43
Universiteti i Prishtinës Tema: ROLI I KËRKIM TREGU NË SUKSESIN AFARIST TË NDËRMARRJEVE, RASTI I NDËRMARRJES PUBLIKE “PASTRIMI” PRISHTINË. Lënda: Metodologjia e Hulumtimeve Mentor: Punoi:

Metodologjia e Hulumtimeve

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Metodologjia e Hulumtimeve

Universiteti i Prishtinës

Tema: ROLI I KËRKIM TREGU NË SUKSESIN AFARIST TË NDËRMARRJEVE,

RASTI I NDËRMARRJES PUBLIKE “PASTRIMI” PRISHTINË.

Lënda: Metodologjia e Hulumtimeve

Mentor: Punoi:

Dr.Valentin Toci Fitore Zeqiri

Janar, 2015

Page 2: Metodologjia e Hulumtimeve

PËRMBAJTJA

- HYRJE................................................................................................... 3

- Qëllimi i punimit.................................................................................... 4

- Metodologjia e hulumtimit..................................................................... 5

Historiku i Ndërmarrjes................................................................................... 6

Gjeneza dhe zhvillimi i kërkim tregut.............................................................. 7

Dallimi në mesë KT dhe KM....................................................................... …..

10

Qëllimi i ndërmarrjes ........................................................................................ 13

Swot Analiza ……..…………………………………………………………… 15

Misioni

Vizioni

Procesi i menaxhimit të mbeturinave………………………………………. 16

PYTSORI

Mostra e anketimit ........................................................................................... 17

Rezultati nga pytësori anketues në amvisëri................................................... 18

PËRFUNDIMI.................................................................................................. 25

POROSIA........................................................................................................... 27

LITERATURA

Page 3: Metodologjia e Hulumtimeve

HYRJE

Objekti i punimit

Me këtë punim synojë të analizoj ndikimin e marketingut në ndermarrjet publike “Pastrimi” e

cila bënë bartjen e mbeturinave, përkatësisht mirëmban mjedisin jetësor në kryeqytet.

Matjen e ndikimit të marketingut në ofrimin e shërbimeve për bartjen e mbeturinave, duke i

njohur kërkesat dhe nevojat e konsumatorve. Njëkohësisht do të shqyrtohet orentimi afarist dhe

ndërmarrja si rezultat i mjedisit në të cilin vepron.

Në shqyrtimin do të trajtohet koncepti i marketingut dhe marktingu si filozofi bashkëohore e

biznesit. Vështrimi i rëndësishum në këtë punim do t’i kushtohet ofrimi i shërbimeve nga

ndërmarrjet publike në Republiken e Kosovës afarizmit të kësaj industrie, lloj i shërbimeve të

cilat i ofronë kjo industri dhe analizen e ciklit jetësor të produketeve të saj në treg.

Page 4: Metodologjia e Hulumtimeve

QËLLIMI I HULUMTIMIT

Qellimet e hulumtimit kanë për synim ta ngrenë vedijen dhe sigurojnë teknika e ndryshme për

kërkim tregu dhe përfermancen me të mirë në ndërmarrjet publike, identifikimin e mangësive

dhe pikave të dobëta, eliminimin e dobësive dhe fokusimin për arritjen e rezultateve të larta

konkuruse.

Në këtë kontekst, si qëllim parësor kemi ruajtjen e nivelit të lartë të kërkim tregu dhe fokusimin e

tyre në zgjidhjen e probleve ne ndërmarrje. Për më shumë, kërkim tregu si një veçori dalluese, në

treg është njëkosishtë edhe marketing.

Studiues të ndryshem janë përpjekur të zbulojnë arsyen pse disa ndërmarrje kanë fokusim më të

madhë drejt konsumatorit e disa jo pse disa ndërmarrje janë më të mira se sa të tjerat dhe kanë

sukse të lartë në treg.

Pra gjatë hulumtimit do të marrim përgjigje :

- Njohja me tregun e shërbimeve të ndërmarrjeve publike (sa e mbulojnë tregun e vete,

cilat janë gjasat për zgjerim të aktivitetit me depërtim në tregjet e tjera).

- Ndikimi i konceptit të marketingut në industri dhe

- Ndikimi i marketingut në ndërmarrjet Publike

Page 5: Metodologjia e Hulumtimeve

METODOLOGJIA E HULUMTIMIT

Punimi i këtij studimi do të bazohet në hulumtimin e literaturës nga autor dhe njohës vendor dhe

të huaj, mbledhja dhe analiza e të dhënave lidhur me rolin e kërkim tregu në suksesin afarist të

ndërmarrjeve me theks të veçant te ndërmarrjet publike. Po ashtu do të analizojm në mënyr

kritike vërejtjet dhe sugjerimet e dhena nga autor dhe organizata të ndryshëm vendore dhe

ndërkombëtare, literatura dhe raporte relevante, artikuj të ndryshëm studimor dhe të dhëna të

tjera. Në mënyr të veçant do të hulumtojmë dhe analizojmë raportet e marra në lidhje me rolin e

kërkim tregut në suksesin afarist në Ndërmarrjet Publike në shtetin e Kosovës. Duke u bazuar në

shënimet që i kemi siguruar nga metoda analitike, do të bëjmë futjen dhe sistemimin e të

dhënave në formë e përshtatshme, në të cilen do të pasqyrojmë krahasimet e shenimeve nga një

periudhë në periudhën tjetër. Informata e nxjerra nga këto krahasime do të na shërbejn për

evidentimin e devijimeve të konstatuara nga ky veprim. Sa i përket pjesës praktike studimore

mënyra apo qasja e përfitimit të të dhënave do të bëjmë përmes metodave të njohura siç janë:

metodat hulumtuese apo e vështrimit dhe metoda deskriptive. Pra mbledhja e informatave

përmes dokumentave të ndryshme të industris , ndërmarrjes dhe intervistave me udhëheqësit e

kësaj industrie dhe ndërmarrje. Po ashtu do të mbledhi informata të rëndësishme lidhur me

afarizmin e ndërmarrjes dhe tregun edhe përmes pytësorit anketues lidhur me kënaqësin

konsumatore nga shërbimet e ofruara. Pra mostra do të jetë qëllimore dhe rastësishme propabile

dhe do të përfshihen amëvisërit. Pra informata që kanë të bëjnë me këtë hulumtim për pjesen

praktike do të jenë nga burimet primare.

Page 6: Metodologjia e Hulumtimeve

• HISTORIKU I NDËRMARRJES

• Ndërmarrja Rajonale për Grumbullimin e Mbeturinave ,,Pastrimi’’sh.a-Prishtinë, është

Ndërmarrje Publike e cila në cilësinë e shoqërisë aksionare operon prej dt. 01.01.2008.

“Pastrimi” është Ndërmarrje e specializuar dhe e licencuar me traditë pune 50 vjeçare në

kryerjen e shërbimeve me rendësi të vaçantë shoqërore për jetën e qytetarëve – bartjen e

mbeturinave dhe mirëmbajtjen e pastërtisë dhe higjienës publike. Zona e shërbimit të saj

është e përcaktuar me Licencën e shërbimit të lëshuar nga Zyra Rregullative për Ujë dhe

Mbeturina .

Ndërmarrja “Pastrimi” është e vetmja ndërmarrje e licencuar për menaxhimin e

mbeturinave dhe është ndërmarrje regjionale ku vepron në disa komuna. Kjo Kompani ofron

këto shërbime primare, grumbullimin, largimin dhe trajtimin e hedhurinave, shërbimet

sekondare, pastrimin dhe larjen e rrugëve, largimin e borës dhe akullit duke përfshir hudhjen e

kripes po ashtu bënë edhe riciklimin e mbeturinave.

Komunat e regjionit të Prishtinës, janë pronar të shoqërisë me kapital publik, sipas

përqindjes së aksioneve që posedojnë dhe përfaqësohen nga Komisionet Komunale të

Aksionarëve. Aksionet e Shoqërisë, zotërohen në masën përqindjes nga Komunat e Regjionit të

Prishtinës dhe ate: Komuna e Prishtinës (përfshirë Gracanicën) 77.4%, Komuna e Podujevës me

7.1%, Komuna e F. Kosovës me 5.6%, dhe Komuna e Drenasit me 3.1% të aksioneve. Kapitali

themeltar i Shoqërisë është 25.000.00 € dhe është i ndarë në 25000 aksione me vler nominale

1.00 € për aksion.

Page 7: Metodologjia e Hulumtimeve

KËRKIM TREGU NË TEORIN MARKETING

GJENEZA DHE ZHVILLIMI I KËRKIM TREGUT

Kërkimet janë aktivitet krijues dhe bëhen me qëllim të zgjidhjes së ndonjë problemi konkret

në jetë dhe në biznese. Zgjedhja e problemeve në biznes bëhet me nxerrjen e vendimeve

menaxheriale, të cilat bëhen në bazë të informacioneve të besushme dhe të vleshme nga

kërkimet e bëra. Kërkimet e bëra paraqesin aktivitet e mbështetura në procedura e caktura

dhe me qëllim të sigurimit të informacioneve për të zgjidhur problemet e tanishme ekzistuse

apo të ardhshëm.

Është me rëndësi të theksohet se deri te kërkimet e para është arritur spontanisht, meqë

menaxherët thjeshtë kanë ndier nevojën ndonjë aksion ta vërtetojnë me anë të më shumë

informacioneve nga tregu para se të nxirren vendimi i menaxhmentit të margetingut. Pra

njohja me tregun është bërë intutitë, ndjenj apo parandjenjë, që është pasuri e pavlerësushme

për individët që i parashohin ngjarjet në kohë të vërtet. Mirëpo mund të ndodhë që intutita të

na çojë në drejtim të gabuar, prandaj mbledhen informacione me anë të kërkimeve.

Paraqitja dhe zhvllimi i kërkim tregut është ngusht e lidhur me zhvillimin e filozofis së

bizensit, si dhe paraqitjen dhe zhvillimin e marketingut. Zhvillimi ekonomik i vendeve të

ndryshëm, pra edhe fazat e zhvillimit të filozofisë së biznesit dhe koncepti i biznesit të

ndërmarrjeve është paraqitur dhe zhvilluar në periudha të ndryshme kohe. Po të merret kriteri

i kohës, mund t’i dallojmë dy periudha të zhvillimit të kërkim marketingut.

Page 8: Metodologjia e Hulumtimeve

Periudha e parë fillet i ka në shekullin e XIX dhe zgjat deri në vitin 1930, ku menaxhmenti ishte i

përqëndruar në problemet dhe mundësitë për të prodhuar dhe

Periudha e dytë fillon prej 1930 e deri më sot, ku në fokus janë nevojat dhe dëshirat e

konsumatorëve.

Marrë në përgjithësi periudhat e zhvillimit të kërkim tregut dhe të kërkim marketingut, të

gjitha subjektet ekonomike në zhvillimin e tyre kanë kaluar nëpër dy faza të cilat janë:

1. Faza e orientimit prodhues dhe

2. Faza e orientimit marketing.

Faza e orientimit prodhues karakterizohet me zhvillimin e kërkim tregut, ndërsa faza e

orientimit marketing karakterizohet me zhvillimin e kërkim marketingut.

Historikisht po të marrim del se koncepti i marketingut, e me këtë edhe i kërkimeve, së pari

është paraqitur në Japoni në shekullin XVII në sektorin e shërbimeve. “Rreth vitit 1650

antarët e familjes MITSUI është vendosur në Tokio dhe ka hapur diç që mund të quhet sot

shtëpi e mallërave. Ky person ka studiuar nevojat e konsumatorëve dhe ju ka ofurar asortimin

e gjerë mallërash.

Kërkim tregu në SHBA datojnë që nga shekulli XIX. Fillet e para i hasim në vitin 1879, kur

një agjencion propagande ka zbatuar procedurën, e cila është shumë afër projektit kërkimor

formal. Pra, në përpjekjen për të përshtatur programin propagandues për klientët e tij –

prodhuesit e perimeve bujqësore.

Zhvillimi ekonomik deri në fund të shekullit XIX, ka bërë që veprimtaria e cila atëher quhej

shitje dhe konsiderohej veprimtari ndihmëse (sepse në atë kohë problemi kryeso ishte

prodhimi), sot njihet me emrin marketing dhe është veprimtari kryesore apo thelbësore për

prespektiven e biznesit.

Zhvillimet historike në fushen e shkencës dhe teknologjisë kanë bërë që raportet në treg

ndërmjet ofertes dhe kërkesës të ndryshojnë kësisoji nga një treg shitës të kaloj në një treg

Page 9: Metodologjia e Hulumtimeve

blerësish. Kështu pra, sot më pak kohë duhet për të ndërtuar një uzinë se sa për të fituar një

treg.

Tregu dhe zhvillimet në të janë etike për ndërmarrjen dhe rrejdhimisht kësaj kërkim tregut

ka fituar rëndësi për mënaxhimin e ndërmarrjes. Pra, kërkim tregut e furnizon ndërmarrjen

me informacione për mjedisin e përgjithëshum dhe mjedisin veprues mbi bazen e te cilave

informacione ndërmarrja përgatit, përshtat dhe zhvillon programin e marketingut miks, duke

i mbështetur vendimet e menaxhmentit të marketingut.

Zhvillimit e bëra në kërkimet fundametale kanë bërë të mundër që nga këto disiplina të

shkencës të zbatohen metoda dhe teknika kërkimore, të cilat kanë bërë që kërkim tregut si

kërkim bazë dhe ato të aplikuara të zhvillohen dhe të fitojnë rol dhe rëndësi përher e më të

madhe në lamin e marketingut.

Në situatën kur ndërmarrja ka në dispozicion zgjedhjen e dy ose më shumë drejtimeve të

veprimit (ajo është situat e problemit të pazgjidhur) paraqitet dilema: a të bëhen kërkimet e

tregut a jo. Vendimi definitiv varet nga disa faktor, të cilët janë :

Koha që ekziston në dispozicion për vendosje,

Përshtatshmëria e të dhënave,

Natyra e vendimit që do të merret, dhe

Vlera e informacioneve në krahasim me shpenzimet.

Page 10: Metodologjia e Hulumtimeve

DALLIMI NË MES TË KËRKIM TREGUT DHE KËRKIM MARKETINGUT

Menaxherët kanë nevojë për informacione në mënyrë që të paraqesin produktet dhe

shërbimet për të krijuar vlerë në mendjen e konsumatorëve.

Shperhja kërkim marketingu dhe kërkim tregu shpesh sjellin paqartësi dhe shpesh përdoren

ndërkëmbyeshem, edhe pse teknikisht ekziston dallimi.

Prandaj nocioni kërkim tregu dhe kërkim marketingu janë terma të ndryshme, të cilat shpesh

herë pa të drejtë njëjtësohen. Kërkim tregu është shprehje e cila historikisht është paraqitur

para kërkimeve të marketingut. Pra, kërkimi marketingu është nocion më i ri dhe më i gjerë

se kërkim tregu, megjithatë rëndësia e kërkim tregut në kuadër të kërkim marketingut ështe

madhe.

Kërkim tregu është koncept shumë më i ngushtë, sepse është i drejtuar në kërkim tregu të

caktuar, ndërsa kërkim marketingu përveç që e përfshin kërkim tregun, përfshin edhe fushat

siç janë: produktet e reja, format e shpërndarjes përmes internetit, format e promocionit, etj.

Për përkufizimin e kërkim marketingut dhe kërkim tregu përdoren shumë përkufizime.

Paraqitjen më qartë të dallimit ndërmjet këtyre dy termave e paraqesin përkufizimet e

Shoqatës Amerikane të Marketingut dhe Shoqëris së Kërkim Tregut të Britanisë së Madhe.

Sipas Shoqates Amerikane të Marketingut, kërkim marketingu janë definuar si: funksion i

cili lidh konsumatorët, blerësit dhe publikun me tregun përmes informacioneve –

informacionet shfrytëzohen për idetifikimin dhe përkufizim të përfitimeve marketing dhe të

problemeve të marketingut, gjenerimin dhe rigjetjen dhe vlerësimin e aksioneve të

Page 11: Metodologjia e Hulumtimeve

marketingut, vështrojë rezultatet e marketingut dhe përparon kuptimin e marketingut si

proces.

Kërkim marketingu përcakton informacionet, të cilat janë të nevojshme për qëllimet

evidencuara, disenjon metoda për mbledhje të informacioneve, udhëheq dhe zbaton procesin

e mbledhjes së të dhënave: i analizon rezultatet dhe i komunikon gjetjen dhe implikon ato.

Shoqëria e Kërkimeve të Tregut e Britanisë së Madhe jep këtë dëfinicion: Kërkim tregu është

mbledhje dhe analizim i të dhënave nga mostra për individ ose organizatë që lidhet me

karakteristikat e tyre, sjelljen, qëndrimin, mendimet ose mallrat, ato përfshijnë të gjitha

format e kërkimeve shoqëore dhe marekting, si janë anketa e konsumatorëve dhe të

industrisë, kërkimet psikologjike, kërkimet vrojtuese dhe panelet.

Prej përkufizimeve shihet se këto dy terma janë të ndryshme, por shumë procedura dhe

veprime që përdorin i bëjnë kuptime të ndërkëmbyhsme. Kërkim tregu i përshkruan

konsumatorët, ndërsa kërkim marketingu merren me strategjitë marketing të problemeve dhe

e përfshijnë kërkim tregun si pjesë më e rëndësishme e kërkim marketingut.

Ne ekonomin bashkëkohore theksi me s’është në zvoglimin dhe eliminnimin e rrezikut, por

në rritjen e aftësisë së marrjes së rrezikut më të madh, në këtë punë marrësve të vendimeve të

menaxhmentit të marketingut shumë i ndihmojnë informacionet e tregut.

Kërkim tregu ështe disiplin shkencore, e cila merret me mbledhjen, përpunimin dhe analizën

e problemeve të tregut, gjegjësisht ndryshoreve në bazë të të cilave bëhet përshkrimi i

kërkesës me mundësitë e shitjes në treg ose segmentimin e tregut. Ndryshoret e tregut të cilat

kërkohen janë: konsumatorët, konsumi, produkti, oferta, konkurrenca, çmimi, distribuimi,

importi dhe eksporti. Projeksioni i kërkesës së ardhme dhe mundësitë e shtijes së produkteve

të ndërmarrjes konkrete bëhen në bazë të kërkimit të fenomeneve të tregut, ku përfshihet

oferta dhe kërkesa. Kërkim tregu përfaqëson zërin e konsumatorit në kompani.

Kërkim marketingu si disiplin shkencore merret me mbledhjen, përpunimin, analizën e

ndryshoreve të tregut siç janë: konsumatorët, konsumi, produkti, oferta, konkurrenca, çmimi,

import-eksport, distrbuimi, promocioni, dhe në bazë të tyre parashikon masat të cilat duhet

Page 12: Metodologjia e Hulumtimeve

ndërmarrë për të realizuar taktika adekuate të marketingut përkatësisht kombinimin dhe

dozimin e instrumenteve të marketingut në marketing miksin gjegjës.

Kërkim marketingu përfshinë të gjitha sferat e kërkimeve të cilat direkt ose indirekt lidhen

me planifikimin, organizimin dhe kontroll të aktiviteteve marketing, me ç’ rast kërkim tregu

është i lidhur me tregun dhe përfshinë e shqyrton të gjitha aspektet e mjedisit të biznesit.

“Shtron çështje lidhur me konkurrencën, strukturat e tregut, rregullimin nga qeveria, trendet

ekonomike, përparimet teknologjike dhe të një numri të faktorëve që përbëjnë mjedisin e

biznesit”. Pra, kërkim marketingu është nocion më kompleks dhe më i gjërë se sa kërkim

tregu. Kërkim tregu thejsht merret me parashikimin e kërkesës dhe shitjes së produktit

konkret, ndërsa kërkim marketingu shkojnë një hap më larg, gjegjësisht planifikojnë çka të

ndërmerret në ndonji instrument të marketingut (produkti, çmimi, kanale shitjeje,

promocioni) që të realizohen qëllimet e marketingut të ndërmarrjes.

Si kërkim tregu ashtu edhe kërkim marketingu bëhen që të njihemi me kushtet aktuale dhe të

ardhmen në treg, pra që të kemi dituri për tregun, në mënyrë që vendimet të merren me

rrezikun sa me të vogel të mundshëm.

Prandaj kërkim marketingu është funksion që lidh konsumatorët, blerësit dhe publikun përmes informacioneve, ndërsa kërkim tregu i shqyrton të gjitha aspektet e mjedisit të bizneseve të lidhur me konkurrusit, strukurat e tregut, rregullimet qeveritare, tendencat ekonomike, përparimet teknologjike dhe faktorët e tjerë të shumtë që e përbëjnë mjedisin e biznesit.

Skema. Relacionet kërkim marketingu dhe kërkim tregu

Produkti Çmimi Distribiumi Promocioni

Kërkime Kërkime Kërkime Kërkime

Kërkimet e tregut

Page 13: Metodologjia e Hulumtimeve

QËLLIMET E NDËRMARRJES

Qëllimet e ndërmarrjes Pastrimi janë :

Ngritja e kualitetit të shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave;

Menaxhimi i ndërmarrjes drejt vetë-qëndrueshmërisë;

Zvogëlimi i shpenzimeve operative;

Rritja e shkalles së faturimit dhe inkasimit;

Zgjerimi i shërbimeve në tërë regjionin – sidomos në zonat rurale;

Trajnimi i punëtorëve për të përdorur softuerin financiar;

Përmirësimi i sistemit të regjistrimit të konsumatorëve aktual;

Organizimi i detyrave dhe orarit të punës për punëtore, e në veçanti zvogëlimi

i numri të orëve jashtë orarit.

Kur diskutohet për qëndrueshmerinë e ndermarrjes në Shërbimet Komunale Publike,

periudha kohore e ekzistencës së kësaj ndermarrje varet nga këta faktorë:

Kërkesat e tregut;

Operimi efikas;

KërkimMarketingu

Vendimet marketing

Page 14: Metodologjia e Hulumtimeve

Kualiteti i shërbimeve dhe disiplina në punë;

Teknologjia moderne;

Tarifat e pranueshme për shërbimet e ofruara.

Swot Analiza

Përparësitë e ndërmarrjes janë :

Licencimi;

Aftësitë profesionale;

Përvoja e punës;

Shërbimet kualitative;

Imazhi i krijuar gjatë dekadave;

Lokacioni i përhershëm dhe stabil;

Rritja e vazhdueshme e numrit të klientëve;

Infrastruktura e mirë e qytetit.

Dobësitë (pengesat objektive) të ndërmarrjes janë:

Konkurrenca ilegale;

Mospagesa rimbursimi i shepzimeve për rastet sociale nga Qeveria,

Mosazhuriteti i Gjykatave për përmbarimin e lëndëve,

Mbështetja e pamjaftueshme e Komunave për zbatimin e kushtëzimit për

pagesën e faturave për shërbimet e kryera,

Page 15: Metodologjia e Hulumtimeve

Automjetet e vjetruara;

Shkalla e ulët e inkasimit;

Mungesa e përkrahjes institucionale;

Mungesa e Bankës Qendrore Autoritative, për dhënien e kredive afat-gjate me

kushte të volitshme (p.sh. shkallë të ulet të interesit)

Mundësitë e ndërmarrjes janë:

Pagesa e borxheve,

Pagesa e borxheve institucionale,

Fitimi i tenderëve për aktivitetet sekondare.

Riciklimi i beturinave (shitja ne treg).

Kërcënimet e ndërmarrjes janë:

Mospërkrahja e institucioneve në lidhje me konkurrencën ilegale;

Mos respektimi i rregullave dhe mungesa e seriozitetit në punë,

Mosveprimi i Inspekcionit sanitar për zbatimin e gjobave mandatore ndaj

ndotësve të ambientit

Misioni

Misioni i ndërmarrjes është që ti mbuloje të gjithë qytetaret e vete me shërbime pa dallim race,

religjioni apo kombësie në regjionin e kompanisë ku shërben, për të siguruar një kompani

financiarisht të vetë-qëndrueshme dhe afatgjate që të mund të siguroj shërbime në pajtim me

standardet ndërkombëtare.

Ndërmarrjet e mbeturinave si “Pastrimi” duhet të ofrojnë shërbimet me qëllim të mirëmbajtjes së

ambientit ku punojmë dhe jetojmë, sepse pa një ambient të shëndetshëm nuk do të kemi

popullate të shëndetshme, dhe të ardhme të ndritshme.

Page 16: Metodologjia e Hulumtimeve

Vizioni

Vizioni është të zgjerojmë shërbimet për grumbullimin e mbeturinave në zonat urbane dhe rurale

dhe mirëmbajtja e ambientit të pastër për të mire të qytetareve të Kosovës.

PROCESI I MENAXHIMIT TË MBETURINAVE

Llojet dhe sasia e mbeturinave

Pastrimi në fund të vitit 2006 ka filluar ta shfrytëzoj deponin e re regjionale, e cila gjendet në

afërsi të Obiliqit, ku do të zbrazen mbeturinat nga komunat; Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq,

Lipjan dhe Gracanicë,Drenasi e shfrytezon nje transfer bazë për bartje në deponin regjionale,

kurse mbeturinat nga komuna e Podujevës, për shkak të distancës nga deponia regjionale e

Prishtinës (~35 km), do të zbrazen në deponin ekzistuese të Podujevës. .

Momentalisht Pastrimi bënë vetëm grumbullimin e mbeturinave të përziera komunale

nga amvisëria, bizneset dhe institucionet.

Aktualisht, Pastrimi ka (3000) kontejnerë 1.1 m3 dhe 172 kontejnerë 7m3; duke i zgjeruar

shërbimet në zonat rurale do të ketë nevojë për kontejnerë shtesë 1.1 m3, momentalisht

sherbimi në zonant rurale kryhet der me der maksimumi 2 herë në javë.

Mirë po duke pas parasysh kërkesat e klientëve për sherbimi një herë gjatë 24 orëve,

atëher rritet kërkesa për kontejnerë 1.1m3.

Sasia e mbeturinave që do të grumbullohet në të ardhmen do të rritet në mënyrë të

ndjeshme; në vitin 2013 “Pastrimi” planifikon që të zgjeroj shërbimin edhe në zonat

rurale në të cilata për momentin nuk ofron sherbimi të drejtpërdrejt poashtu me zgjerimin

Page 17: Metodologjia e Hulumtimeve

e sherbimit atëher do të rritet edhe sasia e mbeturinave të grumbullur, në vitin 2013

kompania “Pastrimi” Planifikon të grumbullojë rreth 127,844 ton mbeturina (shihe

tabelen e grumbullimit të mbeturinave nga viti 2008 e deri në planifikimin për vitin

2013).

Sasia e mbeturinave (në ton) për tu grumbulluar në 2008-2012

Sasia e mbet, 2008 2009 2010 2011 2012 2013

Ton 83,393 89,754 94,535 101,375 112,844 127,844

Grumbullimi i ndarë i mbeturinave

Për shkak të kostos së lartë të realizimit të këtij aktiviteti, Pastrimi nuk ka planifikuar ta

bëjë grumbullim e ndarë të mbeturinave para vitit 2013. Por, gjatë kësaj periudhe kohore,

ne do ta hulumtojmë rregullisht tregun; nëse tregu do të ofroj mundësi ne do ta realizojmë

këtë aktivitet. (pilot projekti i filluar kete vite nga GIZ në lagjen Dardania Prishtinë) për

reciklimin e mbeturinave.

PYËTSORI

Mostra e anketimit

Mostra e anketimit ka përfshirë 150 anketues , ku përfshihen me klient dhe konsumarot

në Komuna e Prishtinës.

Anketimi ka përfshir konsumatorët nga amvisëria.

Konsumatoret nga Amvisëria:

1. Konsumator ne banesa,

2. Konsumatore në shtëpia,

Page 18: Metodologjia e Hulumtimeve

3. Konsumator me oblime financiare të paguar dhe

4. Konsumatoret me obligime finaciare të papaguar.

Pyetësori ishte përpiluar në atë mënyrë që të bëhet e mundur nxjerrja e

konkluzioneve :

Mbi shfrytësimin e shërbimeve publike,

Nivelin e performancen mbi shërbimet e ofruar publike ,

Vlersimin e shërbimeve të ofruar nga kompania Pastrimi ,

Vlerësimin e çmimeve përballë shërbimeve të ofruar,

Informacionet për detyrimin e fatures,

Mënyren e pagesës dhe

Sugjerimet , propozimet për ndërmarrjen.

Rezultate nga pytësori anketues e amvisëris

Cilat Shërbime Publike i Shfrytëzoni

Energjia

Shëndetësia

Telefonia Fikse

Mbeturinat

Uji

- 20.00 40.00 60.00 80.00 100.00 120.00

100.00

100.00

75.00

100.00

100.00

Page 19: Metodologjia e Hulumtimeve

Në pytjen se cilat shërbime publike shfrytëzohen nga qytetaret është : 100 përqind e

shfrytëzojn: Energjin,Shëndetësin, Ujin,Mbeturinat dhe 75 përqind e shfrytëzojnë

telefonin fikse, duke pasur parasqysh se në telefonin fikse është konkurrenca e telefonis

mobile (Vala) dhe operatorët privat, kurse te shërbimet e energjisë elektrike shfrytëzimi

nga qytetarët është qind për qind, për arësye se KEK është i vetmi operator publik i cili

prodhon energjin elektrike. Poashtu shërbimet nga Shëndetësia, janë shërbime të cilat

ballafaqohen me konkurrencen private, mirëpo duke pasur parasysh kushte sociale të

qytetarëve është një numër shumë i vogel i të cilëve i shfrytëzon këto shërbime

shëndetësore private. Uji nga qytetarët shfrytëzohen njëqind për qinë, nuk ka konkurrenc

private. Shërbimi për mbeturina është i shfrytëzuar nga qytetarët njëqin përqind, nuk ka

konkurrenc private të zhvilluar.

Shërbimet e ofruar më së miri për shfrytëzim

Energjia Shëndetësia Telefonia fikse Mbeturinat Uji -

5.00

10.00

15.00

20.00

25.00

30.00

35.00

40.00

33.00

14.00

7.00

34.00

12.00

Në përgjigjet e qytetarëve nga formulari i pytëosrit se cilat sherbimi më së miri ju

ofrohen për shërbimi është se 33 përqind mendojnë se shërbimet e energjis elektrike

Page 20: Metodologjia e Hulumtimeve

ofrohen më sëmiri për shfrytëzim, një imazh jo i mire nga qytetarët për energjin

elektrike është ngritja e vazhdushme e çmimeve dhe reduktimet. Shërbimet nga

shendetësia janë shërbime të cilat janë të vlerësuar nga qytetarët 14 përqind të

anketuar mendojnë se shërbimet nga shëndetësia janë shërbime të ofruar më sëmiri

për qytetar. 7 përqind nga të anketurit mendojn se shërbimet e telefonis fikse janë

shërbime më të mira për qytetarët për shfrytëzim nuk ka pengesa apo ndërprerje dhe

çmime të favormshe. 34 përqind nga qytetarët mendojnë se sherbimi më

menaxhimin e mbeturinave është shumë i rëndësishmëm po ashtu ate mendojnë së

sherbimi i mbeturinave është mësëmiri për shfrytëzim duke pasur parasysh edhe

çmimet shumë të ulta mujore. Uji 12 përqind e të anketurëve mendojnë se uji

ofronhet mësëmiri për shfrytëzim nga shërbimet publike, mirëpo vrejtjet nga

qytetarët për ujin, reduktime të mdha çmimi i faturave i lartë dhe njësit matëse të ujit

nuk funksionojnë.

Shërbimet e kompanisë së mbeturinave “PASTRIMI”

Shkelqyshëm Sh. Mirë Mirë Dobët Te paknaqur -

5.00

10.00

15.00

20.00

25.00

30.00

35.00

40.00

45.00

23.00

43.00

29.00

3.00 2.00

Page 21: Metodologjia e Hulumtimeve

Rreth performancës së shërbimit nga formulari anketues , 23 përqind

shërbimin e kompanisë i vlerësojnë shkëlqyshëm, 43 përqind mendojn se shërbimet e

ofruar nga kompania me kushtete në të cilat operon janë shumë të mira, 29 përqind

mendojn se shërbimet e ofruar janë mire, 3 përqind menojn se shërbimet e ofruar janë të

dobëta dhe 2 përqind e të anketuarëve janë të pa knaqurë me shërbimet e ofruar nga

kompania, mirëpo nga koha e kaluar shumë qytetarë ankohen për shërbime shumë të

dobëta.

Shërbimi (mbledhje e mbeturinave)

Çdo ditë Një herë në javë Dy herë në javë Tri herë në javë Nuk kryhet -

10.00

20.00

30.00

40.00

50.00

60.00

70.00

80.00 73.00

2.00

10.00 13.00

2.00

Mbledhja e mbeturinave nga kompania është e organizuar, 73 përqind e qytetarëve

shërbimi ju kryhet çdo ditë, 2 përqind e qytetarëve sherbimi ju kryhet një herë në jave,

10 përqind e qytetarëve sherbimi ju kryhet dy herë në javë, 13 përqind e qytetarëve

shërbimi ju kryhet tri herë në javë dhe 2 përqind e qytetarëve sherbimi nuk ju kryhet.

Page 22: Metodologjia e Hulumtimeve

Vlerësimi i çmimeve përballë shërbimit të ofruar

Te ulta Te mesme

Te larta

-

10.00

20.00

30.00

40.00

50.00

60.00

28

55

17

Në pytjen rreth çmive të faturave për obliget mujore të mbeturinave në amvisëri është :

28 përqind e qytetarëve mendojnë se çmimet e faturave janë të ulta, 55 përqind e

qytetarëve mendojnë se çmimet e faturave janë të mesme dhe 17 përqind e qytetarëve

mendojnë se çmimet janë të larta.

Page 23: Metodologjia e Hulumtimeve

Informacionin për detyrim të fatures

Me post

Në dere

Në bank

Me internet

- 10.00 20.00 30.00 40.00 50.00 60.00 70.00 80.00 90.00 100.00

0

100

0

0

Në pytjen se si merrni informacionin mbi detyrimin (faturen) 100 përqind e qytetareve

informacioni për detyrim të fatures e marrin në derë.

Shpërndarjen e faturave ndërmarrja e ka të organizum me një sistem shumë të kaluar pra

duke angazhuar persona zyrtar (inkasant) për ta dërguar faturen në deren e konsumatorit.

Mungesa e një data baze ka bëre që organizimi i shpërndarjes së faturave të bëhet në këtë

mënyr.

Page 24: Metodologjia e Hulumtimeve

Pagesa e detyrimit

Në dorë Në zyrën e ndërmarrjes Në bank Formë elektrike

55

2022

3

Pagesen e detyrimit qytetarët e bëjn në dorë 55 përqind, në zyret e ndërmarrjes pagesen e

detyrimit e bëjn 20 përqind, në bank pagesën e detyrimit e bëjn 22 përqind dhe në formë

elektrike (debitimi direkt dhe e-benking) e bëjn 3 përqind e qytetarëve.

Propozimet dhe sugjerimet për kompaninë :

Page 25: Metodologjia e Hulumtimeve

Te bëhet rrethimi i kontinjerëve të mos shpërndahen mbeturinat nga

kafshët,

Te futen kontinjeret nën tokë ,

Te kryhet sherbimi çdo ditë,

Të mirmbahen kontinjërt (disinfektim) nje herë në tre muaj(sidomos

në sezoni e verës),

Të bëhet reciklimi i mbeturinave,

Të hapen pika për pages nga kompania ,

Të vendosen shporta rreth rrugëve.

PËRFUNDIMI

Në vendet e zhvillura përkatësisht ku kemi funksionim të ekonomisë së tregut, kërkimet e tregut

përdoren si mjet i dobishëm për nxerrjen e vendimeve.

Në vendet në transicion situata aktuale karakterizohet me një përpjekje për t’i dhënë hapësirë sa

më shumë funksionit të marketingut në veprimtarinë e ndërmarrjeve, si një kërkes e çdo

ekonomie tregu.

Ndërsa në ndërmarrjet tona deri në fund të viteve të 90-ta nuk mund ta gjenim askund të

organizuar këtë shërbim, sepse trajtimi aktual mendohej se ishte i mjaftueshëm në kuadër të

shërbimit komercile.

Menaxhmenti i marketingut përbëhet nga procesi i përhershumë i marrjes së vendimeve të

marketingut, përkatësisht nga zgjedhja e kombinimit optimal të instrumenteve të marketing

miksit, i cili siguron një kënaqje efikase të nevojave të kosnumatorëve dhe realizimin e

qëllimeve afariste të ndërmarrjes.

Prandaj, është krejtësishtë e qartë se vendimet e marketingut të ndërmarrjesë do të jenë efikase

nëse bazohen në informacione adekuate të tregut, të cilat mund të fitohen nëpërmjet kërkimeve të

tregut.

Problemi i njohjes së tregut shpreht më së shumti te ndërmarrjet e mëdha, të cilat janë

të larguar fiziksht nga konsumatori dhe kështu nuk kanë munësi që nëpërmjet

vëshgimit të drejtëpërdrejt dhe dijes personale të menaxherëve t’i zbulojnë reaksionet

dhe sjellejt e konsumatorëve në treg.

Page 26: Metodologjia e Hulumtimeve

Poashtu kur ndërmarrjet prodhuese ose shërbyese gjenden në treg me ndërmarrjet e tjera të

ngjashme, atëher bëhet shumë vështir që vetëm nëpërmjet vëshgimit të studiohen dhe të përcillen

nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve.

Pra, është e nevojshme që disponojmë me të dhëna të caktuara mbi tregun.

Këto të dhëna sigurohen përmes kërkimeve të tregut.

Prandaj kërkimet e tregut janë aktivitete kryesor që i ndihomjnë menaxherit të ndërmarrjes që të

fitojë informacione mbi konsumatorët dhe jo konsumatorët, mbi konkurrencën , kanalet e

distribuimit dhe marrjen e vendimeve të rëndësishme për plotësimin e novajave konsumatore dhe

fuqizimin e qendrushmëris së ndërmarrjes në tregun konkurrus .

Ato shërbejnë si bazë për zbulimin e nevojave dhe kërkesave në treg, për

identifikimin e problemeve afariste, si dhe për kontrollimin e afarizmit.

Kërkimet e tregut jane aktivitete kërkimore të cilat e ndihmojnë dhe u’a letësojnë

menaxherëve marrjen e vendimeve sa më të sakta.

Page 27: Metodologjia e Hulumtimeve

POROSIA

Menaxhimi i mbeturinavë është shumë i rëndësishëm për jetën dhe shëndetin e

qytetarëve, poashtu edhe për pamjen estetike të qytetit, lagjesë, rruges dhe shtëpis etj.

Në ketë punim ndeshemi me medota dhe modele të realizimit të aktivitetit të kërkim

tregut dhe atë qoftë ne nivel të ekonomisë së ndërmarrjes qoftë më gjerë. Kemi cekur

disa sosh që mendojmë se e plotësojnë kriterin e ecjes në harmoni me kohën.

Kërkimet e tregut,

Kërkimet e marketingut,

SIM.

Të gjitha këto modele dhe teknika kanë specifikat e veta dhe kanë ndikim mjaftë të madh

në organizatat dhe marrjen e vendimeve në ndërmarrje.

Në Kosovë kushtet në të cilat operojnë operatorët për menaxhimin e mebturinavë lën

shumë për të dëshiruar.

Kompanit për menaxhimnt e mbeturinave, “Pastrimi”e cila operon në 7 komuna duke

përfshirë edhe kryeqytetin e Kosovës Prishtinën, ka disa probleme:

Inkasimi i ulët,

Teknologjia e vjetër,

Mungesa e ekzekutimit te lëndëve në gjykat,

Kosotja e lartë e deponimit të mbeturinave,

Kostoja e mirëmbajtjes teknike e lartë etj.

Page 28: Metodologjia e Hulumtimeve

Sipas ligjit të ri për mbeturina Nr.04/L-060 neni 14 dhe 15 përgjegjësit dhe

detyrat e Ministris dhe Komunave.

Institucionet qendrore dhe ato lokale janë kompetent për menaxhimin e ndërmarrjeve për

menaxhimin e mbeturinave.

Këto institucione duhet të bëjn hartimin e politikave dhe aplikimin e ligjeve për

mbeturina duke i eliminuar këto problem shumë të mëdha për shërbimin e mbeturinave,

ku këto kompani për në një kohë shumë të shkurt nëse nuk merret ndonjë hap konkret në

përmisimin e këtyre probleme mund të shkojnë edhe deri te mbyllja falimentimi i tyre.

Së fundi duhet theksuar se rritja e konkurrencës në ekonominë bashkëkohore dhe përpjekja e

ndërmarrjeve në zhvillimin e biznesit duke e zvogluar sa më shumë rrezikun e biznesit, bën që

informacionet nga tregu dhe zhvillimet në treg të fitojnë rëdnësi përherë e më të madhe në

procesin e nxerrjes së vendimeve të menaxhmentit të marketingut, duke i bërë ato përherë e më

pak të gabuar

Page 29: Metodologjia e Hulumtimeve

Formulari i pytësorit

Pytësor për matje të knaqësisë konsumatore

1. Cilat shërbime publike i shfrytëzoni?

a) Energjin

b) Shëndetësin

c) Telefonin fikse

d) Mbeturinat

e) Ujin

2. Cilat shërbime ju ofron më së miri për shfrytëzim?

a) Energjin

b) Shëndetësin

c) Telefonia fikse

d) Mbeturinat

e) Uji

3. Si i vlersoni shërbimet e kompanisë së mbeturinave “PASTRIMI”?

a) Shkelqyeshem

b) Sh.mirë

c) Mirë

d) Dobët

e) Të paknaqur

4. Sa here kryhet sherbimi (mbledhja e mbeturinave)?

Page 30: Metodologjia e Hulumtimeve

a) Cdo ditë

b) Njëher në javë

c) Dy herë në javë

d) Tri herë në javë

e) Nuk kryhet

5. Si i vlersoni cmimet përballë shërbimit të ofruar?

a) Të ulta b) Të mesme c) Të larta

6. Si e merrni informacionin për detyrim të fatures?

a) Me postë b) Në derë c) në bakë ç)me internet

7. Si e bëni pagesen e detyrimit?

a) në dorë b) Në zyret e Ndërmarrjes c) në bank c) Formë elektronike

Page 31: Metodologjia e Hulumtimeve

LITERATURA

Prod.Dr Ramiz Livoreka Kërkim Marketingu, 2011, Prishtinë

Marketing Research, ëikipedia the free encyclopedia.

AMA- Defenition of Marketing.

www. flaxstady.com/demo/denopdf/99037.

www.ama.org . E-marketing 3rd edition, Judy Strauss Adel, El-Ansary, and Raymond

Erost.

Pilip Kotler, etj Principles of marketing Second Europian Edition, Prentice Hall Europ

1999.

Ndërmarrja Pastrimi 2014

Statuti i shoqëris Ndërmarrja Pastrimi 2011

Stafi i Kompanis (sherbimi me Klient dhe i Financave).

www.wikipedia ekonomi e Kosovës.

Ligji për mbeturina shtojca Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës /nr.17/29 Qershor

2012, Prishtinë