49
Komunikimi dhe Bashkëpunimi Zhvillimi i Kapaciteteve në Udhëheqjen Arsimore

Komunikimi dhe Bashkëpunimi - cdbe. · PDF file• Njohin të drejtat e Këshillit Drejtues të Shkollës, obligimet, strukturën organizative, periudhën e ... konflikteve dhe sjellje

  • Upload
    ngodat

  • View
    314

  • Download
    28

Embed Size (px)

Citation preview

Komunikimi dhe Bashkëpunimi

Zhvillimi i Kapaciteteve në Udhëheqjen Arsimore

2

Projekti: Zhvillimi i Kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Fillor në KosovëRr. Anton. Çetta, nr.1

Autorët:Ms. Carmen Mattheis, Landesakademie Bad Wildbad, Germany & M.Sc Selim Mehmeti

Koordinatorët:Vesel Hoda dhe Sokol Elshani

Dizajni dhe faqosja nga: Envinion, Prishtinë

Prishtinë, Janar 2012

Copyright©2012. Deutsche Gesellschaft für Internationale Zussammenarbeit (GIZ) GmbHTë gjitha të drejtat i përkasin Deutsche Gesellschaft für Internationale Zussammenarbeit (GIZ) GmbH,Projekti „Zhvillimi i Kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Fillor në Kosovë“. Ky material ose pjesë të tij, nuk mund të ndryshohen në çfarëdo mënyre, pa të drejtat autoriale. Kopjet e tij mund të bëhen në mënyrë elektronike ose mekanike, përmes fotokopjimit apo mënyra të tjera, por pa ndërhyrë në tekstin origjinal.

3

Përmbajtja

1. Hyrje ............................................................................................................................................................................................. 41.1 Qëllimi ....................................................................................................................................................................................................41.2 Performanca e pritur ...................................................................................................................................................................4

2. Komunikimi dhe bashkëpunimi – parakushte për një shkollë të mirë ...................................................... 52.1 Komunikimi ........................................................................................................................................................................................6

2.1.1 Çka është komunikimi? .................................................................................................................................................72.1.2 Cili është qëllimi i komunikimit? ...........................................................................................................................82.1.3 Si do të duhet të ishte një komunikim efektiv? ...........................................................................................9

2.2 Bashkëpunimi ..................................................................................................................................................................................102.2.1 Ç’është bashkëpunimi? ...............................................................................................................................................112.2.2 Të arriturat e procesit të bashkëpunimit .....................................................................................................12

3. Komunikimi dhe bashkëpunimi me akterë kryesor të shkollës ....................................................................133.1 Komunikimi me akterë kryesor të shkollës ...............................................................................................................13

3.1.1 Komunikimi me mësimdhënësit dhe ndërmjet mësimdhënësve ......................................................133.1.2 Komunikimi me nxënësit .........................................................................................................................................173.1.3 Komunikimi dhe partneriteti me prindërit ...................................................................................................203.1.4 Komunikimi me këshillin drejtues të shkollës .........................................................................................24

3.2 Bashkëpunimi ..................................................................................................................................................................................273.2.1 Bashkëpunimi Shkollë - Drejtori Komunale e Arsimit...........................................................................273.2.2 Bashkëpunimi me Ekipet e Parandalimit dhe Reagimit kundër Braktisjes dhe Mos-regjistrimit/PRBM .............................................................................................................................................293.2.3 Bashkëpunimi me komunitetin jashtë shkollës .........................................................................................313.2.4 Bashkëpunimi me ndërmarrje ..............................................................................................................................32

Fjalorthi ........................................................................................................................................................................................34Referencat.....................................................................................................................................................................................35

ShtojcatShtojca 1: Pjesë nga Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/l-032 (2011) ............................................................................................................................36Shtojca 2: Udhëzim Administrativ (Nr: 6/2010): Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta ...........................................40Shtojca 3: MODEL: Plani i aktiviteteve për zgjedhjen e Këshillit drejtues të shkollës- (punuar në trajnimin për udhëheqje arsimore nga drejtorët e shkollave të komunës së Klinës) ............................................................................................45Shtojca 4: MODEL i SHMT “Skënder Luarasi” në Suharekë - Kontratë e bashkëpunimit me ndërmarrje ........................................................................................................................46Shtojca 5: Organizimi i takimeve me prindër ....................................................................................................................47

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

4

1. Hyrje

Një segment i rëndësishëm i punës së drejtorit të shkollës dhe faktorëve të tjerë të shkollës është komunikimi dhe bashkëpunimi.

Një strukturë e organizuar mirë e komunikimit në shkollë është ndoshta segmenti më i rëndësishëm i ud-hëheqjes dhe menaxhimit. Ajo është një përgjigje e drejtorit të shkollës për organizimin dhe zbatimin e një strukture të tillë të informatave dhe të komunikimit ndërmjet grupeve të ndryshme të akterëve të shkollës në mënyrë që të zhvillojnë fushat cilësore të kulturës së shkollës dhe cilësisë.

Por, për të arritur një cilësi më të mirë në mësimdhënie dhe mësimnxënie dhe për të mbështetur nxënësit në zgjedhjen e karrierës së tyre, bashkëpunimi me partnerët e jashtëm është gjithashtu i nevojshëm.

Prandaj doracakun që e kemi në dorë ofron informata, ide dhe sugjerime se si duhet të komunikojë dhe bashkëpunojë shkolla dhe akterët kryesorë të saj në të mirë të fushave të cilësisë së shkollës. Pra, është një modul i rëndësishëm i zhvillimit shkollor. Një sistem i organizuar mirë i komunikimit dhe bashkëpunimit mund të mbështesë procesin e zhvillimit shkollor lidhur me fuqizimin e saj, lidhur me idetë, motivimin, kushtet praktike dhe financat, e mund të ndihmojë edhe nxënësit në zgjedhjen e karrierës së tyre.

Përmbajtja e doracakut mbështetet në literaturen e re dhe në principet e praktikat e reja të komunikimit dhe bashkëpunimit. Një pjesë e përmbajtjes i referohet përmbajtjes së doracakut “Bashkëpunimi” të hartuar nga H.-W. Baumann në vitin 2004, si dhe aspekteve ligjore të harmonizimit në shkollë dhe aspekteve praktike të komunikimt dhe bashkëpunimit në ciklin e organizimit të punës dhe fushat e cilësisë së shkollës, të për-punuara në modulet e mëparshme.

1.1 QëllimiNxitja e komunikimit dhe bashkëpunimit efektiv dhe të suksesshëm në mes të udhëheqjes së shkollës, per-sonelit mësimor, nxënësve, prindërve, komunës dhe komunitetit më gjerë, por edhe shkollave të tjera, uni-versiteteve, firmave dhe kompanive; përmirësimi dhe avancimi i gjithë mjedisit të mësimdhënies dhe poten-cialit të çdo mësimdhënësi, nxënësi dhe komunitetit, për t’i bërë gjëra së bashku në të mirë të përmirësimit të fushave të cilësisë në shkollë; për të nisur një rrjet të institucioneve dhe ekonomisë për të përkrahur nxënësit në aftësitë e tyre personale dhe profesionale.

1.2 Performanca e pritur Duke u bazuar në tematikën përmbajtjesore të këtij moduli, pritet që pjesëmarrësit e trajnimit për ud-hëheqje arsimore, edukatorët dhe drejtuesit e shkollave dhe arsimit parauniversitar në Kosovë t’i arrijnë këto rezultate themelore:

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

5

• Përvetësojnë kompetencat e komunikimit individual dhe institucional.

• Përmirësojnë komunikimin në shkollë dhe bashkëpunimin me akterët e jashtëm.

• Njohin të drejtat e Këshillit Drejtues të Shkollës, obligimet, strukturën organizative, periudhën e qeverisjes, procedurat e zgjedhjes dhe rregullat plotësuese;

• Ndjekin procedurat e themelimit të Këshillit Drejtues të Shkollës, Këshillit të Mësimdhënësve, Këshillit të Prindërve dhe Këshillit të Nxënësve;

• Organizojnë takime, konferenca, tryeza dhe aktivitete të ndryshme me qëllim të thellimit të komunikimit dhe bashkëpunimit me faktorët kryesorë të shkollës;

• Tregojnë qëndrime pozitive ndaj mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe faktorëve të tjerë të komunikimit dhe bashkëpunimit me shkollën;

2. Komunikimi dhe bashkëpunimi – parakushte për një shkollë të mirë

Në kontekstin e edukimit, komunikimi dhe bashkëpunimi shërbejnë për tri synime kryesore, e të cilat janë:

1. Demokratizimi i shkollës dhe shoqërisë – shkolla si fushë mësimi 2. Përmirësimi i cilësisë në arsim – zotimi i gjer sjell fruta 3. Menaxhimiifondevepublike–transparencanxitbesimindheefikasitetin

Detyrë:

1. Ju lutem mblidhni institucionet dhe grupet sociale me të cilat tashmë jeni duke punuar.

2. Kureshikonigrafikunnëvijimtëprofilittëshkollës,cilatinstitucionedhegrupetëtjera sociale ju nevojiten për bashkëpunim, në mënyrë që të zhvilloni për shembull profesionalizmin e mësimdhënësve apo gjithëpërfshirjen?

3. Çkamendoni,cilatfushacilësoremundtëpërfitojnëshumënganjëstrukturëkomuni-kimi e organizuar mirë?

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

6

Fushat e cilësisësë shkollës

Kultura e mësimit, cilësia e mësimdhënies

Udhëheqja dhe menaxhimi i shkollësProfesionalizmi i

mësimdhënësve

Menaxhimi i objekteve shkollore

Strategjia e zhvil-limit të cilësisë

2.1 Komunikimi Komunikimi është ndoshta pjesa më e rëndësishme e shkollës, sepse në qoftë se të gjitha grupet e akterëve në një shkollë janë të informuara mirë dhe dinë si të komunikojnë me njëri-tjetrin, ata janë të gjithë më të motivuar për të zhvilluar cilësinë në shkollë dhe për të punuar së bashku në mënyrë intensive në fusha të ndryshme.

Pyetjet më të shpeshta që dëgjohen në shkolla lidhur me komunikimin, janë:

Cilat janë objektivat e komunikimit brenda shkollës?Cilat janë përparësitë dhe dobitë e një sistemi të organizuar mirë të komunikimit për drejtorin, personelin, nxënësit dhe prindërit? Cili është roli i drejtorit në procesin e komunikimit në shkollë?Si të zhvillohet kultura e komunikimit brenda grupeve të ndryshme/akterëve të shkollës?Kush duhet të komunikojë me kë?Cilët janë faktorët kryesor që duhet të përfshihen në procesin e komunikimit?Cilat janë parimet e komunikimit?Si të ndërtohet besimi në komunikim?Cilat janë kanalet dhe mjetet e duhura të komunikimit?Si të shpërndahen informatat në shkollë dhe lidhur me shkollën?

Detyrë:

Reflektoni si qëndron shkolla e juaj në raport me pyetjet paraprake të lidhura me komunikimin.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

7

2.1.1 Çka është komunikimi?

Komunikimi në shkollë do të thotë përfshirja e të gjithë akterëve të shkollës në procesin e arritjes së syni-meve dhe objektivave të shkollës, kështu që jo vetëm pjesëmarrja, por edhe marrja parasysh e mendimeve të të gjithë akterëve të shkollës në lidhje me vendimet e marra në shkollë.

Komunikimi në kuptimin e përgjithshëm krijon një mundësi dhe përparësi për udhëheqjen dhe menax-himin e shkollës.

Grafiku në vijim përpiqet të tregojë grupet e ndryshme dhe strukturat e komunikimit në mes tyre. Por ekzis-tojnë gjithashtu më shumë nivele të komunikimit. Për shembull, mësimdhënësit duhet të komunikojnë në mënyrë të rregullt brenda për brenda në lidhje me mësimdhënien, të nxënit, nxënësit, projektet etj:

Duke supozuar se të gjithë akterët kanë një interes jetik i një shkolle të mirë dhe i kontribuojnë cilësisë së lartë arsimore, ka disa arsye që komunikimin në shkollë e bëjnë të nevojshëm dhe të pashmangshëm:

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

8

- Rrit pushtetin dhe kompetencat duke punuar së bashku; - Kursen kohë, pasi që ekziston një konsensus bazë për objektivat dhe përfshirjen e vazh-

dueshme; - Zvogëlon gabimet, pasi që informatat përcillen në kuadër të grupit në baza rutinore; - Shmang gabimet, pasi që gabimet mund të zbulohen më lehtë duke biseduar rreth projek-

teve, mësimdhënies etj; - Shpërndanë punën dhe përgjegjësinë tek më shumë njerëz; - Promovon bashkëpunimin me të gjithë akterët, dhe kështu rrit gatishmërinë për të marrë

përsipër përgjegjësi; - Ndihmon mbështetjen e nxënësve (më shumë sy shohin më shumë); - Krijon partneritet midis prindërve dhe shkollës - shkolla nuk është më si një "kuti e zezë"; - Bënë që një kulturë e re e komunikimit në shkollë të jetë e mundur; - Ndihmon për të kuptuar pikëpamjet e ndryshme të vizioneve dhe mendimeve.

Komunikimi i mirë nuk nënkupton vetëm informimin e Këshillit Drejtues të Shkollës, personelin arsimor dhe prindërit rreth aktiviteteve të planifikuara, por gjithashtu nënkupton edhe përfshirjen e këndvështrimeve dhe propozimeve të tyre. Kjo nënkupton konsultime dhe shkëmbime të ideve me Këshillin Drejtues, stafin, Këshillin e Prindërve, Këshillin e Nxënësve, duke respektuar rregullat e sjelljes në shkollë dhe duke dëgjuar propozimet e tyre në mënyrë që të sigurohet që i gjithë komuniteti i shkollës siguron pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e nxënësve dhe prindërve në të gjitha aspektet e veprimtarive shkollore.

Komunikimi në shkollë duhet të jetë në të mirë të qëllimeve dhe përpjekjeve të përbashkëta të shkollës, kompromisit dhe gjithëpërfshirjes.

2.1.2 Cili është qëllimi i komunikimit?

Komunikimit i ndihmon drejtorit të shkollës në veçanti që të rrisë cilësinë e punës brenda sistemit kom-pleks të ndërveprimeve që ai/ajo ka me Këshillin Drejtues të Shkollës, Këshillin e Nxënësve dhe Këshillin e Prindërve.

Komunikimi i rregullt ndërmjet drejtorit, Këshillit Drejtues të Shkollës, Këshillit të Nxënësve, personelit të shkollës dhe prindërve, paraqet elementet themelore mbi bazën e të cilave arrihen besimi dhe respekti efektiv dhe i qëndrueshëm. Mund të arrihet edhe më shumë, vetëm atëherë kur të gjithë anëtarët e shkollës punojnë së bashku për të njëjtin qëllim dhe kështu pra komunikimi i mirë është jetik për realizimin e këtyre qëlli-meve të përbashkëta për një menaxhim të mirë të shkollës, si dhe për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Të arriturat e procesit të komunikimit janë:

1. Siguron transparencë për institucionet arsimore ndaj nxënësve dhe prindërve për t’i njoftuar ata rreth aktiviteteve të institucionit.

2. Siguron pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve në të gjitha aspektet e aktiviteteve dhe nevojave pedagogjike të institu-cionit arsimor.

3. Realizon përfaqësimin e interesave të nxënësve përmes Këshillit të Nxënësve.4. Krijon kushte për të reflektuar nevojat dhe interesat e nxënësve dhe prindërve në

kurrikulën e shkollës.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

9

Komunikimi nuk është vetëm një domosdoshmëri në procesin arsimor, por edhe për aktivitetet e përditshme të shkollës, në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, konflikteve dhe sjellje të ndryshme në shkollë.

Modernizimi i mënyrave të komunikimit në të mirë dhe për shkak të efikasitetit në mes të subjekteve të shkollës është shumë i rëndësishëm.

2.1.3 Si do të duhet të ishte një komunikim efektiv?

Mundësia për ta shprehur një qëndrim, mendim, për të dhënë apo pranuar porosinë realizohet përmes ko-munikimit. Komunikimi efektiv në shkollë si një element i rëndësishëm i kulturës së komunikimit ndërmjet mësimdhënësve dhe nxënësve përfshin tri elemente:

1. Kanalet, mjetet, mënyrat dhe stilet efektive të komunikimit; 2. Komunikimi efektiv i cili ndihmon në zgjidhjen e problemeve dhe mosmarrëveshjeve në shkollë,

dhe i fundit por jo me më pak rëndësi 3. Të dëgjuarit aktiv të komunikuesit, në rastin tonë të dëgjuarit aktiv të mësimdhënësve ndaj nxë-

nësve si dhe të dëgjuarit aktiv të drejtorëve dhe personelit tjetër të shkollës.

Komunikimi efektiv përmirëson dhe avancon tërë ambientin e nxënies për nxënësit dhe avancon potencialin mësimor që çdo nxënës posedon. Një aftësi e rëndësishme për mësimdhënësit për ta zotëruar komunikimin është “të dëgjuarit aktiv”. Kur mësimdhënësit dëgjojnë në mënyrë aktive, fëmijët mund të ndiejnë që janë të rëndësishëm mjaft që të kenë vëmendjen e plotë tek procesi i të nxënit. Shumë probleme zgjidhin dhe paran-dalojnë vetveten kur mësimdhënësit ndajnë kohën që të dëgjojnë në mënyrë aktive. E rëndësishme është kur mësimdhënësi është një dëgjues aktiv, është i gatshëm që t’i udhëzojë nxënësit për zgjidhjen e problemeve për vetën e tyre. Janë katër hapa për ta zotëruar këtë aftësi: Ndalo, Shiko, Dëgjo dhe Përgjigju.

NDAloKur një mësimdhënës/nxënës ju afrohet me diçka, ndalo dhe kushtoji vëmendje. Duke i kushtuar vëmendje, madje edhe shkurtimisht, i bën folësit të kuptojnë që po i dëgjoni dhe që ata janë të rëndësishëm.

SHiKoSigurohuni që të bëni kontakt me sy me atë që komunikoni. Kjo mund të kërkojë rënien në nivelin e tyre dhe përballje direkte me ta. Një shprehje e fytyrës mund t’i nxisë fëmijët që t’i ndajnë ndjenjat dhe shqetësimet e tyre.

Dëgjo

Përqendro vëmendjen tuaj në atë se çfarë thonë njerëzit me të cilët ju komunikoni, duke i dëgjuar fjalë e tyre dhe tonet e tyre. Dëgjoni me kujdes atë çfarë thonë fëmijët në të vërtet, e gjithashtu edhe atë çfarë përpiqen të thonë. Shprehjet e fytyrës dhe gjuha trupore japin informata të mjaftueshme rreth fjalëve që ju dëgjoni.

PëRgjigjUPasi që jeni ndalur, keni shikuar dhe dëgjuar, është koha që të përgjigjeni varësisht nga ajo se çfarë ka thënë nxënësi, një përgjigje aktive do të ishte:

Pastaj vazhdoni me hapat tjerë të komunikimit.

PARAFRAZoÇfarë keni dëgjuar (kjo mund të përfshijë ndihmën për nxënësin që të emërtojë ndjenjën e tij/saj ose të përshkruajë një situatë. Kjo e bën folësin të ndihet se është dëgjuar qartë dhe që ndjenjat që i ka shprehur janë të pranueshme.

jeP SHeMBUj

Kur është e përshtatshme, bëj një pyetje që do të shtyjë nxënësin të mendojë vetë për një zgjidhje ose për hapin e ardhshëm.“Si mund të na siguroni se ju nuk do t’i harroni prapë detyrat e shtëpisë?”, “ Çka keni mësuar nga kjo përvojë?, “ Si do ta ndryshonit këtë nëse do ta bënit prapë?”, “ Çfarë ju pëlqen më shumë në shkrimin tuaj? Na trego pse.”

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

10

Pjesë për aktivitete dhe detyra

Aktivitet:

Analizoni më kujdes pjesën në vijim dhe jepni përgjigje për pohimet e ngritura, me √ nëse i miratoni ose me x nëse i mohoni.

Një komunikim i mirë mund të parandalojë keqkuptimet dhe konfliktet e panevojshme. A mendoni se komunikimi i mirë është një mjet i fuqishëm që:

1. Të jep mundësinë të shprehësh atë që mendon ..................................................................2. Të jep mundësinë për të paraqitur konceptet qe keni rreth një dukurie ..............................3. Të jep mundësinë që të njohësh mendimet, idetë e konceptet e tjetrit ................................4. Të jep mundësinë të reflektosh për gjithçka që ke komunikuar ...........................................5. Të disiplinon në sjelljen tënde ............................................................................................6. Të jep mundësinë për të parandaluar keqkuptimet .............................................................7. Të ndihmon për të zgjidhur konfliktet me të tjerët .............................................................8. Të ndihmon për të integruar më shpejtë dhe me rezultate më të mira në procesin

mësimor fëmijët minoritar, fëmijët me nevoja të veçanta, etj ..............................................

Aktivitet:

Ju lutem bëni një reflektim rreth komunikimit për vetën tuaj në tre hapa:1. Cilat janë 3 pika që nuk i keni ditur përpara? (Cilat janë të reja për juve?)2. Cilat janë 2 ide shumë të rëndësishme për punën tuaj si drejtor i shkollës?3. Për cilën përmbajtje/ide dëshironi të merrni më shumë informata?

Nëse është e mundshme bisedoni me një person tjetër rreth reflektimit tuaj.

Ushtrim:

Bëni një ushtrim që pasqyron kulturën e komunikimit. Ndiqni hapat në vijim:1. Gjeni një person me të cilin do të komunikoni2. Flisni me personin për një ngjarje të këndshme që iu ka ndodhur juve.3. Luteni personin/bashkëbiseduesin të bëjë një përmbledhje të shkurtër të asaj që

ka dëgjuar nga ju4. Ndërroni rolet në komunikim dhe ndiqni udhëzimet e njejta.

2.2 BashkëpunimiBashkëpunimi është një pjesë e rëndësishme e shkollës dhe arsimit, për shkak se nëse personeli i shkollës dhe akterët e tjerë të jashtëm punojnë së bashku, fushat e cilësisë së shkollës do përmirësohen vazhdimisht.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

11

Grafiku përpiqet të paraqes rrjetin e bashkëpunimit ndërmjet shkollës dhe partnerëve të jashtëm:

Pyetjet më të shpeshta të dëgjuara në shkollë në lidhje me bashkëpun-imin janë si në vijim:

Cilat janë objektivat e bashkëpunimit me partnerët dhe institucionet e jashtme?Cilat janë përparësitë dhe dobitë e një sistemi të bashkëpunimit të organizuar mirë për drejtorin, personelin dhe nxënësit?Cili është roli i drejtorit në procesin e bashkëpunimit?Si të zhvillohet kultura e bashkëpunimit jashtë shkollës?Kush duhet të bashkëpunojë me kë?Cilët janë faktorët kryesorë në procesin e bashkëpunimit?Cilat janë parimet e bashkëpunimit?Si të ndërtohet besimi për bashkëpunimin?Si të zbatohet sistemi i bashkëpunimit në profilin e shkollës?

Detyrë:

Reflektoni si qëndron shkolla e juaj në raport me pyetjet paraprake të lidhura me bashkëpunimin.

2.2.1 Ç’është bashkëpunimi?

Nocioni i bashkëpunimit është “sinonim i nocionit të partneritetit apo nocionit kooperim e krahasim”1. Ka disa arsye që e bëjnë bashkëpunimin ndërmjet shkollës dhe partnerëve të jashtëm të nevojshëm dhe të pashmangshëm:

1 Prof.dr. Aferdita Deva–Zuna dhe bashkë-autorët (2009): Partneriteti shkollë, familje, komunitet, Libri Shkollor, Prishtinë, faqe 17.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

12

Bashkëpunimi i mirë

- E rrit pushtetin për të mbështetur mësimdhënësit dhe nxënësit përmes mësimdhënies dhe mësimnxënies,

- mbështetë drejtorin dhe personelin e shkollës për të arritur një cilësi më të lartë të shkollës,

- krijon shanse për mësimdhënie dhe mësimnxënie të re, për shembull në aspektin prak-tik në firma dhe institucione,

- ndihmon, për shembull, në financimin dhe organizimin e ekskursioneve ose zhvillimin e materialeve për mësimdhënie dhe mësimnxënie,

- krijon një lloj të kulturës së re shkollore dhe profilit të shkollës, - u jep nxënësve mundësinë për të mësuar më shumë rreth aftësive të tyre dhe për të

planifikuar karrierën e tyre profesionale, - i plotëson kërkesat e legjislacionit arsimor (veçanërisht në kontekst të decentralizimit).

2.2.2 Të arriturat e procesit të bashkëpunimit

1. Siguron pjesëmarrjen e interesave arsimore të komunitetit përmes Këshillit Drejtues të Shkollës.

2. Siguron transparencë të institucioneve arsimore në drejtim të institucioneve publike, firmavedhekomunitetitnëlidhjemeaktiviteteteinstitucionit.

3. Siguron pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin në mes të shkollës dhe komunitetit në të gjitha aspektet e aktiviteteve të institucioneve arsimore.

4. Krijonkushtepërtëpasqyruarnevojatdheinteresatefirmave,kompanivedheuniver-siteteve në kurrikulën shkollore.

5. Siguron mjetet nga buxheti i shtetit për sistemin e arsimit parauniversitar në përputhje me formulën "për nxënësit" ose "për kokë banori".

Në anën tjetër, duke e parë bashkëpunimin jo vetëm si një mbështetje për shërbimin arsimor, por edhe si një faktor stimulues, vlerësues dhe korrigjues për cilësinë e shërbimit publik të arsimit, ne mendojmë se ka vend për përmirësim.

Detyrë:

Ju lutem bëni një reflektim rreth bashkëpunimit për vetën tuaj në tre hapa si më parë:1. Cilat janë 3 pika që nuk i keni ditur përpara? (Cilat janë të reja për juve?)2. Cilat janë 2 ide shumë të rëndësishme për punën tuaj si drejtor i shkollës?3. Për cilën përmbajtje/ide dëshironi të keni më shumë informata?Nëse është e mundur bisedoni me një person tjetër rreth reflektimit tuaj.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

13

3. Komunikimi dhe bashkëpunimi me akterë kryesor të shkollës

Vendosja e raporteve pozitive midis partnerëve në shkollë kërkon nevojën për komunikim dhe bashkëpunim të të gjithë faktorëve të shkollës dhe ky komunikim dhe bashkëpunim duhet të jetë në interes dhe në funk-sion të shkollës cilësore. Pra, komunikimi i brendshëm i shkollës dhe bashkëpunimi me akterët e jashtëm bëhet gjithnjë për të ndihmuar në organizimin e procesit efikas pedagogjik.

Por shumë përvoja na tregojnë se bashkëpunimi me partnerët e jashtëm ka nevojë për një strukturë të mirë dhe të stabilizuar komunikimi brenda shkollës. Përndryshe, bashkëpunimi nuk kanë një shans të vërtetë për një periudhë të gjatë ekzistuese dhe të zbatimit në kurrikulën e shkollës dhe profilin e shkollës. Prandaj, theksi ynë kryesor në këtë doracak do të jetë komunikimi brenda shkollës me akterët kryesor të shkollës. Këta janë veçanërisht mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit. Detyra kryesore e drejtorit të shkollës është përfshirja e të gjithë prej tyre, sepse ai nuk është vetëm menaxher, por edhe udhëheqës i një shkolle. Ai është përgjegjës për predispozitat që një kulturë e komunikimit mund të ndërtohet dhe mund të ekzistojë.

Mundësitë e komunikimit dhe bashkëpunimit me faktorët e ndryshëm në shkollë janë të shumta dhe të ndryshme; në vijim do të paraqesim disa nga mënyrat e komunikimit me faktorët kryesor të shkollës dhe disa mënyra të mundshme bashkëpunimi me partnerët jashtë shkollës.

3.1 Komunikimi me akterë kryesor të shkollës Dihet mirëfilli se komunikimi në shkollë është në të mirë të qëllimeve dhe përpjekjeve të përbashkëta të shkollës, cilësinë e mësimdhënies dhe të nxënit, rezultatet dhe performancën e nxënësve, kulturës së shkollës, menaxhimit cilësor të shkollës, gjithëpërfshirjes, shëndetit dhe sigurisë etj. Kjo pa dyshim kërkon që shkolla të promovojë takime dhe konferenca të rregullta ndërmjet akterëve të ndryshëm kyç të shkollës.

3.1.1 Komunikimi me mësimdhënësit dhe ndërmjet mësimdhënësve

Për sa i përket komunikimit ndërmjet drejtorit të shkollës dhe akterëve të ndryshëm shkollor, komuni-kimi me mësimdhënësit është ndoshta një nga faktorët më të rëndësishëm. Kjo është për shkak të faktit se mësimdhënësit janë agjentë të ndryshimeve (Michael Fullan). Mësimdhënia dhe mësimnxënia është zemra e një shkolle. Në shkollën moderne, mësimdhënësit kanë funksione të ndryshme si: ekspertë të mësimdhënies, motivues të punës arsimore dhe edukative të nxënësve, udhëheqës dhe menaxherë të procesit arsimor, ndi-hmues, partnerë të edukimit të fëmijëve, këshilltarë, vlerësues, etj. Kjo nënkupton se kemi të bëjmë me një akterë shkolle shumë të rëndësishëm.

Komunikimi me mësimdhënësit duhet të jetë i planifikuar, i organizuar, i qëllimshëm, i harmonizuar etj.Komunikimi me mësimdhënësit dhe mes mësimdhënësve sjell rekomandime, këshilla dhe sugjerime për mënyrat dhe format më të frytshme të avancimit të vazhdueshëm të fushave të cilësisë së shkollës dhe konso-lidimit të arritjeve dhe përvojave konkrete brenda shkollës, në lëndë dhe veprimtari të ndryshme.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

14

Temat që trajtohen në procesin e komunikimit me prindërit janë të shumta dhe të ndryshme. Pothuajse të gjitha temat e rëndësishme që trajtohen me mësimdhënësit janë të lidhura me funksionet e tyre (mos harroni funksionet: ekspertë të mësimdhënies, motivues të punës arsimore dhe edukative të nxënësve, udhëheqësit dhe menaxherët e procesit arsimor, ndihmuesit, partnerët e edukimit të fëmijëve, këshilltarët, vlerësuesit, etj).

Drejtori i shkollës, shfrytëzon forma të ndryshme të komunikimit me mësimdhënës për të arritur cilësinë e punës në shkollë në të gjitha fushat e cilësisë. Po ashtu, shumica e aspekteve që lidhen me fushat e cilësisë së shkollave trajtohen në mënyra të ndryshme të komunikimit në mes të mësimdhënësve, si në vijim (shenoni me √ aspektet ku gjeni përfshirjen në komunikim të mësimdhënësve në shkollën zuaj):

- Zakonisht trajton probleme shkencore e pedagogjike dhe informata bashkëkohore me interes të përgjithshëm

- Është i interesuar personalisht dhe profesionalisht në mirëqenien dhe zhvillimin e secilit nxënës

- Është i interesuar në aftësitë dhe interesat (hobit) profesionale, personale dhe sociale të nxënësit

- Njeh historikun familjar të nxënësve - Merr seriozisht disiplinën e nxënësve - Garanton ambient të sigurisë për të gjithë nxënësit në shkollë - Trajton metodat dhe teknikat e mësimdhënies, stilet e të nxënit dhe çështjet e

menaxhimit të orës mësimore - Trajton aspekte që lidhen me planifikimin, zbatimin, përshtatjen, pasurimin, përpunimin

dhe vlerësimin e kurrikulës - Trajton rolin e teknologjisë në promovimin e të nxënit dhe trajnimit profesional të stafit

- Miraton programet e punës të aktiviteteve profesionale - Organizon takime me prindër, bashkëpunon me Këshillin e Prindërve dhe komunitetin

për çështjet arsimore. - Ndihmon në aktivitete të lira të nxënësve dhe të mësimdhënësve - Paraqet kërkesën tek drejtoria për bazën përmbajtësore arsimore të lëndëve, notave,

cikleve dhe tërë shkollës, dhe bën përpjekje për të ndihmuar në këtë aspekt brenda mundësive

- Shqyrton raste të rënda disiplinore ose të sjelljeve të pahijshme të nxënësve, sjelljeve eventuale imorale të disa mësimdhënësve të caktuar ndaj nxënësve dhe bën propozime konkrete për drejtorin e shkollës, në përputhje me dispozitat ligjore.

- Ndihmon në zhvillimin e planeve zhvillimore të shkollës - Mbështet zbatimin e projekteve shkollore dhe merr përsipër përgjegjësitë e dhëna në

menaxhimin e shkollës - Është i gatshëm për aktivitetet jashtë kurrikulës për nxënësit dhe shkollën.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

15

Aktivitet:

Diskutoni me kolegë fushat më të ndieshme në komunikim dhe masat si të përmirësoni komunikimin në këto fusha. Demonstroni këtë në praktikë, duke marrë shembullin në vijim: Keni vendosur të bisedoni me një mësimdhënës i cili shumë shpesh vonohet në mësim. Tregoni: Si do ta planifikoni takimin me mësimdhënësin? Si do të bisedoni me mësimdhënë-sin në mënyrë që ta motivoni atë që në të ardhmen të vijë me kohë në mësim?Demonstroni këtë aktivitet përmes lojes me role – tre persona: Dreejtori, mësimdhënësi dhe vëzhguesi.

Takimet dhe konferencat:

Duke ditur rëndësinë e komunikimit me mësimdhënësit, kërkohet që komunikimi të zhvillohet sipas një lidhjeje logjike që krijon një klimë të komunikimit, duke mobilizuar të gjithë mësimdhënësit për të kon-tribuar në maksimumin e tyre. Ecuria e takimeve me mësimdhënës, fokusi i të cilëve ishte që të përmirësojnë komunikimin dhe bashkëpunimin midis tyre dhe akterëve të tjerë të shkollës, është në disa pjesë i ngjashëm me ecuritë e takimeve të projektit të elaboruar në modulin e mëparshëm.

Prandaj mësimdhënësit kanë nevojë për:

1. Mundësinë që të flasin në takime të rregullta dhe të organizuara për nxënësit në mënyrë që të reflektojnë njohuritë dhe veprimet e veta. Ky shkëmbim midis mësimdhënësve është shumë i rëndësishëm për të zhvilluar mësimdhënien dhe të nxënit, por edhe për të përmirësuar besimin, bashkëpunimin dhe komunikimin mes tyre. Pyetjet si këto në vijim duhet të diskutohen në takime të tilla:a. Për çfarë ka nevojë një nxënës i veçantë? => Fjala është për diagnostikimin pedagogjik dhe avan-

cimin individual që është shumë i rëndësishëm!b. Cila metodë duhet të merret apo të zbatohet në njësi mësimore? => Fjala është për mësimdhënie.c. Cilat materiale na duhen që t’i mbështesim fëmijët në të nxënit e tyre? => Fjala është për të nxënit e

individëve por edhe për grupe të nxënësve.d. Si mund t’u ndihmojë shkolla nxënësve nëse kanë probleme me sjelljet e tyre në shtëpi etj. => Fjalë

është për mbështetje dhe rrjetëzim të problemeve personale/sociale të nxënësve. e. Si mund të angazhohen prindërit në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në mënyrë që

të motivohen që t’i mbështesin fëmijët e tyre dhe të punojnë së bashku më mësimdhënësit në një mënyrë të besueshme? => Fjala është për partneritete me prindër, si për shembull takime vjetore ndërmjet kujdestarit, nxënësit dhe prindërve të tyre.

2. Koha për të punuar së bashku në mënyrë që të përgatitet mësimdhënia, krijimi i projektit etj.

3. Koha dhe mundësia për të ndërtuar një strukturë komunikimi me prindërit në një mënyrë krea-tive por të besueshme.

4. Një strukturë fikse të komunikimit me drejtorin e shkollës në:a. Takime të shkurtra me grupe të ndryshme (mësimdhënësit e klasës, mësimdhënësit e lëndës,

anëtarët e projektit etj).b. Konferencat më tërë stafin (të gjithë mësimdhënësit), ku mësimdhënësit mund të flasin për temat

të cilat u përkasin të gjithëve/zhvillimit shkollor. c. Takimet personale me një mësimdhënës (drejtor i shkollës si udhëheqës personal) për zhvillimin

personal të shkollës.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

16

Një strukturë e tillë e organizuar e komunikimit, për shembull do të mund të ishte:

Një orë në javë gjithmonë rezervohet për takime dhe konferenca të mësimdhënësve në mënyrë që të bise-dojnë së bashku në grupe të ndryshme (mësimdhënësit e klasës, anëtarët e projektit, etj). Temat dhe grupet mund të ndryshojnë nga java në javë. Kjo mund të menaxhohet nga një "plan takimesh". Por është detyrë që të gjithë mësimdhënësit të jenë aty.

Në kuptimin e 4 javëve, ekzistojnë konferencat në vend të "orës së komunikimit" me të gjithë stafin e shkollës dhe drejtorin e shkollës me temat e mëposhtme për shembull:

Informata nga drejtori i shkollës tek stafi Informata dhe/apo pyetje nga përfaqësuesit e Këshillit të Nxënësve Informata dhe/apo pyetje nga menaxher të projekteve lidhur me projektet e tyre Informata dhe/apo pyetje nga grupe dhe konferenca të tjera Diskutimet lidhur me zhvillimin e shkollës dhe hapat e ardhshëm në zhvillimin e cilësisë etj.

Kjo strukturë e komunikimit ndërmjet drejtorit të shkollës dhe mësimdhënësve, por edhe ndërmjet vetë mësim-dhënësve kërkon kohë për t’u ndërtuar dhe për t’u zbatuar në tërë procesin e shkollës. Në fillim, shumica e drej-torëve të shkollave dhe mësimdhënësit mendojnë se kjo është thjeshtë më shumë punë dhe se kërkon shumë kohë. Por në qoftë se përmbajtja e takimeve dhe konferencave të ndryshme është interesante për të gjithë në mënyrë që të gjithë të mund të përfitojnë nga ajo kohë dhe një kulturë komunikimi të ndodh, një orë një herë në javë do të bëhet gjithnjë e më e nevojshme, e rëndësishme dhe dobiprurëse për të gjithë.

Ndonjëherë është e nevojshme për të marrë mbështetje nga një ekspert i jashtëm i komunikimit dhe moderimit.

Zakonisht çdo takim ka nevojë për një organizim të mirë para (ftesës, listës së temave, ...), një atmosferë e sinqertë, e besueshme dhe demokratike, fleksibilitet për t’i ndryshuar temat, moderatorin, protokollin dhe ndoshta edhe planin e punës.

Aktivitet:

Plotësoni një listë të temave të ndërlidhura me fushat e cilësisë në shkollë, të cilat duhet të trajtohen në bashkëpunim me mësimdhënësit e institucionit ku ata punojnë.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

17

3.1.2 Komunikimi me nxënësit

Mënyrat e komunikimit

Nxënësit janë faktorë ndërlidhës të komunikimit në shkollë. Roli kyç i komunikimit me nxënësit është që të promovojë interesat e shkollave dhe pjesëmarrjen e nxënësve në të gjitha aktivitetet e shkollës, në bashkëpunim me këshillin drejtues, prindërit dhe mësimdhënësit.

Disa forma të komunikimit me nxënësit janë:

- Të rritet komunikimi ndërmjet nxënësve (ndërmjet bashkëmoshatarëve), zyrtarëve të shkollës dhe prindërve

- Të përfshihen nxënësit në vendim-marrje në një mënyrë adekuate - Të afirmohet mjedisi i favorshëm për zhvillim arsimor dhe personal - Të afirmohen raportet sociale dhe respekti i ndërsjellë ndërmjet nxënësve - Të punohet në përmirësimin e mjedisit arsimor, kushteve të punës dhe interesave që

kanë të bëjnë më mirëqenien e nxënësve, si dhe të prezantohen këto probleme tek drejtori dhe këshilli drejtues

- Të përfaqësohen interesat e nxënësve si dhe shqetësimet e tyre kryesore - Të identifikohen aktivitetet që ata dëshirojnë t’i organizojnë - Të ndihmohet cilësia e procesit arsimor - Të ndihmohen zyrtarët e shkollës në zhvillimin shkollor

Nuk jemi të kënaqur me përfshirjen tonë në aktiv-

itete kur diskutohen çështje me interes për nxënës dhe

për shkollën!

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

18

Në shkollën tonë për-faqësohen interesat e

të gjithë nxënësve si dhe shqetësimet kryesore.

Edhe në shkollën tonë. Të gjitha prob-lemet i kemi ngritur përmes Këshillit të

nxënësve.

Këshilli i nxënësve:

Nxënësit i drejtojnë kërkesat e tyre në organet përgjegjëse të shkollës nëpërmjet Këshillit të Nxënësve dhe përfaqësuesve të këtij Këshilli tek këshilli drejtues i shkollës. Procedurat e përzgjedhjes për Këshillin e nxë-nësve janë dhënë në nenin 18 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës. Sipas këtij ligji, Këshilli i Nxënësve duhet të themelohet në të gjitha Shkollat e Mesme të Ulëta dhe të Larta.

Kriteret për përzgjedhjen e Këshillit të nxënësve:

1. Përzgjedhja: kandidatët e çdo klase përzgjedhin shokët e tyre të klasës në një mënyrë të fshehtë dhe demokratike. Është i njëjti kurs si ai i zgjedhjeve politike në demokraci.

2. Çdo klasë dërgon së paku një përfaqësues dhe një zëvendës.

Roli i Këshillit të nxënësve është të punojë për:

1. Përmirësimin e mjedisit arsimor 2. Përmirësimin e kushteve të punës dhe interesave të tyre 3. Kujdesin shëndetësor, të sigurisë, mirëqenies së nxënësve, dhe 4. Përfaqësimin e interesave të nxënësve në këshillin drejtues të shkollës dhe tek drejtori i shkollës.

Është detyrë e drejtorit të shkollës që të ndihmojë procesin e krijimit të Këshillit të nxënësve të shkollës ". Drejtori duhet të hartojë statutin e Këshillit të Nxënësve duke përfshirë rregullat për zhvillimin e zgjedhjeve dhe rregullat për takimet e Këshillit të Nxënësve.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

19

Rregullorja e këshillit të nxënësve duhet të mbështetet në pikat referuese si në vijim:

1. Kushtet e përgjithshme ligjore 2. Qëllimit të këshillit të nxënësve 3. Mënyra e veprimit 4. Mbështetja nga udhëheqja e shkollës 5. Përzgjedhja e anëtarëve të këshillit të nxënësve 6. Plotësimet e rregullores 7. Rregullat përfundimtare

Çdo Këshill i Nxënësve zgjedh dy udhëheqës që përfaqësojnë interesat e Këshillit të nxënësve në takimet me drejtorin e shkollës dhe në konferenca me mësimdhënësit. Prandaj është e rëndësishme që përfaqësuesit e të gjithë personelit të kenë në fillim të konferencës mundësinë për të folur me të gjithë mësimdhënësit për idetë, dëshirat apo aktivitetet e tyre. Është detyrë e drejtorit të shkollës, por edhe e të gjithë mësimdhënësve për të informuar, këshilluar dhe përkrahur këshillin e nxënësve.

Drejtori i shkollës fletë në mënyrë të zakonshme me përfaqësuesit e këshillit të nxënësve dhe viziton të gjithë këshillin e nxënësve nga koha në kohë, me qëllim që t’i informojë të gjithë ata rreth temave të zhvillimit të shkollës, projekteve etj, dhe me qëllim që të dëgjojë rreth dëshirave, ideve dhe interesimeve të nxënësve.

Aktiviteti:

Bazuar në pikat e referimit për hartimin e rregullores së këshillit të nxënësve, hartoni rregulloren për këshillin e nxënësve në shkollën tuaj.

KAPiTUjT e RRegUlloReS PëRSHKRiMi i KAPiTUjve

1. Kushtet e përgjithshme ligjore

2. Qëllimi i këshillit të nxënësve

3. Mënyra e funksionimit

4. Mbështetje nga udhëheqja e shkollës

5. Përzgjedhja e anëtarëve të këshillit të nxënësve

6. Plotësimet e rregullores

7. Rregullat përfundimtare

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

20

3.1.3 Komunikimi dhe partneriteti me prindërit

Asnjëherë nuk jam informuar me shkrim nga shkolla

për rezultatet e fëmiut tim.

Komunikimi me prindërit zë një vend të rëndësishëm në aspektin e komunikimit në mes të shkollës dhe akterëve të saj. Komunikimi i harmonizuar në vazhdimësi të procesit të bashkëpunimit (partneritetet) ndikon në rritjen e performancës së shkollës dhe procesit arsimor të fëmijëve.Qëllimet e komunikimit në formë të partner-itetit me prindërit janë të bazuara në të dhënat e shkollës dhe janë shumëdimensionale:

1. Informatat – lidhur me normën e vijimit të nxënësve në shkollë

2. Njoftimi – me problemet zhvillimore të fëmijës

3. Këshillimi – për mënyrat që duhen ndjekur dhe ndihmën që duhet dhënë fëmijës në lëndë të veçanta mësimi

4. Konsultimet – rreth vështirësive të veçanta të nxënësit në shkollë.

Është detyrë e drejtorëve të shkollave që t'iu përgjigjen me kohë pyetjeve të mëposhtme në mënyrë që të pranojnë konceptin e komunikimit me prindër në mënyrën e duhur:

- Pse duhet shkolla të komunikojë me prindër? - Si duhet të komunikojmë me prindër? - Cilat janë praktikat, mënyrat më të mira të komunikimi dhe bashkëpunimit me prindër? - Si reflektohet partneriteti me prindër në punën e mësimdhënësve? - Si reflektohet partneriteti me prindër në arsimin e fëmijëve/nxënësve? - Si reflektohet partneriteti me prindër në kulturën e shkollës? Etj.

Këto janë disa nga pyetjet kryesore që duhet vazhdimisht të na udhëzojnë në procesin e komunikimit dhe të bashkëpunimit me prindër.

Aktiviteti:

Mendoni për pyetjet e dhëna më lart dhe jepni nga një përgjigje të shkurtër për secilën pyetje, duke u mbështetur në kontekstin e shkollës tuaj (përdorni faqe të tjera për t’u shtuar përgjigjeve).

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

21

Komunikimi në mes të shkollës dhe prindërve është pjesë e dinamikës së ndërtimit të një ambienti motivues dhe të kujdesshëm për zhvillimin e të nxënit të fëmijëve. Duke e pranuar rolin e prindërve, si mjedis i parë arsimor dhe social për fëmijën, shkolla duhet të ndërtojë lidhjen ndërmjet mësimdhënësve dhe prindërve, dhe të nxis një komunikim të ndërsjellë dhe sistematik për realizimin e detyrave edukative.

Duke përdorur simbolin përcaktoni personat përgjegjës për detyrat e dhënë në tabelën vijuese.

DeTyRAPeRSoNi PëRgjegjëS

PRiNDëRiT MëSiMDHëNëSiT

Shpjegoju nxënësve domethënien e shkollës

Shpjegoju nxënësve domethënien e shkollës

Lexo dhe diskuto – përkushtoju fëmijës

Inkurajojini fëmijët që ta shprehin mendimin e tyre dhe ta respektojnë mendimin e të tjerëve

Kontrolloni detyrat e tyre të shtëpisë

Bëni një vend të qetë që të jetë në dispozicion për nxënësit për detyrat e shtëpisë dhe për mësim

Bisedoni me kujdestarin e tyre lidhur me zhvillimin e fëmijës së tyre

Mbështetni shkollën e "tyre" në punën arsimore me kërkesa të lartapër t’u marr me fëmijët e tyre në shtëpi

Aktivitet:Plotësoni listën tonë të detyrave, ku çështja kryesore është të mbështetni nxënësit dhe të përcaktoni personat përgjegjës.

DeTyRAPeRSoNAT PëRgjegjëS

PRiNDëRiT MëSiMDHëNëSiT

Është detyrë e drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve që t’i informojnë prindërit rreth detyrimeve dhe mundësive të tyre. Masat e mëposhtme janë përshtatur për këtë:

1. Aktivitete të ndryshme si:• Dita e dyerve të hapura • Aktiviteti me rastin e fillimit të vitit shkollor • Mbrëmjet me prindër, të organizuara nga kujdestar të klasave

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

22

• Aktivitete të tjera shkollore (teatri, muzika, manifestimet verore etj), ku ftohen prindërit• Informatat e rregullta te shkruara.

2. Biseda individuale me mësimdhënësit, kujdestarët e klasave dhe/apo drejtori me prindër3. Përcjellja e raporteve të rregullta tek prindër nga kujdestari i klasës mbi zhvillimin e fëmijës së tyre4. Prindërve duhet t’u shpjegohet se janë të mirëseardhur që të vijnë në shkollë në çdo kohë 5. Shtjelloni së bashku me prindër problemet disiplinore të fëmijëve të tyre.

Duke qenë një institucion profesional, shkolla luan një rol kyç dhe udhëheqës për arsim dhe krijimin e fëmi-jës përmes planeve dhe programeve të veta arsimore, por nuk ka dyshim se është familja ajo që është ndihma kryesore e shkollës. Pra, është e nevojshme që të ndërtohet një partneritet në mes të shkollës dhe prindërve. Zakonisht prindërit janë shumë të interesuar në zhvillimin dhe suksesin e fëmijëve të tyre. Kështu, ky binom i partneritetit, kur është i harmonizuar dhe në vazhdimësi konstante me kërkesat e veta do ta bëjë procesin e edukimit të fëmijës më të lehtë.

• Sjellja pozitive e prindërve kundrejt shkollës ndikon në motivimin e nxënësve në rrugën e tyre të arsimimit.

• Duke bashkëpunuar me familjen, shkolla tregon interes për jetën sociale dhe familjare të nxënësve dhe informatat e marra janë një bazë e mirë për të realizuar një edukim sa më efektiv.

• Takimet me prindër duhet të kenë një qartësi metodike ashtu si dhe një orë mësimi.

Përfshirja e prindërve në shkollë, është më shumë se vetëm pjesëmarrja në takime kur ftohen, apo edhe në situata kur ka vështirësi dhe probleme me fëmijët. Përfshirja e prindërve do të thotë pjesëmarrje e prindërve në komunikimin e rregullt, të dyanshëm dhe efikas në procesin mësimor dhe aktivitete të tjera shkollore. Përfshirja e prindërve në aktivitete me interes për shkollën dhe nxënësit krijon mundësi për harmonizim të qëndrimeve dhe veprimeve të cilat rrjedhimisht krijojnë mundësitë për arritjen e rezultateve të synuara.

Kështu pritet të arrihen rezultate në shkollën ku harmonizohen qëndrimet dhe veprimet me prindër dhe faktorë të tjerë të shkollës.

Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në ndihmë të fëmijëve të tyre në mësime; prandaj mbetet detyrë e shkollës dhe mësimdhënësve që të zhvillojnë konceptin e përfshirjes aktive të prindërve në shkollë; të harto-jnë plane të veprimit dhe angazhimit në këtë fushë dhe të reflektojnë qasje pozitive.

Në mënyrë të veçantë shkolla duhet të komunikojë dhe bashkëpunojë me prindërit e fëmijëve të mi-noriteteve, prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe me prindër të fëmijëve të tjerë të grupeve të margji-nalizuara. Sepse, fëmijët e këtyre grupeve janë cak i institucioneve arsimore në Kosovë që të integrohen në procesin e shkollimit, me kushte dhe mundësi të barabarta. Pavarësisht përpjekjeve të shkollës, praktika ka treguar se nuk mund të arrihen rezultate të dëshirueshme pa bashkëpunim të ngushtë në formë të partner-itetit me prindër.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

23

veprimtari për lexuesit:

Çdo institucion edukativ duhet të ketë një Këshill të prindërve. Evidentoni disa përgjegjësi dhe fusha të veprimit ku Këshilli i prindërve mund ta ndihmojë shkollën tuaj.

Partneriteti – Mënyrat e komunikimit me prindër

Realizimi i komunikimit me prindër kushtëzohet në masë të madhe nga përzgjedhja e formave të bashkëpunimit. Duke u bazuar në mënyrat e komunikimit, kemi dy lloje të formave të komunikimit me prindër. Forma e parë është posaçërisht e rëndësishme për realizimin e një partneriteti të vërtet ndërmjet prindërve dhe shkollës.

FoRMAT e KoMUNiKiMiT Të DRejTPëRDRejTë

- Këshilli i prindërve i shkollës - Këshilli drejtues i shkollës - Takime të rregullta me prindër - Takimet individuale - Takimet me grupe të veçanta të prindërve - Vizitat në shtëpi - Takimet prind-prind - Takime në aktivitete të shkollës – ekspozita, shfaqje artistike, etj.

FoRMAT e KoMUNiKiMiT Të TëRTHoRTë

- Telefonatat - Komunikimi me shkrim Doracaku i Shkollës, Gazeta e Shkollës ose Buletini shkollor, Broshurat, Këndi informativ, Ueb faqja e shkollës, etj.)

Pavarësisht se cilën formë të komunikimit me prindër zgjedhim, kër-kohet një përgatitje e veçantë, në mënyrë që të arrihen objektivat e atij partneriteti. Një plan i detajuar duhet të përgatitet para këtij procesi, i cili përcakton qartë fokus temat e partneritetit, mënyrat e realizimit të komunikimit, përgjegjësit, kohën dhe vendin.

Pavarësisht prej formave të komunikimit, gjithmonë duhet te kemi parasysh se çfarë do të bëjmë deri në takimin e ardhshëm, hapat vijues.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

24

Përgjithësisht raportet e punës së shkollave, bazuar në të dhënat e shkollës, tregojnë se komunikimi dhe bashkëpunimi me prindër në vitet e fundit ka shënuar rënie të dukshme. Ngecjet më të mëdha në komuni-kimin me prindër janë evidentuar:

- Me prindërit që fëmijët i kanë problematikë

- Me prindërit që fëmijët i kanë me sukses të dobët

- Me prindërit që nuk kanë interesim për komunikim dhe bashkëpunim me shkollën

- Me prindërit që kanë probleme familjare dhe shëndetësore, etj.

Prandaj, shtrohet detyrë e veçantë e drejtuesve të shkollave dhe faktorëve të tjerë të shkollës që të puno-jnë seriozisht në përmirësimin dhe avancimin e komunikimit me prindër, sidomos me grupet e prindërve të kategorive të cekura më lartë. Nëse prindërit trajtohen si partnerë, dhe dëshirat, problemet, frika dhe interesat e tyre vlerësohen nga ana e shkollës, mund të ekzistojë një kulturë e besueshme e komunikimit dhe bashkëpunimit të ngushtë.

Nxënësit thonë se mësimdhënësit e tyre nuk

kanë informata për gjendjen e tyre sociale në familje. Ne

nuk kemi mundësi ti sigurojmë pagesën për rrugë

3.1.4 Komunikimi me këshillin drejtues të shkollës2

Duke iu referuar Ligjit mbi Arsimi Parauniversitar në Republikën e Kosovës, kapitullit Përgjegjësitë e Institu-cioneve Arsimore, shohim se Këshilli drejtues i shkollës ka një rol të ri në procesin e qeverisjes së shkollës.

Komunikimi me Këshillin drejtues të shkollës është qenësor në procesin e sigurimit të shërbimeve cilësore për nxënësit, në mbikëqyrjen e funksionimit të organeve qeverisëse dhe udhëheqëse të shkollës, në hartimin dhe monitorimin e zbatimit të rregullave të sjelljes në shkollë, sigurimin e llogaridhënies në shkollë por edhe përkrahjen për drejtorin e shkollës në zhvillimin e shkollës dhe përmbushjen e fushave të cilësisë së saj.

2 BEP (USAID) ka hartuar një modul të veçantë për trajnimin e drejtorëve të shkollave për punën me Këshillin Drejtues të Shkollës.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

25

Funksioni i Këshillit drejtues të shkollës

• Këshilli drejtues është organ qeverisës i shkollës, i cili përfaqëson interesat e komunitetit ku vepron shkolla dhe funksionon si organ vendimmarrës, që kontribuon në mënyrë konstruktive në drejtim të qeverisjes demokratike të problemeve kryesore të shkollës dhe të menaxhimit të saj.

• Kompetencat dhe procedurat për themelimin e këshillit drejtues i ka dhe i organizon drejtori i shkollës, dhe brenda 10 ditëve nga formimi i tij vihet në dijeni DKA dhe autoritetet e pushtetit lokal.

• Çdo institucion publik arsimor dhe aftësues duhet të ketë Këshillin drejtues. Në rast se Këshilli drejtues nuk mund të themelohet ose nuk mund të mblidhet në periudhën prej tre muajve, funksionet e tij merren nga drejtori i institucionit, me kusht që komuna (Ministria në rastet e institucioneve të nivelit 4 të ISCED-it) vazhdon me përpjekjet e mëtutjeshme për ta themeluar këtë këshill dhe për të mbajtur takimet e tija tremujore.

Përbërja e këshillit drejtues të institucioneve arsimoreLigji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, saktëson se Këshilli drejtues i institucioneve arsimore në Kosovë duhet të përbëhet nga:

• Tre përfaqësues të prindërve, duke përfshirë së paku një përfaqësues të komuniteteve jo shumicë në komunë nëse ka ndonjë nxënës nga ato komunitete në atë institucion;

• Dypërfaqësuesngashoqëria(akterëtëemëruarngakomuna);tëspecifikohetmëkonkre-tisht cilët janë këta 2 përfaqësues nga shoqëria (akterë të emëruar nga komuna).

• Tre përfaqësues të mësimdhënësve • Për shkollat e nivelit 2 dhe 3 të ISCED-it, një përfaqësues të nxënësve, i përzgjedhur nga

nxënësit që vijojnë shkollimin. • Ne rastet kur shkollat e nivelit 1-2 të SCED-it ose institucionet arsimore të nivelit 3 të

ISCED-it kanë më shumë se 1000 nxënës, numri i anëtarëve duhet të ngrihet në katër, në tre,nëkatërdhenëdynëkategoritëpërkatësesipasparagrafit(2)tëkëtijneni.Nësenumri i nxënësve bie nën 1000, numri i anëtarëve duhet të reduktohet në nivelin mini-mal, ashtu që anëtarët që janë përzgjedhur të fundit në secilin grup duhet ta kryejnë mandatin e tyre në fund të vitit shkollor.

Për procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të këshillit drejtues të institucioneve arsimore, shih shtojcën 1 të doracakut.

Këshilli drejtues i shkollës si vatër e të gjithë akterëve të shkollës

Detyrat dhe përgjegjësitë e këshillit drejtues

Këshilli drejtues si organ përgjegjës për qeverisjen e institucionit arsimor apo aftësues, me ligj ka të përcaktu-ara detyrat dhe kompetencat e tij.

Duke analizuar përshkrimin në ligj të detyrave dhe kompetencave të këshillit drejtues, shohim se ato oriento-hen që të ndihmojnë shkollën dhe zhvillimin e saj në të gjitha fushat e cilësisë. Kjo nënkupton se këshilli drejtues i institucioneve arsimore ka detyra dhe përgjegjësi të miratojë aktivitete jashtëkurrikulare, të mira-

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

26

tojë listën e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera mësimore, të hartojë rregullat e sjelljes në shkollë, të kontribuojë në hartimin e planit zhvillimor shkollor, të ushtrojë funksionet e ndërlidhura me shfrytëzimin e buxhetit të shkollës, etj në përputhje me dispozitat ligjore.

Për detajet e detyrave dhe kompetencave të këshillit drejtues të institucioneve arsimore, shih shtojcën 1 të doracakut.

Plani i veprimit të këshillit drejtues të shkollës

Duke u mbështetur në detyrat dhe kompeten-cat e këshillit drejtues, anëtarët e përzgjedhur të këshillit drejtues duhet të hartojnë planin e veprimit, në mënyrë që këshilli drejtues të di-namizohet me angazhime në funksion të fushave të cilësisë së shkollës. Plani i veprimit duhet të hartohet në bashkëpunim me të gjithë anëtarët e këshillit drejtues. Në plan duhet të përfshihen aktivitete kryesore, përgjegjësit sipas aktiviteteve, koha e nevojshme për realizimin e aktiviteteve, përgjegjësit që duhet të mbikëqyrin aktivitetet etj. Ilustrimi në të djathtë pasqyron një pamje të aktiviteteve për hartimin e planit të veprimit të këshillit drejtues të shkollës.

Cilat janë përparësitë që të kemi një këshillë drejtues funksional të shkollës?Në kohën e shtimit të së konkurrencës dhe presionit mbi shkollat për rezultate të mira, pjesëmarrja është çështje kyçe për të përmirësuar cilësinë e arsimit.Mungesa e rezultateve të kënaqshme në fusha të ndryshme të tilla si siguria, procesi akademik dhe projekti i shkollës.Kontributi i prindërve mund të jetë një mundësi për të zgjidhur problemet si dhe bashkëpunimi me ndër-marrje mund të hapë perspektiva të reja (orientimin në karrierë për nxënësit, kontributet në natyrë, para-burime të financimit për projekte të vogla).Nëse bëhet si duhet, ia vlen që të kemi një këshill drejtues të shkollës.

Çfarë duhet bërë që Këshilli Drejtues i Shkollës të jetë funksional?

Së pari, pranoni përgjegjësinë që keni. Pastaj, përpunoni mirë nenet e ligjit mbi të gjitha detajet e formimit të këshillit drejtues, detyrave dhe përgjegjësive dhe veproni drejtë!;

Së dyti, organizoni takime me faktorët kryesor që do të bëhen anëtarë të këshillit drejtues të shkollës; gjeni forma nxitëse të pjesëmarrjes. Dhe, mbi bazën e transparencës së plotë filloni procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të këshillit drejtues. Në asnjë mënyrë të mos lejohet që anëtarët e këshillit drejtues të shkollës të përzgjidhen vetëm sa për të plotësuar një kriter ligjor.

Së treti, duhet të harton rregullat e punës dhe planin e veprimit të këshillit drejtues, dhe duhet të monitoro-hen aktivitetet e parapara me plan të veprimit;

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

27

Së katërti, përfshirja e përfaqësuesve të këshillit drejtues në të gjitha aktivitetet me interes të nxënësve, mësimdhënësve dhe shkollës, në aktivitete që nuk bien ndesh me ligjin;

Së pesti, vizitoni shkollat që e kanë këshillin drejtues funksional, merrni përvojat e mira, si në shkollat në vijim: “Mileniumi i tretë”, “ Skënder Luarasi”, “ Beqir Gashi”, etj, etj. Këto shkolla nuk kanë bërë asgjë më shumë se sa u kërkon ligji dhe rregulloret e tyre të punës, por këto shkolla dhe shkollat e tjera si këto, janë mbështetur në parime të shëndosha gjatë themelimit të këshillit drejtues të shkollës dhe kanë punuar krye-sisht në interes të nxënësve

Pse akoma në disa shkolla këshilli drejtues ekziston vetëm në letër?

Kjo është një pyetje e dëgjuar shpesh në institucionet arsimore në Kosovë. Në disa raste faji i hidhet anëtarëve të bordit drejtues, dhe në disa të tjera drejtorit të shkollës etj. Për të dyja raste ka mjaftë argumente. Ne duhet të ndalemi, të mendojmë dhe të gjykojmë se ne nuk do të kemi këshilla drejtues në institucio-net arsimore vetëm në letër! Kuptohet, gjykimi i ndarë pa veprime përcjellëse nuk do të ofrojë rezultate të pritura.

Aktivitet:

Diskutoni me një grup të kolegëve pyetjen paraprake dhe:1. Përgatitni një listë të përparësive për shkollën kur Këshilli Drejtues është duke

funksionuar në mënyrën më të mirë.2. Përgatitni një listë të mangësive për funksionimin e shkollës kur Këshilli Drejtues

ekziston vetëm në letër.3. Mblidhni idetë dhe hapat për krijimin funksional të këshillit Drejtues të shkollës.

3.2 Bashkëpunimi

3.2.1 Bashkëpunimi Shkollë - Drejtori Komunale e Arsimit

Pavarësisht se me Ligjin për Arsim në Komuna, nr. 03/L-068 (2008) dhe me Ligjin për Arsimin Parauniver-sitar në Republikën e Kosovës, nr. 04/L-032 (2011), janë përcaktuar detyrat dhe përgjegjësitë për institucione arsimore - shkolla, drejtoritë komunale të arsimit, MASHT dhe institucionet e tjera, operacionalizimi i tyre në praktik kërkon një bashkëpunim të planifikuar, të rregullt dhe të koordinuar, në mënyrë që të përmbushën në mënyrë efektive detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe të sigurohet cilësia e punës në shkollë dhe më këtë edhe ngritja e rezultateve të nxënësve.

Kjo nënkupton se shkolla, përveç bashkëpunimit me aktëret brenda shkollës, në mënyrë të veçantë bashkëpu-non me Drejtorinë Komunale të Arsimit. Bashkëpunimi me DKA zhvillohet krahas me proceset tjera që zh-villohen në shkollë dhe së bashku krijojnë koherencë, koordinim dhe qëndrueshmëri për zhvillimin e shkollës.

Bashkëpunimi Shkollë – DKA, ndihmon që këto institucione të marrin hapa të duhur për të adresuar me kohë aspektet që janë më rëndësi të veçantë për shkollën, si: kushtet e punës në shkollë, numrin e nxënësve

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

28

për tu regjistruar në shkollë, numrin maksimal të mësimdhënësve dhe personalit jo mësimdhënës që mund të punësojë shkolla, buxhetin e shkollës, rregullat e sjelljes në shkollë, planin zhvillimor të shkollës, bashkëpun-imin me institucione të tjera, etj. Gjithashtu bashkëpunimi Shkollë – DKA reflektohet në mirëmbajtjen dhe riparimin e ndërtesave dhe pajisjeve të shkollës, sigurimin e një ambienti të shëndetshëm, duke përfshirë ujin e pijshëm, kushtet higjienike-sanitare, shërbimin shëndetësor, ambientin e sigurt për nxënësit dhe personelin e shkollës, etj..

Kur kemi parasysh produktet e bashkëpunimit, atëherë shtrohet pyetja si të ndodhë bashkëpunimi Shkollë – DKA? Përgjigja në këtë pyetje nuk është e lehtë. Ajo varet në radhë të parë nga iniciativa e udhëheqësve të institucioneve arsimore, përkushtimi dhe përgjegjësia për të siguruar arsim gjithëpërfshirës dhe cilësor në shkollë. Kjo bën që bashkëpunimi të reflektohet pozitivisht në shkollë, atëherë kur shkolla i përgjigjet kërkesave ligjore të DKA-së, kur raporton me kohë për numrin e nxënësve, mësimdhënësve, ndryshimet në shkollë që kërkojnë miratimin e DKA-së, fton DKA-në debate për kërkesat e shkollës, nuk merr vendime pa u konsultuar me DKA kur kërkohet miratimi i saj, p.sh. drejtori i shkollës nuk mund të planifikojë klasë më pak se 15 nxënës pa miratimin e DKA-së, drejtori i shkollës e përcakton numrin e mësimdhënësve që do të punojnë me orar të plotë në shkollë, në pajtim me kufirin për numrin e punonjëseve, të cilin e përcakton DKA-ja për atë shkollë3, etj.

Shembulli tjetër që mund të reflektojë nxitjen e bashkëpunimit në mes të DKA-së dhe shkollës: DKA përkrahë shkollën me resurse materiale dhe njerëzore në realizimin e planit zhvillimor të shkollës, realizimin e trajnimeve me mësimdhënës për të siguruar promovimin e konceptit të shkollës gjithëpërfshirëse, DKA nuk ndërhynë në rregullat e brendshme të shkollës që nuk bien ndesh me dispozitat ligjore, DKA nuk ndërhyn në hollësitë e planifikimit të mirë të buxhetit të shkollës, DKA merr pjesë në takimet e kërkuara nga shkolla dhe këshilli i saj drejtues, DKA merr pjesë në sukseset e shkollës, etj.

Diagrami i në anën e djathtë ofron një kornizë orientuese për zhvillimin e bashkëpun-imit shkollë - DKA – shkollë me qëllim të përmirësimit të fushave të cilësisë së shkollës dhe përmirësimit të cilësisë së arsimit në nivel komunal duke marrë parasysh fushat e bashkëpunimit.

Për të arritur te bashkëpunimi reciprok Shkollë – DKA – Shkollë, kërkohet që të këtë iniciativa të për-bashkëta, plane të përbashkëta, takime të përbashkëta, raportime reciproke, të dëgjojnë me kujdes kërkesat e njëri-tjetrit, por edhe të respektojnë sugjerimet dhe kërkesat reciproke që janë në linjë me fushat e cilësisë së shkollës, përkatësisht arsimit në nivel të komunës.

Krejt në fund të kësaj pjese, mund të themi se bashkëpunimi Shkollë – DKA – Shkollë, krijon mundësinë e lidhjeve me pjesë të tjera të sistemit të arsimit, duke përfshirë shkollat tjera, MASHT-in dhe partnerët që

3 MinistriaeArsimit,Shkencësdheteknologjisë(2010):Doracakibuxhetitdhefinancavepërshkolla,ProjektInstitucionaliZhvillimit të Arsimit, fq. 13.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

29

mbështesin zhvillimin e arsimit dhe shkollave. Gjithashtu bashkëpunimi Shkollë – DKA – Shkollë zh-villon komunikimin “për të siguruar koherencë dhe sinergji në mes të projekteve kryesore për ofrimin e mbështetjes“ 4, që ndërlidhen me fushëveprimin e shkollës dhe drejtorisë komunale të arsimit. Në funksion të këtij qëllimi, MASHT është duke hartuar strategjinë e komunikimit për të fuqizuar komunikimin zyrtar në mes të MASHT – DKA – Shkollë dhe anasjelltas.

veprimtari:

Plotësoni shkurtimisht një përvojë të mirë të bashkëpunimit Shkollë – DKA.

3.2.2 Bashkëpunimi me ekipet e Parandalimit dhe Reagimit kundër

Braktisjes dhe Mos-regjistrimit/PRBM

Shkolla mund të ketë grupe dhe ekipe të ndryshme që punojnë për fusha të ndryshme të cilësisë së shkollës. Secili ekip që angazhohet në shkollë duhet të ketë bashkëpunim të veçantë me drejtorin e shkollës dhe organet tjera qeverisëse të shkollës. Ekipet e parandalimit dhe ekipet për përgjigje kundër mos-regjistrimit në shkollë dhe braktisjes së shkollës janë të parapara në Planin Kombëtar kundër Braktisjeve të Shkollës 2009-2014. Ne jemi të vendosur që në mënyrë specifike të merremi me bashkëpunimin e ekipit të parandalimit dhe reagimit kundër braktisjes dhe mos-regjistrimit/PRBM.

Udhëzimi Administrativ "Krijimi dhe forcimi i ekipeve për parandalim dhe reagim kundër braktisjes dhe mos-regjistrimit në arsimin e detyrueshëm" (tetor 2011) përcakton parimet, përgjegjësitë dhe procedurat e përgjithshme për krijimin dhe forcimin e ekipeve për parandalimin dhe reagimin kundër braktisjes dhe mos-regjistrimit (PRBM) në arsimin e detyrueshëm.

Gjithashtu përcakton tre kategori të braktisjes dhe krijimit/themelimit të ekipit të parandalimit dhe reagimit në nivel të shkollës dhe atë komunal.

PRBM-ja duhet të themelohet nga Këshilli i shkollës. Anëtarët e këtyre grupeve janë përfaqësues të nxënësve, prindërve, mësimdhënësve, dhe një anëtar nga drejtoria e shkollës. Në formën intensive ata bashkëpuno-jnë edhe me organizata dhe institucione shtetërore jashtë shkollës dhe organizata të tjera joqeveritare. Për-faqësuesit e këtyre organizatave mund të përfshihen në PRBM sipas nevojës, në mënyrë që të kontribuojnë në krijimin e rrjeteve të ekspertëve në vend, në arritjen e një punë të suksesshme parandaluese.

Detyrat e ekipit për parandalim dhe përgjigje kundër braktisjes dhe mos-regjistrimit në shkollë - PRBM

• Nxitja e komunikimit brenda dhe jashtë shkollës, në mesin e nxënësve, prindërve dhe mësimd-hënësve në njërën anë dhe nxitja e komunikimit dhe bashkëpunimit me institucionet/organizatat jashtë shkollës në mesin e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve të tyre në anën tjetër, me qëllim të zvogëlimit të parandalimit të braktisjeve të shkollës dhe qëllimin e rritjes së numrit të regjistrimit të fëmijëve dhe të rinjve në shkollë.

4 Elizabeth Gowing dhe Blerim Saqipi (2010): Raport mbi vlerësimin e nevojave për zhvillim të kapacitetit të Drejtorive Komunale të Arsimit Kosovë, EU Education SWAP projekt, Prishtinë, fq.7.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

30

• Zhvillimi i një strategjie në nivel shkolle dhe një plani të punës kundër braktisjes dhe mos-regjis-trimit të fëmijëve dhe të rinjve në shkollë.

• Që të punohet me raste konkrete është përcaktuar një anëtar i përgjegjshëm nga grupi, ose even-tualisht është integruar ndonjë ekspert tjetër si pjesë e grupit (menaxher rasti). Për të gjithë zhvil-limin e rastit të përmendur, ky anëtar merr përgjegjësinë për të raportuar tek drejtori i shkollës, para anëtarëve të tjerë të ekipit dhe DKA-së.

• Koordinimi i aktiviteteve brenda dhe jashtë shkollës, të tilla si trajnimi i mësimdhënësve dhe të pjesëmarrësve të tjerë, takime me prindër, puna me publikun, etj

Këshillat teknike dhe praktike në punën me nxënësit që braktisin shkollën, nxënësit në rrezik dhe fëmijët dhe të rinjtë të pa regjistruar janë dhënë në doracakun "Ballafaqimi me refuzimin e shkollës dhe braktisjet – Doracaku i orientuar drejt praktikës" hartuar nga GIZ/GOPA (nëntor 2011).

Si të realizohet bashkëpunimi me PRBM-në?

Së pari, ofrimi i infrastrukturës për zhvillimin e aktiviteteve, ofrimi i dokumentacionit ligjor që e adreson braktisjen e shkollës dhe ofrimi i të dhënave statistikore ku pasqyrohen në mënyrë të veçantë të dhënat për nxënësit që kanë braktisur shkollën.Së dyti, përfshirja në hartimin e planit të veprimit të PRBM-së dhe monitorimi i zbatimit të planit të veprimit. Së treti, ofrimi i mbështetjes profesionale për punën e ekipit në organizimin e takimeve me prindër, përgatitjen e fushatave kundër braktisjes së shkollës, përgatitjen e programeve për-shpejtuese për nxënësit e kthyer, përfshirjen në zhvillim profesional, etj.

Ekipi për parandalimin e braktisjes, në rast se duhet të zhvillojë një bisedë me një prind apo me fëmijën që e ka braktisur shkollën, duhet të ndjek këta hapa:

1. Identifikon rastin 2. Përgatit pyetjet për bisedë 3. Përcakton përfundimet 4. Propozon zgjidhjen dhe diskuton me kolegë për hapat e mëtejmë.

Bashkëpunimi me PRBM-në duhet të jetë i afërt, transparent, i hapur, i harmonizuar dhe njerëzor, në mënyrë që ky ekip të punojë drejt qëllimeve të përbashkëta në parandalimin e braktisjes së shkollës.5

Shembulli i bashkëpunimit të shkollës me ekipin për kthimin e fëmijëve në shkollë, që para-prakishtkanëbraktisurshkollimin,ështërastiidynxënësevetëshkollësfillorenëKosovë,dy vajza 12 dhe 13 vjeçare, të cilat iu kanë bashkëngjitur shokëve të tyre të klasës pas pesë muajve të mungesës... Ky ka mundur të jetë përfundim fatal i shkollimit të vajzave, po të mos ishin ndërmarr veprimet e Këshillit prind-mësues, të cilët pasi mësuan për vështirësitë financiaretëfamiljessëJehonëseBlerinës,uofruanrroba,mjetedheteksteshkollorenëmënyrë që ato të mund të ktheheshin në shkollë dhe t’u ribashkoheshin shokëve dhe shoqeve të klasës. Shkolla mbështeti kthimin e tyre në shkollë dhe mbajti orë mësimore intensive me vajzat5

5 Nadie Ahmeti: Braktisja e shkollës – shqetësim për institucionet, 11.06.2008, Evropaelire.org.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

31

veprimtari:

Përshkruaj ndonjë rast të braktisjes së shkollës në institucionin tuaj, aktivitetet që i keni ndërmarrë për kthimin në shkollë dhe rezultatet që janë arritur.

3.2.3 Bashkëpunimi me komunitetin jashtë shkollës

Më lartë reflektuam bashkëpunimin me faktorët e shkollës që jemi në kontakt të përditshëm. Tani po iu referohemi institucioneve dhe individëve të ndryshëm, komunitetit jashtë shkollës që bashkëpunon me shkollën në interes të shkollës dhe komunitetit.

Shkolla në mënyrë të veçantë bashkëpunon me Qeverinë lokale dhe qendrore, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Sindikatën e arsimit, Institucionet kulturore dhe shkencore, OJQ, Shoqatat pro-fesionale, ndërmarrjet, bizneset lokale, institucionet e tjera arsimore në komunë, shërbimin policor, mjetet e informimit, etj.

Bashkëpunimi me komunitetin nuk duhet shikuar si i ndarë; ai zhvillohet krahas me proceset e tjera që zhvillohen në shkollë. Bashkëpunimi me komunitetin fuqizohet me gjithëpërfshirjen e komunitetit në realizimin e interesave dhe qëllimeve të përbashkëta. Shkolla dhe drejtuesit e saj duhet të dëgjojnë me kujdes, por edhe të respektojnë sugjerimet dhe kërkesat e komunitetit që janë në linjë me fushat e cilësisë së shkollës. Një spektër i veçantë i bashkëpunimi me komunitetin është duke informuar rregullisht për të dhënat kyçe të arsimit dhe zhvillimit, të cilat janë të rëndësishme për opinionin publik dhe komunitetin. Vetëm në këtë mënyrë mund të nxitet komuniteti që të angazhohet dhe të gjejë mënyra të ndryshme për të bashkëpunuar dhe për ta ndihmuar shkollën përmes:

• Ndihmës profesionale e pedagogjike • Përkrahjes në hartimin e kurrikulës së mësimit zgjedhor • organizimit të fushatave që promovojnë fushat e cilësisë së shkollës • ofrimit të ligjëratave të veçanta me interes për nxënësit dhe shkollën • Pajisjes me mjete të konkretizimit, kompjuter, inventar shkollor dhe mjete tjera mësimore • Zgjidhjes së problemeve në kuadër të shkollës • Përkrahjes profesionale në hartimin e projekteve shkollore dhe implementimin e tyre • Punës vullnetare në përmirësimin e infrastrukturës shkollore • Përkrahjes në promovimin e konceptit të shkollës gjithëpërfshirëse • Përkrahjes në evidentimin e nxënësve që kanë braktisur shkollën, evidentimin e nxënësve që

kanë potencial për të braktisur shkollën, etj.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

32

veprimtari:

Nga lexuesit presim të plotësojnë një listë të partnerëve të komunitetit që mund të bashkëpunojnë me shkollën dhe një listë të fushave të cilësisë së shkollës në të cilat do ta zhvillojnë bashkëpunimin me komunitetin.

3.2.4 Bashkëpunimi me ndërmarrje

Orientimi në karrierë është pjesë e procesit arsimor jo vetëm në shkollat profesionale, por edhe në shkolla të përgjithshme, veçanërisht në nivel të shkollave të mesme. Prandaj shkollat duhet të bashkëpunojnë ngushtë me ndërmarrjet e ndryshme, në varësi të formave dhe profileve të shkollës.

Bashkëpunimi i shkollave me ndërmarrje realizohet përmes këtyre fazave të punës:

Faza e parë- Formimi i grupit koordinues në këtë përbërje: drejtori i shkollës, përfaqësuesi i DKA-s dhe përfaqësuesi i prindërve;Faza e dytë- Hartimi i listës së ndërmarrjeve me të cilat mund të bashkëpunojë shkolla, sipas kritereve të përcaktuara nga grupi koordinues;Faza e tretë- Kontaktet e para me ndërmarrje për bashkëpunim dhe shpjegimi i rëndësisë së këtij bashkëpunimi (kërkesa me shkrim dhe plani i realizimit të punës praktike sipas grupeve të nxënësve; Faza e katërt- Shkolla harton kontratën e bashkëpunimit me ndërmarrjet e përzgjedhura për reali-ziminepraktikësprofesionalepërnxënës,sipasgrupevetënxënësvetëplanifikuarangamësimd-hënësit, ku edhe nxënësit njoftohen me kontratën e bashkëpunimit dhe mënyrat e realizimit të saj;Faza e pestë- Implementimi i konceptit të bashkëpunimit dhe monitorimi nga përfaqësuesit e shkollës dhe prindërit; dheFaza e gjashtë- Raporti i përfundimit të kontratës dhe vlerësimi i njohurive të nxënësve që kanë fituargjatëpraktikësprofesionale;

Bashkëpunimi sipas fazave të cekura më lartë, do të mundësojë që nxënësit e shkollave të përvetësojnë në mënyrë efektive programin mësimor, zhvillimin e nivelit të kërkuar të njohurive profesionale dhe integ-rimin e mëtejshëm në nivele të tjera të shkollimit dhe në tregun e punës. Ndërmarrjet mund të jenë edhe përkrahëse të shkollës me donacione.

Në mungesë të mësimit në ndërmarrje, nxënësit e shkollave kanë vështirësi të konsiderueshme në lidhjen e njohurive te-orike me njohuritë praktike. Për pasojë njohuritë e tyre janë të fragmentuara dhe të shkapërderdhura dhe nuk sigurojnë arritje të aftësive të kërkuara nga tregu i punës. Kjo, pastaj i detyron ndërmarrjet që në punësimin e personelit të ri të bëjnë punë shtesë në përgatitjen praktike të të punësuarve me qëllim të lidhjes me njohuritë teorike të fituara gjatë shkollimit.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

33

Në fushën e edukimit në karrierë nxënësit do të përgatiten që të njohin mirë vetveten, të kuptojnë më mirë kërkesat e tregut të punës dhe të gjejnë informatat relevante për të ndërtuar me vetëdije rrugëtimin e tyre në karrierë të suksesshme. Atyre duhet ofruar mundësi që të njihen me kërkesat e tregut të punës në mënyrë praktike duke vizituar punëdhënësit dhe të punësuarit në sektorët e ndryshëm. Këto mundësi do të ndihmo-jnë nxënësit që të lidhin aspiratat dhe aftësitë e tyre dhe kërkesat e tregut.

Shkollat që kanë arritur ta shtrijnë bashkëpunimin e tyre me ndërmarrjet, ta menaxhojnë atë në mënyrë cilësore, kanë arritur që të bëjnë së paku një hap para drejt arritjes së objektivave shkollore. Fotografia në vijim pasqyron një orë mësimore në praktikë të SHMT “Skënder Luarasi”.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

34

Fjalorthi • Bashkëpunim - Punojë bashkë me një person tjetër (ekstern) për të kryer një veprimtari.• Bashkëveprim- bashkëveproj- Veproj së bashku e njëkohësisht me një person tjetër a me persona

të tjerë për të arritur një qëllim të caktuar. Jam në lidhje të dyanshme e në ndikim të ndërsjellë me një tjetër;

• Komunikimi - Procesi i përcjelljes së informatave nga një individ apo grup njerëzish dhe marrja e interpretimi i tyre prej tyre. Komunikimi mund të jetë i vullnetshëm ose jo. Komunikimi midis njerëzve është kompleks dhe i ndryshëm dhe mund të klasifikohet në tre tipa të përgjithshëm: 1. Komunikimi gojor (përdorimi i gjuhës apo kodeve të cilat përfaqësojnë gjuhën) 2. Komunikimi jogojor personal (si përdorimi i veshjes, pozimeve, gjesteve apo vështrimit për të komunikuar; dhe 3. Ritual (përdorimi i ngjarjeve të strukturuara në nivel të lartë për të komunikuar) është mjaft i rëndësishëm dhe jetësor në artin e mësimdhënies;

• Konflikt shkollor - situata e krijuar midis interesave, qëndrimeve të të dy palëve, deri në acarim të marrëdhënieve midis tyre.

• Edukimi - Proces përmes të cilët shoqëria transmeton vlerat e saja, besimet, njohuritë dhe sis-temet simbolike tek anëtarët e saj të rinj;

• Motivimi - Proceset e përgjithshme prej të cilave iniciohet sjellja dhe drejtohet kundrejt qëllimit; gjithashtu faktorët e përfshirë në shtimin dhe drejtimin e sjelljes;

• Mosmarrëveshjet shkollore – janë situata kur të dy palët dëshirojnë të imponojnë pikëpam-jet dhe qëndrimet e tyre të ndryshme dhe mundohen qe ato t’i mbrojnë me çdo kusht. Mos-marrëveshjet shprehen me gjuhë të ashpër e fjalor fyes.

• Sjellje - Term i përgjithshëm që ka të bëjë me lëvizjet, veprimtaritë, reagimet, proceset, operacio-net etj, në një periudhë të shkurtër, një reagim i matshëm i një organizimi.

• Zgjidhja e problemit - Krijimi i zgjidhjeve të reja ndaj problemeve të panjohura për dallim nga zbatimi i thjeshtë i rregullave të mësuara më parë; Zgjidhje e konfliktit (zgjidhja e problemeve ose mosmarrëveshjeve në mënyrë të ndershme dhe të respektueshme, që paraqiten në mes nxënësve ose në mes mësimdhënësve dhe nxënësve).

• Prind - është kujdestar ligjor i fëmijës, në bazë të ligjit në fuqi. • Këshilli drejtues - është organ përgjegjës për qeverisjen e institucionit arsimor apo aftësues, me

funksione të parapara me këtë Ligj. • Komunitet - Është emërtim i përbashkët për të gjitha format e ndërlidhjes dhe integrimit të

njerëzve. Në përbërje të komunitetit të brendshëm të shkollës janë: nxënësit, mësimdhënësit, prindërit, drejtuesit e shkollës dhe personeli tjetër i shkollës. Kurse komunitetin e jashtëm e për-bëjnë: Institucionet qendrore e lokale arsimore (Qeveria, MASHT, Komuna, DKA), Institucionet shëndetësore e kulturore, Universiteti, OJQ, mediat, etj.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

35

ReFeReNCAT • Gazeta Start: Bashkëpunimi shkollë- familje/ Tiranë: 29 shtator 2011• KEC- Prishtinë/ 2009: Familja dhe komuniteti: (Material trajnimi)• Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-032, 2011• Michael Fullan: Forcat e ndryshimit, Tiranë/2010• MASHT: Themelimi i këshillit të nxënësve, Prishtinë/2004• MASHT: Udhëzimi Administrativ: Krijimi dhe fuqizimi i ekipeve për parandalim dhe reagim

ndaj braktisjes dhe mosregjistrimit në arsimin e obliguar/2011.• MASHT: Udhëzime Administrative- arsimi fillor dhe i mesëm, Prishtinë, nëntor 2004• MASHT: Plani kombëtar i veprimit kundër braktisjes 2009-2014, Prishtinë, 2009.• Nazmi Xhomara: Modelet e Menaxhimit dhe Administrimit të shkollës- Sektori i Këshillimit

Pedagogjik- Zyra Arsimore Mat/2010• Prof.Dr. Afërdita Deva- Zuna & bashkautorët (2009): Partneriteti Shkollë-Familje-Komunitet,

Libri Shkollor, Prishtinë• Standardet e Praktikës Profesionale për drejtorët e Shkollave/ Drafti i vitit 2011• Xheladin Murati: Komunikologjia pedagogjike, Qabej, Tetovë, 2000.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

36

Shtojcat

Shtojca 1: Pjesë nga ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/l-032 (2011)

PëRgjegjëSiTë e iNSTiTUCioNeve ARSiMoRe

Neni 17 Këshilli Drejtues

1. Çdo institucion publik arsimor dhe aftësues duhet të ketë këshillin drejtues. Në rast se këshilli drejtues nuk mund të formohet ose nuk mund të mblidhet në periudhën prej tre (3) muajsh, funksionet e tij merren nga drejtori i institucionit, me kusht që komuna (Ministria në rastet e institucioneve të nivelit 4 të ISCED-it) vazhdon me përpjekjet e mëtutjeshme për ta themeluar këtë këshill dhe për të mbajtur takimet e tij çdo tre (3) muaj.

2. Këshilli drejtues përbëhet nga:2.1. tre (3) përfaqësues të prindërve, duke përfshirë së paku një përfaqësues të komuniteteve jo

shumicë në komunë nëse ka ndonjë nxënës nga ato komunitete në atë institucion; 2.2. (2) përfaqësues nga shoqëria (palë me interes të emëruara nga komuna);2.3. tre (3) përfaqësues të mësimdhënësve;2.4. për shkollat e nivelit 2 dhe 3 të ISCED-it, një përfaqësues të nxënësve, i përzgjedhur nga

nxënësit që vijojnë shkollimin.

3. Në rastet kur shkollat e nivelit 1-2 të ISCED-së ose institucionet arsimore të nivelit 3 të ISCED-së kanë më shumë se 1000 nxënës, numri i anëtarëve duhet të rritet në katër, në tre, në katër dhe në dy në kategoritë përkatëse sipas paragrafit 2 të këtij neni. Nëse numri i nxënësve bie nën 1000, numri i anëtarëve duhet të zvogëlohet në nivelin minimal, ashtu që anëtarët që janë përzgjedhur të fundit në secilin grup duhet ta përfundojnë mandatin e tyre në fund të vitit shkollor.

4. Përfaqësuesit e prindërve në këshillin drejtues zgjidhen me votim të fshehtë nga anëtarët e Këshillit të Prindërve të Shkollës.

5. Këshilli drejtues ka të drejtë të caktojë përfaqësues shtesë pa të drejtë vote, për të siguruar për-faqësim të gjerë të punëdhënësve dhe shoqërisë në përgjithësi.

6. Mandati i anëtarëve të Këshillit drejtues zgjat tri (3) vite, me kusht që ata të vazhdojnë të jenë mësimdhënës, nxënës, prindër të nxënësve në shkollën përkatëse. Përfaqësuesit e prindërve dhe mësimdhënësve mund të zgjidhen për mandatin e dytë.

7. Kryetari i këshillit drejtues zgjidhet çdo vit nga këshilli drejtues nga radhët e përfaqësuesve të prindërve. Kryetari mund të rizgjidhet.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

37

8. Drejtori i institucionit arsimor ushtron funksionin e kryesuesit të Këshillit drejtues. Drejtori i raporton Këshillit drejtues për çdo vit lidhur me aktivitetet dhe financat e institucionit, dhe ka të drejtën që të sugjerojë zgjidhje dhe të marrë pjesë në debate, por jo edhe të drejtën e votës. Drejtori i shkollës është përgjegjës për ligjshmërinë e punës së Këshillit.

9. Këshilli drejtues i shkollës mund të ftojë Drejtorin komunal për arsim dhe/ose zëvendësin e tij/saj që të marrë pjesë në takimet e Këshillit, në mënyrë që të ofrojë informata ose sqarime apo të dëgjojë pikëpamjet e Këshillit drejtues, por pa të drejtë vote.

10. Këshilli drejtues gjatë zbatimit të kompetencave dhe detyrave të tij, i respekton parimet e arsimit parauniversitar të parapara në këtë ligj, duke përfshirë edhe respektimin e të drejtave të komuniteteve.

11. Këshilli drejtues i shkollës në nivelet 1,2 dhe 3 të ISCED-së, ka detyrat dhe kompetencat si vijon: 11.1. të hartojë rregullat e shkollës të përcaktuara në nenin 22 të këtij ligji, për t’u miratuar nga

komuna;11.2. të zgjedhë një përfaqësues të prindërve dhe një të mësimdhënësve nga anëtarët e Këshillit

Drejtues, që të marrin pjesë në cilësinë e vëzhguesve në emërimin e drejtorit, zëvendësdrej-torit dhe mësimdhënësve të shkollës;

11.3. të ushtrojë funksionet e ndërlidhura me shfrytëzimin e buxhetit të shkollës, përfshirë edhe skemën e delegimit mes komunës, organit drejtues të shkollës dhe drejtorit të shkollës, siç është përcaktuar në këtë ligj.

11.4. të vendosë për shfrytëzimin e fondeve që i janë dhënë shkollës si kontribut nga prindërit ose donatorët e tjerë;

11.5. të miratojë aktivitetet jashtë kurrikulare të shkollës, sipas propozimit të drejtorit të shkollës;

11.6. të vendosë për kodin e veshjes së punonjësve dhe nxënësve; 11.7. të shpreh pikëpamjet e veta për çështjet që kanë të bëjnë me shkollën apo çfarëdo aspekti

të arsimit parauniversitar;11.8. të miratojë listën e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera shkollore për t’u përdorë

në shkollë në bazë të propozimeve të mësimdhënësve të shkollës, brenda kufizimeve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi;

11.9. të kontribuojë në hartimin e planit zhvillimor komunal të arsimit, në rastet kur ka të bëjë me shkollën përkatëse;

11.10. të ushtrojë funksionet e tjera që i janë deleguar nga komuna në pajtim me ligjin;

12. Këshilli drejtues mban dokumentacionin e duhur për të gjitha të hyrat dhe shpenzimet, dhe sipas kërkesës i vë në dispozicion për procedura të auditimit dhe inspektimit.

13. Këshilli drejtues i shkollës, me propozimin e drejtorit të shkollës, mund të themelojë organe të tjera këshilluese brenda shkollës.

14. Përfaqësuesit e nxënësve në organet drejtuese të shkollës, nuk marrin pjesë në pjesët e takimit dhe diskutimet për çështjet që kanë të bëjnë me kushtet e punësimit apo çështjet personale të drejtorit, zëvendësdrejtorit, mësimdhënësve, punëtorëve tjerë të shkollës apo me çështje personale që kanë të bëjnë me nxënësit e tjerë.

15. Anëtari i Këshillit drejtues të shkollës nuk merr pjesë në pjesët e takimit dhe diskutimet për çështjet ku ai ka interes personal ose financiar dhe deklaron interesin e tillë në fillim të takimit.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

38

16. Këshilli drejtues duhet të mbajë regjistrin e interesave personale dhe financiare të anëtarëve të tij dhe të personelit drejtues të shkollës.

Neni 18 Këshilli i Nxënësve

1. Këshilli drejtues i çdo shkolle të nivelit 2 dhe 3 të ISCED-it themelon një këshill të nxënësve, i cili duhet të ketë së paku një nxënës të zgjedhur nga secila klasë dhe që zgjidhet çdo vit përmes votimit të fshehtë.

2. Roli i Këshillit të nxënësve është që të punojë në përmirësimin e mjedisit mësimor, kushteve të punës dhe interesave që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve si dhe të përfaqësohen në këshillin drejtues.

Neni 19 Këshilli i Prindërve

1. Çdo institucion arsimor apo aftësues duhet të ketë këshill të prindërve.

2. Kompetencat dhe fushë veprimtaria e Këshillit të prindërve përcaktohen përmes aktit të veçantë nënligjor.

3. Këshilli i prindërve zgjidhet me vota të fshehta të të gjithë prindërve të nxënësve që vijojnë mësimin në atë institucion.

4. Prindërit, përveç përfaqësimit në Këshillin e Prindërve, kanë gjithashtu të drejtë t’i paraqesin ankesat e tyre drejtorit të institucionit arsimor dhe aftësues, komunës dhe Ministrisë lidhur me cilësinë e mësimdhënies dhe mjedisin shkollor.

Neni 20 Personeli Udhëheqës

1. Drejtori dhe zëvendësdrejtori i institucionit arsimor dhe aftësues zgjidhen në bazë të Ligjit mbi arsimin komunal të Republikës së Kosovës nr 03/L-068, 21 Maj 2008, në bazë të kritereve të për-caktuara nga MASHT-i me akt nënligjor, duke i shtuar edhe dy përfaqësues të Këshillit drejtues në cilësinë e vëzhguesve në komisionin e përbashkët të emërimeve.

2. Drejtori i institucionit arsimor ka përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit, duke përfshirë: 2.1. caktimin e masave disiplinore ndaj nxënësve;2.2. detyrat e caktuara për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë

me mësimdhënësit dhe personelin tjetër arsimor;2.3. përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe

respektimin e kodeve të ndërlidhura të praktikës;2.4. ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave, siç parashihet nga komuna apo Ministria;2.5. detyrat lidhur me kurrikulumin;2.6. çështjet e tjera që rregullohen përmes këtij ligji.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

39

Neni 21 Sekretari ose Administratori

1. Institucionet arsimore dhe aftësuese që kanë më shumë se pesëqind (500) nxënës kanë të drejtën të kenë sekretar ose administrator, i cili përzgjidhet nga komuna përmes konkursit publik; Komuna mund të vendos të emërojë një sekretar apo administrator për institucione më të vogla përmes konkursit publik.

2. Kompetencat dhe përgjegjësit e sekretarit ose administratorit përcaktohen nga komuna në për-puthje me ligjin në fuqi.

Neni 22 Rregullat e Shkollës

1. Komuna, pas pranimit të propozimit të këshillit drejtues të shkollës, miraton rregullat e parapara për të promovuar sjelljen e mirë dhe disiplinën e nxënësve, dhe për të promovuar konceptin e shkollave të shëndosha dhe eliminimin e dhunës.

2. Rregullat e shkollës i caktojnë të drejtat dhe detyrimet e nxënësve që nuk janë parashikuar në këtë ligj apo aktet nënligjore të nxjerra sipas tij, por ato janë të bazuara gjithmonë në legjislacionin në fuqi.

3. Prindi, i cili është i pakënaqur me vendimet e komunës sipas këtij neni, mund të ankohet te kry-etari i komunës dhe nëse prindi është i pakënaqur me vendimin e kryetarit të komunës, ai mund të dorëzojë një ankesë në Ministri në lidhje me mosrespektimin e Kushtetutës apo ligjit në fuqi. Vendimi i Ministrisë është përfundimtar në procedurën administrative.

4. Komuna siguron mësimin alternativ për nxënësit që janë larguar nga shkolla, në shkollën në të cilën nxënësit janë transferuar, në bazë të dispozitave të këtij ligji.

5. Komuna sipas kompetencave mund të udhëzojë drejtorin e shkollës apo Këshillin drejtues të shkollës, në rastet kur sipas mendimit të komunës, arsimi apo siguria në shkollë është ose mund të dëmtohet në një të ardhme të afërt nga veprimet e nxënësve apo prindërve.

6. Obligohen nxënësit për bartjen e uniformës shkollore.

Neni 23 Aktivitetet jashtëshkollore

1. Drejtori i shkollës ose Këshilli i prindërve, me pëlqimin e Këshillit drejtues, mund të organizojë aktivitete jashtëshkollore.

2. Aktivitetet jashtëshkollore rregullohen me akt të veçantë nënligjor.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

40

Shtojca 2: Udhëzim Administrativ (Nr: 6/2010): Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkol-lave të mesme të larta

UDHËZIMADMINISTRATIV

ADMINISTRATIVNAUREDBA

ADMINISTRATIVEINSTRUCTION

Krijimi dhe fuqizimi i ekipeve për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes dhe mosregjistrimit në arsimin e obliguar Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), në mbështetje të nenit 145 (pika 2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh nenet 4, 21, 22 të Ligjit nr. 03/L- 189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës, (Gazeta Zyrtare, nr. 82, 21 tetor 2010) si dhe neneve 3,4,7 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën bazuar në nenin 8 (paragrafi1.4)dheshtojcën6tëRregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive (22.03.2011), nxjerr këtë Udhëzim administrativ:

Stvaranje i jacanje ekipa za sprecavanje i reagovanje prema napuštanje i ne upisivanja u obavezno školovanjeBRoj:DATUM:Ministar obrazovanja, nauke i tehnologije (MONT), na osnovu clana 145 (tacka 2) Ustava Kosova, imajuci u vidu clanove 4, 21, 22 Zakonabr.03/L-189državnojadministraciju Republike Kosova,(Službeniglasnik,br.82,21oktobra2010) kao i clanovima 3,4,7 Zakon o Preduniverzitetskom Obo Preduniverzitetskm obrazovanja u Republici Kosova , kao i na osnovu clana 8 (stav 1.4) i doda tak 6 Pravilnika br. 02/2011 za administrativnu oblast odgovornosti Kancelarije Premijera i ministarstva (22.03.2011), donosi ovu administrativnu uredbu:

Creating and strengthening of teams for prevention and response toward abandonment and non-registration in compulsory educati.NUMBeR:DATe:Minister of Education, Science and Technology (MEST), based on article 145 (point 2) of the Constitution of the Republic of Kosova, taking into account Articles 4, 21, 22 of Law no. 03/L-189 for state administration of the Republic ofKosova,(OfficialGazetteno.82, 21 October 2010) as well as articles 3,4,7 of the Law on Primary education and based on Article 8 (paragraph 1.4) and Annex 6 of the Regulation no. 02/2011 for the areas of administrative responsibilityoftheOfficeofthe Prime Minister andministries (22.03.2011), issues this admi. instruction:

Neni 1Qëllimi

�lan1Cilj

Article 1Pupose

Ky udhëzim administrative përcakton parimet e përgjithshme, përgjegjësitë

dhe procedurat për krijimin dhe fuqizimine ekipeve për parandalim

dhe reagim ndaj braktisjes dhe mosregjistrimit në arsimin e obliguar.

OvaadministrativnauredbaodreΩujeopšte principe, odgovornosti i procedure o stvaranju i jacanju

ekipa za sprecavanje i reagovanjeprema napuštanje i ne upisivanje

u obavezno školovanje.

This Administrative instructionsets out general principles,

responsibilities and procedures forestablishing and strengthening ofteams for prevention and response

toward abandonment and nonregistration in compulsory

education.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

41

Neni 2Braktisja

�lan2Napuštanje

Article 2Abandonment

1. “Braktisës” është ai nxënës, i cili ndërpret shkollimin para përfundimit të arsimit të obliguar me ligj.2. Braktisës është ai nxënës i cili edhe pas mbarimit të arsimit të obliguar e vazhdon shkollimin, por e ndërpret atë në një periudhë të mëvonshme, para përfundimit të synuar.3. “Braktisës” është edhe aifëmijë ose i ri, i cili nuk ështëregjistruar në shkollë dhe kështu nuk ndjek arsimin e obliguar me ligj.

1. “osoba koja napušta školovanje ”je ucenik, koji prekine školovanje pre zakonskog završetka obaveznog obrazovanja.2. osoba koja napušta školovanjeje ucenik koji i nakon završetkaobaveznog obrazovanja nastavljasa školovanjem,ali prekine školovanje u kasnijem periodu, pre ciljanog završetka..3. “osoba koja napušta školovanje”je i onaj ucenik ili omladinac, koji se nije upisao u školu i tako da on ne pohaða zakonom obavezno obrazovanje.

1. „person that leaves school“ isthat students, which quits schooling before the end of compulsory education with law.2. person that leaves school is thatstudentwhoevenafterfinishingcompulsory school education continues but leave it in a laterperiod, before the aimed end.3. „person that leaves school“ isalso that child or youngster, who isnot registered in school and thusdoes not follow compulsoryeducation with law.

Neni 3ekipi për parandalim dhereagim ndaj braktisjes dhemosregjistrimit- ePRBM

�lan3ekipa za sprecavanje i reagovanjeprema napuštanju i ne upisivanje

- eSRNN

Article 3Prevention and response team

toward abandonment and nonregistration-

PRTAN

1.ePRBM funksionon në nivel shkolle dhe nuk është pjesë e strukturave administrative brenda administratës zyrtare të shkollës.2. ePRBM themelohet ngaKëshilli i Shkollës.Anëtarë tëkëtyre grupeve janë përfaqësuesit e nxënësve, të prindërve, të mësimdhënësve dhe një anëtar nga drejtoria e shkollës. Në formë intensive ata bashkëpunojnë edheme organizatat shtetërorejashtëshkollore si dhe meinstitucionet dhe organizatat etjera joqeveritare. Përfaqësuesit e këtyre të fundit, mund të përfshihen në ePRBM sipas nevojës, që kështu t’i kontribuohet rrjetëzimit të ekspertëve të vendit në arritjen e një pune të suksesshme parandaluese3. ePRBM merret me:3.1. Parandalimindhereagimin ndaj braktisjes së mësimit nga nxënësit në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, parandalimin e ndërprerjes së mësimit të rregullt.3.2. Problemin e mosregjistrimit të fëmijëve dhe të rinjve të moshës shkollore në arsimin e obliguar.

1. eSRNN funkcioniše na nivouškolainijedeoslužbenihadministrativnih struktura unutarslužbeneadministraciješkole.2. eSRNN zasnovan je od strane Školskog saveta. Clanovi ovih grupa su predstavnici ucenika, roditelja, nastavnika i jedan clan iz školske direkcije. U intenzivnom obliku oni saraðujuisavanškolskimdržavnimorganizacijama kao i institucijamai ostalim nevladinim organizacijama.Predstavnici ovih poslednji, mogu se obuhvatiti u eSRNN prema potrebi, tako da se da doprinos zaumrežavanjedomaciheksperatau postizanju uspešnog radau sprecavaju.3. eSRNN bavi sa:3.1. Sprecavanjem i reagovanjeprema napuštanju nastave od straneucenika na svim nivoimapreduniverzitetskog obrazovanja,sprecavanje i prekida redovne nastave.3.2. Problem ne upisivanjadece i mladih školskoguzrasta u obaveznom obrazovanju.

1. PRTAN functions in school leveland is not part of administrativestructuresinsideofficialadministration of school.2. PRTAN is established fromSchool Council. Members of thesegroups are representatives ofstudents, parents, teachers, and onemember from the schooldirectorate. in intensive form theycollaborate also with state outsideschool organizations andinstitutions and othernongovernmental organizations.Representatives of the latter, canbe included in PRTAN accordingto the need, so to contribute tonetworking of experts in thecountry in achieving a successfulpreventive work.3 PRTAN deals with:3.1 Prevention and Responsetoward abandonment of learningfrom students at all levels of preuniversityeducation, preventionand cessation of regular classes.3.2 Problem of non-registration ofchildren and youth of schoolage in compulsory education.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

42

Neni 4Detyrat e ePRBM

�lan4Zadaci eSRNN-a

Article 4Duties of PRTAN

1. Nxitja e komunikimit brendadhe jashtë shkollës, mes nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve nga njëra anë dhe nxitja e komunikimit dhe bashkëpunimit me institucionet/organizatat jashtëshkollore mes fëmijëve, të rinjve dhe familjeve të tyre, nga ana tjetër, me synimin ezvogëlimit, të parandalimit të braktisjeve të shkollimit si dhe me synimin e rritjes së numrit të regjistrimit të fëmijëve dhe të rinjve në shkollë.2. Zhvillimi i një strategjie në nivel shkolle si dhe një plani pune kundër braktisjes dhe mosregjistrimit të fëmijëve dhe të rinjve në shkollë (mund të shfrytëzohet doracaku ‘’Pako strategjish- Të gjithë në shkollë’’, e hartuar në vitin 2005 nga MASHT dhe CRS enkas për çështjen e braktisjes).3. Për punën me rastet konkrete përcaktohet një anëtar përgjegjës nga grupi, ose eventualisht integrohet ndonjë ekspert tjetër si pjesë e grupit (menaxher i rastit).Për gjithë zhvillimin e rastit nëfjalë, ky anëtar merr përgjegjësinë për raportim te drejtori i shkollës, para anëtarëve të tjerë të ekipit dhe DKA-së.4. Bashkërendimi i aktivitetevebrenda dhe jashtë shkollës, si p.sh. trajnimi i mësimdhënësve dhe pjesëmarrësve të tjerë, takimet me prindërit, punës me publikun, etj.

1. Pospešivanje komunikacije unutari van škole, meðu ucenicima, roditeljima i nastavnicima s jednestrane i uticanje komunikacije isaradnje sa vanškolskim institucijama /organizacijama meðu ucenicima, omladine i njihovim porodicama, i s druge strane, težnjomkasmanjenje,sprecavanjanapuštanješkolovanjakaoitežnjaka povecanju broja upisivanjadece i omladine u školi.2. Razvoj strategije na nivou škole iplan rada protiv napuštanja i neupisivanja dece i omladinu u školi(možesekoristitiprirucnik”Strateškipaket svi u školi” sastavljena 2005 godini od strane MoNT-a i CRS-a narocito povodom pitanja napuštanja).3. Za rad u konkretnim slucajevimaodreðuje se odgovorni clan grupe,ili eventualno integriše se nekidrugi ekspert kao deo grupe(slucajnimenadžer).Zacelirazvoj konkretnog slucaja ovaj clan preuzima odgovornost za izveštavanje direktora škole,pred ostalim clanovima ekipe ioDo-a.4. Koordinacija aktivnosti unutar ivan škole, kao npr. obucavanje nastavnika i drugih ucesnika, sastanke sa roditeljima, rad sajavnošcu, itd.

1. incitement of communicationwithin and outside the school, among students, parents and teachers on the one hand and inciment of communication and cooperation with outside school institutions/organizations among children, youth and their families, on the other hand, with the aim of reducing, to prevent school abandonment and the intention of increasing the number of registration of children and youth in school.2. Development of a strategy at school level and a work plan against the abandonment and nonregistration of children and youth in school (can be used handbook "Package of strategies all to school'', designed in 2005 by MeST and CRS specially on the issue of abandonment).3. For working with concrete casesisdefinedaresponsiblememberfrom group, or eventually is integrated any other expert as part of a group (case manager). For all development of the mentioned case, this member takes responsibility for reporting to the director of the school, before other members of the team and MeD.4. Coordination of activities insideand outside school, such as training of teachers and other participants, meetings with parents, working with the public, etc.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

43

Neni 5Themelimi i ePRBM-ve në

nivel të shkollës

�lan5osnivanje eSRNN-a na školskom

Nivou

Article 5establishment of PRTAN at

school level

1. Këshilli i Shkollës themelon ePRBM në nivel të shkollës, i cili do të ketë pesë anëtarë të rregullt. Këta pesë anëtarë janë: personi që e udhëheq rastin menaxheri i rastit, një përfaqësues i nxënësve, një përfaqësues i prindërve, një përfaqësues i mësimdhënësve dhe drejtori i shkollës. Sipas nevojës, ePRBM mund të vendos të integrojë edhe ekspertë shtesë.2. Personi që udhëheq rastin, menaxheri i rastit, por obligohet të raportojë edhe rregullisht, çdo tre muaj para grupit, lidhur me zhvillimin e rasteve.3. ePRBM e shkollës i raportonçdo gjashtë muaj eRPBM-së nënivel të komunës dhe DKA-sërreth punës së grupit.

1. Školski savet osniva eSRNN naškolskom nivou, koji ce imati 5 redovna clana. ovi pet clanovi su: Osobakojarukovodislucajmenadžerslucaja, jedan predstavnik ucenika, jedan predstavnik roditelja, jedan predstavnik nastavnika i direktor škole. Po potrebi, eRSNN mogu se odluciti da ukljuce i dodatne eksperte.2.Osobakoljavodislucaj(menadžerslucaja) izveštava po potrebi, ali je obavezan da zveštava i to redovno, svaka tri meseca pred grupu, u vezi razvoja slucajeva.3. Školski eSRNN izveštava Svaka šest meseca eSRNN-a na opštinskom nivou i oDo-a u vezi rada grupe.

1. The School Council establishes PRTAN at school level, which will havefiveregularmembers.Thesefivemembersare:thepersonwholeads the case Case Manager, a student representative, a parentrepresentative, a representative ofteachers and school principal. if needed, PRTAN may decide to integrate also additional experts.2. The person who leads the case Case Manager reports as appropriate, but also is obliged toreport regularly, every three months before the group, regarding the development of cases.3. PRTAN of school reports every six months to PRTAN in the municipal level and MeD about the work of group.

Neni 6Themelimi i ePRBM-së në

nivel të komunës

�lan6osnivanje eSRNN-a na

opštinskom nivou

Article 6establishment of PRTAN at

municipality level

1. DKA po ashtu themelon njëekip për Parandalim dhe Reagim ndaj Braktisjes dhe Mosregjistrimit në nivel të komunës, i cili përbëhet nga 9 anëtarë.2. Anëtarët janë: përfaqësues tëprindërve, përfaqësues të mësimdhënësve, të nxënësve dhe prej drejtorive të shkollave prej ePRBM-ve të nivelit të shkollave si dhe ekspertë të institucioneve/organizatave qeveritare dhe joqeveritare, që punojnë me fëmijë, të rinj dhe familjet e tyre.3. Në nivel komune, ekipi takohet çdo tre muaj dhe diskuton rreth zhvillimeveaktuale,rrethsfidave,etj. ekipi mund të kërkojë edhe nga niveli komunal ndihmë dhe gjetje për zgjidhje të problemeve.4.ekipi i raporton drejtoritkomunal të arsimit në DKA çdotre muaj.

1.ODOtakoΩeosnivaekipuzasprecavanje i reagovanje prema napuštanju i ne upisivanje na opštinskom nivou, koja je Sastavljena od 9 clanova.2. Clanovi su: predstavnici roditelja,predstavnici nastavnika, ucenika i školskih direktorijata od eSRNNškolskog nivoa kao i eksperti institucija/vladinih i nevladinih organizacija, koji rade sa decom, omladinom i njihovim porodicama.3. Na opštinskom nivou, ekipa se sastaje svaka tri meseca i raspravljau vezi aktuelnog razvoja, u vezi izazova,itd.Ekipamožezatražitipomoc sa opštinskog nivoa za pronalaženjeproblema.4. ekipa izveštava opštinskidirektoru za obrazovanje u oDosvaka tri meseca.

1. MeD is also establishing a team for the Prevention and Response to Abandonment and non-registration at the municipality level, which consists of 9 members2. The members are: representatives of parents, representatives of teachers, students and schools of directories from PRTAN of the school level as well as experts from institutions/governmental and nongovernmental organi. that work with children, young people and their families.3. At the municipal level, the team meets every three month and discusses the current developments, about challenges, etc. The team may also request assistance from the municipalandfindingsolutionstoproblems.4. The team reports to theMunicipal Director of educationin MeD every three months.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

44

Neni 7Çështjaefinancimittë

ePRBM-ve

�lan7PitanjefinansiranjaERSNN-a

Article 7The issue of PRTAN funding

1. Shkolla nga fondi i mjeteve vetanake siguron mjete për punën e ekipit dhe sipas nevojës mund të kërkojë ndihmë dhe mbështetje nga DKA.2. DKA sigurojnë mjete nga fondet e mjeteve vetanake për funksionimin ePRBM-së në nivel të komunës.

1. Školaiz fond sopstvenih sredstava obezbeΩujesredstvazaradekipe,ipotrebimožedazatražipodrškuoDo-a2.ODOobezbeΩujesredstvaiz fondova iz samodoprinosa za funkcionisanje eSRNN-a na opštinskom

1. School from fund of own resources provides tools for team work, and if necessary may seek assistance and support from MeD.2. MeD obtain means from funds of own resources for functioning PRTAN in the municipal level

Neni 8Hyrja në fuqi

�lan7Stupanje na snagu

Article 8entry into force

Ky udhëzim administrativ hynë në fuqi ditën e nënshkrimit

ova administrativna uredba stupa na snagu nakon njenog potpisivanja

The administrative instruction enters into force on the day of it's signature

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

45

Shtojca 3: MoDel: Plani i aktiviteteve për zgjedhjen e Këshillit drejtues të shkollës- (punuar në trajnimin për udhëheqje arsimore nga drejtorët e shkollave të komunës së Klinës)

Në bazë të Nenit: ........ të Ligjit mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm të Kosovës, në çdo institucion arsimor me fonde publike duhet të formohet dhe të funksionojë Këshilli drejtues.Qëllimi: Këshilli drejtues duhet të angazhohet që të përmirësojë rezultatet e punës mësimore në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, duke krijuar një klimë pozitive dhe tërheqëse në ambientin shkollor.

NR. AKTiviTeTeT AFATi BARTëSiT e DeTyRAve1. Konsultimi i akteve normative dhe organeve

përkatëse 2 ditëUdhëheqja e shkollës

2. Planifikimiitakimeve:a) me prindërb) me mësimdhënësc) me nxënës

3 ditë

Udhëheqja e shkollës

3. Takimet me prindër dhe përzgjedhja e përfaqësuesve të tyre 3 ditë

Kryetari i Këshillit të PrindërveDrejtori, zv. drejtoriKujdestari i klasës

4. Takimi me personelin mësimor dhe përzgjedhja e përfaqësuesve të tyre 1 ditë Udhëheqja e shkollës

5. Takimet me nxënës dhe përzgjedhja e përfaqësuesve të paraleleve dhe shkollës 2 ditë Udhëheqja e shkollës dhe

kujdestarët e klasave

6. Përgatitja e fletëve dhe materialeve të nevojshme për takim 1 ditë Udhëheqja e shkollës

7. Konsultimi me Këshillin e shkollës dhe përzgjedhja e kryetarit të këshillit 1 ditë

Drejtori

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

46

Shtojca 4: MoDel i SHMT “Skënder luarasi” në Suharekë - Kontratë e bashkëpunimit me ndërmarrjeDuke u bazuar në plan-programet (për praktikë profesionale) të hartuara nga Ministria e Ar-simit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, SHMT “Skënder Luarasi” në Suharekë lidh Kontratë për bashkëpunim

Me ndërmarrjen …………………………… për mbajtjen e orëve të praktikës me nxënësit e klasës së dymbëdhjetë (XII) të drejtimit makineri, profili arsimor automekanik.

Zotëri…………………………… - Suharekë

ARSYETIM:- Me qëllim të koordinimit sa më të mirë të punës teorike dhe asaj praktike për nxënësit e SHMT “Skënder Luarasi” iu drejtuam ………………………………….. për bashkëpunim i cili mundësoi zhvillimin – mbajtjen e orëve të praktikës në veprimtarinë që ajo zhvillon.

VËREJTJE: Palët në kontratë janë të obliguar të respektojnë këto kritere:1. Palët u pajtuan që së bashku me nxënësit të jetë edhe arsimtari i lëndës adekuate.2. Nëse ndërmarrësi cakton një instruktor për punën me nxënës, mësimdhënësi herë pas here duhet

të bëjë auditimin e punës praktike.3. Prindi mund të interesohet për arritshmërinë e fëmijëve të tyre në punën praktike.4. Numri i nxënësve të jetë i tillë që nuk pengon zhvillimin e veprimtarisë.5. Nxënësit duhet të jenë të disiplinuar dhe t`u përmbahen rregullave të punës.6. Të mbahet ditari i punës me nxënës.7. Të mbahet evidence për vlerësimin e nxënësve.8. Ndërmarrja duhet të kujdeset për sigurinë e nxënësve9. Nxënësit të kenë përgatitjen e nevojshme për praktikë.10. Për dëmet që i shkaktojnë nxënësit, kompensimin e dëmit e bënë prindi dhe shkolla.11. Numri i nxënësve që marrin pjesë në praktikë është: ………….

Vërejtje: Me këtë kontratë do të njoftohet edhe nxënësi.

Nënshkruesit e kontratës:

Drejtori i shkollës Pronari i ndërmarrjes

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

47

Shtojca 5: organizimi i takimeve me prindërSa më afër t’i qëndrojë prindi shkollimit të fëmijës së vet, aq më i madh do të jetë ndryshimi në zhvillimin dhe arritjet shkollore. (M. Fullani, 2002)

• Një pikë e rëndësishme e organizimit të takimeve me prindër është që të krijohet një klimë bashkëpunimi mes prindërve dhe mësimdhënësve ku synohet jo vetëm ngritja e suksesit në mësimnxënie, por edhe të përcillet tek ata mirëkuptimi dhe respekti reciprok. Sjellja pozitive e prindërve kundrejt shkollës ndikon në motivimin dhe dëshirën e nxënësve përgjatë rrugës së tyre të arsimimit.

Bëhuni i ndjeshëm ndaj prindërve

• Ata mund të kenë vështirësi me problemet e fëmijës së tyre në shtëpi.• Ata mund të ndihen të pafuqishëm dhe të hutuar.• Ata mund ta fajësojnë vetveten për problemet e fëmijës së tyre.• Ata vet mund të kenë pasur probleme në mësimnxënie.• Ata mund të kenë nivel të ulët të edukimit dhe të frikohen nga shkolla.

Planifikimi i partneritetit

• Partneriteti ndërmjet shkollës dhe prindërve nuk mund të jetë një punë sporadike e rastësishme, ad-hoc, e paplanifikuar, e pakoordinuar me prindër dhe e pa përgatitur nga Drejtoria e shkollës.

Ky proces duhet të jetë i planifikuar dhe i menduar mirë.

Mbledhjet Prindër - Mësimdhënës • Mund të caktohen në intervale të rregullta (në çdo dy - tri javë apo në çdo muaj) si edhe atëherë

kur mësuesi parasheh se mbledhja me prindër (bashkëpunimi) është e domosdoshme, në këtë rast e dobishme për nxënësit, prindërit dhe institucionin shkollor.

Hapat e mbledhjes - hapi i parë: Përshëndeti prindërit afër hyrjes në klasën tuaj. Kjo është një shenjë e mirëpritjes për prindërit dhe i qetëson ata.

• Evito pengesat fizike. Vendosi karriget në një rreth ashtu që të tregoni se jeni të barabartë me njëri-tjetrin dhe të hapur aq sa mundeni.

• Fillo me një frazë pozitive për aftësitë, interesat ose talentet e nxënësve. Kjo krijon atmosferën e mirë dhe dërgon një porosi që ju e vlerësoni pjesëmarrjen e nxënësve në klasën tuaj.

• Formo sesionin me një agjendë në fillim, në mënyrë që prindërit të njihen me rrjedhën e takimit dhe të mund të bëjnë pyetje të përshtatshme.

• Përqendrohu në zgjidhjet kur diskutoni problemet dhe çka mund të bëni së bashku për të përmirësuar situatën.

• Prindërit janë pjesë e dinamikës së ndërtimit të një ambienti mësimor përkrahës dhe favorizues për nxënësit.

* Kujdestarët e klasave duhet te jenë shumë të kujdesshëm gjatë komunikimit me prindër, sepse një numër i tyre kundër dëshirës për një edukim të drejtë të fëmijëve të tyre, jo rrallë herë para tyre paraqiten vështirësi

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

48

të ndryshme. Për këtë arsye mësimdhënësit duhet të japin më shumë jo vetëm në arsimimin e nxënësve, por edhe në edukimin e tyre.

“Më vjen mirë që ju takoj.” “Është shumë e rëndësishme për neve të flasim për fëmijën tuaj.”

jepi kompliment

“Fëmija juaj është shumë i mirë në (lëndët e shkencave natyrore (matematikë, fizikë, kimi etj) “Ky është një shembull i mirë i punës së fëmijës tuaj.”

Hapat e mbledhjes ii

Informatat kthyese nga prindërit; “Çfarë thotë fëmija juaj për shkollën?”

• Mësimdhënësi të jetë model për nxënësit.• Të përgatitet për orën mësimore.• Të njoftohet nga shkolla për çdo gjë që ndodh me fëmijën e tyre.• Të ketë nivel të lartë profesional.• Të jetë komunikues me fëmijët dhe prindërit.• Të zhvillojë punë të veçantë me nxënësit me vështirësi në nxënie apo me probleme të tjera specifike.• Të jetë i sinqertë dhe të hapur.• Të njoh personalitetin e fëmijëve, të vlerësojë dhe gjykojë drejt.• Të mendojë për një organizim të mirë të veprimtarive dhe aktiviteteve të lira.• Të mbajë lidhje të ngushta dhe të vazhdueshme me prindërit.• Të përcaktojë përgjegjësitë e tij në marrëdhënie me nxënësit.• Të bashkëpunojë me Këshillin e prindërve të klasës.

Brengat

“Unë brengosem se fëmija juaj ka disa probleme: (në vijimin e rregullt në procesin mësimor)“Kam vërejtur se ai shpesh largohet nga ora e lëndës së edukatës fizike ... (shpjego sjellje specifike)

Qëllimi i komunikimit me prindër është që të formojë (krijojë) tek nxënësi vlera që ata t’i realizojnë apo t’i praktikojnë në jetën e përditshme. Që të jetë shembull për të mirë, që të krijojë raporte të mira me nxënës dhe mësimdhënës. Nxënësi i mirë dhe i edukuar i respekton rregullat e shkollës siç janë higjiena, sjellja e mirë, komunikimi i mirë mes shokëve, arsimtareve, prindërve etj.

KomuniKimi dhe BashKëpunimiZhvillimi i Kapaciteteve në udhëheqjen arsimore

49

Hapat e mbledhjes iii

Si mund të punojmë së bashku për t'i ndihmuar fëmijës suaj?“Kam vërejtur se (mësimdhënësi i edukatës fizike) i ndihmon shumë fëmijëve në shkollë gjatë zhvillimit të të gjitha ushtrimeve fizike dhe lojërave të ndryshme.”

Zgjidhjet:

“A keni ndonjë sugjerim për mua në punën time me fëmijën tuaj?”“A ka gjëra tjera që unë duhet t’i di rreth fëmijës tuaj?” (p.sh.: probleme mjekësore, emocionale, familjare, integrimi i nxënësve të kthyer nga bota e jashtme, zhvendosjet, probleme në të nxënit etj.)

Hapat e mbledhjes iv

“Unë (mësimdhënësit) do të (hartojë një plan veprimi me të gjitha aktivitetet që do të përfshihen në organizimin e takimeve me prindër, format e punës dhe duke shfrytëzuar edhe kapacitetet tuaja profesionale)”Ju (prindërit) do të më informoni për të gjitha ndryshimet që vëreni tek fëmijët tuaj. Ne do të komunikojmë me ju: (me shkrim, telefon, internet, takime individuale, në grupe etj).

Hapat e mbledhjes v -Mbyllja:

“Faleminderit për pjesëmarrje. Kam mësuar shumë gjëra rreth fëmijës tuaj. Do të takohemi përsëri: (caktohet muaji, java, dita, ora e saktë dhe vendi i takimit). Përmbylle me një konkluzion apo koment pozitiv për nxënësit, në mënyrë që prindërit të ndihen se mund të vazhdojnë të punojnë me ju. Shembull: Në klasën time, nga 32 nxënës në vitin e kaluar shkollor kam pasur 21 nxënës të shkëlqyeshëm, shpresojë se këtë vit do të jemi edhe më të mirë.

Përfitimet e mia nga ky takim janë:

• Sot nga ju mësova gjëra të reja që unë nuk i kam ditur;• Jam i bindur se nga ky takim tek ne është rrit vëllimi i dijeve tona;• Shumë gjëra të cilat i mësova sot nga ju, unë nuk i kisha paraparë;• Më ndihmuat në marrjen e vendimeve që pa dyshim do të ndikojnë në ngritjen e suksesit në

mësimdhënie;• Kështu së bashku jemi të sigurt në rrugën tonë për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve tanë.

Prindërit pas takimit vizitojnë ekspozitën e përgatitur nga fëmijët e tyre