Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetërorAss.Prof.Dr.Bekim Baliqi
2009
Dr.Bekim Baliqi Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror
Përmbajtja
1.- Hyrje
2.- Konceptimi i nocionit Identitet
2.1. - Përkufizimi i identitetit
2.2. - Identiteti individual
2.3. - Identiteti kolektiv
3.- Kategorizimi i Identitetit
3.1.- Qasja teorike e A. Smith-it
3.2.- Qasjet tjera teorike
4.- Identiteti kombëtar
4.1.- Konceptet dhe definicionet e ndryshme
5.- Studimet e nacionalizmit
6.- Identiteti etnik dhe kombëtar
7.- Qytetaria dhe identiteti kombëtar
8.- Formimi i identitetit kombëtar
9.- Konluzioni
10.- Bibliografia
2
Dr.Bekim Baliqi Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror
1.- Hyrje
Çështja e Identitetit në shikim të parë i ngjason ligjërimeve filozofike që shtjellojnë fenomene
abstrakte, si bie fjala; etikën, moralin, lirinë apo dashurinë. Mirëpo, termi identitet s´është
vetëm temë e studimeve apo pjesë e një diskursi shkencor, por si term përdoret në masë të
madhe si në politikë, media, ekonomi ashtu edhe në gjuhën e përditshme. Madje, përdoret aq
shpesh dhe merr aq shumë kuptime sa që me të drejtë disa autore pohojnë se ky nocion,
sidomos kohëve të fundit, pati një devalvim enorm të kuptimit të vërtete që ka. Kështu p.sh në
ekonomi dhe biznes gjithmonë e më shumë përdoret termi “Corporate Identity” për të
përcaktuar imazhin, prestigjin apo veçantin e ndonjë firme apo ndërmarrjeje.
Prandaj identiteti do të thotë shumë- në kuptimin e gjerë, do të thotë pak- në kuptimin e
ngushtë apo edhe nuk do të thotë asgjë për shkak të domethënies komplekse që ka dhe për
shkak të interpretimit ambivalent të tij.
Fillimisht duhet shtruar pyetjen; Pse të studiohet dhe pse duhet hulumtuar çështjen e
identitetit? Çfarë rëndësie mund të ketë kjo për shkencat shoqërore?
Në esencë, kjo teme është relevante për shkencat shoqërore dhe e një rëndësie të
pamohueshme ne jetën tonë të përditshme. Madje, edhe aq sa që keqkuptimi apo edhe
interpretimi i gabuar i koncepteve të identitet mund te ketë pasoja afatgjate si në shoqëri ashtu
edhe në jetën e çdo individi. Me fjalë të tjera, konceptet e identitetit të politizuara
skajshmërisht apo te instrumentalizuara për qëllime të ndryshme, janë ose mund te jene burim
i krizave apo edhe konflikteve ndërmjet “identiteteve” të ndryshme. Shkenca ne këtë rast, ka
për detyre te beje hulumtime objektive dhe reflektime kritike, si dhe te ofroj mundësisht
sqarime sa më racionale për të na mundësuar kuptimin e drejte të këtyre fenomeneve
shoqërore, në mënyrë që të i shmangemi sadopak keqkuptimeve dhe keqpërdorimeve të
mundshme.
2.- KONCEPTIMI I NOCIONIT IDENTITET
2.1.-Përkufizimi i identitetit
Çka nënkuptojmë me identitet?
Në kuptimin etimologjik fjala identitet e ka prejardhjen nga termi latin “Idem” që do të thotë
= i njëjte ose “identik” me diçka ose dikë, dhe në këtë formë shfaqet në shumicën e gjuhëve
moderne të botës perëndimore. Siç u tha edhe me herët, për arsye te domethënies së shumte, 3
Dr.Bekim Baliqi Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror
ky term është atraktiv si për shkencat shoqërore ashtu edhe për gjuhen e përditshme.
Definicionet për identitetin në leksikone dhe enciklopedia të ndryshme janë në të shumtën
rasteve tejet të gjeneralizuar dhe kanë domethënie vetëm ne kontekst të caktuar. Në
përgjithësi, në diskursin shkencor perceptohet si një çështje që duhet sqaruar dhe si një
kategori sociale qe ofron sqarime për çështje të ndryshme.
Duke iu referuar disa autoreve si p.sh Heiko Walkenhorst-it, nocioni i identitetit në aspektin
historik është huazuar ne shekullin e 19. dhe kah fillimi i shek. 20-te nga psikologjia sociale,
gjë e cila qoj te një ndryshim semantik dhe transformim në diskurs të tij. Kështu që, nga
përshkrimi i thjeshtë i një raporti me objekte (“IDENTIK”) u kalua në raportin me subjekte
(“IDENTIFIKIM ME”) dhe ky konceptim është përfshirë në terminologjinë si sociologjike
ashtu edhe ne atë juridike (Walkenhorts, 1999:19). Nocioni i identitetit ka hyrë në përdorimin
e gjerë në shkencat shoqërore dhe është popullarizuar dukshëm me veprat e psiko-analistit
amerikan Erik H. Erikson kah mesi i viteve 50-ta të shekullit të kaluar dhe kishte arritur bujë
më pas në kontekstin e ndryshimeve radikale në shoqërinë e ShBA-se dhe ato të Evropës si
p.sh lëvizjet qytetare të zezakëve, revoltimi i rinise, emancipimi i gruas etj. (Brubaker/Cooper,
2000: 2-4)
Mirëpo të i kthehemi edhe një herë pyetjes thelbësore; Çka është identiteti? Identiteti ndahet
në përgjithësi, në identitetin individual dhe në atë kolektiv. E para formë i përgjigjet më
shumë pyetjes; Kush jam unë? – dhe me këtë merret në rend të parë psikologjia apo në një
mase edhe sociologjia. Ndërsa, forma e dyta përfshin disa kategori si identitetin lokal,
regjional por edhe etnik, rasor, religjioz, kulturor, politik etj. Dhe për këtë formë do të vlente
pyetja; Kush jemi ne? – që paraqet një fushë studimi për një mori disiplinash shkencore, prej
antropologjisë e deri te shkencat politike.
2.2.- Identiteti individual
Identiteti personal apo individual merr kuptim vetëm atëherë kur është në përputhje me një
identitet të caktuar social. Sepse individi s´mund të formoj një identitet të vetin që do të ishte i
pavarur plotësisht prej rrethit dhe rrethanave shoqërore. Individi në fakt mund të ndikoj
dukshëm në formimin e identitetit të vet, mirëpo jo edhe aq sa të jetë kjo produkt final i
zgjedhjeve vetjake. Sociologu britanik Stuart Hall, ne lidhje me këtë pohon se “identitetet janë
emra që ne u japim çështjeve të ndryshme për të cilat marrim një qëndrim dhe qëndrimi ynë
vjen si pasojë e narracionit të së kaluarës” (Hall, 1990: 225). Kjo bën të nënkuptojmë se
identiteti ynë personal është në mase të konsiderueshme i determinuar nga rrethi shoqëror e
kulturor në të cilën ne jetojmë si dhe nga e kaluara e saj. Karakteri dialektik i identitetit
4
Dr.Bekim Baliqi Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror
qëndron në faktin se sikurse individi ashtu edhe një grup i caktuar shoqërorë apo kolektiv,
formohet vetëm atëherë kur përballet dhe është i dalluar nga individi apo kolektivi tjetër. Apo
me fjalët e Richard Jenkins-it identiteti i referohet mënyrës në të cilën individët sikurse dhe
kolektivet janë të diferencuara në marrëdhëniet shoqërore me individët dhe kolektivet tjera
(Jenkins, 1996 :4).
2.3. - Identiteti kolektiv
Në përgjithësi, identiteti kolektiv karakterizohet si një lidhshmëri dhe homogjenitet i një grupi
social që ka ndjenja të përbashkësisë (ose siç e quan Max Weberi
“Zusammengehörigkeitsgefühl”). Dallimet që ekzistojnë ndërmjet formave te ndryshme të
identitetit kolektiv ( si p.sh kombëtar, etnik, rasor, gjinor, religjioz etj) manifestohen dhe kanë
efekte politike e shoqërore të shumanshme dhe varen përveç tjerash edhe prej faktorit kohë
(rrethanave historik) dhe hapësire (shtrirjes gjeografike). Le të marrim këtu një shembull
paksa ekstrem, deri para disa dekadash janë shkruar një morri librash dhe shkrimesh mbi rasat
njerëzore dhe veçoheshin diku tetë rasa te ndryshme ne botë (du Bois, cituar ne
Alcoff/Mendetia, 2003:43-49). Në këto raste dallimet nuk bëheshin vetëm në baze te ngjyrës
së lëkurës por edhe përmes vetive tjera biologjike e gjenetike si gjaku, kafka, gjenet etj. Këto
pikëpamje të pabaza dhe tërësisht pseudoshkencore u instrumentalizuan nga disa ideologji
politike si nazizmi dhe fashizmi për shpëlarje të trurit, për mobilizim politik dhe për krime
ndaj njerëzimit (gjenocid) kundër atyre qe kishin gjoja “gjak te papastër”. Por edhe Aparteidi
në Afrikën e Jugut dhe Segregimi (ndarja rasore) në ShBA ndiqnin këso lloje konceptesh
raciste. Mirëpo edhe për popullin tonë janë bërë në shekullin e kaluar disa “studime” raciste,
ku na përvisheshin veti nder më të ndryshmet dhe më çnjerëzore. Fatmirësisht njohuritë për
rasat kane përparuar mjaft dhe koncepte mbi rasat kane ndryshuar rrënjësisht.
Identiteti është reflektim dhe derivat i faktorëve të shumtë të lidhura dhe komplementare
ndërmjet veti, si kushtet ekonomike, rrethanat socio-politike, kulturore, historike etj. Dikush
mund të i jap njërës element prioritet më të madhe sesa tjetrës, për dikë mund përnjëmend
ndonjëra prej tyre të jetë një rëndësie më të veçantë. Por ç´është e vërteta ato vetëm si tërësi
dhe të ndërvarura i japin një kuptim identitetit, çfarëdo qoftë ai. Aspekti ekonomik, bie fjala,
bëhet përcaktues pasi çdo shoqëri përmban disa shtresa shoqërore dhe përkatësia në një status
ose klasë të caktuar shoqërore bëhet e mundshme dhe e realizueshme vetëm në bazë të
predispozitave materiale- ekonomike. Në anën tjetër kultura si një simbioze e të mirave
shpirtërore me ato materiale, i trason marrëdhëniet ndërmjet individëve dhe shoqërisë, kështu
që në këtë kontekst mund të supozohet se identiteti është shprehje kulturore. Identiteti
5
Dr.Bekim Baliqi Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror
kulturor mirëpo s´do te thotë se është domosdo identik me atë kombëtar. Përkundër ndikimit
të tyre në identitetin kombëtar, aspektet kulturore dhe gjuhësore munden të janë nganjëherë të
kufizuara brenda suazave lokale ose regjionale dhe me këtë përbejnë vetëm një pjesë të
identitetit të tërësishëm kombëtar.
Prandaj me të drejte njeri ndër studiuesit më të njohur të nacionalizmit Ernest Gellner-i përdor
nocionin “kultura e njësuar” (high culture) për të e definuar sintetizimin e kulturave në një
kulturë më të lartë dhe homogjene, ne atë nacionale. Kultura, gjuha sikurse edhe kombi të
cilës i përkasim mund të jene fenomene relativisht te reja, siç pohojnë pjesa dërmuese e
shkencëtareve me qasje moderniste, por në botëkuptimin e shumicës së njerëzve ato duken të
burojnë nga një lashtësi shumë e hershme. Prandaj gjuha të cilën sot e flasim, kulturës së cilës
i takojmë, si dhe identiteti kombëtar të cilës i përkasim i shohim si një trashëgimi dhe
vazhdimësi e drejtpërdrejt e fenomeneve shumë më të lashta. Kjo imagjinatë e jona, ndikohet
ose edhe krijohet nga mitet dhe simbolet kombëtare si dhe nga kujtesa kolektive, të cilat gjera
janë thellë të rrënjosura në (nën-)vetëdijen kombëtare. Mirëpo vlen të thuhet se elementet
sentimentale dhe emocionale si për individin ashtu edhe për një bashkësi njerëzish janë
faktorë që lejojnë dhe mundësojnë personit apo kolektivit të caktuar të formohet dhe të
mbijetoj në kohë dhe hapësirë të ndryshme.
3.- KATEGORIZIMI I IDENTITETIT
3.1. Qasja e Smith-it
Anthony D. Smith është një studiues tjetër i rëndësishëm i nacionalizmit dhe autor i librit
“Identiteti kombëtar”- që për ne do të jetë i një rëndësie të veçantë, ngase shqyrton çështjen e
identitetit në një rrafsh më të gjerë dhe na ofron një kategorizim mjaft ndihmues të tij. Ai
thekson se identitetet, qoftë individuale ose kolektive janë gjithmonë rezultate të
ndryshueshmërisë dhe dallueshmërisë karshi tjerëve. Për Smith-in janë në esence tri kategori,
që identitetin e një personi apo grupi e formojnë apo atë edhe e determinojnë.
1. Së pari e veçon kategorinë GJINORE- kriteri biologjik.
2. Pastaj, sipas tij vjen kategoria TERRITORIALE respektivisht hapësinore si p.sh. identiteti regjional, lokal etj.- kriteri gjeografik.
3. Kategoria KLASORE apo e shtresës shoqërore- kriteri social.( Smith, 1991:4)
Për të parën kategori mund të thuhet se identifikimi apo edhe diferencimi janë në shumicën e
rasteve të dhëna, si për nga natyra biologjike ashtu edhe për nga rrethanat shoqërore.
6
Dr.Bekim Baliqi Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror
Në rastin e dyte konstaton ai se, identiteti lokal, regjional ose në përgjithësi territorial është
mjaft i përhapur, kufijtë e të cilëve identitete nuk janë qartë të përcaktuara porse janë fluide
dhe me kalimin e kohës te ndryshueshme, gjera te cilat ndikojnë dukshëm edhe ne karakterin
e vet identitetit.
Së treti Smithi e klasifikon identitetin në shtresa shoqëror dhe sqaron se me këtë ai nuk
nënkupton “klasën” në kuptimin klasik të Marxit apo të Weberit. Ai thekson se përveç
aspektit ekonomik që në fakt është mjaft i rëndësishëm, ne këtë kategorie hyjnë edhe
elementet tjera si p.sh vendi, tradita etj. Për të klasa apo shtresa shoqërore shënon
marrëdhëniet brenda shoqërore, andaj brenda një shoqërie mund të ekzistojnë disa shtresa, që
zakonisht janë në konkurrencë ndërmjet veti. Ai nuk harron të sqaroj edhe faktin se në të
kaluarën edhe identiteti religjioz edhe ai etnik ishin të përfshira në identitete të ndryshme
klasore. Për ilustrim, Smith shtjellon rastin e kishës mesjetare në Evropë, pjesëtaret e së cilës i
përkisnin një shtrese të caktuar dhe predikonin për një klasë të veçantë (në gjuhen latine si
gjuhë zyrtare e kishës) për klasën e lartë apo atë të mesme. Deri në kohën e lindjes së
nacionalizmit (shek. XVIII-të dhe ai XIX-të) identiteti religjioz dhe ai etnik (shpesh edhe ne
lidhje kauzale) patën një rendësi të veçantë dhe ishin faktor kyç në përcaktimin dhe formimin
e identitetit kolektiv (Smith, 1991: 5-8). Mirëpo identiteti më i përhapur kolektiv dhe në
kohën moderne ndoshta edhe më i rëndësishmi është identiteti kombëtar.
3.2. Qasjet tjera teorike
Edhe politologu amerikan James D. Fearon bëri një hulumtim mjaft interesant mbi
domethënien dhe kuptimin e çështjes së identitetit, në disertacionet dhe punimet e ndryshme
shkencore që fokusohen pikërisht në këtë tematik. Duke bërë një analize të qasjeve dhe
autoreve të ndryshëm, Fearon konstaton se identiteti në përgjithësi ka domethënie të
dyanshme, në njërën anë do të thotë kategori sociale dhe në anën tjetër identiteti behet burim i
“vetë-përshkrimit” dhe vetë-respektimit individual. (Fearon, 1999: 2) Në një vepër tjetër
studiuesit Rogers Brubaker dhe Frederick Cooper shtjellojnë çështjen identitetit në diskursin
dhe punimet e shumta te shkencave shoqërorë. Sipas tyre për shpjegimin e identitetit përdoren
kryesisht dy qasje teorike; teoria esencialiste dhe ajo konstruktiviste. Derisa e para thekson se
identiteti ose identitetet janë te dhëna, e dyta qasje argumenton se identitet(-etet) është (janë)
të konstruktuara, pra të shpikura. Në shumicën e diskutimeve akademike kritikohet qasja
esencialiste dhe mbizotëron ajo konstruktiviste. (Braubaker/Cooper, 2000:1-6) Përdorimi i
7
Dr.Bekim Baliqi Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror
nocionit identitet behet sipas tyre në disa forma qe japin edhe kuptime dhe koncepte të
ndryshme:
1. Identiteti nënkupton bazën dhe themelin e veprimeve shoqërore dhe politike, ku theks i
veçantë vihet diferencimit ndërmjet partikularizmit (të përbashkët) dhe universalizmit
(të gjithëmbarshëm).
2. Identiteti nënkupton një fenomen specifik shoqëror, qe shënon bazamentin e
përbashkësisë-unitetit (sameness) ndërmjet anëtarëve të një grupi ose kategorie
shoqërore te caktuar. Ky lloj identiteti përdoret zakonisht ne letërsi, pastaj për studime
gjinore, rasore, etnike apo nacionale.
3. Identiteti nënkupton bërthamën (individuale ose kolektive) të “mëvetësisë” (“selfhood”)
ose bëhet kusht fondamental i qenieve shoqërore, që zgjon tek pjesëtaret e tij edhe diçka
të thelle, bazike dhe themeluese. Kjo formë përdoret zakonisht në literaturën
psikologjike.
4. Identiteti si prodhim i veprimeve shoqërore dhe politike, përmban dhe shquan zhvillimet
procesuale dhe interaktive të një lloj vet-perceptimit kolektiv, solidaritetit grupor që
bëjnë të mundshëm veprimet kolektive. Aplikimi i këtij lloj konceptimi vlen zakonisht
në hulumtimin e “lëvizjeve të reja sociale”.
5. Identiteti nënkuptohet si rezultat i diskurseve të shumëfishta dhe konkurruese. Sidomos
tek passtrukuralizmi i Michel Foucault dhe postmodernizmi gjen kjo formë një përdorim
të gjerë. (Braubaker/Cooper, 2000:6-8).
Sikurse edhe shumë studiues të tjerë edhe këta autore konstatojnë se identiteti ka një karakter
të dyanshëm. Kështu ata pohojnë se ndarja kryesore qëndron midis modelit relacional dhe
asaj kategorial. Derisa në disa raste identiteti shquhet prej raportit ose raporteve të një
personi apo grupi me te tjerët dhe varet nga marrëdhëniet ndërmjet tyre (p.sh: lidhjet
farefisnore, martesore, shoqërore, etj.) Në anën tjetër, dikush mund të identifikoj veten (ose te
identifikoj dikë tjetër) përmes pjesëmarrjes në një grup të caktuar që ndajnë disa atribute
kategoriale të përbashkëta si p.sh gjinia, gjuha, rasa, nënshtetësia, etniciteti, nacionaliteti.
Por identiteti nuk përmban kurrë vetëm një atribut, përkundrazi identiteti është gërshetim i një
morri komponentësh dhe s´është diçka rigide por një fenomen permanent dinamik me
karakter ndryshues.
Siç u cek edhe më herët, në kohën e sotme kur flitet për identitetin zakonisht mendohet në atë
kombëtar, si një ndër format më të dalluara dhe më të rëndësishme të identiteteve kolektive.
Gjë së cilës edhe ne këtu do të i kushtojmë hapësirë dhe një vëmendje të veçantë.
8
Dr.Bekim Baliqi Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror
4.- IDENTITETI KOMBËTAR
Që të i qasemi sa më mirë temës sonë të studimit, është e nevojshme fillimisht shpjegimi i
nocioneve, në këtë rast përkufizimi i nocionit themelore, pra atij komb. Në këtë kapitull do te
paraqesim vetëm shkurtimisht zhvillimin dhe përkufizimin e këtij nocioni, pasi më vone do të
shqyrtojmë pak më gjerësisht teoritë dhe konceptet e shumëfishta të një fenomeni social kaq
delikat, siç është kombi.
4.1. Konceptet dhe definicionet e ndryshme
Fjala shqipe komb burimisht në gjuhën arabe “khaum” ka domethënien e fisit apo bashkësisë
se ”gjakut”, kjo fjale sipas gjitha gjasave është huazuar dhe vënë në përdorim nga Rilindësit
kombëtar shqiptar dhe është sinonim i fjalës “nacion” që përdoret në trajta të ndryshme në
shumicën e gjuhëve euro-perëndimore.
Termi nacion e ka prejardhjen nga fjala latine natio (që rrjedh nga fjalët “nasci” dhe “natalis”)
që donte tw thoshte fis dhe gjini, ndërsa në kohen e mesjetës kjo fjalë përdorej si sinonim për
“prejardhje” (Bruckmüller, 1994: 24-32) si dhe përdorej në vend të “certifikatës të lindjes dhe
të prejardhjes” (Hobsbawm, 1992: 27). Natio ishte pra term i shumëkuptimshëm, kështu
thekson politologu gjerman Herfried Münkler, se: „`Natio´ could be used to refer to a city
and its surroundings in one case, and in another to refer to a region and finally could even
serve to label an extremely wide area encompassing many peoples. The term was polysemic:
it meant many things.” (Münkler, 1999: 290 ) Edhe kolegu i tij neozelandes vë në pah faktin
se me “Nation” nënkuptohej përveç fisit, rasës dhe popullatës edhe nënndarja e studenteve në
Universitetet evropiane të mesjetës. Kjo nënndarje rezultonte në baze të vendit respektivisht
regjionit të prejardhjes. Kështu p.sh Universiteti i Aberdeen-it përbehej prej këtyre
“nacioneve”; Mar, Buchan, Murray dhe Angus, ndërsa Universiteti i Parisit kishte këto;
Francia, Picardia, Normandia dhe Germania. (Minogue, 1970: 11). Në këtë kontekst
Universiteti i Prishtines bie fjala do të mund të përbehej nga “nacionet” e Tetovareve,
Gjakovareve, Ulqinakeve apo Preshevarëve. Në kuptimin e gjerë të fjalës, termi nacion
përfshinë disa segmente të perceptimit dhe mund të jetë;
a) një bashkësi me (ose besim në) prejardhje të përbashkët
b) bashkësi e gjuhës dhe kulturës së përbashkët
9
Dr.Bekim Baliqi Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror
c) bashkësi politike dhe shtetërore
d) vendi i prejardhjes (veçanërisht për botëkuptimin mesjetar)
Kombi mirëpo është edhe një kategori morale e etike, sepse na shtyhen që të ndjejmë për
bashkëkombësit tonë një lloj obligimi apo edhe solidariteti të veçantë. Identiteti kombëtar na
sugjeron që të qenurit pjesëtarë të këtij identiteti ngërthen automatikisht në vete marrëdhënie
më të ngushta me pjesëtaret e tjerë brendapërbrenda asaj bashkësie. Për shembull lidhjet
martesore ose shoqërore preferohen ekskluzivisht ndërmjet personave të atij komuniteti
nacional. Prandaj krenaria kombëtare në sport (p.sh. Luan Krasniqi) ose tragjedia kombëtare
(p.sh fatkeqësi natyrore, ose rasti i fundit i shqiptareve të vrare në Afganistan) ndjehen si
diçka personale.
Por për shkake të kompleksitetit të këtij termi shume studiues të nacionalizmit i shmangen
qëllimisht një definomi të prerë të kombit. Historiani britanez Eric Hobsbawm autor i një mori
veprash për kombin dhe për nacionalizmin, në hyrjen e librit “Nations and Nationalism since
1780” shkruan kështu: „(T)his book assumes no a priori definition of what constitutes a
nation. As an initial working assumption any sufficiently large body of people whose members
regard themselves as members of a `nation´, will be treated as such.” ( Hobsbawm, 1992: 6).
Në mënyre të ngjashme edhe disa autore të tjerë si p.sh. Kenneth R. Minogue, Hugh Seton-
Watson e trajtojnë problematiken e përkufizimit të kombit, duke e futur këtë nocion në një
kategori të përbashkët me nacionalizmin. Mirëpo në parim ekzistojnë dy modele të shpjegimit
të asaj se çka është kombi. Sipas këtij klasifikim dikotomia kombi ndahet në përgjithësi në
bazë të kritereve kulturore - objektive dhe në ato politike respektivisht subjektive.
5.- STUDIMET E NACIONALIZMIT
Në studimin e nacionalizmit një kohë të gjatë ekzistonin dy modele diferencuese në
konceptimin e kombit dhe të nacionalizmit. I pari, që e bëri këtë dallim ishte historiani
gjerman Friedrich Meinecke, i cili qysh ne vitin 1907 keto dy modele ose forma të kombit i
ndau në “Kombshteteror” (Staatsnation) dhe në “Kombkulturor” (Kulturnation). Duke filluar
që nga shkencëtari amerikan Hans Kohn që më 1944 këtë diferencim e shqyrtoj më gjerësisht,
duke pohuar se ky model përkon me dallimet ndërmjet formimit të kombit në perëndim dhe
në lindje, e deri tek autori i njohur kanadez Micheal Ignatieff (Gjaku dhe Përkatësia) që këtë
nënndarje e karakterizon në modele etnike dhe qytetare të kombformimimit, dualizmi dhe
10
Dr.Bekim Baliqi Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror
dikotomia për kombin mbizotëron thuaja në të gjitha teoritë, analizat dhe veprat që objekt
studimi kanë nacionin dhe nacionalizmin.
Pjesa më e madhe e librave, punimeve shkencore apo artikujve serioz për nacionin dhe
komponentët tjera të saj (si; nacionalizmi, identiteti nacional, vetëdija nacionale, mitet
nacionale etj) fillojnë me pyetjen; Çka është Kombi?. Kësaj pyetje parimore është munduar
mendimtari francez Ernest Renan ndër të parët të iu përgjigjet. Në ligjëratën e tij të njohur po
me titullin “Çka është kombi?” nga viti 1882 të mbajtur në Universitetin e Sorbonës, ai u
përgjigje thjesht por mjaft kuptueshëm se nacioni është plebishit i përditshëm (plebiscite de
tous le jours). Ai po aty e shpjegoj se ne për çdo ditë e akceptojm në mënyra të ndryshme
identitetin tonë nacional, respektivisht ne këtë e manifestojmë në mënyra dhe me veprime të
ndryshme. Po ashtu pohonte Renani se vetëdija kolektive pason nga kujtesa kolektive e cila
është e ndërlidhur me harresën kolektive, këtë e argumentonte ai me atë se shumë francez
duhej të harronin a janë Alzaz apo Breton në mënyre që të vendosin për të qene francez të ri.
Duke u mbështetur në Eugen Weber që ka bërë një punim për Francën e pasrevolucionit i cili
pohon se vetëm një e treta e popullsisë në atë kohë mund të flisnin gjuhën frënge apo duke u
mbështetur në studiuesin e mirënjohur të nacionalizmit Eric Hobsbawm që konstaton se tek
italianet deri në fund të shekullit 19-të edhe më pak e flisnin italishten zyrtare. Del se hipoteza
e Renanit mund të merret si i besueshëm dhe i qëndrueshëm. Karakteristik për çdo komb,
sidomos në fazën e saj etabluese, është organizimi politik që vjen si rrjedhojë e një bashkësie
kulturore si dhe dëshira ose qëllimi për të pasur një shtet të vetëm. Kështu Gellneri në librin e
tij të fundit “Nationalizmi. Kultura dhe Pushteti.” thekson se nacionalizmi është një formë e
mendimit politik që bazohet në faktin, se bashkësia shoqërore duhet të jenë kongruence me
njësinë kulturore. (Gellner 1995:17) Mirëpo disa studiues të tjerë nuk kënaqen me kaq. Për
shembull Wallker Connor mendon se nuk mjafton vetëm të pyesësh “Çka është Nacioni?” pa
pyetur edhe “Kur mund të flitet për një Nacion?”. Është shkolla e njohur si primordialiste e
cila pohon se kombi nuk është thjeshtë prodhim i Modernës dhe rezultat i Industralizimt, por
se rrënjët e saja janë me të hershme dhe se në forma të tjera ekziston kaherë- p.sh etniciteti
merret si paraprijës i saj, dhe se qysh në shoqëritë e para arkaike, kishte një lloj kombi. Në
këtë kontekst me 1994 u mbajt në Universtitetin britanez Warwick një debat (i njohur si
Debati i Warwick-ut) ndërmjet Ernest Gellnerit si përfaqësues i shkollës moderniste dhe
nxënësit të tij Anthony Smith- që përfaqëson rrymën Etnosimboliste, me temën ; Kur ka lind
kombi dhe nacionalizmi?. Gellneri në këtë rast e shtroj qëndrimin e tij me pyetjen: A ka
kombi kërthize? Ky diskutim i shtyri shumë studiues që të e tejkalojnë këtë dileme dhe
enigme dhe të përqendrohen më shumë në potencialin dhe pasojat e nacionalizmit, sidomos
11
Dr.Bekim Baliqi Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror
atij te ri paskomunist. Ndër këta studiues ishte edhe Rogers Brubaker që bëri studime të
thukëta në nacionalizmit e ri të lindjes respektivisht të vendeve postkomuniste.
Në përgjithësi studimi i nacionalizmit ballafaqohet në aspektin teorik me shumë rryma
mendore dhe me një mori të pakufishëm përkufizimesh dhe shpjegimesh. Prandaj kombi
dallon si në kontekstin hapësinor (ose gjeografik) edhe në kontekstin kohor (apo historik),
kështu që përkufizimi i tij është i varur prej asaj se cilët faktor quan në formim dhe cilat
kritere merren për bazë të saj, si dhe varet se në cilin kontekst e shqyrtojmë në këtë fenomen
shoqërorë dhe politik. Për të mbetur në fushën e interesimit dhe në temën e studimit tonë, do
të bëjmë fjalë më poshtë për përkatësinë etnike dhe atë qytetare si parakushte apo veti
themelore të identitetit kombëtar.
6.- IDENTITETI ETNIK DHE KOMBËTAR
Përkatësia në një grup të caktuar etnik apo edhe religjioz, shpesh por jo domosdo edhe
përherë, nënkupton përkatësinë në atë grup dhe identifikimin me pjesëtarët e tjerë të atij
komuniteti. Kështu pra, këto elemente janë të rëndësishme dhe pjesë përbërëse të identitetit
kombëtar.
Identitetet nuk janë të paracaktuara ose të dhëna e as të natyrshme, por janë të konstruktuara,
fluide dhe në ambientin social të ndryshueshme. Fenomen i cili në shkencat shoqërore njihet
si „shifting identetities“ (identitetet e ndryshueshme). Tim Edensor kështu konstaton se:
„ Identiteti është gjithnjë në proces, është gjithmonë i ri-konstruktuar në një proces të varur
nga konteksti lokal, social, material, kohor dhe hapësinor. Mirëpo ndryshueshmëria e
identitetit s´do të thotë se aty s´ka koherence, kjo do të thotë se kjo duhet vazhdimisht të
riafirmohet për të qenë i qëndrueshëm.“ (Edensor,2002 :29)
Megjithëse ekziston një kontestim i njohur, rreth asaj se çka është grupi etnik, në politike
njëjtë si edhe në diskursin publik vazhdon të përdoret shpesh ky term edhe atë në forma mjaft
diskutabile. Përkufizimi i Max Weberit për grupin etnik, do të na ndihmonte që të dallojmë
pak a shume ndërmjet identitetit etnik dhe asaj kombëtar.
„Bashkësia ´etnike` ndryshon nga komuniteti ´klanor`, pikërisht sepse ajo është thjesht një
besim në ´të përbashkëtën` (Gemeinsamkeit), jo një `komunitet´ (Gemeinschaft) si i dyti që
përben veprimin e vërtete shoqëror.“ (Weber, 2004: 129) Me fjalë të tjera do të thotë se një
bashkësi etnike ka ose beson që gjera të përbashkëta ndërmjet veti por ende nuk është në atë
12
Dr.Bekim Baliqi Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror
shkallë organizimi që këto gjëra të krijojnë nga ky grup një bashkësi të qëndrueshme. Në
përgjithësi grupet etnike , sikurse edhe kombet thirren në një të kaluar të përbashkët dhe në
një „mit“ të njëjtë, në atë të prejardhjes së përbashkët. Gjë e cila është pjesë e pandashme në
formimin e vetëdijes kolektive. Karakteristikë për të dyjat është edhe theksimi i një kulture të
përbashkët për të gjithë pjesëtaret e vet. Madje identiteti etnik interpretohet si një „vetëdije e
një veçantie dhe pavarësie kulturore“ (Scherrer, 1997: 13). Mirëpo Scherrer në anën tjetër
shpjegon se kjo vetëdije kolektive nuk është „natyrale“ e as çështje e „vendimit vullnetar“ të
pjesëtarëve të një grupi etnik.
Antropologu dhe autori i librit „Etniciteti dhe Nacionalizmi“ Thomas H. Eriksen bën dallimin
mes këtyre dy nocioneve edhe me te kapshme, duke theksuar se tipari dallues ndërmjet etnisë
dhe kombit konsiston në raportin e tyre me shtetin. Derisa nacionalizmi synon që kufijtë
politike të jenë të përputhshme me ato kulturore, grupet etnike në shumicën e rasteve s
´pretendojnë të kenë kontroll mbi shtetin ose te dominojnë në të (Eriksen, 1993: 6). Edhe
studiues të tjerë konstatojnë se në krahasim me kombin, bashkësitë etnike janë politikisht më
pak të emancipuara dhe të institucionalizuara. Anthony Smith është i mendimit se etnitë janë
pjesë përbërëse të kombit dhe se që të dyja janë në një ndërvarësi. Tiparet dalluese të kombit
prej etnisë, sipas tij, janë kultura e përbashkët publike e masës, ekonomia e përbashkët dhe
sidomos të drejta dhe obligimet ligjore për të gjithë pjesëtarët. Në shumicën e rasteve kombet
brenda kufijve shtetëror përmbajnë grupe të shumta etnike. Kështu W. Connor konstaton se
vetëm 12 shtete prej 132 shteteve sa ishin në Kombet e bashkuara më 1972 mund të
klasifikoheshin si >etnikisht homogjene< (Connor, 1972 : 29). Gjysma e këtyre shteteve ishin
në Evrope, ku prej 33 shteteve, pra vetëm gjashtë sosh ishin relativisht të pastra etnikisht,
përveç tjerash Shqipëria, Portugalia etj. (Scherrer 1997 :45)
7.- QYTETARIA DHE IDENTITETI KOMBETAR
“ Pa shtet nuk ka qytetari;
pa qytetari s´ ka demokraci.”1
Në marrëdhënie dhe të drejtën ndërkombëtare kur flitet për «Popujt» ose «Kombet»
mendohet, në fakt, në shtete. Fjala nacionalitet në gjuhen angleze përdoret si sinonim për
qytetari (nënshtetësi). Po ashtu në dokumentet zyrtare të KB-se ose BE-se përdoret termi
1 Juan J. Linz/Alfred Stepan (Ed.): Problems of Democratic Transition and Consolidation. Southern Europe, South America and Post- Communist Europe, Baltimore, 1996 fq. 28 cituar sipas; Wofgang Merkel: Systemtransformation. Eine Einführung in die Theorie und Empirie der Transformationsforschung, Opladen, Leske+Budrich, 1999 fq.383
13
Dr.Bekim Baliqi Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror
kombësi për të përshkruar qytetarinë. Qytetaria për pjesëtarët e saj implikon të drejta,
obligime, lojalitet dhe status të caktuar që jetësohen zakonisht në raport me shtetin dhe normat
e tij politike e juridike. Kombi vepron më shume në rrafshin social e kulturor. Sociologët
britanez David Mccrone dhe Richard Kiely në një studim të tyre rreth këtyre dy dukurive
shoqërore e bëjnë krahasimin mes tyre edhe më të dukshme, duke pohuar se “Kombi në
esence është një koncept kulturor e cila i bashkon popullin në bazë të një identiteti të
përbashkët- në frazën e Benedict Andersonit si një «bashkësi e imagjinuar»- ndërsa qytetaria
është një koncept politik e cila rrjedh prej marrëdhënieve të popullit me shtetin.“
( Mccrone/Kiely, 2000 : 25). Përkundër këtij sqarimi bukur të qartë, në realitet këto koncepte
s´janë edhe aq lehtë për të i diferencuar, sepse gjenden në një lidhje kausale. Nëse i
referohemi autorëve të tjerë si për shembull në këtë rast Isin dhe Wood, vërejmë se afiniteti
ndërmjet qytetarisë dhe identitetit kombëtar është se që të dyja janë veçuese- shënjuese
(markers) të grupeve shoqërore (Isin/Woos, 1999 : 20f.). Ekzistojnë disa qasje teorike, që janë
mjaft të përhapura, të cilat e shtjellojnë konceptin e qytetarisë si pjesë integrale e kombësisë.
Kështu p. sh. Anthony Smith e fut qytetarinë në konceptin e identitetit kombëtar, duke
postuluar shpërndarjen e të drejtave dhe obligimeve si edhe interesave të përbashkëta
ekonomike mes anëtareve, si premisë të konstituimit të identitetit kombëtar. Veti ose tipare të
cilat në fakt janë të shumë më të përputhshme ose karakteristike për konceptin e identitetit
qytetar/shtetëror. Prandaj mund të supozohet se në çështjen e identitetit kombëtar një rol të
rëndësishëm ka edhe qytetaria, respektivisht shteti i cili iu mundëson ose ndërmjetëson
pjesëtarëve të vet në një masë edhe identitetin politik e atë kombëtar. Ose thënë në mënyrë
metaforike, nëse në shekullin e kaluar certifikata e lindjes ishte dokument kyç i dëshmimit të
përkatësisë, në kohën e globalizmit duket të jetë pasaporta ajo që e përcakton në formë zyrtare
identitetin e dikujt. Megjithëse mendoj se në disa vende apo regjione të rruzullit tokësor, si bie
fjala në Ballkan, këtë hipotezë duhet parë në mënyre pak më të diferencuar. Sepse për shkak
të rrethanave historike e gjeopolitike, shtetet nuk arritën që të krijojnë ose ndërmjetësojnë një
lloj identifikimi mes institucioneve dhe qytetarëve, veçanërisht për disa grupe shoqërore që
perceptoheshin si pakica kombëtare. Shteti shquhej më shumë si një aparat shtypës dhe
pushtet sundues sesa si një mekanizëm identitet-formues.
14
Dr.Bekim Baliqi Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror
8.- FORMIMI I IDENTITETIT KOMBËTAR
"`identiteti´ është ajo çka nacionalistet e frustruar kërkojnë
dhe komb-shtetet posedojnë.“2
Siç u cek edhe disa herë më pare, identiteti kombëtar (si edhe llojet tjera të identiteteve) s´janë
diçka të ngurta, sterile e aq më pak diçka « natyrale » por konstrukte shoqërore që në mënyre
permanente pësojnë ndryshime si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Karakteristik për çdo
forme te organizimit shoqëror është formimi dhe forcimi i ndjenjës së përbashkësisë
(Zusammengehörigkeitsgefühl) dhe krijimit te identitetit kolektiv. Në parim, ky identifikim
bëhet duke bërë një diferencim social e politik ndërmjet « neve » dhe « atyre », që në disa
raste qon edhe deri tek armiqësia mes këtyre dy grupeve. Dallimet ose pabarazia brenda vet
grupit margjinalizohet ose edhe krejtësisht injorohet.
Sipas Smith-it uniteti përmes diversitetit (similarity- cum- dissimilarity) është njëra formë e të
kuptuarit të identitetit nacional. (Smith, 1991 : 75).
Për te mobilizuar masën e gjerë popullore në mënyrë më të shpejte dhe më të lehte ose edhe
për të e përforcuar identitetin kombëtar elitat nacionaliste dhe/ose pushtetarët oportuniste
tërheqin vëmendjen masës ose apelojnë se gjoja rrezikun që i kanoset vlerave ose vetëdijes
kombëtare. Nacionalizmi në këtë mënyre pra lind e forcohet si reaksion i frikës së humbjes të
identitetit kombëtar.
Për Ernest Gellner-in nacionalizmi është mënyra ideologjike e formimit dhe forcimit të
identitetit kombëtar. Ky identitet është rezultat i një procesi të gjatë që u sajua prej
standardizimit gjuhësor dhe homogjenitetit kulturor në shtetet e sapo formuara (Gellner 1983 :
45-50). Integrimi i popullatës në institucionet shtetërore, pra « institucionalizim i qytetarisë »
brenda kufijve shtetëror, është një premisë jashtëzakonisht e rëndësishme për krijimin e
identitetit kombëtar. Në këtë kontekst Ross Pole duke iu referuar John Breuilly-it konstaton ;
“Vetëm atëherë kur identiteti kombëtar bëhet objekt i politikës shtetërore, bëhet kjo e
arritshëm edhe për masën.” (Pool,1999 :30).
Për Smithin në anën tjetër identiteti kombëtar paraqet një fenomen shoqëror
shumëdimensional dhe ai i numëron disa tipar te cilat identiteti kombëtar duhet te i posedoj
për te ekzistuar si i tille :
1. Një territor historik, ose atdheun
2. Mite të përbashkëta dhe kujtesën historike 2 Tom Nairn: The Break-Up of Britain. Crisis and Neo-nationalism. London New Left Books, 1977 S.172
15
Dr.Bekim Baliqi Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror
3. Kulturë të përbashkët të masës së gjerë të popullatës
4. Të drejta dhe obligime të përbashkëta ligjore për të gjithë anëtaret e vet
5. Një ekonomi të përbashkët me mundësi të lëvizjes së lirë të anëtareve të vet brenda territorit (Smith, 1991 : 14)
Në bazë të këtyre kritereve ai edhe kombin e definon në këtë mënyre ; “(...) a named human
population sharing an historic territory, common myths and historical memories, a mas,
public culture, a common economy and common legal rights and duties for all members.”
(Smith, 1991 : 14) Ai mendon se identiteti është në thelb është mjaft i ndërlikuar,
shumëdimensionale dhe se nuk mundet asnjëherë të reduktohet vetëm ne një element e as nuk
mund të ekzistoj pa ndonjë komponent te mësipërm.
Mirëpo për disa studiues te tjerë kjo pikëpamje është vene ne dyshim sepse është një model
pak a shume sipërfaqësor dhe njëkohësisht në raport me shtetin edhe kundërthënës. Monserrat
Guibernau një studiuese e shquar, nuk e klasifikon identitetin kombëtar në bazë të kritereve
por në pesë fusha të ndryshme (Guibernau, 2004 : 125-141) :
1. Në dimensionin psikologjik, identiteti është produkt i vetëdijes së një grupi të formuar që bazohet në rrafshin emocional e kognitiv.
2. Procesi i identifikimit me një kulturë të caktuar nënkupton edhe një lidhje emocionale ndërmjet pjesëtareve të grupit dhe rezulton me një ndjenjë solidariteti mes tyre.
3. Identiteti i një individi përcaktohet edhe në baze të rolit që ka ai/ajo në një territor të caktuar respektivisht të kufizuar.
4. Historia është faktor që ndikon jashtëzakonisht në konstruimin e një botëkuptimi për kombin dhe njëkohësisht instrument me të cilën vetëdija kombëtare formohet e forcohet dukshëm.
5. Dhe së fundi, dimensioni politik i identitetit kombëtar është i lidhur ngushtë me komb-shtetin modern, ose siç e formulon ajo : “This is, the state selected and imposed the culture and language of the dominant group within its territoty and sought to create a single nation out of the diverse nation or parts of nations forming it." (Guibernau 2004 : 139)
Përveç dallimeve me grupet e jashtme që janë shtytëse të krijimit të ndjenjës se përbashkët
dhe të identitetit kolektiv, në një masë mjaft të konsiderueshme janë edhe ngjashmëritë e
brendshme faktorë të cilat e plotësojnë këtë dyanshmëri.
Identitetet ekzistojnë pra për shkak të gjërave të përbashkëta, që anëtaret e një kolektivi të
caktuar shoqëror kanë ndërmjet veti, sepse pa veti dhe tipare të përbashkëta nuk mund të
formohet asnjë bashkësi. Shikuar historikisht, për shembull për « Britanezet » pikë referuese
16
Dr.Bekim Baliqi Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror
apo më mirë të themi afruese, që nga shekulli i 18-të ka qenë protestantizmi, prandaj katolikët
deri sot e kësaj dite ishin të shkyçur apo vështire të integruar në këtë identitet.(Poole,1999:
36f.)
Por është vështire në mënyre të përgjithësuar të thuhet se cilat elemente të përbashkësisë janë
konstituive në formimin e një identiteti nacional. Sepse varësisht prej epokave historike,
vendeve, rrethanave dhe rasteve të ndryshme, ndryshojnë edhe këto elemente të përbashkëta.
Për Ballkanin sipas etnologut austriak Karl Kaser, dominojnë ; gjuha, religjioni, shkrimi dhe
historia si kritere që kanë një rëndësi të veçantë në formimin e identitetit nacional (Kaser
2001: 233) Për mendimin tim kjo është një perspektive etnologjike e ngujuar paksa në
vështrimin e Ballkanit si një regjion arkaik dhe tradicional, prandaj më duhet të them se këto
elemente edhe pse ndoshta kanë pasur dikur ose kane ende një ndikim ne identitetet
kombëtare në këtë pjesë të Evropës, këto kurrsesi nuk janë komponentë vendimtare për
identitetin kombëtar. Përveç tjerash, edhe për arsye se këto kategori vështirë që mund të jenë
aq të ndara ndërmjet veti dhe në anën tjetër ai nuk i merr parasysh aspak strukturat politike e
as institucionet shtetërore që në botën bashkëkohore, në të cilën jetojmë janë kruciale në
konstruimin dhe ekzistimin e mëtutjeshëm të identiteteve kombëtare.
17
Dr.Bekim Baliqi Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror
9.- Konluzioni
Me shpresë se ky punim sadopak ka kontribuar në sqarimin dhe ne pasqyrimin e kësaj sfere
komplekse të shkencave shoqërore, u synua ballafaqimi me konceptin më pak të njohur dhe të
studiuar të identitetit, koncept i cili- siç patëm rastin të e vërejmë më sipër- në elasticitetin e
vet ngërthen një morri fushash shkencore, qasjesh teorike, elementesh socio-politike e
kulturore, dhe behët një lloj konglomerati komponentësh të shumta dhe të ndërvarura. Në
vend të konkludimit përgjithësues, duhet thënë se studimi i identitetit, e sidomos atij kombëtar
kërkon që temat hulumtuese ose rastet e veçanta kërkimore (« case studies ») të mos jenë të
përgjithësuara por në kohë dhe hapësirë të konkretizuara, në mënyrë që të mos bëhen
gjeneralizime apo përfundime sipërfaqësore por të arrihen rezultate hulumtuese të vërtetuara
shkencërisht.
18
Dr.Bekim Baliqi Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror
10.- BIBLIOGRAFIA
1. Alcoff, Linda.M/Mendetia, Eduardo (ed.) (2003): Identities. Race, Class, Gender and Nationality. Blackwell
2. Brubaker, Rogers/ Cooper, Frederick (2000): „Beyond Identity.“ Theory and Society. Vol.29/1
3. Bruckmüller, Ernst (ed.) (1994): Nationalismus. Wege der Staatenbildung in der außereuropäischen Welt. Wien, Verlag für Gesellschaftskritik
4. Connor, Walker (1994): Ethnonationalism. The Quest of Understanding, Princeton, Princeton University Press
5. Fearon, James D. (1999): What is Identity (As we now use the word)? Stanford University
6. Edensor, Tim (2002): National Identity, Popular Culture and Everyday Life. Oxford and London, Berg
7. Eriksen, Thomas Hylland (1993): Ethnicity and Nationalism. Anthropological Perspectives, London, Pluto Press
8. Gellner, Ernest (1983): Nations and Nationalism. Oxford,Blackwell Publishers
9. Gellner, Ernest (1995): Nationalismus. Kultur und Macht. Berlin, Siedler
10. Guibernau, Montserrat (2004): Anthony D. Smith on nations and national identity; A critical assessment. in: Nations and Nationalism 10 (1/2), S.125-141
11. Poole, Ross (1999): Nation and Identity. London (u.a), Routledge
12. Smith, Anthony D. (1991): National Identity. London, Penguin
13. Scherrer, Christian P. (1997): Ethno-Nationalismus im Zeitalter der Globalisierung. Ein Handbuch zu Ethnizität und Staat. Münster, Agenda
14. Isin, Engin F. / Wood, Patricia K (1999): Citizenship &Identity. London, Sage
15. Jenkins, Richard. (1996): Social Identity. London, Routledge
16. Kaser, Karl (2001): Freundschaft und Feindschaft auf dem Balkan. Klagenfurt (u. a), Wieser Verlag
17. Hall, Stuart (1990): Cultural identity and Diaspora. Në; “Identity”. J. Rutherford (ed.), New Times, Lawrence and Wishart,
18. Hobsbawm, Eric (1992): Nations and Nationalism Since 1780. Cambridge, Cambridge University Press
19
Dr.Bekim Baliqi Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror
19. Ignatieff, Michael (2000): Gjaku dhe Perkatesia-Udhetime ne Nacinonalizmin e Ri.
Tirane, Dituria, (orig. Blood and Belonging, London. Vintage, 1996)
20. McCrone, David / Kiely, Richard (2000): Nationalism and Citizenship. in: “Sociology” Vol. 34, No. 1, S. 19–34.
21. Minogue, Kenneth R. (1970): Nationalismus. München, Nymphenburger Verlag
22. Münkler, Herfried (1999): Nation as Model of Political Order and the Growth of National Identity in Europe. in: International Sociology vol. 14 (3) September 1999, S.283-297.
23. Walkenhorts, Heiko (1999): Europäischer Integrationsprozeß und europäische Identität: Zur politikwissenschaftlichen Bedeutung eines sozialwissenschaftlichen Konzepts. Baden-Baden, Nomos Verlag
24. Weber, Max (2004): Studime sociologjike. Tiranë, Plejad
20