HAPJA E RRUGËS PËR BIZNESMË TË MIRË NË KOSOVË
Cilat janë pengesat për rritjen e biznesit në Kosovë?
Prishtinë, Prill 2016
Botimi 2
HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË
Cilat janë pengesat për rritjen e biznesit në Kosovë?
TABELA E PËRMBAJTJES
PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE ..................................................................................................... 7
1. HYRJE DHE JUSTIFIKIM/ ARSYETIM ............................................................................... 9
2. PENGESAT JASHTË KOMPANISË ..................................................................................... 10
2.1 DHJETË PENGESAT KRYESORE PËR VEPRIMTARI BIZNESORE NË KOSOVË ........11
2.2. PËRMBLEDHJE E PENGESAVE PËR BIZNESET; MJEDISI EKONOMIK ...........................................11
2.3 PENGESAT SIPAS SEKTORIT ........................................................................................ 16
2.4 PROBLEMET SIPAS MADHËSISË SË KOMPANISË ..................................................... 17
3. PENGESAT E BRENDSHME ............................................................................................... 18
3.2 FAKTORËT E BRENDSHEM SIPAS SEKTORËVE ..............................................................19
3.3 FAKTORËT E BRENDSHËM NGA MADHËSIA E KLASËS ................................................20
4. TENDENCAT E KOMPANIVE ............................................................................................. 21
5. STUDIMI I RASTIT .............................................................................................................. 28
6. PËRFUNDIMET DHE REKOMANDIMET ......................................................................... 30
7. METODOLOGJIA .................................................................................................................. 33
SHTOJCA ........................................................................................................................................ 34
4 HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË
HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË 5
Të ndëruar miq dhe kolegë, Pas studimit tremujorë mbi indikatorin e klimës së biznesit, Oda Ekonomike e Kosovës bëri një studim të “Fytave të ngushta-Bottleneck” mbi faktorët që pengojnë rritjen ekonomike në Kosovë.
Ky studim është i pari i këtij lloji në Kosovë. Jo vetëm që dokumenton faktorët jashtë kompanisë, por gjithashtu hedh dritë mbi faktorët brenda kompanisë, faktorë këta të cilët pengojnë rritjen. Është studimi i vetëm i këtij lloji tani të njohur dhe të çmuar në nivel ndërkombëtarë. Jep informacion të vlefshëm në lidhje me barrierat e biznesit siç tregohet nga sektori i biznesit, për zhvillimin aktual dhe të ardhshëm.
Oda Ekonomike e Kosovës përmes këtij studimi ka për qëllim të ndikojë në debatin dhe masat për nxitjen e rritjes së kompanive në Kosovë dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për biznes. Ky studim është kryer për herë të dytë, përsëri me mbështetjen e GIZ-it.
Oda Ekonomike e Kosovës, përmes aktiviteteve të saj ka për qëllim të rrisë nivelin e përgjithshëm të ndërgjegjësimit të shoqërisë në lidhje me vlerat e ndërmarrësisë që posedon Kosova. Komuniteti i biznesit në Kosovë luan një rol të rëndësishëm në krijimin e këtyre vlerave të brendshme dhe vendjes së tyre në tregun rajonal dhe ndërkombëtarë. Rritja e sektorit privat në Kosovë do të ndikojë në përmirësimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike në Kosovë. Gjithashtu do të kontribojnë në përmirësimin e imazhit të vendit tonë dhe për të tërhequr investitorë të huaj përmes formave të ndryshme të partneritetit.
Ky studim së pari do t`u shpërndahet të gjitha kompanive që morën pjesë në studim, të gjitha institucionet qeveritare, organizatat e bizneseve, zyrat diplomative, organizatat donatore dhe të gjithë aktorët ku drejtpërdrejt apo tërthorazi ndikojnë dhe kontribojnë në promovimin e aktiviteteve ekonomike të Kosovës.
Sinqerisht i juaji,
Safet Gërxhaliu Kryetar
6 HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË
HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË 7
PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE
Çdo tre muaj, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) publikon studimin mbi klimën e binzesit dhe tendencat ekonomike në vend. Ky studim është duke vazhduar që nga fillimi i vitit 2013 dhe deri më tani janë kryer 12 edicione të këtij studimi.
Ky studim i klimës së biznesit ofron informata shumë të dobishme. Megjithatë, ende nuk ka identifikuar faktorët themelorë të cilët tregojnë perceptimin mbi klimën e biznesit nga ana e kompanive.
Prandaj, Oda Ekonomike e Kosovës është duke e bërë edhe një studim kërkimorë për të identifikuar pengesat më të mëdha të cilat janë duke penguar funksionimin normal të kompanive. Këto pengesa të mundshme mund të jenë të natyrës së jashtme dhe brendshme. Pengesat e jashtme mund të jenë si në vijim:
- Mjedisi/ ambienti ekonomik, - Kushtet administrative dhe rregullative, dhe - Të natyrës infrastrukturore.
Pengesat e brendshme janë të lidhura me çështje menaxheriale dhe operacionale.
Për shumicën e kompanive, pengesat më të mëdha të natyrës së jashtme janë kostoja e punës me 51.7%, përcjellur me problemet e likuiditetit me 44.9% dhe koston e financimit bankar me 37.1%.
Ndryshe nga viti i kaluar kur kostoja e energjisë elektrike u prezentua si një nga barrierat kryesore (57%), këtë vit kosto e energjisë zuri vendin e 10-të me rangim, respektivisht 32.5% të kompanive deklaruan se kostoja e energjisë është barriera e tyre më e madhe, që megjithatë është një numër i konsiderueshëm.
Sistemi i taksave dhe rregullat e doganës u klasifikuan këtë vit si barriera kryesore, respektivisht sistemi i taksave me 37.1% dhe rregullat e doganës me 36.6% të kompanive të intervistuara.
Jo-stabiliteti politik (23.1%) nuk është përmendur këtë vit si problem kryesor, pra 12.4% më pak e kompanive të anketuara deklaruan se jo-stabiliteti politik ishte problem, krahasuar me vitin e kaluar (35.5%).
Barrierat e brendshme luajtën rol më të vogël. Për 31.3% të kompanive, problem kryesor i brendshëm është “mos zhvillimi i strategjisë së marketingut”. Kjo është simptomë e “traditës” së krijuar në Kosovë për “mos nevojën e strategjisë së marketingut”. Tregtia me pakicë (29%) dhe shërbimet (24%) raportuan më tepër probleme sa i përket strategjisë së marketingut në krahasim me të tjerat, ndërsa, ndërtimtaria dhe tregtia me shumicë më pak. Kompanitë e mëdha zhvilluan strategji të marketingut konsiderueshëm, ato mikro dhe të vogla më pak.
8 HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË
Për reth 62% e kompanive pjesëmarrëse në këtë studim treguan se shitjet do të ngriten në vitin 2016. Rreth 50% presin që investimet të ngriten në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015.
Një pyetje që ka të bëjë me dinamikat ekonomike ka pikatur 88% të kompanive të cilat kanë treguar se kanë fituar klientë të rinjë në vitin 2015, 13% më shumë se në vitin 2014. Kjo është shenjë e një ekonomie dinamike në Kosovë.
Studimi përmbyllet me një numër përfundimesh dhe rekomandimesh. Këto mund t’i adresojnë pengesat më thelbësore të jashtme dhe të brendshme, duke krijuar një ambient të mundësive, në të cilin kompanitë mund të operojnë pa problem dhe të ndihmohen për të kapërcyer dhe përballuar pengesat e jashtme dhe të brendshme.
Konsiderim i veçantë i’u dha planifikimit të marketingut dhe kualitetit. Këto aspekte u shpërfillën nga ato kompani që kishin më tepër barriera. Është rekomanduar zhvillimi i një plani kombëtar të marketingut dhe vetëdijësim mbi kualitetin dhe trajnimet, të cilat do të mishëroheshin në planin strategjik. Rrjeti i OEK-ut mund të jetë një aset i rëndësishëm për këtë.
HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË 9
1. HYRJE DHE JUSTIFIKIM/ARSYETIM
Një sektorë privat aktiv është vendimtar për suksesin e një ekonomie. Bizneset punësojnë njerëz dhe bëjnë investime. Biznesi lulëzues, apo thënë më mirë në ngritje, i kontribon ekonomisë në një masë të madhe. Andaj është e rëndësishme të kuptohet se cilët faktorë janë duke penguar bizneset në veprimtarinë e tyre. Në një ekonomi në tranzicion mjedisi ekonomik për biznese po ndryshon shpejt. Të kuptuarit e faktorëve të cilët janë duke e penguar veprimtarinë biznesore në një moment kohor është me rëndësi, dhe kjo është ajo çfarë Oda Ekonomike e Kosovës është duke bërë tani me studimin biznesor mbi pengesat e të bërit biznes. Poashtu, monitorimi/ mbikqyrja e mjedisit/ ambientit për një kohë, së paku në ritëm vjetor, është me rëndësi. Me anë të krahasimeve kohore, mund të analizohet ndryshimi i mjedisit ekonomik dhe në këtë mënyrë mund të zbulohet çfarëdo lloj përmirësimi apo përkeqësimi. Prandaj, realizimi i këtij studimi në baza vjetore, çfarë edhe synohet-është studimi i dytë i këtij lloji- i cili do të jetë edhe më i miri.
Ky studim hedhë dritë mbi problemet, të cilat janë perceptuar nga bizneset. Ndryshe nga disa studime ad-hoc të ndërlidhura me këtë temë, jo vetëm “fytat e ngushta” në ambientet jashtë kompanive (p.sh. infrastrukturë, taksa, çasje në financa etj.), por poashtu probleme me origjinë brenda kompanisë (si kualiteti i prodhimeve/ shërbimeve, mungesa e kanaleve të shpërndarjes, mungesa e softver-it të duhur etj.) janë të monitoruara.
Në këtë raport janë prezantuar rezultatet e studimit të dytë të këtij lloji. Të dhënat janë të ndara sipas sektorit në të cilin kompania është duke operuar si dhe madhësisë së kompanisë.
OEK ofron një raport të progresit të pengesave të jashtme dhe të brendshme me të cilat kompanitë ballafaqohen në të bërit biznes. Ky informacion do t’ju ndihmojë të gjithë agjentëve ekonomik – politikave ekonomike si dhe vetë menaxhmentit- që të implementojnë masa për të përmirësuar mjedisin biznesor.
Rezultatet e paraqitura në këtë raport janë bazuar në një studim të gjërë biznesor. Oda Ekonomike e Kosovës ka zhvilluar pyetësorin dhe mëpastaj e ka implementuar studimin. OEK-u për këtë qëllim ka marrë përkrahje financiare nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe përkrahje në hartimin e metodologjisë nga eksperti i jashtëm, z. Klaus Abberger (ETH Zurich). Studimi është bërë përmes intervistave personale në periudhën kohore nga 17 janarit deri me 5 shkurt 2016. Oda Ekonomike e Kosovës për qëllim të studimit ka intervistuar 308 kompani. Studimi reflekton situatën e kompanive gjatë vitit 2015.
Raporti fillon me pengesat e jashtme, ashtu si janë parë nga kompanitë, të pasuara nga faktorët e brendshëm që i kërcënohen biznesit. Tema e dytë më kryesore merret me investimin e planifikuar dhe pritjet e shitjeve për vitin 2016.
Rezultatet janë analizuar në bazë të sektorit dhe madhësisë. Të madhësisë, mikro prej 1 – 2 punëtorë, të vogla nga 2 deri në 10, të mesme nga 10 deri në 50, dhe e madhe 50-100 dhe mbi 100 punëtorë.
10 HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË
2. PENGESAT JASHTË KOMPANISË Sikur vitin e kaluar, për qëllim të këtij studimi, janë hulumtuar tre tipe të ndryshme të faktorëve të jashtëm. Tipi i parë ka të bëjë me infrastrukturën dhe kushtet e përgjithshme, i dyti me mjedisin ekonomik dhe i treti me aspektin administrativ dhe çështjet rregullative.
2.1 Dhjetë pengesat kryesore për veprimtari biznesore në Kosovë
Hulumtimi ka radhitur dhjetë pengesa kryesore, të paraqitura si në vijim:
Është e jashtëzakonshme që pengesa më e theksuar për këtë vit është "kostoja e punës", me përqindjen më të lartë, prej rreth 51.7%, e pasuar nga "problemet e likuiditetit" me 44.9% dhe "çështjet e taksave", përkatësisht aspektet lidhur me sistemin tatimor, normat e larta të sistemit tatimor në Kosovë, procedurave të administrimit, etj., me rreth 37.1%.
Krahasuar me vitin e kaluar, ku “kosto e energjisë elektrike” ishte pengesa më e madhe, këtë vit përqindja e kësaj pengese ka rënë për rreth 24.5%, nga 57% sa ka qenë vitin e kaluar, në 32.5% këtë vit; kjo nuk do të thotë se kostoja e energjisë elektrike nuk është më pengesë për bizneset, kjo është një shenjë se kompanitë kosovare perceptojnë problemin e energjisë elektrike si më pak problematik. OEK-u nuk beson se problemet janë zvogëluar, por supozon se kompanitë kanë arritur të organizohen në mënyrë që të përballen me këtë problem, p.sh. instalimi I gjeneratorëve etj.
Mendimi i OEK-ut është konfirmuar saktë nga shumica e kompanive (88%) që deklaruan se ata nuk kanë vërejtur ndonjë ndikim pozitiv nga investimet e KEDS-it.
32.5
33
34.9
35.3
35.5
36.6
37.1
37.1
44.9
51.7
0 10 20 30 40 50 60
Kostoja e energjisë elektrike
Mjedisi ligjor (psh zbatimin e kontratave)
Sigurimet shoqërore
Profitabiliteti është shumë I ulët
Ligjet adekuate
Rregulloret doganore, procedurat, burokracia
Kostoja e financimit bankar
Sistemi tatimor (p.sh. normat, administrimi,…
Problemet e likuiditetit
Kostoja e punës
Top 10 barrierat
HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË 11
2.1.1 Top dhjetë barrierat ( dallimet në mes të vitit 2014 dhe 2015 )
2.2. Përmbledhje e pengesave për bizneset; mjedisi ekonomik
Në kategorinë e mjedisit ekonomik problemet kryesore ishin: Kostoja e punës (51.7%), problemet e likuiditetit (44.9%) dhe kostoja e financimit bankar (37.1%). Krahasuar me vitin e kaluar, duket se pengesat që lidhen me mjedisin ekonomik, si "kostoja e punës", është bërë problemi më i madh, në përqindje kemi rritje nga 15.2% vitin e kaluar në 51.7% këtë vit. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë promovon politikën e saj për stimulimin e ndërmarrjeve për të iu bashkuar "ekonomisë reale-formale". Ata pretendojnë se kjo politikë është duke pasur ndikim. Se a është kjo e vërtetë, mund të shpjegojë se pse "kostoja e punës" tani është pengesa më e madhe. Si në Indeksin e klimës së bizneseve për tremujorin e fundit të vitit 2015, "kostoja e financimit bankar" duket të jetë një problem i vazhdueshëm për kompanitë tona. 54% e kompanive të vogla thanë se kjo ishte pengesa më e madhe në grupin e pengesave të mjedisit ekonomik; sektori i shitjeve me pakicë (38%) ka deklaruar se kostoja e financimit bankar është pengesa më e madhe, pasuar nga sektori i prodhimit (27%) dhe si i shërbimeve (24%) sektor.
0 10 20 30 40 50 60
Kostoja e energjisë elektrike
Mjedisi ligjor (psh zbatimin e kontratave)
Sigurimet shoqërore
Profitabiliteti është shumë I ulët
Ligjet adekuate
Rregulloret doganore, procedurat, burokracia
Kostoja e financimit bankar
Sistemi tatimor (p.sh. normat, administrimi,procedura)
Problemet e likuiditetit
Kostoja e punës
Top 10 barrierat
Viti 2014 Viti 2015
12 HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË
Këtë vit, "mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar" doli të jetë pengesë e bizneseve për rreth 26% të kompanive të intervistuara, të sektorit të prodhimit dhe tregtisë me pakicë dhe kryesisht për kompanitë e vogla (33%). Kjo pengesë është bërë më e madhe.
16.7
18.3
20.7
23.7
23.9
24.4
24.4
26.2
26.3
30.7
32.3
37.1
44.9
51.7
0 20 40 60
Aplikantët nuk kanë aftësi themelore
Lëvizja e personelit
Aplikantët për punë nuk janë aktivë në kërkim të…
Mungesa e fuqisë punëtore së kualifikuar
Hezitimi i aplikantëve për punë për të kryer lloje të…
Konkurrenca e pandershme nga ekonomia joformale
Mungesa e kapaciteteve dhe pajisjeve
Fuqia punëtore e arsimuar e pamjaftueshme
Mungesa e aplikantëve me aftësitë të menaxhimit
Kërkesa të pamjaftueshme
Çështje të tjera ekonomike
Kostoja e financimit bankar
Problemet e likuiditetit
Kostoja e punës
Barrierat: Ambienti ekonomik
24.4
24.4
26.2
30.7
32.3
37.1
44.9
51.7
32
15.2
14.3
24.3
18.9
38.1
14.5
15.2
0 10 20 30 40 50 60
Konkurrenca e pandershme nga ekonomiajoformale
Mungesa e kapaciteteve dhe pajisjeve
Mungesa e fuqisë punëtore së kualifikuar
Kërkesa të pamjaftueshme
Çështje të tjera ekonomike
Kostoja e financimit bankar
Problemet e likuiditetit
Kostoja e punës
Barrierat: Ambienti ekonomik në vite
Viti 2014
Viti 2015
HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË 13
Mjedisi ekonomik: Kostoja e punës
Totali Pengesë e
madhe
Pengesë
mesatare
Nuk ka
pengesë
Nuk
aplikohet
Numri i
punëtorëve
<2 12 5 13 3 33
2 deri <10 68 22 43 5 138
10 deri < 50 42 15 9 0 66
50 deri <
100 9 5 7 0 21
100 dhe më
shumë 7 0 4 0 11
Totali 138 47 76 8 269
Mjedisi ekonomik: Problemet e likuiditetit
Totali Pengesë e
madhe
Pengesë
mesatare
Nuk ka
pengesë
Nuk
aplikohet
Numri i
punëtorëve
<2 15 3 11 3 32
2 deri <10 54 13 66 3 136
10 deri < 50 35 11 16 0 62
50 deri <
100 12 3 9 0 24
100 dhe më
shumë 3 0 7 1 11
Totali 119 30 109 7 265
2.2.1 Përmbledhje e pengesave për kushte administrative dhe e
rregulloreve Kjo kategori përmban disa nga pengesat më të rëndësishme që kompanitë po përballen aktualisht. Para së gjithash është përmendur "kostoja e punës" dhe "problemet me likuiditetin", e ndjekur nga "sistemi i taksave" dhe "rregullat dhe procedurat doganore". Relativisht problemet më të rëndësishme në këtë kategori janë vlerësuar të jenë: sistemi tatimor, rregullat doganore / procedurat dhe burokracitë, ligjet adekuate dhe detyrimet e sigurimeve shoqërore.
14 HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË
Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit sistemi tatimor i Kosovës duket të jetë ndër pengesat më të mëdha. 13.2% më shumë e kompanive të anketuara, këtë vit e kanë rënditur si problem kryesor sistemin tatimor; 15.3% më shumë se vitin e kaluar për rregullat doganore; dhe 16.8% më shumë për mungesën e ligjeve adekuate në fuqi.
Me rritjen e faktorëve të lartëpërmendur duket se “ekonomia reale” do të dal në pah më shumë.
9.9
11.7
16.3
25.2
26.1
29.1
33
34.9
35.5
36.6
37.1
0 5 10 15 20 25 30 35 40
Qasja në tokë
Lejet e ndërtimit
Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale
Çështje të tjera administrative ose rregullatore
Informacionit të biznesit
Rregulloret e punës
Mjedisi ligjor (psh zbatimin e kontratave)
Sigurimet shoqërore
Ligjet adekuate
Rregulloret doganore, procedurat, burokracia
Sistemi tatimor (p.sh. normat, administrimi,…
Barrierat: Kushtet administrative dhe rregullatore
9.9
11.7
16.3
25.2
26.1
33
35.5
36.6
37.1
14.7
19.6
17.5
11.7
15.6
22.2
18.7
21.3
23.9
0 5 10 15 20 25 30 35 40
Qasja në tokë
Lejet e ndërtimit
Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale
Çështje të tjera administrative ose rregullatore
Informacionit të biznesit
Mjedisi ligjor (psh zbatimin e kontratave)
Ligjet adekuate
Rregulloret doganore, procedurat, burokracia
Sistemi tatimor (p.sh. normat, administrimi,procedura)
Barrierat: Kushtet administrative dhe rregullatore në vite
Viti 2014
Viti 2015
HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË 15
2.2.2 Përmbledhje e pengesave të infrastrukturës dhe kushteve të përgjithshme
Në përgjithësi mund të thuhet se, në bazë të rezultateve të studimit, kjo lloj pengese nuk renditet ndër problemet më të rëndësishme të kompanive në Kosovë. Në këtë kategori "kostoja dhe besueshmëria e energjisë elektrike", "krimi" dhe "korrupsioni" janë prezantuar si probleme më së shumti.
Krahasuar me vitin e kaluar, bizneset kanë deklaruar "krimi" të jetë një pengesë e madhe për 32.5%, respektivisht 6.7% më shumë se në vitin 2014. Perceptimi për "korrupsion", ka rënë për rreth 10%, në përqindje këtë vit vetëm 24% e kompanive kanë përmendur korrupsionin si një pengesë e madhe.
15.4
19.6
20.5
21.4
23.1
24
31.5
32.3
32.5
32.5
0 5 10 15 20 25 30 35
Infrastruktura e TIK
Rrugët
Furnizimi me ujë
Transporti
Paqëndrueshmëria politike
Korrupsioni
Stabiliteti i furnizimit me energji elektrike
Çështje të tjera infrastrukturore dhe të përgjithshme
Krimi (p.sh. vjedhje, grabitje, vandalizëm)
Kostoja e energjisë elektrike
Barrierat: Infrastruktura dhe kushtet e përgjithshme
20.5
21.4
23.1
24
32.3
32.5
32.5
25.9
15.2
35.5
34.6
14.5
25.8
57
0 10 20 30 40 50 60
Furnizimi me ujë
Transporti
Political instability
Korrupsioni
Çështje të tjera infrastrukturore dhe tëpërgjithshme
Krimi (p.sh. vjedhje, grabitje, vandalizëm)
Kostoja e energjisë elektrike
Barrierat: Infrastruktura dhe kushtet e përgjithshme në vite
Viti 2014
Viti 2015
16 HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË
2.3 PENGESAT SIPAS SEKTORIT
Duke analizuar kompanitë sipas sektorëve, nuk mund të raportojmë dallime të theksuara tek deklarimet mbi “pengesat e mëdha”, që do të thotë që “pengesat e mëdha” janë të vlefshme për çdo sektor. Megjithatë, disa dallime në lidhje me llojin e pengesave janë të dukshme. Kompanitë e ndërtimit shpesh ankohen për pengesa administrative dhe rregullatore si “qasja në tokë”. Ata gjithashtu ankohen më shpesh në lidhje me “rregulloret e punës”, sesa për shembull kompanitë prodhuese. Kompanitë shërbyese ankohen për “mungesën e ligjeve adekuate”. Sa i përket infrastrukturës dhe kushteve të përgjithshme, kompanitë e ndërtimit ankohen për “rrugët e këqija” dhe rreth “besueshmërisë së energjisë elektrike”. Kompanitë shërbyese ankohen për “koston e energjisë elektrike”. Në lidhje me mjedisin ekonomik, kompanitë e të gjithë sektorëve kanë probleme të mëdha me “koston e lartë të punës”. Gjithashtu “likuiditetiti” është një problem në shumicën e sektorëve. Prodhuesit dhe kompanitë e ndërtimit janë përballur shpesh me një “fuqi punëtore të arsimuar në mënyrë joadekuate”.
0 10 20 30 40 50 60 70
Infrastruktura dhe kushtet e përgjithshme:Kostoja e energjisë
Stabiliteti i furnizimit me energji elektrikeRrugët
Furnizimi me ujëInfrastruktura e IT-së
Korrupsioni Krimi (p.sh. vjedhje, grabitje, vandalizëm)
Paqëndrueshmëria politike Transporti
Çështje të tjera infrastrukturore dhe të përgjithshmeAmbienti ekonomik
Kërkesa të pamjaftueshmeMungesa e fuqisë punëtore së kualifikuar
Kostoja e punësFuqia punëtore e arsimuar e pamjaftueshme
Lëvizja e stafitAplikantët për punë nuk janë aktivë në kërkim të vendit të punës
Hezitimi i aplikantëve për punë për të kryer lloje të caktuara të punësMungesa e aplikantëve me aftësitë të menaxhimit
Aplikantët nuk kanë aftësi themeloreProbleme likuiditeti
Kostoja e financimit bankarKonkurrenca e pandershme nga ekonomia joformale
Mungesa e kapaciteteve dhe pajisjeveÇështje të tjera ekonomike
Kushtet administrative dhe rregullatoreQasja në tokë
Lejet e ndërtimitMjedisi ligjor (psh zbatimin e kontratave)
Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale Customs regulations, procedures, bureaucracy
Rregulloret doganore, procedurat, burokraciaLigjet adekuate
Rregulloret e punësSigurimet shoqërore
Informacionit të biznesitÇështje të tjera administrative ose rregullatore
Barrierat sipas sektorëve
Ndërtim Prodhim Tregti me pakicë Tregti me shumicë Shërbime
HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË 17
2.4 Problemet sipas madhësisë së kompanisë
Sipas madhësisë/klasave të kompanive, kompanitë mikro (deri në dy të punësuar), kanë tendencë për të raportuar një numër më të ulët të pengesave të mëdha, krahasuar me kompanitë e klasave tjera. Lidhur me kushtet administrative dhe rregullatorë, kompanitë mikro, shpesh ankohen për çështjet e sigurimit social. Për sa i përket ambientit ekonomik, kompanitë mikro nuk kanë shumë probleme me kostot e punës. Kostot e punës paraqesin problem për kompanitë e mesme dhe ato të mëdha. Për kompanitë mikro, kostoja e energjisë elektrike është një tjetër problem, ndërsa për kompani të mëdha besueshmëria e energjisë elektrike është më problematike.
0 10 20 30 40 50 60 70
Infrastruktura dhe kushtet e përgjithshme:Kostoja e energjisë
Stabiliteti i furnizimit me energji elektrikeRrugët
Furnizimi me ujëInfrastruktura e IT-së
Korrupsioni Krimi (p.sh. vjedhje, grabitje, vandalizëm)
Paqëndrueshmëria politike Transporti
Çështje të tjera infrastrukturore dhe të përgjithshmeAmbienti ekonomik
Kërkesa të pamjaftueshmeMungesa e fuqisë punëtore së kualifikuar
Kostoja e punësFuqia punëtore e arsimuar e pamjaftueshme
Lëvizja e stafitAplikantët për punë nuk janë aktivë në kërkim të vendit të punës
Hezitimi i aplikantëve për punë për të kryer lloje të caktuara të punësMungesa e aplikantëve me aftësitë të menaxhimit
Aplikantët nuk kanë aftësi themeloreProbleme likuiditeti
Kostoja e financimit bankarKonkurrenca e pandershme nga ekonomia joformale
Mungesa e kapaciteteve dhe pajisjeveÇështje të tjera ekonomike
Kushtet administrative dhe rregullatoreQasja në tokë
Lejet e ndërtimitMjedisi ligjor (psh zbatimin e kontratave)
Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale Customs regulations, procedures, bureaucracy
Rregulloret doganore, procedurat, burokraciaLigjet adekuate
Rregulloret e punësSigurimet shoqërore
Informacionit të biznesitÇështje të tjera administrative ose rregullatore
Barrierat sipas madhësisë së kompanisë
Mikro Të vogla Të mesme Të mëdha
18 HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË
3. PENGESAT E BRENDSHME Në kapitullin tre janë diskutuar pengesat brenda kompanisë. Megjithatë, problemet për kompanitë lindin jo vetëm nga pengesat që kanë origjinën brenda kompanisë, por edhe nga problemet në industri sa i takon politikave kombëtare ekonomike. Ndër problemet më shpesh të përmendura janë "profitabiliteti i ulët", e ndjekur nga "strategjia e marketingut e pa zhvilluar", dhe "cilësisa e produkteve/shërbimeve shpesh jo konkurruese" në krye. Kjo çështje mund të jetë një simptomë e mangësive të tjera brenda kompanisë. Kompanitë e vogla të sektorit të shitjes me pakicë (21%) duket se kanë përfitim më të ulët në krahasim me sektorët e tjerë.
Krahasuar me vitin 2014, në vitin 2015 pengesat e brendshme janë përmendur më shpesh nga kompanitë e intervistuara. Edhe pse pengesat e brendshme janë rritur, ato janë më pak të rëndësishme në krahasim me pengesat e tjera të përmendura nga bizneset.
22
23.8
27.1
30.9
31.1
31.3
35.3
0 5 10 15 20 25 30 35 40
Raportimi financiar është i dobët
Nuk janë zhvilluar trajnime të mjafueshme për stafin
Nuk është zhvilluar biznes plan adekuat
Nuk funksionon menaxhimi i resurseve njerëzore
Cilësia e produkteve / shërbimeve është shpesh jo konkurruese
Nuk është zhvilluar strategjia e marketingut
Profitabiliteti është shumë I ulët
Barrierat: Fakorët e brendshëm në industri
23.8
27.1
31.1
35.3
20.3
16.6
19.6
23.8
0 5 10 15 20 25 30 35 40
Nuk janë zhvilluar trajnime të mjafueshme për stafin
Nuk është zhvilluar biznes plan adekuat
Cilësia e produkteve / shërbimeve është shpesh jokonkurruese
Profitabiliteti është shumë I ulët
Barrierat: Fakorët e brendshëm në industri në vite
Viti 2014
Viti 2015
HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË 19
3.2 Faktorët e brendshem sipas sektorëvesipas madhësisë së kompanisë
Në industrinë e ndërtimit kompanitë kanë raportuar se strategjitë e marketingut shpesh mungojnë. Kompanitë prodhuese raportojnë relativisht pak faktorë të brendshëm si pengesë. Më të theksuarat në këtë grup janë barrierat “produktet nuk janë konkurruese” dhe “profitabiliteti është i ulët”. Profitabiliteti duket gjithashtu të jetë problem për shitësit me pakicë dhe prodhuesit.
0 5 10 15 20 25 30 35 40 45
Fakorët e brendshëm në industri
Raportimi financiar është i dobët
Cilësia e produkteve / shërbimeve është shpesh jokonkurruese
Nuk është zhvilluar biznes plan adekuat
Nuk është zhvilluar strategjia e marketingut
Nuk funksionon menaxhimi i resurseve njerëzore
Profitabiliteti është shumë I ulët
Nuk janë zhvilluar trajnime të mjafueshme për stafin
Barrierat e brendshme-sipas sektorëve
Ndërtim Prodhim Tregti me pakicë Tregti me shumicë Shërbime
20 HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË
3.3 Faktorët e brendshëm nga madhësia e klasës
Kompanitë veçanërisht ato të mëdha, vlerësojnë kualitetin e produkteve/shërbimeve të industrive të tyre përkatëse si një problem të madh. Ata gjithashtu mendojnë se në industritë e tyre përkatëse, kompanitë investojnë shumë pak në trajnimin e stafit. Kompanitë e vogla, të mesme dhe ato të mëdha e shohin profitabilitetin e tyre si një problem të madh. Ky është rast më i rrallë për mikro bizneset.
0 10 20 30 40 50 60
Fakorët e brendshëm në industri
Raportimi financiar është i dobët
Cilësia e produkteve / shërbimeve është shpesh jokonkurruese
Nuk është zhvilluar biznes plan adekuat
Nuk është zhvilluar strategjia e marketingut
Nuk funksionon menaxhimi i resurseve njerëzore
Profitabiliteti është shumë i ulët
Nuk janë zhvilluar trajnime të mjafueshme për stafin
Barrierat e brendshme-sipas madhësisë së kompanisë
Mikro Të vogla Të mesme Të mëdha
HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË 21
4. TENDENCAT E KOMPANIVE
Kompanitë e intervistuara në studim, kanë prezantuar për vitin 2015 nivelin e mëposhtëm të shitjes.
Shitjet në vitin 2015 vlerësohet të kenë qenë të kënaqshme. Rreth 36% e kompanive thanë se kanë shitur prodhimet e tyre në mes të € 50 000 dhe € 500 000. Pritjet e shitjeve për vitin 2016 parashikohen të jenë më të larta në krahasim me shitjet e realizuara në vitin 2015 nga ana e kompanive.
9.4
32.935.9
21.8
0
5
10
15
20
25
30
35
40
Nën 10 000 10 000 deri 50 000 50 000 deri 500 000 Mbi 500 000
Sa kanë qenë shitjet tuaja për vitin 2015 (në EUR)?
7.0
32.2 33.9
26.8
0
5
10
15
20
25
30
35
40
Nën 10 000 10 000 deri 50 000 50 000 deri 500 000 Mbi 500 000
Cilat janë pritjet tuaja për shitjet për vitin 2016 (në EUR)?
22 HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË
Sa i takon pritjeve për shitje për vitin 2017, kompanitë e vogla dhe ato të mesme kanë pritje më të larta për shitje.
Të gjithë sektorët e anketuar presin që shitjet e tyre të rriten në vitin 2017, disa më pak e disa më shumë, megjithatë, trendi mbetet dukshëm pozitiv, sidomos për tregtinë me pakicë, prodhimin dhe sektorin e shërbimeve. Publikimi tremujor i OEK-ut mbi “Indikatorin e klimës së biznesit” do të jap informata mbi realizimet e këtyre pritjeve.
18
90
51
14
12
18
58
19
14
0
3
1
1
0
0 10 20 30 40 50 60 70 80 90 100
<2
2 deri <10
10 deri < 50
50 deri < 100
100 e më shumë
Cilat janë pritshmëritë tuaja për shitje, për vitin e ardhshëm, 2017?
Të zvogëlohen Të mbesin njejtë Të rriten
49
60
21
12
44
2
0 10 20 30 40 50 60 70
Prodhim
Tregti me pakicë
Tregti me shumicë
Ndërtim
Shërbime
Tjera
Cilat janë pritshmëritë tuaja për shitje, për vitin e ardhshëm, 2017?
Të zvogëlohen Të mbesin njejtë Të rriten
HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË 23
Kur u pyetën për klientë të rinj të fituar gjatë vitit 2015, rreth 88% e ndërmarrësve deklaruan se kanë fituar klientë të rinj. Sa i takon klientëve të rinj, sektori i shitjes me pakicë ka fituar numrin më të madh të klientëve të rinj me më shumë se 10% në krahasim me vitin e kaluar.
Kompanitë e vogla kanë fituar më shumë klientë të rinj për më shumë se 10%, pasuar nga kompanitë e klasës së mesme. Situata duket të jetë shumë pozitive për të gjithë sektorët dhe madhësitë e klasave të ndryshme.
88%
12%
A keni fituar klientë të rinj gjatë këtij viti (2015)?
Po
Jo
34
50
12 11
33
1
31
39
17
7
30
10
10
20
30
40
50
60
Prodhim Tregti me pakicë Tregti meshumicë
Ndërtim Shërbime Tjera
Klientët e rinj-sipas sektorëve
Më pak se 10%
Më shumë se 10%
24 HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË
Kompanitë e intervistuara kanë deklaruar se kanë investuar në mënyrë të konsiderueshme në vitin 2015. Kompanitë e vogla dhe të mesme kryesisht kanë deklaruar se kanë rritur investimet në vitin 2015 krahasuar me vitin 2014 për rreth 54 %.
20
77
27
13
2
11
4842
13 10
0
10
20
30
40
50
60
70
80
90
<2 2 deri <10 10 deri < 50 50 deri < 100 100 e më shumë
Klientët e rinj-sipas madhësisë së kompanisë
Më pak se 10%
Më shumë se 10%
43.6
51.7
4.4
0
10
20
30
40
50
60
Rritur Mbetur njejtë Zvogëluar
Si kanë evoluar investimet e firmës tuaj në vitin 2015 duke u krahasuar me vitin 2014? Janë
HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË 25
Sa i përket investimeve sektoriale, sektori i shitjes me pakicë ka investuar më shumë, e ndjekur nga sektori i prodhimit dhe sektori i shërbimeve.
10
54
41
14 11
22
87
27
14
13 6 4 0 00
102030405060708090
100
<2 2 deri <10 10 deri < 50 50 deri < 100 100 e më shumë
Si kanë evoluar investimet e firmës tuaj në vitin 2015 duke u krahasuar me vitin 2014? Janë
Rritur
Mbetur njejtë
Zvogëluar
3338
22
10
26
36
56
9 10
42
36
1 03
0
10
20
30
40
50
60
Prodhim Tregti me pakicë Tregti me shumicë Ndërtim Shërbime
Si kanë evoluar investimet e firmës tuaj në vitin 2015 duke u krahasuar me vitin 2014? Sipas sektorëve
Rritur
Mbetur njejtë
Zvogëluar
26 HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË
Kur janë pyetur për pritjet për investime për vitin 2016, kompanitë ndajnë përqindjet mes pritjeve për rritje dhe pritjet që investimet të mbeten të pandryshuara. Një numër shumë simbolik i kompanive (2%) presin që investimet të ulen.
Megjithatë, sektori i tregtisë me pakicë, i prodhimit dhe sektori i shërbimeve presin që investimet të rriten në 2016-ën. Kompanitë e vogla, të ndjekura nga ato të mesmet presin investime më të larta në këtë vit.
49.5 48.5
2.00
10
20
30
40
50
60
Rritur Mbetur njejtë Zvogëluar
Cfarë prisni, si do të zhvillohen investimet e firmës tuaj në vitin 2016 duke i krahasuar me vitin 2015? Ato do të:
38
52
18
10
3233
51
1310
40
1 3 1 0 10
10
20
30
40
50
60
Prodhim Tregti mepakicë
Tregti meshumicë
Ndërtim Shërbime
Cfarë prisni, si do të zhvillohen investimet e firmës tuaj në vitin 2016 duke i krahasuar me vitin 2015? Ato do të: (sipas sektorëve)
Rritur
Mbetur njejtë
Zvogëluar
HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË 27
32.9% e kompanive pjesëmarrëse në studim kanë deklaruar se do të investojnë në përmirësimin e cilësisë së produkteve / shërbimeve; pasuar nga gatishmëria për të zëvendësuar makineritë e vjetra dhe pajisjet me pajisje dhe makineri të reja apo edhe modernizimin e aseteve ekzistuese.
14
68
46
13 10
24
78
26
15
205
1 0 00
10
20
30
40
50
60
70
80
90
<2 2 deri <10 10 deri < 50 50 deri < 100 100 e mëshumë
Cfarë prisni, si do të zhvillohen investimet e firmës tuaj në vitin 2016 duke i krahasuar me vitin 2015? Ato do të: (sipas madhësisë së
kompanisë)
Rritur
Mbetur njejtë
Zvogëluar
31
19.4
32.9
17.9
8.8 10
0
5
10
15
20
25
30
35
Ndërrimi i pajisjeve tëvjetra, modernizimin e
aseteve ekzistuese
Zgjerimi i kapacitetevetë prodhimit /
shërbimit në fusha tëreja të prodhimit /
shërbimeve
Përmirësimi i cilësisësë produkteve
Përmirësimi iproduktivitetit të
operacioneve
Masat energjetike Në kapacitetin etransportit
Investimet e planifikuara për vitin 2016 do të jenë në këto fusha:
28 HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË
5. RAST STUDIMI
Sektori i energjisë
Sistemi tarifor i energjisë duket të jetë një problem i madh për rreth 66% të kompanive. Vetëm 7% e kompanive të anketuara kanë deklaruar se sistemi tarifor i energjisë nuk ka ndonjë ndikim negativ në to.
Në anën tjetër, afro e njëjta përqindje e kompanive, kanë përmendur ndikimin e energjisë në koston totale të jetë problem i madh (61%).
65.3
27.8
6.9
0 10 20 30 40 50 60 70
Pengesë e madhe
Pengesë mesatare
Nuk është pengesë
Sistemi tariforë i energjisë është
60.8
28.7
10.50
10
20
30
40
50
60
70
Pengesë e madhe Pengesë mesatare Nuk është pengesë
Cili është ndikimi i energjisë në koston totale
HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË 29
Shumica e kompanive (88%) thanë se nuk kanë ndonjë ndikim nga investimet që KEDS ka bërë; respektivisht nuk ka ndikuar kompanitë dhe as konkurrencën e tyre. Sa i përket ndikimit të situatës së energjisë në profitabilitet, më shumë se gjysma e tyre kanë përmendur ndikimin që energjia ka në profitabilitetit. Vetëm 13% e kompanive kanë thënë se nuk janë prekur nga situata e energjisë.
88.4
6.0 5.60102030405060708090
100
Nuk ka pasur ndikim tërëndësishëm
Ka zvogluar konkurrencën Ka rritur konkurencën
Zhvillimet në rrjetin e KEDS-it a kanë përmirësuar konkurrueshmërinë tuaj?
53.0
33.4
12.6
0
10
20
30
40
50
60
Po shumë Po, pak Nuk ka ndikim
A ndikon situata e energjisë në profitabilitetin e biznesit tuaj?
30 HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË
6. PËRFUNDIMET DHE REKOMANDIMET
Bizneset e Kosovës kanë përmendur "koston e punës" dhe "probleme të likuiditetit" në mesin e pengesave kryesore, e ndjekur nga "sistemi tatimor" dhe "kostoja e financimit të bankave". Krahasuar me vitin e kaluar, ku "kostoja e energjisë elektrike", ishte pengesa kryesore (57%), këtë vit duket të ketë një ndikim më të ulët. Siç u përmend më lart kjo në asnjë rrethanë nuk do të thotë se bizneset kanë probleme më të vogla për sa i përket energjisë, kjo vetëm duket të jetë një sinjal se problemet në përgjithësi janë bërë më të vogla. OEK-u supozon se kompanitë kanë arritur të organizohen në mënyrë që të përballen me këtë problem. Opinioni i OEK-u është konfirmuar nga shumica e kompanive (88%) që deklaruan se ata nuk kanë vërejtur ndonjë ndikim pozitiv nga investimet e KEDS-it. Oda rekomandon masa të menjëhershme, në mënyrë që të kemi në dispozicion energji elektrike të përballueshme dhe të besushme. Pretendohet që termocentrali i ri do të jetë i nevojshëm.
Pyetje specifike janë bërë për bizneset në lidhje me sektorin e energjisë. Sistemi tarifor i energjisë duket të jetë një problem i madh për rreth 66% të kompanive. Afro e njëjta përqindje e kompanive, kanë përmendur ndikimi i energjisë në koston totale të jetë problem i madh (61%).
Sa i përket kostos së punës, Oda rekomandon analizimin e mëtejmë të përbërjes së shpenzimeve (pagat, detyrimet, taksat, etj.) në lidhje me produktivitetin dhe cilësinë. Kjo mund të ndikojë në trajnimet profesionale, si dhe masat menaxhuese në përmirësimin e efikasitetit. Siç u përmend më lart Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke u përpjekur për të sjellë ndërmarrjet në ekonominë reale. Kjo është konsideruar si një zhvillim pozitiv. Për këtë iniciativë institucione të tjera si Ministria e Financave, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Doganat e Kosovës, janë duke kërkuar dokumentacion më të mirë dhe më shumë informata nga ndërmarrjet. Kjo në njërën anë sjellë më shumë punë për kompanitë, dhe nga ana tjetër do të ndikojë që një numër më i vogël i ndërmarrjeve të jenë në ekonominë e zezë, dhe se do të rritet numri i ndërmarrjeve që do të njihen nga këto institucione. Një rast si ky është një fenomen i ri për ndërmarrjet dhe kjo paraqet një problem të ri për ta dhe kështu zgjerohet lista e pengesave. Kjo korrespondon me objektivin e Administratës Tatimore dhe Doganave të Kosovës për të mbledhur shuma të konsiderueshme nga sektori privat. Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret këtë tendencë për të marrë ndërmarrjet në ekonominë reale.
Për sa i përket problemeve të likuiditetit (dhe pengesa të lidhura me to, si qasje në financa dhe kostoja e financimit të bankave, profitabilitetit, etj) Oda rekomandon shqyrtimin mundësive ekzistuese për marrjen e kredive bankare dhe normat e interesit. OEK-u beson se planet e binzesit të mira dhe reale mund të reduktojë ndjeshëm rrezikun për institucionet financiare, dhe kështu të reduktojë normat e kërkuara të interesit. Norma të ulta interesi dhe plan të mirë biznesi do të rezultojnë në profitabilitetit të lartë. Një diskutim me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe bankat komerciale për përbërjen e
HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË 31
kostos së kapitalit, më saktësisht komponentin e riskut, mund të çojë në kosto të përballueshme të financimit, si dhe qasje më të lehtë.
Janë një numër i pengesave që qeveria mund ti adresoj. Këto shqetësime (nga 10 më të shpeshtat, sistemi i taksave, rregullat doganore, ligjet adekuate, mjedisi ligjor) duhet të trajtohen nga qeveria. Disa nga këto janë përmendur në studimin e “fytave të ngushta” të vitit të kaluar. Të gjitha këto shqetësime janë rritur sa i takon rëndësisë që nga viti i kaluar, dhe shpesh nga më shumë se 15%. Është koha që qeveria të adaptohet me prioritetet.
Stabiliteti politik është i një rëndësie të veçantë, si për investime të huaja direkte ashtu edhe për ato vendore. Rezultati i këtij studimi zbuloi një rënie. Kur studimi i “fytave të ngushta” u realizua vitin e kaluar, nuk ka pasur qeveri në atë kohë. Tani, ka një qeveri, por funksionimi i parlamentit është një problem. Nga rënia e rëndësisë së kësaj pengese, duket se komuniteti i biznesit i jep më shumë rëndësi pasjes së një qeverie funksionale. Megjithatë, OEK-u, në emër të komunitetit të biznesit në Kosovë, do të vazhdojë në mënyrë konstruktive të bëjë presion që institucionet përgjegjëse të rrisin stabilitetin.
Vitin e kaluar, një pjesë relativisht e lartë e kompanive kanë përmendur si pengesë konkurrencën e pandershme nga ekonomia e zezë dhe produktet e kualitetit të ulët. I lidhur me ekonominë e zezë është fakti se një numër i madh i ndërmarrjeve janë informale. Nga fakti se këto pengesa kanë shumë më pak rëndësi tani, dikush mund të mendojë se ndoshta ndërmarrjet kanë lëvizur nga sektori informal dhe janë bërë formale. Kjo gjithashtu mund të shpjegojë rritjen e faktorëve që lidhen me kostot e punës.
Sa i përket investimeve, vihet re se një numër i madh i ndërmarrjeve kanë investuar në vitin 2014 dhe planifikohet që një numër akoma më i madh do të bëjë investime në vitin 2015. Në vitin 2015, 43.6% kanë bërë investime (krahasuar me 40.2%, në sondazhin e bërë më parë, të cilët treguan se investimet e tyre do të rriten) dhe 49.5% kanë ndërmend të investojnë në vitin 2016. Kjo është një shenjë mjaftë pozitive dhe inkurajuese, veçanërisht pasiqë sektori i prodhimit dhe sektori i shitjes me shumicë kanë investuar më së shumti, duke pasur parasysh faktin se kontributi i tyre në GDP kombëtare është shumë e lartë. Shpresojmë se kjo rritje e investimeve do të krijojë edhe inovacione. Më së shumti kompanitë e vogla dhe të mesme kanë investuar, diçka që përbën fat me gjasë, pasiqë gjenerimi kryesor i punësimit vjen pikërisht nga kompanitë e vogla. Megjithatë, kjo ka nevojë për monitorim të kujdesshëm. Në rast se investimet mungojnë, duhet të zbatohen masa korrigjuese ose stimuluese. OEK ka gjetur një lidhje të fortë (korrelacion) në mes të kompanive të cilat kanë organizuar trajnime për stafin e tyre dhe pritjet që ata kanë për investime. Më shumë trajnime sjellin më shumë investime.
Pritjet e shitjeve për vitin 2017 tregojnë se veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme presin shitje më të larta. Kjo dukshëm manifestohet në sektorin e tregtisë me pakicë, sektorin e prodhimit dhe atë të shërbimeve. OEK-u ka gjetur një lidhje (korrelacion) në mes pritjeve për shitje më të larta dhe trajnimeve të organizuara nga kompanitë.
32 HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË
Studimi zbuloi se ka mangësi të brendshme sa i takon menaxhimit të kompanive. Megjithatë, një numër i këtyre mangësive duket të jetë një simptomë e mungesës së ekspertizës bazë-profesionale. Ndërhyrjet e targetuara, me gjasë me anë të trajnimeve, këshillimit dhe konsultimi, duhet të dizajnohen në atë mënyrë që të lejojnë ndërmarrjet për të bërë hapa përpara dhe për të përmirësuar ndërmarrësinë dhe menaxhimin e tyre.
Më të habitshme janë nocionet rreth planit të marketingut dhe cilësinë. Kompanitë kanë pengesa më të vogla kur kanë plan marketingu dhe orientim të cilësisë. Ka dëshmi të konsiderueshme që këto orientime (si shenjë e menaxhimit serioz) çojnë në më pak pengesa. Mund të supozojmë se menaxhimi më i mirë u jep kompanive mundësi më të mira për t`i trajtuar pengesat. Do të mund të ishte një politikë e mirë hartimi i një programi kombëtar me fokus tek plani i biznesit, apo gjenerim të modelit të biznesit.
Supozohet se për tu rritur ekonomia e Kosovës, do të ishte parakusht që kompanitë dhe ekonomia të jenë më dinamike, dhe të përfitojnë nga mundësitë që dalin. Për të gjeneruar qëndrim të tillë dhe mundësitë, mund të zhvillohen politika specifike.
HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË 33
7. METODOLOGJIA Në këtë raport, me ndihmën e studimit të kryer nga Oda Ekonomike e Kosovës, janë analizuar pengesat e rritjes për bizneset në Kosovë. Anketimi përfshiu një pyetësor, i cili është zhvilluar dhe modifikuar në veçanti për gjendjen ekonomike në Kosovë. Pyetësori me pyetje specifike është zhvilluar nga stafi i OEK-ut respektivisht nga departamenti i analizave ekonomike dhe politikave së bashku me ekspert të jashtëm.
Pyetësori përbëhet nga katër pjesë:
Pjesa e parë shqyrton disa karakteristika të firmës. Pjesa e dytë fokusohet në vlerësimet e situatës ekonomike të firmës në lidhje me shitjet dhe investimet. Pjesa e tretë përmban pyetje informuese në lidhje me pengesat për veprimtarinë e firmave. Pengesat janë klasifikuar në tre kategori të gjera të pengesave të jashtme: mjedisi ekonomik, kushtet administrative dhe rregullatore, si dhe infrastruktura dhe kushtet e përgjithshme. Përveç faktorëve të jashtëm në pyetjet informuese janë përfshirë gjithashtu edhe pengesat e brendshme.
Në fund të pyetësorit kemi shtuar një seksion të veçantë në lidhje me sistemin e energjisë dhe koston e tij.
Karakteri i anketës është cilësorë dhe sasiorë. Pra, të anketuarit janë pyetur që të japin përgjigje kualitative, të peshuara, dhe të japin rekomandimet e tyre në fusha të caktuara. Opsionet tipike të përgjigjeve janë për shembull: nuk është pengesë / pengesë mesatare / pengesë e madhe ose nuk zbatohet.
Madhësia dhe struktura e mostrës përmbushë kriteret statistikore për të fituar rezultate përfaqësuese. Të dhënat janë mbledhur nga intervistat personale. Stafi i OEK vizitoi bizneset në mes 17 janar dhe 5 shkurt 2016. Bizneset e vizituara janë përzgjedhur nga baza e të dhënave e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Struktura e mostrës është paraqitur në Tabelën 1.
Për shkak se hulumtimi është kryer në ditët e para të vitit 2016, konsiderohet se reflektojnë pasqyrimet e situatës në vitin 2015.
Aktiviteti juaj kryesorë është?
Totali Prodhim
Tregtia me
pakicë Tregtia me
shumicë Ndërtimtari Shërbime Tjera Madhësia <2 3 24 2 0 8 1 38
2 deri <10 23 63 17 3 46 1 153 10 deri < 50 27 14 8 10 14 0 73 50 deri < 100 14 4 2 6 3 0 29 100 më shumë 6 1 3 0 2 0 12
Totali 73 106 32 19 73 2 305
34 HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË
Shtojca
Aktiviteti juaj kryesorë është? Cilat janë pritjet tuaja për shitjet, për vitin tjetër 2017? Totali
Rritet Mbetet e
pandryshuar
Zvoglohet
Prodhim 49 22 0 71
Shitje me pakicë 60 44 1 105
Shitje me
shumicë 21 8 2 31
Ndertimtari 12 8 0 20
Shërbime 44 27 3 74
Tjera 2 0 0 2
Totali 188 109 6 303
Cfarë prsini, si do të rriten investimet e kompanisë tuaj
në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015? Do të
Totali
Rriten Mbeten
pandryshuar
Zvolgohen
Klientët e rinj Më pak se 10% 43 95 2 140
Më shumë se 10% 96 28 1 125
Totali 139 123 3 265
Aktiviteti juaj kryesorë është? A keni fituar klient të rinjë? Totali
Po Jo
Prodhim 65 6 71
Shitje me pakicë 87 15 102
Shitje me shumicë 29 2 31
Ndertimtari 17 2 19
Shërbime 63 11 74
Tjera 2 0 2
Totali 263 36 299
HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË 35
Aktiviteti juaj kryesorë është?
Cfarë prisni, si do të rriten investimet e kompanisë tuaj
në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015? Ato do të?
Totali
Rriten Mbeten të
pandryshuara
Zvoglohen
Prodhim 38 33 1 72
Tregti me pakicë 52 51 3 106
Tregti me
shumicë 18 13 1 32
Ndërtimtari 10 10 0 20
Shërbime 32 40 1 73
Tjera 1 1 0 2
Totali 151 148 6 305
Aktiviteti juaj kryesorë është?
Si janë rritur investimet e kopmanisë tuaj në vitin 2015 krahasuar me vitin 2014? Ato janë
Totali Rritur Ka mbetur e pandryshuar Zvogluar
Prodhim 33 36 3 72
Tregti me pakicë 38 56 6 100
Tregti me shumicë 22 9 1 32 Ndertimtari 10 10 0 20
Shërbime 26 42 3 72
Tjera 1 1 0 2
Totali 130 154 13 298
Aktiviteti juaj kryesorë është
Infrastruktura dhe kushtet e përgjithshme: Jo stabiliteti politik
Totali Problem i
madh Problem i moderuar
Nuk ka problem
Nuk aplikohet
Prodhim 16 38 11 1 66
Tregti me pakicë
20 54 23 2 99
Tregti me shumicë
5 15 6 1 27
Ndërtim 5 11 1 0 17
Shërbime 19 32 20 0 71
Tjera 0 0 1 0 1
Totali 65 150 62 4 281
36 HAPJA E RRUGËS PËR BIZNES MË TË MIRË NË KOSOVË
Rr. Nenë Tereza Nr.2010000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel & Fax: +381 (0) 38 224 299Mob. +377 (0) 45 677 877
[email protected], www.oek-kcc.org