13
Republika e Kosovës Republika Kosova - RepublicofKosovo Qeveria - Vlada - Government MINISTRIA E ADMINISTRIMIT TE PUSHTETIT LOKAL MINISTRIA E ADMINISTRIMIT TË PUSHTETIT LOKAL/ MINISTARSTVO ADMINISTRACIJE LOKALNE SAMOUPRAVE Raporti nga procesi i konsultimit publik për Rregulloren 02/2016 për Sistemin e Menaxhimit të Performances së Shërbimeve Komunale 1

konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40172-FinalAl.docx · Web viewtetjen e projektit USAID – EMI dhe pastaj USAID - DEMI, në vitin 2009 MAPL ka zhvilluar

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40172-FinalAl.docx · Web viewtetjen e projektit USAID – EMI dhe pastaj USAID - DEMI, në vitin 2009 MAPL ka zhvilluar

Republika e KosovësRepublika Kosova - RepublicofKosovo

Qeveria - Vlada - Government

MINISTRIA E ADMINISTRIMIT TE PUSHTETIT LOKALMINISTRIA E ADMINISTRIMIT TË PUSHTETIT LOKAL/ MINISTARSTVO ADMINISTRACIJE

LOKALNE SAMOUPRAVE

Raporti nga procesi i konsultimit publik për Rregulloren 02/2016 për Sistemin e Menaxhimit të Performances së

Shërbimeve Komunale

Korrik 2017

1

Page 2: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40172-FinalAl.docx · Web viewtetjen e projektit USAID – EMI dhe pastaj USAID - DEMI, në vitin 2009 MAPL ka zhvilluar

Hyrje

Kosova ka hyrë në një proces të reformave të thella të administratës publike dhe ka filluar zbatimin e shumë sistemeve në përputhje me zhvillimet e fundit ndërkombëtare. Në përputhje me këtë, MAPL, nga viti 2009 ka filluar zbatimin e Sistemit të Performancës së Komunave (SMPK), me qëllim të monitorimit të cilësisë së ofrimit të shërbimeve nga ana e komunave.

Me mbështetjen e projektit USAID – EMI dhe pastaj USAID - DEMI, në vitin 2009 MAPL ka zhvilluar Sistemin për Menaxhimin e Performancës së Shërbimeve Komunale (SMPSHK), i cili ka adresuar performancën e komunave nga fushat e kompetencave vetanake. Ndërtimi dhe funksionimi i sistemit është rregulluar me Rregulloren 02/2013 dhe janë dhënë udhëzimet themelore për funksionimin e sistemit me anën e një doracaku (MAPL -USAID 2013).

SMPSHK ka qenë një instrument shumë i rëndësishëm për kohën në të cilën është zbatuar, por me kalimin e kohës, nevojat dhe kërkesat zhvillimore të komunave dhe të MAPL janë në rritje e sipër dhe krahas saj janë identifikuar edhe një varg dobësish të funksionimit të sistemit. Në bazë të këtyre nevojave për përmirësim dhe zhvillim, MAPL ka bërë rishikimin e SMPSHK dhe tani është krijuar një sistem shumë më i përparuar, i cili kërkon rregullim të ri, në përputhje me kërkesat e reja të sistemit për menaxhimin e performancës komunale (SMPK). Si rezultat i kësaj, është bërë edhe rishikimi i rregullores ekzistuese dhe tani Rregullorja e Re e rishikuar, është në përputhje të plotë me nevojën e rregullimit të SMPK dhe dëshirojmë të jetë edhe në përputhje me nevojat e palëve të ndryshme të sistemit që kanë të bëjnë me performancën e komunave dhe të atyre që i pranojnë shërbimet nga komunat e Republikës së Kosovës.

Qëllim i kësaj Rregulloreje është përcaktimi i procedurave dhe i përgjegjësive të institucioneve publike për matjen e performancës së komunave në ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Me anën e kësaj Regulloreje, përcaktohen kompetencat dhe përgjegjësitë e komunave dhe të MAPL, në përputhje me mandatin e tyre ligjore, në raport me zbatimin e SMPK, si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qëndror.

2

Page 3: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40172-FinalAl.docx · Web viewtetjen e projektit USAID – EMI dhe pastaj USAID - DEMI, në vitin 2009 MAPL ka zhvilluar

Përpos kësaj, Rregullorja rregullon ndërtimin dhe funksionimin e brendshëm të SMPK, me qëllim të sigurimit të të dhënave të vlefshme, objektive dhe të besueshme për shkallën e performancës së komunave. Po ashtu përcaktohen mekanizmat e sigurimit të cilësisë së raportimit dhe të vlerësimit të performancës së komunave, duke iu mundësuar komunave me performancë më të mirë që të fitojnë fonde shtesë në punën e tyre të suksesshme në shërbim të qytetarëve.

Ecuria e procesit të konsultimit

Pas hartimit të draftit fillestar nga zyrtari përgjegjës sipas Rregullores së Punës së Qeverisë, drafti i hartuar i është nënshtruar edhe konsultimit paraprak, me të gjitha institucionet që mund të ndikohen nga Rregullorja e SMPK

Qëllim kryesor i konsultimit publik për Rregulloren e Sistemit për Menaxhimin e Performancës së Komunave është që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si Organ Propozues, të sigurojë mendimet, vlerësimet, komentet dhe rekomandimet nga grupet e caktuara të interesit për dispozitat e kësaj Rregulloreje. Rëndësia e konsultimit publik me akterët përkatës do të ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e përmbajtjes së Rregullores së SMPK.

Pas përmbylljes së procesit të konsultimit publik të Rregullore, të gjitha kontributet e pranuara dhe secila veç e veç do të shqyrtohen nga zyrtari përgjegjës, ku si rezultat i shqyrtimit të kontributeve dhe rekomandimeve të konsultimit do të hartohet drafti i përmirësuar përfundimtar i Projekt – rregullore.

Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal do ka hartuar Raportin e Konsultimit, i cili do të përfshijë të gjitha informatat për procesin e konsultimit, palët e konsultuara, metodat e përdorura gjatë konsultimit, si dhe komentet e pranuara. Në raport gjithashtu do të jepen informatat për secilin koment apo rekomandim që është marrë parasysh si dhe sqarime dhe arsyetime për secilin koment që nuk është marrë parasysh. Raporti do të jetë i qasshëm për publikun brenda një kohe sa më të shkurtër pas përfundimit të procesit të konsultimit dhe përfundimit të Rregullores.

3

Page 4: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40172-FinalAl.docx · Web viewtetjen e projektit USAID – EMI dhe pastaj USAID - DEMI, në vitin 2009 MAPL ka zhvilluar

Në procesin e konsultimit janë përfshirë të gjithë akterët: komunat, ndërmarrjet publike qendrore dhe lokale, përkatësisht Kryetarët e Komunave dhe Koordinatorët komunal për performance. Po ashtu në këtë proces të konsultimit janë përfshirë edhe Ministritë e linjës.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka publikuar këtë Rregullore për konsultim në platformën online për komente eventuale nga palët e interesit, por nuk ka rezultuar të ketë asnjë koment për këtë.

Metodat e Konsultimit

Datat/kohëzgjatja

Numri i pjesëmarrësve/kontribuesve

1. Konsultimet me shkrim / në mënyrë elektronike;

15 ditë pune 30 Kontribuues

2. Publikimi në ueb faqe/Platforma elektronike

15 ditë pune 22 Kontribuues

3. Takimi publik me shoqërinë civile

13.12.2016 18 pjesëmarrës

Përmbledhje e kontributeve të pranuara gjatë procesit të konsultimit

Kontributet për Rregulloren 02/2016 për Sistemin e Menaxhimit të Performances Komunale nga palët e interesit janë dhënë kryesisht gjatë konsultimit me shkrim në mënyrë elektronike. Kontribute me shkrim janë dhënë gjithashtu përmes komunikimit të drejtpërdrejtë nga ana e palëve të interesit, d.m.th përmes e-mailit, janë dhënë shumë propozime, por më të veçuara janë ato nga, DEMOS, USAID, MF, Zyra e Auditorit Kombetarë dhe Komunat e Republikës së Kosovës.Vlen të theksohet se nuk ka pasur kontribute përmes platformës on-line të konsultimeve publike.

4

Page 5: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40172-FinalAl.docx · Web viewtetjen e projektit USAID – EMI dhe pastaj USAID - DEMI, në vitin 2009 MAPL ka zhvilluar

Çështje tjera

Me qëllim të finalizimit të kësaj Rregullore janë shqyrtuar të gjitha komentet e pranuara. Grupi punues ka mbajtur se paku gjashte takime të rregullta me anëtaret e grupit punues për finalizimin e Rregullores. Po ashtu kjo Rregullore është diskutuar edhe me komunat, përkatësisht me koordinatorët komunal për performancë.

Hapat e ardhshëm

Rregullorja 02/2016 për Sistemin e Menaxhimit të Performances së Shërbimeve Komunale është finalizuar, dhe procedohet për miratim në zyrën e Ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

5

Page 6: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40172-FinalAl.docx · Web viewtetjen e projektit USAID – EMI dhe pastaj USAID - DEMI, në vitin 2009 MAPL ka zhvilluar

Shtojca – tabela e detajuar me informatat për kontribuuesit, arsyetimet për përgjigjet e pranuara dhe të refuzuara.

Projekt-Rregullore për Sistemin e Menaxhimit të Performances Komunale TEMAT E KONSULTIMIT DHE SHQYRTIMI i OPCIONEVETemat e konsultimit

Komentet Kush ka komentuar

Statusi i Komenteve- pranuar, pjesërisht pranuar, nuk është pranuar

Komente (komentimi për pranimin pjesërisht dhe mos pranimit te komenteve është i detyrueshëm)

TEMA 1:Fushëveprim i Rregullores

1. Në nenin 2. Është propozuar të shtohet fjalia, në përputhje të plotë me ligjet në fuqi dhe me dokumentin kryesor të SMPK- së

DEMOS Nuk pranohet

Komenti është shqyrtuar por nuk është pranuar nga grupi punues.

2. Neni 3, pika 1.4 është riformuluar ky nen dhe është plotësuar

DEMOS Pranohet pjesërisht

Arsyetim: neni 3, është bërë një riformulim që ka të bëjë me riformulimin e këtij neni

3. Neni, 3, pika 1.8, ku flitet për parimin e subsidiaritetit, ka nuk e ka pranuar propozimi i DEMOS

DEMOS Nuk Pranohet

Komenti është shqyrtuar por nuk është pranuar nga grupi punues, sepse grupi ka menduar se ky është një definim standard dhe nuk ka nevojë te përfshihet.

4. Pika 1.10 në nenin 3 është riformuluar, ku pjesërisht është pranuar komenti

DEMOS Pranohet Pjesërisht

Komenti është trajtuar nga grupi dhe është pranuar riformulimi propozuar nga DEMOS

5. Pika 1.11 Neni 3 hiqet teksti “për shkallën e arritjes së rezultatit përkatës”

DEMOS Nuk pranohet

Arsyetim: SMPK nuk mund të matë shkallën e arritjes së rezultateve – kjo është e pamundur me sistemin e rishikuar

6. Pika 1.12 paragrafi “Kriteri nënkupton një sërë kërkesash të cilat duhet plotësuar nga ana e

DEMOS Nuk pranohet

Arsyetim: koj nuk është pjesë e SMPK-së por rezultat anësor i SMPK-së

6

Page 7: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40172-FinalAl.docx · Web viewtetjen e projektit USAID – EMI dhe pastaj USAID - DEMI, në vitin 2009 MAPL ka zhvilluar

komunave dhe mbi bazën e të cilave bëhet llogaritja e peshës dhe vlerësimi i përmbushjes së tyre nga komisioni përkatës vlerësues në procesin e vlerësimit për dhënien e fondeve stimuluese

7. pika 1.13 teksti “raportohet performanca e komunave”

DEMOS Nuk pranohet

Arsyetim: Kjo nuk është e qartë, duhet të dallohet ivi raportues (në të cilin janë ofruar shërbimet) dhe viti, në të cilin dërgohet raporti

8. Pika 1.1 dhe pika 1.3 DEMOS E pakuptueshme por ligjshmëria është kryesorja në SMPK

9. Përgjegjësitë e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal

DEMOS Nuk pranohet

Arsyetim: duhet të futen detaje rreth procedurave, materialit aranzhimeve për kontrolle rreth ndryshimeve dhe kujdestarisë së sistemit elektronik

10. Neni 7, pika 1 teksti “kjo rregullore” DEMOS Nuk pranohet

Arsyetim: cila rregullore?

7

Page 8: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40172-FinalAl.docx · Web viewtetjen e projektit USAID – EMI dhe pastaj USAID - DEMI, në vitin 2009 MAPL ka zhvilluar

Neni 10, pika 3, thotë mirëmbajtjen e SMPK e bënë e bënë MAPL dhe Ministria e Administratës Publike, nëpërmjet Agjensionit të Shoqërisë së Informacionit ( ASHI)

DEMOS Nuk pranohet

Arsyetim: MAP dhe ASHI, nuk kane rol ne mirëmbajtjen e sistemit elektronik, por ata kujdesen vetëm për standardet dhe infrastrukture fizike ne lidhje me funksionimin e SMPK .

Neni 10, Pika 4.6 Koordinatori bene raportimin e te dhënave te verifikuara te kryetari i komunës nëpërmjet Drejtorit te Administratës se Komunës.

DEMOS Nuk pranohet

Arsyetim: kjo behet kur nuk është funksional sistemi elektronik i SMPK

Neni 7, pika 1.6, teksti “ të dhënave të miratuara në MAPL sipas”

DEMOS Nuk pranohet

Arsyetim: MAPL nuk miraton të dhënat komunale. Me siguri ka gabim në përkthim, ndoshta është menduar: Raportimi te MAPL i të dhënave të miratuara nga komunat.

Neni 7, pika 1.8, Zbatimi i rekomandimeve të raportit të performancës në përmirësimin e shërbimeve përkatëse për qytetarët e komunës përkatëse 1.9 prezantimi i raportit të performancës në kuvendin komunal

DEMOS Nuk pranohet

Arsyetim 1:përdorimi i raportit të performancës të identifikuar fushat për përmirësim dhe zhvillim të planeve për përmirësimArsyetim 2: Ligjërisht komunat nuk janë të obliguara të zbatojnë rekomandimet e raportit.

Neni 8, pika 1.2 Sigurimi i besueshmërisë së të dhënave për performancën e komunave

DEMOS Nuk pranohet

Arsyetim: mendoj se besueshmëria e të dhënave nuk ësht5 objektive por parim

8

Page 9: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40172-FinalAl.docx · Web viewtetjen e projektit USAID – EMI dhe pastaj USAID - DEMI, në vitin 2009 MAPL ka zhvilluar

1.3 Publikimi i informatave të besueshme për shkallën e performancës së komunave në ofrimin e shërbimeve

DEMOS Pranohet Arsyetim: k5to objektive janë komentuar dhe miratuar në KK dhe MAPL, nuk po kuptoj çfarë është kjo.

2.4 Komisioni për caktimin e kritereve dhe vlerësim

DEMOS Arsyetim: për ëfarë kritere dhe vlerësim bëhet fjalë këtu?

1.3 Drejtori i Administratës Lokale DEMOS Nuk pranohet

Arsyetim: Sipas dokumenteve të fundit lidhur me sistemin elektronik, nuk jam i sigurt nëse drejtori i administratës ka mbet në procesin e raportimit apo jo.

17. Tek neni 12 (1), të ofrohet një listë e komiteteve të përhershme që do të themelohen.

DEMOS Nuk pranohet

Arsyetim: Përcaktohet me aktin me të larte të komunës, numri i komiteteve varësisht prej nevojave të Kryeqytetit.

18. Tek neni 16, të ofrohet një listë e shërbimeve administrative që do të “dekoncentrohen”.

DEMOS Nuk pranohet

Arsyetim: Shërbimet administrative që do të dekoncentrohen janë shërbime të gjendjes civile dhe të tjerat që janë në interes të qytetarëve.Kjo liste do te jete në kompetencë të Kryeqytetit.

Neni 10, pika 1. Teksti “dy njësive” DEMOS Nuk pranohet

Arsyetim: për cilat njësi bëhet fjalë lëtu?

2. neni 10, pika 4.11 dhe 4.12 Auditimi i te dhënave behet nen mbikëqyrjen DPTK dhe ZKA

DEMOS Nuk pranohet

Arsyetim: Kjo çështje duhet te bisedohet me ZKA

Neni 10, pika 7, flet për afatet e periudhës testuese te sistemit të performances komunale

DEMOS Nuk pranohet

Arsyetim:Sistemi deri ne vitin 2019 është vetëm test, por grupi punuese ka menduar nuk duhet te jete vetëm test deri ne vitin 2019 ky sistem.

Neni 11, pika 2, Menaxhimi specifik i SMPK mbledhja, verifikimi, dhe raportimi i te dhënave, është bartur ne komune.

DEMOS Nuk pranohet

Arsyetim: Nuk është përgjegjësi e komunave, mbledhja e te dhënave me këtë rregullore,

Neni 11, pika 5Kryetari i Komunës formon njësinë lokale te SMPK

DEMOS Nuk pranohet

Arsyetim: Kjo është njësi funksionale, e jo administrative dhe formohet si terkes, ndërsa as nuk mund ta imponojmë këtë njësi.

9

Page 10: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40172-FinalAl.docx · Web viewtetjen e projektit USAID – EMI dhe pastaj USAID - DEMI, në vitin 2009 MAPL ka zhvilluar

Neni 11, pika ku flet për te dhënat te cilat nuk raportohen fare, a te shkruhen me zero apo me shkronja

DEMOS Pranohet pjesërisht

Arsyetim: Kjo duhet te ndërtohet me dokumentet e SMPK, sepse nuk e dimë a mundet me shkronja a me numra ne sistemin elektronik d . m . nuk e dimë ende a mund te ekzekutohet kjo ne programin elektronik.

Në nenin 12, pika 1.5 ku flitet për përmirësimet e nevojshme ne bazen e te dhënave komunale pas raportimit.

DEMOS Pranohet pjesërisht

Arsyetim: përmirësimet ne bazën e te dhënave bëhen vetëm nga komisioni i verifikimit te te dhënave komunale të SMPK

Ne nenin 13, pika 4, ku flitet për publikimin e raportit vjetor te performances komunale faqen zyrtare te MAPL dhe Komunave, propozimi nga projekti DEMSO ka qen se raporti duhet te publikohet edhe ne te gjitha takimet formale ne te gjitha palët e interesit.

DEMOS Pranohet Arsyetim: Propozimi i DEMOS ne lidhje me publikimin e raporti te perfromaces dhe publikimi ne te gjitha takimet ku palët e interesit bëjnë pjese pranohet nga grupi punues.

Në nenin 6, pika 1.2 ku thuhet: Hartimi dhe harmonizimin e politikave qendrore për zhvillimin dhe matjen e performances se komunave, propozim ti shtohet edhe si dhe shfrytëzimin e sistemit nga ministritë e linjës me qëllim te ofrimit te mbështetjes se komunave.

USAID Nuk pranohet

Arsyetim: Ky koment nuk u pranua nga grupi punues me arsyetimin se nuk ka nevojë të shfrytëzohet ky sistem ose te përdoret nga ministritë e linjës.

Në nenin 7, pika 1.9 propozim nga USAID, shfrytëzimi i te dhënave te sistemit për hartimin e planeve komunale për përmirësimin e shërbimeve dhe rritje te performances komunale

USAID Nuk pranohet

Arsyetim: grupi punues ka konstatuar se kjo çështje është e mbuluar dhe nuk ka pranuar komentin nga USAID.

Ne nenin 13, pika 2 propozim nga USAID, Raporti i performances se komunave te miratohet dhe autorizohet për publikim nga sekretari i MAPL- se

USAID Nuk pranohet

Arsyetim: grupi punues ka shqyrtuar komentin dhe ka konstatuar se kjo çështje është përfshirë në nenin 11, pika 16, të kësaj rregullore

Neni 14, ku flet për Fondin Stimulues, koment nga Ministria e Financave, kjo çështje nuk duhet te rregullohet me këtë rregullore sepse është e rregulluar me Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal

Ministria e Financave

Nuk pranohet

Arsyetim: Fondi stimulues i mbështetet ekskluzivisht ne performancen e komunave dhe komenti i Ministrisë se Financave nuk është relevant.

Neni 15, pika 4.3 grupimi i komunave koment Ministria e Pranohet Arsyetim: grupi ka vendosur qe te mbetet vetëm kriteri i popullsisë për

10

Page 11: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40172-FinalAl.docx · Web viewtetjen e projektit USAID – EMI dhe pastaj USAID - DEMI, në vitin 2009 MAPL ka zhvilluar

nga MF, duhet te shpjegohet sakte se cilit grup i takojnë komunat ne baze te kritereve, nr i banoreve dhe popullsie.

Financave pjesërisht grupimin e komunave.

11