje se të gjitha aktet e këtij procedimi penal gjenden në fashikullin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit personal. Sikundër gjykata e shkallës së parë, edhe Gjykata e Apelit Gjirokastër arriti në konkluzionin se fotografitë e raportit të vëzhgimit ishin të

127

Page 128:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

mjaftueshme për të konsideruar të ligjshme vendosjen e masës së sigurimit për shtetasin Pëllumb Boçia. Në këtë mënyrë, vendimi i gjykatës së shkallës së parë Gjirokastër u miratua.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë u investua në gjykimin e çështjes pas rekursit të paraqitur nga ana e personit nën hetim, i cili ngrinte së pari pretendime në lidhje me shkeljen e dispozitave proceduriale për caktimin e masës së sigurimit në mungesë të tij, sikundër parashtronte faktin se masa e sigurimit personal u caktua në mungesë të provave ku mund të bazohej një dyshim i arsyeshëm për kryerjen e veprës penale.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se pretendimet në lidhje me lejimin e shkeljeve proceduriale përsa i takon caktimit të masës së sigurimit personal në mungesë të personit në ngarkim të të cilit është regjistruar procedimi penal nuk qëndrojnë. Gjykata e Apelit Gjirokastër në vendimin e saj, në përputhje me dispozitën e nenit 383 të K.Pr.Penale, ka arsyetuar drejtë në lidhje me respektimin e dispozitave të neneve 244 e vijues të K.Pr.Penale nga ana e gjykatës së shkallës së parë Gjirokastër gjatë caktimin të masës së sigurimit personal e në vijim verifikimit të kushteve të zbatimit të masës së sigurimit.

Ndërkohë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë konstaton se masa e sigurimit personal ndaj personit nën hetim Pellumb Boçia u caktua në mungesë të kushteve të parashikuara nga neni 228 i K.Pr.Penale.

Në paragrafin e parë të dispozitës së mësipërme, ligjvënësi në respektim të parimit kushtetues të sanksionuar në nenin 27 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ka parashikuar se caktimi i masave të sigurimit personal mund të realizohet vetëm pasi verifikohet ekzistenca e një dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova.

Në intepretim të kësaj dispozite, gjykatat të cilave u kërkohet caktimi i një mase të sigurimit personal, kanë detyrimin që përpos verifikimit të ekzistencës së një dyshimi të arsyeshëm, të marrin në shqyrtim, për aq sa u kërkohet në këtë fazë të procedimit penal, bazueshmërinë e këtij dyshimi në prova, të cilat parashikohen nga dispozitat e neneve 149 e vijues të K.Pr.Penal.

Nisur nga sa më lart, në rastin konkret organi procedues bashkëlidhur kërkesës për gjykim ka paraqitur në cilësinë e provës, ku mbështeste dyshimin e tij të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale nga shtetasi Pëllumb Boçia, një raport vëzhgimi fotografik ku nëpërmjet disa fotove OPGj që e kishin realizuar kishin arritur në konkluzionin se disa lëndë bimore në oborrin e shtëpisë që pretendohej se është në pronësi të personit nën hetim dukeshin si lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Nisur nga detyrimi ligjor që kanë gjykatat e faktit, që vendimin e tyre ta bazojnë vetëm në provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor (neni 380 i K.Pr.Penale), të dyja gjykatat e faktit do të duhej të kishin arritur në konkluzionin se ndaj shtetasit Pellumb Boçia nuk mund të caktohej një masë sigurimi personal.

Shkaku për arritjen në këtë konkluzion është mungesa në fashikullin përkatës të organit të prokurorisë, të administruar në gjykim, të çdo lloj prove në kuptimin që u jep ligji procedurial, për të mbështetur dyshimin se shtetasi Boçia mund të kishte kryer veprën penale për të cilën procedohet. Ky fakt konstatohet lehtësisht si nga përmbajtja e akteve në dosjen gjyqësore përkatëse, arsyetimi që i bënë gjykatat e faktit vendimeve të tyre, por gjithashtu dhe nga korrespondenca e Gjykatës së Apelit me organin procedues, ku ky i fundit kthente përgjigje se nuk kishte asnjë akt tjetër të kësaj dosje hetimore përpos atyre që i bashkëngjiteshin kërkesës për gjykim.

Fotot e realizuara nga ana e OPGj, me konkluzionet se lëndët bimore janë “si ato të llojit Cannabis Sattiva” nuk mund të konsiderohen në rastin konkret si prova për të konkluduar se jemi përpara një dyshimi të arsyeshëm se personi nën hetim ka kryer veprën penale të parashikuar nga neni 284 të K.Pr.Penale. Në mungesë të akteve të parashikuara nga neni 208 e vijues (sekuestrimi) dhe 178 e vijues (ekspertimi) të K.Pr.Penale, të njohura nga ligjvënësi si mjetet ligjore për kërkimin dhe marrjen e provës, gjykata nuk mundej të

128

Page 129:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

konkludonte se lënda bimore e kultivuar në oborrin e një banese në fshatin Lazarat të ishte e llojit Cannabis Sattiva. Për më tepër, që në rastin e shtetasit Pellumb Boçia, ky i fundit ka paraqitur në cilësinë e provës akte të ZVRPP Gjirokastër, ku pretendon se banesa në fjalë nuk është e regjistruar në pronësi të tij.

Në këto rrethana ligjore, në mungesë të kushteve që parashikon paragrafi i parë i dispozitës së nenit 228 të K.Pr.Penale, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se kërkesa e prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër duhet të rrëzohet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/c të K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.54, datë 19.07.2010 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, si dhe

vendimit me nr.207, datë 02.07.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjirokastër.Rrëzimin e kërkesës së Organit të Prokurorisë me objekt caktimin e masës së sigurimit

personal me burg të Pëllumb Boçia.Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit i shtetasit Pëllumb Zejnel

Boçia në qoftë se nuk mbahet për shkak tjetërNjë kopje e këtij vendimi për efekt ekzekutimi t’i njoftohet Prokurorisë së Përgjithshme.

Tiranë, më 15.09.2010

129

Page 130:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.61005-01012-00-2010 i Regj.ThemeltarNr.00-2010-1156 i Vendimit (27)

VENDIM NЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnëtarFatos Lulo AnëtarMajlinda Andrea AnëtareAndi Çeliku Anëtar

në datën 15.09.2010, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale, që i përket:

KËRKUESIT: KRESHNIK MALOKU

OBJEKTI:Kundërshtim i vendimit nr.96, datë 23.06.2010

të Gjykatës së Apelit Vlorë për caktimin e masës së sigurimit personal.

A K U Z U A R:Për veprat penale

të parashikuara nga nenet 187 dhe 245/1 të K.Penal.

Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr.304, datë 22.05.2010, ka vendosur: Të vleftësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit Kreshnik Maloku dhe të caktojë si masë të sigurimit personal ndaj tij atë të “arrestit në shtepi.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.96 datë 23.06.2010 ka vendosur: Miratimin e vendimit nr.304, datë 22.05.2010 të Gjykatës së Rrethit Fier përsa i përket vleftësimit të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Kreshnik Maloku.Ndryshimin e këtij vendimi lidhur me masën e sigurimit personal duke i caktuar atij si masë sigurimi personal atë të arrestit në burg.

Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs personi nën hetim Kreshnik Maloku, duke kërkuar prishjen e tij dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, me arsyetimin se në caktimin e llojit të masës së sigurimit nga gjykata e apelit nuk janë respektuar detyrimet që burojnë nga dispozita e nenit 229 dhe 230 të K.Pr.Penale.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; prokurorin Kujtim Luli, që kërkoi

lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë; av. Xh.Morina, që kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së shkallës së parë Fier; dhe si shqyrtoi çështjen në tërësi,

130

Page 131:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

V Ё R E NOrgani i prokurorisë ka filluar proçedimin penal në ngarkim të shtetasve Sanije Dulla,

Kreshnik Maloku, Asllan Hetemi, Eduart Kasaj etj, për kryerjen e veprës penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojne funksione publike, fallsifikimit të dokumentave shkollore dhe shpërdorim të detyrës.

Duke pretenduar se egzistojnë dyshime të bazuara në prova se shtetasi Kreshnik Maloku ka ushtruar ndikimin e tij tek Asllan Hetemi për të bërë regjistrimin në shkollë me dokumentacion të fallsifikuar të shtatasve Alban Kajolli e Petrit Gashi, organi i hetimit ka kërkuar në gjykatë që këtij personi t’i caktohet si masë sigurimi personal ajo e “arrestit në burg” .

Gjykata e shkallës së parë, duke arësyetuar se egziston një dyshim i arësyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim mund ta ketë kryer veprën penale për të cilën akuzohet, pasi ka vlerësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë të shtetasit Kreshnik Maloku, ka pranuar kërkesën e prokurorisë për t’i caktuar atij një masë sigurimi personal duke vlerësuar si më të përshtatëshme atë të “arrestit në shtëpi”.

Ky vendim, lidhur me llojin e masës së sigurimit peronal është ndryshuar nga ana e gjykatës së Apelit Vlorë e cila i ka caktuar personit nën hetim masën e sigurimit personal të kërkuar nga organi i akuzës, arrest në burg.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë duke gjetur të bazuara në ligj pretendimet e ngritura në rekurs nga ana e personit nën hetim, çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë duhet të ndryshohet në pjesën që lidhet me llojin e masës së sigurimit personal.

Rezulton se Prokuroria e Rrethit Fier, në datën 19.05.2010 ka filluar një procedim penal për veprat penale të parashikuara nga nenet 187, 245/1, 248, 249 të K.Penal dhe nga aktet e fashikullit të hetimit rezulton se personi nën hetim Kreshnik Maloku, duke shfrytëzuar njohjen me shtetasin Asllan Hetemi ka mundur që me dokumenta të fallsifikuara të regjistrojë në shkollën e mesme Levan shtetasit A.Kajolli e P.Gashi.

Duke konstatuar se egziston dyshimi i arësyeshëm i bazuar në prova, se personi nën hetim Kreshnik Maloku mund të ketë kryer veprat për të cilat akuzohet, me të drejtë Gjykata e shkallës së parë Fier ka vendosur që ndaj tij duhet të caktohet një masë sigurimi personal. Po kështu me të drejtë ajo gjykatë si masë të sigurimit personal ndaj këtij shtetasi ka caktuar atë të arrestit në shtëpi pasi në caktimin e llojit të masës së sigurimit personal ka mbajtur parasysh kërkesat e nenit 229 dhe 230 të K.Pr.Penale.

Ndryshe nga Gjykata e shkallës së parë Fier, Gjykata e Apelit Vlorë në caktimin e llojit të masës së sigurimit personal jo vetëm nuk ka mbajtur parasysh kushtet dhe kriteret për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, por edhe nuk ka mundur të arësyetojë shkaqet përse masa e caktuar nga Gjykata e shkallës së parë Fier nuk ishte e përshtatëshme.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë duhet të prishet në pjesën që lidhet me caktimin e masës së sigurimit personal. Ky kolegj e gjen të pambështetur në ligj arësyetimin e Gjykatës së Apelit Vlorë sipas të cilit gjykata e shkallës së parë ka gabuar duke i caktuar personit nën hetim si masë sigurimi personal arrest në shtëpi sepse veprat për të cilat ai akuzohet parashikojnë dënim mbi 2 vjet. Ky “kriter” i vendosur nga Gjykata e Apelit Vlorë nuk parashikohet në dispozitat proceduriale penale. Ёshtë e vërtetë që sipas nenit 229/2 të K.Pr.Penale “çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë dhe me sanksionin që parashikohet për veprën konkrete” por ky raport është në çmim të gjykatës pasi ligjvënësi nuk ka vendosur limite dënimi me burgim të lidhura me kushtet dhe kriteret e caktimit të masave të sigurimit personal. I vetmi limit i kësaj natyre gjendet i parashikuar në dispozitën e nenit 230/3 të K.Pr.Penale, i cili jo vetëm që është favorizues për personin nën hetim por edhe i pazbatueshëm në çështjen objekt gjykimi.

131

Page 132:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Kolegji Penal i Gjykatës së Larte çmon se masa e sigurimit personal arrest në shtepi e caktuar nga Gjykata e shkallës së parë Fier ndaj personit nën hetim Kreshnik Maloku është masa më e përshtatëshme pasi në caktimin e saj, ajo gjykatë ka mbajtur mirë parasysh përshtatshmërinë e masës me nevojat e sigurimit në rastin konkret, masa është në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionet që parashikojnë dispozitat e nenit 187 dhe 250/1 të K.Penal, si dhe nga gjykata janë mbajtur parasysh edhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parashikuara nga K.Penal ndërkohë që Gjykata e Apelit Vlorë nuk ka mbajtur parasysh kërkesat e nenit 230/1 të K.Pr.Penale, sipas të cilit “arresti në burg” mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatëshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit. Në asnjë pjesë të vendimit të saj Gjykata e Apelit nuk ka arësyetuar se ku qëndron rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe personit nën hetim për ta çuar gjykatën e përfundimin se “arresti në burg” ishte masa e vetme e përshtatëshme dhe përse asnjë masë tjetër sigurimi nuk ka qenë e aplikueshme siç edhe ishte ajo e caktuar nga gjykata e shkallës së parë.

PЁR KЁTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/a dhe d të K.Pr.Penale,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.96, datë 23.06.2010 të Gjykatës së Apelit Vlorë përsa i

përket miratimit të vendimit nr.304, datë 22.05.2010 të Gjykatës së Rrethit Fier, për vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Kreshnik Maloku.

Prishjen e këtij vendimi dhe lënien në fuqi të vendimit nr.304, datë 22.05.2010 të Gjykatës së Rrethit Fier, përsa i përket llojit të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, të caktuar ndaj personit nën hetim Kreshnik Maloku.

Tiranë, më 15.09.2010

132

Page 133:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.61010-01014-00-2010 i Regj.ThemeltarNr.00-2010-1202 i Vendimit (28)

VENDIM

NЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesMajlinda Andrea AnëtareAndi Çeliku AnëtarGuxim Zenelaj AnëtarFatos Lulo Anëtar

në datën 22.09.2010 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale që i përket:

KЁRKUESIT: KRISTIAN KOLA, i biri i Ndues, i vtl.1979, lindur dhe banues në fshatin Spiten, Lezhë, i padënuar.

OBJEKTI:Konstatimi i shuarjes së masës së sigurimit personal

“arrest në burg”.Baza Ligjore: Neni 261/1/a i K.Pr.Penale.

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin nr.68, datë 22.04.2010, ka vendosur:Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Kristian Kola.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.281, datë 10.06.2010 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.68, datë 22.04.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë nr.281, datë 10.06.2010, mbështetur në nenin 432 të K.Pr.Penale, brenda afatit ligjor, ka paraqitur rekurs kërkuesi (i pandehur) Kristian Kola, mbrojtësi i tij, duke kërkuar ndryshimin e vendimeve dhe deklarimin të shuar të masës së sigurimit, për këto shkaqe:

- Vendimi për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” i vendosur për të pandehurin Kristian Kola ka humbur fuqinë e tij. Ky vendim ka patur fuqi deri me datë 22.12.2005, kur është dhënë vendimi nr.171 i Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për pushimin e gjykimit ndaj këtij të pandehuri.

KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁpasi dëgjoi gjyqtarin Fatos Lulo; prokurorin Artur Selmani, që kërkoi lënien në fuqi të

vendimit; mbrojtësin e të pandehurit av. Vojo Bregu dhe Ilir Murati, që kërkoi pranimin e kërkesës; si dhe diskutoi çështjen në tërësi,

133

Page 134:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

V Ё R E NNga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se nga ana e Prokurorisë pranë

Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin është nisur procedimi penal në ngarkim të shtetasit Kristian Kola, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 78 dhe 278/2 të Kodit Penal. Mbi kërkesën e organit procedues, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr.14, datë 01.02.2005 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”. Hetimi i çështjes përfundoi në mungesë të të pandehurit dhe ky i fundit u dërgua për gjykim për kryerjen e të njëjtave veprave penale, për të cilat u rregjistrua procedimi penal. Me vendimin nr.171, datë 22.12.2005, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin vendosi pushimin e çështjes në ngarkim të shtetasit Kristian Kola. Mbi ankimin e organit të prokurorisë, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.393, datë 28.04.2006 ka vendosur prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim duke arsyetuar se gjatë gjykimit nuk ishin respektuar dispozitat përkatëse proceduriale mbi njoftimin e të pandehurit.

Gjatë rigjykimit të çështjes, sërisht në mungesë të të pandehurit, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr.71, datë 21.05.2007 vendosi të deklarojë të pafajshëm të pandehurin Kristian Kola për të dyja akuzat që i atribuoheshin nga organi procedues. Në dispozitivin e vendimit gjyqësor, gjykata u shpreh dhe për shuarjen e masës së sigurimit personal që ishte marrë për këtë shtetas. Gjykata e Apelit Tiranë, mbi kërkesën e organit të prokurorisë, me vendimin nr.424, datë 03.07.2008 vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin dhe kthimin e akteve prokurorit, për vazhdimin e hetimeve.

Në këto rrethana ligjore, kërkuesi iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për të deklaruar të shuar masën e sigurimit personal “arrest në burg” të vendosur me vendimin nr.14, datë 01.02.2005. Nga përmbajtja e kërkesës rezulton se mbrojtja e shtetasit Kristian Kola pretendon se masa e sigurimit personal ka humbur efektet e saj që me dhënien e vendimit nr.171, datë 22.12.2005, me anë të së cilit Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin vendosi të pushojë çështjen në ngarkim të këtij shtetasi. Në rastin konkret, mbrojtja pretendon se po për këtë procedim penal, gjatë rigjykimit të çështjes, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin ka vendosur ta deklarojë të pafajshëm shtetasin Kristian Kola, duke vendosur dhe shuarjen e masës së sigurimit personal. Ndërkohë, ky shtetas ishte arrestuar nga autoritetet gjyqësore belge, me efekt zbatimin e vendimit për caktimin e masës së sigurimit personal nga Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin.

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin nr.68, datë 22.04.2010 ka vendosur të rrëzojë kërkesën e paraqitur, me objektin e lartpërmendur, duke arsyetuar se fakti që vendimet e gjykatës së shkallës së parë si në rastin e pushimit të çështjes, ashtu dhe në rastin e deklarimit të pafajësisë, janë prishur nga gjykata e apelit, passjell dhe humbjen e efekteve juridike që këto vendime (pushimi, pafajësia) kanë mbi vendimin e caktimit të masës së sigurimit personal, duke e lënë atë me fuqi vepruese. Vendimi për rrëzimin e kërkesës, konstatohet se u la në fuqi dhe nga ana e Gjykatës së Apelit Tiranë.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi shqyrtoi, çështjen vjen në konkluzionin se vendimet e gjykatave të faktit në rastin konkret janë marrë në interpretim të gabuar të dispozitave të ligjit procedurial penal, përkatësisht nenit 261 të K.Pr.Penale, dhe praktikës gjyqësore të këtij Kolegji.

Sikundër parashikon paragrafi i parë, pika “a” e këtij neni, masa e sigurimit shuhet ndër të tjera kur për të njëjtin fakt, për të njëjtin person është vendosur pushimi i çështjes ose është dhënë vendimi i pafajësisë. Në rastin konkret, sikundër u parashtrua më lart në këtë vendim, çështja penale në ngarkim të shtetasit Kristian Kola u gjykua dy herë nga Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, e cila gjatë gjykimit të parë vendosi pushimin e çështjes, ndërsa në përfundim të rigjykimit e deklaroi atë të pafajshëm.

134

Page 135:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Në interpretim të nenit 261/1/a të K.Pr.Penale, masa e sigurimit ndaj shtetasit Kristian Kola caktuar me vendimin nr.14, datë 01.02.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, është shuar në momentin kur kjo gjykatë pasi gjykoi themelin e çështjes me vendimin nr.171, datë 22.12.2005 vendosi pushimin e akuzave. Sa më lart, mbështetet dhe në dispozitën e nenit 389 të K.Pr.Penale, që parashikon disponimin e gjykatës mbi masat e sigurimit personal në rastin e marrjes së vendimit të pushimit apo pafajësisë nga ana e shtetasit të pandehur.

Përsa më lart, Kolegji Penal i Gjykates së Lartë nënvizon se pavarësisht nëse vendimi i gjykatave të faktit prishet nga gjykata më e lartë, në rastet kur vendimi i prishur ka vendosur pushimin e çështjes apo pafajsinë e të pandehurit, efektet e këtij vendimi mbi masat e sigurimit personal, nuk mund të konsiderohen nul, duke mundësuar vijimin e gjykimit (hetimit) në prani të të pandehurit, ndaj të cilit masa fillestare e sigurimit personal duhet të konsiderohet e shuar.

PЁR KЁTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 441/c të Kodit të Proçedurës

Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.281, datë 10.06.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit

nr.68, datë 22.04.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.Pranimin e kërkesës për shuarjen e masës së sigurimit personal caktuar me vendmin

nr.14, datë 01.02.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të Kristian Ndue Kola.

Për efekt ekzekutimi një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Prokurorisë së Përgjithshme.

Tiranë, më 22.09.2010

135

Page 136:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.61006-00793-00-2010 i Regj. Themeltar Nr.00-2010-1174 i Vendimi (29)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Besnik Imeraj KryesuesGuxim Zenelaj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.09.2010, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.61006-00793-00-2010, qe i perket:

TË PANDEHURIT: VALON KYÇYKU

A K U Z U A R:Se ka kryer vepren penale te mashtrimit,

parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.OBJEKTI:

Caktim mase sigurimi personalBaza Ligjore: Nenet 228, 229, 230 e 238 te K.Pr.Penale

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.453, akti, date 05.05.2010, ka vendosur:

Caktimin si mase shtrenguese te sigurimit personal, ate te arrestit ne burg, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.251, date 25.05.2010, ka vendosur:Miratimin e vendimit nr.453 akti, date 25.05.2010 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs i pandehuri Valon Kyçyku, nepermjet av. A.Gega dhe B.Koçi, i cili kerkon ndryshimin e ketij vendimi dhe caktimin si mase sigurimi ate te detyrimit per paraqitje, duke parashtruar keto shkaqe:

- Arrestimi i te pandehurit Valon Kyçyku eshte i paligjshem, per faktin se ai nuk ka konsumuar asnje veper penale dhe nuk ka lidhje me faktin penal qe atribuohet nga organi i akuzes.

- Ai eshte duke ushtruar nje detyre funksionale te percaktuar nga Shoqeria “Eurolife” dhe “Gemak” me rezidence ne Maqedoni.

- Masa e sigurimit e vendosur ndaj tij eshte teper ekstreme dhe nuk i pergjigjet rendesise se faktit. I gjithe dokumentacioni ligjor ne ngarkim te pandehurit nuk eshte marre ne konsiderate nga gjykata, nderkohe qe ai vete nuk eshte degjuar akoma nga kjo e fundit.

136

Page 137:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Aktiviteti i te pandehurit Valon eshte tregtar dhe i liçencuar, provuar kjo me dokumentacionin ligjor te shoqerise. Ai kryen detyren e menaxherit dhe per kete ai eshte i pajisur me autorizimin perkates.

- Shoqeria “Eurolife Dooe” me qender ne Shkup nuk eshte e regjistruar ne QKR, por eshte ne tentative per te gjetur tregun edhe ne Shqiperi. Ajo ka nje kontrate bashkepunimi me Shoqerine “Vasta Trade” LTD ne Gjeneve, ku pasqyrohen gjitha te drejtat dhe detyrimet mes paleve.

- Çmimi i regjistrimit nuk eshte i caktuar nga i pandehuri Valon, por eshte i percaktuar nga vete shoqeria. Ai nuk provohet te kete kryer veprime ne kundershtim me kontraten e leshuar nga kjo shoqeri, e cila po ushtron aktivitetin e saj privat edhe ne Maqedoni pa asnje problem ligjor.

- Ne caktimin e mases se sigurimit gjykata nuk ka marre ne konsiderate disa rrethana lehtesuese, faktin qe ai nuk ka qene i denuar me pare, eshte kryefamiljar, ka personalitet te mire, ka qene oficer i UÇK.

- Per kete procedim ne vendosim nje garanci pasurore prej 15 mije euro.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Majlinda Andrea; prokurorin Hysen Keta, i cili u

shpreh dakord me kërkesën për heqje dorë nga rekursi; mbrojtësin av.Baftjar Rusi, i cili kërkoi në kërkesat paraprake heqjen dorë nga rekursi; pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe gjatë shqyrtimit të akteve të procedimit penal që i përket të pandehurit Valon

Kyçyku, rezultoi se çështja penale në ngarkim të tij ka ardhur në Gjykatën e Lartë me rekursin e paraqitur nga mbrojtësit e tij. Në rekurs kërkohet ndryshimi i vendimit nr.251, datë 25.05.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë në lidhje me llojin e masës së sigurimit.

Ditën e shqyrtimit të rekursit në Gjykatën e Lartë, është paraqitur në seancën dëgjimore avokati mbrojtës i të pandehurit, Baftjar Rusi, nga i cili u paraqit një kërkesë gojore për heqje dorë nga rekursi.

Mbrojtësi ishte i pajisur me akt-përfaqësimin, (prokure e posaçme) nr.2683/604/1, datë 21 Shtator 2010, të lëshuar konform ligjit.

Në tagrat e dhëna në aktin e mësipërm të përfaqësimit, i pandehuri, i kishte dhënë të drejtën mbrojtësit të tij, ndër të tjera, edhe të hiqte dorë nga rekurset.

Kolegji Penal i Gjykatës së Larte, pasi i gjeti të rregullta (në përputhje me kërkesat e Kodit të Procedurës Penale) përsa i përket formës, si aktin e përfaqësimit, ashtu edhe kërkesën për heqjen dorë nga rekursi, bazuar në nenet 50/1, 418/2 dhe 420/“ç” të K.Pr.Penale, arriti në përfundimin se kërkesa duhet të pranohet.

Ky konkluzion i Kolegjit Penal vjen në zbatim të pikës “ç” të nenit 420 të K.Pr.Penale, në të cilën është përcaktuar se ankimi nuk pranohet kur është hequr dorë prej tij.

Neni 407 i K.Pr.Penale në pikën 3 të tij ka përcaktuar rekursin si mjet ankimi, e si i tillë heqja dorë prej tij passjell mospranimin e rekursit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 420 të Kodit të Proçedurës

Penale,V E N D O S I

Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Valon Kyçyku, kundër vendimit nr.251, datë 25.05.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë, për shkak të heqjes dorë nga ankimi.

Tiranë, më 22.09.2010

137

Page 138:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.61006-01066-00-2010 i Regj.ThemeltarNr.00-2010-1209 i Vendimit (30)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Besnik Imeraj KryesuesFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku AnetarArdian Dvorani Anetar

në seancën gjyqësore të datës 29.09.2010, mori në shqyrtim çështjen penale nr.61006-01066-00-2010, që i përket:

TË PANDEHURIT: SOKOL KASHTA

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprës penale të trafikimit të lëndëve narkotike,

parashikuar nga neni 283/a/2 i K.Penal.OBJEKTI:

Caktim i masës së sigurimit.Baza Ligjore: Nenet 228, 229, 230, 238, 244 e 259 të K.Pr.Penale.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr.152, datë 21.07.2010, ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Sokol Kashta arrest në burg, parashikuar nga neni 238 i K.P.Penale.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr.58, date 11.08.2010, ka vendosur:

Miratimin e vendimit nr.152, date 21.07.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të gjykatës së shkallës se parë, ka paraqitur rekurs i pandehuri Sokol Kashta, nëpërmjet përfaqësuesit av.Eugen Pepa, i cili kërkon ndryshimin e vendimeve dhe caktim si masë sigurimi detyrim per paraqitje, duke parashtruar këto shkaqe:

- Masa e sigurimit personal e dhënë nga gjykata nuk është bërë ne përputhje me nenin 228 te K.Pr.Penale. Për të arrestuarin nuk ka rrezik për marrjen ose vërtetësinë e provave, asnjë rrezik për largimin e tij.

- Nuk ekziston asnjë dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova se Sokol Kashta është bashkëpunëtor me Arben Veliko. Nga përmbajtja e bisedave nuk bëhet fjalë për trafikim te lëndëve narkotike.

138

Page 139:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Pavarësisht se nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm, unë jam i gatshëm te vihem ne dispozicion te drejtësisë ne çdo kohë, për çdo masë tjetër që mund të marrë gjykata.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Majlinda Andrea; prokurorin Hysen Keta, i cili

kërkoi lënien në fuqi të vendimit; mbrojtësin av. Eugen Pepa, i cili kërkoi ndryshimin e vendimeve duke u caktuar si masë ajo e detyrimit për t’u paraqitur; pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N Se vendimi nr.58, datë 11.08.2010 i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë

është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit procedurial penal dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.

Nga shqyrtimi i akteve të dosjes gjyqësore ka rezultuar se Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.28/1, datë 03.06.2008, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve.

Ndër personat i dyshuar për kryerjen e veprës penale, sipas organit të akuzës është dhe shtetasi Sokol Kashta, për të cilin organi i akuzës ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg “.

Ka rezultuar se në ngarkim të shtetasit Sokol Kashta, ekzistojnë dyshime të bazuara në prova, se në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, si Arben Veliko, Latimir Hoxha, Luan Biberaj, etj., kanë bërë të mundur eksportimin e një sasie lënde narkotike për në Itali, ku dhe është arritur nga ana e Policisë Italiane të arrestoheshin në flagrancë shtetasit Julian Kajdo e Eduart Tashkollari të cilët kanë marrë lëndën e trafikuar, në qytetin e Milanos, me mjetin tip Fiat Marea me targa AR871 RG.

Personave të arrestuar në Itali u është gjetur e sekuestruar numri i telefonit 00393200780468, i vënë në përgjim nga autoritetet italiane.

Nëpërmjet veprimeve të përgjimit të numrave celularë, që kishin në posedim personat që dyshohet të kishin organizuar trafikimin, ndër të cilët ishte dhe shtetasi Sokol Kashta me numrin e regjistruar në emër të tij 0693436496 dhe atij të përdorur prej tij 0693483636, veprime që kanë sjellë si rezultat fiksimin në procesverbalet përkatëse të transkriptimit të bisedave të përgjuara, është bërë ë mundur që të arrihet në kapjen e lëndës narkotike në Itali.

Duke arsyetuar mbi ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm në ngarkim të shtetasit Sokol, e cila del qartë nga rezultatet e përgjimit dhe provat e tjera te administruara në dosjen gjyqësore, rrezikshmërine e veprës penale për të cilën dyshohet të ketë kryer ky person, si dhe nevojat e sigurimit, të dyja gjykatat kanë caktuar si masë sigurimi personal ndaj këtij shtetasi atë të “arrestit ne burg”.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, duke mos gjetur të bazuara në ligj pretendimet e mbrojtjes të paraqitura në rekurs, çmon të drejtë dhe të bazuar në ligj vendimin e Gjykates së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.

Në caktimin e masës së sigurimit personal ndaj këtij personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale të trafikimit të narkotikëve, nga ana e gjykatave të faktit janë zbatuar drejt kërkesat procedurale penale që parashikojnë dispozitat e neneve 228, 229, 230/1 dhe 238 te K.Pr.Penale. Ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova, që shtetasi Sokol Kashta të ketë kryer veprën penale të parashikuar nga neni 283/a, 2 të K.Penal. Masa e sigurimit personal “arrest në burg”, caktuar ndaj tij, është masa më e përshtatshme në raport me rëndësine e faktit dhe me sanksionin që parashikohet nga vepra e kryer, si dhe është mbajtur parasysh përshtatshmëria e saj me shkallën e nevojave të sigurimit.

139

Page 140:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/1, a dhe 249 të Kodit të

Procedurës Penale,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.58, datë 11.08.2010 të Gjykatës së Apelit për Krimet e

Rënda Tirane.

Tiranë, më 29.09.2010

140

Page 141:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.70009-00330-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1207 i Vendimit (31)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Dvorani AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 29.09.2010, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:

KËRKUESIT: HYSNI MORINA, i biri i Sadikut, i vtl.1964, lindur ne Derven dhe banues ne Durres, i denuar, përfaqësuar nga avokati Albert Golemi, i caktuar kryesisht në Gjykatën e Lartë

OBJEKTIMosekzekutimi i vendimit penal te

Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje nr.45, date 14.10.2008.Baza Ligjore: Neni 480 e vijues i K.Pr.Penale

dhe neni 68/c i K.Penal.

Gjykata e Shkalles se Pare Kruje, me vendimin nr.296 akti, date 03.07.2009, ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses se kerkuesit (te denuarit) Hysni Morina me objekt: Mosekzekutimin e vendimit penal te Gjykates se Rrethit Gjyqsor Kruje nr.45, date 14.10.2008, duke e perjashtuar nga vuajtja e metejshme e denimit, per shkak te parashkrimit e shuarjes se tij, si te pambeshtetur ne prova e ligj.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1134, date 16.12.2009, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.296, date 03.07.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Kruje.Pranimin e kerkeses te denuarit Hysni Morina, duke e deklaruar te parashkruar ekzekutimin e denimit dhene me vendimin e njohjes nr.45, date 14.10.2008 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje.Urdherohet lirimi i te denuarit Hysni Morina nga burgu ne rast se nuk mbahet per ndonje veper tjeter penale.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ne mbeshtetje te nenit 432 te K.Pr.P., brenda afatit ligjor, ka paraqitur rekurs Prokurori i Prokurorise prane Gjykates se Apelit Tirane, duke kerkuar prishjen e vendimit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, per keto shkaqe:

141

Page 142:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Ndryshe nga sa arsyeton gjykata e apelit, vendimi perfundimtar per kerkuesin eshte 6 vjet, 11 muaj e 7 dite. Vendimi qe e denon perfundimisht kerkuesin eshte ai me nr.45, date 14.10.2008 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje. Fakti i faljes se tre vjet burgimi nga Gjykata e Trevizos nuk ndikon ne masen e denimit perfundimtar, ne reference te nenit 68 te Kodit Penal.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Majlinda Andrea; prokurorin Bujar Sheshi, i cili

kerkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit; mbrojtesin av.Albert Golemi, i cili kerkoi lënien në fuqi të vendimit; pasi e analizoi dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe shkaqet e parashtruara në rekursin e organit të prokurorisë janë të bazuara në ligj

dhe, vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë nr.1134, datë 03.07.2009 duhet të prishet dhe duhet të lihet në fuqi vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, por me tjetër arsyetim.

Nga shqyrtimi i akteve të çështjes, nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, ka rezultuar se kërkuesi Hysni Morina, kërkuesi me vendimin nr.104/98, datë 27.03.1998 të Gjykatës se Trevizos është dënuar me një vit, 11 muaj e 10 ditë burgim dhe gjobë, për kryerjen e veprës penale të favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Ky vendim ka marre formë të prerë në datë 05.11.1998.

Pa u vënë në ekzekutim ky vendim, po ky shtetas është gjetur fajtor dhe dënuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me dhunë, me vendimin nr.380/01, datë 14.01.2002 të Gjykatës së Trevizos, e cila e ka denuar me 6 vjet burgim dhe gjobë. Vendimi ka marrë formë të prerë më datë 19.07.2002.

Nga ana e Prokurorisë së Trevizos, në bazë të ligjit Italian, me aktin përkatës datë 26.09.2002, është vendosur caktimi i një vendimi të vetëm prej 6 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim dhe gjobe prej 1.290 Euro.

Me hyrjen ne fuqi te ligjit nr.241/2006 për faljen në Republikën Italiane, me aktin datë 23.09.2006, Gjykata e Trevizos ka vendosur t’i ulë nga vendimi perfundimtar tre vjet burgim kërkuesit, duke i mbetur për të vuajtur 3 vjet, 11 muaj e 7 ditë. Edhe në këtë kohë vendimet e mësipërme nuk ishin ekzekutuar.

Autoriteti perkatës italian i ka percjelle Ministrise se Drejtesise Shqiptare aktet perkatese per njohjen e vendimit italian dhe ekzekutimin e tij ne Republiken e Shqiperise.

Me vendimin nr.45 akti, date 14.10.2008, Gjykata e Shkalles se Pare Kruje ka vendosur njohjen e vendimeve të mësipërme, perfshire ate te vitit 2006, duke caktuar si denim perfundimtar per te vuajtur 3 vjet, 11 muaj e shtate dite burgim.

Ky vendim u ekzekutua me date 18.11.2008. Kerkuesi ka pretenduar parashkrimin e ekzekutimit te vendimit me burgim, duke

arsyetuar se nga momenti i dhenies se denimit kane kaluar 5 vjet (neni 68/c i Kodit Penal). Sipas argumentimit te kerkuesit, vendimi perfundimtar duhet te konsiderohet ai i vitit 2002, nderkohe qe masa e denimit duhet te konsiderohet ajo qe mbeti pas faljes ne vitin 2006.

Kërkuesi, ka paraqitur kërkesë për mosekzekutimin e dënimit përpara Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila me vendimin nr.296 akti, date 03.07.2009, ka rrëzuar kërkesën e kërkuesit, me arsyetimin se vendimi për dënimin e kërkuesit ka marrë formë të prerë më datë 26.01.2002, të Gjykatës së Trevizos dhe për shkak se dënimi i dhënë është 6 vjet 11 muaj e 7 ditë, nuk është parashkruar ekzekutimi në bazë të nenit 68/b të K.Pr.Penale

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1134, date 16.12.2009, ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, duke vendosur pranimin e kërkesës.

142

Page 143:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Gjykata e apelit ka arsyetuar se shkaqet për të cilat ishte rrëzuar kërkesa, të parashtruara në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, nuk qëndronin. Për gjykatën e apelit, dënimi përfundimtar me burgim i kërkuesit ishte 3 vjet 11 muaj e 7 ditë dhe ky dënim është dhënë në vitin 2002. Duke qenë se nga vendimi i datës 26.01.2002 i Gjykatës së Trevizos deri në ekzekutimin e vendimit në Shqipëri, më 18.11.2008, kishin kaluar më shumë se 5 vjet dhe nuk mund të ekzekutohej.

Kolegji Penal, çmon se vendimi i gjykatës së apelit që ka pranuar kërkesën e kërkuesit Hysni Morina, është i pabazuar në ligj dhe duhet të prishet.

Gabimisht gjykata e apelit ka konsideruar për efekt të llogaritjes së afatit të parashkrimit të dënimit, datën 26.01.2002, si datë të marrjes formë të prerë të vendimit. Sipas kësaj gjykate, në këtë datë, kur dhe Gjykata e Trevizos Itali, Zyra e Ekzekutimeve Penale të Prokurorisë së Gjykatës së Trevizos, ka caktuar dënimin përfundimtar për kërkuesin, pra dënimin që duhej të vuante prej 3 vjet 11 muaj 7 ditë burgim.

Duke qenë se që nga data 26.01.2002, kur sipas gjykatës së apelit vendimi i dënimit të kërkuesit ka marrë formë të prerë dhe datës 18.11.2008, kur është ekzekutuar ky vendim kishin kaluar më shumë se 6 vjet, atëherë, në bazë të nenit 68/c të K.Pr.Penale, vendimi i dënimit është parashkruar.

Kolegji Penal thekson se data 26.01.2002 nuk mund të merret si datë e marrjes formë të prerë të vendimit për kërkuesin Hysni Morina, për efekt të llogaritjes së afatit të parashkrimit të dënimit.

Data 26.01.2002, vërtet është datë kur vendimi i dënimit për kërkuesin ka marrë formë të prerë, por formë të prerë ai (vendimi) ka marrë sipas Ligjit Italian dhe do t’i përllogaritej kërkuesit në rast të vuajtjes së dënimit në Shtetin Italian.

Gjithashtu data 26.01.2002 është konsideruar si datë e marrjes formë të prerë të vendimit të dënimit të kërkuesit për efekt të plotësimit të një prej kushteve të njohjes së vendimit penal të huaj, të përcaktuara në nenin 514 & 1/a të K.Pr.Penale.

Sipas ligjit shqiptar procedural penal, vendimi i dënimit për kërkuesin ka marrë formë të prerë me vendimin e njohjes së vendimit penal të huaj nr.45, datë 14.10.2008, i cili, pas ankimimit nga ana e kërkuesit, është vendosur mospranimi i ankimit me vendimin nr.499, datë 03.06.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Pikërisht është ky vendim, i cili është vënë në ekzekutim nga ana e organit të prokurorisë, duke bërë të mundur arrestimin e kërkuesit më datë 18.11.2008. Në këtë datë ka filluar vuajtja e dënimit të caktuar me vendimin e njohjes së vendimit penal të huaj, për kërkuesin.

Në këto rethana, duke qenë se vendimi për njohjen e vendimit penal të huaj për kërkuesin mban datën 03.06.2009 dhe vuajtja i këtij dënimi ka filluar më datë 18.11.2008, kur është realizuar ekzekutimi, në mbështetje të nenit dhe masa e caktuar e dënimit me vendimin e njohjes është 3 vjet 11 muaj e 7 ditë, afati i parashkrimit të këtij dënimi në bazë të nenit 68/c është 5 vjet dhe fillon të llogaritet pikërisht dita kur vendimi ka marrë formë të prerë.

Përsa u parashtrua më lart, Kolegji Penal gjen të pambështetur edhe arsyetimin e vendimit nga ana e gjykatës së rrethit gjyqësor Krujë, por gjen të drejtë vendimimarrjen e kësaj gjykate, duke konkluduar në lënien në fuqi.

143

Page 144:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/d të Kodit të Proçedurës

Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1134, datë 16.12.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien

në fuqi të vendimit nr.296 (regjistri), datë 03.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.Të paguhet mbrojtësi i caktuar kryesisht në Gjykatën e Lartë, avokat Albert Golemi,

për shërbimin e mbrojtjes në masën 50.000 lekë.

Tiranë, më 29.09.2010

144

Page 145:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.61004-01087-00-2010 i Regj.ThemeltarNr.00-2010-1210 i Vendimit (32)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Besnik Imeraj KryesuesFatos Lulo AnetarArdian Dvorani AnetarAndi Çeliku AnetarMajlinda Andrea Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 29.09.2010, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.61006-01087-00-2010, qe i perket:

TË PANDEHURIT: ARTUR KREKA

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprës penale të kontrabandës

nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore, te kryer në bashkëpunim,

parashikuar nga neni 175 dhe 25 i K.Penal.OBJEKTI:

Vleftësim i ligjshëm i arrestimit ne flagrancë dhe caktim i masës së sigurimit.

Baza Ligjore: Nenet 228, 229, 230, 238, 244 e 259 te K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.166 regj, datë 21.07.2010, ka vendosur:

Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit ne flagrancë të shtetasit nën hetim Artur Kreka.Caktimin si masë sigurimi garanci pasurore, parashikuar nga neni 236 i K.P.Penale ndaj të arrestuarit Artur Kreka në masën 300.000 lekë e parapaguar nga shtetasi nën hetim.Rrëzimin e kërkesës përsa i përket pezullimit te ushtrimit të një detyre a shërbimi publik.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.49, datë 13.07.2010, ka vendosur:Miratimin e vendimit nr.166 regj, datë 03.06.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, përsa i përket vleftësimit te arrestit në flagrancë dhe caktimit si masë sigurimi garanci pasurore, parashikuar nga neni 236 i K.P.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Artur Kreka, në masën 300.000 lekë.Shfuqizimin e pjesës tjetër të vendimit.

145

Page 146:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Kundër vendimit te gjykatës së apelit dhe vendimit të gjykatës së shkallës se parë, ka paraqitur rekurs i pandehuri Sokol Kashta, nëpërmjet përfaqësuesit av.Eugen Pepa, i cili kërkon ndryshimin e vendimeve dhe caktim si masë sigurimi detyrim per paraqitje, duke parashtruar këto shkaqe:

- Përsa i përket kërkesës së organit procedures në lidhje me masën ndaluese, vendimi i gjykatës së apelit është alogjik është haptazi ne shkelje te ligjit procedural penal, duke mos u shprehur për këtë kërkesë.

- Gjykata e apelit, në respektim të ligjit proçedural penal, ka detyrimin ligjor të shqyrtoje ankimin për këtë pjesë të vendimit dhe të shprehet lidhur me kërkesën e prokurorit, duke arsyetuar vendimin për atë pjesë që nuk ka arsyetuar gjykata e shkallës së parë, duke analizuar njëkohësisht kushtet dhe kriteret për caktimin e kësaj mase me karakter ndalues dhe mandej të konkludoje në kuptim te nenit 249 te K.Pr.Penale (miratim apo ndryshim, por kurrsesi shfuqizim).

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Majlinda Andrea; prokurorin Hysen Keta, i cili

kërkoi lënien në fuqi të vendimit; mbrojtësin av.Eugen Pepa, i cili kërkoi ndryshimin e vendimeve duke u caktuar si masë ajo e detyrimit për t’u paraqitur; pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N Se me vendimin nr.166 akti, datë 03.06.2010 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korçë ka

vendosur, ndër të tjera, caktimin si masë sigurimi personal per të dyshuarin Artur Kreka atë të garancisë pasurore për shumën 300.000 leke, parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale dhe ka rrëzuar kërkesën e organit të akuzës përsa i përket pezullimit te ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, parashikuar nga neni 242 i tij.

Mbi ankimin e përfaqësuesit të akuzës, i cili ka kundërshtuar vendimin e mësipërm vetëm përsa i përket rrëzimit të kërkesës në lidhje me caktimin e masës ndaluese, Gjykata e Apelit Korçë ka vendosur miratimin e vendimit penal (masë sigurimi) të mësipërm përsa i përket masës shtrënguese “garanci pasurore” në shumën 300.000 lekë dhe shfuqimin e pjesës tjetër të vendimit.

Nga aktet e dosjes, ka rezultuar se shtetasi Artur Kreka, punon si doganier në pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë. Organi i prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë ka filluar cështjen penale per veprën penale te “kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 175-25 i K.Penal.

Procedimi penal ka filluar pasi nga informacionet e ardhura nga policia gjyqësore e më pas vënies në përgjim të disa numrave celularësh në përdorim të disa shtetasve të dyshuar si të përfshira në kryerjen e veprës penale, ndër të cilët edhe shtetasi Artur Kreka, është dyshuar se disa shtetas kanë komunikuar me qëllim futjen e mallrave kontrabandë dhe përfitimin e parave për këto veprime.

Për këtë shkak, organi i akuzës Korçë, ka kërkuar nga gjykata e shkallës se parë që ndaj te dyshuarit te merren dy masa sigurimi personal, garanci pasurore dhe pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, nga të cilat kërkimi për caktimin e masës së sigurimit personal është pranuar, ndërsa kërkesa për caktimin e masës me karakter ndalues nuk është pranuar.

Gjykata e rrethit gjyqësor ka arsyetuar se nga provat e mbledhura prej veprimeve te kryera nga organi procedues, në përputhje me nenin 221 e vijues të K.Pr.Penale, rezulton se ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi Artur Kreka ështe autor i mundshëm i veprës penale per te cilën akuzohet, ç’ka rezulton nga proces verbali i kallzimit, proces

146

Page 147:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

verbali mbi veprimet e transkriptimit te përgjimeve ambientale, proces verbal i deklarimeve te shtetasve, etj.

Në lidhje me rrëzimin e kërkesës, gjykata e faktit ka arsyetuar se kërkesa bie në kundërshtim me ligjin procedural penal, pasi është interpretuar se nuk jemi përpara dënimit që të jepet një dënim plotësues.

Gjykata e apelit, duke arsyetuar se vendimi i gjykatës së shkallës së parë është i paarsyetuar dhe i paqartë dhe nuk i plotëson standartet që kërkon një proces i rregullt ligjor, ka arsyetuar se vendimi është i pavlefshëm për paragrafët 3, 4, 5 dhe për këtë shkak nuk i ka trajtuar pretendimet e ngritura nga prokurori në ankim.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vlerëson:Se është konstatim i saktë i gjykatës së apelit se vendimi i gjykatës së rrethit është i

paqartë, madje për Kolegjin Penal ai nuk i përngjan një vendimi.Fillimisht theksojmë se në arsyetimin e saj gjykata e apelit ka rënë në përsëritjen e të

metave të vendimit të gjykatës së rrethit, pasi arsyetimi i vendimit është i paqartë, me interpretime të gabuara.

Në objekt të shqyrtimit të çështjes nga gjykata e apelit janë gabimet në vendimin e gjykatës së shkallës së parë në lidhje me interpretimin e ligjit procedural apo material penal, si në arsyetimin e vendimit, ashtu dhe në vendimmarrje.

Gjykata e apelit pasi konstaton shkelje të tilla, të cilat nuk janë procedurale, pra, të tilla që e bëjnë të pavlefshëm vendimin e që do të passillte prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim, duhet të shqyrtojë vendimin përsa është ankimuar, ashtu si parashikon dispozita e nenit 249/6 të K.Pr.Penale. Por kjo gjykatë, nuk mund të shfuqizojë vendimin kur ai është “i pavlefshëm”, sipas saj, për arsyetim të pamjaftueshëm, pasi nëse vendimi është i paarsyetuar ai është i pavlefshëm në bazë të nenit 112/3 të K.P.Penale. Me konstatimin e pavlefshmërisë së vendimit për këtë shkak, gjykata e apelit duhet të prishë dhe të kthejë çështjen për rishqyrtim.

Pra, gjykata e apelit duhet të kishte marrë në shqyrtim shkaqet e kundërshtimit të vendimit, të paraqitura nga ana e prokurorit dhe të vendoste në lidhje me kërkesën për caktimin e masës ndaluese, ose nëse e gjente të pavlefshëm vendimin për shkak të paarsyetimit duhet ta prishte e kthente për rigjykim.

Gjykata e apelit është shprehur për pjesën e parë të vendimit, në kushtet kur në lidhje me vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit nuk kishte kontestim nga asnjëra nga palët.

Ky Kolegj vlerëson se rekursi i prokurorisë dhe qëndrimi i mbajtur nga prokurori ne seancën dëgjimore eshte i drejte dhe mbeshtetet në dispozitat e ligjit procedural penal e duhet të pranohet në lidhje me lejimin për vendosjen nga gjykata të dy masave te sigurimit personal. Kjo për faktin se ligjvënësi në titullin V, kreu I, masat e sigurimit personal në K.Pr.Penale, ka filluar seksionin e pare me rregullat e përgjithshme duke bërë ndarjen e tyre në masa shtrënguese dhe masa ndaluese dhe në gjithë vijueshmërine e dispozitave që kanë të bëjnë me masat e sigurimit personal, në asnjë prej tyre, në mënyrë taksative nuk është ndaluar vendosja e dy llojeve te masave te sigurimit personal, çka e legjitimon dhe e lejon gjykatën që të vendosë edhe dy masa sigurimi sipas çdo rasti konkret të paraqitur përpara saj, sipas kushteve dhe kritereve te parashikuar nga neni 228 e vijues i K.Pr.Penale.

Në këto kushte, nisur nga sa më sipër, në rastin në gjykim Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Korçë duhet të prishet.

147

Page 148:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/1, a dhe 249 të Kodit të

Procedurës Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.49, date 13.07.2010 të Gjykatës së Apelit Korçë, përsa i

përket pjesës në të cilën është miratuar vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë në lidhje me vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës shtrënguese për personin nën hetim Artur Kreka.

Prishjen e këtij vendimi dhe dërgimin e akteve për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues, në lidhje me masën ndaluese.

Të bëhet pagimi në masën 50.000 lekë për mbrojtësin e caktuar kryesisht, av.Albert Golemi, caktuar në Gjykatë të Lartë.

Tiranë, më 29.09.2010

148

Page 149:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.52104-00244-00-2009 i Regj.ThemeltarNr.00-2010-1228 i Vendimit (806)

VENDIM

NЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnëtarFatos Lulo AnëtarMajlinda Andrea AnëtareAndi Çeliku Anëtar

në datën 15.09.2010, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale, që i përket:

TЁ GJYKUARIT: SATILNO BASHO

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprës penale të

“Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenet 78/1, 22 të K.Penal dhe të

“Mbajtjes pa leje të armëve luftarake që ka sjelle pasoja të rënda”, të parashikuara nga neni 278/4 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.78, datë 17.03.2008, ka vendosur:Deklarimin fajtor të të pandehurit Satilno Basho për veprën penale të vrasjes me paramendim, të mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 78/1 dhe 22 i K.Penal dhe dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Satilno Basho për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake, të parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.Në bashkim të dënimeve, bazuar në nenin 55 të K.Penal e dënon të pandehurin Satilno Basho me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet bugim.Bazuar në nenin 406/1 të K.Pr.Penale, e dënon përfundimisht të pandehurin Saltino Basho me 10 (dhjetë) vjet burgim.Vuajtja e dënimit fillon nga data 25.02.2007 kur është arrestuar në flagrancë dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.Autovetura e markës “Fiat Bravo” me targë VL 1888 B t’i kthehet të pandehurit, arma e zjarrit tip pistoletë zastava me nr.B 104611 të kalojë në favor të shtetit.Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të pandehurit.Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Vlorë brenda afatit 10 ditor nga e nesërmja e shpalljes.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.113, datë 23.02.2009, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.78, datë 17.03.2008 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

149

Page 150:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë ka paraqitur rekurs i gjykuari Satilno Basha, nëpërmjet avokatit të tij, i cili ka kërkuar prishjen e tij dhe ndryshimin e cilësimit ligjor të veprës në vrasje të kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike, duke parashtruar këto shkaqe:

- Vendimet e mësipërme i kundërshtojmë për zbatim të gabuar të ligjit material penal lidhur me cilësimin juridik të faktit objekt akuze (neni 432/1, shkronja a i K.Pr.Penale), pasi si vendimi i gjykatës së shkallës së parë, ashtu edhe ai i gjykatës së apelit, në nxjerrjen e përfundimeve të tyre lidhur me ekzistencën e faktit kriminal dhe fajësinë e të pandehurit, përveç provave materiale të fiksuara në vendngjarje, u referohen deklarimeve të shtetasve të pranishëm në vendngjarje, si dhe deklarimeve të të dëmtuarit Renato Avdyli.

- Gjykatat në vendimet e tyre, pa arsyetuar pse nuk janë të besueshme shpjegimet që ka dhënë i akuzuari, pranojnë si të provuar paramendimin e të pandehurit Satilno BASHO për të vrarë, me qëllim hakmarrje, të dëmtuarin Renato Avduli, version i cili nuk është logjik dhe nuk përputhet me provat e shqyrtuara në tërësinë e tyre, pasi nuk kishte arsye për t’u hakmarrë pas pesë muajsh për një veprim krejt normal, të kryer në përmbushje të detyrës nga i dëmtuari, në një kohë që shoqërimi në polici nuk besojmë se përbën shkak të pranueshëm për të kryer vrasje, për më tepër që, sikurse pranojnë gjykatat, ngjarja e tetorit 2006 ishte provokuar nga persona të tjerë dhe jo nga i dëmtuari Renato Avduli.

- Gjykatat nuk e kanë pranuar pa të drejtë motivin e vërtetë të ngjarjes së datës 25.02.2007, pasi ashtu si ka shpjeguar i pandehuri, para ngjarjes i dëmtuari është takuar rastësisht me të pandehurin pranë Kinoteatrit, ku e ka provokuar me fjalë fyese në nderin e tij dhe të familjes, prandaj dhe ky është shkaku i vërtetë i reagimit të dhunshëm të të mbrojturit prej nesh ndaj të dëmtuarit në mbrëmjen e datës 25.02.2007, nën ndikimin e afektit fiziologjik të shkaktuar në mënyrë të atypëratyshme nga fyerja e të dëmtuarit, që i tronditur thellësisht dhe i fyer në ndjenjën e nderit dhe të dinjitetit, edhe për shkak të papjekurisë së moshës, ka marrë armën që e mbante pa leje dhe ka shkuar në lokalin e të dëmturit, duke qëlluar në drejtim të tij.

- I pandehuri nuk e ka paramenduar vrasjen e shtetasit Renato Avduli, ai ka reaguar në gjendjen e tronditjes së fortë psikike të çastit, të shkaktuar nga fyerja e rëndë e të dëmtuarit, fakt që duhet të mbahet parasysh në cilësimin e drejtë ligjor të veprës penale të kryer, për më tepër që gjykata duhet të merrte parasysh faktin se provokimi i kryer nga i dëmtuari, si dhe largësia e ardhjes së pasojës ishin shkaqet që familjet janë pajtuar, fakt që provohet nga deklarata noteriale e të dëmtuarit, e cila është përfshirë në aktet e gjykimit.

- Në caktimin e masës së dënimit i kërkojmë Gjykatës së Lartë që të marrë parasysh një sërë rrethanash lehtësuese në favor të të pandehurit, ku përveç normalizimit të marrëdhënieve me të dëmtuarin, përmendim pendimin e tij të thellë, moshën shumë të re, faktin se vuan nga një sëmundje që kërkon trajtim të posaçëm (hepatiti B), pasojat e lehta të shkaktuara nga vepra e kryer prej tij.

KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Artur Selmani, që kërkoi

lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit; av. A.Salati, që kërkoi ndryshimin e vendimit lidhur me cilësimin ligjor të veprës dhe masën e dënimit të caktuar; dhe si shqyrtoi në tërësi çështjen,

150

Page 151:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

V Ë R E NNë datë 25.02.2007, rreth orës 18.30 i pandehuri Satilno Basho me një maskë në

kokë, i armatosur me një pistoletë, ka shkuar tek lokali i të dëmtuarit Renaldo Avduli, lokal të cilin ai e kishte marrë me qira dhe ku punonte edhe vetë. Në kohën kur ka hyrë i pandehuri në lokal kanë qenë shtetasit Thoma Hudhra, Aurel Batalli, Muhamet Hunda, Robert Marku.

I pandehuri Satilno Basho ka hyrë me një maskë të zezë në kokë, në duar kishte veshur doreza dhe ka pasur pistoletën të drejtuar nga shtetasi Renaldo Avduli, i cili ka qenë duke hyrë tek banaku. Menjëherë i pandehuri ka goditur në drejtim të shtetasit Renaldo Avduli. Pas goditjes së parë shtetasi Thoma Hudhra i është hedhur të pandehurit duke e rrëzuar në tokë. Ndërkohë është afruar edhe shtetasi Aurel Batalli, i cili i ka paralizuar dorën duke u përpjekur që t`i hiqte nga dora pistoletën. Në përpjekje e sipër pistoleta ka shkrepur edhe një herë pa shkaktuar dëme. Nga jashtë lokalit ka ardhur shtetasi Festim Lelaj, i cili ka marrë armën e zjarrit, dhe ka ndihmuar shtetasin Renaldo Avduli, duke e shoqëruar për në spital me një automjet të rastit. Shtetasit e tjerë të pranishëm në lokal kanë mbajtur të paralizuar të pandehurin derisa kanë ardhur forcat e policisë që kanë kryer shoqërimin e tij për në Komisariat.

Ka rezultuar nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor se i dëmtuari Renaldo Avduli ka pësuar dëmtime, të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit.

I gjykuari Satilno Basho, pa filluar shqyrtimi gjyqësor, kërkoi të procedohej me gjykim të shkurtuar duke i pranuar aktet e paraqitura në gjëndjen që ishin, kërkesa e cila u gjet ligjore edhe nga organi i akuzës dhe gjykata, bazuar në nenin 404 të K.Pr.Penale, pranoi të procedohej sipas kësaj kërkese. Pasi kanë vlerësuar dhe çmuar provat konform dispozitave të nenit 152 të K.Pr.Penale, në përfundim, të dyja gjykatat e faktit, veprimet e të gjykuarit i kanë kualifikuar sipas dispozitës së nenit 78/1 e 22 dhe 278/4 të K.Penal duke e deklaruar atë fajtor dhe dënuar për veprat penale të vrasjes me paramendim, të mbetur në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, çmon se vendimet e gjykatave të faktit lidhur me cilësimin ligjor të veprave të kryera nga ana e të gjykuarit janë të bazuara në ligj. Pretendimet e ngritura nga i gjykuari në hetim dhe gjykimin e çështjes se nuk ka pasur si qëllim të vrasë shtetasin Renaldo Avduli, nuk qëndrojnë. Fakti që i gjykuari ka shkuar në vendin e ngjarjes i maskuar dhe i armatosur, si dhe rrethanat e pranuara nga gjykatat se si ka ndodhur ngjarja, tregojnë se i gjykuari, me dashje dhe paramendim ka tentuar të vrasë të dëmtuarin Renaldo Avduli.

Por Kolegji Penal çmon se në caktimin e dënimit ndaj të gjykuarit Satilno Basho të dyja gjykatat e faktit nuk kanë mbajtur drejt parasysh kërkesat e nenit 23 dhe 47 e vijues të K.Penal.

Siç dhe kanë pranuar gjykatat, vepra e kryer nga i gjykuari ka mbetur në fazën e tentativës dhe nisur nga shkalla e afërsisë së pasojës, si dhe të shkaqeve për të cilat vepra mbeti në tentativë, gjykatat në caktimin e dënimit duhet të kishin zbatuar kërkesat e nenit 23 të K.Penal duke e ulur dënimin edhe nën minimumin e parashikuar nga dispozita e nenit 78/1 të K.Penal. Po kështu, në caktimin e dënimit gjykatat duhet të kishin marrë parasysh një sërë rrethanash lehtësuese, ku përveç normalizimit të marrëdhënieve me të dëmtuarin çmohen si rrethana lehtësuese dhe pendimi i tij, mosha shumë e re, si dhe fakti se vuan nga një sëmundje që kërkon trajtim të posaçëm (hepatiti B), etj.

151

Page 152:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

PЁR KЁTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/a dhe b të K.Pr.Penale,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.113, datë 23.02.2009 të Gjykatës së Apelit Vlorë përsa i

përket cilësimit ligjor të veprave të kryera, deklarimit fajtor të të gjykuarit Satilno Basho, si dhe masës së dënimit të caktuar ndaj tij për veprën penale të parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal.

Ndryshimin e këtij vendimi përsa i përket masës së dënimit të caktuar për veprën penale të vrasjes me paramendim, mbetur në tentativë dhe, në bazë të nenit 78/1 e 22 të K.Penal, e dënon të gjykuarin Satilno Basho me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të K.Penal, i gjykuari Satilno Basho dënohet me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, përfundimisht i gjykuari Satilno Basho dënohet me 8 (tetë) vjet burgim.

Tiranë, më 15.09.2010

152

Page 153:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.59403-00808-00-2010 i Regj.ThemeltarNr.00-2010-1144 i Vendimit (807)

VENDIMNЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Gani Dizdari KryesuesFatos Lulo AnëtarBesnik Imeraj AnëtarAndi Çeliku AnëtarMajlinda Andrea Anëtare

në datën 15.09.2010 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale, që i përket:

KЁRKUES: PROKURORIA E GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TIRANË

I DЁNUAR: EDMOND BEGO (MANOLI BEGA), i biri i Irfanit dhe i Esmasë, dtl.31.12.1970, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë.

OBJEKTI:Njohjen e vendimit penal italian të formës së prerë

nr.1735, datë 22.04.2008 të Gjykatës së Apelit Torino, Seksioni i Parë Penal, Itali, për të dënuarin Edmond Bego (alias Manoli Bega),

për veprat penale të parashikuara nga Ligji Italian “Prodhim dhe trafik i paligjshëm i lëndëve narkotike apo psikotrope”,

si dhe “Organizatë që ka për qëllim trafikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike apo psikotrope”,

të cilat parashikohen si vepra penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”,

nga nenet 283/a/2/3 dhe 284/a/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.Baza Ligjore: Neni 512 e vijues i K.Pr.Penale,

neni 4 i Marrëveshjes shtesë të Konventës Europiane mbi Transferimin e Personave të Dënuar

midis Republikës së Italisë dhe Republikës së Shqipërisë.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.280 akti, datë 12.03.2010 ka vendosur:

Pranimin e kërkesës.Njohjen e vendimit penal italian të formës së prerë nr.1735, datë 22.04.2008 të Gjykatës së Apelit Torino, Seksioni i Parë Penal, Itali, me të cilin është dënuar shtetasi shqiptar Edmond Bego (Manoli Bega), për veprat penale të parashikuara nga nenet 73 (Prodhimi, trafikimi dhe mbajtja e paligjshme e substancave narkotike dhe psikotrope) dhe 74/1 (Organizata formuar për trafikimin e substancave narkotike ose psikotrope), të Dekretit të Presidentit të Republikës së Italisë nr.309, datë 09.10.1990, të cilat parashikohen si vepra

153

Page 154:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

penale nga nenet 283/a/2 (Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë) dhe 284/a/1 (Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale) të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.Në bazë të neneve 283/a/2, 284/a/1 e 55 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë konvertimin e dënimit të mësipërm me një dënim prej 10 (dhjetë) vjet burgim. Meqenëse për shkak të ligjit italian nr.241/2006, për Amnistinë e Përgjithshme, si dhe neneve 174 të K.Penal Italian dhe 672 të K.Pr.Penale Italiane, shtetasi Edmond Bego (Manoli Bega), ka përfituar një ulje dënimi prej tre vjet burgim, pasqyruar ky fakt në urdhërin e prokurorit pranë Gjykatës së Apelit Torino, nr.303, datë 27.04.2009, si dhe gjendjes së ekzekutimit, pasqyruar me shkresën e Zyrës së Ekzekutimeve Penale pranë Gjykatës së Apelit Torino Itali, nr.303/2009, datë 09.06.2009, shtetasi Edmond Bego (Manoli Bega) do të vuajë përfundimisht 7 (shtatë) vjet burgim.Vuajtja e dënimit fillon nga data 24.12.2009, dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.431, datë 02.06.2010, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.280 akti, datë 12.03.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër vendimit nr.431, datë 02.06.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë, në mbështetje të nenit 432 të K.Pr.Penale, brenda afatit ligjor, ka paraqitur rekurs i dënuari Edmond Bego (Manoli Bega), mbrojtësi i tij, duke kërkuar prishjen e vendimeve dhe zgjidhjen e çështjes pa e kthyer për rigjykim, për këto shkaqe:

- Nuk jemi dakord në lidhje me njohjen e vendimit penal të huaj, konkretisht nga ana e kërkuesit, shtetit Italian. Kërkesa e prokurorisë duhej të refuzohej pasi me shtetin Italian nuk kemi marrëveshje për njohjen e vendimeve penale të formës së prerë, sikundër dhe shteti Italian nuk është aderues i konventës për njohjen e vendimeve penale të huaja dhe për rrjedhojë nuk mund të kërkojë njohjen e vendimeve penale të shtetit të tij.

- Nga ana e shtetit Italian, nuk është bërë një kërkesë për njohje të vendimit penal të dhënë nga ana e tyre, por thjesht është kërkuar që shtetasi Manoli Bega apo Edmond Bego të dërgohet në Itali për të vuajtur atje dënimin e dhënë kundër tij.

- Për shtetasin Manoli Bega për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga neni 283/a dhe 284/a të K.Penal duhet të caktohet një dënim përfundimtar prej 11 vjet burgim, të aplikohet ulja me 1/3 e dënimit në bazë të dispozitave për gjykimin e shkurtuar, të aplikohet ulja me 3 vjet e dënimit bazuar në ligjin Italian për amnistinë dhe përfundimisht të dënohet me 4 vjet e katër muaj burgim.

KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁpasi dëgjoi gjyqtarin Fatos Lulo; prokurorin Kujtim Luli, që kërkoi mospranimin e

rekursit, mbrojtësin e të dënuarit av. Ardian Leka, që kërkoi prishjen e vendimeve dhe caktimin e një mase dënimi përfundimtar me 4 vjet e 4 muaj burgim; si dhe diskutoi çështjen në tërësi,

154

Page 155:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

V Ё R E NNga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se gjykatat e faktit kanë pranuar të provuar se

me vendimin nr.894, datë 26.04.2007 të Gjykatës së Torinos, Itali, ndërmjet të tjerash, shtetasi shqiptar Edmond Bego (Manoli Bega) është dënuar me 27 vjet e tetë muaj burgim. Në aplikim të nenit 442 të K.Pr.Penale italiane (që i korrespondon neni 406 i K.Pr.Penale të Republikës së Shqipërisë për gjykimin e shkurtuar), ai është dënuar përfundimisht me 18 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim. Në vendim janë cituar dhe veprat penale të cilat ka kryer i pandehuri. Kundër këtij vendimi është bërë ankim në Gjykatën e Apelit, Torino, Itali. Seksioni i parë penal i kësaj gjykate, me vendimin nr.1735, datë 22.04.2008, ka ndryshuar vendimin e përmendur më lart dhe e ka dënuar shtetasin shqiptar Edmond Bego (Manoli Bega) në bazë të neneve 73 e 74/1 të Dekretit të Presidentit të Republikës Italiane, nr.309/90 me 21 vjet burgim. Në aplikim të nenit 442 të K.Pr.Penale Italiane (neni 406 i K.Pr.Penale të Republikës së Shqipërisë) të pandehurit Edmond Bego (Manoli Bega) i është ulur 1/3 e dënimit dhe është dënuar përfundimisht me 14 vjet burgim. Nga avokati i të pandehurit është bërë rekurs në Gjykatën e Kasacionit Romë, Itali. Kjo gjykatë, në dhomë të këshillimit me vendimin e saj nr.38025/2008 regjistri, datë 21.04.2009, ka vendosur mospranimin e rekursit, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Torino, të përmendur më lart. Pra vendimi ka marrë formë të prerë në këtë datë.

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Torino është nxjerrë urdhëri i ekzekutimit nr.303/2009, datë 27.04.2009. Sipas këtij urdhëri është urdhëruar ulja e dënimit të të dënuarit Edmond Bego (Manoli Bega) me tre vjet, për shkak të ligjit italian nr.241/46, për Aministinë e Përgjithshme, përfituar sipas neneve 174 të K.Penal Italian e nenit 672 të K.Pr.Penale Italiane. Me këtë urdhër të prokurorit është urdhëruar dënimi përfundimtar i shtetasit Edmond Bego (Manoli Bega) me 11 vjet burgim. Fakti që shtetasi shqiptar Edmond Bego (Manoli Bega) duhet të vuajë përfundimisht 11 vjet burgim, për shkak të dënimit të tij nga Gjykata Italiane, provohet dhe me shkresën, gjëndje e ekzekutimit, nr.303/2009, datë 09.06.2009, të Zyrës së Ekzekutimeve Penale pranë Gjykatës së Apelit Torino, Itali.

Ministri Italian i Drejtësisë i është drejtuar Ministrisë së Drejtesisë së Republikës së Shqipërisë për ekzekutimin e vendimit, me të cilin është dënuar në Itali shtetasi shqiptar Edmond Bego (Manoli Bega). Ministria e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë me shkresën nr.88429 prot. O.F, datë 25.11.2009, i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, duke kërkuar njohjen e vendimit me të cilin është dënuar në Itali shtetasi shqiptar Edmond Bego (Manoli Bega). Prokuroria e Përgjithshme me shkresën nr.1758/7 prot. (E.D), datë 24.12.2009, i është drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bazë të nenit 515 të K.Pr.Penale dhe nenit 2/2 të marrëveshjes shtesë të Konventës Europiane mbi Transferimin e Personave të Dënuar midis Republikës së Italisë dhe Republikës së Shqipërisë, duke kërkuar arrestimin e shtetasit Edmond Bego (Manoli Bega). Me vendimin nr.1157 akti, datë 24.12.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është marrë vendim për arrestimin e shtetasit Edmond Bego (Manoli Bega), vendim i cili është ekzekutuar. Në datë 30.12.2009, në bazë të nenit 515/2 të K.Pr.Penale, kryetari i Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Tiranë (zëvëndësi i tij) i ka komunikuar shtetasit Edmond Bego (Manoli Bega) masën e arrestit. Kundër vendimit të masës së sigurimit është ankuar në Gjykatën e Apelit Tiranë i arrestuari. Kjo gjykatë, me vendimin e saj të datës 03.02.2010, ka vendosur miratimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Më pas, organi i prokurorisë i është drejtuar gjykatës në bazë të nenit 512/3 të K.Pr.Penale, duke kërkuar njohjen e vendimit penal me të cilin është dënuar në Itali shtetasi shqiptar Edmond Bego (Manoli Bega).

Organi i prokurorisë ka kërkuar njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Torino, Itali, me të cilin është dënuar shtetasi shqiptar Edmond Bego (Manoli Bega), për shkak se kjo kërkesë është e bazuar në nenet 512 e vijues të K.Pr.Penale. Sipas organit të

155

Page 156:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

prokurorisë, veprat penale për të cilat është dënuar shtetasi Edmond Bego (Manoli Bega) parashikohen nga nenet 283/a/2/3 dhe 284/a/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë arriti në konkluzionin se vendimi gjyqësor i autoritetit gjyqësor Italian dhënë në ngarkim të shtetasit shqiptar Edmond Bego (Manoli Bega) duhet të njihet. Gjykata konkludoi se bazuar në dispozitat penale të ligjit material penal italian për të cilat ishte gjetur fajtor shtetasi i mësipërm shqiptar, dënimi me burgim ndaj tij do të duhej të konvertohej në referencë të masës së dënimit që përmbanin dispozitat e nenit 283/a/1 dhe 284/a/1-55 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë me 15 vjet burgim. Pas aplikimit dhe të zbritjes së dënimit të parashikuar nga ligji përkatës italian për amnistinë, si dhe zbatimit të dispozitës së nenit 406 të K.Pr.Penale, shtetasi Edmond Bego (Manoli Bega) duhet të vuante përfundimisht një dënim prej 7 vjetësh burgim. Mbi ankimin e paraqitur nga shtetasit Edmond Bego (Manoli Bega), Gjykata e Apelit Tiranë vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi mori në shqyrtim në seancë gjyqësore rekursin e paraqitur nga mbrojtja e shtetasit Edmond Bego (Manoli Bega) çmon se vendimet e gjykatave të faktit janë marrë në zbatim të drejtë të ligjit përsa i takon ekzistencës së kushteve për njohjen e vendimit të dhënë nga autoriteti gjyqësor italian, porse ato duhet të ndryshohen në lidhje me caktimin e masës së dënimit.

Ky Kolegj çmon se pretendimi i parashtruar nga mbrojtja gjatë gjykimit të çështjes nga gjykatat e faktit dhe në rekursin përkatës në lidhje me mosekzistencën e kushteve për njohjen e vendimeve gjyqësore penale të formës së prerë të autoritetit gjyqësor italian nga ana e gjykatave shqiptare nuk qëndron. Kjo për shkak se ka qenë vullneti i ligjvënësit shqiptar, që në konsideratë të përmbajtjes së dispozitës së nenit 512 të K.Pr.Penale, ka ratifikuar “Marrëveshjen Shtesë të Konventës për transferimin e personave të dënuar të 21 marsit 1983” mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë (ligj nr.9196/2004), të parashikojë njohjen e vendimeve penale të formës së prerë të dhëna nga autoritetet gjyqësore italiane ndaj shtetasve shqiptarë dhe ekzekutimin e tyre, kur këta shtetas shqiptarë ndodhen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se qëndron pretendimi i ngritur nga ana e mbrojtjes përsa i takon ndryshimit të masës së dënimit që iu caktua shtetasit Edmond Bego (Manoli Bega). Po t’i referohemi vendimit gjyqësor të dhënë nga autoriteti gjyqësor italian rezulton se shtetasi Edmond Bego (Manoli Bega) është deklaruar fajtor në Republikën e Italisë për kryerjen e veprave penale të cilat si minimum të dënimit kanë 20 vjet burgim. Duke njohur ekzistencën e rrethanave lehtësuese, përfundimisht ky shtetas shqiptar është dënuar me 21 vjet burgim, çka do të thotë një vit burgim mbi minimumin e parashikuar nga ligji penal material italian.

Ndërkohë, gjykatat e faktit shqiptare që njohën vendimin gjyqësor të autoritetit gjyqësor italian, për caktimin e dënimit me burgim iu referuan dispozitave homologe të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht neneve 283/a/1 dhe 284/a/1 te tij. Në këto dispozita penale minimumi i dënimit të përcaktuar nga ligjvënësi shqiptar është 10 vjet burgim, kurse maksimumi është 20 vjet burgim. Bazuar dhe në parimet e parashikuara nga neni 55 i Kodit Penal, është detyrim i gjykatave shqiptare që në caktimin e dënimit për efekt të njohjes së një vendimi gjyqesor të huaj të ruajnë parimin e parashikuar nga neni 55 i Kodit Penal në lidhje me masën përfundimtare të dënimit që aplikohet pas bashkimit të dënimeve të dhëna për disa vepra penale.

Në rastin konkret, rezulton se dënimi që i është dhënë nga autoriteti gjyqësor italian, shtetasit shqiptar Edmond Bego (Manoli Bega) është 21 vjet, Ky dënim, 21 vjet burgim, ndërkohë përfaqësonte një dënim me vetëm 1 vit burgim më shumë sesa minimumi i dënimit që parashikonte dispozita përkatëse e ligjit penal material italian.

156

Page 157:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Gjykatat e faktit shqiptare, në caktimin e dënimit, në frymën e dispozitave të nenit 516 të K.Pr.Penale, Konventës Evropiane të Këshillit të Evropës “Për transferimin e personave të dënuar” dhe vendimeve unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, të cilat nënvizojnë nevojën e caktimit të një dënimi që për nga natyra duhet t’i përgjigjet atij të dhënë në shtetin kërkues, duhet të kishin marrë parasysh faktin se dënimi përfundimtar i dhënë nga autoritetet gjyqësore italiane ishte vetëm një vit burgim mbi minimumin e parashikuar nga dispozitat penale përkatëse.

Në këto kushte, ka qenë detyrim i gjykatave shqiptare të faktit që në caktimin e dënimit të respektonin disponimin e autoritetit gjyqësor italian e të caktonin një dënim të përafërt me minimumin e parashikuar nga dispozitat penale homologe të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ky Kolegj çmon, se nisur nga fakti që minimumi i dënimit me burgim që parashikojnë dispozitat e neneve 283/a/1 dhe 284/a/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është 10 vjet burgim, pas aplikimit dhe të dispozitës së nenit 55 të këtij kodi, shtetasit shqiptar Edmond Bego (Manoli Bega) duhet t’i caktohet një dënim përfundimtar prej 11 vjet burgim.

Mbi këtë masë dënimi do të duhet të zbatohet dispozita e nenit 406 të K.Pr.Penale, si dhe ulja prej 3 vitesh burgim, të cilën shtetasi shqiptar Edmond Bego (Manoli Bega) e ka përfituar për shkak të aplikimit të ligjit nr.241/46, për Aministinë e Përgjithshme.

PЁR KЁTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 441 të Kodit të Proçedurës Penale,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.431, datë 02.06.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë përsa

i përket njohjes së vendimit nr.1735, datë 22.04.2008 të Gjykatës së Apelit Torino.Ndryshim e këtij vendimi përsa i përket konvertimit të këtij dënimi, duke i caktuar të

dënuarit Edmond Bego (Manoli Bega) dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet e 4 (kater) muaj

burgim.Në aplikim të ligjit italian nr.241/46, për Aministinë e Përgjithshme, i zbriten 3 (tre)

vjet duke u dënuar përfundimisht 4 (katër) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Tiranë, më 15.09.2010

157

Page 158:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.53201-00823-00-2008 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1145 i Vendimit (808)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnëtarMajlinda Andrea AnëtareAndi Çeliku AnëtarFatos Lulo Anëtar

në datën 15.09.2010 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale, që i përket:

TË GJYKUARIT: GJOVALIN TOMA, i biri i Gjonit, i vtl.1968, lindur në Shtoj të Vjetër/Shkodër, banues në Shkodër, i padënuar.

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”.

Baza Ligjore: Neni 143/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.1541, datë 26.12.2007, ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjovalin Toma për veprën penale të “Mashtrimit në dëm të disa personave” dhe, në bazë të nenit 143/2 të K.Penal, dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.519, datë 25.09.2008, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.1541, datë 26.12.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Gjovalin Toma.

Kundër vendimit nr.519, datë 25.09.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë, në mbështetje të nenit 432 të K.Pr.Penale, brenda afatit ligjor, ka paraqitur rekurs Prokurori i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, duke kërkuar prishjen e vendimit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:

- Dëshmitarët në seancë gjyqësore Elinor Ibro, Besnik Feimi, etj., kanë deklaruar se i pandehuri ka marrë 45 mijë euro për të nxjerrë tre viza amerikane.

- Janë lexuar thëniet e shtetasit Leonard Myrtollari, të cilat mbështesin deklarimet e shtetasve të mësipërm.

- Nga provat e administruara del qartë fakti se i gjykuari Gjovalin ka konsumuar veprën penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.

- Gjykata e apelit gabon kur konsideron si të dyshimtë procesverbalin e pyetjes së të dëmtuarit Leonard Myrtellari, pasi pyetja e këtij të fundit është bërë në datë 18.10.2005.

158

Page 159:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Gjykata e apelit, në kundërshtim me provat e administruara, merr të mirëqënë deklarimet e të dënuarit Arben Lika.

- Gjykata e apelit nuk është shprehur drejt në lidhje me dëshminë e dëshmitarit Besnik Feimi.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi gjyqtarin Fatos Lulo; prokurorin Kujtim Luli, që kërkoi prishjen e

vendimit dhe deklarimin fajtor të të gjykuarit për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal; mbrojtësin e të gjykuarit, av. Qazim Gjonaj, që kërkoi lënien në fuqi të vendimi; si dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NNga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se në shtator të vitit 2004,

kallëzuesi Sokol Nesimi është njohur me të gjykuarin Gjovalin Toma. Njohja me të është bërë nëpërmjet shokut të kallëzuesit, shtetasit Elinor Ibro. Ky i fundit ishte në dijeni se shtetasi Sokol Nesimi interesohej për t’ u nxjerrë viza amerikane, tre shtetasve nga Korça, njëri prej të cilëve ishte i fejuari i kushërirës së tij. Nga biseda me të gjykuarin rezulton se ky i ka kërkuar shtetasit Nesimi nga 15.000 Euro për secilën nga vizat që do të nxirrte, së bashku me pasaportat përkatëse.

Shtetasi Nesimi ka vënë në dijeni të njohurit e tij në lidhje me kushtet për nxjerrjen e vizave dhe dorëzimi i parave është bërë në Tiranë, në një lokal në zonën e “Bllokut” në prani dhe të shtetasve të interesuar. Sipas marrëveshjes, i gjykuari do të duhej t’u nxirrte vizat brënda një afati një javor nga momenti i derdhjes së parave në emër të një shoqërie, që operonte në Tiranë. Pasi ka kaluar afati në fjalë, kallëzuesi është interesuar pranë të gjykuarit në lidhje me nxjerrjen e vizave, por nuk ka marrë përgjigje. Pas katër muajsh, i gjykuari i ka kthyer pasaportat shtetasit Nesimi duke i premtuar se paratë do t’ ia kthente në një kohë sa më të shpejtë.

Ndërkohë kallëzuesi, për shkak të garancisë që u kish dhënë shtetasve të njohur prej tij për nxjerrjen e vizave, ka bërë të mundur kthimin e shumave përkatëse. Pas muajsh përpjekjesh, në gusht të vitit 2005, kallëzuesi ka shkuar në shtëpinë e të gjykuarit për të biseduar për kthimin e shumës prej 45.000 Euro, pasi në mënyrë vijuese i gjykuari mbante të fikur celularin dhe nuk përgjigjej. Kur kanë shkuar në banesën e tij, kallëzuesi, i shoqëruar nga shtetasi Elinor Ibro janë kërcënuar nga bashkëshortja e të gjykuarit e në këto kushte kanë bërë kallëzim në organin procedues.

Nga ky i fundit janë marrë deklarime nga shtetasit Sokol Nesimi, Elinor Ibro, Leonard Myrtollari, njëri prej shtetasve nga Korça që u ishte premtuar nxjerrja e vizave. Bazuar në këto deklarime dhe prova të tjera shkresore të mbledhura gjatë hetimeve paraprake është dërguar për gjykim çështja konkrete. Gjatë gjykimit është pyetur në cilësinë e dëshmitarit dhe shtetasi Besnik Feimi, i cili ka deklaruar se i gjykuari i ka kërkuar t’i gjente shtetas të interesuar për viza amerikane, kundrejt pagesës së vlerës prej 15.000 Euro. Ka qenë ky shtetas që ka bërë të mundur njohjen e shtetasit Ibro me të gjykuarin. Gjatë zhvillimit të gjykimit nuk është bërë e mundur pyetja e shtetasve nga Korça, Leonard Myrtollari, Lali Dorzi e Frederik Myrtollari. Këta shtetas nuk rezultonin të ishin në territorin e RSh, kështu që është vijuar vetëm me leximin e deklarimit të shtetasit Leonard Myrtollari dhënë para OPGj.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë deklaroi fajtor të gjykuarin për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe e dënoi me katër vjet burgim. Në vendimin e saj, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë çmoi me fuqi të plotë provuese deklarimet e marra në seancë gjyqësore nga një sërë dëshmitarësh, të

159

Page 160:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

përmendur më lart në këtë vendim, si dhe deklarimet të marra nga shtetasi Leonard Myrtollari gjatë hetimeve paraprake.

Ndryshe konkludoi Gjykata e Apelit Tiranë në lidhje me fajësinë e të gjykuarit Toma. Kjo gjykatë, duke iu referuar provave që çuan Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë në deklarimin fajtor të të gjykuarit, çmoi se deklarimet e shtetasit Myrtollari janë të dyshimta në një kohë që ato, sipas gjykatës së apelit, janë marrë në datë 18.10.2006, ndërsa vendimi i prokurorit për dërgimin e çështjes në gjyq është në datë 25.05.2006, pra 5 muaj pas dërgimit të çështjes për gjykim.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë konstaton se përfundimet e gjykatës së apelit në lidhje me ekstremitetet formale (data e hartimit) të aktit procedurial “Procesverbal për deklarimet nga personat që tregojnë rrethanat e hetimit” të shtetasit Leonard Myrtollari janë të pabazuara. Nga kqyrja me sy të lirë e proces-verbalit në fjalë, duket qartë se data e pyetjes është 18 tetor e vitit 2005 dhe jo e vitit 2006, siç arsyeton Gjykata e Apelit Tiranë.

Ndërkohë dhe pyetja e dëshmitarit Arben Lika, (shtetas ky i deklaruar fajtor dhe dënuar për kryerjen e të njëjtës lloj vepre penale, për episode të tjera), nuk mund të çonte gjykatën e apelit në përfundimin se i gjykuari Toma nuk e ka kryer veprën penale, përsa kohë ky subjekt A. Lika, nuk është përmendur në asnjë nga provat që janë administruar gjatë gjykimit të çështjes në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë e që kanë lidhje të drejpërdrejtë me përfshirjen në kryerjen e veprës penale nga ana e të gjykuarit Gjovalin Toma.

Në këto kushte, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është marrë në përputhje me dispozitat e neneve 380, 152 të K.Pr.Penale, e si i tillë duhet të lihet në fuqi, duke vendosur prishjen e vendimit të marrë nga ana e Gjykatës së Apelit Tiranë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 441/d të Kodit të Proçedurës

Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.519, datë 25.09.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në

fuqi të vendimit nr.1541, datë 26.12.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 15.09.2010

160

Page 161:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.52102-00797-00-2008 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1222 i Vendimi (809)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 15.09.2010, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.52102-00797-00-2008, qe i perket:

TË GJYKUARIT: DENIS META

A K U Z U A R:Për veprat penale

të vrasjes me dashje e mbajtje pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 te K.Penal.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.266, date 04.03.2008, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Denis Meta per vepren penale vrasje me dashje, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe, ne baze te kesaj dispozite, e denon me 14 (katermbedhjete) vjet burgim. Deklarimin fajtor te te pandehurit Denis Meta per vepren penale mbajtje pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe, ne baze te kesaj dispozite, e denon me 2(dy) vjet burgim. Ne zbatim te nenit 55 te K.Penal, i pandehuri Denis Meta denohet perfundimisht me 15 (pesembedhjete) vjet burgim.Vuajtja e denimit i fillon te pandehurit Denis Meta nga data e ekzekutimit te ketij vendimi.Vuajtja e denimit do te kryhet nga i pandehuri Denis Meta ne nje nga burgjet e sigurise se zakonshme.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.513, date 24.09.2008, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.266, date 04..03.2008 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka paraqitur rekurs i gjykuari Denis Meta, nepermjet avokatit te tij, i cili ka kerkuar prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykata Apelit Tiranë, në dhënien e këtyre vendimeve, i kanë lejuar vetes një interpretim dhe zbatim të gabuar të ligjës penale materiale dhe që kanë të bëjnë me akuzat e ngritura në ngarkim të klientit tim Denis Meta dhe me një hetim gjyqësor dhe vlerësim tërësisht të njëanshëm i kane lejuar

161

Page 162:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

vetes shkelje proçeduriale të theksuara dhe që kanë të bëjë me shqyrtimin, marrjen, administrimin dhe çmuarjen e provave, në kundërshtim me parimet proçeduriale penale, duke i dhënë vlera të paracaktuara provave të paraqitura nga akuza dhe duke anashkaluar, madje duke injoruar provat objektive që sqarojnë në mënyrë reale rrethanat e faktit kriminal të ndodhjes së kësaj ngjarje.

- Nga rrethanat e faktit kriminal të ndodhur dhe provat e administruara analizuara dhe çmuara, rezulton fare qartë se është vetë viktima Kreshnik Zena ai që ka sulmuar në mënyrë të padrejtë të vërtetë dhe të çastit të pandehurin Denis Meta dhe ku, si rezultat i këtyre veprimeve kriminale të viktimes, kanë ngelur të plagosur rendë dhe lehtë dëshmitarët Fatmir Meta e Artiom Xibraku dhe është plagosur vetë i pandehuri Denis, pra nga kjo analizë dhe vlerësim provash të krijohet bindja e plotë juridike se klienti im Denis Meta ka qënë në kushtet e Mbrojtjes së Nevojshme dhe të Tronditjes Psikike të çastit nga sulmi kriminal i viktimës dhe ka vepruar me të gjitha mënyrat për ta paralizuar atë për të vepruar në dëm të jetës së tij, të babait të tij dhe të shokut të tij, të cilët po i vriste viktima Kreshnik Zena.

- Gjykatat injorojnë veprimet përgatitore të viktimës, të ndjerit Kreshnik Zena, i cili pasi është përgatitur në mënyrë specifike për të vrarë klientin tim, ka marrë me vete edhe një pistoletë dhe i ka kërkuar takim, gjoja për t’u sqaruar me të pandehurin Denis Meta me datë 30.10.2005 dhe në këto kushte, me të drejtë pyesim se çfarë sqarimi do bënte viktima me të pandehurin, kur vetë viktima ishte përgatitur që më parë dhe ishte armatosur me pistoletën TT me 6 fisheke.

- Të dyja gjykatat kanë anashkaluar, madje kanë injoruar dispozitën e nenit 19 të K.Penal “Mbrojtja e nevojshme”, kur padrejtësisht sulmin e padrejtë, të vërtetë dhe të çastit të kryer nga viktima në dëm të të pandehurit Denis Metas, dëshmitarit Fatmir Meta dhe Artiom Xibraku, nuk e arsyeton fare në vendimin e saj, megjithëse pranon se është vetë viktima ai që ka qëlluar i pari në drejtim të këtyre persona me pistoletë duke qëlluar 6 herë në drejtim të tyre dhe duke i plagosur ata rëndë dhe lehtë, pra a nuk përbën ky sulm kriminal i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit elementin bazë të mbrojtjes së nevojshme, kur i pandehuri ka parë veprimet konkrete objektive të viktimës në dëm të jetës së tij, të babait dhe të shokut të tij, që të tre të plagosur nga viktima.

- Të dyja gjykatat nuk kane mbajtur parasysh faktin e pranisë së “Tronditjes së fortë psikike të çastit” të të pandehurit Denis, në momentin që ai ka parë se është plagosur vetë, i kanë plagosur babain e tij Fatmir Meta, i cili edhe ka bërtitur me fjalët: “mos more qen se po më vret djalin” “… mos more qen se më vrave”, duke nxjerre kështu në pah ekzistencën e faktorëve objektive dhe veprimeve konkrete të kryera nga viktima, që të kenë ndikuar në gjëndjen psikike dhe shpirtërore të të pandehurit, i cili ka vepruar më pas për të mbrojtur jetën e tij, babait dhe shokut të tij.

- Gjykatat kane anashkaluar faktin se në rastin konkret tek i pandehuri ka patur një ekzistencë dhe gërshetim të menjëhershëm të elementëve të mbrojtjes së nevojshme dhe të tronditjes psikike, që e kanë detyruar atë për të vepruar në dëm të viktimës, fakte objektive këto që vërtetohen nga provat e administruara, në veçanti nga plagët e viktimes, faktorët plotësues të qitjes në trupin e viktimes, etj.

- Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit Tiranë, në kundërshtim me kriteret ligjore të parashikuar nga Neni 152 e 380 të K.Pr.Penale, i ka bërë një vlerësim (çmuarje) të njëanshëm provave të faktit kriminal të ndodhur, për arsye se në themel të vendimit nuk është arritur të kunkludohet se kush ka qënë autori i pare që ka qëlluar në drejtim të njëri tjetrit, për më tepër që në mënyrë të njëanshme nuk i bënë një analizë veprimeve objektive të viktimës si para ngjarjes, ashtu edhe në vëndin e ngjarjes, ku si rezultat i veprimeve objektive kriminale të kryera prej tij në vendngjarje janë plagosur

162

Page 163:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

me armë zjarri babai i klientit tim Fatmir Meta (Plagosje e rëndë), shtetasi Artiom Xibraku dhe vetë klienti im Denis Meta, nga të cilat do konkludohej se është vetë viktima ai që ka qëlluar i pari në drejtim të këtyre personave, duke përfshirë edhe klientin tim.

- Vendimi i gjykatës është i pasaktë edhe në atë pjesë të arsyetimit ku nuk bëhet argumentimi i provave të kundërta të paraqitura nga vetë organi i akuzës, veprim i cili vjen ndesh edhe me nenin 383, pika “ç” të K.Pr.Penale, pasi ështe tërësisht e provuar që viktima ka qëlluar në drejtim të klientit tim Denis Meta me qëllim që ta vrasë atë, mosardhja e pasojës nuk ka të bëjë me faktorë objektivë (pasi ai ka qëlluar 6 herë në drejtim të tij), pra, ai i ka konsumuar të gjitha mundësit objektive për të realizuar qëllimin kriminal për ardhjen e pasojës, në të kundërt, nëse do të marrim të mirëqënëse se është i pandehuri Denis Meta personi i par që ka qëlluar në drejtim të viktimës dhe e ka vrarë atë, atëhere si ka mundësi që vetë viktima tashmë i vdekur të plagosi 3 persona dhe të qëllojë me 6 plumba në drejtim të tyre me pistoletën që i është bllokuar si provë materiale në vendngjarje.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Majlinda Andrea; prokurorin Kujtim Luli, i cili

kërkoi lënien në fuqi të vendimit; mbrojtësin av.Bujar Kareci, i cili kërkoi prishjen e dy vendimeve dhe pushimin e çështjes për nenin 76 të K.Penal,l ënien në fuqi për nenin 278/2 të K.Penal; pasi e analizoi dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe vendimet nr.513, datë 24.09.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.266, datë

04.03.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, janë marrë në shkelje të dispozitave procedurale penale dhe si të tillë duhet të prishen.

Nga studimi i akteve të çështjes penale në ngarkim të të gjykuarit Denis Meta, ka rezultuar se ky i gjykuar është dërguar për gjykim me kërkesë të organit të prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes”, parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.

Me vendimin nr.266, datë 04.03.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është deklaruar fajtor dhe dënuar i gjykuari Denis Meta për veprën penale të “Vrasjes”, parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.513, datë 24.09.2008, ka lënë në fuqi vendimin e mësipërm.

I gjykuari, nëpërmjet mbrojtësit të tij ka rekursuar vendimet, për shkaqet e lartpërmendura në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Nga studimi i akteve të dosjes gjyqësore, Kolegji Penal ka konstatuar se në përbërje të trupit gjykues në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili ka gjykuar çështjen në ngarkim të të gjykuarit Meta, kanë qënë gjyqtarët Shefkie Demiraj (kryesuese), Fehmi Petku e Ridvan Hado (anëtarë). Por në seancën gjyqësore të datës 22.05.2007, çështja rezulton se është gjykuar me një gjyqtar, vetëm nga kryesuesja, pasqyruar në faqe 120 të dosjes gjyqësore. Për pasojë kjo seancë gjyqësore është absolutisht e pavlefshm, e në bazë të nenit 128, pika “1”, gërma “a” të K.Pr.Penale, pasi nuk janë respektuar rregullat procedurale në lidhje me numrin e gjyqtarëve të domosdoshëm për formimin e Kolegjit në zbatim të nenit 13, pika “3” të K.Pr.Penale. Pavlefshmëria e aktit që pasqyron seancën gjyqësore, në mbështetje të nenit

163

Page 164:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

131/1 të K.Pr.Penale, bën të pavlefshëm të gjithë veprimet e mëpasshme, pra të gjithë gjykimin e zhvilluar në gjykatën e rrethit dhe vendimin e kësaj gjykate.

Kjo shkelje procedurale e mësipërme nuk është konstatuar në gjykimin e çështjes nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjykata e apelit, në mbështetje të nenit 428, pika 1 gërma “ç” të K.Pr.Penale, për mosrespektim të dispozitave që lidhen me kushtet për të qenë gjyqtar, ka qenë e detyruar të prishte vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe ta kthente çështjen për rigjykim. Për këtë mosrespektim të dispozitave procedurale penale, shkelja ligjore, e cila konstatohet nga ky Kolegj, çon Kolegjin Penal në përfundimin se edhe ky vendim duhet të prishet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/ç të Kodit të Proçedurës

Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.513, datë 24.09.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit

nr.266, datë 04.03.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me tjetër trup gjykues.

Tirane, më 15.09.2010

164

Page 165:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.56260-00462-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1221 i Vendimi (810)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 15.09.2010, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.56260-00462-00-2009, qe i perket:

TË GJYKUARVE: KASTRIOT LLUPI VILSON RUSHI SPIRO KOTROÇISINAN RABI  

A K U Z U A R:Per kryerjen e vepres penale

te trafikimit të narkotikëve, në bashkëpunim, të mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 i K.Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.14, date 25.02.2009, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te pandehurit Kastriot Llupi per kryerjen e vepres penale te “Trafikimit te narkotike”, e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 283/a/2 te Kodit Penale dhe, ne baze te kesaj dispozite dhe ne aplikim te nenit 51 te Kodit Penal, denimin e tij me 5 (pese) vjet burgim. Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, uljen e denimit me 1/3 e denimit, duke e denuar te pandehurin Kastriot Llupi perfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (kater) muaj burgim Llogaritja e denimit te filloje qe nga dita e arrestimit ne date 20.02.2008. Vuajtja e denimit te behet ne burg te sigurise se zakonshme, seksioni per te miturit. Deklarimin fajtor te pandehurit Vilson Rushi per vepren penale te “Trafikimit te narkotike”, e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 283/a/2 te Kodit Penal dhe ne baze te kesaj dispozite dhe ne aplikim te nenit 51 te Kodit Penal, denimin e tij me 5 (pese) vjet burgim. Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e denimit me 1/3 e denimit duke e denuar perfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (kater) muaj burgim. Ne baze te nenit 59 te K.Penal urdherohet pezullimi i denimit te pavuajtur nga i pandehuri Vilson Selaudin Llupi, per nje afat prej 4 (kater) vjet.

165

Page 166:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Deklarimin fajtor te pandehurit Spiro Kotroci per kryerjen e vepres penale te “Trafikimit te narkotike”, ne bashkepunim, parashikuar nga neni 283/a/2 te Kodit Penale dhe ne baze te kesaj dispozite dhe ne aplikim te nenit 51 te Kodit Penal, denimin e tij me 5 (pese) vjet burgim. Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e denimit me 1/3 e denimit duke e denuar te pandehurin Kastriot Llupi perfundimisht me 3(tre) vjet e 4 (kater) muaj burgim Llogaritja e denimit te filloje qe nga dita e arrestimit ne date 19.02.2008. Vuajtja e denimit te behet ne burg te sigurise se zakonshme, seksioni per te miturit. · Deklarimin fajtor te pandehurit Sinan Rabi per kryerjen e vepres penale te “Trafikimit te narkotike”, ne bashkepunim, parashikuar nga neni 283/a/2 dhe i Kodit Penale dhe deimin e tij me 11 (njembedhjete) vjet burgim. Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, uljen e denimit me 1/3 e denimit duke e denuar perfundimisht me 7 (shtate) vjet e 4 (kater) muaj. Llogaritja e denimit te filloje qe nga dita e arrestimit ne date 03.04.2008. Vuajtja e denimit te behet ne burg te sigurise se zakonshme.

Gjykata e Apelit per Krimet e Renda Tirane, me vendimin nr.26, date 07.05.2009, ka vendosur:

Ndreqjen e gjeneraliteteve te te pandehurve ne dispozitivin e vendimit nr.14, date 25.02.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane, ne piken 2, paragrafi i trete, nga Vilson Selaudin Llupi ne Vilson Selaudin Rushi dhe nga Kastriot Llupi ne piken 3, paragrafi i dyte te vendimit Spiro Kotroci.Lenien ne fuqi te vendimit nr.14, date 25.02.2009, te gjykates se shkalles se pare per krime te renda Tirane per te pandehurin Kstriot Llupi, Vilson Rushi dhe Spiro Kotroci.Lenien ne fuqi te vendimit te sipercituar ne lidhje me kualifikimin ligjor dhe fajesine e te pandehurit Sinan Rabi per kryerjen e vepres penale te trafikimit te narkotikeve, te kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 283/a/2 te Kodit Penal.Ndryshimin e ketij vendimi ne lidhje me masen e denimit, duke e denuar te pandehurin Sinan Rabi me 10 vjet burgim. Ne aplikim te nenit 406, pika 1 te K.Pr.Penale, e denon perfundimisht te pandehurin Sinan Rabi me 6 vjet muaj burgim.Lenien ne fuqi te vendimit ne pjeset e tjera te tij.

Kunder vendimit te mesiperm te gjykates se apelit, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, i pandehuri Sinan Rabi, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimet e dhena nga gjykatat nuk jane te mbeshtetura ne analize te hollesishme dhe te gjithanshme te provave qe ka paraqitur akuza ne gjyq, keshtu konsiderohen te paligjshme.

- Vendimet mbajne njeanshmeri ne arsyetim, madje te krijohet bindja se te dy gjykatat jane bere pale ne gjykim me prokurorine.

- I pandehuri Sinan Rabi, se bashku me te pandehurit e tjere, duhet te akuzoheshin per vepren penale per prodhim dhe shitje te narkotikeve, te parashikuara nga nenet 283 e 22 te Kodit Penal ne formen e mbajtjes dhe transportimit te lendeve narkotike, ne bashkepunim me njeri tjetrin, te mbetur ne fazen e tentatives dhe jo ate te trafikimit.

- Te gjitha aktet hedhin ne drite per nje kualifikim ligjor te vepres ne reference te nenit 283 te K.Penal, aktet e formuluara nga prokuroria te çojne ne ate kualifikim.

166

Page 167:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Duhet mbajtur parasysh nga gjykatat se dy çantat me bime narkotike jane kapur nga policia ne befasi, jo ne kufirin Shqiperi Greqi, por ne territorin e fshatit Bularat te Gjirokastres, duke e mbajtur dhe trasportuar ate.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Majlinda Andrea; prokurorin Hysen Keta, i cili

kërkoi lënien në fuqi të vendimit; mbrojtesin av.Andi Duraj, i cili kërkoi prishjen e dy vendimeve duke ndryshuar cilësimin ligjor; pasi e analizoi dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NNë ngarkim të të gjykuarve, banues në qytetin e Gjirokastrës, është regjistruar

procedimi penal nr.22, datë 20.02.2008 nga Prokuroria për Krimet e Rënda, për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve” të mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a, 2 e 22 i K.Penal.

Nga shqyrtimi i çështjes me procedurën e gjykimit të shkurtuar, zhvilluar mbi kërkesën e të gjykuarve, pra shqyrtimi i akteve të dosjes penale, e cila në kushtet e gjykimit të shkurtuar është administruar në tërësi duke u bërë pjesë e fashikullit të gjykimit, rezulton se të dy gjykatat kanë pranuar kryerjen e veprës penale prej të gjykuarve si më poshtë :

Më datë 20 shkurt 2008, në fshatin Bularat, Gjirokastër, nga policia gjyqësore është kapur një sasi lënde narkotike, e llojit canabis sativa, e vendosur në dy çanta të ndara 13 pako në njërën çantë dhe 12 pako në çantën tjetër me peshë pothuajse 26.2 kg. Kjo lendë u është gjetur të pandehurve Spiro Kotroci, Kastriot Llupi dhe Vilson Rushi, të cilët e kanë marrë në vendin e fshehur nga i pandehuri tjetër Sinan Rabi në një tunel në afërsi të fshatit, Bularat. Të pandehurit kishin për qëllim që lëndën narkotike ta dërgonin për në shtetin Grek.

Pas gjykimit të çështjes, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, ka gjetur fajtorë dhe dënuar të gjykuarit për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim.

Mbi ankimin e të gjykuarve, Gjykata e Apelit Për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr.26, datë 07.05.2009, ka vendosur:

Ndreqjen e gjeneraliteteve të të pandehurve në dispozitivin e vendimit nr.14, datë 25.02.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në pikën 2, paragrafi i tretë nga Vilson Selaudin Llupi ne Vilson Selaudin Rushi dhe nga Kastriot Llupi në pikën 3, paragrafi i dytë të vendimit Spiro Kotroci.

Lënien në fuqi të vendimit nr.14, datë 25.02.2009 të Gjykatës Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për të pandehurin Kastriot Llupi, Vilson Rushi dhe Spiro Kotroci.

Lënien në fuqi të vendimit të sipërcituar në lidhje me kualifikimin ligjor dhe fajësine e të pandehurit Sinan Rabi për kryerjen e veprës penale të trafikimit të narkotikëve, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Ndryshimin e këtij vendimi në lidhje me masën e dënimit, duke e dënuar të pandehurin Sinan Rabi me 10 vjet burgim. Në aplikim të nenit 406, pika 1 të K.Pr.Penale, dënon përfundimisht të pandehurin Sinan Rabi me 6 vjet muaj burgim.

Lënien në fuqi të vendimit në pjesët e tjera te tij.Kundër vëndimeve ka ushtruar rekurs i gjykuari Sinan Rabi, duke parashtruar si

shkaqe për kundërshtimin e tyre ato të pasqyruara në pjesën hyrëse të vendimit.Si shkak kryesor për kundërshtimin e vendimit, mbrojtja e të gjykuarit Rabi, ka

paraqitur dënimin padrejtësisht të të gjykuarit, duke e cilësuar si të kryer plotësisht veprën penale dhe jo ashtu siç ka kërkuar në kërkesën për gjykim organi i akuzës, që vepra të cilësohej si e mbetur në tentativë.

167

Page 168:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Kolegji Penal, pasi ka dëgjuar palët, ka shqyrtuar materialet e çështjes, vlerëson:Se ashtu siç kanë pranuar gjykatat e faktit në vendimet e tyre, lënda narkotike e

sekuestruar, prej 26,2 kg e llojit cannabis sativa, ishte destinuar për ta dërguar për në shtetin Grek.

Me të drejtë, gjykatat, pasi kanë analizuar në mënyrë të plotë provat e fashikullit të gjykimit, kanë arritur në konluzionin se të gjykuarit janë fajtorë për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale të trafikimit të narkotikëve.

Provat e analizuara dhe të vlerësuara nga gjykatat siç janë; procesverbal i kqyrjes dhe marrjes së provës materiale i datës 20.02.2008, i shoqëruar me tabelën fotografike, procesverbali i peshimit të lëndës narkotike datë 20.02.2008, nga ku ka rezultuar se pesha e lëndës së sekuestruar është në total 26,2 kg, akt ekspertimi kimik nr.1205, datë 22.02.2008, në të cilin është konkluduar se lënda e sekuestruar është lëndë narkotike e tipit cannabis sativa, akt ekspertimi daktiloskopik nr.1748, datë 19.03.2008, në të cilin konkludohet se dy nga gjurmët e fiksuara në vendin e ngjarjes, mbi pakon nr.8, ato të shënuara me “A” dhe “C”, i përkasin respektivisht pëllëmbës së dorës së djathtë të të gjykuarit Sinan Rabi dhe gishtit të madh të dorës së majtë të Sinan Rabit, deklarimet e bashkëtëpandehurve Kastriot Llupi, Vilson Rrushi e Spiro Kotroci, të cilat provojnë faktin se i gjykuari Rabi ishte bashkëpunëtor në kryerjen e veprës penale.

Në ndryshim nga konkluzioni i nxjerrë nga gjykatat e faktit, e cila e ka konsideruar veprën penale të kryer plotësisht, Kolegji Penal, pasi ka shqyrtuar edhe pretendimin e të gjykuarit, konstaton se realizimi i qëllimit kriminal i të gjykuarve për kalimin përtej kufirit të lëndës narkotike nuk është realizuar.

Pra, vepra, e cila do të kryhej në formën e eksportimit, si një nga format e kryerjes së veprës penale të parashikuar nga neni 283/a të K.Penal, ka mbetur në fazën e tentativës.

Lënda narkotike u është kapur Kastriot Llupit, Vilson Rrushit e Spiro Kotrocit, pasi e kishin marrë në vendin ku e kishte fshehur më parë i gjykuari Sinan, nga ana e policisë gjyqësore brenda territorit të shtetit shqiptar dhe ashtu siç kanë pranuar bashkëtëpandehurit me të gjykuarin Sinan, ajo ka qenë e destinuar për t’u kaluar në shtetin Grek. Kështu, me kapjen e lëndës narkotike nuk është realizuar qëllimi i të gjykuarve, nxjerrja jashtë kufijve shtetërorë.

I gjykuari Sinan Rabi së bashku me të gjykuarit e tjerë edhe pse kanë kryer veprime të drejtpërdrejta për eksportimin e lëndës narkotike, veprime që lidhen me sigurimin e lëndës, me paketimin dhe fshehjen e saj, nuk ka arritur qëllimin, për shkak të ndërprerjes së veprimtarisë nga organet e policisë në P.K.K. Kakavijë.

Nga gjykimi ka rezultuar e provuar se lënda narkotike është synuar të transferohet nga një shtet, ai Shqiptar, në një tjetër, në atë Grek. Në kuptim të dispozitës së nenit 283/a, vepra penale quhet e kryer kur ka ardhur pasoja kriminale, që është kalimi i lëndës narkotike nga një shtet në tjetrin, qoftë edhe destinuar për t’u tranzituar.

Të gjykuarit, për shkak të kapjes nga ana e policisë kufitare, i cili ka qenë dhe shkaku determinant që veprimet e të gjykuarve nuk kanë sjellë pasojën e dëshiruar prej tyre, atë të trafikimit (në formën e eksportimit) të lëndës narkotike jashtë shtetit shqiptar, nuk kanë mundur t’i kalojnë pakot me lëndën narkotike përtej territorit shqiptar.

Sipas nenit 22 të K.Penal: “Vepra penale quhet e mbetur në tentativë kur, megjithëse personi ndërmerr veprime të drejtpërdrejta për ta kryer atë, vepra ndërpritet e nuk përfundohet për rrethana të pavarura nga vullneti i tij”.

Doktrina e të drejtës sonë penale e ka pranuar nocionin e tentativës së plotë, me të cilën ajo kupton: “… subjekti ka kryer të gjitha ato veprime që, sipas mendimit të tij, ishin të domosdoshme për realizimin e figurës së veprës penale, kur këto ishin drejtuar drejpërsëdrejti në realizimin e kësaj figure krimi dhe kur rezultati i dëshiruar nuk ka ardhur për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij” (E drejta Penale e R.P.S.SH. Pjesa e Përgj., Viti 1982).

168

Page 169:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Tentativa e plotë ka rëndësi për të përcaktuar shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të veprës dhe masën e dënimit.

Veprat penale të parashikuara nga neni 283/a të K.Penal, këtu kuptojmë kryerjen në të gjitha format të parashikuara në këtë dispozitë, që nga importimi, eksportimi (rasti konkret në gjykim), tranzitimi (kuptimin e të cilit e jep ligji nr.7975 datë 26.07.1995 “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, si dhe Konventa e OKB-së (në nenin 1) e vitit 1961, ndryshuar nga Protokolli i vitit 1972 kundër trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike, ku Republika e Shqipërisë ka aderuar me ligjin nr.8722, datë 26.12.2000), dhe tregtimi (sigurisht me qëllimin për ta trafikuar, sepse ndryshe do të ishim përpara njërës prej formave të dispozitës së nenit 283 të K.Penal), përfshin importimin, eksportimin në një shtet tjetër, kuptuar si veprimtari vijuese, e pandërprerë. Është pikërisht destinacioni, pra, kalimi i kufirit të shtetit të destinacionit, që e bën të konsumuar këtë veprër penale, në rast të kundërt, përderisa të mos jetë kaluar kufiri i shtetit të destinacionit, subjekti nuk mund të përgjigjet për konsumim të plotë të veprës, duke mbajtur parasysh shkaqet për të cilat nuk u arrit qëllimi për kalimin e kufirit.

Përsa u arsyetua më lart, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se, në rastin konkret, vepra penale duhet të cilësohet si e mbetur në tentativë.

Kolegji Penal, duke mbajtur parasysh llojin e lëndës narkotike, faktin se vepra penale ka mbetur në fazën e tentativës, në mbështetje të përcaktimeve të nenit 23 e 47 të K.Penal, në lidhje me masën e dënimit të rekursuesit Sinan Rabi, çmon të ulë dënimin e dhënë për këtë të dënuar nga gjykata e apelit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/b të Kodit të Proçedurës Penale,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.26, datë 07.05.2009 të Gjykatës së Apelit për Krimet e

Rënda Tiranë në lidhje me të gjykuarin Sinan Rabi.Deklarimin fajtor të të gjykuarit Sinan Rabi për kryerjen e veprës penale të

“Trafikimit të narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim, të mbetur në tentativë dhe në bazë të nenit 283/a, 2 e 22 të K.Penal e dënon me 7 vjet e 6 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, përfundimisht i gjykuari Sinan Rabi dënohet me 5 vjet burgim.

Tiranë, më 15.09.2010

169

Page 170:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.52804-00611-00-2008 i Regj.ThemelNr.00-2010-1577 i Vendimit (811)

VENDIMNЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnëtarFatos Lulo AnëtarMajlinda Andrea AnëtareAndi Çeliku Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 15.09.2010 mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

TЁ GJYKUARVE: ELSON KOKOMECI, DEMIR GURI, LUAN SHAHU

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprës penale të

“Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.Baza Ligjore: Neni 114/a/1/6 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë Gramsh, me vendimin nr.2, datë 15.01.2007, ka vendosur:Deklarimin fajtor të të pandehurit Elson Kokomeci për kryerjen në bashkëpunim me të pandehurit Demir Guri dhe Luan Shahu të veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a pika 1 dhe 6 të K.Penal dhe, në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim në burg të sigurisë së zakonshme e që llogaritet nga dita e arrestimit 28.02.2006. Në aplikim të nenit 34 të K.Penal, dënohet dhe me 100.000 (njëqind mijë) lekë gjobë.Deklarimin fajtor të të pandehurit Demir Guri për kryerjen në bashkëpunim me të pandehurit Elson Kokomeci dhe Luan Shahu të veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a, pika 1 dhe 6 të K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim në burg të sigurisë së zakonshme e që llogaritet nga dita e arrestimit 06.04.2006. Në aplikim të nenit 34 të K.Penal, dënohet dhe me 200.000 (dyqind mijë) lekë gjobë.Deklarimin fajtor të të pandehurit Luan Shahu për kryerjen në bashkëpunim me të pandehurit Elson Kokomeci dhe Demir Guri të veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a, pika 1 dhe 6 të K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim në burg të sigurisë së zakonshme e që llogaritet nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi.

170

Page 171:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Në aplikim të nenit 34 të K.Penal, dënohet dhe me 200.000 (dyqind mijë) lekë gjobë.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.101, date 26.03.2008, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.2, datë 15.01.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Gramsh në lidhje me të pandehurit Elson Kokomeci e Demir Guri.

Kundër vendimit nr.101, datë 26.03.2008 të Gjykatës së Apelit Durrës, në mbështetje të nenit 432 të K.Pr.Penale, brënda afatit ligjor, ka paraqitur rekurs i gjykuari Elson Kokomeci, mbrojtësi i tij, duke kërkuar prishjen e vendimeve, për këto shkaqe:

- Vendimet gjyqësore janë rrjedhojë e një vlerësimi të gabuar të provave të administruara në gjykim dhe cektie në gjykimin e çështjes.

- Në dosjen gjyqësore flitet për një shtetas me emrin Vullnet nga Berati dhe një shtetas me emrin Aleks, të cilët nuk u identifikuan.

- Megjithëse u kërkua pyetja e tyre si dëshmitarë, gjykata nuk bëri të mundur paraqitjen e tyre duke rrëzuar kërkesën tonë.

- Që në momentin e arrestimit kam kërkuar sigurimin e provës, dëshmisë së B. Karaj. Kjo kërkesë nuk u mor parasysh dhe B. Karaj u mbajt në institucione të posaçme, nën mbikqyrjen e policisë, duke u instruktuar të bëjë dëshmi para gjykatës në favor të akuzës.

- Gjykatat kanë deklaruar fajtor E. Kokomecin, për kryerjen e veprës penale në bashkëpunim, pa identifikuar se cili ka qenë roli i këtij subjekti në kryerjen e veprës.

- Nuk provohet që e dëmtuara të jetë shtrënguar prej meje për të ushtruar prostitucion. Blerina më ka kërkuar ndihmë për t’u lidhur me të gjykuarin Demir dhe unë kam qënë thjesht një ndërmjetës, pa patur dijeni në lidhje me ngjarjet e mëvonëshme.

- Gjykatat nuk i kanë kushtuar asnjë rëndësi personalitetit të të dëmtuarës Blerina. Gjykatat në arsyetimin e vendimit përmendin nivelin e ulët të intelektit, mëndjelehtësinë e saj, por ky arsyetim i gjykatës nuk gjen zbatim në dispozitiv të vendimit, pasi aplikohen masa të ashpra dënimi.

Kundër vendimit nr.101, date 26.03.2008 të Gjykatës së Apelit Durrës, në mbështetje të nenit 432 të K.Pr.P., ka paraqitur rekurs i gjykuari Demir Guri, mbrojtësi i tij, duke kërkuar prishjen e vendimeve dhe pushimin e akuzës, për këto shkaqe:

- E vetmja provë ku bazohet fajësia e të pandehurve është dëshmia e dëshmitares B. Karaj, marrë më datë 23.02.2006. Gjykata padrejtësisht, dhe në kundërshtim me nenet 151, 152/1 dhe 380 të K.Pr.Penale, nuk analizon dhe çmon asnjë provë përveç deklarimeve të dëshmitares, ku ajo ka kontradikta themelore në kallëzim me deklarimet e bëra gjatë hetimeve paraprake dhe dëshminë e dhënë para gjykatës.

- Asnjë provë nuk ka vlerë të paracaktuar. Gjykatat injorojnë provat e paraqitura nga ana e jonë, lidhur me rrethanat e largimit disa herë nga shtëpia e dëshmitares në mënyrë të fshehtë dhe kërkimin e saj nga policia.

- Gjykatat në mënyrë të njëanshme kanë injoruar duke mos i bërë një analizë fakteve kriminale të paraqitura në kallëzim, si për rrethanat e largimit të saj nga banesa, ekspertimin mjeko-ligjor të saj, djegien me cigare që i është bërë, apo injektimin në trup të lëndëve narkotike.

- Gjykatat padrejtësisht nuk i bëjnë asnjë analizë faktorëve objektive dhe subjektive të kallëzimit të dëshmitares Blerina, në lidhje me faktin se kush janë personat apo rrethanat që e kanë penguar atë për të bërë kallëzim në organet kompetente pas largimit prej të pandehurve, në një kohë që ajo është shoqëruar edhe me punonjës policie dhe ka lëvizur për shumë kohë në mënyrë të lirshme në qytetin e Tiranës.

171

Page 172:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Injorohen provat e paraqitura nga ana jonë, si pyetja e pronarit të hotelit Gëzim Azizolli, ku dëshmitarja pretendon se është përdhunuar. Padrejtësisht injorohen provat shkresore të marra nga Komisariati i Policisë Gramsh, për rrethanat e largimit të fshehtë disa herë nga shtëpia e kësaj dëshmitareje. Padrejtësisht nuk janë pyetur pjestarët e familjes së saj, në veçanti nëna, vëllai dhe xhaxhai i saj për rrethanat e largimit me të pandehurit, etj. Gjykata ka shkelur dispozitën e nenit 383/c të K.Pr.Penale.

- Gjykatat duhet të konstatonin se faktet e pretenduara nga prokuroria duhet te ngrinin dyshimin për kryerjen e veprës së parashikuar nga neni 101/2 e 283/2 i K.Penal dhe se këto akuza nuk ekzistojnë.

- Gjykatat nuk bëjnë një analizë dhe harmonizim ligjor të veprimeve objektive të kryera dhe pasojës së ardhur. Cili ka qenë qëllimi kriminal, ku janë të ardhurat financiare të realizuara nga aktiviteti kriminal?

- Nisur nga deklarimet tërësisht kontradiktore, inkoherente të dëshmitares Blerina, të çojnë jo vetëm në dyshimin, por madje të krijojnë bindjen e gjëndjes psiqike dhe zhvillimit të metë mendor të kësaj dëshmitareje.

KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; prokurorin Bujar Sheshi, që kërkoi

lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës; av. Zamir Shtylla, që kërkoi prishjen e dy vendimeve të gjykatave dhe deklarimin e pafajshëm të klientit të tij, ose kthimin e akteve për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë Gramsh; si dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ё R E NRezulton se më datë 23.02.2006, nga organi i proçedimit është administruar kallëzimi

i shtetases Blerina Karaj, e vitlindjes 1988, lindur dhe banuese në fshatin Gurrëz. Nga përmbajtja e këtij kallëzimi rezulton se kjo shtetase është larguar nga shtëpia e

saj rreth fillimit të muajit dhjetor 2005. Sipas pohimeve të saj, në martesën e motrës së të gjykuarit Elson, shtetësja Blerina ka njohur një djalë me emrin “Vullnet”, me të cilin ishte pëlqyer.

Sipas kësaj shtetaseje, i gjykuari Elson i ka thënë që Vullneti dëshironte të martohej me të dhe ajo është shprehur dakord me këtë propozim.

Kallëzuesja ka pretenduar se pas disa ditësh, i gjykuari Elson i ka thënë të bëhej gati se kishte ardhur Vullneti për ta marrë. Kallëzuesja nuk ka njoftuar asnjë prej familjarëve të saj. Kur ka shkuar në vëndin që pritej të takonte Vullnetin, kallëzuesja ka parë të gjykuarin Demir dhe dy shtetas të tjerë, të gjykuarin Luan dhe një person tjetër me emrin “Aleks”.

Sipas kallëzueses, Elsoni ka marrë nga i gjykuari Luan një sasi parash dhe më pas është ndarë, duke u kthyer në fshat. E dëmtuara ka patur njohje të mëparshme me të gjykuarin Demir, pasi ky i fundit kishte shtëpinë e gjyshërve të tij në të njëjtin fshat me shtetasen Blerina. Sipas saj, këta tre shtetas i kanë thënë se do të shkonin tek Vullneti. Ata kanë ecur gjithë natën në këmbë. Gjatë kësaj kohe, kallëzuesja ka pretenduar se i gjykuari Luan ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë. Natën e kanë kaluar në një kasolle, ndërsa të nesërmen Luani së bashku me një shokun e tij me makinë i kanë marrë dhe kanë shkuar në një hotel, ku sërish i gjykuari Luan ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Pas qëndrimit në hotel, ata janë larguar për të qëndruar për rreth një jave në shtëpinë e një shoku të të gjykuarit Luan në qytetin e Kuçovës, ku e dëmtuara pretendon se ka kryer marrëdhënie sekuale jashtë dëshirës së saj me shtetas të ndryshëm, që siguroheshin nga të gjykuarit Luan dhe Demir, të cilët përfitonin edhe të ardhurat nga ky aktivitet. Kallëzuesja ka pretenduar se

172

Page 173:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

me të, jashtë dëshire, ka kryer marrëdhënie seksuale dhe i gjykuari Demir. Kallëzuesja pretendon se është kthyer në Gramsh për të marrë një çertifikatë lindje të sajën, për shkak se i gjykuari Luan dëshironte t’i bënte pasaportë dhe t’a dërgonte jashtë vëndit.

E dëmtuara Blerina Karaj ka pretenduar se në disa raste të përsëritura i është dhënë lëndë narkotike dhe se i gjykuari Luan i ka fikur cigaren në trup të dëmtuarës, por pa i lënë shenjë.

Pas kthimit në Kuçovë, e dëmtuara është lënë e lirë dhe është larguar në drejtim të Tiranës, ku ka qëndruar nëpër banesa të ndryshme, për mëse dy muaj, derisa është gjetur nga policia.

Nga deklarimet e të dëmtuarës dhe të gjykuarve rezulton se e dëmtuara ka kryer një telefonatë me xhaxhain e saj, ku i ka thënë se largohej në Korçë me të dashurin e saj. Këtë fakt pretendohet ta ketë pohuar dhe nëna e saj, kur ka shkuar të kërkojë vajzën ditën e largimit në banesën e të gjykuarit Elson.

Gjatë ballafaqimit me të gjykuarit Elson dhe Demir, e dëmtuara ka pranuar se i gjykuari Demir i kish shkuar në familje, kish pirë kafe dhe ishte njohur dhe me vëllanë e saj, fakte këto, mbi të cilat e dëmtuara ka mbajtur qëndrime të ndryshme. Sipas deklarimeve të të dëmtuarës, në procesverbalin e ballafaqimit datë 20.07.2006 ajo ka ndryshuar thëniet e saj, duke pohuar se ditën e largimit i gjykuari Elson i ka thënë se po e priste Demiri dhe jo Vullneti. Ndërkohë e pyetur në seancë gjyqësore, e dëmtuara ka përsëritur dinamikën e ngjarjeve si në kallëzim, duke pretenduar se të gjykuarin Demir e njihte vetëm si emër dhe fytyrë, por nuk kishte patur njohje të mëparshme me të.

I gjykuari Elson pranon se ka marrë para nga i gjykuari Demir, por këto para i ka pranuar në cilësinë e shkesit në lidhjen e tij me të dëmtuarën. Ndërkohë i gjykuari Demir ka pretenduar se të dëmtuarën e ka marrë me dëshirën e saj dhe ka qëndruar me të rreth një javë në Kuçovë, ku ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e të dëmtuarës.

Gjatë hetimeve paraprake dhe në gjykim, nuk rezulton të jetë pyetur asnjë person tjetër në lidhje me vërtetësinë e deklarimeve të të dëmtuarës, as xhaxhai me të cilin pretendohet të ketë komunikuar në telefon, as nëna e saj në lidhje me njohjen e mëparshme me shtetasin Demir dhe as ndonjë nga personat e identifikuar prej saj si të njohur gjatë periudhës së qëndrimit në Kuçovë dhe Tiranë.

Gjykimi dhe hetimi i të gjykuarit Luan është zhvilluar në mungesë të tij.

Gjykata e Shkallës së Parë Gramsh, me vendimin nr.2, datë 15.01.2007 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Elson Kokomeci për kryerjen në bashkëpunim me të pandehurit Demir Guri dhe Luan Shahu të veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a, pika 1 dhe 6 të K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim në burg të sigurisë së zakonshme e që llogaritet nga dita e arrestimit 28.02.2006. Në aplikim të nenit 34 të K.Penal, dënohet dhe me 100.000 (njëqind mijë) lekë gjobë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Demir Guri për kryerjen në bashkëpunim me të pandehurit Elson Kokomeci dhe Luan Shahu të veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a, pika 1 dhe 6 të K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim në burg të sigurisë së zakonshme e që llogaritet nga dita e arrestimit 06.04.2006.

Në aplikim të nenit 34 të K.Penal, dënohet dhe me 200.000 (dyqind mijë) lekë gjobë.Deklarimin fajtor të të pandehurit Luan Shahu për kryerjen në bashkëpunim me të

pandehurit Elson Kokomeci dhe Demir Guri të veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a, pika 1 dhe 6 të K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim në burg të sigurisë së zakonshme e që llogaritet nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi.

173

Page 174:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Në aplikim të nenit 34 të K.Penal, dënohet dhe me 200.000 (dyqind mijë) lekë gjobë.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.101, datë 26.03.2008, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.2, datë 15.01.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë

Gramsh në lidhje me të pandehurit Elson Kokomeci e Demir Guri.Kundër vendimit nr.101, datë 26.03.2008 të Gjykatës së Apelit Durrës, në mbështetje të

nenit 432 të K.Pr.Penale, kanë paraqitur rekurs të gjykuarit Demir Guri dhe Elison Kokomeci, duke kërkuar prishjen e vendimeve dhe pushimin e akuzës për shkaqet e përshkruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Në lidhje me kërkesën paraprake të bërë nga organi i prokurorisë për mospranimin e rekurseve si të paraqitura në shkelje të kritereve të nenit 435 të K.Pr.Penale, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se rekursi i të gjykuarit Elson Kokomeci, në formë dhe përmbajtje nuk është në përputhje me dispozitën e mësipërme ligjore (është paraqitur në formën e një kërkese për zënie afati, pa parashtrimin e shkaqeve të paligjshmërisë së vendimit), ndërsa, përsa i përket afatit të paraqitjes së rekursit të të gjykuarit Demir Guri, konstatojmë se nga shënimet e sekretarisë në rekursin e paraqitur nga ky i gjykuar, rezulton që është depozituar në sekretari me postë në datë 29.04.2008, por është dorëzuar në Postën e Tiranës nga mbrojtësi i tij me 25.04.2008, që është dita e fundit për paraqitjen e rekursit, pra brënda afatit ligjor të parashikuar në nenin 435/1 të Kodit të Procedurës Penale, rrethanë kjo që u konstatua dhe pranua edhe nga përfaqësuesi i Prokurorisë në seancë gjyqësore. Në të tilla rrethana, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vlerësoi të shqyrtojë çështjen vetëm mbi bazën e rekursit të të gjykuarit Demir Guri.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimet gjyqësore janë rrjedhojë e zbatimit të gabuar të dispozitave procedurale penale e sidomos të neneve 151/2, 152, 356, 357 e 383/ç të Kodit të Procedurës Penale.

Në lidhje me pretendimet e ngritura në rekurs, rezulton se vendimin e tyre gjykatat e faktit e bazuan vetëm në dëshminë në seancë gjyqësore të të dëmtuarës Blerina. Konstatojmë se në thëniet e saj në kallëzim, gjatë deklarimeve në hetimet paraprake, në ballafaqime dhe në seancë gjyqësore ka versione të ndryshme të ngjarjes së pretenduar dhe kontradikta, si dhe thënie që nuk bazohen në prova të tjera direkte, indirekte, ose qoftë dhe indicie.

Në këto rrethana, vlerësojmë se kallëzimit dhe deklarimeve të tjera të kallëzueses, në kundërshtim me nenin 152/1 të K.Pr.Penale, i është dhënë vlerë e paracaktuar, pa u analizuar ai në raport me të dhënat dhe provat e tjera në gjykim.

Gjykatat nuk kanë bërë asnjë analizë e verifikim rreth fakteve kriminale të paraqitura në kallëzim, si për rrethanat e largimit të saj nga banesa, ekspertimin mjeko-ligjor të saj, djegien me cigare që i është bërë apo injektimin në trup të lëndëve narkotike, si dhe nuk i kanë kushtuar asnjë rëndësi personalitetit të të dëmtuarës Blerina dhe raportit të tij me vërtetësinë e deklarimeve të saj

Në dosjen gjyqësore përmenden një shtetas me emrin Vullnet nga Berati dhe një shtetas me emrin Aleks, për identifikimin e të cilëve nuk është bërë asnjë përpjekje.

Ёshtë e vërtetë, nga sa pretendohet në rekurs, se pavarësisht se e dëmtuara i cilëson si persona që në momente të ndryshme të ngjarjes kanë qenë në dijeni të veprimeve të saj, gjykata ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes dhe nuk ka urdhëruar thirrjen dhe pyetjen e xhaxhait të të dëmtuarës, vëllait të saj Fuat, apo nënës. Nga ana tjetër konstatohet se në vendim nuk jepen arsyet përse konsiderohen të papranueshme provat e kërkuara nga të gjykuarit, si pyetja e pronarit të hotelit Gëzim Azizolli, ku dëshmitarja pretendon se është përdhunuar, si dhe provat shkresore të marra nga Komisariati i Policisë Gramsh, për rrethanat e largimit të fshehtë disa herë nga shtëpia e kësaj dëshmitareje.

174

Page 175:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Po ashtu nuk është verifikuar vërtetësia e thënieve në lidhje me djegien me cigare, që i gjykuari Luan pretendohet t’i ketë bërë të dëmtuarës. Nuk rezulton të jetë bërë akt ekspertimi mjeko-ligjor në lidhje me faktin nëse një djegie e tillë a do të mund të mos linte gjurmë në lëkurë në harkun kohor dy mujor, nga ngjarja deri në momentin e kallëzimit.

Për të gjitha sa sipër, në kushtet kur të gjykuarit janë të akuzuar për kryerjen e veprës në bashkëpunim, pavarësisht se çështja u gjykua vetëm mbi rekursin e të gjykuarit Demir, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës duhet të prishet për të tre të gjykuarit, konform neneve 434, 441/ç, 443, 447/4 të K.Pr.Penale dhe aktet të dërgohen për rishqyrtim në atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

Në rigjykimin e çështjes, për të arritur në një konkluzion të drejtë e të vërtetë për ngjarjen, gjykata duhet të verifikojë, analizojë dhe arsyetojë mbi çdo kontradiktë dhe mospërputhje në deklarimet e të dëmtuarës Blerina Karaj, duke e çmuar këtë provë në përputhje me nenin 152 të K.Pr.Penale; të informohet nëpërmjet një eksperti mjeko-ligjor në lidhje me kohëzgjatjen e një plage të shkaktuar me djegie nga cigarja, të arsyetojë mbi provat e kundërta në bazë të nenit 383 të K.Pr.Penale, të pranojë kërkesat e mbrojtjes në lidhje me provat të bëra konform nenit 151/2 dhe 427/1/2 të K.Pr.Penale.

PЁR KЁTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/ç të K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.101, datë 26.03.2008 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe

dërgimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 15.09.2010

175

Page 176:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.52104-00661-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1362 Vendimit (812)

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnëtarFatos Lulo AnëtarMajlinda Andrea AnëtareAndi Çeliku Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 15.09.2010 dhe 17.09.2010, mori në shqyrtim çështjen penale, që i përket:

KËRKUESIT: FLORIAN MEÇE

OBJEKTI:Rishikimin e vendimit penal nr.212, datë 31.10.2001

të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.Baza Ligjore: Nenet 407/3, 450/3 te K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.212, datë 31.10.2001, ka vendosur:Të deklarojë fajtor të pandehurit Ergys Gjioveshi dhe Florian Meçe për kryerjen e veprave penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe vrasjes me paramendim, në bashkëpunim dhe i dënon:Të pandehurin Ergys Gjioveshi:Në bazë të neneve 278/2 dhe 51 të K.Penal me 1 vit burgim.Në bazë të neneve 78/2, 50/gj dhe 51 të K.Penal me 12 vjet burgim.Në bazë të nenit 55 të K.Penal e dënon me 12 vjet burgim.Të pandehurin Florian Meçe:Në bazë të nenit 278/2 të K.Penal me 1 vit burgim.Në bazë të neneve 78/2 dhe 50/gj të K.Penal me 2 vjet burgim.Në bazë të nenit 55 të K.Penal e dënon me 22 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.305, datë 20.12.2001, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.212, datë 31.10.2001 të Gjykatës së Rrethit Vlorë.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.266, datë 23.10.2002, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.305, datë 20.12.2001 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Kundër vendimeve të mësipërme ka paraqitur kërkesë për rishikim, në bazë të nenit 450 të K.Pr.Penale, kërkuesi Florian Meçe, duke parashtruar këto shkaqe:

176

Page 177:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Vendimi është rrjedhojë e një hetimi jo të plotë. Për shkaqe që nuk varen nga vullneti i kërkuesit, por as të gjykatës që ka shqyrtuar themelin e çështjes, nuk janë marrë të gjitha provat, të cilat do të përjashtonin çdo dyshim në ngarkim të kërkuesit.

- Gjykata nuk ka përdorur deklarimet e të pandehurit, si dhe të disa dëshmitarëve okularë të pranishëm në ngjarje, të cilët mund dhe duhet të thirren nga gjykata. E vetmja rrugë për të marrë këto prova të reja është rifillimi i gjykimit.

- Gjykata e Lartë Kombëtare Spanjolle ka ekstraduar të gjykuarin Florian Meçe me kushtin e vetëm të përsëritjes së proçesit gjyqësor, garanci që është dhënë nga autoritetet shqiptare, pikërisht në zbatim të neneve 450 e 453 të K.Pr.Penal.

- Gjykimi në mungesë i të pandehurit i ka kufizuar atij mundësinë për t‘u mbrojtur dhe për të qenë subjekt i barabarte në një proçes ligjor.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.14, datë 03.10.2008, ka vendosur:Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Florian Mece për rishikim e vendimit nr.212, datë 31.10.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.21, datë 29.04.2010, ka vendosur:Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërise vendimin nr.14, datë 03.10.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Bujar Sheshi, i cili kërkoi

të mos pranohet kërkesa për rishikim vendimi; mbrojtësin e kërkuesit av. Arjan Salati, që kërkoi pranimin e kërkesës, prishjen e vendimit nr.212, datë 31.10.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues; dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi

V Ë R E NNga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se shtetasi Florian Meçe është

proçeduar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga neni 78, 25 e 278/2 i Kodit Penal. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr.212, datë 31.10.2001, e gjeti fajtor këtë shtetas për kryerjen e veprave penale të mësipërme dhe e dënoi me një dënim përfundimtar prej 22 vjet burgim. Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.305, datë 20.12.2001 vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ndërkohë që Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.305, datë 20.12.2001 vendosi mospranimin e rekursit.

Gjykimi i çështjes në ngarkim të shtetasit Florian Meçe u zhvillua në mungesë të tij dhe ekzekutimi i vendimit u bë i mundur në muajin shtator 2007, kur autoritetet gjyqësore spanjolle kryen ekstradimin e këtij shtetasi. Vendimi përfundimtar për ekstradimin e këtij shtetasi rezulton se u mor nga ana e seksionit përkatës të Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Spanjës.

Ndërkohë, ky vendim u ekzekutua nga autoritetet spanjolle vetëm pasi në zbatim të detyrimit të njohur nga Konventa përkatëse e KE dhe kërkesës së shprehur nga autoriteti gjyqësor spanjoll, Ministri i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë me shkresën nr.120/2 prot., datë 10.04.2007, dha garancinë e këtij subjekti do t’i respektohej e drejta për rigjykim, në përputhje me dispozitat e K.Pr.Penale të Republikës së Shqipërisë.

Pas ekstradimit, mbi kërkesën e shtetasit Florian Meçe, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, me vendimin nr.14, datë 03.10.2008, nuk pranoi kërkesën për rishikimin e vendimit të themelit të marrë në ngarkim të tij. Shtetasi Florian Meçe iu drejtua

177

Page 178:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

në vijim Gjykatës Kushtetuese, e cila me vendimin nr.74, datë 18.09.2009, vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

Sërish kërkuesi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke pretenduar shkeljen e parimit të barazisë së armëve, zhvillimin e gjykimit në mungesë, mangësitë në arsyetimin e vendimit gjyqësor, mohimin e mundësive efektive ligjore për mbrojtje ligjore, moszbatimin e parimit të paanësisë, për shkak të marrjes pjesë në gjykimin e kërkesës për rishikim, cënimin e të drejtës për rigjykimin e tij, pas dhënies së garancisë nga ana e shtetit shqiptar.

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj kërkese, Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.21, datë 29.04.2010 vendosi të shfuqizojë si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.14, datë 03.10.2008 të Kolegjit Penal te Gjykatës së Lartë. Në këtë vendim arsyetohet ndër të tjera si vijon: “... Kërkuesi ka pretenduar se Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në dhomën e këshillimit, nuk ka respektuar normat e të drejtës ndërkombëtare që lidhen me ekstradimin.

Nga materialet që ndodhen në dosje rezulton se ekstradimi i shtetasit Florian Meçe nga Mbretëria e Spanjës është bërë i mundur vetëm pasi Shteti Shqiptar ka pranuar, përmes Ministrit të Drejtësisë, të përmbushë angazhimin e marrë përpara Shtetit Spanjoll se do të siguronte rigjykimin e kërkuesit. Gjykata thekson se detyrimi për të garantuar paraprakisht respektimin e të drejtës për rigjykim të të ekstraduarit vjen si pasojë e ratifikimit nga Republika e Shqipërisë me Ligjin nr.8322, datë 02.04.1998 të Konventës së Këshillit të Europës për Ekstradimin dhe të Dy Protokolleve Shtesë, në nenin 2 të të cilës parashikohet se: “Kur një nga shtetet palë kërkon nga shteti tjetër palë ekstradimin e një personi për qëllim të ekzekutimit të një vendimi ose dënimi të vendosur nga një vendim i dhënë ndaj tij in absentia, pala e kërkuar mund të refuzojë ekstradimin, nëse, sipas saj, procedurat që çuan në marrjen e atij vendimi nuk kanë kënaqur të drejtat minimale të mbrojtjes, të njohura për çdo person që akuzohet penalisht. Megjithatë, ekstradimi mund të lejohet nëse pala kërkuese jep siguri të mjaftueshme se do të garantojë të drejtën e pretenduar të personit për një rigjykim, i cili do të sigurojë të drejtat e mbrojtjes. Vendimi për lejimin do të autorizojë palën kërkuese ose të zbatojë vendimin në fjalë nëse personi i dënuar nuk e kundërshton këtë, ose, nëse ai e kundërshton, të zhvillojë procedurat kundër personit të ekstraduar”.

Në të njëjtën kohë, bazuar në zhvillimet e reja të legjislacionit në fushën penale, rezulton se është miratuar Ligji nr.10193, datë 03.12.2009 “Për Marrëdhëniet Juridiksionale me Autoritetet e Huaja në Çështjet Penale”, i cili nëpërmjet nenit 51, ka krijuar bazën e përshtatshme ligjore për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nëpërmjet detyrimeve që Shteti Shqiptar merr përsipër të realizojë për të përftuar një dimension më të plotë, sa i përket mbrojtjes që siguron parimi i proçesit të rregullt ligjor”.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon të parashtrojë se në nenin 51/4 të ligjit nr.10193, datë 03.12.2009, ligjvënësi shqiptar ka parashikuar si vijon: “4. Vendimi penal i formës së prerë, i dhënë ndaj personit të ekstraduar nga autoritetet gjyqësore vendase, në mungesë të tij, mund të rishikohet me kërkesë të të ekstraduarit, nëse Ministri i Drejtësisë i ka dhënë një garanci të tillë shtetit të kërkuar. Kërkesa për rishikim paraqitet brenda 30 ditëve nga mbërritja e të ekstraduarit në territorin shqiptar dhe shqyrtimi i saj ndjek rregullat e Kodit të Proçedurës Penale”.

Nisur nga formulimi i kësaj dispozite, është e qartë se çdo subjekti të ekstraduar, përpos rasteve të parashikuar nga dispozita përkatëse e K.Pr.Penale, i njihet e drejta e rishikimit të vendimit, kur Ministri i Drejtësisë i ka dhënë këtë garanci shtetit të cilit iu kërkua ekstradimi, bazuar në dispozitat e Konventës së lartpërmendur. Vlen të theksohet, se një sërë legjislacionesh evropiane të së drejtës proceduriale penale, nuk e njohin sistemin e gjykimit të subjektit in absentia për veprat penale të kategorizuara si krime, ç’ka rrjedhimisht i detyron shtetet përkatëse, që ndaj subjektit të cilin u kërkohet të ekstradojnë, të zbatojnë të

178

Page 179:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

njëjtat garanci për gjykimin e çështjes, sikundër është e drejta për t’u dëgjuar nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme.

Në vendin tonë, në nenin 450 të K.Pr.Penale janë parashikuar ndërkohë në mënyrë ezauruese rastet kur një vendim gjyqësor penal i formës së prerë mund të rishikohet nga autoriteti gjyqësor shqiptar. Konstatohet se në kërkesën për rishikim të paraqitur nga ana e kërkuesit Florina Meçe, nuk paraqitet asnjë nga rastet e parashikuara nga katër gërmat e nenit 450 të K.Pr.Penale, porse ai i referohet posaçërisht garancisë së dhënë nga ana e Ministrit te Drejtësisë për rigjykimin e çështjes, me qëllim garantimin e të drejtës së mbrojtjes.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon të nënvizojë se nisur nga përmbajtja e dispozitave të neneve 116/1, 122 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku njihet hierarkia e normave juridike dhe parashikohet epërsia e normativës së marrëveshjeve ndërkombëtare mbi ligjet e vendit, nenit 2 të Konventës së Këshillit të Europës për Ekstradimin dhe të Dy Protokolleve Shtesë, si dhe ligjit nr.10193, datë 03.12.2009, në rastet e dhënies së garancisë nga ana e shtetit shqiptar, subjektit të ekstraduar do të duhet t’i krijohet mundësia proçeduriale për të ushtruar të drejtën e mbrojtjes përballë akuzave të ngritura nga ana e organit proçedues.

Nisur nga fakti se Gjykata e Lartë në Republikën e Shqipërisë, në bazë të ligjit proçedurial penal shqiptar, nuk është një gjykatë fakti, por përfaqëson një gjykatë ligji, e drejta e mbrojtjes ndaj akuzave të ngritura nga ana e organit proçedues nuk mund të kufizohet me realizimin e saj (të drejtës) përpara trupës gjyqësore të kësaj gjykate (Gjykatës së Lartë), pa iu garantuar me parë kjo e drejtë subjektit përkatës gjatë gjykimit në gjykatat e faktit.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë,çmon se në këtë rast specifik, vetëm prishja e vendimeve të marra nga gjykatat e faktit dhe rishqyrtimi i çështjes do të mund t’i sigurojë subjektit të proçeduar të drejtën e garantimit të mbrojtjes së tij, përsa kohë gjykimi i tij në të gjitha shkallët e gjykimit u krye në mungesë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 453/2 të K.Pr.Penale,

V E N D O S IPranimin e kërkesës për rishikim të vendimit, të të dënuarit Florian Meçe.Prishjen e vendimit nr.266, datë 23.10.2002 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë,

prishjen e vendimit nr.305, datë 20.12.2001 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe prishjen vendimit nr.212, datë 31.10.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë për rigjykim, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 17.09.2010

179

Page 180:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.52802-00522-00-2009 i Regj.ThemeltarNr.00-2010-1180 i Vendimit (841)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesEvelina Qirjako AnëtarFatos Lulo AnëtarMajlinda Andrea AnëtareAndi Çeliku Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 22.09.2010, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

TË GJYKUARIT: DASHAMIR BYLYKU

A K U Z U A R:Për vepren penale

të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a paragrafi 4 e 5 i K.Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendimin nr.155, datë 14.07.2006, ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dashamir Bylyku, për kryerjen e veprave penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, të parashikuar përkatësisht nga neni 114/a, paragrafi 4 e 5 të K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.Vuajtja e dënimit të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit dhe të kryhet në burgjet e sigurisë së zakonshme. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake në shumën 2.290 lekë i ngarkohen të pandehurit.Ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Durrës, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga dita e nesërme e shpalljes së tij.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.187, datë 05.05.2009, ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.155, datë 14.07.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan”.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës ka paraqitur rekurs i gjykuari Dashamir Bylyku, nëpërmjet avokatit të tij, i cili ka kërkuar prishjen e tij dhe kthimin e çështjes për rigjykim, duke parashtruar këto shkaqe:

- Vendimet e dhëna nga nivelet e të dy gjykatave janë marrë në mosrespektim të ligjit penal dhe përmbajnë shkelje ligjore proceduriale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit, pasi janë bazuar në prova që janë marrë në shkelje të ndalimeve të parashikuara nga ligji, dhe detyrimisht nuk mund të përdoren.

180

Page 181:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Ashtu siç dhe ka pranuar gjykata në vendimin e saj, e dëmtuara Albana Zabzuni ka bashkëjetuar me të pandehurin Dashamir Bylyku për rreth 2 vjet, nga viti 1997 deri në vitin 1999, së bashku me fëmijën e Albanës, madje nga kjo bashkëjetesë ajo ka mbetur dhe shtatzënë, por me ndërhyrjen e ish bashkëshortit të saj është detyruar të abortojë, dhe vetëm pasi i pandehuri ka marrë vesh se me çfarë merrej e dëmtuara janë ndarë nga njëri-tjetri, edhe pse e dëmtuara i ka vajtur përsëri në shtëpi të gjykuarit. Për këtë arsye gjykata, në proces verbalin e sigurimit të provës datë 23.01.2006, duhet t’i bënte të ditur të dëmtuarës të drejtën për të mos dëshmuar, siç parashikohet në nenin 158/ 1 të K.Pr.Penale, e për rrjedhojë kjo dëshmi bëhet e pavlefshme.

- Nga aktet e dosjes rezulton se caktimi i masës së sigurimit personal, arrest në burg në mungesë, vendimi për pranimin e kërkesës së Prokurorisë për sigurimin e dëshmisë së të dëmtuarës Albana Zabzuni, datë 17.01.2006, dhe proces verbali i datës 23.01.2005, i pyetjes së dëshmitares pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan janë bërë nga e njëjta gjyqtare Idush Maliqi, duke qenë kështu në kundërshtim me kërkesat e nenit 15/2 të K.Pr.Penale, për më tepër që sigurimi i dëshmisë së të dëmtuarës është bërë nga një gjyqtar i vetëm, në një kohë që vepra penale për të cilën është akuzuar i pandehuri parashikon një dënim nga 7 deri në 15 vjet burgim (gjykimi i kësaj çështje është bërë nga tre gjyqtarë në përputhje me nenin 13/2 të K.Pr.Penale).

- Duke vepruar në këtë mënyrë, Gjykata e Rrethit Elbasan në gjykimin e kësaj çështje ka vepruar në kundërshtim me kërkesat e nenit 15/2 të K.Pr.Penale, ç’ka, në detyrim të dispozitës së nenit 128/1-a të K.Pr.Penale, e bën vendimin absolutisht të pavlefshëm, për shkak se gjyqtarja Idush Maliqi nuk ka patur kushtet për të qenë gjyqtare në marrien e dëshmisë së shtetases së dëmtuar Albana Zabzuni (shih vendimet e Gjykatës së Lartë nr.115, datë 21.05.2008 dhe të datave 12.11.2008 dhe 03.12.2008).

- Edhe përsa i përket themelit të çështjes vendimet e të dy gjykatave janë të pabazuara në prova, pasi bazohen në të vetmen provë direkte që është dëshmia e të dëmtuarës Albana Zabzuni, pasi në dëshminë e saj rreth 5 muaj pas kallëzimit, në pyetjen e datës 20.04.2005, e dëmtuara nuk ka implikuar Dashamir Bylykun.

- Edhe në proces verbalin e sigurimit të provës, pavarësisht shkeljeve proceduriale e dëmtuara ka shpjeguar se: ... dilja fshehurazi në rrugë, por kur merrte vesh Dashi me bërtiste. Dashamiri nuk donte që unë të dilja në rrugë, por unë dilja tinëz..., gjë që tregon se nuk kemi elementët e veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit, pasi e dëmtuara këtë gjë e ka bërë me dëshirë, madje i pandehuri është munduar ta pengojë duke i bërtitur për këtë gjë.

- Dëshmia e shtetases Albana Zabzuni nuk mund të përdorej, përveçse ajo ka treguar vetëpërgjegjësi në deklarimet e saj, prandaj duhet të ishte ndërprerë për t‘u paralajmëruar për përgjegjësi penale, por ajo nuk mund të pyetej si dëshmitare meqënëse ka patur pengesë në vështrim të nenit 156/a të K.Pr.Penale, pasi për shkak të të metave mendore nuk mund të bëjë dëshmi të rregullt, për më tepër që në dosje nuk ka asnjë akt ekspertimi që të provojë që e dëmtuara është në gjendje të rregullt psiqike, kur ndërkohë në dosje ekziston vetëm një vërtetim që konfirmon se e dëmtuara ka ndjekur shkollën “Thoma Kalefi” në Elbasan, shkollë e cila është për fëmijët me aftësi të kufizuar mendore.

181

Page 182:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Prokuroria e Rrethit Elbasan ka filluar dhe çështjen ndaj shtetasit Hyqmet Peqini, por me vendimin e datës 01.07.2005 e ka pushuar atë me arsyetimin se ai ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal dhe ajo është parashkruar, por nuk ka bërë të njëjtën gjë dhe për të pandehurin Dashamir, megjithëse nuk dihet periudha e saktë kur ajo ka bashkëjetuar me të, për më tepër që dhe vetë e dëmtuara nuk mban mend se kur ka qënë kjo periudhë.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin B.Sheshi, që kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në po atë gjykatë; av. G.Rumano, që kërkoi prishjen e dy vendimeve dhe dërgimin e akteve për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan; dhe si shqyrtoi në tërësi çështjen,

V Ë R E NE dëmtuara Albana Zabzuni (Çaushi) është banore e qytetit të Elbasanit dhe ka qënë e

martuar me shtetasin Leonard Çaushi, martesë e cila është zgjidhur gjyqësisht më datën 20.12.2003. Dëshmitari Leonard Çaushi gjatë martesës me të dëmtuarën ka qenë disa herë në burg, për vepra të ndryshme penale dhe në këtë kohë e dëmtuara ka jetuar me nënën e saj shtetasen Nevruze Bahushi, ku herë pas herë largohej nga shtëpia për periudha të gjata kohore, pa lënë adresë.

Në mesin e vitit 1997, e dëmtuara Albana ka shkuar në Greqi në rrugë ilegale me dëshmitarin Hyqmet Pisha, ndërsa djalin e saj Fatjonin të datëlindjes 1996 e ka lënë në spitalin distrofik të qytetit të Elbasanit. Në Greqi ajo ka banuar në lagjen “Kipsel” të qytetit të Athinës, ku përveç Hyqmet Peqinit banonte dhe i pandehuri Dashamir Peqini, si dhe shtetasit Ilir Rakipi, Gentian Peqin dhe i ashtuquajturi Dani i Kijes. Për rreth një jave, si fillim e dëmtuara është marrë me punët e shtëpisë dhe më pas shtetasi Hyqmet Peqini e ka shtyrë atë që të ushtrojë prostitucion, duke i thënë se me këtë punë mund të fitonte shumë para. Një pjesë nga të ardhurat që siguronte nga puna si prostitutë, e dëmtuara i mbante për të paguar qiranë e shtëpisë dhe për nevojat e saj, ndërsa pjesën tjetër ia jepte Hyqmetit. Pas rreth 3-4 muajsh e dëmtuara është kapur nga policia greke, e cila e ka riatdhesuar.

Pasi ka qëndruar për një kohë relativisht të shkurtër në Shqipëri, e dëmtuara përsëri ka shkuar në Greqi e shoqëruar tashmë nga shtetasi Ilir Rakipi, duke marrë me vete dhe djalin Fatjon Çaushi dhe ka qëndruar vetëm një natë në shtëpinë ku kishte jetuar me parë dhe meqënëse nuk dëshironte të qëndronte me shtetasin Hyqmet Peqini të nesërmen ka shkuar tek djali i hallës së saj, dëshmitari Selim Zere. Gjatë qëndrimit tek kushuriri i saj e dëmtuara, së bashku me familjen Zere, kanë dalë për të lypur, për të nxjerrë të ardhura për jetesë.

Pas rreth një muaji, kur e dëmtuara ka qenë duke lypur në rrugë, aty kanë ardhur Hyqmet Peqini, Ilir Rakipi dhe i gjykuari Dashamir Bylyku, të cilët janë zënë me Selim Zeren, për faktin se Hyqmeti i kishte thënë atij se do të merrte të dëmtuarën për shkak se nuk kishte nxjerrë lekët e harxhuara për ardhjen e të dëmtuarës në Greqi. Në këto kushte e dëmtuara ka vajtur përsëri në shtëpinë e Hyqmet Peqinit, por ka qëndruar aty deri në shtator të vitit 1999 me të gjykuarin Dashamir Bylykun, kohë në të cilën atje ka shkuar ish bashkëshorti i të dëmtuarës, dëshmitari Leonard Caushi, i cili pasi kishte dalë nga burgu është vënë në dijeni të vendndodhjes së bashkëshortes së tij. Dëshmitari Leonard pasi ka shkuar në Athinë i ka kërkuar të gjykuarit Dashamir, që kishte ardhur të merrte djalin dhe bashkëshorten e tij por i gjykuari ka thënë Leonardit se që të merrte të dëmtuarën duhet të paguante 600.000 dhrahmi, pasi 350.000 dhrahmi ia kishte dhënë Hyqmet Peqinit dhe 250.000 të tjera i kishte paguar kur ka nxjerrë të dëmtuarën nga burgu, në kohën kur ishte kapur nga policia. Pasi ka paguar shumën e kërkuar nga i pandehuri, Leonard Çaushi ka

182

Page 183:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

marrë të dëmtuarën së bashku me djalin dhe është kthyer në Shqipëri, ku e dëmtuara i ka treguar për gjithçka kishte ndodhur.

Pas njëfarë kohe Leonardi është futur përsëri në burg dhe e dëmtuara ka shkuar përsëri në Greqi, ku ka vazhduar të punojë si prostitutë e të përdorej nga i pandehuri Dashamir deri në dhjetor të vitit 2002.

Në nëntor të vitit 2004, kur dëshmitari Leonard ka dalë nga burgu ka insistuar që e dëmtuara të bënte kallëzim për ç’ka kishte ndodhur, kallëzim të cilin e ka bërë në datën 14.12.2004.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykatat e faktit e kanë deklaruar fajtor dhe dënuar të gjykuarin për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, duke gjetur të bazuara në ligj pretendimet e ngritura në rekurs nga ana e mbrojtësve të të gjykuarit, çmon se vendimet e gjykatave të faktit janë marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedurial penal dhe si të tilla duhet të prishen dhe aktet t’i dërgohen për rishqyrtim Gjykatës së Rrethit Elbasan.

Rezulton e provuar se gjyqtarja Idush Maliqi ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të siguruar si provë shpjegimet e dëshmitares Albana Zabzuni dhe, në kundërshtim me detyrimet që parashikon dispozita e nenit 15/2 të K.Pr.Penale, ajo ka marrë pjesë në seancën gjyqësore ku dëshmitarja ka dhënë shpjegime, duke bërë kështu që e njëjta gjyqtare të marrë pjesë edhe në vendimmarjen e kërkesave të prokurorit gjatë hetimeve paraprake edhe në gjykimin e çështjes, pasi, siç rezulton edhe nga e drejta proceduriale penale dhe një sërë vendimesh të Kolegjit Penal të Gjykates së Lartë, proces verbali i sigurimit të provës bën pjesë në fazën e gjykimit të çështjes.

Po kështu, gjykimi i kësaj çështje në gjykatën e shkallës së parë është zhvilluar në shkelje të dispozitave të parashikuara nga neni 158/ç/2 dhe 151/4 të K.Pr.Penale.

Ka rezultuar e provuar se procedimi penal në ngarkim të të gjykuarit ka filluar mbi bazën e kallëzimit të të dëmtuarës Albana Zabzuni dhe gjatë hetimit ajo është pyetur në sigurim provë me cilësinë e dëshmitares. Gjatë shpjegimeve të dhëna në pyetjen e saj në cilësinë e të dëmtuarës, ndër të tjera ajo ka pranuar se me të gjykuarin ka bashkëjetuar prej rreth 2 vjetësh, periudhe gjatë të cilës ka mbetur edhe shtatzënë. Ndodhur para një rrethane të tillë, gjykata e shkallës së parë dëshminë e të dëmturës duhet t’a kishte marrë sipas procedurës që rregullohet nga dispozita e nenit 158/ç/2 të K.Pr.Penale, sipas të cilës: “ 1. Nuk janë të detyruar të dëshmojnë: …ç) ai që edhe pse nuk është bashkëshort i të pandehurit, bashkëjeton ose ka bashkëjetuar me të… “ 2. Gjykata u bën të njohur personave të mësipërm të drejtën për të mos dëshmuar dhe i pyet ata nëse duan të përfitojnë nga kjo e drejtë. Mosrespektimi i këtij rregulli e bën të pavlefshme dëshminë”.

Nga përmbajtja e kësaj dispozite vërehet se ligjvënësi, për shkak të ruajtjes së parimeve të një marrëdhënie shoqërore të rëndësishme, sikundër është ajo mes bashkëshortëve, apo bashkëjetuesve, e ka përjashtuar këtë rreth subjektesh nga detyrimi për të dëshmuar gjatë gjykimit të procedimit në ngarkim të të afërmit të tyre në lidhje me ngjarje e fakte mbi të cilat ato kanë dijeni. Posaçërisht, ligjvënësi i ka njohur një status të veçantë bashkëshortit, ish bashkëshortit, bashkëjetuesit apo personit të lidhur me birësim me të pandehurin në një procedim penal, duke e bërë të detyrueshme për organin procedues që në çdo rast, edhe kur kallëzimi i veprës penale të jetë bërë nga këta subjekte, në momentin e administrimit të dëshmisë atyre duhet t’ i bëhet e njohur e drejta për të mos dëshmuar. Në këtë mënyrë, vetë ligjvënësi e ka veçuar këtë rreth subjektesh, nga personat e tjerë që parashikon neni 16, të cilët pavarësisht lidhjes me të pandehurin, përsa kohë janë në cilësinë e kallëzuesit nuk mund të përjashtohen nga detyrimi për të dëshmuar.

Për këtë arsye, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se ka qenë detyrim i gjykatës së shkallës së parë që, në momentin kur mori dijeni për lidhjen mes të gjykuarit dhe të dëmtuarës, të mos përdorte dëshminë e saj në sigurimin e provës, por t’a thërriste me

183

Page 184:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

cilësinë e dëshmitares dhe pasi konform dispozitës së nenit 158/ç/2 të K.Pr.Penale t’i bënte të njohur kësaj të fundit të drejtën që ajo kishte për të mos dëshmuar, të merrte shpjegimet e saj. Për shkaqet e mësipërme, dëshmia e të dëmtuarës Albana Zabzuni përbën një provë të administruar në shkelje të nenit 151/4 i K.Pr.Penale e për rrjedhojë vendimi i gjykatës së shkallës së parë, i cili është bazuar mbi prova të papërdorëshme, duhet të ishte prishur nga ana e Gjykatës së Apelit Durrës, bazuar në detyrmin që rrjedh nga dispozita e nenit 428/ç të K.Pr.Penale.

Në marrjen e provave gjatë rigjykimit të çështjes është detyrim i gjykatës respektimi me rigorizitet i dispozitave të procedurës penale me qëllim përmbushjen e parimit të zhvillimit të një procesi të drejtë e ligjor. Duke qënë se në vetvete prova, dëshmia e të dëmtuarës, nga pikëpamja juridiko-formale nuk është e një karakteri të papërsëritshëm atëherë gjykata e faktit, në rigjykim duhet të sigurojë ripyetjen e dëshmitares.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në kërkesat e nenit 441/ç të K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.187, datë 05.05.2009 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe të

vendimit nr.155, datë 14.07.2006 të Gjykatës së Rrethit Elbasan dhe dërgimin e akteve për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Elbasan, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 22.09.2010

184

Page 185:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.52603-00803-00-2008 i Regj.ThemeltarNr.00-2010-1200 i Vendimit (842)

VENDIM

NЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesMajlinda Andrea AnëtareAndi Çeliku AnëtarEvelina Qirjako AnëtareFatos Lulo Anëtar

në datën 22.09.2010 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale, që i përket:

TЁ GJYKUARVE: LORENC MOLLA, i biri i Baftjarit, i vtl.1981, lindur në Verdovë, Pogradec dhe banues në Pogradec, i padënuar.ARBËR FETAH, i biri i Resulit, i vtl.1985, lindur dhe banues në Elbasan, i padënuar.

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprës penale “

Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

Baza Ligjore: Neni 102/2, 22 i K.Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin nr.55, datë 13.02.2008, ka vendosur:1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Arbër Fetah për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 102/2 e 22 i K.Penal, duke deklaruar dhe heqjen e masës së sigurimit personal “detyrim për paraqitje” për këtë të pandehur.2. Të pushojë çështjen penale nr.75/479 akti që i përket Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, ndaj të pandehurit Lorenc Molla, i akuzuar për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, mbetur në tentativë parashikuar nga neni 102/2 e 22 i K.Penal, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij nga dhomat e Drejtorisë së Paraburgimit Korçë, si dhe duke deklaruar heqjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg” për këtë të pandehur.3. Provat material: bluza, pantallonat, mbathjet dhe xhaketa xhins, t’i kthehen shtetases së dëmtuar Luljeta Parizi, kurse 3 bishtat e cigareve me mbishkrimin në filtër “Malboro” dhe një tufë fije floku, të zhduken (të asgjësohen).

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.81, datë 06.06.2008, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.55, datë 13.02.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

185

Page 186:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Kundër vendimit nr.81, datë 06.06.2008 të Gjykatës së Apelit Korçë, në mbështetje të nenit 432 të K.Pr.Penale, brenda afatit ligjor, ka paraqitur rekurs Prokurori i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, duke kërkuar prishjen e vendimeve dhe kthimin e çështjes për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë, për këto shkaqe:

- Ёshtë e vërtetuar se në datë 13.09.2007, rreth orës 22.00 në qytetin e Maliqit, të pandehurit Arbër Fetah dhe Lorenc Molla kanë marrë në makinë të dëmtuarën L. P., ku i pandehuri Arbër ka drejtuar automjetin dhe në sediljen e pasme është ulur i pandehuri Lorenc Molla së bashku me të dëmtuarën L. P., e cila është futur në makinë jashtë dëshirës së saj.

- Kur makina ka filluar të ecë e drejtuar nga i pandehuri Arbër Fetah në drejtim të Pogradecit, i pandehuri Lorenc ka filluar duke e goditur, kafshuar dhe i ka shqyer teshat me qëllimin për të realizuar qëllimin e tij kriminal. E dëmtuara është lutur që ta lëshonin, por të pandehurit nuk i janë bindur të dëmtuarës. Në një moment, vajza ka përfituar nga ulja e shpejtësisë dhe është hedhur nga automjeti. Në këtë moment është ndaluar makina dhe të dy të pandehurit e kanë marrë të dëmtuarën e kanë futur në makinë dhe jo ta çonin për në banesën e saj, por e kanë shoqëruar për në Tushemisht të qytetit të Pogradecit dhe e dëmtuara L., me ndihmën e të pandehurit Arbër Fetah, është vendosur në një nga dhomat e hotel “Shëngjergji”, pronë e kunatit të pandehurit Lorenc Molla.

- Në këtë moment i pandehuri Arbër është larguar kurse i pandehuri Lorenc ka vazhduar të kryejë veprime për të kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Në një moment, ndërsa bënte rezistencë, e dëmtuara L. e ka qëlluar me tavëll duhani në kokë të pandehurin Lorenc dhe ka mundur të largohet, duke bërë denoncim tek punonjësit e policisë në pikën kufitare të Tushemishtit.

- Pra shihet qartë se i pandehuri Arbër i ka vënë në dispozicion makinën, e duke qenë i pranishëm në veprimet që kryente i pandehuri Lorenc ndaj të dëmtuarës Luljeta, ka qenë i vetëdijshëm, duke mos marrë asnjë masë për të parandaluar veprimet e të pandehurit Lorenc, përkundrazi duke i dhënë suport me makinën e tij. Faji i Arbër Fetah shfaqet në formën e dashjes indirekte.

- Në këtë ngjarje u evidentua, përveç të tjerash, se të dëmtuarës L. P. i është hequr liria në mënyrë të dhunshme.

KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁpasi dëgjoi gjyqtarin Fatos Lulo; prokurorin Bujar Sheshi, që kërkoi prishjen e

vendimeve dhe kthimin e çështjes për rigjykim; mbrojtësin e të gjykuarit av. Gëzim Veleshnja, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit; si dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ё R E NNga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se e dëmtuara L. P., e

vtl.1985, ka qenë e punësuar si kamariere në lokalin “Europa” në qytetin e Maliqit. Në datën 13.09.2007, rreth orës 18.00 në këtë lokal kanë shkuar dhe dy të gjykuarit. E dëmtuara rezulton se ka patur njohje të mëparshme me të gjykuarin Lorenc, pasi ishin prezantuar nga një shoqe e përbashkët. Pasi janë ulur në një tavolinë të gjykuarit kanë filluar të konsumojnë pije alkoolike në sasi të madhe. Në një moment, të gjykuarit e kanë ftuar të dëmtuarën të ulet dhe ajo me ta në tavolinë dhe i kanë ofruar për të pirë. Pas refuzimit të saj, ajo i ka thënë të gjykuarit Lorenc se mund të pinin kafe një ditë tjetër. I gjykuari Lorenc i ka thënë se do ta priste deri sa të mbaronte turnin për të biseduar. E dëmtuara nuk ka pranuar, duke u thënë se atë vinte ta merrte e ëma në mbarim të punës. Rreth orës 21.45 lokali është mbyllur dhe të gjykuarit janë detyruar të dalin jashtë.

186

Page 187:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Pas pak minutash, kur e dëmtuara ishte nisur e vetme në drejtim të shtëpisë së saj, makina e drejtuar nga i gjykuari Arbër, brënda së cilës ndodhej dhe i gjykuari Lorenc ka ndaluar në afërsi të saj dhe i gjykuari Lorenc pasi ka zbritur e ka kapur të dëmtuarën nga krahu. Pas refuzimit të vazhdueshëm të saj për të pirë një kafe me të, i gjykuari Lorenc ka filluar të ushtrojë dhunë mbi të dhe pretendohet se dhe me ndihmën e të gjykuarit Arbër ka arritur ta fusë në sediljen e prapme të makinës. Në këtë moment, makina ka nisur të shkojë në drejtim të qytetit të Pogradecit. Ndërsa makina ishte në lëvizje, i gjykuari Lorenc ka kryer veprime të dhunshme ndaj të dëmtuarës me qëllim shmangien e refuzimit që ajo bënte ndaj kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Në një moment, e dëmtuara ka arritur të hapë derën e makinës në lëvizje dhe të hidhet në një kanal buzë rrugës. Të gjykuarit kanë ndaluar mjetin dhe pasi e kanë hipur sërish në sediljen e prapme kanë vijuar rrugën. E dëmtuara në këtë kohë ka qenë e zhveshur nga mesi e lart për shkak të grisjes së rrobave që kishte kryer i gjykuari Lorenc. Përgjatë rrugës automobilistike, punonjësit e policisë kanë gjetur veshjet e saj.

Të gjykuarit rezulton të jenë ndalur në fshatin Tushemisht, në hotel “Shën Gjergji”. Në këtë hotel ata kanë hipur vajzën në njërën nga dhomat e hotelit dhe aty i gjykuari Arbër pretendohet të jetë larguar, duke lënë në dhomë të gjykuarin Lorenc dhe të dëmtuarën. Ndaj saj, i gjykuari Lorenc ka nisur sërish të ushtrojë dhunë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale jashtë dëshirës së saj. E dëmtuara e ka qëlluar atë me një tavëll duhani që ndodhej në dhomë.

Për shkak të konsumimit të alkoolit dhe goditjes që ka marrë, i gjykuari Lorenc ka rënë në tokë dhe nuk është ngritur. Këtë situateë e dëmtuara e ka shfrytëzuar për t’u larguar dhe i është drejtuar postës së policisë në PKK Tushemisht Pogradec. Në vijim ajo ka paraqitur dhe kallëzimin penal përkatës. Nga akt ekspertiza mjeko-ligjore datë 14.09.2007 ka rezultuar se gishti i parë i këmbës së djathtë është thyer, ka dërmishtje masive dhe ekimoza në kofshën e djathtë dhe në nivelin lumbar, pesë kafshime në dorën e majtë, dërmishtje në faqe, bërryla, gjunj. Rezulton se organi procedues paraqiti kërkesën për gjykim në ngarkim të dy të gjykuarve, duke pretenduar se prej tyre ishte konsumuar vepra penale e parashikuar nga neni 102/2 i Kodit Penal, mbetur në tentativë.

Gjatë gjykimit të çështjes janë administruar një sërë dëshmish, mes të tjerash dhe ajo e të dëmtuarës, e cila në përfundim të dëshmisë së saj është shprehur se nuk kërkonte ndjekjen penale të të gjykuarit Molla, duke tërhequr ankimin përkatës.

Pasi administroi dhe dëshmitë e punonjësve të policisë të pranishëm në vendngjarje, banakieres së lokalit “Europa”, nënës së të dëmtuarës, si dhe administroi provat e tjera shkresore, pjesë e fashikullit të prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë arriti në konkluzionin se shtetasi Arbër Fetah do të duhej të konsiderohej i pafajshëm për kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohej nga organi procedues. Nga arsyetimi i vendimit konstatohet se ai për këtë pjesë është marrë në zbatim të drejtë të dispozitave të neneve 152, 380, 382 e 383 të K.Pr.Penale, duke u argumentuar pafajësia e këtij subjekti të gjykimit, bazuar në deklarimet e vetë të dëmtuarës dhe rrethanave të provuara në gjykim.

Nisur nga kjo rrethanë ligjore, pafajësia e të gjykuarit Arbër, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, në përputhje me përmbajtjen e dispozitës së nenit 375 të K.Pr.Penale, në përfundim të gjykimit evidentoi praninë e elementëve të figurës së veprës penale të parashikuar nga paragrafi i parë i nenit 102 të Kodit Penal. Duke iu referuar përmbajtjes së paragrafit të parë të nenit 284 të K.Pr.Penale dhe faktit se e dëmtuara gjatë gjykimit u shpreh se tërhiqte ankimin në ngarkim të të gjykuarit Lorenc, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e pushoi çështjen penale në ngarkim të tij.

187

Page 188:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Mbi ankimin e prokurorisë, çështja u gjykua nga Gjykata e Apelit Korçë, e cila vendosi lënien në fuqi të vendimit. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi mori në shqyrtim në seancë gjyqësore rekursin e paraqitur nga organi i prokurorisë, që kërkonte prishjen e vendimeve dhe kthimin e çështjes për rigjykim, çmon se këto pretendime nuk përfaqësojnë shkaqe nga ato që ligjvënësi i ka parashikuar në nenin 432 të K.Pr.Penale.

Sikundër u parashtrua më lart në këtë vendim, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i gjen të dy vendimet të bazuara në ligj. Në gjykimin e çështjes dhe në dhënien e vendimit të dyja gjykatat e faktit kanë zbatuar kërkesat ligjore në lidhje me çmuarjen e provave dhe, bazuar në bindjen e tyre të brendshme, kanë arritur në konkluzione ligjore në lidhje me akuzën e paraqitur nga ana e prokurorisë. Përsa kohë vendimet që morën këto gjykata gjenden në përputhje me dispozitat e ligjit material e atij procedurial penal, ato nuk mund të cënohen.

PЁR KЁTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 441/a të Kodit të Proçedurës

Penale,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.81, datë 06.06.2008 të Gjykatës së Apelit Korçë.

Tiranë, më 22.09.2010

188

Page 189:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.53804-00861-00-2008 i Regj. ThemeltarNr.00-2010-1208 i Vendimit (843)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKES

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Besnik Imeraj KryesuesGuxim Zenelaj AnetarFatos Lulo AnetarMajlinda Andrea AnetareAndi Çeliku Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.09.2010, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:

TË GJYKUARIT: FESTIM ABDI

A K U Z U A R:Per kryerjen e vepres penale

te fallsifikimit te pasaportave apo vizave, parashikuar nga neni 189/1 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarande, me vendimin nr.2, date 08.01.2008, ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Festim Abdi per kryerjen e vepres penale fallsifikim i pasaportave leternjoftimeve apo vizave me ane te perdorimit, parashikuar nga neni 189/1 i K.Penal dhe denimin e tij me 8 muaj burgim e 450.000 leke gjobe.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.47, date 11.3.2008, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.02, date 8.1.2008 te Gjykates se Shkalles se Pare Sarande.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarande, me vendimin nr.929, date 1.10.2008, ka vendosur:

Pranimin e kerkeses se kerkuesit Festim Abdi.Rivendosjen ne afat te se drejtes se ankimit “rekursit” kunder vendimit penal me nr.47, date 11.03.2008 te Gjykates se Apelit Gjirokaster ndaj kerkuesit Festim Abdi.

Kunder vendimit te gjykates se rrethit dhe gjykates se apelit ka paraqitur rekurs i gjykuari, nepermjet perfaqesuesit av.Petraq Semani, i cili kerkon prishjen e vendimeve dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimet jane marre ne zbatim te gabuar te ligjit procedural penal qe kane si pasoje pavlefshmerine absolute te tyre, ne veshtrim te nenit 128 te K.P.Penale, te cilat e bejne te bazuar te drejten e ushtrimit te ketij rekursi. Te pandehurit i jane mohuar te drejtat e ligjshme e te garantuara nga ligja, duke zhvilluar gjykimin ne mungese pa dijenine e tij, kerkesa te parashikuara nga nenet 31/a, c, d, 32/1, 2, 33 e 42 te

189

Page 190:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Kushtetutes, si dhe nenit 6 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut. Nuk i jane krijuar mundesite per t’u degjuar.

- Shqyrtimi gjyqesor prej te dyja gjykatave eshte bere ne kundershtim me kerkesat procedurale lidhur me njoftimin e te pandehurit Festim Abdi ne gjendje te lire, ne veshtrim te kerkesave te nenit 140 te K.P.Penale. Ne te dyja nivelet i jane caktuar mbrojtes kryesisht, te cilat kane ushtruar edhe ankimin prane gjykates se apelit per te pandehurin ne mungese, pa dijenine e tij.

- Pasi ka marre dijeni lidhur me denimin ne mungese me ane te prokures se posaçme ka caktuar mbrojtesin per te ushtruar te drejten e rivendosjes ne afat te ankimit, kerkese e cila eshte pranuar.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Majlinda Andrea; prokurorin Artur Selmani, i cili

kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin po aty për rishqyrtim; mbrojtësin av.Petraq Semani, i cili kërkoi prishjen e dy vendimeve dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e rrethit gjyqësor; pasi e analizoi dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NI. Rrethanat e çështjes

I gjykuari Festim Abdi, i lindur në vitin 1970, është deklaruar fajtor e dënuar për veprën penale të parashikuar nga neni 189/1 i K.Penal.

Procedimi penal në ngarkim të të gjykuarit është regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në mars të viti 2007, mbi bazën e materialit të ardhur nga Sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Në referimin e veprës penale, të përpiluar nga oficeri i policisë gjyqësore, pasqyrohej fakti se i gjykuari ishte arrestuar në pikën kufitare të aeroportit Rinas pas deportimit nga Austria.

Arrestimi i tij është kryer për shkakun se në pasaportën e shqiptare të të gjykuarit me nr.Z0969367, gjendej një vizë shengen Greke, e cila nga policia është dyshuar se ishte e fallsifikuar.

Pas përfundimit të hetimit të çështjes, nga ana e organit të akuzës është dërguar për gjykim çështja në ngarkim të të gjykuarit.

Me vendimin nr.2, datë 08.01.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, i gjykuari është deklaruar fajtor dhe dënuar për veprën penale për të cilën është akuzuar.

Gjykata e Apelit Gjirokastër, pas shqyrtimit të ankimit të mbrojtëses së të gjykuarit, me vendimin nr.47, datë 11.03.2008, ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor.

Për shkak të kalimit të afatit të paraqitjes së rekursit, i gjykuari i cili ishte gjykuar në mungesë, ka caktuar mbrojtës dhe ka kërkuar rivendosjen në afat të rekursit.

Me vendimin nr.929, datë 01.10.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, është rivendosur në afat kërkuesi Festim Abdi, për paraqitjen e rekursit ndaj vendimit nr.47, datë 11.03.2008 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Në këto kushte, është paraqitur nga mbrojtësi i posaçm i të gjykuarit, rekursi, në të cilin paraqiteshin shkaqet për cënimin e dy vendimeve.

Në rekursin ku kërkohej prishja e dy vendimeve, është pretenduar se vendimet ishin të pavlefshme, sepse ishin shkelur dispozitat procedurale për njoftimin e të gjykuarit dhe gjykimi ishte zhvilluar në mungesë të të gjykuarit pa u njoftuar.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi ka shqyrtuar aktet e dosjes gjyqësore, ka konstatuar se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë nuk ka shkelje procedurale, që të bëjnë të cënueshëm vendimin, ashtu siç pretendon mbrojtësi i të gjykuarit.

190

Page 191:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Gjykimi i të gjykuarit në gjykatën ë shkallës së parë është zhvilluar në mungesë të tij, pasi janë respektuar përcaktimet e nenit 140, pika 1 të K.Pr.Penale.

Rezulton se njoftimi për të gjykuarin i është dorëzuar bashkëshortes së tij, fakt i pasqyruar në fletë-thirrjen e datës 25.09.2007.

Në mbështetje të përcaktimeve të nenit 351 të K.Pr.Penale, është deklaruar mungesa e të gjykuarit dhe është caktuar mbrojtës Leze Zisi, pas caktimit të kësaj të fundit nga Dhoma e Avokatisë Sarandë mbi bazën e kërkesës së trupit gjykues.

Më datë 16.01.2008, mbrojtësja e të gjykuarit ka paraqitur ankim ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke pretenduar pafajësinë e të gjykuarit, për shkak të padijenisë së tij në lidhje me faktin se viza Shengen ishte e fallsifikuar.

Gjykata e apelit ka filluar gjykimin e çështjes dhe në seancën e datës 26.02.2008 nga trupi gjykues, pasi ka konstatuar se i pandehuri nuk ka marrë dijeni, sepse në fletë-thirrje ishte vënë shënimi “larguar jashtë shtetit”, është vendosur të njoftohet me shpallje i gjykuari.

Në seancën pasardhëse ka vazhduar gjykimi në mungesë të të gjykuarit, duke e konsideruar të njoftuar me shpallje.

Gjykata e apelit, e cila ka përfunduar çështjen në themel, duke zhvilluar gjykimin në mungesë të të gjykuarit, ka vendosur të lërë në fuqi vendimin gjykatës së rrethit gjyqësor.

Në lidhje me vendimin e që çoi në moscënimin e vendimit të gjykatës së rrethit, mbrojtësi i të gjykuarit ka pretenduar se është i pavlefshëm për shkak të shkeljes së dispozitave procedurale që kanë të bëjnë me njoftimin e të gjykuarit.

II. Legjislacioni dhe praktika e brendshme.

- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Neni 31Gjatë procesit penal kushdo ka të drejtë:a) të vihet në dijeni menjëherë dhe hollësisht për akuzën që i bëhet, për të drejtat e tij,

si dhe t’i krijohet mundësia për të njoftuar familjen ose të afërmit e tij;…

Neni 331. Kushdo ka të drejtë të dëgjohet para se të gjykohet.2. Nga kjo e drejtë nuk mund të përfitojë personi që i fshihet drejtësisë.

Neni 42 & 2Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe

ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.

- Kodi i Procedurës Penale, parashikon:

Neni 128 & c1. Aktet proceduriale janë absolutisht të pavlefshme kur nuk zbatohen dispozitat që

lidhen me:c) thirrjen e të pandehurit ose praninë e mbrojtësit kur ajo është e detyrueshme.

Neni 131 & 1Pavlefshmëria e një akti i bën të pavlefshme aktet e mëpasshme që varen nga ai që

është deklaruar i pavlefshëm.

191

Page 192:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Neni 140 & 1Njoftimi i të pandehurit në gjendje të lirë bëhet duke i dorëzuar atij kopjen e aktit. Kur

nuk mund t’i dorëzohet personalisht, njoftimi bëhet në banesën e tij ose në vendin e punës, duke ia dorëzuar aktin një personi që bashkëjeton me të ose një fqinji, ose një personi që punon me të.

Neni 351 & 1Kur i pandehuri i lirë ose i paraburgosur nuk paraqitet në seancë ndonëse është

njoftuar dhe nuk ka patur shkaqe të ligjshme për t’u paraqitur, gjykata, pasi dëgjon palët, deklaron mungesën e tij. Në këtë rast ai përfaqësohet nga mbrojtësi.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve në seancën dëgjimore ku ata kërkuan sipas parashtrimeve të mësipërme, vlerëson:

Në lidhje me pretendimin për pavlefshmëri të vendimit të dënimit të të gjykuarit, dhënë nga gjykata e shkallës së parë, pretendimi nuk pranohet, pasi ka rezultuar se janë respektuar rregullat procedurale të parashikuar nga neni 140 i K.Pr.Penale për njoftimin e të gjykuarit.

Në lidhje me gjykimin e çështjes në gjykatën e apelit, vendimi i marrë prej kësaj gjykate është i pavlefshëm, pasi nuk janë respektuar rregullat proccedurale në lidhje me njoftimin e të pandehurit të lirë.

Është provuar se i gjykuari është hetuar në gjendje të lirë, pa masë sigurimi.Gjykata e apelit ka vendosur të nxjerrë shpallje për njoftimin e të pandehurit, pa

respektuar përcaktimet e detyrueshme për njoftimin në nenin 140.Nuk rezulton që të jetë proceduar me kërkimin e të pandehurit, në mënyrë që më pas

të kalohej në zbatimin e rregullave të përcaktuara në nenin 141 të K.Pr.Penale.Edhe përfaqësuesi i akuzës ka pranuar se është i drejtë pretendimi i mbrojtjes së të

gjykuarit në lidhje me shkaqet e kundërshtimit të vendimit të gjykatës së apelit.Kolegji thekson se respektimi i kërkesave të nenit 140,141 të K.Pr.Penale janë aspekte

të veçanta të procesit të rregullt ligjor.Përsa u parashtrua më sipër dhe praktikës së konsoliduar të Kolegjit Penal,

konkludohet se vendimi i gjykatës së apelit është marrë në shkelje të ligjit procedural penal dhe si i tillë duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates së Lartë, bazuar në nenin 441/ç të Kodit të Proçedurës Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.47, datë 11.03.2008 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe

kthimin e akteve për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 22.09.2010

192

Page 193:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.61002-00873-00-2010 i Regj.ThemeltarNr.00-2010-1417 i Vendimit (844)

VENDIM

NЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesFatos Lulo AnëtarMajlinda Andrea AnëtareAndi Çeliku AnëtarGuxim Zenelaj Anëtar

në datën 22.09.2010, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale, që i përket:

KЁRKUES: YMER DAKOLI, ADEM DAKOLI

OBJEKTI:Kundërshtimi i vendimit të sekuestros së llogarive bankare

të Ymer Dakolit dhe Adem Dakolit, lidhur me procedimin penal nr.363 (295) të vitit 2009.Baza Ligjore: Nenet 210, 212 e vijues te K.Pr.Penale

dhe neni 287 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me vendimin nr.47, datë 13.04.2010, ka vendosur:Rrëzimin e kërkesës së kërkuesve Adem Dakoli dhe Ymer Dakoli, me objekt kundërshtimin e vendimit të sekuestrimit të marrë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë me datë 26.11.2009 e me datë 02.12.2009, lidhur me procedimin penal nr.295 të vitit 2009, si të pabazuar.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.103, datë 19.05.2010, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.47, datë 13.04.2010 të Gjykatës së Rrethit Kavajë.

Kundër vendimit të Gjykates së Apelit Durrës ka paraqitur rekurs mbrojtësi i kërkuesve, i cili kërkon prishjen e vendimeve dhe pranimin e kërkesës, duke parashtruar sa më poshtë:

- Vendimi është marrë në kundërshtim me provat dhe me ligjin.- Procedimi është regjistruar, në kundërshtim me ligjin dhe në mungesë të plotë të

provave, të cilat do të përcaktonin ekzistencën e faktit kriminal.- Gjatë gjykimit u provua se “indicja e vetme e prokurorisë në momentin e parë”

kallëzimi penal i policisë jo vetëm që nuk mbështet këtë fakt, por është dhe i pa vërtetë. Gjithashtu kemi argumentuar se vendosja dhe mbajtja e sekuestros sipas nenit 210 te K.Pr.Penale është jo ligjore.

- Gjykata merr të mirëqenë argumentin e policisë së kërkuesve Ymer e Adem Dakoli, që kanë deklaruar se të ardhurat e tyre janë nga emigracioni, në një kohë që në

193

Page 194:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

prokurori dhe gjykatë kanë shpjeguar se të ardhurat e tyre janë fryt i aktivitetit të biznezit familjar shumëvjeçar.

- Nuk ka rezultuar që Ervin dhe Adem Dakoli të kenë precedentë penal dhe aktivitet kriminal në Itali, apo vlerat monetare të sekuestruara të kenë lidhje me ndonjë vepër penale të kryer nga ata. Përkundrazi Ymer dhe Adem Dakoli ushtrojnë aktivitet të hershëm ekonomik në fushën e shërbimeve prej 20 vjetësh konform ligjit, duke justifikuar plotësisht burimin e të ardhurave.

- Kërkojmë prishjen e vendimeve dhe pranimin e kërkesës.

KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; prokurorin Artur Selmani, që kërkoi

lënien në fuqi të vendimit nr.103, datë 19.05.2010 të Gjykatës së Apelit Durrës; Avokatin Koli Bele, që kërkoi ndryshimin e vendimeve dhe pranimin e kërkesës për kundërshtimin e sekuestros; si dhe bisedoi e analizoi çështjen në tërësi,

V Ё R E NDrejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, me shkresën nr.5452/17 Prot., datë

28.09.2009 ka dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë një informacion mbi një rast me elementë të dyshimtë pastrimi parash e që i atribuohej shtetasve Ymer dhe Adem Dakoli.

Në lidhje me këtë informacion, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me shkresën nr.5143, datë 05.10.2009 ka referuar se: “Informacioni jep indicie, por nuk krijon bazë të nevojshme për fillimin e procedimit penal” e në këto kushte ia ka dërguar informacionin në fjalë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Drejtoria kundër Krimit Financiar), me qëllim ndjekjen dhe verifikimin e përmbajtjes së tij nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore, deri në “krijimin e të dhënave të mjaftueshme për regjistrim procedimi penal”.

Më pas i njëjti informacion i është kaluar Komisariatit të Policisë Kavajë, i cili ia ka referuar Prokurorisë së këtij Rrethi Gjyqësor, por kjo e fundit nga ana e saj ia ka kaluar aktet, për mungesë kompetence, për shqyrtim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në kushtet kur Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me shkresën nr.6939 Prot., datë 26.11.2009, ka kthyer për kompetencë tokësore aktet e referimit të veprës penale, po me datën 26.11.2009, Prokurori pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka urdhëruar kryerjen e regjistrimit të procedimit penal nr.295, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Sipas këtij urdhëri: “Nga materiali kallëzues rezulton se shtetasit Adem Dakoli dhe Ymer Dakoli, kanë llogari bankare në tre banka në Republikën e Shqipërisë. Këta shtetas kanë llogari të ndryshme bankare në vlera të medha monetare si në lekë, ashtu dhe në valutë të huaj, në euro. Nga shtetasit e mësipërm janë kryer transaksione të ndryshme bankare në vlera të mëdha lekësh dhe eurosh dhe se burimin e këtyre depozitave dhe llogarive………e kanë justifikuar si burim nga emigracioni”.

Me vendimet e po kësaj date Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasve Ymer dhe Ervin Dakoli që ndodhen në Bankën Reiffeisen, në Bankën Tirana dhe në Bankën Popullore, ndërsa me vendimin e datës 02.12.2009 është vendosur sekuestrimi i pasurive të shtetasit Adem Dakoli, që ndodhen në Bankën Popullore.

Mbi bazën e këtyre vendimeve në datat 26.11.2009 dhe 03.12.2009 janë përpiluar proçesverbalet përkatëse për sekuestrimin e llogarive bankare të shtetasve të mësipërm. Sipas organit të akuzës, vendimet e sekuestros janë marrë pas sinjalizimeve zyrtare nga Drejtoria e Pastrimit të Parave, duke nisur për këtë qëllim siç shpjeguam më sipër, procedimin penal nr.295 te vitit 2009.

194

Page 195:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Vendimet për sekuestrimin e parave të datave 26.11.2009 dhe 02.12.2009 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, janë kundërshtuar në gjykatë konform nenit 212/1 të Kodit të Procedurës Penale nga kërkuesit Ymer e Adem Dakoli.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë me vendimin e saj nr.47, datë 13.04.2010 ka rrëzuar kërkesën e kërkuesve. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Durrës me vendimin e saj nr.103, datë 19.05.2010.

Kundër vendimeve të mësipërme ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë mbrojtësi i kërkuesve, duke parashtruar shkaqet e përshkruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se kërkesa e kërkuesve Ymer e Adem Dakoli për kundërshtimin e vendimeve të sekuestros së llogarive të tyre bankare, është e mbështetur në ligj dhe si e tillë duhej pranuar nga gjykatat e të dyja shkallëve, duke shfuqizuar vendimet e sekuestrimeve objekt gjykimi.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit të administruar (prova dhe akte procedurale) rezulton se nuk ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme dhe bindëse për të vërtetuar se ka arsye të bazuara për të menduar se paratë e gjetura në llogaritë bankare të kërkuesve, kanë lidhje me veprën penale për të cilën është nisur procedimi penal nr.295 i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Në referim të nenit 287 të Kodit Penal (që është edhe dispozita për të cilën është regjistruar procedimi penal), kur bëhet fjalë për pastrim të produkteve të veprës penale nënkuptohet pasuri që dihet se është, apo është produkt i veprës penale (siç parashikon vetë dispozita në mënyrë të shprehur). Por organi i akuzës nuk ka arsyetuar e aq më pak vërtetuar se nga cila vepër penale kanë rrjedhur këto produkte, kush dyshohet ta ketë kryer atë vepër penale, cila është forma nëpërmjet së cilës dyshohet se është bërë pastrimi i parave (në ligj parashikohen pesë forma), dhe së fundi çfarë lidhje kanë llogaritë bankare të dy kërkuesve me veprën penale të supozuar dhe autorët e saj.

Nga ana tjetër pohimet e prokurorisë për ekzistencën e precedentëve penalë të kërkuesve, të pakonfirmuara këto nga asnjë organ kompetent, nuk mund të përbëjnë arsye të mjaftueshme dhe të bazuara për të lidhur veprat penale të supozuara të konsumuara nga kërkuesit, apo të tretët, me mjetet financiare që janë gjetur në llogaritë bankare të tyre.

Për më tepër, ndryshe nga sa pohojnë gjykatat, provohet se kërkuesit kanë ushtruar aktivitet të ligjshëm tregtar prej vitit 1991 e në vazhdim në fushën e shërbimeve, si dhe së paku njëri prej familjarëve ka siguruar të ardhura nga puna në emigracion.

Për të gjitha sa sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimet e gjykatave të faktit duhen ndryshuar, duke pranuar kërkesën e kërkuesve dhe shfuqizuar vendimet e sekuestros së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

PЁR KЁTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/1/b të K.Pr.Penale,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.103, datë 19.05.2010 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe

vendimit nr.47, datë 13.04.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.Pranimin e kërkesës, duke shfuqizuar vendimet e sekuestros së Prokurorisë së Rrethit

Gjyqësor Kavajë, datë 26.11.2009 dhe 02.12.2009, për llogaritë bankare të Ymer Dakolit dhe Adem Dakolit, lidhur me procedimin penal nr.295 të vitit 2009 të asaj prokurorie.

Një kopje e këtij vendimi, për efekt ekzekutimi, i dërgohet Prokurorisë së Përgjithshme.

Tiranë, më 22.09.2010

195

Page 196:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.53108-00012-00-2009 i Regj.ThemeltarNr.00-2010-1158 i Vendimit (849)

VENDIM

NЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Dvorani AnëtarFatos Lulo AnëtarMajlinda Andrea AnëtareAndi Çeliku Anëtar

në datën 29.09.2010, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale, që i përket:

TË GJYKUARIT: BARDHYL RUSTEMI

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprës penale të ‘Vjedhjes me Armë”

dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.Baza ligjore: Nenet 140 dhe 278/2 të K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkoder, me vendimin nr.170, datë 15.04.2008, ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bardhyl Jonuz Rustemi, për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” të parashikuar nga neni 139 i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 vjet burgim.Pushimin e çështjes penale në ngarkim të pandehurit Bardhyl Jonuz Rustemi për veprën penale të Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe e municionit, të parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale.Vuajtja e dënimit për të pandehurin Bardhyl Jonuz Rustemi fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit datë 21.04.2007 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, sendet, provat materiale pjesë përbërëse e fashikullit të gjykimit dhe të hetimeve, të kalojnë në favor të shtetit.Shpenzimet gjyqësore dhe ato të hetimeve paraprake në ngarkim të pandehurve.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Shkodër brenda 10 ditëve nga e nesërmja e shpalljes.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.278, datë 27.10.2008, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.170, datë 15.04.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe pushimin e çështjes për akuzën e vjedhjes me armë ndryshuar nga gjykata e faktit në “vjedhje me dhunë” ndaj të pandehurit Bardhyl Rustemi.Ndryshimin e vendimit për pjesën tjetër në këtë mënyrë:

196

Page 197:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bardhyl Rustemi për veprën penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve”, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 vjet burgim.Lënien në fuqi të vendimit në pjesët që gjykata ka disponuar për datën dhe vendin e vuajtjes së dënimit, provat materiale dhe shpenzimet gjyqësore.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër ka bërë rekurs Prokurori i Apelit Shkodër, për shkaqet:

- Gjykata e apelit nuk ka administruar drejt provat e ndodhura në dosje.- Në armët e gjetura në makinë janë gjendur gjurmë gishtash të të pandehurit.- Ёshtë vërtetuar plotësisht se të dëmtuarit Gëzim Topi i kanë vjedhur makinën, pronë e

tij.- Gjykata e apelit ka gabuar edhe procedurialisht, pasi ajo ka ngritur një akuzë të re në

ngarkim të të pandehurit Bardhyl Rustemi, akuzë të cilën gjykata e shkallës së parë e ka pushuar, ndërsa organi i akuzës nuk ka ankimuar qëndrimin e saj.

- Gjykata e apelit ka vepruar në kundërshtim me nenin 152 e 375 të K.Pr.Penale.

KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Kujtim Luli, që kërkoi

prishjen e dy vendimeve dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë; av. N.Rukaj, që kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe pushimin e çështjes në ngarkim të të gjykuarit; dhe si shqyrtoi në tërësi çështjen,

V Ё R E NMe datën 03.01.2002 rreth orës 22.30, shtetasi i dëmtuar Gëzim Topi, banues në

Lagjen "Rus" të qytetit Shkodër, me makinën tip BENZ 300 me targa SH 6010 C me të cilën punonte si taksi, kishte dalë për t’i çuar të motrës një bombël gazi. Në një moment të rrugës atij i ka dalë përpara një person, i cili i ka marrë makinën duke u larguar me këtë të fundit. Në një distancë rreth 100 metra ai pohon se në makinën që atij i kishin vjedhur kishin hypur dhe dy persona të tjerë.

Kjo makinë është gjetur në Lagjen “Xhabijaj” dhe nga kqyrja e saj janë konstatuar dëmtime të ardhura nga predha armë zjarri. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar mjeti autoveturë tip “Benz” me targa SH 6010 C e dëmtuar. Brenda në mjet janë sekuestruar si prova materiale disa gëzhoja dhe konkretisht 38 gëzhoja dhe tre karikator armësh (një pistoletë, një kallashnikovi dhe një skorpions).

I dëmtuari shtetasi Gëzim Topi ka shpjeguar se ditën e ngjarjes, pra me datë 03.01.2002, rreth orës 22.30 ai kishte dalë nga shtëpia me automjetin e tij tip Benz, me ngjyrë blu, me targë SH 6010C për të shkuar tek motra e tij. Në një moment të rrugës atij i kishte dalë përpara një person dhe i kishte marrë makinën, duke u larguar me këtë të fundit në një distancë rreth 100 metra, ai pohon se në makinën që atij i kishin vjedhur kishin hypur dhe dy persona të tjerë.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, duke arsyetuar se nuk provohet prania e armëve në këtë ngjarje, e ka deklaruar të gjykuarin fajtor për veprën penale të vjedhjes me armë duke pushuar ndërkohë akuzën për armëmbajtje pa leje. Ky vendim është ndryshuar nga ana e Gjykatës së Apelit Shkodër, e cila duke arsyetuar se mungojnë provat në ngarkim të te gjykuarit për veprën penale të vjedhjes me dhunë, ka pushuar këtë akuzë në ngarkim të tij dhe e ka deklaruar atë fajtor sipas dispozitës së nenit 278/2 të K.Penal.

197

Page 198:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Shkodër është i drejtë për pjesën që ka vendosur pushimin e çështjes për veprën penale të parashikuar nga neni 139 i K.Penal, ndërkohë që për pjesën që ka deklaruar të gjykuarin fajtor për veprën penale të armë mbajtjes pa leje, ky vendim duhet të prishet, pasi është marrë në shkelje të dispozitave proceduriale penale.

Ndryshe nga sa ka pretenduar në rekursin e tij Prokurori i Apelit Shkodër, rezulton se në marrjen e vendimit përsa i përket akuzës së vjedhjes me dhunë nga ana e Gjykatës së Apelit Shkodër janë respektuar dispozitat e parashikuara nga neni 152 dhe 380 të K.Pr.Penale. Për të marë vendimin kjo gjykatë nuk ka përdorur prova të tjera veç atyre që janë marrë e verifikuar në shqyrtimin gjyqësor, asnjë prove nuk i është dhënë vlerë e paracaktuar dhe gjykata i ka çmuar provat mbi bazën e bindjes së formuar pas shqyrtimit të tyre në tërësi. Për këto arsye, vendimi i gjykatës së apelit në pjesën që ka vendosur pushimin e çështjes për akuzën e vjedhjes me dhunë duhet të lihet në fuqi.

Por Kolegji çmon se Gjykata e Apelit Shkodër, duke e deklaruar fajtor të gjykuarin për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, vepër për të cilin gjykata e shkallës së parë kishte vendosur pushimin e çështjes, ka gabuar jo vetëm për faktin që ka rënduar pozitën e të gjykuarit ,por edhe ka gjykuar një çështje edhe pse nuk ka patur ankim nga asnjë prej palëve. Siç rezulton e provuar, as prokurori dhe as i gjykuari, apo përfaqësuesit e tij nuk kanë ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për pjesën në të cilën akuza për armëmbajtje pa leje në ngarkim të të gjykuarit ishte pushuar. Në kushtet kur ka munguar ankimi, kjo pjesë e vendimit të gjykatës ka marrë formë të prerë dhe si e tillë, në kuptim të dispozitës së nenit 328/e të K.Pr.Penale, kjo çështje nuk mund të vazhdonte. Duke vepruar në të kundërt, Gjykata e Apelit Shkodër ka rënduar pozitën e të gjykuarit, vendimmarrje kjo që vjen ndesh edhe me Vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.2, datë 06.02.2009

PЁR KЁTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në kërkesat e nenit 441/a dhe c dhe 442/1-a

të K.Pr.Penale,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.278, datë 27.10.2008 të Gjykatës së Apelit Shkodër për

pjesën që ka vendosur pushimin e çështjes për akuzën e vjedhjes me dhunë për të gjykuarin Bardhyl Rustemi.

Prishjen e këtij vendimi dhe pushimin e çështjes në ngarkim të të gjykuarit Bardhyl Rustemi, për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, për shkak se ndjekja penale ndaj tij për këtë vepër nuk mund të vazhdonte.

Tiranë, më 29.09.2010

198

Page 199:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.52802-00795-00-2008 i Regj.ThemeltarNr.00-2010-1218 i Vendimit (850)

VENDIM

NЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesMajlinda Andrea AnëtareAndi Çeliku AnëtarArdian Dvorani AnëtarFatos Lulo Anëtar

në datën 29.09.2010 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale, që i përket:

TË GJYKUARIT: BAJRAM LIKA

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”,

të parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal.

TË GJYKUARËS: BRIKENA TAKU

A K U Z U A R:Për kryerjen veprës penale të “Prostitucionit”,

të parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.136, date 11.02.2008, ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bajram Lika për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe në bazë të nenit 114 të Kodit Penal e dënon të pandehurin me 10 (dhjetë) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë burgim.Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ul të pandehurit 1/3 e dënimit të mësipërm, duke i ngelur si dënim përfundimtar 7 (shtatë) muaj burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ndalimit, datë 29.10.2007.Deklarimin fajtor të të pandehurës Brikena Taku për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit” dhe në bazë të nenit 113 të Kodit Penal e dënon të pandehurën me 9 (nëntë) muaj burgim.Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ul të pandehurës 1/3 e dënimit të mësipërm, duke i ngelur si dënim përfundimtar 6 (gjashtë) muaj burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ndalimit, datë 29.10.2007.Provat materiale, dy telefona celularë dhe një bllok shënimesh, t’i kthehen të pandehurës Brikena Taku.Prova materiale, telefoni celular i tipit “nokia” t’i kthehet të pandehurit Bajram Lika.Prova materiale, shuma prej 7.300 lekësh të kalojnë në favor të shtetit.

199

Page 200:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.489, datë 12.09.2008, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.136, datë 11.02.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë përsa i përket të pandehurës Brikena Taku. Prishjen e këtij vendimi dhe pushimin e çështjes në ngarkim të të pandehurit Barjam Lika.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë ka paraqitur rekurs, Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila kërkon prishjen e këtij vendimi, duke parashtruar këto shkaqe:

- Në deklarimet e të pandehurës Brikena Taku para policisë gjyqësore në datë 29.10.2007, ditën e kapjes në flagrancë të saj nga policia, deklarimet të cilat vijnë në harmoni me përgjimin ambiental që i është bërë bisedës midis tyre në datë 29.10.2007 në ambientet e policise, akte të cilat janë pranuar nga ana e mbrojtjes së këtij të pandehuri pasi nga i pandehuri dhe prej tyre i është kërkuar gjykatës gjykim i shkurtuar.

- Gjykata e apelit çmon se në lidhje me deklarimin që ka bërë e pandehura në fazën e hetimit në faktin se i pandehuri Bajram e ka ndihmuar të pandehurën në ushtrimin e prostitucionit dhe i ka marrë në dy raste lekë për to, gjykata e apelit çmon se ky është një deklarim i vetëm i cili nuk mbështetet në asnjë deklarim ose provë tjetër.

- Vetë e pandehura Brikena gjatë hetimit dhe gjykimit ka mbajtur qëndrim të kundërt në lidhje me këtë deklarim dhe ka dhënë edhe shpjegime për shkakun se përse e kishte bërë këtë deklarim.

- Duke qenë se nga provat e grumbulluara nga përgjimet telefonike dhe vizive nuk është vërtetuar se i pandehuri ka bashkëpunuar me të pandehurën Brikena Tabaku, nuk e ka shtyrë atë, nuk ka marrë ndonjë shpërblim, si dhe faktin që e pandehura, Brikena Taku ka pranuar se ka ushtruar prostitucion, tregon mungesën e elementeve të veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

- Vendimi i gjykatës së apelit është kontraditor dhe i pa arsyetuar edhe për faktin kur shprehet në një parafjalë thuhet se nuk ka “indicie”, pra nuk ekziston indicje, pra për të pandehurin ka patur indicje për ta akuzuar.

- Përsa parashtruam më lart kërkojmë.- Prishjen e vendimit penal nr.489, datë 12.09.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë për

pjesën kur ka vendosur prishjen e vendimit penal nr.136, datë 11.02.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të pandehurin Bajram Lika dhe pushimin e çështjes, si dhe lënien në fuqi të vendimit nr.136, datë 11.02.2008 për të pandehurin Bajram Lika.

KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Kujtim Luli, që kërkoi

prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë; av.Baftjar Rusi, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së apelit Tiranë, dhe si shqyrtoi në tërësi çështjen,

V Ё R E NI gjykuari Bajram Lika është banor i zonës Ndroq Tiranë, kurse e gjykuara Brikena

Taku është banore e zonës Vaqarr Tiranë. Gjate shqyrtimit gjyqësor të çështjes rezultoi se rreth orës 15:00 të datës 29.10.2007, shtetasi Mëhill Bala banues i fshatit Çekrezë Tiranë ka ardhur në qytetin e Tiranës për të plotësuar disa dokumenta dhe duke lëvizur në rreth rrotullimin e Zogut të Zi në Tiranë ka vënë re një burrë dhe një vajzë të re duke biseduar dhe nisur nga fakti se e ka tërhequr biseda e tyre ka vendosur t’i ndjekë nga pas ata. Çifti ka

200

Page 201:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

lëvizur nga drejtimi i Laprakës, duke u kthyer diku pranë ish-Shkollës së Partisë, ku më pas janë futur në një lokal të quajtur ANI, lokal në të cilin është futur edhe shtetasi Mëhill Bala.

I ulur në një tavolinë në lokal ky shtetas ka parë aty vajzën që hyri së bashku me personin e panjohur dhe këtë të fundit i cili është larguar pas pak nga lokali, ndërsa vajza ka mbetur në lokal. Ndërkohë tek tavolina e shtetasit Mëhill Bala është afruar shtetësja Mrika Ukaj, pronarja e lokalit, e cila i ka ofruar vajzën për të kryer marrëdhënie seksuale nëse ai e dëshironte atë sipas një pagese të caktuar. Pasi kanë rënë dakord për kushtet, shtetasi Mëhill Bala i shoqëruar nga pronarja e lokalit, si dhe vajza e cila është identifikuar më pas si e pandehura Brikena Taku, kanë hyrë në banjën e lokalit dhe prej andej nëpërmjet një shkalle janë ngjitur në katin e dytë të banesës ku ka pasur tre dhoma dhe në njërën prej tyre pronarja e lokalit ka lënë shtetasin Mëhill Bala dhe të pandehurën Brikena Taku dhe vetë ka zbritur poshtë. Shtetasi Mëhill Bala ka kryer marrëdhënie seksuale me të pandehurën Brikena Taku, kundrejt një pagese.

Duke qënë se veprimet e të gjykuarës Brikena Taku dhe aktiviteti i saj ditor kanë tërhequr vëmendjen e punonjësve të policisë, këta të fundit kanë hyrë në lokalin ku ndodhej e pandehura dhe shtetasi Mëhill Bala, duke bërë edhe ndalimin në flagrancë të tyre.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka deklaruar fajtore dhe dënuar të gjykuarën Brikena Taku për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit, si dhe të gjykuarin Bajram Lika për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Ky vendim i gjykatës së shkallës së parë është prishur nga Gjykata e Apelit Tiranë përsa i përket të gjykuarit Bajram Lika, për të cilin kjo gjykatë ka vendosur pushimin e çështjes.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedurial penal dhe si i tillë duhet të prishet, duke u lënë në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Ndryshe nga Gjykata e Apelit Tiranë, nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në marrjen e vendimit janë zbatuar kërkesat e dispozitës së nenit 152 dhe 380 të K.Pr.Penale. Gjykata e shkallës së parë, duke e gjykuar çështjen me procedurën e gjykimit të shkurtuar, pasi provat ia ka nënshtruar shqyrtimit gjyqësor, duke mos i dhënë vlerë të paracaktuar asnjërës prej tyre, me të drejtë ka krijuar bindjen në fajësinë e të gjykuarit Bajram Lika, pasi ka provuar se i gjykuari Bajram Lika duke patur njohje dhe marrëdhënie me të gjykuarën Brikena Taku e ka shfrytëzuar atë për ushtrim të prostitucionit. Në të kundërt, Gjykata e Apelit Tiranë, në marrjen e vendimit, ka vepruar ndesh me dispozitat proceduriale penale.

Ajo i ka dhënë vlerë të paracaktuar shpjegimeve të mëpasshme të të gjykuarës Brikena Taku, me të cilat ajo ka mohuar atë çka kishte deklaruar përpara oficerit të policisë gjyqësore në datën 29 tetor 2007 dhe kjo provë, nga gjykata e apelit nuk është çmuar në harmoni edhe një sërë provash të tjera të shqyrtuara gjatë gjykimit të çështjes në shkallë të parë, prova të cilat vërtetonin fajësinë e të gjykuarit.

PЁR KЁTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/d të K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.489, datë 12.09.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në

fuqi të vendimit nr.136, datë 11.02.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të gjykuarin Bajram Lika.

Tiranë, më 29.09.2010

201

Page 202:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.52105-00424-00-2008 i Regj.ThemeltarNr.00-2010-1201 i Vendimit (851)

VENDIM

NЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Dvorani AnëtarMajlinda Andrea AnëtareAndi Çeliku AnëtarFatos Lulo Anëtar

në datën 29.09.2010 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale, që i përket:

TË GJYKUARIT: DED STRAGU, i biri i Franit, i vtl.1971, lindur dhe banues në Plan Dukagjin-Shkodër.

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprës penale të

“Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, e “Plagosjes së rënde me dashje”,

“Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.Baza Ligjore: Neni 79/c, 88, 278/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr.295, datë 13.11.2000, ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ded Fran Stragu për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, për vrasjen e Gjon Bokës dhe dënimin e tij me “burgim të përjetshëm”. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ded Fran Stragu për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, parashikuar nga neni 79/c të K.Penal, për vrasjen e Fjelosh Fierzes dhe dënimin e tij me “burgim të përjetshëm”.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ded Fran Stragu për kryerjen e veprës penale të “armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga neni 278/2 i KP dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, përfundimisht i pandehuri Ded Fran Stragu dënohet me “burgim të përjetshëm”.Pafajësinë e të pandehurit Ded Fran Stragu për veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i K.Penal për plagosjen e Ndue Stragut.Pafajsinë e të pandehurit Ded Fran Stragu për veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i K.Penal për plagosjen e Nikolin Shpatit.Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ded Fran Stragu fillon nga dita e arrestimit të tij.

202

Page 203:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr.444, datë 18.12.2002 ka vendosur:

Rivendosjen në afat të së drejtës së ankimit për kërkuesin Ded Fran Stragu për në Gjykatën e Apelit Shkodër ndaj vendimit nr.295, datë 13.11.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.31, datë 04.03.2003, ka vendosur:Pushimin e gjykimit të ankimit të bërë nga përfaqësuesi me prokurë i të pandehurit A. Fran Dashi.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr.69, datë 19.03.2003, ka vendosur:

Rivendosjen në afat të së drejtës së ankimit për kërkuesin Ded Fran Stragu për në Gjykatën e Apelit Shkodër ndaj vendimit nr.295, datë 13.11.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.101, datë 27.05.2003, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.295, datë 13.11.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe kthimin e çështjes për rigjykim po në këtë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr.354, datë 23.12.2004, ka vendosur:

1. Konstatimin e moskompetencës për çështjen penale nr.100/212 që i përket të pandehurit Ded Strogu, akuzuar për veprën penale të vrasjes për cilësi të veçanta të viktimës më shumë se një here, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.2. Kalimin e këtyre akteve gjykatës kompetente, asaj të Krimeve të Rënda në Shkallën e Parë Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin nr.89 akti, datë 15.02.2005, ka vendosur:

Ngritjen në Gjykatën e Lartë Tiranë të çështjes së mosmarrëveshjes së kompetencës me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër në gjykimin e çështjes penale me nr.89 regj.themeltar, në ngarkim të të pandehurit Ded Stragu, akuzuar për kryerje të veprave penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, plagosjes së rëndë me dashje, mbajtjes pa leje të armëve luftarake, parashikuar nga nenet 79/c, 88 dhe 278/2 të K.Penal.Urdhërohet dërgimi i dosjes penale me nr.89, viti 2005 në Gjykatën e Lartë Tiranë.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.178, datë 29.03.2005, ka vendosur:Dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Ded Stragu në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, si gjykatë kompetente.

203

Page 204:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.2, datë 11.01.2008, ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ded Fran Stragu për kryerje të veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, në dëm të viktimës Gjon Boka, dhe në bazë të nenit 79/c të K.Penal, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ded Fran Stragu për kryerje të veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, në dëm të viktimës Gjelosh Firza dhe në bazë të nenit 79/c të K.Penal, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.Pushimin e gjykimit të çështjes për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” kundër dy personave, parashikuar nga neni 88 i K.Penal.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ded Fran Stragu për kryerje të veprës penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe e municionit”, dhe në bazë të nenit 278/2 të K.Penal, dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.Përfundimisht, në bashkim të dënimeve, në zbatim të nenit 55 të K.Penal, i pandehuri Ded Fran Stragu dënohet me burgim të përjetshëm.Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe do të kryhet në burgun e sigurisë së lartë.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.16, datë 02.04.2008, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.2 datë 11.01.2008 të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krimet e Rënda Tiranë.

Kundër vendimit nr.16, datë 02.04.2008 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, në mbështetje të nenit 432 të K.Pr.Penale, brenda afatit ligjor, ka paraqitur rekurs i gjykuari Ded Stragu, mbrojtësi i tij, duke kërkuar prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim, për këto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës së apelit është marrë në kundërshtim me provat dhe në shkelje të rënda proceduriale.

- Dy gjyqtarët e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Dhurata Haveri dhe Gjovalin Përnoca, që kanë gjykuar të pandehurin Ded Stragu, kanë marrë pjesë në gjykimin e këtij të pandehuri kur kanë qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe konkretisht ne vendimet me nr.101, datë 27.05.2003 e nr.31, datë 04.03.2003, gjë që bie ndesh haptazi në kërkesat e nenit 15/1 të K.Pr.Penale, duke përbërë kështu shkelje të rëndë proceduriale.

- Ngjarja e rëndë që ka sjellë vdekjen e viktimës Gjon Boka e Gjelosh Fierza, me datë 06.07.1997, nga data 06.07.1997 deri më datë 17.03.1999, i është atribuar një shtetasi tjetër, i cili quhet Nikolin Shpati.

- Të gjitha veprimet e kryera nga organi i akuzës, janë bërë në mungesë të të mbrojturit prej meje Ded Stragu, pa asnjë njoftim të rregullt zyrtar në zbatim të kërkesave të nenit 140 të K.Pr.Penale.

- Në gjykimin e zhvilluar ndaj të pandehurit Ded Stragu janë lejuar shkelje proceduriale, si në caktimin e masës së sigurimit, kur nuk janë zbatuar kërkesat për “kërkimin e personit që nuk gjendet”, neni 247 i K.Pr.Penale, nuk është deklaruar ikja e tij neni 247/2 K.Pr.Penale, dhe kur është ndryshuar akuza ndaj të pandehurit, nga prokuroria dhe përpilimi i një akuze të re, kjo më është komunikuar mua si avokat,

204

Page 205:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

por nuk i është komunikuar të pandehurit, sipas parashikimeve të nenit 140 e 141 të K.Pr.Penale.

- Nga ana e gjykatës nuk janë marrë në konsideratë pretendimet e ngritura nga ana jonë si në hetimin paraprak ashtu dhe në gjykimin e kësaj çështje, duke dhënë një vendim të njëanshëm, dhe të pabazuar në prova dhe në ligj.

- Gjykata në hetimin gjyqësor nuk sheshoi kontradiktat që lindën gjatë hetimit gjyqësor nga shpjegimet e dëshmitarëve, duke dhënë një vendim të cunguar.

- Kërkojmë prishjen e vendimit të gjykatës dhe kthimin e çështjes për rigjykim.

KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁpasi dëgjoi gjyqtarin Fatos Lulo; prokurorin Bujar Sheshi, që kërkoi lënien në fuqi të

vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë; Av. M.Myftari, që kërkoi prisjen e vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në po atë gjykatë; si dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ё R E NRezulton se gjykatat e faktit kanë pranuar të provuar se në datë 06.07.1997, në fshatin

Kujë, Komuna Pult-Dukagjin, Rrethi Shkodër, është zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare. Qëndra e votimit ishte vendosur në godinën e shkollës fillore të fshatit. Komisioni i qëndrës së votimit përbëhej nga kryetar, Gjergj Boka, n/kryetar Gjon Boka dhe anëtar shtetasit Gjelosh Fierza, Nikolin Shpati dhe Ndue Stragu. Për ruajtjen e rendit dhe qetësisë gjatë procesit të votimit, ishte ngarkuar punonjësi i policisë Pal Kërci.

Rreth orës 11.00 në qëndrën e votimit është paraqitur për të votuar i gjykuari Ded Stragu, i cili ka debatuar me n/kryetarin e komisionit Gjon Boka, duke pretenduar se votimi nuk duhet të vazhdonte për shkak të mungesës së kryetarit të këtij komisioni. Në debat e sipër ai ka tentuar të marrë kutinë e votimit, por nuk është lejuar nga të pranishmit.

Shtetasi Ded Stragu i detyruar të largohej, është kthyer pak çaste më vonë dhe me një armë të tipit pistoletë në dorë, nëpërmjet dritares ndodhur në krah të tavolinës ku qëndronin anëtarët e komisionit, pretendohet se ka qëlluar disa herë në drejtim të tyre. Si pasojë e zjarrit kanë mbetur të vrarë shtetasit Gjon Boka, Gjelosh Fierza dhe janë plagosur shtetasit Ndue Stragu dhe Nikolin Shpati.

Për këtë ngjarje, mbi bazën e kallëzimit të punonjësve të policisë Pal Kërci, Prel Guraleci dhe Fran Proi datë 08.07.1997 dhe kallëzimin e shtetasve Vjollca Fierza dhe Prenda Fierza, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar procedimin penal nr.295. Mbi bazën e provave të grumbulluara në fazën e hetimeve paraprake, prokuroria ka akuzuar të pandehurin Ded Stragu për kryerje të veprave penale të “Vrasjes me dashje”, “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, parashikuar respektivisht nga nenet 76, 88 dhe 278/2 të K.Penal.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendimin nr.295, datë 13.11.2000, e gjeti fajtor të gjykuarin për kryerjen dy herë të veprës penale të parashikuar nga neni 79/c dhe asaj të parashikuar nga neni 278/2 i K.P., duke e dënuar me burgim të përjetshëm. Me vendimin gjyqësor nr.444, datë 18.12.2002, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër vendosi të pranojë kërkesën e të gjykuarit për rivendosjen në afat të së drejtës së ankimit kundër vendimit që kishte marrë gjykata e shkallës së parë mbi themelin e çështjes.

Gjykata e Apelit Shkodër, kryesuar trupi gjykues nga gjyqtari Gj. Pernoca me vendimin nr.31, datë 04.03.2003, vendosi pushimin e gjykimit, pasi arsyetoi se ankimi ishte paraqitur pas rivendosjes në afat nëpërmjet një vendimi të pavlefshëm (neni 128/1/a i K.Pr.P.), duke qenë se kërkesa për rivendosjen në afat ishte marrë në shqyrtim nga një trup

205

Page 206:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

gjykues me gjyqtar të vetëm, ndërkohë që do të duhej të shqyrtohej, bazuar në akuzën e ngritur, nga një trup gjykues prej tre anëtarësh.

Sërish, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendimin nr.69, datë 19.03.2003 vendosi rivendosjen në afat të së drejtës për të paraqitur ankim ndaj vendimit. Ankimi në Gjykatën e Apelit Shkodër u mor në shqyrtim nga një trup gjykues, në përbërje të së cilit ishte dhe gjyqtarja Dh. Haveri. Në përfundim të gjykimit, rezulton se vendimi nr.295, datë 13.11.2000 u prish dhe çështja u dërgua për rishqyrtim, pasi u arrit në konkluzionin se gjatë gjykimit të çështjes në gjykatën e shkallës së parë ishin lejuar shkelje të dispozitave të nenit 140 e vijues të K.Pr.P. për njoftimin e të pandehurit.

Gjatë rigjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, nisur nga akuza e ngritur për të gjykuarin dhe ndryshimet që kishin ndodhur ndërkohë në K.Pr.P lidhur me kompetencën lëndore të gjykatës për krime të rënda, arriti në konkluzionin se gjykimi i çështjes do të duhej të zhvillohej nga kjo gjykatë. Përfundimisht. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pas ngritjes së mosmarrëveshjes për kompetencë, vendosi që çështja do të duhej të shqyrtohej nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Kjo e fundit në përfundim të gjykimit e deklaroi fajtor të gjykuarin për kryerjen dy herë të veprës penale të parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal dhe atë të parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal, duke e dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm. Mbi ankimin e të gjykuarit, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi lënien në fuqi të vendimit. Në përbërjen e trupit gjykues në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda rezulton se ishin pjesë dhe gjyqtaret Gj. Pernoca dhe Dh. Haveri.

Nisur nga pretendimet e ngritura në rekursin e të gjykuarit, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon të ndalet vetëm në atë element që ka të bëjë me rregullshmërinë e formimit të trupit gjykues që shqyrtoi çështjen në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, ndërkohë që i çmon të pabazuara pretendimet përsa i takon mosrespektimit të procedurës së njoftimit të të gjykuarit.

Në lidhje me praninë në trupin gjykues të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda të gjyqtarit Gjovalin Pernoca, ky element procedurial nuk përbën shkak për cënimin e vendimit.

Kjo si rrjedhoje e faktit se trupi gjykues i Gjykatës së Apelit Shkodër ku bënte pjesë ky gjyqtar, është e vërtetë se ka shqyrtuar ankimin e të gjykuarit ndaj vendimit të themelit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, porse ky trup gjykues i Gjykatës së Apelit Shkodër me vendimin nr.31, datë 04.03.2003 ka vendosur pushimin e gjykimit, pasi ka konstatuar se rivendosja në afat ishte bërë në kundërshtim me ligjin (me një gjyqtar), e për këtë arsye nuk iu fut shqyrtimit të themelit të çështjes, apo vlerësimit të shkaqeve që përmbante ankimi i të gjykuarit. Në këto kushte, nuk jemi përpara rasteve të parashikuara nga neni 15/1 i K.Pr.Penale.

Ndërkohë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se u lejuan shkelje të dispozitave proceduriale në formimin e trupit gjykues në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, në lidhje me praninë në përbërjen e tij të gjyqtares Dh. Haveri. Rezulton se kjo gjyqtare ka qenë pjesë e trupës gjyqësore në Gjykatën e Apelit Shkodër, e cila pasi mori në shqyrtim çështjen penale konkrete, me vendimin nr.101, datë 27.05.2003 vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe dërgimin e çështjes për rigjykim (për mangësi në njoftimin e të gjykuarit). Ndryshe nga rrethanat proceduriale në të cilat u zhvillua gjykimi në Gjykatën e Apelit Shkodër, ku trupi gjykues kryesohej nga gjyqtari Gj. Pernoca, në marrjen e vendimit nr.101, datë 27.05.2003, Gjykata e Apelit Shkodër rezulton të ketë zhvilluar gjykimin e themelit të çështjes, pavarësisht se prishja e vendimit u vendos për shkak të mangësive proceduriale që u lejuan nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër. Për këtë shkak, në vështrim të nenit 15, 128/1 të K.Pr.P., vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda është i cënueshëm.

206

Page 207:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

PЁR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 441/ç të Kodit të Proçedures

Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.16, datë 02.04.2008 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda

Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 29.09.2010

207

Page 208:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Nr.56260-00168-00-2008 i Regj.ThemeltarNr.00-2010-1447 i Vendimit (852)

VENDIM

NЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Dvorani AnëtarFatos Lulo AnëtarMajlinda Andrea AnëtareAndi Çeliku Anëtar

në datën 29.09.2010, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale, që i përket:

TË PANDEHURIT: HASAN GJINAJ, hetuar dhe gjykuar nën masën e sigurimit “arrest në burg.XHAFER TOZAJ, hetuar dhe gjykuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, ARTUR BALILO (SHPËTIM JAÇE), hetuar dhe gjykuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”.ARANIT HALILAJ, hetuar dhe gjykuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, mbrojtur nga mbrojtës i caktuar kryesisht,

A K U Z U A R:Për kryerje të veprave penale të

“Trafikimit të narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 të K.Penal.

TË PANDEHURIT: ILIA (ILIR) GJIÇALI, hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” dhe gjykuar nën masën e sigurimit “Detyrim për paraqitje”.

A K U Z U A R:Për kryerje të vepres penale “Moskallzimi i krimit”,

parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr.44, datë 20.09.2007, ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Hasan Selam Gjinaj për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të K.Penal dhe dënimin e tij me 11

208

Page 209:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

(njëmbëdhjetë) vjet burgim, duke filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit 24.12.2005.Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhafer Durim Tozaj për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 të K.Penal dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim, duke filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit 24.12.2005Deklarimin fajtor të të pandehurit Artur Selim Balilo (Shpëtim Jaçe) për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të K.Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim, duke filluar vuajtja e dënimit nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” datë 24.09.2006.Deklarimin fajtor të të pandehurit Aranit Gjysho Halilaj për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të K.Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim, duke filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit 24.12.2005.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilia Llambro Gjicali për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe dënimin e tij me 19 (nëntëmbëdhjetë) muaj e gjysëm burgim, dënim i vuajtur prej tij.Vuajtja e dënimit për të pandehurit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.Provat materiale:Lënda narkotike cannabis sativa me peshë 335.2 kg e paketuar në 10 çanta sportive dhe 10 qese plasmasi të asgjësohet;Automjeti i markës Benz Mercedes Sprinter (furgon) me targa NI SN 333 t`i kthehet Shoqërisë Stefany & Company;Automjeti i markës Ford Tranzit (Furgon) me targa V 1664 C së bashku me dokumentacionin përkatës të konfiskohet;Automjeti i markës Land Rover me targa BA 880 FY me gjithë dokumentacionin përkatës të konfiskohet;Një xhup me ngjyrë të bardhë brenda të cilit ndodheshin disa dokumenta si policë sigurimi e datës 12.12.2005, vërtetim hyrje automjeti i datës 15.12.2005 me nr serie 0024888 në emër të Rezart Azizit të konfiskohet;Lejë qarkullimi e noterizuar për automjetin me targa YZK 8473 të konfiskohet;Dy kartat telefonike të kompanive Cosmote dhe Vodafon së bashku me kartat telefonike që i përkasin të pandehurit Hasan Gjinaj të konfiskohen;Pasaporta, dokumenti i identifikimit me nr.A 0027064 (në gjuhën greke), leje qarkullimi ndërkombëtar, të cilat i përkasin të pandehurit Hasan Gjinaj t`i kthehen atij.Aparat celular Samsung me Nr.karte 0682448002 i të pandehurit Aranit Halilaj të konfiskohet;Aparat celular i tipit Nokia me nr.karte 0692139882 në zotërim të të pandehurit Xhafer Tozaj të konfiskohet;Një dosar me ngjyrë blu brenda të cilit ndodhen dokumenta të shoqërisë Stefani &CO Birra Stela ti kthehet shoqërisë “Stefani & CO”;Vlera monetare në kartmonedha shqiptare 252.100.00 dhe euro 1.849.50 të konfiskohen;

209

Page 210:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Kartmonedha shqiptare të prerjeve të ndryshme që në totalin e tyre janë 137.600 lek 15 euro një faturë e Westër Union ne emër të Nikolla Ikonomit me nr.serie 025423 të sekuestruara të pandehurit Xhafer Tozaj të konfiskohen;Shpenzimet proceduriale në shumën prej 44.000 lekë, si dhe ato gjyqësore t`u ngarkohen solidarisht të pandehurve.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr.58, datë 26.12.2007, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.44, datë 20.09.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në lidhje me kualifikimin ligjor dhe dekalrimin fajtor të të pandehurve Hasan Gjinaj, Xhafer Tozaj, Artur Balilo, Aranit Halilaj, për kryrjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 të K.Penal si dhe për të pandehurin Ilia Gjilaçi për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimit të Krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal.Ndryshimin e vendimit nr.44, datë 20.09.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në lidhje me masat e dënimit si më poshtë:Dënimin e të pandehurit Hasan Gjinaj me 11 vjet burgim. Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin e tij përfundimisht me 7 vjet e 4 muaj burgim.Dënimin e të pandehurit Xhafer Tozaj me 11 vjet burgim. Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin e tij përfundimisht me 7 vjet e 4 muaj burgim.Dënimin e të pandehurit Artur Balilo me 10 vjet burgim. Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin e tij përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim.Dënimin e të pandehurit Aranit Halilaj me 10 vjet burgim. Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin e tij përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim.Dënimin e të pandehurit Ilia Gjilaçi me 19 muaj e 15 ditë burgim. Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin e tij përfundimisht me 13 muaj burgim.Lënien në fuqi të vendimit të sipërcituar për të gjitha pjesët e tjera të tij.

Kundër vendimit të Gjykatës të Apelit kanë paraqitur rekurs, të pandehurit Xhafer Tozaj, Hasan Gjinaj, Aranit Halilaj, dhe Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, të cilët kërkojnë prishjen e këtij vendimi, duke parashtruar këto shkaqe:

Rekursi i të pandehurit Xhafer Tozaj.- Vendimi i gjykatës nuk është i mbështetur në prova dhe në ligj, dhe si i tillë duhet te

prishet.- Në gjykim nuk u provua me asnjë provë që të provojë ekzistencën e veprës penale të

trafikimit të lëndës narkotike, të kryer nga i pandehuri Xhafer Tozaj.- U provua në gjykim dhe nga shpjegimet e të pandehurve dhe nga provat e tjera të

grumbulluara në gjykim se lënda narkotike, e cila duhet të transportohej për në Greqi, ky trafikim mbeti në fazën e përgatitjes, e cila sipas K.Penal nuk përbën vepër penale.

- I pandehuri Xhafer Tozaj nuk rezulton të jetë në rolin e bashkëpunëtorit në trafik, por thjesht si blerës dhe shitës i mallit për shtetasin Hasan Gjinaj.

- Ai nuk dinte cili ishte plani i Hasan Gjinaj dhe nuk ka pse të deklarohet fajtor për mendimin e tij.

- Gjykata, në masën e dënimit të dhënë, nuk ka marrë parasysh rrethanat lehtësuese që parashikon K.Penal.

- I pandehuri, Xhafer Tozaj ka pranuar menjëherë fajësinë dhe ka bashkëpunuar për zbardhjen e ngjarjes, është treguar i penduar.

210

Page 211:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Ai nuk ka qenë i dënuar ndonjëherë dhe veprën e ka kryer për motive të qarta ekonomike.

- Kërkojmë prishjen e vendimit, ndryshimin e cilësimit ligjor të veprës nga neni 283/a/2 në nenin 283/2 të K.Penal, dhe caktimin e një mase nën minimumin e parashikuar nga ligji.

Rekursi i të pandehurit Hasan Gjinaj:- Vendimi i gjykatës nuk është i drejtë i mbështetur në prova dhe në ligj.- Gjykata ka gabuar në deklarimin fajtor të të pandehurit Hasan Gjinaj, në bazë të nenit

283/a /2 - 22 të K.Penal, kur realisht në bazë të provave rezulton se jemi para veprës penale të 283/2 të K.Penal.

- Ky cilësim i bërë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda është nga koncepti jo i drejtë në lidhje me tentativën e metë dhe ndarjen e pozicioneve deri ku vazhdojnë veprimet pregaditore dhe ku fillon tentativa.

- Tentativa e metë nuk ka kuptim, ajo lidhet me papërshtatshmërinë e mjeteve të krimit kur autori ka kryer të gjitha veprimet e planifikuara prej tij dhe në momentin e realizimit të saj ajo ndërpritet për shkaqe të pavurura nga vullneti i lirë, prej këtij momenti vepra konsiderohet ne veprime përgatitore.

- Për të njëjtat fakte janë mbajtur qëndrime të ndryshme nga gjykatat, duke parë se i njëjti fakt është trajtuar ndryshëm, në disa vendime, mendojmë se ka vend aplikimi i nenit 438 të K.Pr.Penale, për të njehsuar praktikën.

- Kërkojmë ndryshimin e të dy vendimeve, për cilësimin ligjor të veprës nga neni 283/a/2 - 22 të K.Penal, në nenin 283/2 të K.Penal, duke patur në konsideratë edhe uljen e masës së dënimit.

Rekursi i të pandehurit Aranit Halilaj:- Gjykata padrejtësisht nuk mori parasysh ndryshimin e kualifikimit të veprës, në

moskallzim krimi neni 300 të K.Penal.- Sekuestrimi i automjetit tim është i kundraligjshëm, i pabazuar në prova, rezultat i një

hetimi të pa plotë dhe në kundërshtim me provat e ligjin.- Nga ana e gjykatave nuk më është marrë parasysh kërkesa ime për heqjen e sekuestros

për automjetin tim tip Ford me targë VL 1664 C, duke qenë se jam në gjëndje ekonomike të varfër, kam gruan pa punë, dhe fëmijë për të rritur, e nënën të moshuar, dhe se ai është i vetmi mjet që mund të ushqehen, dhe se pse mjeti im nuk ka marrë pjesë në transportimin e lëndës narkotike, për të cilën jemi akuzuar.

- Në arsyetimin e vendimit rezulton se gjykatat kanë pretenduar se sasia është transportuar me fugonin tip Ford me targë VL 1664 C në pronësi dhe përdorim të pandehurit Artur Balilo, arsyetim i gabuar i gjykatës, pasi në procesverbalin e datës 24.12.2005, i policisë gjyqësore, si dhe personit të sekuestruar Aranit Halilaj, rezulton se pronësi është Aranit Halilaj.

- Vetëm për këtë shkelje duhet që vendimi i gjykatës së apelit të prishet.- Nga provat e administruara në gjykim nuk rezultoi që automjeti im të ketë transpotuar

lendë narkotike, dhe nuk e kam ditur se pse do t’i përdorte Artur Balilo, qeset e gjetura në makinën time.

Rekursi i Prokurorit: - Vendimi i gjykatës së apelit është i paarsyetuar, e zbatimit të keq të ligjit procedurial.- Gjykata e apelit ka aplikuar për të pandehurit gjykimin e shkurtuar, duke bërë uljen e

dënimit 1/3 e masës së dënimit.

211

Page 212:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

- Arsyetimi jo i plotë i paraqitur nga gjykata është pasje e një interpretimi të gabuar e mosrespektimit të neveve 404, 495, 406 të K.Pr.Penale, si dhe të vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë që bën fjalë për gjykimin e shkurtuar.

- Gjykata e apelit, në rastin konkret, duke pranuar në këtë fazë gjykimin e shkurtuar edhe nga pikëpamja formale nuk ka revokuar vendimin e ndërmjetëm datë 15.02.2007, fakt i cili tregon se ky vendim mbetet i pacënueshëm.

- Gjykimi i shkurtuar konsiderohet si një gjykim i posaçëm dhe krejt i veçantë e përjashtim nga rregulli i përgjithshëm, në këtë kuptim ky lloj gjykimi është atribut apo diskrecion vetëm i gjykatës së faktit dhe nuk mund të themi se jemi para një të drejte ligjore të mohuar nga shqyrtimi gjyqësor i shkallës së parë.

- Gjykata e apelit nuk ka marrë në konsideratë faktin se në këtë fazë për këtë lloj gjykimi gabimet nuk mund të ndreqen, por i vihen në dukje gjykatës së faktit për t’u patur parasysh në të ardhmen.

- Gjykata e apelit i përmbahet në këtë rast një vendimi Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, por pa numër e date, që në këto rrethana kurrsesi nuk mund të shërbejë si bazë ligjore por thjesht si hamendësi.

- Bazuar në vendimin nr.2, datë 29.01.2003 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, duket qartë se ky lloj gjykimi kryhet vetëm nga gjykata e shkallës së parë dhe nuk mund të zëvëndësohet në asnjë shkallë tjetër gjykimi.

- Kërkojmë prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë.

KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; prokurorin Artur Selmani, që kërkoi

prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; Avokatët Brahim Lahi, Albert Golemi dhe Ndue Pjetra, që kërkuan lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda; dhe Av.Nikoll Kola, që kërkoi ndryshimin e vendimeve duke hequr sekuestron mbi automjetin,

V Ё R E NGjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin nr.44, datë

20.09.2007, ka deklaruar fajtor dhe dënuar të pandehurit Hasan Selam Gjinaj, Xhafer Durim Tozaj, Artur Selim Balilo (Shpëtim Jaçe) dhe Aranit Gjysho Halilaj për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, mbetur në tentative, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të K.Penal, si dhe deklarimin fajtor dhe dënimin e të pandehurit Ilia Llambro Gjicali për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Gjykata e Apelit, për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr 58, datë 26.12.2007, ka lënë në fuqi vendimin nr.44, datë 20.09.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në lidhje me kualifikimin ligjor dhe deklarimin fajtor të të pandehurve Hasan Gjinaj, Xhafer Tozaj, Artur Balilo, Aranit Halilaj, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 të K.Penal, si dhe për të pandehurin Ilia Gjicali për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimit të Krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe ndryshimin e vendimit nr.44, datë 20.09.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në lidhje me masat e dënimit, duke i zbritur secilit të pandehur 1/3 e dënimit, në aplikim të gjykimit të shkurtuar, sipas nenit 406 të K.Pr.Penale.

212

Page 213:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Kundër vendimeve të mësipërme kanë paraqitur rekurs përpara Gjykatës së Lartë të gjykuarit Xhaferr Tozaj, Hasan Gjini, Aranit Halilaj dhe Prokuroria për Krime të Rënda, duke parashtruar shkaqet e përshkruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë konstaton se, ashtu siç kanë pranuar të dyja gjykatat, “Veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” të pandehurit Hasan Gjinaj, Xhafer Tozaj, Artur Balilo dhe Aranit Halilaj e kanë kryer në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke u ndodhur para një bashkëpunimi tipik të realizuar midis trafikantit, grumbulluesit dhe trasportuesit.

I pandehuri Hasan Gjinaj, duke qënë me banim të përkohshëm në shtetin grek njihet me shtetasin shqiptar të njohur me emrin “Loshi” (i paidentifikuar dhe padyshim dhe me persona të tjerë), dhe bie dakord për trafikimin nëpërmjet detit me skaf të një sasie prej 350 kg lëndë narkotike kundrejt shumës prej 23.000 euro.

Për realizimin e qëllimit, i pandehuri Hasan, sipas marrëveshjes së arritur, i dërgon në Shqipëri të pandehurit Xhafer sasinë e nevojshme të eurove për grumbullimin e lëndës narkotike. I pandehuri Xhafer pas konvertimit në lekë, ia dorëzon ato të pandehurit Artur, ndërsa vetë ka mundur të grumbullojë sasinë prej 170 kg lëndë narkotike, të cilën e mban të fshehur në banesë.

I pandehuri Artur paratë e marra i përdor për blerjen e lëndës narkotike në fshatra të ndryshme të Vlorës. Pas kërkesës dhe insistimit të të pandehurit Xhafer, i pandehuri Artur tërheq nga banesa e tij sasinë e lëndës narkotike, duke e bashkuar me pjesën tjetër të grumbulluar prej tij.

Trasportimin e lëndës narkotike të grumbulluar, i pandehuri Artur Shpëtim) e realizon me ndihmën e të pandehurit Aranit Halilaj, me mjetin në pronësi të këtij të fundit.

Pas ardhjes në Shqipëri të të pandehurit Hasan, veprimtaria e të pandehurve intensifikohet me qëllim finalizimin e planit të parapërgatitur.

I pandehuri Artur, së bashku me të pandehurin Aranit, kryejnë trasportimin e lëndës narkotike të grumbulluar drejt vendit të zgjedhur nga i pandehuri Hasan.

Me qëllim për të vështirësuar identifikimin në rast ndërhyrje të policisë, për trasportimin përfundimtar të lëndës narkotike përpara udhëtimit drejt destiancionit (bregut të detit) sigurohet mjeti i vjedhur, i cili fshihet larg rrugës dhe lëvizjeve.

I pandehuri Xhafer tërheq në Degën e Wester Union Vlorë shumën e eurove të destinuara për trafikimin e lëndës narkotike, ndërsa i pandehuri Aranit blen sasinë e konsiderueshme të qeskave plastike me ngjyrë të zezë, të nevojshme për rregullimin e “mallit”, dhe të dy së bashku marrin rrugën në zbatim të planit të parapërgatitur.

Ndërhyrja e forcave policore, e konkretizuar me arrestimin në flagrancë të të pandehurve Hasan Gjinaj, Xhafer Tozaj, Artur Balilo, Aranit Halilaj dhe sekuestrimin e sasisë prej 352.2 kg lendë narkotike, ndërpret finalizimin e veprimtarisë kriminale të tyre”.

Në dijeni të kësaj veprimtarie kriminale vërtetohet të ketë qenë edhe i gjykuari Ilia Gjicali, i cili, duke mos kallëzuar në organet kompetente krimin që po kryhej nga të gjykuarit e tjerë, ka konsumuar plotësisht elementët e veprës penale të “Moskallëzimit të krimit”, të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Duke analizuar sa më sipër, gjykatat me të drejtë çmojnë se “vepra penale e kryer në bashkëpunim nga të pandehurit Hasan Gjinaj Xhafer Tozaj, Artur Balilo dhe Aranit Halilaj ka mbetur në fazën e tentativës.

Nga provat e mara dhe të shqyrtuara sa më sipër u provua se të pandehurit Hasan Gjinaj, Xhafer Tozaj, Artur Balilo dhe Aranit Halilaj kanë kryer veprime të cilat në mënyrë të drejpërdrejtë synonin eksportimin e sasisë prej 350 kg lendë narkotike në drejtim të shtetit grek nëpërmjet detit, larg pikës së kalimit kufitar, në kundërshtim me ligjin dhe se kjo veprimtari kriminale është ndërprerë si pasojë e përgjimit në vazhdimësi të bisedave telefonike shoqëruar me operacione vëzhgimi të lëvizjeve të të pandehurve.

213

Page 214:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Gjykata çmon se vepra penale e “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim midis të pandehurve Hasan Gjinaj, Xhafer Tozaj, Artur Balilo Aranit Halilaj, ka mbetur në fazën e tentativës për tre arsye të parashikuara në nenin 22 të K.Penal.

Të pandehurit kanë ndërmarrë veprime konkrete për realizimin e qëllimit kriminal duke grumbulluar sasinë e lëndës narkotike brenda vendit me shumat e parave të financuara nga personat jashtë shtetit, pritës të mallit, kanë paketuar, sistemuar dhe fshehur me qëllim për ta trasportuar më pas në breg të detit me destinacion shtetin grek. Të pandehurit, pavarësisht se kanë ndërmarrë veprime konkrete për realizimin e qëllimit kriminal nuk kanë mundur të kryejnë të gjitha veprimet që kishin parashikuar të kryenin mbi transferimin e lëndës narkotike në breg të detit dhe më pas dërgimin e saj në destinacion.

Te pandehurit kanë parashikuar pasojën e veprimeve të tyre kriminale, e kanë dëshiruar atë dhe kanë vepruar drejtpërdrejt për realizimin e saj.

Qëllimi kriminal nuk është arritur nga të pandehurit për shkaqe të pavarura nga vullneti i tyre, pasi nga veprimet e vëzhgimit të lidhura ngushtë me përgjimin e bisedave telefonike forcat e policisë kanë bërë kapjen e tyre, gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike”.

Nisur nga sa sipër, rekurset e të gjykuarve në lidhje me pretendimet për kualifikim të gabuar ligjor të veprës penale nga gjykatat janë të pambështetura në ligj. Të tilla konsiderohen nga ky Kolegj edhe pretendimet e të gjykuarve në lidhje me mungesën apo interpretimin e gabuar të provave. Provat në gjykim janë vlerësuar drejt, mbi bazën e bindjes së krijuar nga gjykata, duke ia nënshtruar çdo provë shqyrtimit gjyqësor dhe pa i dhënë atyre vlerë të paracaktuar, ashtu siç kërkon edhe neni 152 i Kodi të Proçedurës Penale.

Nga ana tjetër, kërkesa e të gjykuarit Aranit për kthimin e automjetit tip Ford me targë VL 1664 C, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike të familjes së tij dhe se mjeti nuk ka marrë pjesë në transportimin e lëndës narkotike, gjithashtu nuk është e mbështetur në ligj, pasi vërtetohet se automjeti është përdorur për kryerjen e veprës penale dhe se gjëndja social-ekonomike e të gjykuarit nuk është kusht ligjor për konfiskimin ose jo të sendit të sekuestruar.

Në zbatim të vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë nr.2, datë 29.01.2003, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim të ndërmjetëm ka vendosur refuzimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar ndaj të pandehurve Hasan Gjinaj e Xhafer Tozaj, me arsyetimin se “.... në një gjykim me disa të pandehur nuk mund të procedohet për disa me gjykim të posaçëm dhe për të tjerët me gjykim të zakonshëm. Gjykata në refuzimin e kërkesës pati parasysh faktin që kërkesa për gjykim të shkurtuar u paraqit vetëm prej dy nga 4 të pandehur, të akuzuar për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a/2 i K.Penal”.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë konstaton se Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, në vendimin e saj, është shprehur se qëndrimi i mbajtur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për rrëzimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar dhe mos aplikim të nenit 403 e vijues të K.Pr.Penale, nuk është i drejtë por ndërkohë gjykata e apelit nuk mban në konsideratë qëndrimin e konsoliduar të mbajtur nga Gjykata e Lartë për këtë qëllim. Në këtë mënyrë ajo gjykatë ka vepruar në kundërshtim të plotë me nenin 403/1 të K.Pr.Penale e me vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë nr.2, datë 29.01.2003, kur në ligj dhe në atë vendim unifikues është shprehur qartë dhe në mënyrë kategorike rasti se kur pranohet gjykimi i shkurtuar nga gjykata e shkallës së parë, pasi ky lloj gjykimi është atribut apo diskrecion vetëm i gjykatës së shkallës së parë, dhe jo i gjykatës së apelit.

Ashtu siç kanë pranuar dhe Kolegjet e Bashkuara në vendimin nr.2, datë 29.01.2003, gjykimi i shkurtuar ka vlerë për ekonomi gjyqësore dhe se këtij gjykimi në dallim nga gjykimi i zakonshëm i mungon faza e marrjes së provave….

214

Page 215:  · Web viewNga lirimi dhe dorëzimi i kësaj banesë nuk do të përfitonte vetëm pronari legjitim i objektit, por dhe Shoqëria “Diamand” sh.p.k., e cila do të realizonte

Në kushtet kur në gjykimin në shkallë të parë janë marrë prova dhe është zhvilluar një gjykim i zakonshëm, është alogjike dhe antiligjore të aplikohet neni 406 i K.Pr.Penale në masat e dënimit të të gjykuarve, duke bërë “ekonomi gjyqësore”, pas konsumimit të plotë të të gjitha fazave të shqyrtimit gjyqësor dhe procedimit në përgjithësi në gjykimin në shkallë të parë. Nga ana tjetër, nuk mund të themi se jemi para një të drejte ligjore të mohuar të gjykuarve nga shqyrtimi gjyqësor i shkallës së parë, ndërkohë që, sipas nenit 403 të K.Pr.Penale, është në vlerësimin e gjykatës së shkallës së parë të aplikojë ose jo procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Përfundimisht, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/1.d të K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.58, datë 26.12.2007 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda

Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.44, datë 20.09.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Shpërblimin e Avokatit të caktuar kryesisht, Albert Golemi, sipas tarifës përkatëse prej 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekësh.

Tiranë, më 29.09.2010

215