2
Nga Fritz RADOVANI: ZBATIM I SAKTË I KANUNIT MALEVE TONA... SOT ! Nё prag tё 100 vjetorit tё Pavarsisё... 45 vjet perpara, kur anadollaku Enver Hoxha donte me shburrnue Malet tona, thirri nga njё pod i “gjykatores” sё komitetit qendror tё PPSh nё Tiranё: “Tё djegim me zjarr Kanunin!”... Ka pasё edhe disa nga “ata” qё, tё shtruem nder shilte, ju pergjegjen thirrjes sё tij... Kanё kalue 45 vjet qё keqinterpretuesit, per qellimet e tyne, jo vetem kanё hjedhё baltё mbi kёte veper juridike, siç asht “Kanuni i Lekё Dukagjinit”, po edhe vazhdojnё me ngritё versione, qё nuk janё aspak tё verteta rreth zbatimit tё tij. Arsyeja kryesore asht perpilimi dhe kodifikimi nga ma i Madhi Shqiptar i drejtёsisё sё Shekullit XX nё Shqipninё e Kastriotit, At Shtjefen Gjeçovi OFM. Sikur kjo Veper e Madhe tё mos ishte “njerezore” dhe “Atdhetare”, si e quejnё “disa”... jam i sigurte se, jo vetem At Gjeçovi, At Fishta, Konica, Don Kolec Prennushi etj., nuk do tё merreshin me Te, por Ata do t’ishin qysh para Enver Hoxhёs, që “do ta kishin djegё e ba zhari” pa pritё me ardhё nё krye tё Shtetit Shqiptar njё vagabond injorant, qё vetem ka djegё e rrenue traditat tona. Mbas vitit 1991 agjentёt e sigurimit tё shtetit, tё instruktuem nga tradhёtari Ramiz Alia, ishin tё parёt qё filluen vrasjet antiligjore jo vetem nder piramida, por edhe nder sheshe e rruga tё hapta tё qyteteve tona, si e si me ngjallё terrorizmin dhe frikёn antidemokratike pёr me shue dёshiren, etjen, guximin dhe vrullin e Rinisё Shqiptare, qё nё gjiun e Popullit tё vet po luftonte per njё t’ardhme tё njё Shqipnie Demokratike si gjithё Europa, qё i perkiste qё nga themelimi i Shtetit. PPSh me veglen e vet tё diktaturёs komuniste, sigurimin e fortifikuem me kobrat “dr. prof. e akademikёt”, qё per 47 vjet kanё helmue per vdekje virtutet dhe traditat tona kombtare, tё njohuna nё Europё, kryesisht tek Rinia Shqiptare, po vazhdojnё edhe sot porositё e homoseksualёve qё kanё drejtue shtetin shqiptar qё nga viti 1944, me iu shmangё qytetnimit europjan tё cilit i perkasin. Veprat kriminale tё PPSh dhe mungesa e Drejtёsisё venisin nё maksimum Demokracinё! Malёsori asnjёherё nuk ka mendue, pajtue dhe veprue kunder parimeve Demokratike! Malёsori asnjёherё nuk ka kerkue me sabotue rrugen demokratike tё Atdhetarёve tanё! Malёsori asnjёherё nuk ka vra vllaun e vet Shqiptar se ishte i njё Besimi tjeter! Kur Malet tona u zgjuen me thirrjen e Frasherllinjёve, Pashk Vases apo At Fishtёs, per me Krijue mbas 500 vjetёsh edhe njёherё Shqipninё e Gjergj Kastriotit me Flamurin e Tij, ishte Risto Siliqi (1882 – 1936), Rilindasi i Shkodres, qё shkruente nё librin e vet rreth ngjarjeve të Malësisë së Madhe në 1911: “Pasqyra e ditëve të pergjakëshme”, botue në vitin 1912, sesi Malёsorët tanё zune tё gjallё njё agjent tё turqёve tё quejtun me mbiemen Bekteshi, e rrahen dhe mbasi e çarmatosën, e çveshen nё mbathje dhe e sollen tё gjallё deri nё molo tek Ura e Bunёs nё Shkoder, dhe aty, mbasi qiten pushkё nё ajёr me mbledhё tregёtarёt e Pazarit tё vjeter per me pa sesi sillet Malёsori me “tradhёtarёt” e vet ...e lёshuen me ikё tё marruem e me turp nё shtёpi...Ky ishte ai dylberi anadollak tё cilin Enver Hoxha e merrte nder tribuna me njё alltije nё brez, per me ju tregue Malёsorëve se u erdhi dita tradhёtarёve qё u kanё sherbye dhe i sherbejnё turqёve e shovenistëve sllavë. Nё vitin 1945, kur vazhdonte rezistenca antikomuniste e “Beslidhjes sё Veriut” nder malet e Shqipnisё, ishte malёsori Llesh Marashi qё zuni tё gjallё nder rrethina tё Koplikut agjentin e flliqun tё komunistёve Sadik Rama. Nuk e vret! I tregon se Malёsori nuk e njollosё armen me tradhёtarё tё zanun rob dhe të paburrni e hora, po e çarmatosё, e çvesh, dhe nё brekё, e sjellё deri nё Shkoder... Me daten 11 Prill 2012 kur krimineli Aranit Çela po ecte i piklluem nё Tiranё, nga kujtimet e ditёs qё na mori tё keqen Enver Hoxha, i perndjekuni politik, Trimi Gjergj Ndreca, mbasi shkundi bash ma të poshtmin prokuror të diktatures komuniste, tha për gazetën “Sot”: “Ne nuk kërkojmë hakmarrje personale, por synojmë dënimin e sistemit nëpërmjet një gjyqi të ngjashëm me gjyqin e Nurenbergut”. Mbas këtij momenti ai ka rrëfyer për gazetën të gjitha torturat dhe vuajtjet

ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani

Embed Size (px)

DESCRIPTION

"ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT" - nga Fritz Radovani

Citation preview

Page 1: ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani

Nga Fritz RADOVANI:

ZBATIM I SAKTË I KANUNIT TË MALEVE TONA... SOT !Nё prag tё 100 vjetorit tё Pavarsisё...

45 vjet perpara, kur anadollaku Enver Hoxha donte me shburrnue Malet tona, thirri nga njё pod i “gjykatores” sё komitetit qendror tё PPSh nё Tiranё: “Tё djegim me zjarr Kanunin!”...

Ka pasё edhe disa nga “ata” qё, tё shtruem nder shilte, ju pergjegjen thirrjes sё tij... Kanё kalue 45 vjet qё keqinterpretuesit, per qellimet e tyne, jo vetem kanё hjedhё baltё mbi

kёte veper juridike, siç asht “Kanuni i Lekё Dukagjinit”, po edhe vazhdojnё me ngritё versione, qё nuk janё aspak tё verteta rreth zbatimit tё tij. Arsyeja kryesore asht perpilimi dhe kodifikimi nga ma i Madhi Shqiptar i drejtёsisё sё Shekullit XX nё Shqipninё e Kastriotit, At Shtjefen Gjeçovi OFM.

Sikur kjo Veper e Madhe tё mos ishte “njerezore” dhe “Atdhetare”, si e quejnё “disa”... jam i sigurte se, jo vetem At Gjeçovi, At Fishta, Konica, Don Kolec Prennushi etj., nuk do tё merreshin me Te, por Ata do t’ishin qysh para Enver Hoxhёs, që “do ta kishin djegё e ba zhari” pa pritё me ardhё nё krye tё Shtetit Shqiptar njё vagabond injorant, qё vetem ka djegё e rrenue traditat tona.

Mbas vitit 1991 agjentёt e sigurimit tё shtetit, tё instruktuem nga tradhёtari Ramiz Alia, ishin tё parёt qё filluen vrasjet antiligjore jo vetem nder piramida, por edhe nder sheshe e rruga tё hapta tё qyteteve tona, si e si me ngjallё terrorizmin dhe frikёn antidemokratike pёr me shue dёshiren, etjen, guximin dhe vrullin e Rinisё Shqiptare, qё nё gjiun e Popullit tё vet po luftonte per njё t’ardhme tё njё Shqipnie Demokratike si gjithё Europa, qё i perkiste qё nga themelimi i Shtetit.

PPSh me veglen e vet tё diktaturёs komuniste, sigurimin e fortifikuem me kobrat “dr. prof. e akademikёt”, qё per 47 vjet kanё helmue per vdekje virtutet dhe traditat tona kombtare, tё njohuna nё Europё, kryesisht tek Rinia Shqiptare, po vazhdojnё edhe sot porositё e homoseksualёve qё kanё drejtue shtetin shqiptar qё nga viti 1944, me iu shmangё qytetnimit europjan tё cilit i perkasin.

Veprat kriminale tё PPSh dhe mungesa e Drejtёsisё venisin nё maksimum Demokracinё!Malёsori asnjёherё nuk ka mendue, pajtue dhe veprue kunder parimeve Demokratike! Malёsori asnjёherё nuk ka kerkue me sabotue rrugen demokratike tё Atdhetarёve tanё! Malёsori asnjёherё nuk ka vra vllaun e vet Shqiptar se ishte i njё Besimi tjeter! Kur Malet tona u zgjuen me thirrjen e Frasherllinjёve, Pashk Vases apo At Fishtёs, per me

Krijue mbas 500 vjetёsh edhe njёherё Shqipninё e Gjergj Kastriotit me Flamurin e Tij, ishte Risto Siliqi (1882 – 1936), Rilindasi i Shkodres, qё shkruente nё librin e vet rreth ngjarjeve të Malësisë së Madhe në 1911: “Pasqyra e ditëve të pergjakëshme”, botue në vitin 1912, sesi Malёsorët tanё zune tё gjallё njё agjent tё turqёve tё quejtun me mbiemen Bekteshi, e rrahen dhe mbasi e çarmatosën, e çveshen nё mbathje dhe e sollen tё gjallё deri nё molo tek Ura e Bunёs nё Shkoder, dhe aty, mbasi qiten pushkё nё ajёr me mbledhё tregёtarёt e Pazarit tё vjeter per me pa sesi sillet Malёsori me “tradhёtarёt” e vet ...e lёshuen me ikё tё marruem e me turp nё shtёpi...Ky ishte ai dylberi anadollak tё cilin Enver Hoxha e merrte nder tribuna me njё alltije nё brez, per me ju tregue Malёsorëve se u erdhi dita tradhёtarёve qё u kanё sherbye dhe i sherbejnё turqёve e shovenistëve sllavë.

Nё vitin 1945, kur vazhdonte rezistenca antikomuniste e “Beslidhjes sё Veriut” nder malet e Shqipnisё, ishte malёsori Llesh Marashi qё zuni tё gjallё nder rrethina tё Koplikut agjentin e flliqun tё komunistёve Sadik Rama. Nuk e vret! I tregon se Malёsori nuk e njollosё armen me tradhёtarё tё zanun rob dhe të paburrni e hora, po e çarmatosё, e çvesh, dhe nё brekё, e sjellё deri nё Shkoder...

Me daten 11 Prill 2012 kur krimineli Aranit Çela po ecte i piklluem nё Tiranё, nga kujtimet e ditёs qё na mori tё keqen Enver Hoxha, i perndjekuni politik, Trimi Gjergj Ndreca, mbasi shkundi bash ma të poshtmin prokuror të diktatures komuniste, tha për gazetën “Sot”: “Ne nuk kërkojmë hakmarrje personale, por synojmë dënimin e sistemit nëpërmjet një gjyqi të ngjashëm me gjyqin e Nurenbergut”. Mbas këtij momenti ai ka rrëfyer për gazetën të gjitha torturat dhe vuajtjet

Page 2: ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani

që u janë bërë ish të përndjekurve politikë, që nga futja e vezëve të zjera nën sqetull, e deri tek fikja e cigares në ballë, apo futja të gjallë në arkivol. Duke treguar një pjesë të fytyrës së tij, Ndreca thotë se aty ka ende shenjën e djegies, nga cigarja që i ka fikur dikur njëri prej hetuesve të tij.”

Gjergji ka thanë: “Një shtet serioz, duhet të kishte bërë me kohë gjyqin e Nurenbergut ndaj atyre që na pushkatuan dhe na burgosën”. Kjo duhet të realizohet sot, për t’i mbyllë rrugën hakmarrjes personale. Kur flet për fëmijët, Ai perlotët kur thotë: “Aranit Çela ka vrarë 1 mijë burra me dorën e tij dhe ai ka lënë 4 mijë fëmijë jetimë në këtë vend. Këta fëmijë kanë fjetur herë me bukë dhe herë pa bukë, sepse quheshin fëmijët e armikut. Ata kanë kërkuar bukë në dyert e botës sepse nuk kishin baba. Mos harroni një gjë: Ne e falëm, Aranit Çelën, por ndonjëri prej këtyre fëmijëve që është rritur pa baba, mund të mos e falë!” Gjergj Ndreca i asht drejtuar Aranit Çelës tue i thanë: “Ti ke bërë shumë poshtërsira kundër nesh, por ne nuk duam t’i ndyjmë duart me ty”.

Kjo thirrje e Gjergjit i ka tërheqe ish të përndjekunit tjerë, të cilët e kanë respektue urdhrin e tij, për të mos përdorë dhunë... Një qendrim me tё vertetё i matun qytetarësh.

Nuk duhet harrue se nga viti 1945 e deri në 1965, vetem në Shkoder janë 2000 vendime denimi me pushkatim të firmosuna nga krimineli anadollak Aranit Çela...

Në një Shtet mashtrues ku nuk vepron ligji dhe demokracia e vertetë, siç asht Shqipnia, janë perdorë disa mënyra me iu shmangë rrugëve ligjore të shtetit tue shperdorue fjalen “Kanuni”!

Ishte vetë shteti komunist që gjeti rasen me fillue vrasjet e paligjëshme në vitin 1991, gjoja se malësorët u kujtuen per me zbatue vrasjet ndermjet njenitjetrit në emnin e “Kanunit”, kur prej tyne mbi 95% as nuk e kishin lexue dhe as njohë ndonjëherë “Kanunin e Lekë Dukagjinit”.

Ata që njohin Kanunin sot nuk e perdorin kurrë në një Shtet Demokratik ku nuk zenë vend në asnjë skutë apo shpellë “vetgjyqësia”, nga e cila vetem vjen anarkia e padrejtësia. Pasojat që sot po i vuejnë të ngujuemit janë të mjaftueshme me tregue çka sjellë mungesa e Drejtësisë.

Kjo ishte edhe një veper tjeter kriminale në pragun e Demokracisë, me të cilen terroristët do t’i tregonin Europës, se ne kthehemi mbrapa... e tek ju nuk vijmë!

Shkaqet janë të shumta pse ishkomunistët e “konvertuem” kerkojnë rikthimin edhe njëherë 100 vjet mbrapa! E kjo demagogji e shtetit anadollak shqiptar shihet në të gjitha fushat e jetes...

***Gjergj Ndreca, duhet ta dini se nuk flliqë duert e veta dhe të shokëve me qelbësina si Araniti...Gjergj Ndreca jo vetem asht Atdhetar Trim, por asht edhe Burrë që njeh traditat e Shqiptarit! Gjergj Ndreca nuk asht vrasës dhe as nuk ka kenë i tillë kurrë. Nuk asht as hakmarrës, mbasi po t’ishte i tillë, ia kishte hjekë një revolver agjentave që e rrahen e që ata e mbajnë edhe sot në brez...Gjergj Ndreca kerkon zbatimin e Drejtësisë, që mjerisht asht në doren e të padrejtit e mashtruesit. Gjergj Ndreca asht Burrë i Malësisë e nuk ndyen duert me mbytë një qen sigurimi si Aranit Çela! Gjergj Ndreca e njeh mirë Kanunin prandej edhe nuk i hypë në shqelma pleqëve pushta...Gjergj Ndreca dhe shokët e Tij janë model i Shqiptarit të qytetnuem! Ata kanë luftue dhe luftojnë edhe sot per Demokracinë Europjane!

Me 23 Maji 2012 zotni Gjergj Ndreca me një grup bashkvuejtësish…Perkujton viktimat e Spaçit.

Melbourne, Maji 2012.