UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I DREJTËSISË
DEPARTAMENTI I TË DREJTËS CIVILE
DISERTACION
PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE
“DOKTOR”
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGTINË NDËRKOMBËTARE.
ASPEKTE TEORIKE-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR".
Tirane, 2018
i
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I DREJTËSISË
DEPARTAMENTI I TË DREJTËS CIVILE
DISERTACION
PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE
“DOKTOR”
TEMA
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË
NDËRKOMBËTARE. ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS
LEGJISLACIONIT SHQIPTAR".
KANDIDATI: UDHËHEQËS SHKENCOR:
MSc. Uarda ROSHI Prof. Dr. Zhaklina PETO
Tirane, 2018
ii
© E drejta e autorit: Uarda ROSHI
Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim,
përkthim, përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje,
depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim
cënues me çfarëdo lloj mjeti apo forme pa lejen përkatëse me shkrim të autorit
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE.
ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
iii
2018
Parathënie.
Ky punim ka si qëllim dhënien e një informacioni doktrinar në lidhje me
marrëveshjet e leasing-ut financiar në përgjithësi dhe atyre në nivel ndërkombëtar në
veçanti në kushtet e mungesës pothuajse totale të literaturës juridike dhe praktikës
gjyqësore shqiptarë në këtë fushë.
Leasing financiar është një nga kontratat më të debatuara nga e drejta private dhe ka
sjell vështirësi në shumë shtete në emërtimin e saj dhe në përcaktimin e rrëgjimit të
aplikueshëm (autonome apo jo). Nga përcaktimi i natyrës juridike varen një tërësi,
aspektesh të rëndësishme që influencojnë marrëdhënien juridike, prandaj përcaktimi i
kualifikimit më të përshtatshëm ka një rëndësi jo vetëm teorike dhe akademike por
veçanërisht praktike e kryesisht në transaksionet ndërkombëtare.
Në këtë punim do të interpretohen dhe analizohen problematikat më esenciale në
lidhje me marrëveshjet e leasing-ut financiar në tregtinë ndërkombëtare, instrumentet
që kanë kontribuar në harmonizimin dhe unifikimin e legjislacionit në këtë fushë, duke
u ndalur në mënyrë të veçante në Konventën UiO dhe ligjin model mbi leasing-un
financiar, gjithashtu synohet të sqarohen pikat e errëta të këtij procesi si dhe sukseset
e prospektivat e së ardhmes.
Një ndër arsyet e suksesit të leasing-ut, në praktikat tregtare është i lidhur
padyshim me elasticitetin e kësaj marrëveshje , element që ka kontribuar që industria
e leasing-ut të bëhet gjithnjë e më e sofistikuar, duke i dhënë jetë formave të shumta të
skemave juridike kontraktore me qëllim plotësimin sa më të mirë të nevojave të
bizneseve që operojnë në sektorë të ndryshëm. Në punim do të ndalemi në një analizë
të shkurtër të llojeve kryesore të shfaqjes së leasing-ut në praktikat tregtare të shteteve
të ndryshme, duke pasqyruar specifikat dhe karakteristikat e veçanta të secilës.
Gjithashtu i është kushtuar një rëndësi e veçantë sqarimit të disa aspekteve jo fort të
qarta në legjislacionin shqiptar në lidhje me këtë çështje.
Edhe pse çështja që është zgjedhur për tu trajtuar është një çështje
ndërdisiplinore, punimi fokusohet kryesisht në trajtimin e elementeve civil dhe tregtar,
pa anashkaluar elemente te aspektit ekonomik dhe fiskal të cilët janë trajtuar
shkurtimisht dhe në mënyrë modeste. Sigurisht që për shkak të limitit të kufizuar kohor
ky punim nuk mund të adresojë në mënyrë shteruese të gjitha problematikat që lidhen
me marrëveshjet e leasing-ut financiar ndërkombëtarë, por synohet dhe shpresohet që
ky punim të shërbej në nxitjen e debateve të mëtejshme në literaturën tonë juridike.
iv
Prindërve te mi,
Kujtimit dhe Silvanës!
v
Falenderime dhe mirënjohje !
Ky studim i realizuar me pasion dhe me kompetencë, është finalizimi i një pune
kërkimore disa vjeçare, e cila ka qenë e gjatë dhe me sfida të shumta. Nuk mund të
mohoj se ka pasur momente në të cilat kam menduar se ndoshta nuk do ja dilja dot, të
finalizoja me sukses këtë produkt të iniciuar me shumë dashuri dhe idealizëm. Finalizim
i cili nuk do të ishte bërë i mundur pa mbështetjen dhe këmbënguljen e shumë njerëzve
të cilët më kanë qëndruar pranë, më kanë duruar, dhe përkrahur nga momenti i fillimit
te punës e deri në marrjen e formës përfundimtare të këtij punimi, të cilët gjej rastin
ti falënderoj përzemërsisht dhe ti shpreh mirënjohjen time.
Mirënjohje dhe falenderim të sinqertë për udhëheqësen time shkencore Prof.
Dr. Zhaklina PETO për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme profesionale dhe
morale që më ka dhënë, për të realizuar me sukses ketë punim.
Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë ata të cilët më ndihmuan në
pasurimin e literaturës juridike dhe sigurimin e materialeve shkencore.
Mirënjohje për mikun dhe kolegun Prof. As. Dr Naim MEÇALLA dhe
administratoren e Kolegjit Universitar “Wisdom”, Ketrina PASKALI për besimin dhe
mbështetjen e vazhdueshme.
Falenderoj stafin e bibliotekës juridike "Antonio Cicu" dhe bibliotekës komunale
në Imola (BIM) për gadishmërinë, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, për sigurimin e
literaturës shkencore për realizimin me sukses të tezës së doktoraturës.
Falenderoj pafund familjen time për dashurinë, përkujdesjen, inkurajimin,
besimin, dhe përkrahjen e pakushtëzuar në çdo hap të jetës dhe në çdo iniciativë timen.
Dhe mbi të gjithë, frymëzimin dhe forcën time më të madhe, të shtrenjtin babain tim, për
sakrificën, punën e palodhur dhe vlerat e larta njerëzore. Ju dua shumë!
Me shumë dashuri faleminderit!
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018
ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
vi
Lista e shkurtimeve
DNP - E Drejtë Ndërkombëtare Private. (International Private Law).
LSHDNP - Ligji Shqiptar për të
Drejtën Ndërkombëtare Private.
(Albanian Law “On Private
International Law”.)
EFTA - Shoqata Evropiane
e Tregtisë së Lirë
(European Free Trade
Association.)
Sez. Comm - Seksioni Tregtar. (Commercial Section.)
BE - Bashkimi Evropian . (European Union.)
UNCITRAL - Komisioni i Kombeve të Bashkuara
i të Drejtës Tregtare Ndërkombëtare.
(United Nations Commission on
International Trade Law.)
LPI - Ligji Shqiptar për pronësinë
intelektuale.
(Albanian Law on Intellectual
Property.)
LLF - Ligji Shqiptar për qiranë financiare. (Albanian Law on Financial
Leasing.)
UiO - Konventa (UNIDROIT) për
leasing-un financiar ndërkombëtar.
(Unidroit Convention on
International Financial Leasing.)
HCCH - Konferenca e Hagës për të
drejtën ndërkombëtare private.
(Hague Conference on Private
International Law.)
OAS - Organizata e Shteteve te Amerikës. (Organization of American
States.)
UNCTAD - Konferenca e Shteteve të Bashkuara (United Nations Conference on
për tregëti dhe zhvillim. Trade and Development,)
WB - Banka Botërore. (World Bank.)
CLOUT - Çështje Ligjore te Teksteve te (Case law of UNCITRAL Texts.)
UNCITRAL
CISG - Konventa e Kombeve te Bashkuara (United Nations Convention on
për Kontratat e Shitjes Contracts for the International
Sale of Goods.)
PICC - Parimet UNIDROIT (UNIDROIT Principles)
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018
ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
vii
PECL - Parimet Evropiane të së Drejtës
Kontraktore
(Principles of European
Contract Law.)
LEASEEUROPE - Federata Evropiane e Shoqatave te
leasing-ut.
(The European Federation of
Leasing Company Associations)
FELALEASE - Federata latino-amerikane e
leasing-ut
(Federaciòn latino-americana
de leasing.)
ICC - Dhoma ndërkombëtare e tregtisë (International Chamber of
Commerce.)
UNIDROIT - Instituti Ndërkombëtar për
Unifikimin e të Drejtës Private
(International Institute for the
Unification of Private Law.)
ASSILEA - Shoqata Italiane e leasing-ut (Italian Leasing Association.)
Riv. it. Leasing - Rivista di leasing e
dell'intermediazione finanziaria
(Italian leasing and financial
intermediation magazine.)
k.c.sh - Kodi Civil i Republikës së
Shqipërisë
(Civil Code of the Republic of
Albania .)
k.c.i - Kodi Civil Italian (Italian Civil Code.)
GJED - Gjykata Evropiane e Drejtësisë (European Court of Justice.)
OKB - Organizata e Kombeve të
Bashkuara
(United Nations
Organizations.)
SHBA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (United States of America.)
It - Italian (Italian.)
UCC - Kodi Uniform Tregtar (Uniform Commercial Code.)
TVSH - Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (Value-added tax (VAT.)
SNK - Standardet Ndërkombëtare të
Kontabilitetit
(International Accounting
Standards (IAS.)
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018
ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
vi
TABELA E PËRMBAJTJES
Parathënie .................................................................................................................. iii
Dedikim ..................................................................................................................... iv
Falenderime dhe mirënjohje! ..................................................................................... v
Lista e shkurtimeve ................................................................................................... vi
Tabela e përmbajtjes…………………………………………......……..………..….viii
i.Hyrje ...................................................................................................................... xii
ii.Qëllimi dhe objektivat e studimit............................................................................. xiv
iii.Kufizime dhe vështirësi në realizimin e studimit. .................................................. xvi
iv.Risitë e punimit dhe rëndësia e punimit. ............................................................... xvii
v. Pyetjet kërkimore të punimit ................................................................................ xvii
vi.Metodologjia dhe metodat e kërkimt shkencor. .................................................... xviii
KAPITULLI I
NATYRA JURIDIKE E LEASING-UT FINANCIAR
1.1 Nocioni i leasing-ut financiar. Sqarim terminologjik .............................................. 1
1.2 Struktura dhe qëllimi i marrëdhënies juridike të leasing-ut financiare....................61.3 Origjina dhe evolimi i kontratës së leasing-ut financiar........................................131.4 Leasing financiar në tregëtinë ndërkombëtare......................................................151.5 Rëndësia e leasing-ut financiar. Avantazhet / Disavantazhet..............................201.6 Pikëpamje të përgjithshme mbi trajtimin fiskal dhe kontabël i leasing-ut
financiar. .. ..................................................................................................................23
.........................................................................
KAPITULLI II
MARRËVESHJA E LEASING-UT FINANCIAR NË PROCESIN E
UNIFIKIMIT TË SË DREJTËS PRIVATE
2.1 Unifikimi i të drejtës private. Qëllimi dhe nevoja për unifikim në fushën e leasing-
ut financiar në tregetinë ndërkombëtare ............. ........................................................232.2 Metodat tradicionale të unifikimit dhe harmonizimit.Metoda më e përshtatshme
për të prodhuar uniformitet në fushën e leasing-ut financiar.......................................30
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018
ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
vii
2.3 Instrumenta ndërkombëtare që kanë luajtur rol në harmonizimin dhe unifikimin e
rregullave në fushen e leasing-ut financiar ......... ......................................................322.4 Referimi tek arbitri nderkombetare dhe lex
mercatoria..................................................................................................................38.2.5 Përpjekjet për unifikim në fushën e leasing-ut financiar ndërkombëtar...............402.6 Efikasiteti i metodave te unifikimit te normave substanciale ne fushen e leasing-ut financiar: suksese dhe disa nga problematikat .... .........................................................43 2.6.1 Ligji Model mbi leasing-un financiar .. .............................................................
protokollet shtesë .......................................................................................................43
KAPITULLI III
E DREJTA MATERIALE UNIFORME E LEASING-UT FINANCIAR.
ÇËSHTJE QË LIDHEN ME FUSHËN E ZBATIMIT DHE DISPOZITA TË
PËRGJITHSHME.
PJESA I
KONSIDERATA TË PËRGJITHSHME MBI LEASING-UN FINANCIAR
NDËRKOMBËTARË SIPAS KONVENTËS UIO DHE LIGJIT MODEL.
3.1.1 Struktura e Konventes UiO ................................................................................. 48
3.1.2 Nocioni i leasing-ut financiar sipas Konventës UiO ......................................... 49
3.1.3 Objekti material i leasing-ut financiar ndërkombëtar. ..................................... 52
3.1.4 Karakteri ndërkombëtar i leasing-ut financiar .................................................... 53
3.1.5 Parimet e pergjithshme dhe influenca nga Konventa e Vjenës. (CISG) ............. 57
3.1.6 Interpretimi i Konventës UiO për leasing-un financiar ndërkombëtar. ............. 63
PJESA II
FUSHA E ZBATIMIT TË KONVETËS UIO.
3.2 Fusha e zbatimit ne Konventat e të drejtës materiale uniforme ............................. 68
3.2.1 Fusha e zbatimit rationae materiae e Konventës përcakton UNIDROIT mbi
leasing-un ndërkombëtar. .......................................................................................... 69
3.2.1.1 Kriteri pozitiv ............................................................................................ 70
3.2.1.2 Kriteri negativ .............................................................................................. 71
3.2.2 Zbatimi në kohë i Konventës UiO. .................................................................... 73
3.2.3 Zbatimi në hapsirë i Konventës (ratione loci) dhe zbatimi personal (ratione
personae)......................................................................................................................74
3.2.3.1 Zbatimi direkt (stricto sensu) i Konventës UiO.........................................74
3.2.3.2 Zbatimi indirekt i Konventës UiO...............................................................77
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018
ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
viii
3.2.4 Autonomia kontraktore e palëve nën vështrimin e Konventës UiO....................83
3.2.5 “Nderthurje’’ midis normave të konfliktit dhe normave materiale uniforme një
risi e Konventes UiO....................................................................................................90
PJESA III
MARRËDHËNIE KONTRAKTORE TRILATERALE & BALANCIMI
FUNKSIONAL I TE DREJTAVE DHE DETYRIMEVE TË PALËVE
3.3.1 Raporti juridik furnizues – leasingmarrës. Rëndësia e klasifikimit të
pretendimeve të leasingmarrësit ndaj furnizuesit për përcaktimin e ligjit të
zbatueshëm. ................................................................................................................ 96
3.3.2 Raporti juridik leasingdhënës – leasingmarrës. Të drejtat dhe detyrimet
kryesore të palëve....................................................................................................... 102
3.3.3 Marrëdhënia mes leasingdhënësit dhe palëve të treta. ...................................... 115
3.3.4 Vecoritë e kontratës së nën leasing-ut financiar. .............................................. 115
3.3.5 Dëmi kontraktor dhe shpërblimi i tij. ................................................................ 119
3.3.6 Kalimi i rrezikut në kontratën e leasing-ut financiar ....................................... 120
KAPITULLI IV
PROFILE KRAHASUESE TË LEASING-UT FINANCIAR
4.1 Llojet e leasing-ut në praktikat tregtare. Kriteret kryesore te klasifikimit. .......... 122
4.1.1 Klasifikimi i kontratave të leasing-ut financiar sipas natyrës së objektit. ..... 123
4.1.2 Klasifikimi i kontratave të leasing-ut financiar sipas natyrës së
subjekteve...............................................................................................................138
4.1.3 Klasifikimi i kontratave të leasing-ut financiarë sipas strukturës së
kontratës.......... .................................................................... ..................................139
4.2 Vështrim krahasues me legjislacionet e huaja. .................................................... 145
4.2.1 Leasing financiar në Itali ............................................................................... 146
4.2.2 Leasing financiar në Gjermani ..................................................................... 149
4.2.3 Leasing financiar në Francë .......................................................................... 153
KAPITULLI V
FISIONOMIA E KONTRATES SE LEASING-UT SIPAS LEGJISLACIONIT
DHE PRAKTIKËS TREGTARE NË SHQIPËRI
5.1 Leasing financiar në Shqipëri. Sqarim terminologjik sipas prespektivës
krahasuese. ................................................................................................................ 159
5.2 Vecoritë e kontratës së leasing-ut financiar. ...................................................... 163
5.3. Procesi në të cilin kalon marrëdhëniea juridike e leasing-ut financiar. .............. 170
5.4 Elementet e marrëdhënies juridike të leasing-ut financiar. ................................. 172
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018
ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
ix
5.4.1 Objekti i kontratës së leasing-ut financiar ..................................................... 172
5.4.2 Subjektet e kontratës së leasing-ut financiar ................................................. 174
5.4.3 Përmbajtja e kontratës së leasing-ut financiar. .............................................. 179
5.5Zgjidhja kontratës së leasing-ut ............................................................................ 186
5.5.1 Zgjidhja normale e kontratës së leasing-ut .................................................... 186
5.5.2 Zgjidhja e njëanshme e kontratës së leasing-ut. ............................................ 188
5.5.3 Pasojat e zgjidhjes së kontratës së leasing-ut ................................................ 194
5.6 Lidhja dhe ndryshim i kontratës së leasing-ut financiar nga kontratat e tjera. .... 196
5.7 Llojet e kontratave të leasing-ut financiar të parashikuara nga legjislacioni shqiptar.
Prespektivat e zhvillimit në të ardhmen. .................................................................. 200
5.8 Tregu i leasing-ut financiar në Shqipëri. .............................................................. 203
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
6.1 Përfundime ......................................................................................................... 208
6.2 Rekomandime. ................................................................................................... 226
BIBLIOGRAFIA
Botime dhe publikime .............................................................................................. 231
i. Literaturë: .............................................................................................................. 231
ii. Artikuj shkencor, disertacione, revista, studime. ................................................. 233
Legjislacion ............................................................................................................... 238
Jurisprudencë ............................................................................................................ 239
Sitografia ................................................................................................................... 240
Abstrakt .....................................................................................................................242
“
x
2018
Hyrje
Disertacioni që paraqitet është një hulumtim shkencor mbi kualifikimin dhe
përmbajtjen e marrëdhënies juridike të leasing-ut financiar, në planin teorik, shkencor
dhe praktik. Për të dhënë një kuptim sa më të plotë si, përsa i përket përmasës dhe
kompleksitetit të këtij institutit, ashtu dhe “hapësirës juridike-ekonomike", brenda të
cilit duhet të kontekstualizohet, i jemi referuar jo vetëm legjislacionit tonë kombëtar
por edhe në një vështrim krahasues me legjislacione të shteteve të tjera dhe të
legjislacionit ndërkombëtar.
Fjala “leasing” e ka origjinën nga folja në anglisht “to lease”1dhe nënkupton
një skemë kontraktore heterogjene, të karakterizuar në mënyrë të ndryshme në varësi
të nevojave të operatoreve ekonomikë, kontekstit në të cilin ato zhvillohen, natyrës së
sendit dhe modalitetit të angazhimit.2 Në të drejtën shqiptare përkufizimin e leasing-ut
e gjejmë në LLF33, ku përcaktohet se “Leasing financiar është marrëdhënia juridike,
sipas së cilës leasingdhënësi i blen furnizuesit një send të përzgjedhur nga
leasingmarrësi pranë furnizuesit dhe ia jep atë leasingmarrësit për ta përdorur për një
afat të caktuar, kundrejt një çmimi të caktuar në kontratë dhe, me mbarimin e afatit të
kontratës leasingmarrësi mund ta blej sendin, të vazhdojë ta mbajë me leasing për një
afat tjetër ose t’ia kthejë atë leasingdhënësit.” Në thelb, leasing financiar është një
marrëdhënie juridike e konceptuar për t’iu përgjigjur nevojave të tre palëve, e
përkatësisht: interesit të leasingmarrësit (për të përdorur një pajisje që i nevojitet),
interesit të leasingdhënësit (që përfiton një interes ekonomikë nga financimi) dhe
furnizuesit (që përfiton nga shitja e sendit dhe qarkullimi i mallit). Funksioni financues
materializohet në vënien në dispozicion të pajisjeve, duke shënuar në këtë mënyrë
kapërcimin në praktikat tregtare të financimit vetëm nëpërmjet një shume të hollash.
Suksesi i leasing-ut, në praktikat tregtare është i lidhur në mënyrë të veçante me dy
komponentë kryesorë:
1 Macmillian English Dictionary for advanced learners, 2007, fq. 856. “to lease… do të thotë të bësh një
marrëveshje sipas së cilës paguhet për të përdorur një ndërtesë, një tokë, një pajisje për një periudhë
kohe të caktuar”.
Oxford Advanced Learner’s Dictionary of current English, Oxford, 1991, fq. 710.
I ngjashëm me foljen në shqip “të japësh me qira”. Megjithatë siç do të trajtojmë dhe në vijim
pavarësisht ngjashmërisë në terminologjinë e përdorur mes leasing-ut dhe qirasë tradicionale, leasing
përmban një tërësi karakteristikash të veçanta që jo vetëm nuk ndeshen në kontratën e qirasë
tradicionale por që bien në kundërshtim me vetë natyrën e kësaj kontrate. 2 IMBRENDA. M, “Il leasing finanziario, Trilateralità funzionale ed equilibro del rapporto”, Studi monografici”, Napoli, Edizioni Scientifiche italiane 2005, fq. 9; citon “Praktika tregtare nëpërmjet përkufizimit të përgjithshëm të “kontratës së leasing-ut” identifikon skema të shumta dhe heterogjene kontraktore”. 3 Ligji nr. 9396, datë 12.5.2005 “Për qiranë financiare” i ndryshuar me: ligjin Nr. 9823, datë 29.10.2007, ligjin Nr. 9966, datë 24.07.2008. Në këtë punim në vend të termave qira financiare, qiramarrës, qiradhënës, kontratë qiraje, do të përdoren termat leasing financiar, leasingmarrës, leasingdhënës, kontratë leasing.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
xi
a) elasticitetin e marrëdhënies juridike; dhe
b) lehtësirat financiare;
Elementë këta që kanë kontribuar në shumëfishimin në mënyrë të habitshme të fushës
së zbatimit të saj. Në rrjedhën e viteve industria e leasing-ut është bërë shumë e
sofistikuar, duke i dhënë jetë formave të shumta të skemave juridike me qëllim
plotësimin sa më të mirë të nevojave të bizneseve që operojnë në sektorë të ndryshëm.
Kështu, në praktikat tregtare të vendeve të ndryshme nuk ndeshet një skeme juridike e
vetme e përgjithshme e leasing-ut, por një shumëllojshmëri modelesh të lidhura me të
njëjtin term, të shoqëruara me mbiemra të ndryshëm që kanë si emërues të përbashkët
profilin financiar (leasing financiar, leasing adoseé, leasing i subvencionuar, sale e
lase back, leasing tregtare, leasing bujqësor etj.)4 Përball një kornize të tillë llojesh e
nënllojesh kontratash leasing është evidente se përpara rregullimit analitik të
përmbajtjes së marrëveshjes së leasing-ut financiar është e nevojshme identifikimi dhe
konfigurimi juridik i kësaj skeme kontraktore. Për këtë qëllim duhet studiuar nëse të
gjitha marrëdhëniet juridike të përfshira nën çadrën e leasing-ut, gëzojnë karakteristika
analoge dhe nëse këto karakteristika janë të mjaftueshme për të karakterizuar këtë
skemë kontraktore si të pavarur.
Kjo çështje është veçanërisht e rëndësishme në ato shtete ku leasing nuk rregullohet
në mënyrë të posaçme dhe doktrina e jurisprudenca duhet të interpretojnë dhe
qartësojnë karakteristikat, fushën e zbatimit dhe përmbajtjen e kontratës. Megjithatë
polemikat mbi natyrën juridike dhe kualifikimin e leasing-ut financiar i hasim jo vetëm
në vendet në të cilat nuk është realizuar një rregullim organik leasing-ut, por edhe në
ato shtete ku pavarësisht rregullimit legjislativ, përkufizimi dhe rregullimi i fenomenit
të leasing-ut vazhdon të ketë kontradikta, përfshirë këtu dhe Shqipërinë.
Gjithashtu, zhvillimi i vrullshëm i marrëdhënieve tregtare mes shteteve, ka
gjeneruar një interes në rritje për marrëveshjet e leasing-ut financiar, megjithatë qasja
që ka pasur ky institut i ri juridikë në praktikën tregtare ndërkombëtare, nuk ka qenë e
lehtë për shkak të dallimeve të së drejtës materiale, të koncepteve dhe terminologjisë
në shteteve të ndryshme.
Rrjedhimisht procesi i harmonizimit dhe unifikimit në këtë fushë mori një rëndësi
të veçantë. Në këtë drejtim një vëmendje të veçantë meriton Konventa e leasing-ut
financiar ndërkombëtar e cila u nënshkrua në Otavë më 28 Maj të vitit 1988, pas një
veprimtarie përgatitore për rreth 14 vitesh me nismën dhe nën kujdesin e Institutit për
Unifikimin e te Drejtës Private (UNIDROIT), si dhe ligji model për leasing-un i cili u
miratua 20 vjet me vone në 13 nëntor 2008. Këto dy instrumente në mënyrë të
suksesshme kanë parashikuar një rregullim uniform në fushën e leasing-ut financiar.
Megjithatë, duhet theksuar se pavarësisht se leasing financiar ka pasur një
përhapje të shpejtë edhe në vendet në zhvillim, nuk mund të thuhet e njëjta gjë në
Shqipëri, ku pavarësisht se potenciali për zhvillim është i lartë, shkalla e rritjes së saj
4 IMBRENDA. M, “Il leasing finanziario, Trilateralità funzionale ed equilibro del rapporto”, vep. cit, fq.
911.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
xii
është shumë e ngadaltë dhe është fokusuar në një segment mjaft të ngushtë, me një
peshë të parëndësishme në ekonominë e përgjithshme të vendit.
i. Qëllimi dhe objektivat e studimit.
Në të drejtën private, leasing financiar, është një nga kontratat më të debatuara, për
shkak të natyrës dhe kualifikimit juridik. Për shkak të veçorive, që paraqet leasing
financiar, është e rëndësishme trajtimi i hollësishëm për të nxjerrë në pah
karakteristikat, veçoritë, elementët, formimin e kontratës, përkthimin e natyrës
ekonomike në pasoja juridike, efektet e zgjidhjes ose revokimit të njërës prej kontratave
(kontratës së furnizimit apo leasing-ut), problematika në lidhje me fushën e zbatimit
dhe normat e konfliktit, dallimet mes llojeve kryesore te leasing-ut.
Propozimi im për të trajtuar kontratën e leasing-ut financiar, u mbështet
gjithashtu në faktin se kjo temë nuk është trajtuar me parë dhe u mendua se do të jetë
një temë e vlefshme për studiuesit e të drejtës, me qëllim që të sqaroj, sado pak çështje
të errta apo boshllëqe në legjislacionin shqiptar.
Gjithashtu, nëse i referohemi LLF në nenin 8 § 2 parashikon se leasing financiar
ndërkombëtar rregullohet nga e drejta ndërkombëtare e leasing-ut financiar, dhe në
kushtet kur Shqipëria nuk ka nënshkruar Konventën UiO, dhe nuk ka adoptuar ligjin
model për leasing-un, thellimi i njohurive në këtë fushë ka rëndësi teorike, e
veçanërisht praktike për operatorët ekonomikë. Gjithashtu, mendoj se një trajtim i gjerë
dhe i thelluar i saj do të shërbejë si një bazë mbi të cilën do të ngrihen punimet e
ardhshme në këtë fushë.
Përcaktimi i objektivave nuk është një detyrë e thjeshtë, dhe për qëllime të këtij
punimi më është dashur të kaloj përmes shumë diskutimeve me kolegë, ekspertë të
fushës dhe profesorë të mi.
Ndër objektivat kryesore të këtij punimi janë:
→ Të trajtoj kualifikimin dhe natyrën juridike të leasing-ut financiar, si dhe shpjegoj
ndërvarësinë funksionale të kontratës së furnizimit dhe kontratës së leasing-ut financiar.
Në këtë optikë i është kushtuar një vëmendje e veçantë sqarimit të mekanizmit të
funksionimit të marrëveshjes trelaterale, si dhe mënyrën se si natyra ekonomike
përkthehet në pasoja juridike, në rregullimin dhe balancimin e të drejtave e detyrimeve
mes palëve. Janë sqaruar mjetet ligjore që i njihen leasingmarrësit, në raport me
furnizuesin, dhe sqarimin nëse këto pretendime do të klasifikohen si kontraktore apo
jashtëkontraktore. Nder të tjera, përcaktimi i kualifikimit juridik merr një rëndësi jo
vetëm teorike, por edhe një rëndësi të madhe praktike, pasi në varësi të tij, përcaktohen
dhe dispozitat e detyrueshme për palët.
→ Të analizojë procesin e unifikimit dhe harmonizimit te legjislacionit në fushën e
leasing-ut financiar ndërkombëtar, duke evidentuar problematikat, sukseset dhe
perspektivat e së ardhmes.
→ Të analizojë instrumentet kryesorë, që kanë kontribuar në harmonizimin dhe
unifikimin e legjislacionit në fushën e leasing-ut financiar.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
xiii
→ Të trajtoj leasing-un financiar sipas Konventës UiO nëpërmjet një analize
sistematike të elementeve, veçorive dhe problematikave më thelbësore, që lidhen me
fushën e zbatimit “ratione materia”, “ratione loci” dhe “at subjecti”.
→ Të analizojë problematikat, që lidhen me përmbajtjen e kontratës së leasing-ut
financiar ndërkombëtar, detyrimet e palëve, kalimit të rrezikut, mjetet ligjore në
dispozicion të palëve për të përmbushur detyrimet, si dhe shpërblimin e dëmit
kontraktor.
→ Të identifikojë format kryesore të shfaqjes së leasing-ut në praktikat tregtare, dhe
karakteristikat dalluese të tyre nga kontrata e leasing-ut financiar.
→ Të shpjegoj dallimin e kontratës së leasing-ut financiar me institutet e tjera të
ngjashme të së drejtës civile, dukë u bazuar kryesisht në natyrën juridike, si dhe
qëllimin e palëve në momentin e lidhjes së kontratës (shkaku i kontratës), në një analizë
të gjithanshme të elementeve të saj.
→ Të interpretoj kualifikimin e marrëdhënies juridike të leasing-ut sipas të drejtës
private shqiptare, dhe të vlerësoj nëse “klauzolat e veçanta” të përfshira shpesh në
marrëveshjet e leasing-ut financiar janë gjithmonë të drejta, dhe në të njëjtën linjë me
kualifikimin e dhënë, si për shembull: “mungesa çdo përgjegjësie të leasingdhënësit
për mos përmbushje ne lidhje me objektin e kontratës (mosdorëzimin ose dorëzimin me
vonesë, apo jo konform kontratës të objektit te leasing-ut), kalimi i rrezikut
leasingmarrësit, të drejtat e leasingdhënësit në rast mos përmbushje të detyrimeve nga
leasingmarrësi, etj.”
Në zgjidhjen e këtyre problematikave, por edhe të çështjeve tjera të analizuara,
kemi përshkallëzuar studimin, nga trajtimi i natyrës juridike-ekonomike të leasing-ut,
në analizimin e iniciativave dhe instrumenteve të miratuar në planin ndërkombëtar me
qëllim harmonizimin e legjislacionit në këtë fushë. Në punim evidentohen dallimet
kryesore mes Konventës UiO, ligjit model dhe legjislacionit shqiptar. Qasja, integrimi
dhe krahasimi i dispozitave të ligjit të brendshëm shqiptar me dispozitat e Konventës
Uio dhe të ligjit model është bërë me qëllim të përfitimit të një panorame të plotë të
rregullimit të leasing-ut në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, por edhe për të konstatuar
mundësitë për përmirësime.
Punimi vazhdon me tej në dhënien e një vështrimi krahasues të llojeve të
ndryshme të kontratës së leasing-ut dhe qëndrimet kryesore të mbajtur nga
legjislacionet e disa shteteve.
Trajtimi i aspekteve teorike-juridike të leasing-ut sipas të drejtës shqiptare, dhe
sqarimi i problematikave kryesore të ndeshura në këtë drejtim përmbyll këtë punim.
Qëllimi bazik i këtij punimi është ofrimi i një panorame të përgjithshme të
debatit dhe të zgjidhjeve të propozuara (nga legjislatori, doktrina dhe jurisprudenca)
për temën e përshkruar shkurtimisht më lartë sipas praktikës së vendeve që i përkasin
sistemit civil law Itali-së, Francës,dhe Gjermani-së.
ii. Kufizime dhe vështirësi në realizimin e studimit.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
xiv
Realizimi i këtij studimi përbën përpjekjen e parë serioze në trajtimin e
kontratës së leasing-ut financiar ndërkombëtar, për këtë arësye gjatë realizimit të tij u
përballa me disa vështirësi:
Së pari, nga studimi i literaturës, kam konstatuar mungesën e punimeve të
mirëfillta të doktrinës dhe mendimit shqiptar për kontratën e leasing-ut financiar në
përgjithësi dhe leasing-ut financiar ndërkombëtare, në veçanti. Për këtë arsyeje më
është dashur të punoj kryesisht me literaturë të huaj.
Së dyti, gjatë përdorimit të literaturës së huaj, jam ndeshur me terma të huaj (si
sale and lease back, leasing adosseé, leasing translativ etj). Këto terma nuk janë
përkthyer dhe përshtatur në gjuhën shqipe, por janë përdorur në gjuhen në të cilën ato
përdoren në praktikën tregtare ndërkombëtare. Kjo për faktin se marrëdhënia mes fjalës
dhe konceptit nuk qëndron e njëjtë në të gjitha gjuhët e botës, dhe përshtatja në gjuhën
shqipe rrezikonte ndryshimin e kuptimit.
Së treti praktika gjyqësore shqiptare, për marrëveshjet e leasing-ut financiar
është shumë e limituar, për të mos thënë inekzistente. Për këtë arsyeje më është dashur
të punoj kryesisht me vendime gjyqësore të gjykatave të huaja.5
Së katërti, jemi të vetëdishëm që prej fillimit të punës për hartimin e kësaj teze
se ky punim nuk mund të jetë shterues, sepse do të ishte e pamundur të trajtoj çdo
element të këtij instituti. Nuk është analizuar me detaje legjislacioni fiskal dhe lehtësirat
financiare të lidhura me kontratën e leasing-ut financiar, prandaj mbetet një fushë e
sygjeruar e kërkimit të mëtejshëm, avantazhet fiskale të leasing-ut financiar
ndërkombëtar. Gjithashtu mbrojtja e konsumatorit nuk është konsideruar në mënyrë të
vecantë në këtë punim, për arësyje se është jashtë fushëveprimit të pyetjeve kërkimore
që punimi parashtron për të shqyrtuar. Por duke qënë një çështje e rëndësishme në
tregtinë ndërkombëtare, veçanërisht me zhvillimin e teknologjisë dhe globalizimit, një
fushë e sugjeruar e kërkimit të mëtejshëm do të ishin transaksionet e leasing-u financiar
me palë konsumator dhe rregullat specifike të mbrojtjes së konsumatorit në tregtinë
ndërkombëtare në BE, dhe në Shqipëri.
Së pesti karakteri ndërdisiplinor dhe ndërthurja me institute dhe disiplina të tjera
përfaqëson njëkohësisht edhe sfidën kryesore të këtij punimi.
Punimi do të fokusohet kryesisht në trajtimin e elementeve juridike, pa
anashkaluar elemente te aspektit ekonomik të cilët janë trajtuar shkurtimisht dhe në
mënyrë modeste.
iii. Risitë e punimit dhe rëndësia e punimit.
25 Të paktat vendime që janë dhënë nga gjykatat shqiptare, nuk kanë dhënë një kontribut të
rëndësishëm në qartësimin e profileve më problematike të kontratës së leasing-ut financiar, (vendimi
nr. 1838/ 22.04.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; vendimi nr. 864/ 11.02.2009 i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë; vendimi nr. 2011/ 28.06.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë)
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
xv
Tema, strukturimi i saj dhe cështjet e zgjedhura për të trajtuar përbëjnë risinë kryesore
të këtij punim.
→ Punimi trajton një prej kontratave më te debatuara dhe me të interpretuara nga e
drejta private, e cila është analizuar në mënyrë të detajuar duke iu referuar jo vetëm
legjislacionit tonë, por edhe instrumentave ndërkombëtarë që kanë kontribuar në
procesin e unifikimit dhe harmonizimit në këtë fushë. Ky punim u realizua në
kushtet e mungesës së një punim të thelluar mbi këtë institut në Shqipëri.
→ Teza “Leasing financiarë në tregëtinë ndërkombëtare. Aspekte teoriko-juridike sipas
legjislacionit shqiptar” është aktuale dhe sjell rekomandime konkrete për
përmirësimin e legjislacionit shqiptar.
→ Ilustrimi i punimit me figura dhe tabela synon të ofroj një kuptim më të qartë të
mekanizimit të funksionimit të marrëveshjes së leasing-ut financiar, strukturës,
shkakut dhe natyrës juridike të saj.
→ Ky punim evidenton rolin e rëndësishëm të UNIDROIT, krahas organizatave të tjera
ndërkombëtare për promovimin e leasing-ut financiar në tregëtinë ndërkombëtare.
→ Nëpërmjet analizës së doktrinës dhe jurisprudencës së huaj evidentohen dhe
trajtohen profilet më problematike të leasing-ut financiar ndërkombëtar, që lidhen
me kalimin e rrezikut, mjetet juridike në dispozicion të leasingmarrësit në rast
mospërmbushje të furnizuesit, përgjegjësinë për shkak të produkteve, fushën e
zbatimit ratione loci, ratione materia dhe et subjecti etj.
→ Punimi ka vlera teorike dhe juridike, për arësyje se parashtron për herë të parë një
interpretim doktrinar bashkëkohor të leasing-ut financiar, duke evidentuar kuptimin
që ai mbart sot në Shqipëri, por edhe një prespektivë krahasuese me vendet e
zhvilluara, dhe aktet ndërkombëtare.
→ Një risi tjetër e punimit është analiza e vecantë që i kushtohet llojeve të veçanta të
leasing-ut, kritereve të klasifikimit të tyre, dhe karakteristikave dalluese me leasing
financiar. Këto kontrata po gjejnë zhvillim të shpejtë në sektorë të ndryshëm të
ekonomisë, dhe po shkojnë drejt tipizimit në shumicën e vendeve të zhvilluara.
iv. Pyetjet kërkimore të punimit
Çdo hulmëtim shkencor shtron disa pyetje kërkimore të përgjithshme, të cilat
shërbejnë për të përcaktuar qëllimin dhe drejtimet kryesore te projektit të hulumtimit.6
Në këtë projekt hulumtues do të trajtohet tre pyetje kërkimore shkencore të
përgjithshme, të cilat janë:
1. Cila është përmbajtja dhe natyra juridike e leasing-ut financiar?
6 MATTHEWS. B dhe ROSS.L ,“Metodat e Hulumtimit: Udhëzues praktik për shkencat sociale dhe
humane”, Qendra për Arsim Demokratik, Tiranë, 2010, fq. 57.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
xvi
2. A ka ndikuar aktiviteti i gjerë i UNIDROIT në harmonizimin dhe unifikimin e
legjislacionit në fushën e leasing-ut financiar?
3. A është e përshtatshme infrastruktura ligjore në Shqipëri për lulëzimin e
marrëveshjeve të leasing-ut financiar?
Përgjatë projektit hulumtues shfaqen gjithashtu disa problematika të veçanta, të cilave
synohet tu jepet përgjigje. Për këtë arsye pyetjet kërkimore shkencore të përgjithshme
do të shoqërohet me disa nen pyetje, si:
a) Cila është natyra juridike dhe kualifikimi i leasing-ut financiar?
b) Në kushtet, kur për leasing-un financiar është miratuar një Konventë dhe një
ligj model, shtrohet pyetet: Pse është i rëndësishëm unifikimi i leagjislacionit
ndërkombëtar në fushën e leasing-ut ? Cilat janë metodat tradicionale në proçesin e
harmonizimit te legjislacionit dhe cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e secilës prej
tyre?
c) Cilat janë disa problematikat kryesore në lidhje me fushën e zbatmit te
Konventës UiO? Si ndërveprojnë dispozitat e Konventës UiO me normat e të drejtës
ndërkombëtare private?
d) Cila janë elementet dhe veçoritë e marrëdhënies juridike leasing-ut financiar ?
e) Cilat janë mjetet juridike në dispozicion të palëve për të siguruar përmbushjen
e detyrimeve?
f) Cilat janë llojet kryesore të kontatës së leasing-ut. Cilat janë të veçantat dhe
karakteristikat dalluese nga leasing financiar.
g) Cilët ishin faktorët frenues të zhvillimit të leasing-ut financiar në praktikat
tregtare shqiptare?
h) Leasing duke qënë një term i lidhur ngushtësisht me një institut të ri, të krijuar
dhe të zhvilluar në një vend me gjuhë dhe traditë ligjore të ndryshme nga e jona a është
e nevojshme përkthimi i tij në gjuhën shqipe ?
i) A janë termat e përdorur (kontratë qiraje, qira financiare), të përshtatshëm për
të shprehur të njëjtin koncept të parashikuar nga legjislacioni anglo- sakson, dhe e drejta
ndërkombëtare ?
j) Kodi Civil ka përdorur termin kontrata e qirasë financiare (leasing), por a mund
të njësohen keto dy koncepte me njëra-tjetrën (leasing/qira financiare)?
v. Metodologjia dhe metodat e kërkimt shkencor.
Çdo hulumtim serioz kërkon së pari përcaktimin e metodologjisë që do të përdoret
për realizimin e tij, që ndryshon në varësi të fushës së studimit dhe rezultateve që
synohen të arrihen. Në këtë pjesë do të përshkruhen, fazat në të cilat ka kaluar
konceptimi i këtij punimi, tipet e metodave të zgjedhura për kryerjen e analizave nga
një perspektivë e caktuar, si dhe arsyet përse u zgjodhën pikërisht këto metoda7. Për të
7 Metodat e kërkimit janë një tërësi procedurash logjike dhe operative, të cilat lejojnë mbledhjen dhe
interpretimin e të dhënave për verifikimin e hipotezave të vendosura në planin kërkimor .
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
xvii
përmbushur qëllimin dhe objektivat e këtij kërkimi është përzgjedhur gërshetimi i disa
metodave kryesore :
→ Kërkimi doktrinar. Kjo metodë përfshin në vetvete procesin e mbledhjes
së materialeve shkencore si në format të shkruar, ashtu edhe në format elektronik, duke
përfshirë libra, monografi, artikuj shkencore, si dhe vendimeve gjyqesore të huaja, në
funksion të shkrimit dhe strukturimit të temës dhe sistemimit të zërave bibliografik. Për
shkak të literaturës shumë të kufizuar shqiptare në këtë fushë ky proces ka qënë i gjatë
dhe jo me pak sfida. Si bazë teorike për këtë punim ka shërbyer doktrina e huaj, gjetjet
e të cilëve janë përdorur në temën e doktoraturës për analizimin e problematikave të
veçanta, dhe për ti dhënë përgjigje pyetjeve kërkimore. Përzgjedhja e literaturës për
realizimin e këtij punimi është shtrirë mbi një numër të konsiderueshëm autorësh të
huaj, e vecanërisht doktrinës italiane dhe mbi një tërësi çështjesh të cilat janë gjykuar
nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, dhe nga gjykatat e shteteve të huaja. (Itali,
Gjermani, Francë, ShBA). Autorët më me zë të specializuar në fushën e këtij studimi,
gjetjet e të cilëve janë përdorur për realizimin e këtij punimi përfshijnë: Stanford. M,
Frignani. P, Mariani. P, Sultanov. M, Kronke, H., Goode, R., Sultanov. M., De Nova.
G, Clarizia. R etj. Ndërsa nga autorët shqiptarë ndër më të rëndësishmit përmendim
Pupe. E, Mustafaj. I, Nuni. A, Plaku.I, Tutulani.M, Katro. K, Mataj. R, Mucmataj. I.
Për ti dhënë përgjigje pyetjeve kërkimore shkencore dhe problematikave të
shtruara në fillim të këtij punimi i jemi referuar legjislacionit, jurisprudencës dhe
doktrinës ligjore në këtë fushë.
→Metoda përshkruese nëpërmjet së cilës është arritur shpjegimi, sqarimi dhe
kuptimi i plotë i çdo nocioni që mbart ky punim. Nëpërmjet kësaj metode jam përpjekur
të nxjerr në pah karakteristikat dhe vecoritë kryesore të kontratës së leasing-ut, natyrën
juridike, llojeve kryesore të saj si dhe sqarimin e termave dhe koncepteve të ndryshme
nga aspekte ligjore në ato praktike
→Metoda e analizës së legjislacionit dhe praktikës gjyqësore. Me qëllim
realizimin sa më të plotë të objektivave që synohen të përmbushen në këtë punim, jemi
mbështetur në metodën e analizës dhe sintezës së legjislacionit. Metoda e analizës së
legjislacionit shërben për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të teorisë dhe të
praktikës, nëpërmjet interpretimit të akteve ligjore dhe praktikës gjyqësore. Kjo metodë
shërben për të sqaruar paqartësinë e normave, vendosjen e tyre në një rend logjik dhe
për të analizar bashkëveprimin e tyre me norma të tjera. Nëpërmjet kësaj metode është
synuar gjithashtu formulimi i problematikave ligjore nëpërmjet analizës së kuadrit
normativ që shqyrtohet (Konventës UiO, ligjit model, legjislacionit të brendshëm).
→Metoda krahasuese. Metoda krahasuese ka qënë një shtyllë e rëndësishme në
strukturimin e këtij punimi. Kjo metodë është përdorur në interpretimin e Konventës
UiO në raport me ligjin material shqiptar dhe konkretisht me Kodin Civil, dhe LLF, si
dhe në krahasimi i dispozitave të Konventës UiO dhe të ligjit model për leasing-un.
Nëpërmjet këtij krahasimi është evidentuar shkalla e përqasjes dhe e dallimit ndërmjet
tyre. Metoda krahasuese është përdorur përgjatë gjithë punimit dhe vecanërisht në kreun
e katërt ku leasing financiar analizohet sipas legjislacionit të disa shteteve të zhvilluara
duke evidentuar të përbashkëtat dhe dallimet, në trajtimin e leasing-ut financiar mes
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
xviii
tyre. Kjo metodë është përdorur gjithashtu në analizimin në prespektivë krahasuese të
llojeve kryesore të shfaqes së leasingut në praktikat tregtare. Përdorimi i metodës
krahasuese synon jo vetem interpretimin e sakte shkencor të leasing-ut financiar në
driten e parashikimeve të legjislacioneve bashkëkohore, por edhe ofrimin e modeleve
për përmirësimin e këtij instituti në të ardhmen. Analiza krahasuese ka hedhur dritë mbi
forcën përhapëse të kontratës së leasing-ut.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
1
KAPITULLI I
NATYRA JURIDIKE E LEASING-UT FINANCIAR
“Wealth is in use, not ownership”
Aristoteli
PËRMBLEDHJE: Kapitulli i parë është konceptuar si një kapitull hyrës, dhe
synon të japë informacion bazik për prejardhjen historike, ekonomike dhe
konceptuale të leasing-ut financiar. Në këtë kapitull synojmë të shpjegojmë natyrën
e leasing-ut financiar dhe karakteristikat e tij në mënyrë që të hedhim bazat për
një trajtim më detajuar të raporteve kontraktuale mes palëve në kapitujt në vijim.
Për të arritur këtë qëllim është ndjekur një qasje induktive nëpërmjet së cilës
synohet studimi i aspekte të veçanta dhe përcaktimi në bazë të tyre i natyrës
juridike, ekonomike dhe kualifikimit më të saktë ligjor. Përcaktimi i natyrës
juridike të leasing-u financiar ka një rëndësi të veçantë jo vetëm teorike akademike
por kryesisht praktike dhe veçanërisht në të drejtën ndërkombëtare, me qëllim të
përcaktimit të dispozitave të detyrueshme, dhe qëllimit të vërtetë të palëve në
marrëveshjen e leasing-ut financiar. Fillimisht është trajtuar nocioni i leasing-ut
financiar, origjinat historike si dhe mekanizmi i funksionimit në praktikat tregtare
duke evidentuar dinamizmin dhe evolucionin që ka pësuar me kohë ky institut. Në
vijim është realizuar një analizë e përgjithshme e leasing-ut financiar sipas
Konventës dhe ligjit model te UNIDROIT. Pavarësisht se në këtë punim jemi
përqendruar kryesisht në trajtimin e aspekteve civile dhe tregtare të marrëveshjes
së leasing-ut financiar për të pasur një panoramë të plotë sigurisht që nuk mund
të anashkalonim dhe trajtimin modest të aspekteve fiskale dhe ekonomikë të saj.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të
Drejtësisë. Dhe së fundi është trajtuar rëndësia e marrëveshjes së leasing-ut
financiar si dhe avantazhet dhe disavantazhet në krahasim me kontratat
tradicionale apo metodat e tjera të financimit si dhe disa nga dallimet konceptuale
ne fushat ekonomike dhe juridike.
1.1 Nocioni i leasing-ut financiar. Sqarim terminologjik.
Kontrata e leasing-ut financiar si një institut i ri, produkt i praktikave
tregtare, i është imponuar tregut duke kapërcyer pengesa reale ose/dhe imagjinare
të hasura në legjislacione të shteteve që i përkasin sistemeve ligjore të ndryshme
dhe ka sjellë përfitime të shumta si përsa i përket sektorit privat ashtu dhe zhvillimit
të përgjithshëm të ekonomisë. Ashtu sikurëse dhe marrëdhënieve të tjera juridike
civile “krijesë” të praktikave tregtare me origjinë anglosaksone (factoring,
franchaising) leasing përfaqëson ne palnin fizionomik një marzh të lartë elasticiteti
në funksion të mbrojtjes së interesave të ndryshueshme të sektorit të biznesit që
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
2
materializohen ne shkembimet ekonomike dhe tregtare.8 Sipas autorit N. Lipari
:“leasing ka lindur dhe është zhvilluar nga praktikat tregtare jashtë një kuadri të
mirëpërcaktuar normativ e për këtë arësye nuk karakterizohet nga një strukturë e
ngurtë, duke qënë kështu vazhdimisht në qendër të debateve në lidhje me natyrën
juridike dhe pozicionin e saj në klasifikimin e kontratave.9 Përpara se të fillohet
me analizën analitike të leasing-ut financiar do të ishte e dobishme të jepet fillimisht
një përkufizim hyrës me qëllim që të krijohet një ide fillestare dhe të qartësohet
objekti i të gjithë kërkimit në vijim. Është e nevojshme për këtë qëllim, realizimi i
një sinteze të shpejtë lidhur me trajtimin e leasing-ut financiar duke ju referuar jo
vetëm legjislacionit tonë kombëtar por dhe në një vështrim krahasues me
legjsilacione të tjera të traditës civil law dhe common law si dhe të legjislacionit
ndërkombëtar.Vetëm në këtë mënyrë mund të perfitohet një nocion gjithëpërfshirës
si përsa i përket përmasës dhe kompleksitetit të këtij instituti, ashtu dhe "hapësirës
juridike-ekonomike", brenda të cilit duhet të kontekstualizohet.
Për të kuptur natyrën ekonomike të leasing-ut financiar mund ti referohemi,
inter alia, Rregullave Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK). Megjithëse, analiza
e tyre nuk është objekt i studimit në vazhdim, këto standarde përbëjnë një pikë
referimi të rëndësishme kur bëhet fjalë për të shpjeguar natyrën ekonomike të
kontratës së leasing-ut financiar. Sipas SNK 17 leasing financiar është një
marrëveshje sipas së cilës lesingdhënësi i kalon leasingmarrësit në këmbim të një
pagese, ose të një tërësie pagesash, të drejtën e përdorimit të aktivit për një periudhë
kohe te caktuar. Pra, leasing financiar është marrëveshja e cila transferon
leasingmarrësit, në mënyrë të konsiderueshme të gjitha rreziqet dhe përfitimet e
lidhur me pronësinë mbi një aktiv. Titulli i pronësisë eventualish mundet ose jo të
transferohet.10
Megjithëse kuptimi ekonomik është mjaft i qartë, shtrohet pyetja se deri në çfarë
pike i njëjti kuptim mund të përdoret edhe për rregullimin juridik të kontratës ?
Në skemën origjinale (i referohemi mënyrës së shfaqjes së fenomenit në
praktikën tregtare), leasingmarrësi përcakton sendin që synon të përdor dhe
leasingdhënësi e blen apo e ndërton pranë një subjekti të tretë (furnizuesit) për ti
kaluar më pas të drejtën e përdorimit nëpërmjet një kontrate leasing.
Kështu që si rregull, leasing financiar është një marrëdhënie trelaterale, e
karakterizuar nga një lidhje funksionale mes dy kontratash: kontrata e
8 IMBRENDA. M, “Il leasing finanziario, Trilateralità funzionale ed equilibro del rapporto”, vep. cit,
fq. 9. 9 LIPARI. N, “Leasing e vendita con patto di riservato dominio”, Milano, 1988, fq. 69. 10 SNK 17. Rregullore (KE) Nr. 1126/2008 e 3 Nentorit
2008. 11 LIPARI. N, vep cit, fq. 75-88.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
3
shitjes/furnizimit mes leasingdhënësit dhe furnizuesit dhe kontrata e leasing-ut
financiar mes këtij të fundit dhe leasingmarrësit. Përgjithësisht kohëzgjatja e
kontratës përkon me jetën tekniko-ekonomike të sendit. Ndërsa çmimi i kontratës
përkon me vlerën në treg të sendit përfshirë shpenzimeve te tjera plotësuese,
interesave dhe kompensimit të leasingdhënësit.11
Në një hipotezë të tillë qëllimi i vërtetë i marrëveshjes është më tepër fitimi
i pronësisë nëpërmjet skemës së shtyrë së pagesave, se sa përdorimi i sendit për një
periudhë kohe të caktuar. Pikërisht në këtë formë të leasing-ut parashikohet një
opsion për blerjen e sendit, në përfundim të kohëzgjatjes së kontratës, kundrejt një
çmimi simbolik. Pra, në tërësinë e tij, termi leasing është përdorur për të përkufizuar
një seri rastesh të cilat konkurojnë për të formuar fenomenin e “përdoruesit të
financuar”.1112
Ky funksion ekonomik shprehet nëpërmjet një skeme kontraktore
konsensuale, ku dorëzimi i sendit si një element thelbësor i perfeksionimit të
kontratës, merr rëndësi vetëm në fazën e ekzekutimit.13
Duke qenë se marrëdhënia karakterizohet nga natyra profesionale e sendeve (objekt
te kontratës)14, ky mjet financimi, si fillim lindi për të plotësuar nevojat specifike të
ekonomisë dhe biznesit për përdorimin e pajisjeve të kushtueshme me qëllim
realizimin me efikasitet të aktivitetit prodhues, pa bllokuar kapitalin e nevojshëm
për blerjen e tyre. Një sipërmarrës/biznes, për të plotësuar nevojat e tij për pajisje,
shpesh gjendet përpara zgjidhje të ndryshme juridike si: mund ti marr këto sende
me qira, ti blej me këste apo ti drejtohet bankës për financim. Megjithatë bëhet fjalë
për alternativa shpesh jo praktike dhe me leverdi. Për shembull, prodhuesi si rregull
i shet dhe nuk i jep me qira, për arsyeje se i duhet te rifitoj menjëherë kapitalin e
investuar. Blerja me këste, jo gjithmonë është e leverdishme dhe e këshillueshme
për arësyje se, për shkak të zhvillimit të vrullshëm të teknologjisë sipërmarrësi
mund ti ngelet nje send që i ka rënë vlera për shkak të vjetërsimit teknologjik. Së
fundmi, financimi nëpërmjet bankës është shpesh shumë i shtrenjtë dhe procedura
të ndërlikuara nuk i përgjigjet qëllimit të mësipërm duke qënë se qëllimi real i
sipërmarrësit nuk është pronësia fomrale mbi sendin sesa mundësia e përdorimit të
tij në kompaninë e vet për një periudhë më të shkurtër apo të gjatë kohore. Për këtë
arësyje leasing shpesh herë është zgjidhja më e përshtatshme: një kontratë e lidhur
mes shoqërisë leasing (leasingdhënësit) nga njëra anë dhe palës tjetër
(leasingmarrësit) e cila ka nevoj per pajisje për realizimin e veprimtarisë se saj nga
ana tjetër. “Një kontratë që nuk është qira tradicionale, nuk është shitje me këste,
nuk është hua apo financim bankar por një kombinim origjinal i elementeve të
11
12 D' ADDEZIO R. M, “Leasing in agricultura”, Torino, 1992, fq. 488. 13 MUNARI. A, “Il leasing finanziario nella teoria dei crediti di scopo”, Milano, 1989, fq. 102-136. 14 Nëse i referohemi juridsprudencës, gjykata e Kasacionit në Itali në fushën me leasing-un financiar përcakton “natyrën tregtare” dhe “karakterin profesionale” të kontratës. Për më shume shiko: Vendimin e Gjykatës së Kasacionit nr. 2198 datë 9 prill 1982.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
4
kontratave te mësipërme e lindur nga praktikat tregtare për të dhënë një përgjigje
të re dhe më shumë funksionale si për subjektet që përdorin sende me karakter
profesional por gjithashtu të atyre që i prodhojnë.”15 Në qoftëse nga njëra anë
sipërmarrësi fiton të drejtën për të përdorur pajisjet edhe se me shpenzime te tij dhe
duke marrë përsipër të gjitha rreziqet në lidhje me sendin, financuesi qëndron pronar
formal i sendit duke ruajtur ne këtë mënyrë nja garanci reale për kthimin e shumave
te investuara.16
Sot, shumë biznese nuk e marrin në konsideratë këshillën e Polonius për djalin
e tij, Laertin, në vlerësimin e politikave të investimit.17 Për dekada të tëra,
huamarrësit - kompanitë, tregtarët, dhe konsumatorët, gjithnjë e më tepër nevojës
për kapital në rast krize likuiditeti i kanë dhënë zgjidhje nëpërmjet leasing-ut të
pajisjeve. Marrëveshje leasing, mundëson një alternativë ndaj metodave
tradicionale të financimit. Për më tepër, huadhënësit - bankat, kompanitë financuese
dhe prodhuesit e pajisjeve konstatuan se leasing financiar i pajisjeve është po aq i
sigurt dhe fitimprurës sa edhe format e tjera te financimit.18
“Kontratat” , mekanizëm juridik i zhvilluar në abstraksion, di të riprodhohet
e të shumëfishohet në kontrata të veçanta të panumërta.19 Në praktikat tregtare të
vendeve të ndryshme nuk ndeshet një skeme juridike e vetme e përgjithshme e
leasing-ut, por një shumëllojshmëri modelesh të lidhura me të njëjtin term, të
shoqëruara me mbiemra të ndryshëm, që kanë si emërues të përbashkët, profilin
financiar. (leasing financiar, leasing i subvencionuar, leasing privat, leasing
bujqësor etj.)
Përball një kornize të tillë llojesh e nënllojesh kontratash leasing është
evidente se përpara rregullimit analitik të përmbajtjes së marrëveshjes së leasing-ut
financiarë është e nevojshme identifikimi dhe konfigurimi juridik i kësaj skeme
kontraktore. Për këtë qëllim duhet studiuar nëse të gjitha marrëdhëniet juridike të
përfshira nën çadrën e leasing-ut, përfaqësojnë karakteristika konstante dhe nëse
këto karakteristika janë të mjaftueshme për të karakterizuar këtë skemë kontraktore
si të pavarur duke e diferencuar nga kontratat tradicionale. Me qëllim për të
vendosur pak rregull në trajtimin në këtë punim mes klasifikimeve të shumta, në
thelb dallojmë 20:
a) Leasing operativ dhe leasing financiar. Ky dallim i referohet shkakut të
marrëdhënies dhe fokusohet në analizën e çmimit të paguar nga leasingmarrësi.
Në leasing-un operativ qëllimi i lidhjes së kontratës është përdorimi i sendit për
15 CAMPOBASSO.G, “Diritto commerciale”, vol. III, Torino, 2003, fq.145. 16 FERRI. G, “Manuale di diritto commerciale”, Torino, 2006, fq. 858 e në vijim. 17 SHAKESPEARE. W, HAMLET akt 1, sk. 3. “Të mos jesh as huamarrës as huadhënës”. 18 HEERMANN. W. P, “The Structure of Lessees' and Lessors', Remedies Regarding Finance Leases
of Equipment and Personal Property under United States and German Law”, fq 307. 19 VERMELLE G, (2008). “E drejta civile. Kontratat.Pjesa e posaçme.” Papirus, fq. 6. 20 G. SBISA, VELO. D, “La giurisprudenza sul leaisng in Europa” Giuffre editore, fq.3.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
5
një afat të caktuar, më të shkurtër se jeta tekniko-ekonomike e sendit, kundrejt
një pagese që i korrespondon vlerës së përdorimit (dhe jo vlerës së tregut të
sendit). Ndërsa në një kontratë leasing financiar qëllimi i lidhjes së kontratës
është përdorimi i sendit për një afat të caktuar, që zakonisht i korrespondon jetës
tekniko-ekonomike të sendit, apo një pjese thelbësore të saj kundrejt pagesave
periodike të shtrira në kohë të llogaritur në bazë të vlerës totale të sendit.
Figura 121 Leasing financiar dhe leasing operativ, karakteristikat dalluese.
a) Leasing i sendeve te luajtshme dhe leasing i sendeve të paluajtshme. Këto dy forma
diferencohen në varësi të objektit të marrëdhënies juridike, në varësi të faktit nëse
kemi të bëjmë me sende të luajtshme ose sende të paluajtshme. Ky klasifikim ka një
rëndësi të vecantë për sa i përket publicitetit dhe formaliteteve të kalimit të
pronësisë.
b) Leasing financiar i drejtëpërdrejtë (leasing i prodhuesit). Kjo formë diferencohet
nga llojet e tjera të kontratës së leasing-ut në bazë të subjektit që jep sendin me
leasing. Në hipotezën më të shpeshtë, leasingdhënësi është një sipërmarrës i cili
vepron si financues dhe blen apo ndërton sendin sipas kërkesave të leasingmarrësit.
Pra, cilësitë e furnizuesit dhe leasingdhënësit shkrihen në një subjekt të vetëm duke
qënë se është vetë prodhuesi që prodhon dhe jep sendet me leasing. E veçanta e këtij
klasifikimi qëndron në faktin se në raport me llojet e tjera të leasing-ut financiar
zbehet funksioni financues.
c) Lease and sale-back – Kjo formë e leasing-ut financiar diferencohet nga llojet e
tjera për arësyje se është vetë leasingmarrësi që i shet leasingdhënësit sendet me
qëllim për ta rimarr sërisht disponueshmërinë nëpërmjet një kontrate leasing.
Pavarësisht se kjo kontrate nuk ndikon në aspektet e përgjithshme të rregullimit të
21 Burmi IFC, 2004.
Vlera aktuale e pagesave minimale të leasing-ut është më madhe ose në thelb e barabartë me vlerën e sendit.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
6
leasing-ut financiar, ndikon te disa aspekte te veçanta si garancite (dhe te drejta te
tjera) për të metat e sendit.
Normalisht ky është një klasifikim hyrës i përgjithshëm për arësyje se nuk merr
parasysh të gjitha variantet e mundshme të çdo profili, dhe kombinimet e mundshme
mes rasteve të specifikuara më sipër. Megjithatë konsiderohen të mjaftueshme për të
konstatuar papërshtatshmërinë për tiu referuar zgjidhjeve unike dhe përmbledhëse, të
kontratave tipike të parashikuar nga Kodi Civil.
1.2 Struktura dhe qëllimi i marrëdhënies juridike të leasing-ut financiar.
Skema negociuese e leasing-ut financiarë të cilës i korespondon kjo teknikë
homologe investimi, është e lidhur me eksperiencën juridike dhe tregje të maturuar në
një ambient të ndryshëm nga sistemi ynë ligjorë.22 Kjo rrethanë ka kontribuar
vazhdimisht që leasing financiar të zhvillohej jo si një dublikatë i kontratës së shitjes
me këste, kredisë, ose qirasë së thjeshtë tradicionale, duke mos qënë një skemë fiskale,
ky institut i ri është zhvilluar në Evropë si një formë kontraktore sui generis .23
E paraqitur skematikisht në figurën e mësipërme leasing financiar është e
pozicionuar mes qirasë dhe financimeve tradicionale.
Figura 224 - Pozicioni i leasing-ut financiar në klasifikimin e kontratave.
Në thelb, leasing financiar është një marrëdhënie juridike e konceptuar për t’iu
përgjigjur nevojave të tre palëve, e përkatësisht: interesit të leasingmarrësit (për të
përdorur një pajisje që i nevojitet), interesit të leasingdhënësit (që përfiton një interes
ekonomikë nga financimi i blerjes) dhe furnizuesit (që përfiton nga shitja e sendit dhe
qarkullimi i mallit).25 Përcaktimi i mësipërm përdoret vetëm me qëllim të prezantimit
22 IMBRENDA. M, “Il leasing finanziario, Trilateralità funzionale ed equilibro del rapporto”, vep. cit, fq 7. 23 RUOZI. R, “Il leasing: origine, evoluzione, e sviluppi futuri”, in R. RUOZI e A. CARRETTA, Manulae del leasing, Milano 1984, fq. 7. 24 CARRETTA. A, I quaderni di Assilea 13, “Il leasing operativo”, fq. 8. 25 ALBANESE. M, ZEROLI. A, “Leasing e Factoring” 2012, fq.27-28.
Financim
qira tradicionale
leasing operativ
leasing financiar
financimet tradicionale
Përdorim
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
7
të objektit që do të trajtohet gjerësisht në vijim, duke thjeshtëzuar një tërësi elementesh
karkterizues që në praktikën tregtare ndërkombëtare marrin një rëndësi të vecantë.
Të trajtosh leasing financiar pa specifikuar fillimisht natyrën juridike dhe llojin e
marrëdhënies juridike të cilës i referohet është pra një non sens, dhe as nuk mund të
konsiderohet gjithëpërfshirës pozicionimi i saj në kontratat e kalimit të përkohshëm të
së drejtës së nëndorësisë dhe të përdorimit të një sendi të caktuar, kundrejt një
shpërblimi.
Për këtë qëllim është e nevojshme të analizohet mekanizmi i funksionimit dhe
qëllimi i marrëdhënies juridike të leasing-ut financiar. Leasing financiar në praktikat
tregtare të sistemeve të ndryshme ligjore ka ndjekur një praktikë pothuajse homogjene
zbatimi, një “bërthamë të përbashkët”, duke e vënë theksin në vënien në jetë të një
tërësie veprimesh të nevojshme për realizimin e saj. Për tu përkufizuar si leasing
financiarë kërkohet prania dhe konkurrimi i elementeve të organizuar në mënyrë
kronologjike në fazat e poshtë përmendura: 26
1. Leasingmarrësi i ardhshëm hyn në kontakt me mjë furnizues dhe identifikon sendin
për të cilin ka nevojë duke specifikuar të gjitha karakteristikat dhe vecoritë që bëjnë
të mundur dallimin e tij dhe negocion për çmimin.
2. Pasi ezaurohet kjo fazë leasingmarrësi kontakton me një subjekt që ushtron
veprimtari të leasing-ut financiar të quajtur leasingdhënës dhe i kërkon blerjen e
sendin të zgjedhur prej tij pranë furnizuesit dhe kalimin e te drejtës së përdorimt
dhe nëndorësisë mbi të.
3. Kjo kërkesë merr vlerën e një propozimi kontraktor i cili përmban të gjitha
elementet thelbësorë të kontratës dhe prodhon efekte juridike vetëm pas pranimit
nga ana e leasingdhënësit 27.
4. Leasngdhënësi e vlerëson në kompleks propozimin e leasingmarresit dhe nëse bie
dakord për të gjitha kushtet kjo fazë konkretizohet me hartimin dhe lidhjen e
kontratës së leasingut financiar mes tyre:
5. Leasingdhënës më pas lidh me furnizuesin kontratën e furnizimit, dhe njofton me
shkrim furnizuesin për blerjen e sendit me qëllim dhënien me leasing.
6. Palët me marrëveshje në kontratën e leasingut financiar mund të parashikojnë që
dorëzimi i sendit të bëhet nga leasindhënësi. Nese diçka e tille nuk eshte parashikuar
sendi i dorëzohet leasingmarrësit nga furnizuesi në vendin, kohën dhe mënyrën e
caktuar në kontratë e furnizimit. Gjatë kohëzgjatjes së kontratës së leasing-ut
financiar leasingmarrësit i kalojnë të gjitha rrisqet dhe perfitimet e lidhura me
sendin, ndërkohë që leasingdhënësi ruan titullin e pronësisë.
Ashtu sikurëse në legjislacionin tonë, në pothuajëse të gjitha sistemet ligjore në
përfundim të afatit të kontratës leasingmarrësi mund të zgjedh mes tre alternativave :
a) të ushtrojnë opsionin e blerjes;
b) të vazhdojnë ta posedoj sendin për një afat tjetër;
26ALBANESE. M, ZEROLI. A, “Leasing e Factoring” , vep. cit, fq. 27-28. 27 Ibidem fq. 27-28.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
8
c) tia kthejnë sendet leasingdhënësit.
Në përgjithësi, në përkufizimin legjislativ te leasing-ut, kontrata i referohet natyrës
profesionale të mallrave, si në Francë, Belgjikë, Spanjë, Brazil dhe në disa ligje, siç
është ligji grek, i cili gjithashtu përfshin pajisjet e përdorura për ushtrimin e një
aktiviteti profesional; Nuk është ndjekur e njëta rrugë nga legjislatori shqiptar, i cili
përfshin si objekte te leasing-ut te gjitha sendet pavarësisht destinimit te tyre profesional
apo për konsum.
Nga kontata e leasing e lidhur midis leasingdhënësit dhe leasingmarrësit, duhet të
trajtohet e ndarë kontrata e shitjes ose furnizimit e lidhur midis leasingdhënësit dhe
furnizuesit, nëpërmjet të cilës leasingdhënësi blen apo i porosit furnizuesit sendin për
të cilin leasingmarrësi ka nevojë, duke mbajtur gjithmonë parasysh se është ky i fundit
që përcakton karakteristikat teknike të sendit, zgjedh furnizuesin dhe që negocion me
këtë të fundit përmbajtjen e kontratës, (çmimin, kohën e dorëzimit, karakteristikat e
sendit), duke e limituar ndërhyrjen e leasingdhënësit vetëm në momentin final të lidhjes
formale të kontratës dhe të shlyerjes së çmimit.
Leasingmarrësi, nga ana e tij duhet të shlyej leasingdhënësit pagesat periodike për
kohën për të cilën është rënë dakord duke marr përsipër cdo rrezik të humbjes apo
shkatërrimit dhe dëmtimit të sendit. Esenciale për më shumë për leasing është
egzistenca e një opsioni në favor të leasingmarrësit për blerjen e sendit në përfundim të
kohëzgjatjes së kontratës për një çmim simbolik. Në rast se leasingmarrësi nuk ushtron
opsionin e blerjes, duhet të kthej res, ose të përtërij kontratën për një afat tjetër, duke
proceduar me shlyerjen e pagesave periodike.28
Është e qartë nga analiza e mësipërme se konkurojnë elementet e kontratave tipike
të një qira, shitje me këste, sipërmarrje, hua, cfarë përbën dhe një nga vështirësitë më
të madhe në përcaktimin e disiplinës ligjore që do të zbatohet.29
Njohja e strukturës të leasing-ut financiar, si dhe të motiveve që shtyn palët në
lidhjen e kësaj kontrate e bën më të lehtë për t'u kuptuar problematikat juridike që
shtrohen për këtë institut të ri të së drejtës private. Pra rezultati qe synojnë të arrijnë
palë nëpërmjet një marëveshje leasing financiar zberthehet:
a) sipas këndëvështrimit të leasingmarrësit–përdorimi i pajisjeve të reja (apo të
përdorura) dhe shpesh herë shumë të shtrenjta, të nevojshme në realizimin e aktivitetit
profesinal pa qënë e nevojshme të bllokoj kapitalin me qëllim blerjen e tyre.
b) sipas këndëvështrimit të furnizuesit-vënien në qakullim tregtare të mallrave.
c) sipas këndëvështrimit të leasingdhënësit-përfitimi nga financimi i blerjes së
sendeve.
Pra, kontrata ka si qëllim kryesor financimin e leasingmarrëist i cili mund të
përdorë mallrat për tërë kohëzgjatjen e jetës së tij teknike-ekonomike pa qënë e
nevojshme të investoj menjëherë kapitalin e nevojshëm për blerjen e tyre dhe pa pasur
28 TORRENTE. A, SCHLESINGER. P, “Manuale di diritto privato”, vep. cit, fq. 780. 29 Ibidem, fq. 780.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
9
nevojë të përdorë format e zakonshme të financimit të cilat shpesh herë paraqiten më të
shtrenjta dhe më të ndërlikuara në procedura.
Sipas kësaj strukture themelore të përshkruara me sipër nderthuren një tërësi
"elementesh" me origjine ligjore, fiskale, kontabile, dhe praktike30 të cilat na shtyjnë
ta klasifikojme këtë praktikë tregtare sipas sektoreve ekonomike (leasing privat, leasing
publik dhe leasing ndërkombëtarë), natyrës së sendit (leasing financiar i sendeve të
luajtshme, leasing financiarë i sendeve të paluajtshme, leasing financiar konsumi,
leasing financiar bujqesor etj), momentit te financimit (financim i menjëhershëm, sale
and lease back) modalitetet kryesore të marrëdhënies juridike, opsionit te blerejs, ose
mundësisë së zgjatjes së afatit të kontratës për leasingmarrësin (leasing i subvenciouar,
leasing të kushtezuar, leasing addossè, leasing të drejtëpërdrejtë, si dhe lease –
back).31
Figura 3 - Struktura e leasing-ut financiar.
Një tjetër cështje e debatuar gjerësisht në doktrinë është e lidhur me të metat e
sendit objekt të një kontrate leasing dhe legjitimimin e leasingmarrësit për të ngritur
padi drejtëpërdrejtë ndaj furnizuesit. Nga njëra anë, kontrata e shitjes/furnizimit lidhet
mes furnizuesit dhe leasingdhënësit, dhe për këtë arësyje leasingmarrësi nuk ka një
lidhje kontraktore me furnizuesin. Kështu, që leasingmarrësi rrezikonte të ngelej i pa
mbrojtur juridikisht në rastet kur leasingdhënësi do të neglizhonte për të kërkuar
zgjidhjen e kontratës të furnizimit.32 Gjykata ka ngritur 2 hipoteza në varësi të momentit
të shfaqjes së veseve të sendit , që e kthejnë sendin objekt të kontratës së papërdorshëm 33:
- Të metat e sendit janë shfaqur përpara dorëzimit të sendit (apo të refuzuar nga
leasingmarrësi). Leasingdhënësi, në bazë të parimit të buona fedes menjëherë pas
informimit të refuzimit të marrjes në dorëzim nga leasingmarrësi detyrohet të
30 RUOZI. R “Il leasing, orignie, evoluzione e svilupi futturi”, vep. cit, fq. 4. 31 IMBRENDA. M, “Il leasing finanziario, Trilateralità funzionale ed equilibro del rapporto”, vep. cit, fq 10-13.32 Vendimi i Gjykatës së Kasacionit (it) nr. 19785 datë 5 tetor 2015.33 TORRENTE. A, SCHLESINGER. P, “Manuale di diritto privato”, fq. 782.
FURNIZUESI
LEASING-DHENESI LEASING-MARRESI
2
1
3, 4
5
6
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
10
pezulloj pagesën dhe të veproj për zgjidhjen e kontratës se furnizimit apo për
reduktimin e cimimit.
- Në rastet kur të metat e sendit janë shfaqur pas dorëzimit, për shkak të karakterit të
fshehtë dhe në keqbesim, leasingmarrësi mund të kërkoj drejtëpërdrejtë furnizuesit
ndreqjen e të metave apo zëvendësimin e sendit, ndërsa leasingdhënësi sapo të jetë
informuar gëzon të njëjtat të drejta si në rastin e parë.
- Në cdo rast leasingmarrësi mund ti kërkoj furnizuesit shpërblimin e dëmit.
Për të plotësuar kornizën e mësipërme të trajtimit të leasing-ut financiar, nënvizojmë
gjithashtu se34 :
a) Pasojat e çdo rreziku që ka lidhje me sendin.35 - Pasojat e çdo rreziku, për
mosdorëzim apo dorëzimi me vonesë të sendeve nga furnizuesi, të dëmtimeve të
shkaktura gjatë transportit,të defekteve, humbjes apo vjedhjestë sendit si dhe
dëmeve të shkaktuara palëve te treta nga sendet - i takon leasingmarrësit. Ndaj këtij
të fundit rëndon gjithashtu detyrimi i mirëmbajtjen të sendit. Megjithatë duhet te
mbahet parasysh pasojat e të gjitha këtyre eventualitetesh reduktohen ndjeshëm nga
mekanizmi i sigurimit që ai dhe leasingmarrësi duhet të parashikojnë në lidhje me
dëmtimin te provokara apo te shkaktuara sendit.36
b) Përjashtimi nga çdo përgjegjësi e leasingdhënësit, përbën bazën llogjike të njohjes
së të drejtës së padisë direkte të leasingmarrësit ndaj furnizuesit.
c) Leasingmarrësit si rregull i ndalohet lidhja e kontratave të nën leasing-ut financiar
pa pëlqimin paraprak të leasingdhënësit.
d) Kontratat standard zakonisht ofrojnë një klauzolë zgjidhëse në rast mospërmbushje
të secilit prej detyrimeve që i përkasin leasingmarrësit (megjithatë është e
rëndësishme të theksohet se gjyqtarët i shikojnë me dyshim këto lloj klauzolash e
veçanërisht kur kane nje përmbajtje te pacaktuar). Pas zgjidhjes se kontratës,
leasingmarrësi duhet të kthej sendin, të shlyej pagesat periodike që u ka kaluar afati
deri në momentin e zgjidhjes së kontratës, si dhe të shlyej si shpërblim dëmi, një
penale e cila në kontrata të ndryshme varion në varësi të shumës.
Përsa u përket sistemit të burimeve të leasing-ut financiar, kontratat- tip të
përdorura nga shoqëritë e leasing-ut (leasingdhënësit)37edhe sot shërbejnë si një pikë
referimi thelbësore për të përshkruar kuadrin strukturor të marrëdhënies komplekse të
leasing-ut financiar dhe permbajtjen e saj tregtare.38Me zhvillimin e ekonomisë së
34 De NOVA, “Il contratto di leasing”, 2 a e, Giuffrè, Milano, fq. 4. 35 Konventa UiO nuk përmban një përkufizim të termit “rrezik”. Kështu, për të qenë në gjendje për të kuptuar sistemin e kalimit të rrezikut në leasing-ut financiarë, duhet më parë të sqarohet “rreziku” si koncept ligjor. Në këtë kuptim është pranuar gjerësisht nga doktrina se “rreziku” si një koncept ligjor i referohen dëmtimit dhe humbjes të mallrave si pasojë e vjedhjes apo sekuestrimin e tyre, si dhe dëmtimin e tyre nëpërmjet shkatërrimit apo përkeqësimin e tyre, si pasojë e neglizhencës të transportuesit apo edhe te shkarkimit të mallrave. Për më shumë shiko: MUCMATAJ. I, Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore “Shitja ndërkombëtare e mallrave”, Tiranë, janar 2015, fq. 156. 36 Leasingmarrësi përgjithësisht nënshkruan një kontrate sigurimi nëse diçka e tillë është e parashikuar shprehimisht në kontratën e leasing-ut , apo nga zakonet e vendosura ndërmjet palëve kontraktuese. 37Ibidem, fq 10-15. 38Ibidem, fq 10-15.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
11
tregut, nismën e lirë tregtare, hapjen e tregjeve është konsideruar si i nevojshëm nga
shoqëritë e leasing-ut operimi në treg me anë të kontratave standarde, të cilat janë të
hartuara më parë nga këto shoqëri. Kontratat standarde, nga njëra anë ndihmojnë në
disiplinimin uniform të marrëdhënieve kontraktore komplekse, por nga ana tjetër mund
të krijojnë terren për abuzim nga ana e shoqërive të leasing-ut, pasi palës tjetër
(leasingmarrësit që shpesh mund të jetë dhe konsumator) nuk i mundësohet të shpreh
vullnetin e të lirë në lidhje me rregullimin e përmbajtjes së kushteve kontraktore.
Megjithatë vlera e kushteve standarde, mbetet e padiskutueshme, për shkak se
bizneset janë në gjendje të parashikojnë rreziqet e lidhura me kontratën e në këtë
mënyrë mund të parandalojnë mosmarrëveshjet, parashikojnë rezultatin e kursejnë
kohën dhe koston në lidhje me transaksionet duke thjeshtësuar organizimin dhe
menaxhimin më të mirë të biznesit. Gjithashtu edhe në rastet kur leasingmarrësi është
një konsumator, do të trajtohet në mënyrë të barabartë, me kushte të barabarta
kontraktore në furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, duke evituar kështu
diskriminimin që mund të pësojnë nga ana e tregtarëve, duke vepruar si të barabartë
përpara pushtetit të biznesit.39
Imponohet në këtë drejtim një reflektim në lidhje me teknikën redaktuese të
adoptuar, në lidhje me këtë duhet të mbajmë paraysh nga njëra ana homogjeniteti i
përmbajtjes së kontratave-tip të përdorura nga operatorët ekonomikë pavarësisht
shfaqjes së formave të ndryshme të kësaj marrëdhënie e nga ana tjetër brakstisja
progresive e përpjekjeve për ta identifikuar leasing-un financiar me skema kontratuale
tipike40 të kodifikuara si qiraja, shitja me rezervë pronësie, kredia, huaja etj. Në këtë
drejtim vendimtare ka qënë dhe influenca e përmbledhjeve të kontratave–tip të
gjeneruara nga praktikat tregtare nga dhoma të ndryshme të tregëtisë, tekstet
kontraktuale të rekomanduara nga shoqëritë që ushtrojnë veprimtari të leasing-ut
financiar.
Përveç kësaj, operatorët dhe doktrina janë përpjekur vazhdimisht të përcaktojnë
metoda të reja për aplikimin e kontratës së leasing-ut; Në këtë drejtim duhet te marr në
konsideratë dhe të studiohet me vëmendje të vecantë mundësia që kontrata e leasing-ut
financiar të përdoret nga organet publike, në sektorin e bujqësisë ose në fushën e tregtisë
ndërkombëtare, pa marrë parasysh vështirësitë tradicionale që lidhen me identifikimin
e natyrës ligjore të leasing-ut financiar.
1.3 Origjina dhe evolimi i kontratës së leasing-ut financiar.
Në shtojcën 1 dhe 2 janë pasqyruar modele kontratash tip të leasing-ut të përdorur në praktikën tregtare ndërkombëtare. 39 Për me tepër shiko: DOLLANI. N, “Legjislacioni për Mbrojtjen e Konsumatorit, Shpjegues për kushtet e padrejta në kontratat me konsumatorët” Dhjetor 2015, Tiranë, i disponueshëm në: http://kmk.ekonomia.gov.al. 40NUNI. A, MUSTAFAJ. I, VOKSHI. A, “E drejta e detyrimeve II”, vep. cit. fq. 60. Kontratat tipike janë ato kontrata që janë rregulluar shprehimisht nga legjislacioni civil në mënyrë të veçantë dhe të posaçme.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
12
Është një praktikë e zakonshme të fillosh tekstin me një hyrje historike për sa i
përket lëndës që do të trajtohet në përputhje me parimin e përgjithshëm që për të ditur
se ku po shkojmë duhet më parë të dimë prej nga vijnë. Raporti mes njohjes së të
shkuarës, analizës së të tashmes dhe praktikës gjyqësore në të drejtën tregtare është më
i ngushtë se në cdo sferë tjetër të së drejtës. Për më tepër shumë nga konceptet ligjore
që përdoren sot në hartimin e kontratave moderne te leasing-ut ndodh të jenë
jashtëzakonisht të lashta dhe jo gjithmonë të përshtatshme me realitetin ekonomik në
ndryshim me të cilin po përballet shoqëria jonë. Kontrata e leasing-ut financiar ka
njohur një evolucion në trajtim dhe interpretim në raport me marrëdhëniet e tjera
kontraktore. Për këtë arësye për të kuptuar më mirë kontratën e leasing-ut financiar
është e nevojshme të realizojmë një trajtim juridik në historinë e lindjes dhe zhvillimit
të saj.
Leasing është një fenomen që ka egzistuar prej një kohe të gjatë dhe që ka njohur
një përdorim të gjerë në vende të ndryshme të botës, si një nga mënyrat e financimit të
nevojave të biznesit për kapital. Kontrata leasing-ut, sic ne e njohim sot, është produkt
i revolucionit industrial megjithate origjinat e saj janë shumë më të hershme. Është
interesant fakti që marrëdhënie kontraktore të ngjashme me leasing bashkëkohor, të
konceptuara për të përmbushur nevojat e tregtarëve të kohës datojnë që prej periudhës
së antikitetit.41Janë të shumta civilizimet e lashta që kanë përdorur leasing si mjet
financimi, ndër të cilat mund të përmendim grekët, romakët, egjiptianët dhe fenikasit.
Sipas dorëshkrimeve dhe të dhënave historike, këto shoqëri i shihnin marrëveshjet e
leasing si mënyra e vetme e mundshme dhe e përballueshme për të financuar pajisjet,
tokën dhe bagëtinë. Këto “marrëdhënie qiraje me funksion ekonomik dhe financues”,
përbëjnë në thelb origjinat e hershme te leasing-ut. Në figurën 3 është paraqitur
skematikisht një retrospektivë historike e leasingut finaciar. Marrëdhëniet e para të
qirasë së mallrave me qëllimi (latu sensu) financimi u shaqën në SHBA gjatë viteve
41Zbulimet arkeologjike ne vitin 1983 ne qytetin e lashte sumeriane te Urit dokumentojne egzistencen e formave te leasing qe prej vitit 2010 para eres sone. Keto forma fillestare te leasing-ut perfshinin kalimin me qira te tokes dhe veglave bujqësore individeve duke mundësuar në këtë mënyrë kultivimin dhe shitjen e prodhimeve te tyre me investime minimale. Në vitin1750 para eres së sone mbreti Babilonas, Hamurab, impementoi ligjin e parë mbi qiradhenien te pasurise se luajtshme. Kulturat te tjera të kohëve të lashta, të tilla si Egjiptasit, grekët dhe romakët, kane qene te angazhuar në marredhenie qiraje qe perfshin sende te luajtshme e te paluajteshme. Në mijëvjeçarit të tretë para eres sone ne Egjipt pronaret jepnin me qira e tokën me të gjitha pajisjet, skllevërit dhe armatimet në këmbim të pagesës së taksave periodike. Qiradhenia e anijeve ka qene nje fenomen ne lulezim qe nga koha e fenikaseve. Lidhja e kontratave nepermjet se cilave një ose disa pjese apo vete anijet jepeshin me qira për një udhëtim , ose per një kohë të caktuar. Kjo marredhenie qiraje ka qene në fakt një formë e pastër e leasing-ut pajisjeve. Ne rastin e lidhjes se kontrates per nje afat te shkurter vishej me teper me tiparet e lisingut operativ. Ndersa merte tiparet e qirase financiare, ne rastet kur kontrata lidhej per nje afat te gjate qe zakonisht mbulonte pjesen me te madhe te jetes ekonomike te sendit. Ne keto raste qiramarresi ndonese nuk kishte titullin e pronesise gezonte te gjitha te drejtat e detyrimet e pronarit.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
13
170042 dhe prej vitit 1870 gjetën shtrirje edhe për mjetet e trasportit (si anije, varka dhe
lokomotiva.
Gjatë kohës së revolucionit industrial, kërkesa per pajisje per prodhim dhe
transport, ishin ne lulezim. Shumica e kompanive hekurudhore ishin në gjendje të
përballonin koston për ndërtimin e linjave hekurudhore ndërkohë që nuk kishin
kapitalin e nevojshëm për të blerë trena, lokomotiva dhe pajisje të tjera të nevojshme.
Ky fakt krijoj mundësi për investitorët, të cilët kishin kapitalin e nevojshëm për të blerë
këto pajisje.
Investitorët në të gjithë Shtetet e Bashkuara ofruan financim per sipërmarrës me
anë të trusteve të pajisjeve. Bankat apo kompanitë e ngrituar per te kontrolluar trustet,
Figura 4 . Retrospektivë historike e leasingut financiar
lëshonin një certifikatë të besimit të pajisjeve. Certifikata përfaqësonte të
drejtën e investitorit për të përfituar kthim të principalit te investuar se bashku me
interesat.
Administratori i besuar ishte nyja lidhëse mes njerëzve që kishin nevojë për
kapital dhe investitorëve. Gjatë periudhës së leasing-ut, administratori mblidhte qiratë
duke mbuluar koston e pajisjes dhe interesat, dhe zakonisht në fund të periudhës së
leasing-ut, pronësia e asetit i transferohej leaësingmarrësit.43
Në fillim të viteve 1900, si rezultat i rritjes së shpejtë ekonomike linden
kompanitë e para të leasing-ut dhe kompanitë e leasing-ut bija. Prodhuesit donin të
shisnin më shumë ndërkohë që leasingmarrësit kërkonin lidhjen e kontratave
afatshkurtra te leasing-ut. Këto kompani kuptuan se leasingmarrësit nuk ishin të
interesuara as për kontrollin afatgjatë të pajisjeve dhe as në pronësinë e tyre. Ata filluan
të lidhin kontrata qiraje afatshkurtra, nën kushtin se në përfundim të periudhës së
kontratës, pronësia e asetit dhe sendi do ti kthehej kompanive. Ky lloj i financimit
përbën origjinën e qirasë operative, e cila mbetet një nga mënyra më të popullarizuar
të financimit. Kompanitë leasing-ut të pavarura, të cilat do të siguronin financimin e
shitësit emërtoheshin si pala e trete ne kontrate. Emri erdhi nga fakti se ato nuk ishin
42Trasaksione qiraje me qellim financimi (qe kishin si objekt kryesisht qere e kuaj) jane evidentuar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne fillim te shekullit te XVIII. 43 Canadian Finance & Leasing Association (2010). The History of Leasing. https://ëëë.cfla-acfl.ca/CLEO/Reference_Materials/CLEOChapterHistory_of_Leasing-Sep3010.pdf
Marrëdhënie të ngjashme me leasing financiarë Civilizimi Sumer (3000 PK )
Kodi i Hamurabit , ) PK (1700
Kompania telefonike Bell: ( SHBA, 1877)
Kompania IBM, Remington Rand Korporata Pitney-Boëes ( SHBA , 1920)
leasing i pare i kamioneve
1933) ( USA,
korporata – SHBA, 1952) (
1962) Gjermani, ( transaksione te ngjashme me leasing-un
e sendeve te paluajtshme
) ( Itali, Europa versiore, SHBA (anijet, ankorat)
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
14
të lidhura me as prodhuesin as përdoruesin përfundimtar.44 Rritja e kërkesave të
konsumatorëve për një gamë gjithmonë e me të gjerë mallrash bëri që në fillimet e
viteve 1900 një numër shoqërish të silleshin si “qiradhënës” të pajisjeve duke i dhënë
ato me leasing.45
Pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa shumë prodhues po kërkonin të
modernizonin dhe përmirësonin pajisjet e tyre, leasing u kthye në një mjet të
qëndrueshëm për financimin e rritjes së vazhdueshme të ekonomisë botërore. Prej atyre
ditëve rritja e industrisë së leasing-ut ka qenë e konsiderueshme dhe ka çuar në epokën
moderne të leasing-ut të pajisjeve. Periudha ekonomike në fjalë karakterizohet nga
aktiviteti i furishëm i rindërtimit të pas luftës e veçanërisht për industritë e rënda , në
këtë kohë ritmi i rritjes në disa sektorë prodhimi karakterizohej nga një kërkesë masive
për financim. Dhe e gjithë kjo në një mjedis ekonomik në të cilin nuk ka pasur sistem
kredie afatmesme të konsoliduar për arsyeje se kompanitë amerikane ishin zhvilluar
kryesisht për shkak të kapacitetit të tyre përgjithësisht të lartë për vetë funksionim. Për
këtë arsye vetë prodhuesit - me kontributin e disa bankave - vendosin prezantimin në
treg të një lloj kontratës te re e cila zotëron një teknikë inventive investimi që synon
të përmbushë më së miri nevojat e reja te bizneseve dhe njëkohësisht mban të paprekur
përfitimet tatimore që lidhen me çdo investimi individual.46
Pra trajtën e saj bashkëkohore, leasing financiarë e ka marr në SHBA –në e
pasluftës së dytë botërore, dhe më pas është importuar me sukses dhe nga vende të tjera
të Europës. Në 1954 në SHBA u krijua U. S. Leasing Corporation si kompania e parë
që operonte si një shoqeri leasing dhe ofronte sherbime të leasing-ut financiare identik
me kuptimin që ne i japin sot. Pas këtij momenti kësaj skeme financimi iu veshën
karakteristikat e posacme të një kontrate autonome.47Në fund të viteve 50-të, fillim i
viteve 60-të, leasing financiar filloi të zhvillohej edhe në Europë dhe në vitet 1970 ky
koncept levizi edhe drejt vendeve në zhvillim të Azisë, Amerikës së Jugut dhe Afrikës.
Kompania e parë leasing në Evropë u krijua si rezultat i zgjerimit të kompanive
amerikane. Fillimisht është praktika angleze që importoi një skemë të tillë kontraktore
në vitin 1960, e më pas në Francë në vitin 1962 u krijua shoqeria e parë leasing e
kontrolluar nga nje grup bankash dhe shoqërish sigurimesh. Leasing financiar është
44 Ibidem, fq. 2-3. 45Ne 1900 kjo forme qiraje me qellim financimi shtrihet ne fusha te tjera (financimin e mjeteve te trasportit masiv), fakt ky që ndikoj në zhvillimin me ritme të shpejta të shoqërive të leasing-ut si Union TNK Car dhe North American Car duke i shëndruar këto të fundit në furnizues të fuqishëm të shërbimeve të tilla. Në mënyrë analoge shoqëria e telekomunikacionit “Bell Telephon System” filloj të praktikoj përvec shitjes qiradhënien e produkteve te saj. Kjo skemë financimi është konsoliduar akoma më tej kur kompania prodhuese e makinave qepse “Singer Seëing”, e prezantoj atë si një alternativë të kontratës së shitjes. 46 RUOZI. R , MOTTURA P, CARRETTA. A, “Aggiornamenti sul leasing”, Giufrè, Milano, 1980. 47 Me 1962 u krijua “American Association of Equipment lessors, (AAEL)” qe synonte promovimin e leasing-ut në krahasim me disiplina të tjera, dhe shoqëri si Xerox e IBM ndihmuan në përhapjen e përdorimit të leasing-ut në praktikat tregtare. Që prej vitit 1970, për shkak të një reduktim të dukshëm te normes se interesit në tregun e shërbimeve financiare, edhe bankat zgjeruan gamën e produkteve të ofruara me qira financiare.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
15
transplantuar me sukses edhe në praktikën tregtare italiane në fillimin e viteve 1960 e
prej kësaj periudhe ka njohur një zhvillim konstant.48 Shoqatat kombëtare të vendeve
të mëdha evropiane federohen në Leaseurope. Vitet 1980 shënuan një njohje të leasing-
ut financiar në të gjithë botën. Ne dekadat vijuese zhvillimi i leaing-ut financiar është
konsoliduar, duke depërtuar në tregun e instrumentave financiar për tu bërë ballë
nevojave të reja dhe ne ritje te bizneseve.
Për këto arsye, suksesi i tregut ishte i dukshëm prej momentit të parë të hyrjes
së leasig-ut në praktikat tregtare. Dhe në dekadat në vazhdim do të konsolidohej gjithnjë
e më shumë (në SHBA, në fillim të viteve '80 leasing mbulonte 20% të vëllimit të
përgjithshëm të investimeve industriale) deri ne imponimin e tij ne sistemet e
brendshme edhe përtej Atlantikut -siç ndodhi në fillim ne Britaninë e Madhe dhe pastaj
gradualisht në Evropë, në Amerikën Latine, në Japoni dhe së fundmi në shtete të
ndryshme të Afrikës dhe në vendet me ekonomi të kolektivizuar (Kina).
Ky ishte situata në fund të shekullit të 20-të, por prej kësaj kohe është rritur në
mënyrë masive dhe është kthyer në një instrument te rëndësishëm financimi për çdo
industri dhe vend të botës. Sot bankat, kompanitë e sigurimeve, kompanitë e financimit
të filialeve, agjentët dhe kompanitë e pavarura të leasing-ut konkurrojnë për ti shërbyer
leasingmarrëseve. Është konstatuar se në shumë prej tregjeve të leasing-ut të maturuar
në të gjithë globin, ky instrument përbën rreth 20% deri në 30% të të gjitha shpenzimeve
kapitale. Sot leasing ka një ndikim të rëndësishëm në ekonominë globale.
Për këtë arësye institucionet e Bretton Ëoods49 dhe në veçanti Banka Botërore
filluan të eksploronin mundësinë e përhapjes së leasing-ut të pajisjeve edhe në vendet
në zhvillim. Në këto vende fillimisht u përdorën kontratat tip të shoqërive amerikane
të leasing-ut. Pavarësisht këtij hov zhvillimin me kalimin e viteve dhe përhapjes së
shpejtë të kontratës së leasing-ut dhe në tregtinë ndërkombëtare këto praktika u
përplasën me një mur paqartësish për shkak të ndryshimeve të legjislacioneve të
brendshme kombëtare e sidomos atyre që u përkisnin sistemeve të ndryshme ligjore.
UNIDROIT50 u mundua ti jepte zgjidhje një problemi të tillë, nëpërmjet hartimit të një
tërësie rregullash uniforme për të nxitur përhapjen e trasnaksionve të leasing-ut
zhvillimin dhe rritjen ekonomike.
1.4 Leasing financiar në tregëtinë ndërkombëtare.
Përdorimi ndërkombëtar i leasing-ut financiar është një tendencë që mori
zhvillim të shpejtë në të gjithë botën post-industriale kohë e cila përkon me një
48Me konkretisht nese ne vitin 1966 shuma e investimeve të financuara me leasing kapte vlerën 2 miliardë lire, në vitin 1980 kjo vlerë kapi vlerën e 1200 miliard, dhe vleren 33.361 miliarde ne vitin 1990. Shiko, për më shumë: CASTRONOVO. V, PAOLONI. G, Roma; “Locat e gli sviluppi del leasing in Italia 1965-2008”, Bari : Laterza, 2009. 49 The System of Bretton Woods A lesson from history Sabine Dammasch 155905, në http://www.ww.uni-magdeburg.de/fwwdeka/student/arbeiten/006.pdf. 50 Organizate shumëpalëshe e krijuar nga një konvente ndërkombëtare e filloj aktivitetin e saj brenda lidhjes së Kombeve dhe me pas u zhvillua si një organizate paralele me sistemin e Kombeve të Bashkuara.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
16
“demitizim" të pronësisë ligjore në favor të pronësisë ekonomike.51 Në një vështrim
historik krahasues, vëmë re se leasing financiar jo më larg se disa dhjetëvjeçarë më parë
ishte një figurë kontratuale atipike edhe pse e përdorur gjerësisht në praktikën tregtare
të vendeve të ndryshme.
"Tipizimit legjislativë" i leasing-ut financiar filloj nga fundi i viteve
gjashtëdhjetë dhe vazhdoi per gati dy dekada. Si fillim u miratua ligji në Francë në
lidhje me “Credit –bail” dhe më pas në Belgjikë, ligje të tjera për rregullimin e leasing-
ut finaniar janë miratuar gjithashtu në mes të viteve 70 dhe 80 edhe në Ontario,
Portugali, Spanjë, Brazil, Greqi, Turqi, Peru dhe S. Marino. Në këtë kontekst meritojnë
vëmendje të vecantë SHBA ku në vitin 1987, Konferenca Kombëtare e Komisionerëve
mbi Ligjet Uniform te Shtetit (NCCUL) dhe Instituti amerikan i ligjit, miratuan nje
disiplinë të dedikuar leasing-ut e veçanërisht leasing-ut fianciar e cila u inkorporua në
kodin tregtar amerikan seksioni 2A, i modifikuar pjesërisht në 2003. Ndërkohë që
leasing financiar ka gjetur përhapje gjithnjë e më të gjerë në tregtinë midis vendeve të
industrializuara dhe vendeve në zhvillim për arsyje financimi, ka njohur gjithashtu një
zhvillim të shpejtë edhe në vendet e zhvilluara për arsye të karakterit fiskal.52
Shtrojmë pyetjen, a është e nevojshme rregullimi organik i leasing-ut
financiar me qëllim zhvillimin e tij efektivisht në praktikë?
Praktika tregtare ka treguar se leasing ka patur një zhvillim të vrullshëm dhe në
ato vende në të cilat mungon një rregullim organik, megjithatë këto juridiksione
karakterizohen nga një legjislacion modern dhe i zhvilluar i dispozitave të përgjithshme
të kontratave.53
Megjithatë ndërhyrjet e vazhdueshme legjislative në shtete te ndryshme kane
qene jo gjithmonë koherente me njeri tjetrin. Nëse nga njëra anë ishin tregues i qartë i
rëndësisë që leasing po merrte në praktikën tregtare, nga ana tjetër dallimet në trajtimin
e leasing-ut financiar nga njëri sistem ligjor në tjetrin kanë influencuar në mënyrë te
drejtpërdrejtë duke u kthyer në një pengesë për realizimin e potencialit të plotë në nivel
ndërkombëtarë.54 Përpjekjet për unifikimin e disiplinës së leasing-ut financiar u
zhvillua pak a shume krah me krah me zhvillimin ndërkombëtar të leasing-ut financiar.
Në këtë proces një rol parësor kanë luajtur shoqëritë e mëdha të leasing-ut të cilat
nëpërmjet përdorimit të kontratave standarte kërkonin të importonin këtë figurë të re
kontraktore në juridiksionin e tyre.
51 FRIGANI. A., “Convenzione UNIDROIT sul Leasing Finanziario Internazionale”, in FERRARI “Le convizioni di dirittto del commercio internazionale”, Milano, 2002, fq. 151. 52 STANFORD, “International leasing developments”, vep.cit, 1985, fq. 400. 53 Sic egziston përshembull në gjermani ligji i 2 dhjetorit 1976 mbi dispozitat e përgjithshme të kontratës. 54 FRIGNANI.A, “Convenzione UNIDROIT sul Leasing Finanziario Internazionale”, vep. cit, fq. 151.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
17
Ndër me të rëndësishmet mund të përmendim: Federaten e Shoqatave Evropiane
të Leasing (LEASEEUROPE)55, Federten e shoqatave Latino –Americanete te
leasingut (FELALEASE), Këshillit Botëror të leasing-ut.
Në këtë drejtim ka shërbyer puna e kryer që nga mesi i viteve tetëdhjetë në
Kanada dhe SHBA për të unifikuar brenda juridiksioneve përkatëse trajtimin e leasing
financiar. Në rastin e parë synohej të pranohej në dhjetë provincat kanadeze Personal
Property Security Act.56 Ndërsa në rastin e SHBA synohej përpunimi i një disipline të
përshtatshme për tu përfshirë në UCC. Për të kapërcyer këto diferenca u pa e nevojshme
hartimi i një instrumenti të së drejtës uniforme, me qëllim unifikimin e legjsilacionit
në këtë fushë.
Një vëmendje të vecantë meriton Konventa e leasing-ut financiarë
ndërkombëtar e cila u nënshkrua në Otavë më 28 Maj të vitit 1988, pas një veprimtarie
përgatitore për rreth 14 vitesh me nismën dhe nën kujdesin e Institutit për Unifikimin
e te Drejtes Private (UNIDROIT). Kjo punë disa vjecare e iniciuar që në vitin 1974 u
pasurua dhe iu dha forma që ne njohim sot edhe pas konsultimit të vazhdueshem dhe
pjesëmarrjes aktive të organizatave kryesore që përfaqësojnë operatorët e tregut dhe
komunitetin e biznesit të interesuar në këte fushë. Në këtë mënyrë u përpunua për herë
të parë përkufizimi i një transaksioni (legalis casu ) të ri që nuk ka huazuar asgjë nga
kategori të tjera të së drejtës së brendshme, dhe u miratua një draft normash i konceptuar
për të rregulluar “ aspektet civile dhe tregtare”57 të leasing-ut financiarë ndërkombëtarë.
Në nivel ndërkombëtar, sendet që jepen me leasng ndërkombëtarë zakonisht
kufizohen në ato që aktualisht përdoren përtej kufijve, siç janë aeroplanët, pajisjet te
caktuara hekurudhore, anijet dhe mjetet e transportit. Shumica e llojeve të tjera të
sendeve jepen nëpërmjet kontratave të leasing-ut të kombëtare.58
Si Konventa UNIDROIT për Leasing Financiare Ndërkombëtare (UiO) dhe Konventa
UNIDROIT për “Factoring Ndërkombëtar", ishin rezultati përfundimtar i një
55Faqja web, http://www.leaseurope.org/ 56Personal Property Security Act, R.S.O, në https://www.ontario.ca/laws/statute/90, fq. 10 57Konventa kishte si qëllim të rregullonte vetëm aspektet civile dhe tregtare të leasing-ut financiar ndërkombëtarë” duke ia lënë rregullimin kontabël dhe fiskal ligjit kombëtarë të zbatueshëm në bazë të normave të së drejtës ndërkombëtare private. 58 IFC “Leasing in Development Guidelines for Emerging Economies”, 2nd Edition, United States of America, September, 2009, fq. 42.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
18
konference diplomatike prej pesëdhjetë e pesë shtetet pjesëmarrëse59, katër shtete
vëzhguese60, dhe shtatë organizata ndërqeveritare.61
Dhe është pikerisht ky tekst në nivel ndërkombëtarë që mund ti referohemi për të marr
një interpretim të unifikuar lidhur me nocion dhe natyrën juridike të leasing-ut
financiar. Sipas nenit 1 të Konventës, në fakt me leasing financiar kuptojme “një
marrëdhënie të vecantë trelaterale”,62në të cilën marrin pjesë tre palë63:
i. leasingdhënësi i cili financon blerjen e pajisjeve që do të jenë objekt i kontratës së
leasing-ut financiar,
ii. leasingmarrësi i cili zgjedh pajisjet dhe furnizuesin dhe paguan një tarifë periodike
për përdorimin e tyre; dhe
iii. furnizuesi i cili i shet pajisjet leasingdhënësit.
Paragrafi 2 i nenit 1 specifikon karakteristikat që leasing financiar duhet të përmbaj,
ndër të cilat përmendim:
a) leasingmarrësi ka të drejtë të specifikoj furnizuesin dhe të zgjedh “pajisjet”pa u
mbështetur në mendimin apo gjykimin e leasng-dhënësit.
b) blerja e pjisjeve realizohet nga leasingdhënësi nëpërmjet kontratës së furnizimit -
duke vënë në djeni për këtë fakt furnizuesin.
59UNIDROIT listoi 55 shtete që morën pjesë në konferencën diplomatike në Otavë: Republika Popullore Demokratike e Algjerisë; Republika Popullore e Angolës; Antigua dhe Barbuda; Australia; Republika e Austrisë; Mbretëria e Belgjikës; Republika Federative e Brazilit; Republika Popullore e Bullgarisë; Republikëne Burundit; Republika e Kamerunit; Kanada, Republika e Kilit; Republika e Kinës; Republika e Kolumbisë; Republika e Kubës; Republika Socialiste Çekosllovake; Mbretëria e Danimarkës; Republika Dominikane; Republika Arabe e Egjiptit; Republika e El Salvadorit; Republikën e Finlandës; Republika e Francës; Republika Federale e Gjermanisë; Republikën e Ganës; Republika e Greqisë; Republika e Guinesë; Hungaria ; Republika e Indisë; Irlandës; Republika e Italisë; Japoni; Republikën e Koresë; Republika e Libanit; Shtetet e Bashkuara të Meksikës; Mbretëria e Marok; Mbretëria e Holandës; Republika Federale e Nigerisë; Mbretëria e Norvegjisë; Republika e Filipineve; Republika Popullore e Polonisë; Republika e Portugalisë; Republika e Senegalit; Mbretëria e Spanjës; Republika Demokratike e Sudanit; Mbretëria e Suedisë; Konfederata Zvicerane; Mbretëria e Tajlandës; Republika e Turqisë; Republika Socialiste e Bashkimit Sovjetik; Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlanda Veriore; Republika e Bashkuar e Tanzanisë; Shtetet e Bashkuara të Amerikës; Republika e Venezuelës; Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë; dhe Republika e Zaire " 60Katër shtetet që dërguan vëzhgues në Konferencë ishin Malajzia, Republika e Perusë, Republika e Ugandës dhe Republika e Uruguajit. 61Shtatë organizatat ndërqeveritare të përfaqësuar nga vëshguesit përkatës në konferencë ishin; Komisioni I BE (EC), Këshilli i Europës (CoE), Konferenca e Hagës për të drejtën ndërkombëtare private (HCCH), Organizata e Shteteve te Amerikës (OAS), Komisioni I Shteteve të bashkuara për ligjin e tregëtisë ndërkombëtare(UNCITRAL), Konferenca e Shteteve të Bashkuara për tregëti dhe zhvillim. (UNCTAD), Banka Botërore (WB) 62Konventa e leasing-ut njeh në mënyrë të shprehur “marrëveshjen e vecantë trelaterale”, në transaksionet e leasing-ut financiar të përcaktuar në preambul. 63Draft Convention on International Financial Leasing ëith Explanatory Report, UNIDROIT Study LIX, at 20-22, Doc. 48 (1987) fq.32. Konventa e leasing-ut nuk është e aplikueshme ndaj një transaksioni leasing dypalësh (në rastin kur furnizuesi dhe leasingmarrësi janë I njëjti person). LLogjika e parashikimit të një rregjimi të vecantë mbrojtjeje për leasingdhënësin në marrëveshjen e leasing-ut financiar është e lidhur me rolin tërësisht financues të leasingdhënësi. Një gjë që nuk ndodh nëse leasingdhënësi luan rolin aktiv të furnizuesit.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
19
c) tarifat periodike që do të paguhen llogariten duke marrë në konsideratë të veçantë
amortizimit e të gjithë ose një pjesë të konsiderueshme te sendit objekt kontrate.64
Objektivi kryesor i Konventës është që të sigurojë një kuadër ligjor të
përbashkët për rregullimin e marrëdhënies juridike të leasing financiar ndërkombëtar.
Pas kësaj përpjekje qëndronte nevoja për të standardizuar dhe për të kapërcyer
diferencat e kesaj disipline ne sisteme te ndryshme ligjore duke siguruar kështu siguri
më të madhe të tregtarëve dhe bizneseve të cilët duan te perfshihen në marreveshje te
leasing-ut financiar.
Marrëveshjet e leasing-ut kanë nje strukture relativisht të thjeshtë: Midis
furnizuesit të mallrave dhe përdoruesit të tyre (leasingmarrësit) ndërhyn një subjekt i
tretë që kryen funksionin thelbësor të finanimit (leasingdhënësit), nëpërmjet blerjes së
mallrave nga furnizuesi dhe vënien e tyre në dispozicion të përdoruesit
(leasingmarrrësit). Nëpërmjet kësaj strukture të përshkruar shkurtimisht, deduktojme
funksion kryesisht financiar të leasing-ut i cili shërben si një insrument për financimin
e veprimtarisë dhe nevojave të ndërmarrjeve për blerjen e makinerive dhe mallra të tjera
qe synohen të përdoren në ciklet e tyre të prodhimit.65 Nga ana tjetër marredhenia
juridike e leasing-ut fianciar krijon gjithashtu përfitime financiare për prodhuesin që në
mungesë të saj nuk do të mund të shiste sendin pervec pagesës me këste.
Komuniteti i biznesit ka theksur dy elemente të një rëndësie të vecante per
marredheniet e leasing-ut financiar nderkombetar.66
a) Roli kryesor dinamik në këtë marrëveshje realizohet nga leasingmarrësi, i cili
zgjedh vetë pajisjet dhe furnizuesit pa u mbeshtetur në udhëzimet e leasingdhënësit,
pronësia e të cilit është zhveshur nga pothuajse të gjitha atributet normale të ketij
titulli dhe i vetmi interes i tij ne transaksion ka karakter thjesht financiar. Kontrata
e leasing-ut ndërmjet leasingdhenesit dhe leasingmarresit lidhet për një afat që merr
në konsideratë periudhën e amortizimit ekonomik të asseteve gjate përdorimit të
tyre siç do të ishte rasti me një garanci tipike, por gjithashtu i garanton
leasingdhenesit amortizimin e kapitalit te tij te investuar.
b) Konventa siguron një "përshkrim" te marredhenies juridike te leasing financiar67
që thekson profilin ekonomik dhe origjinën e saj nga praktikat tregtare dhe jo nga
doktrina dhe aq më pak nga ligjet ose rregullat kombëtare. Nga ana tjetër nocioni i
parashikuar per leasing-un financiare është mjaft fleksibile për të mundesuar
kombinime te ndryshme ne varesi te interesave te paleve të përfshira.
Përveç rëndësisë praktike në unifikimin e normave ligjore për marrëdhëniet
ndërkombëtare të leasing-ut, UiO ka luajtur një rol të rëndësishëm si një pikë themelore
referimi për ligjvënësit kombëtare të cilët e kanë përdorur si model në hartimin e
64Ky nocion është adoptuar nga parashikimi i bërë nga Federata Europiane e Shoqërive Leasing të themeluar në 1972 dhe që sot përfshin 33 shtete anëtare. 65 CAPIZZI, FERRARI. P,” Leasing, Factoring Credito al consumo”, Milano, 2001; GHIA, “I Contratti di finanziamento dell’impresa. Leasing and factoring”, Milano 1997. 66 Draft Convention on International Financial Leasing ëith Explanatory Report, UNIDROIT Study LIX, at 20-22, Doc. 48 (1987).67 Ibidem, fq. 32.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
20
legjsilacione kombëtare të leasing-ut. Një gjë e tillë ka ndodhur në shumë vende të cilët
janë frymëzuar nga draftin paraprak i Konventës si pershembulll rasti i Turqise, por
edhe pas miratimit te Konventes për të përgatitur legjislacionine e tyre kombëtar - në
vende të tilla si Gana, lindonesia, Panama dhe Federatës rus, ne Argjentine, Meksike,
Marok, Kolombi, Pananma , Egjipt, Vietnam, Koreja e jugut si dhe ne Kebek ku
disiplina e leasing financiar (credit –bail) eshte parashikuar ne kodin civil te 1994 ne
nenet 1842, 1847, 1848. 68
Megjithatë, për sa i përket ratifikimeve Konventa e UiO nuk ka pasur nje fillim
të lehtë, duke qënë se është në nënshkruar vetëm nga trembëdhjetë shtete dhe ka hyrë
në fuqi vetëm në Bjellorusi, Francë , Itali, Letoni, Nigeri, Panama, Rusi, Hungari dhe
Uzbekistan. Pavarësisht se ka pasur një zbatim të kufizuar në praktike, Konventa
UiO meriton një vëmendje të vecantë për shkak të meritës së saj në përpjekjet për
unifikim dhe cilësisë së tekstit të Konvetes.
Njëzet vjet më vonë nga miratimi i Konventës së Otavës, u miratua ligji model
për leasing financiar ndërkombëtar në 13 nëntor 2008, nga Asamblesë e Përgjithshme
e UNIDROIT, një tjetër Iniciativë e UNIDROIT nëpërmjet të cilës synohej të hartohej
një instrumet dedikuar disiplinës së leasing-ut i cili do të realizonte një trajtim më të
hollësishme se ngacfarë ishte parashikuar në Konvenën UiO, edhe pse në përputhje me
atë. Përkufizimi i përfshire në ligjin model është i frymëzuar dukshëm dhe në nje masë
të madhe përkon me atë të Konventës.69
Krahasuar me një kontratë të leasing-ut të brendshme, që zhvillohet brenda një shteti të
vetëm marrëveshjet ndërkombëtare të leasing-ut financiarë paraqesin karakteristika të
vecanta ndër të cilat në mënyrë të veçantë permendim:
a) përcaktimi i ligjit të zbatueshëm mes palëve të ndryshme që marrin pjesë në
marrëveshje(leasingdhënësit-furnizues,leasingdhënësit–leasingmarrëshit,
leasingmarrës- furniues) në hipotezen kur të tre palët e përfshira u përkasin
shteteve të ndryshme.
b) njohja e të drejtës në sisteme të ndryshme, duke qënë se leasing financiar në disa
vende është rregulluar me akte legjislative dhe në disa të tjera egziston një
jurispudencë e gjatë në këtë fushë e në disa vende të tjeraështë krejtesisht i panjohur.
1.5 Rëndësia e leasing-ut financiar. Avantazhet / Disavantazhet.
Në këtë pjesë do të analizojmë avantazhet dhe disavantazhet e leasing-ut
financiar për të kuptuar elementët e vecantë të ketij mekanizimi të ri financimi me
origjinë anglo-saksone që e kanë bërë kaq tërheqës për komunitetin e biznesit në
financimin e investimeve të tyre. Praktika ka treguar se zgjedhja e leasing-ut financiar
në raport me metodat e tjera të financimit, apo kontratat tradicionale të parashikuara
nga legjsilacionet kombëtare nuk është gjithmonë i lidhur vetëm me konston e ulët të
68 GODIN. V,” Le credit –bail in Lamontagne”, “Droit specialise des contrats vol.2 Les contrats relatifs a lenterprise”, Coëansville 1999. 69 Ligji model UNIDROIT për leasing-un, neni 2.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
21
transaksionit. Avantazhet e lidhura me leasing-ut financiar, në këndëvështrim të
leasingmarrësit janë të lidhur me elemente fiskale, kontabël apo dhe të menaxhimit. Si
një instrument financues i investimeve te biznesit i drejtuar në përditësimin e pajisjeve
dhe të teknologjive prodhuese, leasing financiar kthehet në një burim shtesë kreditimi,
në vend të sigurimit të shumës në të holla për blerjen e tyre.
Avantazhet e leasing-ut financiar.
Leasing financiar ofron si avantazhet e metodave tradicionale të financimit
ashtu dhe avantazhet e marrëdhënies jurdike të qirasë, për aq kohë sa të jep mundësinë
të përdorësh sendet e nevojshme për të përmbushur nevojat operacionale të biznesit pa
bllokuar kapitalin per blerjen e tyre. 70
a) Disponueshmëria dhe kërkesa: Në shumicën e vendeve në zhvillim, leasing mund
të jetë e vetmja formë e përshtatshme e financimit afatmesëm ose afatgjatë e
disponueshme për të plotësuar nevojat e biznesit të vogël për asete. Kjo formë
financimi ka tërhequr gjithnjë e më shumë huamarrës të rinj duke zgjeruar tregjet
ekzistuese dhe nxitur zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë.
b) Fleksibiliteti. Është një mekanizëm tërësisht elastik dhe fleksibël i cili mund ti
përshtatet kërkesave dinamike të klientëve (ofron kombinime të shumta zgjedhjesh
për një sërë elementesh: kohëzgjatjen e kontratës, pagesat periodike, shërbimet
shtesë si mirëmbajtje, siguracion, asistence). Kohëzgjatja e leasing-ut financiar
mund të zgjatet pas periudhës fillestare me kërkesë të leasingmarrësit. Në disa raste
leasingmarrësi mund gjithashtu të përmirësojë ose të zëvendësojë asetin përpara
fillimit të afatit dytësor.71 Pagesat periodike janë strukturuar në mënyrë të tillë që të
përkojnë me cilësinë e kreditimit, kohën në biznes, dhe të ardhurat. Per shembull
leasingdhënësi mund të bie dakord të paguhen shuma të vogla pagesash periodike
në fillim dhe pjesa tjetër të shlyhet në fund (sic njihet në shkrimet doktrinore
“bolloon rental”) ose mund të shlyej pagesat peridoke sipas sezonit të biznesit
përkatës duke mos paguar kur bie xhirua e biznesit, ose mund të filloj me pagesa te
vogla periodike te cilat rriten në përputhje me rritjen e të ardhura të përfituara nga
përdorimi i asetit.72
c) Përdorim efikas i kapitalit: Leasing financiar ofron një përdorim efikas dhe efektiv
të kapitalit. Meqënëse leasingdhënësi blen asetet drejtpërsëdrejti nga furnizuesi, nuk
mund të përdorë fonde të huazuara për qëllime të tjera. Në disa raste, tenika e
financimit të leasing-ut ofron mundësi për çmime më të ulëta të pajisjeve për shkak
të volumit të lartë të shitjeve.
d) Financimi i kolateralizuar: Leasingdhënësi ruan pronësinë e sendit të dhënë me
leasing, i cili përdoret si kolateral, duke kontribuar në thjeshtëzimin e procedurave
dhe sigurimin e një zbritjeje tatimore për shkak të amortizimit të aktivit. Duke qënë
70 https://www.assilea.it 71 COYLE 2000, burim i cituar, fq .27-28 72 KERNAN. R, Business Equipment: Purchase Loan or Lease Agreement?‟ (Attard Communications Inc) https://www.businessknowhow.com/money/leaseequipment.htm.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
22
pronar ligjor i asetit, kompania e leasing-ut është më në pozita të sigurta nëse
leasingmarrësi nuk shlyen pagesat periodike.
e) Kostot më të ulëta të transaksionit: Procedurat e leasing-ut janë të shpejta dhe të
thjeshta. Si rezultat, leasingdhënësi mund të projektojë me saktësi qarkullimin e
parasë gjatë afatit të kontratës së leasing-ut financiar, duke supozuar që
leasingmarrësi do të shlyej në kohë pagesat periodike. Parashikueshmëria e
qarkullimit të parasë lidhur me lasing-un lehtëson planifikimin duke zvogëluar
rreziqet.
f) Financimi nëpërmjet pagesave periodike fikse: Leasing financiar zakonisht ofron
financim afatmesëm deri afatgjatë nëpërmjet shlyerjes së një pagese fikse periodike
gjatë kohëzgjatjes së kontratës. Kjo gjë i mundëson leasingmarrësit mbrojtje
efektive nga inflacioni i mundshëm dhe rritja e normave të interesit të tregut.
Zakonisht nëpërmjet një kontrate leasing financiar leasingmarrësi financohet për të
gjithë shumën e nevojshme për blerjen e asetit. Ndërsa në rastet e formave
tradicionale të financiamit, në negociatat me institucionet financiare, shuma e
huazuar shpesh mund të vijë nën shumën që kërkohet.73 Për më tepër likuiditetet e
pakta në dispozicion të shoqërive leasingmarrëse nuk duhen të humbasin nëpër
pagesa, sidomos në vendet në zhvillim. Kjo "ruajtje" e kapitalit është një nga pro-
të në favor të leasing-ut financiar. Gjithashtu shoqëritë ruajnë mundësinë e aplikimit
në të ardhmen nëse do të jetë e nevojshme në institucionet financiare për një nga
format tradicionale të financimit. Nga ana tjetër leasingdhënësi mund të përcaktojë
me lehtësi marzhet e fitimit dhe kostove të transaksionit në kontratën e leasing-ut
financiar.
g) Nevojat Teknologjike- Teknologjia përparon me shpejtësi dhe në hapësirën e pak
viteve bizneset mund ta gjejnë veten me pajisje të vjetruara që nuk i përgjigjen
kërkesave të tregut. Leasing financiar ofron mundësinë e përdorimit të pajisje të
reja nëpërmjet përditësimit të tyre rregullisht për të qëndruar në krye të kurbës së
teknologjisë. Leasing operativ afatshkurtër është veçanërisht shumë i përdorur në
industri si teknologjia e informacionit, ku mjetet e punës duhet të përditësohen
shpesh.74
Disavantazhet e leasing-ut financiar.
Leasing-u ka gjithashtu disa disavantazhe për të cilat institucionet e mikro-
financimit duhet të jenë të vetëdijshme, dhe ndër të cilat mund të përmendim:
h) Pronësia mbi asetet: Pronësia e aseteve gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës i takon
leasingdhënësit, i cili mbart gjithashtu koston që lidhet me vjetërsimin ose
73 Megjithatë në praktikën tregtare shqiptare leasing financiarë si burim financimi, ka disavantazhin se aseti objekt I kontratës së leasing-ut, duhet të parapagohet në vlerën 20 -30 %. A. Korbi, Ll. Lleshaj “The financial leasing in albania and its financing costs”, European Scientific Journal March 2015 edition vol.11, No.7 ISSN: 1857 – 7881 (Print) e - ISSN 1857- 7431, fq. 370. 74 KIESO, WEYGANDT, Warfield 2011, burimi i cituar, fq. 1122.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
23
amortizimin. Në shumicën e rasteve, afati i kontratës së leasing-ut është më i
shkurtër se jetëgjatësia ekonomike e asetit. Leasingdhënësi duhet të marrin në
konsideratë jetëgjatësinë e aktivit dhe potencialin për rishitje.
i) Shpenzimet fikse: Shumë kosto janë fikse dhe të pavarura nga karakteristikat e
shoqërisë së leasing.
j) Kostoja e fondeve dhe likuiditeti: Të ardhurat e krijuara përmes leasing-ut duhet të
tejkalojnë koston e fondeve të investuara me qëllim që leasingdhënësi të jetë
fitimprurës. Duke pasur parasysh natyrën e leasing-ut dhe kostot kapitale të
lartpërmendura të kapitalit, kjo mund të ketë një ndikim negativ në likuiditetin e
shoqërive të leasing-ut dhe zvogëlimin e profitabilitetit.
1.6 Pikëpamje të përgjithshme mbi trajtimin fiskal dhe kontabël i leasing-ut
financiar.
Në përpjekje për të dhënë një panoramë të plotë të leasing-ut financiar, nuk
mund te nënvlerësohet trajtimi fiskal, për shkak të lidhjes se ngushtë midis profilit fiskal
dhe private të institutit. Kjo lidhje është, për më tepër, edhe më e theksuar kur bëhet
fjalë për "kontrata të reja"75. Kur trajtuam origjinat historike të leasing-ut financiar
theksuam se trajtimi fiskal i kontratës së leasing-ut financiar ka kontribuar në përhapjen
e shpejtë të saj. Në lidhjen e një kontrate si sipërmarrësi ashtu dhe konsumatorët synojnë
arritjen e rezultateve ekonomike, por nëse këto rezultate mund të arrihen nëpërmjet një
tërësie mjetesh juridike është lehtësisht e kuptueshme se do të përdoren ata që
shoqërohen me më shumë me avantazhe fiskale. Parimi i autonomisë kontraktuale, i
pranuar nga Kodi Civil, i mundëson privatet , që nëpërmjet lidhjes së kontratave atipike
ose përshtatjes së modeleve të tipizuara, "të përzgjedhin" në mesin e instrumenteve
ligjore, 76 modelin me të përshtatshëm për arritjen e qëllimeve ekonomike që ato kanë
vendosur, duke shfrytëzuar kështu natyrën shpesh " të fragmatizuar " të ligjit tatimor.77
Trajtimi i fiskal i kontratës të leasing-ut financiar ka hasur kontradita të shumta
në nivel ndërkombëtar. Në parim, leasing ndërkombëtar nuk duhet të ketë ndonjë
avantazh apo disavantazh në krahasim me leasing-un kombëtar.
Sipas SNK 17, kontabilizimi për një transaksion leasing financiar bazohet më
shumë në përmbajtjen ekonomike të transaksionit se sa në formën ligjore të saj.78
Marrëveshja do të klasifikohet si leasing financiar, nëse rreziqet dhe përfitimet, që
75 STEVANATO.D,” Il momento fiscale nella redazione di nuovi modelli contrattuali, në “I nuovi contratti nella prassi civile e commerciale”, Torino, 2005, fq. 80. 76 Çështja RBS Deutschland tregoi se si ndryshimet në legjislacionin e shteteve të ndryshme për efekte të TVSH kanë stimuluar hartimin e marreveshjeve nëpërmjet kombinimit të këtyre ligjeve me qëllim shmangien e plotë të TVSH: Cështja C-277/09 The Commissioners for Her Majesty’s Revenue & Customs v RBS Deutschland Holdings, http://curia.europa.eu/juris/liste.jsf?language=en&num=C-277/09. 77 STEVANATO. D, “Il momento fiscale nella redazione di nuovi modelli contrattuali”, në “I nuovi contratti nella prassi civile e commerciale”, CENDON. P, I Questioni generali, Torino, 2005, fq. 80. 78 IFC “Leasing in Development Guidelines for Emerging Economies”, 2nd Edition, United States of America, September, 2009, fq. 44.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
24
lidhen me pronësinë e mjetit, i kalojnë leasingmarrësit në një masë te konsiderueshme.79
Këtu, përmendim:
a) pronësia e mjetit të dhënë me leasing i kalon leasingmarrësit në fund të afatit të
leasing-ut;
(b) leasingmarrësi e ka mundësinë ta blejë mjetin me një çmim që pritet të jetë
mjaftueshmërisht më i ulët se vlera e reale e tij, në datën kur kjo blerje kryhet, si dhe që
në krijimin e leasing është mjaftueshmërisht e sigurt që leasingmarrësi do ta shfrytëzojë
këtë mundësi;
(c) afati i leasing-ut zë pjesën më të madhe (mbi 75%) të jetës ekonomike të mjetit të
dhënë me leasing , edhe pse titulli i pronësisë nuk është transferuar ende;
(d) në datën e krijimit të një kontrate leasing, vlera aktuale e pagesave minimale të
leasing-ut zë pjesën më të madhe (mbi 90%) të gjithë vlerës së drejtë të mjetit të dhënë
me ;
(e) mjeti i dhënë me leasing është i një natyre specifike të tillë që vetëm leasingmarrësi
mund ta përdorë atë pa shumë modifikime dhe, rrjedhimisht, marrëveshja e parë mund
të rinovohet me të njëjtin leasingmarrës, për një periudhë që zë një pjesë të mirë të jetës
së dobishme të mjetit.
Përcaktimi i vlerës së leasing-ut në Shqipëri është në përputhje me Standardet
Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK 17).80
Gjithashtu, analiza e TVSH, merr një rëndësi të vecantë në trajtimin e
marrëveshjes së leasing-ut financiar.Trajtimi i TVSH për një transaksion te leasing-ut
financiar ndryshon nga një shtet në tjetrin. Një nga arsyet për këtë ndryshim është
klasifikimi i leasing-ut si furnizim malli apo furnizim sherbimi.
Madje dhe ne vendet e BE, mungesa e një rregullimi të qartë në direktivën e
TVSH-së81 e kombinuar gjithashtu me qasje të ndryshme të adoptuara nga legjislacionet
kombëtare të shteteve anëtare, ka rezultuar në një shkallë të lartë pasigurie ligjore duke
lënë hapsirë për marrëveshje abusive.
Gjithashtu, jurisprudenca e GJDBE-së nuk ka prodhurar një rregullim
gjithëpërfshirës dhe uniform për sa i përket trajtimit të leasing-ut financiar për efekte të
TVSH-së. Në disa raste si (ARO Lease82, lease plan luxembourg v belgische Staat 83)
79 Standardi Kombëtar i Kontabilitetit NR. 7, Kontabilizimi i qirave, http://www.kkk.gov.al, fq. 7, dhe IFC “Leasing in Development Guidelines for Emerging Economies”, 2nd Edition, United States of America, September, 2009, fq. 44. (leasing sipas SRNF ) 80 KORBI. A, LLESHAJ. L, “The financial leasing in albania and its financing costs” European Scientific Journal March 201, 5 edition vol.11, No.7 ISSN: 1857 – 7881 (Print) e - ISSN 1857- 7431, fq. 370. 81 Direktiva e Këshillit 2006/112/KE e 28 Nëntor 2006 mbi systemin e përbashkët të TVSH. Megjithëse themelet e direktivës së parë për TVSH-së në BE janë hedhur më 11 Prill 1967 me adoptimin e direktivës së parë dhe të dytë, ky system i është nënshtruar dhe vazhdon ende ti nënshtrohet evolimit të vazhdueshmë. Në direktivën e TVSH, termi "lease" shfaqet vetëm 2 herë dhe në të dy rastet, i referohet përjashtimit të leasing-ut të sendeve të paluajtshme nga fusha e zbatimti të direktivës (neni 135 dhe 137). 82https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX%3A61995CJ0190https://eurlex.europa.eu 83 Çështja C-390/96 lease Plan Luxembourg v Belgische Staat, 7 Maj 1998, ECLI:EU:C:1998:
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
25
GJDBE ka trajtuar leasing-un e automjeteve si furnizim sherbimi.84Nga ana tjetër, disa
shtete kanë bërë trajtim diametrisht të ndryshëm të leasing-ut financiar për qëllime të
TVSH. Për shembull, në Gjermani, sistemi ligjor i të cilës ka qenë i ndikuar ndjeshëm
nga koncepti i "përmbajtjes mbi formën", i ka klasifikuar disa kontrata leasing si
furnizime mallrash.85
Pra, siç shihet trajtimi i TVSH për marrëveshjen e leasing-ut financiar
ndryshon nga shteti në shtet në varësi të klasifikimit si furnizim malli apo furnizim
shërbimesh. Kur leasing financiar është klasifikuar si një shërbim financiar, TVSH-ja
përcaktohet për vlerën e asetit të dhënë me leasing, ndërsa interesi është i përjashtuar.
Burimi IFC, 2009.
Klasifikimi i saktë i leasing-ut si furnizim mallrash ose shërbimesh paraqet një
rëndësi të vecantë duke qënë se ndikon në përcaktimin e subjektit qe ka detyrimin të
paguaj TVSH-në, ose nëse TVSH-ja do të bëhet e pagueshme, dhe nëse po, çfarë
mekanizmi do të përdoret për aplikimin dhe mbledhjen e saj. Në një numër të gjere
juridiksionesh, shërbimet financiare, si kredi bankare, janë të përjashtuara nga TVSH.
Ne BE deri më sot nuk ka pasur një përcaktim specifik të leasing-ut financiar.
Për herë të parë GJDBE i është referuar leasing-ut financiar si një koncept autonom në
çështjën Goed Women.86Megjithatë edhe pse për qëllime të zbatimit të Direktivave të
TVSH-së, leasing financiar u trajtua si një koncept autonom, vazhdon ende të mos
84 KOCHKODAN. I,” VAT treatment of financial leases in EU laë”, fq. 1. 85 Ibidem, fq.1. 86 Cështja C-326/99 Goed Wonen, http://curia.europa.eu/juris/liste.jsf?language=en&num=C-326/99.
Figura 5 Aplikimi i TVSH, në pagesat e
leasing-ut
Zgjidhja jo optimale/ Zgjidhjes optimale
Zgjidhja jo optimale
kosto e pajisjes
ndahen ne
TVSH
llogaritet
mbi pagesat
periodike
Tvsh
llogaritet mbi
kapitalin.
pagesat e rregullta
të leasing-ut
Zgjedhja optimale
Kosto e pajisjes
ndahet në pagesa e
rregullta të leasing-ut
Interest
interes
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
26
egzistoj një përkufizim i përgjithshëm as nga legjislacioni i BE dhe as nga GJDBE.
Rrjedhimisht, aplikimi i direktivave të TVSH-së lidhur me transaksionet e leasing-ut
financiar u është lënë Shteteve Anëtare87. Megjithatë, një zgjidhje e tillë nuk është në
përputhje me idenë e uniformitetit dhe siç ka treguar shpesh praktika mungesa e
uniformitetit krijoj vend për abuzim.
Klasifikimi i leasing-ut financiar si furnizim mallrash apo furnizim shërbimesh
ka pasoja juridike të rëndësishme për të gjitha palët e përfshira, në lidhje me vendin e
furnizimit, përcaktimin e TVSH-së, të drejtën për zbritje, tatimit mbi fitimin dhe,
veçanërisht, rregullave të kontabilizimit të asetit objekt të leasing-ut financiar,
rregullave të tjera të institucioneve bankare. 88 Nga jurispudenca e GJDBE vërejmë se
kjo e fundit ka qënë më e prirur për të mbështetur klasifikimin e leasing-ut financiar si
furnizim shërbimi. Megjithatë, sic e dime GJDBE nuk jep analiza të përgjithshme për
koncepte të caktuara nëse këto shkojnë përtej qëllimit të saj për ti dhënë zgjidhje rastit
konkret objekti gjykimi
Interesate në këtë drejtim është interpretimi i dhënë i AG Jacobs sipas së cilit
"edhe pse leasing financiar përfshin padyshm (mallra-automjetet në fjalë), këto mallra
nuk janë furnizuar nga leasingdhënësi tek leasingmarrësi; ajo që furnizohet është
përdorimi i tyre , ndërkohë që pronësia i mbetet leasingdhënësit. Kështu që furnizmi i
shërbimit të përdorimit të një sendi llogjikisht klasifikohet si furnizim shërbimi".89 Si
rezultat, bazuar dhe në jurispudencën e GJDBE thelbi ekonomik i një marrëdhënie
leasing financiar është kalimi i të drejtës së përdorimit të një sendi pa transferuar të
drejtën e pronësisë (të paktën në momentin fillestar kur sendet i kalohen fizikisht
leasingmarrësit). 90
Në cështjen Part Service u identifikua me termin "transaksion financiar" gjë e
cila sipas GJDBE përbën dhe elementin thelbësor të kontratës së leasingut.91
87 Një zgjedhje e arsyeshme për kohën nëse mbajmë parasysh se direktiva e parë në këtë fushë është miratuar në vitin 1967 dhe synoheshin të shmangte problematikat që do të rezultonin nëse do të ishe miratuar një model i vetëm në nivel të komunitetit evropian. 88 Problemi thelbesor që shfaqet në këtë drejtim qëndron në faktin se Shtetet Anëtare kanë koncepte të ndryshme të pronësisë. Në sistemin civil law koncepti i pronësisë është i bazuar në të drejtën romake dhe kërkon një lidhje te veçantë midis një personi dhe një sendi (rem), bazuar në te drejta absolute. Këto kompetenca janë në thelb garanci ligjore që lejojnë kontroll fizik, shfrytëzim ekonomik të pronës (duke përfshirë të drejtën e përdorimit dhe të drejtën për të nxjerrë përfitime ekonomike) dhe të drejtën për të kontrolluar titullin ligjor. Në Mbretërinë e Bashkuar kuptimi i pronësisë është më pak i formalizuar, gjë që mund të konsiderohet një trashëgimi historike e sistemit feudal anglez. Ndërsa për sa i përket Gjermanisë, tradita ligjore është ndikuar ndjeshëm nga koncepti "përmbajtjes mbi formën”. Përfundimisht, përveç përcaktimeve të ndryshme ligjore, rregullat kombëtare që lidhen me transferimin e pronës nuk janë të njëjta. Në Francë, Itali dhe Belgjikë pronësia transferohet me kontratë, ndërsa në Holandë është caktuar me aktin formal të dorëzimit. 89C-451/99 Cura Anlagen, http://curia.europa.eu/juris/liste.jsf?td=ALL&language=en&jur=C,T,F&num=C-451/99. 90Cështja C-451/99 Cura Anlagen, http://curia.europa.eu/juris/liste.jsf?td=ALL&language=en&jur=C,T,F&num=C-451/99. 91C-425/06 Part Service, http://curia.europa.eu/juris/liste.jsf?language=en&num=C-425/06.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
27
Ne cështjen Eon Asset një kompani e themeluar në Bullgari, lidhi dy kontrata të veçanta
leasing për dy automjete (leasing financiar dhe leasing operativ). Këto automjete do të
përdoreshin si mjet transporti për drejtuesin e kompanisë nga shtëpia në punë dhe
anasjelltas. Eon Asset pretendonte se kishte të drejtën të përftonte një zbritje të plotë të
TVSH-së hyrse si pasojë e pagesave të bëra në bazë të dy kontratave. Organet tatimore
nuk pranuan këtë zbritje, duke qënë se në këndvështrimit të tyre, automjetet nuk ishin
përdorur për realizimin e një veprimtarie të tatueshme të Eon Asset. Cështja Eon Asset
për herë të parë synon ti jap përgjigje cështjeve komplekse të klasifikimit të
marrëveshjes të leasing-ut financiar .92
Ky klasifikim përbën një hap përpara në unifikimin fiskal dhe kontabël të
trajtimit të leasing-ut financiar. Sidoqoftë ngelet akoma për tu parë nëse cështja Eon
Asset është vetëm një rast i vecantë pa pasoja të përgjithshme apo nëse do të përbëj
trendin e një fillimi të ri ?! 93Transaksioni i leasing-ut financiar të automjeteve përmban
karakteristika të përbashkëta me ato të blerjes së mallrave kapitale94. GJDBE bëri një
përjashtim nga rregulli i përgjithshëm, i cili nuk duhet ti nënshtrohet një interpretimi të
gjerë. Prandaj është e nevojshmetë saktësohet arësyeja e këtij përjashtimi d.m.th. të
përcaktojë kriteret në të cilat leasing duhet të klasifikohet si furnizim mallrash.Në këtë
kontekst është veçanërisht e rëndësishme nocion (përkufizim) i "leasing-ut financiar"
si dhe karakteristikat kryesore të kësaj kontrate. 95
Në terma të përgjithshëm leasing financiar mund të përkufizohet si një kontratë
nëpërmjet së cilës kalohet e drejta për të përdorur një aset dhe e drejta për të përjashtuar
persona të tjerë nga përdorimi i saj në këmbim të pagesave periodike. Duhet pasur
parasysh se pavarësisht se ky përkufizim i shtrin efektet si për leasig-un financiar ashtu
dhe për leasing-un operativ, thelbi ekonomik i këtyre dy kontratve eshte tërësisht e
ndryshme.96 Karakteristika kryesore e një kontrate leasing financiar është që të gjitha
rreziqet dhe përfitimet e lidhura me sendin t'i transferohen leasingmarrësit. Sipas
GJDBE -së, leasing financiar që duhet të trajtohet si një furnizim mallrash nëse 97
a) kemi transferim të pronësisë në përfundim të afatit të kontratës;
b) leasingmarrësi gëzon të gjitha tagrat thelbësore te pronësise;
c) vlera e të gjitha pagesave përkon me vlerën e tregut të sendit.
Në shqipëri kontrata e leasing-ut financiar është një kontratë që analizohet si një
qiradhënie për leasingmarrësin, të cilit i jepet një mundësi e thjeshtë blerjeje duke
92 Megjithatë, në çështjen Eon Aset ka “koncepti i furnizimit të mallrave nuk i referohet transferimit të pronësisë në përputhje me procedurat e parashikuara nga ligji i aplikueshëm kombëtar, por mbulon çdo transferim të sendit qw fuqizon palën tjetër për të disponuar sendin sikur të ishte pronar”. 93 Ibidem, fq. 12-31. 94KOCHKODAN. I, VAT treatment of financial leases in EU laë, vep. cit, fq. 12-31. 95 Ibidem, fq.12-31. 96 SNK 17 përcaktojnë një kriter te rendësishëm në diferencimin e leasing-ut financiarë dhe leasing-ut operativ në bazë të të cilit: një kontratë leasing klasifikohet si leasing financiarë nëse ajo trasferon të gjitha rreziqet dhe përfitimet e lidhura me pronësinë. Ndërkohë që një kontratë leasing klasifikohet si leasing operativ nëse nuk trasferon të gjitha rreziqet dhe përfitimet e lidhura me pronësinë. 97Cështja C-118/11 Eon Asset, http://curia.europa.eu/juris/liste.jsf?num=C-118/11&language=EN.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
28
paguar një çmim të miratuar, i cili merr në konsideratë, të paktën pjesërisht, pagesat e
kryera në formën e pagesave periodike. Ky operacion konsiderohet si qiradhënie që
ndiqet nga shitja dhe pronari mund të mos jetë domosdoshmërish ish- qiramarrësi.98
Bazuar në nenin 7 të ligjit99 furnizimi i mallit (sendit) i kryer nga furnizuesi për
qiradhënësin sipas kontratës së furnizimit është furnizim malli. Furnizuesi lëshon faturë
tatimore me TVSH 20% për furnizimin dhe TVSH lind mbi vlerën e mallit
KAPITULLI II
MARRËVESHJA E LEASING-UT FINANCIAR NË PROCESIN E
UNIFIKIMIT TË SË DREJTËS PRIVATE.
PËRMBLEDHJE: Pasi është analizuar dhe trajtuar nocioni i leasing-ut financiar,
natyra komplekse trelaterale dhe mekanizmi i funksionimit, punimi fokusohet në
parashtrimin e një platforme të gjerë të qëllimit dhe nevojës që shfaqet në tregtinë
ndërkombëtare për harmonizimin dhe unifikimin e legjislacionit në këtë fushë, duke
trajtuar shkurtimisht instrumentat ndërkombëtarë që kanë luajtur një rol parësor në
këtë proçes. Miratimi i një Konvente dhe një ligji model nga UNIDROIT, shtron për
analizë çështjen : Cila është metoda më e përshtatshme për të prodhuar uniformitet në
fushën e leasing-ut financiar? Për këtë qëllim është marr në shqyrtim dallimi mes
termave “unifikim”,“harmonizim”,“ligj model” dhe “konventë”. Në vijim është
analizuar efektiviteti i këtyre instrumentave duke dhënë një prezantim të shkurtër të
sukseseve dhe problematikave kryesore. Gjithashtu nëpërmjet një vështrimi krahasues
të instrumenteve kryesore ndërkombëtare në fushën e leasing-ut financiar synohet të
jepet një panoramë e plotë e gjithëpërfshirëse e institutit, me qëllim evidentimin e
dallimeve mes tyre.
2.1 Unifikimi i të drejtës private. Qëllimi dhe nevoja për unifikim në fushën e
leasing-ut financiar në tregetinë ndërkombëtare.
Njerëzimi po bëhet gjithnjë e më shumë i vetëdijshëm për identitetin e tij
universal. Në tregëtinë ndërkombëtare "aspirata e universalitetit” ka gjetur një
mbështetje të gjerë doktrinale mjafton të përmendim këtu autorin Levin Goldschmidt
i cili e identifikonte tregtarin me një njëri pa kombësi, Karl Marks i cili parashikonte
krijimin e një "tregu global" me "shkëmbime të shtrira në të gjithë globin",“me një
trafik universale” që përfshin “një varësi universale te shteteve nga njera tjetra”, apo
autorin e njohur Frémery i cili parashikonte krijimi i një të drejte tregtare universale, si
vetë tregëtia që e ka prodhuar.100
98Udhëzimi nr. 6 datë 30.01.2015 “për tvsh-në” indeksuar për lehtësi përdorimi nga deloitte albania departamenti i taksave dhe çështjeve ligjore, fq 24. 99 Ligj nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar nrepublikën e shqipërisë”, neni 7. 100 FRÉMERY. A, “Etudes de droit commercial ou du droit fondé per la coutume universelle des commercant”, Paris, 1833, fq. 19.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
29
Prej mijëra vitesh kemi jetuar brenda komuniteteve të mbyllura të izoluara njëra
me tjetrën, mirëpo tashmë me procesin e pandërprerë dhe të shpejtë të globalizimit,
shtetet përpiqen të kalojnë kufijtë e tyre duke krijuar mundësi më të mira bashkëpunimi,
e për pasojë lind nevoja të riidentifikohen duke zbuluar përkatësinë e tyre në fshatin
global101në të cilin jetojmë. Megjithatë duhet theksuar se pavarësisht nga zhvillimi
vrullshëm i tregjeve të integruara në nivel global, transaksionet ndërkombëtare
vazhdojnë në masë të madhe të rregullohen ende nga ligje të brendshme, të cilat jo
gjithmonë përshtaten me nevojat e veçanta të tregëtisë ndërkombëtare, e vecanërisht në
fusha komplekse si marrëveshjet e leasing-ut financiar.102
Transaksionet e leasing-ut financiar ndërkombëtare janë ende për pjesën më të
madhe të tyre subjekt i ligjeve kombëtare, të cilat shpesh ndryshojnë në mënyrë të
ndjeshme dhe në mënyrë të pashmangshme gjenerojnë konflikte. Këto transaksione për
nga natyra janë më komplekse dhe me një kohëzgjatje shpesh më të madhe sesa
transaksionet kombëtare: kështu, probabiliteti për mosmarrëveshje është më i lartë. Për
më tepër dallimet mes legjislacioneve të shteteve që marrin pjesë në marrëveshjet e
leasing-ut financiar, e vecanërisht kur i përkasin sistemeve të ndryshme ligjore,
shkaktojnë problematika të shumta, dhe vështirësojnë vënien në zbatim të tyre në
tregëtinë ndërkombëtare. Si rezultat lindi nevoja për dhënien e një kuptimi të
përgjithshëm të të drejtave dhe detyrimeve të palëve të përfshira në këtë kontratë.
Pikërisht për të tejkaluar këto paqartësi të shkaktuara nga zbatimi i rregullave të
brendeshme kombëtare për rregullimin e transaksioneve ndërkombëtare, studiuesit e
ligjit, juristë e bizesmenë kanë vënë gjithnjë në dukje rëndësinë e krijimit të një të
drejte uniforme ose të paktën harmonizimin e rrgullave në fushën e leasing-ut financiar
ndërkombëar. Përpjekjet për të harmonizuar apo edhe unifikuar legjislacionin në fushën
e leasing-ut financiar janë të nxitura nga interesi akademik dhe nevoja praktike e
komunitetit të biznesit për rregulla ndërkombëtarisht uniforme në këtë fushë.
Vizioni mbi procesin e unifikimit ndërkombëtar të së drejtës private ka qenë për
një kohë të gjatë dhe është akoma i ndikuar nga paragjykimet si për sa i përket
metodave përmes të cilave duhet të realizohet unifikimi, ashtu dhe ne lidhje me vetë
konceptin e unifikimit.
Për arësyje, se ashtu si shumë autore kane trajtuar, mendohet se do te humbiste
idetiteti kombëtarë i shteteve në dobi të një modeli arlekin i cili si përfundim do te
margjinalizonte aspektet e vecanta të së drejtave mbi të cilin ishte ndërtuar.103
Megjithatë kësaj qasje mund ti kundërvihemi lehtësisht jo vetëm me argumente të
karakterit ekonomikë – që favorizojnë harmonizimin e rregullave me qëllim lehtësimin
101 MCLUHAN e POËERS,” Il Vilaggio Globale”, Milano 1989. Termi "fshat global" është një krijesë e doktrinës që daton rreth tre dekada më parë dhe përfaqëson ekonominë moderne, zgjerimin e tregjeve gjithnjë e më shumë nga nivel lokal dhe kombëtar deri në globalizimin e tyre dhe krijimin e një tregu të vetëm botëror. 102 BONELL. J. M, “Why an International Restatement? An International Restatement of Contracts, Transnational Publishers”, 1997, fq. 9. 103ALPA. G, BONELL J. M, CORAPI. D, MOCCIA. L, ZENO. V– ZENCOVICH, A. ZOPPINI, Diritto privato comparato, Editori Laterza, fq. 316.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
30
e integrimit të tregjeve, por në të njëjtën kohë dhe më argumente të karakterit politik
duke qënë se një model uniform do të garantonte barazi për të gjitha palët dhe juristët
e shteteve kontraktuese.
2.2 Metodat tradicionale të unifikimit dhe harmonizimit; metoda më e
përshtatshme për të prodhuar uniformitet në fushën e leasing-ut financiar.
Në fushën e leasing-ut financiar ndërkombëtar është miratuar një Konventë
uniforme materiale dhe një ligj model, për këtë arësyje është e rëndësishme të trajtojmë
diferencat mes këtyre instrumentave me qëllim përcaktimin e metodës më të
përshtatshme për të prodhuar uniformitet në fushën e leasing-ut financiar. Natyrisht që
nuk mund të flasim për metoden më të përshtashme për unifikim në fushën e leasing-ut
ndërkombetar pa sqaruar me parë koceptet “unifikim” dhe “harmonizim”. Juristët
krahasues kanë tendencë të dallojnë termin "unifikim" nga termi "harmonizim". Termi
“unifikim” i referohet procesit në të cilin dy ose më sisteme të ndryshme ligjore
zëvendësohen me një sistem i vetëm normash104. Ndërsa nocioni “unifikim
ndërkombëtar të ligjit”105 përfshin përpjekjet që kanë për qëllim tejkalimin e
diferencave midis një shumice të sistemeve ligjore nëpërmjet përpunimit të një sistemi
të vetëm të rregullave që duhet të zëvendësojë ligjet ekzistuese kombëtare në
rregullimin e një ceshtje te caktuar.106 Ky përkufizim kompleks bazohet në tre elementë:
- krijimin e një ligji ose teksti të vetëm;
- zbatimin uniform të ligjit të dhënë;
- dhe rrjedhimisht prodhimin e rezultateve uniforme.
Termi unifikimi i ligjit përdoret më shpesh në një kontekst ndërkombëtar107, e
vecanërisht në fushën tregtare në të cilën unifikimi është me urgjent dhe më i lehtë për
tu arritur.
Nga ana tjetër termi “harmonizim” i referohet procesit të përafrimit të rregullave
ligjore të dy ose më shumë sistemeve ligjore në mënyrë më të ngjashme108, ose e thënë
më thjeshtë, procesit me anë të të cilit efektet e një lloji transaksioni në një sistem ligjor
104KAMBA J. W Comparative Laë: A Theoretical Frameëork, ICLQ, 1974, fq. 5 105 GOODE. R, “Reflections on the harmonisation of commercial laë”, R. Goode & G. Cranston, Commercial and Consumer Laë, Clarendon Press, 1993, fq. 1. Ky proces është qartësisht i ndryshëm nga unifikimi kombëtar i ligjit. Unifikimi kombëtar i ligjit konsiston në një unifikimi të brendshëm që synon kapërcimin e dallimeve në mes të ligjeve të ndryshme brenda një shteti të vetëm. Unifikimi kombëtar është një dukuri tipike e shekullit të 19-të që lidhet me idenë e kodifikimit. Ndryshe nga unifikimi i shekullit të 19-të, qëllimi i të cilit ishte vendosja e autoritetit të ligjit kombëtar me anë të kodifikimit brenda kufijëve kombëtarë të një shteti, unifikimi i shekullit 21 është drejtuar drejt një qëllimi krejtësisht të kundërt: atë të zvogëlimin e ndikimit të kufijëve kombëtare. 106 BONELL J. M, “Unificazione Internazionale del Diritto”, Enciclopedia del Diritto, Giuffrè, 1992, fq. 720. 107 KOTZ. H, “Unification and Harmonization of Laës”, Encyclopedia of Public International Laë, North-Holland, 2000, fq 48. 108 BOGDAN. M, Comparative Laë, Kluëer, 1994, fq. 30; Unification and Harmonization of the Rules of Law, Federal Laë Revieë,1978, fq. 289.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
31
sillen sa më afër efekteve të transaksioneve të ngjashme sipas ligjeve të vendeve të tjera.
Harmonizimi ruan diversitetin e sistemeve të ndryshme ligjore që duhen
harmonizuar.109 Cilido qoftë përkufizimi, termi harmonizim nënkupton një proces që
synon një shkallë më të vogël të konvergjencës midis sistemeve ligjore: ndryshe nga
unifikimi, i cili ka për qëllim zëvendësimin e sistemeve të ndryshme ligjore me një
disiplinë të vetme, në mënyrë që i njëjti problem të marrë të njëjtën zgjidhje në çdo
vend.110
Megjithatë nëse do të pranonim tekstualisht një përkufizim të tillë, unifikimi
rrezikon të kthehet me shumë në një koncept ideal “dicka që synohet por që nuk mund
të arrihet”.111 Për më tepër unifikimi do të ishte i pamundur nëse nuk do të mbështetej
nga një doktrinë e pasur e angazhuar në krijimin e një terminologjie uniforme, cfarë do
ti bënte normat uniforme të kuptueshmë për juristët e shteteve të ndryshme. Duhet të
theksojmë se ajo cfarë ndan sistemet ligjore nuk është diversiteti i rregullave, se sa
konceptet mbi të cilat ato mbështeten, metodat, si dhe stndarteve të sjelljes që i
referohen.112
Nga ndryshojnë këto metoda dhe cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e secilës
prej tyre?
Nësë i referohemi rezultateve të ndryshme të prodhuara në praktikë në lidhje me
shkallen e uniformitetit, behet e pamundur identifikimi i një kufiri të qartë mes këtyre
dy nocioneve. Kështu nëse një konventë ndërkombëtare që pretendohet se ka për qëllim
unifikimin e ligjit mund t'u sigurojë shteteve kontraktuese një numer të konsiderueshëm
klauzolash përjashtuese teksti që futet përfundimisht në sistemet e ndryshme kombëtare
përfundon në fakt duke u ndikuar nga dallime te ndjeshme. Nga ana tjetër, një ligj model
(i cili në teori synon harmonizimin e ligjit) mund, për shkak të vlerës së tij të
pandashme, të adoptohet spontanisht nga një numër shtetesh pa asnjë modifikim.113 Në
këtë kontekst për ti dhënë përgjigje pyetjes është e rëndësishme të evidentojmë dallimin
e qartë mes një ligji model dhe një Konvente ndërkombetare.
Një Konvente ndërkombetare është një instrument i së drejtës ndërkombëtare
private që parashikon të drejtat dhe detyrimet e shteteve të ndryshme, personave
juridikë ndërkombëtare : të drejta dhe detyrime të cilat janë pranuar prej tyre në mënyre
të vullnetshme nëpërmjet miratimit të ligjeve kombëtare.
Një ligj model është thjesht një shembull i praktikave më të mira në një fushe të
caktuar të cilat këshillohen ose mund të adoptohen nga shtete të ndryshme. Zakonisht
një ligj model konceptohet sipas praktikave më të mira për një industri të caktuar duke
ofruar një infrastrukturë ligjore uniforme dhe te parashikueshme për shtetet të cilët do
ta adoptojne atë. Pra një ligj model është një instrument udhëzues për legjsilacionin e
109 BOODMAN. M,” The Myth of Harmonisation of Laës”, 1991, fq. 699. 110GOLDRING. J, “Unification and Harmonization of the Rules of Law”, Federal Laë Revieë,1978, fq. 289. 111 DIAMOND L. A, “Conventions and Their Revision”, Kluwer, 1984, fq. 45. 112 DAVID. R, “Methods of Unification”, American Journal of Comparative Law (1968), fq. 17. 113 DE CAROLIS. D, “The process of harmonisation of the laë of international commercial arbitration: drafting and diffusion of uniform norms”, fq. 91- 97.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
32
një shteti por qe nuk ka pushtet detyrues. Me fjalë të tjera nëse do ti referohemi dhe
thjesht terminologjisë së përdorur është thjesht një model. Tre janë organizatat te cilat
jane marrre gjeresisht me hartimin e ligjeve model ne te gjithe boten : UNIDROIT,
UNCITRAL dhe OAS.
Mundësia për të përshtatur dhe per të përjashtuar dispozita të një ligji model e
bën këtë metode unifikimi shumë më fleksibile se sa një Konventë. Disa shtete e
vlerësojnë këtë fleksibilitet si një avantazh më të mirë në krahasim me disavantazhin
që ligjet model krijojnë një siguri juridike më të vogël se konventat për shkak të hapsirës
që i lihet shteteve të cilat mund të vendosin të miratojnë një tërësi normash të ndryshme
nga ligji model. Në të vërtetë, dallimi themelor midis tyre është shume i vogël. Duke
pasur parasysh fushën e kufizuar të zbatimit të një Konvente ndërkombëtare (problemet
për të cilat kjo e fundit nuk mund të ofrojë zgjidhje), si dhe rezervat që një shtet mund
të shpreh, ndryshimi i një konvente ndërkombëtare nga një ligj model është në fakt
pothuajse i parëndësishëm. Për këtë arësyje përdorimi i ligjeve model ka ardhur gjithë
e në rritje. Nga një analizë e praktikës ndërkombëtare diferencat mes këtyre dy
teknikave të unifikimit janë shumë të vogla. Në shumë raste mund të ndodh që një
nurmër klauzolash të përfshihen në traktatet me qëllim thjeshtëzimin e ratifikimit.
Duke qënë se konventat ndërkombëtare janë kryesisht të fragmentuara në natyrë
dhe asnjëra prej tyre nuk realizon një kodifikim të plotë në një fushë të caktuar, referimi
te legjislacioni kombëtar dhe tek normat e konfliktit nuk mund të perjashtohen në
mënyrë përfundimtare.
Pavarësisht nga këto vëzhgime dhe interpretime ekzistojnë shumë shembuj të
ligjeve model të sukseshme dhe konventave te suksesshme si për shembull KShNM-së
e ratifikuar nga 83 shtete nga zona gjografike nga e gjithë bota dhe ligji model i
UNCITRAL mbi Arbitrazhin Ndërkombëtar Tregtar 1985.
2.3 Instrumenta ndërkombëtare që kanë luajtur rol në harmonizimin dhe
unifikimin e rregullave në fushen e leasing-ut financiar.
Studimi i leasing-ut financiar ndërkombtar nuk mund të jetë i plotë nëqoftëse
nuk merren parasysh instrumentat më të rëndësishëm që kanë kontribuar në unifikimin
dhe harmonizimin e rregullave në këtë fushë.
Instituti Ndërkombëtar për Unifikimin e të Drejtës Private (UNIDROIT) ka
ka pasur ndikim të rëndësishëm në unifikimin e rregullave të leasing-ut financiar.
UNIDROIT është një organizatë ndërqeveritare me seli ne Romë e themeluar ne vitin
1940, i cili ka si qëllim kryesor studimin e mënyrave dhe metodave të modernizimit,
harmonizimit dhe të unifikimit të ligjit privat dhe në vecanti atij tregtar mes shteteve
ose grupeve të shteteve nëpërmjet krijimit të instrumentave uniformë, parimeve dhe
normave për të arritur këto objektiva.114 UNIDROIT është organizuar dhe funksionon
nëpërmjet një strukture te mirëpërcaktuar të organizuar në tre nivele : Sekretariatit –i
114Faqja Web: http://www.unidroit.org/
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
33
cili funksionon si organ ekzekutiv, Këshilli Qerverisës – i cili është përgjegjës për
hartimin e programit të punës dhe Asambleja e Përgjithshme – e cila perbehet nga
përfaqësues të cdo shteti anëtar dhe është një organ vendimarrës.115 Gjuhët zyrtare të
UNIDROIT janë : Anglisht, Fërngjisht, Gjermanisht, Italisht, dhe Spanjisht ndërsa
gjuhët e punës janë Fërngjishtja dhe Anglishtja. Deri më sot, nga (UNIDROIT) janë
përpunuar këto instrumente të lidhura me leasing-un financiar: 116
- Konventa ndërkombëtare mbi leasing-un financiar ndërkombëtarë (Otava, 28 maj
1988)
- Ligji Model mbi leasing-un financiar (2008).
- KONVENTA "Për garancitë ndërkombëtare në pajisjet e lëvizshme"117 (Cape
Toën, 16 nentor 2001).
- Protokolli i Konventes "Për garancitë ndërkombëtare në pajisjet e lëvizshme për
cështje të vecanta në aeronautikë, (Cape Toën, 16 nentor 2001).
- Protokolli i Konventës "Për garancitë ndërkombëtare në pajisjet e lëvizshme”
(Luksemburg, 23 shkurt 2007).
- Protokolli i Konventës mbi Interesat Ndërkombëtare për pajisjet e luajtshme për
çështjet specifike lidhur me pajisjet e hapsirës (Berlin , 9 mars 2012).
- Gjithashtu është hartuar dhe draft paraprak i protokollit për pajisjet bujqësore,
ndërtimore dhe minerare, i cili pritet të adoptohet nga shumë shtete dhe të jëtë një
nga sukseset e UNIDROIT.
Një ndikim të rëndësishëm në këtë fushë kanë patur dhe parimet e UNIDROIT
(UPICC). Parimet e Kontratave Ndërkombëtare Tregtare (UPICC) të UNIDROIT të
vitit 1994 parashikojnë normat dhe konceptet bazë të zbatueshme ndaj kontratave
ndërkombëtare tregtare. Këto parime janë hartuar nga një grup ekspetësh të cilët i
përkasin sistemeve të ndryshme ligjore (common laë, civil laë, rregjimeve socialiste).
Qëllimi kryesor i parimeve UNIDROIT është krijimi i nje instrumenti miks i cili do të
ofronte zgjidhje të balancuar mes palëve pjesëmarrëse në tregëtinë ndëkombëtare që e
kanë vendin e biznesit në shtete të ndyshme. Dy janë karakteristikat kryesore që kanë
kontribuar në zhvillimin UPICC si një instrument inovativ, ne kontekstin e
harmonizimit të tregetisë ndërkombëtare:118
115 MUÇMATAJ. I “Shitja ndërkombëtare e mallrave”: Disertacion për marrjen e gradës shkencore, “Doktor”; Tiranë, 2015, fq 6. 116 KRONKE. H, “Financial Leasing and its Unification by UNIDROIT – General Report”, faqja 24, 25. 117 Per ti dhene pergjigje pyetjes se shoqerive te leasing-ut: Si do te mund te siguroj kthimin e investimit te bere? 118 Në preambulë përcaktohet se UPICC do të aplikohen në 5 kontekste të ndryshme: a) si rregulla të zbatueshme per rregullimin e kontratës, në rast se palët kanë rënë dakort në mënyrë të shprehur qe kontrata do të rregullohet prej tyre. b) si rregulla të zbatueshëm për rregullimin e kontratës, në rast se palët në mënyrë idirekte i janë referuar nëpërmjet parashikimit se kontrata do të rregullohet nga parimet e përgjithshme të ligjit, lex mercatoria, dhe shprehje të tjera të ngjashme. c) si rregull i zbatueshem për rregullimin e kontrates në rastet kur është e pamundur të përcaktohet ligji kombëtarë i zatueshëm, pavarësisht se nuk është parashikuar nga palët as direkt as indirekt; d) si i një model për ligjvënësit kombëtarë dhe ndërkombëtarë: në rast kur normat si kombëtare ashtu dhe ndërkombëtare janë të papërshtatshme për të plotësuar nevojat e tregtisë ndërkombëtare dhe rrjedhimisht standartet
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
34
- Pikë së pari konsiderohen “soft laë”, duke qënë se janë të zbatueshme vetëm nëse
palët në mënyrë të shprehur apo të nënkuptuar bien dakort për përfshirjen e tyre në
kontratë. Pra edhe pse janë konceptuara si rregulla abstrakte, parimet nuk jane
hartuar në formatin e një Konvente apo ligj model për tu transferuar në
legjislacionin e brendshëm kombëtar, duke e vënë theksin tek anatomia
kontraktore.
- Karakteristika e dytë lidhet me neutralitetin e tyre. Parimet (UPICC) janë të
shkëputura nga cdo kontekst kombëtarë ligjor dhe nuk reflektojnë rregullat ose
parimet e një sistemi të vetem ligjor. Pra krijojnë një kontekst më të balancuar, ku
në aplikimin e tyre në konfliktet ndërkombëtare, gjykatësit dhe arbitrat do e kenë
më të lehtë të shmangin zbatimin e këtij apo atij legjislacioni kombëtarë dhe do të
adoptojnë një zgjidhje autonome dhe uniforme ndërkombëtare. Për më shumë palët
në zgjedhjen e ligjit të aplikueshëm për kontratën nuk do të përballen më dilemën e
zgjedhjes se një ligji kombëtarë i cili në mënyrë të pashmangshme është i panjohur
për të paktën njërën nga palët, ose referimi në praktikat tregtare ndërkombëtare apo
lex mercatorias enigmatike. Avantazhi kryesor i PICC, në raport me konventa
ndërkombëtare është fleksibiliteti për tu marr me situata komplekse dhe për të
vepruar si një udhëzues i përgjithshëm. Por është kryesisht ne një kontekst të
arbitrazhit ndërkombëtarë që parimet UNIDROIT pritet të kenë më shumë zbatim
praktik.
Këto parime janë hartuar duke u mbështetur tek drejtësia dhe fleksibiliteti, për tiu
përshtatur nevojave të tregëtisë ndërkombëtare , dhe për të shmangur paqartësitë që
vijnë nga terminologjia e posacme në shtete të ndryshme. Parimet e UNIDROIT nuk
kane fuqi detyruese dhe gjejnë zbatim vetëm në rastin kur palët kontraktore i përfshijnë
në kontratat e tyre , në rast të klazuolave të vecanta kur parashikohet se kontrata do të
rregullohet në përputhje me praktikat dhe zakonet ndërkombëtare. Rëndësia e parimeve
të UNIDROIT qëndron kryesisht për kontratat ndërkombëtare të lidhura mes palëve që
flasin gjuhë të ndryshme, i përkasin sistemeve ligjore të ndryshme, e në të njëjtën kohë
janë zbatuar gjerësisht edhe për interpretimin e vendimeve gjyqësore dhe të
arbitrazhit.119
Komisioni i Kombeve te Bashkuara për Ligjin e Tregëtisë Ndërkombëtare
(UNCITRAL) është një instrument ndërkombëtar i themeluar nga Asambleja e
Përgjithshme më 17 Dhjetor të vitit 1966 i përbërë nga 60 shtete120 te zgjedhur nga
asambleja me nje mandat gjashtë vjecar. Shtetet anëtare të komisionit i përkasin
sistemeve më të mëdha të së drejtës si përsa i përket shtrirjes gjeografike ashtu nga
pikëpamja ligjore e ekonomike. (UNCITRAL) ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në
modernizimin e legjislacionit dhe praktikave tregare duke ofruar zgjidhje të
përshtatshme për tradita të ndryshme ligjore dhe shtete në faza të ndryshme të zhvillimit
e pranuara ne nivel ndërkombëtarë do të ishin një instrument i dobishëm për interpretimin e ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare në përputhje me kërkesat e tregëtisë ndërkombëtare. 119 BONNEL J. M, “The UNIDROIT Principles and Transnational Laë “Uniform Laë Revieë, vol 5, fq 199. 120 Shiko Faqja Ëeb: http://ëëë.uncitral.org/uncitral/en/about/origin.html.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
35
ekonomik.121 Për më tepër ofron ndihmë ligjore nëpërmjet vënies në dispozicion të një
përmbledhje vendimesh gjyqësore dhe arbitrale të cilat interpretojnë tekstet e
(UNCITRAL). Merr rëndësi të vecantë në këtë drejtim Ligji Model i UNCITRAL mbi
Arbitrazhin Nderkombetare Tregtar (1985) si dhe Ligji model për garancitë i
aplikueshëm ndaj të gjitha sendeve të trupëzuar dhe të patrupëzuara, siç janë mallrat,
llogaritë bankare, dokumentet e negociueshme, pronësia intelektuale etj. i vitit 2016.
UNCITRAL ka hartuar një sërë instrumentesh si Guida legjislative e vitit 2007122,
Guida për implementimin e garancive e vitit 2014123 etj. Këto ligje UNCITRAL ndjekin
një qasje funksionale dhe një sistem të integruar për të ndihmuar Shtetet në
harmonizimin e ligjit të tyre që përfshijnë të gjitha llojet e garancive duke përfshire këtu
dhe quasi -garanci te tilla si leasing financiare që është fokusi i këtij studimi124
Dhoma ndërkombëtare e Tregëtisë ( ICC). ICC është krijuar në vitin 1919
me qëllim për të lehtësuar tregëtinë e lirë dhe investimet. ICC është një organizatë jo
qeveritare e perbere nga biznese dhe shoqëri të 120 shteteve dhe përfaqëson këto
biznese të përmasave të ndryshme nga cdo vend të botës. Dhoma ndërkombëtare e
tregëtisë mundëson Arbitrazhin ndërkombëtar. Arrdhja në rritje e numrit të cështjeve
që gjykohen me arbitrazh dhe shtimi i numrit të shteteve që kanë miratuar Ligjin Model
të UNCITRAL (1985) “Per arbitrazhin nderkombetar tregtar”. Gjithashtu i takon merita
e redaktimit te nje korpusi normash nen versionin inkotermat te botuar për herë të parë
në 1936, me qëllim unifikimin e praktikës tregtare, nëpërmjet të cilave synohet të
shmangen interpretimet e zgjeruara të dispozitave ligjore të cilat mund të sjellin
paqartësi.
Konferenca e Hagës për të drejtën ndërkombëtare private është një organizatë
ndërqeveritare e cila ka si qëllim kryesor unifikimin progresiv të normave të së drejtës
ndërkombëtare private, nëpërmjet redaktimit të traktateve dhe konventave
ndërkombëtare private125. Konferenca e Hagës u mblodh më vitin 1893 si një institut
i përhershëm. Qëllimi kryesor i Konventës së Hagës ishte unifikimi i normave te
konfliktit megjithatë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në rregullimin e aspekteve
te shumta ne fushën e tregëtisë ndërkombëtare, në të drejtën financiare, në të drejtën
familjare, ligjin për trashgiminë, cështjet e pronësisë, zgjidhjen e mosmarreveshjeve
dhe bashkepunimin ligjor. Në konferencën e Hagës bëjnë pjesë 76 anëtarë , nga të cilat
75 janë shtete anëtare dhe një është Organizatë Rajonale e Integrimit Ekonomik..
121 A Guide to UNCITRAL Basic facts about the United Nations Commission on International Trade Laë, fq.1, e mundshme ne http://ëëë.uncitral.org/pdf/english/texts/general/12-57491-Guide-to-UNCITRAL-e.pdf. 122UNCITRAL Legislative Guide on Secured Transactions, UNCITRAL secretariat, Vienna International Centre, 2010 123Shiko Faqen Web http://www.uncitral.org. 124 BAZINAS. V. S “Acquisition Financing under the UNCITRAL Legislative Guide on Secured Transactions’ Key Objectives and Fundamental Policies”, 2010, UCC Laë Journal fq. 123; 125 VLAS. P “On the development of private international laë in netherlands from Asser Days to the Codification of Dutch Private International Laë (1910-2010) Netherlands Review of Private International Law.”
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
36
Konferenca ka shërbyer gjithashtu jo vetëm në gjetjen e urave të komunikimit midis
shteteve të ndryshme të një sistemi të së drejtës, por edhe midis sistemeve të ndryshme
të së drejtës dhe këtu bëhet fjalë për komunikimin e sistemit kontinental me atë të
common laë.Republika e Shqipërsië është anëtare në Konferencën e Hagës prej nga
data 4 qeshor 2002. Konferenca vazhdon akoma të punojë në disa aspekte të
rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare private, siç është ligji i zbatueshëm në
kontratat ndërkombëtare dhe aspekte të tregtimit elektronik.126
OAS- Organizata e Shteteve Amerikane promovon harmonizimin dhe
kodifikimin e të drejtës ndërkombëtare private nëpërmjet Konferencave të
Specializuara Ndër-Amerikane mbi të drejtën ndërkombëtare private (të njohur si
"CIDIP" në akronimin në spanjisht), në të cilin të gjitha shtetet anëtare të OAS mund
të marrin pjesë.127Pas adoptimit nga Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) të Ligjit
Model ndër-amerikan mbi transaksionet e siguruara në CIDIP-V 128 në shkurt 2002 dhe
të Rregulloreve për Regjistrit Model në tetor 2009, UNIDROIT është angazhuar në
punën e OAS, dhe anasjelltas, sidomos në nivelin ku secili organizon axhendën e tij dhe
zgjedh temat për zhvillimin e traktateve dhe instrumenteve të tjerë. Qëllimi i këtij
kordinimi është të siguroj që instrumentat e OAS mbi transaksionet e siguruara të jenë
në përputhje me ato të miratuara nga UNIDROIT dhe e anasjelltas, me qëllim që ato të
zbatohen bashkërisht.
Bashkimi Evropian - ka luajtur luajtur gjithashtu nje rol te rëndësishëm në
unifikimin e leasing-ut financiar ndërkombëtar nëpërmjet jurispudences së pasur te
gjyktës evropiane te BE kryesisht për sa i përket trajtimit fiskal te kontrates , por edhe
nëpërmjet miratimit të një tërësie akteve ligjore.
Uniformiteti nuk mund të arrihet vetëm nëpërmjet metodës së unifikimit legjislativ për
këtë qëllim shërbejnë gjithshtu edhe teknika të tjera, të cilat kanë vërtetuar se janë po
aq efektive dhe të domosdoshme. Ndër këto metoda padyshim përmendim – unifikimin
e normave të së drejtës ndërkombëtare private. Nuk ka asnjë dyshim që me aprovimin
e Konventave të vecanta ose të ligjeve model përmbushet vetëm një fazë e parë edhe
pse e rëndësishme e procesit të unifikimit. Për realizimin e plotë të procesit kërkohet
gjithashtu që disiplina uniforme të gjej në praktikë një interpretim dhe një zbatim
uniform. Në Komunitetin evropian, kishte një tëndencë rritje të numrit të çështjeve në
të cilat gjykata duhet të zbatonte ligjin e huaj. Me qëllim që të shmangej forum
shopping, të rritej siguria ligjore dhe të mundësohej zbatimi më i shpejtë i ligjit,
unifikimi i normave të konfliktit doli si domosdoshmëri, me qëllim që gjykatat të
126SOOKSRIPAISARNKIT. P ‘Harmonisation of private international laë- Is it possible at all? Civil and legal science (2012), fq 2. 127 WILSON, J.M., “Financial leasing and its unification by Unidroit: the role of the Organization of American States (OAS)”, Uniform laë revieë / Revue de droit uniforme, 2011, 16 (2010) 1/2, fq. 469-482 128 Shtetet që do të adoptojnë këtë ligj u kërkohët të krijojnë një rregullim unik dhe uniform për të gjitha llojet e garancive mbi sendet e luajtshme sipas ligjit kombëtar local pavarësisht nëse titulli I pronësisë I takon kreditorit të siguruar apo debitorit të siguruar. (ligji model, neni 1 dhe 2) në ËILSON, J.M., Financial leasing and its unification by Unidroit: the role of the Organization of American States (OAS), Uniform laë revieë / Revue de droit uniforme, 2011, 16 (2010), fq. 472
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
37
zbatonin të njëjtat norma pavarësisht së në cilin shtetet ndodheshin.129Komuniteti
Europian nisi punën për unifikimin e normave të konfliktit në fillim të viteve 80.
Një rol të rëndësishëm në unifikimin e të Drejtës Ndërkombëtare Private në këtë
fushë ka luajtur dhe Konventa e Romës (1980). “Mbi ligjin e zbatueshëm për detyrimet
kontraktore” e cila përmban dispozita uniforme për të përcaktuar ligjin e zbatueshëm
në kontratat me palë kontraktuese nga shtetet e Bashkimit Evropian. Synimi kryesor i
kësaj Konvente është zvogëloj pasigurinë ligjore dhe të pengojë zbatimin e ligjit të
brendshëm. Parimet dhe normat e parashikuara në Konventën e Romës , përvec shteteve
të Bashkimit Evropian mund të adoptohen lehtësisht dhe nga shtete të tjera në ligjet
përkatëse që parashikojnë normat e të drejtës ndërkombëtare private.130Megjithatë
Konventa ka karakter universal dhe mund të zbatohet në cdo situatë ku ka konflikt ligji
ndërmjet ligjeve të shteteve të ndryshëm, duke mos e kufizuar zbatimin e saj vetem ndaj
shteteve anëtare. Më vonë Konventa u zëvendësua me rregulloret, përkatësisht
Rregulloren Roma I. Roma I u pasua nga Roma II dhe shumë akte të tjera.131Në
hapësirën e Bashkimit Evropian i takon Gjykatës së Drejtësisë interpretimi i të drejtës
komunitare sipas një kuptimi latu sensu. Unifikimi i normave të se Drejtës
Ndërkombëtare Private nuk e zëvendëson unifikimin e leasing-ut financiar, duke
vepruar si suplement ne përmirësimin e ligjin ndërkombëtarë tregtarë
Një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim kanë dhënë bankat e të dhënave :
UNILEX e krijuar nga qëndra e kërkimit dhe studimit të së drejtës së krahasuar
në Romë në fillim të viteve 90, përfaqëson një sistem inteligjent të kërkimit të
vendimeve dhe referencave bibliografike mbi dy instrumentave të rëndësishëm
uniformë. UNILEX përmban më shumë se 891 vendime dhe më shumë se 2000
referenca bibliografike që kanë lidhje me Konventën e Vjenës dhe më shumë se 1500
referenca bibliografike që kanë lidhje me parimet UNIDROIT. Referencat bibliografike
janë të organizuara me rubrika te vecanta, gjë që mundëson një kërkim të shpejtë dhe
eficent.132
CLOUT133 ( akronimi në anglisht për cështje ligjore mbi tekstin e UNCITRAL)
e krijuar në fillim të viteve 90 me iniciativë të UNCITRAL. Në krahasim me UNILEX
,CLOUT i referohet një fushe më të gjerë duke qënë se propozon mbledhjen e
vendimeve mbi instrumentet kryesore në fushën e tregëtisë ndërkombëtare të prodhuara
nga UNICITRAL). Qëllimi i sistemit është të promovojë një interpretim dhe aplikim
uniform të këtyre teksteve. Për më tepër CLOUT duke u mbështetur në shërbimet e
129 BUSHATI. A, Disertacion për marrjen e gradës shkencore “Doktor” – “Europianizimi i së drejtës ndërkombëtare private dhe ndikimet në legjislacionin shqiptar të së drejtës ndërkombëtare private.” 130 FAWECTT. J, CARRUTHERS.J, NORTH. P “Private International Laë”, (2008) fq. 534- 536. 131Disa ndër aktet më të rëndësishme në këtë fushë përmendim : Rregullorja e BE nr. 44/2001 e 22 dhjetorit 2000 në lidhje me ekzekutimin e vendimeve në fushën civile dhe tregtare (Bruksel I), Rregullorja e BE nr. 593/ 2008 i 17 qeshor 2008 mbi ligjin e aplikueshem mbi detyrimet kontraktore (Roma I) dhe Regullorja e BE nr. 864/2007i 11 korikut 2007 i ligjit të aplikueshëm për detyrimet jashtëkontraktore. ( Roma II). 132 Për më shumë shih likun, http://www.unilex.info. 133Për më shumë shih linkun http://www.uncitral.org/uncitral/en/case_law..html.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
38
përkthimit të Kombeve të Bashkuara ofron avantazhin e përkthimit të abstakteve të
vendimeve në gjashtë gjuhët zyrtare të Kombeve të Bashkuara (arabisht, kinezisht,
frëngjisht, anglisht, rusisht dhe spanjisht). Megjithatë në ndryshim me UNILEX nuk
bledh referencat bibliografike që kanë të bëjnë me konventa të vecanta ose me ligjet
model.
2.4 Referimi tek arbitri nderkombetare dhe lex mercatoria.
Studimet ekonomike në lidhje me tregëtinë ndërkombëtare janë përqëndruar
kryesisht në barrierat tradicionale të tregtisë (detyrimet, kontingjentet, subvencionet,
trajtimin fiskal dhe masave me efekt të njëjtë), ndërkohë që është lënë pas dore studimi
i efektit te origjinës kombëtare të së drejtës private që rregullon transaksione tregtare
ndërkombëtare.134Biznesmenët janë të pakënaqur me papërshtatshmërinë e disa ligjeve
kombëtare për rregullimin e transaksioneve ndërkombëtare dhe me rezultatet e normave
të konfliktit të ligjit të cilat shpesh shfaqen arbitrare dhe jopraktike.135
Nëqoftëse e drejta private e organizuar në nivel kombëtarë nuk kanë të
përshtatshme për të garantuar sigurinë e shkëmbimeve ndërkombëtare” i vetmi sistem
alternativ për opëeratorët tregtarë është “sistemi i arbitrit tregtarë ndërkombëtarë” i
hapur për aplikimin e lex mercatoria.136
Për përjashtimin e të drejtës kombëtare palët duhet të parashikojnë në mënyrë të
shprehur arbitrazhin si metodën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet tyre, dhe
burmiet alternative të së drejtës kombëtare si të drejtën e aplikeshme. 137
"Zakonet, jo ligji, kanë qenë thelbi i tregtisë që nga origjina e shkëmbimit".138Në
këtë optikë koncepti i së drejtës tregtare ndërkombëtare është i lidhur ngushtë me atë
të lex mercatoria. Lex mercatoria është përmendur për herë të parë në vitin 1290 ku
parashikohej që tregtaret nuk do të ishin objekt të rregullave standarde por
konsideroheshin të kishin një status të vecantë.139 Pra lex mercatoria ishte shprehje e
reflektimit mbi nevojën për të promovuar tregetinë e lirë dhe për të njohur kapacitetin
e tregtareve për të rregulluar vetë marredheneiet kontraktore nëpërmjet zakoneve, dhe
praktikave të mira.140 Në shekullin e njëmbëdhjetë dhe të dymbëdhjetë, Europa përjetoi
një rritje të madhe të tregtisë, e ashtuquajtura rilindje tregtare, duke krijuar një
komunitet tregtar evropian i cili zhvilloi një sistem të ri ligjor për të qeverisur aktivitetet
134 SCHMIDTCHEN, “Territorialitàt des Rechts, internationals Privatrecht und die privatautonome Regelung internationaler Sachverbalte”, 1994, fq. 64 135 JUENGER. F, The Lex Mercatoria and the Conflict of Laës, në: T. Carbonneau, Lex Mercatoria and Arbitration, 1990, fq. 213. 136 MARIANI, P. “Il leasing finanziario internazionale uniforme e il diritto internazionale privato” vep e cituar, fq. 23. 137 Ibidem, fq. 23. 138 TRAKMAN, “The Laë Merchant: The Evolution of Commercial Laë”, 1983, fq. 7 139- Ibidem, fq. 7. 140 Ibidem, fq. 8.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
39
e tij tregtare.141 Lex mercatoria aplikohej per një klasë të veçantë njerezish vecanerisht
(tregtarët) në vende të veçanta si (tregje, panaire dhe portet detare) dhe ishte shumë
e ndryshme nga cdo ligji lokal , feudal, mbretëror dhe kishtar.142
Në këtë kendeveshtrim një rëndësi primare marrin rregullat dhe parimet e
zhvilluara nga vetë qarqet e bizneseve. Në fund të fundit, kush do të ishte më i afte se
vetë operatorët ekonomikë për rregullimin e marrëdhënieve juridike mes tyre ?
Dikur kontratat përdoreshin vetëm për të qarkulluar gjërat, ndërsa sot përdoren
dhe për ti krijuar, për të ndërtuar produkte financiare etj. Autonomia kontraktore u
mundëson palëve të drejten që të zgjedhin ligjin e zbatueshëm për kontratën e tyre, si
dhe mundësinë e parashikimit të një klauzole arbitrazhi. Megjithatë kosto e një
procedure arbitrzhi143 në krahasim me atë të një procedure gjyqësore kombëtare janë
gjithnjë shumë më të larta. Sipas një prespektive ekonomike parashikimi i një klauzole
arbitrazhi do të shoqërohet me rritjen e kostos së transaksionit, e cila justifikohet
vetem144 nëse zvogëlon probabilitetin e mospermbushjeve dhe rrit sigurinë e
shkëmbimeve. Vendimi i arbitrazhit është përfundimtar dhe ligjërisht i detyrueshëm
për palët dhe do të njihet dhe zbatohet nga gjykatat e shumicës së shteteve ne te gjitha
vendet e botes. Rëndësia gjithnjë e në rritje e peshës së arbitrazhit në tregtinë
ndërkombëtare është një pasojë e drejtpërdrejtë e fenomenit të globalizimit. Globalizimi
ka çuar në rritjen e madhe të transaksioneve ndërkombëtare, dhe në të njëjtën kohë edhe
të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Nëse një nga palët i takon një sistemi kombëtar
pak të sigurtë dhe efikas kjo do të shërbente si një shkëndije për mospërmbushje. Në
këto raste kolegji arbiazhit autonom i paanshem dhe ekspert sherben si zgjidhja ligjore
me e efektshme. Megjithate arbitri tregtar prezumon disponibilitetin e paleve per te
pranuar vendimin dhe per ta permbushur ne menyre vullnetare, pasi nese nje gje e tille
nuk realizohet per ekzekutimin e detyrueshem te vendimit te aritrazhit duhet ti
drejtohemi te drejtave kombetare. Mungesa e një sistemi të së drejtës private
ndërkombëtare përkthehet në rritjen e kostove të transaksionit. 145
141 BERMAN. J.H /KAUFMAN. C, “The Laë of International Commercial Transactions (Lex Mercatoria), 19” (1978), fq. 221. 142BERMAN J. H / KAUFMAN. C, vep. cit fq. 221. 143BÜHRING-UHLE. C, “Arbitration and Mediation in International Business, Kluëer Laë”, 1998, fq. 39; Arbitrazhi mund të perkufizohet në terma të përgjithshëm si një proces konsensual privat për zgjidhjen e mosmarrëveshjes nëpërmjet nje ose me shume individeve te pavarur të përzgjedhur nga palët në mosmarrëveshje. 143CAPPER. P, “International Arbitration: A Handbook.”, burim i cituar, fq. 2. 144COOTER, “Il mercato delle regole. Analisi economica del diritto civile”, 2006, fq 21. 145MILGROM, ROBERTS, “Bargaining Costs, Influence Costs and the organizotion of Economic Activity” në “Prespective on positive political economy”, Cambridge, 1990, fq .60 Sipas terminologjise ekonomike perkufizohen si kosto te transaksionit: “…kostot e vendimarrjes, planifikimit, negocimit të veprimeve, ndryshimit të planeve, rinegocimi i kushteve te kontrates dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve te imponuara nga ndryshimi i rrethanave si dhe kostot e nevojshme per te siguruar qe palet do te permbushin detyrimet per te cialt eshte rene dakort..”
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
40
2.5 Përpjekjet për unifikim në fushën e leasing-ut financiar ndërkombëtar.
Procesi i unifikimit dhe harmonizimit të së drejtës kontraktore nuk lind ex novo,
por është produkt i një sfondi interesant dhe kompleks në të njëjtën kohë, ku një peshë
të rëndësishme marrin: studimet krahasuese dhe analizat ekonomike. Rruga drejt
unifikimit nuk ka të bëj vetëm me qarkullimin e modeleve juridike-formale, por në
mënyrë të vecantë me qarkullimin e praktikave tregtare dhe kontraktore, si dhe
qarkullimin e modeleve të vendimeve. Unifikimi është një proces i shtrirë në kohë dhe
përfshin si unifikimin e së drejtës private të shteteve të ndryshme ashtu edhe unifikimin
e rregullave të së drejtës ndërkombëtare private.146
Sic dhe e theksuam më parë harmonizimi dhe unifikimi janë procese të
nevojshme në tregëtinë ndrëkombëtare, në mënyrë që të mos shfaqen keqkuptime për
shkak ndryshimeve në legjislacionet që i përkasin sistemeve të ndryshme juridike147.
Për të mbritur deri në hartimin e ligjit uniform fillimisht do të trajtojmë kuadrin historik.
Deri në vitin 1960 marrëveshja e leasing-u financiar, si një nga teknika e
financimit, ishte përhapur eksluzivisht në SHBA. Pikërisht në ato vite ky nocion mori
një përmasë organizative dhe institucionale autonome: lindën shoqëritë e para
amerikane të leasing-ut, njëlloj si bankat dhe institucionet financiare jo bankare të cilat
financonin investimet e bizneseve. Shumë shpejtë shoqëritë amerikane të leasing-ut u
vendosen në vende të tjera, duke eksportuar teknikën e re të financimit në të gjithë
botën. Fillimisht aktivitetet e leasing-ut ndërkombëtar u zhvilluan kryesisht nga
shoqëritë e leasing-ut në SHBA, dhe përgjithësisht ishin të kufizuar në veprime me
vlera shumë të larta, të kufizuara në sektorë të veçantë ekonomik.
Tregu botëror i leasing-ut financiar, vazhdon të jetë i segmentuar në nivel
kombëtar, duke qënë se shpesh shoqëritë e leasing-ut veprojnë brenda kufijve të tyre
kombëtarë. Ky fragmentim vjen edhe si pasojë e paqartësive juridike dhe interpretative
të kontratës së leasing-ut financiar. Shtete te ndryshme kanë adaptuar zgjedhje të
ndryshme në lidhje me klasifikimin e kontrates, natyrën juridike dhe elementeve
thelbësorë të saj. Edhe sot, në zonën Bashkimit Evropian në kushtet e një integrimi të
konsoliduar ekonomik, nuk mund të flitet për një treg të vetëm te leasing-ut Evropian.
Segmentimi i madh i tregjeve të brendëshme të leasing-ut, reflektohet në transaksionet
ndërkombëtare në këtë fushë.
Në sektorin e instrumentave të reja financiar shpesh ka ndodhur që për
rregullimin e tyre legjislacionet kombëtare të jenë bazuar në figura tradicionale
kontraktore, si kredia, shitja me rezerve pronësie, qiraja dhe format e ndryshme të
garancisë. Me kalimin e viteve kjo situatë ka shfaqur disavantazhet e saj, qoftë për sa i
146 MILGROM, ROBERTS, “Bargaining Costs, Influence Costs and the organizotion of Economic Activity in alt SHEPSLE, Prespective on positive political economy”, Cambridge, 1990, fq .60 Duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të, si fillim në Amerikën Latine dhe më pas në Europë, Konventat Ndërkombëtare kanë qenë burimi kryesor i unifikimit të së drejtës ndërkombëtare private. 147HORN. N “Uniformity and Diversity in the Laë of Internationale Comercial Contract” Frankfurt (1982) fq. 16 -17
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
41
përket, pavarsisë si koncept të kontratës së leasing-ut që dallohet nga modelet
tradicionale të cilit i referohet, qoftë për vështirësitë që gjyqtarët kanë hasur në
zgjidhjen e çështjeve komplekse ligjore, në mungesë të rregullimit organike ligjore të
leasing-ut financiar.148 Përballë kësaj gjendje, në shkurt 1974 sekretariati i UNIDROIT
i propozoi Këshillit Drejtues të UNIDROIT mundësinë e përpunimit të rregullave
uniforme në fushën e leasing-ut financiar. Grupi i studimit të UNIDROIT i ngarkuar
për të verifikuar mundësinë e një projekti unifikimi në fushën e leasing-ut financiarë ,
u gjet përpara dy cështjeve:149
1. Cila do të ishte metoda juridike më e përshtatshme për procesin e unifikimit të
leasing-ut financiarë?150
2. Të përcaktojë, nga njëra anë, nëse kjo disiplinë uniforme duhet të mbulojë të gjitha
llojet e kontratës së leasing-ut?
Grupi i studimit të UNIDROIT vendosi braktisjen e idesë fillestare të
UNIDROIT për të realizuar një ligj model, në favor të një traktati ndërkombëtare me
titullin: “Konventa e UNIDROIT për leasing-un financiar ndërkombëtar”.151
Konventa e UNIDROIT për leasing-un financiarë ndërkombëtare e vitit 1988
është nënshkruar nga 13 Shtete Kontraktuese të cilat nuk përfshijnë shumicën e
ekonomive më të zhvilluara. Kjo pavaresisht faktit se kemi të bëjmë me një Konventë
në thelb të shkëlqyer për disa arësye:
- Është fleksibël në lidhje me: ndryshimin e efekteve të dispozitave të veçanta nga
shtetet kontraktore; marrëveshjen ndërmjet një shteti kontraktues dhe një shteti jo-
kontraktues për zbatimin e Konventës, si dhe përjashtimit në tërësi të Konventës.
- Përmban dispozita të detyrueshme për të mbrojtur leasingmarrësin nga abuzimet;
- Siguron një balancë të drejtë në parashikimin e të drejtave dhe detyrimeve të palëve.
Është e drejtë si për leasingdhënësin dhe për leasingmarrësin në një situatë në të
cilën leasingmarrësi nuk shlyen detyrimin e tij sipas marrëveshjes së leasing-ut
financiar.
Në mbledhjen e 84-të të mbajtur në Romë në datat 18 deri më 20 Prill te 2005,
Këshilli Drejtues i UNIDROIT-it shfaqi interes ndaj propozimit të Sekretariatit të
UNIDROIT-it për hartimin e një ligji model mbi leasing-un, i projektuar në mënyrë të
vecantë për të zhvilluar marrëveshjen e leasing-ut financiarë edhe në vendet në zhvillim
dhe ekonomitë në tranzicion. Krijimi i një kuadri ligjor modern për leasing ishte
absolutisht i nevojshëm për investitorët e huaj në mënyrë që të ndiheshin të mbrojtur
mjaftueshëm për të investuar nëpërmjet leasing-ut financiarë në këto vende.” 152: Në
148 Study LIX – Doc. 48, UNIDROIT, Draft Convention on International Financial Leasing ëith explanatory report. Rome, October 1987, fq 9 -19. 149 Ibidem, fq. 19 -28. 150Ibidem, fq. 19 -28. 151Ibidem, fq. 19 -28. 152 Study LIXA- Doc. 24, UNIDROIT MODEL LAË ON LEASING – OFFICIAL COMMENTARY, UNIDROIT 2010.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
42
nëntor 2008 UNIDROIT miratoi ligj model për rregullimin e marredhenies juridike te
leasing-ut financiar.
Lind pyetja: A mund të shikohet zgjedhja e një ligji model si një shtysë me
qëllim që më shumë vende të ratifikonin ose të aderonin në Konventën UNIDROIT
për Leasing Financiar Ndërkombëtar 1988?
Në thelb, cilësia e Konventës UNIDROT mbi leasing-un financiar
ndërkombëtar e vitit 1988 nxiti UNIDROIT-in të përdorte këtë instrument si bazë për
një ligj të ri model për leasing-un, i cili u propozua si një mënyrë për të krijuar një
kornizë ligjore për legjislacionin kombëtare veçanërisht atë të vendeve në zhvillim.
Kështu, UNIDROIT e perceptonte ligjin model si instrumentin më të përshtatshëm
ndërkombëtar për këtë qëllim.
Pika tjetër e rëndësishme në hartimin e ligjit model ishte hartimi i tij në mënyrë
që të ishte i dobishëm për sisteme të ndryshme ligjore.153Ky ligj nuk është konceptuar
për të rregulluar cdo çështje, psh rregullimin e statusit të vecantë të palëve në
transaksion apo cështje të tjera që rregullohen nga e drejta e brendshme. UNIDROIT
në hartimin e ligjit model i kushtoj një vemendje të vecantë 2 elementëve të
rëndësishme. Elemente kryesore që u mbajtën parasysh në hartimin e ligjit model ishin:
- Fleksibiliteti – krijimi i një drafti ligjor të qartë , të kuptueshëm dhe fleksibël i cili
të jetë efektiv për ti mbijetuar kohës.
- Uniformiteti duke ruajtur diversitetin - Pika tjetër e rëndësishme në hartimin e
këtij ligji model ishte draftimi i tij në mënyrë të tillë që të mund të ishte i
përshtatshëm për sisteme të ndryshme ligjore.
Megjithatë është e pamundur të kënaqen të gjithë, dhe vëmendja u përqëndrua në disa
elementë thelbësorë:
- Fusha e parë që u rregullua ishte dhënia e një përkufizimi për veprimet e leasing-
ut. Ligji model nuk i referohet vetëm veprimeve të leasing-ut financiar
nderkombëtarë por fusha e zbatimit të tij është shumë më e gjerë.
- Çështja tjetër është përcaktimi i qëllimit i lidhjes së kontratës së leasing-ut si dhe
përcaktimi i aseteve qe mund të jenë objekt të kontratës.154
- E fundit por jo nga rëndësia është autonomia kontraktore. Deri në cfarë pike i shtrin
efektet autonomia kontraktore.
Me pak fjalë ligji model edhe pse nuk rregullon të gjitha aspektet e kësaj marrëveshje
ka rezultuar efektiv. Shumë shtete kanë adoptuar ligjin model plotësisht ose pjesërisht.
A ka provë më të mirë se sa pranimi i ligjit model të leasing-ut nga tregu dhe praktikat
tregtare ?
153 Ndër të tjera, të ishte i pajtueshëm edhe me Sheriatin. Ishte gjithashtu e rëndësishme që drafti të trajtohej në atë mënyrë që të mund të miratohej edhe nga shtetet frankofone. 154 Egziston një doktrinë e ndarë për sa i përket objektit të një kontrate leasing-u nëse mundet apo jo të jetë një send i paluajtshëm.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
43
Ligjet model, sic analizuam dhe te metodat tradicionale te unifikimit, nuk ka
asnjë efekt detyrues dhe implementimi dhe respektimi i tyre i është lënë tërësisht
diskrecionit të shteteve. Kjo metodë gëzon avantazhin e të qënit shumë më e lehtë në
finalizimin nga ana e shteteve të një marrëveshje lidhur mbi këto rregulla, për më tepër
vetë shtetet mund të zgjedhin nëse dhe në cfarë mase do ti japin efekt ligjit model.
Përvec sa thamë më sipër ligjet model gëzojnë avantazhin e përshpejtimit të procesitit
të unifikimit pa cënuar sovranitetin e shteteve.
Pra si përfundim mund të themi se pavarësisht nga këto vëzhgime dhe
interpretime ekzistojnë shumë shembuj të ligjeve model të sukseshme dhe konventave
te suksesshme si për shembull KShNM-së e ratifikuar nga 83 shtete nga zona gjografike
nga e gjithë bota dhe ligji model i UNCITRAL mbi Arbitrazhin Ndërkombëtar Tregtar
1985.
Ajo cfarë mund të theksojmë është se miratimi i një rregullimi organik për
marrëveshjet e leasing-ut financiar është shoqëruar me një zhvillim të jashtëzakonshëm
në ekonomi.155
Në përpjekje për ti dhënë përgjigje pyetjes së dytë vëmë re se pavarësisht se
Konventa synon të favorizoj zhvillimin e leasing-ut nëpërmjet krijimit të një tërësie
rregullash uniforme, karakterizohet nga karakteri i pjeshëm duke qënë se rregullon
vetëm cështjet më të rëndësishme me natyrë civile dhe tregtare, ndërsa për cdo cështje
tjetër që nuk rregullohet në mënyrë ekspliciste do të aplikohen parimet e përgjithshme
të vetë Konventës , në mungesë të tyre , ligji i zbatueshëm do të jetë ligji i përcaktuar
nga normat e të drejtës ndërkombëtare private.( neni 6 § 2). 156
Ajo cfarë rezulton në mënyrë të pamohueshme nga ndërhyrja e UNIDROIT në
procesin e unifikimin te leasing-ut është synimi për zhvilluar potencialin e plotë të
leasing-ut financiar në tregëtinë ndërkombëtare si dhe karakteri i pjesshëm i rregullimit
të tij.
2.6 Efikasiteti i metodave te unifikimit te normave substanciale ne fushen e
leasing-ut financiar: suksese dhe disa nga problematikat.
2.6.1 Ligji Model mbi leasing-un financiar.
155 Shiko faqen web, www. ifc.org Serbia miratoi ligjin për leasing-un në vitin 2003 dhe brenda 6 muajsh nga miratimi i ligjit kontratat që u lidhën në vijim arritën vlerën 57 milion euro. Turqia miratoi ligjin për ndërkombëtare (IFC) krahasoj zhvillimin e leasing-ut në Republikën e Koresë me zhvillimin e leasing-ut në Tajlandë. Në republikën e Koresë ligji për leasing-un u miratua në vitin 1973 dhe si rezultat leasingu në këtë shtet është zhvilluar me ritme të tilla që e ka renditur në vendin e peste në tregëtinë botërore. Në Tajlandë për shkak se reforma e lesing-ut ishte më e vonuar vetëm në fillim të viteve 1990 që veprimet e leasing-ut u trefishuan per një vit. 156 Konventa UNIDROIT është e zbatueshme vetëm për transaksionet e leasing-ut financiar me karakter ndërkombëtar (karakteri ndërkombëtar përcaktohet nga vendi i biznesit të leasingdhënësit dhe leasingmarrësit, i cili duhet të jetë në shtete të ndryshme (neni 3) dhe nga ana tjetër rregullon vetëm leasing-un e sendeve të luajtshme duke përjashtuar sendet e konsumit nga fusha e zbatimit të Konventës (neni 14) duke mos u ndalur në një trajtim fiskal apo kontabël të kontratës. (preambul).
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
44
Konventa UiO mbi leasing-un financiar ndërkombtarë bën një rregullim të
përgjithshëm të marrëdhënies juridike e cila nuk përfshin të gjitha aspektet negociuese,
duke lënë të hapura cështjet më kontroverse. Bëhet fjalë për ato aspekte në lidhje me të
cilat nuk është arritur një kompromis. Rregullat e pakta që disiplinojnë vetëm disa pjesë
të funksionimit të leasing-ut financiar ndërkombëtar nuk kanë qënë në gjendje për të
stimuluar përhapjen e leasing-ut dhe vetëm pak pas hyrjes në fuqi të konventes, u
propozua hartimi i nje ligji model për rregullimin e marreveshjes së leasing-ut .
Ligjvënës, juristë dhë bizësmënë shturan pyëtjën se si mund të krijohej një
infrastukturë ligjorë produktive ku të lulëzonte marrëveshja e leasing-ut financiarë ?
Përfundimisht rezultati i kësaj pune të gjatë dha frutat e saj me hartimin e ligjit model
per leasing-un financiar në vitit 2008 , i konceptuar mbi idetë më të mira të Konvëntës
UNIDROIT dhë i përditësuar me rregullat më të fundit që reflektonin dinamikën e këtij
instituti dhe praktikat më të mira. Qëllimi i ligjit model ishte të mundësonte rritjen e
transaksioneve të leasing-ut dukë krijuar një tërësi normash te përbashkëta dhe
harmonike, të cilat do të shërbenin si model në hartimin e lëgjislacionve nga vëndet
pjësëmarrëse. Një pyetje lind natyrshëm: Sa është arritur një qëllim i tillë ?
Ligji model i UNIDROIT ishtë produkt i inisiativës së sëkrëtariatit të
UNIDROIT që u mbështët nga Korporata ndërkombëtare e Financës, dëgë e Bankës
Botërore e cila investoi në sektroin privat në shtetet në zhvillim. IFC ka investuar në
181 kompani te leasing-ut në më shumë së 50 shtete me përvoja kryesisht të
pakënaqshme. 157 Mungësa e parashikueshmërisë është përcaktuar si një nga problemët
më të mëdha më të cilën është ndeshur IFC. 158
A. Disa nga problematikat e ligjit model që kanë shërbyer si faktor pengues në
zhvillimin e kapacitetit të plotë të leasing-ut financiar.
- Në nenin 2 të ligjit model nuk parashikohet një element i rëndësishëm i kontratës së
leasing-ut financiar dhe pikërisht fakti që leasingmarrësi duhet të pranoj (miratoj)
kushtet e kontratës së furnizimit.
- Ligji model në nenin 3 § 1 përjashton nga fusha e zbatimit veprimet juridike sipas të
cilave e drejta e leasingdhënësit mbi sendin konsiderohet si garanci (sequirity), duke
kufizuar akoma më shumë fushën e zbatimit të Konventës. Vëmë re një shkallë
paqartësie per sa i perket faktit nëse e drejta e leasingmarrësit për shpërblimin e dëmeve
në raport me furnizuesin sipas nenit 13 § 2 (a) “rastet në të cilat sendi nuk është
konform kontratës së furnizimit por leasingmarrësi e ka pranuar atë”, përjashton të
drejtën e tij kundrejt leasingdhënësit ?
- Neni 14 kur parashikon se nëse “....një send nuk është dorëzuar, është dorëzuar me
vonesë, është dorëzuar vetëm pjesërisht, ose jo konform kontratës së leasing-ut., nuk
parashikon tërësinë e mjeteve të tjera juridike, për shembull duhet të përfshij “të drejtën
157 www. ifc.org 158 Ibidem
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
45
kundrejt leasingdhënësit, për të refuzuar sendin ose për të zgjidhur kontratën e leasing-
ut...” Në këtë pikë nuk është në të njëjtën linjë më Konventën UiO. Sipas nenit 12 § 3
te Konventes UiO “leasingmarrëi ka të drejtë kundrejt leasingdhënësit të mos shlyej
pagesat periodike sipas kontrates se leasing-ut deri sa leasingdhënësi të ketë ndrequr
mospërmbushjen dhe të dorëzoj sendin në përputhje me marrëveshjen e leasing-ut, ose
leasingmarrësi të ketë humbur të drejtën për të refuzuar sendin.”
- Ligji Model nuk përmban një dispozitë të ngjashme me nenin 12 të Konventës UiO në
lidhje me përgjegjësinë e leasingdhënësit ndaj leasingmarrësit për mospërmbushje në
dorëzimin e sendit nga furnizuesi. Sipas ligjit model nuk është e qartë nëse në Konventë
leasingmarrësi gëzon të drejtën të refuzoj sendin ose të zgjidh kontratën. Megjithatë
neni 14 i ligjit model parashikon se leasingmarrësi “...mund të përdor mjete të tjera të
parashikuara me ligj.”A mund të përfshihet në këtë parashikim mjete të tjera si : e
drejta leasingmarrësit përball leasingdhënësit për të refuzuar sendin apo për të
zgjidhur kontratën (ashtu sic eshte parashikuar dhe në Konventë)”. Për shkak të
karakterit të tij si ligj model, do të ishte më mirë të bëhej një përcaktim më i
drejtëpërdrejtë.
- Të drejtat e pronësisë. Kjo cështje nuk është trajtuar nga Konventa Unidroit (UiO) dhe
as nga ligji model, për shkak të parashikimeve të ndryshme ligjore në legjislacionet
kombëtare, e sidomos ato që i përkasin sistemeve të ndryshme ligjore, dhe
kompleksitetit të cështjes së pronësisë.
Si përfundim duhet të theksojmë se, prej fillimit të punimeve nga UNIDROIT
për hartimin e tekstit që do të rregullonte leasing-un financiar ndërkombëtarë qëllimi
kryesor ishte të sigurohej një tekst fleksibel, gjithëpërfshirës që do të nxiste zhvillimin
e mëtejshëm të këtij instrumenti të ri financimi në praktikat tregtare.
Pavarësisht mangësive të përmendura më sipër në përgjithësi mund të themi se
Konventa e UNIDORIT (UiO) dhe ligji model në mënyrë të sukseshme kanë
parashikuar një rregullim uniform në fushën e leasing-ut financiar ndërkombëtar.
Me adoptimin e rregullave uniforme në një transaksion të tillë, leasingdhënësi,
leasingmarrësi, dhe furnizuesi do të kishin pretendime të qarta dhe mosmarrëveshjet e
tyre tregtare në këtë fushë do të zgjidheshin me shumë më lehetësi pa qënë e nevojshme
ti referoheshin ligjeve kombëtare respektive.
2.6.2 Konventa "Për garancitë ndërkombëtare në pajisjet e lëvizshme” 159 dhe
protokollet shtesë.
Konventa e garancive ndërkombëtare në pajisjet e lëvizshme është një traktat që
kërkon të zgjerojë përfitimet e Konventës UiO dhe, në veçanti, parimin e
zbatueshmërisë së të drejtave reale të leasingdhënësit kundrejt kreditorit të leasing
159Konventa dhe Protokolli i saj u perfunduan nga Konferenca Diplomatike e mbajtur në Cape Town në tetor-nëntor 2001 nën drejtimin e Instituti Ndërkombëtar për Unifikimin e të Drejtës Private (UNIDROIT) dhe Organizates Ndërkombëtare te Aviacionit Civil (ICAO).
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
46
marrësit të tij në rast falimenti dhe kreditorëve të pasiguruar, si dhe të garancive në
përgjithësi të pajisjeve të lëvizëshme me vlerë të lartë që trasportohen rregullisht përtej
kufijve kombëtarë.
Konventa e garancive ndërkombëtare për pajisjet e lëvizshme e vitit 2001, ofron
një mbështetje më shumë për sa i përket cështjeve të rregjsitrimit. Regjistri
ndërkombëtar është parashikuar të prodhoj siguri për kreditoret e të gjitha shteteve të
botës. Procedura e implementimit të Konventës po tërheq gjithnjë e më shumë shtete,
ku në kohën e shkrimit të këtij punimi numri arrin në 73 shtete dhe Bashkimi Evropian
(BE) dhe 68 shtete dhe Bashkimi Evropian për protokollin.
Nevoja për të koordinuar instrumentet rregulluese të leasing-ut financiarë dhe
transaksionet e siguruara rrjedh nga fakti se këto lloje të transaksioneve kanë
karakteristika të shumta të përbashkëta - domethënë, fakti se si leasingmarrësi (në një
transaksion leasing-u) dhe debitori (në një transaksion të siguruar) kanë posedimin e
sendit, por jo pronësinë mbi të. Problemi në këtë drejtim qëndron me palët e treta në
mirëbesim të cilat mund të mendojnë që poseduesi i sendeve është në të njëjtën kohë
dhe pronar i tyre. Për këtë arësyje është synuar të krijohet një kornizë ligjore për
publicitetin dhe njoftimin ligjor (konstruktiv) për palët e treta.
Një karakteristikë unike e Konventës është parashikimi i garancive
ndërkombëtare autonome për këtë kategori pajisjesh të cilat burojnë nga Konventa dhe
nuk kanë asnjë lloj varësie nga legjislacionet kombëtare.160 Nje risi tjetër e rëndësishme
e Konventes është krijimi i rregjistrit elektronik ndërkombëtarë në të cilin është e
mundur të rregjistrohen garacitë ndërkombëtare për pajisje të tilla.161 Një mekanizëm i
tillë i mundëson kreditorit për të njoftuar dhe për te siguruar përparesi ndaj mbajteseve
të tjerë të garancive të objektit të mbajtur nga debitori.162 Garancite ndërkombëtare të
kreditoreve mbeshteten me tej nga një sistem i hollesishem mjetesh ligjore që mund të
perdoren në rast mospërmbushje të debitorit apo si rezultat i falimentimit te tij. Këto
karakteristika të Konventës dhe të protokolleve janë konceptuar në mënyrë të tillë që të
promovojnë parashikueshmërinë dhe transparencen në financimin e pajisjeve të
levizshme.
Neni 7, që ka të bëj me mbrojtjen e të drejtave të leasingdhënësit “Garanci
nderkombetare” sipas Konventës është një garanci pronësie që buron nga Konventa
dhe jo nga ligjet kombëtarë. Eshte nje koncept artificial “sajesë e Konventës” në të
cilin përfshihet pozita qe mban :
a) dhënësi i garancisë në bazë të një marrëveshjeje garancie;
b) shitësi me kusht në bazë të një marrëveshjeje për rezervimin e titullit; ose
c) leasingdhënësi në bazë të një marrëveshjeje leasingu.
160 Weber. L and ESPINOLA. S, ‘The Development of a New Convention Relating to International Interests in Mobile Equipment, in Particular Aircraft Equipment: a Joint ICAO-UNIDROIT Project’ (1999), fq. 463-465; 161Neni 16 i “Konventes për garancitë ndërkombëtare në pajisjet e lëvizshme” dhe protokollet e saj. 162 CUMING. R, ‘Considerations in the Design of an International Registry for Interests in Mobile Equipment’ (1999) 4 Unif L Rev 275, 276-279.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
47
Qëllimi kryesor i Konventes “Për garancitë ndërkombëtare në pajisjet e
levizshme” dhe protokolleve të saj është që të siguroj një rregjim juridik uniform mbi
regjistrimin dhe mbrojtjen e garancive të kreditoreve të siguruar, shiteseve me kusht
dhe leasingdhënësve për sende me vlerë të lartë ekonomike si avione, trena apo objekte
te hapsirës.163 Qëllimi i saj Konvente është ti jap pergjigje pyetjes : Si do te sigurohet
kthimi i investimit dhe interesave në kohë ?164Megjithatë, nuk ka ndonjë
papajtueshmëri midis leasing-ut dhe ligjeve për transaksionet e siguruara nga
karakteristikat e tyre, deduktojmë përafërsisht objektivat e njëjta:165
a) të lejojë leasingmarrësin ose debitorin të marrë posedimin dhe përdorimin e pronës;
b) të lejojë leasingdhënësin ose kreditorin e siguruar që të marrë pagesën nga leasing
-marrësi / debitori, duke ruajtur interesin e leasig-dhënësit / kreditorit në pronë në
rast të mos pagesës; dhe
c) t'u njoftojë palëve të treta që posedimi nga debitori ose qiramarrësi është subjekt i
interesit të kreditorit ose leasingdhënësit.
163Preambula e Konventes. Shiko GOOD, vep. cit, fq. 148. 164 SIMPSON. J dhe ROVER. J, ‘General Principles of Modern Secured Transactions Laë’ (1997): fq. 73. 165 WILSON, J. M., “Financial leasing and its unification by Unidroit: the role of the Organization of American States (OAS)”, Uniform laë review / Revue de droit uniforme”, 2011, fq. 479.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
48
KAPITULLI III
E DREJTA MATERIALE UNIFORME E LEASING-UT FINANCIAR.
ÇËSHTJE QË LIDHEN ME FUSHËN E ZBATIMIT DHE DISPOZITA TË
PËRGJITHSHME.
PËRMBLEDHJE. Kapitulli i tretë dhe më i rëndësishmi është i strukturuar në tre
pjesë dhe synon të zbërthej elementët dhe veçoritë e marrëveshjes së leasing-un
financiar sipas Konvetës UNIDROIT. Gjithashtu me qëllim të përfitimit të një kuptimi
më të plotë të këtij instituti, trajtimi i këtij kapitulli do të realizohet edhe në një vështrim
krahasues me Konventa të tjera të së drejës uniforme që rregullojnë kontrata tregtare
ndërkombëtare. Pjesa I – trajton një platformë të dispozitave të përgjithshme të
Konventës. Në këtë pjesë është munduar të hidhet dritë mbi karakteristikat dalluese të
leasing-ut financiar sipas Konventës UiO, duke u ndalur ne mënyrë të vençatë në
përkufizimin e parashikuar në Konventë, objektin material te saj dhe interpretimin e
Konventës. Në vijim kemi trajtuar shkurtimisht pjesët përbërëse të konventës UiO.
Strukturimi i Konventës UiO ka kontribuar në lexim dhe kuptimin e qartë të
marrëveshjes së leasing-ut financiar në tregëtinë ndërkombëtare. Konventa UiO
rregullon vetëm ato situata juridike të karakterizuar nga elementi “ ndërkombëtar”,
për këtë arësyje u pa me interes trajtimi i kritereve pwr përcakimin e karakterit
ndërkombëtar të leasing-ut financiar, si dhe sqarimi i situatës në të cilën njëra prej
palëve ka më shumë se një vend biznesi. Edhe Konventa mbi leasing-un financiar
ndërkombëtarë si shumë Konventa të së drejtës materiale uniforme të kohëve të fundit,
parashikon një dispozitë të përgjithshme të destinuar për ti dhënë zgjidhje
problematikave që rezultojnë nga hapësirat ligjore dhe parashikon se për ato cështje
që nuk rregullohen shprehimisht nga Konventa do të zbatohen parimet e përgjithshme
mbi të cilën ajo është bazuar dhe në mungesë të tyre, këto cështje do të zgjidhen në bazë
të ligjit të përcaktuar nga normat e të drejtës ndërkombëtare private. Për këtë arësyje,
jemi munduar të identifikojmë parimet mbi të cilat mbështetet Konventa, dhe rastet e
zbatimit të tyre.
Pjesa II– trajton fushën e zbatimit “ratione materiae”, “ratione loci”, “ratione
temporis”, transaksionet e leasing-ut që përjashtohen nga fusha e zbatimit të
Konventës si dhe një tërësi aspektesh të tjera që nuk rregullohen në mënyrë të shprehur
nga Konventa. Është trajtuar zbatim i direkt dhe indirekt i Konvetës dhe rastet e
përjashtimit të saj, apo ndryshimit të efektit të dispozitave të caktuara. Eshtë trajtuar
autonomia e palëve në një dyjëzim kryesor si : a) autonomi me karakter ndërkombtarë
private - me të cilën nëkuptojmë vullnetin e palëve për të përcaktuar ligjin që do të
rregulloj kontratën dhe b) autonomi kontraktore - me te cilën kuptojmë vullnetin e
palëve për të përcaktuar përmbajtjen e kontratës (përcaktimin e kushteve të
përgjithshme dhe të vecanta të marrëveshjes tregtar.
Pjesa III – trajton përmbajtjen e kontratës dhe dispozitat përfundimtare. Në këtë pjesë
janë analizuar të drejtat dhe detyrimet e palëve kontraktuese të cilat rrjedhin nga
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
49
kontrata e lidhur ndërmjet tyre. Kështu kemi trajtuar raportin juridik leasingdhënës-
leasingmarrës,furnizues–leasingdhënës,furnizues–leasingmarrës, si dhe marrëdhënien
me palët e treta. Në këtë optikë i është kushtuar një vëmendje e veçantë sqarimit të
mekanizmit të funksionimit të marrëveshjes trelaterale, si dhe mënyrën se si natyra
ekonomike përkthehet në pasoja juridike, në rregullimin dhe balancimin e të drejtave e
detyrimeve mes palëve. Janë sqaruar mjetet ligjore që i njihen leasingmarrësit, në
raport me furnizuesin, dhe nëse këto pretendime do të klasifikohen si kontraktore apo
jashtëkontraktore. Një çështje që merr rëndësi, të cilën e kemi trajtuar në këtë pjesë
lidhet me një element esencial të kontratës së leasing-ut financiar e pikërisht me kalimin
e rreziqeve që kanë lidhje me sendin, leasingmarrësit. Më tej kemi parashikuar mjetet
ligjore që do të përdor njëra nga palët në rastin kur pala tjetër nuk përmbush detyrimet
që rrjedhin nga kontrata. Në këtë optikë kemi analizuar me rradhë mjetet ligjore që
mund të përdor leasingmarrësi në rast se leasingdhënësi nuk përmbush detyrimet,
mjetet ligjore në dispozicion të leasingmarrësit në rast se furnizuesi nuk përmbushin
detyrimet dhe më tej mjetet ligjore te leasingdhënësit në rast se leasingmarrësi nuk
përmbush detyrimet.
PJESA I
KONSIDERATA TË PËRGJITSHME MBI LEASING-UN FINANCIAR
NDËRKOMBËTARË SIPAS KONVENTËS UIO DHE LIGJIT MODEL.
Konventa UiO e vitit 1988 ka për objekt rregullimin e marrëdhënies juridike të
leasing-ut financiar në tregëtinë ndërkombëtare. Për një kuptim më të mirë të saj është
e nevojshme që fillimisht të trajtojmë nocionin e leasing-ut financiar sipas Konventes,
fushën e zbatimit “ratione materiae” e “ratione loci”, transaksionet e leasing-ut që
përjashtohen nga fusha e zbatimit të Konventës si dhe një tërësi aspektesh të tjera që
nuk rregullohen në mënyrë të shprehur nga Konventa.
3.1.1 Struktura e Konventes UiO.
Konventa e UNIDROIT për leasing-un financiar ndërkombëtarë është e
strukturuar në tre kapituj , të cilët paraprihen nga një preambulë. Në preambulë
përcaktohet qëllimi i unifikimit : heqja e pengesave juridike të cilat kanë ndikuar
negativisht në përhapjen e leasing-ut financiar ndërkombëtarë, duke nxitur përhapjen e
mëtejshme të tij dhe njëkohësisht duke promovuar një mbrojtje të barabartë të
interesave të palëve kontraktore. Këto qëllime kanë një rëndësi primare edhe në
interpretimin e Konventës. 166
1. Pjesa e parë trajton fushën e zbatimit (ratione materiae/ ratione loci) të
166 DE NOVA. G., Leasing, vep. cit, fq. 494.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
50
Konventës UNIDORIT mbi leasing-un financiar ndërkombëtar dhe dispozitave të
përgjithshme.
(Kapitulli 1, nenet 1-6).
2. Pjesa e dytë që përfaqëson dhe pjesën kryesore të Konventës, përmban të
drejtat
e detyrimet e palëve (Kapitulli 2, nenet 7-14). Dispozita që rregullojnë të drejtat dhe
detyrimet e palëve në një transaksion të leasing-ut financiar mund të klasifikohen në
vijim në 2 nëkategori të tjera :
i. grupin e dispozitave që që rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e palëve inter
se dhe
ii. grupin e dispozitave që që rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e palëve në
raport me persona të tretë.
3. Pjesa e tretë dhe e fundit përfshin dispozitat përfundimtare të Konventës
(Kapitulli 3, Nenet 14-25), përgjithësisht të pranishme në të gjitha instrumentat
ndërkombëtare të kësaj natyre.
Strukturimi i Konventës ka kontribuar në lexim dhe kuptimin e qartë të marrëveshjes
së leasing-ut financiar në tregëtinë ndërkombëtare.
3.1.2 Nocioni i leasing-ut financiar sipas Konventës UiO.
Grupi i studimit për hartimin e Konventës, gjatë punimeve përgatitore propozoj
fillimisht idenë e përdorimit të termit të përgjithshëm leasing, për të theksuar si objekt,
një disiplinë të veçantë (sui generis), që nuk duhet të ngatërrohet me figura të tjera të
ngjashme kontraktore.167 Pas shumë diskutimesh u vlerësua më i përshtatshëm termi
leasing financiar168, i cili nga njëra anë, përjashton leasing-un operativ dhe nga ana
tjetër, është një term që përkon me një veprim ekonomik i cili ka ndërtuar një fizionomi
të tijën në tregun ndërkombëtare. Zgjedhja e terminologjisë më të përshtatshme në
hartimin e teksit uniform, ka një rëndësi të vecantë nëse mbajmë parasysh paqartësitë
dhe kontradiktat që egzistojnë në sitsteme të ndryshme të së drejtës në lidhje me
përkufizimin dhe rregullimin ligjor të marrëdhëniës juridike komplekse të leasing-ut
në përgjithësi dhe leasing-ut financiarë në vecanti.
Janë pikërisht këto dallime mes legjislacioneve kombëtare dhe llojeve të vecanta
të kontratës së leasing-ut në tregjet kombëtare që kanë imponuar parashikimin e një
përkufizimi për leasing-un financiar në Konventën e UiO. Në një vështrim krahasues,
167Megjithatë autorët e Konventës kanë njohur rëndësinë e dispozitave që rregullojnë kontratën e qirasë tradicionale (tipike), duke theksuar nevojën e përshtatjes së tyre me realitetit ekonomik në ndryshim dhe marrëveshjen trilaterale të leasing-ut financiar. Konventa UiO, preambul, pika 3. 168Legjislacionet të tjera të bazuar në traditën lingusitike latine, kanë zgjedhur terminologji të ngjshme (legjislacioni belg i 1967 përdor termin location –financmemet , legjislacioni spanjoll i 1977 përdor termin arredamento financierio, legjislacioni kolumbian gjithashtu perdor termin arrendamento financierio, legjislacioni portugez i 1979 përdor termin location financeira, legjislacioni i Venezueles i 1982 përdor gjithashtu termin arredamiento financiero, legjislacioni italian përdor termin locazione finanziaria, ndërsa nga legjislacioni francez u vleresua me i pershtatshem termi credit –bail).
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
51
nuk ndodh kështu për kontratën e shitjes ndërkombëtare të mallrave e cila nuk është
përkufizuar as nga Konventa e Vjenës së vitit 1980 dhe as nga Konventa e Hagës e
vitit 1964. Kjo zgjedhje sipas nje pjese të doktrinës argumentohet me faktin se kontrata
e shitjes ka një bërthamë të sajën të njohur dhe të pranuar gjerësisht nga të gjitha sitemet
e së drejtës, fakt ky që justifion mungesën e një përkufizimi.169 Për leasing-un financiar
mungesa e nje përkufizimi të vetëm të pranuar gjerësisht nga legjislacione të ndryshme
do ta bënte të pamundur ose ekstermisht të vështirë zbatimin në praktikë të Konventës.
Në këtë drejtim është i pamohueshëm kontributi i autorëve të Konventës në
parashikimin e përkufizimit për leasing-un financiar.
Nga leximi i tekstit të Konvetës UiO vihet re menjëhere përkufizimi i
marrëdhënies juridike të leasing-ut financiar. Përkufizimi i adoptuar nga Konventa
është shumë domethenës, për arësye se njeh dhe përcakton dallimin mes dy kontratave
që përbëjnë marrëdhënien juridike të leasing-ut financiar, nëpërmjet identifikimit të
dy raporteve të veçanta, por të ndërlidhura ngushtësisht e përkatësisht:
a) Raporti juridik mes leasingdhënësit dhe leasigmarrësit të përcaktuar në kontratën e
leasing-ut.
b) Raporti juridik mes furnizuesit dhe leasingdhënësit të përcaktuar në kontratën e
furnizimit.
Pra, as që nuk vihet në dyshim, njohja qe legjilatori mbikombëtar i bën lidhjes
të ngushtë midis dy kontratave.Në këtë optikë paragrafi i dytë i nenit 1 përshkruan
karakteristikat që duhet të gëzoj transaksioni në mënyrë që të kualifikohet si një leasing
financiar duke identifikuar tre elementet themelor në funksion të përkufizimit të dhënë
në Konventë.
i. Së pari - leasingmarrësi identifikon furnizuesin dhe zgjedh sendet që
leasingdhënësi do të blej nga furnizuesi. Në harmoni me rolin tërësisht financiar
që ka leasingdhënësi në marrëdhënien juridike të leasing-ut financiar, Konventa
UiO nuk i ka njohur këtij të fundit nje rol aktiv në zgjedhjen e mallrave dhe
identifikimi e furnizuesit.
ii. Së dyti, kontrata e furnizimit lidhet në funksion të kontratës se leasing-ut
financiar, dhe furnizuesi është në djeni të destinacionit përfundimtar të mallrave
të blera nga leasingdhënësi, pra vënien e tyre në dispozicion të leasingmarrësit.
Lidhja kontraktore e bazuar në këtë element subjektiv, paraqet rëndësi të vecantë
për shkak të pasojave që do të evidentohen në vazhdimësi për palët e përfshira në
transaksion.
iii. Së treti, pagesave periodike percaktohen duke marr marrë parasysh amortizimin e
të gjithë ose një pjesë të konsiderueshme të kostos së aseteve.
Nga interpretimi i dispozitës së mësipërme vihet re menjëherë se kemi të bëjmë me
një marrëdhënie juridike trelaterale, sui generis e cila perfshin kontratën e leasing-ut
169 MEMO, “Il contratto di vendita internazionale del diritto uniforme”, 1983, fq. 189.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
52
(mes leasingdhënësit dhe leasingmarrësit) dhe kontratën e furnizimit (mes furnizuesit
dhe leasingdhënësit).170
Një parashikim i tillë i mundëson Konventës UiO të marr në konsideratë të dy
raportet juridike në përcaktimin e rregullave për rregullimin e leasing-ut financiar me
qëllim ruajtjen e simetrise dhe balancimin e drejtë të detyrimeve dhe të drejtave mes
palëve të përfshira në transaksion. Për shembull, është kufizuar përgjegjësia e
leasingdhënësit për produkte difektoze ndërsa është zgjeruar përgjegjësia e
furnizuesit”.171
Sic shihet, Konventa UiO ka si qëllim primar kryesisht të evidentoj natyrën sui
generis të transaksioneve të leasing-ut financiar se sa të përpiqet të arrij një unifikim
sistematik të cdo aspekti ligjor.172 Konventa UiO është e aplikueshme vetëm për
transaksionet e leasing-ut financiar me karakter ndërkombëtar.
Për sa i përket karakterit ndërkombëtar, leasing financiar mund të kategorizohet në173
:
- leasing ndërkombëtar (kur, vendi i biznesit të shoqërisë të leasing-ut i përket një
shteti të ndryshëm nga ai në të cilin ndodhet vendi i biznesit të leasingmarrësit dhe
furnizuesit.)
- leasing ndërkombëtar në kuptimin e ngushtë të fjalës (ku të gjithë palët e përfshirë
në transaksion i përkasin shteteve të ndryshme);
- leasing i eksportit (export leasing), ku shoqëria e leasing-ut (leasingdhënësi) dhe
furnizuesi i përkasin të njejtit shtet ndërkohë që leasingmarrësi i përket një shteti
tjetër;
- leasing importi (import leasing), ku shoqëria e leasing-ut (leasingdhënësi) dhe
leasingmarrësi e kanë vendin e tyre të biznesit në të njëjtën shtet, ndërkohë që
furnizuesi e ka vendin e biznesit në një shtet tjetër;
Për efekt të përcaktimit të fushës së zbatimit të Konventës UiO karakteri ndërkombetar
përcaktohet nga vendi i biznesit te leasingdhënësit dhe leasingmarrësit, vend i biznesit
i të cilave duhet të jetë në shtete të ndryshme (neni 3), ndërkohë që vendi i biznesit të
furnizuesit nuk ka rëndësi. Konventa UiO rregullon vetëm leasing-un e sendeve të
luajtshme duke përjashtuar sendet e paluajtshme dhe të konsumit nga fusha e zbatimit
(neni 14). Gjithashtu sic do të trajtojmë gjerësisht në vijim Konventa trajton vetëm
aspektet civile dhe tregtare174 të marrëveshjes së leasing-ut financiar duke mos u ndalur
ne nje trajtim fiskal apo kontabël të marrëveshjes.
170 UNIDROIT 1987 – Study LIX – Doc. 49, fq 3-12. 171 BOSS H. Amelia, “Product Liability and international leasing transaction: the UNIDROIT draft Convention”, in Journal of Product law “1982, fq. 143 -147. 172 Për këtë arësye në preambul e Konventës UiO përdoret termi “disa”, “rregulla uniforme”. 173 MONFERRA,”Il leasing internazionale”, in Manuale del leasing, Milano, 1998, fq. 359. 174 Tog-fjaleshi “Aspekte te se drejtes tregtare dhe civile” u gjukua me i pershtatshem duke qene se nga sistemet socialiste nuk njihet kategoria e te “drejtes private”. UNIDROIT 1987 – Study LIX – Doc. 49, fq 3-12.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
53
3.1.3 Objekti material i Konvntës UiO.
Konventa ka për objekt material pajisjet (impjante175, mallra kapitale ose pajisje
të tjera).176Këtu përfshihen të gjitha sendet e luajtshme te reja ose të përdorura që hyjnë
në këto kategori. Kategoria e pajisjeve të parashikuara nga neni 1 § 1 (a) i Konventës
UiO duhet të interpretohet duke mbajtur parasysh fushën e zbatimit të përcaktuar në
nenin 1 § 3, dmth që pajisjet mos të përdoren për qëllime personale, familjare, apo
përdorim të brendshëm, me qëllim për të përjashtuar sendet për qëllime konsumi si dhe
sendet e paluajtshme. Edhe pse grupi i studimit synonte përjashtimin e sendeve të
paluajtshme nga fusha e zbatimit, nuk e parashikuan një fakt të tillë në mënyrë
ekspliciste për arësyje se do të duhej të përkufizonin konceptet “send i luajtshem” dhe
“send i paluajtshem” të cilat ndryshojnë thelbësisht nga njëri sistem në tjetrin.
Gjithashtu autorët e hartimit të Konventës UiO si fillim synonin të përjashtonin
nga fusha e zbatimit objekte materialë, si avionë, anije, mjete lëvizëse për shkak të
vështirësive që ndesheshin në klasifikimin e tyre dhe mendohej se këto do të
rregulloheshin nga Konventa të ardhshme.177 Megjithëatë përfshirja në draftin
përfundimtar të Konventës UiO e kësaj kategorie sendesh në objektin material të saj
nuk u shoqërua me parashikimin e klasifikimit të tyre, duke i përfshirë në mënyrë të
nënkuptuar nën cadrën e “mallrave kapitale.”
Ndërkohë që në nenin 2 të ligjit model mbi leasing-un përdoret termi “aset”.178
Përkufizimi i termit "aset" është i rëndësishëm, pasi përcakton objekt material të një
marrëveshje leasing financiar sipas përcaktimit të ligjit model. Kufizimi i fushës së
zbatimit vetëm për asetet e përdorura në artizanat, tregtinë ose biznesin e
leasingmarrësit nënkupton përjashtimin automatik të sendeve të përdorimit personal,
familiar nga fusha e zbatimit të ligjit model. Mund të ketë situata ku leasingmarrësi
fiton të drejtën për të zotëruar dhe përdorur një pasuri në të njëjtën kohë për qëllime
profesionale (biznesi) dhe përdorim personal. Në këtë rast, nëse, përdorimi për qëllime
profesionale (biznesi) është përdorimi primar, atëherë transaksioni do të përfshihet në
fushën e zbatimit të ligjit model.
Shtohet pyetja nese “softëaret” konsiderohen apo jo “objekt material” i
marrëveshjes së leasing-ut financiar sipas ligjit model ?
175 Impjante –janë pajisje dhe mjetet e përdorura për zhvillimin e cdo lloj procesi industrial. 176 UNIDROIT 1987 – Study LIX – Doc. 49, fq 3-12. 177 Ibidem, fq.3-12. 178 UNIDROIT 2010 Study LIXA – Doc. 24 Original: English May 2010, fq. 7 e përkufizon asetin “Aseti nënkupton të gjitha pasuritë e përdorura në artizanat, tregtinë ose biznesin e leasingmarrësit, duke përfshirë paluajtshmëritë, pasuritë kapitale, pajisjet, asetet e ardhshme, asetet e prodhuara, bimët dhe kafshët e gjalla dhe të palindura. Termi nuk përfshijnë paratë ose letrat me vlerë të investimit. Asnjë send i luajtshëm nuk pushon së qeni një aset për arsyejen e vetme sepse eshte instaluar apo është inkorporuar një sendi të paluajtshëm.”
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
54
Përkufizimi i aseteve179 është mjaftueshëm i gjerë për të përfshirë dhe produktet
intelektuale dhe në vecanti softëaret.180 Softëeri mund të instalohet në një send të
trupëzuar për të formuar një aset të vetëm funksional, për shembull një pajisje me
motor. Këtu, pa pikë dyshimi pohojmë se objekt i leasing-ut financiar do të ishte pajisja
motorike, jo sofëtueri, kështu që nuk shtrohet çështja nëse objekti i kontratës do të
përfshijë apo jo softëaret. Ndryshe, do të ishte, në situata të tjera kur softëari nuk
inkorporohet në një aset të trupëzuar për shembull, një program softëare i projektuar
për t'u instaluar në një kompjuter. Në këtë rast për ti dhënë përgjige pyetjes së
mësipërme duhet të marrë parasysh përkufizimi i marrëveshjes së"leasing-ut ", sipas
të cilit leasingdhënësi "kalon të drejtën e posedimit dhe përdorimit të asetit". Ligji
model nuk përkufizon posedimin, duke lënë kështu në fuqi përkufizimin e përgjithshëm
të këtij koncepti sipas ligjit të çdo shteti që adopton ligjin model.
Vecanërisht problematika ngrihen në dy rastet e mëposhtme: 181
- në shtetet ku termi "posedim" kërkon posedimit fizik aktual të një aseti të trupëzuar,
“posedimi" nuk mund t'i referohet aseteve të patrupëzuara si pronësia intelektuale
(softëaret). Në këtë rast, ligji model nuk mund të zbatohej në një transaksion në të
cilin një "leasingmarrës" fiton të drejtën e përdorimit të pronësisë intelektuale.
- në shtetet në të cilat termi "posedimit" i jepet një kuptim më i gjerë duke përfshirë
dhe kontrollin funksional ose posedim konstruktiv, sipas paragrafit (b) të
përcaktimit të leasing-ut financiar, do të zbatohen edhe për një transaksion që
përfshin leasing-un e një aseti të patrupëzuar. Natyrisht, e drejta e leasingmarrësit
për t'u përdorur do të kufizohej nga kushtet dhe kërkesat e vendosura nga
leasingmarrësi në marrëveshjen e leasing-ut.
3.1.4 Karakteri ndërkombëtar i leasing-ut financiar
Sic e kemi përmendur dhe më parë Konventa rregullon vetëm ato situata juridike
të karakterizuar nga elementi “ ndërkombëtar” të individualizuara nëpërmjet një norme
ad-hoc nenit 3, në të cilin parashikohet zbatimi në hapsirë i konventës. Sipas kësaj
dispozite “...Konventa zbatohet atëherë kur leasingmarrësi dhe leasingdhënësi e kanë
vendin e tyre të biznesit në shtete të ndryshme”. Për sa i përket termit “ndërkombëtar”,
nuk është e lehtë të jepet një përkufizim i përgjithshëm pasi është e vështirë të gjendet
një përkufizim i vetëm, i zbatueshëm në të gjitha kontratat ndërkombëtare.182
Nga interpretimi i Konventës UiO, karakteri ndërkombëtar i marrëveshjes së
leasing-ut, përcaktohet duke ju referuar vetëm kontratës të leasing-ut, duke mos pasur
179 Megjithatë Ligji Nr. 03/L-103 për lizing-un në Kosovë e përkufizon asetin: “Aset” nënkupton çdo mall të luajtshëm ose të paluajtshme të qëndrueshëm. Ky term nuk përfshin mallrat e paqëndrueshme, paratë, dokumentet, instrumentet financiare, llogaritë, letrat komerciale, letrat me vlerë, veprat e artit, pronën intelektuale ose pronën tjetër të paprekshme. 180 UNIDROIT 2010 Study LIXA – Doc. 24 Original: English May 2010, fq. 8. 181 ALBANESE. M, ZEROLI . A, “Leasing e Factoring” 2012, fq. 207 -211. 182 MUÇMATAJ. I, “Shitja ndërkombëtare e mallrave”; vep e cituar fq. 36.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
55
rëndësi vendi i biznesit të furnizuesit i cili mund të ndodhet dhe në të njëjtin vend me
leasingdhënësin. Çfarë do të thotë se Konventa mund të shtrij efektet e saj edhe ndaj
një kontrate furnizimi tërësisht të brendshme, për aq kohë sa është e lidhur me një
kontratë leasing financiar ndërkombëtar. Pra, për një marrëveshje leasing financiar
karakteri ndërkomëtarë përcaktohet në bazë të një kriteri subjektiv. Kriteri subjektiv
mbështetet në teritorin (vendbanimi ose vendqëndrimi i zakonshëm) të palëve
kontraktuese, kontrata e leasing-ut financiar ndërkombëtar konsiderohet
ndërkombëtare, nëse leasingdhënësi dhe leasingmarrësi i përkasin shteteve të
ndryshme.183
Vendi i biznesit është një kriter i përdorur gjerësisht në Konventat e të së drejtës
tregtare ndërkombëtare për të përcaktuar karakterin ndërkombëtar të marrëdhënieve
juridike.184 Konventa UiO, ashtu si dhe Konventa e Vjenës për shitjen ndërkombëtare
të mallrave nuk jep një përkufizim të termit “vend biznesi”.185 Mosdhënia e një
përkufizimi krijon problematika në disa drejtime për shembull, ndërsa për sa i përket
leasingdhënësit (shoqërive të leasing-ut) aktiviteti i tyre i nënshtrohet kontrolleve
periodike dhe të kujdesshme nga sistemet kombëtare të brendshme, dhe normalisht
përcaktimi i vendit të biznesit realizohet me më shumë lehtësi, ndryshe qëndron çështja
në përcaktimin e vendit të biznesit të leasingmarrësin.
Kriteret për të përcaktuar vendin e biznesit janë të shumta dhe për përcaktimin
e tyre ka egzistuar dhe vazhdon të egzistoj një debat i fortë në doktrinë dhe në
jurispudencë. Sipas doktrinës dominuese termi vend biznesi duhet të interpretohet si
vendodhja e përhershme dhe e rregullt e tregtarit dhe nuk duhet të nënkuptojë
vendodhjen e përkohshme të realizimit të veprimeve parakontraktore186, ndërsa Dhoma
Ndërkombëtare e Tregëtisë (ICC) përcakon se: vendi i biznesit të një subjekti tregtar
duhet të jetë një vend i qëndrueshëm, që përfshin ambjente dhe punonjës me qëllim që
183 Kriteri subjektiv mund të klasifikohet në dy nënkritere: kriterin personal të bazuar në shtetësinë e palëve kontraktore ose kriteri territorial i bazuar në vendbanimin ose vendqëndrimin e zakonshëm të palëve kontraktore. 184 Konventa e Vjenës “Për shitjen ndërkombëtare të mallrave”, përdor të njëjtin kriter për të përcaktuar karakterin ndërkombëtar për kontratën e shitjes ndërkombëtare të mallrave. Gjithashtu në 2 Konventat e Hagës të vitit 1964, ligji uniform për shitjen ndërkombëtarë të sendeve të luajtshme me qëllim përcaktimin e karakterit ndërkombëtar përcakton vendin e ndryshëm të biznesit mes shitesit dhe bleresit, përvec kritereve objektive që lidhen me trasportin ndërkombëtar të mallrave, të propozimit dhe të pranimit të përmbushura në vende të ndryshme ose dorëzimit të sendit në një vend të tretë të ndryshëm nga ai i propozimit dhe të pranimit. FERRARI. F, “La vendita internazionale di beni mobili”, në Trattato di diritto commerciale e di diritto
publico dell economia, të drejtuar nga GALGANO. F, Padova, 2006 fq .33. 185 Mungesa e një përkufizimi në Konventën e Vjenës është e lidhur me kontraditat interpretative të shfaqura mes shteteve që përcakton si vend biznesi një vend të caktuar (stabël/të qëndrueshëm) i cili kishte pushtetin absolut për lidhjen e kontratave dhe atyre që nuk i jepnin rëndësi egzistencës së një vendi të caktuar (stabël/të qëndrueshëm) por vetëm pushtetit për lidhjen e kontratave. 186 HONNOLD. O.J, “Uniform Law for International Sales under the 1980 United Nation Convention”, Botimi i trete, Kluwer Law International (1999), fq. 43.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
56
të shesë mallra apo shërbime.187 Pajtohemi me dotrinën që argumenton se duhet të
egzistojë një lidhje e përshtatshme dhe e mjaftueshme për të formuar një organizim të
qëndrueshëm. Një përkufizim i tillë i bazuar në konceptin e organizimit të
qëndrueshëm, duhët të përjashtoj vendet e përkohshme në të cilat realizohen bisedimet
ose zyra te thjeshta. 188
Megjithatë jurisprudenca nuk është treguar gjithnjë strikte në lidhje me kriteret për
përcaktimin e vendit të biznesit. Sipas vendimit të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Nr. Vendimi: 3413, Datë: 12.03.2014. “Në mosmarrëveshjen ndërmjet shitësit Italian
dhe blerësit Shqiptar, gjykata argumentoi se do të zbatohet Konventa e Vjenës duke
qenë se palët në kohën e lidhjes të kontratës janë palë Kontraktuese të cilat e kanë
vendin e biznesit në shtete të ndryshme kontraktuese të Konventës”.189 Problemi
komplikohet akoma më tëj nëse njëra prej palëve ka më shumë se një vend biznesi.
Shtrojmë pyetjen si do të veprohet në rastet kur njëra prej palëve ka më shumë
se një vend biznesi?
Në këtë rast do të gjej zbatim neni 3, § 2, sipas së cilit merr rendesi “selia e cila
ka lidhje më të afërt me kontratën në fjalë dhe në zbatimin e saj, duke pasur parasysh
rrethanat e njohura nga palët në cdo moment nga momenti i lidhjes së kontratës deri
në përfundimin e kontratës”.190 Në rastet kur është një agjent apo një përfaqësues që
drejton negociatat për llogari të shoqërive të huaja do duhet të merret parasysh
autonomia e dhënë këtij të fundit në raport me atë të dërguesit në mënyrë që të
percaktohet me saktësi vendi i bisznesit të palëve kontraktore.191 Megjithatë, doktrina
mban qëndrime të ndryshme në lidhje faktin nëse përfaqësuesi apo agjenti ka të drejtë
187 MUÇMATAJ. I, Disertacion për marrjen e gradës shkencore, “Doktor”, “Shitja ndërkombëtare e mallrave”; Tiranë, 2015, fq 40. 188Ka gjetur mbështetje në një vendim të Gjykatës së Lartë në Francë në lidhje me zbatimin e Konventës së Vjenës e cila ka përjashtuar karakterin e brendshëm të një shitje të realizuar mes një blerësi francez dhe një shitësi gjerman në Bureau de Liasion në Francë. Cour de Cassation, Stè Fauba France, FIDIS GC Electronique v. Sté Fujistu Mikroelectronik GmgH 4 janar 1995, në Recueil Dalloz, 1995, fq. 289. 189MUÇMATAJ. I, Disertacion për marrjen e gradës shkencore, “Doktor”, “Shitja ndërkombëtare e mallrave”; Tiranë, 2015, fq 40. 190Edhe në këtë rast Konventa mbi leasing-un ndërkombëtar ndjek të njëjtën llogjike zgjidhje te Konventës së Vjenës për shitjen ndërkombëtare të mallrave që në eventualitetin e shumë vende të biznesit përcakton atë që paraqet lidhjen më të ngushtë me kontratën. 191CARBONE, DE GONZALO. L, “Lambito di applicazione ed i criteri interpretativi della convenzione di Vienna sulla vendita internaizonale”, në “La vendita internazionale”, Atti del Convengo di studi di Santa Margherita Ligure (26 -28 settembre 1981), Milano 1981, fq. 70. Jurispudenca franceze ka përcaktuar se rrethana në të cilën blerësi francez ka kaluar porosinë e blerjes një agjenti francez të një shoqërie gjermane nuk ishte fakt i mjaftueshëm për të perjashtuar karakterin nderkombetar te kontrates duke qene se pranimi i i porosise, faturat e dorezimit vinin nga Gjermania. Sipas gjykates franceze kontrata kishte lidhjen me te ngushte me seline gjermane. Cour d’Appel de Colmar 24 ottobre 2000, Sarl Pellicuel /S. A Ebin et otà, in www. unilex. info.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
57
edhe të lidhi kontratë, apo e drejta e tij kufizohet vetëm në zhvillimin e bisedimeve
paraprake, pra negociatave192.
Duhet të theksojmë gjithashtu se Konventa e Vjenës kërkon njohjen e karakterit
ndërkombëtar të kontratës. Një kërkesë të tillë nuk ë hasim në Konventën e UiO.Gjatë
konferencës diplomatike delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës propozoi
shtimin e një paragrafi të vecantë që të parashikonte si një element thelbësor në
marëveshjet e leasing-ut financiar ndërkombëtar edhe kriterin e njohjes së karakterit
ndërkobëtar. Paragrafi i tretë i propozuar i cili do të përmbyllte dhe plotësonte
paragrafin 2 të nenit që parashikonte pluralitetin e vendeve të biznesit. Do të vendoste
rregullin e përgjithshëm në lidhje me përcaktimin e vendit të biznesit: Sipas të cilit,
fakti që vendet e biznesit i përkasin shteteve të ndryshme nuk do të kishte vlerë në
kualifikimin e marrëveshjes si leasing financiar ndërkombëtar, nëse ky fakt, nuk
shfaqej ose në kontratën e leasing-ut ose nga marrëveshja mes leasingmarrësit dhe
leasingdhënësit, pra duke ju referuar rastit kur një agjent i cili mund të mendohet se
është kombëtar. por që ndërkohë e ka vendin e tij të biznesit në një shtet tjetër.193
Megjithatë ky ndryshim u refuzua duke mbizotëruar mendimi sipas të cilit në
marrëveshjet e leasing-ut financiar kriteri i njohjes së karakterit ndërkombëtar nga palët
nuk është aq i rëndësishëm, për më tepër do të kishte një efekt negativ në kufizimin e
mëtejshëm të fushës së zabtimit të Konventës. 194
Në fakt në një kontratë leasing ndërkombëtar probabiliteti, që karakteri
ndërkombëtar i kontratës, mos të njihet nga palët, është shumë më i ulët. Në praktikat
tregtare leasing financiar materializohet në kontrata komplekse të hartuara nga
shoqëritë e leasing-ut dhe që realizojnë një hetim minimal mbi gjeneralitetet dhe kushtet
financiare të leasingmarrësit. Kontrata hartohet në formë shkresore.195
Pavarësisht cfarë cituam më lart neni 3 i Konventës së UiO nuk lejon të
bëhet interpretim i zgjeruar i paragrafit 2 lidhur me pluralitetin e qendrave të biznesit,
kur vertetohet që njëra palë e ka mashtruar palën tjetër, duke e ditur që bëhet fjalë për
një kontratë që ka karakter nderkombetar. Në këtë ast do të ishte e drejtë të
konsideronim si vend biznesi, për qëllime të zbatimit të Konventës atë vend që rezulton
dukshëm (qartë), nga kontrata.196
3.1.5 Parimet e pergjithshme dhe influenca nga Konventa e Vjenës. (CISG)
192 MUÇMATAJ. I, Disertacion për marrjen e gradës shkencore, “Doktor” / “Shitja ndërkombëtare e mallrave”; Tiranë, 2015, fq 40. 193 UNIDROIT, Diplomatic Conference for the adoption of the Draft Unidroit Convention on International Factoring and Internationa Financial Leasing, vol. II, Roma, 1991, fq. 63. 194 Ibidem, fq. 64. 195 Ndërkohqë në kontrata e shitjes hartohet shpesh me një propozm dhe një pranim, formalisht të ndara pa qënë e nevojshme të konceptohet një kontratë, kështu që rreziku I keqkuptimeve është shumë herë më I lartë. 196 MUÇMATAJ. I, “Shitja ndërkombëtare e mallrave”; vep e cituar fq. 36.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
58
Edhe Konventa mbi leasing-un financiar ndërkombëtarë si shumë Konventa të së
drejtës materiale uniforme të kohëve të fundit, parashikon një dispozitë të përgjithshme
të destinuar për ti dhënë zgjidhje problematikave që rezultojnë nga hapësirat ligjore. Në
paragrafin e dytë të nenit 6 parashikohet që për ato cështje që nuk rregullohen
shprehimisht nga Konventa do të zbatohen parimet e përgjithshme mbi të cilën ajo është
bazuar dhe në mungesë të tyre, këto cështje do të zgjidhen në bazë të ligjit të përcaktuar
nga normat e të drejtës ndërkombëtare private. Pra gjykatësi duhet të identifikoj ligjin
e zbatueshëm në bazë të normave të konfliktit të lex fori.Teknika e referimit tek parimet
e përgjithshme, është e njohur nga legjislacione të vendeve të ndryshme.
Teorikisht Konventat e të drejtës materiale uniforme duhet të jenë sisteme komplete
dhe autonome në të cilat nuk është e nevojshme integrimi i teksteve të jashtme.
Megjithatë praktikisht është vërtetuar e kundërta duke qënë se dhe Konventat me
“përsosura” karakterizohen nga hapësirat ligjiore. (shembulli tipik Konventa CISG)
Zbatimi i teknikës me karakter ndërkombëtaro- privat pavarësisht karakterit të saj
plotësues është cilësuar si një pengesë në procesin e unifikimit të normave materiale.197
Në këtë linj arsyetimi konstatojmë se integrimi në tekstin e Konvetës të teknikës së
referimit në parimet e përgjithshme është vënë në konkurencë me teknikën e referimit
tek normat e të drejtës ndërkombëtare –private.198 Kjo dispozitë është hartuar sipas
nenit 7 paragrafit 2 të Konventës së Vjenës për shitjen ndërkombëtare të mallrave e cila
është kthyer sot në një model për hartimin e Konventave të së drejtës materiale uniforme
në fushën tregtare.199 Doktrina e gjerë që është formuar në fushën e shitjes ka
identifikuar dy problematika qëndrore në lidhje me aplikimin të kësaj dispozite :
- Së pari identifikimi i rasteve të cilat do të rregullohen sipas parimeve të
përgjithshme;
- Së dyti identifikimi i parimeve të përgjithshme të zbatueshme.200
Për sa ipërket aspektit të parë neni 7 i Konventës së Vjenës i referohet cështjeve që kanë
të bëjnë me problemet që hyjnë në fushën e zbatimit të Konventës por që nuk
rregullohen në mënyrë të shprehur prej saj. Në këtë mënyrë dallojmë ndryshimet mes
mangësive intra legem dhe mangësive praeter legem: 201
- Mangësitë intra legem i referohen çështjeve që janë përjashtuar në mënyrë të
shprehur nga fusha e zbatimit të Konventës UiO.202.
197 MARIAN. P “Il leasing finanziario internazionale tra diritto uniforme e diritto internazionale privato”, casa editrice dott. Antonio Milani 2004. fq. 111-120. 198 Ibidem, fq. 111-120. 199 Konventa e Kombeve te Bashkuara mbi Kontratat per Shitjen Nderkombetare te Mallrave, neni 7 (2) “Ceshtjet qe kane te bejne me problemet e rregulluara nga kjo Konvente te cilat nuk qartesohen shprehimisht ne te duhet te zgjidhen ne perputhje me parimet e pergjithshme mbi te cilen ajo bazohet ose, ne mungese te ketyre parimeve, ne perputhje me ligjin e zbatueshem ne baze te rregullave te se drejtes nderkombetare private”. 200FERRARI. F, “Principi generali inseriti nelle convenzioni internazionali di diritto uniforme: l’esempio della vendita del factoring e del leasing internazionali”, 1997, I, fq. 655. 201 Ibidem fq. 655. 202 “.... cështjet që nuk janë objekt i Konventës janë lënë qëllimisht në kompetencën e sitemeve kombëtare”. Fakti që nuk janë parashikuar nga ligji uniform , nuk mund të konsiderohen si mangësi por
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
59
- Mangësitë praeter legem i referohen ato çështjeve që nuk janë përjashtuar nga fusha
e zbatimit të Konventës UiO por që nuk rregullohen në mënyrë të shprehur.
Dallimi mes mangësive intra legem dhe praeter legem është shumë më i thjeshtë për
shitjen ndërkombëtare të mallrave, se sa është për kontratën e leasing-ut financiar
ndërkombëtarë.203 Konventa për leasing-un financiar ndërkombëtar –UiO është shumë
më pak e saktë në këtë drejtim:
- Për sa i përket mangësive intra legem, konventa UiO, ka prashikuar vetëm disa nga
kategoritë e leasing-ut që janë përjashtuar shprehimisht nga fusha e saj e zbatimit.
Gjithashtu, në preambul ku jepet një përcaktim i përgjithshëm mbi dobishmërine e
hartimit të normave uniforme theksohet se Konventa UiO do të rregullojë vetëm
aspektet tregtare dhe civile. Duke ju referuar normave të pakta të materiale uniforme
të parashikuara në kapitullin 2 që kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrimet e palëve
konkludojmë se gjithcka që është perjashtuar nuk është objekt i Konventës dhe si
rezultat nuk i nënshtohet funksionit integrues të parimeve të përgjithshme.204
- Për sa i përket mangësive praeter legem, pra çështjeve që hyjnë në fushën e zbatimit
të Konventës por që kjo nuk i jep zgjidhje në mënyrë të shprehur, Konventa–UiO
paraqitet akoma më e paqartë, duke marr parasysh këtu karakterin e pjeshëm të saj.
Konventa UiO në këtë drejtim nuk merr parasysh, pozitën juridike të
leasingdhënësit në kompleksitetin e tij duke rregulluar vetëm disa aspekte si:
Përgjegjësistë në raport me të tretet dhe leasingmarrësit, ndalimin e modifikimit të
kontratës së furnizimit pa miratimin e leasingmarrësit, si dhe cedimin e kontratës së
leasing-ut. Edhe për sa i përket leasingmarrësit, Konventa nuk realizon një rregullim
të detajuar që të qartësoj pozitën e tij juridike, në marrëdhënie e leasing-ut financiar,
por limitohet në parashikimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij në raport me
përdorimin e sendit, padinë e drejtëpërdrejtë të tij ndaj furnizuesit dhe të drejtën e
kalimit (cedimit) të të drejtave që rrjedhin nga kontrata e leasing. E si rrjedhim në
aspektin praktik bëhet shumë e vështirë që problematika të caktuara që derivojnë
nga marrëdhënia juridike e leasing-ut financiarë të zgjidhen vetëm me ndihmën e
Konventës.
Kështu, fillimisht palët duhet të përcaktojnë nëse Konventa (UiO) aplikohet në
kontratën e tyre dhe nëse kushtet e kontratës nuk e përjashtojnë aplikimin e saj.
si një rrjedhojë llogjike e një vendimi paraprak” BONELL, Neni 7, “Commentario alla convenzione di Vienna sui contratti di vendita internazzionale di beni mobili,” fq. 23. 203Në këtë drejtim Konventa e Vjenës në nenin 4 ka përcaktuar qartësisht objektin e Konventës, i cili kufizohet vetem për formimin e kontrates se shitjes dhe te drejtat e detyrimet e shitesit dhe bleresit qe rrjedhin nga kjo kontrate. Konventa, përjashton nga fusha e zbatimit : (a) vlefshmerine e kontrates (b) efektin qe mund te kete kontrata mbi trasferimin e pronesine te mallrave. Konventa për më tepër ka parashikuar dizpozita specifike si neni 5 i cili përjashton nga fusha e zbatimit te Konventës pergjegjesine e shitesit per vdekjen ose demtime personale te shkaktuara nga mallrat ndaj blerësit apo personave të tretë. 204 MARIAN. P “Il leasing finanziario internazionale tra diritto uniforme e diritto internazionale privato”, casa editrice dott. Antonio Milani 2004.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
60
Vështirësia tjetër konsiston në përcaktimin e parimeve të përgjithshme në teksitin e
Konventës UiO në gjendje për ti dhënë zgjidhje cështjeve që nuk janë rregulluar
shprehismisht në tekstin e Konventës. Në këtë drejtim formulimi i nenit 6 të Konventës
UiO ashtu si dhe neni 7 i Konventës së Vjenës nuk lë vend për dyshime: zgjidhja duhet
gjetur në brendësi të teksit të Konventës. Pranimi i një qasje të ndryshme nga kjo,
përvec se bie në kundërshtim me këtë dispozitë, nuk siguron autonomi dhe uniformitet
në aplikimin Konventës.205
Disiplina materiale uniforme e shitjes ndërkombëtare të mallrave konsiston në një
korpus normash, të detajuar dhe të kompletuar, ndërsa nga ana tjetër Konventa mbi
leasing-un financiar ndërkombëtar –UiO rregullon një cështje shumë më komplekse se
shitja dhe është e përbërë nga pak dispozita materiale e shpesh ambigue. Çfarë e bën
akoma më të vështirë identifikimin e parimeve në gjendje për të qartësuar hapësirat
ligjore që hasen në Konventë. Megjithatë edhe në Konventën (UiO) janë identifikuar
disa parime të përgjithshme që i përfitojmë nga teksti i Konventës.206
- Parimi i autonomisë së palëve (autonomi të karakterit ndërkombëtar privat dhe
autonomi kontraktore të palëve). Ky parim i përcaktuar në nenin 5 parashikon
mundësinë e përjashtimit të plotë të Konventës apo ndryshimin dhe modifikimin e
efekteve të dispozitave të veçanta.
- Mbrojtja e interesave të leasingmarrësit – i cili shfaqet në dispozitat të cilat nuk
lejojnë shmangien nga disa nene. (neni 13 §3, pika b) dhe neni 13 §4 dhe neni 8) Nga
leximi i kombinuar i të cilave kuptojmë qëllimin e Konventës UiO për të mbrojtur
interesin e leasingmarrësit si palën më të dobët në kontratë. Për më shumë në preambul
parashikohet shprehimisht qëllimi i dispozitave uniforme për ruajtjen e një ekuilibri të
drejtë të interesave të palëve të ndryshme, të përfshira në transaksion. Kujtojmë këtu
dispozitën e cila parashikon se në rast të zgjidhjes së kontratës së leasing për
mospërmbushje të leasingmarrësit, leasingdhënësi nuk mund të pretendoj më shumë të
drejta nga cfarë do të kishte realizuar nëse leasingmarrësi do të kishte përmbushur me
korrektësi detyrimet. Si dhe dispozitën e detyrueshme e cila parashikon detyrimin e
leasingdhënësit për të sigurar gëzimin e qetë të sendit.
- Parimi “favor contractus” ose 'në favor të kontratës'207 Me parimin favor
contractus
do të nënkuptojmë dhënien përparësi të vazhdimit të kontratës, në eventualitetin në të
cilën mund të përmbushet kontrata ose të kërkohet zgjidhja e saj. "Pra kur është e
mundur, duhet të vendoset në favor të vazhdimit të një kontrate të vlershme dhe kundër
205 Duhet të mbajmë parasysh se paqartësitë (pikat e errëta në Konventë) vijnë si rezultat i mungesës së marrëveshjes mes palëve mbi këto cështje, kështu që referimi tek parime të tjera do shtonte paqartësitë. 206 FERRARI F,” Principi generali”, burim i cituar, fq. 672. 207Favor Contractus. Reading the CISG in Favor of the Contract 247 -266, faqja web : http://www.cisg.laë.pace.edu/cisg/biblio/keller1.pdf. I cili shprehet në nenin 13 të Konventës UiO mbi leasing-un financiar ndërkombëtarë ku parashikohet se leasingdhënësi nuk mund të kërkoj zgjidhjen e kontratës për një mospërmbushje jo thelbësore të leasingmarrësit
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
61
ndërprerje s(zgjidhjes) së saj të parakohshme, me iniciativën e njërës prej palëve”208.
Parimi favor contractus i referohet si kushteve për formimin e kontratës, ashtu dhe
aftësisë për të korrigjuar të metat që mund të cojnë në zgjidhjen e kontratës.209
Nga një hetim induktiv konstatojmë se ky parimi i referohet rregullave të
formimit të kontratës, zbatimit dhe mjeteve juridike në rast të mospërmbushjes së
kontratës. Në të gjitha rastet, mosmarrëveshjet do të interpretohen 'në favor të
kontratës'. Si një parim i përgjithshëm i Konventës UiO, favorizimi i kontratës kërkon
bashkëpunim, një interpretim të favorshëm dhe ndonjëherë edhe një përshtatje të
kontratës. Ky parim, është kthyer në bazën themelore të së drejtës së kontratave në
përgjithësi dhe në të drejtën ndërkombëtare në veçanti. Konventa e Vjenës për të
Drejtën e Traktateve parashikon “Cdo marrëveshje ne fuqi ka forcë detyruese ndaj
palëve dhe duhet të zbatohet prej tyre në mirëbesim”.210 Korresponduese me nenin 1.3
te PICC i cili parashikon: "Një kontratë e vlershme është e detyrueshme për palët"
Konventa UiO i jep parimit një trajtim më pragamatik në nenin 13 kur ndalon zgjidhjen
e kontratës në rast të një mospërmbushje jothelbësore.
Lind pyetja pse është i nevojshëm një parim i tillë?
Ndër arsyet më të shpeshta përmendim211:
Autonomia. Palët negociojnë një marrëveshje konsesuale që ndan rreziqet dhe
përfitimet, dhe lidhja e kontratës materializon vullnetin e palëve. Parimi "në favor të
kontratës" korrespondon me rëndësinë e përgjithshme të konsensusit të palëve si forcë
shtytëse prapa krijimit dhe evoluimit të së drejtës tregtare nderkombetare212
Siguria. Kontratat krijohen mbi bazën e besim reciprok të palëve. Me lidhjen e
kontratës, lindin të drejtat dhe detyrimet mes palëve. Marrja angazhimeve kontraktore
krijon siguri të përgjithshme në tregtinë ndërkombëtare, se këto detyrime do të
përmbushen. Në këtë mënyrë, kontrata përputhet me parimin pacta sunt servanda si
siguri e shenjtërisë. Megjithatë, siç u tha më parë, një konceptim strikt i kushteve të
kontratës mund të krijoj gjithashtu hapësira më të shpështa për zgjidhjen e saj.
Dobishmëria. Likuidimi shoqërohet me humbje ekonomike. Transaksionet
ndërkombëtare që përfshijnë distanca të gjata rrisin gjithashtu humbjen potencilae të
palëve. Koha dhe paratë e investuara ofrojnë një arsye të fortë ekonomike për të
208Bonell, MJ (1987) në Bianca, CM Commentary on the International Sales Law Guiffre, Art 7 no 2.3.2.2, i mundshëm në http://cisgw3.laë.pace. edu/cisg/bibIio/bonell-bb7.html. 209 RABELLO. A. M / LERNER. P “UNIFORM LAW REVIEW, REVUE DE DROIT UNIFORME 8,) The UNIDROIT Principles of International Commercial Contracts and Israeli Contract Law”. 2003-3, fq 601-629 210 Konventa e Vjenës për të Drejtën e Traktateve, 1969, neni 26 citon Pacta sunt servanda. Marrëveshjet duhet të përmbushen. 211 KELLER. B “Favor Contractus Reading the CISG in Favor of the Contract” Simmons & Hill Publishing (2008),247-266. 212 Megjithatë autonomia përfshin dhe të drejtën e palëve “për të ndryshuar mendje”, FARNSWORTH, E. A Changing your mind. The Law of Regretted Decisions Yale University Press (1998).
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
62
mbështetur vazhdimësinë e kontratës. Megjithatë, siç ka vërtetuar analiza ekonomike e
ligjit, mund të ketë situata kur një zgjidhja e kontratës është ekonomikisht më e
ndershme.
Drejtësia. Palët bien dakord për një shkëmbim të përfitimeve dhe rreziqeve. Struktura
reciproke krijon një prezumim të drejtësisë më shumë se sa të shenjtërisë. Për të
mbështetur kontratën duhet të nderojmë “ekuilibrin” dhe balancimin mes të drejtave
dhe detyrimeve mes palëve. Thënë këtë, katër arsyet e mësipërme klasike ligjore mund
të interpretohen sa në favor ashtu edhe kundër parimit të mësipërm.
Minimizimi i humbjeve (Mitigation). Është një parim i pranuar universalisht i së
drejtës kontraktore, që kërkon që secila palë të kryejë përpjekje të arsyeshme për të
minimizuar humbjet sa herë që “rrethana të jashtme” pengojnë realizimin e
objektivave kontraktore. Ideja qendrore sipas këtij parimi është minimizimi i humbjeve
çfarë nënkupton se pala e dëmtuar nuk mund të mbulojë dëmet që mund të ishin
shmangur.213 Ky parim gjen shprehje në nenin 12 të Konventës UiO që nuk i lejon
leasingdhënësit të përfitoj shpërblimin e dëmit nëse nuk ka marr të gjitha masat e
nevojshme me qëllim limitimin e vlerës së dëmit të shkaktuar. Për më shumë duke qënë
se të dy këto dispozita sjellin përfitim për leasingmarrësin mund të themi se kemi të
bëjmë me një parim në favor të leasingmarrësit.
Megjithëse, parimet e përgjithshme mund të kenë një rol parësor në fushën e leasing-
ut, nuk duhet të harrojmë se në dallim nga shitja, marrëveshjet e leasing-ut në shumicën
e rasteve lidhen nëpërmjet kontratave komplekse të hartuara paraprakisht nga shoqëritë
e leasing-ut (leasingdhënësit) dhe zakonisht kontrata dhe kushtet e përgjithshme në të
janë shumë të detajuara dhe në raste shumë të rralla hasen hapësira ligjore.
Konventa UiO është konceptuar në mënyrë të tillë me qëllim mbrojtjen e
leasingmarrësit nga dispozitat më të padrejta të cilat parashikohen shpesh nga shoqëritë
e leasing-ut. E megjithatë, Konventa nuk gëzon fuqinë normative të mjaftueshme për
mbrojtjen e palës më të dobët, për shkak se palët mund të përjashtojnë zbatimin e plotë
të saj apo përjashtimin apo ndryshimin e efekteve të dispozitave të veçanta.
Gjithashtu duke qënë se Konventat e të drejtës uniforme zatohen nga gjykatës
kombëtarë dhe gjykata arbitrazhi, u takon këtyre që të përcaktojnë parimet që do tu
japin zgjidhje hapësirave ligjore. Megjithatë për shkak të parashikimit të zgjidhjeve të
ndryshme normat e konfliktit në këtë drejtim luajnë një rol të rëndësishëm në unifikimin
e zgjidhjeve të adoptuara.
Disa zgjedhje te adoptuara nga Konventa e Vjenes mbi shitjen ndërkombëtare
të mallrave për sendet e luajtshme kanë shërbyer si model referimi për shumë Konventa
213 GOETZ. J Ch and SCOTTE. R, The Mitigation Principle: Toward a General Theory of Contractual Obligation, Virginia Laë Review, Vol. 69, Nr. 6 1983, fq. 967-1024; SAIDOV.D, “Methods of Limiting Damages under the Vienna Convention on Contracts for the International Sale of Goods” Volume 14, 2002 faqja 45. I shprehur në Neni 12 i Konventë së Otavës. – në të cilin ndalohet leasingdhënësi të përfitoj nga shpërblimi i dëmit nëse vërtetohet se nuk i ka marr të gjitha masat për limituar shtimin e dëmit të tij.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
63
të së drejtës Uniforme në fushën kontraktore. Ky ndikim i drejtëpërdrejtë është
manifestuar në një tërësi dipozitash të Konventës UiO :
- neni 3,§1 për fushën e zbatimit në hapsirë të Konventës (përkon me nenin 1, §1 të
Konventës CISG);
- neni 3 §2 në lidhje me pluralitetin e vendit të biznesit (përkon me nenin 10 të
Konventës CISG);
- neni 12, në rast të mosdorëzimit ose dorëzimit me vonesë të sendit; (neni 49, 51 i
Konventës CISG)
- neni 6 në lidhje me interpretimin e kontratës (përkon më nenin 7 të Konventës
CISG)
- Kapitulli III duke qënë se përmban dispozitat përfundimtare është gjithmonë i
ngjashëm në kontratat e të drejtës uniforme;
- neni 5 §1 mbi autonominë (ndërkombëtare private dhe kontraktore);
- neni 13 §6 “duty to mitigate” , (neni 77 i Konventës CISG).
Një element tjetër që meriton një vemendje të vecantë janë parimet e përgjithshme nga
e cila frymëzohet Konventa e UiO:
- Parimi i parë i rëndësishëm është i mëshiruar në preambulën e Konventës në të
cilin parashikohet se Konventa UiO ka për qëllim të realizoj një balancë të
interesave (të drejtave dhe detyrimeve) të palëve në kontratë. Të gjitha normat e
Konventës duhet të jenë shprehje e ekuilibrit të interesve të palëve në kontratë, dhe
duhet të mbahet parasysh në interpretimin e Konventës.
- Parim tjeter i thelbësor i parashikuar në Konventë është gjithashtu parimi i
mirëbesimit në tregëtinë ndërkombëtare” i parashikuar nga Konventa kryesisht në
nenin 6.214 Respektimi i parimit te mirëbesimi, si një koncept i përgjithshëm do t’i
shërbente më mirë të dejtës ndërkombëtare si një koncept i aftë për të shkelur në një
rrugë të mesme e të pranuar nga të gjithë.215
- Parimi i uniformitetit. Konventa do ta përmbushte më mirë qëllimin e saj nëse do të
interpretohej në mënyrë të qëndrueshme në të gjitha sistemet ligjore. Në rast të
mosmarrëveshjeve, që lindin nga kuptimi apo aplikimi i saj, i duhet dhënë përparësi
respektimit të karakterit ndërkombëtar dhe mirëbesimit në tregtinë ndërkombëtare
me qëllim promovimin e uniformitetit në aplikim nga gjykatat dhe arbitrazhi.
Gjithashtu të gjitha parimet e UNIDROIT dhe parimet e të drejtës kontraktre evropiane
(PECL) janë potencialisht parime të përgjithshme mbi të cilat Konventa bazohet dhe
mund të përfshihen në nenin 6.216
214 Konventa UiO në nenin 6 § 1 citon “Në interpretimin e kësaj Konvete në përputhje me objektin dhe qëllimin e përcaktuar në preambul, me karakterin ndërkombëtar dhe nevojës për të promovuar uniformitet në zbatimin e saj në respektim të parimit te mirëbesimit në tregëtinë ndërkombëtare.” 215 ZELLER, B. “The significance of the CISG for the harnonisation and transplantation of international commercial law”, 2002, fq. 221. 216 MORRISSEY F. J, GRAVES. J, “International Sales Laë and Arbitration Problems, Cases and Commentary”, (2008) faqja. 57.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
64
Parimet e UNIDROIT dhe (PECL) do të shërbejnë si një orjentues praktik për gjykatat
në dhënien e vendimeve të arësyeshme në lidhje me interpretimin e problematikave apo
çështjeve që nuk janë përfshirë në mënyrë të shprehur në Konventë. Këto dy
instrumente, përbejnë themellin e parimeve të përgjithshme mbi të cilat është
mbështetur Konventa. 217
3.1.6 Interpretimi i konventës UiO për leasing-un financiar ndërkombëtar.
Interpretimi i një norme juridike dhe aq më shumë një norme me karakter
ndërkombëtar është një proçes kompleks i cili ndikon në mënyrën e zbatimit të saj dhe
nga ana tjetër ka një rëndësi të veçantë përsa i përket shmangies së konflikteve që mund
të lindin mes shteteve palë në këto Konventa. Interpretimi përkufizohet si “..operacion
mendor i cili synon të caktojë kuptimin e normës juridike, me qëlim që të qartësoj fushen
e veprimit dhe të saktësoj pikat e paqarta e të dykuptimta”.218 Regullat e interpretimit
marrin një rëndësi të vecantë në Konventat e të drejtës materiale uniforme në fushën
tregtare, duke qenë se këto janë traktate ndërkombëtare nëpërmjet të cilave shtetet
impenjohen për të garantuar që marrëdhëniet mes privateve, në fushat përkatëse
specifike të rregullohen nga një disiplinë uniforme. Këto dispozita janë përgjithësisht
të pranishme në të gjitha Konventat e së drejtës ndërkombëtare në fushën e
legjislacionit tregtar, e nuk mund të ndodhte ndryshe për Konventën UiO.
Pra në të drejtën ndërkombëtare, që gjen shprehje në nenin 31 të Konventës së
Vjenës mbi të drejtën e traktateve219 dhe nenin 6 të Konventës UiO në interpretimin e
teksit të Konventës duhet ti referohemi po kësaj për gjetjen e zgjidhjeve të problemeve
që ndeshen gjatë zbatmit të saj në praktikë. Interpretimi duhet të realizohet duke
ndërthur dhe mbajtur parasysh tre elemente thelbesore elementin subjektiv (qëllimin e
palëve), elementin objektiv (tekstin e Konventës) si edhe teleologjike (objektin dhe
objektivat e Konventes).”220 Ky përbën vetëm rregullin e përgjithshëm të interpretimit,
por kur mjetet e mësipërme rezultojnë të pamjaftueshme atëherë interpretuesi mund t’i
217 ZELLER. B “Determining the ContractualIntent of Parties under the CISG and Common Laë- A comparative analysis”, European Journal of LaëReform, Kluëer, faqja 629-643. 218 GRUDA. Z, “E drejta Ndërombëtare Publike”, fq. 331. 219 Konventa e Vjenës për të Drejtën e Traktateve në nenin 31 parashikon “Një traktat do të interpretohet në mirëbesim në përputhje me kuptimin e zakonshëm që u jepet termave të traktatit në kontekstin e tyre dhe në dritën e objektit dhe qëllimit të tij. 2. Konteksti për qëllimin e interpretimit të një traktati do të përmbajë përveç tekstit edhe preambulën dhe shtojcat:(a)çdo marrëveshje e lidhur me traktatin e cila ishte bërë midis të gjitha palëve në lidhje me përfundimin e traktatit;(b)çdo instrument që ishtë bërë nga një apo më shumë palë në lidhje me përfundimin e traktatit dhe e pranuar nga palët e tjera si një instrument i lidhur me traktatin. 3. Do të merren parasysh, sëbashku me kontekstin:(a)çdo marrëveshje e mëtejshme midis palëve që ka lidhje me interpretimin e një traktati apo zbatimin e dispozitave të tij;(b)çdo praktikë pasuese në zbatimin e traktatit e cila përcakton marrëveshjen e palëve lidhur me interpretimin zhvillimin e ne saj;(c)ndonjë nga rregullat përkatëse të të drejtës ndërkombëtare të zbatueshme në marrëdhëniet midis palëve. 4. Një kuptim i veçantë do t’i jepet një termi nëse përcaktohet se kështu ishte menduar nga palët.” 220 MCTAGGART SINCLAIR. I, “The Viena Convention on the laë of treaties”, Manchester University Press 2 ed 1984, fq 115.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
65
zbatoj nenit 32 në të cilin parashikohen mjetet ndihmëse221 “Mund të kërkohet ndihma
e mjeteve plotësuese të interpretimit, duke përfshirë punën përgatitore të Konventës dhe
rrethanat e përfundimit të tij, me qëllimin për të konfirmuar kuptimin që rezulton nga
zbatimi i nenit 31, ose për të përcaktuar kuptimin kur interpretimi sipas nenit 31 :(a) e
le kuptimin të paqartë ose të pakuptueshëm; ose (b) çon në një rezultat i cili është në
mënyrë të qartë absurd ose i paarsyeshëm”.
Pra, për sa i përket interpretimit Konventa UiO përbën një sistem organik
autonom dhe të pavarur, në zbatimin e së cilës i referohemi termave të parashikuara
nëpërmbajtje të traktatit. Për shembull neni 1 jep një përkufizim të marrëveshjeve të
leasing-ut të saktë të lirë nga cdo sitem kombëtarë me qëllim përcaktimin e fushës së
zbatimit material të Konventës. Megjithatë natyra ndërkombëtare dhe konteksti në të
cilën është hartuar kanë ndikuar që hartimi i saj të influencohet dhe nga Konventa të
tjera të së drejtës materiale, vecanërisht nga Konventa e Vjenës për shitjen
ndërkombëtare të mallrave.222
Në Konventën UiO dhe në Konventën e Vjenës parashikimi i rregullave për
interpretimin e Konventës dhe integrimi i teksteve te jashtme parashikohen në një
dispozitë të vetme. Sipas grupit të studimit për hartimin e Konventës UiO, arësyeja
kryesore në parashikimin e kësaj dispozite përkon me qëllimin e përgjithshem të
Konventës UiO, nëpërmjet së cilit synohej krijimi i infrastrukturës ligjore të
përshtatshme për të promovuar unifikim për marrëveshjet e leasing-ut financiar,
objektiv që nuk mund të vihet në rrezik nga interpretimi i gabuar nga gjykatësit apo
arbitrat kombëtarë. Nëpërmjet kësaj dispozite synohet interpretimimi në mënyrë të
njëjtë i Konventës nga të gjitha sistemet ligjore me qëllim që të shmanget cdo
mosmarrëveshje në kuptimin dhe zbatimi e saj në praktikë që mund të rezultoj nga
interpretimi i dispozitave të saj nën dritën e parimeve dhe traditës së sistemeve të
brendshme kombëtare. Në thelb, Konventa duhet të interpretohet në mënyrë uniforme:
papajtueshmëritë e mosperputhjet në zbatimin në praktikë të saj përvecëse janë burim i
përgjegjësisë ndërkombëtare, zbehin në të njejtën kohë dhe qëllimin e vetë Konventës 223 Sipas paragrafit të parë të nenit 6 të Konvetës UiO “ Në interpretimimin e Konventës
duhet të mbahet parasysh objekti dhe objektivat e saj, ashtu si jane parashikuar në
preambul, karakterin e saj ndërkombëtarë dhe nevojën e promovimit të uniformitetit të
aplikimit të saj “
Pra sipas paragrafit të parë të nenit 6 të Konventës UiO, në interpretimin e saj
duhet të mbahen parasysh elementët e mëposhtëm:
a) objekti dhe objektivat e saj, ashtu sic jane parashikuar në preambul;
221 Konventa e Vjenës për të Drejtën e Traktateve në nenin 32. 222 FERRARI F. “ I raporti tra le convenzioni di diritto materiale uniforme in materia contrattuale e la necessitàdi un interpretazione interconvenzionale”në Riv. Diritto internazionale privato , 2000, fq. 683. Objektivi primar i një interpretimi autonom dhe ndërkombëtar të tekstit të Konventës lejon referimin ne marrëveshje të tjera ndërkombëtare. “Një qasje sistematike që synon zhvillimin e një tërësie konceptesh autonome, një lloj fjalori autonom i cili mund të përdoret në interpretimin e Konventave të së drejtës materiale uniforme” 223 BARIATTI. “L” interpretazione delle convezioni internzaionali di dirittto uniforme” Padova 1986, fq. 1.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
66
b) karakterit ndërkombëtarë të ligjit uniform;
c) nevojën për promovimin e uniformitetit në aplikimit e saj;
d) respektimin e parimit të mirëbesimit në tregëtinë ndërkombëtare.
Interpretimi autonom ndërkombëtar dhe uniform është një aspiratë e
rëndësishme dhe e domosdoshme në procesin e unifikimit të së drejtës, megjithatë nuk
mund të anashkalojmë faktin se gjykatësit kombëtarë në zbatimin e Konventës
mundohen ti qëndrojnë strikt koncepteve dhe strukturave llogjike -formale të bredshme
që janë pjesë e arsyetimit juridik të tyre. Mungesa e nje juridiksioni mbikombëtare i
cila do të mund të jepte vendime detyruese në lidhje me interpretimin dhe zbatimin e
Konventës normalisht që vepron si faktor frenues ne nxitjen e një zhvillimi të tillë.224
Konventat ndërkombëtare krijohen me pëlqimin e shteteve ose subjekteve të tjera të
posaçme, dhe elementi i sanksionit nuk është gjithmonë i pranishëm apo kaq efektiv sa
mund të jetë në të drejtën e brendshme të një shteti.225Për këtë arësye Gjykatat e
Arbitrazhit dhe Gjykatat Shteterore duhet të marrin në konsiderate materialet e perfshira
në komentaret e Konventes, doktrinen dhe jurispudencen e pasur te shteteve te vecanta
në realizimin e një interpretimi të drejtë dhe gjithë- përfshirës.
Gjithashtu në interpretimin e Konventës duhet të respektohet parimi i
mirëbesimit226 në tregëtinë ndërkombëtare, duke mbajtur parasysh dallimet mes
sistemeve ligjore të shteteve të ndryshme kontraktuese, nëpërmjet vendosjes së një
ekuilibri të drejtë të kuptimit të tij në legjislacinet e brendshmetë shteteve kontraktuese,
standarteve ndërkombëtare, jurispudencës dhe doktrinës. Teksti i Konventës nuk
parashikon një përkufizim të përgjithsëm mbi parimin e mirëbesimit, megjithatë nëse
do ti referohemi parimve UNIDROIT, dhe Parimeve të së Drejtës Kontraktore
Evropiane theksohet se : Palët veprojnë në përputhje me parimin e mirëbesimit dhe nuk
mund ta përjashtojnë apo kufizojnë këtë detyrim.227
Problematikat kryesore që ngrihen në lidhje më interpretimin e drejtë të kësaj dispozite
janë :
a) Nëse kemi të bëjmë me një detyrim të përgjithshëm të palëve për tu sjell në
përputhje me parimin e bona fedes në marrëdhëniet e tyre reciproke.
b) Cfarë kuptojmë me parimin bona fedes në tregëtinë ndërkombëtare.
Për sa i përket çështjes së parë nga interpretimi literal i dispozitës vëmë re se parimi
i buona fede është parashikuar për tu aplikuar në rastet e interpretimit të Konventës.
Megjithatë një pjesë e doktrinës që ka studiuar dispozitën analoge në përmbajtje të
Konvetës së shitjes ndërkombëtare të mallrave(CISG) ka parashikuar se rëndësia e
parimit të bona fedes nuk është e limituar vetëm për interpretimin por qëndron në
themel të dispozitave materiale uniforme në tërësinë e tyre. 228 Megjithatë nga studimi
224 HUBER. P, MULLIS. A “The CISG, the neë textbook for students and practinioners”, Sellier European Law publisher, 2007 faqja 7. 225 PUTO. A, “E drejta ndërkombëtare publike”, 226Zanafilla e parimit Bona Fides na kthen pas në të drejtën Romake ku mirëbesimi kontraktor u shfaq si një zgjidhje e diktuar nga zgjerimi i territorit Romak. 227Neni 1: 201 i Parimeve te se Drejtes Kontraktore Evropiane. 228 Bonell, Neni 7, vep. Cit, fq. 26
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
67
në tërësi i dispozitave uniforme të leasing-ut financiar ndërkombëtar nuk rezulton të
kemi një parim të përgjithshëm që i detyron palët të sillen në përputhje me parimin e
mirëbesimit. Një gjë e tillë në asnjë mënyrë nuk duhet kuptuar se palët nuk duhet të
venë një sjelljë të respektueshme mes tyre në përputhje me parimin e mirëbesimit, por
vetëm që ky parim do të rezultoj nga të drejtat e brendshme të integrimit të teksit të
Konventës. Për më shumë është një koncept aq i paqartë për të pasur si funksion
garantimin e uniformitetit në Konventat e të drejtës ndërkombëtare uniforme.
Për sa i përket çështjes së dytë parimi i bona fedes në tregëtinë ndërkombëtare
nuk duhet kuptuar duke ju referuar paramentrave të përcaktuara nga sistemet kombëtare
të brendshme jo vetëm se kjo do të çonte në një interpretim jo-uniform të Konventës
UiO por edhe se duke qënë se kemi të bëjmë me një parim me karakter të përgjithshmë,
përmbajtja e tij specifike do të përcaktohet duke mbajtur parasysh kushtet dhe kërkesat
e tregëtisë ndërkombëtare. Nëse në sitemet kombëtare të brendshme për të përcaktuar
përmbajtjen e saktë e parimit diferencojmë rastet kur kontratat lidhen me konsumatorë
apo me palë kontraktore në ushtrim të një veprimtarie profesionale, në tregëtinë
ndërkombëtare zakonisht një dallim i tillë nuk merret parasysh duke qënë se kontratat
me konsumatorë përjashtohen nga fusha e zbatimit të dispozitave uniforme. Kështu qe
në trajtimin e parimit, duhet të bazohet në kritere të tjera e vecanërisht të synoj të ruaj
ekuilibrin e drejtë të palëve të shprehur në preambul.
Mirëbesimi, si parim në të Drejtën Kontraktore, nuk duhet të trajtohet si i veçuar
por në bashkëveprim me parimet e tjera të kësaj fushe të së drejtës, duke përcaktuar në
këtë mënyrë kufijtë brenda të cilës duhet të zbatohet një marrëdhënie kontraktore. Për
më tepër në marrëveshjet ndërkombëtare interpretimi i kontratës nuk është një proces i
lehtë.
Ndërmjet sistemit ligjor civil laë dhe sistemit ligjor common laë në fushën e
interpretimit të kontratës shfaqen dallime të konsiderueshme: Psh nëqoftëse në vendet
që i përkasin sistemit civil laë mbizotrojnë kriteret subjektive të interpretimit ku
kërkohet të zbatohet qëllimi i përbashkët i palëve, edhe pse mos të jetë shprehur
qartësisht në tekstin e kontratës, ndërsa në vendet common laë mbizotrojnë kritere
objektive të cilat lidhen ngushtësisht me tekstin e kontratës që shpreh qëllimin e palëve
dhe zbatimin e parimit të mirëbesimit229.
Si parimet UNIDROIT (PICC) ashtu dhe Parimet (PECL) i kanë rezervuar një
poziocion shumë të favorshëm mirëbesimit pasi ai luan një rol shumë të favorshëm në
përcaktimin e detyrimeve dhe sjelljeve midis palëve kontraktore, në formulimin,
përmbajtjen dhe interpretimin e kontratës në përmbushjen dhe në rregullimin e
situatave në rast të mospërmbushjes të kontratës.
Prania në sistemet e brendshme kombëtare të koncepteve të ndryshme që i referon
instituteve juridike, vë në rrezik interpretimin autonom, pasi i detyron gjyqtarët të
zbatojmë të drejtën e brendshme. Një fakt i tillë do çonte që çdo shtet të formulonte
229 IKONOMI. E. “Rëndësia dhe zbatimi I bona fides në të drejtën kontraktore”. Disetacion për marrjen e gradës shkencore doktor. Tiranë, 2017.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
68
interpretime të ndryshme cfarë do të nxite fenomenin e forum shopping. Në nenin 6
specifikohe se interpretimi duhet të jetë i tillë që të synoj promovimin e uniformitit në
zbatimin e tij. Interpretimi autonom i shprehjeve dhe temave të përdor, duke u dhënë
një kuptim ndërkombëtar të pavarur nga interpretimi që u jepet atyre nga shtetet palë.
Ndërsa neni 6, parashikon se nëse çështjet që kanë të bëjnë me problemet e
rregulluara nga Konventa nuk qartësohen shprehimisht në të, atëherë do të zgjidhen në
përputhje me parimet e përgjithshme mbi të cilat Konventa bazohet ose nëse këto
parime mungojnë do të zgjidhen në bazë të ligjit të përcaktuar në bazë të rregullave të
së drejtës ndërkombëtare private. E thënë më thjesht, sipas një sistem hierarkik si fillim
do të zbatohen parimet e përgjithshme mbi të cilat është bazuar ndërtimi i teksit të
Konventës, dhe nëse edhe këto janë të pamjaftueshme për ti dhënë zgjidhje
mosmarrëveshjes konkrete atëherë si hallkë e fundit do ti drejtohemi rregullave të së
drejtës ndërkombëtare private.
Karakteri ndërkombëtarë i Konventa UiO duhet të interpretohet në mënyrë të
pavarur nga ligjet e brendshme të shteteve anëtare. Vështirësia që haset në këtë drejtim
qëndron kryesisht në mungesën e një gjykate mbishtetore, që do të mund të merrte
vendime me efekte të detyrueshme për sa i përket interpretimit të saktë dhe uniform
të dispozitave të Konventës UiO.230 Për këtë arësye neni 15 (2) parashikon se çështjet
që nuk janë rregulluar në mënyrë të shprehur nga Konventa por që hyjnë në fushën e
zbatimit të saj do të rregullohen duke ju referuar parimeve të përgjithshme të Konventës
dhe normave të së drejtës ndërkombëtare private. Në ndryshim nga neni 7 i Konventës
së Vjenes dhe neni 6 i Konvetës së Gjenevës parashikon se normave të së drejtës
ndërkombëtare, do ti referohemi vetëm për cështje të caktuara për të çilat është e
pamundur ti referohemi parimeve të përgjitshme mbi të cilat është bazuar Konventa.
Arësyeja kryesore pas një parashikimi të tillë qëndronte në vështirësinë e
identifikimit të parimeve të përgjitshme në konvente, dhe nga ana tjeter nga rendesia qe
marrin rregullat e konfliktit në përcaktimin e fushës së zbatimit. Megjithatë duke qënë
se kanë të bëjnë me norma që rregullojnë marrëdhëniet e palëve kontraktore i takon
gjykatësëve të shteteve kontraktore të sigurojnë një ekzekutim korrekt të Konvetës
Gjykatësit kombëtarë në aplikimin e Konvetës në situata të ndryshme juridike
ka diskrecion të gjerë duke qenë se është interpretuesi kryesor i Konventës e në këtë
mënyrë i takon atij përgjegjësia të zbatoj në mënyrë korekte objektivat e konventës duke
bërë efikase disiplinen në fjalë. Pra gjykatësit kombëtarë në zbatimin e Konventës duhet
të mbajnë parasysh së pari parimet e përgjitshme dhe nëse këto nuk arrijnë ti japin
zgjidhje mosmarrëveshjes do ti referohemi rregullave të së drejtës ndërkombëtare
private. Në të njëtën kohë parimet e përfshira në parimet (UNIDROIT) dhe Parimet e
se drejtes Kontraktore Evropiane (PECL) janë parime të përgjitshme mbi të cilat
bazohet Konventa.
230 HUBER. P, MULLIS. A “The CISG, the neë textbook for students and practitioners “, Sellier European Laë publishers (2007) , fq. 10.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
69
PJESA II
FUSHA E ZBATIMIT TË KONVETËS UiO.
PËRMBLEDHJE: Fusha e zbatimit ne Konventat e të drejtës materiale uniforme.
Fusha e zbatimit rationae materiae e Konventës UNIDROIT mbi leasing-un
ndërkombëtar;Kriteri pozitiv; Kriteri negativ: Zbatimi në kohë i Konventës UiO;
Zbatimi në hapsirë i Konventës (ratione loci); Zbatimi direkt i Konventës UiO; Zbatimi
indirekt i Konventës UiO; Autonomia kontraktore e palëve nën vështrimin e Konventës
UiO;Shmangia ose modifikimi i efektit të disipozitave të vecanta të Konventës UiO;
Zgjermi i fushës së zbatimit të Konventës UiO;“Nderthurje’’midis normave të konfliktit
dhe normave materiale uniforme, një risi e Konventes UiO;
3.2 Fusha e zbatimit në Konventat e të drejtës materiale uniforme.
Pyetja e parë që na vjen në mend kur kemi përpara një Konventë të së drejtës
materiale uniforme është mënyra se si do të vihet në zbatim. Zakonisht Konventat e të
drejtës uniforme përmbajnë dispozita te cilat përcaktojnë fushën e zbatimit. Në
përgjithësi, fusha e zbatimit të konventave ndërkombëtare në fushën tregtare,
përcaktohet nëpërmjet një përshkrimi të përgjithshëm mbi marrëdhënien specifike të
rregulluar nga normat uniforme, dhe një referencë në disa elementë ndërkombëtarë.231
Duke qënë se dispozitat materiale janë në përmbajtje të një konvente ndërkombëtare,
këto norma përcaktojnë si fushën e zbatimit materiale (ratione materiae), që do te thotë
raportet juidik ndaj të cilëve do të zbatohet disiplina materiale uniforme, ashtu dhe
fushën e zbatimit ne hapsirë (ratione loci).232Nga pikëpamja funksionale normat në
përmbajtje të një konvente materiale uniforme përcaktojnë nga njëra anë deyrimin e
marr përsipër nga një shtet në raport me shtetet e tjera anëtare dhe nga ana tjetër kufijtë
e zbatimit të së drejtës kombëtare, të cilat në raport me marrëdhëniet juridike specifike
të rregulluara nga Konventa, zëvendësohen nga e drejta materiale uniforme.233
Si rregull konventat mund të përmbajnë si norma materiale, ashtu edhe rregulla
formale/instrumentale. Këto të fundit synojnë rregullimin e aspekteve të veçanta të
marrëdhenies juridike specifike duke ju referuar normave të tjera.234
Gjithashtu, Konventat e të drejtës materiale uniforme përdorin teknika të së
drejtës ndërkombëtare private si kriter lidhës të rëndësishëm për përcaktimin e fushës
231 ANGELO. J, FARIA. E, “Sphere of application of the unidroit convention on substantive rules for intermediated securities and future ëork by unidroit on a legislative guide for emerging financial markets” në https://www.uncitral.org. 232 MARIANI. P, “Il leasing finanziario internazionale uniforme e il diritto internazionale privato, vep cit fq.43-45. 233 Ibidem fq. 43-45. 234 VITA, “Diritto internazionale privato”, vol.1, Torino, 1972, fq. 215.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
70
së zbatimit në hapsirë të normave materiale uniforme me qëllim për të
plotësuar“hapësirat ligjore” në teksitin e Konventës235.
Kujtojmë se detyra paraprake me të cilën përballet një gjyqtar ose arbitër i thirrur
për të zgjidhur një konflikt në një kontratë ndërkombëtare është pikërisht të përcaktojë
se cilat rregulla ligjore do të zbatohen për çështjet e ndryshme të paraqitura nga palët.
Konventa UiO parashikon norma juridike per rregullimin e marrëdhënies së
leasing-ut financiar ndërkombëtar, të cilat si një burim formal ligjor, janë në përmbajtje
të një Konvente ndërkombëtare.236
Fusha e zbatimit të Konventës UiO është e shtrire në tre dimensione237: kohë,
përmbajtje, dhe hapësirë. Përgjithësisht fusha e zbatimit në kohë përcakton momentin
fillestar, nga i cili Konventa bëhet efektive dhe si rrjedhojë rregullon një kategori të
caktuar marrëdhëniesh juridike. Fusha e zbatimit materiale përcakton marrëdhënien
juridike konkrete që rregullohet prej Konvetës. Ndërsa fusha e zbatimit në hapsirë
përcakton territorin (hapsirën gjeografike) në të cilën Konventa do të shtrijë efektet e
saj.
Fusha e zbatimit e Konventës UiO ëshë e përcaktuar në nenet 1-6.
Ne Konventen e UiO ndeshen hapat e para te fillimit te nje procesi të kapërcimit
të ndarjes tradicionale midis rregullave materiale dhe rregullave të konfliktit.238 Në
këtë kontekst përmendimin risinë e parashikimit të rregullave të konfliktit nga
dispozitat uniforme materiale.239Kjo “nderthurje” midis normave të konfliktit dhe
normave materiale uniforme shfaqet për herë të parë në Konventen Uio dhe mund të
shikohet si fillimi i një rruge drejt së cilës do te shtrihet më tej procesi i unifikimit. 240
Ndoshta dispozita me e rëndësishme e lidhur me fushën e zbatimit të Konvnetës
UiO do të konsiderohet neni 5. Kjo dispozitë i mundëson palëve të përjashtojnë
zbatimin e Konvnetës, ose të shmangin apo modifikojnë efektin e dispozitave të
caktuara të Konventës.
3.2.1 Fusha e zbatimit rationae materiae e Konventës UiO mbi leasing-un
ndërkombëtar.
235 MARIANI. P, “Il leasing finanziario internazionale uniforme e il diritto internazionale privato, vep cit, fq. 43-45. 236 VOLKEN. P “The Vienna Convention: Scope, Interpretation, and Gap-filling” International Sale of Goods: Dubrovnik Lectures, Oceana (1986), fq. 19-53. HONNOLD. J, The sales convention in action – uniform international ëords: uniformapplication?,Journal of Laë and Commerce, (1988), fq. 207-212. 237 BORISOVA. B, “Geographic sphere of application of the United Nations Convention on Contracts for the International Sale of Goods” në http://www.sisudoc.org. 238 MARIANI. P, “Il leasing finanziario internazionale uniforme e il diritto internazionale privato, vep cit, fq.81 239 Konventa UNIDROIT “Mbi leasing-un financiar nderkombetar”, neni 7 dhe neni 4. 240Ne fushën e unifikimit të së drejtës private ka pasur gjithnjë përplasje mendimesh mes atyre që mbështesin unifikimin e normave materiale dhe mes atyre që mbeshtesin unifikimin e rregullave të konfliktit.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
71
Hapi i parë drejt një aplikimi korrekt apo jo të Konvetës UiO është përcaktimi
se cilat raporte juridike hyjnë në fushën e zbatimit të saj. Dy parime janë përdorur nga
Konventa UiO për të parashikuar fushën e saj të zbatimit material. Kriteri i pare
(pozitiv) i cili synon të përshkroj raportin juridik specifik qe rregullon Konventa, ndërsa
kriteri i dytë (negativ) parashikon marrëdhëniet juridike qe përjashtohen nga fusha e
veprimit të Konventës.241
3.2.1.1 Kriteri pozitiv
Konventa UiO rregullon marrëveshjet e leasing-ut financiar (zbatimit ratione
materiae) mes palëve qe e kanë vendin e tyre të biznesit në shtete të ndryshme (zbatimi
ratione personae) kur shtetet janë shtete Kontraktuese (zbatimit direkt) ose kur kontrata
e leasing-ut dhe kontrata e furnizimit rregullohen nga ligji i një shteti kontraktues
(zbatimi indirekt). Këto kërkesa thelbësore janë parashikuar në nenin 1. Në nenin 1
përkufizohet marrëveshja e leasing-ut duke specifikuar elementët e vecantë që
karakterizojnë dhe e diferencojnë nga kontratat tradicionale. Sipas Konventës (UiO),
leasing financiar është një marrëdhënie ekonomike-juridike komplekse e një natyre
trilaterale që përshin dy kontrata: kontratën midis furnizuesit dhe leasingdhënësit dhe
kontratën e leasing-ut financiarë midis leasingdhënësit dhe leasingmarrësit. Pra, përveç
dhënies së përkufizimit neni 1 synon në të njëjtën kohë përcaktimin e fushës së zbatimit
të normave materiale uniforme të Konventës.
Neni 1§ 2 i Konvetës UiO parashikon karakteristikat që duhet të gëzoj
transaksioni në mënyrë që të kualifikohet si një leasing financiar duke identifikuar tre
elementet themelor:
Së pari,leasingmarrësi identifikon furnizuesin dhe zgjedh sendet që
leasingdhënësi do të blej nga furnizuesi.Në harmoni me rolin tërësisht financiar që ka
leasingdhënësi në marrëdhënien juridike të leasing-ut financiarë, Konventa nuk i ka
njohur këtij të fundit nje rol aktiv në zgjedhjen e mallrave dhe identifikimi e furnizuesit.
Së dyti, kontrata e furnizimit lidhet në funksion të kontratës se leasing-ut, dhe
furnizuesi është në djeni të destinacionit përfundimtar të mallrave të blera nga
leasingdhënësi, pra vënien e tyre në dispozicion të leasingmarrësit. Lidhja kontraktore
e bazuar në këtë element subjektiv, paraqet rëndësi të vecantë për shkak të pasojave që
do të evidentohen në vazhdimësi për palët e përfshira në transaksion.
Së treti, pagesat periodike përcaktohen duke marr marrë parasysh amortizimin
e të gjithë ose një pjesë të konsiderueshme të kostos së aseteve.
Së fundi, për sa i përket fushës së veprimit ratione materiae të Konventës nga
interpretimi i nenit 2 rezulton se ajo është e zbatueshme dhe për kontraten e nen-
leasing-ut sipas së cilës leasingmarrësi lidh një kontratë leasing me një subjekt të tretë.
Një dispozitë komplekse e cila parashikon që në rastin e lidhjes së një kontrate nen –
241 BORISOVA. B, “Geographic sphere of application of the United Nations Convention on Contracts for the International Sale of Goods” në http://www.sisudoc.org.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
72
leasing furnizuesi i parë dhe kontrata e furnizimit do të ruajnë të njëjtën pozitë në raport
me nën – leasingmarrësin. Pra Konventa do të jetë e aplikueshme vetëm në ato raste
kur Kontratës së furnizimit i njihet një shtrirje e gjerë.
Për më shumë Konventat ndërkombëtare të së drejtës uniforme nëse janë të
mirëformuluara mund të shërbejnë si model edhe për disiplinën që nuk hyn në fushën
ë tyrë të zbatimit duke i dhënë shtysë unifikimit të legjislacionit që tejkalon karakterin
ndërkombëtar të teknikës së përdorur.
3.2.1.1 Kriteri negativ.
Për të patur një panoramë më të qartë të fushës së zbatimit të Konventës UiO
do te ishte e udhës të trajtojmë (sipas krieterit negativ) llojet e kontratave të leasing-ut
që përjashtohen nga fusha e zbatimit të Konvnetës.
Nga interpretimi i kombinuar i paragrafit 1 dhe 2 të nenit 1 deduktohen llojet e
veçanta te kontratave të leasing-ut që përjashtohen nga fusha e zbatimit të Konventës.
Egziston një listë jo e shkurtër e llojeve të kontratave, që përjashtohen nga zbatimi i
Konventës Uio, të cilat i kemi klasifikuar sipas disa kritereve kryesore si më poshtë:
a) për shkak të strukturës dhe qëllimit te lidhjes së kontratës (leasing operativ, sale
and lease back),
b) për shkak të natyrës së sendeve (kontratat e leasing-ut që kanë si objekt sende të
paluajtshme dhe kontratat e leasing-ut që kanë si objekt sende për qëllime konsumi
apo përdorim të brendshëm). Në shumë Shtete, disa ose të gjitha këto kontrata,
rregullohen me norma të posaçme, të cilat pasqyrojnë natyrën e veçantë të tyre.
Në mënyre më të detajuar po i parashtrojmë si më poshtë:
1. Në lidhje me strukturën dhe qëllimin e lidhjes së kontratës përjashtohet nga fusha e
zbatimit:
a) Leasing operativ. Në radhë të parë, pa dyshim që përjashtohet nga fusha e zbatimit
të Konventës UiO, kontrata e leasing-ut operativ. Leasing operativ – është ajo
marrëdhënie juridike sipas së cilës një subjekt, në përgjithësi, vetë prodhuesi, i
kalon të drejtën e përdorimit të një sendi një pale tjetër, së bashku me shërbime të
tjera, për një periudhë kohe të caktuar por gjithnjë më të vogël se jeta ekonomike e
sendit.242 Leasing operativ, edhe në qoftë se, do të vishej me “petkun formal” te një
kontrate të leasing-ut financiar përsëri nuk do të mund të aplikohej Konventa UiO
sepse nuk plotësohen kushtet e kërkuara nga neni 1, për shkak dhe të ngjashmërisë
me qiranë tradicionale ku leasingdhënësi nuk luan një rol thjesht financiar, sic
ndodh në kontratën leasing-un financiar, e si pasojë, nuk hasim të njëjtat
242 Në përgjithësi është vetë prodhuesi që jep në përdorim sendin, duke i dhënë marredhenies një karakter dypalësh, cka e përjashton nga fusha e zbatimit te Konventës në të cilën parashikohet qartësisht që palët në kontratë janë tre. Gjithashtu në dallim nga marrëdhenia juridike e leasing-ut financiarë kërkon egzistencën e një lidhje midis kohëzgjatjes së kontratës dhe periudhës së amortizimit të sendit). Unidroit Convention on International Financial Leasing (OTTAWA, 28 MAJ 1988), Neni 1.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
73
problematika lidhur me kalimin e rrezikut dhe ndarjen e përgjegjesive. Pra një
përjashtim i tillë legjitimohet për disa arësye:
i. Së pari, kjo skemë kontraktore realizohet mes dy subjekteve (mungon
karakteri trilatereal).
ii. Së dyti, leasingmarrësi nuk ka të njëjtin rol thelbësor në përzgjedhjen e
sendeve në krahasim me leasing-ut financiar.
iii. Së treti, leasingdhënësi nuk ka një rol tërësisht financiar, që është dhe arësyja
kryesore pse në kontratën e leasing-ut financiar përjashtohet nga shumë nga
përgjegjësitë. Leasing operativ ashtu sic do ta trajtojmë gjerësisht dhe në vijim
në shumicën e sitemeve ligjore klasifikohet më shumë si kontratë qiraje
tradicionale, apo kontratë për klaimin e nëndorësisë dhe përdorimit (bailment).
b) Sale and lease back. Këtë përjashtim e deduktojmë më shumë nga analiza e
strukturës së këtij transaksioni se sa nga parashikimi tekstual në Konventë. Në
kontratën sale and lease back, sendi i shitet leasingdhënësit nga prodhuesi, me
qëllimin që i njëjti send ti kthehet përsëri prodhuesit nëpërmjet një kontrate leasing.
Për arësye se kjo skemë kontraktore realizohet mes dy subjekteve (mungon
karakteri trilatereal), në ndryshim nga ajo se çfarë është parashikuar në Konventën
UiO243. Për më tepër kontrata sale and lease back është përdorur vecanërisht në
sektorin imobilar, sektor dhe ky i përjashtuar nga fusha e zbatimit të Konventës.
2. Në lidhje me natyrën e sendeve objekt të kontratës përjashtohet nga fusha e
zbatimit:
a) Kontratat e leasing-ut që kanë për objekt sende të paluajtshme. Neni 1 §1 i
Konventës UiO përcakton se sendi, objekt i një kontrate leasing konsiston në
impjante, pajisje dhe sende te tjera instrumentale. Nje formulim i tillë nga
redaktuesit e Konventës UiO synonte kufizimin e fushës se zbatimit vetëm per
sendete luajtshme për dy arësyje kryesore:
i. përhapjes së pakët të leasing-ut imobilar në tregëtinë ndërkombëtare;
ii. vështirësive që do të shfaqeshin në tentativën e unifikimit në një tekst të vetëm
të parimeve të zbatueshme si për sendet e luajtshme ashtu dhe për sendet e
paluajtshëm.244
Pavarësisht se ky qëndrim është mbështetur gjerësisht, nuk është parashikuar në
mënyrë të shprehur në Konventë për shkak të vështirësive dhe kontraditave që do të
shfaqeshin në përpjeke për të diferencuar këto kategori sendesh prej njëri tjetrit (sende
të luajtshëm/ sende të paluajtshëm).Për këtë arësyje, nga redaktorët e Konventës UiO u
gjykua më e përshtatshme, përcaktimi i llojeve të sendeve që mund të ishin objekt i
kontratës (impiante, mallra kapitale, dhe pajisje te tjera), që karakterizohen të gjithë
nga natyra e sendeve të luajtshme. Në praktikën tregate ka qënë shumë i dislutueshëm
termi impjant. Në qoftëse në legjislacionet e vendeve që i përkasin sistemit common
laë nuk ka asnjë dyshim se një impjant i lidhur me një send të paluajtshëm hyn në fushën
243 Ibidem, neni 1 §1 shkronja a). 244 STANFORD, vep. Cìcit, fq. 16
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
74
e veprimit të Konventës, në sistemet që i përkasin civil laë një qëndrim i tillë nuk ka
gjetur të njëjtën mbështetje. Këto situata edhe pse të ralla për mos të thënë inegzistente
në praktikat tona tregtare ndeshen shumë shpesh në praktikat nderkombetare. Në nenin
4 të Konvetës UiO parashikohet situata kur një send i luajtshëm i inkorporohet një sendi
të paluajtshëm si vijon“ Cështjet që kanë të bëjnë me fiksimin apo inkorporimin e një
sendi të luajtshëm me një send të paluajtshëm, dhe ato që lidhet me të drejtat mes
leasingdhënësit dhe subjektit titullar të të drejtave reale mbi sendin e paluajtshëm do
të rregullohen ng ligji i shtetit ku ndodhet sendi i paluajtshëm.”
Do të jetë gjyqtari kombëtarë i cili rast pas rast do të përcaktoj natyrën e sendeve,
objekt të kontratës e në këtë mënyrë do të vendos nëse do ta zbatoj apo jo Konventën.
Gjithashtu kjo dispozitë është konceptuar në mënyrë të tillë që ti shërbej rregullimit të
konflikteve mes leasingdhënësit dhe kujdo që gëzon të drejta reale mbi sendin, situatë
e cila ndeshet më shpesh në praktikë në rastet e falimentimit të leasingmarrësit. Pra, në
rastet e fiksimit apo inkorporimit të një send të lujtshëm me një send të paluajtshëm si
konfliktet personale ashtu dhe konfliktet reale mes leasingdhënësit dhe titullarit të të
drejtave reale mbi sendin e paluajtshëm do të rregullohen nga lex rei sitae.245
b) Leasing i konsumit. Në paragrafin 4 të nenit 1 parashikohet se objekt të kontratës
mund
të jenë vetëm sende (instrumental) destinimi i të cilave nuk duhet të jetë përdorim
personal apo të brendshëm. Përjashtimi i leasing-ut të konsumit është në harmoni me
një qëndrim tashmë të konsoliduar në nivel ndërkombëtar, sipas së cilës kontratat e
lidhura nga konsumatori janë subjekt i një disipline specifike që mban parasysh
pozicionin e konsumatorit si pala më e dobët në kontratë. Për më shumë kontrata e
leasing-ut të konsumit është një disiplinë e vecantë që nuk ka hasur një përhapje të gjerë
në praktikën ndërkombëtare. Formulimi i ndjekur nga Konventa UiO në paragrafin 4 të
nenit 1, ripordhon pjesërisht nenin 2 shkronja a) e Konventës së Vjenës për shitjen
ndërkombëtare të mallrave të 1980, duke qënë se të dy dispozitat adoptojnë parimin e
diferencimit të sendeve sipas përdorimit të tyre.
3.2.2 Zbatimi në kohë i Konventës UiO.
Zbatimit në kohë i Konventës, është fusha që shfaq më pak probleme dhe
kontradita në tregëtinë ndërkombëtare. Në nenin 23, parashikohet se Konventa UiO nuk
ka fuqi prapavepruese, dhe do të zbatohet për të rregulluar të drejtat dhe detyrimet e
palëve vetëm në rastet kur kontrata e leasing-ut dhe kontrata e furnizimit jane lidhur në
245 Fillimisht ishte menduar, të parashikohej një normë materiale që do ti njihte të drejtën shoqërisë së leasing-ut të ndate sendin e luajtshëm nga sendi i paluajtshëm me detyrimin për të kompensuar pronarin për dëmet eventuale të shkaktuara nga ndarja, sipas ligjit të lex rei sitae. Kjo hipoteze e frymëzuar nga sistemi anglo-amerikan u konsiderua e papranueshme nga përfaqësuesit e sistemit civil law, në legjislacionet e të cilëve pronari i tokës gëzon një pozicion më të privilegjuar në krahasim me pronarin e sendit të luajtshëm të inkorporuar këtij të fundit. Për shkak të mosarritjes së një marrëveshje në lidhje me këtë çështje u vendos parashikimi në Konventën UiO i një norme konflikti.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
75
ose pas datës kur kjo Konventë ka hyrë në fuqi në shtetet Kontraktuese sipas nenit 3 §
1 (a) , ose kur shtet kontraktuese i janë referuar asaj sipas §1(b) të këtij neni.
Mosprapaveprueshmëria është parimi themelor si në vendet që i përkasin
sistemit civil laë dhe në vendet që i përkasin sistemit common laë në përcaktimin e
fushës së zbatimit në kohë të Konventës. Ky parim me origjinë nga e drejta penale në
mënyrë graduale u shtri dhe në fusha të tjera të së drejtës përfshirë dhe konventat
ndërkombëtare. Kjo pranueshmëri e gjerë është rezultat i stabilitetit dhe
parashikueshmërisë që ky parim parashikon. Marrja pjesë në një veprim juridik nga
çdokush, presupozon se duhet të jetë në djeni më legjislacionin dhe kufizimet që
egzistojnë në atë moment, dhe nuk është i detyruar të parashikoj ndryshimet e ardhshme
të legjislacionit, dhe të përpiqet të sillet sipas kësaj prespektive, për arësyje se kjo do të
sillte rregulla të paqarta dhe pasiguri juridike.246
3.2.3 Zbatimi në hapsirë i Konventës (ratione loci) dhe zbatimi personal (ratione
personae).
Zbatimi në hapsirë i Konvnetës UiO përfshin : zbatimin direkt të Konventes
sipas nenit 3 § 1 (a), zbatimin indirekt sipas nenit 3 § 1 (b) dhe ushtrimin e autonomisë
kontraktore.
Sipas nenit 1 Konventa është e zbatueshme për transaksionet me karakter
ndërkombëtar. Siç kemi trajtuar gjerësisht në pjesën e parë, kontrata e leasing-ut ka
karakter ndërkombëtar në rastet kur vendi i biznesit të leasingdhënësit dhe
leasingmarrësit ndodhet në shtete të ndryshme. Në këtë drejtim nuk paraqet rëndësi të
vecantë shtetësia e palëve (furnizuesit, leasingmarrësit dhe leasingdhënësit), në
përcaktimin e karakterit ndërkombëtar të transaksionit. Përgjithësisht, kriteri i vetëm i
karakterit ndërkombëtar, me përjashtim të rasteve shumë të veçanta si Konventa e
Hagës e 1964 është i pamjaftueshëm për zbatimin e një Konvente uniforme të së drejtës
ndërkombëtare private. 247
Edhe për Konventa UiO për përcaktimin e fushës së zbatimit (ratione personae dhe
ratione loci), nuk është i mjaftueshëm karkateri ndërkombëtar por kërkohet gjithashtu
që të tre palët duhet ti përkasin shteteve kontraktuese. Pra, kriteri bazë për zbatimin në
hapsirë dhe personal të Konventës UiO është vendi i biznesit të palëve kontraktore.
3.2.3.1 Zbatimi direkt (stricto sensu) i Konventës UiO.
Shumica e Konventave uniforme në të drejtën kontraktore, përvec egzistencës
së krieterit ndërkombëtar kërkojnë në të njëjtën kohë egzistencën e një lidhje mes
246 BORISOVA. B, “Geographic sphere of application of the United Nations Convention on Contracts for the International Sale of Goods” nëhttp://www.sisudoc.org. 247 FERRARI. F, PIL and CISG: Friends or Foes?, fq. 31 në http://www.cisg.law.pace.edu.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
76
kontratës dhe palëve248 ose vendin me rëndësi të përcaktuar në varësi të llojit specifik
të kontratës (si vendi i marrjes në dorëzim te sendeve, ose vendin e dorëzimit te
sendeve)249,dhe shtetet kontraktore dhe ligjin e këtyre shteteve.250
Konventa e UiO ka adoptuar nga Konventa e Vjenës mbi shitjen ndërkombëtare
të mallrave gjithashtu pjesën ku i konsideron të ndryshme kriteret për përcaktimin e
karakterit ndërkombëtar nga kriteret e fushës së zbatimit të Konventës.
Karakteri ndërkombëtar i marrëdhënies juridike të leasing-ut financiar nuk është në
fakt, i mjaftueshëm për zbatimin e Konventës. Sipas nenit 3, paragrafi 1,pika a)
parashikohet që :Konventa zbatohet kur leasingdhënësi dhe leasingmarrësi e kanë
vendin e tyre të biznesit në shtete të ndryshme dhe kur: këto shtete dhe shteti në të cilin
furnizuesi ka vendin e tij të biznesit, janë shtete kontraktuese
Si pasojë, një kontratë e karakterizuar nga karakteri ndërkombëtar dhe që
përfshihet në fushën e zbatimit ratione materiae të Konventës, përgjithësisht nuk do të
rregullohet nga Konventa, nëse nuk egziston lidhja e lartëpërmendur, pra që palët të
kenë vendet e tyre të biznesit në shtete Kontraktuese. Çfarë sapo thamë më sipër, vlen
edhe për Konventën e UiO mbi leasing-un ndërkombëtar.
Megjithatë, për arësye se në rastin e marrëveshjes së leasing-ut financiar palët
e përfshira në transaksion janë tre, Konventa UiO përmban dispozita të cilat prekin
secilin prej tyre.
Fillimisht, për efekt zbatueshmërie, grupi i studimit ka vendosur të marrë në
shqyrtim tre qendra biznesi të mundshme, duke kërkuar që për efekt të zbatimit të
Konventës ti përkasin shteteve të ndyshme vetëm dy: vendi i biznesit të shoqërisë të
leasing-ut (leasingdhënësi) dhe leasingmarrësi, pavarësisht vendit të biznesit të
furnizuesit. Arsyeja për këtë ishte fakti se për marrëveshjet e leasing-ut është
vendimtare kontrata e leasing-ut financiar dhe përfshirja dhe e kontratës së furnizmit
do të kufizonte ndjeshëm fushën e veprimit të Konventës.251 Megjithatë, gjatë fazës
përgatitore u vu re se Konventa përmbante dispozita të cilat rregullonin drejtëpërdrejtë
pozitën juridike të furnizuesit: në qoftë se nuk do merrej parasysh vendi i biznesit të
furnizuesit për të përcaktuar zbatueshmerine e Konventës, rrezikohej një zbatim i
gabuar i saj ndaj subjekteve te cilat nuk janë vendosur në një shtet kontraktues, si dhe
shmangie të mundshme të furnizuesit. Një tjetër problem i ngitur me këtë parashikim
kishte të bënte me rastet kur në kontratën e furnizimit nuk mund të zbatohej ligji i një
shteti kontraktues. Padia e drejteperdrejte e leasingmarrësit kundrejt furnizuesit
(parashikuar nga neni 10 i Konventës UiO) , mund të anashkalohej, per shkak të
mungesës së një kontrate me leasingmarrësin dhe për shkak të moszbatueshmerise te
Konventes. Për këtë arësyje nga autorët e Konventës u vendos jo vetëm që
248 Shiko nenin 2 të Konventës UNIDROIT mbi factoring-un ndërkombëtar dhe nenin 3 mbi kontratën e leasing-ut financiar ndërkombëtar. 249 Shiko nenin 1 të Konventës mbi kontratat e trasportit ndërkombëtar (UNTS). 250 FERRARI. F, PIL and CISG: Friends or Foes?, fq. 31, në http://www.cisg.law.pace.edu. 251 UNIDROIT, Rapport explicatif sur le projet de Convention sur le credit bail in ternational in Unidroit, Coference diplomatique pour l” adption des projets de Convention sur l” affacturage international et sur le credit-bail international, vol 1 Roma, 1991, fq. 53.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
77
leasingdhënësi dhe leasingmarrësi të kenë vendin e tyre të biznesit në shtete të
ndryshme anetare, por edhe që furnizuesi të ketë vendin e tij të biznesit në një shtet
anetar. Për sa i përket kësaj të fundit nuk është e nevojshme që “vendi i tij të biznesit”
të jetë në një shtet të ndryshëm nga ai i leasingdhënësit dhe leasingmarrësit, madje
mund te përkoj me shtetin e njërës prej tyre. Kusht i nevojshëm dhe mjaftueshëm është
fakti që të jetë i një shteti anetar.
Siç e kemi trajtuar, mund të ndodh që Konventa të aplikohet në një kontratë
furnizimi tërësisht të bredshme, në rastin kur leasingmarrësi dhe furnizuesi i përkasin
të njëjtit shtet anëtar. Kjo gjë vetëm pasi të jetë siguruar që shoqëria e leasing-ut dhe
leasingmarrësi të kenë vendin e tyre të biznesit në dy shtete të ndryshme, dhe se këta
dhe shteti në të cilin ndodhet vendi i biznesit te furnizuesit, të jenë shtete kontraktuese
të Konventës.
Kuptimi i pikës a) të paragrafit 1 të nenit 3, njësoj si neni 1, pika (a) i Konventës së
Vjenës, synon të përjashtoj nevojën për t’iu drejtuar normave të konfliktit, për të
përcaktuar zbatueshmërinë e drejteperdrejt te rregullave materiale uniforme.252
Edhe zbatimet ne jurispudence te Nenin. 1 shkronja (a) të Konventës së Vjenës mbi
shitjen ndërkombëtare konfirmojne se zbatimi i drejtpërdrejtë i Konventës vjen përpara
zbatimit të normave të konfliktit.253
Pra, Konventa UiO zbatohet direkt, kur kontrata ka karakter ndërkombtar dhe
palët e kanë vendin e tyre të biznesit në shtete anëtare.
Nga pikëpamja sistematike, ndërkombëtarizmi ka rëndësi vetëm nëse lidhet me
të drejtat e shteteve anëtare.254Hartusesit e Konventës UiO me parashikimin se për
252 Këtë rezultat e përfitojmë nga interpretimit të nenit 1(a) të Konventës së Vjenës dhe asgjë nuk të bën të mendosh se hatuesit e Konventës së leasing-ut financiarë ndërkombëtar UiO kanë dashur të ndryshojnë një rezultat të tillë. Kujtojmë këtu se në hartimin e dispozitave qe lidhen me fushën e zbatimit në hapsirë të Konventës është ndjekur tërësisht struktura bazë dhe terminologjia e dispozitave të Konvetës së Vjenës: “UNIDROIT, Rapport explicatif sur le projet de Convention sur le credit bail international”in Unidroit, Coference diplomatique pour l” adoption des projets de Convention sur l” affacturage international et sur le credit-bail international, vol 1 Roma, 1991, fq. 54 citon: “…. Pas vertetimit qe vendet e biznesit te bleresit dhe te shitesit jane te vendosura jo vetëm ne shtete te ndryshme por gjithashtu dhe ne shtete anetare te Konventes se Vjenes te 1980, vetem atehere kjo e fundit do te gjej zbatim direkt” 253 UNILEX ( www. unilex.info) data-base nderkombetar i jurisudences se Konventës se vjenes te vitit 1980, ku ne 84 vendime mbi zbatueshmerin e drejteperdrejte te Konventes nga te cilat 10 te arbitrazhit dhe pjesa tjeter e 13 shteteve. Ne te gjitha keto vendime Konventa do te zbatohej drejteperdrejte pavaresisht normave te konflikit. Ne nje vendim gjyqesor italian parashikohet “duke qene se kemi te bejme me nje kontrate shitje nderkombetare, dispozitat materiale te zbatueshme nuk duhet te percaktohet nepermjet normave te konflikit per kontraten e shitjes nderkombetare ose me sakte normave te percaktuara nga konventa e Hagës e 15 qeshorit 1955 por duke iu referuar konventes se shitjes nderkombetare te mallrave te vitit 1980. 254Përveç qasjes “inter partes” per kontratat nderkombetare, në mënyrë të përgjithshme, është parashikuar dhe qasja “erga omnes” sipas së cilës karakteri ndërkombëtar objektiv ose subjektiv i raportit kontraktual pavarësisht lidhjes së tij me një nga shtetet anëtarë të Konventës, lejon aplikueshmërinë. CARBONE, LUZZATTO, i contratti internazionali, Torino 1994, fq 75 . Konventat e Hagës e 1964 mbi shitjen ndërkombëtare të mallrave duke imponuar zbatueshmërinë e traktateve për të gjitha kontratat ndërkombëtare në kuptimin e njëjtë, pavarësisht kritereve të karakterit ndërkombëtar në brendësi të shteve kontraktore duke përcaktuar zbatueshmërinë e
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
78
zbatueshmërinë e Konventës palët duhet ti përkasin shteteve kontraktuese të Konventës
UiO, vendosen një kufij me dy llojesh kontrata leasing financiar ndërkombëtarë:
(a) kontrata të leasing-ut financiar ndërkombëtar ndaj të cilave do të zbatohet
Konventa UiO; dhe
(b) kontrata të leasing-ut financiar ndërkombëtar ndaj të cilave nuk do të
zbatohet Konventa UO e si rezultat do të jenë zbatohen ligjet e brendshme kombëtare.255
Në këtë linjë llogjike, duke qënë se Konventa UiO nuk është nënshkruar nga Shqipëria,
nuk do të gjej zbatim nëse njëra nga palët e transaksionit do të ishte shqiptar.
Si konkluzion mund të themi se Konventa do të zbatohet në mënyrë të
drejtëpërdrejtë kur përmbushen kërkesat e përcaktuara nga neni 3, paragrafi 1, pika a)
dhe kufizon zbatimin e saj vetëm për gjykatësit e shteteve anëtare të Konventes. Lidhur
me gjykatësit e shteteve të treta, ata do të aplikojnë rregullat e Konventës, kur normat
e konfliktit do të përcaktojnë ligjin e një shteti anetare të Konventës dhe në rastet kur
përmbushen kushtet e parashikuara në Nenin 1, pika a): leasingdhënësi dhe
leasingmarrësi si palë të kontratës së leasing-ut i kanë vendet e tyre të biznesit në shtete
të ndryshme anetare, gjithashtu dhe vendi i biznesit te furnizuesit të ndodhet në një shtet
anetar. Vetëm ne rastet kur ngrihet kjo hipotezë, megjithëse ndeshet rrallë, gjyqtari i
shtetit të tretë, duhet ta zbatojë në mënyrë direkte Konventën.256
Megjithatë më poshtë do të analizojmë rastet e zbatimit indirekt të Konventës
UiO sipas nenit 3 § 1, shkronja b).
3.2.3.1 Zbatimi indirekt i Konventës UiO.
Kriteri i dytë dhe alternativ i lidhjes257 i përdorur nga Konventa UiO është ai që
lejon zbatimin e saj edhe në rastet kur një ose më shumë palë të kontrates, e kanë vendin
e tyre të biznesit në shtete jo kontraktuese të Konventës, dhe normat e të drejtës
ndërkombëtare të këtij shteti thërrasin për zbatim, ligjin e një shteti kontraktues të
Konventës.258 Pra, konventa zbatohet edhe në rastet kur pas vërtetimit që një palë e ka
vendin e biznesit në një shtet jo kontraktues , “kontrata e furnizimit dhe kontrata e
leasing-ut rregullohen nga ligji i një shteti anëtar” sipas neni 3 paragrafi 1 pika (b).259
Konventave edhe për kontrata të lidhura nga subjekte që vendosura në shtete të treta. Kritika e vendosura ndaj qasjes erga omnes kane influencuar hartimin e konventes se Vjenës e cila ka adoptuar një qasje inter partes për të evituar zbatime të tepruar. BOSCHIERO, Il coordinamento vep. cit, fq. 296. 255 FERRARI. F, PIL and CISG: Friends or Foes?, fq. 75 në http://www.cisg.law.pace.edu. 256SACERDOTI, “I critteri di applicazione della convenzione di Vienna sulla vendita internazionale: diritto uniforme, diritto internazionale privato ed autonomia dei cotraenti.” 1990, fq. 740. 257 SCHLECHTIRIEM. BUTLER. P “Una law on International Sales”, Springer, 2009, fq 14. 258 MARIANI. P, “Il leasing finanziario internazionale uniforme e il diritto internazionale privato, vep cit fq. 43 -47. 259Edhe ky faktor lidhës është marrë nga Konventa e Vjenës mbi shitjen ndërkombtaretë mallrave (Neni 1. Paragrafi 1. pika (b) dhe pasqyron një teknikë të konsoliduar për përcakimin e fushës së zbatimit të së drejtës uniforme nëpërmjet normve të së drejtës ndërkombëtare private.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
79
Megjithatë formulimi nuk është i njëjt me atë ta parashikuar nga neni 1 paragrafi
1 pika b i Konventës së Vjenës260, për arësyje se një parashikim i tillë do të ishte i
papërshtatshëm me natyrën trelaterale të leasing-ut financiar të shprehur në
mekanizmin e funksionimit të marrëveshjes nëpërmjet dy kontratash dhe tre palëve, ku
kontrata e furnizimit jo detyrimisht duhet të ketë karakter ndërkombëtarë duke qënë se
furnizuesi mund të ketë vendin e tij të biznesit në të njëjtin vend me atë të
leasingmarrësit apo leasingdhënësit. 261
Në terma praktikë, kjo do te thotë se kur një mosmarrëveshje është ngritur në
gjykatën e një shteti jo kontraktues, në të cilin normat e të drejtës ndërkombëtare private
janë ose ato të parashikuara nga Konventa mbi ligjin e zbatueshëm për detyrimet
kontraktore e 1980 (Konventa e Romës) 262 ose Regullorja Roma 1263, Konventa UiO
do të zbatohet nëse ligji i zgjedhur nga palët ose në mungesë të zgjedhjes së palëve ligji
me të cilat kontrata ka lidhje më të ngushtë i përket ligjit të një shteti kontraktues.264
Disa paqartësi mund të vërtetohen në praktikë, për shkak të formulimit të pikës
(b), dmth të faktit që kontratat (kontrats e leasing-ut dhe e furnizimit), duhet të
rregullohen në bazë të ligjit të një shteti kontraktues, nuk specifikon nëse për të
identifikuar “lex contractus” duhet të merret parasysh vetëm ligji që buron nga rregullat
e konfliktit të ‘lex fori’, apo do të merren në konsideratë edhe rregullat e konfliktit të
ligjit të thirrur për zbatim.265
Përcaktimi i fushës se zbatimit të dispozitave materiale uniforme përmes
metodes indirekte bazohet mbi parakushtin që Konventa, pas miratimit nga një shtet,
duhet të shndërrohet në një rregull të përbashkët për të gjitha marrëdheniet e leasing-ut
financiar me karakter ndërkombëtar, sic edhe parashikohet në Konventë.266 Vështirësia
më e madhe që haset në zbatimin e metodës indirekte për marrëdheniet juridike të
leasing-ut ka të bëjë me natyrën e saj trelaterale. Pavarësisht se kontrata e leasing-ut
financiar përfaqëson elementin karakterizues të marrëdhënies juridike në tërësi, nuk
mund të lihet mënjanë kontrata e furnizimit. Edhe pse kjo përcakton një kufizim të
fushës së veprimit te Konventes, hartuesit kanë vendosur që Konventa të zbatohet jo
vetëm kur kontrata e leasing-ut por edhe ajo e furnizimit të rregullohen nga legjislacioni
i një prej shteteve anëtare të Konventës. Nuk ka rëndësi nëqoftëse ligji që rregullon
kontratën e leasing-ut është i njëjtë ose ndryshon nga ligji që rregullon kontraten e
260 Konventa e Vjenës CISG parashikon: “Kjo Konvente zbatohet per kontratat e shitjes se mallrave ndermjet paleve për të cilat vendet e biznesit janë ne Shtete te ndryshme (b) kur rregullat e te drejtes nderkombetare private kërkojnë zbatimin e ligjit te nje Shteti Kontraktues. 261 Summary Records of the Meetings of the Conference (Plenum) and of the Committee of the Ëhole (Committee 1), in UNIDROIT, Diplomatic Conference for the adoption of the draft UNIDROIT, Conventions on Internaional Factoring and International Leasing, Vol II, Roma, 1992, fq. 210 262 EEC Convention on the Laë Applicable to Contractual Obligations, reprinted in I.L.M. 1492 (1980) 263 Regulation (EC) No 593/2008 of the European Parliament and of the Council of 17 June 2008 on the law applicable to contractual obligations (Rome I), O.J. of 4 July 2008, l 177/6. 264 FERRARI. F, PIL and CISG: Friends or Foes?, fq. 76 në http://www.cisg.law.pace.edu. 265 MARIANI. P, “Il leasing finanziario internazionale uniforme e il diritto internazionale privato”. 266STANFORD, burim i cituar, fq. 738.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
80
furnizimit: per aq kohe sa të dyja palët i nështrohen ligjit të një shteti anetar te
Konventes.
Metoda indirekte ndërkombëtaro-private nuk është imune ndaj kritikave, edhe pse
është vlerësuar për ndihmën që ka dhënë në zgjerimin e fushën të veprimit për
Konventat që e përdorin atë. Në analogji me Konventën UiO, në Konventën e Vjenës
për shitjen ndërkombëtare të mallrave në lidhje me nenin. 1, paragrafi 1 pika b) ka patur
një debat të fortë 267sipas se cilit, nga njëra anë mendohej se kjo dispozitë do të
inkurajonte “shopping forum”, nga ana tjetër do rezultonte teresisht e panevojshëm.268
- Kritika e parë duket e pabazuar, pasi duket e logjikshme që Konventa te zbatohet
përmes metodës ndërkombtaro-private sidomos kur janë vetë palët që zgjedhin
juridiksionin kompetent. Nga ana tjetër pretendimi se zgjerimi i fushës së zbatimit
të Konventës UiO mund të rrisë nivelin e pasigurisë dhe në këtë mënyrë të stimulojë
atë që quhet ‘shopping forum”, qëndron për aq kohë sa nuk egziston një unifikim i
normave të se drejtës ndërkombëtare private të shteteve të ndryshme. Megjithate
duke qënë se është në zbatim një proces unifikimi i të drejtës ndërkombëtare private
që zhvillohet, nga njëra anë, për kontratat në përgjithësi, përmes Konventës së
Romës të vitit 1980 “Konventa mbi ligjin e zbatueshëm për detyrimet kontraktore”,
të paktën për vendet e BE-së, dhe në anën tjetër, per kontratat e shitjes nëpërmjet
Konventës së Hagës e vitit 1955 “Konventa për ligjin e zbatueshëm për shitjen
ndërkombëtare të mallrave”, kjo kritikë zbehet ndjeshëm.
- Për sa i përket kritikës së dytë, e cila e vlerëson si të tepërt dispozitën në fjalë, i
bashkohemi mendimit se një pretendim i tillë do të ishte i bazuar vetëm nëse do të
mungonin dispozitat që lidhen me zbatimin e drejtpërdrejtë të Konventës. Në prani
të një dispozite të tillë, në mungesë të references tek e drejta ndërkombëtare private,
Konventa do të ishte e zbatueshme vetëm nëse të gjitha palet kontraktore do të
kishin vendin e tyre të biznesit në një shtet kontraktues dhe vendi i biznesit të
leasingdhënësit dhe e leasingmarrësit do të ndodhej në shtete të ndryshme.
Në thelb i duhet dhënë përgjigje pyetjes a e njeh Konventa UiO referimin269?
Konventa UiO, në pjesë më të madhe të saj është formuluar sipas modelit të
Konventës së Vjenës për shitjen ndërkombëtare të mallrave, e cila nuk e njeh referimin.
Në fakt, funksioni i dispozitës në fjalë është të zgjeroj fushën e zbatimit te dispozitave
uniforme duhet sqaruar se cila është e drejta materiale që do të zbatojë gjykatësi mbi
267STANFORD, vep. cit, fq 738. 268 MARIANI. P, “Il leasing finanziario internazionale uniforme e il diritto internazionale privato (Rivista di diritto internazionale” / Studi e pubblicazioni; 60), Padova, Cedam, 2004, fq.66. 269 Neni 3 i ligjit shqiptar të së drejtës ndërkombëtare private e parashikon parimin e referimit (renvoi – së). Aplikimi i këtij neni do të thotë se kur ky ligj referon në ligjin e një shteti tjetër, zbatohen edhe rregullat e së drejtës private ndërkombëtare të atij shteti. Kur rregullat e atij shteti referojnë në ligjin shqiptar, zbatohen rregullat e këtij të fundit (rireferimi), përveçse kur ligji parashikon ndryshe. Kur ligji i një shteti të huaj referon në ligjin e një shteti të tretë, zbatohet ligji i këtij të fundit. Referimi lejohet vetëm në dy shkallë.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
81
shitjet ndërkombëtare atëherë kur normat e saj të konfliktit të mund të drejtojnë në një
sistem që ka në thelb një rregullim të dyfishtë. (normat e brendshme materiale dhe
normat uniforme të Konvetës që duhet të zbatohet në mënyrë të plotë.)270
Dispozita në fjalë nuk do të zbatohej si një normë konflikti normale, por do të
shërbente si nje kusht i përgjithshem për zbatimin e rregullave uniforme, duke
përjashtuar në këtë mënyrë cdo mundësi referimi , edhe pse e njohur nga ‘lex fori’.
Përveç kësaj, normalisht, rregullat e unifikimit, si të drejta bazë, aq edhe si të drejta
ndërkombëtare private, e përjashtojnë mundësinë e rireferimin.271 Ky interpretim i cili
përjashton rireferimin duket sikur është pranuar nga jurispudenca e cila në rastet kur ka
zbatuar Konventën është kufizuar në verifikimin e ligjit, te percaktuar nga normat e
konfliktit qoftë nga një shtet që ka ratifikuar konventën, pa u futur në hetime të
mëtejshme të normave të konfiltit të së drejtës në fjalë të përcaktuar. Ky interpretim,
edhe pse ka gjetur mbeshtetjen e shumicës, nuk pranohet nga të gjithë. 272
Në bazë të interpretimit të nenit 3 paragrafi 1, shkronja a dhe b, normat e konflikit të
“lex forit” mund të jenë norma të brendshme kombëtare, ose norma uniforme në fuqi
si : Konventa e Hagës 1955, “Për ligjin e zbatueshëm për kontratat e shitjes
ndërkombëtare të mallrave”, Konventa e Romës 1980 “Mbi ligjin e zbatueshëm për
detyrimet kontraktore” ose Rregullorja e Romës 2008 “Mbi ligjin e zbatueshëm për
detyrimet kontraktore”
Normat e konfliktit të “ lex forit” mund të lejojnë zgjidhjen e një ligji nga palët duke
referuar cdo mosmarrëveshje në ligjin e një shteti kontraktues të UiO ose ata mund të
përdorin kritere si : lidhja më e ngushtë, vendi i biznesit të leasingdhënësit etj.
Në një vendim gjyqesor holandez u zbatua Konventa e Vjenës per aresye se
normat e të drejtës ndërkombtare private holandeze parashikonin që të zbatohej ligji
francez ndërkohë që Konventa percaktohej nga normat e konfliktit të së drejtës
ndërkombëtare private franceze 273 Në një vendim gjyqesor austriak, në të kundërt,
konventa nuk mund të aplikohej, sepse rregullat e të drejtës ndërkombtare private
austriake referonin në zbatimin e të drejtës së një shteti kontraktues, Italisë, por per
shkak se normat e konfliktit austriak nuk njihnin rireferimin, duhej të konsideroheshin
edhe normat e konfliktit Italian që të conin drejt zbatimit të drejtës austriake.274
Sipas doktrinës dominuese moskushtezimi i zbatueshmërisë të Konventës me referime
te metejshme të normat e konfliktit te shtetit te percaktuar, promovon zgjerimin e fushës
te zbatimit të normave te se drejtes uniforme. Gjithësesi interpretimi më i përshtatshëm
që i përgjigjet funksionit të dispozitës në fjalë është ai qe e lidh me sistemin e të drejtës
270BOSCHIERO, burim i cituar, faqja. 311 271 Ibedem, faqja 311 272 Disa besojnë se zgjidhja e kësaj cështje do të gjendet në normat e të drejtës ndërkombtare te forit: nëse ata pranojnë referimin, do të duhet që ligji i një Shteti Kontraktues do duhet të përdoret edhe nga normat e konfliktit të sistemit të shtetit kontraktues. Të tjerë mendojnë se, pavarsisht rireferimit, edhe normat e konfliktit të sistemit të përdorur duhet gjithashtu të percaktojne ligjin e një shteti kontraktues. Interpretime të tilla kanë gjetur edhe zgjidhje juridike sporadike. 273 Arrondissementsrechtbank Alkmaar, 8 shkurt 1990, nr 350/1988 në, www.unilex.info. 274 Bundesdricht fur Handelssach Ëien, 20 shkurt 1992 ORË, 1992, fq 239.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
82
ndërkombëtare private te forit ne identifikimin e ligjit të zbatueshëm, me përdorimin
ose jo të teknikave të rireferimit. Kjo veçanërisht vlen për Konventën e leasing-ut
financiar ndërkombtare, ku ndryshe nga Konventa e Vjenës, nuk i referohet fare
normave të se drejtes ndërkombtar private. Në fakt, neni 3 thotë që kontrata e furnizimit
dhe kontrata e leasing te rregullohen në bazë të ligjit të një shteti kontraktues pa iu
referuar normave të konfliktit. Besojmë që, që nuk bën pjesë në qëllimin e Konventës
UiO të përcaktojë nese ‘lex contractus’ do te percaktohet duke ju drejtuar rireferimit.
Nga ana tjetër problemi paraqitet më tepër teorik se praktik: në fakt, siç e kemi
vënë re, konventat e unifikimit të të drejtës ndërkombtare private ne fushen tregtare
përjashtojnë rireferimin dhe në sisteme ku është normalisht e lejuar. Në këtë linj
arsyetimi përjashton rirefermin qoftë Konventa e Romës mbi ligjin e zbatueshëm për
detyrimet kontraktore, ashtu edhe Konventa e Hagës e vitit 1955 mbi ligjin e
zbatueshëm për kontratën e shitjes ndërkombtare të mallrave, në bazë të të cilave
gjyqtari përcakton ligjin e zbatueshëm për një kontratë leasing apo një kontratë
furnizimi.275
I njëjti mekanizëm vepron edhe për një gjykatë të një shteti të tretë. Në fakt,
gjykata, në qoftë se përmes normave të saj konfliktit identifikon se kontrata e furnizimit
dhe kontrata e leasing-ut rregullohen te dyja sipas ligjit te një shteti kontraktues,
përkatësisht nga një legjsilacion që në fushën e leasing-ut ndërkombëtare ka miratuar
rregullat uniforme, dhe plotesohet kriteri i karakterit nderkombetar i percaktuar në neni
3, atehere do te duhet te zbatohet Konventa. Bëhet fjalë për një zbatim indirekt në
kuptimin që gjykata e shtetit të tretë nuk kufizohet nga kriteret e zbatueshmërisë së
Konventës, por në mënyrë të tërthortë nga vetë normat e konfliktit që e përshkruajnë
konventën si një ligj të huaj.276
Sistemi i percaktimit te fushës se aplikimit të Konventës mbi leasingun financiar
ndërkombtare diferencohet nga ai I perdorur nga Konventa e Vjenës mbi shitjen
ndërkombëtare te mallrave për një vecori jo pak të rëndësishme: mungeses se rezerves
që përjashton përdorimin e metodës ndërkombtare-private.
Fillimisht, projekti final i dispozitave perfundimtare i përgatitur nga Sekretariati
i UNIDROIT përmbante pikën F. qe u krijonte mundesine shtetet anëtare të mund te
parashikonin nje rezerve nga pikën b) e paragrafi 1 te nenit 3. Nga raportet e përgatitura
nga Sekretariati rezultonte se futja e nje reserve te tille nuk ishte rezultat i reflektimeve,
por se ishte me shume një përshtatje me modelin e Konventës së Vjenës. Megjithatë,
275 Nga jurisprudenca konstante mbi shitjen derkombetare te mallrave, vërejmë se limitohet ne identifikimin ligjit te zbatueshem në zabë të normave të konfliktit të një shteti që ka ratifikuar konvetën pa u ndalur në hetime të tjera mbi normat e konfliktit të sistemit të përdorur. Një qëndrim i tillë mund të interpretohet sikur shtetet e origjinës nuk pranojnë rireferimin në lidhje me detyrimet kontraktuale.275 276 SACERDOTI, veper cituar, fq. 741. Ne gjykimin tone formulimi i ndryshem i nenit 3 nga Konventa UiO nuk lejon qe te pranojme nenin 1 te Konventes se Vjenes sipas se ciles gjykatesit e nje shteti te trete mund te aplikojne Konventen ne perputhe me shkronjen b) vetem nese lex fori parashikon rireferimin ne te drejten nderkombetare private te percaktuar. www.unilëx.info.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
83
perfshirja ne Konvente e rezerves të pranuar nga Konventa e Vjenës, nga njëra anë,
mund të kufizonte fushen e zbatimit akoma me shume se cfare rezultonte në rastin e
shitjes ndërkombëtare te mallrave, dhe nga ana tjetër, të krijojë probleme kryesisht
praktike per shoqëritë e leasing-ut.Në këtë drejtim kanë qënë të dobishme pikëpamjet e
ndryshme mbi projektin e Konventës të paraqitur nga Konferenca e Hagës mbi të
Drejtën Ndërkombëtare Private që cuan hartuesit që të eleminonin paragrafin ne
shqyrtim.277
Duhet nënvizuar fakti se kushti i vendosur në nenin 95278 i Konventës së Vjenës
u adoptua nga kërkesa e disa shteteve që nuk pranonin që gjykatat e tyre të ishin të
detyruara të zbatonin Konventën kur rregullat e konfliktit percaktoin aplikimin e ‘lex
fori’.279 Efekti i kesaj rezerve për shtetet që e kanë adoptuar, konsiston në faktin nese
normat e konfliktit të gjykatës së këtyre shteteve referojne ne zbatimin e ligjit te tyre,
këto te fundit nuk do të jenë të kushtëzuar nga pika (b) e paragrafi 1 te nenit 3. Në bazë
të këtij interpretimi, rezerva ka një kufizim në zbatueshmëri vetem për shtetin që e ka
adoptuar, ndërsa do te jene te zbatueshme kriteret e percaktuar ne Konvente, kur normat
e konfliktit referojne ne ligjin e një shteti tjetër kontraktues. Ky interpretim, megjithatë,
nuk mund të vlente për Konventën mbi leasingun ndërkombtare, duke pasur parasysh
marrëdhënien trepalëshe që karakterizon marrëdhnien juridike.280
277 UNIDROIT, “Observations sur le project de Convention des organization internationale (Conérence de la Haye de droit international privé) in Unidroit Conférence diplomatique pour l” adoption des projets de Convention sur l” affacturage international et sur le credit –bail international vol. 1 Roma,1991, fq. 184; UNIDROIT, Diplomatic Conference for the adoption of the draft Unidroit Convention on the International financial leasing, Vol II, Roma, 1992 fq. 253. MARIANI. P, vep. cit. 278 Neni 95 i Konventës së Vjenës (CISG) parashikon: “Cdo Shtet mund te deklaroje ne kohen e depozitimit te instrumentit te tij te ratifikimit, pranimit, miratimit ose aderimit se nuk do te jete i detyruar sipas nenparagrafit (1) (b) te nenit 1 te kesaj Konvente”. 279Mbi efektet e rezerves se parashikuar nga neni 95 i Konventes se Vjenes shih BOSCHIERO, Il coordinamento cit, p. 313. 280 MARIANI. P, ve. cit, 2004, fq.66. citon “Për të kuptuar vështirësitë që do sillte parashikimi i nje rezerve te tille gjeografike marrim ne shqyrtim hipotezen ne te cilen shoqëria e leasing-ut (leasingdhënësi) të ketë vendi e saj te biznesit në shtetin antar A, dhe leasingmarrësi në shtetin anetar B, ndersa furnizuesi të ketë selinë e tij të biznesit në shtetin e trete C. Ne kete hipoteze do te ndodheshim perball dy mundësi të ndryshme:a)kontrata e leasing- ut i permbahet si ligjit te shtetit A, aq edhe ligjit te shtetit B, të dyja shtete anëtare të Konventës. b)kontrata e furnizimit, me vullnetin e palëve, i nënshtrohet ligjit të shtetit A, i cili parashikon rezervën. Në këtë rast, si gjykatat e shtetit A, ashtu dhe gjykatat e shtetit B, nuk mund ta zbatojë konventën edhe pse kontrata kryesore ajo e leasing-ut është lidhur nga të dyja palët që kanë selinë e tyre të biznesit në dy shtete kontraktuese dhe palët e kontratës së furnizimit kanë shprehur vullnetin për të zbatuar ligjin e një shteti kontraktues. Supozojmë tani, se kontrata e leasing-ut është gjithmonë e kushtëzuar nga ligji i shtetit A, ndërsa kontrata e furnizimit është subjekt i ligjit të shtetit C, pjesë e marrëveshjes me kushte shtesë. Gjykatat e shtetit A, njësoj si gjykatat e shtetit C nuk mund të zbatojnë Konventën UiO edhe kontrata hyn plotësisht ne fushën e veprimit të konventës. Këta dy shembuj tregojnë nje rezerve e tille per Konventën mbi leasing-un financiar nderkombetar do të kufizonte fushen e zbatimit akoma me shume se ajo cfare eshte parashikur ne rastin e Konventes së shitjes ndërkombëtare. Në fakt, nje rezerve e tille do ti lejonte një shteti të vetëm pushtetin për të parandaluar zbatimin e Konventës për të gjithë marredhenien juridike, edhe kur kontrata kryesore, ajo e leasingut , është perfunduar nga të dyja palët që kanë vendin e tyre te biznesit në dy shtete kontraktuese që nuk kanë pranuar rezerven. Ky efekt ekstra-territorial i rezerves, i jep një karakter të tepruar, në kundërshtim me parimet e përgjithshme të Traktateve.”
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
84
Fusha e zbatimit të Konventës është në këtë pikë e kufizuar, duke qënë se janë
dy kontratat që duhet ti nështrohen kushteve të kërkuara, dhe parashtrimi i mundësinë
për ta kufizuar më tej përmes shpalljes së njëanshme të një shteti do të shkaktonte
dyshim në mirëfunksionimin e Konventës. Për fat të mirë në fazën finale të hartimit të
tekstit u vendos që të shfuqizohej rezerva e mesiperme. 281
Si përfundim në mënyrë të përmbledhur mund të themi se rastet e zbatimit indirekt të
Konventës mund të përmblidhen si më poshtë:
- Rasti kur, palët e ka vendin e biznesit ne një shtet jo kontraktues të Konventës, por
kontrata e furnizimit dhe leasing-ut rregullohen nga ligji i një shteti anëtar.
- Rastin kur palët zgjedhin si ligj të zbatueshëm për kontratën e tyre ligjin e një shteti
Kontraktues të Konventës, ose vetë Konventën UiO.
- Rasti kur palët nuk kanë zgjedhur një ligj të zbatuesëm. Në këtë rast së pari duhet
parë cili është ligji që ka lidhje me të ngushtë me kontratën dhe më pas nëse ligji që
ka lidhje më të ngushtë me kontratën është apo jo ligji i një shteti kontraktues i
Konventës, atëhere do të zbatohet Konventa.
3.2.4 Autonomia kontraktore e palëve nën vështrimin e Konventës UiO.
Në përgjithësi vullnetit të palëve i është njohur një një rol thelbësorë në tregtinë
ndërkombtare. Kriteri kryesor në përcaktimin e ligjit të zbatueshëm për një marrëdhënie
juridike me elementë të huaj mbështetet pikërisht në parimin e autonomisë së palëve,
dhe sidomos për sa i përket rregullave uniforme në përmbajtje të konventave
ndërkombëtare, (qoftë të së drejtës materiale apo të drejtës ndërkombëtare private) si
edhe legjislacioneve kombëtare që rregullojnë marrëveshjet ekonomike me natyrë
ndërkombëtare.282 Sipas kësaj llogjike prezumohet se palët, në përcaktimin e ligjit që
do të rregulloj marrdhënien e tyre tregtare, më mirë se kushdo tjetër mund të zgjedhin
atë tërësi normash juridike që i përshtatet më mirë marrëdhënies që ata synojnë të kenë,
duke realizuar nevojën për siguri dhe parashikueshmëri në marrëdhëniet tregtare
ndërkombëtare.
Konventës UiO përfaqëson një instrument rregullimi elastik, nëpërmjet të cilit
synohet nga njëra anë, përfshirja e një numri sa më të madh shtetesh falë mekanizmave
të rezervës, dhe nga ana tjetër nëpërmjet njohjes se autonomisë kontraktore synohet të
mundësohet përshtatja me situata te vecanta të palëve, duke nxitur përhapjen e leasing-
ut financiarë në nivel ndërkombëtar.
Në lidhje me këtë Konventa UiO ka bërë një kategorizim dhe diferencim te
autonomise private në: autonomi me karakter ndërkombtarë private - me të cilën
nëkuptojmë vullnetin e palëve për të përcaktuar ligjin që do të rregulloj kontratën dhe
281Ky propozim u adoptua me 19 vota ne favour dy abstenim dhe asnje kunder. UNIDROIT Diplomatic Conference for the adoption of the draft Unidroit Convention on the International financial leasing, Vol II, Roma, fq 251. 282 Edhe ne ligjin nr.10 428, datë 2.6.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private”, ne nenin 45 parashikohet “liria e zgjedhjes së ligjit të zbatueshëm”.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
85
autonomi kontraktore - me te cilën kuptojmë vullnetin e palëve për të përcaktuar
përmbajtjen e kontratës, përcaktimin e kushteve të përgjithshme dhe të vecanta të
marrëveshjes tregtare).283
Nga Konventa UiO është ndjekur tradita e Konventës e Vjenëspër shitjes
ndërkombëtare të mallrave, për të rregulluar autonominë kontraktore të palëve në
kuptimin negativ, pra për sa i përket të drejtës së palëve për të parashikuar përjashtimin
e zbatimit të Konventës. Ashtu sic është parashikuar dhe nga Konventa e Vjenës, edhe
Konventa UiO dallon dy raste të ndryshme:
a) Rasti i parë sipas së cilës palëve u lejohet të përjashtojne tërsisht zbatimin e
Konventës. Për më tepër, në rastin specifik të leasing-ut financiarë, duke patur
parasysh karakterin tregtar të subjekteve të përfshira dhe të evolimit të
vazhdueshëm të kësaj teknike të re financimi, u vlerësua e nevojshme të njihej
aftësia e palëve për të përjashtuar zbatimin e Konventës në tërësinë e saj.
Përjashtimi në tërësi i zbatimit të Konventës UiO parashikohet në nenin 5 si më
poshtë :“Zbatimi i kësaj Konvente mund të perjashtohet vetëm me pëlqimin e secilës
prej palëve të kontratës së leasing-ut dhe secilës prej palëve të kontratës së
furnizimit”. Në ndryshim nga disa marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat nuk
parashikohet mundësia e përjashtimit të rregullave uniforme, si për shembull për
kontratën e transportit, për arësyje se është e nevojshme të mbrohet pala më e dobët
duke i ngarkuar palës kontraktore më të fortë një minimum përgjegjësie, për
leasing-un financiarë duke qënë një kontratë tregtare në të cilën marrdhënia mes
palëve është më e ekuilibruar, u është lënë më shumë liri palëve kontraktore. Lidhur
me përjashtimin e zbatimit të Konventës, një ndër kufizimet e vetme të parashikuara
nga neni 5 është përfshirja e të gjitha palëve, që do të thotë se perjashtimi i zbatimit
te Koventës duhet të rezultoj qoftë nga kontrata e furnizimit ashtu edhe nga kontrata
e leasing-ut , me qëllim që të shmanget mundësia që Konventa të jetë e detyrueshme
vetëm për njërën prej dy kontratave. Në analogji me atë cfarë ndodhi për kriteret e
fushës së zbatimit të Konventës, edhe kjo dispozitë u adoptua nga Konventa e
Vjenës mbi shitjen ndërkombëtare të mallrave (neni 6) duke e përshtatur me
tiplogjine e vecantë të leasing-ut në nivel ndërkombëtar.
b) Rasti i dytë. Kur zbatimi i kësaj Konvente nuk është përjashtuar, sipas paragrafit të
mësipërm, palët, në marrëdhëniet e tyre reciproke, mund të hiqnin dorë ose të
ndryshojnë efektet e saj, përveç asaj cfarë parashikohet në nenin 8 paragrafin 3, si
dhe në nenit 13 paragrafi 3 pika b) dhe paragrafin 4 ». Ky nen përcakton karakterin
lejues të normave të Konvetës duke i njohur njëkohësisht një rol qëndror
autonomisë së palëve.284Kufizimi i zbatimit te dispozitave të vecanta te Konventes
përcaktohet nga palët në marrdhëniet e tyre reciproke (qoftë në kontratën e
283 Nje dallim i tille eshte propozuar per here te pare nga nje komentator i njohur i Konventes se Vjenes, BONELL neni 6 ne “Comentary on the international Sales Laë”, vep. Cit, fq. 51. 284Parimi i autonomies se paleve zene historikisht nje rol qendror ne evolimin e tregtise nderkombetare. Lindja dhe perhapja e antikes ius mercatorum ne periudhen e mesjetes eshte percatuar nga autonomia private.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
86
furnizimit, qoftë në kontratën e leasing-ut), dhe mund të ndodh që njëra nga palët
të ngelet jashtë përjashtimit të ndonjë dispozite të vecantë.
3.2.7.1 Perjashtimi në tërësi i Konventës së leasing-ut financiar
Duke marrë parasysh faktin se marrëveshja e leasing-ut përbëhet nga dy kontrata
dhe tre pale, ishte e nevojshme të përcaktohej se si tre subjektet do të merren vesh për
të përcaktuar përjashtimin ose kufizimin e zbatimit të dispozitave të vecanta të
Konventës. Nga dallimi i bërë nga neni 5 mbi mundësinë e përjashtimit dhe shmangies
nga dispozita të vecanta evidentohet akoma me qartë dallimi mes autonomisë
kontraktore dhe autonomisë me karakter ndërkombëtarë privat.
Paragrafi i parë i nenit 5 ngjason me një normë konflikti sipas të cilës për të përcaktuar
ligjin që do rregulloj marredhenien juridike merr rëndësi juridike vullneti i palëve.285
Megjithatë, pavarësisht se paragrafi 1 i nenit 5 rregullon autonominë e palëve, një
disposizitë e tillë mund të klasifikohet si një normë konflikti e mirfilltë. Në fakt, në vija
të përgjithshëme “nje electio legis’’ krejtësisht negative nuk është konsideruar e
përshtatshme për të integruar kriterin ndërkombëtarë privat në zgjedhjen e të drejtës së
aplikueshme.286 Ajo mund të marr një kuptim të tillë vetëm në praninë e elementeve të
tjerë kontraktore nga të cilat deduktojme një shfaqje të vullnetit pozitiv të palëve për të
nënshturar kontratën, teresisht ose pjeserisht, një ligji të caktuar. Edhe në kete rast është
përsëri e vështirë për të klasifikuar paragrafin 1 të nenit 5 si normë konflikti.
Paragrafi i dytë i nenit 5, përmban një dispozitë materiale uniforme që i njeh palëve
aftësinë për të pasur autonomi kontraktore. Mundësia për të përjashtuar zbatimin e
Konventës UiO mund të vlerësohet vetëm pas përcaktimit të zbatueshmërisë së saj;
Gjykata vetëm pasi të ketë vendosur ‘ratione loci’ mbi zbatueshmerine e konventës
sipas nenit 3 mund te shtroj cështjen e perjashtimit të Konventës nga ana e paleve
kontraktore. Fuqia ligjore që iu është dhënë palëve nga neni 5 i Konventës UiO merr
vlerë vetëm kur plotësohen kriteret për zbatueshmërinë e Konventës. Në fakt, vetëm
pas përcaktimit të zbatueshmërisë së Konventes UiO mund te diskutohet mbi ligjin e
aplikueshem që do të zbatohet për marrëveshjen e leasing-ut në bazë të normave të
konfliktit të ‘lex fori’. Palët mund të bien dakort në kontratën e furnizimit dhe të
leasing-ut që të mos zbatojnë në marrëdhënien e tyre juridike Konventën. Përjashtimi i
shprehur i Konventës mund të shfaqet nëpërmjet parashikimit të një klauzole në
kontratat respektive ku parashikohet zbatimi i ligjit të brendshëm të një shteti të caktuar.
E thënë më thjeshtë palët janë të lira të përjashtojnë Konventën dhe të zgjedhin si ligj
të zbatueshëm për të rregulluar kontratën e tyre ligjin e brendshëm të shtetit të njërës
prej palëve apo edhe ligjin e brendshem të një shteti të tretë. Palët mund të përjashtojnë
Konventën shprehimisht edhe nëpërmjet përfshirjes së një klauzole në kontratë, pa
285Pjesa më e madhe e kësaj doktrine që eshte marr gjeresisht me nenin 6 të Konventës së Vjenës mbeshtet tezen sipas se ciles nje dispozitë e tillë ngjason me një norme konflikti. 286 MARIANI. P, “Il leasing finanziario internazionale uniforme e il diritto internazionale privato”, vep cit
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
87
specifikuar ligjin e zbatueshem i cili do të përcaktohet në saj të normave të së drejtës
Ndërkombëtare Private.
Lind pyetja nëse do te jenë të pranueshme përjashtimi që palët vendosin në heshtje
(përjashtimi i nënkuptuar i Konventës) ?
Përjashtimi i nënkuptuar i Konventës nuk parashikohet shprehimisht në asnjë
dispozitë të saj. Edhe njëherë grupi i studimit në punimet parapërgatitore për hartimin
e projektit për rregullimin e marrëdhënies juridike të leasing-ut financiarë, i referohet
modelit të Konvntës së Vjenës dhe përkatësisht interpretimin që i është bëhet nga
doktrina dhe nga jurisprudenca nenit 6 të Konventës për shitjen ndërkombëtare te
mallrave. Edhe kjo dispozitë nuk specifikon nëse përjashtimin e Konventës mund të
nënkuptohen. Megjithatë, bazuar në formulimin aktual të nenit 6 të Konventës së
Vjenës jemi të mendimit që përjashtimi ose shmangia mund edhe të nënkuptohen, edhe
në këtë rast duhet treguar kujdes në përkthimin e klauzolave kontraktore që rregullojnë
veprimtarinë e palëve. Rasti më i diskutueshëm është kur palët kanë përfshirë në
kontratë një klauzolë që përcakton ligji kombëtar që do të zbatohet për marrëveshjen,
duke nënkuptuar në këtë mënyrë moszbatimin e Konventes.
Cfarë do të ndodh në hipotezën në të cilën legjislacioni kombëtarë i
percaktuar, nuk i përket një shteti anëtar të Konventës? A mund të kuptohet si një
vullnet i qartë i palëve për të moszbatuar Konventën? Pra, në këtë rast a do të zbatohet
ligji substancial/material i Konventës apo ligji i brendshëm i këtij shteti?
Sic përmendëm dhe më sipër neni 3, paragrafi 1, pika a) parashikon se Konventa
zbatohet atëherë kur rregullat e së drejtës ndërkombëtare private të ‘lex fori’ të referojne
te ligji i një shteti kontraktor. Nëse rregullat e konfliktit të forit njohin autonominë e
palëve, që domethënë u njohin palëve të drejtën që të mund zgjedhin lirisht ligjin e
zbatueshëm për marrëdhëniet juridike, nuk mund të justifikohet një interpretim i
ndryshëm i nenit 5 në raport me nenin 3, paragrafi 1, pika b. Konventa zbatohet jo
vetëm kur rezulton se shteti anëtar është kompetent në bazë të një norme konflikti
objektive por edhe në qoftë se janë vetë palët ato që do zgjedhin ligjin e tij për të
rrgulluar kontratën e tyre.
Me disa përjashtime, jurispudenca qe i referohet nenit 6 të Konventës së Vjenës
duket sikur konfirmon këtë tendencë për ti konsideruar të zbatueshme rregullat
uniforme kur palët kanë zgjedhur si të zbatueshëm në kontratë ligjin e një shteti
kontraktues. Nëse do të veconim një vendim gjyqësor në këtë fushë në të cilin
parashikohet se :” … Për të marrë të mirëqënë se palët kanë patur si qëllim
përjashtimin e zbatimit te kësaj Konvente duhet si fillim që të kenë kuptuar efektin e saj
dhe duke e ditur këtë te jenë mbështetur gjithsesi tek rregullimi i brendëshme."
Fakti se përjashtimin e Konventës UiO duhet të rezultojnë njëkohësisht si nga
kontrata e leasing-ut, ashtu edhe nga kontrata e furnizimit do të thotë se egzistenca e
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
88
vullnetin te palëve duhet të jetë i pranishëm tek të dyja kontratat. Prania e dy kontratave
jep më shumë informacion dhe siguri mbi vullnetin e palëve të shfaqur apo të
nënkuptuar në njërën prej tyre. Për shembull, përball një formulimi me dy kuptime në
kontratën e leasing-ut financiarë, gjëja e parë që duhet bërë është që të sigurohet se ky
vullnet është i pranishëm edhe në kontratën e furnizimit. Nëse tek kjo e fundit
parashikohet se mund të zbatohet Konventa, nuk do të ketë asnjë dyshim në lidhje me
zbatueshmërinë e Konventës. Megjithatë, nëse tek kontrata e furnizimit ka një vullnet
të palëve për të mos zbatuar konventën, për interpretuesin do të jetë më e lehtë për ta
vlerësuar klauzolën si të paqartë.
Për më tepër për moszbatimin e Konventës është kërkuar pëlqimi i secilës prej palëve
të kontratës së leasing-ut dhe secilës prej palëve të kontratës së furnizimit në rast të
mosmarrëveshjeve.
3.2.7.2 Shmangia ose modifikimi i efektit të disipozitave të vecanta të Konventës
UiO.
Ndryshe paraqitet situata në rastin kur palët kanë vendosur të mos zbatojnë disa
dispozita të Konventës, pra të përjashtojnë ose shmangin zbatimin e vetëm disa
dispozitave të Konventës. Kufizimi, shmangia ose ndryshimi i efekteve të vetëm disa
dispozitave të Konventës është i kufizuar. Në ketë rast palët nuk mund të shmangin
dispozitave të parashikuara nga neni 8 paragrafi 3 dhe neni 13 paragrafi 3 pika (b), dhe
(4). Paragrafi 2 i nenit 5 përcakton se “Kur zbatimi i Konventës në fjalë nuk ka qenë i
përjashtuar, në përputhje me paragrafin e mësipërm, palët, në marrëdhëniet e tyre
reciproke, mund të heqin dorë nga ndonjë prej dispozitave ose të ndryshojnë efektet
përveç asaj që parashikohet në nenin 8 paragrafi 3, si dhe në nenin 13 paragrafi 3 pika
(b) dhe paragrafi (4)”
Nga interpretimi i kësaj dispozite arrijmë në konkluzionin se:
a) Së pari dispozitat që mund të jenë objekt i kufizimit, janë vetëm dispozitat e
parashikuara ne Kapitullin II. Rregullat që kanë të bëjnë me fushen e zbatimit dhe
dispozitat e përgjithshme te Konventes të përmendura në Kapitullin e I-rë, si dhe
dispozitat përfundimtare, të përmendura në Kapitullin III-të, mund të jenë objekt i
përjshtimit nga palët. Për më tepër këto dispozita kanë të bëjnë me veprimtaritë
reciproke të ndërmarra nga shtetet mbi zbatimin e Konventës. Për shembull, nuk do
të kishte sens një kufizim i nenit 7 mbi interpretimin e konventës;
b) Në ndryshim nga cfarë parashikohet nga Konventa e Vienës, autonomia e palëve
është e kufizuar në mënyrë të shprehur nga dy dispozita të cilave u është dhënë një
karakter urdhërues. Bëhet fjalë për nenin 8, paragrafi 3, sipas të cilës leasingdhënësi
duhet të garantojë gëzimin e qëtë të sendeve, nenin 13, paragrafi 3 pika (b), në të
cilin parashikohet se në rast të një mospërmbushje thelbësore nga leasingmarrësi të
detyrimeve kontraktore, palet me marreveshje mund te percaktojne metodën e
llogaritjes të dëmit në kontratën e leasing-ut, por gjithmonë në një vlerë jo më të
lartë se cfarë parashikohet në paragrafin 2 ; dhe në fund neni 13, paragrafi 4, i cila
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
89
, pengon zbatimin e klauzolave te kontrates që parashikojnë përshpejtimin e
pagesave të ardhshme ne rastet kur zgjidhja e kontratës behet nga leasingdhënësi.
Megjithatë kjo vlere mund te mbahet parasysh per shlyerjen e demeve te
parashikuar sipas paragrafit 2 (b) dhe 3.
c) Këto dispozita ndajnë të njëjtën gjë, kanë si emërues të përbashkët mbrojtjen e
leasingmarrësit. Në fakt, palët, si në kontratën e leasing-ut financiarë ashtu dhe ne
kontratën e furnizimit, nuk janë në të njëjtin nivel; Në vecanti, në raportin kryesor,
atë në mes shoqërive të leasing-ut dhe leasingmarrësit, ai që ka një fuqi më të madhe
kontraktore është padyshim shoqëria e leasing-ut. Për të shmangur, kështu,
përfitimet që mund të rrjedhin nga pozita më e fortë që ka, leasingdhënësi i cili
mund të vendos leasingmarrësit kushte të pabarabarta, shtetet kanë vendosur që të
vendosin kufizimet sic i përmendëm në dispozitat e mësipërme.
Megjithatë, kjo dispozitë, u kritikua nga Konferenca e Hagës mbi të drejtën
ndërkombëtare private, që përmendi disa shkelje; Palët mund të bien dakort për
moszbatimin në tërësi të rregullave të Konventës.287 Duhet kushtuar vëmendje e vecantë
faktit se për shmangien në tërësi të Konventës është i nevojshëm konsesusi midis 3
subjekteve të përfshira, ndërsa për kufizimet e dispozitave te vecanta mund të bien
dakort edhe vetem dy nga palët kontraktore pa qënë e nevojshme konsensusi i të tretit.
Kjo asimetri shkakton problematika dhe përplasje me paragrafin e mësipërm që
parashikon përjashtimin në tërësi të Konventës. Për arësye se është i mjaftueshëm që
palët e secilës kontratë ti shmangen të gjitha dispozitave që kanë të bëjnë me
marrëdhëniet e tyre për të arritur rezultatin e një zbatueshmërie të pjesshme të
konventës vetëm për njërën prej kontratave të përfshira. Pra vetëm parashikimi i tre
dispozitat të përmendura më sipër nuk është në gjendje për të shmangur këtë gjë.
3.2.7.3 Zgjermi i fushës së zbatimit të Konventës UiO.
Konventa UiO kufizohet vetëm në parashikimin e mundësisë së palëve për të
perjashtuar tërësisht ose pjesërisht zbatimin e Konventës ndërkohë që nuk parashikon
asgjë në lidhje me mundësinë e palëve për të zgjeruar fushën e zbatimit nëpërmjet një
“electio legis” pozitive.288 Bëhet fjalë për të përcaktuar, nëse do të ishte e mundur për
palët që të zgjerojnë fushën e zbatimit ratione materiae dhe ratione loci të Konventës
UiO.
287 Kur mospërmbushja e leasingmarrësit është thelbësore atëherë sipas paragrafit 5 leasingdhënësi mund të kërkoj pagesa të përshpejtuara të vlerës së pagesave periodike të ardhshme, kur një gjë e tillë parashikohet nga kontrata e leasing-ut ose mund të zgjidh kontratn e leasing-ut e më pas të kërkoj: a) rikthehet posedimi I pajisjes, dhe (b) shpërblimi i dëmit në mënyrë që ta kthej leasingdhënësin në pozicionin qe do te ishte nese, nese leasingmarrësi do të kishte permbushur detyrimet sipas kontratës. 288 MARIANI. P, Il leasing finanzirio internazionale tra diritto uniforme e diritto internazionale privato, Casa editrice, Dott Antonio Milani, 2004.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
90
a) Hipoteza 1: Zgjerimit e fushës së zbatimit të Konventës UiO edhe për llojet e
leasing-ut që janë përjashtuar nga fusha e zbatimit të tilla si: leasingu i konsumit,
leasing i sendeve të paluajtshme, leasing operativ, sale and lease back etj;
b) Hipoteza 2: Një marrëveshje leasing financiarë, në të cilën vetëm kontrata e leasing-
un rregullohet nga ligji i nje shtet Kontraktues pra që një nga tre palët e ka vendin
e biznesit në një shtet jo-kontraktues;
Mungesa e një dispozite të veçantë që parashikon një mundësi të tillë si dhe nga
interpretimi i kombinuar që i bëhet nenit 5289 dhe nenit 3290 arrijmë në konkluzionin se
Konventa UiO nuk mund t'i japë palëve fuqinë për të shtrirë fushën e zbatimit përtej
kufijve te percaktuara. Sipas paragrafi të mësipërm të nenit 5 rezulton se autonomia që
u është dhënë palëve do të ushtrohet ekskluzivisht brenda Konventës, pra vetëm kur
konventa është e zbatueshme, “ratione e materiae” e “rationae loci”, dhe vetëm në
lidhje me dispozitat e Konventës.291
Edhe doktrina që i është referuar nenit 6 të Konventës së Vjenës, thekson se nuk
mund të parashikohet nje dispozite e tillë e cila do tu mundësonte palëve të drejtën për
të zgjeruar fushën e zbatimit të Konventës kur nuk përmbushen kriteret për
zbatueshmerinë e saj. Megjithatë një gjë e tillë nuk i pengon palët të vendosin ti
rregullojnë marrëdhënien e tyre kontraktore duke iu referuar dispozitave uniforme të
Konventës UiO.
Është e nevojshme për këtë qëllim të dallojmë situatën në të cilën kërkohet zbatimi i
Konventes për të rregulluar marrëdhënie juridike që nuk hyjnë në fushën e saj të
zbatimit “ratione materiae” apo për të rregulluar marrëdhënie juridike që nuk hyjnë në
fushën e zbatimit “ratione loci”?
i. Ne rastin e parë nuk ka dyshim se zgjedhja e palëve është pjesë e autonomise
kontraktore sic njihet edhe nga sistemet kombëtare. Dispozitat e pergjithshme
uniforme do të kenë të njëjtën vlerë juridike me kushtet e përgjithshme të kontratës:
aplikimi i dispozitave në rastin konkret do të rregulloen në bazë të “lex contractus”
e në vecanti nëpërmjet dispozitave të saj detyruese.
ii. Në rastin e dytë, kur moszbatueshmëria vjen nga mungesa e karakterit
ndërkombëtar apo mungesa e kritereve gjeografike, zgjedhja e ndërmarr nga palet
289 Neni 5 përcakton: “Kjo konventë mund të përjashtohet nëse secila nga palët në kontratën e furnizimit dhe secila nga palët në kontratën e leasing-ut bien dakord për përjashtimin e saj. Nëse zbatimi i kësaj Konvente nuk është përjashtuar sipas paragrafit të mësipërm, palët në marrëdhënien e tyre me njëri tjetrin, mund të heqin dorë ose të ndryshojnë cdo dispozite të parashikuar, përvec asaj cfarë parashikohet në nenin 8 (3), dhe nenin 13 (3)(b) dhe (4)” 290Neni 3 përcakton:” Konventa UiO do të zbatohet nëse leasingdhënësi dhe leasingmarrësi e kanë vendin e tyre të biznesit në shtete të ndryshme dhe: a) Këto shtetet dhe shteti në të cilin furnizuesi ka vendin e tij të biznesit janë shtete anetare. b) Si kontrata e furnizimit dhe kontrata e leasing-ut rregullohen nga ligji i një shteti antar. Në rastet kur nje palë ka më shumë se një vend biznesi, si vend biznesi do të përcaktohet ai që ka lidhjen më të ngushtë me kontratën apo performancën kryesore duke marr parasysh rrethanat e njohura ose të parashikuara nga palët në cdo kohë përpara përfndimit të marrëveshjes.” Neni 3 shpreh vullnetin e palëve si kriter lidhës të përshtatshëm për të përcaktuar zbatueshmërinë e Konventës 291 MARIANI. P, vep. cit, fq. 80
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
91
do të vlerësohet në bazë të normave të konfliktit te lex forit. 292Nga pikëpamja
kontraktore qoftë sistemet kombëtare, qoftë Konventat mbi të Drejtën
Ndërkombëtare Private e njohin të drejtën e palëve për të zgjedhur ligjin që do të
zbatojnë në kontratë.
Pra Konventa është një ligj uniform i cili i jep mundësi palëve të kenë autonomi të gjerë
kontraktore, gjithmonë në përputhje me testin e konventës dhe llogjikës së ndjekur në
redaktimin e saj. Gjithashtu palët duhet ketë parasysh se Konventa nuk rregullon cdo
problematikë që lidhet me kontratat. Disa cështje duhet të rregullohen nga ligji i
brendshëm
Një element i rëndësishëm i Konventës është roli qëndror që i ka njohur autonomisë
kontraktore të palëve të cilëve u është njohur mundësia të përjashtojnë zbatimin e gjithë
konventës ose të kufizojnë zbatimin e dispzoitave të caktuar a të saj.
3.2.5 “Nderthurje’’ midis normave të konfliktit dhe normave materiale uniforme,
një risi e Konventes UiO.
Konventa e UiO për leasing-un financiar ndërkombëtar përmban dy norma të
vecanta konflikti:293
a) neni 4, për ligjin që do të zbatohet në rast të bashkimit të një sendi të luajtshëm me
një send të paluajtshëm;
b) dhe nenin 7 për ligjin që do të zbatohet për sa i përket fazës së publicitetit, me
qëllim ekzekutimin e të drejtave të leasingdhënësit ndaj palëve të treta.
Hartuesit e Konventës UiO prej fillimit kanë synuar të rregulllojnë vetëm disa
aspekte specifike dhe jo marrëdhënien juridike të leasing-ut financiar në tërësi. Për këtë
arsye, në mënyrë që të korrigjojë këtë kufizim, ashtu si në përgjithësi të gjitha
Konventat e të drejtës materiale uniforme, parashikojnë në dispozitat përfundimtare, se
ato cështje që nuk rregullohen nga Konventa ose parimet e përgjithshme të saj do të
rregullohen nga ligji i përcaktuar nga normat e të drejtës ndërkombëtare private. Në
fakt, Konventat më të fundit në fushën kontraktore kanë një tendencë në rritje për tiu
referuar rregullave të konfliktit jo vetëm në përcaktimin e fushës së zbatimit të
Konventës, por edhe për të rregulluar mungesën e normave materiale.294
292 Ibidem, fq. 81 293 UNIDROIT Convention on international financial leasing, neni 7 dhe neni 4. 294 MARIANI. P, vep. cit, fq. 91” Dy Konventat e fundit ndërkombëtare, të cilat konfirmojnë tendencën në fjale jane lidhur në kuadër të Kombeve të Bashkuara; bëhet fjalë për United Nations Convention on Independent Guarantees and stand by letters of credit, New York dhe United Nations Convention on the Assignment of Receivables in International Trade, New York. Përtej aspekteve materiale, këto traktate paraqesin një rëndësi të vecantë pasi në dallim nga rregulli i përgjithshëm i referimit te rregullat e konfliktit të lex forit, përmbajnë norma konflikti uniforme të destinuara për të pasur përparësi mbi normat e të drejtës private ndërkombëtare të shteteve nënshkruese. Në veçanti, në rastin e garancive të pavarura janë parashikuar dy dispozita me karakter të përgjithshëm me qëllim identifikimin e ligjit të aplikueshëm për ato elemente të cilat nuk rregullohen nga dispozitat uniforme.”
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
92
Megjithatë, edhe Konventa e Vjenës mbi shitjen ndërkombëtare të mallrave, e
cila përfaqëson produktin më të sofistikuar dhe të sukseshëm të procesit të unifikimit
në çështjet kontraktuale, nuk përmban norma konflikti specifike. Një gjë e tillë
shpjegohet dhe me faktin se për shitjen ndërkombëtare të mallrave janë nënshkruar
Konventa autonome në fushën e unifikimit të rregullave të konfliktit.295 Në kudër të
unifikimit te se drejtes kontraktore, pas Konventes se Vjenes per shitjen nderkombetare
te mallrave, nuk eshte mundur te hartohet nje tjeter korpus normativ per ndonje figure
tjeter kontraktore qe te mund te jap një rregullim të plotë e të mirëfilltë.
Në fakt, në analogji me Konventën e Vjenës edhe Konventa UiO parashikon një
kriter zbatimi të drejtëpërdrejtë, i varur nga vendi i biznesit të palëve në një shtet
kontraktues, dhe kriterin ndërkombëtar privat, i cili vihet në zbatim përmes dispozitave
uniforme të konflikit që parashikohen në Konventë, duke pasurr parasysh efektin e tyre
“erga omnes” 296. Pra, së pari duhet që palët të kenë vend biznesi dhe pastaj duhet që
këto vende biznesi të jenë në shtete të ndryshme, kontraktuese të Konventës.
Kjo e kthen Konventën ne një sistem të mbyllur në kuptimin që kriteret për zbatimin e
saj do të gjenden brenda të njëjtës Konventë.
Në vija të përgjithshme dy dispozitat e mësipërme hyjnë në kategorinë e
normave të konfliktit uniforme të veçanta, të konceptuara për të plotësuar boshllëqet në
zbatimin e Konventës. Është e kuptueshme se këto dispozita zbatohen vetëm në rastet
kur plotësohen kriteret për zbatueshmërinë e Konventës. Në ndryshim nga hartimi i
Konventave me të fundit të së drejtës uniforme, gjatë haritmit të Konventës UiO, as që
nuk mendohej të parashikoheshin norma konflikti uniforme me karkater të
përgjithshëm.
Neni 4 rregullon rastet e zakonshme të ndeshura në praktikë në të cilat objekti i
kontratës së leasing-ut financiar bashkohet, lidhet ose inkorporohet me një send të
paluajtshëm. Kjo normë lind nga pamundësia e arritjes së një marrëveshje mbi një
normë materiale, që sipas qëllimit te grupit të studimit, do të duhej të parashikonte të
drejtën e leasingdhënësit për të ndarë sendin e luajtshëm nga sendi i paluajtshëm,
detyrimin për ti rimbursuar pronarit të sendit të paluajtshëm dëmet e shkaktuara nga
ndarja.297 Për shkak të pamundësisë për të arritur një kompromis për një çështje kaq
delikate, u vendos parashikimi i një norme konflikti e cila trajton çështje që kanë të
bëjnë me bashkimin ose lidhjen e një sendi të luajtshëm me një send të paluajtshëm ,
si dhe me efektet e të drejtave inter se të leasingdhënësit dhe të një subjekti titular të të
drejtave reale mbi sendin e paluajtshëm sipas ligjit të atij shteti ku ndodhet sendi i
paluajtshem”298 Nga ky parashikim kuptojmë se nëpërmjet kësaj dispozite synohej të
295 CONETTI, “Rapporti tra convezione di diritto materiale ed internazionale privato uniforme, il caso della vendita internazionale”, në “L” unificazzione del diritto internazionale privato e processuale”, Studi in memoria di Mario Giuliano, Padova, 1989, fq. 361. 296budem, fq. 91. 297 Ky propozim rimerr parimet e adoptuar nga Kodi Tregtar Uniform dhe nga Ontario Personal Security Act te vitit 1967. UNIDROIT, “Rapport explicatif sur le projet de Convention sur le crédit bail international et sur le projet de Convention sur le crédit bail international”, vol. I, Roma, 1991, fq. 64. 298 Ibidem, fq. 64
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
93
rregulloheshin rastet e blerjes së sendit, objekt të kontratës së leasing-ut, duke
respektuar kufizimet e të drejtës së pronësisë së leasingdhënësit përball të drejtave
eventuale reale mbi sendin e paluajtshem të cilat janë të rregulluara nga ligji ku ndodhet
pasuria e paluajtshme.299 Në fakt, Konventa UiO përdor kriterin lidhës të ‘situs rei’ i
mirëpritur gjerësisht në sistemet kombëtare përsa i përket të drejtave reale.300
Më shumë interes, është neni 7 i Konventës UiO mbi ligjin e zbatueshëm në
lidhje me fazën e publicitetin, më qëllim zbatueshmërinë e të drejtave të
leasingdhënësit ndaj paleve të treta. Siç dhe kemi trajtuar më parë leasing financiar
konsiderohet si një marredhenie komplekse, e konfiguruar nga dy kontrata të
nënshkruara nga shoqëria e leasing-ut (leasingdhënësi), nëpërmjet të cilave synohet,
respektivisht, blerja e një sendi dhe kalimi i të drejtes së përdorimit një subjekti të tretë,
të cilit në një moment të dyte i njihet e drejta që të mund të fitoj pronesinë mbi të. Për
aq kohë sa nje opsion i tillë nuk ushtrohet, të drejtën e pronësië e ruan leasigdhënësi
dhe sendi ka njëkohësisht funksionin ekluziv të një garancie.
Kjo ndarje e tillë e tagrave të pronësise krijon problem ne raport me palët e treta,
të cilët mund të mendojnë se subjekti që përdor pronën është në të njëjtën kohë dhe
pronar i saj. Për më tepër, në rastin konkret kemi të bëjmë me një kontratë
ndërkombëtare të rregulluar nga norma ndërkombëare.
Ky problem mund të zgjidhet vetëm nga vendosja e nje sistemi të përshtatshme
publiciteti, që në rastin e leasing-un financiar ndërkombëtar duhet të jenë homogjen dhe
i koordinuar në shtete të ndryshme. Prania e sistemeve të ndryshme të së drejtës
ndërkombëtare private kombëtare, brenda dhe jashtë kufijve të Bashkimit Evropian,
nxjerr në pah ndryshimet e thella që karakterizojnë disiplinën në fjalë sipas secilit shtet.
Për më tepër, krijimi i një sistemi uniform të regjistrimit nga e cili te rezultoj pronësia
e sendeve të dhëna me leasing është një cështje që ende ska gjetur një zgjidhje
unanime.301 Jo vetëm që janë pak ato shtete që kanë sisteme të tilla publiciteti për sendet
e dhëna me leasing, por duhet gjithashtu të merret në konsideratë fakti se mes shteteve
ka dallime të thella kulturore, ekonomike dhe legjislative. Nga njëra anë janë ato vende
që karakterizohen nga një kulturë e prirur për t’ia nënshtruar detyrimin për të dhënë
informacion për palët e treta, parimit te konfidencialitetit dhe lirisë së operatorit
ekonomik të mos jap informacione mbi strukturën e tij organizative (sisteme të common
laë),dhe nga ana tjetër janë ato vende që favorizojnë parimin e transparencës dhe rolin
legjitim të publicitetit për të kundërshtuar të drejtat e palëve të treta (sistemet të civil
laë). Për më tepër, duhet të mbahet parasysh që publiciteti i takon vetëm disa kategorive
të pasurive të luajtshme, të cilat nuk mbulojnë të gjitha transaksionet e mundshme të
leasing-ut financiarë ndërkombëtare.302
299 Nga latinishtja: lex rei sitae dhe do të thotë ligji i Shtetit ku ndodhen të mirat materiale të paluajtshme. 300 LUZZATTO, Proprietà (diritto internazionale private) në Enc. Dir. Vol. XXXVII 1988, fq. 297. 301 UNIDROIT, Rapport explicatif sur le projet de Convention sur le crédit bail international et sur le projet de Convention sur le crédit bail international, vol. I, Roma, 1991, fq. 60. 302 TASSINARI. F “Nuove prospettive per i registri di commercio in Europa”, 2002, fq. 333.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
94
Redaktuesit e Konventës UiO të gjendur përballë pamundësisë së përgatitjes së
një norme materiale, synuan që të fusin një normë konflikti që mbështetej mbi parimin
në bazë të cilës leasingdhënësi nuk mund ti kundrejtoj palëve e treta titullin e pronësisë
nëqoftëse nuk ka respektuar rregullat që lidhen me publicitetin e kontratës së leasing-
ut sipas ligjit të shtetit në të cilin leasingmarrësi ka vendin e tij të biznesit.303
Pronësia ka funksionin e një garancie për shoqërinë leasig-ut, në rastin e
disponimit të sendit objekt kontrate ose të hapjes së procedurave të falimentimit. Pra,
mund të dallojmë dy kategori të palëve të treta: të tretët me mirëbesim ose jo.
Fillimisht, u mendua të parashikohej në Konvenë një dispozitë që do të
rregullonte konfliktet e mundshme midis shoqërisë leasing (leasingdhënësit) dhe të
gjithë palët e treta me mirëbesim. Megjithatë, ndryshimet e thella midis sistemeve të
civil laë, që njohin parimin poseduesi ka të drejtë, dhe sistemet e ‘common laë’, të
cilat në të kundërt, njohin parimin nemo dat quod non habet, kanë penguar arritjen e
një marrëveshje për rregullimin që lidhet me konfliktet midis leasingdhënësit dhe të
tretëve që blejnë në mirëbesim pronën .304
Bëhet fjalë, në fakt, për dy parime që çojnë në zgjidhje diametrikisht të kundërta:
sipas vendeve të sistemit civil laë mbrohet pala e tretë me mirëbesim, në dëm të
pronarit, ndërsa në sistemet e ‘common laë’ mbrohet pronari, në dëm të palës së tretë
në mirëbesim.305Dallimi mes modeleve të ndryshme nga të cilët frymëzohen sistemet
juridike ka penguar që të arrihet një standardizimi për këtë çështje, për këtë arsye u
zgjodh që të kufizohej ky rregullim vetëm për rastet e konfliktit midis shoqërisë leasing
dhe kreditorëve të leasingmarrësit, në hipotezën e falimentimit të këtij të fundit.306
Nuk u përjashtua nga kritikat as kriteri i lidhjes, së vendit të biznesit të
leasingmarrësit, për përcaktimin e ligjit në bazë të cilit do të rregulloheshin kërkesat e
publicitetit. Në fakt, sendi, objekt i një kontrate leasing financiar jo gjithmonë qëndron
fizikisht në vendin ku leasingmarrësi ka vendin e tij të biznesit çfarë bie në kundërshtim
me kriterin tradicional të ‘lex rei sitae’. Le të mendojmë, për shembull, për shoqëritë e
ndërtimit që operojnë në nivel ndërkombëtar dhe që marrin nëpërmjet një kontrate
leasing pajisjet e nevojshme për realizimin e veprës së tyre i transportojnë, në drejtim
të këtyre vendeve për kohën e nevojshme për përdorimin e tyre.
Kriteri i lidhjes ‘lex rei sitae’ ka avantazhin e mbrojtjes së palëve të treta që
zakonisht ndodhen në të njëjtin vend ku gjendet sendi të cilit i referohen, por ka
disavantazhin e vështirësive që prodhon për shoqërinë e leasing-ut të cilave u duhet të
ndjekin lëvizjet e sendit me qëllim që të mbrojnë të drejtën e pronës.
Zgjedhja nga grupi i studimit të kriterit të lidhjes së vendit të biznesit të
leasingmarrësit, ndaj kriterit të vendodhjes të sendit, kishte për qëllim të mbronte
leasingdhësin mbi të cilin bie detyrimi për plotësimin e detyrimit të publicitetit. U
303 UNIDROIT Convention on International Financial Leasing, Neni 7 § 2. 304 MARIANI. P, “Il leasing finanzirio internazionale tra diritto uniforme e diritto internazionale privato” Casa editrice, Dott Antonio Milani, 2004, fq. 107. 305 Ibidem, fq. 107 306 UNIDROIT, “Rapport explicatif sur le project de Convention sur le crédit-bail international”, fq. 60.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
95
mendua se kriteri i vendit të bizesit të leasingmarrësit ishte një kompromis i mirë mes
mbrojtjes së interesave të shoqërive leasing dhe mbrojtjes së të tretëve, edhe duke patur
parasysh faktin se disiplina uniforme do të rregullonte vetëm kreditorët e
leasingmarrësit vetëm në rastin e falimentimit të tij, që zakonisht deklarohet në shtetin
ku ka vendin e biznesit.307 Një tjetër arësye e refuzimit të kriterit të lidhjes së pranuar
gjerësisht për pronësinë “lex rei sitae” në favor të vendit të biznesit të leasingmarrësit,
është i lidhur pikërisht me kategorinë e vecantë të sendeve objekt të një kontrate leasing
financiar, të cilat vecanërisht në transaksionet e leasing-ut financiar ndërkombëtar janë
të luajtshme e për shkak të natyrës së tyre mund të transportohen lehtësisht nga një
juridiksion në tjetrin. Në këtë mënyrë u konkludua se do të ishte jorealiste që këto
pajisje të rregjistroheshin në cdo shtet në të cilin do të përdoreshin për periudha
afatshkurtra apo afatgjata. 308
Neni 7 i Konventës UiO synon të përcaktoj ligjin që rregullon fazën e
publicitetin në rast konflikti mes shoqërive të leasing-ut (leasingdhënësit) dhe
kreditorëve të leasingmarrësit në rast të falimentimit të tij, sesa rastet e konfliktit mes
leasingdhënësit dhe palëve të treta në mirëbesim, të cilëve leasingmarrësi me mashtrim
u kishte kaluar të drejtën e pronësisë. Megjithatë nga formulimi i nenit 7 nuk është kaq
dukshme kufizimi i mësipërm (zbatimi i këtij neni vetëm në rastet e falimentimit).
Paragrafi 1, i nenit 7 të Konventës UiO thekson se “të drejtat reale të
leasingdhënësit mbi sendin mund ti kundrejtohen administratorit te falimentimit ose
kreditoreve te leasingmarrësit duke përfshirë këtu kreditorët që kanë ndërmarë masat
parandaluee ose ekzekutive – pra rregullon si konfliktet me kreditorët e leasingmarrësit
në rastet e falimentit, ashtu dhe në rastet kur kreditorët veprojnë në mënyrë të pavarur,
jo në një rast falimentimi” Për më tepër, duke iu referuar veçanërisht kreditorëve që
kanë ndërmarrë masa parandaluese ose ekzekutive gjë e cila forcon interpretimin e
zgjeruar të dispozitës në fjalë.
As paragrafi b) i nenit 7 të Konventës UiO, që qartëson konceptin e “mbikqyrësit
të falimentit”309, nuk përcakton fushën e zbaimit të kësaj dispozite.
Përkrahim mendimin sipas të cilit, duke marrë parasysh parimet që udhëheqin
Konventën UiO, duhet të bërë një interpretim literal, sipas të cilit kjo dispozitë e shtrine
fushën e veprimit kundrejt të gjithë kreditorëve edhe përtej rasteve të falimentit. Në të
njëjtën kohë për shkak se norma synon të prodhoj siguri juridike mbi format e
publicitetit që duhen të respektohen dhe për arësye se pozita e leasingdhënësit në
kontrat e leasing-ut duhet të mbrohet edhe përtej rasteve të falimentimtit. Për më tëpër
përdorimi i termit “të drejta reale” dhe “pronar” shtron pyetjen nëse dispozita është e
zbatueshme edhe në rastet e kontratave të nën-leasing-ut financiar ?
307UNIDROIT, “Rapport explicatif sur le project de Convention sur le crédit-bail international”, fq. 62. 308Për më tepër vetëm një numër shumë i kufizuar shtetesh kishin mirtuar ligje në këtë fushë; këto ligje shërbyen si pikë referimi për grupin e punës në hartimit të Konventës UiO. Për shembull dekreti i miratuar në Francë në vitin 1972 mbi formalitetet e detyrimit të publicitetit në transaksionet e leasing-ut financiar përcaktonte si vend të rregjistrimit vendin kryesor të biznesit të leasingmarrësit. 309 Që nënkupton likuiduesin, administratorin dhe çdo person tjetër i caktuar për të mbajtur/menaxhuar sendin në interes të kreditorëve.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
96
U kalua nga propozimi original që parashikonte vetëm një kriter lidhje, në
nëndarjen e sendeve në 4 kategori për të cialt do të zbatoheshin kritere lidhje të
ndryshme.
- Për të evituar parashikimin e një detyrimi të dyfishtë për rregjistrimin e një
kategorie sendesh të vecanta, përcaktohet se ligji i aplikueshëm për avionë të
rregjistruara do të përcaktohet në përputhje dhe me Konventën e Çikagos mbi
Aviacionin Civil Nderkombëtar të 7 dhjetorit 1944, pra do të jetë i aplikueshem ligji
i shteti ku avioni është rregjistruar. 310
- Në rastin e anijeve të rregjistruara, ligji i zbateshëm është ligji i shtetit në të cilën
kjo është rregjistruar në emër të pronarit.311
- Ndërkaq, për të gjitha ato sende të cilat mund të spostohen nga njëri shtet në tjetrin
duke përshirë këtu motorë të avioneve, etj, ligji i aplikueshëm do jetë ligji i shtetit
në cilin ka vendin kryesor të biznesit leasingmarrësi. Këto janë hipotezat më të
shpeshta edhe për arësye së sendet objekt të një kontrate leasing financiar zakonisht
mund të trasportohen nga njëri shtet në tjetrin.312
- Për sendet të cilat nuk hynë në asnjë nga tre kategoritë do të aplikohej kriteri i lidhjes
së lex rei sitae, bëhet fjalë në këtë mënyrë për një kategori të mbetur që nuk
rregullohen në mënyrë të vecantë nga ky paragraf.313
Megjithatë në paragrafin 4 të nenit 7 specifikohet se parashikimet e mësipërme nuk
do të ndikojë në dispozitat e ndonjë traktati tjetër sipas të cilit kërkohet njohja e të
drejtave reale të leasingdhënësit për sendet. Në hartimin e këtij paragrafi hartuesit e
Konventës, mbanin parasysh në mënyrë të vecantë aplikimet e mundshme të Konventës
së Gjenevës të 19 qeshorit 1948.
Në paragrafin 5 të nenit 7 parashikohet se:
Ky nen nuk do të ndikojë në të drejtën e prioritetin të cilitdo kreditor që ka:
a) një barrë konsensuale ose jokonsensuale ose garanci në sendet për motive të
ndryshme nga bashkimi ose ekzekutimi;
b) çdo të drejtë të sekuestrimit, mbajtjes ose disponimit të dhënë posaçërisht në lidhje
me anijet ose avionët sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare private.
310 KiO, neni 7 § 2 gërma b). 311 Ibidem, neni 7 § 2 gërma a). 312 Ibidem, neni 7 § 2 gërma c). 313 Ibidem, neni 7 § 2 gërma d).
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
97
PJESA III
MARRËDHËNIE KONTRAKTORE TRILATERALE & BALANCIMI
FUNKSIONAL I TE DREJTAVE DHE DETYRIMEVE TË PALËVE.
PËRMBLEDHJE: Raporti juridik furnizues –leasin-marrës. Rëndësia e klasifikimit të
pretendimeve të leasingmarrësit ndaj furnizuesit për përcaktimin e ligjit te
zbatueshem; Raporti juridik leasingmarrës –leasingdhënës; Marrëdhënia mes
leasingdhënësit dhe palëve të treta. Vecoritë e kontratës së nën-leasing-u financiarë.
Dëmi kontraktor dhe shpërblimi i tij;
Në këtë pjesë do të trajtohet marrëdhënia mes leasingdhënësit dhe
leasingmarrësit, sipas kontrates së leasing-ut, marrëdhënia mes leasingdhënësit dhe
furnizuesit sipas kontratës së furnizimit, marrëdhënia komplekse mes leasingmarrësit
dhe furnizuesit, si dhe marrëdhënia mes leasingdhënësit dhe palëve të treta.
Njëkohësisht do të analizohen të drejtat dhe detyrimet e palëve si dhe mjetet ligjore në
dispozicion të secilit në rast të shkeljes së detyrimeve kontraktore. Një tjetër aspekt i
rëndësishëm karakteristik i kontratës së leasing-ut financiar, të cilit i është kushtuar një
vemendje e vecantë në këtë pjesë është kalimi i rrezikut tek leasingdhënësit.
3.3.1 Raporti juridik furnizues – leasingmarrës. Rëndësia e klasifikimit të
pretendimeve të leasingmarrësit ndaj furnizuesit për përcaktimin e ligjit të
zbatueshëm.
Një ndër karakteristikat dalluese të leasing-ut financiar ndërkombëtarë është
ndarja që egziston mes të drejtës së pronësisë që i përket leasingdhënësit dhe të drejtës
së përdorimit që i përket leasingmarrësit. Interesi thelbësor për përmbushjen e
detyrimeve që burojnë nga kontrata e furizimit është e leasingmarrësit, megjithëse ky
nuk është fare palë e kontratës së furnizimit. Pra në rast të mospërmbushjes së
detyrimeve nga furnizuesi, pala e legjitimuar ti drejtohet gjykatës sipas kontratës së
furnizimit (leasingdhënësi) ka një interes me të sfumuar, duke qënë se leasingmarrësi
në cdo rast detyrohet sipas kontratës së leasing-ut financiarë të shlyej detyrimisht
pagesat periodike.314Pikërisht për këtë arsye leasingmarrësi rrezikonte të vendosej në
një pozicion vulnerabël, sipas të cilit do të ishte i detyruar të shlyente pagesat periodike,
për një send për të cilin nuk do të kishte gëzimin e plotë. Në këtë linjë llogjike u gjykua
e përshtatshme nga redaktorët e Konvetës UiO parashikimi i padisë të drejtëpërdrejtë
të leasingmarrësit ndaj furnizuesit.315Përgjithësisht, kjo e drejtë njihet për kontratat e
lidhura si vertikalisht ashtu dhe horizontalsiht (për aq kohë sa janë lidhur nga palë të
314 Ligji model për leasing-un në nenin 10, përcakton shprehimisht “parevokueshmërine dhe pavarësinë” e detyrimeve të palëve në kontratën e leasing-ut nga moment i dorëzimit dhe pranimit të sendit. Të njëjtin përfundim, edhe pse jo në mënyrë të shprehur e deduktojmë nga teksti i Konventës UiO, shiko nenin 12 / 3 të Konventës UiO. 315 Draft Convention on International Financial Leasing ëith Explanatory Report, UNIDROIT Study LIX, at 20-22, Doc. 48 (1987) fq. 62 -65.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
98
ndryshme kontraktore) ku një palë kontraktore kërkon përmbushjen e një detyrimi që e
ka origjinën në një kontratë të lidhur me kontratën e nënshkruar nga kjo e fundit.316
Këto padi parashikohen si në rastin e përgjegjësisë kontraktore ashtu dhe në rastin e
përgjegjësisë jashtëkontraktore dhe vecanërisht në fushën e sigurimeve.317
Në parim, leasingmarrësi mund të kërkoj garanci për cilësitë dhe të metat e
sendit nëpërmjet parashikimit të klauzolave si në kontratën e furnizimit ashtu dhe në
kontratën e leasing-ut. Shëndrimi i një parimi të tillë në një të drejtë efektive të
leasingmarrësit, është shoqëruar me debate të shumta në praktikë, për shkak të
mungesës së një kontrate mes leasingmarrësit dhe furnizuesit. Megjithatë përvec rastit
në të cilën janë vetë palët në kontratën e furnizmit që parashikojnë një shtrirje të
garancive në favor të palëve të treta të jashtme (leasingmarrësit), është njohur dhe
pranuar gjerësisht nga doktrina baza juridike e padisë së drejtëpërdrejtë të
leasingmarrësit ndaj furnizuesit.318
Një përjashtim i tillë i rëndësishëm përligjet duke qënë se negocimi për
karakteristikat kryesore te sendin dhe kushtet e kontrates se furnizimit realizohen mes
leasingmarrësit dhe furnizuesit, kështu që në rast të shkeljes së detyrimeve të
parashikuara në kontratën e furnizimit, leasingmarrësi është subjekti më i
përshtatshëm, që mund të ngre pretendime ndaj furnizuesit. Kompleksiteti i
marrëveshjes së leasing-ut financiar në rregullimin e përbashkët të interesave të palëve
kontraktore të përfshirë në transaksion, na lejon të tejkalojmë dallimet mes paleve dhe
të tretëve që burojnë nga autonomia e dy kontratave të vecanta.319 Pra është pikërisht
lidhja mes dy kontratave që kemi shpjeguar në fillim që përbën dhe bazën llogjike të
padisë së drejtëpërdrejtë të leasingmarrësit.
Leasing financiar si një marrëdhënie ekonomike-juridike komplekse e përbërë
nga dy kontrata të lidhura mes tyre ka gjetur mbështetje dhe në Konventën - UiO e cila
në nenin 1 të saj parashikon lidhjen funksionale të dy kontratave të vecanta.320 Po
akoma më i rëndësihme është fakti se Konventa njeh padinë direkte të leasingmarrësit
ndaj furnizuesit, e konkretisht në nenin 10 i cili parashikon se :
“Përmbushja e detyrimeve të furnizuest sipas kontratës së furnizimit mund të
kërkohen edhe nga leasingmarrësi sikur të ishte palë e kontratës dhe sikur sendi të
ishte dorëzuar direkt prej tij. “Megjithatë furnizuesi nuk mban përgjegjësi të dyfishtë
edhe ndaj leasingmarrësit edhe ndaj leasingdhënësit, gjithashtu kjo dispozitë nuk i jep
316 SACERDOTI, “La giurisdizione in matera di assicurazioni nella riforma del diritto internazionale privato e processuale italiano”, 1996, fq. 15. 317 Ibidem, fq. 15. 318 Draft Convention on International Financial Leasing ëith Explanatory Report, UNIDROIT Study LIX, at 20-22, Doc. 48 (1987) fq. 62 -65. 319 LENER, “La qualificazione del leasing tra contratto plurilaterale e operazione giuridica”, in Studium jurist, 2001, fq. 1160. 320 Draft Convention on International Financial Leasing ëith Explanatory Report, UNIDROIT Study LIX, at 20-22, Doc. 48 (1987) fq. 31-41
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
99
të drejtë leasingmarrësit të zgjidh ose të anulloj kontratën e furnizimit pa pëlqimin e
shprehur të leasingdhënësit”321.
Nëpërmjet një terminologjie jo shumë teknike por shumë efikase dhe të qartë i
njihen leasingmarrësit, të njëjtat të drejta me leasingdhënësin në kontratën e furnizimit,
me dy përjashtime: 322
a) mungesën e përgjegjësisë të dyfishtë të furnizuesit ndaj leasingmarrësit dhe
leasingdhënësit;
b) marrjes së pëlqimit të shprehur të leasingdhënësit nëse vendos të kërkoj zgjidhjen
ose anullimin e kontrates;
Merita e Konventës qëndron në parashikimin për herë të parë të padisë së
leasingmarrësit ndaj furnizuesit në dalllim nga skemat të ngurta juridike të kontratave
tradicionale. Megjithatë edhe pse një parashikim i tillë siguron pranueshmërinë e padisë
të drejtëpërdrejtë të leasingmarrësit ndaj furnizuesit, nuk zgjidh cështjen e kualifikimit
juridik të kësaj marrëdhënie që është thelbësore për përcaktimin e gjykatesit kompetent
dhe ligjit të zbatueshëm sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare private.
Pra shtrohet pyetja nese marrëdhënia mes leasingmarrësit dhe furniuesit do
të kualifikohet si një marrëdhënie kontraktore opo si një marrëdhënie
jashtëkontraktore ?
Nëpërmjet padisë të drejtëpërdrejtë leasingmarrësi synon të realizoj të drejta që
derivojnë nga kontrata e furnizimit të drejta të cilat të paktën formalisht i takojnë
leasingdhënësit. Nëse leasingmarrësi ngre padi ndaj furnizuesit për realizimin e të
drejtave të tij, në rast mospërmbushje, vepron edhe në emër të leasingdhënësit me
qëllim që efektet e vendimit të gjykatës të shtrihen edhe për kontratën e leasing-ut
financiar. Megjithatë nuk mund të përjashtohet edhe rasti sipas të cilit leasingmarrësi
vepron në mënyrë autonome kundër furnizuesit me qëllim përmbushjen korrekte të
kontratës, pa përfshirjen e leasingdhënësit të paktën në seancat e para.323 Pra në këtë
rast shtrohet gjithashtu cështja e përcaktimit të gjykatës kompetente. Në shtetet anëtare
të BE kjo cëshjte trajtohet nga Konventa e Brukselit dhe Rregullorja Nr. 44/ 2001 “Mbi
juridiksionin, njohjen dhe zbatimin e vendimeve në çështjet civile dhe të së drejtës
tregtare”, si dhe të dy Rregulloreve të BE-së, Rregullores Roma I324 dhe Roma II.325
Ndërkohë që edhe shumë vende të tjera jo anëtare, pavarësisht se nuk kanë detyrim ti
321 Konventa UIO mbi leasing-un financiar ndërkombëtarë, neni 10. 322 MARIANI, Paola,” Il leasing finanziario internazionale uniforme e il diritto internazionale privato”, vep e cituar, fq. 174. 323 Ibidem, fq. 173-195. 324 Rregullore (KE), nr. 593/2008 e Parlamenti Evropian dhe Këshillit e dates 17 qeshor 2008, mbi ligjin e zbatueshëm për detyrimet kontraktore (Rome I), OJ L 177 e 4 korikut 2008. Rregullorja Roma I erdhi si propozim i Komisionit Europian në vitin 2005 dhe hyri në fuqi në vitin 17 qershor 2008. Ajo zëvendësoi Konventën e Romës për detyrimet Kontraktore dhe përbën një nga instrumentet më të sofistikuar së drejtës ndërkombëtare private në nivel europian. 325Rregullore (KE) nr 864/2007 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 11 korik 2007, mbi ligjin e zbatueshëm për detyrimet jashtkontraktore (Rome II), OJ L 199 2 31 korikut 2007. Rregullorja Roma II përbën një nga Instrumentet më të rëndësishëm në harmonizimin dhe kuptimin e detyrimeve jashtëkontraktore në nivel europian.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
100
zbatojnë këto akte, kanë zgjedhur të përshtasin legjislacionin me skemën e parashikuar
prej tyre. Shembulli më tipik është vendi ynë, ku dispozitat e ligjit “Për të Drejtën
Ndërkombëtare Private që lidhen me detyrimet kontraktore dhe jashtëkontraktore”,
janë përafruar me këto instumenta”.326 Edhe e drejta shqiptare njeh padinë e
drejtëpërdrejtë nga pala e cila edhe se nuk është formalisht titullare të drejtës, është
përfitues e drejtëpërdrejtë i saj. 327
Këto akte bëjnë një rregulim të paktën pjesërisht të njëjtë, për arësye se të dyja
në nenin 2 parashikojnë parimin e kompetencës së gjykatës të vendbaimit të të paditurit
si një kriter lidhës thelbësor.328 Pra nuk egziston ndonjë problematikë e vecantë në rast
se leasingmarrësi padit furnizuesin ne gjykatën e vendbaimit të tij. Cështja ndërlikohet
nëse leasingmarrësi i drejtohet një fori alternativ329. Si Konventa ashtu dhe rregullorja
parashikojnë kritere të ndryshme në varësi të rastit nëse kemi të bëjmë me realizimin e
një pretendimi me natyrë kontraktore opo jashtëkontraktore. Gjykatësi në këtë rast
duhet të kualifikoj paraprakisht, pretendimin e palës paditëse për të përcaktuar
juridiksionin kompentent. 330
Gjykata e Drejtësisë ka adoptuar gjithnjë kritere të ngurta interpretimi për
përcaktimin e “fushës kontraktore” në përputhje me nenin 5 paragrafi 1 të rregullores
KE nr. 44/2001. Për shembull në cështjen Handte c. TMCS 331 gjykata shqyrtoj rastin e
shitjeve zinxhir dhe të problemeve që ajo parashtron për sa i përket kompetencës
gjyqësore..Në këtë çështje një shoqëri franceze në pretendimin e të metave të një sendi
të blerë nga një shitës francez kërkonte në gjykim përball gjykatës franceze, shoqërinë
gjermane prodhuese të sendit duke u bazuar në nenin 5 paragrafi 1 mbi të drejtën e
padisë së drejtpërdrejtë në kontratat e lidhura.332
326 Ligji nr.10 428, datë 2.6.2011 “Për të Drejtën Ndërkombëtare Private” Fletore Zyrtare nr. 82 (LDNP) I ri është përafruar me dy Rregulloret e BE-së, Rregulloren Roma I dhe Roma II. 327Ligj nr. 9396, datë 12.5.2005 PËR QIRANË FINANCIARE, në nenin 24 parashikon: Kur furnizuesi nuk përmbush detyrimet ndaj qiramarrësit, të parashikuara në këtë ligj, qiramarrësi ka të drejtë të zhdëmtohet nga furnizuesi për dëmet, që shkaktohen nga mospërmbushja e detyrimeve. 328 KALIJA. A, “E drejta Ndërkombëtare Private”, Sejko (2015), parashikon: “Kriterët lidhës mbi bazën e të cilëve bëhet dhe përzgjedhja e ligjit të zbatueshëm janë rrethana faktike apo ligjore që lidhin një marrëdhënie juridiko-civile me ligjin e një vendi të caktuar.” 329 Rregullore (KE) nr. 44/2001 e 22 dhjetorit 2000 mbi juridiksionin, njohjen dhe zbatimin e vendimeve në çështjet civile dhe tregtare” në nenin 5/1 parashikon “Një person me vendbanim në një Shtet Anëtar mund të paditet në një Shtet tjetër Anëtar : 1. (a) në çështjet që lidhen me një kontratë, në gjykatat e vendit të përmbushjes së detyrimit në fjalë. 330 Një gjë e tillë paraqet rëndësi, përgjithësisht, në ato raste kur një palë e tretë (në rastin tonë, leasingmarrësi) pretendon një të drejtë që e ka burimin në një kontratë të lidhur mes palëve të tjera. Pretendim, për të cilën nuk egziston një kualifikim uniform. Në këtë prizëm duhet të përcaktojmë nese padia e leasingmarrësit ndaj furnizuesit hynë në fushën e veprimit të dispozitës përkatëse. 331Gjykata e drejtesise ne vendimin e 17 qeshorit 1992 ne ceshtjen nr. 26/91, Société Jacob Handte et Cie GmbH c. Socité Traitements mécano –chimiques des surfaces, në MARIANI, Paola,” Il leasing finanziario internazionale uniforme e il diritto internazionale privato”, vep e cituar 179-182. 332 Ne te drejten franceze, përpara vendimit të GJjykates se Drejtesise, ne zbatim te direktives KEE nr. 85/374 “mbi perafrimin e legjislacionit te shteve anetare ne lidhje me pergjegjesise per demin nga produkte difektoze, padia direkte e ngritur nga bleresi kundrejt prodhuesit per deme te shkaktuar nga
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
101
Gjykata e Drejtësisë u shpreh kundër përfshirjes “në fushën kontraktore”, dmth
në fushën e zbatimit të nenit 5 paragrafin 1 të atyre padive që kanë si objekt të metat e
sendit ose mospërputhshmërinë e sendit sipas përdorimit përkatës për të cilat është rënë
dakord, ndaj prodhuesit i cili nuk është shitësi i drejtpërdrejtë i sendit. E drejta Franceze,
i ka njohur pretendimit të drejtëpërdrejtë të nën-blerësit ndaj prodhuesit, natyrë
kontraktore, në dallim nga shtetet e tjera në të cilat ky pretendim është kualifikuar si
jashtëkontraktor.Sipas gjykatës nocioni “fushë kontraktore” ka karakter autonom dhe
nuk mund të interpretohet si një imponim i kualifikimit të përcaktuar nga e drejta e
brendshme për raportin juridik”.333 Për më tepër gjykata e drejtësisë në përputhje me
objektivin e Konventës UiO për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë juridike të
personave që kanë vendin e biznesit në BE, përcaktonte se kriteret e veçanta të
kompetencës të parashikuar nga neni 5 nuk duhet ti nënshtrohen një interpretimi të
zgjeruar. Këto dispozita mbështen në parimin e përgjithshëm sipas të cilit i padituri
mund të mbrohet më mirë para gjykatës së vendbanimit të tij.334 Vendimi i gjykatës
është kritikuar gjerësisht nga doktrina franceze. 335 Jurisprudenca e Gjykatës Europiane
të Drejtësisë përbën një udhërrrëfyes autoritativ. Megjithatë duhet të mbahet parasysh
tipologjia e vecantë e kontratës së leasing-ut financiar. Padia e drejtëpërdrejtë e
leasingmarrësit ndaj furnizuesit nuk mund të kategorizohet si një marrëdhënie
kontraktore, në kuptim të nenit 5 pika 1 e Konventës dhe të rregullores. Leasingmarrësi
nuk është palë në kontratën e furnizimit megjithatë neni 10 i Konventës së UiO që njeh
të drejtën e leasingmarrësit për tiu drejtuar drejtëpërdrejtë furnizuesit “sikur ky të ishte
pale e kontratës”.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë në fakt në cështjen Handte për të përcaktuar
natyrën juridike të përgjegjësië të prodhuesit në raport me nën- bleresin në shitjen
zinxhir bën një analizë të disa legjislacioneve me qëllim adoptimin e nje interpretimi
gjeresisht të pranuar.Nëse Konventa do të ishte adoptuar në mënyrë uniforme nga të
gjitha shtetet anetare, neni 10 mund të justifikonte klasifikimin e pretendimeve të
leasingmarrësit ndaj furnizuesit si kontraktore. Për këtë arësyje, gjykata përjashton që
te metat e sendit” edhe kur ky nuk i ka blere sendin drejteperdrejte nga prodhuesi, kualifikohet si kontraktore. 333 Vendimi Handte, burim i cituar, gjykata parashikonte se vetem legjislacioni francez i njihte padise direkte te nje nenbleresi natyre kontratuale ndersa në përgjithësi në shtetet anetare nje padi e tille do te konsiderohej jashtekontratuale”. Një gjë e tillë, ndalone pranimin e nje kualifikimi te tille ne zbatimin e Konvetes. 334 Ibidem, fq. 179 -182. 335 MARIANI. Paola, “Il leasing finanziario internazionale uniforme e il diritto internazionale privato”, vep vit, fq.174. Elementi që është vënë në qendër të debatit juridik është mohimi i lidhjes kontraktore. Gjykata parashikon inekzistencën e lidhjeve kontraktore mes nën-blerësëve dhe prodhueseve për shkak të mungesës së një marrëdhënie kontraktore të drejtëpërdrejtë mes ketyre dy palëve dhe faktin se legjislacionet e shteteve të tjera kontraktore do të kualifikonin si jashtëkontraktor përgjegjësinë e prodhuesit. Gjykata druhej se aplikimi i nenit 5 paragrafi 1 do të zbehte mbrojtjen ligjore që i ofrohet të paditurin në lidhje me parashikueshmërinë e juridiksionit kompetent. Prodhuesi mund të thirrej si i paditur nga legjislacioni i një pale që nuk njeh, për shkak të mungeses së një raporti juridik me nën-bleresin.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
102
një detyrim ligjor i ndërrmarr ndermjet paleve që nuk buron nga një kontratë të
përfshihet në “fushën kontraktore“ të nenit 5 pika 1.336
Padia e drejtëpërdrejt e leasingmarrësit ndaj furnizuesit, në transaksionet e
leasing-ut financiar ndërkombëtar shtron edhe cështjen e përcaktimit të së drejtës
materiale të zbatueshme, për të drejtat dhe detyrimet e kërkuara. Sic kemi analizuar
karakteri ndërkombëtar i një kontratës së leasing-ut financiar përcaktohet nga vendi i
biznesit të leasingdhënësit dhe leasingmarrësit i cili duhet të jetë në shtete të ndryshme.
Nga ky përcaktim dallojmë tre hipotezat e mëposhtme:337
1. furnizuesi e ka vendin e biznesit në të njëjtin shtet me leasingdhënësin;
2. furnizuesi e ka vendin e biznesit në të njëjtin shtet me leasingmarrësin;
3. furnizuesi e ka vendin e biznesit në një shtet të ndryshëm si nga leasingmarrësi ashtu
dhe nga leasingdhënësi.
Në të drejtën ndërkombëtare palët mund të zgjedhin ex ante zgjedhin tërësinë e
normave juridike që do të rregullojnë marrëdhënien e tyre kontraktore, si dhe gjykatësin
kompetent për zgjidhjen e konflikteve kontraktore potenciale pavarësisht nga lidhja e
tyre me një ligj specifik338. Megjithatë në rast se palët nuk kanë zgjedhur ligjin e
zbatueshëm zgjidhjet e parashikuara janë të ndryshme. Në hipotezën e parë, në rast se
palët nuk kanë zgjedhur ligjin e zbatueshëm, përcaktimi i të drejtës materiale të
aplikueshmë nuk paraqet ndonjë vështirësi të vecantë duke qënë se për kontratën e
leasing-ut do të zbatohet ligji i vendit të biznesit të leasingdhënësit që në të njëjtën kohë
është edhe i njëjti ligj që rregullon dhe kontratën e furnizimit. Në këtë rast gjykatësi ka
avantazhin, që për zgjidhen e cështjeve komplekse në lidhje me kualifikimin e padisë
së drejtëpërdrejtë të leasingmarrësit ndaj furnizuesit dhe të drejtave të leasingmarrësit
dhe detyrimeve të furnizuesit sipas një ligji të vetëm.
Në hipotezën e dytë 2 dhe 3 duke i trajtuar të dy kontratat në mënyrë të ndarë, për
kontratën e leasing-ut dhe për kontratën e furnizimit do të aplikoheshin dy rregullime
të ndryshme. 339
336 Vendimi i GJED nr. 189/87 i datës 27 shtator 1988, Kalfelis c. Banque Schroederhttp: në eur-lex.europa.eu. 337 MARIANI. Paola, “Il leasing finanziario internazionale uniforme e il diritto internazionale privato”, vep vit, fq.188, 189. 338 ROSHI. U, “Applicable laë to the leasing agreement”, Section 14. Science of laë, fq. 96-99. 339 MARIANI. P, “Il leasing finanziario internazionale uniforme e il diritto internazionale privato”, vep vit, fq.188, 189.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
103
Për kontratën e leasing-ut340 do të aplikohej Konventa e Romës që përcakton si
ligj të zbatueshëm ligjin e leasingdhënësit, ndërsa për kontratën e furnizimit do të
zbatohet ligji i shitësit ose të furnizuesit.341
Nëse i referohemi të drejtës shqiptare342, duke qënë se leasingmarrësi
nëpërmjet padisë së drejtëpërdrejtë ndaj furnizuesit synon mbrojtjen e të drejtave që
derivojnë nga kontrata e furnizimit, ky pretendim duhet të përfshihet në fushën
kontraktore. Furnizuesi paditet vetëm për shkelje të detyrimeve të tij, të parashikuara
në kontratën e furnizimit.Për këtë arësyje në rastin e një marrëveshje të leasing-ut
financiar, për të përcaktuar forin kompetent në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që
rezultojnë nga mospërmbushjet e furnizuesit, do ti referohemi kontratës së furnizimit.
343 Kjo është qasja më e pranueshme dhe për faktin se furnizuesi është në djeni se sendet
blihen me qëllim për tu dhënë me leasing financiar. Është e kuptueshme që
leasingmarrësi vepron në bazë të lidhjes funksionale të kontrateve të pranuar nga palët.
Neni 10 i Konventës së UiO parashikon në mënyrë të shprehur që detyrimet e
furnizuesit në bazë të kontratës së furnizimit mund të pretendohen dhe nga
leasingmarrësi sikur ky i fundit të ishte palë në kontratë dhe përmbushja e tyre ti takonte
drejtëpërdrejtë atij.
Megjithatë, në hipotezën në të cilin mospërmbushja e furnizuesit është e tillë që
të coj në zgjidhjen e kontratës së furnizimit. Zgjidhja e kontratës mund të kërkohet
vetëm nga palët e kontratës dhe jo nga leasingmarrësi i cili nuk është palë në kontratën
e furnizimit. Nëse sendi i dhënë me leasing është i papërshtatshëm atëhere dhe kontrata
e leaing-ut nuk ka motiv përse të egzistoj.
Ligji model për leasing-un nuk rregullon marrëdhënien mes furnizuesit dhe
leasingdhënësit ndaj njëri tjetrit, prezumojmë se duke qënë se kemi të bëjmë me një
kontratë furnizimi (shitje mallrash), e si rezultat duhet të jetë objekt i normave të tjera
materiale. Megjithatë, ligji model për leasing-un e njeh qëllimin e posacëm të kontratës
së leasing-ut. Neni 7 përcakton që leasingmarrësi i një a kontrate leasing financiar
vepron si përfitues i marrëveshjes së furnizimit dhe rrjedhimisht detyrat e furnizuesit
sipas marrëveshjes së furnizimit i detyrohen leasingmarrësit sikur leasingmarrësi të
ishte palë në atë marrëveshje dhe sikur sendi të ishte furnizuar direkt këtij.
340 Ligij nr.10 428, datë 2.6.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private”, në nenin 46§ 2 parashkohet “Kontratat, të cilat nuk janë përmendur shprehimisht në pikën 1 të këtij neni, ose kur elementet e kontratës përfshijnë tiparet e më shumë se një nga llojet e kontratave të parashikuara në pikën 1 të këtij neni, kontrata rregullohet nga ligji i shtetit, ku pala që duhet të përmbushë shërbimin që karakterizon kontratën ka vendbanimin e saj të zakonshëm në çastin e lidhjes së kontratës”. Në rastin e një kontrate leasing, shërbimin që karakterizon kontratën e realizon leasingdhënësi e si rezultat do të zbatohet ligji i shtetit ku ky ka vendbanimin e qëndrueshëm. 341 MARIANI. Paola, “Il leasing finanziario internazionale uniforme e il diritto internazionale privato”, vep vit, fq.188, 189. 342 Ligji nr. 9396, datë 12.5.2005 “Për qiranë financiare”, i ndryshuar, neni 19 parashikon përgjegjësia e furnizuesit ndaj leasingmarrësit. 343Ligj nr.10 428, datë 2.6.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private”, në nenin 46 §1 shkronja dh) parashikon:“Një kontratë për furnizimin e mallrave rregullohet nga ligji i shtetit ku furnizuesi ka vendqëndrimin e tij të zakonshëm;”
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
104
Me sa duket ligji model fokusohet më shumë në dispozita thelbësore të tre
palëve të leasing-ut financiar se sa të dispozitave të vecnata që rregullojnë kontratën e
furnizimit.344
3.3.2 Raporti juridik leasingdhënës – leasingmarrës. Të drejtat dhe
detyrimet kryesore të palëve.
Kontrata e leasing-ut, e cila krijon raportin juridik mes leasingmarrësit dhe
leasingdhënësit, përfaqëson kontratën kryesore në një marrëveshje leasing financiar.
Kjo kontratë, nga një pjesë e doktrina juridike është trajtuar si një kontratë
hibride.345Me lidhjen e një kontrate leasing financiar, leasingmarrësi ka si qëllim
kryesor të përdor sendet që i zgjedh vetë, i lirë nga pretendime të palëve të treta, dhe të
gëzoj të njëjtat garanci sikur sendet të ishin blerë drejtëpërdrejtë nga furnizuesi.346
Leasingdhënësi nga ana tjetër synon përfitimin e një interesi nga financimi dhe
përjashtohet nga përgjegjësisa (vecanërisht përgjegjësi nga produktet) ndaj palëve të
treta. Përjashtimi i përgjegjësisë së leasingdhënësit, legjitimohet me faktin se
leasingmarrësi i zgjedh vetë sendet në pavarësi të plotë.347 Një tjetër karakteristikë e
vecantë në kontratën e leasing-ut financiar është se leasingdhënësi ruan të drejtën e
pronësisë përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës si garanci në rast të falimentimit të
leasingmarrësit, dhe i takon këtij të fundit të vendos nëse në përfundim të afatit të
kontratës do të ushtroj apo jo opsionin e blerejes.
Në arenën ndërkombëtare, tashmë është pranuar përfshirja e kushteve standard në
kontratë me qëllim lehtësimin e tregëtisë dhe praktikës. Zakonisht parashikohen dy tipe
klauzolash ne kontratat standard të leasing-ut financiar:
a) së pari leasingdhënësi synon të evitoj humbje në rast të zgjidhjes së kontratës për
shkak të mospërmbushjes së detyrimeve nga leasingmarrësit, për këtë arësye
parashikohet nje shume minimale fikse që leasingmarrësi duhet të parapaguaj me
qëllim që leasingdhënësit ti sigurohet investimi.
b) ndërsa grupi i dytë i klauzolave përjashton përgjegjësinë e leasingdhënësit për të
meta të pajisjeve. Megjithatë nëse një klauzolë e tillë do të privonte leasingmarrësin
nga cdo mjet ligjor për shkak të mungesës së një kontrate me furnizuesin, kjo
klauzole do të konsiderohej e pavlershme. Kontratat standard luajnë një rol të
344 Për shembull, neni 16 parashikon detyrimin e leasingdhënësit për të garantuar gëzimin e qetë, neni 17 kërkon që furnizuesi të garantojë pranueshmërinë dhe përshtatshmërinë e sendit me qëllimin e kontratës dhe më pas neni 18 kërkon që leasingmarrësi të mirëmbajë dhe të kthej sendin tek leasingdhënësi. 345 Nëse heqim një paralele ngjashmërie mes huasë me një interes të caktuar në para që japin bankat, dhe kontratës së qirasë tradicionale për të përdorur një send për qëllime konsumi apo aktivitet tregtar. 346 LEË. A. D “Financial leasing under the UNIDROIT convention and the Uniform Commercial Code:” A comparative analysis”, fq. 276 në https://mckinneylaë.iu.edu. 347 Ibidem fq. 276.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
105
rëndësishëm në standardizimin dhe shpejtimin e procesit të formimit të kontratës
dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
Palët në kontratën e leasing-ut financiar kanë të drejta dhe detyrimi reciproke të cilat në
mënyrë të përmbledhur konsistojnë:
- Detyrimet kryesore të leasingmarrësit në një kontratë leasing financiar i
përmbledhim shkurtimisht në tre shtylla kryesore: detyrimi i pavarur dhe i
parevokueshem per shlyerjen e pagesave periodiike, detyrimi për mirëmbajtjen e
sendit, si dhe kthimi i sendit në rast të mos ushtrimit të opsionit të blerjes apo në
rast të paaftësisë paguese të leasingmarrësit.
- Ndërsa detyrimet kryesore të leasingdhënësit konsistojnë në kalimin e të drejtës së
përdorimit të sendeve, detyrimi për të garantuar posedimin e qete dhe konformitetin
e sendit.
Do të ndalemi shkurtimisht në secilën prej tyre për të nxjerr ne pah profilet me
problematike.
3.2.2.1 Detyrimet kryesore të leasingdhënësit.
a) Detyrimi i leasingdhënësit për të garantuar gëzimin e qetë të sendit.
Si Konventa UiO348 ashtu dhe ligji model349 parashikon detyrimin e leasingdhënësit
për të garantuar gëzimin e qetë dhe të plotë të sendit. Cfarë nënkupton se leasingmarrësi
nuk duhet të shqetësohet gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës nga pretendime të
subjekteve të tjerë mbi sendin, të bazuar në një të drejtë pronësie, të drejtë reale apo
vendim gjykate. Shqetësimet që pakësojnë vlerën e përdorimit dhe gëzimit të sendit
klasifikohen në: a) Shqetësime të faktit dhe b) Shqetësime të së drejtës350.
Leasingdhënësi përgjigjet vetëm për shqetësime të së drejtës. Kjo e drejtë mund të jetë
një e drejtë kryesore si një e drejtë pronësie, një e drejtë aksesore (hipotekë) apo një e
drejtë personale (e drejtë përdorimi).
Ligji model e përcakton detyrimin e leasingdhënësit për të garantuar gëzimin e qetë
të sendit si një detyrim të pavarur dhe të parevokueshëm. Me fjalë të tjera
leasingdhënësi , pas dorëzimit dhe marrjes në dorëzim të sendin, duhet të garantoj që
leasingmarrësi do të gëzoj sendin i lirë nga cdo shqetësim të kujdo që mund të pretendoj
një të drejtë superiore mbi sendin, pavarësisht nënse leasingmarrësi e ka përmbushur
apo jo detyrimin e shlyerjes së pagesave periodike. Megjithatë, ligji model ka
parashikuar se gëzimi i qetë i sendit mund të kufizohet apo përjashtohet me
marrëveshje nga palët sipas nenit 5. Për këtë arësyje siguria e leasingmarrësit për të
gëzuar sendin vihet në dyshim nga një përjashtim i mundshëm nga palët sipas nenit 5.
348 Konventa UiO, neni 8 § 2-4. 349 Ligji model per leasing-un, neni 16. 350 PLAKU. I, Teza «Kontrata e qirase», ne kuader te marrjes se titullit «Magjistrat», Tirane 2010.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
106
Edhe Konventa Uio parashikon se përgjegjësia e leasingdhënësit për të garantuar
gëzimin e qetë të sendit, mund të kufizohet nga palët në kontratë351 më përjashtim të
dispozitave detyruese të parashikuara në paragrafin (3) dhe (4) të nenit 8.352
Paragrafi (3) parashikon se leasingdhënësi nuk mund të heq dorë në kontratë nga
përgjegjësia për të garantuar gëzimin e qetë në raste kur ka vepruar me dashje,
neglizhence të rëndë apo mosveprimi. Paragrafi (4) parashikon se nëse, sipas ligjit të
brendshëm të përcaktuar nga normat e konfliktit, parashikohet një garanci më e gjere,
kjo dispozitë është e detyrueshme dhe cdo përpjekje për ta mohuar do të jetë e
paefektshme.353Rrjedhimisht leasingdhënësi, i ndodhur përball kësaj situate mund të
kërkoj: 354
i. të kufizoj fushën e veprimit të garancisë për gëzimin e qetë si një praktikë e
zakonshme në kontratat e leasing-ut financiar;
ii. të kërkoj nga leasingmarrësi dhe nga furizuesi të përjashtojnë tërësisht Konvnetën;
iii. ose të mos lidh një kontratë leasing financiar, por ti drejtohet formave të tjera të
financimit.
Leasingdhënësi nuk mban përgjegjësi për shqetësimet e personave të tretë, që nuk
pretendojnë të drejta mbi sendin, për shembull për dëme nga të tretët, për moslejimin e
gëzimit të sendit për arësyje që nuk varen nga leasingdhënësi, pasi në këto raste
leasingmarrësi mund të ngre padi të drejtëpërdrejtë ndaj tyre.355
Pra, leasingdhënësi përgjigjet për cdo pretendim të ligjshëm që mund të kenë palët
e treta për objektin e kontratës, përvec atyre të cilat janë shkaktuar nga një veprim apo
mosveprim i leasingmarrësit. Kjo dispozitë ka për qëllim të garantojë të drejtat që
leasingmarrësit i kalojnë me mirëbesim dhe të sigurojë që këto të drejta të kalojnë në
mënyrë të vlershme.
Në mënyrë të ngjashme me Konventën, neni 16 §1 (a) i ligjit model parashikon që
gëzimi i qetë i sendit nuk do të shqetësohet nga persona që kanë apo pretendojnë një të
drejtë superiore mbi sendin, kur kjo e drejtë apo pretendim është rezultat i neglizhencës
i një veprimi të qëllmshëm apo mosveprimi të leasingdhënësit.
Ndërkohë qe neni 16 §1(b) parashikohet se kur leasingmarrësi identifikon
furnizuesin dhe sendin, leasingdhënësi do të përjashtohet nga përgjegjësia për
pretendime që rezultojnë nga pajtueshmëria me këto përcaktime.
351Baza llogjike e këtij parashikim merr parasysh faktin se është leasingmarrësi pala që zgjedh furnizuesin dhe sendet në të gjitha karakteristikat e tyre, dhe është në një pozitë juridike më të favorshme për të vlerësuar pretendimet e të tretëve mbi sendin. 352LEË.A.D “Financial leasing under the unidroit convention and the uniform commercial code: a comparative analysis”, fq. 277 në https://mckinneylaë.iu.edu.. 353 Një parashikim i tillë për transaksionet e brendshme është e kuptueshme për shkak rregjimit të vecatë në mbrojtjen e konsumatorit si pala më e dobët në kontratë, megjithatë nuk ka marr të njëjtën peshë për kontratat e leasing-ut në një kontekst ndërkombëtar. 354Unidroit Convention on International Financial Leasing (20 May 1988), neni 5. 355 TUTULANI. M, “E drejta e detyrimeve dhe kontratave, pjesa e përgjithshme dhe e posaçme”, ISBN 9789928427953, Real – Stamp, Tiranë, 2016, fq. 278.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
107
Nenii 23(1)(c) parashikon se në rast të një shkelje thelbësore nga leasingdhënësi në
lidhje me garantimin e gëzimit të qetë, në përputhje me nenin 16, leasingmarrësi në një
kontratë leasing financiarë mund të zgjidh kontratën. Sic shihet, detyrimi i
leasingdhënësit për të siguruar gëzimin e qetë të sendit mund të ndryshohet ose
përjashtohet nga palët në kontratë sipas nenit 5.
Pra, në një kontratë leasing financiar, ku leasingmarrësi zakonisht zgjedh furnizuesin
dhe specifikat e sendit, mbi të cilat leasingdhënësi mbështetet për blerjen e tij nga
furnizuesi, leasingdhënësi nuk do të jetë përgjegjës për cënimin e gëzimit të qetë të
sendit përvecëse kur rezultojnë nga faji i tij.
b) Dorëzimi i sendit.
Leasingmarrësit sendet i dorëzohen nga furnizuesi, por me marrëveshje palët
mund të vendosin që sendet të dorëzohen nga leasingdhënësi. Konventa UiO në nenin
10 parashikon se detyrimet e furnizuesit në kontratës së furnizimit, vlejnë dhe për
leasingmarrësin sikur ky të ishte palë në kontratë dhe sikur pajisjet te ishin furnizuar
drejteperdrejte leasingmarrësit.
Sendet duhet të dorëzohen në sasinë, cilësinë dhe përshkrimin e kërkuar në
kontratë. Gjithashtu sendet duhet të dorëzohen në datën dhe vendin e rënë dakort dhe
në përputhje me parashikimet e palëve.
Nga interpretimi i dispozitave të Konventës rezulton se dorëzimi i sendeve në kohë
sipas Konventës UiO përfshin këto raste356:
i. dorëzimi i mallrave në datën e caktuar nga palët në kontratë, nëse është caktuar një
datë e tillë ose nëse data është e përcaktueshme në atë datë;
ii. brenda një periudhe të caktuar ose që mund të përcaktohet në kontratë përvec kur
nga rrethanat del se në datën duhet ta zgjedh leasingdhënsi357;
iii. në cdo rast tjetër, brenda një periudhë kohore të arsyeshme pas lidhjes së kontratës,
duke mbajtur parasysh në varësi të llojit të sendeve.
Palët mund të përcaktojnë kohën e dorëzimit të mallrave në kontratën e furizimit në
përputhje me parimin e autonomisë kontraktore. Ky afat mund të jetë i shprehur , kur
është përcaktuar në mënyrë të qartë në kontratë, ose i heshtur kur nuk është përcaktuar
në kontratë dhe nuk është e përcaktueshme nga përmbajtja e saj.358 Kjo dispozitë
përligjet për arësyje se leasingmarrësi nuk mund të presë në infinit për përmbushjen e
detyrimit apo të pranoj një send jokonform kushteve të përcaktuar në kontratë.
Konventa ofron siguri mbi detyrimet e leasingdhënësit dhe të furnizuesit ndaj
leasingmarrësit për sa i përket standartëve të dorëzimit të sendit.
356 MUÇMATAJ. I, “Shitja ndërkombëtare e mallrave”: Disertacion për marrjen e gradës shkencore, “Doktor”; Tiranë, 2015, fq. 98. 357 Në një përfundim të tillë arrijmë dhe nga interpretimi i nenit 12 §5 i cili parashikon se Leasingmarrësi nuk asnjë pretendim tjetër kundër leasngdhënësit për mosdorëzimin, vonesa në furnizimin apo dorëzimin e një pajisje jo-konform kontratës. 358HUBER. P, MULIS. A “The CISG a neë textbook for student and practitioners”, Seller European Laë Publisher,” fq 261.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
108
Si Konventa UNIDROIT ashtu dhe ligji model ka parashikuar dispozita të qarta për sa
i përket dorëzimit dhe pranimit të sendit. Këto instrumenta njohin lidhjen e ngushtë
mes kontratës së leasing-ut dhe kontratës së furnizimit dhe parashikojnë një balancë të
drejtë mes palëve në lidhje me dorëzimin e sendit.
Neni 12, § 1 i Konventës UiO parashkon përgjegjësinë e leasingdhënësit në rast të
mospërmbushjes së detyrimit të dorëzimit të sendit konform kontratës nga furnizuesi.
Ndërkohë që neni 12 § 2 parashikon se kjo e drejtë do të ushtrohet në të njëjtën mënyrë
dhe do të humbas në të njëjtat rrethana sikur leasingmarrësi të ishte blerësi dhe
leasingdhënësi të ishte shitësi në kontratën e furnizimit. Ky parashikim importon
dispozitat e shitjes në kontratën e leasing-ut financiar për sa i përket dorëzimit të sendit.
359
Shkeljet më të zakonshme të detyrimit të dorëzimit të sendit janë:360
i. Mosdorëzimi, ose dorëzimi i pjesshëm i sendeve;
ii. Vonesa në dorëzimin e sendeve;
iii. Dorëzimi i sendeve jo konform kontratës.
Mungesën e konformitetit e hasim dhe në rastet kur mallrat nuk janë në gjendje të
përdoren për qëllimin për të cilën është lidhur kontrata e leasing-ut financiar.
Konventa UiO nuk jep një përkufizim të termit “dorëzim sendi”. Doktrina juridike
e përkufizon dorëzimin e sendeve me dhënien faktikisht dhe materialisht të sendit në
duar tëpalës tjetër (leasingmarrëit).361
Në lidhje me vendin e dorëzimit të sendeve, në interpretim të nenit 12 të Konventës
UiO furnizuesi i dorëzon sendet:
i. në vendin e caktuar me vullnetin e palëve në kontratën e funizimit.
ii. në rastet kur vendi i dorëzimit të sendeve nuk është parashikuar në kontratën e
furnizimit sendet do të dorëzohën në vendin ku, sendet ndodheshin në kohën e
furnizimit ose, kur një vend i tillë nuk mund të përcaktohet në vendin ku furnizuesi
kishte banimin ose qëndrën e veprimtarisë së tij.362
Neni 12 i Konventës UiO, është e vetmja dispozitë që parashikon tërësinë e mjeteve
ligjore363 në favor të leasingmarrësit në rast të shkeljes së detyrimeve kontraktore nga
leasingdhënësi. Neni 12 parashikon se në rast të mosdorëzimit të sendit, dorëzimit me
vonesë, ose jo konform karakteristikave të parashikuara në kontratën e furnizimit,
leasingmarrësit i lind një nga të drejtat e mëposhtme:
i. të refuzoj sendin që nuk përmbush kërkesat,364
359 LEW A. D “Financial leasing under the unidroit convention and the uniform commercial code: a comparative analysis”, fq. 277 në https://mckinneylaë.iu.edu. 360 MUÇMATAJ. I, “Shitja ndërkombëtare e mallrave”: Disertacion për marrjen e gradës shkencore, “Doktor”; Tiranë, 2015, fq. 179. 361TUTULANI. M, “E drejta e detyrimeve dhe kontratave, pjesa e përgjithshme dhe e posacme”, ISBN 9789928427953, Real – Stamp, Tiranë, 2016, fq. 11. 362 NUNI. A, MUSTAFAJ. I, VOKSHI. A “E drejta e detyrimeve II”, 2008, fq. 14 363 Me termin “mjete ligjore” do të kuptojmë instrumentat ligjorë që mund të përdorë secila nga palët në rast se pala tjetër nuk përmbush detyrimet që rrjedhin nga kontrata. 364 Konveta UNIDROIT mbi Leasing-un financiar ndërkombëtar, (20 May 1988), neni. 12(l)(a).
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
109
ii. të zgjidh kontratën e leasing-ut,365
iii. të kërkoj nga leasingdhënësi eleminimin e të metave të sendit.366
Konventa UiO parashikon se leasingmarrësi nuk mund të ngre asnjë pretendim
tjetër për mosdorëzim të sendit, dorëzim me vonesë ose jo konform kontratës së
furnizimit përvecse në rastet kur janë rezultat i veprimit ose mosveprimit të
leasingdhënësit.367 Megjithatë, duke pasur parasysh se kontrata e leasing-ut financiar
është një marrëdhënie juridike komplekse trilaterale, neni 12 §5 plotësohet nga neni
12§ 6 i Konventës UiO, i cili përbën një siguri më tepër për leasingmarrësin për arësyje
se parashikon se të drejtat e leasingmarrësit ndaj leasingdhënësit nuk cënojnë të drejtat
e tij ndaj furnizuesit.
Në mënyrë të ngjashme me nenin 10 të Konventës UiO, neni 7 i ligjit model
parashikon se detyrimet e furnizuesit sipas kontratës së furnizimit i përkasin
leasingmarrësit sikur ky të ishte palë në kontratë dhe sendi te furnizohej drejtëpërdrejtë
këtij. Në vijim neni 14 i ligjit model368, specifikon dhe një nga të drejtat e
leasingmarrësit ndaj furnizuesit dhe konkretisht, të drejtën për të kërkuar një send
konform kontratës. Një parashikim të tillë nuk e gjejmë në mënyrë të shprehur në
Konventë UiO.
Megjithatë ligji model nuk parashikon një dispozitë të ngjashme me nenin 12 të
Konventës UiO në lidhje me përgjegjësinë e leasingdhënësit ndaj leasingmarrësit për
mosdorëzimin korrekt të sendit nga furnizuesi. Për këtë arsyje nuk del qartë e drejta e
leasingmarrësit për refuzimin e sendit apo zgjidhjen e kontratës, pavarësisht se ky fakt
vështirë se vihet në dyshim.
Për më tepër neni 14 i ligji model përvec të drejtës të leasingmarrësit për të kërkuar
një send konform kontratës, parashikon gjithashtu se leasingmarrësi mund të përdorë
“mjete të tjera ligjore” të parashikuara nga ligji.
Kështu që shtrohet pyetja nëse “mjete të tjera ligjore” përfshin të drejtat e
leasigmarrësit kundrejt leasingdhënësit si ato të parashikuara në Konventën UiO dhe
a do të ishte më e përshtatshme që ligji model për vetë natyrën e tij të riformulonte
këtë dispozitë në mënyrë më të qartë?
Egziston një ndarje e mendimit në doktrinën juridike për sa i përket përligjies ose
jo të dispozitave kontraktore që parashikojnë eleminimin e përgjegjësisë së
leasingdhënësit në lidhje me mosdorëzimin ose dorëzimin e vonuar të sendit objekt të
kontratës së leasing-ut financiar.369 Duke peshuar këto pikëpamje kontradiktore,
365 Ibidem, neni 12§ 1 shkronja (a). 366 Ibidem, neni 12§1 shkronja (b). 367 Konventa UNIDROIT “Për leasing-un financiar ndërkombëtar”, (20 Maj 1988), neni 12 (5). 368 Në mënyrë të ngjashme me nenin 12 § 5 të Konventës UiO. 369LEJA. L., “The Qualification and Substance of Leasing Agreements in Latvian Private Laë, University of Latvia”, Riga, 2006, parashikon se “ Autorë si C. T. EBENROTH, F. Graf von Ëestphalen, R. Sannëald, D. Reinicke, e konsiderojnë një dispozitë të tillë si të padrejtë për arësyje se e vendos leasingmarrësin në një pozitë më të pafavorshme, ndërkohë që një qëndrim tërësisht të kundërt mbajnë autorë të tjerë si
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
110
mendojmë se pikëpamja sipas së cilës dispozitat kontraktore të cilat eliminojnë
përgjegjësinë e leasingdhënësit lidhur me mos dorëzimin ose dorëzimin e vonuar të
sendit duhet të konsiderohet si e drejtë për disa arësyje:
i. së pari leasingmarrësit i njihet e drejta që në rastet kur furnizuesi nuk përmbush
detyrimet kontraktore, të kërkoj të zhdëmtohet nga furnizuesi për dëmet, që
shkaktohen nga mospërmbushja e këtyre detyrimeve.
ii. sendet i dorëzohen leasingmarrësit nga furnizuesi.
Megjithatë në rastet kur furnizuesi zgjidhet nga leasingdhënësi ose kur
leasingdhënësi ka ndërhyrë në procesin e përzgjedhjes së sendit dhe kur sendi nuk i
është dorëzuar leasingmarrësit sipas kontratës së leasing-ut financiar, apo ka shkelje të
tjera të rënda të kontratës, leasingdhënësi dhe furnizuesi duhet të përgjigjen si
bashkërisht, edhe individualisht kundrejt leasingmarrësit.
c) Kalimi i pronësisë.
Një detyrim tjetër i leasingdhënësit është kalimi i pronësisë gjithmonë nëse
leasingmarrësi vendos të ushtroj opsionin e blerjes. Konventa UiO, nuk rregullon në
mënyrë të posacme kalimin e pronësisë, dhe as formalitetet që duhen ndjekur me qëllim
kalimin e të drejtës së pronësisë. Kërkesat ligjore për kalimin e pronësisë e tejkalojnë
qëllimin e Konvetës UiO e për pasojë këto cështje do të rregullohen nga ligji i
brendshëm. Nëse i referohemi të drejtës së brendshme, kalimi i pronësisë në Republikën
e Shqipërisë për shitjen e sendeve të luajtshme rregullohet nga neni 705 i Kodit Civil.
Në të drejtën shqiptare casti i kalimit të pronësisë ka rëndësi edhe në rastet e humbjes
ose dëmtimit të sendit. Kështu kur sendi i shitur, pasi kalon në pronësinë e blerësit
humbet pa faj të asnjërës prej palëve atëherë blerësi duhet ti paguaj shitësit cmimin,
përvec rasteve kur ndërmjet palëve ka marëveshje të kundërt. Kur sendi humbet pa faj
të palëve dhe shitësi është me vonesë ai detyrohet ti kthej cmimin blerësit dhe ti
shpërblej dëmin e pësuar, ndërsa kur kjo ndodh kur blerësi është me vonesë , ky i fundit
detyrohet ti paguaj cmimin shitësit dhe në të njëjtën kohë ti paguaj dhe dëmin e
shkaktuar.370
3.2.2.2 Detyrimet kryesore të leasingmarrësit.
a) Detyrimi i pavarur dhe i parevokueshëm i shlyerjes të pagesave periodike.
Detyrimi për të paguar çmimin përbën, detyrimin kryesor të leasingmarrësit në
një kontratë leasing financiar. Ky detyrim, duhet të përmbushet në afatin e përcaktuar
në kontratë. Zakonisht në praktikë pagesat periodike shlyhen në afate mujore,
megjithatë palët mund të parashikojnë shlyerjen e tyre sipas modaliteteve specifike me
M. Lieb, H. J. Sonnenberger, K. Klomann and Ë. Goldmann sipas të cilëve përjashtimi i përgjegjësisë së leasingdhënësit nuk duhet të konsiderohet si e padrejtë.” 370 TUTULANI. M,” E drejta e detyrimeve dhe kontratave, pjesa e përgjithshme dhe e posacme”, ISBN 9789928427953, Real – Stamp, Tiranë, 2016, fq. 10.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
111
marrëveshje, në varësi të mundësive, dhe të ardhurave nga veprimtaria tregtare e
leasingmarrësit. Në të drejtën ndërkombëtare, Konventa UiO dhe ligji model për
leasing-un, parashikojnë se detyrimi i leasingmarrësit për të shlyer pagesat periodike
leasingdhënësit është një detyrim i pavarur dhe i parevokueshëm.371 Një detyrim i
parevokueshëm dhe i pavarur, duhet të përmbushet, pavarësisht nga zbatimi apo jo i
detyrimeve përkatëse nga ndonjë pale "përveçse në rastet kur pala që detyrohet zgjidh
kontratën e leasing-ut .372 Në një vështrim krahasues konstatojmë se Konventa UiO
edhe pse nuk përcakton në mënyrë të shprehur se pas pranimi të sendit detyrimi i
leasingmarrësit për shlyerjen e pagesave periodike është i parevokueshëm, një gjë e tillë
mund të nënkuptohet nga interpretimi i kundërt i nenit 12(3) sipas së cilit
“Leasingmarrësit i njihet mundësia të mbaj pagesat periodike sipas kontratës së
leasing-ut financiar deri sa leasingdhënësi të ketë dorëzuar sendet konform kontratës
së furnizimit, ose leasingmarrësi të ketë humbur të drejtën për të refuzuar sendet”.
Duke e trajtuar detyrimin për shlyerjen e pagesave periodike si të pavarur dhe të
parevokueshëm, UNIDROIT siguron mbrojtje efektive për leasingdhënësin si një
subjekt që ka një rol të pastër financues në marrëdhënien trilaterale.
b) Marrja në dorëzim e sendeve nga leasingmarrësi.
Në lidhje me këtë, merr një rëndësi thelbësore përcaktimi i momentit të pranimit të
sendit. Palët kontraktore mund të parashikojnë modalitetet, vendin dhe kohën e marrjes
në dorëzim të sendeve, mjetet materiale dhe njerëzore etj. Për shkak të rëndësisë së
pranimit të sendit, ligji model parashikon rregulla specifike. Sipas nenit 13 sendi do të
quhet si i pranuar nga leasingmarrësi, kur ky informon leasingdhënësin apo furnizuesin
mbi konformtetin e sendit me kontratën e furnizimit, ose kur nuk e refuzon sendin
brenda një afati të arsyeshëm, apo në rastet kur e përdor sendin.
Deklerata e shprehur e pranimit mund të jetë verbale373 ose e shkruar. Pranimi me
deklaratë të shkruar, preferohet me shumë në praktikën ndërkombëtare dhe mund të
bëhet me cdo mjet të shkruar si letër, faks, email, etj.
Ndërsa pranimi i heshtur ndodh në ato raste kur leasingmarrësi nuk shprehet brenda
një kohë të arsyeshme, ose në rastet kur qëllimi i pranimit shprehet me mënyra të tjera
për shembull nëpërmjet përdorimit të drejtëpërdrejtë të sendit. Pranimi i heshtur, fillon
t’i sjellë pasojat juridike që në momentin kur kryhet veprimi. 374 Me përjashtim të
rasteve kur nuk parashikohet ndryshe në kontratën e leasing-ut financiar, me pranimin
e sendit nga leasingmarrësi, të gjitha rreziqet që lidhen me sendin, përfshirë dëmtimin,
371 Detyrimi i leasingmarrësit për shlyerjen e pagesave periodike e njohur ndryshe si “hell or high ëater” i referohet detyrimit të pavarur dhe të parevokueshëm të leasingmarrësit për shlyerjen e të gjitha pagesave periodike. 372 Ligji model neni 10 § 2. 373 TUTULANI. M,” E drejta e detyrimeve dhe kontratave, pjesa e përgjithshme dhe e posacme”, vep. Cit, fq. 10. Pranimi nëpërmjet një deklerate verbale përfshin rastet e komunikimit ballë për ballë, komunikimit me telefon ose cdo mjet komunikimi. 374 SCHLECHTRIEM. P, BUTLER. P “UN Laë of International Sales, The UN Convention on the International Sale of Goods” (2009), fq. 77.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
112
humbjen rastësore, vjedhjen ose humbjen e parakohshme të përdorshmërisë së tij, i
kalojnë leasingmarrësit.
Cfarë do të ndodh nëse një sendi përpara se ti dorëzohet leasingmarrësit dëmtohet
pa faj të tij dhe të leasingdhënësit ?
Ligji model për leasing-un në nenin 11 §1 parashikon se leasingmarrësi mund të
kërkojë inspektimin e sendit dhe të pranoj atë me kompensimin e duhur për vlerën e
humbur, ose të kërkoj një send konform kontratës (neni 14 (1) i ligjit), dhe ti drejtohet
mjeteve te tjera ligjore të parashikuara nga ligji i shtetit miratues. 375 Ky nen është
konceptuar në përputhje me parimin e lirisë kontraktore të parashikuar nga neni 5 i ligjit
model.
Prandaj, kur një leasingmarrës pranon një send të dëmtuar me kompensim përkatës
për vlerën e humbur të sendit, në vijim leasingmarrësi dhe leasingdhënësi me
marrëveshje mund të vendosin që ky kompensim ti kaloj leasingdhënësit dhe të zbatohet
për të zvogëluar pagesat periodike që leasingmarrësi duhet të shlyej.376
Megjithatë nëse leasingmarrësi vendos të pranoj sendin, nuk mund të pretendoj se
sendi nuk është konform kontratës së leasing-ut dhe të refuzoj të përmbush detyrimet.
Ligji model i kufizon ndjeshëm rastet e zgjidhjes së një kontrate leasing, pas
pranimit të sendit nga leasingmarrësi. Në qoftë se sendi nuk është konform kontratës,
pas momentit të pranimit të sendit leasingmarrësi, ka të drejtë të kërkoj nga furnizuesi
shpërblimin e dëmit. 377Pra, në një kontratë leasing financiar, leasingmarrësi nuk mund
të zgjidh kontratën e leasing-ut pasi sendi të jetë dorëzuar dhe të jetë pranuar378dhe në
një rat të tillë mjetet juridike në dispozicion të leasingmarrësit limitohen vetëm në
kërkimin e shpërbimit të dëmit nga furnizuesi.379 Pas, pranimit të sendit leasingmarrësi
mund të kërkoj zgjidhjen e kontratës vetëm në rastet kur leasingdhënësi shkel detyrimin
e e grantimit të posedimit të qetë të sendit dhe kjo mospërmbushje ka shkaktuar
privimin thelbësisht të leasingmarrësit nga qëllimi i kontratë.380 Kjo është një nga
karakteristikat dalluese të leasing-ut financiar. Kështu, në një vështrim krahasues ligji
model në nenin 12 §2 ka parashikuar më shumë hapësirë në llojet e tjera të leasing-ut,
për zgjidhjen e kontratës para afatit. Në këto kontrata leasingmarrësi mund të zgjidh
kontratën nëse humbja e vlerës së sendit është e plotë, ndërsa në rastet kur humbja e
vlerës së sendit është e pjesshme, leasingmarrësi ka të drejtë të përfundoj marrëveshjen
375 UNIDROIT 2010 Study LIXA – Doc. 24 Original: English May 2010, fq.16 376 Ibidem, fq. 16. 377 Ligji model për leasing-un neni 13 § 2. 378 Neni 10 (1) (a), 14 dhe 23 (1) (b)i ligjit model. 379 Ligji model për leasing-un, neni 13. 380 Ligji model për leasing-un në nenin 23 parashikon: “Një kontratë leasing financiar mund të zgjidhet vetëm në rastet e parashikuara me ligj, nga neni 12 I ligjit model, me marrëveshje mes palëve, apo nga një palë e dëmtuar nga një shkelje thelbësore e leasingmarrësit apo e leasingdhënësit.”
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
113
apo të pranojë sendin dhe kompensim përkatës për humbjen në vlerë të shkaktuar nga
leasingdhënësi 381
Shkurtimisht Konventa UNIDROIT dhe ligji model janë të ngjashme për sa i përket
dorëzimit dhe pranimit të sendit.
c) Detyrimi i mirëmbajtjes së sendeve nga leasingmarrësi.
Konvetës UiO në nenin 9 parashikon se leasingmarrësi duhet të përdor sendet objekt
të kontratës së leasing-ut financiar, sipas destinacionit në një mënyrë të arsyeshme duke
i ruajtur ato në të njëjtën gjendje që kanë qënë në momentin e dorëzimit të tyre, apo për
të cilën palët kanë rënë dakord.382
Detyrmi i mirëmbajtjes i parashikuar në nenin 9 (1) përkon me atë të një “përdoruesi
te zakonshëm”, i cili duhet të tregoj kujdesin e nevojshëm për sendet objekt të kontratës
së leasing-ut financiar.“Kujdesi i zakonshem” nënkupton mbajtjen e sendeve në
gjendjen që ishin në momentin e dorëzimit, duke llogaritur padyshim dhe amortizimin.
Pra, gjatë kohëzgjatjes së kontratës leasingmarrësi është i detyruar të kryej të gjitha
ndreqjet që janë thelbësore, të domosdoshme dhe të nevojshme për të mbajtur sendin
në atë gjëndje që i përgjiget qëllimit të kontratës.
Gjithshtu ligji model per leasing-un parashikon në nenin 18 (1) se leasingmarrësi i
mban sendet ne kushte te mira dhe i përdor ato me kujdes në përputhje me kontratën383,
ndërsa neni 18 (2) parashikon kthimin e sendit leasingdhënësit përvecëse në rastet kur
me marrëveshje është parashikuar ndryshe.384
3.2.2.3 Mjetet ligjore të leasingdhënësit, në rast të mospërmbushjes së
detyrimeve nga leasingmarrësi.
Neni 13 i Konventës UiO parashikon mjetet ligjore që mund të përdor
leasingdhënësi në rast se leasingmarrësi nuk përmbush detyrimet sipas kontratës së
leasing-ut. Në nenin 13(1) të Konventës UiO parashikohet se nëse leasingmarrësi shkel
381Ibidem, neni 12 § 2. 382 Në nenini 9 paragrafi 1 specifikohet detyrimi i mirëmbajtjes së sendit përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës së leasing-ut ndërsa në paragrafin 2 specifikohen kushtet në të cilat pajisjet duhet ti dorëzohen leasingdhënësit në përfundim të afatit të kontratës, në rastin kur nuk ushtrohet opsioni i blerjes. 383 Ligji model për leasing, neni 18 parashikon: (a) leasingmarrësi duhet të tregoj kujdesin e zakonshëm për asetet, objekt të kontratës, ti përdor ato në mënyrë të arsyeshme sipas mënyrës sipas së cilit këto asetet përdoren zakonisht, dhe ti mbaj asetet në kushtet në të cilin është dorëzuar, duke marr parasysh amortizimin. (b) Kur kontrata e leasing-ut apo furnizuesi dhe prodhuesi i sendit përcaktojnë instruksione teknike për përdorimin e sendit respektimi nga leasingmarrësi i kësaj marrëveshje duhet të plotësoj kërkesat e paragrafit të mësipërm. 384 Nëse përmbushet kohëzgjatja e kontratës së leasing-ut, me përjashtim të rastit kur leasingmarrësi ushtron të drejtën të blej sendin ose të përsërisë kontratën për një afat tjetër, duhet ti kthej asetin leasingdhënësit në kushtet sipas të cilave është rënë dakord.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
114
detyrimet kontraktore, leasingdhënësi ka të drejtë të kërkoj shlyerjen e pagesave
periodike të papagura, sëbashku me interesat dhe dëmet e shkaktuara.
Në rast të një shkelje thelbësore, neni 13 (2) i jep të drejtë leasing-hënësit të vendos
ndërmjet njërit nga opsionet e mëposhtme:
i. të zgjidh kontratën e leasing-ut financiar, të rimarr sendet dhe të kërkoj
shpërblimin e dëmit të shkaktuar.
ii. të kërkoj shlyerjen e përshpejtuar të pagesave periodike të ardhshme nëse është
parashikuar në kontratën e leasing-ut financiar.385
Konveta nuk jep një përkufizim në lidhje me përkufizimin “shkleje” dhe “shkelje
thelbesore”. Në doktrinë me “shkelje thelbësore” do të kuptojmë atë mospërmbushje
të detyrimeve kontraktore që shkakton mosrealizimin e qëllimit të kontratës.
Megjithatë sipas nenit 13 (5) e drejta për të zgjidhur kontratën mund të ushtrohet
vetëm pas njoftimit që leasingdhënësi i bën leasingmarrësin për të ndrequr
mospërputhjet. Në këtë mënyrë, leasingmarrësin duhet ti jepet një mundësi e
arësyeshme për të ndrequr shkeljen. Është e kuptueshme që do të ketë raste kur
leasingmarrësi do ta ketë të pamundur për të ndrequr shkeljen e tij, vecanërisht në rast
falimentimi. Redaktorët e Konventës kanë përdorur shprehjen kohë e arsyeshme pasi
do të ishte e papërshtatshme në një instrument ndërkombëtarë të përcaktonim limite
kohore specifikë.
Nëse leasingdhënësi zgjidh kontratën, sipas nenit 13§ 2 (b) ai ka të drejtë të rimarr
posedimin e sendit, si dhe kompensimin per demin e shkaktuar nga mospermbushja e
leasingmarrësit. Ky kompensim synon te coj leasingdhënësin në pozicionin që do të
ishte nëse pagesat periodike do të ishin shlyer në kohë sipas kontratës së leasing-ut.
Neni 13 §4 është ndër të paktat dispozita të detyrueshme të parashikuar nga Konventa
UiO. Sipas nenit 13 § 4 leasingdhënësi nuk mund të kërkoj shlyerjen e përshpejtuar të
pagesave periodike të ardhshme kur ai ka ndërprerë kontratën. Megjithatë vlera e këtyre
pagesave mund të llogaritet në shpërblimin e dëmit të pësuar, sipas nenit 13 §2 (b) dhe
13 §3. Megjithatë, sipas nenit 13§ 6 leasingdhënësi nuk ka të drejtë të kërkoj
shpërblimin e dëmit nëse nuk ka marrë të gjitha hapat e arsyeshëm për të shmangur
shkaktimin e tyre.
Konventa UiO vendos një ekuilibër të drejtë mes të drejtave të palëve. Megjithatë,
praktikisht një leasingmarrës që ka kryer një mospërmbushje thelbësore për shkak se
nuk ka shlyer pagesat periodike në kohë ka shumë mundësi mos të jetë as në gjendje
të paguaj dhe pagesat e ardhshme me qëllim që të ruaj posedimin e sendeve sipas
kohëzgjatjes origjinale të parashikuar në kontratën e leasing-ut financiar.
3.2.2.4 Mjetet ligjore të leasingmarrësit, në rast të mospërmbushjes së
detyrimeve nga leasingdhënësit.
385Konventa UNIDROIT mbi leasing-un financiar ndërkombëtarë (20 Maj 1988), neni 13 § 2.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
115
Sikurëse e kemi trajtuar dhe më parë, leasingmarrësit duhet ti dorëzohen sendet
në vendin, sasinë, cilësinë, dhe përshkrimin e përcaktuar në kontratë. Në rast se kjo
kërkesë nuk respektohet, Konventa UiO i njeh leasingmarrësit të drejtën për të refuzuar
sendin apo për të zgjidhur kontratën,386 ndërkohë që leasingdhënësit i njihet e drejta të
ndreq mospërmbushjen dhe të dorëzoj sendin konform kontratës së furnizimit.387
Arsyeja pse është parashikuar nga njëra anë e drejta e leasingmarrësit për të refuzuar
sendet, dhe nga ana tjetër e drejta për të zgjidhur kontratën është e lidhur me vetë
qëllimin e autorëve të Konventës, për të ruajtur vazhdimësinë e kontratës në bazë të
parimit “favor contratus”. Ata shikonin të paarësësyeshme që leasingmarrësi (që në
thelb, është subjekti që zgjedh sendin duke përcaktuar dhe karakteristikat teknike të tij)
të kaloj direkt në zgjidhjen e kontratës për aq kohë sa egziston mundësia që të
rregullohet e meta e sendit.
Në këtë linj arsyetimi, me qëllim ushtrimin e të drejtës së zgjidhjes së
kontratës, mospërmbushja e detyrimeve nga leasingdhënësi duhet të jetë thelbësore,
dhe të ketë të privuar leasingmarrësin thelbësisht nga ajo çfarë priste nga kontrata.
Nëse leasingmarrësi, ushtron të drejtën e tij për të zgjidhur kontratën e leasing-
ut, ka të drejtë të marrë rimbursimin e të gjitha kësteve të paguara dhe të shumave të
tjera të parapaguara, duke zbritur një shumë që korrespondon me përfitimet qe në
mënyrë të arsyeshme mund të ketë përfituar nga sendi.388
Në rastet kur leasingmarrësi nuk ushtron të drejtën për të zgjidhur kontratën,
Konveta UiO i njeh leasingmarrësi të drejtë të mbaj pezull pagesat periodike që nuk
janë shlyer akoma sipas kontratës së leasing-ut deri sa leasingdhënësi të ketë ndrequr
të metën e sendit dhe të ketë dorëzuar atë konform kontratës së funizimit389.
Të drejtat e mësipërme mund të ushtrohen dhe do të humbasin në të njëjtat
rrethana sikur leasingmarrësi të ketë rënë dakord të blejë sendin nga leasingdhënësi në
të njëtat kushte të përcaktuara në kontratën e furnizimit.390
Megjithatë duhet të theksojmë se momenti i pranimit të sendit paraqet një
rëndësi të vecantë në këtë aspekt në prodhimin e pasojave juridike për palët dhe kalimin
e rrezikut. Duhet pasur parasysh, roli që leasingdhënsi ka në një kontratë të leasing-ut
financiar i cili është krejtësisht “pasiv” dhe qëllimi i vetëm për të cilin ai lidh kontratën
është përfitimi i një interesi nga financimi i investimit të leasingmarrësit. Për arësyje se
leasingdhënësi nuk do të dëshironte që leasingmarrësi të ngrinte pretendime ndaj tij pas
momentit të blerjes së sendit nga furnizuesi, nëpërmjet kontratës së furnizimit.
Për këtë arësye, leasingmarrësi nuk mund të ngre asnjë pretendim tjetër kundër
leasingdhënësit, si pasojë mosdorëzimit të sendit, e dorëzimit me vonesë, apo jo
konform kontratës, përvec rastit kur këto të meta kanë ardhur si pasojë e veprimit apo
386 Ibidem, neni 12 § 1. 387 Ibidem, neni 12§1 (b). 388Ibidem, neni 12§ 4. 389 Ibidem, neni 12§3. 390 Ibidem, neni 12§2.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
116
mosveprimit të leasingdhënësit.391 Leasingdhënësi nuk mban asnjë përgjegjësi ndaj
leasingdhënësit në lidhje me sendet objekt të një kontrate leasing financiar, me
përjashtim të rastit kur leasingdhënësi ka ndërhyrë në zgjedhjen e sendit dhe të
furnizuesit, ose, kur Konventa dhe kontrata parashikojnë ndryshe.392
Ligji model përcakton shprehimisht “parevokueshmërine dhe pavarësinë” e
detyrimeve të palëve në kontratën e leasing-ut. Sipas nenit 10 të ligjit model detyrimet
e leasingdhënësit dhe të leasingmarrësit në një kontratë leasing janë të pavarura dhe të
parevokueshme nga moment i dorëzimit dhe pranimit të sendit. Kjo dispozitë unike nuk
parashikohet në Konvetën UiO.
Megjithatë parashikimi i mësipërm nuk cënon të drejtat e leasingmarrësit ndaj
furnizuesit.393 Një parashikim i ngjashëm me Konventën është dhënë nga neni 7 i ligjit
model mbi leasing-un i cili parashikon se detyrimet e furnizuesit sipas kontratës së
furnizimit i përkasin dhe leasingmarrësit sikur ky të ishte palë në kontratë dhe sikur
sendi të ishte dorëzuar drejtëpërdrejt atij. Sipas kësaj llogjike në nenin 14 parashikohet
e drejta e leasingmarrësit në drejtim të furnizuesit, për të kërkuar përputhshmërinë e
sendit me kontratën e furnizimit, një parashikim i tillë edhe se nënkuptohet mungon në
Konventë.
Në parim, leasingmarrësi duhet të njoftoj leasingdhënësin për të metat e
sendit394 në cdo formë të mundshme për aq kohë, sa njoftimi mund të provohet.
Mjetet më të përdorura në tregëtinë ndërkombëtare janë faksi ose emaili,
megjithatë mund të përdoret edhe komunikimi nëpërmjet postës së zakonshme, por në
këtë rast duhet patur kujdes për shpejtësinë e shërbimeve për të përmbushur kërkesën e
kohës së arsyeshme brenda së cilës duhet bërë njoftimi i të metave. 395
Neni 12 përfaqëson një normë konflikti më shumë se sa një normë materiale
uniforme të lidhur me leasing-un ndërkombëtare. Megjithatë është një dispozitë jo e
detyrueshme e cila mund të ndryshohet lehtësisht nga palët dhe është e vështirë që të
ketë një influencë reale në ndryshimin e praktikës së leasing-ut.
3.3.3 Marrëdhënia mes leasingdhënësit dhe palëve të treta.
a) Raporti juridik mes leasingdhënësit dhe personave qe kanë një interes mbi
token.
Edhe pse Konventa e UiO nuk rregullon leasing-un e sendeve të paluajtshme,
terminologjia e përdorur për të identifikuar objektin e kontratës së leasing-ut (pajisje)
mund të shtrihet edhe në rastet në të cilën pajisja është inkorporuar me një send të
391 Ibidem, nei 12§5 392 Ibidem, neni 8§1pika a) 393 Ibidem, nei 12§6 394 TUTULANI. M,” E Drejta e detyrimeve dhe e kontratave”, 2016, fq. 250. 395 MUCMATAJ. I, Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore “Shitja ndërkombëtare e mallrave”, Tiranë, janar 2015, fq. 156.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
117
paluajtshëm. Neni 4 i Konventës parashikon rregullin e përgjithshëm sipas së cilit
Konventa do të vazhdoj të aplikohet pavarësisht nëse sendi është inkorporuar apo jo me
një send të paluajtshëm. Në këtë rast të drejtat do të rregullohen nga ligji i shteti në të
cilin ndodhet sendi i paluajtshëm (lex rei sitae).
b) Përgjegjësia për shkak të produkteve.
Të metat eventuale të pajisjeve, objekt kontrate të leasing-ut financiar
ndërkombëtare, mund të jenë ndonjëherë me natyrë të tillë, që ti shkaktojnë një dëm
personal (fizik), leasingmarrësit apo përdoruesëve të tjerë. Një nga problemet me të
cilën janë ndeshur shoqëritë e leasing-ut në disa nga shtetet në zhvillim është fakti se
sipas disa legjislacioneve përgjegjësia në lidhje me deme të shkaktuara nga pajisja ka
rezultuar në detyrime te rrepta për leasingdhënësin.
Në nenin 8 (1) b parashikohet se kjo përgjegjësi përfshin :
- dëmtimet personale apo vdekjen e shkaktuar e shkaktuar nga sendi;
- dëmet qe i janë shkaktuar pronësisë nga sendet.
Në këtë drejtim, Konventa ka parashikuar në favor të leasingdhënësit imunitetin
e përgjithshëm të tij nga përgjegjësia për dëme që derivojnë nga sendet objekt të
kontratës së leasing-ut. Neni 8 (1) (b) parashikon se në një rast të tillë, leasingdhënësi
nuk është përgjegjës, për pretendimet ekonomike që rrjedhin nga dëme, dëmtimi
personal, apo vdekja për shkak të produkteve.
Kjo llogjike është shprehje e faktit se në një kontratë leasing është
leasingmarrësi dhe jo leasingdhënësi përgjegjës për përzgjedhjen e sendeve,
përcaktimin e specifikave teknike dhe identifikimin e furnizuesit.396
Në nenin 8 (1) c parashikohet se ky përjashtim nuk i shtrin efektet mbi forma
të tjera të përgjegjësisë të lidhura me pozitën tij si pronar i sendit.397 Ky parashikim nga
grupi i studimit u konsiderua i përshtatshëm me qëllim që të mos kufizonte shtetet
anëtare të aderonin në akte të tjera ndërkombëtare të ardhshme. Një qasje e tillë u
konsiderua nga grupi i studimit më fleksibile, se sa parashikimi i një liste shteruese të
cështjeve për të cilat leasingdhënësi do të ishte përgjegjës.
3.3.4 Vecoritë e kontratës së nën leasing-ut financiar.
396P. sh, në cështjen Nath v. National Equipment Leasing Corp, gjykata e Pensilvanisë parashikoi se: “Leasing financiar është një marrëdhënie sui generis dhe do të ishte i papërshtatshëm zbatimi i parimi të përgjithshëm të përgjegjësisë strike sic është parashikuar në qiranë tradiconale (true lease), për arësye se në ndryshim nga kjo e fundit leasingdhënësi ka një rol pasiv, duke qënë se as nuk furnizon dhe as nuk zgjedh sendet objekt te kontrates. Në një kontratë leasing financiar, leasingdhënësi ka një rol tërësisht finacues, si kolateral i të cilit shërben vetë produkti”; ALEE. S. J, MAYER. TH v PATRYK. Ë. R “Product liability”, Laë journal press, 105 madison avenue , Neë York, 10016, 2005, fq 2-20. 397 LEW. D. A “Financial leasing under the unidroit convention and the uniform commercial code: a comparative analysis”, vep.cit, fq. 289-290 .
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
118
Konvneta UiO parashikon se palët në një kontratë leasing financiar mund ti
kalojnë të drejtat e tyre , sipas kontratës palëve të treta.398 Autorët e draftit të Konventës
UiO prej fillimit synonin të shtrinin zbatimin e saj edhe për marrëveshjet e nën leasing-
ut financiar, që nuk janë të rralla në tregëtinë ndërkombëtare. Provën e një përpjeke të
tillë e shohim në tekstin e Konventës ku në neni 4 §2, neni 7, përdoret termi “e drejtë
reale” ne vend të termit “titull”. 399
Në sesionin final komiteti i eksperteve qeveritarë, vlerësoj më të përshtatshme
përfshirjen e një dispozite të vecantë në Konventë në lidhje me marrëveshjen e nën
leasing-ut financiar.
Neni 2 i Konventës UiO parashikon se kjo Konventë i shtrin efektet edhe për
kontratën e nën –leasingut financiar. Në këtë rast, furnizuesi dhe kontrata e furnizimit
nuk ndryshon dhe do të ruaj me kontratën e nën-leasing-ut financiar të njëjtën
marrëdhënie (vis a vis) sic është parashikuar në kontratën e leasing-ut.400
Cështjet kryesore që shtrohen në këtë drejtim janë401 :
1. A do të mund shoqëria e leasing-ut (leasingdhënësi kryesor), të kërkoj
drejtëpërdrejtë nga nën leasingmarrësi pagesën e shumave të pashlyera nga nën
leasingdhënësi?
Nëse do ti referohemi praktikës gjyqësorem në një vendimi gjyqësor të gjykatës
italiane, shikojmë se kjo pyetje ka marr një përgjigje pozitive402 dhe është parashikuar
që me analogji do të zbatohen dispozitat e Kodit Civil të destinuara shprehimisht për të
rregulluar kontratën e qirasë. (neni 1595 i k.c.i).
Në shqipëri përgjigen e kësaj pyetje e marrim në neni 34 të LLF i cili parashikon : “Në
rast mospagimi të leasingmarrësit ose të nën leasingmarrësit, kur sendi mbahet me një
kontratë nën leasing financiar nga nën leasingmarrësi, leasingdhënësi ka të drejtë ta
rimarrë sendin drejtpërdrejt prej nën leasingmarrësit, sipas procedurave të njëjta, që
zbatohen kur leasingdhënësi e rimerr sendin prej leasingmarrësit.”
2. Pyetja tjetër që shtrohet është, a mund që nën leasingmarrësi të jetë pjësë e
kontratës origjinale të leasing-ut financiar në ato raste kur për cfarëdolloj
398 Shiko neni 2 dhe neni 14 §1, 2 i Konventës UiO. 399 Draft Convention on International Financial Leasing ëith Explanatory Report, UNIDROIT Study LIX, at 20-22, Doc. 48 (1987) fq. 76. 400 Ibidem, fq. 285. 401 BUSSANI. M, CENDON. P, “I contratti nuovi. Casi e materiali di dottrina e giurisprudenza. Leasing, factoring, franchising”, Milano, 1989, fq. 158. 402 Trib. Milano, 6.2.1986, në RIL, 1987, fq. 451, parashikon: “TRAS merr nëpërmjet një kontrate leasing nga Sava 91 rimorkio me 7 kontrata leasing financiar të lidhura nga 20 shkurt 1978 -5 shkurt 1979. Më pas TRAS lidh kontrata nënleasing për 4 rimorio me V. OTTO Spedizioni nga data 26 mars 1979 deri në 15 prill 1980. Si rezultat i mosshlyerjes së pagesave periodike nga TRAS, SAVA kërkon zgjidhjen e kontratës dhe kthimin e sendit. Pavarësisht se TRAS kishte disponueshmërinë ligjore të rimoriove objekt të kontratës së leasing-ut me V. OTTO, në saj të kontratës së mëparshme të lidhur me SAVA, këtë të drejtë nuk e ka më si rezultat i pranimit (nga gjykata e Torinos) të kërkesës për zgjidhjen e kontratës dhe rikthimin e sendit. Është e qartë se V. OTTO ka ruajtur disponueshmërinë juridike, e si rezultat duhet ti kthej pagest periodike përkatëse pronares së ligjshme Sava Leasing.”
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
119
arësyje nën leasingdhënësi (leasingmarrësi kryesor) nuk është më palë e kësaj
kontrate?
Të paktën paraprakisht, nga jurisprudenca i është dhënë një përgjigje pozitive.
Problematika në këtë rast është individualizimi i titullit (cilësisë) nëpërmjet të cilit nën
leasingmarrësi do të kishte mundësi të bëhej pjesë e kontratës origjinale të leasing-ut
financiar.403
Neni 14 i Konvetës UiO parashikon të drejten e palëve të kontratës së leasing-ut
financiar per te transferuar gjitha ose nje pjese te te drejtave te tyre palëve të treta. Sipas
nenit 14 (1) leasingdhënësi mund të transferoj të gjitha ose një pjesë të të drejtave të tij
reale mbi pajisjet sipas kontratës së leasing-ut një pale tjetër. Megjithatë paragrafi 1
qartëson që transferimi i të drejtave një subjekti të tretë nuk e shkarkon leasingdhënësin
nga asnjë nga detyrimet e parashikuar në kontratën e leasing-ut dhe nuk e përjashton
kontratën e leasing-ut nga fusha e zbatimit të Konventës. Konveta UiO do të zbatohet
për kontratën e leasing-ut sikur venidi i biznesit te palës të cilës i janë trasferuar të
drejtat, të ishte në një shtet kontraktues.
Trasferimi nuk duhet te ndryshoj as natyren e kontrates se leasing-ut as
rregullimin ligjor te saj.
3. Në këtë drejtim lind pyetja cfarë ndodh për shtete te caktuara (si psh Franca
dhe Sinegali etj) ne te cilat leasingdhënësi duhet te gëzoj stusin e bankes apo
institucionit financiar, a duhet detyrimisht që transferuesi duhet të gëzoj të
njëjtin status me subjektin që i trasferohen të drejtat?
Për qëllime të Konventës UiO nën leasingmarrësi do të trajtohet si leasingdhënë,
nën leasingmarrësi si leasingmarrës dhe furnizuesi nga i cili leasingdhëësi ka blerë
pajisjet si furnizuesi përkatës.404
Neni 14(2) i konventës UiO parashikon se leasingmarrësi mund të transferoj të
drejtën e përdorimit të sendeve ose cdo të drejtë tjetër që mund të ketë sipas kontratës
se leasing-ut me miratimin e leasingdhënësit.
Në lidhje me këtë dispozitë parashikimi që bën ligji model për leasing-un është
më i zgjeruar. Kështu, neni 15 i ligjit model parashikon transferimin e të drejtave të
leasingmarrësit si dhe transferimin e detyrimeve të të dy palëve, me pëlqimi paraprak i
palës tjetër, i cili nuk mund të mohohet pa arësyje.405
403 BUSSANI M., CENDON P., “I contratti nuovi. Casi e materiali di dottrina e giurisprudenza. Leasing, factoring, franchising”, vep. Cit parashikon 2 hipoteza: “a) Shoqëria leasing i kërkon palës së tretë pagesat periodike për të njëjtën shumë për të cilën është rënë dakord me leasingmarrësi original mospërmbushës, dhe mban të pandryshuar të gjitha kushtet e kontratës së leasing-ut financiar. b) Shoqëria leasing i kërkon palës së tretë shlyerjen e pagesave periodike të parashikuar në kontratën me nën leasingdhënësin, dhe me të njëjtat kushte. Në këtë rast kontrata mund të kualifikohej si nën- leasing. Në rastin e parë kemi të bëjmë me një kalim të së drejtës apo cedim të kontratës, ndërsa në rastin e dytë një kontratë nënleasing.” 404 Një parashikim të ngjashëm më këtë dispozitë është dhënë nga neni 34/4 LLF. 405 UNIDROIT 2010 - Study LIX A - Doc. 24, fq. 19.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
120
Sipas nenit 15 § 1, leasingdhënësi mund ti kaloj të drejtat e tij një subjetki tjetër
edhe pa pëlqimin e leasingmarrësit. Një gjë e tillë i mundëson leasingdhënësi të përdorë
rrjedhën e pagesave periodike të leasing-ut që i detyrohet leasingmarrësi për të
financuar nevojat e tij për kapital. Në lidhje me transferimin e të drejtave të
leasingdhënësit ligji model parashikon 2 hipoteza :
- Ndërsa në nenin 15 §1 (a) (i) parashikon se kalimi i të drejtave të leasingdhënësit,
nuk ndikon në të drejtën e leasingmarrësit për të ngritur kundër të transferuarit çdo
pretendim që mund të ketë ndaj leasingdhënësit sipas ligjit të shtetit miratues.
- Neni 15 §1 (a) (ii) i mundëson në mënyrë eksplicite leasingdhënësit dhe
leasingmarrësit të bien dakord që leasingmarrësi nuk do të pretendojë kundër të
transferuarit të leasingdhënësit të drejtat që leasingmarrësi ka ndaj leasingdhënësit.
Kjo marrëveshje do të ishte e pavlershme vetëm në rast të paaftësisë të
leasingmarrësit406, për të kontraktuar. 407 Një parashikim i tillë nuk të drejtat e
leasingmarrësit ndaj leasingdhënësit. 408
3.3.5 Dëmi kontraktor dhe shpërblimi i tij.
Nëse në një kontratë një palë kontraktore nuk përmbush detyrimin në favor
të palës tjetër, atëherë pala që nuk i ka përmbushur detyrimet është përgjegjës për
këtë mospërmbushje dhe për rrjedhojë duhet të shpërblejë dëmin që i ka shkaktuar
palës tjetër.
Konventa UiO nuk parashikon dëmin kontraktore në mënyrë të shprehur
por përcakton rastet në të cilat pala e dëmtuar, mund të kërkoj shpërblimin e dëmit
kontraktor si pasojë e mospërmbushjes së detyrimit kontraktor.
Në ndryshim, nga Konventa, ligji model në nenin 21 parashikon dëmin
kontraktor. Kjo dispozitë i jep të drejtë palës së dëmtuar që të shpërblej palën tjetër
nëpërmjet një shumë të mjaftueshme për ta vendosur atë në pozicionin në të cilin do
të kishte qenë në mungesë të mospërmbushjes. Masa e dëmit e parashikuar nga kjo
dispozitë, mund gjithësesi të ndryshohet me marrëveshje të palëve (neni 5) ose nëse
në kontratë paralsihkohet një klauzolë e vecantë që parashikon formulën për
shpërblimin e dëmit. (neni 22)
Kështu, neni 22 (1) i ligjit model i lejon palëve të parashikojnë në kontratën e
leasing-ut një klauzolë të vecantë në lidhje me mënyrën e llogaritjes së dëmshpërblimit
në rast të një mospërmbshjes të detyrimeve nga palët kontraktore.409
406Me paaftësi të leasingmarrësit do të kuptojmë të gjitha ato raste kur leasingmarrësi nuk ka zotësia të plotë për të vepruar, i është hequr apo kufizuar kjo zotësi. Zotësia e plotë për të vepruar është mundësia e personit për të kryer veprime (juridike) me anë të të cilave të fitojë të drejta dhe të marrë përsipër detyrime civile. 407 UNIDROIT 2010 - Study LIX A - Doc. 24, fq. 19. 408 Ligji model për leasing-un, neni 15 §1 (a) (ii). 409 Ibidem, neni 22 § 1.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
121
Megjithatë , kjo e drejtë nuk është e pakufizuar, e konkretisht në paragrafin 2 të
nenit 22 parashikohet se shuma e përcaktuar për të mbuluar humbjet/dëmet e shkaktuara
duhet të reduktohet në një vlerë të arësyshme kur është dukshëm më e madhe në
krahasim me dëmtimin e shkaktuar nga mospërmbushja.410
Shuma e caktuar me marrëveshje të palëve, nuk i nënshtrohet reduktimit vetëm
sepse ajo tejkalon vlerën e shumës të humbur vërtet për shkak të mospërmbushjes. Në
mënyrë që të reduktohet, kjo shumë duhet të rezultoj "dukshëm" më e lartë. Për të dhënë
një vlerësim do të mbajmë parasysh nga njëra anë dëmin real që rezulton nga
mospërmbushja dhe nga ana tjetër qëllimin e dyfishtë të parashikimit të një dispozitë
të tillë nga ligji model e përkatësisht:
- kompensimi i palës së dëmtuar
- të shpërbej si pengesë për mospërmbushjeve nga pala tjetër kontraktore.411
Kjo është parashikuar si një dipozitë e detyrueshme nga ligji model e cila nuk mund
të përjashtohet apo ndryshohet nga palët, pra nuk i nënshtrohet autonomisë kontraktore.
Neni 22 i ligjit model ka ndjekur të njëjtën linj të parashikuar nga neni 13 § 3 i
Konventës UiO. Neni 13§ 3 i Konventës UiO parashikon se palët mund të të bien
dakord mbi mënyrën (formulën) e llogaritjes te dëmeve që mund të kompensohen në
bazë të nenit 13§ 2 pika b).
Megjithatë kjo klauzolë nuk do të zbatohet në rastet në të cilat do të rezultonte se
dëmet e shkaktuara do të ishin dukshëm më të mëdha se ato të parashikuara, apo që
rezultojnë nga mënyra e llogaritjes (formula) e përcaktuar nga palët në kontratë.
Në vijim, në të njëjtën linj me ligjin model, kjo është një ndër të paktat parashikime
të detyrueshme të Konvetës UiO dhe nuk mund të perjashtohet ose ndryshohet nga
palët me kontratë.412
3.3.6 Kalimi i rrezikut në kontratën e leasing-ut
Në rastet kur në fushën kontraktore përdorim termin “rrezik” detyrohemi të
kërkojmë vlerën semantike duke filluar nga konteksti në të cilin është përdorur, për
arësyje se sipas kuptimit juridik nuk egziston një kuptim univok për këtë term.413
Në qoftëse në gjuhen e përditshme rreziku nënkupton përgjithësisht eventualitetin e një
dëmi, në të drejtën kontraktore specifikohet në varësi të dëmit.
Ligji model për leasing-un parashikon një nen të vecantë për kalimin e rrezikut.
Në nenin 11 paragrafi 1(a) të ligjit model, parashikohet se rreziku i humbjes së sendit,
objekt të një kontrate leasing financiar i kalon leasingmarrësit Kjo dispozitë eshte
gjithashtu reflektim i rolit të kufizuar të leasingdhënësit si financues. Megjithatë
parashikohet një përjashtim nga rregulli i përgjithshëm, në rastet kur edhe pse kontrata
e leasing-ut është lidhur sendi nuk është dorëzuar akoma, është dorëzuar pjesërisht, me
410 Ibidem, neni 22 §2. 411 UNIDROIT 2010 - Study LIX A - Doc. 24, fq. 19. 412Ibidem neni 13 §3(b). 413 Rescio. A. G, “La traslazione del rischio contrattuale nel leasing”, Milano, 1989, fq.4.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
122
vonesë ose në rastet kur nuk është konform kontratës. Në këto raste leasingmarrësi
përdor mjetet ligjore të parashikuara nga neni 14 i ligjit model.
Përball një eventualiteti të tillë rreziku i humbjes së sendit, do të ndahet mes
furnizuesit dhe leasingmarrësit, duke marr parasysh detyrimin e leasingmarrësit të
parashikuar në nenin 18 (1) për të ruajtur dhe mirëmbajtur sendin.
Pra, momenti i kalimit të rrezikut merr një rëndësi të vecantë. Nga interpretimi
i nenit 11 të ligjit model, konkludojmë se ky moment përkon me marrjen në dorëzim
të sendit nga leasingmarrësi.
Një dispozitë e tillë nuk është parashikuar në mënyrë të shprehur nga Konventa
UiO, megjithatë përmbajtja e saj del nga interpretimi i dispozitave që kufizojnë
përgjegjësinë e leasingdhënësit në një transaksion të leasing-ut financiar. 414
Pra, leasingmarrësi merr përsipër të gjitha rreziqet që kanë lidhje me sendin,
duke përfshirë tvsh, humbjen përfundimtare apo shkatërrimin e sendit.
KAPITULLI IV
PROFILE KRAHASUESE TË LEASING-UT FINANCIAR
PËRMBLEDHJE: Kapitulli i katërt trajton një vështim krahasues te leasing-ut
financiar ne disa legjislacione që i përkasin traditës civil law, e përkatësisht:
legjislacioni francez, italian, gjerman. Gjithashtu analizon disa forma të veçanta të
kontratës së leasing-ut duke evidentuar karakteristikat specifike te tyre dhe dallimin nga
kontrata e leasing-ut financiar. Legjislacionet e studiuara janë, legjislacioni i italisë, i
francës dhe i gjermanisë .
4.1 Llojet e leasing-ut në praktikat tregtare. Kriteret kryesore te klasifikimit.
Praktika tregtare ka çuar në një zgjerim progresiv të marrëdhënies juridike të
leasing-ut dhe përhapjen e llojeve të veçanta të saj. Kjo skemë kontraktore ka tërhequr
jo vetëm sipërmarrësit edhe profesionistët, por dhe konsumatorët. Tashmë, objekti
material i kontratës së leasing-ut, mund të jenë jo vetem mallrat kapitale, por edhe
mallrat e konsumit (automjete dhe elektroshtëpikake), si dhe sende të paluajtshme.
Në një klasifikim të përgjithshëm dallojmë tre lloje kryesore kontratash leasing:
leasing fincanciar (ose leasing tout court), leasing operativ dhe sale and lease back.
Emëruesi i përbashkët i të cilave, është teknika origjinale e financimit mbi të cilin
ndërtohen këto skema kontraktore.415Llojet e ndryshme të leasing-ut, produkt te
praktikës tregtare, kane gjetur klasifikim të vazhdueshëm nga doktrina416 në varësi të
414 Neni 8 §1 (a), neni 13 § 6 i Konventës UiO. 415 LUMINOSO. A, “Il leasing finanziario: struttura dell’operazione e caratteri del contratto”, në Manuale di diritto commerciale, a cura di V. Buonocore, Torino, 2003, fq. 712. 416DE NOVA.G, vep. cit, fq. 463.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
123
një serë kriteresh. Në përgjithësi, kriteret për klasifikimin e kontratave te leasing-ut janë
kryesisht tre: objekti, subjekti dhe struktura e kontratës.417 Ky klasifikim i nënshtrohet
nëndarjeve të mëtejshme e përkatësisht sipas :
a) Natyrës të subjekteve. Në varësi të subjekteve të përfshira në transaksion, kontrata e
leasing-ut mund të klasifikohet në :
- leasing publik (Kontrata e leasing-ut në të cilën leasingmarrësi është një organ
shtetëror ose ent publik).
- leasing konsumator (Kontrata në të cilën leasingmarrësi është një privat –
konsumator).
- leasing tregtar (kontrata në të cilën leasingmarrësi është një subjekt tregtar,
sipërmarrës, profesionistë).
- leasing i subvencionuar (kontrata në të cilën leasingmarrësi i përket një kategorie
të caktuar që ligjëvënësi ka në përgjithësi tendencën ti promovoj)
b) Natyrës të objektit material. Në varësi të natyrës së sendit, objekt të një kontrate
leasing, dallojmë:
- leasing i sendeve të luajtshme /leasing i sendeve të paluajtshme.
- leasing i sendeve të trupëzuara/ të patrupëzuar.
c) Strukturës të marrëdhënies juridike të leasing-ut. Në varësi të strukturës së
marrëdhënies juridike bëhet dalllimi mes:
- leasing-ut fianciar; - marrëdhënia juridike, sipas së cilës leasingdhënësi blen ose
ndërton një send të përzgjedhur nga leasingmarrësi pranë furnizuesit dhe ia jep atë
leasingmarrësit për ta përdorur për një afat caktuar, kundrejt pagesave periodike dhe
me mbarimin e afatit të kontratës, leasingmarrësi mund të zgjedh mes tre opsioneve
të fitoj pronësinë mbi sendin, të vazhdojë ta mbajë me leasing për një afat tjetër ose
t’ia kthejë atë leasigdhënësit. Marrëdhënia juridike është e strukturuar me tre palë
(leasingmarrës, leasingdhënës dhe furnizues) dhe dy kontrata (kontrata e furnizimit,
kontrata e leasing-ut financiarë).
- leasing-ut operativ; marrëdhënia juridike sipas së cilës leasingdhënësi i jep
leasingmarrësit një send që ka në pronësi, për ta përdorur për një afat të caktuar.
Marrëdhënia është ë strukturuar me dy palë dhe një kontratë.
- sale e lease back; është marrëdhënia juridike sipas së cilës një subjekt shet sendet e
saj një subjekti tjetër me qëlllim që ti rimarr sërisht me leasing për një periudhë
minimale të garantuar. Marrëdhënia është e strukturuar me dy palë dhe dy kontrata.
- leasing addossé; marrëdhënia juridike në të cilën prodhuesi i sendeve i shet sendet
një subjekti që ushton veprimtari të leasing-ut financiar, me kusht që ti rimarr
përsëri nëpërmjet një kontrate leasing me qëllim që të lidh me subjekte të tretë
kontrata të veçanta të leasing-ut financiar. Në këtë rast prodhuesi- leasingmarrës
detyrohet të ushtroj opsionin e blerjes në mënyrë që edhe leasingmarrësit e tjerë në
raport me të mund ta ushtrojnë.
417 CRISTINA UDA- A.M, Dottorato di ricerca Diritto dei contratti Ciclo XXIV, “Il Leasing D’Azienda”, 2012, fq. 25.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
124
Këto kritere jane më shumë orjentuese e nuk përbëjnë një klasifikim të qartë dhe të
prerë të llojeve të ndryshme të shfaqjes së leasing-ut në praktikat tregtare, shpesh herë
për të kualifikuar format e vecanta të kontratës së leasing- duhet ti referohemi dhe
kritereve të përzjera. Duke qënë se leasing përfshin eksperienca kontraktore heterogjene
me struktura dhe qëllime të ndryshme të cilat rrjedhimisht shoqërohen me evidentimin
e një serë problematikash.
4.1.1 Klasifikimi i kontratave të leasing-ut financiar sipas natyrës së objektit.
Në varësi të natyrës së sendit, objekt të një kontrate leasing,418përmendim lloje të
shumta të kontratës në praktikat tregtare si: leasing i mjeteve të trasportit detar/ ajëror,
automobilistik, leasing buqësor, leasing aksioner, leasing i sofëareve etj.
Sendet në një kontratë leasing mund të klasifikohen në : 419
i. Sende me amortizim të shpejtë tekniko – funksional. Në këtë hipotezë do të
kishim të bënim padyshim me një send të luajtshëm, kontrata e leasing-ut do të
lidhej për një kohëzgjatje përgjithësisht të barabartë ose pak më të vogël se jeta
ekonomike e sendit dhe vlera e sendit do të llogaritet sipas cmimit të shitjes së
sendit, duke përfshirë amortizimin, interesin mbi kapitalin e investuar,
shpenzimeve të mirëmbajtjes dhe marxhin e përfitimit nga leasingdhënësi.
ii. Sende me amortizim të ngadaltë. Sipas hipotezës së dytë paradigmatike
përfshihen kontratat e leasing-ut të sendeve të paluajtshme. Në këtë rast kontrata
ka si rregull një kohëzgjatje me të gjatë, e cila nuk është detyrimisht e lidhur me
jetëgjatësinë tekniko-ekonomike të sendit, dhe që llogaritet në bazë të kritereve
tërësisht financiar. Për këtë arësyje cmimi, në rast të ushtrimit të opsionit të blerjes
nuk duhet të anashkalohet, duke marr në konsideratë faktin se sendi jo vetëm që
nuk e ka humbur vlerën por edhe mund ta ketë shtuar atë me kalimin e viteve.
iii. Sende konsumi. Dhe së fundi në kategorinë e sendeve të konsumit marrim si
referencë leasing-un e automjeteve, sendi në përfundim të afatit të kontratës ruan
një vlerë të konisderueshme, ndërsa cmimi final është simbolik;
4.1.1.1 Kontratat e leasing-ut që kanë si objekt sende të paluajtshme.
Në praktikat tregtare është afirmuar tashmë pozita e kontratës të leasing-ut
financiar që ka për objekt sende të paluajtshme në formën e tyre përfundimtare apo
edhe në rastet kur nuk janë ndërtuar akoma.420 Megjithatë, leasing i sendeve të
418 LUMINOSO. A, vep. cit, fq. 525 e ne vazhdim i klasifikon kontratat e leasing-ut ne bazë të kriteritn të objektit në: a) shkëmbim sendesh kundrejt një çmimi b) shkëmbim i tagrit te gëzimi kundrejt një çmimi c) shkëmbim “të vlerës së përdorimit” të një sendi kundrejt një çmimi. Megjithate një klasifikim i tillë është kritikuar gjerësisht në doktrinë. 419 BUONOCORE. V, FANTOZZI.A, ALDERIGHI. M, FERRARINI. G, “Il leasing. Profili privatistici e tributari”, Milano, 1975. 420BUSSANI. M,” I contratti moderni. Factoring. Franchising. Leasing” in I singoli contratti IV, fq. 314.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
125
paluajtshme nuk ka pasur të njëjtën sukses në krahasim me kombinimin e skemave
kontraktore të leasing-ut që kane për objekt sende të luajtshme.421
Përkufizohet me termin leasing i sendeve të paluajtshme422, kontrata nëpërmjet
të cilës shoqëria leasing (leasingdhënësi) vendos në dispozicion të leasingmarrësit një
send të paluajtshëm kundrejt pagesave periodike të përcaktuar në bazë të vlerës të tregut
të sendit, të kohëzgjatjes së kontratës dhe të elementëve të tjerë plotësues duke i njohur
mundësinë leasingmarrësit që me mbarimin e kontratës të fitoj pronësisë mbi sendin, të
vazhdoj kontratën për një afat tjetër apo tia kthej ato leasingdhënësit. 423
Pasurite e paluajtshme ndahen në disa lloje, në përputhje me aktivitetin që ato
përmbushin.424 Klasifikimi i pasurive të paluajtshme është shumë i rëndësishëm për
arësyje se secila prej tyre ka një metodë vlerësimi, që mund të mos jetë e mundur për
të tjerat. Risku i investimit në një investim me afat të gjatë, ndryshon shumë nga një
lloj pasurie në një tjetër.425 Kontrata e leasing-ut që ka objekt sende të paluajtshëm ka
si emërus të përbashkët me kontratën tradicionale te leasing-ut parashikimin e opsionit
të blerjes në përfundim të afatit të zakonshëm të parashikuar nga palët, ose të vazhdimit
të mbajtjes me leasing të sendit për një afat tjetër, (përsëritja e kontratës) si dhe
funksionin financues dhe strukturen trilaterale. Elementi kryesor dallues qëndron në
rregullat e ndryshme të amortizimit që i nënshtrohen sendet e paluajtshme. Gjithashtu
natyra e vecantë e sendeve, objekt i kontratës ka ngjallur interes në doktrinën juridike
në trajtimin e dy cështjeve problematike : 426
i. Garantimin e ushtrimit të opsionit të blerjes nga leasingmarrësi. Për këtë arsyje
është e nevojshme parashikimi i një rregjimi publiciteti të përshtatshëm për
kontratën e leasing-ut që ka për objekt sende të paluajtshme (është pranuar
gjerësisht domosdoshmëria e formës së shkruar të kontratës së leasing-ut dhe
rregjistrimin e saj). Gjithësesi, de iure condito, në Shqiperi parashikohet se
“Kontratat e leasing-ut financiar të sendeve të paluajtshme, që përmbajnë kushte
421 Shiko grafiku 1, Portofoli i leasing-ut financiare, sipas objektit të financuar, kapitulli 5. 422Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë neni 142 “Janë sende të paluajtshme toka, burimet e rrjedhjet e ujërave, drurët, ndërtesat, ndërtimet e tjera notuese të lidhura me tokën dhe çdo gjë që është e trupëzuar në mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme me tokën ose ndërtesën”. 423 ALBANESE. M, ZEROLI. A, “Leasing e Factoring” 2012, vep. cit, fq. 169 424 KOPRENCKA. L Disertacion në kërkim të gradës shkencore “DOKTOR”, “Zhvillimi dhe Problematikat e Tregut të Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri”, 2011, fq. 18 citon “Pasuritë e paluajtshme ndahen në disa lloje, në përputhje me aktivitetin që ato përmbushin. a) Pasuri industriale, ose të mirat e destinuara për aktivitet prodhues ose te magazinimit te mallrave. b) Zyra, ose pasuri të paluajtshme të destinuara të ofrojnë aktivitet drejtues, dhe që nuk mund të të zhvillojnë asnjë aktivitet prodhues. c) Pasuri tregëtare, këto pasuri të paluajtshme janë të destinuara të zhvillojnë aktivitet tregetar, një diferencë e rëndësishme konsiston në dimensionet, që këto pasuri të paluajtshme kanë, ku bëhet fjalë për (magazina të mëdha )dhe pasuri të paluajtshme të dimensioneve modeste. Të parat gjenden në qytete të mëdha në afërsi të rrjeteve të fuqishme rrugore .Të dytat janë të shpërndara në të gjithë vendin. d) Pasuri të paluajtshme me destinacion specifik, këtu përfshihen të mira, që kanë një përdorim shumë specifik (hotele, kaserma, spitale), të cilat ndërtohen për të plotësuar një funksion specifik. e) Pasuri të paluajtshme të cilat përdoren për banim.” 425 Ibidem, fq. 18. 426 BUSSANI. M, CENDON. P “I contratti nuovi. Casi e materiali di dottrina e jurisprudenza, leasing, factoring, franchaising.” Giufrfrè editore, 1989, fq. 136.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
126
për fitimin e pronësisë mbi to ose mundësinë e blerjes së këtyre sendeve nga
leasingmarrësi, regjistrohen në përputhje me kërkesat e Kodit Civil të Republikës
së Shqipërisë dhe të ligjit “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.
ii. Përgjegjësia në rast të dëmit personal (fizik) të shkaktuar nga sendi personave të
tretë.427 Përgjegjësinë që rrjedh nga produktet k.c.sh e rregullon në nenin 628 të tij,
dhe e përfshin atë në detyrimet që rrjedhin nga shkaktimi i dëmit jo kontraktor .428
Edhe k.c.i në nenin 2053 parashikon se “Pronari i një ndërtese ose objekti tjetër
është përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga shkatërrimi i tyre, përveç nëse ai
vërteton se kjo nuk është për shkak të mungesës së mirëmbajtjes ose e metë në
ndërtim”
Pra si rregull pronari përgjigjet, në rast të dëmit personal (fizik) të shkaktuar nga
sendi personave të tretë. Megjithatë nëse në llogjikën e parashikimit të këtyre
dispozitave juridike, objektiv kryesor është kalimi i rrëzikut subjektit i cili ka efektivisht
mundësinë të kontrolloj rrezikshmërinë e sendit, do të konkludonim se leasingdhënësi
do të përjashtohej si rregull nga kjo përgjegjësi. Në këtë linjë LLF në nenin 14 §6
parashikon se “Leasingdhënësi nuk mban përgjegjësi ndaj leasingmarrësit e as ndaj të
tretëve në raste vdekjeje, dëmesh trupore ose dëmesh jopasurore, që vijnë prej sendit,
as si leasingdhënës e as si pronar i sendit.” Përball këtij qëndrimi, qëndron gjithësesi,
nevoja e mbrojtjes së viktimës që përcakton si përgjegjës të vetëm për shkaktimin e
dëmit nga produktet, leasingdhënsin si pronar të sendit.429
Kontrata e leasing-ut te sendeve të paluajtshme është një kontratë e re, në fazat
embrionale të zhvillimit në Shqipëri, ndërkohë që ka fituar “statusin e saj” në tregjet e
jashtme. Ritheksojmë se në Shqipëri sektori i pasurive të paluajtshme ka hasur një rritje
të ndjeshme vetëm pas viteve 90.430
Në praktikat tregtare të shteteve të ndryshme procesi i formimit të kontratës së leasing-
ut financiarë të sendeve të paluajtshme kalon në disa faza :
a) Ky proces fillon zakonisht me identifikimin e sendit dhe furnizuesit nga
leasingmarrësi i ardhshëm, i cili lidh kontratën paraprake431 me furnizuesin, në të
cilën specifikohet se kontrata e shitjes që do të lidhet në zyrën noteriale dhe do të
financohet nga një blerës i tretë.
427 Ligji nr. 9396, datë 12.5.2005 “Për qiranë financiare”, neni 42. 428 Kodi Civil, Kreu II, Përgjegjësia që rrjedh nga produktet, përgjegjësia e prodhuesit, neni 628. 429 BUSSANI. M, CENDON. P “I contratti nuovi. Casi e materiali di dottrina e jurisprudenza, leasing, factoring, franchaising.” Giufrfrè editore, 1989, fq. 136. 430 Tregu i pasurive të paluajtshme dhe sektori i ndërtimit ka njohur zhvillimin më të madh në ekonominë shqiptare të viteve të tranzicionit. Nëse me ligjin e 1991, ndalohej blerja apo shitja private e tokave të zotëruara nga shteti më parë, kjo situatë ndryshoj në 1993 me miratimin e Ligjit nr. 7715, që lejonte leasing-un e tokave agrikulturale, dhe në vitin 1995 kur u lejua shitja e tokave me Ligjin nr.7983. 431 Kontrata paraprake është një marrëveshje e palëve për të lidhur në të ardhmen një kontratë. Kontrata paraprake nuk është parashikuar në Kodin Civil tonë, ndërkohë që përmendet në legjislacionin civil të shumë shteteve (Kodi Civil Francez– neni 1107, Kodi Civil italian të 1942 –neni 1322-1323, kodi civil i 1929 (neni 1082).
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
127
Mund të ndodhë që, pas nënshkrimit të kontratës paraprake, disa kompani të
leasing-ut (leasingdhënësi) të lidhin drejteperdrejte nje kontrate paraprake shitje me
furnizuesin. Megjithatë kjo praktikë është kritikuar për arësyje se shoqëra leasing
mund te ekspozohej ndaj rrezikut, në hipotezën e moslidhjes së kontratës kryesore
(kontrata e leasing-ut financiar).432
b) Leasingmarrësi i ardhshëm më pas i drejtohet një subjekti që ushtron veprimtari të
leasing-ut financiar dhe i kërkon blerjen apo ndërtimin e sendit.
c) Kjo fazë pasohet nga një proces hetimi nga shoqëritë e leasing-ut – nëse është e
nevojshme edhe nëpërmjet përfshirjes së ekspertëve të jashtëm të fushës - të një
sërë elementesh si për sa i përket sendit-qëndrueshmërisë, vlerës,
disponueshmërisë- pushtimit ose jo nga palë të treta me ose pa titull, plotësimit të
kërkesave të tjera të parashikuara ne ligjin për Urbanistikën, ashtu dhe palëve
kontraktore- qëndrueshmërisë financiare të leasingmarrësit dhe të furnizuesit me
qëllim që të përjashtohet mundësia e falimentimit të ndonjërit prej tyre.433
d) Pas ezaurimit të fazës së dytë Shoqëria e leasing-ut (leasingdhënësi) dhe
leasingmarrësi përcaktojnë kushtet e kontratës e kontratës së leasing-ut financiar.
Në praktikat tregtare :
i. Shoqëria e leasing-ut mund të lidh menjëherë kontratën e leasing-ut financiar
me leasingmarrësin dhe më pas të blej sendin.
ii. Shoqëria e leasing-ut mund të lidh një kontratë paraprake leasing në bazë të së
cilës merr përsipër lidhjen e kontratës së leasing dhe kontratës së
shitjes/furnizimit.
iii. Shoqëria e leasing-ut mund të limitohet vetëm në shkëmbimin e
korrespondencës tregtare për të identifikuar kushtet e transaksionit të ardhshëm.
4.1.1.2 Kontrata e leasing-ut financiar që kanë si objekte sende të luajtshme.
Leasing financiar i sendeve të luajtshme, ndër të tjera përfshin kontatat që
kanë për objekt sende prodhuese, mjete te trasporit rrugor434, detar, ajëror dhe
hekurudhor.435 Përhapja me ritme të shpejtë të kontratave të leasig-ut që kanë si objekt
vepra arti, mjete të trasporti ajëror, detar dhe hekurudhor436 etj, ka nxitur debatin lidhur
432 BUSSANI. M, CENDON. P “I contratti nuovi. Casi e materiali di dottrina e jurisprudenza, leasing, factoring, franchaising.” Giufrfrè editore, 1989, fq. 136 433 DI PALMA. C, Il leasing “Profili di diritto civile italiano e comparato” në Rivsta di Diritto Babcario e Finanziario, 2006. 434 Nga Raporti vjetor i mbikëqyrjes së bankës së shqipërisë, të vitit 2016 rezulton se të ardhurat nga leasing financiar janë përqëndruar kryesisht në segmentin automobilistik me një total prej 3.311,23 ml leke. 435Psh US aircraft Leasing, Leveraged lease, UK aircraft Leasing, French aircraft Leasing, German aircraft Leasing etj, GHIA. L, “I contratti di finanziamento dell’impresa. Leasing e factoring”, Milano, 1989, fq. 69 e në vijim. 436 ADDIS. A, FIORI. A, SALIS. M, “Il leasing dei vigneti. Una buona opportunità con alcuni ostacoli”, në I quaderni di ASSILEA, ëëë.assilea.it.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
128
me karakteristikat e elementëve thelbësorë të rregullimit të interesave të palëve.437 Këto
kontrata për shkak të vlerës së lartë të sendeve karakterizohen nga një rregjim i
mirëpërcaktuar publiciteti konform specifikave të parashikuara nga ligjet të vecanta,
dhe e drejta ndërkombëtare.438
Në të drejtën italiane reflektimet e jurisprudencës janë pasqyruar edhe në
legjislacion. Kështu nëse i referohemi nenit 91 të Kodit Rrugor Italian ku parashikohen
rastet kur automjeti është objekt i një kontrate leasing financiar me opsion blerje ose
një kontratë shitje me rezervë pronësie në paragrafin 2 në mënyrë tekstuale citohet: “Në
rast të shkeljes të rregullave administrative do të zbatohet për leasingmarrësin sipas
një kontrate leasing apo blerësin sipas një kontrate shitje me rezervë pronësie, neni 196
paragraf 1 që parashikon përgjegjësinë e leasingmarrësit, në vend të pronarit, në
aplikimin e sanksioneve administrative qe rezulojne nga shkelja e rregullave të kodit
rrugor.”
Leasing financiar në sektorin e automjeteve është forma më e përhapur e
kontratës së leasing-ut në vendin tonë.439 Kontrata e leasing-ut që kanë si objekte
automjete rregjistrohet në regjistrin e barrëve siguruese, në përputhje me ligjin “Për
barrët siguruese”.
Duke qënë se automjetet, si ato të destinuara për të transport njerëzish dhe ato
që përdoren për transportin mallrash, janë mjete të nevojshme si për bizneset dhe për
punëtorët e vetëpunësuar në ushtrimin e veprimtarisë së tyre kontrata në fjalë, me
kalimin e kohës, ka ndryshuar në formë dhe në gamën e shërbimeve që u ofrohen
leasingmarrësve. Përhapja e shpejtë e leasing-ut të automjeteve, karakteristikat e
veçanta që karkaterizojnë marrëdhënie juridike mes palëve dhe të tretëve dhe natyra e
vecante e sendeve kanë shtruar disa problematika te veçanta në lidhje më këtë lloj
kontrate.
Problematikat kryesore në lidhje me këto kontrata , mund ti kategorizojmë në mënyrë
të përmbledhur si më poshtë:
a) Përgjegjësinë civile në rast të shkaktimit të dëmit. Duke pasur parasysh ndarjen
mes të pronësisë dhe disponueshmërisë së automjetit, në rastin e leasing-ut financiar
shtrohet cështja se cili do të jetë subjekti përgjegjës për dëme të shkaktuar njerëzëve
apo sendeve si rezultat i qarkullimit. Pra nëse në një kontrate leasing financiar,
leasingmarrësi dhe leasingdhënësi përgjigjen bashkërisht për shpërblimin e dëmit të
shkaktuar nga qarkullimi i mjetit dhe nëse kjo përgjegjësi do të jetë alternative apo
konkuruese?
Mjetet motorike në të drejtën civile janë sende të cilat kanë status të veçantë. E si
rezultat parashikohet detyrimi i pronarit/përdoruesit për të siguruar çdo mjet transporti
437CLARIZIA. R, “I contratti per il finanziamento dell’impresa. Mutuo di scopo, leasing, factoring”, Torino, 2002, fq. 189; 438 Për më shumë shiko: Ligji nr. 9551 datë 5. 06.2006 “Për aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen “Pgarancitë nderkombëtare në pajisjet e lëvizshme” dhe në protokollin e saj.” 439 Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes të Bankës së shqipërisë për vitet 2013, 2014, 2015, 2016.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
129
përpara përdorimit të tij.440 Në lidhje me këtë cështje një vendim i Gjykatës së Lartë
(it), parashikon “... vetem subjekti qe ka disponueshmërinë ligjore të sendit sipas nenit
23 të Ligjit nr. 990/1969 do të është përgjegjës me siguruesin. Pra, në rastet e dëmit të
shkaktuar nga qarkullimi i një automjeti të dhënë me leasing sipas nenit 23 të Ligjit nr.
990/1969 është leasingmarrësi dhe jo leasingdhënësi subjekt përgjegjës për ngritjen e
pretendimeve kundër siguruesit sipas nenit 18.”441
b) Përgjegjësinë në rast të shkeljes së Kodit Rugor. Neni 194 i Kodit Rugor
parashikon:“Për shkeljet e dënueshme me masa administrative me gjobë, pronari i
mjetit, ose në vend të tij përdoruesi, blerësi me marrëveshje për kthimin e mjetit kur
nuk paguhen këstët ose përdoruesi me qira, është i detyruar, solidarisht me autorin e
shkeljes, të paguajë shumën, për të cilën këta janë të detyruar, në qoftë se nuk provon
që qarkullimi i mjetit ka ndodhur kundër vullnetit të tij. Në rastin sipas nenit 83
përgjigjet solidarisht qiramarrësi.” Nga interpretimi i zgjerur i dispozitës së mësipërme
konstatojmë se legjislatori ka synuar të përjashtoj nga përgjegjësia solidare shoqërinë e
leasing-ut (leasingdhënësin), pronare të sendit në rast të shkeljes së rregullave të Kodit
Rugor, të shkaktuara nga leasingmarrësi apo subjektë të tjerë të cilëve ky i fundit i ka
kaluar të drejtën e përdorimit. Mendojmë se në këtë dispozitë duhet të riformulohet
duke parashikuar qartësisht dhe përgjegjësinë e leasingmarrësit.
c) Përgjegjësia në rast të vjedhjes së automjetit. Gjatë kohëzgjatjes së kontratës së
leasing-ut, për motive nga më të ndryshmet leasingmarrësi mund të humbasë
disponueshmërinë mbi sendin objekt të kontratës edhe pa fajin e tij. Një nga rastet më
të shpeshta është hipoteza e vjedhjes së sendit por që mund të evidentohen edhe
hipoteza të tjera, për shembull në rast zjarri. Në këto raste risku rëndon mbi
leasingmarrësin i cili duhet të shlyej të gjitha këstet (të skaduara apo të ardhshme, së
bashku me interesat) pra të çmimit të plotë të përcaktuar nga kontrata. Jurisprudenca ka
pasur mundësi të interpretoj klauzolat që parashikojnë zgjidhjen e kontratës pas
verifikimit të vjedhjes, duke njohur vlefshmërinë e tyre dhe duke konfirmuar se
leasingmarrësi duhet të rimbursojë shoqërinë e leasing-ut për financimin e akorduar
megjithatë, përveç fitimit të përcaktuar prej tij dhe interesit të përllogaritur në kohën e
ripagimit.442 Në praktikat tregtare ndodh, që menjëherë pas verifikimit të vjedhjes
shoqëria leasing i dërgon leasingmarrësit njoftimin për zgjidhjen e kotratës së bashku
me udhëzimet e shumave për të paguar. Është normale që në shumicën e rasteve
leasingmarrësit nuk realizon shlyerjen e pagesës direkt, duke preferuar të pres për
likuidimin e dëmshpërblimit, dhe në këtë kuptim leasingdhënësi është i autorizuar nga
një dispozitë specifike e kushteve të përgjithshme të leasing-ut financiar për t'u marrë
drejtpërdrejt me kompaninë e sigurimeve. E drejta e leasingdhënësit për të arkëtuar
dëmshëprblimin është llogjike dhe e justifikueshme duke qënë se sendi është blerë nga
leasingdhënësi, i cili për shkak të vjedhjes kthehet dhe subjekti kryesor i dëmtuar. Në
440 LIGJi Nr. 10 076, datë 12.2.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, ndryshuar me ligji NR. 10455, datë 21.7.2011,neni 4 , 5. 441 Vendim i Gjykatës së Lartë (it), nr. 10034 i 18 marsit 2005. 442 ALBANESE. M, ZEROLI. A, “Leasing e Factoring” 2012, fq. 167.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
130
praktikën e likujdimit favorizohen nëpërmjet parashikimit të dispozitave të veçanta ku
prashikohet se shoqëritë e sigurimit do të garantojnë pagesën në favor të leasingdhënësit
të shumës që i korrespondon vlerës së sendit në momentin e vjedhjes. (edhe pse
formalisht nuk është subjekti sigurues, kthehen në përfituesit e policave të sigurimit.).443
d) Përgjegjësinë për mos pagim të taksës së qarkullimit.444
4.1.1.3 Kontrata e njohur si “full leasing” i automjeteve.
Kontrata full leasing është kontrata nëpërmjet të cilës shoqëria leasing i ofron
leasingmarrësit jo vetëm përdorimin e sendit por edhe një tërësi shërbimesh aksesore,
plotësuese dhe të nevojshme për përdorimin e sendit.
Në këtë rast leasingdhënësi blen sendin e zgjedhur nga leasingmarrësi dhe e vendos në
dispozicion të këtij të fundit kundrejt një pagese periodike që nuk përfaqëson vetëm
vlerën e përdorimit te sendit, por që përfshin në të njëjtën kohë shpenzimet për
sigurimin e sendit, zëvendësimin periodik të gomave dhe pjesëve të këmbimit,
kontrollin teknik të mjetit, taksave, ndërimit të automjetit në rast difekti si dhe një sërë
opsionesh të tjera të parashikara rast pas rasti nga klientë. Vecantia e kësaj kontrate
qëndron kryesisht në përmbajtjen e ndyshueshme të saj që negociohet rast past rasti ad
personam në mënyrë që ti përgjigjet kërkesave specifike të leasingmarrëseve, i cili
mund të kërkoj shërbimet e mirëmbajtjes me frekuencë më të shpeshtë se ajo e
propozuar. Kjo formulë kontraktore ka gjetur një zbatim të gjerë duke iu përgjigjur
mësëmiri kërkesave të leasingmarrësit për të patur një shërbim të plotë dhe të
personalizuar me kosto të parashikueshme.445
4.1.1.4 Kontratat e leasing-ut financiarë që kanë si objekt sedeve të patrupëzuar
në vecanti softëareve dhe markave.
E kemi theksuar dhe më pare se një nga arsyet kryesore të suksesit të kësaj metode
financimi në praktikat tregtare është falë elasticitetit dhe shumëllojshmërisë së
kombinimeve që mund të realizohen , brenda të njëjtës skemë juridike kontraktore.
Një ndër problematikat aktuale më të debatueshme të kontratave të leasing-ut lidhet me
kriterin e prekshmërisë (quae tangi possunt) të objektit të kontratës;
Një pyetje e rëndësishme që mund të shtrohet është nëse objekt i një kontrate leasing
janë domosdoshmërisht vetëm sendet e trupezuara (të luajtshme ose të paluajtshme)
443 Vendimi i Gjykatës së Lartë nr. 20743 datë 26.10.2004. 444 Ligji nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare” i ndryshuar, në Udhëzimin e MF nr 26, datë 4.09.2008 “Për taksat kombëtare” i ndryshuar parashikon: “Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit”. 445 ALBANESE. M, ZEROLI. A, “Leasing e Factoring” 2012, fq. 167.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
131
apo objekt i saj mund të jenë edhe sendet e patrupëzuara e në vecanti “softëaret”,
“programet komjuterike”, “markat”?
Nëse hedhim një vështrim te objekti i kontratës së leaing-ut financiar në të
drejtën Shqiptare,446 vërejmë se legjislacioni ynë ka përcaktuar si objekt të kontratës së
leasing-ut financiar vetëm sendet e luajtshme dhe të paluajtshme. Nga interpretimi i
kombinuar i dispozitave të LLF dhe Kodit Civil konstatojmë se objekt i kontratës së
leasing-ut mund të jenë vetëm sendet e luajtshme dhe të paluajtshme individualisht të
përcaktuar.447 Në këtë kontekst në të drejtën shqiptare në dallim nga legjislacioni i disa
shteteve të tjera në përgjithësi dhe ligji model448 i marrëdhënieve juridike të leasing-ut
financiar objekti i kësaj kontrate paraqitet shumë i kufizuar.
Sendet e patrupëzuar janë frut i një krijimi intelektual. Pronësia intelektuale
kuptohet si pronësia mbi tërësinë e të drejtave që mbrojnë produktet ose proceset që
janë rezultat i dijeve dhe koncepteve njerëzore që marrin në treg një vlerë të caktuar
ekonomike dhe që sjellin përfitime për nevojat njerëzore.449
Në praktikën tregtare një send i patrupëzuar mund të jetë objekt i një kontrate
leasing vetëm në rastet kur leasingdhënësit i ka kaluar pronësia mbi këtë send në
kontratën e furnizimit. Nuk do të ishte e mjaftueshme vetem kalimi i një license
përdorim, për arësye së kontrata e leasing-ut financiar karakterizohet nga opsioni i
blerjes në favor të leasingmarrësit në përfundim të afatit të kontratës.
Pra në mënyrë që të flasim për një kontratë leasing financiarë që ka si objekt
programe kompjuterike është e nevojshme që leasingdhënësit të ketë fituar në mënyrë
direkte pronësinë mbi programin informatik pra të drejtën absolute dhe ekskluzive të
përdorimit të tij.450
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e një lidhjes së një kontrate leasing që ka
si objekt programe standarte të ofruar për shitje nga dyqane të specializuar, për të cilat
nuk transferohet pronësia intelektuale mbi sendet por vetem licenca per perdorimin e
tyre. Në këto raste flasim për kontrata leasing të sendeve të luajtshme. Sendi i luajtshem
është mekanizmi i suportit (mjeti material )në të cilën është inkorporuar programi
(libra, disqe, automjete) që përfshin veprën intelektuale. Ky është konfiguruar si send i
luajtshëm i cili ka një vlerë ekonomike autonome.
Pra dallon sendi i patrupëzuar (që i bashkëlidhet) nga mjeti material në të cilën
është inkorporuar programi kompjuterik. Kështu objekt i kontratës së leasing-ut
446 LIGJ Nr. 9396, datë 12.5.2005 “Për Qiranë financiare”, neni 1 pika 16, Kodi Civil i Republikes se Shqipërise, neni 849. 447 Ibidem. Për arësye se në përfundim të afatit të kontratës, nëse leasingmarrësi nuk ushtron opionin e blerjes, leasingdhënësit duhet ti kthehet i njëjti send. 448 Në Ligjin Model për leasing-un financiar të UNIDROIT, në neni 2 përdoret termi aset i cili është aq i gjerë sa mund të përfshijë edhe pronësinë intelektuale, dhe softëare-t (programet kompjuterike), Official Commentary to the UNIDROIT Model Laë on Leasing, vep. cit. 449 MALLTEZI. A, RUSTEMAJ. J, PELINKU. L, “Apekte të së drejtës së biznesit në Shqipëri”, Shtëpia botuese media print, botimi i parë 2013, faqja 148. 450CLARIZIA R., vep. cit, fq 298; ZENCOVICH. Z “Il leasing di programmi per elaboratore elettronico”, në Riv. it. leasing, 1987, fq. 49.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
132
financiar mund të jetë një cip, hard drive, cd-room, ndërsa kur flasim për softëare na
lindin dyshime. Këto nuk janë të prekshme dhe i kalojnë leasingmarrësit në mënyrë
elektronike. Në Francë, doktrina nuk njeh si objekt të crédit-bail, softëaret dhe
programet kompjuterike, për shkak të mungesës së 2 elementeve thelbësor: kalimin e
të drejtës së pronësië te leasingdhënësi dhe si rrjedhojë mungesën e opsionit të
blerjes.451
E drejta e pronesisë intelektuale u siguron titullarëve të sendeve të patrupëzuar
një ius excludendi, mutandis mutandis , me atë të pronarit të sendeve të trupëzuara, kur
këto janë inkorporuar në një të mire materiale, duke i akorduar mbrojtje në nivel
kombëtar dhe ndërkombëtarë452.Sipas kësaj llogjike abstrakte doktrina dominuese ka
përjashtuar që funksioni i financues i kontrates së leasing-ut te gjej zbatim edhe ne
programet kompiterike453
Megjithatë në praktikën tregtare është e pamohueshme dobishmëria e
përdorimit të një softëari pa qënë e nevojshme që leasingmarrësi të ngarkohet me një
barë të rëndë ekonomike për blerjen e menjëhershme të tij, si dhe në rastin kur programi
nuk është i standardizuar dhe i prodhur në masë apo është i kalibruar ad hoc sipas
nevojave të leasingmarrësit. Ndërsa vështirë se hasim praktika të tilla në shtetet që i
përkasin sistemit civil laë, një praktikë e tillë është tërësisht e mundur në shtetet që i
përkasin sistemit common laë ku leasing ka rrënjë shumë më të thella dhe ku nuk
parashikohet një opsion final (për efekt të klasifikimit të marrëeshjes) blerjeje psh
Angli.454
Një tjetër hipotezë për të marr në kosideratë është leasing i shenjave dalluese e
në vecanti i markave tregtare455. Nocionin e markes e ndeshim në të drejtën shqiptare
në nenin 140 / 1 të ligjit për pronësinë industriale ( LPI) sipas të cilit: “marka tregtare
përfaqëson cdo shenjë ose kombinim shenjash që paraqitet grafikisht dhe që shërben
për të dalluar mallrat apo shërbimet e një personi fizik apo një personi juridik, nga
ato të një personi tjetër fizik apo juridik”. 456
Shenjat që mund të përbëjnë markë janë:
a) fjalët përfshirë emrat personalë, shkronjat, numrat, shkurtimet;
b) shenjat figurative përfshirë vizatimetformat dy ose tredimensionale, format e
mallrave dhe/ose ambalazhimi i tyre;
c) kombinimet e ngjyrave e të dritëhijeve si dhe ngjyrat në vetvete
d) cdo kombinim i shenjave, të përmendura nga shkrojat “a”, deri në “c”
Pra bëhet fjalë për një listë joshteruese, një instrumenti thelbesor komunikimi,
informacioni dhe konkurence.457 Nuk medohet se shfaqet ndonjë problematikë e
451 CREMONESE. A, “Il leasing in Francia”, Padova, 2004, I, fq. 144 e në vazhdim. 452 COLANGELO. M, “Il leasing di beni immateriali”, në I Quaderni di ASSILEA, 2005, www.assilea.it. 453 COLANGELO M, vep. cit, GHIA. L “I contratti di finanziamento”, vep. cit, fq. 58. 454 Ibidem, fq. 58. 455 Direktiva n. 89/104 e BE e Parlamenti Evropian dhe Këshillit e 22 tetorit 2008 për përafrimin e ligjeve të shteteve anetare per markat tregtare. 456 LIGJ Nr.9947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë industriale” i ndryshuar 457 Markat tregtare rregullohen nga LIGJ Nr.9947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë industriale” i ndryshuar.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
133
vecantë mbi legjitimitetin e një kontrate leasing që ka si objekt një shenjë dalluese.
Lidhja e një kontrate leasing nuk manipulon dhe as ndryshon funksionin e nje marke
tregtare dhe rrezikun e mashtrimit në opinionin publik.458
LPI njeh mundësinë e trasferimit të pronësisë (për të gjitha ose një pjesë të të
drejtave të lidhura mëe markën) si dhe marrëveshjet e licencës (për të trasferuar të
drejta të caktuara te persona të tretë). Pronari i markës është i lirë të trasferojë
pronësinë mbi markën tek cdo person tjtetër nëpërmjet një marrëveshje të shkruar duke
njoftuar DPPM nëpërmjet aplikimit për ndryshim pronësie. Në marrëveshje mund të
parashikohet transferimi i të gjitha ose e një pjese të drejtash të lidhura me markën.
Nëse lidhja e një kontrate leasing financiarë shkaktohet një alternim të funksionit të
shenjave dalluese i cili mund të keqinformoj publikun mbi natyrën, cilësinë dhe
origjinën gjeografike të mallrave ose të shërbimeve për të cilat është rregjistruar marka,
DPPM refuzon të rregjistoj marrëveshjen për atë pjesë që con në keqinformimin e
publikut.
Me marrëveshjen e licensimit, licensuesi ruan pronësinë mbi markën por trasferon pjesë
të caktuar të të drejtave që burojnë nga pronësia mbi markën tek të tretët, kjo
marrëveshje mund të jetë ekluzive ose joekluzive.459
Pengesat me origjinë ligjore duken të kapërcyeshme ndërkohë që nuk mund të them të
njëjtën gjë për pengesat e një natyre praktike të lidhura në mënyrë të vecantë me
sistemin e garancive dhe të përgjegjësive.
Nje tjeter rrezik ne kete drejtim eshte perdorimi i markes tregtare objekt te kontrates
se leasingut financiar ne sektore te tjere. 460 Me vërtetimin e një rasti të tillë, kemi një
rënie në aktivitetin e leasingmarrësit në krahasim me vlerën e tij ne treg, duke
influencuar imazhin e markes ne treg.461
Aktualisht për shkak të mungesës të praktikës tregtare, dhe legjislacionit i cili
ka kufizuar ndjeshëm kategorinë e sendeve që mund të jenë objekt kontrate në të drejtën
Shqiptare identifikohen një sërë problematikash dhe magësish të lidhura me zhvillimin
potencial të kontratës së leasing-ut të sendeve të patrupëzuara, ndërkohë që një formë e
tillë financimi për sendet e patrupëzuara ka gjetur zhvillim në shtetet e sistemit common
laë dhe në vecanti në Amerike dhe ne Angli.
Cështja thelbësore e leasing-ut të sendeve të patrupëzuara ka një karakter tekniko-
kontratual, dhe duhet rregulluar duke mbajtur parasysh ekuilibrimin e interesave të
458 Për ta konkretizuar me një shembull mungesën e mashtrimit për publikun përmendim një marrëdhënie juridike sale e lease back pra atë marrëdhënie juridike që pronari i markës ia shet atë një shoqërie leasing me qëllim që ti kalohet përdorimi përsëri nëpërmjet një kontrate të leasig-ut finanicar. Nënshkrim i dy marrëveshjeve ndryshon titullit e përdoruesit por nuk modifikon ose kufizon të drejtën e përdorimit të markës tregtare (me përjashtim të rastit të zgjidhjes së kontratës apo mosshlyerjes së detyrimeve). 459 MALLTEZI. A, RUSTEMAJ. J, PELINKU. L, “Aspekte të së Drejtës së Biznesit Në Shqipëri”, Botim i parë, 2013, fq. 213. 460 LIACE. M “La locazione finanziaria del marchio, in I nuovi contratti nella prassi civile e commerciale”, 2005, fq. 683. 461 LIACE. M, vep. cit, fq. 682.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
134
palëve nëpërmjet parashikimit të një sistemi garancish adeguate me rëndësinë e sendit
objekt kontrate.
4.1.1.5 Kontratat e leasing-ut që kanë si objekt aksione
Sic kemi trajtuar gjerësisht në kapitujt e mëparshëm leasing financiar ka
zakonisht si objekte sendet të luajtshme ose të paluajtshme individualisht të përcaktuar
ndërkohë që është më pak e zakontë qe kontrata të ketë si objekt sende jo të trupezuar,
edhe pse një gjë e tillë nuk është e pamundur në të drejtën ndërkombëtare.462
Këto metoda janë më shumë të përdorura për financimin e nevojave të biznesit
të vogël dhe të mesme që shpesh nuk janë as shoqëri aksionere, pasi këto shoqëri nuk
mund të shfrytëzojnë alternativat e tjera të financimit, por asgjë nuk kufizon përdorimin
e tyre edhe nga shoqëritë aksionere.
Në këtë kuptim leasing aksionar është një nga llojet e kontratave të leasing-ut që ka
si objekt aksione në vend të kategorive të tjera të aseteve. Nga doktrina aksioni është
përkufizuar si “një titull që përfaqëson një pjesëmarrje në kapitalin themeltar të një
shoqërie me aksione me të cilin lidhen të drejtat e ndryshme të aksionarit në shoqëri,
të caktuara me ligj apo me statut”463Aksionet mund të blihen dhe të shiten dhe çmimi
i tyre përcaktohet në varësi të pritshmërisë së tregut për të ardhurat financiare që ka të
ngjarë të gjenerohen nga shoqëria.”464
Leasing aksionar mund të përdoret në rastet e mëposhtme : 465
- Ne rastin kur një subjekt i duhet të financoj blerjen e aksioneve; 466
- Në rastin kur një subjekt i duhet të përballoj financiarsiht rregjistrimin e një
zmadhimi të kapitlait;467
462 UNIDROIT 2010 Study LIXA – Doc. 23 “Në përkufizimin e asetit që jepet nga ligji model, ky koncept përfshin çdo lloj pronësie që përdoret në tregtinë ose biznesin e leasingdhënësit duke përfshirë sendet e luajtshme, kapital, pajisje, asete të ardhshme, bimë ose kafshë që ende nuk kanë lindur”. 463 FERRAN E, Principles of Corporate Finance Laë, Oxford University Press, fq 147. 464 BACHNER. TH; SCHUSTER, E-Ph; ËINNER.M, Ligji i Ri Shqiptar për Shoqëritë Tregtare Interpretuar Sipas Burimeve të tij në të Drejtën Europiane, Tiranë 2009, Fq. 82 465 TAGLIAVINI. G, Nuovi spazi di convenienza per il leasing azionario, në Strumenti e tecniche finanziarie Leasing, http://old.unipr.it. 466 Një subjekt X, ka disa mundësi për të financuar pagesën për pjesëmarrjen në subjektin Y - mund të marr një kredi bankare; - mund të emëtoj tituj ne treg - ose mund ti kërkoj një shoqërie leasing të blej aksionet me qëllim që ti kalohen nëpërmjet një
kontrate të leasing-ut financiar. Kjo marrëdhënie ka si avantazhfaktin sepse transformon debitin që mbështet blerjen, në një debit që shlyhet nëpërmjet pagesës së kësteve periodike. Një tjetër problematikë që shtrohet në këtë rast është mundësia e një marrëvesheje mes shitesit dhe shoqërisë leasing që synon të ruaj vlerën e aksioneve të blera.
467 Subjekti X aksionar, i duhet të hyj në borxhe për të grumbulluar burimet e nevojshme për një zmadhim të kaitalit të shoqërisë pjesëmarrëse. Në vend që të bej një gjë të tillë i kërkon shoqërisë leasing të rregjistroj aksionet e emëtuara rishtazi dhe i merr më pas me leasing. Edhe nëpërmjet nje procedure të tillë mundësohet një uje e nivelit të borxhit të rregjistruar në pasqyrat fianciare. Shoqëria e leasing-ut n këtë rast mbart rrezikun që në eventualitetin e zhvleresimit të konsiderueshëm të investimit të mos të shlyej rregullisht pagesat periodike.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
135
- Në rastin kur është e nevojshme shkrirja e përkohshme e një imobilizimi
financiar:468
- Për të përballuar një kalim të përgjithshëm të kontrollit të kompanisë përkatëse;469
Megjithatë ndeshet rallë në praktikën tregtare që objekt i leasing-ut financiar të jetë një
instrument financiarë, dhe në mënyrë të vecantë aksione. Dy janë arsyet kryesore që
ndikojnë drejtëperdrejtë në këtë drejtim:
a) sendi objekt i kontratës së leasing shërben si një garanci në favor të shoqërisë
leasing dhe një funksion i tillë dobësohet ndjeshëm nëse sendi ka nje vlerë më pak
të kontrollueshme;
b) në rastin specifik të leasing-ut aksionar ka egzistuar një debat i fortë juridik për
shkak të kontraditave në trajtimin civil dhe fiskal, duke e konsideruar një formë të
tillë abuzive. Ne fillimet e tij leasing financiar aksionar përcaktohej si një
instrument nëpërmjet të cilit mund të përfitohej nga kategorizimi si shpenzim i
zbritshëm, shpenzim i cili në rrugë normale nuk ishte i tillë.
4.1.1.6 Kontrata e leasing-ut financiar për qëllime konsumi.
Duke pasur parasysh natyrën tregtare të kontratës së leasing-ut financiar, por edhe
strukturën komplekse të saj lind pyetja:
a) A mund që kontratë leasing financiar të ketë si objekt një send për qëllime konsumi
apo përdorim të brendshëm?
b) Nëqoftëse po, cili është qëllimi i palëve në këtë kontratë (kalimi i të drejtës së
pronësisë apo kalimi i të drejtës së nëndorësisë) ?
c) Cilat do të jenë arsyet që shtyjnë një konsumator të përzgjedh këtë metodë
financimi?
d) Kontrata e leasing-ut financiar do të klasifikohet si një kontratë qiraje per qëllime
konsumi apo si një kredi konsumatore?
Për ti dhënë përgjigje këtyre pyetjeve duhet fillimisht të qartësojmë konceptet
“konsumator”,”kontratë konsumatore”.
Në doktrinën jurdike “kontrata konsumatore” është përkufizuar si një veprim juridik i
dyanshëm, i lidhur mes konsumatorëve dhe tregtarëve për mallra dhe shërbime të
ndryshme.
Në cilësinë e tregtarit mund të veproj një shoqëri leasing (leasig-dhënës) e licensuar
për ushtrimin e veprimtarisë së leasing-ut financiar sipas legjislacionit ne fuqi.470
Koncepti i subjekteve që vlerësohen si konsumator nuk ka gjetur një trajtim uniform
468 Nëpërmjet këtej rasti realizohet një lease-back aksionar. Është aksionari vetë që shet pjesëmarrjen shoqerisë leasigut dhe e merr më pas nëpërmjet një kontrate të leasig-ut financiar. Qëllimi i një operacioni të tillë është që të grij përkohësisht pjesëmarrjen me qellim realizimin e një operacioni financimi të bazuar në një garanci të vlerësur dukshëm nga financuesi. 469 Sipas këtij rasti ai që shet shoqërine e leasing-ut, synon të realizoj një kalim në favour të trashgimtareve të tij. Trashgimtaret marrin nëpërmjet leasing, pjesëmarrjen me qëllim për ta shlyer në mënyrë graduale në kohë. 470 Ligj nr. 9396, datë 12.5.2005 “Për qiranë financiare” neni 3 dhe 4.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
136
nga doktrina juridike. Burimi i vështirësive qëndron në identifikimin e subjekteve që
kualifikohen si konsumator, e konkretisht nëse duhet të jetë domosdoshmërisht një
person fizik apo në një situatë të ngjashme me të mund të jenë dhe persona juridik apo
shoqëri të thjeshta në marrëdhënie kontraktore me tregtarë? Legjislacioni shqiptar nuk
e ka parashikuar në mënyrë ekspliciste nëse konsumator duhet të jetë vetëm personat
fizikë apo edhe personat juridikë, duke lënë hapsirë për një interpretim literal të
zgjeruar.471 Ndërkohë që legjislatori komunitar, në të gjitha direktivat që lidhen me
kredinë konsumatore, duke iu referuar vetëm personit fizik, në kuadrin e konceptit të
konsumatorit, lë jashtë mbrojtjes specifike, shoqatat, organizatat jofitimprurëse
institucionet që mbajnë ose kujdesen për personat fizikë (si: azilet, burgjet, spitalet etj.),
të cilët dhe pse nuk kryejnë veprimtari sipërmarrëse ose profesionale, duke qenë mos
qënë persona fizikë nuk mund të kualfikohen si” konsumator”.472473
Elementi i dytë me rëndësi dhe thelbësor, është dhënia e një përcaktimi të qartë për
mallra me qëllim konsumi. Për tu kualifikuar si konsumator malli që ai blen ose përdor
nuk është i lidhur me ushtrimin e aktivitetit të tij tregtar, industrial, artizanal apo
ushtrimin e profesionit. Në këtë drejtim mer rëndësi natyra e sendeve –objekt të
kontratës dhe qëllimi i kërkimit të tyre. Në këtë drejtim vështirësia qëndron në rastin e
objekteve me nje natyre të përzjer për të cilat nuk mund të përcaktohet saktësisht natyra
e tyre si psh. makina, kompjutera të cilat mund të përdoren si për qëllime personale
dhe profesionale etj.
Në këtë rast shtrohet pyetja :
i. A do të përjashtohen nga fusha e zbatimit të rregjimit të vecantë për mbrojtjen e
konsumatorit të gjitha rastet në të cilat subjekti lidh një kontratë për një send të
destinuar pjesërisht për përdorim që lidhet me ushtrimin e profesionit dhe pjesërisht
për përdorim që nuk përfshihet në ushtrimin e profesionit dhe aktivitetit tregtar ?
ose A do te shtrihet rregjimi i vecantë për mbrojtjen e konsumatorit ne cdo rast
kur sendi ka nje natyrë të përzjer?
Për këtë arësye do të ishte e nevojshme të përcaktohej një kriter i përgjithshëm i
vlefshem për të gjitha rastet. Nëse i referohemi jurispudencës së GJDBE, vërejmë se
GJDBE e ka lënë në diskrecion të gjykatësëve kombëtarë për të përcaktuar qëllimin
kryesor të lidhjes së kontratës dhe destinacionit e mallrave dhe shërbimeve duke
parashikuar se nëqoftëse përdorimi që lidhet me ushtrimin e profesionit dhe aktivitetit
471 TELITI. E, Disertacion për marrjen e gradës shkencore “Doktor” – “Kontratat konsumatore” Tiranë 2013, fq. 63 472 Ibidem, fq. 63. 473Nëse i referohemi Direktivës 2011/83/UE “Mbi të drejtat e konsumatorëve”, në preambulën e saj, pika 17, parashikon se: “Përkufizimi i konsumatorit duhet t’i referohet personave fizikë që nuk veprojnë për qëllime që lidhen me aktivitetin e tyre tregtar, industrial, artizanal apo ushtrimin e profesionit. Një përkufizim i ngjashëm jepet edhe nga Direktiva 87/102/CEE “Për kredinë konsumatore” në të cilën përcaktohet si konsumator një person fizik, që për transaksione të rregulluara nga kjo direktivë, vepron për qëllime të ndryshme nga aktiviteti i tij profesional.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
137
tregtar nuk është përcaktues atëherë subjekti mund të përfitoj nga rregjimi i vecantë për
mbrojtjen e konsumatorit. I njëjti qëndrim është mbajtur dhe nga organet e tjera të BE474
Në çështjen R&B Costums Brokers Co Ltd kundër United Dominions Trust Ltd,
një shoqëri private, e cila ushtronte veprimtari të transportit detar të mallrave nuk u
konsiderua si konsumator kur realizoi blerjen e një makine për një nga drejtorët e saj
për qëllime përdorimi personal dhe pune. Gjykata vlerësoi se kur një palë kryen një
veprim, i cili është pjesë integrale e biznesit të saj, atëherë kjo nuk mund të konsiderohet
konsumator. Në qoftë se veprimi lidhet shumë pak me ushtrimin e biznesit, atëherë
duhet t’i bëhet analizë veprimeve të tjera të ngjashme në tërësinë e veprimtarisë tregtare
për të kuptuar pozicionimin ose jo të palës si konsumator475
Dukë qënë se leasing financiarë paraqet një strukturë komplekse të përbërë nga
dy kontrata dhe tre palë, është e nevojshme identifkimi i elementëve që do të
klasifikonin një kontratë leasing si kontratë konsumatore?
Dy janë kriteret kryesorë të përdorur nga legjislatori për të diferencuar kategorinë
e leasing-ut financiarë për qëllime konsumi:476
- kriteri i parë mbështetet në parametra thjesht sasior,477
- kriteri tjetër është i lidhur ngushtësisht me cilësine e leasingmarrësit dhe me
destinacionin e sendit478: Në shumicën e rasteve kritere te tilla u behet një
interpretim kumulativ.479
Në Francë ligji i 1966 përjashton sendet e përdorimit personal ose familjar , të cilat do
të rregullohen në bazë të ligjit n.78/22 të 10 janarit të vitit 1978 (loi Schrivener) mbi
kredinë konumatore, duke parë që këto dy disimplina përjashtojnë njëra tjetrën e për
këtë aresye nuk mund të zbatohen bashkërisht.480
Në shtete të tjera dallimi mes këtyre dy disiplinave nuk është gjithmonë kaq i qartë. Psh
Gjermania në vitin 1896 ka miratuar ligjin e parë në botë mbi mbrojtjen e palës më të
dobët kotraktore në kontratën e shitjes me këste (Abzahlungsgesetz) në nenin 8 të së
cilit përjashtohet zbatimi në ato raste kur blerësi është një subjekt tregtar. Ndërkohë
me shfaqjen e leasing-ut në praktikat tregtare nga interpretimi i këtyre dispozitave nga
474 TELITI. E, Disertacion për marrjen e gradës shkencore “Doktor” – “Kontratat konsumatore” Tiranë 2013, fq. 48 “Këshilli Europian është shprehur se: Në qoftë se kontrata është e lidhur pjesërisht për qëllime që përfshihen në aktivitetin tregtar dhe pjesërisht për qëllime që nuk lidhen me këtë aktivitet, nëse qëllimi i parë është i kufizuar dhe nuk është qëllimin kryesor për të gjithë kontekstin e kontratës, ky person duhet të konsiderohet gjithashtu konsumator.” 475 Ibidem, fq. 45. 476 DI PALMA.C “Il leasing. Profili di diritto civile italiano e comparato” vep. cit. 477 Kodi Uniform Tregtar i SHBA klasifikon si leasing konsumator ato kontrata në të cilat sasia e kesteve nuk e kalon shumen 25. 000 dollare. 478 DI PALMA.C “Il leasing. Profili di diritto civile italiano e comparato” vep. cit. Një rëndësi gjithnjë e në rritje legjislatori pa dyshim që i ka kushtuar dhe elemetit funksional. Në këtë mënyrë Kodi Uiform i Kredisë Konsumatore në nenin 2 -103 konfirmon një kontratë leasing konsumator është e destinuar kryesisht për perdorim persoal, familjar dhe shtepiak. 479 FRIGNANI.A, “Il leasing negli ordinamenti di civile e di common laë...”, vep. cit, fq. 23. 480 Ligjet Scrivener e Scrivener ii, n.78 -22 dhe 75-596 perfshine teresine e para te normave juridike te miratura ne France per mbrojtjen e konumatorit. Ne fushen e tyre te zbatimit perfshihet nje forme e rendesishme e leasingut financiar ajo qe ka te bej me “la location avec option d” achat”.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
138
doktrina dhe jurisprudenca nuk ka gjetur zbatim neni 6 sipas të cilit parashikohet
zbatueshmeria per kontratat e leasing-ut me kushtin paraprak që kontrata të njihte të
drejten e blerjes se sendit dhe qe kjo e drejtë të ishte ne thelb shkaku i kësaj
marrëveshje. Vihet re se një shëmbëlltyrë e ngjashme mendimi ka përfshirë dhe
juridprudencën dhe doktrinen italiane por duke iu referuar gjithnje zbatimit të nenit
1526, i cili është frymëzuar në menyre te dukshem nga Abzahlungsgesetz.
Në shqipëri ligji per mbrojtjen e konsumatorit parashikon se nëse kontrata qira e
thjeshte apo qira financiare dhe ne një momente te dyte parshikon kalimin e pronësisë
nga njëra pale tek tjetra, në një kalim të pasqyruar në këtë kontratë ose në një kontratë
tjetër të vecatë atëherë këto marrëveshje do të konisderohen si kredi konsumatorë. 481
Ligji i vlerëson se kontratet e leasing-ut që parashikojnë kalimin e të drejtës së pronësisë
dhe ku qiramarrësi, është në të njëjtën kohë dhe konsumator do të gëzojë mbrojtje nga
ligji për mbrojtjen e konsumatorit. Gjithashtu, direktiva 2008/48/EC, ka gjetur një
aplikim të zgjeruar duke përfshirë në fushën e zbatimit dhe shërbime të tjera financiare,
si për shembull kreditë e garantuara me hipotekë ose në kontratat e qirasë ose në
kontratat leasing.482
Një pjessë e doktrinës ka kundërshtuar egzistencën e leasing-ut konsumator,
bazuar në artificialitetin e kësaj skeme kontraktore. Megjithatë nuk mund të
neglizhojme që kjo marrëdhënie kontraktore është aktivizuar tashmë në praktikat
tretare, duke fituar një teren të gjere. Për më tepër nje numer gjithnje e ne rritje të
kontrata leasing kane nje fizionomi te tille te ndryshme nga leasing tradicional.
4.1.2 Klasifikimi i kontratave të leasing-ut financiarë sipas natyrës së subjekteve.
4.1.2.1 Kontratat e leasing-ut, qe kanë si subjekt një organ shtetëror apo ent pulik.
Në praktikat tregtare botërore, ka gjetur zbatim kontrata e leasing-ut publik në të cilën,
leasingmarrësi është një organ shtetëror apo ent publik i cili në ushtrimin e të drejtave
iure privatorum i drejtohet leasingdhënësit (si rregull bankë, institucin financiar jo
bankar, ose shoqëri e licensuar për të realizuar aktivitet të leasing-ut financiarë) duke
i kërkuar vendosjen në dispozicion të një aseti me qëllim përmbushjen e një interesi
publik, për të cilën subjekti shtetëror duhet të kujdeset dhe të promovoj. Pra në
klasifikimin e leasing-ut financiarë si publik do të mbajmë parasysh 2 elementë
esencialë :
481 Ligj nr.9902, datë 17.4.2008 Për mbrojtjen e konsumatorëve neni 44 parashikon si kredi konsumatore: “Marrëveshja e kredisë konsumatore është çdo marrëveshje, ku një kredidhënës i jep ose i premton t’i japë një konsumatori një kredi, në formën e një pagese të shtyrë, huadhënies ose marrëveshjeve të tjera, të ngjashme, financiare” 482 Relazione sull'attuazionedella Direttiva 2008/48/CE relativa ai contratti di credito ai consumatori (2012/2037(INI) në http://ëëë.europarl.europa.eu.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
139
a) Subjekti –Diferencohet nga llojet e tjera të leasing-ut financiar për shkak të subjetit,
duke qënë se leasingmarrësi në këtë kontratë është gjithmonë një organ apo ent
publik dhe jo një tregtar.
b) Objekti – Një tjetër karakteristikë dalluese është se kontrata e leasing-ut publik ka
si objekte vetëm sende /asete me qëllim përmbushjen e një interesi publik.
Për sa i përket ndarjes së përgjegjësive në rastin e leasing-ut publik , natura “publike”
e leasingmarrësit nuk justifikon shmangie nga normat e zbatueshme për
leasingmarrësin “privat” si për objektet në formën përfunditare të tyre ashtu dhe për
objektet për të ndërtuar.
4.1.2.2 Kontratat e leasing-ut të subvencionuar.
Veçori e leasing-ut të subvencionuar qëndron në faktin se ligjvënësi për të nxitur
zhvillimin e veprimtarisë sipërmarrëse ka njohur një rol nxitës edhe për leasing-un
financiar. Në disa raste ligjet kombëtare kanë në përgjithësi tendencën të promovojnë
subjektet që plotësojnë disa kritere specifike, ose i përkasin kategorivetë veçanta
(artizanet, fermeret, botuesit) me qëllim për të inkurajuar qasjen e tyre në tregun e
leasing-ut. Pra organet shtetërore mund të ndërhyjne si promotor indirekt ose të
drejtëpërdrejtë në aktivitetit e leasingut. Në këtë rast nuk flasim për një lloj të vecantë
të kontratës së leasing-ut por për ndërhyrje të organeve shtetërore (që parashikojnë
lehtësira në shlyerjen e pagesave periodike) dhe për natrën e seneve (të destinuara
gjithnjë për përdorim profesional), që karakterizojnë këtë figurë kontraktore.
Kontributet mund ti jepen në mënyrë direkte shoqërisë së leasing-ut (leasing direkt)
apo biznesit përfitues (leasing indirekt) dhe që mund të revokohen në rastet kur
anulohet klauzola përkatëse ku parashikohet destinacioni i kontributit, dhe në rast të
mospagimit të leasingmarrësve.
4.1.3 Klasifikimi i kontratave të leasing-ut financiar sipas strukturës së
kontratës.
4.1.3.2 Kontrata e leasing-ut operativ/operacional.
Leasing operativ është pjesë integrale e një vizioni “modern” të leasing-ut, tipike
e tregjeve të zhvilluara.483 Në këtë marrëdhënie juridike janë të përfshirë 2 subjekte,
pasi funksionet e furnizuesit dhe financuesit bashkohen në një subjekt të vetëm. Për
leasing-un operativ nuk egziston nje perkufizim absolut, por përkufizimi i tij ndyshon
ne varesi te kontekstit brenda te cilit analizohet. Për më tepër ne aspektin juridik si
civilist apo fiskal, nocioni i leasing-ut operativ nuk është gjithmonë i qartë dhe
483 CARRETTA.A, I quaderni di Assilea 13, “Il leasing operativo”, fq. 6.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
140
unanim484, kjo edhe për shkak të mungesës së normave referuese. Megjithatë,
problematika të tilla nuk duket sikur kanë frenuar zhvillimin e këtij aktiviteti.
Doktrina dhe jurisprudenca kanë vendosur në dukje këto karakteristika kryesore që
diferencojnë leasing financiar nga leasing operativ: 485
a) në strukturën e ndryshme subjektive, të marrëdhënies juridike.
b) në kualifikimin e ndryshëm të leasingdhënësit (shoqërisë së leasing-ut).
c) në regjimin e ndryshëm të parashikuar për ndarjen e rrezikut dhe e përgjegjësive.
d) në parashikim, apo jo të opsionit të blerjes së sendit, në përfundim të kohëzgjatjes
së kontratës.
e) në kriteret e ndryshme që zbatohen për përcaktimin e pagesave periodike.
Elementë të tjerë me rëndësi për të vlerësuar rëndësinë dhe vecantinë e leasing-ut
operativ lidhen me natyrën e subjekteve përdorues dhe të sendeve, objekt të kësaj
kontrate. Për sa i përket pikës së parë, rezulton se nuk egziston një dallim thelbësorë
mes klientelës tipike të llojeve te ndryshme te leasing-ut. Për sa i përket elementit të
dytë, duhet si fillim të kemi parasysh se në leasing-un operativ sendet, objekt të
kontratës i nënshtrohen një vlerësimi nga leasingdhënësi me qëllim që vlera e mbetur
e sendit të jetë e menaxhueshme.486 Përshtatshmeria e sendit objekt të kontratës së
leasing-ut operativ lidhet jo vetëm me karakteristikat e tij të bredshme por edhe të tregut
të tij dytësor. Pesha e leasing-ut operativ është konfirmuar nga ekzaminimi i tregjeve te
jashtme, edhe pse të dhënat e disponueshme mbi këtë fenomen kanë rezultuar shpesh
të pamjaftuesheme dhe të fragmentizura si :487
- Në rastin e SHBA, ku parashikohet se gati 1/3 e investimeve realizohet nëpërmjet
leasing-ut , kontratat e leasing-ut në të cilat sendi në përfundim të afatit të kontratës
ka një vlerë të mbetur më të madhe se 10 % përbëjnë 60 % të transaksioneve të të
leasing-ut.
- Ne Britanine e Madhe kontratat e leasing-ut në të cilat sendi në përfundim të afatit
të kontratës ka një vlerë të mbetur të paktën 10 % të kostos së sendit, zënë më shumë
se 20% të të gjithë tregut të brendshëm të leasing-ut.
- Në Francë marrëdhëniet e location sans loption d achat përbëjnë 21 %.
- Edhe sipas operatoreve gjerman edhe pse nga të dhënat e disponuara është e vështirë
të bëhet një identifikim, mendimi unanim që egziston është se kemi nje rritje të
qëndueshme të leasing-ut operativ ndërkohë që tregu i leasingu financiar paraqitet
i qëndrueshëm.
Leasing operativ klasifikohet në dy forma kryesore leasing i drejtëpërdrejtë i prodhuesit
ose leasing në të cilin nuk parashikohet opsioni i blerjes në përfundim të kohëzgjatjes
së kontratës.
484 Në pak fjalë leasing operativ klasifikohet si leasing operativ nga pikpamja e kontabilitetit, tax lease nga pikpamja fiskale dhe true lease nga pikpamja ligjore. 485 LANDI. M I quaderni di Assilea 12, “Il leasing operativo degli intermediari finanziari”, fq. 5. 486 CARRETTA.A, I quaderni di Assilea 13, “Il leasing operativo”, fq. 1-38. 487 Ibidem, fq. 6 -14.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
141
Tabela 1. Leasing financiar dhe operativ në vështrim krahasues
4.1.3.3 Kontrata sale and lease back
Leasing financiar Leasing operativ
Terma alternativë capital lease (US) / Lease
rental
True lease (US), / leasing i drejtëpërdrejtë.
Leasing operativ
Zgjedhja e sendit
(objekt të kontratës)
Nga leasingmarrësi Nga leasingmarrësi, ose i vihet në
dispozicion nga sendet në pronësi të
leasingdhënësit.
Afati fillestar Zakonisht perkon me
jetegjatesine ekonomike te
sendit.
Më i shkurtër se afati i një kontrate leasing
financiar për të njëjtin send.
Afati sekondar Kontrata mund të përsëritet
për një afat tjetër me nje
cmim më të ulët.
Nëse, kontrata përsëritet për një afat tjetër,
pagesat periodike do të llogariten në bazë të
vlerës së tregut (bazuar në vlerën aktuale
të sendit) .
Pagesat periodike Të mjaftueshme për të
mbuluar koston e asetit.
Totali i pagesave periodike
të paguara është më e lartë
se në një kontratë leasing
operativ.
Zakonisht vetëm pagesat periodike nuk janë
të mjaftueshmë për të kthyer investimin e
leasingdhënësit. Vlera e mbetur e sendit
është e konsiderueshme.
Vlera e mbetur Pagesat periodike
mbulojne koston e asetit.
Pagesat periodike janë të tilla që marrin në
konsideratë vlerën e mbetur në perfundim
të kontratës.
Zgjidhja e kontratës para
afatit
Është e pazakontë zgjidhja
e kontratës përpara afatit
fillestar të parashikuar.
Zgjidhja e kontratës para afatit, është e
mundur.
Mirëmbajtja dhe sigurimi
i sendit.
Përgjegjësi e
leasingmarrësit
Përgjegjësi e leasingmarrësit.
Leasingdhënësi mund të parashikoj kërkesa
më specifike në kontratë.
Pronësia UK. Pronësia i përket
leasingdhënësit
US dhe vende te tjera –
leasingmarrësi në
përfundim të afatit të
kontratës mund të ushtroj
opsionin e blerjes kundrejt
një cmimi simbolik.
Gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës
pronësia i përket leasingdhënësit .
Sendi i kthehet leasingdhënësit për ta shitur
apo për ta dhënë sërisht me leasing
E drejta e disponimit në
përfundim të afatit
Us dhe UK shpesh
leasingmarrësi merr rolin e
agjentit te leasingdhënësit
për të shitur sendin.
Sendi i kthehet leasingdhënësit për ta
shitur apo për ta dhënë sërisht me leasing
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
142
Kontrata sale and lease back u importua nga sistemet anglosaksone, dhe në
vecanti nga Amerika e Veriut ku u shfaq së pari në vitin 1945, kur Allied Stores
Corporation shiti një send të paluajtshëm një fondacion universitar, për ta rimarr atë
menjëherë me leasing për një periudhë tridhjetëvjeçare.488
Edhe kontrata e sale and lease back karakterizohet nga një strukturë bilaterale,
në të cilën leasingmarrësi është në të njëjtën kohë edhe furnizues i sendit. Pronësia e
sendit i kalon subjektit që ushtron veprimtari të leasing-ut në një moment të parë, dhe
në vijim sendi jepet me leasing leasingmarrësit; Leasingmarrësi ruan në cdo rast
opsionin e blerjes së sendit. Funksioni kryesor i marrëdhënies juridike përfaqësohet nga
financimi i leasingmarrësit i cili nëpërmjet shitjes siguron likuiditetin e nevojshëm, dhe
nëpërmjet leasing-ut vaxhon të gëzoj sendin e shitur , që nuk pushon së qënuri pjesë e
biznesit të tij.
Përgjithësisht ligjet e shteteve të ndryshme që rregullojnë kontratën e leasing-ut
limitohen në rregullimin e leasing-ut financiar, dhe vetëm në raste shumë të rralla ligjet
përmbajnë dhe dispozita specifike për rregullimin e kontratës sale and lease back. Për
shembull në të drejtën franceze ndaj cession-bail, term i pavarur i përdor për një nga
format e crédit-bail ndaj të cilës do të zbatohet të njëjtat rregulla. Juristët francezë
besojnë se një ndryshimi i numrit të subjekteve të përfshirë në kontrtë nuk mund dhe
nuk duhet të çojë në ndryshime disiplinore.
Figura 6489: Sale and lease back
Avantazhet e lidhura me këtë kontratë janë lehtësisht të kuptueshme duke qënë se i
siguron biznesit mundësinë të zhbllokoj kapitalin, të krijoj likuiditet për investime të
reja pa qënë e nevojshme ti drejtohet formave tradicionale të financimit. Pavarësisht
488 FANAN.L, “ Lease-back”, në “I contratti del commercio, dell’industria e del mercato finanziario” në Trattato diretto da F. Galgano fq. 780. 489 Bagnoli. A “ Il contratto di leasing casi pratici”, 57.
sendi
Shitësi/
leasingmarrës
Blerësi /leasingdhënës
Pagesat periodike çmimi
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
143
avantazheve nga momenti i shfaqjes në praktikat tregtare ka qënë në qendër të debateve
juridike për dy arsye:
a) Analogjisë me figura të tjera tipike.490
b) Per zbriur sendet paraprakisht nga likuiditetet e shoqërive në falimentim.
Vetëm kohët e fundit është njohur dobia e vërtetë praktike e kësaj marrëdhënie
juridike e cila, kur zbatohet me korrektesi profesionale dhe besnikëri reciproke larg
qëllimeve të paligjshme, kthehet në një instrument modern të rëndësishëm dhe
fleksibël për sistemin ekonomik.
Kontrata sale and lease-back në Shqipëri nuk ka gjetur një rregullim ligjor dhe
zbatimit në praktikë të saj. Në mungesë të një rregullimi ligjor për të përfituar
përkufizimin lidhur me këtë figurë kontraktore do ti referohemi jurisprudencës dhë
praktikës tregtare të vendeve të ndyshme ku kjo kontratë ka gjetur zhvillim.
Përgjithësisht sale and lease back përkufizohet si kontrata nëpërmjet të cilës një
shoqëri/biznes shet një send në pronësi të saj një subjekt që ushtron veprimtari të
leasing-ut financiar,e cila paguan cmimin kthehet në pronare të sendit dhe e jep atë në
të njëjtën kohë me leasing palës shitëse që merr përsipër detyrën e shlyerjes së pagesave
periodike sipas koëzgjatjes së parashikuar në kontratë pa cënuar të drejtën për të
ushtruar opsionin e blerjes së sendit. 491
Sic mund të konstatohet lehtësisht nga përkufizimi në rastin e një kontrate sale and
lease back mungon kriteri trilateral që është i pranishëm në një kontratë leasing
financiarë. Për këtë arësyje lind pyetja nëse një kontratë sale and lease back duke
pasur parasysh profilin strukturor dhe funksional mund të rregullohet nga dispozitat
e ligjit që rregullon leasing-un financiar?
Pyetje së cilës duhet ti përgjigjemi negativisht, për arësyje se pavarësisht
funksionit financues dhe elemetëve të përbashkëta këto dy forma diferencohen mes
tyre. Prania e njëkohshme të dy marrëdhënieve të ndryshme mes shitësit
(leasingmarrës)- leasingdhënësit nuk ndryshon individualitetin dhe autonominë e
shitjes nga njëra anë dhe leasing-ut nga ana tjetër. Pavarësisht këtij përdorimi të
shtremberuar, kontrata sale e lease back, u zhvillua në praktikat tregtare edhe se e
përqëndruar në sektor të vecantë si ai i sendeve të paluajtshme dhe aeronautik.
Si përfundim duke ju referuar jurisprudencës, praktikës tregtare dhe doktrinës mund të
mund të përmendim shkurtimisht elementët thelbësorë të një marrëdhënie sale and lease
back.492
a) Subjekti: ndërmarrje ose tregtarë i pavarur nga njëra anë dhe shoqëria leasing nga
ana tjetër. Duhet para se të gjithash të evitohet lidhja e një kontrate sale and lease
back me një privat, për qëllime jo-profesionale; Për sa i përket situatës ekonomike
490 Le te kujtojme ketu marrëveshjet e ndaluara në të cialt parashikohet se në mungesë të pagesës së një borxhi brenda periudhës së caktuar, pasuria e sendit të vendosur si garanci i kalon kreditorit, Psh në të drejtën italiane “patto commissorio”. 491 Trib. Verona 15.1288, RIL, 1990, fq. 225 492 ALBANESE. M, ZEROLI. A, “Leasing e Factoring” vep. cit fq. 200.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
144
të palës që synon të lidh një marrëveshje të sale and lease back duhet të mos jenë
në vështirësi financiare apo paaftësi paguese.
b) Objekti: Për sa i përket natyrës së sendeve, objekt i kësaj kontrate duhen të jenë
vetëm sendet që synojnë të përdoren për përdorim profesional duke përjashtuar
sendet për përdorim personal apo veçanërisht.
c) Cmimi: Për sa i përket çmimit të shitjes si rregull vlerësohet nga një ekspert me
qëllim që të shmanget një disproporcion i madh mes vlerës së paguar dhe vlerës
relae në treg të sendit. Gjithashtu pagesat periodike dhe cmimi përfundimtar në rast
të ushtrimit të opsionit te blerjes do të llogaritet njëlloj si në kontratën e leasing-ut
financiar.
d) Garancitë. Për sa i përket garancive plotësuese si rregull parapaguhet një pjesë e
çmimit të shitjes e cila shërben si garanci për shlyerjen e pagesave periodike
e) Kohëzgjatja: Për sa i përket kohëzgjatjes së kontratës nga jurisprudenca është
kërkuar që kjo të jetë e konsiderueshme duke shmangur lidhjen e kontratave të
leasing-ut me një afat të shkurtër. Për sa i përket klauzolave të rregullimit të
marrëdhënies së leasing është e rëndësishme të parashikohet se në rast të zgjidhjes
së kontratës për mospërmbushje të leasingmarrësit, klauzola të veçanta me qëllim
që të përjashtoj që leasingdhënësi (duke qënë e pronar i sendit) të nxjerr një
përfitim më të lartë se kredia e tij. Duke konfirmuar në këtë mënyrë vlershërinë e
marrëdhënies. Karakteristika analoge të kontratës sale e lease back i hasim dhe në
kontrata që kanë një projeksion të spikatur tekniko –profesional, si përshembull
kontrata e leasing-ut addossé 493
4.1.3.4 Kontrata e leasing-ut addossé
Leasing addoseé është një nga nënllojet e leasing-ut sipas së cilës një prodhues
mallrash, ia shet këto mallra një subjekti të licenuar për ushtrimin e veprimtarisë së
leasing-ut financiar, me kusht që të lidh me të një kontratë leasing, për të njëtat sende.
Në vijim prodhuesi-leasingmarrës hedh në treg të njëjtat sende me qëllim lidhjen e
kontratave të veçanta të nën-leasing financiar.494
Pra në kompleks prodhuesi merr rolin e shitësit-leasingmarrës në raportin
juridik mes tij dhe subjektit që ushtron veprimtari të leasing-ut financiar(blerësit), dhe
të leasingdhënësit në raport me klientët e tij.
Kjo shfaqje e vecantë e kontratës së leasing-ut ka gjetur përhapje të gjerë në
Francë dhe i mundëson nje prodhuesi të shesë mallrat e prodhuara prej tij me kusht që
ti kalohet e drejta e përdorimit të tyre nëpërmjet një kontrate leasing financiar, në të
cilën i njihet gjithashtu mundësia për të lidhur kontrata të nën-leasing në varësi të
karateristikave të sendit ose te klientelës.
493 DE NOVA. G, “Il contratto di leasing”, vep. cit., fq. 79; M. LIACE, “La locazione finanziaria”, në I nuovi contratti, vep. cit, fq. 669. 494 ALBANESE. M, ZEROLI. A, “Leasing e Factoring” vep. cit fq. 219
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
145
Sendet objekt të një kontrate leasing addoseé, janë fillimisht objekt i një kontrate
leasing e në vazhdim, të njëjtat sende janë objekt i një kontrate sub-leasing . Objekt i
kësaj kontrate jane gjithmonë sende perfundimtare.
Figura nr.7 Kontrata e leasing-ut addossé
Karakteristika dalluese të kësaj kontrate janë: lidhja e dy kontratave të vecanta leasing,
mallra te standardizuara, iniciativa e prodhuesit, ndërvarësia e kontratave pasuese të
leasing-ut të lidhura nga prodhuësi /leasingmarrës dhe kontratës lease back, financim
të dyfishtë.495
Skema kontraktore e lartëpërmendur me prejardhje nga e drejta franceze mundëson një
formë financimi për sendet e vetë-prodhuara dhe në të njëjtën kohë realizon hedhjen e
tyre në treg për klientë të tjerë. Në këtë rast lidhet një kontratë sale e lease back mes
shoqërisë financuese dhe prodhuesit i cili riblen disponueshmërinë e sendeve me qëllim
që ti jap ato me leasing.
Nëpërmjet analizës krahasuese të mësiperme jemi munduar të evidetojme
shtrirjen e modeleve të leasing-ut në praktikat tregtare. Pavareisht dallimeve dhe rolit
te legjislacionit, doktries dhe jurispudences në pjesën më të madhe të rasteve janë
përdorur modele operative analoge për mos të thënie dentike. Disa nga problematikat
më të spikatura të marrëdhënies juridike të leasing-ut janë, (kalimi i rrezikut, mjetet
juridike ne dispozicion te perdoruesit ne rast mosperpermbushje te furnizuesit dhe
zgjidhes se kontrates. padia e drejtëpërdrejtë leasingmarrësit.) Këto problematika në
pjesën më të madhe të rasteve kanë gjetur zgjidhje pa prekur vlefshmërinë e
marrëdhënies juridike të leasing-ut, duke mos përjashtuar rregullimin e interesave të
paleve nëpërmjet klauzolave të posacme në rast paligjshmërie, nëpërmjet vendosjes së
një ekuilibri mes interesave komplekse të palëve të përfshirë në marrëdhënie (shtrirja
për leasingmarrësin e të drejtave që normalisht i takojnë leasingdhënësit.)
Në këtë drejtim ka pasur nje rol kryesor praktika tregtare e zhvilluar nëpërmjet
modeleve të kontratave tip, të konceptuara si produkt i nje dialogu intensiv mes
jurispudences, doktrines e shoqerive te leasingut, në nivel ndërkombetar e cila ka nxitur
495 CRISTINA UDA- A.M, Dottorato di ricerca Diritto dei contratti Ciclo XXIV, “Il Leasing D’Azienda”, 2012, fq. 25.
Prodhues Shoqëria e
leasing
Kliente
1. Kontrate shitje
2. Kontrate leasing financiar
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
146
hartimin e normave operative te zakonshme, që perkojne me fenomeni e shume njohur
te lex mercatoria.
Leasingu ka tejkaluar kufizime te vendosura nga legjislacionet kombetare qe
mendoheshin deri me sot të pamundura, duke sterilizuar në shume raste norma
detyruese prekluzive sic ndodhi me rastin e lease back, ose nepermjet parashikimit të
përjashtimeve, të cilat më pare as që mund te imagjinoheshin dhe ndalime te ankoruara
fort me legjislacioet tradicionale, sic eshte psh rasiti i staff leasing. 496
Një nga karateristikat thelbësore të leasing-ut financiarë që manifesohet
pikërisht në rregjimin e ndarë të përgjegjësive dhe rreziqeve mes subjekteve
kontraktorë , rregjim i cili mbështetet si në shkakun e financimit si në lidhjen
kronologjike dhe funksionale që egziston midis dy kontratave (kontratës së leasing-ut
financiarë dhe kontratës së appalato. Në një kontratë leasing financiarë i takojnë
leasingmarrësit të gjitha detyrimet që kanë të bëjnë më mirëmbajtjen dhe gëzimin e
sendit. Leasingmarrësi përgjigjet për të metat dhe difektet e sendit që ka zgjedhur, duhet
që nga momenti i dorëzimit drejtëpërdrejtë prej furnizuesit, të verifikoj funksionalitetin
e plotë , që është dhe në interes të leasingdhënësit i cili do të paguaj cmimin për sendin,
vetëm pas verifikimit të këtyre aspekteve. 497
4.2 Vështrim krahasues me legjislacionet e huaja.
4.2.1 Leasing financiar në Itali
Deri pak kohë më parë leasing financiar, në të drejtën italiane është trajtuar si një
kontratë atipike që i referohej nenit 1322 K.c.i.498 Të gjendur përball mungesës së një
rregullimi organik të leasing-ut financiar (sic egzistonte në Francë), jurisprudenca
italiane u gjend përball dy hipotezash:499
- Ose do të kualifikonin leasing-un financiar si një kontratë atipike dhe do të
zbatonin, normat e pjesës së përgjithshme të kontratave.
- Ose do e kualifikonin leasing-un financiar si një nga kontratat tipike të përcaktuar
nga legjislacioni Civil.
Për të përcaktuar natyrën juridike të kontratës së leasing-ut financiar duhet si fillim
të përcaktojmë “esencën” e kontratës së leasing-ut, pra shkakun e lidhjes së saj. Sipas
Gjykatës së Kasacionit500 “elementi esencial i kontratës së leasing-ut lidhet më shumë
me kalimin e të drejtës së përdorimit për një periudhë të caktuar mbi sendin se sa me
497 Vendim i Gjykatës së lartë të Kasacionit (it), nr. 12279, 5 korik 2004. 498 Neni 1322 i K.c.i parashikon (Autonominë kontraktore) “Palët me vullnetin e tyre të lirë mund të përcaktojnë përmbajtjen e kontratës, në kufijtë e përcaktuar nga ligji dhe aktet e tjera të dala në zbatim të tij. Palët mund të lidhin dhe kontrata që nuk i përkasin një disipline të vecantë, për aq kohë sa synojnë të realizojnë interesa të ligjshme që gëzojnë mbrojtje ligjore” 499 SBISA.G, VELO.D, “La giurisprudenza del leasing”, Giuffre Edittore. vep.cit, fq. 89-100. 500 Vendim i Gjykatës së lartë të Kasacionit (it), nr. 6390, datë 28 tetor 1983.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
147
klaimin e pronësisë. Kalimi i pronësisë në përfundim të afatit të kontratës ka një rëndësi
sekondare në krahasim me qëllimin e investimit.” 501
Ky qëndrim është plotësuar më tej me vendimin Cal-Mar kundër Locafit502 sipas
së cilit “Shkaku i kontratës së leasing-ut nuk konsiston në blerjen e sendit nëpërmjet
parashikimit të lehtësirave përkatëse, por në financimin e kalimit të mënjëhershëm të
përdorimit mbi sendin. Ndërkaq që kalimi i pronësisë nglet një eventualitet në një fazë
të dytë i kushtëzuar nga përmbushja e detyrimi të leasingmarrësit për të shlyer pagesat
periodike, shuma e të cilave përfshin investimin fillestar të leasingdhënësit, interesat
dhe pagesat në lidhje me rrezikun e sendit”.
Siç shihet në këto vendime, vihet në dukje funksioni financues, por jo për t’iu
referuar njërës prej kontratave tipike, (psh.kredisë) por për të nxjerr në pah natyrën
atipike të kontratës.
Jurisprudenca në këtë drejtim nuk ka mbajtur një qëndrim të unifikuar:
i. Nga njëra anë, në disa vendime leasing financiar është përcaktuar si një kontratë
atipike e ngjashme më shumë me qiranë se sa me shitjen me rezervë pronësie, për
arësyje se nuk transferon në mënyrë të menjëhershme pronësinë.503
ii. Nga ana tjetër, në disa vendime parashikohej se leasing financiar ka si qëllim blerjen
e sendit nga leasingmarrësi, kështu që pagesat periodike do të konsiderohen si këste
blerje, për këtë arësyje hyn më shumë në llogjikën e shitjes me rezervë pronësie.504
Nga jurisprudenca kosnstante në vijim është konkluduar se për shkak të
elementëve esenciale diferencues të këtij instrumenti të ri atipik, ka qënë e pamundur
klasifikimi i leasing-ut financiar sipas njërës prej formave tradicionale të kontratave,
qoftë kjo qira apo shitje me rezervë pronësie.
Në rregullimin e leasing-ut financiar së fundmi, është miratuar Ligji nr.124/2017.505
Neni 1 paragrafi 136 i ligjit nr. 124, datë 4 gushtit 2017parashikon tashmë mbi të
gjitha një parashikim të plotë legjislativ të leasing-un financiar506.
“Me leasing-un financiar, kuptojmë kontratën nëpërmjet të cilës banka ose një
ndërmjetës financiar i rregjistruar507 merr përsipër të blej një send, të zgjedhur nga një
tjetër subjekt (leasingmarrësi) në të gjitha karakteristikat specifike, mbi të cilin
rëndojnë të gjitha rreziqet edhe në rast të humbjes së sendit, dhe e vë në dispozicion të
tij kundrejt shlyerjes së një cmimi që merr parasysh koston e ndertimit ose te blerjes
501 Vendim i Gjykatës së lartë të Kasacionit (it), nr. 5574, datë 13 dhjetorit 1989, in “Foro Italiano” 1990. 502 Vendim i Gjykatës së lartë të Kasacionit (it), nr. 3023, datë 6 maj 1986. 503 Vendimi i Gjykatës së Milanos, datë 15 shkurt 1982, në SBISA. G, VELO. D “La giurisprudenza sul leaisng in Europa” Giuffre editore, vep. cit fq.96. 504Vendimi i Gjykatës së Milanos, datë 15 shkurt 1982, Vendimi i Gjykatës së Apleit të Milanos, datë 27 prill 1982, në SBISA. G, VELO. D “La giurisprudenza sul leaisng in Europa” Giuffre editore, fq. 3. 505 Legge annuale per il mercato e la concorenza nr. 124/ 2017,faqja web: http://www.gazzettaufficiale.it 506 Kushtet bazë, të një transaksioni leasing financiar janë: a) cmimi i sendit, b) përshkrimi i sendit (lloji i sendit, i cili influencon dhe kohwzgjatjen e kontratës, c) paradhënia, d) afati i kontratës, e) shpenzimet për rrimarrjen e sendit, pagesa e furnizuesit, pagesat periodike. Pwr mw shumw shiko: https://www.assilea.it, fq.11. 507 Sipas nenit 107 të dekretit nr. 385 të datës 1 shtatorit 1993, faqja web: http://www.isaonline.it.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
148
dhe kohezgjatjen e kontratës. Në përfundim të kohëzgjatjes së kontratës leasingmarrësi
ka të drejtë ta blej sendin, me pagimin e një çmimi të përcaktuar paraprakisht, ose tja
kthej sendin leasingdhënësit”
Nga përkufizimi i mësipërm përfitojmë këto elemente thelbësore të kontratës së
leasing-ut:
a) Profili subjektiv (statusi i leasingdhënësit):
Pra, elementet i nevojshëm që një konratë të kualifikohet si leasing financiar është
statusi i leasingdhënësi i cili duhet të jetë një bankë ose një institucion financiar.
Leasingdhënës, në një kontratë leasing financiar mund të jetë :
- Bankat, të rregjistruara në Regjistër sipas nenit. 13 te Dekretit Legjislativ nr. 385
të 1 shtator 1993;
- Ndërmjetësit financiar të rregjistruar në listën e përgjithshme sipas nenit. 106 të
Dekretit Legjislativ n. 385 te 1 Shtator 1993;
- Shoqëri financiare të njohura reciprokisht sipas nenit 18 të Dekretit Legjislativ n.
385 të 1 Shtator 1993.
b) Leasingdhënësi do të përjashtohet nga të gjitha rreziqet e lidhura me sendin, qofshin
këto financiare apo operative. Ndërkohë që këto rreziqe i kalojnë leasingmarrësit.
c) Leasingdhënësi merr përsipër të vendos në dispozicion të leasingmarrësit sendin e
blere apo ndërtuar, për një afat dhe cmim të përcktuar i cili merr parasysh koston
për ndëritimin apo blerjen e sendit, dhe kohëzgjatjen e kontratës;
d) Në përfundim të kontratës leasingmarrësi i njihet mundësia për ta blerë sendin;
e) kontrata e furnizimit lidhet nga leasingdhënësi me furnizuesin në funksion të
interesit të leasingmarrësit. Për këtë arësyje leasingdhënësit përjashtohet ndaj çdo
përgjegjesie që ka të bëj dorëzimin apo të metat e sendit.508
Ligji përcakton se në cilat raste do të kemi të bëjmë më një shkelje thelbësore të
detyrimeve nga leasingmarrësi. Neni 1 paragrafi 137 i ligjit nr. 124/2017 parashikon se
përbën “mospërmbushje thelbësore” – “mosshlyerja e të paktën 6 pagesave periodike
ose dy –kësteve tremujore, edhe pse jo të njëpasnjëshëm në rastet kur kontrata ka si
objekt një send të luajtshëm ose për një shumë që llogaritet në masën e 4 pagesave
periodike edhe pse jo të njëpasnjëshme, në rastin e sendeve të paluajtshme.” Në këtë
mënyrë vlerësimi si për sa i përket pagesës periodike ashtu dhe për sa i përket rëndësisë
së mospërmbushjes nuk i është lënë më diskrecionit të gjykatës në bazë nenit 1455 të
K.c.i.509 Metoda algjebrike e përdorur për vlerësimin e seriozitetit të mospërmbushjes
ka shkaktuar debate, për arësyje se është konsideruar si jo e drejtë dhe jo në përputhje
me parimin e mirëbesimit.
508 Vendim i gjykates se Kasacionit (it) nr. 20592, datë 29 shtator 2007, Vendim i gjykatës së Kasacionit (it), nr. 10926, datë 2 nëntor 1998, në “Giustizia Civile” 1999, I. Vendim i gjykates se Kasacionit (it) nr. 17767, datë 5 shtatorit 2005, në “Giustizia civile” 2006, I, 29. Vendim i gjykates se Kasacionit (it), nr. 8101. 23 maj 2012. 509 K.c.i, neni 1455 parashikon: (rëndësinë e mospërmbushjes), “Kontrata nuk mund të zgjidhet nëse mospërmbushja është e një rëndësie të vogël, për palën tjetër”.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
149
Në rast të zgjidhjes së kontratës, për mospërmbushje të leasingmarrësit sipas
paragrafit 137, leasingdhënësi ka të drejtë të kërkoj : 510
a) të rimarr sendin;
b) shumën e pagesave periodike të skaduara dhe të papaguara deri në datën e zgjidhjes,
pagesat periodike që akoma nuk kanë skaduar, dhe cmimin e përcaktuar në rast të
ushtrimit të opsionit të blerjes;
c) shpenzimet e parashikuara per rimarjen e sendit, mirëmbajtjen dhe ruajtjen për
kohën e nevojshme deri sa të shiten;
Leasingdhënësi mund të shesë ose të tjetërsoj sendin511:
a) në bazë të vlerës të përcaktuara nga vrojtimet e tregut të përgatitura nga subjekte
të specializuara.
b) në rastet kur nuk është e mundur ti referohet vlerës të paracaktuara, vlerësimi
bëhet nga një ekspert i zgjedhur nga palët me marrëveshje të përbashkët. Nëse nuk
arrihet një marrëveshje, leasingdhënësi zgjedh tre ekspertëve të cilët, duhet ti njoftohen
leasingmarrësit. Leasingmarrësi ka të drejtë të zgjedh njërin prej tyre brenda 10 ditëve
nga momenti i njoftimit, në të kundërt eksperti zgjidhet nga leasingdhënësi. Eksperti
është i paanshëm dhe nuk është i lidhur me leasingdhënësin për motive peronale apo
cështje të tjera që do të ndikonin në paanshmërinë e gjykimit.
Gjithashtu leasngdhënësi duhet të zbatoj parimin e transparencës, shpejtësisë,
dhe publicitetit, në mënyrë që të siguroj individualizimin e ofertës më të mirë të
mundshme, me detyrimimin për të informuar leasingmarrësin.
Leasing operativ – Kontrata e leasing-ut përkufizohet si operative në të gjitha ato
raste kur prodhuesi i një sendi të standartizuar kalon të drejtën e përdorimit mbi këtë
send një subjekti që ushtron veprimtari profesione (leasingmarrësit) kundrejt një cmimi
që përfaqëson verën e përdorimit të tyre dhe për një kohëzgjatje më të vogël se jeta
ekonomike e sendit.512
4.2.2 Leasing financiar në Gjermani
a) Nocioni i leasing-ut financiarë vështirësitë e gjeneruara nga mungesa e një
rregullimi ad –hoc të institutit.
Pavarësisht përhapjes dhe lulëzimit të shpejtë që ka njohur kontrata e leasing-ut
financiar, në praktikat tregtare gjermane e vecanërisht në sektorë të caktuar si ai
510Legge annuale per il mercato e la concorenza nr. 124/ 2017, §138. faqja web: http://www.gazzettaufficiale.it 511 Në nenin 1, § 139, të ligjit nr 124/2017 parashikohet gjithashtu se vlerësimi sendit bëhet duke iu referuar vlerës së tregut, dhe në mungesë së saj, nga një ekspert i pavarur i zgjedhur nga palët. Ky vlerësim duhet të realizohet brenda një kohë të shkurtër dhe sipas mënyrave të përcaktuara në paramentra objektivë për ti garantuar leasingmarrësit kthimin e tepricës të mundshme të kësaj vlere në lidhje me shumën që duhet paguar. Në këtë mënyrë nuk ka arësyje pse të ketë paralelizma të leasing-ut me qiranë, shitjen me rezervë pronësie, apo kontratën e huasë. 512 SERRA. M, Dizionari sistematici, Diritto Civile, Obbligazioni e Contrati a cura di Salvatore Patti e Pietro Sirena, fq. 775 – 782.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
150
automobilistik, nuk egziston ende një rregullim ligjor organik i institutit, cfarë i ka lënë
vendin krijimit të një jurisprudence të pasur dhe të qëndrueshme në këtë fushë.513
Çështjet e para gjyqësore që kanë pasur si objekt kontratën e leasing-un financiar, edhe
pse kanë nxitur reflektimin mbi kualifikimin e kontratës, janë përqëndruar kryesisht në
avantazhet fiskale duke qënë se këto përbëjnë dhe çelsin e suksesit të këtij instituti në
praktikat tregtare gjermane, ku për më tepër mungon dhe një disiplinë fiskale ad –hoc.
Në vecanti një vëmendje e vacatë i është kushtuar identifikimit të subjektit që i
përket “pronësia ekonomike e sendit. Në kodin gjerman tatimor (Abgabenordunung
AO) pronësia ekonomike i përket një personi, të ndryshëm nga mbajtësi i titullit ligjor
të pronësisë, të cilit i takon e drejta absolute e përdorimit të asetit për gjithë kohëzgjatjen
e jetës ekonomike, dhe e përjashtimit të mundësisë të përdorimit te tij nga mbajtësi i
titullit të pronësisë”.514Në identifikimin e subjektit që i përket “pronësia ekonomike”
nga jurisprudenca mbahen parasysh rastet e mëposhtme515 :
a) rastet e kontratave të leasing-ut të cila kanë për objekt sende jo të standardizuara që
përjashtojnë mundësinë e përdorimin të tyre nga ana e subjekteve të ndryshëm nga
leasingmarrësi;
b) rastet kur kohëzgjatja e kontratës përkon me jetën ekonomike të sendit;
c) rastet në të cilat edhe pse afatit fillestar i kontratës nuk përkon me jetën ekonomike
të sendit, është parashikuar një opsion blerje ose mundësia e mbajtjes për një afat
tjetër me një cmim shumë më të ulët se vlera relae e tregut.
Për të trajtuar kontratën e leasing-ut sipas të drejtës civiliste gjermane duhet para së
gjithash të përshkruajmë strukturën faktike funksionale të marrëdhënies juridike të
leasing-ut financiar. Praktika tregtare ka trajtuar si kontrata të leasing-ut financiar
kontrata diametrikisht të ndryshme. Jurisprudenca në përpjekje për të diferencuar
leasing-n financiar nga teknikat e tjera kontraktore, mëshon në këto elemente kryesore
:516
a) Afati i kontrates - Kontrata e leasing-ut financiar lidhet për një afat i cili përkon me
jetën ekonomike të sendit.
b) Cmimi - pagesat periodike janë llogaritur në mënyre të tillë që në përfundim të afatit
të kontratës të mbulojne koston e financimit përfshirë dhe interesin e
leasingdhënësit; gjithashtu leasingmarrësi nuk ka të drejtë të tërhiqet gjatë kësaj
periudhe.
c) Rreziqet e lidhura me sendin - leasingmarrësit i kalojnë të gjitha rreziqet që janë të
lidhura me sendin; Në rast falimentimi ose vonese në përmbushjen e detyrimeve të
gjitha pagesat periodike behën të kërkueshme.
513 DOLCE. R, CORRADINI. G, ROMANI. B, “Formulario commentato di contrattualistica commerciale Germania-Italia”, ISBN: 8814105308, 2004, fq. 389. 514 MEHTA. A, “International taxation of Cross-Border Leasing Income”, IBFG, 2005, fq. 19. 515Ibidem, fq. 19. 516 DI PALMA. C, “Il leasing, profili di diritto civile italiano e comparato” në Rivsta di Diritto Babcario e Finanziario, 2006.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
151
Pervec identifikimit të karakteristikave bazë të kësaj tipologjie kontraktore, nuk
mund të anashkalohet funksioni financues i kontratës, dhe ndikimi i tij në pozicionin e
leasing-ut financiar në klasifikimin e kontratave
Marrëdhënia juridike trilaterale e leasing-ut financiar mund të ketë si objekt
sende të luajtshme dhe paluajtshme, për konsum apo investim. Megjithatë theksojmë
se epiqëndra e leasing-ut është gjithësesi në sektorin e sendeve instrumentale (me
karakter profesional). Kontrata mes leasingdhënësit dhe leasingmarrësit, si dhe
kontrata mes leasingdhënësit dhe furnizuesit trajtohen si dy kontrata të ndara sipas të
drejtës gjermane, pra nuk kemi të bëjmë me një kontratë të vetme me tre palë.
Pervec identifikimit të karakteristikave bazë të kësaj tipologjie kontraktore, nuk
mund të anashkalohet funksioni financues i kontratës, dhe ndikimi i tij në pozicionin e
leasing-ut financiar në klasifikimin e kontratave
Për sa i përket kualifikimit të kontratës së leasing-ut financiar egzistojnë opinione
të ndryshme, që luaten ndërjet qirasë dhe shitjes në varësi të faktit nëse i jepet përparësi
të drejtës së përdorimit apo të drejtës së pronësisë.517
Vështirësia për marrëveshjet e leasing-ut ose më mirë format e ndryshme të të
prodhuara nga praktika, qëndron në përcaktimin e kritereve të kualifikimit. Në varësi
se cilit kriteri i referohemi ndryshon dhe klasifikimi i kontratës.518 Gjyqtarët gjermane
në varësi të problematikës së trajtuar në një cështje konkrete i referohen herë
dispozitave që rregullojne kontratën e qirasë dhe herë dispozitave që rregullojnë
kontratën e shitjes me këste.519
Egzitojnë një tërësi kriteresh që mbahen parasysh në kualifikimin e një kontrate të
leasing-ut financiar, por në vecanti dy janë analizuar gjerësisht nga doktrina :520
a) funksionin ekonomik të kontratës – e vë theksin në rëndësinë e funksionit financues
/për kualifikimin e kontratës. Megjithatë nëse funksioni ekonomik i një kontrate
është i rëndësishëm për interpretimin e klauzolave të vecanta të kontratës në rast
paqartësie, nga ana tjetër ky funksion mbivlerësohet nëse trajtohet si bosht dhe për
kualifikimin e saj.
b) të drejtat dhe detyrimet kontraktore që palët kanë marrë përsipër në mënyrë të
shprehur në kontratë. Nga përmbajtja e kontratave tip të leasing-ut financiar nuk
egziston një rast i vetëm ku nuk është parashikuar expresis verbis kalimi i të drejtës
së përdorimit. Dhe opsioni i blerjes i përgjigjet këtij qëllimi dhe jo lidhjes së një
kontrate shitje për llogari të leasingmarrësit.
517 REINICKE –TIEDTKE, Kaufrecht, 1982, fq. 282. 518 Kualifikimi i kontratës është i rëndësishëm për të përcaktuar cilat dispozita do të jenë të detyrueshme dhe cilat dispozita mund të përdoren si dytësore në rastet kur kontrata nuk është e qartë. Me miratimin e ligjit të 1976 mbi dispozitat e përgjithshme ky aspekt mori një rëndësi të vecantë, për arësyje se ky ligj përcakton ndalime të ndryshme në varësi të llojit të kontratës dhe detyron zëvendësimin e klauzolave joefikase. 519 FRIGNANI. A, vep. cit, fq 27. 520 Ibidem, fq 27.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
152
Pikëpamja që ka gjetur më shumë mbështetje është kualifikimi i kontratës së
leasing-ut financiar si qira (Miete) – ashtu sikurse është parashikuar dhe nga neni 535
i K.c.gj.
Një qasje e tillë merr për bazë dallimin dogmatik mes kontratës së qirasë dhe
kontratës së shitjes me reservë pronësie, si dhe karakteristikat e vecanta te leasing-ut
financiar si : kalimi i të drejtës së përdorimit/nëndorësisë së përkohshme (pro uso rei)
kundrejt një pagese ose tërësi pagesash periodike.521 Për më shumë ky kualifikim
mbështetet dhe në argumentin se opsioni i blerjes nuk është gjithnjë i pranishëm në
kontratë.522 Cfarë e bën të papërshtatshëm kualifikimin e kontratës së leasing-ut
financiar si shitje me këste. Pra, në praktikën tregtare gjermane kontrata e leasing-ut
financiar është trajtuar si “kontrata qiraje atipike”.
Megjithatë janë ngritur paqartësi nga doktrina në lidhje me këtë kualifikim përsa i
përket: trasferimit të rreziku tek leasingmarrësi, element ky që nuk është i pranishëm
tek kontrata e qirasë. Sipas autorit Flume i cili ka qënë dhe një nga mbështetësit më të
zjarrtë të klasifikimit të leasing-ut si qira , tenton ti jap zgjidhje këtij problemi duke
parashtruar argumentin e mëposhtëm: “Kalimi i rrezikut të lidhur me sendin në
kontratën e qirasë derivon nga përdorimi i sendit dhe për këtë arësye duhet të
mbulohet nga qiradhënësi. E njëjta llogjikë ndiqet edhe në kontratën e leasing-ut
financiar, duke qënë se leasingdhënësi në këtë kontratë nuk ka asnjë lidhje me sendin.”
Autorët gjermanë nuk kanë nënvlerësuar funksionin ekonomik të leasing-ut financiar,
(funksionin financues të kontratës), megjithatë ata kanë argumentuar se një funksion i
tillë, jo domosdoshmerisht cënon klasifikimin e kontrates si qira.
Tashmë pranohet pothuajëse në mënyrë unanime se kontrata e leasing-ut
financiar do të rregullohet nga ligji i 2 dhjetorit 1976 mbi dispozitat e përgjithshme të
kontratës, dhe jo nga dispozitat që i referohen shitjes me këste të sendit. Nga analiza e
mësipërme rezulton se sipas të drejtës civile praktika gjermane ka adoptuar një zgjidhje
të ngjashme me të drejtën franceze për sa i përket pozicionimit të marrëveshjes së
leasing-ut financiar në klasifikimin e kontratave, ndërkohë që për sa i përket trajtimit
fiskal është adoptuar një model shumë i ngjashëm me atë amerikan.523
Kualifikimi i kontratës paraqet një rëndësi të vecantë jo vetëm teorike por edhe
prakitike duke qënë se në varësi të tij përcaktohen dhe dispozitat ligjore të zbatueshme
ndaj kontratës. E drejta kontraktore e BGB i mundësonte hapësirë të gjerë lirisë së
veprimit të shoqërive leasing, në lidhjen e kontratave të leasing-ut, në respektim
521 SONNENBERGER. V. H. J., vep. cit, fq. 40. Pavarësisht pikëpamjes mbizotruese nga doktrina mbi kualifikimin e kontratës së leasing-ut financiar si qira, janë shfaqur kritika në doktrinë të cilat kanë parashtruar pikëpamje të ndryshme. Autori PLATHE.P mbështet kualifikimin në favor të kontratës së shitjes, duke theksuar se kemi kalim të së drejtës së pronësisë në përfundim të afatit të kontratës. ex §433 i K.c.gj. Sipas autorit STOPPOK.G për kontratën e leasing-ut është më i përshtatshëm klasifikimi si një kontratë sui generis. Ndërkohë që nuk mungojnë pikëpamje të autorëve të tjerë të cilaët e kualifikojnë kontratën e leasing-ut si kontratë të mënazhimit të biznesit, kontratë financiare, kredi etij 522 DOLCE. R, CORRADINI. G, ROMANI.B, vep. cit, fq. 389; 523 FERRARINI. G, “La locazione finanziaria”, Milano, 1977, fq. 27.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
153
gjithmonë të parimit të bona fides § 242 BGB. Megjithatë me miratimin e ligjit të 1976
mbi kushtet e përgjithshme të kontratave që i janë vendosur kufizime lirisë së veprimit
të shoqërive leasing, vecanërisht për sa i përket: garancisë mbi të metat e sendit,
interesin e paguar nga leasingmarrësi dhe rastet e dëmtimit apo humbjes së sendit gjatë
kohëzgjatjes së kontratës.
Duhet gjithashtu të mbahet parasysh se në praktikën tregtare gjermane leasing
karakterizohet nga prania e një opsioni të shitjes në favor e shoqërisë së leasing - ut (në
vend të një opsioni blerjeje në favor të leasingmarrësit). Kjo do të thotë se, në fund të
kontratës, është e mundur të shitet sendi leasingmarrësit , i cili është i detyruar ta blejë
atë në çmimi e fiksuar, apo jo (duke vazhduar kështu të qëndroj në posedim të
sendit).Ushtrimi i opsionit varet nga vlera e tregut e aktivit qiraja: nëse kjo është më e
lartë se çmimi i shitjes leasingdhënësi ka interes të mos e shesë sendin dhe ta kaloj në
tregun sekondar.
Në praktikat tregtare gjermane, kompania leasing mund, në parim, të blejë sende
me nismës vetjake për të përmbushur një kërkesë të tregut më shumë se një kërkesë të
një leasingmarrës të veçantë dhe transaksioni mund të ndërpritet nga leasingmarrësi
paraprakisht, duke respektuar detyrimin e njoftimit dhe nuk është parashikuar asnjë
mekanizëm kompensimi në favor të leasingdhënësit
4.2.3 Leasing financiar në Francë
Në Francë kontratat e leasing-ut janë objekt i ligjeve specifike dhe kriteret e
përdorura për klasifikimin e tyre në kontekstin legal, kotabël dhe fiskal përputhen dhe
kanë si epiqëndër egzistencën apo jo të opsionit të blerjes së sendit. Kontratat e leasing-
ut që nuk parashikojnë një opsion blerje do të klasifikohen si location simple, në rastet
kur kontrata parashikon një opsion blerje dhe ka si objektet sende me qëllim përdorim
profesional kontrata do të klasifikohet si credit bail; ndërsa në rast të përdorimit privat
të sendit kontrata do të klasifikohet si location avec option d'achat.524 Në fushën
kontabile për të diferencuar mes location simple dhe location financement bazohemi në
kriterin rrezik/ përfitim.
Kontratat e para te leasing-ut në Francë, natyrisht ende me termin anglo-sakson
janë lidhur në vitin 1962 nga Locafrance525 e cila është shoqëria e parë që propozoi
lidhjen e kesaj kontrate. Përhapja në praktikat tregtare nxiti krijimin e nje ligji ad hoc,
i cili synonte nga njëra anë dhënien e një përkufizimi juridik të institutit vecanërisht
për ti dhënë zgjidhje përplasjeve të pikëpamjeve mes doktrinës dhe jurisprudences
524 DI PALMA. C, Il leasing “Profili di diritto civile italiano e comparato” në Rivsta di Diritto Babcario e Finanziario, 2006. 525Dy firma financiare "Banque d'Indochine" dhe "Société Centrale de Banque", themeluan kompaninë "Locafrance" në vitin 1961. Në fillim të viteve 1960, kompania e leasing-ut investoi më shumë se 1.1 miliardë në asetet e luajtshme. Në Francë nga viti 1970 deri në vitin 2000, leasing solli një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e investimeve të kompanive franceze. Leasing mundesoi financimin e 175 miliardë eurove të pajisjeve dhe më shumë se 95 miliardë euro të pasurive të paluajtshme, në http://ëëë.ëorld-leasing-yearbook.com.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
154
Franceze, e nga ana tjetër rregullimin e shoqërive të leasing-ut dhe nënshtrimin e tyre
kontrollit efikas shtetëror. Leasing financiar është natyralizuar nga ligji francez, i cili
përveç kësaj shprehimisht ndalon përdorimin e shprehjes anglo-saksone në modele
kontraktuale.
Për të kuptuar natyrën juridike të leasing-ut financiarë do të ishte nevojshme të
realizonim fillimisht një sintezë të pikëpamjeve kryesore për këtë institut të
parashikuara nga legjislacioni, doktrina, jurispudenca dhe nga praktika tregtare, të cilat
në të drejtën franceze sic do të shohim jo detyrimisht pajtohen mes tyre. Në të drejtën
Franceze trajtimi i kontratës së leasing -ut financiar kërkon fillimisht sqarimin e
terminologjise së përdorur e cila e ka prejardhjen nga matrica neolatine e gjuhes
franceze. Nëse do ti referohemi vetëm terminologjisë së përdorur nga legjislatori
francezë (credit+bail)526, leasing financiar duhet trajtuar në optikën e qirasë megjithëse
të karakterizuar padyshim nga element të vecantë, pra si një “kontratë qiraje sui
generis”.527 Në Francë kontrata e crédit-bail vetëm pak kohë pas hyrjes në praktikat
tregtare u regullua nga ligji nr. 66/455 i 2 korikut 1966, dhe urdhëresa nr. 67/837 e 28
shtatorit 1977 që i referohet subjekteve qe ushtrojnë aktivitet të crédit bail dhe dekreti
nr. 72/665 i 4 korikut të 1972 mbi rregjistrimin.528 Megjithatë ligji i vitit 1966 nuk i dha
zgjidhje plotësisht kualifikimit të kontratës, për arësyje se nuk përmbante norma
specifike për rregullimin e problematikave më komplekse që rezultojnë nga pozita e
furnizuesit si palë e jashtme e kontratës dypalëshe të credit –bail.529
Nga përkufizimi legjislativ i crédit –bail doktrina franceze ka identifikuar tre
elementë esencialë530:
a) blerjen e sendeve, nga crédit-bailleur ose leasingdhënësi, me qëllim kalimin e
posedimit të tyre një subjektit tjetër (leasingmarrësit).
b) dhënien me qira (bail) të sendeve, leasingmarrësit kundret shlyerjes së pagesave
perodike.
c) opsionin e blerjes së sendeve në përfundim të kohëzgjatjes së kontratës nëpërmjet
pagimit të një cmimi të përcaktuar paraprakisht që merr parasysh të paktën
pjesërisht pagesat periodike të shlyera.
Doktrina dhe në vecanti jurispudenca531 franceze parashikojnë se opsioni i
blerjes është element esencial për kualifikimin e kontratës si crédit –bail, dhe në
përllogaritjen e cmimit duhet të merren parasysh pagesat periodike të shlyera gjatë
kohëzgjatjes së kontratës së qirasë (bail). Vlera e pagesave periodike është më e lartë
se vlera e përdorimit të sendit, dhe cmimi përfundimtar është më i ulët se vlera e
mbetur e sendit.532
526 Nga zbërthimi i termit credit +bail (kredi +qira), pra financim nëpërmjet qirasë. 527 AULOY. C, “Crèdit –bail (leasing)”, in Encyclopedie Dalloz, 1981, fq. 27 528 FRIGNANI. A “Factoring, Leasing, Franchising, Venture capital, Leveranged buy –out, hardship clause, Countertrade, cash and carry, merchandising, Knoë-hoë” G. Giappichelli Editore, 1993, fq. 169. 529 Ibidem, fq. 169. 530 CREMONESE. A, Il leasing in Francia, fq 151; 531 Vendim i Gjykatës së Lartë i 30 nëntorit 1999, në RJDA 2/2000, nr.49. 532 FERRARINI V. G, La locazione finanziaria, (leasing) fq 3-22.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
155
Realiteti ekonomik i kësaj marrëveshje përkthehet në pasoja juridike e pikërisht
të padisë direkte të leasingmarrësit ndaj furnizuesit. Sipas kësaj optike në kualifikimin
e kontratës së crédit-bai nuk mund të anashkalohen, prania në të njëjtën kohë e të drejtës
së përdorimit, kalimit të pronësisë dhe financimit, që ka shtyrë një pjesë të mirë të
dotrinës franceze të flasin për kontrata “hibride” (A.Bénabent), “bashkim i
padukshëm i disa kontratave” si qira, premtim i njëanshëm shitje, dhe në disa raste
dhe mandat (G. Vermelle). 533
Në këtë drejtim është i njohur gjithashtu dhe kualifikimi që ka dhënë Teyssie,534
nëpërmjet “teorisë së grupeve të kontratave”, sipas së cilit “leasing-u financiar është
një stukturë komplekse e përbërë nga një tërësi kontratash të ndërvarura mes tyre, të
cilat nuk kanë të njëjtën rëndësi, për arësyje se egziston një kontratë kryesore që është
e nevojshme dhe thelbësore për realizimin e objektivit të kësaj marrëveshje komplekse.”
Sipas kësaj prespektive crédit-bail, klasifikohet si një bashkim i dy grupeve kontratash
me ndërvarësi të njëanshme mes tyre: 535
a) Grupi i parë përfshin marrëveshjet e lidhura nga palët e kontratës crédit-bail e
konkretisht:
i. kontratën kryesore (crédit-bail), dhe
ii. një tërësi mandatesh që kanë karakter aksesor, dhe që kanë për objekt: blerjen
e sendit, zgjedhjen e materialit, ushtrimin e garancisë etj. Flasim për
ndërvarësia të njëanshme duke qënë se shkaku i këtyre kontratave aksesore
mbështet në kontratën komplekse, ndërkohë që nuk mund të thuhet me siguri e
kundërta.
b) Grupi i dytë përfshin tërësinë e kontratave të përfunduar mes subjekteve të
ndryshme,
përvec atyre të përcaktuar në kontratën kryesore, si dhe nëngrupin e kontratave
aksesore të lidhura midis shoqërisë së crédit-bail dhe subjekteve të tretë. Nëngrupimi
i parë i referohet kontratës së furnizimit të lidhur mes furnizuesit dhe leasingdhënësit, i
cili luan një rol thelbësor duke qënë se në bazë të egzistencës dhe vlefshmerise së tij,
varet “mbijetesa” e kontratës kryesore. Nëngrupimi i dytë i kontratave aksesore mund
të parashikojnë një tërësi kushtet aksesore, si sigurim i sendit, dhe garanci të mëtejshme
të pretenduara nga palë të treta në rast mospërmbushje të detyrimeve nga ana e
leasingmarrësit.
Ndërkohë që nuk parashikohet asgjë në lidhje me mundësinë e lidhjes për një
afat të dytë të kontratës, opsion i cili i takon leasingmarrësit dhe nuk paraqet ndonjë
problematikë të vecantë. Fillimisht jurispudenca franceze ka bërë një interpretim literal
të përkufizimit legjislativ, duke përjashtuar mundësinë që të ishte i aplikueshëm dhe
533 DI PALMA. C, Il leasing “Profili di diritto civile italiano e comparato” në Rivsta di Diritto Babcario e Finanziario, 2006. 534Les groupes de contrats, LGDJ, Paris, 1975, 128 ss. 535DI PALMA. C, Il leasing “Profili di diritto civile italiano e comparato” në Rivsta di Diritto Babcario e Finanziario, 2006.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
156
për leasing-fabricant 536në cilat është vetë prodhuesi ai që lidh kontratën e leasing-ut
me klientin e tij, si dhe në rastin e marrëveshjeve të crédit-bail addossé,537 në të cilat
prodhuesi merr me crédit-bail prodhimin e tij me qëllim për tia kaluar po me crédit-
bail subjekteve të tretë. Ndërkohë që nuk është përjashtuar nga zbatimi i këtij ligji
kontrata cession-bail, (sale and lease back) për arësyje se nuk egziston asnjë dispozitë
që të ndaloj shitësin që të kthehet në të njëjtën kohë leasingmarrës i sendit. 538
Vetëm pak kohë pas hyrjes dhe zhvillimit të leasing-ut në praktikat tregtare doktrina
dominuese parashikonte se papërshtatshëria e teksit legjislativ nuk ishte arësyje e
mjaftueshme për të përjashtuar kategorinë e kontratave të mësipërme.539 Për fat të keq
një përshkrim elementar i institutit që nuk ndalet në rregullimin e hollësishëm të të
drejtave dhe detyrimeve të palëve i ka shtyrë autorët franceze të flasin për ndërveprim
të 5 teknikave kontraktuale sipas këtij rendi të caktuar kronologjik (premtim qiraje
reciprokisht i detyrueshëm, mandat, qira të sendit, premtim i njëanshëm shitje, dhe
shitje), të cilat kanë të përbashkët të njëjtin objekt të kontratës së leasing-ut
financiarë.540
Për të plotësuar këto hapsira ligjore u propozua një interpretim ekonomik i teksit
legjislativ, sipas të cilit kontrata e crédit-bail qëndronte ndërmjet një kontrate qiraje dhe
një kontrate shitje me kredi, duke theksuar karakterin financiar të kësaj teknike
financimi. Kjo zgjidhje është mbështetur nga shumë autorë dhe juristë franceze,541për
shkak të avantazheve të saj pasi :
- Pikë së pari interpretimi i kontratës crédit-bail sipas një këndëvështrimi ekonmike
do të kontribonte në përjashtimin e aplikimit të dispozitave të crédit-bail në rastet e
nje kontratë shitje me këste ose një kontrate qiraje.
- Pikë së dyti do të shmangte përjashtimet e papërshtatshme të adoptuara nga
jurispudenca franceze.
Një tjetër karakteristikë e rëndësishme që i shtohet kompleksitetit të marrëveshjes
ka të bëj pikërisht me ruajtjen formale të së drejtës së pronësinsë nga crédit-bailleur
(leasingdhënësi), që shoqërohet me domosdoshmërinë e parashikimit të procedurave të
përshtatshme të publicitetit, me qëllim mbrojtjen e interesave të subjektëve të tretë dhe
të kreditorëve të leasingmarrësit. Për këtë arësyje publiciteti është një nga momentet
më të rëndësishme, pasi ndikon në formimin e vullnetit të palëve të treta. Shtetet në
përgjithësi në parashikimin e një kornize ligjore lidhur me detyrimet e publicitetit kanë
zgjedhur mes dy hipotezave:
f) të parashikojnë një kuadër legjislativ të vecantë në lidhje me detyrimin e publicitetit
ose detyrimet informative, ose
536 Vendimi i Gjykatës së Lartë (fr) ,15 dhjetorit 1975, në C. Lucas De Leyssac, vep e cituar, fq. 8. 537Vendimi i Gjykatës së Lartë (fr) ,21 maj 1979, në C. Lucas De Leyssac, La giurisprudenza..., burim i cituar, fq 80. 538Trib. Rennes, 30 novembre 1976, in C. Lucas De Leyssac, La giurisprudenza..., vep e cituar, fq .80. 539 Di Palma. Ciro, Il leasing “Profili di diritto civile italiano e comparato” në Rivsta di Diritto Babcario e Finanziario, 2006. 540 Ibidem, Leasing in Francia. 541Ibidem, Leasing in Francia.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
157
g) ti referohen të drejtës së përgjithshme, që parashikon njoftimin e rregullt të palëve
të treta mbi të drejtat e pronësisë mbi sendet të cilat posedohen nga subjekte të tretë. 542
Në Francë, egziston një rregullim i vecantë për këtë qëllim, i parashikuar me dekretin
e 4 korikut 1972 sipas së cilës kontratat e lidhura në formë të shkruar duhet ti
nënshtrohen procedurave të rregjistrimit,543 dhe nëse për sendet e paluajtshme zbatohet
sistemi i parashikuar nga dispozitat e përgjithshme, për sendet e luajtshme dekreti
parashikon rregjistrimin në një rregjistër të vecantë, pranë kancelarisë të Gjykatës
Tregtare, ku ndodhet selia kryesore e leasingmarrësit.544
Ky rregjistrim duhet rinovuar cdo 5 – vjetë për sa i përket sendeve të luajtshme,
dhe përfaqëson për krediotret e leasingmarrësit dhe personat e tjerë më mirëbesim një
prezumim absolut të njohjes.Për këtë arësyje nëse detyrimi i publicitetit nuk do të
përmbushet e drejta e pronësisë së leasingdhënësit nuk mund ti kundrejtohet këtyre te
fundit, me përjashtim të rastit kur leasingdhënësi është në gjendje që të vërtetoj se këta
subjekte ishin në djeni se pronësia i përkiste leasingdhnësit.Megjithatë duhet marrë në
konsideratë që leasingdhënësi që ngre padinë e rivendikimit të sendit dhe që i rëzohet
padia për shkak të mospërmbushjes së detyrimit të publicitetit të prashikuar me dekret,
i jepet gjithësesi mundësia të sigurohet nga pasivi i falimentimit të leasingmarrësit.
Ndërsa nëse do të kishim të bënim me një nën-blerës , posedues me mirëbesim , përpall
tyre publiciteti nuk prodhon asnjë pasojë, përkundrazi do të gjej zbatim rregulla e
përgjithsme e parashikuar për sendet e luajtshme nga neni 2279 i Kodit Civil, sipas së
cilës posedimi është i barazvleshëm me titullin.545 Konventa e Otavës për Leasing
Financiare Ndërkombëtare e vitit 1988 është ratifikuar nga Franca me Ligjin 91-636,
botuar nga décret n. 95-870 të vitit 1995, dhe hyri në fuqi më 1 maj 1995.
Në vijim të trajtimt të ndërhyrjeve legjislative të cilat në mënyrë direkte apo
indirekte rregullojnë këtë institut, do të ishtë e dobishme të trajtonim shkurtimisht
subjektet që mund të ushtrojnë aktivitet të leasing-ut financiarë sipas të drejtës
Franceze, dhe në mënyrë të vecantë (crédit-bailleur). Neni 2 parashikon se të drejtën e
ushtrimit të aktivitetit të crédit-bail e kanë bankat dhe institucionet financiare. Në këtë
drejtim leasingdhënësit duhet të kenë një status të vecantë dhe të organizohen sipas një
forme specifike shoqërie. Ndaj këtyre subjekteve do të zbatohen dhe dispozitat e ligjit
nr. 84-86 të 24 janarit 1984 mbi aktivitetin dhe kontrollin e institucionve të kreditimit,
dhe do të jenë subjekt kontrolli nga komisionet bankare në rast të mos respektimit të
këtyre dispozitave, kontrata e leasing-ut do të konsiderohet e pavlershme dhe subjektë
të sanksioneve eventuale penale.546
542 FERRARINI. G., “La locazione finanziaria, in Trattato di diritto privato”, RESCIGNO. P, Torino, 1984, fq. 212. 543DELGRANGE. O, CORRADINI. G, CIRONE. R, “Formulario commentato di contrattualistica commerciale Francia – Italia”, Milano, 1996, fq. 715. 544Ibidem, fq. 715. 545CREMONESE. A, “Il leasing in Francia”, 2004, I, fq. 156. 546DELGRANGE O, CORRADINI. G, CIRONE. R, “Formulario commentato di contrattualistica commerciale”. Francia – Italia, Milano, 1996, fq. 713.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
158
Bërthama e këtij instituti parashikohet në nenin 1 të ligjin 66-455, nga i cili
ashtu si në të gjitha ligjet e tjera organike të këtij institutit të parashikuar në shtete të
tjera mund të përfitojmë një përkufizim të përgjithshëm të kësaj kontrate,547 ku
padyshim nuk mungojnë elementet karakteristikë dhe të vecantë. Konsiderohen pikë
se pari marrëveshje të crédit-bail ato operacione qiraje të sendeve (“biens
d’équipement” e “matériel d’outillage”) të blerë me qëllim dhënien e tyre në gëzim,
nga subjekte që formalisht ruajnë pronësinë mbi to kur këto marrëveshje, pavarësisht
klasifikimit të tyre i mundësojnë leasingmarrësit mundësinë për të blerë tërësisht ose
pjesërisht sendet me një cmim të paracaktuar që merr parasysh të paktën pjesërisht të
shumës së pagesave periodike 548
Nga përkufizimi i parashikuar nga neni 1, në mënyrë të qartë rezulton se objekt
i një kontrate të tille mund të jenë vetëm sendet që kanë një natyrë profesionale bëhet
fjalë për sendet të luajtshme, pajisje si kompjuter, fotokopje, dhe pajisje të tjera të këtij
lloji apo matériel d’outillage si traktorë etj. Nëse bëhet fjalë për sende të paluajtshme
duhet gjithësesi të përdoren për qëllime profesionale. Pra objekti i kontratës mund të
jenë sendet e luajtshme dhe sendet e paluajtshme, të trupëzuar apo të patrupëzuar, të
rinj apo të përdorur.
Ligji nuk parashikon specifika në lidhje me klauzolat që në praktikën tregtare
rregulojnë gëzimin e sendit. Kjo për arësyje se këto nuk janë parashikuar si elementë
kualifikues të kontratës. Arsyeja mund të qëndroj dhe në faktin se legjislacioni francez
i 1966 i ka kushtuar vetem risive te institutit, duke parashikuar se të gjitha elementet e
tjere të rregullimit të interesave të palëve përputhen plotësisht me qiranë. Sipas
autorëve të parë marrëveshjet e leasing-ut do të klasifikoheshin si një operacion
komplekse, sipas së cilës skema tradicionale e qirasë do të merte një diension të ri
zbatimi – mjafton ti referohemi formimit të kontrtes tarifës më të lartë, dhe opsionit të
blerjes.
Në thelb, leasing operativ në francë merr formën e location simple dhe të location long
durée, që është një nënlloj i vecantë e përdorur kryesisht për pajisje tregtare. Në këto
raste kontrata nuk përmban një opsion blerje në përfundim të afatit të kontratës (duke
qënë ky një element kualifikues i kontratës së leasing-ut financiar) dhe nuk duhet të
jetë full-payout (duke qënë ky një element kualifikues i location financement). 549
Jo të gjitha kontratat e leasing-ut të formës location sans l'option d'achat, i
përkasin llogjikisht leasing-ut operativ. Në transaksionet location-financement
leasingmarrësi zgjedh furnizuesin (përvec sendit) me të cilin negocion në mënyrë të
drejtëpërdrejtë çmimin. Zakonisht këto kontrata lidhen për një afat kohe të caktuar
zakonisht që përkon me jetën ekonomike të sendit. Shoqëria leasing nuk merr në këtë
mënyrë asnjë rrezik që derivon nga pronësia mbis sendin duke përfituar investimin e
plotë gjatë kohëzgjatjes së kontratës
547 FRIGNANI. A “Il leasing negli ordinamenti di civil e di common law”, fq 21. 548 DE LEYSSAC C. Lucas, “La giurisprudenza sul leasing in Francia”, në “La giurisprudenza sul leasing in Europa”, D. VELO, SBISÀ G., Milano, 1984, fq. 77. 549 Ibidem, fq. 178.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
159
Dallimet mes Ijarah dhe leasing-ut tradicional. 550
• Përgjegjësitë që derivojnë nga pronësia. Një kontratë leasing tradicionale synon të
largoj leasingdhënësin sa më larg të jetë e mundur nga çdo përgjegjësi pronësore. Në të
kundërt Ijarah kërkon që leasingdhënësi të mbajë përgjegjësitë themelore që derivojnë
nga pronësia si riparimet dhe mirëmbajtja.
• Karakteristikat e lidhura me interesin. Ashtu si me produktet e tjera financiare
islame, Ijarah nuk lejon karakteristikat e lidhura me interesin si pjesë e kushteve
kontraktore.
• Pasuritë e lejuara. Një pasuri që i nënshtrohet një kontrate Ijarah nuk duhet të haram
(e papranueshme nën standardet islame). Kështu, kontratat Ijarah nuk mund të
përfshijnë pasuritë e çdo lloji që janë të lidhura me një aktiviteti ose produkti i
konsideruar i dëmshëm për njerëzit ose shoqërinë siç përcaktohet nga praktika islame.
Shembuj do të përfshinte asetet e përdorura në prodhimin ose shpërndarjen e pijeve
alkoolike ose produkteve të derrit.
• Pagesat e vonuara. Ijarah nuk lejon pagesat e vonuara dhe penalitetet që do të
vendosen ndaj leasingmarrësve kur pagesat e periodike nuk jane shlyer ne kohë edhe
pse disa forma alternative të kompensimit mund të jenë të lejueshme.
KAPITULLI V
FISIONOMIA E KONTRATES SE LEASING-UT SIPAS LEGJISLACIONIT
DHE PRAKTIKËS TREGTARE NË SHQIPËRI
PËRMBLEDHJE: Kapitulli i pestë, i është kushtuar kontratës së leasing-ut financiar
sipas të drejtës shqiptare. Si fillim merr në analizë elementët përbërës të kontratës së
leasing-ut financiar, natyrën e veçantë juridike, karakteristikat, kushtet e vlefshmërisë
së saj, rastet dhe pasojat e zgjidhjes së kontratës, si dhe mjetet juridike të palëve. Në
këtë pjesë është trajtuar mënyra e lidhjes së kontratës së leasing-ut financiar, fazat
nëpërmjet të cilave kalon dhe kushtet kryesore që duhet të plotësohen. Në vijim janë
analizuar disa forma të veçanta të shfaqjes së kontratës së leasing-ut financiar në
praktikën shiptare dhe faktorët që kanë ndikuar në mungesën e praktikës tregtare në
këtë fushë. Ky kapitull përmbyllet duke krahasuar kontratën e leasing-ut financiar me
veprimet e tjera juridike, të ngjashme me të. Në analizën e kornizës ligjore të leasing-
ut financiar në Shqipëri synojmë të evidentojmë reflektimin e natyrës financiare dhe
marrëdhënien trealterale të leasing-ut në raportet kontraktore mes palëve.
550 IFC “Leasing in Development Guidelines for Emerging Economies”, 2nd Edition, United States of America, September, 2009.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
160
5.1 Leasing financiar në Shqipëri. Sqarim terminologjik sipas prespektivës
krahasuese.
Suksesi i sektorit të leasing-ut në një shtet përcakohet nga struktura dhe
përmbajtja e kornizës ligjore rregulluese të tij, si dhe lehtësirat fiskale dhe financiare të
parashikuara për këto transaksione. Për këtë qëllim, ky kapitull ka si qëllim të shqyrtoj
kuadrin legjislativ dhe problematikat kryesore në lidhje me leasing-un financiar në
Shqipëri.
Në Shqipëri kontrata e leasing-ut për herë të parë ka gjetur rregullim nga Kodi
Civil i vitit 1994 dhe konkretisht në nenin 849. Vëmë re se Kodi civil i ka kushtuar një
nen të vetëm kontratës së qirasë financiare (leasing) i cili kufizohet në dhënien e
përkufizimit të marrëdhënies jurdike të leasing-ut financiar dhe rregullon në vija në
përgjithshme detyrimet e palëve.
Më konkretisht, në nenin 849 parashikohet :
“Me kontratën e qirasë financiare (leasing), njëra palë detyrohet të vërë në dispozicion
të palës tjetër, për një kohë të caktuar, një send të luajtshëm ose të paluajtshëm,
kundrejt një pagese me afate periodike, të përcaktuar në lidhje me vleftën e sendit, me
kohëzgjatjen e kontratës dhe, eventualisht me elemente të tjera sipas marrëveshjes së
palëve. Sendi duhet të jetë fituar ose të jetë ndërtuar nga qiradhënësi sipas dëshirës
dhe përshkrimit të qiramarrësit, dhe ky i fundit ka të drejtë të fitojë pronësinë, në
mbarim të afatit të kontratës, kundrejt pagesës së një shume të paracaktuar.
Qiradhënësi përgjigjet ndaj qiramarrësit sipas rregullave të përgjithshme për
mosdorëzimin e sendit ose vonesën në dorëzimin e sendit, si dhe për të metat e sendit.
Me marrëveshje mund të parashikohet që qiramarrësi, para se të kërkojë nga
qiradhënësi të drejtat e tij, duhet t’i drejtohet atij që i dha sendin (furnizuesit) për të
drejtat e tij ose që i janë kaluar atij”
Ishte e kuptueshme që një rregullim i tillë ishte i pamjaftueshëm dhe për këtë
qëllim në vitin 2005 u miratua një ligj të veçantë551 i cili rregullon në mënyrë specifike
të gjithë elementët thelbësore që lidhen me marrëdhënien juridike të leasing-ut
financiar.
Në harmoni me rregullimin ndërkombëtar që kemi analizuar deri tani, edhe
legjislacioni ynë parashikon egzistencën e dy kontratave të vecanta të lidhura në
mënyrë funksionale mes tyre.552
551Ligji nr. 9396, datë 12.05.2005 “Për qiranë financiare” i azhurnuar me: Ligjin Nr.9823, datë 29.10.2007 & Ligjin Nr.9966, datë 24.7.2008 552 Ibidem, nenin 1 § 11 - “Qira financiare” është marrëdhënia juridike, sipas së cilës qiradhënësi i blen furnizuesit një send të përzgjedhur nga qiramarrësi pranë furnizuesit dhe ia jep atë qiramarrësit për ta përdorur për një afat të caktuar, kundrejt një çmimi të caktuar në kontratë dhe, me mbarimin e afatit të kontratës, qiramarrësi mund ta blejë sendin, të vazhdojë ta mbajë me qira për një afat tjetër ose t’ia kthejë atë qiradhënësit. Neni 1 § 8 “Kontratë furnizimi” është kontrata, që lidh furnizuesi i sendit me qiradhënësin për sendin e përzgjedhur nga qiramarrësi, në përputhje me përcaktimet e qiramarrësit dhe me kushtet e miratuara prej tij, me anë të së cilës qiradhënësi fiton të drejtën e pronësisë mbi atë send.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
161
Me të drejtë lind pyetja :
a) Leasing duke qënë një term i lidhur ngushtësisht me një institut të ri, të krijuar dhe
të zhvilluar në një vend me gjuhë dhe traditë ligjore të ndryshme nga e jona a është
e nevojshme përkthimi i tij në gjuhën shqipe ?
b) A janë termat e përdorur (kontratë qiraje, qira financiare), të përshtatshëm për të
shprehur të njëjtin koncept të parashikuar nga legjislacioni anglo- sakson, dhe e
drejta ndërkombëtare ?
c) Kodi Civil ka përdorur termin kontrata e qirasë financiare (leasing), por a mund të
njësohen keto dy koncepte me njëra-tjetrën (leasing/qira financiare)553 ?
Duke pasur parasysh se “Marrëdhënia mes fjalës dhe konceptit nuk qëndron e njëjtë
në të gjitha gjuhët e botës",554 mendoj se do të ishte më e përshtatshme që termi leasing
financiar mos të përkthehej nga anglishtja 555 për disa arsye:
- Pikë së pari nuk egziston ndonjë përkthim i termit leasing, në legjislacionin shqiptar
që të mund të konsiderohet i përshtatshëm për të pasqyruar të njëjtin koncept të
parashikuar nga legjislacioni anglo-sakson dhe legjislacioni ndërkombëtar. Mendoj
se kjo zgjidhje mund të konsiderohet deri diku corientuese sepse në një farë mënyre
lidh kontratën e leasing-ut financiar me kontratën e qirasë tipike (tradicionale) te
parashikuar nga Kodi Civil, duke krijuar perceptimin e gabuar sikur kemi të bëjmë
me mbivendosje. Pavarësisht ngjashmërive me kontratën e qirasë, kontrata e
leasing-ut financiar për shkak të natyrës, funksionit të saj të vecatë dhe
karaketistikave të saj unike gëzon një rregullim të posacëm ligjor dhe duhet të
shmanget cdo lloj konfuzioni në praktikë. Një zgjidhje e tillë është adoptuar nga
shume vende të tjera përfshirë legjislacionin kosovar, në të cilin në ligjin nr. 03/L-
103 për Lizingun, miratuar më 25. 06. 2009 përdor termat “lizingu financiar”,
“lizingu operativ”, “kontratë lizingu”. Term ky i më i përshtatshëm për të pasqyruar
të njëjtin koncept të parashikuar nga legjislacioni anglo- sakson dhe ndërkombëtar.
- Tog-fjalëshi “qira financiare” mund të krijoj nje ide të gabuar mbi objektin e kësaj
kontrate, ajo nuk ka për objekt dhe nuk i shtrin efektet mbi sende të konsumueshme,
të përcaktuara në gjini (psh te hollat) por vetem mbi sende te pakonsumueshme dhe
individualisht të përcaktuara qofshin këto të luajtshme ose të paluajtshme nëpërmjet
nenin 1(9) -“Kontratë qiraje” është kontrata e qirasë financiare, që lidhet ndërmjet qiradhënësit dhe qiramarrësit për përdorimin e sendit për një afat, sa pjesa më e madhe e afatit të konsumimit të sendit, përkundrejt pagesave periodike, shuma e të cilave është sa vlera reale në treg e sendit, por që arrin të mbulojë investimin e qiradhënësit dhe të sigurojë një fitim mbi investimin. 553 Sic kemi analizuar dhe gjeresisht në kapitujt e mëparshëm leasing financiar është vetëm njëra nga llojet e leasing-ut. Termi leasing është një koncept shumë më i gjerë që përfshin kombinime të ndryshme skemash kontraktore, dhe leasing financiar është vetëm njëra prej tyre. 554 Sacco. R “ Introduzione al diritto comparato” faqja 33. 555 Sacco. R “ Introduzione al diritto comparato”, faqja 41-42 në lidhje me përkthimet ligjore. “E drejta e krahasuar ka pranuar tre qëndrime që duhen të mbahen parasysh në rastin e përkthimeve ligjore : a) mund të heqë dorë nga përkthimi kur ky është i panevojshme dhe / i gabuar ; b) të mund të identifikojë dallimet mes termit për të përkthyer dhe termit më të afërt në gjuhën në të cilën do përkthehet për të tu siguruar që diferenca të tilla të jenë të parëndësishme dhe vetëm pastaj të vazhdoj me përkthimin, c) të mund të krijoj neologjizmin e posacem për të shprehur kuptimin e termit te huaj.”
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
162
teknikës së investimit.556 Në ligjin e leasing-ut financiar kur flitet për sende me afat
konsumimi i referohet konsumueshmërisë juridike dhe në asnjë rast nuk duhet të
ngatërohet me sendet e konsumueshme. Konsumueshmërise juridike i nënshtohen
të gjitha sendet që vjeterohen me përdorim, psh mjete prodhuese, automjete etj, por
sende te tilla janë të pakonsumueshme.557
- Legjislatori ynë në nenin 849 të Kodit Civil nën titullin qira financiar, ka vendosur
në kllapa termin anglo-sakson “leasing”558. Por edhe ky rregullim nuk është shumë
korekt për aq kohë sa termi leasing- është një koncept shumë më i gjerë dhe përfshin
nënkategori të tjera kontratash. Duhet të theksojmë se këto dy koncepte nuk janë
ekuivalentë me njëri tjetrin. Leasing financiar është vetëm një nga llojet e kontratës
së leasing-ut, e si rezultat këto terma nuk mund të barazohen.
- Dhe si përfundim mendoj se do të ishte zgjidhja më e përshtatshme në kuadër të
zhvillimit me ritme të shpejta të leasing-ut ndërkombëtar, ku tregtarët u duhet të
përballen jo vetëm më tradita ligjore të ndryshme por edhe me terminologji të
ndryshme. Shoqëria, shpesh i trajton institutet ligjore pak a shume në të njëjtën
mënyrë sikurse një fëmijë trajton kubat me të cilat luan. Përdor të njëjtat kuba gjatë
gjithë kohës - ose për një kohë te gjate - sot për të ndërtuar një shtetpi te vogel nesër
për të ndërtuar një fabrikë.” Mirëpo në jetën reale materialet e përdorura për
ndërtimin e një shtëpie të vogël nuk janë gjithnjë të përshtatshme për të ndërtuar
një fabrikë. Në analogji me sa më sipër edhe në rastin e kontratës të leasing-ut
financiare e njëta terminologji mbulon koncepte dhe transaksione me funksione te
ndryshme.
Trajtimi i natyrës juridike të marrëveshjes së leasing-ut financiar, përmbajtjes së
kontratës, dhe të drejtave dhe detyrimeve të palëve do nënvizoj akoma më tej këtë
përfundim të arritur. Pra, për këtë qëllim duhet ti japim përgjigje pyetjeve:
Cili është qëllimi që e shtyn një palë të lidh një kontratë të leasing-ut financiar
(shkaku i kontratës) ?
Në cfarë konsiston konkretisht marrëdhënia e leasing-ut financiar në të drejtën
Shqiptare?
Në thelb leasing financiar është një marredhenie juridike e konceptuar për tiu
përgjigjur nevojave të tre paleve që marrin pjesë në te e përkatësisht: interesit të
leasingmarrësit (për të përdorur një send (të luajtshëm apo të paluajtshëm)), interesit
të leasingdhënësit (që përfiton një interes ekonomikë nga financimi i blerjes) dhe
furnizuesit (që përfiton nga shitja e sendit dhe qarkullimi i parasë).
556Revista “Jeta Juridike”, “Subjekte të kontratës së qirasë financiare (leasing)”, faqje 28. 557 Shehu. A , “Pronësia” 2000, fq 11. 558Termi leasing është një koncept më i gjerë se termi leasing financiar (qiraja financiare). Për arësyje se, leasing në gjirin e tij përfshin leasing financiar, leasing operacional, leasing aksionar, leasingu bujqësor (agrikultural), leasingu lease-back, leasingu detar (naval), sale and lease back, leasingu ajror (ëet lease dhe dry lease), leasingu i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme (imobilar), leasingu instrumental dhe shumë forma të reja të lindura nga praktikat tregtare. Qiraja financiare (leasing financiar) është vetëm një nga llojet e leasing-ut.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
163
Në legjislacionin shqiptar leasing financiar parashikohet në dipozitat e kodit
civil që rregullojnë kontratën e qirasë. Përkatësisht nga neni 826 deri në nenin 849 te
Kodit civil parashikohen dhe regullohen tri forma te vecanta të kontratës së qirasë
(qiraja e sendeve me natyrë buqësore, qiraja e mjeteve prodhuese, dhe se fundi qiraja
financiare). Kur flasim për lloje të vecanta të kontratave te qirasë do të kihet parasysh
që për to do të zbatohen dispozitat e qirasë dhe vetëm për ato pjesë që rregullohen në
mënyrë të ndryshme nga kushtet e përgjithshme të saj do të zbatohen dispozitat e
posacme të secilit lloj559. Në këtë linjë arsyetimi nëse do ti referohemi dhe
terminologjisë së pëdorur në ligjin specifik (kontratë qiraje, qiradhënës, qiramarrës
etj) konkludojmë se në legjislacionin shqiptar kontrata e leasing-ut financiare është
kualifikuar si një kontratë e mirëfilltë qiraje dhe si e tillë bën pjesë në grupin e
kontratave që shërbejnë për kalimin e nëndorësisë dhe të përdorimit të një pasurie.
Nga ana tjetër ligji për leasing-ut financiar ka bërë një trajtim të detajuar të
kontratës, për më shumë në nenin 5 të tij përcakton natyrën tregtare të leasing-ut
financiar.560 Gjithashtu po këtu parashikohet se në rastet kur leasingmarrësi në
kontratën e leasing-ut financiar është person fizik, i paregjistruar për zhvillim
veprimtarie tregtare, kontrata e leasing -ut financiar vlerësohet jo-tregtare dhe u
nënshtrohet rregullave të përgjithshme të kontratave.
Rrjedhimisht lind pyetja a është i drejtë ky klasifikim nga kodi civil apo duhet që
kontrata e qirasë financiare të parashikohet si një kontratë e një lloji të vecantë (sui
generis) ?
Per tiu pergjigjur kësaj pyetje duhet më parë të analizojmë qëllimin në vetvete
të kontratës së leasing-ut financiar si dhe lidhjet e saj me kontratat e ngjashme të
parashikuara në Kodin Civil, për të përcaktuar shkallën e ngjashmërisë dhe faktin nëse
mund të klasifikohet si një prej tyre apo nëse duhet të klasifikohet si një kontratë më
vete. Disa nga faktorët e rëndësishëm që duhet të mbahen parasysh në përcaktimin e
natyrës juridike të kontratës së leasing-ut financiare janë 561:
a) Qëllimi i marrëdhënies juridike. Leasing financiarë ka si qëllim vënien në
dispozicion të leasingmarrësit të pajisjeve të nevojshme për zhvillimin e aktivitetit
pa bllokuar kapitalin për blerjen e tyre. Me pak fjalë i lejon leasingmarrësit
përdorimin e sendeve pa bërë menjëherë kalimin e pronësisë. Si cdo praktikë tjetër
tregtare që është prodhim i kërkesave të operatorëve ekonomik ka në bazë të
veprimtarisë së saj fitimin.
b) Mjetet e parashikuara për arritjen e këtij qëllimi. Përkatësisht lehtësitë dhe
avantazhet ligjore e financiare.
559 TUTULANI. M , E drejta e detyrimeve dhe kontratave, pjesa e përgjithshme dhe e posacme, ISBN 9789928427953, Real – Stamp, Tiranë, fq 65. 560 Ligji nr. 9396, datë 12.05.2005 “Për qiranë financiare” , vep.cit në nenin 5 parashikon “Natyra tregtare e kontratës së qirasë financiare”. 561 UNIDROIT, Report on the contract of leasing (credit-bail) Rome, March 1975, Study LIX-Doc 1, fq. 25
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
164
c) Roli i pastër financiar i leasingdhënësit, interesi i vetëm i të cilit qëndron në marrjen
e investimit të vet në çmimin e blerjes, duke llogaritur amortizimin, dhe fitimin
diferencë të mbuluar nga pagesat totale të pagesave periodike;
d) Roli dinamik i leasingmarrësit i cili zgjedh vetë pajisjet dhe furnizuesin në pavarësi
të plotë prej leasingdhënësit.
e) Kalimi i cdo rreziku në lidhje me sendin leasingmarrësit, pas momentit të praimit
të sendit, prej tij.
f) Përgjegjësia e furnizuesit ndaj leasingmarrësit, edhe pse nuk egziston një lidhje
kontraktore mes tyre.
g) Përgjegjësia e përbashkët dhe e ndarë e leasingdhënësit dhe e furnizuesit.
h) Pasojat e zgjidhjes së kontratës së leasing-ut, për shkak të mospërmbushjes së
detyrimeve të njërës palë.
i) Pasojat e fillimit të procesurës së falimentimit të një palë për palët e tjera, dhe
marrëdhënien në tërësi të leasing-ut financiar.
5.2 Vecoritë e kontratës së leasing-ut financiar.
Krahas elementeve, të cilat do të analizohen gjerësisht në vijim, kontrata e leasing-
ut financiar ka edhe kushtet e saj thelbësore, ndër të cilat më kryesoret janë çmimi dhe
afati, opsioni i blerjes, por edhe forma e të tjera, mund të jenë rast pas rasti, kusht
kryesor në kontratë. Le ti trajtojmë me rradhë, së bashku me vecoritë kryesore në
kontratën e leasing-ut financiar.
1. Natyra e kontratës. Në literaturën juridike ka pikëpamje të ndryshme rreth natyrës
juridike të marrëveshjes së leasing-ut financiarë ndër të cilat më kryesoret janë :
a) Pikëpamja ose teoria që e përcakton leasing-un financiar si nje kontratë trilaterale
mes furnizuesit, leasingmarrësit dhe leasingdhënësit, si dhe
b) Pikëpamja sipas së cilit marrëveshja e leasing-ut financiar është një marrëdhënie
juridiko562-ekonomike komplekse e konkretizuar në dy kontrata autonome të
lidhura në mënyrë funksionle dhe kronologjike mes tyre përkatësish :
i. Kontrata e leasing-ut financiar (në kuptim të ngushtë) nëpërmjet së cilës
leasingdhënësi
i kalon leasingmarrësit të drejtën e përdorimit të një sendi të zgjedhur nga
leasingmarrësi në të gjitha karakteristikat për një afat që zakonisht mbulon pjesën më
të madhe të jetës ekonomike të sendit kundrejt pagesave periodike.Në thelb kontrata e
leasing-ut financiar i përgjigjet interesit të leasingmarësit për të përdorur një të mirë pa
qënë e nevojshme të investoj kapitalin për blerjen e saj dhe interesit të leasingdhënësit
për të përfituar një dobi ekonomike nga ky financim.
562TUTULANI. M, E drejta e detyrimeve dhe kontratave, pjesa e përgjithshme dhe e posacme, parashikon: “Marrëdhëniet juridike civile janë ato marrëdhënie shoqërore që rregullohen nga normat e së drejtës civile, të cilat përcaktojnë kufijtë e sjelljes së pjesëmarrësëve në këto marrëdhënie të drejtat dhe detyrimet e tyre.”
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
165
ii. Kontrata e furnizmit (e lidhur mes furnizuesit dhe leasingdhënësit) nëpërmjet së
cilës
leasingdhënësi fiton të drejtën e pronësisë mbi sendin e përzgjedhur nga leasngmarrësi.
Furnizuesi në cdo rast duhet të jetë vënë në djeni nga leasingdhënësi, paraprakisht ose
në castin e nënshkrimit të kontratës se sendi blihet me qëllim për tia dhënë me qira
leasingmarrësit. Megjithëse flasim për dy kontrata autonome, ndërlidhja funksionale e
tyre është e paevitueshme duke qënë se mopërmbushjet në kontratën e parë sjellin
detyrimisht pasoja për kontratën e dytë. .
Atribuimi i njërit apo tjetrit qëndrim paraqet rëndësi të vecantë në teori dhe në praktikë
pasi secila prej tyre shoqërohet me pasoja të ndryshme.
Qëndrimi i dytë, është adoptuar dhe nga e drejta jonë për sa i përket rregullimit të
leasing-ut financiar.
2. Kontrata e leasing-ut financiare është një kontratë me ekzekutim të vazhdueshëm,
që
nënkupton se vazhdon të jetë burim detyrimesh për palët e përfshira në marrëveshje për
gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës.
3. Nëpërmjet kontratës së leasing-ut financiar leasingmarrësit i kalohet e drejta e
përdorimit të një sendi për një afat të caktuar. Leasingmarrësi detyrohet ta përdor
sendin sipas destinacionit dhe qëllimit për të cilin është lidhur kontrata dhe sipas rastit
të kryej të gjitha riparimet me qëllim mirëmbajtjen e tij në atë gjendje që është marrë
në dorëzim563. Ndërkohë që leasingdhënësi ruan të drejtën e pronësisë gjatë gjithë
kohëzgjatjes së kontratës dhe nuk zhvishet në asnjë moment nga titulli i pronësisë. Në
përfundim të afatit të kontratës si rregull leasingmarësit i jepet mundësia ta blej sendin.
Megjithatë edhe në këtë rast ligji ka parashikuar një përjashtim, kështu nëse kontrata
zgjidhet para afatit për faj të leasingmarrësit pagesat e leasing-ut nuk do të
konsiderohen si këste blerje dhe sendi rimerret nga leasingdhënësi564.
Për arësyje se mes leasingmarrësit dhe furnizuesit nuk egziston një kontratë, dhe
përgjegjësia e leasingdhënësit në kontratën e leasing-ut financiar është shumë e
kufizuar, pyetja që shtrohet është : A ngelet leasingmarrësi pa mbrojtje ligjore?
në hipotezën në të cilën leasingmarrësi përvec sendit zgjedh furnizuesin si dhe
përcakton se sendet do të dorëzohen drejtëpërdrejtë prej këtij të fundit, palët kanë
kundrejt njëra tjetrës këto të drejta dhe detyrime:
a) furnizuesi ndaj leasingdhënësit detyrohet të kaloj pronësinë e sendit, kundrejt
çmimit të shitjes.
b) leasingdhënësi detyrohet ti paguaj cmimin e shitjes furnizuesit dhe të siguroj
leasingmarrësin nga difektet ligjore,
c) leasingmarrësi i paguan leasingdhënësit pagesat periodike për të cilat është rënë
dakort (rimbursimin e financimit), kundrejt përdorimit të sendit.
563Normailsht duke llogaritur edhe amortizimin nga një përdorim normal i tij 564Neni 9, pika 2 , Ligji nr. 9396, datë 12.05.2005 “Për qiranë financiare” I azhurnuar me: Ligjin Nr.9823, datë 29.10.2007 & Ligjin Nr.9966, datë 24.7.2008”.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
166
Në fakt leasingmarresit në këtë rast nuk mbetet pa mbrojtje ligjore duke qënë se i
njihet e drejta që të kërkoj nga furnizuesi drejtëpërdrejt dorëzimin e sendit, ose në rast
mospërmbushje të detyrimit të dorëzimit, apo dorëzimin e një sendi jo konform
kontratës, leasingmarrësi ka të drejtë të kërkoj shpërblimin e demit.565
Në përfundim të kontratës së furnizmit, krijohet ndaj palës së tretë nje detyrim pak
a shumë i ngjashëm me atë të kontratës së agjensise, ku agjenti vepron në emër të vetë
dhe për llogari të personit të tretë.
Për më shumë, LLF në nenin 21 parashikon ndryshimi ose zgjidhja e kontratës së
furnizimit pa pëlqimin e leasingmarrësit vlerësohet zgjidhje e njëanshme e kontratës së
leasing-ut nga leasingdhënësi.
Afati i kontratës. Disa kontratat të leasing-ut financiar mund të parashikojnë që
kohëzgjatja e leasing-ut të ndahet në dy periudha të dallueshme nga njëra tjetra, të
përcaktuara si periudha fillestare dhe periudha dytësore e leasing-ut financiar. Në
periudhën fillestare, leasingdhënësi do ti paguhen të gjitha shpenzimet e pajisjeve plus
çdo tarifë dhe interes të parashikuar në kontratë. Në periudhën e dytë mund të
parashikohet një opsion i leasingmarrësit të vazhdoj shfrytëzimin ekonomik të sendit,
pa i kaluar pronësia mbi sendin. (në ato raste kur kjo gjë është e mundur). Përgjatë afatit
sekondare leasingmarrësi paguan pagesat periodike që janë më të reduktura se ato të
përcaktuara në afatin fillestar. Gjatë periudhës fillestare si rregull kontrata e leasing-ut
nuk mund të zgjidhet as nga leasingmarrësi as nga leasingdhënësi, për aq kohë sa ata
po respektojnë plotësisht përmbajtjen dhe kushtet e kontratës. Gjatë periudhës së dytë
kontrata mund të zgjidhet.566 Përgjithësisht ligjet specifike të vendeve të ndryshme që
rregullojne kontratën e leasing-ut financiar parashikojnë dispozita në lidhje me afatin e
kontratës. Disa legjislacione parashikojnë afate minimale të kohëzgjatjes së kontratës
në varësi të natyrës sendit.567 Afatet minimale në një kontratë leasing financiar është i
lidhur shpesh me periudhën normale të amortizimit të sendit, dhe në disa raste
legjislatori përcakton afate specifike. Në disa vende të tjera ligji parashikon se
kohëzgjatja mund te përcaktohet edhe në bazë të kritereve te vendosura nga autoritete
administrative568 Legjislacion të tjera, të tilla si: legjislacioni belg parashikojnë se
kohëzgjatja e kontratës duhet ti korrespondoj jetës ekomike të sendit, qëndrim i njëjt ky
me atë të mbajtur nga KiO mbi “leasing financiar ndërkombëtar.” Sipas legjislacionit
shqiptar palët në castin e lidhjes së kontratës parashikojnë në mënyrë të shprehur një
565Cass.Civ. Sez, III, n.20592 del 29/09/2007. 566 IFC “Leasing in Development Guidelines for Emerging Economies”, 2nd Edition, United States of America, September, 2009, fq. 29. 567Psh Ligji grek parashikon nje afat minimal prej 3 vjetesh, ligji i brazilian (3 vjet për sendet në përgjithësi dhe 2 vjet ne rastin e automjeteve) ligji portugez (2 vjet per sendet e luajtshme dhe 10 vjet per sendet e paluajtshme duke qene i vetmi ligj qe parashikon gjithashtu dhe kohezgjatjen maksimale prej 30 vjetesh) Ligji i san marinos (2 vjet per sendet e luajtshme dhe 10 vjet per sendet e paluajtshme). 568 Përmendim këtu rastin e Afrikës së Jugut, ku ministri mund të percaktoj afatin minimale dhe maksimale të kontrates se qirase financiare. Të njëjtën gjë mund të themi për legjislacionit turk i cili ka parashikuar se afati i kontrates se leasing-ut financiare duhet te jete minimalisht 4 vjet, megjithate i jepet mundësia keshillit të ministrave të përcaktoj kushtet në prezencën e të cilave afati i kontratës mund të jetë edhe më i vogël.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
167
afat fillestar i cili varion në varësi të natyrës së sendit të dhënë me leasing ose jetës
ekonomike të tij dhe në cdo rast duhet të jetë brenda kufijëve minimium të parashikuar
nga legjislatori.569Sic mund të vërehet zakonisht sendet e paluajtshme jepen në leasing
financiare për një afat më të gjatë se sendet e luajtshme. Kohëzgjatja e kontratës së
leasing-ut financiare shtrihet nga dita e pranimit të sendit nga leasingmarrësi deri në
likujdiminin e plotë të vlerës së tij.570 Në përfundim të afatit të kontratës nëse sendi
është në gjëndje të plotësoj nevojat për të cilat është marr me leasing, leasingmarrësi
ka të drejtë të zgjedh ta përtërij kontratën dhe për një afat tjetër e në këtë rast do të
aplikohet një me tarifë periodike më e ulët se ajo fillestare.
Tabela 1, Afati i kontrata e leasing-ut financiar sipas të drejtës shqiptare.
4. Forma e kontratës. Përsa i përket formës së kontratës së leasing-ut financiar,
ndërsa
Kodi Civil nuk parashikon ndonjë formë ligjore të detyrueshme, ligji për leasing-un
financiar e parashikon këtë kontratë si një kontratë formale për efekt provueshmërie.
Duke pasur parasysh që kontrata e leasing-ut financiar rregullon kryesisht marrëdhëniet
e subjekteve me natyrë tregtare, forma shkresore është më e përshtatshme për të
lehtësuar provueshmërinë e palëve në rast konfliktesh. Gjithashtu duke qënë se kontrata
e leasing-ut financiar është titull ekzekutiv për sa i takon rimarrjes së sendit është e
kuptueshme qe nga ana formale duhet të përmbahet në një akt të shkruar në të cilin
duhet të jenë vënë nënshkrimet e nevojshme të palëve që e kanë nënshkruar. Në këtë
drejtim ligji ka parashikuar përjashtime, kështu nëse në kontratë janë parashikuar
kushte për rimarrjen jashtëgjyqësore të sendit në rastet e zgjidhjes së kontratës para
afatit për faj të leasingmarësit kontrata duhet të behet me akt noterial. Në të njëjtën
kohë, kontrata e leasing-ut financiar parashikon mundësinë e blerjes së sendit, dhe nëse
sendi është i paluajtshëm duhet të rregjistrohet në rregjistrat e pasurive të paluajtshme
569Përshembull për sendet e luajtshme me afat konsumimi deri ne pesë vjet parashikohet një afat minimal të paktën një vjecar, për sendet e luajtshme me afat konsumimi mbi pesë vjet parashikohet një afat të paktën dy vjecar dhe një afat të pakten tre vjecar për sendet e paluajtshme. 570VASILI. J, “Kontrata civile jotipike”, 2009, fq 24
Kontrata e leasing-ut financiar
sipas të drejtës shqiptare.
Natyra e sendit
Afati Llogaritja e afatit (momenti i
fillimit dhe i mbarimit)
Sendet e luajtshme,
me afat konsumimi
deri në pesë vjet,
të paktën
një vit,
Nga data e pranimit nga
qiramarrësi deri në datën e
shlyerjes së pagesës së fundit.
Sendet e luajtshme,
me afat konsumimi
mbi pesë vjet,
të paktën
dyvjeçar,
Nga data e pranimit nga
qiramarrësi deri në datën e
shlyerjes së pagesës së fundit.
Sendet e paluajtshme.
të paktën
trevjeçar.
Nga data e pranimit nga
qiramarrësi deri në datën e
shlyerjes së pagesës së fundit.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
168
dhe nëse është një send i luajtshëm ky i fundit duhet të rregjistrohet në rregjistrin e
barrëve siguruese.
5. Shpërblimi në kontratën e leasing-ut financiar. Kontrata e leasing-ut financiar
parashikohet si një kontratë me shpërblim. Cmimi në një kontratë leasing financiar,
përfaqëson (zakonisht shumën monetare) që leasingmarrësi i paguan leasingdhënësit.
Cmimi parashikohet në formën e pagesave të vazhdueshme (pagesat periodike) gjatë
kohëzgjatjes së leasing-ut. Pagesat periodike parashikojnë principlain dhe normën e
interesit. Norma e interesit mund të jetë fikse ose e ndryshueshme. Në një leasing
financiar, pagesat periodike si rregull llogariten në bazë të një plani amortizimi me
pagesa fikse.
Në shumicën e rasteve, pagesat periodike mund të përfshijnë edhe kosto të tjera
si sigurimi, mirëmbajtja e rregullt dhe taksat e pasurisë.Cmimi caktohet me marrëveshje
të palëve dhe likujdohet nga leasingmarrësi në mënyrë periodike dhe duhet të jetë i
drejtë dhe real.
Pra, shpërblimi përgjithësisht përfshin :
- Pagesat periodike që paguan leasingmarrësi gjatë kohëzgjatjes së kontratës .
Secila prej pagesave periodike përfshin vlerën e amortizimit të sendit, interesin për
kapitalin e investuar, shpenzimet administrative, qëndrimin ndaj inflacionit monetar
gjatë kohëzgjatjes së kontratës etj.571 Në rast të lidhjes së kontratës për një afat të dytë,
pagesat e leasing-ut do të jenë më të ulta se ato fillestare.
- Cmimi i blerjes që përfshin tarifën e paracaktuar në kontratë nëse
leasingmarrësi vendos ta blej sendin në përfundim të afatit të leasing-ut.
Në rastin kur transaksioni është një leasing operativ, pagesat periodike mund të
përfshijnë disa elemente në varësi të kostos dhe rrezikut që përballohet nga
leasingdhënësi, të tilla si:572
- interes mbi investimin e leasingdhënësit,
- pagesat për disa shpenzime të caktuara që do të përballohen nga leasingdhënësi, të
tilla si riparime, sigurime, mirëmbajtje.
- amortizimi i sendit,
- pagesat për shërbime ose pagesa për paketim, po shërbimimin për paketim.
6. Kalimi i rrezikut. Karakteristikë e vecantë e kontratës së leasing-ut finaciar është
fakti se me pranimin e sendit nga leasingmarrësi të gjitha rreziqet që lidhen me sendin
i kalojnë leasingmaresit.573 Në nocionin e rezikut përfshihet cdo ngjarje atmosferike,
natyrore apo sociale që sjell dëmtimin, humbjen vjedhjen ose humbjen e parakohshme
të përdorshmërisë së tij. Kjo lidhet me faktin se leasingmarrësi në kontratën e leasing-
ut financiare zgjedh vetë sendin në të gjitha karakteristikat e tij, sëbashku me
571VASILI. J, “Kontrata civile jotipike”, 2009, Vasili, 2009, fq.18. 572 IFC “Leasing in Development Guidelines for Emerging Economies”, 2nd Edition, United States of America, September, 2009, fq. 31. 573 Për arësye se qiradhënësi në kontratën e qirasë financiare luan rolin e një ndermjetesi financues është më se e qartë se përse risqet i kalojne qiramarrësit, duke e përkthyer këtë parim në një nga karakteristikat thelbësore të vetë kontratës. (Cass 17.5.91, n.5571, in NGCC,1992,33)
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
169
furnizuesin Megjithatë, si rregull leasingmarrësi detyrohet të siguroj objektin material
te leasing-ut financiar ndaj cdo lloj dëmtimi që mund ti kanoset në të ardhmen.
Gjithashtu në rast vdekjeje, dëmtimesh trupore, ose dëmesh jopasurore që vijnë prej
sendit leasingdhënësi nuk mban përgjegjësi as si leasingdhënës i tij dhe as si pronar 574.
Kodi Civil e rregullon përgjegjësinë që rrjedh nga produktet në nenin ë të tij, dhe e
përfshin atë te detyrimet që rrjedhin nga shkaktimi i dëmit jo kontraktor, pra e
konsideron si dëm jashtëkontraktor.
7. Kontrata e nënleasing-ut financiar. Karakteristikë tjetër e kontratës së leasing-ut
financiare është lidhja e kontratës së nën-leasing-ut financiar. Sipas këtij rregulli
leasingmarrësi pasi ka marrë pëlqimin paraprak të leasingdhënësit ka të drejtë të lidh
kontrata të nën leasing-ut financiar për të tërë sendit apo për pjesë të tij me një person
të tretë. Këto kontrata lidhen për një afat jo më të gjatë se afati i parashikuar në kontratën
e leasing-ut financiar dhe leasigmarrësi përgjatë gjithë kohëzgjatjes së saj vazhdon të
mbetet përgjegjës kundrejt leasingdhënësit. Nën leasing financiar paraqitet si një
kontratë autonome, në raport me kontratën e leasing-ut financiar, pasi leasingdhënësi
është i përjashtuar nga marrëdhënia e nën leasing-ut si në formimin e kontratës së nën
leasing-ut ashtu edhe në vazhdimin e saj.575 Megjithatë leasingdhënësi ka të drejtë të
rimar sendin edhe drejtëpërdrejte prej nën leasingmarrësit në rastin e mospërmbushjes
së detyrimeve kontraktore nga leasingmarrësi ose nga nen leasingmarrësi.
8. Ndryshimet dhe përmirësimet e sendit.576 Leasingmarrësi, gjatë kohëzgjatjes së
kontratës, me shpenzimet e veta mund të realizoj përmirësime të sendit, objekt të një
kontrate leasing. Në këtë rast nëse :
a) Përmirësimet e veçanta që leasingmarrësi mund t’i bëjë sendit, mund të
shkeputen nga sendi pa shkaktuar dëm, si rregull mbeten në pronësi të
leasingmarrësit, me përjashtim të rastit kur palët kanë parashikuar ndryshe në
kontratën e leasing-ut,
b) përmirësimet e bëra nga leasingmarrësi me shpenzimet e veta dhe me miratimin
me shkrim të leasingdhënësit, nuk mund të shkëputen prej sendit pa e dëmtuar
atë, atëherë leasingmarrësi ka të drejtë të paguhet për vlerën e këtyre
përmirësimeve, nëse sendi i kthehet leasingdhënësit pas zgjidhjes së kontratës
së leasing-ut financiar.
9. Shtesat.577 Në rast kur sendi i luajtshëm shkrihet apo inkorporohet një sendi të
paluajtshëm, apo me një send tjetër të luajtshëm, pronësia, që ka leasingdhënësi mbi
sende të luajtshme, të cilat janë dhënë me leasing financiar, nuk cenohet nga pretendime
pronësie të personave, të cilët kanë tituj të caktuar mbi sendet e paluajtshme apo sendet
e tjera të luajtshme, që ngjiten ose shkrihen me sendet e dhëna me leasing.
10. Sigurimi. Sigurimi efektiv është kritik në zhvillimin e idustrisë të leasing-ut, duke
574Ligji nr. 9396, datë 12.05.2005 “Për qiranë financiare” I azhurnuar me: Ligjin Nr.9823, datë 29.10.2007 & Ligjin Nr.9966, datë 24.7.2008 575 PLAKU. I, Teza «Kontrata e qirase», vep e cituar, Tirane 2010. 576 LLF, Neni 36. 577 LLF, neni 37.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
170
qënë se mbulon dëmtimet e sendit, objekt të një kontrate leasing, gjatë kohëzgjatjes së
kontratës. Çdo shoqëri leasing kontrollon sigurimin e sendeve të saj në dy mënyra.
së pari, përpara se shoqëria e leasing-ut te paguaj faturën e shitjes furnizuesit,
leaasingmarrësi duhet të lidh një kontratë sigurmi e cila të përfshij të gjitha rreziqet e
sendit. Sigurimi duhet të fillojë me dorëzimin e sendit, dhe nuk duhet të jetë detyrimisht
i lidhur me shlyerjen e cmimit të shitjes furnizuesit. Për shembull, në rastet kur me
marrëveshje parashikohet se cmimi i blerjes, mund ti vonohet furnizuesit, nuk do të
thotë që mund të shtyhet edhe lidhja e kontratës së sigurmit. Pajisja (sendi/ objekt i një
kontrate leasing financiar duhet të sigurohet që në ditën e dorëzimit të sendit). Disa
shoqëri të leasing-ut insistojnë që të kontrollojnë lidhjen e kontratës së sigurmit dhe
gjithashtu insistojnë që leasingmarrësi të përdor vetëm një sigurues të pavarur që është
i pranueshëm për shoqëritë e leasing-ut.578 Së dyti, shumica e policave të sigurimit janë
të vlefshme për një periudhë prej 12 muajsh (edhe pse ky afat mund të jetë më i gjatë
në tregjet më të pjekura). Shoqëritë e leasing-ut duhet të konfirmojë me
leasingmarrësin, se sendi i dhënë me leasing duhet të ri-siguruar për 12 muaj dhe
pastaj çdo vit deri në përfundim të kohëzgjatjes së kontratës. 579 Edhe pse shoqëria e
leasing-ut kontrollon procedurën e sigurimit, kostoja e plotë e sigurimit për gjithë
kohëzgjatjen e kontratës është e pagueshme nga leasingmarrësi. Disa shoqëri leasing
zgjedhin të paguajnë primin vjetor drejtpërdrejt shoqërisë të sigurimeve dhe pastaj të
faturojnë shuma e primeve të sigurimit tek leasingmarrësi. Edhe pse kjo procedurë
gjeneron punë shtesë për shoqëritë e leasing-ut siguron që sendet në pronësi të tyre të
jenë vazhdimisht të mbrojtur nga cdo dëmtim, ose humbje totale.580 Megjithatë, në
rastet kur është e pamundur të mbulohet sigurmi i plotë vjetor, mund të parashikohet
hartimi i marrëveshje të veçanta me shoqëritë e sigurmit ku të parashikohet shlyerja
mujore e primeve të sigurmit.
5.3. Procesi në të cilin kalon marrëdhëniea juridike e leasing-ut financiar.
Marrëdhënia juridike e leasing-ut financiar kalon në disa faza të ndryshme të ndara
njëra nga tjetra.
1. Si fillim njëra palë (leasingmarrësi i ardhshëm) zgjedh, pranë palës tjetër
(furnizuesit) një send për të cilin ka nevojë, duke specifikuar të gjitha karakteristikat
dhe vecoritë që bëjnë të mundur dallimin e tij dhe negocion për çmimin.581 Në vijim
leasingmarrësi kontakton me një subjekt që ushtron veprimtari të leasing-ut financiar
(leasingdhënësin) dhe i kërkon blerjen e sendit të zgjedhur dhe kalimin e te drejtës së
përdorimt dhe nëndorësisë mbi të. Kjo kërkesë merr vlerën e një propozimi kontraktor
578 Ajo që vihet re më shpesh është se për kontratat e leasing-ut me objekt automjete kërkohet me çdo kusht sigurimi i makinës Full Casco, me përfitues leasingdhënësin. 579 IFC “Leasing in Development Guidelines for Emerging Economies”, 2nd Edition, United States of America, September, 2009, fq. 36. 580 Ibidem, fq. 36. 581 LLF, neni 14.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
171
i cili përmban të gjitha elementet thelbësorë të kontratës dhe prodhon efekte juridike
vetëm pas pranimit nga ana e leasingdhënësit.582Leasngdhënësi e vlerëson në kompleks
propozimin e leasingmarresit dhe nëse bie dakort për të gjitha kushtet kjo fazë
konkretizohet me hartimin dhe lidhjen e kontratës së leasingut financiar583 mes tyre. Në
praktikat tregtare, gjatë kësaj faze leasingdhënësi realizon një hetim minimal 584për
gjendjen ekonomike të leasingmarrësit, dhe si pas rastit, kur është person juridik të
ardhurave prej aktivitetit tregtar të tij.
2. Leasingdhënësi më pas kontakton me furnizuesin e përcaktuar paraprakisht nga
leasingmarrësi dhe negocion për lidhjen e kontratës së furnizimit. Gjatë kësaj faze
ndaj leasingdhënësin rëndon një detyrim i dyfishtë:
i. Nga njëra anë detyrohet të njoftojë me shkrim furnizuesin se sendin e blen për
t’ia dhënë me leasing financiar leasingmarrësit. Një njoftim i tillë, duhet të jetë në
formë të shkruar dhe të dërgohet përpara ose në çastin e nënshkrimit të kontratës së
furnizimit.585
ii. Nga ana tjetër i njofton leasingmarrësit përmbajtjen përfundimtare të kontratës
së furnizimit që do të lidhet ndërmjet leasingdhënësit dhe furnizuesit, dhe pas marrjes
së miratimit të tij lidh kontratën e furnizimit.586Ligji nuk ka përcaktuar ndonjë kërkesë
formale për dhënien e miratimit të leasingmarrësit. Do të kemi përjashtim nga ky
rregull, nëse palët me marrëveshje kanë caktuar në kontratë një formë të caktuar.
Kjo fazë përmbyllet me lidhjen e kontratës së furnizimit.
3. Palët me marrëveshje në kontratën e leasing-ut financiar mund të parashikojnë që
dorëzimi i sendit të bëhet nga leasingdhënësi. Nese dicka e tille nuk eshte parashikuar
sendi i dorëzohet leasingmarrësit nga furnizuesi në vendin, kohën dhe mënyrën e
caktuar në kontratë e furnizimit.
582 Në nenin 671 të Kodit Civil parashikohet se “oferta vlen si propozim, kur përmban elementet thelbësore të kontratës, që kërkohet të përfundohet, përveç kur rezulton ndryshe nga rrethanat e çështjes”. 583 LLF, neni 12, përcaktohen kushtet bazë që duhet të përmbaj një kontratë e leasing-ut financiar. e përkatësisht :” a) përshkrimin e sendit, në mënyrë të tillë, që e bën të mundur dallimin e tij; b) afatin fillestar dhe të drejtën e leasingmarrësit për ta përtërirë atë për një afat tjetër ose disa afate të tjera, por përtëritja bëhet kur sendi është në gjendje të plotësojë nevojat, për të cilat është marrë me leasing financiar ; c) të drejtën e blerjes së sendit nga leasingmarrësi dhe çmimin përkatës ose formulën e caktimit të çmimit; ç) numrin dhe shumën e pagesave të leasing-ut financair ose formulën e llogaritjes së tyre;rastet e mospranimit të sendit nga qiramarrësi; dh) rastet e zgjidhjes së kontratës dhe procedurat e rimarrjes së sendit nga qiradhënësi; e) detyrimin e palëve për mbulimin e shpenzimeve dhe barrën e administrimit, përfshirë mbështetjen teknike, shpenzimet e mirëmbajtjes dhe të shërbimeve ndihmëse, që lidhen me përdorshmërinë e sendit; ë) përgjegjësinë ndaj palëve të treta; f) detyrimin për sigurimin e sendit; g) detyrimet e Palëve, në rastin e të metave të sendit.” 584 Për më shumë shiko shtojcën 5. 585 LLF, neni 13. 586 LLF, neni 14.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
172
Figura . 7 Transaksion i leasing-ut financiar.
.
Burimi, IFC 2009.
Gjatë kohëzgjatjes së kontratës së leasing-ut financiar, pas pranimit të sendit,
leasingmarrësit i kalojnë të gjitha rreziqet dhe perfitimet e lidhura me sendin, ndërkohë
që leasingdhënësi ruan titullin e pronësisë.
Në përfundim të afatit të kontratës leasingmarrësi mund të zgjedh mes tre alternativave
: a) të ushtrojnë opsionin e blerjes b) të vazhdojnë ta posedoj sendin për një afat tjetër,
c) tia kthejnë sendet leasingdhënësit.
5.4 Elementet e marrëdhënies juridike të leasing-ut financiar.
Shkencat juridike në përgjithësi pas dhënies së përkufizimit të një instituti të së
drejtës, i kushtojnë një vemendje të vecantë rregullimit të detajuar të kushteve objektive
dhe subjektive të kontratës. Kontrata e leasing-ut financiar, si një marrëdhënie juridike
civile përbëhen nga tre elementë të domosdoshëm dhe thelbësorë për egzistencën e saj
e përkatësht:
- objekti i marrëdhënies juridike civile;
- subjektet midis të cilëve krijohet marrëdhënia juridike civile;
- përmbajtja e kësaj marrëdhënie, e cila rregullon të drejtat dhe detyrimeve që
rrjedhin nga marrëdhënia juridike konkrete.
5.4.1 Objekti i kontratës së leasing-ut financiar
Objekti i kontratës mund të jenë të gjitha sendet qofshin këto të luajtshme ose
të paluajtshme me kusht që të jenë individualisht të përcaktuar dhe të pakonsumueshëm,
për arsye se në përfundim të afatit të leasing-ut financiar nëse leasingmarrësi nuk
7. Dorëzimi dhe njoftimi i
pranimit i nënëshkruar nga
leasingmarrësi dhe furnizuesi.
të dhënat e siguruara nga furnizuesi ndihmone ne kete llogaritje.
3. Lidhja e kontratë së furnizimit mes leasigdhënësit dhe furnizuesit bazuar në specifikimet e sendit dhe
çmimin e rënë dakord në pikën 1
8. Fatura e furnizuesit e paguar nga
leasingmarrësi.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
173
ushtron të drejtën e blerjes, i njeti send i jepet me leasing për nje afat tjeter ose i kthehet
leasingdhënësit. Ne ligjin e leasing-ut financiar kur flitet për sende me afat konsumimi
i referohet konsumueshmërisë juridike dhe në asnjë rast nuk duhet të ngatërohet me
sendet e konsumueshme. Konsumueshmërise juridike i nënshtohen të gjitha sendet që
vjeterohen me përdorim, psh mjete prodhuese, automjete etj, por sende te tilla janë të
pakonsumueshme.587
Gjithashtu në ndryshim nga rregullimi i leasing-ut financiar nga ligji model588,
ku objekti i kontratës mund të përfshijë edhe pronësia intelektuale, dhe programet
kompjuterike, ligji ynë e kufizon këtë mundësi duke njohur si objekte të kontratës së
leasing-ut financiar vetëm sendet e luajtshme dhe të paluajtshme.
Në një vështrim krahasues, në të drejtën kosovare, përdoret termi “aset”, për
tiu referuar objektit të kontratës së leasing-ut. Në mënyrë analoge, parashikohet se me
termin"aset" nënkuptohet çdo mall i luajtshëm ose i paluajtshëm i qëndrueshëm. Ky
term nuk përfshin mallrat e paqëndrueshme, paratë, dokumentet, instrumentet
financiare, llogaritë, letrat komerciale, letrat me vlerë, veprat e artit, pronën intelektuale
ose pronën tjetër të paprekshme.589
Gjithashtu LLF nuk përfshin në mënyrë të shprehur sendet e ardhshme, si objekt
të një kontrate leasing, megjithatë fakti që një gjë e tillë lejohet nga k.c.sh,590 mendojmë
se objekti material i një kontrate leasing duhet të shtrihet dhe për këtë kategori.
Për arësyje se kontrata përmban kushte për fitimin e pronësisë, ose mundësinë
e blerjes së këtyre sendeve nga leasingmarrësi, objekt i kontratës mund të jenë vetëm
sendet e tregtueshme, pra vetëm ato sende që mund të shiten ose të tjetërsohen. Si
objekt material të kontratës së leasing-ut financiar mund të jenë : si automjete, mjete
prodhuese, anije, avione, banesa, fabrika etj në ndërtim apo të ndertuara.591
Në tregjet e zhvilluara, industria e leasing-ut është zgjeruar nga sende të thjeshta
të prodhuara në leasing-un e softëare (zakonisht nëpërmjet licencave të softuerit) madje
dhe kafshë të tilla si, mbarështimi i bagëtisë.
5.4.2 Subjektet e kontratës së leasing-ut financiar
587SHEHU. A, “Pronesia” 2000, fq 11 588 Për me shumë shiko: UNIDROIT 2010 Study LIXA – Doc. 24 May 2010, fq. 7, 8. Gjithësesi, më gjerë nëse i referohemi UiO e cila rregullon vetem sendet e luajtshme (pajsisje). 589 Ligji nr.03/L-103 “PËR LIZINGUN,” 25 qershor 2009, shpallur me dekretin, nr. dl-020-2009, datë 17.07.2009, neni 2. 590 K.c.sh, neni 680 “Kontrata mund të përmbajë kryerjen e veprimeve për sende në të ardhmen, përveç kur ndalohet shprehimisht nga ligji.” 591 Ligji nr. 9396, datë 12.5.2005 “Për qiranë financiare” i ndryshuar, vep e cit, neni 2 § 1 parashikon vecoritë kryesore të një kontrate leasing financiar, ku ndër të tjera në shkronjën ç) parashikohet se: “në mbarim të afatit të kontratës, qiramarrësi ka të drejtë ta blejë sendin, duke paguar një shumë simbolike, të paracaktuar nga Palët ose të caktuar në çastin e ushtrimit të të drejtës së blerjes, ta përtërijë kontratën për një afat tjetër, kundrejt pagesës së një qiraje më të ulët se ajo fillestare, ose t’ia kthejë sendin qiradhënësit.”
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
174
Leasing financiar duke qënë një veprim juridik i dyanshëm,592sjell pasoja
juridike që lidhen me të paktën dy subjekte. Subjekti i një marrëdhënie juridike është
cdo person fizik ose juridik i cili gëzon zotësi të plotë për të pasur të drejta dhe detyrime
civile, brenda kufijëve të vendosur me ligj, pra janë ata persona qe marrin pjesë në një
marrëdhënie me cilësinë e mbajtësit të të drejtave subjektive dhe detyrimeve juridike
përkatëse.593
Në cilësinë e subjekteve të marrëdhënies juridike të leasing-ut financiar shfaqen
subjekte që duhet të përmbushin kritere totalisht të ndryshme nga njëri tjetri e që nuk i
përkasin të njëjtit kategorizim të njohur dhe të parashikuar nga legjislacioni
Shqiptare.594 Kështu ndërsa leasingdhënësi është gjithmonë një subjet i posacëm
(banke, institucion financiar jobankar, shoqëri tregtare), si leasingmarrës dhe furnizues
mund të veprojë cdo person fizik ose juridk.595
Subjektet e leasing-ut financiar duhet të kenë zotësi të plotë juridike dhe për të
vepruar.596 Në një marrëdhënie leasing-ut financiar operojnë tre palë kontraktore të
lidhur mes tyre në një marrëdhënie komplekse funksionale:
A. Leasingdhënës
Kodi civil në dispozitën e vetme në të cilën trajton leasing-un financiar nuk jep një
përkufizim të leasingdhënësit, megjithatë nga përmbajtja e kësaj dispozite mund të
përfitojmë një ide të përgjigjthshme, lidhur me pozitën juridike të leasingdhënësit.597
Leasingdhënës mund të përkufizohet si pala që vendos në dipozicion të palës tjetër
një send të luajtshëm ose të paluajtshëm sipas karakteristikave të përcaktuara, duke
ruajtur të drejtën e pronësisë deri në përfundim të kontratës.
Nëse i referohemi ligjit “Për qiranë financiare” në nenin 1 (12) parashikohet një
përkufizim më i detajuar :
“Qiradhënës”(leasingdhënësi) është personi juridik, që ka dhe ruan të drejtën e
pronësisë mbi sendin dhe që i jep qiramarrësit (leasingmarrësit) të drejtën të mbajë
592 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, në nenin 79/2 i klasifikon veprimet juridike ne të njëanshme dhe te dyanshme. Janë veprimi juridike të dyanshme, ato veprime që kryhen me shfaqjen e vullnetit të dy ose më shumë personave, palëve, të cilët veprojnë në drejtim të kundërt, por shfaqjet e vullnetit të tyre përputhen me njëra-tjetrën. 593 NUNI. A, “E drejta civile”, Pjesa e Përgjithshme, Tiranë, 2011, fq. 107. 594Kodi Civil I RSH njeh dy kategori personash: personat fizikë dhe personat juridikë. 595Personit fizik i korrespondon një individ i caktuar, një njëri konkret, mbajtës i një kapaciteti të pakufizuar juridik. Personat fizikë për të qenë palë në një kontratë duhet të kenë “zotësi juridike” dhe “zotësinë për të vepruar”, si kusht i domosdoshëm për të qenë “të aftë të shprehin vullnetin e tyre të lirë për të krijuar pasoja lidhur me veprimin e caktuar pra për të qenë të legjitimuar”. Ndërsa për personat juridik, mund të themi që është çdo subjekt i së drejtës, i ndryshëm nga personi fizik, çdo entitet i aftë të shprehë vullnet por i ndryshëm nga individi konkret. Palët janë persona juridikë kur ata paraqiten të organizuar si një kolektiv në një formë të parashikuar nga ligji, por mund të jenë edhe persona fizikë, pra individë konkretë që e gëzojnë këtë status. 596Zotësia juridike dhe zotësia për të vepruar e personit juridik fitohet në momentin e krijimit ose në momentin e regjistrimit në rastet në të cilat ligji kërkon regjistrimi. 597Për më shumë shih nenin 849 të Kodit Civil.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
175
dhe të përdorë sendin gjatë afatit të kontratës së qirasë (kontratës së leasing-ut
financiar), sipas kushteve të përcaktuara në kontratë”
Gjithashtu në nenin 3 § 2 parashikon : “Qiradhënësi (leasingdhënësi), që nuk është
institucion financiar ose bankë, nuk mund të kryejë veprimtari tjetër përveçse atë të
qirasë financiare (leasing-ut financiar), i cili, në çastin e regjistrimit si person juridik
në gjykatë, duhet të ketë një kapital jo më të vogël se 20 000 000 lekë”
Nga përkufizmi i mësipërm është lehtësisht e kuptueshme se ligvënësi e ka kufizuar
pjesëmarrjen e personave fizikë si subjekt të kësaj marrëdhënie, duke parashikuar se si
leasingdhënës, në një kontratë leasing financiar mund te veproj vetem një person jurdik.
Ndërkohë që një kufim të tillë nuk e ndeshim nga përmbajtja e nenit 849 të Kodit Civil.
Shtrohet pyetja a mund të veproj në cilësinë e leasingdhënësit, një person fizik ?
Mendoj se ligji për leasing-un financiar, ka adoptuar zgjidhjen më të drejtë, nëse
mbajmë parasysh natyrën tregtare të kontratës dhe rolin financues të leasingdhënësit.
Pra, mendoj se do të ishte një kusht i domosdoshëm që në të gjitha transaksionet e
leasing-ut financiar, leasingdhënësi të jetë një person juridik dhe të vishet me një formë
të vecantë juridike të parashikuar shprehimisht në ligj që të legjitimohet si palë në
kontratë. Parashikimi i një formati juridik të vecantë për leasingdhënësin është zgjidhja
më e përshtatshme jo vetëm në përputhje me rolin e tij financues dhe natyrën tregtare
të kontratës, por edhe në funksion të mbrojtjes së interesit të palës më të dobët në
kontratë dhe promovimit të sigurisë juridike.598 Në këtë linjë arsyetimi konkludojmë se
në kontratën e leasing-ut financiar, në cilësinë e leasingdhënësit mund të jenë vetëm
subjektet e posacëm të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara shprehimisht në ligj e
konkretisht :
a) person juridik i pajisur me licencë për ushtrimin e veprimtarisë së leasing-ut
financiar, i cili investon kaplitalin e tij për të blerë një send (të luajtshem ose të
paluajtshëm), të drejtën e përdorimit të së cilit ia kalon një subjekti tjetër
përkundrejt pagesave periodike.
Subjekte që mund të operojnë si leasingdhënës në një kontratë të leasing-ut financiar
janë:
a) Bankat599 dhe institucionet e tjera jobankare600, të themeluara sipas legjislacionit në
fuqi, të licencuar për të kryer veprimtari të leasing-ut financiarë.
598 Pala më e dobët në kontratë, është leasingdhënësi, nëse mbajmë parasysh faktin se përgjithësisht kontratat e leasing-ut janë kontrata standarde të hartuara nga shoqëritë e leasing-ut (leasingdhënësit). 599 Ligji nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” në nenin 4 § 1, nr. 1 parashikon “Bankë është personi juridik me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, që ushtron veprimtari bankare dhe veprimtari të tjera, sipas përcaktimeve të këtij ligji.” 600 Për më shumë shiko: Vendim nr. 11, datë 25.02.2009 për miratimin e rregullores “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka” institucion financiar jobankar (IFJB) - është personi juridik që nuk është bankë, që është licencuar nga Banka e Shqipërise, për t’u angazhuar në një ose më tepër nga veprimtaritë financiare vijuese: “i. të gjitha format e kredidhënies, ii. faktoringun, iii. qiranë financiare, iv. shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave, v. ofrimin e garancive dhe marrjen e angazhimeve, vi. këmbimin valutor; dhe vii. shërbimet këshilluese, ndërmjetëse dhe shërbime të tjera ndihmëse për të gjitha veprimtaritë e listuara nga pika “i” deri te pika “vi”, të kësaj shkronje”;
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
176
b) Cdo subjekt juridike që ka për objekt vetëm veprimtari të qirasë financiare me
kapital
themeltar jo më të vogël se 20 000 000 leke.601 LLF bën një dallim të qartë në kapitalin
minimal që subjektet që veprojnë si leasingdhënës duhet të plotësojnë në varësi të faktit
në varësi të veprimtarisë së tyre si bankë apo institucion financiar jobankare, si dhe cdo
subjekti tjetër. Përcaktimi i kapitalit minimal të kërkuar për të ushtruar aktivitet të
leasing-ut financiar është një parakusht i domosdoshëm me qëllim që leasingdhënësit
të përmbushin dëtyrimet e tyre. Kërkesa e kapitalit minimal, për subjektet që ushtrojnë
aktivitet të leasing-ut financiar ka si synim gjithashtu të limitoj numrin e subjekteve që
operojnë në treg, me qëllim ushtrimin e një supervizimi efektiv. Kështu, nëse nuk
parashikohet mbikëqyrje atëherë nuk mund të ketë arsye bindëse për të imponuar një
kapital minimal të kërkuar. Shuma e kapitalit minimal të kërkuar mund të influencoj
në zhvillimin e shërbimeve të leasing-ut dhe shumë shoqëri rrezikohen të përjashtohen
nga tregu. Për shembull problematika shfaqen kur leasingdhënësit janë të interesuar të
realizojnë mikro-leasing por nuk kanë shumën e nevojshme të kapitalit. 602
Pra si leasingdhënës në një kontratë leasing financiar mund të operojnë603 banka,
institucione financiare, dhe cdo person juridik.604
Le ti analizojmë me radhë secilën prej tyre:
a) Banka është një nga institucionet më të rëndësishme në ekonominë e tregut,e cila ka
ekskluzivitetin për dhënin e licensave dhe mbikqyrjen e aktivitetit bankar në republikën
e Shqipërisë. Përkufizimin për bankat e gjejmë në ligjin “Për bankat në Republikën e
Shqipërisë” në të cilin “Bankë” është personi juridik me seli në territorin e Republikës
së Shqipërisë, që ushtron veprimtari bankare605 dhe veprimtari të tjera, sipas
përcaktimeve të këtij ligji. Pra, banka krahas veprimtarisë bankare realizon edhe
veprimtari si veprimtari financiare, një nga të cilat është edhe aktiviteti i leasing-ut
financiarë.606Në këtë linjë arsyetimi konkludojmë se banka mund të jetë lasingdhënës
në një kontratë leasing financiar.
601 Ligji nr. 9396, datë 12.5.2005 “Për qiranë financiare” i ndryshuar, neni 3. Vendim nr. 11, datë 25.02.2009 për miratimin e rregullores “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”, neni 5. 602 IFC “Leasing in Development Guidelines for Emerging Economies”, 2nd Edition, United States of America, September 2009, fq. 40. 603 Për shkak të një minimium kërkesash që këto subjekte duhet të plotësojnë me qëllim që të legjitimohen për të ushtruar aktivitet të leasing-ut financiar. 604 NUNI. A, “Pjesa e Përgjithshme”, Tiranë, 2011., fq. 108. “Personat juridikë janë organizata që kanë në pronësi të tyre pasuri të caktuara, janë përgjegjës për detyrimet e tyre, ushtrojnë vetë të drejtat e tyre pasurore dhe personale jopasurore, përfshi edhe të drejtat e tyre kushtetuese dhe që dalin vetë si paditës ose të paditur në proces civil. Personat juridikë i kryejnë veprimet juridike në emër dhe për llogari të tij dhe përgjigjet personalisht me pasurinë që ka në zotërim.” 605 Ligji nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar në nenin 4 parashikon: “Veprimtari bankare është pranimi i depozitave monetare ose i fondeve të tjera të ripagueshme nga publiku dhe përdorimi i tyre për dhënie kredie e vendosje në emër dhe për llogari të vet, si dhe emetimi i mjeteve të pagesës në formën e parasë elektronike.” 606 Ibidem, neni 54, § 2 shkronja (c) në të cilën parashikohet se banka mund të realizoj aktivitet të qirasë financiare (leasing-ut financiarë).
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
177
Shtrohet pyetja a duhet të plotësoj ndonjë kusht të vecantë me qëllim të ushtrimit të
aktivitetit të leasing-ut financiarë, apo një aktivitet i tillë mund të ushtrohet pa asnjë
për aq kohë sa subjekti juridik është i rregjistruar si bankë?
Në lidhje me këtë pyetje ligji “Për qiranë financiare” në nenin 4 parashikon se :
“Subjektet, që ushtrojnë veprimtari në fushën bankare ose financiare, mund të kryejnë
veprimtari qiraje financiare vetëm nëse e drejta për të kryer veprimtari qiraje
financiare përfshihet shprehimisht në licencën607608 ose në lejen përkatëse”.
Banka e Shqipërisë është autoriteti i vetëm përgjegjës për licencimin e bankave
dhe të degëve të bankave të huaja për të ushtruar veprimtari bankare dhe veprimtari të
tjera financiare, në përputhje me këtë ligj.609
b) Institucionet financiare jobankare. Në ligjin “Për qiranë financiare” nuk jepet një
përkufizim se cfarë do të kutojmë me institucione financiare jobankare. Doktrina
juridike shqiptare e përkufizon subjektin financiarë jobankë si një personi juridik që
licensohet nga banka e Shqipërisë për të ushtruar një ose disa nga veprimtaritë
financiare të parashikuara për tu kryer nga bankat dhe që ndalohet të grumbullojnë
depozita monetare dhe fonde të tjera të ripagueshme nga publiku.610 Këto subjekte
rregullohen sipas ligjit “ Për tregtarët dhe Shoqëritë tregtare” ndërsa licensimi i tyre
si dhe ushtrimi i aktivitetit rregullohet me akt nënligjor të miratuar nga Banka e
Shqipërisë.
Por cfarë kuptojmë dhe cfarë përfshin termi veprimtari financiare ?
Ligji “Për Bankat”,në nenin 54 parashikon se fushën e veprimtarisë financiare611,
përfshihet dhe aktiviteti i leasing-ut financiar.
B. Leasingmarrësi.
Leasingmarrës mund të jetë një person fizik apo juridik që merr sendin në
përdorim për një afat të caktuar kundrejt pagesave periodike në përputhje me kushtet e
kontraktuara në kontratën e leasing-ut financiar.612Kur leasingmarrësi është person fizik
i parregjistruar për zhvillimin e veprimtarisë tregtare, kontrata e leasing-ut financiar i
nënshtrohet rregullave të përgjithshme të kontratave dhe vleresohet si jotregare.613 Nga
607 Ibidem, neni 4, “Licencë është akti administrativ i lëshuar nga Banka e Shqipërisë, me anën e të cilit i jepet e drejta një personi juridik për të kryer veprimtari bankare dhe financiare, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj”, neni 4, §1, nr. 4. 608 Ibidem, neni 15, “Licenca është e pakufizuar në kohë, e patransferueshme dhe e patjetërsueshme. Licenca ka si pjesë përbërëse të saj aneksin e veprimtarive bankare dhe veprimtarive financiare, për të cilat banka dhe dega e bankës së huaj licencohet, me plotësimin e kërkesave të përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore të Bankës së Shqipërisë.” 609Ibidem, neni 14. 610MALLTEZI. A, RUSTEMAJ. J, PELINKU. L “Apekte të së drejtës së biznesit në Shqipëri”, Shtëpia botuese media print, botimi i parë 2013, faqja 107. 611 Ligji nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar në nenin 4, përcakton leasing-un financair në kategorinë e veprimeve financiare. 612 Ligji nr. 9396, datë 12.05.2005 “Për qiranë financiare” i përditësuar, burim i cituar, neni 1 §13. 613 Ibidem, neni 5.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
178
ky parashikim kuptojmë se si rregull, leasingmarrësi është një person juridik që lidh një
kontratë leasing financiar, në kuadër të veprimtarisë së tij profesionale.
Sikurse kemi analizuar, nëpërmjet kontratës së leasing-ut financiar kalohet tagri i
përdorimit dhe i gëzimit, por në fund leasingmarrësi i njihet mundësia ta blejë sendin,
pra mund të bëhet pronar i sendit të dhënë me leasing. Ligji “Për mbrojtjen e
konsumatorëve”614, parashikon se nëse këto kontrata, qoftë qira e thjeshtë ose qira
financiare (leasing financiar) në një moment të dytë parashikojnë kalimin e pronësisë
nga njëra palë tek tjetra, një kalim i pasqyruar në këtë kontratë ose në një kontratë të
veçantë, atëherë këto marrëveshje do të quhen kredi konsumatore.615 Një parashikim i
tillë përkon me direktivën 87/102/KEE e cila në mënyrë tekstuale përjashton nga fusha
e zbatimit marrëveshjet e qirasë, me përjashtim të rasteve kur këto marrëveshje
parashikojnë në përfundim kalimin e pronësisë te leasingmarrësi.616
C. Furnizuesi
Furnizuesi është një person fizik ose juridik i cili i shet leasingdhënësit sendit që i
jepet me leasing leasingmarrësit.617 Furnizuesi mund të jetë prodhues me shumicë,
tregtar, dhe kushdo tjetër që është zgjedhur nga leasingmarrësi për të furnizuar me
sendin përkatës.
Marrëdhënia mes leasingmarrësit dhe furnizuesit nuk konkretizohet me një
kontratë, megjithatë egziston një lidhje funksionale mes tyre. Kështu pasi sendi dhe
furnizuesi përzgjidhen nga leasingmarrësi, ky i fundit negocion me leasingdhënësin në
të gjitha kushtet e kontratës së furnizimit, karakteristikat e sendit, kohën, vendin dhe
menyrën e dorëzimit të tij.
Në këtë rast leasingdhënësi paraqitet në rolin e një ndërmjetësi financiar dhe cdo
detyrim i furnizuesit ndaj tij është dhe detyrim ndaj leasingmarrësit.618 Pavaresisht kësaj
leasingmarrësi nuk merr përsipër detyrime në kontratën e furnizimit dhe nuk ka të
drejtë as të zgjidh kontratën e furnizimit dhe as të kërkoj uljen e cmimit të shitjes së
sendit pa pëlqimin paraprak të leasingdhënësit.619
5.4.3 Përmbajtja e marrëdhënies juridike leasing-ut financiar.
Përmbajtja e marrëdhënies juridike të leasing-ut financiar përfshin tërësinë e të
drejtave subjektive dhe detyrimeve juridike civile që kanë palët, përkatësisht
614 Ligj nr.9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” , burim i cituar, neni 44, §3, shkronja b) parashikon: “Marrëveshjet e qirasë, me përjashtim të rasteve kur këto marrëveshje parashikojnë në përfundim, kalimin e pronësisë te qiramarrësi përjashtohen nga fusha e veprimit të këtij kreu.” 615 TELITI. E, Disertacion për marrjen e gradës shkencore “Doktor” – “Kontratat konsumatore” Tiranë 2013, fq. 70. 616 Ibidem, fq. 71. 617 Ligji nr. 9396, datë 12.5.2005 “Për qiranë financiare”, i përditësuar, burim i cituar, neni 1, § 6. 618 ALBANESE. M, ZEROLI. A, “Leasing e Factoring” 2012, fq. 57. 619 Ligji nr. 9396, datë 12.5.2005 “Për qiranë financiare”, i përditësuar, burim i cituar
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
179
leasingmarrësi, leasingdhënësi dhe furnizuesi.620 Për shkak të karakterit kompleks të
leasing-ut financiar, këto të drejta dhe detyrime janë pjesë e dy raporteve të ndryshme
juridike, në përmbajtje të dy kontratave autonome (furnizimit dhe leasing-ut) të lidhura
funksionalisht mes tyre.
Më poshtë do të analizojmë shkurtimisht, të drejtat dhe detyrimet e palëve në
një marrëdhënie juridike të leasing-ut financiar, në vështrim krahasues me dispozitat e
parashikuara nga Konventa UiO dhe ligji model.
1. Të drejtat dhe detyrimet kryesore të leasingdhënësit.
A. Pronësia mbi objektin e kontratës së leasing-ut financiar.
Leasingdhënësi ka621ose fiton622 të drejtën e pronësisë mbi sendin e kërkuar me leasing
financiar. Këtë të drejtë ai e ruan për gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës.
B. Kalimi i të drejtave.
Gjatë kohëzgjatjes së kontratës leasingdhënësi mund ti kaloj të tretëve të drejtat që ka
mbi sendin, pa qënë e nevojshme marrja e pëlqimit paraprak të leasingmarrësit.
Megjithatë duhet të theksojmë se ky kalim nuk e përjashton leasingdhënësin nga asnjë
nga përgjegjësitë e parashikuara në kontratë.623 Një e drejtë e tillë e leasingdhënësit i
është njohur dhe nga neni 14/1 i Konventës UiO dhe neni 15 i ligjit model të leasing-
ut. Ndryshimi i vetëm nga Konventa UiO dhe LLF është se ligji model ka parashikuar
një paragraf më shumë në të cilën përcaktohet se: Palët mund të bien dakord mes tyre,
dhe të parashikojnë në kontratë që leasingmarrësi të mos ushtrojë mjetet ligjore kundër
zëvendësuesit të leasingdhënësit.624
Ligji model për leasing-un në nenin 15, §1, b parashikon se “Detyrimet e
leasingdhënësit sipas kontratës së leasing-ut financiar mund të transferohen vetëm
me pëlqimin e leasingmarrësit, i cili nuk mund të mohohet në mënyrë të
paarsyeshme.”
Mendojmë se do të ishte me vend që një dispozitë e tillë të parashikohej dhe nga e
drejta shqiptare, me qëllim mbrojtjen e interesave të leasingmarrësit.
C. Detyrimi i dorëzimit të sendit.
E drejta shqiptare parashikon se në rast se kontrata e leasing-ut financiar nuk
përcakton se dorëzimi kryhet drejtpërdrejtë nga leasingdhënësi, sendi ose pjesët
ndihmëse apo shtesat e tij, në qoftë se ka, mund t’i jepen leasingmarrësit nga
620 Për më shumë rreth përmbajtjes të marrëdhënies juridike të detyrimit shih: TUTULANI. M, “E drejta e detyrimeve dhe kontratave, pjesa e përgjithshme dhe e posaçme”, ISBN 9789928427953, Real – Stamp, Tiranë, fq 31. 621 Për më shumë shiko: LLF, burim i cituar, neni 1 § 14. (leasing i drejtëpërdrejtë). 622 Ibidem, neni 1, §11. (leasing financiar). 623 Ibidem, neni 35. 624 LLF neni 35, §3 si dhe ligji model për leasing-un neni 15, §a, (ii).
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
180
furnizuesi.625 Në një eventualitet të tillë duhet të egzistoj një marrëveshje paraprake
mes leasingdhënësin dhe furnizuesit, ku të parashikohet se sendet do të dorëzohen
drejtëpërdrejtë prej tij. Kjo marrëveshje, nga pikëpamja juridike paraqet rëndësi të
vecantë për aq kohë sa shitësi/furnizuesi nuk mund të vendos sendin në dipozicion të
një pale tjetër të ndryshme nga blerësi.626 Nëse palët me marrëveshje parashikojnë që
sendet do të dorëzohen nga leasingdhënësi, duhet të bashkëpunojnë sëbashku në
përputhje me parimin e bona fedes, me qëllim përmbushjen korrekte të këtij detyrimi.
Detyrimi i dorëzimit të sendit627 përfshin:
i. Dorëzimin e sendit në vendin e përcaktuar sipas kontratës së furnizimit
ii. Dorëzimin e sendit në gjendje të mirë dhe sipas mënyrës të përcaktuar nga kontrata e
furnizimit.
iii. Dorëzimin e sendit në kohën e përcaktuar në kontratën e furnizimit.
Pra, sendet duhet ti dorëzohen leasingmarrësit në gjendje të mirë në kohën, në
vendin dhe në mënyrën e përcaktuar në kontratën e furnizimit.
Në qoftëse në kontratën e leasing-ut financiar parashikohet furnizimi pjesë-pjesë
dhe furnizimi i njërës pjesë nuk kryhet sipas kushteve të kontratës, leasingmarrësi i
cakton një afat të ri leasingdhënësit për të kryer furnizimin.
Nëqoftëse edhe brenda afatit të ri, të caktuar nga leasingmarrësi, leasingdhënësi
vazhdon mos të përmbush detyrimet përkatëse, leasingmarrësit i lind e drejta të mos
pranojë asnjërën nga pjesët e sendit ose të pranojë njërën apo disa pjesë me vlerë
tregtare të tij e të mos pranojë pjesën tjetër. Leasingmarrësi në këtë rast detyrohet të
paguajë pagesat përkatëse për çdo send të pranuar, duke zbritur shpenzimet e kryera
prej tij, për shkak të mospërmbushjes në kohë të detyrimit nga leasingdhënësi.628
Duke pasur parasysh, karakterin kompleks të leasing-ut financiar dhe natyrën
trilaterale, ligji parashikon një garanci më shumë për leasingmarrësin në rastet kur
leasingdhënësi ka ndërhyrë në procesin e përzgjedhjes së sendit ose të furnizuesit. Në
këto raste, kur sendi nuk i është dorëzuar leasingmarrësit sipas kontratës së leasing-ut,
apo ka shkelje të tjera të rënda të kontratës, leasingdhënësi dhe furnizuesi janë
përgjegjës si bashkërisht, edhe individualisht kundrejt leasingmarrësit.629
D. Garancia për gëzimin e qetë të sendit dhe të metat e sendit. 630 Leasng-dhënësi
është përgjegjës ndaj shqetësimeve ligjore që i bëhen leasingmarrësit dhe detyrohet të
garantoj gëzimin e qetë dhe të plotë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës.
Leasigdhënësi përgjigjet për cdo pretendim të personave të tretë që kundërshtojnë,
cenojnë ose kufizojnë gëzimin e plotë të sendit nga leasingmarrës, kur leasingmarrësi
është në mirëbesim, dhe nuk ka pasur djeni dijeni për këto pretendime kur ka pranuar
625 LLF, neni 15 §1. 626 ALBANESE. M, Zeroli .A, “Leasing e Factoring”, vep. cit, fq. 32. 627 LLF, neni 15 §2. 628Ibidem, neni 17 §1 dhe 2. 629 Ibidem, neni 22. 630Ibidem, neni 23 § 1.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
181
sendin. Në hipotezën e egzistencës së pretendimeve nga persona të tretë mbi sendin e
dhënë në leasing, leasingmarësi lajmëron leasingdhënësin dhe i kërkon këtij të fundit të
marr të gjitha masat e nevojshme për clirimin e sendit nga të tilla pretendime brenda
një afati të arsyeshem. Ky afat i arsyeshëm fillon që nga momenti i marrjes djeni për
pretendimet e ngritura dhe zgjat deri në momentin, ku sipas zakoneve, praktikave
tregtare dhe gjendjes së sendit, ndërhyrja e leasingdhënësit është ende e pranueshme
për leasingmarrësin.
Mospërmbushja e plotë apo e pjesshme e këtij detyrimi nga ana e leasingdhënësit,
i jep të drejtën leasingmarrësit të zgjidhë kontratën ose të kërkoj uljen përpjestimore të
pagesave të leasing-ut financiar. Përvec sa më sipër, leasingmarrësin me mirëbesim, i
cili, provon se nuk ka pasur djeni për pretendimet e personave të tretë në castin e lidhjes
së kontratës ka të drejtë të kërkoj dhe dëmshpërblim. Cdo klauzolë në kontratë që
kufizon apo përjashton përgjegjësinë e leasingdhënësit për defektet ligjore të sendit
është e pavlershme. Konventa UiO631 dhe ligji model632 bëjnë një parashikim të
ngjashëm në lidhje me detyrimin e posedimit të qetë dhe të plotë të sendit.
E. Kontrolli nga leasingdhënësi gjatë kohëzgjatjes së kontratës.633Leasingdhënësi
ka të drejtë të ushtrojë kontroll për të parë nëse sendi mirëmbahet dhe përdoret sipas
destinacionit të kontratës, dhe shqyrton rregullisht dokumentacionin financiar të
leasingmarrësit për gjatë gjithë kohëzgjatjes së leasing-ut financiar.
F. Opsioni i blerjes ose përtëritjes së kontratës. Leasingdhënësi duhet të garantoj që
në përfundim të afatit të kontratës, leasingmarrësi të ketë mundësi reale të ushtroj
opsionin e blerjes, ose të përtërij kontratën për një afat tjetër.
2. Të drejtat dhe detyrimet kryesore të leasingmarrësit
A. E drejta e zgjedhjes së sendit dhe të furnizuesit. Në një kontratë leasing financiar
leasingmarrësi gëzon të drejtën te zgjedh sendet, objekt të kontratës të leasing-ut
financiar, në të gjitha karakteristika, si dhe subjektin përgjegjës për furnizimin apo
ndërtimin e tyre. Kjo e drejtë është një nga elementët karakterizues të kontratës së
leasing-ut financiar, për arësyje se: leasingmarrësi, pavarësisht se nuk është palë në
kontratën e furnizimit, duhet ti njoftohet përmbajtja e kontratës, afatet dhe kushtet e
furnizimit. Në vijim, leasingmarrësi nëse gjykon se kontrata nuk cenon interesat e tij,
aprovon përmbajtjen kushtet dhe afatet e parashikuara në të.
Lind pyetja cfarë do të ndodh nëse kontrata e furnizimit zgjidhet apo ndryshohet?
Cfarë pasojash prodhon për kontratën e leasing-ut dhe leasingmarrësin ?
631 Konventa UiO, neni 8. 632 Ligji model, neni 16. 633TUTULANI. M, E drejta e detyrimeve dhe kontratave, pjesa e përgjithshme dhe e posacme, ISBN 9789928427953, Real – Stamp, Tiranë, fq
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
182
Nëse kontrata e furnizimit ndryshohet apo zgjidhet ky fakt duhet ti bëhet i njohur
leasingmarrësit. Cdo ndryshim i kontratës së furnizimit, pas momentit të aprovimit të
përmbajtjes fillestare nga leasingmmarrësi, kur nuk i është njoftuar dhe nuk është
pranuar prej tij, dhe mund të cënoj të drejtat e leasingmarrësit në kontratën e leasing-ut
do të vlerësohet si zgjidhje e njëanshme e kontratës së leasing-ut financiar nga
leasingdhënësi. 634
B. Detyrimi i marrjes në dorëzim të sendeve. Leasingmarrësi ka të drejtë të vlerësoj
dhe inspektoj sendin e furnizuar. Nëse çmon se sendi përputhet me përshkrimin e bërë
në kontratë dhe pasi ka verifikuar më parë mungesën e të metave pranon sendin e
dorëzuar nga furnizuesi.
Në këtë drejtim ligji bën dallimin mes pranimit të prezumuar dhe pranimit të
shprehur si më poshtë:
iii. Pranim i shprehur i sendit, nëkupton përgjigjen pozitive të leasingmarrësit në
përmbajtje në formë shkresore, në të cilën deklarohet se sendi është në përputhje
me kontratën dhe pranohet nga leasingmarrësi. Me deklaratë të shprehur
nënkuptojmë cdo mjeti të shkruar fizik apo elektronik si letër,email etj.
iv. Pranim i prezumuar.635 Përvec pranimit të shprehur, ligjëvënësi ka prashikuar
se edhe në rastet e pranimit të prezumuar leasingmarrësi, sendi quhet i pranuar
dhe leasingmarrësi nuk mund të kundërshtoj dorëzimin e sendit.
“Pranimi i prezumuar” përfshin rastet në të cilat:
i. leasingmarrësi pranon sendin me deklaratë me shkrim, pavarësisht nga
mospërputhjet.
ii. leasingmarrësi edhe pse ka pasur kohë e mundësi të mjaftueshme për ta
kontrolluar
sendin e furnizuar i ka dhënë të kuptojë leasingdhënësit se sendi i furnizuar është në
përputhje me kushtet e kontratës:
- me veprimet e tij në lidhje me sendin, ose
- nuk ka njoftuar mospranimin e sendit brenda afateve të caktuara nga palët, pas
zbulimit të mospërputhjes.
Megjithatë, nëse, leasingmarrësi e ka pranuar sendin, nisur nga premtimi dhe garancia
që jep leasingdhënësi se ai do ta përmbushë detyrimin, por nuk e përmbush atë brenda
një afati të arsyeshëm, i jep të drejtën leasingmarrësit të shfuqizojë pranimin, duke
njoftuar me shkrim leasingdhënësin.
Shkeljet kryesore të detyrimit të dorëzimit të sendit janë:
a) mosdorëzimi i sendit, i plotë ose i pjesshëm.
b) dorëzimi më vonesë i sendit.
c) dorëzimi i sendit jo konform kontratës së furnizimit.
634 LLF, burim i cit, neni 21. 635 LLF, burim i cit, neni 18 §1.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
183
Në rastin e shkeljeve të mësipërme, leasingmarrësi ka të drejtë:636
a) të mos e pranojë;
b) të zgjidhë kontratën e leasing-ut financiar;
c) të mbajë pezull pagesat, të përcaktuara në kontratën e leasing-ut financiar, derisa të
kryhet dorëzimi i sendit, në përputhje me kushtet e kontratës të leasing-ut financiar.
d) të dëmshpërblehet për humbjet, që mund të shkaktohen nga mospërmbushja e
detyrimeve kontraktore prej leasingdhënësi.
C. Përdorimi i sendit sipas destinacionit dhe mirëmbajtja e sendit. Leasingmarrësi
përdor sendin sipas destinacionit dhe detyrohet ta mirëmbaj në gjendjen e nevojshme
për të shërbyer sipas qëllimit për të cilin është dhënë me leasing financiar.
Për këtë qëllim, gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës leasingmarrësi kryen të gjitha
riparimet e domosdoshme dhe të nevojshme. Këtu përfshihen shpenzimet pa te cilat
sendi do te humbiste ose do te demtohej, si dhe shpenzimet e bera per ta mbajtur sendin
ne gjendje te pershtatshme per shfrytezim te zakonshem, sipas qellimit te tij ekonomik.
Gjithashtu detyrohet të sigurojë sendin n nga çdo lloj dëmtimi, që ka lidhje me
rrezikun e shkatërrimit, humbjes, vjedhjes, prishjes ose vjetërimit të parakohshëm.
Theksojme edhe njëherë se karakteristë kryesore e leasing-ut financiar është se pas
pranimit të sendit, të gjitha rreziqet që lidhen me sendin, përfshirë dëmtimin, humbjen
rastësore, vjedhjen ose humbjen e parakohshme të përdorshmërisë së tij, i kalojnë
leasingmarrësit.
D. Shlyerja e pagesave periodike637. Një ndër detyrimet kryesore të leasingmarrësit
është shlyerja e pagesave periodike të leasing-ut financiar. Këto pagesa zakonisht
shlyhen në afate mujore, por palët me marrëveshje mund ti strukturojnë (shumat dhe
afatin e shlyerjes së tyre) sipas fitimeve nga veprimtaria tregtare që ushtrojnë.
Nëse në përfundim të kontratës leasingmarrësi vendos të ushtroj të drejtën e blerjes së
sendit, duhet të paguaj cmimin e blerjes së caktuar paraprakisht në kontratën e leasing-
ut financiar apo nëpërmjet një marrëveshje të mëvonshëme.638
E. Sigurimi i sendit. 639 Kontrata e leasing-ut financiar duhet të parashikojë sigurimin
e sendit nga çdo lloj dëmtimi, që ka lidhje me rrezikun e shkatërrimit, humbjes,
vjedhjes, prishjes ose vjetërimit të parakohshëm.640 Pasuria nuk mund të sigurohet nga
636 LLF, neni 16 § 2. 637LLF, neni 1 §10. “Pagesa qiraje” janë pagesat periodike, që bën qiramarrësi gjatë afatit të kontratës së qirasë financiare, sipas kushteve të përcaktuara në të.” 638 LLF, neni 1 §2. “Çmim blerjeje” është shuma e paracaktuar, që qiramarrësi paguan pas mbarimit të afatit të” 639Ibidem, neni 38, 12§ f 640 K. C. R. Sh, neni 113. “Me kontratën e sigurimit, njëra palë (siguruesi), në qoftë se vërtetohet ngjarja e parashikuar në kontratë, detyrohet: a) në rastin e sigurimit të pasurisë t’i shpërblejë palës tjetër ose një personi të tretë, në dobinë e të cilit është lidhur kontrata, dëmin e pësuar brenda kufijve të shumës që është parashikuar në kontratë.”
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
184
cdo lloj rreziku i mundshëm, por zakonisht shoqëritë e sigurimit e sigurojnë pasurinë
nga këto rreziqe në varësi të natyrës së sendit: 641
- Sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës mbulon dëmtimin ose humbjen e sendeve
të shkaktuara nga642: zjarret; shpërthimet; stuhitë; forcat e natyrës të ndryshme nga
stuhia; energjia nukleare; shkarja e tokës dhe tërmeti.Automjetet sigurohen dhe nga
përplasjet dhe rrëzimet.
- Sigurimi i mjeteve tokësore (të ndryshme nga ato që lëvizin zmbi shina) mbulon
dëmtimet ose humbjet nga: mjetet tokësore motorike si dhe mjetet tokësore
jomotorike.
- Sigurimi i mjeteve lëvizëse mbi shina mbulon dëmtimet ose humbjet nga mjetet
lëvizëse mbi shina.
- Sigurimi i mallrave në transport (përfshirë mallra, bagazhe dhe të gjitha llojet e tjera
të sendeve) mbulon të gjitha dëmtimet ose humbjet e mallrave gjatë transportit ose
bagazhet, pavarësisht nga mënyra e transportit.
- Sigurimi i avionëve mbulon dëmtimet ose humbjet e pësuara nga mjetet ajrore.
Sigurimi i anijeve mbulon dëmtimet ose humbjet e pësuara nga: anijet lumore dhe
të kanaleve; anijet e liqeneve; dhe anijet detare.
- Sigurimi i përgjegjësive nga përdorimi i automjeteve mbulon të gjitha përgjegjësitë
që lindin nga përdorimi i automjeteve mbi tokë (përfshirë përgjegjësitë e
transportuesit dhe mbulimin e përgjegjësisë së detyrueshme).
Në mungesë të parashikimeve në kontratën e leasing-ut financiar parashikohet
realizimi i një sigurimi të plotë të sendit dhe ky detyrim do të rëndoj rëndon mbi
leasingmarrësin.
F. Kontrata e dorëzanisë. Detyrimet e leasingmarrësit mund të merren përsipër nga
dorëzanës, me anë të kontratës së dorëzanisë, të lidhur ndërmjet leasingmarrësit dhe
dorëzanësit. Kuptimi i dorëzanisë jepet nga K.C.R.SH në nenin 585. “Dorëzania është
një veprim juridik me të cilën një person (dorëzënësi), detyrohet t’i sigurojë kreditorit
ekzekutimin e detyrimit të një personi të tretë (debitori kryesor).Dorëzania është e
vlefshme edhe kur debitori nuk ka dijeni për atë.” Nëse dorëzanësi i paraqitur nga
leasingmarrësi është në gjendje paaftësie paguese ose ka falimentuar, leasingdhënësi i
kërkon leasingmarrësit ta zëvendësojë atë me një dorëzanës tjetër, brenda tridhjetë
ditëve nga kërkesa me shkrim e leasingdhënësit. Ligji ka caktuar një afat, për kryerjen
e këtij zëvendësimi (afati 30 ditor), dhe nëse në përfundim të këtij afati leasingmarrësi
nuk e ka zëvendësuar dorëzanësin me një dorëzanës tjetër të pranushëm për
leasingdhënësin, këtij i lind e drejta të këroj zgjidhjen e kontratës.
G. Kontrata e nënleasing-ut. Leasingmarrësit i njihet e drejta të lidh, me pëlqimin
paraprak të leasingdhënësit kontrata të nën leasing-ut financiar. Aprovimi i
leasingdhënësit është i rëndësishëm, dhe duhet të shprehet në një akt të shkruar, në të
641 LIGJ Nr. 52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, aneksi 1 dhe 2. 642 Të ndryshme nga ato të përfshira në klasat 3, 4, 5, 6 dhe 7 ta aneksit 1 të ligjit “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
185
kundërt leasingdhënësit i njihet e drejta të kërkoj zgjidhjen e kontratës dhe shpërblimin
e dëmit.
3.Të drejtat dhe detyrimet e furnizuesit.
Furnizuesi nuk është palë në kontratën e leasing-ut financiar, megjithatë LLF
parashikon se: detyrimet e furnizuesit ndaj leasingdhënësit në kontratën e furnizimit,
përfshirë çdo garanci, të shprehur ose të nënkuptuar, që furnizuesi i jep leasingdhënësit,
janë detyrime edhe kundrejt leasingmarrësit, si të ishte edhe ky palë në atë kontratë, por
brenda caqeve të interesave të leasingmarrësit, në kuadër të raportit të leasing-ut
financiar me kontratën e furnizimit dhe pa cenuar kushtet e kontratës së furnizimit, si
dhe të gjitha të drejtat e pretendimet e furnizuesit, sipas kontratës së furnizimit. Në këtë
drejtim parashikohen një përjashtim:
a) furnizuesi nuk mund të mbajë përgjegjësi të dyfishtë ndaj leasingdhënësit dhe
leasingmarrësit, në të njëjtën kohë, për të njëjtën mospërmbushje të kushteve të
kontratës së furnizimit ose mospërmbushje të detyrimeve në garancitë e shprehuara apo
të nënkuptuara, që furnizuesi i jep leasingdhënësit;
Parashikimi i mësipërm nuk duhet të interpretohet sikur leasingmarrësi merr përsipër
detyrime apo përgjegjësi në kontratën e furnizimit. Parashikimi i përgjegjësisë së tij,
diktohet nga karateri kompleks dhe natyra trilaterale e leasing-ut financiar ka si qëllim
kryesor, të mbroj interesat e leasingmarrësit në kontratën e furnizimit.
Në këtë kuptim theksojmë se :
a) leasingmarrësi nuk merr përsipër detyrime në kontratën e furnizimit;
b) leasingmarrësi nuk ka të drejtë të zgjidhë ose të kërkojë shfuqizimin e kontratës
së furnizimit dhe as të kërkojë uljen e çmimit të shitjes së sendit, të përcaktuar në
kontratën e furnizimit, pa pëlqimin e leasingdhënësit.
5.5 Zgjidhja kontratës së leasing-ut financiar.
Ligji për leasing-un financiar dallon rastet e zgjidhjes normale të kontratës se
leasing-ut financiar643, dhe rastet e zgjidhjes së kontratës në mënyrë të njëanshme644
nga leasingdhënësi apo leasingmarrësi.
5.5.1 Zgjidhja normale e kontratës së leasing-ut
Parashikohet si zgjidhje normale e kontratës së leasing-ut financiar rastet kur:
A. Mbaron afati i caktuar në kontratë;
Nëse pas mbarimit të afatit fillestar të parashikuar në kontratë, leasingmarrësi, nuk
ushtron të drejtën e blerjes apo nuk përsërit kontratën për një afat tjetër, kontrata do të
quhet e zgjidhur. Ligji nuk parashikon ndonjë formalitet specifik nëpërmjet të cilës
643 LLF, neni 27. 644 LLF, neni 28, 29.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
186
leasingmmarësi njofton leasingdhënësit për mosushtrimin e të drejtës së blerjes së
sendit apo përtëritjes së kontratës. Megjithatë nga përkufzmi i dhënë për leasing-ut
financair645 konstatojmë se shprehja e vullnetit të leasingmarrësit realizohet nëpërmjet
veprimeve konkrete e përkatësisht kthimit të sendit. Kthimi i sendit në përfundim të
afatit të kontratës shërben si kusht i mjaftueshëm për ta konsideruar kontratën të
zgjidhur.
B. Falimenton leasingdhënësi, furnizuesi ose leasingmarrësi;
Ligji për leasing-un financiar ka parashikuar si një nga rastet e zgjidhjes normale të
kontratës, falimentimin e palëve.
Në këtë rast dallojmë 3 hipoteza (falimentimi i leasingdhënësit, falimentimi i
leasingmarrësit, falimentimi i furnizuesit).
Le ti analizojmë me radhë pasojat e falimentimit për secilin prej tyre:
1. Falimentimi i leasingdhënësit.
Në përgjithësi, në rastet kur leasingdhënësi, është në paaftësi paguese apo
falimenton, kjo rrethanë nuk duhet të ketë efekt praktik tek leasingmarrësi. Nëse
leasingmarrësi, respekton detyrimet e përcaktuara në marrëveshjen e leasing-ut
financiar, ai duhet të vazhdoj të ruaj të drejtën për përdorimin e sendit. Është e
rëndësishme të qartësohet në ligj ose në rregullore procedura për të kërkuar shlyerjen e
pagesave periodike në rast mosmarrëveshjeje - domethënë, pala të cilës leasingmarrësi
duhet ti shlyej pagesat periodike. Një parashikim i tillë është i nevojshmë për të
shmangur pretendimet për mospërmbushje të detyrimeve në rastet kur pagesat bëhen
në mirëbesim.646 Subjekti që blen sendet e leasingdhënësit ka të drejtë të pretendoj
vetëm të drejtat e leasingdhënësit origjinal (marrja e pagesave të periodike).
Leasingdhënësi i ri nuk mund të rimarrin sendin nëqoftëse, leasingmarrësi vazhdon të
përmbush detyrimet sipas kontratës së leasing-ut. Në këtë rast të drejtat dhe detyrimet
kalohen thjesht nga leasingdhënësi (origjinal) tek pala e re. 647
E njëjta llogjikë është parashikuar dhe nga e drejta shqiptare.
Nga interpretimi i kombinuar i nenit 40 dhe 27 të ligjit për leasing-un financiar 648
si dhe nenit 72 dhe 73 të ligjit për falimentimit 649 konstatojmë se në rast të fillimit të
procedurës të falimentimit të leasingdhënësit parashikohet vazhdimi automatik i
kontratës, në të cilën leasingmarrësi ruan të drejtën për të ushtruar opsionin e blerjes të
sendit.
645 LLF, neni 1 §11. 646 IFC “Leasing in Development Guidelines for Emerging Economies”, 2nd Edition, United States of America, September, 2009, fq. 36. 647 Ibidem, fq. 36. 648 LLF, neni 27 ”Zgjidhja normale e kontratës së leasing-ut” dhe nenit 40 “Falimentimi i qiradhënësit” 649 Ligj nr. 110/2016 datë 27.10.2016 “Për falimentimin” Neni 72 “Efektet në kontrata” dhe Neni 73 “Marrëveshjet e ndaluara”
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
187
Në një eventualitet të tillë pavarësisht nëse likuidimi është i detyrueshëm ose
vullnetar, ligji për leasing-un financiar i ka njohur leasingmarrësit të drejtën për të
zgjedhur mes dy opsionve :
a) të vazhdojë kontratën e leasing-ut financiar me pronarin e ri të sendit, ose,
b) të ripaguajë të gjithë shumën e papaguar të leasing-ut financiar dhe të fitojë
pronësinë mbi sendin, në mbarim të afatit të kontratë.
Një parashikim i tillë ka një rëndësi të vecantë, për arësyje se mbron interesat e
leasingmarrësit jo vetëm për të vazhduar normalisht kontratën, por edhe për të
blerësendin, nëse zgjedh ushtrimin e kësaj të drejte në përfundim të afatit të kontratës.
Duke mos u përballur në këtë mënyrë me përfundimin e kontratës, dhe anulimin e
investimeve të bëra tashmë ndërmjet saj.
Gjithashtu mbron dhe interesat e leasingdhënësit duke pasi shmang që përfundimi i
kontratës së leasing-ut, të paragjykoj situatën ekonomike-financiare të vetë
leasingdhënësit, për shkak të pushimit të shlyerjes së pagesave periodike nga
leasingmarrësi.
2. Falimentimi i leasingmarrësit.
Në përgjithësi, në rastet kur leasingmarrësi falimenton ose është në paaftësi paguese,
leasingdhënësi ka të drejtë të rimarr sendin. Siaps rregullit të përgjithshëm të
falimentimit, cfarë nuk është në pronësi të subjektit në paaftësi paguese nuk përfshihet
në masën e falimentimit por duhet ti kthehet pronarit, në rastin konkret
(leasingdhënësit). Megjithatë, në rastet kur detyrimet e leasingmarrësit të falimentuar
janë marrë përsipër nga një palë tjetër, dhe nuk ka mospërmbushje të kontratës së
leasing-ut, ky me pëlqimin paraprak të leasingdhënësit mund të vazhdoj kontratën e
leasing-ut. Kjo situatë, në praktikë shfaqet në rastet kur administrimi i përkohshëm i
pasuria të dhënë me leasing është thelbësore për qëndrueshmërinë e (ish)
leasingmarrësit.650
Neni 39 i ligjit të leasing-ut financiar parashikon se në rast të deklarimit te
falimentimit të leasingmarrësit, pa rënë ndesh me dispozitat e ligjit për falimentimin651
”sendi nuk përfshihet në pasuritë e falimentuara, as në garancinë e përgjithshme për
kreditorët, por i kthehet leasingdhënësit”.
E njëjta dispozitë në paragrafin e dytë dhe të tretë parashikon, se kur pagesat e
leasing-ut financiar, janë shlyer në përputhje me kontratën e leasing-ut, administratori
i falimentimit mund t’i kërkojë leasingdhënësit, me një letër rekomande, brenda
tridhjetë ditëve nga vendimi i gjykatës që shpall falimentimin, konfirmimin nëse ai
dëshiron të vazhdojë kontratën e leasing-ut financiar.
650 IFC “Leasing in Development Guidelines for Emerging Economies”, 2nd Edition, United States of America, September, 2009, fq. 36. 651 Ligji për falimentimin nuk parashikon asgjë për kontratën e leasing-ut financiar, por vetëm një dispozitë të përgjithshme që përcakton efektet e falimentimit në kontrata në përgjithësi”, neni 72
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
188
Në rast të procedurave të likuidimit të leasingmarrësit, kur ky është person juridik,
si në rastet e likuidimit të detyrueshëm, ashtu edhe vullnetar, por kur ai nuk bëhet me
shkrirje dhe pa cenuar të drejtat e leasingdhënësit, të përcaktuara në kontratën e leasing-
ut, sendi i kthehet leasingdhënësit, dhe në këtë rast kontrata mes tyre konsiderohet e
zgjidhur.
Legjislacioni ynë kontratën e leasing-ut financiar e trajton si një nga llojet e
kontratës së qirasë. Në këtë linjë llogike ligji për falimentimin parashikon në neni 75
ndalimin e ndërprerjes së kontratës së qirasë. Fillimi i procedurës së falimentimit nuk
ka ndikim në vazhdimësinë e kontratës së qirasë.
Sipas kësaj dispozite: “ Kontrata e qirasë, e lidhur mes debitorit si qiramarrës dhe
një pale tjetër, nuk mund të zgjidhet nga qiradhënësi pasi të jetë kërkuar fillimi i
procedurës së falimentimit për shkak të:
a) mospagimit të qirasë para fillimit të procedurës së falimentimit;
b) përkeqësimit të gjendjes pasurore të debitorit.
Megjithatë në paragrafin 2 të po të njëjtës dispozitë i njehet qiradhënësit mundësia
për të zgjidhur kontratën për mospërmbushja të detyrimit të qirasë pas fillimit të
procedurës së falimentimit.”
Mospërmbushja e detyrimeve kontraktuese nga leasingmarrësi pas fillimit të
procedurës së falimentimit është shkak i mjaftueshëm për leasingdhënësin për të
zgjidhur kontratën e leasing-ut financiar dhë kthimin e sendit këtij të fundit. Në këtë
rast, ligji i falimentimit për kontratën e qirasë parashikon se çdo shumë monetare, që
është detyrim sipas kontratës deri në kohën e fillimit të procedurës së falimentimit,
konsiderohet pretendim falimentimi. Detyrimi, i lindur pas fillimit të procedurës së
falimentimit, konsiderohet shpenzim administrativ.
3. Falimetimi i furnizuesit.
Ligji ka parashikuar si një nga rastet normale të zgjidhjes së kontratës dhe
falimentimin e furnizuesit. Megjithatë në këtë rast ligji nuk rregullon pasojat, për
leasingmarrësin dhe leasingdhënsin.
Ndryshimi i ligjit për falimetimin”,652 imponon përditësimin e nenit 39 dhe 40,
nëpërmjet zëvendësimit të frazës “pa rënë ndesh me dispozitat e ligjit nr. 8901, datë
23.5.2002 “Për falimentimin” me frazën “pa rënë ndesh me dispozitat e ligjit nr.
110/2016 datë 27.10.2016 “Për falimentimin”.
a) Sendi shkatërrohet ose humbet;
Nëse sendi, objekt i një kontrate leasing financiar shkatërrohet apo humbet, kontrata
mbetet pa objekt dhe nuk ka më arësyje të egzistoj. Kujtojmë se nëse sendi është pranuar
nga leasingmarrësi, të gjitha rreziqet që lidhen me sendin, përfshirë dëmtimin, humbjen
652 Fletorja zyrtare e republikës së Shqipërisë, Viti: 2016 – Numri: 226, e martë, 22 nëntor 2016.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
189
rastësore, vjedhjen ose humbjen e parakohshme të përdorshmërisë së tij, i kalojnë
leasingamarrësit. Megjithatë zakonisht, vlera e tyre mbulohet nga kontrata e sigurimit.
b) Palët vendosin me marrëveshje zgjidhjen e saj.
Sic dhe e kemi theksuar, vazhdimisht një rol thelbësor në kontratës së leasing-
ut financiar i është njohur autonomisë kontraktore. Në këtë drejtim, palët me
marrëveshje mund të vendosin zgjidhjen e kontratës së leasing-ut financiar. Me “palë”,
nënkuptojmë leasingmarrësin dhe leasingdhënësin në kontratën e leasing-ut financiar.
5.5.2 Zgjidhja e njëanshme e kontratës së leasing-ut.
Në nenin 698 të Kodit Civil parashikohet se: “Në kontrata me detyrime të ndërsjella,
kur njëra nga palët kontraktuese nuk përmbush detyrimet e veta, pala tjetër
kontraktuese, sipas rastit, mund të kërkojë përmbushjen e detyrimit, ose zgjidhjen e
kontratës, përveç shpërblimit të demit”.Ligji për leasing-un financiar ka parashikuar
gjithashtu zgjidhen e njëanshme të kontratës të leasing-ut financiar me kërkesë të njërës
prej palëve në rastet e mospërmbushjes së detyrimeve nga pala tjetër.
Bazuar në momentin, në të cilin mund të kërkohet zgjidhja e kontratës nga
leasingmarrësi dallojmë 2 hipoteza .
a) para pranimit të sendit, kur ky nuk është furnizuar në përputhje me kontratën. Në
të gjitha ato raste kur sendi nuk është dorëzuar në kohën, vendin dhe mënyrën e
parashkuar nga kontrata e furnizimit, leasingmarrësit i lind e drejta të kërkoj
zgjidhjen e kontratës.
b) pas pranimit të sendit, për mospërmbushjen e detyrimeve të parashikuara në
kontratën e leasing-ut financiar nga leasingdhënësi dhe leasingmarrësi. Në këtë
rast dallojmë dy hipoteza :
i. Mospërmbushje të detyrimeve të leasingdhënësit
Në kontratën e lasing-ut financiar, përfshin të gjitha ato raste kur leasingdhënësi
nuk i garanton gëzimin e plotë të sendit leasingmarrësit. Një mospërmbushje e tillë i
jep mundësinë leasingmarrësit të kërkoj zgjidhjen e kontratës nëse:
a) mospërmbushja të ketë sjellë humbjen e të gjitha përfitimeve, që leasingmarrësi
ka sipas kontratës së leasing-ut financiar. Pra, mospërmbushja e detyrimeve duhet të
jetë thelbësore,653 dhe leasingmarrësi të jetë privuar thelbësisht nga ajo çfarë priste
nga kontrata. (sundimin efektiv i leasingmarrësit mbi sendin dhe mbi te drejtat e tjera
reale mbi të.) Përcaktimi se në cilat raste, do të kemi të bëjmë me një shkeljeje
thelbësore të kontratës dhe në cilat raste, me një shkeljeje jo thelbësore të saj ka një
653 Mospërmbushja thelbësore e detyrimeve kontraktore, është një element i rëndësishëm në fushën e përgjegjësisë kontraktore. Në nenin 669 të K.C.R.SH prashikohet se “Kontrata nuk mund të zgjidhet në qoftë se mospërmbushja e detyrimit prej njërës nga palët ka rëndësi të pakët për interesat e palës tjetër.”
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
190
rëndësi të vecantë pasi ndikon në përcaktimin e mjeteve ligjore që mund të përdor
leasingmarrësi. Shkelja e dispozitave kontraktore do të vlerësohet si thelbësore apo jo
nisur nga rrethanat e çështjes si dhe nga fakti nëse leasingmarrësi e ka humbur apo jo
interesin dhe përfitimin e tij në kontratë.
b) leasingmarrësi të ketë njoftuar me shkrim leasingdhënësin për mospërmbushjen dhe
ajo nuk është ndrequr brenda 1 muaji nga marrja e njoftimit me shkrim.
Kur kemi të bëjmë me ndonjë shkeljeje tjetër jo thelbësore (pra që nuk ka sjell
privimin tërësisht të leasingmarrësit nga ajo çfarë priste nga kontrata e leasing-ut
financiar) LLF parashikon detyrimin e leasingmarrësit për të njoftuar me shkrim
leasingdhënësin për mospërmbushjen. Në qoftëse, mospërmbushja vazhdon edhe pas
kalimit të afatit 1 mujor, nga marrja e njoftimit me shkrim, atëherë leasingmarrësi
mund të deklaroj zgjidhjen e kontratës.
Lind pyetja cfarë do të ndodh me pagesat periodike të paguara deri tani nga
leasingmarrësi ?
Konventa UiO parashikon që nëse leasingmarrësi, për shkak të mospërmbushjeve
të leasingdhënësit, ushtron të drejtën e tij për të zgjidhur kontratën e leasing-ut, ka të
drejtë të marrë rimbursimin e të gjitha pagesave të paguara dhe të shumave të tjera të
parapaguara, duke zbritur një shumë që korrespondon me përfitimet qe në mënyrë të
arsyeshme mund të ketë përfituar nga sendi.
LLF nuk parashikon asgjë në lidhje me pasojat e zgjidhjes së njëanshme të
kontratës, para afatit nga leasingmarrësi.
Mendoj se për të eleminuar kontraditat në praktikë do të ishte e përshtatshem të
parashikohej një dipozitë me atë të Konventës UiO, për të rregulluar në mënyrë të
posacme këto pasoja.
a) Mospërmbushje të leasingmarrësit në kontratën e leasing-ut financiar.
Detyrimi kryesor i leasingmarrësit në një kontratë leasing financiar është shlyerja e
rregullt e pagesave periodike, sipas afatit të përcaktuara në kontratë. Kujtojmë, nga
cfarë kemi analizuar gjerësisht më sipër, se qëllimi i vetëm i leasingdhënësit në një
kontratë leasing financiar është përfitimi i një interesi nga financimi i investimit të
leasingmarrësit. Për këtë arësyje leasingdhënsi duhet ti garantohet, siguri dhe
parashikueshmërinë në shlyerjen e pagesave periodike nga leasingmarrësi.
Në këtë drejtim, mosshlyerja qoftë edhe e njërës prej pagevave periodike në kohë,
përbën një shkelje thelbësore të kontratës dhe legjitimon leasingdhënësin për të zgjidh
kontratën.
Më poshtë do të analizojmë rastet në të cilat leasingdhënësi legjitimohet të kërkoj
zgjidhjen e kontratës së leasing-ut financiar para afatit, për faj të leasingmarrësit.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
191
1. Mosshlyerja e pagesave periodike.
Dallojmë dy hipoteza, të parashikuara nga LLF në bazë të të cilave mosshlyerja e
pagesave periodike nga leasingmarrësi përbën shkak për zgjidhjen e kontratës së
leasing-ut financiar, në mënyrë të njëanshme para afatit:
a) leasingmarrësi nuk shlyen, pagesën e parë të parashikuar në kontratë brenda afatit
të caktuar. Në këtë rast leasingdhënësi i deklaron leasingmarrësin se do të përdor
kushtin zgjidhës.654
b) leasingmarrësi shlyen pagesën e parë, por pas saj nuk shlyen qoftë edhe njërën nga
pagesat e tjera të parashikuara në kontratë. Në këtë rast leasingdhënsi, mund:
i) të zgjidh kontratën, nëpërmjet një njoftimi me shkrim.
ii) t'i kërkojë me shkrim leasingmarrësit të paguajë shumën e plotë të papaguar të
pagesave, bashkë, me gjithë kamatëvonesën, brenda 20 ditëve kalendarike nga
afati i përcaktuar në kontratë për kryerjen e asaj pagese.
Një diferencim i tille mendoj se është bërë në përputhje me parimin “favor contractus”.
Për arësye se fakti që në shkronjën b) leasingmarrësi ka shlyer një pjesë të pagesave
periodike, është shprehje e vullnetit të tij për të vazhduar kontratën. Nisur nga kjo
leasingdhënësi mund të mos i drejtohet zgjidhjes së menjëhershme të kontratës por ti
caktoj leasingmarrësit një afat shtesë për përmbushjen e detyrimit. Nëqoftëse edhe pas
këtij njoftimi, mospërmbushja vazhdon, leasingdhënëis zgjidh kontratën.
Pagesat periodike të paguara deri në atë moment , në rastin e zgjidhjes së
kontratës para afatit për faj të leasingmarrësit nuk kthehen. Kjo gjë është parashikuar
shprehimisht nga LLF sipas të cilit “Kur kontrata zgjidhet para afatit për faj të
leasingmarrësit, pagesat e leasing-ut nuk trajtohen si këste blerjeje dhe shlyerja e tyre
nuk krijon të drejta pronësie të leasingmarrësit mbi sendin. Nga ana tjetër,
leasingmarrësi e humbet të drejtën e mbajtjes dhe të përdorimit të mëtejshëm të sendit,
i cili rimerret nga leasingdhënësi.”655
Një parashikim i tillë është në të njëjtën linj me nenin 701/1 të Kodit Civil sipas
së cilit: “Zgjidhja e kontratës për mospërmbushje të detyrimeve ka efekt prapaveprues
midis palëve, përveç kontratave me ekzekutim të vazhduar ose periodik për të cilat efekti
i zgjidhjes nuk shtrihet në veprimet e kryera më parë.”
Parevokueshmëria dhe pavarësia e pagesave periodike është parashikuar shprehimisht
nga ligji model dhe nga ligji kosovar për leasing-un financiar. 656
Mendojmë do të ishte e përshtatshme parashikim i kësaj dispozite dhe nga e drejta
shqiptare.
654Një parashikim i tillë është parashikuar konform, K.C.R.Sh, neni 702 parashikon “Palët mund të parashikojnë në kontratë që ajo të zgjidhet kur një detyrim i caktuar nuk përmbushet sipas kushteve të parashikuara. Në këtë rast kontrata zgjidhet kur pala e interesuar i deklaron palës tjetër se do të përdorë kushtin e zgjidhjes së kontratës. 655 Neni 10 i ligjit model parashikon në mënyrë të shprehur pavarësinë dhe parevokueshmërinë e detyrimeve të palëve pas pranimit të sendit. 656 Neni 6 i ligjit ligji nr.03/l-103 për lizingun, i Republikës së Kosovës.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
192
ii. Mospërmbushja e kushteve të kontratës së leasing-ut
Përvec detyrimit të shlyerjes së pagesave periodike leasingmarrësi ka në kontratën
e leasing-ut e një tërësi detyrimesh të tjera (detyrimi i mirëmbajtjes, detyrimi i marrjes
në dorëzim, i sigurimit të sendit, e cdo detyrimi tjetër të përcaktuar me ligj apo
kontratë). Leasingmarrësi, gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, duhet të respektoj me
rigorozitet kushtet kontraktore për të cilat është rënë dakord me palën tjetër.
Kujtojmë, nenin 690 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, i cili parashikon
se “Kontrata e lidhur rregullisht ka forcën e ligjit për palët.” Që do të thotë, në rast se
njëra nga palët nuk e përmbush detyrimin e saj, atëherë, efektet e saj do të barazohen
me shkeljen e ligjit.
Ligji për leasing-un financiar përcakton se mospërmbushja e ndonjërit prej
kushteve të kontratës së leasing-ut, nëse vazhdon njëzet ditë pasi ai ka marrë njoftim
me shkrim nga leasingdhënësi, për të respektuar kushtet e kontratës, e legjitimon
leasingdhënsin për të kërkuar zgjidhjen e kontratës, duke e njoftuar paraprakisht me
shkrim.
Edhe në këtë rast ligji, në përputhje me parimin “favor contratus”, i njeh
leasingmarrësit një afat 20 ditor në dispozicion për të përmbushur kushtin e parashikuar
në kontratë. Në përfundim të këtij afati nëse leasingdhënësi vazhdon ende të mos
përmbush detyrimet e parashikuara nga kontrata e leasing-ut, këtij i lind e drejta të
kërkoj zgjidhjen e kontratës. Kjo dispozitë është hartuar në përputhje me nenet 700, të
Kodit Civil.657
2. Dorëzani i paraqitur nga leasingmarrësi është në gjendje paaftësie paguese
ose ka falimentuar.
Kemi analizuar se detyrimet e leasingmarrësit mund të merren përsipër nga
dorëzanës, me anë të kontratës së dorëzanisë, të lidhur ndërmjet leasingmarrësit dhe
dorëzanësit. Kështu, K. C.R.SH në neni 589 parashikon se : “Dorëzanësi përgjigjet për
aq sa detyrohet debitori kryesor, duke përfshirë edhe pagimin e kamatës, shpërblimin
e dëmit të shkaktuar nga vonesa e ekzekutimit dhe të shpenzimeve të tjera që ka bërë
kontraktori për të nxjerrë kredinë e tij, përveç kur në marrëveshje pranohet që
dorëzania të jepet edhe për një pjesë të detyrimit, ose me kushte më të lehta ose më të
pakta se detyrimi kryesor.”
Problemi qëndron se cfarë do të ndodh nëse dorëzanësi falimenton apo është në
paaftësi paguese?
Ligji për leasingun financiar parashikon se në rastet kur dorëzanësi falimenton ose
është në paaftësi paguese, leasingdhënësi kërkon nëpërmjet një njoftimi më shkrim
zëvendësimin e dorëzanësit, brenda tridhjetë ditëve.
657Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë , neni 700 parashikon “Pala kontraktuese mund të njoftojë me shkrim palën tjetër që nuk ka përmbushur detyrimin, që ta përmbushë atë në një afat të përshtatshëm, duke deklaruar se, po qe se pas këtij afati kontrata nuk ekzekutohet, ajo do të quhet patjetër e zgjidhur,”
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
193
Brenda këtij afati, leasingmarrësi duhet të caktoj një dorëzanës “të
përshtatshëm”658 që të përgjigjet për shlyerjen e detyrimit. Në qoftëse ky zëvendësim
nuk ndodh leasingdhënësi legjitimohet të kërkoj zgjidhjen e kontratës.
A duhet të respektohet nga leasingdhënësi ndonjë kërkesë e vecantë (formalitet)
me qëllim ushtrimin e të drejtës së zgjidhjes së kontratës ?
Ligji për leasing-un financiar ka prashikuar se në rastet e “mospërmbushjes së
kushteve të kontratës nga leasingmarrësi ” dhe “falimentimit apo paaftësisë paguese
të dorëzanësit”, leasingdhënësi, me qëllim ushtrimin e të drejtës të zgjidhjes së
kontratës, duhet ti dërgoj leasingmarrësit një njoftim me shkrim brenda 7 ditëve
kalendarike para fillimit të procedurës së rimarrjes së sendit.
Një njoftimi i tillë, dhe afati 7-ditor i parashikuar në favor të leasingmarrësit ka si
qëllim ti ofroj mundësi këtij, të shlyejë pagesën e leasing-ut ose të përmbushë ndonjë
detyrim tjetër.
Ndërsa në rastin e parë (të mosshlyerjes së pagesave periodike), fakti që ligji nuk
parashikon ndonjë formalitet të vecantë, në përputhje me nenin 702 të K.C.R.SH
njoftimi i zgjidhjes së kontratës do të realizohet nëpërmjet deklarimit nga ana e
leasingdhënsit se do të ushtroj kushtin zgjidhës. Ky moment mund të përkoj me atë të
fillimit të procedurës së rimarrjes së sedit.
5.5.3 Pasojat e zgjidhjes së kontratës së leasing-ut financiar.
Një nga temat që ka krijuar një debat të gjerë në jurisprudencën dhe doktrinën
juridike lidhet me trajtimin e pasojave që rrjedhin nga zgjidhja e kontratës së leasing-
ut financiar.
Eshtë e nevojshme të bëhet një diferencim mes:
i. leasing-ut financiar me natyrë tregtare për të cilin ligji i posacëm, rregullon në
mënyrë të detajuar pasojat e zgjidhjes së kontratës për palët, dhe
ii. leasing-ut financiar jotregtar, për të cilin shtrohet cështja nëse do të jenë të
zbatueshmë dispozitat e përgjithshme të parashikuara nga kodi civil apo nëse do ti
referohemi dispozitave të parashikuara për një kontratë specifike (më konkretisht,
kontratës të qirasë tipike, duke qënë se nga k.c.sh leasing financiar kualifkohet si qira)
LLF me zgjidhjen e njëanshme të kontratës së leasing-ut, i ka njohur leasingdhënësit
këto të drejta:
a) të rimarrë sendin; E drejta e leasingdhënësit për të rimarr sendet objekt të një
658 Që do të thotë në gjëndje për të përballuar detyrimet e marra përsipër nga dorëzanësi i parë apo për të cilat leasingmarrësi është në pamundësi për ti shlyer. Pra përshtatshëmria nga leasingdhënësi do të vlerësohet në bazë të kritereve objektivë.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
194
kontrate leasing nga leasingmarrësi, në rast të shkeljes së kushteve të kontratës prej tij
është një nga elementet themelore të leasing-ut financiar. E drejta për të rimarrë sendin
parashikohet në të gjitha ato raste kur leasingmarrësi nuk përmbush detyrimet e
kontratës së leasingut financiar. Konsiderohen mospërmbushje të kontratës, shkelja e
detyrimeve të parashikuara nga neni 28 i LLF, të cilat i japin të drejtën leasingdhënësit
të kërkoj zgjidhjen e njëanshme të kontratës së leasing-ut financiar.
Ligji parashikon dy modalitete kryesore të ushtrimit të kësaj të drejte:
iii. Rimarrjen jashtëgjyqësore. Rimarrja jashtëgjyqësore e sendit, është një akt i
njëanshëm i leasingdhënësit i cili nuk mbështet në një proces ligjor apo leje paraprake.
Në thelb, leasingdhënësi, pa ju drejtuar dhe pa informuar askënd, ka të drejtë të paraqitet
tek leasingmarrësi dhe të rimarr sendin. Kjo metodë, e rimarrjes jashtëgjyqësore të
sendit mund të ndikojë pozitivisht në industrinë e leasing-ut. Megjithatë, duhet të
realizohet në një mënyrë të tillë që mos të gjeneroj konfliktë për palët.
LLF ka parashikuar se palët mund të nënshkruajnë aktin e rimarrjes, krahas kontratës
së leasing-ut financiar, si shtojcë dhe pjesë përbërëse te kontratës. Në këto, raste
kontrata duhet të hartohet me akt noterial, dhe në të përcaktohet procedura e rimarrjes
jashtëgjyqësore të sendit.
iv. Procedura e rimarrjes së sendit me anë të sekuestrimit. Kontrata e leasing-ut
financiar është titull ekzekutiv për sa i takon rimarrjes së sendit, objekt i kontratës së
leasing-ut. Në këtë kuptim juridik, titulli ekzekutiv është akti përfundimtar që përmban
njohjen e detyrimit të plotë, të saktë, të përcaktuar të një personi apo subjekti kundrejt
një tjetri sipas parashikimeve të ligjit.659Që marrëdhënia juridiko-proceduriale e
ekzekutimit të marrë jetë, duhet të ekzistojë një titull ekzekutiv, për të cilin të jetë
lëshuar një urdhër ekzekutimi.660Pra, kontrata e leasing-ut financiar, për sa i përket
rimarrjes jashtëgjyqësore të sendit, vihet në ekzekutim nga përmbaruesi gjyqësor, pas
lëshimit të urdhrit përkatës të ekzekutimit nga gjykata përgjegjëse, e cila shprehet
brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës. Gjykata, që nxjerr urdhrin e
ekzekutimit, përcakton edhe veprimet që duhet të kryejë përmbaruesi për sekuestrimin
e sendit dhe dorëzimin e tij leasingdhënësit ose personit të autorizuar prej tij.
Përmbaruesi gjyqësor i njofton urdhrin leasingmarrësit, brenda 5 ditëve nga data e
lëshimit të urdhrit dhe, nëse leasingmarrësi nuk e dorëzon sendin vullnetarisht, brenda
10 ditëve nga data e njoftimit, përmbaruesi gjyqësor vendos menjëherë sekuestron mbi
të. Kur përmbaruesi gjyqësor vëren se ka rrezik se me kalimin e afatit 10-ditor,
ekzekutimi bëhet i pamundshëm, përmbaruesi gjyqësor fillon menjëherë ekzekutimin e
detyrueshëm, duke vënë sekuestron mbi sendin, objekt të kontratës së leasing-ut dhe ia
dorëzon atë leasingdhënësit. Nëse përmbaruesi gjyqësor nuk arrin ta vendosë
sekuestron mbi sendin, ai njofton për këtë me shkrim leasingdhënësin menjëherë, por
jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data, kur përmbaruesi ka nisur veprimet për
vënien e sekuestros.661
659 Vendimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nr.169, date 05.03.2013. 660 Vendimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lart, nr.458, datë 11.09.2014. 661 LLF, neni 31,32.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
195
Në kundërshtim me mendimin e një pjese të doktrinës shqiptare, 662 jemi të mendimit
se një parashikim i tillë qëndron, duke qënë se dorëzimi i sendit përfshihet në kategorinë
e detyrimeve të cilat për nga natyra e tyre janë të egzekutueshme. Gjithashtu,
bashkohemi me mendimin e autores Mataj. R në lidhje çështjen se kontrata e leasing-
ut do të konsiderohet titull egzekutiv vetëm për sa i përket rrimarrjes jashtëgjyqësore të
sendit dhe nuk mund të kërkohet lëshimi i urdhërit të ekzekutimit për të marr te
leasingmarrësi nëpërmjet organeve kompetente vlerën ekuivalente të sendit të dhënë
me leasing.663
b) të kërkojë shlyerjen e menjëhershme të të gjithë shumës së papaguar të
leasing-ut; Baza llogjike e një parashikimi të tillë është i lidhur me faktin se
leasingdhënësi
në kontratë ka një rol të pastër financues dhe duhet të siguroj kthimin e investimit të
bërë, në rast të mospërmbushjes së detyrimit nga leasingmarrësit. Ligji model për
leasing-un financiar, sic dhe e kemi analizuar parashikon pavarësine dhe
parevokueshmërinë e pagesave periodike. Mendoj se një parashikim i tillë duhet të
adoptohet dhe nga LLF.
c) të zhdëmtohet për dëmet e pësuara. Leasingdhënësi përveç zgjidhjes së kontratës
ka të drejtë të kërkoj edhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar si rezultat i
mospërmbushjes së detyrimit. Një parashikim i tillë është në të njëjtën linj me nenin
476 të Kodit Civil, i cili përcakton përgjegjësinë e një pale kontraktore, nëse, kjo nuk
përmbush detyrimin që rrjedh nga kontrata në favor të palës tjetër. Në këto raste pala
kontraktore që nuk i ka përmbushur detyrimet është përgjegjës për këtë
mospërmbushje dhe për rrjedhojë duhet të shpërblejë dëmin që i ka shkaktuar palës
tjetër.664 Mospërmbushja e detyrimeve mund të jetë e plotë (kur debitori nuk përmbush
asnjë nga detyrimet që rrjedhin nga kontrata) ose mospërmbushje e pjesshme (kur
debitori përmbush vetëm një pjesë të detyrimeve të tij ndaj kreditorit)665. Neni 476 i
Kodit Civil është një dispozitë e përgjithshme që rregullon shkaktimin e dëmit
kontraktor nga mospërmbushjet e palëve për kontratat në përgjithësi. Megjithatë, kjo
dispozitë mund të gjejë zbatim, me disa rezerva edhe në rastin e kontratës së leasing-
ut financiar.
Shpërblimi i dëmit të shkaktuar leasingdhënësit, në rastin e zgjidhjes së njëanshem të
kontratës së leasing-ut është parashikuar në nenet 30 § 1 c) dhe 30 § 2).
Dëmi që i është shkaktuar leasingdhënësit duhet të llogaritet me korrektësi, në
përputhje me dëmin e shkaktuar nga mospërmbushja aktuale e detyrimeve që rrjedhin
nga kontrata.
662 VASILI. J, “Kontratat civile jotipike”, vep. cit, Tiranë 2009. 663 MATAJ. R, “Mbi kontratën e leasing-ut në legjislacionin shqiptar”, fq. 12. 664 k.c.sh, neni 698 “Në kontrata me detyrime të ndërsjella, kur njëra nga palët kontraktuese nuk përmbush detyrimet e veta, pala tjetër kontraktuese, sipas rastit, mund të kërkojë përmbushjen e detyrimit, ose zgjidhjen e kontratës, përveç shpërblimit të demit” 665 TUTULANI-SEMINI. M, “E Drejta e Detyrimeve dhe Kontratave” (Pjesa e Përgjithshme), (2006), fq. 165-166.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
196
Kjo dispozitë është parashikuar konform nenit 22 të ligjit model, megjithatë nga
interpretimi i kombinuar i tyre vëmë re, përmbajtja e nenit 30 të LLF është më e
kufizuar, duke qënë se parashikon vetëm shpërblimin e dëmit ndaj leasingdhënësit.
Mendojmë se kjo dispozitë duhet të riformulohet sipas nenit 22 të ligjit model për të
akorduar një mbrojtje më efektive për të gjitha palët e përfshira në një marrëveshje të
leasing-ut financiar.
ç) të marrë të gjitha shpenzimet shtesë, përfshirë shpenzimet gjyqësore për
rimarrjen e sendit, si dhe shpenzimet e leasingdhënësit për rimarketimin dhe
shitjen e tij, të bëra për shkak të mospagimit të detyrimeve nga leasingmarrësi.
Një tjetër e drejtë e leasingdhënësit është kthimi i të gjitha shpenzimeve e bëra
si pasojë e zgjidhjes së mënjëhershme të kontratës. LLF në nenin 30 § 2) parashikon se
leasingdhënësi, nga mbledhja e detyrimeve të mësipërme është i detyruar të zbresë
shumën e vlerës së shitjes së sendit të arkëtuar në çastin e realizimit të shitjes së tij nga
leasingdhënësi te një person i tretë. Çdo shumë e marrë nga leasingdhënësi në tejkalim
të shumës, që del nga mbledhja e detyrimeve të përcaktuara më sipër i paguhet
leasingmarrësit.
Në këtë drejtim, ligji model për leasing-un në nenin 22, i njeh leasingmarrësit
dhe leasingdhënësit të drejtën të përcaktojnë klauzola të veçanta në kontratë ku të
parashikojnë shumën e dëmshpërblimit apo mënyrën e llogaritjes së tij. Edhe në ligjin
mode parashikohet se kjo shumë nuk duhet të jetë dukshëm më e lartë se dëmi i
shkaktuar realisht palës nga mospërmbushja (pra, jo domosdoshmërisht të përputhet).
Kjo dispozitë, krijon siguri më të madhe dhe parashikueshmëri në zbatueshmërinë e
klauzolave të tilla duke mbrojtur palën mospërmbushëse nga pasoja të rënda të
pafavorshmenë rastet kur shuma për të cilën është rënë dakord është jashtëzakonisht
më e madhe se humbja aktuale e palës së dëmtuar.
Nëse leasingdhënësi do ta shesë sendin e rimarrë, ai është i detyruar të njoftojë
me shkrim leasingmarrësin, duke i dhënë mundësi atij që, brenda 15 ditëve, të gjejë
blerës për sendin, me një çmim jo më të ulët se shuma e përgjithshme e detyrimeve, të
përcaktuara më sipër. Pas mbarimit të këtij afati, leasingdhënësi mund ta realizojë vetë
shitjen e sendit, duke njoftuar leasingmarrësin për vlerën, me të cilën është shitur
sendi.666
5.6 Lidhja dhe ndryshim i kontratës së leasing-ut financiar nga kontratat e tjera.
Në pamje te parë, të gjitha llojet e marrëveshjeve të leasing-ut janë të ngjashme me
një kontratë qiraje tipike, për aq kohë sa elementi i përbashkët i të gjitha hipotezave të
leasing-ut është fakti se një palë (leasingdhënësi) vendos në dispozicion të një pale
tjetër (leasingmarrësit) një send për një kohë të caktuar kundrejt pagesave periodike.
Megjithatë kjo rrethanë nuk duhet të interpretohet e izoluar por në kuadrin e
666 LLF, neni 30.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
197
marrëdhënies juridike komplekse të leasing-ut financiar, që përfshin shërbime të tjera
të natyrave të ndryshme.
Në fakt, në qoftë se kontrata e leasing-ut, do të nxiret nga konteksi i
marrëdhënies komplekse te leasing-ut financiar nuk do të mund të kuptohej roli
financues që merr leasingdhënësi në kontratën e leasing-ut, që është dhe një nga
elementët kryesor karakterizues të saj. Gjithashtu karakteri trelateral, raporti mes
leasingmarrësit dhe furnizuesit dhe parashikimi i mjeteve ligjore të leasingmarrësit ndaj
furnizuesit (pavarësisht mungesës së një kontrate mes tyre), janë karakteristikat unike
të leasing-ut financiar që e dallojnë nga skemat e tjera kontraktore. Është pra kjo
marrëdhënie jo – kontraktore që influencon në një masë të madhe bazën llogjike të një
zinxhiri atipik të drejtash dhe detyrimesh mes paleve te nje marrëveshje leasing
financiare.
Sic kemi analizuar gjerësisht më sipër, kontrata e leasing-ut financiar përmban
elementë karakteristikë të kontratës së qirasë dhe të shitjes me rezervë pronësie por për
shkak të karakteristikave të saj unike diferencohet nga secila prej këtyre kontratave.
Një pyetje tjetër që mund të shtrojmë është se a është leasing financiar e një natyre
të veçantë?
Në legjislacionin e shteteve të ndryshme shpesh herë bëhet dallimi midis
kontratave “tregtare” dhe kontratave “civile”. Dispozitat për kontratat civile gjenden në
kodet civile ndërsa për kontratat tregtare miratohen ligje të veçanta apo dispozitat
rregulluese të tyre i ndeshim në Kodet tregtare. Kriteret për klasifikimin e tyre janë të
ndryshme dhe varjojnë nga kriteri subjektiv (cilësimi i palëve si tregtar apo jo), në
krtieret objektiv (përfshirja apo jo e një akti me natyrë tregtare) e adoptuar nga e drejta
franceze.667 LLF në nenin 5 të tij parashikon natyrën tregtare të kontratës së leasing-ut
financiar në rastet kur leasingmarrësi, ushtron një veprimtari profesionale. Vetëm në
këto raste do të gjej zbatim ligji i posacëm (LLF). Në të gjitha rastet e tjera, kur
leasingmarrësi do të jetë person fizik i paregjistruar për të zhvilluar një aktivitet tregtar
do të zbatohet dispozitat e përgjithshme të kontratave. Kriteri i adoptuar nga legjislatori
shqiptar për të përcaktuar natyrën tregtare të kontratës është kriteri subjektiv (cilësimi i
palëve si tregtar apo jo). Gjithashtu, një tjetër konstatim e ndeshim në ligjin për
mbrojtjen e konsumatorit, në nenin 44 §3 (b) të të cilit parashikohet se në rast kur
kontrata e qirasë përmban kushte për kalimin e pronësisë do të kualifikohet si një kredi
konsumatore. Ndarja mes të drejtës së konsumatorit dhe të drejtës civile nuk paraqitet
e njëjt në shtete të ndryshme. Në disa vende psh i Francë, Austri janë miratuar kode të
konsumit , ndërsa të tjerët si p.sh i Holandë dhe Gjermani, legjislatori është përpjekur
të integrojnë legjislacionin e tyre të konsumit në kodin e përgjithshëm civil. Përgjigjia
varet kryesisht nga fakti nëse e drejta kontraktore e përgjithshme dhe ajo e konsumit
shihen sikur kanë qëllime të njëjta apo të ndryshme.668
667 KULLOLLI. B, Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor” “interpretimi i kontratave - studim krahasues”, fq. 7. 668 Ibidem, fq. 7.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
198
Mund të fillojmë tashmë reflektimin mbi kontratën e leasing-ut financiar, lidhja dhe
ndryshimi i kontratës së leasing-ut nga kontratat e tjera.
A. Dallimi me kontratën e shitjes me rezervë pronësie.
Shkaku i lidhes së kontratës. Dallimi thelbësor mes kontratës së shitjes me rezervë
pronësie dhe kontratës së leasing-ut financiar qëndron tek shkaku i kontratës, qëllimit
të hyrjes së palëve në një marrëdhënie kontraktore. Në qoftëse në rastin e parë palët
kanë për qëllim kalimin e pronesisë, (shitjen e nje sendi duke paguar cmimin me këste)
në rastin e dytë, palët kanë si qëllim kalimin e përdorimit, ndërkohë që kalimi i
pronësisë në përfundim të afatit të kontratës përbën një eventualitet dhe leasingmarrësi
mund ta ushtroj ose jo këtë të drejtë.669 Ky dallim, prima face i vogël është me rëndësi
nga këndëvështrimi i leasingmarrësit. Leasing financiar, sipas kontekstit mund të jetë
më me interes, për arësyje së për shkak të zhvillimit të vrullshëm të teknologjisë,
leasingmarrësi, nuk rrezikon që në fund ti ngelet nje send që i ka rënë vlera për shkak
të vjetërsimit teknologjik.
Palët kontraktore. Një tjetër ndryshim lidhet gjithashtu me cilësinë e palëve
kontraktuese, ku si e përmendëm dhe më lart në kontratën e leasing-ut financiar
leasingdhënësi është gjithmonë subjekt i posacëm. Kontrata e leasingut financiar lidhen
kryesisht ndërmjet profesionistëve dhe sipërmarrësve në kuadër të ushtrimit të
veprimtarisë së tyre.670 Ndërkohë për kontratën e shitjes me rezervë pronësie, nuk
parashikohen kërkesa të veçanta për palët kontraktore.
Objekti i kontratës. Në një kontratë leasing financiar parashikohet se sendi që
përdor leasingmarrësi është zgjedhur e ndërtuar nga furnizuesi sipas kërkesave të
leasingmarrësit, ky kusht nuk parashikohet për bleresin te kontrata e shitjes me rezervë
pronësie.
Çmimi Në kontratën e shitjes me rezervë pronësie, kur blerësi nuk paguan
këstet, shitësi ka të drejtë të zgjidh kontratën, ti kthej blerësit këstet dhe gëzon të drejtën
e shpërblimit për periudhën përdorimin e sendit dhe demet e mundshme që mund ti
ketë shkaktuar sendit. Ndërsa në rast të leasing-ut financiar nëse kontrata zgjidhet para
afatit për faj të leasingmarrësit pagesat e leasing-ut nuk do të trajtohen si këste blerje
dhe shlyerja e tyre nuk krijon të drejta pronësie.
Zgjidhja e kontratës.Në kontratë e shitjes me rezervë pronësie mospagimi i një
kësti të vetëm që nuk kalon vlerën prej 1/8 e cmimit nuk sjell zgjidhjen e kontratës,
dhe blerësi ruan të drejtën e afatit lidhur me këstet e mëvonëshme, pavarësisht nga
ndonjë marrëveshje e kundërt. Ndërsa në kontratën e leasing-ut financiar mospagimi
669 Kontrata e shitjes me rezervë pronësie parashikohet nga nenet 746 -749/a. Sipas nenit 746 të K.C të R. Sh “Kur çmimi i shitjes paguhet me këste, blerësi e fiton pronësinë e sendit me pagimin e këstit të fundit të çmimit, duke marrë përsipër rreziqet që në çastin e dorëzimit. Kalimi me rezervë i pronësisë me kushtin e sipërm duhet të pasqyrohet në kontratë”. 670Nuk përjashtohet mundësia që leasingmarrësi të jetë person fizik i parregjistruar për zhvillimin e një veprimtarie tregtare, në këto kushte neni 5 LLF ka parashikuar se kontrata do të vlerësohet jotregtare dhe do tu nënshtrohet rregullave të përgjithshme të kontratave.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
199
edhe i një pagese periodike të vetme i jep të drejtën leasingdhënësit të zgjidh kontratën
e leasing-ut duke njoftuar me shkrim paraprakisht leasingmarrësin.
Pra pavarësisht ngjashmërive me kontratat e tjera të parashikuara në kodin civil,
kontrata e qirasë financiare për shkak të karakteristikave të saj unike diferencohet nga
secila prej tyre. Gjithashtu në klasifikimin e kontratës duhet të mbahet parasysh natyra
financiare dhe relatiteti ekonomik i lindjes dhe zhvillimit te saj. Bashkohemi me
mendimin se nuk kemi të bëjmë me një kontratë klasike të së drejtës së detyrimeve por
me një kontratë e cila është formuar në bazë të praktikës ndërkombëtare afariste.671
B. Dallimi me kontratën e sipërmarrjes.
Marrëveshja e leasing-ut financiar paraqet ngjashmëri me kontratën e
sipërmarrjes për arësyje se i referohet si sendeve të ndërtuara dhe sendeve në ndërtim,
pra që do ndërtohen, krijohen sipas porosive të vecanta të leasingmarrësit672, dhe në
përfundim të afatit të kontratës këtij të fundit i njihet e drejta e kalimit të pronësisë midis
sendin. Megjithatë këto kontrata dallojnë dukshëm nga njëra tjetra në disa elementë
thelbësorë e konkretisht:
Objekti : Kontrata e leasing-ut financiar ka si objekt një send të luajtshëm ose të
paluajtshëm ndërsa kontrata e sipërmarrjes ka si objekt tërësinë e veprimeve dhe
shërbimeve për krijimin e një vepre.
Çmimi : Për sa i përket pagesës, në rastin e kontratës së leasing-ut financiar ajo
realizohet nëpërmjet pagesave periodike, duke paguar në fund diferencën që mbetet
midis shumës së këtyre pagesave dhe cmimit të sendit në total. Gjithashtu në kontratën
e leasing-ut financiar porositësi është i detyruar të paguaj cmimin, tërësisht ose me
këste. Në rast të shlyerjes së kësteve periodike673kësti i parë pagohet në castin e lidhjes
së kontratës, ndërsa kësti i fundit paguhet në castin e marrjes së veprës në dorëzim .
Momenti i kalimit të pronësisë. Në kontratën e sipërmarrjes e drejta e pronësisë mbi
veprën e ndërtuar kalon pasi kjo vepër të merret në dorëzim dhe të kryhen formalitetet
përfundimtare. Ndërsa në kontratën e leasing-ut financiarë, kalimi i pronësisë ndodh
vetëm në eventualitetin kur leasingmarrësi vendos të ushtroj opsionin e blerjes, dhe në
këtë rast pronësia kalon në castin e mbarimit të afatit të kontratës.
C. Dallimi me kontratën paraprake të shitjes:
Në ndryshim nga kontrata paraprake e shitjes674 ku të drejtat e detyrimet e palëve
fillojnë efektet e tyre me kalimin e një afati të caktuar apo vërtetimin e një kushti
671 HETEMI. M. J, «Detyrimet e kontratat», shtepia botuese «Luarasi» Tirane, 1998, faqja 349. 672 Kontrata e sipërmarrjes ka si objekt realizimin e një sendi të ardhshem që do të jetë fryt i një pune të specializuar dhe profesionale të sipërmarrësit, neni 850 I K. C të R. Sh 673 K. C i R. SH neni 862. 674 Kontrata paraprake e shitjes rregullohet nga neni 706 i K. C i R. SH.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
200
paraprak675, kontrata e leasing-ut financiar prodhon pasoja juridike për palët që në fazën
e parë të kontratës.676
D. Dallimi nga kontrata e qirasë:
Pavarësisht klasifikimit të kontratës së leasing-ut financiar si një kontratë qiraje
nga K. C i R. Sh mendojmë se pavarësisht ngjashmërive, kjo kontratë ndryshon në thelb
nga kontrata e qirasë në disa elemente thelbësorë e përkatësisht :
Forma: Kontrata e leasing-ut financiar kërkohet të bëhet me shkrim për efekt
provueshmërie, dhe në disa raste të vecanta përshembull: kur parashikohen kushte për
rimarrjen jashtëgjyqësore të sendit kontrata duhet të hartohet me akt noterial. Ndërsa
në kontratën e qirasë vlen të përmendet karakteri jo formal të kontratës së qirasë si
veprim juridik. Kontrata e qirasë mbi një vit duhet të bëhet me shkrese, në këtë rast
forma kërkohet për efekt provueshmërie ( ad probationen), pra kontrata është e
vlefshme por nuk mund te provohet me dëshmitarë.
Subjekti:Në kontratën e qirasë nuk kërkohen specifika të posacme për subjektet e
kontratës (qiradhënës/qiramarrës). Subjekte në një kontratë qiraje mund të jenë të si
personat fizik, personat juridik (publik apo privat) si dhe shteti. Në cilësinë e
qiradhënësit, nuk paraqitet vetëm pronari i sendit por dhe çdo person tjetër që gëzon një
të drejtë reale mbi sendin dhe nuk i është ndaluar transferimi i gëzimit të sendit.
Ndërkohë që për leasingdhënësin në një kontratë leasing fianciar, duhet të plotësoj disa
kërkesa specifike.677
Qëllimi:Përcaktimi i qëllimeve të palëve, merr një rëndësi të vecantë për arësyje se një
njohje e mirë e tyre na ndihmon të kuptojmë dhe problematikat ligjore që mund të
shfaqen në secilin veprim juridik. Përshembull nëse në një kontratë qiraje palët kanë si
qëllim gëzimin e përkohshëm të sendit sipas destinacionit të caktuar në kontratë ose
sipas natyrës së tij për një afat të caktuar në përfundim të të cilit duhet tia kthej përsëri
qiradhënësit. Në një kontratë leasing financiar në përfundim të afatit të kontratës mund
të kalohet dhe e drejta e pronësisë, nëse leasingmarrësi vendos të ushtroj opsionin e
blerjes. Gjithashtu në ndryshim nga qiradhënësi, leasingdhënësi ka një rol të pastër
financues dhe përjashtohet nga përgjegjësitë që do ti takonin në një kontratë qiraje
tradicionale. Leasingmarrësit i njihen mjetet ligjore ndaj furnizuesit edhe pse ky nuk
është palë në kontratën e furnizimit.
675 TUTULANI. M, E drejta e detyrimeve dhe kontratave, pjesa e përgjithshme dhe e posacme, ISBN 9789928427953, Real – Stamp, Tiranë,2016, fq. 241 “Kontrata me objekt një send të ardhshëm quhen ndryshe dhe kontrata e shitjes së shpresës. Në këto lloj kontratash e drejta e pronësisë kalon vetëm në rastin kur sendi ose e drejta e pronësisë kalon vetëm në castin kur sendi ose e drejta objekt shitje krijohet ose ekziston fizikisht. Megjithatë nëse palët kanë parashikuar kontratën e shitjes së një sendi të ardhshëm me kusht pezullues, nëse ky send nuk arrin të materializohet kontrata do të konsiderohet e paefektshme. 676Ibidem, fq 293. 677 Leasingdhënësi duhet të jetë një person juridik të ushtroj veprimtari të posacme në fushën e leasing-ut fianciarë, të jetë i licencuar dhe të mbikqyret nga Banka e Shqipërisë, ligji nr. 9396, datë 12.5.2005 “Për qiranë financiare”, Kreu II palët në qiranë financiare, neni 3, 4.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
201
Cmimi: Pagesat periodike të qirasë janë në proporcion me vlerën e përdorimit të sendit,
ndërkohë që pagesat periodike në një kontratë leasing-financiar marrin parasysh
gjithashtu interesin e leasingdhënësit nga financimi i investimit, vlerën e amortizimit.678
Pra, kontrata e leasing-ut financiar duhet dalluar nga kontrata e qirasë, sepse nëse te
kontrata e qirasë, qiradhënësi pas skadimit të afatit kontraktues të qirasë, nuk zhvishet
asnjëherë nga e drejta e pronësisë në sendin e dhënë, te kontrata e leasing-ut nuk është
e thënë të ndodh gjithmonë kështu.679
Kalimi i rrezikut: Në një kontratë leasing financiar me pranimin e sendit nga
leasingmarrësi, të gjitha rreziqet që lidhen me sendin, përfshirë dëmtimin, humbjen
rastësore, vjedhjen ose humbjen e parakohshme të përdorshmërisë së tij, i kalojnë
leasingmarrësit. Llogjika e një parashikimi të tillë është e lidhur me faktin se
leasingdhënësi, në kontratën e leasing-ut financiar është një subjekt pasiv, i cili financon
investimin e leasingmarrësit dhe nuk ndërhyn as në zgjedhjen e sendit, dhe as në
përcaktimin e karakteristikave teknike të sendit. Në kontratën e leasing-ut financiar
parashikohet detyrimi i leasingmarrësit për të siguruar sendin, nga çdo lloj dëmtimi, që
ka lidhje me rrezikun e shkatërrimit, humbjes, vjedhjes, prishjes ose vjetërimit të
parakohshëm. Sipas nenit 12 të LLF, detyrimi i sigurimit të sendit përbën një nga
kushtet bazë të kontratës së leasing-ut financiar. Një detyrim të tillë nuk e ndeshimin
në kontratën e qirasë.
Në kontratën e qirasë qiramarrësi nuk përgjigjet për humbjen ose dëmtimin e shkaktuar
si pasojë e vjetërsisë.
5.7 Llojet e kontratave të leasing-ut financiar të parashikuara nga legjislacioni
shqiptar. Prespektivat e zhvillimit në të ardhmen.
Leasing financiar si një kontratë e lindur nga nevojat e operatorëve ekonomikë
shfaqet në forma të ndryshme në praktikat tregtare. Pavarësisht, vonesës në rregullimin
organik, praktika kontraktore ka çuar në një zgjerim progresiv të leasing-ut dhe
përhapjen e të ashtuquajturave “formave të vecanta” të cilat janë identifikuar brenda
të njëjtit “lloj” të përshkruar. Llojet e ndryshme të kësaj marrëdhënie juridike gjeniale,
produkt i praktivës tregtare, kanë gjetur kalsifikim të vazhdueshëm nga doktrina
juridike680 në varësi të një serë kriteresh681si :
1. Struktura. Në varësi të strukturë së marrëdhënies juridike të leasing-ut, kjo
marrëdhënie juridike klasifikohet:
a) Leasing financiar me furnizues, kjo është forma më klasike e leasing-ut financiar,
që ndeshet në praktikat tregtare në Shqipëri. Në këtë marrëdhënie juridike, operojnë
tre palë kontraktuese të lidhur mes tyre në një marrëdhenie komplekse funksionale
678 Përllogaritja e cmimit në një kontratë leasing financiarë në ndryshim nga qiraja tradicionale ngjason më shumë me një kontratë shitje me rezervë pronësie, M. Tutulani, E drejta e detyrimeve dhe kontratave, pjesa e përgjithshme dhe e posacme, ISBN 9789928427953, Real – Stamp, Tiranë,2016, fq. 286 679 HETEMI, M. vep. e cit. fq 344 -348 680LIÇENJI. A, “Llojet e kontratës së qirasë financiare dhe zbatimi në Shqipëri”, Balkan Journal of Interdisciplinary Research IIPCCL Publishing, Tirana-Albania, ISSN 2410-759, Vol. 1 No. 2, fq 84- 92. 681 Ibidem, fq. 84-92.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
202
sipas së cilës një palë kontraktore (që ushtron veprimtari të leasing-ut financiar),
financon blerjen e një sendi duke u bërë pronar i tij dhe ia jep atë me leasing një
pale tjetër kundrejt pagesave periodike, me opsionin e blerjes në përfundim të afatit
të kontratës. Këstet e leasing-ut financiar janë të përcaktuara në mënyrë të tillë, që
totali i pagesave gjatë kohëzgjatjes së kontratës të mbulojë koston e sendit bashkë
fitimin e leasingdhënësit, duke marr parasysh amortizimin e sendit, të një pjese ose
të pjesëve thelbësore të tij.
b) Leasing financiar i drejtëpërdrejtë. Kjo kontratë në praktikën tregtare ndeshet me
termin “leasing opertaiv”, “leasing operacional”.etj. Mendoj se kjo terminologji
është më e përshtatshme, duke pasur parasysh vecoritë e saj të cilat e diferencojnë
nga “leasing financiar”. E paraqitur skematikisht më poshtë kjo kontratë, qëndron
mes qirasë tradicionale dhe leasing-ut financiar. Karakteristika kryesore e vecantë
e saj është bashkimi i cilësive të furnizuesit dhe leasingdhënësit në një subjekt të
vetëm. Pra, leasingdhënësi, është në të njëjtën kohë, pronar i sendeve dhe furnizuesi
i drejtpërdrejtë i leasingmarrësit.
Pra leasing financiar i drejtëpërdrejtë pavarësisht se në formë e në përmbajtje
paraqet të njëjtat karakteristika të leasing-ut financiar, dallon nga kjo e fundit në
disa elementë e përkatësisht :
a) struktura (kontrata lidhet mes dy subjekteve leasingdhënës-leasingmarrës).
b) leasingdhënësi, krahas sendit, i ofron leasingmarrësit edhe shërbime ndihmëse
e mirëmbajtjeje; Pra, leasingdhënësit nuk i njihet një rol i pastër financiar,
ndëryrja e tij në kontratë është më e shpeshtë.
c) sendet objekt të kontratës janë, kryesisht, të një lloji; Për, arësyje se
leasingdhënësi është pronar dhe furnizues i sendeve zakonisht, pas studimit të
tregut, i leverdis të operoj në një sektorë të caktuar.
d) leasingmarrësi ka më tepër liri të zgjidhë kontratën para afatit, me njoftim
paraprak. Karakteristikë kjo që e largon kontratën nga poli i financimit dhe e
afron më shumë me polin e përdorimit. Për ta qartësuar akoma më shumë
referojuni figurës së mëposhtme.
Qira tradicionale
Leasing operativ
Leasing financiar
Vlera e sen
dit e
inko
rpo
ruar n
ë pagesa
Periudha e përdorimit/ Jeta ekonomike e sendit. 0 %
100 %
100 %
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
203
Lease back – Kjo skemë kontraktore, nuk rregullohet shprehimisht nga ligji i leasing-
ut financiar, megjithatë është i pranishëm në praktikat tregtare. Leasingmarrësi shet një
send të tij (të dobishëm për aktivitetin e tij) një shoqërie leasing, dhe e rimerr përsëri të
njëjtin send me leasing. Leasingmarrësi për përdorimin e mallit do të paguajë këste
periodike, dhe i njihet mundësia për të blerë në përfundim të afatit të kontratës.
2. Kriterit kombëtar/ndërkombëtar. Sipas këtij kriteri kontrata e leasing-ut
financiar klasifikohet në:
a) Leasing financiar vendase.
Në leasing financiar vendase, sendi objekt i kontratës, përdoret në Republikën e
Shqipërisë, si dhe leasingdhënësi e leasingmarrësi kanë banim të përhershëm në
Republikën e Shqipërisë;
b) Leasing financiar ndërkombëtar.
Në leasing financiar ndërkombëtar, leasingdhënësi dhe leasingmarrësi, ose njëri prej
tyre, nuk kanë selinë ose banim e përhershëm në Republikën e Shqipërisë.
E drejta shqiptare për të përcaktuar karakterin ndërkombëtar, bazohet në selinë ose
banimin e përhershëm në Republikën e Shqipërisë të paëve të kontratës së leasing-ut
financiar (leasingmarrësit dhe leasingdhënësit), duke mos patur rëndësi selia apo
vendbanimi i përhershëm i furnizuesit.
Leasing financiar në këtë rast rregullohet nga e drejta ndërkombëtare e leasing-ut
financiare ose, sipas rastit nga marrëveshjet dypalëshe, ku shteti ynë është Palë682.
Ky lloj trasaksioni është shfaqur si një mjet i rëndësishëm për zhvillimit ekonomik në
tregun global, dhe preferohet kryesisht për investime për qëllime tregtare683
3. Natyrës së sendeve, objekt të kontratës. Në varësi të natyrës së sendeve të
leasing-ut financiar kontrata klasifikohet në:
a) Leasing financiar i sendeve të luajtshme – Këto kontrata lidhen zakonisht për një
afat të shkurtër, i cila caktohet në varësi të jetës ekonomike të sendit.684
b) Leasing financiar i sendeve të paluajtshme - Këto kontrata lidhen zakonisht për
një afat të gjatë. 685
4. Kriteri subjektiv. Në bazë të cilësisë së leasingmarrësit, si tregtar apo jo kontrata
e leasing-ut do tëklasifikohet si:
a) Tregtare – Leasing financiar kualifikohet si tregtare në të gjitha ato raste kur
leasingmarrësi në një kontratë leasing financiar është person juridik apo fizik i
rregjistruar për zhvillim e një veprimtarie tregtare.
b) Jo tregtare – Kontrata do të klasifikohet si jo tregtare nëse leasingmarrësi në një
kontratë leasing financiar është një person fizik i parregjistruar për zhvillim e një
veprimtarie tregtare. Ligji ka parashikuar se në këtë rast do të zbatohen dispozitat
e përgjithshme të kontratave.
682 VASILI. J, “Kontrata civile jotipike”, 2009, fq. 13. 683 L. WANG “Une analyse juridique sur le crédit-bail” 2011, fq. 136. 684 Ligji nr. 9396, datë 12.05.2005 “Për qiranë financiare”, burim i cituar, neni 6. 685 Ibidem, neni 7.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
204
5.8 Tregu i leasing-ut financiar në Shqipëri.
Zhvillimi i leasing-ut financiar, paraqitet shumë i diversifikuar, mes industrive të
brishta të leasing-ut në vendet në zhvillim dhe tregut te maturuar të leasing-ut në vendet
më të zhvilluara të Europës Perëndimore dhe të Amerikës Latine.
Nxitja e zhvillimit të leasing-ut, ka rëndësi sepse influencon në zhvillimin e
përgjithshëm të ekonomisë, krijimin e vendeve të reja të punës dhe siguron akses në
financimin e biznesit të vogël ose të mesëm që shpesh nuk mund ti drejtohet formave
të tjera të financimit. Në shtetet, me tregje të maturuar të leasing-ut, nxitja e
konkurencës në këtë sektor, ndikon gjithashtu, në uljen e normave të interesave dhe
zgjerimin e volumit të financimeve. Në këto raste, leasing përdoret si një mënyrë për
të tërhequr klientë të rinj, ndërsa kompanitë e pavarura priren të zhvillojnë produkte
më të specializuara.686
Leasing financiar, paraqitet si një alternativë financimi për teknologjite e reja dhe
inovacionet, për pajisje tregtare, për automjete, apo sende të paluajtshme dhe po
zhvillohet me ritme më të shpejta në botë si një mënyrë e mirë financimi, sidomos për
biznesin e vogël dhe të mesëm. Shumica e subjekteve që ushtrojnë veprimtari të
leasing-ut financiar, fillojnë aktivitetin si fillim në sektorë të sigurtë. Për këtë arsyje,
trendi normal janë si fillim automjetet, pastaj mjetet e punës dhe së fundi pajisje të tjera
të kushtueshme në sektorë të ndryshëm.
Në shqipëri, industria e leasing-ut është në hapat e parë të zhvillimit dhe është më
tepër e lokalizuar në një segment mjaft të ngushtë, (kryesisht automjete dhe disa
makineri), me një peshë të parëndësishme për ekonominë e përgjithshme të vendit. Së
fundmi, vëllimi i financimeve me leasing është rritur edhe si rezultat i përfshirjes si
leasingmarrës të kompanive të infrastrukturës, që marrin me leasing pajisje të
kushtueshme për shtrimin e rrugëve dhe punimeve të ndryshme.
Një sektor me potencial të lartë për zhvillimin e leasing-ut paraqitet edhe sektori
bujqësor (agro -leasing). Operimi i shoqërive të leasing-ut në sektorin bujqësor, duhet
të paraprihet nga një studim i tregut për këtë sektor, në lidhje me profilet më
problematike. Profilet më problematike me të cilën përballen leasingdhënësit në këtë
sektor janë : të kuptuarit e shumëllojshmërisë së madhe të pajisjeve bujqësore,
sipërfaqja dhe produktiviteti i tokave buqesore, gjithashtu ndryshon në varësi të
faktorëve të ndryshëm si, lloji i tokës, cilësia e farës, cilësia (nëse ka) të plehrave dhe
sprajeve, teknikat e mbarështimit dhe gjithashtu cilësinë e pajisjeve. 687Një tjetër
problematikë lidhet me faktin se fermerët të cilët duan të mekanizojnë fermat e tyre,
nëpërmjet financimi për herë të parë me leasing , përplasen me një mur pengesash për
shkakt të pamundësisë së shlyerjes së pagesës fillestare të kërkuar nga shoqërite e
686 IFC “Leasing in Development Guidelines for Emerging Economies”, 2nd Edition, United States of America, September, 2009. 687 IFC “Leasing in Development Guidelines for Emerging Economies”, 2nd Edition, United States of America, September, 2009, fq. 17 -18.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
205
leasing-ut. Sic kemi analizuar, fermeri apo agroperpunuesi mund të marrë në përdorim
mjetin apo pajisjen bujqësore duke paguar 20-25% të vlerës. Kjo kërkesë, ka penguar
zhvillimin e leasing-ut në këtë sektor të rëndësishëm. Në këtë drejtim, subjektet e
leasing-ut duhet të jenë më krijuese në përpunimin e strategjive të shitjes dhe të
rrezikut. Ata duhet të negociojnë me të gjitha palët që do të përfitojnë nga një rritje në
mekanizimin e sektorit bujqësor. Këto palë përfshijnë, jo sipas një renditje te veçantë:
shitësit e pajisjeve, tregtarët e grurit dhe të substancave spërkatëse (plehut etj) duke
qënë se të gjitha palët e mësipërme do të përfitojnë direkt apo indirekt nga zhvillimi i
agro -leasing-ut.688
Përfitimet e leasing-ut financiar i shtrinë efektet e tyre jo vetëm për biznesin dhe
konsumatorin por edhe për ekonominë në përgjithësi, për arsyje se nëpërmjet
formalizimit dhe pagesës së kësteve nëpërmjet bankave ulet evazionin fiskal.
Grafiku 1
Portofoli i leasing-ut financiare, sipas objektit të financuarm për vitin 2016.
Nga Raporti vjetor i mbikëqyrjes së bankës së shqipërisë, të vitit 2016 rezulton
se të ardhurat nga leasing financiar janë përqëndruar në segmentin automobilistik,
ndërkohë që për pasuritë e paluajtshme dhe sektorë të tjerë këto të ardhura janë
minimale krahasuar me rajonin dhe më gjerë.
Veprimtaria
financiare
Dhjetor '13
totali (mld
Lek)
Dhjetor '14
totali (mld
Lek)
Dhjetor '15
totali (mld Lek)
Dhjetor ‘16
totali (mld Lek)
688 Ibidem, fq.17-18. parashikon: “Nëse e konsiderojmë pamundësinë e pagesës nga fermeri, si shkakun kryesor qe shoqëritë e leaisng-ut nuk operojnë në këtë sektor, atëherë nëse fermeri do të mund të paguante këtë shumë, leasingdhënësit do të ishin më të inkurajuar të operonin në sektorin bujqësor. Banka mund të sigurote një hua afatshkurtër për pagesën, duke vendosur si kolateral toka apo pajisje të tjera. Kompania e grurit gjithashtu mund të nënshkruajë një kontratë përpara me fermerin duke rënë dakord të blejë një sasi të tij grurë pas korrjes. Të ardhurat nga kjo kontratë mund të shërbejnë si garanci për shoqëritë e leasing-ut. Kompania e substancve spërkatëse, plehut etj, mund të furnizonte këto substanca me një pagesë të vonuar deri në fund të vitit. duke liruar kështu një pjesë të kapitalit të leasingdhënësit.”
2.3
18
,01
91
7,3
6
79
3,0
8
59
,46
10
1,1
8
4.1
89
,10
99
3,2
4
54
0,0
4
18
7,0
1
12
5,3
4
19
,27 1
.86
4,9
0
3.3
11
,25
1.4
57
,40
98
0,0
9
18
4,8
12
0,4
6
6.0
54
,00
0,00
2.000,00
4.000,00
6.000,00
8.000,00
Mjete transportipersonale
Mjete transportipune
Pajisjepune/linjaprodhimi
Pasuri tëpatundshme
Të tjera Totali
Pajisje e re Pajisje e përdorur Total (mln Lek)
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
206
Qira
financiare
7,49 7,19 5,91 6,11
Tabela 2. 689-Portofoli i leasing-ut financiare 2013 -2016.
Nr. INSTITUCIONE FINANCIARE JO-BANKA
1. 1. Tranzit
2. 2. Raiffeisen Leasing
3. 3. FIN – AL
4. 4. Landeslease
5. 5. Porshe Leasing
6. 6. Albania Leasing
7. 7. Crimson Finance Fund Albania (CFFA)
8. 8. Tirana Factoring & Lease
9. 9. Albanian Financial Institution
Tabelë 3. institucionet financiare jobanka që ushtrojnë veprimtari
të leasing-ut financiarë në R. SH për vitin 2016690
1. Tranzit691 është licencuar nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar aktivitetin si
Institucion Financiar Jo Bankë në vitin 2010. Tranzit është shoqeri e fondeve
investuese të administruara nga NCH Capital një prej investitoreve më të mëdhenj
në Europën Lindore dhe Rusi, me një portofol investimesh mbi tre miliardë dollarë.
Shoqëritë e administruara nga NCH operojnë në Shqipëri që prej vitit 2007 dhe kanë
ofruar bashkëpunim në ndertim, turizëm, pasuri të paluajtshme, hidrokarbure,
telekomunikacion, shërbim kabllor, transport, hoteleri, tregti mallrash, agro-biznes,
etj.
2. Raiffeisen Leasing SH.A692, është themeluar në Maj 2006 sipas vendimit të
Gjykates së Rrethit Tiranë Nr. 35733 datë 15.05.2006. Aksionet e kompanisë
zotërohen 100% nga Raiffeisen Bank Shqipëri, e cila është një nga bankat më te
medha në vend me një total asetesh i cili arrin deri në afro 2 miliard Euro. Raiffeisen
Leasing SH.A ofron lidhjen e kontratave të leasing-ut financiar të:
- makinave për Inidividë
- mjeteve të transportit tregtar
689 Të dhëna të përpunuara nga autori referuar Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes të Bankës së shqipërisë për vitet 2013, 2014, 2015, 2016. 690 Referuar Raportit Vjetor Të Mbikëqyrjes Së Bankës Së Shqipërisë, 2016. 691 http://www.tranzit.com.al. 692 http://www.raiffeisen-leasing.al.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
207
- pajisje mjekësore
- pajisje për industrinë nxjerrëse dhe përpunuese
- linja prodhimi, etj
3. Final sh. a693 është një institucion financiar jo bankar i cili e ka filluar aktivitetin e
saj në vitin 2009. Final sh. a ofron produkte konsumi të kategorive të ndryshme
si elektroshtëpiake, elektronike, mobilje etj.
4. Landeslease,694 operon ne tregun shqiptar qe prej vitit 2005 dhe ofron lidhje ne
kontratave të leasing-ut financiar ne financimin e autoveturave te llojeve e tipeve te
ndryshme, kamioneve, autobuzave e makinerive te renda si dhe linjave te prodhimit,
pajisjeve mjekesore etj.
5. Porshe Leasing u themelua në 2013 dhe prej kësaj kohe ofron veprimtari të leasing-
ut financiar në Shqipëri.
6. Albania Leasing është një institucion financiar jo-bankë. i licensuar nga Banka e
Shqipërisë, për të kryer aktivitetin e leasing-ut. Përvec kontratave të leasing-ut të
lidhura me tregun e autoveturave, ofron financimin e pajisjeve dhe makinerive
bujqësore dhe agro përpunim.
7. Crimson Finance Fund Albania (CFFA).695(CFFA) është një institucion financiar
jo-bankë, i licensuar nga Banka e Shqipërisë më 2015 me qëllim zhvillimin e
qëndrueshëm të kompanive të vogla dhe të mesme në Shqipëri. (CFFA) i dedikohet
ekskluzivisht ndërmarrjeve dhe synon financimin e blerjes së aseteve të ndryshme
si makineri apo pajisje pune për të cilat këto ndermarrje jo-rallë duhet të përdorin
një pjesë të madhe të kapitalit të tyre qarkullues.
8. Tirana Factoring & Lease696është një institucion financiar jo-bankë, i licensuar nga
Banka e Shqipërisë më 2012 ë specializuar ne aktivitet te faktoringut dhe leasing-
ut.
9. Albanian Financial Institution është një institucion financiar jo-bankë, i licensuar
nga Banka e Shqipërisë më 2015 i specializuar ne aktivitet te faktoringut dhe
leasing-ut financiar.
Subjektet juridikë apo fizik duhet të plotësojnë disa kërkessa specifike me qëllim që të
përfitojnë financim nëpërmjet leasing-ut financiar. Prandaj paraprakisht plotësojnë një
formular që u vendoset në dispozicion nga leasingdhënësi (shoqëritë e leasing-ut).
693 http://www.fin.al. 694http:// www. landeslease-al. 695 http://cffa.al/ 696 http://www.tfl.al
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
208
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
PËRMBLEDHJE: Kjo pjesë parashikon konkluzionet dhe disa rekomandime modeste
të këtij punimi. Konkluzionet pasqyrojnë konstatimet kryesore, që kanë dal gjatë
analizës së çështjeve të trajtuara gjatë punimit dhe u japin përgjigje pyetjeve kërkimore
shkencore të shtruara në fillim të punimit. Rekomandimet do të fokusohen, veҫanërisht
në masat, që duhet të ndërmerren për përmirësimin e legjislacionit shqiptar në këtë
fushë.
6.1 Përfundime.
Gjatë këtij punimi janë trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me përmbajtjen dhe
kualifikimin e marrëveshjes së leasing-ut financiar dhe proçesin e harmonizimit dhe
unifikimit të legjislacionit në këtë fushë. Duke qënë një nga kontratat më të debatuara
të së drejtës private pikëpamjet në lidhje me këtë çështje janë të shumta, prandaj jemi
përpjekur të trajtojmë disa nga autorët dhe vendimet gjyqësore që me kohë, kanë
rezultuar më efikas nga të tjerët.
Të vetëdijshëm se tema nuk mund të analizoj në mënyrë shteruese çdo problematikë ne
lidhje me këtë çështje, kemi paraqitur përfundimet e arritura të organizuara sipas
skemës së mëposhtme:
Nocioni i leasing-ut financiar /tipizimi legjislativ.
Leasing financiar, është një skemë kontraktore e re, produkt i praktikës tregtare e
cila është inkorporuar në legjislacionet e shteteve që i përkasin sistemeve ligjore të
ndryshme duke sjellë përfitime të shumta si përsa i përket sektorit privat ashtu dhe
zhvillimit të përgjithshëm të ekonomisë. Në palnin fizionomik, leasing financiar
përfaqëson një marzh të lartë elasticiteti në funksion të mbrojtjes së interesave të
ndryshueshme të sektorit të biznesit që materializohen në shkëmbimet ekonomike dhe
tregtare në varësi të nevojave të operatoreve ekonomikë, kontekstit në të cilin ato
zhvillohen, natyrës së sendit, apo mënyrave të angazhimit. Elasticiteti i marrëveshjes
objekt studimi është i tillë që e bën shumë të vështirë dhe pak efikas, një përkufizim
shumë analitik.
Leasing financiar, jo më larg se disa dhjetëvjecare më parë ishte një figurë
kontratuale atipike edhe pse e përdorur gjerësisht në praktikën tregtare të vendeve te
ndryshme.“Tipizimit legjislativë" u zhvillua nga fundi i viteve gjashtëdhjetë dhe
vazhdoi per gati dy dekada. Në disa vende, si Francë, Belgjikë, Spanja, Portugali, Greqi,
Turqia, San Marino instituti i leasing-ut financiar ka gjetur rregullim ligjor në një kohë
relativisht të shkurtër. Ndërsa në disa shtete të tjera për shkak të mungesës së një ligj
specifik, në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të palëve, gjykatat i janë referuar dispozitave
të kodeve civile dhe tregtare që rregullojnë llojet e tjera të kontratave. Në këto raste
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
209
janë aplikuar herë dispozitat që rregullojnë kontratën e qirasë, e herë të tjera, dispozitat
që rregullojne shitjen e sendit me rezervë pronësie. Për këto arsye në vende të tilla si
Itali697, Gjermani, Zvicra, Austria dhe vendet nordike doktrina dhe jurisprudenca luajnë
një rol vendimtarë në rregullimin plotë të institutit.
Në të drejtën ndërkombëtare leasing financiar rregullohet nga Konventa UiO për
leasing-un financiar ndërkombëtar. Në 2008 UNIDROIT ka miratuar dhe një ligj model
për leasing-un.
Natyra juridike dhe kualifikimi i leasing-ut financiar.
Leasing financiar ka qënë vazhdimisht në qendër të debateve në të drejtën private,
për shkak të interpretimeve të ndryshme që egzistojnë mbi natyrën juridike dhe
kualifikimin e saj. Përcaktimi i kualifikimi më të përshtatshëm ka jo vetëm një rëndësi
teorike-akademike por kryesisht praktike e veçanërisht në transaksionet ndërkombëtare.
Vazhdimisht doktrina dhe në veçanti jurisprudenca kanë tentuar ta kualifikojnë leasing-
un financiar në një nga skemat tradicionale kontraktore të parashikuar nga legjislacioni
në fuqi, duke sakrifikuar në këtë mënyrë elementet me inovativë të autonomisë
kontraktore që janë manifestuar kohët e fundit në praktikë. Nga vështrimi krahasues i
legjislacioneve të disa shteteve na rezultoi, se nuk eziston një qëndrim i unifikuar për
kualifikimin dhe natyrën juridike të leasing-ut financiar.
• Psh në Gjermani, është pranuar gjerësisht kualifikimi i kontratës së leasing-ut
financiar si një kontratë qiraje jo tipike.
• në Itali jurisprudenca e pasur në këtë fushë e kualifikon leasing-ut financiar si një
kontratë të pavarur sui generis.
• në SHBA, UCC në varësi të përmbajtes së kontratës i kualifikon marrëveshjet e
leasing-ut si qira ose si shitje të siguruar.
• në Francë kontratat e leasing-ut janë objekt i ligjeve specifike dhe kriteret e
përdorura për klasifikimin e tyre në kontekstin legal, kotabël dhe fiskal përputhen
dhe kanë si epiqëndër egzistencën apo jo të opsionit të blerjes së sendit. Kontratat e
leasing-ut qe nuk parashikojnë një opsion blerje do të klasifikohen si location
simple, në rastet kur kontrata parashikon një opsion blerje dhe ka si objektet sende
me qëllim përdorim profesional, kontrata do të klasifikohet si credit bail; ndërsa në
rast kur kontrata ka per objektet sende me qëllim përdorimit privat, kontrata do të
klasifikohet si (location avec option d'achat). Nëse do ti referohemi vetëm
terminologjisë së përdorur nga legjislatori francezë (credit+bail, konkludojmë se
është trajtuar në optikën e qirasë megjithëse të karakterizuar padyshim nga element
të vecantë, pra si një “kontratë qiraje sui generis”).
• Konventa UIO per leasing financair nderkombetar e kualifikon kontratën si një
"marrëdhënie të veçantë trelaterale" duke vënë theksin te karakteri inovativ dhe
natura e saj sui generis.
697Së fundi në Itali, është miratuar ligji nr. 124/2017, i cili parashikon tani një rregullim të plotë legjislativ të leasing-ut financiar,dhe aspektet kryesore të saj.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
210
• Megjithatë, duhet theksuar se edhe pse disa nga shtetet e marra në studim
Gjermania, Franca, UCC kanë nënshkruar Konventën UNIDROIT e cila i
kualifikon marrëveshjet e leasing-ut si një kontratë të pavarur sui generis, në nivel
kombëtar i kanë kualifikuar këto kontrata në mënyrë tërësisht të ndryshme.
Leasing financiar ndërkombëtar.
Përdorimi ndërkombëtar i leasing-ut financiar është një tendencë që mori zhvillim
të shpejtë në të gjithë botën post-industriale kohë e cila përkon me një “demitizim" të
pronësisë ligjore në favor të pronësisë ekonomike. Nga një vështrim krahasues vumë re
se“tipizimi legjislativ” i leasing-ut financiar, në shtete të ndryshme ka qenë jo
gjithmonë koherent. Dallimet në trajtimin e leasing-ut financiar nga njëri sistem ligjor
në tjetrin, ishin kthyer në një pengesë për realizimin e potencialit të plotë në nivel
ndërkombëtarë, për këtë arësyje u pa e nevojshme unifikimi i legjislacionit në këtë
fushë. Në këtë proçes një rol parësor kanë luajtur shoqëritë e mëdha të leasing-ut të cilat
nëpërmjet përdorimit të kontratave standarde kërkonin të importonin këtë figurë të re
kontraktore në sistemet kombëtare.
Përpjekjet për unifikimin e disiplinës së leasing-ut financiar u zhvillua pak a shume
krah me krah me zhvillimin ndërkombëtar të leasing-ut financiar.Duke qënë, një
mekanizëm financues i dobishëm për të tre palët pjesëmarrëse, leasing financiar është
nxitur nga UNIDROIT nëpërmjet miratimit te intrumentave ndërkombëtar si Konventa
e UNIDROIT 1988 dhe Ligji Model i 2008 për një përdorim më të gjerë në tregëtinë
ndërkombëtare.
Harmonizimi & unifikimi, në fushën e leasing-ut financiar.
Miratimi i një Konvente dhe një ligji model nga UNIDROIT, shtron për analizë
çështjen : Cila është metoda më e përshtatshme për të prodhuar uniformitet në fushën
e leasing-ut financiar? Për këtë qëllim është marr në shqyrtim dallimi mes termave
“unifikim”, “harmonizim”, “ligj model”, “konvente”.
Nocioni “unifikim ndërkombëtar të ligjit” përfshin përpjekjet që kanë për qëllim
tejkalimin e diferencave midis një shumice të sistemeve ligjore nëpërmjet përpunimit
të një sistemi të vetëm të rregullave që duhet të zëvendësojë ligjet ekzistuese kombëtare
në rregullimin e një çeshtje te caktuar.698Ky përkufizim kompleks bazohet në tre
elementë: a) krijimin e një ligji ose teksti të vetëm; b) zbatimin uniform të ligjit të
dhënë; dhe c) rrjedhimisht prodhimin e rezultateve uniforme.
Nga ana tjetër, nocioni “harmonizim” i referohet procesit të përafrimit të rregullave
ligjore të dy ose më shumë sistemeve ligjore në mënyrë më të ngjashme699, ose e thënë
më thjeshtë, procesit me anë të të cilit efektet e një lloji transaksioni në një sistem ligjor
sillen sa më afër efekteve të transaksioneve të ngjashme sipas ligjeve të vendeve të tjera.
Pra nëse harmonizimi është një koncept fleksibël, që kërkon një shkallë ngjashmerie
në të drejtën materiale dhe interpretimin dhe aplikimin e saj, unifikimi është një koncept
698 BONELL J. M, “Unificazione Internazionale del Diritto”, Enciclopedia del Diritto, Giuffrè, 1992, fq. 720. 699 BOGDAN. M, Comparative Laë, Kluwer, 1994, fq. 30; Unification and Harmonization of the Rules of Law, Federal Laë Revieëw1978, fq. 289.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
211
absolut, për arësyje se kërkon që ligji material i shteteve të bëhet i njëjtë dhe të
interpretohet dhe zbatohet në mënyrë uniforme për të arritur rezultate uniforme
Nësë i referohemi rezultateve të ndryshme të prodhuara në praktikë në lidhje me
shkallen e uniformitetit, behet e pamundur identifikimi i një kufiri të qartë mes këtyre
dy nocioneve. Kështu nëse një konventë ndërkombëtare700 që pretendohet se ka për
qëllim unifikimin e ligjit mund t'u sigurojë shteteve kontraktuese një numer të
konsiderueshëm klauzolash përjashtuese teksti që futet përfundimisht në sistemet e
ndryshme kombëtare përfundon në fakt duke u ndikuar nga dallime te ndjeshme. Nga
ana tjetër, një ligj model701 (i cili në teori synon harmonizimin e ligjit) mund, për shkak
të vlerës së tij të pandashme, të adoptohet spontanisht nga një numër shtetesh pa asnjë
modifikim.702
Si përfundim, mund të themi se këto dy instrumenta, si plotësues të njëra tjetrës, kanë
kontribuar në sferën e leasing-ut financiar nëpërmjet përcaktimit të një kuadri ligjor të
plotë dhe efikas duke ofruar siguri, parashikueshmëri dhe fleksibilitet, në transaksionet
e leasing-ut financiar.
Konventa UNIDROIT “Mbi leasing-un financiar ndërkombëtar”.
Konventa UNIDROIT “Mbi leasing-un financiar ndërkombëtar” është hartuar si
rrjedhojë e përpjekjeve të (UNIDROIT), për unifikimin dhe harmonizimin e
legjislacionit në këtë fushë. Kjo konventë ka kontribuar në tejkalimin e barrierave
ligjore që egzistojnë mes legjislacioneve që i përkasin sistemit “civil laë” dhe atyre që
i përkasin sistemit “common laë”, duke krijuar një sistem normash uniforme për
leasing-un financiar në tregëtinë ndërkombëtare.
Sukseset dhe problematikat kryesore të saj i sitentizojmë si më poshtë:
a) Sukseset e Konvnetës UiO.
Siguri dhe parashikueshmëri. Një meritë e rëndësishme e Konventës UiO lidhet
me sigurinë e ofruar, nëpërmjet prashikimit të rregullave uniforme për marrëveshjen
e leasing-ut fianciar ndërkombëtar duke qartësuar profilet me problematike të
transaksioneve të tilla, dhe duke kontribuar në eleminimin e pasigurive ligjore.
Konventa UiO si model. Në përgjithësi, pavarësisht disa kritikave Konventa UiO
është vlerësuar një disiplina kompakte dhe koherente, një tekst i matur i të drejtës
uniforme i konceptuar jo vetëm për të lehtësuar veprimet e leasing-ut financiar
ndërkombëtar, por në të njëjtën kohë ka pasur një impakt të vecantë në punët
përgatitore për hartimin e legjislacioneve kombëtare si dhe në jurispudencën e shteteve
të ndryshme. Për më tepër janë të shumta shtetet ku Konventa është trajtuar në mënyrë
të hollësishme jo vetë me qellim ratifikimi (si rasti i SHBA, dhe Republika Ceke) por
700 Një konvente ndërkombetare, është një instrument i së drejtës ndërkombëtare private që parashikon të drejtat dhe detyrimet e shteteve të ndryshme, personave juridikë ndërkombëtare : të drejta dhe detyrime të cilat janë pranuar prej tyre në mënyre të vullnetshme nëpërmjet miratimit të ligjeve kombëtare. 701 Një ligj model është thjesht një shembull i praktikave më të mira në një fushe të caktuar të cilat këshillohen ose mund të adoptohen nga shtete të ndryshme 702 DE CAROLIS. D, “The process of harmonisation of the laë of international commercial arbitration: drafting and diffusion of uniform norms”, fq. 91- 97.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
212
edhe me qëllim miratimin e një ligji pavarësisht ratifikimit ose jo te saj. Në këtë optikë,
Konventa UiO ka influencuar në mënyrë të ndjeshme ligjet kombëtare të Shqipërisë,
Greqisë, të Turqisë, të San Marinos, të Panamasë, etj. Rezultat ky që mund të
konsiderohet si një nga produktet me premtuese të saj.
Fleksibiliteti i Konventës. Konventa Uio në thelb përfaqëson një instrument elastik
të shkëqyer që ka kontribuar ne vendosjen e një ekuilibri ndërmjet legjislacioneve që
iu përkasin familjes civil laë dhe legjislacioneve që i përkasin familjes common laë. Një
parashikim i tillë ka siguruar një elasticitet më të madh në rregullimin e marrëdhënieve
kontraktore mes palëve. Fleksibiliteti është një elementi i rëndësishëm për t’i bindur
shtetet me tradita ligjore të ndryshme që të pajtohen me unifikimin. Po ashtu referimi
tek parimet e përgjithshme dhe normat e konfliktit bën që të ketë një rregullim elastik,
duke i dhënë zgjidhje dhe problematikave më të ndërlikuara.
Terminologjia e përdorur në Konventë. Duke qënë se leasing financiar është një
marrëveshje juridike–ekonomike komplekse produkt i sistemit common laë, gjuha dhe
terminologjia e përdorur në Konventë ka kontribuar në promovimin e qartësisë juridike
kur në veprime juridike marrin pjesë shtet qe u përkasin sistemve te ndryshme ligjore.
Gjithashtu mënyra se si Konventa është strukturuar lehtëson kuptimin e tekstit të saj.
Neutraliteti. Konventa UiO ka arritur të vendos një ekuilibër të drejtë midis
interesit thelbesisht financiare te leasingdhenesit dhe mbrojtjes se interesit te
leasingmarrësit. Nëpërmjet parashikimit të normave uniforme Konventa UiO i trajton
në mënyrë neutrale palët në kontratë duke kontribuar ne konkurencë më të ndershme
në tregun ndërkombëtar.
b) Kufizime të Konventës UiO
Megjithatë pavarësisht nga elasticiteti i Konventës UiO numri i ratifikimeve të saj është
relativisht i vogël. Konventa UiO nuk është adoptuar gjerësisht dhe shihet e vështirë që
të gjej aplikim të shtrirë për shkak të limiteve të saj ndër të cilat përmendim:
Së pari, konventa UiO gjen nje aplikim të kufizuar edhe për shtetet anëtare, për
arësye se vetëm një numër i vogël i shteteve nënshkruese e kanë ratifikuar.
Së dyti, konventa UiO ka vendosur kufizimin e fushës së zbatimit vetëm për
kontratat e leasing-ut financiar ndërkombëtar. Megjithatë duhet përmendur që në cdo
rast paleve u është njohur e drejta që nëpërmjet parashikimit me një klauzolë të vecantë
në kontratë të inkorporojnë zbatimin e Konventës UiO për transaksionet e tyre.
Së treti, konventa UiO nuk zbatohet për disa lloj kontratash te leasing-ut psh :
kontratat konsumatore, transaksionet dypaleshe (psh. leasing operativ ku furnizuesi dhe
leasingdhënësi janë i njëjti subjekt) , dhe transaksionet e sendeve te paluajtshme, dhe
për më tepër një numër i rëndësishëm ceshtjesh janë lënë jashtë fushës së zbatimit të
konventës. Gjithshtu Konventa (UiO) nuk ka parashikuar zgjidhje për të gjitha
mosmarrëveshjet që mund të shfaqen në fushën e leasing-ut financiar ndërkombëtar,
për këtë aresye ambiguiteti dhe kompleksiteti hasen ende në shumë fusha.
Së katërti Një tjetër mangesi e Konventes (UiO) është se nuk parashikon në mënyrë
të shprehur që detyrimi i leasingmarrësit për pagesat periodike është i
pararevokueshem, edhe pse neni 12(3) nënkupton një gjë të tillë kur parashikon se pas
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
213
momentit prej të cilit leasingmarrësi ka humbur të drejtën e tij për të refuzuar sendin
ai nuk mund të refuzoj kryerjen e pagesave periodike sipas kontrates se leasing-ut.
Vecoritë e leasing-ut financiar sipas Konventës UiO.
Marrëdhënie juridike trelaterale (sui generis) - Sipas Konventës (UiO), leasing
financiar është një marrëdhënie ekonomike-juridike e një natyre trelaterale që përshin
dy kontrata:
a) kontratën e furnizimit (midis furnizuesit dhe leasingdhënësit), dhe
b) kontratën e leasing-ut (midis leasingdhënësit dhe leasingmarrësit.)
Ky parashikim i pavarur i dy kontratave nuk duhet në asnjë moment të shpërfill
ndërlidhjen funksionale dhe kronologjike që ekziston mes tyre.Si rregull sendi i
dorëzohet leasingmarrësit nga furnizuesi. Këto dy subjekte ndërtojnë një raport që, edhe
pse jo i tipit kontraktor i përket kontributi kryesor për kalimin tek leasingmarrësi i një
sërë detyrimesh që në përgjithësi, në një kontratë qiraje tradicionale i takojnë
qiradhënësit, në veçanti neni 9 § 1 që parashikon të drejtën e leasingmarrësit për të
paditur në mënyrë të drejtëpërdrejtë furnizuesin.
Gjithashtu duhet, të theksojmë se në asnjë fazë, marrëdhënia ndërmjet tyre nuk
rregullohet nëpërmjet një kontrate. Megjithatë Konventa UiO në nenin 2 pika b)
parashikon se furnizuesi duhet të jetë dijeni të qëllimi të blerjes së sendit.
Konventa parashikon një parim tashmë të konfirmuar edhe në sistemin tonë kombëtar
sipas së cilës dy kontratat e vecanta formojnë marrëdhënien komplekse të leasing-ut
financiar.
Opsioni i blerjes - Opsioni i blerjes mund të parashikohet që në fillim në kontratën
e leasing-ut, ose më vonë në një moment të dytë nëpërmjet një marrëveshje të veçantë,
ose nëpërmjet modifikimit të kontratës origjinale. Gjatë hartimit të kësaj dispozite pati
diskutime lidhur me parashikimin ose jo në Konventë të një afati të caktuar brenda së
cilit mund të ushtrohej një opsion i tillë, dhe si përfundim u vendos tu lihej liri e plotë
palëve, duke i njohur leasingmarrësit mundësinë për të përfituar në kohën më të
favorshme për të. Përvec opsionit të blerjes, kontrata e leasing-ut parashikon dy opsione
te tjera: përtëritjen e kontratës me një çmim më të ulët ose zgjidhjen e kontratës dhe
kthimin e sendit. Megjithatë theksi vihet më shumë tek opsioni i parë duke qënë se
zgjidhja e kontratës nuk mund të konsiderohet si një opsion i vecantë , por si pjesë e
një detyrimi të natyrshëm për leasingmarrësin që nuk ka ushtruar opsionin e blerjes,
nëse për këtë do të ishte rënë dakord në kontratë, ose që nuk ka vendosur të përsëris
kontratën. Nderkaq Konventa nuk ka parashikuar kushte të mëtejshme të detyrueshme
për palët në rast të përsëritjes të kontratës. Në përgjithësi opsioni i blerjes në favor të
leasingmarrësit, në sistemin “civil laë”, përbën një element thelbësor të kontratës se
leasing-ut financiar, por nuk ndodh e njëta gjë ne sistemet e tjera te se drejtes dhe
vecanërisht ne sistemin ‘common laë’. Për këtë arsye, Konventa zbatohet pavarësisht
nëse eshte parashikuar apo jo në favor të leasingmarrësit, opsioni për të blerë sendin,
në përfundim të kohëzgjatjes së saj. Qëllimi i këtij parashikimi është që të sigurojë
aplikimin sa më të gjerë të mundshëm të Konventës pasi në të kundërt imponimi i një
kushti të tillë do të vinte në rrezik miratimin e Konventës nga ana e Shteteve për të cilat
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
214
parashikmi i opsionit të blerjes nuk përbën element thelbësor në klasifikimin e
kontratës. Sipas këtij parashikimi një gjykatës i sistemit ‘civil laë’ i ndodhur përballë
një marrëveshje ndërkombëtare leasing financiar që nuk përmban opsionin e blerjes, do
të duhet të aplikojë dispozitat e Konventës, ashtu sikurse kur nje gjykatësi i sistemit
‘common laë’, përballë një marrëveshje ndërkombetare që parashikon opsionin e
blerjes, do duhet megjithatë të zbatoj dispozitat e Konventës. Duke qene se Konventa
aplikohet vetem ndaj kontratave me element te huaj (karakteri ndërkombëtar) nuk
është parë si kercenim nga të drejtat e brendshme pranimi i nje kontrate të tille të re të
ndryshme nga modelet tradicionale.
Autonomia e paleve. Në përgjithësi vullnetit të palëve i është njohur një një rol
thelbësorë në tregtinë ndërkombtare. Kriteri kryesor në përcaktimin e ligjit të
zbatueshëm për një marrëdhënie juridike me elementë të huaj mbështetet pikërsisht në
parimin e autonomisë së palëve, dhe sidomos për sa i përket rregullave uniforme në
përmbajtje të konventave ndërkombëtare- qoftë të të drejtës materiale- qoftë të të drejtës
ndërkombëtare private- si dhe legjislacioneve kombëtare që rregullojnë marrëveshjet
tregtare ndërkombëtare. Sipas kësaj llogjike prezumohet se palët, në përcaktimin e ligjit
që do të rregulloj marrdhënien e tyre tregtare, më mirë se kushdo tjetër mund të zgjedh
atë tërësi normash juridike që i përshtatet më mirë marrëdhënies që ata synojnë të kenë,
duke realizuar nevojën për siguri dhe parashikueshmëri në marrëdhëniet tregtare
ndërkombëtare. Në lidhje me këtë Konventa UiO ka bërë një kategorizim dhe
diferencim te autonomise private ne :
a) autonomi me karakter ndërkombtarë private - me të cilën nëkuptojmë vullnetin e
palëve për të përcaktuar ligjin që do të rregulloj kontratën dhe
b) autonomi kontraktore - me te cilën kuptojmë vullnetin e palëve për të përcaktuar
përmbajtjen e kontratës (përcaktimin e kushteve të përgjithshme dhe të vecanta të
marrëveshjes tregtare).
Për sa i përket peshës që Konventa UiO i njeh autonomisë së palëve duhet të
diferencojmë mes autonominë të parashikuar nga e drejta ndërkombëtare private dhe
autonominë kontraktore në kuadër të së drejtës së detyrimeve, ndërsa e para mund të
ushtrohet nga të dy palët, me qëllim përcaktimin e ligjit të zbatueshëm për
marrëdhënien juridike në fjalë e dyta ka të bëjë me lirinë e palëve në përcaktimin e
kushteve të përgjishme, rregullave thelbësore dhe standardeve të vendosura për
zgjidhjen e mosmarreveshjeve kontratuale. Për sa i përket rastit te parë neni 5, paragrafi
1 i Konventës UiO parashikon mundësinë e palëve, të përjashtojnë zbatimin e të gjithë
Konventës me kusht që të gjitha palët e përfshira (furnizuesi, leasingdhënësi, dhe
leasingmarrësi) të japin pëlqimin për një gjë të tillë, apo përjashtimin dhe modifikimin
e dispozitave të veçanta të saj 703Në këtë rast rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet
palëve do të bëhet në bazë të rregullave ndërkombëtare private të forit.
703 Me perjashtim të dispozitave te detyrueshme qe nuk mund te ndryshohen, apo përjashtohen në përmbajtje të nenit 8 § 3, dhe neni 13 §3 (b) dhe 13 §4.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
215
Dispozitat e detyrueshme. Konventa UiO. Njëkohësisht janë parashikuar dhe
dispozitat e detyrueshme për palët, të cilat në rastet kur Konventa nuk është përjashtuar
në tërësi nuk mund ti nënshtrohen, ndryshimit apo përjashtimit:
a) Dispozitat që kanë të bëjnë me rregullimin e mjeteve juridike të leasingdhenesit në
rastin e shkeljes së detyrimit te shlyerjes së pagesave periodike nga leasingmarrësin
(13 § 3 (b), dhe 13 § 4)
b) Dispozitat që garantojnë gëzimin e qetë të sendit objekt të kontratës së leasing-ut
financiar.
Një tjetër element me rëndësi në drejtim të së drejtës ndërkombëtare private (dhe të
ligjit të zbatueshëm kombëtar) ka të bëj me eventalitetin e vërtetimit të
mosmarrëveshjeve që kanë lidhje të drejtëpërejtë me leasing-un financiar por që nuk
rrgullohen drejtëpërdrejtë në Konventë. Çështjet që nuk janë përjashtuar nga zbatimi i
Konventës dhe që nuk rregullohen në mënyrë të shprehur prej saj, do të rregullohen nga
parimet e njohura ndërkombëtare mbi të cilat Konventa UiO bazohet.
Raporti juridik furnizues–leasingmarrës. Klasifikimit të pretendimeve të
leasingmarrësit ndaj furnizuesit. Merita e Konventës qëndron se nëpërmjet një
terminologjie jo shumë teknike por shumë efikase dhe të qartë i njihen leasingmarrësit,
të njëjtat të drejta me leasingdhënësin në kontratën e furnizimit, me dy përjashtime:
a)mungesën e përgjegjësisë të dyfishtë të furnizuesit ndaj leasingmarrësit dhe
leasingdhënësit;
b)marrjes së pëlqimit të shprehur të leasingdhënësit nëse vendos të kërkoj zgjidhjen ose
anullimin e kontrates;
Megjithatë edhe pse një parashikim i tillë siguron pranueshmërinë e padisë të
drejtëpërdrejtë të leasingmarrësit ndaj furnizuesit, nuk zgjidh cështjen e kualifikimit
juridik të kësaj marrëdhënie që është thelbësore për përcaktimin e gjykatesit kompetent
dhe ligjit të zbatueshëm sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare private.
Nëse i referohemi të drejtës shqiptare704, duke qënë se leasingmarrësi nëpërmjet padisë
së drejtëpërdrejtë ndaj furnizuesit synon mbrojtjen e të drejtave që derivojnë nga
kontrata e furnizimit, ky pretendim duhet të përfshihet në fushën kontraktore.
Furnizuesi paditet vetëm për shkelje të detyrimeve të tij, të parashikuara në kontratën e
furnizimit. Për këtë arësyje në rastin e një marrëveshje të leasing-ut financiar, për të
përcaktuar forin kompetent në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që rezultojnë nga
mospërmbushjet e furnizuesit, do ti referohemi kontratës së furnizimit.
Raporti juridik leasingmarrës-leasingdhënës. Kontrata e leasing-ut, e cila krijon
raportin juridik mes leasingmarrësit dhe leasingdhënësit, përfaqëson kontratën kryesore
në një marrëveshje leasing financiar. Palët në kontratën e leasing-ut financiar kanë të
drejta dhe detyrimi reciproke të cilat në mënyrë të përmbledhur konsistojnë:
a)detyrimet kryesore të leasingmarrësit në një kontratë leasing financiar i përmbledhim
shkurtimisht në tre shtylla kryesore: detyrimi i pavarur dhe i parevokueshem per
704 Ligji nr. 9396, datë 12.5.2005 “Për qiranë financiare”, i ndryshuar, neni 19 parashikon përgjegjësia e furnizuesit ndaj leasingmarrësit.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
216
shlyerjen e pagesave periodiike, detyrimi për mirëmbajtjen e sendit, si dhe kthimi i
sendit në rast të mos ushtrimit të opsionit të blerjes apo në rast të paaftësisë paguese të
leasingmarrësit.
b)ndërsa detyrimet kryesore të leasingdhënësit konsistojnë në kalimin e të drejtës së
përdorimit të sendeve, detyrimi për të garantuar posedimin e qete dhe konformitetin e
sendit.
Dëmi kontraktor dhe shpërblimi i tij. Konventa UiO nuk parashikon dëmin
kontraktore në mënyrë të shprehur por përcakton rastet në të cilat pala e dëmtuar,
mund të kërkoj shpërblimin e dëmit kontraktor si pasojë e mospërmbushjes së
detyrimit kontraktor. Në ndryshim, nga Konventa, ligji model në nenin 21 parashikon
dëmin kontraktor. Kjo dispozitë i jep të drejtë palës së dëmtuar që të shpërblej palën
tjetër nëpërmjet një shumë të mjaftueshme për ta vendosur atë në pozicionin në të cilin
do të kishte qenë në mungesë të mospërmbushjes. Masa e dëmit e parashikuar nga kjo
dispozitë, mund gjithësesi të ndryshohet me marrëveshje të palëve (neni 5) ose nëse në
kontratë paralsihkohet një klauzolë e vecantë që parashikon formulën për shpërblimin
e dëmit. (neni 22) Neni 22 i ligjit model ka ndjekur të njëjtën linj të parashikuar nga
neni 13 § 3 i Konventës UiO. Neni 13§ 3 i Konventës UiO parashikon se palët mund
të të bien dakord mbi mënyrën (formulën) e llogaritjes te dëmeve që mund të
kompensohen në bazë të nenit 13§ 2 pika b). Megjithatë kjo klauzolë nuk do të zbatohet
në rastet në të cilat do të rezultonte se dëmet e shkaktuara do të ishin dukshëm më të
mëdha se ato të parashikuara, apo që rezultojnë nga mënyra e llogaritjes (formula) e
përcaktuar nga palët në kontratë.
Kalimi i rrezikut. Ligji model për leasing-un parashikon një nen të vecantë për
kalimin e rrezikut. Në nenin 11 paragrafi 1(a) të ligjit model, parashikohet se rreziku i
humbjes së sendit, objekt të një kontrate leasing financiar i kalon leasingmarrësit Kjo
dispozitë eshte gjithashtu reflektim i rolit të kufizuar të leasingdhënësit si financues.
Megjithatë parashikohet një përjashtim nga rregulli i përgjithshëm, në rastet kur edhe
pse kontrata e leasing-ut është lidhur sendi nuk është dorëzuar akoma, është dorëzuar
pjesërisht, me vonesë ose në rastet kur nuk është konform kontratës. Në këto raste
leasingmarrësi përdor mjetet ligjore të parashikuara nga neni 14 i ligjit model.
Përgjegjësia për shkak të produkteve (sendeve). Jo rallë në praktikë janë
vërtetuar
raste në të cilat, objekti i kontratës së leasing-ut financiar ndërkombëtarë, mund ti
shkaktojnë një dëm personal (fizik) leasingmarrësit ose dhe subjekteve të treta. Në një
rast të tillë leasing- është përjashtuar nga çdo përgjegjësi ekonomike. Megjithatë në këtë
drejtim Konventa UiO nuk rregullon përgjegjësinë në rastin kur leasingdhënësi është
pronar në këtë rast zgjidhja do te bazohet ne interpretimet e normave drejtes
nderkombetare private te forit.
Fusha e zbatimit & dispozita të përgjithshme të Konventës UiO. Normat në
përmbajtje të një konvente materiale uniforme nga pikëpamja funksionale përcaktojnë
nga njëra anë detyrimin e marr përsipër nga një shtet në raport me shtetet e tjera anëtare
dhe nga ana tjetër kufijtë e zbatimit të së drejtës kombëtare, të cilat në raport me
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
217
marrëdhëniet juridike specifike të rregulluara nga Konventa, zëvendësohen nga e drejta
materiale uniforme.
Fusha e zbatimit e Konventës UiO është e përcaktuar në nenet 1-6 dhe është e
shtrire në tre dimensione: kohë, përmbajtje dhe hapësirë. Konventa UiO rregullon
marrëveshjet e leasing-ut financiar (zbatimit ratione materiae) mes palëve qe e kanë
vendin e tyre të biznesit në vende të ndryshme (zbatimi ratione personae) kur shtetet
janë shtete Kontraktuese (zbatimit direkt) ose kur kontrata e leasing-ut dhe kontrata e
furnizimit rregullohen nga ligji i një shteti kontraktues (zbatimi indirekt).
Karakteri ndërkombëtar. Konventa rregullon vetëm ato situata juridike të
karakterizuar
nga elementi “ ndërkombëtar” të individualizuara nëpërmjet një norme ad-hoc nenit 3,
në të cilin parashikohet zbatimi në hapsirë i konventës. Sipas kësaj dispozite
“...Konventa zbatohet atëherë kur leasingmarrësi dhe leasingdhënësi e kanë vendin e
tyre të biznesit në shtete të ndryshme.” Pra, për një marrëvveshje leasing financiar
karakteri ndërkombëtarë përcaktohet në bazë të një kriteri subjektiv. Kriteri subjektiv
mbështetet në teritorin (vendi i biznesit) të palëve kontraktuese. Për këtë qëllim ka
rëndësi vetëm që vendi i biznesit të leasingmarrësit dhe leasingdhënësit të jetë në shtete
të ndryshme, pavarësisht vendit të biznesit të furnizuesit. Duhet të theksojmë se në
dallim nga Konventa e Vjenës CISG nuk kërkon njohjen e karakterit ndërkombëtar të
kontratës nga palët. Në fakt në një kontratë leasing ndërkombëtarë probabiliteti që mos
të njihet nga palët karakteri ndërkombëtar i kontratës është shumë më i reduktuar
Zbatimit ratione materiae. Dy parime janë përdorur nga Konventa UiO për të
parashikuar fushën e saj të zbatimit material. Kriteri i pare (pozitiv) i cili synon të
përshkroj raportin juridik specifik qe rregullon Konventa, ndërsa kriteri i dytë (negativ)
parashikon marrëdhëniet juridike qe përjashtohen nga fusha e veprimit të Konventës.
Neni 1§ 2 i
Kriteri pozitiv. Konvetës UiO parashikon karakteristikat që duhet të gëzoj
transaksioni nëmënyrë që të kualifikohet si një leasing financiar duke identifikuar tre
elementet themelor:
c) Së pari, leasingmarrësi identifikon furnizuesin dhe zgjedh sendet që leasingdhënësi
do të
blej nga furnizuesi.Në harmoni me rolin tërësisht financiar që ka leasingdhënësi në
marrëdhënien juridike të leasing-ut financiarë.
d) Së dyti, kontrata e furnizimit lidhet në funksion të kontratës se leasing-ut, dhe
furnizuesi
është në djeni të destinacionit përfundimtar të mallrave të blera nga leasingdhënësi, pra
vënien e tyre në dispozicion të leasingmarrësit. Lidhja kontraktore e bazuar në këtë
element subjektiv, paraqet rëndësi të vecantë për shkak të pasojave që do të evidentohen
për palët e përfshira në transaksion.
e) Së treti, pagesat periodike përcaktohen duke marr marrë parasysh amortizimin e të
gjithë
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
218
ose një pjesë të konsiderueshme të kostos së aseteve. Gjithashtu, për sa i përket fushës
së veprimit ratione materiae të Konventës nga interpretimi i nenit 2 rezulton se ajo është
e zbatueshme dhe për kontraten e nen-leasing-ut sipas së cilës leasingmarrësi lidh një
kontratë leasing me një subjekt të tretë. Një dispozitë komplekse e cila parashikon që
në rastin e lidhjes së një kontrate nen –leasing furnizuesi i parë dhe kontrata e furnizimit
do të ruajnë të njëjtën pozitë në raport me nën – leasingmarrësin. Pra Konventa do të
jetë e aplikueshme vetëm në ato raste kur Kontratës së furnizimit i njihet një shtrirje e
gjerë.
Kriteri negativ. Nga interpretimi i kombinuar i paragrafit 1 dhe 2 të nenit 1
deduktohen
llojet e veçanta te kontratave të leasing-ut që përjashtohen nga fusha e zbatimit të
Konventës. Egziston një listë jo e shkurtër e llojeve të kontratave, që përjashtohen nga
zbatimi i Konventës Uio, të cilat i kemi klasifikuar sipas disa kritereve kryesore si më
poshtë:
a) për shkak të strukturës dhe qëllimit te lidhjes së kontratës (leasing operativ, sale and
lease back),
b) për shkak të natyrës së sendeve (kontratat e leasing-ut që kanë si objekt sende të
paluajtshme dhe kontratat e leasing-ut që kanë si objekt sende për qëllime konsumi apo
përdorim të brendshëm). Në shumë Shtete, disa ose të gjitha këto kontrata, rregullohen
me norma të posaçme, të cilat pasqyrojnë natyrën e veçantë të tyre.
Zbatimi direkt i Konventës UiO Si konkluzion mund të themi se Konventa do të
zbatohet
në mënyrë të drejtëpërdrejtë kur përmbushen kërkesat e përcaktuara nga neni 3,
paragrafi 1, pika a) dhe kufizon zbatimin e saj vetëm për gjykatësit e shteteve anëtare
të Konventes. Lidhur me gjykatësit e shteteve të treta, ata do të aplikojnë rregullat e
Konventës, kur normat e konf
liktit do të përcaktojnë ligjin e një shteti anetare të Konventës dhe në rastet kur
përmbushen kushtet e parashikuara në Nenin 1, pika a): leasingdhënësi dhe
leasingmarrësi si palë të kontratës së leasing-ut i kanë vendet e tyre të biznesit në shtete
të ndryshme anetare, gjithashtu dhe vendi i biznesit te furnizuesit të ndodhet në një shtet
anetar. Vetëm ne rastet kur ngrihet kjo hipotezë, megjithëse ndeshet rrallë, gjyqtari i
shtetit të tretë, duhet ta zbatojë në mënyrë direkte Konventën.
Zbatimi indirekt i Konventës UiO. Konventa UiO është ai që lejon zbatimin e saj
edhe në
rastet kur një ose më shumë palë të kontrates, e kanë vendin e tyre të biznesit në shtete
jo kontraktuese të Konventës, dhe normat e të drejtës ndërkombëtare të këtij shteti
thërrasin për zbatim, ligjin e një shteti kontraktues të Konventës. Pra, konventa zbatohet
edhe në rastet kur pas vërtetimit që një palë e ka vendin e biznesit në një shtet jo
kontraktues, “kontrata e furnizimit dhe kontrata e leasing-ut rregullohen nga ligji i një
shteti anëtar” sipas neni 3 paragrafi 1 pika (b). Në mënyrë të përmbledhur mund të
themi se rastet e zbatimit indirekt të Konventës mund të përmblidhen si më poshtë:
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
219
c) Rasti kur, palët e ka vendin e biznesit ne një shtet jo kontraktues të Konventës, por
kontrata e furnizimit dhe leasing-ut rregullohen nga ligji i një shteti anëtar.
d) Rastin kur palët zgjedhin si ligj të zbatueshëm për kontratën e tyre ligjin e një shteti
Kontraktues të Konventës, ose vetë Konventën UiO.
e) Rasti kur palët nuk kanë zgjedhur një ligj të zbatuesëm. Në këtë rast së pari duhet
parë cili është ligji që ka lidhje me të ngushtë me kontratën dhe më pas nëse ligji që
ka lidhje më të ngushtë me kontratën është apo jo ligji i një shteti kontraktues i
Konventës, atëhere do të zbatohet Konventa.
Zbatimi ne kohe i konventës UiO përcaktohet nenin në 23 në të cilin parashikohet
se
Konventa nuk ka fuqi prapavepruese, dhe do të zbatohet për të rregulluar të drejtat dhe
detyrimet e palëve vetëm në rastet kur kontrata e leasing-ut dhe kontrata e furnizimit
janë lidhur në ose pas datës kur kjo Konventë ka hyrë në fuqi në shtetet Kontraktuese
sipas nenit 3 §1 (a) , ose kur shtet kontraktuese i janë referuar asaj sipas paragrafit 1(b)
të këtij neni.
Norma të veçanta konflikti. Konventa e UiO për leasing-un financiar
ndërkombëtare përmban dy norma të vecanta konflikti:
a) neni 4, për ligjin që do të zbatohet në rast të bashkimit të një sendi të luajtshëm me
një send të paluajtshëm.
b) dhe nenin 7 për ligjin që do të zbatohet për sa i përket publicitetit për ekzekutimin e
të drejtave të leasingdhënësit ndaj palëve të treta.Ne Konventen e UiO ndeshen hapat e
para te fillimit te nje procesi të kapërcimit të ndarjes tradicionale midis rregullave
materiale dhe rregullave të konfliktit. Në këtë kontekst përmendimin risinë e
parashikimit të rregullave të konfliktit nga dispozitat uniforme materiale.705 Kjo
“nderthurje” midis normave të konfliktit dhe normave materiale uniforme shfaqet për
herë të parë në Konventen Uio dhe mund të shikohet si fillimi i një rruge drejt së cilës
do te shtrihet më tej procesi i unifikimit.
Parimet mbi të cilat bazohet Konventa UiO
Konventa UiO si shumë Konventa të së drejtës materiale uniforme të kohëve të fundit,
parashikon një dispozitë të përgjithshme të destinuar për ti dhënë zgjidhje
problematikave që rezultojnë nga hapësirat ligjore.
Në nenin 6, § 2 parashikohet që për ato çështje që nuk rregullohen shprehimisht nga
Konventa do të zbatohen parimet e përgjithshme mbi të cilën ajo është bazuar dhe në
mungesë të tyre, këto çështje do të zgjidhen në bazë të ligjit të përcaktuar nga normat e
të drejtës ndërkombëtare private. Teknika e referimit tek parimet e përgjithshme, është
shumë e njohur në shumë sisteme kombëtare, dhe i është dhënë përparësi ndaj teknikës
te referimit tek normat e të drejtës ndërkombëtare–private, e cila pavarësisht karakterit
të saj plotësues është cilësuar si një pengesë në procesin e unifikimit të normave
materiale. Disa nga parimet kryesore që janë evidentuar e mbi të cilat bazohet Konventa
janë:
705Konventa UNIDROIT “Mbi leasing-un financiar nderkombetar”, neni 7 dhe neni 4.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
220
- Parimi i autonomisë së palëve (autonomi të karakterit ndërkombëtar privat, dhe
autonomi kontraktore të palëve). Ky parim i përcaktuar në nenin 5 parashikon
mundësinë e përjashtimit të plotë apo ndryshimin apo përjashtimin e dispozitave të
vecanta të Konventës.
- Mbrojtja e interesave të leasingmarrësit – i cili shfaqet në dispozitat të cilat nuk
lejojnë përjashtimin apo ndryshimin e disa dispozitave të veçanta të Konventës. (neni
13§3(b), 13§4, 8§3). Nga leximi i kombinuar i të cilave kuptojmë qëllimin e Konventës
UiO për të mbrojtur interesin e leasingmarrësit si palën më të dobët në kontratë. Për më
shumë në preambul parashikohet shprehimisht qëllimi i dispozitave uniforme për
ruajtjen e një ekuilibri të drejtë të interesave të palëve të ndryshme të përfshira në
marrëdhënie e veçanërisht interesin e leasingmarrësit.Përmendim këtu dispozitën e cila
parashikon se në rast të zgjidhjes së kontratës së leasing për mospërmbushje të
leasingmarrësit, leasingdhënësi nuk mund të pretendoj më shumë të drejta nga çfarë do
të kishte realizuar nëse leasingmarrësi do të kishte përmbushur me korrektësi detyrimet.
Si dhe dispozitën e detyrueshme e cila parashikon detyrimin e leasingdhënësit për të
sigurar gëzimin e qetë të sendit.
- Parimi “favor contractus” ose 'në favor të kontratës'. Me parimin favor contractus do
të nënkuptojmë dhënien përparësi të vazhdimit të kontratës, në eventualitetin në të cilën
mund të përmbushet kontrata ose të kërkohet zgjidhja e saj. Parimi “favor contractus”
i referohet si kushteve për formimin e kontratës, ashtu dhe aftësisë për të korrigjuar të
metat që mund të çojnë në zgjidhjen e kontratës. Nga një hetim induktiv konstatojmë
se ky parimi i referohet rregullave të formimit të kontratës, zbatimit dhe mjeteve
juridike në rast të mospërmbushjes së kontratës. Në të gjitha rastet, mosmarrëveshjet
do të interpretohen 'në favor të kontratës'.
Minimizimi i humbjeve (Mitigation). Është një parim i pranuar universalisht i së
drejtës kontraktore, që kërkon që secila palë të kryejë përpjekje të arsyeshme për të
minimizuar humbjet sa herë që ngjarjet ndërhyrëse pengojnë realizimin e objektivave
kontraktuale. Ideja qendrore sipas këtij parimi është minimizimi i humbjeve cfarë
nënkupton se pala e dëmtuar nuk mund të mbulojë dëmet që mund të ishin shmangur.
Ky parim gjen shprehje në nenin 12 të Konventës UiO që nuk i lejon leasingdhënësit të
përfitoj shpërblimin e dëmit nëse nuk ka marr të gjitha masat e nevojshme me qëllim
limitimin e vlerës së dëmit të shkaktuar. Gjithashtu të gjitha parimet e UNIDROIT dhe
parimet e të drejtës kontraktre evropiane (PECL) janë potencialisht parime të
përgjithshme mbi të cilat Konventa bazohet dhe mund të përfshihen në nenin 6.
Interpretimi i Konventës. Në thelb konventa duhet të interpretohet në mënyrë
uniforme:papajtueshmëritë e mosperputhjet në aplikimin përveçëse janë burim i
përgjegjësisë ndërkombëtare do të zbehin në të njejtën kohë dhe qëllimin e vetë
Konventës sipas paragrafit të parë të nenit 6 të Konvetës UiO. Sipas këtij paragrafi në
interpretimin e Konventës në fjalë duhet të mbahen parasysh elementët e mëposhtëm:
- objekti dhe objektivat e saj, ashtu sic jane parashikuar në preambul,
- karakterit ndërkombëtarë të ligjit uniform,
- nevojën për promovimin e uniformitetit në aplikimit e saj,
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
221
- respektimin e parimit të mirëbesimit në tregëtinë ndërkombëtare. Llojet e ndryshme të leasing-ut. Leasing financiar si një kontratë e lindur nga
nevojat e
operatorëve ekonomikë shfaqet në forma të ndryshme në praktikat tregtare. Pavarësisht,
vonesës në rregullimin organik, praktika kontraktore ka çuar në një zgjerim progresiv
të leasing-ut dhe përhapjen e të ashtuquajturave “formave të vecanta” të cilat janë
identifikuar brenda të njëjtit “lloj” të përshkruar. Ky klasifikim i nënshtrohet nëndarjeve
të mëtejshme e përkatësisht sipas:
a) Natyrës e subjekteve. Në varësi të subjekteve të përfshira në transaksion, kontrata e
leasing-ut mund të klasifikohet në :
- leasing publik (Kontrata e leasing-ut në të cilën leasing-marrësi është një organ
shtetëror ose ent publik).
- leasing konsumator (Kontrata në të cilën leasing-marrësi është një privat –
konsumator).
- leasing tregtar (kontrata në të cilën leasing-marrësi është një subjekt tregtar,
sipërmarrës, profesionistë).
- leasing i subvencionuar (kontrata në të cilën leasing-marrësi i përket një kategorie
të caktuar që ligjëvënësi ka në përgjithësi tendencën ti promovoj)
b) Natyrës e objektit material. Në varësi të natyrës së sendit, objekt të një kontrate
leasing, dallojmë:
- leasing i sendeve të luajtshme /leasing i sendeve të paluajtshme.
- leasing i sendeve të trupëzuara/ të patrupëzuar
• Strukturës e marrëdhënies juridike të leasing-ut financiar. Në varësi të strukturës
së marrëdhënies juridike bëhet dalllimi mes:
- leasing-ut fianciar; - marrëdhënia juridike, sipas së cilës leasing-dhënësi i blen
furnizuesit një send të përzgjedhur nga leasing-marrësi pranë furnizuesit dhe ia jep
atë leasing-marrësit për ta përdorur për një afat të caktuar, kundrejt një çmimi të
caktuar në kontratë dhe, me mbarimin e afatit të kontratës, leasing-marrësi mund ti
kaloj pronësia mbi sendin, të vazhdojë ta mbajë me leasing për një afat tjetër ose
t’ia kthejë atë leasig -dhënësit. Marrëdhënia juridike është e strukturuar me tre palë
(leasing-marrës, leasing-dhënës dhe furnizues) dhe dy kontrata (kontrata e
furnizimit, kontrata e leasing-ut financiarë).
- leasing-ut operativ; marrëdhënia juridike sipas së cilës leasing-dhënësi i jep
leasing-marrësit një send që ka në pronësi, për ta përdorur për një afat të caktuar,
në mbarim të të cilit leasing-marrësi ka të drejtë ta blejë sendin, duke paguar një
çmim të caktuar, ta zgjasë afatin e kontratës për mbajtjen me qira të sendit ose t’ia
kthejë atë leasingdhënësit. Marrëdhënia është ë strukturuar me dy palë dhe një
kontratë.
- sale e lease back; është marrëdhënia juridike sipas së cilës një subjekt shet aktivet
e saj një subjekti tjetër me qëlllim që ti rimarr me leasing për një periudhë minimale
të garantuar. Marrëdhënia është e strukturuar me dy palë dhe dy kontrata.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
222
- leasing addossé; marrëdhënia juridike në të cilën prodhuesi i sendeve i shet sendet
një subjekti që ushton veprimtari të leasing-ut financiarë, me kusht që ti rimarr
përsëri nëpërmjet një kontrate leasing me qëllim që të lidh me subjekte të tretë
kontrata të veçanta të leasing-ut financiarë. Në këtë rast prodhuesi- leasing-marrës
detyrohet të ushtroj opsionin e blerjes në mënyrë që edhe leasingmarrësit e tjerë në
raport me të mund ta ushtrojnë.
Këto kritere jane më shumë orjentuese e nuk përbëjnë një klasifikim të qartë dhe të
prerë të llojeve të ndryshme të shfaqjes së leasing-ut në praktikat tregtare, shpesh herë
për të klasifikuar format e vecanta të kontratës së leasing- duhet ti referohemi dhe
kritereve të përzjera. Duke qënë se leasing-ut përfshin eksperienca kontraktuale
heterogjene me struktura dhe qëllime të ndryshme të cilat rrjedhimisht shoqërohen me
evidentimin e një serë problematikash.
Leasing financiar në Shqipëri.
Në përfundim të këtij studimi, nga analiza e legjislacionit dhe e pikëpamjeve të shfaqura
gjatë trajtimit të problemeve te veçanta te marrëveshjes objekt studimi, mund të themi
se legjislacioni shqiptar shënon disa përmirësime, ndonëse vihen re hapësira për
plotësime dhe qartësime, të cilat detajohen më poshtë:
• Në Shqipëri kontrata e leasing-ut për herë të parë ka gjetur rregullim nga Kodi Civil
i vitit 1994 dhe konkretisht në nenin 849. Ky rregullim shumë shpejt rezultoi se ishte i
pamjaftueshëm për të mbuluar cdo aspekt te saj, prandaj në në vitin 2005 u miratua një
ligj i veçantë706 i cili rregullon në mënyrë specifike të gjithë elementët thelbësore të
leasing-ut financiar.
• Në legjislacionin shqiptar kualifikimi i leasing-ut financiar nuk paraqitet i qartë në
dy
drejtime kryesore:
1. Nga njëra anë leasing financiar parashikohet në dispozitat e k.c.sh që
rregullojnë kontratën e qirasë. Përkatësisht nga neni 826 deri në nenin 849 i k.c.sh
parashikohen dhe regullohen tri forma te vecanta të kontratës së qirasë (qiraja e sendeve
me natyrë buqësore, qiraja e mjeteve prodhuese, dhe se fundi qiraja financiare). Nga
ana tjetër LLF ka bërë një trajtim të detajuar të kontratës, për më shumë në nenin 5 të
tij përcakton natyrën tregtare të leasing-ut financiar, në të gjitha rastet kur
leasingmarrësi është një subjekt i rregjistruar për ushtrimin e veprimtarisë profesionale.
Gjithashtu po në të njëjtin nen parashikohet se në rastet kur leasingmarrësi në kontratën
e leasing-ut financiar është person fizik, i paregjistruar për zhvillim veprimtarie
tregtare, kontrata e leasing-ut financiar vlerësohet jo-tregtare dhe u nënshtrohet
rregullave të përgjithshme të kontratave. Ndërkaq neni 44, § 3, pika b e ligjit per
mbrojtjen e konsumatorit e kualifikon leasing financiar si një kredi konsumatore.
(marrëveshjet e qirasë, që parashikojnë në përfundim kalimin e pronësisë te
qiramarrësi);
706Ligji nr. 9396, datë 12.05.2005 “Për qiranë financiare” i azhurnuar me: Ligjin Nr.9823, datë 29.10.2007 & Ligjin Nr.9966, datë 24.7.2008.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
223
2. Nga njëra anë, LLF e përcakton leasing financiar si një marrëdhënie juridike
trilaterale e konkretizuar në dy kontrata autonome të lidhura në mënyrë funksionle dhe
kronologjike mes tyre, përkatësish : a) kontrata e furnizimit dhe b) kontrata e leasing-
ut.
Nga ana tjetër, nga interpretimi i nenit 849 të k.c.sh leasing financiar analizohet si një
kontratë trelaterale mes furnizuesit, leasingmarrësit dhe leasingdhënësit.
Nga një vështrim prima facie, të gjitha llojet e marrëveshjeve të leasing-ut janë
të ngjashme me një kontratë qiraje tipike, për aq kohë sa elementi i përbashkët i të gjitha
hipotezave të leasing-ut, mutatis mutandis është fakti se një palë (leasingdhënësi)
vendos në dispozicion të një pale tjetër (leasingmarrësit) një send për një kohë të
caktuar kundrejt pagesave periodike. Megjithatë kjo rrethanë nuk duhet të interpretohet
e izoluar por në kuadrin e marrëdhënies juridike komplekse të leasing-ut financiar, që
përfshin shërbime të tjera të natyrave të ndryshme. Në qoftë se kontrata e leasing-ut,
do të nxiret nga konteksi i marrëdhënies te leasing-ut financiar nuk do të mund të
kuptohej roli financues që merr leasingdhënësi në kontratën e leasing-ut, që është dhe
një nga elementët kryesor karakterizues të saj. Gjithashtu karakteri trelateral, raporti
mes leasingmarrësit dhe furnizuesit dhe parashikimi i mjeteve ligjore të leasingmarrësit
ndaj furnizuesit (pavarësisht mungesës së një marrëdhënie kontraktore mes tyre), janë
karakteristikat unike të leasing-ut financiar që e dallojnë këtë nga skemat e tjera
kontraktore. Është pra, kjo marrëdhënie jo – kontraktore që influencon në një masë të
madhe bazën llogjike të një zinxhiri atipik të drejtash dhe detyrimesh mes paleve te nje
marrëveshje leasing financiar. Pas analizës së detajuar të përmbajtjes së kontratës,
veçorive dhe elementëve të saj, mendojmë kualifikimi i përcaktuar nga Konventa UiO
duhet të gjej vend edhe në të drejtën shqiptare.
• Nga analiza e kapitullit të pestë konkludojmë se LLF parashikon një rregullim të
detajuar të elementëve thelbësorë të marrëveshjes së leasing-ut financiar e përkatësisht
të: kohëzgjatjes së kontratës, kushteve thelbësore,formës dhe rregjistrimit të saj, të
drejtave dhe detyrimeve te palëve, zgjidhjes së kontratës, mjeteve ligjore në dispozicion
të palëve, kontratën e nën leasing-ut, sigurimin e sendit objekt të kontratës,rregullimin
e pasojave në rast të falimentimit te palëve, dhe rregullimin e marrëdhënieve me
personat e tretë.
• Objekti i kontratës mund të jenë të gjitha sendet qofshin këto të luajtshme ose të
paluajtshme me kusht që të jenë individualisht të përcaktuar dhe të pakonsumueshëm,
për arsye se në përfundim të afatit të leasing-ut financiar nëse leasingmarrësi nuk
ushtron të drejtën e blerjes, i njeti send i jepet me leasing për nje afat tjeter ose i kthehet
leasingdhënësit. Ne ligjin e leasing-ut financiar kur flitet për sende me afat konsumimi
i referohet konsumueshmërisë juridike dhe në asnjë rast nuk duhet të ngatërohet me
sendet e konsumueshme. Konsumueshmërise juridike i nënshtohen të gjitha sendet që
vjeterohen me përdorim, psh mjete prodhuese, automjete etj, por sende te tilla janë të
pakonsumueshme. Në ndryshim nga rregullimi i leasing-ut financiar nga ligji model,
ku objekti i kontratës mund të përfshijë edhe pronësia intelektuale, dhe programet
kompjuterike, ligji ynë e kufizon këtë mundësi duke njohur si objekte të kontratës së
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
224
leasing-ut financiar vetëm sendet e luajtshme dhe të paluajtshme. Gjithashtu LLF nuk
përfshin në mënyrë të shprehur sendet e ardhshme, si objekt të një kontrate leasing,
megjithatë fakti që një gjë e tillë lejohet nga k.c.sh, mendojmë se objekti material i një
kontrate leasing duhet të shtrihet dhe për këtë kategori.
• Në cilësinë e subjekteve të marrëdhënies juridike të leasing-ut financiar shfaqen
subjekte që duhet të përmbushin kritere totalisht të ndryshme nga njëri tjetri. Kështu
ndërsa leasingdhënësi është gjithmonë një subjekt i posacëm (banke, institucion
financiar jobankar, shoqëri tregtare), si leasingmarrës dhe furnizues mund të veprojë
cdo person fizik ose juridik. Nga interpretimi i kombinuar i nenit 1 §12 dhe nenit 3§2
konkludojmë se ligjvënësi shqiptar e ka kufizuar pjesëmarrjen e personave fizikë si
subjekt të kësaj marrëdhënie, duke parashikuar se si leasingdhënës, në një kontratë
leasing financiar mund te veproj vetem një person jurdik. Ndërkohë që një kufizim të
tillë nuk e ndeshim nga përmbajtja e nenit 849 të Kodit Civil dhe as nga ligji model i
UNIDROIT. Mendoj se LLF, ka adoptuar zgjidhjen më të drejtë, nëse mbajmë
parasysh natyrën tregtare të kontratës dhe rolin financues të
leasingdhënësit.Parashikimi i një formati juridik të vecantë për leasingdhënësin është
zgjidhja më e përshtatshme jo vetëm në përputhje me rolin e tij financues dhe natyrën
tregtare të kontratës, por edhe në funksion të mbrojtjes së interesit të palës më të dobët
në kontratë dhe promovimit të sigurisë juridike.707
• Në të drejtën shqiptare, marrëveshja e leasing-ut financiar, krijon përfitime për të
gjitha palët. Furnizuesi do të shesë pajisjet e tij drejtëpërdrejtë leasingdhënësit.(duke
siguruar qarkullim të mallit dhe të parasë). Për pjesën më të madhe të jetës ekonomike
të tyre, leasingmarrësi do të ketë posedimin dhe përdorimin ekskluziv të sendeve.
Leasingdhënësi do ti paguhen një tërësi pagesash periodike, nëpërmjet të cilave këtij i
sigurohet kthimi i investimit dhe një interes financiar. Leasingdhënësi, gjithashtu ruan
të drejtën e pronësinë te sendit gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, si garanci në rast
të falimentimit të leasingmarrësit apo rënies në paaftësi paguese të leasingmarrësit.Nga
ana tjetër leasingdhënësi mund të përjashtohet nga shumica e detyrimeve si furnizues (
psh . të siguroj që sendi të furnizohet në gjendje te mire e te mbahet në standarte te
mira). Megjithatë ai merr përsipër disa rreziqe dhe gëzon disa nga avantazhet e
pronësisë. Leasingdhënësi detyrohet të garantoj gëzimin e qetë të sendit,dhe ka të
drejtën të kërkoj shlyerjen e pagesave periodike, dhe të rimarr sendin në rast të
mospërmbushjes së detyrimeve nga leasingmarrësi.
• LLF njeh parevokueshmërine e detyrimit të leasingmarrësit për të shlyer pagesat
periodike,708megjithatë nuk e parashikon në mënyrë të shprehur. Edhe Konventa UiO
hesht në këtë drejtim, ndërkohë që ligji model, për leasing-un paraqitet shumë më i
qartë pasi parashikon në mënyrë të shprehur se detyrimet e leasingmarrësit dhe
707 Kjo kërkese e parashikuar nga LLF, ka si qëllim mbikëqyrjen e subjekteve që ushtrojnë veprimtari të leasing-ut financiar. Nuk ndjek të njëjtën linj ligji model i UNIDROIT, në të cilin në nenin 2 është parashikuar se leasingdhënës mund të jetë cdo person ( fizik/juridik/privat/publik). 708 LLF, neni 9 §2 “....Kur kontrata zgjidhet para afatit për faj të qiramarrësit, pagesat e qirasë nuk trajtohen si këste blerjeje dhe shlyerja e tyre nuk krijon të drejta pronësie të qiramarrësit mbi sendin...”
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
225
leasingdhënësit bëhen të parevokueshme me pranimin e sendit. Edhe në Kosovë, ligji
nr. 03/L-103 “Për Lizingun” në nenin 6 parashikon parevokueshmërinë e detyrimeve
të leasingmarrësit dhe leasingdhënësit. 709 Mendojmë se LLF do të ishte më i plotë dhe
më i qartë nëse do të parashikonte në mënyrë të shprehur parevokueshmërinë e
detyrimeve të leasingmarrësit dhe leasingdhënësit.
• Në kapitullin 5, në pjesën ku trajtohen detyrimet e leasingmarrëit dhe
leasingdhënësit
kundrejt njëri -tjetrit, vëmë re se LLF njeh natyrën financiare dhe trelaterale të
marrëveshjes së leasing-ut financiar. LLF duke marr si bazë “rolin e pastër financues”
të leasingdhënësit në marrëveshje ka parashikuar mjetet ligjore të leasingmarrësit ndaj
furnizuesit (pavarësisht mungesës së një kontrate mes tyre). Nga interpretimi i
kombinuar i nenit 14, 19, 21, 22, dhe 24 kuptojmë rregullimin e posacëm të pozitës së
furnizuesit, në marrëveshjen e leasing-ut financiar me qëllim që të siguroj se
leasingmarrësi do të gëzoj sendin në përputhje me kontratë e leasing-ut
financiar.Gjithashtu, LLF paraqitet i qartë në përcaktimin e përgjegjësisë të përbashkët
dhe të ndarë të leasingdhënësit dhe e furnizuesit në të gjitha rastet kur furnizuesi
zgjidhet nga leasingdhënësi ose kur leasingdhënësi ka ndërhyrë në procesin e
përzgjedhjes së sendit ose të furnizuesit dhe kur sendi nuk i është dorëzuar
leasingmarrësit sipas kontratës së leasing-ut, apo ka shkelje të tjera të rënda të kontratës.
• Nga interpretimi i nenit 30 §1 (c) dhe 30§2 të LLF vemë re se në rast të zgjidhjes
te
njëanshme të kontratës së leasing-ut, leasingdhënësi ka të drejtë të kërkoj shpërblimin
e dëmit. Megjithatë leasingdhënësi nga kjo shumë është i detyruar të zbresë shumën e
vlerës së shitjes së sendit të arkëtuar në çastin e realizimit të shitjes së tij nga
leasingdhënësi te një person i tretë. Çdo shumë e marrë nga leasingdhënësi në tejkalim
të shumës, që del nga mbledhja e detyrimeve i paguhet leasingmarrësit. Kjo dispozitë
është hartuar në të njëjtën linj me nenin 22 të ligjit model, megjithëse më e kufizuar
pasi i referohet vetëm leasingdhënësit. Mendojmë se do të ishte më e përshtatshme që
kjo dispozitë të riformulohet sipas nenit 22 të ligjit model.
• LLF parashikon se leasingmarrësi nuk mban përgjegjësi as si leasingmarrës dhe as
si
prodhues. Në të drejtën Shqiptare Kodi Civil e rregullon përgjegjësinë që rrjedh nga
produktet në nenin 628 të tij, dhe e përfshin atë te detyrimet që rrjedhin nga shkaktimi
i dëmit jo kontraktor, pra e konsideron si dëm jashtëkontraktor.
Si përfundim mund të themi se, pavarësisht dallimeve mes sistemeve të ndryshme
ligjore e veçanërisht qëndrimeve të ndryshme të ndjekura në planin legjislativ dhe
jurisprudencial dhe doktrinor, në të shumtën e rasteve, në lidhje “me bërthamën e një
709 Ligji nr. 03/L-103 “Për Lizingun”, neni 6 “Në marrëdhënien e Lizingut detyrimet e lizingdhënsi dhe lizingmarrësit janë të pakthyeshme dhe të pavarura nga koha kur palët hyjnë në një Kontratë Lizingu. Këto detyrime nuk mund të anulohen ose modifikohen pa pëlqimin e shprehur të palës tjetër”
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
226
marrëveshje leasing financiar” është arritur në konkluzione analoge për të mos thënë
identike. Në këtë linjë legjislacioni ynë si shumë legjislacione të tjera :
f) Parashikon mekanizmat e rimarrjes jashtëgjyqsore të sendit;
g) Parashikon një nivel minimal kërkesash për operimin në sektorin e leasing-ut;
(kapitali minimal/ mbikqyrja nga Banka e Shqipërisë.).
h) Krijon një balancim të drejtë mes të drejtave dhe detyrimeve të palëve në një
marrëdhënie juridike të leasing-ut financiar.
i) Parashikon një rregjim publiciteti sipas natyrës së sendeve.
j) Parashikon kalimin e rrezkut leasingmarrësit, si dhe përjashtimin e leasingdhënësit
nga përgjegjësia për shkak të produkteve.
k) Rregullon marrëdhëniet me palët e treta.
l) Miratimi i LLF, u shoqërua me përfitime për biznesin e vogël dhe të mesëm, dhe
njëkohësisht nxiti bankat dhe investitorët për të investuar në sektorin e leasing-ut
financiar.
6.2 Rekomandime.
Aktualiteti dhe rëndësia e leasing-ut mes instrumenteve modern financiar kërkon
gjithnjë e më tepër vëmendjen e studiusëve dhe operatorëve të tregut duke qënë se
është një fenomen në zgjerim dhe zhvillim të vazhdueshëm.
Në trajtimin e leasing-ut financiar, analiza e ligjvënësit, juristit, operatorëve
ekonomikë duhet të ketë si objektiv final krijimin e nje klime dhe infrastrukture
ligjore të përshtatshme me qëllim shrytëzimin e kësaj skeme kontraktore efektivisht
në praktikë. Mungesa e një politike të qartë orientuese ndaj biznesit dhe
konsumatorëve, së bashku me mungesën e stimujëve fiskal dhe infrastrukturës
ligjore ambigue kanë shërbyer si një kombinim toksik për zhvillimin e leasing-ut
financiar në Shqipëri.
Nënshkrimi i Konventës UiO “Mbi leasing-un financiar ndërkombëtar” do të
përbënte një hap të rëndësishëm të Republikës së Shqipërisë në rrjedhën e
reformave për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë perëndimor, dhe do të
kontribuonte në unifikimin e ligjit në të drejtën ndërkombëtare dhe në zgjedhjen e
ligjit shqiptar për rregullimin e kontratës së leasing financiar
ndërkombëtar.Gjithashtu, do të jepte shtysë zhvillimit të veprimeve ndërkombëtare
dhe tërheqjes së tregëtarëve të huaj në vend.
Pavarësisht rregullimit të poaçëm të leasing-ut financiar gjatë hartimit të kësaj teze
është konstatuar se praktika tregtare shqiptare në këtë fushë është shumë e pakët.
Nevojitet një shkallë më e lartë e informimit në lidhje me përfitimet që sjell kontrata
të leasing-ut financiar, për këtë arësje mendojmë se në të ardhmen do të ndihmonte
të realizoheshin më shumë kurse, trajnime, leksione dhe zgjerimi i kurrikulës
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
227
mësimore në këtë fushë. Nxitja e transaksioneve të leasing-ut financiar do të
sigurojnë ekonomisë kombëtare një mjet të ri financiar që do të ndihmojë në
reduktimin e papunësisë dhe varfërisë.
Gjatë studimit të LLF na rezultoi se terminologjia që përodret është “qira
financiare”, “kontratë qiraje”, “qiramarrës”, “qiradhënës”. Jemi të mendimit se
termat më të përshtatshëm do të ishin: leasing financiar, leasingdhënësi,
leasingmarrës, kontratë leasing për disa arësyje :
a) pikë së pari, nuk egziston ndonjë përkthim i termit leasing, në legjislacionin
shqiptar që të mund të konsiderohet i përshtatshëm për të pasqyruar të njëjtin
koncept të parashikuar nga legjislacioni anglo-sakson dhe legjislacioni
ndërkombëtar.
b) në kuadër të zhvillimit me ritme të shpejta të leasing-ut ndërkombëtar, ku
tregtarët u duhet të përballen jo vetëm më tradita ligjore të ndryshme por edhe
me terminologji të ndryshme, mospërkthimi i termit do të ishte zgjedhja më e
arsyeshme.
c) terminologjia që përodret (“qira financiare”, “kontratë qiraje”, “qiramarrës”,
“qiradhënës) mund të konsiderohet deri diku corientuese sepse përdor
terminologjinë e një kontrate qirasë tipike (tradicionale) te parashikuar nga Kodi
Civil, duke krijuar perceptimin e gabuar sikur kemi të bëjmë me të njëjtën kontratë.
Në fakt leasing është një kontratë e pavarur. Dhe termat e mësipërm nuk janë
ekuivalente dhe nuk mund të përdoren si zëvendësus të njëra-tjetrës.
d) Unifikimi në fushën e leasing-ut financiar do të ishte i pamundur nëse nuk do
të mbështetej nga një doktrinë e pasur e angazhuar në krijimin e një
terminologjie uniforme, cfarë do ti bënte normat uniforme të kuptueshmë për
juristët e shteteve të ndryshem.
Legjislatori ynë në nenin 849 të Kodit Civil nën titullin qira financiare, ka vendosur
në kllapa termin anglo-sakson “leasing”. Megjithatë, duhet të theksojmë se këto dy
koncepte nuk janë ekuivalentë me njëri tjetrin. Leasing financiar është vetëm një
nga llojet e kontratës së leasing-ut, e si rezultat këto terma nuk mund të barazohen.
Duhet qartësuar nëse leasing financiar në shqipëri do të kualifikohet si një :
a) kontratë trelaterale mes furnizuesit, leasingmarrësit dhe leasingdhënësit (sic,
është parashikuar nga k.c.sh) , apo
b) një marrëdhënie juridie e konkretizuar në dy kontrata autonome të lidhura në
mënyrë funksionle dhe kronologjike mes tyre e përkatësisht kontratën e
furnizimit dhe kontratën e leasing-ut. (sipas parashikimi të bërë nga LLF)
Pra, problemi më thelbësor, në të drejtën shqiptare të leasing-ut financiar është
mungesa e një kualifikimi të qartë të leasing-ut financiar dhe diferencimi i kësaj
kontrate nga kontrata e qirasë tipike të parashikuar ng k.c.sh. Mungesa e qartësisë,
në rregullimin e leasing-ut financiar krijon polemika se cili ligj do të rregulloj cilën
kontratë (k.c.sh apo LLF).
Leasing financiar nga k.c.sh kualifikohet si një kontratë qiraje. Mendojmë se ky
kualifikim nuk është i drejtë dhe se leasing financiar për shkak të karakteristikave
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
228
unike diferencohet nga një kontrate qiraje tipike. Konventa UiO per leasing
financair nderkombetar e klasifikon kontratën si një "marrëdhënie të veçantë
trelaterale" e konkretizuar në dy kontrata autonome të lidhura në mënyrë funksionle
dhe kronologjike mes tyre , duke vënë theksin te karakteri inovativ dhe natura e saj
sui generis. Pas analizës së detajuar të përmbajtjes së kontratës, veçorive dhe
elementëve të mësipërm, mendojmë se ky klasifikim duhet të gjej vend dhe në të
drejtën shqiptare.
Ligji model për leasing-un në nenin 15, §1, b parashikon se “Detyrimet e
leasingdhënësit sipas kontratës së leasing-ut financiar mund të transferohen vetëm
me pëlqimin e leasingmarrësit, i cili nuk mund të mohohet në mënyrë të
paarsyeshme.” Mendojmë se do të ishte me vend që një dispozitë e tillë të
parashikohej dhe nga e drejta shqiptare, me qëllim mbrojtjen e interesave të
leasingmarrësit.
LLF nuk parashikon asgjë në lidhje me pasojat e zgjidhjes së njëanshme të
kontratës, para afatit nga leasingmarrësi. Mendoj se për të eleminuar kontraditat në
praktikë do të ishte e përshtatshem të parashikohej një dipozitë për të rregulluar në
mënyrë të posaçme këto pasoja.
Nga interpretimi i zgjerur i dispozitës 194 dhe 83 të Kodit Rrugor konkludojmë se
legjislatori ka synuar të përjashtoj nga përgjegjësia solidare shoqërinë e leasing-ut
(leasingdhënësin), pronare të sendit në rast të shkeljes së rregullave të Kodit Rrugor,
të shkaktuara nga leasingmarrësi apo subjektë të tjerë të cilëve ky i fundit i ka kaluar
të drejtën e përdorimit. Mendojmë se në këtë dispozitë duhet të riformulohet duke
parashikuar qartësisht dhe përgjegjësinë e leasingmarrësit.
Shpërblimi i dëmit të shkaktuar leasingdhënësit, në rastin e zgjidhjes së njëanshem
të kontratës së leasing-ut është parashikuar në nenet 30 § 1 c) dhe 30 § 2). LLF
parashikon se dëmi që i është shkaktuar leasingdhënësit duhet të llogaritet me
korrektësi, në përputhje me dëmin e shkaktuar nga mospërmbushja aktuale e
detyrimeve që rrjedhin nga kontrata. Kjo dispozitë është deri diku në përputhje me
nenit 22 të ligjit model për leasing-un, megjithatë nga interpretimi i kombinuar i
tyre vëmë re, se përmbajtja e nenit 30 të LLF është më e kufizuar, duke qënë se
parashikon vetëm shpërblimin e dëmit për leasingdhënësin. Mendojmë se kjo
dispozitë duhet të riformulohet sipas nenit 22 të ligjit model për të akorduar një
mbrojtje më efektive për të gjitha palët e përfshira në një marrëveshje të leasing-ut
financiar.
Ndryshimi i ligjit për falimetimin”,710 imponon përditësimin e nenit 39 dhe 40,
nëpërmjet zëvendësimit të frazës “pa rënë ndesh me dispozitat e ligjit nr. 8901, datë
23.5.2002 “Për falimentimin” me frazën “pa rënë ndesh me dispozitat e ligjit nr.
110/2016 datë 27.10.2016 “Për falimentimin”.
710 Fletorja zyrtare e republikës së Shqipërisë, Viti: 2016 – Numri: 226, e martë, 22 nëntor 2016.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
229
Ndryshimet legjislative duhet të koordinohen, me qëllim që të shmangen kontraditat
mes akteve ligjore të ndryshme. Përvoja në mbarë botën ka treguar se legjislacioni
kontradiktor, lë shteg për interpretime dhe rezultate jo të favorshme për palët.
LLF ka parashikuar si një nga rastet e zgjidhjes normale të kontratës, falimentimin
e leasingmarrësit, leasingdhënësit dhe furnizuesit. Mendoj se falimentimi i
furnizuesit nuk çon domosdoshmërisht në zgjidhjen e kontratës.
Duhet te marr në konsideratë dhe të studiohet me vëmendje të vecnatë mundësia që
kontrata e leasing-ut financiar të përdoret nga organet publike, në sektorin e
bujqësisë ose në fushën e tregtisë ndërkombëtare. Një sektor me potencial të lartë
për zhvillimin e leasing-ut në shqipëri paraqitet sektori bujqësor (agro-leasing)
Theksojmë këtu rekomandimet e IFC.711
Një tjetër sektor me potencial të lartë për zhvillimin e leasing-ut financiar në
Shqipëri është financimi i pajisjeve në sektorin e energjisë dhe brurimeve
alternative të saj (energjisë së rinovueshme).
LLF ka parashikuar një kapital minimal për subjektet qe synojnë te ushtrojnë
veprimtari të leasing-ut që ndryshon në varësi të aktivitetit të leasingdhënësit si
bankë apo subjekt i pavarur. Kufiri i kapitali minimal të përcaktuar nga legjislatori
shqiptar për ushtrimin e veprimtarisë së leasing-ut financiar, shërben për të
garantuar siguri dhe parashikueshmëri në transaksionet e leasing-ut dhe një mbrojtje
më të madhe për leasingmarrësit, në rast të falimentimit të leasingdhënësit.
Megjithatë mendojmë se në kushtet kur numri i shoqërive që ushtrojnë aktivitet të
leasing-ut financiar nuk është i tillë që të synohet kufizimi apo konsolidimi i tregut.
Kapitali minimal i parashikuar nga LLF, mund të shërbej si një pengesë në
përfshirjen në aktivitetin e leasing-ut te subjekteve të tjerë. Për më shumë, në shumë
shtete është provuar se parashikimi i një një kufiri minimal kapitali për të realizuar
aktivitet të leasing-ut financiar jo domosdoshmërisht mbron leasingmarrësit në rast
të falimentimit të leasingdhënësit.
LLF e trajton leasing financiar si një kontratë joformale. Forma e shkruar në
kontratë, prashikohet për efket provueshmërie dhe jo për efekt vlerëshmërie.
Megjithatë në nenin 4 të tij parashikohen kushtet bazë të kontratës të duhet të
711 a) Profilet më problematike me të cilën përballen leasingdhënësit në këtë sektor janë : të kuptuarit e shumëllojshmërisë së madhe të pajisjeve bujqësore, sipërfaqja dhe produktiviteti i tokave buqesore, gjithashtu ndryshon në varësi të faktorëve të ndryshëm si, lloji i tokës, cilësia e farës, cilësia (nëse ka) të plehrave dhe sprajeve, teknikat e mbarështimit dhe gjithashtu cilësinë e pajisjeve. Një tjetër problematikë lidhet me faktin se fermerët të cilët duan të mekanizojnë fermat e tyre, nëpërmjet financimi për herë të parë me leasing, përplasen me një mur pengesash për shkakt të pamundësisë së shlyerjes së pagesës fillestare të kërkuar nga shoqërite e leasing-ut. Sic kemi analizuar, fermeri apo agroperpunuesi mund të marrë në përdorim mjetin apo pajisjen bujqësore duke paguar 20-25% të vlerës. Kjo kërkesë, ka penguar zhvillimin e leasing-ut në këtë sektor të rëndësishëm. Në këtë drejtim, subjektet e leasing-ut duhet të jenë më krijuese në përpunimin e strategjive të shitjes dhe të rrezikut. Ata duhet të negociojnë me të gjitha palët që do të përfitojnë nga një rritje në mekanizimin e sektorit bujqësor. Këto palë përfshijnë, jo sipas një renditje te veçantë: shitësit e pajisjeve, tregtarët e grurit dhe të substancave spërkatëse (plehut etj) duke qënë se të gjitha palët e mësipërme do të përfitojnë direkt apo indirekt nga zhvillimi i agro -leasing-ut
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
230
egzistojnë në një kontratë leasing. Këto kushte, duhet të materializohen në formë të
shkruar. Gjithashtu duke qënë një kontratë e lidhur vecanërisht ndërmjet tregtarëve
jo vetëm vendas por edhe të huaj, parashikimi si një kontratë formale do të shmangte
shumë konflikte dhe shpenzime në rast mosmarrëveshjesh të palëve. Për më shumë
në rastet kur kontrata përmban kushte për rimarrjen jashtëgjyqësore të sendit, vetë
LLF parashikon formën noteriale. Si përfundim, mendojmë se do të ishte më e
përshtatshme që në kontratën e leasing-ut financiar, forma e shkruar të parashikohet
për efekt vlershmërie.
LLF përcakton afatin minimal të një kontrate leasing në varësi të faktit nëse kemi
të bëjmë me një send të luajtshëm apo të paluajtshëm, ndërkohë që nuk shprehet për
afatin maksimal. Duke qënë se legjislatori shqiptar e kualifikon leasing-un financiar
si një nga llojet e qirasë shtrohet pyetja: A do të zbatohet afati maksimal prej 30
vitesh që parashikohet për kontratën e qirasë? Apo një marrëveshje leasing
financiar, për nga natyra mund të lidhet edhe për një periudhë më të gjatë? Në këtë
drejtim mendojmë se LLF duhet të rregulloj në mënyrë të shprehur afatin maksimal
të kontratës.
Gjithashtu, zhvillimi i industrisë së leasing-ut do të gjeneronte zhvillimin e tregut
të sigurimeve duke qënë se një nga kushtet bazë për të gjitha kontratat e leasing-ut
është parashikimi i sigurimi i plotë për të gjitha rreziqet e sendit që është objekt i
kontratës.
Duke u bazuar tek përfundimet e arritura në fund të këtij punimi mendoj se është e
bazuar e drejta për të pretenduar një rishikim të Kodit Civil përsa i përket
dispozitave mbi kontratën e leasing-ut financiar. Vetëm në këtë mënyrë do të
plotësoheshin zbrazëtirat e legjislacionit në lidhje me këtë institut të së drejtës dhe
do të përbënte dhe çelësin e zhvillimit të tregut të leasing-ut në Shqipëri.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
231
BIBLIOGRAFIA
BOTIME DHE PUBLIKIME
Literaturë:
• ALBANESE. M, Zeroli . A, “Leasing e Factoring” 2012.
• ALPA. G, BONELL. M. J, CORAPI. D, MOCCIA L, ZENO. V. – Zencovich, A.
Zoppini, “Diritto privato comparato, Istituti e problemi.” Editori Laterza, 2011.
• AMEMBAL.S, “International Leasing: The Complete Guide”, American Poëer
Conservation, 2000.
• BERMAN. H. J, KAUFMAN. C., “The Law of International Commercial Transactions
(Lex Mercatoria)” (1978).
• BOGDAN.M “Comparative Law”, Kluwer, 1994.
• BONELL. M. J., “Why an International Restatement? An International Restatement of
Contracts”, 1997.
• BOODMAN. M, “The Myth of Harmonisation of Laws”, 1991.
• BÜHRING-UHLE. C., “Arbitration and Mediation in International Business”, Kluwer
Law, 1998.
• BUSSANI. M, CENDON. P, “I contratti nuovi. Casi e materiali di dottrina e
giurisprudenza. Leasing, factoring, franchising”, Milano, 1989.
• CAPIZZI, P. FERRARI, “Leasing, Factoring Credito al consumo”, Milano, 2001.
• CAPPER. P, “International Arbitration: a Handbook”, Lovells Publishing, 2004.
• CARBONE. S, LUZZATTO.R, “I contratti internazionali”, Torino 1994.
• D' ADDEZIO, M. R.,” Leasing in agricultura”, Torino, 1992.
• DALHUISEN, J. H., “The UNIDROIT Convention on International Financial
Leasing”, Eenvormig en Vergelijkend Privaatrecht, (1994).
• DE CAROLIS, D. “The process of harmonisation of the law of international
commercial arbitration: drafting and diffusion of uniform norms”.
• DE FRANCHIS F., “Dizionario giuridico/lawdictionary”, Milano, 1984-1996.
• DE NOVA G., “Il contratto di leasing con sentenze ed altri materiali”, Milano, 1995.
• DE NOVA G., “Il tipo contrattuale”, Padova, 1974.
• DE NOVA G., “Nuovi contratti”, Torino, 1990.
• DE NOVA. G.,” Il Leasing (hire and purchase)”, Milano, Giuffré 1982.
• DEKOVEN. R., “The Conceptual Approach folloëed by the UNIDROIT Model Law on
Leasing”, Uniform Law Review 2009.
• DEKOVEN. R., “The Conceptual Approach folloëed by the UNIDROIT Model Law on
Leasing”, Uniform Law Review 2009.
• DELGRANGE. O, CORRADINI. G., CIRONE R.,” Formulario commentato di
contrattualistica commerciale”. Francia – Italia, Milano, 1996.
• FAËECTT. J. CARRUTHERS J., NORTH. P. “Private International Laë”, (2008).
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
232
• FERRARI. F, “Contracts for international Sale of Goods”, 2012.
• GALGANO. F, “E drejta Private”, (Botim i tretë) Luarasi University Press, 2006.
• GALGANO.F “La Globalizzazione nello specchio del diritto” 2005.
• HETEMI. J Mehdi “E Drejta Ndërkombëtare Tregtare-Afariste”, Universiteti Fama,
Prishtinë, 2007.
• HONNOLD John O “Uniform Law for international sales under the 1980 United
Nation Convention” Botim I tretë, Kluwer law international, (1999).
• HORN. N “Uniformity and Diversity in the Law of International Commercial
Contracts” Franfurkt, 1982.
• HUBER. P, MULLIS. A “The CISG, the new textbook for students and practinioners”,
Sellier European Law publisher, 2007.
• INVREA R., LONGO M., “Leasing. Legislazione. Casi pratici. Dottrina.
Giurisprudenza”, Milano, 1999.
• JUENGER. F, “The Lex Mercatoria and the Conflict of Laës”, Lex Mercatoria and
Arbitration, 1990.
• KALIJA. A. “E drejta Ndërkombëtare Private”, Sejko (2015).
• KAMBA. Ë. J,” Comparative Laë: A Theoretical Frameëork”, ICLQ, 1974.
• KIESO, D & ËEYGANDT, J & ËARFIELD,” Intermediate Accounting”, Vol. 2.
United States of America: John Ëiley & Sons. ISBN-13 978-0470-61631-4, 2011.
• LIPARI, N. “Leasing e vendita con patto di riservato dominio”, Milano, 1988.
• LUMINOSO A., “Il leasing finanziario: struttura dell’operazione e caratteri del
contratto”, in Manuale di diritto commerciale, a cura di V. Buonocore, Torino, 2003.
• M. R. D' ADDEZIO,”Leasing in agricultura”, Torino, 1992.
• MALATESTA, LA “Cesssione del creditto nel diritto internaionale privato”, Padova,
1996.
• MALLTEZI. A, RUSTEMAJ. J, PELINKU l. “Apekte të së drejtës së biznesit në
Shqipëri”, Tiranë.
• MANCE J. ‘The future of private international laë’ (2005).
• MARIANI, Paola, “Il leasing finanziario internazionale uniforme e il diritto
internazionale privato” (Rivista di diritto internazionale / Studi e pubblicazioni; 60),
Padova, Cedam, 2004.
• MCLUHAN e POËERS, “Il Vilaggio Globale”, Milano 1989.
• MEHTA. A, “International taxation of Cross-Border Leasing Income”, IBFG, 2005,
• MILGROM, ROBERTS, “Bargaining Costs, Influence Costs and the organizotion of
Economic Activity”in alt SHEPSLE, Prespective on positive political economy,
Cambridge, 1990.
• MUNARi, A. “Il leasing finanziario nella teoria dei crediti di scopo”, Milano,
1989NUNI. A “E drejta civile”, Pjesa e Përgjithshme, Tiranë, 2011.
• NUNI. A, MUSTAFAJ. I, VOKSHI. A. “E drejta e detyrimeve II”, Tiranë, 2008.
• NUNI. Adrian “E Drejta e Biznesit” Botim i dytë, (2006).
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
233
• PERRY. S. M., “Tëo Model of Legal Principles”, Iowa Law Review, vol. 82,
1997.SACERDOTI, FRIGO, “LA Convezione di Roma sul diritto applicabile ai
contrati internazionali”, Milano, 1994.
• SCHLECHTIRIEM.P, BUTLER.P “A law on International Sales”, Springer, 2009.
• SOOKSRIPAISARNKIT. P. ‘Harmonisation of private international laë- Is it possible
at all?’, Civil and legal science (2012).
• SHEHU. A “ Pronesia” 2000
• TRAKMAN L., “The Law Merchant: The Evolution of Commercial Laë”, Wm. S. Hein
Publishing, 1983.
• TUTULANI. M.,” E drejta e detyrimeve dhe kontratave, pjesa e përgjithshme dhe e
posacme”, ISBN 9789928427953, Real – Stamp, Tiranë, 2016.
• VASILI J., “Kontrata civile jotipike”, 2009.
• VERMELLE G, (2008). “E drejta civile. Kontratat”. Pjesa e posaçme. Papirus.
Artikuj Shkencor, disertacione, revista, studime.
• ANDERLONI. L "Il leasing nei principali paesi europei. (parte II)", Banche e
banchieri, 1994.
• ANELLO.P, RIZZINI BISINELLI. S., «Il leasing di titoli azionari», Le società,
(1995).
• ASTONE F., “La classificazione dei contratti nuovi”, I contratti nuovi nella prassi
civile e commerciale, Torino, 2005.
• BACKOVIC. N, - “Adopting and adapting the UNIDROIT model laë on leasing”,
Uniform laë revieë / Revue de droit uniforme, 15 (2010)
• BERNACCHIO G. A., COZZIO M., “Normativa comunitaria,” I nuovi contratti nella
prassi civile e commerciale, a cura di Paolo Cendon, I, Questioni generali, Torino, 2005.
• BIBOLINI. G, “Dieci anni di giurisprudenza della Cassazione sul leasing”. Relazione
introduttiva, Riv. it. leasing, 1993.
• BONELL. M. J., “Unificazione Internazionale del Diritto”, Enciclopedia del Diritto,
Giuffrè, 1992.
• PRIFTI. E, GUSHI. L “Some Legal Aspects of Leasing in Albania – A Comparative
Approach to the Unidroit Model Laë” International Journal of Research in Business
Studies and Management, Volume 2, Issue 12, 2015.
• BONNEL. M. J, “The UNIDROIT Principles and Transnational Law “Uniform Law
Review, vol 5.
• BONOMI. A, “Strumenti internazionali di diritto uniforme”, I nuovi contratti nella
prassi civile e commerciale, Torino, 2005.
• BUONOCORE. V, “Le fonti del diritto commerciale”, in Manuale di diritto
commerciale, Torino, 2003.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
234
• BUSHATI. A., Disertacion për marrjen e gradës shkencore “Doktor” – “Europianizimi
i së drejtës ndërkombëtare private dhe ndikimet në legjislacionin shqiptar të së drejtës
ndërkombëtare private”, Tiranë, 2016.
BUSSANI M., “I contratti moderni. Factoring. Franchising. Leasing”, Trattato di
diritto civile diretto da Rodolfo Sacco, Torino, 2004.
• CARBONE.S, DE GONZALO. L, “Lambito di applicazione ed i criteri interpretativi
della convenzione di Vienna sulla vendita internaizonale, Atti del Convengo di studi di
santa margherita Ligure (26 -28 settembre 1981), Milano 1981.
• CASTILLO-TRIANA, R., “Equipment leasing: trends and regulations in Latin
America - a case for the UNIDROIT Leasing Convention”, Uniform Laë Revieë / Revue
de droit uniforme, 2002.
• CLARIZIA R., “I contratti per il finanziamento dell’impresa. Mutuo di scopo, leasing,
factoring”, Torino, 2002.
• CLARIZIA R., “Vent’anni di storia della locazione finanziaria attraverso i tentativi de
iure condendo”, in Riv. it. leasing, 1993.
• CLARIZIA. R., “Causa di finanziamento e lease–back a proposito dell’ultima
Cassazione e della “prima” Commissione tributaria”, in Riv. it. leasing, 1991.
• CLARIZIA. R., “Contratti di finanziamento e poteri del giudice”, in Riv. it. leasing,
1991.
• CLARIZIA. R., “Contratti di leasing,” in Trattato dei contratti diretto da P. Rescigno
ed E. Gabrielli, Torino, 2004.
• CLARIZIA. R., “I contratti nuovi. Factoring. Locazione finanziaria”, in Trattato di
diritto privato diretto da Mario Bessone, XV, Torino, 1999.
• CLARIZIA. R., “L’attività di leasing ed internet”, Riv. Diritto della banca e del
mercato finanziario, Padova, I, 2000.
• CLARIZIA. R., “La Convenzione UNIDROIT sulla locazione finanziaria: analogie e
differenze rispetto al modello italiano”, Rivista di Diritto dell'Impresa, (1994).
COLANGELO. M, “Il leasing di beni immateriali”, in I Quaderni di ASSILEA, 2005,
ëëë.assilea.it
• COLLINS H., “La giustizia contrattuale in Europa”, in Riv. Crit. Dir. Priv., Napoli,
2003.
• CUMING, R.C.C., “Model Rules for Lease Financing: a Possible Complement to the
UNIDROIT Convention on International Financial Leasing”, in: Uniform Law Studies
in memory of Malcolm Evans, Uniform Law Review / Revue de droit uniforme, 1998.
• DAVID. R, “Methods of Unification”, American Journal of Comparative Law (1968).
• DE CAPOA, A. – MASSIRONI, M., “La disciplina materiale uniforme del leasing”,
in: Figure della contrattazione internazionale (I nuovi contratti nella prassi civile e
commerciale, 11), Torino, Utet, 2004.
• DE NOVA G., “Il lease back”, in Riv. It. Leasing, 1987.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
235
• DE NOVA G., FERRARINI G., STANDFORD MARTIN J.,” Il leasing, in Nuovi tipi
e tecniche di redazione nella pratica commerciale. Profili comparatistici”, Milano,
1975.
• DE NOVA, G., “La défaillance du crédit-preneur sous l'empire de la Convention
d'UNIDROIT sur le crédit-bail international”, Uniform Law Review / Revue de droit
uniforme, 1996.
• DIAMOND. A. L., “Conventions and Their Revision”, Liber Amicorum J.G.
Sauveplanne, Kluwer, 1984.
• DROBNIG. U., ‘Secured Credit in International Insolvency Proceedings’ (1998).
• W, HEERMANN, P. “The Structure of Lessees' and Lessors', Remedies Regarding
Finance Leases of Equipment and Personal Property under United States and German
Law”, 1993.
• FANAN L., “Lease-back”, Trattato diretto da F. Galgano, Torino, 1995.
• FERRANINI: “La locazione finanziaria “leasing”, Trattato di diritto Privato, Unione
Tipografico- Editrice Torinese corso Rafaello, 28 – 10125 Torino, 1984.
• FERRARI F., “Principi generali inseriti nelle convenzioni internazionali di diritto
uniforme: l’esempio della vendita del factoring e del leasing internazionali”, in Contr.
e Impr. / Europa, Padova, 1997.
• FERRARINI G., “Il leasing internazionale nel progetto Unidroit”, in Riv. it. leasing,
1989.
• FERRARINI. G., “La locazione finanziaria”, in Trattato di diritto privato diretto da P.
Rescigno, Torino, 1984.
• FRIGNANI A., “Leasing finanziario internazionale: analisi comparata”, in Contratti,
2010.
• FRIGNANI, A. “Convenzione UNIDROIT sul Leasing Finanziario Internazionale”,
FERRARI “Le convizioni di dirittto dell commercio internazionale”, Milano, 2002.
• FRIGNANI, A.” Il leasing negli ordinamenti di civil e di common law”
• GIOVANOLI,”Le credit-bail en Europe. Development et nature juridique, etude
comparative avec reference particuliere aux droit francais allemande belge italienne
et Suisse”, Paris 1970.
• GODIN, V.” Le credit –bail in Lamontagne” në Droit specialise des contrats vol.2 ,
“Les contrats relatifs a lenterprise” , Cownsville 1999.
• GOLDRING. J, “Unification and Harmonization of the Rules of Law”, Federal Law
Review,1978
• GOODE. R, “Reflections on the harmonisation of commercial laë”, R. Goode & G.
Cranston, Commercial and Consumer Laë, Clarendon Press, 1993.
• GOODE. R., “Practical questions relating to the UNIDROIT Convention on
International Financial Leasing”, in: Uniform Commercial Laë in the Tëenty-first
Century, 106. Proceedings of the Congress of the United Nations Commission on
International Trade Laë, Neë York, 18-22 May 1992, Neë York, United Nations, 1995.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
236
• GORDLEY J., “Common laë” v. “civil laë”. Una distinzione che va scomparendo?”
in Scritti in onore di Rodolfo Sacco. La comparazione giuridica alle soglie del terzo
millennio, a cura di P. Cendon, Milano, 1994.
• H. BOSS. Amelia ‘Product Liability and international leasing transaction: the
UNIDROIT draft Convention”, in Journal of Product law “1982.
• HAUCK, B., “The Scope of the UNIDROIT Model Law on Leasing”, Uniform Law
Review 2009.
http://ëëë.uncitral.org/pdf/english/texts/general/12-57491-Guide-to-UNCITRAL-e.pdf
• IMBRENDA, M. “Il leasing finanziario, Trilateralità funzionale ed equilibro del
rapporto, Studi monografici”, Napoli, Edizioni Scientifiche italiane 2005.
• INZITARI. B., “Il leasing nella disciplina dei rapporti pendenti della novella
fallimentare”, sito www.ilcaso.it.
• IFC “Leasing in Development Guidelines for Emerging Economies”, 2nd Edition,
United States of America, September, 2009.
• KOCHKODAN. I, “VAT treatment of financial leases in EU law”, Lund University,
2015.
• KORBI. A, LLESHAJ. LL. “The financial leasing in albania and its financing costs”,
European Scientific Journal March 2015 edition vol.11, No.7 ISSN: 1857 – 7881 (Print)
e - ISSN 1857- 7431.
• KOTZ. H.,” Unification and Harmonization of Laës”, Encyclopedia of Public
International Law, North-Holland, 2000.
• KRONKE. H., “Financial leasing and its unification by UNIDROIT: general report”,
Uniform laë review / Revue de droit uniforme, 2010.
• LA TORRE, M.R.,”Il leasing finanziario internazionale”, in: LA TORRE, M.R -
Manuale della locazione finanziaria, Milano, Giuffrè, 2002.
• LANDO, O. “The Lex Mercatoria and International Commercial Arbitration”, 34
ICLQ 1985.
• LEJA. L.,” The Qualification and Substance of Leasing Agreements in Latvian Private
Laë”, University of Latvia, Riga, 2006.
• LENER, “La qualificazione del leasing tra contratto plurilaterale e operazione
giuridica”, në Studium jurist, 2001, faqja 1160
• LEVY. D.A., “Financial leasing under the UNIDROIT Convention and the Uniform
Commercial Code: a comparative analysis”, Indiana International and Comparative
Laë Review, 1995.
• LIÇENJI.A, Balkan Journal of Interdisciplinary Research IIPCCL Publishing, Tirana-
Albania, ISSN 2410-759, Vol. 1 No. 2, Llojet e kontratës së qirasë financiare dhe
zbatimi në Shqipëri.
• MACMILLIAN English Dictionary for advanced learners, second edition, 2007.
• MUÇMATAJ. I, “Shitja ndërkombëtare e mallrave”: Disertacion për marrjen e gradës
shkencore, “Doktor”; Tiranë, 2015.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
237
• NOVA G. De,” La recezione del leasing finanziario in Germania, in Francia, in Italia,
alla luce della qualificazione”, ne “Nuovi tipi contrattuali e tecniche di redazione nella
pratica commerciale. Profili comparatistici”, P. Verrucosi, Milano, 1978.
• PJETERNIKA.Y, PUPE. E” Subjekte pjesemarrese ne kontraten e leasingut”, Revista
shkencore e shkolles se Magjistratures, 2012.
• PLAKU. I, Teza «Kontrata e qirase», ne kuader te marrjes se titullit «Magjistrat»,
Tirane 2010
• PUPE. E, “The contract of financial leasing in albania legal frameëork. implementation
of the standards foreseen in the unidroit convention on “international financial
leasing”, http://konferenca.unishk.edu.al/
• PURCARO. D, “La locazione finanziaria”, Milano, 1998.
• QIAN, Ë & Burritt, R (2011). “Lease and Service of Product Life-Cycle Management:
An Accounting Perspective”. International Journal of Accounting and Information
Management, Vol. 19 No. 3, 2011.
• ROPPO E., “I nuovi contratti tra autonomia privata e interventi del legislatore. Note
minime”, in Riv. Crit. Dir. Priv., Napoli, 1992.
• RUOZI, R. “Il leasing: origine, evoluzione, e sviluppi futuri”, R. RUOZI e A.
CARRETTA, Manulae del leasing, Milano 1984.
• SCHOLZ P., “Leasing: A financing alternative for SMEs”, 2007.
• SWEET. S Alex “The new Mercatoria and transnational governance” Journal of
European Public Policy 13, 2006
• STANFORD, M., “UNIDROIT’s Preparation of a Model Laë on Leasing: The
Crossing of New Frontiers in the Making of Uniform Law”, Uniform Law Review2009.
• STANFORD, M.J., “From Ottaëa to Cape Town: UNIDROIT’s Role in the
modernisation of the laë governing leasing and the taking of security”, in: DAVIES, I.
(Ed.) – Security interests in mobile equipment, Aldershot, Dartmouth Publishing
Company, Ashgate Publishing Limited, 2002.
• STANFORD, M.J., “International Financial Leasing: The status of the Unidroit
Convention and an analysis of its provisions, Uniform Commercial Code”, Law
Journal, 1999.
• STANFORD, M.J., “UNIDROIT Convention on Leasing enters into force”, World
Leasing Yearbook, (1996).
• SULTANOV, M., “The UNIDROIT Model Laë on Leasing: An effective New Legal
Frameëork to Support Leasing Markets in the Developing Countries”, Uniform Law
Revieë 2009.
• UNCITRAL, “A Guide to Basic facts about the United Nations Commission on
International Trade”, Law.
• UNIDROIT 1987 – Study LIX – Doc. 49
• UNIDROIT 2009 - Study LIX A - Doc. 19
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
238
• WILSON, J. M., “Financial leasing and its unification by Unidroit: the role of the
Organization of American States (OAS)”, Uniform laë revieë / Revue de droit uniforme,
2011.
Legjislacion.
• Konventa e Otavës 28 maj 1988 për leasing-un financiar ndërkombëtar (UNIDROIT).
• Konventën e Kombeve të Bashkuara për Kontratat e Shitjes Ndërkombëtare të Mallrave
(Vjene 1980)
• Konventës së Hagës e vitit 1955 “Konventa për ligjin e zbatueshëm për shitjen
ndërkombëtare të mallrave
• Konventën e Çikagos mbi Aviacionin Civil Nderkombëtar të 7 dhjetorit 1944.
• Geneva Convention of 19 June 1948 "Convention on the International Recognition of
Rights in Aircraft".
• Konventa e Romës 1980 “ Mbi ligjin e zbatueshëm për detyrimet kontraktore”.
• Konventa e Vjenës për të Drejtën e Traktateve, 1969.
• UNIDROIT. Ligji model i leasing-ut. (2008)
• Rregullorja e KE, nr. 593/2008 “ Mbi ligjin e zbatueshëm për detyrimet kontraktore”
(Roma I)
• Rregullorja e KE, nr. 864/2008 “ Mbi ligjin e zbatueshëm për detyrimet
jashtëkontraktore” (Roma II)
• Direktiva 2006/112 / KE e datës 28 nëntor 2006 mbi sistemin e përbashkët të TVSH
• Direktiva e Bashkimit Evropian nr. 2000/35/KE “Për pagesat e vonuara”
• Udhëzimi nr. 6 datë 30.01.2015 “për tvsh-në” indeksuar për lehtësi përdorimi nga
deloitte albania departamenti i taksave dhe çështjeve ligjore, fq 24
• Ligjin Nr. 9551, datë 5.6.2006 “Për aderimin e republikës së shqipërisë në konventën
"Për garancitë ndërkombëtare në pajisjet e lëvizshme" dhe në protokollin e saj.
• Ligji Nr.10 428, datë 2.6.2011 “Për të Drejtën Ndërkombëtare Private” Fletore Zyrtare
nr. 82
• Ligji Nr. 3920, datë 04.12.1964 “Mbi gëzimin e të drejtave civile nga të huajt dhe
zbatimin e ligjit të huaj”
• Ligji Nr.7850, datë 29.7.1994 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë. (i përditësuar)
• Ligji Nr.8116, datë 29.3.1996 Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë. (i
përditësuar)
• Ligji nr. 9396, datë 12.5.2005 “Për qiranë financiare” i ndryshuar me: ligjin Nr. 9823,
datë 29.10.2007, ligjin Nr. 9966, datë 24.07.2008.
• Ligji nr.03/L-103 “Për lizingun,” 25 qershor 2009, shpallur me dekretin, nr. dl-020-
2009, datë 17.07.2009.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
239
Jurisprudencë
Cështja C-277/09 The Commissioners for Her Majesty’s Revenue & Customs v RBS
Deutschland Holdings, http://curia.europa.eu/juris/liste.jsf?language=en&num=C-
277/09.
Cështja C-390/96 lease Plan Luxembourg v Belgische Staat, 7 Maj 1998,
ECLI:EU:C:1998:
Cështja C-326/99 Goed Wonen,
http://curia.europa.eu/juris/liste.jsf?language=en&num=C-326/99.
Vendimi i GJED nr. 189/87 i datës 27 shtator 1988, Kalfelis c. Banque Schroederhttp:
në eur-lex.europa.eu
Jurisprudencë italiane
• Vendimi i Gjykatës së Kasacionit (it) nr. 19785 datë 5 tetor 2015.
• Vendim i Gjykatës së lartë të Kasacionit (it), nr. 6390 datë 28 tetor 1983.
• Vendim i Gjykatës së lartë të Kasacionit (it), nr. 557413 dhjetorit 1989, in “Foro
Italiano” 1990.
• Vendim i Gjykatës së lartë të Kasacionit (it), nr. 3023, datë 6 maj 1986.
• Vendimi i Gjykatës së Kasacionit (it) nr. 2198 datë 9 prill 1982.
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë datë 13-12-1989, nr. 5571, në Mass. Giur. It.,
1989.
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë 13-12-1989, n. 5569, në Mass. Giur. It., 1989,
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë datë 3-5-1989, SS.UU., nr. 1611, në Foro. It,
1989, I, 1428.
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë, datë 5-1-1992, nr. 6357, në Riv. it. leasing, 1992,
I, 163.
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë, datë 20-2-1992, nr. 2083, në Riv. it. leasing,
1992, I, 163.
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë datë 6-5-1992, nr. 4217, në Riv. it. leasing, 1992,
III, 763.
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë, datë 18-6-1992, nr. 7556, në Riv. it. leasing,
1992, II, 479.
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë datë 11-7-1992, nr. 8454, në Riv. it. leasing, 1993,
I, 207.
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë datë. 7-1-1993, nr. 65, SS. UU, në Riv. it. leasing,
1993, I, 207.
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë datë 23-03-2001, nr. 4208, në Mass. Giur. It.,
2001.
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë datë 18-07-2003, nr. 11240, në Mass. Giur. It.,
2003.
• Milano, 8-2-1990, në Riv. it. leasing, 1992, II, fq. 517.
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
240
• Milano, 29-10-1991, në Riv. it. leasing, II, 1992, fq. 489.
• Milano, 12-11-1991, në Riv. it. leasing, 1992, III, fq. 770.
• Genova, 1-3-1993, në Riv. it. leasing, 1994, II, fq. 660.
• Venezia, 6-5-1993, në Riv. it. leasing, 1993, III, fq. 803.
• Bologna, 5-6-1993, në Riv. it. leasing, 1993, III, fq. 803.
• Trib. Milano 15 febbraio 1982, në SBISA.G, VELO. D “La giurisprudenza sul leaisng
in Europa” Giuffre editore, vep. cit, fq.96.
Jurisprudenca franceze
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë (comm),15 dhjetor 1975, në C. Lucas De Leyssac,
La giurisprudenza..., burimi i cituar, fq. 80.
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë (comm) 25 janar 1977; në C. Lucas De Leyssac,
La giurisprudenza..., burim i cituar, fq. 86.
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë (comm) 26 janar 1977 në C. Lucas De Leyssac,
La giurisprudenza..., burim i cituar, fq. 86.
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë (comm) 21 maj 1979, në C. Lucas De Leyssac,
La giurisprudenza, burim i citur, fq. 80.
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë (comm) 11 maj 1981, në C. Lucas De Leyssac,
La giurisprudenza..., burim i cituar, fq. 87.
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë 1° civ, 3 mars 1982, në C. Lucas De Leyssac, La
giurisprudenza..., burim i cituar, 86.
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë (comm). 10 maj 1982, në C. Lucas De Leyssac,
La giurisprudenza... burim i cituar, fq. 88.
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë (comm),15 mars 1983, në C. Lucas De Leyssac,
La giurisprudenza..., cit., 88.
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë (comm) 8 dhjetor 1987, in Bull. Civ., 129, n. 265
• Vendim Gjyqësor i Gjykatës së Lartë (comm) 30 nentor 1999, në RJDA 2/2000, nr. 49
• Cour de Cassation, Stè Fauba France, FIDIS GC Electronique v. Sté Fujistu
Mikroelectronik GmgH 4 janar 1995, në Recueil Dalloz, 1995, fq. 289,
• Court of Arbitration – Paris, n. 7531/1994, në ICC, ICA Bull, vol. 6, 1995, fq. 67-68.
Jurisprudencë shqiptare
Vendimi nr. 1838/ 22.04.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Vendimi nr. 864/ 11.02.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Vendimi nr. 2011/ 28.06.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Vendimi nr. 3413, Datë: 12.03.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
241
Sitografia
http://www.tranzit.com.al
http:// www.raiffeisen-leasing.al
http:// www.fin.al
http:// www.landeslease-a
http://cffa.al/
http:// www.tfl.al
w.iipccl.org
http:// www.tidona.com/pubblicazioni/20061113.htm
https:// www. unidroit.org/
http:// www.unilex.info/
http://www.uncitral.org/
http:// www.cisg.laë.pace.edu/cisg/biblio/keller1.pdf
http:// www.unidroit.org/status-2001capetoën,
http:// www.unilex.info.
http:// www.uncitral.org/uncitral/en/case.law.html.
https:// www.businessknoëhoë.com/money/leaseequipment.htm.
https:// www.businessknoëhoë.com/money/leaseequipment.htm.
http:// www.cisg.law.pace.edu/cisg/biblio/behr.html
https:// www. business know how.com/money/leaseequipment.htm.
https:// www.ontario.ca/laws/statute/90,
http://kmk.ekonomia.gov.al/
https:// www. ontario.ca/laws/statute/90,
http:// www.business knoë hoë.com/money/leaseequipment.htm
https:// www.unidroit.org/english/publications/principles/main.htm
http:// www.uncitral.org/uncitral/en/about/origin.html
http:// www.businessknoëhoë.com/money/leaseequipment.
http:// www.gazzettaufficiale.it
http:// www.isaonline.it
“KONTRATA E QIRASË FINANCIARE NË TREGËTINË NDËRKOMBËTARE 2018 ASPEKTE TEORIKO-JURIDIKE SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR"
242
Abstrakt.
Për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe transformimeve të thella dhe të shpejta qe po
karakterizojnë shoqërinë tone, nevojat e bizneseve kanë ndryshuar thellësisht gjatë këtyre
viteve. Për të plotësuar dhe për ti bërë ballë nevojave të tregut dhe marrëdhënieve ekonomike
në ndryshim po shfaqen forma të reja të marrëdhënieve kontraktore. Në këtë kuptim leasing
financiar është një kontratë re e cila është zhvilluar me ritme të shpejta në shumë vende të botës
përfshirë ekonomitë në tranzicion dhe ka si qëllim kryesor financimin e investimeve të bizneseve
dhe individëve duke u dhënë mundësinë veçanërisht bizneseve të vogla dhe të mesme të
përditësojnë të mirat materiale për të qenë sa më konkurrues dhe efikas në tregun vendas dhe
te huaj. Duke qenë një kontratë relativisht e re, komplekse, produkt i kërkesave dinamike të
operatorëve ekonomik kualifikimi i leasing-ut financiar nuk ka gjetur një interpretim uniform
në doktrinë dhe në jurisprudencë në vende të ndryshme të botës.
Në këtë punim do të interpretohen dhe analizohen problematikat më esenciale në lidhje me
marrëveshjen e leasing-ut financiar në tregëtinë ndërkombëtare, instrumentet që kanë
kontribuar në harmonizimin dhe unifikimin e legjislacionit në këtë fushë, duke u ndalur në
mënyrë të veçante në Konventën UNIDROIT dhe ligjin model mbi leasing, gjithashtu synohet
të sqarohen pikat e errëta të këtij procesi si dhe sukseset e prospektivat e së ardhmes.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar, sqarimit të disa aspekteve jo fort të qarta në
legjislacionin shqiptar në lidhje me këtë çështje, si dhe kemi tentuar ti japim një përgjigje
modeste pyetjes: Cila është natyra juridike dhe kualifikimi i leasing-ut financiar në Shqipëri ?
Fjalë kyçe: leasing financiar, kontratë, konventë, pagesa periodike.
Abstract.
Due to technological developments and profound transformations over the years the business
needs have changed radically. For coping with the market needs and the changing economic
relations new forms of contractual relationships have emarge. In this context financial leasing
it is a new contract which is developing rapidly in many countries all around the world
including the economies in transition, and aims mainly to finance the investments of the
businesses and individuals enabling in particular small and medium businesses to update their
material goods in order to be more competitive and efficient in the domestic and international
market. Being a relatively new contract, product of the dynamic requirements of the economic
operators, the classification of financial leasing has not found a peaceful interpretation in
doctrine and jurisprudence in various countries of the world. Doctrinal writings have
repeatedly emphasized the importance of an adequate understanding of legal nature of the
financial leasing and its classification in private law. This thesis will interpret and analyze the
most essential issues regarding the financial leasing agreement in international trade,
instruments that have contributed to the harmonization and unification of legislation in this
area, with particular reference to the UNIDROIT Convention and the model law on leasing . It
also aims to clarify the dark points of this process as well as successes and prospects of the
future. Particular attention has been paid to clarifying some of the most unclear aspects in the
Albanian legislation on this issue, and we have attempted to give a modest answer to the
question: What is the legal nature of financial leasing contract and what is its qualification
under Albania law ?