47
Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri Albanian Media Institute Instituti Shqiptar i Medias

Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

Zhvillimi i internetit dhe i mediave

sociale në Shqipëri

Internet development and social media

in Albania

Albanian Media InstituteInstituti Shqiptar i Medias

Albanian Media InstituteInstituti Shqiptar i Medias

Page 2: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

në Shqipëri

Tiranë 2015

Albanian Media InstituteInstituti Shqiptar i Medias

Page 3: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

2

Instituti Shqiptar i MediasAlbanian Media Institute

Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri Botues:

Rr. Gjin Bue Shpata, nr.8, Tiranë, ShqipëriTel/Fax: +42229800E-mail: [email protected] © ISHM

Ky dokument është prodhuar me ndihmën financiare të Bashkimit Europian. Përgjegjësia e vetme për përmbajtjen e këtij dokumenti është e Institutit Shqiptar të Medias dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se reflekton pozicionin e Bashkimit Europian.

I N V E S T I N G I N Y O U R F U T U R E

EUROPEAN UNIONEUROPEAN REGIONAL DEVELOPMENT FUND

Page 4: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

3

Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri

Pas një fillimi të ngadaltë në procesin e adoptimit të teknologjisë së internetit, Shqipëria ka njohur një rritje mbresëlënëse gjatë dekadës së fundit. Privatizimi i operatorit më të rëndësishëm në vend në fushën e telekomunikacioneve Albtelekom në vitin 2007, si dhe disa politika stimuluese qeveritare, të shoqëruara me një rritje të investimeve të biznesit privat, ishin faktorët kryesorë që sollën këtë rritje, duke sjellë një progres të dukshëm në rrugën drejt shndërrimit të shoqërisë në “network society”, një term ky i përdorur gjerësisht sot nga studiuesit për shoqëritë në epokën e internetit .

1. Penetrimi i internetit në Shqipëri

Sipas të dhënave të ITU (Internation Telecommuni-cation Union) të cituara nga internetworldstats.com, më

Page 5: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

4

30 qershor të vitit 2014 aksesi në internet në vend arrinte në 60.10 % të popullsisë.1 Kjo shifër e vendos Shqipërinë në një nivel më të lartë se disa vende të rajonit, madje edhe se fqinjët e saj anëtarë të BE si Italia, Greqia apo Bullgaria. Në tabelën e mëposhtme janë të dhënat e aksesit për ven-det e rajonit.

Përqindja e popullsisë me akses në internet për Shqipërinë dhe vendet fqinje të saj

Nr

1.

2.3.4.5.6.7.8.

Vendi

Bosnja dhe HercegovinaKroaciaShqipëriaGreqiaItaliaMali i ZiBullgari Serbia

Përqindja e popullsisë që ka akses në internet

67.90 %

66.75 %60.10 %59.87 %58.46 %56.80 %53.60 %51.50 %

1 http://www.internetworldstats.com/stats4.htm, aksesuar më datë 06.02.2015

2 http://data.worldbank.org/indicator/IT.NET.USER.P2, aksesuar më datë 06.02.2015

Burimet: ITU, Internet World Stats dhe Banka Botërore. Në footnotes gjeni linqet përkatëse

Këto të dhëna konfirmohen edhe nga një burim tjetër, siç është Banka Botërore.2 Sipas këtyre burimeve numri i përdoruesve të internetit në këtë periudhë në Shqipëri

Page 6: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

5

arrinte në 1 815 145 nga 3 020 209 banorë që kishte vendi në total. Mesatarja globale botërore e aksesit në internet në këtë periudhë llogaritej në 42.3 % të popullsisë së botës, kurse mesatarja e Europës arrinte në 70.5 %. Kjo do të thotë se vendit i duhet akoma punë për të arritur këtë mesatare apo për të synuar nivelet më të larta evropiane të aksesit që shënohen në vendet skandinave, në Gjermani dhe në disa vende të tjera të zhvilluara të Evropës.

1.1. Historia e penetrimit të internetit në Shqipëri

Shpërthimi i vërtetë i internetit në rang global është rrjedhojë e implementimit të projektit World Wide Web në maj të vitit 1991. Ky projekt e shndërroi internetin në një medium lehtësisht të aksesueshëm për përdoruesin masiv, duke sjellë një popullarizim të shpejtë të tij. Vetëm dy vjet pas themelimit të World Wide Web, në Shqipëri do të bëhej prova e parë e lidhjes me internetin. Kjo provë i takon vitit 1993, dhe u ndërmor nga Departamenti i Informatikës i Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me qendrën EARN në Piza të Italisë3. Lidhja me internetin u bë përmes linjave telefonike (dial-up), por problemet teknike bënë që ajo të funksiononte vetëm disa muaj.

Në vitin 1995, organizata e njohur ndërkombëtare UNDP investoi për ofrimin falas të internetit kryesisht për organizatat e shoqërisë civile dhe për disa institucione shtetërore në kryeqytetin e vendit Tiranë. Këtë shembull

3 Fjala e përfaqësuesit shqiptar në konferencën e ITU (International Telecommunication Union) në Moskë në vitin 2001. Linku: http://www.itu.int/ITU-D/__e-strategy/internet/Seminars/Moscow/Docs/Albania%20TRA%20note.pdf Aksesuar më datë 02.02.2015

Page 7: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

6

e ndoqi dy vjet më vonë edhe fondacioni Soros, që e ofroi shërbimin e internetit jo vetëm për organizatat e shoqërisë civile por edhe për punonjësit e medias.

ISP-ja e parë private në vend e quajtur ICC (Intellectual Communicatons Centre) u themelua në vitin 1998.4 Fill pas saj hynë në treg edhe tre ISP të tjera, përkatësisht ADA-Net, AbissNet dhe ABCom. Duhet theksuar se dy nga katër ISP-të e para u themeluan nga kompani që kishin në zotërim edhe media, siç është rasti i Abissnet, pronari i së cilës ishte gjithashtu edhe pronar i gazetës Shekulli, apo rasti i ADA-Net që kishte në pronësinë e vet grupin mediatik Klan. Kjo tregon se aktorët që vepronin në fushën e medias ishin ndër të parët që treguan interes për të hyrë në terrenin dhe në tregun e internetit.

Në vitin 1998 u miratua në Kuvend ligji “Për telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë”. Në të njëjtin vit u themelua Enti Rregullator i Telekomunikacioneve (ERT), që krijoi një bazë institucionale për zhvillimet në këtë fushë dhe i parapriu privatizimeve strategjike si dhe dhënies së licencave të reja për internetin, telefoninë fikse dhe asaj celulare.5

Pas vitit 2000 interneti nisi të aksesohet edhe nga publiku i gjerë, falë zgjerimit të shërbimit të ISP-ve edhe në familjet shqiptare dhe lindjes së disa njësive private të shërbimit të quajtura “Internet Kafe”. Ritmet e përhapjes së internetit ishin gjithsesi shumë të ngadalta, edhe për shkak të çmimit të lartë që aplikohej. Kështu, në fillim të

4 Po aty.5 Tartari, Alban, Interneti në Shqipëri dhe përdorimi nga media –his-

tori dhe aktualitet, Studime Albanologjike, Botimi 5 “Historia e me-dias dhe mediatizimi i historisë”, Tiranë 2012

Page 8: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

7

viteve 2000, ALBtelecom ofronte shërbimin e internetit me një pagesë paraprake për instalimin që shkonte në 500 dollarë (pa TVSH) ndërsa fatura mujore ishte 400 dollarë (pa TVSH) për shpejtësi interneti 64 kbps dhe 6000 dollarë në muaj (pa TVSH) për shpejtësi interneti 2 Mbps.6

6 Po aty.

të çmimeve të shërbimit të internetit. Deri në fund të vitit 2012, kompania kishte investuar rreth 150 milionë euro dhe vazhdon të investojë për zëvendësimin apo zgjerimin e rrjetit, për shtimin e kapaciteteve në të gjithë territorin e vendit, për përgatitjen e infrastrukturës, për shërbimet më të fundit të teknologjisë, si dhe për përmirësimin e infrastrukturës së shërbimit etj. Harta e infrastrukturës së lidhjes broadband në Shqipëri

Burimi: AKEP, 2012 Rrjeti Backbone i Fibrës Optike të Albtelecom ka shtrirje dhe mbulim territorial në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Të gjitha pajisjet e transmetimit të Albtelecom janë të lidhura me fibër optike në rrjetin unazor Ring Topology, për të garantuar dhe mundësuar transmetimin e të dhënave për shërbime të telefonisë, Internetit, Data IPTV, xDSL etj. Rrjeti Unazor shërben për të lidhur një pajisje aktive transmetimi me dy drejtime të ndryshme fibrash optike fizike (FO).

Harta e infrastrukturës së lidhjes broadband në Shqipëri

Burimi: AKEP, 2012

Page 9: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

8

Siç e thamë edhe më sipër, rritja e vërtetë dhe masivizimi i internetit në Shqipëri zë fill sidomos pas privatizimit të AlbTelekom në vitin 2007, privatizim që solli një liberalizim të tregut dhe ulje të çmimeve të shërbimit të internetit. Deri në fund të vitit 2012, kompania kishte investuar rreth 150 milionë euro dhe vazhdon të investojë për zëvendësimin apo zgjerimin e rrjetit, për shtimin e kapaciteteve në të gjithë territorin e vendit, për përgatitjen e infrastrukturës, për shërbimet më të fundit të teknologjisë, si dhe për përmirësimin e infrastrukturës së shërbimit etj.

Rrjeti Backbone i Fibrës Optike të Albtelecom ka shtrirje dhe mbulim territorial në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Të gjitha pajisjet e transmetimit të Albtelecom janë të lidhura me fibër optike në rrjetin unazor Ring Topology, për të garantuar dhe mundësuar transmetimin e të dhënave për shërbime të telefonisë, Internetit, Data IPTV, xDSL etj. Rrjeti Unazor shërben për të lidhur një pajisje aktive transmetimi me dy drejtime të ndryshme fibrash optike fizike (FO). Nëse ka një dëmtim fizik në një drejtim FO-je, atëherë informacioni që është duke u transmetuar ndyshon rrugën në drejtimin e dytë rezervë për të arritur në destinacion.

Tashmë rrjeti i fibrave optike të ALBtelecom arrin në mbi 3000 km në të gjithë territorin e vendit, nga i cili 600 km është rrjet ndërkombëtar që lidhet me vendet fqinje. Në vitin 2007, kur u privatizua kompania, kishte vetëm 500 km fibra optike.7

7 http://www.albtelecom.al/al/treguesit/87-rreth-albtelecom/historiku/134-historiku

Page 10: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

9

Numri i ISP-ve është rritur ndjeshëm, duke shkuar në 116 në vitin 2012.8 Një ndikim të konsiderueshëm në përhapjen dhe rritjen e shkallës së penetrimit të internetit broadband kanë patur edhe kompanitë e telefonisë celulare si Vodafone, AMC dhe Eagle, të cilat pas vitit 2010 ofruan teknologjinë 3G për shumicën e abonentëve të vet.

Sipas një raporti të AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), numri i përdoruesve të internetit broadband 3G në vitin 2013 arriti në 1 231 259 nga 283 249 që ishte në vitin 2011. Ndërkohë numri i pajtimtarëve në broadband fix arriti në 182 556.9

Në rritjen e shkallës së penetrimit të internetit dhe zgjerimin e përdorimit të tij në institucionet shtetërore dhe arsimore kanë patur rolin e tyre edhe disa iniciativa dhe programe të qeverisë shqiptare në dekadën e fundit. Në zbatim të Strategjisë Kombëtare të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit të hartuar në vitin 2003 dhe të Strategjisë Ndërsektoriale për Shoqërinë e Informacionit 2008-2013, janë ndërmarrë programe dhe projekte si Gov-net1, Gov-net2, E-government, E-schools, etj, që kanë sjellë një lloj përmirësimi të infrastrukturës së teknologjisë së komunikimit dhe informacionit në administratën shtetërore dhe në shkollat publike në mbarë vendin. Në kuadër të projektit Gov-net, i realizuar me mbështetjen e UNDP dhe Komisionit Evropian, ministritë,

8 International Telecommunication Union, Strategies for the promotion of broadband services and infrastructure: a case study on Albania, September 2012.

9 AKEP(Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ), Raporti vjetor 2013, Linku: http://www.akep.al/images/stories/AKEP/publikime/raporte/RAPORTI-VJETOR-2013.pdf

Page 11: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

10

departamentet e qeverisë shqiptare, si edhe disa organizata të shërbimit publik (gjithsej 26 institucione) u lidhën përmes një rrjeti me fibër optike të shpejtësisë së lartë. Gjithashtu çdo institucion ka krijuar websajtin e vet dhe një numër shërbimesh tashmë kryhen online.

Programi E-government ka sjellë një modernizim të shërbimeve publike përmes krijimit të sistemeve online për një numër shërbimesh si: regjistrimi i bizneseve, dhënia e licencave dhe deklarimi i taksave apo kompjuterizimi i regjistrit themeltar të popullsisë dhe të sistemit të adresave që çuan në pajisjen e qytetarëve me kartat elektronike të indentitetit dhe me pasaportat biometrike. Projekti E-schools i ndërmarrë në bashkëpunim me PNUD dhe MES ka synuar synon pajisjen e shkollave me kabinete informatike dhe akses në internet. Në janar 2009 nga Ministria e Arsimit u blenë 2000 laptopë për laboratorët kompjuterikë të shkollave dhe synohej të arrihej në raportin 1 kompjuter për 25 nxënës, nga 1 për 45 që ishte në vitin 2009. Njohuritë mbi teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit (TIK) po përfshihen në programet mësimore qysh në shkollën fillore si dhe po përmirësohen programet për shkollat e mesme, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Shqipëria aderon në Axhendën për Zhvillimin e Shoqërisë së Informacionit të nënshkruar në tetor 2002, në Memorandumin për bSEE (broadband South Eastern Europe), në Planin e veprimit dhe Deklaratën e Samitit Botëror të Shoqërisë së Informacionit WSIS 2003, në eEuropa Action Plan dhe e-SEE plus, e nënshkruar në tetor 2007 dhe në nismën i2010 të BE.

Page 12: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

11

1.2. Të dhëna për kapacitetet aktuale të internetit në Shqipëri

Një ndër parametrat teknikë më të rëndësishëm të internetit është pikërisht shpejtësia e tij, e cila nga specialistët e teknologjisë së webit ndahet në dy plane: a. shpejtësia e internetit në shkarkimin e informacionit (download) dhe b. shpejtësia e internetit në ngarkimin e informacionit (upload). Faktorët që ndikojnë në rritjen apo zvogëlimin e kësaj shpejtësie janë të ndryshëm: shërbimi i ngadaltë i internetit i ofruar nga ISP, aftësitë e kufizuara të sistemit, aplikimi i teknologjive të vjetëruara, ngarkesa e tepruar e vetë websajteve, etj. Gjithsesi rolin më të rëndësishëm në këtë kuadër e luan niveli i shpejtësisë i ofruar nga kompanitë e shërbimit të internetit.

Për të krijuar një panoramë rreth parametrave të shpejtësisë së internetit që ofrohet në Shqipëri, po thërrasim në ndihmë një platformë të njohur statistikore në web, dhe pikërisht Ookla Netindex, e njohur shkurt me emrin Netindex. Sipas portalit dinjitoz pcworld.al, NetIndex ofron të dhëna për shpejtësinë në shkarkim (download) dhe në ngarkim (upload) në nivel lokal, kombëtar dhe botëror. Në grafikën e mëposhtme të Netindex, paraqitet shpejtësia maksimale e shkarkimit (download) për të gjithë vendin në datën 25 tetor 2014, e cila ishte rreth 8 Mbps.

Në rang global, shpejtësia e shkarkimit (download) për internetin broadband në të njëjtën datë ishte 21.2 Mbps, kurse shpejtësia e ngarkimit (upload) ishte 9.7 Mbps. Ndërsa shpejtësia e shkarkimit (download) për internetin në pajisjet celulare në këtë datë ishte 10.4 Mbps, kurse shpejtësia e ngarkimit (upload) ishte 4.2.

Page 13: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

12

Po të bëjmë krahasimin me këto vlera globale, atëhere shohim qartë se Shqipëria është ende larg mesatares globale përsa i takon shpejtësisë së internetit. Siç e shihni në print-screen-in më sipër, për Shqipërinë shpejtësia e shkarkimit (download) për internetin broadband në këtë datë ishte 8.0 Mbps, kurse shpejtësia e ngarkimit (upload) ishte 4.7 Mbps. Ndërsa shpejtësia e shkarkimit (download) për internetin në pajisjet celulare në këtë datë ishte 4.7 Mbps, kurse shpejtësia e ngarkimit (upload) ishte 1.5.

Netindex sjell të dhëna krahasuese edhe për qytetet e ndryshme të Shqipërisë. Në print-screen-in më poshtë kemi një paraqitje të të dhënave të shpejtësisë së shkarkimit për katër qytete kryesore në Shqipëri: Tirana, Vlora, Shkodra dhe Durrësi. Siç shihet në Tiranë ofrohet shpejtësia më e madhe, duke zbritur gradualisht në qytetet e tjera.

Pavarësisht nga këto vlera relativisht të ulëta krahasuar me vlerat maksimale globale, duhet thënë se megjithatë, shpejtësia vjen në rritje nga muaji në muaj. Portali pcworld.al ka publikuar matjet e Netindex për Shqipërinë në datën 8 prill 2014. Duke bërë krahasimin e vlerave të matjes së

Print-screen i netindex.com, datë 25.10.2014

mësimore qysh në shkollën fillore si dhe po përmirësohen programet për shkollat e mesme, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Shqipëria aderon në Axhendën për Zhvillimin e Shoqërisë së Informacionit të nënshkruar në tetor 2002, në Memorandumin për bSEE (broadband South Eastern Europe), në Planin e veprimit dhe Deklaratën e Samitit Botëror të Shoqërisë së Informacionit WSIS 2003, në eEuropa Action Plan dhe e-SEE plus, e nënshkruar në tetor 2007 dhe në nismën i2010 të BE.

1.2. Të dhëna për kapacitetet aktuale të internetit në Shqipëri Një ndër parametrat teknikë më të rëndësishëm të internetit është pikërisht shpejtësia e tij, e cila nga specialistët e teknologjisë së webit ndahet në dy plane: a. shpejtësia e internetit në shkarkimin e informacionit (download) dhe b. shpejtësia e internetit në ngarkimin e informacionit (upload). Faktorët që ndikojnë në rritjen apo zvogëlimin e kësaj shpejtësie janë të ndryshëm: shërbimi i ngadaltë i internetit i ofruar nga ISP, aftësitë e kufizuara të sistemit, aplikimi i teknologjive të vjetëruara, ngarkesa e tepruar e vetë websajteve, etj. Gjithsesi rolin më të rëndësishëm në këtë kuadër e luan niveli i shpejtësisë i ofruar nga kompanitë e shërbimit të internetit. Për të krijuar një panoramë rreth parametrave të shpejtësisë së internetit që ofrohet në Shqipëri, po thërrasim në ndihmë një platformë të njohur statistikore në web, dhe pikërisht Ookla Netindex, e njohur shkurt me emrin Netindex. Sipas portalit dinjitoz pcworld.al, NetIndex ofron të dhëna për shpejtësinë në shkarkim (download) dhe në ngarkim (upload) në nivel lokal, kombëtar dhe botëror. Në grafikën e mëposhtme të Netindex, paraqitet shpejtësia maksimale e shkarkimit (download) për të gjithë vendin në datën 25 tetor 2014, e cila ishte rreth 8 Mbps.

Print-screen i netindex.com, datë 25.10.2014 Në rang global, shpejtësia e shkarkimit (download) për internetin broadband në të njëjtën datë ishte 21.2 Mbps, kurse shpejtësia e ngarkimit (upload) ishte 9.7 Mbps. Ndërsa shpejtësia e

Page 14: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

13

shpejtësisë në këtë datë me vlerat e datës 25 tetor 2014, duket qartë se ka një rritje edhe brenda 6 muajve. Në tabelën më poshtë, paraqiten të dhënat për të dyja këto data si dhe rritja që rezulton:

Print-screen i netindex.com, datë 25.10.2014

shkarkimit (download) për internetin në pajisjet celulare në këtë datë ishte 10.4 Mbps, kurse shpejtësia e ngarkimit (upload) ishte 4.2. Po të bëjmë krahasimin me këto vlera globale, atëhere shohim qartë se Shqipëria është ende larg mesatares globale përsa i takon shpejtësisë së internetit. Siç e shihni në print-screen-in më sipër, për Shqipërinë shpejtësia e shkarkimit (download) për internetin broadband në këtë datë ishte 8.0 Mbps, kurse shpejtësia e ngarkimit (upload) ishte 4.7 Mbps. Ndërsa shpejtësia e shkarkimit (download) për internetin në pajisjet celulare në këtë datë ishte 4.7 Mbps, kurse shpejtësia e ngarkimit (upload) ishte 1.5. Netindex sjell të dhëna krahasuese edhe për qytetet e ndryshme të Shqipërisë. Në print-screen-in më poshtë kemi një paraqitje të të dhënave të shpejtësisë së shkarkimit për katër qytete kryesore në Shqipëri: Tirana, Vlora, Shkodra dhe Durrësi. Siç shihet në Tiranë ofrohet shpejtësia më e madhe, duke zbritur gradualisht në qytetet e tjera.

Print-screen i netindex.com, datë 25.10.2014 Pavarësisht nga këto vlera relativisht të ulëta krahasuar me vlerat maksimale globale, duhet thënë se megjithatë, shpejtësia vjen në rritje nga muaji në muaj. Portali pcworld.al ka publikuar matjet e Netindex për Shqipërinë në datën 8 prill 2014. Duke bërë krahasimin e vlerave të matjes së shpejtësisë në këtë datë me vlerat e datës 25 tetor 2014, duket qartë se ka një rritje edhe brenda 6 muajve. Në tabelën më poshtë, paraqiten të dhënat për të dyja këto data si dhe rritja që rezulton:

Nr Shërbimi 08.04.2014 25.10.2014 Rritja 1 Broadband Download 6.7 8 19.4 % 2 Broadband Upload 4.4 4.7 6.8 %

3 Mobile Download 3.5 4.7 34 %

4 Mobile Upload 1.2 1.5 25 % Siç del edhe nga kjo tabelë, rritjen më të madhe e ka patur shpejtësia e internetit të ofruar përmes telefonisë celulare dhe pajisjeve mobile, e cila për 6 muaj është rritur përkatësisht me 34 % (Mobile Download) dhe 25 % (Mobile Upload) duke reflektuar edhe trendin e përgjithshëm të shtimit gjithnjë e më të madh të numrit të përdoruesve që e aksesojnë internetin përmes pajisjeve mobile.

2. Legjislacioni për komunikimin elektronik

Nr

1.

2.

3.

4.

Shërbimi

Broadband DownloadBroadband UploadMobile DownloadMobile Upload

08.04.2014

6.7

4.4

3.5

1.2

25.10.2014

8

4.7

4.7

1.5

Rritja

19.4 %

6.8 %

34 %

25 %

Siç del edhe nga kjo tabelë, rritjen më të madhe e ka patur shpejtësia e internetit të ofruar përmes telefonisë celulare dhe pajisjeve mobile, e cila për 6 muaj është rritur përkatësisht me 34 % (Mobile Download) dhe 25 % (Mobile Upload) duke reflektuar edhe trendin e përgjithshëm të shtimit gjithnjë e më të madh të numrit të përdoruesve që e aksesojnë internetin përmes pajisjeve mobile.

Page 15: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

14

2. Legjislacioni për komunikimin elektronik

Në një vlerësim të përgjithshëm, legjislacioni shqiptar e garanton lirinë e shprehjes, përfshi lirinë e medias, në mënyrë të kënaqshme. Megjithatë, në praktikë, zbatimi i legjislacionit ka nevojë të përmirësohet, si lidhur me respektimin e përgjithshëm të këtyre ligjeve nga institucionet shtetërore dhe publike, ashtu edhe në ndjekjen e këtyre parimeve të lirisë së shprehjes nga praktika gjyqësore. 10

Përsa i takon rregullimit ligjor të internetit, Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa të posaçëm në frymën e kërkesave që vijnë nga BE, kryesisht të atyre kërkesave që kanë të bëjnë me plotësimin e kushteve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Një nga këto hapa është edhe miratimi i Ligjit nr.9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, ligj i cili bazohet në kuadrin rregullator të adoptuar nga BE qysh në vitin 2003. Ky ligj sanksionoi krijmin e një enti rregullator në fushën e komunikimeve elektronike, i cili u quajt “Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare” (AKEP). Ky institucion ka detyrimin ligjor që të respektojë parimin e paanshmërisë teknologjike në fushën e komunikimeve elektronike për të parandaluar deformimet e konkurrencës dhe për të arritur objektivat e këtij ligji.

10 Barometri Ballkanik i Medias - Shqipëria 2013. Gjendet në linkun: http://www.institutemedia.org/Documents/PDF/FES%20-%20BMB%20Albanian%202013%20book%20SHQIP%2007_12_2013.pdf, Aksesuar date 15.01.2015

Page 16: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

15

Përveç ligjit për komunikimet elektronike, parlamenti shqiptar ka miratuar edhe disa ligje të tjera që rregullojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë veprimtarinë që kalon përmes internetit. Në frymën e Konventës Evropiane për Krimin Kibernetik, bazuar në Ligjin nr. 10023 të datës 27.11.2008, janë bërë disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, që plotësojnë bazën ligjore për luftën kundër këtij lloji të krimit.

Ligje të tjera që veprojnë në fushën e komunikimit elektronik apo të internetit janë edhe Ligji nr. 10278 i vitit 2010 “Për Dokumentin elektronik”, Ligji nr. 9880 i vitit 2008 “Për Certifikimin Elektronik”, Ligji 10128 “Për Tregtinë Elektronike”, si dhe një numër aktesh nënligjore dhe administrative.

Përsa i takon bazës institucionale, përveç AKEP, në Shqipëri janë krijuar edhe disa institucione të tjera që kanë patur ndikim apo përgjegjësi për zhvillimin e internetit. Prej disa vjetësh në Shqipëri ekziston edhe një ministri e inovacionit teknologjik, por ndikimi i saj në zhvillimin e teknologjive të reja ka qenë modest. Një ndër institucionet që ka një rol në hartimin e strategjive afatshkurtra dhe afatgjata në fushën e teknologjisë së informacionit ka qenë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e krijuar në vitin 2007. Por objektivat e strategjive në fushën e internetit dhe të TIK në Shqipëri janë realizuar pjesërisht, siç ka ndodhur për shembull me objektivin e shtrirjes së internetit në të gjitha shkollat e vendit.

Barometri Ballkanik i Medias vënë në dukje se në Shqipëri faqet e internetit dhe blogjet nuk kanë detyrim të regjistrohen pranë autoriteteve shtetërore apo të marrin leje prej tyre. Gjithashtu, nuk ka pasur përpjekje nga

Page 17: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

16

shteti për të bllokuar apo filtruar përmbajtje në internet, përveç ligjeve që kufizojnë përmbajtjen në emër të një interesi legjitim. Në këtë pikë, siç e shihni edhe në tabelën e mëposhtme, panelistët e Barometrit japin vlerësimin maksimal për Shqipërinë:

Burimi: Barometri Ballkanik i Medias – Shqipëria 2013 Paneli i Barometrit Ballkanik të Medias vëren efektin pozitiv të medias dhe rrjeteve sociale mbi lirinë e shprehjes kohët e fundit duke vënë në dukje se shumë gazetarë dhe qytetarë i shprehin pikëpamjet e tyre pa ngurrim në këto rrjete, ndryshe nga media tradicionale, ku gjejnë zbatim disa rregulla e kufizime të pashkruara. 3.Spektri i mediave sociale në hapësirën shqiptare online Kapacitetet e shtuara të internetit broadband dhe të Web 2.0 i kanë përforcuar dhe zhvilluar më tej tiparet dhe potencialin e internetit dhe të vetë webit. Websajtet me Web 2.0 kanë të inkorporuar arkitekturën e pjesëmarrjes, e cila i nxit përdoruesit e internetit që të shtojnë vlera në një aplikim, ndërkohë që e përdorin atë. Kapacitetet e Web 2.0 u japin mundësinë përdoruesve që të shkojnë përtej konsumimit apo marrjes së informacionit; ato krijojnë lehtësira që përdoruesi të ndërveprojë me përmbajtjet e publikuara si dhe krijojë edhe vetë përmbajtje të reja. Gjithashtu, në kohën e sotme, personalizimi i faqeve të webit në përshtatje me kërkesat dhe shijet individuale, është bërë një prirje në rritje dhe e pakthyeshme. Zhvillimet e dekadës së fundit kanë sjellë një përfshirje më të madhe të inteligjencës kolektive dhe një lulëzim të mediave sociale edhe në Shqipëri. Në këtë studim do të ndalemi te platformat kryesore të mediave sociale, duke iu përmbajtur ndarjes të tyre në këto grupe kryesore: 1. Rrjetet sociale, 2. Platformat e shkëmbimit të përmbajtjes 3. Blogosfera, dhe 4. Platformat Wikis të quajtura ndryshe edhe projektet bashkëpunuese. Kjo ndarje është pranuar gjerësisht nga studiuesit e mediave sociale. Por ka autorë që te mediat sociale përfshijnë edhe lojërat virtuale si dhe sajtet e botës virtuale. Gjithsesi këto të fundit nuk janë përfshirë në fokusin e këtij studimi.

3.1. Rrjetet sociale Për shkak të një lloj vonese relative në penetrimin e internetit, bota e rrjeteve sociale u njoh relativisht më vonë në Shqipëri, krahasuar me shumë vende perëndimore. Kjo vonesë bëri që rrjetet e para si Classmate, Friendster, Hi5, MySpace, etj., të mos arrijnë të gjejnë përhapje në radhët e përdoruesve shqiptarë. Por me prezantimin e Facebook në mjedisin shqiptar online, rrjetet sociale u përqafuan dhe u masivizuan shumë shpejt. Boshllëku ekzistues u mbush me një zell dhe një pjesëmarrje të gjerë në Facebook. Sot ky rrjet social është në mënyrë të padiskutueshme rrjeti social më popullor në vend.

Burimi: Barometri Ballkanik i Medias – Shqipëria 2013

Paneli i Barometrit Ballkanik të Medias vëren efektin pozitiv të medias dhe rrjeteve sociale mbi lirinë e shprehjes kohët e fundit duke vënë në dukje se shumë gazetarë dhe qytetarë i shprehin pikëpamjet e tyre pa ngurrim në këto rrjete, ndryshe nga media tradicionale, ku gjejnë zbatim disa rregulla e kufizime të pashkruara.

3. Spektri i mediave sociale në hapësirën shqiptare online

Kapacitetet e shtuara të internetit broadband dhe të Web 2.0 i kanë përforcuar dhe zhvilluar më tej tiparet dhe potencialin e internetit dhe të vetë webit. Websajtet me Web 2.0 kanë të inkorporuar arkitekturën e pjesëmarrjes, e cila i nxit përdoruesit e internetit që të shtojnë vlera në

Page 18: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

17

një aplikim, ndërkohë që e përdorin atë. Kapacitetet e Web 2.0 u japin mundësinë përdoruesve që të shkojnë përtej konsumimit apo marrjes së informacionit; ato krijojnë lehtësira që përdoruesi të ndërveprojë me përmbajtjet e publikuara si dhe krijojë edhe vetë përmbajtje të reja. Gjithashtu, në kohën e sotme, personalizimi i faqeve të webit në përshtatje me kërkesat dhe shijet individuale, është bërë një prirje në rritje dhe e pakthyeshme.

Zhvillimet e dekadës së fundit kanë sjellë një përfshirje më të madhe të inteligjencës kolektive dhe një lulëzim të mediave sociale edhe në Shqipëri. Në këtë studim do të ndalemi te platformat kryesore të mediave sociale, duke iu përmbajtur ndarjes të tyre në këto grupe kryesore: 1. Rrjetet sociale, 2. Platformat e shkëmbimit të përmbajtjes 3. Blogosfera, dhe 4. Platformat Wikis të quajtura ndryshe edhe projektet bashkëpunuese. Kjo ndarje është pranuar gjerësisht nga studiuesit e mediave sociale. Por ka autorë që te mediat sociale përfshijnë edhe lojërat virtuale si dhe sajtet e botës virtuale. Gjithsesi këto të fundit nuk janë përfshirë në fokusin e këtij studimi.

3.1. Rrjetet sociale

Për shkak të një lloj vonese relative në penetrimin e internetit, bota e rrjeteve sociale u njoh relativisht më vonë në Shqipëri, krahasuar me shumë vende perëndimore. Kjo vonesë bëri që rrjetet e para si Classmate, Friendster, Hi5, MySpace, etj., të mos arrijnë të gjejnë përhapje në radhët e përdoruesve shqiptarë. Por me prezantimin e Facebook në mjedisin shqiptar online, rrjetet sociale u përqafuan dhe u masivizuan shumë shpejt. Boshllëku ekzistues u mbush me një zell dhe një pjesëmarrje të gjerë në Facebook. Sot

Page 19: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

18

ky rrjet social është në mënyrë të padiskutueshme rrjeti social më popullor në vend.

Nga një kërkim i kryer brenda vetë platformës (te seksioni për krijimin e reklamës në Shqipëri) rezultonte se numri e përdoruesve të Facebook në fillim të vitit 2015, arrinte në rreth 1 340 000. Nga këta, rreth 860 000 janë meshkuj, kurse rreth 480 000 janë femra,11 duke nxjerrë në pah një lloj mbizotërimi të numrit të përdoruesve meshkuj. Numri i meshkujve përdorues të Facebook është gati sa dyfishi i numrit të femrave. Edhe pse i referohet pjesëmarrjes online, kjo ndarje reflekton edhe natyrën maskiliste të shoqërisë shqiptare. Ndarja paraqitet në përqindje edhe në grafikën e mëposhtme:

Përqindja e përdoruesve meshkuj dhe femra në Facebook

Nga një kërkim i kryer brenda vetë platformës (te seksioni për krijimin e reklamës në Shqipëri) rezultonte se numri e përdoruesve të Facebook në fillim të vitit 2015, arrinte në rreth 1 340 000. Nga këta, rreth 860 000 janë meshkuj, kurse rreth 480 000 janë femra,11 duke nxjerrë në pah një lloj mbizotërimi të numrit të përdoruesve meshkuj. Numri i meshkujve përdorues të Facebook është gati sa dyfishi i numrit të femrave. Edhe pse i referohet pjesëmarrjes online, kjo ndarje reflekton edhe natyrën maskiliste të shoqërisë shqiptare. Ndarja paraqitet në përqindje edhe në grafikën e mëposhtme: Përqindja e përdoruesve meshkuj dhe femra në Facebook

Burimi: Facebook.com Nga i njëjti burim dalin të dhëna edhe lidhur me moshën e përdoruesve. Kështu, numri më i madh i përdoruesve, rreth 980 000 janë të moshës 18 – 34 vjeç. Kjo grupmoshë zë rreth 73 % të numrit të përgjithshëm të përdoruesve të Facebook në Shqipëri. Një zhbalancim i tillë moshor, flet edhe për një shkallë të lartë të “digital divide” mes grupmoshave të reja dhe atyre më të vjetra. Facebook-mania është kthyer në një tipar karakterizues për një pjesë të konsiderueshme të grupmoshave të reja. Kjo ka ndikuar në faktin që websajti i Facebook është i pari në radhitjen e websajteve më të vizituara nga shqiptarët, sipas renditjes së Alexa. Shkalla e penetrimit në raport me numrin e banorëve në këtë rrjet social është fare pranë mesatares së BE dhe më e lartë se ajo e vendeve të tilla si, Gjermani, Francë, Itali, etj. Faktorët që kanë ndikuar në këtë penetrim janë të shumtë, por një ndikim të madh mendohet të ketë patur nevoja për socializim dhe hapje e shoqërisë shqiptare, si dhe prirja e rinisë për të ndjekur mediat dhe teknologjitë e reja. Mes faqeve të Facebook që kanë më shumë fansa renditen faqe të artistëve, politikanëve, mediave, faqe të argëtimit dhe të modës, si dhe disa faqe të kompanive të tregtimit të kompjuterave. Kështu, sipas Socialbakers, faqja me më shumë fansa (1 760 182 fansa) është faqja e një kompanie kompjuterash e ndjekur nga ajo e artistit Ermal Mamaqi (1 684 322 fansa). Socialbakers sjell të dhëna edhe për renditjet sipas kategorive. Kështu në kategorinë “Brand”, faqet e Facebook me më shumë fansa në Shqipëri janë ato të disa kompanive të kompjuterave, të 11 Burimi: Facebook.com

Burimi: Facebook.com

11 Burimi: Facebook.com

Page 20: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

19

Nga i njëjti burim dalin të dhëna edhe lidhur me moshën e përdoruesve. Kështu, numri më i madh i përdoruesve, rreth 980 000 janë të moshës 18 – 34 vjeç. Kjo grupmoshë zë rreth 73 % të numrit të përgjithshëm të përdoruesve të Facebook në Shqipëri. Një zhbalancim i tillë moshor, flet edhe për një shkallë të lartë të “digital divide” mes grupmoshave të reja dhe atyre më të vjetra.

Facebook-mania është kthyer në një tipar karakterizues për një pjesë të konsiderueshme të grupmoshave të reja. Kjo ka ndikuar në faktin që websajti i Facebook është i pari në radhitjen e websajteve më të vizituara nga shqiptarët, sipas renditjes së Alexa. Shkalla e penetrimit në raport me numrin e banorëve në këtë rrjet social është fare pranë mesatares së BE dhe më e lartë se ajo e vendeve të tilla si, Gjermani, Francë, Itali, etj. Faktorët që kanë ndikuar në këtë penetrim janë të shumtë, por një ndikim të madh mendohet të ketë patur nevoja për socializim dhe hapje e shoqërisë shqiptare, si dhe prirja e rinisë për të ndjekur mediat dhe teknologjitë e reja.

Mes faqeve të Facebook që kanë më shumë fansa renditen faqe të artistëve, politikanëve, mediave, faqe të argëtimit dhe të modës, si dhe disa faqe të kompanive të tregtimit të kompjuterave. Kështu, sipas Socialbakers, faqja me më shumë fansa (1 760 182 fansa) është faqja e një kompanie kompjuterash e ndjekur nga ajo e artistit Ermal Mamaqi (1 684 322 fansa).

Socialbakers sjell të dhëna edhe për renditjet sipas kategorive. Kështu në kategorinë “Brand”, faqet e Facebook me më shumë fansa në Shqipëri janë ato të disa kompanive të kompjuterave, të ndjekura nga faqet e kompanive të telefonisë celulare në vend Vodafone dhe AMC. Në kategorinë “Celebrities” mbizotërojnë faqet e këngëtarëve

Page 21: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

20

të njohur, mes të cilëve në pesëshen e parë të renditjes janë sipas radhës: Ermal Mamaqi, Genta Ismajli, Bleona Qerreti, Alban Skënderaj dhe Elvana Gjata. Në kategorinë “Community”, në krye të renditjes është një faqe humori dhe argëtimi e titulluar “Jeta osh qef”, e ndjekur nga disa faqe të modës, të grupimeve atdhetare, etj. Në këtë kategori një rritje të shpejtë ka patur vitet e fundit një faqe që denoncon përmes fotografive dhe humorit pamje të ndryshme të realiteti shqiptar, e quajtur “Çudira shqiptare”. Kategorinë “Entertainment” e kryesojnë tre spektakle të njohura televizive siç janë “Apartamenti 2XL”, “Big Brother Albania” dhe “XFactor”. Në kategorinë e medias kryeson për numrin e fansave faqja e televizionit Top Channel, e ndjekur nga agjencia e lajmeve online NOA, televizioni Klan, portali “Lajmi i fundit”, etj. Në kategorinë “Society” kryesojnë faqet e tre politikanëve të njohur në vend, sipas radhës: Sali Berisha, Edi Rama dhe Lulëzim Basha.12

Një analizë e bazuar në renditjen e faqeve sipas kategorive do të ndihmonte shumë për të nxjerrë në pah prirjet e përdoruesve shqiptarë të Facebook, preferencat që i motivojnë ata, interesat që i bashkojnë më shumë dhe tematikat për të cilat ata shpenzojnë më shumë kohë. Në këtë këndëvshtrim mund të themi se disa nga fushat e informacionit që tërheqin më shumë përdoruesit shqiptarë të Facebook janë: teknologjitë e reja, argëtimi dhe humori, aktivizmi politik, trendi i modës, etj.

Më poshtë paraqitet renditja e përgjithshme e dhjetë faqeve që kanë më shumë fansa siç paraqitej ajo në datën 07 shkurt 2015 në renditjen e Social Bakers:

12 http://www.socialbakers.com/statistics/facebook/pages/total/ albania/

Page 22: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

21

Pas Facebook, rrjeti tjetër social më i ndjekur në vend është Twitter. Websajti i Twitter renditet i 34-ti ndër websajtet më të vizituara nga shqiptarët, sipas Alexa. Duhet thënë se Twitter, nga një pjesë e studiuesve konsiderohet më shumë si një platformë për microbloging se sa një rrjet social. Gjithsesi në perceptimin për këtë media sociale në Shqipëri, mbizotëron më shumë klasifikimi i tij si një rrjet social. Për këtë arsye ne po e analizojmë në kuadrin e rrjeteve sociale.

Edhe pse vjen pas Facebook nga shkalla e përhapjes në radhët e përdoruesve shqiptarë, përsëri Twitter mbetet me një penetrim të kufizuar në Shqipëri. Faqja më e vizituar, e cila është ajo e kryeminsitrit të vendit Edi Rama, nuk i kalon më shumë se 150 mijë fansa, një shifër kjo shumë me e vogël po ta krahasosh me faqen më të vizituar në Facebook.

ndjekura nga faqet e kompanive të telefonisë celulare në vend Vodafone dhe AMC. Në kategorinë “Celebrities” mbizotërojnë faqet e këngëtarëve të njohur, mes të cilëve në pesëshen e parë të renditjes janë sipas radhës: Ermal Mamaqi, Genta Ismajli, Bleona Qerreti, Alban Skënderaj dhe Elvana Gjata. Në kategorinë “Community”, në krye të renditjes është një faqe humori dhe argëtimi e titulluar “Jeta osh qef”, e ndjekur nga disa faqe të modës, të grupimeve atdhetare, etj. Në këtë kategori një rritje të shpejtë ka patur vitet e fundit një faqe që denoncon përmes fotografive dhe humorit pamje të ndryshme të realiteti shqiptar, e quajtur “Çudira shqiptare”. Kategorinë “Entertainment” e kryesojnë tre spektakle të njohura televizive siç janë “Apartamenti 2XL”, “Big Brother Albania” dhe “XFactor”. Në kategorinë e medias kryeson për numrin e fansave faqja e televizionit Top Channel, e ndjekur nga agjencia e lajmeve online NOA, televizioni Klan, portali “Lajmi i fundit”, etj. Në kategorinë “Society” kryesojnë faqet e tre politikanëve të njohur në vend, sipas radhës: Sali Berisha, Edi Rama dhe Lulëzim Basha.12 Një analizë e bazuar në renditjen e faqeve sipas kategorive do të ndihmonte shumë për të nxjerrë në pah prirjet e përdoruesve shqiptarë të Facebook, preferencat që i motivojnë ata, interesat që i bashkojnë më shumë dhe tematikat për të cilat ata shpenzojnë më shumë kohë. Në këtë këndëvshtrim mund të themi se disa nga fushat e informacionit që tërheqin më shumë përdoruesit shqiptarë të Facebook janë: teknologjitë e reja, argëtimi dhe humori, aktivizmi politik, trendi i modës, etj. Më poshtë paraqitet renditja e përgjithshme e dhjetë faqeve që kanë më shumë fansa siç paraqitej ajo në datën 07 shkurt 2015 në renditjen e Social Bakers:

Burimi: Socialbakers.com

12 http://www.socialbakers.com/statistics/facebook/pages/total/albania/

Burimi: Socialbakers.com

Page 23: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

22

Suksesi i përhapjes së rrjeteve sociale është i lidhur ngushtësisht me specifikat e vetë rrjeteve sociale si dhe me kontekstin kulturor në vend. Kështu, mes të tjerash, Twitter funksionon si një rrjet komunikimi disi vertikal, që do të thotë se, në një kuptim, është edhe në kundër-rrjedhë me vetë tipologjinë e mediave sociale në tërësi. Individi është në kërkim të ndjekësve të vet (followers) duke u ndodhur vetë në një pikë prijëse. Nga ana tjetër, po ky individ, bëhet ndjekës apo pasues i të tjerëve që ai zgjedh t’i ketë si pika prijëse. Praktika e twitting e zbut disi këtë vertikalitet në marrëdhënien dhe komunikimin online përmes Twitter, por nuk e eliminon atë.

Statistikat thonë se Twitter ka audiencë më të madhe në vendet me demokraci të zhvilluar. Kjo shpjegohet në një masë të konsiderueshme edhe me faktin se në këto shoqëri kemi një nivel reagimi dhe idealizmi më të lartë, si dhe një kulturë më të zhvilluar të ndjekjes së modeleve apo idhujve, qofshin këta edhe në politikë. Kurse në vendet ish-komuniste duket se njerëzit janë lodhur nga të qenit ndjekës apo pasues dhe tashmë parapëlqejnë më shumë një komunikim horizontal, si rreth një tavoline të rrumbullakët, ku nuk ka prijës. Kjo shpjegon deri diku edhe faktin që në Shqipëri Twitter është shumë më pak i përhapur, krahasuar me Facebook.

Nga ana e vet Facebook, edhe pse zbret shpesh në nivelin personal të komunikimit, me praktikën e vet të krijimit të një rrjeti miqsh (friends), bëhet më horizontal dhe ofron për individin më shumë baraspeshë dhe komoditet.

Nga rrjetet e tjera sociale, përhapje gjatë viteve të fundit ka patur edhe LinkedIn, i cili po profilizohet sidomos si një platformë e shkëmbimit të informacioneve që kanë të bëjnë me punësimin dhe interesat profesionale. Regjistrime ka edhe në rrjetin Google +. Por në të dy këto

Page 24: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

23

rrjete, numri i fansave të faqeve më të vizituara nuk i kalon 1000 vetë, duke bërë që këto rrjete të kenë një penetrim të ulët në shoqërinë shqiptare dhe rrjedhimisht edhe një ndikim të vogël në të.

3.2. Platformat e shkëmbimit të përmbajtjes

Kapacitetet e internetit dhe të Web 2.0 kanë mundësuar mes të tjerash edhe një pjesëmarrje të madhe të publikut në prodhimin e përmbajtjes që shpërndahet apo shkëmbehet online. Kjo pjesëmarrje ka sjellë lindjen e një përmbajtjeje të re informacioni që njihet me emrin “user generated content”. Platformat më të njohura të shkëmbimit të përmbajtjes së prodhuar nga përdoruesit apo nga mediat profesioniste janë ato të shkëmbimit të videove dhe të fotografive. Mes tyre, më të njohurat në Shqipëri janë YouTube, Instagram dhe Flickr.

Pas Facebook, media sociale më e përdorur në Shqipëri është YouTube. Websajti i YouTube renditet i pesti ndër websajtet më të vizituara nga shqiptarët sipas Alexa. Në hapësirën shqiptare në YouTube mbizotëron përmbajtja e krijuar dhe e shpërndarë nga mediat profesioniste, siç janë kanalet televizive Top Channel dhe Klan. Kanali i Top Channel në YouTube kryeson për numrin e abonentëve (subscribers) që arrin në 108 923 vetë, i ndjekur nga kanali i Klan TV që ka 60 083 abonentë. Por kanali i Klan kryeson për numrin e shikimeve të videove të ngarkuara që deri më 7 shkurt 2014 arrinte në rreth 70 milion shikime, i ndjekur nga Top Channel që kishte rreth 48 milionë shikime.13

13 Burimi: Socialbakers.com. Linku: http://www.socialbakers.com/statistics/youtube/channels/albania/page-1-2/

Page 25: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

24

Edhe kanalet e spektakleve apo emisioneve të veçanta kanë arritur të krijojnë një audiencë të konsiderueshme, mes të cilëve bie në sy spektakli “XFactor” i TV Klan që arrin në rreth 48 milionë shikime.14

Më poshtë paraqitet renditja e kanaleve kryesuese shqiptare të videove në YouTube sipas SocialBakers në datën 07 shkurt 2015:

14 http://www.socialbakers.com/statistics/youtube/channels/ albania/

në YouTube mbizotëron përmbajtja e krijuar dhe e shpërndarë nga mediat profesioniste, siç janë kanalet televizive Top Channel dhe Klan. Kanali i Top Channel në YouTube kryeson për numrin e abonentëve (subscribers) që arrin në 108 923 vetë, i ndjekur nga kanali i Klan TV që ka 60 083 abonentë. Por kanali i Klan kryeson për numrin e shikimeve të videove të ngarkuara që deri më 7 shkurt 2014 arrinte në rreth 70 milion shikime, i ndjekur nga Top Channel që kishte rreth 48 milionë shikime.13 Edhe kanalet e spektakleve apo emisioneve të veçanta kanë arritur të krijojnë një audiencë të konsiderueshme, mes të cilëve bie në sy spektakli “XFactor” i TV Klan që arrin në rreth 48 milionë shikime.14 Më poshtë paraqitet renditja e kanaleve kryesuese shqiptare të videove në YouTube sipas SocialBakers në datën 07 shkurt 2015:

Burimi: Socialbakers.com Pavarësisht nga numri i lartë i abonentëve apo i shikimeve në kanalet e mediave tradicionale, vështruar në total, kontribuesit më të mëdhenj në YouTube mbeten qytetarët me videot e tyre origjinale apo me ripostimet e videove të shumta që ata shkëmbejnë me të tjerët. Në listën e kanaleve kryesuese shqiptare të YouTube shihen edhe disa prej këtyre kanaleve të qytetarëve si: EndriM91 që ka mbi 870 mijë shikime, Romario Tila, Endri Kasmi dhe të tjerë që nuk shfaqen me emrin e tyre, por videot e të cilëve arrijnë në qindra mijëra shikime. Por mbetet problem postimi nga qytetarët i videove që janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, duke cenuar shpesh këtë të drejtë.

13 Burimi: Socialbakers.com. Linku: http://www.socialbakers.com/statistics/youtube/channels/albania/page-1-2/ 14 http://www.socialbakers.com/statistics/youtube/channels/albania/

Burimi: Socialbakers.com

Pavarësisht nga numri i lartë i abonentëve apo i shikimeve në kanalet e mediave tradicionale, vështruar në total, kontribuesit më të mëdhenj në YouTube mbeten qytetarët me videot e tyre origjinale apo me ripostimet e videove të shumta që ata shkëmbejnë me të tjerët. Në listën e kanaleve kryesuese shqiptare të YouTube shihen edhe disa prej këtyre kanaleve të qytetarëve si: EndriM91 që ka

Page 26: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

25

mbi 870 mijë shikime, Romario Tila, Endri Kasmi dhe të tjerë që nuk shfaqen me emrin e tyre, por videot e të cilëve arrijnë në qindra mijëra shikime. Por mbetet problem postimi nga qytetarët i videove që janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, duke cenuar shpesh këtë të drejtë.

Postimi i videove në YouTube po zbatohet edhe nga kompanitë shqiptare të marketingut dhe të biznesit. Këto të fundit po përdorin publikimin e videove në YouTube edhe si një kanal marrëdhëniesh me publikun. Bien në sy në këtë grup kanalet e YouTube të kompanive të telefonisë celulare. Një përhapje gjatë 2-3 viteve të fundit ka njohur edhe përdorimi i reklamave në fillim të videove të YouTube, si një kanal marketingu, i nxitur edhe nga politika komerciale e YouTube.

Kjo praktikë i ngjan disi përdorimit të reklamave nga mediat tradicionale, të cilat në një farë mënyrë e kanë lodhur audiencën. Studiuesit vënë në dukje se rimarrja e kësaj praktike nga YouTube mund të shkaktojë bezdi te vizitorët dhe largim të tyre.

Përsa i takon platformave të shkëmbimit të fotografisë, Instagram konsiderohet si më e përdorura në vend. Një nga arsyet për këtë është edhe rritja e numrit të përdoruesve të internetit përmes telefonisë celulare. Në një kohë të shkurtër, websajti i Instagram ka arritur të renditet i 28-ti mes websajteve më të përdorura nga shqiptarët, sipas Alexa.

Përdoruesit më të shumtë të Instagram janë grupmoshat e reja dhe emrat e njohur të artit dhe të muzikës. Edhe Flickr ka arritur të ketë një lloj përhapjeje në vend, por kjo platformë përdoret kryesisht nga organizatat e bizneset dhe më pak nga individët.

Page 27: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

26

3.3. Blogosfera shqiptare

Me shtrirjen dhe masivizimin e internetit nisën të shtohen edhe blogjet dhe forumet online në Shqipëri. Numri më i madh i blogjeve është krijuar dhe hostuar në platformat Wordpress dhe Blogspot. Sipas Alexa, në fillim të vitit 2015 websajti i Blogspot renditej i 41-ti mes websajteve më të vizituara nga shqiptarët, gjë që tregon se kjo platformë po përdoret gjërësisht nga bloguesit shqiptarë për krijimin dhe hostimin e blogjeve. Wordpress, nga ana e vet, renditet i 54-ti, por rritja e tij është e shpejtë, sidomos pas lançimit të platformës edhe në gjuhën shqipe.

Disa nga blogjet më të njohura dhe më të frekuentuara në Shqipëri janë krijuar nga gazetarë apo analistë të njohur, të cilët po e përdorin blogun e tyre edhe si një pikëtakim me fansat apo me pjesën tjetër të audiencës. Mes tyre nga më të njohurit është respublica.al. Ky blog është themeluar në 1 janar 2010 nga analisti i njohur i mediave shqiptare Mustafa Nano.

Nga pikëpamja formale, websajti funksionon si aktivitet i OJF Respublica. Duke tejkaluar natyrën e një blogu, websajti aktualisht ndjek dhe publikon edhe informacione për zhvillimet më të fundit. Leximet dhe komentet më të shumta të lexuesve i përkasin analizave, opinioneve dhe shkrimeve të kategorisë OP ED.

Blogje dhe forume të njohura

www.respublica.al

www.peizazhe.com

www.peshkupaujë.com

www. perpjekja.blogspot.com

www.forumishqiptar.com,

www.lapsi.al

Page 28: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

27

Mjaft aktiv në blogosferën shqiptare vazhdon të mbetet blogu peizazhe.com (ish xhaxhai.wordpress.com) i themeluar nga studiuesi dhe analisti i mediave Ardian Vehbiu.

Përveç kontributeve të shumta të themeluesit të vet, në blog botohen edhe mjaft postime të pjesëmarrësve apo kontributorëve të tjerë që paraqiten me emrat e tyre, por shpesh edhe më nofka apo pseudonime. Blogu është tepër aktiv në debatin për zhvillimet politike dhe sociale në vend dhe dallohet për nervin e angazhimit qytetar.

Një nga blogjet e para në gjuhën shqipe që mundësuan edhe themelimin e blogosferës shqiptare është edhe peshkupaujë.com. U krijua në dhjetor 2003 nga Penar Musaraj dhe Blendi Salaj. Një pjesë e përmbajtjes së botuar është krijuar nga stafi i blogut, por ka edhe shumë shkrime apo analiza që merren nga mediat e tjera online. Aktualisht blogu mbahet nga krijuesit dhe persona të tjerë të angazhuar më së shumti part-time si kontribues apo si moderatorë të blogut.

Edhe analisti i njohur Fatos Lubonja ka blogun e vet në adresën http://perpjekja.blogspot.com/. Në blog botohen kryesisht artikuj dhe analiza të botuesit të tij, të botuara edhe në media të ndryshme ose të shkruara posaçërisht për Perpjekja.

Në shtator të vitit 2014, dy analistë të njohur të mediave Andi Bushati dhe Armand Shkullaku krijuan një nga blogjet më të reja në adresën lapsi.al. Botuesit e kanë konceptuar më shumë si një portal lajmesh, por në mjaft aspekte websajti i ngjan një blogu të mirëfilltë.

Page 29: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

28

3.4. Platformat Wikis – projektet bashkëpunuese

Në korpusin e websajteve me përmbajtje të gjeneruar nga përdoruesit hyjnë edhe platformat bashkëpunuese, që zbatojnë praktikën “file-sharing” duke iu dhënë mundësi përdoruesve jo vetëm të ndajnë me të tjerët përmbajtjen e vet, por t’i japin mundësi gjithsecilit që të ndihmojë në redaktimin apo plotësimin e materialit të publikuar. Padyshim mes platformave të projekteve bashkëpunuese (të njohura ndryshe me emrin “platformat Wikis”), më e njohura është Wikipedia. Prej gati një dekade, në Wikipedia është krijuar edhe hapësira në gjuhën shqipe, në të cilën deri në 7 shkurt 2015 ishin botuar 52 154 artikuj. Të gjithë këta artikuj janë kontribute të qytetarëve shqiptarë apo të insitucioneve shqiptare që duan të pasurojnë përmbajtjen në shqip të Wikipedias.

Lidhur me kontribuesit e përmbajtjes në gjuhën shqipe në Wikipedia shkruhet:

“Komuniteti i Wikipedias në gjuhën shqipe përbëhet nga 70.192 përdorues të regjistruar, 256 prej të cilëve kanë kontribuar me të paktën një redaktim gjatë muajit të fundit, ndërsa 12 prej tyre gëzojnë privilegjet e burokratit dhe administratorit. Përdoruesit përbëjnë një shoqatë ku të gjithë anëtarët e saj koordinojnë veprimet e tyre për përmirësimin e artikujve, duke u konsultuar herë pas here në kuvend, duke diskutuar me njëri-tjetrin, por edhe duke bashkëpunuar në projekte të ndryshme.”15

Gjithsesi, informacioni në gjuhën shqipe i Wikipedia në disa raste vuan nga pasaktësi apo nga një trajtim amatoreks

15 http://sq.wikipedia.org/wiki/Faqja_kryesore

Page 30: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

29

i çështjeve apo eventeve. Edhe kontributi për përmirësimin e kësaj përmbajtjeje është i kufizuar, siç pohohet nga vetë redaksia e Wikipedia, e cila konfirmon se gjatë një muaji ka patur vetëm 256 pjesëmarrje për redaktim.

4. Mediat sociale dhe gazetaria

Mediat shqiptare të lajmit po vlerësojnë gjithnjë e më shumë rolin e mediave sociale si një kanal i rëndësishëm për rritjen e audiencës, përmes rritjes së trafikut referal që vjen nga këto media. Gjatë intervistave-pyetësorë me 39 drejtues apo përfaqësues të mediave, organizuar nga Insituti Shqiptar i Medias, të intervistuarve iu bë edhe pyetja: “Sa ndihmojnë mediat sociale për të shtuar vizitorët e website-it tuaj”. Përgjigjet tregojnë se në shumicën e mediave ndikimi i mediave sociale për rritjen e audiencës është i madh, siç rezulton edhe nga grafika e mëposhtme:

Sa ndihmojnë mediat sociale për të shtuar vizitorët e website-it tuaj

Mediat shqiptare të lajmit po vlerësojnë gjithnjë e më shumë rolin e mediave sociale si një kanal i rëndësishëm për rritjen e audiencës, përmes rritjes së trafikut referal që vjen nga këto media. Gjatë intervistave-pyetësorë me 39 drejtues apo përfaqësues të mediave, organizuar nga Insituti Shqiptar i Medias, të intervistuarve iu bë edhe pyetja: “Sa ndihmojnë mediat sociale për të shtuar vizitorët e website-it tuaj”. Përgjigjet tregojnë se në shumicën e mediave ndikimi i mediave sociale për rritjen e audiencës është i madh, siç rezulton edhe nga grafika e mëposhtme: Sa ndihmojnë mediat sociale për të shtuar vizitorët e website-it tuaj

Burimi: Cikli i intervistave me 39 drejtues apo përfaqësues të mediave online, organizuar nga Insituti Shqiptar i Medias në mars-prill 2014 Shumica e drejtuesve të mediave (22 nga 39) mendojnë se mediat sociale ndihmojnë shumë për rritjen e audiencës së një websajti lajmesh. Askush prej tyre nuk është skeptik lidhur me këtë rol të mediave sociale. Diferencë krijohet vetëm tek ato media që nuk kanë arritur t’i përdorin me efektivitet maksimal mediat sociale, dhe për këtë arsye, përgjigjja e drejtuesve të tyre është “disi”. Mediat kryesore shqiptare kanë faqet e tyre institucionale në Facebook dhe në Twitter, dhe një pjesë kanë faqet e tyre edhe në media të tjera sociale si YouTube, Google+, LinkedIn, Flickr, etj. Faqet që krijohen nga mediat e lajmit në këto media sociale, janë një pikëtakim i këtyre mediave me fansat, ndjekësit apo miqtë (friends) e tyre. Vetë mediat në websajtin e tyre nuk i kanë mekanizmat që të identifikojnë dhe të grumbullojnë në një hapësirë të vetme online lexuesit dhe dashamirësit, siç ndodh në rastin e faqes së tyre në rrjetet sociale. Nga monitorimi i kryer nga autori i këtyre radhëve në gusht 2014 në gjashtë websajte të lajmeve, rezulton se ato kanë faqet e tyre në media të ndryshme sociale. Në tabelën e mëposhtme, paraqiten mediat sociale ku secila prej këtyre mediave online ka krijuar faqet e veta: Mediat e lajmeve dhe prania e tyre në mediat sociale, gusht 2014

Nr Websajtet Mediat sociale Facebook Twitter YouTube Google + LinkedIn Instagram Pinterest

1 top-channel.tv √ √ √ √ √ √ √ 2 balkanweb.com √ √ √ √ - - - 3 shekulli.com.al √ √ √ √ - - - 4 panorama.com.al √ √ √ √ √ - -

Burimi: Cikli i intervistave me 39 drejtues apo përfaqësues të mediave online, organizuar nga Insituti Shqiptar i Medias në mars-prill 2014

Page 31: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

30

Shumica e drejtuesve të mediave (22 nga 39) mendojnë se mediat sociale ndihmojnë shumë për rritjen e audiencës së një websajti lajmesh. Askush prej tyre nuk është skeptik lidhur me këtë rol të mediave sociale. Diferencë krijohet vetëm tek ato media që nuk kanë arritur t’i përdorin me efektivitet maksimal mediat sociale, dhe për këtë arsye, përgjigjja e drejtuesve të tyre është “disi”.

Mediat kryesore shqiptare kanë faqet e tyre institucionale në Facebook dhe në Twitter, dhe një pjesë kanë faqet e tyre edhe në media të tjera sociale si YouTube, Google+, LinkedIn, Flickr, etj. Faqet që krijohen nga mediat e lajmit në këto media sociale, janë një pikëtakim i këtyre mediave me fansat, ndjekësit apo miqtë (friends) e tyre. Vetë mediat në websajtin e tyre nuk i kanë mekanizmat që të identifikojnë dhe të grumbullojnë në një hapësirë të vetme online lexuesit dhe dashamirësit, siç ndodh në rastin e faqes së tyre në rrjetet sociale.

Nga monitorimi i kryer nga autori i këtyre radhëve në gusht 2014 në gjashtë websajte të lajmeve, rezulton se ato kanë faqet e tyre në media të ndryshme sociale. Në tabelën e mëposhtme, paraqiten mediat sociale ku secila prej këtyre mediave online ka krijuar faqet e veta:

Faqet e websajteve të lajmeve në mediat sociale kanë shërbyer si një kanal frytdhënës i arritjes së audiencës. Igli Gjelishti, webmaster i top-channel.tv deklaronte në emisionin Top Show për mediat online në fillim të nëntorit 2014 se rreth 30 përqind e audiencës së websajtit top-channel.tv vjen nga rrjetet sociale, nga rekomandimet apo vlerësimet që bëhen në to për një artikull apo material video apo audio.

Por lidhur me faqet në mediat sociale, mbetet problem përditësimi i tyre, pasi shpesh ai është më i ngadaltë sesa

Page 32: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

31

Burimi: Monitorimi i kryer nga autori i këtij studimi në gusht 2014

Mediat e lajmeve dhe prania e tyre në mediat sociale, gusht 2014

123456

√√√√√√

top-channel.tvbalkanweb.comshekulli.com.alpanorama.com.alshqiptarja.comalbeu.com

√√√√√√

√√√√√√

√√√√√√

√√√√√√

√√√√√√

√√√√√√

Mediat socialeNr Websajtet

përditësimi i informacionit në websajtet përkatëse. Madje mund të ndodhë që për mediat sociale më pak të përdorura në Shqipëri, si LinkedIn apo Google +, përditësimi të vonojë edhe me javë apo muaj, duke humbur sensin e krijimit dhe ekzistencës së këtyre faqeve.

Përveç krijimit të faqeve të veta institucionale në rrjetet sociale, mediat e lajmit online po nxisin edhe përdoruesit që të ndajnë me të tjerët përmes profileve të tyre individuale shkrime apo materiale të ndryshme. Shumica e websajteve ofrojnë butonin “Share” për përdoruesit, i cili shërben si një urë që ata të kalojnë nga websajti në profilin e tyre individual dhe të ndajnë shkrimin apo materialin që ishin duke lexuar apo shikuar edhe me rrjetin e miqve personalë. Me këtë rast duhet përmendur një problem që duket se është i pranishëm në një pjesë të mediave shqiptare online: disa prej tyre nuk e bëjnë si duhet dallimin mes rolit dhe funksionit të faqeve të vetë mediave në rrjetet sociale dhe rolit e funksionit të opsioneve “share”. Në rastin e faqeve të mediave të lajmit

Page 33: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

32

në rrjetet sociale, janë pikërisht vetë këto media që ndajnë me rrjetin e miqve të tyre lajmet apo materialet më të fundit. Kurse butoni “share” që ofrohet për përdoruesit në këto websajte ka si qëllim që vetë përdoruesit të ndajnë lajmet apo materialet me miqtë e tyre. Kjo shpërndarje, potencialisht krijon shanse për një shumëfishim të numrit të atyre që informohen lidhur me një lajm apo material të botuar në një websajt lajmesh.

Në vitet e para kur kjo teknikë ndërvepruese nisi të ofrohej nga mediat shqiptare për përdoruesit e saj, entuziazmi ishte tepër i madh dhe dritaret për të bërë “share” qenë të panumërta. Siç e shihni në print-screen-in e mëposhtëm, në vitin 2010 shekulli.com.al ofronte “share” në 12 media sociale, një pjesë e të cilave mund të ishin të panjohura për publikun e gjerë.

Print-screen nga shekulli.com.al, datë 13.06.2010 Por me dizajnin e ri të aplikuar pak kohë më pas, këto opsione u pakësuan dhe tashmë në këtë media online ekziston vetëm opsioni “share” në Facebook, Twitter dhe Google +. Ndoshta një reduktim i tillë mund të shpjegohet edhe me faktin se praktikisht dy të tretat e mediave sociale që ofroheshin për “share” në vitin 2010 nuk njiheshin asokohe dhe nuk përdoren as sot nga përdoruesi shqiptar. Për këtë arsye në këtë websajt kanë mbetur vetëm tre rrjetet sociale që përdoren më shumë sot në Shqipëri. Ndërkohë vazhdon të ekzistojë edhe përvoja e përdorimit të një numri të madh të kanaleve për “share”. Kështu, top-channel.tv dhe panorama.com.al, përveç kanaleve më të njohura për “share”, si Facebook, Twitter dhe Google +, që ofronin deri në vitin 2010, në vjeshtën e vitit 2014 ofronin edhe një numër shumë më të madh kanalesh të tjera, gjithsej 294 kanale apo mundësi të ndryshme për shpërndarjen e një lajmi apo informacioni në internet (shih figurën në krah – printscreen nga top-channel.tv). Gjatë viteve të fundit vihet re edhe një prirje e përdorimit të mediave sociale si burim për informacionin e mediave të lajmit. Janë shtuar rastet kur në mediat profesioniste publikohen foto apo video të qytetarëve nga aktivitete apo ngjarje të ndryshme që vijnë nga platformat e shkëmbimit të përmbajtjes siç është YouTube. Kështu, në rastin e përmbytjeve në Jug të Shqipërisë në fillim të shkurtit 2015, mediat transmetuan në disa raste video të qytetarëve nga skenat e përmbytjeve. Por përdorimin më të madh si burim për mediat profesioniste të lajmit mediat sociale e kanë patur në lidhje me informacionin që vjen nga politika. Deklaratat apo statuset e politikanëve të ndryshëm në Facebook apo Twiter, tashmë shërbejnë shpesh si burime për lajmin politik. Informacioni që vjen nga profilet e politikanëve në rrjetet sociale po zëvendëson informacionin e deklaratave të shtypit të partive politike. Shumë politikanë, po e shmangin median si ndërmjetësuese në komunikimin me publikun dhe po krijojnë kanale të komunikimit të drejtpëdrejtë në mediat sociale. Në këto kanale ata përcjellin reagimin apo qëndrimin e tyre për

Print-screen nga shekulli.com.al, datë 13.06.2010

Por me dizajnin e ri të aplikuar pak kohë më pas, këto opsione u pakësuan dhe tashmë në këtë media online ekziston vetëm opsioni “share” në Facebook, Twitter dhe Google +. Ndoshta një reduktim i tillë mund të shpjegohet

Page 34: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

33

edhe me faktin se praktikisht dy të tretat e mediave sociale që ofroheshin për “share” në vitin 2010 nuk njiheshin asokohe dhe nuk përdoren as sot nga përdoruesi shqiptar. Për këtë arsye në këtë websajt kanë mbetur vetëm tre rrjetet sociale që përdoren më shumë sot në Shqipëri.

Ndërkohë vazhdon të ekzistojë edhe përvoja e përdorimit të një numri të madh të kanaleve për “share”. Kështu, top-channel.tv dhe panorama.com.al, përveç kanaleve më të njohura për “share”, si Facebook, Twitter dhe Google +, që ofronin deri në vitin 2010, në vjeshtën e vitit 2014 ofronin edhe një numër shumë më të madh kanalesh të tjera, gjithsej 294 kanale apo mundësi të ndryshme për shpërndarjen e një lajmi apo informacioni në internet (shih figurën në krah – printscreen nga top-channel.tv).

Gjatë viteve të fundit vihet re edhe një prirje e përdorimit të mediave sociale si burim për informacionin e mediave të lajmit. Janë shtuar rastet kur në mediat profesioniste publikohen foto apo video të qytetarëve nga aktivitete apo ngjarje të ndryshme që vijnë nga platformat e shkëmbimit të përmbajtjes siç është YouTube. Kështu, në rastin e përmbytjeve në Jug të Shqipërisë në fillim të shkurtit 2015, mediat transmetuan në disa raste video të qytetarëve nga skenat e përmbytjeve.

Por përdorimin më të madh si burim për mediat profesioniste të lajmit mediat sociale e kanë patur në lidhje me informacionin që vjen nga politika. Deklaratat

Print-screen nga shekulli.com.al, datë 13.06.2010 Por me dizajnin e ri të aplikuar pak kohë më pas, këto opsione u pakësuan dhe tashmë në këtë media online ekziston vetëm opsioni “share” në Facebook, Twitter dhe Google +. Ndoshta një reduktim i tillë mund të shpjegohet edhe me faktin se praktikisht dy të tretat e mediave sociale që ofroheshin për “share” në vitin 2010 nuk njiheshin asokohe dhe nuk përdoren as sot nga përdoruesi shqiptar. Për këtë arsye në këtë websajt kanë mbetur vetëm tre rrjetet sociale që përdoren më shumë sot në Shqipëri. Ndërkohë vazhdon të ekzistojë edhe përvoja e përdorimit të një numri të madh të kanaleve për “share”. Kështu, top-channel.tv dhe panorama.com.al, përveç kanaleve më të njohura për “share”, si Facebook, Twitter dhe Google +, që ofronin deri në vitin 2010, në vjeshtën e vitit 2014 ofronin edhe një numër shumë më të madh kanalesh të tjera, gjithsej 294 kanale apo mundësi të ndryshme për shpërndarjen e një lajmi apo informacioni në internet (shih figurën në krah – printscreen nga top-channel.tv). Gjatë viteve të fundit vihet re edhe një prirje e përdorimit të mediave sociale si burim për informacionin e mediave të lajmit. Janë shtuar rastet kur në mediat profesioniste publikohen foto apo video të qytetarëve nga aktivitete apo ngjarje të ndryshme që vijnë nga platformat e shkëmbimit të përmbajtjes siç është YouTube. Kështu, në rastin e përmbytjeve në Jug të Shqipërisë në fillim të shkurtit 2015, mediat transmetuan në disa raste video të qytetarëve nga skenat e përmbytjeve. Por përdorimin më të madh si burim për mediat profesioniste të lajmit mediat sociale e kanë patur në lidhje me informacionin që vjen nga politika. Deklaratat apo statuset e politikanëve të ndryshëm në Facebook apo Twiter, tashmë shërbejnë shpesh si burime për lajmin politik. Informacioni që vjen nga profilet e politikanëve në rrjetet sociale po zëvendëson informacionin e deklaratave të shtypit të partive politike. Shumë politikanë, po e shmangin median si ndërmjetësuese në komunikimin me publikun dhe po krijojnë kanale të komunikimit të drejtpëdrejtë në mediat sociale. Në këto kanale ata përcjellin reagimin apo qëndrimin e tyre për

Page 35: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

34

apo statuset e politikanëve të ndryshëm në Facebook apo Twiter, tashmë shërbejnë shpesh si burime për lajmin politik. Informacioni që vjen nga profilet e politikanëve në rrjetet sociale po zëvendëson informacionin e deklaratave të shtypit të partive politike. Shumë politikanë, po e shmangin median si ndërmjetësuese në komunikimin me publikun dhe po krijojnë kanale të komunikimit të drejtpëdrejtë në mediat sociale. Në këto kanale ata përcjellin reagimin apo qëndrimin e tyre për zhvillimet e ditës në politikë. Por praktika e përdorimit si burim informacioni të statuseve të politikanëve në mediat sociale, po krijon një lloj gazetarie që është e shkëputur nga terreni dhe që gjenerohet përpara ekranit të kompjuterave. Besueshmëria dhe standardet e kësaj gazetarie lënë shumë për të dëshiruar.

5. Mediat sociale dhe komunikimi politik

Në përpjekje për të modernizuar komunikimin politik, një pjesë e aktorëve të politikës shqiptare kanë nisur të jenë aktivë në mediat sociale. Subjektet politike shqiptare po e përdorin webin si një kanal të ri përcjellës të informacionit dhe të mesazheve, si një mjet për të komunikuar me përkrahësit e tyre, për të promovuar ide apo projekte të reja, për t’iu përgjigjur akuzave të kundërshtarëve, si dhe për mobilizim dhe pjesëmarrje në aktivitete apo fushata të ndryshme. Gjithashtu, interneti, po bën që politika të depërtojë edhe në disa kategori popullsie të konsideruara si të vështira për t’u arritur, siç janë për shembull, grupmoshat e reja. Në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, mesazhi politik po depërton edhe në rrjetet online të të rinjve, veçanërisht në Facebook. Në të njëjtën

Page 36: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

35

kohë interneti po zgjeron përfshirjen në debatin politik edhe të kategorive të tjera të popullsisë, duke dhënë një ndihmesë në procesin e demokratizimit të politikës.

Në komunikimin politik shqiptar, përdorim më të gjerë mes mediave sociale kanë sajtet e rrjeteve sociale që po shihen si një rrugë alternative për të komunikuar mesazhet e ditës apo për të zgjeruar rrethin e përkrahësve dhe të simpatizantëve. Duke njohur mundësitë e komuniteteve online, PD dhe PS kanë krijuar secila profilin e vet në Facebook.

Në profilin e PD në Facebook deri në datën 8 shkurt 2015 rezultojnë të jenë përfshirë 311 683 fansa. Kurse në profilin e PS deri në të njëjtën datë rezultojnë 157 685 fansa. Edhe pse ka një numër të konsiderueshëm fansash për të dy partitë kryesore në vend, sërish ky numër është më i vogël se sa numri i fansave që kanë liderët e këtyre partive. Ish-lideri i PD Sali Berisha ka grumbulluar në profilin e vet më shumë se 1 milion fansa. Kryeministri aktual Edi Rama ka 854 117 fansa kurse lideri aktual i opozitës, Lulëzim Basha ka 549 813 fansa.

Rrjeti tjetër social Twitter përdoret shumë pak nga PD dhe liderët e saj, kurse lideri i PS Edi Rama ka profilin më të ndjekur në këtë rrjet social, me 150 493 ndjekës. Gjithsesi Twiter mbetet një rrjet i frekuentuar pak nga përdoruesit shqiptarë, dhe ndoshta edhe ai pak popullarizim që ka është rrjedhojë e aktivizimit në këtë rrjet të liderit të majtë Edi Rama.

Në raste fushatash elektorale, partitë politike aktivizojnë edhe kanalet e tyre në YouTube, Instagram apo Flickr. Por përdorimi i tyre është relativisht i kufizuar. Kështu në kanalin e PD në YouTube gjenden të publikuara vetëm 240 video.

Page 37: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

36

Në përgjithësi partitë politike shqiptare i përdorin më shumë rrjetet sociale për të përcjellë qëndrime apo mesazhe politike të ditës. Përmes mediave sociale ato akuzojnë kundërshtarët e tyre politikë, denoncojnë veprimtari apo vendimmarrje të tyre ose reagojnë ndaj kritikave apo akuzave që iu adresohen. Përveç reagimeve apo mesazheve konstruktive, jo rrallë përmes rrjeteve sociale, dhe sidomos përmes Facebook përcillen nga politikanët edhe akuza të pabazuara apo fyerje dhe sulme personale, ose përdoren rrjetet sociale për reklamë negative apo për fushata virale të denigrimit të kundërshtarit.

Në këtë betejë Facebook-u, mediat dhe gazetarët vihen në kërkim të presë së tyre politike për të mbushur më pas edicionet e lajmeve.

6. Mediat sociale dhe aktivizmi social

Në ndjekje të trendit global të rritjes së kulturës së pjesëmarrjes përmes internetit, edhe në Shqipëri, komunitetet e aktivistëve online janë rritur gjatë viteve të fundit dhe po luajnë një rol të rëndësishëm në mobilizimin e publikut për kauza të rëndësishme sociale. Rast tipik i përmasave që mund të marrë aktivizmi social është krijimi në rrjetin social Facebook i lëvizjes “1 milionë shqiptarë kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri” në nëntor të vitit 2013. Në këtë kohë qeverisë shqiptare iu propozua nga SHBA që të lejonte shkatërrimin në territorin shqiptar të armëve kimike që do të vinin nga Siria. Ky propozim shkaktoi një lloj revolte dhe paniku kolektiv të bazuar në rreziqet e mundshme të këtij operacioni. Më 3 nëntor Aleanca Kundër Importit të Plehrave dhe shoqata

Page 38: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

37

të tjera ambientaliste organizuan protestën e parë. Protesta pati një jehonë shumë të madhe në rrjetet sociale. Në të njëjtën datë u themelua në Facebook edhe lëvizja “1 milion shqiptarë kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri” . Brenda dy javësh nga dita e krijimit, lëvizja arriti të grumbullojë 136.751 fansa ndërkohë që më shumë se 150.000 mijë të tjerë diskutonin për të, si dhe u publikuan 543 foto live nga protesta të cilat patën një shpërndarje në disa qindra mijëra profile online.16 Nën trysninë e kësaj lëvizjeje që nisi dhe u popullarizua përmes rrjeteve sociale, por që ia doli edhe të mbushte sheshet e Tiranës me protestues, qeveria u detyrua ta refuzojë propozimin e SHBA për t’i shkatërruar në territorin shqiptar armët kimike.

Një lloj jehone në rrjetet sociale kanë patur edhe disa fushata të aktivizmit online në mbrojtje të mjedisit, siç ishte fushata kundër importit të plehrave nga Italia, si dhe fushata të tjera në shërbim të kauzave të rëndësishme sociale. Gjithsesi aktivizmi social në hapësirën kibernetike shqiptare është ende në fazat e para dhe organizimet në të janë sporadike dhe të përkohshme.

7. Problematika etike e mediave online

Disa nga problemet etike më të theksuara me të cilat përballen rrjetet sociale dhe mediat online në Shqipëri janë ato që lidhen me cenimin e privatësisë dhe të të dhënave

16 Observatori Europian i Gazetarisë, Linku: http://al.ejo-online.eu/1665/mediat-e-reja-dhe-web-2-0/protesta-per-lendet-kimike-dhe-revolucioni-i-mediave-sociale

Page 39: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

38

personale, me përdorimim e gjuhës së urrejtjes apo të dhunës verbale, si dhe ndërmarrja e sulmeve personale apo denigrimi i figurës së tjetrit, shpesh duke përdorur edhe mundësinë që ofron interneti për të mbetur anonim në komunikimin online. Duhet thënë se hapësira ku janë më të pranishme dhe në një amplitudë më të lartë këto shkelje të etikës, është pikërisht hapësira e komenteve në blogje, në websajte apo në rrjetet sociale.

Problem i madh për hapësirën e komenteve mbetet moderimi i përmbajtjes së tyre dhe filtrimi i mesazheve joetike të shfaqura si në mediat sociale edhe në websajtet e lajmeve. Në ditët e sotme ekziston një debat lidhur me praktikën e njohur me emrin “News blogging” (blogim i lajmit). Disa autorë i konsiderojnë komentet që vijnë pas lajmeve si një formë blogimi. Për shembull, sipas Axel Bruns, “news blogging është praktika e të komentuarit të një lajmi përmes blogimit – qoftë ky një komentim për një raportim origjinal apo komentim për lajme që janë raportuar në burime të tjera”.17 Nëse do ta konsideronim praktikën e komentimit të lajmeve si një formë blogimi, atëherë mund të thoshim se ky lloj blogimi është mjaft i përdorur në Shqipëri dhe ekziston e praktikohet si në mediat sociale ashtu dhe në të gjitha websajtet e lajmeve.

Mediat shqiptare online përdorin disa lloj praktikash lidhur me menaxhimin e komenteve dhe botimin e tyre. Nga intervistat-pyetësor me 39 drejtuesit dhe përfaqësuesit e mediave online rezultonte kjo situatë lidhur me këto praktika:

17 Bruns, Axel, The practise of news blogging, Në: Bruns, Axel & Jacobs, Joanne, Uses of blogs, Peter Lang Publishing, New York, 2007

Page 40: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

39

Lidhur me komentet aplikoni…

A

B

C

D

5

12

18

4

botimin e menjëhershëm automatik pa moderim

botimin e menjëhershëm automatik të ndjekur me moderim

botimin vetëm pasi është lexuar dhe miratuar nga moderatori apo redaktori

nuk kemi hapësirë komenti

Burimi: Cikli i intervistave me 39 drejtues apo përfaqësues të mediave online, organizuar nga Insituti Shqiptar i Medias në mars-prill 2014

Siç shihet, praktikat janë të ndryshme, por shumica e mediave deklarojnë se kryejnë moderimin e komenteve dhe vetëm 5 media nuk kryejnë moderim të tyre, ndërkohë që 4 të tjera nuk kanë fare hapësirë komenti. Por duhet thënë se pavarësisht këtyre deklarimeve problemet etike janë të pranishme gati çdo ditë në një pjesë të konsiderueshme të komenteve të botuara në websajtet shqiptare të lajmeve. Vetëm top-channel.tv i qëndron linjës së ruajtjes së etikës dhe kryen moderim për çdo koment të botuar.

Situata e lejimit të komenteve joetike dhe e mungesës së filtrimit bëhet edhe më shqetësuese po të kemi parasysh që ato shfaqen edhe në mediat më të klikuara të lajmit online në Shqipëri dhe duke patur audiencën më të madhe, kjo neglizhencë gjeneron efekt shumë negativ në publik. Është i papërligjur regresi që kanë bërë në këtë pikë disa media, si shekulli.com.al, apo balkanweb.com, të cilat 2-3 vite më përpara kanë qenë shumë më të kujdeshme dhe kanë zbatuar një politikë filtrimi më të fortë ndaj shkeljeve

Page 41: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

40

të etikës. Kështu, në vitin 2010, shekulli.com.al, në rastin e komenteve joetike botonte vetëm emrin e komentuesit dhe në zonën e komentit vendoste shënimin e redaksisë: “Komenti është fshirë për arsye etike”. (shih print-screen-in më poshtë)

Print-screen nga shekulli.com.al, datë 17.10.2010 Kjo media ka qenë ndër të paktat media në Shqipëri që ka patur në redaksi edhe një ombudsman për etikën, por prej disa vitesh ky post nuk ekziston më në organigramën e burimeve njerëzore të kompanisë. Në debatin lidhur me këtë problematikë shqetësuese përsa i takon komenteve, paraqiten arsye të ndryshme, të përmbledhura më poshtë: Së pari, shumica e redaksive online nuk kanë krijuar ende asnjë lloj kodi etike apo kornize vetërregulluese për websajtin e tyre. Së dyti, një pjesë e redaksive nuk kanë burime njerëzore të angazhuara posaçërisht me moderimin e komenteve. Së treti, një pjesë e lejojnë me vetëdije këtë situatë, me argumentin se komentet rrisin numrin e vizitorëve të websajtit. Por ky argument i fundit bie, po të kemi parasysh faktin se websajti i lajmeve më i vizituar nga shqiptarët, top-channel.tv, deri në verën e vitit 2014 nuk ka patur fare hapësirë për koment. Zgjidhja më efektive në këto raste është hartimi i kodeve të etikës edhe për mediat online. Një shembull në këtë drejtim sjell shqiptarja.com, e cila është e para media online që ka krijuar një kod etike të plotë dhe bashkëkohor. Por, po kaq i rëndësishëm sa hartimi i kodeve të etikës, mbetet edhe zbatimi i tyre në praktikën e përditshme.

8. Përmbledhje ekzekutive Gjatë dekadës së fundit në Shqipëri është shënuar një rritje mbresëlënëse e nivelit të aksesit në internet. Sipas të dhënave të ITU (Internation Telecommunication Union) të cituara nga internetworldstats.com dhe Banka Botërore, më 30 qershor të vitit 2014 aksesi në internet në vend arriti në 60.10 % të popullsisë. Kjo shifër e vendos Shqipërinë në një nivel më të lartë se disa vende të rajonit, madje edhe se fqinjët e saj anëtarë të BE si Italia, Greqia apo Bullgaria. Një rol të madh në rritjen e aksesit në internet ka patur rritja e numrit të përdoruesve që e aksesojnë internetin përmes celularit. Sipas një raporti të AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), numri i përdoruesve të internetit broadband 3G në vitin 2013 arriti në 1 231 259 nga vetëm 283 249 që ishte në vitin 2011. Por ndërsa numri i përdoruesve që kanë akses në internet është rritur, shpejtësia e shërbimit të internetit është ende larg mesatares globale, dhe akoma më larg mesatares së vendeve të zhvilluara.

Print-screen nga shekulli.com.al, datë 17.10.2010

Kjo media ka qenë ndër të paktat media në Shqipëri që ka patur në redaksi edhe një ombudsman për etikën, por prej disa vitesh ky post nuk ekziston më në organigramën e burimeve njerëzore të kompanisë.

Në debatin lidhur me këtë problematikë shqetësuese përsa i takon komenteve, paraqiten arsye të ndryshme, të përmbledhura më poshtë:

Së pari, shumica e redaksive online nuk kanë krijuar ende asnjë lloj kodi etike apo kornize vetërregulluese për websajtin e tyre.

Së dyti, një pjesë e redaksive nuk kanë burime njerëzore të angazhuara posaçërisht me moderimin e komenteve.

Së treti, një pjesë e lejojnë me vetëdije këtë situatë, me argumentin se komentet rrisin numrin e vizitorëve të websajtit. Por ky argument i fundit bie, po të kemi parasysh faktin se websajti i lajmeve më i vizituar nga shqiptarët,

Page 42: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

41

top-channel.tv, deri në verën e vitit 2014 nuk ka patur fare hapësirë për koment.

Zgjidhja më efektive në këto raste është hartimi i kodeve të etikës edhe për mediat online. Një shembull në këtë drejtim sjell shqiptarja.com, e cila është e para media online që ka krijuar një kod etike të plotë dhe bashkëkohor. Por, po kaq i rëndësishëm sa hartimi i kodeve të etikës, mbetet edhe zbatimi i tyre në praktikën e përditshme.

8. Përmbledhje ekzekutive

Gjatë dekadës së fundit në Shqipëri është shënuar një rritje mbresëlënëse e nivelit të aksesit në internet. Sipas të dhënave të ITU (Internation Telecommunication Union) të cituara nga internetworldstats.com dhe Banka Botërore, më 30 qershor të vitit 2014 aksesi në internet në vend arriti në 60.10 % të popullsisë. Kjo shifër e vendos Shqipërinë në një nivel më të lartë se disa vende të rajonit, madje edhe se fqinjët e saj anëtarë të BE si Italia, Greqia apo Bullgaria. Një rol të madh në rritjen e aksesit në internet ka patur rritja e numrit të përdoruesve që e aksesojnë internetin përmes celularit. Sipas një raporti të AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), numri i përdoruesve të internetit broadband 3G në vitin 2013 arriti në 1 231 259 nga vetëm 283 249 që ishte në vitin 2011.

Por ndërsa numri i përdoruesve që kanë akses në internet është rritur, shpejtësia e shërbimit të internetit është ende larg mesatares globale, dhe akoma më larg mesatares së vendeve të zhvilluara.

Gjithsesi rritja e shkallës së aksesit të internetit në vend si dhe kapacitetet e Web 2.0 kanë sjellë një popullarizim

Page 43: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

42

të mediave sociale në Shqipëri. Mes rrjeteve sociale, më i përdoruri është facebook, i cili në fillim të vitit 2015 numëronte rreth rreth 1 340 000 përdorues. Nga këta, rreth 860 000 janë meshkuj, kurse rreth 480 000 janë femra, duke nxjerrë në pah një lloj mbizotërimi të numrit të përdoruesve meshkuj. Numri i meshkujve përdorues të Facebook është gati sa dyfishi i numrit të femrave. Kjo ndarje pasqyron edhe natyrën maskiliste të shoqërisë shqiptare.

Shumica e përdoruesve të Facebook janë të moshës 18 – 34 vjeç. Kjo grupmoshë zë rreth 73 % të numrit të përgjithshëm të përdoruesve të Facebook në Shqipëri. Një zhbalancim i tillë moshor, flet edhe për një shkallë të lartë të “digital divide” mes grupmoshave të reja dhe atyre më të vjetra.

Mes faqeve të Facebook që kanë më shumë fansa renditen faqe të artistëve, politikanëve, mediave, faqe të argëtimit dhe të modës, si dhe disa faqe të kompanive të tregtimit të kompjuterave. Kështu, sipas Socialbakers, faqja me më shumë fansa (1 760 182 fansa) është faqja e një kompanie kompjuterash e ndjekur nga ajo e artistit Ermal Mamaqi (1 684 322 fansa). Por numër të konsiderueshëm fansash kanë edhe liderët e partive kryesore në vend PD dhe PS.

Disa nga fushat e informacionit që tërheqin më shumë përdoruesit shqiptarë të Facebook janë: teknologjitë e reja, argëtimi dhe humori, aktivizmi politik, trendi i modës, etj.

Rrjetet e tjera sociale si Twitter, Google + apo LinkedIn kanë një penetrim relativisht të ulët në shoqërinë shqiptare dhe rrjedhimisht edhe një ndikim të vogël në të.

Nga platformat e shkëmbimit të përmbajtjes, përhapjen më të madhe në Shqipëri e ka YouTube. Websajti i YouTube renditet i pesti ndër websajtet më të vizituara nga shqiptarët sipas Alexa. Në hapësirën shqiptare në YouTube mbizotëron përmbajtja e krijuar dhe

Page 44: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

43

e shpërndarë nga mediat profesioniste, siç janë kanalet televizive Top Channel dhe Klan. Përhapje ka patur vitet e fundit edhe platforma e shpërndarjes së fotografive dhe videove Instagram. Por si në YouTube edhe në Instagram mbetet problem publikimi pa lejen e autorit i videove apo fotografive që janë të mbrojtura nga e drejta e autorit.

Me shtrirjen dhe masivizimin e internetit nisën të shtohen edhe blogjet dhe forumet online në Shqipëri. Numri më i madh i blogjeve është krijuar dhe hostuar në platformat Wordpress dhe Blogspot. Blogjet më të njohura dhe më të frekuentuara në Shqipëri janë krijuar nga gazetarë apo analistë të njohur, të cilët po e përdorin blogun e tyre edhe si një pikëtakim me fansat apo me pjesën tjetër të audiencës.

Mes platformave të projekteve bashkëpunuese (të njohura ndryshe me emrin “platformat wikis”), më e njohura në Shqipëri është Wikipedia. Prej gati një dekade, në Wikipedia është krijuar edhe hapësira në gjuhën shqipe, në të cilën deri në 7 shkurt 2015 ishin botuar 52 154 artikuj, nga rreth 70.192 përdorues të regjistruar. Por informacioni në gjuhën shqipe i Wikipedia në disa raste vuan nga pasaktësi apo nga një trajtim amatoreks i çështjeve apo eventeve.

Mediat shqiptare të lajmit po vlerësojnë gjithnjë e më shumë edhe rolin e mediave sociale si një kanal i rëndësishëm për rritjen e audiencës, përmes rritjes së trafikut referal që vjen nga këto media. Gjatë viteve të fundit vihet re edhe një prirje e përdorimit të mediave sociale si burim për informacionin e mediave të lajmit. Përdorimin më të madh si burim për mediat profesioniste të lajmit mediat sociale e kanë patur në lidhje me informacionin që vjen nga politika. Por praktika e përdorimit si burim informacioni të statuseve të politikanëve në mediat sociale, po krijon një lloj gazetarie që është e shkëputur nga terreni

Page 45: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

44

dhe që gjenerohet përpara ekranit të kompjuterave. Besueshmëria dhe standardet e kësaj gazetarie lënë shumë për të dëshiruar.

Përsa i takon aktivizmit social, ai ka njohur momente kulmore, si për shembull krijimi në rrjetin social Facebook i lëvizjes “1 milion shqiptarë kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri” në nëntor të vitit 2013. Një lloj jehone në rrjetet sociale kanë patur edhe disa fushata të aktivizmit online në mbrojtje të mjedisit, siç ishte fushata kundër importimit të plehrave nga Italia si dhe fushata të tjera në shërbim të kauzave të rëndësishme sociale. Gjithsesi aktivizmi social në hapësirën kibernetike shqiptare është ende në fazat e para dhe organizimet në të janë sporadike dhe të përkohshme.

Një sfidë për mediat sociale në Shqipëri mbetet edhe përballimi me problemet etike që janë të pranishme sidomos në hapësirën e komenteve, por edhe në postime të ndryshme. Disa nga problemet etike më të theksuara me të cilat përballen rrjetet sociale dhe mediat online në Shqipëri janë ato që lidhen me cenimin e privatësisë dhe të të dhënave personale, me përdorimim e gjuhës së urrejtjes apo të dhunës verbale, si dhe ndërmarrjen e sulmeve personale apo denigrimin e figurës së tjetrit, shpesh duke përdorur edhe mundësinë që ofron interneti për të mbetur anonim në komunikimin online.

Zgjidhja më efektive në këto raste është hartimi i kodeve të etikës edhe për mediat online. Një shembull në këtë drejtim sjell shqiptarja.com, e cila është e para media online që ka krijuar një kod etike të plotë dhe bashkëkohor. Por, po kaq i rëndësishëm sa hartimi i kodeve të etikës, mbetet edhe zbatimi i tyre në praktikën e përditshme.

Page 46: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

45

Burimet:

• Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Website: www.akep.al

• International Telecommunication Union, Website: http://www.itu.int/en/Pages/default.aspx

• Barometri Ballkanik i Medias – Shqipëria 2013, ISHM, Tiranë• Internet World Stats, Linku: http://www.internetworldstats.

com/stats4.htm • Banka Botërore, Linku: http://data.worldbank.org/indicator/

IT.NET.USER.P2 • Fjala e përfaqësuesit shqiptar në konferencën e ITU (International

Telecommunication Union) në Moskë në vitin 2001. Linku: http://www.itu.int/ITU-D/__e-strategy/internet/Seminars/Moscow/Docs/Albania%20TRA%20note.pdf

• Tartari, Alban, Interneti në Shqipëri dhe përdorimi nga media –histori dhe aktualitet, Studime Albanologjike, Botimi 5 “Historia e medias dhe mediatizimi i historisë”, Tiranë 2012

• Facebook, Website: www.facebook.com• Social Bakers, Website: www.socialbakers.com• Observatori Europian i Gazetarisë, Linku: http://al.ejo-online.

eu/1665/mediat-e-reja-dhe-web-2-0/protesta-per-lendet-kimike-dhe-revolucioni-i-mediave-sociale

• Wikipedia, Linku: http://sq.wikipedia.org/wiki/Faqja_kryesore• www.respublica.al• www.peizazhe.com• www.peshkupaujë.com • www. perpjekja.blogspot.com• www.forumishqiptar.com • www.lapsi.al

Page 47: Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri ...institutemedia.org/Documents/PDF/media sociale 2015-shqip per print.pdf · Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale

46