UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI: FILLOR
PUNIM DIPLOME EDUKIMI I FËMIJËVE NË INSTITUCIONET
PARASHKOLLORE ME METODA NOVATIVE
Mentori: Kanditati:
Prof.Ass.Dr.Shefqet Mulliqi Fitim Nimanaj
GJAKOVË, 2019
2
Ky punim diplome u mbrojt me____/____/________para komisionit vlerësues në
përbërje.
1.___________________________Udhëheqësi shkencor
2.___________________________Kryetar
3.___________________________Anëtar
Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues:
1.________________
2.________________
3.________________
Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën:____________(____)
3
Përmbajtja:
Mirënjohje…………………………………………………………………………………5
Lekturimi……………………………………………………………………......................6
Abstrakt……………………………………………………………………………………7
.Hyrje……………………………………………………………………………………...8
Kapitulli 1.Nocionet themelore metodologji, strategji, metoda, teknika…........................9
Çasjet pedagogjike………………………………………………………………………...9
Kapitulli 2.Metodologjitë e mësimdhënies……………………………………………...10
2.1 Metodologjia Hap pas Hapi…………………………………………….....................10
2.2 Metodologjia Reggio Emilia…………………………………………........................13
2.3 Metodologjia Montensori…………………………………………………………….14
2.4 Edukimi Walford…………………………………………………………………….16
2.5 Edukimi i Qëndrueshëm……………………………………………………………..18
2.6 Programi HighScope…………………………………………………………………20
2.7 Metodologjia fëmiu në qendër……………………………………………………….22
2.8 Metodologjia Mësuesi në qendër………………………………….............................23
Kapitulli 3. Mësimdhënia……………………………………………….........................24
3.1 Mësimdhënia tradicionale……………………………………………………………24
3.2 Mësimdhënia aktive………………………………………………………………….24
3.3 Mësimdhënia e diferencuar…………………………………………..........................25
3.4 Mësimdhënia efektive………………………………………………..........................27
3.5 Mësimdhënia elektronike…………………………………………………………….29
3.6 Struktura për mësimdhënien dhe të nxënit efektiv…………………………………..30
4
Kapitulli 4. Teknikat e zhvillimit të fëmijërisë së herëshmë ………...............................32
dhe mjedisi i të nxënit........................................................................................................33
Përfundim………………………………………………………………………………...34
Literatura…………………………………………………………………………………35
5
MIRËNJOHJE
Fillimisht dua të shpreh mirënjohje dhe të falënderoj udhëheqësin shkencor prof.ass.dr.
Shefqet Mulliqin, për ndihmën e dhënë, jo vetëm në realizimin e këtij punimi të diplomës,
por edhe për këshillat e vlefshme për gjatë katër viteve.
Falënderime edhe për të gjithë profesorët e Universitetit “Fehmi Agani”, kun ë saje të
profesionalizmit të tyre mundëson finalizimin e studimeve tona.
Shoqëri faleminderit për këshillat dhe përkrahjen e vazhdueshme. Mirënjohës për çdo
ditë të kaluar së bashku.
Falënderimi më i madh shkon për më të shtrnjtën familje, ata që ishin forca dhe
mbështetja ime, më e madhe që unë të arrij deri këtu. Ju jam mirënjohës gjithë jetën.
Pafundësisht mirënjohës.
6
LEKTURIMI
Unë,Hazir Nimanaj, dëshmoj që e kam bërë lekturimin e punimit të diplomës me
temë:”Edukimi i fëmijëve në institucionet parashkollore me metoda novative”. Të punuar
nga Fitim Nimanaj, student në Fakultetin e Edukimit- Program Fillor në Universitetin e
Gjakovës “Fehmi Agani”.
Ky punim u realizua nën monitorimin e prof.ass.dr. Shefqet Mulliqi.
Tema është shikuar në përpikmëri në aspektin gjuhësor dhe drejtshkrimor.
Lekturoi: Datë: Nënshkrimi:
Hazir Nimanaj 21.10.2019 _____________
7
Abstrakt
Rritja e fëmijës nuk është një punë edhe aq e lehtë. Të ndihmohet fëmija në zhvillim
është një nga përpjekjet për secilin nga ne.
E një rëndësie të veçantë është t’i nxisim fëmijët të jenë të fortë, kreativë, të vetëdijshëm,
tolerantë, intelegjentë, të ndjeshëm, të kujdesshëm, të bëesuar dhe produktivë. Fëmijëve
tanë mbi të gjitha iu nevojitet që ne si të rritur që t’iu ofrojmë kushtet përmbajtësore të
jetesës, të cilat janë: siguria, dashuria, pranimi, inkurajimi e sidomos motivimi.Duke
pasur parasysh se do të jemi pjesëmarrës në edukimin dhe ngritjen intelektuale të tyre, një
pjesë të përgjegjësisë do ta mbajmë edhe ne si mësues-edukatorë.
Metodologjia e punës është ndër komponentët më të rëndësishme në zhvillimin dhe
edukimin e fëmijëve sidomos kur bëhet fjalë për edukimin gjatë fëmijërisë së herëshme
që është shumë i rëndësishëm.
Fjalët kyçe: metodologjia, edukim, fëmijëri e hershme.
8
1. Hyrje
Mësimdhënia dhe të nxënit janë procese mjaft komplekse, mirëpo për të realizuar në
mënyrë sa më të suksesëshme të dy këto komponentë duhet që të zbatohen një varg
faktorësh të cilët janë të një rëndësie të veçantë dhe janë çelës i suksesit.
Në mesin e këtyre faktorëve vend me rëndësi zënë parimet, metodologjitë, mjetet,
teknikat e posaqërisht format e punës në grupe e cila është rruga përmes së cilës arrijmë
qëllimet tona në procesin e të nxënit.
Edukimi parashkollor paraqet nivelin e parë arsimor, gjatë të cilit fëmijët (mosha 3-6
vjeç) edukohen në institucionet parashkollore.Duke pasur parasysh rëndësinëe e kësaj
periudhe, ekspozimi i fëmijëve ndaj proceseve elementare të të nxënit përqendrohet në
nxitjen e kërshërisë për veten, shoqërinë, natyrën, kulturën dhe teknologjitë e reja. Synim
i punës edukative gjatë kësaj periudhe është nxitja e krijimtarisë dhe e entuziazmit për
përvojat e reja dhe situatat jetësore. Gjatë këtij niveli të arsimit, fëmijët ndihmohen për
zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive të komunikimit në gjuhën amtare, në situata të
thjeshta të përditshme, për zhvillimin e aftësive të përqendrimit dhe për zhvillimin e
aftësive shoqërore bazë.
Edukimi i fëmijëve të grupmoshës deri në tri vjeç dhe i grupmoshës deri në gjashtë vjeç
konsiston në zhvillimin e aspketit shëndetësor e fizik, emocional-ndjenjorë, mendor e
social të tij. Nga se aspektet e personalitetit fillojnë të zhvillohen që në fëmijëri të
hershme e vazhdojnë të zhvillohen në periodat pasuese jetësore, mu për këtë nuk
arsyetohet tendenca e anashkalimit të procesit edukativ në grupmoshën deri në tri vjeç
dhe identifikimit të këtij procesi me kujdesin shëndetësor dhe mirërritjen e fëmijës.Kjo
tendencë, nuk ka mbështetje shkencore andaj, si e dëmshme për fëmijën parashkollor,
nuk bënë të jetësohet në praktikën edukative në Kosovë.
Edukimi parashkollor synon inkurajimin e zhvillimit tërësorë të personalitetit të fëmijës,
të nevojshëm për fëmijën që të sfidohet dhe t’i sfidojë ndryshimet të cilat sot zhvillohen
me shpejtësi.
Studimet më të përparuara pasikologjike e padegogjike vërtetojnë se gjashtë vitet e para
të jetës së fëmijës kanë ndikim të madh në formësimin e personalitetit të njeriut.
Me synimin që zhvillimi i fëmijës deri në gjashtë vjeç të jetë sa më i suksesshëm, njerëzit
e profesionit e të shkencës bëjnë përpjekje ta ndërgjegjësojnë shoqërinë për edukimin
cilësor të fëmijëve parashkollorë. Mirëpo, shkencat e ndryshme që studiojnë zhvillimin
dhe edukimin e fëmijëve nuk ofrojnë një të vetmen përgjigje universale në pyetjen se
çfarë duhet të jetë edukimi parashkollor cilësor.
9
KAPITULLI I
1. Nocionet themelore metodologji, strategji, metoda, teknika
Qasjet pedagogjike
Nocioni ‘Çasjet pedagogjike’ ka të bëjë me filozofitë e përgjithshme të mësimdhënies
dhe të nxënit1. Paraqesin një grup të parimeve, qëndrimeve/besimeve dhe ideve në lidhje
me natyrën e të nxënit dhe e cila përdoret në klasë (psh. biheviorizmi, konstruktivizimi,
pragmatizmi etj.)
Metodologjitë pedagogjike: një grup i metodave, parimeve, dhe rregullave sipas të
cilave rregullohet mbarëvajtja e mësimdhënies dhe të nxënit.
Metodat e mësimdhënies : Rruga sistematike të cilën ka zgjedhur mësimdhënësi për të
arritur qëllimin e caktuar edukativ-arsimor. Paraqet një rend logjik të hapave të cilët
ndërmerren hap pas hapi në mësim. Ka karakter më tepër procedural.
Teknikat mësimore: Veprime specifike të cilat i ndërmerr mësimdhënësi për të realizuar
një aktivitet edukativ-arsimor.
Stratëgjitë pedagogjike: Stratëgjitë pedagogjike kanë të bëjnë me një plan afatgjatë
veprimi për realizimin e një qëllimi. Përfshinë metodat dhe parimet e përdoruar në
mësimdhënie dhe të nxënë (shpesh në literaturën në gjuhën angleze mund të barazohet
edhe me termin metodologji).
Si mësues që jemi nuk mund të themi se vërtet kemi dhënë mësim, nëse dikush s’ka
mësuar diçka prej nesh. Atëherë, për të qenë mësues vertetë të mirë, duhet të mendojmë
posaçërisht për procesin e edukimit dhe të nxënit sidomos për:
- si mendojnë fëmijët;
- si mësojnë ata;
- si mendojnë të rriturit;
- stilet e të mësuarit të fëmijëve;
- stilet e ndryshme të mësimdhënies së mësuesve.
1 Nocioni ‘Çasjet pedagogjike’ ka të bëjë me filozofitë e përgjithshme të mësimdhënies dhe të nxënit, faqe
12
10
KAPITULLI II
2. Metodologjitë e mësimdhënjes
2.1. Metodologjia Hap pas Hapi (H-p-H)
Hap pas Hapi është një program që promovon mësimin modern dhe qasje të
përshtatshme për zhvillim në fëmijërinë e hershme. Fillet e këtij programi janë nga
viti 1994 dhe kjo metodologji ofron shanse që fëmija të vihet në qendër2. Fëmiu në
qendër do të thotë vënia e nxënësit në pozitën e subjektit aktiv dhe kreativ në mësim.
Programi ka për qëllim të ofrojë mundësi për zhvillim profesional për edukatorët dhe
mësuesit, për të siguruar qasje më të lehtë në metoda të reja të punës në klasë dhe në
bashkëpunim me familjet dhe komunitetin, në mënyrë që të ofrojë informacion të rim bi
arsimin në fëmijërinë e hershme dhe për të mundësuar ata që të shkëmbejnë përvojat me
kolegët e tyre sin ë shtëpi ashtu edhe jashtë vendit.
Në këtë program, fëmijët përfitojnë nga qasja e re afirmative në klasë, ata janë aktivë,
gëzojnë lirinë e shprehjes dhe interesat e dëshirat e tyre respektohen plotesisht.
Programi ka nëntë variacione të ndryshme. Programi u ofrohet mësimdhënësve që
punojnë me fëmijët e moshës 0-3 në formë të dy moduleve – trajnimi bazik dhe trajnimi i
avancuar. Qdo modul përfshinë 40 orë e kontaktit dhe monotorimin në klasë dhe e njëjta
vlen edhe për mësuesit që punojnë me fëmijët e moshës 3-6 si dhe për mësuesit e klasëve
të para.
Synimet e programit Hap pas Hapi janë: të krijojë fëmijë/nxënës që mësojnë gjatë gjithë
jetës, të krijojë një mjedis mësimor i bazuar në respektimin reciprok dhe parimet
demokratike, të siguroj vazhdimësinë dhe praktikat zhvillimore, të sigurojë që të gjithë
fëmijët të përfitojnë aftësi akademike , artistike, etike dhe praktike dhe të marrin pjesë me
sukses në një shoqëri demokraktike
Elementet e metodologjisë Hap pas Hapi:
- Integrimi ndërlëndor;
- Mësimi tematik;
- Vlerësimi i vazhdueshëm dhe autentik;
- Të mësuarit me objekte konkrete;
2 Fillet e këtij programi janë nga viti 1994 dhe kjo metodologji ofron shanse që fëmija të vihet në qendër,
faqe 24
11
- Puna me grupe;
- Organizimi i klasës në qendra aktiviteti (në kopshte);
- Të nxënit me bashkëpunim;
- Intelegjencat e shumëfishta;
- Vëzhgimi dhe dokumentimi i fëmijëve;
- Bashkëpunimi me prindërit;
- Pasurimi i klasës me mjete mësimore.
Karakteristikat e metodologjisë Hap pas Hapi: ekperienca e të mësuarit individual, vënia
e theksit në të mësuarit përmes lojës dhe përzgjedhjeve, pjesëmarrja e familjes, mjedisi
që ka fëmijën në qendër, rutina ditore.
- Rutina ditore
- Pranimi i fëmijëve
- Mëngjesi
- Takimi i mëngjesit
- Loja/puna në qendra të aktivitetit
- Loja në oborr
- Dreka
- Gjumi
- Puna/loja në qendra të aktivitetit
- Takimi përmbyllës
Kjo metodologji ‘imponon’ nevojat per krijimin e parteritetit mësues-nxënës. Familja
luan rol të pazëvendësuëshëm në realizimin e kësaj metodologjie.
12
Organizimi i klasës bëhet në qendrat e aktivitetit. Planifikimi i punës bëhet duke u
mbështetur në integrimin e përmbajtjeve programore.
Qëllimi përfundimtar i metodologjisë H-p-H të punës me fëmijë të moshës 5-6 vjeç është
përgatitja e fëmiut për klasë të parë3. Në zbatimin e metodologjisë H-p-H obligimet e
planit dhe programit mësimorë realizohen në qendra të aktivitetit ku secila qendër paraqet
një hapësirë në klasë ku kryhen aktivitetet e lëndëve ose gruplëndëve të ndryshme.
Ekzistojnë këto qendra:
- Qendra e leximit dhe shkrimit;
- Qendra e matematikës;
- Qendra e rërës dhe ujit;
- Qendra e shkencës;
- Qendra e blloqeve;
- Qendra e artit dhe dramës;
Qendrat e aktivitetit mund të jenë:
Të zhurmëshme që janë: qendra e blloqeve, familjes, e artit, rëres dhe ujit.
Të qeta që janë: qendra e leximit dhe shkrimit, matematikës dhe shkencës.
Qendrat e ndriquara që janë: leximi dhe shkrimi, matematikës dhe qendra e artit
figurative.
Qendrat që ndotin hapsirën: qendra e rëres dhe ujit, artit figurative dhe e familjes.
Vëzhgimi i punës në qendra ndihmon në vlerësimin për të ditur se çka mësojnë fëmijët, si
mësojnë, sa angazhohen, sa janë bashkëpunues, për çfarë tregojnë interes të veçantë, sa i
shfrytëzojnë materialet etj. Vëzhgimi duhet të jetë sistematikë, objektiv, përzgjedhes, i
regjistruar me kujdes, ku përmes vëzhgimit mesimdhënësi formon gjykim për fëmiun.
Qëllimi i takimit me nxënës është harmonizimi, formimi i grupeve, pranimi dhe shprehja
e emocioneve, krijimi i vetinciatives positive, planifikimit.
3 Qëllimi përfundimtar i metodologjisë H-p-H të punës me fëmijë të moshës 5-6 vjeç është përgatitja e
fëmiut për klasë të pare, faqe 36
13
2.2 Metodologjia Reggio Emilia
Metodologjia Reggio Emilia ka filluar të zbatohet pas luftës së II botërore, për tridhjet
vite ka investuar në arsimin parashkollor dhe u ndërtua nga mbeturinat e gjetura4. Për
ndryshim nga metodologjia H-p-H edukatoret e kopshtit rexhian nuk planifikojnë që në
fillim të vitit se me cilat projekte dhe me miniprojekte do të punojnë gjatë gjithë vitit.
Temat e tyre nuk zgjidhen nga mësuesja, por nga fëmijët. Nëpërmjet pyetjeve dhe
diskutimeve, edukatoret nxisin fëmijët të shprehin ide, të fantazojnë dhe ta imagjinojnë
veten ne vended he situate të ndryshme. Nga diskutimet që burojnë temat të cilat mund të
jenë afatshkurtëra dhe afatgjata. Pasi edukatorja zgjedh temën, fëmijëve ju drejton pytje
dhe parashikon veprimatarinë, siguron bashkëpunimin me prindërit për mjetet dhe
materialet e nevojshme, ideon punimin përfundimtarë që do ta bëjnë fëmijët. Veprimet
janë në përshtatje me fushën sociale, fizike, emocionale, intelektuale dhe gjuhësore të
zhvillimit të fëmijëve.
Koha e realizimit të projekteve dhe miniprojekteve mund të ndryshojë të zgjatet më tej
ose të ndërprehet para afatit, në varësi të ecurisë, ideve dhe prirjeve të fëmijëve.
Veçori tjetër e planifikimit vjetor të punës në kopshtin rexhian është zhvillimi i një ose
disa projekteve në nivel kopshti, pra në të tria grupet, të cilat në fund kurorzohen me
afreske, statuja.
Edukatoret krijojnë marrëdhënje të ngushta me prinder për planifikimin e veprimtarive.
Edukatoret, gjatë zhvillimit të projekteve, mbajnë parasysh karakteristikat e fëmijëve
sipas fushave të zhvillimit të tyre, mbi të cilat përshtasin dhe kryejnë veprimtari, fokus të
veçantë ka në zhvillimin e aftësive krijuese të fëmijëve nëpërmjet artit.
Moto e metodologjisë rexhiane është të mësojmë duke bërë.
Karakteristikë është fryma e lartë e kolegialitetit që sundon në identifikimin dhe
realizimin e aktiviteteve. Karakteristikë tjetër është përdorimi i pasqyrës , arsyeja e
përdorimit të pasqyrës është se fëmiu shikon lëvizjet e tij dhe reflekton punimin mbi
pasqyrë ku atij i nxit kureshtjën. Pasqyra ofron dritë në hapësirë ku përdoret si sfond në
këndin e natyrës. Pasqyra është mjet i mrekullueshëm për eksplorim.
4 Metodologjia Reggio Emilia ka filluar të zbatohet pas luftës së II botërore, për tridhjet vite ka investuar në
arsimin parashkollor dhe u ndërtua nga mbeturinat e gjetura, faqe 46
14
2.3 Metodologjia Montesori
Maria Montesori- ishte gruaja e parë që diplomoi në shkollën e parë në Itali.
Ajo ishte fiziologe dhe për një kohë punoi në një qendër rehabilituese ku ajo zhvilloi
teorinë e saj për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve.
Në vitin 1907 Maria Montesori hapi kopshtin e parë, me rreth 60 fëmijë të moshës 3-6
vjeç5, nënat e të cilëve ishin në punë dhe nuk mund tu kushtonin shumë vëmendje.
Thelbi i teorisë së Montesorit janë marrëdhëniet ndërmjet shqisave dhe intelektit.
Procesi i të mësuarit të fëmijës në kopshtin e Montesorit kalon në pjesë fazë:
- Të dëgjuarit;
- Vrojtimi;
- Zbulimi;
-Praktika;
-Përgjegjësia për të kryer një veprimtari.
Mjedisi në kopshtin montesorian:
-Plotëson nevojat e veçanta të çdo fëmijë;
-Një mjedis që nxit të menduarit e fëmijës;
5 Në vitin 1907 Maria Montesori hapi kopshtin e pare, me rreth 60 fëmijë të moshës 3-6 vjeç
15
-Duhet të jetë i rehatshëm, i ngjajshëm me atë të shtëpisë…
Në kopshtin e Montesorit objektet dhe materialet përdoren për qëllime edukative6.
Ato shpërndahen në të gjithë mjedisin. Materiali i zhvillimit ndijor përbëhet nga një
sistem objektesh të cilat janë grupuar sipas një cilësie të caktuar fizike të trupave si:
ngjyra, forma, përmasa, tingulli, gjendja e ashpërsisë, pasha, temperature etj.
(Montessori, 2009).
Duke i prekur, fëmijët vënë në punë të gjitha shqisat.
Nëpërmjet përdorimit të shqisave, fëmijët reagojnë ndaj mjedisit rrethues, interpretojnë
atë që shohin, dëgjojnë, niejnë dhe mësojnë në mënyrë të drejpërdrejtë.
Parimi i kopshtit montesorian është: fëmijët mësojnë më mirë duke bërë, duke u nisur nga
objektet e përditshme, duke i prekur, duke i parë, duke nuhatur, duke shijuar dhe duke
eksploruar se sa duke dëgjuar të flitet rreth tyre.
Klasat që punojnë me këtë metodë, kanë fëmijë të moshave të ndryshme, duke iu japur
atyre mundësinë të mësojnë nga njeri-tjetri.
Në këtë metodologji rëndësi të veçantë ka edhe lidhja e familjes me kopshtin.
Gjithë edukimi i fëmijërsë së herëshme duhet të formohet me këtë parim: të ndihmojë
zhvillimin e natyrshëm të fëmijës.
6 Në kopshtin e Montesorit objektet dhe materialet përdoren për qëllime edukative, faqe 64
16
Sipas metodologjisë montesoriane qëllimi i punës me fëmijë nuk është t’i jepet fëmiut
njohuri mbi cilësin e gjërave as të bëjë fëmiun ta përdor pa gabuar materialin që i jepet.
Rëmdësi kanë objektet sepse ato i përdor vet fëmiu.
‘Dhe shtëpia e së ardhmes, e gjallë, e matur, e ëmblël, edukuese dhe ngushëlluese, ështëx
çerdhja e vërtet dhe e denjë e çifteve njerëzore, që në të duam të përmirsojnë sojin dhe ta
hedhin atë ngadhënjimtar në krahët e përjetshëm të jetës’.
2.4 Edukimi Waldorf
Edukimi “Waldorf” është themeluar nga Rudolf Steiner (1861-!925), shkencëtar,
mendimtar e filozof austriak7. Në vitin 1919, me shkatërrimet e Luftës së Parë Botërore,
u ftua nga Emil Mott për të hapur një shkollë për punonjësit e fabrikës së cigareve
Waldorf-Astoria në Shtutgart, Gjaermani. Vizioni ishte që ky lloj i ri i shkollës do të
edukojë njeriun të aftë për të krijuar një shoqëri të drejtës dhe paqësore. Shtajner në
filozofinë e tij integroi të kuptuarit dhe përvojën si forma të njohjes. Rudolf Steiner
besonte në një unitet të frymës, shpirtit dhe trupit dhe se edukimi i mirë rikthen ekuilibrin
në mes të mënduarit, gadishmërisë dhe ndjenjës. Teoria e tij e zhvillimit të fëmijës
përbëhet nga tre cikle.
- Cikli i I-rë-para moshës 7 vjeçare
- Cikli i II-të 7-14 vjeç
- Cikli i III-të 14-18 vjeç
Cikli i I-rë: Para moshës 7 vjeçare, fëmijët shkojnë në çerdhe dhe kopshte, ku mësojnë
nëpërmjet imitimit dhe eksperiencave të drejtpërdrejta (duke bërë). Loja imagjinare është
konsideruar më e rëndësishmja “punë” e fëmijës. Veprimtari kjo nëpërmjet së cilës
fëmija rritet fizikisht, intelektualisht dhe emocionalisht.
Secili cikël ka nevojat e veta dalluese sa i përket procesit të të mësuarit, ajo i ngjason një
spirale e cila vazhdimisht është në ngritje. Zhvillimi i ardhshëm i çdo fëmije individual
dhe të njerëzimit në tërësi varet nga përvojat shëndetësore në shtatë vitet e para të jetës.
Një atmosferë ngrohtësie dhe udhëzimi që nxit gëzimin, çudinë dhe nderimin e mbështet
një zhvillim të tillë të shendetshëm. Aspekti më thelbësor i punës me fëmijën e vogël
7 Edukimi “Waldorf” është themeluar nga Rudolf Steiner (1861-!925), shkencëtar, mendimtar e filozof
austriak, faqe 72
17
është qëndrimi i brendshëm i edukatorit, i cili jep shembullin e imitimit të fëmijës.
Prandaj puna e edukatorit Waldorf kërkon një process të vazhdueshëm kërkimi dhe vetë-
edukimi duke përfshirë studimin antropozofik, praktikën meditative, veprimtarinë
artistike dhe praktike.
Fokusi është në eksplorimin përmes trupit, lojës konstruktive dhe kreative.
Në një mëngjes të caktuar, fëmijët mund të bëjnë gjëra të tilla si:
- këndojnë këngë;
- ngjyrosin me ngjyra uji;
- ngjyrosin me ngjyra dylli;
- gatuajnë;
- të dëgjoni një histori thënë me kukulla;
- të shkojnë në një shëtitje në natyrë;
- puna në kopsht;
- të ndërtojnë me blloqe druri, ose
- përdorinë shtëpitë ku qëndrojnë rrobat dhe luajnë.
Përmes këtyre aktiviteteve , ata bëhen të angazhuar thellësisht dhe zhvillojnë
kompetencat e përqendrimit dhe motivimit.
Roli i mësuesit: Mësuesi Waldorf luan një rol të rëndësishëm në klasë si ai ose ajo drejton
apo moderon tërë grupin. Aktivitetet përfshijnë integrimin akademik dhe artistic me një
spiritualitet të qartë. Mësuesi është gjithashtu një udhëheqës moral didaktik, duke kërkuar
për të siguaruar një atmosferë intime në klasë karakterizuar me një ndjenjë të harmonisë
dhe të plotë të temave rreth kujdesit për komunitetin dhe për botën natyrore dhe e gjallë.
Mësuesi ka nevojë për një klasë në fëmijet mund të sjellin së bashku të menduarit e tyre,
ndjenjat dhe të jenë të gatshëm për të nxënë, pa marrë parasysh personalitetin e tyre dhe
temperamentet8. Ngjyra dhe përdorimi i materialeve natyrore të zgjedhura me kujdes( si
ngjyra të hapura, lodra, kukulla të punuara me dorë dhe me detaje minimale për të
inkurajuar imagjinatën) krijojnë një mjedis të ngrohtë, karakteristikë për punën Ëaldorf.
Mësuesit kërkojnë për të inkurajuar ndjenjën natyrore të fëmijës, kureshtjen, besimin në
mirësi dhe dashuri e bukuri. Ata janë më të rezervuar në nivelet e hershme të fëmijërisë
Waldorf. (The Learningden preschool).
8 Mësuesi ka nevojë për një klasë në fëmijet mund të sjellin së bashku të menduarit e tyre, ndjenjat dhe të
jenë të gatshëm për të nxënë, pa marrë parasysh personalitetin e tyre dhe temperamentet
18
Ne e pranojmë se zhvillimi i shëndetshëm i fëmijës zhvillohet më plotësisht në kontekstin
e një komuniteti me marrëdhënie të shëndosha shoqërore midis prindërve, mësuesve dhe
fëmijëve.Edukatorët Waldorf përpiqen të krijojnë komunitete të tilla të ndërgjegjshme,
bashkëpunuese rreth fëmijëve në kujdesin e tyre dhe të shohin aktivitetin e tyre si pjesë e
një impulse kulturor mbarëbotëror.
2.5 Edukimi i qëndrueshëm
Për njohjen e rëndësisë së Zhvillimit për Edukim Qëndrueshëm (Education for
Sustainable Development-ESD) Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara
shpalli vitet 2005-2014 Dekadën për Zhvillim të Edukimit të Qëndrueshëm (DESD).
UNESCO është agjencia e specializuar e cila udhëheq këtë program, ku ka zhvilluar edhe
një program-skemë ndërkombëtare për implementimin e saj9. Qëllimet e Dekadës për
Zhvillimin e Edukimit të Qëndrueshëm (DESD)së janë për të siguruar një mundësi për
zhvillim të qëndrueshëm nëpërmjet të gjitha formave të edukimit, ndërgjegjësimit public
dhe trajnimit.(UNESCO).
Po ashtu të japë një profil të zgjeruar për rolin e rëndësishëm të arsimit dhe të mësuarit në
zhvillimin e qëndrueshëm.
Objektivat e edukimit të qëndrueshëm:
Për të lehtësuar lidhjen dhe ndërveprimin ndërmjet rrjetit për zhvillimin e Edukimit të
Qëndrueshëm.
Për të forcuar dhe rritur cilësinë e mësimdhënjes dhe të nxënit për Edukimin e
Qëndrueshëm.
Për të ndihmuar vendet të bëjnë përparim drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të
Mijëvjeçarit përmes përpjekjeve për Edukim të Qëndrueshëm.
U jep mundësi vendeve të reja për të inkorporuar Edukimin e Qëndrueshëm në përpjekjet
e reformave arsimore.
Vitet e fëmijërisë së hershme janë vendimtare që nesër të kemi qytetarë të ndergjegjshëm
dhe aktiv, që janë në gjendje të marrin përgjegjësi për mjedisin. Mjedisi në Institucionet
Parashkollore pasqyron pikëpamjen se fëmijët janë të aftë dhe ndërtues të dijes së tyre
dhe të rriturit janë udhëheqës dhe bashkë-nxënës me ta.
9 UNESCO është agjencia e specializuar e cila udhëheq këtë program, ku ka zhvilluar edhe një program-
skemë ndërkombëtare për implementimin e saj, faqe 83
19
Fëmijët janë të lirë të zgjedhin fushat e interesit në të cilin do të marrin pjesë gjatë gjithë
ditës10
.
Edukatorët së bashku me fëmijët angazhohen në vendim-marrje lidhur me pajisjet të cilat
do të përdoren gjatë aktiviteteve. Puna në institucionet të cilat mbështeten në programin e
edukimit të qëndrueshëm, kryesisht punojnë bazuar në punën me projekte.
Materiali bazë i punës është materiali natyrorë dhe i reciklueshëm përmes të cilit
zhvillohen edhe projektet. Për zhvillimin e aktiviteteve përdoren hapësirat Brenda dhe
jashtë klasës, një përdorim të gjerë në këto programe gjen përdorimi i natyrës për qëllime
mësimore. Përmbajtja e temave që mund të zhvillohen përmes edukimit të qëndrueshëm
janë të llojllojshme.
Ato mund të përmbajnë tema nga fusha e:
- Gjuhës dhe arteve
- Shkencës
- Shëndetit
- Edukimit shoqëror
- Kreativiteti etj.
Disa aktivitete nga fusha e gjuhës mund të jenë: lexim dhe diskutim i librave/tregime të
ndryshme që trajtojnë çështjet mjedisore, punimi i kolazheve të ndryshme që trajtojnë
tema të veçanta mjedisore si: uji, energjia, drunjtë etj.
Disa nga aktivitetet nga fusha e matematikës: reciklimi i letrës, energjia, qarkullimi i ujit
në natyrë, etj.
Fusha e shëndetit: rritja e perimeve në kopsht, mbrojtja e ujit nga ndotja,”Të ecim në
këmbë apo me makinë”.
Fusha e shkencës: ndotja e ajrit(ajo e dukshme dhe e padukshme),kolazhe mjedisore me
tema nga: (ndryshimet klimatike, ekonomia, ekosistemi, energjia, gjelbërimi, ndërtesat e
gjelbëra, uji, ndryshimet racore, etj.)
Edukimi shoqëror: alternativat e shfrytëzimit të energjisë, sfida e qytetit të pastër, të
jetojmë së bashku, etj.)
Kreativiteti: çfarë mund të bëjmë për qytet të pastër, gjetja e shumë zgjidhjeve mjedisore
përmes artit.
Çdo ditë, përvojat e ofruara janë bazuara në interesin e fëmijëve. Këto përfshijnë: artin,
puzzles, blloqe, brumë, lojërat dramatike, këndi i shkrimit, lodra e ndërtimit, revista për
të mësuarit, kompjuter, libra, rërë, lojëra të përfytyruara, të kopshtarisë, po ashtu dëgjojnë
histori të ndryshme dhe muzikë.
10
Fëmijët janë të lirë të zgjedhin fushat e interesit në të cilin do të marrin pjesë gjatë gjithë ditës
20
2.6 Programi HighScope
Programi HighScope është themeluar në vitin 1970, i cila merret me hulumtime dhe
trajnime me fushën e edukimit11
. Programi i detajuar i tij është përdorur fillimisht për
mësimin e fëmijëve të moshës parashkollore nga familjet me të ardhura të ulëta, por sot
gjendet në mjedise të tjera. Ajo thekson të mësuarit përmes “përfshirjes aktive me njerëzit,
materialet, ngjarjet dhe idetë”. Ndryshimi i programit high scope nga programet e tjera:
arsimi HighScope në fëmijërinë e hershme paraqet një qasje të re ndaj mësimdhënies dhe
të nxënit. Kurrikulumi HighScope është dizajnuar bazuar në fëmijën në fokus dhe punën
hulumtuese. Po ashtu paraqet një proces të projektuar me kujdes- që quhet “Mësimi
përmes pjesëmarrjes aktive”- për të arritur rezultate të fuqishme pozitive në procesin e
të nxënit. Ashtu siç kanë zbuluar mësuesit, prindërit dhe hulumtuesit arsimor kurrikulumi
parashkollor.
HighScope jo vetëm që ndihmon fëmijët të shkëlqejnë në gjuhë dhe të mësuarit kognitiv,
por edhe promovon pavarësinë, kureshtje, vendim-marrje, bashkëpunimin, krijimtarinë,
këmbëngulje dhe zgjidhjen e problemeve- aftësitë themelore që ndihmojnë të përcaktojë
suksesin në jetën e të rriturve. Kurrikulumi parashkollor HighScope përfshinë praktika
mësimore të përcaktuara që mundësojnë të rriturit për të krijuar programe efektive të
fëmijërisë së hershme.(HighScope) Këto praktika diskutohen në detaje në trajnimet e
HighScope dhe aprovohen në publikime të ndryshme shkencore. Tre tema janë
veçanërisht të rëndësishme për mësuesit të cilët dëshirojnë të forcojnë programet e tyre –
nsërveprimi në mes të të rriturve dhe fëmijëve, ekspozimi dhe eksplorimi i materialeve në
klasë dhe rutina e përditshme.(HighScope)
Ndërveprimi- të rritur- fëmijë: ndërveprimi në mes të të rriturve dhe fëmijëve është
proces i punës së përbashkët me fëmijët. Komunikimi me fëmijët si ai verbal dhe ai jo
verbal duhet të inkurajojnë të mësuarit. Një strategji kyçe për ndërveprimin në mes të
rriturve dhe fëmijëve është “ndarja e kontrollit me fëmijët”.
Stratëgjitë shtesë përfshijnë mbështetjen në lojë për fëmijën, duke përdorur në vend të
lavdërimit inkurajimin dhe duke pasur një qasje problem-zgjidhje të konfliktit.
Rregullimi i klasës: klasat HighScope janë të ndarë në fusha të interesit të pajisur me një
gamë stimuluese të materialeve të projektuara për lloje të veçanta të lojës, për shembull,
këndi i shtëpisë, këndi i artit, këndi i bllokeve të ndërtimit, kënde të vogla me lodëra,
kënde kompjuterike, këndi i leximit dhe shkrimit etj. Materialet janë rregulluar në vende
të qëndrueshme dhe raftet janë të etiketuar me etiketa-miqësore në mënyrë që fëmijët
mund t’i marrin jashtë dhe të vënë larg materialeve tjera gjatë punës. Klasë gjithashtu
ndihmon fëmijët të kuptojnë se si bota është organizuar , si dhe ndihmon në mësimin e
11
Programi HighScope është themeluar në vitin 1970, i cila merret me hulumtime dhe trajnime me fushën e
edukimit, faqe 90
21
koncepteve si më shumë, më pak, të njejtën, të ndryshme, të mëdha, të vogla, në jashtë,
përballë, përballë saj, etj.
Rutina ditore: programet HighScope ofrojnë një shumëllojshmëri të balancuar të
përvojave dhe mundësive të të nxënit. Fëmijët angazhohen në lojëra individuale dhe
shoqërore, marrin pjesë në aktivitete të vogla dhe të mëdha-grup, ndihmojnë me
pastrimin, bisedojnë gjatë ngrënies, zhvillimin e vetë-kujdesit/aftësitë dhe ushtrojnë
muskujt e tyre të vegjël dhe të medhënjë. Segmenti më i rëndësishëm i rutinës ditore
është sekuenca “shqyrtimi i planit”, në të cilën fëmijët të bëjnë zgjedhje për atë që ata do
të bëjnë, të kryejnë idetë e tyre dhe të reflektojnë mbi aktivitetet e tyre me të rriturit dhe
fëmijët e tjerë.
Në programin parashkollor HighScope fëmijët përfitojnë nga një shumëllojshmëri të
përvojave të grupit12
. Pjesët e planifikuara të ditës, përfshijnë aktivitete në grupe të vogla,
aktivitete në grupin e madh dhe periudhën e kalimit nga njëri aktivitet në tjetrin. Kohët në
grup janë një mundësi për të prezantuar materiale të reja, aktivitetet dhe konceptet e reja
dhe të njohura po ashtu. Koha e grupeve qofshin ato grupe të vogla apo të mëdha për
parashkollorët përgjithësisht mund të zgjasin rreth 15 minuta secili. Gjatë këtyre kohëve,
të rriturit i orientijnë fëmijët në materiale të reja, idetë dhe aktivitetet, të cilat janë fëmijët
pastaj mund të vazhdojnë për të shqyrtuar në kohën e punës. Koha në grup gjithashtu
ofronë mundësi sociale për të gjithë fëmijët. Kohan e grup mund të rritet varësishtë nga
interesat e fëmijëve ashtu siç mund të zgjerohen përmbajtjet mësimore të programit.
Mësuesit në programin HighScope përpiqen dhe planifikojnë dhe kohën në grup.
Ata përdorin të vërejturit e tyre të përditshme për të parë atë që fëmijët janë të interesuar
të bëjnë dhe si ata mund të ndihmojnë fëmijët gjatë eksplorimit të tyre në këto fusha.
Koha në grup janë edhe pjesë të ditës kur të mësuarit duhet të jetë sistematike dhe me
sekuenca- të tilla si aftësitë e veçanta dhe konceptet në shkrim- lexim ose matematikë-
duhet të jenë të garantuara për të gjithë fëmijët. Megjithatë edhe kur një aktivitet në grup
është planifikuar rreth koncepteve të veçanta, mësuesit u japin fëmijëve mundësi për të
marrë inciativën dhe të bëjnë zgjedhje.
2.7 Metodologjia fëmiu në qendër
12
Në programin parashkollor HighScope fëmijët përfitojnë nga një shumëllojshmëri të përvojave të grupit
22
Karakteristikat kryesore të metodologjisë me fëmijën në qendër:
- Fëmijët kanë stile të ndryshme të të nxënit;
- Çdo fëmijë ka stilin e vetë të të nxënit;
- Çdo fëmijë ka nevoja dhe interesa individuale;
- Fëmijët kanë nevojë për shprehi dhe koncepte të ndryshme;
- Formimi i shprehive dhe koncepteve të ndryshme gjithmonë kërkon mjedis të
pasur për të nxënë, por jo vetëm kaq;
- Çdo mjedis i pasur duhet të përcjellet me metoda dhe teknika si materiale të
veprimtarisë edukative;
Veprimtaria edukative që realizohet brenda ose jashtë institucionit parashkollor
(kopsht) është proces ndërveprues;13
- Në këtë proces, mësuesja (edukatorja) dhe fëmijët bashkëpunojnë dhe
bashkëveprojnë për një qëllim të caktuar.
Në kuptim më të ngushtë metodologjia me në qendër fëmijën nënkupton:
- Kur edukatorja- mësuesja, krijon mundësi dhe i le fëmijët që shumë natyrshëm të
zbulojnë mjedisin sipas mënyrës së vetë;
- Kur fëmijët zgjedhin vetë veprimtarinë dhe veprimet që duhet t’i kryejnë;
- Kur fëmijët luajn vetëm me një ose më shumë fëmijë, në grupe të vogla dhe
përdorin materiale dhe mjete ne mënyra të ndryshme e sipas dëshirave të tyre.
Vendosja e paisjeve, ngritja e qendrave, zgjedhja e materialeve të shumta didaktike,
tërheqëse dhe interesante për fëmijët, planifikimi i kujdesshëm i veprimtarisë së
përditëshme mësimore- edukative, klima pozitive, sociale, etj, mbështesin dhe realizojnë
të nxënët me fëmijën në qendër. Mësuesit e mirë din t’i motivojnë fëmijët, si t’i orientijnë
dhe t’i drejtojnë në veprimtari praktike dhe si t’u lehtësojnë në të nxënët.
13
Veprimtaria edukative që realizohet brenda ose jashtë institucionit parashkollor (kopsht) është proces
ndërveprues, faqe 98
23
2.8 Metodologjia mësuesi në qendër
Metoda me në qendër “eduaktoren-mësuesin”, nënkupton: të nxënit e drejtpërdrejt, sepse
jo të gjitha përvojat e fëmijëve që fitojnë i drejtonë drejt të nxënit e kuptueshëm14
. Kjo
metodë, përfshin atë lloj planifikimi i cili do të mundësoj si do tu mësohet fëmijëve një
concept apo një shprehi të caktuar, të cilat do jenë materialet e nevojshme, çfarë duhet tu
mësohet fëmijëve individualisht, në grupe të vogla ose e gjthë klasa.
Në praktikën e përditëshme, mësuesi luan role të ndryshme pra, mësuesi apo edukatorja
luan rolin e mbështetëses, vëzhguesit, drejtuesit dhe lehtësuesit së procesit të të nxënit.
Ajo planifikon veprimtari duke përdorur një numër të larmishëm materialesh dhe paisjesh
për të rritur e për të zhvilluar të fëmijët ndërthurje të veprimeve të shqisave, shprehi
sociale, aftësi krijuese, shprehjen e mendimeve dhe të ideve të tyre dhe interesin për të
nxënë.
Nxit zhvillimin gjuhësor dhe besimin e fëmijëve të aftësit e tyre nëpërmjet tregimit të
historive, lojës në dramë, muzikës dhe diskutimeve të ndryshme.
Ndihmon fëmijët të organizohen dhe të marrin pjesë në ekskursione dhe veprimtari për të
fituar përvoja të reja të nxënit.
Nxit fëmijët të bëjnë pyetje dhe të eksplorojnë në mjedisin që i rrethon. Vëzhgon fëmijët
për të regjistruar, për të vlerësuar progresin e tyre dhe për t’u dhënë prindërve udhëzime
të përshtatshme për punën e mëtejëshme.
Integron dhe përfshinë fëmijët me aftësi të kufizuara në klasën e saj. Diskuton me prindër
dhe koleg për aspekte të ndryshme të zhvillimit të fëmijës. Ndan me prindërit qëllimet,
objektivat dhe tematikën vjetore të punës me fëmijët dhe bënë përpjekje t’i
ndërgjegjësojë ata për të kontribuar në kopsht. Trajton me fëmijët dhe prindërit çështjet e
mbrojtjes, të sigurisë, shëndetit mendor e fizik dhe të rëndësisë së partneritetit kopsht-
familje. Respekton dhe mbështet çdo fëmijë pavarësisht nga raca, gjinia, përkatësia fetare,
etnike dhe gjendja social- ekonomike e tij. Gjen hapësira për të punuar me fëmijët që
mungojnë për arsye shëndetsore, që kanë nevoja të veçanta dhe kanë diferenca
individuale.
KAPITULLI III
14
Metoda me në qendër “eduaktoren-mësuesin”, nënkupton: të nxënit e drejtpërdrejt, sepse jo të gjitha
përvojat e fëmijëve që fitojnë i drejtonë drejt të nxënit e kuptueshëm, faqe 104
24
3. Mësimdhënia
3.1. Mësimdhënia Tradicionale:
Është e qendërzuar të mësuesi dhe kërkon dhënien e leksioneve të mira në mënyrë që të
transferohet një tërësi e përcaktuar e mirë e dijes të nxënësit. Mësimdhënia Tradicionale
bazohet në dogmën që të mësuarit është përvetsim i fakteve që duhet mbajtur mend dhe e
procedurave që duhen bazuar rëndom.
Për të praktikuar Mësimdhënien Tradicionale mësimdhënësi duhet ta njoh përmbajtjen
që shpjegohet në mësim dhe si të jepet ajo të nxënësit. Tek mësimdhënia për të mësuarit
aktiv, të mësuarit shihet si proces i të kuptuarit të gjërave duke u angazhuar në veprimtari
kuptimplotë dhe duke komunikuar me të tjerët. Çdo nxënës hyn në klasë ose fillon një
mësim, me dije personale që ai apo ajo përdor dhe për të kuptuar çfarë jepet mësim. Çfarë
është mësuar, varet jo vetëm nga çfarë ju, mësuesit, thoni dhe bëni, por dhe nga dija
personale që nxënësit sjellin në situatën e të mësuarit.
3.2 Mësimdhënia aktive
Kalimi nga Mësimdhënia Tradicionale në mësimdhënie për të mësuarit aktiv-tek
Mësimdhënia Tradicionale kriteri kryesor është transmetimi i informacionit të përfshirë
në një konspekt, tekst ose në burim tjetër. Nga ana tjetër, tek mësimdhënia për të
mësuarit aktiv kriteri parësor është cilësia e të mësuarit e përjetuar nga ata të cilëve u
jepet mësim. Tek mësimdhënia për të mësuarit aktiv, mësimdhënia dhe të mësuarit shihen
si dy aspekte të të njëjtit process të gërshetuar. Ky proces është i shprehur mirë në termin
“mësimdhënie e të mësuarit me njëren faqe të çiftit që ndikon dhe ndikohet nga tjetri.
Për të praktikuar mësimdhënien për të mësuarit aktiv mësimdhënësi duhet të dijë pos asaj
se çfarë po spjegon, por dhe kujt po i spjegon. Për të kaluar nga Mësimdhënia
Tradicionale në mëdimdhënie aktive, së pari nevojitet të krijohen situata të të mësuarit që
i angazhojnë aktivikisht nxënësit në procesin mësimor, pastaj mësimdhënësi duhet të jëtë
i ndjeshëm për atë së çfarë po bëjnë nxënësit dhe si ato po përgjigjen veprimtarive të të
mësuarit dhe detyrave që u janë caktuar.
25
3.3 Mësimdhënia e diferencuar
Thelbi i mësimdhënies së diferencuar është përshtatja e përmbajtjeve, e proceseve,
metodave dhe materialeve me ritmet e nxënësve të ndryshëm, për të arritur të njejtat
qëllime dhe objektiva. Mësimdhënia e diferencuar nuk është një fenomen i ri. Ajo ka në
themel parimin që nxënësit janë të ndryshëm dhe kanë nevoja të ndryshme.
Mësimdhënia e diferencuar është e nevojshme buron nga diversiteti i nxënësve të
ndryshëm, pasi nuk ka nxënës që përparojnë me të njejtën shpejtësi, apo me të njejtat
teknika të studiuari, me sjellje apo me interesa të njejta. Mësuesi e ka të vështirë të gjejë
detyra unike që stimulojnë në mënyrë të njejtë të gjithë nxënësit. Që të realizohet
mësimdhënia e diferencuar, mësuesi duhet të njohë mirë përmbajtjen e mësimit dhe
karakteristikat e nxënësve15
.
.
Kushtet e realizimit të mësimdhënies së diferencuar janë:
- Hartimi i një plani cilësor;
- Zhvillimi i veprimtarive mësimore të përshtatshme;
- Krijimi i grupeve fleksibël;
- Vlerësim i vazhdueshëm i nxënësit;
- Aktivizim i lartë i nxënësit;
- Fokusim i mësimdhënies në koncepte kryesore;
- Puna e diferencuar mund të behët me grupe nxënësish apo me nxënës të veçantë;
- Diferencime pedagogjike mund të behën brenda një klase apo ndërmjet klasave;
- Kur mësuesi bënë grupimet, duhet te ketë të qartë synimet e tij.
15
Që të realizohet mësimdhënia e diferencuar, mësuesi duhet të njohë mirë përmbajtjen e
mësimit dhe karakteristikat e nxënësve, faqe 116
26
Nxënësit nuk duhet të ndihen të etiketuar. Grupimet nuk duhet të jenë afatgjatë.
Nxënësve duhet t’u jepet mundësia të punojnë me nxënës të ndryshëm. Grupimet mund të
jenë: grupe heterogjene me detyra të njëjta.
Grupi përbëhet nga 5-6 nxënës. Njëri drejton, 2 nxënës mesatarë, 1-2 nxënës me
vështirësi në të nxënë.
Grupe homogjene me detyra të diferencuara.
Grupet kanë objektiva të ndryshëm dhe të dallueshëm ose objektiva të njejtë me kërkesa
të ndryshme, si dhe rigrupimi ku ndërrohen anëtarët e grupit.
Hapat për organizimin e punës me grupe të vogla
- Përcaktohet lideri i grupit
- Përcaktohet puna që duhet bërë
- Vendos objektivat
- Bëj një plan:
- Detyrat që do bëhen
- Materiali që duhet
- Ndarja e punëve
- Çfarë shënimesh duhen bërë
- Përcaktohet koha limit
- Zbatimi i planit
- Shkëmbim mendimesh
- Raportimi i punës
Një nga qëllimet e shkollës është të aftësojë nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur.
Për këtë arsye ata duhet të praktikohen në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme.
Mësuesi duhet të sigurohet nëse materiali është i përshtatshëm. Të kërkoj nga nxënësi që
të kenë të qartë se çfarë synohet të arrihet me anë të kësaj detyre. Të vëzhgojë në
vazhdimësi progresin e nxënësit. Mësimdhënia për studim individual mund të përdoret
për nxënësit e talentuar dhe nxënës të ngadaltë në të mësuar.
27
Rekomandime për punën me nxënës të talentuar:
Stimuloni mendimin kritik të tyre;
Jepini shanse për të eksploruar gjëra të reja;
Lërini të marrin përgjegjësi për gjërat që bëjnë;
Përdorni materiale të nivelit të lartë;
Rekomandime për nxënës që nxënë ngadalë;
Jepuni punë interesante;
Shmangi materialet fëminore; jepni materiale të moshës, por me kërkesa të lehta;
Stimuloni vetëbesimin dhe vetëvlersimin;
Përdorni të njejtat teknika, por me nivel më të thjeshtë.
Çfarë është mësimdhënie e diferencuar dhe çfarë jo ?
Është mësimdhënie e diferencuar kur mësuesi përdor:
Lërmi mënyrash të ndryshme të të mësuarit, larmi aktivitetesh që nxënësi të përvetësojë
informacion, alternative të ndryshme ku nxënësi të demostrojë ato që ka mësuar.
NUK ështe mësimdhënie e diferencuar kur jepen detyra të njëjta për të gjithë nxënësit,
kur nxënësit mbarojnë me shpejtë detyrën dhe bëjnë detyra shtesë apo zbavitëse.
Të punuarit pa mësimdhënie të diferencuar rrezikon në fenomenin “paaftësi për të
mësuar”, “probleme të sjelljes”, “frikë ndaj shkollës”etj.
3.4 Mësimdhënia efektive
Mësimdhënia është një proces shumë i komplikuar. Duhen bërë shumë gjëra njëherësh.
Por, pavarësisht nga kjo, ekzistojnë disa elemente psikologjike, dadaktike, sociale që
ndihmojnë në realizimin e një mësimdhënie efektive. Ç’është mësimdhënia efektive?
Mësimdhënia efektive është bazë për të nxënët e suksesshëm. Kjo identifikohet dhe
ndërtohet mbi njohuritë e mëparshme, bënë lidhje me jetën reale, zhvillon të kuptuarit e
thellë dhe monitoron e reflekton mbi të nxënët. Mësuesit duhet të dinë se nuk ka metoda
teknike të gatshme për një mësimdhënie të tillë. Çdo mësim ka veçoritë e tij, çdo mësues,
nxënës apo situate është gjithnjë e veçantë. Por, nga ana tjetër, në një nivel të
përgjithshëm, është e mundur të merren në kosideratë dhe të zbatohen disa rregulla të
përgjthshme, pasi jo në çdo moment të mësimdhënies mund të kemi mundësi dhe kohë të
reagojmë në çast. Një mësimdhënie efektive nuk lidhet thjesht me informimin e
nxënësve. Kjo do të ishte gjëja më e thjeshtë. Dihet se mësuesi merr shumë vendime gjatë
ditës mësimore, duke nisur që nga vendosja e tavolinave, e mjeteve mësimore, nga
përcaktimi i objektivave dhe i metodave të shpjegimit, kontrollin e detyrave dhe të
njohurive, motivimi i nxënësve, etj. Edhe kur nxënësit janë duke punuar në mënyrë të
pavarur apo në grupe, përsëri janë të ndikuar nga vëndimet që kanë marrë mësuesit për
ndarjen në grupe, për mënyrën e ndërtimit të pyetjeve etj. Por nxënësit nuk janë
28
pjesëmarrës pasiv që presin të mbushen me njohuri. Në studimet e tij Josef
Loëman(1996) përshkruan dy dimensione të të mësuarit efektiv16
.
a) Nxitja intelektuale ( njohuritë, entuziazmi, pikëpamjet interesante, qartësia, organizimi,
frymëzimi ). b) Interesi ndërpersonal, motivacioni, interesi, kujdesi, inkurajimi, sfida,
ndihma ). Grasha (6778) nënvizon pesë stilet e të mësuarit efektiv ekspert, ( i lidhur me
transmetimin e informacionit nga një status ekspert, i nxitë nxënësit drejt rritjes së
kompetencave të tyre “autoriteti formal, ( është i lidhur me mënyrat e pranueshme për t’u
siguruar nxënësve rritjes së kompetencave të tyre” modeli personal (beson në të mësuarit
prej shembullit personal, mbikqyrës dhe drejton nxënësit drejt gares” lehtësues ( thekson
natyrën personale të marrëdhënieve mësues-nxënës, drejton nxënësit drejt zhvillimit të
kapacitetit të tyre për veprim të pavarur dhe delegues (është i lidhur me zhvillimin e
kapacitetit të nxënësve për të funksionuar në mënyrë të pavarur, inkurajon projekte të
pavarur).
Nëse do të përmbledhim kërkesat që lidhen me mësuesit për një mësimdhënie efektive,
do të rendisim ndër të tjera, këto veçori të tyre:
Fillojmë menjeherë mësimin dhe janë të mirëorganizuar.
Mësojnë me një ritëm të përshtatshëm, por ndalen rregullisht për të kontrolluar të
kuptuarit e fëmijëve dhe përfshirjen e tyre në punë.
Përdorin një shumllojshmëri strategjish, jo vetëm shpjegimin.
- Fokusohen tek tema dhe objektivat e tyre mësimore dhe nuk dalin jashtë tyre.
Shpjegimi është i qartë.
- Përdorin humorin duke ruajtur stilet e tyre individuale.
- Praktikjonë teknika të mira menaxhuese të klasës, duke mbajtur vëmendjen dhe
respektin për grupin.
- Ndërveprojnë me nxënësit duke dhënë përgjigje të menjëhershme për pyetjet apo
komentet si dhe duke dhënë feedback korrigjues kur duhet.
- Çmojnë përgjigjet e nxënësve dhe përdorin pyetjet hetuese për të zgjeruar
përgjigjen.
16
Në studimet e tij Josef Loëman(1996) përshkruan dy dimensione të të mësuarit efektiv,
faqe 124
29
- Sigurojnë një klimë të ngrohtë në klasë duke i lejuar nxënësit të flasin lirshëm
duke përdorur humorin personal ose përpjekje të tjera për të treguar lidhje
njerzore me nxënësit.
- Përdorin sjellje jo verbale, si gjeste, ecje, kontaktin me sy, për të përforcuar
komentet që bëjnë etj.
3.5 Mësimnxënia elektronike
E- Learning është përdorimi i teknologjisë për të mundësuar njerëzve për të mësuar në
çdo kohë dhe kudo17
. E- Learning është një formë elektronike e mësimit që bazohet në
një teknologji të avancuar.E- Learning të mundëson të mësoni në klasë, në grupe, dhe
kudo që ka pajisje kompjuterike të konfiguruara. Magjia e E- Learning qëndron në faktin
se softëare i ri të lejon krijimin e një ambienti efektiv të mësimit. E rëndësishme është të
ceket fakti se E- Learning së pari ka funksionuar në SHBA, prej së cilës kanë arritur të
punojnë edhe shumë shtete të tjera. Thënë më ndryshe E- Learning është një qasje e re e
cila përmban në vete të mësuarit në njërën anë dhe teknologjinë informative dhe
kompkuterët në anën tjetër. Është shtrirje e të mësuarit dhe internetit në një vend.
Mësimi elektronik
- Mësim me metoda më bashkohore duke pasur parasysh mundësi të mjaftueshme
për të siguruar një infrastructure të mirë të ores mësimore;
- Qasje të pakufizuar në përmbajtjet mësimore në aspektin kohor dhe hapësinor;
- Koha e pa kufizuar e mësimit;
- Mësimi mund të zhvillohet në vendin e punës, në shtëpi, në shkollë ose kudo;
- Demonstrim i shembujve me teknologjinë më bashkohore etj.
3.6 Struktura për mësimdhënien dhe të nxënit aktiv
17
E- Learning është përdorimi i teknologjisë për të mundësuar njerëzve për të mësuar në çdo kohë dhe
kudo, faqe 132
30
Mësimdhënia bashkëkohore e bazuar në filozofinë e zhvillimit të mendimit kritik
bazohet në strukturën: E (evokim), R (realizim i kuptimit) dhe R (reflektimi)18
.
Fazat e strukturës:
I EVOKIMI (diskutim para përmbajtjes)
Cila është tema?
Çfarë dini rreth saj? (radhitni në tabelë);
Çfarë prisni, dëshironi ose keni nevojë të mësoni rreth saj?(radhitni në tabelë)
Çfarë doni të mësoni rreth saj ?
II REALIZIMI I KUPTIMIT.
Arrihet prej nxënësit, në kohën kur kërkon informacion relative për parashikimet.
III REFLEKTIMI (diskutimi pas përmbajtjes).
Çfarë mësuat ?
Bëni pyetje me kundërpërgjigjet për të nxjerrë informacionin e përmendur në fazën e
evokimit;
Pas përgjigjeve të pyetjeve mund të pyesni: “Pse mendoni kështu”
EVOKIMI- Në fazën e evokimit bëhet rikujtimi i njohurive paraprake të nxënësve
rreth një teme të caktuar. Evokimi është faza e diskutimit para dhënies së
përmbajtjes.Edukatorja tregon se cila është tema e mësimit.
Pyet fëmijët çfarë dinë rreth saj (mendimet radhiten në tabelë).
Kërkon të dijë nga fëmijët çfarë presin, çfarë dëshirojnë ose kanë nevojë të mësojnë rreth
saj (idetë radhiten në tabelë). Në fazën e parë zhvillohet diskutimi në grupe duke i
plotësaur idetë me njëri tjetrin. Gjatë kësaj kohe nxirret çka është e rëndësishme rreth
temës. Faza e Evokimit ka qëllim të aktivizojë studentin-nxënësit, sepse të nxënit është
një veprimtari aktive e jo passive !
18
Mësimdhënia bashkëkohore e bazuar në filozofinë e zhvillimit të mendimit kritik
bazohet në strukturën: E (evokim), R (realizim i kuptimit) dhe R (reflektimi)
31
REALIZIMI I KUPTIMIT
Realizimi i kuptimit është faza e dytë e strukturës së mësimdhënies. Gjatë kësaj fazë
nxënësi merr informacione të reja. Kjo mund të arrihet duke e shfrytëzuar tekstin shkollor
ose duke bërë një eksperiment demontstrues. Kjo është fazë e të nxënit gjatë së cilës
edukatorja ka ndikim më të vogël të nxënësit. Faza e realizimit të kuptimit është fazë
kryesore në procesin e të nxënit, e cila ka për detyrë që nxënësin ta mbajë të kyçur, të
ruajë interesimin dhe ritmin që e ka vendosur gjatë evokimit. Pasi të përcaktohen
njohuritë nga ana e nxënësve për të cilat kanë qenë të sigurt apo të pasigurt, ata bëhen
gati për realizimin e qëllimit.
Për këtë fazë ekzistojnë disa teknika: procedura e të pyeturit.
REFLEKTIMI
Faza e reflektimit është njëra nga fazat kryesore gjatë të cilës nxënësit përforcojnë të
nxënit e rid he në mënyrë aktive rindërtojnë skemën e tyre.
Gjatë reflektimit arrihen këto qëllime:
Të shprehurit e nxënësve me fjalë vetanake për idetë dhe informacionet që i hasin gjatë
reflektimit.
Arsyetimi do të jetë i qëndrueshëm kur informacioni është i vendosur brenda një
strukture me përmbajtje të kuptueshme.
Paraqitja e shumëfishtë dhe e shumëllojtë e përfshirjes së informacionit, çon drejt
ndërtimeve më të ndryshueshme, të cilat mund të jenë të zbatueshme në praktikë dhe të
qëllimshme në të ardhmen.
Në fazën e reflektimit si teknika më të përshtatshme për tu përdorur janë:
Ditari dypjesësh, shkrimi i lirë, mendo, puno në dyshe, shkëmbe, pesëvargëshi, ese,
organizuesit grafik, diagrami i Venit, rrjeti i diskutimeve, gushëkuqi rrethor, truri i
galerisë, shqyrtimi kategorizues etj.
Në fazën e evokimit si teknika më të përshtatshme mund të përdoren: brainstromingu,
kllasteri, parashikimi me tema paraprake, tryeza rrethore etj. Kurse gjatë realizimit të
kuptimit mund të përdoren këto teknika: di/dua të di/ mësova, tabela e koncepteve,
kubimi, mësimdhënie reciproke, të nxënit në bashkëpunim etj.
Planifikimi i mësimit kushtëzohet nga katër elemente kryesore:
- Përcaktimi i objektivave mësimore
- Zgjedhja e procedurave mësimore
- Përgatitja e të gjitha materialeve bazë dhe mjeteve ndihmëse
- Kontrollimi dhe vlerësimi i përparimit të nxënësve.!!
- Zhvillimi i mendimit kritik bazuar në struktura ERR
KAPITULLI IV
32
4. Teknikat e zhvillimit të fëmijërisë së hershme dhe mjedisi i
të nxënit
4.1 Në procesin e të nxënit, mësuesi – eduaktorja vepron me:
Metoda për arritjen e qëllimeve, lehtësimin në përvetësimin e njohurive, fitimin e
shprehive dhe zhvillimin e aftësive – shkathtësive;
Strategji, që paraqet rrugën, drejtimin që edukatori e realizon në procesin e mesimdhënies
dhe nxënies. (qëllimi...struktura…përmbajtja…ecuaria…rezultati)
Teknikat, paraqesin procedurat për të realizuar qëllimet nëpërmjet metodave të
caktuara19
.
4.2 Zbatimi i teknikave dhe strategjive mundësojnë realizimin e këtyre qëllimeve:
Nxitjen e fëmijëve në zhvillimin, e në drejtim gradual të formimit të të menduarit të
mirfillt. Nxitjen për të debatuar për temë të caktuar, e me qëllim të zgjerimit të
njohurive.Nxitjen e fëmijëve për tu aftësuar që në mënyrë të vetëdijshme të
bashkëpunojnë me të tjerët. Nxitjen e fëmijëve për tu aftësuar për të debatuar me të tjerët,
me qëllim që të mbrojnë qëndrimet e tyre.
4.3 Ndër teknikat më të preferuara që mundësojnë zhvillimin e fëmijëve janë:
Stuhia e mendimeve: paraqet një teknikë në mbledhjen e ideve dhe mendimeve rreth një
teme që diskutohet, zakonisht fëmijëve u jepet (drejtohet) një pyetje, ose një fjalë
kryesore, e ata më pastaj japin të dhëna dhe ide si e kuptojnë atë. Gjatë zbatimit të kësaj
teknike, mësuesja nuk preferohet te japë vlerësime për përgjigjet që japin fëmijët, as edhe
kur përgjigjet janë të gabuara.
Pema e mendimeve: paraqet një teknikë më komplekse e cila i nxit fëmijët të japin ide
dhe informacione të lidhura ndërmjet tyre, në veçanti kur bëhet fjalë për tema më të gjëra;
për tema si:”Stinët”,”Atdheu”,”Trupi i njeriut”,”të drejtat e fëmijëve” etj.
Pesëvargëshi: ka për qëllim të përgjithesoj idetë e diskutimeve me fëmijët rreth një
çështje të caktuar, pra pesë vargjet:
- Në vargun e parë shkruhet tema ose një emër
- Në vargun e dytë shkruhen dy mbiemra që tregojnë cilësinë e emrit
- Në rrethin e tretë shkruhen 3 folje
19
Teknikat, paraqesin procedurat për të realizuar qëllimet nëpërmjet metodave të caktuara, faqe 140
33
- Në rrethin e katërt shkruhen një fjali me 3-4 fjalë
- Në rrethin e pestë shkruhet fjala sinonime me emrin e dhënë në rrethin (vargun) e
parë.
Diagrami i VENIT: përdoret si teknikë në rastet kur duhet të krahasohen dy personazhe,
përralla, objekte, lojëra etj. Pra qëllimi është që përmes kësaj teknike të identifikoj anët e
përbashkëta dhe dallimet ndërmjet personazheve, sendeve e objekteve që krahasohen.
Mjedisi i të nxënit paraqet:
Një nga kushtet kryesore për mënyrën e zhvillimit dhe të nxënit të fëmijëve;
Mjedisi për zhvillim dhe nxënie duhet të jetë i qetë, fëmijët të ndjehen rehat, me hapësira
të mjaftueshme, në të cilat fëmijët mund të kërkojnë, të zbulojnë dhe të kijojnë.
Mjedisi i të nxënit dhe zhvillimi i fëmijëve përfshinë:
mjedisin fizik;
regjimin ditor;
atmosferën sociale;
Mjedisi fizik: nënkupton mjediset e brendëshme dhe të jashtme të institucionit
parashkollor (mjedise për fjetjen e fëmijëve, mjediset e toaletit, mjediset për të ngrënë,
për veshje personale, oborr etj.
Mjedisi (regjimi) ditor nënkupton:
prirjen e fëmijëve;
biseda e mëngjesit;
veprimtari të ndryshme të grupeve;
veprimtari në qendra të ndryshme;
kohët e ushqimit;
koha e pushimit (fjetja);
largimi (përcjellja) për në shtëpi;
34
PËRFUNDIMI
Përdorimi i metodologjive është i lidhur ngushtë më profesionalizmin e pedagogëve. Por
që të realizohet kjo kërkohet modelimi dhe zbatimi i krijimtarisë në praktikë, kërkohet një
mësimdhënie krijuese, duke vënë në perdorim metodologji të ndryshme, forma dhe
teknika në punën e përditshme të mësimdhënësve.
Mosha 0-6 vjeç është faza kryesore e zhvillimit të çdo fëmije prandaj edukimi në këtë
fazë të jëtës duhet filluar që nga familja dhe të vazhdoj deri tek edukatoret duke mos e
injoruar asnjë sjellje apo veprim. Fëmija nevojitet të udhëzohet, të orientohet, të
motivohet por në anën tjetër ai duhet edhe të mësohet t’i përmbahet rregullave për
disiplinë të përgjithshme në ambientin ku jeton. Gjithqka që ne mund ti themi fëmia
mund ti harroj, mirëpo përvojat të cilat ai/ajo i merr nga edukatorja ai do ti kujtoj
përgjithmonë.
Programi “Hap pas Hapi” promovon mësimin modern dhe qasje të përshtatshme për
zhvillim në fëmijërinë e hershme. Ky program ka për qëllim të ofrojë mundësi për
zhvillim profesional për edukatorët dhe mësuesit, në mënyrë që të ofrojë informacion të ri
mbi edukimin në fëmijërinë e hershme për të mundësuar ata që të shkëmbejnë përvojat
me koleget e tyre si në shtëpi ashtu edhe jashtë.
Në kuader të programit “Hap pas Hapi” deri me tani janë trajnuar shumë edukatorë të
institucioneve parashkollore, mësimdhënës të shkollave fillore, drejtorë, pedagog në këto
institucione. Pjesa më e madhe e institucioneve parashkollore janë tashmë të përfshira në
rrjetin e intitucioneve që zbatojnë plotësisht metodologjinë Hap pas Hapi.
Për të gjitha edukatoret po e përmbyll këtë punim diplome dhe të gjitha studimet e mia
përgjatë këtyre katër viteve me një thënie:
‘Fillimishtë ki një objektiv të qartë.Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat
mjetet.’ Aristoteli.
Cikli parashkollor është i orientuar me mësim perms objektivave. Objektivat e
mësimdhënies përcaktohen sipas planprogramit. Në kurrikulë, nuk janë të caktuara
qëllimet e përbashkëta për nivelin e njohurive të të gjithë nxënësve. Mirëpo objektivat
individuale për secilin nxënës veç e veç ndikojnë në mësimnxënien dhe rritjen e fëmijëve,
kështu që mësuesit marrin parasysh secilën nevojë individuale të nxënësve, dëshirat e
tyre dhe objektivat e paracaktuara në bashkëpunim me kujdestarët.
LITERATURA
35
(2016, march 11). Retrieved February 1, 2019, from scribd
Cektani, E. H. (2010). Libri i mësuesit së arsimtarit parashkollor. Tiranë: Polis.
CLIUTHealth. (n.d.). Retrieved January 31, 2019
Highscope. (n.d.). Retrieved January 31, 2019
HighScope. (n.d.). Retrieved January 31,2019
H-p-H, S. n. (2002). Standartet pwr Mësuesit dhe programin Hap pas Hapi. Budapest:
issa.
IASWECE. (n.d.). IASWECE . Retrieved January 30,2019,
Montessori, M. (2009). Zbulimi i Fëmijës. PLEJAD.
Pesikan, A. (2013). Mësimdhënia dhe të mësuarit. In N. Sebek. Beograd: gama digital.
Selmani, L.,& Zisi, A. (2006). Konceptimi dhe organizimi i veprimtarisë edukativ-
arsimore në arsim parashkollor. Tiranë: Geer.
The Learningden preschool. (n.d.). Retrieved January 30, 2019
UNESCO. (n.d.). Retrieved January 31, 2019
Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve të verbër në Kosovë, Prishtinë, 2008,
prof.ass.dr.Shefqet Mulliqi
https://www.scribd.com/doc/303932988/Mesimdhenia-Dhe-Mesimnxenia-Efektive
https://www.youtube.com/watch?v=KwfGixTGPeA
https://highscope.org/
https://highscope.org/our-practice/curriculum/
http://www.iaswece.org/waldorf-education/what-is-waldorf-education/
http://www.thelearningden.com/waldorf.htm:http://www.thlearningden.com/waldorf.htm
http://www.unesco.org/new/en/education/leading-the-international-agenda/education-for-
sustainable-development