98
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK E K O N O M I K A E ZH V I LL I M I T Prof.mss.spss.anp.den.Dr. Shëndrit Çoçaj Prishtinë, 2007/2008. 1

Ekonomika e zhvillimit

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Ekonomika e zhvillimit

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI EKONOMIK

E K O N O M I K A E ZH V I LL I M I T

Prof.mss.spss.anp.den.Dr. Shëndrit Çoçaj

Prishtinë, 2007/2008.

1

Page 2: Ekonomika e zhvillimit

P Ë R M B A J T J A :

K A P I T U L L I I

NDRYSHIMET EKONOMIKE KRYESORE DHE TEKNOLOGJITË MODERNE Fq

1. 1. Problemet zhvillimore kryesore të botës bashkëkohoredhe nevoja e qasjeve ë reja teorike -------------------------------------------------------------------------------- 5

1.2. Vatrat kryesore të krizës dhe nevoja e daljes sa më të shpejtë nga kriza e rritjes-------------6

1. 2. 1 Vjetërsimi i koncepcioneve zhvillimore dhe i qasjeve metodologjike---------------------71. 2. 2. Vjetërsimi i metodave dhe institucioneve të qeverisjes------------------------------------101. 2. 3. Rënia e të gjitha normave të rritjes – stagflacioni------------------------------------------121. 2. 4. Shtimi i shpejt i popullsisë, papunësisë, si dhe mungesa e ushqimit --------------------131. 2. 5. Shtimi i madh i borxheve në nivelin botëror ------------------------------------------------141. 2. 6. Crregullimi i marrëdhënieve ekonomike e politike ndërkombëtare ---------------------141. 2. 7. Raportet e disfavorshme në ambientin natyror ---------------------------------------------15

1.3. Bashkëpunimi i shumë shkencave për dalje nga kriza dhe për zbatim të teknologjive të larta. ---------------------------------------------------------------------------------------------------16

1.4. Karakteristikat kryesore të revolucionit të tretë teknologjik --------------------------------------16- Mikroelektronika, -----------------------------------------------------------------------------------16- Bioteknologjia dhe inxhinieringu gjenetik, -----------------------------------------------------18- Burimet dhe llojet e reja të energjisë,-------------------------------------------------------------19- Mënyrat e reja të shfrytëzimit të oqeaneve, deteve dhe tokës, si dhe shfrytëzimi më i mirë i gjithësisë, ----------------------------------------------------------------------------------19

1.5. Informatizimi i shoqërisë ------------------------------------------------------------------------------201.6. Robotizimi i proceseve të punës dhe automatizimi fleksibil ---------------------------------------22

K A P I T U LL I IIFAKTORËT E ZHVILLIMIT – PROBLEMET KRYESORE -----------------------------------------24

2.1. Shqyrtimet e përgjithshme mbi faktorët që ndikojnë nënormën e rritjes ekonomike--------------------------------------------------------------------------24

2.2. Renditja e faktorëve sipas ndikimit në normën e rritjes ekonomike ----------------------------25(a) Popullsia,

----------------------------------------------------------------------------25(b) Resurset natyrore dhe klima,

------------------------------------------------------26

2

Page 3: Ekonomika e zhvillimit

(c) Mjetet themelore të instaluara, ----------------------------------------------------28

(d) Infrastruktura ------------------------------------------------------------------------29

(e) Madhësia e vendit, pozita gjeopolitike dhe marrëdhëniet ekonomike dërkombetare ------------------------------------------------------------------------29

(f) Sistemi politik dhe sistemi i qeverisjes ------------------------------------------30

2.3. Progresi teknologjik si faktori më dinamik i zhvillimit ekonomik -----------------------------312.4. Ndryshimet në vëllim dhe strukturë të punësisë --------------------------------------------------34

2.4.1. Mikroelektronika dhe punësia -------------------------------------------------------------362.4.2. Ndikimi i teknologjisë së re informative në arsim dhe depërtimi i saj në punën

shkencore-kërkimore -----------------------------------------------------------------------372.4.3. Zyra e ardhmërisë ---------------------------------------------------------------------------382.4.4. Cështjet kryesore të punësimit dhe të shfrytëzimit të kuadrove -----------------------38

2.5. Vjetërsimi i të gjitha llojeve të faktorëve zhvillimorë --------------------------------------------402.6. Transferi i faktorëve ndërmjet vendeve-------------------------------------------------------------422.7. Alokacioni i faktorëve ndërmjet vendeve ----------------------------------------------------------43

KAPITULLI IIIZHVILLIMI EKONOMIK – STRATEGJIA DHE PRIORITETET --------------------------------45

3.1. Kuptimi i zhvillimit – ndryshimet e krijuara -----------------------------------------------------45

3.2. Rritja - stagnacioni – rënia -------------------------------------------------------------------------473.3. Elementet më qenësorë të strategjisë zhvillimore afatgjate – qëllimet afatgjatë

------------483.4 Prioritetet e zhvillimit të shoqërisë moderne -----------------------------------------------------523.5. Zbërthimi i normës së rritjes ekonomike me qëllim të përcaktimit të tipit të

ndryshimeve strukturale ----------------------------------------------------------------------------55

KAPITULLI IVKONCEPTET MODERNE MBI ZHVILLIMIN EKONOMIK ----------------------------------------58

4.1. Studimi i ekonomisë dhe i zhvillimit ekonomik -------------------------------------------------584.2. Karakteri i ekonomisë zhvillimore ----------------------------------------------------------------584.3. Disa nga nocionet mbi zhvillimin ------------------------------------------------------------------604.4. Trajtimet e reja të procesit të zhvillimit ekonomik ---------------------------------------------604.5. Disa konkluzione mbi ekonominë e zhvillimit----------------------------------------------------624.6. Tre vlerat kryesore të zhvillimit------------------- -------------------------------------------------63

KAPITULLI V

3

Page 4: Ekonomika e zhvillimit

VENDET NË ZHVILLIM DHE QELLIMET E MILENIUMIT TË TRETË ------------------------65

5.1. Shikimi konkret mbi nivelin zhvillimor -----------------------------------------------------------655.2. Karakteristikat e përbashkëta të vendeve në zhvillim -------------------------------------------675.3. Qëllimet zhvillomore të Mileniumit --------------------------------------------------------------72

KAPITULLI VIPOLITIKA DHE STRATEGJITË ZHVILLIMORE -----------------------------------------------------75

6.1. Raporti ndermjet politikes zhvillimore dhe strategjisë zhvillimore--------------------------------756.2. Llojet e strategjive zhvillimore--------------------------------------------------------------------------76

6.2.1. Strategjia që i jep përparësi bujqësisë -----------------------------------------------------776.2.2. Strategjia që mbështetet në veprimtaritë intensive me punë dhe në

reduktimin e varfërisë------------------------------------------------------------------------776.2.3. Strategjia që mbështetet në industrializim dhe urbanizim ------------------------------786.2.4. Strategjia e ekonomisë së hapur ------------------------------------------------------------796.2.5. Strategjia monetariste e zhvillimit ---------------------------------------------------------80

6.3. Zhvillimi ekonomik i Kinës-prezentim i rastit --------------------------------------------------------80

KAPITULLI VIIGLOBALIZIMI NË EPOKËN MODERNE----------------------------------------------------------------86

7.1. Shqyrtimet hyrëse mbi globalizimin ---------------------------------------------------------------867.2. Dimensioni ekonomik i globalizimit -------------------------------------------------------------88

7.3. Fotmat konkrete të globalizimit ---------------------------------------------------------------------91 7.3.1. Globalizimi në sektorin e ushqimit-----------------------------------------------------917.3.2. Globalizimi ne fushën e sportit ---------------------------------------------------------917.3.3. Globalizimi ne fushën e arsimit---------------------------------------------------------927.3.4. Globalizimi në fushën e komunikimeve -----------------------------------------------927.3.5. Globalizimi ne fushën e mediave -------------------------------------------------------937.3.6. Globalizimi në lëmin e konsumit--------------------------------------------------------93

7.4. Aspektet pozitive dhe negative të globalizimit --------------------------------------------------------94 7.5. Sfidat dhe vlerësimi i të ardhmes së globalizimit -----------------------------------------------------96

4

Page 5: Ekonomika e zhvillimit

K A P I T U L L I I

NDRYSHIMET EKONOMIKE KRYESORE DHE TEKNOLOGJITË MODERNE

1.1. Problemet zhvillimore kryesore te botës bashkëkohore dhe nevoja e qasjeve të reja teorike

Teoria e zhvillimit ekonomik, e kuptuar si teori e tipeve të caktuara të zhvillimit ekonomik, të cilët paralelisht ekzistojnë dhe si teori e një epoke të caktuar në zhvillimin e botës, gjatë zhvillimit të formacioneve të ndryshme shoqërore-ekonomike dhe të fazave të tyre të ndryshme, vazhdimisht pëson ndryshime të intensitetit të llojllojshëm. Poashtu mund të thuhet, dhe kjo gjë është tejet e saktë, se edhe fushat e tjera shkencore pësojnë ndryshime të përhershme. Me përparimin e civilizimit njerëzor përherë bëhen zbulime të reja. Mirëpo, në shumë shkenca këto zbulime kanë të bëjnë me diçka që ka ekzistuar edhe më parë, por që nuk është vërejtur a kuptuar deri në fund, ndërkaq, në disa shkenca zbulimet e reja janë rezultat i ndryshimeve reale te dukuritë që vështrohen, e këto ndryshime shpesh herë janë të thella dhe qenësore. Nëse një shkencë është përfaqësuese tipike e llojit të dytë të shkencave, dhe nëse ajo i studion sistemet tejet dinamike (që vazhdimisht lëvizin dhe zhvillohen), atëherë, pa kurrfarë dyshimi, këtu kemi të bëjmë me teorinë e zhvillimit ekonomik. Sistemet shoqërore pësojnë ndryshime shumë më të shpejta se sistemet natyrore, dhe në mesin e tyre dallohen sistemet ekonomike që kanë ndryshime me të mëdha dhe më të thella, të cilët, pastaj, esencialisht ndikojnë edhe në ndryshimet e sistemeve të tjera shoqërore.

Sot është bërë gjë e zakonshme që ndryshimet e mëdha shoqërore të trajtohen si ndryshime ciklike, dmth. si përsëritje ciklike e nevojës për ato ndryshime. Çdo gjë krijohet, zhvillohet dhe, në fund, zhduket, pra zëvëndësohet me diçka më të re dhe më përparimtare. Ky pohim në të njejtën masë vlen si për praktikën ashtu edhe për teorinë, e cila e shpjegon atë praktikë dhe realitet.

Jemi dëshmitarë të krijimit të një epoke të re zhvillimore të ekonomisë botërore. Paralelisht me këtë po krijohet edhe teoria e re e zhvillimit ekonomik. Për të shpjeguar esencën e teorisë së re të zhvillimit ekonomik, është e nevojshme që më parë të prezentohen dukuritë kryesore të botës bashkëkohore, me cilat elemente kjo botë dallohet

5

Page 6: Ekonomika e zhvillimit

nga bota e mëparshme, dhe për cilat arësye teoria ekzistuese e zhvillimit ekonomik, ndonëse e llojllojshme dhe kontradiktore, nuk është e aftë të bën shpjegimin e ndryshimeve ekonomike bashkëkohore.

Natyrisht, kur themi se një botë po zhduket dhe se tjetra po krijohet, se një teori e zhvillimit ekonmik po tërhiqet dhe se po paraqitet e reja, atëherë kjo kurrsesi nuk do të thot se bota ka qenë monolite dhe se teoria e mëparshme e zhvillimit ekonomik ka qenë e njejtë për tërë botën, pra për të gjitha nivelet e zhvillueshmërisë dhe për të gjitha sistemet shoqërore-ekonomike paralele. Kështu nuk ka qenë në të kaluarën dhe as që do të jetë në të ardhmen. Përkundrazi, zhvillimi i ardhshëm i botës do të krijon dallime edhe më të mëdha dhe specifika akoma më të llojllojshme. Për këtë arësye edhe shprehet mendimi se teoria e re e zhvillimit ekonomik nuk do të paraqitet çdokund në të njëjtën kohë dhe në të njejtën mënyrë, e madje as me kategori dhe metodologji të njejtë.

Ekonomistët që merren me problematikën e zhvillimit ekonomik nuk e kanë lehtë t` i formulojnë qëndrimet e përgjithshme teorike, sidomos ato që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik bashkëkohor, dhe akoma më vështirë e kanë të propozojnë strategjitë zhvillimore përkatëse dhe masat përkatëse të politikës ekonomike. Pra, ka të drejtë ekonomisti Arnold Harberger kur pohon:”Profesionistët në këtë fushë gjithsesi nuk janë naiv, atyre nuk u nevojitet libri shkencor për të bindur veten se procesi i zhvillimit është i ndërlikuar në mënyrë frikësuese. Ata dijnë se nuk ekziston formula magjike – nuk ekziston kombinim i një, dy, ose dhjetë a dymbëdhjetë sustave në sferën e politikës ekonomike, të cilat kur shtypen në mënyrë përkatëse, garantojnë rritjen ekonomike”.

Megjithatë, përkundër këtyre konstatimeve, kudo po shfaqet teoria e re e zhvillimit ekonomik, pa marrë parasysh intensitetin e formimit dhe depërtimit të saj, dhe pa marë parasysh vështirësitë e mëdha, si dhe rezistencën e atyre që nuk e kuptojnë risinë kah e cila po shkohet, ose e kundërshtojnë këtë risi nga motivet më të llojllojshme ideologjike-politike, nacionaliste, etj. ;në të vërtetë, edhe revolucioni i tretë teknologjik po depërton me temp të ndryshëm, duke shkaktuar efekte dhe ndryshime nga më të llojllojshmet.

Në vazhdim do të prezentohen ndryshimet kryesore të botës bashkëkohore, zhvillimi i saj, pastaj, çka duhet të shpjegon teoria e re e zhvillimit ekonomik dhe cilat horizonte duhet t`i hapë.

1.2. Vatrat kryesore të krizes dhe nevoja e daljes sa më të shpejtë nga kriza e rritjes

Mbi vatrat e krizës është shkruar shumë në literaturën ekonomike, janë mbajtur kongrese dhe simpoziume ndërkombëtare, por ende nuk ka pajtueshmëri të plotë mbi vatrat kryesore dhe renditjen e tyre sipas efekteve që shkaktojnë. Këto mendime të ndryshme të ekonomistëve janë si të logjikshme ashtu edhe të nevojshme, sepse çdo autor ndërton aspektin e vet të kundrimit në një ambient të caktuar shoqëror-politik, në vendin e vet ose aty ku jeton e krijon, dhe shpesh herë autori nuk e ka lehtë të çlirohet nga ndikimi i specifikave të vendit të vet. Ky ndikim ndonjë herë është tejet i fuqishëm, sidomos nëse autori ka marrë pjesë në formulimin dhe sendërtimin e politikës zhvillimore të vendit të vet. Pra, vështirë është të haset një objektivitet krejtësisht neutral. Përveç kësaj, të gjitha vendet nuk kanë kaluar me intensitetet të njëjtë dhe në të njejtën

6

Page 7: Ekonomika e zhvillimit

mënyrë nepër këtë krizë të fundit të ekonomisë botërore( është fjala për krizën e viteve të 70-ta, të shkaktuar nga ngritja e cmimeve të naftës), që është krizë e vërtetë e rritjes ekonomike, kështu që është krejtësisht normal kundrimi i ndryshëm i dukurive dhe pasojave të krizës.

Para se të prezentohet renditja e vatrave të krizës në botën bashkëkohore, do të njihemi me mendimin e profesorit Jozef Bognar, ekonomist hungarez me reputacion ndërkombëtar. Ai numron këto shtatë vatra kryesore të krizës:1) shtimi i popullsisë dhe mungesa e ushqimit, 2) resurset natyrore të kufizuara, 3)qëndrimi ndaj sistemit ekologjik dhe në përgjithësi ndaj ambientit natyror, 4) karakteri i dyfishtë i shkencës dhe teknologjisë (nuk japin vetëm rezultate pozitive), 5) struktura e tanishme politike në botë, 6) zhvillimi i botës së tretë (vendet në zhvillim), dhe 7)problemet e ndërvarësisë ekonomike në periudhën e ndryshimeve të mëdha politike.

Duke i marrë parasysh edhe mendimet e ekonomistëve të tjerë, konsiderohet se këto tetë vatra të krizës mund të llogariten si më kryesore: (1) vjetërsimi i koncepcioneve zhvillimore dhe i qasjeve metodologjike, (2) vjetërsimi i metodave dhe institucioneve të qeverisjes, (3) rënia e të gjitha normave të rritjes – stagflacioni, (4) shtimi i shpejt i popullsisë, papunësisë si dhe mungesa e ushqimit, (5) shtimi i madh i borxheve në nivelin botëror, (6) çrregullimi i marrëdhënieve ekonomike e politike ndërkombëtare, (7) raportet e disfavorshme në ambientin natyror, (8) kriza e thellë strukturale e botës, si dhe shfaqja e krizës së rritjes ekonomike.

1. 2. 1 Vjetërsimi i koncepcioneve zhvillimore dhe i qasjeve metodologjike

Moszhvillimi është gjendje e shpirtit, thotë Lorens Harison në librin e vet ku bën fjalë mbi vendet e Amerikës Latine. Me fjalë të tjera, a është shpjeguar në mënyrë të thjeshtë llojllojshëria e koncepcioneve zhvillimore vetëm nepërmjet të zhvillimit të forcave prodhuese (madje edhe brendapërbrenda rendit të njëjtë shoqëror-ekonomik), ndërsa më vonë në analizë është future vetëm edhe madhësia e vendit? Kur themi se “forcat prodhuese i përcaktojnë marrëdhëniet në prodhim”, me çka shpjegohet tempi i ndryshëm i zhvillimit të forcave prodhuese ? Çfarë është ndikimi i religjionit? Si qëndron çështja e trashëgimisë historike? Pastaj, përkatësia blloqeve të ndryshme, si dhe zhvillimi i trashëguar, kanë krijuar kushte të ndryshme dhe, gjithashtu, kanë dhënë rezultate të ndryshme të zhvillimit ekonomik. Pra, shumë elemente dhe faktorë nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë vlerësuar sa duhet.

Tanimë është e njohur se zhvillimi ekonomik nuk mund të shpjegohet vetëm nëpërmjet të faktorëve ekonomikë, e edhe më pak mund të shpjegohet vetëm nëpërmjet të faktorëve materialë; para së gjithash, është e nevojshme që në analizë të merret parasysh edhe faktori njerëzor. Për të theksuar rolin e madh të faktorit njerëzor, ekonomisti Arnold Harberger këtë e zbërthen në gjashtë pjesë përbërëse: (1) shumë më tepër flitet për vendet e varfëra dhe, në përgjithësi, për vendet në zhvillim, e më pak për pjesën e varfër të popullsisë në secilin vend, e madje edhe në ato të zhvilluara; (2) dallimet ndërmjet shtresave të larta dhe të mesme, nga njëra anë, dhe shtresave të varfëra, nga ana tjetër, janë tejet të mëdha madje edhe në vendet më të zhvilluara ;(3) rëndësi të madhe kanë investimet në dituri profesionale, dhe kështu punëtorët aftësohen për të shfrytëzuar teknologji më moderne; këtu qëndron shpjegimi i disa “mrekullive ekonomike”

7

Page 8: Ekonomika e zhvillimit

(Japonia, Koreja Jugore, Pacifiku Perëndimor, Italia, Meksika, Brazili, etj. ) (4) fëmijët e shtresave të larta dhe të mesme kanë kushte dukshëm më superiore se fëmijët e shtresave të varfëra (raporti tejet i disfavorshëm në të ashtuquajturin transfer ndërmjet brezave); (5) mendimet mbi përparimin njerëzor duhet të jenë më realiste dhe më konkrete e shumë më pak utopiste; (6) në periudhën 1950-1975 për botën e varfër është bërë më tepër se kurdoherë më parë;këto janë përvoja të mëdha të cilat duhet përhapur, sepse, përkundër rezultateve, dallimet ndërmjet vendeve janë marramendëse.

Përvoja zhvillimore nga një pjesë e botës shumë ngadalë po përhapet në pjesën tjetër, madje edhe kur është fjala për të njejtin rend shoqëror-politik. Edhe një herë duhet të përmendet regjioni i Paqësorit Perëndimor, nga përvoja zhvillimore e të cilit mund të merren shumë elemente të dobishëm (këtu kryesisht mendohet në këto vende:Japonia, Korea Jugore, Hong Kongu, Tajvani, Singapori, Tajlanda, Malezia, Indonezia, Filipinet, Australia, Zelanda e Re).

Paraqitja paralele e revolucionit të tretë teknologjik, i cili po përparon me temp të shpejtuar, dhe kërkimi i rrugëve e metodave për dalje nga kriza, së bashku me zbatimin e tyre, si dhe përvojat e përfituara, kanë bërë ndryshime rrënjësore në rrjedhat ekonomike botërore. Paraqitja dhe zhvillim i degëve të reja të prodhimit të cilat janë thelbi i revolucionit të tretë teknologjik, dmth. ri-industrializimi i vendeve të zhvilluara, shkaktoi një fenomen tjetër, e ky është shpërngulja e degëve të tëra nga vendet e zhvilluara në vendet më pak të zhvilluara, dhe këtu kryesisht është fjala për ato degë që kërkojnë shumë fuqi punetore, sidomos të pakualifikuar. Në shumë vende në zhvillim ndërtimi i këtyre kapaciteteve pati për rezultat ngritjen e dukshme të prodhimit industrial dhe daljen e tyre nga lista e vendeve të pazhviluara. Njëkohësisht, disa nga vendet e zhvilluara po e shpejtojnë zhvillimin, ndërtojnë degë të reja me teknologji supermoderne. Listën e këtyre vendeve bindshëm e kryeson Japonia.

Në të njëjtën kohë, fillon të ndërtohet një bashkëpunim ekonomik ndërkombetar shumë më i ndërlikuar se më parë. Nuk ekziston vetëm raporti Veri-Jug, dmth. Veriu i zhvilluar-Jugu i pazhvilluar, por edhe raporti Veriu-Veriu. Në të vërtetë, përveç ndihmës të cilën edhe më parë vendet e zhvilluara ua kanë dhënë vendeve në zhvillim (pra, raporti (Veri-Jug), tani në skenën ekonomike ndërkombëtare po paraqiten vendet rishtas të industrializuara (për shembull, vendet e regjionit të Paqësorit Perëndimor), e që gjithashtu akordojnë ndihma vendeve në zhvillim (pra, raporti Jug-Jug). Këtë gjë ato mund ta bëjnë sepse kanë kuadro profesionale me përvojë të madhe në industrializimin e vendit të tyre, e që ka rëndësi të madhe për vendet pa këtë përvojë. Nga ana tjetër, paralelisht me depërtimin e shpejtë të degëve që janë bartëse të revolucionit të tretë teknologjik, vendet në të cilat ky zhvillim është më efikas u shërbejnë vendeve të cilat, ndonëse të zhvilluara, kanë efikasitet më të vogël në këtë fushë, si bashkëpunëtorë në projekte të ndryshme që kanë për qëllim zbatimin më të shpejtë të teknologjive të reja. Pra, paralelisht me raportin e ri Jug-Jug, gjithashtu paraqitet edhe raporti, prap i ri, Veri-Veri.

Format e bashkëpunimit prodhues ndërkombëtar bëhen përherë më të ndërlikuara, kryesisht nepërmjet të llojeve të ndryshme të prodhimit transnacional. Njëkohësisht, shfaqen metoda të reja të zhvillimit të vendeve në zhvillim, si dhe të atyre vendeve që me vonesë zbatojnë risi teknologjike.

8

Page 9: Ekonomika e zhvillimit

Njëra nga format e vjetërsimit të koncepcioneve zhvillimore është edhe kuptimi i tërësive të mëdha, deri te bota si tërësi më e madhe.

Kriza e parë ekonomike botërore 1929-1933 vuri në pah nevojën e shikimit të ekonomisë si tërësi, dhe mu për këtë e thekson rolin e shtetit në rregullimin e rrjedhave ekonomike.

Rindërtimi pas Luftës së dytë botërore, nga njëra anë, si dhe bloqet e mëdha politike-ushtarake që u krijuan qysh gjatë luftës, nga ana tjetër, ndikojnë në forcimin e ndarjes së botës ndërmjet bloqeve.

Format e ndryshme të bashkëpunimeve ndërkombëtare nëpërmjet të organizatave të shumta ndërkombëtare, kur rolin kryesor zakonisht e kanë pasur Kombet e Bashkuara, duke filluar prej organizatave botërore e deri te ato parciale, poashtu përfshijnë tërësitë e mëdha, por me efekte tejet të ndryshme, si pozitive ashtu edhe ato negative.

Më në fund, revolucioni i tretë teknologjik në një masë të theksuar kërkon bashkëpunimin ndërkombëtar, qoftë nëpërmjet të lidhjeve në fushën e prodhimit (pra, transnacionalizimi i prodhimit), ose nëpërmjet të ndryshimeve në ndarjen e punës (duke përfshirë këtu edhe shpërnguljen e degëve në drejtim të vendeve në zhvillim), qoftë nepërmjet të këmbimit të patenteve dhe licencave, formave të ndryshme të ndihmës dhe të përfshirjes së të pazhvilluarve në projektet e mëdha të të zhvilluarve. Natyrisht, procesi i krijimit të tërësive të mëdha brenda ekonomisë botërore është i pashmangshëm, dhe vetëm shtrohet pyetja se çfarë është ai dhe se kush prej tij ka më shumë dobi ose dëm. Problemet që janë shkaktuar nga vjetërsimi i koncepcioneve zhvillimore kanë përfshirë edhe metodologjinë e qasjeve të problemeve zhvillimore. Si gjithëmonë, ekzistojnë këto kombinime:

- mendimet e vjetra mbi problemet e vjetra, - mendimet e vjetra mbi problemet e reja, - mendimet e reja mbi problemet e vjetra dhe- mendimet e reja mbi problemet e reja.

Plotësisht ka të drejtë ekonomisti Martin Fransman kur thotë se problemikryesor nuk është ekzistimi i mendimeve të reja mbi problemet e vjetra, por problem mëi madh janë mendimet e vjetra mbi problemet e reja, dhe kjo gjë, sipas tij, duhet tëtejkalohet sa më shpejtë nëse nuk dëshirojmë të vonohemi me zhvillim. Botëkuptimet evjetra mbi problemet e vjetra shumë më pak e pengojnë zhvillimin, ndërsa për shoqërinëdhe ekonominë më të dobishme janë mendimet e reja mbi problemet e reja.

Ballafaqimi i qasjes tradicionale me qasjen alternative nuk është problem vetëm në shkencat natyrore (sidomos në mjekësinë bashkëkohore), por ky është problem edhepër shkencat shoqërore. Edhe në teorinë ekonomike bashkëkohore ekzistojnë dilema të shumta se si duhet të mjekohen “sëmundjet e ekonomisë”, dhe gjithashtu, ekzistojnë mendime të ndryshme se çka duhet ndërmarrë. Paraqitja e krizës botërore (shpesh herë)e quajtur “krizë e vajgurit”, pasi që filloi më 1973) krijoi katër drejtime në teorinë ekonomike: (1) kejnizianët (pra,

9

Page 10: Ekonomika e zhvillimit

ithtarët e Kejnzit, + një grup i vogël i post-Kejnzianëve, (2) monetaristët, (3) grupi RATEX (rational expectations, shpresat racionale), dhe (4) ekonomia e ofertës. Ekziston një mendim i përhapur ndërmjet ekonomistëve se propozimet e këtyre drejtimeve të ndryshme duhet shfrytëzuar në mënyrë alternative dhe paralele.

Në të njejtën kohë, është paraqitur mendimi se në këtë fazë zhvillimore të ekonomisë botërore më të rëndësishëm janë gjeneralistët (ithtarët e qasjes sa më të gjërë e më të përgjithshme) sesa specialistët. Sepse, kur në praktikë u tregua se nuk duhet të pranohet vetëm një mendim dhe vetëm një drejtim në teorinë ekonomike, dhe se është e nevojshme që çdo gjë të shikohet si pjesë e një tërësie më të madhe (pra, qasja sistemore), atëherë u bë e qartë se gjeneralistët janë shumë më të nevojshëm.

Gjithashtu, është i nevojshëm kombinim i mirë i metodave precize dhe i metodave intuitive. Në të vërtetë, praktika tregon se metodat kompjuterike për ardhjen deri te vendimet optimale mund të jenë komplementare me metodat intuitive. Një metodë nxitë tjetrën dhe vetëm së bashku paraqesin një realitet të tërësishëm. Këtu duhet përfshirë edhe logjikën e njejtë me mjekësinë. Sikur se që njeriu disponon me bioenergji, shoqëroa disponon me energji zhvillimore. Këtë energji zhvillimore nuk mund ta aktivizojnë kompjuterët, por vetëm intuita e njeriut, natyrisht intuita e ekspertit të lartë. Nga zhvillimi i shumë shkencave është e njohur se intuita e njeriut krijon zbulime të mëdha në momentet kyçe dhe në situata që në shikim të parë duken si pa rrugëdalje. Që moti është thënë se njëra nga format më të fuqishme të energjisë zhvillimore është “energjia e dëshprimit”. Pra, si pandan i vërtetë i bioenergjisë së parapsikologëve dhe bioenergjistëve në përgjithësi, paraqitet intuita e ekonomistit tejet të kualifikuar, sidomos e ekspertit për metoda të reja të qeverisjes, dmth, për metoda të reja të aktivizimit të energjisë zhvillimore. Gjithashtu duhet të përmendet edhe mendimi i shumë ekonomistëve, të cilët duke bërë fjalë mbi revolucionin e tretë teknologjik dhe prognozimin e ardhmërisë, thonë se mbi këtë çështje ekziston një bazar i vërtetë mendimesh (angl. basar of opinions). Përveç ndarjes së cekur në gjeneralistë dhe specialistë, ekziston edhe ndarja në pesimistë dhe optimistë, ose më gjërësisht, në neutralistë, fatalistë dhe relativistë. Është e njohur se në shoqërinë njerëzore asnjëherë dhe asgjë nuk është krijuar dhe nuk ka ekzistuar pa praninë e njëkohshme si të efekteve pozitive ashtu edhe të atyre negative, krahas synimit që të maksimizohet diferenca pozitive ndërmjet tyre. Optimistët, ose disa prej tyre, nuk insistojnë sa duhet në efektet negative, ndërsa pesimistët i stërtheksojnë efektet negative, duke shkuar ndonjë herë edhe në gjendjen e pashpresë. Situata më e mirë është të jesh optimist i arsyeshëm dhe i organizuar, por në praktikë kjo ndonjë herë veshtirë realizohet. Shikuar në përgjithësi, duhet me seriozitet të respektohen si mendimet e optimistëve ashtu edhe ato të pesimistëve, në mënyrë që të mos i humbim dobitë, por edhe të jemi syhapur ndaj dëmeve dhe humbjeve. Në lidhje me këtë ekonomisti amerikan Bari Hjuz thotë se optimistët dhe pesimistët kanë tre elemente të përbashkëta në analizat e tyre:deskripcionin (përshkrimin e dukurisë), parashikimin dhe preskripcionin (formulimi i rregullave të zgjidhjes). Dallimi i vetëm është se këto tre elemente interpretohen dhe shfrytëzohen në mënyra të ndryshme.

Zhvillimi i shkencës gjithnjë më tepër po shkon në drejtim të trajtimit shumëkëndësh të problemeve, pra është një tendencë që të shkohet prej interdisciplinaritetit në drejtim të transdisciplinaritetit (njohja e tërësive të caktuara). Me fjalë të tjera, po të analizohet cilido raport në shoqërinë njerëzore, nuk duhet lënë anash disa aspekte të rëndësishme. Sa për ilustrim

10

Page 11: Ekonomika e zhvillimit

po të merret raporti njeriu-roboti, këtu na paraqiten këto aspekte të këtij raporti: teknik, ekonomik, arsimor, krijues, shëndetësor, fizik, psikologjik, sociologjik, politik dhe shoqëror.

1. 2. 2. Vjetërsimi i metodave dhe institucioneve të qeverisjes

Të gjithë ekonomistët në botë pajtohen me faktin se institucionet e qeverisjes janë vjetëruar në të gjitha vendet, pa marrë parasysh dallimet në karakterin e sistemit shoqëror-politik, në nivelin e zhvillueshmërisë, faktorët e disponueshëm të zhvillimit, trashëgiminë historike, etj. Në të njëjtën kohë, duhet thënë se ekzistojnë mendime të ndryshme mbi nivelin e vjetërsimit të këtyre institucioneve, në cilin drejtim duhet shkuar dhe me cilat institucione të reja.

Këtu duhet të bëhet dallimi ndërmjet institucioneve ndërkombëtare dhe atyre të vendit, nga njëra anë, dhe institucioneve konkrete dhe abstrakte, nga ana tjetër. Për sa i përket institucioneve ndërkombëtare, ato zakonisht kritikohen nga të gjitha vendet, por në mënyra të ndryshme, në varësi nga fakti se a është fjala për vendet e zhvilluara apo vendet në zhvillim. Vendet e zhvilluara, ekonomikisht të fuqishme, gjithmonë votojnë duke pasur parasysh interesin vetjak, dhe kjo gjë e frenon funksionimin e institucioneve ndërkombëtare.

Si në rrafshin e jahtëm ashtu edhe në atë të brendshëm, pra në të gjitha institucionet e qeverisjes, duhet aplikuar “shikimin helikopterik” (angl. helicopter vieë”), sipas terminologjisë së nobelistit holandez për ekonomi Jan Tinbergen. Kjo qasje është e domosdoshme prej ndërmarrjes e deri te ekonomia botërore. Nëse nuk veprohet kështu, atëherë çdo subjekt do të shikon vetëm interesin e vet, dhe atë do ta realizon aq sa është i fuqishëm, e jo aq sa është kjo gjë optimale për mbarë shoqërinë ose për ekonominë botërore. Pra, nëse nuk është i pranishëm ky “shikim helikopterik”, atëherë çdo subjekt ekonomik shikon vetëm interesin e vet dhe këtë vetëm në afat të shkurtër, pa marrë parasysh sa duhet ardhmërinë e vet personale dhe çka do të ndodhë me të në një ambient ekonomik botëror ku shumë ngecin dhe vijnë në gjendje të krizës.

Paaftësia institucionale, që manifestohet si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar, shkakton krijimin e institucioneve të shumta që kanë efikasitet tejet të diskutueshëm. Disa sosh punojnë shumë ngadalë dhe me shpenzime të larta, disa të tjera më tepër e respektojnë interesin e degëve, regjioneve ose të disa grupeve sociale. Vendet e vogla shprehin tendencë të fuqishme për sovranitet, ndërsa super-fuqitë botërore janë tejet të militarizuara dhe vazhdimisht synojnë të jenë superiore.

Pra, në këtë situatë të vjetërsimit të institucioneve të qeverisjes, shumë ekonomistë përparimtarë (si Tinbergeni) propozojnë një rend të ri botëror optimal, janë për transformimin gradual ose për heqjen e tërësishme të insitucioneve ekzistuese dhe krijimin e institucioneve të reja, që do t` i kenë parasysh tërësitë e mëdha, pra ekonominë botërore.

Bella Ballasha, ekonomist hungarez pranë Bankes Botërore në Uashington, duke bërë fjalë për transformimet e institucioneve të qeverisjes përmend shembullin pozitiv të Hungarisë: liberalizimet e ndryshme të tregtisë së jashtme, në aprovimin e vendimeve investicionale, integrimet dukshëm më fleksibile, etj. , janë veprime tejet pozitive, por të gjitha këto në një shtet me një komb dhe me një religjon, me dallime të vogla ndërmjet regjioneve dhe me teritor relativisht të vogël.

11

Page 12: Ekonomika e zhvillimit

Lidhur me këtë duhet të prezentohet edhe mendimi i ekonomistit tjetër hungarez, Janosh Kornai, i cili të gjitha sistemet e qeverisjes i ndan në dy grupe të mëdha (I) Rregullimi administrativ: (a) rregullimi administrativ i drejtëpërdrejtë, dhe (b) rregullimi administrativ i tërthortë; dhe (II) Rregullimi nëpërmjet të tregut: (a) rregullimi i pakontrolluar nepërmjet të tregut, dhe (b) rregullimi i makrokontrolluar nepërmjet të tregut. Të theksojmë gjithashtu se këtë mendim Kornai e shprehu më 1985, katër vjet para rënies së socializmit në Evropë.

Në fund, duhet thënë se teknologjia moderne do të kërkon formulimin e strategjive zhvillimore në bashkëpunim me botën e zhvilluar, si dhe sistemin përkatës të informimit, planifikimit dhe të prognozimit afatgjatë.

1. 2. 3. Rënia e të gjitha normave të rritjes – stagflacioni

Kriza e fundit ekonomike botërore, që filloi më 1973. si krizë e vajgurit e më vonë përfshiu tërë ekonominë botërore, pati për karakteristikë kryesore ngritjen e njëkohshme të inflacionit dhe rënien e njëkohshme të punësisë, krahas rënieve të normave të rritjes së prodhimit dhe produktivitetit, e gjithashtu edhe shtimin e borxheve të jashtme. Shprehja “stagflacion” u paraqit në literaturën ekonomike pikërisht për të bashkuar dy dukuritë kryesore të kësaj krize: inflacionin dhe stagnacionin.

Sipas Erik Lundberg-ut, ekonomist suedez, stagflacioni posedon këto karakteristika kryesore: (1) normat shumë të ulta, deri në xero, së bashku me rritje tejet modeste të produktivitetit, ( 2) papunësia e lartë dhe vazhdimisht në rritje, (3) shfrytëzimi i pamjaftueshëm i kapaciteteve prodhuese, (4) normat e inflacionit më të larta se që mund të pranohen – inflacioni i shpresuar inkorporohet në sistem, (5) zvogëlimi i normave të fitimit, shpresat pesimiste të profitabilitetit, (6) investimet në industri dhe ndërtim të banesave dukshëm më të vogla, (7) norma e kamatës nominalisht dhe realisht e lartë, (8) deficiti i madh buxhetor. (9) deficitet e mëdha në bilancet vijuese të pagesave, (10) krizat strukturale në disa degë që kanë kapacitete të tepërta: hekuri dhe çeliku, ndërtimi i anijeve dhe lundrimi, industria petrokimike, metalurgjia, aviacioni, etj. (11) debalancet (çrregullimet ) strukturale të karakterit më të përgjithshëm: sektori industrial modest (de-industrializimi) dhe sektori publik shumë i gjërë.

Shtrohet pyetja se çfarë është përvoja botërore e daljes nga kriza e stagflacionit, çfarë domethënie kanë “reganomika”(ekonomika e Roland Reganit, kryetar i SHBA-ve 1980-1988)dhe “theçërizmi” (sipas Margaret Theçër, kryeministre e Britanisë së Madhe gjatë viteve të 80-ta)? Për t`u përgjigjur në këto pyetje duhet, më parë, të prezentohen katër drejtimet kryesore të politikës ekonomike të drejtuar kah përballimi i krizës, sidomos kur ajo krizë ka formën e stagflacionit.

(1) Ekonomia kejnziane (Keynesian Economics) ka qenë dominante deri kah vitet e 60-ta, ndërsa u ndërtua me daljen nga kriza e madhe ekonomike botërore 1929-1933. Thelbin e saj teorik e përbën lakorja e njohur e Filipsit, ku rënia e saj negative tregon se norma më e lartë e

12

Page 13: Ekonomika e zhvillimit

papunësisë tërheq me vete inflacionin më të ultë, dhe anasjelltas. Roli i kësja lakoreje ka pasur vend kryesor në politikën ekonomike praktike. Politika monetare ka qenë e nënçmuar, sepse në modelet kejniziane më të rëndësishëm janë multiplikatorët, ndërsa ndikimi i parasë bëhej vetëm nëpërmjet të normave të kamatës(interesit). Gjithë kjo ka pasur ndikim në politikën ekonomike të vendeve të zhvilluara deri në dekadën e shtatë.

(2) Monetarizimi si drejtim në fushën e rregullimit të politikës ekonomike fillon me dekadën e tetë. Themeluesi i tij është ekonomisti amerikan dhe fitues i çmimit Nobel për ekonomi Milton Fridman (Universiteti i Çikagos). Me dy artikuj të botuar më 1970 dhe 1971 ai i kritikoi ithtarët e lakores së Filipsit, e luhati besimin në të dhe riktheu rëndësinë e parasë, por në një mënyrë të stërtheksuar dhe relativisht të thjeshtësuar. Rëndësia e madhe e politikës monetare fitoi realizimin praktik në vendet më të zhvilluara të botës. Mirëpo, edhe ky drejtim më vonë pësoi plotësime dhe ndryshime.

(3) Mjaft afër me shkollën monetariste qëndron drejtimi i ri që quhet RATEX (shpresat racionale, angl. rational expectations)sepse, si edhe drejtimi monetarist, ka për presupozim tregun e fuqisë punëtore. Ndër përfaqësuesit kryesorë të tij llogaritet ekonomisti Robert Llukas, gjithashtu fitues i cmimit Nobel për ekonomi. Ai insiston në lidhmërinë ndërmjet papunësisë dhe çrregullimeve monetare, duke përfshirë në analizë edhe lakoren e Filipsit.

(4) Ekonomia e ofertës (Supply-side Economics) është në të vërtetë politikë ekonomike që zbatohet në vendet më të zhvilluara, në krye me SHBA. Këtu është fjala për një lloj ngadhnjimi të ekonomisë mbi pjesët e tjera të shoqërisë, një sërë masash ekonomike që duhet të shtojnë prodhimin nepërmjet të stimulimit për investime të reja, nepërmjet të presionit mbi pagat dhe rrogat, etj. ; gjithë kjo me qëllim të formimit të akumulimit sa më të madh të kapitalit dhe orientimit të tij në drejtim të degëve moderne të prodhimit. Prezenca e konzervativizmit (koncepteve të vjetra) është e theksuar. Ndërkaq, disa rezultate nuk mund të mohohen.

Nëse do të nxirrej një përfundim i përbashkët për të gjitha këto drejtime, atëherë do të përmendur mendimin e ekonomistit Xhon Kornvoll:”Asnjë ekonomist nuk është i kënaqur me “forcat e tregut” ose me “dorën e padukshme”që të luajnë lojën e lirë, sikur se që asnjëri prej tyre nuk propozon zëvendësimin e “kapitalizmit human” me ndonjë formë tjetër të sistemit ekonomik. Në punime të ndryshme theksohet nevoja, prap në mënyrë të ndryshme, për një qeveri që do tëintervenojë aktivisht në mënyrë që kapitalizmi prap të funksionon në mënyrë përkatëse”.

1. 2. 4. Shtimi i shpejt i popullsisë, papunësisë, si dhe mungesa e ushqimit

Për shkak të shtimit tejet të shpejt të popullsisë në botë, rriten edhe këto tri madhësi:( 1) numri I të papunëve, (2) numri i të uriturve, dhe (3) numri i familjeve dhe personave pa banesë.

Deri më tani janë dhënë shumë prognoza mbi numrin e banorëve në të ardhmen. Kështu, për shembull, ekonomisti amerikan Bari Hjuz jep këtë parashikim:

Viti 1990 2. 000 2010 2020

13

Page 14: Ekonomika e zhvillimit

Trendi i njejt iLindjeve (në miliardë Banorë) 5, 6 7, 2 9, 5 12, 7

Trendi i dëshiruar(dy fëmijë në familje) 4, 7 5, 2 5, 5 5, 7

Vendet e zhvilluara praktikisht janë duke stagnuar dhe pothuajse gjithë shtimi i popullsisërealizohet në vendet në zhvillim. Ekonomisti hungares Jozef Bognar jep një prognoze të ngjashme me atë të Hjuzit. Ai ka parashikuar që në vitin 2. 000 në botë të jenë rreth 6 miliardë banorë (në vitin 1994 ishin 5, 7 miliardë). Popullsia e vendeve të zhvilluara po stagnon ose, madje, po zvogëlohet, ndërsa shtimi më i madhështë në botën e tretë (vendet në zhvillim). Ai thotë se edhe pas vitit 2. 000 nuk do të zvogëlohetshtimi i popullsisë dhe këtë e shpjegon me ndikimin e atyre religjioneve që nuk lejojnë kontrollin e lindjeve (doktrinat fetare islame, katolike, etj. ). Ai parashikon ngadalësimin e shtimit të popullsisë pas numrit prej 12 miliardë banorë në botë. Problemi më i rëndë do të jetë ai i banimit dhe i punësimit, ndërsa uria do të mposhtet në saje të rezultateve grandioze në bioteknologji dhe inxhiniering gjenetik, që duhet të mundësojnë një shtim më të shpejt të prodhimit bujqësor. Por, të gjitha këto kërkojnë periudha relativisht më tëgjata kohore, madje edhe vetëm për ndaljen e tendencave të disfavorshme, e edhe më të gjata do të jenë periudhat kohore për zgjidhjen e problemeve të cekura.

Kur flitet për papunësinë, atëherë nuk duhet harruar lidhjen e trefishtë:inflacioni-papunësia-borxhet e mëdha ndaj botës së jashtme. Është tejet vështirë për organet e politikës ekonomike të një shteti që të zvogëlohet vetëm njëra nga këto tri madhësi, nëse deri dikund nuk zvogëlohen edhe dy të tjerat. Nëse nuk zvogëlohet papunësia, nuk mund të zvogëlohen dy madhësitë e tjera të lidhura ngushtë me papunësinë – uria dhe mungesa e banesave.

1. 2. 5. Shtimi i madh i borxheve në nivelin botëror

Përveç inflacionit dhe papunësisë, ekzistimi i borxheve të vendeve në zhvillim është një nga simptomet kryesore të ekzistimit të vatrave të krizës në ekonominë botërore. Në të vërtetë, a duhet të komentohet fakti se në vendet në zhvillim (që janë borxhlinjtë më të mëdhenj) norma e rritjes ekonomike është më e vogël se norma reale e interesit. Në të vërtetë, normat reale të kamatës, superiore ndaj normave të rritjes ekonomike, kanë qenë karakteristikë kryesore e zhvillimit të ekonomisë botërore në vitet e 80-ta. Në një situatë të tillë, të tentohet zvogëlimi i inflacionit nëpërmjet të krijimit më të vogël të parasë së re, pra nepërmjet të zvogëlimit të fuqisë së re blerëse, medoemos ka për pasojë financimin e shtuar të borxhliut, dhe krejt kjo me pasoja shumë të qarta. Të zhvillohet luftë kundër inflacionit dhe të zvogëlohen borxhet e ekonomisë pa e aktivizuar elementin e tretë që do ta tërheqë zhvillimin përpara, a është e mundur kjo dhe cili është elementi i tretë?Ekonomisti Bela Balasha prezenton të dhënat për borxhet në ekonominë botërore në periudhën 1973-1983. Kjo periudhë fillon me tronditjen (shok-un) e vajgurit më 1973 (ngritja e katër fishtë e çmimeve të vajgurit në tetor 1973). Periudha e parë, 1973-1978, që fillon me ngritjen e çmimeve të naftës, dhe kalon në recession (krizë më e vogël)botëror 1974-1975, dhe, periudha e dytë, ku çmimet e vajgurit prap ngriten dhe si pasojë është recesioni 1980-1982. Borxhet shënojnë rritje rapide, jo vetëm për shkak të shtrenjtimit të vajgurit, por edhe për shkak të

14

Page 15: Ekonomika e zhvillimit

ngritjes së normave të kamatës pas vitit 1978. Borxhet afatmesme dhe afatgjate të vendeve në zhvillim shënojnë rritje të trefishtë në periudhën 1973-1978, dhe më vonë dyfishohen në periudhën 1978-1983. Borxhet e jashtme të vendeve në zhvillim i përcjellë edhe deficiti buxhetor Brenda këtyre vendeve.

1. 2. 6. Crregullimi i marrëdhënieve ekonomike e politike ndërkombëtare

Në lidhje me këto marrëdhënie të çrregulluara kemi mendimin e ekonomistit Ferenc Kozma se ekonomisë botërore i është çrregulluar gjithë metabolizmi. Me këtë pohim deshti të thotë se çrregullimi është më i thellë dhe më i ndërlikuar për mënjanim dhe se, thënë me gjuhën e mjekë sisë, është e nevojshme terapi më e gjatë. Kjo gjatësi e terapisë nuk varet vetëm nga problemet e krijuara në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare, por edhe nga militarizimi dhe luftërat, nga armatimi i cili nuk shpenzon vetëm lëndë të para, por bën edhe ndotjen e natyrës, pastaj duhet të përmenden blloqet dhe protekcionizmi (mbrojtja doganore, etj. ), tendosjet politike, smadhimi i dallimeve në nivel të zhvillueshmërisë, etj. Natyrisht, ndarja ndërkombëtare e punës posedon përparësi të shumta:përparësitë e njohura komparative në mënyrën e shfrytëzimit të faktorëve zhvillimorë, aftësia më e madhe e adaptimit ndaj ndryshimeve të llojllojshme, aftësia për bashkëpunim efikas, e sidomos duhet përmendur dobitë e mëdha që kanë vendet e zhvilluara gjatë shfrytëzimit të faktorëve zhvillimorë nga vendet në zhvillim (më së shumti energji dhe lëndë të para, e pjesërisht edhe fuqi punëntore, duke i transferuar kapacitetet prodhuese në vendet në zhvillim). Por, siç është e njohur nga teoria dhe praktika ekonomike, këto përparësi më së miri i shfrytëzojnë vendet më të zhvilluara, ndërsa vendet në zhvillim kanë për pasojë zhvillimin më të ngadalshëm. Që në vitin 1969 ekonomisti françez me famë botërore Fransoa Peru (François Perroux), e më vonë edhe ekonomistët e tjerë që janë marrë me problemet zhvillimore në nivel ndërkombëtar, shpjegoi se çka i tërheq ose i largon dy ekonomi kombëtare në marrëdhëniet e tyre ekonomike. Kështu, për shembull, është përmendur distanca gjeografike, madhësia relative e ekonomive kombëtare, shkalla e afërsisë ekonomike, si dhe bartësit e përparimit teknologjik. Ky element i funditnë kohën e sotme ka depërtuar në plan të parë, ngase teknologjia e re ka bërë ndryshime të karakterit më të llojllojshëm. Kombinimi ndërmjet rivaliteteve politike dhe përparimit teknologjik krijon lloje të reja të problemeve në skenën botërore politike dhe ekonomike. Lidhur me këtë roli i shtetit në sferën e tregëtisë së jashtme vazhdimisht rritet.

1. 2. 7. Raportet e disfavorshme në ambientin natyror

Gjatë trajtimit të raporteve në ambientin natyror, para së gjithash, duhet pasur parasysh këto tre grupe të problemeve : (1) limitimi (kufizimi)i resurseve natyrore, (2) shfrytëzimi joracional i resurseve natyrore, dhe (3) problemet ekologjike (të ambientit). Limitimi apo kufizimi i resurseve natyrore, sidomos në ato vende ku resurset minerale janë tejet të eksploatuara, shkakton disa fenomene:shtimin e importit të lëndëve të para që fitohen prej resurseve minerale dhe pasurive pyjore, ose zëvendësimi i tyre me lëndë të para të tjera, ose, gjëqë paraqitet më shpesh në dekadat e fundit, shpërngulja e degëve që më tepër shfrytësojnë resurse natyrore në ato vende, kryesisht më pak të zhvilluara, që disponojnë me resurse natyrore përkatëse.

Eksploatimi joracional i resurseve natyrore gjithashtu është problem botëror dhe zgjidhja e këtij problemi pritet me zbatimin masiv të bioteknologjisë në këtë fushë.

15

Page 16: Ekonomika e zhvillimit

Problemet ekologjike zenë një vend vazhdimisht më të madh në politikat ekonomike të vendeve, sidomos të atyre të zhvilluara. Këtu nuk është fjala vetëm për ndotjen e ujit dhe të ajrit, të shkaktuara nga zhvillimi i shpejt i industrisë, si dhe shpenzimet që bëhen për të pakësuar këtë ndotje, por si problem më serioz në sferën e ruajtjes së ambientit natyror paraqitet mbrojtja jo vetëm nga armët bërthamore, por edhe nga centralet bërthamore, respektivisht nga prishjet eventuale të tyre (të përkujtojmë prishjen e tmerrshme të centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë). Protestat dhe rezistencat e popullsisë (sidomos nga “të gjelbërit”, mbrojtësit ambientit) janë përherë më të shpeshta veçmas në vendet më të zhvilluara.

1.3. Bashkëpunimi i shumë shkencave për dalje nga kriza dhe për zbatim të teknologjivetë larta

Daljen nga kriza dhe hyrjen në një shoqëri teknologjikisht të re, më saktësisht në shoqërinë informative, si duket më së pari duhet ta kërkojnë inxhinierët dhe ekonomistët. Inxhinierët janë në anën e ofertës (ata shpjegojnë se çka ka të re dhe çka mund të aplikohet), ndërsa ekonomistët janë në anën e kërkesës (prej gjithë asaj që ofrojnë inxhinierët, duhet të zgjedhet ajo që është shoqërisht e dobishme dhe me çfarë renditje). Për arsye se ekonomistët duhet të kalkulojnë se çka marrin, sa dhe me cilën renditje kohore, shpesh herë mendohet sepikërisht ekonomistët janë ata që e ngadalësojnë aplikimin e risive. Në lidhje me këtë ekonomistiamerikan Keneth Balding (Keneth Boulding) pohon: “Ekonomistët kanë reputacion se janë të ftohtëdhe kalkulantë;ata janë një botë e cila sipas Oskar Uajlldit “din çmimin e çdo gjëje dhe vlerën e asgjëje”, një botë e cila asnjëherë nuk ëndërron që të shkon këmbëzbathur në park”. Por, i njejti autor thuase nuk pajtohet me këtë pohim dhe vazhdon:”Nuk ekziston ai aspekt i jetës njerëzore në të cilin nuk është i rëndësishëm ekonomizimi”. Me të vërtetë, nuk është njësoj se sa na kushton një e mirë ose një shërbim, sepse mjetet e disponueshme përherë i kemi të kufizuara, pa marrë parasysh se ekzistojnë intensitete të ndryshme të kufizimit. Natyrisht, teknikët e profileve të ndryshme dhe ekonomistët e profileve të ndryshme nuk mjaftojnë në këto pika kthesë, ngase ata do të insistojnë vetëm në një lloj të preferencave. Sikur ekonomistët si preferencë të merrnin punësimin, ngritjen e standardit jetësor, ndikimin në bilancin e pagesave, ndikimi në inflacionin, etj. , atëherë asnjëherë nuk do të mund të shifej tërësia. Përse të mos konsultohen demografët dhe sociologët, përkatësisht ekspertët e ndryshëm të shkencave natyrore, sidomos të shkencave fundamentale? Këtu duhet të thuhet se nuk ekziston vendi në botë, dhe kjo sidomos vlen për vendet e vogla, i cili nuk e ka paguar shtrenjtë stërtheksimin e disa preferencave(prioriteteve). Pra, për daljen nga kriza përgjegjësi kanë profesionet më të ndryshme, respektivisht të gjithë akterët e zhvillimit shoqëror. Subjektët e njëjtë kanë përgjegjësi edhe për lëvizje më të shpejtë në drejtim të revolucionit të tretë teknologjik. Pa këtë unitet çdo sukses është gjysmak dhe afatshkurtër.

1.4. Karakteristikat kryesore të revolucionit të tretë teknologjik

16

Page 17: Ekonomika e zhvillimit

Ndikimi shumë i gjerë i revolucionit të tretë teknologjik mund të kuptohet nëse më pare prezentohen pesë fushat kryesore të manifestimit të tij. Këto fusha janë:

(a) Mikroelektronika, në të cilën bëjnë pjesë:

- teknologjia informative, - robotët, dhe- format e tjera joinformative, si, për shembull- maqinat që prodhojnë vegla me ndihmën e komandës- numerike, etj.

Mikroelektronika, më tutje, ndahet në prodhim të pjesës fizike të sistemit kompjuterik (procesorët e ndryshëm dhe instrumentet periferike, që quhet “hardver” (angl. hardëare) dhe në zbatim, dmth. listën e të gjitha programeve me të cilët disponon një sistem kompjuterik, që quhet“softver” (angl. softëare), gjë që nënkupton ekzistimin dhe përdorimin e gjuhëve të ndryshme programore. Softveri më tutje ndahet në softver të përgjithshëm dhe softver të aplikuar, respektivisht në programe të përgjithshme dhe të veçanta.

(b) Bioteknologjia dhe inxhinieringu gjenetik , (c) Burimet e reja dhe llojet e reja të energjisë ,

(ç) Mënyrat e reja të shfrytëzimit të oqeaneve, deteve dhe tokës, (d) Shfrytëzimi më i mirë i gjithësisë.

Duke mos e nënçmuar rëndësinë e asnjërës formë manifestuese të revolucionit të tretë teknologjik, renditja e tyre është prezentuar në bazë të përhapjes dhe ndikimit që kanë.

Shkoqitja e tyre do të bëhet me të njëjtën renditje. (a)- Mikroelektronika është teknologji e lartë dhe posedon këto karakteristika enësore: -varësia kritike nga baza e gjerë teknologjike; - varësia e madhe nga hulumtimet dhe zhvillimi shkencor; -teknologjia e lartë ka rëndësi strategjike për secilin vend;- jeta shumë e shkurtër e produkteve dhe proceseve, pra vjetërsimi i shpejt; - riziku i madh i investimeve në këtë fushë; -karakteri ndërkombëtar i të gjitha aktiviteteve, prej hulumtimeve e deri te prodhimi dhe marketingu;-tri fazat reciprokisht të lidhura:_invencioni (lindja e idesë), inovacioni (zhvillimi i idesë në produkteapo shërbime reale) dhe difusioni ( përhapja e produkteve dhe shërbimeve në tregun potencial), rrjedhin aq shpejt sa që bëjnë një garë të vërtetë me kohën. Përkundër rëndësisë përherë në rritje të robotikës dhe të qeverisjes procesore si pjesëpërbërëse të kompjuterizmit të aplikuar, vetë kompjuterizmi si infrastrukturë e të gjitha teknologjive të larta kërkon kushte të caktuara për të depërtuar. Kushtet kryesore janë:-planet dhe programet afatgjate të zhvillimit për gjithë vendin;-organizimi i sistemeve të mëdha tekno-ekonomike që përdorin teknologji informative; - standardizimi i hardverit dhe softverit; - bashkëpunimi i organizuar me botën e zhvilluar. Raporti ndërmjet hardverit dhe softverit vazhdimisht po ndryshon, praktikisht po i afrohen njëri tjetrit dhe kufiri tani nuk është më aq i qartë. Për së shpejti softveri do të jetë në hardver, pra do të blehen se bashku. Gradualisht ndryshoi edhe pjesëmarrja e softverit në shpenzimet e gjithmbarshme të teknologjisë informative. Këtu është fjala për lakoren e njohur “S”. E formuluar për periudhën 1955-1985, ajo fillon prej pjesëmarrjes së shpenzimeve për softver në

17

Page 18: Ekonomika e zhvillimit

nivel prej 20%, në mënyrë që kjo pjesëmarrje në vitin 1985 të jetë mbi 80%, me tendencë që në fillim të viteve të 90-a të jetë rreth 90%. Në të njejtën kohë, softveri ka filluar të paraqitet si grykë e ngushtë që ngadalëson depërtimin e teknologjisë informative, ndërkaq investimet e nevojitura për softver janë më të vogla se për hardver. Kur bëhet fjalë për softverin duhet perkujtuar se programimi ka aspekte të shumta:-mbrojtja e drejtës së autorit; - përgjegjësia penale nëse disa elemente me qëllim nuk futen në program, pra nëse shkaktohen aksione të gabueshme; - rreziku nga bashkimi i sistemit politik dhe i programerëve, e sidomos dhënia shtresave më të gjera të popullsisë vetëm e atyre informatave të cilat më parë i ka lejuar sistemi politik; - rreziku nga blerja e tërësishme e softverit (së bashku me hardverin) në botën e jashtme.

(b) Bioteknologjia dhe inxhinieringu gjenetik merret me zbatimin e organizmave, sistemeve oseproceseve biologjike në fushën e prodhimit industrial dhe servisor. Që tani bioteknologjia ka shkaktuar ndryshime të thella shoqërore e ekonomike, sidomos me ndikimin e vet në shëndetin e njeriut, në ushqim, në ambientin natyror dhe në energji. Ndërkaq, kur flitet per zbatimin e gjenetikës në bioteknologji, atëherë mund të bëhet ky klasifikim:

Sektori Aktiviteti1. shëndeti i njeriut Interferoni, vaksinat, hormonet, enzimet, antibiotikët, vitaminet, proteinet, etj. 2. Ushqimi, bujqësia dhe Enzimet, pesticidet, herbicidet, vaksi-hortikultura nat, fertilizatorët, etj. 3. Energjia, lëndët e para Përfitimi dhe shfrytëzimi i biomasësindustria kimike dhe në energjetikë;nxjerrja e metaleve;ruajtja e ambientit prodhimi i hidrogjenit dhe karbondio-natyror ksidit; pastrimi I ajrit dhe ujit, etj. _____________________________________________________________________________

_____________

Aspektet ekonomike të bioteknologjisë, respektivisht vendi i tanishëm i bioteknologjisë në ekonomitë kombëtare, bëhen përherë më të rëndësishëm. Bioteknologjia gradualisht shndërrohet në degë prodhuese, duke dhënë produkte që nuk mund t` i prodhon as industria kimike, e as bujqësia. Në shitjen e gjithëmbarshme të produkteve të bioteknologjisë dominojnë etanoli, antibiotikët dhe sirupet e lartë të sheqerit (fruktoza), etj. Bioteknologjia ende është degë e vogël prodhuese, sidomos kur krahasohet me industrinë kimike dhe atë petrokimike, por me indikacione të sigurta se në të ardhmen do të ketë pjesëmarrje dukshëm më të madhe. Ajo prodhon produkte shumë të lira dhe, gjithashtu, shumë të shtrenjta; krejt kjo, natyrisht, në varësi nga shpenzimet e prodhimit. Produktet e saj më të shtrenjtë, kryesisht antibiotikët dhe vitaminat, janë në programin e prodhimit të kompanive të mëdha që merren me inxhinieringun gjenetik. Sikurs fizika dhe kimia që dominuan në shekullin XX, biologjia do të dominon në shekullin XXI. Pjesa dërmuese e rezultateve ne bioteknologji ende janë në fazën innovative. Nga zhvillimi i shkencës është e njohur se zbulimet nuk janë të izoluara, por zakonisht janë të varur dhe komplementarë (plotësojnë njëri tjetrin), dhe për këtë arësye shumë sosh kanë pritur një kohë të gjatë për t`u zbatuar. Për shembull, të marrin këtë varësi dhe komplementaritet: thëngjilli – çeliku – hekurudhat. Bioteknologjia gjithashtu i ka shfrytëzuar rezultatet e shkencave të tjera:

18

Page 19: Ekonomika e zhvillimit

biosensorët janë një kombinim shumë i suksesshëm ndërmjet enzimeve dhe teknologjisë së gjysmëpërçuesve.

Inxhinieringu gjenetik, kryesisht i mbështetur në biologji, mikrobiologji dhe biokimi, ka rëndësi të madhe në këto tri fusha:shëndeti i njeriut, bujqësia dhe pylltaria.

Shumë shkencëtarë sot inxhinieringun gjenetik e trajtojnë si mundësi kryesore për zgjidhjen e problemit të urisë, ngase produktiviteti i biomasës është shumë i madh:-rritja e rendimenteve tëdrithrave të bukës dhe rezistenca më e madhe ndaj lëkundjeve që vijnë nga amabienti natyror; -ngritja e efikasitetit të inputit energjetik intensiv; - zvogëlimi i humbjeve gjatë korrjes; - rritja e sipërfaqeve nën kultivim.

Mirëpo, përkundër kontributit jetësor që i dha bioteknologjisë, ingjinieringu gjenetik ende nuk e ka peshën specifike të shkencave biologjike. Për këtë ekzistojnë shumë arësye:-inxhinieringu gjenetik shënon një përparim më të ngadalshëm se biologjia;-shpenzimet e hulumtimeve të inxhinieringut gjenetik janë shumë të mëdha, ndërsa në periudhën e kaluar në vend të inxhinieringut biokimik ekstensiv më tepër është aplikuar qasja empirike ndaj zgjidhjeve; - depërtimet kolosale janë më të ralla, dmth. zbulime të mëdha nuk ka aq shpesh.

Me zhvillimin e inxhinieringut gjenetik, rreziqet nga manipulimet dhe keqpërdorimet me njerëz dhe me qenie të tjera të gjalla, shtohen dukshëm, dhe kjo për shkak të eksperimenteve të shumta, gjë që shkakton protesta dhe tronditje të ndryshme. Nga ana e shkencëtarëve që merren me inxhiniering gjenetik me ngulm kërkohet që bota bimore dhe shtazore të studjohet dhe të vëhet në përdorim, por këto studime kanë pasoja direkte për jetën e njeriut.

© Burimet dhe llojet e reja të energjisë po përhapen me temp të shpejt. Situata dhe perspektiva e llojeve të ndryshme të energjisë ndryshojnë – thëngjilli, vajguri, gazi natyror, energjia hidraulike, energjia bërthamore, energjia solare (e diellit ) dhe biomasa.

Kur bëhet fjalë për vajgurin (naftën), parashikimet shkojnë në drejtim të zvogëlimit të përdorimit të tij:maksimumi duhet të ketë qenë dikund kah viti 1985, e më vonë fillon kërkimi i mënyrave më efikase të shfrytëzimit të tij, për të vazhduar me eksploatimin më të madh të resurseve të tjera fosile;shfrytëzimi i energjisë bërthamore dhe solare vazhdimisht po shtohet, ndonëse me lëkundje kur është fjala për energjinë bërthamore (sidomos pas prishjes katastrofike në Çernobil); dikund rreth vitit 2. 000 parashikohet rritje e pjesëmarrjes së resurseve natyrore të përtëritshme.

Në kohë të fundit është shtuar shfrytëzimi i thëngjillit dhe gjithashtu janë vënë në përdorim metodat e reja të eksploatimit të tij. Shfrytëzimi i gazit natyror dhe biomasës është në rritje.

(ç) dhe (d) Mënyrat e reja të shfrytëzimit të oqeaneve, deteve dhe tokës, si dhe shfrytëzimi më i mirë i gjithësisë po përparojnë me temp të shpejtuar. Sidomos në kohë të fundit shtohet rëndësia e eksploatimit të resurseve minerale nga oqeanet dhe detet.

Në fund, duhet të theksohet nevoja për një fleksibilitet më të madh në të gjitha llojet e aksioneve që kanë të bëjnë me revolucionin e tretë teknologjik, prej kombinimit fleksibil e deri te

19

Page 20: Ekonomika e zhvillimit

fleksibiliteti në qeverisjen e zhvillimit shoqëror – prej formulimit të qëllimeve, zgjedhjes së parametrave të qeverisjes e deri te sendërtimi i qëllimeve të planifikuara. Hyrja në botën e risivengërthen në vete rizik dhe pasiguri dhe për këtë arsye është i nevojshëm fleksibiliteti. Në shoqërinë dhe ekonominë më të zhvilluar dhe më të ndërlikuar ky fleksibilitet do të fiton një peshë akoma më të madhe.

1.5. Informatizimi i shoqërisë

Një kohë relativisht e gjatë i është nevojitur teorisë dhe praktikës ekonomike që ta identifikon informatën si të tillë dhe asaj t` i jep vendin e duhur. Vërtetë është e pabesueshme se ka qenë dashtë të paraqitet teknika elektronike kompjuterike – mikroelektronika, që masivisht të fillon përdorimi i kompjuterëve, që të përfitohet sasia deri atëherë e paimagjinuar e informatave të përpunuara dhe me shpejtësi tejet të madhe, e të bëhemi të vetëdijshëm për vendin dhe rolin e informatave në jetën njerëzore. Kur bëhet pyetja se ç`është informata, atëherë jipet kjo përgjigje:

- është vlerë përdoruese shoqërore kulminante, - është resurs strategjik themelor, - është input kryesor i secilës veprimtari njerëzore, - është faktor zhvillimor kryesor, madje më i rëndësishëm edhe se faktorët materialë.

Informata i përshkon të gjitha aktivitetet njerëzore, ndërsa kur flitet për zhvilimin ekonomik, mund te thuhet se atë e përfshin në tërësi:

- duke filluar prej nevojave, pra tërë sistemit të nevojave shoqërore, - prej vlerave përdoruese, që shërbejnë për plotësimin e atyre nevojave, - duke përfshirë të gjitha resurset për prodhimin e atyre vlerave përdoruese, metodat

dhe teknologjitë për prodhimin e të mirave dhe shërbimeve të caktuara, e deri te orfimi i këtyre të mirave dhe shërbimeve për shfrytëzuesit finalë.

Deri vonë është konsideruar se për të ardhë deri te produkti final (e mira materiale ose shërbimi) nevojiten lëndët materiale të prodhimit, kuptohet se duhet të jenë të llojeve të ndryshme për degët e ndryshme;pastaj nevojitet puna e gjallë dhe me kualifikime të ndryshme; vetëm në kohë të fundit në teorinë ekonomike ka filluar të merret parasysh edhe elementi i tretë pa të cilin nuk ka prodhim – informatat. Informata bën pjesë në shpenzime të prodhimit, pra edhe në vlerën e krijuar. Nëse shkojmë edhe më tutje, pra nëse marrim parasysh kalimin gradual të akumulimit në amortizim, dmth. nëse nisemi prej shpenzimeve të zhvillimit e jo vetëm prej shpenzimeve të prodhimit, dhe nëse në shpenzime të zhvillimit përfshijmë investimet në progres teknik, në përsosjen profesionale të kuadrove, në kalim kah sistemet e reja të qeverisjes, etj. , atëherë në shpenzime të zhvillimit duhet të hyjnë edhe informatat. Informata ia shton vlerën shumë inputeve, si, për shembull, tokës, maqinave, lëndëve të para, energjisë, punës njerëzore;njëkohësisht, ajo vazhdimisht ia shton vlerën edhe vetes. Është e nevojshme një punë tejet e kualifikuar për t`i shëndërruar të dhënat (angl. data) në informata.

Vetitë kakteristike të informatave janë këto:

20

Page 21: Ekonomika e zhvillimit

- informata është e pandashme prej njeriut, sepse ajo është rezultat i investimeve të tij, vrojtimeve të tij dhe aftësive të pranimit;

- informatat kanë aftësi që të përhapen, dhe sa më shumë që i kemi, na më shumë edhei shfrytëzojmë, ato bëhen më të dobishme;

- informatat veçohen me aftësinë e reduktimit në një masë më të vogël e me qëllim të shfrytëzimit më të mirë;kështu, për shembull, një sasi e caktuar e të dhënave mund

të prezentohet vetëm me një formulë a me një teoremë, dhe krejt kjo bëhet me qëllim të shfrytëzimit më të lehtë;

- informata, nga njëra anë, e mënjanon fuqinë punëtore nga disa punë, por, nga ana tjetër, përdorimin e punës së gjallë e bën shumë më efikas;

- informata mund të bartet me shpejtësi të ditës;- informata është difuze (përhapëse), madje është agresive në tendencën e vet që të dal

jashtë suazave që ia caktojnë individët apo shoqëria; pronësia intelektuale, tëashtuquajturat sekrete shtetërore, fshehja e informatave nga ana e firmave që të parat kanë ardhur deri te ato, etj. , të gjitha këto janë probleme që kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar;

- në kuptim më të pastër të fjalës informata është një e mirë e përbashkët sepse, kur ajo u bartet partnerëve të tjerë, fiton akoma në vlerë dhe të gjithë përparojnë më shpejt;

Informatika si degë ekonomike zyrtarisht trajtohet prej vitit 1976, kur u botua vepra tanimë e njohur e ekonomistit Mark Porat me titull “Ekonomia e informatave”. Pas atij viti, ekonomia e informatave, si pjesë e shkencës ekonomike, zhvillohet shumë shpejt. Ky autor, në vend të ndarjes në tre sektorë, aplikon ndarjen e re:

1. Bujqësia, 2. Industria, 3. Shërbimet, dhe4. Informatika

Informatika si degë ekonomike posedon disa specifika të veta, me të cilat dallohet nga degët e tjera. Në vazhdim do të përmenden ato më kryesoret:

- ajo është degë që ka normën më të lartë të rritjes, - shpërndarja e mbledhjes së informatave, siç thot Keneth Erou (Keneth Arroë),

nobelist për ekonomi, profesor në universitetin e Masaçusetsit, sot është forma më kryesore e ndarjes së punës në shoqërinë njerëzore,

- informatika është degë me efekte eksterne më të mëdha se degët e tjera, - shpenzimet e prodhimit të informatave nuk janë të varur nga vendi i shfrytëzimit të

tyre, ndërsa pjesa kryesore e tyre janë shpenzime nga ana e pranuesit. - ndërlikueshmëria e aktiviteteve informative shkakton që informatat si resurs vështirë

mund të përfshihen në analizën tanimë tradicionale të funksionit të prodhimit, - informatika është degë që shfrytëzon teknologjinë më moderne, - ajo angazhon kuadrot më profesionale, si për hardver ashtu edhe për softver, - informatika posedon një paradoks:nëse informata trajtohet si çdo mall tjetër, atëherë

vështirë është të shpjegohet pse informata shpesh herë i ofrohet ndonjë firme pikërisht si alternativë e tregut (pra, në vend të tregut),

- informatika është degë që ka shkallën më të lartë të ndërkombëtarizimit, sepse në të është sëndërtuar lidhmëria më e madhe me tërë botën,

21

Page 22: Ekonomika e zhvillimit

- ajo është pjesa më e rëndësishme e infrastrukturës bashkëkohore, - si degë prodhuese që është, mund të numrohen këto elemente përbërëse kryesore:

lëndët e para të saj janë të dhënat, pajisja e saj është kompjuteri kualifikimet profesionale të saj janë shfrytëzimet e pajisjeve produkti final i saj është informata.

Informatika si degë ekonomike dhe prodhuese në kuptimin më të gjerë përfshin:- arsimin, komunikimet, shtypin, kinematografinë, vendin e punës, - prodhimin e pajisjeve dhe të materialit shpenzues (hardver)- industrinë e lëndëve të para dhe të komponenteve për prodhimin e pajisjeve dhe të

mateialit shpenzues, dhe- prodhimi (fabrikimi) i softverit.

1.6. Robotizimi i proceseve të punës dhe automatizimi fleksibil

Në historinë e civilizimit njerëzor ka shumë zbulime shkencore madje edhe të mëdha, që janë paralajmëruar në veprat e letrarëve që kanë shkruar mbi fantastikën shkencore dhe temat utopike. Kështu për shembull, letrari frëng Zhyl Vern (Jules Verne) dhe shkrimtarët e ngjashëm shumë lehtë mund të trajtohen si prognozerë shkencorë afatgjatë. I tillë është rasti me një zbulim aq të madh çfarë është roboti. Fjala “robot” në gjuhën çeke do të thot punëtor, ndërsa në domethënien e sotme i pari e përdori shkrimtari çek Karel Çapek (1890-1938) në pjesën e vet teatrale “Punëtorët universalë të Rosumit”. Kjo pjesë për herë të parë u shfaq më 1921. Shkencëtari i Çapekut, Rosum, konstruktoi një familje të tërë robotësh, të cilëve njëri nga bashkë punëtorët e tij ua instaloi edhe ndjenjat; kur robotët kuptuan se po eksploatohen përtej mase, ata asgjasuan tërë njerëzimin. Dy dekada më vonë, më 1941, dhe me optimizëm të madh, shkrimtari amerikan i fantastikës, Isak Asimov (1920- origjinë bullgare), botoi shkrimin “Unë, roboti”, në cilin formulë tre ligje të robotikës, por në formë literare dhe humoristike.

Ndikimi i robotëve në industri është shumë i rëndësishëm dhe ai kryesisht manifestohetnëpërmjet të këtyre efekteve pozitive:

- përmirësimi i cilësisë së produkteve, sepse robotët, para së gjithash, i zvogëlojnë gabimet e njeriut dhe mundësojnë rregullsinë e prodhimit,

- rritja më e shpejtë e prodhimit, sidomos në këto industri:automibilistike, elektronike, ndërtim të maqinave, etj. ,

- ndikimi në punëtorin dhe në vendin e punës vërtetë është i madh, ngase robotizimi ndikon në ndryshimin e strukturës së kualifikimeve, në organizimin e punës, si dhe në metodat e punës,

- shfrytëzimi i robotëve në industri, si dhe i automatizimit fleksibil në përgjithësi, ka shkaktuar ndryshimin e botëkuptimeve mbi procesin prodhues dhe mbi zhvillimin industrial; natyrisht, në këto ndryshime kanë ndikuar edhe risitë e tjera teknologjike, sidomos kompjuterët, por roli i robotëve sidomos është i madh në ato degë ku kanë përdorim masiv, në industrinë automobilistike shumë qartë shifet ndikimi i robotëve në ritmin e dërgesave të produkteve të gatshëm, pra në furnizimin me kohë të shfrytëzuesve të produkteve,

- robotizimi ndikon në pakësimin e shpenzimeve të prodhimit, pra produktet i bën më të lirë, dmth. çmimet bëhen më tërheqëse për blerësit.

22

Page 23: Ekonomika e zhvillimit

Faktorët stimulues dhe kufizues të robotizimit janë të shumtë dhe të natyrës së ndryshme.

Faktorët që më së shumti stimulojnë kërkesën për robotë janë:- rritja më e shpejtë e prodhimit, si dhe pjesëmarrja me produktet e veta në ato degë

ku konkurrenca ndërkombëtare është më e madhe, siç janë automobilët, makinat që prodhojnë vegla, konstrukcionet elektronike, etj. ,

- shpenzimet e prodhimit të robotëve vazhdimisht zvogëlohen dhe kjo gjë e favorizon zbatimin e tyre,

- përmirësimi i kushteve të punës kur ato janë të rrezikshme për shëndetin, kur janë riskante (reaktorët bërthamorë, për shembull)ose të përlyera, ndërsa dobia prej tyre së pari është mbrojtja e punëtorëve,

- fleksibiliteti i prodhimit është përherë më i nevojshëm, kryesisht për shkak të adaptimit ndaj teknologjive të reja, produkteve të reja, nevojve dhe shijeve të reja të konsumatorëve nga më të ndryshmit, pra pikërisht nevoja e adaptimit ndaj fluktuacioneve (lëkundjeve) në konsum kërkon robotizimin.

Faktorët që kufizojnë kërkesën për robotë janë këta:- situata financiare e firmave dhe ngritja e çmimeve të robotëve nga brezi në brez,- lëvizjet sindikale - ndieshmëria e pamjaftueshme ndaj risive në teknologji - duhet të përmenden edhe disa kufizime - rrallë herë risia pranohet deri ne fund, - problemi i kuadrove -

Deri më tani kemi bërë fjalë kryesisht për robotizimin dhe vetëm kalimthi kemi përmendur automatizimin fleksibil, i cili në të vërtet është kuptim më i gjerë, ngase robotët janë pjesë e automatizimit fleksibil. Me fjalë të tjera, elementet e automatizimit fleksibil të shikuar në një process të prodhimit janë: teknika përgaditëse e automatizuar, teknika robotike industriale, teknika elektronike kompjuterike dhe teknika e automatizuar e transportit.

Shqyrtimet përfundimtare mbi robotizimin mund të përmblidhen në këto pikë:

(1) është e vërtetë se informatizimi i shoqërisë është shumë më i rëndësishëm nga aspekti i zhvillimit të gjithmbarshëm sesa robotizimi, por as robotizimi nuk guxon të nënçmohet, sidomos jo në vendet që janë të orientuara kah eksporti;

(2) shikuar në afat të shkurtër robotët kanë depërtuar vetëm në degët e caktuara të prodhimit, por, gradualisht, ata do të gjejnë zbatim në të gjithë segmentet e prodhimit, dhe gjithashtu do të hyjnë në të gjitha sferat e jetës njerëzore,

(3) në sferën e prodhimit robotët së pari kanë hyrë në montazh, e më vonë edhe në fabrikim të pjesëve apo produkteve të caktuara,

(4) raporti ndërmjet njeriut dhe robotit është mjaft i ndërlikuar, jo vetëm se robotët e largojnë njeriun nga disa vende të punës, por edhe për shkak se njeriu është i detyruar të aftësohet dhe të ambientohet për të punuar me robotë, pakësimi i shpenzimeve të punës së robotëve në krahasim me shpenzimet e punës së njeriut, preciziteti pakrahasueshëm më i madh gjatë operacioneve të prodhimit, si dhe mosndieshmeria totale ndaj kushteve të punës, ua shtojnë dukshëm rëndësinë;te robotët, poashtu, nuk kakurrfarë oscilimesh në pikëpamje të cilësisë së produkteve;

23

Page 24: Ekonomika e zhvillimit

(5) robotizimi tanimë është bërë pjesë e strategjisë teknologjike e secilit vend paksa të zhvilluar.

K A P I T U L L I I I

F A K T O R Ë T E Z H V I L L I M I T - P R O B L E M E T K R Y E S O R E

2.1. Shqyrtimet e përgjithshme mbi faktorët që ndikojnë në normën e rritjes ekonomike

Faktorët që ndikojnë në normën e rritjes ekonomike shpesh herë ne teorinë ekonomike janë marrë parasysh në mënyrë të zgjëruar, por edhe të ngushtuar. Inkorporimi (futja) në analizë i numrit të caktuar faktorësh në një ekonomi konkrete varet nga këto elemente:

- shkalla e zhvillueshmërisë së ekonomisë, - madhësia e vendit konkret, - sistemi politik në vend dhe ambienti ndërkombëtar, - pasuritë natyrore, dhe- pozita gjeografike e vendit.

Por, pavarësisht nga elementet e cekur të cilët na përcaktojnë se cilët faktorë zhvillimor duhet tëmerren parasysh në politikën zhvilimore, sot, në saje të zhvillimit të shkencës në përgjithësi, si dhe të shkencës ekonomike në veçanti, numri i faktorëve që futen në analizë vazhdimisht po shtohet. Gjithë kjo ka efekte pozitive edhe në sferën e qeverisjes së zhvillimit. Këtë gjë, pra inkorporimin në analizë të një numri përherë në rritje të faktorëve, e kanë kushtëzuar dy dukuri: (1) kriza e rritjes ekonomike në mbarë botën, ndonëse jo me intensitet të njëjtë në të gjitha vendet, dhe (2) depërtimi i shpejt i revolucionit të tretë teknologjik, së bashku me ndryshimet e thella që ai i shkakton.

Në një periudhë kohore mjaft të gjatë teoria e dikurshme ekonomike i ka stërtheksuar fakto-rët materialë të prodhimit, sidomos mjetet për punë dhe lëndët e punës, ndërsa fuqia punëtoreështë trajtuar si faktor i gjallë njerëzor. Shumë vonë informatat janë pranuar si faktor i rëndësi-shëm i prodhimit. Poashtu, në një mënyrë shumë të thjeshtë është hedhur poshtë pohimi i shumë ekonomistëve se në normën e rritjes ekonomike ushtrojnë ndikim shumë faktorë, ”prej rënies së shiut e deri te politika”. Pra, nuk janë marrë në konsiderim as klima e pozita gjeografike, sikundër as sistemi politik dhe qeverisja e zhvillimit.

Në këtë fushë të analizës së faktorëve që ndikojnë në procesin e zhvillimit të gjithëmbarshëm, rol tejet të dobishëm po luan teknika kompjuterike. Ajo mundëson që në shqyrtime shkencore të inkorporohen një numër dukshëm më i madh i faktorëve dhe ndryshimeve, dhe gjithashtu të parashikohën efektet e tyre. Lista e faktorëve që merren parasysh vazhdimisht zgjerohet si te sistemet biologjike, ashtu edhe te ata shoqërorë. Nëse për zhvillimin e një sistemi biologjik janë të rëndësishëm trashëgimia biologjike, imuniteti natyror ndaj ndikimeve negative që vijnë nga jashtë dhe aftësia e autoregullimit, atëherë te sistemet shoqërore patjetër duhet të merren parasysh trashëgimia historike, rezistenca ndaj ndikimeve negative të ambientit natyror dhe ndërkombëtar, aftësia e autoregullimit të sistemit të qeverisjes, etj.

24

Page 25: Ekonomika e zhvillimit

Ekzistojnë mendime të ndryshme mbi numrin e faktorëve dhe fuqinë e ndikimit të tyre në normën e rritjes ekonomike. Disa ekonomistë nga Organizata Ndërkombëtare për Punë (me seli në Zhenevë) të gjithë faktorët i klasifikojnë në pesë grupe: 1. resurset njerëzore, resurset finanaciare dhe informatat, 2. zhvillimi teknologjik, 3. numri, cilësia dhe lokaacioni i institucioneve për arsim, hulumtim dhe zhvillim, 4. ambienti natyror, 5. sistemi dhe ambienti politik, ndikimi i kompanive multinacionale dhe format e bashkëpunimit me vendet e tjera. Rëndësi të madhe ka fakti se lista e klasifikimit të faktorëve ndryshon nga një vend në tjetrin, dhe gjithashtu ndryshon edhe brendapërbrenda një vendi, si për shkak të ndryshimeve të brendshme ashtu edhe ato të jashtme.

2.2. Renditja e faktorëve sipas ndikimit në normën e rritjes ekonomike

a) Popullsia

Deri më tani popullsia kryesisht është trajtuar nga aspekti i numrit, arsimit, punësimit në krahasim me numrin e personave të aftë për punë dhe i nivelit të urbanizimit. Por, ky është vetëm një aspekt i problematikës, ndërsa aspektet e tjera janë aktualizuar në bazë të zhvilimit të shpejtuar të vendeve në zhvillim. Në përgjithësi mund të thuhet se në kuadrin e popullsisë duhet të analizohen:potenciali njerëzor, përbërja etnike dhe trashëgimia historike.

Potenciali njerëzor zbërthehet më tutje në këto katër komponente: 1. numri i gjithmbarshëm i popullsisë, 2. numri i personave të aftë për punë dhe numri i të punësuarve të vërtetë, 3. gjendja shëndetësore, dhe 4. arsimi.

1. Numri i gjithëmbarshëm i popullsisë duhet, më tutje, të zbërthehet në: numrin e banorëve në një kilometër katror(gjë që tregon dendësinë), normën vjetore të shtimit të popullsisë, përqindjen e emigrimit dhe përqindjen e imigrimit. Popullsia duhet të vështrohet edhe nga aspekti hapësiror. Me fjalë të tjera, numri i banorëve në një kilometër katror, shikuar për tërë vendin, është një dimension i shpërndarjes së popullsisë, ndërsa dimensioni i dytë është shpërndarja regjionale e popullsisë. Ky aspekt i dytë është i rëndë sishëm në ato vende që kanë dallime të mëdha regjionale në nivel të zhvillimit, e sidomos nëse janë vende me shumë popuj.

2. Elementi i dytë i potencialit njerëzor është numri i personave të aftë për punë. Gjatë përpilimi të projekteve dhe programeve zhvillimore në afat të mesëm dhe të gjatë, këtë faktor përmbledhës duhet zbërthyer në këto komponente:numri i të punësuarve në vendet përkatëse të punës; numri i të punësuarve në vendet jopërkatëse; pastaj numri i të punësuarve, veçmas numri i të rinjve të cilët përherë të parë kërkojnë punë; numri i personave me problem të zgjithur e të pazgjidhur të banimit; niveli i urbanizimit, etj.

3. Komponenta e tretë e potencialit njerëzor është shëndeti i njerëzve. Këtu duhet pasur parasysh: shkalla e ushqyeshmërisë së popullsisë dhe traditat e ushqimit; rrjeti i institucioneve shëndetësore dhe pajisja e tyre; numri i banorëve për një mjek; shkalla e vdekshmërisë, sidomos e fëmijve; mbrojtja e shëndetit në vendin e punës.

4. Komponenta e katërtë është arsimi i njerëzve. Arsimi ushtron ndikim të fuqishëm në zhvillimin ekonomik, ndërsa aspektin cilësor dhe sasior të këtij ndikimi i pari në shkencën ekonomike e shpjegoi ekonomisti i njohur amerika Eduard Denison, në vitin 1962. Në kuadër të

25

Page 26: Ekonomika e zhvillimit

arsimit tërheqin vëmendjen: struktura arsimore e popullsisë, rrjeti i institucioneve arsimore dhe pajisja e tyre; numri i nxënësve për një arsimtar; arsimimi permanent në vendin e punës dhe në shtëpi, ku ky i dyti do të fiton në peshë me përhapjen e teknikës kompjuterike.

Përbërja etnike e popullsisë si komponentë më tutje zbërthehet në këto elemente përbërëse: kombësia, gjuha (amtare dhe ajo që flitet) dhe religjioni (tejet gabimisht është lënë pas dore për një periudhë të gjatë kohore). Natyrisht, nga aspekti i zhvillimit ekonomik rëndësi më të madhe kanë gjuha dhe religjioni.

Roli i përbërjes etnike është i rëndësishëm sidomos në ato vende që kanë shumë popuj, shumë gjuhë dhe shumë religjione. Ky rol veçanërisht manifestohet në vendet në zhvillim kur që të tre elementet etnike janë të ndryshëm. Natyrisht, në vendet e ndryshme të botës ekzistojnë kombinime të ndryshme ndërmjet këtyre tre elementeve etnike. Poashtu, me rëndësi është të shihet se në cilën fazë zhvillimore ndodhet një vend, a është fjala për një vend kryesisht emigrues apo imigrues, etj.

Trashëgimia historike si element i popullsisë nuk është marrë parasysh sa duhet në teorinë ekonomike. Këtu duhet kushtuar kujdes: kuptimit të obligimeve te punës (shembull pozitiv i Japonisë); traditat për disa profesione; traditat për formim të sindikatave dhe shoqatave të ngjashme;tendenca që me disa të bashkëpunohet më tepër, ose e kundërta; e kaluara politike e një vendi.

b) Resurset natyrore dhe klima

Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë dhe liqenet, si dhe klima, edhe deri më tani kanë pasur një trajtim qenësor në teorinë ekonomike. Mirëpo, pasi që revolucioni i tretë teknologjik e ka ndryshuar edhe eksploatimin e resurseve minerale, shfrytëzimin e tokës dhe të ujërave, etj. , për këtë arësye burimet natyrore dhe klima kanë fituar në peshë specifike. Pra, këtu është fjala për tokën dhe klimën e një rajoni apo vendi të caktuar, për të cilin formulohet strategjia zhvillimore. Kur shqyrtohet ndikimi i klimës atëherë zakonisht merret parasysh lartësia e temperaturave gjatë vitit dhe amplitudat e tyre, pastaj sasia dhe shpërndarja e reshjeve sipas stinëve të vitit dhe sipas regjioneve, etj. Ndërkaq, trajtimi i tokës është dukshëm më i ndërlikuar nga aspekti shkencor.

Përnga karakteri i tyre resurset natyrore bëjnë pjesë në grupin e faktorëve pasivë dhe ata, për dallim nga popullsia, nuk hyjnë vetëvetiu në procesin zhvillimor të një vendi. Kjo vlen njësoj si për resurset e papërtëritshme (resurset minerale), ashtu edhe për ato të përtëritshme (toka pjellore, pyjet). Pra, është e nevojshme një politikë sistematike e resurseve. Aktivitetet më kryesore në kuadrin e kësaj politike janë:

- Politika e resurseve të një vendi, si politikë tipike afatgjate, ka për detyrë të regullon dhe qeveris shfrytëzimin dhe eksploatimin e resurseve, pastaj të planifikon përtëritjen e resurseve të përtëritshme; gjithashtu i kushton kujdes konservimit (ruajtjes) të resurseve të papërtëritshme dhe më vonë (në momentin e duhur) t`i shfrytëzon në mënyrë përkatëse;në fund, ajo duhet të lehtëson depërtimin e inovacioneve teknologjike, si gjatë eksploatimit ashtu edhe gjatë përtëritjes.

26

Page 27: Ekonomika e zhvillimit

- Rrjeti i institucioneve për ruajtjen dhe përtëritjen e resurseve natyrore, si dhe i atyre institucioneve që kujdesen për ruajtjen e ambientit natyror, është element i rendësishëm në këtë grup të faktorëve zhvillimorë.

- Shfrytëzimi i parametrave të natyrës pozitive dhe negative. Në grupin e parametrave pozitivë bëjnë pjesë: heqja e kamatave dhe tatimeve, premitë e ndryshme për përparime teknologjike, stimulimi për të pastruar ujin dhe ajrin, stimulimet për eksport, etj. Parametrat negativë janë këta: tatimet, pagesa për rentë dhe qira nëse toka shfrytëzohet në mënyrë joracionale, dënimet e ndryshme për shfrytëzim jopërkatës të resurseve të papërshtatshme, etj.

- Përjashtimi gradual i stabilimenvete të ndërtuara për pastrim të ujit dhe ajrit nga fondet themelore të prodhimit, dhe trajtimi i tyre si objekte të konsumit të përbashkët (instrumentet dhe mjetet kimike për pastrim).

- Institucionet e përfshira në bashkëpunim ndërkombëtar për eksploatimin e resurseve natyrore, sidomos për ruajtjen e ambientit natyror, gjithashtu janë element i rëndësishëm i këtij grupi të faktorëve.

Kur flitet për eksploatimin e resurseve natyrore duhet të përmendet edhe një specifitet. Në të vërtetë, sa më i madh që është vëllimi i prodhimit (output-) për një vëllim të caktuar të investimeve (input- ), kjo trajtohet si plus (dobi) për shoqërinë, respektivisht për organizatorin e prodhimit. Ky eksploatim i pakufizuar i sipërfaqeve të zbrazta e të pakufizuara në teorinë ekonomike që moti është titulluar “ekonomi e kaubojve”(angl. ”coëboy economy”). Por, konservatorët (mbrojtësit) e natyrës nuk e shikojnë si ideal “ekonominë e kaubojve”, por janë për një ruajtje të vetëdijshme të natyrës, dmth. janë për ekonomi të vërtetë të hapësirës (angl. spaceship economy). Lufta kundër ndotësve të natyrës, si dhe shfrytëzimi më i mirë i lëndëve të para minerale kërkojnë investime në pastrim të ujit dhe ajrit, si dhe zbatimin e metodave të ndryshme bioteknologjike. Investimet në këto veprimtari trajtohen si investime prodhuese, qoftë kur është fjala për mekanizimin që përdoret ose për vetë veprimtarinë - pastrimet e llojeve të ndryshme. Pra, sa më shumë që bëjnë ndotjen e natyrës aq më të mëdha janë shpenzimet e prodhimit, e edhe vlera e krijuar. Kjo do të thot se lufta kundër efekteve negative të ekonomisë eksterne (ndotja) jo vetëm që nuk është shpenzim për shoqërinë, por trajtohet si rritje e prodhimit dhe të ardhurës kombëtare. Thënë me terminologjinë e analizës shpenzimet-rezultatet (angl. costbene-fits analysis), shpenzimet (costs) shndërrohen në rezultate (benefits). Në përfundim, mund të thuhet se disa probleme të qeverisjes së faktorëve, siç janë resurset natyrore, humbin rëndësinë që kanë pasur në saje të metodave të reja të eksploatimit që i ofron bioteknologjia ( për lëndët e para minerale) dhe inxhinieringu gjenetik (resurset e përtëritshëm, pyjet, toka pjellore), por, njëkohësisht, paraqiten problemet e reja. Akoma nuk dihet në tërësi cilat janë efektet negativet të zbatimit të rezultateve të revolucionit të tretë teknologjik. Çdo përparim shkencor shkakton efekte positive dhe negative, ku efektet positive dukshëm dominojnë. Të cekim, si shembull, dy “ndotës”:energjinë bërthamore dhe eksploatimin e mineraleve nga thellësitë detare e oqeanike. Si gjithmonë në jetë, realitet dhe zhvillim ekonomik: disa probleme qe e karakterizojnë fazën e ultë zhvillimore zhduken, por shfaqen probleme të karakterit tjetër në fazën e re zhvillimore. Njëkohësisht, dituritë dhe mjetet tona për të luftuar kundër këtyre efekteve negative vazhdimisht shtohen.

27

Page 28: Ekonomika e zhvillimit

c) Mjetet themelore të instaluara

Mjetet themelore të instaluara, përkatësisht teknika e instaluar, mund të vështrohen sipas degëve, sipas regjioneve dhe sipas llojeve të teknologjisë së zbatuar. Kur teknika e instaluar vështrohet sipas degëve, atëherë duhet të bëhet ndarja e e të gjitha degëve në dy grupe kryesore: 1. degët në të cilat zbatohet teknologjia e lartë, dhe këtu është fjala për industritë e reja dhe investimet që prodhojnë produkte shumë të ndërlikuara dhe teknologjikisht tejet moderne, dhe 2. degët në të cilat ende dominon teknologjia e ultë dhe tradicionale (me aplikim modest të inovacioneve teknologjike). Veshtrimi i teknikës së instaluar sipas regjioneve në të vërtetë jep informata mbi nivelin e zhvillueshmërisë të regjionit konkret, shkallën e tij të industrializimit dhe përfshirjen në përparimin teknologjik. Kur teknika e instaluar shikohet sipas llojeve të teknologjisë së zbatuar, ajo jep një informatë komplete mbi nivelin teknologjik, e sidomos e pasqyron raportin ndërmjet teknologjive të reja dhe atyre të vjetra. Treguesë të zbatimit të teknologjive të reja e të larta janë numri dhe llojet e kompjuterëve të instaluar, numri i robotëve dhe pjesëmarrja e automatizimit fleksibil, telekomunikimet, pajisjet bioteknologjike dhe ato të inxhinieringut gjenetik, etj. Pas marrjes së informatës mbi vëllimin, shpërndarjen dhe lartësinë teknologjike të mjeteve themelore të instaluara (teknikës së instaluar), shfaqet nevoja që të prezentohet efekti i teknologjive të zbatuara, dmth. të shifet se çfarë efikasiteti kanë. Ky efikasitet mund të shprehet nëpërmjet të:

- ndikimit në shpenzimet e prodhimit dhe lartësinë e investimeve, - ndikimit në normën e rritjes së degës konkrete, - ndikimit në punësim, - ndikimit në eksport dhe në bilancin e pagesave, - ndikimit në regjionet e pazhviluara, - ndikimit në arsimimin e përgjithshëm dhe professional, - ndikimit në standardin jetësor, dhe- ndikimit në informimin e qytetarëve, që u mundëson pjesëmarrje active në jetën e

tërësishme. Karakteristikë tjetër dhe e rëndësishme e mjeteve të instaluara, e që duhet gjithsesi të merret parasysh, është shkalla e vjetërsimit të këtyre mjeteve. Këtu tërheqin vëmendjen dy momente: (a) cili është brezi i fundit i teknologjisë në botë, dhe në cilin brez ndodhet teknologjia jonë, dhe (b) cila është “pika kritike” e brezeve (gjeneratave) teknologjike, dmth. pasi që të kalohet ajo pikë nuk ka mundësi që vendi të barazohet me ata që teknologjikisht vrapojnë, e aq më pak t` u afrohet atyre që gjenden në kulm. Pra, vjetërsimin duhet prezentuar ashtu që, sipas degëve dhe teknologjive të zbatuara, duhet të jipet shpërndarja në bazë të brezave teknologjike (llogaritja e tyre fillon prej brezit të parë). Pastaj, bëhet lista e atyre prodhuesve dhe shfrytëzuesve të teknikës së instaluar të cilët ndodhen në “pikën kritike” (atyre ende mund t`u ndihmohet), si dhe lista e atyre të cilët e kanë kaluar “pikën kritike”, dmth. të cilët nuk mund t` i shmangen falimentimit dhe likuidimit.

28

Page 29: Ekonomika e zhvillimit

Kur shqyrtohet ky problem, atëherë kujdes i veçantë duhet t` i kushtohet raportit ndërmjet pajisjeve të vendit dhe atyre të importuara, pra shkalla e varësisë nga bota e jashtme, dhe kjo duhet të prezentohet sipas degëve, regjioneve dhe llojeve te teknologjisë së aplikuar. Analiza e këtij raporti jep informata se cilin bashkëpunim me botën e jashtme duhet aplikuar: importimi i patenteve dhe licencave, pjesëmarrja në prodhimin e teknologjive të reja, investimet e përbashkëta, etj. Shkalla dhe llojet e varësisë nga bota e jashtme kanë dy aspekte paralele – pamundësia e pranisë në tregun botëror nëse vonohemi me teknologji të reja dhe rreziku që të paraqitet varësia e madhe teknologjike. Këto dy aspekte shikohen globalisht, ndërsa sipas degëve duhet ditur se ka produkte të tilla ku nuk guxon të na paraqitet vonesa teknologjike, si dhe asosh produktesh ku mund të jemi më tolerantë.

d) Infrastruktura

Infrastrukturën e përbëjnë një grup i tërë degësh, ato kanë pjesëmarrje të rëndësishme në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik, kanë efekte eksterne më të mëdha dhe gjithashtu përbëjnë bazën për secilën ngritje të standardit jetësor. Karakteristikë tjetër e degëve të infrastrukturës është se ato kanë kryesisht karakter të brendshëm, dmth. mungesa e tyre vetëm pjesërisht dhe vetëm në afat të shkurtër mund të kompensohet nëpërmjet të importit (shembull: mungesa e energjisë). Shkalla e zhvillueshmërisë së degëve të infrastrukturës, si grup faktorësh zhvillimorë, mund të shprehet në mënyrë të trefishtë:

- në raport me nivilin e përgjithshëm të zhvillueshmërisë së vendit, - në raport me zhvillueshmërinë e infrastrukturës në grupin e njejtë të vendeve, - në raport me nivelin botëror kulminant.

“Grykat e ngushta”në zhvillimin e degëve infrastrukturale janë faktorë negativ i zhvillimit dhe mund ta ngadalësojnë dukshëm zhvillimin e një vendi. Pra, këto “gryka të ngushta” duhet parashikuar me kohë dhe të menjanohen sa më shpejtë. Kjo për arësye se koha e ndërtimit të objekteve në degët e infrastrukturës ( energjetikë, komunikacion, etj. ) është relativisht e gjatë dhe me investime relativisht të mëdha, ndërsa afati i kthimit të mjeteve të investuara gjithashtu është i gjatë. Struktura e infrastrukturës mund të vështrohet nga aspekti degor dhe territorial. Në strukturën degore të infrastrukturës degët më kryesore janë: informatika, komunikacioni, telekomunikimet dhe energjetika. Për sa i përket strukturës territoriale, ajo na tregon shpërndarjen territoriale të objekteve të patundshme, për shembull, rrjeti i telekomunikimeve, aeroportet, limanet, termo dhe hidrocentralet, etj. Në fund, duhet të përmendet edhe teknologjia e përdorur, shkalla e përfshirjes në sistemet botërore të informatikës, komunikacionit, etj. Është shumë e dobishme që infrastruktura të përfshihet sa më shumë në sistemet e mëdha në botë. Aspekti ndërkombëtar i infrastrukturës ka rëndësi si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ajo juridike.

e ) Madhësia e vendit, pozita gjeopolitike dhe marrëdhëniet ekonomike dërkombetare

29

Page 30: Ekonomika e zhvillimit

Ky grup faktorësh gjithashtu është i madh, tejet i ndërlikuar dhe, për sa i përket marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare, mund të pëson ndryshime të parashikueshme dhe të paparashikueshme. Madhësia e vendit vështrohet e zbërthyer në këto elemente përbërëse:territori, regjionet, popullzimi dhe madhësia e tregut të brendshëm. Tre elementet e para qëmoti përdoren për të shprehur madhësinë e një vendi, por në kohë të fundit në teorinë dhe praktikën ekonomike ka hyrë edhe faktori i katërt, pra shkalla e unitetit të tregut të brendshëm dhe vëllimi i këmbimit të mallrave në të. Ai vend që ka një prodhim bujqësor e industrial intensiv, lidhje të mira të komunikacionit të brendshëm dhe fuqi të madhe blerëse të popullsisë së vet, trajtohet vend më i madh se ai tjetri që ka territor më të madh, numër më të madh të banorëve, por që ka prodhim më të vogël, rrjet më të dobët të komunikacionit dhe fuqi blerëse më modeste të popullsisë. Për të kuptuar në tërësi unitetin e tregut të brendshëm, duhet të përmendet edhe lëvizshmëria e plotë ekonomike e te gjithë faktorëve zhvillimorë që janë fizikisht mobil (të lëvizshëm).

Pozita gjeopolitike e vendit është një faktor tejet i rëndësishëm, i cili shpesh herë përcakton jo vetëm tempin e zhvillimit ekonomik, por edhe rregullimin e brendshëm. Kështu, për shembull, pas përfundimit të Luftës se dytë botërore, fuqitë e mëdha i kanë caktuar kufijtë e vendeve të shumta. E ngjashme është situata në rajonin e Paqësorit Perëndimor. Për shumë karakteristika ky element veçohet prej të tjerëve. Nga pozita gjeopolitike e një vendi varet edhe financimi eksten (i jashtëm) i tij, madje edhe në ato raste kur ky financim bëhet nëpërmjet të institucioneve ndërkombëtare

f ) Sistemi politik dhe sistemi i qeverisjes

Sistemi politik shumë lehtë mund të ceket si i pari ndër faktorët zhvillimorë, ngase nga ai varet shfrytëzimi i të gjithë faktorëve, pastaj nga ai drejtëpërdrejt varet sistemi i qeverisjes së zhvilimit shoqëror e ekonomik. Kjo gjë është vërtetuar në shumë analiza dhe në shumë vende, si të zhvilluara ashtu edhe të pazhvilluara. Në bazë të studimeve që janë bërë nga fundi i dekadës së gjashtë të këtij shekulli (sidomos në Universitetin e Çikagos, më 1967), sistemi politik është përfshirë si factor zhvillimor, e më vonë edhe me pjesëmarrje dominante në normën e rritjes ekonomike. Nga sistemi politik varen:

- format e pronësisë mbi faktorët e zhvillimit, - mënyra dhe kushtet e shfrytëzimit të faktorëve, - lëvizshmëria e faktorëve, dmth. format dhe intensiteti i lëvizshmërisë degore e

territoriale të faktorëve, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, dhe- politika e çmimeve të faktorëve ( si formohen çmimet, në cilën masë ndërhyn shteti

në fushën e çmimeve, etj. ). Të gjitha këto varen nga sistemi politik kur kemi të bëjmë me format dhe intensitetin e shfrytëzimit, ndërsa nga sistemi i qeverisjes varet efikasiteti i përdorimit të tyre. Pikërisht për këtë arësye shumë ekonomistë në botë pohojnë se qeverisja e faktorëve të zhvillimit është faktori zhvillimor më i fuqishëm. Institucionet politike dhe ato të qeverisjes, dmth. i tërë aparati institucional që ka lidhje të drejtëpërdrejtë me zhvillimin ekonomik, gjithashtu janë element i këtij grupi faktorësh. Këtu janë të rëndësishëm dy momente: rrjeti i institucioneve të qeverisjes dhe efikasiteti i

30

Page 31: Ekonomika e zhvillimit

institucioneve të qeverisjes. Roli i këtyre institucioneve, përkatëse kontributi i tyre i mundshëm procesit të zhvillimit ekonomik, vlerësohet duke pasur parasysh:

- në cilën masë këto institucione janë bashkëkohore, - çfarë është efikasiteti i tyre, dhe- çfarë është shpejtësia e tyre adaptimit ndaj risive.

Duke folur për këtë grup faktorësh, gjithsesi duhet të përmendet edhe fleksibiliteti i niveleve të qeverisjes. Para së gjithash, nuk mund të ekziston vetëm një nivel i qeverisjes, dhe më tutje, aktivitetet e ndryshme të qeverisjes kërkojnë nivele të ndryshme të qeverisjes, dmth. atë nivel në të cilin një qëllim apo një problem më së miri vështrohet.

Shtrohet pyetja se çfarë është ndikimi i teknikës kompjuterike në nivelin e qeverisjes, dmth. a bëhet ngritja apo zbritja e nivelit?Këtu janë të mundshme dy qasje të kundërta:qasja e parë – niveli i qeverisjes mund të ngritet, sepse ekzistojnë mundësitë teknike që të pyeten të gjithë, që të votojnë të gjithë dhe që deri te vendimi të arrihet relativisht shpejt, qasja e dytë – niveli mund të zbritet, sepse është e mundur që informata të merret nga qendra informative nepërmjet të monitorit, gjë që është në interesin shoqëror, pra vendim shoqëror optimal, dhe, duke ditur këtë (vendimin shoqëror optimal)kemi mundësi që të kërkojmë vendimin tonë optimal. Cila qasje është më e mirë, dhe a është gjithmonë e njëjtë, kjo gjë varet nga tipi i aksioneve të cilat marrin vendime. Natyrisht, përgjegja është: qasja alternative. Çdo gjë varet nga lloji i qëllimeve, respektivisht nga problemet për të cilët kërkojnë zgjidhje. Mikroelektronika nuk na imponon zgjidhjen, madje ajo e afirmon maksimalisht qasjen alternative dhe na tregon kur kemi ardhur te zgjidhja optimale. E drejta jonë është që të pranojmë atë ose jo.

2.3. Progresi teknologjik si faktori më dinamik i zhvillimit ekonomik

Në fillim të shqyrtimeve mbi raportin ndërmjet përparimit teknologjik dhe zhvillimit ekonomik duhet të definohet nocioni dhe esenca e tij. Pra, me progres teknologjik duhet të kuptojmë:

a) procesin e përhershëm të përsosjes së mjeteve dhe lëndëve të punës, si dhe të burimeve të energjisë; zbatimin e metodave të reja të prodhimit dhe mënyra të reja të organizimit dhe qeverisjes së prodhimit;

b) krijimin e produkteve të reja dhe llojeve të reja të produkteve ekzistuese;c) ndërrimin e mjeteve themelore ekzistuese dhe mjete teknikisht më të përsosura, qoftë

nepërmjet të investimeve të reja në degët ekzistuese, qoftë nepërmjet të ndërtimit të degëve prodhuese krejtësisht të reja.

Nga ky definicion shifet rëndësia e tij e gjithanshme në procesin e zhvillimit ekonomik. Karakterizimi i progresit teknologjik si factor më dinamik mbështetet në këto argumente.

(A) Shikuar në afat të gjatë, progresi teknologjik është factor nga i cili më së shumti varet zhvillimi i potencialit prodhues dhe ekonomik i një vendi. Në perspektivën kohore, vazhdimisht ndryshon rëndësia relative e faktorëve të prodhimit, ku këto ndryshime vazhdimisht bëhen në drejtim të forcimit të rolit të progresit teknologjik dhe dobësimit të ndikimit relativ të faktorëve

31

Page 32: Ekonomika e zhvillimit

të tjerë të zhvillimit. Sa më shumë që përparon zhvillimi ekonomik, aq më i qartë është manifestimi i këtyre ndryshimeve. Rëndësia në rritje e progresit teknologjik është karakteristikë imanente ( qenësore) e zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe empirikisht është konstatuar në praktikën e industriali-zimit të të gjitha vendeve. Pjesëmarrja e fuqisë punëtore, e cila në periudhën fillestare të industrializimit është mjaft e rëndësishme, gjithashtu fillon të zvoglohet krahas me përparimin e ndarjes shoqërore të punës dhe me ndryshimet strukturore. Gradualisht shteren tepricat e deriathershme të fuqisë punëtore, kështu që punësia dhe dinamika e rritjes së punësisë paraqesin madhësi në rënie. Në fazat më të larta të zhvillimit praktikisht formohet raporti i barazisë ndërmjet normës së rritjes ekonomike dhe normës së progresit teknologjik, pasi që rritja ekonomike gati tërësisht varet nga tempi i përparimit teknologjik. Ndryshimet e njejta shfaqen edhe te resurset natyrore, për të cilët gjithashtu mund të thuhet se janë relativisht të shtershëm, ndërsa zhvillimi i teknologjisë bashkëkohore dhe i industrisë kimike krijon shumë supstitute (zëvendësime) dhe produkte të reja, që janë rezultat i përparimit industrial. Të përfituar në mënyrë industriale, këto produkte vazhdimisht e shtojnë pjesëmarjen e vet. Teknologjia, në krahasim me faktorët e tjerë, nëse krijohen kushtet materiale për përparimin e saj, jep efekte proporcionalisht më të mëdha, dhe këto efekte janë të përhershme, të pashte-rshëm dhe vazhdimisht në rritje, në përputhje me vetë mënyrën e përparimit teknologjik.

(B) Progresi teknologjik bën ndryshimin e strukturës së faktorëve të prodhimit dhe të kombinimeve të tyre në procesin e prodhimit. Me këtë ai bën ngritjen e produktivitetit dhe efektivitetit të faktorëve të tjerë, duke bërë njëkohësisht zvogëlimin e shpenzimeve të prodhimit për një njësi të prodhimit. Pa marë parasysh se a manifestohet në formë të mjeteve të reja për prodhim, si rritje e vlerës përdoruese të produkteve ose në formë të diturive prodhuese dhe përvojave përkatëse, progresi teknologjik në esencën e vet ka për pasojë ngritjen e efektivitetit të secilës njësi të faktorëve të shpenzuar të prodhimit. Duke ofruar mjete për prodhim që janë më të përsosura, teknologjia bashkëkohore i rrit dimensionet dhe përmasat e prodhimit, si dhe rëndësinë e atyre kursimeve që zakonisht quhen “ekonomi e vëllimit të prodhimit “, në domethënien moderne të këtij termi. © Progresi teknologjik është shkaktari kryesor i ndryshimeve progressive në strukturën e prodhimit. Në saje të veprimit të tij vazhdimisht bëhet degëzimi i aktiviteteve prodhuese, paraqiten degë krejtësisht të reja të prodhimit, që kanë nivel më të lartë të produktivitetit. Nën ndikimin e tij ndryshojnë proporcionet ndërmjet faktorëve të prodhimit dhe zvogëlohet pjesëmarrja e veprimtarive primare në favor tëatyre sekundare, terciare dhe kuartare. Ndryshimet në strukturën globale të faktorëve janë të shoqëruara me ndryshime po aq të mëdha në strukturën e secilit factor veç e veç. Ndryshimet më intensive zhvillohen në sektorin e industrisë, pasi që në kuadrin e tij më së shumti krijohet teknika dhe teknologjia e re, dhe prej tij, më tutje, përhapet në lëmenjtë e tjerë të prodhimit dhe në sferën joprodhuese. Duke e bërë transformimin e strukturës së ekonomisë, progresi teknologjik mundëson lëvizjen e resursit njerëzor (fuqisë punëtore) në drejtim të sektorëve më produktivë të ekonomisë. Duke hapur rrugën për degë krejtësisht të reja, ai krijon impulse dhe vatra të reja zhvillimore. Pra, mund të thuhet se progresi teknologjik definohet në mënyrë të trefishtë si faktori më dinamik i zhvillimit. Së pari, tempi i tij i zhvillimit në mënyrë vendimtare e përcakton dinamikën e rritjes së ekonomisë dhe me fuqinë e vet të ndikimit ua kalon faktorëve të tjerë. Së dyti, progresi teknologjik mundëson zhvillimin më cilësor të faktorëve të tjerë të prodhimit dhe ua ngrit produktivitetin teknologjik dhe dobësimit të ndikimit relativ të faktorëve të tjerë të

32

Page 33: Ekonomika e zhvillimit

zhvillimit. Sa më shumë që përparon zhvillimi ekonomik, aq më i qartë është manifestimi i këtyre ndryshimeve. Rëndësia në rritje e progresit teknologjik është karakteristikë imanente (qenësore) e zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe empirikisht është konstatuar në praktikën e industrializimit të të gjitha vendeve. Pjesëmarrja e fuqisë punëtore, e cila në periudhën fillestare të industrializimit është mjaft e rëndësishme, gjithashtu fillon të zvogëlohet krahas me përparimin e ndarjes shoqërore të punës dhe me ndryshimet strukturore. Gradualisht shteren tepricat e deriatëhershme të fuqisë punëtore, kështu që punësia dhe dinamika e rritjes së punësisë janë madhësi në rënie. Në fazat më të larta të zhvillimit praktikisht formohet raporti i barazisë ndërmjet normës së rritjes ekonomike dhe normës së progresit teknologjik, pasi që rritja ekonomike gati tërësisht varet nga tempi i përparimit teknologjik. Ndryshimet e njejta shfaqen edhe te resurset natyrore, për të cilët gjithashtu mund të thuhet se janë relativisht të shtershëm, ndërsa zhvillimi i teknologjisë bashkëkohore dhe i industrisë kimike krijon shumë supstitute (zëvendësime) dhe produkte të reja, që janë rezultat i përpunimit industrial. Të përfituar në mënyrë industriale, këto produkte vazhdimisht e shtojnë pjesëmarrjen e vet, Teknologjia, në krahasim me faktorët e tjerë, nëse krijohen kushtet materiale për përparimin e saj, jep efekte proporcionalisht më të mëdha, dhe këto efekte janë të përhershme, të pashtershme dhe vazhdimisht në rritje, në përputhje me vetë përparimin teknologjik.

(B) Progresi teknologjik bën ndryshimin e strukturës së faktorëve të prodhimit dhe të kombinimeve të tyre në procesin e prodhimit. Me këtë ai bën ngritjen e produktivitetit dhe efektivitetit të faktorëve të tjerë, duke bërë njëkohësisht zvogëlimin e shpenzimeve të prodhimit për një njësi të prodhimit, pa marrë parasysh se a manifestohet në formë të mjeteve të reja për prodhim. Së treti, ndryshimet progressive në strukturën e prodhimit material e kanë fuqinë e vet lëvizëse pikërisht në progresin teknologjik, i cili krijon kushte për zgjërimin e ndarjes shoqërore të punës dhe për diversifikimin (llojllojshmërinë) e veprimtarive prodhuese. Kjo rëndësi në rritje e progresit teknologjik sidomos manifestohet në kushtet e zhvillimit bashkëkohor. Ky zhvillim, i mbështetur në rezultatet më të reja të shkencës, ka një karakter tejet të përgjithshëm dhe i përfshin jo vetëm të gjitha degët e prodhimit material, por dukshëm depërton edhe në sferën joprodhuese. Ndryshimet e mëdha teknologjike i përfshijnë gjithashtu edhe të gjithë faktorët materialë të procesit të prodhimit, kështu që edhe në këtë pikëpamje manifestohet karakteri i tij tejet i përgjithshëm. Ai bën ndryshimin e karakterit të punës prodhuese dhe të punës në përgjithësi, si dhe format e organizimit dhe të qeverisjes së prodhimit. Mbi bazat e tij formohet tipi i ri i prodhimit, esencialisht dhe parimisht krejtësisht tjetër nga karakteri i prodhimit me maqina. Roli i madh që sot e ka progresi teknologjik mbështetet në disa rrethana cilësorisht të reja e që e karakterizojnë zhvillimin bashkëkohor. Së pari, duhet të theksohet fakti se shkenca është bërë veprimtari njerëzore e cila në kohë të fundit shënon normën më të lartë të rritjes. Rrjedhat e zbulimeve shkencore kanë shpëjtësi të madhe dhe dukshëm është shkurtuar intervali kohor për shfaqjen e koncepcioneve të reja dhe për rishqyrtimin e atyre ekzistuese. Nepërmjet të hulumtimeve empirike është konstatuar se më se gjysma e informatave shkencore janë më të reja se 15 vjet dhe se shkencën e sotme e karakterizon lakorja eksponeciale e rritjes. Në anën tjetër, forcimi i lidhjeve ndërmjet shkencave fundamentale dhe aplikative ka pasur për rezultat shpejtimin e zbatimeve praktike të zbulimeve shkencore. Për këtë zbatim sot nevojitet dy herë apo tri herë më pak se në fillim të shekullit të 20-të. Bashkimi i ngusht ndërmjet shkencës dhe prodhimit, rrjedhat e të cilëve në të kaluarën kanë qenë krejtësisht të pavarura dhe autonome, akoma më shumë e ka afirmuar progresin teknologjik si

33

Page 34: Ekonomika e zhvillimit

factor dominant të zhvillimit ekonomik. Lidhjet prapavajtëse ndërmjet shkencës dhe prodhimit në atë masë janë bërë të domosdoshëm dhe sistematike, sa që sot prodhimi mundëson zhvillimin e shkencës, ndërsa në punën shkencore mbështetet ekspansioni i prodhimit modern. Për llojet e mëhershme të prodhimit ka qenë karakteristik roli i drejtpërdrejt i njeriut në procesin e prodhimit. Mirëpo, zhvillimi i kibernetikës dhe i disciplinave të tjera shkencore ua hapi rrugën sistemeve të ndryshme të automatizuara dhe të robotizuara, të cilët kryejnë jo vetëm funksione transportuese, teknologjike dhe energjetike, por edhe funksione që janë analoge me inteligjencën e njeriut. Praktikisht, u mundësua depërtimi i teknologjisë edhe në sferën e punës mendore, e cila deri më tani është konsideruar sferë ekskluzive e njeriut. Në saje të automatizimit dhe robotizimit kibernetikor sot është e mundur që degët e tëra të prodhimit të organizohen si sisteme të mëdha unike, të cilët paraqesin karakteristikë në vete të teknologjisë bashkëkohore. Thelbin e tyre e përbën teknika e re llogaritëse dhe qeverisëse, e aftë që të regjistron përvojen prodhuese, t`i kryen punët që mbështeten në analizën logjike-formale, t`i regjistron variantat optimale të qeverisjes dhe t`i zbaton praktikisht në bazë të kushteve konkrete. Roli i teknologjisë së re nuk është vetëm automatizimi dhe robotizimi i procesit të prodhimit, por edhe optimizimi i qeverisjes në domethënien e gjerë të kësaj fjale. Me teknologjinë e re ndryshimet më rrënjësore bëhen në fushën e organizimit shkencor dhe të qeverisjes së prodhimit.

2.4. Ndryshimet në vëllim dhe strukturë të punësisë

Vëllimi dhe struktura e punësisë në kohë të fundit po përjetojnë ecuri negative, natyrisht me intensitet të ndryshëm nga një vend në tjetrin. E njejta gjë po ngjan edhe me strukturën e popullsisë. Për shembull, edhe pse në Europë popullsia po shtohet, po zvogëlohet pjesëmarrja e të rinjve nën 15 vjeç, ndërsa po shtohet pjesëmarrja e personave mbi 65 vjeç. Sipas prognozave të shumta, konsiderohet se në vitin 2025 pjesëmarrja e moshës mbi 65 vjeç do të jetë më së paku 25%. Pasojat e kësaj do të jenë të shumta. Pastaj, në shumë degë kryesisht punojnë të vjetrit, si në bujqësi dhe zejtari. Nga njëra anë, është shumë e qartë se popullsia më e vjetër se 50 vjeç e ka vështirë të gjendet në revolucionin e ri teknologjik, e të tillë tanimë ka mjaft. Nga ana tjetër, për shkak të papunësisë së madhe të të rinjve, stazhi i punës i të punësuarve po shkurtohet, dhe kjo tendencë po fiton në shprehje, pra do të ketë përherë më tepër pensionistë të parakohshëm. Shtrohet pyetja:çfarë skenari na pret nëse shumica e popullsisë do të jenë të rinj dhe pensionistë:

- do të ketë shumë pensionistë dhe pak të punësuar, - do të ketë shumë të rinj, të aftë për punë, por të papunë, - shtohet pjesëmarrja e të punësuarve jashtë prodhimit material, - është një tendencë negative e rënies së produktivitetit të punës dhe e shkurtimit të

kohës së vërtetë të punës, dhe- pozita e vështirësuar e grave, ngase më vështirë punësohen;ndihma e shoqërisë për

nënat e punësuara që kanë fëmijë është e vogël; femrat ngelin prapa me dituri profesionale, ndërsa, nga ana tjetër, kanë jetë më të gjatë; teknologjia e re informative kërkon mësim plotësues jashtë kohës së punës, koha e punës bëhet fleksibile, kështu që edhe ky fakt ua vështirëson pozitën femrave.

Të rinjtë i pret një perspektivë tejet e pasigurtë:

34

Page 35: Ekonomika e zhvillimit

- nuk ka shenja të rritjes së pjesëmarrjes së punësisë së të rinjve, as në Europë e as në pjesën më të zhvilluar të botës (përveç Azisë Juglindore, ku po ndodh shpërthimi i zhvillimit dhe i punësisë). - së paku gjysma e të rinjve të papunë presin për t` u punësuar mesatarisht një vit;në ndërkohë, pak masa merren që atyre të mos u vjetërsohen dituritë e përfituara, duke pasur parasysh përparimin e përditshëm të teknologjisë, - pabarabarsi e madhe ndër të rinjtë për shkak të transferit ndërmjet gjeneratave (brezave të moshës), si dhe ekzistimi i diskriminimit të personave që vijnë nga shtresat e ulta, regjionet e pazhvilluara, nga shtresa e imigrantëve, etj. Kur flitet për ndryshimet në vëllim dhe strukturë të punësisë gjithsesi duhet të përmenden edhe migrimet e punëtorëve. Migrantët janë shtresë shoqërore me shkallë më të lartë të riskut:

- risku gjatë braktisjes së vendit të vet, dmth. çka të bëhet nëse pendohet, - risku i adaptimit në ambientin e ri, - fëmijët e migrantëve pjesërisht, ndërsa nipat e tyre definitivisht, bëhen të huaj, - në rastet e recesioneve (krizave) ekonomike migrantët janë viktima të para,- nuk është i lehtë kthimi në atdhe dhe inkuadrimi përkatës në jetën e atdheut, pas një

periudhe relativisht të gjatë jashtë tij. Kur në vitet e pesëdhjeta dhe të gjashtëdhjeta të këtij shekulli vendet e Mesdheut zbatuan politikën e migrimeve, në atë kohë nuk e kanë pasur vizionin e qartë mbi të gjitha pasojat e problemit. Nuk është menuar se duhet për kthimin e tyre, ku të investohet kapitali i migrantëve, si t` u përgaditen vendet e punës, banesat, etj. Problemi është aktual edhe në ditët e sotme. Tani lëvizjet migruese janë dukshëm të kufizuara dhe kjo për shkak të restriksioneve ndërkombëtare, si dhe për shkak të problemeve ekonomike në vendet e imigrimit. Në të njëjtën kohë, në nivel botëror po zhvillohet edhe një process – fundi i shoqërisë fshatare. Braktisja e fshatit ka përfunduar në Amerikën Veriore dhe në Evropë, ndërsa në botën e pazhvilluar po rrjedh me intensitet të plotë. Kur flitet për bujqësinë dhe fshatin në epokën e revolucionit të tretë teknologjik, atëherë kryesisht mendohet në këto procese:

- me depërtimin e bioteknologjisë dhe të inxhinieringut gjenetik, bujku shndërrohet në biomenaxher të llojit të vet (përdorimi i ndryshëm i tokës për qëllime te ndryshmne, përdorimi i mjeteve të ndryshme për prodhim më të madh, etj. ),,

- depërtimi i teknologjisë informative, duke përfshirë këtu edhe telekomunikimet, ofron mundësi të reja për prodhim, mirëmbajtje, kontroll dhe distribuim të produkteve bujqësore.

Një fenomen tjetër që ndikon në punësinë dhe dituritë e reja është tejkalimi dhe vjetërsimi i shpejt i aftësive krijuese të shkencëtarëve të sotëm. Krahas me revolucionin e tretë teknologjik në ekspansion është edhe brezi i tretë i shkencëtarëve. Tipi i ri i shkencëtarit, ai i brezit të tretë, ka disa karakteristika me të cilat dallohet nga shkencëtari i brezit të dytë. Siç është e njohur nga historia e shkencës, shkencëtari i brezit të dytë ka qenë specialist i ngusht, gjë që ka bërë të mundur rezultate të mëdha shkencore në fushat e ndryshme të jetës shoqërore. Ky tip i shkencëtarit nuk do të zhduket krejtësisht, ndërsa nevoja për të do të jetë aktuale sidomos në vendet në zhvillim. Në anën tjetër, në kohën e sotme është e nevojshme metodologjia e interdisciplinaritetit, kur shkencëtari duhet të ketë dituri më të gjera, të jetë në gjendje të kupton ndërlikueshmërinë e informatave të caktuara, dhe të bashkëpunon me shkencëtarët e tjerë, kryesisht në formë të punës ekipore. Pra imponohet vështrimi i tërësive të mëdha dhe të ndërlikuara, analiza e përsosur e ndryshimeve, zbatimi i risive që kërkon vlerësimin e rezultateve të arritura nga disa aspekte. Pa marrë parasysh a kemi të bëjmë me robotizimin e proceseve të punës, me zbatimin e automatizimit fleksibil, apo me nivel të lartë të

35

Page 36: Ekonomika e zhvillimit

informimit, me përfitim të llojeve të reja të bimëve e kafshëve nepërmjet të inxhinieringut gjenetik, me zbatim më të gjerë të energjisë bërthamore, ose me ndonjë segment tjetër të revolucionit të tretë teknologjik, këto mund t`i zbaton dhe shfrytëzon së bashku me vlerësimin e efekteve positive dhe negative, specialisti i cili shikon vetëm aspektin e vet të problemit. Medoemos është i nevojshëm një tim apo ekip interdisciplinar, në të cilin shkencëtarët do të kuptojnë njëri tjetrin, do të bashkëpunojnë në mënyrë harmonike dhe efikase. Pra, shkencëtari duhet të din saktësisht se ku është kufiri i njohurive të veta dhe për këtë patjetër duhet të njihet tërësia e problemit. Por, cila është përmbajtja e tërësisë? Vlera e një diturie profesionale duhet të vështrohet në ndërlidhje me dituritë e tjera profesionale, dhe të gjitha këto, në mënyrë interdisciplinare, të shqyrtojnë problemin e caktuar.

Rrënimi i shtyllave bartëse të shoqërisë e ekonomisë industriale është i pranishëm edhe në ndryshimet e vëllimit dhe strukturës së punësimit. Dukshëm ka rënë interesimi për punët fizike në xehtari, metalurgji, ndërtimtari prodhuese, si dhe në punët tjera riskante e të mundimshme, dhe të gjitha këto kanë qenë shtylla bartëse të prodhimit industrial. Kjo vlen edhe për disa pjesë të industrisë kimike dhe të transportit. Format e reja të shfrytëzimit të kohës së punës kanë filluar edhe para zbatimit të rezultateve të teknologjive të larta, por ato mundësuan katër mënyra të shfrytëzimit të kohës së punës: koha e plotë e punës, koha e pjesërishme e punës, puna me teknologji të re informative dhe format e reja të ndarjes së punës. Gjithë kjo ka ndryshuar rolin e njeriut në procesin e punës. Derisa në revolucionin e dytë teknologjik ka mbretëruar logjika tekno-prodhuese, dmth. njeriu dhe kualifikimet e tij trajtoheshin si një nga faktorët e prodhimit, së bashku me faktorët e tjerë materialë (lëndët e para, energjia, pajisjet), revolucioni i tretë teknologjik pikësëpari e trajton njeriun si qeverisës, së bashku me resurset e tjera zhvillimore. Pra, logjikën tekno-prodhuese e zëvendëson logjika shoqërore.

2.4.1. Mikroelektronika dhe punësia

Raporti ndërmjet teknikes së re dhe punësimit të ri, si dhe ndikimi në punësimin ekzistues, është mjaft kundërthenës, për ç`arsye edhe ekzistojnë mendime të ndryshme – duke filluar prej atyre krejtësisht optimiste e deri te ato të matura dhe krejtësisht pesimiste. Përveç teknologjisë informative dhe automatizimit të pjesërishëm, optimistët dhe pesimistët marrin parasysh dhe robotizimin jo vetëm të prodhimit material, por edhe të shumë veprimtarive të tjera. Teknologjia e re, dmth. zbatimi i mikroelektronikes, do të ngrit faktorët e tjerë. Te robotizimi peshë më të madhe specifike ka adaptimi i punëtorëve që të punojnë me robotët. Në disa vende propozohet formulimi i marrëveshjeve të veçanta mbi robotizimin, të nënshkruara ndërmjet sindikatave dhe firmave, që do të perfshijnë, mes tjerash, rikualifikimin me kohë të punëtorëve dhe punësimin e atyre që do të jenë tepricë pas robotizimit, por edhe caktimin e kohës së punës për ata që do të punojnë me robotë, mbrojtjen shëndetësore të tyre, etj. Vazhdimisht kemi folur për procesin e prodhimit, por teknologjia e re depërton edhe në zyrë dhe punët administrative. Telefonët dhe makinat e shkrimit gradualisht po bëhen e kaluara jonë, ngase po fillon epoka e automatizimit të punëve administrative.

36

Page 37: Ekonomika e zhvillimit

Pajisjet e zyrës moderne janë mikrokompjuteri dhe ëordprocesori. Rol të madh sidomos do të kenë ëordprocesorët, të cilët njëkohësisht janë edhe maqina të shkrimit, edhe dërgues të mesazheve, të teleteksteve, etj.

2.4.2. Ndikimi i teknologjisë së re informative në arsim dhe depërtimi i saj në punënshkencore-kërkimore

Prej shkrim-lexhimit të parë e deri te arsimi permanent (mësimi gjatë tërë jetës), teknologjia e re informative është deri më sot kërcimi më i madh në përfitimin e diturive dhe plotësimin e tyre, ndërsa krejt kjo varet nga profesioni përkatës. Nëse flitet për sistemin shkollor, zbatimi i teknologjisë informative më shumë ka përparuar në Japoni, vendi i cili ende është i pari në mikroelektronikë. Mirëpo, në vitet e fundit teknologjia e re depërton gati kudo, sidomos në vendet e zhvilluara dhe mesatarisht të zhvilluara, kështu që çdo vend, pa marrë parasysh nivelin e zhvillueshmërisë, duhet të kujdeset që brezi i ri të ketë kontakt sa më të ngusht me kompjuterët: sot quhet analfabet ai që nuk di të punoj me kompjuter. Është detyrë e pashmangshme që të rinjtë me kohë të mësohen si të punojnë, madje të punojnë jo vetëm më shpejt, por edhe të kryejnë punë të cilat më parë nuk kanë mundur fare t`i kryejnë. Më tutje, ata duhet të mësohen të qeverisin, të mësojnë me kohë për risitë në shkencë. Ata duhet t`i përgadisin si të organizojnë jetën e vet personale, të bashkëpunojnë me të tjerët, si të kalojnë kohën e lirë. Brezit të ri duhet t` i ndihmojnë që të ketë strese (tronditje shpirtërore)më të vogla, si nga puna e tepërtë ashtu edhe nga puna e pamjaftueshme, sidomos nga mospuna nëse janë të papunësuar. Atyre duhet zbutur vështirësitë e adaptimit ndaj teknologjisë së re, sidomos për arësye se teknologjia po ndryshon më shpejt se qenia njerëzore.

Teknologjia e re informative do të ushtron këtë ndikim në brezin e ri:- si të bëhesh i logjikshëm, - si të bësh zgjedhjen ndërmjet alternativave të ndryshme, - si të bëhet vlerësimi dhe në bazë të cilave kritereve, - si të parashikohen pasojat e vendimeve, - si të kërkohen informatat e nevojshme.

Teknologjia informative do t` u mundëson arsimtarëve që më mirë të organizojnë mësimin dhe punën ekipore, koordinimi i mjeteve mësimore do të jetë në nivel të lartë, vlerësimi i rezultateve të nxënësve do të jetë më objektiv, e gjithashtu do të nxitet edhe puna individuale. Më pak do të mësohet në orët e mësimit e më tepër në shtëpi. Zgjerimi i horizontit do të bëhet në mënyrë të trefishtë:vështrimi në afat kohor sa më të gjatë, përfshirja e sa më shumë elementeve, përfshirja e hapësirave sa më të gjëra, deri në universum. Në shumë vende në zhvillim ende nuk është bërë adaptimi i sistemit shkollor ndaj teknologjive të reja. Në shumë fakultete informatika akoma nuk është lëndë e obligueshme. Aspektet e tjera të revolucionit të tretë teknologjik nuk janë të përfaqësuar në masë të duhur në programet universitare. Ndryshimet shoqërore që duhet t`i studion shkenca e sotme janë shumë të shpejta, e njëkohësisht tejet të ndërlikuara dhe me pasoja afatgjata. Teknologjitë e reja patjetër do të depërtojnë në të

37

Page 38: Ekonomika e zhvillimit

gjitha segmentet e shkencës. Me metoda dhe mjete tradicionale nuk mund të shpjegohen dukuritë moderne. Është më se e nevojshme që punëtorët shkencorë të aftësohen në përdorimin e kompjuterëve dhe ëordprocesorëve, si në vendet e punës ashtu edhe në banesat e veta, në mënyrë që më shpejtë t`i përcjellin risitë në shkencë, ata duhet, nëpërmjet të kompjuterëve, të bashkëpunojnë me qendrat e mëdha shkencore në botë.

2.4.3. Zyra e ardhmërisë

Është shumë intersant të shifet se si duket zyra e ardhmërisë, cilat veprimtari zhduken nga ajo dhe cilat po paraqiten me zbatimin e teknologjive të reja. Punët që gradualisht tërhiqen prej zyreve janë këto:regjistrimet e ndryshme, rezervimi dhe blerja e biletave për udhëtime, e të ngjashme. Veprimtaritë e reja në zyret moderne janë këto:automatizimi total gjatë shtypjes; përdorimi i fotokomponimit. Zyra bashkëkohore do të thotë zyre elektronike të integruar, ku janë këto elemente: teleks maqina, ëord-procesori, kompjuteri dhe terminalet e tij, printerët (shtypësit), servisi i videotekstit, maqina për fotokopje, telefoni. Njëkohësisht, ekzistojnë mendime të ndryshme mbi përdorimin e letrës në zyren moderne. Disa shkencëtarë konsiderojnë se për letër nuk do të kemi nevojë në zyren e ardhmërisë.

Në përgjithësi mund të thuhet se ekzistojnë katër faza të krijimit të zyres moderne ose zyres elektronike të integruar. - faza e parë tanimë ka kaluar;në atë kohë personeli i repartit të kompjuterëve mban gjithë kontrollin në qendër të firmës;- faza e dytë fillon pas vitit 1980; tani terminalet e kompjuterëve kanë perfshirë vertikalisht tërë firmën dhe çdokush do të punoj me kompjuter;- faza e tretë është më e përhapur në kohën e sotme, dhe ajo praktikisht e largon burokracinë, pasi që kompjuteri tekstualisht ndodhet në secilën zyre; informatat lëvizin lartë-poshtë, pastaj poshtë-lartë, si dhe nga drejtimet anësore;- faza e katërtë, me maqina universale të zyres do t`i bën të punësuarit të pavarur në pikëpamje hapësirore dhe, sidomos, në pikëpamje informative.

2.4.4. Cështjet kryesore të punësimit dhe të shfrytëzimit të kuadrove

Duke pasur parasysh rolin e njeriut në shoqërinë e ardhshme të informatizuar, mund të numrohen këto çështje qenësore:

(1) Ende nuk është krejtësisht e qartë se çfarë pasojash do të ketë informatizimi i shoqërisë dhe çfarë do të jetë ndikimi i sistemit politik në një vend konkret; teknologjia e re informative hap rrugën për arritjen e demokracisë maksimale, por edhe të monopolit mbi informatat, përqëndrimin eventual të pushtetit në majën e piramidës qeverisëse, etj. ;(2) Secili vend, sidomos vendet mesatarisht të zhvilluara, duhet të përgaditet për rolin dhe vendin e ri të njeriut në revolucionin e tretë teknologjik; është nevojë e ngutshme hartimi i programeve dhe projekteve të mëdha zhvillimore të cilët, mes tjerasht, përfshijnë edhe shfrytëzimin më cilësor të kuadrove;

38

Page 39: Ekonomika e zhvillimit

(3) Në secilin vend duhet t`i kushtohet kujdes përgaditjes së kuadrove për aktivitete të reja;në këtë drejtim rëndësi më të madhe ka reforma e sistemit shkollor, si dhe aplikimi i të gjitha formave të arsimit permanent;(4) Është shumë me rëndësi të dihet kufiri i sferës së shërbimeve, ngase shpresat e mëdha nga sektori i shërbimeve kryesisht u zhdukën. Por, çfarë duhet pritur nga krijimi ekskluziv vetëm i firmave të vogla, dmth. çka ka mbetur nga pohimi i Friz Shumaherit (Fritz Schumacher), economist amerikan, se e vogla është e bukur (libri i tij “Small is beautifull”). Teknologjitë e reja krijojnë një hapësirë të caktuar për shumë segmente të prodhimit që mund të kryhen në kuadër të firmave relativisht më të vogla, madje edhe vetëm me një person, por në shumicën e rasteve ato janë të integruara në sisteme më të mëdha të prodhimit (kompani më të mëdha), ku firmat e vogla prodhojnë vetëm një seri të caktuar ose vetëm një komponentë të produktit final;(5) Në kohët e mëparshme qëllimi kryesor në sferën e prodhimit ka qenë produktiviteti individual (i firmës), pastaj u afirmua produktiviteti shoqëror dhe, në fund, caktohet efektiviteti i punës si qëllim kryesor. Efektiviteti kryesisht është rezultat i punës ekipore dhe në këtë moment konsiderohet qëllim kryesor i prodhimit material të gjithmbarshëm. Pra, praktika e deritanishme teknike inxhinierike, e mbështetur në matjen e rezultateve të punës, është braktisur në degët më kryesore të vendeve më të zhvilluara. (6) Shikuar në nivel botëror, kalimi prej shpenzimeve të prodhimit kah shpenzimet e zhvillimit rrjedh me nje temp gradual, gjë që shifet nga rritja e shpejtë e amortizimit në vendet më të zhvilluara, por jo edhe aq e shpejtë në vendet në zhvillim. Pra, niveli i punësimit dhe më tutje më së shumti varet nga akumulimi i sendërtuar. Dhe, si duket, kështu do të jetë edhe për një kohë të gjatë. Vetëm kalimi i plotë në shpenzimet e zhvillimit, që do të ndikon në rritjen më të shpejtë të prodhimit, në zbatimin më intensiv të teknologjive të larta, në ngritjen e informatizimit të shoqërisë, e pra edhe në rritjen e punësimit, do të mundëson apsorbimin më të shpejt të të papunësuarve dhe shfrytëzimin më të mirë të faktorit njerëzor. Por, derisa të mos arrihet në atë shkallë të zhvillimit, edhe më tutje do të jetë shumë i rëndësishëm raporti ndërmjet investimeve të reja dhe rritjes së konsumit, si persona ashtu edhe të përbashkët. Në lidhje me këtë Pol Stresmën (Paul Strassmann), ekonomist amerikan, duke folur për rritjen e përhershme të fondeve themelore materiale ndaj rritjes së punësimit dhe diturisë së të punësuarve, shpreh mendimin se në shoqërinë e ardhshme të informatizuar fondet e vetme të zhvillimit do të jenë dituritë e të punësuarve, ndërsa maqinat dhe ndërtesat gradualisht do të trejtohen si shpenzime të zhvillimit. (7) Kur flitet për punësimin e ardhshëm duhet pasur parasysh edhe këto momente:

- vendet e punës në fushën e prodhimit material pësojnë ndryshime rrënjësore (robotizimi dhe automatizimi fleksibil);

- bëhen ndryshime të mëdha në punët administrative;çdo gjë kryhet më shpejt, më saktësisht dhe më thjeshtë;

- ndryshon forma dhe përmbajtja e përgaditjes profesionale të të punësuarve në fushën e informative, si dhe të qeverisjes së zhvillimit, sepse në vend të specialistëve tani vijnë gjeneralistët (ekspertë të aspekteve më të përgjithshme),

- është i domosdoshëm arsimi permanent i gjithë qytetarve të një vendi, pa marrë parasysh vendin e punës dhe moshën;

- vazhdimisht paraqiten nevoja të reja dhe mënyra të reja të plotësimit të nevojave, si dhe, më tutje, vende të reja të punës.

39

Page 40: Ekonomika e zhvillimit

(8) Format e ndryshme të arsimimit, të diturive, të informimit, nevoja për interdisciplinaritet, etj. , edhe një herë e theksojmë nevojën për përfitimin të kualifikimeve formale, ndonëse as intuita nuk e ka humbur krejtësisht rëndësinë e vet.

(9) Shkurtimi i kohës së punës dhe kalimi ne javën 35-orëshe, ose madje në javën 30-orëshe, ka shkaktuar ndryshime të mëdha. Ende nuk është e qartë gjatësia dhe struktura e ditës së punës, e as vendi i punës(a është e domosdoshme të punohet në lokal të caktuar, ose një pjesë e kohës së punës mund të kalohet edhe duke punuar në shtëpi, me çka zvogëlohen investimet për vendin e punës). Si duket, ardhmëria e njerëzimit është që përveç kohës së plotë të punës në vendin e caktuar të punës, të ekzistojnë edhe tri mundësi – koha e pjesërishme e punës (e shkurtuar), koha e përkohshme e punës (puna me ndërprerje) dhe puna në shtëpi. Kjo ka rëndësi të madhe për femrat dhe nënat.

(10) Në shumë vende të zhvilluara flitet për një tendencë të të ashtuquajturit neofordizëm (paraqitja e sërishme e ideve të Henri Fordit). Shtohet pyetja:a thua informatizimi, automatizimi fleksibil, e sidomos robotizimi, do të intensifikojnë lodhjen dhe rraskapitjen fizike dhe nervore të të punësuarve?Ndonëse kushtet e punës janë shumë më humane dhe demokratike, nuk është e tepërtë të mendohet për pasojat, sidomos psiqike, të informatizimit.

2.5. Vjetërsimi i të gjitha llojeve të faktorëve zhvillimorë

Për një periudhë kohore shumë të gjatë teoria ekonomike e ka trajtuar procesin e vjetërsimit në mënyrë shumë të ngushtë: si vjetërsim vetëm i mjeteve themelore (fondet fikse), dmth. i pajisjeve dhe ndërtesave. Konsiderohet kontribut pozitiv i teorisë ekonomike tradicionale që dallon dy forma të vjetërsimit – vjetërsimi fizik dhe moral i mjeteve. Vjetërsimi fizik ka të bëj me përdorimin prodhues të mjeteve, ndërsa vjetërsimin moral e shkakton progresi teknik, duke i menjanuar nga konkurrenca ata që përdorin teknikë të vjetër, e që kanë shpenzime më të larta të prodhimit dhe cilësi më të ultë të produkteve. Mjetet për zëvendësimin e fondeve fikse janë siguruar nëpërmjet të krijimit të fondeve të amortizimit, ndërsa amortizimi ka qenë pjesë përbërëse e shpenzimeve të prodhimit. Kjo humbje e vlerës ose depresiacion i fondeve fikse është pasojë normale e progresit teknik, krahas me formimin e çmimeve të mallrave në bazë të ligjit të ofertës dhe kërkesës. Pra, kush nuk e respekton vjetërsimin e vërtetë të fondeve fikse (mjeteve themelore) është në rrezik të zhduket nga skena ekonomike. Pra, kështu mund të prezentohet në mënyrë të thjeshtë procesi i vjetërsimit në prodhimin material. Koncepti i vjetërsimit gjatë kohës është zgjëruar me më shumë elemente që i nënshtrohen vjetërsimit. Koncepti i vjetërsimit (humbjes së vlerës)më së shumti zgjerohet nën ndikimin e zhvillimit teknologjik. Në filim janë përfshirë vetëm fondet fikse e më vonë një varg i tërë faktorësh zhvillimorë. Koncepti ka filuar me amortizim, e gradualisht shkohet kah shpenzimet e zhvillimit. Ka filluar vetëm me një shkaktar të vjetërsimit – progresin teknologjik, e më vonë janë përfshirë një grup shkaktarësh, ndër të cilët vetëm progresi teknologjik ka ruajtur vendin e parë dhe më kryesor, e që edhe sot ka ndikim primar.

40

Page 41: Ekonomika e zhvillimit

Gjatë historisë së zhvillimit ekonomik vazhdimisht është zgjëruar lista e shkaktarëve kryesorë të vjetërsimit, së bashku me lëmenjtë (fushat )ku manifestohet ky vjetërsim. Kjo listë edhe sot po zgjerohet krahas me depërton e teknologjive të reja, dhe kjo gjë është pritur.

Në momentin e tanishëm të zhvillimit të ekonomisë botërore shkaktarët kryesorë të vjetërsimit mund të prezentohen me këtë renditje. 1) progresi shkencor dhe teknik, dmth. të gjitha risitë e revolucionit të tretë teknologjik, 2) krijimi i llojeve të reja të nevojave, pra rritja e kërkesës për produkte të reja, 3) shkurtimi i qëndrueshmërisë së të mirave të qëndrueshme të konsumit (aparatet e amvisnisë, videorekorderët, etj. )për dy arsye: a)teknika e re mundëson produkte të reja, b)nevoja e zgjerimit të tregut. 4) konceptet e reja mbi rolin e njeriut në vendin e punës dhe mbi rolin e tij në qeverisjen e zhvillimit, gjithashtu ndikojnë në vjetërsimin e mjeteve prodhuese dhe të teknologjisë informative, 5) mungesa e shprehur e disa faktorëve dhe paraqitja e nevojës që të kalohet në faktorë te të cilët mungesa shprehet më pak, 6)forcimi i ndikimit të atyre faktorëve që e vështirësojnë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe nevoja që të kalohet në ata faktorë që e lehtësojnë këtë bashkëpunim, 7)shtimi i numrit të faktorëve që kanë ndikim të dëmshëm në shëndetin e njeriut dhe nevoja që të kalohet në faktorë që nuk kanë ndikim të dëmshëm, 8)shtimi i numrit të faktorëve që kanë ndikim më të vogël negativ në ambientin natyror.

Kur flitet për vjetërsim gjithsesi duhet të bëhet dallimi ndërmjet vjetërsimit fiks dhe atij variabil, dhe cilat janë pasojat e njërit dhe tjetrit. Vjetërsimi fiks është i njëjtë përnga intensiteti gjatë gjithë kohës së shfrytëzimit të një të mire (produkti). Vjetërsimi variabil është më i vogël në fillim të shfrytëzimit të një produkti më të mirë (përveç tjerash edhe pse në atë periudhë paraqitet pagesa e krediteve për modernizim, nëse për këtë qëllim nuk kanë mjaftuar mjetet vetanake); ndërsa më vonë ky vjetërsim shpejtohet ngase duhet të krijohen mjetet për modernizim të ardhshëm. Vjetërsimi varijabil e ka edhe një shkaktar – tempin e shpejtë të risive teknologjike në një degë ose në disa ndërmarrje. Në shumë vende vjetërsimi varijabil shpejtohet nëpërmjet të politikës tatimore dhe kështu hapet rruga për zbatim më të madh të risive teknologjike.

Shkaktarët e vjetërsimit janë përafërsisht të njëjtë në vendet që janë përafërsisht në të njejtin nivel të zhvillueshmërisë, ndërsa në lëmenjtë e vjetërsimit ndikon edhe sistemi shoqëror-politik. Lëmenjtë kryesorë të vjetërsimit janë:1) ideologjia dominante në një shtet, koncepti i zhvillimit shoqëror dhe ekonomik, mënyra e qeverisjes së zhvillimit;2) dituria dhe baza informative e të gjithë subjektëve të zhvillimit;3) paraqitja e stilit të ri të jetës, të nevojave krejtësisht të reja, për ç`arsye vjetërsohet edhe sistemi i nevojave;4) teknika e instaluar në të gjitha fushat e aktiviteteve shoqërore;5) paraqitja e lëndëve të para më të mira dhe më të lira, për ç` arësye lëndët e para në shfrytëzim vjetërsohen;6) produktet finale, si përnga llojet ashtu edhe përnga karakteristikat themelore;7) infrastruktura;8) objektet ndërtimore – pjesa prodhuese dhe joprodhuese;9) format e bashkëpunimit brenda vendit dhe në nivel botëror;

41

Page 42: Ekonomika e zhvillimit

10) tregjet, metodat e plasmanit të produkteve, etj.

Duke folur më parë për shkaqet e vjetërsimit, është përmendur edhe shkurtimi i qëndrueshmërisë së të mirave të qëndrueshme të konsumit, ku ndikim më të fuqishëm ka paraqitja e vazhdueshme e produkteve të reja, të cilat i ofron teknika dhe mikroelektronika moderne, ndërsa, sipas autorëve të tjerë, ndikim më të madh ka zgjërimi i tregut me qëllim të shtimit të fitimit (profitit). Është e sigurtë se shkaqet janë të karakterit të dyfishtë, dmth. se te produktet konkrete mund të dominon vetëm një faktor (për shembull, moda në konfeksion), ose paralelisht që të dy faktorët. Teknologjia e re e zvogëlon qëndrueshmërinë e të mirave të qëndrueshme të konsumit sepse bëhet një ndikim i madh mbi shpenzimet e prodhimit, dmth. teknologjia e re i zvogëlon shpenzimet për një njësi të prodhimit, e gjithashtu krijon edhe produkte krejtësisht të reja. Për sa i përket të mirave të qëndrueshme të konsumit, shpesh herë kemi të bëjmë me produkt të ri i cili plotëson ndonjë nevojë të re. Por, gjithashtu është e vërtetë se prodhuesit e teknikës së re i kanë arësyet e veta, pikësëpari shtimin e fitimit (profitit). Kjo do të thot se qëndrueshmëria e të mirave të qëndrueshme duhet të vështrohet në mënyrë specifike nga aspekti i vjetërsimit.

2.6. Transferi i faktorëve ndërmjet vendeve

Transferi i faktorëve zhvillimorë, sidomos transferi i teknologjisë, ka aspekte të ndryshme të vështrimit, ndërsa analiza e tyre nuk është e njejtë te të gjithë autorët. Kjo pjesërisht shpjegohet me faktin se për vendet e ndryshme dhe për faktorët e ndryshëm, të gjithë aspektet nuk kanë rëndësi të njejtë, sidomos nëse mbahet parasysh politika ekonomike konkrete. Të marrim, si shembull, transferin e teknologjisë. Përveç aspektit ekonomik, të gjithë aspektet e tjerë janë krejtësisht të ndryshëm. Disa autorë më shumë rëndësi i kushtojnë aspektit politik, juridik ose historik, ndërsa të tjerët atij gjeografik, demografik ose kulturor, etj. , kështu gjithë kjo problematikën e transferit të teknologjisë e bën tejet të ndërlikuar. Numri i aspekteve nga të cilët mund të vlerësohet transferi i teknologjisë është shtuar dukshëm, e gjithashtu është zgjeruar shpjegimi i arsyeve të transferit. Në këtë fushë kemi braktisjen e një teorie relativisht të thjeshtë. Sipas kësaj teorie të vjetër e tradicionale, përherë zgjedhet ajo teknologji që i minimizon shpenzimet e prodhimit, pra menaxheri kërkon atë teknologji e cila faktorët e prodhimit (punën dhe kapitalin) i aktivizon me shpenzime minimale. Nga kjo del përfundimi se të gjithë prodhuesit e të njejtit product në një vend konkret dhe në një moment konkret, zgjedhin teknologji të njejtë që i minimizon shpenzimet e prodhimit. Natyrisht, në ato vende ku puna ështëe shtrenjtë (rrogat e larta), e këtu kemi të bëjmë me vendet e zhvilluara, teknologjia e re ka depërtuar me temp më të shpejtë. Dikund kah vitet e 60-ta të shekullit 20-të ky koncept teorik u tregua i pamjaftueshëm për të shpjeguar problematikën e transferit të teknologjisë. Në kushtet e revolucionit të tretë teknologjik rregulla e thjeshtë mbi shpenzimet e prodhimit nuk vlen më. Gjëja më e rëndësishëme është inkuadrimi në zhvillimin e teknologjive të reja dhe në format e reja të bashkëpunimit në nivel të brendshëm dhe në atë botëror. Pastaj, rëndësi primare ka gjetja e pozitës në kuadrin e ndarjes botërore të punës, e cila vazhdimisht po degëzohet dhe po fiton forma deri më tani të papara. Poashtu, në këtë lidhmëri më të madhe me botën, nepërmjet të formave të ndryshme të bashkëpunimit prodhues, shfaqen edhe format e tjera të lidhmërisë, pasurohet komunikimi i ndërsjellë, etj. Për vendin mesatarisht të zhvilluar është shumë me rëndësi që të jetë i lidhur me sistemet e mëdha prodhuese në botë, për shembull, firmat duhet të bëhen kooperante të kompanive të mëdha transancionale, ngase kështu sigurohet teknologjia

42

Page 43: Ekonomika e zhvillimit

moderne, plasmani i produkteve, lidhjet me botën. Njëkohësisht, bashkëpunimi me botën e zhvilluar shton fondin e diturive në vendin mesatarisht të zhvilluar. Transferi i teknologjisë kryesisht bëhet nepërmjet të tre kanaleve: 1. blerja e patenteve dhe licencave të huaja, 2. kompanitë multinacionale dhe 3. investimet e përbashkëta (angl. joint ventures). Ndonëse blerja e patenteve dhe licencave ofron pavarësi më të madhe, respektivisht varësi më të vogël nga shitësit e huaj sesa në dy kanalet e tjera të transferit të teknologjisë, edhe këtu duhet të bëhet kontrolli se prej kujt blehet teknologjia, cilat janë kushtet e pagesës, a është fjala për teknologjinë më moderne, si qëndron çështja e pronësisë industriale, etj. Për sa i përket kompanive multinacionale, transferet më të shpeshta brendapërbrenda tyre bëhen në këto segmente të prodhimit: mikroelektronika, ndërtimi i maqinave, industria ushqimore dhe formaceutike, petrokimia, etj.

Kur flitet për investimet e përbashkëta, duhet cekur se ato po bëhen formë mjaft e shpeshtë e bashkëpunimit në fushën e prodhimit. Këtu është i mundur i ashtuquajturi zbërthim i prodhimit, ku pjesët e prodhimit që janë teknologjikisht më të ndërlikuara kryhen me ndihmën e partnerit të huaj. Përvoja e deritashme e investimeve të përbashkëta tregon se ndikimi i investitorit të huaj sidomos vjen në shprehje në plasmanin e produkteve të gatshme. Një factor tjetër zhvillimor – fuqia punëtore, gjithashtu është object i transferit, sidomos në relacionin:vendet në zhvillim-vendet e zhvilluara. Ky transfer fiton peshë specifike në kushtet e depërtimit të teknologjive moderne. Për vendet në zhvillim problem i madh është shkuarja në vendet e zhvilluara e kuadrove me kualifikime të larta. Kur mbahet parasysh fakti se faktori njerëzor është faktori primar i secilit zhvillim, mund të merret me mend se çfarë humbje kanë vendet në zhvillim kur ekspertët e formuar, në vend se t` i ndihmojnë vendit-amë (në të cilin kanë lindur dhe shkolluar), shkojnë për të punuar në botën e jashtme. Ne secilin vend humbjet shprehen në miliarda e miliarda dollarë. Nevoja për ekspertë me kualifikime të larta, sidomos në segmentët kryesorë të teknologjive moderne, ndikon që vendet e zhvilluara t` i pranojnë duarhapur, ndërsa vendet në zhvillim të kërkojnë metoda të ndryshme për t`i mbajtur ata. Disa vende në zhvillim madje aplikojnë politikë restriktive të migrimit. Me transferimin e shumë degëve që kërkojnë fuqi punëtore me kualifikime relativisht më të ulta, prej vendeve të zhvilluara kah vendet në zhvillim, fillon të paraqitet edhe kufizimi i hyrjes së disa profileve të ekspertëve në vendet e zhvilluara. Vendeve të zhvilluara, sidomos atyre me teknologji kulminante, vazhdimisht u nevojiten ekspertët kulminantë, dhe për ta nuk ka kurrfarë kufizimi në vendet e imigrimit. Me transferimin e disa degëve prej vendeve të zhvilluara kah vendet ne zhvillim (kryesisht transferohen degët që kanë nevojë për më shumë fuqi punëtore), pjesërisht zvogëlohet lëvizja e të papunësuarve kah vendet e zhvilluara, por jo edhe sa është pritur. Duke bërë fjalë për kualifikimet profesionale, i kemi cekur profesionet dhe profilet deficitare në degët e teknologjisë së lartë. Para vendeve në zhvillim qëndron problemi grandioz jo vetëm i formimit të këtyre kuadrove të larta, por edhe i mbajtjes së tyre për të punuar në vendin amë. Masat e ndryshme administrative (pëngimi i udhëtimit, etj. ) nuk vijnë në konsiderim në shekullin XXI. Ekspertët kulminantë nuk kërkojnë vetëm rroga më të larta, por edhe kushte për punë shkencore, demokraci në vendin ku jetojnë, etj. , dhe të gjitha këto duhet t`ikenë parasysh vendet në zhvillim.

2.7. Alokacioni i faktorëve ndërmjet vendeve

43

Page 44: Ekonomika e zhvillimit

Zakonisht kemi të bëjmë me alokacionin (vendosjen) e trefisht të resurseve:- nepërmjet të formimit të lirë të çmimeve, - nepërmjet të caktimit të çmimeve, dhe- nepërmjet të planit ose projekteve për qëllimet (objektivat) e caktuara.

Problemi qëndron në kombinimin sa më të mirë të tri mënyrave të cekura. Efikasitetii alokacionit të faktorëve a resurseve varet nga një numër i madh momentesh, ndër të cilët veçohen:

- mobiliteti (lëvizshmëria) fizik i faktorëve, - qeverisja e faktorëve dhe format e pronësisë mbi faktorët, - shkalla e integrimit të ekonomisë, - shkalla e hapjes së ekonomisë dhe format e bashkëpunimit ndërkombëtar, - niveli i zhvillimit teknologjik të vendit në tërësi, e veçmas i faktorëve, - shkalla e limitimit ( kufizimit) të secilit factor, - qëndrimi i politikës zhvillimore ndaj faktorëve:politika e çmimeve, politika e

çmimeve, politika fiskale dhe kreditore.

Duke i pasur parasysh këto momente që e përcaktojnë efikasitetin e alokacionit të faktorëve a resurseve, sërish shtrohet pyetja cili është alokacioni optimal i faktorëve, duke u mbështetur në tri mënyrat e cekura të alokacionit, të cilat në mënyra të ndryshme aplikohen në vendet e ndryshme. Të gjitha këto kanë vetëm një qëllim – depërtimin më efikas të teknologjisë së re. Shikuar sipas faktorëve, ndryshon edhe renditja e formave të alokacionit të resurseve, sepse për disa faktorë alokacioni bëhët jashtë tregut, disa janë ndërmjet sferës së tregut dhe jashtë tregut, ndërsa numrit më të vogël të faktorëve i përgjigjet alokacioni nëpërmjet të tregut. Për pjesën dërmuese të faktorëve zhvillimorë alokacioni bëhet jashtë tregut. Lëndët e para të përpunuara dhe pajisjet (por jo edhe objektet ndërtimorë) kanë alokacion edhe nëpërmjet të tregut. Marrë në përgjithësi, në kuadrin e prodhimit material alokacion jashtë tregut kanë faktorët e zhvillimit, ndërsa nepërmjet të tregut artikujt e konsumit personal. Kur flitet për alokacion në kushtet e teknologjive të larta, atëherë duhet bërë dallimin ndërmjet faktorëve që janë product i degëve të teknologjive të larta dhe faktorëve që shfrytëzohen për zhvillimin e atyre degëve. Në rastin e parë (që janë product i degëve të teknologjive të larta) fleksibiliteti (liria)gjatë zgjedhjes së mënyrës së alokacionit është dukshëm më i madh. Në rastin e dytë (që shfrytëzohen për zhvillimin e atyre degëve)kjo liri e zgjedhjes së mënyrës së alokacionit është më e vogël.

44

Page 45: Ekonomika e zhvillimit

K A P I T U L L I I I I

Z H V I L L I M I E K O N O M I K -

S T R A T E G J I A D H E P R I O R I T E T E T

3.1. Kuptimi i zhvillimit – ndryshimet e krijuara

Që në vitin 1922 Albert Ajnshtajni madhështor thoshte se fati i teoricienëve është që shumica e teorive të tyre, herët a vonë, shndërrohen në teori të gabueshme. Siç tregon historia e shoqërisë njerëzore, ekziston përputhja kohore ndërmjet ndryshimeve në shkencat natyrore dhe ndryshimeve në shkencat shoqërore. Pra, edhe paraqitja e revolucionit të tretë teknologjik shkakton ndryshime të mëdha, pikësëpari në shkencat ekonomike dhe juridike. Në kohë të fundit shumë diskutohet për krizën e shkencave ekonomike, veçmas për shkencën ekonomike themelore – ekonominë politike. Si në çdo shkencë, edhe në ekonominë politike paraqitet shterja e potencialit dhe nevoja që aparatura e saj shkencore – metodologjike të pasurohet me elemente të rinj. Kjo nevojë bëhet më e ngutshme në epokën e revolucionit të tretë teknologjik. Në vazhdim do të bëhet fjalë vetëm për ato ndryshime të shkencës ekonomike që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik në kushtet e depërtimit të teknologjive të larta. Dekada e gjashtë e shekullit XX na dha Teorinë e përgjithshme të sistemeve, e cila, përveç risive të mëdha metodologjike, kërkon që çdo sistem shoqëror të vështrohet në raport me rrethinën e vet, prej asaj më të ngushtë e deri te rrethina botërore, pastaj, insistohet në analizën e ndërvarësisë ndërmjet elementeve përbërëse të një sistemi. Kjo teori, si metodologji e re që është, theks të veçantë vë mbi të ashtuquajturat lidhje prapavajtëse, gjë që sugjeron se në çka mund të ndikohet, pra në cilën madhësi mund të ndikohet duke shfrytëzuar një madhësi tjetër, ku që të dyja madhësitë janë të lidhura në vargun e njëjtë të lidhjes prapavajtëse. Teoria e sistemeve futi në përdorim edhe nocionin e entropisë, duke e trajtuar si parametër për shprehjen e shkallës së organizueshmërisë, respektivisht mosorganizueshmërisë së një sistemi të caktuar. Ky përparim i shkencës ekonomike shkaktoi që në dekadën e shtatë të këtij shekulli të ndryshojë qëndrimi ndaj vendit dhe rolit të sistemit të qeverisjes, e më vonë edhe ndaj sistemit politik. Në të vërtetë, ka qenë dashtë të pritet një periudhë mjaft e gjatë që sistemit të qeverisjes t`i pranohet ndikimi mjaft i fuqishëm në normën e rritjes ekonomike. Përsa i përket sistemit politik, kjo periudhë kohore ka qenë edhe më e gjatë. Hulumtimet e fundit të ekonomistëve botëror treguan

45

Page 46: Ekonomika e zhvillimit

se sistemit politik, kur kemi të bëjmë me fuqinë e ndikimtit në normën e rritjes, i takon nëse jo primati absolut, atëherë më së paku primati relativ (ka fuqinë më të madhe të ndikimit, në krahasim me faktorët e tjerë, në normën e rritjes ekonomike). Tërë kjo vijë prej Teorisë së përgjithshmë të sistemeve (edhe pse emërtohet “Teori”, në të vërtetë është metodologji e re, e jo shkencë e re), nepërKibernetikë (e cila ndërtohet si shkencë mbi themelin e Teorisë së përgjithshme të sistemeve), e duke shkuar kah kategoritë e reja sistemore (lidhja prapavajtëse, entropia) dhe afirmimi i plotë i sistemit të qeverisjes dhe sistemit politik, shkon paralelisht me zbulimin e kompjuterëve dhe rezultateve të tjerë të revolucionit të tretë teknologjik, ndonëse kjo ecje paralele në fillim nuk ka qenë aq e qartë për shumë shkencëtarë. Ka qenë dashtë që ekonomistët të bëhen të vetëdijshëm për vendin e ri të njeriut dhe rolin e tij në procesin e zhvillimit, në mënyrë që teoria ekonomike të përparon me temp më të shpejt.

Para së gjithash, njeriu është krijues kryesor dhe do të mbetet i tillë përherë, përkundër ndryshimit të formave të rolit të tij krijues. Sepse, përse ai do të ishte krijues më i vogël në rolin e ri të mikromenit (angl. microman-njeri i epokës së mikroelektronikës) dhe të biomenaxherit (menaxher në epokën e bioteknologjisë )sesa që ka qenë si punëtor fizik? Aftësia krijuese e njeriut do të matet, shprehet dhe vlerësohet në mënyra të ndryshme. Në dekadat e fundit u bë edhe një zgjërim që ka të bëjë me ndarjen e ekonomisë në sektorë, me fjalë të tjera, tani ekonomia ndahet jo në tre, por në katër sektorë:

1) sektori primar – kryesisht bujqësia dhe pylltaria, 2) sektori sekundar – kryesisht industria, transporti dhe komunikacioni3) sektori terciar – serviset, dmth. veprimtaritë shërbyese të të gjitha llojeve, dhe

4) sektori kuartar – kryesisht informatika, duke perfshirëe dhe përfitimin e diturive, punën shkencore, etj.

Më heret kemi thënë se këtë ndarje e dha Mark Porat më 1976. Por, edhe ekonomisti i famshëm austriak Fritz Machlup, në vitin 1962 dhe i pari në teorinë ekonomike, identifikoi sektorin e informatave. Megjithatë, Poratit i mbetet merita për ndarjen që e dha(në katër sektorë). I pari që e bëri ndarjen e ekonomisë në tre sektorë (primar, sekundar, terciar)është ekonomisti anglez Kolin Kllark(Colin Clark) në veprën e tij “Kushtet e progresit ekonomik”më 1940. Në dekadat e fundit nocioni i zhvillimit ekonomik filloi të shpjegohet në një mënyrë më të thellë dhe më të shtresuar. Ekonomisti i famshëm anglez (me origjinë italiane)Piero Sraffa shkruante në vitin 1960 se zhvillimi ekonomik nuk është një rrugë e drejtë që fillon prej “Faktorëve të prodhimit” dhe përfundon me “Të mirat e konsumit”

Kuptimi i zhvillimit ekonomik ka ndryshuar edhe përse i përket aplikimit të kategorive dhe termave të rinj. Kështu, për shembull, shumë më tepër theksohet akumulimi real sesa ai monetar, gjë që, tejet normalisht, ua rrit rëndësinë degëve që e krijojnë këtë akumulim real, ngase në shumicën e vendeve në zhvillim pikërisht ai mungon. Pastaj, gradualisht po dominon botëkuptimi se akumulimi duhet të ketë formën e amortizimit, dmth. shpenzimet e prodhimit gradualisht duhet të shndërrohen në shpenzime të zhvillimit, nëse nuk dëshirohet që më vonë të rrezikohet norma e rritjes ekonomike. Roli i shtetit në zhvillimin e ekonomisë kombëtare gjithashtu po përjeton ndryshime të caktuara. Ky rol qëndron në varësi nga fazat e zhvillimit të një vendi. Nëse mbahen parasysh katër fazat zhvillimore të botës bashkëkohore – industrializimi fillestar, shoqëria industriale, shoqëria me industrializim të lartë dhe shoqëror postindustriale -, atëherë ka të drejtë ekonomisti indian Rati

46

Page 47: Ekonomika e zhvillimit

Ram kur pohon, duke bërë fjalë për rolin e shtetit në zhvillimin ekonomik, se roli më i madh i tij jep rezultate pozitive në shkallët më të ulta të zhvillimit, pa marrë parasysh karakteristikat e rregullimit të brendshëm shoqëror-politik. Por, shtrohet pyetja: në cilën mënyrë shteti i përshtatet fazës së re zhvillimore? Në disa vende kjo është bërë lehtë dhe shpejt, pos në disa vende të tjera ende janë të pranishme metodat e vjetra administrative, të ndërhurjes së tepërtë të shtetit, etj.

3.2. Rritja - stagnacioni – rënia

Zhvillimi ekonomik si pjesë integrale e zhvillimit shoqëror, ose, thënë me terminologjinë e Teorisë së përgjithshme të sistemeve, sistemi i madh ekonomik si nënsistem kryesor i sistemit të madh shoqëror, gjithsesi duhet të kundrohet në mënyrë të tërësishme. Kështu, për shembull, nuk është e mundur që sistemi shoqëror jostabil, që ndodhet në rënie, të ketë sistem të madh ekonomik (ekonomi kombëtare) në rritje; gjithashtu, nuk vjen në konsiderim as situata e kundërtë. Në qendër të zhvillimit ekonomik ndodhet njeriu, kështu që prezentimi grafik i zhvillimit mund të bëhet kështu:

N J E R I U

- ushqimi - vlerat shoqërore- energjia - sistemi politik- banesat - qeverisja e zhvillimit- vendet e punës me pajisje - dituria (arsimi, shkenca)moderne- transporti - ruajtja e ambientit

Elementet e cekur kanë peshë të madhe në procesin e zhvillimit, kështu që rritja, stagnacioni ose rënia e tyre kanë ndikim vendimtar në zhvillimin ekonomik, shtrohet pyetja se si shpjegohet teorikisht kjo botë që ndodhet në kthesë të madhe (në epokën e revolucionit të tretë teknologjik)? Kur bëhen gabime më të mëdha: kur vlerësohet e kaluara ose kur kundrohet e ardhmja? Gjatë analizave ekonomike duhet të insistohet në të kaluarën aq sa kemi nevojë për të projektuar ardhmërinë, pra cilat procese shoqërore e ekonomike kanë përfunduar, cilët janë në vijim dhe cilët kanë filluar. Përsa i përket kundrimit të ardhmërisë, ende mbretëron metoda tradicionale, të cilën duhet braktisur ngase nuk i përgjigjet përparimit shkencor. Thënë me fjalorin e fizikës, na prej shpejtësisë së lëvizjes kalojmë në nxitim, por ende vështirë shihet shpejtësia e nxitimit dhe dimensioni i saj vërtetë. Kështu, për shembull, njëri nga gabimet e mëdhenj të shkencës ekonomike ka qenë ai mbi të ashtuquajturin de-industrializim (ose çindustrializim) të vendeve me të zhvilluara, dmth. forcimi i sektorit të shërbimeve dhe dobësimi i sektorit industrial, sidomos për shkak të transferimit të degëve që janë intensive me punë në drejtim të vendeve në

47

Page 48: Ekonomika e zhvillimit

zhvillim. Shumë shpejt u bë e qartë se përkundër transferimit të degëve (në të cilat teknologjia e lartë depërton me temp më të ngadalshëm), disa degë më moderne shënojnë norma të larta të rritjes. Pra, as që mund të flitet për deindustrializim të vendeve të zhvilluara. Po kësaj, raporti Veri-Jug (vendet e zhvilluara – vendet në zhvillim) gjithashtu është shpjeguar në mënyrë të thjeshtë, ngase sot ekzistojnë këto raporte: Veri - Jug, Jug - Jug dhe Veri - Veri. Edhe një herë shtrohet pyetja se a ekziston mënyra e vërtetë për të kuptuar universumin (gjithësinë) ekonomike në të cilën jetojm. Nuk ekziston! Ekonomisti amerikan Benxhamin Uord (Benjamin Ëard), profesor në Universitetin Berkli të Kalifornisë, thotë se ekzistojnë tri qasje dhe secila prej tyre ka logjikën e vet. Këto tri qasje janë:liberale, radikale dhe konservative. Në përgjithësi mund të thuhet se shpjegimi teorik i botës aktuale që gjendet në kthesë mbështetet në zhvillimin e tërësishëm të mbarë shoqërisë. Në vazhdim do të shpjegohen nocionet e rritjes, stagnacionit dhe rënies. Rritja nënkupton normën pozitive të rritjes së prodhimit material, si dhe ndryshimet përkatëse në sasi, llojet dhe nivelin teknologjik të faktorëve zhvilimorë. Poashtu, shumë me rëndësi është edhe vendi në rang-listën botërore të zhvillueshmërisë. Rënia në rang-listën botërore kurrsesi nuk mund të trajtohet si rritje e pastër (pra, në krahasim me vetveten vendi dhe ekonomia e tij kanë shënuar rritje, por nëse vendet e tjera kanë shënuar rritje më të madhe, atëherë kemi rënie në rang-listën botërore). Vazhdimisht duhet të bëhet dallimi se për sa kemi rritje apo rënie, cilat degë rriten, cilat stagnojnë ose shënojnë rënie, pra duhet të dijmë se çfarë është struktura e rritjes. Kjo për arësye se degët e ndryshme të ekonomisë e të prodhimit nuk kanë peshë të njëjtë në procesin e zhvillimit (nuk kanë peshë të njejtë industria kimike dhe ajo grafike, etj. ). Njëkohësisht duhet t`i kushtohet rëndësi shpejtësisë së dëpërtimit të risive. Stagnacioni është rritje minimale, sepse, thonë ekonomistët, edhe qëndrimi në një vend kërkon vrapim, pra mbajtja e vendit të njëjtë në rang-listën botërore. Kështu nuk është njësoj se për çfarë vendi është fjala, dmth. vendi i mëparshëm në rang-listë a ka qenë i lartë, i mesëm apo i ultë, sepse, për shembull, mbajtja e njërit nga vendet e fundit për një kohë relativisht më të gjatë kurrsesi nuk mund të trajtohet si stagnacion, por si rënie. Me fjalë të tjera, vazhdimisht kemi parasysh kuptimin dinamik të stagnacionit (në shembullin e cekur).

Rënia medoemos nuk do të thotë normën negative të rritjes, ose normën xero të rritjes, por kryesisht është fjala për rënie në tempin e rritjes, ndryshimi i ngadalshëm në vëllimin dhe strukturën e investimeve, depërtimi modest i risive, etj. Edhe te rënia, sikur edhe të rritja vështirë është të thuhet se sa është maksimumi i saj.

3.3. Elementet më qenësorë të strategjisë zhvillimore afatgjate – qëllimet afatgjatë

Në secilën strategji zhvillimore ekzistojnë elemente më qenësore e me fuqi të madhe të ndikimit. Por, edhe këta, gjatë zhvillimit dhe kryesisht nën ndikimin e progresit teknologjik, ndryshojnë përnga karakteri dhe mënyra e veprimit. Ndryshimet e këtyre elementeve janë të asaj natyre që vazhdimisht disa hyjnë e disa dalin, dmth. disa qëllime paraqiten, e disa të tjerë zhduken. Tempi i depërtimit të elementëve të rinj dhe i zhdukjes së elementeve të vjetër ndryshon nga një qëllim afatgjatë në tjetrin dhe nga një etapë zhvillimore në tjetrën. Nëse dëshirohet të përcaktohet shpejtësia optimale e hyrjes se elementeve të rinj dhe e daljes së elementeve të vjetër, atëherë mund të thuhet kështu:shpejtësia optimale e daljes së elementëve të vjetër është kur paraqiten rezultatet në rënie, pra kur është kaluar pika kritike e shfrytëzimit të

48

Page 49: Ekonomika e zhvillimit

elementit konkret; shpejtësia optimale e hyrjes se elementeve të rinj është kur këta mund të aktivizohen menjëherë pas hyrjes në sistem, pra kur sistemi konkret është i pjekur për t`i pranuar. Në bazë të përvojës zhvillimore në botë dhe rezultateve të fundit të shkencës ekonoike, mund të numrohen këto qëllime kryesore të strategjisë afatgjate:(1) ngritja e mirëqenies shoqërore në tërësi, e sidomos ngritja e standardit jetësor; gjithë kjo të bëhet paralelisht me shfrytëzimin e rezultateve të progresit teknologjik (produktet dhe shërbimet që i ofron), (2) ndryshimet përkatëse të strukturës së prodhimit, prapë në përputhje me progresin teknologjik, (3) rritja më e shpejtë e punësimit të ri, krahas me ngritjen e kualifikimeve profesionale, (4) ndryshimet në fushën e investimeve të reja, vazhdimisht duke pasur parasysh zhvillimin e degëve teknologjikisht të reja, (5) zhvillimi regjional më efikas,(6) inkuadrimi më efikas në bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar, sidomos në fushën e zbatimit dhe shfrytëzimit të teknologjive të reja.

Në vazhdim do të bëhet shkoqitja e secilit nga këta gjashtë qëllime të përgjithëshme dhe afatgjate.

(1) Mirëqenia shoqërore mund të kundrohet nga kënde të ndryshëm, ndërsa vlerësimin e saj e bëjnë shkencat e ndryshme - ekonomia, sociologjia, teknika, mjeksia, shkencat juridike, shkencat nutricioniste (që studion ushqimin), urbanistika, etj. Disa nga aspektet mirëqenies që tërheqin vëmendjen janë këta:- raporti ndërmjet politikës sociale publike dhe cilësisë së jetës private të njeriut, - raporti ndërmjet rishpërndarjes së rrogave të marra dhe efikasitetit ekonomik, - raporti ndërmjet dhënieve që u bëhen të punësuarve në vendin e punës (ushqimi në vendin e punës, pushimoret me çmime të popullarizuara, etj. ) dhe dallimeve ndërmjet rrogave, që burojnë nga puna efektive, - raporti ndërmjet politikës tatimore dhe luftës kundër konsumit të tepërt, që gjithsesi shkon në dëm të investimeve prodhuese, - raporti ndërmjet ndihmave që individët i marrin nga shoqëria dhe kontributit që ata i sjellin shoqërisë (si revansh), raporti ndërmjet atyre subjektve të cilët menjëherë kanë dobi nga teknologjitë e reja dhe atyre të cilët, sidomos në fillim, pësojnë dëme të ndryshme materiale dheshëndetësore. (2) Struktura prodhuese, respektivisht ndryshimet e saj, kanë të bëjnë me strategjinë teknologjike të vendit. Pra, fjala është për teknologjitë e larta:mikroelektronika dhe bioteknologjia me inxhinieringun gjenetik, lëndët e para të reja, format e reja të energjisë. Këto degë patjetër duhet të kenë përparësi në politikën e investimeve dhe patjetër duhet të kenë norma të larta të rritjes së prodhimit; kjo rritje e prodhimit në degët moderne pastaj ndikon në rritjen e prodhimit në shumicën e degëve të tjera, të cilave degët moderne u sigurojnë pajisje dhe lëndë të para, energji më të lirë, transport më efikas dhe telekomunikime moderne dhe, mbi të gjitha, sistem informative efikas. Kur flitet për ndryshimet strukturale, atëherë peshë të konsiderueshme fiton edhe politika e resurseve, sidomos këto aspekte të saj: a të bëhet eksploatimi i resurseve natyrore në vend, a të bëhet zëvendësimi i disa resurseve me resurse të tjera, ose të bëhen ndryshime në teknologjinë e përfitimit të resurseve.

49

Page 50: Ekonomika e zhvillimit

Programet e zhvillimit të ardhshëm të sistemeve të mëdha tekno-ekonomike, pra zgjërimi dhe modernizimi i tyre, gjithashtu kanë ndikim të madh në ndryshimet strukturale. Kjo sidomos për arësye se pjesa më e madhe e prodhimit të këtyre sistemeve (energjetika, transporti dhe telekomunikimet) është komponenta më kryesore e infrastrukturës.

(3) Punësimi i ri në nivel botëror dhe në shumicën e vendeve është problem tejet serioz për këto arësye: pasojat e rënda për përsonin që është i papunësuar (standardi jetësor i ultë, vjetërsimi i diturive dhe kualifikimeve profesionale, ndjenja se je i tepërt në shoqëri, devijimet e ndryshme psiqike, fillimi më i vonshëm i jetës bashkëshortore, etj. ), pastaj duhet të përmenden pasojat për vendet që kanë numër të madh të të papunëve. Pra, ekzistimi i programit afatgjatë të punësimit është element përbërës tejet i rëndësishëm i strategjisë zhvbillimore.

Duke u mbështetur në mendimin e ekonomistëve të njohur nga kjo fushë, si dhe në praktikën e vendeve më të zhviluara, mund të veçohen këto dy momente nga problematika e punësimit:

1) ngritja e profilit professional të vendeve të punës, dhe2) moslejimi i formave të tjera të rritjes së kërkesës, përveç asaj që është rezultat i

punësimit të ri (pra, kërkesa duhet të rritet aq sa janë rrogat e të punësuarve të rinjë dhe kështu evitohet rreziku nga inflacioni).

Ngritja e profilit profesional të vendit të punës sidomos është atraktive për ekspertët e rinj, madje edhe më tepër se lartësia e rrogave. Shumë ekonomistë shprehin mendimin se teknologjia e re dhe niveli i lartë i diturive, që kërkon kjo teknologji, janë më tërheqës për profesionistët e lartë se shpërblimi për punë. Me zbatimin e teknologjive të larta zhduket shpërblimi në para si mënyrë e vetme për të ngritur angazhimin në punë dhe perfeksionimin professional. Kur i kemi parasysh sukseset që në këtë fushë i arrijnë kompanitë më të mëdha, vazhdimisht duke e ngritur nivelin professional të vendeve të punës, atëherë shtrohet një pyetje thjesht teorike se a kemi të bëjmë me zhdukjen graduale të “shoqërisë së konsumatorëve”dhe të shndërrimit të punës nga mjeti për mbajtjen e jetesës në mjet për maksimizimin e ngritjes profesionale. (4) Investimet e reja përherë kanë qenë dhe do të mbeten element zhvillimor qenësor, pa marrë parasysh nivelin e arritur të zhvillueshmërisë në një vend konkret. Hyrja në revolucionin e tretë teknologjik, krahas përllogaritjeve të shumta se cilat degë duhet ndërruar dhe me çfarë shpejtësie, si dhe krahas trajtimit kompleks të investimeve të reja dhe të efekteve të tyre, medoemos kërkon qasjen projektuese, si tërësi e një qëllimi zhvillimor, përfshin jo vetëm përllogaritjen e të gjitha shpenzimeve dhe rezultateve, por edhe të gjitha efektet shoqërore që mund të shprehen dhe maten. Për shembull, nuk është fjala vetëm për një investim të ri në ndonjë fabrikë të teknologjisë së lartë, por edhe inkuadrimi i saj në ambientin konkret, ndikimi i këtij investimi në zhvillimin e regjionit, në rang-listën botërore të zhvillueshmërisë, në marrdhëniet tona me vendet më të zhvilluara etj.

Pra, investimet e reja si element përbërës i strategjisë zhvillimore duhet të zbërthehen, nëpërmjet të projekteve, në segmente më të rëndësishme. Kjo është e domosdoshme sidomos atëherë kur investohet në teknologji të larta.

Përveç projekteve për qëllime zhvillimore, vëmendjen e tërheqin edhe mjetet investicionale (pra, kapitali financiar për të investuar), si ato nga burimet e brendshme ashtu edhe nga burimet e jashtme, ngase për shumicën e vendeve në zhvillim burimet e brendshme të investimeve janë të

50

Page 51: Ekonomika e zhvillimit

pamjaftueshme. Burimet e brendshëm më të shpeshtë janë kreditet bankiere, si dhe fletë-obligacionet dhe akcionet, të gjitha këto për të grumbulluar kapitalin e shpërndarë të popullsisë, ndërsa për sa i përket burimeve të jashtme të investimeve duhet përmendur huatë dhe investimet e përbashkëta (angl. joint ventures). (5) Format e reja të zhvillimit regjional janë shfaqur menjëherë pas depërtimit të revolucionit të tretë teknologjik, sepse u bë e qartë se nevojiten forma të reja të ndarjes së punës ndërmjet të zhvilluarve (vendet, regjionet)dhe atyre që akoma janë në zhvillim (vendet, regjionet). Pra, u paraqit nevoja që të bëhet ristrukturimi regjional, si në planin botëror, ashtu edhe në atë të brendshëm. Përparimi grandioz i teknologjive të larta në një farë mënyre i rrëxoi teoritë ekzistuese tëzhvillimit regjional (teoria e fundit e zhvillimit regjional, e përkrahur në shkencën dhe praktikën ekonomike botërore, ka qenë “teoria e poleve të rritjes”, e ekonomistit të famshëm frëng Fransoa Peru), duke hapur kështu hapësirën për shfaqjen e teorive të reja. Procesi i ri-industrializimit të vendeve më të zhvilluara të botës, i shkaktuar kryekëput nën ndikimin e teknologjive të reja, pati për pasojë, midis tjerash, transferimin e shumë degëve industriale në vendet në zhvillim (kryesisht degët që janë intensive me punë), por edhe njëkohësisht, gjë që është edhe më e rëndësishme, përfshirjen e vendeve në zhvillim në degët më moderne të prodhimit, ndonëse shpeshherë në segmentët më të thjeshtë të ndonjë prodhimit të ndërlikuar.

Tani shtrohet pyetja se në çfarë mënyre zhvillimi regjional inkorporohet si element i strategjisë zhvillimore? Në të vërtetë, në secilin project zhvillimi regjional është i lidhur ngushtë me depërtimin e teknologjive moderne, në atë mënyrë që regjionet apo vendet në zhvillim në mënyrë të drejtëpërdrejtë inkorporohen në të gjitha rrjedhat e teknologjive moderne. Me qëllim të punësimit më të madh dhe shfrytëzimit më të mirë të resurseve natyrore, zhvillohet procesi i transferimit të degëve të tëra nga regjionet e zhvilluara në regjionet më pak të zhvilluara. Ky process zhvillohet si në nivel të ekonomisë botërore (ndërmjet vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim) ashtu dhe në nivel të ekonomisë kombëtare të secilit vend që ka dallime ndërmjet regjioneve që e përbëjnë atë.

Në fund, duhet të përmendet edhe një moment që shkon në favor të formulimit të koncepcionit të ri të zhvillimit regjional. Teknologjia moderne, në disa elemente të saj, është e mundur të zbatohet edhe në ndërmarrjet që janë të vogla përnga dimensionet, gjë që i përgjigjet mjaft mirë regjioneve më pak të zhvilluara. Pra, dimensionet regjionale dhe ndryshimet teknologjike po bëhen mjaft fleksibile (elastike). (6) Ndryshimet në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare gjithsesi dhe kurdohere janë element i rëndësishëm i strategjisë zhvillimore, veçanërisht kur merren parasysh edhe ndryshimet më të reja teknologjike. Duke i pasur parasysh zhvillimet më të reja në fushën e teknologjise, mund të veçohen këto katër momente:(a) Këmbimi i informatave mbi teknologjitë moderne duhet të favorizohet maksimalisht, ndonëse vështirësitë për vendet në zhvillim janë të njohura fare mirë. Kjo për arësye se disa informata nuk i kalojnë kufijtë e vendeve të zhvilluara (trajtohen si secrete ushtarake; përveç kësaj, disa informata të tjera vështirë hyjnë në vendin e pazhvilluar për shkak të çmimit tejet të lartë për patentet dhe licencat, si dhe për për shkak të rikualifikimit të ekspertëve të tyre në vendet e zhvilluara;

(b) Pasi që shumica dërmuese e vendeve në zhvillim kanë borxhe të konsiderueshme, ato kanë nevojë jetësore për rritje të eksportit. Por, produkte të reja kanë dhe tregje të reja pushtojnë

51

Page 52: Ekonomika e zhvillimit

kryesisht vendet e zhvilluara; (c) Format e reja të bashkëpunimit në fushën e prodhimit dhe investimet e përbashkëta fitojnë rëndësi primare për vendet në zhvillim. Zhvillimi dhe përvetësimi i teknologjive të reja, sidomos eksporti i tyre, nuk mund të bëhet pa qenë pjesë përbërëse e kompanive të mëdha të vendeve të zhvilluara; (ç) Bashkëpunimi nepërmjet të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare (GATT, OECD, etj. ), si dhe në projektet teknologjike (çfarë është EURECA), bëhet domosdoshmëri. Në projekte të mëdha vështirë mund të depërtohet me forcat vetjake dhe kjo madje vlen edhe për vendet e zhvilluara.

3.4. Prioritetet e zhvillimit të shoqërisë moderne

Prioritetet e zhvillimit të shoqërisë moderne, pra të asaj që thellësisht ka hy në revolucionin e tretë teknologjik, kryesisht janë vetëm disa, ndonëse lista e tyre ndryshon nga një autor në tjetrin dhe nga një vend në tjetrin. Në vazhdim do të përmenden ato prioritete zhvillimore që kanë përkrahje më të madhe në teorinë dhe praktikën ekonomike.

(1) Teknologjitë e larta. - Ky prioritet është i pari dhe më kryesori për shumë arësye. Ndër arësyet kryesore mund të numrohen:

- ndikimi në vëllimin dhe strukturën e prodhimit, në llojet dhe cilësitë e produkteve, si dhe në shkurtimin e kohës së prodhimit,

- ndikimi në zhvillimin më të shpejt të ndërmarrjeve që janë prodhues të teknologjive të larta, dhe kjo si për shkak të nevojave të shtuara për produkte të reja, ashtu dhe për shkak të ndryshimeve të shpejta,

- aftësia e shtuar për t` u paraqitur në tregun botëror dhe ngritja e aftësisë konkurrente te produktet dhe shërbimet,

- ndikimi i madh në bashkëpunimin ekonomik botëror, duke përfshirë këtu edhe transferin e teknologjisë,

- ndikimi në standardin jetësor, sidomos në strukturën e tij,

- ndikimi në formimin e aktiviteteve të reja, stilit të ri të jetës, etj. ,

- ndikimi në inkorporimin e secilit individ në të gjitha rrjedhat shoqërore, dhe

- aftësia e shtuar e kundrimit (qëndrimi pasiv) dhe e formësmit të ardhmërisë (qëndrimi aktiv).

(2) Proceset integruese më të shpejta – forcimi i sistemeve të mëdha tekno-ekonomike. - Proceset e integrimit në kushtet e revolucionit të tretë teknologjik kanë dy forma kryesore: - integrimet brenda degëve dhe ndërmjet degëve, dhe, - integrimet regjionale.

Forma e parë e integrimeve (integrimet brenda degëve dhe ndërmjet degëve) bën zgjërimin e specializimeve në fushën e prodhimit, si dhe bën të mundur inkorporimin e firmave të vogla në

52

Page 53: Ekonomika e zhvillimit

këto integrime. Në këtë integrim brenda degëve ndikojnë, përveç sistemit shoqëror-ekonomik, sidomos atij politik, dhe katër faktorë: (a) niveli i arritur i zhvillimit ekonomik të vendit (bruto produkti për një banor), (b) madhësia e tregut të brendshëm, (c) shkalla e hapjes së ekonomisë ndaj botës së jashtëme, dhe (ç) bashkëpunimi tregëtar me vendet fqinje.

Nga praktika është e njohur se në cilën masë shumë produkte të teknologjive të larta i japin nxitje integrimit brenda degëve dhe atij ndërmjet degëve, ku gjëja më e rëndësishme është që ky integrim të realizohet nepërmjet të programeve të përbashkëta të prodhimit( ana formale-juridike është më pak e rëndësishme).

Forma e dytë e integrimeve (integrimet regjionale)gjithashtu ka marrë hov në kohën e ndryshimeve të mëdha teknologjike. Në kohë të fundit shpesh diskutohet se në cilën masë duhet të jetë i integruar territori. Me fjalë të tjera, shumë vende në zhvillim, duke kërkuar që të anëtarësohen në integrimet regjionale, marrin përgjigje se integrimi konkret ( për shembull OECD apo EFTA) nuk mund të zgjerohet më, së paku edhe për një periudhë kohore. Shtrohet pyetja se a ekziston madhësia optimale e regjionit të integruar. Shkenca ekonomike kryesisht jep përgjigje positive. Integrimi i tepruar është njësoj negativ si dhe dezintegrimi (çintegrimi) i tepruar. Çdo degë prodhuese dhe çdo formë e teknologjisë së re ka tjetër madhësi optimale, e në këtë gjithashtu ndikon edhe madhësia e vendit, së bashku me nivelin e arritur të zhvillueshmërisë. Në këto shqyrtime vazhdimisht mbahen parasysh integrimet në fushën e prodhimit dhe të tregëtisë së jashtme, e jo ato të karakterit politik.

Përveç proceseve intensive të integrimit, gjithasesi duhet të përmenden edhe sistemet bashkëkohore tekno-ekonomike. Edhe në këto sisteme teknologjia moderne depërton me temp të shpejt, kështu që përparimi i tyre mund të arrihet vetëm me kapital të madh dhe kuadro profesionale të mbarë vendit (vazhdimisht është fjala për vende mesatarisht të zhvilluara). Gati është e pamundur të bëhet përparimi në fushën e energjetikës, transportit, informatikës, etj. , pa organizim të tyre në nivel të mbarë vendit dhe pa bashkëpunim sidomos me vendet fqinje. Prioritetshmëria e këtyre degëve është aq e fuqishme sa që nuk mund t`i vëhet kurrfarë dyshimi. Degët e infrastrukturës (sidomos energjetika, transporti dhe informatika) kanë efekte eksterne më të mëdha (të gjitha degët e tjera në njëfar mënyre varen nga to) dhe këtë fakt vazhdimisht duhet pasur parasysh kur merret vendimi për zhvillimin e tyre të shpejtë a të ngadalshëm.

(3) Shkalla e lartë e informimit – shoqëria e informatizuar. -

Në momentin kur u bë e qartë se informatat janë resurs zhvillimor strategjik, se bëjnë pjesë në grupin e faktorëve të prodhimit, se janë inputi kryesor i secilës veprimtari njerëzore, dhe se janë vlerë përdoruese kulminante, në shkencë dhe në praktikë u konstatua se shkalla e lartë e informimit është prioritet zhvillimor qenësor.

Ky prioritet posedon disa specifika dhe në vazhdim do të përmenden disa prej tyre:

- ai kërkon kombinimin ndërmjet teknikës kulminante dhe ekspertëve kulminantë,

- ka normën më të lartë të vjetërsimit përsa i përket teknologjisë së shfrytëzuar, diturisë së përdorur dhe vlerës përdoruese të produktit final, pra vjetërsohet shpejt edhe ajo që fitohet, e edhe ajo me ndihmën e së cilës fitohet,

53

Page 54: Ekonomika e zhvillimit

- në informatikë është shkalla më e lartë e internacionalizimit (ndërkombëtarizimit),

- ky prioritet kërkon mbrojtjen më të madhe nga keqpërdorimet,

- për dallim nga prioritetet e tjerë, informatat kërkojnë kontroll të shumëfishtë dhe të pandërprerë; ndryshimi i befasishëm i tyre është realitet dhe këto ndryshime mund të jenë thjesht teknologjike deri te ato thjesht politike.

(4) Ekspertët me kualifikime të larta. - Rëndësia e këtij prioriteti shumë mirë e shpjegon ekonomisti frëng Zhan – Zhak Sallomon (Jean-Jacques Salomon):”Ekonomia e inovacioneve teknologjike varet nga resursi më i rrallë që ekziston, pra prej fuqisë punëtore me kualifikime të larta. ”Në të vërtetë, këtu kemi të bëjmë me një prioritet të njohur mirë si në teori ashtu edhe në praktikë, sidomos kur mbahet parasysh zhvillimi i përhershëm teknologjik. Teknologjia e re depërton më shpëjtë kur niveli i zhvillueshmërisë është më i lartë, dmth. ku edhe profesionaliteti i kuadrove është mëi lartë; dhe anasjelltas, më shpejtë zhvillohen kuadrot profesionale aty ku zhvillimi teknologjik është më i shpejtë. Kur paraqiten mosharmonitë, atëherë ekspertët më të mirë braktisin atdheun dhe shkojnë për të punuar në vendet që u ofrojnë rroga më të larta dhe mundësi më të mëdha për perfeksionim professional. Por, edhe zhvillimi ngadalsohet kur mungojnë ekspertët e profileve përkatëse.

Formimi i ekspertëve me kualifikime të larta nuk është një çështje afatshkurtër. Për shumicën e profesioneve moderne nevojitet një periudhë e gjatë kohore për të formuar një ekspert kulminant. Në shumë raste dituria kulminante as që mund të sigurohet brenda vendit në zhvillim, kështu imponohet dërgimi i tyre për t` u shkolluar në universitetet kulminante të botës. Me një fjalë, vonesat gjatë planifikimit të këtij prioriteti nuk janë të lejueshme, ngase paguhen tejet shtrenjtë.

(5) Zhvillimi më i shpejt i bujqësisë, krahas zbatimit të teknologjive të reja. -

Për dallim nga industria, bujqësia përherë ka qenë më e prapambetur (shumë elemente të prodhimit i merr nga industria), dhe në disa periudha e në disa sisteme shoqërore-politike (si në disa vende ish-socialiste)gati ka qenë e lënë pas dore. Pasojat janë evidente edhe sot e kësaj dite. Kalimi i bujqësisë në atë nivel kur mund të zbatohen rezultatet e revolucionit të tretë teknologjik, mund të ndahet në dy faza. Faza e parë përfshin këto masa më të rëndësishme:shfrytëzimi racional i sipërfaqeve bujqësore; përpjekjet për madhësi optimale të pronave bujqësore; shfrytëzimi racional i pajisjeve; programet e përbashkëta të prodhimit ndërmjet prodhuesve të vegjël dhe të mëdhenj; përmirësimi i strukturës së prodhimit bujqësor;zbatimi më i madh i rezultateve të bioteknologjisë. Faza e dytë, në të cilën momentalisht ndodhen vetëm vendet më të zhvilluara, i përbën këto elemente innovative:zbatimi i mikroelektronikës në shumë drejtime;formimi i biomenxherit të arsimuar; përparimi i inxhinieringut gjenetik; lidhjet e reja integruese me degët e tjera ekonomike.

(6) Format e reja të shërbimeve në revolucionin e tretë teknologjik. -Në një periudhë mjaft të gjatë teoria ekonomike ka nënçmuar kontributin e sektorit të shërbimeve në procesin e zhvillimit ekonomik. Këtë nënçmim sidomos e ka bërë teoria ekonomike e mëparshme, ku primati i

54

Page 55: Ekonomika e zhvillimit

prodhimit material ka qenë i stërtheksuar gati në mënyrë të përjashtueshme. Dikund pas vitit 1980 filloi të kuptohet në shkencën ekonomike ndikimi i sektorit të shërbimeve në normën e rritjes ekonomike, në standardin jetësor, etj. Ky sektor ka një ekspansion relativisht të shpejt, kështu që shumë ekonomistë filluan të shprehin mendimin se ardhmëria e njerëzimit është pikërisht ekonomia e shërbimeve. Njëkohësisht, mikroelektronika ia zgjeron fushën e veprimit. Në grupin e shërbimeve të cilave mikroelektronika ua zgjeron fushën duhet numruar furnizuesit e qytetarëve me të dhëna të ndryshme, shërbimet e telekomunikimeve propagandën, etj. Për vendet në zhvillim rendësi të posaçme kanë shërbimet në këmbimin ndërkombëtar dhe në fushën e informative ekonomike.

3.5. Zbërthimi i normës së rritjes ekonomike me qëllim të përcaktimit të tipit të ndryshimeve strukturale

Ndarja ekzistuese e normës së rritjes së prodhimit industrial në degë bazike dhe në degë përpunuese, si dhe planifikimi i zhvillimit të mëtejm vetëm në bazë të kësaj ndarjeje, nuk mjafton ngase nuk mundëson përcjelljen e ndryshimeve strukturale. Në vend të kësaj ndarjeje, më e dobishme është ndarja e prodhimit material në këto pesë karakteristika:

1) ri-industrializimi, me të cilin duhet kuptuar depërtimin e degëve moderne krejtësisht të reja, 2) transnacionalizimi (ndërkombëtarizimi) i prodhimit, 3) rivitalizimi (ringjallja) i degëve të braktisura, si dhe i degëve teknologjikisht të prapambetura, 4) transferimi i shumë degëve prodhuese nga vendet e zhvilluara në vendet në zhvillim,5) konversioni i përhershëm i programeve prodhuese të firmave jorentabile dhe që punojnë me

humbje.

Për këto pesë karakteristika ekziston pajtueshmëri e mendimeve ndërmjet ekonomistëve. Pra, kaloi ajo kohë kur rritja e prodhimit material është shprehur vetëm nëpërmjet të normës së rritjes, si dhe nepërmjet të rritjes së degëve. Domethënia e vërtetë e rritjes së prodhimit industrial, si sasiorisht ashtu edhe cilësorisht, fitohet atëherë kur norma e rritjes së këtij prodhimi ndahet në pesë grupe të lartëpërmendura. Në vazhdim do të prezentohen pesë karakteristikat e cekura.

(1) Ri-industrializimi. - Ky process nuk është rastësisht në qendër të zhvillimit botëror, ai në të vërtetë është formë manifestuese kryesore e revolucionit të tretë teknologjik. Nëse në një ekonomi kombëtare rritje më të shpejtë kanë degët që prodhojnë elemente të teknologjisë informative, pastaj robotika, degët që prodhojnë elemente të automatizimit fleksibil, produktet që mbështeten në bioteknologji dhe inxhiniering gjenetik, pastaj nëse një ekonomi ka dhe shfrytëzon lëndë të para të reja dhe forma të reja të energjisë, atëherë për këtë ekonomi mund të thuhet se i përcjellë rrjedhat e progresit teknologjik. Sepse, duhet të jetë e qartë se vendet që nuk janë në nivel të lartë të zhvillueshmërisë, e që nuk dallohen përnga madhësia dhe rezurset natyrore të disponueshme, kanë për detyrë që me të gjitha mjetet të ngrisin nivelin e pranueshmërisë së elementeve të revolucionit të tretë teknologjik. Në këtë aftësi të një vendi konkret ndikim më të fuqishëm kanë dituria dhe sistemi i qeverisjes së zhvillimit, pra aftësia që të përcjellen risitë, të kuptohet progresi, etj.

55

Page 56: Ekonomika e zhvillimit

(2) Transnacionalizimi (ndërkombëtarizimi) i prodhimit paraqet dukurinë botërore më kundërthënëse në epokën e revolucionit të tretë teknologjik, me shumë argumente për dhe kundër, me shumë lavdërime, por edhe kritika. Në bazë të asaj që realisht po ndodh në ekonominë botërore, shkencëtarët flasin për një fenomen të ri: realiteti i ri është ekonomia transancionale, dmth. një numër përherë në rritje i degëve industriale do të prodhon produkte në të cilët do të bashkëpunojnë disa vende, në përputhje me mundësitë e tyre profesionale e shkencore. Industria automobilistike dhe e aviacionit e vërtetojnë mjaft mirë këtë pohim. Në vendet e zhvilluara kryhen operacionet e ndërlikuara dhe montimi përfundimtar i produktit, ndërsa nxjerrja dhe përpunimi i lëndëve të para, operacionale e thjeshta, dhe shpesh herë proceset që ndikojnë negativisht në ambientin natyror, kryhen në vendet në zhvillim. Kështu, për shembull, industria automobilistike në SHBA bashkëpunon (pra, i ka fabrikat e veta)me rreth dhjetë vende për të finalizuar një automobil. Ky process përfshin numër përherë në rritje të produkteve industriale, të cilët, pasi që përbëhën prej shumë elementesh, aq më lehtë edhe mund të zbërthehen. Pra, kemi një dukuri të re që në prodhimin e shumë produkteve marrin pjesë disa vende, që shpesh ndodhen në disa kontinente!Mbi transnacionalizimin e prodhimit ekzistojnë mendime nga më të llojllojshmet. Disa autorë mendojnë se kjo është një formë e re e varësisë së vendeve në zhvillim, disa të tjerë se kjo është metoda më e mirë e përparimit të ekonomisë botërore, e edhe të zhvillimit të shpejtuar të vendeve në zhvillim. Ka ekonomistë që mendojnë se kështu vendet në zhvillim më të mirë inkuadrohen në rrjedhat e revolucionit të tretë teknologjik, por çmimi që e paguajnë shpesh herë është jo vetëm ekonomik, por edhe politik. Shikuar nga pozita e vendeve të zhvilluara përparësitë ekonomike të transnacionalizimit janë të shumta: çlirohen nga degët ku nuk ka ndryshime aq të mëdha dhe që nuk kërkojnë fuqi punëtore me kualifikime të larta; mund të shfrytëzohet fuqia punëtore e lirë në vendet në zhvillim (rrogat janë disa herë më të ulta se në vendet e zhvilluara); shfrytëzohen ata faktorë të prodhimit që janë më të lirë (lëndët e para minerale dhe fondi i pyjeve);evitohet ndotja e ambientit në vendin vetjak. Efektet pozitive të transnacionalizimit për vendet në zhvillim gjithashtu janë të shumtë:rritet punësimi dhe ngritet standardi jetësor; ngritet niveli i kualifikimit profesional të të punësuarve; themelohet lidhja më e drejtëpërdrejtë me teknologjitë më moderne në botë. Ndër efektet negative gjithsesi duhet numruar varësinë në rritje nga vendet e zhvilluara, e cila nuk është përherë e karakterit ekonomik, pastaj ndotja e ambientit, etj. Si në literaturë ashtu edhe në praktikë ende ka dilema se cilit aspect duhet kushtuar më tepër rëndësi:dobive të sendërtuara apo dëmeve të pësuara (nga fenomeni i transnacionalizimit). Por, as pesimistët më të mëdhenj nuk thonë se vendet në zhvillim duhet të qëndrojnë larg revolucionit të tretë teknologjik. Shkenca dhe praktika ekonomike botërore gradualisht po i ndryshojnë konceptet përsa i përket zhvillimit më të shpejtë të vendeve në zhvillim, si dhe të rajoneve të pazhvilluara brenda një vendi. Varianta më e mirë është të jesh i përfshirë në degë të reja të prodhimit, në të cilat thellësisht manifestohet revolucioni i tretë teknologjik, sesa të jesh larg prodhimit modern dhe përparimit teknologjik dhe të vazhdosh me forca vetjake ndërtimin e kapaciteteve të vjetra.

((3) Rivitalizimi i degëve të braktisura, teknikisht të prapambetura, si dhe rizëvendësimi i disa faktorëve të prodhimit, të gjitha këto janë mundësuar me depërtimin e mikroelektronikës dhe bioteknologjisë, këtu kanë ndikuar edhe ndryshimet në kërkesën për lëndë të para të reja. Disa degë të vjetra, si, për shembull, minierat e braktisura, sërish aktivizohen, sepse nxjerrja e xehes së metalit bëhet dukshëm më lirë nepërmjet të përdorimit të enzimeve;bujqësia dhe industria

56

Page 57: Ekonomika e zhvillimit

farmaceutike fitojnë nxitje të madhe zhvillimore në bazë të lëndëve të para primare dhe sekundare;pastrimi i ajrit dhe ujit bëhet më efikas në saje të rezultateve të industrisë kimike;paraqiten burime të reja të energjisë, etj. Rizëvendësimi i disa lëndëve të para me të tjerat gjithashtu ka rëndësi të caktuar. Këtu kryesisht është fjala për futjen në përdorim të lëndëve të para të reja, por edhe, në saje të inovacioneve shkencore, të kthimit nga lëndët e para të braktisura. Thelbi i problemit qëndron në kalimin prej lëndëve të para më shumë deficitare te lëndët e para më pak deficitare, gjë që ndikon në zbutjen e të ashtuquajturës barierë (pengesë)të lëndëve të para, e cila, së bashku me barierën energjetike dhe ushqimore, paraqet pengesa kryesore për rritjen e prodhimit material.

(4) Transferi i degëve prodhuese në vendet më pak të zhvilluara bëhet pavarësisht nga transnacionalizimi i prodhimit dhe është rezultat direkt i paraqitjes së degëve krejtësisht të reja, pra është pasojë e ri-industrializimit. Me fjalë të tjera, në kohën e sotme vendet e zhvilluara nuk kanë interes t`i mbajnë ato degë të prodhimit që kërkojnë shumë fuqi punëtore të pakualifikuar, e as përpunimin primar të lëndëve të para. Kryesisht bëhet transferi i ndërmarrjeve të tërësishme, ndërsa vendi në zhvillim borxhin e kthen zakonisht me produkte të gatshme. Për vendet në zhvillim kjo metodë është njëfarë shanse zhvillimore, kryesisht për shkak të rritjes së punësimit, ndonëse në shumicën dërmuese të rasteve këto degë nuk paraqesin teknologji kulminante. Shumë artikuj të konsumit personal më nuk prodhohen në vendet e zhvilluara. Transferohet tekstili (por jo edhe konfeksioni kulminant), produktet e lëkurës, prodhimi i mobileve, konstruktimi dhe ndërtimi anijeve, disa instrumente të vogla nga fusha e mikroelektronikës, etj. (5) Konversioni (ndërrimi) i programeve të prodhimit në masë të ndryshme është i pranishëm në secilin vend, si për shkak të nevojës që të ndërrohen programet zhvillimore, ashtu edhe për shkak të nevojës që të ndihmohen “humbësit”(firmat që punojnë me rezultat negativ), Asnjë ndërmarrje dhe asnjë ekonomi kombëtare nuk mund të qëndron anash nga proceset botërore, por as nga lëvizjet e brendshme ekonomike. Në shumë vende, madje edhe në ato të zhvilluara, ekzistojnë organizma (zakonisht në formë të komisioneve) të posaçme të cilët për detyrë kryesore kanë kujdesin për “humbësit”. Në bazë të njohurive që kanë, e të ndihmuar edhe nga shkenca ekonomike, këto komisione propozojnë programe të reja prodhuese të firmave humbëse, vazhdimisht duke mbajtur parasysh që investimet plotësuese të jenë sa më të ulta.

Teknologjitë e reja të prodhimit, dhe produktet e reja si rezultat i tyre, në një mënyrë të pashmangshme shkaktojnë “falimentimin e qetë”të disa ndërmarrjeve prodhuese. Programi i falimentimit gradual dhe kalimi në prodhim i ri është problem për tërë ekonominë kombëtare. Zakonisht, që më parë dihet se cilat degë duhet të shuhen nën ndikimin e përparimit teknologjik, dhe cilat duhet të kalojnë në produkte të rinj, ose në teknologji të re të fabrikimit të produkteve, ose cilat duhet të bëjnë që të dyja operacionet, por në shkallë të ndryshme. Pra, programi i konversionit (ndërrrimit) të prodhimit është pjesë përbërëse e domosdoshme e programit të tërësishëm të prodhimit.

Depërtimi i teknologjive të reja i ndryshon botëkuptimet tona mbi prodhimin material, dmth. përveç aspektit degor të rritjes së prodhimit, duhet t`i kushtohet kujdes edhe aspektit cilësor, pra, si dhe në çfarë mënyre rritet prodhimi, dhe çfarë është pjesëmarrja e secilit nga pesë proceset e cekur më lartë. Ka raste kur dy vende ndodhen në shkallë të njejtë të zhvillueshmërisë, por kanë pjesëmarrje të ndryshme të ri-industrializimit (të degëve moderne të prodhimit). Ose, nëse vendi është I vogël përnga madhësia, atëherë nuk guxon të ketë pjesëmarrje të vogël të transnacionalizimit të prodhimit, etj.

57

Page 58: Ekonomika e zhvillimit

Secili nga këta pesë procese të cekur brendapërbrenda prodhimit material ka pjesëmarrje të ndryshme në prodhimin e tërësishëm, dhe kjo kryesisht varet nga dy faktorë: shkalla e zhvillueshmërisë dhe madhësia e vendit. Në një masë të vogël ndikojnë edhe resurset natyrore së bashku me popullsinë e papunësuar.

KAPITULLI IVKONCEPTET MODERNE MBI ZHVILLIMIN EKONOMIK

4.1. Studimi i ekonomisë dhe i zhvillimit ekonomik

Studimi i zhvillimit ekonomik paraqet njërin nga segmentët më interesant dhe më sfidues të shkencës ekonomike. Konsiderohet se Adam Smith është i pari “ekonomist i zhvillimit”, sidomos me veprën e tij “Pasuria e Kombeve” (1776). Ndërkaq, studimi sistematik i proceseve zhvillimore, në mënyrë të vecantë në vendet në zhvillim, ka filluar pas vitit 1950. Në të njejtën kohë, ekziston një rrymë relativisht e vogël e ekonomistëve që konsiderojnë se ekonomia e zhvillimit nuk është disciplinë e vecantë shkencore. Ata pohojnë se kjo degë shkencore në të vërtetë është amalgam i disciplinave të tjera, por që nuk ka identitetin e vet. Në momentin aktual të zhvillimit të shkencës ekonomike, dhe duke i parë realitetet e reja në skenën ekonomike botërore, shumica dërmuese e ekonomistëve mbrojnë tezën se ekonomia e zhvillimit është disciplinë e vecantë shkencore, që posedon identitetin e saj analitik dhe metodologjik. Natyrisht, ajo e pranon ndikimin e disiplinave të tjera, dhe gjithashtu e ushtron ndikimin e saj në to. Ekonomia zhvillimore nuk mund të identifikohet me ekonomitë e vendeve më të zhvilluara (ekonomia moderne “neoklasike”). Ajo nuk i përngjan as ekonomive të ish-shteteve të centralizuara socialiste. Ajo, gjithashtu, nuk është vetëm ekonomi e vendeve më të varfëra, që kanë orientime të ndryshme ideologjike, dhe me histori dhe trashëgimi kulturore tejet të llojllojshme. Problemet zhvillimore të këtij grupi vendesh nuk janë përherë të ngjashëm dhe rregullisht kërkojnë ide e qasje të reja. Formulimi i teorisë së “kurthit të varfërisë”, si dhe roli i institucioneve në procesin e zhvillimit ekonomik, e vërtetojnë rëndësinë e kesaj discipline. Cmimi Nobel për vitin 1979, i dhënë dy ekonomistëve zhvillimorë kulminantë - _W. Arthur Lewis (Princeton University, USA) dhe Theodore Schultz, Chicago University, USA -, si mirënjohje për studimin monumental të proceseve zhvillimore, e vërteton statusin e ekonomisë zhvillimore si disiplinë e vecantë ekonomike. Edhe fituesit e tjerë të cmimit Nobel për ekonomi kanë dhënë kontribut të madh në fushën e ekonomisë zhvillimore. Duhet të përmendet ekonomisti indo-britanik Amartya Sen (1998), si dhe amerikani Joseph Stiglitz (2001).

4.2. Karakteri i ekonomisë zhvillimore

EKONOMIA TRADICIONALE ( si shkencë) kryesisht përqëndrohet në shpërndarjen efikase të resurseve të pamjaftueshme natyrore, si dhe në rritjen optimale të këtyre resurseve gjatë kohës, në mënyrë që të prodhohet një vëllim sa më i madh i mallrave dhe i shërbimeve. Me nocionin ekonomi tradicionale kuptojmë ekonominë neoklasike, që zakonisht është e prezantuar në manualet universitare fillestare të shkencës ekonomike. Ekonomia tradicionale neoklasike

58

Page 59: Ekonomika e zhvillimit

kryesisht i studion vendet më të zhvilluara, dhe pikat e saj mbështetëse kryesore janë këto: tregu i përsosur; sovraniteti i konsumatorëve; adaptimi automatik ndaj cmimeve; adaptimi ndaj vendimeve që merren në bazë të vlerësimit të profitit privat marxhinal; vlerësimi i dobishmërisë; rezultatet (outputet) e njejta në të gjitha tregjet e produkteve dhe të resurseve. Ajo nënkupton “racionalitetin” ekonomik, pra vendimmarrjen materialiste dhe individualiste në ekonomi. EKONOMIA POLITIKE (si shkencë) e tejkalon ekonominë neoklasike, duke studiuar, pervec tjerash, proceset shoqërore dhe institucionale, në të cilët, subjektët ekonomikë dhe politikë ndikojnë në shpërndarjen e resurseve prodhuese të pamjaftueshme, si në momentin aktual ashtu edhe në të ardhmen, qoftë për interesin vetjak ose në dobi të shoqërisë. Ekonomia politike, pra, studion raportin ndërmjet politikës dhe ekonomisë, me theks të vecantë në rolin e fuqisë (pushtetit) gjatë marrjes së vendimeve. EKONOMIA E ZHVILLIMIT ( si shkencë) përfshin një fushë më të gjerë. Së pari, ajo studion shpërndarjen efikase të resurseve të pamjaftueshme dhe të pashfrytëzuara, dhe përkujdeset për statusin e tyre sa më të qëndrueshëm. Përvec kësaj, ajo i studion mekanizmat ekonomikë, socialë, politikë dhe institucionalë, të karakterit publik ose privat, në mënyrë që të arrihet përmirësimi i shpejt (shikuar sipas standardeve historike) dhe i gjithanshëm ( i nivelit jetësor në vendet e pazhvilluara dhe në vendet që janë në tranzicion (ish-vendet socialiste). Në vendet më pak të zhvilluara, tregjet e resurseve dhe të artikujve të konsumit nuk janë perfekte (të përsosura), prodhuesit dhe konsumatorët kanë qasje relativisht të kufizuar ndaj informatave, ndodhin ndryshime të mëdha në shoqëri dhe ekonomi, kështu që përherë ekziston potenciali për situate të joballancimit ( cmimet nuk u përgjigjen ofertës dhe kërkesës). Ka shumë raste kur kalkulimet ekonomike (të shpenzimeve,për shembull) bëhen në bazë të prioriteteve politike apo sociale, sic janë: uniteti kombit, zëvendësimi i këshilltarëve të huaj me liderë vendorë e që marrin vendime ne vend të tyre, zgjidhja e konflikteve fisnore ose etnike, ruajtja e traditave të ndryshme religjioze ose kulturore, etj. Shikuar në nivelin individual, familja, fisi, cështjet religjioze, etj., shpesh herë kanë përparësi ndaj kalkulimeve që kanë për qëllim fitimin privat. Pra, Ekonomia e zhvillimit si shkencë, në një masë relativisht më të madhe se ekonomia tradicionale neoklasike, e madje edhe se ekonomia politike, duhet t’u kushton rëndësi kërkesave ekonomike, politike dhe kulturore, në mënyrë që të arrihen ndryshimet e shpejta strukturore dhe institucionale të shoqërive (shteteve) të tëra, e që për rezultat përfundimtar duhet të kenë përparimin ekonomik të shtresave të gjera të popullsisë. Ajo duhet të orientohet kah ata mekanizma të cilët familjet, regjionet dhe vendet e tëra, i mbajnë në kurthin e varfërisë, si dhe t’i formulon strategjitë sa më efikase për t’u cliruar nga këto kurthe dhe të fillon procesi i përparimit. Për shkak të nivelit tejet të ultë të zhvillueshmërisë së këtyre vendeve, roli më i fuqishëm i shtetit krahas me vendimmarrjen më të koordinuar ekonomike, të fokusuara kah transformimi i ekonomisë, zakonisht konsiderohen si komponente esenciale të ekonomisë zhvillimore. Për shkak të karakterit tejet të gjithëllojshëm të vendeve në zhvillim dhe të ndërlikueshmërisë tejet të madhe të procesit zhvillimor, shkenca e ekonomisë zhvillimore medoemos duhet të jetë selektive, duhet të bën kombinimin ndërmjet koncepteve dhe teorive të analizës ekonomike tradicionale, në njërën anë, dhe të modeleve të reja zhvillimore, në anën e tjetër; gjithashtu duhet të merren parasysh edhe qasjet e reja multidisiplinare që burojnë nga studimi i përvojës zhvillimore historike dhe bashkëkohore të vendeve në Afrikë, Azi dhe në Amerikë Latine. Ekonomia zhvillimore si shkencë ndodhet në kulmin e një vale të madhe, me teori dhe të dhëna të reja, që vazhdimisht dalin në skenën ekonomike botërore. Këto teori, së bashku me të dhënat statistikore, shpesh i vërtetjnë ose i mohojnë analizat tradicionale. Por, qëllimi i fundit i ekonomisë zhvillimore si shkencë mbetet i pandryshuar: të bën të mundur kuptimin më të mirë

59

Page 60: Ekonomika e zhvillimit

të problemeve zhvillimore dhe të ofrohet ndihmë për të përmirësuar nivelin e jetesës të popullsisë globale.

4.3. Disa nga nocionet mbi zhvillimin

Shikuar në kuadrin e kategorive të ngushta ekonomike, me termin ZHVILLIM EKONOMIK duhet kuptuar si aftësi të ekonomisë së një vendi, situata ekonomike fillestare e të cilit gjatë një periudhe kohore ka qenë relativisht statike, që të krijon dhe të mban rritjen vjetore të të ardhurës kombëtare bruto – AKB (GNI - gross national income) prej 5% deri 7%, ose edhe më tepër. Indeksi i përbashkët alternativ i zhvillimit i përdorë normat e rritjes për një banor (per capita), në mënyrë që të shifet aftësia e një vendi që të rrit outputin e vet sipas një norme që do të ishte më e lartë se norma e rritjes së numrit të popullsisë. Nivelet dhe norma e rritjes të AKB “reale” dhe per capita (për një banor), pra rritja monetare e AKB per capita minus norma e inflacionit, zakonisht përdoren për të matur mirëqenien e përgjithshme ekonomike të popullsisë, dmth. në cilën masë produktet dhe shërbimet reale janë të disponueshme për qytetarin mesatar, si për konsum ashtu edhe për investime. Gjatë historisë, zhvillimi ekonomik është trajtuar si ndryshim i strukturës së prodhimit dhe të punësimit, gjatë të cilit proces pjesëmarrja e bujqësisë ulet si në prodhim ashtu edhe në punësim, ndërsa sektorëve prodhues dhe shërbyes u shtohet pjesëmarrja. Pra, shikuar në përgjithësi, strategjitë zhvillimore zakonisht e theksojnë industrializimin e shpejt, shpesh herë në dëm të bujqësisë dhe të zhvillimit të fshatit. Përvec disa përjashtimeve, sic janë politikat zhvillimore gjatë viteve të 70-ta të shekullit 20, zhvillimi ekonomik është vështruar si fenomen ekonomik në të cilin rritja më e shpejtë e AKB-së, e përgjithshme dhe per capita, i bashkëngjitet shtresave të popullsisë si punësim dhe shanse tjera ekonomike, ose vështrohet si krijim i kushteve të domosdoshme për një shpërndarje më të gjerë të rezultateve ekonomike dhe sociale, që burojnë nga procesi i zhvillimit. Problemet e tjerë fundamentalë, sic janë varfëria, diskriminimi. papunësia ose shpërndarja joadekuate e të ardhurave, kanë patur rëndësi sekundare ndaj “ arritjes së rritjes ekonomike”.

4.4. Trajtimet e reja të procesit të zhvillimit ekonomik

Përvojat historike nga vitet e 1950-ta dhe të 1960-ta, kur shumë vende në zhvillim (të pazhvilluara) i arritën qëllimet e veta zhvillimore, por që, njëkohësisht, nivelet e standardit jetësor mbetën të pandryshuar, ishin sinjal se dicka nuk është në rregull me ato definicione të ngushta të zhvillimit.Vazhdimisht filloi të rritet numri i politikanëve dhe i ekonomistëve që kërkonin ndryshimin e prioriteteve të zhvillimit, dmth.”luftë” kundër varfërisë së përhapur, shpërndarjes joadekuate të të ardhurave dhe papunësisë në rritje. Gjatë viteve të 1970-ta slogani më i ri ishte “rishpërndarje nga rritja ekonomike”. Ekonomisti anglez Dudley Seers e formuloi këtë problem të ndërlikuar në një mënyrë shumë të thjeshtë: ”Shtrohet pyetja se c’po ndodh me varfërinë, papunësinë dhe pabarabarsinë? Nëse që

60

Page 61: Ekonomika e zhvillimit

të tre problemet janë përkeqësuar në një vend, ky rezultat nuk mund të kualifikohet si “zhvillim”, madje as edhe atëherë nëse e ardhura per capita është dyfishuar”. Pohimi i këtij ekonomisti është përshkrim i një situate tejet reale. Në të vërtëtë, shumë vende në zhvillim realizuan norma relativisht të larta të rritjes së të ardhurës per capita gjatë viteve të 1960-ta dhe 1970-ta, por, njëkohësisht, patën rezultate modeste në fushën e papunësisë, barabarsisë ose të ngritjes së të ardhurave reale të 40%-it më të ultë të shoqërisë. Sipas definicioneve më të hershme të zhvillimit, këto vende kanë patur zhvillim: por, në bazë të kritereve të reja të varfërisë, jobarabarsisë dhe papunësisë, këto vende nuk kanë realizuar zhvillim. Situata ekonomike vazhdoi të përkeqësohet gjatë viteve të 1980-ta dhe të 1990-ta, kur shumë vende në zhvillim realizuan norma negative të të AKB, ndërkohë që,për shkak të presioneve në rritje të borxheve të jashtme, filluan t’i shkurtojnë programet, edhe ashtu modeste, të karakterit ekonomik e social. Gjatë viteve të 1990-ta vendet më të zhvilluara të botës patën ngritje të fuqishme ekonomike, ndërkohë që vendet e Afrikës Subsahariane realizuan rënie të të ardhurave, ndërsa numri i personave që jetonin në varfëri ekstreme (me më pak se 1 dollar në ditë) arriti në 50 milionë. Por, fenomeni i zhvillimit ose ekzistimi i një gjendjeje kronike (afatgjatë) të moszhvillimit, nuk është vetëm problem i ekonomisë. Situata e moszhvillimit është një fakt real i më se 3 miliard banorëve të botës. Sociologu Denis Goulet këtë e ka përshkruar me këto fjalë: ”Moszhvillimi është tronditës: varfëria, sëmundjet, vdekjet e panevojshme, dhe mosekzistimi i shpresës për të gjithë këta faktorë. Asnjë njeri nuk e pranon faktin që moszhvillimi i tij është shprehje e thjeshtë statistikore e të ardhurës së ultë, banesës joadekuate, papunësisë dhe vdekjes së hershme. Edhe vëzhguesi më i ndieshëm mund të flet objektivisht për moszhvillimin vetëm atëherë kur personalisht, ose në afërsinë e tij, e përjeton “shokun (tronditjen) e moszhvillimit”. Varfëria kronike është një lloj i ferrit, dhe njeriu nuk mund të imagjinon se në cilën masë ky ferr është i pamëshirshëm, vetëm duke e shikuar varfërinë si objekt”. Banka Botërore,e cila gjatë viteve të 1980-ta e definonte rritjen ekonomike si qëllim të zhvillimit, filloi të modifikonte koncepcionet e veta, kështu që në “Raportin mbi zhvillimin botëror për vitin 1991” shkruante: ”Sfida kryesore e zhvillimit është përmirësimi i cilësisë së jetës. Në vendet më të varfëra të botës, cilësia më e mirë e jetës kërkon, së pari, të ardhura më të larta, por nuk mjafton vetëm kjo. Cilësia e jetës përfshin, pos tjerash, edhe arsimin më të mirë, ushqimin më të shëndetshëm, shëndetësinë gjithëpërfshirëse, më pak varfëri,ambient më të pastër, shanse më të barabarta për jetë, liri më të mëdha individuale dhe jetë kulturore më të pasur”. Pra, ZHVILLIMI duhet të trajtohet si një process shumëdimensional, që përfshin ndryshime të mëdha të strukturave shoqërore, të qëndrimeve (koncepteve) të njerëzve,të institucioneve shtetërore, krahas me rritjen më të shpejtë ekonomike, si dhe zvogëlimin ose heqjen e pabarabarsisë dhe të varfërisë. Me fjalë të tjera, zhvillimi është listë e gjatë e ndryshimeve nepërmjet të së cilës gjithë sistemi shoqëror, i adaptuar ndaj nevojave të ndryshme themelore, si dhe dëshirave të grupeve dhe individëve brenda sistemit, largohet nga niveli i kushteve jetësore që definohet si i pakënaqshëm dhe lëviz në drejtim të kushteve që konsiderohen materialisht dhe shpirtërisht më të mira. Ekonomisti indo-anglez Amartya Sen, fitues i cmimit Nobel për ekonomi për vitin 1998, konsiderohet mendimtari kulminant i problematikës së zhvillimit. Sipas tij, e ardhura dhe pasuria nuk janë qëllime për vete, por janë instrumente për të arritur synimet e tjera. Zhvillimi duhet të orientohet kah përmirësimi i kushteve të jetës dhe ngritja e nivelit të lirive. Sen pohon se nuk është korrekte që varfëria të matet nepërmjet të nivelit të të ardhurave, e as që varfëria të shprehet nepërmjet të dobive, ashtu sic definohen dobitë në mënyrë shkollore; fakti

61

Page 62: Ekonomika e zhvillimit

më qenësor nuk janë gjërat që një person i posedon, e as kënaqësia që ato gjëra i krijojnë një personi, por me rëndësi është se cka në të vërtetë paraqet ai person, ose cka mund të jetë, ose cka bën ai person dhe cka mund të bën. Sipas mendimit të Sen-it, për mirëqenien nuk janë me rëndësi vetëm karakteristikat e artikujve të konsumit, por dobia të cilën konsumatori e ka ose mund ta ketë nga ata artikuj (mallra). Për shembull, libri ka vlerë të vogël për personin që është analfabet (përvec nëse e përdorë librin si lëndë djegëse ose si simbol të statusit). Ose, personi që vuan nga ndonjë sëmundje parazitore nuk mund të gëzon dobinë ushqyese nga disa artikuj ushqimorë, për dallim nga personi që nuk ka parazite.

4.5. Disa konkluzione mbi ekonominë e zhvillimit

Ekonomia e zhvillimit është një segment i vecantë, por i rëndësishëm,i shkencës ekonomike tradicionale, si dhe i ekonomisë politike, të kuptuar në dimensionin e saj modern. Kjo shkencë kryesisht i studion mekanizmat ekonomikë, socialë dhe institucionalë që janë të nevojshëm për të përmirësuar mënyrën e jetesës në vendet më të pazhvilluara. Pra, ajo duhet të ndihmon në formulimin e politikave ekonomike publike dhe që ato të jenë të fokusuara në transformimin ekonomik, institucional dhe shoqëror të shoqërive të vendeve më të pazhvilluara, dhe gjithë kjo të arrihet në një afat sa më të shkurtër. Në rastin e kundërt, nëse nuk përmbushet ky synim, hendeku ose prapambetja do të thellohen vazhdimisht. Në ekonominë zhvillimore moderne,të kuptuar si shkencë, sektorit publik (institucionet qeveritare, etj.) i takon një rol shumë më vendimtar, në krahasim me rolin që e ka patur në shkencën ekonomike neoklasike. Problemet ekonomike më qenësore të të gjitha shoqërive përfshijnë cështjet tradicionale, sic janë: cka, ku, si, sa dhe për kend duhet të prodhohen mallrat dhe të ofrohen shërbimet. Por,gjithashtu duhet të shqyrtohen edhe cështjet thelbësore në nivel të secilit vend konkret: kush vendos dhe kush ndikon në vendimet ekonomike, si dhe në favor të kujt merren ato vendime. Shikuar në nivel ndërkombëtar, duhet analizuar cilat vende dhe cilat grupacione brendapërbrenda vendeve, kanë ndikim dominant në fushën e kontrollit, transferit dhe të shfrytëzimit të teknologjive, informatave dhe financave. Cdo analizë e problemeve zhvillimore duhet të merr parasysh edhe këto komponente: të ardhurat; cmimet; normat e kursimit; aspektet juridike të pronësisë mbi tokën; ndikimi i shtresave sociale e klasore; struktura e krediteve; gjendja e sistemit arsimor dhe shëndetësor; organizimi dhe motivacioni i aparatit shtetëror; struktura dhe mekanizmat e administratës publike; qëndrimi i njerëzve ndaj punës, pushimit, përparimit personal; roli, vlerat dhe qëndrimet e elitave ekonomike dhe politike. Strategjitë e zhvillimit ekonomik që kanë patur për qëllim ngritjen e rezultateve në bujqësi, hapjen e vendeve të punës, si dhe mënjanimin e varfërisë, në të kaluarën shpesh kanë qenë të gabueshme, për arsye se ekonomistët dhe specialistët e tjerë që kanë dhënë këshilla në lëmin e politikave, kanë lënë anash faktin se ekonominë duhet shikuar si një sistem shoqëror reciprokisht të ndërvarur, ku forcat ekonomike dhe joekonomike vazhdimisht ndodhen në gjendjen e interaksionit, dhe gjithashtu shpesh e kundërshtojnë njëra tjetrën. Shumë analiza shkencore vërtetojnë se gjendja e moszhvillimit është edhe rezultat i veprimit të forcave të tregut. Kështu hapet hapësira për një rol shumë më të madh të qeverive, sidomos per të cuar ekonominë në drejtim të balancimit e stabilitetit më të madh; përvoja tregon se në Azinë Lindore qeveritë kanë qenë relativisht të suksesshme në këtë fushë, por, në të njejtën kohë, ka raste kur qeveritë janë pjesë dhe shkaktar i këtij joballancimi.

62

Page 63: Ekonomika e zhvillimit

Përkundër llojllojshmërisë shumë të madhe ndërmjet vendeve të pazhvilluara - disa janë të mëdha e disa të vogla; disa sosh kanë mjaft resurse natyrore, e disa të tjera jo; disa vende vazhdimisht ballafaqohen me probleme ekzistenciale (sigurimi i ushqimit për banorët e tyre) e disa janë eksportuesë modernë të shumë produkteve; disa janë të orientuar kah sektori privat, disa të tjera janë nën administrim mbizotërues të qeverive - shumica e tyre kanë probleme të përbashkëta që në të vërtetë e definojnë moszhvillimin. Ekonomia botërore vazhdimisht bëhet më e ndërvarur dhe kësaj sidomos i kontribuojnë përparimet në fushën e teknologjive informative. Ngjarjet e rëndësishme, sic janë tronditjet e shkaktuara nga cmimet e vajgurit në vitet e 1970-ta, krizat e borxheve të jashtme në vitet e 1980-ta, globalizimi ekonomik dhe shqetësimet për gjendjen e ambientit natyror në vitet e 1990-ta,si dhe tragjedia dhe ngjarjet pas 11 shtatorit 2001, në të vërtetë e vënë në spikamë varësinë reciproke të vendeve dhe të popujve në sistemin shoqëror ndërkombëtar. Ajo që ndodh në jetën e përditshme në Karakas, Kairo ose në Kalkuta, në këtë apo në atë mënyrë do të ndikon edhe në jetën në New York, Londër apo në Tokio. Është i mirënjohur pohimi se „kur SHBA kanë teshtimë, gjithë bota ka kallje të mushkërive“. Definicioni edhe më i mirë për shekullin XX do të ishte „Bota i përngjan trupit të njeriut: nëse dhemb një pjesë e tij, edhe pjesët e tjera e ndiejnë këtë, nëse dhembja paraqitet në shumë pjesë të tij, do të vuan i gjithë trupi“. Vendet në zhvillim në të vërtetë janë ato „shumë pjesë “ të trupit botëror. Zhvillimi më i shpejt i këtij grupi vendesh duhet të jetë brengë kryesore e të gjitha vendeve në botë, pa marrë parasysh orientimin e tyre politik, ideologjik apo ekonomik. Nuk është e mundur që në shekullin XXI të ekzistojnë dy ardhmëri, një për pakicën e pasur dhe tjetra për shumicën skajshmërisht të varfër. Është shumë aktual pohimi i poetit: „Do të ekziston vetëm një mundësi, ose asnjë, për të gjithë ne“.

4.6. Tre vlerat kryesore të zhvillimit

Në shkencën mbi zhvillimin konsiderohet se të paktën tre komponente ose vlera themelore shërbejnë për të kuptuar domethënien e brendshme të zhvillimit. Këto vlera janë: 1)sigurimi i ekzistencës (mbijetesa), 2)vetërespektimi (respektimi i vetes), dhe 3) liria. Këto tri vlera janë qëllime të përbashkëta kah të cilat synojnë të gjithë individët dhe të gjitha shoqëritë. Ato janë të lidhura ngushtë me nevojat njerëzore fundamentale dhe kanë vlerë në të gjitha kohët, shoqëritë dhe kulturat. Në vazhdim do të analizohen shkurtas të tre vlerat. EKONOMIA E MBIJETESËS: plotësimi i nevojave themelore.-Njerëzit kanë disa neveja themelore pa të cilat jeta do të ishte e pamundur. Këto nevoja themelore janë: ushqimi, strehimi, shëndeti dhe mbrojtja. Kur mungon ndonjëra nga këto katër nevoja ose plotësohet në masë tejet të pamjaftueshme, atëherë ajo gjendje definohet si “moszhvillim absolut”. Funksioni kryesor i të gjitha aktiviteteve ekonomike është që numrit maksimal të njerëzve t’u ofrohen mjetet për të mbizotëruar varfërinë, që buron nga mungesa e katër elementeve të cekur më lartë. Pra, zhvillimi ekonomik është kusht i nevojshëm për të përmirësuar cilësinë e jetës. Pa një përparim të qëndrueshëm dhe kontinuitar, në nivel individual dhe shoqëror, nuk ka afirmim të potencialit njerëzor. Pra, rritja e të ardhurës për një banor, eliminimi i varfërisë absolute, mundësitë më të mëdha për punësim, si dhe zvogëlimi i dallimeve në nivel të të ardhurave, janë kushte të nevojshme, por jo edhe të mjaftueshme të zhvillimit ekonomik.

63

Page 64: Ekonomika e zhvillimit

VETËRESPEKTIMI: TË JESH PERSON. – Këtu kemi të bëjmë me ndjenjën se një person konkret nuk është i shfrytëzuar si mjet nepërmjet të të cilit të tjerët realizojnë qëllimet e veta. Të gjitha shoqëritë dhe të gjithë popujt synojnë kah ndonjë formë themelore e vetërespektimit, shpesh me emërtime të ndryshme: autenticitet, identitet, dinjitet, respektim, nder ose njohje. Natyra dhe format e këtij vetërespektimi dallohen nga një shoqëri në tjetrën, dhe nga një kulturë në tjetrën. Mirëpo, me depërtimin e vrullshëm të “vlerave moderne” që vijnë nga vendet më të zhvilluara, shoqëritë e vendeve të pazhvilluara, që posedojnë ndjenjën e vlerave origjinale dhe historike, ballafaqohen me njëfarë hutie kulturore gjatë kontakteve me shoqëritë që janë ekonomikisht dhe teknologjikisht më të zhvilluara. Kjo për arsye se, tejet gabimisht, prosperiteti ekonomiko-teknologjik i një vendi (këtu është fjala për vendet më të zhvilluara të botës), është shndërruar gati në kriter universal të vlerave. Për shkak të faktit se në vendet më të zhvilluara i jipet rëndësi më e madhe aspektit material të mirëqenies, respekti zakonisht u shprehet vetëm atyre vendeve që kanë pasuri ekonomike dhe potencial teknologjik, pra, atyre vendeve që janë të “zhvilluara”. Shikuar në përgjithësi, nepërmjet të zhvillimit sigurohet edhe respektimi, si dhe vetërespektimi. LIRIA NGA ROBËRIA: MUNDËSIA E ZGJEDHJES. – Vlera e tretë universale, që i jep kuptim dhe përmbajtje zhvillimit, është koncepti i lirisë njerëzore. Këtu lirinë duhet kuptuar si clirim nga kushtet joadekuate të jetës dhe nga nënshtrimi ndaj natyrës, mosditurisë, njerëzve të tjerë, institucioneve, varfërisë, koncepteve dogmatike, e sidomos nga mendimi se varfëria është pajtim me fatin e vet. Liria, poashtu, përfshin një listë të gjerë të mundësive të zgjedhjes për shoqërinë në tërësi, si dhe për anëtarët e shoqërisë, duke sjell në minimum kufizimet (pengesat) e jashtme, të gjitha këto që të realizohet ai qëllim shoqëror që quhet zhvillim. Nobelisti për ekonomi, Arthur Leëis, e thekson në mënyrë të vecantë raportin ndërmjet rritjes ekonomike dhe lirisë nga robëria, duke thënë se “përparësia e rritjes ekonomike nuk qëndron në atë se pasuria e rrit lumturinë, por se e zgjeron lirinë e zgjedhjes së njeriut”. Pra, duke e zbërthyer mendimin e Lewis-it, pasuria u mundëson njerëzve që të kenë kontroll më të madh mbi natyrën dhe ambientin fizik (nepërmjet të prodhimit të ushqimit, veshmbathjes dhe ndërtimit të shtëpive), shumë më tepër se sikur të ishin të varfër. Pasuria gjithashtu u ofron lirinë njerëzve që të kenë më tepër kohë të lirë, të kenë më shumë mallra dhe shërbime, por edhe të heqin dorë nga aspektet materiale të jetës dhe t’i kushtohen, për shembull, meditimit. Koncepti i lirisë njerëzore, në gjerësinë e vet, përfshin edhe liritë personale, liritë politike, sundimin e së drejtës, lirinë e shprehjes së mendimeve, pjesëmarrje në jetën politike dhe barabarsi në shanset e jetës. Për shembull, disa nga vendet në zhvillim që kanë realizuar prosperitet ekonomik gjatë viteve të 1970-ta dhe të 1980-ta (Arabia Saudite, Singapuri, Malezia, Tajlanda, Indonezia, Turqia, Kina), nuk kanë pozita të larta në Indeksin e lirive njerëzore të Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara (UNDP, 1991). Tre qëllimet e zhvillimit.- Shikuar në përgjithësi, mund të thuhet se zhvillimi është njëkohësisht realitet fizik dhe gjendje shpirtërore, në të cilin shoqëria, nepërmjet të kombinimit të proceseve shoqërore, ekonomike dhe institucionale, i krijon mjetet dhe kushtet për të arritur një jetë më të mirë. Pa marrë parasysh se cilat janë komponentet specifike të kësaj jete më të mirë, zhvillimi në të gjitha shoqëritë duhet t’i ketë së paku këto tre qëllime:Rritja e disponueshmërisë dhe përmirësimi i shpërndarjes së artikujve themelorë për ekzistencë, sic janë ushqimi, strehimi, shëndeti dhe mbrojtja (siguria),Ngritja e nivelit të jetesës, ku përfshihen,përvec të ardhurave më të larta, edhe hapja e më shumë vendeve të punës, arsimi, afirmimi i vlerave kulturore e njerëzore, të cilët do t’i kontribuojnë jo vetëm ngritjes së mirëqenies materiale, por edhe vetërespektimit individual e kombëtar,

64

Page 65: Ekonomika e zhvillimit

Zgjerimi i listës së lirive ekonomike e njerëzore, nepërmjet të të cilave njerëzit clirohen nga robëria, si dhe nga varësia jo vetëm nga njerëzit e tjerë dhe nga shtetet e tjera, por edhe nga mosdituria dhe varfëria njerëzore.

KAPITULLI V

VENDET NË ZHVILLIM DHE QELLIMET E MILENIUMIT TË TRETË

5.1. Shikimi konkret mbi nivelin zhvillimor

Kombet e Bashkuara, ”Deklarata e Mileniumit, 8 shtator 2000, nënshkruar nga 189 vende anëtare: „Përgjegjësia e jonë kolektive është që t’i përmbahemi parimit të dinjitetit njerëzor, barabarsisë dhe të drejtave të njejta në nivelin global. Si liderë, na kemi obligime ndaj gjithë njerëzimit, sidomos ndaj subjektëve më të rrezikuar, e sidomos ndaj fëmijëve të kësaj bote, të cilëve edhe u takon ardhmëria”.

Programi zhvillimor i Kombeve të Bashkuara (UNDP), Raporti mbi zhvillimin human për vitin 1995: “Cfarë domethënie ka rritja nëse ajo nuk shprehet në jetën e njerëzve?”

James D. Wolfenson, ish-kryetar i Bankës Botërore: “Qëllimi ynë primar në fushën e zhvillimit është zvogëlimi i dispariteteve ndërmjet vendeve dhe brendapërbrenda vetë vendeve…Sfida kryesore e zhvillimit aktual është që të gjithë njerëzit të përfshihen në procesin e zhvillimit.”

Si jeton gjysma e dytë e popullatës botërore

Kur njerëzit, anë e mbanë botës, zgjohen në mengjes dhe ballafaqohen me ditën e re, ata këtë ballafaqim e bëjnë në rrethana të ndryshme. Disa jetojnë në shtëpitë komfore e me shumë dhoma. Ata kanë ushqim më shumë se sa u nevojitet, kanë veshmbathje të mirë, janë të shëndetshëm, dhe gjithashtu kanë siguri financiare relativisht të qëndrueshme. Të tjerët, të cilët janë shumicë prej 6,5 miliardë banorësh të botës, kanë më pak fat. Kanë pak ose fare nuk kanë hapësirë për banim, ndërsa ushqimin e kanë nën nivelin e standardeve bashkëkohore, sidomos nëse jetojnë në 1/3 e pjesës më të varfër të botës. Shëndeti i tyre nuk është optimal, shpesh janë analfabetë, dhe ndoshta janë të papunësuar. Perspektiva e tyre për një jetë më të mirë është tejet e pasigurt. Gati gjysma e popullatës botërore jeton me më pak se 2 dollarë në ditë. Analiza më e hollësishme e këtyre dallimeve në fushën e standardit jetësor, na zbulon informata shumë të rëndësishme.

65

Page 66: Ekonomika e zhvillimit

Nëse shikohet një familje mesatare në Amerikën Veriore, atëhere familja tipike zakonisht ka katër anëtarë dhe të ardhura vjetore rreth 50 mijë dollarë. Kjo familje jeton në një shtëpi komfore në periferi të qytetit që ka kopshtin, dy garazha dhe së paku dy automobila. Sipërfaqja e shtëpisë mundëson plotësimin e të gjitha nevojave, duke përfshirë këtu edhe dhomat e vecanta për secilin fëmijë. Aty ka shumë artikuj të konsumit të gjerë dhe aparate të llojllojshme elektrike, nga të cilët shumica janë prodhuar jashtë Amerikës, në vendet e largëta sic janë Korea Jugore, Kina ose Argjentina. Aty do të gjenden kompjuterë të montuar në Malezi, DVD plejerë nga Tajlanda, garderobë nga Guatemala dhe biçikletat kineze. Familja do të konsumon tre shujta në ditë dhe mjaft ushqim të shpejt (fast food), dhe shumë nga këta artikuj ushqimorë janë të importuar: kafja nga Brazili ose Kolumbia; peshku dhe pemët nga Australia ose Tajlanda; bananet dhe pemët tropikale nga Amerika Qendrore. Fëmijët në familje janë të shëndetshëm dhe ndjekin shkollimin e rregullt. Fëmijët, gjatë jetës, do të kryejnë të paktën shkollën e mesme, e ndoshta do të shkojnë në universitet, do të kenë mundësi të zgjedhin karrierën që i tërheqë, ndërsa jeta e tyre do të jetë e gjatë mesatarisht 78 vjet. Kjo familje, që është tipike për shumicën e vendeve të pasura, ka një jetë relativisht cilësore. Prindërit kanë mundësi që për veten e tyre të zgjedhin shanset për jetë, shkollimin dhe profesionin, që nevojiten për punësim dhe banim, pastaj veshmbathjen, ushqimin dhe shkollimin për fëmijët, si dhe të kursejnë mjete financiare për jetën e mëvonshme. Natyrisht, përvec kësaj mirëqenieje „ekonomike“, përherë paraqiten edhe shpenzimet „joekonomike“. Presioni i konkurrencës, i cili i detyron njerëzit që të arrijnë të ashtuquajturin sukses material, është relativisht i fuqishëm, kështu që në situatat e inflacionit dhe të recesionit (rënies ekonomike), shumë shpesh paraqiten problemet e ndryshme shëndetësore, madje edhe tek të dy prindërit. Dëshira e njerëzve për të patur një jetë cilësore vazhdimisht është e rrezikuar nga problemet e shumta ekonomike dhe nga dëmtimi i ambientit njerëzor. Por, shikuar në tërësi, statusi i tyre ekonomik dhe mënyra e jetesës, të krahasuar me pjesën më të pazhvilluar të botës, trajtohen si një qëllim kah i cili duhet synuar. Analiza e familjes fshatare, për shembull, në Azi, jep informata të tjera. Ajo familje mesatarisht ka tetë anëtarë dhe të ardhurat e tyre vjetore per capita më së shumti janë rreth 300 dollarë. Një pjesë të të ardhurave i kanë në „naturë“, që do të thotë se e konsumojnë një pjesë të ushqimit që e prodhojnë. Zakonisht jetojnë në shtëpi të ngushta dhe shpesh herë disa anëtarë të familjes shfrytëzojnë të njejtën dhomë. Nëse nuk kanë tokë në pronësi familjare, në të shumtën e rasteve punojnë me mëditje në pronat e mëdha bujqësore, pronarët e të cilave, në të shumtën e rasteve, jetojnë në qytet. Personat e rritur në të shumtën e rasteve janë analfabetë. Fëmijët nuk kanë shkollim të rregulltë dhe tejet rrallë ndjekin shkollimin e mesëm. Ushqimi i tyre është i pamjaftueshëm dhe jocilësor (pa vitamina, dhe elemente të tjerë), ndërsa shtëpia e tyre nuk ka energji elektrike dhe ujë të pijshëm. Sëmundjet e ndryshme janë mjaft të përhapura, ndërsa shërbimet shëndetësore kryesisht janë të përqëndruar në qytet. Nëse i krahasojmë këto dy familje reprezentative, të pasurën dhe të varfërën, nuk ka kurrfarë dyshimi se dallimet mes tyre kanë një efekt tronditës (shokues). Disa pyetje tërheqin vëmendjen: Përse ekziston një pasuri aq e madhe, në njërën anë, dhe një varfëri ekstreme në anën tjetër, jo vetëm ndërmjet kontinenteve, por edhe brenda shteteve konkrete, e madje edhe brendaperbrenda një qyteti? A ka mundësi qe shoqëritë tradicionale e me produktivitet të ultë, të transformohen në shoqëri moderne e me të ardhura të larta? Në cilën masë aktivitetet ekonomike të vendeve të pasura i ndihmojnë ose i pengojnë aspiratat e vendeve të varfëra për t’u zhvilluar? Nepërmjet të cilit proces dhe në cilat kushte, popullata fshatare në vendet e varfëra, e cila jeton në gjendjen e ekonomisë së mbijetesës e jo të zhvillimit, do të mund të transformohet në fermerë të suksesshëm?

66

Page 67: Ekonomika e zhvillimit

Pasi që bota bashkëkohore funksionon në kushtet e ndërvarësisë, procesi i zhvillimit ekonomik në vendet në zhvillim dhe në ato të varfëra, nuk mund të analizohet në mënyrë reale, e të mos merret parasysh roli i vendeve të zhvilluara, sidomos për sa i takon nxitjes apo ngadalësimit të zhvillimit të të pazhvilluarve. Në asnjë moment nuk duhet harruar se ardhmëria e popullsisë botërore është e ndërvarur reciprokisht. Me fjalë të tjera, ajo që po ndodhë me situatën ekonomike të vendeve të pazhvilluara, në këtë apo në atë mënyrë, në mënyrë direkte apo indirekte, do të ndikon në situatën ekonomike të vendeve të zhvilluara.

5.2. Karakteristikat e përbashkëta të vendeve në zhvillim

Kur vështrohet panorama ekonomike e vendeve të pazhvilluara, që në shikim të parë shifet se është mjaft vështirë të bëhen përgjithësimet për vendet aq të ndryshme cfarë janë ato të Afrikës, Azisë dhe të Amerikës Latine. Megjithatë, pa hyrë në rrezik që të bëhet ndonjë gabim i madh metodologjik, është e mundur që të identifikohen disa karakteristika të përbashkëta të tyre. Zakonisht, këto karakteristika mund të klasifikohen në gjashtë kategori: (1) Standardi i ultë i jetesës, i karakterizuar me të ardhura të ulta, pabarabarsi, arsim joadekuat dhe shëndetësi jocilësore, (2) Niveli i ultë i produktivitetit, (3) Normat e larta të shtimit të popullsisë, si dhe problemi i varësisë, (4) Varësia e madhe nga prodhimi bujqësor dhe nga eksporti i produkteve primare, (5) Mbizotërimi i tregjeve joperfekte dhe informatat e kufizuara, (6) Dukuria e dominimit, varësisë dhe ndieshmërisë në lëmin e marrëdhënieve ndërkombëtare ekonomike e politike.

( 1 ) STANDARDI I ULTË I JETESËS – Në vendet në zhvillim niveli i jetesës, shikuar në përgjithësi, ka tendencë që të jetë shumë i ultë për shumicën dërmuese të njerëzve. Ky nivel i ultë manifestohet si në pikëpamje cilësore ashtu edhe në atë sasiore: të ardhurat e ulta, banesa joadekuate, shëndeti i dobët, arsimimi i kufizuar, normat e larta të vdekshmërisë së fëmijëve, shanset e ulta për punësim dhe për jetë cilësore, me një fjalë, dobësi e përgjithshme dhe situatë e pashpresë. Shikimi i përgjithshëm i të dhënave statistikore manifeston nivelin e ultë të vendeve të varfëra, si dhe dallimet e mëdha ndërmjet vendeve të pasura dhe atyre të varfëra. Kështu për shembull, për vitin 2002, e ardhura e përgjithshme kombëtare e të gjitha vendeve të botës, vlerësohet të ketë qenë dic më e madhe se 32 trilion dollarë amerikanë, ku regjionet e zhvilluara marrin pjesë me 26 trilionë, ndërsa të pazhvilluarit me dic më pak se 7 trilionë. Nëse në analizë inkorporohet edhe shpërndarja botërore e popullsisë, atëherë shifet se 80% e të ardhurave botërore realizojnë regjionet më të zhvilluara, në të cilat jeton 15% e popullatës botërore. Pra, 85% e popullsisë botërore jeton nga 1/5 e të ardhurave të përgjithshme botërore. Për ilustrim më konkret, Zvicra, si një nga vendet me të ardhura per capita më kulminante në botë, ka patur të ardhurën për 362 herë më të lartë se Etiopia, një nga vendet më të varfëra në botë, dhe për 77 herë më të lartë se India, vend në zhvillim, por nga më të mëdhenjtë të botës përnga territori dhe numri i popullsisë.

67

Page 68: Ekonomika e zhvillimit

Kur flitet për shpërndarjen e të ardhurave kombëtare, duhet thënë se dallimi kolosal ndërmjet të pasurve dhe të varfërve nuk është e vetmja formë konkrete e këtyre dispariteteve. Për të patur informata më meritore mbi gjerësinë dhe thellësine e varfërisë, patjetër duhet të shikohen edhe dallimet ndërmjet shtresave të pasura dhe të varfëra brendapërbrenda vendeve të pazhvilluara. Kur shikohen të dhënat statistikore, mund të vërehet se dallimet ndërmjet të pasurve dhe të varfërve janë më të mëdha në vendet e pazhvilluara sesa në vendet e zhvilluara! Ekzistimi i kësaj dukurie kërkon që zhvillimi ekonomik të mos shprehet vetëm nepërmjet të madhësisë së të ardhurës, ose nepërmjet të të ardhurës per capita (për një banor); duhet të shikohet edhe se si bëhet shpërndarja e të ardhurës nëpër shtresa të popullsisë, si dhe kush dhe përse i gëzon frytet e mirëqenies. Përmasat e varfërisë.- Madhësia dhe përmasat e varfërisë në një vend varen nga dy faktorë: niveli mesatar i të ardhurave të vendit dhe nga shkalla e pabarabarsisë në shpërndarjen e asaj të ardhure. Pra,në një nivel konkret të të ardhurës kombëtare,shpërndarja e saj e pabarabartë do të thotë varfëri më të madhe. Ekonomistët që merren me problemet e zhvillimit zakonisht shfrytëzojnë konceptin e varfërisë absolute, për të prezentuar një nivel minimal të të ardhurave që është i nevojshëm për t’i plotësuar nevojat themelore për ushqim, veshmbathje dhe strehim. Natyrisht, ky nivel minimal i ekzistencës varet nga një vend në tjetrin, dhe nga një regjion në tjetrin. Zakonisht vija kufitare e varfërisë merret 1 dollar amerikan në ditë, dhe këtu kemi të bëjmë me varfëri absolute për secilin njeri që jeton me më pak se 1 dollar në ditë. Duke i shikuar të dhënat e Bankës Botërore për vitin 2001, mund të shifet se 1,2 miliard njerëz në botë jetojnë nën atë kufi! Përqindja e popullsisë që jeton në varfëri, kur shikohet periudha 1987 – 1998, është zvogëluar në Azinë Lindore (nga 26,6% në 15,3%), ndërsa kjo përqindje nuk ka ndryshuar fare në Afrikën Subsahariane, regjion ky që shënon rritjen më të madhe të numrit të popullsisë. Në realitet kjo do të thotë se numri i të varfërve në këtë regjion është rritur prej 217 në 290 milion njerëz. Në Evropën Lindore dhe në Azinë Qendrore numri i të varfërve nga 1,1 është rritur në 24 milion, që shpjegohet me rënien e aktivitetit ekonomik në vendet e tranzicionit (periudha kalimtare nga ekonomia e planit kah ajo e tregut). Pra, shpërndarja regjionale e varfërisë ka lëvizur nga Azia Lindore e Jugore në drejtim të Evropës Lindore (vendet e tranzicionit) dhe Afrikës Subsahariane (në vitin 1998, në këto dy regjione, jetonte më se 2/3 e të varfërve të botës). Shëndeti.- Përvec me problemin e të ardhurave të ulta, popullata e vendeve të pazhvilluara është e ballafaquar edhe me ushqimin e pamjaftueshëm, sëmundjet dhe shëndetin e dobët. Ndonëse pas vitit 1960 është arritur përmirësim i dukshëm, në vendet më të pazhvilluara gjatësia e jetës ende është rreth 50 vjet, për dallim nga tërësia e vendeve në zhvillim ku është 64 vjet dhe në vendet më të zhvilluara me 78 vjet jetëgjatësi. Në 1.000 të porsalindur, numri i foshnjeve që vdesin para ditëlindjes së parë është 96 në vendet e pazhvilluara dhe vetëm 8 në vendet më të zhvilluara. Në Azi dhe Afrikë më se 60% e popullsisë mezi që arrin t’i plotësojë nevojat për kaloritë e nevojshme për të patur shëndet adekuat. Vlerësimet janë se ky deficit i kalorive arrin vetëm 2% e prodhimit botëror të drithrave, kështu që ky pohim e kundërshton mendimin se ushqimi i pamjaftueshëm është rezultat i debalancit ndërmjet rritjes së numrit të popullsisë dhe rezervave botërore të ushqimit. Shpjegimi më realist qëndron në debalancin kolosal në fushën e shpërndarjes së të ardhurave botërore. Pra, ushqimi i pamjaftueshëm dhe shëndeti i dobët më tepër janë cështje e varfërisë sesa e prodhimit të pamjaftueshëm të artikujve ushqimorë. Të dhënat statistikore të Kombeve të Bashkuara për vitin 2.000 japin informata shqetësuese. Në vendet në zhvillim, rreth 760 milion njerëz nuk kanë mbrojtje shëndetësore përkatëse, rreth 1

68

Page 69: Ekonomika e zhvillimit

miliard nuk kanë ujë të pijshëm, rreth 2,4 miliard jetojnë pa pajisje sanitare dhe rreth 160 milion fëmijë janë në gjendjen e kequshqyeshmërisë. Institucionet mjekësore në vendet në zhvillim kryesisht janë të përqëndruara në rajonet urbane (qytetet), por në të cilat jeton vetëm 25% e numrit të popullsisë. Në Indi 80% e mjekëve punon në rajonet urbane,ku jeton vetëm 20% e popullatës. Në Najrobi, kryeqytet i Kenisë, një mjek vjen në 670 banorë, ndërsa në rajonet rurale (fshatrat), në të cilat jeton 87% e popullsisë së Kenisë, 1 mjek është për 20.000 banorë! Kur flitet për shëndetin e popullsisë në vendet e pazhvilluara, gjithsesi duhet të përmendet edhe sëmundja e SIDA-s. Përfundimisht me vitin 2006, në mbarë botën nga kjo sëmundje kanë vdekur 25 milion njerëz, të infektuar kanë qenë 40 milion, dhe 90% e këtyre personave jeton në vendet në zhvillim ! Pas tuberkulozit, SIDA është sëmundja ngjitëse më e përhapur në botë. Arsimi. – Arsimit po i kushtohet rëndësi përherë në rritje pothuaj në të gjitha vendet në zhvillim dhe zakonisht ai përbën elementin dominant në buxhetin shtetëror. Përkundër përparimit kuantitativ, sidomos gjatë regjistrimit në shkollimin fillor, niveli i analfabetizmit është ende i lartë dhe në totalin e vendeve në zhvillim ai arrin në 55%. Dhe shpesh herë, sistemi i arsimit nuk i përgjigjet nevojave zhvillimore të vendit konkret.

( 2 ) NIVELI I ULTË I PRODUKTIVITETIT.- Në shumicën e vendeve në zhvillim niveli i produktivitetit të punës ( outputi për një punëtor ) është dukshëm më i ultë se në vendet më të zhvilluara. Kjo shpjegohet me mungesën e inputit të faktorëve, cfarë është kapitali fizik ose menaxhmenti me përvojë moderne. Natyrisht, nuk duhet harruar qasjen ndaj informatave, motivacionin për të punuar së bashku me shprehitë e punës, si dhe fleksibilitetin e pamjaftueshëm të institucioneve qeveritare. Shikuar në përgjithësi,për të ngritur nivelin e produktivitetit të punës, është e nevojshme që maksimalisht të mobilizohet kursimi vendor dhe financimi i jashtëm, në mënyrë që të krijohen investimet në drejtim të kapitalit fizik (objektet prodhuese) dhe të atij njerëzor (forcimi i arsimit dhe i trajnimit profesional). Poashtu janë të domosdoshme edhe ndryshimet institucionale, në mënyrë që maksimalisht të shfrytëzohet potenciali i këtyre investimeve të reja fizike dhe njerëzore. Ndryshimet institucionale kryesore janë këto: reforma e pronësisë mbi tokën; tatimet e firmave, të krediteve dhe të strukturave bankare; krijimi dhe forcimi i administratës efikase dhe të pavarur; ristrukturimi i programeve arsimore. Këto inpute, si dhe inputet e tjerë të natyrës joekonomike, patjetër duhet të aktivizohen në mënyrë që strategjia e ngritjes së produktivitetit të jetë e suksesshme. Përvec faktorëve të lartëpërmendur, duhet të merret parasysh edhe qëndrimi i punëtorëve dhe i menaxhmentit ndaj përparimit dhe avancimit personal; shkalla e kujdesit dhe e adaptueshmërisë së njerëzve;ambicjet personale; gatishmëria për të futur inovacione; gjithashtu, qëndrimi i njerëzve ndaj punës manuale, disiplinës, autoritetit dhe eksploatimit. Sukseset ekonomike të “katër tigrave të Azisë” – Korea Jugore, Singapuri, Hong Kongu dhe Tajvani – pjesërisht shpjegohen edhe nepërmjet të cilësisë së resurseve të tyre njerëzore, organizimit të sistemit të prodhimit, si dhe ndryshimeve institucionale, të gjitha këto në drejtim të ngritjes së produktivitetit të punës. Shikuar në përgjithësi, produktiviteti i ultë shkakton të ardhura të ulta, të cilat, në vazhdim, kanë për pasojë fuqinë e dobët blerëse për të blerë ushqim cilësor, gjë që rezulton me kapacitet të pamjaftueshëm të punës dhe produktivitet të ultë. Teoria e njohur e nobelistit suedez Gunnar Myrdal ( 1898 – 1987, fitues i cmimit Nobel për ekonomi në vitin 1974, së bashku me ekonomistin austriako-britanik Friedrich von Hayek) mbështetet në këto interaksione reciprokisht të lidhura ndërmjet nivelit të ultë të jetesës dhe produktivitetit të ultë.

69

Page 70: Ekonomika e zhvillimit

(3) NORMAT E LARTA TË SHTIMIT TË POPULLSISË DHE PROBLEMI I VARËSISË.- Kur shikohet aspekti kuantitativ i popullsisë botërore, e cila arrinte në 6,4 miliard në vitin 2004, mund të vërehet se më shumë se 5/6 jeton në vendet më pak të zhvilluara dhe më pak se 1/6 në vendet e zhvilluara. Si nataliteti ashtu edhe mortaliteti shënojnë dallime të mëdha në këto dy grupe vendesh. Me normë të natalitetit (numri i të lindurve në 1.000 banorë ) prej 50% vecohen këto vende: Nigeria, Mali, Somalia, Afganistani, Angola. Në ekstremin tjetër, me normë minimale të natalitetit prej 10%,bëjnë pjesë këto vende: Kanadaja, Kuba, Zvicra, Austria, Gjermania, Japonia, Rusia, Singapuri. Për sa i takon mortalitetit (numri i të vdekurve në 1.000 banorë) në vendet e pazhvilluara, edhe ai është relativisht i lartë në krahasim me vendet e zhvilluara, por duke i falënderuar mbrojtjes më të mirë shëndetësore dhe kontrollit mbi sëmundjet ngjitëse, dallimet ndërmjet këtyre dy grupeve të vendeve janë më të vogla se në fushën e natalitetit. Pasoja kryesore e natalitetit të lartë në vendet e pazhvilluara është se fëmijët nën moshën 15 vjecare përbëjnë 40% të popullsisë, ndërsa në vendet e zhvilluara kjo përqindje është më pak se 20%. Si pasojë,në vendet e pazhvilluara, fuqia punëtore aktive, duhet të mban proporcionalisht gati dy herë më shumë fëmijë se në vendet e zhvilluara! Në anën tjetër, pjesëmarrja e personave mbi moshën 65 vjecare është shumë më e lartë në vendet e zhvilluara. Si pleqtë ashtu edhe fëmijët, ekonomikisht trajtohen si problem i VARËSISË, për arsye se ata janë anëtarë joproduktivë të shoqërisë. Kështu që duhet të kenë përkrahjen financiare nga ana e fuqisë punëtore aktive. Pesha e këtij problemi të varësisë përbën 1/3 e popullsisë së vendeve të zhvilluara, dhe gati 45% e popullsisë në vendet e pazhvilluara. Pra, vendet e pazhvilluara karakterizohen jo vetëm me rritje të madhe të numrit të popullsisë, por edhe me problemin e personave që duhet mbajtur, dhe kjo barrë është më e theksuar se në vendet e zhvilluara..

(4) VARËSIA E MADHE NGA PRODHIMI BUJQËSOR DHE NGA EKSPORTI I PRODUKTEVE PRIMARE.- Rreth 65% e njerëzve në vendet e pazhvilluara jeton në rajonet rurale, ndërsa në vendet e zhvilluara kjo përqindje është 27%. Në sektorin e bujqësisë punon rreth 58% e popullsisë, ndërsa në vendet e zhvilluara vetëm 5%. Kontributi i bujqësisë në të ardhurën kombëtare të gjithmbarshme është 14%,ndërsa në vendet e zhvilluara vetëm 3%. Arsyeja kryesore e përqëndrimit kaq të madh të njerëzve dhe të prodhimit në sektorin e bujqësisë, është se në nivelin e ultë të të ardhurave, prioriteti kryesor i secilit njeri dhe i secilit vend është që të sigurohet ushqimi, veshmbathja dhe strehimi. Bujqësia në vendet e pazhvilluara shpesh karakterizohet me teknologji primitive, organizim të dobët dhe inpute (faktorët hyrës të prodhimit) të kufizuara të kapitalit fizik e njerëzor. Në shumë ekonomi të vendeve të pazhvilluara ende dominon prodhimi primar (bujqësia, pylltaria, lëndët e para, karburantet). Vendet e varfëra kanë nevojë për mjete devizore, në mënyrë që të plotësohet kursimi vendor, dhe gjithë kjo me qëllim të financimit të projekteve zhvillimore. Ndonëse për këto vende investimet e jashtme direkte dhe ndihma e jashtme janë burime të rëndësishme të devizave, në shumicën e vendeve të pazhvilluara eksporti i produkteve primare siguron pjesën më të madhe të të hyrave devizore. Për fat të keq, në shumë vende të pazhvilluara dhe që kanë patur borxhe të jashtme, gjatë viteve të 1980-ta dhe të 1990-ta, një pjesë e madhe e devizave të fituara nga eksporti është shfrytëzuar për servisimin e borxheve, pra për pagesën e interesave të krediteve të mëparshme. Në të vërtetë, për shumë vite, këto vende ishin viktima të

70

Page 71: Ekonomika e zhvillimit

rrjedhave (flukseve) ndërkombëtare negative të kapitaleve, ku pjesëmarrja e devizave që kanë dalur ka qenë më e madhe se e atyre që kanë hyrë në vendet e pazhvilluara.

(5) DOMINIMI I TREGJEVE JOPERFEKTE DHE INFORMIMI I KUFIZUAR.- Gjatë viteve të 1990-ta gati të gjitha vendet e pazhvilluara kanë lëvizur në drejtim të ekonomive të tregut. Pothuaj ekzistonte pajtueshmëri e plotë se, në periudhën e kaluar, aparati qeveritar ka ushtruar ndikim të madh në funksionimin e ekonomisë, dhe se tregu i lirë së bashku me konkurrencën e papenguar, kanë rëndësi esenciale për prosperitetin ekonomik. Por, përvojat e mëvonshme treguan se efektet pozitive të ekonomisë së tregut në një masë të madhe varen nga ekzistimi i parakushteve institucionale, juridike dhe kulturore. Këto parakushte trajtohen si dicka e natyrshme në vendet e zhvilluara, por që në shumë vende të pazhvilluara nuk janë në nivel të duhur. Ndër parakushtet kryesore duhet numruar: ekzistimi i sistemit juridik që respekton kontratat dhe të drejtat pronësore; valuta kombëtare stabile dhe e sigurtë; infrastruktura e rrugëve dhe e komunalieve, që rezulton me shpenzime të ulta të transportit dhe të komunikimit, e me qëllim që të dinamizohet tregtia ndërmjet rajoneve; sistemi i zhvilluar i bankave dhe i sigurimeve; tregjet formale të krediteve, të cilat bëjnë përzgjedhjen e projekteve, si dhe alokacionin e mjeteve kreditore, në bazë të profitabilitetit ekonomik relativ, gjë që nënkupton edhe rregullat e kthimit të borxheve; informimi i prodhuesve dhe i konsumatorëve mbi cmimet, sasinë dhe cilësinë e produkteve dhe të resurseve; aftësia kreditore e huadhënësve potencialë; normat dhe kriteret e sjelljes afariste, që mundësojnë biznesin afatgjatë e të suksesshëm. Mosekzistimi i faktorëve të lartëpërmendur e bën ngushtimin e tregut për shumë produkte, dhe kjo për shkak të kërkesës së kufizuar dhe të numrit të vogël të tregtarëve, si dhe shpenzimeve të larta eksterne, kështu që tregjet bëhen joperfekte. Për më tepër, informatat shpesh janë të kufizuara dhe të shtrenjta, duke patur për pasojë që produktet, financat dhe resurset të kenë një alokacion të gabuar. Shumë hulumtime shkencore kanë treguar se shpenzimet e vogla eksterne mund t’i fuqizojnë crregullimet në ekonomi dhe, njëkohësisht, krijojnë një mundësi tejet reale që vendi të futet në kurthin e varfërisë. Në përfundim, ekzistimi i tregjeve joperfekte dhe sistemet joperfekte të informatave, mbeten faktor të moszhvillimit, dhe, lidhur me këtë problem, ka mjaft ekonomistë që propozojnë një rol më aktiv të sektorit publik (organeve qeveritare).

(6) DOMINIMI, VARËSIA DHE NDIESHMËRIA NË MARRËDHËNIET DËRKOMBËTAREPër shumë vende të pazhvilluara një faktor i rëndësishëm që i kontribuon nivelit të ultë të jetesës, papunësisë dhe pabarazisë në fushën e të ardhurave, është edhe shpërndarja asimetrike e fuqisë ekonomike ndërmjet vendeve të pasura dhe të varfëra në botën e sotme. Kjo fuqi joproporcionale e vendeve të pasura manifestohet jo vetëm nepërmjet të dominimit në fushën e tregtisë së jashtme, si dhe marrëveshjet që e rregullojnë atë, por edhe nepërmjet të diktimit të kushteve të transferit të teknologjisë, të ndihmës së jashtme dhë të kapitalit privat, në drejtim të vendeve të pazhvilluara. Natyrisht, ekzistojnë edhe aspekte të tjera të transfereve ndërkombëtare që realisht e pengojnë transformimin zhvillimor të vendeve në zhvillim. Njëri nga faktorët relativisht diskret por i rëndësishëm, është transferi i vlerave, institucioneve dhe të standardeve të sjelljes, nga vendet e zhvilluara në vendet e pazhvilluara. Kjo ilustrohet nepërmjet të transferit gati kolonial të strukturave arsimore, programeve mësimore dhe të sistemeve shkollore, shikuar në përgjithësi; krijimi i organizatave sindikale sipas modeleve perëndimore; organizimi i sistemit shëndetësor sipas modelit kurativ e jo atij preventiv; importimi i sistemeve joadekuate administrative.

71

Page 72: Ekonomika e zhvillimit

Ndikim potencial mund të kenë, në vazhdim, kopjimi i standardeve ekonomike dhe sociale në fushën e pagave, stili i jetës së shtresës elite, si dhe qëndrimi ndaj pasurimit financiar në vendet e pazhvilluara. Pa marrë parasysh se në realitet a dominojnë politikat e orientuara kah tregu ose ndërhyrja ekstenzive e aparatit qeveritar, këto fenomene shumë shpesh mund të shkaktojnë korrupcionin dhe plackitjen socio-ekonomike nga ana e pakicës së privilegjuar në vendet e pazhvilluara.Në fund, ndikimi i sistemit të vlerave të vendeve të pasura shkakton edhe dukurinë e emigrimit të ekspertëve (angl.brain-drain), pra të fuqisë punëtore profesionale e të kualifikuar, për formimin e së cilës vendet e pazhvilluara kanë bërë shpenzime relativisht të larta dhe afatgjata. Efekti netto ( i pastër ) i të gjithë këtyre faktorëve është një situatë e ndieshmërisë së vendeve të pazhvilluara, ku shpesh herë forcat që janë jashtë ndikimit të tyre, mund të jenë dominante në fushën e mirëqenies ekonomike e sociale. Shumë vende të pazhvilluara janë të vogla përnga dimensioni, dhe ekonomitë e tyre janë në gjendje të varësisë teknologjike, kështu që edhe mundësitë e mbështetjes në kapacitetin vetjak janë relativisht të kufizuara. Por, këto vende,përherë kanë mundësi që t’i bashkojnë forcat ekonomike, me cka ngritet niveli i kapacitetit të tyre për negociata ekonomike dhe kështu, përvec tjerash, kanë mundësi që të bëjnë kontrollin dhe selektimin e ndihmave të huaja dhe të ndihmës teknike. Në ato vende në zhvillim që posedopjnë më shumë resurse dhe kapacitet më të madh për negociata ekonomike, ky fenomen i dominimit e merr formën e një tendence që të pasurit të pasurohen akoma më tepër, dhe shpesh herë në kurriz të të varfërve. Këtu nuk është fjala vetëm për pasurimin e vendeve të zhvilluara,të cilat përparojnë më shpejt se vendet e pazhvilluara. Këtu kemi të bëjmë me sektorët dhe subjektët dominantë brenda vendeve të pazhvilluara (sektorët modernë industrial ose bujqësor; fermerët e mëdhenj; liderët e organizatave sindikale; industrialistët; politikanët; nëpunësit shtetërorë në nivele të larta të burokracisë, etj.), të cilët vazhdimisht pasurohen shpesh në kurriz të shtresave të varfëra, që janë me numër më të madh,por ekonomikisht më të dobëta. Pra,këtu është fjala për një proces të dyfishtë të shteteve të pasura dhe të grupeve të fuqishme brenda shteteve të varfëra, te cilët realizojnë prosperitet, ndërsa të tjerët stagnojnë. Hulumtimet tregojnë se ky fenomen është relativisht i përhapur. Shumë ekonomistë, vecmas ata të “shkollës së varësisë”, shprehin mendimin se qeveritë e vendeve të pasura sistematikisht veprojnë kundër vendeve të pazhvilluara, dhe kështu shifet se kolonializmi dhe robëria kanë shkaktuar crregullime kolosale. Dhe, gjithashtu, nuk kanë të drejtë ekonomistët nga vendet e zhvilluara kur thonë se vendet e pazhvilluara kanë funksionuar disa dekada në kushtet e pavarësisë, kështu që kanë patur mjaft kohë që të dalin nga kurthi i moszhvillimit, të cilin e kanë trashëguar nga epoka kolonialiste. Gjatë dekadave të fundit shkenca ekonomike ka sqaruar se vlerat dhe institucionet që kanë ndërtuar fuqitë koloniale, e që pjesërisht ende ekzistojnë, në një masë të madhe e shpjegojnë disparitetin dhe hendekun ekonomik ndërmjet vendeve të zhvilluara dhe atyre të pazhvilluara. Në shumë raste disa ish-koloni të pasura janë pikërisht ato që janë varfëruar më së shumti (si India, për shembull), dhe kjo për shkak të plackitjes masive nga ana e kolonizatorëve.

5.3. Qëllimet zhvillomore të Mileniumit

Në shtator të vitit 2000,189 vende anëtarë të Kombeve të Bashkuara, kanë miratuar listën prej tetë Qëllimesh ZHvillimore të Mileniumit (QZHM), me të cilën kanë marrë për obligim që deri në vitin 2015 të arrijnë përparim të dukshëm në fushën e zvogëlimit të varfërisë dhe në

72

Page 73: Ekonomika e zhvillimit

përmbushjen e qëllimeve të tjerë zhvillimorë. Kjo listë e qëllimeve paraqet deri më tani dokumentin më të fuqishëm ndërkombëtar mbi varfërinë globale. Ky dokument edhe një herë e thekson karakterin shumëdimensional të zhvillimit dhe të zvogëlimit të varfërisë; ky qëllim, zvogëlimi i varfërisë, kërkon shumë më tepër se rritja e të ardhurave për të varfërit. Ndonëse ka mjaft ekonomistë që mendojnë se edhe ky dokument do t’i bashkëngjitet listës së gjatë të dokumentave të tillë të Kombeve të Bashkuara, analiza e parë e tyre, ajo e vitit 2005, tregon se ata janë bërë element përbërës i përpjekjeve të faktorëve ndërkombëtarë që merren me problemet e zhvillimit. Por, gjithashtu duhet theksuar se, nëse vazhdojnë trendet e deritanishëm, do të realizohen vetëm disa prej qëllimeve të determinuara. Analiza më e hollësishme e këtyre qëllimeve zhvillimore të Mileniumit, e zbulon karakterin e tyre mjaft ambicioz: heqja e varfërisë dhe e urisë ekstreme; krijimi i kushteve për arsim themelor global; promovimi i barabarsisë gjiniore dhe fuqizimi i rolit të femrës; të pakësohet vdekshmëria e fëmijëve; përmirësimi i shëndetit të nënave; lufta kundër sëmundjes së AIDS-it, malarjes dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse; të ndërtohet një ambient i shëndoshë dhe i qëndrueshëm; të ndërtohet partneriteti global në drejtim të zhvillimit. Ashtu sic është pritur, si dhe për shkak të peshës specifike të tij, qëllimi i parë zhvillimor global i kushtohet varfërisë dhe urisë globale. Nënqëllimit e këtij qëllimi global janë relativisht më modest: të përgjysmëmohet numri i personave që jetojnë me më pak se një dollar në ditë, dhe gjithashtu të zvogëlohet për 50% numri i atyre që janë në situatën e urisë. Për fat të keq, sipas Raportit mbi zhvillimin human për vitin 2003 të UNDP-së, gjatë viteve të 1990-ta varfëria ka shënuar ngritje në 37 vende, ndërsa uria në 21 sosh. Regjioni i Afrikës Subsahariane vazhdimisht mbetet në fund të listës kritike, ku varfëria shënon rritje përkundër përpjekjeve të gjithëllojshme zhvillimore. I njejti konstatim vlen edhe për urinë në këtë regjion të Afrikës. Kësaj situate kritike në një masë të madhe i kontribuon edhe faktori klimatik. Për sa i takon Azisë Jugore dhe shikuar nga aspekti i të ardhurave të realizuara, ky regjion është në rrugë të mbarë që të zvogëlon varfërinë për 50%. Jashtë parashikimeve, në Amerikën Jugore shënohet një përparim mjaft modest. Nga Azia Lindore vijnë informata mjaft optimiste, ngase atje do të përmbushen të dy nënqëllimet e qëllimit kryesor (varfëria+uria), ndonëse situate ekonomike në Kinë, përkundër përparimit spektakular në fushën e ekonomisë, ende mbetet delikate dhe e vështirë për t’u parashikuar. Nënqëllimet e tjerë përfshijnë zvogëlimin për 2/3 të vdekshmërisë së fëmijëve nën moshën 5 vjecare, zvogëlimin për 2/3 të vdekshmërisë së grave gjatë lindjes, si dhe eliminimin e dispariteteve (pabarabarsive) gjiniore gjatë regjistrimit në shkollë. Në vazhdim, krijimi i një ambienti natyror të qëndrueshëm ka rëndësi esenciale për t’u cliruar nga varfëria. Kjo shifet edhe kur lexohen dy nënqëllimet: (a) përgjysmëmimi i numrit të njerëzve që nuk kanë qasje në ujin e pijshëm, dhe (b)përmirësimi i jetës së të paktën 100 milion njerëzve që jetojnë në periferitë e qyteteve. Pra, shikuar në përgjithësi, pa ambient natyror të shëndoshë për të varfërit, eliminimi i varfërisë kurrsesi nuk do të jetë i qëndrueshëm. Natyrisht, qeveritë dhe qytetarët e vendeve të zhvilluara duhet të luajnë rolin e tyre në përmbushjen e qëllimit që quhet “partneriteti global në procesin e zhvillimit”. Qëllimet zhvillimorë të Mileniumit janë përcaktuar në bashkëpunim me vetë vendet në zhvillim, në mënyrë që edhe ato të angazhohen në zgjidhjen e problemeve akute. Ky dokument shumë përgjegjësi u ka atribuar edhe vendeve më të pasura, sic janë rritja e vëllimit të ndihmave, heqja ose zvogëlimi i pengesave tregtare dhe investicionale, si dhe zvogëlimi ose shlyerja e borxheve enorme të vendeve më të varfëra.

73

Page 74: Ekonomika e zhvillimit

Qëllimet e Mileniumit sipas Rezolutës së Kombeve të Bashkuara

Qëllimet dhe nënqëllimet

1. Mënjanimi i varfërisë dhe i urisë së skajshme. Nënqëllimi për vitin 2015 : Përgjysmimi i numrit të njerëzve që jetojnë me më pak se 1 dollar në ditë’ si dhe i atyre që vuajnë nga uria. 2. Arritja e arsimimit themelor universal.

Nënqëllimi për vitin 2015: Të sigurohen kushtet që të gjithë fëmijët të mbarojnë shkollimin fillor themelor.

3. Promovimi i barabarsisë ndërmjet gjinive dhe forcimi i rolit të femrës. Nënqëllimi për vitin 2005: Të eliminohen disparitetet ndërmjet gjinive në fushën e arsimit fillor dhe të mesëm.

Nënqëllimi për vitin 2015: Të eliminohen disparitetet gjiniore në të gjitha nivelet. 4. Zvogëlimi i vdekshmërisë së fëmijëve.

Nënqëllimi për vitin 2015: Zvogëlimi për 2/3 i vdekshmërisë së fëmijëve nën moshën 5-vjecare.

5. Përmirësimi i shëndetit të nënave. Nënqëllimi për vitin 2015: Zvogëlimi për 2/3 i vdekshmërisë së nënave gjatë lindjes.

6. Lufta kundër SIDA-s’ malarjes dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse, Nënqëllimi për vitin 2015: Të arrihet kthesa radikale dhe të ndërpritet përhapja e sëmundjeve të lartëpërmendura.

7. Të ndërtohet një ambient natyror i qëndrueshëm. Nënqëllimi i përgjithshëm: Integrimi i parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në të gjitha politikat dhe programet e vendeve’ si dhe të ndërpritet tendenca e humbjes së resurseve ekologjike. Nënqëllimi për vitin 2015: Të përgjysëmohet numri i njerezve që nuk kanë ujë të pijshëm të sigurtë. Nënqëllimi për vitin 2020: Të arrihet përmirësimi i jetës së të paktën 100 milion njerëzve që jetojnë në periferitë e varfëra të qyteteve.

8. Zhvillimi i partneritetit global në procesin e zhvillimit. Nënqëllimet :

- Të vazhdon zhvillimi i sistemit tregtar e financiar’ i cili nënkupton administrim të mirë’ zhvillimin ekonomik dhe zvogëlimin e varfërisë’ si në planin lokal (vendor) ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

- Të jipet përgjigje ndaj nevojave të vecanta të vendeve më të pazhvilluara’ si dhe ndaj nevojave të vendeve të “blokuara”‘ që jetojnë në ishujt e vegjël e që ndodhen në procesin e zhvillimit.

- Analiza gjithëpërfshirëse e problemit të borxheve të vendeve të pazhvilluara. - Gjeneratës së re t’i sigurohet punësim produktiv dhe dinjitoz. - Vendeve në zhvillim’ në bashkëpunim me kompanitë farmaceutike’ t’u

sigurohet furnizimi me medikamente esenciale e me cmime të pranueshme. - Në bashkëpunim me sektorin privat’ vendeve në zhvillim t’u sigurohet qasja

në teknologjitë e reja - sidomos në lëmin e informatave dhe komunikimeve.

74

Page 75: Ekonomika e zhvillimit

KAPITULLI VIPOLITIKA DHE STRATEGJITË ZHVILLIMORE

6.1. Raporti ndermjet politikes zhvillimore dhe strategjisë zhvillimore

Zhvillimi ekonomik nuk nënkupton vetëm rritjen e produktit kombëtar, pore përfshin edhe elemente të tjerë, si përparimi i teknologjive, ngritja e kapacitetit prodhues të vendit, përparimi i resursit njerëzor, përmirësimi i cilësisë së jetës, etj. Përvec kësaj, zhvillimi përmban mbrojtje më të lartë shëndetësore, siguri sociale të popullsisë, si dhe liritë politike dhe juridike. Shikuar nga ky aspekt, zhvillimi ekonomik përfaqëson një kategori më të gjerë, dhe pjesërisht del jashtë kufijve të shkencës ekonomike. Në një vend ose shtet, nuk është e mundur që të ekzistojnë funksionet e zhvilluara sociale krahas zhvillueshmërisë së ultë të ekonomisë, sikurse që nuk është i mundur afirmimi i elementeve të demokracisë, në kushtet e tensioneve sociale dhe të vëllimit të ultë të prodhimit. Pra, zhvillimin ekonomik duhet shikuar si themel të zhvillimit social e politik. Ashtu si kategoritë e tjera, edhe zhvillimi ekonomik posedon dimensionin e vet cilësor (kualitativ) dhe sasior (kuantitativ). Dimensioni cilësor ka të bëjë me nivelin e arritur të mirëqenies, ose të cilësisë së jetës. Dimensioni sasior shprehet nepërmjet të vëllimit të prodhimit, prodhimit për një banor, ose nepërmjet të ndryshimeve të këtyre dy treguesve. Në kushtet normale, zhvillimi nënkupton normën pozitive të ndryshimeve. Kur bëhet fjalë për politikën zhvillimore, duhet të thuhet se ajo është pjesë e politikës ekonomike, por të përqëndruar në problematikën e zhvillimit. Teoria e zhvillimit ekonomik, sic është e njohur, i studion faktorët dhe metodat e zhvillimit, si dhe I propozon masat e politikës ekonomike për të përparuar zhvillimin, për të ngritur mirëqenien dhe për të parandaluar konfliktet e mundshme brenda shoqërisë. Politika zhvillimore, nga ana e saj, I ka qëllimet, metodat, mjetet, bartësit dhe afatet e përmbushjes së qëllimeve. Sikurse që teoria ekonomike dhe politika ekonomike janë të ndërlidhura dhe mund të jenë në konflikt, e njejta situatë është edhe ndërmjet teorisë zhvillimore dhe politikës zhvillimore. Nëse përmbajtja e politikës ekonomike është në përputhje me rezultatet e teorisë ekonomike, përmbushja e qëllimeve do të jetë më e suksesshme, dhe kjo do të arrihet me shpenzime minimale. Nëse nuk ekziston kjo përputhje, shpenzimet e zhvillimit do të

75

Page 76: Ekonomika e zhvillimit

jenë më të mëdha për aq sa ekziston kjo diskrepancë ndërmjet teorisë dhe politikës. Në total, pasojat negative do të shkojnë në llogari të politikës, e jo të teorisë ekonomike. Në vazhdim, duhet thënë se politika zhvillimore nuk është shikues pasiv i ndryshimeve në kohë dhe hapësirë. Detyra e saj primare është drejtimi i zhvillimit, si dhe formulimi i përgjigjeve në ato raste ku nuk ka shpjegime teorike. Zakonisht është fjala për një hapësirë konkrete, momentin, situatën zhvillimore, njerëzit dhe resurset, pra detyra e saj është më e ndërlikuar se ajo e teorisë. Pra, politika zhvillimore vazhdimisht ndodhet në situatën e inovatorit, sa herë që i zbulon rrugët dhe mundësitë e reja zhvillimore, dhe ky inovacion shpesh herë është kontribut edhe për teorinë e zhvillimit. Politika ekonomike vijuese dhe politika zhvillimore janë reciprokisht të kushtëzuara dhe varen njëra nga tjetra. Nëse, për shembull, nepërmjet të politikës vijuese nuk arrihet zhvillimi dhe prosperiteti, atëherë ajo nuk mund të funksionon për një periudhë më të gjatë. Raporti ndërmjet gjendjes ekonomike reale dhe politikës ekonomike vijuese është mjaft specifik. Shpesh mund të ndodhë që politika vijuese të mos i përgjigjet nivelit të arritur të zhvillueshmërisë. Në një situatë të tillë, nuk do të jetë e mundur të bëhet ndryshimi i strukturës ekonomike, si dhe as fuqizimi i infrastrukturës dhe i sektorit publik, sidomos jo brenda një afati të shkurtër. Kjo do të thotë që politika ekonomike vijuese duhet medoemos t’i merr parasysh resurset e disponueshme dhe nevojat e popullsisë, dhe se ajo (politika ekonomike) duhet t’u adaptohet atyre, e kurrsesi jo e kundërta. Detyrë tjetër e politikës ekonomike është se në secilin moment duhet të krijon hapësirën e nevojshme për zhvillim dhe prosperitet. Pra, politika ekonomike vijuese vazhdimish ndodhet ne njëfarë ballancimi ndërmjet të kaluarës dhe të ardhmes. Por, ajo është për aq e suksesshme sa e përmirëson pozitën materiale dhe sociale të popullsisë, pra në cilën masë e bën përmirësimin e gjendjes aktuale. Politika zhvillimore, natyrisht, duhet të ketë mbështetje në realitetin actual, Ajo, pikësëpari, duhet të niset nga niveli i arritur i zhvilluesmërisë dhe nga politika ekonomike vijuese. Duke u mbështetur në nivelin e arritur të zhvillueshmërisë, politika zhvillimore e fiton bazën e vërtetë zhvillimore, mbi të cilën edhe sendërtohet politika ekonomike vijuese. Në të njejtën kohë, është përparësi e politikës zhvillimore se ajo nuk merret me problemet vijuese, por me cështjet që pritet të ndodhin në të ardhmen. Por, efektet që i shkakton politika zhvillimore përherë kanë rëndësi kolosale, qoftë positive apo negative. Nëse, rastësisht, politika zhvillimore ka bërë zgjedhje të gabueshme të objektivave dhe të metodave zhvillimore, ajo përherë do të jetë në konflikt me politikën ekonomike vijuese;në vend se të bën nxitjen, ajo do të frenon politikën ekonomike vijuese. Kështu që edhe për politikën zhvillimore vlen pohimi se ajo është e suksesshme aq sa e përmirëson pozitën e përgjithshme të popullsisë, shikuar në të gjitha aspektet. Kësaj duhet t’i shtohet edhe aspekti relativ i përparimit: pozita e ekonomisë kombëtare në rang-listat botërore. Natyrisht, vazhdimisht mbetet në fuqi qëllimi më i lartë: arritja e mirëqenies maksimale dhe e lirive dhe të drejtave të njeriut.

6.2. Llojet e strategjive zhvillimore

Efikasiteti i një politike zhvillimore konkrete nuk varet vetëm nga mbështetja e saj në teorinë ekonomike zhvillimore. Strategjia zhvillimore, para së gjithash, duhet të jetë e përcaktuar në aspektin kohor dhe hapësinor, ndërsa qëllimi apo objektivi zhvillimor duhet të shpreh synimin kah një qëllim më konkret.

76

Page 77: Ekonomika e zhvillimit

Kur flitet për strategjinë, atëherë qëllimi më sintetizues është produkti kombëtar për një banor. Pasi që të jetë caktuar ky qëllim nga aspekti sasior (kuantitativ), në etapën e dytë duhet të analizohen resurset, cilët janë në dispozicion dhe cilët mungojnë. Pasi që procesi i zhvillimit ekonomik në të vërtetë është menaxhim i resurseve që pak a shumë janë të kufizuara, secili prej këtyre resurseve duhet të konkretizohet, përherë në raport ndaj objektivit më të lartë. Qëllimet e konkretizuara gjithsesi duhet të jenë të matshëm. Gjatë zhvillimit mund të ndodhë që qëllimet e konkretizuara të plotësohen para afatit të caktuar më parë, dhe gjithashtu mund të ndodhë që këto qëllime të jenë të paplotësueshëm. Në këtë rast të dytë, ky qëllimi i konkretizuar (që përherë është në nivel më të ultë) e pengon realizimin e qëllimit të parë e më të lartë (qëllimin strategjik), kështu që paraqitet domosdoshmëria që qëllimi strategjik të “zbritet” në atë nivel që mund të realizohet. Kur analizohen përvojat zhvillimore në mbarë botën, atëherë mund të vërehet një llojllojshmëri e madhe e strategjive dhe metodave të zhvillimit. Të gjitha strategjitë, natyrisht, qëndrojnë në korelacion me nivelin e zhvillueshmërisë. Prezantimin mjaft të mirë të këtyre strategjive e ka bërë ekonomisti anglez Keith Griffin në veprën e tij me titull “Alternative Strategies for Economic Development”, New York, 1999. Sipas mendimit të tij, mund të dallohen këto tipe të strategjive: strategjia e zhvillimit të bujqësisë; strategjia e ridistribucionit (rishpërndarjes) së të ardhurës dhe të mirëqenies nepërmjet të zhvillimit të degëve që janë intensive me punë; strategjia që mbështetet në industrializim; strategjia e ekonomisë së hapur; strategjia monetariste; strategjia e zhvillimit socialist.

1. Strategjia që i jep përparësi bujqësisë

Përqëndrimi në prodhimin e ushqimit, sidomos në prodhjimin e drithrave të bukës, ka disa qëllime më konkrete. Qëllimi më i rëndësishëm është që të prodhohet sasia e mjaftueshme e ushqimit për numrin në rritje të popullsisë, dhe ky qëllim sidomos është me peshë të madhe në vendet më të varfëra. Në vazhdim, favorizimi i prodhimit bujqësor konkretizohet me dy nënqëllime. Prodhimi bujqësor, nepërmjet të teknologjive bashkëkohore, shkakton rritjen e ofertës së produkteve bujqësore, gjë që do të ketë për pasojë uljen e cmimeve të ushqimit, si dhe uljen e shpenzimeve të fuqisë punëtore. Në vazhdim, kjo do të shkakton ngritjen e normës së fitimit në veprimtaritë jobujqësore, gjë që duhet të hapë rrugën për rritjen e kursimit dhe të investimeve, dhe, në fund, të ngritjes së normës së rritjes ekonomike. Në anën tjetër, zhvillimi i bujqësisë do të nxit kërkesën për materialet riprodhuese (karburantet, plehërat minerale, maqinat bujqësore, materiali për ndërtimtari, etj. ), si dhe kërkesën për produktet finale që i nevojiten popullsisë fshatare. Këto veprimtari të dyta shpesh herë janë intensive me punë, gjë që i jep nxitje punësimit jo vetëm në rajonet rurale (fshatrat), por edhe në ato urbane (qytetet). Kjo strategji apo metodë kryesisht ka për qëllim modernizimin e prodhimit të orizit dhe të grurit, dhe më vonë edhe të artikujve të tjerë bujqësorë. Ndonëse është e qartë se ky lloj i prodhimit i ka përparësitë e veta, përvoja ka treguar se nuk mjafton mbështetja vetëm në produktet bujqësore, për të filluar procesin e zhvillimit. Ka qenë e domosdoshme që kjo strategji të zgjerohet në drejtim të zhvillimit të rajoneve fshatare, gjë që nënkupton ndërtimin e komunikacionit, furnizimin me energji dhe me ujë. Këtu është tejet i rëndësishëm roli i organeve lokale të qeverisjes. Këto organe financojnë hulumtimet paraprake, bëjnë investime ose garantojnë kthimin e investimeve (pronarëve të mjeteve investicionale), gjithashtu organizojnë arsimimin dhe trajnimin e popullatës. Roli i organeve lokale dhe qendrore nuk është kontrolli i cmimeve, por që cmimet të ulen në bazë të ngritjes së produktivitetit të punës në sferën e bujqësisë, duke përfshirë këtu edhe uljen e shpenzimeve të fuqisë punëtore në bujqësi. Në shumë

77

Page 78: Ekonomika e zhvillimit

shtete u treguan të sukseshëm programet qeveritare të punëve publike, në bazë të parimit punë për ushqim. E meta kryesore e kësaj strategjie ka qenë favorizimi i skajshëm i të arriturave shkencore-teknologjike, pa i bërë paralelisht edhe reformat qeveritare institucionale. Vendet që kanë bërë reforma agrare, krahas me aktivizimin e institucionevet kooperativiste dhe komunale, kanë patur rezultate dukshëm më të mira (Korea Jugore, Tajvani, Kina), në krahasim me vendet që nuk kanë bërë këto reforma (India, Filipinet, Bangladeshi). Vendet e grupit të parë kanë patur mundësi të bëjnë zhvendosjen e strategjisë nga prodhimi i ushqimit në drejtim të zhvillimit të bashkësive rurale.

2. Strategjia që mbështetet në veprimtaritë intensive me punë dhe në reduktimin e varfërisë

Kjo strategji ka për qëllim tejkalimin e problemit të varfërisë dhe kjo gjë, kryesisht, duhet të arrihet nepërmjet të rishpërndarjes së bruto produktit kombëtar ekzistues. Ky synim nënkupton marrjen e masave energjike nga ana e organeve publike (qeveritare, etj. ) për të krijuar vende të reja të punës, punësim më produktiv, dhënia e përkrahjes financiare shtresave më të varfëra të popullsisë (transferet sociale nga buxheti), orientimi i investimeve në drejtim të rajoneve më të varfëra, zhvillimi i sistemit të mbrojtjes shëndetësore për më të varfërit, si dhe zhvillimi stabil i arsimit fillor dhe të mesëm. Në shumë vende ky koncept është i shoqëruar edhe me rishpërndarjen e pronësisë të mjeteve për prodhim, në të shumtën e rasteve në favor të reformave agrare dhe të të varfërve. Inkorporimi i shtresave të varfëra në administrimin e shtetit kryesisht bëhet nepërmjet të formave të ndryshme të decentralizimit politik dhe organizimit të bashkësive lokale. Të gjitha këto me qëllim që sa më shumë të mobilizohen resurset lokale. Sipas ekonomistit Griffin, strategjitë më të avancuara të këtij grupi, përmbajnë në vete këto 5 elemente esenciale: (1) rishpërndarja fillestare e pronësisë mbi mjetet për prodhim, (2) krijimi i insitucioneve lokale, në mënyrë që popullata të inkorporohet në proceset zhvillimore, sado modeste që janë ata në fillim, (3) investime relativisht të larta në resurset njerëzore, (4) zhvillimi i veprimtarive që janë intensive me punë, (5) ngritja relativisht më e lartë dhe më e qëndrueshme e të ardhurës për një banor. Karakteristikë tjetër e kësaj strategjie është se ajo nuk kërkon normë aq të lartë të kursimit vendor, dhe as sektor të fuqishëm shtetëror, kështu që i përshtatet relativisht mirë sistemit kapitalist (ekonomisë së tregut). Pjesa dërmuese e vendeve të pazhvilluara kanë karakter agrar, kështu që kjo strategji kryesisht mbështetet në pronat e vogla në rajonet fshatare. Favorizimi i zhvillimit të resursit njerëzor, nepërmjet të sistemit të arsimit dhe të mbrojtjes shëndetësore, i kontribuon dukshëm përmirësimit të sistemit të shpërndarjes së të ardhurës. Këto veprime në mënyrë direkte e stimulojnë punësimin, si dhe krijon ambientin për mundësi të njejta të startit të jetës për të gjitha shtresat (pra, edhe për të varfërit). Shikuar në përgjithësi, sistemi i arsimit dhe ai i mbrojtjes shëndetësore themelore (sëmundjet ngjitëse, etj.), hapin rrugën për ngritjen e rentabilitetit marxhinal të investimeve. Strategjia insiston vetëm në veprimtaritë që janë intensive me punë, dhe kjo gjë nuk është përparësi absolute dhe në të gjitha afatet kohore. Pasi që të jetë zbutur situata e varfërisë, e cila mund të tejkalohet për më së shumti dy gjenerata njerëzore (por, me kusht që prodhimi vazhdimisht të ketë normë më të lartë të rritjes), mund të realizohet një përparim më i shpejt, por më strategji të ndryshuar.

3. Strategjia që mbështetet në industrializim dhe urbanizim

78

Page 79: Ekonomika e zhvillimit

Kjo strategji e bën „transferimin“ e theksit nga bujqësia dhe veprimtaritë intensive me punë, në drejtim të sektorit industrial përpunues. Qëllimi zhvillimor afatgjatë është realizimi i normës më të lartë të rritjes së bruto-produktit kombëtar. Ky qëllim mund të realizohet nepërmjet të tre metodave kryesore: (1) prodhimi për nevojat e tregut vendor, por në kushtet e mbrojtjes doganore nga shteti amë, (2) favorizimi i sektorit që prodhon mjete për prodhim, kryesisht nga ana e firmave që janë në pronësi shtetërore, dhe (3) orientimi në drejtim të eksportit, me ndihmën edhe të instrumenteve të planit. Në praktikë, kjo strategji zbatohet me investime masive në teknologjitë moderne dhe në ekspansion të disa qendrave regjionale të zgjedhura. Në anën tjetër, urbanizimi zhvillohet paralelisht me procesin e industrializimit, shumë shpesh edhe me ndërhyrjen e organeve qeveritare në sferën e alokacionit të resurseve. Kjo ndërhyrje e organeve qeveritare nuk ka medoemos për qëllim rishpërndarjen e të ardhurës në favor të shtresave të varfëra. Ngritja e të ardhurave të amvisnive ka hapur rrugën për ngritjen e normës së konsumit dhe, medoemos, shfaqjes së pabarabarsive gjatë shpërndarjes. Pra, kjo strategji nënkupton lëvizjen apo transferin e shpërndarjes së të ardhurës në favor të atyre shtresave të popullsisë që kanë më tepër prirje për kursim, i cili, në vazhdim, i kontribuon përshpejtimit të rritjes. Në listën e vendeve të cilat me sukses kanë zbatuar këtë strategji, literatura shkencore ekonomike i përmend 3 vende: Brazili si shembull i supstitucionit (zëvendësimit) të importit (nepërmjet të prodhimit vendor), India si shembull i prodhimit të të mirave kapitale (mjetet themelore, maqinat, etj. ) dhe të gjysëmfabrikateve, të destinuar për eksport, por e ndihmuar edhe nga mbrojtja doganore dhe tatimore e shtetit amë, dhe Korea Jugore si shembull i zhvillimit të prodhimit të të mirave të konsumit të destinuara për eksport.

4. Strategjia e ekonomisë së hapur

Kjo strategji mbështetet në ndikimin e fuqishëm të forcave të tregut në fushën e alokacionit të resurseve, si dhe në aftësinë e sektorit privat që të mbahet në treg. Tregtia e jashtme dhe investimet e huaja direkte kanë rolin e lokomotivave të zhvillimit, dhe kjo sidomos vlen për vendet e vogla, sidomos për shkak të elaticitetit të pakufizuar të kërkesës në tregjet e huaja. Vendi i vogël nuk mund të aplikon metodën e ekonomisë së vëllimit (prodhimi me seri të madhe) nëse do të orientohet vetëm kah prodhimi vendor, kështu që orientimi kah eksporti paraqitet si domosdoshmëri jetike. Strategjia e orientuar kah eksporti ka për qëllim të shfrytëzon përparësitë komparative të vendit. Për shkak të ndikimit të konkurrencës së huaj dhe të pagave më të ulta, prodhimi në vendin e vogël dhe relativisht të pazhvilluar, patjetër duhet të ketë shpenzime më të ulta dhe shfrytëzim efikas të kapitalit të instaluar, cilësi relativisht të lartë të produkteve, si dhe normë të lartë të investimeve. Nga ky koncept buron jo vetëm mundësia për të rritur bruto-produktin kombëtar, por edhe rritjen e kursimit dhe të investimeve. Nëse ata do të jenë të shoqëruar edhe me efikasitet të investimeve dhe me koeficient të kapitalit më të ultë, atëherë stimulimi për rritje do të duhej të ishte më i qëndrueshëm dhe më afatgjatë. Strategjia e ekonomisë së hapur nënkupton lëvizje të lirë të faktorëve të prodhimit, sidomos të punës dhe të kapitalit. Mjetet e huaja financiare (investimet e huaja direkte, kreditet dhe ndihma e jashtme) mund të kenë rol vendimtar gjatë procesit të zhvillimit jo vetëm në aspektin financiar, por edhe nga aspekti i transferit të diturive, teknologjive, metodave të menaxhmentit dhe hulumtimeve të tregut. Njëkohësisht, preferohet një politikë më e hapur e migrimit (lëvizjes) të fuqisë punëtore. Në këtë strategji organeve qeveritare u takon një rol mjaft i madh. Qeveria duhet t’i mënjanon pengesat për eksport, kryesisht nepërmjet të ndërtimit të infrastrukturës, të politikës energjetike,

79

Page 80: Ekonomika e zhvillimit

duke i dhënë mbështetje institucionale aktiviteteve eksportuese, duke krijuar lehtësi tatimore, duke financuar programet e trajnimit, si dhe hulumtimet e tregut, etj. Ndikimi i kësaj strategjie në shpërndarjen e të ardhurës varet nga struktura e ekonomisë dhe nga struktura e eksportit. Ato vende që kanë mjaft fuqi punëtore (ofertë të madhe të fuqisë punëtore), do të eksportojnë produkte që janë intensiv me punë, pra strategjia do të ushtron ndikim të drejtpërdrejt në shpërndarjen e të ardhurës, duke zvogëluar varfërinë dhe jobarabarsinë. Në anën tjetër, në ato vende që janë më të fuqishme me të mira kapitale, rritja e eksportit do të shkakton smadhimin e dallimeve në sferën e shpërndarjes, por, nepërmjet të investimeve, që burojnë nga profiti i rritur, në fazën e ardhshme do të rritet edhe punësimi. Dobitë zhvillimore nga strategjia e ekonomisë së hapur janë të shumta. Së pari, bëhet përmirësimi i dy strukturave: të prodhimit dhe të konsumit. Në këtë drejtim rol shumë të madh luan norma e investimeve, si dhe dhe efikasiteti i investimeve. Me këtë mundësohet adaptimi më i mirë ndaj rrethanave të tregut, dhe, nëse duhet zgjedhur ndërmjet stimulimit të tregtisë dhe stimulimit të investimeve, gjithsesi duhet t’i jipet përparësi stimulimit të investimeve. Analizat shkencore kanë treguar se vendet që kanë zbatuar këtë strategji, por që kanë patur përparësi komparative të ndryshme, kanë realizuar edhe rezultate të ndryshme në fushën e shpërndarjes së të ardhurës. Vendet që kanë eksportuar produkte intensive me punë (Tajvani, Tajlanda) kanë patur përmirësime edhe në shpërndarjen e të ardhurës ; vendet që kanë eksportuar produkte intensive me kapital Zambia (mineralet), Angola (naftë dhe gas), Malezia, Argjentina, Guatemala-(produkte bujqësore), e kanë përkeqësuar shpërndarjen e të ardhurës. Në rastin e dytë efektet përfundimtare janë më të favorshëm se efektet fillestare, por gjithashtu varen edhe nga klima investicionale brenda vendit. Nëse kjo klimë nuk është e volitshme, do të mungon edhe ri-investimi.

5. Strategjia monetariste e zhvillimit

Kjo strategji kryesisht zbatohet në kohën e krizave apo të recesioneve(pra, të rënieve të aktivitetit ekonomik), atëherë kur duhet të stabilizohet ekonomia, të rikthehet ballancimi i përgjithshëm, të qetësohen cmimet, si dhe të pakësohet papunësia. Në ato situata zakonisht aplikohen masat e politikës monetare dhe tatimore, reformat financiare, etj., qëllimi i të cilave kryesisht është mikroekonomik(niveli i ndërmarrjeve), por me të cilat arrihen edhe rezultatet makroekonomike(në nivel të ekonomisë kombëtare). Shumë ekonomistë konsiderojnë se kjo strategji zhvillimore është me afat të shkurtër, por gjithashtu është e vërtetë se, pas rikthimit të ballancimit të përgjithshëm ekonomik, aplikimi i këtyre masave mund të jep edhe rezultate afatgjate. Qëllimet kryesore të strategjisë janë që të stabilizohet ekonomia, të përmirësohet alokacioni i resurseve, të ngritet vëllimi i prodhimit, të hapet rruga për shfrytëzim më efikas të kapitalit të disponueshëm, si dhe, gjë që është elementi më i rëndësishëm, të përmirësohet edhe standardi jetësor.Në këtë mënyrë, thonë autorët e kësaj strategjie, me secilën normë të kursimit, mund të realizohet norma më lartë e mundshme e rritjes ekonomike në kushtet e caktuara.Në thelb, strategjia kërkon situatën e konkurrencës krejtësisht të lirë, dhe gjithashtu nënkupton zbatimin e politikës fiskale e buxhetore ekspansive(më të lirë) ose kontraktive(shtrënguese), politikë monetare aktive(emetim ose tërheqje e parasë nga qarkullimi, në varësi nga situata), gjithë kjo duke mbajtur parasysh se në cilën masë është crregulluar ballancimi dhe stabiliteti.Duke e analizuar zbatimin e kësaj strategjie në vendet e pazhvilluara, profesori K.Griffin pohon se mendimi fundamental i John Maynard Keynes-it, ai mbi domosdoshmërinë e ndërhyrjes së shtetit në sferën ekonomike, fare nuk e ka humbur aktualitetin dhe as vlerën përdoruese.Nëse të gjitha aktivitetet ekonomike zhvillohen vetëm nepërmjet të tregut, atëherë ekonomia do të

80

Page 81: Ekonomika e zhvillimit

funksionojë nën kapacitetin e saj të mundshëm.Për këtë arsye shteti duhet të inkorporohet dhe të merr përgjegjësi në fushën e menaxhimit të përgjithshëm të ekonomisë, jo vetëm nepërmjet të tatimeve dhe cmimeve, por edhe duke kontrolluar deficitin buxhetor.

6.3. Zhvillimi ekonomik i Kinës-prezentim i rastit

Duke filluar prej vitit 1978 dhe përfundimisht ne vitin 2004, ekonomia e Kinës ka shënuar rritje prej 9% mesatarisht në vjet. Ky rezultat është pa precedent në historinë ekonomike të botës, dhe këtu nuk duhet harruar se fjala është për vendin me popullsi më të madhe në botë. E ardhura per capita (për një banor) në vitin 2004 në Kinë ishte për pesë herë më e madhe se në vitin 1978! Rritja ishte aq e lartë sa që kah fundi i vitit 2004 vendi ndodhej buzë inflacionit. Në këtë drejtim, qeveria bëri përpjekje që norma e rritjes të mos kalon 9%, normë kjo që konsiderohet për tre herë me e lartë se norma mesatare e rritjes e vendeve me të ardhura të ulta. Përvec këtij përparimi të pamohueshëm, Kina shënon rezultat spektakular edhe në fushën e zvogëlimit të varfërisë. Të dhënat statistikore të Bankës Botërore informojnë se numri i të varfërve në Kinë në periudhën 1987-1998 shënon rënie nga 303 në 213 milionë të varfër. Pa marrë parasysh burimet e të dhënave dhe kriteret e varfërisë, është fakt botërisht i njohur se zvogëlimi i varfërisë është më i madhi dhe më i shpejti se kudo në botë. Natyrisht, ende ka mendime të ndryshme mbi faktorët e prosperitetit kinez. Suksesi kinez është shembull konkret i përparsive të tregut, të tregtisë dhe të globalizimit, në përgjithësi. Që në shikim të parë mund të thuhet se eksporti i produkteve industriale qëndron në themelin e prosperitetit të Kinës, por edhe iniciativat në frymën e tregut kanë ushtruar ndikim gjatë marrjes së vendimeve. Ky vend ka zbatuar politika industriale aktive, duke nxitur eksportin, përvec atyre tradicionale, edhe të produkteve që mbështeten në teknologji dhe kualifikime profesionale të larta. Zhvillimi i shpejtë i Kinës ka filluar që në vitet e 1980-ta, rreth një dekadë më herët se liberalizimi i tregtisë botërore. Gjithashtu duhet përmendur se rritja ekonomike e viteve të 1980-ta dhe 1990-ta kryesisht është mbështetur në firmat qytetare-fshatare, ose krejtësisht fshatare, të cilat kanë patur një karakter pseudo-kooperativ. Privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore ka qenë më i vogël se në vendet e tjera të pazhvilluara (këtu duhet përmendur se privatizimi nuk ka qenë i suksesshëm në të gjitha vendet;në shumë vende privatizimi ka qenë vjedhje klasike e kapitalit publik). Në të njejtën kohë, shumë vende në Afrikë, Amerikë Latine dhe në Azi, në të cilat është aplikuar modeli i tregut të lirë, nuk kanë patur përparim. Në përparimin e Kinës gati të gjitha teoritë zhvillimore kanë gjetur konkretizimin e tyre. Njëkohësisht duhet thënë se, sikur Kina mos ta kishte realizuar këtë përparim spektakular, përfaqësuesit e të gjitha teorive zhvillimore, madje edhe ata të tregut të lirë, do të kishin pohuar se teoritë e tyre e kanë parashikuar këtë dështim. Pra, suksesi kinez nuk mund të shpjegohet në mënyrë aq të thjeshtë. Në literaturën ekonomike ekzistojnë shumë shpjegime për suksesin e jashtëzakonshëm të Kinës. Në shumë shpjegime ndodhet e vërteta e pjesshme, por ky sukses nuk është shumë e këtyre pjesëve parciale. Në vazhdim do të prezantohen disa nga këto shpjegime. Para së gjithash, ekzistenca e modelit të “demonstrimit” (shembull per t’u treguar ) dhe e “mrekullisë” ekonomike në Japoni ka patur ndikim kulminant. Shembullin japonez kanë ndjekur shumë vende të Azisë Lindore, Zhvillimet ekonomike të Hong Kongut dhe të Tajvanit trajtohen si pararendës të zhvillimit kinez. Analiza e zhvillimit të deritanishëm të Koresë Jugore, Tajvanit dhe Hong Kongut, tregon se këto vende kanë patur për prioritet industrinë e orientuar kah eksporti, dhe ky orientim është përputhur me përparimin e hovshëm të tregtisë botërore. Më vonë, kah fundi i viteve të 1980-ta, investimet ndërkombëtare filluan të lëvizin në drejtim të

81

Page 82: Ekonomika e zhvillimit

Kinës, kryesisht për shkak të dimensioneve të tregut të brendshëm të saj, me më shumë se 1 miliard konsumatorë. Ndonëse, në fillim të këtij depërtimi të investimeve të huaja, tregu ka qenë relativisht i kufizuar dhe kjo për shkak të të ardhurave të ulta dhe të ndërhyrjeve të politikës shtetërore, investitorët e parë kanë patur nxitje për eksport në kuadrin e zonave të vecanta ekonomike në bregun juglindor të Kinës. Shumë shpejt është vërejtur se Kina ofron fuqi punëtore me shpenzime (paga) të ulta, me kualifikime profesioinale mjaft solide dhe me shprehi relativisht të larta të punës, sidomos duke patur parasysh nivelin e ultë të pagave. Me rritjen e numrit të prodhuesve të huaj, filloi të rritet, tejet normalisht, edhe numri i furnitorëve dhe i kooperantëve vendorë, të cilët realizonin përfitime nga aktivitetet e reja. Pas një periudhe, kur pagat filluan të ngriten, firmat filluan të organizojnë prodhimin edhe në rajonet perëndimore të vendit, kështu që migrantët kinezë të rajoneve perëndimore, që në fillim erdhën të punojnë në rajonet lindore, filluan të kthehen në vendlindjet e tyre. Duke marrë parasysh popullsinë e Kinës prej disa qindra milionë punëtorësh bujqësorë me të ardhura të ulta, është pritur që kufizimi i pagave të shtrihet për një periudhë kohore më të gjatë. Kur shikohet periudha e kaluar, dhe duke aplikuar kriteret shkencore më objektive, planifikimi i centralizuar në dekadën e parë pas revolucionit të vitit 1949, konsiderohet dështim politik dhe ekonomik. Industria dhe bujqësia ishin tejet joefikase, Llogaritet se rreth 30 milion njerëz kanë vdekur nga uria deri kah fundi i viteve të 1950-ta, dhe kjo për shkak të vendimeve të këqija në fushën e planifikimit, ndërsa presionet politike e kanë detyruar burokracinë që përherë t’i smadhojë parashikimet e korrjeve. Sic ka pohuar nobelisti Amartya Sen, uria shumë rrallë paraqitet në shtetet që kanë mediume të paanshme. Këto katastrofa të Kinës vetëm pjesërisht janë zbutur nepërmjet të theksimit të pandërprerë të shkollimit dhe shëndetësisë themelore, si dhe nepërmjet të zvogëlimit të natalitetit, si politikë e Kinës për vetëm një fëmijë në familje. Gjithashtu duhet pohuar, si element pozitiv, se këto politika të arsimit, shëndetësisë dhe të natalitetit, kanë kontribuar në krijimin e ambientit përkatës për rritje ekonomike, zhvillim dhe zvogëlim të varfërisë, e më vonë janë kombinuar me iniciativat e tregut të lirë. Një nga rezultatet më kryesorë është niveli i lartë i arsimimit dhe i kualifikimeve të punëtorëve të prodhimit ndaj pagave reale, sidomos kur bëhet krahasimi me vendet konkurrente të Kinës. Përvec kësaj, negociatat e organeve qeveritare për sa i takon lejeve dhe marrëveshjeve të tjera afariste, kanë bërë të mundur që Kina të ketë kontrata më të favorshme se vendet e tjera të pazhvilluara. Natyrisht, në këtë drejtim modelet e Koresë Jugore dhe të vendeve të tjera të Azisë Lindore, kanë qenë mjaft të dobishëm. Janë zhvilluar dhe zhvillohen debate të shumta mbi atë se rritja e shpejtë ekonomike e vendeve të tjera të Azisë Lindore (pa Kinën), a është rezultat i akumulimit të kapitalit, apo i produktivitetit më të lartë. Ekonomistët si Alwyn Young, Paul Krugman dhe disa të tjerë, shprehin mendimin se Korea Jugore dhe “tigrat e tjerë aziatikë” janë zhvilluar më shpejtë kryesisht për shkak të investimeve grandioze në kapitalin themelor, pikësëpari në makina dhe fabrika, e më pak për shkak të përmirësimit të efikasitetit. Por, në rastin e Kinës, sipas ekonomistëve Zuliu Hu dhe Mohsin Kahn, kontributi i produktivitetit të punës në rritjen ekonomike vlerësohet të jetë 42% për periudhën ndërmjet viteve 1979 dhe 1994. Sipas tyre, për sa i takon kontributit në ngritjen e normës së rritjes, produktiviteti ua ka kaluar investimeve themelore që në fillim të viteve të 1990-ta. Ky rezultat, sipas disa ekonomistëve, konsiderohet si befasi, sidomos duke marrë parasysh fluksin e madh të investimeve kapitale. Mirëpo, nga ana tjetër, kur kah fundi i viteve të 1970-ta filloi zhvillimi më i shpejt i Kinës, kryesisht në rajonet në afërsi të Hong Kongut, që atëherë ishte e qartë se investimet buronin nga Hong Kongu, i cili posedonte kapitalin, që drejtim të Kinës, ku mungonte kapitali. Por, shumë më e rëndësishme ka qene lëvizja e ideve productive jashtë kufijve të Hong Kongut, pengesë kjo e cila për një

82

Page 83: Ekonomika e zhvillimit

periudhë relativisht të gjatë ka penguar lëvizjen e lirë të kapitaleve dhe të diturisë. Kur krahasohen këta dy faktorë, atëherë duket se idetë kanë qenë më të rëndësishme se financat. Njëkohësisht, ekziston një mendim i përhapur se aktualisht shumë nga investimet kanë origjinë të dyshimtë. Megjithatë, kjo normë e lartë e rritjes ekonomike akoma mbetet pa precedent në historinë ekonomike. Lidhur me përparimin kinez, ekonomistët nga Banka Botërore, Ashoka Mody dhe Fang-Yi Wang, në punimin shkencor të botuar në revistën e Bankës Botërore “World Bank Economic Review” (1997), kanë dhënë, mes tjerash, edhe këtë shpjegim: ”Ndonëse karakteristikat specifike industriale, sic janë shkalla e specializimit dhe e konkurrencës, ushtrojnë ndikim në rritjen ekonomike, forcë më të madhe kanë ndikimet specifike brendaperbrenda regjionit dhe transfereve regjionale. Ndikimet regjionale përfshijnë politikat ekonomike të hapura dhe zonat ekonomike speciale, të cilat e kanë tërhequr kapitalin financiar të diasporës kineze. Forcat regjionale ekzistuese, sidomos kuadrot profesionale dhe infrastruktura, gjithashtu i kanë kontribuar rritjes ekonomike. Rezultatet tona ndricojnë interaksionin ndërmjet kushteve që kanë lidhmëri me rritjen ekonomike, për shembull, kontributi i ekspertëve të huaj është i mbështetur, në një masë të madhe, nga resursi njerëzor ekzistues. Kina ka marrë një vendim të qëlluar që të shfrytëzon përparësitë e prapambetjes ekonomike, duke u orientuar kah regjionet më pak të zhvilluara dhe më pak të ngarkuara me trashëgiminë e institucioneve ekzistuese, ndonëse duhet pranuar se rrethanë tejet fatlume ka qenë fakti se regjionet e prapambetura kanë qenë fizikisht në afërsi të Hong Kongut dhe Tajvanit”. Aparati qeveritar kinez krijoi një raport mjaft të mirë me investitorët potencialë, që synonin depërtimin në vendin me popullsi më të madhe në botë, me mbi 1 miliard konsumatorësh, duke kërkuar dhe fituar nga këta investitorë transfere gjigante të teknologjive, marrëdhënie biznesore partneriale, inkorporimin e përmbajtjes lokale, si dhe koncesione të tjera, të gjitha këto në këmbim për të drejtën e shitjes në tregun e madh kinez. Në anën tjetër, ekonomisti Wing Thye Woo, në librin “The Chinese Economy” (London, 1998), prezanton konstatimin se rritja ekonomike kineze, në pjesën e saj më të madhe, buron nga rishpërndarja e fuqisë punëtore, sidomos nga teprica e bujqësisë në drejtim të veprimtarive të tjera, ndërsa kontributi i produktivitetit vlerësohet të jetë 2%. Hulumtimet shkencore tregojnë se metoda e inkorporimit dhe zbatimit të iniciativave të tregut, ka patur rëndësi të njejtë si edhe vetë inkorporimi i këtyre iniciativave. Njëra nga karakteristikat kryesore të historisë ekonomike të Kinës gjatë dekadave të fundit të shekullit XX, ka qenë zbatimi gradual, i dhimbshëm dhe sistematik i reformave. Metodat kineze të reformave nuk kanë ngjashmëri të madhe me ato të vendeve të Evropës Lindore, si Rusia dhe Polonia, të cilat kanë aplikuar metodën “big bang” (goditja e madhe), dmth. një kalim befasues dhe gjithëpërfshirës në ekonominë e tregut;ndërkaq, në literaturë përmenden Hungaria dhe Sllovenia, si vende që kanë aplikuar strategjinë graduale të kalimit në ekonominë e tregut. Kina ka inkorporuar si institucione të reja, ashtu edhe ato kalimtare, dhe këto kanë funksionuar paralelisht me institucionet e planifikimit shtetëror të centralizuar, madje për një periudhë kohore relativisht më të gjatë. Në ish-Bashkimin Sovjetik dhe në Evropën Lindore planifikimi i centralizuar është hequr në një periudhë shumë të shkurtër dhe, si rezultat, është paraqitur depresioni dhe rënia e përgjithshme e aktivitetit ekonomik (rënia e bruto-produktit ishte deri në 50%, që është dicka shokante!). Në kundërshtim me këtë tendencë, Kina vazhdoi të mban në funksion sistemin e planifikimit të centralizuar, madje në një masë të konsiderueshme dhe për një periudhë kohore relativisht më të gjatë. Mes tjerash, gjatë asaj periudhe, vazhdoi të funksiononte sistemi i kuotave (sasitë e caktuara) për blerësit dhe shitësit, përherë sipas cmimeve të planifikuara. Reforma zbatohej në një masë tejet modeste. Për sa i përket prodhuesve, pasi që

83

Page 84: Ekonomika e zhvillimit

t’i kenë plotësuar kuotat, ata kanë gëzuar lirinë të blejnë dhe të shesin sipas cmimeve të tregut, ndërsa stërshitja nuk ka qenë e ndaluar. Ky system i “shiritit të dyfishtë” ka ngritur efikasitetin në fushën e alokacionit të resurseve, si dhe i forcoi iniciativat e ndërmarrjeve. Përvec kësaj, derisa vendet e tjera të pazhvilluara dhe ato në tranzicion, kanë bërë shitjen e shpejtë të ndërmarrjeve shtetërore investitorëve privatë, Kina i mbajti këto ndërmarrje në pronësi shtetërore për një periudhë relativisht më të gjatë. Aparati shtetëror bëri përpjekje që këto ndërmarrje të reformohen në mënyrë interne, por suksesi ka qenë tejet relativ. Njëkohësisht, Kina e hapi rrugën dhe bëri nxitjen e krijimit të sektorëve të rinj dhe më efikas. Në dekadën e fundit Kina privatizoi ose bëri falimentimin e shumë ndërmarrjeve të vogla shtetërore. Ndërmarrjet e mëdha shtetërore, në anën tjetër, vazhduan të funksiononin në një mënyrë kryesisht joefikase, dhe shumë ekonomistë mendojnë që problemet e tyre financiare mund të dëmtojnë stabilitetin e ekonomisë kombëtare. Por, nëse vazhdon kjo ecuri me norma të larta të rritjes ekonomike, është e mundur që Kina të kapërcen këtë problem pa tronditje financiare. Nëse në të ardhmen, krahas rritjes së prodhimit, vazhdon edhe tendenca e rritjes së punësimit, atëherë ekziston mundësia që ndërmarrjet e mëdha shtetërore të privatizohen, ose edhe të lejohet falimentimi i tyre. Në vazhdim, për herë të parë gjatë dy dekadash reformash (nga fundi i viteve të 1970-ta e deri kah mesi i viteve të 1990-ta), bizneset nga qytetet dhe fshatrat filluan të kenë nxitje nga nivelet lokale. Pasi që pronësia akoma nuk kishte status të qartë, autoritetet lokale dhe ndërmarrësit privatë kanë patur të drejta pronësore relativisht të paqarta. Këtyre ndërmarrësve u takon një kontribut i madh në rritjen e output-it industrial të Kinës. Më në fund, kur në vitet e 1990-ta ekonomia kineze u rrit për katër herë, shumica e këtyre ndërmarrjeve u privatizuan. Duhet pranuar se këto biznese patën rol unik në nxitjen e rritjes dhe në promovimin e përparësive të zhvillimit në rajonet rurale (fshatare). Gjithashtu duhet përmendur se në fillim të reformave bujqësia në rajonet rurale ka patur përparësi, ku jeton shumica e të varfërve, kështu që varfëria zvogëlohej paralelisht me ngritjen e të ardhurës. Që nga fundi i viteve të 1980-ta aktiviteti ekonomik u transferua në drejtim të industrisë, por edhe zvogëlimi i varfërisë u ngadalësua. Statistika tregon se në vitin 2004 më se gjysma e popullatës në Kinë ende merrej me bujqësi. Ekonomisti Yingyi Qian nga universiteti prestigjioz Berkeley në Kaliforni (SHBA), në punimin shkencor kushtuar reformave kineze (të botuar më 2003), thotë se institucionet kineze tranzitore (kalimtare) kanë patur qëllim të dyfishtë:të ngritin efikasitetin dhe, njëkohësisht, t’i kompenzojnë humbësit, dhe me këtë të bëjnë zbutjen e efektit politik negativ. Pasi që metoda e kuotave gjatë tranzicionit kryesisht është zbatuar me sukses, ky sistem i alokacionit me dy shiritë i ka mbrojtur interesat e atyre që kanë patur dobi dhe kanë planifikuar të pranojnë inpute në bazë të cmimeve të përcaktuara e të ulta. Si rezultat i kësaj, këta subjektë nuk i kanë kundërshtuar reformat, dhe kanë mundur të kenë edhe më tepër dobi nëse e kanë përvetësuar prodhimin dhe kanë vepruar në treg në mënyrë më efikase. Ky sistem gradualisht u zhduk, pas ndryshimeve dramatike në ambientin ekonomik. Ndërmarrjet e vogla qytetare dhe fshatare ishin në pronësi të qyteteve dhe fshatrave dhe ky fakt u ka dhënë mbrojtje të konsiderueshme pronarëve. Dhe në momentin kur reforma arriti deri në një pikë të caktuar, këta pronarë faktikë u bënë edhe pronarë juridikë, dhe si rezultat ishte edhe qëndrimi i dyanshëm e më i butë ndërmjet këtyre dhe autoriteteve lokale. Në kuadrin e reformave fiskale e financiare autoritet lokale edhe më tutje ishin përgjegjëse për të siguruar të ardhura në favor të autoriteteve qendrore. por, gjithashtu, autoritet lokale kanë patur të drejtë të mbajnë për vete një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të arkëtuara nga burimet anësore. Më vonë u bë edhe ndarja e tërësishme e mbledhjes së të ardhurave ndërmjet këtyre dy niveleve. Aparati qeveritar qendror lejoi ekzistimin e llogarive (kontove) anonime gjatë një periudhe të gjatë të tranzicionit, dhe kështu u kufizua mundësia e shtetit që disa ndërmarrësve të suksesshëm

84

Page 85: Ekonomika e zhvillimit

t’u ngarkohen tatimet e tepruara. Ekonomisti Qian e cilëson këtë praktikë si mjaft efektive, ndonëse ndryshon nga përvoja e vendeve të zhvilluara. Në vazhdim, kur shikohet sfera e fshatit në Kinë, rol shumë pozitiv kanë luajtur reformat fillestare të tokës, dhe, më vonë, reformat e fundit të viteve të 1970-ta, kur u akordua një iniciativë më e madhe prodhuesve bujqësorë individualë. Përvojat në mbarë botën tregojnë se reformat e tokës relativisht vështirë zbatohen. Të ardhurat e punëtorëve migrantë i dhanë nxitje përparimit të sektorit të shërbimeve në disa rajone fshatare, dhe, për pasojë, u ngritën cmimet e produkteve bujqësore, vecmas në rajonet afër qyteteve. Në këtë analizë duhet të numrohen edhe disa kufizime të tjera të suksesit kinez. Akoma ka miliona e miliona njerëz që jetojnë në varfëri ekstreme, ku në shumë rajone fshatare është e pranishme mungesa e sigurisë, korrupsioni i zyrtarizuar, duke përfshirë këtu edhe raportet mbi rrëmbimin zyrtar të tokës prej fshatarëve, ngritja e panevojshme dhe shpesh ilegale e tatimeve lokale, përmirësimet shumë modeste të teknologjisë dhe të kualifikimeve profesionale. Në realitetin e sotëm kinez mund të identifikohen edhe disa karakteristika të tjera. Borxhet e mëdha të ndërmarrjeve shtetërore, si dhe borxhet e tjera të subjektëve publikë, shumë lehtë mund të shkaktojnë krizën financiare. Përvec kësaj, Kina është një shtet etnikisht relativisht homogjen, e banuar kryesisht nga grupi etnik Han. Në Afrikë dhe në disa rajone të tjera të botës, gjithëllojshmëria etnike ka njëfarë lidhje me rritjen e ngadalshme ekonomike, ndonëse kjo vlen vetëm për ato vende në të cilat nuk ekzistojnë liritë politike, ose ato nuk janë të plota. Natyrisht, duhet vërejtur se në Kinë mungojnë shumë lloje të lirive. Shumë vende në botë i kanë të kufizuara mundësitë e zbatimit të politikave të centralizuara të tranzicionit të tipit kinez, dhe kjo për arsye se ato vende kanë më shumë liri politike, ose gjithëllojshmëri etnike më të madhe se Kina. Një karakteristikë tjetër markante e Kinës, si dhe edhe e shumë vendeve të Azisë Lindore, është varfëria me resurse natyrore. Gjithsesi duhet thënë se ka mjaft ekonomistë që pohojnë se mungesa e resurseve më tepër është përparësi sesa që është hendikep. Pasuria e madhe me resurse natyrore në shumë vende e nxit luftën e brendshme politike mbi të ardhurat nga eksploatimi i tyre, dhe shpesh herë, suksesi në sferën e prodhimit paraqitet më i rëndësishëm kur nuk ekzistojnë resurset në të cilët mbështetet zhvillimi. Përvec kësaj, mungesa e tyre kërkon iniciativë më të madhe, si dhe përpjekje për të përparuar teknologjinë dhe nivelin e diturive. Azia Lindore e ka edhe atë përparësi se, për dallim nga Afrika, për shembull, nuk është e goditur nga sëmundjet tropikale (si malarja), për të cilat medikamentet nuk janë të disponueshëm aq lehtë; pastaj, nuk i ka problemet e bujqësisë tropikale, si dhe ato të vendeve që nuk kanë dalje në det (si shumë vende në Afrikë). Pra, thënë shkurtimisht, këtu është fjala për përparësitë dhe hendikepet gjeografike. Në përfundim, duhet thënë se modeli zhvillimor i Kinës ka ndikuar pozitivisht në ekonominë e zhvillimit, madje edhe në dimensionet botërore. Mendimet e ekonomistëve se mrekullia ekonomike e Azisë Lindore, nuk është krijuar vetëm për shkak të disa faktorëve lokalë të posacëm, sic është rasti me ekonomitë e Koresë Jugore dhe të Tajvanit, e forcon bindjen se zhvillimi ekonomik real me të vërtetë është i mundshëm. Nga ana e tjetër, ekzistojnë mjaft pengesa dhe kufizime kur është fjala për aftësinë e regjioneve dhe vendeve të pazhvilluara, që të ndjekin ose kopjojnë suksesin ekonomik të Kinës. Ndërmjet vendeve të pazhvilluara ekzistojnë dallime të mëdha gjeografike, demografike dhe institucionale, si dhe për sa i përket aftësisë për të tërhequr investime të huaja. Regjionet dhe vendet e tjera të pazhvilluara mund të jenë të interesuara për ato investime që shkojnë në drejtim të Kinës, por që të mos jenë në gjendje t’i konkurrojnë Kinës kur duhet kombinuar pagat e ulta dhe kualifikimet dhe dituritë relativisht të larta.

85

Page 86: Ekonomika e zhvillimit

KAPITULLI VIIGLOBALIZIMI NË EPOKËN MODERNE

7.1. Shqyrtimet hyrëse mbi globalizimin

Me fjalen globalizim duhet te kuptohet procesi i afirmimit dhe i vendosjes se kritereve, kushteve dhe i rregullave gjitheboterore ne fushen e prodhimit, te bankave, te tregtise se jashtme, por edhe ne fushen politike dhe ate sociale ne pergjithesi. Ky proces zhvillohet nen ndikimin e vendeve me te zhvilluara, kryesisht nepermjet te dominimit te tyre ne organizatat nderkombetare politike e ekonomike. Ky ndikim ushtrohet nepermjet te organizatave zyrtare ( Organizata e Kombeve te Bashkuara, Organizata Boterore per Tregti, Unioni Evropian, etj.), por edhe nepermjet te organizatave jozyrtare dhe atyre gati misterioze ( Grupi G – 8, Komisioni Trilateral, Grupi Bilderberg, etj.). Analiza shkencore vecon disa karakteristika kryesore të globalizimit :

(1) Globalizimi përfshin krijimin dhe shumëfishimin e rrjeteve dhe veprimtarive të reja shoqërore, si dhe atyre ekzistuese, që kapërcejnë me sukses kufijtë tradicionalë politikë, ekonomikë, kulturorë dhe gjeografikë. Lidhur me këtë’ Prof. Dr. Anthony Giddens, ish-drejtor i London School of Economics dhe këshilltar për globalizim i qeverisë britanike, e shpreh këtë mendim:“Globalizimi mund të definohet si intensifikim i marrëdhënieve sociale në mbarë botën. “

(2) Globalizimi pasqyrohet në shtrirjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve sociale, veprimtarive dhe ndërvarësive. Shembull:Tregjet financiare të ditëve tona shtrihen në mbarë rruzullin tokësor dhe tregtia elektronike zhvillohet 365 ditë dhe gjatë 24 orëve.

(3) Globalizimi përfshin intensifikimin dhe përshpejtimin e shkëmbimeve sociale dhe të aktiviteteve. Shembull: Interneti transmeton informacione në distanca të largëta brenda sekondash dhe satelitët u sigurojnë konsumatorëve pamje reale të ngjarjeve që zakonisht ndodhin shumë larg. Sic thekson sociologu spanjoll Prof. Dr. Manuel Castels, profesor i informatikës sociale në Universitetin California(USA), lindja e tanishme e

86

Page 87: Ekonomika e zhvillimit

rrjetit global informativ nuk do të ishte e mundur pa një revolucion teknologjik, i cili është nxitur kryesisht nga përparimi i shpejt i informacionit dhe transportimi i teknologjive.

(4) Krijimi, zgjerimi dhe intensifikimi i ndërlidhjeve dhe i ndërvarësive sociale nuk ndodhin thjesht vetëm në një nivel objektiv e material. Proceset e globalizimit medoemos përfshijnë edhe planin subjektiv të ndërgjegjes njerëzore. Të gjithë njerëzit në botë dita më ditë po bëhen të vetëdijshëm e të ndërgjegjshëm për fuqizimin e ndërvarësive të shumta dhe për zvogëlimin e distancave gjeografike. Kështu po formohet një ndjenjë e fuqishme e të qenit pjesë përbërëse e një tërësie globale e gjithëbotërore.

Duke u mbështetur në literaturën ekonomike dhe në përvojën gjithëbotërore, mund të thuhet se ky definicion i mëposhtëm i globalizimit gëzon përkrahje relativisht të përhapur : Globalizimi përfshin një listë të gjatë ndryshimesh dhe procesesh sociale shumëdimansionale, që krijojnë’ shumëfishojnë dhe intensifikojnë ndërvarësitë dhe shkëmbimet sociale të llojllojshme në mbarë botën, dhe njëkohësisht, tek njerëzit krijojnë një ndërgjegje më të lartë të lidhjeve më të thella ndërmjet asaj që është lokale dhe asaj që është e largët ose globale. Pra, tek njerëzit krijohet bindja dhe ndjenja se janë qytetarë të botës. Pasi që në të gjitha proceset ekonomike vjen në shprehje fuqia ekonomike dhe përparësia teknologjike. është tejet e natyrshme që edhe në këtë sferë dominojnë vendet më të fuqishme dhe të zhvilluara. Këto vende, në të shumtën e rasteve’ i imponojnë qëllimet e veta dhe rregullat e „lojës“. Pra, qellimet kryesore te bartesve te globalizimit jane forcimi i interesave te vendeve me te zhvilluara nepermjet te imponimit te vlerave themelore te botes se zhvilluar: shteti juridik, ekonomia e tregut, respektimi i te drejtave dhe i lirive njerezore. Thene shkurtimisht, globalizimi perfshin keto elemente : ( 1 ) Shteti juridik: te drejtat dhe lirite e njeriut, pluralizmi politik, pavaresia relative e ekonomise nga politika, rregullativa ligjore qe garanton sigurine e investimeve vendore dhe te huaja, anetaresimi ne organizatat nderkombetare politike dhe ekonomike, etj. ( 2 ) Ekonomia e tregut :funksionimi i ekonomise sipas rregullave te ekonomive me te zhvilluara, liria e levizjes se njerezve, mallit dhe kapitalit, politika liberale ne fushen e tregtise dhe te doganave, perhere sipas kritereve te OBT – Organizates Boterore per Tregti.

Subjektet ndërkombëtare kryesore të globalizimit

- G A T T ( Marrëveshja e përgjithshme mbi doganat dhe mbi tregtinë ) GATT është historikisht elementi i pare ose embrioni i globalizimit në fushën e ekonomisë. Funksionimi i tij ka filluar më 1 janar 1948. Ndonëse në fillim nuk e ka patur statusin e organizatës ndërkombëtare’ ai shumë shpejt u pranua nga shumica e vendeve si instrument i rregullimit të marrëdhënieve tregtare në botë. Diskutimet e para mbi themelimin e tij kanë filluar që në kohën dhe pas Krizës së madhe ekonomike te viteve te 30-ta të shekullit XX ( 1929 – 1933 ). Në atë kohë shumë vende’ nepërmjet të normave të larta doganore’ aplikonin masa mbrojtëse ( protekcioniste ) për prodhimet e veta ( vendore )’ kështu që importi vazhdimisht ballafaqohej me keto pengesa doganore. Kjo situatë i ka penguar rrjedhat e këmbimit ndërkombëtar të mallrave dhe të shërbimeve’ dhe’ më gjerësisht’ edhe paqen e bashkëpunimin e qëndrueshëm.

87

Page 88: Ekonomika e zhvillimit

Funksionimi themelor i GATT – it mbështetet në këto tre parime :- parimi i mosdiskriminimit’ i cili zbatohet nepërmjet të klauzulës së favorizimit

maksimal,- parimi i kufizimit(ngushtimit) të politikave tregtare kombëtare vetëm në ndërhyrjet

( intervenimet ) doganore’ pra pa aplikuar forma të tjera të mbrojtjes së prodhimit vendor të shtetit konkret,

- parimi i konsultimeve të obligueshme të vendeve anëtarë. Qartas shifet se parimi më i rëndësishem është ai i favorizimit maksimal. Sipas tij’ të gjitha favorizimet që një shtet anëtar i GATT- it ia akordon shtetit joanëtar të GATT - it’ automatikisht vlejnë dhe aplikohen për të gjitha shtetet - anëtarë të GATT - it. Shikuar në përgjithësi’ GATT - i nuk i ka lejuar kufizimet kuantitative ( sasiore )’ përvec në rastet kur është përkeqësuar bilanci i pagesave të vendit – anëtar. Megjithatë’ përkundër këtyre parimeve mjaft pozitive’ GATT - i nuk arriti t’i mënjajojë kufizimet e shumta kuantitative’ që në disa raste kanë aplikuar shumë vende. Me themelimin e Organizatës Botërore për Tregti ( OBT ) në vitin 1995’ GATT - i pushoi së funksionuari si organizatë e vecantë.

- O E C D ( Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik )

Kjo organizatë është themeluar në vitin 1961 dhe selinë e ka në Pariz. Qëllimet kryesore të kësaj organizate janë :

- arritja e shkallës sa më të lartë të përparimit ekonomik dhe të punësimit’ ngritja e qëndrueshme e standardit jetësor në vendet – anëtare’ dhënia e kontributit për perparimin e ekonomisë botërore dhe mbajtjes së stabilitetit financiar’

- dhënia e kontributit për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm të vendeve në zhvillim ( jo mjaft të zhvilluara )’ duke përfshirë këtu edhe ato vende që nuk janë anëtarë të OECD - së’

- mbështetja e ekspansionit të tregtisë botërore në bazë të metodave të jodiskriminimit dhe të rregullave korrekte të aktiviteteve ekonomike.

7.2. Dimensioni ekonomik i globalizimit

Shpjegimi kryesor për ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në tri dekadat e fundit, sidomos pas vitit 1973 (lufta arabo – izraelite), është se ata janë rezultat i zhvillimit të shkencës e të teknologjisë, pra të inovacioneve të shumta. Lëvizjet masive të kapitalit dhe të teknologjisë i kanë dhënë nxitje shumë të fuqishme tregtisë së mallrave dhe të shërbimeve. Lindja e rendit ekonomik global. - Origjina e ketij rendi : Konferenca e Breton Vudsit, Nën drejtimin e SHBA–ve dhe te Britanisë së Madhe, shtetet pjesëmarrës bënë ndërrimin e politikave protekcioniste, qe ishin në fuqi në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore ( 1918 – 1939 ). Një nga rezultatet e kësaj Konference është se u bë përcaktimi i rregullave të aktivitetit ekonomik ndërkombëtar, si dhe sistemi i qëndrueshëm i këmbimit të valutave kombëtare, i mbështetur në arin. Kjo Konferencë hodhi themelet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të Bankës Botërore ( Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim ) dhe të Marrëveshjes së Përgjithshme për Tarifa dhe për Tregti, shkurtimisht GATT (1947). Në fillim të

88

Page 89: Ekonomika e zhvillimit

veprimtarisë së saj Banka Botërore iu përkushtua rindërtimit të Evropës Perëndimore ( kryesisht të atyre shteteve që funksiononin sipas modelit të ekonomisë së tregut), e më vonë theksi u vu në drejtim të vendeve në zhvillim. Ne vitin 1995 GATT merr emërtim të ri dhe shndërrohet ne Organizatë Botërore për Tregti ( OBT ), e cila shumë shpejt mori rolin e skenës gjithëbotërore të analizave të efekteve të shumta të globalizimit. Shikuar historikisht, Konferenca e Breton Vudsit trajtohet simbol i “ kohës së artë të kapitalizmit të kontrolluar “ dhe ky emërtim kryesisht mbështetet në rolin dhe ndërhyrjen dukshëm më të madhe të aparatit shtetëror në funksionimin e ekonomisë. Ndërhyrja e shtetit në fushën e ekonomisë mundësoi mbikqyrjen e lëvizjeve të kapitalit, punësimin e plotë, si dhe mirëqenien shoqërore relativisht stabile. Në fillim të viteve të 70-ta të shekullit të 20-të sistemi I Breton Vudsit u shemb, në të vërtetë u zyrtarizua me vendimin e presidentit amerikan Ricard Nikson që të braktiset sistemi i fiksuar që mbështetej mbi vleren e arit. Ky vendim i qeverisë amerikane ishte pasojë e ndryshimeve në ekonominë botërore, kur, pos tjerash, filloi të dobësohet edhe aftësia konkurruese e industrisë amerikane. Dekada ndërmjet viteve 1970 e 1980 karakterizohet me çrregullime të mëdha në funksionimin e ekonomive të tregut, dhe këto probleme ishin akoma më të rënda në ekonomitë e vendeve në zhvillim. Menjëhere pas luftës arabo-izraelite në tetor të vitit 1973 cmimet e energjisë (kryesisht nafta) u ngritën për 400%, gjë që pati për pasojë ngritjen e cmimeve të të gjithë produkteve, dhe kjo per arsye se tekstualisht asnjë produkt nuk mund të prodhohet pa shpenzuar energji. Ne historinë ekonomike kjo dekadë ndërmjet vitit 1970 e 1980 do të mbetet si periudhë e normave të ulta të rritjes ekonomike (ne teori e emërtuar si “recesion”, dmth. krizë më e vogël), e inflacionit (ngritje e përgjithshme e cmimeve), e papunësisë së theksuar, dhe e deficitit të sektorit publik. Ne sferën e politikës reale gjithashtu ndodhën ndryshime të mëdha. Në dy shtetet më të mëdha të hemisferës perëndimore, SHBA dhe Britania e Madhe, doktrinat pro-shtetërore pësuan disfatë ne zgjedhjet kombëtare. Me fitoren e presidentit Regan në SHBA dhe të kryeministreshës Thecër në Britaninë e Madhe, në pushtet erdhi e ashtuquajtura doktrinë neo-liberale ( theksimi maksimal i tregut të lirë, me ndërhyrje minimale të shtetit ). Neoliberalizmi në të vërtetë e ktheu në skenën ekonomike tregun si mekanizëm vetërregullues të lëvizjeve ekonomike. Ne aspektin teorik-shkencor doktrina neo-liberale mbështetet në mësimet e klasikëve të shkencës ekonomike Adam Smith dhe David Rikardo. Karakteristikat kryesore te neo-liberalizmit ekonomik janë këto: privatizimi maksimalisht i mundshëm i ndërmarrjeve shtetërore; heqja e kontrollit të shtetit mbi ekonominë; shkurtimi ( zvogëlimi ) masiv i taksave (tatimeve, etj. ), në mënyrë që investitorëve t’u mbetet më shumë kapital për të investuar; pakësimi i shpenzimeve publike;pakësimi i piramidës administrative të aparatit shtetëror; zgjerimi i tregjeve nderkombëtare; heqja e kontrollit mbi transakcionet financiare nderkombtare, etj. - Ne periudhën ndërmjet viteve 1989 e 1991 në bote ndodhi një ndryshim i madh historik: rënia e komunizmit. Thënë tejet shkurtimisht, ky sistem u rrënua për arsye se nuk dha rezultate në ekonomi dhe se nuk arriti që standardin jetësor të banorëve në shtetet socialiste ta barazon me atë të vendeve kapitaliste ( të ekonomisë së tregut). - Në periudhën pas vitit 1990 në ekonominë botërore u paraqitën këto tri karakteristika kryesore:ndërkombëtarizimi i ekonomisë, i tregtisë dhe i financave, (2) fuqia në rritje e korporatave transnacionale, dhe (3) roli në rritje i treshit: Banka Botërore, Fondi Monetar Nderkombëtar, Organizata Botërore për Tregti. ( 1 )Kur flitet per tregtinë, statistikat tregojnë rritje marramendëse të saj, gjë që, sipas ithtarëve të tregtisë së lirë, do të mundëson cmime më të ulta të mallrave dhe liri shumë më të madhe të

89

Page 90: Ekonomika e zhvillimit

zgjedhjes së konsumatorëve. Kështu në vitin 1947 vëllimi i tregtisë ishte 57 miliardë dollarë, ndërsa në vitet 1990 ai u rrit në 6 trilionë dollarë !!! Pasojë tjetër e ndërkombëtarizimit janë marrëdhëniet globale paqësore, përhapja e teknologjive moderne në përmasat botërore, etj. Gjithashtu duhet te përmenden edhe këto fenomene: liberalizimi i transakcioneve financiare;heqja e kontrollit mbi normat e interesit (lartësine e këtyre normave duhet ta determinon oferta dhe kërkesa për kredite); heqja e shumicës së formave të kontrollit mbi kreditet;privatizimi i bankave…- Ndër pasojat negative të këtij fenomeni të ndërkombëtarizimit të ekonomisë dhe të tregtise gjithsesi duhet të permendet shtimi i dallimeve zhvillimore ndërmjet vendeve në botë. Poashtu u paraqitën kritika të shumta nga organizatat sindikale për sa i përket të drejtave të punëtoreve, sidhe protestat e lëvizjeve ekologjike, në lidhje me mbrojtjen e ambientit natyror, etj. ( 2 ) Për sa i përket fuqisë ekonomike të korporatave shumëkombëshe, gati cdokush në botë është i vetëdijshem për rolin përherë në rritje të tyre. Mjafton vetëm një e dhënë për të ilustruar kapacitetin ekonomik të korporatave:200 korporatat më të mëdha prodhojnë rreth ½ e prodhimit industrial botëror. Por, informata plotësuese e shpreh shpërndarjen asimetrike (të pabarabartë) të këtyre korporatave: gati të gjitha janë në SHBA, Evropë, Japoni, dhe në Korenë Jugore. - Për të arritur qëllimet e tyre, si ato afatshkurtëra ashtu edhe afatgjatë (dhe sidomos qëllimet afatgjatë kanë rëndësi te korporatat e mëdha), korporatat aplikojnë bashkime dhe zgjerime, ku shpesh herë korporata më e madhe e blen ose e gëlltite më të voglën. Ndër bashkimet apo fuzionimet (term ky që dominon në literaturë) ne vitet e fundit, duhet përmendur atë ndërmjet “Daimler-Benz” (“Mercedesit”) dhe “Chrysler”, gjigandit nr. 3 në industrinë automobilistike të SHBA. Përvec kësaj, kur analizohet pushteti ose fuqia e korporatave transnacionale, atëherë vërehet një fuqizim grandioz i tyre. Kur krahasohet bruto produkti i brendshëm i disa shteteve dhe vëllimi i shitjes së disa korporatave transnacionale, atëherë shifet se disa korporata janë më të fuqishme se disa shtete, qofshin këto edhe shtete te zhvilluara ! Shembujt per krahasim: Danimarka 174 mlrd$ - General Motors 176 mlrd$ ; Malajzia 74 mlrd $ - Siemens 75 mlrd $ ; Pakistani 59 mlrd $ - Sony 60 mlrd $ !!Pra, mund të vërehet se korporatat transnacionale ushtrojnë ndikim në funksionimin, strukturën, mirëqenien dhe ecuritë politike në botë. Veprimtaria e tyre në shumë raste është inter-kontinentale ose planetare, sic e quajnë disa autorë. Kështu, për shembull, prodhuesi gjigand i automobilave, Volksëagen, ka fabrika të veta në: Gjermani, Belgjikë, Spanjë, Austri, BeH, Kanada, SHBA, Meksikë, Brazil, Argjentinë, Japoni, Kinë, Afrikë Jugore, Nigeri. Tjetër shembull që përmendet në literaturë është korporata finlandeze Nokia, prodhuesi dhe shitësi nr. l në botë i telefonave mobilë. Rreth 40% të të gjithë telefonave në botë janë Nokia. Brenda fabrikave të saj janë të punësuar 22 mijë punëtorë, ndërsa nepër shtëpi private janë të punësuar edhe 20 mijë të tjerë. Shuma e shitjeve të Nokia-s është e barabartë me buxhetin e Finlandës, ndërsa pjesëmarrja e saj në eksportin shtetëror është 20%.

( 3 ) Roli në rritje i institucioneve ndërkombëetare ekonomike. - - Këtu kryesisht mendohet në këto tre institucione: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Organizata Botërore për Tregti, dhe në të vërtetë bëjnë formulimin dhe imponimin e rregullave të funksionimit të ekonomisë botërore. - Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë ( 1945 – 1991 ), kur ekzistonte rivaliteti dhe konkurrenca ndërmjet dy sistemeve botërore, dhënia e krediteve vendeve në zhvillim kryesisht ka patur

90

Page 91: Ekonomika e zhvillimit

qëllime politike ( që ato të zhvillohen sipas modelit të ekonomisë së tregut ), dhe sidomos që të dobësohet fuqia përhapëse e sistemit socialist në përmasat botërore. - Akordimi (dhënia) i krediteve nga organizatat ndërkombetare, si dhe nga bankat e mëdha ( të cilat me përpikëri duhet t’u permbahen rregullave dhe dispozitave të Fondit Monetar Ndërkombëtar ), në shumicën e rasteve kushtëzohet me të ashtuquajturat “ Programe të rregullimit strukturor “ dhe kjo praktikë kryesisht aplikohet prej viteve të 90 – ta të shekullit 20. - Elementet apo pjesët përbërëse të këtyre programeve ( pa plotësimin e të cileve nuk akordohen kreditet ) janë kryesisht këto: disciplina fiskale; ulja e deficitit buxhetor; pakësimi i shpenzimeve publike; reforma e sistemit të taksave; normat e interesit ( të kamatave ) duhet t’i përcakton tregu; heqja e licencave ( lejeve ) për eksport – import; nxitja e investimeve të huaja direkte; privatizimi maksimal i ndërmarrjeve shtetërore; heqja e kontrollit administrativ mbi ekonominë; mbrojtja e të drejtave të pronësisë.

7.3. FORMAT KONKRETE TË GLOBALIZIMIT

7.3.1. Globalizimi në sektorin e ushqimit

Funksionimi i korporatave transnacionale në këtë sektor shkon në drejtim të llojit të vecantë të planetarizimit ( përhapjes në të gjithe planetin ) dhe realizimit të profitit sa më të madh në filialat e korporatës, e që janë të shpërndara tekstualisht në të gjitha kontinentet. Arritja e këtij qëllimi kërkon barazimin ose homogjenizimin e këtyre kushteve të afarizmit: higjenike – sanitare, të prokurimit ( furnizimit ) dhe të lëndëve të para ( materialet për të prodhuar një artikull ushqimor të caktuar ). Shembulli ose studimi i rastit që përmendet në literaturë për të ilustruar globalizimin në fushën e ushqimit është ai i sanduicit “ Big Mac “ i korporatës McDonalds. Ky sanduic eshte i njejtë pernga karakteristikat dhe elementet përbërës në të gjithë restorantet e McDonaldit në mbarë botën. Nepërmjet të propagandës dhe reklamës agresive, prezantimeve të shpeshta në media me “ ndihmën “ e personave të njohur ( futbollistët, etj. ), lojërave të shumta shpërblyese, korporata i “ edukon “ konsumatorët me produktet e veta. Pos kësaj, për shkak të nivelit të ultë të vetëdijes dhe të zhvillimit në shume vende të botës, konsumimi i produkteve të McDonald – it është cështje e autoritetit ( imixhit ) për shumë njerëz dhe shpesh është argument i modernitetit te tyre. Duke folur tejet objektivisht, fenomeni i konsumimit masiv të këtij lloji të ushqimit, dmth. homogjenizimi i ushqimit në përmasat botërore ( pra, nuk është fjala vetëm për produktet e McDonald – it, por edhe për shumë korporata të ngjashme ), posedon disa aspekte pozitive. Disiplina dhe standardet e larta për sa i përket llojit të materialit të prodhimit, përbërjes energjetike dhe të lëndëve të para, kushteve dhe cilësisë së furnizimit, përgatitjes së ushqimit në kushtet e vecanta sanitare - higjienike, jane absolutisht të njejtë në të gjitha restorantet e kësaj korporate në mbarë botën. Kritikët thonë se ky sanduic pothuaj është pa shije, por, nga ana tjetër, është i sigurt për konsumatorët dhe i plotëson të gjitha normat shëndetësore.

91

Page 92: Ekonomika e zhvillimit

E njejta gjë vlen edhe për korporatën transnacionale „Coca – Cola“. E njohur në mbarë botën, kjo pije freskuese me formulë rreptësisht sekrete të prodhimit ( flitet se prej 12 elementeve të saj, vetëm 1 ka mbetur i pazbuluar nga spiunazhi industrial i konkurrentëve), me aromë tejet specifike dhe në gjendje të ftohur (e paftohur pothuaj nuk mund te konsumohet), i ka siguruar kompanisë profit dhe popullaritet kolosal. Pos kësaj, për shkak të konsumimit masiv, Coca – Cola i ka kontribuar ngitjes së autoritetit dhe prestigjit amerikan në botë dhe është bërë një nga simbolet e mënyres amerikane të jetës.

7.3.2. Globalizimi ne fushën e sportit

Deri vonë ka qenë pothuaj e paimagjinueshme që tendencat e globalizimit të depërtojnë edhe në sektorin e sportit. Tradicionalisht i orientuar kah kultivimi i kulturës fizike e psikike, argëtimi e rekreacioni, sporti e sidomos sporti kulminant, është bërë mjet i pazëvendësueshem për të realizuar profite të mëdha për investitorët në këtë sektor. Këtu duhet përmendur : shitja e biletave, transferi i sportistëve, spotet e reklamave në mediat dhe në stadiume, ndërtimi i infrastrukturës sportive, blerja – shitja e të drejtave të transmetimeve televizive, etj. Kur janë konstatuar këto mundësi, depërtimi i kapitalit në këtë fushë ka qenë i pandalshëm. Sporti u bë veprimtari me normë të lartë të profitabilitetit, ndërsa sportistët dhe rezultatet e tyre kulminante u shndërruan në mall ose produkt të vecantë. Kritikët thonë se tendencat e globalizimit në sport e dëmtojnë esencen dhe qëllimet e tij, si dhe funksionimin e asociacioneve sportive ndërkombëtare. Por, gjithashtu duhet thënë se pa investime private, sporti kurrë nuk do ta kishte nivelin dhe cilësinë që e ka në momentin aktual. Kështu, për shembull, Premiere League në Britaninë e Madhe është e organizuar si ndërmarrje ( firmë ) klasike. Ajo i ka rregullat e qëndrueshme, të punësuarit e përhershëm dhe klubet, të cilët në të vërtetë janë anëtarë kolektivë të firmës. Futbollistët i kanë kontratat e nënshkruara, ndërsa lojëtarët e huaj kanë lejet adekuate të punës, të cilat anulohen nëse lojëtari nuk luan në 60% të lojërave. Karaktertistikat e tjera të kësaj lige : referët kanë statusin e nëpunësit ; organet e rrepta disiplinore ; sistemi i centralizuar i reklamave afariste ; rrjeti vetjak televiziv. Klubet zakonisht janë pronë e magnatëve financiarë, në të cilët vitet e fundit kane depërtuar edhe financierët nga Europa Lindore ( blerja e klubit Chelsea nga ana e financierit rus Roman Abramovic, politikisht shumë i afërt me presidentin rus Vladimir Putin ). Fitimet kryesore vijnë nga reklamat afariste, shitja me parapagim e ulëseve në stadiume ( 60% deri 80% e ulëseve shiten me këtë metodë të parapagimit ), nga shitja e lojëtarëve, nga transmetimet televizive, si dhe nga ndarja e fitimit vjetor të Ligës.

7.3.3. Globalizimi ne fushën e arsimit

Në shikim të parë është për t, u cuditur qq globalizimi të depërton edhe në arsim, që është fushë tejet specifike, delikate ( e ndieshme ) dhe që ka shumë përgjegjësi. Këtu duhet pasur parasysh që me shkollimin e gjeneratave të reja në frymën e ekonomisë liberale ( të mbështetur në pronën private dhe në garën ekonomike botërore ), ekonomia globale do të ketë itthtarë të shumtë dhe akterë ( subjektë ) të ardhshëm, dhe sidomos për shkak të faktit se arsimi privat tanimë është bërë një biznes mjaft profitabil, sidomos në vendet më të zhvilluara. Tendencat globale në këtë fushë mundësojnë arsimim në shumë shkallë, dhe gjithashtu ekzistojnë disa kategori të diplomave dhe të certifikatave, sidomos për ata

92

Page 93: Ekonomika e zhvillimit

persona që dëshirojnë të kenë dituri të vecanta nga ndonjë fushë shkencore ose profesionale. Rreth vitit 2. 000 shpenzimet botërore për veprimtarinë e arsimit kishin tejkaluar 1. 000 ( njëmijë) miliardë dollarë. Kjo shumë fantastike mundëson financimin e 50 milionë arsimtarëve, 1 miliard nxënesve e studentëve, dhe të qindëra mijave institucioneve shkollore. Shikuar nga aspekti i biznesit, këtu është fjala për një treg të madh.

7.3.4. Globalizimi në fushën e komunikimeve

Në jetën e pëërditshme kompjuteri portabël ose laptop – i tanimë nuk konsiderohen si artikull i luksit. Autonomia e pronarëve të laptopit bëhet akoma më madhe nepërmjet të telefonit mobil ose atij satelitor, të cilët mundësojnë komunikimin e pandërprerë në cdo moment dhe nga cilido vend. Interneti, në ndërkohë i transformuar në dukuri planetare, në të vërtetë është bërë mjet i përshpejtimit dhe i lehtësimit të komunikimit mes njerëzve, i pazëvendësueshëm për biznes dhe për zgjerimin e diturive të njerëzve. Mes tjerash, kompjuteri dhe sidomos Interneti kanë mundësuar që një numër vazhdimisht në rritje i punëve të kryhen pa lëvizur nga shtëpia, dhe kështu janë krijuar shumë vende të reja të punës, ndërsa vendet ekzistuese të punës shfrytëzohen shumë më mirë se më parë. Këtu duhet të përmenden edhe kursimet e shumta në saje të ekzistimit të Internetit (transporti, hapësira, koha, taksat, ngrohja, etj. ). Sipas disa vlerësimeve, në vitin 2002 vlera e përgjithshme e tregtisë elektronike, sidomos nepërmjet të Internetit, ka arritur në 2. 300 miliardë dollarë, ose 5% e tregtisë së përgjithshme botërore. Ndërkaq, njëri nga aspektet negative të tij ka të bëjë me izolimin e njerëzve, me favorizimin teknik të komunikimit, ndërsa ana njerëzore, pra ajo që quhet komunikim i gjallë mes qenieve njerëzore, mbetet i lënë anash. Aspekt i vecantë negativ jane keqpërdorimet e Internetit në fushën e spiunazhit industrial, të konkurrencës jolojale dhe të monopolizimit të palejueshëm, e madje edhe të kufizimit të lirive personale, që në të vërtetë janë themelet kryesore të shoqërisë liberale. Në literaturë përmendet projekti i korporatës gjigande INTEL që në cipin e saj të inkorporohet identifikatori, i cili do të mundësonte përcjelljen e sjelljeve të perdoruesit konkret. Pas reagimeve tejet negative të opinionit, projekti u anulua, por u bë e qartë se ekzistojnë mundesitë teknologjike që të bëhet një gjë e tillë.

7.3.5. Globalizimi ne fushën e mediave

Nevoja, ose thënë më mirë, uria globale për informata, si element i domosdoshëm për të patur sukses në jetë dhe në biznes, si dhe për t, u bërë personalitet i zhvilluar në mënyrë të gjithanshme, i bën mediat të kenë karakter universal (gjithëpërfshirës ) dhe kryekëput planetar. Tanimë është bërë shprehi e vjetruar që të pritet mengjesi i ditës së ardhshme në mënyrë që të mësohen lajmet më të reja botërore e lokale. Teknologjia e Internetit mundëson që në secilin moment të mësohen të gjitha ngjarjet botërore dhe pa lëvizur fare nga shtëpia. Rrjetet globale të televizionit satelitor ( ku prin CNN ), praktikisht japin informata për ngjarjet e ndryshme në momentin e ndodhjes së tyre. Përvec ndikimeve të shumta pozitive, ky revolucion informativ njeriun e zakonshëm e shndërron në konsumator të thjeshtë të informatave të gatshme, shpesh të

93

Page 94: Ekonomika e zhvillimit

pavërtetuara ose në kundërshtim me gjendjen faktike ( rasti kur informata shndërrohet në dezinformatë ). Pra, rrjeti i mediave transformohet në prodhues të “ informatave shokuese ( tronditëse ) “. Ky rrjet i prodhuesve të informatave ekskluzive vazhdimisht zgjerohet, ndërsa ndërmjet dy informatave të këtilla, zakonisht gjatë programit televiziv, emetohet mesazhi propagandues ose reklamat afariste. Sa më i popullarizuar që është rrjeti televiziv, aq më e shtrenjtë është blerja e minutazhit për reklama të tilla. Këtu duhet përmendur përparimi spektakular i rrjetit CNN dhe rezultatet financiare që i realizon.

7.3.6. Globalizimi në lëmin e konsumit

Pagesat pa para të gatshme dhe përdorimi masiv i kartelave kreditore janë bërë forma më e përhapur e globalizimit në fushën e konsumit. Në saje të kartelës kreditore cdo njeri mund t, i bën pagesat e ndryshme pa humbur kohe dhe energji, ndërsa mbajtja me vete e të hollave të gatshme bëhet krejtësisht e panevojshme. Kjo teknikë e re e pagesave ka shkaktuar rritje shumë të madhe të blerjeve, pra edhe të shitjeve. Përvec këtyre lehtësive bankare, firmat e mëdha tregtare organizojnë dorëzimin e mallit të blere ose të paguar në adresën që e shënon klienti. Duke filluar prej artikujve ushqimorë dhe atyre të veshmbathjes e deri te aparatet e ndryshme teknike, të gjitha këto mund të blehen pa lëvizur fizikisht klienti ( blerësi ). Pasi që të gjitha këto veprime mund të bëhen në të gjithë botën, në të vërtetë, këtu kemi të bëjmë me mënyrën tërësisht globaliste të afarizmit, të plotësimit të nevojave të klientit, krahas me kursimin maksimal të energjisë dhe të kohës.

7.4. Aspektet pozitive dhe negative të globalizimit

Aspektet pozitive :

- Ngritja e kushteve të prodhimit dhe të ndërmarrësisë në përgjithësi, - Ngritja e nivelit të kushteve formale - juridike dhe të rregullativës për investime

vendore dhe të huaja, të dispozitave doganore, të veprimtarisë në fushën e tregtisë së jashtme, etj.

- Përmirësimi i shanseve për ndërtim të kapaciteteve prodhuese dhe për hapje të vendeve të reja të punës, sidomos në vendet në zhvillim; ky objektiv kryesisht arrihet nepërmjet të bashkëpunimit me korporatat e mëdha, që kanë kapacitet prodhues, profesional dhe financiar ; është e vërtetë se ndërmarrjet e vendeve në zhvillim shpesh shndërrohen në reparte ose filiala të korporatave transnacionale, por kjo metodë është e vetmja mundësi për t, u inkuadruar në prodhimin modern,

- Liria më e madhe e lëvizjes së kapitalit dhe të mallrave ; kjo arrihet nepërmjet të unifikimit të të gjitha kushteve të afarizmit në nivel ndërkombëtar ( kryesisht nepërmjet të OBT – Organizatës Botërore për Tregti ), heqjes së klauzulave restriktive, të pengesave administrative e doganore, etj. ,

- Prodhimi modern, duke u bërë gjithëbotëror, kërkon rikualifikim të fuqisë punëtore dhe ristrukturime më të mëdha të kapaciteteve prodhuese ; resursi njerëzor i nënshtrohet mësimit dhe rikualifikimit gjatë tërë jetës aktive, ndërsa kapacitetet prodhuese vazhdimisht i adaptohen kërkesave të tregut ; ky adaptim i

94

Page 95: Ekonomika e zhvillimit

gjithëmbarshëm praktikisht bëhet kusht për të mbijetuar në ekonominë bashkëkohore,

- Rritja e investimeve në degët propulsive dhe fitimprurëse, - Afirmim dhe stimulim i NVM ( Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme ), - Investime më të mëdha në objektet infrastrukturale, që janë percjellës të

investimeve prodhuese, - Specializimi më i madh i kompanive, duke u mbështetur në përparësitë

krahasuese ( komparative ).

Aspektet negative :

- Rishqyrtim, e madje edhe rrezikim, i nocionit klasik të sovranitetit të vendeve, - Imponim ose diktat i modeleve dhe i programeve zhvillimore nga ana e

institucioneve ndërkombëtare, vendeve që bëjnë investime, ose nga korporatat transnacionale,

- Mbyllja ose shuarja e firmave dhe e sektorëve që nuk kanë rentabilitet, si dhe largimi gati i pamëshirshëm i tepricës së fuqisë punëtore në firmat dhe sektorët ku investimet bëhen në bazë të kritereve reale ndërkombëtare;natyrisht, ka mendime se këtu kemi të bëjmë me një aspekt pozitiv të globalizimit,

- Kalimi i shumë firmave dhe i sektorëve nën kontrollin e investitorëve të huaj, me cka funksionimi i tyre bëhet i varur nga vendimet e këtyre investitorëve, të cilët shpesh herë janë në kolizion(kundërshtim) me interesat dhe objektivat e ekonomise vendore,

- Në shumicën e rasteve fitimi bartet në vendin apo selinë e investitorit të huaj dhe janë të rralla rastet kur bëhet ri-investimi i fitimit ( profitit ) në vendin “ nikoqir “, zakonisht është fjala për vende të pazhvilluara ,

- Ndjenja e posacme e inferioritetit psikologjik, ngase gati të gjitha vendimet varen nga investitori i huaj,

- Për shkak të investimeve të huaja që shkojnë në drejtim të specializimit (por, në favor të qëllimeve të investitorit të huaj ), vendet pranuese po bëhen të varura akoma më shumë, shpesh herë madje edhe për ato produkte për të cilat i kanë kushtet e favorshme që t, i prodhojnë,

- Reduktimi ( ngushtimi ) i pozitës së vendeve në zhvillim vetëm në treg të thjeshtë të fuqisë punëtore të lirë, pa ndonjë shans real që të dalin nga kjo pozitë e pavolitshme, së paku deri sa janë në nivelin e moszhvillimit,

- Imponimi ose kopjimi i modeleve kulturore dhe i mënyrës së jetesës të vendeve të zhvilluara ; si pasojë, paraqitet zhdukja e pjesërishme ose madje edhe e plotë e identitetit kulturor e vendit dhe e popullit pranues të investimeve të huaja, rrezikimi i traditave dhe i specifikave historike e shekullore, etj. ,

- Ndaj vendeve në zhvillim shpesh herë aplikohet kushtëzimi nëse dëshirojnë të anëtarësohen në organizatat ndërkombëtare politike ose ekonomike ; shpesh herë u kërkohet ose u diktohet organizimi i brendshëm, sistemi politik, etj.

- Legalizimi dhe aplikimi relativisht i shpesht i sanksioneve politike dhe ekonomike ( bilaterale dhe multilaterale), ndaj vendeve të “padëgjueshme” ( të cilat nuk u përmbahen rregullave të imponuara nga qendrat ndërkombëtare të vendimmarrjes ).

95

Page 96: Ekonomika e zhvillimit

Shikuar në përgjithësi, është e qarte se procesi i globalizimit ka pasoja të shumta pozitive, por edhe asosh negative, dhe daj këtyre të fundit shpesh herë paraqiten rezistenca e kundërshtime jo vetëm në vendet në zhvillimi, por, madje, edhe në vendet e zhvilluara. Ndërkaq, duhet theksuar se ky proces posedon fuqinë e tij lëvizëse dhe kryesisht zhvillohet pa “pëlqimin “ formal të vendeve dhe të subjekteve ekonomike ; ai është i pandalshëm dhe i paevitueshëm, dmth. i len anash të gjithë ata që nuk “inkuadrohen” në lojë. Për shkak të domosdoshmërisë ekonomike, ketij procesi i bashkëngjiten edhe ato vende tejet të zhvilluara, si p. sh. Franca, të cilat i kritikojnë disa nga pasojat e globalizimit. Në një pozitë tejet delikate ndodhen sidomos vendet në zhvillim të cilat ndodhen para zgjedhjes :

( 1) të mbeten jashtë rrjedhave ndërkombëtare të prodhimit dhe të tregtise, pra të mbeten pa perspektivë zhvillimore, ose

( 2 ) të mos e kundërshtojnë globalizimin, dhe strategjinë e tyre ta realizojnë në përputhje me vendimet e subjekteve ndërkombëtare më të fuqishëm. Ky variant siguron avantazhe të caktuara(fillon industrializimi, vjen teknologjia moderne), por gjithashtu e redukton(ngushton) në një masë të madhe pavarësinë ose autonominë ekonomike, e vecmas atë teknologjike. Në këto raste liria e zgjedhjes nuk është gjithaq e madhe, rezultati zhvillimor në start është tejet i pasigurt, ndërsa rruga e zgjedhur praktikisht është pa kthim. Kjo për arsye se kur këto vende në zhvillim futen në rrjedhat botërore të globalizimit, ateherë më vonë, dhe nëse këtë e dëshirojnë, e kanë praktikisht të pamundur që të dalin nga “ loja “ e që kjo të mos shkakton crregullime kolosale, sidomos kur është fjala për pozitën e shtresave të gjera të të punësuarve.

7.5. Sfidat dhe vlerësimi i të ardhmes së globalizimit

Është fakt se globalizimi si ideologji dominante gëzon mbështetjen e institucioneve të fuqishme dhe të korporatave. Por, megjithatë, globalizimi, edhepse mbizotërues, nuk ka mbizotërim absolut. Gjithashtu ka dallime ndërmjet koncepteve ideologjike dhe përvojave të përditshme të njerëzve. Kah fundi i shekullit 20 – të filluan të paraqiten në skenën botërore lëvizjet e shumta antiglobaliste dhe kjo për arsye se strategjitë ekstreme fitimprurëse të korporatave transnacionale krijuan pabarazi të mëdha në pasuri e në mirëqenie, dhe me ndikim negativ në ambientin natyror ( dobësimi i cilësise së ajrit dhe ujit ). Rrymat e ndryshme antiglobaliste kanë një spektër te gjerë synimesh dhe perdorin metoda të ndryshme për prezantimin e programeve të tyre. Në vendet e zhvilluara kryesisht mund të identifikohen dy grupe mendimesh antiglobaliste. Elementi i përbashkët i këtyre dy grupeve është se ata synojnë të mbrojnë interesat e vendeve të zhvilluara, e sidomos të SHBA – ve, nga pasojat negative të globalizimit. Grupi i parë quhet PROTEKSIONIZMI PARTIKULARIST( Mbrojtja e interesave të ngushta) dhe përfaqësues të tij janë dy biznesmenë amerikanë : Patrik Bjukenen dhe Ros Perot. Ata fajësojnë globalizimin për shumicën e problemeve, kritikojnë tregtine e lirë, pushtetin dhe fuqinë ekonomike të investitorëve globalë, programin neoliberal të korporatave të mëdha dhe “amerikanizimin “ e tepruar të botës së sotme dhe të gjitha këto, sipas tyre, kanë shkaktuar uljen e standardit të jetesës dhe rënien e parimeve të moralit. Megjithatë, ata më tepër kujdesen për mirëqenien e qytetarëve të vendeve të zhvilluara sesa për krijimin e një rendi botëror me te drejtë e më të barabartë.

96

Page 97: Ekonomika e zhvillimit

Ne Jugun global ( vendet në zhvillim ) versioni ekstrem i antiglobalizmit është grupi i Osama Bin-Lladenit dhe i presidentit të Venecuelës, Hugo Cavez, sidomos populizmi i tij ( përkrahja nga shtresat e varfëra në Amerikën Jugore ). Natyrisht se ka dallime shumë të mëdha midis këtyre dy grupeve, jo vetëm në aspektin terminologjik, por edhe në atë programor ( mjetet që duhet përdorur në konfrontimin me globalizimin). Grupi i dytë quhet PROTEKSIONIZMI UNIVERSALIST ( Mbrojtja e përgjithshme ose universale) – ata janë përfaqësues të partive politike përparimtare, të përkushtuar për marrëdhënie me të drejta në nivel botëror( jo vetëm në nivel të vendeve të zhvilluara ), pra ndërmjet Veriut global dhe Jugut global …Gjithsesi duhet të përmenden partitë e shumta të blerta(ekologjike), sidomos në Europë, të cilat tërheqin vëmendjen se globalizimi ka shkaktuar degradimin e ambientit natyror. Rritja e numrit të votuesve që ua japin besimin dhe votën këtyre pikëpamjeve, dëshmon për aktualitetin e programeve të tyre. Këtu gjithashtu bëjne pjesë edhe shumë OJQ ( organizata jo-qeveritare ) që merren me problemet e mjedisit, tregtisë së ndershme, të lëvizjeve sindikale të punëtorëve, të të drejtave të njeriut, problemet e grave, etj. Thënë shkurtimisht, këto grupe, duke i parë pasojat e shumta negative të globalizimit, kërkojnë rishpërndarjen e pasurisë dhe të pushtetit. Në SHBA është tejet i popullarizuar juristi RALF NEJDER, mbrojtës i njohur i konsumatorëve të zakonshëm dhe kandidat presidencial ( 2-3 % të trupit votues ). Në vitet e 1990 – ta ai ka patur rreth 150 mijë ithtarë. Nejder thekson se eliminimi i varfërisë dhe mbrojtja e ambientit natyror janë domosdoshmëri morale, të cilat i kapërcejnë kufijtë e territoreve kombëtare. Ai i jep përparësi lëvizjeve jo të dhunshme për drejtësi shoqërore dhe është kundër përqëndrimit të tepruar të pushtetit dhe të pasurisë Shumë organizata jo-qeveritare në botë, me numër të ndryshem të anetarëve, mendojnë se njerëzit e thjeshtë dhe nga baza(themeli) e shoqërise, mund ta ndryshojnë situatën aktuale të dominimit të globalizimit neoliberal. Gjatë dekadave të fundit ka patur shumë aktivitete antiglobaliste, ndërsa duhet të permendet edhe 11 Shtatori 2001. Grupet e anti – globalistëve, per t, i zhvilluar aktivitetet e tyre, i shfrytëzojnë rezultatet e teknologjive moderne ( shembull : Interneti dhe telefonia mobile mundësojnë koordinimin e veprimtarive madje edhe në dimensionet planetare ).

Nga aspekti shkencor është shumë interesante analiza e ndikimeve të 11 Shtatorit 2001. Këto ndikime nuk janë vetëm politike, por edhe ekonomike, gjeo-strategjike, kulturore, religjioze, etj. Pas kësaj date sërish u ngjallën debatet mbi konfliktin ndërmjet civilizimeve …Shikuar historikisht, procesi i globalizimit ka patur ngritje dhe rënie. Për shembull, periudha 1860 – 1914 konsiderohet “ periudhë e artë e globalizimit”, sepse u zhvilluan transporti ( anijet me avull dhe hekurudha), tregtia, lëvizjet e kapitalit dhe fillet e sistemit bankar, etj. Aspekt negativ i globalizimit konsiderohet transferi i dhunshëm( në formë të plackitjes së llojit të vet ) i burimeve dhe i pasurive të Jugut, kolonizimi, etj.

Ne vazhdim te rrjedhave historike, dominimi britanik pësoi goditje nga shpërthimi i Luftës së Parë Botërore. Shkencëtari KARL POLANJI i shpjegon krizat sociale të gjysmës së parë të shekullit 20 si pasojë e përpjekjeve të pamenduara mirë, e për të liberalizuar dhe globalizuar tregjet botërore. Ai gjithashtu shpreh mendimin se parimet e tregut të lirë shkatërruan marrëdheniet komplekse shoqërore të obligimeve reciproke dhe dëmtuan shumë vlera, sic janë : angazhimi qytetar, interesi i përbashkët, reciprociteti dhe rigrupimet.

97

Page 98: Ekonomika e zhvillimit

Me qëllim te zbutjes ose te menjanimit te dukurive ekstreme, Veriu global ( vendet e industrializuara ) jane duke bere perpjekje per te zevendesuar globalizimin e llojit neoliberal me reforma te ndryshme ( qe shpesh emertohen “ globalizimi me fytyre njerezore “ ), ne menyre qe te zvogelohen pabarazite ne fushen e pasurise dhe te mireqenies se njerezve. Kritikat me te ashpra i drejtohen OBT – se ( Organizates Boterore per Tregti ). Por, mendimi i shumices se shkencetareve eshte se, per shkak te tensioneve vazhdimisht ne rritje ndermjet paleve te “ konfrontuara “, jane te domosdoshme reformat gati rrenjesore ne fushen e funksionimit te ekonomise boterore.

Forumi ekonomik boteror i Brazilit, i cili e tubon boten e trete ose vendet ne zhvillim, ne te vertete eshte pandan ose konkurrent i Forumit ekonomik boteror te Davosit(Zvicer), ku kryesisht tubohen perfaqesuesit e vendeve te zhvilluara. Propozimet kryesore te Forumit te Brazilit jane keto : ( 1 ) Plani zhvillimor MARSHALL(sikur per Evropen Perendimore pas vitit 1945 ) dhe falja e borxheve te vendeve ne zhvillim, (2) Aplikimi i taksave nga transakcionet financiare nderkombetare, (3) Zbatimi i marreveshjeve mbi mjedisin ( ambientin natyror ), (4) Zbatimi i Programit te zhvillimit global me te barabarte, (5) Krijimi i nje institucioni zhvillimor mbareboteror, i financuar nga Veriu i zhvilluar e nepermjet te taksave nga transakcionet financiare nderkombetare, por i cili do te administrohej nga Jugu global, (6) Krijimi i standardeve nderkombetare per mbrojtjen e te drejtave te punetoreve, (7) pjesemarrja me e madhe e femrave ne te gjitha veprimtarite globale.

98