1
Nr. ________ Datë, ___/___/_____
KONTRATE E PERGJITHSHME
Kjo kontratë lidhet mes VAS TOUR, i quajtur më poshtë Operatori Turistik, dhe
______________________________________ e cilësuar më poshtë si agjencia.
Operatori turistik: VAS TOUR, me NR FISKAL 600669206 me përfaqësues ligjor Enver
Mehmeti, dhe adresë: Rr. Luan Haradinaj, 14/2, me nr. Tel: +381 38 747 747, Cel: +386 49
747 747, email: [email protected], web: www.vas-rks.com
dhe
AgjenciaTuristike _________________ me nr. NIPT_________________ me përfaqësues
ligjor _______________________________, dhe adresë: ________________________, dhe
nr tel: +381 ________________, Cel: +386_____________, email: _____________________.
Duke parashtruar se:
1. Vas Tour si i pari operator turistik në Shqipëri i cili ofron paketa turistike gjatë gjithë
vitit, do të ofrojë për agjencinë partnere këto shërbime:
2. Hotele, Fluturime, Paketa turistike gjatë gjithë vitit, Pushime me Charter, Evente
sportive, Transferta, Makina me qira, Organizim konferencash e aktivitetesh të
ndryshme, Programe individuale dhe për grupe.
3. Këto produkte ofrohen për tregun shqiptar nëpërmjet programit B2B për agjencitë
anëtare, në faqen e internetit; www.vas-rks.com.
4. Agjencitë që dëshirojnë të përdorin këto produkte duhet të nënshkruajnë marrëveshjen e
bashkëpunimit me Vas Tour si dhe të zbatojnë të drejtat dhe detyrimeve që burojnë nga
kjo marrëveshje.
5. Agjencia duhet të nënshkruajë këtë marrëveshje, si dhe të plotësojë dokumentacionin
mbështetës për hyrjen në fuqi të marrëveshjes. Agjencia duhet të dorëzojë pranë zyrave
të operatorit turistik,
a) Kontratën e bashkëpunimit të firmosur,
b) Çertifikatë regjistrimi të agjencisë (NR FISKAL), si dhe Logon e saj,
c) Kopje të dokumentit identifikues të administratorit të agjencisë,
d) Numër telefoni të zyrës, adresën e plotë dhe një numër celulari.
6. Agjencitë në momentin e regjistrimit përfitojnë çmime speciale si partnerë biznesi.
2
7. Agjencia do të mbajë përgjegjësi të plotë për rezervimin që kryen, për hotelin e
zgjedhur nga klienti, destinacionin e zgjedhur nga klienti, apo për çdo të dhënë tjetër të
hedhur gabim në rezervim.
8. Agjencia do të mbajë operatorin te mbrojtur nga ankesat e klientëve të saj për çdo
gabim apo pasaktësi të kryer nga agjencia.
Palët bien dakord si më poshtë;
OBJEKTI I KONTRATES
Qëllimi i kësaj kontrate është ofrimi i të gjithë shërbimeve të përmendura në pikën 2, për
agjencitë turistike të cilat regjistrohen si përdorues të ligjshëm të faqes www.vas-rks.com, sipas
kushteve dhe detyrimeve të vendosura.
MËNYRA E REGJISTRIMIT
Mundësitë e regjistrimit si agjenci anëtare janë: a) nëpërmjet aplikimit direkt në faqen e
internetit, www.vas-rks.com ose b) duke dërguar një kërkesë në adresën [email protected]
Në momentin e dorëzimit të dokumenteve të kërkuara, agjencisë do ti jepet një emër përdorimi
dhe fjalëkalimi fillestar për ti mundësuar të drejtën e hyrjes në faqen e internetit si agjenci, si
dhe për të përfituar çmimet speciale si agjenci anëtare.
Llogaria e hapur për agjencinë, nuk duhet të përdoret dhe as të transferohet në një palë të tretë.
Për arsye sigurie operatori turistik ka të drejtë edhe të ndryshojë fjalëkalimin e llogarisë së
agjencisë. Agjencia duhet të njoftojë operatorin turistik në rast largimi nga puna të stafit të saj
i cili ka të drejtë përdorimi në sistem.
MËNYRAT E PAGESËS
Për të gjithë shërbimet që agjencia dëshiron të rezervojë dhe të konfirmojë menjëherë
rezervimin i duhet të kryejë mënjëherë pagesën, në një nga mënyrat e poshtëpërmendura, në
mënyrë që të krijojë dokumentet e nevojshme të rezervimit. Në të kundërt rezervimi i agjencisë
do të jetë në statusin “I pakonfirmuar”.
Për shërbimet që do ti ofrohen, agjencia mund të vendosë të paguajë në një nga mënyrat e
mëposhtme:
a) Pagesë me Kartë Krediti / Debiti
b) Pagesë me transfertë bankare
c) Pagesë me para në dorë (shoqëruar me faturë tatimore (TVSH) ).
d) Pagesë FIDO. (Agjencia depoziton shumën fillestare prej 500 Euro, në llogarinë e Vas
Tour Operator Shpk, e cila do të konvertohet në kredite të cilat mundësojnë kryerjen e
rezervimeve online menjëherë)
Detajet e Bankave: TEB SH.A.
Emri: Albtours Vas Tour Operator Shpk
Adresa: Rr. Luan Haradinaj 14/2 (prane EULEX ne qender)
IBAN: XK052011000053902649
SWIFT: TEBKXKPR
3
RAIFFEISEN BANK
Emri: Vas Tour Operator Shpk
Adresa: Rr. Luan Haradinaj 14/2 (prane EULEX ne qender)
IBAN: 1501120000741006
SWIFT: RBKOXKPR
PROCREDIT BANK
Emri: Vas Tour Operator Shpk
Adresa: Rr. Luan Haradinaj 14/2 (prane EULEX ne qender)
IBAN: 1189002735000178
SWIFT: MBKOXKPR
BANKA KOMBETARE TREGTARE
Emri: Albtours Vas Tour Operator Shpk
Adresa: Rr. Luan Haradinaj 14/2 (prane EULEX ne qender)
IBAN: 1909569192031147
SWIFT: NCBAXKPR
Gjatë rezervimit në faqen e internetit agjencisë i jepen disa mundësi pagese nëse rezervimi nuk
është brenda afatit të anulimit.
Mundësia e parë është me kartë Krediti ose Debiti. Më këtë mënyrë ju paguani menjëherë dhe
në momentin e konfirmimit ju keni te drejtë te krijoni dokumentet e rezervimit, (Voucher për
hotel, biletat elektronike, si dhe të shikoni faturën tuaj të rezervimit).
Mundësia e dytë është “Me para në dorë” dhe “Në pritje”: Nëse itinerari juaj nuk është në
periudhën e anulimit ju do t’ju shfaqen këto mundësi pagese. Ju mund të kryeni rezervimin
duke zgjedhur një nga këto mundësi por rezervimi juaj do të qëndrojë në statusin “I ri” deri në
momentin e konfirmimit të pagesës. Limiti i krediteve tuaja nuk do të ndryshojë nëse keni
zgjedhur këto mundësi. Ju mund të paraqiteni në zyrat e Operatorit Turistik për të paguar
faturën e rezervimit tuaj apo të kryeni nje transfertë bankare. Në këtë moment në sistemin tuaj
ju mund konfirmoni itinerarin tuaj dhe të krijoni dokumentet e konfirmimit të rezervimit.
Mundësia e përdorimit të krediteve: Nësë agjencia zgjedh këtë mundësi pagimi rezervimi juaj
do të konfirmohet dhe dokumentohet menjëherë. Shuma e rezervimit do të zbritet nga depozita
(FIDO) juaj.
PROCEDURA E REZERVIMIT
Nëpërmjet sistemit www.vas-rks.com agjencia mund të kryejë rezervime, ti konfirmojë duke
kryer pagesën, si dhe të lëshojë gjithë dokumentacionin për itinerarin e përzgjedhur.
Agjencia mban përgjegjësi të plotë për rezervimin që ka kryer. Numri i persona për cdo dhomë
në hotel është i përcaktuar në momentin e shënimit të të dhënave gjatë rezervimit;
Gjatë rezervimit ju duhet të cilësoni saktë numrin e personave që udhëtojnë, moshën e saktë të
fëmijës në momentin e udhëtimit, pasi politikat e furnitorëve variojnë sipas moshës së fëmijës.
Shërbimet e ofruara të çdo hoteli ndryshojnë nga një shtet në tjetrin në varësi të rregullave
përkatëse.
Informacioni akomodimit është i siguruar nga faqet zyrtare të hoteleve dhe çdo pasaktësi
informacioni, duke përfshirë dhe fotografitë nuk është përgjegjësi e Operatorit Turistik.
4
Hotelet mund të ndryshojnë emrin zyrtar të tyre në cdo kohë dhe kjo nuk konsiston në
ndryshimin e hotelit apo modifikimin e rezervimit.
Nëse hoteli kërkon kosto shtesë për krevate ekstra,vakte ose shërbime te tjera, këto do të
paguhen sipas mënyrës së kërkuar nga furnitori.
Çdo natë ekstra e shtuar pas konfirmimit të rezervimit do të konsistojë në kosto extra.
- Rezervimet e hoteleve
Në momentin e konfirmimit të rezervimit të një hoteli, dhe kryerjes së pagesës agjencia ka
mundësi të krijojë Voucher (dokumenti i konfirmimit të hotelit). Voucher i lëshuar i cili tregon
numrin e rezervimit dhe është detyrues për paraqitjen e klientit në hotel, do të këtë të pasqyruar
të dhënat e agjencisë dhe logon e saj, si dhe do të tregojë emrin e operatorit turistik i cili ka
kryer rezervimin final shoqëruar me numrin e emergjencës së tij. Klienti do të përfitojë vetëm
ato shërbime që janë shënuar në voucher.
Furnitorët mund të refuzojnë pranimin e rezervimit në rast se informacioni i dërguar për
prenotim nuk është i plotë.
- Rezervimet e fluturimeve
Agjencia mban përgjegjësi për rezervimet e fluturimeve. Për çdo ndryshim në detajet e
fluturimit nga agjecia, pas konfirmimit të rezervimit, duhet menjëherë të njoftojë operatorin.
Agjencia është përgjegjëse për informimin e klientëve për dokumentacionn e kërkuar në
udhëtim ( vlefshmërinë e pasaportave, vizat etj). Në çdo rast agjencia mund të konsultohet me
operatorin turistik.
Operatori turistik nuk mban asnjë përgjegjësi për mos ofrimin e shërbimeve në rast të situatave
të jashtëzakonshme. (forca madhore).
Gjithashtu operatori nuk mban asnjë përgjegjësi për:
Incidente që mund ti ndodhin klientëve të agjencisë me bagazhet, humbje të fluturimeve për
shkak të vonesave të klientit, grevave, kushteve klimatike, ndryshimeve që mund të ndodhin
gjatë tranzitit apo ndonjë situate tjetër jashtë kontrollit të operatorit.
AFATET
Kushte të përgjithshme
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai përpara 21 (njëzetë e një) ditë ose më
shumë ditë përpara udhëtimit, klientit i kthehet shuma e plotë e paguar në emër të agjencisë.
Nëse përpara anullimit është bërë ndonjë shpenzim, ky shpenzim do të zbritet nga shuma që do
të marrë klienti. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë
krediti ose debiti.
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai 10 (dhjetë) deri 20 (njëzetë) ditë përpara
udhëtimit, klienti ka të drejtë të rimbursohet deri në 50% të shumës së paguar për rezervimin.
Klienti do të paguajë shpenzimet e transfertës dhe shpenzime administrative që mund të jenë
kryer për shërbimin ndaj tij. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës
me kartë krediti ose debiti.
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai 4 (katër) deri 9 (nëntë) ditë përpara
udhëtimit, klienti ka të drejtë të rimbursohet deri në 30% të shumës së paguar për rezervimin.
Klienti do të paguajë shpenzimet e transfertës dhe shpenzime administrative që mund të jenë
5
kryer për shërbimin ndaj tij.Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës
me kartë krediti ose debiti.
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai në më pak se 3 (tre) ditë përpara
udhëtimit, klienti nuk ka të drejtë të rimbursohet nga agjencia.
Nëse klienti nuk paraqitet ose largohet nga udhëtimi më përpara datës së parashikuar nga
agjencia, klienti nuk ka të drejtë të rimbursohet nga agjencia
Transferimet (për paketat e udhëtimit)
Konsumatorët kanë të drejtën të transferojnë paketën e udhëtimit tek një person tjetër. Në një
rast të tillë, agjencia ka detyrimin të njoftojë klientët e saj për afatet e ushtrimit të kësaj të
drejte. Vas Tour duhet të njoftohet për çdo kërkesë për transferim të paktën 15 ditë para
përpara nisjes së udhëtimit. Agjencia është përgjegjëse, tek Vas Tour për pagesën e çdo kosto
shtesë, që mund të rrjedhë nga ky transferim. Shuma që do të paguhet varion në varësi të
kostove që vendosen nga furnitorët përkatës.
Anulimet
Në momentin e rezervimit të çdo produkti ju do të njoftoheni dhe për afatin e anulimit si dhe
kostot që i detyroheni Vas Tour në rast anulimesh. Çdo kërkesë e tillë që do të vijë nga
agjencia do të trajtohet në përputhje me kushtet e vendosura në momentin e rezervimit.
Në rast se gjatë kërkimit të një produkti agjencia nuk është e qartë për afatet e anulimeve ose
ato nuk janë të specifikuara, është përgjegjësi e agjencisë të kërkojë sqarim nga Vas Tour
përpara se te procedojë me rezervimin.
Procedura e Rimbursimit
Kërkesat për rimbursim do të konsiderohen në përputhje me politikat e anulimit dhe afatet të
vendosura nga Vas Tour.
Në rast anulim paketash turistike nga ana e Vas Tour (në rast se nuk plotësohet numri i
parashikuar, ose në situata të jashtëzakonshme), agjencia do të njoftohet për procedurën e
rimbursimit në momentin e njoftimit të anulimit. Në raste të tilla agjencisë (ose klientëve të saj)
do t’u rimbursohet e plotë shuma që kanë paguar.
Kërkesat për rimbursim në rast anulimi duhet paraqiten pranë zyrave të Vas Tour, në formë të
shkruar, brenda 10 ditëve nga data e njoftimit të anulimit. Kërkesa do të shoqërohet me
dokumentacionin provues dhe, do t’i kthehet përgjigje brenda 10 ditëve pune nga data e
marrjes së njoftimit.
Ndryshime të tjera në rezervim.
Çdo kërkesë e agjencisë lidhur me rezervimet e saj do të merret menjëherë në konsideratë nga
operatori turistik. Zgjidhja e kërkesës do të jetë gjithmonë në përputhje me të drejtat dhe
detyrimet e palëve brenda kësaj marrëveshjeje. Pavarësisht këtyre operatori do të përpiqet apo
sugjerojë mënyrat më të mira për zgjidhjen e kërkesës.
Kërkesat për ndryshim në rezervim duhet të kryhen brenda afateve dhe detyrimeve të
vendosura nga furnitori në momentin e rezervimit. Për cdo ndyshim pas këtij afati do të
aplikohen tarifat shtesë në varësi të politikave të ndryshimeve të përcaktuara në sistem.
6
ANKESAT
Në rast ankese agjencia duhet ti drejtohet operatorit brenda 10 ditëve nga data e përfundimit të
shërbimit. Vas Tour është i detyruar të kthejë një përgjigje brenda 20 ditëve pune nga data e
marrjes së ankesës.
HYRJA NË FUQI
Kjo kontratë hyn në fuqi në momentin e nënshkrimit dhe të plotësimit të gjithë
dokumentacionit mbështetës të kërkuar nga operatori turistik dhe, ka një afat një vjecar.
Kontrata mund të rinovohet me te njëjtin afat automatikisht, nëse asnjëra nga palët nuk njofton
me shkrim palën tjetër 30 ditë para përfundimit të afatit të kontratës.
Palët në marrëveshje bien dakord të plotësojnë kushte dhe detyrimet e nënshkruara.
ZGJIDHJA E MOSMARREVESHJEVE
Të gjitha mosmarrëveshjet mes palëve lidhur me sa është rënë dakord, nëse nuk zgjidhen mes
palëve, do të shqyrtohen sipas legjislacionit shqiptar në gjykatat shqiptare.
OPERATORI TURISTIK AGJENCIA
Albtours VAS Touroperator Shpk, Rr. Agim Ramadani nr. 14/2 Prishtinë, me nr biznesi 70744228 e përfaqësuar nga Zt.Fisnik Dragusha, në vazhdim operatori, dhe
AGJENTI_________________________________________________________________________________
përqafësuar nga _________________________________________________________________________,
me adrese ____________________________________________, Nr. Biznesi _______________________në
vazhdim Agjenti, me pëlqimin e dy palëve lidhin këtë:
KONTRATE KOMERCIALE
NENI 1 HYRJA NË FUQI
Kjo kontratë hyn në fuqi me datën e nënshkrimit dhe ka afat prej 1 viti nga datat e nënshkrimit. Ky afat vazhdohet automatikisht çdo vit për një tjetër nësë ndonjëra palë nuk e ndërpret atë një muaj para skadimit të saj.
NENI 2 OBLIGIMET DHE TË DREJTAT E AGJENTIT
Agjenti ka të drejtë të prezantohet si “Agjent i VAS Tour Operator Kosova” dhe si i tillë ka të drejtë të shesë produktet e Opratorit duke e shfrytëzuar, por jo kufizuar faqen e internetit vas-rks.com.
Agjenti nuk ka të drejtë që të tejkalojë kompetencat e veta ose ta kryejë një detyrë apo veprim që nuk është i përfshirë në kontratë. Cdo obligim duhet me qene ne perputhje me kushtet dhe pershkrimet ne shtojcen 1.
NENI 3 Agjenti merr përsipër të gjitha obligimet dhe pasojat e mundshme nga veprimet e gabuara të të punësuarve apo bashkëpunëtorëve të tij. Njëkohësisht Agjenti obligohet t’i përcjellë të gjitha
proceduart, çmimet, linjat e veprimit dhe udhëzimet e komunikuara nga Operatori dhe t’i zbatojë ato me aktualet në përpikshmeri.
NENI 4 Provisioni për Agjentin është 10% dhe ne raste te tregut te promovuar edhe sipas skemës në vijim: • 50 EURO per te rritur, 25 Euro per Chd - ne hotel 5*• 40 EURO per te rritur, 20 Euro per Chd – ne hotel 4*• 30 EURO per te rritur, 15 Euro per Chd – ne hotel 3** Kjo skeme komisioni mund te ndryshoj vetem ne rastet e ofertave speciale.
Pagesat nga ana e agjentit duhet të kryhen sipas planit të pagesës të produkteve përkatëse gjithmonë
para nisjes së klientit në udhëtime. Provisioni mund të ndryshojë varësisht nga produkti (p.sh. çmim
promocional), por Operatori obligohet ta informoje Agjentin për çdo ndryshim të tillë paraprakisht.
NENI 5
Komisioni për agjentin në ture kulturore është nga 7 - 10%. Këtu mund të përfshihet turi i
Dubrovnikut, i Selanikut, turet nëpër Evropë apo ndonjë shërbim tjetër i llojit të tillë. Pagesat nga ana
e agjentit duhet të kryhen sipas planit të pagesës së produkteve përkatëse gjithmonë para nisjes së
klientit në udhëtime.
NENI 6
Procesimi i biletave me dergesa ne queue nga agjenti duhet te behet ne office ID me kodin:
PRNKO3127, dhe pagesa e ketij sherbimi eshte 5 – 10 EUR mvaresisht prej destinacionit qe
procesohet bileta. I njejti sherbim/krahas pageses 5-10 EUR vlene edhe per anulimet apo sherbimet qe
Albtours VAS Tour Operator bene jashte orarit zyrtare te punes. Kjo pagese sherbimi behet permbi
cmimin neto te biletes apo sherbimit. Ndersa ne raste kur sherbimi ofrohet per bileta ne linjat charter
sic eshte PEGASUS, AIRPRISHTINA, KOSOVAAIRLINES apo linja te tilla, sherbimi jipet me 50%
te pageses per komisionin perkates.
NENI 7
Përveç nësë është përcaktuar ndryshe me këtë kontratë, në rast të shitjes, blerjes apo ndërmjetësimit të
produkteve dhe shërbimeve të Operatorit, gjithmonë vlejnë Rregullat e Përgjithshme të Operatorit, të
publikuara në vas-rks.com.
NENI 8
Cilado mosmarrëveshje, kontrovers ose pretendim që dalin nga apo në lidhje me këtë kontratë, ose
shkelje, ndërprerje ose jo-vlefshmëri, do të zgjidhet me arbitrazh në kuadër të Odës Ekonomike
Amerikane në Kosovë, në përputhje me rregullat e arbitrazhit të Kosovës.
Me marrëveshje të të dyja palëve kjo kontratë është përpiluar në dy kopje, nga një për secilën palë.
Albtour VAS Touroperator Shpk Agjenti
___________________________ ____________________________
Zt.Fisnik Dragusha
Përfaqësuesi Përfaqësuesi
Data dhe nënshkrimi (VULA) Data dhe nënshkrimi (VULA)
SHTOJCA I Perkufizimet
Ne kete kontrate:
Rotacion – do te thote nje fluturim me avion ne destinacion dhe mbrapsht.
Uleset- do te thote sedile (ulese) ne avion ne ted y drejtimet – vajtje dhe ardhje ne te njejten dite.
Kontigjent I bute I uleseve - do te thote sedilet (uleset) e caktuara qe jane te garantuara per shitjen
eksluzive permese suboperatorit ne cdo kohe. Suboperatori mund ti leshoje vendet e pa shitura pa
pagese.
Kontigjenti I forte I uleseve- do te thote uleset e caktuara qe jane te garantuara per shitjen eksluzive
permese suboperatorit ne cdo kohe . Suboperatori I pagun keto vende me cmim te uleses neto
pavarsishte se a I perdore keto ulese apo jo.
Cmimi neto I uleses- do te thote cmimi I percaktuar per nje ulese ne aeroplan duke mos I perfshire
taksat qe touroperatori paguan aviokompanise Brenda kapacitetit charter.
Konfirmim I detyrueshem- do te thote procesi ku suboperatorit ne kerkese te touroperatorit I kthen
vendet e garantuara ne kontigjentin e tije te bute per ti mundesuar tourioperatorit shitjem e atyre
vendeve permese kanaleve tjera apo detyrohet te garantoje shitjen e tyre permese konvertimit te
vendeve ne kontigjent te forte para periudhes se leshimit.
Kontigjenti I dhomave- do te thote dhoma hotelesh dhe resortesh te rezervuara nga touroperatori
per shfrytezim eksluziv nga touroperatori dhe partneret e tije..
Dhome / Nate – do te thote njesia matese per nje dhome per nje nate .
Kapaciteti charter- do te thote sasia e uleseve qe touroperatori blen paraprakishte apo gjate
operimit per shfrytezim.
Aviokompania- do te thote operatori I fluturimeve I kontraktuar nga touroperatori per blerjen e
kapacitetit charter.
Transferi- do te thote sherbimi I transportit tokesor per pasagjeret qe reaizohet nga incoming
operatori nga airoporti I destinacionit deri tek hoteli perkates dhe mbrapsht.
Peridha e leshimit- do te thote afati kohore I fundit ne relacion me nisjen e fluturimit kur
suboperatori duhet te percaktohet midis blerjes apo leshimit te kontigjentit te bute.
Incoming touroperatur-do te thote operatori partner perms te cilit touroperatori menaxhon,
rezervon dhe blene dhomat e hotelit dhe shetitjet. Poashtu ky subjekt mirret me organizimin e
transferave.
Touroperator- do te thote organizatori I fluturimeve dhe prodhuesi dhe shitesi I paketave turistike.
Hoteli I kontraktuar- do te thote subjekti akomodues is hotel , apartment, resort etj, qe eshte I
kontraktuar nga touroperatori permes incoming touroperatorit.
Suboperatori- do te thote operatori qe blene paketat eksluzivisht nga touroperatori.
Pakete- do te thote bashkimi I se paku tre komponenteve turistike si fluturimi, transferi dhe
akomodimi qe shitet si nje produkt I vetem per nje person mbi 2 vjec.
Shetitje- do te thote produkte turistike tokesore qe organizohen nga incoming touroperatori dhe
ofrohen klientit gjate qendrimit te tije ne destinacion.
Cmimi bruto I uleses- do te thote cimini neto I uleses plus taksat qe touroperatori paguan
aviokompanise per ulese ne aeroplan brenda kapacitetit charter.
Taksat- do te thote taksat, pagesat dhe tarifat qe bashk me ciminin neto te uleses perbejen cmimin
bruto te uleses.
Komisioni – do te thote pagesa e zbriteshme qe touroperatori I krediton (zbret) cdo suboperatori
dhe agjenti te kontaktuar mbi cminin total te paketes ne momentin e pageses se detyrimeve.
Ndryshe e njohur si provision.
Super komisioni- do te thote komisioni shtese qe I kreditohet vetem suboperatoreve te kontaktuar
mbi cminin e paketes ne momentin e pageses se detyrimeve.
Kick –back – eshte pagesa shtese mbi komisionet qe touropertaorit I bene suboperatorit bazuar ne
numrin e uleseve te shituara nga suboperatorit Brenda kontigjentit charter.
Katalogu-do te thote fletushka ku paraqiten produktet dhe informacionet perkatese te
touroperatorit, foto, tekstet, dizajni dhe logot ne kataloge qe jane prone auditoriale e
touroperatorit.
Guida – do te thote punonjesi I touroperatorit qe ben pritjen dhe percjelljen e pasagjereve ne
destinacion. Poashtu guidat bejen shitjen e shetitjeve ne emer te incoming touroperatorit.
Tourvisio apo sistemi I distribumit- do te thote sistemi operativ i distribuimit qe menaxhohet nga
touroperatori dhe permes se cilit suboperatori bene rezervimet.
Sezoni- do te thote periudha kohore Brenda periudhes kontraktuale ku touroperatori siguron
kapacitet charter per destinacionin perkates.
Nisje- do te thote koha e nisjes se aeroplanit nga origjina per ne destinacion.
Voucher- do te thote kuponi qe I jipet klientit si deshmi per blerjen e komponentave te ndryshme
Brenda paketes si psh, akomodimi , transferi apo shetitja.
SHTOJCA II: Kushtet e pergjithshme
Produkti dhe detyrimet e Vas Tour Operator - Kosova
Produkti i Vas Tour eshte i pershkruar ne broshuren Vas Tour dhe ne webin www.vas-rks.com,
Kompania eshte e detyruar te zbatoje te gjitha programet, ofertat dhe sherbimet ashtu siç jane
paraqitur ne broshure dhe ne website apo ne ndonje form tjeter te shkruar per klientin me te gjitha
kushtet e parashtruara aty duke marre miratim nga ana e klientit po ashtu ne form te shkruar. Per
çdo blerje te produktit te VAS Tour ne jemi te detyruar te respektojme kontraten dypaleshe. Çdo
mosrespektim do te sjelle dhe demshperblim per klientin. Kompania nuk merr persiper shpenzimet
ekstra te klientit ne rast qe klienti pas sgjedhjes se ofertes qoft ai hotel, transport, guide apo cfaredo
lloji dhe vendos ta ndrroj ate pasi te arrij tek sherbimi (ne diten e pare kur fillon zbatimin sherbimi).
Te gjitha sherbimet shoqerohen me voucher VAS TOUR. Pagesa
Vas Tour ofron sigurimin e rezervimit per produktet e tij me keto menyra pagese:
a. Cash ne te gjtha zyrat e agjencive te autorizuara nga VAS TOUR. Nese blehet permes tyre, dhe
direkt ne zyret e VAS Tour nese shitja eshte direkte.
b. Karte Krediti ose Debiti (Visa dhe Master, Visa Electron, Maestro) me ane te makinerise,
nese klienti ndodhet ne zyren tone.
c. Transferte Bankare ne llogarine tone bankare, detajet e te cilave i gjeni ne website tone. Ne nje
rast te tille klienti merr persiper teresine e shpenzimeve perkatese te transfertes bankare, ne
menyre qe prane llogarise se Vas Tour te mberrije shuma e plote e rezervimit e rene dakord me
klientin. Njekohesisht, klienti duhet te dergoje me faks nje kopje te fletepageses (Swift Pagese) se
kryer ne banken e tij ne numrin e faksit te Vas Tour.
Çmimet
Çmimet e sherbimeve tona jane ne EUR dhe perfshijne te gjitha taksat lokale.
Anullimi i rezervimit te tureve dhe i sherbimeve te tjera
a. Nese rezervimi anullohet perpara 21 diteve ose me shume para nisjes, atehere klientit i kthehet
shuma e plote, minus shpenzimet e transfertes apo taksave sic eshte (viza, taksat e airoportit, taksat
portuale), qe i mbulon ai.
b. Nese rezervimi anullohet 10-21 dite para nisjes, atehere klienti paguan 50 % te shpenzimeve te
administrates dhe njekohesisht tere shpenzimet e transfertes.
c. Nese rezervimi anullohet 03-10 dite para nisjes, atehere klienti paguan 70 % te shpenzimeve te
administrates dhe njekohesisht tere shpenzimet e transfertes.
d. Nese rezervimi anullohet ne me pak se 3 dite para nisjes, atehere klienti humb te drejtene
rikthimit te shumes se paguar per rezervimin e tij.
e. Nese klienti nuk paraqitet ose largohet nga turi me pare sesa eshte e parashikuar ne rezervim,
atehere klienti humb te drejten e rikthimit te shumes se paguar per rezervimin e tij.
*te gjitha keto rregulla te anulimit ne shumicen e rasteve jane edhe fleksibile apo me strikte duke u bazuar ne te drejtat e sub-operatorit te perdorur ne sherbim, sic eshte aviokompania, hoteli apo ndonje ofrues tjeter I sherbimit. Ankesat Çdo lloj ankese ne jo me shume se 5 dite pas sherbimit te zhvilluar te dergohet ne adresen e e-mailit
[email protected] Bagazhet
Te gjitha bagazhet nuk jane te siguruara nga Operatori, por nga kompanite ajrore me te cilat
udhetoni. Operatori asiston ne problemin e klientit dhe operon me kompanine ajrore ne ndihme te
klientit.
E drejta e autorit
Vas Tour eshte pronari ekskluziv i produktit te pergjithshem dhe perdorimit te kesaj broshure. Te
gjitha fotografite, sidomos ato me logon e Vas Tour, jane prone e kompanise. E drejta e autorit per
tere materialet e prezantuara i perket Vas Tour Operator-Kosova. Eshte e ndaluar per perdoruesit e
kesaj broshure shumefishimi dhe riprodhimi i materialit. Keqperdoruesit denohen sipas rregullit
nderkombetar te se drejtes se autorit.