11
Struktura e popullsisë Me strukturën e popullsisë nënkuptojm përbërjen e saj, e cila mund të jetë biologjike dhe socio-ekonomike. Strukturën biologjike e përbëjn struktura e gjinis dhe moshës, ndërsa struktura socio-ekonomike përbëhet nga strukturat racore, fetare (religjioze), nacionale (kombëtare), profesionale, arsimore,etj. Struktura e gjinisë Në strukturën gjinore ndikojn: shtimi natyror, migrimet dhe luftërat. Raporti i foshnjeve të lindura është 100 femra me 106 -107 meshkuj. Mirpo, në dekadën e parë të jetës, mortaliteti është më i madh te meshkujt se sa te femrat dhe kjo bën që këto dy gjini të balancohen në periudhën 10-14 vjeçare. Pas kësaj periudhe në të dy gjinit rritet mortaliteti, por prap te meshkujt është më i lart, e me këtë edhe jetëgjatësia është më e shkurt, pasi që ata punojn punë më të vështira fizike, janë përdorues më të mëdhenj të substancave narkotike, alkoolit, duhanit,etj. Po ashtu edhe migrimet ndikojn në strukturën gjinore. Kjo më së miri vërehet te rajonet emigruese pasi që kanë “tepric” të popullsisë femërore, pasi që zakonisht popullsisa e gjinisë mashkullore shkon për punë në vende të tjera. Edhe luftërat ndikojn në strukurën e popullsisë sipas gjinisë, pasi që në luftë humbin jetën kryesisht meshkujt dhe kjo bën që numri i tyre në raportet gjinore të jetë më i ulët. psh. vendet e Evropës lindore, si: Federata ruse, Ukraina, Bellorusia; por edhe vetë Gjermania deri në fund të shekullit të kaluar kanë pasur “tepric” të femrave dhe raporti ishte në 850 meshkuj kishte 1000 femra. Gjithë kjo është pasoj e humbjeve të mëdha të popullsisë (meshkujve) gjatë luftës së dytë botërore. Ndërsa sot në botë raporti në mes dy gjinive është 1009 femra në 1000 meshkuj. Struktura e moshës

Gjeografia · Web viewStruktura e popullsisë Me strukturën e popullsisë nënkuptojm përbërjen e saj, e cila mund të jetë biologjike dhe socio-ekonomike. Strukturën biologjike

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Struktura e popullsisë

Me strukturën e popullsisë nënkuptojm përbërjen e saj, e cila mund të jetë biologjike dhe socio-ekonomike. Strukturën biologjike e përbëjn struktura e gjinis dhe moshës, ndërsa struktura socio-ekonomike përbëhet nga strukturat racore, fetare (religjioze), nacionale (kombëtare), profesionale, arsimore,etj.

Struktura e gjinisë

Në strukturën gjinore ndikojn: shtimi natyror, migrimet dhe luftërat.

Raporti i foshnjeve të lindura është 100 femra me 106 -107 meshkuj. Mirpo, në dekadën e parë të jetës, mortaliteti është më i madh te meshkujt se sa te femrat dhe kjo bën që këto dy gjini të balancohen në periudhën 10-14 vjeçare. Pas kësaj periudhe në të dy gjinit rritet mortaliteti, por prap te meshkujt është më i lart, e me këtë edhe jetëgjatësia është më e shkurt, pasi që ata punojn punë më të vështira fizike, janë përdorues më të mëdhenj të substancave narkotike, alkoolit, duhanit,etj.

Po ashtu edhe migrimet ndikojn në strukturën gjinore. Kjo më së miri vërehet te rajonet emigruese pasi që kanë “tepric” të popullsisë femërore, pasi që zakonisht popullsisa e gjinisë mashkullore shkon për punë në vende të tjera.

Edhe luftërat ndikojn në strukurën e popullsisë sipas gjinisë, pasi që në luftë humbin jetën kryesisht meshkujt dhe kjo bën që numri i tyre në raportet gjinore të jetë më i ulët. psh. vendet e Evropës lindore, si: Federata ruse, Ukraina, Bellorusia; por edhe vetë Gjermania deri në fund të shekullit të kaluar kanë pasur “tepric” të femrave dhe raporti ishte në 850 meshkuj kishte 1000 femra. Gjithë kjo është pasoj e humbjeve të mëdha të popullsisë (meshkujve) gjatë luftës së dytë botërore. Ndërsa sot në botë raporti në mes dy gjinive është 1009 femra në 1000 meshkuj.

Struktura e moshës

Po ashtu varet nga shtimi natyror, migrimet dhe luftërat. Struktura e moshës është e rëndësishme dhe ndahet për nga: në aspektin e riprodhimi i popullsisë dhe në aspektin ekonomik.

a) Strukturën e moshës në aspektin e riprodhimit të popullsisë, e ndajm në 3 grupe:

1. Fëmijët 0-14 vjeç

2. Prindërit 15-49 vjeç

3. Gjyshrit 50-

Vendet

fëmijët

prindërit

gjyshërit

Gjermania

15

60

25

India

32

60

8

Tabela nr.1. Paraqitja e strukturës së riprodhimit të popullsisë me përqindje (%).

b) Strukturën e moshës në aspektin ekonomik e ndajm:

1. Mosha e re 0-17 vite

2. Mosha e aftë për punë 18-65(60f)

3. Mosha e vjetër 65(60f) -

Vendet

Mosha e re

Mosha e mesme

Mosha e vjetër

Kosova

29

64

7

Serbia

14

68

18

Tabela nr.2. Paraitja e strukturës ekonomike me përqindje (%).

Egzistojn 3 tipe të strukturës së moshë:

1. Tipi progresiv (ekspanziv) dallohet me pjesëmarrje të lart të popullsisë së moshës së re dhe moshës së mesme, ndërsa pjesëmarrje të ulët të moshës së vjetër. Ky tip është aktual te vendet e botës së tretë ku kanë natalitet dhe shtim të lart natyror (shumica e vendeve të Afrikës, Azisë dhe Amerikës latine).

2. Tipi stacionar dallohet me pjesëmarrje të lart të popullsisë së moshës së mesme, në këto vende nataliteti dhe mortaliteti është në ulje, psh. Suedia, Sllovakia, Franca,etj.

3. Tipi regresiv: dallohet me pjesmarrje të lartë moshës së mesme dhe të vjetër. Ky tip është aktual në vendet e zhvilluara të Evropës, Amerikën veriore, Japoni dhe Australi. Pra dallohen me mortalitet më të lart se natalitet.

Plakja e popullsisë paraqet procesin gjatë të cilit rritet pjesëmarrja e popullsisë së moshuar në popullsin e përgjithshme. psh. në vitin 1950 vetëm 8% e popullsisë së Botës kishin mbi 60 vjetë, ndërsa në vitin 2020 mbi 14%. Mosha mesatare e popullsisë më e lart është në Japoni me 48,4 vite, pastaj Italia me 47,3 dhe Portogalia me 46,2, ndërsa moshën mesatare më të re e kanë Nigeri 15,2 dhe Mali me 16,3 vjetë.

Struktura racore e popullsisë

Në bazë të karakteristikave biologjike trupore, siç janë: ngjyra e lëkurës, lloji i flokëve, pamja e syve, forma e kafkës,etj. Të gjithë popullsin e botës e ndajm në 3 raca kryesore:

· Raca europoide (e bardhë) përfshin 43% të popullsisë së botës. Ajo dominon në kontinentin e Evropës, Amerikës veriore dhe Australisë. Po ashtu shtrihet edhe në Azin veriore, Azin jugore dhe Azin jugperëndimore, në Afrikësn veriore dhe pjesërisht në Amerikën latine, ku përfshin pasardhësit e popullsisë emigrante nga Evropa (kolonizatorve).

tipi europoid tipi indian

· Raca mongoloide (e verdhë) përfshin 29% të popullsisë së botës, dominon në Azin lindore dhe të mesme, ndërsa pjesërisht merr pjesë në Azin juglindore dhe Amerikën latine.

tipi aziatik tipi amerikan

· Raca negroide (e zezë) përfshin 14% të popullsisë së botës. Ajo dominon në Afrik në jug të Saharas dhe pjesërisht merr pjesë në Amerikën veriore dhe jugore, ku paraardhësit e tyre “shkuan” si skllevër. Në kuadër të racës së zezë këmi edhe një “racë” e quajtur Austroloide apo Austro-malejziane, e cila përfshin 0.3% të popullsisë dhe përbëhet nga: Aborixhinët, Papuanët dhe Melanezianët.

tipi afrikan tipi austaliano-malajzian

Racat kryesore përbëjn mbi 86% të popullsisë së botës, kurse pjesën tjetër e përbëjn racat e përziera (kalimtare), që ndahen në 3 grupe:

· Mulatët formohen me martesa mes racës së bardhë dhe të zezë.

· Mestikët formohen me martesa në mes racës së bardhë dhe të verdhë.

· Zambosët formohen me martesa në mes racës verdhë dhe të zezë.

Përzierja më e madhe e racave është në Amerikën latine, ku gjatë historisë ka pas bashkëjetesë në mes të racave dhe martesa të përziera.

Struktura religjioze e popullsisë

Religjion do të thotë fe, besim në Zot dhe pranim e rrespektim i rregullave të caktuara. Fetë më të mëdha në Botë janë:

· Krishterizmi është themeluar para 2000 viteve në Palestinë, me lindjen e Jezus Krishtit në Betlehem (afër Jerusalemit), libër i shenjtë i tyre është Bibla, e cila ndahet në Dhjatën e vjetër dhe Dhjatën e re. Numri i predikuesve është mbi 2.2 miljard apo 28% e popullsisë së botës. Në vitin 1054 krishterizmi ndahet në Katolik dhe Ortodoks, kurse nga shekulli i XVI nga Katolikët ndahen edhe Protestant.

Katolikët: përbëjn rreth 60% të popullsis së krishtere. Vendi i tyre i shenjtë është Vatikani në Romë të Italisë. Udhëheqës i tyre shpirtëror është Papa, ndërsa si udhëheqës shpirtëror nëpër shtetet e ndryshme janë Kardinalët. Katolicizmi është i përhapur në: Itali, Spanjë, Portogali, Francë, Kroaci, Slloveni, Gjermanin jugore, Çeki, Sllovaki, Hungari, Poloni, Amerikën jugore dhe në Filipine.

Protestanët: përbëjn 30% të popullsisë krishtere, janë të përhapur në Zvicërr, Gjermanin veriore, vendet e Skandinavisë, Estoni, Letoni, Litvani, Holandë, Belgjik, Angli, Amerikën veriore, Australi,etj. Protestanët ndahen në disa rryma apo sekte fetare, si: Metodizmi, Baptizmi dhe dëshmitarët e Jehovait.

Ortodoksët: përbëjn 10% të popullsisë krishtere, vendi i tyre i shenjtë është Konstandinopoli (Stambolli). Është i përhapur në Evropën lindore dhe juglindore, si: Federatën Ruse, Ukrain, Bellorusi, Moldovi, Rumani, Bullgari, Serbi, Mal të zi, Maqedoni e veriut, Greqi, Armeni, Gjeorgji, Egjipt (Kopt), Etiopi, Siri, Liban,etj. Tek ortodoksët sot dallojm 16 kisha nacionale autoqefale, të cilat udhëhiqen nga Patriarku.

· Islami është përhapur si fe në shekullin VII në Gadishullin e Arabisë. Pejgamber i fundit është Muhamedi a.s. Numri i muslimanëve në botë është mbi 1.8 miljard apo 22% e popullsisë. Libër i shenjtë në Islam është Kurani, ndërsa vende të shenjta janë: Meka (Qabja), Medina dhe Jerusalemi. Islami ndahet në: Sunit me 91% e popullsisë islame dhe jetojn kryesisht në gadishullin e Arabisë, Afrikën veriore dhe perëndimore, Azinë jugore, Azin juglindore dhe në Evropë (gadiashullin Ballkanik). Ndërsa 9% e popullsisë islame janë Shiit jetojn kryesisht në Iran, pjesërisht në Irak dhe Siri.

· Hinduizmi është i përhapur në Azin jugore, ka rreth 900 milion predikues, është paraqitur si fe në mileniumin e parë para erës së re, deri në shekullin e V është njohur me emrin Brahmanizmi, pas këtij shekulli njihet si Hinduizëm. Hinduizmi beson në jetën pas vdekjes dhe shoqërin e ndan në kaste: Kshatri, Vajshi dhe Shudre.

Kshatri përbëhet nga udhëheqsia apo aristrokracia dhe luftarët me familjet e tyre.

Vajshi e përbëjn popullsin e lirë prodhuese siç janë bujqit, zejtarët dhe tregtarët.

Shudre përbëhet nga skllevërit. Mirpo, egzistojn edhe një shtresë e shoqëris sipas hinduizmit e cila quhet Parie (të pa pastër), kryesisht përbëhen nga Darvidët, të cilët konsiderohen se ″nuk kanë ndjenja shpirtërore″, u ndalohet lutja, hyrja në shtëpit e shtresave të tjera, punojn punë të rënda dhe pastrojn.

Fe të tjera janë: Judizmi, Konfuxhianizmi, Taoizmi, Budizmi,etj.

Judizmi është feja më e vjetër. Është themeluar në mileniumin e dytë para erës së re. Zoti i tyre është Jehova, libri i tyre është Tanah apo Tellmud. Vendet për lutje janë Sinagogat. Predikuesit e tyre janë Rabinët. Vend i tyre i shenjtë është Jerusalemi.

Ateizmi përfshin njerëzit që nuk besojn në Zot, përbëjn rreth 20% të popullsis së botës.

Struktura nacionale e popullsisë

Nocioni Kombë rrjedh nga gjuha Italiane dhe ka kuptimin popullë, fisë. Kombi ka të përbashkët: Gjuhën, territorin, historin, flamurin, zakonet, kulturën, si dhe jetën ekonomike. Prandaj edhe në botë dallojm rreth 2000 kombe apo popuj, si psh: Shqipëtar, Bullgar, Serbë, Gjerman, Francez, Anglez, Kanadez,etj.

Struktura sipas profesioneve

Profesionet gjatë historisë janë formuar, si rezultat i ndarjes së punës shoqërore. Fillimisht njerëzit kanë pasur “profesion” mbledhjen e frutave të gatshme, gjuetin dhe peshkimin, pastaj edhe bujk, blegtor, e më von edhe minator, tregtar, puntor industrial, arsimor, kulturor, shërbyes civil, programer, dizajner,etj.